Gazeta Mapo

Page 1

FAQE 15

HIPOTEKAT BRENDA 2012, BASHA: ZGJIDHJE DHE PËR ATO ME PROBLEME Kreu i Bashkisë së Tiranës takohet me përfaqësues të biznesit: Nuk do të ngelet asnjë objekt i pahipotekuar. Do t’i kërkojmë qeverisë të bëjë ndërhyrje në ligj

THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E SHTUNË, 28 JANAR 2012. NUMËR 488. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKË. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: GAZETAMAPO@GMAIL.COM. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA"

Show i Adi Krastës, “thumba” edhe për Ardit Gjebrenë

NDRYSHON LIGJI

ISH-TË PËRNDJEKURIT, KATËR KATEGORITË E REJA QË PËRFITOJNË Qeveria shtyn afatin e aplikimit për ish-të përndjekurit deri në prill të këtij viti dhe shton kategoritë që përfitojnë dëmshpërblim. Drafti përfshin “veprat terroriste” në listën e krimeve politike, u jep mundësi të internuarve deri në vitin 1954 në kampe të rrethuara dhe njeh si përfitues fëmijët e dhënë për birësim nga të dënuarit politikë

FOTOT

Të gjithë ata ish-të dënuar politikë që kanë depozituar kërkesa (rreth 700 të tilla) në Ministrinë e Drejtësisë jashtë afatit të përcaktuar (01.07.2009), në ligjin aktual do të kenë të drejtën e përfitimit financiar. Në projektligjin e ri për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, i depozituar dje në Kuvend nga Këshilli i Ministrave, thuhet se datat 01.07.2009 do të zëvendësohen me datat

RIKTHIMI NË TV

Mira Kazhani e Anjeza Maja, pas ambasadori Sequi, Klanit konkurrente bashkë në spektakël në “Dancing" Këshilli i të Urtëve kthen Meidanin e Brokajn në PS

NGËRÇ

NGA BUJAR KAPEXHIU

Emri i një rruge, një vështrim antropologjik

KOMENT ALBERT P. NIKOLLA

KOMENT

NEXHMEDIN SPAHIU

POLITIKË

Ledian Ruçi

Censusi, 60% e bizneseve në Shqipëri kafe dhe restorante

Profesioni i antropologut është i veçantë për shumë arsye, por një prej...

Bizneset me xhiron më të madhe, tregtia dhe serviset e makinave. Instituti i Statistikës, duke zbardhur rezultatet e censusit për njësitë ekonomike, faktoi se 60% e

Kombi kosovar nuk është multietnik

ZBARDHEN SHPENZIMET

Në Kosovë, në të gjitha institucionet e arsimit...

Letra e deputetëve të PS: Pro heqjes së imuniteteve Deputetët Balla, Doshi dhe Baraj munguan në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke preferuar që shpjegimet e tyre t’i jepnin në seancë plenare

bizneseve në vendin tonë janë bare, kafe dhe restorante Fenomeni i bar kafeve si biznes në Shqipëri është aq i përhapur sa është edhe përshtypja e parë më e çuditshme kur një i huaj viziton vendin tonë... faqe 6-7

Fushata e 8 Majit, emrat e sponsorëve të PDIU dhe PR Liria e fjalës

5

Armë në makinën e deputetit Ruçi, i biri shoqërohet në polici Ledian Ruçi është ndaluar për disa orë nga policia e Durrësit së bashku me dy shokë të tij, pasi në makinën “Touareg” në pronësi të të atit u gjet një pushkë sportive. Dëshmia e shokut të Ruçit: Pushka është e imja

Mblidhet Këshilli i të Urtëve. Të pranishëm ish-presidenti Meidani dhe Sabit Brokaj. Pëllumbi mungon për arsye shëndetësore. FAQE 3

OP-ED / 10-11

30.04.2012. Ky ndryshim i parashikuar në draftin më të ri për ish-të përndjekurit politikë do të krijojë mundësinë e përfitimit të dëmshpërblimit edhe për ata persona që nuk kanë pasur mundësi ta depozitojnë kërkesën për përfitim apo që e kanë depozituar atë jashtë afatit ligjor. Ndryshimi në fjalë është shoqëruar edhe me një rregull.... FAQE 4

FAQE 17

Djali i deputetit socialist Gramoz Ruçi përfundon sërish në polici, pasi në makinën e drejtuar prej tij u gjet një pushkë sportive. Ledian Ruçi ka qenë duke udhëtuar në shëtitoren e Durrësit me makinën “Touareg” të babait të tij, së bashku me dy shokë, në momentin që është ndaluar nga punonjës të policisë lokale. Shoqërimi në... faqe 9

KOMENT / 11 SOKOL BALLA

2012, një vit pa ngjarje Një nga librat e mi të preferuar kur isha fëmijë dhe adoleshent, ka qenë romani fantastiko-shkencor i Thanas Qeramës “Një ngjarje në vitin 2044”. Letërsia për fëmijë e viteve ‘80, besoj ishte një farë escape nga rregulli i ngurtë i letërsisë zyrtare, dhe kjo solli lulëzimin e shkrimtarëve si Qerama, Dedja, Hysenbegas, apo Bushaka. Të cilët i lëshoheshin fantazisë në botën e fëmijëve, aty ku liria e saj ishte më pak e kontrolluar. E për më shumë kur flitej për ashensorë që lidhnin tokën me Hënën, në 100-vjetorin e Çlirimit të vendit. Kuptohet, se kjo datë, dhe jo data 28 Nëntor, duhej n g r it u r n ë q i e l l . Jo t hj e sht simbolikisht, por fjalë për fjalë...


2

MAPO

E shtunë, 28 janar 2012 www.mapo.al

politika

Zbardhen shpenzimet e partisë së çamëve dhe asaj republikane për fushatën e 8 majit si dhe emrat e donatorëve

Fushata e 8 majit, emrat e sponsorëve të PDIU dhe PR PDIU rezulton të ketë shpenzuar plot 14.7 milionë lekë të reja, ndërkohë që PR vetëm 3.9 milionë lekë, po ashtu të reja Fejzi Braushi

Ndryshe nga dy forcat e mëdha politike në vend, ato që quhen shpesh si parti të vogla duket se janë treguar më transparente në prezantimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të tyre. Kjo të paktën për sa i përket publikimit të emrave të donatorëve që kanë kontribuar me mbështetje financiare gjatë fushatës së tyre zgjedhore në garën e shkuar për pushtetin vendor. Kështu, dy prej këtyre forcave, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Partia Republikane, përveçse kanë vënë në dispozicion të ekspertëve kontabël të d h ë n at p ë r t ë a r d h u r a t d h e shpenzimet, kanë publikuar dhe listat e sponsorizuesve, të cilët kanë dhuruar nga 1 deri në 10 milionë lekë të vjetra. Në raportet respektive të hartuara nga ekspertët kontabël dhe të dorëzuara në KQZ, PDIU rezulton të ketë shpenzuar plot 14.7 milionë lekë të reja, ndërkohë që PR vetëm 3.9 milionë lekë, po ashtu të reja. PDIU

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet apo siç njihet ndryshe partia e çamëve, rezulton të jetë një nga katër partitë politike që kanë harxhuar më shumë në fushatën e shkuar zgjedhore për pushtetin vendor. Nga raporti i ekspertit kontabël, Lavdërim Fusha, del se kjo forcë politike në këto zgjedhje ka mundur të sigurojë më shumë të ardhura sesa kanë qenë shpenzimet e saj në total. Më konkretisht, ajo ka realizuar plot 15.3 milionë lekë të reja t ë a r d hu r a , n d ë rko h ë q ë k a shpenzuar vetëm 14.7 milionë. Për sa i përket zërit të të ardhurave vihet re se PDIU nuk ka pasur apo nuk ka vënë në përdorim para të vetë partisë, por ka krijuar buxhetin për zgjedhjet falë të ardhurave rreth 8 milionë lekë nga fondet publike, si dhe 5.6 milionë lekë nga sponsorizimet. Tek të ardhurat është përfshirë dhe një shumë prej 1.8 milionë lekësh të reja nga burimet e veta, por e cila siç evidenton audituesi, nuk është përdorur. Për sa i përket të ardhurave nga sponsorët, PDIU ka gjetur mbështetjen e disa donatorëve që kanë dhuruar nga 500 mijë deri në 1 milion lekë të reja. Nga ana tjetër, PDIU me të ardhurat e siguruara jo vetëm ka përballuar shpenzimet e fushatës, por edhe ka bërë që të teprojë një shumë e vogël parash. Rezulton se ajo ka

Shpenzimet e PDIU Qira zyre 704 mijë lekë Qira salle 450 mijë lekë Publicitet 1.5 milionë lekë Reklama 40 mijë lekë Transmetime spotesh 8.8 milionë lekë Flamuj të partisë 410 mijë lekë Promocione ora më logon e partisë 965 mijë lekë Të tjera 24 mijë lekë Shpenzime në total 14.7 milionë lekë Fonde të papërdorura 518 mijë lekë Lista e dhuruesve Barjam Dine Arben Taipi Indrit Hamiti Europetro sh.a Durrës KDK shpk Durrës Euro Biznes 2006 Tiranë Të ardhura në total

500 mijë lekë 1 milionë lekë 962 mijë lekë 1 milionë lekë 1 milionë lekë 1 milionë lekë 5.5 milionë lekë

Shpenzimet e PR Reklama e spote televizive Parulla, tabela, postera e printime Flamuj dhe bluza Qira podesh Foni, videoprojektor, muzikë etj Të ndryshme

3.3 milionë lekë 48 mijë lekë 143 mijë lekë 54 mijë lekë 235 mijë lekë 11 mijë lekë

Shpenzime të papaguara Reklama, spote televizive Shpenzime në total

126.189 lekë 3.908.919 lekë

Lista e dhuruesve Qamil Xhureta 100.000 lekë Gjergj Miruli 100.000 lekë Lutfi Pehri 100.000 lekë Dashnor Pajaziti 100.000 lekë Olsi Baze 100.000 lekë Donacione në total 500.000 lekë

shpenzuar vetëm 14.7 milionë lekë, nga të cilat rreth 8.8 milionë lekë të reja janë përdorur vetëm për transmetim spotesh. Në raport thuhet se fonde të papërdorura janë 518 mijë lekë të reja. Republikanët

Eksperti kontabël, Ahmet Stojna që auditoi të ardhurat dhe shpenzimet e fushatës së socialistëve, ka qenë autori edhe i raportit të auditit të PR. Kështu, në këtë material që ia ka paraqitur në mënyrë zyrtare KQZ, Stojna raporton se PR, ashtu si edhe PDIU, ka shpenzuar më pak sesa ka pasur mundësi, pra sesa kanë qenë të ardhurat. Ajo rezulton të ketë shpenzuar 3.908.919 lekë, ndërkohë që të ardhurat i ka pasur në masën e 4.282.230 lekëve. PR, ashtu si edhe PDIU, ka disa sponsorë, gjithsej 5, të cilët i kanë dhuruar asaj nga 100 mijë lekë të reja. Ndërkohë që për sa i përket shpenzimeve, ajo shumicën dërmuese të tyre e ka bërë për spotet publicitare, plot 3.3 milionë. PR rezulton t’i ketë dhe 126.189 lekë shpenzime të palikuiduara një televizioni privat.

Miratohet kapitulli i parë i Kodit të ri, partitë mund të marrin kredi nga shteti Duke përfituar ndoshta edhe nga mungesa e shumicës së anëtarëve të komisionit përfaqësues të partive të vogla, komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore ka miratuar dje kapitullin e parë të draftit që do t’i paraqitet për miratim seancës plenare, me anë të të cilit do të ndryshohet Kodi Zgjedhor. Pavarësisht mungesës së Vangjel Tavos si përfaqësues i LSI, Fatmir Mediut të PR dhe Shpëtim Idrizit të PDIU, komisioni në prani vetëm të Vangjel Dules nga partitë e vogla, ka miratuar me konsensus këtë kapitull, i cili tenton të rregullojë situatën e financimit të partive në zgjedhje. Më konkretisht, paketa e parë e amendamenteve të miratuara me konsensus ka të bëjë me ndryshimin e skemës së financimit të partive për fushatën zgjedhore. Për shkak se partitë që nuk fitonin vota, por merrnin paraprakisht para nga shteti dhe nuk i kthenin kurrë tepricat siç parashikonte ligji, nenet përkatëse sipas këtyre ndryshimeve do të synojnë që të zgjidhin këtë problem. Sipas këtij ndryshimi në Kod, do të ketë dy mënyra për financimin nga fondet publike

të partive në fushatë. E para, partitë do të financohen nga shteti pas zgjedhjeve dhe paratë do të llogariten në bazë të votave që fitojnë në to. Për të siguruar fondet e nevojshme për përballimin e fushatës, partitë mund të marrin financime edhe para zgjedhjeve, por kjo do të llogaritet si borxh i tyre ndaj shtetit. Dhe për rrjedhojë, nëse shuma e parave që partitë kanë marrë si paradhënie në formë kredie nga shtetit, është më e lartë se votat e fituara prej tyre në zgjedhje, shteti ka të drejtë t’ua marrë paratë nga llogaritë e tjera që partitë kanë. Dhe nëse kjo është e pamundur ose partitë nuk kthejnë borxhin, atëherë shteti nëpërmjet KQZ-së do të përdorë masa detyruese. Sipas ndryshimeve të

miratuara dje në këtë kapitull të parë, këto subjekte zgjedhore që nuk kthejnë këtë shumë nuk do të regjistrohen si subjekte në zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që javën e ardhshme pritet të kalojnë kapituj të tjerë, siç është ai për barazinë gjinore, fushatën në media dhe regjistrimin e subjekteve në zgjedhjeve. Natyrisht, këta kapituj pritet të sanksionojnë zgjidhje të qëndrueshme si për sa i përket çështjes së hartimit të listave dhe respektimit në to të barazisë gjinore, ashtu edhe lidhur me transmetimin e fushatës në media. Çështje këto që në dy zgjedhjet e fundit kanë sjellë shumë debate mes palëve. Por çështja që pritet të sjellë dhe ndarjen e palëve në qëndrime do të jetë padyshim ajo që ka të bëjë me formulën e kompozimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjitha komisioneve të niveleve të tjera. Në mbledhje morën pjesë dhe ekspertët e huaj të ngarkuar nga OSBE/ODIHR, për të asistuar komisionin e Reformës Zgjedhore në veprimtarinë e tij, z. Jessie Pilgrim dhe z. Richard Lappin. B.Braushi


E shtunë, 28 janar 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Partia Socialiste ka mbledhur këtë të premte Këshillin e të Urtëve, një strukturë kjo e përbërë nga socialistët e hershëm, themeluesit e ish-zyrtarët e lartë të PS

Braçe: Nuk iki në Korçë, për Beratin e lë kryesinë e PS Ajo që nisi si shprehje e një qëndrimi kundër ndaj një propozimi të kryesisë së PS për të shpërndarë anëtarët e saj në qarqe ku nuk kanë qenë më parë si të deleguar, është kthyer tashmë në një sagë mes deputetit të qarkut të Beratit, Erion Braçe dhe lidershipit të PS. I deleguar në qarkun e Korçës, ai ka refuzuar t’i bindet këtij vendimi, duke mos respektuar kështu vendimin e kryesisë ku ai bën pjesë. Ndërsa dje në Korçë ka nisur riorganizimi i strukturave të partisë së këtij qarku nën drejtimin e sekretarit organizativ, Blendi Klosi, Braçe, si për karshillëk ka mbajtur një konferencë shtypi nga selia e PS në rrethin e Beratit, ku ka deklaruar publikisht se nuk do t’i bindej vendimit të kryesisë për t’u transferuar në qarkun juglindor, pasi nuk mund të tradhtonte socialistët dhe zgjedhësit e Beratit. Duke e konsideruar si ofiq detyrën e të deleguarit të kryesisë, Braçe ka deklaruar se nuk ka nevojë për të. “Unë do të doja t’u thosha, të paktën nga ana ime, se në konsultimet e gjera me drejtuesit e PS këtu në Berat dhe në

Kuçovë qëndron në fuqi ajo që kam thënë më parë. Për asnjë moment, për asnjë arsye dhe për asnjë ofiq nuk do të lëviz nga plotësimi i mandatit tim në qarkun e Beratit, e konkretisht në rrethin e Beratit”, - tha Braçe në deklaratën e tij. Më tej ai duke u shprehur se ky vendim është vullneti edhe i socialistëve të rretheve Kuçovë e Berat, ka theksuar se ka një kontratë morale dhe detyrime ndaj socialistëve e zgjedhësve të Beratit, të cilët i kanë besuar atij votën. Ndaj, ka bërë të ditur Braçe, nuk mund të lëvizë prej këtij qarku. “Përpara ofiqit të anëtarit të kryesisë, unë zgjedh të respektoj mandatin e deputetit në këtë qark, duke respektuar dhe përmbushur besimin që më kanë dhënë socialistët dhe qytetarët. Pra, për asnjë arsye nuk lëviz nga ky qark”, - shtoi Braçe. Ndërkohë nga Korça, sekretari organizativ Blendi Klosi iu është shmangur pyetjeve të gazetarëve për mosbindjen e Braçes, duke deklaruar se kjo është një mbledhje organizative, qëllim i së cilës është ristrukturimi i bazës për të përgatitur

partinë për zgjedhjet e ardhshme. Javën që shkoi kryesia e Partisë Socialiste miratoi vendimin për shpërndarjen e anëtarëve të saj nëpër qarqe, duke ndjekur si logjikë shkartisjen e të gjithë emrave të saj të përfaqësuar në këto zona, me qëllim prerjen e lidhjeve disavjeçare që një pjesë e tyre kanë krijuar me njerëz të caktuar të bazës socialiste, duke shkaktuar për rrjedhojë dhe probleme apo pakënaqësi me pjesën tjetër.

Takimi me Ramën, Meidani e Brokaj kthehen në PS Mblidhet Këshilli i të Urtëve. Të pranishëm ish-presidenti Meidani dhe Sabit Brokaj. Pëllumbi mungon për arsye shëndetësore. Fejzi Braushi

Minierat e kromit, deputetët e PS-së letër Berishës TIRANË Në mungesë të një përgjigjeje zyrtare nga ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, për disa pyetje që lidheshin me situatën në minierën e Bulqizës, deputetët socialistë i janë drejtuar dje me një letër kryeministrit Sali Berisha. Letra e deputetëve socialistë nis me rikujtimin kryeministrit Berisha se “minatorët vazhdojnë të vdesin tuneleve të minierave të trajtuar si skllevër, ndërkohë që miliona Euro përfitime shkojnë në xhepat e shfrytëzuesve që shtojnë pasurinë e tyre”. Ndaj, nisur nga këto rrethana dhe në ushtrim të detyrës si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët socialistë i drejtuam disa pyetje të detajuara institucionit përkatës. ”Ju bëjmë me dije - vijon letra, - se ende sot e kësaj dite, kur ka kaluar çdo afat parashikuar nga Kushtetuta dhe ligji, kërkesa jonë si deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, edhe pse në ushtrim të plotë të detyrës sonë kushtetuese, nuk ka marrë akoma asnjë përgjigje nga ministri i Qe-

verisë Suaj për Ekonominë, Tregtinë dhe Energjetikën”, thuhet në letër. Deputetët socialistë theksojnë se “mungesa e përgjigjes jo vetëm përbën një shkelje flagrante të ligjit dhe Kushtetutës, për respektimin e së cilës jemi betuar njëlloj, por thellon edhe më shumë errësirën e heshtjes së korridoreve qeveritare, prej nga ku besojmë kanë buruar praktikat e dyshimta që vazhdojnë u marrin jetën minatorëve në errësirën e galerive të vuajtjes e mjerimit”.

Politika e hapjes së partisë nga Edi Rama duket se ka dhënë efektet e para konkrete. Ish-presidenti Rexhep Meidani, Sabit Brokaj dhe Bashkim Zeneli, figura të njohura të së majtës, janë kthyer në selinë rozë, pas një periudhe marrëdhëniesh ose konfliktuale ose në rastin më të keq si kundërshtarë politikë. Kjo pasi ata kanë marrë pjesë dje në takimin e parë të Këshillit Politik ose siç njihet ndryshe Këshilli i të Urtëve, i krijuar nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, gati dy muaj më parë, ku përveç tyre bëjnë pjesë edhe Pandeli Majko, Maqo Lakrori, Gramoz Ruçi, Arta Dade, Namik Dokle, Luan Hajdaraga, Ethem Ruka dhe Servet Pëllumbi. Takim ky që ka shërbyer vetëm për konstituimin e këtij këshilli, i cili ka vendosur që të mblidhet një herë në muaj si zakonisht, dhe që do të shërbejë edhe si një strukturë konsultuese dhe këshilluese e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama. Takimi Partia Socialiste ka mbledhur këtë të premte Këshillin e të Urtëve, një strukturë kjo e përbërë nga socialistët e hershëm, themeluesit e ish-zyrtarët e lartë të PS. Në takimin e parë me kryesocialistin Rama kanë marrë pjesë thuajse të gjithë anëtarët e miratuar nga Asambleja, me përjashtim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ishte i pamundur për shkak të problemeve me shëndetin. Ftesës së kryesocialistit Edi Rama i është përgjigjur edhe ishpresidenti Meidani, me të cilin kohët e fundit ka patur përplasje parimore për një sërë çështjesh, përfshi këtu edhe programin politik që u miratua në kongresin e fundit. Pavarësisht replikave që nuk kanë munguar as në publik,

mësohet se kjo lloj marrëdhënie nuk ka ndikuar aspak në përballjen e tyre të djeshme. Megjithëse në mbledhje është rënë dakord që në lidhje me këto takime të mos ketë komunikim me mediat, burime pranë saj kanë bërë të ditur se takimi i djeshëm ka shërbyer më shumë për konstituimin e këshillit dhe për të njohur anëtarët e tij me misionin e kësaj strukture të re. Ndërkohë që vetë Meidani mësohet se është shprehur i gatshëm për t’u angazhuar dhe kontribuar për të realizuar qëllimin për të cilin është ngritur ky këshill. Gjithashtu, bëhet e ditur se një pjesë e anëtarëve të tij kanë falënderuar Ramën për këtë angazhim, duke konsideruar atë si një vlerësim. Rama Në fjalën tij kreu socialist, siç bën të ditur zyra e shtypit, ka falënderuar anëtarët e këtij këshilli për pjesëmarrjen dhe u ka bërë të ditur atyre se ai nuk do të jetë një këshill thjesht honorifik, por do ketë një rol tepër të deciziv në përcaktimin e qëndrimeve të PS-së për çështje konkrete. “Efikasiteti dhe produktiviteti i kësaj tryeze është i lidhur drejtpërdrejt edhe me kontributin e secilit, por unë nga ana ime jam i bindur që kjo tryezë është një vlerë e shtuar në gjithë përpjekjen për t’i dhënë familjes sonë politike sa më shumë kontribute në aspektin e diskutimit mbi strategjinë, mbi ecurinë hap pas hapi të ballafaqimit politik dhe sigurisht edhe mbi kohezionin që duhet krijuar medoemos

midis gjithë faktorëve e aktorëve brenda kësaj familjeje të madhe. Ky nuk do të jetë një forum honorifik, por një bërthamë e rëndësishme dhe influente në vendimmarrjen e Partisë Socialiste. Kjo do të jetë një tryezë e hapur për të pasur prezent edhe protagonistë të tjerë të jetës dhe të punës së partisë, sipas rasteve dhe sipas nevojave që mund të nxjerrë periudha në vijim, duke e kthyer në një tryezë diskutimi për të marrë të gjitha sugjerimet, idetë, këshillat në raport me çështje apo momente të caktuara të jetës politike. Ne kemi filluar një proces të rëndësishëm me programin e ri të Partisë Socialiste. Kemi vendosur në Asamblenë e fundit që të çelim një rrugë të Programit për të komunikuar intensivisht në këtë fazë tezat e tij dhe për të marrë sa më shumë mbrapsht nga njerëzit, nga komunitetet, nga grupet e interesit, reagime, vërejtje, sugjerime dhe për t’i përfshirë ata, në mënyrë që ta bëjmë programin realist, të plotë dhe sa më pranë tyre, duke e kthyer atë në një pronësi të sa më shumë njerëzve. Edhe në këtë aspekt kjo tryezë do të përfshihet qoftë për të marrë informacion lidhur me ecurinë e punës me Programin, qoftë për të dhënë ide dhe sugjerime për Programin”, - tha Rama. Këshilli Politik do të mblidhet një herë në muaj, si dhe për çështje të veçanta. Gjithashtu është vendosur unanimisht që nga mbledhjet e tij nuk do të ketë njoftime për shtypin.


4

MAPO

e shtunë, 28 JANAR 2012 www.mapo.al

politika

Bregu, takim konsultativ me shoqërinë civile Në kuadër të procesit të rishikimit të Planit të Veprimit për plotësimin e rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Europian, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu zhvilloi dje një takim konsultativ mes grupeve të punës. Gjatë takimit, Bregu vlerësoi si shumë të rëndësishme përfshirjen e shoqërisë civile në

rishikimin e Planit të Veprimit, krahas përfshirjes dhe kontributit të opozitës, pasi sipas saj, kjo do të mundësojë finalizimin e një dokumenti realist dhe të besueshëm. Duke iu referuar progres-raportit të KE të nëntorit 2011, sipas të cilit “vlerësohen si domethënëse përpjekjet e Ministrisë së Integrimit për

përgatitjen e Planit të Veprimit, konsultimet aktive me të gjithë aktorët e interesuar, veçanërisht me opozitën”, - ministrja Bregu u shpreh se shpreson që bashkëpunimi me opozitën të mos ketë luhatje, por të vazhdojë të jetë intensiv deri në hartimin e materialit përfundimtar të Planit.

Ndryshon ligji për ish-të përndjekurit, shtyhet afati për kërkesat e përfitimit Sipas draftit të ndryshuar, të gjithë ata që kanë bërë kërkesë dhe kanë marrë njoftim negativ me arsyetimin se “veprat terroriste” nuk përfshihen në listën e veprave penale politike, kanë të drejtë të riparaqesin kërkesë të re TIRANË Të gjithë ata ish-të dënuar politikë që kanë depozituar kërkesa (rreth 700 të tilla) në Ministrinë e Drejtësisë jashtë afatit të përcaktuar (01.07.2009), në ligjin aktual do të kenë të drejtën e përfitimit financiar. Në projektligjin e ri për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, i depozituar dje në Kuvend nga Këshilli i Ministrave, thuhet se datat 01.07.2009 do të zëvendësohen me datat 30.04.2012. Ky ndryshim i parashikuar në draftin më të ri për ish-të përndjekurit politikë do të krijojë mundësinë e përfitimit të dëmshpërblimit edhe për ata persona që nuk kanë pasur mundësi ta depozitojnë kërkesën për përfitim apo që e kanë depozituar atë jashtë afatit ligjor. Ndryshimi në fjalë është shoqëruar edhe me një rregull tranzitor, sipas të cilit Ministria e Drejtësisë do të jetë e detyruar të fillojë procedurën e shqyrtimit administrativ për të gjitha ato kërkesa që janë paraqitur pas datës 01.07.2009. Veprat penale P r o j e kt l i g j i p a r a sh i ko n gjithashtu që për ish-të dënuarit politikë që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim me tela me gjemba deri në vitin 1954, masa e dëmshpërblimit ndaj tyre të përcaktohet në bazë të aktit administrativ të lëshuar nga komisioni trepalësh. Në një tjetër paragraf të draftit thuhet se në listën e veprave penale politike duhet të përfshihet edhe vepra penale “veprat terroriste”, parashikuar në nenin 65 të Kodit Penal, të vitit 1952, dhe nenin 50 të Kodit Penal, të vitit 1977. Teksti i nenit 67 të Kodit Penal të vitit 1952, parashikon: “Veprat terroriste kundër përfaqësuesve të pushtetit popullor ose aktivistëve të or-

shkurt

Dita e Holokaustit, Berisha nderon kujtimin e viktimave

Të përndjekur politikë

ganizatave shoqërore, ose kundër personave të tjerë për shkak të veprimtarisë së tyre shtetërore ose shoqërore, dënohen: me burgim jo më pak se 10 vjet, ose me vdekje, dhe kurdoherë me konfiskim të pasurisë”. Thuajse e njëjta gjë parashikohet edhe në nenin 50 të Kodit Penal të vitit 1977. Nga sa më sipër, Ministria e Drejtësisë (përmes një relacioni sqarues) çmon se ato janë vepra penale me natyrë politike dhe, për pasojë, duhet të përfshihen në kategorinë e përcaktuar për dëmshpërblim financiar. Për këtë arsye, projektlig ji rregullon përmes një tjetër neni se të gjithë ata që kanë bërë kërkesë dhe janë njoftuar me “njoftim negativ” me arsyetimin se “veprat terroriste”

Në projektligj është parashikuar gjithashtu që në kategorinë e pasardhësve të ish-të dënuarit politik të përfshihen edhe fëmijët e tij që janë dhënë në birësim para

nuk përfshihen në listën e veprave penale politike, kanë të drejtë të riparaqesin kërkesë të re për të rikonfirmuar vullnetin e tyre, brenda datës 30.04.2012. Kjo vlen edhe për ata që kanë përfituar një dëmshpërblim financiar të pjesshëm, të cilët kanë të drejtë që të riparaqesin kërkesën për të përfituar pjesën takuese që zë dënimi politik për këtë vepër penale. Në projektligj është parashikuar gjithashtu që në kategorinë e pasardhësve të ish-të dënuarit politik të përfshihen edhe fëmijët e tij që janë dhënë në birësim para, gjatë dhe pas periudhës së vuajtjes së dënimit të padrejtë, në rastet kur provojnë dhënien në birësim nga ish-i dënuari politik

Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, kryeministri Berisha nderoi dje kujtimin e viktimave të racizmit nazist. “Sot, kombet e lira në mbarë botën, në Ditën e Holokaustit, nderojnë kujtimin e mbi 6 milionë viktimave me origjinë hebreje, fëmijë, djem, vajza, burra, gra, të moshuar që humbën jetën në racizmin dhe urrejtjen njerëzore të kryer nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo kasaphanë e makinerisë së përbindshme të shfarosjes në masë, vetëm e vetëm për shkak të përkatësisë etnike e fetare, është sot një apel i fuqishëm për të gjithë njerëzit në mbarë botën për të dënuar çdo formë dhune dhe urrejtje të racizmit dhe çdo origjine tjetër”, - tha dje Berisha. Kryeministri kujtoi gjithashtu edhe qëndrimin e Shqipërisë: “Shqiptarët, duke u përkulur me respekt të thellë para kujtimit të viktimave të pafajshme të Holokaustit, por dhe me ndjenjën e mirënjohjes ndaj paraardhësve të tyre, të cilët bënë që kombi shqiptar jo vetëm të mos marrë pjesë në holokaust, por përkundrazi Shqipëria u shndërrua në një strehë të sigurt për hebrenjtë që ndiqeshin nga bisha naziste dhe numri i tyre ishte më i madh në fund të luftës, sesa në fillim të saj. Ky qëndrim përbën një bazë solide të miqësisë e bashkëpunimit që bashkon sot kombin shqiptar me kombin hebre: Shqipërinë me Izraelin”.

Ish-të dënuarit politikë mbi 85 vjeç do dëmshpërblehen në dy këste TIRANË Drafti për ish-të përndjekurit politikë, i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, parashikon rrethana krejt të veçanta kundrejt një kategorie të ish-të dënuarve politikë. Bëhet fjalë për ish-të dënuarit politikë të mbetur gjallë, me moshë mbi 85 vjeç, të cilëve do t’u shpërndahet dëmshpërblimi në dy këste proporcionale. Sipas projek-

tligjit, ish-të dënuarit politikë të mbetur gjallë, mbi 85 vjeç, do të trajtohen me përparësi krahasuar me kategorinë tjetër të ish-të dënuarve politikë, duke e përfituar shpërndarjen e dëmshpërblimit në vlerë të plotë, në vetëm dy këste. Ministria e Financave ka parashikuar përmes një neni tranzitor që të shpërndajë pjesën e mbetur të vlerës së plotë të dëmshpërblimit

për këtë kategori. Shpërndarja e këstit të parë proporcional të dëmshpërblimit duhet të bëhet brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, për të gjithë ata që kanë mbushur moshën 85 vjeç, ose nga dita kur ish-i dënuari politik mbush këtë moshë. Sipas projektligjit, pagesa për këstin e dytë të bëhet brenda një viti nga çasti i përfitimit të këstit të parë. Për ish-të dënuarit politikë të

mbetur gjallë, me moshë mbi 85 vjeç, të cilëve deri në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji nuk u është miratuar dëmshpërblimi me vendim të Këshillit të Ministrave, shpërndarja e këstit të parë do të bëhet brenda tre muajve nga çasti i miratimit të dëmshpërblimit. Ndërsa pagesa për këstin e dytë do të bëhet brenda një viti nga çasti i përfitimit të këstit të parë.


E shtunë, 28 janar 2012 www.mapo.al

politika

MAPO

5

Shkarkimi i Spahiut, Arvizu: Po përpiqem për 1 takim me të Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu ka shprehur publikisht vullnetin e tij për të zhvilluar një takim me nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu për të biseduar, sikundër u shpreh, lidhur me procedurat e nisura nga Kuvendi për shkarkimin e tij. Në një prononcim, Arvizu tha se “nuk jam

shumë familjar me procedurat, jam përpjekur të takohem me zotin Spahiu këtë javë, por ai ka qenë i zënë. Unë kam qenë i zënë. Dhe nuk kam pasur shansin që të ulem dhe të bisedoj me të, por mezi pres ta takoj dhe të flasim për situatën e tij”,- u shpreh Arvizu. Kreu i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka pretenduar se i është hequr e drejta e fjalës

në mënyrë arbitrare në seancën dëgjimore të datës 18 janar në komisionin e Ligjeve. Spahiu e ka konsideruar ngritjen e komisionit hetimor ndaj tij si një gjest të motivuar politikisht nga ana e mazhorancës, ndërsa së fundmi Spahiu ka theksuar se Kuvendi po shkel procedurat, duke i mohuar atij të drejtën e mbrojtjes.

Tre deputetët e PS, letër Këshillit: Jemi pro heqjes së imuniteteve Deputetët Balla, Doshi dhe Baraj munguan në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke preferuar që shpjegimet e tyre t’i jepnin në seancë plenare. Raporti për heqjen e imuniteteve nga Gumi dhe Gjiknuri Tiranë Tre deputetët e Partisë Socialiste nën hetim për organizim të dhunës në demonstratën e 21 janarit kanë preferuar seancën plenare dhe jo Këshillin e Mandateve, për të dhënë shpjegimet e tyre. Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj munguan dje në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku priteshin shpjegimet e tyre në ngjarjet e 21 janarit. Mungesa fizike e tre deputetëve të PS-së është zëvendësuar me letrat e tyre, përmes së cilave shprehej gatishmëria për të

lënë imunitetin dhe për t’u vënë në dispozicion të hetimeve të Prokurorisë. Deputeti Taulant Balla, në letrën dërguar Këshillit të Mandateve thotë se pranon heqjen e imunitetit dhe se shpjegimet e tij për këtë kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme do t’i japë në seancën plenare të radhës. “Përmes kësaj shkrese ju bëj me dije se e pranoj heqjen e imunitetit parlamentar dhe jam i gatshëm t’i nënshtrohem procedimit penal nga organi i prokurorisë. Qëndrimin tim për këtë çështje do ta bëj publik në seancën plenare të Kuvendit, kur të shqyrtohet kërkesa’, - thotë Balla në letrën e tij, e ngjashme edhe me ato të dy deputetëve të tjerë. Ndërsa këtë qëndrim të tyre e ka komentuar edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi gjatë mbledhjes së djeshme. “Letra nuk nënkupton vetëm që shpjegimet deputetët do i japin në seancë. Deputetët u japin dakordësinë që

këshilli i Mandateve të votojë pro heqjes së imunitetit të tyre, kjo është esenca e letrës. Ne jemi dakord të përgatitet raporti, Këshilli të japë vendimin për heqjen e imunitetit”, -tha Gramoz Ruçi. Në mbledhjen e djeshme që ka zgjatur veçse disa minuta, është vendosur që raporti për imunitetin e deputetëve të përgatitet nga deputetët Viktor Gumi dhe Damian Gjiknuri. “Deputetët për të cilët është kërkuar autorizim për procedim penal nuk u paraqitën përpara Këshillit për të zhvilluar seancën dëgjimore, por me shkresë njoftuan Këshillin se nuk do ta shfrytëzonin këtë mundësi që i jep rregullorja, por rezervonin të drejtën që shpjegimet e tyre t’ia paraqisnin seancës’, - tha dje përmes një njoftimi Kuvendi i Shqipërisë. Tre deputetët socialistë, Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj do të hetohen nga Prokuroria e Përgjithshme për veprën penale të “orga-

Kreu i PS: Ina Rama, fakte, Berisha gënjeshtra Kryetari i Partisë Socialiste, përmes një mesazhi në ‘Twitter’ ka komentuar intervistat e kryeministrit Sali Berisha dhe kryeprokurores Ina Rama për ngjarjet e 21 janarit. “Dy ditë- dy intervista - dy pamje, Ina Rama, qetësi, profesionalizëm, fakte. Saliu çorodi, gënjeshtra, kërcënime, turpërues për Shqipërinë!”-shkruan Rama në rrjetin social, pas deklaratave të dy protagonistëve mbi këto ngjarje dhe hetimet e ditëve të fundit. Kryeministri Berisha tha në një intervistë televizive se kryeprokurorja do të hetohet pas mbarimit të mandatit dhe se 21 janari do të rihapet nga prokurori i ri, ndërsa Ina Rama mbrojti hetimet dhe konkluzionet e FBI rreth ngjarjeve të 21 Janarit, që solli urdhërarrestet për kreun e Gardës, shoferin e tij dhe një specialist të IT në Kryeministri.

nizimit dhe pjesëmarrjes në manifestime të paligjshme”. Edhe pse kryeprokurorja Ina Rama ka pranuar se me faktet e deritanishme nuk mund të ngrihet akuzë ndaj tre deputetëve të PS-së, ajo tha se nevojitet heqja e imuniteteve për të shtyrë më tej hetimin. Sipas dosjes, dorëzuar në Kuvend nga Prokurorja e Përgjithshme, deputetit Taulant Balla i ka mbërritur në telefon një SMS nga një demonstrues nga Librazhdi, i cili lë të kuptohet se kishte një lloj varësie prej tij, më 21 janar, ndërsa deputeti Tom Doshi është filmuar në shoqërinë e dy demonstruesve nga Shkodra, aktivë në dhunën e ushtruar ndaj forcave të rendit. Sa i përket deputetit Besnik Baraj, imuniteti i tij kërkohet për shkak të funksionit që ai mbante si kreu i PS-së së Tiranës, e që ishte marrë me korrespondencën me policinë për lejen e demonstratës së 21 janarit.

Këshilli i Mandateve

21 janari, ambasadori danez mbështet Ina Rama Kryeprokurorja ka pritur në një takim ambasadorin Karsten Jensen, ku është diskutuar edhe hetimi për ngjarjet e 21 janarit Tiranë Prokurorja e Përgjith-

shme, Ina Rama priti dje në takim ambasadorin e Danimarkës në Tiranë, Karsten Jensen, vendi i të cilit ka kreun e radhës së Presidencës së Bashkimit Europian. Burime zyrtare nga Prokuroria thanë se në thelb të takimit ishte pavarësia e institucioneve të drejtësisë dhe rolit të tyre në forcimin e shtetit

të së drejtës, ndërsa u vlerësua performanca e Prokurorisë Shqiptare si një nga hallkat e rëndësishme në ruajtjen dhe zbatimin e ligjit. Një vend të veçantë gjatë bisedës mes tyre zuri edhe hetimi i plotë dhe i gjithanshëm i proceseve të ndryshme, ndërsa u ndalën gjatë në ngjarjet e 21 janarit ku u kërkua transparencë dhe efektiviteti në gjykim. Në vijim të takimit, midis kryeprokurores Ina Rama dhe ambasadorit të Danimarkës, Karsten Jensen u diskutua rëndësia se secili institucion duhet dhe e ka për detyrë të punojë në mënyrë të pavarur, bazuar në ligj dhe

Ambasadori danez, Karsten Jensen

jashtë çdo ndërhyrjeje, për të garantuar shtetin e së drejtës. Në këtë linjë ai shprehu mbështetjen e vendit të tij ndaj Prokurorisë Shqiptare duke nënvizuar nevojën për bashkëpunim mes dy vendeve.

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama

Organi i akuzës ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pas urdhrave të arrestit lëshuar ndaj ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi, shoferit të tij Margarit Kume dhe një specialisti të IT-së në Kryeministri. Urdhër-arrestet u firmosën pas mbërritjes së ekspertizës së bërë nga FBI mbi provat e mbledhura për ngjarjet e 21 janarit. Tre zyrtarët u lanë në arrest shtëpie nga Gjykata e Tiranës. Fill pas mbërritjes së raportit ndaj prokurorisë janë bërë disa akuza publike, kryesisht politike në lidhje me qëndrimin e këtij institucioni për hetimin e kësaj çështjeje.


6

MAPO

e shtunë, 28 JANAR 2012 www.mapo.al

politika

Sequi: BE mundësoi fondet për censusin e biznesit Statistika mbi bizneset shqiptare u realizua falë ndihmës prej 10 milionë eurosh nga BE për të dhëna ekonomike, demografike dhe bujqësore, njoftoi Prezenca e BE në vendin tonë. Si pjesë e projektit të ndihmës së financuar nga BE, INSTAT ka mundur të kryejë Censusin Ekonomik, Censusin e Popullatës

dhe Banesave dhe pritet të kryejë Censusin Bujqësor. Qëllimi kryesor i Censusit Ekonomik ishte mbledhja e të dhënave statistikore të plota dhe të besueshme, çka mund ta çojë vendin drejt një Regjistri Statistikor të Biznesit që përmbush kërkesat e BE-së dhe të përdoruesve shqiptarë. Statistikat janë

themeli i politikave që realisht synojnë të prekin nevojat dhe mundësitë e identifikuara nëpërmjet të dhënave mbi ekonominë dhe shoqërinë. Besueshmëria dhe krahasueshmëria e statistikave shqiptare duhet të përmirësohet më tej për të arritur standardet e vendeve anëtare të BE-së.

INSTAT:

Censusi, 60% e bizneseve janë kafe dhe restorante Instituti i Statistikës, duke zbardhur dje rezultatet e censusit për njësitë ekonomike, faktoi se 60 për qind e bizneseve në vendin tonë janë bare, kafe dhe restorante. Ja të gjitha statistikat e reja për bizneset Blerina Hoxha

Fenomeni i bar kafeve si biznes në Shqipëri është aq i përhapur sa është edhe përshtypja e parë më e çuditshme kur një i huaj viziton vendin tonë. Kjo ndjesi me sy të lirë është faktuar dje nga Instituti i Statistikës, i cili duke zbardhur rezultatet e censusit për njësitë ekonomike faktoi se 60 për qind e bizneseve në vendin tonë janë bare, kafe dhe restorante. Në fakt ky verifikim ka faktuar po një studim të INSTAT-it të para do kohëve, sipas të cilit shqiptarët rrinë tri orë në ditë mesatarisht në kafe. Po sipas INSTAT, biznesi i bareve dhe restoranteve vjen i dyti në listë pas biznesit të riparimit të automjeteve për nga xhiroja vjetore. Gjatë publikimit të rezultateve të censusit për njësitë ekonomike drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, thotë se, pjesa dërrmuese e tyre është krijuar pas vitit 2005. Kështu në të gjithë vendin rezultojnë 103 038 njësi ekonomike, nga të cilat 99 722 janë aktive. “Rreth 50 për qind e ndërmarrjeve aktive,

Regjistri i biznesit, ja risitë • 103 038 njësi ekonomike • 99 722 biznese aktive • 55% e tyre nga 2005-2009 • 50% janë në rajonin Tiranë-Durrës • 2 379 janë biznese të huaja • 62.7% kanë një të vetëpunësuar • 80% e ndërmarrjeve janë njësi shërbimi • 60% janë bare, kafe, restorante dhe hotele • 70% e ndërmarrjeve me 50 ose më shumë punonjës janë industriale • 15.8% janë prodhues mallrash dhe punësojnë 32% të të punësuarve • 1% janë ndërmarrje të mëdha dhe punësojnë 42% të të punësuarve • 26.4% e ndërmarrjeve janë të menaxhuara nga femrat • 38.7% e të punësuarve janë gra

që janë regjistruar gjatë këtij procesi, janë krijuar gjatë viteve 20052009. Në totalin e ndërmarrjeve, gjysma e tyre janë përqendruar në qarqet e Tiranës dhe të Durrësit”, tha Nurja. Sipas numrit të të punësuarve, pjesa dërrmuese e bizneseve, 62.7 për qind e tyre, kanë vetëm një punonjës. Rreth 28.2 për qind kanë nga 2 deri në 4 punonjës, ndërsa ndërmarrjet me mbi 50 punonjës janë vetëm 0.9 për qind e totalit. “Duket qartë që ekonomia shqiptare tashmë është e zhvilluar dhe e orientuar drejt shërbimeve, pasi 84 për qind e këtyre ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve”, theksoi Nurja. INSTAT thotë se viti 2010 ka qenë një nga vitet më të mira për lindjen e bizneseve të reja. Sipas Censusit, gjatë këtij viti numri i ndërmarrjeve private dhe atyre shtetërore, që nuk janë shoqëri aksionere, u rrit me 13 mijë e 626 ose 14 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë. Sipas INSTAT rreth 9 mijë prej këtyre bizneseve krijuan nga një vend të ri pune, 3895 hapën nga 2 deri në katër vende të reja pune dhe pjesa tjetër më shumë sesa 5 vende të reja pune. Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Etore Sekiu, i pranishëm në publikimin e rezultateve, tha se transparenca përsa i përket ndërmarrjeve ekonomike në vend është shumë e rëndësishme, njësoj si treguesit e popullsisë si plotësim i një prej standardeve të Bashkimit Europian.

Drejtoresha e Instat Ines Nurja, Etore Sekui dhe Genc Pollo gjatë takimit të djeshëm

INSTAT: Kriza, bie tregtia me Greqinë Marrëdhëniet tregtare me Greqinë kanë rënë për shkak të krizës që po përjeton vendi fqinjë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë vitit 2011 pesha e Greqisë si partner tregtar pësoi një rënie të ndjeshme. Në vitin 2010 Shqipëria blinte nga Greqia 13.1% të importeve totale, ndërsa në vitin 2011 importet greke ranë në 10.6%. E njëjta tendencë u vërejt edhe në eksportet shqiptare drejt Greqisë, që në vitin 2010 zinin 5.4% të totalit, ndërsa në vitin 2011 ranë në 5.1%. Ndonëse Bashkimi Europian ngelet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, me 72% të eksporteve dhe 64% të importeve, gjatë vitit 2011 u vërejt një rritje e këmbimeve tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit, veçanërisht në kahun e eksporteve. Eksportet drejt vendeve fqinje u rritën me afro 50% në vitin 2011 dhe arritën të zinin afro 10% të totalit, nga 8% që zinin një vit më parë. Në veçanti, Shqipëria arriti vi-

tin e kaluar të rrisë eksportet drejt Kosovës në 7.5% të totalit, nga 6.2% që ishin një vit më parë. Vendosja e masave të reciprocitetit në muajin korrik, që çoi në një bllokim të përkohshëm të mallrave serbe, nxiti rritjen e këmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Disa nga partnerët tanë tregtarë, me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin: Austri, Britani e Madhe, SHBA, Turqi, Ukrainë etj. dhe për importin: Greqi, Gjermani, Itali, Kosovë, Maqedoni etj. Në dhjetor të 2010 eksporti i grupit “Produkte kimike dhe plastike” u rrit 3.8 herë, “Materiale ndërtimi dhe metale” u rrit 11.3 për qind etj. Eksporti i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u ul 22.1 për qind etj. Importi i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 57 për qind, “Ushqime, pije, duhan” u rrit 19.4 për qind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 16.1 për

Gjatë vitit 2011 pesha e Greqisë si partner tregtar pësoi një rënie të ndjeshme

qind etj. Importi i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u ul 20.1 për qind etj. Pavarësisht se nën efektet e krizës eksportet shqiptare thyen një tjetër rekord gjatë vitit që shkoi, duke arritur në rreth 200 miliardë lekë sipas të dhënave të Drejtorisë së

Përgjithshme të Doganave. Rritja është gati 25 për qind më shumë se e vitit 2011, dhe është dominuar nga rritja e eksportit të mineraleve dhe rieksporteve që dominohen nga produktet e industrinë fasone. Sipas të dhënave të doganave, prodhimet

“Made in Albania” gjatë vitit 2011 kanë rritje në sasi e vlerë krahasuar me vitin 2010. Gjatë vitit 2011 volumi i eksporteve shqiptare në sasi ka qenë mbi 3 milionë tonë nga 2, 3 milionë tonë të regjistruar në vitin 2010, me një rritje prej 705 mijë tonë ose 29.5% më shumë. Ndërsa si vlerë të eksporteve shqiptare gjatë vitit 2011 janë realizuar 97 miliardë lekë me një rritje prej 22.2 miliardë lekë ose 29.7 % më shumë krahasuar me vitin 2010, ku u realizua një vlerë prej 74.8 miliardë lekë eksporte.


e shtunë, 28 JANAR 2012 www.mapo.al

MAPO

7

Agjencitë: Të rishikohet ligji për cilësi më të mirë të turizmit Agjencitë turistike në kryeqytet kërkojnë që të rishikohet ligji për industrinë e turizmit si një sektor fitimprurës në ekonominë e vendit. Operatorët turistikë kërkojnë rishikimin e ligjit me qëllim rritjen e cilësisë. Presidenti i sektorit hotelier në ATA, Zak Topuzi, gjykon se duhet të merret parasysh kategorizimi i hoteleve, regjistrimi i bizneseve të

turizmit, dhe gjithashtu të rishikohet TVSH-ja. Shoqata e turizmit kërkon uljen e TVSH-së në masën 7-8% për industrinë e turizmit, pasi kjo taksë ndikon negativisht në zhvillimin e këtij sektori. Pak ditë më parë, ambasadorja gjermane Carola Muler Holtkemper në një konferencë për turizmin deklaroi se moszbatimi i ligjit, mungesa e infrastrukturës

dhe cilësia jo e mirë e shërbimit, janë pengesat kryesore që ndikojnë negativisht në zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Ambasadorja Holtkemper u shpreh se turizmi në vendin tonë nuk i plotëson kërkesat e klientëve të huaj. Ndërkaq, Shoqata Shqiptare e Turizmit gjykon se ligji duhet rregulluar sipas direktivave të Bashkimit Europian.

Vlerësimi, xhiroja më e madhe nga biznesi e makinave Të dhënat e studimit të INSTAT-it me mbështetjen e BE-së tregojnë se bizneset që merren me tregtinë dhe servisin e makinave kanë xhiron më të lartë ndër bizneset e tjera. Sipas të dhënave të para të censusit xhiroja e biznesit të makinave kap shifrën e 43 425 mln lekë. Sabina Veizaj

AMC hedh në treg pajisjet e para unike të 3G AMC hedh në treg aparatin celular AMC Z1, smartphone më tërheqës në treg, si nga çmimi apo specifikimet teknike, ashtu edhe nga paraqitja e tij. Pasi shtriu me sukses dhe në kohë rekord platformën 3G në mbarë vendin, AMC tani ofron disa pajisje unike 3G. Këto produkte nuk ofrojnë vetëm internet, por janë pajisje të përzgjedhura me kujdes, të cilat i japin mundësi çdo abonenti të AMC të përfitojë plotësisht nga teknologjitë e fjalës së fundit. I pari prej këtyre produkteve është AMC Z1. “AMC Z1 është ashtu siç thuhet: inteligjent, i shpejtë, i besueshëm dhe i pajisur me një numër karakteristikash moderne”, bën të ditur zoti Armand Shkëmbi, përgjegjës për teknologjinë e re në dyqanet AMC. Përveç pamjes elegante, mundësitë e aparatit shtohen nga sistemi operativ Android. AMC Z1 ka ekran

me prekje, GPS, kamera 3.2 MP, është i lidhur me rrjetin më të shpejtë 3G në Shqipëri dhe gëzon garanci të përjetshme. Smartphone mund të përfitohet me kosto të ulët nga çdo abonent AMC, sipas planeve tarifore që zgjedhin, ndërsa abonentët e planit tarifor ALL INCLUSIVE 6000 e përfitojnë falas. AMC Z1, megjithëse shquhet ndër smartphonet e tjerë, nuk është e vetmja pajisje që AMC ka përgatitur për tregun shqiptar. Të apasionuarit pas novacioneve dhe profesionistët entuziastë do të kenë së shpejti në dorë një sërë produktesh moderne dhe të larmishme, me qëllim që veprimtarinë e tyre ta bëjnë më të lehtë dhe produktive. AMC synon të përmirësojë jetën e abonentëve të vet nëpërmjet produkteve të cilësisë më të lartë dhe çmimeve më të përballueshme.

Biznesi i riparimit dhe tregtimit të makinave është më fitimprurësi në vend me xhiro prej 43, 4 miliardë lekësh në vit. Të dhënat janë zyrtare dhe i ka publikuar Instituti i Statistikave në kuadër të projektit të Censusit të Ndërmarrjeve me mbështetje të Bashkimit Europian. Një pjesë e shqiptarëve nuk vuajnë nga pasojat psikologjike të krizës në eurozonë; ua mban ose jo xhepi, ata e paguajnë komoditetin e tyre. Me borxh ose me kredi familjet shqiptare investojnë në blerjen e një makine duke rritur çdo vit përqindjen e automjeteve për mijë banorë në vend. Këtë e tregojnë të dhënat e pak muajve më parë të Bankës së Shqipërisë, se rreth 41.6 për qind e borxhit të marrë nga shqiptarët është investuar në pasuri të paluajtshme; blerje shtëpie, rikonstruksion banese apo blerje makine. Në të njëjtën kohë, edhe të dhënat e Open Date Albania, që datojnë deri në vitin 2010, tregojnë se përqindja e zotëruesve të makinave për mijë banorë në vend ka ardhur duke u rritur që prej vitit 2000. Sipas këtij portali, me 126% është rritur numri i automjeteve në Shqipëri në vitin 2010, krahasuar me vitin 2000, pra me 10 vjet më parë. Duke iu referuar studimit në fjalë, rezulton se në Shqipëri gjatë 2010-s ka pasur 121 automjete për 1000 banorë. Studimi citon se numri i automjeteve për 1000 banorë ka ardhur vazhdimisht në rritje. Ndërkaq, viti me rritjen më të madhe të këtij numri është viti 2000 (20% krahasuar me vitin paraardhës), ndërsa viti me rritjen më të ulët rezulton viti 2005 (3% krahasuar me vitin paraardhës). Gjithashtu edhe të dhënat e INSTAT për tremujorin e dytë të 2011s treguan se shitja dhe riparimi i automjeteve janë rritur me 41 për qind, ndërsa tregtia me pakicë e karburanteve është rritur me 56 për qind në krahasim me 2008-n. Po Banka Qendrore gjykon se modeli më i mirë për parashikimin afatshkurtër të rritjes ekonomike janë shitjet dhe mirëmbajtja e automjeteve. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe studimi më i fundit i INSTAT, projekt i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian, se tregtia dhe riparimi i automjeteve është biznesi me xhiro më të lartë në vend, me një hendek të konsiderueshëm

Makina me shumicë

Ja top linjat e biznesit më fitimprurës

• Ndërmarrjet ekonomike • Tregtia, riparimi i automjeteve dhe artikujve personalë e shtëpiakë • Hotelet dhe restorantet • Transporti, magazinimi dhe komunikacioni • Industria përpunuese • Pasuritë e Paluajtshme, dhënia me qira e shërbime • Shërbime kolektive, sociale e personale, shërbime shtëpiake • Ndërtimi • Shëndeti dhe veprimtaritë sociale • Bujqësia, gjuetia e silvikultura e peshkimi • Arsimi xhiroje me bizneset e tjera. Të dhënat zyrtare nga censusi i ndërmarrjeve jobujqësore tregon se biznesi i tregtisë dhe riparimti të automjeteve ka një xhiro prej 43 425 mln lekë, duke u renditur e para në 10 ndërmarrjet me xhiro më të madhe në vend. Janë hotelet dhe restorantet që

xhiro në mln lekë 43 425 15 108 9 952 8 895 5 436 4 470 4 095 2 126 1 627 871

mbajnë vendin e dytë të listës me 15 108 mln lekë ose 28 317 mln më pak xhiro se biznesi i makinave. Një vend të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, përsa i përket xhiros, zë transporti, magazinimi dhe komunikacioni me 9 952 mln lekë, i ndjekur nga industria përpunuese me 8 895 mln lekë.


8

MAPO

e shtunë, 28 JANAR 2012 www.mapo.al

rrethe

Sëmundja, Gjika me helikopter drejt Tiranës Një emergjencë shëndetësore ka sjellë me helikopter në Tiranë kryebashkiakun e Vlorës. Burime nga bashkia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se ditën e djeshme kryebashkiaku Shpëtim Gjika është transportuar me helikopter drejt Tiranës për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se Gjika vuan prej disa kohësh nga sëmundja e hernies diskale, çka

edhe i ka sjellë probleme me shëndetin. Të njëjtat burime sqarojnë se kreu i bashkisë është transportuar në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Pas konsultave të kryera, mjekët kanë bërë me dije se gjendja e kryetarit të Bashkisë së Vlorës nuk është e rëndë, ndërsa ai po u nënshtrohet trajtimeve intensive në Tiranë.

Preu telin e energjisë për skrap, vritet me tre plumba 38-vjeçari Shpëtim Shehu është ekzekutuar me kallashnikov, teksa po tentonte të vidhte kabllon e energjisë që furnizonte shtëpinë e Kujtim Lamës. Dëshmia e autorit në polici: Kjo ishte hera e tretë që më prisnin dritat, doja vetëm ta trembja Fushë-Krujë Prerja e telave të energjisë i ka kushtuar jetën një 38-vjeçari, i cili u vra me 3 plumba dje në Fushë-Krujë. Shpëtim Shehu është qëlluar me breshëri kallashnikovi pranë shtëpisë së tij, e megjithëse është nisur drejt spitalit Ushtarak, ka ndërruar jetë aty për shkak të plagëve të marra. Policia e Krujës tha dje se autori i kësaj ngjarjeje është 41-vjeçari Kujtim Lama, banor i lagjes ‘Berbera’ të Krujës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti mes Shehut dhe Lamës ka lindur për shkak të prerjes së telave të energjisë, që furnizonte shtëpinë e autorit. “Dyshojmë se viktima ka prerë telat, me qëllimin e vjedhjes së tyre. Me t’u fikur dritat, Kujtim Lama ka dalë nga shtëpia dhe ka vënë re 38-vjeçarin. Ka qëlluar me breshëri në drejtim të tij, ndërsa tre plumba kanë goditur për vdekje Shpëtim Shehun”, - i thanë MAPOs burime nga policia lokale. Pas ngjarjes, Kujtim Lama ka telefonuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë aty, duke arrestuar autorin. Ndërsa Shpëtim Shehu është dërguar fillimisht në spitalin e Krujës e më pas në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku edhe ka gjetur vdekjen. Policia e Krujës ka sekuestruar edhe armën e krimit, ndërsa ndaj Kujtim Lamës ka ngritur akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, kjo ishte hera e tretë e vjedhjes së linjës elektrike që furnizonte shtëpinë e Lamës. “Është i treti rast që atij i vidhej teli i energjisë, duke e lënë në errësirë të plotë” - thotë fqinji i tij. Pasi e kishte pësuar herët e tjera, Lama ka dalë në derë menjëherë pas ikjes së energjisë, duke gjetur në punë e sipër Shpëtim Shehun, të cilin nuk e ka kursyer. Burime të policisë

shkurt Babë e bir në pranga, morën peng për borxhin Policia e Krujës ka arrestuar babë e bir, të akuzuar për pengmarrje. Estref dhe Flogert Çangu janë arrestuar dje, rreth orës 15.30 minuta në afërsi të fshatit Nikël të Krujës, pasi ishin shpallur në kërkim për veprën penale të heqjes së lirisë. Sipas policisë, babë e bir, dy muaj më parë kishin marrë me forcë në makinën e tyre një bashkëfshatar të tyre, duke e dërguar drejt pyllit, ku edhe kanë ushtruar dhunë mbi të. Motivi ishte një borxh, që pengu ia kishte marrë një vit më parë Estref Çangut dhe nuk kishte mundur t’ia shlyente. Ndërhyrja e policisë kishte detyruar dy familjarët të lironin borxhliun e tyre dhe të fshiheshin në mal, duke u shpëtuar për disa kohë prangave. Gjatë ditës së djeshme ata janë kapur në një banesë pranë fshatit Nikël të Krujës, ku i fshiheshin policisë.

Apeli lë në fuqi urdhër-arrestin për kreun e OMONIA-s

Viktima Shpëtim Shehu dhe shtëpia e Kujtim Lamës në Fushë-Krujë

së Krujës bëjnë të ditur se Kujtim Lama, para policisë së Krujës ka pranuar krimin. Ai ka treguar edhe detajet e krimit dhe rrethanat që e shtynë atë të qëllonte mbi 38-vjeçarin nga Fushë-Kruja. “Ka tri ditë që bashkëshortja ime ka sjellë në jetë një vajzë. Ndërsa isha në shtëpi dhe fëmija po qante, m’u fikën dritat. Dola në derë dhe vura re që e gjithë zona kishte drita, vetëm shtëpia ime dhe e vëllait nuk kishim energji. Dëgjova kërcitjen e telit nëpër gurë dhe vura re që atë po e tërhiqte. Mora armën dhe e ndoqa nga pas telin e korrentit, duke shkuar deri te personi. Nga frika se ishte i armatosur dhe i

Autori e ka cilësuar aksident vrasjen e Shehut, pasi nuk ka mundur të kontrollojë automatikun, për shkak të mungesës së qytës

shoqëruar nga persona të tjerë, kam qëlluar me kallashnikov, duke tentuar ta trembja”, - ka thënë ai për policinë. Ai e ka cilësuar aksident vrasjen e Shehut, pasi nuk ka mundur të kontrollojë automatikun, për shkak të mungesës së qytës. “Nuk kisha qëllim ta vrisja, por vetëm ta trembja. Kur e pashë të plagosur, u mundova ta ndihmoja dhe lajmërova edhe policinë”, - ka thënë në dëshminë e tij Kujtim Lama. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një palë gërshërë metalike, doreza si dhe një sasi teli të mbledhur nga viktima, që dyshohet se e shiste më pas për skrap.

Gjykata e Apelit la në fuqi urdhër-arrestin për kreun e ‘Omonias’, Naum Disho, në Korçë, duke rrëzuar kërkesën për shtyrjen e zbatimit deri në 6 muaj. Avokati kishte kërkuar shtyrjen me arsyetimin se çështja duhej të ndiqej edhe në Gjykatën e Lartë, ndërkohë si argument u paraqit veprimtaria publike e kreut lokal të ‘Omonias’, si dhe gjendja e tij shëndetësore. Të dyja këto arsye u kundërshtuan nga prokuroria. Ndërkohë, ngelet ende e paqartë koha se kur do të ekzekutohet vendimi për arrestimin dhe dërgimin në izolim për të vuajtur dënimin me burgim për një vit që ka dhënë gjykata në të dyja shkallët. Vetëm dy ditë pasi u rikonfirmua dënimi me një vit heqje lirie, Naum Disho u zhduk dhe u shpall në kërkim nga policia. Policia kufitare informoi se nuk kishte asnjë të dhënë që shtetasi Disho të kishte kaluar kufirin për në Greqi, ose në ndonjë shtet tjetër. Kreu i organizatës që përfaqëson minoritetin grek në krahinën e Korçës ishte dënuar më parë me një vit burgim nga Gjykata e Faktit, për dhunimin e ndodhur në varret e fshatit Boboshticë. Ai ishte lënë i lirë pas rikonfirmimit të dënimit nga Apeli, deri në pritje të zbatimit të vendimit të shoqërimit të tij në burg.

Atentat me tritol makinës së policit në Vlorë Shpërthimi shkakton panik në lagjen “Pavarësia”. Punonjësi i policisë: Nuk kam asnjë konflikt personal Vlorë Atentat me tritol makinës së një punonjësi policie, autorët mbeten mister. Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 4:25 minuta, një shpërthim i fortë tritoli ka zgjuar lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ndërsa objektivi ka qenë një

automjet “Volkswagen” me targa angleze. Forca të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë zbuluar se makina e dëmtuar i përkiste punonjësit të policisë Andi Begaj, shtëpia e të cilit ndodhej pak metra larg vendit ku kishte parkuar makinën. Sipas policisë, sasia e dinamitit është vënë nga persona të cilët e kanë hedhur në afërsi të automjetit dhe janë larguar me shpejtësi. Nga shpërthimi është dëmtuar pjesa e

parë e makinës si dhe disa xhama të automjetit. Pas hetimeve të para, të kryera në vendngjarje, punonjësit e policisë kanë marrë në pyetje kolegun tyre Andi Begaj për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje. Burime nga policia e Vlorës bëjmë me dije se Begaj ka ngritur supet, sa i përket autorëve të kësaj ngjarjeje. Ai ka mohuar të ketë konflikte personale, por edhe kërcënime për shkak të detyrës së tij si punonjës policie, duke lënë në ud-

Makina pas shpërthimit

hëkryq hetimet edhe për këtë rast shpërthimi. Agjentët e antiterrorit në policinë e Vlorës, pasi kanë hetuar në vendngjarje kanë marrë në pyetje edhe disa persona, por deri në orët e vona të mbrëmjes nuk është zbuluar autorësia e ngjarjes. Fenomeni i shpërthimeve dhe djegieve të automjeteve po bëhet dhe më shqetësues për qytetarët e Vlorës, pasi ky fenomen po shtohet dhe askush nuk është vënë përpara drejtësisë.


e shtunë, 28 JANAR 2012 www.mapo.al

kronikë

9

MAPO

Grabitet farmacia e ish-kryetarit të bashkisë Gramsh Grabitet në Gramsh farmacia e ish-kryetarit të bashkisë, Kastriot Zëre. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të një nate më parë. Hajdutët kanë mundur të thyejnë derën kryesore dhe kanë nxjerrë prej andej sasi të konsiderueshme medikamentesh të shtrenjta me një vlerë të madhe monetare. Farmacia ndodhet

pranë komisariatit të policisë, por askujt nuk i ka shkuar mendja se hajdutët do të grabisnin edhe ilaçe, të cilat nuk ua dinë funksionin. Pronari ka kryer kallëzim penal në polici dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët dhe grupi hetimor. Sipas hetimeve paraprake, rezulton se autorët kanë thyer derën kryesore e më pas me

anë të një furgoni kanë mundur të “magazinojnë” sasi të konsiderueshme ilaçesh brenda tij. Pasi kanë mbushur furgonin ata janë larguar në drejtim të paditur. Por burime hetimore pohojnë se janë identifikuar dy autorë të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

F.S.

Armë në makinën e deputetit Ruçi, i biri shoqërohet në polici Ledian Ruçi është ndaluar për disa orë nga policia e Durrësit së bashku me dy shokë të tij, pasi në makinën “Touareg” në pronësi të të atit u gjet një pushkë sportive. Dëshmia e shokut të Ruçit: Pushka është e imja Habjon Hasani

Durrës Djali i deputetit socialist

Gramoz Ruçi përfundon sërish në polici, pasi në makinën e drejtuar prej tij u gjet një pushkë sportive. Ledian Ruçi ka qenë duke udhëtuar në shëtitoren e Durrësit me makinën “Touareg” të babait të tij, së bashku me dy shokë, në momentin që është ndaluar nga punonjës të policisë lokale. Shoqërimi në polici ndodhi pasditen e djeshme, pasi nga kontrolli i ushtruar në makinën e drejtuar prej Ruçit u gjet një pushkë sportive, e vendosur në sediljen e pasme të saj. Burime nga policia e Durrësit i thanë “MAPO”-s se Ledian Ruçi është shoqëruar së bashku me 21-vjeçarin Lori Kelolli dhe 19-vjeçarin Enea Malaj në ambientet e komisariatit të Durrësit. “Rreth orës 18:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi Plepa” u bë ndalimi me qëllim verifikimi i automjetit tip Volswagen Touareg me targa TR 0141 Z. Në kohën kur ky mjet po udhëtonte nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, drejtuesi i tij nuk u është bindur shërbimeve të policisë për ndalim dhe verifikim të dokumentacionit të mjetit” - tha policia e Durrësit, përmes një njoftimi për mediat. Mësohet se policia i ka bërë shenjë të ndalojë Ruçit dhe ka kërkuar dokumentet e automjetit “Touareg”.

Djali i Gramoz Ruçit, Ledian Ruçi

Ledian Ruçi nuk ka disponuar gjatë kontrollit dokumente për automjetin, i cili mësohet se i përket babait të tij, deputetit Gramoz Ruçi. Veprimi i dytë i policisë ka qenë kontrolli i makinës. Në sediljen e pasme të “Tuaregut” policia ka konstatuar prezencën e një pushke sportive, e cila ishte vendosur në fund të sediljes. Menjëherë, policia ka shoqëruar tre të rinjtë, për të sqaruar rrethanat e tyre në lidhje me automjetin dhe pushkën sportive. Burime policore i thanë dje MAPOs se një prej shokëve të Ledian Ruçit është shprehur në polici se pushka sportive i përkiste atij. Gjatë dëshmisë në polici, Lori Kelolli tha se

pushka i përket atij, ndërsa punonjësit e policisë kanë nisur verifikimet e këtij pohimi. “Nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtues i automjetit ishte shtetasi Ledian Ruçi, 28 vjeç dhe së bashku me të në mjet udhëtonin edhe shtetasit Lori Kelolli dhe E. Malaj. Gjatë kontrollit, në automjetin e lartpërmendur u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive, pushkë (pa numër), që dyshohet se posedohej nga shtetasi Lori Kelolli”,-thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit, e cila shton se Kelolli është mbajtur në komisariat, ndërsa dy të tjerët janë lënë të lirë. Kjo nuk është hera e parë që Ledion Ruçi shoqërohet në ambi-

“Gërdeci”, 3 ditë kohë për Delijorgjin, Pinarin e Minxollin Tiranë Tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci” do të kenë vetëm tri ditë kohë për të përgatitur dhe lexuar para gjykatës konkluzionet përfundimtare në mbrojtje të tyre. Vendimi është marrë nga kreu i trupit gjykues, i cili u komunikoi avokatëve mbrojtës të të pandehurve Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli, afatin përfundimtar për dorëzimin e konkluzioneve përfundimtare të mbrojtjes në gjykatë, pasi të gjithë të pandehurit e tjerë i kanë shprehur këto konkluzione tashmë. Ky vendim është marrë pasi trupi gjykues ka konstatuar se edhe gjatë seancës së djeshme avokatët mbrojtës të tre të pandehurve nuk i kishin gati argumentet përfundimtare për kundërshtimin e akuzës së prokurorisë. Në seancën e djeshme është mbrojtur vetëm e pandehura Juliana Margariti, ekonomiste e kompanisë “Meico”, e cila akuzohet nga prokuroria për shpërdorim detyre. Pasi ka anal-

Të pandehurit e “Gërdecit”

izuar detyrën e saj në lidhje me kontratat e lidhura nga kompania “Meico”, Margariti ka deklaruar në sallën e gjyqit se ajo nuk ka asnjë përgjegjësi, ndryshe nga sa e akuzon prokuroria. Në fund të fjalës së saj, Juliana Margariti ka kërkuar pafajësi nga gjykata. Procesi ndaj 29 të akuzuarve si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit vijon në gjykatën e Tiranës që prej qershorit të vitit 2009,

kur prokuroria dorëzoi në gjykatë dosjen hetimore. Tre muaj më parë, prokuroria paraqiti pretencën e saj para gjykatës, ku për tre të pandehurit Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes në rrethane të tjera cilësuese ndaj dy ose më shumë personave dhe me rrezik për jetën e shumë të tjerëve. L.Bakillari

Policia ka shoqëruar tre të rinjtë, për të sqaruar rrethanat e tyre në lidhje me automjetin dhe pushkën sportive

entet e policisë. Në muajin nëntor 2011, Ruçi është bërë protagonist i një aksidenti automobilistik, ku humbi jetën një vajzë në Tiranë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 11 nëntorit në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, kur janë përplasur automjetet tip BMV X6, me targa të huaja IKY 3939, që drejtohej Ledian Ruçi, me automjetin tip Mini Cooper me targë CG 832 FC, me drejtues Eduart Canin, 34 vjeç. Gjatë aksidentit humbi jetën 27-vjeçarja Brunilda Pinderi, por dosja u dërgua në gjykatë me të pandehur Eduart Canin. Sa i përket Ledian Ruçit, ai u konstatua me shkelje të Kodit Rrugor, por që nuk sollën si pasojë aksidentin ku humbi jetën 27-vjeçarja.

pEQIN

Të burgosurit e Peqinit në protestë: Duam leje Të dënuarit e burgut të Peqinit kanë rritur presionin ndaj drejtorisë së këtij institucioni për të përfituar më shumë leje pranë familjes. Gjatë ditëve të fundit, në dhomat e ajrimit, ata kanë kërkuar bashkërisht që të merret në konsideratë kërkesa e tyre, pasi pretendojnë se drejtoria i ka kufizuar lejet pas moskthimit të një të dënuari në institucion. Të dënuarit janë shprehur se nuk duhet të penalizohen nga ky rast dhe se drejtoria duhet thjesht që të zbatojë rregulloren që parashikojnë institucionet e burgimit në këto raste. Fakti pranohet edhe nga drejtuesit e burgut, të cilët janë shprehur se po punohet për të arritur një mirëkuptim dhe se institucioni do të zbatojë në këtë rast të gjitha kriteret që përcakton ligji në këto raste. Sipas autoriteteve të burgut, gjatë kësaj periudhe janë dhënë leje, por të dënuarit kërkojnë që të jepen

Burgu i Peqinit

më shumë. Të burgosurit në këtë institucion kanë paralajmëruar se nëse kërkesa nuk merret në konsiderate, atëherë do ta përshkallëzojnë protestën. Por nga ana tjetër, autoritet e burgut të Peqinit kanë marrë masa për të parandaluar situata të padëshiruara në ambientet e burgut.

F.S.


OpEd

10

MAPO

E SHTUNË, 28 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

Opinione dhe Editoriale

01

Letrat më të bukura të një gruaje shkruhen për burrin të cilin ajo po tradhton.

02

Nëse është qoftë edhe pak artist, gjithkush e urren vendin dhe bashkatdhetarët e tij.

03

Historia është një përsëritje e pafund e të jetuarit në mënyrë të gabuar.

BUJAR KAPEXHIU NGA

Lawrence Durrell, shkrimtar britanik

“Dëshmorët e 4 shkurtit” bëhet Ibrahim Rugova” – një vështrim antropologjik

P

rofesioni i antropologut është i veçantë për shumë arsye, por një prej tyre është ndoshta më e goditura: ndjeshmëria ndaj elementeve të rëndësishme kulturore që në pamje të parë dhe në sytë e njerëzve të zakonshëm nuk lënë ndonjë gjurmë. Ditët e fundit, një ndër rrugët më të famshme të historisë komuniste ka ndërruar emër: nuk do të quhet më “Dëshmorët e 4 shkurtit”, por “Ibrahim Rugova”. Për veç kënaqësisë shpirtërore që më solli ky fakt, më bëri edhe të reflektoj me zë të lartë, domethënë të shkruaj me një qasje antropologjike. Po i propozoj lexuesit të bëjmë së bashku një ecje kulturore antropologjike që nga fillimi i kësaj rruge dhe pastaj ta mbyllim me një konkluzion mbi faktin e ndërrimit të emrit. Emërtimi, që nga kultura e hershme ebraike, ka qenë dhe mbetet diçka thelbësore për bartësin e emrin. Kaq i rëndësishëm ishte emri për atë kulturë, saqë në shkrimet e shenjta respekti për emrin e Zotit presupozonte faktin që gjatë një leximi, në momentin kur duhej lexuar emri i Zotit, të gjendej një lokucion tjetër dhe të mos përmendej emri i Tij, në formë respekti. Aq e vërtetë është kjo, saqë disa herë e gjejmë emrin e Zotit në Bibël të shprehur në këtë formë “Jahwe”. Kjo formë gjuhësore është bashkimi i 4 bashkëtingëlloreve “j”, “h”, “w”, “h”, që po ta përkthenim nga hebraishtja në shqip do të ishte: “Unë jam ai që jam”. Çfarë do të thotë kjo: që emri i Tij është aq i rëndësishëm, saqë në gojën e një njeriu do të ndotej. I theksoj këto, sepse mendoj se komunistët shqiptarë e dinin fort mirë sesa rëndësi ka emërtimi i një rruge apo i një objekti për gjithë arkitekturën komuniste në funksion të ndërtimit të “njeriut të ri” e për rrjedhojë në funksion të mbrojtjes së pushtetit. Siç e thashë, emërtimi i kësaj rruge ka prekur përherë kureshtjen time në lidhje me çka simbolizonte data “4 shkurti”. Ngjarja, e ndodhur më katër shkurt 1944, e cila i dha edhe emrin rrugës, kthehet shpesh në motiv debatesh të nxehta midis komunistëve dhe të djathtëve. Të parët ekzagjerojnë qëllimisht përmasat e kësaj ngjarjeje, që natyrisht ishte tragjike, ndërkohë që të dytët e ridimensionojnë përmasën e saj duke theksuar vetëdijen nacionaliste kundër komunistëve dhe planeve të tyre kriminale për të ardhmen e Shqipërisë. Unë nuk do të futem në debat historik mbi këtë çështje, do të merrem vetëm me simbolikën e emërtimit të rrugës së 4 shkurtit. 4 shkurti nga pikëpamja e përmba-

KOMENT ALBERT P. NIKOLLA

Ja me pak fjalë simbolika e kësaj rrugë famëkeqe, që as dashamirësia gjuhësore postkomuniste nuk ia humbi dot forcën, sot ndërron emër: do të quhet “Ibrahim Rugova”. Mendoj se ky lajm është vërtet një ogur i bardhë për Shqipërinë. Shndërrimi i Shqipërisë, demokratizimi i saj janë çështje thellësisht kulturore dhe këto veprime ndihmojnë në rrugën e duhur. Ibrahim Rugova, nga ana simbolike përfaqëson pikërisht të kundërtën e simbolikës së rrugës “4 shkurti”: në vend të dhunës-paqja, në vend të hakmarrjes-falja. jtjes ideologjike komuniste mbështetet kryesisht mbi dy kolona: dhuna dhe hakmarrja. Dhuna në dy këndvështrime: i pari - kjo ngjarje përbënte një dhunë kundër komunistëve dhe, ideologjikisht, komunistët mbështesin dhunën e mëtejshme kundër kujtdo që cenon pushtetin e tyre; i dyti - dhe ndoshta më i rëndësishmi për simbolikën e kësaj rruge, ka të bëjë me hak-

marrjen. Hakmarrja ka qenë një ndër shtyllat e pushtetit komunist. Çdo veprim kundër pushtetit popullor apo kundër komunistëve duhet të hakmerrej patjetër. Pra, vendin e gjyqit, i cili siç dihet në komunizëm u shndërrua në një teatër absurd, e zinte hakmarrja e dhunshme. Kjo mendësi e hakmarrjes është transferuar edhe një mjaft poezi, këngë apo vepra arti gjatë komunizmit. Një autor i rëndësishëm i filozofisë politike, Heinrich Popitz, pohon se dhuna është një mjet shumë tundues për të mbajtur pushtetin nga diktatorët, por në fund të fundit është vetë ajo që, nëse nuk kufizohet në kornizën e saj ligjore korrekte e minimale, shndërrohet në varrmihëse e pushtetit vrastar. (Shih. Fenomenologia del potere. Popitz. H. Il Mulino. Bologna. 2001, f. 49.) Le të kthehemi te rruga e 4 shkurtit. Mendoj se nuk ka patur rrugë në Tiranë në kohën e komunizmit ku kishte një përqendrim aq të madh pushteti sa te kjo rrugë. Madje as bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nuk kishte aq “pushtet” sa kjo rrugë. Kjo rrugë fillimisht ishte emërtuar: rruga “4 shkurti”, pra jo rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”. Emërtimi i dytë është bërë pas rënies së komunizmit dhe mund ta shohim si dashamirësi gjuhësore post-komuniste në kuadër të reformimit të Partisë Komuniste. Ndërkohë, interesant mbetet fakti pse “4 shkurti” dhe jo “Dëshmorët e 4 shkurtit”? Logjika komuniste e mosrespektit për personin mund të na bëjë të arsyetojmë se komunistëve nuk u interesonte aspak memoria e personave të pushkatuar, por ngjarja në vetvete si motiv për hakmarrje e dhunë të pamëshirshme. Kjo rrugë, pra, sipas mendësisë komuniste, duhej t’i kujtonte vazhdimisht çdo qytetari se hakmarrja dhe dhuna janë dy kolona të patjetërsueshme të sistemit komunist. Në fillim të kësaj rruge, në krahun e majtë ndodhet Banka e Shqipërisë, si për të na kujtuar se pushteti komunist ishte kundër ekonomisë së tregut, por ama paratë i donte të gjitha për vetë. Në krahun e djathtë ka qenë përherë posta, e cila ishte e vetmja rrugë komunikimi me jashtë. Edhe kontakti me botën e huaj ishte prerogativë ekskluzive e pushtetit. Duke ecur përpara në krahun e djathtë ndodhet ndërtesa e ish-komitetit të partisë të Tiranës (sot ndërtesa e PS-së). Pra qendra e pushtetit të qytetit ndihej në këtë rrugë duke dëshmuar një rëndësi të madhe për të. Po në atë krah, pak më përpara ka qenë një kinema që quhej “kinemaja e brigadave” e që më vonë u përdor si vend mbledhjesh demaskuese të gjy-

Liria e fjalës qeve popullore. Emri i rrugës duhet t’i kujtojë përgjegjësinë për dhunë e për hakmarrje çdo gjykatësi popullor. Dëshmitarë të asaj kohe më kanë pohuar se salla e madhe ishte lyer me zift dhe ambienti ishte kaq mbytës saqë ndjenja e dënimit të pushtonte sapo të hyje në atë sallë. Nga ana tjetër, në krahun e postës, menjëherë pas saj, ndodhet edhe sot një ndërtesë paksa misterioze, që asokohe quhej “shtëpia me gjethe”. Ndoshta ngaqë tiranasit e shikonin përherë të veshur me ligustra. Dihej nga të gjithë se kjo shtëpi misterioze “me gjethe” kishte edhe një emërtim tjetër joformal: shtëpia e hetuesisë së nxehtë. Për ata që nuk e dinë, termi “e nxehtë” nënkuptonte hetuesi nëpërmjet torturave. Rruga “4 shkurti” ka edhe këtë shtëpi që nuk është vetëm simbol dhune, por edhe vend real i saj. Disa informatorë kulturorë më kanë pohuar se aty janë bërë me qindra aborte klandestine nën mbikëqyrjen e punonjësve të Sigurimit. Pak më tutje “shtëpisë me gjethe” ka qenë ndërtesa e Tregtisë së Jashtme, monopol i Sigurimit të Shtetit dhe akoma më tutje ndërtesa e Gjykatës së Lartë, për të na kujtuar se dhuna dhe hakmarrja komuniste kanë edhe një institucion “demokratik” që u jep gjërave karakter zyrtar. Gjykata, asokohe ka qenë një institucion kriminal i tipit të Gestapos, ku njerëzit dënoheshin kryesisht në bazë të mendimeve apo hamendësimeve të punonjësve të Sigurimit. Gjykatësit e asaj kohe kishin si model perfekt për t’u ndjekur Wishinsky-n famëkeq sovjetik. Më kujtohet kur kam lexuar një libër mbi këtë prokuror të tmerrshëm sovjetik, ku citohet një bisedë me viktimat e tij: “Wishinksy: pse je fajtor, ore derr borgjez”, “Viktima: nuk jam fajtor shoku prokuror, se nuk kam bërë asgjë!”, “Wishinsky: jo, derr borgjez, ti duhet të thuash jam fajtor, kam sulmuar partinë dhe ju kërkoj falje”. Viktima e terrorizuar thotë: “Po shoku Wishinsky, kam gabuar, ju lutem kini mëshirë për mua”. Nga ky dialog merr shkas edhe ajo që quhet rëndom “metoda Wishinksy”, kur flitet për mënyrat e tmerrshme të hetuesisë komuniste. E njëjta metodë është përdorur edhe nga kjo gjykatë e rrugës “4 shkurti”. Pasi kalohet rruga “Myslym Shyri”, kemi në të djathtë “Parkun Rinia”. Rinia ishte “mish për top” e Partisë Komuniste. Parku ishte i madh dhe mjaft i përshtatshëm për të përmbushur anën simbolike të shprehjes komuniste shqiptare që pohonte: “rinia është fidan-

ishtja e partisë”. Mister mbetet fakti sesi një rrugë kaq e pastër ideologjikisht kishte edhe ca nevojtore publike tepër të ndyra e plot kutërbim (si zakonisht asokohe nevojtoret publike), pranë asaj pijetoreje po aq të pisët që ndodhej përbri. Përballë “fidanishtes së partisë”, në anën tjetër të rrugës, ishin “pemtarët” e partisë: aty ndodheshin pallatet e oficerëve të Sigurimit dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Një pjesë e tyre ishin specia më e rrezikshme dhe ndyrë që ka patur sistemi dhe kultura e veprimit të tyre është akoma e pranishme në shoqërinë shqiptare. Kjo rrugë nuk mund të mbyllej me kaq. Duhet të kalonte pisllëkun (Lanën e ujërave të zeza!) për të mbërritur te pastërtia: blloku dhe udhëheqja. Duke ecur përpara gjejmë në të djathtë, asgjë më pak, shtëpinë e udhëheqësit. Pra vetë “Ai” i kishte bërë nder rrugës së “4 shkurtit”, duke qenë banor i saj. Pikërisht “Ai”, që ishte “njeriu i ri perfekt e model” për t’u ndjekur, banonte aty. Më tutje rruga vazhdonte duke shprehur simbolikisht besnikërinë e patundshme të partisë kundrejt Bashkimit Sovjetik: në fakt, në anën e majtë ndodhej Ambasada Sovjetike (sot Presidenca) dhe për ta përmbyllur besnikërinë, përballë saj, në anën tjetër të rrugës ishte kompleksi i banimit “Miqësia”, që i referohej miqësisë me Bashkimin Sovjetik (menjëherë pas librit universitar). Rruga përfundonte në kodrat e liqenit dhe edhe fundi i saj ishte fort simbolik: aty ndodheshin varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Në fillim kanë qenë aty, pastaj më vonë janë transferuar aty ku ndodhen sot, në Sauk. Ja me pak fjalë simbolika e kësaj rrugë famëkeqe, që as dashamirësia gjuhësore post-komuniste nuk ia humbi dot forcën, sot ndërron emër: do të quhet “Ibrahim Rugova”. Mendoj se ky lajm është vërtet një ogur i bardhë për Shqipërinë. Shndërrimi i Shqipërisë, demokratizimi i saj janë çështje thellësisht kulturore dhe këto veprime ndihmojnë në rrugën e duhur. Ibrahim Rugova, nga ana simbolike përf aqëson pikërisht të kundërtën e simbolikës së rrugës “4 shkurti”: në vend të dhunës-paqja, në vend të hakmarrjes-falja. Përpjekjet tona si popull për të ecur drejt rrugës së përsosjes shpirtërore e morale ndihmohen shumë nga vendime të tilla që në pamje të parë duken jo fort të rëndësishme, por që ndihmojnë aq shumë në këtë rrugë të mundimshme.


E SHTUNË, 1328 QERSHOR JANAR 2010 2012 ËËË.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

MAPO

11

Në fund të fundit, historia dhe koha fshijnë gjërat e parëndësishme, dhe e vërteta, si një amforë që zbulon deti i trazuar kur largon rërën, del në sipërfaqe

2012, një vit pa ngjarje N

jë nga librat e mi të preferuar kur isha fëmijë dhe adoleshent, ka qenë romani fantastiko-shkencor i Thanas Qeramës “Një ngjarje në vitin 2044”. Letërsia për fëmijë e viteve ‘80, besoj ishte një farë escape nga rregulli i ngurtë i letërsisë zyrtare, dhe kjo solli lulëzimin e shkrimtarëve si Qerama, Dedja, Hysenbegas, apo Bushaka. Të cilët i lëshoheshin fantazisë në botën e fëmijëve, aty ku liria e saj ishte më pak e kontrolluar. E për më shumë kur flitej për ashensorë që lidhnin tokën me Hënën, në 100-vjetorin e Çlirimit të vendit. Kuptohet, se kjo datë, dhe jo data 28 Nëntor, duhej ngritur në qiell. Jo thjesht simbolikisht, por fjalë për fjalë. I s ht e ko m p r o m i s i i vo g ë l q ë shkrimtarët duhet të bënin, që vepra e tyre të botohej. Kjo m’u kujtua, ndërsa pak ditë më parë ndiqja një seancë në Kuvend, ku zonja Topalli, tashmë me atributet de facto të kreut të shtetit, nisi festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë. Se ky vit është viti kur mbyllet një shekull nga ajo ditë historike, kur aspiratat e një kombi të vuajtur për t’u quajtur shtet morën një karakter formal, që prej 5 shekujve, pasi i vetmi burrë shteti “pa dashje” (Skënderbeu) i dha lirinë këtyre trojeve, nga maja e tij e shpatës së gjakosur me gjak lindor anadollak. Në këtë aspekt, ceremonia e Kuvendit nuk kishte të sharë: festimet për 100-vjetorin e shtetit, nisnin simbolikisht me Skënderbeun, i cili i nisur sigurisht nga arsye praktike e strategjike afatshkurtra, e kishte bërë zgjedhjen e tij: Perëndimin, Krishterimin, Europën. Pesë shekuj më vonë, Ismail Bej Vlora në këtë drejtim ishte shumë më i paqartë se Kastrioti, por një shekull më vonë aksioni i tij pacifist për të ngritur flamurin e Skënderbeut kudo, me kulmim në Vlorë, mbetet i pakrahasueshëm me të gjitha luftërat për liri që ne kemi bërë në shekuj. Në fund të fundit, historia dhe koha fshijnë gjërat e parëndësishme, dhe e vërteta, si një amforë që zbulon deti i trazuar kur largon rërën, del në sipërfaqe. Por natyrisht nëse simetria do të

ishte perfekte, sot nuk do të kishim Shqipërinë që kemi: me probleme. Ndaj edhe ceremonia e Kuvendit, përtej protokollit të mirë, ndahet fort me Skënderbeun dhe Ismail Beun. Te sinqeriteti. Gati 100 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria tund sot flamurin e Skënderbeut, por është aq larg qartësisë së tij dhe sinqeritetit gati naiv të beut të Stambollit, që besonte, një shekull më parë, se një pavarësi pacifiste do të sillte mbijetesën e Shqipërisë, që, sipas tij, gjithsesi nuk mund të mbijetonte dot pa Turqinë. Sot, ndryshe nga 500 apo 100 vjet më parë, Europa është më e sinqertë me ne. Ajo nuk ngurron të na përsërisë se dëshiron të na ketë në gjirin e saj, me gjithë problematikën që ne sjellim nga historia. Por nuk pranon të krijojmë probleme të tjera. Ndryshe nga koha e Papatit dhe e Venedikut, kur ishujt e shtetet shkëmbeheshin në Mesdhe si valuta para Teatrit të Kukullave sot, sot Europa është një oqean i lirive dhe i mundësive të barabarta, i konkurrencës dhe i pranimit të humbjes. I ndershmërisë dhe i drejtësisë. Një kumt i gjallë për individin, por një oaz i madh komunitetesh të ndryshme dhe të barabarta. Kur se ne… ne nuk jemi asgjë nga këto. Atëherë edhe Europa ka të drejtë të pyesë: përse atëherë duam të futemi në gjirin e saj? Kësaj pyetje askush nga ata të mbledhur në sallën e Parlamentit nuk di t’i japi një përgjigje të sinqertë. Në 100-vjetorin e historisë sonë si shtet, në fakt një pyetje më ekzistenciale se ajo e perspektivës europiane rëndon mbi kokat tona: a kemi ne vallë sot shtet? A mundet që në mënyrë pompoze të festojmë datëlindjen e shtetit, kur ata, shtetarët, e shkelin atë me këmbë? Kur sot një prej pushteteve, drejtësia, është kthyer në një vrimë të zezë, që avash-avash (oh e di, fjalë turke, por i shkon çastit shumë), po tërheq brenda saj gjithë shoqërinë? A mundet të festojmë shtetin, kur ushtria, policia, e të gjitha uniformave, janë sot uniforma më e keqe e tij? Kur Parlamenti është një arenë gladiatorësh, që funksionon vetëm në tryeza partiake të negociuara nga ndërkom-

bëtarët? A mund të jetë ky shtet, kur kreu i Gardës, direkt, me dorën e tij, vret shtetasit e vet? Pak ditë më parë, presidenti kroat Josipoviç vizitoi Tiranën. Kroacia në janar 2013 hyn në Europë. Kush e ka vizituar këtë vend të mrekullueshëm, mendon përse ky vend hyri kaq vonë? E thjeshtë: se të hysh në Europë, duhet të ndahesh nga e kaluara, dhe duhet të lash borxhet me të. Dikush e bëri në paqe, si Mali i Zi, që nxori Gjukanoviçin në pension të parakohshëm, apo si Kroacia pak më dhunshëm: duke prangosur “Gjukanoviçin” e saj. “Luftoni korrupsionin, nëse doni të hyni në Europë”, kështu tha Josipoviç, njeriu që mundi të shkuarën politike të Kroacisë, me vetëm një muaj fushatë. Por me vullnetin e një shteti e një populli të tërë pas. E një shteti, që prangosi një kryeministër, në emër të së ardhmes së tij europiane. Apo si Mali i Zi, ku kjo nuk ishte e nevojshme. Pa s i Mi l o i t m e r r sh ë m d h e i korruptuar, doli më atdhetar sesa pritej: u largua, t’i hapte rrugë vendit të tij në Europë. Në 100-vjetorin e pavarësisë bilanci ynë është i trishtueshëm: ne nuk kemi as shtet, dhe as burra shteti. Ky është konstatimi. Por a ka një zgjidhje? Këtu gjithçka vështirësohet, pasi në këto 100 vjet jemi mësuar se maskarenjtë që duan pushtetin në Shqipëri thjesht zëvendësojnë njëri-tjetrin. E bëjnë këtë përmes votës së lirë, përmes dhunimit të saj, ose nëse shkon pak më thellë në histori, me dhunë, me asgjësim parlamenti ose me shndërrim të votës, në kokrra bizelesh. E megjithatë, ky është kufiri tjetër ndarës me Europën. Europa perspektivën e saj sot nuk ia lë më pakteve ndërkombëtare të liderëve të saj, por vendimmarrjes popullore. Ndaj në këto dy dekada, integrimi europian është shpejtuar apo ngadalësuar, në varësi se çka mendojnë dhe vendosin me votë në referendume francezët, belgët, holandezët, polakët, e diçka më pak, britanikët. Ndërsa ne, në këto 100 vjet, shquhemi se kemi bërë ose zgjedhjet më të këqija në kontravers me kohën, ose ke-

KOMENT SOKOL BALLA

mi lënë e mundësuar individë të pandreqshëm të vendosin për ne, e për më keq, nuk kemi thënë asgjë. Nuk kemi kundërshtuar dhe kemi pranuar të keqen e përgjithshme, në shkëmbim të imunitetit personal prej saj. Si në një marrëdhënie të sëmurë, e vetmja fatkeqësisht që ka funksionuar në mënyrë perfekte, jemi bërë burimi i së keqes dhe ushqimi e preja e saj kryesore. Nëse duam që situata të zgjidhet, kjo duhet të ndryshojë. E për këtë nuk mjaftojnë pakte mossulmimi, negociata dhe reformë zgjedhore. Nuk mundemi, siç bën Viktor Orban, të nxjerrim në pension 300 gjykatësit tanë, se 300 të rinjtë që do t’i zëvendësonin do të silleshin njëlloj me ta. Se korrupsioni i tyre do të ushqehej nga bindja jonë e përgjithshme si shoqëri se vetëm ai, dhe jo ligji, do të vinte drejtësinë mbi ne. Sot pyetja më e rëndësishme nuk është sa europianë janë Rama, Berisha apo Meta (ky gjithsesi më pak se të tjerët), por sa europianë jemi ne që i votojmë. Një shekull pas Ismailit dhe pesë pas Skënderbeut, ne jemi shoqëri më e dhunshme, më e ashpër, më e dëshpëruar dhe pragmatiste se Shqipëria e së shkuarës. Ne jemi Shqipëria pa ideale. Sëmundja është e thellë dhe askush të mos presë se ajo do të shërohet në këtë vit, megjithë dëshirën e mirë të Europës për të na dhënë një dorë, që të afrohemi një hap pranë integrimit në të, në 100-vjetorin e pavarësisë. Sepse ndër të tjera, ne jemi një shoqëri e pasinqertë, që ashtu si në kohën e Zogut, Enverit, dhe këtë të fundit, preferojmë t’i fshehim problemet tona, pas buzëqeshjeve dhe protokol-

lit, sesa t’i zgjidhim ato. I pasinqertë është Kryeministri, lideri i opozitës, Presidenti e deri Prokurori i Përgjithshëm, që ushqejnë një gënjeshtër kolektive, si një monument i rrejshëm, në themelet e të cilit sakrifikohet mirëqenia e shoqërisë, por dhe ëndrra e saj e pasinqertë, për të qenë pjesë e pamerituar e familjes së madhe europiane. Ndoshta do të vijë edhe momenti ynë i reflektimit shpirtëror, por është gabim shumë i madh kur gënjejmë veten dhe u bëjmë presion liderëve tanë të reflektojnë e ndryshojnë për shkak të një date: 100-vjetorit të shtetit. Pa krijuar reflektim te individët dhe pa bërë presionin e duhur për të rregulluar një herë e mirë mënyrën e përfaqësimit të tyre politik përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Por a ka sistem që mund të na sigurojë se vota nuk do shitet e blihet, nga votues e komisionerë? Kurrë, sa kohë vetë ata të mos marrin eurot, jo thjesht të një vote, sesa të biletës sonë për të hipur në trenin e vonuar europian. A ka sistem kontrolli që të detyrojë një gjykatës të mos lirojë një hajdut, apo një vrasës në shkëmbim të eurove? Kurrë, sa kohë vetë ky gjykatës të kuptojë se e bën këtë punë për pasion të profesionit për të vënë drejtësinë. Për më keq, a mundet një mjek, sado i papaguar, të mos lerë pacientin të vdesë, vetëm se të afërmit nuk ofrojnë para? Kurrë, sado i mirë dhe korrekt të jetë ministri i Shëndetësisë dhe Kryeministri i tij. Kush mendon se të rregullosh shoqërinë është si të shtrosh rrugë e ndriçosh trotuaret, dështon të shikojë të vërtetën në sy. Paçka se, sidoqoftë, ky mbetet rasti më i mirë. Ndaj 100 vjet më pas, kam frikë se sfida jonë europiane është shumë më e madhe se 12 rekomandime formale që vijnë nga Brukseli, të cilat në çdo rast i lexojmë keq. Sfida jonë e madhe sot nuk është shteti, sesa gjetja e ndërgjegjes shoqërore. Ose së paku një katarsis i thellë i saj. Ndoshta në këtë pikë, më shumë se Skënderbeu, na hyn në punë shembulli i Malit të Zi, apo Kroacisë. Le ta nisim duke kuptuar fillimisht sesa larg jemi edhe prej tyre.

Kombi kosovar nuk është multietnik

N

ë Kosovë, në të gjitha institucionet e arsimit, e vetmja njohuri për kombin është nga përkufizimi i Stalinit, ku vihet shenja e barazisë mes kombit dhe etnisë. Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës vështirë se gjendet ndonjë akademik që di ta bëjë dallimin mes kombit dhe etnisë. Dy prej këtyre akademikëve, Rexhep Qosja dhe Mehmet Kraja, e kanë treguar botërisht mosdijen e vet lidhur me ketë dallim. Në këtë rrethanë, kur para 18 vitesh shkruaja për kombin kosovar, shumica e lexuesve mendonin se fjala është për gabim shtypi. Kur pas luftës së Kosovës u shtuan zërat për kombin kosovar, të gjithë ne u akuzuam për tradhtarë e përçarës, përfshi këtu edhe presidentin Rugova, propozim-flamuri kombëtar kosovar i të cilit u dogj publikisht në rrugët e Prishtinës. Ahtisaari: Komb multietnik Plani i Ahtisaarit, i cili u pranua nga Parlamenti i Kosovës pa u lexuar fare nga deputetët (për shkakun e injorancës dhe papërgjegjësisë së tyre), projekton kombin kosovar si një komb multietnik. Është e turpshme që Presidentja, Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri i Kosovës nuk e dinë se Plani i Ahtisaarit flet për kombin kosovar jo vetëm në mënyrë implicite por edhe eksplicite. Në pikën 1.7 të këtij dokumenti thuhet: “Kosova do të ketë simbolet e veta të veçanta kombëtare, përfshirë flamurin, stemën dhe himnin, të cilët pasqyrojnë karakterin e saj multietnik.”

KOMETN

NEXHMEDIN SPAHIU

Hartuesit e Kushtetutës së Kosovës me mosdijen e tyre u kujdesën që të paktën në mënyrë eksplicite të mos përmendet termi komb kosovar, sado që fryma e Kushtetutës së Kosovës e përmban në vete këtë term. Por kombi (monoetnik apo multietnik) nuk krijohet vetëm me hartim kushtetute. Ekzistenca e kombit kosovar Kombi dhe shteti, në kohën moderne, janë të lidhura konceptualisht mes veti, por nuk janë e njëjta gjë. Lindja e shtetit është dëshmia e ekzistencës së një kombi, ashtu siç është lindja e fëmijës dëshmi se një grua është bërë nënë. Lindja e shtetit të Kosovës është dëshmi e ekzistencës së një kombi që ka krijuar këtë shtet. Sesi do të quhet ky komb: komb kosovar, kombi shqiptar i Kosovës, kombi shqiptaro lindor, kombi dardan apo kombi X, kjo është më pak e rëndësishme. E rëndësishme është ekzistenca e tij dhe shkalla e zhvillimit të këtij kombi. Ekzistenca e kombit kosovar është evidente për vetë faktin se ky komb njihet nga gati gjysma e kombeve të botës. Mospranimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk është fakt i mosekzistencës. Kjo është sikur një

fëmijë të jetë i lindur, por akoma jo i regjistruar në regjistrin civil. Shkalla e zhvillimit të kombit kosovar lidhet me idenë kombëtare shqiptare Lëvizjet kulturore e politike që rezultuan me krijimin e kombit kosovar i takonin deri vonë lëvizjes kombëtare irredentiste shqiptare. Kombi kosovar është kopje e kombit shqiptar me një distancë kohore prej disa dekadave. Jo 96 vite sa është distanca kohore mes lindjes së shtetit shqiptar (1912) dhe atij kosovar (2008), por ndoshta më pak se gjysma e kësaj distance. Kjo për faktin se kombi kosovar ka pasur më shumë kohë të piqet kulturalisht e politikisht para se të dilte në jetë. Shto këtu se periudha e ngjizjes kombëtare (1878-1912) është e përbashkët. Përsëritja e historisë së kombit shqiptar A nuk ka ngjashmëri mes kryengritësve të Haxhi Qamilit që dogjën flamurin kombëtar shqiptar dhe atyre që e dogjën flamurin kombëtar kosovar të propozuar nga Ibrahim Rugova? A nuk ka ngjashmëri mes lëvizjes autonomiste të Vorio-Epirit me Veriun e Kosovës sot? Krahasuar me Shqipërinë e çerekshekullit të parë XX, Kosova s’e ka problemin analog të “Republikës së Mirditës” dhe derisa protektori i kombit shqiptar ishte AustroHungaria, një nga 7 fuqitë botërore të asaj kohe, protektor i kombit kosovar është Amerika, superfuqia e vetme e botës. Në aspektin fetar, kombi kosovar është 2-fetar (musliman e katolik). Kisha protestante po lëshon rrën-

jë në Prishtinë, por kjo ende nuk është bërë pjesë e kulturës kombëtare kosovare. Kishë ortodokse kosovare nuk ka, pasi të gjitha kishat e manastiret ortodokse i ka uzurpuar Kisha Ortodokse e Serbisë. Pra, ende nuk mund të flitet se kombi kosovar është multifetar, nëse numërori 2 nuk nënkupton fjalën shumë. Kushtetuta luan rrol në formësimin dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të kombit, por ajo nuk i jep formë kombit automatikisht. Ja pse kombi kosovar nuk është multietnik -Në regjistrin e heronjve kombëtarë të Kosovës që të gjithë i përkasin etnisë shqiptare. -Në çdo incident mes pjesëtarëve të etnive të ndryshme, në mediet e Kosovës, përmendet etnia e palëve në konflikt. -Martesat mes pjesëtarëve të etnive të ndryshme në Kosovë janë tejet të rralla. -Gjatë përzgjedhjeve të ndryshme të sportistëve, këngëtareve, gazetarëve etj., përzgjedhja është vetëm nga radhët e etnisë shqiptare. Vetëm kur ka tutorizëm nga ndërkombëtarët përfshihen edhe pjesëtarë të etnive tjera, sipas çelësit që përcaktojnë ndërkombëtarët. Por nuk ndodh ndonjëherë që me vullnet të lirë e të pandikuar të përzgjidhet ndonjë pjesëtar minoriteti etnik. -Atitudën monoetnike në Kosovë dhe atë multietnike në Shqipëri më së miri e tregojnë komentet në shkrimin tim të javës së kaluar “Kombi shqiptar, a është multietnik?”, të postuara në portalin e gazetës “Panorama” në Tiranë dhe asaj “Zëri” në Prishtinë. Derisa te “Panorama” shu-

mica e komenteve o ishin pozitive, o ishin në stilin se nuk e kam zbuluar Amerikën se kombi shqiptar na qenkësh multietnik, komentet në “Zëri” ishin 90% negative dhe mospajtuese se kombi shqiptar është multietnik. -Vetë dokumenti i Ahtisaarit bën shmangie nga synimi për integrim në një komb kosovar kur është fjala për serbët. Duke qenë se serbët ishin i vetmi komunitet në Kosovë që ka bërë paraprakisht jetën e kombit, me planin e Ahtisaarit, atyre iu mundësua të mbesin pjesë integrale e kombit serb. Serbëve të Kosovës u mundësohet të mbajnë shtetësinë e Serbisë, të kenë shkollat publike që u përgjigjen programeve të Ministrisë në Beograd etj. Kur flitet për atë se Kosova është “sui generis”, mendohet pikërisht në këtë fakt: dokumenti i Ahtisaarit ua mundëson serbëve të integrohen në shoqërinë kosovare, pra të bëhen pjesë integrale e kombit kosovar, po qe se ata duan, por me asnjë mekanizëm nuk i cyt në këtë drejtim. Ky nuk është rasti me serbët në Kroaci e Maqedoni, ku serbët nga të qenët komb për gati një shekull tani bëjnë jetën e një minoriteti etnik. Të gjitha këto janë dëshmi se kombi kosovar akoma është një komb njëetnik, por ka perspektivë që në të ardhmen të jetë një komb shumë-etnik. Duke qenë një kopje e kombit shqiptar në ngjizjen e tij dhe në rrethanat që e krijuan, kombi kosovar do të ndjekë rrugën e zhvillimit të kombit shqiptar, i cili tashmë veç është komb shumë-etnik.




14

MAPO

e shtunë, 28 JANAR 2012 www.mapo.al

sociale

Dhuna ndaj profesorit, protestë te Filologjiku Profesorë dhe studentë të Fakultetit të Histori-Filologjisë kanë zhvilluar dje një protestë paqësore për të dënuar jo vetëm dhunën e ushtruar ndaj profesorit Nonda Varfi, por kanë kërkuar dënimin ligjor të individit që ka ndërmarrë këtë veprim. Rektori i Universitetit

të Tiranës, Dhori Kule ka kërkuar jo vetëm zbardhjen e situatës nga forcat e rendit, por edhe mospërsëritjen e situatave të tilla në ambientet akademike. “Më rezulton që studenti, që ka qenë i shoqëruar me dikë tjetër, është skualifikuar me kriteret që ka shpallur fakulteti. Në katin

e dytë, nga personi që shoqëronte këtë student, është goditur dhe është plagosur profesor Nonda Varfi dhe ka thyer krahun. Do t’i kërkoja me rreptësinë më të madhe, nuk ndodh në asnjë vend të botës që të dhunohen pedagogët, aq më shumë në ambientet e

punës së tyre”, - tha Kule. Pak ditë më parë, profesor Varfi u godit rëndë në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja nga një ish-student dhe një person tjetër, duke i shkaktuar dëmtime në krahë. Aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Vizita mjekësore me 3G, diagnostikime në 400 fshatra Privatizimi i pyjeve

Vodafone vë në shërbim teknologjinë 3G për shëndetin. Një grup mjekësh nga Kryqi i Kuq Shqiptar do të shkojnë në fshatrat më të thella të vendit për të vizituar banorët, të dhënat do të dërgohen në Spitalin Hygeia

Tokat, falas në përdorim

Jonida Tashi

Vizitat mjekësore tashmë mund të kryhen edhe nëpërmjet celularit me teknologjinë 3G. Nga qendra e Tiranës apo nga fshatrat më të thella të vendit, çdo person mund të mësojë brenda 24 orëve gjendjen e shëndetit. Kjo është mënyra më e re e komunikimit të pacientëve me mjekët, për të marrë në kohë reale përgjigje për problemet shëndetësore, që quhet telemjekësia përmes rrjetit celular. Pas instalimit të aparaturave të telemedicinës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe në disa spitale kryesore të vendit është inauguruar dje edhe përdorimi i telemjekësisë përmes celularit, që i mundëson mjekëve komunikimin në kohë reale mes tyre. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ishte i pranishëm në shpalljen e iniciativës “Telemjekësia përmes rrjetit celular”, sipas të cilit, ky shërbim është një mundësi për të dedektuar shumë patologji madhore. “Është një rast unik, ku teknologjia e lartë siç është ajo 3G vihet në shërbim të shëndetit”, - theksoi ministri. Projekti do të zbatohet përmes ekspertizës profesionale të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Spitalit Hygeia. Të dhënat nga testimet mjekësore të kryera tek pacientët prej një ekipi të Kryqit të Kuq do të kalojnë tek një aparat “smartphone” dhe më tej, përmes rrjetit të shpejtë 3G të Vodafone do të transferohen në kohë reale tek Spitali Hygeia në Tiranë, ku një mjek i specializuar i ofron

Gjatë prezantimit të telemjekësisë me celular

opinionin pacientit dhe mjekut të familjes të zonës brenda 24 orëve. Për të realizuar këtë projekt, që fillimisht do të zgjasë 6 muaj, një grup mjekësh nga Kryqi i Kuq Shqiptar do të shkojnë në 400 fshatra të vendit për të vizituar banorët, duke nisur nga fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Me aparatura të posaçme ata do të masin parametrat për sëmundjet kardiovaskulare, hipertensionin, diabetin dhe sëmundjet e mushkërive. Projekti i telemjekësisë përmes rrjetit celular është i pari që zbatohet në Shqipëri dhe përfaqëson një sistem të pakufizuar në kohë, që mundëson kryerjen e një numri testimesh të parametrave shëndetësorë të lidhu-

Lista e gjatë e fshatrave të përfshira në projekt përmban ato të zonave të Malësisë së Madhe, Tropojës, Kukësit, Shkodrës, Pukës, Dibrës, Mirditës, Matit, Librazhdit, Gramshit, Pogradecit, Korçës, Vlorës, Beratit, Përmetit, Gjirokastrës dhe shumë zonave të tjera

ra me problemet shëndetësore që janë përgjegjëse për një përqindje të lartë fatalitetesh, përfshirë testet për hipertensionin, indikatorët kardiovaskularë, sëmundjet respiratore dhe diabetin. Iniciativa sjell një ndikim të prekshëm, pasi ajo i adresohet një numri prej minimalisht 400 fshatrash të zonave nga më të thellat e vendit, gjithashtu të konsideruara si zonat më të varfra. Lista e gjatë e fshatrave të përfshira në projekt përmban ato të zonave të Malësisë së Madhe, Tropojës, Kukësit, Shkodrës, Pukës, Dibrës, Mirditës, Matit, Librazhdit, Gramshit, Pogradecit, Korçës, Vlorës, Beratit, Përmetit, Gjirokastrës dhe shumë zonave të tjera.

Tokat e degraduara nga privatizimi i pyjeve do t’u jepen fermerëve që t’i përdorin falas. Drejtori i Pyjeve pranë Ministrisë së Mjedisit, Arsen Proko shpjegon mënyrën e futjes në treg të sipërfaqeve pyjore. Aktualisht, pyjet po i kalojnë për administrim pushtetit vendor. Banorët do të pajisen me një certifikatë përdorimi, por nuk do të kenë të drejtë ta shesin apo ta blejnë atë. Në këtë mënyrë është vepruar dhe para viteve ’40. Në këtë pikë do të shihet tradita, pasi të tjera rregulla ka në zonat veriore, në ato të Shqipërisë së Mesme dhe në jug të vendit. Kur komuna nuk do të mund t’i menaxhojë sipërfaqet, atëherë ajo do t’i japë me qira, ose do t’i shesë në formë asetesh. Ndërkohë, fermerëve do t’u jepen subvencione dhe masa e tij do të jepet sipas impaktit që do të ketë puna e bërë në mjedis. Sipas prodhimeve, do të vilet dhe tatimi mbi vlerën e shtuar. Kjo do të bëjë që të formalizohet shfrytëzimi i pyjeve dhe prerjet të bëhen sipas kritereve.

Urgjenca e Pediatrisë, 450 raste në ditë Rritet numri i vizitave, fluksi përballohet vetëm nga dy mjekë Prej tri ditësh, në urgjencën e Pediatrisë pranë Spitalit “Nënë Tereza”, brenda 24 orëve paraqiten 450 fëmijë të prekur nga virozat e stinës. Mjekë pranë këtij shërbimi shprehen se e kanë të pamundur ta përballojnë këtë fluks fëmijësh, duke u bërë apel prindërve dhe specialistëve të qendrave shëndetësore që të mos i referojnë të gjitha rastet për në spital. Madje, mjekët shpjegojnë

se jo të gjithë fëmijët e kanë të domosdoshëm shtrimin në spital. Edhe më e vështirë paraqitet situata po të kemi parasysh faktin se i gjithë fluksi i vizitave në Urgjencën e Pediatrisë përballohet vetëm nga dy mjekë dhe kapacitetet e spitalit pranojnë vetëm 200 fëmijë në ditë. Në këto kushte, të gjithë specialistët e shëndetit kërkojnë që prindërit të jenë tepër të kujdesshëm ndaj fëmijëve gjatë kësaj periudhe dhe në momentin që ata shfaqin shenjat e para të virozave t’u japin menjëherë ndihmën e duhur mjekësore dhe ushqimore, që gjendja e tyre të mos

përkeqësohet. Më të prekur rezultojnë të jenë fëmijët nga mosha 0-5 vjeç. Mjekët thonë se këto viroza kanë sjellë komplikacione në organizëm, në rrugët e frymëmarrjes, por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Temperatura e lartë ka qenë një nga simptomat kryesore tek të vegjlit, e shoqëruar kryesisht edhe me diarre. Sipas mjekëve, shenjat që shfaqin fëmijët para se të sëmurën janë: dhimbje fyti, temperaturë, probleme të aparatit respirator dhe shpesh diarre. Ndërkaq, numri i personave të prekur nga virozat e stinës në mbarë vendin nuk po njeh ulje. Deri në

Pediatria

datën 19 janar, në të gjithë vendin janë regjistruar mbi 14 mijë raste në javë. Mjekët këshillojnë përdorim me kriter të antibiotikëve, të përshkruar vetëm nga mjeku, në rast të prekjes nga sëmundja, si dhe përdorimin e lëngjeve të frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore, që japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Po kështu duhet të shmangen ambientet e mbyllura dhe shumë të populluara, si dhe të evitohen kontaktet me personat që janë të prekur nga virozat.


sociale

E shtunë, 28 janar 2012 www.mapo.al

MAPO

15

Privatësia, gjoba për të dhënat e punonjësve Qytetarët nuk janë të mirinformuar për mbrojtjen e të dhënave personale. Për këtë arsye, Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka rritur aktivitetet ndërgjegjësuese. Në kuadër të 28 Janarit, Ditës Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave, janë ndarë broshura dhe mesazhe informuese për qytetarët në drejtim të

privatësisë. Me asistencën e projektit IPA 2009, Bashkimi Europian ka akorduar një fond prej 700 mijë eurosh për përmirësimin e legjislacionit në mbrojtjen e privatësisë dhe kontrollet e ushtruara në biznese dhe institucione. Drejtoresha e Projektit, Dorota Skolimowska thotë se projekti është duke ecur mirë dhe qytetarët e kanë

rritur interesin e tyre. Nga ana tjetër, Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka ndërmarrë kontrolle të herëpashershme në institucione dhe biznese për të parë ecurinë e procesit, duke vendosur edhe sanksione për subjektet që kanë cenuar privatësinë e punonjësve të tyre.

Bulevardi i ri, hapet më 9 mars konkursi të bëhen pjesë e diskutimeve dhe investimeve për projektet madhore, siç është edhe Terminali i ri multimodal i pasagjerëve. Sipas Bashës, ky terminal ka të gjithë mundësinë të ndërtohet në partneritet me biznesin shqiptar, pa përjashtuar investitorët e huaj që janë një domosdoshmëri akute e tregut vendas.“ Konkursi për projektin e bulevardit BERZH në tetor do të përfundojë të ri të Tiranës do të mbahet në datën plotësisht të gjitha procedurat dhe 9 mars. Lajmi është bërë i ditur nga ne do të jemi gati të ulemi me ju, me kryetari i Bashkisë së Tiranës, Dhomën e Tregtisë së Tiranës, me Lulzim Basha, i cila tha se 7 nga 20 Konfindustrinë, me këdo që do të arkitektët më të njohur në botë do të jetë i interesuar për t’i dhënë jetë këtij projekti që paraqesin më 9 do të jetë Stacioni mars projektet i Trenit, i Tramit, për bulevardin i autobusëve ine ri të Tiranës terurbanë, i furpara një jurie gonëve, pse jo ndërkommetra katror do të jetë hapësira e hapësirë për një bëtare. “Më 9 stacionit të ri të trenit, të tramit, i treg të ri, për një mars, 7 nga 20 autobusëve interurban, i furgonëve zonë biznesi e fiarkitektët më të që do të ndërtohet midis zonës së nance, 80 mijë f a m s h ë m t ë Laprakës dhe Kamzës metra katrorë të botës do të paraqesin projektet e tyre para një pozicionuar shumë mirë në mes të jurie ndërkombëtare dhe në këtë arterieve kryesore të Shqipërisë, armënyrë ne do të kemi një hap më af- teries veri-jug dhe lindje-perënër me përzgjedhjen e fituesit, nisjes dim”, - u shpreh Basha. Më tej Basë punës për ndërtimin e këtij aksi sha ka folur edhe për segmentin e të rëndësishëm zhvillimi për qytetin dytë të Unazës së Madhe, nga qene Tiranës, sepse përtej vlerës monu- dra “Kristal” deri tek Shkolla mentale, urbanistike, ambientale, Teknologjike. Kreu i Bashkisë ka estetike, qytetare është një aks i fuq- bërë të ditur se punimet për këtë ishëm i zhvillimit urban të Tiranës, segment do të fillojnë këtë vit, i zhvillimit ekonomik të kryeqytetit”, ndërkohë që projekti i bulevardit - tha Basha gjatë takimit për për- përfshin edhe pjesën tjetër të Unfaqësues të biznesit. Me këtë rast ai azës, 6.5 km nga ura e Brarit tek i ka ftuar sipërmarrësit e Tiranës që ura e Kamzës.

Përzgjedhja, 7 nga 20 arkitektët më të njohur në botë do të paraqesin më 9 mars projektet për bulevardin e ri të Tiranës para një jurie ndërkombëtare

80 mijë

Hipotekat brenda 2012, Basha: Zgjidhje dhe për ato me probleme Kreu i Bashkisë së Tiranës takohet me përfaqësues të biznesit: Nuk do të ngelet asnjë objekt i pahipotekuar. Do t’i kërkojmë qeverisë të bëjë ndërhyrje në ligj Jonida Tashi

Procesi i hipotekimit të 450 objekteve në Tiranë, të cilat përbëjnë 3040 mijë apartamente, do të mbyllet brenda këtij viti. Garancia është ridhënë dje nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se brenda vitit 2012, në kryeqytet nuk do të mbetet asnjë objekt me leje i pahipotekuar, sado e vështirë të jetë situata. Madje, Basha ka deklaruar se në rastet që do të hasen probleme do të kërkohet ndihma e qeverisë për të bërë ndryshimet e nevojshme në ligj. “Hipotekimi është çështje drejtësie, personat që kanë paguar duhet të marrin tapitë dhe Bashkia nuk duhet të qëndrojë si pengesë këtu, por duhet të ndihmojë me çdo kusht. Por është edhe çështje kapitali, kapital jo i pakët që llogaritet nga ekspertët e pavarur deri në 700 milionë euro. Ky injeksion kapitali do të përkthehet në punësim të qytetarëve të Tiranës, ndaj edhe Bashkia ditë e natë do të punojë që kjo të përfundojë sa më parë dhe asnjë objekt me leje nga Bashkia e Tiranës nuk do të mbetet pa hipotekuar, sado e vështirë të jetë situata, edhe sikur të na duhet t’i kërkojmë qeverisjes qendrore të bëjë ndërhyrje në legjislacionin kombëtar dhe kjo të përfundojë doemos brenda 2012-

ës. Kjo është sfidë personale e imja, jo thjesht, sepse kam dhënë fjalën, por sepse është një valvul jashtëzakonisht e rëndësishme për kapitalin në kryeqytet, për tregun imobiliar dhe është një provë e vetëbesimit që qyteti i Tiranës dhe biznesi i kryeqytetit ka për të ardhmen”, ka deklaruar kreu i Bashkisë së Tiranës gjatë takimit me organizatën “Biznes Albania”. Nga ana e tyre, përf aqësues të biznesit kanë kërkuar që të nisë hipotekimi edhe për objektet që ishin përfshirë në proces legalizimi, por që janë b l l o ku a r p r a n ë A LU I Z N I- t . “Përveç pallateve që ka Bashkia, mbi 200 pallate të tjera i ka ALUIZNI, dhe ne do të kërkonim që e gjithë kjo pasuri të futej në procedurë të njëjtë me atë që keni marrë ju zoti kryetar përsipër. Shoqata e Ndërtuesve ka shumë materiale dhe në shumë raste ka punuar për shumë vite dhe mund të ndikojë, mund të japë kontribut dhe mund të ndihmojë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, që është gangrenë për ekonominë e qytetit të Tiranës”, - tha Luigj Aleksi, nga Shoqata e Ndërtuesve. Por përveç 450 objekteve të pahipotekuara, gjatë viteve të fundit në Tiranë janë bërë edhe 5 700 shtesa pa leje, të cilat duhet të futen në proces legalizimi. Gjatë takimit me përfaqësuesit e biznesit, Basha u ka premtuar atyre përmirësimin e klimës dhe lehtësimin e kushteve. Në këtë kuadër, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka njoftuar se më 1 shkurt do të hapet qendra e biznesit “one stop shop” dhe më shumë sporteleve në zyrat e regjistrimit.

Objektet 5700 shtesa pa leje janë bërë në pallate 450 objekte të pahipotekuara gjenden në Tiranë 243 janë në proces për t’u dërguar në Hipotekë 124 objekte me leje janë çuar në Hipotekë 107 pallate u janë dhënë tashmë ndërtuesve 100 objekte të tjera përfundojnë brenda janarit

Apartamentet 375 apartamente banimi janë gati për hipotekim 1000 apartamenteve po u plotësohet dokumentacioni 20 000 apartamente janë ndërtime me probleme 30 000-40 000 numri total i apartamenteve

“Asnjë objekt me leje nga Bashkia e Tiranës nuk do të mbetet pa hipotekuar, sado e vështirë të jetë situata, edhe sikur të na duhet t’i kërkojmë qeverisjes qendrore të bëjë ndërhyrje në legjislacionin kombëtar dhe kjo të përfundojë doemos brenda 2012”

Projekti paraprak për projektin e ri

KE, trajnime për drejtuesit e pushtetit lokal Drejtuesit e bashkive dhe komunave në të gjithë vendin do të trajnohen nga ekspertë të huaj për t’u ofruar shërbime sa më të mira qytetarëve Drejtuesit e pushtetit lokal në të gjithë vendin do të trajnohen nga ekspertë të huaj për t’u ofruar shërbime sa më të mira qytetarëve. Ky është një projekt i financuar nga Këshilli i Europës, që do të shërbejë jo vetëm në shkëmbimin e përvojave, por edhe në udhëzimet që duhet të ndjekin të mandatuarit për herë të parë gjatë punës së tyre. Shefi i zyrës së Këshillit të Europës, Marko

Leieker thotë se para së gjithash ky trajnim shërben për mënyrën se si do të shpenzohen dhe se si do të kursehen paratë e qytetarëve nga kryetarët e komunave. “Jemi duke filluar kursin për trajnimet e stafit të bashkive dhe komunave në mbarë vendin. Ky projekt shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe është e nevojshme të dimë se si investohet nga financimet e pushtetit vendor. Kjo do të shërbejë për më tepër në këtë kohë, kur të gjithë duam decentralizimin e pushtetit vendor dhe në këtë mënyrë do të rrisin besimin tek qytetarët”, - u shpreh Leieker . Në tryezën e përbashkët ishin të pranishëm drejtues dhe specialistë vendorë nga e gjithë Shqipëria.



MAPO

a Anjez t ëpu u shk ë parë uaj m ë disa m Klan për t i V nc nga T ë një agje n e ar punu lamash dh e m k re niesh ë h d ë marr blikun pu

ANJEZA MAJA

NË “DANCING WITH THE STARS” Anjeza do të vijë në këtë spektakël pas një shkëputjeje disa mujore nga ambientet televizive, ku kishte punuar së fundmi. Redaktore në emisionin Opinion dhe prezantuese disa herë në “maratonën e këngës popullore” Pas emrit të profesorit të UET Bujar Kapexhiu, një tjetër emër konfirmohet për në garën e madhe të kërcimeve: Anjeza Maja, ish Miss Tirana, që me fashën e “Miss Albania”-s ka përfaqësuar Shqipërinë në disa aktivitete bukurie ndërkombëtare, ku ka marrë dhe çmime. Anjeza do të vijë në këtë spektakël pas një shkëputjeje disa mujore nga ambientet televizive, ku kishte punuar së fundmi. Redaktore në emisionin Opinion dhe prezantuese disa herë në “maratonën e këngës popullore”, Anjeza u shkëput disa muaj më parë nga TV Klan për të punuar në një agjenci reklamash dhe marrëdhëniesh me publikun. Por siç ka ndodhur me shumë kolege të saj, që e kanë braktisur median për t’u marrë me marrëdheniet me publikun, edhe ajo ka zbuluar se nuk mund të rrinte

përgjithmonë larg botës së televizionit. Prej disa javësh është folur për një rikthim të mundshëm të saj në Tv Klan, si drejtuese e forumit të “Faktori X”. Një format i ngjashëm me atë që drejton Adelajda Xhamani në Vizion Plus, e që merret me protagonistët dhe prapaskenat e spektakleve “Dancing ëith the stars”. Mesa duket të dyja ofertat i kanë mbërritur në të njëjtën kohë. Dhe Anjeza ka ditur te zgjedhë: më mirë protagonistja në një shfaqje sesa ajo që interviston protagonistët e tjerë. Edhe pse për këtë i është dashur t’i thotë jo Vera Grabockës që mund të quhet kumbara e saj, që nga kohërat e “Miss”-it. Por kur vjen punë për zgjedhje karriere, nuk ka vend për nostalgji. Kushdo në vend të saj, do kishte bërë të njëjtën zgjedhje.

LUFTA E FTOHTE

Krasta - Gjebrea Raundi i parë goditja e dytë

Për të parën herë thumba në publik, që do shihen të martën në Vizion Plus. E që vijnë pas ca goditjeve të pazëshme...

MIRA KAZHANI

NJË GAZETARE PËR AMBASADORIN

SEQUI

Petri Bozo dhe Alda Bida gjyshërit e rinj të Tiranës

DITAR / HERMES NIKAJ

FOTOGRAFIA IME E FATIT

JETË PREJ BEQAREJE/ RREGULLAT PËR TA SHIJUAR


18

E shtunë, 28 janar 2012 www.mapo.al

ditari

Adi Krasta në shfaqjen e tij " A Show"

Hermes Nikaj

Fotografitë e mia të fatit ... Ditët kaluan shpejt dhe ja ku u takuam në qoshkun tim në këtë gazetë. Meqë shumë njerëz më kanë pyetur si si u gjenda në televizion (sepse për shumë të rinj kjo është një ëndërr), do t’ju tregoj se si nisi bashkëpunimi im me Aldon, fillimet e para në botën e televizionit, përditshmërinë time me vështirësitë e saj etj. Siç më keni parë, tashmë u bënë pesë muaj që i jam bashkuar stafit të “Aldo Morning Shoë” dhe jam i lumtur që jam pjesë e këtij emisioni. Isha më shumë fat duhet thënë. Gjithçka nisi gjatë verës që shkoi, pikërisht në muajin gusht, kur unë sapo kisha realizuar një set fotografik me Domenika Caushajn, një nga finalistet e Big Brother Albania 3. Këto foto u përdorën për kalendarë në Shqipëri dhe në Itali. Sapo i publikova ne facebook, filluan të m’i merrnin gezetat dhe revistat e ndryshme shqiptare e të më kërkonin intervista. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Game-Over” ishin publikuar disa nga fotografitë e mia, bashkëngjitur me një rrëfim për jetën time. Qëllon që këtë intervistë e lexoi regjizorja e emisionit, Znj Rozi Merko e më pas kontaktohem direkt nga ajo, për të më ftuar të bashkëpunoj e t’i bashkohem stafit të Klanit. Me kënaqesi pranova, pasi gjithmonë më ka pëlqyer bota e televizionit. Fillimisht e kam patur te vështirë pasi isha mesuar të flija deri vonë, ndërkohë që më duhej të zgjohesha që në gjashtë e t’u bëja gati, pasi në 7 pa 5 fillon emisjoni. Më pëlqen puna si prezantues dhe mendoj që jam i prerë për këtë pune. Gjithashtu dhe lajmet që transmetoj çdo ditë, mendoj që janë vërtetë interesante. Detyra ime është të gjej katër lajme çdo ditë nga personazhe të njohur te shoëbizit botëror, por gjjithashtu të prek edhe probleme sociale të ndryshme. Këtë javë kam qenë shumë i ngarkuar, pasi kam filluar edhe sezonin e provimeve. Por unë e gjej gjithmone kohën për të gjitha: për emisionin, shkollën dhe pasdite palestrën. Kjo është dita ime. Ju kam xhan!

Krasta - Gjebrea

Raundi i parë, goditja e dytë Për të parën herë thumba në publik, që do shihen të martën në Vizion Plus. E që vijnë pas ca goditjeve të pazëshme... Për vite me radhë është thënë se janë ata dy më të mirët që ne kemi për të prezantuar. Emri i njërit ka shoqëruar gjithmonë atë të tjetrit. Eshtë thënë se janë rivalët e vetëm të njëri tjetrit, paçka se shumë të ndryshëm. Më saktë “rivalët” që nuk garojnë, nuk konkurrojnë brenda të njëjtës fushë. Ardit Gjebra kantautor, prezantues, i ëmbël, i dashur. Adi Krasta, thjesht prezantues, mjeshtër i fjalës, i dashur kur do, i hidhur e cinik kur do e kur nuk do bashkë. Edhe me veten. Autoironik si askush. Nuk ngjajnë fare me njëri tjetrin. Nuk kishin pse të konsideroheshin fare konkurrentë. Por meqë gjithë të tjerët kanë dështuar, medias së paku, i duheshin dy prezantues. Sepse askush veç atyre të dyve nuk ka mundur të mbajë live një spektakël disaorësh, apo të jetë në një skenë festivali, e të mos kritikohet. Prandaj dhe u quajtën

konkurrentë. U stisën si të tillë. Dhe si çdo konkurrencë, edhe kjo ka nevojë për luftë. Në mos për shkelma, për thumba... Por që në ekran kanë munguar, ndonëse nën zë janë pëshpëritur... Deri pak ditë më parë, kur Adi Krasta doli hapur në çeljen e spektaklit “A show”. Në një moment, kur askush nuk e priste, ka shigjetuar Ardit Gjebrenë. Jo me fjalë e me emër direkt. Por me imazhe... Teksa fliste për rrjetet a-sociale të internetit, ato ku kushdo pa emër dhe identitet futet dhe hedh baltë mbi njerëzit që kanë marrë përsipër të jenë në ekran, ai nisi të përfytyronte se si mund të ishte një grua që hidhte baltë mbi të... Imazhet pas tij nisën të shfaqnin një fytyrë të shëndoshë që morri trajtat e Mark Chapmanit, vrasësit të John Lennon-it... Imazhi erdhi duke ndryshuar për të marrë trajtat e fytyrës së Ardit Gjebresë, për t’u shndërruar sërish në tiparet e Chapman-it... Të

qeshura dhe klithma janë dëgjuar në sallën e Pallatit të Kongreseve... Për t’ua lënë vendin pastaj komenteve. Dashamirësë dhe jo. Erdhën pastaj e dolën dhe ca histori ca më të vjetra, sipas të cilave ky nuk ishte një thumb dhe aq i lehtë, por që ka llogjikë se pse u bë piukërisht tani... Sipas historive që qarkullojnë në ambientet mediatike, ishte Ardit Gjebrea ai që bëri çmos që Adi Krastës këtë vit të mos i jepej

Stresi pas divorcit çon aktoren në spital

Demi Moore, rrëzimi i divës Demi Moore është shtruar në spital për të marrë ndihmë të specializuar për shkak të ezaurimit të fortë nervor. Aktorja që prej pak kohësh është divorcuar nga Ashton Kutcher që e tradhtoi, është duk i kushtuar vëmendjen kryesore shëndetit. Në një komunikatë shtypi të zyrës së saj lexohet: “Për shkak të shumë burimeve të stresit që e kanë rrethuar në këtë moment, Demi ka vendosur t’u

drejtohet profesionistëve, ne mënyrë që të fillojë të përmirësojë gjendjen shëndetësore dhe të arrijë të gjejë një ekuilibër psiko – fizik. Ajo sheh me besim të ardhmen me një objektiv të vetëm, të jetë sa më mirë dhe i falënderon të gjithë, miq e familjarë, për mbështetjen”. Në javët e shkuara, menjëherë pas divorcit, ajo ka deklaruar se kishte frikë mos nuk e meritonte dashurinë, se nuk ishte e denjë

për dashurinë... Derisa gjendja u përkeqësuar të hënën në darkë. Mjekët kanë marrë fillimisht një lajmërim nga shtëpia e Demit, pasi e kanë ekzaminuar për rreth gjysmë ore kanë vendosur për shtrimin e saj në spital. Për shkak të gjendjes aktuale, pritet dhe konfirmimi i lajmit sipas t cilit aktorja do heqë dorë edhe nga projekti për të interpretuar një feministe si Gloria Steinem.

prezantimi i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar... Thuhet se Gjebrea përdori njohjet e tij, për të shmangur Krastën nga skena e Festivalit që do konkurronte direkt festivalin e tij “Kënga Magjike” dhe pastaj pak ditë më vonë, nuk ngurroi të dilte në një intervistë e të deklaronte se Karsta është prezantuesi më i mirë, i vetmi konkurrent i denjë... Sipas gjasave, kanë qenë këto zëra, (të vërteta a jo, kjo ende nuk dihet) që kanë shkaktuar reagimin e të dielës mbrëma tek Krasta. Dhe që e kanë bërë ta krahasojë Gjebrenë me vrasësin e John Lenonit, që në ditët e sotme nuk përdor armët por rrjetet asociale dhe sulmet anonime. Konteksti qe i qartë. Dhe pse shumë në sallë nuk e kuptuan. Ndonjë prezantuese televizive madje nuk harronte që hera herës të thërriste “Bravo Krasta!”. Ose kanë bënë sikur nuk e kuptuan. Sepse shumë veshë duhet të kenë përcëlluar atë natë. I. Tiço


19

E shtunë, 28 janar 2012 www.mapo.al

Flash

Kate Moss dhe jeta e ëmbël pariziane

Petri Bozo dhe Alda Bida gjyshërit më të rinj të Tiranës Ka ikur koha kur gjyshërit ishin ata burrat dhe gratë e urta, që rrinin në shtëpi e tregonin përralla. Gjyshërit e sotëm mund të jenë dhe të rinj e plot energji, si regjisori Petri Bozo dhe skenaristja Alda Bida. Vajza e tyre Egi 22 vjeçare, dy dite më parë u bë nëna e një vajze të vogël Noara. Kurse Petri 45 vjecc dhe Alda 44, tashmë janë bërë gjyshërit më të rinj të Tiranës. As njëri dhe as tjetri nuk e kanë fare problem statusin e ri “gjyshër”. Përkundrazi kanë qenë mjaft të lumtur dhe krenarë teksa kanë marrë me mijëra urime nga miqtë dhe te njohurit. Sepse përveç të tjerash, historia e martesës dhe shtatëzanisë së vajzës së tyre Egi, është kaq e ngjashme me historine e tyre që u njohën dhe u dashuruan gjatë kohës që të dy ndiqnin Akademinë e Arteve dhe shumë shpejt sollën në jetë Egin. Alda e ka parë kështu si një bekim të bukur faktin që dhe e bija u bë nënë në moshën 22 vjeçare, si ajo. Çifti Bozo – Bida kanë dhe një djalë dymbëdhjetëvjeçar Frenkin dhe veç një sërë aktivitetesh si “Miss Shqipëria” e “Miss Globe”, janë një nga çiftet më të njohura në Tiranë edhe për organizimin e festave dhe eventeve. Miqtë jo të pakët me siguri janë duke pritur festën e Noarës, gëzimit më të ri në familjen e tyre.

Petri dhe Alda kur vajza e tyre Egi ishte foshnje

Mira Kazhani një gazetare për ambasadorin Sequi Hyrja e ambasadorit të Delegacionit të BE-së Ettore Sequi në sallën e Pallatit të Kongreseve, i shoqëruar nga gazetarja e “Ora News” Mira Kazhani për të parë shfaqjen e Adi Krastës “A Show”, ka qenë një nga lajmet që qarkulloi me shpejtësi rrufeje nga një cep i sallës në tjetrin. Në fillim blicet e aparateve dhe pastaj koka që ktheheshin drejt rradhës 10, aty ku ishin akomoduar ambasadorët italian, amerikan, anglez... dhe në mes tyre gazetarja Kazhani. “Ishte rastësi”, thotë Mira Kazhani, krejt e qetë dhe e çuditur për thashethemnajën e ngritur për dy minuta, “rastisi që të flisnim që do shkonim në shfaqjen e Krastës dhe kur ambasadori Sequi më tha të shkonim bashkë, mu duk mëse e natyrshme. Nuk e mendova që do shkaktohej gjithë kjo zhurmë”. Sigurisht që nuk e ka menduar fare as ambasadori i delegacionit të BE-së, i cili është njohur me gazetaren e “Ora News” gjatë një interviste që ajo i ka bërë për emisionin “Tonight Ilva Tare”. Dhe ndoshta pas kësaj dite do ta mendojë dy herë përpara se të ftojë dikë në ndonjë shfaqje. Ose edhe ai e ka mësuar dhe e ka marrë sportivisht formulën se “çdo gjë tre ditë zgjat”... Ta shohim në shfaqjet në vijim.

Ajo ka zbritur në kryeqytetin francez për të ndjekur Javën e modes dhe Kate Moss tregon akoma edhe një herë dëshirën e saj për të festuar. Në këtë pamje e shohim tek vjen në Iena Palace, me rastin e festës së organizuar nga Prada. Me një fustan super të shkurtër dhe këmbë të zbuluara ajo është fotografuar nga paparacët dhe në fytyrë duket efekti i ditëve intensive të kaluara midis festash dhe takimesh mondane.

Beckham: Doja të isha futbollist, jo i famshëm David Beckham është padyshim futbollisti më i famshëm në botë dhe jo vetëm për karrierën e tij të gjatë dhe të shkëlqyer, por edhe për reklamat e pafundme nëpërmjet të cilave imazhi i tij është bërë i njohur në të gjithë botën. Gjithsesi, 36-vjeçari këmbëngul se qëllimi i tij nuk ka qenë kurrë të bëhej i njohur, por thjesht të luante futboll. “Nuk kam dashur kurrë të bëhesha i famshëm, vetëm doja të bëhesha një futbollist. Nuk e di si ndodhi, por që kur u lidha me Victoria Beckham u bëmë çifti më i famshëm”, shprehet Beckham për revistën britanike ‘Men’s Health’. “Tani jam 36 vjeç dhe dua ende të luaj. Nuk po mendoj për tërheqjen nga futbolli. Do të më pëlqente të isha pjesë e ekipit të Britanisë së Madhe në Lojërat Olimpike. Shpresoj që të jem në formë dhe të grumbullohem”, shtoi ish-mesfushori i Manchester United, Real Madrid dhe që aktualisht luan për Los Angeles Galaxy.

Vera Wang, 62 vjeçarja që pozon me bikini! Ajo pohon se nuk është lloji i gruas që preferon të veshë taka të larta me rroba banjoje. Vera Ëang duket gjithsesi se ka shumë guxim për të pozuar për “Harper Bazaar” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 62 vjeçarja është fotografuar buzë një pishine në shtëpinë e saj të re në Los Anxhelos duke treguar një trup që normalisht duhet ta kishte një femër me gjysmën e moshës së saj

Miranda Kerr, vishet me flamurin australian “Ishte rastësi”, thotë Mira Kazhani, krejt e qetë dhe e çuditur për thashethemnajën e ngritur për dy minuta, “rastisi që të flisnim që do shkonim në shfaqjen e Krastës dhe kur ambasadori Sequi më tha të shkonim bashkë, mu duk mëse e natyrshme. Nuk e mendova që do shkaktohej gjithë kjo zhurmë”

Miranda Kerr ka pozuar në setin e ri fotografik me flamurin e vendit të saj, Australisë. Supermodelja është një ikonë për Australinë, një fëmër me karrierë të shkëlqyer, me një martësë të suksesshme dhe nënë e devotshme. Ajo është shndërruar në një “superwoman”, duke pozuar me veshje të brendshme me flamurin australian. Kerr ka dalë në kopertinën e një reviste austaline për ditën e Pavarësisë së Australisë.


20

E shtunë, 28 janar 2012 www.mapo.al

Single? Rregullat për ta shijuar Janë plot 20 rregulla që të ndihmojnë të ndihesh mirë me veten, përballë të tjerëve, mes çifteve që të shohin me habi dhe mbrëmjeve përballë televizorit! Ja si të përfitosh në maksimum nga kjo periudhë e jetës Mos i jepni të drejtë kujtdo

Kur vjen fjala e të qenit single, të gjithë e dinë ekzaktësisht pse je single, çfarë duhet të bësh për të ndaluar së qeni dhe ku po gabon. Nëse do të jesh lumturisht single, përpiqu të mos i japësh të drejtë dhe të mos u vësh veshin këshillave të pakërkuara. Fakti që shoqja jote e ngushtë u martua me të dashurin e saj të përjetshëm, nuk do të thotë që ajo di më shumë se ty nga dashuria dhe historitë. Askush nuk është gjykatës më i mirë se ti vetë. Besoju instikteve. Mos e merr për personale

- Ke takuar ndonjë? Nuk do të doje të martoheshe? Je karrieriste! Ke pretendime! - Këto janë disa nga pyetjet dhe komentet që njerëzit bëjnë përballë një vajze single dhe ndodh që ndonjë prej tyre të të lëndojë. Rregulli numër një është që njerëzit e martuar nuk e kuptojnë pse dikush mund të zgjedhë të jetë single. Rregulli numër dy është që historitë e të tjerëve janë gjithmonë një argument më interesant se punët e tua. Mos dil me askënd vetëm “sa për të dalë” me dikë

Të dalësh me meshkuj, të takosh njerëz dhe të vësh në praktikë artin e joshjes bën mirë, por rrezikon të bëhesh e varur. Shumë takime të pasuksesshme mund të trondisin vetëbesimin, duke e bërë të vështirë vlerësimin e saktë mbi meshkujt. Dilni vetëm me meshkujt që pëlqeni dhe mos kini frikë t’u thoni “jo” atyre që nuk ju bindin. Mendo çfarë do të bësh dhe pse do ta bësh

Të gjesh një të dashur të ri është pak a shumë, si të blesh një palë këpucë: nëse e di se çfarë kërkon dhe përse të duhen, ka më shumë mundësi të gjesh “sendin” e përkryer. Nëse vini rrotull dhe kërkoni diçka që s’e keni as vetë të qartë, rrezikoni të ktheheni në shtëpi me këpucë që nuk ju rrinë mirë. Sekreti për të gjetur burrin ideal është të bësh një listë me

karakteristikat e tij, nga të cilat nuk mund të heqësh dorë, për shembull, duhet të dojë fëmijët, jetën mondane dhe të jetë ambicioz. Pastaj rilexojeni listën dhe pyesni veten nëse është apo jo e arsyeshme.

edhe në këtë drejtim, të përmirësoni vetëvlerësimin, përveçse humorin. Kujdesuni për veten

Një nga avantazhet e të qenit beqare është ta kalosh gjithë fundjavën duke ardhur rrotull në shtëpi me kanotiere dhe mbathje, të hash çfarë të pëlqen dhe të shohësh filma rozë në TV. Ama është mirë të mos e teprosh dhe të mbash parasysh se një jetë pak e shëndetshme do t’ju bëjë të ndiheni dhe si pasojë edhe të dukeni, gjithashtu, pak të shëndetshme. Kujdesuni për veten. Fundja, po nuk e bëtë ju, kush tjetër do ta bënte?!

Përpiqu të kuptosh se çfarë nuk të pëlqen

Të dish çfarë nuk do është po aq e rëndësishme sa t’i kesh idetë e qarta mbi atë që do dhe kështu e zbulon veten thellë. Përzgjidhni atë që ju bezdis në plan politik, social dhe moral, si dhe çfarë nuk mund të toleroni. Kjo përzgjedhje do t’ju ndihmojë ta përcaktoni më mirë njeriun që doni për partner. Ji realiste

Megjithë çfarë u tha më lart, mos u bëj një nga ato vajza që kanë një listë 3 metra të gjatë me cilësitë e partnerit. Është normale të kesh parametra, por nëse pritshmëritë janë të tepruara, rrezikon të mos gjesh asnjëherë partner, le pastaj të përkryerin. Nëse kërkesat përfshijnë disa karakteristika fizike, gjendjen ekonomike, ndoshta edhe ndonjë manierë sjelljeje, ndoshta është më mirë të kuptosh që nuk po del në dyqane për të zgjedhur jetën e preferuar, por je në kërkim të dikujt që do ta duash. Mos iu riktheni të kaluarës

Kini parasysh që të gjitha beqaret kanë një të kaluar me histori të dështuara, përndryshe pse do të ishin beqare? Ndoshta keqardhja për ato histori ndonjëherë bën mirë, por ta vajtosh të kaluarën në mënyrë konstante shërben vetëm për të të bërë të vuash, duke mos qenë e lumtur. E kaluara nuk mund të ndikojë tek e ardhmja, të paktën për sa kohë nuk do të doje të ishte kështu. Mos dëshironi gjoks më të madh

Ose: pëlqejeni veten siç jeni! Femra ideale dhe e përkryer, me garancinë për të gjetur gjithmonë një burrë, nuk ekziston (mendo vetëm për të gjitha ato gra të famshme, të suksesshme, të bukura dhe të zonjat, që janë beqare), kështu që të mos ju gënjejë mendja se operacioni i gjoksit, hundës, apo buzëve do t’ju ndihmojë të arrini aty ku doni. Ushtrohuni në marrëdhëniet sociale

Jo vetëm duke dalë me meshkuj, por në çdo aktivitet ku ndihesh mirë. Bëhuni tërheqëse, miqësore, joshëse dhe interesante në punë, me miqtë, madje edhe kur porositni një pije në bar. Në këtë mënyrë, mund ta mbani veten në formë

Kontrolloni jetën tuaj

Në fund, mësoni të kontrolloni jetën tuaj. Të rrish duke pritur të vijë dashuria është një qëndrim pasiv, që minon vetëvlerësimin. Në vend që të mendosh se jeta do të nisë kur të takoni atë, merrni situatën në dorë dhe niseni sot, duke bërë gjërat që keni dashur gjithmonë.

Thuajeni vërdallë se keni dëshirë të njihni dikë

Mund të duket e dëshpëruar, por nuk ka asgjë të keqe të bësh të ditur se je në kërkim të dikujt. Thuajani miqve më të ngushtë, kolegëve e madje edhe familjarëve; kush e di, ndoshta dikush njeh ndonjë djalë që bën për ty! Jini proaktive

Shmangni sjelljen e tipit “po, por…” kur dikush ju flet për një mashkull që mund t’ju interesonte. Sekreti qëndron në të menduarit në mënyrë proaktive ose më qartë, në mënyrë pozitive dhe produktive, duke i dhënë një mundësi atij mashkulli. Të biesh në analizime dhe ta gjykosh një burrë në bazë të kritereve të paracaktuara, pa e njohur, është shumë e thjeshtë. Mendoni pozitivisht, takojeni pastaj vlerësojeni. Mos lejoni që “single” të bëhet një etiketë

Ka ditë në të cilat doni vetëm të ankoheni për mungesën e lumturisë së situatës ku ndodheni dhe nuk ka gjë të keqe te kjo, por kujdes të mos e lini veten të gëlltiteni nga këto gjendje shpirtërore. Përpiquni të mos kaloni mbrëmje pa fund, duke biseduar me mikesha të tjera single, duke torturuar veten pse nuk po ju ecën, sepse shërben vetëm për t’u ndier pa fat dhe patetike. Dilni nga guaska

Përpiquni jo vetëm të dilni me ndonjë, por jinni e hapur edhe në punë e në çdo rast, sepse shërben për të përmirësuar vetëvlerësimin, për t’i dhënë kuptim të përditshmes dhe për t’ju bërë të kuptoni që ekzistenca ofron shumë më tepër se perspektivën e një marrëdhënieje në çift. Rezistojini tundimit për t’u zhytur në divan, në vetmi të plotë; gjendje shumë e ngrohtë dhe e sigurt, por e mërzitshme

dhe vetmitare.

Rrethohuni nga miqtë

Nga disa kërkime ka rezultuar se femrat single janë shumë më të shëndetshme dhe jetojnë më gjatë se burrat single. Në bazë të këtyre rezultateve qëndron fakti se gratë dinë të ndërtojnë lidhje të forta ndërpersonale. Nëse jeni single prej pak kohësh, ju leverdis të ndërtoni njohje jo vetëm për t’u argëtuar e mbajtur lart moralin, por dhe për të gjetur intimitet dhe mbështetje. Merruni me një punë që e keni pasion

Ndoshta po mendoni “unë nuk jam tipi i karrieristes, do të më interesonte më shumë të isha martuar”. Mirë, a e dini që mund të jeni grua në karrierë dhe aspirante për martesë në të njëjtën kohë? Çfarëdo që të bëni, mos jini lloji i femrës që e shtyn çastin për të nisur jetën në ditën kur do të gjejë dashurinë e jetës. Nëse dëshironi të shkoni të punoni jashtë, të bëheni një neurokirurge, apo të shkruani një roman, bëjeni tani, sepse nuk ka të bëjë fare me faktin e të qenit beqare ose në çift. Mos flisni gjithmonë dhe vetëm për burrat

Dilni rregullisht në takime me burra, të paktën një herë në muaj. Ka të paktën tri arsye të mira për ta bërë këtë: -të dalësh me burra të ndryshëm të ndihmon të kuptosh se me ç’tipa njerëzish të pëlqen të rrish -të ndihmon të stërvitesh në artin e joshjes -të argëton. Të dalësh me një burrë është një përvojë e bukur, është e vërtetë që ndonjëherë kjo sjell bezdi, por në përgjithësi çdo mbrëmje mondane duhet përjetuar me shumë kënaqësi. Shijojeni, nuk do t’ju bëjë keq. Shijoni lirinë

Shfrytëzoni sa më mirë kohën tuaj sa jeni të lira, sepse ditën që do të jeni të martuara dhe me fëmijë nuk do të keni më kohë të bëni çdo gjë që ju pëlqen e do të pendoheni që i keni çuar dëm gjithë ato fundjava të çmuara, kur e kishit gjithë botën në duar. Jini mirënjohëse

Ndoshta nuk keni historinë që keni ëndërruar përherë, por kur ndiheni me moral të rënë mendoni me mirënjohje për atë që keni. Mendoni për të gjithë njerëzit që ju vlerësojnë, ju mbështesin e duan t’ju shohin të lumtur. Këto janë vërtet të rëndësishme.


18

MAPO

E PREMTE, PREMTE, 11 PRILL PRILL 2011 2011 E WWW.MAPO.AL WWW.MAPO.AL

MARTË, E PREMTE, 27 MAJ E MËRKURË, EE SHTUNË, 1313 1 28 QERSHOR JANAR 2012 2011 MARTË, EMARTË, PREMTE, 13 8SHTATOR SHTATOR NËNTOR 27 MAJ 2010 ËËË.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

MAPO

21 11 19

EKSPOZITA

Lin Delija dhe Ibrahim Kodra rikthehen në atdheun e parë në Shqipëri përmes veprave të tyre me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë

Një nga veprat e piktorit pak të njohur në Shqipëri Lin Delija

A

ta janë padyshim dy piktorë të mëdhenj që i bashkon i njëjti fat. Janë lindur në Shqipëri, por jetën e tyre artistike e kanë pasur në Itali. Dy piktorë me dy atdhe. Lin Delija dhe Ibrahim Kodra rikthehen në atdheun e parë në Shqipëri përmes veprave të tyre me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Dy ekspozita personale do të sjellin krijimtarinë e dy piktorëve në Galerinë Kombëtare të Arteve. Për ekspozitën e Lin Delisë do të bashkëpunohet me muzeun e tij në Itali, i cili ka mundësuar edhe sjelljen e veprave të tij në Tiranë për të çelur një ekspozitë personale të piktorit shkodran. Ndërkohë që ekspozita e Ibrahim Kodrës do të çelet në bashkëpunim me Fondacionin Kodra në Milano, ku një grup i GKAsë do të përzgjedhë veprat më të mira të tij mes shumë veprave që ai ka lënë pas. Gjysma e veprave të Kodrës ndodhen në Tiranë, në pronësi të koleksionistëve shqiptarë, ndërsa një pjesë tjetër do të sillet nga Fondacioni ‘Kodra’. Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara. Një pjesë e tyre, me sa duket ndodhet edhe tek koleksionistët shqiptarë. Ai ka hapur ekspozita në vende të ndryshme të botës me piktorët më të njohur bashkëkohorë, si ekspozitë kolektive në “Paradise”, me piktorë si Picasso, Dali, Matta, Ernest, Levi, Panseca, Braque etj. Ekspozitë kolektive në “Stone Gallery” në Newcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares. Ekspozita në Itali, Gjermani, Francë, Amerikë etj. Ibrahim Kodra vdiq më 7 shkurt 2006 në Milano, ku jetonte prej 30 vjetësh. Ndërkohë që krijimtaria e Lin Delijas, i njohur në Shqipëri, por jo aq mirë i prezantuar, është ekspozuar herë pas here në ekspozita modeste, ndërsa në këtë 100-vjetor Galeria Kombëtare ka marrë përsipër të organizojë një ekspozitë personale me veprat e tij

Ibrahim Kodra dhe Lin Delija, bashkë në Tiranë më të mira. Për herë të parë kjo galeri ka prezantuar krijimtarinë e piktorit shkodran në vitin 2004, dhjetë vjet pasi ai u nda nga jeta. Ekspozita më e fundit e piktorit pak të njohur në Shqipëri, por shumë të vlerësuar në Itali, u çel në qershor të 2010-ës, ku atij iu dha dhe titulli “Nder i Kombit”. Tematika kryesore e tij është arti sakral, i ndërthurur edhe me vepra laike, me një veçori të tij që e bën të dallueshëm nga të gjithë piktorët bashkëkohorë. Në vëmendje të krijimtarisë së tij ka qenë edhe Shqipëria, ku figura e shqiptarit ka qenë prezente në pjesën më të madhe të veprave të tij. Lin Delija ka rreth 3 500 piktura të shpërndara nën administrimin e shoqatës dhe muzeut “Lin Delija”. Por ashtu si Kodra, edhe Delija ka lënë trashëgim nga vepra e tij këtu në Shqipëri. Një pjesë e mirë e veprave të tij kryesisht të artit sakral ndodhen në administrim e Françeskanëve të Shkodrës. Këto vepra vetë piktori ua kishte dhuruar françeskanëve të Romës dhe këta të fundit pas vdekjes së piktorit ua dhuruan françeskanëve të

Shkodrës. Piktori Lin Delija mbylli sytë më 9 prill 1994 në Romë, në moshën 68-vjeçare. Sot veprat e tij ekspozohen në Pinakotekën e Artit Modern në Vatikan, në Romë, në Kanada, në Gjermani, në Nju-Jork etj. Pavarësia në fokusin e Marubëve

Imazhe të atyre ditëve të mëdha historike për Shqipërinë, të përcjella kohë pas kohe nga një brez i tërë siç janë Marubët në fotografinë shqiptare, do të vijnë të ekspozuara në Galerinë e Arteve. Ekspozita me fotografi është konceptuar si një proces dokumentimi i ngjarjeve para dhe pas shpalljes së Pavarësisë. Nga Arkivi i Shtetit dhe arkivi i Fototekës “Marubi” janë përzgjedhur ndërkohë foto që i përkasin kësaj periudhe historike dhe përmes dëshmisë fotografike do të përcillet atmosfera, mentaliteti, gjendja dhe protagonistët e shpalljes së Pavarësisë. Ashtu si dhe institucionet e tjera në vend, edhe kalendari i GKA-së është projektuar në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të shtetit shqiptar.


retro 1936 SOT FAQJA E FUNDIT profil&

E SHTUNË, 28 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

MAPO

23

28 JA N AR

Ismail Kadare

Ismail Kadare u lind më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”. Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore. Vepra e tij është përkthyer në mbi 45 gjuhë të huaja, duke e bërë të njohur Shqipërinë në botë, me histo-

rinë dhe me kulturën e saj. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit me “Frymëzimet djaloshare”, 1954; “Ëndërrimet”, 1957; por u bë i njohur sidomos me vëllimin “Shekulli im”, (1961); që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: “Përse mendohen këto male”, (1964), “Motive me diell”, (1968) dhe Koha, (1976). Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, një roman i ndaluar

që u botua i plotë në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet historikofilozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë, i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin aktual që është i aftë t›i japë asaj. –Sipas Wikipedia

INA RAMA

E vërteta e 21 Janarit sipas një togfjalëshi Alfred Lela

Kremtimi i kryevjetit t’parë t’independences s’Shqypniës n’Shkoder Kremtimi i t’parit kryevjet t’indipendecnces s’Shqypniës e t’ngrefunt e flamurit komtar n’Shkoder diten 28 t’Nandorit kaa kenë e verte nji naam e s’bashkut, edhe nji provë e fortë kundra atyne anmiqve, qi thonë, se populli Shqyptaar nuk don lirië. N’ket ditë, po, shpirti i popullit Shqyptar nuk don lirië. N’ket ditë, po, shpirti i popullit shqiptar, mas saa qinda e qinda vjetsh, tujë e ndii vehten per t’paren e herës t’shpenguem verigash robniet, me nji herë i hapi fletët e veta e, n’syp t’pesë Mretnive t’Mdhaa t’Europës, madhnueshim muer kahë qiella e kthillët e liriës; prejë kahë mas sodit, nepr rreze t’Fees e t’Dies, kaa me mujtë udobisht me dajtë udhen e drejtë t’perparimit e t’gjytetniës. Po; kjo ditë e gazmueshme kaa me metë per jetë e mot shkrueme me shkrola arit n’zemër t’gjith Shqyptareve, sikurse kaa me ndejëë e shporrueme me ferra morrizit nder zemra t’anmiqve t’Shqypniës. Ta diëj Europa po, bota marë, se burrat e dheut ata sokolat e Shqypniës, kan derdhë gjakun

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 GAZETAMAPO@GMAIL.COM CEL: 068 477

e vet, jo per mos me laa pagë e t’dheta, por per me gzue t’bardhen lirië, qi sod po kemi fatin e madh me e shiue nder zemra t’ona. Rrnoftë Shqypnia e lirë! Rrnoftë flamuri i sajë! Perkohshmja e jonë, tujë u njisue me ndisië thjeshtë atdhetare t’komit, po gzohet me komitet organizatuer, t’ktii kremtimit komtaar n’Shkoder, per lulzim e madhnië me t’cilit i dhane krye ksajë ditës s’paharrueshme. N’nji mndyrë t’posaçem po pershendet me djelmnië t’Shkoders, e cilla n’ket rasë e dishmoj se nuk kaa ujë nder dej, por asii gjakut, qi dikuer vloj n’zemer t’Skanderbegut e qi asht i zoti me vaditë e me rritë lulen e liriës. Nji t’dijtun nderet prejë nesh edhe Komandarit t’ushtrive nderkombetare. Z. Kolonelit Filipps, si per rrjegull t’majtne n’Egjyptet, si per pjesë qi aj e t’gjith Komandarët e ushtarët nderkombëtarë mueren n’ket t’kreme komtare t’Shkoders. Rrnofshnin e kjoshin! Drejtimi

Dëbimi i shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore të Nishit, Toplicës, Kazasë së Vrajës etj. 1877-1878.

‘Jeta e përtejme’ e një interviste, nganjëherë, është edhe më e gjatë, edhe më e trazuar se ‘jeta e parë’: pra ora kur transmetohet ky dialog. Mund të thuhet kjo për intervistën e kryeprokurores Ina Rama dhënë gazetarit Blendi Fevziu. Të gjitha gazetat e ditës, pa përjashtim, e kishin lajm të dytë ose të parë; të gjitha agjencitë e lajmeve e kishin zbardhur, duke nxjerrë disa lajme prej saj. Komentet, si ky këtu, do të vazhdojnë sot, nesër, e për ditë me radhë. Po pse ky interes dhe pse kjo ethe për të dekoduar fjalët e shefes së akuzës së Republikës? Së pari, dhe pa ndonjë kompleks, është natyra vojeriste e shoqërisë dhe individit modern. Vrima e çelësit, veshi te dera, e të tjera teknika të qëmotit janë zëvendësuar me Big brother-in, çimkat përgjuese, ‘pritat’ me celularë, incizimet me orë dore e muri, kamerat e fshehta, e ato publiket, në dritë të diellit, afër bankash, institucionesh etj. Të gjithë përgjojnë e të gjithë janë të përgjuar. Duhet ta pranojmë: bota është bërë edhe më oruelliane sa e pat fantazuar shkrimtari britanik në Viti ‘84. Së dyti, intervista e zonjës Rama vinte si kulmim i debatit kombëtar mbi 21 Janarin e vitit 2011 dhe implikimet që ka sjellë kjo datë në historinë e dekadës së dytë të shekullit të ri. A ishte protesta e dhunshme e opozitës një ‘grusht shteti’, siç e etiketoi Kryeministri dhe mazhoranca, apo ‘krim shtetëror’ siç e përkufizon diskursi i së majtës? Kryeprokurorja i shtoi, jo vetëm fjalorit përshkrues të 21 Janarit, por edhe tensionit politik kur, bashkë me Presidentin e Republikës, përdori togfjalëshin ‘ngjarje në Bulevard’ për të interpretuar përplasjet mes aktivistëve të opozitës dhe Policisë së Shtetit e Gardës. Edhe në përballjen e parmbrëmshme në Opinion, zonja Rama e vazhdoi logjikën e ‘ngjarjes në Bulevard’, sepse, sipas saj, ky ishte emërtimi ligjor. Nuk duhet në fakt ndonjë logjikë juridike për t’i hapur një vrimë pretendimit të kryeprokurores. Përplasja e 21 Janarit do të mund të quhej ‘ngjarje në Bulevard’, nëse në këtë segment të Tiranës nuk do të kishte institucione të shtetit. Por aty ndodhet kryesia e Kuvendit të Shqipërisë, Presidenca e Republikës dhe selia e qeverisë. Fakti që epiqendra e ngjarjes u zhvendos nga ‘streha’ e parlamentarëve dhe kreut të shtetit dhe turma iu dha yryshit drejt Kryeministrisë, thërret për një rilokalizim të ngjarjes. Ndoshta ‘cytje me hunj e orëve të liga rreth e përreth Kryeministrisë’. 21 Janari mund të ishte bulevardesk nëse selia e qeverisë do të rrinte varur në qiell. Dinamika e asnjë ngjarjeje, në asnjë kohë dhe vend, nuk mund të ndahet më dysh në mënyrë të baraspjesshme e as të barasvlershme. Por, për njëfarë etike të etiketimit, mund edhe të thuhej se ajo që ndodhi më 21 Janar ishte, përpos ‘ngjarje në Bulevard’ edhe ‘sulm ndaj Kryeministrisë’. Në rrjetet sociale është folur për njëfarë shpagimi të Ina Ramës nëpërmjet intervistës së të enjtes mbrëma. Në këtë linjë kanë qenë sigurisht mbështetësit e opozitës. Në mbyllje të këtij profili ia vlen të citohet ‘një mendim ndryshe’, që vjen e bëhet publik përmes një forumi të majtë, siç është respublica. al e M.Nanos. Shkruan E.Zaloshnja: Në qoftë se Opinionin e Fevziut sot do ta shihje pa zë, Ina Rama, Kryeprokurorja e Shqipërisë, mund të ishte dukur si një gjimnaziste që po intervistohej për aktivitete jashtëshkollore… Por zëri ishte shumë më ndryshe nga figura – Ina Rama, me zë, dukej me goxha tru! Sidoqoftë, kur përgjigjet kishin të bënin me akuzat ndaj qeverisë, fjalët dhe sytë e Inës kishin një sinkronizim të pasfidueshëm – i.e. fjalët duhet të kenë qenë të vërteta. Kur përgjigjet e Ina Ramës, në anën tjetër, lidheshin me akuzat ndaj opozitës, përputhja mes fjalëve dhe syve nuk ishte aq perfekte…

Themelues: Henri ÇILI Kryeredaktor: Arion SULO. Zv/kryeredaktor: Alfred LELA, Aleksandra BOGDANI. Politika: Nevila PËRNDOJ, Fejzi BRAUSHI. Kronika: Leonard BAKILLARI, Habjon HASANI. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina HOXHA, Sabina VEIZAJ. Sociale: Jonida TASHI. Kultura: Aida TUCI. Sporti: Jeton SELIMI. Komentatorë&Analistë: Artur ZHEJI, Mark MARKU. Gentian ELEZI, Arjan VASJARI. Rubrikat: Prof. Dr. Artan FUGA, Prof. Asoc. Dr. Adrian CIVICI. Karikatura: Bujar KAPEXHIU. Faqosja: Florenc ELEZI. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi ÇILI. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET


22

MAPO

E SHTUNË, 28 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

UZBEKISTANI NDALOI SHËN VALENTININ Autoritetet e Uzbekistanit urdhëruan ndalimin e të gjitha aktiviteteve që kanë lidhje me Ditën e të Dashuruarve, më 14 shkurt. Sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA-Novosti, autoritetet në mbarë vendin kanë anuluar koncertet dhe të gjitha aktivitetet e tjera që kanë lidhje me Shën Valentinin. Uzbekistani është shtet me shumicë myslimanë. Autoritetet kanë vite që bëjnë fushatë kundër Shën Valentinit në shtetin e tyre. Kështu, vitin e kaluar në gazetën kombëtare “Turkiston” është publikuar një artikull, ku shkruhej se Shën Valentini “është pjellë e fuqisë, e cila ka për qëllim shkatërrimin e vlerave nacionale të Uzbekistanit”. Uzbekistani nuk është shteti i parë mysliman që ka ndaluar Shën Valentinin, vitin e kaluar kanë reaguar në të njëjtën mënyrë edhe autoritetet e Iranit me arsyetimin se “festimi i festave të huaja është zgjerim i ndikimit të kulturës perëndimore, e në jemi shtet i një civilizimi të lashtë dhe nuk festojmë për dashurinë në atë ditë. Të gjithë ata që shkelin këtë ndalim, do të dënohen”.

2

3

4

13 17

5

66

14

18

22 25

26

15

DEMI (21/IV-20/V)

Asgjë nuk po shkon mirë në jetën në çift. Gjithçka duket se po merr tatëpjetën. Kujdes, sido që të jetë puna ju nuk duhet të merrni asnjë vendim të rëndësishëm. Fillimisht qetësohuni dhe më pas vendosni!

BINJAKET (21/V-20/VI)

Mosmarrëveshje pa ndonjë rëndësi të madhe do ndodhin nëse jeni në çift. Venusi i pozicionuar keq mund t’jua ndërlikojë lidhjen. Duke qenë se do jeni të zënë me karrierën, nuk do i kushtoni kohën e duhur projekteve personale.

37

4

23

24

2

27

Kohët e fundit lidhja juaj ka qenë goxha e tensionuar, por sot më në fund ambienti yjor do të qetësohet dhe ju do kaloni një ditë të mirë. Beqarët do kenë një takim të këndshëm, por që do mendoni se do jetë thjesht një aventurë.

28

38

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Venusi do të influencojë pozitivisht jetën në çift. Ajo do të përforcojë lidhjen dhe do e bëjë më të ngrohtë ambientin. Përgjatë gjithë ditës yjet do e kenë vëmendjen nga beqarët. Pritet edhe një takim, i cili mund të sjellë një dashuri të re.

Kujdes, agresiviteti juaj sot mund të sjellë një furtunë të ashpër në jetën në çift. Disa mund edhe të përulen nga ai që kanë në krah, ndërsa të tjerë do kenë debate aq të mëdha saqë edhe mund të ndahen.

Të mbështetur nga Mërkuri, ju do dini si ta habisni partnerin. Më të papërmbajtur se zakonisht, ju do shprehni hapur atë që ndieni, edhe pse nuk do jetë ajo çka pret ai që keni në krah. Kjo mund ta acarojë ambientin.

Fale Jupiterit, ju do bëni çmos që të krijoni një klimë të ngrohtë në lidhjen tuaj. Kujdes nga disa elementë të jashtëm,të cilët mund të kontribuojnë në destabilizimin e çiftit. Beqarët do kenë një ditë të mirë në planin e ndjenjave.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Sektori i dashurisë do ketë përmirësime. Do e joshni edhe më tepër atë që keni në krah. Urani dhe Neptuni do ju japin fjalët e duhura që ju të shprehni atë që ndieni. Beqarët do rrethohen nga pasioni dhe dashuriçkat. Do ndiheni mirë!

Do të përkraheni nga Plutoni sot, i cili është në aspekt harmonik në lidhjen tuaj. Ky planet do ju sigurojë pasionin dhe do ju bëjë ta zhysni tërësisht partnerin në detin e dashurisë. Do arrini në qiell të shtatë. Përfitoni!

Nëse jetoni në çift do keni ndryshime mjaft pozitive, të cilat do ju shtojnë dëshirën për të jetuar. Në intimitet do jeni pasionantë dhe të zjarrtë. Venusi ka rezervuar për beqarët një ngjarje të këndshme dhe mjaft të veçantë.

Jeta në çift do jetë e ndryshme për çifte të ndryshme. Ata që kanë një lidhje të fortë do të shumëfishojnë bashkëpunimin dhe kujdesin për njëritjetrin, ndërsa ata që janë në vështirësi do kenë tendencë të tradhtojnë atë që kanë në krah.

9

10

11

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

21

29

30 34

39

40

41

45

48

31

35

41

42

46

49

43

47

50

Koha e fillimit ____:____

51

Koha e mbarimit ____:____

52

54

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Lidhja e brendshme, e rregullt dhe e domosdoshme, e cila shpjegon një zhvil-

1. Marie, aktore e njohur e kinemasw shqiptare. 2. Remo i kinemasë italiane. 3.

lim, një ndryshim etj. 6. Zvarranik i vendeve të ngrohta,. 13. Unë në Itali. 14. Aparat,

Një det në Mesdhe. 4. Rajon i madh i Spanjës. 5. Ka shumë në pole. 6. Kukësi në

që shërben për grumbullimin dhe për ruajtjen e energjisë elektrike. 17. Perime

makina. 7. Rrasë mbi të cilën në kohët e lashta u bëheshin flijime perëndive. 8.

të gatuara veçan, që vihen në pjatë bashkë me mishin ose me peshkun. 20. Tira-

Një det që lag brigjet e Turqisë. 9. Ent tregtar. 10. Një makinë e njohur sportive.

na në makina. 21. Ndajfolje sasie. 22. Kuka, luftëtar patriot. 23. E kundërta, hyj.

11. Kolonja në makina. 12. Parafjalë e rasës emërore. 14. Ushtria Republikane. 16.

24. Gyp që mban ilaç. 25. Rradhë. 27. Mal në rrethin e Vlorës. 30. Agjensi Finan-

Gjalp bimor. 18. Prona të një firme. 19. Instituti Drejtësisë. 21. Det në Angli. 26.

ciare. 32. Lëndë anestezike. 33. Ironi e hidhur. 38. Central Elektrik. 37. Puçrra të

Figurë e përrallave. 28. Organizatë Sigurimi. 29. Përemër vetor. 31. Njeri i varfër.

fytyrës. 40. U rrëzua. 41. Që i përket një kohe të lashtë. 44. Mbyllja brenda për

34. Gjebrea kantautor i njohur. 35. Ai që ikte nga shtëpia, jetonte fshehur si cub.

një kohë të gjatë për t’u ruajtur nga gjakësi. 47. Një send a një dukuri e papërcak-

38. Arkë shumë e vogël prej druri, prej kartoni, etj, që përdoret për të mbantur

tuar. 48. Skuadër futbolli e kampionatit shqiptar. 49. Punë e detyruar pa shpër-

sende të ndryshme. 39. Emision Informativ. 42. Këshilli Industrial. 44. Përemër

blim. 52. Ajër në Angli. 53. Përemër vetor. 54. Tip që i shfaq ndjenjat e mendimet

vetor. 45. Pjesë shumë e ngritur toke. 46. Famë, ose... 48. Përemër vetor. 50. Gar-

dhe që vepron në mënyrë të qetë, e të ngadaltë.

nizon Grek. 51. Simboli kimik i radiumit.

Sudoku | nivel mesatar 8 2 4

4

4

7

1 LUANI (23/VII-22/VIII)

8

16 20

53

GAFORRE (21/VI-22/VII)

7

19

44

HOROSKOPI I DITËS

6

33

36

DeWet Du Toit, një ish-roje sigurimi nga Afrika e Jugut, e ka shndërruar vetën në Tarzan në përpjekje për të luajtur një film për heroin e xhunglës. Bodibilderi 24-vjeçar i papunë, u fiksua pas legjendës së Tarzanit që kur ishte fëmijë dhe jetonte në Namibi, ku babai i tij ka qenë koleksionues i librave dhe stripave për Tarzanin. DeWet shpreson se atë do ta pikasin agjentët e Hollywood-it dhe një ditë ai do ta luajë rolin e Tarzanit në ndonjë film. “Unë jam si Tarzani për shumë arsye. Miku im më i mirë është një elefant me emrin Shaka, dhe unë kaloj më shumë kohë me majmunët, zebrat dhe krokodilët sesa me njerëzit. Njerëzit mund të mendojnë se jam i çmendur, por unë e di se kam lindur ta bëj këtë punë”, - thotë DeWet. Beqari DeWet thotë se figura e tij bie në sy tek femrat. Megjithatë, ai ende po pret për ta gjetur vajzën e duhur, për të cilën thotë se do të njoftojë edhe miqtë e tij të xhunglës.

Konfigurimi i yjeve sot mund t’jua ndërlikojë jetën në çift. Partneri juaj nuk do dojë të bëjë asnjë lëshim. Nga ana tjetër, Hëna do ndikojë negativisht tek beqarët. Nën influencën e saj ju do tregoheni edhe më kërkues. Nuk keni për ta gjetur personin e duhur nëse nuk ndryshoni sjellje.

1

32

TARZANI I VËRTETË

DASHI (20/III-20/IV)

Fjalëkryqi klasik

4 3 7

6

3

2

1

2

5

9

6

3

5

7

1

6

1

1 2

2

5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

4

3 8

4 7

6

3

1 8 3

6 9 6 5

7 4 2

5

9

4 7

1 8 6 9

Koha e fillimit _____:____

5

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

1

0

2

4

6

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

PËRGJIGJET NR TË DJESHËM

B

GJENI 10 NDRYSHIMET

Numra me 3 shifra: 023, 045, 156, 182, 226, 246, 382, 410, 462, 515, 694, 848, 855. Numra me 4 shifra: 0263, 1154, 2223, 2412, 2530, 2885, 2941, 3722, 4160, 4859, 5066, 5466, 6603, 6852, 6959, 9888.

U

O

X

H

U

A

R

A

N

G

O

R

K

A

I

S

H

C

A

N

T

L

I

B

A

K

A

L

K

U

T

U

R

U

K

A

S

A

B

A

M

U

S

H

K

A

M

U

S

T

A

K

U

A

R

M,

I

A

A U

J R

E

G

J

M

A

T

J

E

R

I

I

T

A

G

M

E

A

A K

L

A H

1

5

6

3

2

1

0

1

4

8

7

5

4

8

4

1

5

1

4

2

1

0

3

6

3

2

1

4

5

9

8

7

5

4

1

8

5

1

2

0

3

2

0

1

5

2

6

5

9

8

7

4

8

5

1

5

2

6

C

3

2

5

9

7

8

4

5

1

5

2

0

A

1

2

3

0

2

6

5

1

5

7

8

4

O M

A

P

L

A

N

K

L

A

N

P

E

T

P

I

K

V

A

J

A

U

B

R

A

M

A

5 9

R E

T

A

Numra me 5 shifra: 01526, 05663, 15263, 41521, 50983, 69587, 87252, 90215, 92943. Numra me 6 shifra: 484785, 526320, 896653. Numra me 7 shifra: 1650917, 2739828, 3012563, 4216808, 6825427, 6897844.

N

O

V

L

A

U

O

D

A

L

I

A

Z

A

N

E

R A

O

R

E

8

9

5

1

2

5

6

3

2

0

1

5

2

6

7

8

9

5

4

1

5

2

6

8

4

7

8

9

5

4

1

5

2

0

2

3

0

1

1

5

2

6

3

2

5

9

8

7

4

8

5

4

1

5

2

6

4

0

2

1



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.