Madame Mapo

Page 1


2

tetor 2012


3

3


SiFillim

Taulanti s’kërkon më një motër Përgjatë muajit të shkuar, një histori e dhimbshme përshkoi shtypin italian: dy prindërve shtatëdhjetëvjeçarë, gjykata u hoqi fëmijën njëvjeçar, që ata e kishin sjellë në jetë pas fekondimit artificial të kryer jashtë Italisë dhe e dha për adoptim. Polemikat në lidhje me hartimin e ligjit, që do të përcaktojë deri në ç’moshë është e lejuar të bëhesh prind, kanë shoqëruar imazhet e çifit të dëshpëruar, duke bërë luftë bashkë me avokatët për t’u lejuar të rrisnin fëmijën e tyre, që për më tepër e kishin sjellë në jetë pasi djali i vetëm u kishte vdekur në aksident. Imazhe që kanë prekur gjithkënd, sidomos kur bien përballë ftohtësisë së gjykimit të juristëve apo psikologëve, që argumentojnë se si në moshën e tretë një prind nuk është më i aftë për të rritur një fëmijë apo se si një fëmije mund t’i mungojnë shumë gjëra, nëse prindi është i shkuar në moshë… A mund të ketë një ligj që të përcaktojë se deri në ç’moshë ia vlen të sjellësh në jetë një fëmijë!? A mund të ketë një ligj që të ndajë si me thikë që, për shembull përpara të pesëdhjetave mund të kesh fëmijë, më pas jo? A mund të ketë një ligj që t’i bindesh, përpara dëshirës për t’u bërë me fëmijë? A mund të ketë një ligj që të frenojë instiktet e mëmësisë? Nëse do bëhej një ligj i tillë, atëherë do duhej të bëhej edhe një tjetër ligj, që të ndalonte që të miturat të bëheshin nëna. Sepse nëse një prind mbi të pesëdhjetat, me jetesë të siguruar e familje të stabilizuar, nuk qenka i përshtatshëm për të rritur fëmijë, një vajzë ende e parritur vetë, me asnjë të ardhur ekonomike, pa një familje që ta mbështesë, është shumë më e papërshtatshme për t’u bërë nënë. Apo dikush tjetër, që jeton në mes të skamjes e asgjësë, pa një çati mbi kokë e ka ndërkohë një tufë fëmijësh që nuk ka me ç’t’i ushqejë, veshë e aq më pak t’i shkollojë, duhet ta ketë shumë më të ndaluar të sjellë në jetë të tjerë fëmijë… Nuk është pra kaq e thjeshtë të zgjidhet kjo me një

4

tufë rregullash, që do t’u jepen për t’i zbatuar mjekët që punojnë në klinikat e fekondimit apo gjykatësve që do marrin masat… Eshtë gjëja më personale në botë, më institiktivja. Do ose nuk do të bëhesh nënë, është zgjedhje individuale. Përtej polemikës italiane dhe historisë së dhimbshme të çiftit të të moshuarve, në këtë numër të revistës ne jemi marrë me histori personale të atyre që kanë zgjedhur të bëhen një, dy, tre apo më shumë herë prindër. Secili ka arsyet e veta dhe shpjegimet e veta. Ose nuk ka arsye e shpjegim: ka aq fëmijë, sa ka kapacitet për të lindur e për t’i rritur. Disa ua kanë plotësuar fëmijëve dëshirën e tyre për të pasur një vëlla apo një motër. Të tjerë jo. Dhe kjo nuk i bën aspak prindër më të mirë apo më të këqinj. Sepse falë Zotit, nuk ka ligje dhe rregulla për këtë punë. I bindesh vetëm ligjit të vetes tënde. ivatico@gmail.com tetor 2012


5 5


Botimet Media MAPO sh.p.k. Bulevardi “Gjergj Fishta”, Nd.70, H.1, Kodi Postar 1023 TIRANA, ALBANIA drejtore: Iva Tiço Kryeredaktore: Klaudeta Skënderasi redaktore: Arta Çano Fotograf: Armand Sallabanda

në kopertinë

Kthesa e Madhe e Zana Çelës aNgazhimet e reja Në shoqëriNë civile. Ndryshimet e karakterit, por jo të pamjes. sekretet e zoNjës së pamoshë, që zaNa çela i rrëFeN qetë-qetë për revistëN madame

22 Foto: Endrit Mërtiri

Art designer: Ilir Drizari Bashkëpunëtorë: Agjencia: Bindi Model Management Diana Çuli Alfred Lela Ilva Tare Zefina Hasani Klodiana Turhani Darjel Sina Enkeleida Ferollarri Marketing & Menaxhim: Vera Përleka Cel.: 068 20 55 437 Email: v_perleka@yahoo.com Menaxher shitjesh: Robert Mane Cel.: 068 20 55 440 Llogaritë bankare: Banka Kombëtare tregtare: 402167411CLPrCLALLJi ALL 402167411CLPrCFEUrYL EUro Banka CrEdinS: 67524 ALL 239126 EUro raiffeisen Bank: 0002076051 ALL

6

12 Kujdes nga uragani “Urrejtja”. Nga Ilva Tare 13 Xhani Shqerra: Ku është kufiri? 14 Punë burrash Klodian Hoxha

16 Radar Albana Osmani: 10 gjërat që dua tani 18 Në karrierë Një drejtoreshë si Vjollca

DOSSIER / SA FËMIJË? 32 një, dy apo më shumë bebe 34 Ardit Gjebrea, një bebe tjetër, 17 vjet më pas 36 Kristina Jorgaqi: Ka kapacitet për të gjitha, edhe për amësinë 38 Lind(j)a e Vera Grabockës 39 Saimir Braho: Fëmijët, një dhuratë nga Zoti 40 Mami Mona 42 tre notat e ëmbla të Merita rexhës 44 Katër fëmijë për familjen Beckham 46 Angelina Jolie dhe fëmijët s’kanë të sosur 48 Heidi Klum, supermami

tetor 2012


VIVA LA

DIVA

56

74

StiL & BEAUtY 50

68 Theksi tek buzët

Stil personal Detajet e ëmbla të M iriamit 54 Hermes Man ia Aurela Hoxha dhe çantat që tronditën Tiranë n 66 Në trend Kaq shumë blu 68 Moda E purpurta që (s’)n a kishte munguar 70 Para pasqyr ës Ngjyra që duhen pushtuar 71 Mbi qerpikë Kombino tonet me sytë 72 Nën hundë Aroma që dua 74 Në parfumer i Cili parfum bën pë r mua

E EXtrA MAdAenM da

Axh t të bësh 25 gjërat që duhe 35 para se të shkosh brenda dollapit 80 Jashtë dhe hen 4 mikesha që të du 82 Në formë ë Dobësohu pa diet 84 Në familje I thuaj “Jo” ë 86 Nën çarçaf parë? Seks në takimin e 88 Eros andal në Bobo, ai është sk shtrat 89 Sipas yjeve e të? A të martohesh m i 92 Stil arredim laksit re e Zona jote 94 Në tryezë Fruta nëpër vazo 97 Halloween ë Dhe kungujt u blen 98 En prive Desada Meta

78

7


Kinkaleri NË FOKUS

Bookmarc, libraria firmato

Marc Jacobs hap një librari. Në fund të fundit nuk është ndonjë risi që shumë stilistë merren edhe me aktivitete të tjera përveç modës. Këtë herë binomi është modë-libra. Quhet BookMarc libraria e inauguruar vitin e shkuar në New York dhe Los Angeles dhe prej pak javësh ka zbarkuar edhe në Evropë, në Paris dhe Londër. Një koncept i librarisë që shet libra dhe jo libra dhe që u përgjigjet kërkesave të një grupi klientësh të markave luksoze. Robert Duffy, krahu i djathtë dhe president i Marc Jacobs International LLC, merret me zgjedhjen e titujve dhe çdo produkti tjetër që shitet në dyqan. Slogani: Fashion is about lifestyle, anything can be fashion. Çelësi është cilësia. Gjithçka që vendoset atyre rafteve nuk duhet të jetë banale, për një simbiozë perfekte mes modës, artit dhe kulturës. Kështu, rafte minimale, të thellë, të ulët, që përmbajnë libra që zënë hapësirën e revolucionit kulturor të viteve gjashtëdhjetë në modë, art, fotografi… Pastaj gjen gjithçka tjetër që nuk është libër, kancelari luksi, pena stilografike, për t’u koleksionuar, shenjues librash të punuar me dorë… Modë dhe kulturë, por edhe luks dhe çmime të ulëta, që variojnë nga 1000 euro për disa libra si Photos 1954-1995 i fotografit Karlheinz Weinberger, e deri në dy euro për xhinglat e vogla.

8

Me apo pa status. Kjo është çështja Tetor, 2025! ideale. Do shkarkonte një këngë, ku do u Ajo që kishte frikë bota, prej mëse 80 vitesh , uronte të gjithëve “mirëmëngjes” dhe pastaj ndodhi: Irani kryen një shpërthim bërthamor . teksa vishej për të shkuar në punë do hapte Pasoja katastrofike. Jo vetëm qindra-mijëra një diskutim të madh: çokollata bën mirë apo të vdekur e të infektuar, por edhe “black out” bën keq për puçrrat. total teknologjik. Gjithë sistemet dalin nga Por ja që telefon dhe internet nuk ka. Vjen funksioni. pak vërdallë nëpër banjë dhe ndalon para Tiranë! pasqyrës: ç’janë këta flokë me yndyrë? Po Ajo hap sytë dhe zgjat dorën tek Blacberry ajo mbante mend që herën e fundit i ka bërë Extra Bold Galactic: asnjë sinjal. Shkon me me rrënjë të errëta dhe maja të verdha, të vrap tek priza ku është lënë në karikim iPhon derdhura mbi supe e me onde të mëdha, 69. Edhe aty asnjë sinjal. fiks si të atij yllit të televizionit, që flet gjithë Shkon me vrap tek divani, ku një natë më dashuri dhe energji… Uuuaaaa, kishte ide parë ka lënë të ndezur laptopin Mac Super tjetër për veten. Le që nuk e dinte që kishte Pro, ku po shkarkoheshin këngët e Rita Orës puçrra. Po thonjtë? Ç’janë këta thonj!? (që vazhdon të ketë çdo javë tituj në shtyp, që Tre me xhel, dy të gërryer??? Me siguri është me origjinë shqiptare), kompjuteri as jep parmbrëmë kur po shante pronarin e një as merr. universiteti privat në Facebook dhe nja pesë Televizori vetëm miza. Radioja gjithashtu. mijë vetë pas saj ça nuk po thoshin, nga Po tani? ngazëllimi i ka ngrënë pak me dhëmbë… Hap sytë vërdallë. Në kolltukun me ngjyrë Meqë s’ka ç’të bëjë, ashtu pa celular dhe gri (a nuk ishin të bardhë kolltukët kur u ble internet futet në dush: sa i kishte munguar kjo shtëpia?!), një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare ndjesi! …Të rrijë me nge nën ujin e ngrohtë, po lyen thonjtë me një manikyr ngjyrë kafe. të shkumohet e pastaj të lyhet me një vaj Në aneks, një tjetër vajzë, nja dy- tre vjet trupi, pa nxituar tek Blackberry mbi bide, që më e vogël po përzien ca corn flakes me rri gjithë kohën me dritën e kuqe të ndezur. majonezë… Nuk e kishte menduar sa ishin Shkon të dhomë dhe hap dollapin. Ku i ka ato rritur ndërkaq… Ja vetëm dje (apo ca ditë trikot e kashmirit, që kishte në plan t’i blinte, më parë?) ajo e vogla kishte ardhur dhe e pasi ia pa atij yllit televiziv që dukej aq bukur kishte pyetur për një problem të matematikës, me to? Po fustanin e mëndafshit? Po atë teksa ajo i kishte thënë t’i fliste më vonë xhaketën me prerje fantastike? Ncuq, ncuq, se po komentonte një debat televiziv. Por ncuq...! sikur i kishte të gjata e me onde të verdha Merr me vrap një fund të gjerë, të zi, me lule flokët? Pse tani i ka të shkurta pas kokës dhe dhe një palë geta portokalli. Vesh sipër një të lejla??? Uuuuu po, i leu para tre muajsh, bluzë të zezë, xhaketë bezhë dhe një palë atëherë kur ajo po bënte një status në çizme të gjera, të zeza. I hedh një sy vetes Facebook se si Angelina Jolie kishte birësuar në pasqyrë: mënxyrë e vërtetë! Më shumë e një fëmijë të pestë, pas 6 të tillëve biologjikë… gjerë se e gjatë, dhe ato këmbët se pse rrinë të Si ikën koha ëëë??? Hiç nuk e kupton! Ja ti hapura, një dreq e di… bën ca statuse, pastaj kthen dhe ca përgjigje, Del me vrap nga dera e shtëpisë, duke pastaj shkon në punë dhe bën rrugës një shpresuar që nuk do takojë asnjë të njohur status në Blackberry dhe… Dhe vajzat deri tek makina. Ah, që s’ka një celular me qenkan rritur ca pa e vënë re. internet! Ç’do bëjë tani në semafor? Me kë të “Ka ikur në punë babi?”, pyet shpejt e shpejt ndajë mendimet për trafikun? nëpër dhëmbë… Vajzat ngrenë supet… Pa prit një sekondë. Ja një ide brilante. Nxjerr Uuuu pooooo, tani kujtohet. Babai i vajzave nga xhepi lapustilin dhe shkon me vrap te ka dhjetë vjet që ka ikur nga shtëpia, jeton me muri i pallatit “Të lahesh apo të mos lahesh… atë bionden, kanë një djalë dhe ajo paguan Dilema shekspiriane e mëngjeseve të mia! rregullisht pensionin ushqimor dhe kredinë e S’është as e shtunë… Mirëmëngjesi miq!” tij të shtëpisë, siç u nda pasuria përgjysmë pas Trupin ia përshkojnë mornica kënaqësie. divorcit. Sidomos kur sheh se një vajzë adoleshente Nuk e jep veten. Shkon në tualet. Në ndalon tek muri, e lexon, qesh, nxjerr ditë normale do kishte marrë me vete stilolapsin nga xhepi dhe shkruan “like”. dhe celularin. Do thoshte mirëmëngjes në Jeta është prapë e bukur! Mjafton të Facebook dhe do tregonte se si ishte dita shkruash!

tetor 2012


LEGAL DARJEL SINA

Pyesni juristin Përshëndetje Do doja të dija se çfarë është një kontratë paramartesore. Si nënshkruhet ajo? A duhet prania e njeëavokati dhe a është e vlefshme ligjërisht? Çfarë parashikohet në të dhe a ndihmon një çift në rast divorci? faleminderit eda, Durrës Rasti që ju referoni ka lidhje me kontratën paramartesore

Jurist, pedagog në UEt

(Neni 69 i Kodit të Familjes). Ky nen është shumë i qartë dhe në rastin tuaj aplikohet pikërisht përmbajtja e tij për të zgjidhur dilemën tuaj. Dy bashkëshortët e ardhshëm lidhin një kontratë martesore me akt noterial me pëlqimin e të dyve. Noteri në momentin e nënshkrimit të kontratës i lëshon bashkëshortëve të ardhshëm një akt noterial, i cili përmban identitetin e plotë, adresën e bashkëshortëve të ardhshëm dhe

datën e lodhjes së kontratës. Noteri depoziton kopje të kësaj kontrate pranë zyrës të gjendjes civile para lidhjes së martesës. Në rast se në aktin e martesës tregohet që bashkëshortët nuk kanë lidhur kontratë, ata konsiderohen kundrejt të tretëve si të martuar nën regjimin pasuror martesor të bashkësisë ligjore.

ai & ajo Psikologu përgjigjet Përshëndetje! Sjellja e partnerit ka filluar të më shqetësojë. Kam kuptuar se ka zakon që të gënjejë thuajse për gjithçka. Në fillim e kaloja çdo gjë duke e justifikuar e duke menduar se ishin rastësi ose sjellje momentale. Por me kalimin e kohës kam zbuluar se ai gënjen edhe për gjëra të parëndësishme, e vërteta e të cilave nuk dëmton askënd. Nuk e di se si mund të arrij që të ndërtoj sërish besimin tek ai dhe mbi të gjitha si ta ndihmoj që të ndryshojë këtë mënyrë të sjelli. elisa

Mendoj se në këtë rast nevojitet të kuptoni pse partneri juaj gënjen? A vjen kjo si rezulatat për të qëndruar në marrëdhënie apo si element për të shpëtuar nga përballja me realitetin? Variablat mund të jenë të ndryshëm por ajo që unë do të sugjeroja në këtë rast është se sa herë që ai gënjen përballuni me të për kuptuar arsyet. Mendoj se është e vështirë të krijosh një marrëdhënie besimi kur tjetri mund të jetë në mohim të vazhdueshëm të realitetit dhe të përballjes me situatat. Unë do t’ju rekomandoja të takoheni me

KLODIANA TURHANI Psikologe klinike, shefe e departamentit të Psikologjisë në UEt

një psikolog klinik, në qoftë se nuk shihni ndryshime. Puna e psikologut klinik do të fokusohej në analizimin e marrëdhënies që ka partneri juaj në raport me veten ose më mirë si pozicionohet ai me veten e stisur përkundrejt vetes së vërtetë. kloturhani@yahoo.com

9


Kinkaleri KËSHILLAT E GJYSHES

ENKELEJDA FERROLLARI 7

Dietologia Dieta ime e zyrës

në këtë rubrikë do të gjesh të gjitha këshillat klasike të gjyshes për të zgjidhur problemet e vogla të shtëpisë. Si për shembull pastrimet në kuzhinë, njollat e vështira, duke përdorur metodat natyrale, tamam siç bënin dikur gjyshet tona

Mente për aromë Nëpër sirtarët e të brendshmeve, pasi t’i kesh hekurosur dhe palosur rrobat intime, vendos nëpër to edhe disa gjethe menteje të tharë, të futur nëpër qese tyli të vogla dhe të lidhura me fjongo. Gatime me miell misri Për të ruajtur deri në fund të pandryshuar ngjyrën e verdhë të një gatimi me miell misri, një minutë para se të heqësh tenxheren nga zjarri, shto në ujin e zierjes një lugë me lëng limoni. Shija e karkalecave Për të eliminuar nga karkalecat e konservuar nëpër kuti, atë aromën e pakëndshme të konservimit, lëri për rreth 15 minuta në një gjysmë gotë sherry, ku të kesh shtuar edhe dy lugë me uthull balsamike. Për një banjë të freskët Përgatit një banjë relaksuese në një ditë të lodhshme. Zje për 15 minuta pak trumzë në një litër ujë. Më pas shtoje në ujin e vaskës dhe zhytu në të. Cepat e tapetit Janë aq të bezdisshme ato qoshet e tapetit kur rrinë të ngritura. Problem që mund të zgjidhet duke vendosur mbi cep një leckë të lagur. Pastaj mbi të vendos një copë plastikë dhe mbi të ca libra të rëndë. Lëre kështu për disa orë dhe cepi nuk do të ngrihet më. Luftë me njollat Njollat e rrushit, shalqirit ose pjeprit mund të pastrohen vetëm nëse ndërhyn menjëherë. Nëse nuk ke mundësi që t’i pastrosh menjëherë, të paktën tamponoji me një kub akull ose hidhi përsipër pak ujë të gazuar.

Përshëndetje! Duke qenë se punoj për orë shumë të zgjatura në zyrë, asnjëherë nuk kam mundësi të ha ashtu sicc do dëshiroja. Shpesh i kapërcej vaktet dhe kur shkoj në shtëpi, pas orës 5, ose ha shumë ose më ka ikur fare oreksi nga lodhja. E megjithatë, përsëri jam mbi peshë. Si mund ta rregulloj regjimin tim të ushqyerjes? Një nga faktorët kryesorë të problemeve të peshës është çrregullsia e mënyrës së të ushqyerit. Oraret e çrregullta të vakteve dhe kapërcimi i tyre bëjnë të pamundur funksionimin normal të metabolizmit të trupit. Duke ndenjur për një kohë të gjatë pa ngrënë, organizmi do të përshtatë aktivitetin e tij, duke ulur metabolizmin, d.m.th. duke ulur shpenzimin e energjisë, çka sjell si pasojë mbipeshën. Nga ana tjetër, duke ndenjur për një kohë të gjatë pa ngrënë, ndjejmë më shumë uri dhe hamë shumë shpejt, duke bërë që të konsumojmë sasi të mëdha ushqimi. Truri nuk arrin të marrë në kohë sinjalin e ngopjes nga receptorët nervore të stomakut dhe në fund të vaktit rezultojmë që ngrihemi nga tavolina me një stomak shumë të rënduar dhe me një sasi ushqimi të konsumuar mbi nevojat e organizmit, i cili depozitohet në masë dhjamore. Për këtë arsye duhet t’i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe, përveç përzgjedhjes dhe sasisë së ushqimeve që konsumojmë, edhe orareve të konsumit të vakteve. Duke konsumuar vakte të shpeshta dhe të vogla ndihmojmë organizmin tonë që ta asimilojë më mirë dhe të përdorë për nevojat e tij maksimalisht ushqimin, pa depozituar në masë dhjamore. Ndarja e sasisë së ushqimit që konsumojmë në ditë në tre vakte kryesore dhe në dy vakte të vogla të ndërmjetme bën që nga vakti në vakt ne të shkojmë jo shumë të uritur, çka na rrit kontrollin edhe të sasisë e ushqimit që konsumojmë. Nuk duhet të neglizhojmë për asnjë arsye mëngjesin, i cili na furnizon me energji për të filluar ditën. Shmangia e mëngjesit nuk na ndihmon për të rënë nga pesha, përkundrazi është një nga faktorët e marrjes së kileve. Duke konsumuar mëngjesin dhe vaktin e paradrekës arrijmë në drekë jo shumë të uritur dhe arrijmë të shijojmë dhe të kontrollojmë mirë atë që hamë. Edhe nëse ndodhemi në kushte të një pune që na e bën të pamundur ngrënien e vaktit të drekës në shtëpi, nëse i kushtojmë pak vëmendje mund të arrijmë të konsumojmë një vakt të shëndetshëm edhe në kushte pune. Mund ta përgatisim në shtëpi dhe ta marrim me vete një vakt të shëndetshëm dhe lehtësisht të transportueshëm. Ka shumë variante menush të tilla. Nga më të thjeshtat mund të ishin disa variante sanduiçesh të shëndetshme, të thjeshta për t’u përgatitur dhe për tu transportuar. Një sanduiç me bukë të zezë, i mbushur me zarzavate të freskëta, djathë të freskët, (të bardhë ose mocarela, ose gjizë) nuk do shumë kohë për t’u përgatitur dhe mund të konsumohet lehtësisht në kushte pune. Mund të krijojmë shumë variacione të tilla duke e mbushur me proshutë pule ose crudo me pak yndyrë, apo me zarzavate të pjekura, apo me gjoks pule të pjekur, etj. Mjafton të mos e ngarkojmë me produkte shumë kalorike, si salca të ndryshme të yndyrshme apo sallamra me yndyrë të dukshme. Por meny të tilla të shëndetshme dhe të thjeshta mund të krijojmë shumë, mjafton të shmangim gatimet impenjative dhe jo praktike për t’i pasur në çantën tonë, si supë apo gatime të ndryshme, që mund të na krijojnë probleme. Me pak vëmendje dhe duke i kushtuar vetëm pak kohë ne mund të arrijmë lehtësisht të kontrollojmë ushqimin tonë në çfarëdo lloj kushtesh pune apo aktiviteti ditor. Në këtë mënyrë i japim mundësi trupit dhe trurit tonë të kryejnë më mirë funksionet e tyre dhe të jemi edhe më produktiv pa kile të tepërta. ferrollari@yahoo.com

10

tetor 2012


Zbukuro balerinat

P

ërveçse të blihet, moda mund edhe të behet vetë. Për t’u argëtuar dhe për të vënë në provë aftësitë. Balerina kudo dhe gjithmonë. Besojmë se e keni vënë re se ato janë të kudondodhura. Më në fund të gjitha e kemi kuptuar se paradite dilet me balerina dhe jo me taka 12 cm. Krijo vetë një palë të tilla. Materialet: Keni nevojë për: 20 tafta metalike konike, 22 pafta të sheshta, 14 temina të vogla, copëza lëkure, një palë balerina. Fillo duke dekoruar anët

e balerinave. Nisu nga qendra dhe alterno paftat konike me ato të sheshta gjatë gjithë harkut të këpucëve. Lër 2 cm largësi nga njëri dekorim tek tjetër. Hidh një pikë ngjitës mbi këpucë dhe mbi të vendos paftat konike me fund të sheshtë. Për të ngjitur paftat klasike me dhëmbëza, mjafton t’i ngulësh dhëmbëzat mbi lëkurë dhe t’i mbyllësh nga brenda, për të fiksuar pozicionin përfundimtar. Ju sigurojmë, që me t’u mbyllur, dhëmbëzat nuk krijojnë asnjë bezdi për këmbën.

Lulja që lufton stresin

Bimët të ndihmojnë për të luftuar stresin. Këtë kemi kohë që e dimë. Edhe në disiplinën e kromoterapisë, që merret vetëm me ngjyrat, thuhet se tonet e së gjelbrës të ndihmojnë që të qetësohesh. Por një bimë e veçantë duket se ka vërtet veti qetësuese. Bëhet fjalë për bimën me emrin Rhipsalis, lulja e përkryer antistres. Dekorative, me kërcejtë e saj të gjatë që rriten shumë shpejt, ka një pamje esenciale që e bën të përshtatshme si një element dekori, si për stilin klasik ashtu edhe për atë modern. Por nuk ngelet thjesht te arredimi. Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Surrey-t, në Britaninë e Madhe, ka treguar se ata që jetojnë ose punojnë në një ambient ku është e pranishme Rhipsalis janë më pak të stresuar dhe e ndiejnë më pak presionin sesa ata që jetojnë pa të. Kjo bimë bën pjesë në familjen e kaktuseve, pra nuk ka nevojë për shumë përkujdesje. Kjo veçori nuk bën gjë tjetër veçse e forcon edhe më tepër aftësinë e saj antistres. Duke qenë një bimë që vjen nga vende të nxehta dhe me diell, ka nevojë për shumë dritë, por ekspozimi më i mirë është në veri, pranë një dritareje. Sasia e ujit për të cilën ka nevojë bima është e pakët. Por nëse largohesh për disa ditë nga shtëpia mjafton që ta ujisësh pak më shumë se zakonisht. Shmang grumbullimin e ujit në vazon mbajtëse, sepse bima mund të kalbet. Është perfekte për ambientin e sallonit apo dhomës të gjumit, sepse janë vende ku kalon pjesën më të madhe të kohës në shtëpi. Por edhe nëse vendoset në studio ose në shtëpi është një zgjidhje shumë e mirë, për shkak të vetive të veçanta të bimës. Kjo bimë antistres është e disponueshme në shumë varietete ngjyrash dhe formash të ndryshme. Nuk të ngelet veçse të zgjedhësh.

11


Kinkaleri

ruhuni nga uragani “urrejtja” Vetëm gjatë javëve të fundit disa burra kanë shënjestruar disa gra. Një pjesë i kanë pasur të gjunjëzuara dhe vetëm u kanë marrë fizikisht jetën. Të tjerë, gjunjëzimin duan ta arrijnë duke bërë sulme dhe fletërrufe, si të ishin gra të këqija të pallatit. Sigurisht, që një gjë të tillë nuk ua bëjnë kolegëve meshkuj Në Tiranë ka rënë një epidemi anti-gra. Një furi e pashpjegueshme sulmesh ka prekur cilëndo nga gratë që i del përpara burrave. Imunitet kanë vetëm gratë-burra të politikës. Jam munduar ta shpjegoj këtë valë dhunë verbale dhe jo vetëm ndaj grave shqiptare, por pa sukses. Mendova se mbase fakti që është 100-vjetori i Pavarësisë dhe meshkujt ndjehen një shekull superior ndaj pasardhëseve të Marigosë, qëndistares së përulur të flamurit. Ndoshta edhe fakti që mungonte një grua në kuvendin e mustaqeve dhe mjekrave që shpallën pavarësinë, mund të jetë një nga shkaqet e uraganit më të fundit, që ka mbërritur në brigjet shqiptare me emrin «Urrejtja». Çfarë nuk u bëjnë grave! I përdhunojnë. I viktimizojnë. I lënë shtatzënë, pastaj thonë që kishte lënë amanet ta vrisja dhe t’i prisja kokën. Këta janë vrasësit monstra. Të tjerë, gjithashtu monstra nuk vrasin me sëpatë e as me çekiç. Ata vrasin çdo ditë me diell me fjalë, fyerje, ofendime në të gjitha mënyrat e ky vendimit. Kokë më kokë me burrat e tjerë. Kokë më kokë me femrat që urrejnë femrat e prekura nga uragani. Përmes receptorit të telefonit. Në Facebook.

12

Tëitter. Madje edhe në messengerin e Blackberry-t. Në më të shumtën e rasteve viktimat që sulmohen e përgojohen janë të pafajshme ose thjesht s›kanë asnjë lidhje me hormonet e tepërta që burrat nuk arrijnë t’i çlirojnë, as me vrapin nga liqeni dhe as me stërvitjen e përditshme që kërkon pjesëmarrja në uraganin «Urrejtja». Në stërvitjen masive mashkullore marrin pjesë një shumëllojshmëri profesionesh. Sa më të ekspozuar burrat dhe defektet e tyre në publik, aq më agresivë bëhen ata ndaj femrave, që i bëjnë të ndjehen keq në profesion, por edhe në shtëpi kur kthehen pasi detyrimi ua kërkon. Për shembull, vetëm gjatë javëve të fundit disa burra kanë shënjestruar disa gra. Një pjesë i kanë pasur të gjunjëzuara dhe vetëm u kanë marrë fizikisht jetën. Të tjerë, gjunjëzimin duan ta arrijnë duke bërë sulme dhe fletërrufe, si të ishin gra të këqija të pallatit. Sigurisht, që një gjë të tillë nuk ua bëjnë kolegëve meshkuj. Jo vetëm sepse edhe ata shkojnë në banjë në këmbë, siç edhe vetë agresorët. Madje as edhe për faktin se kur kanë qenë të vegjël përdornin vizoren për të matur mashkulloritetin e tyre. Sigurisht nuk

mund të derdhin inatin hormonal mbi shokët, me të cilët kanë ndarë shpesh të njëjtat shtrate e femra. Qëllimi është të sulmosh të pambrojturat. Ato që nuk duhet të jenë as të zonjat. As të respektura. Dhe sidomos të vlerësuara. Sepse po nuk të vlerësoi grupi i vizoreve, nuk je askush. Je një grua e padenjë për ambientin e tyre, për rrethin e tyre blu a të kuq në varësi të kolegut që imitojnë. Mbi të gjitha je një qenie e parëndësishme sipas planit që ka vendosur të vërë në jetë grupi i uraganit «Urrejtja» për të qenë pjesë e shoqërisë së tyre. Një e njohura ime u sulmua padrejtësisht këtë javë vetëm sepse ishte femër. Fatmirësisht për të shume e zonja. Aq sa vizorexhinjtë u ndjenë të rrezikuar. Dhe kur ata i zë frika është koha për të vërshuar furinë e urrejtjes. Mikja ime ka talent. Dhe do jetë në treg edhe më e fortë sot, nesër dhe ka shumë mundësi që emri t’i përmendet edhe në festimet e 200-vjetorit të pavarësisë. Jam e bindur që edhe grupit të vizoreve do t’i dalë emri. Jo për ata që kanë arritur në jetë, por për pacipësinë me të cilën janë sjellë me gratë e brezit te tyre. tetor 2012


rubrika: “Me dhe Pa Kravatë!”

Ku është kufiri? Ekziston një linje ideale brenda së cilës lëviz ekzistenca e çdo njeriu, një linjë në të cilen ekstremet quhen liri dhe siguri. Liria nga njëra anë, siguria në të kundërtën e saj. Definimi i lirisë nuk është i lehtë, madje kurrë nuk ka qenë i tillë. Gjatë shekujve janë dhënë shumë përkufizime për këtë koncept, ashtu siç ka nivele të ndryshme në të cilat ideja e lirisë mund të aplikohet: fizikë, mendore, më intime, siç duhet. Të qenurit të lirë në absolut, është një fantazi. Sepse në çdo aspekt të jetës sonë janë të pranishme rregullat dhe kufizimet, të mëdha apo të vogla, detyrat dhe lidhjet, shumë apo pak të ndjera. Në të kundërtën, është më e lehtë të përshkruash sigurinë, pasi fusha e saj është më shumë “materiale”, konkrete, tokësore dhe utilitare. Siguria është një ndjenjë e lidhur ngushtë me instinktin primar të çdo kafshe, apo me saktë me mbijetesën, dhe njeriu, nuk bën përjashtim në këtë. Për qenien njerëzore, në veçanti, koncepti i sigurisë përkthehet konkretisht në aftësinë për të përmbushur nevojat e tij themelore dhe jetike. Ndjenja e sigurisë është e garantuar nga mundësia e të pasurit ushqim, strehim, veshje, dhe mbi të gjitha, nga fakti se nuk ka vend për t›u shqetësuar për sigurinë fizike. Të jetosh pra, pa patur frikën e të qenurit në rrezik për jetën. Shumë lehtë mund të vereni se si kjo nevojë themelore ka qenë, prej kohërave të lashta, justifikim për çdo formë të pushtetit që në shekuj ka pasur detyrën e drejtimit të jetës së shoqërive. Prania e dikujt që «garanton siguri» ka qenë gjithmonë arsyeja kryesore, që i ka bërë njerëzit delegojnë dikë për ushtrimin e pushtetit. Në imagjinaten demokratike përshkrimi i qytetarit modern është i “lirë», por në

nga Xhani Shqerra të vërtetë ai nuk është distancuar, në thelb, nga njeriu mesjetar. Shkëmbimi është ende i njëjtë, duke u bërë në kohë ndoshta më i rafinuar, më pak i dukshëm, dhe nganjëherë më delikat. Në të njëjtën mënyrë, ka edhe disa metoda në të cilat ky shkëmbim mund të ndodhë: ajo mund jetë pak a shumë në afërsi të një prej dy ekstremeve. Zgjedhja e vërtetë me të cilën çdo qenie njerëzore përballet në jetën e tij nuk është nëse do të jetë një njeri i lirë apo jo, por sa nga liria e tij është i gatshem për të dhënë. Në shoqërinë bashkëkohore, duke argumentuar për rastet ekstreme, mund të marrim si një shembull të «lirisë se plotë» atë të një të pastrehë për zgjedhje personale. Nuk ka punë, nuk ka familje, pa detyrime, pa kartë identiteti. Një rast ekstrem, në fakt, pasi «liria», kuptohet tani si një mungesë totale e kufizimeve. Ajo është maksimale, por siguria minimale. Në anën e kundërt, gjithmonë duke menduar në ekstreme, të tilla si “siguria maksimale” është e përfaqësuar nga një i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e sotëm norvegjez: ushqim i plotë, veshjet e pastra çdo ditë, qelia me televizor dhe mundësinë e përdorimit të bibliotekave, palestra, i rrethuar nga rojet urbane të cilët garantojnë sigurinë e tij fizike. Sigurinë maksimale, në fakt, asnjë shqetesim për të nesërmen, dhe mungesa totale e «lirisë». Midis këtyre dy ekstremeve, lirisë maksimale dhe kafazit të artë, pozicionohet ekzistenca e çdo njeriu. Në nivel simbolik, dhe përtej. Askush nuk mund të jetë plotësisht «i lirë», dhe secili vendos se sa liri është i gatshëm për të dhënë në këmbim të sigurisë. Për të ngrënë, jemi të gatshëm t’i japim kohën e tone një punëdhënësi, duke hequr dorë nga liria për të shpenzuar ditët e tona në pushim ose përçart, dhe

të vazhdojmë të jetojmë në shtëpinë tonë, pa u zvarritur me forcë në gjykata, jemi po ashtu të gatshëm të heqim dorë nga një pjesë e të ardhurave për mbledhësit e taksave të «shtetit», i cili ndër të tjera edhe siguron, teorikisht, edhe sigurinë e tonë fizike. Ne bëhemi ‹qytetarë›, skedohemi, katalogohemi, vlerësohemi, monitorohemi, të gjitha në këmbim për «sigurinë» tonë! Por pasi kjo e sigurisë është nevojë primare, shumica e qenieve njerëzore nuk mund edhe të mbajë modelin e Kafazit te Artë: në atë linjë ideale në të cilin qëndrojme, ekziston një kufi që nuk mund të tejkalohet. Ku është kufiri? Për secilin prej nesh, siç është e qartë, ai eshte vendosur në pika të ndryshme. Disa, këtë limit e vendosin aty ku fillon kufizimi fizik, ndërsa të tjerë kufizimin e lirisë së shprehjes e kanë të patolerueshme. Në periudhën e regjimit komunist, përshembull, pothuajse të gjithë profesorët nuk patën problem të bënin tyrin mendimin komunist, në formë betimi, duke ruajtur kështu vendin e punës, kulaçin dhe gotën e dhallës! Me pak fjalë, ata ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga një copë të madhe të lirisë së tyre personale në këmbim të sigurisë dhe jetës së mirë. Të tjerët, ata që donin të shprehin idetë e tyre me çdo kusht, shkuan për të përmbushur burgjet (krejt të ndryshme nga ato norvegjeze) dhe gjetën vdekjen. Për këta të fundit, pika e limitit ishte vendosur shumë më herët. Po i yni, pra, kufiri, ku është?

13


Punë burrash me se merresh: profesioni aktor  momentalisht sapo kam përfunduar Xhirimet për një film me metrazh të Gjatë dhe po punoj me një shfaQje teatrore, “14 vjeÇ dhëndërr”, në rrolin e vanGjelit  mosha: 30 vendlindja: përrenjas ku jeton: tiranë statusi Civil: i fejuar, në tratativa për martesë Këpucë apo atlete? Atlete, se janë më praktike, duke qenë se jam gjithë ditën në lëvizje. 2 Me lidhëza apo pa lidhëza? Varet nga modeli por do isha më ra shumë me lidhëza se janë më të buku “All janë kam që et dhe të gjitha atlet star”. xhepa 3 xhaketë sportive me shumë ? apo xhaketë serioze Më pëlqejnë xhaketat dhe i përdor lluar shumë, për të mos thënë që kam fi të bëj koleksion . Prej kashmiri apo të leshta? 4 Të leshta. apo 5 Kapele sportive me strehë berretë? Nuk më pëlqejnë shumë dhe nuk i përdor. 6 Pranverë apo vjeshtë? r Pranvera, duke qenë që kemi një dime i shem zhvi të im pres i mez dhe gjatë të :). 7 Diesel apo hugo Boss? Nëse bëhet fjalë për parfume, më më pëlqen Calvin Klein, Euphoria. Për veshje do isha tek Diesel. ek? 8 halle Berry apo Selma hay Selma Hayek. 9 e zezë apo blu e errët? Të zezat sikur po më joshin kohët

1

10 11 12 13 14

14

Klodian Hoxha

I çmendur pas futbollit, edhe pse vetë nuk e luaj mirë, por më pëlqen të shoh sidomos Juventusin tim. 15 Ngjyra apo neutrale? Ngjyrat. 16 Pica apo patate me pulë të pjekur? Vetëm ushqimit nuk i bëj naze . 17 rombe apo viza? Viza. 18 Pardesy apo pallto e leshtë? Pallto e leshtë. 19 Pantallona me penca apo pa penca? Xhinset më pëlqejnë më shumë dhe nuk i kam fare qejf pantallonat me penca. 20 fuoristradë apo makinë sportive? Fuoristrada, por s’e kam. 21 Të gatshme apo të qepura me porosi? Më mirë të gatshme. 22 Aksion apo komedi? e fundit. Më shumë do isha tek filmat autor. oz? Kostum sportiv apo kostum seri 23 Birrë apo verë? Serioz. Vera. Kravatë apo papijon? 24 iPhone apo Blackberry? Të dyja. iPhone. Stof me viza apo me cërka? 25 Tuksedo apo kostum të zi? Me viza. Kostum i zi. Dardhë apo Dhërmi? Lajme sportive apo debate 26 Dardhë për dimër dhe Dhërmi për sportive në studio? verë, do ishte ideale. E rendësishme është të flasin për Basketboll apo futboll? Juventusin dhe unë i ndjek .

27 Pistachio apo kikirikë? Kikirik. n? 28 Bulldog apo Pastor Gjerma i qen ë ësht ogu bulld se Pastori, ngathët dhe gjumash. 29 hotmail apo Gmail? Hotmail 30 harley apo honda? Harley më pëlqen shumë dhe e ëndërroj. 31 Laptop apo iPad? iPad është më praktik. 32 Sushi apo Thai? Të dyja shumë të mira janë… se na hape oreksin tani  33 evropë apo Sh.B.A? Për të kaluar mirë dhe për të bërë qejf ështe Evropa, për punë është SHBA-ja, por për të është akoma herët. Unë do zgjidhja Evropën. 34 Plasma apo LCD? Plasma. 35 Jazz apo rock? Rock, pa dyshim. të apo thjesht portofol? Çan 36 Portofol. 37 Shah apo Bilardo? nte. Shah, sepse është lojë më inteligje 38 DJ apo bandë live? Dj. 39 Ngjitje në mal apo not? Not. 40 Golf apo shall? Shall. 41 Shapka me gisht apo sandale lëkure? Asnjë. tetor 2012


TE

Pupë poliestër, 82 x 62 x 43 cm

OFER

8.550 L

Kodi: 23125

Divan 2-sh poliestër, 182 x 89 x 84 cm

Kolltuk tek poliestër, 92 x 89 x 84 cm

27.600 L

16.490 L

Kodi: 23123

Kodi: 23124

Mbajtëse TV-je melamine, 200 x 180 x 50 cm

41.990 L

39.900 L

Kodi: 22182

Litar metalik për perde, 300 cm (kavo + 12 kapëse)

960 L

Kodi: 15871

Set: Kornizë për perde,140 cm

350 L

Perde tyli me ekstraford, 140 x 270 cm

840 L

Kodi: 13432

140 cm

Kodi: 15872

Metrazh për perde tyl dhe krem, 300 cm

1.350 L

Kodi: 13806

Tavolinë xhami dhe skelet metalik me 6 karrige, 150 x 90 x 75 cm

25.900 L

Kodi: 23223

Tapete HE HEATSET

Tapete SHAGGY

duke filluar nga 4.990 L 6.900 L 11.390 L 1.350 L

133 x 195 cm 160 x 235 cm 200 x 285 cm 0.8 x 20 m (rrugicë)

134 x 193 cm 160 x 230 cm 200 x 300 cm 0.8 x 25 m (rrugicë)

duke filluar nga 6.450 L 9.450 L 14.450 L 1.990 L

15


radar

Albana Osmani

Dhjetë gjërat që dua tani prezaNtuesja rrëFeN për “madame” gjithë gjërat që pëlqeN për momeNtiN

1

1

Vendi që dua më shumë. Vendi që dua më shumë është studio televizive, mundësisht me publikun pranë dhe elektriciteti i transmetimit live. Ky është vendi ky ndjej se po shijoj minutat orën dhe i jep motivin ditës time. Nëse i referohem pak më gjerë pyetjes, ka disa vende që dua shumë, së pari dua të jetë vend ku nuk ka qetësi, ku ka domosdoshmërisht një ngjarje, ku ka më çdo kusht jetë. Përndryshe tjetërsohem bëhem si e mbështjellë me rroba dimri dhe ndjehem sikur jam në pritje të rrezes së diellit.

2 2 16

filmi që shoh e rishoh vazhdimisht. Shoh Friends, i kam dhe në DVD dhe i shoh pasi më pëlqen stili i jetës i prezantuar me aq lehtësi.

Pasi jo pak na rrethon një mentalitet i stërvitur nga dramat në Shqipëri. Gjithashtu Twilight Saga! Kur lexova librin para se të shikoja filmin,nuk munda ta lexoja deri në fund. Mbase ishte momentale, se njeriu ka momente e momente, por u bllokova, dhe me çdo kusht doja të shikoja filmin, i cili shumë më lehtësisht erdhi tek une, por e shoh sa herë e jep ndonjë nga stacionet e shumta, më pëlqen irealja dhe pasioni. Ka shumë për të folur për filmin.

3

Look-u im i preferuar. Për momentin më pëqejnë shumë fustanet elegante.

4

Libri i fundit që më ka mbetur në zemër. Lexova biografinë e Amy Winehouse, të shkruar tetor 2012


5

4 ta ndjekur, një skicë të lënë përgjysëm mbi tavolinën e punës, ndaj këto më mungojnë.

3

nga i ati i këngëtares. Ta shikoje jetën e Amy-t nga këndvështrimi i babit të saj, të bënte të ridëgjoje edhe njëherë të gjitha këngët e saj, me një tjetër kuptim. Ishte një rrëfimi vërrtetë prekës. E kam menduar gjatë dhe pasi mbylla librin..

5

Telefonata e punës më e çuditshme që kam marrë ndonjëherë. Telefonata të çudishme fatmirësisht nuk marr shpesh. Por nëse në vend të çuditshme do zëvendësohej me ato që të kënaqin, një ndër më të çmuarat ka qenë oferta për të prezantuar “Big Brother Fanclub”.

6

Gjëja që më mungon më shumë kur jam larg shtëpisë. Unë jetoj në një shtëpi të madhe pa njerëz. Kur mendoj shtëpi, mendoj relax, një supë të ngrohtë, një libër, një program për

7

Në këtë moment mendoj se... Mendoj se… Ka një kohë për të gjitha. Mendoj se qenka shumë mirë nëse ecën ditë pas dite me gjërat. Paqësisht ndjej se po eci në një rrugë që vazhdon e vazhdon ... rritet e plaket një ditë.

6

8

8

Gjëja më e çmendur që kam bërë në jetë. Gjëja më e çmendur që kam bërë, kam qenë kur isha fëmijë, madje jo një por kam bërë shumë çmendurira, që kur u kujtoj them bohhh!!! Kam vrapuar në shkopin e ekuilibrit, aty ku të tjerët me zor ecnin, po të rrëzohesha pasojat ishin fatale. Tani vetem mund të ec, për vrapin nuk bëhet fjalë :).

7

9

Aktorët që admiroj më shumë. Më pëlqejnë disa sepse janë aktorë të mirë dhe disa se më hutojnë ngaqë janë vërtetë meshkuj të pashëm. Gjithsesi të gjithë listohen si ndër më të vlerësuarit në historine e kinematografisë botërore. Morgan Freeman, Clint Eastwood, Tom Cruise, Brad Pitt.

9

10

Tani ... Tani.. Jam bërë si hëna... Kam një pjesë të fshehur që nuk e tregoj kurrë.

10 17


Një drejtoreshë si

Vjollca Braho Në krye të reformës për dixhitalizimin e sistemit të pensioneve. Por edhe me një këmbë në politikë, në atë që quhet partia “e çamëve”. Në një intervistë për Madame MAPO-n ajo tregon këto sfida. Bashkë me ca rrëfime femërore 18

tetor 2012


E

para gjë që bie në dy tek ajo, është shtati i lartë. Pastaj natyra e shpenguar dhe shumë miqësore, e folura e qeshur sikur të njeh prej kohësh. Eshtë shumë entuziaste teksa tregon për detyrën që ka marrë përsipër prej më pak se një viti: të drejtojë Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe të kryejë një reformë në dixhitalizimin e gjithë sistemit, gjë që do ketë impakt të drejtëpërdrejtë tek të gjithë. Po aq entuziaste është edhe të flasë për përshirjen e saj në politikë, me partinë e PDIU-së. Por duket po aq komode të flasë edhe për pjesën tjetër, atë private, për jetën e një gruaje në karrierë, pasionet dhe intimittet femërore. Vjollca Braho përgjigjet thjjeshtë dhe pa poza, pa shmangur asnjë argument. Prej sa kohësh drejtoni institutin e Sigurimeve Shoqërore? Jam në krye të ISSH-së që prej janarit të këtij viti. Eshtë një përvojë e rëndësishme për mua pasi çdo ditë e më shumë po mësohem me dimensionin që ka ky institucion për familjet shqiptare, pasi thuajse gjithkush nga ne ka një pjestar të moshës së tretë në shtëpi. Aktualisht jeni duke bërë një reformë në të. A mund të na shpjegoni se ku konstiton kjo reformë? Cili do të jetë impakti

i saj tek qytetarët? Reforma në sistemin e pensioneve konsiston në reformë administrative dhe reformë të sistemit të pensioneve. Për sa i përket reformës në sistemin e pensioneve, kjo është atribut i politikbërësve dhe vendimmarrësve dhe i kalon kompetencat e ISSHse, pasi kërkon vendimarrje politike. Ndërsa reforma administrative konsiston në reformimin administrativ të ISSH-së dhe më konkretisht në ngritjen e strukturave fleksibël dhe efikas për shërbimin më të mirë ndaj qytetarëve, informatizimin e sistemit të sigurimeve shoqërore, ndryshimet e nevojshme ligjore për t’ju dhënë zgjidhje shumë problemeve, me synim që çdo qytetar të përfitojë në kohë atë që i takon. Ne aktualisht jemi duke realizuar një informatizim të thellë të sistemit, i cili parashikon krijimin e llogarive individuale dixhitale të çdo kontribuesi dhe përfituesi, llogaritjen automatike të pensioneve dhe përfitimeve të tjera që jepen nga sigurimet shoqërore, ngritjen e sistemit financiar të informatizuar, pagimin on line të pensioneve dhe përfitimeve. Përfundimi i kësaj reforme do të rrisë performancën e institucionit ndaj publikut në përgjithësi si dhe kontribuesve dhe pensionistëve në veçanti, do të shkurtojë kohën e caktimit dhe pagimit të pensioneve, trajtimin e barabartë

19


të të gjithë qytetarëve, do të rrisë saktësinë e llogaritjes së përfitimeve, si dhe një statistikë të saktë përsa i përket kontribusve, kontributeve të paguara, numrit të pensionistëve dhe masave të pensionit. detyrë pas Ju vini në këtë detyr gjatë në një karriere të gjat kanë qenë administratë. Cilat kan detyrat tuaja? Pas mbarimit të fakultetit ekonomik, dega financë, kam nisur punë tek Ndërrmarrja e Mjeteve Mësimore, si drejtoreshë finance. Më pas kam qenë shefe e kontabilitetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Albtelekomit. Gjithashtu, kam qenë këshilltare për problemet ekonomike e

Fotot: agim dobi

Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së si dhe anëtare e Bordit të Administrit të RTSHsë.

20

herë marrëdhënien mes qytetarëve dhe ISSH-së, të cilët do të kenë të dixhitalizuar historikun e tyre të kontributeve dhe përfitimin, më bën të jem edhe më e motivuar për të përfunduar sa më parë këtë proces, i cili duhet pranuar se ka vështirësitë e veta edhe për shkak të modelit që ka patur për mbajtjen e dokumentacionit në kohë të ndryshme të historikut të punës. Unë besoj se sfidat në punë janë të rëndësishme pasi të motivojnë për të ecur përpara. Aktualisht keni dhe angazhime të tjera profesionale? Cilat janë ato? Angazhimi aktual pas punës, që zë vendin kryesor në përditshmërinë time, është angazhimi politik. Natyrisht, të qenurit në krye të ISSH-së të bën të jesh pjesë të bordeve të rëndësishme, siç është Sërbimi Social Shtetëror dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Por edhe këto angazhime duket sikur plotësojnë sërish angazhimin në ISSH, pasi edhe këto institucione kanë të bëjnë shumë me punën në ISSH, me moshën e tretë.

jam rritur në një familje ku është folur gjithnjë për historinë çame, për këngët dhe atdhedashurinë, për vendlindjen. me shoqatën çamëria jam angazhuar që në krijimet e saj, në vitin 1991. pra është nën lëkurën time angazhimi në një format politik si pdiu

A jeni gjendur me të papritura gjatë kësaj kohe në drejtim të iSSh-së? ishte kjo punë siç e kishit menduar, më e vështirë apo më e lehtë? Siç ju thashë, duke patur një punë me moshën e tretë, administrimi nuk është thjesht teknik, por edhe me dimension të rëndësishëm social. Duke qenë njëkohësisht në mes të reformës dixhitalizuese, kjo e ka bërë disi më të vështirë se sa e kisha menduar. Por kur mendoj, se është pikërisht kjo reformë që do të lehtësojë shumë

Jeni angazhuar në strukturat drejtuese të PDiUsë. Ka të bëjë me prejardhjen e familjes suaj? Konkretisht, si kanë qenë angazhimet e deritanishme në pilitikë? Jam rritur në një familje ku është folur gjithnjë për historinë çame, për këngët dhe atdhedashurinë, për vendlindjen. Me shoqatën Çamëria jam angazhuar që në krijimet e saj, në vitin 1991. Pra është nën lëkurën time angazhimi në një format politik si PDIU, që plotëson disa tetor 2012


prej tipareve të atij edukimi që kam marrë nga prindërit e mi. Aktualisht jam në kryesinë e Forumit të Gruas dhe në Kryesinë e PDIU-së, një gjë që më jep edhe një përgjegjësi më shumë në atë që përfaqëson kjo forcë politike në jetën e sotme të shqiptarëve.

ndryshe, pa kryqëzimin për të dy ne… Të qenit e pamartuar, nga ana tjetër ka përparinë e vet, p.sh, më shumë kohë për t’u marrë me veten… Nuk besoj se martesa mund të më

Mendoni në një të ardhme përfshirje më të madhe politike? Unë ndihem e vlerësuar edhe me angazhimin e deritanishëm në forumet më të larta të Partisë, siç është Kryesia dhe Forumi i Gruas. Kjo më bën të mos i trembem asnjë përgjegjësie, që ka të bëjë me konkurimin, kudoqoftë ai.

Ka qenë karriera arsyeja se përse ende nuk jeni martuar? Ndoshta kërkesat e mia, pretendimet e mia, mund të kenë ndërtuar barrierat e veta. Por edhe fatin s’duhet ta lëmë mënjanë: ndoshta unë dhe “princi” kemi bërë rrugë të

Puna në administrate, mesa dukesh edhe në fotografitë nëpër aktivitete, ka bërë që në garderobën tuaj të mbizotërojnë kostumet. Sa të tillë keni? Veshjet kanë qenë hobi pa menduar karrierën në administratë. Detyrat kanë shtuar vetëm numrin, por shijet kanë mbetur po ato. Nëse nuk do të punonit në administratë, cili stil veshjeje dot’ju pëlqente? Varet gjithnjë se ku do isha, dhe për çfarë. Megjithatë besoj se klasikja ka bashkëudhëtuar me mua. Por nuk kam asnjë paragjykim për veshjet e tjera, sepse mendoj se duhet të jenë të lidhura me vendin dhe njerëzit.

Sa e zënë është një ditë e juaja në punë? Që pas besimit të drejtimit të ISSH-së dita ime nuk ka orarin e zakonshëm zyrtar. Madje as ditët e pushimit mund të mos jenë të tilla. Por fatmirësisht kam qenë e mësuar me këtë natyrë pune, ndaj dhe shtimi i orarit nuk ka sjellë ndonjë ndryshim shumë të madh. Eshtë në natyrën time që t’i ndjek të gjitha proceset, sidomos ata që janë risi për mua dhe për institucionin. Jeni natyrë që puna ju kënaq apo e keni parë si mundësi për të ngritur një jetë të kënaqshme, krejtësisht të pavarur? Besoj se kam qenë njeri me fat, pasi më janë bashkuar të dyja në punët që kam kryer.

ndryshojë disa nga përkujdesjet e mia lidhur me atë që kërkon një femër për vetveten. Natyrisht, ashtu si çdo femër, frekuentoj qendrat estetike.

Uniforma e fundjavës? Në shumicën e rasteve xhinsi. Fundja tregon edhe ditët e ndryshme nga ditët zyrtare, edhe nëse përfundoj në zyrë sërish

Ndoshta nuk jam martuar se kërkesat e mia, pretendimet e mia, mund të kenë ndërtuar barrierat e veta. Por edhe fatin s’duhet ta lëmë mënjanë: ndoshta unë dhe “princi” kemi bërë rrugë të ndryshme, pa kryqëzimin për të dy ne…

Cilat janë miqtë dhe mikeshat tuaja të hershëm apo miqësitë e krijuara nga puna? Zoti ka dashur të kem miq të mirë gjithnjë pranë vetes, ndoshta edhe për faktin se jam natyrë e shoqërueshme. Por nuk do t’i ndaja dot me emra dhe kohë, pasi ata që kam për mua janë të rëndësishëm. Jeni natyrë që i kënaqeni gjërave që keni arritur apo shihni gjithnjë se çfarë mund të bëni më shumë? Gjithnjë u jam kënaqur arritjeve, por mendoj se më të mirën nuk e kam bërë ende. Kjo më bën që të kërkoj gjithnjë nga vetja.

21


Në kopertinë

Kthesa

e madhe e

Zana Çelës Angazhimet e reja në shoqërinë civile. Ndryshimet e karakterit, por jo të pamjes. Sekretet e zonjës së pamoshë, që Zana Çela i rrëfen qetë-qetë për revistën Madame Nga Iva Tiço Foto: Endrit Mërtiri

22

tetor 2012


23


Në kopertinë

n

ë pamje të parë Zana Çela nuk ka ndryshuar pothuajse fare nga viti ’99, kur e kam takuar për herë të parë, ditën e emërimit si drejtore e Teatrit të Operës dhe Baletit. Po aq vajzërore në pamje, me të folurën me zërin e qetë dhe përkëdhelës, që në atë kohë më krijonte idenë e një vajze që sapo kishte dalë nga bankat e shkollës dhe kishte dalë në jetë, edhe pse për çudinë time kishte ardhur të më takonte me djalin e saj, që në atë kohë ishte plot nëntë vjeç. Duket ende po aq e freskët, tejet e përpiktë në orarin që lëmë për kafe, si gjithmonë disa minuta më përpara. Po aq e rregullt në pamje, me flokët ku asnjë fije nuk qëndron jashtë vendit të vend, këmishën e freskët e të hekurosur, thonjtë e kuruar… Dhe me disa të gërvishtura të lehta në dorë. “M’i ka bërë Kokoja, zemra e vogël”,- thotë duke qeshur, teksa tregon se prej pak kohësh në shtëpi ka edhe një mackë të vogël, autorja e atyre të gërvishturave, që vijojnë dhe nëpër krahë. Mund të përfytyroja gjithçka, vetëm mace në shtëpinë e Zana Çelës, kurrën e kurrës… “Të lutem”, thotë duke qeshur, -“mos më thuaj dhe ti, që më njeh prej kaq vitesh, mendon që jam “grua e hekurt”. E di që nuk e thonë me të keq, por sesi më duket ky epitet që shoqëron emrin tim prej vitesh. E pse qenkam e hekurt unë?!” Në fakt, nuk ka asgjë të hekurt tek ajo, por me siguri ata që e kanë quajtur me këtë epitet kanë parasysh historinë e dikurshme të rebelimit të Teatrit të Operës (“Nuk kam më ç’të flas për këtë histori, - thotë prerë Zana Çela. – “Nuk qëndrova për kokëfortësi në atë post, nuk qëndrova se jam e hekurt. Nuk dhashë dorëheqjen, sepse kisha të drejtë, koha më dha të drejtë dhe tashmë këtë e dinë të gjithë”). Por e quajnë ndoshta të hekurt jo thjesht për qëndresën në ato ditë të vështira,

24

por edhe për punën që bëri nëpër vite në atë institucion, jo vetëm në administrimin me sukses, por edhe në ndërrimin e faqes të atij teatri me pamjen sovjetike e pisllëkun e mbledhur nëpër vite, madje duke edukuar në njëfarë mënyrë edhe spektatorët për të respektuar një kod veshjeje në këtë tempull të artit (pa bërë ndonjë gjë të hekurt as këtu, thjesht duke qëndruar vetë në holl përpara çdo shfaqjeje, bashkë me stafin e vet, të veshur me veshje mbrëmjeje). Pa bërë ndonjë gjë të hekurt në pamje të parë, ka arritur që nga viti ’99 të organizojë të parin Festival të Vokalit Operistik Shqiptar, festival ky që shumë shpejt u fut në axhendat më të rëndësishme ndërkombëtare dhe u bë skena më e mirë nga ku artistët shqiptarë kanë nisur karrierë drejt skenave më të rëndësishme të botës. Pa bërë ndonjë gjë të hekurt ka zhvilluar të parën dhe të vetme Akademi të Yjeve, shkollën nga ku shumë nga këngëtarët, që sot fitojnë çmime kombëtare e mbarëkombëtare, kanë nisur rrugën apo ka ngjallur nostalgjitë e fëmijëve të dikurshëm e yjeve të sotëm të muzikës me “PerformFest”. Dhe pa ndonjë bujë prej gruaje të hekurt tashmë prej më shumë se një viti drejton një shkollë arti, që të kujton rrethet e dikurshme të shtëpive të pionierit dhe është futur kokë e këmbë në ca projekte për trashëgiminë kulturore të financuara nga BE. Edhe pse ajo nuk e ka fare qejf t’i thonë grua e hekurt, nga jashtë mund të perceptohet pikërisht kështu. PërVoJA Të reJA Për ata që janë mësuar ta shohin në ekran duke prezantuar me fustane mbrëmjeje Festivalet e Vokalit Operistik apo me xhinse dhe e veshur sipas tendencave më të fundit Akademinë e Yjeve, duket si çudi që

emri i Zana Çelës të lidhet me projekte të titulluara “Rrënjët e përbashkëta dhe bashkëpunimi kulturor”. “Eshtë një projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian”, - tregon Zana Çela , “e që ka si synim të afrojë popujt e Ballkanit nëpërmjet një bashkëpunimi kulturor, për të promovuar destinacione turistike dhe trashëgiminë kulturore që pikëtakohen përgjatë historisë, por edhe të tashmes. Është një projekt që erdhi natyrshëm tek unë, pasi së bashku me një grup artistësh dhe studiuesish të muzikologjisë dhe etnografisë, prej dy vitesh të shkuara e ideuam këtë projekt me dëshirën për të gjetur rrënjët e përbashkëta të trashëgimisë kulturore mes vendeve kufitare konkretisht Malit të Zi, në zonat e Cetinjës, Podgoricës, etj. dhe Qarkut të Kukësit, si pikënisje e fortë kjo, për shkëmbime kulturore, por dhe një urë lidhëse për shkëmbime në fusha të tjera të jetës”. Nuk është një shmangie nga karriera e deritanishme kjo për Zana Çelën. Herë pas here gjatë karrierës së saj ajo ka preferuar të përfshihet në aktivitete të fushën e kulturës, duke bërë herë gazetaren – autore të dokumentarit, të emisionit apo spektaklit, dhe herë drejtuesen e projekteve apo institucioneve kulturore a të medias. “Në këtë moment”, thotë ajo –“kontributi im dhe i stafit me të cilin po punoj, po i dedikohet trashëgimisë kulturore midis popujve te Ballkanit, e cila, pavarësisht historisë së mbushur me konflikte e luftëra, flet edhe për shumë pikëtakime dhe të përbashkëta në të gjitha aspektet e trashëgimisë kulturore. Pikërisht këto të përbashkëta ne po i prezantojmë nëpërmjet një sërë aktivitetesh, me pjesëmarrjen e artistëve malazeze dhe ata shqiptarë, të përfaqësuar nga artistët e qarkut të Kukësit”. Tashmë ka mbyllur me sukses organizimin e tre koncerteve tetor 2012


25


NĂŤ kopertinĂŤ

26

tetor 2012


27


dhe panaireve të përbashkëta të punimeve të artizanëve të Qarkut të Kukësit dhe Cetinjës, aktivitete të cilat jo vetëm gjallëruan jetën e banorëve të Kukësit, Tropojës dhe Valbonës, por dëshmuan sa shumë motive popullore apo instrumente popullore të ngjashëm ekzistojnë në folkun e dy popujve, ngjashmëri këto që për Zanën do jenë e një bashkëpunimi të ardhshëm, e një bashkëpunimi që do gjallërojë turizmin dhe biznesin mes banoreve të dy zonave. “Me shumë sinqeritet ju them se koncertet në Kukës dhe Tropojë kanë qenë ndër koncertet më emocionuese të karrierës sime, publiku duartrokiste me ovacione dhe vazhdimisht na falënderonte për këtë ngjarje, që për disa orë u ndryshoi monotoninë jetës së tyre. Disa shpreheshin se prej 10 viteve Kukësi nuk ka parë koncerte të tilla. E për këto emocione të shkaktuara, unë u jam shumë mirënjohëse atyre banorëve”. Pas Kukësit të njëjtat koncerte janë organizuar edhe në Cetinjë. Por jo vetëm kaq, një studim me bashkautorësi të studiuesve të të dy vendeve, do të botohet në muajin mars, duke memorizuar në një botim tepër serioz pikërisht “Rrënjët e përbashkëta“ në trashëgiminë kulturore. Ndërkaq që Zana Çela do ketë nisur një punë po kaq voluminoze, një projekt të ngjashëm mes qarkut të Janinës dhe Gjirokastrës, financuar po nga BE-ja. Pra parashikon një vit po kaq të zënë me punë. Borxh fëmijërisë E ndërkaq të përditshmen ia ka zënë një tjetër punë Zana Çelës, po kaq larg ekraneve dhe syve të publikut të gjerë: shkolla private “Performancë”. Ajo që në fillim nisi si një shkollë artesh, tashmë është shndërruar në një shkollë të mirëfilltë 9-vjeçare, ku gjatë ditës bëhet mësim i rregullt, kurse pasdite shndërrohet në një qendër arti. Eshtë fare pranë Liceut Artistik, mbi drejtorinë e Higjienës, në rrugicat ku Zana ka kaluar vitet e fëmijërisë. “Lindi pikërisht si një kujtim ndaj pasionit të fëmijërisë kjo shkollë, pasion i cili më vonë m’u kthye në profesion”, rrëfen Zana Çela. Dhe e ndjeu fare e vogël Zana Çela se e kishte pasion këngën, që gjashtë vjeç. Në atë kohë familja e saj ishte

28

Duket mjaft e qetë kur pyetet për të ardhmen e Dorit dhe duket se nuk i shkakton ndonjë ankth nëse i biri do vendosë të ndërtojë një jetë larg Tiranës. “Nëse vendimin për të studiuar në Paris ne e morëm bashkërisht në familje, pasi Dori ishte 16 vjeç, tashmë të gjitha vendimet e tjera ai është në moshën që do t’i marrë vetë” transferuar në Shkodër, për shkak të punës së të atit, oficer. Pikërisht në klasë të parë, kur e zgjodhën për të kënduar në festivalin për fëmijë. “E dija që kisha zë, në atë kohë bënim shumë koncerte nëpër shkallët e pallateve, koncerte të mirëfillta, me skenë me perde dhe kishim shumë spektatorë… Pastaj u gjenda nga një “skenë” e tillë në atë të fatosave”. Kur u rrit dhe pak Zana Çela ato koncerte shkallësh nisi t’i organizonte vetë, duke mbledhur fëmijët e lagjes hedhur në njëfarë mënyre edhe bazat e asaj që bën tani, ku në lagjen e saj të vjetër vajzat e vogla e njohin si “zysh Zana” dhe janë nxënëset e saj të klasave të pasdites. Ndërkohë që në tetëvjeçare ajo ishte bërë mjaft e njohur ndër moshatarë, duke fituar çmimet e para në festivalet e pionierëve, me këngë që ende sot kanë mbetur në kujtesën e fëmijëve të asaj kohe. “Ishin me të vërtetë këngë të bukura, shumica të kompozitorit Pjetër Gacit”, thotë Zana e mbushur me nostalgji dhe një fije keqardhjeje që pas liceut, në vend të vijonte me kanton, vazhdoi studimet për Gjuhë Letërsi. Sidoqoftë, këmbëngulëse siç është, nuk iu shkëput për fare muzikës, përkundrazi, I bëri të dyja bashkë, pasionin e jetës dhe profesionin që i dha shkolla: në vend që t’i përkushtohej ndonjë fushe tjetër të gazetarisë, kur u afrua pranë TVSHsë nisi për të parën herë në Shqipëri programin muzikor me të cilin hyri në kujtesën e të gjithëve, të parin Hit Parade shqiptar. Dhe prej andej, çdo punë e projekt që ka bërë në jetë, ka pasur brenda vetes edhe muzikën.

Me shokët më të mirë Pasionin për muzikën Zana e kaloi edhe tek djali i saj i vetëm, Dori, i cili për vite me radhë ka marrë mësime për piano, edhe pse aktualisht nuk studion për muzikë. “Tanimë Dori studion në Paris, në Universitetin e Sorbonës, për ekonomi”, - thotë Zana. - “Ka përfunduar studimet trevjeçare, pra është diplomuar dhe tani është në vitin e parë të masterit, për ekonomifinancë”. Nuk duhet të ketë qenë e lehtë për Zanën të shkëputet nga djali i saj i vetëm. “Vendimin që ai të vazhdonte studimet në Francë, ne e morëm bashkërisht në familje, që kur Dori nisi vitin e tretë të shkollës së mesme. Arsyeja ishte se e dinim mirë që sistemi universitar francez është ndër më të vërtetët e me nivel të lartë, për faktin se atje universitetet më të mira janë shtetërore me një traditë shumëshekullore, siç është Sorbona, një universitet i krijuar që në shekullin e XII-të”. Me kënaqësinë më të madhe Zana tregon se si gjatë këtyre viteve Dori në asnjë moment nuk është penduar për këtë zgjedhje, edhe pse Sorbona, një universitet me vështirësi dhe kërkesa të larta, kërkon sakrifica, shpesh të mohosh çdo lloj relaksi e argëtimi për muaj me radhë. “Por ky ritëm studimi i ka dhënë rezultatet, pasi vjet Dori ishte listuar ndër 20 studentët më të mirë të vitit”, tregon Zana teksa sa herë flet për Dorin nuk e përmban herë pas here një “shpirt i mamit!”. Duket mjaft e qetë kur pyetet për të ardhmen e Dorit dhe duket se nuk i shkakton ndonjë ankth nëse i biri do vendosë të ndërtojë një jetë larg Tiranës. “Nëse vendimin për të studiuar në Paris ne e morëm bashkërisht në familje, pasi Dori ishte 16 vjeç, tashmë të gjitha vendimet e tjera ai është në moshën që do t’i marrë vetë, ne gjithmonë e kemi përkrahur dhe aprovuar idetë dhe zgjidhjet që Dori ka bërë gjatë këtyre viteve që studion në Sorbonë. Të dy, dhe unë dhe Beni, asnjëherë nuk i kemi imponuar mendimet tona, sa i takon punësimit të tij”. Nuk i është imponuar as me gjëra më të vogla Zana Çela të birit, ndaj dhe tani që është rritur, Dori është për të shoku dhe “kritizeri” i saj njëkohësisht. tetor 2012


29


Gjithmonë kemi diskutuar, aprovuar e kundërshtuar mendimet apo problemet e ndryshme, që çdo marrëdhënie prind – fëmijë ka, dhe kjo është gjëja më e bukur e më e mirë që mund të ndodhë në një marrëdhënie të tillë. Tani Dori është 22 vjeç e tani ai është djali dhe shoku ynë më i mirë. Sa herë që unë kam probleme me punën tani i ndaj edhe me Dorin, pasi kam shumë nevojë dhe për mendimin e tij e kjo është reciproke. Edhe ai shumë shpesh diskuton çdo gjë me mua, por në mënyre të veçantë, me Benin. Flasin gjatë, gjatë në telefon e ky moment është relaksi më i mirë për mua”. Ndoshta ikja e Dorit nga shtëpia do ishte më e lehtë për dy prindërit e tij, nëse do kishin pasur një fëmijë të dytë. “Për shumë njerëz është i natyrshëm mendimi për të sjellë në jetë më shumë sesa një fëmijë”, thotë Zana, “por ndoshta unë asnjëherë nuk e kam menduar seriozisht, se përndryshe do t’i kisha bërë një motër ose vëlla Dorit. Unë vetë jam rritur në një familje të madhe, jam më e vogla mes katër fëmijëve të familjes time, kam dy vëllezër dhe një motër dhe ky fakt më ka dhënë gëzimin më të madh të fëmijërisë, pasi ne kemi qenë dhe jemi shumë të lidhur me njëri -tjetrin. Të jem e sinqertë, kur isha vajzë, asnjëherë nuk e kam menduar një gjë të tillë dhe ndoshta kam gabuar, sepse ëndrrat e rinisë të japin stimuj që imponohen për t’u realizuar”.

30

Gjithmonë i kujtoj javët e para, kur e laja, sa shumë frikë kisha se mos më binte nga dora. Kujtoj kur ndonjëherë sëmurej me temperaturë të lartë dhe unë sëmuresha vetë nga ankthi i temperaturës se tij… Shpeshherë mamaja ime më thoshte: tani u bëtë dy fëmijë për ndihmën e doktorit. Dhe në këtë vendim, për të mos e shtuar më familjen e saj, nuk ka ndikuar kushedi sesa lodhja e viteve të para, sepse tani, njëzet e dy vjet më vonë Zana i kujton me buzë në gaz ato vështirësi: “Së bashku me Benin e kemi rritur vetë, pa ndonjë ndihmë, siç mund të kenë pasur miqtë e mi, sepse të tilla i kishim rrethanat. Gjithmonë i kujtoj javët e para, kur e laja, sa shumë frikë kisha se mos më binte nga dora. Kujtoj kur ndonjëherë sëmurej me temperaturë të lartë

dhe unë sëmuresha vetë nga ankthi i temperaturës se tij… Shpeshherë mamaja ime më thoshte: tani u bëtë dy fëmijë për ndihmën e doktorit. Por kam qenë me fat, sepse Dori kur ishte bebe, ishte shumë i shkathët dhe i qeshur, edhe në situatat e netëve pa gjumë, më qetësonte me gjallërinë e tij”. Për ato që stresohen kur fëmija i lë pa gjumë natën, mund të duket çudi të lexojnë një fjali të tillë. Por mua më duket normale, për sa kohë këtë e thotë Zana Çela për të birin. Sepse vetëm kur shkojmë në shtëpinë e saj për të bërë fotografitë dhe shoh me sytë e mi gjithë prapësitë që bën macka e vogël Koko, e di që Zana vetëm buzëqesh dhe kënaqet me çdo gjë që ka të bëjë me të birin. Si kjo mace e vogël, që në shtëpi e ka sjellë pikërisht Dori e që Zana, aq e kujdesshme në çdo detaj dhe që dukej se nuk do duronte kurrë të kishte të hequr një fije të një rrobe të mëndafshtë, qesh sa herë e sheh të bëjë kollotumba nëpër divane apo të vrapojë nëpër shtëpi. “Shih si luan zemra e vogël”, thotë teksa tregon që edhe vetë nuk e kishte menduar që një kafshë në shtëpi do t’i sillte gjendje aq të mirë. “Ndoshta duhet të bësh një bebe tjetër”, - i them duke qeshur, teksa i kujtoj moshatare të saj që kanë bërë fëmijë të dytë pikërisht kur fëmija i parë është nisur në Universitet. “Edhe Beni më thotë qe jemi akoma në kohë për të ëndërruar”. tetor 2012


dossier ardIT gjeBrea, një BeBe TjeTër, 17 vjeT Më PaS KrISTIna jorgaQI KaPaCITeTI IM I aMëSISë lInd(j)a e vera graBoCKëS SaIMIr BraHo: FëMIjëT, një dHuraTë nga ZoTI SuPerMaMI MonIKa KrYeMadHI Tre noTaT e ëMBla Të MerITa reXHëS KaTër FëMIjë Për FaMIljen BeCKHaM angelIna jolIe dHe FëMIjëT S’Kanë Të SoSur HeIdI KluM, SuPerMaMI

një, dy apo më shumë bebe 31


Dossier sa fëmijë?

Sekrete Bio

Një apo dy? Apo…? …disa fëmijë? Cila do ishte familja ideale? Cilët janë fëmijët më të lumtur? Pse sa vjen dhe po bie numri i familjeve me shumë fëmijë? Të gjitha pyetjeve u kthen përgjigje sociologia Merita Poni Nga Klaudeta Skënderasi Ka ndryshuar në ditët e sotme tendenca e dikurshme kur familjet intelektuale dhe disi te pasura bënin më pak fëmijë? Tendenca në lidhje me numrin e pakët të fëmijëve në familjet e pasura (dhe të mesme) dhe me prindër ‘intelektualë’ (me këtë kuptoj persona që kryejnë punë profesionale jo-manuale) nuk ka ndryshuar. Madje, nëse dikur kishin 2 fëmijë, tashmë kanë përgjithësisht një dhe ndonjëherë ka çifte që nuk kanë deri në moshë të shtyrë (riprodhuese), mbi të 40-tat. Për ç’arsye? Rritja e kostos së jetesës dhe përmbushja e nevojave të përditshme ka bërë që shumë çifte ta shtyjnë kohën e martesës dhe për pasojë edhe atë të pasjes fëmijë dhe kjo shtyrje e planifikimit të femijës deri në një moment të përshtatshëm të stabilizimit të gjendjes ekonomike të çifit natyrisht ka ndikuar në reduktimin e fëmijëve nga 2 në 1. Një tjetër arsye është se stabilititeti ekonomik i familjes nuk është i garantuar. Edhe nëse është arritur, duhen bërë shumë përpjekje për ta mbajtur në nivel konstant, prandaj cicftet që punojnë përballen me zgjidhje dilematike kur kanë fëmijë të vegjël: sa kohë do punojnë dhe

32

sa kohë do përkujdesen. Pra, thënë ndryshe, fëmija hyn në kohën e punës dhe i merr orë fizike kohës së punës, e cila përkthehet në para dhe për pasojë në stabilitet ekonomik. Një tjetër arsye që ndikon në reduktimin e numrit të fëmijëve është edhe kostoja financiare që bashkëshoqëron rritjen e fëmijës, që nga ushqyerja, veshja e deri tek përkujdesi zëvendësues, nëse nëna e re vendos të vazhdojë punën pas lindjes. Përveç këtyre arsyeve, një faktor ndikues në reduktimin e numrit të fëmijëve është edhe punësimi i grave (me fëmijë) të cilat dëshirojnë të kenë një qëndrueshmëri ekonomike të tyren, e cila sigurohet prej punës me pagesë. Edhe puna e shtëpisë është punë -dhe pa pushim ndonjëherë - por meqë nuk është me pagesë e vendos gruan në varësi ekonomike të bashkëshortit, gjë që mund të mos jetë e pëlqyeshme për gruan që bëhet nënë. Dhe së fundmi, përballimi i kostos së komoditetit familjar, që nga blerja e shtëpisë, rritja e fëmijës e deri tek faturat e përmuajshme, është më i lehtë nëse të dy bashkëshortët janë të punësuar sesa kur punon vetëm njëri dhe kjo nevojë ka bërë që shpesh nënat e reja ta zëvendësojnë përkujdesjen ndaj fëmijës së vogël me përkujdes me pagesë, duke

marrë një dado në shtëpi ose duke e dërguar fëmijën në çerdhe/kopsht. Cilat familje janë të prirura të bëjnë më shumë fëmijë dhe cilat më pak? Më të prirura të bëjnë shumë fëmijë janë ato familje që jetojnë në kushte jo të favorshme ekonomike dhe fëmijës i japin një vlerë ekonomike, si për shembull e llogarisin si krah pune, pavarësisht se ku do punojë, p.sh. në arë, në rrugë (për lypje), në shitje (cigaresh/çakmakësh). Vlera ekonomike që i jepet fëmijës projekton një vizion për një të ardhme më të mirë se në mos të gjithë, ndonjëri “do na nxjerrë në selamet”, pra do fitojmë ekzistencën prej punës së fëmijës. Kjo nuk është çudi kur prindërve që nuk sigurojnë të ardhura prej punësimit apo prej një pune të qëndrueshme iu nevojitet një siguri ekonomike që mund të sigurohet edhe prej punësimit të fëmijëve. Në rastet e shfrytëzimit të fëmijëve të rrugës dhe trafikimit shpesh trafikuesit dhe shfrytëzuesit kanë qenë familjarët e tyre, të cilët e kanë justifikuar trafikimin dhe shfrytëzimin me pretekstin se u duhet të ushqenin atë gojë dhe disa të tjera. Por ka ndodhur që shumë fëmijë të kenë pasur edhe çifte në gjendje të mirë ekonomike, kur kryesisht i (vetë) tetor 2012


punësuar ka qenë babai, ndërsa nëna ka bërë shtëpiaken, pra ka pasur mundësi të konsiderojë si primare shtatzënine, lindjen dhe përkujdesin për femijet. Por kjo nuk është tendencë e familjeve të pasura, të cilat përgjithësisht e dinë se rëndësi më të madhe ka cilesia e jetës së pak fëmijëve sesa numri i madh i fëmijëve (pra sasia). E mëgjithatë ne i kemi ca shembuj të familjeve të pasura që po e ndjekin tendencën e shumë fëmijëve… Asgjë shoqërore nuk është kategorike. P.sh. meqë të varfërit bëjnë shumë fëmijë të pasurit nuk e bëjnë këtë, pra jo domosdoshmërisht ç’ka bën njëra shtresë nuk e bën tjetra. Çka e ndan dukurine nga të qenit ose jo e tillë është përgjithësimi, pra sa më shumë njerëz të një grupi/shtrese të shfaqin një lloj sjelljeje, aq më shumë ajo sjellje bëhet tipar dallues ose përshkrues (atribut) i tij. Me kalimin e viteve numri i lindjeve ka ardhur në rritje apo në rënie? Sigurisht në renie dhe do të vazhdojë të jetë kështu edhe për 20 vitet e ardhshme, siç është llogaritur nga projeksioni i popullsisë prej INSTAT. Eshtë e vërtetë se sa më pak fëmijë të bësh aq më komod jeton? Po. Sepse përveç kënaqësisë që të jep, një fëmijë të merr shumë kohë, energji, nerva dhe kokëçarje dhe prindërimi është një dëtyrë që nuk përfundon kurrë. Ka lidhje të drejtpërdrejtë lindja e një fëmije me gjendjen ekonomike? Besoj se po, përveçse në rastin kur shtatzënia është e paplanifikuar dhe pasiguria financiare mund të rrezikoje të ardhmen e fetusit, pra mund të përcaktojë nëse do dalë në jetë apo

do të përfundoje në javët e para të shtatzënisë. Lidhje të drejtpërdrejtë ka edhe me dëshirën, jo vetem me gjendjen ekonomike, për të pasur fëmijë dhe mbushjen e mendjes se fëmija është prioriteti i radhës. Shumë nëna mendojne se lindja e shumë fëmijëve do t’i pengonte në realizimin e synimeve për të pasur një karrierë të konsoliduar… Kanë të drejtë, sidomos në realitetin patriarkal shqiptar, ku përkujdesja për fëmijën konsiderohet si detyrë e vetme e gruas, pra nga gruaja nuk pritet të jetë në punë dhe të sjellë para, por pritet të bëjë fëmijë dhe t’i rrisë ata. Modeli ‘baba-sigurues ushqimi’ dhe ‘nënë-shërbyese’ e bën shumë të qartë pozitën e gruas nëse bëhet nënë. Karriera dhe përkujdesja mund të shkojnë më mirë bashkë pa e përjashtuar njëra-tjetrën nëse në rritjen e fëmijës merr pjesë edhe babai (edhe ai është prind, apo jo?) dhe nëse nënës së re i mundësohet përkujdesja për fëmijën në formën e çerdhe/kopshteve cilësore dhe përkujdesjes së gjyshërve, sidomos mamatë dhe vjehrrat janë një mbështetje e paçmuar për nënat e reja, prej të cilave dëgjohet shpesh të thonë “Rroftë mami/vjehrra që më rriti fëmijët, se të mos ishte ajo, nuk do kisha bërë fare fëmije!” Cila do të ishte familja ideale, me sa fëmijë? Ideale është familja që ka aq fëmijë sa dëshiron të ketë dhe sa ka mundësi t’i mbajë. Cilët janë fëmijët më të shëndetshëm psikologjikisht, ata që rriten vetëm me prindërit apo ata që rriten mes motrash dhe vëllezërish? Kjo nuk është e sigurt. Do të duhej të besonim se fëmijët që rriten me motra

dhe vëllezër kanë më shumë mundësi shoqërizimi në familje dhe nuk janë të vetmuar, gjë që është pjesërisht e vërtetë dhe se janë të mbrojtur nga sulmet e fëmijëve të tjerë, pra janë nën mbrojtjen e më të rriturve. Por po aq e vërtetë është që fëmijët që kanë vëllezër dhe motra (sidomos më të rritur se veten) janë edhe më të palumturit, sepse shpesh abuzohen prej këtyre në formë psikologjike dhe fizike: rrihen, urdhërohen, fyhen, përjashtohen, depersonalizohen, manipulohen, etj. Prandaj ne kemi një shprehje në shqip (për arsye etike nuk po e citoj, pasi e dimë të gjithë) që po të përkthehet, do të thotë se: “Gjithça është më mirë të jesh, por jo i vogël”. Po ashtu, përvoja ka treguar që edhe fëmijët më të mëdhenj nuk janë ndjerë shumë të lumtur apo rehat me ardhjen në jetë të një vëllai apo motre më të vogël, sepse gjithë vëmendja apo një pjesë e saj i janë hequr për t’iu dhënë fëmijës së sapoardhur. Pra, një farë xhelozie e justifikuar ka shkaktuar jo pak frustrim dhe vuajtje tek fëmijët më të rritur, të cilët përveç mungesës së vëmendjes, që dikur e kishin të gjithën për vete, u duhet të përballen edhe me akuza të shpeshta (mbase me të drejtë) prej prindërve se u bien gjithmonë në qafë më të vegjëlve. Pastaj, dihet që me fëmijën e parë çdo prind ‘provon dorën’ në edukim, d.m.th. formohet, sepse as kemi lindur prindër dhe as shkollohemi apo edukohemi për t’u bërë të tillë: ne vetëm ndodhemi para faktit që u bëmë me fëmijë dhe padija e të bërit prindin shkakton jo pak stres tek prindërit e rinj, të cilët ndonjëherë ia veshin fajin njëritjetrit për mosdijen, që e ndajnë të dy njësoj (sepse nuk ka mundësi që njëri të dijë dhe tjetri jo, në mos paçin qenë njëhere të martuar dhe me fëmijë).

33


Dossier sa fëmijë?

Një bebe tjetër, 17 vjet më pas Zakonisht planifikimet për një fëmijë të dytë ndodhin më herët se sa kaq. Por çifti Gjebrea bën përjashtim. Pas Jonit, djalit të tyre të parë, Anila dhe Arditi sollën në jetë projektin më të bukur. Kësaj here aspak artistik. Anna, e vogla e tyre, erdhi në jetë 17 vjet pas Jonit. Dhe i lumturoi të tre, aq sa s’thuhet. Sepse për të bërë një fëmijë tjetër nuk është kurrë vonë 34

tetor 2012


N

ë numërimin në countdown të minutave të fundit të 2007-ës dhe mbërritjen e sekondave të para të vitit të Ri, të gjendur në mes të bulevardit qendror të Las Vegasit, nën magjinë e dritave të vendit më të ndriçuar të botës, të lumtur deri në pamundësi për ta rrëfyer me fjalë (sepse po hidhnin pas krahëve kohë jo shumë të mira) e të përqafur fort me njëri- tjetrin (si të frikur prej faktit të pashmangshëm tashmë se ndërsa po rritet, Joni nuk do të mund të jetë më aq bashkë me prindërit ) …instiktivisht e krejt në mënyrë të pavarur Arditi, Anila dhe Joni, atij formulimit të gjithëhershëm për të pasur një vit të mbarë në shëndet e projekte, i kishin shtuar në heshtje edhe lutjen: që në 2008-ën të bëheshin katër. Afro pesë muaj më pas (në maj) dëshira e tyre u plotësua. Lajmin, Anila e ruajti si suprizën më të bukur që mund t’i bënte bashkëshortit të saj në 45-vjetorin e tij të lindjes (më 7 qershor 2008). Që prej ditës kur mësoi se fëmija i shumëpritur ishte ngjizur brenda saj, Anilës do t’i duhej të duronte edhe ca ditë për ta zbrazur gëzimin e saj tek Arditi, i cili e dëshironte po aq sa edhe ajo një fëmijë të dytë. Ruajtja e lajmit e kishte një qëllim: të bëhej suprizë për ditëlindjen e tij. Në orën 12 të natës të datës 6 qershor i dhuroi Arditit një

tufë prej 45 trëndafilash, një zemër të madhe dhe një palë këpucka të bardha. Dhe ragimi i tij ishte: “Vërtet!!!??? E vërtetë është!!??” Ishte e vërtetë. Ardhja në jetë e Annës ishte lumturia vetë, jo vetëm për faktin se ndodhi 17 vjet pas shtatëzënisë së parë, por dhe pse erdhi në kohët kur duhej më shumë se kurrë më parë, si një gëzim që do t’ua fshinte të gjitha shqetësimet e shkaktuara prej probleme shëndetësore të Arditit, si një fatndjellëse për dy projektet më të rëndësishme televizive të vitit (10 vjetorin e “Këngës magjike” dhe nisjen e spektaklit të përjavshëm, të dëshiruar fort prej vitesh, “E diela shqiptare), por dhe si një pjestare e re, që me të qarat dhe gulçimet e saj, do të mbushte boshllëkun që do të krijonte ikja e parë e Jonit nga shtëpia për studime jashtë Shqipërisë. Pra, si për të ricikluar jetën brenda shtëpisë së Gjebreave. S’kishte si të ndodhte më e planifikuar dhe e mbarë se kaq. Dhe kur më në fund hapi syçkat në këtë botë, Anna e ndryshoi si me magji jetën e mamit, babit dhe vëllait të saj të madh. Siç vetë Arditi është shprehur: Ne e donim shumë Annën, donim që të na vinte. Para se kjo të na ndodhte patëm një fatkeqësi, humbëm një fëmijë pa u bërë ende 3 muaj. Patëm shumë dhimbje, por kjo s’na ndaloi.

Kështu që Anna nuk ishte vetëm një fëmijë i dëshiruar nga ne, por edhe i insistuar nga ne. Mund të them që i ka dhënë një dimension tjetër jetës sonë. Joni tashmë është 20 vjeç dhe ne i kishim harruar detajet e imëta si ishte rritur. Sigurisht që mbajmë mend shumë nga Joni, por tashmë të tre po e përjetojmë fort këtë rilindje në familjen tonë. Dhe rilindja me emrin Anna ka ndryshuar jo pak në shtëpinë e tyre. Tani babi Arditi shkon në shtëpi më herët se dikur. Tani ora 19.00 e zë aty, në shtëpi, me Anilën dhe Annën e tij. Nëse mundet ai e kalon gjithë kohën me të. Madje ndonjëherë vonohet pak në punë, pasi pret deri sa ajo të zgjohet. Kur ajo është zgjuar, mëngjesin e hanë bashkë. “Unë e marr në prehër dhe në varësi të mëngjesit marrim një pirun të madh e një të vogël, ose kur hamë qumësht me Cornflakes marrim një lugë të madhe dhe një të vogël dhe kur afrohet fundi, kthehet në një betejë të vërtetë mes nesh, pasi secili “sulmon” për të marrë lugën e fundit, dhe kur vjen puna te qumështi, ajo ma rrëmben tasin dhe e kthen të tërin për vete dhe unë jam babai më i lumtur”. S’ka si të ndodhë ndryshe… me Jonin dhe tani pas 17 vjetësh me Annën e vogël, familja Gjebrea është vërtet më e lumtura…

35


Dossier sa fëmijë?

Kristina Jorgaqi me bashkëshortin Agron Jano ditën e diplomimit të djalit të tyre, Marinit

Kristina Jorgaqi

Ka kapacitet për të gjitha, edhe për amësinë Studiuesja e njohur e gjuhës në raportin me Marinin, djalin e saj të vetëm. Pse nuk ka dashur të sjellë në jetë të tjerë fëmijë dhe si i kujton vështirësitë e viteve të para Nga Iva Tiço 36

tetor 2012


S

hkrimet në vetë të parë nuk janë të parapëlqyerat e mia, por në këtë rast është e pashmangshme: Kristina Jorgaqi është kushërira ime. Nga ai brezi i dytë i kushërinjve, që mund të mos i njohësh fare ose mund të kesh lidhje shumë të ngushtë, nëse ndan gjëra të përbashkëta, që nga pasionet e huqet e deri tek stili i të jetuarit. Nga ato kushërirat më të mëdha se vetja, që mund t’i pyesësh për gjithçka, për gjërat që ke bërë dhe për ato që ende nuk ke bërë, për të parë si mund të bësh ti vetë apo si do ishte më mirë t’i bëje. Kohë më parë, gjatë një bisede të tillë, mbaj mend ta kem pyetur Kristinën që si kishte mundësi që ajo, në gjendje relativisht të mirë ekonomike, me mundësi të mira për të rritur e shkolluar edhe një fëmijë tjetër, ndërsa djali i saj i vetëm Marini po nisej të studionte në Amerikë, kishte bërë vetëm një fëmijë.“Sepse kaq ishte kapaciteti im i amësisë, vetëm për një fëmijë”, më tha atëherë shumë thjesht. Më është kujtuar shpeshherë kjo përgjigje, sa herë dëgjoj të flitet për orë biologjike, si diçka që e pranojnë të gjithë kur troket me dëshirën për të pasur fëmijë dhe si diçka që rrallëkush pranon që nuk e ndjen kurrë. Ose sa herë që dëgjoj rreth vetes argumente që s’të mbushin mendjen, se përse është mirë të kesh ose të mos kesh më shumë se një fëmijë (përtej argumenteve ekonomike, ato janë gjithmonë të pranueshme, kur thuhet se s’ka mundësi, këtu s’ka asgjë për të mos u kuptuar). Apo sa herë dëgjoj rreth e rrotull patetizma mëmësie e më kujtohet sinqeriteti në pohimin e Kristinës. Eshtë i pari emër që më vjen ndër mend, teksa në redaksi diskutojmë për dossierin e këtij muaji. Propozoj që të jetë edhe ajo, duke e ditur që, nëse pranon të jetë pjesë e shkrimit, ka për të qenë po aq e sinqertë, sa në atë bisedë mes kushërirash. E nis bisedën nga fillimi me të, që nga dita kur Marini, që në 2 shkurt do bëjë plot 25 vjeç, erdhi ne jetë. “E mban mend atë ditë?” – e pyes. Dhe më përgjigjet duke qeshur e duke cituar gjyshen e vet, tezen e tim eti: “Pyetje ështe kjo?!’ Pastaj, përtej asaj që do thoshte gjyshja në këtë rast, vijon me sinqeritin e përhershëm: “E kujtoj, por, të jem e sinqertë, e kujtoj sidomos për dy gjëra: e para, për faktin se për herë të parë në jetën time provova dhembjen fizike në kufijtë e torturës; e dyta, për gjumin e ëmbël, më të ëmblin që kam bërë ndonjëherë në jetën time, pas asaj

vuajtjeje skëterre prej 24 orë rresht në paralindje. Ndryshe nga ç’dëgjoj të thonë zakonisht, unë nuk mbaj mend të kem përjetuar ndonjë lumturi; thjesht një ndjenjë lehtësimi dhe çlirimi, pas një torture të madhe fizike”. Ndryshe nga shumë të tjera, që në intervista në media flasin vetëm për lumturinë që të sjell rritja e një fëmije, për buzëqeshjet dhe kicat e parë, Kristina Jorgaqi kujton edhe ditët e mundimshme. Sepse nuk ishte e thjeshtë të lindje dhe të rrisje një fëmijë në fund të viteve 80 dhe fillimet e 90-ës; ka qenë madje një strapacim i paparë. “Veten e kujtoj”, - thotë ajo, “të paktën për nja tre vjet rresht, si një robot, që përsëriste saktësisht të njëjtat veprime çdo ditë në të njëjtat orë: radha e qumështit, zierja e pelenave, dreka për të nesërmen e plot angari të tjera të këtij lloji; të gjitha këto, pasi kishe mbërritur në punë në 7 të mëngjesit dhe e kishe lënë atë në orën 3, me të dielën vetëm pushim. Llogariteni vetë se ç’kohë mbetej për të shijuar rritjen e fëmijës”. Në ato vite, teksa Marini rritej, as që mund ta mendonte të niste nga e para me një tjetër bebe. Ndërsa më vonë ishte pikërisht i biri ai që ia kujtonte hera herës dëshirën e tij për të pasur një motër ose një vëlla. Pastaj, kur nuk ishte më dhe aq i vogël, aty pa mbushur 12 vjeç, i tha: “Dëgjo, ma, kam një kërkesë. Dua t’më bësh një motër ose një vëlla”. Ia kujtonte këtë gjë here pas here, derisa një ditë iu kthye dhe me ton të prerë i tha: “Dëgjo, dua t’më bësh një motër ose një vëlla… ose t’më marrësh një qen ose një mace, dakord?” Macja dhe qeni

nuk shkelën kurrë në shtëpinë e tyre, ndërsa ka qenë Rea, mbesa e Kristinës, me të cilën Marini është rritur, ajo që do t’ia kompensonte disi mungesën e motrës. Një motër ose vëlla ka qenë një nga të paktat dëshira që Kristina nuk ia ka plotësuar të birit. Jo thjesht për kujtimin e atyre tre vjetëve të para të lodhshme, por thjesht sepse ideja për të pasur një tjetër fëmijë nuk e ka tunduar asnjëherë. “Me një fëmijë e kam realizuar ndjenjën time të amësisë. Unë besoj që amësia është, veç të tjerash, edhe një kapacitet psiqik e shpirtëror, që është i ndryshëm në njerëz të ndryshëm. E rëndësishme është që çdo grua ta njohë, të jetë e vetëdijshme për kapacitetin e saj amësor. Unë them se e kam njohur”. Pasi e ka njohur këtë kapacitet amësor, Kristina ka qenë e qetë të kujdeset për familjen e saj të vogël, të vijojë me studimet gjuhësore e të ndërtojë një karrierë akademike, duke pasur kohën dhe përkushtimin për të pasur një marrëdhënie sa më të mirë me të birin, një marrëdhënie të hapur, të sinqertë, të drejtëpërdrejtë. “I japim shumë dashuri njëri - tjetrit. Marini ka shumë dashuri brenda dhe unë jam e lumtur që ai di ta tregojë e ta japë atë”. E pyes nëse tani që Marini është 25 vjeç, a është një shok për të. Por edhe këtu Kristina qëndron larg klishesë: “ Me gjithë marrëdhëniet e afërta e miqësore që kam me tim bir, nuk do ta konsideroja atë shok, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Prindi dhe fëmija nuk mund të jenë shokë; do të dilnin jashtë rolit që janë paracaktuar të kenë. Por më vjen shumë mirë që im bir ndjen nevojën t’më konfidohet, të më hapet, t’më marrë mendim për gjërat që e shqetësojnë”. Gjithsesi këto konfidenca tani mbetet t’i ndajnë nëpër telefona a internet. Sepse prej vitesh Marini jeton në Amerikë dhe, kur vjen për pushime, kohën më të madhe e shpenzon me shoqërinë, pas së cilës është shumëi dhënë. “Eshtë një keqardhje e imja e vazhdueshme, që nuk kaloj me tim bir aq kohë sa do tëdoja. Po, me ç’dëgjoj, nuk jam e vetme.Në ditët e sotme është bërë vërtet “privilegj” të rrish gjatë me fëmijët”. Gjithsesi jo aq sa të të tundojnë për të pasur një të dytë. Sepse Kristina Jorgaqi është një ndër të paktat që është e vetëdijshme për kapacitetin e saj amësor. Ose, më mirë akoma, është ndër të paktat që e pranon. Jo thjesht në një bisedë kushërirash, por edhe në intervistë.

37


doSSIer sa fëmijë?

Lind(j)a e verës regjisorja e spektakleve, vera grabocka dhe aktori timo Flloko kaNë vetëm Një vajzë, liNdëN. vetëm se Ndryshe Nga priNdërit e saj, ajo Nuk ka të bëjë asFare me botëN televizive. dhe po Njësoj si ata, ka preFeruar të qëNdrojë e padukshme. megjithatë, po ashtu si çiFti i Njohur kuriozoN jo pak

A

jo nuk pëlqen të shfaqet. Kamerave u qëndron larg, edhe pse janë qendra e punës së saj si regjisore. Aparateve fotografikë gjithashtu. Janë aq të rralla fotografitë e saj nëpër shtyp. Revistave nuk iu afrohet, veç rrallë, në qoftë fjala për ndonjë projekt të radhës. Faqeve rozë që gazetave aq më pak. Vera Grabocka nuk është nga ato personazhe numri i të cilës gjendet në celularin e çdo gazetari. Sepse edhe në qoftë, kërkesën së tyre për ndonjë shkrim do ta refuzonte në sekondë. Këtë e dinë të gjithë. Ndaj edhe faqeve të shtypit apo emisioneve televizive nuk mund të betohesh se e ke parë tek rrëfen si e ka arreduar shtëpinë, cila është pjata e saj e preferuar të cilën ajo e gatuan me shumë pasion. Që të tregojë me imtësi për veshjet, ditën e saj nga mëngjesi në darkë apo pasionet e saj të kohës së lirë, harrojeni. Nuk e ka bërë kurrë dhe nuk ka gjasa ta bëjë ndonjëherë. Sepse jeta e Vera Grabockës është e tillë, hermetike për sytë e publikut. Megjithatë me gazetarët ka marrëdhënie miqësore. A ka thënë dhe e thotë gjithmonë, nëse merrni vesh diçka për mua, jeni të lirë ta shkruani, të njëjtën gjë që po bëjmë edhe ne. Nga miq të afërt kemi mësuar se një natyrë si e saja, aq skrupuloze,

38

aq e dëshiruar për të bërë gjithçka në mënyrë perfekte, (dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me spektaklet që mbajnë firmën e saj) nuk mund të mbushte një shtëpi me fëmijë, që do të rrezikonin që të prishin ekuilibrat e saj të përsosmërisë. Ka lindur Lindën dhe e ka edukuar sipas parimeve të saj. Perfekte në pamje, perfekte në gjithçka që bën. Një vajzë tipike për ta krahasuar me Miss Amerikën (jo rastësisht jeton atje). E ëmbël, me një buzëqeshje të madhe, e qetë, e dashur dhe sidomos lumturisht e martuar. Sepse Linda i ka ngjitur një e nga një të gjitha shkallët që e kanë çuar në një jetë të lumtur: ka ndjekur shkollën e duhur, në vendin e duhur, është martuar me burrin e duhur (bashkëshorti i saj është izraelit), ka organizuar dasmën perfekte (ku natyrisht dallohej kudo dora e patëmetë e së ëmës), një martesë ëndrrash në kështjellën e Davidit në Izrael. Dhe ajo që kornizon të gjithë tablonë, një jetë e lumtur, në Amerikë me bashkëshortin dhe dy djemtë e çiftit, me të cilët gjyshe Vera shihet teksa shëtit në kodrat e liqenit kur ata vijnë për pushime në Shqipëri. Linda, nuk ka ndjekur shembullin e prindërve të saj. Deri tani ka lindur dy fëmijë dhe e ka bërë mami Verën dy herë gjyshe tetor 2012


Një dhuratë nga Zoti

Jemi mësuar të njohim familhje të vogla artistësh. Një famijë, maksimumi dy. Por kjo nuk ka ndodhur në shtëpinë e Saimir dhe Enkela Brahos. Sepse Zoti I ka bekuar jo me një, as me dy. Por me plot tre fëmijë të mrekullueshëm

A

jo festa surprizë e mirëseardhjes, që e gjeti me të vërtetë të befasuar në pragun e shtëpisë ndërsa kthehej nga materniteti tashmë me Aronin e porsalindur në krahë – e hijeshuar me muzikën e këndshme në sfond dhe ato thirrmat e Adrielit dhe Anjës në kor që gjithë gaz germëzonin emrin e vëllait të vockël dhe ajo ndjesi paqtie që kish pushtuar të gjithë mjedisin rrotull – e bëri të kuptonte se nuk kishte pasur arsye pse të shqetësohej. Pak nga lindja e fëmijës së saj të tretë, Enkela Braho ishte e bindur se Anja e vogël 20-muajshe nuk ishte aspak xheloze pse fronin e vëmendjes ia ishte zënë i sapoardhuri në shtëpinë e tyre. Ishte aq e vogël e megjithatë në ato ditët e para kur bebi sa kishte ardhur në shtëpi, i qasej

herë pas here për t’i puthur dockat e vockla, e ndihmonte mamin me ndërrimin e pelenave, i afronte kremin për bebe apo vinte veshin tek dera e dhomës së gjumit për të dëgjuar nëse “lai po can”(kështu thoshte ajo e shqetësuar sa herë dëgjonte të qara nga dhoma ngjitur). Ndërsa Adrieli... Adrieli ishte më i lumturi në familjen e tyre që Zoti i dëgjoi lutjet e tij që mami dhe babi ta bënin me vëlla. “Kur e mora në krahë Aronin, thashë: ‘Ti je aq i përsosur’. Që nga momenti i lindjes ka qenë një mrekulli. E kisha menduar shumë të vështirë, sidomos për Anjën. Kjo pjesë frike u shua menjëherë. Është gjithçka ndryshe nga sa e kisha imagjinuar. Gjithçka shkon kaq mirë! Aroni është i shëndetshëm, fëmijët e tjerë janë të lumtur me ardhjen e tij, unë që kam kaq forcë dhe ndihem mirë”. E megjithëse nuk e kishte planifikuar në atë moment numrin tre të fëmijëve, që e kish joshur kur ende nuk kishte nisur planet për krijimin e një familjeje me bash­këshortin e saj Saimir Braho, e di se ai fëmijë i ka ardhur pikërisht në kohën e duhur si dhuratë nga Zoti, vullnetit të të cilit i janë dorëzuar ajo dhe e gjithë familja e saj. Nuk ka hequr dorë për asnjë moment nga profesioni i saj për t’u shndër­ruar në një mama shtëpiake, sepse ajo kurrë nuk e ka ndier veten të shkëputur profesionalisht, as në kohë shtatzënish e as në kohë lindjesh. Përkujdesjen, rritjen dhe edukimin e tre fëmijëve të saj nuk e ka men­duar kurrë si sakrificë që e largonte çdo ditë e më shumë nga bota e skenës. “Prindërimi është një shkollë më vete. Kur bëhesh prind për herë të parë, nuk di asgjë. Pastaj më­son me praktikë dhe e kupton se je prind. Tani jam shumë e qetë, e shoh me një sy edhe më të lehtë. Bëj një punë dhe kam edhe fëmijët”. Mungesa në familje apo në jetën e fëmijëve ku shkak bëhet puna, Kela pothuajse nuk ka pasur. Mban mend vetëm një rast kur Adrieli ishte i vogël dhe e kish lënë në shtëpi me temperaturë për të qenë pranë studentëve të saj në kohë sezoni, ku të studiuarit për provime bëhet i gjithi mbi skenë, me vepra. “Në shtëpi kishte njerëz që kujdeseshin për të dhe temperatura kishte pothuaj dy javë që vazhdonte. Më duhej të isha me studentët, të cilët ishin shumë mirënjohës për ndihmën, veça­nërisht pas asaj sakrifice që po bëja, në njëfarë mënyre”. Në të tjera raste, ajo ka qenë gjithnjë aty, e pranishme në festat e kopshtit, e para në organizimin e ditëlindjeve të tyre, por edhe në spikatjen e talenteve që ata kanë. “Sajme thotë se Adrieli ka vesh ritmik dhe ka memorie për të mësuar vjer­sha, ndërsa Anja është e intonuar. Kam dashur që fëmijët të kishin shpirt artisti, sepse i përjetojnë gjërat me shumë emocion. U japin gëzim njerëzve rreth e rrotull”, prandaj, në një shtëpi si e tyrja, e mbushur me artistë, gëzimi nuk mungon kurrë, e sidomos kur arsyeja kryesore, ajo që u ka sjellë kuptimin dhe qëllimin e vërtetë jetëve të tyre, duke i falur një përgjigje për çdo pikëpyetje, një bindje për çdo pasiguri, është Zoti. Ndaj edhe ato kohët kur mendonte se Aroni erdhi kur ata nuk e kishin menduar, kanë kaluar. Zoti e di vetë se ç’bën, ndaj i vogli nuk u prishi asnjë balancë të jetës së mëparshme, veçse u fali më shumë gëzim dhe ua bëri jetën më të pasur.

39


doSSIer sa fëmijë?

Mami Mona P

hera e parë ishte tejet e vështirë. pastaj shtatzëNitë do të merrNiN rrjedhë Normale Në jetëN e saj. sot është mami i borës, besit dhe erës. që Nuk i lejoN më vetes gabimet e bëra vite më parë. moNika kryemadhi ka mësuar të mos u muNgojë tre Fëmijëve të saj. ja se si...

ër asnjë angazhim në botë, sado i rëndësishëm të ishte, Monika Kryemadhi nuk do të zgjidhte të hiqte dorë nga një mbledhje prindërish në shkollën e fëmijëve të saj apo të mos shoqëronte ndonjërin prej tyre në ditën e parë të shkollës, ashtu siç i kishte ndodhur njëherë e një kohë vetë asaj: të nisej e vetme drejt shkollës, pa prindërit, që në ditën e parë. Sepse përtej të qenit politikane, një grua e angazhuar me fushata elektorale, me takime me simpatizantë apo anëtarë partie dhe bashkëshortja e po një politikani aktiv, ajo është mamaja e Borës, Besit dhe Erës së vogël, për të cilët kujdeset të jetë e pranishme në

40

çdo ditë të jetës së tyre. Përpiqet jo pak herë të organizojë nga ato mëngjeset përtace për t’u zgjuar vonë e për të gatuar gjellët e preferuara të fëmijëve, megjithëse politika ia shtrëngon deri në dhembje mundësitë. Gjithsesi është mësuar tashmë se si ta menaxhojë kohën për politikën dhe tre fëmijët.E ka pasur mjaftueshëm kohën për të mësuar t’i bëjë ashtu si duhet të dyja detyrat e saj, po të mendosh se rolin e nënës e ka nisur pothuajse në të njëjtën kohë me angazhimet e saj të para politike, atëherë kur për çudi nga bashkëmoshataret e saj, ajo, fare e re, zgjodhi të merrej me fatet e vendit. Pasi bashkë me Ilirin ktheheshin

nga mbledhjet e forumeve rinore të partisë në mes të viteve ‘90, i duhej të gatuante, të pastronte e të kujdesej për atë shtëpinë e vogël që kishin marrë me qira për të bashkëjetuar e për të pritur më vonë lindjen e vajzës së tyre të parë, Borës, ardhjen e së cilës Monika mezi e kishte pritur, pasi edhe emrin ia vuri të njëjtë me ato të të gjitha kukullave me të cilat luante kur ishte e vogël. Lindja e saj nuk do t’ia ndryshonte për shumë kohë ritmin e punëve dhe lëvizjeve nëpër Shqipëri e jashtë saj. Atëherë mami Mona nuk do ta kuptonte. Vetëm pak vite më pas, kur do të ishte sërish për herë të tretë shtatzënë, ajo do të rrëfehej se ndaj Borës vazhdon të tetor 2012


ndiejë ende një borxh të pashlyer. “Ajo e ka ndier më shumë, si fëmija i parë që ishte, mungesën time dhe të Ilirit. Ndaj u dhashë fort pas saj për t’i dhënë vetes një mundësi që të rikuperoja kohën që nuk i qëndrova dot pranë”. Bëhet fjalë për ikjen për një specializim në Qendrën Marshall, kur Bora nuk ishte veçse një vjeç, kur as nuk fliste e as nuk ecte dot. Kjo ngjarje, që do të linte gjurmë jo vetëm tek mami Mona (që sa herë e kujton atë ikje, i mbushen sytë me lot), por edhe tek Bora, nuk do të përsëritej me fëmijët e tjerë që do të vinin më pas. Iliri dhe Monika do të merrnin një vendim: “Ta shohim ndryshe veten dhe familjen tonë të re. Unë të kuptoja përgjegjësitë e mia si nënë dhe të gjeja më shumë kohë për fëmijët e mi. Të bindur se kishim humbur më shumë se ç’duhej pas punëve, vendosëm që fundjavat t’i kemi vetëm për fëmijët”. Ishte ky një vendim i prerë që u mor në kohën kur Iliri dha dorëheqjen si Kryeministër, kur panë se sa shumë u entuziazmua Bora dhe Besi nga rikthimi i prindërve në shtëpi,

të cilët për shumë kohë kishin qëndruar në rezidencë, ndërsa fëmijët kishin qëndruar me gjyshërit në shtëpi. “Aty pamë se sa e rëndësishme ishte prania jonë për fëmijët tanë”. Ndaj nuk do t’i linte më asnjëherë vetëm. “Edhe nëse Iliri nuk arrin ta bëjë këtë gjë, unë do të jem pa diskutim me ta për të parë një film, për t’u lexuar ndonjë libër, për të shëtitur a luajtur me ta. Ndërsa tani që Bora është rritur, e marr gjithkund me vete”. Në fakt, ka kohë që të tre fëmijët i merr pothuajse gjithkund me vete, edhe më të voglën e shtëpisë, Erën. Kjo është zgjidhja më e mirë për kohët kur politika e rrëmben furishëm në vorbullën e saj. Sepse nga politika, Monika Kryemadhi nuk ka ndër mend të heqë dorë. Ashtu si dhe nga shtimi i familjes me sa më shumë fëmijë. “Fëmijët, më shumë se privim, më sjellin gëzim. Unë i dua shumë. Sa më shumë të kesh, aq më mirë ndihesh. Jo vetëm unë, por edhe Iliri, dëshirojmë të bëjmë një familje të madhe, ku të na rrethojnë vogëlushët tanë”. Por kanë një oponencë të madhe në këtë drejtim, mamanë e Monikës,

e cila, teksa vajza e saj, Era, priste t’i vinte në jetë, nuk harronte t’i kujtonte herë pas here dashurinë që prindi duhet t’i japë fëmijës, përkujdesjen dhe kohën; se nuk janë vetëm detyrimet, as gjyshërit, por dashuria e prindërve që i ngop ata. Por Monika e ka kuptuar mjaft mirë tashmë këtë gjë dhe ka mësuar se si ta menaxhojë kohën për të mos i munguar më të vegjëlve të saj. Gabimet, që u përkasin atyre kohëve kur Bora erdhi në një kohë të vështirë për mami Monën, kur brenda një periudhe të shkurtër do t’i duhej të kthehej nga një vajzë aktive në jetën politike, në një zonjë shtëpie, me detyrime të reja për familjen e saj, nuk do të përsëriten më. Madje as në kohë fushatash të ngarkuara elektorale. Mami Mona është gjithmonë me ta.

ShEMBulli Më i Mirë Që u tregon të gjithave se edhe pas tre lindjesh e pas shumë ulje-ngritjesh në peshë, mund ta gjesh sërish formën ideale. siç e ka gjetur Monika Kryemadhi. dhe të jesh lumturisht mama e bukur

41


Dossier sa fëmijë?

Z Tre notat e ëmbla të

Meritës

Çdo ditë, pas orës 14:00, pianistja dhe pedagogia e Akademisë së Arteve Merita Tërshana është vetëm mamaja e përkushtuar e tre fëmijëve të saj, Lisjas, Vanesës dhe Arbit. Të jetë një mama tradicionale, është arritja më e madhe që ajo i njeh vetes. E për këtë i është dashur të heqë jo pak herë dorë nga ambiciet e saj profesionale

42

akonisht, çdo ditë, pas ardhjes nga puna në drekë, unë jam vetëm mama. Pjesa tjetër e ditës shkon me kërkesat e fëmijëve, detyrat etj. Padyshim që më ndihmon dhe orari i punës si pedagoge, i cili përfundon në orën 14:00 dhe nuk kërkon angazhim pasdite. Ditët e pushimeve sigurisht që u dedikohen krejtësisht fëmijëve”. Kështu rrëfen Merita Tërshana, duke mos e fshehur keqardhjen për ato premtimet e vockla që i ka ndodhur t’i shkelë ndonjëherë për shkak të ndonjë koncerti apo angazhimi tjetër profesional që ia ka bërë të pamundur shëtitjet nëpër vende të reja, të cilat dëshironte më shumë se çdo gjë tjetër t’ua zbulonte fëmijëve të saj. Megjithatë, 12 vjet të shkuara, kur mori për herë të parë në krahë Lisjan e sapolindur, e kuptoi se ajo çka kishte vlerë më së shumti, ajo çka kishte dashur më shumë se çdo gjë tjetër, madje se edhe vetë muzika, ishte familja, ndaj dhe mendoi se roli i mamasë tradicionale i kish pëlqyer gjithmonë, që nga ato kohët kur çdo vajzë e vogël ëndërron të ketë shumë fëmijë dhe një familje të madhe, të madhe. “Kështu ka qenë mamaja ime për mua dhe i jam mirënjohëse. Unë do doja që fëmijët e mi ta ndienin gjithë kohës që unë jam aty, sa herë ata kanë nevojë, ashtu siç e kam ndier dhe unë. Kjo, sigurisht, kur ke dhe impenjime profesionale, nuk është e thjeshtë. Shpesh kërkon sakrifica”. Sakrifica, të cilat Merita e ka peshuar me vend të anojnë kah profesioni i saj. “Me siguri që do kisha bërë më shumë koncerte, turne, sikur të mos e mendoja se duhet të isha pranë fëmijëve. Por fëmijëria e tyre me prindërit afër në çdo çast është më e tetor 2012


rëndësishme se çdo karrierë, qoftë dhe internacionale”. Sepse nëse do t’i kish ndodhur të mungonte shpesh në jetën e tyre, do të humbiste çastet me ta, nuk do kish mundësi t’u gëzohej falënderimeve sa herë i ndihmon me detyrat e shkollës e nuk do të ndiente atë mbushje të shpirtit sa herë i sheh rreth tryezës, teksa shijojnë gatimet e saj. Nuk do të arrinte t’i dallonte karakteret e tyre, që janë krejt të ndryshëm prej njëri-tjetrit, nuk do t’i kuptonte dot dëshirat apo talentet që shfaqin që në moshë të vogël. Do të kishte më shumë vrarje ndërgjegjeje nga ato që i ndodhin rrallë kur për shkak të impenjimeve apo darkave shoqërore, i gjen në gjumë me pamundësinë për t’i dhënë puthjen e natës së mirë. I duhet të kalojnë shumë ditë përpara se të dalë prapë, si një formë vetëndëshkimi. Por edhe nga ana tjetër, nga egoja profesionale e çdo artisti, ajo nuk ndihet bosh. Ka arritur të përmbushë ambiciet e saj e të mos ndiejë pengesë për të ecur në rrugën artistike edhe atëherë kur ishte shtatzënë. “Interpretimi në skenë është si sporti, largimi mund të jetë i rrezikshëm. E kam pasur gjithmonë parasysh këtë dhe ndoshta ky është sekreti që vazhdoj sot në mënyrë aktive. Nuk jam larguar kurrë nga skena, kam dalë ne koncert dhe në muajin e tetë të shtatzënisë, dhe me beben 4-muajshe.” Sigurisht që gjetja e kohës për t’i

Gjetja e kohës për t’i rënë pianos kur je e rrethuar nga fëmijë, Merita e pranon që është e mundimshme, por pianoja është mënyra më e mirë e çlodhjes pas netëve pa gjumë

rënë pianos kur je e rrethuar nga fëmijë, Merita e pranon që është e mundimshme, por pianoja është mënyra më e mirë e çlodhjes pas netëve pa gjumë. Dhe atëherë kur i duhet të ushtrohet orë e orë të tëra, është bashkëshorti i saj, Renisi, që e ndihmon me fëmijët dhe i bën ata të kënaqen. Ndërsa dhe ata të tre, megjithëse të vegjël, e kuptojnë rëndësinë e profesionit të mamasë së tyre, madje shijojnë çdo muzikë që ajo luan e jo vetëm në shtëpi, por edhe në koncerte, ku me të përfunduar, sulen me buqeta lulesh në duar drejt pianistes, që është mami i tyre. Për Lisjan Vanesën dhe Arbin e vogël Merita nuk ka qenë kurrë nga ato mamatë autoritare me disiplinë të rreptë; për këtë nuk ka dashur as t’i udhëheqë drejt rrugës së saj. Nëse ata janë të lumtur me çfarëdo zgjedhje, edhe ajo është e lumtur. Sepse përtej përmbushjeve si artiste, arritjeve profesionale, ambicieve si grua në karrierë, lumturia, ajo e vërteta, që dallohet si uji i kulluar, janë fëmijët e saj. “Tri çaste të një lumturie të pastër mbaj mend në këtë jetë: kur pashë për herë të parë fytyrën e secilit. Nuk do ta harroj kurrë atë lumturi. Më pas, gëzime të vogla të panumërta, buzëqeshja e parë, hapi i parë, fjala e parë, përqafimi i parë... Këta dhjetë vjet kam pasur shumë lodhje, por sa gëzime! Për mua familja është e para; nëse arrij të jem dhe profesionalisht e zonja, atëherë shumë mirë”.

43


doSSIer sa fëmijë?

Katër për victorian victoria beckham ka gjithçka. shije të patëmetë mode, Një gardërobë përrallash, koleksioN luksoz çaNtash, udhëtime Në të gjithë botëN, por çka ka më shumë vlerë për të: Një bashkëshort për t’u pasur zili dhe katër Fëmijë të mrekullueshëm 44

tetor 2012


dimë se Victoria Beckham është e sjellshme dhe bujare, pa përmendur se sa i do fëmijët e saj. Nëse e gjykon vetëm nga paraqitja, me ato këmbët e përsosura dhe fizikun elegant edhe tani pasi ka sjellë në jetë fëmijën e katërt, duke i shtuar edhe shijen e rafinuar për veshjen, ta bën të vështirë perceptimin e saj si nënë. Por ish-këngëtarja e “Spice Girls”, thotë se është fokusuar e gjitha në kujdesin për familjen. Vetëm një vit më parë familja e tyre u shtua me një vogëlushe, me emrin Harper. Dhe tani po që Victoria është e rrethuar 24 orë në 24 nga femijët e saj të dashur, bashkëshorti David, djemtë, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe e vogla Harper. “Gjithçka imja sillet rreth fëmijëve të mi. Nëse nuk punoj, shkoj në shkollë dhe ndihmoj me servirjen e drekave për fëmijët. Ata e adhurojnë këtë gjë. Victoria Beckham rrëfen se djemtë e saj janë shumë të ndryshëm nga njëritjetri dhe kujdeset për personalitetin e veçantë të secilit duke u kënaqur dëshirat e duke i inkurajuar në atë çka do të duan të bëhen në të ardhmen, pa i shtrënguar në gjërat që nuk i dëshirojnë. Djali më i madh, Brooklyn, duket sikur do të ndjekë gjurmët e të atit në futboll. “Brooklyn-i është futbollisti më i hatashëm. Ai e mban topin 17 herë

në ditë, gjë e cila është e pabesueshme për një djalë të moshës së tij. Gjithçka do është të luajë futboll dhe ne rrimë gjatë gjithë kohës duke luajtur në kopsht bashkë. Ai po tregon një potencial mbresëlënës dhe mendoj se do të ecë përpara. Do më pëlqente që një ditë ai të luajë për kombëtaren e Anglisë. Do të më bënte shumë krenare”. Djali i mesëm, Romeo, duket sikur do të ndjekë rrënjët e së ëmës, i dhënë pas muzikës dhe modës. “Miku i familjes sonë, Elton John i dhuroi një karaoke për ditëlindjen e tij të katërt, sepse ai adhuron të këndojë dhe është i kujdesshëm për pamjen e tij më shumë se gjithçka tjetër. Një ditë më tha: ‘Mami, dua të vesh këtë kapelën me këtë veshje’ dhe nuk del nga shtëpia nëse nuk duket mirë. Ndërsa më i vogli, Cruz-i? Ai është një djalë i vogël shumë inteligjent. Ai flet gjithë kohës dhe kur ishim në Spanjë, megjithëse shumë i vogël, mësoi disa fjalë në spanjisht. Është shumë i shkathët”. Po më e vogla e familjes? Ajo që duket prej të gjithëve është që e gjithë familja është e çmendur pas saj. Babi e merr në krahë kudo që shkon kurse mami u shfaq me vogëlushen e shëndetshme që në ditët e saj të para të jetës. Harper ka qenë edhe në një sfilatë të mamit dhe ka parë

me vëmedndje dhe pa qarë asnjë çikë, modelet që sfilonin. T’i futet modës që tani? Victoria nuk mund të heqë dot dorë nga të veshurit bukur apo stili edhe në ato ditët kur shkon për të ndihmuar në shkollën e fëmijëve. Dikur është shprehur: Një ditë isha në shkollën e Cruz-it dhe po lexoja. Të gjitha vajzat e vogla thoshin: “Na pëlqen shumë fustani yt. Dhe është shumë e lezetshme, sepse unë nuk kam një vajzë për të ndarë këto gjëra”. Por tani që Harper më në fund erdhi në jetë, me siguri që të dy vajzat e shtëpisë do ta pasurojnë edhe më shumë gardërobën e stërmadhe të mamit. Fustankat që tërheqin vëmendjen e gjithë botës kanë filluar të shafqen. “Jam një nënë normale”. Me këto fjalë, Victoria përpiqet të thyejë reputacionin prej spitullaqeje dhe të zbulojë anën e saj më të ëmbël. Si ato buzëqeshjet që i falin famijët dhe bashkëshorti i saj. “Fëmijët e mi dhe bashkëshorti më bëjnë të qesh dhe jam shumë e lumtur pranë tyre”.

45


doSSIer sa fëmijë?

dhe

fëmijët

s’kanë të sosur

46

tetor 2012


dikur meNdoNte se Nuk do të mbetej kurrë shtatzëNë. ishte e biNdur për këtë. pastaj partNeri i saj brad pitt ia Ndryshoi krejtësisht meNdimiN mbi liNdjeN e Fëmijëve. Ndaj sot është mamaja e gjashtë Fëmijëve. Një supermama që thuhet se muNd të heqë dorë përFuNdimisht Nga aktrimi. për t’iu përkushtuar vetëm Familjes së saj. iu duket e pabesueshme?! lexoNi rrëFimiN e saj

L

e të mos e pëlqesh. Le të mendosh se është shumë e ekzagjeruar. Se është një shtrigë që I mori burrin asaj tjetërs. Se nuk di të luajë asnjë rol për të qenë. Se ka lindur vetëm për të qenë e bukur dhe kaq. Një gjë nuk ia mohon dot: ajo ka një familje të bukur. Shumë të bukur, që përfshin fëmijët e saj të adoptuar dhe biologjikë (Maddox, Pax Thien, Zahara , Shiloh dhe Vivienne e Knox Leon) me partnerin e saj Brad Pitt. “Zgjohem në tre të mëngjesit me gjashtë fëmijë. E mbledh veten për disa orë dhe më pas dal. Pastaj kthehem në shtëpi. Kjo është puna ime”. Nuk dëshiron të tingëllojë mosmirënjohëse ndaj Hollivudit. “Nuk është se nuk më pëlqen këtu. Thjesht dua të udhëtoj shumë. I dashuroj kulturat e tjera. Dhe më pëlqen t’i rris fëmijët në botë. I marrim ata në punë me vete në të gjithë botën! Ne kënaqemi dhe qeshim me ta e nëse bëhemi vonë për në punë sepse po argëtohemi, atëherë gjithçka është në rregull”. Ajo rrëfen për udhëtimet e shpeshta, bagazhet dhe zhurmat e fëmijëve në mëngjes, por e dashuron këtë atmosferë. “Thjesht e adhuroj këtë jetë. Dua të them që ne u zgjuam shumë të lodhur sot në mëngjes dhe ata po bënin aq shumë zhurmë në dhomën tonë, por ky është gëzimi i jetës për mua”. Për faktin se sa seriozisht Jolie e merr identitetin e saj amësor, janë fotot bardhezi të shkrepura nga vetë Pitt pak muaj pas lindjes së binjakëve, ku aktorja ushqen me gji Knox-in dhe Vivienne-ën e

vogël. “Qendra e jetës sime janë fëmijët e mi”, rrëfen Jolie. Mendon të qëndrojë në shtëpi për një vit të tërë dhe pret të luajë më pak role ndërsa koha kalon. Që nga koha kur binjakët lindën, fëmijët e tjerë e bëjnë shkollën në shtëpi. “Ata kanë mamin dhe babin çdo ditë për çdo vakt dhe janë shumë më pranë nesh”. Është një rutinë që ajo është e etur të mos e ndërpresë. Thotë se ia dalin me karrierën dhe prindërimin, sepse e bëjnë me turne. “Po e bëjmë me turne. Njëri prej nesh kujdeset për fëmijët. Ky është plani. Të punosh me Bradin, gjithçka shkon lehtë. Ai është një producent i zoti, por edhe një baba shembullor. Ai qëndron me fëmijët çdo ditë ndërsa unë jam me xhirime. Dhe funksionon shumë mirë për ne”. Ajo dhe Brad Pitt-i nuk kanë ndër mend të ndalen tek gjashtë fëmijë: “Oh jo”, thotë ajo lumturisht. “E di që dukemi të çmendur duke i sjellë njëri pas tjetrit, por ne i planifikojmë. Sigurohemi që njëri është përshtatur plotësisht brenda familjes përpara se të shtojmë një tjetër. Ka momente që shohim secilin rreth tavolinës së ngrënies dhe është çmenduri, por familja jonë është gjëja më e mrekullueshme që kemi bërë në jetë”. Rrëfen çiltërsisht se si partneri i saj Brad Pitt i ndryshoi krejtësisht mendimin mbi lindjen e fëmijëve. “Mendoja se kurrë nuk do të mbetesha shtatzënë. Kurrë nuk e kam ndier se ishte gjëja më e duhur për t’u bërë... Mendoj se e pashë, e dashurova dhe u ndjeva e hapur për të mbetur shtatzënë. Befas desha. Është nga ato gjëra që nuk mund t’i shpjegosh”. Qarkullojnë zëra se ajo po planifikon të heqë dorë nga aktrimi dhe vetë e pranon se nuk e sheh veten duke bërë filma përgjithmonë. “Nuk jam aq ambicioze sa kam qenë.

Familja ime është prioriteti im tani. Kur marrim oferta për filma, tani pyesim veten: ‘A do të jetë e mirë për familjen?’. Në një pikë të jetës dua të relaksohem, të kujdesem për familjen time dhe të bëj më shumë punë humanitare”. Mënyra e saj ideale për të shpenzuar një të shtunë të lirë është një nga ato që ndoshta disa vjet më parë nuk do ta kishte imagjinuar kurrë. “Në fundjava zakonisht kemi gjumë familjar. Kemi gjithnjë një natë në javë ku secili nga fëmijët qëndron zgjuar deri vonë, sheh një film dhe qëndron në shtratin tonë. Kemi një lloj feste dremitjeje. Është argëtuese. Djemtë tentojnë të jenë afër mamit dhe vajzat tek babi”. Pamja e freskët e mëmësisë i ka bërë vetëm mirë. “Jam e lumtur që ata na lënë të kemi një pjesëz në jetët e tyre. Jam shumë më e lumtur dhe shumë e përmbushur se sa mendoja se mund të isha. Mendoj se po bëhem çdo ditë e më shumë si ime më”. Është me të vërtetë befasuese se fëmijët janë fokusi i saj tani. Ajo shqetësohet për ditën kur Maddox, i cili është mjaft i madh tani për të përdorur internetin, mund të kërkojë emrin e saj dhe të shohë foto seksi apo të lexojë një histori të trilluara. “Na duhet shumë për t’u shpjeguar sesa publike është familja e tyre”. Sepse ata ende nuk e dinë mirë kush është mamaja e tyre. “Ata mendojnë se unë nuk mund të bëj gjithçka e se jam aty vetëm për t’u strukur ata. Por një ditë Madd më tha: ‘A mund të bësh kapelë letre? Dhe unë i thashë: ‘Po mundem’. Dhe ai gëzonte: ‘Ua, mami!’. Dhe unë mendova: ‘Oh, po! Edhe unë di të bëj disa gjëra. Prit dhe do ta zbulosh. Jam e aftë’”. Thotë se mezi po pret ditën kur mund t‘ua vendosë në një DVD fëmijëve filmin “Zoti dhe zonja Smith”. Jo shumë njerëz shohin një film kur prindërit e tyre kanë rënë në dashuri.

47


suPerMaMi

heidi klum eNde hijeshoN kopertiNat e revistave të modës, vetëm se taNi ka më shumë për të rrëFyer për jetëN e saj. si mamaja e katër Fëmijëve. që megjithëse tejet e përkushtuar për të qëNdruar sa më shumë me ta, premtoN se Nuk do të shNdërrohet kurrë Në Një shtëpiake, siç ishte mamaja e saj

H

eidi Klum-i është një grua e zënë me karrierën e saj si supermodele, ndërsa ofertat për sfilata nuk i kanë munguar kurrë as në ditët kur sapo kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt, një vogëlushe me emrin Lou Sulola, e kur është përfshirë në projektin e saj më të ri, atë të një linje veshjesh për mama dhe bebe. Por tashmë të gjithë e kanë të qartë se familja është e para për të. Nëse do t’i kërkoje të të përshkruante periudhën më të bukur apo më të lumtur të jetës së saj, nuk do t’i duhej ta mendonte gjatë për t’u përgjigjur se është pikërisht shtatzënia. “Kur je shtatzënë, gjithçka është rreth dashurisë. Bebja që duhet prej teje, bebja që duhet nga bashkëshorti, nga gjyshërit, nga fëmijët. Duhesh prej gjithsecilit. ‘A mund ta bëj këtë për ty? Çfarë të të sjell? Do ca karamele?’”. Ato problemet e kileve të tepërta pas shtatzënisë, që tek një modele sigurisht që ndihen më shumë, as që i

48

ka konsideruar ndonjëherë. E vetmja vështirësi që ka hasur ka qenë ajo e menaxhimit më të mirë të kohës, që tashmë duhet ndarë edhe për vajzën e saj të katërt, Lou Sulola. Më parë kam qenë gjithnjë e para në përparësitë, kurse tani janë fëmijët e mi. Duhet gjithmonë të mendosh për gjërat e reja. Kjo ndonjëherë është sfidë. Shpesh luaj me fëmijët e tjerë ose shkojmë në park. Në fundjava na pëlqen shumë të shkojmë në Disneyland”. E megjithëse një nënë e përkushtuar dhe e lumtur me katër fëmijët e saj të vegjël, rrëfen e bindur se nuk ka në plan të shndërrohet në një nënë shtëpiake, si mamaja e saj. “Jam ndryshe nga ime më. Kam udhëtuar shumë dhe kam qëndruar jashtë për shumë kohë. Jam më fleksibël dhe më e shpejtë se mamaja ime. Kështu që dua të jem kështu si jam dhe jam e lumtur me këtë mënyrë. Them se kjo do të jetë e mirë për fëmijët e mi. Kam thjesht një stil të ndryshëm jetese nga prindërit e mi”. tetor 2012


STIl PerSonal deTajeT e ëMBla Të MIrIaMIT HerMeS ManIa aurela HoXHa dHe çanTaT Që TrondITën TIranën në Trend KaQ SHuMë Blu Moda e PurPurTa Që (S’)na KISHTe Munguar MaKe uP THeKSI TeK BuZëT MBI QerPIKë KoMBIno ToneT Me SYTë nën Hundë aroMa Që dua

nGjyra që DuhEn PuShtuar

në ParFuMerI CIlI ParFuM Bën Për Mua

49


Stil personal

Detajet e ëmbla të Miriamit veshjet e saj Nuk ulërijNë. aq më pak aksesorët. sepse Një Fije elegaNce Nuk muNgoN kurrë. praNdaj edhe zgjedhjet që miriam caNi bëN jaNë të raFiNuara. që Nga bizhuteritë, e deri tek produktet e kujdesit të lëkurës Çfarë nuk do vishje kurrë? Asgjëje nuk i them kurrë ;). Çdo gjë që vesh tregon bukurinë e saj në varësi të mënyrës si e prezanton. Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde? Balsam për buzët. Buzëkuqi i të gjitha kohërave? Jam gjithmonë tek natyralja. Kurrë nuk është “out”.

Kur nuk ke ide shumë të qarta për një mbrëmje, cila është veshja e parë që të vjen në mend? Mbase thjesht një fustan i zi me një prerje të thjeshtë dhe elegante. Tre produktet bazë të grimit Pudër Dior, rimel Lancome dhe rouge per faqet Lancome.

Çdo stinë ka tendencat e saj të ngjyrave të flokëve. U bindesh pikë për pikë? Siç thashë më parë... unë ruaj stilin tim personal dhe ndihem shumë mirë. Ndryshimet e tepërta do më bënim të dilja jashtë vetes dhe të mos ndihesha rehat. Ke përdorur ndonjëherë maska frutash në shtëpi? Nëse po, na jep recetën. Zakonisht përdor që prej vitesh të njëjtat maska nga linja e “La mer”

Ke një aksesor fatsjellës? Po, një varëse të mamit tim. Cilës pjesë të trupit tënd i kushton më shumë kujdes dhe cila është linja e produkteve që përdor? Fytyrës, produktet e “Creme de la Mer” janë të preferuarat e mia, të cilat i përdor tashmë prej gjashtë vitesh.

Thonjtë natyralë apo fals? Deri në moshën 20 vjeç vija ndonjëherë thonj fals. Por pasi më ndodhnin herë pas here incidente shumë të dhimbshme, hoqa dorë njëherë e mirë :). Që atëherë gjithmonë natyralë. Çfarë përdor për luftën kundër celulitit? Pij shumë ujë dhe çaj...

Parfumi i preferuar? Miss Dior. Blerja e fundit? Parfumi Miss Dior.

Cilat nga tendencat e sezonit të fundit të ka pëlqyer më shumë? Nuk shkoj shumë mbrapa stileve të cilat ndryshojnë çdo 3 muaj. Më duket sikur humbet në karakter. I qëndroj stilit që më bën të ndihem vetvetja.

50

Malibu me lëng boronice, pija e preferuar për një natë mes miqsh

Zbutësi i buzëve që nuk mungon kurrë në çantën e saj

Stili yt me tre fjalë? Casual, komod, gjithmonë me pak elegancë brenda.

të preferuarat e Miriamit, xhinset slim

tetor 2012


t bazë Produkte it të grim

Kujdesi për lëkurën e fytyrës me produkte Lancone

Mbron shikimin me ray Ban

Produktet për 51 kujdesin e lëkurës


Stil personal StilPersonal

Me çfarë syzesh dielli e mbron shikimin? Ray Ban. “Uniforma” e fundjavës? Në shtëpi natyrisht sa më komode, jashtë shtëpisë në shumicën e rasteve sportive Bizhutë, të vogla e të çmuara apo të mëdha e të dukshme? Të vogla dhe të çmuara.

Armët kundër celulitit, çaji dhe uji

xhinset, vetëm në fundjavë apo edhe në ditë të zakonshme dhe cili model të përshtatet më shumë? Më pëlqejnë xhinset slim. Nuk i vesh për raste të veçanta, gjithmonë në varësi se si ndihem. Thuaj të vërtetën, sa kohë të duhet për t’u bërë gati për një mbrëmje? Maksimumi 1 orë.

italia, vendi ku ka kaluar pushimet ideale

Sipas Miriamit, aksesorët me perla nuk dalin kurrë nga moda

Koha më e gjatë që ke kaluar në një sallon bukurie? Mbase deri në 5 orë...por gjithmonë për një rast emisioni ose xhirim videoklipi. ikona e padiskutueshme e stilit? Marilyn Monroe. Aksesori që nuk del kurrë nga moda? Perlat. Në ç’vend i ke kaluar pushimet më të bukura deri tani? Në Itali.

52

ikona e padiskutueshme e stilit, Marlyn Monroe

Fustani i zi me prerje elegante është veshja që i zgjidh pikëpyetjet

Bizhuteritë? të vogla dhe çmuara

Në cilin qytet do të doje të jetoje? Jam shumë e lumtur aty ku jetoj :). Ushqimi që i bën mirë trupit dhe mendjes? Organizmi ka nevojë për gjithçka që prodhon natyra. Ndaj sekreti për mua është pak nga gjithçka. Kokteji ideal për të shoqëruar një natë me miq? Malibu me lëng boronice. tetor 2012


53


Hermès Mania

54

tetor 2012


Çantat

që tronditën

Tiranën

N

ëse nuk ke dëgjuar dy muajt e fundit së paku një herë fjalën “Hermes” atëherë me siguri që nuk ke shfletuar asnjë gazetë a revistë dhe nuk ke punë me facebook-un dhe as shoqe që të të komentojnë se ç’bëhet atje. Pra me pak fjalë je rast i rrallë nëse nuk ke dëgjuar të komentohet Aurela Hoxha për çantat e saj Hermes, me të cilat është shfaqur së fundmi në disa pritje dhe aktivitete të shumëfotografuara. “Po ç’të veçantë kanë këto çanta?”, do pyeste ndokush, që me të vërtetë nuk ka dëgjuar këtë argument dhe që moda dhe veshjet i ka të fundit e mendimeve e preokupimeve. Po ja, si fillim janë çantat më të lakmuara në botë. Jo thjesht për dizainin, ngjyrat, cilësinë apo emrin e firmës “Hermes” që i prodhon, por edhe sepse janë kthyer në legjendë, për shkak të çmimeve, shpeshherë sa një makinë, si dhe për shkak të vështirësisë për t’i blerë edhe nëse paratë nuk të mungojnë (ka lista pritjesh për këtë punë, duhet të durosh edhe një vit e gjysmë derisa të të vijë radha për ta marrë, aq sa sipas legjendave urbane të depresuarat kështu shmangin vetëvrasjet – futen në një listë pritjeje të tillë dhe kështu kanë një motiv për të jetuar). Përtej këtyre legjendave urbane, çantat Hermes shfaqen edhe në Tiranë. Në disa duar të pakta. Të vërteta, shumë të vërteta, të lakmuara e të përfolura nga të gjithë. Sepse shumëkush rri e bën llogaritë, sa e bleu, ku e bleu, si e bleu… bashkë me spekulimet: të vërteta apo fallco. Spekulime që zgjasin gjatë e lakohen nëpër faqe facebook-u. Nuk i interesojnë aspak këto lloj komentesh Aurela Hoxhës. I kalon të gjitha me një buzëqeshje. Me të njëjtën buzëqeshje, që pranon të pozojë me to në duar, me plot katër të tilla. Pra me një garazh të vërtetë makinash, për nga vlera, ndonëse vlefta e tyre monetare nuk përmendet fare prej Aurelës, për të cilën një çantë e tillë tashmë është bërë pjesë e pandarë. ‹›Çantën e parë Hermes ma kanë bërë dhuratë, pas asaj çante nuk kam mundur të mbaj asnjë lloj çante tjetër, ky është efekt që vetëm ‘Hermes’ e krijon››. Dhe ç’efekt se! Sa të turbullojë një Tiranë në tërë.

55


Moda

vIvA LA

diva ajo që shohim në pak vende dhe që na bën të kthejmë kokën, na kuriozon, na huton. sepse nuk ka veshur asgjë seksi, që t’i zbulojë gjysmën e lëkurës së trupit, as animal print, as fustane ngjitur pas trupit. është ndryshe, shumë ndryshe. me veshje që ulërijnë, por edhe që rrinë pa folur. që ka grim të fortë, por nuk duket e llangosur. Një femër me pamje dive është tjetër gjë. të mos e kthesh kokën për ta admiruar gjatë është gati e pamundur

FoTogrAFiA eNdriT MërTiri hAir ANd MAKe uP: suelA çANgu Modele: FrANçesKA redhi eridA lAMe

56

tetor 2012


57


Moda

Xhaketë nga Tres Jolie Streçe nga Tres Jolie Vathë nga Tres Jolie Varëse nga Tres Jolie Çanta nga Tres Jolie

58

tetor 2012


Këmishë Louis Vuitton nga Posh Jelek nga Tres Jolie Pantallona nga Tres Jolie Varëse nga Tres Jolie Çantë nga Tres Jolie Orë nga Tres Jolie Unazë nga Tres Jolie

59


Moda

Bluzë nga Tres Jolie Byzylykë nga Tres Jolie Varëse nga Tres Jolie

60

tetor 2012


Këmishë Hermes nga Posh Varëse nga Tres Jolie Pantallonat nga Posh Çanta nga Posh

61


Moda

Pallto Prada nga Posh Kostum Prada nga Posh

62

tetor 2012


Kostum prada nga posh Varese ngatres jolie Kemishe Louis vuiton nga posh

63


Moda

Pallto Marc Jacobs nga Posh VathĂŤ Tres Jolie

64

tetor 2012


Kostum Prada nga Posh Varëse nga Tres Jolie Këmishë Louis Vuitton nga Posh Çantë dore nga Tres Jolie

65


Mar c Ja

cob

Në trend

s

larkspur & hawk

Victoria Beckham

Moschino

ralph lauren

Nicholas Kirkwood

lanvin

Kaq shumë blu

l’Wren scott

Aq sa të të erren sytë. Sepse kjo është tendenca më e fortë e stinës të re. Nuk është e thënë të vishesh kokë e këmbë (edhe pse në këtë rast do ishe tamam moderne). Mjafton një aksesor në ngjyën e momentit: blu e fortë, elektrike hoo

c my

Jim

lanvin

66

tetor 2012


67


Në trend

yves saint laurent

Valentino

ileana Makri

Nina ricci

emilio Pucci

yves saint laurent

E PurPurta që (s’)na kishte munguar

68

Në fakt, po ta shohësh hollë-hollë me sy të mprehtë, ajo nuk mungon asnjëherë koleksioneve të dimrit. Ndoshta sepse është ngjyra tipike e një gote vere që të ngroh ëmbël një mbrëmje të ftohtë. Apo ndoshta sepse është toni ideal që u shkon të gjithave, edhe bruneve edhe biondeve. Sido që të jetë, ndiqeni edhe këtë dimër. E purpurta nuk do mungojë aq këtë herë giuseppe Zanotti

sebastian

yves saint laurent

tetor 2012


e errët edhe lancome sjell nuancën e re të stinës. Vjollcë e thellë.

Përbërje e kadifenjtë dhe kremoze për buzëkuqin e estée lauder, në nuancë manushaqe.

Frymëzohet nga rolling stones nuanca e re e buzëkuqit numër 206 grenat satisfaction nga yves saint laurent.

efekt golden hollywood për lookun e krijuar nga Pat Mc grath për gucci-n: buzët janë të lyera me një ngjyrë të thellë lejla dhe pastaj janë ndriçuar nga një shtresë gloss.

stiNa e re i vesh buzët me NuaNca të errëta: vjollcë, kumbull, boroNicë. lejoheN të gjitha versioNet: edhe mat edhe ato që shkëlqejNë si pasqyrë, rëNdësi ka që të jeNë të errëta

yves saint laurent

Ngjyra bordeaux përzihet me një nuancë ngjyrë boronice në buzët me efekt geishe, ndërkohë që harku i buzëve lyhet me pak nuancë ari, nga yohji yamamoto.

Modelja lola luma

69


mbi qerpik

toni dhe ngjyra e syve. si t’i kombinosh të zgjedhësh NgjyrëN e hijezuesit (ose eyeshadoW) do të thotë të Nxjerrësh më Në pah sytë, pjesëN më shprehëse të Fytyrës. ka Nga ato që e kombiNojNë me NgjyrëN e irisit dhe ka të tjera që preFerojNë koNtrastet. por ka disa rregulla që bazë që të NdihmojNë të zgjedhësh

Mite që duhen rrëzuar Ju që jeni të dashuruara me një nuancë të vetme dhe ju të tjerat që jeni kamaleone! Na duhet të rrëzojmë ca mite dhe të vendosim ca rregulla bazë për zgjedhjen e hijezuesit, i cili duhet të jetë i kundërt me ngjyrën e syrit dhe në harmoni me ngjyrën e lëkurës. Natyrisht që ashtu si për veshjen rregulli vjen edhe për make up-in: duhen shmangur ngjyrat që të tregojnë të zbehtë. Nëse një triko kafe nuk të shkon, vështirë se një ton i tillë do të të theksojë vështrimin. Një sugjerim Për të zbuluar se një ngjyrë është në gjendje të të japë ndriçim në fytyrë, mjaft që të afrosh pranë fytyrës një shall më ngjyrë dhe përgjigjja është në pasqyrë.

70

Drejtohu tej një ekspert Nëse nuk arrin të zgjedhësh vetë ngjyrat që I shkojnë më përshtat fytyrës tënde, atëherë në vend që të gabosh pa rreshtur më mirë këshillohu me një artist make up-i që do të të tregojë se cilat janë ngjyrat që duhet të përdorësh dhe cilat duhet të shmangësh.

Kombinimi i duhur Sa I përket tendencës për të kombinuar ngjyrën e pluhurit me atë të syrit, duket zgjedhja më logjikë, ama është ajo që të penalizon më shumë. Sepse pigmenti i hijezuesve është më i thellë dhe arrin në mënyrë të pashmangshme të mjegullojë shkëlqimin e irisit.

Make up dhe veshje Të kombinosh veshjen me make up-in është një mit që duhet rrëzuar patjetër. Në këtë mënyrë do të shpëtojmë edhe nga pamja e vajzave që lyejnë sytë ngjyrë çiklamin, sepse ashtu është ngjyra e fustanit që kanë zgjedhur për një dasmë! Sidomos kur veshja është e ngarkuar. Atëherë duhet bërë me doemos e kundërta, make up-i duhet të jetë i lehtë. Sa më shumë ngarkohet qepalla me ton që më shumë rrezikohet të largohet vëmendja nga irisi, që do të duket i fikur. Pastaj nuk ka gjë më vulgare sesa 50 nuanca ngjyrë mbi sy.

familje kromatike Më shumë se sa të kombinosh të njëtat tone është më mirë të punosh me “familjet kromatike”, ato që në rrethin e ngjyrave kufizohen dy nga dy. Zgjedhja e ngjyrave Nëse do që të theksosh ngjyrën e syve, zgjedhja më e mirë është të përdorësh një hijezues në ngjyrë komplementare. Ngjyrat komplementare janë ato diametralisht të kundërta në rrethin kromatik.

rrethi i ngjyrave Duke përdorur rrethin e ngjyrave, do të gjesh në të majtë agjyrat e ngrohta dhe në të majtë ato të ftohtat në të djathtë. Mos harro: nuk duhen miksuar kurrë mes tyre. Që të kuptohemi, shmang kombinimet e tipit: sy të kaltër, hijezues vjollcë, fustan bezhë. tetor 2012


para pasqyrës

Ngjyra që duhen pushtuar të pëlqeN shkëlqimi apo toNet mat? zbulo trukuN e duhur për t’u kombiNuar me tiparet dhe Ngjyrat e lëkurës tëNde

Që një bionde të shkëlqejë

Që një brune të ëmbëlsohet

ShKëlqiM

Mat

Nude Tan Poudre, Dior

1. lëkura. Je në tonet e bezhës ose rozës? Ndriçoje me pluhura me nuance të lehta ari, që e reflektojnë mirë dritën 2. Sytë. luaj me tonet neutrale dhe metalike, ideale për një make up që vlen edhe për ditën edhe për natën. 3. Buzët. Përzje të kuqen me lejlanë për një efekt të ngjashëm me 3d. 4. Efekt special. Përhap një shkëlqyes. copëzat e pluhurit do të ngjiten në lëkurë dhe do të qëndrosh perfekte për një kohë më të gjatë.

Matte Perfecting Primer, Estee Lauder

1. lëkura. Për të neutralizuar bazën e ullinjtë të lëkurave të errëta, përdor nuanca opake dhe rozë të vjetër. 2. Sytë. Përdor lejla dhe të gjelbër acide nëpër të gjithë qepallën. Në fund rimel në tonet e vjollcës. 3. Buzët. Zgjidh një buzëkuq koral me shkëlqim për të theksuar formën e buzëve. 4. Efekt special. Përdor pudrën shumëngjyrëshe: e kafenjtë për ballin, rozë për pjesën e poshtme të fytyrës, portokalli për mollëzat.

Guerlain Terracotta Bronzing Powder

Smashbox ‘Be Legendary’ Lipstick

Lancôme Cheek Brush

L’Oreal Paris

The Eyeliner Shimmer, Dolce&Gabbana

Ptette Naked 2, Urban Decay

Laura Mercier ‘Cinema Noir - Long Lash’ Mascara

Backstage Pouder Brush, Dior Lancôme ‘Liner Design’ Long Wear Gel Eyeliner

Gloss Prodige n.07, CLARINS

Croisiere Healthy Glow Powder, Givenchy

Chantecaille ‘Iridescent’ Eye Shade

Terre Saharienne, Yves Saint Laurent

Suninthe city-poudre Poudre de Soleil, Chanel

71


MrEKullitë E BlEonëS eau des Merveilles nga hermes tregon historinë e një udhëtimi imagjinar në hermes, këmbët në tokë, kokën midis yjeve. Një përrallë zanash moderne, që shpërthen me bukuri dhe mister. dhe meqë Bleona është duke përjetuar fiks një përrallë, ka zgjedhur edhe aromën e përshtatshme, një parfum i magjishëm, që ngërthen frymën e drurit, kujtesën e oqeaneve dhe shkëlqimin e një plejade.

PEtrula PrEfEron lonDrën Në një flakon veshur me stofin klasik të markës Burberry, parfumi Burberry london mishëron frymën elegante dhe moderne. Aroma është sinonin i jetës kozmopolitane dhe është krijuar për një vajzë të pavarur, elegante, moderne, femërore. Ndoshta kjo është arsyeja që velina brune e “Fiks Fare”, Petrula spiro e ka të preferuarin e saj.

aroma marka të Njohura dhe FlakoNe mite. ja se çFarë zgjedhiN vajzat e ekraNit. Një paruFm për çdo Natyrë. e kaNë përshtatur me persoNalitetiN? Nuk është e thëNë. megjithatë, asgjë Nuk duket rastësi

Çfarë nuhat irSa? Një buqetë lulesh të rralla të mbledhura nëpër Mesdhe nën emrin Versense. Parfumi përfaqëson gruan Versace, e përkryer me shprehjen e saj autentike në një shkrirje freskie dhe energjie. Kjo është aroma që hedh mbi trup e bukura irsa demneri.

floriana nGElEt KlaSiKE Ashtu si edhe stili i saj, që nuk i kalon kurrë kufijtë, edhe aromën që hedh në trup Flioriana garo e preferon të tillë, klasike, si parfumi Jean Paul gaultier. Një aromë unike e luleve orientale, e cila vjen në një shishe sensuale, që lakon trupin e një gruaje.

72

tetor 2012


Era thyEn ParaShiKiMEt Nuk e kemi fjalën për ndonjë projekt të ri televiziv që ka në qendër prezantuesen e “select” në Top channel, eralda hitaj. Por kjo është motoja e parfumit të saj të preferuar gucci guilty. Krijuar për një grua që thyen parashikimet, kjo aromë të krijon ndjenjën e pushtetit, një ndjesi se ajo mund të arrijë çdo gjë që ajo dëshiron. gati gati një emocion i ndaluar.

që dua PEranDoria E luarit Parfumi i saj i preferuar l’imperatrice nga d&g është karizmatik. Ka në përbërje raven, kivi, rrush të kuq pa fara dhe një zemër të trëndafiltë. Pastaj vjen baza me jasemin dhe shalqi, myshk, dru sandali dhe grejpfrut. Përshtypja e parë që të jep parfumi është një karakter imponues. Aroma nuk është as për një mashkull, as për femër, as unisex. Kjo është edhe ideja dinamizëm i lirë dhe stil.

lola E anjEza MajëS Kjo buqetë me lule përcjell shpirtin e lirë të një vajze sexy dhe moderne - ajo është e gjallë, joshëse dhe flirtues. Lola e Marc Jacobs mund të përdoret edhe ditën edhe natën. Në brendësi: trëndafil, piper, dardhë dhe grejpfrut, bozhure, barbarize, vanilje, tonka dhe myshk.

jEri fryMëzohEt nGa oriEnti si parfumi i saj që ka një aromë të këndshme, misterioze, intriguese frymëzuar nga orienti. rrallë në historinë e një arome ka ndodhur që të krijohet një parfum i tillë, mishëruar me magji dhe mister. opiumi simbolizon magjepsjen yves saint laurent dhe të kuptuarit e emocioneve të fshehura të një gruaje dhe pasionet e pashpjegueshme. Jerida sakaj e club Fm nuk e ka zgjedhur më kot.

73


Në parfumeri

SEnSual Aromë qelibari dhe vaniljeje, Ambre des Meravilles, hermes.

MaKSiMaliSt Një përzierje e gjallë manaferrash të kuqe, dot Marc Jacobs

Cili parfum mua? bën për mua jo ai që ka dalë i FuNdit Në modë. as ai që përdor mikesha jote e Ngushtë. aromëN tëNde duhet ta gjesh ti. sepse parFumi të NgjaN ty

fEMëror është një buqetë jasemini dhe tuberose, Valentina Assoluto, Valentino.

i thellë Me nuance drurësh dhe mirre, Alien Absolute, Thierry Mugler

duheT Të reFleKToJë esTeTiKëN TëNde

PoP-caSual Përzierje e freskët e mojitos dhe kastravecit, cK one shock street edition, calvin Klein.

74

Materialet dhe ngjyrat që të pëlqejnë mund të të ndihmojnë që të zgjedhësh. Nëse të pëlqejnë copat e buta dhe ngjyrat e lehta, atëherë nuancat e parfumit janë ato të pudrës. Nëse ke një stil rigoroz dhe mashkullor, ku mbuzotërojnë kostumet dhe ngjyra e bardhë, me siguri të pëlqejnë aromat e forta të drurëve. Ndërsa aromat e erëzave u shkojnë për shtat atyre që pëlqejnë ngjyrat e forta. A ekziston një parfum i duhur për çdo fustan? Po, sepse parfumi është një aksesor, duhet kombinuar. Për shembull një fustan romantik kërkon një aromë femërore dhe delikate. Në këtë pikë lind pyetja: Nëse të pëlqen një stilist i caktuar, atëherë të pëlqen edhe parfumi që ai ka krijuar? Në të vërtetë ia vlen të eksplorosh fragrancat e stilistëve, sepse në përgjithësi përkthejnë në parfum esencën e stilit të tyre. tetor 2012


Nëse Të eMocioNoN ATëherë ëshTë i duhuri Një parfum që i shkon mirë dikujt, nuk është e thënë që të ketë të njëjtin efekt edhe tek ti. Është hipotalamosi ajo pjesë e sistemit nervor ku përpunohen emocionet që do të të ndihmojnë të zgjedhësh. Sepse ka një moment të caktuar se kur duhet të zgjedhësh një parfum. Dhe ky moment zakonisht nuk është mbrëmja. Nën efektin e lodhjes emocionet tjetërsohen. Provo një aromë të re nëse je e çlodhur, në mëngjes ose në fundjavë. Ja disa rregulla që ta bëjnë zgjedhjenë më të thjeshtë. Karakteret e forta duhet të ekplorojnë aromat orientale, për shembull vanilje dhe toberozë. Natyrat medituese kërkojnë parfume të freskët. Aroma e gjetheve mund të jetë perfekte. Kurse ëndërrueseve ju këshillojmë lulet. Një gabim që nuk duhet bërë kurrë: të mendosh se një parfum është i përjetshëm.

të jEP oPtiMizëM është një përzierje aromash të nxehta, la Vie est Belle, lancome

të jEP Eufori Floreal, oriental, Madly, Kenzo

të jEP qEtëSi Aroma të freskëta gjethesh, love chloe eau Floreale

të jEP nGrohtëSi ëmbëlsi dhe erëza, shalimar ode a la Vanille, guerlain

të jEP EMocionE Me lule të bardha, let’s love, united colors of Benetton

të jEP SiGuri Ka aroma pudrash dhe drurësh, iris Nobile sublime, Aqua di Parma

75


Në parfumeri Për iKonat Me esenca dhe aromë drurësh, Burberry Body Purse spray

Për aDhuruESEt E MiStErit Me aromë erëzash dhe agrumesh, eau de Parfum dahlia Noir, givenchy

Për joShëSEt Me lëkurë dhe lule, eau de Parfum Purse spray, Bottega Veneta

Për ESKPErtEt është një shpërthim trëndafilash, zambakësh dhe vjollcash, Potion dsquared2

Për Kë Do të BjErë në Sy i pasur me aromë lulesh, Fan di Fendi extreme

Për MiniMaliStEt i thellë dhe i ndjeshëm, eau de iceberg Wild rose

ëshTë iMAZhi yT Një parfum nuk të bën të ndihesh seksi ose grua biznesi. Je ti që me natyrën tënde e interpreton në mënyrën që do. Po. Parfumi mund të personalizohet. Duke e kombinuar. Për shembull duke e hedhur pasi je lyer me një krem trupi që nuk i përket të njëjtës linjë. Po kur kërkon të ndërrosh parfumin? Kur shkon për të blerë një parfum, duhet që trupi të jetë i pastër dhe në të të mos ekzitojë asnjë aromë tjetër, madje as llaku i flokëve. Mos provo më shumë se pesë dhe nga një aromë në tjetrën nuhat disa kokrra kafeje. Ja dhe një gabim që nuk duhet bërë kurrë. Mos mendo se duke përdorur parfumin e personazhit tënd të preferuar, do ngjash si ajo!

76

tetor 2012


jaSHTë dHe Brenda dollaPIT 4 MIKeSHa Që Të duHen në ForMë doBëSoHu Pa dIeTë në FaMIlje I THuaj “jo” nën çarçaFë SeKS në TaKIMIn e Parë? eroS BoBo, aI ëSHTë SKandal në SHTraT SIPaS Yjeve a Të MarToHeSH Me Të? STIl arredIMI Zona joTe e relaKSIT

5 2

HalloWeen dHe KungujT u Blenë

Gjërat që DuhEn Bërë Para SE të ShKoSh 35 VjEÇ 77


25

Axhenda

gjërat që duhen bërë para se të shkosh 35 vjeç

Mos na keqkuptoni: Sot mund t’i lejoni vetes gjithçka që doni, në moshën që doni. Por na besoni: ka çmenduria, lukse, zakone, për të cilat më “vonë” do të të duhet të harxhosh shumë mund për t’i arritur. Po atëherë çfarë pret?

1

Të bësh dashuri tek hyrja e pallatit. Sido që të jetë, mirë është të jetë shumë vonë, apo të jesh në makinë. Kur je para 35-ave kjo thjesht të rrit adrenalinën, më pas të bën ta gjykosh keq veten

2

Të vendosësh vetëm të mërkurën për një udhëtim, që do bësh të premten me një fluturin “low cost”. Në në ardhmen, lehtësia për tu zhdukur nga qyteti e për të bërë një javë pushim, do jetë një luks, që si zor se mund t’ia dhurosh vetes. Sepse me kalimin e moshës, ndonëse të ardhurat dhe mundësitë për të bërë udhëtime rriten, ka më shumë përgjëgjësi dhe nuk mund t’i lejosh vetes shkujdesje të tilla.

3

Të vendosësh se çdo të bësh kur të rritesh. Është e vërtetë se ka gjithmonë kohë për të ndryshuar mendje e për të bërë gjëra të reja... Por sa më parë aq më mirë për t’u realizuar.

4

Është momenti i ndarjes me thikë të jetës tënde, duke zgjedhur një ngjyrë që nuk do guxoje kurrë. Nuk po flasim këtu për ngjyrën e kuqe, me të cilën mund t’i bësh flokët edhe

78

tetor 2012


në pleqëri, por për ato të çmenduart fare si lejla, e gjelbër, bojëqielli. Ose të gjitha bashkë në të njëjtën kohë, siç vjen moda e fundit nga interneti: futu në google dhe shtyp fjalët “soft chalk dye”. Pas të tridhjetëepesave nuk mund ta bësh kurrsesi këtë gjë (mirë është që ta lësh për verën e ardhshme, tani merr thjesht shënime).

5

ujë të kripur e me rërë.

10

Të bësh body jumping ose sky diving. E tepruam pak me anglishten tani por në të gjithë botën këto terma përdoren për këto sporte ekstreme siç janë hedhja nga lartësitë dhe skitë në qiell. Përpara të 35-ave vendimi për t’i provuar merret më kollaj. Por si këto, ashtu dhe parashuta kanë të keqen e madhe që po i provoje mund të vazhdosh t’i bësh gjatë gjithë jetës.

Të mos jesh në facebook. Kur të gjithë janë aty, ti je më e veçantë duke mos qenë. Pastaj pas ca kohësh, kur koha që kalon jashtë shtëpisë dhe aktivitet sociale do jenë më të rralla, bubrrimi nëpër facebook do jenë një nga mënyrat e vetme për të mbajtur kontaktet me miqtë e të njohurit (dhe për të ripeshkuar të dashurit e vjetër).

11

6

12

Të shëtisësh botën në 80 ditë. Ose dhe më pak, apo më shumë. Të nisesh më një çantë shpine e të punosh banakiere në ndonjë klub, në mënyrë që të kesh para për të vazhduar udhëtimin, të njohësh sa më shumë njerëz të kombeve të ndryshëm, të bësh party pa fund por dhe të mësosh gjuhë.

7

Të nisesh për pushime në momentin e fundit me një grup njerëzish që kanë mbetur në qytet. Në të ardhmen do jesh më zevzeke ndaj atyre që të rrethojnë dhe nuk do lëshosh kollaj pe. Plus që me kalimin e moshës nuk arrin t’u kënaqesh miqësive të reja e të shkujdesura, por kërkon miq që i ke prej kohësh dhe gjëra të mirëllogaritura.

8

Të jetosh në një garsonierë në qendër. Përpara moshës 35 duket shumë cool. Pastaj është ca si... ngushtë. Pas kësaj moshe do kërkosh të tjera gjëra, si shtëpi me oborr, në periferi.

Të mos regjistrohesh as në palestër, as në pishinë, as në kurs kërcimi. Pra, me pak fjalë, të mos bësh sport. Dembelizimi është luks i rinisë. Pastaj, kur qelizat fillojnë pak nga pak të nisin të vdesin, ti i ngjall me sporte.

13

Të bësh një shërbim fotografik bardh e zi si divat e të shkuarës. Njëzetë vjeç je vetëm njëherë. Prandaj ia vlen t’i bësh të pavdekshme siç duhet, apo jo?!

14

Të dalësh nga shtëpia pa çantë. Pas të 35-ave, nëse nuk ke me vete sendet e tua apo ato që të nevojiten gjatë ditës, mund të arrish në gjendje paniku.

Të mendosh për pensionin. Mund të të duket se është shumë herët, por me ndryshimet sociale që kanë ndodhur përreth, të lëverdis të fillosh të mendosh për ndonjë mënyrë investimi apo grumbullimi të parave që do të të duhen më vonë. Seriozisht!

15

9

16

Të bësh skynny dipping. Skynny çfarë? Domethënë banjo nudo në det në mes të natës, nën yje. Një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe që ta ngre adrenalinën në qiell. Deri në moshën kur ende i duron flokët e lagur e me kripë dhe ndjesinë që të shkakton veshja e rrobave mbi trupin e qullur me

Ta bësh natën ditë e ditën natë. Mund të kërcesh deri në mëngjes, ta kalosh gjithë natën jashtë e pastaj të shkosh direkt në punë. Që nga një moshë e caktuar edhe restaurimi i kujdesshëm nuk arrin të të bëjë që të ndihesh mirë të nesërmen. Të ngrish vezët që të jetosh pa pasur stresin e orës biologjike. Eshtë një ndërhyrje mjaft e kushtushme, por nëse bëhet përpara moshës 35 vjeçare i rrit së tepërmi mundësitë për të mbëtur shtatzënë në të ardhmen.

17

Të shkosh të jetosh jashtë. Këtë mund ta bësh vetëm sa nuk ke ende një pozicion të konsoliduar në punë dhe për aq kohë sa nuk të ka vënë dembelizimi përpara.

18

Të kërkosh një model gruaje 40 vjeçare që të duket fantastike. Shëno ndërkohë edhe përse të pëlqen. Kur të arrish në atë moshë dhe të lexosh se ç’ke shkruar, do të dish se kujt t’i ngjash.

19

Të bësh një listë me meshkujt për të cilët ke ende dyshime. Dhe aty ku është e mundur, ta heqësh këtë dyshim. Sepse me gjithë gjërat e bukura që të dhuron pjekuria, ka vetëm një gjë që nuk ia vlen ta provosh: pendesa.

20

Të veshësh xhinse shumë të grisura. Por edhe shumë të gjata e të gjera, nga ato që i shkel ndërsa ecën. Më vonë nuk mund ta bësh këtë, sepse nuk do dukesh çapkëne por patetike.

21

Të stërvitësh ironinë (dhe mbi të gjitha autoironinë) Do jetë gjëja që do të të duhet më shumë në gjysmën e dytë të jetës. Sa më herët t’ia nisësh, aq më mirë është.

22

Mëso të shash e të mallkosh në një gjuhë (së paku) të

huaj. “Mbylle atë m... goje” do tingëllonte më bukur nëse do ta thoje në frengjisht, apo jo?! Në të ardhmen do kesh shumë nevojë që të mos i thuash këto fjalë në shqip, sepse do të të quajnë vulgare, në moshë të re ngjan thjesht e pafajshme.

24

Të ngrihesh natën e të gatuash një pjatë gjigande me makarona. Përpara sesa stomaku yt ta kuptojë që ti je një njeri që ... nuk ke pikën e vullnetit për të mbajtur dietë.

25

Të bësh një udhëtim me tren nëpër Evropë, pa të shkuar mendja për avionin. Pas të 35-ave nuk do e gjesh kurrë as kohën as dëshirën. Dhe kështu do të të mbeten shumë gjëra pa parë.

79


brënda dhe jashtë dollapit

mikesha për të cilat ke nevojë Njëlloj si këpucët, ka Nga Një të përshtatshme për çdo situatë. do t’i Njohësh më mirë? hap dollapiN

K

ëpucët dhe mikeshat kanë në zemrën tënde një vend special. Nuk mund të heqësh dot kurrë dorë prej tyre. Po a e ke vënë re se përveç pasionit që ke për to, këpucët dhe mikeshat kanë shumë gjëra të përbashkëta? Janë ato që të kanë kushtuar një djall e gjysmë dhe që do të jenë me ty përgjithmonë, njësoj si një palë këpucë “Louboutin”. Dhe ato të tjerat, të blera në një moment çmendurie për pushime (të tipit sandale plastike), që nuk do t’i rezistojnë dot as ndërrimit të stinëve. Me pak fjalë, mjafton që të krahasosh mikeshat e zemrës me këpucët që ke në raft, për të kuptuar se ç’rol kanë në jetën tënde. Je gati? iDEntiKit Taka 12 cm, shapka me gisht, çizme, balerina, nëse e mendon edhe në shoqërinë tënde ka mikesha shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. sepse sipas specialistëve të psikologjisë, një grup i madh mikeshash na plotëson nevojat për eksperienca të ndryshme. e njëjta gjë vlen edhe për ty: edhe ti luan për çdo mikeshë një rol specifik.

80

Mikesha balerinë ëShtë PErfEKtE Për: shopping ose një mbrëmje mes vajzash. Të njeh mirë, njëlloj si balerinat e tua të vjetra. MoS E KërKo nëSE: ke dëshirë të bësh diçka të çmendur, të tipit ndonjë udhëtim në mal në mes të borës. ME SiGuri Do të të thotë: shihemi në kohë më diell. nuK Do të të thotë Kurrë: ke harxhuar gjysmën e rrogës për një palë syze dielli? uau, fantastike. jE një BalErinë nëSE: je në gjendje të dëgjosh dikë për një orë, pa pasur fare dëshirën për të folur për veten (dhe të nxjerrësh në momentin e duhur nga çanta facoletat, për të fshirë hundët dhe sytë).

njeh vetëm tipe të tilla? Të pëlqen të të dëgjojnë, sepse do që të jesh përherë në qendër të vëmendjes. Në të kundërt, të dëgjosh rrëfimet e tyre nuk është se të intereson shumë. Jo rastësisht shpesh shoqërohesh me vajza të zakonshme, në mënyrë që vëmendja të jetë e gjitha e jotja. Vetëm se kjo minon sigurinë tënde se je e dashur dhe e çmuar për të gjitha. nuk ke asnjë shoqe të tillë? Nëse nuk ke asnjë mikeshë kështu, atëherë ti mendon se je në gjendje që të zgjidhësh gjithçka vetë. Ndoshta mendon se të mbështetesh tek të tjerët do të thotë që të mos jesh mjaftueshëm e fortë, sepse je mësuar që fëmijë që t’ia dalësh vetë, në pavarësi të plotë. e di që një “balerinë” mund të jetë e çmuar, sepse beson në raportet solide dhe është aty kurdo që ti të kesh nevojë. tetor 2012


Mikesha stilet ëShtë PErfEKtE Për: të premte në darkë. Pa rregulla, të bën të ndihesh seksi, si një takë dymbëdhjetëshe…, nëse di të ecësh mbi to. MoS E KërKo nëSE: ke nevojë për përkëdhelje dhe mbështetje. Nuk është maksimumi i ngrohtësisë. ME SiGuri Do të të thotë: hajde, bëhu gati të dalim për qejf. nuK Do të të thotë Kurrë: rrimë në shtëpinë tënde dhe provojmë atë recetën e re të biskotave me çokollatë. jE një StilEt nëSE: celulari yt fillon të bjerë që të premten pasdite dhe nuk pushon më deri të shtunën në darkë. Të gjitha duan të dinë se ku do shkoni për fundjavë.

njeh vetëm tipe të tilla? Ke nevojë për dikë që të të stimulojë, sepse ke merak se mos mërzitesh dhe sepse nuk të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes. Por kujdes: një mikeshë e vërtetë nuk bëhet e gjallë vetëm në fundjavë. Ndoshta ti nuk kërkon më shumë, sepse ke frikë se problemet e tua nuk janë aq të rëndësishme dhe druhesh se po të fillosh të flasësh do të mbetesh vetëm. nuk ke asnjë shoqe të tillë? Ti e merr shumë seriozisht. Provo njëherë që të guxosh pak më shumë duke filluar të vlerësosh dhe të theksosh më shumë pamjen tënde të jashtme dhe sensualitetin tënd.

Mikesha bizhuteri ëShtë PErfEKtE Për: të humbasësh mendjen kur nuk do që të mendosh për asgjë. di që të të sjellë menjëherë humorin e mirë. MoS E KërKo nëSE: ndihesh vulnerabël. është e aftë që të krahasojë pa pikën e problemit thoin e saj të thyer me humbjen e portofolit tend plot me para. ME SiGuri Do të të thotë: erdha unë. Tani mund të fillojë festa. nuK Do të të thotë Kurrë: betohem se do ta ruaj sekretin. Nuk i tregoj njeriu. jE një BizhutEri nëSE: për të harruar njëherë e përgjithmonë të dashurin e fundit, me të cilin u ndave dje, të duhen jo më shumë se 24 orë.

njeh vetëm tipe të tilla? Jeta jote është gjithë kohës argëtim dhe kaq. synon të jetosh vetëm në sipërfaqe, pa u dhënë ndonjë rëndësi të veçantë raporteve ndërpersonale dhe problemeve të përditshme. Me pak fjalë për ty më shumë rëndësi ka dukja, “perfomanca”. Bëj kujdes. Në fund mund të gjendesh e vetme në skenë. nuk ke asnjë shoqe të tillë? Me siguri ti merr gjithçka shumë seriozisht. Me pak fjalë e ke të vështirë ta lësh veten të lirë. Ki parasysh se ndonjëherë të dalësh nga skemat dhe kornizat mund të të ndihmojë për lehtësimin e situatave dhe tensioneve dhe për t’i parë gjërat nga një këndvështrim tjetër, pa e vrarë shumë mendjen.

Mikesha atlete ëShtë PErfEKtE Për: një miqësi të shkurtër. e ke njohur gjatë një udhëtimi dhe u ndjetë menjëherë mirë me njëra-tjetrën. është e lehtë njëlloj si atletet. MoS E KërKo nëSE: ke në mendje plane afatgjata. Njëlloj si këpucët sportive, e kanë jetën e shkurtër. ME SiGuri Do të të thotë: edhe ty të pëlqen çokollata? Qenkemi njëlloj. nuK Do të të thotë Kurrë: do udhëtojmë sërish bashkë? jE një atlEtE nëSE: ke 500 friends-a në Facebbook, që nuk i sheh kurrë.

njeh vetëm tipe të tilla? Je një natyrë që i jep rëndësi sasisë dhe jo cilësisë. Kënaqesh me raportet momentale sepse nuk ke dëshirë që të përkutohesh deri në fund. Ndoshta ke frikë se të tjerët vënë re ndonjë dobësi tënden, që cilën ti e para nuk ia fal vetes. Ka shumë mundësi që në të shkuarën të kesh ngelur e zhgënjyer nga ndonjë miqësi dhe tani qëndron në sipërfaqe që të mos digjesh përseri. nuk ke asnjë shoqe të tillë? Të pëlqen të ecësh në tokë të sigurt. Ke disa mikesha të besuara dhe shumë rrallë bën njohje të reja. Je shumë xheloze për rrethin tënd miqësor dhe mjerë ai që synon të infiltrohet. Ki parasysh se të jesh e hapur ndaj njohjeve të reja dhe të provosh të hapesh edhe me dikë që nuk e njeh, mund të të sjellë surpriza të këndshme.

ato që duhen hedhur Nallanet. është kaq e ashpër, sa nuk mund t’i thuash kurrë sinqerisht atë që mendon. Çizmet deri në mes të kofshës Për të është më e rëndësishme të bjerë në sy të meshkujve sesa miqësia jote.

81


Në formë

Dobësohu pa dietë

E dije se të bësh dashuri, të ndërrosh bebelinat, të pastrosh dyshemenë, të hekurosësh, të bësh shopping të ndihmon për të pasur një trup të bukur?

82

tetor 2012


Ç

do aktiviteti i korrespondon një shpenzim energjie i treguar me METS. Me një formulë të thjeshtë mund të llogaritësh sa kalori djeg: shumëzo peshën tënde trupore x METS të aktivitetit të zhilluar dhe pjesëtoje me 60. Për shembull, një grua me peshë 60 kg që hekuros për 45 minuta shpenzon kaloritë e mëposhtme: 60 (pesha) x 2,3 (met) x 45 (minuta):60 = 103,5 Kcal. Provo të llogaritësh sa kalori djeg në një ditë Të puthesh dhe të përqafohesh bën gjithmonë mirë, edhe për linjat. Çdo minutë puthje dhe përqafime vlen 1 MET: një grua 60 kg për një orë puthje dhe përqafime do të shpenzojë rreth 60 kalori… Të ndërrosh bebelinat dhe të lash byçën e bebit është një nga aktivitetet më të lezetshme, vetëm se kur përsëritet shpesh bëhet ca e lodhshme. E di sa kalori mund të konsumohen? 2,5 METS në minutë. Po të kesh parasysh që bebi e bën atë punë gjashtë herë në ditë, nuk është aspak keq. Të pastrosh dyshemenë, të kalosh fshesën me korrent, të fshish pluhurat: është vërtet lodhje. Çdo minute i korrespondojnë 3,8 METS. Nëse i bën punët përdiët do të djegësh deri në 342 kalori në javë. Të ushqesh fëmijën mund të jetë pak e lodhshme: ka nga ata që e heshin udhimin poshtë dhe që nuk duan ta hapin gojën sikur të bëhet nami. Por ka një moment kënaqësie nëse mendon se të ushqesh fëmijën sjell një harxhim energjie të barabartë me 3 METS në minutë. Të bësh dashuri. Po, është mëse e vërtetë. Po të bësh dashuri shpesh

dhe gjatë dobësohesh. Ky aktivitet është i barabartë me 1,5 METS në minutë. Por përfitimi i vërtetë qëndron në prodhimin e endorfinave. Ndjesia e mirëqenies që prodhohet në organizëm të ndihmon të qëndrosh larg ëmbëlsirave. Të lash fëmijën është një ritual në fund të ditës, që të paktën në pranverë dhe në verë përsëritet çdo ditë. Konsumohen rreth 3 METS në minutë: me një banjë që zgjat rreth 30 minuta një grua 60 kg do të djegë 90 kalori. Hekurosja e rrobave do të bëhet disi e këndshme po të kesh parasysh se çdo minute i korrespondojnë 2,3 METS: një grua 60 kg, duke hekurosur për gjysmë ore do të djegë rreth 70 kalori, e barabartë me një mollë të vogël. Po duke pasur parasysh që një kosh i madh me rroba nuk mbaron për gjysmë ore, do kesh mundësi që gjatë javës të djegësh nja 280 kalori vetëm me hekurin. Të merresh me lulet i bën mirë mendjes dhe trupit. Një mënyrë për të bërë gjimnastikë dhe për t’u mbajtur në formë: çdo minute kopshtarie i korrespondojnë rreth 4 METS. Rregullimi i shtratit në mëngjes për të gjithë familjen shpesh është rutina më e mërzitshme. Por do të kthehet në qejf, duke ditur 10 minutave i korrespondojnë rreth 20 kalori. Të luash me fëmijët kukafshehti, ose me top, ose thjesht të vraposh pas tyre i bën shumë mirë siluetës: për çdo minutë aktivitet shpenzohen 5 METS! Që do të thotë se një grua 60 kg do të djegë në një orë rreth 300

kalori: më shumë sesa një akullore me krem. Të lash qenin shpenzon 3,5 METS në minutë. Ta shëtisësh 2,8 METS në minutë: dihet që padronët e qenve janë gjithmonë më në formë se ata që nuk kanë. Mund të mos e besosh por manikyri dhe rregullimi i flokëve djeg kalori. Çdo minutë dedikuar këtij aktiviteti i korrespondon 1 MET: një orë tek parukieri sjell një shpenzim prej 60 kalorish. Jo keq, të mendosh që i ke harxhuar për qejf. Të lash dhe shpëlash pjatat është puna më e mërzitshme për ty? Po a e di që të bën harxhosh 2,5 METS në minutë? Ngjiti shkallët në këmbë dhe harroje ashensorin, edhe nëse je e lodhur, edhe nëse je kthyer në shtëpi vonë pas një dite të gjatë, ngjitu në këmbë. Një minutë duke ngjitur shkallët vlen 3,5 METS! Ec, ec, ec, … dietologët e përsërisin gjithmonë. Sa herë të mundesh lëre makinën dhe ec në këmbë, është më e thjeshtë nga sa duket. Për të bërë pazaret, për të marrë fëmijët nga shkolla, për të shëtitur në mbrëmje, me mikeshat në fundjavë. Programo të paktën 30 minuta ecje në ditë dhe harxho 2,8 METS. Të mbash fëmijën në krahë është një “punë” shumë e ëmbël por ndonjëherë e lodhshme, sidomos kur ke më shumë se një dhe kur në dorën tjetër duhet të mbash çantat e pazarit. Por nëse ke parasysh se në këtë mënyrë konsumohen 3 METS në minutë, do ta kesh më të lehtë.

83


Në familje

I thuaj “JO”

Nuk është e thjeshtë të refuzosh. Dhe shumë më të vështirë e kanë këtë fëmijët. Mesojeni fëmijën tuaj se si ta bëjë këtë. Dhe të ndjehet mirë në fund Nga Elida Cangonji Disa fëmijë e kanë vështirë t’i rezistojnë kërkesave të mjedisit të tyre, veçanërisht atyre të shokëve. Duke përjashtuar problemet e vetëbesimit apo ndrojtjes, vështirësia për të thënë jo tregon një mungese dijeje “për ta bërë” ose më saktë për të thënë thjesht “jo”. Ndihmojeni fëmijën të kuptojë Fëmija nuk e ka gjithmonë vetëdijen e kësaj “paaftësie”. Ndihmojeni atë, duke kujtuar shembuj konkretë se kur ai e ka pësuar nga vështirësia për të kundërshtuar kërkesat e të tjerëve. Tregojini fëmijës se si ky zakon e ka penguar të bëjë, ose përkundrazi atë që ai e ka detyruar të bëjë. Kaloni më pas së bashku si në revistë situata

84

të ndryshme që kanë ndodhur në të shkuarën dhe shikoni se në ç’mënyrë duhet të kishte reaguar ndryshe. Kur “jo” është e domosdoshme Fëmija e ka të detyrushmë të thotë “Jo” kur ndjehet i lodhur ose i shqetësuar, pasi ai nuk do jetë në gjendjen e tij më të mirë, për të bërë një analizë të situatës. Është rasti kur ai nuk e njeh mirë personin që i kërkon diçka, nëse ky person i ka kërkuar më parë gjëra të cilat i kanë krijuar probleme, nëse i kërkohet diçka që i duket e rrezikshme apo e ndaluar, nëse nuk ka dëshirë, apo nëse nuk ka për të nxjerë asnjë përfitim, apo nëse ka dëshirë për të bërë diçka tjetër.

Pasi t’i tregoni gjithë situata kur duhet të thotë jo, shpjegojini edhe se ai mund ta ndryshojë përgjigjen nëse nuk është i sigurt se ka ditur të japë atë të duhurën dhe që ka nevojë të reflektojë apo të marrë mendimin e personave të tjerë. Mësojini metoda apo mënyra Mësojini atij fillimisht të ndryshojë përgjigjen para se të ketë analizuar atë që i kemi kerkuar dhe të mos ndjehet i detyruar të përgjigjet. Para se të përgjigjet kërkojini të reflektojë dhe të japë përgjigje pas një ore ose të nesërmen. Nëse ai që kërkon diçka insiston, nëse ai thote sistematikisht se duhet të përgjigjet menjëherë, përgjigja të jetë “jo”. Nëse tjetri i tetor 2012


kërkon të justifikojë përgjigjen, fëmija nuk duhet të hyje në lojën e tij, por të mjaftohet duke përsëritur se nuk ka dëshirë të përgjigjet. Tregojini se si mimika të shoqërojë fjalën, me qëllim që kjo e fundit të tingëllojë e fortë: duhet të shohë në sy personin, duke i tundur kokën për të theksuar “jo”-në. Në një kohë të dytë, mësojini fëmijës se si të negociojë me fëmijët e tjerë, mësojini marrëdhëniet, duke i spjeguar që kjo nuk pengon aspak që të marrë dhe të japë falas, ose në të kundërt të negociojnë e të krahasojnë të gjitha vlerat. Imitimi dhe loja e roleve Nxisni fëmijën të imagjinojë situata ku i kërkohet të bëjë dicka që e

Rregulla e artë: Jepini femijës mundësinë të thotë “jo”

shqetëson dhe të përgjigjet ashtu si ia keni mësuar. Jepini atij shembuj, duke luajtur me një tjetër anëtar të familjes, me qëllim që ai të mund t’ju imitojë. Bëni me fëmijën lojën e roleve, duke i kërkuar të reagojë sikur të ishte në situatë të vërtetë dhe të sillej në mënyrë të vendosur në këtë situatë. Propozojini situata gjithnjë e më shumë të vështira : përshembull të refuzojë t’i japë lekë një fëmije që ia kërkon, pastaj të refuzojë edhe sikur të ketë lekë në xhep, më pas të refuzojë t’i japë lekë një të rrituri. Caktojini në vazhdim detyra të përditshme në funksion të situatave të jetës së zakonshme, ku ai do jetë në gjendje të pranojë të thotë “jo”.

85


Nën çarçafë

Të bësh

seks

në takimin e parë? Është një nga dilemat tona më të mëdha: të bësh apo jo seks që në takimin e parë? Nëse jo, sa ditë, javë, muaj të presësh? Apo herët a vonë ajo “punë” duhet bërë?

P

avarësisht debatit të hapur që bëhet me mikeshat në kafe, pavarësisht shijes së aventurës dhe faktit që seksi para martese nuk është më sakrilegj, nuk ka një ligj që mund t’u japë përgjigje të gjitha pyetjeve, dilemave, dyshimeve. Variablat e përfshira në lojë, që llogarisin përgjigjet e mundshme për këto pyetje, janë të ndryshme. Në këtë çështje janë shumë faktorë në lojë: karakteri yt, kush është ai që ke përballë dhe sa të pëlqen, a do të kesh mundësi që ta shohësh sërish pas asaj nate, çfarë lloj marrëdhënieje kërkon të ndërtosh, sa këmbëngulës tregohet ai, atmosfera,

86

tetor 2012


gjendja dhe çdo gjë që të frymëzon në atë çast, momenti i rrufeshëm ... dhe kështu me radhë. Një studim i kohëve të fundit nga Cornell University mbi shkallën e kënaqësisë, i kryer në 6000 çifte, sjell artikuj shtesë për t’u mbivendosur në bilancin e pro dhe kundër. Sipas hulumtimit, të bësh seks në mënyrë të nxituar mund të sjellë tek çifti i ardhshëm pabarazi dhe vështirësi. Kjo ndikon sidomos në anën femërore, ndërsa për meshkujt kjo nuk përbën ndonjë ndryshim (të paktën, kështu thonë ata). Jashtë çdo morali ose paragjykimi, le të “peshojmë”, të gjitha pro-të dhe kundrat, në mënyrë që secili mund të bëjë zgjedhjet e tij të ndërgjegjshme. Dhe ky është elementi i parë i përzgjedhjes. PRO: duke zgjedhur të bësh seks që në takimin e parë, e lë veten të udhëhiqesh nga pasioni, e lë veten në duart e instinktit, është ai që zgjedh në vendin tend, duke përjetuar momentet e kënaqësisë më thellësisht. Me pak fjalë, ti zgjedh të mos e lësh të të ikë nga duart ai moment i papërsëritshëm. Po nuk rrezikove, nuk fiton gjë. KUNDËR: shpesh e gjen veten duke bërë seks thuajse rastësisht, e lë veten të veprojë pa u menduar gjatë, pa e ditur se në fakt ke bërë një zgjedhje aspak të ndërgjegjshme. Por ashtu si edhe seksi i takimit të parë, shpesh kalohet edhe nga seksi në një lidhje serioze, pa i lënë vetes mundësi që të zgjedhë dhe mbi të gjitha pa e kuptuar mirë nëse partneri është ai i duhuri. PRO: nëse dëshira që po provon në ato momente është shumë e fortë, pse ta shtypësh? Jeta është shumë e shkurtër

Si përfundim kthehemi sërish andej nga u nisëm: tek rëndësia e zgjedhjes. Gjithkush bën të tijën. E rëndësishme është që të jetë zgjedhje e vetëdijshme dhe e sinqertë

dhe duhet shijuar deri në pikën e fundit. KUNDËR: pritja e zbeh dëshirën dhe të jep mundësinë që të vlerësosh nëse tërheqja që po ndjen për të është e vërtetë, apo është thjesht një iluzion i momentit. PRO: po nëse seksi është shumë i rëndësishëm në një lidhje a nuk është më mirë që të kuptosh menjëherë, që në takimin e parë, nëse funksionon apo jo? Mbi të gjitha çdo teori ka nevojë për praktikë. Dhe nëse zbulon se funksionon, i duhet futur punës! KUNDËR: por ama seksi s’është gjithçka në një çift! Dhe siç nënvizojnë edhe studiuesit dhe ekspertët e kësaj pune, dëshira seksuale ndonjëherë është aq e fortë sa eklipson gjithçka tjetër: verbohesh nga dëshira për kënaqësi dhe të mungon vëmendja ndaj faktorëve të tjerë thelbësorë si impenjimi, mirëkuptimi, vlerat dhe mendimet e përbashkëta. PRO: seksi është një mënyrë e jashtëzakonshme për t’u njohur më mirë dhe të krijon mundësinë që të arrish në atë nivel njohjeje që një bisedë e thjeshtë apo ca kohë e kaluar së bashku nuk ta mundësojnë. Pastaj bën seks, s’bën seks, herët a vonë në këtë pikë do vish. Nëse është i duhuri, do vazhdosh të qëndrosh me të, pavarësisht se deri në ç’pikë kanë shkuar gjërat në takimin e parë. KUNDËR: Takimet e para, momentet kur ai përpiqet që të të joshë, përveçse të shërbejnë për të vënë në provë interesin e tij ndaj teje, për të rritur tensionin erotik dhe për të krijuar dinamikën e shëndetshme të joshjes, janë edhe një periudhë e eksplorimit të njëri-tjetrit, e cila krijon mundësinë për të ndërtuar intimitet fizik dhe emocional dhe mbi të gjitha për të vlerësuar në mënyrë më të qartë (dhe ndoshta të zgjuar) nëse ka arsye - në aspektin e përfshirjes, pritjes, angazhimit - për një marrëdhënie afatgjatë. Me fjalë të tjera, kohët e njohjes, përveç të qenit të këndshme, të shërbejnë për të kuptuar nëse ai është personi që ty vërtet të pëlqen dhe nëse është i përshtatshëm për ty.

87


Nën çarçafë

o b Bo

ai është skandal në shtrat

Hera e parë me të. Prisje një natë ku të shpërthenin fishekzjarre, por… 4 dështime që mund t’u ndodhin të gjithëve. Dhe zgjidhjet për ndërhyrjen e menjëhershme për ta transformuar atë që ka mbetur në nje ekspoziv

Efekt alkoolik Ai ka pirë ndonjë gotë më shumë sesa duhet dhe tani një pjesë e tij e trupit nuk pranon që të bashkëpunojë? Të nesërmen në mëngjes, pasi është gdhirë esëll dhe të të shohë pranë vetës në shtrat do të pushtohet nga turpi dhe sikleti?

I dashuri i trupshëm Pas disa javësh që i vini vërdallë njëri-tjetrit, mezi po pret rastin që të jeni të dy bashkë. Dhe në vend që të ai të të grisë rrobat dhe të të hidhet përsipër nga padurimi, ja ku qëndron aty i druajtur dhe i turpshëm. Ti je e zhgënjyer dhe ai e di edhe vetë se nuk ishte në lartësinë e duhur.

Drita të kuqe Është hera e parë me të dhe ti dëshiron që të jetë e paharrueshme. Prandaj merr në dorë situatën dhe shpalos të gjithë repertorin tënd “hot”. Vetëm si ai duket i terrorizuar. Rezultati: ndihesh seksi po aq sa çorapet e tij të hedhura në tokë.

Efekt qesharak Drita të zbehta, një muzikë romantike në sfond. Jeni në momentin kur ai po të zbërthen reçipetat të cilat s’duan që s’duan të hapen. Në këtë pikë ai thotë: se m’u kujtua në barsoletë për reçipetat. E tregon dhe qesh me të madhe. Përfundimi: nuk ke më pikën e dëshirës të vazhdosh më tej

Merre me shaka Një e qeshur e bën atmosferën alegro. Nëse dini t’i përballoni dështimet e vogla, u jepni rrugë ekpseriencave të reja. Ok, mbrëmë ishte tapë, por tani që është mëngjes dhe ai është i freskët, mund ta provoni sërish. Ndodhi sërish? Qetësohu dhe shijo momentin. Është thjesht hera e parë. Ndoshta herën tjetër gjërat do të shkojnë më mirë.

Përkëdheljet e fillimit janë zgjidhja Ndoshta e kanë frenuar emocionet. Po ndodhte ajo që ai e kishte dëshiruar aq shumë. Herën tjetër ngroheni mirë atmosferën me përkëdheljet e fillimit. Eksploro trupin e tij dhe tregoji se ku të pëlqen që të të prekë. Do të hidhet menjëherë në sulm. Mos harro që edhe kampionët kanë nevojë për nxehje.

Harmonizohu me të Për të bërë seks të mirë duhet të jesh në sintoni edhe mendore me të. Vëzhgoje si reagon. Nëse ndihet në siklet, ndrysho taktikë. Dhe mos harro që në fazat e para gjërat duhen marrë pak më shtruar. Pse t’i djegësh menjëherë lëvizjet e tua më të mira?

Shikoje në sy Ok, ai nuk është burri më seksi në tokë, por nuk është aq keq. Shikoje thellë në sy dhe lëri të kuptojë se ti e ke seriozisht dhe gjithë sa po ndodh nuk është aspak për të qeshur. Gjithçka do të qetësohet dhe ai do ta marrë shumë shpejt situatën në dorë.

88

tetor 2012


Sipas yjeve

A të martohesh me të?

Ndoshta nuk ia vlen të përkushtohesh kur në fund përfundimi nuk do jetë në anën tënde. Që të mos humbasësh gjë, më mirë konsultohu me yjet. Ja se cili është ai. Lexo dhe mendohu: a ia vlen të martohesh me të? 89


DaShi Një maço i përjetshëm do të të mbulojë me përkujdesje, dhurata dhe pasione, do të të mbrojë me shpatë dhe është gati të bëjë gjithçka për të pasur vëmendjen tënde. sa keq që në të vërtetë është një kapriçoz dhe kur lidhja fillon të stabilizohet humbet interesin dhe fillon të largohet. dashuria e tij është tronditëse, por nuk mungojnë as skenat e inatit, kërcënimet me ndarje dhe imponim të stilit të tij të jetës. dhe kur më në fund gjithçka e ka bërë lëmsh, ai kthehet në një kotele të penduar, i frikësuar se mos të humbasë. Këshillë: mbaja litarin gjithmonë të shtrënguar nga pak dhe ki parasysh se ai kundërshton për gjithçka. Nëse kërkon të arrish diçka prej tij, bëje të besojë të kundërtën.

DEMi Kokëforti është mbrojtës, i vëmendshëm dhe i besueshëm. e pëlqen natyrën dhe në përgjithësi është një kuzhinier i shkëlqyer, i dashuron kënaqësitë. Por është edhe kokëfortë deri në vdekje, xheloz i pandreqshëm dhe flegmatik, kështu që prej tij mos prit shkulme adrenaline. Me të do jetosh thjesht qetë. Këshillë: Nuk ka asgjë që mund të funksionojë me një tip kaq kokëfortë. Kështu që nuk ke rrugë tjetër: merr ose lër. Meqë e do, më mirë merre dhe martohu.

BinjaKët Shejtani i lezetshëm është prototipi i adoleshentit të përjetshëm: i lezetshëm, kurioz, elegant, dinamik, i kudondodhur, tradhtar që në AdN, magjistar i marrëdhënieve, gënjeshtar i rafinuar, manipulues i paarritshëm dhe bashkëbisedues brilant. Ai flirton me të gjitha shoqet e tua, i ndërron mendja shpesh dhe ia mbath nga gjithçka që i duket se do t’ia lidhë këmbët njëherë e mirë. Këshillë: Mundohu që për të të jesh e shkëlqyer. Trego një alegri të pasforcuar, ki njëmijë e një dëshira dhe interesa dhe një numër goxha të madh admiruesish që të vijnë rrotull.

VirGjërESha

Gaforrja

luani

Biri i përjetshëm

Perëndia mbi tokë

Duararti

i ndjeshëm, i prekshëm dhe lunatik, por edhe shumë romantik dhe i dashur. dëshiron me gjithë shpirt një familje, por nuk e konsideron kurrë mundësinë që të marrë përgjegjësitë prej të rrituri. Në idetë e tij do jesh ti shkëmbi ku ai do të mbështetet.

është pasionant, ka shumë gjallëri, tërheqës dhe shumë bujar. Ama ka dhe një defekt të “vogël”: është plotësisht i bindur, madje s’ka pikën e dyshimit, se është më i miri. Kjo do të thotë se i takon atij të vendosë se cila mes shumë admirueseve të tij të panumërta është e përzgjedhura e tij. Nëse ke ndër mend që ta kesh ti këtë nder, mos e lër në hije, por vendose në qendër të jetës tënde. Këshillë: sedra e tij duhet përkëdhelur. Thuaji që do të jetë burri dhe babai më i mirë dhe më i bukur në botë dhe bëje të besojë se është ai që vendos për gjithçka (duke vazhduar e qetë të bësh çfarë do ti).

është nga ata meshkuj që nuk e lë njeri të bjerë në tokë: konkret, i besueshëm, inteligjent, punëtor, bashkëpunues dhe shumë shpesh edhe pasionant. sa keq që ndonjëherë ka shumë vështirësi të përshtatet dhe ndjen një neveri të dukshme për kompromiset, duke treguar hapur se është shumë nazeli. Këshillë: Tregoja me prova se nuk e prisje që ai të vendoste rregull në jetën tënde. Ndërkohë që ti do jesh duke vënë goxha rregull të paparashikuar në të tijën.

Këshillë: Kurrë mos bëj gabimin që të hysh në garë me mamin e tij të dashur dhe të adhurueshme. Pale ta kritikosh ndonjëherë, as mos e ço nëpër mend!

90

tetor 2012


PEShorja I pavendosuri Nuk ka dyshim që është një burrë vërtet i dashur. i shoqërueshëm dhe i ekuilibruar, i kulturuar, magjepsës, i kujdessëhm, me pak fjalë një burrë me të cilin shijon një jetë shumë të mirë në çift. sa keq që është edhe një i pavendosur kronik. Kur i duhen dy ditë për të vendosur se ç’të veshë të nesërmen, imagjino se sa i duhet për të vendosur për çështje të rëndësishme si martesa e fëmijët... mund edhe të mos vendosë kurrë. Nuk janë përgjegjësitë, por frika se mos gabon, ajo që e terrorizon më shumë. Këshillë: Futja të dy këmbët në një këpucë. si? sillu vërdallë me ndonjë të fejuar zëvendësues dhe tregohu e lumtur dhe e kënaqur.

BricjaPi I padepërtueshmi i vullnetshëm dhe pak i vetmuar, fsheh një ngarkesë të papritur pasionante dhe një shije të veçantë për kënaqësitë e jetës. edhe pse ka natyrë që shqetësohet për gjithçka përgjegjësitë e lidhjeve të gjata e kënaqin, sepse i japin sigurinë se ka në duar frenat e jetës së të tjerëve, por edhe të tijat. Këshillë: Pavarësisht koracës së tij të fortë, ai nuk i reziston dot deklaratës së asaj që ia thotë hapur se ka shumë nevojë për të.

aKrEPi Engjëlli i rënë është një kockë e fortë, i adhurueshëm. tërheqës, joshës, erotik, provokues, i thellë: një magnet i vërtetë. Por meqë magneti mund edhe të shtyjë, ka edhe ca cilësi të tjera: i pavendosur, dyshues, jo besnik dhe thellësisht i dashuruar me çështjet e komplikuara, që me art të pashoq i kthen në drama të vërteta. Këshilla: ushtrohu që të përballosh një krizë në çift të paktën dy herë në vit. dhe në shtrat befasoje me lojëra speciale, sepse asgjë tjetër nuk mund ta lidhë pas teje.

ujori Ekscentriku Antikonformist dhe i hapur, asnjë nuk ka më për zemër sesa lirinë e tij të shenjtë. sigurisht, mund të tregohet i dashur, i gjindshëm madje edhe besnik, por vetëm me kushtin që e gjithë kjo të mos tingëllojë si një zakon ose si një detyrë. Me pak fjalë, mos prit që të të japë siguri. e as pushime së bashku. Këshillë: Qëndroji afër pa i marrë frymëN, gatuaj për të, bëje të shijojë frutin e ndaluar të stabilitetit. Pastaj befasoje duke i thënë se ke nevojë të organizosh hapësiart e tua. është e sigurt se do zbulojë se ka shumë nevojë për ty.

ShiGjEtari Djali i mirë Ai ka shumë cilësi për t’u pasur zili: optimist, i thjeshtë, diellor: para se të shfaqë atë anën aventurore dhe t’i japë drejtim natyrës së tij serioze, ambicioze, të besueshme e ndonjëherë edhe pak moralist, mashkulli shigjetar mendohet mirë që të mos bëjë zgjedhje për të cilat më vonë mund të pendohet. Këshillë: Prit. dhe ndërkohë përfito edhe ti për të shijuar kohë të çmenduar bashkë me të. Vendimet e rëndësishme i takojnë kohës.

PEShqit Poeti shpirti i tij është i ndjeshëm dhe krijues, romatik, aq sa i pëlqen të vuajë për dashuritë e tij të dëshpëruara. e kotë të shtojmë që kur një lidhje fillon e bëhet e prekshme do t’i vijë menjëherë dëshira për të notuar me shpejtësi drejt ujërash të tjera ose do fillojë të japë shenja vuajtjeje. Këshillë: duhet të jesh e pajisur me diplomë infermiereje për të vënë ndopak rregull në jetën e tij të hallkatur.

91


Stil arredimi

Zona ime e relaksit aty ku muNd të shijosh Një baNjë të gjatë, të kryesh të gjitha ritualet e tua të bukurisë, madje edhe ta kthesh Në Një spa Në kushtet e shtëpisë. tualeti Nuk është më ai i dikurshmi

92

tetor 2012


Mbi pllaka Këmba nuk duhet të shkelë kurrë në pllaka të ftohta e të lagura. Rrugicatpeshqir duhet të mbulojnë një hapësirë të mirë të banjës. Seti i pastrimit I gjithi i njëtrajtshëm. Detergjentët e blerë hidhi nëpër mbajtëset e posaçme, që të krijohet një atmosferë njëngjyrëshe.

Ujë dhe sapun Rituali më i bukur i mëngjesit. Sapunisja me kallëpët e vegjël që të kujtojnë sapunët e erëmirë të gjyshes. Kthehu në metodat e vjetra. Peshqirët Të larë dhe të hekurosur, duhet të vendosen në një raft të posaçëm në banjë. Sapo njëri të jetë bërë pis, nuk ka nevojë të shkosh në dhomë për të marrë tjetrin.

Koha e grimit Jo më në dhomën e gjumit. Kutia jote e sendeve të grimit dhe bizhuteritë mund të vendosen edhe në zonën tënde të relaksit. Pas dushit është koha për t’u zbukuruar.

Koshi i rrobave Aty ku vendoset rrobat e papastra. I përzgjedhur në harmoni të plotë me dekorin e tualetit. Që asgjë të mos duket e çrregullt dhe jo e pastër.

Perdja ndarëse Që vendoset mbi vaskë ose për të ndarë zonën e dushit. Nuk lejon avujt që të kalojnë në pjesën tjetër dhe njëkohësisht e mban ambientin të ngrohtë.

Rafti nën duarlarëse Është vendi ideal për të vendosur një raft. Në të radhit peshqirët dhe çdo send tjetër të nevojshëm. E në të njëjtën kohë fsheh formën e lavamanit.

93


NE TRYEZE

Fruta nëpër vazo Në Formë marmelate. që muNd të bëheN edhe Në shtëpi, Në veNd që të bliheN të gatshme Në raFtet e supermarketit. provo shijeN e marmelatës Nga duart e tua Marmelatë frutash mikse PërBërëSiT Për 2 kg marmelatë 600 g mollë Golden 600 g pjeshkë 600 g dardha 600 g pjepër 600 g kajsi 1 kg sheqer PërGATiTJA Qëro dardhat dhe mollët dhe pastroju farat. Pjeshkët dhe kajsitë vendosi në ujë të vluar për 30 sekonda. Pastaj kaloji në ujë me akull, qëroji dhe pastroji parat. Qëro edhe pjeprin,

ndaje përgjysmë, hiqi farat dhe pastaj priji të gjitha fruta në formë kubi. Përveç pjeprit, vendosi frutat në një tenxhere dhe lëri në zjarr për 30 minuta, përzieji herë pas here derisa të zbuten. Kaloji në mikser së bashku me pjeprin. Pastaj përzieji dhe hidhi sërish në tenxhere së bashku sheqerin. Zieji në nxehtësi mesatare derisa masa të trashet dhe luga e drurit të lërë një hulli mbi marmelatë. Ndaje menjëherë nëpër vazo të sterilizuara, mbylli dhe lëri të ftohen kokëposhtë.

Marmelatë fiku PërBërëSiT 2 kg fiq 1,2 kg sheqer Kanellë pluhur 1 limon PërGATiTJA Pastro fiqtë nga bishti, laji dhe priji, pa i qëruar. Pri limonin në kube. Hidhi fiqtë dhe limonin në tenxhere dhe mbuloji me sheqer. Zieji për dy orë në nxehtësi

94

mesatare të mbuluara me kapak dhe përzieji herë pas here. Hiqe mamelatën nga zjarri pasi të kesh bërë provën e pjatës. Kur lëngu nga luga të bjerë me ngadalë mbi pjatë, atëherë marmelata është gati. Hidhe nëpër vazo. Spërkate me kanellë, përzieje sa është ende e nxehtë dhe mbylli vazot hermetikisht. Përgatit etiketa dhe ngjiti nëpër vazo. tetor 2012


Marmelatë mandarinash PërBërëSiT Për 4 vazo mesatare 1 kg mandarina 500 g sheqer Gjysmë limoni 2 lugë rum PërGATiTJA Laj mirë mandarinat, qëroji përgjysmë, largoji farat dhe priji në feta. Më pas pri hollë dhe gjysmat e mandarinave me lëkurë. Përzieji së bashku. Në një tavë vendos një shtresë mandarinash dhe mbuloje me sheqer. Pastaj një

shtresë tjetër, derisa të mos ketë më sheqer dhe mandarina. Mbuloji dhe lëri në temperaturë ambienti për tetë orë. Më pas hidhi frutat me gjithë lëng në një tenxhere. Shto lëngun e limonit dhe zieji për 40 minuta duke i përzier derisa të bëhet një masë e trashë. Hiqe nga zjarri dhe shtoji rumin. Hidhe marmelatën nëpër vazo me kapakë hermetikë. Lëri kokëposhtë për 15 minuta, pastaj ktheji dhe lëri të ftohen.

Marmelatë hurmash PërBërëSiT 1 kg hurma 5 dl Rum Vanilje 800 g sheqer PërGATiTJA Pri hurmat e pjekura në copa, duke u hequr farat dhe bishtat. Hidhi të gjitha në një tenxhere

dhe zieji në nxehtësi mesatare. Më pas shto sheqerin dhe përzieji për tre minuta duke e vazhduar zierjen derisa masa të jetë bërë transparente. Hidh disa pika aromë vaniljeje, një gotë të voglë rum dhe zieji edhe për dhejtë minuta të tjera, duke i përzier.

Marmelatë portokalli PërBërëSiT 2 kg portokaj 2 limonë 1,2 kg sheqer PërGATiTJA Qëro me qëruesen e patateve lëkurën me ngjyrë të portokajve. Pri lëkurat fijefije dhe hidhi në një tigan me ujë të ftohtë. Me një thikë qëro edhe lëkurën e bardhë të portokajve. Pri tulin në copa. Vendos në zjarr tenxheren me lëkurat dhe zieji për 10 minuta. Derdh

ujin e zierjes dhe hidh ujë të pastër, zieji përsëri për dhjetë minuta. Pastaj derdhe sërish ujin dhe bashko copat e prera të protokallit dhe lëngun e limonit. Zieji ngadalë duke i përzier herë pas here, për 45 minuta. Shto sheqerin dhe përzieje. Vazhdo zierjen edhe për 45 minuta të tjera në nxehtësi të ulët, bëj provën e pjatës dhe hiqe nga zjarri. Hidhe nëpër vazo, lëre për pak me kokë poshtë. Këshillohet të konsumohet brenda 4-5 muajsh.

95


Dhe kungujt u blenë për të Festuar FestëN (jo dhe aq) e Frikshme të hallouiNit. Nëpër tregjet ku grumbujt e kuNgujve të Festës së “Frikshme” të FuNdtetorit kaNë pushtuar hapësira të tëra dhe kaNë mbledhur gjithë amerikaNët, jaNë shFaqur edhe siluetat e të Famshmëve të hollivudit, që bashkë me Fëmijët kaNë përzgjedhur kuNgujt, por edhe jaNë argëtuar duke u eNdur Nëpër grumbujt e mëdheNj Ngjyrë portokalli. doemos as Në këtë rast Nuk u kaNë shpëtuar dot Fotove, që si çdo herë kaNë bërë xhiroN e botës

96

tetor 2012


97


En privé redaktorja e Gazetarja dhe krye në Tv Klan në emisionit “Opinion” in, pasiguritë, një rrëfim për stil et frikërat dhe pasion

Tipari kryesor i karakterit tuaj? Krenaria. Po ai për të cilin jeni më pak krenare? Modestia. Çfarë do të ndryshonit tek vetja nëse do mundeshit? Mendoj se kam ndryshuar jo pak me kalimin e kohës. Eksperienca dhe koha jane ata qe na ndryshojnë mënyrën si reagojmë ndaj ngjarjeve që na ofron jeta. Në kohë të ndryshme mendojmë dhe sillemi në mënyrë të ndryshme. Terapia juaj kundër stresit? Dialogu me Veten. Pa e kuptuar se ç’gjë e shkakton problemin dhe pa u përballur me të seriozisht nuk ka shpëtim nga stresi Cila është gjëja më e mirë që keni marrë nga jeta? Dashuria e njerëzve qe me rrethojne Tre detajet bazike të veshjes suaj? Prej shume vitesh e njëjta ore, e vetmja bizhu imja, një shall sportiv dhe këpucët Camper. Ç’është eleganca për ju? Një dorë e bukur dhe gishta të hollë. Ç’marrëdhënie keni me pasqyrën? E sigurt është që nuk e kam si njerka e Borëbardhës  Cilët do ishin të ftuarit e një darke ideale në shtëpinë tuaj? Ata që janë këtë fundjavë, miqtë e mi të dashur. Cili personazh filmash apo librash ju frymëzon? Librat dhe filmat ma kanë hapur kaq

98

j a t e M a Desad shumë horizontin e fantazisë, sa prej kohësh kam «shpikur» personazhet e mi . Dhurata që ju pëlqen të bëni? Zakonisht janë gjëra që më pëlqejnë shumë për veten time. E shoh si mundësi për të ndarë shijet e mia me njerëzit e dashur... Kështu mbetet gjithmonë hapësira që këtë dhuratë të ma bëjnë dhe mua më vonë .

Faleminderit. Në cilën epokë do kishit dashur të jetonit? Në të ardhmen. Bëni bilance në fund të ditës? Vetëm atëherë kur s’kam gjumë... Ju trembin vitet që ikin? Më shumë ata që do vinë.

Për ju, luksi është…? Pamundësi.

Frika duhet fshehur? Me raste po.

Talenti që do të doje të kishe? Të isha lajkatare

Vdekja ju tmerron? Përpiqem mos ta mendoj shpesh.

Deri ku do arrinit për dashurinë? Nuk ja kam njohur ende limitet .....

Karrierë pastaj fëmijë, apo fëmijë pastaj karrierë? Fëmijet janë dhurate e Zotit, sjellin mbarësi kurdo që të jenë.

Fjalët që ju hutojnë? Stërhollimet janë ato që më hutojnë keq. Cilat janë fjalët që do të donit të dëgjonit prej të tjerëve?

Po sikur të ishe një film, si do të ishte titulli i tij? Aromë gruaje.

tetor 2012


99



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.