Gazeta Mapo

Page 1

faqe 19

Ermonela Jaho nominohet për ‘Oscar’-in britanik

Me rolin e murgeshës Anxhelika, Ermonela Jaho është nominuar për çmimin “British Awards”

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 10 janar 2012. Numër 470. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

21 janari, PS rikthehet në bulevard për homazhe Partia Socialiste ka vendosur të mbajë një tubim homazh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në nderim të 4 viktimave të 21 janarit. Janë programuar edhe vizita në familjet e katër viktimave FAQE 4

Kursi i këmbimit

Euro në rënie, shqiptarët i rikthehen dollarit Dollari ngjitet në kuotat e 109 lekëve dhe euro bie në 137 lekë. Ekspertët parashikojnë rënie me 6% të euros në tregun ndërkombëtar. FAQE 9

Gati shpallja e partisë së Topit, drejtimi me rotacion deri në korrik

Shpallja e partisë së re pritet të bëhet më 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të Hoxhës. Drejtimi deri në korrik ndahet me rotacion mes Mustafajt, Meksit e Oketës. Aleksandër Biberaj: Jemi gati për të krijuar partinë e re, po punojmë për programin. Anëtarë janë dhe deputetë aktualë të PD-së, emrat e të cilëve do të bëhen publikë më vonë. Faqe 3

OSBE e BE: Presidenti i ri, konsensual

Besnik Mustafaj dhe Aleksandër Biberaj

I penduari Coli: Kam qenë i arratisur jashtë shtetit, ja provat

FAQE 5

op-ed / 10-11

Pas takimit me Avokatin e Popullit, ambasadori i OSBEsë në Tiranë, Eugen Wollfarth deklaroi se një konsensus i ngjashëm mund të gjendet edhe për zgjedhjen e presidentit të ri. Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi: Identikiti i presidentit të ri në Kushtetutë: Të jetë i të gjithë shqiptarëve

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Autokracia hungareze dhe regjimi në Kosovë

koment Alma Lama

moti Tiranë

1 | 9 °C shkodër

0 | 7 °C Vlorë

6 | 10 °C

kursi

139.0

është vlera e euros në Lekë në tregun e brendshëm valutor. burimi: banka e shqipërisë

Pas vrasjes në Vlorë të biznesmenit të ndërtimit, i akuzuari për krimin, Adnan Gori ka menduar Tiranën si qytetin më të mirë për t’u fshehur. Katër ditë pas ekzekutimit të Ardian Dervishit, ai ka marrë një... faqe 7

pulla fiskale

Sfidat e Europës në 2012-n

koment Javier Solana

tu tek institucioni i Avokatit të Popullit. Kjo tregon se konsensusi është jo vetëm i mundur, por edhe se me konsensus Shqipëria ecën përpara”, - tha Wollfarth. Duke iu drejtuar Avokatit të Popullit që ndodhej pranë tij pas takimit, ambasadori i OSBE-së shtoi se “zgjedhja me 127 vota për ju, z. Totozani, është tejet e rëndësishme, tejet inkurajuese dhe shpresoj gjithashtu që do t’i japë një shtysë të fortë kauzës së të drejtave të njeriut dhe të shtetit të së drejtës. Shpresoj që një... faqe 2

Telefoni “tradhton” vrasësin e biznesmenit, fshihej në Tiranë Përgjimet e të afërmve zbulojnë apartamentin me qira në Tiranë, ku fshihej Adnan Gori, autori i vrasjes së biznesmenit Dervishi. Dorëzohet pa kushte para RENEA-s: Nuk jam i armatosur

Liria, Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut janë disa prej vlerave në themel të...

Për më shumë se gjashtë dekada, procesi i integrimit europian ka...

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth mbështet idenë e zgjedhjes së një presidenti konsensual. Pas takimit të zhvilluar dje me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, ambasadori i OSBE-së tha për mediat se Presidenti i ardhshëm duhet të zgjidhet me konsensus sa më të gjerë, teksa mori si shembull zgjedhjen e Avokatit të Popullit. “Ajo që është shumë e rëndësishme për të shtruar rrugën drejt integrimit europian është konsensusi, të folurit me njëri-tjetrin, dhe ja tek jemi sot kë-

Përplasja për çmimin e ilaçeve, farmacistët: Ja sa do të rriten Ekuivok

Kreu i QKB, Besnik Jakaj: Pulla e re nuk do të sjellë asnjë lloj ndryshimi në çmimin e barnave. Urdhri i Farmacistëve: Kostoja e pullës së re

14 sociale

është 7 herë më e lartë se aktualja. Shtrenjtohen ilaçet e lira dhe alternativat e para të listës së rimbursimit të barnave... faqe 15

Masterat, ja si ndahen 831 kuota sipas universiteteve MASH rialokon kuotat e mbetura të parealizuara për masterat profesionalë dhe shkencorë

koment / 11 alfred lela

Kriza e sektorit të ndërtimit është lajm i mirë Aty nga fundi i vitit të shkuar, morisë së konferencave për shtyp iu shtua edhe një e Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptarë. Lajtmotivi ishte kriza në të cilën gjendej sektori i ndërtimit dhe bashkë me të ndërtuesit vendas. Prej këtyre të fundit kërkohej ndërhyrja e shtetit pasi ky sektor, sipas tyre, kishte qenë motori i zhvillimit ekonomik shqiptar të viteve të fundit. E pashprehur, por e nënkuptuar, ndërtuesit të cilët i përkasin sektorit privat i kërkonin shtetit, sektorit publik, ndërhyrje për të vazhduar, me gjasë, lëvizjen energjike të ekonomisë shqiptare e cila qenkërka e lidhur ekskluzivisht me ndërtimin. Ndërtuesit...


2

MAPO

E martë, 10 janar 2012 www.mapo.al

politika

Sequi: Presidenti i ri, përfaqësues i unitetit të kombit Të parakohshëm e ka cilësuar kreu i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, debatin e hapur për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Duke folur dje në një intervistë për televizionin “AS”, i pyetur për emrat që kanë qarkulluar së fundmi për postin më të lartë shtetëror në vendin tonë, si dhe deklaratat e dhëna nga selia blu se do të propozojë në këtë post një nga drejtuesit e

saj, Sequi nuk ka pranuar të komentojë gjatë teksa ka refuzuar të marrë pjesë në këtë debat që ai e ka konsideruar si spekulim. “Unë mendoj se ky është një diskutim që vjen përpara kohe, sepse pastaj do të arrinim të bënim spekulime. Nuk kemi ende emra, dhe unë e shoh që sipas Kushtetutës dhe dispozitave të saj të gjithë mund të bëjnë propozime dhe të japin kandidatura. Pra ajo që

po them, është se nuk kam interes të veçantë për të dhënë, për të bërë spekulime për një skenar të mundshëm të këtij apo atij lloji”, - tha Sequi. Këmbënguljes së gazetarit për identikitin që duhet të ketë Presidenti i ardhshëm, Sequi i është përgjigjur se ai gjendet te Kushtetuta, duke lënë të kuptohet se organizmi që ai përfaqëson në Shqipëri është për një president konsensual.

Ambasadori i OSBE: Presidenti i ri të zgjidhet me konsensus Pas takimit me Avokatin e Popullit, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth deklaroi se një konsensus i ngjashëm mund të gjendet edhe për zgjedhjen e presidentit të ri TIRANË Ambasadori i OSBE-së në Ti-

ranë, Eugen Wollfarth mbështet idenë e zgjedhjes së një presidenti konsensual. Pas takimit të zhvilluar dje me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, ambasadori i OSBE-së tha për mediat se Presidenti i ardhshëm duhet të zgjidhet me konsensus sa më të gjerë, teksa mori si shembull zgjedhjen e Avokatit të Popullit. “Ajo që është shumë e rëndësishme për të shtruar rrugën drejt integrimit europian është konsensusi, të folurit me njëri-tjetrin, dhe ja tek jemi sot këtu tek institucioni i Avokatit të Popullit. Kjo tregon se konsensusi është jo vetëm i mundur, por edhe se me konsensus Shqipëria ecën përpara”, - tha Wollfarth. Duke iu drejtuar Avokatit të Popullit që ndodhej pranë tij pas takimit, ambasadori i OSBE-së shtoi se “zgjedhja me 127 vota për ju, z. Totozani, është tejet e rëndësishme, tejet inkurajuese dhe shpresoj gjithashtu që do t’i japë një shtysë të fortë kauzës së të drejtave të njeriut dhe të shtetit të së drejtës. Shpresoj që një konsensus i ngjashëm, mbase jo aq i lartë, por një konsensus i ngjashëm të mund të arrihet kur të gjendet kandidati apo kandidatët për president”. I pyetur

më tej nga media se, a mund të gjendet një konsensus i ngjashëm edhe për Presidentin, ambasadori i OSBE-së u përgjigj: “Viti sapo ka filluar, zgjedhjet janë në korrik, Kushtetuta është aty, dhe ka kohë të mjaftueshme për të diskutuar. Prandaj le t’ia kushtojmë ditën e sotme Avokatit të Popullit. Do të thosha që ky është vërtet një hap i madh për qytetarët shqiptarë dhe gjithashtu për integrimin europian”. Për pasojë, ambasadori Wollfarth u fokusua tek roli që ka Avokati i Popullit. “Është një kanal tjetër që i shtohet kanalit që qytetarët tashmë kanë në parlament, kanali për të gjetur të drejtën e tyre përpara autoriteteve, kur qytetarët kanë bindjen e bazuar se nuk janë trajtuar në mënyrë të drejtë. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është e mandatuar për ta mbështetur Shqipërinë për të pasur

“Shpresoj që një konsensus i ngjashëm, mbase jo aq i lartë, por një konsensus i ngjashëm të mund të arrihet kur të gjendet kandidati apo kandidatët për president” të drejta të njeriut të plota dhe një shtet të së drejtës së plotë, dhe zyra e Avokatit të Popullit dhe vetë Avokati i Popullit janë pikënisje të rëndësishme. Më vjen shumë mirë që tashmë e shohim Shqipërinë në pozitën që është plotësisht e pajisur në këtë drejtim...”, - tha ai

Imami: Nuk ka ngërç në Kushtetutë për Presidentin Në cilësinë e një prej bashkë-hartuesve të Kushtetutës, Arben Imami deklaroi dje se çështja e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit lidhet pikërisht me produktin final, që është 71 vota. TIRANË Për Partinë Demokratike,

Kushtetuta e vendit është e qartë në zgjedhjen e Presidentit, qoftë sa i përket kuorumit, ashtu edhe votave që duhen. Një prej bashkë-hartuesve të Kushtetutës, Arben Imami deklaroi dje se qëllimi i dy partive të mëdha lidhur me ndryshimin e nenit për zgjedhjen e Presidentit lidhej pikërisht me shmangien e çdo mundësie të konfliktit apo bojkotit. “Qëllimi i ligjvënësit në këtë rast i dy partive të mëdha ka qenë që t’i japë stabilitet vendit dhe të përjashtojë çdo mundësi bo-

jkoti, dhe nga kjo pikëpamje politikisht por edhe juridikisht PS-ja është e përjashtuar nga mundësia për bojkot dhe që çon në zgjedhjen me 71 vota. Këtu duhet të cilësoja edhe faktin që Kushtetuta me amendimet e vitit 2008 ka një nen të posaçëm, që thotë se votimi quhet i kryer në tri votimet e para edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat, neni 87. Kjo është një masë shumë e fuqishme, por edhe një garanci që edhe nëse do të ketë sabotime të procedurës dhe nuk do të paraqitet asnjë kandidat, në votimin e katërt ose të pestë ti mund të hysh dhe ta zgjedhësh me shumicën e thjeshtë. Pra, çështja e kuorumit është e lidhur pikësëpari me produktin final dhe produkti final është 71 vota. Kjo është arsyeja e p ë r m i r ë s i m it ku shtetues me qëllim që shumicës i jep në instancë të fundit edhe zgjedhjen e Presidentit. Nga

ana tjetër duhet të theksojmë se bojkoti nuk është procedurë, nuk lufton për procedurë, por për destabilitet dhe nga kjo pikëpamje bojkoti është i përjashtuar nga diskutimi i procedurës demokratike apo procedurës parlamentare. Ai nuk çon në zgjidhje, ai çon në moszgjidhje”, - tha dje Imami. Prej disa ditësh, në Partinë Socialiste po shihet mundësia e depozitimit të një k ë rke se n ë Ku sht e t u e se pë r çështjen e kuorumit të nevojshëm në sallën e Parlamentit për të hapur votimin për tri raundet e para. Për PS-në, Kushtetuta e ka të paqartë këtë etapë, ndërsa për demokratët gjithçka duket në rregull sa kohë që dokumenti themeltar i jep të drejtën që në raundin e katërt apo të pestë të zgjedhe një kandidat për president me shumicën e thjeshtë të votave, 71. Në bazë të nenit 87 të ndryshuar të Kushtetutës në vitin 2008, kandidati për

president i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet president kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.


E martë, 10 janar 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Strategjia e Mbrojtjes, Arvizu i dorëzon Berishës dokumentin TIRANË Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ky i fundit gjatë takimit e njohu Berishën me strategjinë e re të Mbrojtjes së SHBA, të prezantuar pak ditë më parë nga presidenti Obama. Ambasadori Arvizu u ndal në drejtimet kryesore të strategjisë, në të cilat theksohet një

angazhim më i madh i SHBA-së në Azi, vazhdimi i angazhimit nëpërmjet partneritetit në Lindjen e Mesme dhe ritheksim i rëndësisë themelore që Europa dhe NATO kanë në strategjinë globale të SHBA-së. Nga ana e tij, kryeministri Berisha çmoi si me rëndësi për paqen dhe stabilitetin në botë, fokusimin më të madh të kësaj strategjie drejt Azisë. Kryeministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë

e vazhdimit të mbajtjes në të ardhmen të pranisë së SHBA dhe të NATO-s në rajon, si një kusht i rëndësishëm për garantimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik. Berisha ritheksoi angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrimet e saj në kuadrin e NATO-s, si dhe përkrah aleatit të saj strategjik, SHBA, kudo që kjo të jetë e nevojshme.

Gati shpallja e partisë së Topit, drejtimi me rotacion deri në korrik Biberaj: Jemi gati për të krijuar partinë e re, po punojmë për programin. Ndër emrat më të spikatur janë Besnik Mustafaj dhe Gazmend Oketa. Anëtarë dhe deputetë aktualë të PD-së, emrat e të cilëve do bëhen publikë më vonë

Kreu i shtetit, Shehu: PS po bën zhurmë politike TIRANË Një prej deputetëve të grupit

parlamentar të PD-së, Tritan Shehu tha dje se mazhoranca i ka votat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. “PD do të paraqitet me kandidatin e saj dhe ne shpresojmë e jemi të bindur që presidenti i ardhshëm do të jetë kandidati i PD-së, pasi të tillë janë numrat e mekanizmat në Parlamentin shqiptar, të tilla janë dhe resurset që ka Partia Demokratike brenda saj”,- tha Shehu. Sipas tij, nuk është e nevojshme që partitë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për

interpretimin e kuorumit. “Për kuorum ka nevojë atë ditë zgjedhja e komisionit të votimit, i cili ka nevojë për 71 veta prezentë, pastaj ai zgjidhet me 1 plus gjysmën e atyre që janë në sallë. Të gjithë këto histori bien ndesh me rregulloren e Parlamentit, pra nuk qëndrojnë. Kjo është arsyeja pse ata zotërinj që ngrenë këtë zhurmë nuk kanë ndërmend ta çojnë as në Gjykatë Kushtetuese, se nuk fitojnë gjë atje, është thjesht një zhurmë politike që ata ngrenë”,- thotë Shehu.

“Për kuorum ka nevojë atë ditë zgjedhja e komisionit të votimit, i cili ka nevojë për 71 veta prezentë, pastaj ai zgjidhet me 1 plus gjysmën e atyre që janë në sallë"

TIRANË Projekti i ri politik brenda së djathtës është thuajse gati. Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Aleksandër Biberaj deklaroi mbrëmë në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës në Top Channel, se partia e re politike është gati dhe se bashkëthemeluesit e saj kanë në përfundim e sipër edhe programin e ri politik. Biberaj sqaroi mbrëmë se deri më tani tri do të jenë figurat kryesore: ai vetë, Besnik Mustafaj dhe Gazmend Oketa, që aktualisht është deputet i grupit parlamentar të PD. “Së djathtës shqiptare i duhet një parti tjetër e fortë, sepse Partia Demokratike ka rrëshqitur shumë majtas, sidomos koalicioni me LSI-në e ka dëmtuar shumë PDnë...”, - tha Biberaj duke shtuar se pjesë e rëndësishme e kësaj force politike do të jetë edhe Presidenti aktual, Bamir Topi. Edhe ish-deputeti tjetër i PD-së, që pritet të luajë rol kyç në krijimin e partisë së re, Besnik Mustafaj, i ftuar në të njëjtin emision shkoi më tej në qëndrimet e tij: “Nuk kemi struktura drejtuese dhe gjykatë të zgjedhur, për shembull, ku mund të ankohet Aleksandër Biberaj për padrejtësitë që mund t’i bëhen për karrierë brenda lidershipit. Unë jam larguar nga politika dhe kam pranuar të jem anëtar i Këshillit Kombëtar vetëm për të qenë i ndershëm, duke mos thënë se jam i pavarur, pasi nuk jam. Unë mendoj se kjo rrymë

e qendrës së djathtë e Bamir Topit i bën vetëm mirë së djathtës”. Mustafaj komentoi edhe reagimet e deritanishme të kryeministrit Berisha drejtuar Topit. “Kam qenë shumë i sinqertë kur kam thënë se Bamir Topi me statut është anëtar i Këshillit Kombëtar. Berisha, pa të drejtë institucionale deklaroi se Topi nuk ka vend në PD. Në këtë kuptim, si Aleksandri (Biberaj), si shumë demokratë të tjerë nuk e gjejnë më veten në PD, pasi ajo nuk është parti funksionale...Sot tavolinat gëlojnë nga demokratët e zgjedhur, pasi ata nuk kanë një forum”, - u shpreh Mustafaj, duke shtuar se PD-ja duhet të gjallërohet pasi në mungesë të saj do të dalë një parti tjetër. “Ku do ta çojë Bamir Topi 20 vite eksperiencë politike? Është njeri i dobishëm për Shqipërinë dhe jo thjesht për të realizuar ambiciet e tij politike. Kjo është një eksperiencë e dobishme për Shqipërinë. Kjo pakënaqësi që vjen mund të pasohet edhe me iniciativat që zoti Topi mund të ndërmarrë. Mendoj se profili i Topit është për të bashkuar dhe zgjeruar influencën elektorale të së djathtës. Partitë e tjera si LZHK dhe disa parti të tjera të djathta nuk kanë mekanizmin elektoral për administrimin e votave”,

- tha Mustafaj. Rotacioni i drejtimit Ndërkohë burime nga ky grupim i ri politik thanë dje për gazetën “Mapo” se lëvizja e re politike do të drejtohet me rotacion dhe se do të shpallet në një datë të shënuar në muajin shkurt, me shumë gjasë ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, më 20 shkurt. Në qendër të kësaj lëvizjeje pritet të jenë tri figura politike të njohura të së djathtës, të cilët do ta drejtojnë forcën më të re politike në një periudhë të caktuar kohore deri sa Presidentit të Republikës, Bamir Topi t’i përfundojë mandati. Një ide e tillë është ngjizur që në hapet e para të kësaj lëvizjeje, atëherë kur në letër po shkruheshin emrat e parë që do t’i bashkëngjiteshin forcës së re. Edhe pse detajet nuk kanë përfunduar ende, mësohet se tre emrat e mësipërm, Besnik Mustafaj, Aleksandër Meksi, Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj mund të jenë katër drejtuesit me rotacion të partisë së re. Mbështetës të kësaj lëvizjeje janë shfaqur edhe ish-deputeti demokrat Blerim Çela dhe ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Omer Stringa. Biberaj tha dje se anëtarë të kësaj partie të re do të jenë edhe shumë deputetë aktualë të PDsë, që për momentin nuk mund të dalin hapur.

Klosi: Presidenti, jo i klanit të Berishës TIRANË Ndryshe nga Partia Demokratike, socialistët shprehen se fryma e Kushtetutës imponon zgjedhjen e një presidenti konsensual. Sekretari Organizativ në PS, Blendi Klosi deklaroi dje se Presidenti i ri duhet të zgjidhet me konsensus dhe përmes një debati konstruktiv. “Të kemi një rrugë konsensuale, një rrugë të debatuar, një rrugë të miraprovuar nga faktorët e brendshëm dhe nga partnerët ndërkombëtarë, veprime dhe vendimmarrje, të cilat i shërbejnë së ardhmes europiane të Shqipërisë dhe mos t’i shërbejë ndarjes në kampet politike, mos t’i shërbejë uzurpimit të çdo institucioni nga Sali Berisha. Presidenti i Shqipërisë apo Presidenti i një republike parlamentare duhet të jetë një burrë apo grua, ç’rëndësi ka, që duhet të përfaqësojë dhe të mbrojë interesat e të gjithëve, mos të

jetë pjesë e familjes kryeministrore, mos të jetë pjesë e klaneve, të cilat mbajnë në këmbë jetën luksoze të Kryeministrit”, - tha Klosi. Sekretari organizativ foli edhe për strategjinë që opozita do të ndjekë në Kuvend për draftet që kërkojnë 84 vota. “Po punojmë për të ofruar dhe kemi ofruar propozime konkrete. Do të jenë pjesë e diskutimeve parlamentare, në komisione e pastaj në parlament, për të miratuar jo vetëm ligje sepse duhen të miratohen me 3/5-at, por edhe ligje që do t’i shërbejnë forcimit të shtetit, pasi ligjet me 3/5-at nuk janë ligje për forcat politike, por janë ligje për forcimin e shtetit në Shqipëri”, - tha Klosi. Ai theksoi gjithashtu se PS-ja do të jetë prezente me propozime konkrete për çdo draft ligjor që qeveria do të sjellë në sallën e Parlamentit.


4

MAPO

e martë, 10 JANAR 2012 www.mapo.al

politika

Miratohet kalendari i veprimit politik të PS Partia Socialiste ka përcaktuar dje dhe kalendarin e veprimit politik për 6-mujorin e ardhshëm, si dhe programin e veprimit të grupit parlamentar për sesionin e ardhshëm kuvendor që do të startojë të hënën e ardhshme. Për këtë qëllim, dje në selinë rozë janë zhvilluar dy takime të veçanta. Në orët e para të paradites është mbledhur sekretariati

ekzekutiv i kësaj force, ku dhe është diskutuar kalendari politik i PS-së deri në muajin korrik. Kështu mësohet se çdo sekretar ka paraqitur nga një kalendar veprimesh dhe detyrash për çdo fushë që mbulojnë, ndërkohë që të gjitha propozimet do të integrohen në një dokument të vetëm që do t’i paraqitet për miratim në fillim kryesisë në

mbledhjen e javës së ardhshme dhe më pas Asamblesë Kombëtare. Ndërkohë më pas është mbledhur edhe kryesia e grupit parlamentar, e cila nga ana e saj ka miratuar axhendën e veprimtarisë në Kuvend, ku bie në sy angazhimi për të ndërmarrë një sërë nismash dhe propozimesh që kanë të bëjnë kryesisht me reformat dhe ligjet me 3/5-at.

1-vjetori i 21 janarit, socialistët zbresin në bulevard për homazhe Partia Socialiste ka vendosur të mbajë një tubim homazh në nderim të 4 viktimave të 21 Janarit. Janë programuar edhe vizita në familjet e katër viktimave Socialistët e nisin vrullshëm sezonin e ri politik. Përveç një sërë aktivitetesh që do të mbahen me rastin e 20-vjetorit të themelimit të organizatës rinore të kësaj force, socialistët kanë vendosur gjithashtu që të rikthehen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kësaj here jo për të protestuar, por për të kujtuar 4 viktimat e demonstratës së vjetshme, Ziver Veizin, Aleks Nikën, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën, të cilët një vit më parë humbën jetën duke protestuar në të njëjtin bulevard përballë Kryeministrisë. Vendimi është marrë dje në mbledhjen që ka zhvilluar kryesocialisti Rama me sekretariatin e ri të partisë, ku u diskutua edhe kalendari politik i 6 muajve të ardhshëm për këtë forcë. Tubimi

Një vit nga vrasja e katër protestuesve në 21 janar para Kryeministrisë, PS ka vendosur të organizojë një tubim në përkujtim të Ziver Veizit, Aleks Nikës, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës. Në këtë përfundim ka arritur mbledhja e djeshme e sekretariatit të PS-së, ku ka qenë i pranishëm edhe kryetari Rama. Tubimi i 21 janarit të ardhshëm do të jetë një homazh i heshtur dhe që për nga forma do synohet të jetë i ngjashëm me atë të organizuar nga opozita më 28 janar 2011. Në homazhe pritet të marrin pjesë opozitarë jo vetëm nga kryeqyteti,

Nga homazhet e 21 janarit

por nga e gjithë Shqipëria. Ky vendim është diskutuar më pas edhe me sekretariatin e grupit, ku dhe është rënë dakord që të gjithë deputetët të angazhohen sërish për të sjellë sa më shumë njerëz në Tiranë për të kryer homazhe. Ndaj për këtë qëllim deputetë të kësaj force kanë nisur që dje t’u bëjnë thirrje qytetarëve jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rrethet e tjera, që të gjejnë mundësinë që një orë në 21 Janar t’ia kushtojnë ceremonisë që do të organizohet në kujtim të katër viktimave të demonstratës së vjetshme. Natyrisht që ky tubim do të ketë në vetve-

te edhe protestën ndaj qeverisë, e cila sipas socialistëve është përgjegjëse për humbjen e katër jetëve. Vizitat

Por socialistët janë treguar të kujdesshëm që kjo ceremoni të mos lexohet nga opinioni publik si përdorim për interesa politike. Ndaj duke qenë se 21 janari është 1-vjetori i ndarjes nga jeta të 4 demonstruesve, është parë e arsyeshme që familjarët e tyre të mos përdoren në këtë tubim, por t’i përmbahen traditës shqiptare me homazhe në varrezat respektive dhe me pritje në

Socialistët janë treguar të kujdesshëm që kjo ceremoni të mos lexohet nga opinioni publik si përdorim për interesa politike

shtëpitë e tyre. Ndërkohë që një pjesë e drejtuesve socialistë do respektojnë këtë traditë dhe do të bëjnë vizita pranë familjarëve të 4 viktimave. Një vit më parë, gjatë demonstratës së organizuar nga PSja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e daljes së situatës jashtë kontrollit mbetën të vrarë 3 demonstrues, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda, ndërkohë që pak ditë më vonë humbi jetën edhe Aleks Nika, i cili nuk mundi të mbijetonte si pasojë e plagës së rëndë që kishte marrë në kokë. Fejzi Braushi

Braçe: Nano krijoi hapësira në PS për FRESSH Java që sapo nisëm është cilësuar nga Partia Socialiste si ‘Java e të rinjve socialistë’. Kjo pikërisht se përkon me 20-vjetorin e themelimit të forumit rinor eurosocialist, FRESSH. Për këtë qëllim, selia rozë ka programuar një sërë aktivitetesh, të cilat do të kulmojnë me një takim të madh në Pallatin e Kongreseve më 15 janar, ku ashtu siç është bërë traditë tashmë do të jenë të pranishëm edhe themelues, si dhe figura të tjera socialiste të cilët kanë dalë nga radhët e tij. Njëri prej tyre është edhe deputeti Erion Braçe, i cili teksa anonçon ‘Javën e të rinjve socialistë’, nuk ngurron të shprehë mirënjohje për drejtues të Partisë Socialiste, midis të cilëve edhe për Fatos Nanon e Servet Pëllumbin, të cilët sipas tij u krijuan mundësinë të rinjve që të organizohen në këtë Forum. Duke komentuar në faqen e tij në Facebook, Braçe nuk harron të përmendë dhe drejtuesit e parë të këtij Forumi, midis të cilëve edhe kreun aktual të LSI-së, Ilir Meta. “Të dielën është

data 15 Janar, dita kur të rinj socialistë nga e gjithë Shqipëria, por mes tyre edhe kosovarë, themeluan Forumin Rinor Eurosocialist Shqiptar. Ishte koha kur Partia e Punës po shuhej, Partia Socialiste kishte nevojë jetike për njerëz të rinj, Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Spiro Dede, Namik Dokle, Musa Ulqini etj., po krijonin gjithë hapësirën e domosdoshme për Ilir Zelën, Ilir Metën, Pandeli Majkon, Ndre Legisin, Haki Morinën etj, etj., djem e vajza të rinj në PS. Unë jam i lumtur që e nisa prej aty dhe drejtova për herë të parë në atë organizatë”, - shprehet Braçe në Facebook. Më tej, ai duke u nisur nga slogani “Re:Fressh”, me të cilin të rinjtë socialistë do e festojnë këtë përvjetor, e mbështet idenë e një rifreskimi të këtij Forumi, por kërkon nga drejtuesit e tij që të bëjnë kujdes të mos humbasin vlerat që ky Forum nga mbartur në vite, siç është edhe aksioni. “E pashë banerin e 20-vjetorit. Pa diskutim ka nevojë për një ‘Re:Fressh’! Por një gjë dua të

Erion Braçe, teksa anonçon J‘ avën e të rinjve socialistë’, nuk ngurron të shprehë mirënjohje për Nanon dhe Pëllumbin

Erion Braçe

them, ai forum u themelua, u ndërtua, u rrit në aksion, në veprim, akumuloi gjithë energjinë e një brezi të tërë në aksione të vërteta të një opozite që po transformonte të majtën në Shqipëri. Re:FRESSH, por pa humbur aksionin. Modeli është madje shumë më i rigjeneruar tek Vetëvendosja në Kosovë!”, - shprehet Braçe. Ndërkohë që në lidhje me aktivitetet që do të organizojë PS dhe FRESSH

në kuadër të këtij 20-vjetori, sekretari i PS-së për rininë dhe emigracionin ka shpjeguar dje nëpërmjet një interviste dhe axhendën konkrete, e cila do të nisë paraditen e 15 janarit me konventën në Pallatin e Kongreseve dhe do të mbyllet me një takim për programin e PS-së për sa i përket të rinjve. “Paradite do kemi një konventë të madhe në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë

themelues si Pandeli Majko, Ilir Zela etj., dhe mijëra të rinj nga e gjithë Shqipëria. Ne drekë kemi ekspozitën “Protestuesi Shqiptar” përgjatë Bulevardit, frymëzuar nga ideja e TIME-s që ia dedikoi ndryshimet në botë protestave, e jo qeverive. Pasdite kemi një forum tek black-box tek Akademia e Arteve për programin, u kemi kërkuar të rinjve të sjellin ide që mund t’i fusim në program, buxheti i arsimit, reforma në universitet, heqja e stazhit të papaguar, heqja e pagesës për TOEFLin, arsimi profesional dhe strategjitë e punësimit të të rinjve”, - tha Veliaj.


e martë, 10 JANAR 2012 www.mapo.al

kronikë

MAPO

5

Dokle: Procesi, i montuar për qëllime politike Tiranë Avokati mbrojtës i të pandehurit Endrit Dokle, ka kërkuar dje nga gjykata të rrëzojë akuzat e prokurorisë, pasi nuk ka prova që vërtetojnë fajësinë e klientit në ngjarjet për të cilat akuzohet. Mbrojtësi i Dokles e ka cilësuar këtë proces si të montuar politikisht, duke akuzuar edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda për inskenim të një procesi politik ndaj klientit të tij. Gjatë leximit të konkluzioneve për-

fundimtare në mbrojtje të të pandehurit Endrit Dokle, avokati i tij mbrojtës tha se ky proces jo vetëm që është montuar për qëllime politike, por është përdorur nga politika. Për të argumentuar këtë deklaratë, avokati përmendi deklaratat e disa prej zyrtarëve, të cilët vazhdimit e kanë paraqitur “Bandën e Durrësit” si sukses të punës së policisë. Në konkluzionet përfundimtare, avokati i Endrit Dokles ka kontestuar edhe

dëshminë e të penduarit Adriatik Coli, të cilën e ka quajtur një dëshmi të pavërtetë. Sipas tij, në gjithë dëshminë e Adriatik Colit nuk ka fakte që të provojnë fajësinë dhe akuzat e ngritura ndaj klientit të tij Endrit Dokle. Për të pandehurin Endrit Dokle organi i akuzës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm, ndërsa avokati në konkluzionet përfundimtare ka pretenduat pafajësinë për klientin e tij.

I penduari Coli: Provat që tregojnë se kam qenë i arratisur jashtë shtetit Adriatik Coli ka lexuar para gjykatës mbrojtjen e tij, duke thënë se dëshmia për bandën e Durrësit është tërësisht e vërtetë. Ironizohet nga anëtarët e bandës Leonard Bakillari

Tiranë Adriatik Coli, i penduari i bandës së Durrësit ka rikonfirmuar dje në sallën e gjyqit se dëshmia e tij është tërësisht e vërtetë. Duke e konsideruar bashkëpunimin me drejtësinë si mbrojtjen më të mirë që i ka bërë vetes, në konkluzionet përfundimtare Coli ka deklaruar se u kërkon ndjesë familjarëve për atë që ka ndodhur, si dhe ka ripohuar se detajet që ai ka dhënë për ngjarjet janë të vërteta. Me anë të një deklarate të shkurtër, të lexuar para gjykatës, i penduari për të cilin prokuroria kërkoi një masë më të butë dënimi, ka thënë se nuk ka kërkuar avokat mbrojtës, pasi sipas tij, rrëfimi që ka dhënë dhe bashkëpunimi me drejtësinë dhe ligjin është mbrojtja më e mirë që ai mund të ketë. Deklarata e Colit nuk ka kaluar pa batuta dhe ndërhyrje nga të pandehurit, kryesisht nga Endrit Dokle, avokati i të cilit gjithashtu ka dhënë dje para gjykatës konkluzionet përfundimtare në mbrojtje të klientit të tij. Në nisje të deklaratës, të pandehurit që ndodhen brenda kafazit të hekurt kanë ironizuar dhe shpotitur Adriatik Colin, duke e paraqitur atë si një këngëtar që do performonte në sallën e gjyqit. “Nuk kam kërkuar avokat mbrojtës në këtë proces, pasi kam gjykuar që të folurit drejt dhe qenia me drejtësinë dhe ligjin është mbrojtja më e mirë që unë mund të kem”, - e ka nisur deklaratën e tij në konkluzionet përfundimtare mbrojtëse i penduari Adriatik Coli, i cili mbahet veçmas të pandehurve të

I penduari, Adriatik Coli

tjerë të këtij procesi. Më tej Coli ka rikonfirmuar se gjithë dëshmia që ai ka dhënë në prokurori dhe para gjykatës është tërësisht e vërtetë. “Të gjitha deklaratat e mia janë për ngjarjet që kanë ndodhur në vitet 1998-2005 dhe janë të gjitha të vërteta”,- është shprehur në deklaratë Coli. Gjatë fjalës së tij para trupit gjykues, i penduari Adriatik Coli ka kontestuar argumentet e paraqitura më parë nga avokatët e të pandehurve të tjerë për mënyrën e dorëzimit të tij në polici. Ai ka thënë se para dorëzimit ka qenë jashtë Shqipërisë dhe kjo mund të konfirmohet nga gjurmët e gishtave dhe fotografitë që i janë bërë në të paktën dy shtete. “Është e vërtetë që unë jam ndaluar dhe kapur jashtë shtetit, pasi janë fotot dhe shenjat e gishtave që kam lë-

në kur më kanë kapur në Slloveni dhe në Austri”, - është shprehur Adriatik Coli, duke përfunduar me shprehjen: “Zoti ju bekoftë”. Pikërisht në këtë moment, në sallën e gjyqit është ndërprerë energjia elektrike, por me ndërhyrjen e punonjësve të gjykatës ajo është rikthyer brenda pak kohësh. Deklarata e Adriatik Colit gjatë seancës së djeshme pasoi konkluzionet përfundimtare të parashtruara nga avokati mbrojtës i të pandehurit Endrit Dokle. Procesi gjyqësor ndaj 16 të akuzuarve si pjesë e “Bandës së Durrësit” tashmë po shkon drejt fundit, ndërsa gjykata pritet të dëgjojë në seancat e ardhshme mbrojtjen e disa prej të pandehurve, të cilët nuk kanë dhënë ende argumentet e tyre për akuzat e ngritura nga prokuro-

Gjatë fjalës së tij para trupit gjykues, i penduari Adriatik Coli ka kontestuar argumentet e paraqitura më parë nga avokatët e të pandehurve të tjerë për mënyrën e dorëzimit të tij në polici

ria. Deri tani, pjesa më e madhe e të pandehurve kanë deklaruar para gjykatës se dëshmia e Adriatik Colit është e sajuar dhe si e tillë nuk duhet të merret për bazë nga trupi gjykues. Gjithashtu, avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar akuzat duke kërkuar pafajësi për klientët e tyre, duke tentuar të argumentojnë se prokuroria nuk ka prova që vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj të pandehurve. Pak kohë më parë, dy përfaqësuesit e akuzës kërkuan nga gjykata të dënojë me burgim të përjetshëm të pandehurit kryesorë të këtij procesi. 16 të pandehurit akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit dhe Tiranës, të cilat dyshohet se mbajnë autorësinë e të arrestuarve.

Ardian Hoxha këmbëngul: Gjykata e Lartë vonoi procesin Djali i Remzi Hoxhës replikon në distancë me kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, duke e cilësuar deklaratën e saj, të pasinqertë dhe pa argumente Tiranë Ardian Hoxha, djali i biznesmenit të zhdukur 16 vite më parë, Remzi Hoxha, ka reaguar sërish dje për deklaratën e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Ai e ka konsideruar si aspak të sinqertë deklaratën e kryetares së Gjykatës së Lartë dhe për më tepër, sipas tij, pa arsyet reale të vonesës në zbardhjen e vendimit, duke përsëritur

kërkesën për hetim në adresë të Presidentit të Republikës. “Në emër të familjes sime shpreh keqardhjen më të madhe për mënyrën se si është përgjigjur kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, në lidhje me vonesën që e kishin bërë në shpalljen zyrtare të vendimit të datës 14.10.2011, ku vendosën lënien në fuqi të vendimit ‘arrest me burg’ për Ilir Kumbaron”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga djali i biznesmenit Remzi Hoxha. Sipas tij, faktet janë të pakontestueshme, duke rikujtuar se ende nuk janë dhënë arsyet përse u vonua zbardhja e vendimit për masën e arrestit ndaj Ilir Kumbaros, i cili u arratis nga Londra një ditë para se gjykata të

vendoste për ekstradimin e tij. Në deklaratë, Ardian Hoxha kërkon që Presidenti të urdhërojë nisjen e një hetimi, i cili do të zbardhë të vërtetën. “Së pari, është fakt se është vonuar shpallja zyrtare e vendimit të datës 14.10.2011. Ndoshta edhe është vepruar sipas ligjeve në fuqi dhe Kushtetutës për të ardhur deri tek ai vendim, dhe jam i bindur se janë shfrytëzuar të gjitha vakuumet ligjore, por të gjithë këtë do ta kuptojmë pas hetimit që do t’i bëhet rastit në fjalë. Unë pres që Z. Topi të nisë hetimin e gjithë kësaj ngjarjeje, sepse një arsyetim në letër nga kryetarja e Gjykatës së Lartë nuk do të thotë asgjë dhe nuk është arsye për mos-hetim të këtij procesi”, - thuhet në deklaratë. Më

Djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha

tej, Ardian Hoxha thotë se gjithçka është e organizuar, duke pasur parasysh kush qëndron pas arratisjes së Kumbaros nga Britania e Madhe. “Duke e pasur çdo informatë se kush qëndron prapa këtij krimi dhe kush e mbron dhe e ndihmon, dhe me kë është në “klan”, është më se e sigurt se e gjithë kjo ka qenë një skenar shumë i sofistikuar hollivudian, për të cilin është punuar shumë prapa skene, dhe bën të duket se gjithçka është rastësi. Rastësi ishte edhe vrasja e babait tim pa lënë asnjë gjurmë. Rastësi janë edhe ndërhyrjet në këtë proces gjyqësor. Rastësi është që ky proces ka zgjatur mbi 16 vite. A ka diçka tjetër që nuk është rastësi?”- shprehet djali i biznesmenit të zhdukur.


6

MAPO

e martë, 10 JANAR 2012 www.mapo.al

rrethe

Maska në Qafë-Gjashtë, rrahin dhe grabisin 3 milionë nga dy të moshuar Tre të rinj të maskuar e të armatosur kanë thyer xhamat e një prej dritareve të banesës private të familjes Allkushi në Qafë-Gjashtë të Sarandës, dhe kanë hyrë brenda saj dje pas mesnate e kanë grabitur 3 milionë lekë. Në momentin e thyerjes në banesë ndodhej Haki Allkushi 89 vjeç, me bashkëshorten, të cilët kishin pak orë që ishin shtrirë për të fjetur. Një nga grabitësit ka

dhunuar çiftin e të moshuarve, ndërsa dy të tjerët kanë kontrolluar shtëpinë ku kanë gjetur dhe marrë 3 milionë lekë të vjetra dhe një armë gjahu çifte. Ata janë larguar nga porta kryesore e banesës duke lënë të gjakosur çiftin e të moshuarve. Familjarë të tyre të njoftuar nga dy të moshuarit i kanë transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” të Sarandës, Haki Allkushin me

bashkëshorten. 89-vjeçari është shtruar në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Dyshohet se autorët janë banorë të fshatit Gjashtë dhe ndoshta kishin kohë që e studionin banesën e të moshuarve për ta grabitur.

SHKURT

Vidhet kambana e kishës, mund të shitet për skrap Fier-Vidhet kambana prej bronzi e

kishës së Shën Pjetrit në Fier. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur një kambanë kishe me material bronzi që peshon 90 kg. Kisha e fshatit të largët myzeqar Shën Pjetër duket se është bërë lakmia e radhës e hajdutëve të objekteve të kultit. Gjatë orëve të natës të datës 7 janar, pasi e kanë lënë kambanën të bjerë disa herë për festimin e ‘Ujit të Bekuar’ një ditë më parë, në fshatin Shën Pjetër të rrethit Fier persona të paidentifikuar kanë

hapur me forcë derën kryesore të saj dhe më pas kanë vjedhur kambanën prej bronzi Nga ana e policisë po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje. Sipas policisë, hajdutët mund ta kenë marrë kambanën për skrap, por nuk përjashtohet edhe mundësia që vjedhja të ketë në themel trafikimin e kambanës edhe jashtë kufirit shqiptar, duke menduar se ajo mund të ketë vlerë si objekt i vjetër.

Tentoi të vriste një 44-vjeçar, dorëzohet pas 6 muajsh Fier-Është vetëdorëzuar dje në

Pranga trasportuesit, bllokohen 300 kilogramë hashash Droga ishte e ngarkuar në makinë me traga gjermane, bashkë me të është arrestuar edhe shoferi i kamionit Dashamir Lleshi. Dyshohet se hashashi vinte nga fshatra të thella të Krujës Një kamion me 300 kilogramë hashash është kapur dje ndërsa ishte duke u imbarkuar në një nga tragetet që niseshin nga Durrësi për në Itali. Burime nga policia e Durrësit thanë se droga ishte e ngarkuar në makinë dhe ashtu si pak javë më parë, bashkë me të është arrestuar edhe shoferi i kamionit Dashamir Lleshi, 29 vjeç nga Fushë Kruja. Ndalimi

Policia e Durrësit tha se ashtu si në rastin e 24 vjeçarit Redi Furxhi i cili u ndalua me një kamionccinë

plot me drogë, edhe gjatë ditës së djeshme ka qenë një kontroll rutinë që ka zbuluar drogën e fshehur në kamionin me targa gjermane “AA GL 77 77”. Burime nga kjo e fundit thanë se droga ishte zbuluar në pikën e kontrollit të antidrogës. Nuk dihet nëse ajo ishte fshehur apo si në rastin e dhjetorit ka qenë vetëm e mbuluar dhe e ngarkuar normalisht në kamionin që ishte nisur drejt Italisë. Kapja e drogës duket se është rezultat i numri të shtuar të kontrolleve në port. Menjëherë pas zbulimit të hasashit është bërë arrestimi i Lleshit i cili po merret në pyetje nga agjentët për të zbuluar edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë linjë. Hetimi

Policia e Durrësit ka tani për tani dy drejtime të hetimit. Destinacionin dhe personat që po prisnin drogën dhe prodhuesit apo

furnizuesit e trasportuesit 29-vjeçarë. Burime nga kjo e fundit thanë se dyshohej që kjo sasi të ishte destinuar për në Gjermani, kjo ishte edhe arsyeja se përse ishte zgjedhur për trasport kamioni me targa gjermane i bllokuar bashkë me drogën. Ndërkohë që duket se është zbuluar edhe vendi i prejardhjes së hashashit që sipas policisë duket se nuk është i Lazaratit. Dyshohet se droga është rritur dhe përgatitur në një nga fshatrat e thellë të zonës së Krujës. Rasti

Jo shumë javë më parë po në portin e Durrësit një kamion u kap i ngarkuar me më shumë se 700 kilogramë hashash, i cili ishte nisur për në Itali. Policia tha se trasportuesi, i cili u ndalua bashkë me mallin, as që ishte mundur ta fshihte hashashin që e kishte ngarkuar në pjesën e pasme të kamionçinës.

policinë e Fierit një i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. Personi i vetëdorëzuar është Shpëtim Morina 38 vjeç, banues ne fshatin Havaleas të rrethit Fier. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia për veprat penale: “vrasje e mbetur në

tentative, kryer në bashkëpunim” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë”, për arsye se në datë 9 korrik të vitit që shkoi, në fshatin Havaleas të Fierit në bashkëpunim me një tjetër person, ka tentuar të vrasë me armë gjahu për motive të dobëta Nuri Ç. 44 vjeç, banues në Fier.

Rrëmbejnë dhe grabisin 45-vjeçarin, pranga dy vëllezërve Shkodër-Dy djem nga Vau i

Dejës në Shkodër kanë rrëmbyer një person, e kanë rrahur duke i marrë edhe sasinë e lekëve që kishte me vete dhe qëllimi duket se ka qenë grabitja. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës thanë se për këtë vepër u arrestuan në flagrancë dy vëllezër, Gjon Pacani 33 vjeç dhe Tonin Pacani 23 vjeç, që të dy lindur në Vaun e Dejës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë në makinën e tyre tip “Benz” me targa belge, në qendër të qytetit Laç-Vau i Dejës 45-vjeçarin me iniciale L.Gj, banues në lagjen ‘Tanushaj’ të Bashkise së Vaut të Dejës. Mësohet se pas kësaj, ata e kanë keqtrajtuar dhe i kanë marrë një sasi lekësh që ky i fundit ka pasur me vete, për ta hedhur pas bastisjes në rrugë. Pas kësaj, në bazë të denoncimit të bërë nga ana e të dëmtuarit, forcat e policisë u vunë në lëvizje dhe i

prangosën dhunuesit, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “heq jes së paligjshme të lirisë së personit, e kryer me tortura dhe në bashkëpunim”.

Aksidenti i trenit cisternë, hekurudha për në Vlorë e bllokuar prej 8 ditësh Përmbysja prej daljes nga shinat e një treni cisternë ka nxjerrë prej tetë ditësh jashtë përdorimit linjën hekurudhore Vlorë -Rrogozhinë. Ngjarja ka qenë një prag katastrofe ekologjike, e cila mund të kishte sjellë edhe viktima pasi treni ishte i ngarkuar me benzinë. Ndërkohë asgjë nuk është mundur të bëhet për të riparuar defektin dhe larguar vagonët cisternë të dalë nga shinat. Prej 8 ditësh asnjë tren, qoftë udhëtarësh apo mallrash, nuk kalon në këtë trase hekurudhore, ndërsa edhe pse

nën ruajtje, situata me vagonët mbetet e rrezikshme për shkak të mundësisë së rrjedhjes apo shpërthimit. Segmenti i dëmtuar ndodhet në vendin e quajtur ‘Ura e Ngjalës’ në Fier, në afërsi të urës përmbi lumin Seman në fshatin Mbrostar. Pesë vagonë cisternë të mbushur me hidrokarbure, kryesisht benzinë, vijojnë të qëndrojnë në vendin ku ranë në datën 30 dhjetor të vitit të kaluar. Ndërsa ata ruhen me shërbim rojë të përforcuar për 24 orë, pranë tyre qëndron edhe një automjet shërbimi

zjarrfikës. Specialistë të shërbimit hekurudhor u përpoqën për të riparuar trasenë e hekurudhës së dëmtuar, por më kot. Edhe një orvatje për të nxjerrë sasi të benzinës nga vagonët cisternë të dëmtuar dështoi. Kjo për shkak të rrezikut të krijuar nga dendësia e gazrave të formuara brenda vagonëve gjatë rrëzimit të tyre nën trase. Tashmë sipas burimeve pritet që të vijnë pajisje speciale nga shtetet fqinje për të krijuar mundësinë e thithjes së hidrokarbureve e evituar rrezikun e shpërthim-

Vagoni cisternë

it të tyre. Gjendja është e rënduar, ndërkohë që askush nuk prononcohet zyrtarisht se si dhe kur do të rivihet në funksion kjo linjë hekurudhore. Ndërsa burime nga specialistë të hekurudhave pohuan se vetëm nëse vjen një vinç i tonazhit të lartë nga shteti fqinj Italia, mund të nxirren vagonët nga vendi ku kanë rënë dhe të punohet për riparimin e trasesë së dëmtuar. Një vagon cisternë mban brenda tij rreth 88 mijë litra dhe të pesë bashkë kanë rreth 400 mijë litra hidrokarbure.


e martë, 10 JANAR 2012 www.mapo.al

kronikë

MAPO

7

Gori, pronari i tokës së konfliktit në Vlorë Një sipërfaqe toke e destinuar për ndërtimin e një pallati ka qenë motivi i vrasjes së biznesmenit Ardian Dervishi. Adnan Gori i ka besuar tokën 52-vjeçarit dhe ky do të ndërtonte aty një kompleks pallatesh në këmbim të një përqindjeje që merrnin pronarët. Sipas burimeve të policisë dhe grupit hetimor, vrasja e

52-vjeçarit ka ndodhur pikërisht sepse palët nuk kanë rënë dakord mbi këtë përqindje. Sipas policisë, duket se Gori nuk ka qenë i kënaqur me marrëveshjen e arritur më herët dhe ka kërkuar më shumë në pallatet që po ndërtoheshin buzë rrugës transballkanike. Të njohur të viktimës sqaruan gjithashtu se ai ka pasur një biznes

të tijin për shitjen tullash, si dhe së fundi do të ndërtonte një godinë pallati së bashku me persona të tjerë, për këtë qëllim kishin blerë dhe sipërfaqen e tokës nga Gori, i cili më pas është bërë pishman për përqindjen e përfituar dhe ka kërkuar më shumë përqindje pallati për sipërfaqen e dhënë për ndërtim.

Vrasësi i biznesmenit fshihej në Tiranë, arrestohet nga RENEA Përgjimet e të afërmve zbulojnë apartamentin me qira në Tiranë, ku fshihej Adnan Gori, autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Dervishi. Dorëzohet pa kushte para RENEA-s: Nuk jam i armatosur Habjon Hasani

Tiranë Pas vrasjes në Vlorë të bi-

znesmenit të ndërtimit, i akuzuari për krimin, Adnan Gori ka menduar Tiranën si qytetin më të mirë për t’u fshehur. Katër ditë pas ekzekutimit të Ardian Dervishit, ai ka ma­ rrë një apartament me qira në Tiranë, por arratia e tij në kryeqytet ka marrë fund dje, kur është prangosur nga forcat speciale të RENEA-s. Vrasësi i dyshuar i biznesmenit, 32-vjeçari Adnan Gori u arrestua dje në orët e drekës, në një operacion të quajtur “Aerodromi”, pranë fushës së aviacionit në Tiranë. Dy javë pas vrasjes, Gori ka rënë në pranga pas hetimit të policisë, që kishte zbuluar “strehën” e tij që prej 29 dhjetorit. Pas krimit, policia nuk kishte asnjë të dhënë për të shumëkërkuarin, ndaj edhe është vendosur përgjimi i telefonave të të afërmve të tij për të zbuluar ndonjë të dhënë. E në fakt ka rezultuar vendimi i duhur. Përmes telefonatave, policia ka mësuar se të afërmit informoheshin mbi lëvizjet e Adnan Gorit përmes një miku të tij, i cili pa e ditur ka tradhtuar vendin ku ai fshihej. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se blutë kanë vënë nën përgjim dhe mikun e të kërkuarit dhe nëpërmjet telefonit kanë mun-

Biznesmeni Ardian Dervishi

dur të lokalizojnë vendndodhjen e të dyshuarit. Për dy ditë, banesa dhe zona ku fshihej i kërkuari është vënë nën vëzhgim, ndërsa është vendosur ndërhyrja e RENEA-s për të shmangur çdo incident të mundshëm. I kërkuari sapo ka vënë re praninë e forcave speciale ka vendosur të dorëzohet, duke i dhënë fund pa rezistencë arratisë së tij. “Më arrestoni, nuk jam i armatosur. D o r ë z o h e m ve t ë , ” - u ë sht ë përgjigjur Gori efektivëve të forcave RENEA, të cilët pak sekonda më vonë i hodhën prangat. Adnan Gori dyshohet se vrau me armë zjarri biznesmenin e ndërtimit nga Vlora, Ardian Dervishi, pas një konflikti për përqindjen e një pallati në ndër-

Vendi ku u vra Ardian Dervishi

tim. Dervishi ishte administrator i një firme ndërtimi, ndërsa 32-vjeçari Gori, përfaqësues i pronarëve të një trualli ku po ndërtohej një pallat i ri. Autori dhe viktima kanë replikuar disa herë me njëri-tjetrin mëngjesin e 25 dhjetorit të vitit të kaluar dhe kishin mosmarrëveshje mbi ndarjen e përqindjes së apartamenteve në pallatin që po ndërtohej. Pasditen e së njëjtës ditë, Gori i ka kërkuar takim në telefon viktimës dhe takimi është realizuar aty ku kishte biznesin viktima. Gjatë bisedës Gori ka kërkuar përqindje më shumë, ndërsa viktima i ka thënë se ka marrë përqindjen që i takon, madje siç thonë dëshmitarë, ai i ka thënë se ka marrë edhe më

Autori dhe viktima kanë replikuar disa herë me njëri-tjetrin mëngjesin e 25 dhjetorit të vitit të kaluar dhe kishin mosmarrëveshje mbi ndarjen e përqindjes së apartamenteve në pallatin që po ndërtohej

Zgjerohet dosja e skrapit, hetim 3 TEC-eve Task-Forcë nis një tjetër çështje penale për shitjen e skrapit në TEC-et e Vlorës, Kuçovës e Cërrikut Tiranë Hetimet e nisura për tenderin e shitjes së skrapit në ish-Azotikun e Fierit janë pasuar nga një tjetër çështje penale në prokurori, por këtë radhë për mënyrën e shitjes së skrapit në disa ish-ndërmarrje shtetërore në qytete të ndryshme të vendit. Njësia “Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës ka nisur hetimet edhe për procedurat e shitjes për skrap të TEC-eve të Vlorës, Kuçovës dhe Cërrikut, si dhe për disa rafineri nafte në disa qytete të vendit. Prokurorët e çështjes i janë drejtuar me një shkresë Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës, ku i kërkojnë të dhëna për ankandet e kryera në fund të vitit 2011 për një seri tenderash për shitje skrapi, që u përket objekteve të lartpërmendura. Njësia TaskForcë deklaron jozyrtarisht se hetimet kanë nisur pas disa kallëzimeve penale të bëra në këtë prokurori nga kompani që kanë marrë pjesë në tendera. “Ne jemi në pritje

Azotiku i Fierit

të dokumenteve nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dhe më pas do t’i sekuestrojmë këto materiale në funksion të hetimeve të nisura për këtë çështje”, - thanë burime pranë prokurorisë. Mësohet se dyshimet për ankande fiktive për shitjen e mbetjeve të skrapit TEC-et e Vlorës,

Kuçovës dhe Cërrikut, kanë nisur pas denoncimit të bërë nga subjekte pjesëmarrëse në garë. Këto subjekte kanë denoncuar në prokurori se autoriteti kontraktues e kishte dhënë më parë skrapin e këtyre objekteve për kompani të paracaktuara, ndërsa më pas ka zhvilluar ankande fiktive për të mbuluar shitjen joligjore të skrapit. Këto pretendime janë duke u verifikuar tashmë nga prokuroria, e cila ka kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Ekonomisë gjithë dokumentacionin e nevojshëm për rastet e denoncuara pranë Task-Forcës. Mësohet se i njëjti grup hetimor ka nisur po ashtu hetimet edhe për tenderat në Ministrinë e Mbrojtjes. Prokuroria i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes gjithë dokumentet për një ankand të kryer në fund të vitit 2011 për pajisjet ushtarake të nxjerra jashtë përdorimit, që janë shitur për skrap. Kësaj kërkese të prokurorisë, Ministria e Mbrojtjes i është përgjigjur pozitivisht duke vënë në dispozicion të hetimit gjithë dokumentacionin që disponon për këtë ankand. Prokurorët e çështjes janë duke verifikuar tashmë dokumentacionin që kanë në dorë, për të dalë më pas në konkluzionet përkatëse

shumë sesa i takon. Ata kanë replikuar ashpër disa minuta me njëritjetrin dhe më pas kanë filluar të shahen mes tyre; në gjaknxehtësi e sipër autori ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të 52-vjeçarit duke e lënë atë të plagosur rëndë, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi me makinën e tij. Rreth dy orë më vonë Dervishi humbi jetën. I arrestuari i djeshëm Adnand Gori ka qenë i dënuar edhe më parë me 3 vjet burg për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”. Ai aktualisht është nën akuzë për “vrasje me paramendim” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

udhëzimi

Burgaj: Kodi i ri jo për ndëshkim, policët ta zbatojnë të parët Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka udhëzuar dje vartësit e tij në rrethe që të sigurohen për zbatimin korrekt të Kodit të ri Rrugor. Në fjalën e tij drejtuar vartësve, Burgaj i këshilloi ata për rreptësi në funksion të zbatimit të Kodit të Ri, kod i cili sipas tij synon të ulë numrin e aksidenteve nëpërmjet ndëshkimeve më të ashpra për shkelësit e rregullave të qarkullimit. Burgaj apeloi edhe qytetarët, të cilët duhet të ankohen në strukturat më të larta të policisë nëse nga ana e patrullave policore ndalohen pa shkak, duke pohuar se Kodi nuk ka si qëllim ndëshkimin e tyre, por rritjen e sigurisë në rrugë. Burgaj nga ana e tij ka kërkuar dhe rritjen e kontrollit mbi mënyrën se si do të zbatohet nga vetë efektivët e policisë rrugore zbatimi i këtij Kodi. “Ndryshimet janë bazuar në përvojën e vendeve të Bashkimit Europian dhe do të ndikojnë në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, parandalimin e ngjarjeve aksidentale si dhe uljen e viktimave në trafik”, - deklaroi Burgaj. Kreu i Policisë kërkoi nga shërbimet e policisë rrugore që të manifestojnë profesionalizëm, etikë komunikimi dhe shkallë të lartë përfaqësimi, duke rritur në mënyrë të ndjeshme cilësinë e këtij shërbimi, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet normat e qarkullimit rrugor.


8

MAPO

e martë, 10 JANAR 2012 www.mapo.al

ekonomi

Imobiliarët: Rivlerësimi i pasurive, ritmet e ngadalta në janar Agjentët imobiliarë raportojnë se fluksi i procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që u vu re në muajin dhjetor, ka rënë në javën e parë të janarit. Sipas tyre, emigrantët të cilët e konkluduan me sukses këtë proces gjatë muajit

dhjetor, ua kanë lënë vendin individëve banues në vend, të cilët neglizhojnë dhe presin fundin e afatit të përcaktuar. Nga të dhënat paraprake rezulton se 70% e emigrantëve që kanë ardhur për festat e fundvitit në vend, kanë bërë

rivlerësimin e banesave. Ndërsa tani, sipas agjentëve imobiliarë, procesi ka shënuar rënie. Numërohen pak persona në disa ditë që kërkojnë të rivlerësojnë banesat e tyre pranë ekspertëve të autorizuar në agjencitë imobiliare.

Olldashi: Këtë vit çelet tuneli i Kërrabës Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka siguruar dje se viti 2012 do të jetë viti i sukseseve të infrastrukturës, ku do të vihet në punë tuneli i Kërrabës Sabina Veizaj

Pavarësisht se nuk ka një datë të saktë, këtë vit qeveria shqiptarë synon të çelë tunelin e Kërrabës, pjesë e aksit të autostradës se re Tiranë-Elbasan. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, gjatë një komunikimi dje me median ka renditur sukseset e institucionit që drejton për vitin 2011 dhe ka deklaruar se tuneli i Kërrabës, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan, është projekti më madhor i infrastrukturës rrugore për këtë vit. Ai garantoi se shumë shpejt ky tunel do të vihet në punë. Përfundimi i tunelit Tiranë-Elbasan dhe vazhdimi i ndërtimit të autostradës Tiranë –Elbasan janë në krye të listës së Ministrisë së Transportit dhe Punëve Publike për vitin 2012. “Në qoftë se do të duhej ta mblidhja me një fjali objektivin më madhor të vitit 2012 për Ministrinë e Punëve Publike, kjo do të ishte dritë në tunelin e Kërrabës. Unë jam i bindur se shumë më shpejt se sa e mendoni ju, ne do të shohim dritë në tunelin e Kërrabës, në objektin më të rëndësishëm infrastrukturor që është duke u ndërtuar në vend, në autostradën Tiranë-Elbasan”, - tha Olldashi. Autostrada e re Tiranë-Elbasan do shkurtojë distancën mes Tiranës dhe Elbasanit në 31.17 kilometra dhe 440 milionë euro është parashikimi që ndërtimi i kësaj autostrade do të kushtojë. Sipas projektit, kjo autostradë do të përshkohet për rreth 20 minuta. Autostrada do të ketë katër korsi dhe dy tunele, përkatësisht me gjatësi 2.3 kilometra dhe 2.1 kilometra, shtatë mbikalime, katër nënkalime, tri kryqëzime. Ndërkohë, shpejtësia e lëvizjes në këtë autostradë është parashikuar të jetë 110 kilome-

Infrastruktura rrugore Në projektbuxhetin e vitit 2012 është parashikuar të vazhdojë puna në këto akse kryesore: 1-Përfundimi i tunelit Tiranë-Elbasan 2- Vazhdimi i ndërtimit të autostradës Tiranë –Elbasan 3-Përfundimi i autostradës Levan –Tepelenë 4-Përfundimi i autostradës Fier-Vlorë 5-Përfundimi i By-pass-it të Shkozetit, faza e parë 6-Përfundimi i rrugës Shkodër–Hani i Hotit 7-Fillimi i ndërtimit të By-Pass-it të Fierit 8-Përfundimi i Nyjës së Vlorës 9- Ndërtim rruga Qukës – Q.Plloçë Loti 2 10-Ndërtim Tepelenë- Përmet-Çarshovë Loti 1 11-Ndërtimi i Urës së Matit 11-Boshti i Jugut, segmenti Otllak-Kozarë 12-Lushnjë- Berat 13.Përfundimi i tunelit të Ujit të Ftohtë, Vlorë.

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi

tra në orë. Rruga e re do të ndërtohet nga firma greke “Aktor”. Kompania “Aktor” është kompania më e madhe e ndërtimit të veprave dhe rrugëve në Greqi. E themeluar që në vitin 1950, ajo ka një eksperiencë mbi 60-vjeçare në industrinë e ndërtimit dhe zbatimit të projekteve të infrastrukturës. Është pjesë e grupit “El Aktor” dhe ka prezencë në 10 vende të botës. Ndërsa, për sa i përket punëve të realizuara nga kjo ministri në fushën e infrastrukturës rrugore, ministri Olldashi theksoi se gjatë vitit që shkoi është punuar në 452 km rrugë në mbarë vendin, prej të cilave 132 km janë përfunduar dhe janë në proces 320 km. Ndër projektet e përfunduara të 2011-ës, Olldashi përmendi rrugën Milot–Fushë Krujë ( dublimi i superstradës ) me vlerë 5.377.146.530 lekë; ndërtimi i rrugës së Valbonës, segmenti B.Curri - Margegaj- Dragobi me vlerë 1 172.007.761 lekë; rruga Porto-Romano, Durrës, me vlerë 1. 148.206.431 lekë, sistemimasfaltim rruga Peshkopi –Maqellarë, loti 2 me vlerë 462.447.367 lekë etj.

Konfindustria: BSH të ulë normën bazë të interesit, që të rritet kreditimi Nisur nga kriza në eurozonë dhe efektet e mundshme negative që ajo mund të ketë në vendet fqinje e sidomos në Shqipëri, Konfindustria i ka kërkuar dje Bankës së Shqipërisë të marrë masa për të vlerësuar më tej monedhën kombëtare. Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, në një konferencë për mediat ka theksuar dje se në një kohë sa më të shpejtë, Banka Qendrore të rivlerësojë politikën monetare duke ulur normat bazë të interesit për monedhën kombëtare, sepse në këtë mënyrë do të ulen çmimet e produkteve dhe shërbimeve, e mbi të gjitha do të nxitet kreditimi.“Nxitja e kreditimit nga sektori bankar kthehet në një nga mënyrat e pakta në dispozicion për të shpresuar në arritjen e parashikimeve buxhetore ose të paktën në mbajtjen në vlera pozitive të rritjes ekonomike të vendit në vitin e vështirë 2012”, - theksoi dje Gjergj Buxhuku. Duke theksuar se rënia e treguesit të konsumit në një vlerë prej mbi 2% të vërtetuar në pjesën e parë të vitit 2011 shpreh qartë mungesën e likuiditetit në ekonomi, shoqëruar edhe me rënien e besimit konsumator. “Çdo rënie e mëtejshme do të prekte ndjeshëm industritë prodhuese vendore, duke rrezikuar kështu hyrjen e

Objektivat për vitin 2012

ekonomisë në një cikël të mbyllur negativ me pasoja të rënda në qëndrueshmërinë makroekonomike të vendit, papunësinë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë”, - tha ai. Në fillim të muajit dhjetor të vitit që lamë pas, Këshilli i ri Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë vlerën e lekut në 4,75% nga 5%, me qëllim lehtësimin e borxhit të brendshëm dhe çlirimin e kredisë për ekonominë, duke e lënë të hapur mundësinë e ndryshimit sërish të normës bazë të interesit. Edhe pse ulja e shpeshtë e normës bazë të interesit nuk është një masë monetare që ndërmerret në kushte normale, Banka e Shqipërisë, brenda kompetencave dhe normave ligjore, uli normën bazë të interesit me 0.25%, duke e çuar vlerën e lekut nga 5% në 4.75%, me qëllim që t’i shërbejë si lehtësi borxhit të brendshëm. Këshilli Mbikëqyrës ndërmori këtë vendim në varësi të shtrëngimit fiskal dhe ngjarjeve në eurozonë. Por në mbledhjen e radhës në fund të muajit dhjetor 2011, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, duke theksuar se në treg ka likuiditet të mjaftueshëm dhe tregu është i mirëkapitalizuar.

Sabina Veizaj

BANKERS PETROLEUM ALBANIA LIMITED JOB ANNOUNCEMENTS Bankers Petroleum Albania Ltd (Bankers) is a subsidiary of Bankers Petroleum Ltd, a Canadian oil & gas company headquartered in Calgary, Alberta. We are listed on the Toronto stock exchange and also on AIM London. Our web address is www.bankerspetroleum.com Bankers had its plans for the development of the Patos-Marinza and Kucova oilfields approved by the Government of Albania. We are also pursuing additional oilfield development opportunities in Albania. The Shareholders, Management and Employees of Bankers are extremely excited by the challenging prospects and opportunities which lie ahead. Having already experienced 5 successful years and established ourselves as the leading oil company in Albania, Bankers will continue to make significant investment in its oilfields in the years to come, with demanding targets for increases in reserves, production, and sales. To help us meet our objectives, we are continually looking to add suitably qualified people who can demonstrate qualities including enthusiasm, initiative, team-working, leadership and humility. Bankers’ offers competitive compensation and benefits and has a culture of rewarding good performance. We are committed to the principle of equal opportunity in employment and promote a fair and non-discriminatory work environment. We are currently looking for qualified candidates to fill the following vacant position. Whilst candidates may not have all the necessary experience, the Company is prepared to train and develop the right people to fulfil the requirements of this position. 1.

Community Relations Coordinator

Community Relations Coordinator is a full time position and under the direction of the company’s two Social Managers, will coordinate the Community Relations Team to: • Fulfill the company’s compliance obligations in relation to IFC/EBRD performance standards; and, • Accelerate Company’s community investment program and individual projects. Other Responsibilities: • Identification and mitigation of potential social risks to our company; • Stakeholder engagement to establish healthy relationships with communities; • Overseeing of social impact baseline and impact analyses; • Development and implementation of a Community Investment Program; • Strengthening of relationships with other divisions of the company to enable a sustainable development approach to our activities. Key Requirements: • Bachelor Degree in Social Sciences. • At least 8 years of experience in social impact assessment/social sciences, preferably related to extractive industries (oil experience is an advantage). • He/she should be a collaborative “team builder”. • International experience will be viewed favourably. • Demonstrated ability to manage staff is also an important skill. • Very good knowledge of English language (spoken and written). • Very good knowledge of Microsoft Office package. • Self motivated, energetic, good planning, reporting and organisation skills. • Excellent communication and interpersonal skills. Applications including a C.V. and cover letter, preferably in English, should be sent in a sealed envelope to the Human Resources Department at the following address: Lagjja “Sheq i Madh”, Rruga “Leonardo Murialdo”, Fier Tel no: +355 (0) 34 220 845 / 6 / 7 / 8 Fax No. +355 (0) 34 220 850 or by E-mail to: humanresources@bankerspetroleum.com The deadline for submitting applications is January 15th, 2012. All applications will be considered, and responses sent out as soon as possible.


e martë, 10 JANAR 2012 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

9

Civici: Qytetarët të mos nxitohen me këmbimin e euros Ekspertët rekomandojnë se, pavarësisht ndryshimit të vlerave në tregun valutor dhe rënies së euros kryesisht, qytetarët nuk duhet të nxitojnë të këmbejnë kursimet e tyre.“Rekomandohet që kursimet të mos preken, ose të paktën kur ke sasira të vogla disponibiliteti në rastin konkret të euros, të mos hysh në një lloj tregu spekulativ me

mendjen që mund të fitosh duke këmbyer monedhat ose duke u ndjerë më i sigurt në monedhën tjetër”, - tha Ardian Civici, anëtar i Këshillit të Mbikëqyrjes së BSH dhe Drejtor i Shkollës Doktorale në UET. Ai tha se dyshimet, pikëpyetjet dhe gjithë komentet që bëhen lidhur me të ardhmen e euros, si reflektuesja kryesore e problematikës që po kalon eurozona, sidomos

për çështjen e borxhit sovran, por edhe politikat, në qoftë se mund të themi monetare të Bankës Qendrore Europiane, e cila ka edhe objektivin e saj për të mbajtur nën kontroll inflacionin dhe garantuar stabilitetin e çmimeve. Në tregun shqiptar natyrisht që euro ka një reflektim të kësaj situate të përgjithshme”, - theksoi Civici më tej.

SHKURT

Mjetet e pasiguruara, gjobat t’u kalojnë kompanive Numri i lartë i mjeteve të pasiguruara po krijon dëme të konsiderueshme për kompanitë e sigurimeve. Megjithëse sigurimi mjeteve motorike është detyrim ligjor, sipas shoqatës së siguruesve, numri i mjeteve të pasiguruara ka përmasa alarmuese. Kompanitë e sigurimeve kërkojnë miratimin e një dispozite, sipas së cilës, gjobat që iu vendosen mjeteve të pasiguruara të kalojnë te fondi i garancisë së Byrosë së Sigurimeve.

Ky është një fond që shërben për të mbuluar dëmet që shkaktohen nga mjetet e pasiguruara. Sipas të dhënave më të fundit, deri në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar, primet nga sigurimi i detyrueshëm motorik zinin rreth 30% të të ardhurave për kompanitë e sigurimeve. Megjithëse pesha specifike e tyre ka rënë pas liberalizimit të tarifave në mesin e vitit 2011, ato vazhdojnë të zënë një pjesë të rëndësishme në strukturën e të ardhurave të kompanive.

Merkel-Sarkozy: Vendet të ulin deficitet buxhetore

Euro në rënie, rikthehet dollari i fortë Dollari ngjitet në kuotat e 109 lekëve dhe euro bie në 137 lekë. Ekspertët parashikojnë rënie me 6% të euros në tregun ndërkombëtar. Çfarë po ndodh në tregun tonë të këmbimit dhe raportet e shqiptarëve me USD dhe euron?

vlera e euros parashikohet të jetë edhe më dramatike.

kë dhe tani po vihet re një zhvendosje e ngadaltë drejt dollarit.

Këmbimi i dollarit në kuota të larta në tregun shqiptar është kthyer me shpejtësi, me të njëjtin ritëm si në tregun ndërkombëtar. Madje ekspertët në banka kanë pohuar për “Mapo” se ka disa ditë që transaksionet në dollarë janë rritur. Ruajtja e llogarive të kursimit dhe veprimeve të tjera në dollarë po vjen në rritje, pasi për momentin po shihet si valutë më e besueshme. Kjo Blerina Hoxha edhe për shkak të një tradite që i Valuta amerikane, dollari rikthehet lidh shqiptarët me këtë valutë. Pasi monedhë e fortë edhe për shqip- ra vitit 2001, ku euro u prezantua tarët. Gjatë ditëve të para të këtij vi- fizikisht në tregje, valuta tjetër e ti USD është forcuar me shpejtësi preferuar e shqiptarëve ishte dolnë tregun tonë të brendshëm duke lari, ndryshe nga vendet e rajonit në kushtuar 109 lekë, nga më pak se të cilat mbizotëronte marka gjer103 lekë që ishte para vitit të ri. mane. Shqiptarët ishin të afeksionNdërsa ekspertët lajmërojnë forcim uar aq shumë me dollarin, saqë të mëtejshëm të tij, për shkak se rreth 40 për qind e ekonomisë dhe publikimi i parashikimeve të e transaksioneve bëheshin në këtë djeshme në tregjet ndërkombëtare valutë. Pothuajse të gjitha këto parashikon një zhvlerësim të mëte- shërbime që sot ofrohen në euro, si jshëm të euros këtë vit. Nga 129 le- tregu i ndërtimit, sektori i transportit dhe kreditë në Këmbimi i dollarit në kuota të larta në euro, para dhjetë vitesh ofroheshin tregun shqiptar është kthyer me në dollarë. Kriza në shpejtësi, me të njëjtin ritëm si në eurozonë dhe frika për shpërbërje të tregun ndërkombëtar mundshme të eukë që e mbylli kuotimin në tregjet ros ka përfshirë edhe shqiptarët në ndërkombëtare euro në këmbim me panik, të cilët kohët e fundit në dollarin në pjesën e parë të këtij vi- përgjigje të këtyre zhvillimeve kati, pritet që vlerat e këmbimit të bi- në bërë veprime në mbrojtje të kuren në nivelin, një euro e barabartë simeve të tyre. Në ditët e para të me 124 cent. Por nëse kriza në euro- janarit vërshuan konvertimet e zonë do të vazhdojë të zvarritet, kursimeve në banka nga euro në le-

Një euro në vendin tonë u ble dje me 137.6 lekë dhe u shit me 138.2 lekë. Një muaj më parë vlera e euros ishte në 140 lekë. Ndërsa duke marrë si referencë tregun ndërkombëtar, vlera e saj do të paraqitet me rënie edhe këtë vit. Analistët e Bloomberg parashikuan dje një zhvlerësim gati me 6 për qind në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ndërsa duke iu referuar ecurisë së vitit 2011, euro performoi më keq se të gjitha valutat e ekonomive të mëdha të botës. Por një euro e dobët do të jetë favorite për ekonominë shqiptare në aspektin e importeve. Pasi ato pritet të kushtojnë më lirë, nëse euroja do të shënojë vlera edhe më të ulëta në këmbim me lekun. Nga ana tjetër, të gjitha shërbimet që ofrohen me euro në vendin tonë pritet të kushtojnë më lirë, të tilla si shitja e banesave, shlyerja e kredive në euro etj. Ndërkaq do të preken eksportuesit dhe ata që i kanë rrogat në euro, pasi një rënie e mëtejshme e vlerave të saj do të thotë më pak fitime nga eksporti i mallrave shqiptare dhe më pak të ardhura për ata që marrin rrogat në euro, por që shpenzimet i kanë në lekë. Por ndërkohë që kriza e eurozonës ka bërë konfuzë përdoruesit e valutave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në mbyllje të vitit 2011 këshilloi shqiptarët që të mos nxitohen për të shmangur euron nga kursimet e tyre, pasi kjo përbën rrezik për fitimet e tyre.

Rikthimi i dollarit

Euro në rënie edhe këtë vit

Pas takimit kokë më kokë në Berlin mes Angela Merkel e Nikolas Sarkozisë për daljen e eurozonës nga kriza, të dy liderët kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Kancelarja gjermane ka insistuar në idenë e vet se vendet që shkelin rregullat e bilancit në eurozonë, duhet të ndëshkohen ashpërsisht. Sipas të dy liderëve europianë, problem shqetësues mbetet likuiditeti i bankave europiane. Për sa i takon situatës në Greqi, Merkel tha se qeveria e Athinës duhet të zbatojë të gjitha angazhimet e ndërmarra. Ajo shtoi se “në takimin me presidentin francez folëm edhe për lëvrimin e fondit të ndihmës për Greqinë”. Gjithashtu Merkel theksoi se një pikë e rëndësishme e bisedimeve dypalëshe ishte edhe rritja e fondit të emergjencës për vendet në vështirësi. Presidenti francez është shprehur se situata në Europë është e vështirë dhe për këtë

Merkel dhe Sarkozy

bisedimet janë duke u përshpejtuar për masat kundër krizës. Sipas Sarkozisë, çështjet aktuale më të rëndësishme janë: një ndryshim i traktateve të Europës, luftë e përbashkët mbi evazionin fiskal, shtim i vendeve të reja të punës dhe një rritje e konkurrencës ekonomike të vendeve. Por më kryesorja, ka thënë Sarkozi, është ulja e deficitit nga ato vende të cilat kanë arritur nivele të larta të borxhit dhe deficitit.

Greqia, nën hijen e zymtë të falimentimit Dyshimet lidhur me aftësinë e Greqisë për të zgjidhur financat po shoqërohen me opsionin e rritjes së masës së prerjes së borxhit grek përtej 50%. Fondi Monetar Ndërkombëtar e konsideron të pamjaftueshëm programin e rregullimit fiskal dhe thekson se mund të jenë të nevojshme lëvizje të reja për të shmangur falimentimin. Se çfarë nënkuptohet me “lëvizje të reja”, e sqaron kryeekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Olivier Blansar, që beson se prerja e borxhit grek mund të ketë nevojë të tejkalojë 50%, masë e parashikuar në marrëveshjen e samitit të tetorit. “Ne kemi nevojë për një reduktim të ndjeshëm, që Greqia të mundet të marrë frymë”, - tha ai për CNBC. Në të njëjtën gjatësi vale është edhe kryetari i Këshillit Shkencor të Ministrisë gjermane të Financave, Clemens Fouest, i cili e konsideron të pamjaftueshëm zvogëlimin e borxhit. “Greqia, për mendimin tim është tashmë e

falimentuar. Dhe pjesëmarrja ‘vullnetare’ në prerjen e borxhit në fakt nuk ishte vullnetare, sepse huadhënësit u detyruan të marrin pjesë, gjë që shkaktoi pasiguri të madhe. Unë mendoj se mirë do të ishte të thuhej ndershmërisht, që qeveria greke nuk mund të paguajë borxhet e saj”, - tha ai. Ndërkaq, pas pak ditësh pritet të mbërrijë në Athinë ekipi i Trojkës për negociata të reja me qeverinë greke, që do të mundësojnë marrëveshjen e re të kredisë së ndihmës për Greqinë. Negociatat vlerësohen tepër të vështira, për shkak se në tryezë do të hidhet diskutimi për uljen e pagave minimale në sektorin privat; çështja e evazionit fiskal; shkurtimet në shpenzimet publike, si dhe hapja e profesioneve të mbyllura. Pritet që Trojka të kërkojë uljen e pagave minimale duke iu afruar shifrës 566 euro, siç janë në Portugali, si dhe të shfuqizohen paga e 13 dhe ajo e 14-të.


OpEd

10

MAPO

E martë, 10 janar 2012 www.mapo.al

01

Ato këmbë që kanë neglizhuar në rini, e kanë të vështirë të hedhin hapa në pleqëri. Gandi

02

Ai që lexon di shumë, por ai që vrojton di më shumë. Duma, i ati

03

Dielli ka një të metë, se nuk e shikon veten. Sokrati

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Sfidat e Europës në 2012-n P ër më shumë se gjashtë dekada, procesi i integrimit europian ka bërë përpara në mënyrë të vazhdueshme. Çdo hap, nga Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Çelikut deri te Bashkimi i sotëm Europian, është hedhur me qëllimin e mirë, dhe i bazuar në vlera të përbashkëta (demokraci, të drejtat të njeriut dhe drejtësia sociale), dhe qëllime kolektive (rritje ekonomike, prosperitet, dhe konsolidim të prestigjit ndërkombëtar të Europës). Në vitet në vazhdim - rregullat dhe institucionet e përbashkëta që i kishim krijuar me dhimbje të mëdha ne europianët - do të testohen si asnjëherë më parë. Në vitin 2011, në momentin kur kriza e borxheve e vendeve të eurozonës, e cila ishte tronditur fort nga kriza botërore financiare që shpërtheu në vitin 2008, u zhvendos prej vendeve periferike të eurozonës në drejtim të bërthamës së saj, themelet e Europës nisën të lëkundeshin. Qëndresa e BE-së - në fakt mbijetesa e saj - po vihet në dyshim në një kohë shndërrimesh të mëdha gjeopolitike, kohë në të cilën një Europë e fuqishme është thelbësore. Pushteti global po zhvendoset drejt Azisë dhe Paqësorit. Aktorë joshtetërorë të rinj janë shfaqur në disa raste, siç janë organizatat terroriste, duke kërcënuar kapacitetet e shteteve për të garantuar sigurinë kombëtare. Përhapja e armëve të shkatërrimit në masë vazhdon të jetë një kërcënim në rritje, siç dëshmon edhe raporti mbi Iranin i Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore. Dëshpërues ka qenë edhe progresi i mangët në disa çështje të tjera globale - si në rastin e ndryshimit klimatik dhe të sigurisë së energjisë. Dhe shpërthimi i varfërisë dhe i urisë - me theks të veçantë në Somali vazhdon të fyejë vetë idenë e civilizimit. E gjithë kjo është në kontrast të fortë me parashikimet e një bote paqësore, të parashikueshme dhe të sigurt «posthistorike» që ishin në modë në fund të Luftës së Ftohtë. Revoltat arabe, të paimagjinueshme para një viti, tani sfidojnë një rend rajonal që ka ekzistuar për më shumë se gjysmë shekulli. Cunami japonez ka vënë në dyshim të ardhmen e sigurisë së energjisë bërthamore në mbarë botën. Dhe më e rëndësishmja për t’u shënuar ishte rënia relative e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, porti më i sigurt ekonomik dhe sim-

koment

Javier Solana

Europa gjithashtu duhet të kontribuojë në reformimin e sistemit tradicional të marrëdhënieve ndërkombëtare. Institucionet ekzistuese multikulturore ishin ndërtuar për një botë që rrotullohet rreth Perëndimit, e cila po zhduket. Në të njëjtën kohë, shpërndarja e fuqisë, shkalla e ndërvarshmërisë dhe përmasat e sfidave të tanishme me të cilat po përballet bota, kërkojnë një qeverisje globale, legjitime, llogaridhënëse dhe efektive. Paaftësia për të arritur një konsensus për çështje akute, si represioni i brendshëm në Siri, ose ndaj problemeve kronike, si ndryshimi klimatik, vënë në pah kompleksitetin në rritje të qeverisjes dhe përgjegjësisë botërore.

boli i sigurisë që nga viti 1945, u bë e pashmangshme në vitin 2011, gjë që u reflektua në polarizimin dhe paralizën politike në vend dhe rënie në agjencitë ndërkombëtare të ratingut të kreditit. Pra, sfidat strategjike me të cilat po përballet Bashkimi Europian janë të mëdha. Për t›i tejkaluar ato, së pari duhet ta meremetojë besueshmërinë ndërkombëtare. Që nga adoptimi i Traktatit të Lisbonës të vitit 2009, janë shënuar përparime të theksuara - dhe duhet të vazhdohet të arrihen - drejt reformimit dhe rregullimit të sistemit financiar. Por shumë prej vendimeve u morën shumë vonë për të pasur efektin e duhur, me pasoja serioze në të ardhmen, sepse masat e fundit nuk ishin të mjaftueshme për tejkalimin e krizës njëherë e mirë. Sikurse e ka dëshmuar edhe kriza e borxheve sovrane, euro ka nevojë për mekanizma që u bëjnë ballë tronditjeve asimetrike, gjë që shtron nevojën për një thesar të përbashkët. Një hap i parë i rëndësishëm në përballimin e sulmeve spekulative me të cilat përballen ekonomitë europiane sot është një përkushtim për një ndarje të risqeve dhe autoritet më të madh të Bankës Qendrore Europiane. Konfirmimi i një Pakti Stabiliteti më strikt do të shtronte rrugën për integrim më të madh. Kështu, Samiti i Bashkimit Europian i mbajtur në dhjetor, ishte një hap i madh përpara drejt thellimit të bashkimit politik dhe fuqizimit të qeverisjes në mesin e shteteve anëtare. Megjithatë, duhet shumë më shumë për rikthimin e stabilitetit financiar. Për më shumë, nëse duam që BEja të dalë më e fortë nga kriza, duhet të gjendet një balancë mes nevojave për shkurtime të ashpra buxhetore dhe hartimit të politikave të rritjes ekonomike, sepse pa rritje dhe punësim më të madh, nuk mund të zgjidhen problemet e eurozonës. Më e rëndësishmja është që BE-ja t’i hartojë politikat e saj në atë mënyrë që në planin af atg jatë nxisin konkurrencë, e cila përcaktohet nga vlera e shtuar e të mirave dhe shërbimeve. Kina dhe India e kanë mësuar shumë mirë këtë. Në më pak se pesëmbëdhjetë vjet, ato do të përbëjnë 20 për qind të shpenzimeve botërore për hulumtime dhe zhvillime, apo dy herë më shumë sesa aktualisht. Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian do të përballet me barrën e demografisë: në vitin 2025, Eu-

Ekuivok ropa do të përbëjë vetëm 6.5 për qind të popullsisë së botës, krahasuar me 61 për qind të Azisë, dhe mosha mesatare europiane do të jetë 45 vjeç, krahasuar me të Indisë, 28 dhe Kinës, 37. Shtetet e Bashkuara do të kenë moshë mesatare prej 38 vjetësh. Në mungesë të strategjive të duhura për imigrim, integrim, mirëqenie sociale, edukim dhe gjëra të tjera, rritja ekonomike dhe konkurrenca e Europës do të shënojnë rënie, dhe tensionet sociale vetëm se do të rriten dhe përkeqësohen. Europa gjithashtu duhet të kontribuojë në reformimin e sistemit tradicional të marrëdhënieve ndërkombëtare. Institucionet ekzistuese multikulturore ishin ndërtuar për një botë që rrotullohet rreth Perëndimit, e cila po zhduket. Në të njëjtën kohë, shpërndarja e fuqisë, shkalla e ndërvarshmërisë dhe përmasat e sfidave të tanishme me të cilat po përballet bota, kërkojnë një qeverisje globale, legjitime, llogaridhënëse dhe efektive. Paaftësia për të arritur një konsensus për çështje akute, si represioni i brendshëm në Siri, ose ndaj problemeve kronike, si ndryshimi klimatik, vënë në pah kompleksitetin në rritje të qeverisjes dhe përgjegjësisë botërore. Akomodimi i institucioneve të së sotmes ndaj fuqive të reja botërore është një sfidë themelore që nuk mund të shtyhet në vitin 2012. Një shembull është rishikimi i kuotave të shteteve anëtare të FMN-së, që pritet të bëhet në vitin 2014. Askush tjetër më mirë sesa Europa nuk mund të jetë avokate e multilateralizmit e f e k t iv d h e m u n d ë s i m i t t ë marrëveshjeve dhe përshtatjeve duke adoptuar një qëndrim të përbashkët me qëllim ndreq jen e pabarazisë në përfaqësim. Diskutimi pa doreza do të na mundësojë të promovojmë interesat tona duke zhvilluar partneritete jo vetëm me aleatët tanë tradicionalë, si SHBA-ja, por edhe me liderë të rinj, si Kina dhe Brazili, dhe lojtarë të tjerë strategjikë, si Turqia dhe Rusia - apo me blloqet e rëndësishme në rritje rajonale përreth tyre. Në Lindjen e Mesme mbështetja jonë është thelbësore për ndërtimin e një kornize të re rajonale. Askush nuk pretendon se përballimi i këtyre sfidave do të jetë i lehtë. Të gjitha rrugët kanë vështirësitë e veta, ashtu si çdo krizë ofron një mësim të ri.

Kështu, Samiti i Bashkimit Europian i mbajtur në dhjetor, ishte një hap i madh përpara drejt thellimit të bashkimit politik dhe fuqizimit të qeverisjes në mesin e shteteve anëtare. Megjithatë, duhet shumë më shumë për rikthimin e stabilitetit financiar. Për më shumë, nëse duam që BE-ja të dalë më e fortë nga kriza, duhet të gjendet një balancë mes nevojave për shkurtime të ashpra buxhetore dhe hartimit të politikave të rritjes ekonomike, sepse pa rritje dhe punësim më të madh, nuk mund të zgjidhen problemet e eurozonës.


E martë, 13 qershor 10 janar 2010 2012 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

11

Kriza e sektorit të ndërtimit është një lajm i mirë. Ky sektor, sigurisht edhe me lejen e qeverive qendrore e vendore, e ka batërdisur peizazhin e qytetit shqiptar. Nëse ‘suksesi’ i ndërtuesve shqiptarë përgjatë dekadës së parë të shekullit 21 do të vazhdonte edhe në të dytën, qytetet nuk do të ishin më të tilla. Jo se aktualisht fizionomia e tyre ka shumë prej tipareve të një qyteti, por të paktën mund të kurohen. Sigurisht edhe me ndihmën e sektorit të ndërtimit. — Alfred Lela

Autokracia hungareze dhe regjimi në Kosovë L

iria, Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut janë disa prej vlerave në themel të Bashkimit Europian. Revista londineze “The Economist” i ka risjellë në kujtesë këto vlera ndërsa brengoset se ato po perëndojnë në një prej vendeve anëtare të Bllokut, në Hungari. Paralajmërimi ose mbase konstatimi se Hungaria po rrëshqet drejt autokracisë ka ngritur peshë BE-në, por më shumë qytetarët e këtij vendi, të cilët prej ditësh janë derdhur në protesta. Për popujt që kanë shijuar aromën e lirisë, instalimi i autoritarizmit duhet të jetë një makth i paparë. Por e keqja është se historia na mëson se ajo nuk është vetëm evoluim drejt vlerave përparimtare; ajo ka pasur përmbysje të errëta edhe pas dritës së lirisë. Mjafton të kujtojmë rënien e republikës së Vajmarit dhe ngritjen e nazizmit. Por, a rrezikon Hungaria të shndërrohet në një regjim autokrat, një model i papranueshëm për Brukselin dhe për vlerat perëndimore? Kjo mbetet për t’u parë dhe padyshim mbetet një sfidë. Mirëpo modeli i sotëm hungarez mund të shërbejë si një shembull i mirë për të bërë një krahasim me Kosovën. Janë disa veprime që janë ndërmarrë kohët e fundit, të përshkruara nga “The Economist.” Së pari, futja nën kontroll e Bankës Qendrore nëpërmjet heqjes së autonomisë dhe djegia e rezervave kombëtare. Në Kosovë, autonomia e Bankës është e garantuar me Kushtetutë, por vështirë të besohet një performancë autonome nga ana e saj. Madje, ajo ka qenë pjesë e hetimeve për mashtrime të mëdha financiare. Sa për rezervat shtetërore ato tashmë janë shkrirë nga qeveria aktuale, për shkak të politikave në kundërshtim me logjikën e zhvillimit ekonomik dhe mbi të gjitha, të politikave klanore që do gllabërojnë rreth 1 miliard euro për një autostradë që shkurton distancat me 40 minuta. Në Kosovë, një qeveri e papërgjegjshme si kjo veproi në kundërshtim të plotë me rekomandimet e FMN-së dhe ia hoqi Kosovës së varfër një kafshatë prej 190 milionë dollarësh, vetëm për të mbajtur një premtim elektoral për rritje pagash e të cilin s’e mbajti kurrë ashtu si e proklamoi. Jo vetëm që pagat nuk u rritën 50 %, jo vetëm që mësuesit, policët dhe punonjës të tjerë nuk i morën kurrë pagat retroaktive për të cilat “dhanë” votën, por vendi u ballafaqua me rritje të larta çmimesh dhe inflacion. “Partia FIDESZ kontrollon 8 nga 10 arkat e komunave”, ndërsa në Kosovë qeveria u kujdes të ndante buxhet shumë më të majmë vetëm në komunat ku ka fituar PDK. Shtrim rrugësh, tender,

koment Alma Lama

“Parlamenti është shndërruar në një makinë që voton ligjet pa debat”. Ndërsa Parlamenti i Kosovës, përveçse makinë, është në një gjendje edhe më të rëndë. Deputetët detyrohen të ndryshojnë votën e tyre, duke varrosur kështu çdo grimcë të integritetit të tyre personal dhe duke linçuar demokracinë. Por e keqja nuk mbaron këtu; vendimet e tij mund të injorohen nga qeveria sa herë asaj nuk i përshtaten. Rasti me vendimin për reciprocitetin është precedent i rrezikshëm. Karakteristikat e mësipërme kanë mjaftuar që Hungaria të konsiderohet si një vend që po rrëshqet drejt autokracisë. Po çfarë do të mund të thoshim për Kosovën, kur të kujtojmë se ajo buron nga një palë zgjedhje të vjedhura, rezultati i të cilave është ndryshuar në masën 38 për qind (sipas ENEMO-s); çfarë mund të thuhet kur korrupsioni është prezent në majat më të larta të shtetit dhe lufta ndaj tij është e tipit: hajduti po thërret kapeni hajdutin?!

investime. Gjithçka kalon përmes strukturave të partisë dhe strukturave parapolitike. Ata që i kryejnë punët, kompanitë në rast se nuk u krijuan nga hiçi, enkas, për të marrë tenderat e shokëve duhet të paguajnë haraç të lartë, te 20% sillen. -Çështja tjetër alarmante në Hungari lidhet me lirinë e mediave. “Redaksia e medias publike duhet të ketë 50 për qind të lajmeve të dorës së dytë, 40 për qind propagandë qeveritare dhe 10 për qind konflikte brenda opozitës”. A duhet shpjeguar se si është Kosova në këtë aspekt? Media publike ende financohet nga buxheti, ndërsa sa i përket lajmeve, edicionet janë paradë qeveritarësh. Ndryshimi me Hungarinë është se PDK, pra partia e sotme në pushtet e ka kontrolluar median publike shumë para se të vinte në pushtet. Tani madje as që i bën përshtypje njeriu. Pastaj KPM vazhdon të mbetet pa anëtarë bordi, ndërsa disa gazeta ushqehen si shushunjëza nga trupi i qeverisë. Ato thjesht bëjnë propagandë pro saj dhe njollosin të gjithë kundërshtarët e saj pa pikë mëshire. “Gjyqësori është nën kontrollin e plotë të kryeministrit dhe gjyqtarët e pavarur po e lënë punën”. Këtu kemi një ndryshim me Hungarinë. Gjyqtarë të pavarur nuk po e lënë punën, jo për gjë por sepse nuk ka, ose më saktë regjimi nuk ua mundëson të bëhen. Në fakt, regjimi ka emëruar ata që iu duken më të përshtatshëm “politikisht”. Sistemi i drejtësisë në Kosovë është larg të qenit i pavarur. “Parlamenti është shndërruar në një makinë që voton ligjet pa debat”. Ndërsa Parlamenti i Kosovës, përveçse makinë, është në një gjendje edhe më të rëndë. Deputetët detyrohen të ndryshojnë votën e tyre, duke varrosur kështu çdo grimcë të integritetit të tyre personal dhe duke linçuar demokracinë. Por e keqja nuk mbaron këtu; vendimet e tij mund të injorohen nga qeveria sa herë asaj nuk i përshtaten. Rasti me vendimin për reciprocitetin është precedent i rrezikshëm. Karakteristikat e mësipërme kanë mjaftuar që Hungaria të konsiderohet si një vend që po rrëshqet drejt autokracisë. Po çfarë do të mund të thoshim për Kosovën, kur të kujtojmë se ajo buron nga një palë zgjedhje të vjedhura, rezultati i të cilave është ndryshuar në masën 38 për qind (sipas ENEMO-s); çfarë mund të thuhet kur korrupsioni është prezent në majat më të larta të shtetit dhe lufta ndaj tij është e tipit: hajduti po thërret kapeni hajdutin?! Çfarë mund të thuhet kur të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare konstatojnë se struktura politike në pushtet ka shërbim sekret në dispozicion, ndërsa në institucionet

Kriza e sektorit të ndërtimit është lajm i mirë koment

Alfred Lela

Pra, ndërtuesit shqiptarë nuk janë ‘shumë të mëdhenj për të dështuar’. Pse atëherë po dështojnë? Përgjigjja, pjesërisht duhet kërkuar te sa u shkrua më sipër. Por ka edhe më. Si çdo gjë tjetër që jeton brenda një cikli të caktuar, edhe cikli i ndërtimtarisë, ai që në ShBA erdhi e u njoh si ‘real estate buble’ (fluska e të paluajtshmeve) , ka një fillim e një fund...

A

ty nga fundi i vitit të shkuar, morisë së konferencave për shtyp iu shtua edhe një e Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptarë. Lajtmotivi ishte kriza në të cilën gjendej sektori i ndërtimit dhe bashkë me të ndërtuesit vendas. Prej këtyre të fundit kërkohej ndërhyrja e shtetit pasi ky sektor, sipas tyre, kishte qenë motori i zhvillimit ekonomik shqiptar të viteve të fundit. E pashprehur, por e nënkuptuar, ndërtuesit të cilët i përkasin sektorit privat i kërkonin shtetit, sektorit publik, ndërhyrje për të vazhduar, me gjasë, lëvizjen energjike të ekonomisë shqiptare e cila qenkërka e lidhur ekskluzivisht me ndërtimin. Ndërtuesit, afërmendsh janë në të drejtën e tyre për të kërkuar ndihmë nga shteti dhe për këtë mund të shfrytëzohet një precedent i huaj: qeveria federale amerikane ndërhyri disa herë për të shpëtuar nga falimentimi bankat por edhe aktorë të tjerë të mëdhenj të ekonomisë së vendit. Megjithatë, siç, sa qeveria aq edhe vetë bankat apo prodhuesit e makinave e dinin, ata ishin ‘shumë të mëdhenj për të falimentuar’ (too big to fail). Ky nuk është rasti shqiptar. Asnjë prej ndërtuesve shqiptarë nuk është ‘too big to fail’. Me ndonjë përjashtim të vogël, ky komunitet përbëhet nga elementë laramanë që më shumë se ndërtues janë sipërmarrës të guximshëm, me një guxim të tillë sa të fillojnë ndërtimin e një pallati me 50 mijë euro! Me ndonjë përjashtim të vogël, punët e tyre lënë për të dëshiruar. Me ndonjë përjashtim të vogël, ata kurrë nuk e kanë pasur parasysh interesin e publikut. Me ndonjë përjashtim të vogël, asnjë nuk ka respektuar hapësirat komunitare, apo t’i ketë bashkangjitur ndërtimit të tij një parking, qoftë ky nëntokësor apo mbitokësor. Pra, ndërtuesit shqiptarë nuk janë ‘shumë të mëdhenj për të dështuar’. Pse atëherë po dështojnë? Përgjigjja, pjesërisht duhet kërkuar te sa u shkrua më sipër. Por ka edhe më. Si çdo gjë tjetër që jeton brenda një cikli të caktuar, edhe cikli i ndërtimtarisë, ai që në ShBA erdhi e u njoh si ‘real estate buble’ (fluska e të paluajtshmeve) , ka një fillim e një fund. Energjia, kërkesa, fitimet dhe nevoja për ndërtime në Shqipëri po bien. Dhe ky është një lajm i mirë. Është një lajm i mirë për publikun, por edhe për vetë ndërtuesit. Sigurisht vetëm për ata që janë ‘shumë të mëdhenj për të dështuar’, por që janë të mëdhenj edhe falë ndërtimeve cilësore që respektojnë sa klientin e sa hapësirën publike. Në fakt, për shkak se kërkesa për ndërtime ka rënë, dashur pa dashur cilësia dhe respektimi i hapësirës publike do të bëhen standarde të ndërtuesve shqiptarë. Tregu ka filluar ta diktojë këtë dhe shenja e parë është alarmi i Shoqatës së Ndërtuesve shqiptarë dhe ndihma që ata i kërkojnë shtetit. Shteti nga ana e tij nuk duhet të shërbejë as si lopë që milet e as si lopçar që mjel, por duhet ta shfrytëzojë këtë krizë të ndërtuesve dhe mund ta bëjë këtë në disa forma. Njëra prej tyre është blerja me çmime në kosto ose pak mbi kosto të apartamenteve dhe kalimi i tyre për të pastrehët me kredi të buta ose me interes zero. Ndërtuesit do të fitonin likuiditet, ndërsa shteti do strehonte qytetarët e vet. Kriza e sektorit të ndërtimit është një lajm i mirë. Ky sektor, sigurisht edhe me lejen e qeverive qendrore e vendore, e ka batërdisur peizazhin e qytetit shqiptar. Nëse ‘suksesi’ i ndërtuesve shqiptarë përgjatë dekadës së parë të shekullit 21 do të vazhdonte edhe në të dytën, qytetet nuk do të ishin më të tilla. Jo se aktualisht fizionomia e tyre ka shumë prej tipareve të një qyteti, por të paktën mund të kurohen. Sigurisht edhe me ndihmën e sektorit të ndërtimit.




14

MAPO

e martë, 10 JANAR 2012 www.mapo.al

sociale

Vlerësimi, kalon kush merr 50% të pikëve totale • Kandidati vlerësohet me notën 10 (shkëlqyeshëm), nëse merr 95-100% të pikëve. • Kandidati vlerësohet me notën 9 (shumë mirë), nëse merr 85-94% të pikëve. • Kandidati vlerësohet me notën 8 (mirë), nëse merr 75-84% të pikëve. • Kandidati vlerësohet me notën 7 (kënaqëshëm), nëse merr 65-74% të pikëve. • Kandidati vlerësohet me notën 6 (mjaftueshëm), nëse merr 55-64% të pikëve. • Kandidati vlerësohet me notën 5 (kalueshëm), nëse merr 50-54% të pikëve. • Kandidati vlerësohet me notën 4 (jokalueshëm), nëse merr më pak se 50% të pikëve.

Provimi i shtetit, MASH nxjerr datat për Mjekësinë Testimet nisin në datën 16 janar dhe përfundojnë më 7 shkurt. Datat për Stomatologjinë, Farmacinë, Mjekësinë e përgjithshme, Maminë, Infermierinë dhe Fizioterapinë Jonida Tashi

Ministria e Arsimit nxjerr datat e zhvillimit të provimit të shtetit për gjashtë profesione të mjekësisë. Bëhet fjalë për 1500 studentë të diplomuar gjatë vitit akademik 2010-2011 në: Stomatologji, Farmaci, Mjekësi e përgjithshme, Mami, Infermieri dhe Fizioterapi, të cilët do të jenë të parët që do t’i nënshtrohen testimit për të marrë licencën e ushtrimit të profesionit. Ministria e Arsimit bën të ditur se sesioni i provimeve për profesionet e rregulluara fillon në datën 16 janar deri më 7 shkurt 2012. “Në këtë sesion provimi do të jepet në profesionet: Stomatologji më 16 dhe 17 janar, Farmaci, 18 dhe 25 janar, Mjekësi e përgjithshme më 26 janar, Mami më 27 janar, Infermieri 30 janar deri në 6 shkurt, Fizioterapi 7 shkurt”, - sqaron zëdhënësja e MASH, Brikena Kollçinaku. MASH sqaron se provimi do të zhvillohet dy herë në ditë, në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP). Kandidatët duhet të bëjnë kujdes që ditën e provimit të kenë me vete kartë identiteti, mandat arkëtimi të pagesës të shoqëruar me faturën e AKP, të publikuar në faqen zyrtare. AKP ka publikuar pasditen e djeshme në faqen e saj zyrtare www.akp.gov. al, listat e kandidatëve që do të futen

Fakulteti i Mjekësisë

në provim, duke ju bërë atyre apel që të verifikojnë emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën e orën e provimit. Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidatët duhet të kenë parasysh rregullat e mëposhtme: të jenë të pajisur me letërnjoftim ose pasaportë në provimin e shtetit; të jenë të pajisur me vërtetim regjistrimi dhe mandatin e pagesës së tarifës së provimeve të shtetit; të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit; ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve e mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi; ndalohet duhani, konsumimi i ushq-

Datat Profesionet që do të japin provimin në këtë sesion, do të jenë: Stomatologji 16-17 janar Farmaci 18-25 janar Mjekësi e përgjithshme 26 janar Mami 27 janar Infermieri 30 janar-6 shkurt Fizioterapi 7 shkurt imit dhe pijeve të ndryshme në mjediset e provimit; ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit. Provimi i shtetit do të jepet deri në 5 herë. Në rast se studentët e diplomuar nuk do t’i

nënshtrohen provimit të shtetit edhe pse kanë një diplomë, ata nuk do të kenë mundësi që të ushtrojnë profesionin e tyre, pasi nuk do të kenë të plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke u privuar njëherë e përgjithmonë nga ushtrimi i profesionit të tyre në qendra të ndryshme profesionale. Për kandidatin që jep provimin për herë të parë, tarifa do të jetë 10 mijë lekë, për kandidatin që jep provimin për herë të dytë, 12 500 lekë, për kandidatin që jep provimin për herë të tretë, 15 000 lekë, për kandidatin që jep provimin për herë të katërt, 17 500 lekë, dhe për kandidatin që jep provimin për herë të pestë, 20 000 lekë.

PYETJET

Testimi elektronik, përgjigjet në kompjuter Pyetjet e provimit janë në kompetencë të Komisionit të Provimit të Shtetit. Ato synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës. Pyetjet e provimit të shtetit janë me alternativa dhe vetëm njëra prej tyre është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes. Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat, pastaj ta konfirmojë atë. Pas dhënies së përgjigjes, në monitor shfaqet njoftimi “Zgjidhni pyetje tjetër!”. Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit. Koha e provimit përfundon kur në monitor shfaqet tabela përmbledhëse e dhënies së përgjigjeve, e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve të grumbulluara, si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara. Kur koha e provimit përfundon, automatikisht printohet një dokument vërtetimi, me foto, shoqëruar me informacionin e sipërpërmendur.

Masterat, rishpërndarja e 831 kuotave sipas universiteteve MASH rialokon kuotat e mbetura të parealizuara për masterat profesionalë dhe shkencorë. Fakultetet në pritje të kuotave shtesë për transferimet dhe part-time Rishpërndahen 831 kuota pranimi për studimet e ciklit të dytë, Master Profesional dhe Master Shkencor. Bazuar edhe në kërkesat e bëra nga vetë universitetet për kuotat e mbetura të parealizuara në këto programe studimi dhe kalimin e tyre në drejtime që kanë më shumë kërkesa, Ministria e Arsimit ka miratuar së fundi rishpërndarjen e kuotave për masterat profesionalë dhe shkencorë sipas universiteteve. Më konkretisht, 287 kuota u përkasin programeve të studimit Master Profesional, që janë rindarë në disa degë të Universitetit të Tiranës, Politeknikut, Durrësit, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit. Ndërsa 544 kuotat e tjera që i përkasin Masterit Shkencor janë rialokuar për Universitetin e Tiranës, Politeknikun, Vlorën, Shkodrën, Elbasanin, Durrësin dhe Artet. Aktualisht, fakultetet gjenden në pritje të shkresave të MASH jo vetëm për kuotat e masterave, por edhe për ato shtesë të transferimeve që janë 100, si dhe 80 të tjerave për studimet me kohë të pjesshme. Pas marrjes së këtyre kuotave, fakultetet do të rihapin procesin e pranimit të kandidatëve në bazë të kritereve të vendosura prej tyre.

Ndarja e kuotave sipas programeve të studimit Master Profesional Universiteti i Tiranës Qeverisje dhe Politika Publike Informatikë Biznesi Administrim-Biznes Kontabilitet Financë Menaxhim Turizmi SEE Marketing Administrim Publik Sisteme Informacioni në Ekonomi Universiteti i Korçës Gjuhë-Letërsi AM Shkenca Sociale AM Universiteti i Durrësit Didaktikë Universiteti Politeknik Inxhinieri Gjeomjedisi Inxhinieri Ndërtimi Universiteti i Vlorës Administrim Publik Infermier Kirurg Infermier Patolog Mësuesi në Gjuhë Angleze

Universiteti i Elbasanit Drejtim dhe 5 20 Administrim Arsimi 20 30 Menaxhim Infermieror 4 Totali 287 4 4 Master Shkencor 5 Universiteti i Tiranës Marrëdhënie Ndërkombëtare 2 1 1 Biologji Mjedisore 5 2 Inxhinieri e Proceseve Kimike 2 Shkencat dhe Teknologjitë 10 50 Ushqimore Informatikë 15 30 5 Mësues AM në Kimi 5 Mësues AM në Matematikë 50 Menaxhim Infermieror 15 4 62 Teknik Laboratori Fizioterapi 4 4 9 Mami 3 Imazheri 4 Shëndet Publik 23 30 Drejtësi Civile 21 21 9 Drejtësi Penale 21 9 Drejtësi Publike 9 Financë 4

Kontabilitet Auditim 4 Marketing 1 Sisteme Informacioni në Ekonomi 4 Ekonomiks 1 Administrim Publik 2 Administrim Biznesi 4 Legjislacioni dhe Institucionet e BE 3 Politika dhe Qeverisja në Europë 3 Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare 4 Universiteti i Vlorës Financë 7 Administrim Biznesi 9 Mësimdhënie e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë 9 Pedagogji e Specializuar Sociale 29 Shkenca Infermierore 25 Universiteti Politeknik Inxhinieri Matematike 3 Inxhinieri Ndërtimi 1 Inxhinieri Elektronike 3 Universiteti i Shkodrës

Administrim-Biznes Turizëm i Qëndrueshëm E drejtë Kushtetuese dhe Administrative E drejtë Private e Biznesit Financë Psikologji Organizative Psikologji Klinike Psikologji Ligjore Universiteti i Elbasanit Drejtim Bankar Gjuhësi Menaxhim Psikologji Edukimi Trashëgimi Kulturore Universiteti i Durrësit Menaxhim dhe Supervizim i Institucioneve Arsimore Universiteti i Arteve Aktrim Regji Filmi dhe TV Regji Teatri dhe Spektakël Skenografi-Kostumografi Këngë Lirike (Kanto) Pikturë-Grafik Totali 544

10 10 20 20 10 10 5 5 5 5 5 5 5 60 2 4 2 2 7 5


e martë, 10 JANAR 2012 www.mapo.al

sociale

MAPO

15

Vdekjet pa diagnozë, familjarët refuzojnë autopsinë Akuzat e familjarëve për mjekët në rastet e vdekjes së të afërmve nuk shoqërohen me lejimin e tyre për kryerjen e autopsisë së viktimës. Por ky refuzim për autopsinë ka dëmtuar jo vetëm punën e bluzave të bardha, por edhe mjaft persona të tjerë, ndërkohë që vendosja e diagnozës përbën rëndësi publike. Vetëm në dy muajt e fundit ka pasur tri raste të

vdekjeve pa diagnozë dhe të afërmit nuk kanë pranuar kryerjen e autopsisë. Ndërkohë që sipas Mjekësisë Ligjore, në një vit mund të numërohen mesatarisht 10 raste. Më problematike situata paraqitet kur vetë të afërmit akuzojnë një mjek për neglizhencë, apo abuzim, ndërkohë që nuk pranojnë të kryhet autopsia. Kur vjen ky moment, ata tërhiqen

dhe kështu procesi përfundon pa një vendim nga gjykata. Në fakt kjo është një e drejtë e njohur edhe ligjërisht, që të respektohet e drejta e të afërmve për autopsinë, por mbeten të pavlera akuzat për mjekët përderisa beteja nuk çohet deri në fund. Në vendin tonë, përveç Mjekësisë Ligjore pranë QSUT-së, ekziston në çdo spital rajonal reparti i mjekësisë ligjore.

produktet

Cilësia e ushqimeve, bizneset me sistem vetëkontrolli

Pulla e re

Përplasja për çmimin e ilaçeve, farmacistët: Ja sa do të rriten Kreu i QKB, Besnik Jakaj: Pulla e re nuk do të sjellë asnjë lloj ndryshimi në çmimin e barnave Urdhri i Farmacistëve: Kostoja e pullës së re është 7 herë më e lartë se aktualja. Shtrenjtohen ilaçet e lira dhe alternativat e para të listës së rimbursimit të barnave Jonida Tashi

Vijon përplasja midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Urdhrit të Farmacistëve për rritjen e çmimit të ilaçeve nga vendosja e pullës së re fiskale. Kështu, ndërsa përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë deklarojnë se pulla e re nuk do t’i shtrenjtojë barnat, Urdhri i Farmacistëve shpjegon konkretisht se si do të bëhet rritja e çmimit. Kreu i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Besnik Jakaj deklaroi dje se pulla e re që do të vendoset në medikamente nuk do të sjellë asnjë lloj ndryshimi në çmimin e tyre, duke kundërshtuar deklaratat e Urdhrit të Farmacistëve për rritjen e çmimit të barnave me 20 për qind. “Bëhet fjalë të vendoset një pullë që do të jetë dyfishe, që ka një kosto shumë të vogël, por pak më të madhe se pulla aktuale, e cila nuk ka asnjë lloj ndikimi në çmimin e barnave, nuk bëhet fjalë për të pasur asnjë lloj ndikimi. Pulla dyfishe është më e sigurt, më cilësore. Kemi pullën aktuale që ka një kosto dhe e paguan importuesi dhe prodhuesi, nuk ka lidhje me çmimin përfundimtar në shitje. Pulla e re që do të vendoset nuk do të sjellë asnjë lloj ndryshimi në çmimin e barnave. Nuk do të jetë pulla që do të kemi aktualisht, por do të jetë një pullë tjetër”, - u shpreh Besnik Jakaj. Por pas kësaj deklarate ka reaguar Urdhri i Farmacistëve, duke

shpjeguar pse çmimi i ilaçeve do të rritet me 20% nga vendosja e pullës së re fiskale. “Ne sot po shprehim para opinionit publik dhe një të vërtetë tjetër, rritjen e çmimit të barnave për vitin 2012, si pasojë e efektit të pullës fiskale, e cila do ta rrisë çmimin e barnave me 20%. Po e shpjegojmë konkretisht pse në total kjo rritje do shkojë në këto nivele. Ju bëjmë me dije se nga shkurti i vitit 2012, të gjitha barnat do të pajisen me një pullë fiskale, rasti unikal në botë për barnat, e cila ka kosto shtesë në çmimin e barnave. Kostoja e prodhimit të pullës fiskale për barnat do të jetë me çmim shtatë herë më të lartë se çmimi i pullës së sotme, kostoja e pullës së sotme është 0.7 lekë për copë, nesër do të jetë 4.9 lekë. Më pas shtohet këtu një element tjetër i rëndësishëm, kostoja e transportit të pullave. Mesatarisht në vit bëhen rreth 12 mijë zhdoganime dhe në një kontenier për zhdoganim ka barna nga disa kompani. Për çdonjërën prej tyre duhet të dërgohen zarfe kompanive përkatëse për pullat. Vetëm për një zarf të thjeshtë që do të sjellë pullat me DHL për çdo radhë që ka import dhe zhdoganim, nga kompania prodhuese e caktuar nga qeveria shqiptare, tek importuesi i barnave në Shqipëri, një importues do të paguajë mesatarisht 40 euro për një zarf të thjeshtë. Duke i shtuar kësaj vlere dhe peshën e pul-

lave, kostoja mesatare e një zarfi do të shkojë rreth 110 euro ose 15 mijë lekë. Kostoja totale e një pulle do të jetë mbi 10 lekë për copë, pra 93% më e lartë se pulla e sotme. Kjo kosto e tepërt do të rrisë në mënyrë të dukshme çmimet e barnave më të lira ose alternativat e para të listës së rimbursimit të barnave. P.sh. Atenololi 100 mg. Kutia me 30 tableta sot kushton 78 lekë, duke shtuar vlerën e pullës 10 lekë, çmimi i barit në pullën e re do të jetë 88 lekë. Pra, rritja e çmimit do të jetë 12.8%. Alternativat e para të listës së rimbursimit të cilat i përfitojnë shtresat në nevojë kanë çmime mesatarisht deri në 300 lekë për kuti. Po t’i shtojmë dhe 10 lekë koston e pullës fiskale, çmimi i një kutie shkon 310 lekë, ose 3.5% më i lartë (vlera e TVSH 14% + 3.5% pulla fiskale = 17.5%). Elementi i tretë që rrit çmimin e barit është kursi i këmbimit të euros, i cili bazuar në vendimin e qeverisë për vitin 2012 do të jetë 140.1, nga 137.6 që është sot, pra diferenca do të jetë 2.5% (140.1- 137.6=2.5). Përfundimisht totali i rritjes së çmimit të barnave pas vendosjes së pullës fiskale do të jetë 20% më i lartë së para aplikimit të TVSH”, - shpjegohet në deklaratën e Urdhrit të Farmacistëve. Aktualisht kompania koncesionare ka nisur prodhimin e pullave të reja për medikamentet, ndërkohë që vendimi për kohën e aplikimit të saj do të merret nga qeveria.

deklaratat “Bëhet fjalë të vendoset një pullë që do të jetë dyfishe, që ka një kosto shumë të vogël, por pak më të madhe se pulla aktuale, e cila nuk ka asnjë lloj ndikimi në çmimin e barnave; nuk bëhet fjalë për të pasur asnjë lloj ndikimi”. “Kostoja totale e një pulle do të jetë mbi 10 lekë për copë, pra 93% më e lartë se pulla e sotme. Kjo kosto e tepërt do të rrisë në mënyrë të dukshme çmimet e barnave më të lira ose alternativat e para të listës së rimbursimit të barnave”.

Të gjitha bizneset e vogla apo të mëdha që prodhojnë produkte ushqimore, do të aplikojnë gjatë këtij viti një mekanizëm të ri për kontrollin e cilësisë. Këtë proces do ta kryejnë vetë kompanitë, ndërsa autoritetet do të verifikojnë dokumentacionin e mbajtur. Drejtori i Vlerësimit dhe Komunikimit të Riskut pranë Autoritetit Kombëtar të Kontrollit të Ushqimeve, Rezart Kthupi shpjegon se sistemi i vetëkontrollit gjatë procesit është më efikas sesa kontrolli i cilësisë së produktit. “Sistemi i vetëkontrollit është një sistem i detyrueshëm për çdo operator biznesi në Republikën e Shqipërisë, me anë të të cilit ky subjekt do të kontrollojë vetë veten dhe do të na lejojë që edhe ne të kontrollojmë më imtësisht punën që ai kryen. Të marrim bizneset që janë prodhuese, duke nisur nga prodhuesit e djathit, pijeve joalkoolike, prodhuesit e produkteve të fermentuara, të gjithë këta duhet të kenë një sistem vetëkontrolli, në bazë të të cilit kontrollojnë proceset ose pikat e ndjeshme të procesit ku mund të krijohen probleme për produktet”, shprehet Kthupi. Ai sqaron se çfarë duhet të bëjnë bizneset për të ngritur sistemin e vetëkontrollit që do të përfshijë që nga baret, restorantet e deri te prodhuesit e thjeshtë. “Biznesi për të ngritur një

sistem vetëkontrolli bën një analizë. Fillohet nga analiza e pikave të rrezikshme gjatë procesit. Po të marrim një baxho djathi është momenti kur merren materialet e para, merret qumështi, pastaj procesi i fermentimit të qumështit për krijimin e djathit. Gjithë këto procese kanë pikat ku ka rrezik më të lartë për kontaminimin e produktit final. Nëse këto pika kontrollohen në mënyrë procedurale dhe të herëpashershme, garantohet që nuk krijojnë probleme dhe nuk do të ketë ndikime në produktin final.”, - shpjegon Kthupi. Ngritja e sistemit të vetëkontrollit është e parashikuar në ligj, në funksion të cilësisë së produkteve dhe mbrojtjes së konsumatorit. Në rastet e mosrespektimit, gjobat variojnë nga 1 deri në 3 milionë lekë.

Sigurimet, Vasili: Këtë vit mbyllet paketa e re Paketa e re e sigurimeve shëndetësore, falë së cilës shërbimet shëndetësore do të përfitohen falas ose me tarifa të reduktuara edhe në spitalet private, do të jetë gati brenda këtij viti. Deklarata vjen nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili shprehet se këtë vit do të mbyllet paketa e ligjit të ri të sigurimeve shëndetësore, pas ngritjes së Fondit të Kujdesit dhe Sigurimeve Shëndetësore një vit më parë. Si pjesë e ligjit të ri parashikohet dhe mundësia e blerjes së disa shërbimeve nga spitalet private, të cilat nuk ofrohen nga ato publike. “Ky ligj sigurisht do të përpilojë dhe paketat përkatëse, për të cilat do të vendoset për arsye objektive, shkencore, të blihen në shërbimin privat, nëse janë të nevojshme, dhe ky ligj i cili është më fleksibël, sigurisht që do krijojë hapësira të reja. Gjithsesi për të blerë vetëm atë, e cila nuk mund të ofrohet në publik”, - ka pohuar ministri Vasili në një

intervistë për AS. Kreu i Shëndetësisë ka bërë të ditura disa nga prioritetet e dikasterit që ai drejton për vitin 2012, ku pjesa më e madhe e fondeve do të shkojë për investime në spitalet e vendit. Këtu ai ka përmendur përfundimin e masterplanit të Spitalit të Shkodrës që do të shndërrohet në të njëjtat parametra me atë të Durrësit, që është dhe një nga spitalet model të vendit. Po kështu do të përfundojë projekti i madh i urgjencës së Elbasanit dhe maternitetit të këtij qyteti, ndërkohë që të gjitha spitalet e rretheve do të pajisen me aparatura të fjalës së fundit. Një sërë investimesh do të kryhen dhe në QSUT, siç janë rikonstruksioni i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme, përfundimi i projektit shumë të madh të Spitalit të ri të Djegieve dhe Plastikës etj. Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se këtë vit pacientët nuk do të përballen më me mungesën e barnave në spitale.



rrethe

e martë, 10 JANAR 2012 www.mapo.al

MAPO

17

Vetëvritet me çifte 79-vjeçari, shkak depresioni Gjirokastër-Një i moshuar nga rrethi i Gjirokastrës i ka dhënë fund jetës në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike duke u vetëvrarë me çiften e gjahut. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, M.Basho 79 vjeç, nga fshati Fushëbardhë, është

vetëgoditur me çiften e gjahut në mjediset e banesës së tij. Familjarët i kanë deklaruar policisë lokale se rreth orës 03:00 duke u gdhirë dita e hënë, ata kanë dëgjuar një krismë arme që vinte nga dhoma ku ndodhej i moshuari i shtëpisë. Ata kanë nxituar për të parë se çfarë

kishte ndodhur, kur kanë gjetur pa jetë 79-vjeçarin. Sipas grupit hetimor, i moshuari është vetëvrarë me çiften e gjahut, të cilën e kishte me leje. Shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike, ndërkohë që kohët e fundit ai vuante nga depresioni.

Radhët në kufi, ambulancë për të ndihmuar fëmijët dhe të moshuarit Temperatura ka shënuar -7 dje në Kapshticë, ndërsa shumë emigrantë janë të detyruar të presin disa orë për të kaluar kufirin. Autoritetet kërkojnë ambulancë në gatishmëri për të ndihmuar emigrantët

Shkodër

Bombula e amortizuar i vë flakën shtëpisë, rrezikon 73-vjeçarin

Kapshticë- Në pikën kufitare të

Kapshticës vazhdojnë radhët e gjata me emigrantë që kthehen në shtetin grek pasi kaluan festat në atdhe. Duket se fluksi ka sjellë mjaft probleme për shkak edhe të të ftohtit të këtyre ditëve dhe pala shqiptare ka kërkuar prezencën e një autoambulance për t’u ardhur në ndihmë të moshuarve dhe fëmijëve që presin deri 6 orë në radhë në temperatura -7 gradë. Ashtu si edhe gjatë ditëve të kaluara, emigrantët janë detyruar të presin në pikën kufitare të Kapshticës me orë të tëra. Situata mbetet problematike, pasi pala greke punon me sportele të reduktuara, vetëm 3 të tilla. Në fundjavë, radha e makinave në pikën kufitare të Kapshticës arriti deri në 2 kilometra, ndërkohë që pritja bëhet shumë e vështirë për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin. Më shumë se 1500 udhëtarë kanë pritur më shumë se 6 orë në kufirin Shqipëri-Greqi, në përfundim të procedurave ndërkufitare. Nga orët e para të mëngjesit të së dielës janë rishfaqur radhët në pikën kufitare të Kapshticës, për t’u rikthyer përsëri gjatë pasdites të së hënës. Pala greke ka punuar fillimisht me personel të reduktuar për shkak të fundjavës, ndërsa i është kërkuar kësaj të fundit të mos krijohen vonesa për udhëtarët shqiptarë, në një kohë kur temperaturat

Emigrantë në pikën doganore të Kapshticës

në Kapshticë janë tejet të ulëta. Duke iu referuar shifrave zyrtare të policisë kufitare në Kapshticë, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi plot 5 456 persona me 13 620 mjete. Ndërkaq kanë hyrë në Shqipëri rreth 1430 persona me 280 mjete gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet shqiptare, ashtu si dhe ato greke, gjatë së hënës janë angazhuar për të shmangur çdo vonesë, pasi pritja në kufi është mjaft e vështirë për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë rajonin juglindor të vendit. Gjatë ditës së djeshme termometri

Nga orët e para të mëngjesit të së dielës janë rishfaqur radhët në pikën kufitare të Kapshticës, për t’u rikthyer përsëri gjatë pasdites të së hënës

në këtë vendkalim regjistronte -7 gradë celsius, ndërkohë që për t’iu ardhur në ndihmë të moshuarve dhe fëmijëve autoritetet shqiptare kanë kërkuar praninë e një autoambulance në kufi me personel mjekësor, për çdo rast që lidhet me emergjencat shëndetësore. Situata ka nisur të jetë e njëjtë me atë të mbrëmjes të së dielës, ku radha ka kaluar 1 kilometër, ndërkohë që pala greke ka reduktuar përsëri numrin e sporteleve të saj, të cilat ndikojnë në mënyrë të menjëhershme në përpunimin e të dhënave të shtetasve shqiptarë që synojnë lëvizjen në vendin fqinj.

Pakujdesia dhe amortizimi i bombulës së gazit ka sjellë djegien e një apartamenti dhe dëmtimin e një të moshuari në qytetin e Shkodrës. Qazim Avdiu 73 vjeç, ka pësuar djegie sipërfaqësore në fytyre dhe gjymtyrë nga shpërthimi i një bombule gazi 5-litërshe. I moshuari ka qenë duke përgatitur kafen e mëngjesit, kur bombula ka marrë flakë duke përfshirë brenda pak minutave dhomën ku ai jetonte. Banesa e të dëmtuarit ndodhet në katin e parë të një pallati në lagjen” Manush Alimani” të Shkodrës. Fqinjët e kanë ndihmuar 73-vjeçarin të dalë me shpejtësi nga banesa dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Ardhja e zjarrfikëseve ka bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen brenda pak minutave të flakëve. Zjarri ka shkrumbuar ato pak orendi që ndodheshin në njërën dhomë të banesës së 73-vjeçarit Avdiu, ndërkohë që i dëmtuari ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën. Pallati ku ndodhet apartamenti ku ra zjarri është mbi 40-vjeçar dhe sipas forcave të mbrojtjes nga zjarri, ai përbën një rrezik jo të vogël pasi suvatimi ka rënë në një pjesë të madhe të dhomës në banesën që u dogj nga flakët.

Shkurtohen nga puna, naftëtarët bllokojnë Ngricat mbajnë të bllokuar Korçën, makinat me zinxhirë edhe në qytet rrugën dhe kërkojnë pagën e një viti Vlorë-109 punëtorë të ndërmarrjes

së naftës në Gorisht të rrethit të Vlorës kanë bllokuar aksin rrugor që lidh Vlorën më Tepelenën. Për këtë protestë, 109 punonjësit kanë marrë edhe leje nga policia e Vlorës për tri orë që do të bllokonin këtë aks rrugor. Punonjësit e kësaj ndërmarrjeje, të cilët në datën 20 dhjetor kanë marrë gjithsecili nga një zarf për ndërprerje të marrëdhënieve financiare me këtë ndërmarrje dhe për largimin e tyre përfundimisht nga kjo punë, pretendojnë se u janë shkelur të drejtat. Sipas punonjësve, ata janë hedhur në rrugë pa marrë parasysh Kodin e Punës. Ndërkohë që janë shprehur se e pranonin reformën, por ndërmarrja “Stream Oil” që zotëron puset në këtë zonë, duhej të paguante dëmshpërblimin

Protesta e naftëtarëve në Vlorë

financiar të kërkuar sipas Kodit të Punës. “Ne nuk jemi kundër reformave që marrin ndërmarrjet, por këto ndërmarrje nuk kanë zbatuar asnjë pikë të Kodit të Punës, ku sipas këtij të fundit, pasi ne pushohemi për shkak të reformës, ndërmarrja e cila ka në përdorim puset e naftës Gorisht-Kocul, duhet që të na paguajë të paktën për një vit, gjë që të cilën ajo nuk e ka bërë”, - tha një nga punëtorët. Protestat do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e problemit të tyre, ndërkohë që kanë kërcënuar se do të bllokojnë të gjitha burimet e nëntokës si dhe puset, ndërsa thonë se i kanë dërguar letër Kryeministrit, Presidentit, ministrisë përkatëse, si dhe Avokatit të Popullit, por deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Korçë- Situata e ditëve të fundit në

qarkun juglindor është rënduar për shkak të kushteve klimaterike. Ndërsa termometri ka regjistruar temperatura disa gradë nën zero gjatë 48 orëve të fundit në qarkun e Korçës, qarkullimi i automjeteve është bërë mjaft i vështirë. Ndërkohë që disa zona në këtë qark janë të izoluara totalisht nga dëbora. Duke iu referuar të dhënave nga Shtabi i Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Korçës, mësohet se zona e Dardhës, Vithkuqit, por dhe Moglica e Lekasi janë të bllokuara nga reshjet e borës por dhe akulli. Ndërkaq për sa i përket situatës në akset nacionale, pjesa kryesore e tyre janë të hapura për shkak të ndërhyrjes në kohë me kripë dhe borëpastruese. Duke iu referuar të njëjtave burime, aksi Korçë-Ersekë në Qafën e Qarrit është i kalueshëm

vetëm me zinxhirë. Gjithashtu me zinxhirë qarkullohet dhe në segmentet Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë etj. Teksa akset nacionale në pjesën më të madhe të tyre janë të hapura, një situatë shumë e vështirë paraqitet në brendësi të rrugëve të qytetit të Korçës. Mosndërhyrja nga ana e autoriteteve lokale për të larguar borën nga rrugët e tij e ka kthyer qytetin në një zonë tejet të vështirë, ku dhe prania e zinxhirëve e bën qarkullimin në shumë raste mjaft problematik. Ndërkaq të izoluara janë zonat e thella malore në Shtyllë, Panarit, Grabockë, Orgockë, Arzë, Vidohovë etj. Më shumë se 3 mijë banorë prej disa ditësh nuk kanë asnjë kontakt me zonat e tjera përreth, për arsye se trashësia e borës në këto vende ka i kaluar të 40-50 cm.


18 16

MAPO

E 13 shtator 2011 premte, 15 17 mars maj maj2011 2011 927 janar 2012 13martë, qershor 2010 www.mapo.al www.gazetamapo.com

Kompania distributore “Global Lens” ka blerë të drejtën e shpërndarjes së filmit të regjisorit Bujar Alimani, pas suksesit në kinematë kanadeze

F

“Amnistia” shfaqet në kinemanë e Muzeut të Artit Modern në Nju-Jork

ilmi shqiptar “Amnistia” i Bujar Alimanit, do të shfaqet në kinemanë e Muzeut Modern të Artit (MoMa) në Nju-Jork. Kompania distributore “Global Lens” nisi negociatat për blerjen e filmit “Amnistia” në muajin gusht 2011, pas projeksionit të filmit në Kanada. “Amnistia” ka fituar çmim në Berlinale, në Lisbonë, tri çmime në Leçe; ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Kopenhagen dhe është përzgjedhur si kandidatura e Shqipërisë për çmimet “Oscar”. Këto shfaqje të filmit në kinematë amerikane rrisin dhe pretendimet e regjisorit Alimani për çmimin e madh “Oscar”. Ndoshta dhe publiciteti “i keq” që iu bë këtij filmi pas skualifikimit të filmit “Falja e gjakut” me pretendimin se nuk plotësonte kriteret për të qenë 100% shqiptar, “Amnistia” e Alimanit shton shanset, së paku për të qenë në listën e ngushtë të kandidatëve të filmave në gjuhë të huaj. Filmi me regji dhe skenar të Bujar Alimanit ka si protagonistë të tij aktorë të njohur si: Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Omer Hamitaj, Orest Arapaj etj. Filmi është prodhuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike, me partnerë Greqinë dhe Francën, dhe ka shënuar një rekord për kohën tremujore të xhirimeve të tij në fund të muajit shtator 2010 në Tiranë dhe Pogradec. Historia e një burri dhe një gruaje, të cilët takohen një ditë gjatë rrjedhës së jetës së tyre të mërzitshme dhe dashurohen ndërsa dy

bashkëshortët e tyre të dënuar në burg presin të marrin amnistinë, do të shfaqet në datat 14-20 janar në Nju-Jork. Filmi hapet me Elsën, e cila numëron paratë që ka marrë nga fabrika e tekstileve vetëm pak ditë pasi fabrika është mbyllur. Është pikërisht dita kur anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian duket se do të sjellë prosperitet, por nga rrethanat që tregohen në film duket se kjo është një perspektivë e largët. Në fakt është e njëjta gjendje dëshpërimi që ka çuar përtej hekurave edhe bashkëshortin e Elsës, i cili luan me fatin e tij në një lojë kumari me shpresën se do të mund të rrisë fitimet për të mbijetuar dhe për të përmirësuar statusin social të familjes së tij. E njëjta gjendje dëshpërimi ka çuar në burg edhe bashkëshorten e Shpëtimit. Kështu nis historia e regjisorit Bujar Alimani, një histori që i dha dhe çmimin e jurisë në Festivalin e Berlinit, një sukses më shumë i kinematografisë shqiptare në Berlinalen e zhvilluar në muajin shkurt, bashkangjitur këtij suksesi edhe çmimin “Ariu i Argjendtë” që mori një tjetër bashkëprodhim shqiptaro-amerikan, “Falja e Gjakut”. “Amnistia”, përfaqësuesja e kinemasë shqiptare në çmimet “Oscar” ka fituar edhe tri çmime në Leçe si: çmimin ‘CinEuropa 2011’, çmimin ‘Fipresci", Çmimin special të jurisë në Festivalin e Berlinit etj. Sipas regjisorit Bujar Alimani, prodhimi i filmit “Amnistia” ka kushtuar 700 mijë euro dhe është produkt i ‘Fanta-

sia Ldt’, ‘Arizona Films’ dhe ‘90 Production’, me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë, Greqisë dhe ‘Euroimages’. Shpërndarja e filmit ishte parashikuar në Francë, ndërkohë që në Greqi dhe Shqipëri filmi e ka përfunduar ciklin e shfaqjeve. NjuJorku doli si mundësi vetëm kur filmi “Amnistia” arriti të ishte propozimi i Shqipërisë për në “Oscar”. Filmi, sipas regjisorit Alimani, përcjell një mesazh të fortë, edhe pse dialogjet aty janë të pakta. “Edhe në tre filmat e mi me metrazh të shkurtër që kam realizuar, flitet pak. Një qasje ndryshe kjo nga filmat shqiptarë, ku dialogjet janë një pjesë shumë e rëndësishme. Por unë kam një armë të fortë në dorë; imazhin. Ndoshta këtu ka ndikuar formimi im si piktor”, - shprehet Alimani, i cili filmit të tij i ka dhënë ngjyrat e konjakut. Gjatë realizimit të këtij filmi ai ka pasur disa pika reference, regjisorë të huaj të cilët jo vetëm e kanë cekur tapetin e kuq të “Oscar”-it, por madje kanë qenë dhe fitues si Loach, Leigh, Bergman, nga të cilët Alimani shprehet se ka mësuar artin e heshtjes. Sigurisht që për realizimin e këtij filmi janë hasur vështirësi, të cilat i janë shpërblyer Alimanit. “Pjesa më e madhe e regjisorëve shqiptarë kërkojnë shumë para për prodhimin e filmave të tyre, ndërkohë që mund të bëhet një film i thjeshtë me pak para, por që përcjell mesazhe të forta. Ashtu si kinemaja iraniane”, - thotë ai.

Historia e një burri dhe një gruaje, të cilët takohen një ditë gjatë rrjedhës së jetës së tyre të mërzitshme dhe dashurohen ndërsa dy bashkëshortët e tyre të dënuar në burg presin të marrin amnistinë, do të shfaqet në datat 14-20 janar në Nju-Jork

Festivali Ndërkombëtar

Folku i pakicave kombëtare në “Balkan trafic” Koordinatorët shqiptarë dhe të huaj të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit “Balkan trafic”, kanë qenë ditën e shtunë të pranishëm në Gjirokastër, për të bashkëbiseduar me grupe të ndryshme folklorike të zonës së Jugut. Festivali Ndërkombëtar i Folkut “Balkan trafic” organizohet në Belgjikë me financimet e Këshillit të Europës, dhe këtë vit shënon edicionin e shtatë të tij. Në skenën artistike të këtij festivali janë ngjitur edhe grupe të ndryshme nga Shqipëria, të cilat kanë prezantuar kryesisht folkun e pakicave kombëtare në vendin tonë. Sipas koordinatorit

Niko Mihali, “në edicionin e shtatë të këtij festivali, i cili do të zhvillohet pas disa javësh në Belgjikë, krahas grupeve të ndryshme nga Ballkani do të marrin pjesë edhe artistët popullorë të zonës së Dropullit, si dhe një grup folklorik i pakicës egjiptiane nga qyteti i Beratit”. “Megjithëse kam pak orë që kam mbërritur në vendin tuaj, sërish shikoj që ka vlera të veçanta për sa i përket folklorit dhe trashëgimisë kulturore. Mendoj se pjesëmarrja e grupeve nga Shqipëria në festivalin tonë do të ishte me mjaft interes, pasi do të bënte të mundur jo vetëm

prezantimin e këtyre vlerave, por do të zgjeronte edhe më shumë informacionin për Shqipërinë. Mbi të gjitha, këto vlera të folkut dhe të trashëgimisë kulturore mund të jene tërheqëse edhe për turistë të ndryshëm nga Belgjika, të cilët do të kërkojnë të vizitojnë vendin tuaj”, thotë koordinatorja nga Belgjika, Natacha Bekaert. E veçanta e edicionit të shtatë të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit “Balkan trafic” është se posteri prezantues i tij do të realizohet me imazhe nga qytetet e Gjirokastrës dhe Beratit. Bledar Shehu


18

MAPO

E premte, 1 prill 2011 www.mapo.al

E mërkurë, EEmartë, martë, 1313 1 qershor 9nëntor janar 2012 2011 EE martë, premte, 8shtator 27 maj 2010 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

19 11

Me rolin e murgeshës Anxhelika, Ermonela Jaho është vlerësuar nga kritikët, aq sa ajo është nominuar për çmimin për prestigjioz që njihet ndryshe si ‘Oscar-ët britanikë’

Ermonela

Jaho

Nominohet për çmimin “British Awards” Roli i murgeshës Anxhelika, e interpretuar nga sopranoja shqiptare Ermonela Jaho në Triptikun e Puçinit, disa muaj më parë në Londër, është nominuar për çmimet prestigjioze “British Awards”, ose ndryshe “Oscar-et britanike”. Ndërkohë, opera do të dalë në DVD në periudhën shkurt-mars dhe do të jepet në HD në kinematë në mbarë botën, përveç Shqipërisë. Përpara tre vjetësh Ermonela Jaho ishte e panjohur për publikun britanik, ndërsa sot ajo është e preferuara e Operas Mbretërore Britanike, me të cilën sopranoja shqiptare ka një kontratë deri në vitin 2015. Sopranoja shqiptare me banim në New York, pas qëndrimit në Stokholm në dhjetor dhe shfaqjeve në janar në Londër, do të vazhdojë të ngjitet në skena të ndryshme të botës. Axhenda e saj parashikon shfaqje në Filadelfia, Vjenë, Berlin, Verona dhe deri në Liban. Për të kuptuar se sa i suksesshëm ishte interpretimi i rolit të Anxhelikës në Triptikun e Puçinit në Operan Mbretërore të Londrës “Royal Opera House” në Covent Garden, mjafton të hysh në faqen e internetit të saj. E veçanta e kësaj opere me tri pjesë është se ajo po filmohet për t’u tregtuar më vonë në DVD dhe për t’u transmetuar nga ‘World Vision’ në kinematë më të mëdha të botës. Mediat britanike kanë shkruar se roli i murgeshës Anxhelika të Ermonela Jahos është tepër i ndjerë. Kjo opera është transmetuar drejtpërdrejt edhe nga gjiganti mediatik BBC. Harmonia e kontrasteve: një krim pasionant, vetëvrasja e një murgeshe, mashtrimi di-

nak; ishin tri tregimet e Triptikut të Puçinit. Të gjitha të vendosura në vende dhe kohë të ndryshme. Roli i murgeshës Anxhelika vjen nga shekulli i 17-të, figura qendrore e këtij triptiku që u interpretua nga sopranoja shqiptar,e Ermonela Jaho. Prezantimi i parë i Triptikut të Puçinit është bërë në Operan Metropolitane të Nju-Jorkut më 14 dhjetor të vitit 1918, ndërkohë që ishte parashikuar në vihej në Romë. Vetë Puçini nuk mundi të ishte i pranishëm në shfaqjen e premierës në NjuJork për shkak të situatës së tensionuar ndërkombëtare. Vetëm më 11 janar të vitit 1919 u bë e mundur që të vihej në skenën romane vepra e Motër Anxhelikës, që shënoi një sukses të madh po aq sa sopranoja shqiptare Ermonela Jaho në skenën e Londrës, ku edhe kritika e ashpër e mirëpriti artisten shqiptare. Kaq i vlerësuar ishte ky zbulim i një artisteje shqiptare, saqë Opera Mbretërore vendosi që sezonin e saj ta hapte pikërisht me këtë soprano, duke vendosur një reklamë të shfaqjes së radhës të Ermonela Jahos me foto gjigante të saj për “La Traviata” e Verdit, që hapi sezonin e këtij viti në Londër.

Tragjedia e Otrantos do të rrëfehet në skenë Ajo çfarë ndodhi 15 vjet më parë do të shfaqet në teatër. Një iniciativë kjo e Teatrit të Maccabeteatros dhe Thalasia, financuar nga Fondi Europian për Zhvillimin Rajonal

Pas kthimit të reliktit “Kater i Radës”në një simbol muzeal, një tjetër iniciativë kulturore ka në qendër të saj tragjedinë e 15 viteve të shkuara, që njihet si tragjedia e Otrantos. Historia e ndodhur 15 vjet më parë do të rrëfehet në teatër. Një iniciativë kjo e Teatrit të Maçabeteatros dhe Thalasia, të cilët do të tregojnë në mënyrën e tyre atë ngjarje. Për këtë është ngritur një laborator multidisiplinor rindërtimi dhe rrëfimi, udhëhequr nga Françesko Niçolini, Fabrizio Pugliese dhe Luigi D’Elia. Projekti financohet nga Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal dhe i është besuar Krahinës së Pulias dhe Drejtorisë së Mesdheut, Kulturës dhe Turizmit në Teatrin Publik puljez. Laboratori është i hapur jo vetëm për shkrimtarë dhe aktorë,

por edhe për gazetarë, autorë, muzikantë, artistë dhe skulptorë, videomaker, historianë të rinj, studiues, persona zemërgjerë që kanë dëshirë t’u hyjnë kërkimeve në ndjekje të gjeografisë dhe kohës së fakteve dhe të thurin me shkencë dhe vërtetësi një skenar kompleks, delikat dhe akoma plot kundërshti që nga aktet e gjykatës deri tek intervistat e dëshmitarëve; nga lëvizjet e lindura nga tragjedia deri tek artistët që kanë krijuar e vazhdojnë të krijojnë mbi këtë temë. “Projekti mendohet të përfundojë më 28 mars 2012, plot 15 vjet pas tragjedisë së ‘Katerit të Radës”, ku do të rrëfehet publikisht ajo që ndodhi në Otranto për t’i dhënë zë vuajtjes dhe tmerrit që përjetuan fatkeqët”,shkruan “La gazzetta

Faza e parë, ajo e kërkimit, rindërtimit dhe shkrimit të asaj që ndodhi 15 vjet më parë, i është besuar dramaturgut Françesko Niccolini

del Mezzogiorno”. Ky projekt është i ndarë në tri faza të ndryshme dhe ai u është besuar tre artistëve të ndryshëm. Faza e parë, ajo e kërkimit, rindërtimit dhe shkrimit të asaj që ndodhi 15 vjet më parë, i është besuar dramaturgut Françesko Niccolini. Vitin e shkuar Niçolini, i njohur për publikun e gjerë si autor i shumë monologëve të Marco Paolinit, shkroi një tregim veçanërisht emocionues të Brindizit të ditëve të para të marsit 1991. “Non abbiate paura - Grand Hotel Albania” titullohet pjesa e tij, e cila është një tregim për qytetin dhe banorët e tij, që ata të mos harrojnë çfarë ndodhi. Por mbi të gjitha rrëfimi i dramaturgut është për atë takim të jashtëzakonshëm mes 90 mijë qytetarëve të Brindizit dhe mbi 20 mijë shqiptarëve. Faza e dytë është vënia në skenë dhe kjo i është besuar regjisorit dhe aktorit Fabrizio Pugliese, që është një ndër figurat më të spikatura të Teatrit të Pulias. Faza e ndërtimit të skenës ku do të shfaqet teatri është lënë në dorë të Lois D’Elia, një artist i cili është vazhdimisht në kërkim të ndërthurjes së artit pamor me teatrin.


20

MAPO

e martë, 10 JANAR 2012 www.mapo.al

sport

Raul Rodriguez: E kam prekur topin me dorë Mbrojtësi spanjoll i Espanjolit, Raul Rodriguez pranoi se e preku topin me dorë në derbin me Barcelonën, ndeshje që përfundoi me barazimin 1-1. Në minutat e fundit kur takimi ishte nxehur edhe më shumë, Rodriguez ndali me dorë një gjuajtje të Pedros, nga

e cila do të kishte marrë kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Barcelona do të kishte fituar një penallti, që mund të ndryshonte edhe rezultatin e sfidës në favor të katalanasve. “E preka topin me dorë, por nuk isha unë arbitri. Mendoj se shumë gjëra ndodhën

në fushë gjatë 90 minutave lojë”, citohet Rodriguez nga gazeta “Marca”. Më tej, mbrojtësi i Espanjolit theksoi se nga kjo ndeshje më shumë rëndësi ka që ekipi i tij arriti të marrë 1 pikë, sesa fakti që Barcelona nuk mundi të fitojë 3 pikë të plota.

Mesi si Platini tre herë radhazi “Topi i Artë” Kampioni argjentinas barazon rekordin e presidentit të UEFA-s. Sidoqoftë, Mesi ka një karrierë të madhe përpara dhe mund të bëhet i vetmi në historinë e futbollit me katër trofe të tillë Jeton Selimi

Leo Mesi është edhe njëherë më i forti nga të gjithë. Topi i Artë për të tretin vit radhazi shkon në palmaresin e superlojtarit të Barcelonës. Një shpërblim i parashikuar që e ligjëronn juria mëse e kualifikuar, e përbërë nga trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve dhe nga një përzgjedhje gazetarësh. Kësaj radhe nuk pati befasira si vitin e shkuar, kur Ksavi e Injesta, të sapokurorëzuar kampionë botë, mbetën duarbosh pikërisht përballë Mesit. Argjentinasi mposht konkurrencën e Ksavit dhe të Kristiano Ronaldos, ky i fundit nuk ishte prezent në Zyrish për shkak të sfidës së afërt për Copa del Rey. Një triumf i rëndësishën edhe për nivelin statistikor. Mesi është lojtari i dytë që e fiton Topin e Artë për të tretin vit radhazi: përpara tij ia kishte dalë mbanë vetëm Mishel Platini. I natyrshëm falënderimi për shokët e skuadrës dhe në veçanti për Ksavin. “Është një kënaqësi të luash dhe ta ndash këtë çmim me ty. Tani shpresoj që të vazhdoj të fitoj me Barcelonën dhe të fitoj trofe me kombëtaren e Argjentinës”. Farina, ambassador Fair-Play

Futbolli italian present vetëm

në mënyrë simbolike, por shumë i fortë me Simone Farinën, lojtari i Gubios që denoncoi trukimet dhe që bëri të shpërthejë skandali i basteve, ndaj ishte i ftuar në Zyrih. Për kërë, Sep Blater e ka emëruar ambassador FIFA për Fair-Play. “Farina mbron nderin e futbollit. Ajo që ka bërë ky njeri 29-vjeçar meriton respekt dhe admirim. Përfaqëson gjithçka për të cilën luftojmë, një sport të drejtë e të ndershëm. Me sjelljen e tij “normale”, siç e përcakton ai, ka mbrojtur nderin e tij dhe tonin. Atë që po e festojmë sot, e kemi prej njerëzve si Farina, që janë të gatshëm për të mbrojtur nderin në luftën kundër mafias së basteve”. Guardiola, trajneri më i mirë

U respektua edhe parashikimi për trajnerin më të mirë, që iu dha trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiolas: “E ndaj këtë çmim me Murinjon dhe Fergusonin (pretendentët e tjerë) dhe ua dedikoj të gjithë personave që prej më shumë se 100 vjetësh kanë punuar te Barcelona duke ndërtuar një nga klubet më të mëdhenj të botës”. Më pas Guardiola vlerësoi edhe ndihmësin e tij, Tito Vilanovan, që po lufton ndaj një sëmundjeje të rëndë. Çmim special për Fergusonin

Çmimi presidencial i FIFA-s shkon për Sër Aleks Fergusonin, një vlerësim për karrierën e tij: këtë vit bëhen 25 në krye të Mançester Junajtidit. Çmimi Pushkash për golin

Jo vetëm Topi i Artë, por u ndanë edhe çmime të tjera të lakmuara. Çmimin Pushkash për golin e ka fituar Nejmari. Kjo ishte një nga befasitë e mbrëmjes, pasi beso-

Lionel Mesi me Topin e Artë

hej se këtë çmim do ta fitonte Uejn Runi me roveshatën spektakolare në një derbi mes Sitit dhe Junajtidit. Top 11

Fantastik formacioni ideal, i adaptuar në një skemmë 4-3-3 prej ëndrrash: Kasijas, Dani Alvesh, Pike, Vidiç, Serxho Ramos, Injesta, Ksabi Alonso, Ksavi, Mesi, Ronaldo, Runi.

Konte e Alegri në një rrymë: Interi në luftë për titullin! Trajneri i Juves dhe i Milanit besojnë se zikaltërit janë në rrugën e duhur E fundit gjë që dëshiron të dëgjojë Antonio Konte është pikërisht lufta mes Milanit të tij dhe Juventusit , për kreun e klasifikimit. Sipas tij konkurrenca këtë vit është e madhe dhe skuadrat qëndrojnë shumë pranë njëra tjetrës me pikë. Mes tyre Interi, që vlerësohet nga tekniku i bardhezinjve si ekipi më i kompletuar pas Milanit: “Nuk kam aspak dëshirë të flas për kreun e klasifikimit, për luftën e heshtur që po zhvillojmë duke qenë më pikë të barabarta me Milanin. Ka edhe skuadra të tjera si Lacio dhe Udineze që rivalizojnë, pa harruar Interin që përpos Milanit ka organikën më të kompletuar. Sigurisht është dhe Juventusi e disa skuadra të tjera në këtë mes”,

Merkato Marek Hamshik: Do të rinovoj me Napolin

Tevez në dilemë: Te Milani apo tek Interi?

Marek Hamsik përgëzoi shokët e skuadrës për fitoren përballë Palermos në faqen e tij zyrtare në Twitter, duke u shprehur se: “Me kalimin e minutave i imponuam kundërshtarit lojën tonë. Pas realizimit të golit të dytë sfida pothuajse përfundoi. Jemi shumë të lumtur që arritëm të merrnim 3 pikët e para për vitin 2012. Goli ishte tepër i rëndësishëm për mua. Objektivi Champions? Do mendojmë për sfidat njëra pas tjetrës pasi kemi ende shumë rrugë për të bërë”, - përfundoi sllovaku. Marek Hamsik nuk nguroi të qetësojë tifozët e Napolit duke deklaruar se në lidhje më kontratën gjithçka është në rregull, mungon vetëm firma e tij

Në pritje të derbit të së dielës së ardhshme, Milan dhe Inter vazhdojnë të konfrontohen jashtë fushe për sa i përket çështjes Tevez. Duket gati e sigurt që argjentinasi do të mbërrijë në Milano, por ajo që mbetet enigmë është fakti se çfarë fanelle do të veshë. E përditshmja “Corriere dello Sport” nxjerr të avantazhuar Interin, i cili në 72 orët në vazhdim do të përpiqet të arrijë në një marrëveshje përfundimtare më Mançester Sitin. Mbeten për t’u përcaktuar disa detaje dhe më pas ekipi zikaltër do të ketë mundësinë të nisë tratativat me menaxherin e Karlitos, Kia Jorabshian. Ky i fundit ra dakord me Galianin, por Sity refuzoi ofertën e dytë të administratorit të Milanit

Edhe Zola në valle për të marrë Parmën Antonio Konte

Massimo Allegri

deklaroi tekniku Konte, që duket se i ka dhënë Juventusit atë shkëlqim që i mungonte që nga koha kur bardhezinjtë i drejtonte Kapelo. Në të njëjtën linjë me homolgun e tij bardhezi, është edhe Masimiliano Alegri. Edhe për të, kjo Serie A nuk do të jetë një garë vetëm mes Milanit dhe Juventusit, pasi së bashku me ta është edhe Interi. “Inter mund të rik-

thehet në garë për titull ? Shpresoj që jo, por besoj se do të jenë aty deri në fund të fundit. Me ta është gjithmonë derbi, kanë një grup të mirë të futbollistëve” tha Alegri. Inter, ka aktualisht tetë pikë më pak se liderët Juventus dhe Milan, ndërsa me kuqezinjtë zikaltërit do të ndeshen këtë fundjavë në derbin e parë të sezonit.

Legjenda e futbollit italian, Xhianfranko Zola, është në prag të marrjes së detyrës së trajnerit te skuadra italiane Parma. Ish-menaxheri i Uest Ham Junajtid, është lidhur me një angazhim te Parma pas disfatës së kësaj të fundit me rezultat 5-0 nga Interi. Përveç Zolës, mediat italiane përmendin edhe Roberto Donadonin si kandidat potencial për të pasuar Franko Kolomban

Toti: De Rosi do të rinovojë me Romën “De Rosi? Mesa kam parë ai dëshiron të luajë për ekipin e Romës”. Këto ishin fjalët e kapitenit Françesko Totit në lidhje me Daniele De Rosin. “Ai është një tifoz i madh i verdhekuqve dhe me shumë probabilitet kontrata e tij do të rinovohet shumë shpejt”. Pas optimizmit të Luis Enrikes, mbërrijnë edhe fjalët e Totit që japin shpresë për tifozët e Romës, që shohin te De Rosi kapitenin e së ardhmes.


e martë, 10 JANAR 2012 www.mapo.al

Mesfushori

MAPO

21

Dëmtohet Lorik Cana, 2 muaj larg fushave Të gjithë u befasuan të shtunën në mbrëmje kur panë se Lacio e nisi pjesën e dytë pa Lorik Canën në fushën e lojës. Ndonëse bardhekaltërit u shkërrmoqën nga Siena 4-0, shqiptari, sipas mediave italiane, ishte më i miri në fushën e lojës

për të tijtë. U aludua madje se zëvendësimi ishte një gjest politik i trajnerit Edi Reja për t’i treguar drejtorit Igli Tare se nuk e mbështet aspak kapitenin e kuqezinjve. Megjithatë, e vërteta ka dalë vetëm dje pasdreke. Lorik Cana është dëmtuar

në shpinë dhe duket se do t’i mungojë skuadrës së tij për të paktën dy muaj. Madje, kjo situatë mund ta shtyjë Lacion që të ndërhyjë në merkato për të sjellë zëvendësuesin e Lorikut, që pritet të rikthehet në fushat e lojës vetëm në muajin mars.

Rubio: Nuk largohem nga Tirana dhe dua të paktën një sulmues 34

Bardheblutë janë ende në ajër për sa i përket së ardhmes, kurse trajneri spanjoll përgënjeshtron largimin e tij, ndërsa deklaron se u ka kërkuar drejtuesve një përforcim në repartin e sulmit Jeton Selimi

Trajneri i Tiranës, spanjolli Hulian Rubio Sançez, ka përfunduar në qendër të një lufte mes ish-presidentit Halili dhe disa prej anëtarëve të këshillit bashkiak që kanë edhe të drejtë vote në kryesinë bardheblu. Ndonëse ai nuk është i përfshirë direkt, Rubios nuk i ka pëlqyer aspak kjo situatë dhe ka dashur të saktësojë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga Tirana. Sançez, dje së bashku me skuadrën e tij, kishin dalë për vrap nga Kodrat e Liqenit pasi nuk ka dashur që t’u japë një ngarkesë të rëndë lojtarëve. Në përfundim të seancës stërvitore, trajneri Rubio ka vendosur që t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, ku natyrisht ajo që ngacmon më tepër ishin fjalët e presidentit Refik Halili, që një ditë më parë ka deklaruar se “te Tirana ka një ide shkatërrimtare që duket se po gjen terren dhe që konsiston në largimin e teknikut Rubio, me qëllim që në krye të skuadrës të vihet Krenar Alimehmeti. Dhe këtë jua jap me garanci të plotë”. Por spanjolli nuk ka preferuar që ta zgjasë më tej këtë argument duke u përgjigjur shkurt: “Unë nuk kam ndërmend të largohem nga Tirana dhe natyrisht prapaskenat më motivojnë që të punoj më fort”. 24 herë kampionët e vendit kanë pasur edhe probleme të mëdha në ndeshjet e fundit, probleme të fokusuara kryesisht në fazën e sulmit. Skuadra bardheblu nuk e ka

Trajneri i Tiranës, Hulian Rubio Sançez

më atë harmoninë e fillimsezonit dhe të rinjtë që Rubio aktivizoi nuk po arrijnë më ta shtyjnë topin drejt rrjetës. Parë këtë situatë, spanjolli ka vendosur që t’u kërkojë drejtuesve bardheblu të paktën një sulmues në këtë merkato janari. Bekim Bala është shumë i vetmuar në sulm dhe kërkon një lojtar me të cilin të ndajë repartin. Rubio e di mjaft mirë se Tirana e këtyre muajve po jeton mes telasheve financiare si kurrë më parë në historinë e saj, por gjithsesi ai ka paraqitur këtë kërkesë me shpresën se diçka do të bëhet. Emrat që ka fokusuar trajneri nuk bëhen të ditur, por pritet që në ditët në vijim

VLLAZNIA

Rrëmujë në Shkodër, priten largime të tjera, Da Silva stërvitet me kuqeblutë Vllaznia është shndërruar nga një skuadër që priste të bënte një revolucion, në një skuadër kaotike. Shkodranët nuk janë as në ajër dhe as në tokë dhe ç’është më e keqja, nuk dinë më asgjë se çfarë do të bëhet aty. Trajneri Rudi Vata, që vendosi të largonte disa ditë më parë disa lojtarë, përfshirë edhe Nimanin, duket se nuk ka ndërmend që ta ndalë operacionin “fshesa”. Sipas zërave që vijnë nga Shkodra, janë të paktën edhe 3 lojtarë aq do të largohen nga kuqeblutë, ndërsa e gjithë kjo po bëhet për t’u krijuar hapësirë katër brazilianëve që priten nga dita në ditë të vijnë në kryeqendrën e veriut të Shqipërisë. Sa u përket afrimeve, konfirmohen bisedat me Gilman Likën, Erjon Dushkun dhe Bekim Balën, por nuk ka asgjë konkrete, teksa treshja e mësipërme vijon të stërvitet te Tirana. Situata duket disi më e komplikuar për sa i përket Da Silvës. Lojtari i Bylisit, që u kërkua së bashku me

të ketë diçka konkrete. Por veç kërkesës për afrim, mësohet se Rubio i ka kërkuar drejtorit Tafaj garanci që asnjë lojtar të mos largohet nga Tirana. Bardheblutë kanë oferta të shumta dhe një pjesë e tyre kërkohen nga më shumë se një skuadër. Kjo situatë u ka dhënë gojë atyre që të kërkojnë me ngulm pagat e prapambetura duke bërë presion me ofertat e ardhura. Rubio e di se lojtarët kanë të drejtë ta ngrenë zërin për këtë çështje, por nuk do të dëshiron ta prishë boshtin e skuadrës, pasi vetëm kështu do të jetë në gjendje që të synojë sprintin final drejt kurorës së titullit kampion.

Gilman Lika kërcënon: Po më soset durimi! Nuk është hera e parë që e dëgjojmë të ankohet dhe, parë situatën nuk do të jetë as hera e fundit. Gilman Lika është padyshim truri i mesfushës së Tiranës dhe largimi i tij do t’i prishte shumë ekuilibrat në skuadër. Dhe ky është vetëm njëri që pretendon të largohet, se nëse atij i shtojmë edhe emrat e Ilion Likës, Arjan Pishës, Erjon Dushkut, Bekim Balës dhe Julian Ahmatajt, atëherë Rubios do t’i duhet të ndër-

Rrufe në qiell të hapur për Gjokën, Kamza e shkarkon nga detyra! Lajmi ka tingëlluar i pabesueshëm, duke pasur parasysh ecurinë e mirë që ka pasur skuadra në premierën e saj absolute në superiore

Trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata

kapitenin Dimo, nuk u lejua nga drejtuesit mallakastriotë që të bashkohej me Vllazninë, por braziliani vijon të stërvitet në Shkodër. Arsyeja ka të bëjë me biletën e lojtarit, të cilën e kanë paguar drejtuesit kuqeblu dhe që duket se ka kushtuar diku te 2000 dollarët.

tonte një skuadër nga e para. “Është një situatë e padurueshme që na bën të flasim vetëm për të. Nuk dua që tifozët të kujtojnë se unë e kam mendjen për t’u larguar, por në këto kushte asnjë nuk mund të qëndrojë te Tirana. Kam disa oferta që po i shqyrtoj, por deri deri tani kam pritur Tiranën. Ta them troç, po më soset durimi,” ka deklaruar mesfushori i kombëtares kuqezi, Gilman Lika.

Ngjitesh për herë të parë në Kategorinë Superiore dhe në fazën e parë e sheh veten në vendin e nëntë me 14 pikë të grumbulluara, një thesar i vërtetë nëse kihet parasysh se objektivi i vetëm është shpëtimi. Por, me nisjen e kampionatit vëren se mund të bësh diçka më tepër dhe në dhjetor arrin të shmangësh nga Kupa e Shqipërisë Teutën, duke u renditur si ekipi i dytë në grup. Atëherë objektivat mund të quhen të tejkaluar, ndonëse ka ende punë për sa i përket mosrënies nga kategoria. Bën gjithë këtë punë dhe natyrisht merr edhe lavdërimet e

Ernest Gjoka

drejtuesve, që shprehen të kënaqur me punën e bërë. Po ata drejtues që pak ditë më pas vendosin të të shkarkojnë nga detyra! Duket si fantazi futbolli, por kjo është ajo që i ka ndodhur Ernest Gjokës, trajnerit të skuadrës së Kamzës,

ditën e djeshme. Një çudi nga ato me “Ç” të madhe pasi Gjokan kishte bërë një punë vërtet të mirë te skuadra debutuese. Madje, gjithçka ndodhi në kohën kur Gjoka kishte kërkuar disa përforcime në merkato për ta mbajtur skuadrën në gjendje për të rivalizuar për mbijetesë. Gjoka natyrisht që kishte pritur tjetër gjë. Duke qenë se një pjesë e lojtarëve të tij janë larguar, përforcimet ishin të domosdoshme, ndaj edhe kërkesa e tij e drejtë. Por mesa duket krerët kamzalinj nuk i kanë pëlqyer kërkesat e trajnerit të tyre dhe kanë vendosur që ta shkarkojnë. Asnjë komunikatë zyrtare, asnjë motivacion. Asgjë. Me 4 fitore, 2 barazime dhe 7 humbje, Kamza ka koleksionuar 14 pikë, e nënta në kampionatin me 16 skuadra dhe e kualifikuar për në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.


22

MAPO

E martë, 10 janar 2012 www.mapo.al

86 vite martesë të lumtur Një çift festoi të shtunën 86-vjetorin e martesës, duke dhënë disa këshilla për jetëgjatësinë e saj. Karam Chand (106-vjeçar), i cili ndez vetëm një cigare në ditë dhe pi një gotë whiskey, tha: “Hani e pini çfarë të dëshironi, por me kufi”. Ish-mullisi tha se “kurrë nuk kam hequr dorë nga kënaqësitë e kësaj jete”. Ndërkohë që bashkëshortja e tij 99-vjeçare, Kartari mezi po pret të marrë një telegram nga Mbretëresha vitin e ardhshëm, ajo është e vetëdijshme se duhet të mbetet e shëndoshë. “Gjithmonë kemi ngrënë ushqim të shëndetshëm. Kurrë s’kemi ngrënë asgjë artificiale, por vetëm mazë, qumësht dhe kos të freskët. Ne e dimë se të jesh i martuar për 86 vite është një bekim. Do të shkojmë bashkë edhe nga kjo botë kur të vijë koha. Kjo është në dorë të Zotit, por ne vërtet kemi kaluar një jetë të mirë”. Çifti jeton në Bradford, në West Yorkshire të Britanisë, dhe ka tetë fëmijë, 27 nipër e mbesa dhe 23 stërnipër e stërmbesa. Ata ishin martuar në Indi më 1925 dhe u shpërngulën në Britani në vitet ‘60 të shekullit të kaluar.

Fjalëkryqi klasik 1

2

4

5

6

8 1

15

16

22

23

17

18

28

31

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ka rrezik që të keni konflikte të mëdha dhe mosmarrëveshje me partnerin tuaj. Një moment gjithçka do të shuhet dhe do ju duket sikur nuk ka ndodhur asgjë. Beqarët do kalojnë një ditë të bukur dhe të mbushur me dashuri.

Nëse jeta në çift nuk ju jep kënaqësitë që ju dëshironi, duhet të bëni hapin e parë dhe të flisni me atë që keni në krah. Beqarët do kenë takime por nuk do vendosin menjëherë, duke qenë se ata po kërkojnë një dashuri të fortë e jo një aventurë.

Marrëdhënia me atë që keni në krah nuk do jetë dhe shumë e qetë sot. Ai do e ketë të vështirë t’ju kuptojë dhe për më tepër kur ju të tregoni dhe anën më të keqe të karakterit tuaj. Beqarët nuk do mund t’i rezistojnë dot më thirrjes së dashurisë.

Bëni shumë kujdes, të mos tundoheni nga një aventurë kalimtare sot sepse ajo do e dëmtojë së tepërmi lidhjen tuaj aktuale. Beqarët do kenë një takim mjaft interesant, por që do ketë më shumë një tërheqje sensuale sesa sentimentale.

39

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Janë për ju të gjitha kënaqësitë e jetës në çift! Do jeni sensuale dhe në disa momente do ngjiteni edhe në qiellin e shtatë së bashku me atë që keni në krah. Më në fund edhe për beqarët do ketë një takim vendimtar, çka do i japë një tjetër drejtim jetës suaj.

Tek çiftet do të mbizotërojë një klimë kryesisht e mirë dhe e qetë. Shumë prej jush do marrin mbështetje nga partneri për punën apo jetën sociale. Për beqarët parashikohen mjaft takime, por që nuk do rezistojnë shumë në kohë.

Ambienti yjor do ju sjellë shumë të papritura. Jeta sentimentaledojetëpërtë gjithë e paqëndrueshme, e pasigurt dhe konfuze. Nuk do merrni atë që doni! Megjithatë, nëse nuk merrnivendimetënxituarasituata edhe mund të përmirësohetpakngapasditja.

Do e gënjeni edhe veten sot dhe do i mbyllni sytë para problemeve që do ju dalin në çift. Nëse vazhdoni me këtë sjellje, situata edhe mund të përkeqësohet. Flisni me partnerin! Beqarët do jenë xhelatë të vërtetë zemrash.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Hëna do ju bëjë të keni një marrëdhënie të ngrohtë dhe të bukur me partnerin. Do kaloni edhe momente mjaft të lumtura me njëri-tjetrin! Beqarët do jenë sharmantë dhe joshës. Mundësitë për të gjetur shpirtin binjak do jenë të shumta!

Nëse jeni në kërkim të harmonisë në çift, nuk do jetë ditë e mirë. Do ketë goxha tension! Beqarët do jenë shumë të kërkuar dhe do e zgjeroni rrethin shoqëror. Shikoni me kujdes sepse mund ta gjeni atje personin që po kërkoni!

Do shijoni momente të paharrueshme në praninë e partnerit tuaj sot. Ai do ju këshillojë, mbështesë, si dhe do t’ju japë ngrohtësinëekërkuar!Beqarëtdojenë shumë kërkues, por me mbështetjen e Uranit dhe Neptunit do mund të gjeni një person interesant.

Jupiteri do bëjë që të keni një jetë sa më të mirë në çift sot. Nëse ai që keni në krah ka një problem profesional, ju do e ndihmoni ta zgjidhë. Për t’ju falenderuar ai do zgjedhë një mënyrë, e cila do ju prekë. Beqarët, do jenë të privilegjuar në takime.

33

34

40

41

44

48

45

46

Koha e fillimit ____:____

49

Koha e mbarimit ____:____

50

52

53

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Ai që merret me tregti të madhe. 8. Kohë me re. 13. Skuadër futbolli spanjolle. 14. Përemër vetor. 15. Rrushi në Itali. 16. Pjesëtar i shtresës së fisnikëve. 22. Kontrolli dhe prova që i bëhet një makine, përpara se të vihet në punë. 25. Ndërtesa kryesore në një grup ndërtesash. 27. Gazmend, ish-ministër. 28. Këpucë druri. 30. Letërsia Turke. 31. Zonë Industriale. 32. Stiller, aktor i njohur amerikan. 33. Vrapim i shpejtë i kalit, duke bërë kërcime. . 35. Humbje e plotë e kujtesës ose dobësim i saj për shkak sëmundjesh. 38. Patrice, futbollist i njohur francez. 41. Një firmë e njohur karburanti. 42. Instituti Arkitekturës. 43. Visi, këngëtare e njohur greke. 44. Element kimik me simbol Si. 47. Anije e vogël turistike. 49. Njeri dinak. 50. Notë muzikore. 51. Njeri që nuk ka dëshirë të punojë, që i pëlqen të rrijë pa punë. 52. Kurrë në Itali. 53. Dajre në dialekt.

1. Lëndë e ëmbël, që gjendet kryesisht te frutat. 2. Heqja e të drejtës për të bazhduar detyrën. 3. Në formë vezake. 4. Ndajfolje sasie. 5. Industria Ndërtimi. 6. Fazë zhvillimi. 7. Vend i thatë. 8. Bici, ish-trajner futbolli. 9. Zakon fetar. 10. Markë e njohur aparati fotografik. 11. Shkop. 12. U rrëzua. 17. Që e përmban vetë sendi a dukuria. 18. Është masë e vjetër peshe. 19. Parim sipas të cilit kryhet një veprim. 20. Burrë pa flokë. 21. Përemër vetor. 23. Në atë vend. 24. Universiteti Amerikan. 26. Shenjë për ndalim. 29. “Mbreti ...”, një nga kryeveprat e Shekspirit. 32. Pak bitum. 34. Gatim me oriz. 36. Veqilharxhi i Rilindjes. 37. Profesione, zanate. 39. Gjysëm vazo. 40. Rrip që vihet krahaqafë për të mbajtur pantallonat. 43. Pemë e lartë. 45. Instituti Informatikës. 46. Industria Energjitikës. 48. Alumini në kimi. 49. Skuadra Amerikane. 50. Lezha në makina.

Sudoku | nivel mesatar 2

9 1

5

9 2 4

6 9

1

8 8 6

9 5 LUANI (23/VII-22/VIII)

26

33 38

21

30

43 47

20

29

37

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

19

32 36

11

14

51

DASHI (20/III-20/IV)

10

25

27

46

Horoskopi i ditës

9

24

42

Gjatë fundjavës është mbajtur “Dita pa pantallona” në New York, e cila është shndërruar në një “festë” tradicionale. Njerëzit të cilët nisen në mëngjes për punë, në fakultet ose diku tjetër nëpër stacionet nëntokësore, e presin trenin të veshur vetëm me të brendshme ose me brekë. Dita pa pantallona ka disa vite që organizohet në New York, ndërsa në të po marrin pjesë gjithnjë e më shumë vetë. Për shkak të popullaritetit që ka arritur gjatë viteve, kjo traditë ka filluar të zhvillohet edhe nëpër qytete të tjera amerikane.

7

13

35

Shënohet “Dita pa pantallona”

3

2

9

9

1 6 8

7 5

4 3 7

9

1

8 1 6

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

1 3

9 8 3

9

3 7 2

5

1 5 6

7

4 6 7 9

Koha e fillimit _____:____

3 9 8

1

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar 2

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

0

0

0

3

1

1

6

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

Numra me 5 shifra:

Numra me 4 shifra:

Numra me 6 shifra:

152, 200, 211, 352, 414, 507, 564, 562, 681, 685, 714, 822, 931.

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Përgjigjet nr të djeshëm

R

Gjeni 10 ndryshimet

0415, 2170, 2482, 3625, 4224, 4651, 4848, 5537, 5542, 5828, 6206, 6251, 6518, 6587, 8093, 9874.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën E

E A

K

A

K

T

A

A

C

K U

O

L

R

I

T

K

R

A

S

E

T

I

N

P

S

I

A

T

R

11912, 32016, 41526, 42341, 59632, 82015, 90127, 95874, 98544.

I

O

N

P

R

R

U

B

A

I

R

A

T

E

S

A

K

R

I

F

I

C

R

E

S

T

E

T

I

K

A

P

T

E

A

N

R

R

T

U

R

R

N

B

I

N

A

U

V

E

R

A

S

N

T

B

A

B

410120, 541608, 632699. Numra me 7 shifra: 1632012, 2402735, 2925586, 3612152, 4478541, 8806469.

E

B

E

T

A

J

A

R

A

N

A

K

T

I

V

I

A K

A

J

A

O

K

E

T

N

E

S

A

A N

D

E

J

J

A

6

3

5

1

4

8

8

5

9

6

5

4

3

5

1

4

5

2

1

5

6

3

2

5

6

4

8

4

4

1

7

8

9

6

2

1

4

1

0

3

2

0

1

6

1

4

7

9

6

4

1

6

2

2

A

N

2

I N

S

T

E

E

A

R

1

5

1

6

3

2

4

5

6

3

2

1

4

5

9

6

5

1

4

8

1

9

7

5

8

4

8

5

4

1

1

4

5

2

6

3

2

2

7

3

6

3

6

3

2

9

8

7

9

8

4

5

1

5

2

6

3

2

0

1

6

3

3

5

0

2

1

4

6

6

2

5

9

6

5

8

7

4

8

4

1

5

9

1

5

9

6

3

2

1

0

5

2

6

3

5

0

2

6

0

3

2

9

2

.

3

2

1

0

1

2

4

8

9

7

5

4

8

6

6

1

4

6

5

2

4

1

8

6

2

1

4

5

6

3

2

5

1

9

8

7

6

1

4

6

5

2

1

4

8

8

9

5

6

4

1

4

1

5

4

7

8

0


retro 1802 SOT faqja e fundit profil&

E martë, 10 janar 2012 www.mapo.al

MAPO

23

10 janar

Karl Gega

Carl Ritter von Ghega (Karl Gega, Carlo Ghega) u lind më 10 janar të vitit 1802 në Venecia. Ishte inxhinier me prejardhje shqiptare, ndërtues i hekurudhës së Semmering-ut në Austri. Ai studioi në Padova, ku në moshën 17-vjeçare mori titullin ‘Doktor i shkencave matematike’. Karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellësish në Venecia. Ndër të tjera, ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d’Ampezzo. Prej vitit 1836 deri më 1840 ishte

udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” nga Ludenburg deri në Brünn (Brno). Në vitin 1842, Ghega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë Jugun e shtetit austro-hungarez dhe për këtë arsye ndërmori një udhëtim studiues në Amerikë. Pas kthimit nga Amerika u ngarkua me planifikimin dhe ndërtimin e hekurudhës në drejtim të Jugut, nga Mürzzushlag, nëpër Grac dhe prej aty deri në Trieste. Tejkalimi i malit të Semmering-ut llogaritej nga shumë

bashkëkohës të tij si shumë i rëndë dhe i pamundur. Hekurudha filloi më 1848 dhe para mbarimit të saj, më 1854 ai fitoi titullin “Ritter” (Kalorës). Në vitet 1853/1854, Ghega planifikoi tërë rrjetin e hekurudhave të të gjithë monarkisë Habsburgase. Ghega vdiq më 14 mars 1860 në Vjenë nga tuberkulozi. Më 1887, sarkofagu me eshtrat e Ghegës u vendos në panteonin e njerëzve më të shquar të Austrisë, pranë Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it etj.

Kiro Gligorov

Jugosllavi që nuk luftonte Christopher Hill

Gligorovi më pat treguar një herë se si në vitin 1923, shkoi i shoqëruar nga gjyshi, për t’u regjistruar në shkollë për herë të parë. Asokohe, në hapësirën e një dekade, Maqedonia kish qenë pjesë e Turqisë, Bullgarisë dhe Serbisë. Kur u pyet nga kryemësuesi serb se si quhej 6-vjeçari, gjyshi i Gligorovit u përgjigj: “Kiro Gligoroviç”. Gligorovi kujton se ngriti kryet nga gjyshi me synim për ta ndrequr, ndërsa ai i vendosi gishtin tregues mbi buzë për ta heshtur. E tillë ishte jeta në Ballkan në fillim të shekullit 20; etniciteti dhe identiteti ishin sa fluidë aq edhe të rëndë.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Filmi i fundit i Angelina Jolie “Në tokën e gjakut dhe mjaltit”, trajton tensionet etnike që prodhuan konfliktin më të përgjakshëm në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Filmi ka fituar dy çmime, ndërkohë dhe po shfaqet si një sukses sa i takon shitjes së biletave duke u bërë dëshmitar i interesit të pashuar-dhe ndoshta misterit- që ka Ballkani për audiencat ndërkombëtare, të cilat qenë sa të tmerruara, aq edhe të pështjelluara nga ngjarjet e viteve ’90. Për ata që jetuan dhe punuan në Ballkan gjatë asaj dekade të shqetësuar, luftërat post-jugosllave mbeten plagë të hapura. Siç tregon me kaq vërtetësi filmi i Jolie-s, as komuniteti ndërkombëtar dhe as udhëheqësit lokalë nuk bënë përpjekje të përbashkëta për të parandaluar gjakderdhjen. Një përjashtim-ndoshta i vetmiishte Kiro Gligorov, presidenti i Maqedonisë, i cili vdiq në gjumë ditën e Vitit të Ri në moshën 94-vjeçare. Fakti që Jolie bëri një film rreth luftës në Bosnjë dhe jo në Maqedoni, lidhet në masën më të madhe me atë se Gligorovi ishte i vetmi udhëheqës i ish-Jugosllavisë që e mbajti vendin e tij të sapopavarësuar jashtë konflikteve. Gligorovi më pat treguar një herë se si në vitin 1923, shkoi i shoqëruar nga gjyshi, për t’u regjistruar në shkollë për herë të parë. Asokohe, në hapësirën e një dekade, Maqedonia kish qenë pjesë e Turqisë, Bullgarisë dhe Serbisë. Kur u pyet nga kryemësuesi serb se si quhej 6-vjeçari, gjyshi i Gligorovit u përgjigj: “Kiro Gligoroviç”. Gligorovi kujton se ngriti kryet nga gjyshi me synim për ta ndrequr, ndërsa ai i vendosi gishtin tregues mbi buzë për ta heshtur. E tillë ishte jeta në Ballkan në fillim të shekullit 20; etniciteti dhe identiteti ishin sa fluidë aq edhe të rëndë. Gligorovi u rrit për t’u bërë Mr. Maqedonia në Jugosllavinë e Josip Broz Tito-s. Përgjatë viteve kyçe të shpërbërjes së Jugosllavisë, veçanërisht kur vendi u bë, në fakt SerboSlavia, dhe më vonë, për efekt më të madh, Slobo-Slavia, ai e priu Maqedoninë drejt pavarësisë përmes një referendumi në shtator të vitit 1991 dhe e mbajti vendin jashtë luftës. E bëri këtë ndërsa punonte fort për ta futur Maqedoninë në Europë dhe në

institucionet euro-atlantike, një detyrë që ende mbetet punë e papërfunduar. Sfida e parë e Gligorovit ishte një mosmarrëveshje me Greqinë fqinje rreth së ashtuquajturës ‘çështje e emrit’. Sipas pikëpamjes greke, një shtet i pavarur maqedon do të thoshte pretendime për pjesën tjetër të Maqedonisë gjeografike, e njohur ndryshe si Greqia veriore. Qesharake? Po, por po të marrësh parasysh se lufta civile greke (1946-1949) në thelb ndodhi pas përplasjeve mbi atë nëse Maqedonia gjeografike (përfshirë Greqinë veriore) do të ishte pjesë e Jugosllavisë komuniste, grekët mund të falen-deri diku-për shqetësimin e tyre se Maqedonia e vockël mund të ketë pretendime për një pjesë të Greqisë. Komuniteti ndërkombëtar që po punonte fort për ta futur Maqedoninë në OKB, krijoi një emër joelegant e të përkohshëm për shtetin e ri: ishRepublika Jugosllave e Maqedonisë, FYROM. Natyrisht, as Gligorovi dhe as ndonjë lider tjetër i përgjegjshëm në

Maqedoni asnjëherë nuk shpallën ndonjë pretendim për Greqinë veriore. Por Gligorovi kuptoi diçka tjetër: pavarësisht gjithë këshillave të çmuara të vizitorëve të sinqertë për të ndryshuar emrin e shtetit, atij i duhej të ishte i kujdesshëm. Në përpjekjet për t’u takuar me grekët në gjysmë të rrugës, ai nuk duhej të krijonte probleme të ardhshme duke kompromentuar identitetin e banorëve të Maqedonisë. Maqedonia për një kohë të gjatë ka qenë një pikëpyetje në historinë e Ballkanit dhe Gligorovi e dinte se dyshimet për identitetin e popullit të tij mund të çonin në konflikt. Në fakt, megjithëse e pashpallur si shenjë politese, janë të shumtë bullgarët që besojnë se maqedonasit janë bullgarë; serbë që besojnë se ata janë serbë (apo siç tha njëherë Millosheviçi, ‘vëllezërit tanë të vegjël’). Rrjedhimisht, Gligorovi nganjëherë shihej si kryeneç kur refuzonte emrat e propozuar nga ndërmjetësit. Një prej sfidave më të vështira të Gligorovit ishte raporti me popullatën e madhe shqiptare të Maqedo-

Drejtor i Përgjithshëm: Henri çili Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Rrethet: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Artur Zheji, Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

nisë, e cila kishte jetuar aty prej shekujsh. Energjitë e tyre nuk thitheshin nga dallimi ndërmjet maqedonasve, serbëve dhe bullgarëve (ata të gjithë janë ‘sllavë të klonuar’, siç më tha një udhëheqës shqiptar); por as nuk donin të jetonin si ‘pakicë kombëtare’ me idenë se kjo do të thoshte të jetonin si qytetarë të dorës së dytë. Kushtetuta e Maqedonisë (një tjetër kontribut i çmuar i Gligorovit) garanton të drejta të plota e të barabarta për të gjithë nënshtetasit, por këtu fillon problemi për pakicat shqiptare, turke, vllahe e të tjera, e përshkruan vendin si “shteti kombëtar” i maqedonasve. Teksa lufta në Bosnjë po i jepej fundit, në vitin 1995, Gligorovi u bë shënjestra e një atentati: një makinëbombë që vrau shoferin e tij. Gligorovi humbi një sy dhe një pjesë e ballit iu bë gropë. E takova kur mbushi 90 vjeç dhe i thashë se ishte në formë. Ai buzëqeshi në atë mënyrën e tij dhe u përgjigj: “Çudi, kur isha i ri askush nuk ma pat thënë këtë”. Kur NATO po përgatitej për luftë me Serbinë për çështjen e Kosovës, Gligorovi e menaxhoi me kujdes lagjen e tij. Komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark pyeti nëse Maqedonia do të lejonte stacionimin e rezervave në rast se një ndërhyrje tokësore do të ishte e nevojshme. “Vetëm nëse na fusni në NATO”, ishte përgjigja e Gligorovit. “Serbët janë fqinjët tanë. Ata kanë thika të gjata, por më të gjatë kanë kujtesën”. Ballkani nuk i fal politikanët e vet. Kështu që do të kalojnë ca kohë para se kontributet e Gligorovit të pranohen në atdheun e tij të trazuar. Por ai ia arriti diçkaje që udhëheqësit e tjerë në Ballkanin e viteve ’90- dhe në shumë vende e kohë të tjera - nuk mundën, ose nuk donin të arrinin. E mbajti vendin e vet jashtë teatrit të luftës. *Christopher R. Hill, ish-ndihmës i Sekretarit të Shtetit Amerikan për Azinë Lindore, ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Irak, Korenë e Jugut, Maqedoni dhe Poloni. Ai ka qenë i dërguar special për Kosovën, ndërmjetës i Marrëveshjes së Paqes në Dayton. Aktualisht është dekan i Korbel School of International Studies, University of Denver-USA. Profili është marrë nga Project Syndicate. Titulli është i redaksisë.



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.