26 maj mapo ok

Page 1

Faqe 18

Real Madrid, mbret i Europës për të 10-ën herë Nga Arbër Fortuzi Finalja e mrekullueshme e Lisbonës ishte dy ndeshje në një. E para, iluzioni i gjatë për Atletico Madridin. E dyta, triumfi i vendosmërisë dhe mosdorëzimit të Realit

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 26 maj 2014. Numër 1218. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

komunitetet fetare "bashkohen" në një qëndrim

Gesara dhe Mimoza Keqi

Vrasja e gesarës nga e ëma, misteri fshihet në një kompjuter

Policia merr në duar ekspertizën mjekoligjore për tragjedinë e dyfishtë në Fushë-Kuqe të Laçit, por ende nuk ka një motiv për krimin e rëndë. Familjarët mohojnë konfliktet, ndërsa pritet ekspertiza e kompjuterit të 15-vjeçares Gesara Keqi

Homoseksualizmi një e keqe e kërcënuese, familja shqiptare në rrezik

FAQE 7

Dita e Naim Frashërit bashkon Metën me Nishanin në Përmet Kryetari i Kuvendit: “Sot Frashëri ka urgjencë dhe emergjencë për Rilindje, për rikthimin e shkëlqimit të hershëm, për të krijuar më shumë mundësi për punë dhe siguri, për të ecur më shpejt në rrugën e progresit dhe mirëqenies…” FAQE 5

Një javë pas paradës së komunitetit Gay në Tiranë, komunitetet fetare mblidhen të alarmuara: E keqja po përhapet me shpejtësi, nën maskën e të drejtave. Familja shqiptare duhet mbrojtur. Faqa 6

rikthehet Çështja e himarës / Debati për Reformën territoriale

'Rebelohet' deputeti grekofon: Himarjotët nuk janë vlonjatë! zbardhet formula

Tarifat e reja të sigurimit të makinave, çmimet rriten

FAQE 3

NgërÇ

gjatë e kësaj zone, rri për bukuri më vete”

Deputeti i PS, Andrea Marto, i zgjedhur nga minoriteti pohon se Himara duhet të qëndrojë zonë më vete dhe të mos bashkohet me Vranishtin e Vlorës. “Duhet respektuar tradita e

Deputeti socialist Andrea Marto vlerëson se Himara në ndarjen e re territoriale duhet të jetë një qendër bashkie më vete që bashkon sot gjithë fshatrat e Himarës së dikurshme... Faqe 3

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Shkolla e gabimit

Po, greva është politike, por jo partiake

Eda Derhemi

Ervin Salianji

Grida Duma: Rama ka 9 muaj që nuk qeveris, kabineti i tij s’ka ministra, por zëdhënës Koordinatorja e PD, Grida Duma analizon protestat kundër narkotrafikut dhe arsyet që e çuan opozitën drejt kërkesës për largimin e Ramës. “Ne jo një herë, por disa herë e kemi pranuar problematikën me Lazaratin. Ajo që ndodh sot nuk është një luftë ballë për ballë me drogën apo përpjekje, sado e mefshtë... Kemi të bëjmë me legjitimin e hapur saj”... Faqe 4

Kolaboracionistët e Enverit Alfred Lela

analizë

Ja pikëpamjet e mia për Reformën në Arsimin e Lartë Romeo Gurakuqi

Në cirkun e prokurorisë

Raporti i Parë “Për Reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”, mund të cilësohet pa mëdyshje një reformë liberale, modernizuese, që nxit konkurrencën e lirë dhe promovon cilësinë e performancën e IAL-ve... Faqe 16-17


2

afër/larg

1

Grida Duma: Rama ka 9 muaj

që nuk qeveris, kabineti i tij s’ka ministra, por zëdhënës

Faqe 4

politikë/ Meta dhe Nishani,

bashkë në Frashër për “Ditën e Naimit”

Faqe 5

kronikë/ Vrasja e adoleshentes

nga nëna, misteri që fshihet pas “Lap-top”-it

Faqe 7

Nga 400 milionë qytetarë të BE-së kanë të drejtën e votës për të vendosur për 751 vendet në Parlamentin e BE, vetëm 43 për qind kanë dalë në zgjedhje, pak më shumë se në zgjedhjet e 2009, çka tregon se PE-së i jepet pak rëndësi edhe pse ai ka marrë fuqi të reja. Në Lindje, dalja në votime ka qenë më e vogël deri në shifra ekstreme.

Ekstremistët e djathtë dhe parti kundër emigrantëve kanë fituar në Danimarkë, Austri dhe Belgjikë. Në Greqi, “Agimi i Artë” pritet të konfirmohet parti e tretë, duke e çuar PASOKU në vend të katërt, ndërsa Syriza e majtë jo fort dakord me politikat europiane, ka marrë kryesimin e vendit duke shënuar një fitore në 28 për qind sipas exit-polleve.

Termet antieuropian, ekstremistët në krye në Francë e Britani Forcat e ekstremit të djathtë kanë dalë në krye në mjaft vende, duke fituar zgjedhjet për në Parlamentin Europian. Syriza konfirmon fitore në Greqi. Statusi, tashmë edhe më shumë në dyshim

N

uk duket se ka ndonjë gjë të mirë për Shqipërinë nga zgjedhjet europiane. Mediat ndërkombëtare njoftojnë për një rritje masive të së djathtës ekstreme dhe kundërshtarëve të tyre të majtë, në pjesën më të madhe euroskeptikë dhe jo në favor të zgjerimit të mëtejshëm të BE. Franca ka parë përmbysjen më të rëndë në historinë politike, ndërsa Fronti National i Marie Le Penn rezulton partia e parë në vend me 25 për qind të votave, ndërsa socialistët e Hollande që qeverisin vendin gjenden të tretët me 14 për qind të votave. Antieuropianët e djathtë të akuzuar fort edhe për racizëm janë duke kryesuar edhe në Britaninë e Madhe, ku UKIP mund të fitojë zgjedhjet, duke lënë Laburistët të dytët dhe kaluar Konservatorët që qeverisin vendin të tretët, kjo sipas sondazheve, edhe pse Laburistët mund t’i fitojnë zgjedhjet me diferencë të vogël. Kjo do të ishte hera e parë që një parti e tretë (veç Laburistëve dhe Konservatorëve) fiton zgjedhjet në Britaninë e Madhe që prej 1906. Ekstremistët e djathtë dhe parti kundër emigrantëve kanë fituar në Danimarkë, Austri dhe Belgjikë. Në Greqi, “Agimi i Artë” pritet të konfirmohet parti e tretë, duke e çuar PASOKU-n në vend të katërt, ndërsa Syriza e majtë jo fort dakord me politikat europiane, ka marrë kryesimin e vendit duke shënuar një fitore në 28 për qind sipas exit-polleve. Exit-Pollet në të gjithë kontinentin tregonin një rritje të ndjeshme të ekstremeve, veça-

nërisht atij të djathtë, madje edhe në Gjermani një parti euroskeptike ia ka dalë të marrë vende në Parlamentin Europian. Gjermania sidoqoftë duket se ka qenë më e stabilizuar politikisht. Konservatorët e Merkel kanë fituar shumicën edhe pse me rënie, ndjekur nga Social Demokratët dhe menjëherë pas tyre, Të Gjelbrit. Në Itali exit-pollet i japin fitore me 30-33 për qind të majtëve të Partisë Demokratike të Mateo Renzit, ndërsa nxjerrin “5 yjet” antieuropianë të Grillos në vendin e dytë me 26 për qind dhe Berluskonin dhe Forca Italia në vendin e tretë me 20 për qind. Nga 400 milionë qytetarë të BE-së kanë të drejtën e votës për të vendosur për 751 vendet në Parlamentin e BE-së vetëm 43 për qind kanë dalë në zgjedhje, pak më shumë se në zgjedhjet e 2009, çka tregon se PE i jepet pak rëndësi edhe pse ai ka marrë fuqi të reja. Në Lindje, dalja në votime ka qenë më e vogël deri në shifra ekstreme. Kryetari i Komisionit zgjedhor në kryeqytetin e Letonisë, Riga, pas mbylljes së qendrave të votimit të shtunën përllogariti një pjesëmarrje prej vetëm 30 për qind. Në Çeki kërkohen ndërkohë shkaqet për pjesëmarrjen me sa duket të ulët edhe atje. Rreth gjysma e çekëve i konsideronin zgjedhjet europiane të panevojshme, pasi ato nuk ndryshojnë asgjë, ishte rezultati i një anketimi të kryer me porosi të televizionit çek. Në shtatë vende të BE-së zgjedhjet europiane janë mbajtur ndërkohë: në Britaninë e Madhe, Holandë, Irlandë, Letoni, Çeki, Sllo-

Në një projeksion të lëshuar nga vetë Parlamenti Europian, duket se Partitë Popullore dhe Kristiandemokratët do të kenë shumicën e 751 vendeve me 211 parlamentarë, të ndjekur nga Socialdemokratët me 193 parlamentarë, Liberalët me 74 anëtarë, të Gjelbrit dhe të Majtët me 58 dhe 47 vende, grupe të tjera konservatore marrin rreth 100 vende, ndërsa 56 mbeten të pavendosura, pasi u përkasin partive që futen për herë të parë dhe nuk dihet se në cilin grup do të bëjnë pjesë.

Franca ka parë përmbysjen më të rëndë në historinë politike, ndërsa Fronti National i Marie Le Penn rezulton partia e parë në vend me 25 për qind të votave, ndërsa socialistët e Hollande që qeverisin vendin gjenden të tretët me 14 për qind të votave. Antieuropianët e djathtë janë duke kryesuar edhe në Britaninë e Madhe

vaki dhe në vendin më të vogël të BE-së, Maltë, qytetarët patën mundësi të votonin që të enjten, të premten dhe të shtunën. Ndërkohë në Gjermani dhe 20 vende të tjera të BE-së u votua të dielën. Gjermania si vendi me popullsinë më të madhe, dërgon më shumë parlamentarë se të gjitha vendet e tjera në Bruksel dhe Strasburg - 96 europarlamentarë, në radhë vijnë Franca, Italia, Britania e Madhe, Spanja dhe Polonia, që po ashtu kanë numrin më të madh të zgjedhësve. Ndërkohë, se si zgjedhjet europiane do të ndikojnë për Shqipërinë, kjo pritet të shihet në qershor, kur vendit i është premtuar statusi kandidat. Europa mund të ketë të tjera ngurrime, pasi ekstremistët e djathtë kanë fituar terren të konsiderueshëm në parlament, edhe pse vështirë se do të jenë ata që do e drejtojnë Parlamentin apo të kenë shumicën e tij. Në një projeksion të lëshuar nga vetë Parlamenti Europian, duket se Partitë Popullore dhe Kristiandemokratët do të kenë shumicën e 751 vendeve me 211 parlamentarë, të ndjekur nga Socialdemokratët me 193 parlamentarë, Liberalët me 74 anëtarë, të Gjelbrit dhe të Majtët me 58 dhe 47 vende, grupe të tjera konservatore marrin rreth 100 vende, ndërsa 56 mbeten të pavendosura pasi u përkasin partive që futen për herë të parë dhe nuk dihet se në cilin grup do të bëjnë pjesë. Një pjesë e europarlamentarëve po ashtu janë të pavarur. Nga ana tjetër, rritja e ekstremit të djathtë mund të sjellë një ndryshim të planeve dhe gjasat që Shqipëria të marrë një shtyrje të re të statusit janë tani më të mëdha, madje në rast të një presioni të fortë nga deputetët e të djathtës ekstreme mund të ndodhë që të ketë presion edhe për marrjen e rekomandimit apo miratimin e tij në Parlamentin Europian, edhe pse ky do të ishte një skenar ekstrem.


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.05.2014

3

Varianti i tretë

i propozuar nga qeveria dhe që është miratuar nga komisioni, e përcakton Himarën njësi më vete nga Vlora, por në përbërje të saj futen dhe komunat e Lukovës dhe Vranishtit.

Varianti i pestë

i paraqitur nga qeveria dhe që mbështetet nga OMONIA, e konsideron Himarën njësi më vete së bashku me Lukovën, duke përjashtuar Vranishtin.

Himara 10 656 zgjedhës Përfshin Palasën, Pilurin, Qeparoin dhe Vunoin

Lukova 7595 zgjedhës Përfshin Nivicën, Borshin dhe Piperasin

Vranishti 3032 zgjedhës Përfshin Tërbaçin, Kuçin, Kallaratin dhe Bolenën Andrea Marto

Marto: Himara jo me Vranishtin, himarjotët nuk janë vlonjatë Për Marton, zona e Himarës duhet të jetë një bashki më vete, ku pjesë e saj të jenë dhe gjithë fshatrat që sot janë pjesë e komunës së Lukovës. Deputeti socialist Andrea Marto vlerëson se Himara në ndarjen e re territoriale duhet të jetë një qendër bashkie më vete që bashkon sot gjithë fshatrat e Himarës së dikurshme, përfshi këtu edhe fshatrat që sot përfshihen në komunën e Lukovës. Pavarësisht se mbështet mënyrën sesi janë trajtuar zonat minoritare në këto projekte, ai thekson se sa i përket Himarës, ajo megjithëse nuk është një zonë me shumicë të theksuar minoritare, duhet trajtuar me kujdes, në mënyrë që ndarja e re të marrë parasysh historinë, traditën dhe kulturën e kësaj zone. Në këtë mënyrë ai lë të kuptohet qartë se Himara mund të jetë bashkë me Lukovën, por jo me Vranishtin siç edhe propozohet, kjo për arsye se banorët e Vranishtit e konsiderojnë veten vlonjatë, ndërsa ata të Himarës, himarjotë. Kjo në fakt nuk është as më pak dhe as më shumë sesa varianti i pestë i propozuar nga qeveria, ai me 63 njësi vendore, ku Himara propozohej të ishte bashki më vete së bashku me Lukovën. Zoti Marto, ju jeni pjesë e komisionit për Reformën Territoriale, ndaj doja t’ju pyesja si i konsideroni dy variantet që ka përzgjedhur komisioni; ai me 39 dhe ai me 47 njësi. Keni

qenë ju dakord me këtë zgjedhje? Unë duke qenë pjesë e komisionit, jam dhe pjesë e vendimmarrjes. I kemi gjykuar më të mirat, prandaj dhe kemi vendosur për to. Por cili do ishte më i mirë për ju, ai me 39 apo ai me 47 njësi, apo preferoni një variant të ndërmjetëm? Diçka të ndërmjetme. Mund të bëhet ndonjë shtesë mbi 39, por duke mos shkuar 47. Zoti Marto, ju në opinion njiheni edhe si një deputet minoritar, pavarësisht se kandiduat me listat e PSsë. Ndaj dua t’ju pyes edhe si përfaqësues i interesave të minoritetit… Jo, unë jam një përfaqësues i PS-së dhe i zgjedhur dhe nga minoritarët. Gjithsesi mbroni më shumë interesat e minoritarëve… Interesat e minoritarëve i mbron edhe mazhoranca. Gjithsesi, doja të thosha që zgjidhjet që ka dhënë qeveria për zonat minoritare, konkretisht për zonën DelvinëSarandë, për 5 komunat minoritare që u bashkuan në një bashki, po ashtu 3 komunat në Gjirokastër ato të Dropullit dhe Pogonit që u bashkuan në një njësi më vete dhe një komunë tjetër që është lënë në Pustec, janë një veprim perëndimor i mazhorancës aktuale, europianizues me pak fjalë, dhe në përputhje me Konventën kuadër të Këshillit të Europës. Po sa i përket Bashkisë së Himarës? Është diskutuar që Himara, sipas

Jo, unë them që Himara duke patur një histori të gjatë, duhet të jetë një zonë më vete, ku të jetë qendër e një bashkie të re. Sesi do jetë përbërja e bashkisë, kjo duhet të diskutohet. Himarjoti me vlonjatin kanë një diferencë.

ndarjes së re administrative-territoriale duhet të jetë qendër e një njësie të re, por cila do të jetë përbërja territoriale e saj, kjo do të diskutohet. Po mënyra sesi është propozuar në variantin e tretë, se në këtë variant del për herë të parë si njësi më vete, duke patur në përbërje të saj edhe fshatrat që përfshihen sot në komunën e Vranishtit dhe ato të Lukovës, është e pranueshme për ju? Çështja e Himarës është në diskutim dhe unë nuk mund të shprehem deri më tani dhe nuk shpreh mendimin e OMONIA-s apo PBDNJ-së. Them se ka vend për diskutim, por besoj se do gjendet një zgjidhje e arsyeshme, duke parë edhe karakteristikat e krahinës, historinë, që të jetë një zonë funksionale etj. Pra ka një diskutim të gjerë dhe besoj se do gjendet zgjidhja më e arsyeshme. Një nga kriteret bazë që përcaktoi fillimisht komisioni ishte dhe ajo që, njësitë e reja të kishin një traditë, kulturë apo histori. Në rastin konkret, Vranishti me Himarën apo Lukova me Himarën kanë tradita të përafërta që mund t’i bëjnë ato të jenë bashkë në një njësi të re administrative? Lukova me Himarën kanë shumë të përbashkëta. Me Vranishtin nuk e njoh mirë, ndaj është e diskutueshme. Kjo sepse kur thuhet Lukovë, diskutohet për një zonë që shtrihet apo që ka pjesë të saj Borshin dhe që vjen deri në Nivicë afër

Sarandës, që dikur kanë qenë pjesë e Himarës. Ndërkohë që Vranishti njihet si pjesë e Vlorës… Është pjesë e Vlorës, është gjeografikisht nga ana tjetër e vargmalit. Por dua të them se nuk jam në gjendje që të jap një vlerësim përfundimtar. Por besoj se është një çështje që duhet trajtuar me gjakftohtësi dhe pa u ngarkuar me këto pasionet nacionaliste. Në rastin e Himarës nuk bëhet fjalë për një zonë që ka shumicë dërmuese minoritare, siç është rasti i Dropullit, Pustecit apo zonës Delvinë-Sarandë. Këtu kemi një zonë që ka një shtrirje të madhe, që një pjesë janë siç deklarojnë me origjinë greke, një pjesë janë ortodoksë, por jo me origjinë greke, një pjesë janë me besim fetar tjetër. Domethënë që nuk ka pse të fokusohemi vetëm tek Himara. Pra nuk duhet të trajtohet si një zonë minoritare? Jo, unë them që Himara duke patur një histori të gjatë, duhet të jetë një zonë më vete, ku të jetë qendër e një bashkie të re. Sesi do jetë përbërja e bashkisë, kjo duhet të diskutohet. Himarjoti me vlonjatin kanë një diferencë. Unë nuk i futem etnikisht problemit, sepse ai që është nga zonat apo fshatrat rreth Himarës thotë unë jam himarjot dhe nuk thotë si ai matanë malit, që thotë unë jam vlonjat. Në këtë këndvështrim historik, ekonomik e gjeografik, them se Himara për bukuri do të ishte një njësi më vete.

Himara, "vatra" e nxehtë e ndarjes së re territoriale Himara edhe një herë bëhet objekt i një debati publik. Por kësaj here ky debat ka përfshirë edhe vet mazhorancën e majtë që po qeveris vendin. Shqetësimit të ngritur disa ditë më parë gjatë mbledhjes së komisionit të Reformës Territoriale nga Spartak Braho për trajtimin me një status të veçantë të zonave minoritare, i janë përgjigjur përfaqësuesit politik të minoritetit grek, partia e të cilëve sot është pjesë e qeverisjes së majtë. Ish-kreu i Bashkisë së Himarës, sot kryetari i shoqatës OMONIA, Vasil Bollano nuk është kënaqur vetëm me trajtimin e privilegjuar të zonave apo komunave me shumicë minoritare, por ka kërkuar që me këtë logjikë

të trajtohet edhe Himara. Në një intervistë për mediat ai kërkonte që Himara të konsiderohej sipas ndarjes që propozon varianti i pestë i qeverisë, ku ajo të jetë qendër e një njësie vendore së bashku me Lukovën. Pra, përfaqësuesit e këtij minoriteti kërkojnë që të përjashtohet nga kjo njësi komuna e Vranishtit, siç edhe parashikon varianti i tretë që tashmë është miratuar nga komisioni. Një kërkesë e veçantë kjo, pasi deri më tani, pra gjatë diskutimit të kësaj reforme, nuk ka patur asnjë rast që qendra e njësisë që krijohet të kërkojë që të përjashtohet prej saj një zonë apo një komunë tjetër, siç kërkohet në rastin konkret. Por duket se një kërkesë e

tillë ka të bëjë me ruajtjen e Himarës nga përzierjet e popullsisë, jo vetëm me etnitet por edhe me besime fetare të ndryshme. Kështu, në rast se Bashkia e sotme e Himarës do të bashkohej me komunën e Lukovës dhe atë të Vranishtit, atëherë ata që deklarohen si popullsi ortodokse me origjinë greke do të ndiheshin në një minorancë të thellë, përballë popullsisë tjetër ortodokse apo myslimane. Kjo gjithashtu do të ulte dhe ndikimin vendimmarrës të Himarës në zgjedhjet lokale. Sipas të dhënave zyrtare, me një bashkim të tillë, popullsia me të drejtë vote në Himarë do të ishte thuajse plotësisht e barabartë me atë që kanë dy komunat që kërkojnë t’i bash-

kojnë asaj. Më konkretisht në zgjedhjet pararendëse, Himara kishte 10 656 zgjedhës, ndërkohë që Lukova me fshatrat Nivicë, Borsh dhe Piperas kishte 7 595 zgjedhës, ndërsa Vranishti me fshatrat Tërbaç, Kuç, Kallarat dhe Bolenë kishte regjistruar 3032 zgjedhës. Pra, me një bashkim të tillë do t’i pritej rruga edhe çdo tentative të ngjashme të paralajmëruar edhe nga SHISH pak kohë më parë, për ndonjë referendum krahinor të ngjashëm me atë të Krimesë në Ukrainë, që qarqe të ndryshme ekstremiste greke mund të ndërmerrnin për ta bashkuar Himarën me Greqinë, apo për ta konsideruar atë një tokë greke.


4

në fokus “Ata që kemi përballë nuk janë ministra, por marioneta të vjetruara para kohe. Pjesa më e madhe e qeverisë Rama është e re në moshë, por më e vjetër në qëndrime se Byroja Politike”

Grida Duma:

Rama ka 9 muaj që nuk qeveris, kabineti i tij s’ka ministra, por zëdhënës Koordinatorja e PD, Grida Duma analizon protestat kundër narkotrafikut dhe arsyet që e çuan opozitën drejt kërkesës për largimin e Ramës. “Ne jo një herë, por disa herë e kemi pranuar problematikën me Lazaratin. Ajo që ndodh sot nuk është një luftë ballë për ballë me drogën apo përpjekje, sado e mefshtë... Kemi të bëjmë me legjitimin e hapur saj”

Z

onja Duma, javët e fundit Partia Demokratike është përfshirë në një stinë protestash për largimin e kryeministrit Rama. A nuk duket i parakohshëm ky aksion, sa kohë që qeveria nuk i ka mbushur ende 9 muajt e provës, ndërsa PD sapo ka filluar procesin e analizës për humbjen e zgjedhjeve të 23 qershorit? Ajo që ndodhi në mënyrë të parakohshme ishte zhgënjimi edhe i vetë i votuesve të majtë me Edi Ramën, i cili arriti që brenda muajit të parë të qeverisjes së tij, të çonte në protesta mbarëpopullore kundër armëve kimike shqiptarët anembanë vendit, madje edhe jashtë Shqipërisë. Është padyshim diçka jo vetëm e parakohshme, por edhe fatkeqe, të përkeqësosh shërbimin shëndetësor nëpërmjet ilaçeve me cilësi më të dobët se më parë, është padyshim e parakohshme dhe fatkeqe rritja e taksave për shërbimet shëndetësore, veçanërisht nëse gjatë fushatave elektorale ke premtuar shëndetësi falas, është e parakohshme dhe e dëmshme të godasësh me thupër taksash të gjithë rrogëtarët e mesëm, që mbajnë në këmbë shtetin dhe sektorin privat, ndërsa për të pasurit të cilët i emëronte nëpër mitingje, ende duhet të mendohet për taksat. Është e parakohshme të mohosh çdo premtim për rritje pagash dhe vende pune dhe të harxhosh lekë për zyra papunësie që mund t’ia jepje më mirë vetë të papunit. Është dërrmuese të lidhësh pensionin me shkollën e lartë, kush del sot në pension nëse s’ka pasur universitet në rininë e 60 viteve më parë penalizohet në pensione. Njëherë i goditi Enveri, i la pa shkollë të lartë, tani i godet Rama u ul dhe pensionin në skemë. Marrja e kontrollit të pushteteve të pavarura, shpërfillja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese janë fatkeqësi kombëtare, dhe reagimi ndaj tyre nuk mund të jetë kurrë i parakohshëm, por duhet bërë një orë e më parë. Është mëkat të humbësh sërish shansin në kohë ndërsa Shqipëria do të gjykohet për marrjen e statusit ose jo, ndërsa ofron pamje transportimi droge me aeroplanë të paregjistruar dhe aerodrome të shkatërruar e të bllokuar me trarë betoni, sikur shteti të mos ekzistonte. Është të jesh jashtë kohës që të shpresosh që kjo tablo dhe kjo dyshe që është në qeverisje, kupton ndonjë gjuhë tjetër veç këtij aksioni. Trafiku i drogës është një fenomen shqetësues për vendin. Megjithatë, Partia Demokratike ndan përgjysmë përgjegjësinë me mazhorancën, për situatën në Lazarat apo kanabisin e mbjellë në kohën kur ajo ishte në pushtet, e që po tenton sot të çajë kufijtë. A nuk është kjo e drogës një kauzë e zgjedhur gabim nga PD, “një autogol” si të thuash që nuk gjen mbështetje masive, sa kohë që nuk keni paraqitur prova për implikimin e qeverisë në trafik? Provat janë në qiell të hapur dhe mes të rërës së plazhit, madje aeroplani i famshëm i drogës mund të shfrytëzohet për promovimin e turizmit “Made in Albania” njëlloj si bunkerët e braktisur të Enverit nëpër plazhet tona. Provat gjenden tek ngarkesat qindra kilogramëshe e drogës. Provat gjenden tek tonët e drogës që po sekuestrohen nëpër vendet europiane e nëpër plot vende të tjera. Provat gjenden tek Ministria e Mbrojtjes, që në vend të paraqitet në komision parlamentar, del të pastrojë plazhet me ushtarët e NATO-s, prova qëndron tek shtrembërimi që ju bë lëndës që do të trajtonte komisioni hetimor parlamentar, duke hetuar “që asnjë aeroplan nuk po për-

dorej për transport droge”. Nëse ju prisni që ne të pranojmë gojëmbyllur sloganin e fushatës së radhës të propagandës socialiste me titull “Shqipëri, ndiq rrugën tënde”, e keni gabim, pasi nuk është kjo rruga që Shqipëria duhet të ndjekë. Rrugët tona ndahen këtu. Por, nëse ju prisni që ne të hartojmë dosjen hetimore për trafikun e drogës, atëherë nuk kuptoni se ky nuk është roli i një partie politike, por i organeve të drejtësisë. Nga ana tjetër, nëse Partia Demokratike nuk do ta kishte kthyer këtë fenomen në kauzë, mendoj që pikërisht aty do të qëndronte mungesa absolute e shpresës për një vend, kur edhe opozita bëhet palë me heshtjen që i nevojitet një mazhorance për të fshehur njollosjen dhe paaftësinë e saj. Ne jo një herë, por disa herë e kemi pranuar problematikën me Lazaratin. Ajo që ndodh sot nuk është një luftë ballë për ballë me drogën apo përpjekje, sado e mefshtë, për ta mbajtur atë nën kontroll. Kemi të bëjmë me legjitimin e hapur saj. Kur bëhet fjalë për drogën, Rama flet për opozitën; kur bëhet fjalë për avionin, ai flet për rrotën, kur bëhet fjalë për fenomenin e trafikimit të drogës nga ajri ai flet për mushkonja, ndërsa kolegu i tij Meta flet për dezinfektim. Kryetari i PD-së deklaroi pak ditë më parë se opozita nuk kërkon zgjedhje të reja, por vetëm largimin e Edi Ramës. A ka një paradoks politik në këtë kërkesë, sa kohë që kryeministrin e zgjedh mazhoranca, ndërsa opozita mund të sfidojë vetëm me zgjedhje të parakohshme? Do të ishte paradoksale që opozita të mos pranonte verdiktin e popullit brenda 9 muajve nga dhënia e tij. Dorëheqja e Ramës kërkohet, sepse Rama ka 9 muaj që nuk qeveris, por ankohet se nuk e lënë të qeverisë. Vetë qeveria e tij nuk ka ministra, por zëdhënës. Nuk do të ishte ky reagimi i opozitës nëse do të kishim një qeveri normale me ministra që mbajnë përgjegjësi për atë që bëjnë – dhe atë që nuk arrijnë të bëjnë. Ata që kemi përballë nuk janë ministra, por marioneta të vjetruara para kohe. Pjesa më e madhe e qeverisë Rama është e re në moshë, por më e vjetër në qëndrime se Byroja Politike. Përballë aksioneve opozitare, mazhoranca po elaboron në publik tezën tashmë të vjetër, që opozita po tenton të minojë shanset për marrjen e statusit në BE. Të njëjtën gjë thoshte edhe Berisha për Ramën në opozitë. Në të vërtetë, a nuk mund të zgjidhej një moment tjetër për protesta apo greva urie, në një kohë kur politika do të duhej të fokusohej e tëra në axhendën e integrimit? Protesta jonë kundër nëpërkëmbjes së administratës, kundër mosmarrjes parasysh të vendimeve të gjykatës kushtetuese, apo kundër avionëve të drogës është pikërisht aksion për të mbrojtur qytetarin dhe atë demokraci që vihet gjithmonë e më shumë në rrezik në këtë vend. Nuk besoj që nëse ne do të heshtnim e rrinim urtë, Europa do të thoshte “ t’ia japim statusin se në Shqipëri edhe opozita nuk është opozitë”. Nga ana tjetër, unë mendoj që sa më shumë t’i drejtohemi veprimit opozitar dhe i largohemi stilit të ankimimit tek ambasadorët, siç ka bërë historikisht Rama dhe shpura e tij, do të ishte një arritje në sjellje me Europën që u lodh duke dëgjuar ankesat në Bruksel. Nga ana tjetër, problemi nis tek Rama, aty është shqetësimi për statusin askush nuk mundet të provojë që Rama realisht e do statusin e Shqipërisë. Për ta kuptuar këtë,

"Nëse ju prisni që ne të pranojmë gojëmbyllur sloganin e fushatës së radhës të propagandës socialiste me titull “Shqipëri, ndiq rrugën tënde”, e keni gabim, pasi nuk është kjo rruga që Shqipëria duhet të ndjekë. Rrugët tona ndahen këtu. Por, nëse ju prisni që ne të hartojmë dosjen hetimore për trafikun e drogës, atëherë nuk kuptoni se ky nuk është roli i një partie politike, por i organeve të drejtësisë"

mjafton të shohim me sa nervozizëm dhe papjekuri në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare ai trajton çështjen e statusit. Për ata që nuk e kanë lexuar intervistën e Ramës për gazetën “Der Standard” po citoj fjalë për fjalë deklaratën e tij, ku Rama i predikon vetë Bashkimit Evropian se ç’duhet të bëjë në lidhje me Shqipërinë dhe pse: “Bashkimi Evropian duhet të nxjerrë mësime nga kriza në Ukrainë. Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat”. Natyrisht, kur fillon t’i flasësh evropianëve nga maja e katedrës lidhur me hallet e Evropës, duhet të marrësh parasysh edhe pasojat. Dhe e dini cili ishte reagimi i një lexuesi austriak ndaj këshillave të Ramës? Po jua citoj: “E kam edhe unë një këshillë. Bashkimi Evropian duhet të nxjerrë mësime nga kriza në Ukrainë... dhe ta lërë Shqipërinë të integrohet me Federatën Ruse”. Në disiplinat “Si t’i japim leksione Evropës”, dhe “Protesta para statusit” Rama mban rekordin Guiness. Ai protestonte para hyrjes në NATO, si dhe para liberalizimit të vizave. Protestat tona kundër nëpërkëmbjes së administratës, kundër mosmarrjes parasysh të vendimeve të gjykatës kushtetuese, apo kundër avionëve të drogës janë protesta për të ruajtur standardet demokratike, të cilat Europa i kërkon nga ne. Janë protesta për të cilat ne mendojmë se ia vlen të bëhen pikërisht që Shqipëria të jetë e denjë për statusin e vendit kandidat. Në Evropë, Shqipëria mund të shkojë vetëm si një vend demokratik, si një vend i cili përpiqet fort t’i mbajë dhe t’i forcojë kredencialet e tij demokratike. Dy kampet politike në Shqipëri janë në një gjendje permanente lufte, që për hir të së vërtetës, i ka lodhur si qytetarët, ashtu edhe ndërkombëtarët që monitorojnë vendin. Nga ana tjetër, zoti Basha u ngjit në politikë si një figurë e moderacionit dhe me frymë europiane. Cilat janë arsyet që opozicioni i tij po shkon megjithatë drejt radikalizimit ose drejt “shtratit” të opozitarizmit të stilit Berisha? Konstatimi juaj që qytetarët janë të lodhur mund të jetë i vërtetë. Sigurisht ka momente kur mendoj që njerëzit herë-herë mund edhe thjesht të duan të jenë larg zhurmës, edhe me koston që gjërat të shkojnë keq. Por nga ana tjetër, po të vini re se sa në fund të ditës njerëzit ndjekin nëpër media seancat parlamentare dhe jetën politike, atëherë do të kuptoni qartë se mbipolitizimi i jetës së qytetarit është shndërruar sa në një shprehi, aq dhe në një tra-

ditë nga e cila është vështirë të largohemi. Nga ana tjetër unë nuk mendoj aspak se një opozitë e gjallë, një opozitë aktive, një opozitë që artikulon, një opozitë që proteston duhet cilësuar si një opozitë radikale. Ajo mund të cilësohet në një mënyrë të vetme: opozitë reale. Zoti Basha e ka provuar që di të bëjë shumë mirë një opozitë argumentative. Nga ana tjetër, ende po shohim nëse mazhoranca është realisht e aftë të përgjigjet ndaj forcës së argumentit. Në vend t’i përgjigjet argumentit, në vend që të tregohet e përgjegjshme, mazhoranca shfaq një prepotencë të rrezikshme dhe kanosëse ndaj të drejtave të qytetarëve të kësaj shoqërie. Pikërisht, ndërsa shkruhen këta rreshta, një grevë urie po zhvillohet fare pranë mureve të kryeministrisë dhe asnjë fjalë e vetme nuk del nga Kryeministri për këtë çështje. Kemi një reformë territoriale që do të përcaktojë ndarjet themelore brenda vendit, dhe në vend që opozita të pranohet si pjesëmarrëse me të drejta të barabarta, Kryeministri shpik pretekste dhe afate nga më të ndryshmet për ta mbajtur atë jashtë. Ju thoni që lufta politike na ka lodhur. Por unë them se nëse ka diçka që vërtet lodh qytetarin shqiptar, kjo është mbulimi i diellit me shoshë. Nëse kemi një qeveri që thotë “Shqipëri, ndiq rrugën tënde, ne të sigurojmë se avionë s’kanë fluturuar, ne themi se të shtëna s’ka patur”, atëherë mos prisni nga ne një opozitë që mbyll sytë, zë veshët dhe mbulon gojën, derisa e keqja të kalojë vetiu. Ju thoni që zoti Basha u ngjit në politikë si një figurë e moderacionit me frymë evropiane. Më thoni cila do të ishte ajo frymë evropiane që do të toleronte avionë të paregjistruar, të cilësuar zyrtarisht si mushkonja, që transportojnë drogë nën një qiell të hapur evropian? Liberalizimi i vizave nuk duhet të thotë kurrë dhe në asnjë mënyrë liberalizim dhe legalizim të hapësirës ajrore për drogën. Marrja e statusit të vendit kandidat nuk duhet të thotë integrim në hapësirën evropiane të krimit të organizuar. Ne jemi këtu për marrjen thjesht të statusit të vendit kandidat. Ne duam që në Evropë të integrojmë veten, jo krimin e organizuar të gjysmës së botës. Lidhur me të qenit në opozitë, një shkrimtar amerikan shumë i ri në moshë shprehet kështu: “Të jesh në opozitë nuk do të thotë të përpiqesh të hapësh telashe, kudo që sheh një mundësi për të bërë sherr. Por, mos harrojmë se kundërshtarin e kemi gjithmonë të garantuar sa herë themi të vërteta të rrezikshme hapur”. Intervistoi: A. Bogdani


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.05.2014

5

Meta: “Le të takohemi çdo vit në 25 maj këtu në Frashër, jo vetëm për të kujtuar Naimin, Abdylin dhe Samiun, por njëkohësisht edhe për të bërë një bilanc se çfarë kemi bërë gjatë një viti për t’i kthyer Frashërit lavdinë e dikurshme, për t’i ndihmuar këta banorë të Frashërit që të jetojnë këtu me krenari, me dinjitet…”

Qëndrimi i PD

Strazimiri: Ka ardhur koha të rirrëzojmë Edverin! TIRANË Nën thirrjet e veteranëve të luftës “Parti- Enver” apo

“Rroftë Partia Komuniste” dy ditë më parë u përkujtua 70-vjetori i Kongresit të Përmetit, ku të pranishëm ishin kryetari i parlamentit, Ilir Meta, deputetë të LSI-së dhe Partisë Socialiste. Një ditë pas festimeve për kongresin e Përmetit, deputeti demokrat Gent Strazimiri theksoi se vendimet e këtij kongresi instaluan luftën e klasave dhe kalvarin e persekutimit të shqiptarëve. ’Mbledhja e bandës së kuqe në Përmet në 24 maj të vitit ’44, nuk kishte lidhje aspak me luftën që ende vazhdonte e përgjakshme; nuk kishte asnjë lidhje me “anti-fashizmin”; nuk vendosi për asgjë “nacionale” e aq më pak “çlirimtare”... Banda në Përmet, vendosi: të fillojë e të mbaje lart “Luftën e klasave”, dmth të shfarosë çdo gjë të mirë që geni i shqiptarit kishte mundur të ndërtonte në shekuj, duke nisur nga firmëtarët e “Aktit të pavarësisë” për të përfunduar të shqiptari me modest në cepin më të largët të vendit; të zhbëjë koncesionet anglo britanike në ekonominë shqiptare, duke asgjësuar qelizat e para të një ekonomie tregu dhe industrie moderne; të izolojë hermetikisht vendin nga çdo faktor i jashtëm pozitiv, iluminist e demokratik, duke e kthyer shoqërinë shqiptare në kohën e “dinozaurëve”, në parametrat çnjerëzore të një shoqërie paranjerëzore”, tha dje Strazimiri. Sipas tij, rikthimi i simboleve të diktaturës komuniste, sjell një tjetër angazhim tek qytetarët. “Ka ardhur dita të ripërsërisim vetveten! Përgatituni të ngrihemi sërish të rirrëzojmë Enverin dhe Edverin!! Por kësaj here duhet të jetë përfundimtare...”, tha ai.

Meta dhe Nishani, bashkë në Frashër për “Ditën e Naimit”

Kryetari i Kuvendit: “Sot Frashëri ka urgjencë dhe emergjencë për Rilindje, për rikthimin e shkëlqimit të hershëm, për të krijuar më shumë mundësi për punë dhe siguri, për të ecur më shpejt në rrugën e progresit dhe mirëqenies…” TIRANË Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ishin bashkë dje në konferencën “Frashëri, vatër e pavdekshme e atdhetarizmit” që u mbajt në Frashër me rastin e “Ditës së Naimit”. Në ditën që përkon me ditëlindjen e rilindasit të shquar Naim Frashëri, zhvillimi i veprimtarive shkencore dhe kulturore është kthyer në traditë që prej vitit 2004. “…Në Frashër jemi të gjithë më shumë shqiptarë, sepse gjejmë këtu një pafundësi arsyesh krenarie për rrënjët e hershme dhe frymëzim për të nesërmen tonë shqiptare dhe europiane. Samiu është edhe autori i veprës së jashtëzakonshme “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të jetë”. Një manifest që, duke na treguar nga vijmë, dëshmon se

ku duhet të shkojmë. Duhet të shkojmë larg, “aty nga lind ku perëndon” siç do të thoshte vëllai i tij Naimi, këngëtari i madh i maleve të Shqipërisë, i Shqipërisë idilike, frymëzuesi i pashoq i Rilindjes sonë Kombëtare dhe që është padyshim endësi i fjalës më të ëmbël të shqipes kombëtare”, - tha dje Meta gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast. Më tej ai shtoi: “Sot, Frashëri ka urgjencë dhe emergjencë për Rilindje, për rikthimin e shkëlqimit të hershëm, për të krijuar më shumë mundësi për punë dhe siguri, për të ecur më shpejt në rrugën e progresit dhe mirëqenies dhe për të vazhduar të jetë sot e mot, ‘Meka’ e besimit tonë kombëtar. Ndaj le të takohemi çdo vit në 25 maj këtu në Frashër, jo vetëm për të ku-

jtuar Naimin, Abdylin dhe Samiun, por njëkohësisht edhe për të bërë një bilanc se çfarë kemi bërë gjatë një viti për t’i kthyer Frashërit lavdinë e dikurshme, për t’i ndihmuar këta banorë të Frashërit që të jetojnë këtu me krenari, me “…Në Frashër jemi të dinjitet, por edhe me mundësitë që ata meritojnë, për të rritur dhe për të edugjithë më shumë kuar fëmijët e tyre”. Në konferencën e shqiptarë, sepse djeshme morën pjesë gjithë deputetët gjejmë këtu një e grupit parlamentar të LSI-së si dhe pafundësi arsyesh krenarie për rrënjët e deputetja e PS-së, Arta Dade. Dy ditë më parë ata morën pjesë në festimet e hershme dhe frymëzim kongresit të Përmetit, ndërsa dje në një për të nesërmen tonë aktivitet të një natyre krejt tjetër për shqiptare dhe nga rëndësia e figurave që përkujtuan, europiane" iu bashkua edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Dita e 5-të e grevës së urisë, Qafzezi: Kërkojmë reagimin e ambasadorëve TIRANË Pesë ditë pasi kanë hyrë në grevën e urisë në katër çadrat e vendosura në të majtë të kryeministrisë në lulishten përballë Piramidës, të larguarit nga administrata i bëjnë thirrje ambasadorëve që të ndërhyjnë për të mbështetur kauzën e tyre. Në emër të grevistëve, kryetarja e shoqatës për mbrojtjen e të larguarve nga administrata, Nertila Qafzezi akuzoi qeverinë për sjellje anti-humane, arrogancë e mungesë transparence. “Në përfaqësuesit e shoqatës, të ngujuar prej 5 ditësh në grevë urie, për shkak të sjelljes arrogante të qeverisë, mungesës së transparencës së publikut lidhur me kauzën tonë, sjelljes antihumane ndaj grevistëve, ne kërkojmë

mbështetje nga ambasadoret, mbështetje për realizimin e kërkesave tona, ne kërkojmë reagimin tuaj”, deklaroi Qafzezi, e cila më pas u ndje keq, pasi pati luhatje të tensionit. Gjatë ditës së djeshme, grevistët janë vizituar disa herë nga deputetët demokratë ndërkohë që në mbrëmje pranë tyre ishte edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. “Thelbi është shurdhëria, verbëria, pashpirtësia e kësaj qeverie me në krye Edi Ramën, që edhe pas kaq ditësh sakrifica të këtyre qytetarëve, nuk ka denjuar as të vijë, as t’i dëgjojë, por ka zgjedhur t’i injorojë. Kjo është fytyra që Edi Rama shfaq para qytetarëve. Po luan me fatet njerëzore”, - tha Basha. Ndërkohë, 24

orët e fundit grevistet kanë shfaqur probleme serioze me shëndetin. Të larguarit e djeshëm nga çadra për të marrë ndihmën e parë mjekësore ishin Astrit Lika, ish-mirëmbajtës i ISKSH dhe Mahir Reçi, ish-punonjës i ndërmarrjes së trajtimit të stu-

dentëve. Ata janë rikthyer tek çadrat, ndërkohë që Reçi shfaqi sërish probleme me tensionin e lartë duke u ridërguar në spital. Të larguarit nga puna, pjesë e grevës së urisë, që ditën e pare të grevës kanë parashtruar pesë kërkesat e tyre ndaj qeverisë. Ata kërkojnë të rikthehen në vendet e punës dhe të zbatohen vendimet e gjykatës, vendime për të cilat ata pretendojnë se nuk janë zbatuar ende. Grevistët kërkojnë të bëhet transparenca e numrit të të shkarkuarve nga puna dhe marrjen e përgjegjësive për trajtimin e legjislacionit të administratës. Grevës së urisë deri më tash i janë bashkuar 13 të larguar nga administrata publike.

ish-të përndjekurit

Kongresi i Përmetit, Ndregjoni: S’mund të përkujtojmë data të tilla TIRANË Ashtu si Partia Demokratike edhe ish-të përndjekurit politikë nuk i pritën mirë festimet që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta bashkë me deputetë të tjerë të mazhorancës bënë me rastin e 70-vjetorit të Kongresit të Përmetit. Presidenti i Unionit Kombëtar i Shoqatës së ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni deklaroi dje se Shqipëria duhet të shkojë drejt Europës dhe jo drejt përkujtimit të figurave diktatoriale. “Ne nuk mund të pajtohemi kurrë që para se të marrim statusin e vendit kandidat për në Evropë, ne të shkojmë me përkujtimin e datave që këtij populli i kanë shkaktuar dëme dhe tragjedi të jashtëzakonshme”, - tha Ndregjoni. Sipas tij, kongresi i Përmetit ishte një kongres tipik komunist i linçuar nga ish-jugosllavët. “Kongresi i Përmetit ndau shoqërinë shqiptare dhe përbuzi të gjithë antifashistët, antinazistët dhe antikomunistët shqiptarë që nuk pranuan vijën ideologjike të komunizmit shqiptar. Kongresi i Përmetit, për ne ishte dhe do të mbetet turpi më i madh në historinë e kombit shqiptar. Ai kongres mori vendimin që të ndalohet çdo organizatë politike që nuk ishte në unison me komunistët dhe ndërkohë përgatiti brigadat e jugut, të cilat shkuan në veri dhe vranë mijë e mijëra qytetarë shqiptarë, dogjën mijëra e mijëra prona të atyre qytetarëve thjesht sepse nuk pranonin ideologjinë komuniste…”, - tha Ndregjoni.


6

ngjarje e ditës

Genti Kruja

Akil Pano

Vëllazëria Ungjillore

Kisha Katolike

Don Henri Val-Kepm

Thoma Çëmeni

“Familja është elementi themelor i shoqërisë. Ajo është shtylla më e rëndësishme e saj. Nëna është elementi më i rëndësishëm i familjes që përgatit një komb. Nëna është dora e shenjtë që e gatuan një komb, si dhe ngritësja e folesë familjare, që përbën qelizën e parë të shoqërisë”,- u shpreh Genti Kruja

“Familja është në të vërtetë ajo pjesë mikro e shoqërisë njerëzore, ku të gjitha sistemet makro të shoqërisë në çdo nivel, atë të moralit, kulturës, etikës, drejtësisë sociale, barazisë dhe paqebërjes, brenda familjes zhvillohen në fazën e tyre të plotë, veçse në nivelin mikro”

“Familja sot është e sulmuar dhe shumë i çuditshëm është fakti që këto sulme po bëhen nën maskimin e të drejtave. E drejta e homoseksualëve që të formojnë një marrëdhënie, që të njihet si martesë me të gjitha të drejtat e të martuarve. Politika ka pushtet, por besimi ka diçka më të fortë: ndikimin”

“Besimi fetar e ushqen familjen, ose bëhet një ndihmës i rëndësishëm në formizimin, zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e familjes, nëpërmjet dialogut, debatit dhe përvojës shoqërore dhe familjare që jetojnë brenda besimit”

Komuniteti Mysliman

Kisha Ortodokse

Fetë kundër paradës Gay: E keqja po përhapet nën maskën e të drejtave Një javë pas paradës së komunitetit LGBT në Tiranë, komunitetet fetare mblidhen bashkë për një mesazh pro familjes. “E keqja po përhapet, duke krijuar përshtypjen se ata e kanë fituar betejën me ne” Një javë pas marshimit të përfaqësuesve të aleancës kundër diskriminimit gjinor LGBT në ditën ndërkombëtare të tyre, drejtues të komuniteteve fetare në Shqipëri gjatë një simpoziumi theksuan rëndësinë e familjes, si themeli i një shoqërie të shëndoshë. Myslimanë e të krishterë janë bërë bashkë me një mesazh pro f amiljes, duke e cilësuar paradën e javës së kaluar si një sulm ndaj këtij institucioni. “E keq ja përhapet nëpërmjet rasteve, qofshin edhe sporadike, të këqija, duke krijuar përshtypjen se ata e kanë fituar tashmë betejën me ne. Ndërkohë që orientimi nga e mira, nga vlerat, e zvogëlon të keqen dhe e orienton shoqërinë drejt së mirës. Dhe nëse ne do të merremi vetëm m e d hunë n, m e ves et , me t ë keqen, duke mos e vënë theksin tek e mira, do të lëmë hapësira për të keqen, që të prezantohet si normalitet brenda nesh”,- tha Ilir Hoxholli, kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet. Këtij mesazhi i është bashkuar edhe përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman. “Familja është elementi themelor i shoqërisë. Ajo është shtylla më e rëndësishme e saj. Nëna është elementi më i rëndësishëm i familjes që përgatit një komb. Nëna është dora e shenjtë që e gatuan një komb, si dhe ngritësja e folesë familjare, që përbën qelizën e parë të shoqërisë”, -

u shpreh Genti Kruja, përfaqësues i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Të kujdesshëm për të mos sulmuar përfaqësuesit e komunitetit LGBT, klerikët e kanë v ë n ë t h e ks i n t e k mb r o j t j a e familjes gjatë mesazheve të tyre. “Familja është në të vërtetë ajo pjesë mikro e shoqërisë njerëzore, ku të gjitha sistemet makro të shoqërisë në çdo nivel, atë të moralit, kulturës, etikës, drejtësisë sociale, barazisë dhe paqebërjes, brenda familjes zhvillohen në fazën e tyre të plotë, veçse në nivelin mikro. Një familje e shëndetshme në këto drejtime, natyrisht që do të profetizojë apo do të qëndrojë si një lapidar për një shoqëri po aq të shëndetshme”, - tha Reverent Akil Pano, Sekretar i Përgjithshëm i Vëllazërisë Ungjillore. Edhe përfaqësuesit e komunitetit katolik e ortodoks theksuan se vetëm besimi në Zot mund të ulë sulmin që po përjeton institucioni i familjes. “Familja sot është e sulmuar dhe shumë i çuditshëm është fakti që këto sulme po bëhen nën maskimin e të drejtave. E drejta e homoseksualëve që të formojnë një marrëdhënie, që të njihet si martesë me të gjitha të drejtat e të martuarve. Politika ka pushtet, por besimi ka diçka më të fortë: ndikimin. Politika mund t’i ndryshojë strukturat, por vetëm besimi mund t’i ndryshojë zemrat”, - tha Don Henri Val-Kepm, përfaqësues i Kishës

“E keqja përhapet nëpërmjet rasteve, qofshin edhe sporadike, të këqija, duke krijuar përshtypjen se ata e kanë fituar tashmë betejën me ne.

Katolike.“Besimi fetar e ushqen familjen, ose bëhet një ndihmës i rëndësishëm në formizimin, zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e familjes, nëpërmjet dialogut, debatit dhe përvojës shoqërore dhe familjare që jetojnë brenda besimit”, - tha Thoma Çëmeni, përfaqësues i Kishës Ortodokse. Për-

faqësues të komuniteteve fetare kishin shprehur të njëjtin qëndrim edhe vitin e kaluar, pas promovimit të lëvizjes LGBT, ndërsa kjo është hera e parë që ata artikulojnë qëndrimin e tyre në mënyrë të përbashkët, nëpërmjet një simpoziumi dedikuar vlerave të familjes.

LGBT: Nuk jemi në luftë me fetë, të fyer nga kreu i Kulteve Komuniteti LGBT ka reaguar pas simpoziumit të bashkësive fetare. Pyetja për Hoxhollin: Zoti drejtues i Komitetit Shtetëror të Kulteve, pse nuk e pyesni ministrin Veliaj se çfarë mendon për këtë çështje? Pas simpoziumit të bashkësive fetare, ka reaguar edhe komuniteti LGBT. Përmes një njoftimi për mediat, përfaqësuesit e këtij komuniteti, Pro LGBT dhe Aleanca LGBT deklarojnë se nuk janë në luftë me komunitetet fetare. “Ne u njohëm sot me një aktivitet të organizuar nga bashkësitë fetare nën drejtimin e Komitetit Shtetëror të Kulteve. Ne duam t’u themi “mbrojtësve të moralit” apo të “së mirës” se ne nuk jemi në luftë me ta. Dhe ndoshta edhe ata duhet të kuptojnë se motivimi i tyre hyjnor nuk u thotë në asnjë moment të jenë në luftë me ne!”,-thuhet në këtë deklaratë. Më tej, LGBT shton se e keqja nuk janë homoseksualët, por shumë fenomene të tjera negative

që ndodhin në vend. “E keqja, nuk jemi ne. E keqja ka shumë fytyra dhe shumë emra po të doni. I keq është korrupsioni. E keqe është braktisja e fëmijëve. E keqe është vrasja brenda në familje. E keq ja është vjedhja dhe mashtrimi. E keqe është të jesh i pasinqertë, të abuzosh me pushtetin, të vrasësh e të bësh tradhti bashkëshortore, po të doni. Ne nuk debatojmë as me dogmat, as me ata që i përfaqësojnë. Por ne ndihemi të fyer që një institucion shtetëror si ai i Kulteve merr përsipër të shkelë Kushtetutën e Shqipërisë dhe me fonde që vijnë nga lekët që edhe ne, LGBT paguajmë si taksapagues, organizon një event ku edhe mban qëndrim kundër nesh. Kjo është e pafalshme! Zoti drejtues i Komitetit Shtetëror të Kulteve, pse nuk e pyesni, psh, ministrin e linjës, z. Veliaj, se çfarë mendon për këtë çështje?”,-mbyllet deklarata e LGBT për këtë çështje. Parada e zhvilluar në ditën ndërkombëtare të të drejtave të homoseksualëve ka krijuar tashmë një debat edhe në opinionin publik shqiptar, ku nuk mungojnë reagimet e të tëra ngjyrave për të drejtat e komunitetit LGBT.

"Ne duam t’u themi “mbrojtësve të moralit” apo të “së mirës” se ne nuk jemi në luftë me ta. Dhe ndoshta edhe ata duhet të kuptojnë se motivimi i tyre hyjnor nuk u thotë në asnjë moment të jenë në luftë me ne!”


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.05.2014

7

Kompjuteri është gjetur gati i shkatërruar dhe për këtë arsye është dërguar për kryerjen e ekspertimit teknik pranë Laboratorit të Kriminalistikës. Nisur nga ky fakt, hetuesit kanë rindërtuar ngjarjen e rëndë, ku 40-vjeçarja Mimoza Keqi vrau me automatik vajzën e saj vetëm 15 vjeçe dhe më pas veten

Vrasja e adoleshentes nga nëna, misteri që fshihet pas “Lap-top”-it Policia merr në duar ekspertizën mjeko-ligjore për tragjedinë e dyfishtë në Fushë-Kuqe të Laçit, por ende nuk ka një motiv për krimin e rëndë. Familjarët mohojnë konfliktet, ndërsa pritet ekspertiza e kompjuterit të 15-vjeçares Gesara Keqi Leonard Bakillari Tiranë Kompjuteri “lap-top” i

15-vjeçares Gesara Keqi mbetet shpresa e vetme e hetuesve për të zbardhur krimin e dyfishtë në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Familjarët dhe fqinjët e familjes Keqi nuk kanë patur asnjë informacion mbi një sherr të mundshëm mes nënës dhe vajzës së saj vetëm 15 vjeçe. Mes morisë së objekteve të këqyrura nga policia në banesën e familjes Keqi është gjendur edhe një kompjuter “Lap Top” që përdorej nga 15-vjeçarja. Kompjuteri është gjetur gati i shkatërruar dhe për këtë arsye është dërguar për kryerjen e ekspertimit teknik pranë Laboratorit të Kriminalistikës. Nisur nga ky fakt, hetuesit kanë rindërtuar ngjarjen e rëndë, ku 40-vjeçarja Mimoza Keqi vrau me automatik vajzën e saj vetëm 15 vjeçe dhe më pas veten. Sipas burimeve të policisë mësohet se sherri mes nënës dhe vajzës kishte nisur disa ditë më parë. Policia dyshon se nisja e grindjeve mes tyre ka ardhur pasi 40-vjeçarja ka parë të bijën duke folur në rrjetin social Facebook. Kjo dyshohet të jetë edhe arsyeja përse kompjuteri është gjendur gati i shkatërruar në shtëpinë e tragjedisë. Por pavarësisht këtij fakti, ekspertët

thonë se mund të rikuperojnë të dhëna prej tij, çka do të hedhë dritë mbi arsyet e vërteta të konfliktit që përfundoi në tragjedi. Motivet e krimit të rëndë mbeten ende të panjohura për policinë, pasi dëshmitë e mbledhura deri tani nuk kanë dhënë asnjë detaj të vlefshëm. Babai i vajzës, Mark Keqi i ka thënë policisë se nuk kishte asnjë dijeni mbi një konflikt të mundshëm mes bashkëshortes dhe vajzës së tij. Ai ka treguar se ditën e ngjarjes ka dalë që në orën 06:00 të mëngjesit nga shtëpia për të peshkuar, punë të cilën kryente çdo ditë. Por edhe mësuesit e shkollës ku shkonte 15-vjeçarja nuk kanë dhënë asnjë informacion me rëndësi për hetimit. Drejtori i shkollës dhe mësuesi kujdestar janë marrë në pyetje nga policia, por ata kanë deklaruar se vajza nuk kishte shfaqur asnjë problem. Sipas tyre, ajo kishte patur rezultate të mira në mësime dhe nuk ishte nxënëse problematike. Të njëjtën gjë kanë deklaruar për policinë edhe fqinjët e familjes Keqi në Fushë- Kuqe të Kurbinit. Sipas tyre, kjo nuk është familje problematike, pasi të gjithë i njohin si njerëz dhe familjarë të rregullt. Pavarësisht dëshmive, hetuesit besojnë se mes nënës dhe vajzës ka patur një konflikt të mëparshëm, i cili arriti kulmin mëngjesin e së hënës. Nisur edhe nga dinamika e ngjarjes, thyerja e kompjuterit, por edhe skena e krimit i ka bindur hetuesit se nënë e bijë kanë patur debate të ashpra mes tyre. Sipas provave të mbledhura në vendin e ngjarjes, hetuesit konfirmojnë se krimi është kryer nga 40-vjeçarja Mimoza Keqi, e cila pas sherrit me të bijën ka marrë armën që kishte fshehur në kasolle. Ajo ka qëlluar ndaj vajzës duke i shkaktuar

Gesara Keqi me nënën e saj Mimozën

Policia dyshon se nisja e grindjeve mes tyre ka ardhur pasi 40-vjeçarja ka parë të bijën duke folur në rrjetin social Facebook. Kjo dyshohet të jetë edhe arsyeja përse kompjuteri është gjendur gati i shkatërruar në shtëpinë e tragjedisë.

vdekjen e menjëhershme dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Nga hetimet e deritanishme nuk janë zbuluar ende motivet e vërteta të krimit të rëndë. Sherri mes tyre konfirmohet nga burime të hetimit, por arsyet e këtij konflikti nuk janë zbardhur ende nga policia e Kurbinit, e cila ka marrë në pyetje me dhjetëra persona, familjarë, fqinj e të njohur të viktimave. 15-vjeçarja Gesara Keqi u qëllua për vdekje me breshëri automatiku nga nëna e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së enjtes në banesën e tyre në fshatin FushëKuqe të rrethit Kurbin. Pasi qëlloi vajzën, 40-vjeçarja Mimoza Keqi i dha fund jetës me të njëjtën armë.

Korrupsioni lokal, 4 zyrtarë të Matit rrezikojnë 15 vjet burg Prokuroria e Matit kërkon dënimin me burg të dy kryekomunarëve dhe dy përgjegjësve të Financës për vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës Tiranë Prokuroria e Matit i ka kërkuar gjykatës të dënojë me 15 vjet burg katër zyrtarë lokalë të akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Dy kryekomunarë dhe dy përgjegjës të Financave, sipas akuzës kanë ngritur një skemë vjedhjeje, nëpërmjet së cilës kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash nga buxheti i shtetit. Hetimet ndaj të dyshuarve kanë nisur rreth dy vjet më parë, kur është konstatuar se kryekomunarët kanë nxjerrë urdhra për prokurime mallrash dhe shërbimesh me vlera të vogla, të cilat në komunën Xibër të rrethit të Matit janë fituar nga subjekti fizik “Yllka Selita”, banore e qytetit të Burrelit. “Gjatë gjykimit të kësaj çështjeje është provuar se në të gjitha rastet e prokuruara ku fitues është shpallur subjekti “Yllka Selita”, procedurat që janë ndjekur kanë qenë fiktive. Kjo për faktin se subjekti “Yllka Selita” nuk ka marrë

pjesë në këto prokurime dhe nuk ka kryer punë apo ofruar ndonjë shërbim”, - thotë prokuroria. Për këto shkelje organi i akuzës bën përgjegjës kryetarin e komunës Xibër, Lutfi Çeka, i cili nxirrte urdhrat për prokurimet e blerjeve me vlerë të vogël dhe po vetë krijonte komisionet për vlerësimin e ofertave. “Ka rezultuar e provuar se në të gjitha rastet ka qenë shtetasi A. Topalli, i cili pasi takonte të pandehurin Dritan Farrici, që ishte prezantuar si përfaqësues i subjektit “Yllka Selita”, përpilonte dokumentacionin përkatës, së bashku me faturën e thjeshtë tatimore ku në këto dokumente thuhej se puna apo shërbimi ishin kryer nga ky subjekti. Kjo praktikë menjëherë i vihej në dispozicion të pandehurit Lutfi Çeka, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante urdhër-shpenzimet për shumat e prokuruara në llogari të subjektit “Yllka Selita”, megjithëse kishte dijeni se asnjë nga shërbimet apo punët e përshkruara në këto urdhërshpenzimesh nuk ishin kryer nga ky subjekt”, - thuhet në dosjen e prokurorisë. Sipas prokurorisë, në këtë mënyrë buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm. Por kjo skemë sipas akuzës ka funksionuar edhe në komunën Rukaj dhe Bazë po të rrethit

Të pandehur Lutfi Çeka, kryetari i Komunës Xibër, 4 vjet burg Hamit Xhakrosa, kryetari i komunës Rukaj, 3 vjet burg Gani Ruka, shefi i Financës komuna Rukaj, 5 vjet burg Hajredin Bardhi, shefi i Financës së komunës Bazë, 3 vjet burg

të Matit. Sipas hetimit rezulton se edhe në këto dy komuna skema ka qenë e njëjtë: Kryetari i komunës hartonte urdhrin për kryerjen e prokurimeve me vlera të vogla, të cilat gjithashtu fitoheshin nga i njëjti subjekt dhe më pas paratë kalonin nga thesari në llogarinë e “përfaqësuesit” të subjektit fitues. Më pas ai mbante 10 për qind të vlerës, ndërsa pjesa tjetër prej 90 për qind të parave, sipas akuzës kalonte në favor të të pandehurve. Përveç dëmit ekonomik të shkaktuar me këtë skemë abuzive, prokuroria thotë se asnjë prej punëve apo shërbimeve të kërkuara nuk është realizuar. Për këtë arsye organi i akuzës i kërkoi gjykatës të shpallë fajtorë dhe dënojë me 15 vjet burg katër zyrtarët lokalë, dy prej të cilëve kryetarë komunash.

Shpallje ankandi Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand : 1. Pasurinë "Truall+Ndërtesë", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 7/226, vol 24, faqe 134, me sip. trualli 100 m2, sip ndërtimi 100 m2, ZK 8521, pasuri e ndodhur në lagjen "Luigj Gurakuqi" Elbasan, në pronësi të shtetasve Llambri e Adriana Risto. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e mërkurë më dt. 03.06.2014, ora 16.oo me çmimin fillestar 4,480,000 (katermilionekaterqindetetedhjetemije) leke.

shkurt

Peripecitë e klandestinëve nga Shqipëria në SHBA Prokuroria ka zbardhur rrjetin e trafikut klandestin që niste në Shqipëri dhe përfundonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Personi që do të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pajisej me dokumente bullgare, të cilat do të mundësonin një kalim më të lehtë në shtetet e tjera. Pasaportat shqiptare shfrytëzoheshin deri në Bullgari ose Itali, më pas, me një identitet të ri klandestinët fluturonin drejt Spanjës. Që andej, shfrytëzonin linjën ajrore drejt Kosta Rikës ose Hondurasit, për të shkuar me autobus në Guatemala dhe më pas në Meksikë. Kufiri për në SHBA kalohej në këmbë. Në rastet kur ata arrestoheshin nga policia kufitare e Teksasit, shqiptarët që jetonin në Amerikë dhe që ishin pjesë e rrjetit, i tërhiqnin ata nga kampet e klandestinëve duke paguar një shumë të caktuar në formë garancie. Në momentin që shqiptarët dilnin nga kampet, të afërmit e tyre në Shqipëri ose në Amerikë paguanin tarifën nga 15 deri 25 mijë dollarë amerikanë për të gjithë këtë rrugëtim që zgjaste deri në 25 ditë. Autoritetet amerikane në dy vitet e fundit kanë arrestuar në kufirin mes Meksikës dhe Amerikës 551 shqiptarë. Rrjeti u zbulua falë një agjenti të infiltruar dhe bashkëpunimit me FBI-në. Organizatorët e këtij rrjeti janë të arrestuarit Fatos Fasko dhe shtetasi shqiptaro-maqedonas, Nezir Pervizi. Në momentin e arrestimit dy organizatorët po merrnin paratë e shtetasve shqiptarë që kishin arritur në SHBA dhe gjatë kontrollit fizik atyre iu gjetën 90 mijë dollarë dhe 7 mijë euro.


CMYK

Gazeta MAPO Gazeta GAZETAMaPO MAPO 13.03.2014 26.05.2014 Njoftime/reklama NJOFTIME/REKLAMA NJOFTIM / REKLAMA 09.04.2014 www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

www.mapo.al www.mapo.al/ gazetamapo@gmail.com / gazetamapo@gmail.com

K

y libër tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant (Hju Glledni Grant).

Ilir Ikonomi

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939

Ilir Ikonomi

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Natyrisht, ka mundësi edhe që ai të ketë qenë qysh në fillim një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.”

www.uet.edu.al

Çmimi 800 L

info@uet.edu.al

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e IKONOMI bëri atë paksa naiv nëIlirçështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Është gazetar i Zërit të Amerikës në Uashington. Natyrisht, ka mundësiAi është edhe tëKonica: ketë qenë qysh në fillim autor iqë libraveai “Faik Jeta në Uashington” dhe “Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që uante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i 36 shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.” Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939 ISBN 978-9928-4181-9-7

9

36 / scripta manent

8

ILIR IKONOMI

PUSHTIMI

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

9 789928 418197

PROMOVIMI I LIBRIT BËHET DITËN E SHTUNË, 3 MAJ 2014, ORA 17:00 NË HOLLIN E UET


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

26.05.2014

9

AMF: Siguracioni 140 mijë për automjetet përballon vetëm kostot Për shumë qytetarë mbajtja e një makine në përdorim po vështirësohet. Pas rritjes së çmimeve të karburantit, kompanitë e sigurimeve në unison kanë rritur primet e sigurimit për automjetet katër plus një, në 16 mijë lekë të reja, nga 6 mijë lekë që ishte kjo tarifë vitin që shkoi. Por sipas deklaratave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që monitoron tregun e sigurimeve, tarifat 140-160 mijë lekë janë të afta vetëm sa për të përballuar kostot. Drejtuesit e Autoritetit të Mbikëqyrjes

vlerësojnë se tarifat janë në nivele relativisht të ulëta, nëse krahasohen me vlerësimin e riskut për produktin. Mirëpo, çdo çmim që ofrohet e ka një kosto dhe kjo duhet të jetë edhe për sigurimin e automjeteve. Numri i aksidenteve në vendin tonë është shumë i lartë krahasuar edhe me rajonin, por nuk duhet të pengojë Autoritetin e Mbikëqyrjes të kontrollojë tregun me qëllim që tarifat të kenë një logjikë me koston. Në fund të vitit 2013 numri i mjeteve motorike të pasiguruara arriti

mbi 120 mijë, ose 27 % e totalit të mjeteve të regjistruara. Lajmi bëhet i ditur në një raport zyrtar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ku analizohet ecuria e tregut të sigurimeve për vitin 2013 drejtuar Kuvendit. Nisur nga këto shifra, hapësira për rritje në tregun e sigurimeve është më e madhe se në çdo treg tjetër, por zhvillimet reale tregojnë krejt të kundërtën. Tregu në vitin 2013 për të dytin vit radhazi shënoi rënie, e cila më së shumti u dedikohet disa çrregullimeve në treg sesa krizës.

Formula e re e tarifave të automjeteve Elementi i parë Përqindja e rrezikut në treg. Elementi i dytë Kostoja që duhet për mbulimin e shpenzimeve administrative, duke përfshirë edhe komisionet për agjentët e tregut. Elementi i tretë Pjesa e fitimit që i takon shoqërisë së sigurimit. Formula Tarifa = Përqindje rreziku+ kosto+fitimi.

Formulë e re për tarifat e sigurimit të makinave, çmimet drejt rritjes Projektligji i ri për tregun e sigurimeve parashikon një formulë të re mbi të cilën do të llogaritën tarifat e sigurimit të automjeteve. Zbatimi i saj nxit aplikimin e tarifave më të larta në treg. Ja përllogaritja e re Blerina Hoxha

Tregu i sigurimeve dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes (AMF) janë përfshirë në një reformë ligjore që pritet të sjellë në dimensione të reja tregun. Projekti parashikon një formulë të re për llogaritjen e tarifave të sigurimit, e cila nëse zbatohet, pritet të sjellë tarifa më të larta se ato aktuale. Projektligji është në fazën e diskutimit në Kuvend dhe shumë shpejt do të jetë i zbatueshëm për tregun. Tarifat e reja

Tarifat e sigurimeve, sipas ndryshimeve të reja ligjore do të përcaktohen duke marrë në konsideratë koston dhe riskun. Neni 87 i projektligjit ka vënë piketat sesi do të përcaktohen tarifat për sigurimin e jetës dhe jo-jetës nga kompanitë e sigurimit. Tarifat e sigurimit të automjeteve do të llogariten në këtë

mënyrë; baza do të jetë përqindja e rrezikut në treg. Duke qenë se në Shqipëri ndodhin shumë aksidente për numër automjetesh, primi i rrezikut vlerësohet më i larti në rajon. Elementi i dytë i formulës është se kësaj përqindjeje i shtohet edhe kostoja që duhet për mbulimin e shpenzimeve administrative, duke përfshirë edhe komisionet për agjentët e tregut. Elementi i tretë që do të përcaktojë tarifën e sigurimit është pjesa e fitimit që i takon shoqërisë së sigurimit. Elementi i parë, tarifa e rrezikut, përcaktohet në bazë të dëmeve që duhen paguar për aksidentet, të cilat përcaktohen në kontratat e sigurimit. Pasi të ketë përdorur këtë formulë, kompania e sigurimit çon për miratim të mëtejshëm në Autoritetin e Mbikëqyrjes tarifat finale të sigurimit. Tregu i sigurimeve po vuan pasojat e një zhvil-

Tarifat e sigurimit të automjeteve do të llogariten në këtë mënyrë; baza do të jetë përqindja e rrezikut në treg. Duke qenë se në Shqipëri ndodhin shumë aksidente për numër automjetesh, primi i rrezikut vlerësohet më i larti në rajon.

limi mjaft të dobët por edhe të keqpërdorur. Ndërkohë që numri i mjeteve në qarkullimin rritet nga dita në ditë dhe numri i aksidenteve gjithashtu, pagesat e dëmeve vijnë në rënie. Gjatë vitit që shkoi pagesat e dëmeve, sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare u ulën me rreth 3.34%, krahasuar me vitin 2012. Nga përllogaritjet e AMF-së, një çmim orientues në nivel tregu, nisur nga situata do të luhatej në nivelet prej të paktën 14.4 mijë lekë dhe 21 mijë lekë, përkatësisht për kategoritë me B1/1 (kubikazhi nën 1600 ç) dhe B1/2 (kubikazhi mbi 1600 ç) për automjetet private, që shoqëritë e sigurimit të jenë në gjendje të ruajnë ekuilibrat ekonomikë. Këto nivele çmimesh bazohen në primin orientues për rrezikun dhe janë të mjaftueshme vetëm për mbulimin e pagesës së dëmeve dhe

shpenzimeve operative. Rregulla më të ashpra për kompanitë

Ligji i ri për tregun e sigurimeve vë para një mbikëqyrjeje më të rreptë kompanitë e sigurimit përsa i përket gjendjes së bilanceve. Sipas ndryshimeve ligjore, shoqëria e sigurimit ndalohet të shpërndajë fitime në formën e dividentëve kur kapitali i shoqërisë është nën nivelin e kërkuar të aftësisë paguese të përcaktuar në ligj. Gjithashtu nuk mund të shpërndahet fitimi në rast se shoqëria e sigurimit nuk garanton nivel minimal të likuiditetit. Projektligji i ri në më shumë se 10 nene përcakton gjoba të ashpra në të gjithë zinxhirin e tregut, shoqëritë e sigurimit, administratorët deri tek agjentët, që përfshijnë vlera deri në 400 mijë lekë të reja.

INSTAT: Popullsia nga 1 janar 2014 ishte 2 895 947 banorë INSTAT pas përfundimit të konferencës dyditore mbi “Analizat e të dhënave të Censusit 2011 dhe përdorimi i tyre” publikon të dhënat mbi numrin e popullsisë në Shqipëri bazuar në 2 analizat e kësaj konference, atë mbi Migracionin në Shqipëri dhe Projeksionet e Popullsisë 2011-2031. Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2014 ishte 2 895 947 banorë, nga të cilat 1 435 984 femra dhe 1 459 963 meshkuj. Nëse kjo shifër merret në konsideratë si zyrtare, atëherë do të ndryshojnë edhe shumë tregues të tjerë që llogariten në raport me popullsinë. I pari

ndryshon treguesi i të ardhurave për frymë, që me zvogëlimin e popullsisë nga 3.2 mln banorë në 2.9 milionë do të jetë më i lartë. Më 1 tetor 2011, INSTAT kreu Censusin e Popullsisë dhe Banesave, ku popullsia banuese rezultoi 2 800 138 banorë. Ky rezultat shfaqi një diferencë me atë çfarë ishte projektuar për vitin 2011 nga Projeksionet e Popullsisë bazuar në Censusin e vitit 2001. Për herë të parë INSTAT ndërmori Anketën e Pas-Census (APC), ku objektivi kryesor i saj ishte kontrolli i mbulimit të Censusit. Rezultatet e kësaj ankete

treguan se Censusi i Popullsisë dhe Banesave 2011 kishte një nënmbulim prej 3%. Rezultatet e APC mund të përdoren gjithashtu në vlerësimin e popullsisë për vitet pasardhëse, si dhe për rivlerësimin e numrit të popullsisë gjatë periudhës midis dy censuseve. Nisur nga kjo, INSTAT dhe ekspertët e asistencës teknike të BE-së vlerësuan numrin e popullsisë në 1 janar, duke marrë parasysh numrin e popullsisë banuese nga Censusi 2011, numrin e refuzimeve dhe rezultatet e APC, e cila më 1 Janar 2012 rezultoi 2 902 190 banorë.


10 26.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.


uar ,

3:03 PM

Page 1

CITY College është Fakulteti ndërkombëtar i Universitetit të Sheffield, i cili ndodhet jashtë Britanisë së Madhe. Kjo është një mundësi unike për studentët nga Shqiperia, që të përfitojnë cilësinë e lartë të arsimit universitar britanik në një ambient të mrekullushëm mesdhetar në Selanik, Greqi. Studentët diplomohen me diplomë Bachelor, Master, MBA apo Doktoraturë nga Universiteti i Sheffield.

Business Studies • Computer Science • Psychology • English Studies Bachelors (HONS) Degrees

Masters Degrees

Business Studies (Marketing) Business Studies (Accounting & Finance) Business Studies (Management) Psychology Computer Science Computer Science (Internet Computing) Computer Science (Business Informatics) English Studies and Linguistics

Banking & Finance Management Management (Human Resources Management) Management (Logistics & Supply Chain Management) Management (Leisure & Tourism Management) Marketing, Advertising & Public Relations Digital Marketing & Social Media Software Engineering and Telecommunications Counselling Psychology Applied Linguistics with TESOL

Executive MBA

On line Master's degree International Health Management and Leadership

General Management Marketing Finance Logistics Healthcare Management

PhDs

*Mësimet zhvillohen një fundjavë në muaj *Një javë studimi në Sheffield, Angli dhe një javë studimi në Selanik

Full Time (3 vjet)

Për informacion më të hollësishëm ju lutem kontaktoni Znj. Hoxha në +386 49 422 424, hhoxha@city.academic.gr

www.seerc.org

Bursa

www.citycollege.sheffield.eu

Rudolf MaRku Komunistët e djeshëm janë islamikë të sotëm

5 Maji Dëshmorët tuaj, të atyre dhe ndoshta tanët

fRaNCY Një austriake në jetën e Ahmet Zogut

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 43, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

me Madame

PËLLUMB KULLA ÇILJETA XHILAGA ALTIN RRAKLLI DRINI ZEQO EVI REÇI ENDRIT MERTIRI JERIDA SAKAJ HARIS VONGLI

dossier E GJITHË BOTA ME NJË SELFIE

Brigel Gjoka BALET PA KONVENCIONE

fashion

Vlashent Sata

RAPSODI BOHEMËSH

ARTI I TË DHËNIT

TEDI Papavrami

MAKS VELO

Prej ndikimit të të atit. Gjyshit. Rolit ekuilibrues të grave të jetës së tij. Më vonë kanë qenë Prusti, Bahu, Frojdi…që e kanë bërë këtë që është. Jo thjesht violinistin e madh që njohim të gjithë. Por edhe Tedin me profilin e vet psikologjik, për të cilin vendos të flasë Nga 12 Maji në të gjitha libraritë

HËNË, 12 MAJ 2014, ORA 12:00 NË HOLLIN E UET

e përmuajshme

betura

. avrami

11

26.05.2014

Nr. 26 (271), Viti iX botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

ojnë pet ky rrati”, tjetrën e.

5/22/14

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Studio në Selanik në një nga universitetet më të mirë të Europës

Nr. 43 Viti III i botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

” dhe Rrënja ” dhe

Project1

Njoftime/reklama

Më ka tradhtuar shoqëria Rrëfimi i pazakontë i arkitektit dhe shkrimtarit atipik. I lindur në Paris, i rritur në Korçë dhe Tiranë dhe i degdisur zgafellave të Gulagut komunist shqiptar; i tradhtuar, siç thotë, ‘nga shoqëria’. Jeta dhe fati i një personazhi që nuk bën paqe as me veten dhe as me botën, i dikujt që nuk di dhe nuk do të jetë ‘politikisht korrekt’.


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Shkolla e gabimit M irelave të brezit tim në Shqipëri ua shenjuan të ardhmen me shenjën e gabimit që kur në Tiranë u bë e famshme kënga e pionierëve “Gabimi i Mirelës”. Jo se kënga ishte nismëtare, jo! Prindi e kishte gabimin në majë të gjuhës; po kështu shkolla dhe lagjja. Autobusi fatkeq që kish pësuar abuzimin fatal “shkonte kudo”, dhe, ajme, “ja Mirela thotë kushdo, paska bërë sot një gabim”. Sigurisht që kushdo s’kish punë tjetër atyre ditëve; veç kësaj, t’i vije në dukje gabimet tjetrit, ishte nder dhe detyrë. E së fundi, nëse e bëje këtë, me modesti konfirmoje edhe sa i përsosur ishe ti vetë. Ah, të pagabueshmit që u rritën me gishtin tregues autoritar para syve: Gabim! Shumë gabim! Ja kështu bëhesh i pagabueshëm, duke ta përsëritur ashpër e në fytyrë sa shumë gabime bën. Kur të ta kemi shtypur krejt çdo lloj dinjiteti e lirie për të bërë gjë, atëherë do jesh bërë pa dyshim i pagabueshëm. Antinjeriu i kohës sime ishte i pagabueshëm. Në 1990-ën u ktheva në shtëpi pas pune dhe pyeta time bijë që ishte veç tre vjeç dhe sa ish kthyer nga kopshti: “Zemra ime, çfarë bëre sot në kopsht ti?” Ajo m’u kthye me fytyrën që rrezatonte si diell gëzimi, dhe nga goja e buzëqeshur nxori fjalinë “Gabimeeee!” Dukej sikur mezi po priste që atë fjalën magjike të dëgjuar aq shpesh, ta nxirrte nga goja e vet në formë bëme të ditës. Dhe të na bënte surprizë me përdorimin e fjalës që aq shpesh përdornin të mëdhenjtë, dhe që ajo sigurisht e kish interpretuar si diçka shumë të veçantë dhe interesante! Ku ka gjë më të bukur se të bësh çfarë nuk duhet bërë! E mbaj mend që si im shoq, si unë, u kthyem mënjanë e mezi mbajtëm të qeshurën se na erdhi totalisht e papritur; e vogla na mësoi ashtu absurditetin e shoqërisë sonë në gabim. Dhe na futi në mendime. Por kultura e gabimit në shkollë bëhet art i vërtetë. Është gabim, thotë mësuesja, që të themi “Një pako i solli postieri Teutës nga tezja e saj”. Po pse, e dashur mësuese, është gabim kjo fjali? Dhe po të mos jetë gabim në shqipen time, s’ka si të jetë as në tënden dhe as në atë të fëmijëve. Ndoshta fjalia vetë është pak si e çuditshme (dhe atë nuk e zgjodhën

koment

Eda Derhemi

Në disa klasa filloreje që vizitova para pak ditësh nxënësit ishin të përgatitur; ashtu qe edhe mësuesja. Por metoda ishte problematike. Përsëritja pa gabim e tekstit, madje edhe e shembujve prej aty, të bënte të mendoje se nxënësit ndiheshin të zënë peng nga teksti i pagabueshëm dhe gjithëndritues. Me të njëjtën kulturë të panatyrshme lidhet edhe fakti që disa shembuj nëpër tekste ishin totalisht artificialë (si psh “fëmijët mbollën pemë të reja”, fjali e krijuar që të kemi një kundrinor të shprehur me grup emëror, për mjerimin kuptimor e pragmatik të së cilës nuk pyet askush), madje edhe paragrafë të tërë u referoheshin ngjarjeve absurde e të pandodhshme.

fëmijët), por pozicioni i “një pako” këtu s’është pjesa e çuditshme e saj. Do ishte rasti kur do donim të thoshim, fjala vjen, “Një pako i solli, dreqi e mori, pse po e bën kaq të madhe”. Por mësuesja e re ua përsëriti sa mundi nxënësve se vënia e “një pako” para foljes është… çf arë është? – Është gabim!përgjigjeshin njëzëri fëmijët e klasës së tretë! Pastaj mësimi vazhdonte me eksperimentimin e pozicionimeve të ndryshme të fjalëve duke e ndryshuar rendin e fjalëve në fjali. Dhe pyetja ishte gjithnjë “A është gabim kjo?” Përgjigja ishte Po ose Jo. Vetëm mësuesja e dinte se kur ishte gabim, ndërsa nxënësit lumturoheshin kur e gjenin përgjigjen. Por ne jemi të gjithë folës të lindur të shqipes, dhe se ku e si vihen fjalët në fjali e dimë po aq pandërgjegjshëm sa flemë apo marrim frymë. Atëherë përse gjithë kjo lojë me gabimin? Sepse gabimi është pjesë e filozofisë sonë në jetë e sidomos në shkollim, dhe pa dyshim të cilit duhet t’i nënshtrohet edhe folësi amtar e gjuha e tij. Njëfarë censure gjuhësore edhe për folësin amtar: pra, këtë mund ta thuash, por këtë jo! Folësi në fakt i di të gjitha këto rregulla pa e ditur që i di, ndaj edhe është folës amtar. Përvetësimi dhe aktivizimi i një rregulle varet prej moshës së fëmijës dhe vetëm prej saj, dhe rendi i fjalëve për këta fëmijë është një njohuri e kaluar tashmë.(Vëreni se këtu nuk bëhet fjalë për mësimin e rregullave të drejtshkrimit, gramatikës dhe drejtshqiptimit të standardit. Këto pa dyshim që duhen mësuar dhe çdo shqiptar ka aftësinë dhe nevojën e padiskutueshme që ta kryejë këtë proces formimi kryesisht nëpërmjet shkollimit dhe ekspozimit ndaj mediave që u vë këtyre dy rrugëve një peshë e përgjegjësi shoqërore të madhe.) Ankthi i gabimit është i pranishëm në shumë forma tek nxënësit: mësuese, t’i krijojmë vetë fjalitë si të duam? Po as foljet nuk do na i jepni? Mund të përdorim çfarë foljesh të duam ne? Çfarë të duam ne, çfarë të duam ne? Po sa fjali të bëjmë? Po a duhet të kenë kundrinor apo jo? Po sa kundrinorë duhet të kenë, një apo dy? Por çfarë kundrinorësh të duam ne? “Si të doni”, thoshte mësuesja,

por qartësisht frika nga gabimi dhe domosdoshmëria për konformitet me rregullën e kish bërë punën e vet në trurin e tyre. Kultura e fobisë prej gabimit (që është gjithnjë fatal dhe turpërues) lidhet fort me kulturën e pathënë të ekzistencës së perfektes. Nëpër shkolla, e sidomos në ato fillore, ajo, perfektja, gjendet normalisht e shkruar dhe në formë rregulle, në ndonjë dispencë shkollore bërë me ngjyra që të duket tërheqëse dhe moderne. Ti atë rregull e mëson dhe e riprodhon në mënyrë të përsosur. Lëndët shkollore që më pas do t’i quajmë shkenca kthehen në përmbledhje çmobilizuese preskriptive rregullash që normalisht nisin me “Mos…!” Këto nuk e ndihmojnë as mendjen analizuese e as atë krijuese. Në disa klasa filloreje që vizitova para pak ditësh nxënësit ishin të përgatitur; ashtu qe edhe mësuesja. Por metoda ishte problematike. Përsëritja pa gabim e tekstit, madje edhe e shembujve prej aty, të bënte të mendoje se nxënësit ndiheshin të zënë peng nga teksti i pagabueshëm dhe gjithëndritues. Me të njëjtën kulturë të panatyrshme lidhet edhe fakti që disa shembuj nëpër tekste ishin totalisht artificialë (si psh “fëmijët mbollën pemë të reja”, fjali e krijuar që të kemi një kundrinor të shprehur me grup emëror, për mjerimin kuptimor e pragmatik të së cilës nuk pyet askush), madje edhe paragrafë të tërë u referoheshin ngjarjeve absurde e të pandodhshme. Këto rrethana që fëmija i riprodhonte e u bindej po aq artificialisht shkatërrojnë diçka shumë themelore në trurin e fëmijës: lirinë dhe besimin në aftësinë për të analizuar dhe marrë vendime. Ato vërtet e mësojnë të përsërisë mekanikisht se cili është kundrinori i drejtë, por e lënë pa besim tek vetja, prodhojnë një raport mekanik e pasiv me botën dhe me shkencën, dhe e bëjnë njeriun vegël të dogmës që është mbi të. Sepse libri është i pagabueshëm si një shariah, dhe fëmija, po e ndoqi atë fjalë për fjalë, do jetë po ashtu: i pagabueshëm! Dhe shoqëria do ta shpërblejë! Kështu ndodh edhe që realiteti i studimit përmbyset dhe krijohet një idealizëm që ndoshta filozofikisht mund t’ia gjenim një kuptim, por

praktikisht e dërrmon fëmijën: pse ekziston gjuha? Sepse ne e studiojmë atë! Madje ajo ekziston sepse teksti shkollor duhet ta sistemojë, përshkruajë dhe në fund ta përmbledhë në ca rregulla për ne, rregulla që pastaj na lejojnë ta flasim, dhe që po s’i mësuam tamam e fjalë për fjalë, do ngeleshim pa e folur hiç gjuhën tonë. Pa to, ne gjuhën “do ta flisnim GABIM”! Ndaj ne e nisim gjithnjë nga rregullat, dhe madje shembujt gjuhësorë i ndërtojmë pasi kemi ndërtuar rregullat e pa lidhje me gjuhën reale. Dhe e gjitha kthehet në një çorbë surreale.“Pse kemi kundrinor me parafjalë në këtë fjali? Sepse Enxhi, për ta gjetur atë, bëri një pyetje me parafjalë! Pra “nga tezja” del që është kundrinor me parafjalë! Pse? Sepse Enxhi i bëri pyetjen “nga kush?” Sikur Enxhi psh të kish vendosur t’i bënte pyetjen kujt, do i binte që “nga tezja” të mos ishte kundrinor me parafjalë, por thjesht kundrinor i zhdrejtë. Shyqyr që Enxhi i bëri pyetjen e duhur! Mbesa ime 4-vjeçare është gjithashtu e shenjuar nga gabimi. Patriku, kushëriri i vet, “bën vetëm gabime, sido që të gjithë i thonë të mos bëjë gabime”. Po kështu janë të gjithë shokët dhe shoqet e grupit të saj. E dukatore Elda është e pagabueshme, dhe ajo i mbron fëmijët duke u thënë MOS bëni GABIME! Mbeska më kërkon çdo ditë t’i tregoj gabime të tjera “që bëje ti halla kur ishe e vogël”. Dhe unë krijoj çdo ditë gabime të reja e të bukura! Tani jam tek disa ekskursione ku shkonim me klasën dhe mësuesen, dhe unë bashkë me një shok e një shoqe arratiseshim nëpër kodra, e pastaj e shihnim Tiranën nga maja e një kodre me lapidar dhe na dukej më e bukur, pastaj ngeleshim pa ujë dhe pinim nga një përrua i pistë, pastaj na merrte uria dhe hipnim në pemë e mblidhnim gështenja, pastaj ndiznim një zjarr duke goditur dy gurë dhe gati sa s’përcëlloheshim, pastaj humbisnim rrugën dhe na ndiqnin disa qen që në fund bëheshin shokë me ne…ajo shkrihet se e di që po eksploron me hallën një territor të ndaluar, dhe nëse halla është një njeri kaq i mbytur në gabime të rënda, atëherë aq të këqija e të pabëshme ato gabimet nuk duhet të jenë.


op-ed

2

Blog / Grace

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Kontrata 2-5 vjeçare, statusin dhe pensione për artistët

Po, greva është politike, por jo partiake

K

atërmbëdhjetë ish-punonjës të administratës publike janë ‘ngujuar’ para Kryeministrisë në aktin final të protestës që njohin shoqëritë demokratike: grevë urie. Shumica e tyre vetëm sa e kanë zhvendosur këtë grevë: në vend që të rrinë pa ngrënë në shtëpitë e tyre bashkë me familjet, kanë dalë në shesh duke e bërë publike ‘urinë’ e tyre. Me aktin e tyre po i bëjnë nder gjithë shoqërisë. Greva, duhet pranuar, është politike dhe ka arsye të jetë e tillë; dhe sa mirë që është e tillë. Pse? Greva është e lidhur drejtpërdrejt me vullnetin politik të qeverisë dhe për këtë arsye ajo nuk mund të jetë tjetër veçse politike. Shoqëria jonë nuk mund të pranojë që, në vitin 2014, individëve apo grupeve të saj t’u ndërpriten vite mundi, përpjekjesh, eksperience, karriere profesionale dhe mbi të gjitha ëndrra të ndërtuara bashkë me familjet e tyre, vetëm për motive politike. Vetëm për arsye se kryeministri apo ministrat duhet të punësojnë “çunat” e fushatës. Premtimi për të ecur para pa shkelmuar administratën publike, tashmë është një premtim i pambajtur në 8 muaj qeverisje. Greva është politike, sepse grevistët kërkojnë një të drejtë të ligjshme: atë të drejtë që, në një shtet ligjor, përcakton nivelin e demokracisë apo autokracisë. Thjesht, zbatimin e vendimit të gjykatave. Moszbatimi i vendimeve të drejtësisë është një element që cenon shtetin e së drejtës dhe ky element në këtë rast është i lidhur drejtpërdrejt me qeverinë. Qeveria thjesht nuk do, nuk ka vullnet ose nuk mban dot presionin militantesk dhe, në të tria rastet jemi para një lajmi të keq. Greva është politike sepse kryeministri dhe ministrat janë marrë gjatë gjithë këtyre muajve me shkarkime dhe emërime nepotike dhe kriminale në administratë: pa konkurs, vetëm me ‘certifikatë partie’. Grevistët

koment Ervin Salianji

Por, greva nuk është partiake. Nuk organizohet nga ndonjë parti politike, por nga shoqata “Mbro administratën”. Ky është elementi primar dhe thelbësor që përcakton një grevë. Në grevë marrin pjesë jo anëtarë të ndonjë partie politike, por ishpjesëtarë të administratës të larguar në shkelje të ligjit, shkelje e faktuar para gjykatës. Përfshirja e PD në grevë ka qenë ajo e një partie, e cila me nivel përgjegjshmërie ndërhyn në momentin kur qytetarët e vendit dhunohen nga policia dhe nuk lejohen të ushtrojnë një të drejtë legjitime, të drejtë që askush përveç tyre nuk mund ta gjykojë pavarësisht në janë pro apo kundër...

kërkojnë të respektohet ligji, të ketë një procedurë të drejtë në marrjen dhe largimin nga shërbimi civil. Ku njerëzit të vlerësohen në bazë të aftësive dhe kritereve profesionale dhe jo në bazë të nivelit të kriminalitetit apo të ngritjes së flamurit. Kjo qeveri ka zhgënjyer gjithkënd që besonte ndryshe edhe në këtë drejtim. Greva është politike sepse qeveria nuk donte ta lejonte; nuk e do dhe nuk bën asnjë përpjekje për kompromis ose zgjidhje. Dhe zgjidhjen e ka të lehtë: të zbatojë ligjin. Të zbatojë ligjin dhe jo t’i trajtojë si ‘armiku i klasës’ duke i përbuzur, tallur, dhe më keq ende duke mos iu ofruar shërbim shëndetësor dhe facilitete që t’ua lehtësojë sakrificën. Të cilën, në fund të fundit po e bëjnë jo si demokratë, jo si socialistë, por si qytetarë të këtij vendi. Por, greva nuk është partiake. Nuk organizohet nga ndonjë parti politike, por nga shoqata “Mbro administratën”. Ky është elementi primar dhe thelbësor që përcakton një grevë. Në grevë marrin pjesë jo anëtarë të ndonjë partie politike, por ish-pjesëtarë të administratës të larguar në shkelje të ligjit, shkelje e faktuar para gjykatës. Përfshirja e PD në grevë ka qenë ajo e një partie, e cila me nivel përgjegjshmërie ndërhyn në momentin kur qytetarët e vendit dhunohen nga policia dhe nuk lejohen të ushtrojnë një të drejtë legjitime, të drejtë që askush përveç tyre nuk mund ta gjykojë pavarësisht në janë pro apo kundër. Ndërhyrja e Partisë Demokratike për të ruajtur këtë të drejtë nuk e bën partiake grevën; as ndihma dhe suporti publik në mbështetje të grevistëve. Roli i një partie është të mbrojë interesin publik dhe nuk ka interes më të madh se mbrojtja e shtetit të së drejtës. Avancimi i një partie politike në Shqipëri, PD në këtë rast, në mbrojtje të grevës dhe administratës publike është një veprim që e shëndosh shoqërinë shqiptare.

26.05.2014

Kinematografi / Fundi i lumtur i një festivali që zhgënjeu

13 Mund të shmangësh realitetin, por nuk mund të shmangësh pasojat e shmangies së realitetit - Ayn Rand (1905-1982)

Kolaboracionistët e Enverit koment

Alfred Lela

Nuk ke nga ia mban: mes zhganit qesharak të tyre dhe atyre burrave Iluminati të Nëntëqind-edyzetës, je i detyruar të zgjedhësh Mustafa Krujën, Lumo Skëndon dhe Ernest Koliqin me shokë.

M

ustafa Nano, një koleg, ka ngulur në mishin e thatë të një paradoksi një kamë që duhej të nxirrte gjak nëse keqkuptimi i së majtës shqiptare me trashëgiminë e vet nuk do të ish një kafshë tashmë e balsamosur. Duke hequr një paralele mes komunistëve dhe kolaboracionistëve, Nano ‘mrekullohet’ me atë se si Enver Hoxhës i mbahet me të madh fakti ‘se ka bërë luftën’, ndërkohë që i harrohen qind të zezat që i punoi mbi shpinë këtij vendi. Kundërshtarëve të tij politikë, nacionalistëve të shndërruar në kolaboracionistë, u përmendet vetëm njolla e bashkëpunimit, por u harrohen njëqind të mirat e bëra për kombin deri atëkohë. A jemi në gjendjen e amnezisë historike apo të një përllogaritjeje ideologjike të llojit ‘tanët’ dhe ‘tjerët’? Ardian Vehbiu, një ligjërues i rrafshit të majtë në diskurin publik në një intervistë të paradokohshme te MAPO e fundjavës identifikonte pikërisht ngathtësinë (apo mosdëshirën?) për t’u larguar nga identifikimi me figurën e Enver Hoxhës si një të metë të së majtës në Shqipëri. Edi Rama një linçues publik, i dikurshëm, i allishverisheve ideore dhe estetike me socrealizma, një cinik me një të papërmbajtur shfrim ndaj demodesë së socrealistes në art e mendim, ia ka lënë vendin te vetja një shpërfilljeje, në rastin më të mirë, të njëfarë Kavaleria enveriana. Më saktë një varianti shqiptar të stalinizmit. Shefi i së majtës sigurisht e mvesh me fanolizëm majtizmin e tij të rigjetur duke e formatuar internacionalisht dhe me clintonism dhe blairism, por, së fundmi, duket i kapur në limonti sa i takon një përpjekjeje groteske dhe të rrezikshme për të rikthyer Enverin dhe enverizmin mes nesh. Për t’i bërë një remix atij refrenit kapitullues Enver Hoxha tungjatjeta! Çka ndodhur gjatë muajit maj, në harkun kohor të tri javëve, që fillon më 5 e fundoset në 24, del e tepron për të kuptuar një kthim të një fantazme që po e kërcënon Shqipërinë: enverizmi. Nuk bëhet fjalë sigurisht për rrezikun e riinstalimit të një forme të pushtetit të tij, apo rikthim të monizmit, se sa një zyrtarizim të diktaturës së shfajësuar, të krimit komunist të përligjur. Njëfarë administrimi të idesë se Enveri ynë i mbijetoi ethes së tranzicionit dhe doli matanë i lënduar, por historik dhe i shpëtuar. Dy data në maj, 5 e dëshmorëve dhe 24 e Kongresit të Përmetit, si dhe ‘përurimi’ në ‘Gjirokastrën e Enverit’ të veprës së Rexhep Qosjes, janë përpjekje për të nxjerrë nga formalina diktatorin komunist. Në mënyrë kaq shqiptare jemi gati t’i falim njëqind të zeza për një ‘të mirë’ dhe të harrojmë njëqind të mira për një ‘të zezë’. Duhet një gradë e lartë tradhtie kundër Atdheut për t’u bërë me Enver Hoxhën. I patë me 5 dhe 24. Në Tiranë, Gjirokastër dhe Berat. Ata, Kolaboracionistët e Enverit. Nuk ke nga ia mban: mes zhganit qesharak të tyre dhe atyre burrave Iluminati të Nëntë-qind-e-dyzetës, je i detyruar të zgjedhësh Mustafa Krujën, Lumo Skëndon dhe Ernest Koliqin me shokë.


14

kulturë

reforma Aida Tuci

K

ontratat me afat të përcaktuar do të nxjerrin sërish sot në protestë artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP). Kështu të paktën është paralajmëruar dy ditë më parë. Konflikti mes Ministrisë së Kulturës dhe artistëve të Teatrit të Operas dhe Baletit nisi kohë më parë, qysh kur drejtori Ilir Kerni u kërkoi artistëve që të firmosnin kontratat e punës, si hap i parë i reformës në këtë institucion, çka solli reagime nga Sindikata e Artistëve. Në 23 prill, artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit protestuan për herë të parë kundër kontratave të përcaktuara të punës. Fillimisht u deklarua se bëhej fjalë për kontrata 3-mujore, më pas afati u shty në 6 muaj, por dakordësia nuk u gjet në asnjë rast. Nga ana tjetër, ministrja Kumbaro deklaronte se kjo reformë është kërkuar nga i gjithë komuniteti i artistëve. U krijua kështu një kakofoni zërash që nuk linte të kuptohej se ku qëndronte problemi i reformës që po ndërmerrej në institucionet kulturore, specifikisht në Teatrin e Operas dhe Baletit, nëse ishin vetë artistët që e kishin kërkuar këtë reformë. Duke mos arritur dot në një dakordësi me artistët, Ministria e Kulturës ngriti një grup pune të autorizuar për realizimin e negociatave me përfaqësues të Sindikatës së Artistëve dhe përfaqësues të të gjithë sektorëve të trupës artistike të TKOBAP, për hartimin e një skeme të qartë punësimi dhe zhvillimi karriere, sipas modeleve të njohura të institucioneve artistike europiane. Siç bëhet e ditur nga një shkresë, firmosur nga ministrja Mirela Kumbaro, drejtuar drejtorit të TKOBAP, Ilir Kerni dhe për dijeni Sindikatës së TKOBAP dhe kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Artistëve, Reshat Ibrahimi, pas vlerësimit edhe të propozimeve të ardhura nga përfaqësuesit e trupës artistike të Teatrit të Operas, grupi i punës për reformën duket se ka rënë dakord duke dalë në propozime konkrete. Sipas drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit, ajo çka propozohet është një nismë në të mirë të artistëve, sistem nga i cili do fitojnë të gjithë. Nga ana e saj, Ministria e Kulturës e konsideron jo vetëm si të domosdoshme por dhe të rëndësishme çeljen e reformës në institucionet e artit, me synim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm e transparent punësimi; rritjen e konkurrencës dhe cilësisë artistike si një zhvillim i natyrshëm e profesional i karrierës për të gjithë artistët; garantimin e respektimit të dinjitetit të artistit. Reforma që propozohet vjen dhe si rezultat i vëzhgimit dhe studimit të gjendjes aktuale të institucioneve kulturore dhe specifikisht TKOBAP. Duke patur parasysh specifikën e TKOBAP si një teatër me trupa artistike, por edhe gjendjen aktuale të

Ministria propozon: Kontrata 2-5 vjeçare, statusin dhe pensione për artistët Artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit kanë paralajmëruar protesta sot si reagim ndaj kontratave me afat të përcaktuar të punës, por ministria është e vendosur të vijojë me reformën në institucionet kulturore marrëdhënieve të punës të artistëve në TKOBAP, e cila sipas konkluzioneve që nxjerr grupi i punës karakterizohet nga: mungesë e plotë e kontratave të vlefshme të punës, moszbatim i ligjit mbi Artin dhe Kulturën, i cili qartësisht detyron institucionin e artit të lidhë kontrata individuale mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Ka paqartësi të vijueshmërisë së marrëdhënies së punës, arbitraritet në kategorizimin profesional të artistëve dhe moszbatim të parashikimeve të kontratës kolektive, e cila presupozon ekzistencën e kontratës individuale, si garanci e marrëdhënieve personale të punës mes punëmarrësit e punëdhënësit”. Propozimet nga grupi i punës për reformën në Teatrin e Operas

Punësimi i artistëve të rinj në TKOBAP do të kryhet nëpërmjet sistemit të audicioneve dhe konkurseve publike, të cilat parashikohen qartësisht në rregulloren e brendshme. Forma e kontratës fillestare: 3 muaj provë. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë në varësi të rolit dhe pozicionit për të cilin konkurrohet. Me përfundimin e periudhës së provës për këta artistë të rinj, ashtu si dhe për marrëdhëniet e punës së punonjësve aktualë të TKOBAP, propozohet kjo formë kontraktuale:

Kontratë pune me afat 2-vjeçar, e rinovueshme për kategoritë Kontratë pune me afat 3-vjeçar, e rinovueshme për kategoritë Kontratë pune 4-vjeçare, e rinovueshme Kontrata pune 5-vjeçare për të gjithë artistët të cilët në datën 1 mars 2014, kanë plotësuar 25 vjet pune Kontrata me afat të pacaktuar: për të gjithë artistët të cilët në datën 1 mars 2014, kanë plotësuar 30 vjet pune

Kontratë pune me afat 2-vjeçar, e rinovueshme për kategoritë: Dirigjent, regjisor, koncert maestër, solist i parë, i dytë, i tretë - lirik, baleti dhe Trupa e Ansamblit të Këngëve e Valleve. Kjo kontratë vlen për punonjësit ekzistues të TKOBAP. Kontratë pune me afat 3-vjeçar, e rinovueshme për kategoritë: Asistent dirigjent, spala sektori (orkestra), spala sektori (kori), balerin i

kategorisë së parë, balerin i kategorisë së dytë. Kontratë pune 4-vjeçare, e rinovueshme: Orkestrant i kategorisë së parë, orkestrant i kategorisë së dytë, korist i kategorisë së parë, korist i kategorisë së dytë, pianist përgatitor (Opera), pianist korepetitor. Kontratë pune 4-vjeçare, me emërim: Drejtor artistik i Drejtorisë së Operas dhe Filarmonisë, Balet Maestër/ Drejtoria e Baletit, Drejtor/Drejtoria Artistike e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Kontrata pune 5-vjeçare për të gjitha kategoritë e artistëve të cilët në datën 1 mars 2014, kanë plotësuar 25 vjet pune të pandërprera brenda TKOBAP. Kontrata me afat të pacaktuar: për të gjitha kategoritë e artistëve të cilët në datën 1 mars 2014, kanë plotësuar 30 vjet pune të pandërprera brenda TKOBAP. Kontrata për raste specifike për drejtuesit e TKOBAP mund të propozojnë një formë kontrate të ndryshme nga skema e mësipërme, udhëhequr nga kritere të caktuara siç mund të jenë vlera te spikatura artistike dhe nevoja specifike të institucionit. Kjo lloj kontrate lidhet me propozim të drejtorit artistik, miratim të drejtorit të përgjithshëm dhe konfirmim të Ministrisë së Kulturës. Me fillimin e marrëdhënies së punës dhe brenda afatit të kohëzgjatjes së kontratave të punës, artistët do të kenë mundësi të kryejnë lëvizje të brendshme karriere, sipas një vlerësimi profesional dhe metodologjie kategorizimi të parashikuar qartësisht në rregulloren e brendshme të institucionit. Në rast të nevojës së brendshme për plotësim të vendeve vakante apo krijimi të vendeve të reja të punës, merr prioritet konsiderimi i kapaciteteve të brendshme, përkundrejt atyre të jashtme. Në rregulloren e brendshme të institucionit, në mënyrë periodike, brenda afatit të kontratës, artistët vlerësohen nëpërmjet një sistemi pikëzimi pas një procesi vlerësimi të performancës profesionale dhe asaj brenda trupës artistike së cilës i përket. Kushtet dhe metodologjia e zhvillimit të procesit të vlerësimit përcaktohen qartësisht në rregulloren e brendshme. Gjithashtu, përmes reformës në këtë institucion Ministria synon; përpunimin e strategjisë për një kuadër ligjor të favorshëm për profesionin e artistit, brenda vitit 2014. Ndërtimin e një platforme specifike pensioni për artistët brenda vitit 2014 në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve Sociale dhe Mirëqenies dhe përpunimin e strategjisë për hartimin e një marrëdhënieje sa më të drejtë mes formimit artistik dhe skenës, në kuadër të projektligjit mbi arsimin e lartë dhe më gjerë, brenda vitit 2014, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.


analizë

nanciar e akademik, nën ligj. Por në kryerjen e këtij procesi transformativ ekziston një zbrazëtirë ligjore. Për rrjedhojë, ndër detyrat plotësuese të Komisionit mund të jetë përgatitja që në këtë draft, e projektligjit që do të mundësojë këtë transformim. Çështja e universiteteve private që dëshirojnë t’i shërbejnë publikut zgjidhet me vendosjen e tyre nën garancitë e cilësisë, nën garancitë financiare, nën garancitë e stafeve dhe të seriozitetit të dokumentacionit dhe kalimit të procedurave akredituese ndërkombëtare. Pas këtij momenti ata janë në tregun e lirë të rekrutimit të studentëve edhe nga ata që marrin çekun e studimeve për përdorim adekuat, dhe profesorët e publikut nuk ka pse t’i shqetësojë kjo përzgjedhje e lirë e studenteve, por do të duhet t’i bëjë të mendojnë më shumë. IV. A është projekti i paraqitur në aspektin e konceptimit të strukturës së pronësisë, strukturës ndërtimore, organizimit shkollor dhe institucioneve governative një model anglez? Unë do të thosha, Jo Plotësisht. Projekti është një kombinim, mes një prirjeje për të kopjuar sistemin britanik, e fishkur në koncept e në skemë, nga presioni i përfaqësuesit të ekipit drejtues të UT, që priret për të ruajtur skemën aktuale menaxheriale, dhe nga ndërhyrjet e interesave private. Për rrjedhojë universiteti ideal i projektit të reformës, ka dalë një hibrid, për mua i pangjashëm me ndonjë prej modeleve më të njohura britanike, për shembull të Oxford University, apo University of London. Projekti do të duhet të kishte sendërtuar, së paku strukturën ose arkitekturën dy universiteteve më të vjetra të Shqipërisë, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Shkodrës. Më duhet të theksoj se cilësimi i USh me universitetet regjionale të lindura rishtazi, ndërkohë që është i një moshe me UT, lindë në bashkësinë kulturore e arsimore të Pader Gjergj Fishtës, Luigj Gurakuqit, Ernest Koliqit, Daut Boriçit, Karl Gurakuqit, Arshi Pipes, Kolë Ashtës, Kolë Kamsit, Jup Kastratit, etj., do të thotë të thellosh gropën ku e kanë çuar atë institucion dhe atë rajon, dikur bashkësi elitare e Shqipërisë, injoranca e gjithëpushtetshme regjionale, ndërhyrja dhunuese e politikanëve dritëshkurtër e meskinë dhe persekutimi afatgjatë. Komisioni duhet ta rikthejë në vëmendje këtë institucion, në të mirë të politikave rizhvillimore të epiqendrave, të saktësojë qëndrimet dhe të kuptojë që ndaj qyteteve elitare të Shqipërisë, pavarësisht dekadencës, kërkohet një vëmendje tjetër, kërkohet ndërhyrje me task force, edhe atëherë kur ato sot nuk dinë ta kërkojnë vetë. Përsa i përket UT, në qoftë se do të kishim një model britanik ndërtimor institucional, do të kishim rimodelimin e Universitetit të Tiranës, përmes bashkimit të të gjitha institucioneve publike të kryeqytetit, nën një kupolë konfederative/

federative, brenda së cilës konfederatë/federatë operojnë Shkolla (Fakultete). Le të themi: Shkolla e Ekonomisë, Shkolla e Shkencave Humane, Shkolla e Shkencave Mjekësore, Shkolla e Shkencave Sociale, Shkolla e Shkencave Inxhinierike dhe Politeknike, Shkolla e Shkencave Bujqësore, Shkolla e Drejtësisë, Shkolla e Veterinarisë, Akademia e Sporteve dhe Akademia e Arteve të Bukura, Akademia e Studimeve Albanologjike, etj. Rimodelimi i Universitetit të Tiranës nënkupton, rivendosjen në një kupolë të të gjitha, ose një pjesë të rëndësishme të institucioneve shtetërore universitare në kryeqytet dhe se ai institucion i bashkuar tashmë do të përbëhet vetëm nga një kupolë konfederative/federative e kolegjeve (shkollave) të vetëqeverisura dhe institucioneve të mirefillta kërkimore, divizioneve apo Departamenteve. Pronësia mbetet në Shtet ndërsa struktura drejtuese e Universitetit është vetëm owner acting. Në qoftë se do të merret modeli britanik i universiteteve atëherë, Universiteti, institucioni konfederativ/ federativ mund të drejtohet nga një Shef Ekzekutiv, që mund të thirret Rektor ose Kancelar, përmes Bordit të Besimit dhe Këshillit Kolegjial, me ndihmën zv/kancelarit dhe drejtuesve kontrollorë të aspekteve të aktivitetit universitar të kolegjeve përbërëse. Detyra kryesore e kupolës konfederative/ federative është: të operojë në emër të interesit publik (respublica), të ruajë dhe të përmirësojë performancën akademike të federatës universitare; të ofrojë shërbime efektive mbikëqyrëse mbi anëtarët e federatës; të sigurojë qëndrueshmërinë financiare të të gjitha operacioneve të universitetit, të përmbushë rolet përfaqësuese kombëtare dhe ndërkombëtare të institucionit dhe të ndërtojë strategjitë e përgjithshme zhvillimore. Universiteti i modelit britanik është i ndarë në Kolegje, dhe kolegjet në departamente. Të gjitha kolegjet janë institucione të vetëqeverisura, si pjesë autonome. Të tilla do të duhet të konfigurohen dhe ndërlidhen fakultetet dhe universitetet e vogla nën kupolën e Universitetit të Tiranës. Secili prej këtyre institucioneve kontrollon anëtarësinë e vet, brenda UT, strukturën e vet të brendshme dhe aktivitetin. Sipas kuptimit tim, skema që ka paraqitur, Komisioni i Reformës e titulluar: Koncepti i Ndarjes dhe Balancës së Pushteteve në IAL, është impostuar në mënyrë të gabuar në rang universiteti. Ajo quhet një skemë menaxheriale universitare, por në fakt, në qoftë se e shohim me kujdes, ka ngritur pasaktësisht, një skemë menaxheriale shkolle, kolegji universitar britanik, në rang universiteti. Kësisoj kemi të bëjmë me një përplasje konceptuale me modelin britanik që ka: a. një kupolë të thjeshtë drejtuese universitare, dhe b) një strukturë qeverisëse të Shkollës autonome, më të artikuluar e

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.05.2014

17

detajuar me pushtete që ndahen dhe balancohen. Asnjëherë universitetet nuk mund të kulmojnë në dy koka drejtuese, por në një të vetme: Drejtorin e Shkollës, me përgjegjësi të deleguara prej Këshillit, trupës qeverisëse të Shkollës, përgjegjëse për vendimmarrjen në fushën e edukimit, shkencës dhe misionit. Kjo kokë e vetme drejtuese ka përgjegjësi për organizmin, mbikëqyrjen dhe të gjithë punën e Shkollës. Kësisoj, skema e paraqitur e drejtimit të universiteteve paraqitur nga Komisioni, e përbërë nga dy koka, Rektori dhe CEO, është shformimi i dytë konceptual i skemës britanike të menaxhimit, simbiozë e një kompromisi brenda grupit të punës, por jo rezultante efikase e një modeli të vërtetë. Institucionet britanike nuk kanë dy koka drejtuese, por vetëm një, që shpërndan detyra dhe realizon vendimmarrje operacionale. Për mua, skema e ndërtuar drejtuese e propozuar, është një sajesë artificiale që mund të prodhohet për shkak të kompromiseve të paparimta, vetëm në vende si Shqipëria e tranzicionit. Ndaj, këshilla e vetme që do të dua të jap është ose kopjimi i një skeme të vërtetë britanike, ose lënia e gjërave kështu sikurse janë. Eksperimentimi i mësipërm do të mbartë në vetvete një seri të papriturash të pakëndshme, të shkaktuara nga kupolat stanjative të universiteteve shtetërore dhe nga interesat e pronësive private. Mbetet që Komisioni të ndërtojë nga e para tri skema menaxheriale: atë të Universitetit si konfederatë:

sisë së mësimdhënies, të programeve, nivelit e vëllimit të studimit e leximit të pavarur studentor dhe mbi të gjitha mbi nevojën e gjetjes së një mekanizmi juridik për thyerjen e koracave klienteliste të departamenteve, që kanë ngrirë, frenuar dhe nxjerrë jashtë konkurrencën e mobilitetin e profesoratit, për të diplomuarit në universitetet perëndimore. V. Skema operacionale për organizmin e AL, mendoj se do të duhet të mbetet kështu siç është projektuar, por lënia në paqartësi e institucionit nacional konsultativ të politikave qeveritare, është një hap prapa, që do të duhet të korrigjohet, mbasi fshin një institut të ngjashëm të të gjitha vendeve europiane dhe privon qeverinë dhe publikun nga ekspertiza në fushën në fjalë. Projekti do të duhet të parashikojë mënyrën e kompozimit të instituteve të ASKAL, AKAU, AKKSH, AKF. Kështu vakët e ndërtuar, përbërja e nesërme e anëtarësisë së tyre nuk është i mbrojtur ndaj ndërhyrjeve e politikës, klientelave dhe oligarkive. Gjithashtu nuk është parashikuar rruga që duhet të ndjekin MAS në momentin tranzitiv ndaj institucioneve mbështetëse të saj. Sinjalet e para jo të mira në këtë drejtim janë për mua së paku dy: a. amullia në situacionin e KALSH, që pa ligj dhe me mosveprim nuk mblidhet (praktikë edhe e qeverisë pararendëse), ose nuk rikompozohet, ndërkohë që mblidhet një bord profesorësh pensionistë të spektrit politik të majtë, me cilësinë e Bordit të të Urtëve, ndërtim krejtësisht i pabazuar në ligj; b. rikompozimi i KVTA mbi kritere jo trans-

b) atë të shkollës si institucion i pavarur dhe autonom, duke kopjuar saktësisht modelin britanik. Një shkollë britanike e përfshirë nën kupolën e një universiteti përbëhet përgjithësisht nga këto institute drejtuese: 1. vetëm një drejtues: Drejtori i Shkollës, 2. Këshilli, me atributet e trupës qeverisëse, 3. Bordi Akademik, si trupa kryesore akademike e shkollës, në të cilën përfshihet i gjithë stafi akademik i Shkollës. Bordi Akademik (Senati) merr në shqyrtim çështje të politikave të përgjithshme që prekin jetën akademike të shkollës dhe proceset e zhvillimit të misionit institucional, 4. Njësia e qeverisëseve që emërohet nga Këshilli dhe merret me diskutimin e çështjeve që prekin zhvillimin e shkollës, pranon raportet nga Drejtori dhe Këshilli etj. Nga drejtori i Shkollës varen me pas të gjithë drejtuesit institucional: kancelari për çështje financiare, drejtorët i shërbimit akademik, pro-drejtorët dhe zv/drejtori (Provosti), drejtori i zhvillimit dhe i Alumini etj.

parente. Është koha që ekzekutivi të kthejë ligjshmërinë aktuale në institucionet e varësisë, ta rimendojë dhe riformatojë KVTA përmes konkurrimit publik, ose ta ri-emërojë mbi një listë aplikimesh, ose figurash të njohura të arsimit anëtarësinë, me një seri kushtesh të forta jopolitike, jo nepotike etj. Pra, rivitalizim i instituteve të vartësisë për IAL-të, bazuar në legjislacionin në fuqi Në fund, më duhet të them se, Projekti nuk mund të jetë produkt i kompromiseve mes profesionistëve progresistë dhe përfaqësuesve të ekipeve drejtuese të IAL-ve shtetërore, por plotësuese e misionit dhe parimeve mbi të cilat është ngritur me të drejtë nga Kryeministri i vendit dhe MAS, dhe të parashtruara aq saktë në pjesë të mëdha të Raportit. Komisioni mund të ndërtojë kompromise të logjikshme me njerëz të dijes universitare dhe akademike, por jo me segmentet që e kanë vendosur, frenuar dhe mbajtur sistemin universitar në gjendjen aktuale,

c) atë të divizioneve ose departamenteve, mision ky më i lehtë, por që është më i rëndësishmi, që projektuesit e kanë bërë mirë, por që ka nevojë për një theksim të veçantë shtesë, mbi kontrollin e cilë-

duke ndikuar për interesa parciale, mbi politikëbërjen dhe vendimmarrjen universitare. *Romeo Gurakuqi është anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës.


16

analizë

Sistemi shqiptar i IAL nuk mund ta implementojë reformën kështu siç është në tërësi, përndryshe pas skanimit, MAS duhet të përcaktojë IAL-të që përputhen me ligjin aktual, pranojnë të kthehen në fondacione, pranojnë ta kthejnë pronësinë në publike, janë të gatshme të përfshihen në sistem si private, pranojnë transformimin e brendshëm dhe për rrjedhojë përfshihen në skemën e tutoriatit të plotë shtetëror.

Ja pikëpamjet e mia për Reformën në Arsimin e Lartë

Romeo Gurakuqi Raporti i Parë “Për Reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”, mund të cilësohet pa mëdyshje një reformë liberale, modernizuese, që nxit konkurrencën e lirë dhe promovon cilësinë e performancën e IAL-ve. I gjithë ky proces është i shoqëruar me një kontroll central të gjithanshëm të disa organizmave governativë, jo qartësisht indipendentë, që do ndjekin reformimin, financimin, zhvillimin dhe stabilizimin e sistemit universitar shqiptar në dekadat e ardhshme. Në pikëpamje të impostimit ai projekt, pa droje, mund të konsiderohet një reformë neoliberale, por që ka pësuar ndërhyrje të lehtë shformuese, në boshtin e vet, nga influenca e dy grupeve të interesave të përkundërta brenda bashkësisë universitare: a) burokracisë menaxheriale e pedagogjike të universiteteve shtetërore dhe b) bashkësisë së interesave të pronësisë së universiteteve private. Të nisur nga qëllimi i përmbushjes se një reforme të përshtatshme, shëruese, në të mirë të interesave të publikut të gjerë, prindërve dhe nxënësve shqiptarë, të interesuar për arsim cilësor, jo masiv, që nxit studimin e pandërprerë, mendimin krijues dhe një nivel të krahasueshëm ndërtimor me universitetet perëndimore, nukli reformativ i Komisionit, nën kujdestarinë e përgëzueshme të zonjës ministre Nikolla, ka arritur t’i sjellë bashkësisë së gjerë universitare, një analizë, një diagnozë dhe një prognozë të plotë të të sotmes dhe të nesërmes së IAL-ve. Pranimi i parimeve, propozimeve të reformës, me korrigjimet e mundshme të aspektit të përshtatshmërisë modelare, besoj se është një vijë ndarjeje midis shpresës së publikut për korrigjim të vërtetë, të mishëruar në skemën e paraqitur nga quinteti reformativ i lartpërmendur nga njëra anë, dhe interesave afatshkurtra të kontrollorëve të stanjacionit, kaosit, tatëpjetës, nga ana tjetër, që gjenden njëkohësisht në të dy grupimet e universiteteve. Është projekti i dytë i vërtetë i ndryshimit të sistemit universitar shqiptar, që nuk do të duhet të lejohet të dështojë, sikurse përfundoi me frenim dhe kaos reforma e viteve 2007-2008, nga ndërhyrjet në politikë të kastave universitare, shtetërore dhe private, që s’kishin asnjë lidhje me arsimin e shkencën. Në qoftë se reforma e viteve 2007-2008 do të zbatohej, siç e projektoi KALSH, në kornizën e vet maksimale të parashikuar në legjislacion dhe aktet nënligjore, projekti aktual do të konsiderohej rrjedhë logjike e rritjes së sistemit tonë universitar, do të përthithej më me lehtësi dhe nuk do të recensohej me kaq mungesë ekspertize. Masat e parashikuara nga green paper i Komisionit aktual do shiheshin, si një vijimësi dhe përsosje e një rru-

ge të nisur ngahera në këtë vend, dhe projektuesve të sotëm, do u mundësohej ngritja e një projektarkitekture të sistemit të nesërm universitar dhe të institucioneve, deri ku do të shtrihej e zbatohej reforma dhe ku do alokoheshin fondet. Unë mendoj se shtatori 2014 duhet të jetë data e fundit e moratoriumit të mbijetesës dhe moszbatimit të plotë të ligjit të vitit 2008 e akteve nënligjore në fuqi për IAL, shtetërore dhe private. Në tetori 2014, MAS duhet ta kënaqë publikun me një projekt-arkitekturë të universiteteve mbijetuese të Republikës së Shqipërisë, në planin publik dhe atë privat. Pra MAS duhet të “kontrollojë territorin” në arsim me ligjin aktual, para se do të mund të aplikojë projektin e paraqitur. Sistemi shqiptar i IAL nuk mund ta implementojë reformën kështu siç është në tërësi, përndryshe pas skanimit, MAS duhet të përcaktojë IAL-të që përputhen me ligjin aktual, pranojnë të kthehen në fondacione, pranojnë ta kthejnë pronësinë në publike, janë të gatshme të përfshihen në sistem si private, pranojnë transformimin e brendshëm dhe për rrjedhojë përfshihen në skemën e tutoriatit të plotë shtetëror. Unë i përmbahem tezës se Reforma do të duhet të përfshijë gjithë sistemin nën një kontroll, garanci financiare, rregullim të rreptë dhe nën një programim makro të shpërndarjes ndërtimore, por shteti nuk do të financojë dhe mbështesë materialisht të gjithë bashkësinë kaotike të IAL në Shqipëri, por në radhë të parë Studentin Ekselent dhe Studentin nga Shtresat në Nevojë, brenda kriterit, së dyti, vetëm ato institucione publike që do të përputhen me parametrat bashkëkohorë të ekzistencës, që pranojnë procesin e konkurrencës dhe rinovimit të brendshëm të kuadrit me staf të ri të shkolluar vetëm nga një rrjet universitetesh të listuar nga MAS, që pranojnë një skemë financiare administrimi që mban paranë publike dhe private brenda procesit universitar, mësimor dhe shkencor, bazuar në një skemë përdoruese të përgatitur nga ekspertët financiarë shtetërore të MAS, ata universitete që mbrojnë profesoratin e afirmuar me sistemin e tenureship. I. Vendimi i parë që do të duhet të bëjnë, mund të jetë shkurtimi i afateve zbatuese dhe ngushtimi i rrezes së konsulencës vetëm tek një rreth më i ngushtë i ekspertëve të arsimit të lartë. Zvogëlimi në kohë i afateve zbatuese është i diktuar, me rrethanat e një vendi me turbulencë politike permanente dhe me vështirësitë e konsensuseve të gjera politike për reformat strategjike afatgjatë në shërbim të interesave të publikut. Zgjatja në kohë e reformës do ta destinojë zbatimin e saj në arkivim historik. Ndërsa ngushtimi i bashkësisë së konsultimit, lidhet me madhësinë e elitës së mirëfilltë universitare dhe njohëse të aspekteve menaxheriale, që në Shqipëri është shumë e reduktuar në numër dhe me nevojën e operativitetit dhe eficencës vendimmarrëse. Duhet të kujtojmë se çdo sistem i kalbur publik ka nevojë për reformë të pilotuar nga lart, nga shteti, përndryshe pyetja e konsultimi aq populist i aktorëve që e kanë çuar situatën këtu, është një iluzion që do çojë në një dështim të sigurt, për shkak të potencialit regresist që mbajnë brenda universitetet. Duhet të kujtoj se shumica e bashkësisë universitare është mbërthyer nën mburojën hermetike të sistemit jokonkurrencial, arkaik dhe të dekompozuar shtetëror. Unë i kuptoj fare mirë disa nga profesorët më të spikatur të universiteteve publike në oponencën e tyre: ata janë një përjashtim; janë në

ballë të përparimit dhe të dijes, kanë krijuar departamente shembullore dhe dinë krejt mirë synimet e pronësisë së një pjese të mirë të universiteteve private për përfitime vetjake dhe jo për publikun e profesoratin shërbenjës. Por, më duhet të kujtoj se skema e re, në qoftë se i jep përgjigje adekuate disa paqartësive menaxheriale, të pronësisë dhe skemës alokuese të fondeve në mënyrë të drejtë dhe largpamëse, nuk përbën kërcënim për ata e për sistemin e tyre, nuk çon në zhvendosje fondesh publike përtej interesave publike. Përkundrazi, u jep shtysë, hapësirë e liri më të madhe përpjekjeve të tyre ideale për progres pedagogjik dhe shkencor dhe hap mundësinë edhe për universitetet private të ndërtuara drejt për frekuentim të të gjithë spektrit të studentëve shqiptarë dhe rrit konkurrencën. II. Korrigjimi i dytë ka të bëjë me mungesën e vëmendjes së projektuesve ndaj nevojës për rritjen e detyrimit qeveritar për shtimin e buxhetit të parashikuar për arsimin drejt standardeve të pranueshme. Qeveria duhet të angazhohet në rritjen e fondit për arsimin në përgjithësi dhe universitetet në veçanti, fonde që do të duhet të shkojnë tek pedagogu i kualifikuar me statusin e tenureship, tek studenti ekselent dhe tek ai i shtresave në nevojë, përmes një skeme strikte të programuar nga MAS të përdorimit të fondeve nga IAL shtetërore dhe ato private, që do të shndërrohen në publike përmes një skeme transformative ligjore, ndërtuar mbi parime të konkurrencës së ndershme dhe lirisë së zgjedhjes së studenteve. Unë mendoj se shpresa e projektuesve, për një angazhim të biznesit shqiptar në financimin vullnetar të universiteteve, është vetëm një iluzion, për shkak se vendi gjendet në një informalitet ekonomik të pangjashëm. Mbi të gjitha, boshti i biznesit shqiptar është i bazuar mbi një injorancë të ndritur dhe në një grykësi primitive, që nuk ngjall shumë shpresë. Kurse përfshirja e përfaqësuesve të biznesit në menaxhimin e strukturave financiare të universiteteve do ta fundosë qëllimin dhe misionin e IAL, sikurse ka shkatërruar njëlloj institucionin përfaqësues të Sovranit, në një institucion të kotësisë e injorancës sublime. Për rrjedhojë, përfshirja e biznesit në bordet universitare, do të duhet të shmanget plotësisht, së paku për aq kohë sa vendi të ketë një klasë të mesme të konsoliduar dhe sipërmarrësish të vërtetë, që respekton ligjin, lirinë e dinjitetin njerëzor. II/1. Në piken nr. 6.4.5, që ka të bëjë me politikat publike të Shtetit, mendoj se ka një shpërndarje të panevojshme, pa fokus dhe për rrjedhojë edhe pa efikasitetin e kërkuar mbi paranë publike: Shteti duhet të financojë me bursë të plotë studentore vetëm dy kategori studentësh: a)studentin nga shtresat e margjinalizuara të shoqërisë në kriter, nën një procedure strikte verifikimi; b) studentin e

ekselencës. Këto dy kategori studentësh duhet të jenë të lirë ta përdorin çekun e studimeve të tyre, ose në një universitet shtetëror të shndërruar në publik, ose në një universitet privat të shndërruar në publik, ose në një universitet privat të akredituar nga një agjenci ndërkombëtare dhe të rankuar në sistem. Për ekselencën e ekselencës shqiptare, fituesit e olimpiadave të matematikë dhe fizikë, të cilët kalojnë një provim anglisht ndërkombëtar në nivelin C1, shteti shqiptar duhet të vendosë pa u menduar dy herë mbulimin e plotë (Bachelor + MA dhe me perspektive edhe PhD) të studimeve në një universitet të UK. Ata janë e ardhmja e Shqipërisë dhe shteti duhet të financojë, pa ngurrim pionierët e së ardhmes së shoqërisë. Në qoftë se ne nuk e hapim dritaren e konkurrencës së lirë në financimin e studenteve të këtyre dy kategorive, në qoftë se shteti nuk stimulon privatin për progres, e lëmë sërish sistemin e fjetur dhe kastat shtetërore universitare plotësisht të hermetizueme. III. Pronësia, është problema më e vështirë që kërkon elaborime të mëtejshme në projekt, por gjithsesi, për universitetet shtetërore, në procesin e shndërrimit të tyre në universitete publike, pronari nuk ndryshon. Ndryshon menaxhimi, shkatërrohen kastat e ngurtësueme, vendoset autonomia e liria nën kontroll dhe balancim, racionalizohet përdorimi i fondeve, kristalizohet dhe funksionalizohet më drejt interesi publik, skema ndërtimore e universiteteve, por nuk mund të ndryshojë në asnjë rast pronari që është vetëm Shteti Shqiptar. Ata janë dhe do mbeten pronësi të Respublica-s, dhe menaxherët ushtrojnë pushtete në emër të Respublica-s, në funksion të qëllimit strategjik të institucionit e misionit të arsimit të lartë. Ata janë nën një të drejtë pronësore të paracaktuar. Problemi më delikat mbetet zgjidhja e pronësisë së universiteteve private që pranojnë të shndërrohen në publike dhe do të futen në skemën e përftimit të fondeve publike. Para pranimit në sistemin publik, ato institucione do të duhet t’i nënshtrohen një skemë të shndërrimit në universitete të mirëfillta serioze, të vetërregulluara, të hapura, transparente, me kontroll të brendshëm të cilësisë së studimeve, staf akademik permanent me sistem të tenureship, dokumentacion të sigurtë, situatë financiare të qartë, organizim menaxherial të parashikuar njëlloj me universitetet shtetërore dhe pronësi të tërhequr plotësisht nga objektivi i biznesit, që mbetet në pozicioni honorifike, këshilluese dhe garantuese. Të pranosh të shndërrosh një institucion privat në institucion publik do të thotë të dhurosh pronësinë, për synime publike, në duart e Respublica-s. Pas këtij momenti, Respublika, në qoftë se e gjykon të arsyeshme, merr të gjitha përgjegjësitë juridike të rrjedhura nga ky transferim pronësie, përfshirë procesin stabilizues fi-


sport

sport

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.05.2014

17

Operohet Suarez, në rrezik pjesëmarrja në Botëror Luiz Suarez, sulmuesi 27-vjeçar i Uruguait rrezikon seriozisht pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Botëror, që do të zhvillohet përgjatë muajve qershor-korrik në Brazil. Sulmuesi uruguajan i Liverpulit është dëmtuar gjatë stërvitjes së fundit të zhvilluar me përfaqësuesen e tij gjatë përgatitjeve për Botërorin “Brazil 2014”. Lojtari u është nënshtruar

analizave mjekësore, prej të cilave është arritur në përfundimin se 27-vjeçari ka thyer meniskun, çka ka bërë që lojtari të operohet menjëherë. Stafi mjekësor është shprehur optimist për një rikuperim të tij në kohë rekord, por data e kthimit të tij në fushë ende nuk është vendosur, edhe pse rezultatet e ndërhyrjes kirurgjikale janë pozitive. Sipas mjekëve, koha

normale që do i duhej bomberit nga Amerika Jugore për t’u rikuperuar pas operacionit është rreth 1 muaj, ndërsa Botërori nis pas 3 javëve. Suarez në sezonin që sapo u mbyll ka shënuar 31 gola në 33 ndeshje, dhe u shpallur golashënuesi më i mirë i sezonit në Europë, së bashku me yllin portugez të Real Madridit, Kristiano Ronaldo.

Superliga, Duro drejt Partizanit? P

artizani nga dita e sotme mund të jetë me një trajner të ri, Shpëtim Duron, duke i hapur rrugë kështu ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri 2014-2015. Burime të gazetës pranë klubit kryeqytetas bëjnë të ditur se gjithçka është gati dhe pritet vetëm firma e trajnerit që sezonin e shkuar drejtoi Shkëndijen e Tetovës. Tekniku i suksesshëm shqiptar, i cili prej kohësh është në diskutime me “Demat e Kuq”, që i kanë ofruar një kontratë 2-vjeçare, ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij dhe sot pritet përgjigja përfundimtare. Sipas burimeve të sipërcituara, Presidenti i Partizanit, Gaz Demi i ka propozuar trajnerit 54-vjeçar dorë të lirë në ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri dhe përpjekje maksimale sa i takon aspektit financiar, detajet e

së cilës do të bëhen publike vetëm në rast se tekniku do të firmosë për skuadrën kryeqytetase, të cilën e ka shumë përzemër për shkak dhe të kaluarës së tij tek Partizani. Duro gjithashtu ndër objektivat kryesorë që do të ketë në pankinën e të kuqve është fitimi i titullit kampion brenda dy viteve, si dhe pjesëmarrjen në kupat e Europës në përfundim të sezonit të parë. Burime pranë teknikut Duro bëjnë të ditur se trajneri ka marrë edhe një ofertë joshëse nga skuadra maqedonase e Shkëndijes, e cila nën drejtimin e teknikut shqiptar tejkaloi objektivat sezonalë duke prerë edhe një biletë për kupat e Europës, ndërsa synimi ishte mbijetesa. Oferta e drejtuesve të klubit nga Tetova kap shifrën prej 10 mijë eurosh në muaj, pra 120 mijë euro

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi i ka propozuar trajnerit 54-vjeçar dorë të lirë në ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri dhe përpjekje maksimale sa i takon aspektit financiar

në vit, çka ka futur në dilemë teknikun Duro, i cili i ka kërkuar kohë mikut të tij tek Partizani, Presidentit Demi për t’i dhënë një përgjigje përfundimtare, e cila pritet të bëhet me dije përgjatë ditës së sotme, kur do të zhvillohet edhe një takim mes palëve. Gjithsesi, “Demat e Kuq” në pritje të përgjigjes së teknikut Duro kanë nisur rinovimet me disa prej lojtarëve dhe burime pranë klubit kanë konfirmuar se tashmë kanë hedhur firmën 10 lojtarë. Duro ka drejtuar dy herë të kuqtë e kryeqytetit dhe kjo do të ishte hera e tretë për teknikun e Tiranas, i cili duke firmosur për Partizanin do të rikthehet të drejtojë një ekip në vendin e tij. Teknikut Duro i ka përfunduar kontrata me skuadrën e Shkëndijes. Ai është i lirë të vendosë të ardhmen e tij dhe optimizmi

Runi sfidon Italinë: Do shkojmë më larg se të kaltrit Bomberi anglez i Mançester Junajtid, Uejn Runi shprehet optimist për ecurinë e Anglisë në Botërorin e Brazilit, madje ai ka sfiduar edhe Italinë, duke theksuar se do shkojmë më larg se të kaltrit. I intervistuar nga mediat angleze, Runi ka theksuar se skuadra e drejtuar prej Roy Hodgson është e kompletuar dhe ka mundësi të mëdha për të mbërritur në finale. “Kemi lojtar të mëdhenj dhe me oreks për të arritur larg”, - ka thënë sulmuesi anglez i Mançester Junajtid, që po përgatitet për Botërorin e tretë në karrierë. “Po përgatitemi për të mbërritur në finale. Ai është objektivi ynë dhe cilësitë i kemi, tashmë duhet optimizmi dhe besimi”, - ka theksuar bomberi i përfaqësuese së tre luanëve. Runej, i cili ka marrë pjesë në botërorin e Gjermanisë në 2006-ën, kur Italia u shpall kampione, si dhe në Botërorin e Af-

rikës së Jugut, ku Spanja triumfoi kërkon nga skuadra e tij triumfin final dhe për këtë, thotë ai, duhet nisur me fitore. “Ndeshja e parë e cila do na vendosë përballë Italisë është thelbësore, pasi do forcojë besimin dhe vendosmërinë tek skuadra, e cila këtë vit është e re në moshë me energji dhe dëshirë si asnjëherë më parë”, - nënvizoi Runi. Bomberi anglez për shkak të dëmtimeve dhe problemeve fizike nuk ka dhënë më të mirën në kompeticionet e kaluara, por kësaj radhe ai shprehet i gatshëm për të dhënë maksimumin për përf aqësuesen e tre luanëve. “Kam qenë gjithnjë i gatshëm, por dëmtimet dhe problemet e

tjera fizike më kanë penguar të jap më të mirën, prandaj Botërori i Brazilit është mundësia ime e artë”, - ka thënë Runi, sulmuesi 28-vjeçar i Mançester Junajtid. Ndeshja mes Anglisë dhe Italisë do të luhet më 14 qershor në orën 00:00 me orën tonë lokale, në stadiumin “Manaus”. Nga krahu tjetër, mediat italiane bëjnë të ditur se axurrët kanë përfunduar seksionin e parë të përgatitjeve. Tekniku Prandeli ka lënë pushim skuadrën për tri ditë, takimi është të hënën, kur dhe do të nisë përpilimi i listës përfundimtare të futbollistëve, që do të nisen drejt Brazilit. Italia dhe Anglia janë pjesë e grupit “D” së bashku me Kosta Rikën dhe Urugain.

brenda klubit të Partizanit për të riparë në pankinë Duron është i madh. Skuadra e Partizanit në palmaresin e saj numëron 33 trofe, 15 tituj kampionë Shqipërie, 15 kupa Shqipërie, 2 Superkupa Shqipërie, si dhe është shpallur 1 herë kampione e Ballkanit. Fitimi i titullit kampion tek “Demat e Kuq” mungon që prej sezonit 1992-1993. Më tej historia e skuadrës kryeqytetase arriti në nivelet më të ulëta, që prej themelimit të saj në vitin 1946. Të kuqtë e kryeqytetit njohën edhe kategorinë inferiore, por tashmë ringritja në kategorinë e më të mirëve dhe privatizimi i klubit ka rindezur shpresën tek tifozët e “Demave të Kuq” për trofe, prandaj nënshkrimi me teknikun Shpëtim Duro, i cili njeh mirë futbollin shqiptar do të ishte një hap i mirë për të konkuruar për titullin kampion.

Tri skuadra angleze në “luftë” për Xhekson Martinez Mançester Junajtid, Arsenal dhe Çelsi i kanë shpallur “luftë” njëra-tjetrës për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar të Portos, Xhekson Martinez. Kolumbiani, i cili është grumbulluar me përfaqësuesen e tij për t’u përgatitur për Botërorin e Brazilit, është një nga sulmuesit më të kërkuar nga klubet europiane, kjo dhe për faktin se kontrata e tij përfundon sezonin e ardhshëm. Tekniku i Çelësit, Jose Murinjo ka qenë i pari që ka shenjestruar bomberin kolumbian dhe konflikti tashmë i hapur me Samuel Eton e nxit akoma më tepër teknikun portugez të kërkojë Martinezin. Konkurrent i Murinjos është tekniku i ri i Mançester Junajtid, Luiz Vaan Gal, i cili e sheh Martinez si lojtarin perfekt në tredhëmbëshin me Rooney dhe Van Persie. Së fundmi edhe tekniku i Arsenalit, Arsen Venger ka bërë një sondazh për lojtarin që do ishte i përshtatshëm për lojën e tij të shpejtë. Kujtojmë që veç klubeve angleze në dritare është edhe Roma, që po has vështirësi me rinovimin e Gervinjos.


18 23.05.2014

Gazeta MAPO

sport

Sergio Ramos, dy gëzime në një muaj Maji duhet të jetë muaji i fatit për mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramosin, i cili është pushtuar nga dy gëzime në harkun kohor të tri javëve. Krahas fitimit të titullit kampion i Europës, për më tepër me një gol të shënuar pikërisht nga ai, Ramosi ka shënuar edhe një gol tjetër më datë 6 maj. Loj-

tari i Real Madridit është bërë baba për herë të parë, siç ka bërë të ditur vetë ai edhe në faqen e tij “Twitter”. “Duam t’ju bëjmë me dije se unë dhe zonja ime, Pilar Rubio Ramos (prezantuese spanjolle), i kemi dhënë jetë fëmijës sonë të parë, i cili do të ketë emrin e babait të tij, Sergio Ramos

Rubio”. Siç mësohet nga gazetat iberike, vendosja e emrit ka qenë një sipërmarrje më e vështirë se Liga e Kampionëve për shkak të kundërshtive të së shoqes, por një gjë është e sigurt, shkruajnë mediat spanjolle, që emri i fëmijës së dytë do të jetë e drejtë ekskluzive e zonjës Ramos.

“Festa”, Anceloti këndon gjatë konferencës Festimet për titullin e 10-të të Ligës Kampionëve kanë shtyrë disa prej lojtarëve të Real Madridit të ndërpresin konferencën për shtyp, që timonieri i tyre, Karlo Anceloti ishte duke dhënë për mediat. Disa prej “Los Blancos”, si Modric, Morata, Pepe, Kedira, Isko..etj, kanë ndërprerë konferencën me entuziazmin e tyre duke kënduar “ne jemi kampion, ne jemi më të mirët”. Këtyre festimeve u është bashkuar edhe tekniku italian, i cili duke iu kërkuar ndjesë gazetarëve, iu bashkua festës për fitimin e titullit kampion që mungonte prej një dekade në Madrid. Fitimi i titullit kampion Europe ishte kthyer në një makth për madrilenët, presidenti i të cilëve ka shpenzuar me mijëra e qindra euro për të realizuar ëndrrën e titullit të dhjetë. Edhe “number one”, Murinjo tri vite në pankinën e “Mbretërorëve” nuk arriti të fitonte në Europë, ndërsa Anceloti ia arriti që në debutimin e tij me Merenges.

Real Madrid, mbret i Europës për të 10-ën herë Finalja e mrekullueshme e Lisbonës ishte dy ndeshje në një. E para, iluzioni i gjatë për Atletico Madridin. E dyta, triumfi i vendosmërisë dhe mosdorëzimit të Realit Arbër Fortuzi

“Los Blancos” kanë fituar me rezultatin 4-1 finalen e Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Lisbonë, në stadiumin “Da Luiz”, ndaj rivalëve të Atletiko Madrid, duke u kurorëzuar për të dhjetën herë në histori kampionë Europe. Skuadra e drejtuar prej Karlo Ancelotit edhe pse në dizavantazhin e një goli përgjatë gjithë 90-të minutëshit, sërish gjeti forcën për të mos u dorëzuar dhe për të gjetur rrugën e rrjetës disa sekonda para përfundimit të takimit përmes Segio Ramosit, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një go-

ditje këndi duke e çuar rezultatin në 1-1. Më tej, në kohën shtesë ishte “Mister 100 milion euro”, Bale, i cili në fillimin e kohës së dytë shtesë, në minutën e 110, arriti të dërgonte sërish topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Kunis, duke e çuar rezultatin në 2-1 dhe duke demoralizuar skuadrën rivale të kryeqytetit, të drejtuar nga Diego Simeone. Atletiko Madrid edhe pse mori disa herë iniciativën për të kërkuar golin e barazimit, nuk kishte fuqinë dhe kthjelltësinë e duhur për të rrezikuar portën e mbrojtur nga Kasijas, madje as për të mbrojtur, duke i dhënë hapësirën e nevojshme skuadrës së Ancelotit për të shënuar edhe dy gola të tjerë. Në fillim ishte Marselo, i cili mori iniciativën nga mesi i fushës duke tribluar dy lojtarë dhe më tej nëpërmjet një goditjeje të fuqishme shënjestroi portën e Atletiko Madrid për të tretën herë. Në fund ishte Kristiano Ronaldo ai që do të bënte “poker” për Real Madridin. Ylli Portugez, fitues i “Topit

Finalja e Lisbonës ishte e mrekullueshme, dy ndeshje në një. E para ishte një iluzioni i gjatë për Atletiko Madridin, që gjeti avantazhin në minutën e 36 të pjesës së parë, si pasojë e një gafe të portierit të “Los Blancos”, Kasijas, i cili si kapiteni i Real Madridit ngriti kupën në përfundim të 120 minutave.

të artë” shënoi përmes një 11-të metërshi golin e katërt për “Los Blancos” në këtë takim dhe golin e 17-të personal në Ligën e Kampioneve, duke i dhënë dhe goditjen përfundimtare skuadrës që këtë sezon surprizojë të gjithë sportdashësit duke fituar Kampionatin Spanjoll. Finalja e Lisbonës ishte e mrekullueshme, dy ndeshje në një. E para ishte një iluzioni i gjatë për Atletiko Madridin, që gjeti avantazhin në minutën e 36 të pjesës së parë, si pasojë e një gafe të portierit të “Los Blancos”, Kasijas, i cili si kapiteni i Real Madridit ngriti kupën në përfundim të 120 minutave. Ndeshja e dytë nisi pas minutës së 93, kur Sergio Ramos barazoi takimin dhe skuadra e Real Madridi nisi rimëkëmbjen e saj drejt ëndrrës finale, fitores përfundimtare, ndërsa shkërmoqi ëndrrën e “kushërinjve” Madrilen. Pavarësisht rezultatit final ajo që vlen të përmendet është fair play, i cili mbizotëroi përgjatë gjithë takimit dhe duartrokitjet e panumërta që në fund të

Anceloti dhe Ronaldo, “mbretërit” e Madridit Timonieri Karlo Anceloti dhe “Topi i Artë” Kristiano Ronaldo janë dy arkitektët që ndërtuan me mjeshtërinë e tyre triumfin madrilen në Ligën e Kampionëve. Tekniku italian, i cili mori një skuadër të përçarë për shkak të keqmenaxhimit të Murinjos në tri vite drejtim dhe sulmuesi portugez i cili me 17 gola në Ligën e Kampionëve i dhuruan Real Madridit triumfin e 10-të, Ligën e Kampionëve. Karlo Anceloti me këtë fitore hyn në historinë e futbollit botëror si trajneri i dytë në Ligën e Kampionëve që ka fituar tri herë kupën e saj. I pari trajner që ka arritur një rezultat të tillë ka qenë Bob Paisley, me Liverpul në vitin 1977, 1978 dhe 1981. Po ashtu Anceloti përmes kësaj fitoreje radhitet pranë elitës së teknikëve që kanë festuar titullin kampion Europe me dy skuadra të ndryshme. Tekniku 55-vjeçar ka fituar këtë trofe më parë me Milanin dy herë, në vitin 2003 dhe 2007, ndërsa tashmë me Reali Madridin. Më parë kjo arritje

ka mbajtur autorësinë e Ernst Happel me Fejenord (1970) dhe Hamburgun (1983), Ottmar Hitzfeld me Borusia Dortmundin (1997) e Bayern Mynihun (2001), José Mourinho me Porton (2004) dhe Inter (2010), si dhe e Jupp Heynckes me Real Madrid (1998) e Bayern Mynihun (2013). Tekniku i Real Madridit, Anceloti me këtë sukses mban lart edhe flamurin e Italisë, vend i cili po kalon një krizë të thellë sa i takon rezultateve sportive në panoramën botërore të futbollit. Sa i takon yllit portugez të Real Ma-

dridit, fituesi i “Topit të artë” në fuqi, Kristiano Ronaldo, ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skemën ançelotiane. Portugezi këtë sezon me madrilenët ka shënuar 47 gola në 52 ndeshje, gati një gol për çdo ndeshje. Po ashtu ai ka thyer edhe rekordin e golave të shënuar në Ligën e Kampionëve përgjatë një sezoni me 17 gola. Po ashtu me këto 17-të gola, Ronaldo kapërcen edhe rivalin e tij tek Barcelona sa i takon golave në total të shënuar në Ligën e Kampionëve. Portugezi ka shënuar 68 gola në total në 107 takime, ndërsa “pleshti” i Barcelonës ka shënuar 67 në 86 ndeshje. Ndërsa golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë kompeticion është Raul Gonzales, ish-ylli i Real Madridit, që në total ka shënuar 71 gola në 144 takime. Shifrat e sipërcituara tregojnë më së miri se Real Madridi në gjirin e saj ka dy legjenda, që me punën e tyre punuan që t’u qëndisnin në një kohë rekord titullin kampionë Europe mbretërve të Spanjës.

takimit iu dedikua skuadrës kampione të Spanjës. Gjithashtu emocionuese ishte dhe deklarata e Diego Simeones, i cili në fund të takimit u kërkoi lojtarëve të tij të mos derdhnin as edhe një pikë loti, por të ndiheshin krenarë për rezultatin e arritur. “Asnjë të mos derdhë lot. Jam krenar për skuadrën që kam. Falenderoj zotin për burrat që më dha mundësi të trajnoja. Tani të përgatitemi për sezonin e ardhshëm Deri në minutën e 93 ishim ne kampionët e Europës, por në futboll duhet të luftosh deri në sekondën e fundit dhe kjo i dha trofeun Realit”, - tha Simeone. Finalja e Lisbonës ishte e dyta në historinë e Atletiko Madridit në Ligën e Kampioneve. Finalen e parë Bardhë e Kuqtë e kanë humbur me rezultatin 4-0 ndaj Bayern Mynih në vitin 1979. Real Madrid, finalistja tjetër, një nga skuadrat më të titulluara në historinë e futbollit u ngjit për të dhjetën herë në fronin e më të mirëve në Europë, pas 12 viteve pa fitore në Europë.

Madridi në delir, lëndohen 233 persona Fitimi i titullit të dhjetë kampion Europe për “Los Blancos” ka çuar në delir kryeqytetin spanjoll të Madridit, ku për shkak të festimeve janë lënduar më shumë se 200 persona. Sipas shtypit spanjoll mësohet se janë rreth 237 persona që kanë mbetur të dëmtuar, 37 prej të cilëve të plagosur janë dërguar në spital për ndërhyre mjekësore të specializuar. Festa nuk është vetëm për fituesit, por edhe për nënkampionët e Europës, pasi sipas medias iberike mësohet se rreth 1000 tifozë të Atletiko Madridit deri rreth orës 3:30 kanë pritur në aeroportin e Madridit duke kënduar “Kampion; Kampion” për idhujt e tyre, që këtë sezon kanë arritur një rezultat të jashtëzakonshëm, duke fituar titullin kampion të Spanjës dhe duke lënë pas në klasifikim pikërisht Real Madridin dhe Barcelonën.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26 maj

1733

26.05.2014

19

Kur një person vuan nga deziluzioni, quhet marrëzi; kur shumë njerëz vuajnë nga deziluzioni, quhet fe. - Robert Pirsig (1948-)

Shpikja që i parapriu Revolucionit Industrial John Kay u lind në vitin 1704 pranë Bury-t, në zemër të industrisë së pambukut të Lancashireit. Nga viti 1730, shpikësi i ri kishte aplikuar për të marrë patentën e një makine për përpunimin e stofit. Tre vjet më vonë erdhi shpikja e tij revolucionare e ‘drugës fluturuese’, një mekanizëm mekanik që përshpejtoi mbërritjen e Revolucionit Industrial. Deri në zbulimin e Kay-t, prodhimi i stofit të pambuktë në avlëmend ishte një proces i ngadaltë dhe i vështirë. Një drugë që përmbante pëlhurën duhej të kalonte përmes një ‘depoje’ që formohej

nga ngritja e një rrjete fijesh të alternuara, duke e kufizuar efektivisht gjerësinë e copës që mund të qepet jo më të gjatë se krahu i endësit teksa e kalonte përmes drugës. Shpikja e Kay-it do të rriste, si shpejtësinë e drugës kur lëvizte përmes avlëmendit, por edhe distancën që përshkonte. Ai instaloi dy kuti në secilën anë të avlëmendit të lidhura nga një trup i drunjtë. Druga shtyhej me shpejtësi para e mbrapa përgjatë kuadratit me anë të një kanxhe që endësi e lëvizte sa në një anë në tjetrën. Suksesi i shpikjes së Kay-t e shndërroi industrinë e pambukut duke e rritur kërkesën

shumëfish për pambukun e përpunuar dhe i hapi rrugë shpikësve të tjerë si James Hargreaves dhe Samuel Crompton për të mekanizuar më tej industrinë. Fatkeqësisht, Kay- nuk përfitoi nga vepra e vet. Manifakturistët, të babëzitur refuzuan t’i jepnin honorare për përdorimin e shpikjes së tij dhe në vitin 1753, një turmë punëtorësh luditë të frikësuar se mekanizmi do t’i linte pa punë, e ndoqën edhe nga shtëpia. Ai iku në Francë dhe vdiq në mjerim. I biri, Roberti që mbeti në Angli, trashëgoi genin inovator dhe shpiku ‘drop box’, një mjet që thurte stofra komplekse dhe me ngjyrë.

Blitz

Flickr

+160

Ndryshimi në përqindje gjatë vitit të shkuar në numrin e meksikanëve që kërkonin azil në Amerikë.

+233

Ndryshimi në përqindje në numrin e krimeve me sfond urrejtjen antihispanike në Amerikë.

10

Numri i njerëzve të qëlluar për vdekje pranë kufirit meksikan që nga viti 2010, për shkak të goditjes me gurë të agjentëve të U.S. Border Patrol.

580, 607

Numri i minutave që gratë dhe burrat meksikanë punojnë çdo ditë, respektivisht.

*Sipas Harper’s Index qershor 2014.

Foto: Christophe Liacopoulos

Grace Me Nicole Kidman në rolin kryesor, edicioni i këtij viti i Festivalit të Kanës u hap me këtë film (jashtë konkurrimit për “Palmën e Artë”), i cili rrëfen historinë e Grace Kelly-t, aktores së Hollivudit që u shndërrua në princeshë të mbretërisë së Monakos, krizën e saj të martesës dhe të identitetit (sidomos gjatë një situate të tensionuar politike mes të shoqit, Princit të Monakos Rainier III dhe Charles de Gaulle, presidentit francez të asaj kohe). Regjisor është Olivier Dahan, i njohur për filmin e tij “La vie en rose” (La Momene frëngjisht) - për mendimin tim, një nga filmat më të këqij të këtyre viteve të fundit. Nuk ka ngelur medie e shkruar apo audiovizive pa sharë e kritikuar “Grace of Monaco”: pothuaj të gjithë njëzëri, kritikët duket se ishin mprehur të shihnin një biopic (biography picture) që rrëfente jetën e princeshës-aktore nga fillimi në fund (ajo ka vdekur tragjikisht në një aksident automobilistik, gjë që nuk bën farefare pjesë në film), prisnin një biopic mbushur plot psikologjizma dhe drama, tipike për filmat biografikë hollivudianë,

gazetamapo@gmail.com

qëllimi i vetëm i të cilëve është me demek afrimi në maksimum (gjithmonë me demek) me të vërtetën historike të heroit (ose heroinës) kryesore. Asgjë e tillë tek “Grace of Monaco”: filmi është në të njëjtën linjë me të mrekullueshmin “The Queen” të Stephan Frears, i cili po ashtu kish kuptuar se problemi i sotëm i filmave biografikë është fakti se fatkeqësisht, ata marrin përsipër të rrëfejnë të gjithë jetën e një heroi real, nga fillimi i jetës së tij deri në fund. Ndërkohë që është më se evidente se NUK është në fuqinë e filmit (si mjet shprehës artistik) të marrë përsipër, pra të shfaqë ‘si duhet’, dmth bindshëm artistikisht, një gjë të tillë (ndaj dhe filmat biografikë shpesh janë patetikë: në fund të tyre zakonisht shikojmë personazhin me paruke, me demek heroi apo heroina është plakur, e të tilla karagjozllëqe infantile). Por është edhe një ‘kurth’ tjetër që regjisori duket se e ka evituar më së miri: ai i, me demek, besnikërisë historike të jetës së heroit (apo heroinës)! Një pjesë e mirë e mediave franceze po bërtasin duke aku-

zuar filmin për mosbesnikëri ndaj ‘së vërtetës’ (po ç’është kjo e vërtetë mor aman, që na u dashka respektuar në një vepër filmike): në fakt, filmi propozon një ‘variant’ të Grace Kelly-t, dhe mua m’u duk se zgjedhja e bërë është e shkëlqyer! Varianti është ky: filmi tregon historinë e një ylli kinemaje që martohet me një princ, së cilës ia ka ende qejfi të luajë në filmat e Hollywood-it. Por kur e kupton se tashmë është vonë dhe e ka të pamundur një gjë të tillë, përpiqet të kthejë Monakon në… platé filmi! Kjo është një ide fort inteligjente e regjisorit, i cili kështu eviton ‘vërtetësinë’ historike, mallkimin kryesor të biopic-ëve aktualë në kinema. Megjithatë, prapa kësaj ideje qarkullon edhe një ide (kinematografike, kuptohet) e dytë, më e ‘fshehtë’ se e para: duke qenë se në rolin kryesor është Nicole Kidman, një aktore po aq star sa dhe vetë Grace, filmi kthehet në një ‘dokumentar’ fort turbullues mbi vete Kidman! Kur them turbullues, e kam fjalën për paralelen fort prekëse që mund të hiqet midis

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

dy aktoreve në fjale: Grace Kelly (foto lart) dhe Nicole Kidman (foto majtas): të dyja, për arsye krejt të ndryshme, janë kthyer tashmë në manekine prej… qiriu ! Në këtë mënyrë, filmi kthehet krejt “pa dashje” në një meditim mbi profesionin e aktores. Dhe këtë rol, pra rolin e aktores-star, rolin e vetes (sepse atë të Grace Kelly-t po e po) Nicole Kidman e luan… shkëlqyeshëm!! Dhe kjo liri skenaristike sigurisht që korrespondon edhe me një liri regjisoriale që është për t’u admiruar: “Grace of Monaco” u ikën në mënyrë fantastike klisheve hollivudiane (aq sa thuhet se producenti amerikan i filmit refuzon të shfaqë këtë ‘director’s cut’ në kinematë amerikane!) duke propozuar një lëndë filmike të ndërtuar tërësisht me imazhe: e habitshme që kjo vjen nga një regjisor si Olivier Dahan, i shquar për regjine e tij tipike prej video-klipi (La vie en rose), për më tepër që formimi i tij ka qenë ai i zanatliut të reklamave dhe klipeve muzikore. Por jo kësaj radhe, për fatin tonë të mirë! @filmjournal.net

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 26.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.