Gazeta Mapo

Page 1

FAQE 23

PROFIL OSCAR LUIGI SCALFARO DINOSAURI I NDERSHËM I POLITIKËS ITALIANE

THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E HËNË, 30 JANAR 2012. NUMËR 490. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKË. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: GAZETAMAPO@GMAIL.COM. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA"

Arrestohet Qetsori i Big Brother, akuzohet se vodhi tubat e vaditjes

PAMJET E 21 JANARIT

EKSPERTIZË E RE NË KOMPJUTERIN PERSONAL TË ARMANDO KASAJT Pas sekuestrimit të dy kompjuterëve dhe një hard disku të jashtëm në banesën e specialistit të IT-së, prokuroria provon të rikuperojë pamjet e kopjuara nga serveri i Kryeministrisë. Deri tani nga këqyrja fizike e tre pajisjeve nuk janë gjetur pamje të demonstratës së 21 Janarit. KiE: Protesta, e dhunshme, por Garda nuk duhej të kishte qëlluar. PD: Ina Rama, shoqja e bulevardit, hetoi sipas direktivave të PS. Edi Rama: Provat e hetimit, gozhduese; sharjet e Berishës, turpëruese për Shqipërinë

Fituesi i edicionit të ‘Big Brother 2’, është vënë në pranga në Orikum së bashku me tre persona të tjerë, për prerjen e tubove të hekurit në pronësi të Drejtorisë së Ujërave, përgjatë rrugës në bregdetin e kësaj zone që, sipas policisë, shërbenin për vaditje. FAQE 9

Si ndryshohet kategoria e tokës, ja kompetencat e vendorëve

Kreu i PS-së në Athinë: "Shqiptarët janë kokulur, sepse ata që i përfaqësojnë i kanë detyruar të bëjnë këtë. Duhet të ndërrojmë faqen e Shqipërisë, duke ndërruar mënyrën e qeverisjes së vendit"

Të gjithë entet apo personat juridikë e fizikë që kërkojnë të zgjerojnë periferitë e qytetit duke ndërtuar, duhet të marrin leje në ministritë përkatëse që administrojnë resurset e tokës apo në Kryeministri FAQE 5

Edi Rama, dje në Athinë

NGËRÇ

NGA BUJAR KAPEXHIU

Kapitalizmi në “gjykatë”: fajtor apo i keqqeverisur?

ECONOMICUS ADRIAN CIVICI

kqyrja fizike që u është bërë pajisejve të sekuestruara në shtëpinë e specialistit të IT-së, Armando Kasaj nuk janë gjetur pamje që kanë lidhje më demostratën e 21 janarit. Por përveç këtyre pamjeve, mësohet se prokuroria me anë të ekspertizës... FAQE 2-3

Rama: S’ka koalicion me LSI, është hajdute që ha djathtas

LIGJI I RI

OP-ED / 10-11

Pasi ka sekuestruar dy kompjuter dhe një hard disk “external” në shtëpinë e punonjësit të IT-së në Kryeministri, Armando Kasaj, prokuroria ka nisur procedurën për ekspertimin e këtyre pajisjeve, me shpresën për të gjetur nëse në këto pajisje janë transferuar pamjet e kamerave të Kryeministrisë të datës 21 Janar. Mësohet se nga

FAQE 2

SUPLEMENT MAPO LIBRI

AMIK KASORUHO: LIBRAT MË TË BUKUR QË KAM PËRKTHYER

Gjatë javës së kaluar e gjithë bota e përqendroi vështrimin në...

FAQE 15-20

Për një qeverisje më pak

KOMENT

ARBEN IDRIZI

RECENSA E PREÇ ZOGAJT

Dashuria si gëzim dhe kryengritje ndaj fatit

Jo vetëm duke qenë poet, po thjesht si qenie njerëzore, në ekzistencë dhe...

Romani “Dy vajza” i turkes Perihan Magden

Lekët partiake

14 SOCIALE

Ish-ushtarakët, 153 përfituesit e rinj që marrin pensionet ISSH publikon listën e re të ushtarakëve që u janë lidhur pensionet e parakohshme dhe ato suplementare

Ajo që pak muaj më parë po përvijohej si diçka që mund të realizohej para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, si një koalicion i mundshëm mes PSsë dhe LSI-së, sot duket si gjëja që nuk ka më asnjë gjasë të ndodhi. E kujtdo që deri më dje kishte ende dyshime se diçka e tillë mund të realizohej, kreu socialist Rama ia ka bërë të... FAQE 4

EDITORIAL / 11 ARTUR ZHEJI

Triumfalizmi i Opozitës Një triumfalizëm, i krahasueshëm me një shpërthim gazmor fishekzjarrësh festivë, ka pushtuar dhe vizatuar hijshëm këto ditë qiellin pa re të Opozitës së sotshme shqiptare. Gazetarë dhe jogazetarë, politikanë dhe njerëz parapolitikë, mbas arrestimit të Komandantit të Gardës dhe sprovës televizive të suksesshme të Kryeprokurores, janë angazhuar të ndërtojnë jehonën e këtij gazmendi që përlindi, pas një heshtjeje të gjatë, nga ekspertiza e FBI-së amerikane, mbërritur në dorë të shqiptarëve, të cilën Prokuroria e shndërroi në tre urdhër arreste. Tanimë është fakt, gjeneral Prendi është nën masën e arrestit. I akuzuar për vrasje. I akuzuar njëkohësisht edhe për manipulim...


2

MAPO

e HëNë, 30 JANAR 2012 www.mapo.al

politika

Për hetimin e 21 janarit Unë shpresoj që Shqipëria ta ketë zbardhur këtë çështje para se të marrë drejtimin e Këshillit të Europës në maj të këtij viti. Drejtimi i Këshillit të Europës e vë Shqipërinë në një pozitë të madhe përgjegjësie për të gjitha vendet e Europës, Prokurorët në kryeministri

21 Janari, prokuroria nis ekspertimin e provave të reja Prokuroria me anë të ekspertizës do të përpiqet të bëjë dhe procesin e rikuperimit të materialeve që mund të jenë fshirë nga kompjuterët dhe hard disku i jashtëm

jashtëm, të cilat tashmë janë sekuestruar. Ky veprim i organit të akuzës kryhet me qëllim rikuperimin e pamjeve, pasi ekspertiza e FBI-së ka arritur të zbulojë se pamjet e serverit janë kopjuar dhe janë hedhur në një tjetër pajisje dhe më pas janë fshirë në mënyrë të parikuperueshme. Procesi i rikuperimit të pamjeve filmike nga sereveri i kryeministrisë është Habjon Hasani konsideruar një proces i pamundur Pasi ka sekuestruar dy kompjuter nga ekspertët e FBI-së, të cilët kanë dhe një hard disk “external” në arritur të gjejnë vetëm gjurmët që jashtëpinë e punonjësit të IT-së në Kry- në lënë në serverin e Kryeministrisë. eministri, Armando Kasaj, prokuro- Në raportin që ndodhet tashmë në ria ka nisur procedurën për eksper- duart e hetuesve të çështjes shkruhet timin e këtyre pajisjeve, me shpresën se serveri që mblidhte të dhënat nga për të gjetur nëse në këto pajisje janë 14 kamera brenda dhe jashtë godinës transferuar pamjet e kamerave të së Kryeministrisë, ka qenë i proKryeministrisë të datës 21 Janar. gramuar t’i ruante këto filmime për Mësohet se nga këqyrja fizike që u 9 ditë. Më 20 janar, arkivi i tij është është bërë pajisejve të sekuestruara boshatisur me qëllim regjistrimin e në shtëpinë e specialistit të IT-së, Ar- demonstratës së paralajmëruar nga mando Kasaj nuk janë gjetur pamje opozita nëpërmjet kamerave të jashtqë kanë lidhje më demostratën e 21 me të godinës së Kryeministrisë, janarit. Por përveç këtyre pamjeve, përfshi edhe një kamera të lëvizshme. mësohet se prokuroria me anë të Ekspertët amerikanë kanë mundur të përcaktojnë se Mësohet se nga këqyrja fizike që u është bërë ditën e demonstratës, kamerat pajisejve të sekuestruara në shtëpinë e kanë regjistruar specialistit të IT-së, Armando Kasaj nuk janë rreth 7 orë filmgjetur pamje që kanë lidhje me protestën ime, të cilat nuk gjenden më në ekspertizës do të përpiqet të bëjë dhe memorien e serverit, pasi janë fshirë procesin e rikuperimit të materialeve nëpërmjet riformatimit që i është që mund të jenë fshirë nga bërë memories elektronike në orët e kompjuterët dhe hard disku i para të mëngjesit të datës 22 janar. Ky

përfundim është i njëjtë me atë të ekspertëve të Institutit të Policisë Shkencore, të cilët gjithashtu janë shprehur se serveri i kamerave është riformatuar rreth orës 01:30 të mëngjesit duke u gdhirë 22 janari. Pas këtij raporti, prokuroria ka vendosur të kërkojë asistencë teknike të specializuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dërguar për ekspertim në laboratorin e FBI-së serverin e sekuestruar në Kryeministri. Pas një ekzaminimi të specializuar në laboratorin e kriminalistikës në zyrat e FBI-së, ekspertët kanë mundur të zbardhin vetëm gjurmët që janë lënë në server, por pa mundur të rikuperojnë të dhënat që dispononte kjo m e m o r i e e l e kt r o n i ke. S ip a s ekspertëve, rikuperimi i pamjeve filmike është i pamundur, pasi riformatimi i serverit është kryer në mënyrë manuale, duke fshirë prej aty të paktën 7 orë filmime. E shprehur në gjuhë teknike, sipas ekspertëve amerikanë rezulton se në memorien e pajisjes elektronike janë fshirë rreth 34 giga byte materiale, të cilat janë pamje filmike të marra nga 14 kamerat e fiksuara brenda dhe jashtë Kryeministrisë dhe një tjetër kamera e lëvizshme. Dyshimet për fshirjen e mundshme të të dhënave për prokurorinë nisën menjëherë pas refuzimit të Kryeministrisë për të vënë në dispozicion të hetimit serverin e kamerave menjëherë pas ngjarjeve të 21 Janarit.

Shefi i IT në kryeministri, Armando Kasaj

KiE: Garda nuk duhej të kishte qëlluar ndaj protestuesve Komisioneri për Të Drejtat e Njeriut në KiE, Thomas Hammarberg, komentoi dje ngjarjen dhe hetimet për 21 Janarin Komisioneri për Të Drejtat e Njeriut në KiE, Thomas Hammarberg, është shprehur dje në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit 2011, duke theksuar se Garda e Republikës nuk duhej të kishte qëlluar ndaj demonstruesve dhe duke shprehur zhgënjim për sulmet politike ndaj organit të akuzës. Një vit pas ngjarjeve të 21 Janarit, Këshilli i Europës shprehet se Garda e Republikës nuk duhet të kishte përdorur armët ndaj protestuesve, edhe nëse ata do të ishin të dhunshëm. Në një intervistë për televizionin “Vizion Plus”, komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Thomas Hammarberg, shkon edhe më tej, madje duke thënë se Garda nuk duhej as që t’u drejtonte armët protestuesve, por duhet të tregonte maturi. “Armët nuk duhet të përdoreshin, si dhe nuk duhet t’u drejtoheshin demonstruesve, edhe nëse ata bëheshin të

dhunshëm, që ndoshta ndodhi edhe në rastin në fjalë. Është shumë e rëndësishme që sjellja e policisë dhe Gardës të jetë e matur në këto raste, sepse kjo do të bënte që forcat policore të përfshiheshin në dhunë dhe kjo e përkeqëson situatën,” shprehet Hammarberg. Më tej komisioneri për Të Drejtat e Njeriut ka përsëritur apelin që palët politike nuk duhet të ndërhyjnë në hetimet e Prokurorisë. Sipas tij, çështja duhet hetuar deri në fund dhe në Shqipëri duhet të çrrënjoset kultura e pandëshkueshmërisë. Komisioneri tha dje se ecuria e hetimeve dhe presionet mbi prokurorinë kanë sjellë shumë zhgënjim. “Jemi të zhgënjyer nga ndërhyrjet politike në hetimet e Prokurorisë. Ne kemi shpresuar se palët politike do të lejonin një hetim të drejtë, pa ndërhyrje, pa kërcënime dhe pa presione. Nëse palët do të duan të reagojnë, ta bëjnë këtë pas raportit përfundimtar. Ajo që ne duam të evitojmë është një situatë pandëshkueshmërie, ku vrasjet që ndodhin për çfarëdo arsye, nuk hetohen në thellësi, dhe kjo nuk është një përgjegjësi vetëm e drejtësisë, kjo është e pa-

Jemi të zhgënjyer nga ndërhyrjet politike në hetimet e Prokurorisë. Ne kemi shpresuar se palët politike do të lejonin një hetim të drejtë, pa ndërhyrje, pa kërcënime dhe pa presione Komisioneri për Të Drejtat e Njeriut në KiE, Thomas Hammarberg

pranueshme,” ka thënë Hammarberg. Komisioneri tha dje se hetimet për 21 Janarin duhet të arrijnë në një përfundim, para se Shqipëria të marrë drejtimin e Këshillit të Europës në maj të këtij viti. “Unë shpresoj që Shqipëria ta ketë zbardhur këtë çështje para se të marrë drejtimin e Këshillit të Europës në maj të këtij viti. Drejtimi i Këshillit të Europës e vë

Shqipërinë në një pozitë të madhe përgjegjësie për të gjitha vendet e Europës,” thekson ai. Në lidhje me hetimin dhe arrestimet e bëra së fundmi për ngjarjet e 21 Janarit Hammarberg është shprehur se përgjegjësia duhet të bjerë së pari te drejtuesit e Gardës dhe më pas te gardistët e thjeshtë. Sipas tij, pyetja kryesore që duhet të marrë përgjigje është se

kush është përgjegjës për ngjarjet, edhe pse palët vijojnë të fajësojnë njëra-tjetrën. I pyetur për performancën e qeverisë, komisioneri për Të Drejtat e Njeriut Thomas Hammarberg nuk preferoi të bënte një përcaktim, por në terma të përgjithshëm ai u shpreh se, nëse ka vullnet, çdo administratë mund të bëjë që vendi të shkojë shumë përpara.


e HëNë, 30 JANAR 2012 www.mapo.al

Rama: Provat e hetimit janë gozhduese Kryetari i partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar dje nga Athina për deklaratën e demokratëve për Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, dhe deformimeve të provave të FBI-së dhe hetimit në përgjithësi që ajo po bën sipas PD. Deputeti Kadilli iu kthye sot në emër të PD etiketimeve të rënda, siç ishte ai “ajo

është thjesht shoqja e bulevardit”. Rama shkroi në faqen e tij në Twiter se “Kryeministri vijoi sot(dje) ndaj Prokurores me sharjet turpëruese për Shqipërinë! Provat e hetimit janë gozhduese, kurse sharjet provojnë pse duhet ndryshim”. Më vonë gjatë takimeve me emigrantë shqiptarë në Athinë dhe ndoshta i

MAPO

3

nxitur nga komentet e tyre, kreu i PS që dje ishte më prodhimtar se ditët e tjera me mesazhet e tij, tha se “Pyetja e parë mes një grupi shqiptarësh në Athinë: Si mundet t’ia hapë dyert Bashkimi Europian një vendi ku Kryeministri shan për turp Prokurorin e Përgjithshëm?”

PD: Ina Rama, “shoqja e Bulevardit”, hetoi sipas direktivave të Edi Ramës Kadilli: Më 22 janar 2011 kreu i opozitës ideoi arrestin e gardistëve. Prokuroria e Përgjithshme akuzoi gardistët për vrasje me dashje dhe spekuloi me ekspertizën e ardhur nga FBI-ja. Sqarojmë shqiptarët se në ekspertizën e FBI-së nuk flitet për vrasje me dashje, por për të shtëna vdekjeprurëse

Basille: Në Shqipëri s’ka censurë politike, por ka autocensurë të gazetarëve Në raportin aktual mbi Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2011, Shqipëria, në krahasim me vitin 2010, ka bërë një regres prej 16 vendesh në klasifikimin e publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij. Por çfarë ka ndodhur me median në Shqipëri gjatë vitit 2011, për të sjellë këtë regres? Olivier Basille, shefi i Marrëdhënieve me Institucionet Europiane pranë Reporterëve pa Kufij, është një njohës i mirë, jo vetëm i rajonit, por edhe i Shqipërisë. Sipas tij, problemet kanë qenë të shumta, duke nisur që nga kriza politike që sjell pasoja edhe në media, deri te krimi i organizuar. Media dhe drejtësia “Nuk mund të flasim për një shtyp të lirë. Numri i gazetarëve të paditur është shtuar ndjeshëm. Politikanët janë bërë shumë të zgjuar. Ata thonë që nuk ka censurë politike në Shqipëri dhe kjo është pjesërisht e vërtetë, sepse ata e kanë bërë censurën të ligjshme. Politika thotë se nuk ka burg për gazetarët, por gjykatat vendosin gjoba shumë të larta, që është e pamundur për t’i paguar. Duke qenë se gazetarët në Shqipëri janë të pambrojtur, ata e rrisin nivelin e autocensurës dhe nuk investigojnë, sepse e dinë që do të paditen dhe do të

humbasin përpara drejtësisë. Kështu që për shumë çështje nuk shkruajnë, nuk investigojnë dhe shumë informacione mbeten në errësirë”, thotë Basille në intervistën për Deutsche Ëelle-n (DË). Ai thekson se censura është bërë e ligjshme në Shqipëri, sepse në të shumtën e rasteve gazetarët kanë humbur gjyqet dhe ky është një mesazh i qartë se, nëse ti shkruan për një gjë, do të paditesh dhe do të humbasësh para drejtësisë. “Sistemi i drejtësisë është gjithnjë e më shumë i komplikuar dhe kundër lirisë së informacionit.” Basille në fund të intervistës thekson edhe diçka që shpesh herë keqkuptohet në opinion publik. “Raporti ynë u drejtohet institucioneve shtetërore dhe jo qytetarëve shqiptarë. Shpesh herë qeveritë na sulmojnë duke thënë se po lobojmë kundër pranimit në Bashkimin Europian. Por jo. Natyrisht që Shqipëria e meriton të futet në Bashkimin Europian, por jo sot, nëse nisemi vetëm nga liria e shtypit. Ne i themi Shqipërisë dhe shqiptarëve që jeni të mirëseardhur, por nëse shohim gjendjen e lirisë së shtypit në këtë moment, është e pamundur që Shqipëria t’i bashkohet Bashkimit Europian. Për BE-në liria e shtypit është shumë e rëndësishme.”

Mazhoranca ka vijuar dje akuzat ndaj Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, duke e cilësuar atë se ka ndërmarrë veprime hetimore të sugjeruara nga kreu i opozitës Edi Rama. Në një dalje të posaçme për mediet, deputeti demokrat Fatbardh Kadilli ka akuzuar kryeprokuroren se urdhërndalimet e bëra më 22 janar 2011 ndaj drejtuesve të Gardës janë ideuar nga kreu i opozitës që, sipas Kadillit, ia ka komunikuar kryeprokurores mëngjesin e 22 janarit. Në emër të Partisë Demokratike, deputeti Fatbardh Kadilli e cilësoi lidhjen politike mes tyre si pjesë të një skenari që synon të shmangë përgjegjësinë e vërtetë për 21 Janarin. “Unë nuk do të ndalem në trillimet dhe mashtrimet e Ina Ramës, sepse për shqyrtimin e tyre ekzistojnë të gjitha mundësitë, por dua t’u rikujtoj shqiptarëve se në datën 22 janar, në orën 4 të mëngjesit, Edi Rama kërkonte në mënyrë ultimative arrestimin e “horrave” të Gardës, duke i cilësuar si persona shoqërisht të rrezikshëm, ekzaktësisht siç shprehet “shoqja e bulevardit”, - deklaroi dje Kadilli. Vetë kryeprokurorja në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se për asnjë moment

Deputeti demokrat Fatbardh Kadilli

Në datën 22 janar, në orën 4 të mëngjesit, Edi Rama kërkonte në mënyrë ultimative arrestimin e “horrave” të Gardës në karrierën e saj nuk ka patur sikur një telefonatë të vetme me kreun e opozitës Edi Rama. Më tej deputeti demokrat është shprehur se kryeprokurorja ka manipuluar dhe rezultatet e ekspertizës së FBI-s, duke pretenduar se në komentet dhe deklaratat publike kryeprokurorja ka spekuluar me interpretimin që i ka bërë kësaj ekspertize. “Kjo dëshmon bashkërendimin e ngushtë midis tyre. Pas një viti, në intervistën e saj, Prokurorja e Përgjithshme akuzoi gardistët për

vrasje me dashje dhe spekuloi me ekspertizën e ardhur nga FBI-ja. Sqarojmë shqiptarët se në ekspertizën e FBI-së nuk flitet për vrasje me dashje, por për të shtëna vdekjeprurëse, ndërsa akuza e prokurores është formuluar nga Edi Rama në një tentativë të përbashkët dhe të pashpresë të tyre për t’i shpëtuar përgjegjësisë për 21 Janarin”, theksoi dje Kadilli. Kjo deklaratë nga deputeti i mazhorancës pason një seri deklaratash të bëra nga deputetë dhe përfaqësues të kësaj partie në lidhje me rolin e kryeprokurores në hetimin dhe ngjarjen e 21 Janarit. Vetë kreu i mazhorancës, kryeministri Sali Berisha, në një intervistë të dhënë disa ditë më parë, ka deklaruar se kryeprokurorja nuk mund të marrë përsipër hetimet pasi, sipas tij, ajo vetë është një person që duhej t’i nënshtrohej hetimit.

PS: S’do lejojmë që hetimi i 21 Janarit të mos shkojë deri në fund Partia Socialiste nuk do të lejojë të mos i shkohet deri në fund të vërtetës së 21 Janarit. Nënkryetari i grupit socialist Saimir Tahiri në një intervistë për AS, jep detaje të qëndrimit politik të forcës më të madhe opozitare pas rrjedhës së hetimit për 21 Janarin. Duke pasur parasysh se ky vit përkon edhe me zgjedhjen e Presidentit, Tahiri thotë se PS nuk do të lejojë që institucionet e pavarura të uzurpohen nga mazhoranca. “Ne sot presim vetëm që prokuroria dhe drejtësia në Shqipëri të bëjnë drejtësi. Të bëjë drejtësi, do të thotë t’i shkojë deri në fund këtij skenari tragjik për të vrarë protestuesit përpara Kryeministrisë. Nuk kemi ndërmend të lejojmë që as e vërteta e 21 Janarit të mos zbardhet, as që institucionet e pavarura kushtetuese të bien në nënshtrimin vetëm

që ky të vazhdojë me korrupsionin e fshehjen e së vërtetës për 21 Janarin. Këtu kam parasysh Parlamentin dhe çdo produkt që vjen nga Parlamenti”- tha Tahiri. Për zhvillimet brenda partisë, pas debatit që hapi vendimi i Asamblesë për rishpërndarjen e anëtarëve kryesisë në qarqe, Tahiri thotë se kjo është praktikë e 20 vjetëve PS. “Ka 20 vjet që kryesia e PS delegohet në zona të ndryshme të Shqipërisë. Ky vendim ë s h t ë i detyrueshëm për të gjithë”tha Tahiri. Tahiri, që aktualisht mban si i

komanduar postin e kreut të degës së Tiranës, thotë se nuk ka asnjë shkelje statutore të mos mbajtjes së zgjedhjeve në disa njësi. “Zgjedhjet në të gjitha njësitë ku nuk janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar të PS në degët e PS do të bëhen brenda afatit të përcaktuar dhe në kalendarin që miratuam së fundmi në A s a m b l e n ë Ko m b ë t a r e. Kryesia e PS do të mblidhet për të përcaktuar datën kur do zhvillohen zgjedhjet dhe ky proces është në rrugë institucionale d h e s t at u t o r e dhe këtu nuk shoh asnjë shqetësim”- tha Tahiri.


4

MAPO

E HËNË, 30 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

2

janë ligjet e miratuar nga komisioni në mbledhje, ku s’ka pasur kuorumin e duhur të deputetëve

1

rast është shënuar në kampin e djathtë, ku një deputet ka votuar kundër vendimit të grupit

15

5 herë deputetë të ndryshëm të PS-së kanë votuar ndryshe nga pjesa tjetër e grupit

Rama: S’ka koalicion me LSI-në, është hajdute që ha djathtas Kreu i PS-së në Athinë: “Shqiptarët janë kokulur, sepse ata që i përfaqësojnë i kanë detyruar të bëjnë këtë. Duhet të ndërrojmë faqen e Shqipërisë, duke ndërruar mënyrën e qeverisjes së vendit” Fejzi Braushi

Ajo që pak muaj më parë po përvijohej si diçka që mund të realizohej para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, si një koalicion i mundshëm mes PS-së dhe LSI-së, sot duket si gjëja që nuk ka më asnjë gjasë të ndodhi. E kujtdo që deri më dje kishte ende dyshime se diçka e tillë mund të realizohej, kreu socialist Rama ia ka bërë të qartë se një koalicion i tillë nuk mund të jetë i realizueshëm dhe kjo, sipas tij, për shkaqe morale e parimore. Duke folur nga Athina, ku promovoi librin e tij “Kurban”, ai, duke iu përgjigjur interesit të emigrantëve, ka mohuar në mënyrë kategorike një bashkim në një koalicion të PS-së me LSI-në, madje nuk ka ngurruar ta quajë këtë të fundit si hajdute që ha djathtas. Takimi

Nga Lugina e Preshevës drejt Athinës, për të takuar të tjerë shqiptarë, aty ku ata jetojnë dhe punojnë. Kryetari Rama ka promovuar edhe në Athinë librin e tij “Kurban”. Qindra emigrantë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Athinë kanë marrë pjesë në takimin e organizuar me

këtë rast, ku ndërmjet të tjerave Rama ka shpalosur vizionin e tij për Shqipërinë e së nesërmes. I pranishëm në këtë takim ishte dhe sekretari i përgjithshëm i PASOK-t, Mihalis Karkimaqis, i cili ka vlerësuar kreun socialist si një njeri largpamës. “Edi Rama është një lider largpamës, që të forcon bindjen se ai është një lider që i jep rajonit të Ballkanit përparim. Ka pika të përbashkëta midis Greqisë dhe Shqipërisë, të cilat Edi i prek në librin e tij. Kjo tregon se politika duhet të jetë një mjet për dhënien e zgjidhjeve. Kjo tregon se pushteti lokal mund të japë zgjidhje për problemet e përgjithshme, por mund të krijojë dhe politika zhvilluese për vendin”, - tha Karkimaqis. Vetë Edi Rama, pasi falënderoi shqiptarët emigrantë për praninë e tyre, u shpreh se libri është për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. “Është një libër për Shqipërinë siç mund ta kishim, për të cilën ka shumë gjëra për të bërë, të cilat mund të bëhen të mundura nëse jemi të gjithë bashkë”, - u shpreh Rama. Programi

Më tej Rama në fjalën e vet është ndalur gjerësisht edhe te programi politik i PS-së, duke bërë të qartë se socialistët janë të angazhuar t’i japim Shqipërisë një lidership të ri. Dhe kjo, sipas Ramës, është e mundur falë programit politik “Për një rilindje shqiptare”. Rama ftoi emigrantët të marrin pjesë në diskutimet e Partisë Socialiste për programin e ri, duke filluar nga programi për emigrantët. “Do të ndër-

tojmë stacione takimi ku mund të flasim dhe ku mund të marrim përsipër gjëra që mund të bëjmë dhe jo të premtojmë gjëra që nuk mund t’i realizojmë”, - u shpreh ai. “Shqiptarët janë kokulur, sepse ata që i përfaqësojnë i kanë detyruar të bëjnë këtë. Po kuptojmë përse na lanë jashtë Europës. Ndodhemi në një udhëkryq tepër të rrezikshëm. Mjafton të shikojmë sulmet që kryetari i qeverisë ndërmerr ndaj Prokurores së Përgjithshme, për të kuptuar se ku po e çojnë ata vendin. Duhet të ndërrojmë faqen e Shqipërisë, duke ndërruar mënyrën e qeverisjes së vendit”, theksoi ndër të tjera lideri i opozitës. Edi Rama u ndal në diskutimin e vet edhe në çështjen e koalicionit të ardhshëm të opozitës, duke bërë të qartë se pjesë e tij nuk do jetë LSI-ja. Ai mohoi kategorikisht bashkimin e Partisë Socialiste me ata që i quajti “hajdutë që hanë djathtas”, duke etiketuar kështu Lëvizjen Socialiste për Integrim. Një tjetër çështje ku kryetari Rama është ndalur gjatë takimit të tij me emigrantët ishte dhe braktisja e brezave të rinj. Rama nga Athina akuzoi ashpër qeverinë se ka braktisur brezat e rinj. Ai kujtoi rastet e kampionëve olimpik, të cilët detyrohen të lënë vendin dhe të konkurrojnë nën flamujt e vendeve të tjerë, sepse vendi ynë nuk mund t’u ofrojë as kushtet minimale të jetesës. Një ftesë konkrete dhe direkte ka bërë Edi Rama kur u tha emigrantëve të vijnë masivisht për të votuar në Shqipëri, pasi, siç tha ai, “në këtë mënyrë nuk mund të vidhet vota”.

Raporti për Kuvendin: Deputetët që kanë votuar për kolegët Fejzi Braushi

Amendimi i marrëveshjes së ndihmës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Për qeverisje të drejtë dhe demokratike”, si dhe miratimi i ligjit “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve jo ushqimore”, është bërë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, ndaj dhe duhet të shpallen të pavlefshme. Ky është konstatimi dhe sugjerimi që bën raporti “Unë Votoj” i Lëvizjes Mjaft, i cili ka monitoruar veprimtarinë e legjislativit shqiptar për periudhën nëntor-dhjetor të vitit të shkuar. Duke evidentuar se dy ligjet e mësipërme janë miratuar nga komisioni i Veprimtarisë Prodhuese në një mbledhje ku nuk ka qenë kuorumi i nevojshëm prej më shumë se gjysma e anëtarëve, raporti “Unë Votoj” konstaton edhe një sërë shkeljesh dhe fenomenesh të tjera të ligjvënësve shqiptarë, siç është për shembull votimi për kolegun. Raporti Raporti “Unë Votoj” për periudhën 1 nëntor-24 dhjetor 2011 shënon publikim e dytë periodik të Skuadrës së Monitorimit të Kuvendit të Shqipërisë, për sesionin e tretë parlamentar. Publikimi është i organizuar në disa kategori, të dhënat e të cilave e kanë origjinën nga puna

sistematike e monitorimit periodik të seancave plenare dhe mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare. Respektimi i detyrimeve të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë rezulton edhe këtë herë problematik. Kështu, nga monitorimi sistematik i veprimtarisë parlamentare janë evidentuar disa raste të cilat konfliktojnë me disa nene të Rregullores. Gjatë këtij sesioni parlamentar, rezulton të jenë miratuar në kushtet e mosrespektimit të pikës 1 dhe 2 të nenit 34 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ku përcaktohet vlefshmëria e mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare, 2 nisma ligjore të cilat duhet të ishin shpallur të pavlefshme dhe ndaj kryetarit të komisionit që ka shkelur këtë përcaktim taksativ të Rregullores duhet të ishte dhënë masë disiplinore. Më konkretisht rezulton se mbledhja e komisionit parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, e mbajtur në datën 1 nëntor 2011, ka nisur në kushtet e mungesës së kuorumit, për shqyrtimin dhe votimin e projektligjit “Për ratifikimin e dokumentit të amendimit numër një të marrëveshjes së ndihmës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ‘Për qeverisje të drejtë dhe demokratike’” . Në

hapjen e mbledhjes, sipas regjistrimeve të skuadrës “UnëVotoj”, kanë qenë të pranishëm 9 nga 23 anëtarë të këtij komisioni. Po ashtu mbledhja e të njëjtit komision, e mbajtur në datën 8 nëntor 2011, ka nisur në kushtet e mungesës së kuorumit, për shqyrtimin dhe votimin e projektligjit “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve jo ushqimore”. Në hapjen e mbledhjes, sipas regjistrimeve të skuadrës “UnëVotoj”, kanë qenë të pranishëm 9 nga 23 anëtarë të këtij komisioni. Ndërkohë gjatë veprimtarisë brenda periudhës së monitorimit është vërejtur një tjetër shkelje, votimi për kolegun. Gjatë votimit për miratimin e ligjeve të parashikuara në rendin e ditës, në seancën plenare të datës 17 nëntor 2011 deputeti Agim Leka voton për veten dhe deputetin Fidel Ylli, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9251, datë 8.7.2004 ‘Kodi detar i RSH’”. Deputetët “Antikonformistë” Në një kapitull të veçantë raporti “Unë Votoj” paraqet rastet kur deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare, në mënyrë individuale ose në grupe të vogla, kanë votuar ndryshe nga pjesa tjetër e grupit parlamentar. Rastet më të shpeshta të deputetëve antikoformistë janë shënuar në grupin parlamentar socialist, ku në

vijimësi ka patur deputetë që nuk kanë votuar si gjithë grupi. Në seancën plenare në datës 10 nëntor, deputeti Andis Harasani ka votuar abstenim në ndryshimet në ligjin “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, ndërsa grupi parlamentar i PS ka votuar pro. Po ashtu, në seancën plenare të datës 17 nëntor 2011, deputeti Erion Braçe ka abstenuar në votimin e ndryshimeve në ligjin “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve jo ushqimore” si dhe në ligjin tjetër “Për Bankat në RSH”, ndërsa grupi parlamentar i PS ka votuar pro. Erion Braçe dhe Dashamir Peza kanë abstenuar edhe në votimin e ndryshimeve në Kodin hekurudhor, ndërsa grupi parlamentar i PS ka votuar pro. Në seancën plenare të datës 17 nëntor 2011, deputeti Gramoz Ruçi ka votuar kundër, ndërsa deputetet Erion Braçe, Ermonela Felaj, Ilir Gjoni, Skënder Hasa, Arben Isaraj, Ervin Koçi, Valentina Leskaj, Piro Lutaj, Dashamir Peza, Armando Subashi kanë abstenuar gjatë votimit për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9251, datë 8.7.2004, ‘Kodi detar i RSH’”, ndërsa grupi parlamentar i PS ka votuar pro. I vetmi rast i shënuar në grupin e mazhorancës ku një deputet ka votuar ndryshe nga kolegët e tij të grupit, ka qenë ai i Gazment Oketës, në dekretin e Presidentit për plehrat.


E HËNË, 30 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

MAPO

5

PS fton qytetarët të diskutojnë programin online Partia Socialiste fton qytetarët që të bëhen pjesë e diskutimit online të programit politik “Për një rilindje shqiptare”. Ftesa është bërë në faqen zyrtare në internet të kësaj force, ku para se të hyhet në brendësi të saj është publikuar një njoftim, në të cilin theksohet se për Partinë Socialiste është shumë e rëndësishme të vendosë një linjë komunikimi me të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që besojnë në projektin e Shqipërisë europiane, por që deri më sot nuk kanë gjetur formën apo mënyrën e duhur për t’u

angazhuar. “Nëse ndani shqetësimin tonë për udhëkryqin ku ndodhet sot Shqipëria, për varfërinë e korrupsionin, padrejtësinë e kthyer në sistem dhe rrënimin e demokracisë, nëse ashtu si ne besoni se ka ardhur koha për një Rilindje Shqiptare, ju ftojmë të bëheni pjesë e projektit tonë. Kjo është një betejë të cilën ne nuk mund ta fitojmë të vetëm, pa mbështetjen, idetë dhe sugjerimet tuaja. Prandaj ju ftojmë të regjistroheni në faqen tonë online, duke plotësuar fushat e mëposhtme dhe duke klikuar në dërgo.

Informacioni që ju do të jepni do të mbetet konfidencial. Ky informacion do të përdoret nga ne vetëm për t’ju kontaktuar, dërguar drejtpërdrejt në adresën tuaj informacion prej nesh dhe mundësuar komunikimin tuaj të drejtpërdrejtë me kryetarin e PS, Edi Rama, si edhe me grupet e punës për programin, për t’ju njohur me zhvillimet e punës së tyre dhe për të marrë prej jush ide e kritika që i konsiderojmë shumë të nevojshme për një program sa më realist e të lidhur me interesat tuaja”, - thuhet në këtë njoftim.

Kukan: E preferueshme që Presidenti të zgjidhet me konsensus Shtohen zërat e miqve të Shqipërisë për një president konsensual. Pas mesazheve të përcjella me një gjuhë diplomatike nga përfaqësuesit e vendeve të huaja në Tiranë, ditët e fundit kanë ardhur edhe qëndrimet e hapura të dy eurodeputetëve të majtë, Eduard Kukan dhe Hanes Svoboda, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë shprehen se do të ishte ideale që Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë të zgjidhej me pëlqimin e të dyja palëve. Duke folur për mediat shqiptare të akredituara në Bruksel, të dy eurodeputetët kanë shpresa se një gjë e tillë është e mundshme, duke e cilësuar variantin kushtetues me 71 vota si plan rezervë. “Do të ishte një gjë shumë e mirë ose ideale që Presidenti të zgjidhej me konsensus, sepse ai është President i gjithë vendit, i mbështetësve të qeverisë dhe i mbështetësve të opozitës. Pra, është e preferueshme që të zgjidhet President një person që do t’i përmbushte këto kushte. Por, në qoftë se nuk është e mundur të arrihet konsensusi, atëherë njerëzit votojnë dhe ai

që merr më shumë vota, ai është fituesi. Votimi nuk është konsensus, zgjedhja nuk është konsensus. Pra, le të jemi realistë dhe të presim që partitë politike shqiptare të bien dakord për një kandidat i cili të mund të zgjidhet me shumicën e votave”,- tha Eduard Kukan, kryetar i delegacioneve të PE-së. Ndërsa Hanes Svoboda, nënkryetar i Grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, deklaron se Shqipërisë i duhet që në të njëjtën kohë të respektojë Kushtetutën, por edhe që Presidentin ta zgjedhë me pëlqimin e të dyja palëve. Kjo, sipas tij, edhe si vijim i asaj fryme pozitive që u krijua në fundvitin e shkuar, ku PS dhe PD arritën një pakt bashkëpunimi në Kuvend. “Unë mendoj se Kushtetuta është njëra anë, dhe sigurisht që ajo duhet të respektohet. Por nga ana tjetër, ajo që i duhet Shqipërisë sot është jo vetëm të respektojë Kushtetutën, por edhe të arrijë një konsensus për zgjedhjen e Presidentit. Pra, Presidenti duhet të bash-

kojë forcat e ndryshme, sepse ai duhet të ketë si mbështetjen e qeverisë, ashtu edhe atë të opozitës. Unë besoj se ishte fillim i mbarë vitin e kaluar arritja një marrëveshjeje bazë midis qeverisë dhe opozitës. Dhe ky konsensus duhet të vazhdojë edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri, në mënyrë që Parlamenti të zgjedhë presidentin e duhur. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për gjithë Shqipërinë”, - u shpreh Svoboda.

Braçe replika me Klosin dhe Subashin: Ju të dy shembujt e listës së pa miratuar

Milo: në koalicion me PS-në edhe nëse nuk ndryshon sistemi Partia Demokracia Sociale e drejtuar nga Paskla Milo, pavarësisht kritikave të vazhdueshme që ka patur në drejtim të Partisë Socialiste për një sërë qëndrimesh, shprehet se do t’i qëndrojë besnike koalicionit me të. Është vetë Paskal Milo ai që kërkon të shpërndajë hijet e dyshimit që kanë lindur jo rrallë herë në këtë drejtim, duke theksuar se edhe në rast se nuk do të ndryshojë sistemi zgjedhor, apo nuk do korrektohet, PDS do të mbetet pjesë e koalicionit, por duke parë një strategji të re bashkëpunimi për të siguruar më shumë vota dhe për t’i bërë ato sa më efektive. Për këtë qëllim, partitë e vogla të majta (PDS, PSD dhe PSV91) duket se po punojnë që edhe në kushtet e mos ndryshimit të sistemit, të gjejnë një formë të re organizimi për të maksimizuar vlerën e votës së tyre, por duke mbetur pjesë e koalicionit me PS-në. “Ka pasur keqkuptime se, nëse nuk do të ndryshojë sistemi,

ne do të largohemi nga aleanca me Partinë Socialiste. Këtu nuk është fjala e veprimit tonë politik si forca që i takojmë spektrit të majtë dhe kampit opozitar. Ne sigurisht që, në rastin që nuk do të ndryshojë sistemi, do të përpiqemi të gjejmë format dhe mënyrat më të përshtatshme, më të mira, që do të na interesojnë neve, me qëllim që të dalim të suksesshëm në sfidën e ardhshme elektorale. Ne i kemi dhënë shenjat tashmë që jemi duke menduar forma organizimi të partive të ndryshme politike të spektrit të majtë, me qëllim qe ne të maksimizojmë rezultatin tonë dhe në rastin nëse nuk do të ndryshojë ose nuk do të korrektohet sistemi aktual proporcional rajonal”, - tha Milo dje për mediat, ndërsa ka përshëndetur konsensusin e arritur në komisionin e Reformës Zgjedhore për kapitullin e parë të miratuar dhe që ka të bëjë me mënyrat e financimit të partive.

Erion Braçe është i vendosur t’i shkojë deri në fund vendimit të tij për të mos njohur dhe për rrjedhojë edhe për të mos e zbatuar vendimin e kryesisë së partisë, për të ndryshuar qark si i deleguar nga Berati në atë të Korçës. Pas shpalljes publike që i bëri këtij qëndrimi gjatë një konference për mediat nga qyteti i Beratit disa ditë më parë, Braçe ka vendosur ta ballafaqojë këtë qëndrim edhe me të gjithë ata socialistë dhe për më shumë ato figura të rëndësishme të PS-së, të cilët janë pro një rishpërndarjeje të anëtarëve të kryesisë në qarqet ku nuk kanë qenë të deleguar më parë. Kështu, duke komunikuar nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social facebook, Braçe, ndërsa i ka kthyer një përg jig je indirekte deklaratave të bëra nga sekretari për burimet njerëzore, Armando Subashi, i cili duke folur në mediat e ndryshme ka vlerësuar si tepër pozitiv vendimin e kryesisë, ka gjetur rastin të debatojë këtë qëndrim të tijin edhe me shumë miq të faqes së tij. Pikërisht duke marrë shkas nga deklarimet e Subashit, por edhe të Blendi Klosit disa ditë më parë, Braçe është shprehur se të dy këta sekretarë flasin pro një vendimi të tillë pasi janë nga të paktit që nuk lëvizën nga qarqet ku ishin dhe më parë. Sipas tij, të dy këta sekretarë i referohen një vendimi kryesie për miratimin e një liste emrash të rishpërndarë në qarqe, ndërkohë që ai nuk ekziston. Sipas Braçes lista e të deleguarve vetëm u lexua në kryesi, por nuk u miratua dhe për rrjedhojë nuk mund të quhet vendim. “Pardje dhe sot lexova me shumë vëmendje dy in-

tervista të dy anëtarëve të Kryesisë së PS-së, njëherësh sekretarë në këtë Kryesi. Të dy mbrojnë me forcë, madje deri në shpërdorim, një listë –s’e kuptoj përse e quajnë vendimme emrat e anëtarëve të Kryesisë të deleguar në KZAZ në qarqe të ndryshme. Është shumë interesante kjo! Deri më sot unë nuk kam folur me emra, por disa emra janë bërë publik duke folur vullnetarisht për këtë çështje. Jam i bindur se edhe disa të tjerë do e bëjnë. Po i pres. Në pritje dua të them: I vlerësoj dy kolegët e Kryesisë. Por nuk u jap të drejtë. Ata janë dy ndër disa anëtarë të kryesisë që nuk kanë ndërruar qarkun e tyre, pra janë deleguar në atë qark ku dhe kanë zonat e tyre elektorale. Ata janë shembulli përse ajo listë e lexuar -vetëm e lexuar- në kryesi nuk është parimore, por më shumë është e padrejtë, e pabesueshme dhe joproduk-

tive”, - shprehet Braçe në faqen e tij. Më tej, duke iu përmbajtur bindjes së tij për të mos lëvizur nga qarku i Beratit, ku dhe është zgjedhur deputet, Braçe thekson edhe një herë se nuk do t’i braktisë socialistët e këtij qarku që e kanë mbështetur dhe qytetarët që e kanë votuar. Madje në këtë pikë ai lë të kuptohet se është i gatshëm t’i përmbahet këtij vendimi personal deri në fund, pavarësisht se pranon se kjo mund të sjellë dhe largimin e tij nga kryesia. “Në fund dua të sqaroj: Nuk jam fare i interesuar se në cilën zonë elektorale do jem më 2013! Kjo nuk ka rëndësi! Jam i interesuar të respektoj njerëzit që më kanë votuar, socialistët që më kanë mbështetur, TANI! Jo kur ka zgjedhje! Ndaj nuk i BRAKTIS që të mbaj vendin në Kryesi! Jam edukuar ndryshe: Të shërbej për partinë, jo partia të fitojë për mua”, - shprehet Braçe.


6

MAPO

e HëNë, 30 JANAR 2012 www.mapo.al

ekonomi

BSH: Kriza në ndërtim, rrjedhojë e mungesës së lejeve të ndërtimit Banka e Shqipërisë në vrojtimin që u ka bërë bizneseve për 2011-n, theksonte se rënia e indeksit të besimit ka ardhur kryesisht nga sektori i ndërtimit. Sipas vrojtimit të BSH-së, arsyet madhore pse besimi për rimëkëmbjen e këtij sektori është i ulët lidhen, sipas biznesit, me mungesat e lejeve të ndërtimit, korrupsionin si dhe ekonominë informale.

Sipas vrojtimit të Bankës Qendrore, firmat e ndërtimit kanë raportuar se po punojnë me rreth 62.5 për qind të kapacitetit të tyre, kapacitet më i ulët se mesatarja shumëvjeçare. Sipas Bankës së Shqipërisë, sektori i ndërtimit pati përkeqësim gjatë vitit të kaluar, duke bërë që indeksi i besimit të binte në vlerën më të ulët historike, 26.2 %.

Lagarde në Davos: Jam këtu me çantën time të vogël për të mbledhur para! Ndërkombëtar të tregojnë suportin e tyre duke kontribuar në zgjidhjen e ngërçit të borxhit. “Funksioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar është ai i të vepruarit si propagandues i besimit dhe stabilitetit. Askush nuk është i imunizuar nga kriza, nuk jemi kurrë më të lidhur se tani ndaj ky nuk është një telash vetëm i eurozonës”, tha ajo. Gjatë fjalës së saj, Lagarde theksoi se në Europë është shënuar progres, por Kreu i FMN-së ka kërkuar dje në zhvillimi i një mekanizmi të mënyrë të drejtpërdrejtë nga ven- thjeshtë e të qartë fondesh të det që janë anëtare të FMN-së para emergjencës është i nevojshëm për për të ndihmuar borxhin e lartë të të dekurajuar spekulatorët. Sipas eurozonës. Në forumin ekonomik vlerësimeve të ekspertëve, një të Davosit në Zvicër, shefja e FMN- sistem i tillë duhet të mbledhë diku së, Christine Lagarde, gjatë fjalës te 500 miliardë dollarë. Lagarde së saj në forumin ekonomik të Da- shtoi se disa vende të eurozonës e vosit u shpreh se “Jam këtu me kanë fleksibilitetin e nevojshëm për çantën time të vogël për të mbled- të nxitur rritjen në ndihmë të hur para”, në rimëkëmbjes së mënyrë që të “Funksioni i Fondit Monetar ekonomisë në kapërcehet kri- Ndërkombëtar është ai i të mbarë zonën e za e eurozonës. vepruarit si propagandues monedhës së “ Ë s ht ë e nj ë përbashkët. Larëndësie kyçe i besimit dhe stabilitetit. garde nënvizoi që anëtarët e zo- Askush nuk është i imunizuar se jo të gjitha nës së euros të nga kriza, nuk jemi kurrë më të vendet anëtare arrijnë të krijoj- lidhur se tani ndaj ky nuk është duhet të adoptonë një sistem jnë me të njëjtin parandalimi të një telash vetëm i eurozonës” ritëm apo nivel thjeshtë dhe efishkurtime për kas, i cili të funksionojë si përsa i uljen e nivelit të borxhit. Disa vende, takon kufizimit të kontaminimit, pohoi Lagarde, duhet të ecin përpaashtu në drejtim të rritjes së besim- ra shumë shpejt me konsolidimin fisit në eurozonë në mënyrë që nevo- kal, por të tjerë kanë akoma kohë në jat financiare të saj të përmbushen, dispozicion. Ndërsa dy ditë më parë edhe nëse financat botërore nuk ajo është shprehur, po në Davos, se duken të interesuara”, deklaroi La- shkurtimi i papërshtatshëm i garde. Ajo u kërkoi vendeve shpenzimeve mund të “mbysë” pera n ë t a r e t ë Fo n d it Mo n e t a r spektivat e rritjes ekonomike.

Në forumin ekonomik botëror të mbajtur në Davos, shefja e FMN-së, Lagarde, u ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë vendeve anëtare të fondit që të kontribuojnë me para në zgjidhjen e krizës së borxheve të eurozonës

Pikë karburanti në Tiranë

Tregtarët e pikave të karburantit: Rriten çmimet, xhiroja e njëjtë Pavarësisht se çmimi i karburanteve varion deri në 188 lekë, tregtarët e pikave në kryeqytet raportojnë për një shitje të stabilizuar dhe një xhiro të njëjtë si përpara rritjes së çmimit më 1 janar 2012 Qytetarët e Tiranës vazhdojnë të blejnë të njëjtën sasi karburanti edhe me çmime më të larta. Mos heqja dorë nga komoditeti dhe arsye të tjera që kanë të bëjnë me të përditshmen, ka bërë që edhe me hyrjen në fuqi të ligjit prej 1 janarit 2012, që parashikon taksën e re të qarkullimit mbi karburantet në masën 2,4 lekë për litër me TVSH, qytetarët vazhdojnë të furnizojnë automjetet e tyre me karburant po njësoj. Nga vëzhgimi i djeshëm i gazetës MAP O në treg jet e kryeqytetit është vënë re se çmimet e naftës dhe benzinës varionin nga 170 deri në 184 lekë për litër. Sipas tregtarëve, në pikat e karburanteve në kryeqytet xhiroja është po e njëjtë me masën e xhiros të përpara 1 janarit të vitit ku jemi. “Xhiroja nuk ka rënë. Shesim po njësoj si më parë dhe fitojmë. Njerëzit që kanë makinë e kanë të domosdoshme atë për shkak të të përditshmes; shkollës, punës, çuarjen e fëmijëve në kop-

shte, shkolla. Kështu që ata vazhdojnë të blejnë edhe kur duket sikur bëjnë naze për çmimin. Rritja e çmimit nuk varet nga ne. Ligji e ka rritur”- u shpreh për MAPO-n një tregtar në një pikë karburanti në kryeqytet. Ndërsa fjalët e tregtarëve i konfirmojnë automjetet e shumta në radhë për t’u furnizuar me karburant. Megjithatë, çmimi i karburanteve vazhdon të mbetet e i parregulluar. Vihet re që çmimi i naftës dhe benzinës ndryshon në pika të kompanive të ndryshme. Dje në një pikë karburanti në kryeqytet një litër benzinë ishte

Xhiroja nuk ka rënë. Shesim po njësoj si më parë dhe fitojmë. Njerëzit që kanë makinë e kanë të domosdoshme atë për shkak të të përditshmes; shkollës, punës, çuarjen e fëmijëve në kopshte, shkolla. Kështu që ata vazhdojnë të blejnë edhe kur duket sikur bëjnë naze për çmimin

172 lekë për litër dhe nafta 170 lekë për litër. Në pika të tjera karburanti në kryeqytet, nafta dhe benzina shiteshin nga 180-188 lekë për litër. Pavarësisht se qytetarët janë të detyruar të lëvizin me automjete për hir të kohës duke u furnizuar me karburant po njësoj si më parë, janë xhepat e tyre që rëndohen nga mosfunksionimi i tregut. Prandaj tregtia e automjeteve, mirëmbajtja dhe furnizimi i tyre me karburant ka rezultuar, nga studimi i INSTAT-it, se është biznesi me xhiron më të lartë në vend. Nga ky biznes masa e xhiros rezulton 43, 425 mln lekësh. Duke iu referuar një studimi të Open Date Albania, rezulton se në Shqipëri gjatë 2010-s ka pasur 121 automjete për 1000 banorë. Studimi citon se numri i automjeteve për 1000 banorë ka ardhur vazhdimisht në rritje. Gjithashtu edhe të dhënat e INSTAT për tremujorin e dytë të 2011-s treguan se shitja dhe riparimi i automjeteve janë rritur me 41 për qind, ndërsa tregtia me pakicë e karburanteve është rritur me 56 për qind në krahasim me 2008-n. Po Banka Qendrore gjykon se modeli më i mirë për parashikimin afatshkurtër të rritjes ekonomike janë shitjet dhe mirëmbajtja e automjeteve. Kështu, biznesi i automjeteve ka xhiro të padiskutueshme edhe pse çmimet rriten në mënyrë abuzuese.

Kreu i FMN-së, Christine Lagarde

Ndërtimi i porteve turistike me ligj të veçantë Ata që do të ndërtojnë porte turistike e pontile të përhershme, si dhe objekte të paluajtshme, miratimi do të vijë përmes një ligji të veçantë. Kjo parashikohet në ndryshimet që i janë bërë ligjit “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”. Me anë të këtij ligji, priten të rregullohen marrëdhëniet me truallin, pronë e paluajtshme publike për subjektet private që nënshkruajnë kontrata koncesionare për ndërtimin e porteve turistike dhe pontileve të përhershme. Referuar projektligjit në fjalë, për ndërtimin e porteve

turistike dhe pontileve të përhershme, si dhe të objekteve të paluajtshme në funksion të veprimtarisë së tyre, është e domosdoshme përdorimi i vijës bregdetare dhe bregut të detit. Dhe në këtë mënyrë lind domosdoshmëria që përdorimi i pronës së paluajtshme publike të rregullohet me ligj të veçantë. Përsa u përket porteve, e drejta e përdorimit të tyre do të bëhet me një leje administrative të lëshuar nga/ose nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit.


e HëNë, 30 JANAR 2012 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

7

Konkurrenca: Gati rregulloren e procedurave hetimore Autoriteti i Konkurrencës ka hartuar rregulloren e procedurave hetimore me qëllim mbrojtjen e konkurrencës. Komisioni, referuar Ligjit të konkurrencës, mund të autorizojë në çdo kohë sekretariatin për të filluar mbledhjen e fakteve për hetim, me qëllim vlerësimin e konkurrencës në treg, si dhe evidentimin e shtrembërimeve të mundshme të saj. Ky hetim mund të kërkohet nga Kuvendi ose nga entet rregullatorë të sektorëve të veçantë. Në këtë mënyrë, konkurrenca do të

hetojë kompani të ndryshme për të zbuluar nëse kanë shkelje në ligj me pozicionet e tyre dominuese. Me anë të një vendimi të posaçëm, Autoriteti thekson se aplikimi i kësaj rregulloreje të re do të ndihmojë në vlerësimin e konkurrencës në treg, si dhe evidentimin e shkeljeve të mundshme të saj. Sipas kësaj rregulloreje, përcaktohen procedurat që duhet të ndjekë Autoriteti i Konkurrencës për sektorët e ekonomisë. Lindita Milo

Liberalizohet ndryshimi i kategorisë së tokës, marrin kompetenca vendorët Të gjithë entet apo personat juridikë e fizikë që kërkojnë të zgjerojnë periferitë e qytetit duke ndërtuar, duhet të marrin leje në ministritë përkatëse që administrojnë resurset e tokës apo në Kryeministri; kurse ata që duan të shtojnë arrorët, pranë pushtetit vendor. Sabina Veizaj

Qeveria zgjeron kompetencat e pushtetit vendor në lidhje me ndryshimin e kategorisë së tokës. Nëqoftëse toka e disponueshme prej teje i takon Fondit Pyjor, pavarësisht formës së pronësisë; private apo shtetërore dhe këtë tokë do ta kthesh në tokë bujqësore, fare mirë mund t’i drejtohesh komunës ose bashkisë. Ky lehtësim parashikohet në ndryshimin që i është bërë ligjit “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”. Duke marrë parasysh se vitet e fundit është shtuar interesi në fushën e bujqësisë për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, kultura arrore etj., në kuadër të programit kombëtar të ndërmarrë nga qeveria për këtë qëllim, çlirohen kompetencat e kufizuara të pushtetit vendor. “Është pikërisht zgjerimi i kompetencave të organeve të qeverisjes vendore për kalimin e fondit pyjor në kategorinë e resursit tokë bujqësore, që përbën qëllimin e këtij projektligji”- citohet në relacionin e projektligjit, i cili do të shkojë shumë shpejt për t’u diskutuar në Kuvend. Përsa i përket procedurave që do të ndiqen në rast të ndryshimit të kategorisë së tokës, në komunë ose bashki do të ngrihet një komision i kryesuar nga kryetari. Në komision do të jenë të pranishëm edhe drejtorët e drejtorive rajonale të bujqësisë, të Shërbimit pyjor dhe të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Qark. Qëllimi i pjesëmarrjes së tyre në komision, sipas ligjit, siguron një monitorim dhe zbatim të rregullt të politikave të qeverisjes qendrore në këto fusha të veprimtarisë shtetërore. Gjithashtu, ndryshimet në këtë ligj parashikojnë përcaktimin e kompetencave për rastet

Nga mbledhja e qeverisë

Ndryshimet në ligjin “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” Pika 1, neni 17 • Pjesë të fondit pyjor që kërkohen nga subjekte juridike, fizike apo pushteti vendor, për t’u kthyer në truall për qëllimin e shtrirjes territoriale të periferisë së qytetit, kryesisht për ndërtim zone turistike, rrugë automobilistike, qendra shëndetësore etj., do të hiqen nga fondi pyjor: a) pyjet dhe tokat me bimësi pyjore, me sipërfaqe deri në 1 ha, me miratimin e ministrit; b) pyjet dhe tokat me bimësi pyjore, me sipërfaqe nga 1,1 ha e deri në

e ndryshimit të tokës së pafrytshme në pyll. Projektligji sqaron se “nisur nga fakti se vendi ynë gjatë sistemit të kaluar ka shpyllëzuar pa kriter sipërfaqe të tëra me pyje, duke i kthyer në toka bujqësore, sot këto to-

100 ha, me vendim të Këshillit të Ministrave; c) pyjet dhe tokat me bimësi pyjore me sipërfaqe mbi 100 ha, me ligj të veçantë. • Pjesë të fondit pyjor kombëtar kthehen në kategoritë e resursit të tokës bujqësore, sipas përcaktimeve të ligjit “Për krijimin dhe funksionet e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës” të ndryshuar. Ndryshimi i formës së përdorimit të fondit pyjor në kategorinë e resursit të tokës bujqësore, pavarësisht të madhësisë së sipërfaqes, bëhet

ka e kanë humbur funksionin si toka bujqësore, duke i dhënë mundësinë të kultivohen me dru pyjorë”. Kalimi tokës së pafrytshme bujqësore, që është në pronësi private, apo të organeve të qeverisjes vendore, në

vetëm për mbjelljen e këtyre sipërfaqeve me kultura të drurëve, të cilat janë pjesë e programeve dhe politikave prioritare shtetërore afatgjata. Kalimi i resursit të tokës së pafrytshme bujqësore, që është në pronësi private, apo të organeve të qeverisjes vendore, në fond pyjor (pyll) dhe regjistrimi në Kadastrën Kombëtare të Pyjeve bëhet me kërkesë të pronarit apo organit të qeverisjes vendore. Kërkesa paraqitet pranë ministrisë, veprimtaria e së cilës mbulon pyjet dhe miratohet nga ministri përkatës.

fond pyjor (pyll) dhe regjistrimi në Kadastrën Kombëtare të Pyjeve do të bëhet me kërkesë të pronarit apo organit të qeverisjes vendore. Ligji i ri dikton që kërkesa të paraqitet pranë ministrisë, veprimtaria e së cilës

mbulon pyjet dhe miratohet nga ministri përkatës. Ndërsa përsa i përket kalimit të tokës pyll në truall, projektligji parashikon të njëjtat kritere si në ligjin e vitit 2005. Nëqoftëse dëshiron të zgjerosh periferinë e qytetit, me qëllim të një projekti turistik, ndërtimin e një qendre shëndetësore, për rrugë automobilistike etj., toka do të hiqet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve. Por, ata që do të marrin në përdorim atë tokë pyll për ta kaluar në tokë truall duhet të drejtohen në ministrinë përkatëse për të aprovuar lejen. Miratimi nga ministri, referuar ligjit, bëhet për sipërfaqe deri në 1 ha. Ndërsa pyjet dhe tokat me bimësi pyjore, me sipërfaqe nga 1,1 ha deri në 100 ha, kërkojnë miratimin e Këshillit të Ministrave për t’u kthyer në tokë truall. Për pyjet dhe tokat me bimësi pyjore me sipërfaqe mbi 100 ha, parashikohet miratimi me anë të një ligji të veçantë. Relacioni i projektligjit thekson se ndryshimet e bëra nuk do të kenë asnjë efekt në buxhetin e shtetit.

Bregasi- Sequit: Të dëgjohet biznesi për standardizimin e ligjeve sipas BE Presidenti i shoqatës BiznesAlbania, Luan Bregasi, gjatë një takimi që zhvilloi dje me ambasadorin e BE në Tiranë, Ettore Sequi, i kërkoi këtij të fundit që shoqatat e biznesit të marrin pjesë në diskutimet e ligjeve që do t’i përafrohen standardeve të BE-së. “Gjatë vitit në vijim, shoqatat duhet të njihen me axhendën e Bashkimit Europian dhe të qeverisë shqiptare për përafrimin që do t’i bëhet

legjislacionit vendas me atë europian. BiznesAlbania kërkon që paketa e ligjeve të diskutohet dhe me përfaqësuesit e biznesit, të cilët do të japin kontributin e tyre sipas sektorëve përkatës”,- u shpreh presidenti i BiznesAlbania. Gjatë këtij takimi Bregasi bëri një përshkrim të shkurtër të shoqatës, si problemet që kanë sot shoqatat e biznesit dhe nevoja e tyre për të qenë sot aktorë të rëndësishëm në

vendimmarrje. Kreu i BiznesAlbania, Luan Bregasi, i kërkoi ambasadorit Sequi që biznesi të luajë rol aktiv në ligjin për prokurimet publike on-line, dhe për problemet që e shoqërojnë atë. Ambasadori Sequi u ftua të marrë pjesë në Konferencën që zhvillon muajin e ardhshëm BiznesAlbania dhe BiznesEuropa, lidhur me zhvillimin ekonomik të SME në situatë krize.

Luan Bregasi

Bregasi, i kërkoi ambasadorit Sequi që biznesi të luajë një rol aktiv në ligjin për prokurimet publike on-line


8

MAPO

e HëNë, 30 JANAR 2012 www.mapo.al

rrethe

E aksidenton dhe e braktis në rrugë, viktima e paidentifikuar Një këmbësor humbi jetën në Tiranë në orët e para të së dielës, pasi u përplas nga një makinë, ndërsa po kalonte rrugën në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, midis Laprakës dhe Zogut të Zi. Viktima e seksit mashkull, me një identitet ende të pazbuluar, u godit nga një automjet që po lëvizte jashtë

normave të shpejtësisë. Më pas, mjeti u largua nga vendngjarja, duke mos i dhënë asistencë të aksidentuarit, i cili humbi jetën në rrugë. Burimet policore bëjnë të ditur se po punohet me kamerat e sigurisë së disa bizneseve në zonë, për të zbuluar se kush e shkaktoi këtë incident. Në bazë të Kodit Penal të Republikës së

Shqipërisë, largimi nga vendi i aksidentit është një kundërvajtje penale që dënohet me gjobë deri me një vit heqje lirie, ndërsa goditja e pavullnetshme e një këmbësori klasifikohet zakonisht si vrasje nga pakujdesia, e dënueshme deri në pesë vjet burgim, në mungesë të rrethanave të tjera rënduese.

“Ngrica” sekuestron 50 kg marijuanë, shpallen në kërkim dy transportuesit Trafikantët thyejnë postobllokun e policisë, braktisin makinën dhe drogën në një fshat të zonës. Policia: Kemi identifikuar autorët, shpallen në kërkim dy persona

lAç

Tritol kazinosë në Vaun e Dejës, dyshohet konkurrenca

Gjirokastër -Strukturat e anti-

drogës në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër kanë sekuestruar dje një ngarkesë prej 50 kilogramë marijuanë si dhe kanë shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar për transport të saj, të cilët në momentin e ndalimit kanë thyer postbllokun e policisë dhe më pas braktisur drogën dhe makinën. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, operacioni antidrogë i koduar “Ngrica” është zhvilluar orët e para të ditës së diel, në zonën e Picarit, Gjirokastër. “Rreth orës 02.00 të së dielës në rrugë operative ne morëm një informacion sipas të cilit një sasi lëndë narkotike po transportohej nga fshati Lazarat në drejtim të Vlorës, nëpërmjet aksit rural të komunës Picar”, thonë specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Me qëllim goditjen e kësaj tentative të transportit të lëndëve narkotike, antidroga e Gjirokastrës ka hartuar operacionin e koduar “Ngrica”, duke ngritur shërbime policore grackë në rrugën rurale Picar - Kolonjë. Rreth orës 03.00, policia ka identifikuar automjetin tip Opel, që dyshohej se transportonte lëndën narkotike, duke lëvizur në rrugën rurale ndërmjet fshatit Picar dhe fshatit Kolonjë. “Në momentin që automjeti u afrua pranë vendit ku ndodheshim, i dolëm përpara dhe duke përdorur shenjat dalluese të policisë kërkuam që makina të ndalonte. Ne vumë re se në mjet krahas shoferit udhëtonte edhe një person tjetër si pasagjer”, thotë njeri prej agjentëve të antidrogës, pjesëmarrës në këtë operacion. Drejtuesi i “Opeli”-t fillimisht ka ulur shpejtësinë dhe porsa i janë afruar agjentët e antidrogës i ka dhënë gaz makinës duke u larguar nga postblloku i

50 kg e marijuanës të sekuestruara nga policia

policisë, veprim që ka vënë në rrezik edhe jetën e punonjësve të policisë. Në këtë situatë efektivat e antidrogës janë vënë në ndjekje të automjetit, i cili për t’i shpëtuar policisë devijoi nga aksi rural dhe u fut në një rrugë qorre. Sipas burimeve policore, drejtuesi i automjetit pasi ka parë që s’kishte mundësi të vazhdonte rrugën me automjet e ka braktisur makinën dhe së bashku me personin tjetër që udhëtonte si pasagjer, kanë marrë me vete një çantë të madhe shpine dhe janë larguar me shpejtësi në zonën përreth. “Me gjithë errësirën dhe terrenin e thepisur, ne vijuam ndjekjen e të dy personave, të cilët duke parë këmbënguljen e policisë, pas rreth 1 kilometër, braktisën edhe çantën që kishin dhe hynë në zonën e pyllëzuar që njihet si pylli i Kolonjës”, thonë burimet policore. Megjithë insistimin e policisë për ndalimin e të dy personave dhe përdorimin e mjeteve logjistike bash-

Drejtuesi i automjetit pasi ka parë që s’kishte mundësi të vazhdonte rrugën me automjet e ka braktisur makinën këkohore, sërish errësira dhe terreni i pyllëzuar ka favorizuar fshehjen e të dy të kërkuarve. Gjatë kontrollit që grupi hetimor ka zhvilluar, në çantën e braktisur ka konstatuar se në të ndodheshin 30 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë të ndryshme në të cilat ishte paketuar në total rreth 50 kg marijuanë. “Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i braktisur tip Opel me targa TR 78 86 K, i cili rezultoi se ishte në pronësi të 23 vjeçarit Donald Lika,

lindur dhe banues në Tepelenë”, thonë burimet policore. Mbështetur mbi provat e mbledhura, policia e Gjirokastrës ka bërë shpalljen në kërkim të 23-vjeçarit Lika dhe pasagjerit të automjetit, pasi dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të “prodhim dhe shitje të narkotikëve kryer në bashkëpunim”. Sipas grupit hetimor, 50 kilogramë marijuanë ishin marrë në fshatin Lazarat dhe po transportoheshin nëpërmjet rrugëve rurale të zonës së Picarit. Më pas me kafshë dore do të çoheshin në Borsh, duke pasur si destinacion përfundimtar Vlorën. Brenda pak ditëve ka arritur në 8 numri i personave të kërkuar nga policia e Gjirokastrës për trafikim dhe transport të lëndëve narkotike. Ky është rasti i dytë pas sekuestrimit në kufirin me Greqinë të 150 kg marijuanë dhe shpalljes në kërkim të 6 personave të dyshuar si transportues të saj. Bledar Shehu

Një sasi tritoli i është vënë një lokali lojërash fati në qytezën e Laçit të Vaut të Dejës, ndërsa dyshohet se motivi është konkurrenca. Ka qenë ora 01.00 e së dielës kur nga persona të paidentifikuar është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse tritol në lokalin e lojërave të fatit “Apex”, në pronësi të B.A., 27 vjeç, banues ne lagjen “Partizani” të qytetit Shkodër. Lokali ndodhet në qytetin e Laçit të Vaut të Dejës në Shkodër dhe si rezultat i shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një dritareje, dera e jashtme e lokalit dhe një grilë metalike. Dëmtime në njerëz nuk ka patur, pasi në atë moment lokali ka qenë i mbyllur. Mësohet se autorët kanë thyer xhamin e dritares dhe e kanë hedhur lëndën plasëse brenda. Policia tha se po punohej për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Një nga pistat ku po hetohet nga policia është ajo e shkatërrimit të pronës me dashje për shkak të konkurrencës. Ky është rasti i dytë në 10-ditëshin e fundit të janarit të këtij viti, ku në Shkodër vihet lëndë plasëse. Më 21 janar u vendos lëndë plasëse në derën e jashtme të banesës së shtetasit Admir Tafili në qytetin e Shkodrës. Burime nga policia bëjnë të ditur se për të dy rastet po hetohet, por akoma nuk ka autorë të identifikuar.

Kapen 6 kg hashash, fshehur mes të brendshmeve të femrave Kakavijë-Ditën e diel strukturat e Policisë së Shtetit në Qarkun e Gjirokastrës, në Stacionin Kufitar të Kakavijes, kanë goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë me autobus udhëtarësh, ndërkohë që kanë ndaluar edhe shoferin e autobusit. Sipas burimeve zyrtare të policisë në Gjirokastër, orët e vona të ditës së shtunë duke u gdhirë dita e diel, efektivat e Policisë Kufitare të Kakavijes në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë marrë informacion në rrugë operative se me

një nga autobusët e linjës ShkodërAthinë do të trafikohej një ngarkesë më lëndë narkotike në drejtim të Greqisë. Pas marrjes së këtij informacioni në Stacionin Kufitar të Kakavijes policia ka përforcuar shërbimet e kontrollit edhe me efektiva të antidrogës.“Gjatë gjithë mesnatës të së shtunës duke u gdhirë e diela ne ushtruam kontrolle të imtësishme në të gjithë autobusët e linjave ndërkombëtare Shqipëri-Greqi”, thonë burimet policore. Rreth mesnatës në doganën e Kakavijes ka mbërritur autobusi me targë TR 63 90 M, që drejtohej nga Selami Kalaja, 57 vjeç,

lindur dhe banues në Tiranë. Edhe ky autobus i është nënshtruar kontrollit të rreptë të policisë, ku efektivat blu kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm të të gjitha çantave dhe valixheve që ndodheshin në bagazhin e autobusit, në prani të çdo pasagjeri. Sipas burimeve policore, gjatë kontrollit, në njërën prej valixheve, e cila ishte pa kundrabiletë dhe nuk i përkiste asnjërit prej pasagjerëve, rezultoi se brenda saj, në fundin e valixhes, maskuar me rroba të brendshme femrash, ndodheshin 6 pako të mbështjella me letër alumin dhe natriban, ku

brenda tyre kishte 6 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuanë. Pas gjetjes së lëndës narkotike punonjësit e Policisë Kufitare kanë shoqëruar shoferin e autobusit S.Kalaja, i cili i

është nënshtruar hetimeve të mëtejshme. Gjatë veprimeve ligjore specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional, në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit konstatuan se valixhja në të cilën u gjet lënda narkotike i përkiste drejtuesit të autobusit, S. Kalaja. Mbështetur mbi provat e mbledhura policia ka bërë ndalimin e shoferit të autobusit për veprën penale të “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. B.SH


e HëNë, 30 JANAR 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

9

Luanin me pistoletë, plagoset rëndë 17-vjeçari Një 17-vjeçar është plagosur me një plumb në kokë nga kushëriri i tij, ndërsa të dy ishin duke luajtur me pistoletë në ambientet e një studioje montazhi në Durrës. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 16.30, në lagjen nr.17 në qytetin e Durrësit. Policia njoftoi se

17-vjeçari E.Furriku u transportua në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për shkak të plumbit të marrë në pjesën e kokës. Policia ndërkohë ka ndaluar autorin e ngjarjes, 18-vjeçarin Blerim Furriku, i cili menjëherë pas arrestimit ka

deklaruar se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se pistoleta është shkrepur ndërsa dy të rinjtë ishin duke luajtur. Arma e krimit, tip pistolete, u gjet e groposur menjëherë pas plagosjes në afërsi të vendit të ngjarjes.

shkurt

Inaugurohet monumenti në kujtim të tragjedisë së Otrantos

Qetsor Ferunaj

Arrestohet për vjedhje tubash Qetsor Ferunaj Vlorë -Nuk dihet ende se pse i duheshin Qetësor Ferunajt, një nga fituesit e Big Brotherit, tubat metalike që shërbenin për vaditjen në Orikum, por sipas policisë së Vlorës ai është arrestuar dje sepse ka punësuar 3 persona për t’i prerë këta tuba, ndërsa më parë i kishte nxjerrë në sipërfaqe. Ferunaj, fituesi i edicionit të ‘Big Brother 2’, është vënë në pranga në Orikum së bashku me tre persona të tjerë, për prerjen e tubove të hekurit në pronësi të Drejtorisë së Ujërave, përgjatë rrugës në bregdetin e kësaj zone, që sipas policisë shërbenin për vaditje. “Rreth orës 11:00 nga shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë janë kapur në fla-

Ende nuk dihen se përse do t’i përdorte tubat fituesi i Big Brodherit, por kjo nuk është hera e parë që ai rikthehet në vëmendje përmes problemeve me policinë grancë duke prerë disa tubo hekuri që ndodheshin përgjatë rrugës që të çon për në bregdetin e Orikumit, shtetasit: 22-vjeçari Daniel Sadikaj, 28-vjeçari Gjovalin Mikaj, dhe 24-vjeçari Arsen Fisti”, njoftoi poli-

cia e Vlorës, ndërsa shton në komunikatë se këta 3 persona ishin punësuar për prerjen e tubove nga Qetësor Ferunaj. “Këto tubo ishin nxjerrë nga toka nga shtetasi Qetësor Ferunaj, 37 vjeç, banues në Orikum; dhe se këta persona ishin punësuar për prerjen e tubove”, thotë në komunikatë policia. Ajo sqaron se 37-vjeçari është ndaluar me akuzën e “vjedhjes”. Ende nuk dihen se përse do t’i përdorte tubat fituesi i Big Brodherit, por kjo nuk është hera e parë që ai rikthehet në vëmendje përmes problemeve me policinë. Ferunaj është ndaluar edhe më herët, pas protestave për tokat të banorëve të Orikumit, ndërsa më parë ka provuar edhe t’i futet politikës.

Megjithë protestën e të afërmve të viktimave dhe këmbënguljen e tyre që anija të kthehej në Shqipëri, dje u inaugurua në Otranto monumenti “Mbërritja”. Vepra për “Humanitetin migrues” e krijuar nga skulptori grek Costas Varotsos, duke veshur me luspa xhami pjesën e sipërme të anijes shqiptare Kater i Radës, një ide që ai e cilëson si një shkrirje me anijen, një përqafim. Anija shqiptare u mbyt më 28 mars të vitit 1997, e goditur nga Korveta e marinës ushtarake italiane Sibilla, duke çuar në fund të detit 81 jetë, kryesisht gra e fëmijë. Projekti dhe realizimi i këtij monumenti u shoqërua me polemika, si nga një pjesë e shoqërisë vendase, ashtu edhe nga të afërmit e viktimave të tragjedisë së të premtes së zezë. Përfaqësuesja e komitetit të afërmve të viktimave, Pushime Cala, e cila nuk pranoi të jetë e pranishme dhe zbulojë monumentin, ka deklaruar disa herë për mediat se mbetet kundërshtimi i tyre dhe se ngritja e këtij monumenti nuk do të thotë mbyllja e kapitullit të kësaj ngjarjeje tragjike. Për fat të mirë dy artistë të rinj shqiptare, Arta Ngucaj dhe

Kateri i Radës

Arben Beqiraj, kanë arritur të sigurojnë kthimin në bregun tjetër të Adriatikut në mënyrë simbolike të busullës dhe të fenerit të Katër i Radës, të cilët do të çohen në Vlorë. Përveç përfaqësuesve të pushtetit vendor të Puglias, në inaugurim qe i pranishëm një delegacion i marinës ushtarake italiane, madje pikërisht një prej drejtuesve të sallës së komandës së Tarantos, e cila pati drejtuar operacionet më 28 mars të 1997. Sipas investigimit të gazetarit italian Alessandro Leogrande, nga kjo sallë ka dalë urdhri për kryerjen e manovrës që çoi në mbytjen e Katerit të Radës, gazetari nuk qe i ftuar në inaugurim, por kjo ndoshta është thjesht një harresë e organizatorëve.

Vidhnin shtyllat e telefonisë fikse për skrap, ndalohen tre grabitësit Përmet-Shtyllat e betonit të rrjetit të telefonisë fikse në rrethin e Përmetit së fundi kanë rënë pre e grabitësve të skrapit, ndërkohë që grupi i vjedhësve është ndaluar nga policia lokale. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, tre persona nga fshati Bënjë, Përmet, janë ndaluar nga blutë e komisarit të Përmetit, pasi dyshohet se kanë shkatërruar dhe vjedhur shtyllat e betonit të rrjetit Albtelekom, për t’u marë hekurin, të cilin do ta tregtonin më pas për skrap. “53-vjeçari Robert Jorgji, lindur në Vlorë dhe banues në fshatin Bënjë, Përmet; Romino

Jorgji, 23 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Përmet; si dhe Klajdi Kreçi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Bënjë, Përmet, janë ndaluar nga specialistët e Seksionit për Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Përmetit për veprën penale të vjedhjes kryer në bashkëpunim”, thonë burimet zyrtare në policinë Lokale. Të tre të ndaluarit në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë shkatërruar dhe vjedhur shtyllat e rrjetit të telefonisë fikse në pronësi të Alb Telekom të disa fshatrave, si Petran, Draçovë, Zhep, me qëllim marrjen e hekurit për ta shitur për skrap.

U dënua për dhunim varresh, sërish në kërkim kreu i ‘Omonia’-s Për Naum Dishon ka sërish një fletë arresti, edhe pse policia nuk ka mundur ende ta ndalojë për ta përcjellë në qeli ku duhet të vuajë 1 vit burg. Avokati: Urdhri i paligjshëm Korçë- Policia e Korçës shpalli dje

në kërkim kreun e OMONIA-s. Naum Disho u dënua me 1 vit burg për veprën penale “dhunim i varreve”, ndërsa gjatë javës së kaluar ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të vendimit për 6 muaj. Gjatë orëve të mbrëmjes të të dielës prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për shtetasin Naum Disho, banor i qytetit të Korçës, për të vuajtur dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, por dhe nga Gjykata e Apelit në juglindje. Në fakt

Disho nuk është gjetur në banesën e tij, bëjnë të ditura burimet zyrtare të policisë lokale, teksa i është bërë një kontroll banese. Gjithashtu ai është kërkuar dhe te disa persona të tjerë në qytetin e Korçës, të afërm të kryetarit të organizatës së minoritetit grek, por gjithashtu nuk ka rezultuar të ketë qenë present. Duke iu referuar të njëjtave burime, mësohet se Disho ka mundësi të jetë larguar nga Shqipëria afro dy javë më parë, ndërkohë që nuk ka qenë prezent as në seancat gjyqësore të zhvilluara gjatë javës që kaloi në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë, për mosekzekutimin e vendimit të arrestimit të tij. Duke iu referuar të njëjtave burime, mësohet se tashmë Naum Disho ndodhet në listën e personave të shpallur në kërkim, ndërsa të dhënat e tij i kanë kaluar me urgjencë edhe zyrës së Interpolit. Disho u dënua për dhunimin e

Duke iu referuar të njëjtave burime, mësohet se tashmë Naum Disho ndodhet në listën e personave të shpallur në kërkim

Naum Disho

varreve në Boboshticë të rrethit të Korçës, ku mori përsipër ndërhyrjen në varrezën e fshatit të lartpërmendur për ndërtimin e një memoriali grek, në nderim të dy ushtarëve grekë që pretendohet se kanë rënë gjatë luftës italo-greke në këtë zonë dhe prehen te kjo varrezë. Në fakt

nga ndërhyrja në varrezë eshtrat e dhjetëra personave që prehen aty, kanë dalë në sipërfaqe, teksa kjo ka shkaktuar zemëratë te banorët e fshatit, të cilët kanë reaguar menjëherë. Pas hetimeve për ndërhyrjen në varrezë, gjatë periudhës shtatortetor 2010 nga ana e prokurorisë,

gjykata e Korçës ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Naum Disho dhe me liri me kusht për dy punëtorët Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi, që punuan në këtë varrezë. Avokati mbrojtës i Dishos, Nevazt Tarrelli, ka bërë të ditur për gazetën “Mapo” se nuk është vënë në dijeni të urdhër ndalimit për klientin e tij, ndërkohë që ky urdhër, sipas tij, është i pabazuar për sa kohë është kërkuar pezullimi i këtij urdhri dhe mbrojtja është ankimuar në Apel, i cili vjen me një vendim të formës së prerë.


OpEd

10

MAPO

E HËNË, 30 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

Opinione dhe Editoriale

01 02 03

Këtu prehet W.C. Fields. Do të preferoja të jetoja në Filadelfia.

BUJAR KAPEXHIU NGA

Logjika e kalit është ajo veti e kalit që e mban larg prej të vënit baste për njerëzit. Pi, pra jam. W.C. Fields, komedian amerikan

Kapitalizmi në “gjykatë”: fajtor apo i keq-qeverisur? G

jatë javës së kaluar e gjithë bota e përqendroi vështrimin në Forumin ekonomik të Davos-it në Zvicër, ku 2600 përfaqësues nga elita politike, ekonomike, akademike e shoqërisë civile botërore po i bënte skanerin dhe “gjyqin” kapitalizmit, duke u përpjekur të përcaktojë të ardhmen e tij. Shtypi botëror e përcolli këtë situatë me tituj të tipit “Edhe Davosi dyshon për kapitalizmin?”. Dilemat dhe shqetësimet janë të shumta. Pyetjet e kësaj sentence globale gjithashtu. Megjithëse titulli zyrtar i këtij evenimenti ishte përpjekur të zgjidhej disi neutral, “Transformimi i madh: të mendojmë për modele të reja”, përtej tij pikëpyetjet ishin më konkrete. “A po e ndihmon zhvillimin e shek. XXI kapitalizmi i shek. XX?”, “a po mbjell ky lloj kapitalizmi farat e zhgënjimit global për vitet e dekadat në vazhdim ?”, “a mund të riparohet e ndryshohet ky model kapitalizmi?”, “a ka zgjidhje e formula të sigurta për të dalë nga kriza aktuale e borxheve dhe rritjes ekonomike mjaft të dobësuar dhe me shenja të qarta recesioni?”, “a është formula europiane e kapitalizmit dhe modeli i saj social në pikëpyetje për të ardhmen?” etj. Për të këqijat apo sëmundjet e tij, si dhe për ilaçet e recetat shëruese të kapitalizmit, jo vetëm ekonomistët, por dhe politikanë, sociologë, historianë, politologë etj., janë ulur në karriget e këtij “trupi gjykues ndërkombëtar” në Davos. Megjithëse jo të gjithë bien dakord për diagnozën apo ilaçet e domosdoshme, të paktën janë në një mendje se “sistemi kapitalist nuk mund të dalë ‘i pa lagur’ nga kjo krizë ekonomiko-financiare e sociale globale”. Edhe revista prestigjioze britanike “Financial Times”, e cilësuar si “organi qendror i kapitalizmit inteligjent”, apo revista tjetër “The Economist” kanë disa javë që fokusin e tyre e kanë të përqendruar te “shëndeti i ekonomisë së tregut”, duke debatuar me personalitete nga të katër anët e globit në kuadrin e një rubrike të veçantë të titulluar “kapitalizmi në krizë”. Aq i rëndësishëm dhe aktual është ky debat, sa për të nënvizuar këtë fakt, veprimi i “Financial Times” krahasohet në mënyrë imagjinare sikur “Osservatore romano”, organi më i rëndësishëm i Vatikanit, të hapte një rubrikë me titull “Katolicizmi dhe Papa në krizë të thellë”. Kjo ndjeshmëri

ECONOMICUS ADRIAN CIVICI

“Ndryshime të thella të kapitalizmit burojnë nga përgjigjet për gjashtë dilemat e mëdha të tij sot: frakturën ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, ndërmjet vendeve të zhvilluara me njëratjetrën, ndërmjet shtetit dhe tregut, ndërmjet shteteve nacionale dhe qeverisjes globale, ndërmjet lirisë politike dhe lirisë ekonomike.”

e lartë botërore përmblidhet në një shprehje të vetme: formula “ultraliberalizëm-derregullim” e kapitalizmit, e trashëguar nga vitet 1980, e frymëzuar nga “Thecerizmi” dhe “Reaganizmi” si simbole të “revolucionit konservator” dhe “demonizimit të shtetit” nuk mund të vazhdojë më kështu. Të gjithë po binden se “Çifti: globalizim-ultraliberalizëm” është fajtori kryesor i krizës globale ekonomiko-financiare. Në Davos u ra dakord se “globalizimi ka devijuar shumë nga qëllimi dhe mundësitë e tij kur u pranua se tregu kishte gjithmonë të drejtë dhe asnjë arsyetim apo logjikë publike nuk mund t’i kundërvihej atij. Tregu nuk

mund të rregullojë vetveten”, nuk mund të jetë njëkohësisht i pandehur, gjykatës dhe avokat mbrojtës. Davosi dhe mendimi intelektual e akademik ekonomik po përgatisin terrenin për ndryshime thelbësore në ditët e vitet në vazhdim. Në formën aktuale, kapitalizmi, dhe veçanërisht arma më e fortë e tij, ekonomia e tregut, duhet ose të ndryshojë, ose të braktiset. Në editorialin e “Financial Times”, që hapi serinë e reflektimeve, shkruhej që në okelio se “kapitalizmi është shfaqur jo vetëm i paqëndrueshëm, por veçanërisht i padrejtë”. Në ShBA, vendi që presupozohet se aplikon kapitalizmin më të suksesshëm dhe më efikas, sipas Lawrence Summers, ish-sekretar i thesarit i ShBA, “vetëm 50% e amerikanëve kanë një ide pozitive për të”, pasi kapitalizmi është shndërruar në sinonimin e financierëve të superpaguar, i rritjes ekonomike anemike dhe papunësisë strukturore të vazhdueshme. Në thelb të kësaj “pretence” publike të ngritur nga “Financial Times” ka një konstatim të qartë: “kapitalizmi është në krizë sepse prodhon masivisht pabarazi. Ai nuk është aspak moral dhe etik”. Megjithatë, deri tani bota nuk ka njohur asnjë sistem më të mirë dhe më efektiv për të prodhuar pasuri, për të krijuar bollëk dhe për të zgjidhur nevojat thelbësore të njerëzimit. Deri në vitet 1980-‘90, kapitalizmi kishte reputacionin e mirë edhe të shpërndarjes së kësaj pasurie në një formë pak a shumë të pranueshme. Në gjuhën e ekonomistëve, sidomos atyre neoklasikë, kjo përkthehej si “shpërndarja inteligjente e burimeve dhe fitimeve”. Tashmë, kjo “kohë e artë” duket se ka mbaruar. Gjatë 2-3 dekadave të fundit, në Europë, ShBA, Kinë, Rusi, Brazil etj., pabarazitë sociale sa vijnë e shtohen, duke u bërë edhe një rrezik real për funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. Politologu Norman Ornstein duke analizuar strukturën e të ardhurave në ShBA konstaton se “që prej vitit 1980, 1% e amerikanëve më të pasur e kanë shtuar më 300% pasurinë e tyre, ndërkohë që pasuria e një amerikani të mesëm është rritur vetëm me 40%”. Aktualisht, drejtuesit e lartë të sektorit financiar e bankar dhe menaxherët e deleguar paguhen apo fitojnë 400 herë më shumë se punonjësit e tyre, ndërkohë që para viteve 1980, kjo diferencë ishte 10 herë më e vogël. Këtë analizë e mbyll komenti i gaze-

Lekët partiake tarit të “ Financial Times”, John Plender, se “ekonomia moderne duket se ecën në dy pista të ndryshme, njëra shumë e shpejtë për super të pasurit, dhe tjetra shumë e ngadaltë dhe pothuajse e bllokuar, për të tjerët”. or, kujdes! Inati dhe revolta për këto pabarazi evidente nuk duket se është drejtuar kundër “kapitalizmit në përgjithësi”, por vetëm drejt një “sektori” të tij, sektorit financiar. Pasurimi i pamerituar nuk është i ndëshkueshëm dhe i denoncueshëm për të gjithë. Këtu të gjithë bien dakord, se duhen përjashtuar “menaxherët e suksesshëm dhe krijuesit e bizneseve”. 2300 vjet më vonë, bota duket se po i rikthehet mendimit të Aristotelit dhe arsyetimit të tij se “ekonomia duhet të jetë aktivitet prodhimi dhe jo të shndërrohet në një art pasurimi”, se “përdorimi i parave vetëm për të fituar para i zhvesh njerëzit nga humanizmi”. Figurat tipike aktuale, “djalli dhe engjëlli” janë Lloyd Blankstein, bosi i Bankës Goldman Sachs si “djall” dhe Steve Jobs, themeluesi i Apple si hero apo “engjëll”. Kjo praktikë duhet urgjentisht të ndryshojë. David Cameron, Kryeministri konservator britanik që tashmë duket se ka veshur kostumin e “kapitalizmit popullor, etik e moral”, shprehet se është gati “t’i bëjë të punojnë që të nxjerrin bukën e gojës” financierët e pamoralshëm dhe menaxherët e deleguar të pangopur. Ai është i bindur se nëe këtë drejtim duhet bërë një ”mini revolucion” global, duke e përmbledhur filozofinë e tij në sentencën: “unë jam partizan i tregut të lirë, por jo një neoliberal”. Shpërthimi dhe sundimi i kapitalizmit financiar po kthehet në një krizë të autoriteteve publike, veçanërisht në vendet e zhvilluara perëndimore. David Rubenstein shkon deri atje sa të predikojë “shuarjen e kapitalizmit oksidental në 3-4 vitet në vazhdim”, nëse nuk merren masa energjike për ndryshimin e këtij modeli që deri tani kemi besuar se është më i miri në botë, ndërkohë që modeli i kapitalizmit në vendet me ekonomi emergjente apo “kapitalizmi kinez” janë më pak të rrezikuara, megjithëse me të ardhme jo të garantuar. I gjithë ky debat e ky zhvillim i kapitalizmit në një sens të padëshiruar, pse jo edhe me shumë të panjohura dhe me pasoja të konsiderueshme për të ardhmen e njerëzimit, sipas Klaus Schwab, themeluesit

P

të Forumit të Davos-it “kërkon një analizë të thellë për të arritur që të kuptohet se përse kapitalizmi nuk funksionon më normalisht?”, “përse që nga shpërthimi i krizës financiare në vitin 2008 e deri më sot, akoma nuk është arritur të nxirren konkluzionet e duhura për shkaqet e saj?”. Pjesëmarrësit e Forumit të Davos-it diskutuan gjerësisht për këtë temë. E konsideruar si “shkaktarja kryesore” e krizës aktuale financiare, por edhe e mosfunksionimit të kapitalizmit në përgjithësi, sfera financiare u vu në qendër të kritikave, por edhe në fokus të mjaft propozimeve e reformave. Në këtë kuadër, ekonomisti Andre Orlean propozon krijimin e një “lëvizjeje globale për definanciarizimin e ekonomisë”, duke argumentuar se “vetëm forcimi i rregullave të mbikëqyrjes dhe transparencës së tregjeve financiare e bankave nuk mjafton”. Nuk mund të jetë “vetëm tregu financiar ai që qeveris botën”. Ekonomistë të tjerë nënvizojnë se “për të shpëtuar nga kriza e borxheve, ne nuk duhet ta mbështesim çdo lloj zhvillimi vetëm te bankat dhe tregjet financiare”, por duhet të jemi më inovativë dhe t’i kthehemi të ashtuquajturit “kapitalizëm të projekteve, pasi në horizont po profilizohet një lloj i ri kapitalizmi që është më pak financiar dhe më shumë sipërmarrës, më pak bankar dhe i varur nga borxhet e kreditë dhe më shumë prodhues”. Një pjesë e shigjetave kundër kapitalizmit aktual duket se janë drejtuar edhe kundër filozofisë së tij të “darvinizmit financiar” dhe praktikës se “ata që duhet të vdesin do të vdesin”. Vetëm më të fortët dhe më të “shkathëtit” do mbijetojnë. Morali dhe etika janë thjesht fjalë të bukura. Konkluzionet duket se i jep arsyetimi dhe propozimet e një ekonomisti tjetër, Nicolas Bavarez, i cili sugjeron ndryshime të thella të sistemit kapitalist. Ai analizon 6 dilemat e mëdha apo frakturat e kapitalizmit bashkëkohor që duhen ndryshuar në të ardhmen: frakturën ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, ndërmjet vetë vendeve të zhvilluara me njëratjetrën, ndërmjet shtetit dhe tregut, ndërmjet shteteve nacionale dhe qeverisjes globale, ndërmjet lirisë politike dhe lirisë ekonomike. Zgjidhja e këtyre çështjeve do t’i jepte një fytyrë tjetër më humane dhe më eficente kapitalizmit.


E HËNË, 1330 QERSHOR JANAR 2010 2012 ËËË.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

MAPO

11

Në përgjigje të kësaj dileme, interesi i palëve është i ndryshëm. Më saktë, krejtësisht i kundërt. Opozita e ka ndërtuar me djersë dhe ‘dëshmorë’ dhe e do këtë sallë virtuale, ku Mazhoranca është e ‘gozhduar’ si e pandehur, kurse Mazhoranca, nuk dihet pse, ka hyrë dhe po rri gjatë e gjatë brenda kësaj salle virtuale Gjyqi. — ARTUR ZHEJI

Triumfalizmi i Opozitës N

jë triumfalizëm, i krahasueshëm me një shpërthim gazmor fishekzjarrësh festivë, ka pushtuar dhe vizatuar hijshëm këto ditë qiellin pa re të Opozitës së sotshme shqiptare. Gazetarë dhe jogazetarë, politikanë dhe njerëz parapolitikë, mbas arrestimit të Komandantit të Gardës dhe sprovës televizive të suksesshme të Kryeprokurores, janë angazhuar të ndërtojnë jehonën e këtij gazmendi që përlindi, pas një heshtjeje të gjatë, nga ekspertiza e FBI-së amerikane, mbërritur në dorë të shqiptarëve, të cilën Prokuroria e shndërroi në tre urdhër arreste. Tanimë është fakt, gjeneral Prendi është nën masën e arrestit. I akuzuar për vrasje. I akuzuar njëkohësisht edhe për manipulim të provës së këtij ‘krimi’. Pistoletën e tij me numër serial të përcaktuar. Situatë kjo, realisht dhe faktikisht e rëndë për Gardën e Republikës dhe Mazhorancën. Zëra të mekur, gjith’ e më të mekur, flasin nën zë këtyre tavolinave të politikishtes, se Gjenerali dhe Garda, në fund të fundit, po mbronte Kryeministrinë dhe ishte në krye të detyrës, se fundja ishte e përfshirë n ë nj ë a n kt h d h e p a n i k t ë kuptueshëm. Po ngrysej dhe pëshpëritej se po përgatitej një sulm i ri, edhe më i ashpër. Të njëjtët zëra, shtojnë se tensioni që përjetonte gjeneral Prendi ishte akoma më i madh, ngase Kryeministri ishte në zyrë dhe nuk bëhej fjalë, që ai, Kryeministri, të relaksohej qoftë edhe disa orë, qoftë edhe në shtëpi. Mirëpo në të njëjtat tavolina, zëra të tjerë, të ntrashur dhe më kumbues këto ditë, sulmojnë Gjeneralin që paskish humbur kontrollin dhe kish qëlluar çmendurisht mbi turmë. Të tjerë zëra, edhe më buçitës pyesin në mënyrë retorike: ‘Nga kush mori urdhër Gjenerali, nga Kryeministri i tij, nga bodyguardi i Kryeministrit, apo nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulëzim Basha?!’ Pra debati është i zjarrtë dhe premton të bëhet edhe më i zjarrtë… Kështu pra dukshëm, vullkani i fshehur i 21 Janarit 2011 ka shpërthyer sërish. Të shumtë janë ata që mendojnë se tanimë Prokuroria e Përgjithshme ka rastin të ‘hakmerret’ ndaj Qeverisë Berisha, në emër të një kauze dhe faktesh të pakundërshtueshme, të certifikuara nga një ekspertizë ndërkombëtare, e pagabueshme, e drejtë dhe e paanshme. Këtu pra mendohet se janë edhe rezervat energjetike dhe motivimi i kësaj klime triumfaliste të Opozitës, që duket se po bëhet gati të kalërojë këtë situatë, dukshëm të favorshme. Nëse Mazhoranca dhe shefat e saj i qëndrojnë me pasion kësaj ‘sfide’, de facto do të ushqejnë Opozitën me lëndën e duhur të parë, për ta mbajtur sa më gjatë dhe sa më thekshëm në focus këtë debat, të gjallë, agresiv dhe ku çdo emfazë retorike i jep një

EDITORIAL ARTUR ZHEJI

Ajo, Ina Rama, identifikoi qartë dhe shkoqur dhe në emër të Ligjit, Akuzën zyrtare të Shtetit Shqiptar, me akuzën e Opozitës, si dhe me të ‘Vërtetën’, për të cilën ajo u angazhua publikisht edhe njëherë se është e vendosur të mbrojë deri në fund. Nëse Kryeprokurorja ishte krejt e qartë mbi fajësinë e Komandantit të Gardës, shoferit të tij, apo punonjësit IT të Kryeministrisë, askush nuk kuptoi dot asgjë, pse ishin ‘fajtorë’, deputetët socialistë Bare, Doshi apo Balla, besoj as edhe vetë ata. Në këtë kontekst kuptohet dhe mirëkuptohet edhe kandidimi vullnetar i Edi Ramës, për t’iu bashkuar kësaj tresheje, akuzuar nuk dihet për çfarë.

favor natyral akuzatorëve dhe jo ‘të akuzuarve’. Duke e përfytyruar këtë debat si një polemikë virtuale, ndërmjet Prokurorit dhe Mbrojtjes, ku opinioni publik dhe populli votues, janë të krahasueshëm me një juri të modelit gjyqësor amerikan, hyrja dhe ngecja në këtë sallë virtuale Gjyqi të Mazhorancës, do të thotë se vetë

Mazhoranca ka pranuar se është një Mazhorancë e Pandehur. Fajtore ose e pafajshme, ngecja dhe ulja në karriget e një salle virtuale Gjyqi apo Gjykimi, ngushton skajshëm kornizën e debatit politik, në të cilin Mazhoranca duket deri më tash si e vetëkapur peng, duke mundësuar kështu, me vullnetin dhe hutimin e vet, një ekstazë të hareshme të Opozitës. Nëse vazhdohet me këtë skemë, avantazhi i Opozitës, që mbështet hapur Prokurorinë e Përgjithshme, vetëm sa do të rritet e rritet, në mënyrë progresive. Kundërsulmet ndaj Prokurorisë në kontekstin e sotshëm, nuk e ulin as edhe një grimë prestigjin e saj publik, certifikuar nga ekspertiza amerikane e FBI, e cila ka në përbërjen e vet, të zezë mbi të bardhë, emra dhe mbiemra të rëndësishëm fajtorësh, për deshifrimin e deritashëm të dinamikës dramatike të 21 Janarit 2011. Dalja më e fundit në media e Ina Ramës ka patur padyshim një rol të rëndësishëm në ngritjen e këtyre tensioneve. Kryeprokurorja u shfaq e vendosur dhe përtej delikatesës së gjesteve, u rrëfye këmbëngulëse në ‘vënien në vend’ të dinjitetit të saj personal dhe të institucionit që ajo drejton. Ajo, Ina Rama, identifikoi qartë dhe shkoqur dhe në emër të Ligjit, Akuzën zyrtare të Shtetit Shqiptar, me akuzën e Opozitës, si dhe me të ‘Vërtetën’, për të cilën ajo u angazhua publikisht edhe njëherë se është e vendosur të mbrojë deri në fund. Nëse Kryeprokurorja ishte krejt e qartë mbi fajësinë e Komandantit të Gardës, shoferit të tij, apo punonjësit IT të Kryeministrisë, askush nuk kuptoi dot asgjë, pse ishin ‘fajtorë’, deputetët socialistë Bare, Doshi apo Balla, besoj as edhe vetë ata. Në këtë kontekst kuptohet dhe mirëkuptohet edhe kandidimi vullnetar i Edi Ramës, për t’iu bashkuar kësaj tresheje, akuzuar nuk dihet për çfarë. Pyetja që sëmbon në këto ditë, ndoshta perifrazohet kështu: ‘Është mirë ta shndërrojmë teatrin politik shqiptar në një sallë të madhe Gjyqi, apo do ta lemë politikën të zhvillohet në habitatin e saj natyral dhe hetimet, proceset apo gjyqet të zhvillohen aty ku taksapaguesi ka ngritur godinat përkatëse?!’ Në përgjigje të kësaj dileme, interesi i palëve është i ndryshëm. Më saktë, krejtësisht i kundërt. Opozita e ka ndërtuar me djersë dhe ‘dëshmorë’ dhe e do këtë sallë virtuale, ku Mazhoranca është e ‘gozhduar’ si e pandehur, kurse Mazhoranca, nuk dihet pse, ka hyrë dhe po rri gjatë e gjatë brenda kësaj salle virtuale Gjyqi. Dhe kuptueshëm Opozita, përjeton, për pasojë dhe për dhuratë, një triumfalizëm të merituar. Në emër të ‘Drejtësisë’, vetëkuptohet.

Për një qeverisje më pak KOMENT

ARBEN IDRIZI

Për t’u kthyer tek i pari dhe për t’i bërë një përkthim mbase edhe arbitrar: Të gjitha qeveritë e mira janë të ngjashme njëra me tjetrën; çdo qeveri e keqe është e keqe në mënyrën e vet.

Jo vetëm duke qenë poet, po thjesht si qenie njerëzore, në ekzistencë dhe mendim, më është i papërshtatshëm çdo pushtet. Kjo po ashtu nënkupton vetvetiu se unë si i tillë jam i papërshtatshëm për çdo pushtet. Por secili e respektojmë, ose do të duhej ta respektojmë, njëri-tjetrin, në kufijtë e arsyes - si entitet i përjetshëm - dhe ligjeve - si entitete të (pa) ndryshueshme. Do të doja t’i sjell dy incipite të paharrueshme për çdo lexues, që mendoj se do të mund të na bënin të reflektojmë dhe diskutojmë. I pari është nga ‘Ana Karenina’ dhe thotë: “Të gjitha familjet e lumtura janë të ngjashme njëra me tjetrën; çdo familje fatkeqe është fatkeqe në mënyrën e vet”. Tjetri, nga ‘Padëgjueshmëria qytetare’, thotë: “E pranoj me gjithë zemër pohimin – “Qeveria më e mirë është ajo që qeveris më pak”, dhe do të doja ta shoh të vënë në praktikë sa më shpejt dhe sistematikisht. Nëse zbatohet, ai pohim në fund çon në pohimin tjetër, në të cilin po ashtu besoj - “Më e mira qeveri është ajo që nuk qeveris fare”, e kur njerëzit të jenë të gatshëm, do të jetë pikërisht kjo lloj qeverie që do ta kenë”. Për t’u kthyer tek i pari dhe për t’i bërë një përkthim mbase edhe arbitrar: Të gjitha qeveritë e mira janë të ngjashme njëra me tjetrën; çdo qeveri e keqe është e keqe në mënyrën e vet. Të gjitha qeveritë e Kosovës, pas luftës kanë qenë të mira ngjashëm njëra me tjetrën, e kanë qenë të këqija secila në mënyrën e vet. Kanë qenë të mira, për mendimin tim, në angazhimin e tyre (ose, do të thoshte dikush, në dëgjueshmërinë ndërkombëtare) për të ndërtuar raporte politike ndërkombëtare si të tilla dhe në favor të integrimit të vendit në struktura të ndryshme politike a ushtarake, për ta shpallur pavarësinë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, për të thirrur, pranuar e përkrahur misionet ndërkombëtare që kishin e kanë për qëllim krijimin e një sistemi gjyqësor demokratik, për të hartuar një kushtetutë moderne e demokratike, për të ndërtuar raporte të mira fqinjësore etj. Kanë qenë të këqija secila në mënyrën e vet në aspektin e qeverisjes në përgjithësi brenda për brenda (megjithëse edhe kjo mund të duket e kundërthënshme, ngase korrupsioni, burokracia, vjedhjet, plaçkitjet janë bërë e po bëhen pothuajse në mënyrë të njëjtë), e sidomos me veriun e vendit dhe me qëndrimin në përgjithësi ndaj qytetarëve serbë dhe pakicave të tjera që ende nuk janë të bindur se Kosova do t’iu ofrojë një jetë normale dhe të dinjitetshme, etj. Të gjitha subjektet politike që janë përfaqësuar në ato qeveri, e kanë harxhuar veten. Janë shterur. Prania ose mosprania e tyre nuk çon më asnjë peshë. Nuk kanë më kurrfarë potencialesh për të çuar kah një qeverisje më e mirë dhe kah një qeverisje më pak. Kur ndodh një gjë e tillë, kur krijohet një boshllëk i tillë, nevojitet, ose krijohet në mënyrë të natyrshme, një ide, një lëvizje për ta mbushur atë boshllëk. Pra, këtë boshllëk duhej ta mbushte ndonjë lëvizje e re, ose tamam vetë Vetëvendosje, e vetmja që ende s’e ka marrë pushtetin. Por, çfarë ndodhi? Vetëvendosje, thënë me pak fjalë, u kap pas idesh të tejkaluara, pas tregimesh të mëdha që kanë rezultuar edhe fatale në histori. U kap pas nacionalizmit dhe sjelljes ekstreme, duke ia rezervuar të gjitha të drejtat vetes dhe të gjitha gabimet të tjerëve. Do të thotë, është duke synuar qeverinë që qeveris tepër. Një qeveri që qeveris tepër, po qe se dëshironi shembuj, është ajo e tipit totalitar. Ajo mban kontrollin mbi gjithçka dhe mbi çdonjërin. Nëse Historia s’ju thotë asgjë, kujtojeni të paktën romanin ’84. Nuk jam ithtar fanatik i Thoreau-s. Qeveria që nuk qeveris fare është utopike. Gjithë këtë mund ta marrim me rezerva. Qeveritë demokratike janë pak a shumë ato që qeverisin sa më mirë që është e mundshme dhe më pak. PDK qeveris keq dhe deri diku anon kah qeverisja tepër. Vetëvendosje do të qeveriste tepër. *Kolumnist i së përditshmes kosovare Express. Prandaj, mes PDK-së dhe Vetëvendosjes, unë e zgjedh asnjërën. Që të dyja më janë të papërshtatshme. Çfarë të bëjmë në këtë boshllëk? T’i përdorim kërbaçët dhe gurët, apo të ulemi në tavolinë si mendje të shëndosha dhe t’i trajtojmë problemet tona të përbashkëta deri te një zgjidhje sa më e pranueshme për të gjithë ne?




14

MAPO

e HëNë, 30 JANAR 2012 www.mapo.al

Ish-ushtarakët, 153 përfituesit e rinj që marrin pensionet ISSH publikon listën e re të ushtarakëve që u janë lidhur pensionet e parakohshme dhe ato suplementare Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon listën e re me emrat 153 ish-ushtarakëve që u janë lidhur përfitimet deri në fund të javës që shkoi. Në këtë

listë përfituesish janë përfshirë emrat e ish-ushtarakëve që u është mbyllur procesi i llogaritjes dhe caktimit të pensioneve suplementare të pleqërisë dhe ato të parakohshme. Pensionet për përfituesit e radhës së këtyre kategorive janë kaluar në llogaritë e qendrave përkatëse paguese, ndërkohë që ata u përkasin rretheve të ndryshme të vendit. Gjatë muajve

të fundit të vitit 2011, specialistët e ISSH-së nisën procesin e llogaritjes së pensioneve edhe për ish-ushtarakët që i përkasin kategorisë suplementare, para 30 qershorit 1991, të cilët kanë dalë në rezervë. Kryesisht, këta janë kategoria e personave të cilët kanë dalë që të gjithë në pension, por nuk kanë përfituar nga ligjet e mëparshme. Deri më tani, sipas të

dhënave nga ISSH-ja, janë caktuar rreth 50% e pensioneve suplementare, për pensionet e reja të pleqërisë, për ata që janë liruar para datës 30.06.1991. Kategoria për të cilën procesi i përllogaritjes së përfitimeve po shkon drejt përfundimit është ajo e pensioneve të parakohshme. Kjo është edhe kategoria prej nga nisi procesi i caktimit të pensioneve sipas

ligjit nr.10142, datë 15.05.2009. Në fazën e parë të rillogaritjes së pensioneve të ish-ushtarakëve, ISSH-ja ka parashikuar të përfundojë sa më shpejt procedurën për të gjithë ata persona të cilëve u ka lindur e drejta qysh prej datës 1.7.2009, por nuk kanë përfituar të drejtën e pagesës, që janë përfituesit e pensionit të parakohshëm për lehtësi shërbimi.

Lista e përfituesve 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76

rajoni emer

Tirane Fier Fier Tirane Tirane Vlore Vlore Vlore Fier Tirane Vlore Vlore Tirane Shkoder Tirane Fier Tirane Fier Tirane Lezhe Fier Vlore Fier Fier Tirane Tirane Shkoder Fier Lezhe Tirane Tirane Lezhe Tirane Fier Tirane Fier Tirane Vlore Tirane Tirane Tirane Tirane Fier Vlore Vlore Vlore Tirane Lezhe Fier Fier Tirane Fier Tirane Fier Tirane Fier Tirane Tirane Tirane Tirane Tirane Fier Fier Fier Tirane Fier Tirane Fier Fier Fier Tirane Fier Lezhe Lezhe Fier Vlore

Ahmet Aleksander Ali Ali Ali Andon Androniqi Arif Arif Bardhok Bege Bilbil Bilbil Binak Bujar Dajlan Dajlan Dashnor Dilaver Dylber Enver Enver Et'Hem Fadil Fatmir Ferit Feruzan Fori Fran Gani Gjon Gjon Guri Guri Hajrije Haki Halim Hamit Hamit Harilla Harilla Hasan Hateme Haxhi Hysen Hysen Hysni Hysni Idajet Ilia Ilmi Irakli Ismet Jano Jasemin Jashar Jorgji Kaliro Kastriot Kastriot Kastriot Koço Koli Lili Liljana Llambi Llaqi Luan Luftar Luftar Lutfi Malo Mark Mark Marko Mersin

atesi

Zeqir Llazi Osman Ramadan Ramadan Manol Kozma Myrteza Sefedin Bibe Barjam Abaz Bajram Bajram Nuri Meçan Muharrem Burhan Hysen Murat Avdi Dalip Sulo Riza Asllan Neshat Demir Pali Ndrek Haxhi Nikoll Zef Telha Veli Jonus Jonuz Ismail Barjam Dino Kristo Ndini Bektash Rrapush Qerim Brahim Halil Adem Muhamet Myftar Liko Sulo Taqi Haxhi Stefan Ferat Arif Dhimiter Koço Neim Neim Selam Gaqo Jani Llazar Avni Pilo Naun Sherif Adem Hakil Sefer Ali Bib Gjergj Bib Ramo

mbiemer

Dhozhi Mile Karamaci Radani Radani Kaçi Shkurti Kuko Çela Pershqefa Duraj Aliaj Beqiraj Kavacica Prisja Ceka Omeri Delilaj Brengasi Fataj Lazaj Pollozhani Zotkaj Hanaj Hasimllari Bregu Bako Rista Suti Gjuzi Gjeta Koca Fezollari Dervishi Muhollari Hamiti Aliu Lilaj Likaj Kola Zarka Oparaku Alla Arapi Hoxha Shyti Godaj Vuthaj Hasanaj Mino Murataj Dhima Miftari Thimja Zholaj Muço Ziu Papa Hodo Hodo Hasanaj Plepi Arapi Shella Alizoti Llambro Nushi Selmanaj Metaj Danaj Dani Levenaj Ndreu Lala Biba Kasaj

lloji perfitimit

Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie

77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153

Lezhe Fier Fier Fier Fier Vlore Fier Tirane Tirane Tirane Tirane Tirane Fier Fier Tirane Tirane Fier Tirane Tirane Fier Fier Vlore Tirane Tirane Lezhe Fier Fier Fier Vlore Fier Fier Tirane Fier Fier Vlore Fier Shkoder Fier Tirane Tirane Shkoder Fier Shkoder Vlore Tirane Fier Tirane Tirane Tirane Tirane Lezhe Tirane Tirane Fier Fier Vlore Tirane Fier Fier Lezhe Vlore Fier Tirane Tirane Fier Tirane Fier Fier Tirane Tirane Fier Tirane Tirane Fier Fier Fier Tirane

Mhill Mihallaq Misto Miti Muhamet Mujedin Musa Mustafa Muziene Myslym Naim Naim Naun Nazmi Ndue Nevruz Nezir Niko Nikolaq Njazi Novruz Nuri Nuri Okjan Paulin Pelivan Petrit Petrit Petrit Petro Petro Piro Qani Qani Qatip Qazim Qazim Rahim Ramazan Rapush Rasim Refat Rexhep Rrapi Ruzhdi Sabri Sabri Sami Selfo Selim Shefqet Sherife Shyqyri Shyqyri Skender Skender Skender Sotir Sterjo Sulejman Syrja Tafi Tahir Teqbire Teuta Thoma Thoma Thoma Tomor Vangjel Vladimir Xheladin Xhelal Xhemal Xhevdet Ylvi Zydi

Ndue Llazi Naçi Vasil Ferat Laze Hamit Haxhi Muste Refit Nezir Shefqet Thimi Rexhep Marko Hysen Ali Anastas Loni Xhemal Petref Fejzo Livan Nazif Dod Axhem Ilmi Musa Xhemal Stavro Uan Harito Rrapo Sulo Murat Hajdar Myftar Dan Zabit Fadil Veli Ramo Cuf Gjysho Abdullah Hamdi Hysen Hamit Fredi Malo Jonuz Mexhit Hysen Kaso Agim Iljaz Tafil Thoma Gaqo Maliq Jashar Faik Ethem Elmaz Kosta Koco Kozma Petro Qemal Spiro Ramiz Jemin Ilmi Xhevit Ali Riza Selami

Marku Nune Zyma Boçi Muhametaj Brokaj Zenelaj Hoxha Xhani Pellumbi Meta Domi Kumanaku Suku Demaj Hasanaj Memaj Opari Mane Arapaj Hasanaj Daupaj Rrodhe Galanxhi Doda Burba Velaj Sina Boraj Talo Prifti Dado Salibehaj Shehu Muskaj Daja Katana Sopi Paci Celmeta Shahini Merdanaj Sufaj Bracaj Mataj Mile Jella Alla Luke Malaj Pepa Dervishaj Hito Hasaj Mehmeti Skendaj Banaj Mertiri Plepi Shala Rama Kocaqi Shehu Llupo Kasa Konduri Zhezha Koka Bajraktari Koci Xhemaj Selimaj Hoxha Bakiaj Çelaj Çoku Bregu

P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem


Femërorja në letërsinë norvegjeze

Përsiatje

Recensë nga Preç Zogaj

Lefter Çipa zbulon universin e erosit

Dashuria si gëzim dhe kryengritje ndaj fatit

rreth librit

Shtëpia botuese “Dituria” ka sjellë së fundmi një sërë shkrimtaresh dhe shkrimtarë të njohur të letërsisë norvegjeze. Në prezantimin e kësaj... Faqe 18

Faqe 20

MAPO

Romani “Dy vajza” e shkrimtares turke Perihan Magden

Libri

Perihan Magden, pesëdhjetëvjeçare, një zë me peshë më letrat bashkëkohore turke, një penë e mprehtë nga ato që nuk mbahen në xhep, por përdoren me përgjegjësi dhe guxim qytetar e intelektual kundër tabuve, kufizimeve, metamiteve, paragjykimeve apo edhe shtypjes në një... Faqe 18

Amik Kasoruho: Librat më të bukur që kam përkthyer

Ka ardhur koha të botojnë kolana të autorëve të ndryshëm. Do dëshiroja të shikoja të botuar në kolanë gjithë Pirandello-n, gjithë Zweig-un, gjithë Balzac-un etj. Përkthyesi Amik Kasoruho

Në erën e shoqërisë së medias UET-PRESS/ Sjell në shqip “Mediat dhe Shoqëritë” të profesorit të njohur francez Francis Belle Shtëpitë botuese “UET Press” dhe “Papirus” kanë sjellë në shqip librin “Mediat dhe Shoqëritë” të profesorit të njohur francez Francis Belle. Në 800 faqet e tij autori propozon analiza sociologjike, politike, juridike dhe ekonomike, të cilat e ftojnë lexuesin të relativizojë disa fenomene në raport me idetë në modë dhe të identifikojë risitë e vërteta dhe rrymat më të rëndësishme. Cilave rregulla duhet t’u binden mediat e reja

apo të vjetra? Çfarë influence ushtrojnë ato mbi secilin prej nesh, mbi grupimet e ndryshme, mbi jetën ndërkombëtare? A mund të ndihmojnë për “të qytetëruar” fshatin planetar? “Mediat janë një nga vendet e privilegjuara nga ku shoqëria mund t’i bëjë vetes pyetje mbi veten dhe të gjejë mënyrën për të kuptuar botën në të cilën jetojmë”, kështu shkruan njohësi i të gjitha mekanizmave të medias, Francis Belle, në librin

e tij, ku mishëron zhvillimet më të fundit të botës së komunikimit dhe propozon rrugë të reja refleksionesh duke e shtruar në një mënyrë të re çështjen e marrëdhënieve midis mediave dhe shoqërisë. I sjellë në shqip si bashkëpunim i dy shtëpive botuese shqiptare “UET Press” dhe “Papirus” dhe i përkthyer me mjeshtëri nga Tomi Nakuçi, Severina Pasho e Mark Marku, ky botim i 15-të i librit i pasuruar dhe i përditësuar... Faqe 19


MAPO

16

Libri

E HËNË, 30 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

Më vjen keq që dramat e Pirandellos, nuk i ka pranuar asnjë shtëpi botuese për t’i publikuar, duke u nisur nga mendimi se “drama nuk e tërheq lexuesin”

Amik Kasoruho: Librat më të bukur që kam përkthyer Miranda Haxhia

J

emi pothuaj një vit pas botimit të librit “Lartësitë e stuhishme”, që e solli për lexuesin shqiptar përkthyesi Amik Kasoruho në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Dudaj”. Dhe flasim për një roman të ri të këtij përkthyesi. Ai që nuk dinte të dashuronte - roman i Harold Robbins dhe sërish Kasoruho. Duke menduar kohën e mbushur me ngjarje, demonstratë në janar, debat për zgjedhje, angazhim qytetar dhe i gjerë i përkthyesit me Iniciativa për Tiranën, ndoshta lexuesi mendoi se përkthyesi, ashtu sikurse është shprehur, e kishte mbyllur “kontratën” me veten për të përkthyer. Por tundimit të madh të letërsisë së bukur nuk i reziston dot, aq më tepër përkthyesi që numëron në arkivin e librave të tij të përkthyer mbi gjashtëdhjetë. Nuk janë pak për një vend kaq të vogël, por mendoj se ende ka vend në librari për përkthime të nivelit të lartë dhe përkthyes të rrallë, si edhe Amik Kasoruho vjen këtë herë. Natyrisht për autorë të suksesshëm si Robinsi. Në vitet ’70 në Amerikë kishte seks, rock and roll dhe Harold Robbins... Kishit thënë se me romanin “Lartësitë e stuhishme” do mbyllnit udhëtimin e gjatë në tunelin e përkthimit. Ç’dritë ju shkreptiu që u gjendët sërish në një tjetër përkthim? Mund t’ju them se është ndjesi e njëjtë me atë pijedashësin e thekur që thotë: kjo është gota e fundit, të cilën po e pi që të festoj heqjen dorë nga pija. Lartësitë e stuhishme i Emili Brontesë ishte një roman që i mungonte lexuesit dhe është një ndër librat më të bukur që kam përkthyer. Ende e kam në mendje atë mënyrë rrëfimi, atë dashuri pothuaj diabolike dhe të dhimbshme, atë ambient anglez tipik dhe Grejnxhin ku është vendosur e tërë ngjarja. Pas atij libri, kur mësova se libri është pëlqyer dhe lexuar së tepërmi, mendova se ky lexues i dashur dhe i mençur ka nevojë edhe për libra të tjerë të mirë. Robbinsin e përkthej për herë të pestë, pasi e nisa me Mos dashuro kurrë një të huaj, pastaj: Një gur për Deni Fisher, Park Avenju ’79, Mos më lër kurrë dhe së fundmi- Ai që nuk dinte të dashuronte. Mos vuan edhe përkthyesi nga ajo marrëdhënia me një shkrimtar të caktuar, që ndoshta ngërthehet me të e krijon një harmoni të padukshme, por për të tjerët, tejet e lexueshme? Ju thashë, Robbins më ka tërhequr me mënyrën amerikane të rrëfimit, thjesht, me dialogë, pastaj, Robbins është mjeshtër në ndërtimin dhe shtjellimin e fabulës. Është si një inxhinier i mirë që çdo tulle i gjen vendin e duhur, por edhe bukur, shumë bukur. A kishte vështirësi për ju ky përkthim? Përkthimi më futi në dilemë për shkak të titullit. Në anglisht, origjinal titulli ishte “The Carpertbaggers”, në shqip, e vetmja fjalë që i afrohej, ishte Muhaxhirët. Pastaj iu referova përkthimit në italisht, titulli m’u duk shumë i përshtatshëm për përmbajtjen dhe mbasi u këshillova me botuesen, vendosa ta titulloja Ai që nuk dinte të dashuronte. Pse i duhet një Robbins tjetër shqiptarëve? Në radhë të parë, mendoj se një libër i mirë u duhet të gjithëve. Pastaj, kujtoj se libri në fjalë është një pasqyrë shumëdimensionale e një Amerike në periudhën që nga fillimi i shekullit XX e deri pas Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë edhe gjigantin e industrisë amerikane - kinemanë. E më tej, kam parë në këtë roman shumë ngjashmëri me dëshirën e shqiptarëve për të kri-

juar profile ekonomike, sociale, gjithmonë në kërkim të një ëndrre të largët. Ku qëndron ndryshimi mes Ai që nuk dinte të dashuronte me romanin e parë të përkthyer nga Robbinsi: Mos dashuro kurrë një të huaj? Ndryshimi është në fabulat që trajtohen, në kohën kur zhvillohen ngjarjet, në konceptin që shfaq, mbron apo kundërshton autori nëpërmjet personazheve, por ai filli i ngjashëm që mendoj se i bën librat e dashur, për mua është përpjekja e Robbinsit për të mbushur shpirtin njerëzor me ndjesi të forta dhe të vërteta, të rralla dhe njerëzore, të cilat janë thelbi i çdo marrëdhënie midis njerëzish. Te Mos dashuro... kemi një grup shokësh dhe fillin e jetës së tyre në vite, përplasjet, kundërshtitë, dashuritë dhe ndarjen, kurse në Ai që nuk dinte... shohim figurën e një personazhi të rëndësishëm, Xhonas Kordit, dhe gjithë historinë e suksesit të tij në sfondin e një Amerike që rritej e zhvillohej. Rreth tij vërtiten ëndrra, zhgënjime, kontrata, suksese, lavdi, dhimbje, dëshpërim, kurajë. Të gjitha janë njerëzore. A gjen Xhonas Kord në shoqërinë shqiptare sot? Shoqëria shqiptare ka nxjerrë figura të rëndësishme, sidomos në fushën e ekonomisë, të medias, të politikës. Njerëz si Xhonas Kord ka shumë mes nesh, pasi ndjenjat dhe përjetimet nuk kanë kombësi, as ngjyrë, ato përjetohen njëlloj në çdo kohë dhe në çdo vend. Po Rina, Xheni, apo Miriam? Ku ka ambicie, ku ka dashuri; ku ka ëndrra, ka edhe një emër gruaje, apo jo? Këto personazhe, Robbinsi i ka trajtuar me mjeshtëri dhe me art të lakmueshëm. A ju ka mësuar Xhonas Kordi si të fitoni më shumë para? Mirë do të ishte, por jam vonë për të mësuar dhe shumë vonë për ndërruar rrjedhën e punëve. Kam përkthyer gjithmonë dhe një kohë kur nuk m’i botonin, nuk mendoja paratë. Tani është e

Sapo dorëzova romanin Damka e Turpit e Nathaniel Hawthorne në shtëpinë botuese ‘Pegi’. Ju siguroj se filmi “Njolla e turpit” (nxjerrë nga ky roman) është shumë i dobët, i krahasuar me librin vështirë të vendos kushte. Por është problem i madh, besoj, që përkthyesit paguhen shumë pak. Ndoshta është temë për një bisedë më të gjerë, pasi ka përkthyes të shkëlqyer që duhen trajtuar me më shumë kujdes nga shtëpitë botuese. Libri është afër 700 faqe. Si duruat kaq gjatë duke e punuar? Nuk e ndjeva lodhjen, sepse libri të tërheq shumë. Kjo është meritë e autorit. Libri është përkthyer nga anglishtja. Pse nuk kërkoni libra të autorëve italianë, meqë keni thënë se nga italishtja përktheni me më shumë lehtësi në shqip? Unë nga italishtja kam sjellë në shqip Pirandellon dhe dy libra të Camillerit. Më vjen keq që dramat e Pirandellos nuk i ka pranuar asnjë shtëpi botuese për t’i publikuar, duke u nisur nga mendimi se “drama nuk e tërheq lexuesin”. Për mendimin tim, janë të mrekullueshme. Pasi përktheva Pirandellon, që për mua është ndër mjeshtërit e rrallë të novelës dhe sidomos të dramës, e kam pasur të vështirë të kaloja në autorë të tjerë italianë. Nuk është i fundit libër që përktheni, tashmë nuk ju besojmë më. Kush e ka radhën më tej?

Sapo dorëzova romanin Damka e Turpit e Nathaniel Hawthorne në shtëpinë botuese ‘Pegi’. Ju siguroj se filmi “Njolla e turpit” (nxjerrë nga ky roman) është shumë i dobët, i krahasuar me librin. Është ndër romanet e pakët, shkruar me mjeshtëri të një soji të rrallë. Dhe po punoj për romanin “Mosha e pafajme” e Edith Wharton. Kur përkthej libra që janë realizuar si filma, më duket se konkurroj me regjisorët. Këtë herë me romanin Mosha e pafajme që po përkthej, me regjisorin Martin Scorsese. Si mendoni, cilët libra duhet të shmangin botuesit seriozë? Besoj se shumë shtëpi botuese kërkojnë treg me libra të bujshëm, të lehtë, por që nuk lënë gjurmë në kulturë, në letërsi. Nuk them të mos i botojnë, por të lakmojnë edhe letërsinë e vërtetë. Dhe të vlerësojnë redaktimin e librit. Pastaj ka ardhur koha të botojnë kolana të autorëve të ndryshëm. Do dëshiroja të shikoja të botuar në kolanë gjithë Pirandello-n, gjithë Zweig-un, gjithë Balzac-un etj. etj. Ju keni pasë përkthyer një roman shumë të bukur: - Ah bir, o bir - i Howard Spring-ut, edhe ky botuar nga ‘Dudaj’. Por nuk i është këshilluar mjaftueshëm lexuesit për ta lexuar. Mendoni se ka humbur një rast lexuesi për të marrë letërsi të mirë me Spring-un? Asnjëherë nuk është vonë që një lexues të marrë në dorë një libër të mirë. Romani që ju përmendët vërtet është ndër më të bukurit që kam përkthyer. Po pse, a nuk mund të bëhet një ribotim? I duhet sugjeruar botueses. Nëse për një çast ktheni kokën pas në të gjithë librat që i keni sjellë lexuesit në shqip, cilin nuk do kishit përkthyer? Pasi mendohem, kujtoj se nuk më ka lënë mbresë romani “Diabolus”, pasi kam përkthyer Kodi i Da Vinçit dhe Engjëj e djaj, i treti nuk e përligjte pritshmërinë e lexuesit, e natyrisht, timen ca më pak.


MAPO

17

Libri

E HËNË, 30 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

1

2

Ka ardhur koha të botojnë kolana të autorëve të ndryshëm. Do dëshiroja të shikoja të botuar në kolanë gjithë Pirandello-n, gjithë Zweig-un, gjithë Balzac-un etj. etj

Përkthimi

Me një makinë shkrimi rrangallë, që ma kishin falur shokët, e shtypa në tri kopje. Një nga ato kopje ia çova Robert Shvarcit. Ishte koha kur ai kishte përkthyer për qejf të tij “Harkun e Triumfit” që qarkullonte dorë me dorë, i daktilografuar në Tiranë. Të njëjtin fat pati edhe Robbinsi im.Libri nuk u botua, por kaloi dorë më dorë

Takimi i parë me Harold Robbins në Shqipërinë komuniste Lartësitë e stuhishme i Emili Brontesë ishte një roman që i mungonte lexuesit dhe është një ndër librat më të bukur që kam përkthyer

Besoj se shumë shtëpi botuese kërkojnë treg me libra të bujshëm, të lehtë, por që nuk lënë gjurmë në kulturë, në letërsi

Nuk më ka lënë mbresë romani “Diabolus”, pasi kam përkthyer Kodi i Da Vinçit dhe Engjëj e djaj, i treti nuk e përligjte pritshmërinë e lexuesit

M

os dashuro kurrë një të huaj” është një përkthim të cilin përkthyesi e do shumë, jo vetëm se romani është një nga më tërheqësit dhe njerëzorët që i ka takuar të lexojë dhe ka një dinamizëm që të duket sikur je duke e parë në film. Por ishte libri i parë që përkthente nga anglishtja. Në Durrës jetonte një familje mike e familjes së Kasoruhos, ajo e Luigj Komaskut, që e njihte shumë mirë anglishten. Kishin në shtëpi një bibliotekë shumë të pasur dhe ai, kohë mbas kohe shkonte aty dhe merrte libra për të lexuar. “Një ditë prej ditësh, rrëfen ai, me japin një libër (pikërisht “Mos dashuro kurrë një të huaj”) që u kishte rënë në dorë në një mënyrë të veçantë dhe të çuditshme. Një fëmijë, që banonte pranë tyre, sheh në një kashun plehrash, një libër anglisht. Me gjasë do ta kishte lënë aty ndonjë turist... Fëmija e dinte se çifti Komasku e zotëronin anglishten (sot ai fëmijë duhet të jetë më shumë se 50 vjeç dhe mbase as që i kujtohet kjo ndodhi) dhe ua çon atyre në shtëpi. Unë vendosa ta përktheja edhe pse nuk kisha asnjë shpresë se mund të ma botonin. Vuajta gjatë përkthimit edhe sepse një pjesë e dialogëve zhvilloheshin në “slang”, në të folmen tipike të mjediseve të varfra dhe të degraduara të Nju-Jorkut. Por pata fat. Në Kavajë aso kohe jetonte një mik i babait tim, që më vonë, në burg, u bë dhe imi, Skënder Cilka, i cili ka pasë studiuar në Nju-Jork dhe e njihte mirë edhe të folmen slang. Atë e kam bezdisur kushedi sa herë për t’i kërkuar shpjegime dhe ai me një durim që rrallë herë e kam ndeshur te të tjerë, më jepte shpjegimet e duhura. Me një makinë shkrimi rrangallë, që ma kishin falur shokët, e shtypa në tri kopje. Një nga ato kopje ia çova Robertit (Shvarcit). Ishte koha kur ai kishte përkthyer për qejf të tij “Harkun e Triumfit” që qarkullonte dorë me dorë i daktilografuar, në Tiranë. Të njëjtin fat pati edhe Robbinsi im. Libri nuk u botua. Dorëshkrimi pat mbetur në Shqipëri, kur unë ika për në Itali dhe nuk di si e qysh, mbërriti në dorë të çupës sime të hallës dhe ajo ma nisi mbas disa vjetësh. Në vitin 1999, në mos qofsha gabim, më telefonon nga Tirana Arben Basha, që asi kohe bënte edhe punën e botuesit. E kishte pasë lexuar këtë libër si dorëshkrim, kur ai qarkullonte dorë më dorë (aq është e vërtetë sa e vetmja kopje që i shpëtoi humbjes, mua më ra në dorë mbas 3-4 vjetësh nga një shok që ma rekomandoi për ta lexuar(!). Pra, e kishte lexuar dhe kërkoi t’ia çoja për ta botuar. U botua. U ribotua. Për mua, si të thashë, ka mbetur ndër librat më të

Harold Robbins

“Një ditë prej ditësh, rrëfen ai, me japin një libër (pikërisht “Mos dashuro kurrë një të huaj”) që u kishte rënë në dorë në një mënyrë të veçantë dhe të çuditshme. Një fëmijë, që banonte pranë tyre, sheh në një kashun plehrash, një libër anglisht. mirë që kam përkthyer...” Dhe tani vjen sërish Robbinsi, sërish Kasoruho përkrah tij dhe romani “Ai që nuk dinte të dashuronte”...Nëse jeni kuriozë të dini se sa vlen ky roman, një gjë është e sigurt, libri e mëson njeriun si të çajë në jetë, si të bëhet njeri, si të përballet me shoqërinë dhe pengesat për të arritur atë që dëshiron. Libri rrëfen se ç’është ambicia dhe vlera e parasë, ç’është një bir për babanë dhe babai për djalin, ç’është një burrë për gruan që dashuron. Por të gjitha këto do ishin rrëfime sentimentale e melodramatike nëse nuk do shfaqej një periudhë historike kur kinemaja dhe filmi bënë epokë në Amerikë, kur njeriu ëndërron, kërkon dhe realizon... A mëson njeriu të dashurojë? Këtë lexuesi e kupton faqe mbas faqeje dhe pa lexuar edhe paragrafin e fundit, nuk mendon dot më shumë se çdo lexues, në çdo vend të botës qoftë. E rëndësishme është që libri përcjell mesazhe të fuqishme për jetën, për miqësinë, për familjen dhe për respektin ndaj ndjenjës.

Kur përkthej libra që janë realizuar si filma, më duket se konkurroj me regjisorët. Këtë herë me romanin ‘Moshë e pafajme’ që po përkthej, me regjisorin Martin Scorsese

Libri shqip në gjuhë të huaj

Fatos Kongoli rrëfehet edhe në gjuhën esperanto “Lëkura e qenit” libri i Fatos Kongolit u botua këto ditë edhe në gjuhën ndërkombëtare të esperantos. Përkthimin në këtë gjuhë e realizuan esperantisti polak Tomasz Chmielik në bashkëpunim me esperantistin shqiptar Bardhyl Mezini. Në muajin prill të këtij viti, një grup esperantistësh, mes të cilëve do të jetë edhe zonja Claude Naumont, nënkryetare e organizatës botërore të Esperantos, do të vijë për Titulli: Hunda haÛto një vizitë në Shqipëri. Në Titulli në shqip: Lëkura e qenit programin e kësaj vizite do Autori: Fatos Kongoli të kryhet edhe promovimi Gjinia: Roman i romanit “Lëkura e qenit” të Kongolit, në gjuhën esperanto. Romani “Lëkura e qenit” është botuar për herë të parë në shqip në vitin 2003. Më pas u përkthye dhe u botua në disa gjuhë të huaja, mes të tjerash në frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, polonisht etj. “Lëkura e qenit” i dha shkrimtarit Fatos Kongoli “Pendën e argjendtë” në vitin 2003. Ndërsa në qershor të vitit 2006 botimi në gjuhën gjermane i romanit “Lëkura e qenit” u përzgjodh si “Libri i muajit” nga librarët e Gjermanisë. Romani “Lëkura e qenit” është një histori dashurie e rishfaqur në tri breza, një takim plot pikëpyetje e të panjohura me mijëvjeçarin e ri, një përpjekje për t’u çliruar nga dhembjet e së kaluarës. Po a është e mundur të shpëtojmë nga ankthi i hijeve të vjetra? Në këtë libër halucinant, ku fytyra e shëmtuar e botës vetëm rrallë lejon të shihet ana tjetër e medaljes me fytyrën e bukur të saj, Kongoli futet në skutat më të fshehta të qenies. Dhe e vetmja shpresë shpëtimi për individin mbetet dashuria njerëzore.

Shqipëria dhe Franca, ura mes dy brigjeve “Ura mes dy brigjeve”, i shkrimtarit shqiptar Luan Rama, është botuar së fundmi në Francë. Ky libër është një koleksion i tregimeve dhe përshtypjeve, shkruar me frymëzim të habitshëm dhe të çuditshëm. Shkrimtari Luan Rama, ish-ambasadori ynë në Francë, kërkon të na udhëheqë përmes historisë së gjatë franko-shqiptare që në gjenezën e tyre më 1272. Në atë kohë “Mbretëria e Napolit dhe Albaniae” ishte nën sundi- Titulli: Pont entre deux rives min e Charles I Anjou, vëllai Titulli në shqip: Ura mes dy brigjeve i St. Louis. Që asokohe Autori: Luan Rama shumë histori i kanë bash- Gjinia: Tregime kuar këta dy popuj. Shkrimtari ka zbuluar histori, reflektime dhe përshtypje personale të shkruara me një frymëzim të rrallë. Përmes këtij libri autori na udhëheq në “urën e mendjes” dhe na tregon udhën për të zbuluar historinë e lashtë që pasqyrohet në miqësinë e gjatë mes dy popujve.


MAPO

18

Libri

E HËNË, 30 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

Perihan Magden, pesëdhjetëvjeçare, një zë me peshë më letrat bashkëkohore turke, një penë e mprehtë nga ato që nuk mbahen në xhep, por përdoren me përgjegjësi dhe guxim qytetar e intelektual kundër tabuve, kufizimeve, metamiteve, paragjykimeve apo edhe shtypjes në një shoqëri të karakterizuar nga kontraste dhe kundërthënie të shumta, siç është ajo e Turqisë së sotme

Romani “Dy vajza” e shkrimtares turke Perihan Magden, botuar në shqip nga “Skenderbeg book’s”

DASHURIA SI GËZIM DHE KRYENGRITJE NDAJ FATIT Preç Zogaj

Nga Turqia e nobelistit Orhan Pamuk, veprën e të cilit po e boton të plotë vit pas viti shtëpia botuese “Skenderbeg book’s”, ka sjellë në shqip një shkrimtare më të re në moshë, që ka fituar njohje dhe popullaritet në shumë vende të Europës, në Angli, Francë, Gjermani, Suedi, Danimarkë e tjerë. Quhet Perihan Magden, pesëdhjetëvjeçare, një zë me peshë më letrat bashkëkohore turke, një penë e mprehtë nga ato që nuk mbahen në xhep, por përdoren me përgjegjësi dhe guxim qytetar e intelektual kundër tabuve, kufizimeve, metamiteve, paragjykimeve apo edhe shtypjes në një shoqëri të k a r a kt e r i z u a r n g a ko nt r a s t e d h e kundërthënie të shumta, siç është ajo e Turqisë së sotme ku tradita konservatore neootomane në një anë dhe thirrja e Turqisë europiane në anën tjetër plotësojnë një diadë të gjallë sot e gjithë ditën me krejt tensionet e kuptueshme që e lëvizin nga brenda. Perihan Magden është një intelektuale e Stambollit, gazetare, poete, prozatore, eseiste dhe aktiviste e të drejtave të njeriut njëherësh. Si gazetare dhe shkrimtare kontraverse, dhe veçanërisht si editorialiste e gazetës “Taraf”, dhe ajo ka shtruar e trajtuar çështje me vlera të veçanta emancipuese për shoqërinë dhe shtetin turk, duke u përballur me kundërshtarët e saj në arenën e mediave, por edhe në aulat e drejtësisë. Shumë i njohur është rasti i mbrojtjes prej saj të një të riu turk që kishte kundërshtuar shërbimin ushtarak. Duke u mbështetur te ky rast, Perihan zhvilloi konceptin e kundërshtimit me ndërgjegje të shërbimit ushtarak si një e drejtë njerëzore, që nuk zbatohej në Turqi. Eseja e saj solli tronditje në mjedisin dogmatik, ndërkohë që nga ushtria e akuzuan se po kthente të rinjtë kundër atdheut. Ky është vetëm një episod që hedh dritë mbi kredon intelektuale të kësaj shkrimtareje, e cila vjen në shqip për herë të parë me romanin “Dy vajza”, përkthyer nga origjinali nga Stefan Vuçani. Ngjarjet e këtij romani zhvillohen në Stambollin e viteve dymijë dhe kanë në qendër përjetimet, ëndrrat, fluturimet dhe rrëzimet e një brezi adoleshentësh, që duan të thyejnë kornizat e jetës tradicionale, të rebelohen ndaj zakoneve, t’u jepen hapjes dhe globalizmit pa u penguar dhe njëkohësisht pa u tjetërsuar si njerëz. Kjo nuk është e lehtë. Pengesat janë kudo. Caqet ku do të përplasë kokën kjo lloj ëndrre janë kudo. Janë caqe të dukshme dhe të padukshme, që vijnë nga historia dhe aktualiteti i Turqisë, vijnë nga natyra e orientit dhe familjes orientale. Perihan Magden ulet t’i tregojë këto caqe në një subjekt letrar lirik dhe dramatik, që do të përfundojë në tone elegjiake. Dy vajzat -personazhe kryesore të romanit- janë Behija dhe Handani. E para është një adoleshente ëndërruese, lexuese librash, e talentuar, sqimatare, e prirur drejt jetës së lirë, por që jeton në një familje tipike konservatore, ku autoriteti i vëllajt të saj, Tufanit, mëton të dominojë e ndrydhë ëndrrat e

Ngjarjet e këtij romani zhvillohen në Stambollin e viteve dymijë dhe kanë në qendër përjetimet, ëndrrat, fluturimet dhe rrëzimet e një brezi adoleshentësh, që duan të thyejnë kornizat e jetës tradicionale, të rebelohen ndaj zakoneve, t’u jepen hapjes dhe globalizmit pa u penguar dhe njëkohësisht pa u tjetërsuar si njerëz motrës. Behija ka një dell prej artisteje dhe kjo e bën të ndihet vazhdimisht e trishtuar, e helmuar, e pashpresë në Stambollin e saj. Mediokriteti dhe atavizmat e mjedisit ku jeton janë të tilla që të eklipsojnë mundësitë e qytetit të madh të Dardaneleve. As kalimi i testit për t’u regjistruar në një Universitet me emër nuk sjell ndonjë gëzim kushedi se çfarë në shpirtin e Behijes. Por jeta e saj ndryshon radikalisht kur njihet me Handanin, një adoleshente shumë e bukur dhe naive, vajza e një çifti të ndarë, që jeton me nënën, zonjën Leman, një grua e bukur, që përpiqet të ruajë me thonj e me dhëmbë standardin e një jete luksi, të rrezikuar gjithnjë nga mosha në një anë dhe egoizmi i pasanikëve në anën tjetër. Megjithëse një mantenutë, zonja Leman përpiqet ta mbajë sa më larg fatit të saj të bijën, Handanin. Bukuria e brishtë dhe hyjnore e Handanit e magjeps Behijen. Kjo gjen te bukuria e moshatares së saj diçka që e pastron nga të

gjithë helmet e jetës, diçka që e ngre lart shpirtërisht, duke i dhënë një kuptim të ri jetës së saj. Nga ana tjetër, Handani gjen te inteligjenca e Behijes të njëjtin frymëzim që kjo e fundit ka gjetur te bukuria e tjetrës. Lidhja e dy vajzave bëhet proverbiale. Një ditë prej ditësh Behija arratiset nga shtëpia e prindërve dhe vendoset në shtëpinë e Handanit, duke marrë me vete, sa për nevojë aq edhe në shenjë hakmarrjeje, disa lira të kursyera nga vëllai i saj arrogant dhe i pashpirt. Tani ato kanë çerdhen e tyre të lumtur. Janë dy të dashuruara në kuptimin më të pastër, më të çiltër të fjalës. Por kërcënimi vjen rrotull gjithnjë, si një magmë, në Stambollin e tyre të mistershëm. Ndodhin gjithnjë vrasje djemsh të rinj. Behijen e kërkojnë gjithandej prindërit dhe vëllai. Pinjollët e pasanikëve do të hedhin rrjetat për bukurinë e Handanit. Ata që kanë paranë duan t’i kenë të gjitha. Lidhja e tyre ka armiq. Por edhe vajzat nuk rrinë duarkryq. Në idilin e tyre, dy adoleshentet fillojnë të përgatisin një plan utopik dhe të çmendur, por që e zbukuron romancën e tyre: të largohen nga Turqia, të shkojnë në Australi. Kjo është kryengritja e tyre në fakt kundër pamundësive dhe rreziqeve që u ofron Stambolli. Për të ruajtur fshehtësinë dhe për të vënë në veprim planin e tyre shtyhen në disa veprime të guximshme, të ndaluara e të pafajshme njëkohësisht. Braktisin shkollën, tërheqin duke përdorur disa marifete paratë që ka paguar mamaja e Handanit në shkollën e kësaj të fundit. Por, siç merret me mend, vajzat do të tradhtohen në përpjekjen e tyre nga një varg rrethanash. Fundi do të jetë dramatik, veçanërisht për Behijen, e cila do të zbulohet dhe do të kthehet me dhunë në shtëpinë e urryer prindërore, duke marrë me vete kujtimi e një idili që do ta helmojë edhe më tej jetën e saj. Kurse Handani, e rrahur tashmë me vështirësitë e para të jetës, ia del të largohet nga Turqia drejt Australisë. Ikja e saj është edhe një ndëshkim për nënën e saj, zonjën Leman, që jo vetëm nuk e mbrojti Behijen, por me sa duket ndihmoi që kjo të zbulohej. Romani në vetvete tingëllon si një elegji për ëndrrat e pamundura apo të prera në mes. Në fatin e dy vajzave, shkrimtarja sjell një tablo të jetës urbane turke të ditëve tona. Ajo ka treguar me ngjyra poetike një dashuri të kulluar dhe njëherësh edhe pengesat që ndeshin sot ëndrrat e të rinjve të Turqisë. Romani nënvizon mesazhin se këto pengesa kanë një çmim për t’u mposhtur. E gjithë kjo vjen natyrshëm, thjesht, nëpërmjet një subjekti që shtjellohet me teknikën e puntatave, me një gjuhë të rrjedhshme, pa banalitete. Shkrimtarja beson në dramën e brendshme të ngjarjeve, prandaj nuk sforcohet të futet në të thella në forma të kërkuara. Lexueset dhe lexuesit e rinj shqiptarë mund të gjejnë diçka nga jeta e tyre në fatin e dy vajzave të këtij romani. Së fundi, duhet shënuar se romani përcillet me një “rekomandim” të shkrimtarit nobelist turk Orhan Pamuk, i cili thotë për Perihan Magden se ajo “është një prej autoreve më krijuese e më mëndjendritura të kohës sonë”.

VITRINA

Femërorja në letërsinë norvegjeze Shtëpia botuese “Dituria” ka sjellë së fundmi një sërë shkrimtaresh dhe shkrimtarë të njohur të letërsisë norvegjeze. Në prezantimin e kësaj letërsie ajo sjell këtë javë një shkrimtare dhe disa libra të saj që janë kthyer në librat më të shitur në vendin e saj. Linn Ullmann është një tjetër autore norvegjeze, që debuton së pari në narrativë me romanin Para se të flesh, roman i cili e prezantoi në arenën ndërkombëtare, për të vazhduar më pas me Kur jam me ty. Para se të flesh është historia e një gruaje ekscentrike dhe të mrekullueshme nga familja Blom. Në këtë sagë, që ngacmon me mençuri, mprehtësi dhe stil, Linn Ullmann hulumton truallin e martesës e të amësisë me një humor të pamëshirshëm dhe me një vështrim të butë të dobësisë njerëzore. Libri është befasues... një histori rrëmbyese dhe melankolike e prindërve, që enden nga një vend në tjetrin - dhe e fëmijëve, që kërkojnë rrugën e tyre - dhe e rrugëve, nëpër të cilat ata depërtojnë në të shkuarën dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Është një meditim i shkruar në mënyrë serioze për ngashënjimin, familjen dhe nevojën për të pasur një shtëpi. Stili i tij shkon prej shthurjes karnavaleske deri te realizmi i ftohtë dhe i kthjellët, i ndriçuar prej një përdorimi shpërfillës të fantazisë. Një roman i jashtëzakonshëm. Ai ka gjithçka prej asaj freskie (të stilit, tonit dhe këndvështrimit), që gjendet në romanet më të mira të përkthyera... Sepse është një krijim letrar i ri, i vërtetë, i mençur dhe zbavitës i një gruaje, që nuk ka nevojë të negociojë shumë për çështjet e gjinisë. Një mbrëmje të nxehtë vere, një grua e re bie nga çatia e një ndërtese moderne në qendër të Oslos. Kështu fillon romani veçanërisht tërheqës, Kur jam me ty, në të cilin tre personazhe: Martini - bashkëshorti, Amanda - vajza dhe Akseli - miku, rindërtojnë figurën e asaj gruaje paksa të veçantë, ndërsa tregojnë për veten dhe për botën në të cilën jetojnë. Një polifoni e fortë dhe e gjallë, të cilës i kundërvihet zëri i Korinës, detektives së ngarkuar me hetimet. Dalin në dritë episode të çuditshme apo turbulluese për jetën e secilit, ndërkohë që në sytë e lexuesit merr jetë një botë ndjenjash të thella dhe kontradiktore. Emocione të dykuptimshme dhe të parrëfyeshme, që Linn Ullmann di t’i përballojë me ndjeshmëri dhe guxim, kthjelltësi dhe ironi, duke i kthyer në imazhe të një qartësie befasuese dhe të një force evokuese. Me këtë roman, autorja norvegjeze konfirmohet shkrimtare e radhës së parë, e pajisur me një zë dhe një vështrim të thellë, që e pasqyron jetën me lakuriqësinë marramendëse.


MAPO

19

Libri

E HËNË, 30 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

I sjellë në shqip si bashkëpunim i dy shtëpive botuese shqiptare “UET Press” dhe “Papirus” dhe i përkthyer me mjeshtëri nga Tomi Nakuçi, Severina Pasho e Mark Marku, ky botim i 15-të i librit i pasuruar dhe i përditësuar u përgjigjet të gjitha pyetjeve.

komunikimi Një botim i pasur me 800 faqe, 200 tabela, skema ose grafikë, indeks alfabetik që përmban 500 koncepte ose shprehje, tabelë me 500 autorë, aktorë dhe krijues. Botimet, shtypi, kinemaja, radio, televizioni e interneti paraqesin gjendjen e informacionit dhe komunikimit.

S

Francis Balle, njeriu i mediave Francis Balle është profesor në Universitetin Paris I PanthéonAssas, dhe ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Audiovizualit në Francë. Njeriu i të gjitha mediave, njohës i të gjitha mekanizmave të medias, ide të pakonceptuara më parë, Francis Balle mishëron zhvillimet më të fundit të botës së komunikimit dhe propozon rrugë të reja refleksionesh. “Mediat janë një nga vendet e privilegjuara nga ku shoqëria mund t’i bëjë vetes pyetje mbi veten. Objekte studimesh, mediat janë gjithashtu një mjet për të vëzhguar dhe kuptuar botën, në të cilën ne jetojmë”.

NË ERËN E SHOQËRISË SË MEDIAS

htëpitë botuese “UET Press” dhe “Papirus” kanë sjellë në shqip librin “Mediat dhe Shoqëritë” të profesorit të njohur francez Francis Belle. Në 800 faqet e tij autori propozon analiza sociologjike, politike, juridike dhe ekonomike, të cilat e ftojnë lexuesin të relativizojë disa fenomene në raport me idetë në modë dhe të identifikojë risitë e vërteta dhe rrymat më të rëndësishme. Cilave rregulla duhet t’u binden mediat e reja apo të vjetra? Çfarë influence ushtrojnë ato mbi secilin prej nesh, mbi grupimet e ndryshme, mbi jetën ndërkombëtare? A mund të ndihmojnë për “të qytetëruar” fshatin planetar? “Mediat janë një nga vendet e privilegjuara nga ku shoqëria mund t’i bëjë vetes pyetje mbi veten dhe të gjejë mënyrën për të kuptuar botën në të cilën jetojmë”, kështu shkruan njohësi i të gjitha mekanizmave të medias, Francis Belle, në librin e tij, ku mishëron zhvillimet më të fundit të botës së komunikimit dhe propozon rrugë të reja refleksionesh duke e shtruar në një mënyrë të re çështjen e marrëdhënieve midis mediave dhe shoqërisë. I sjellë në shqip si bashkëpunim i dy shtëpive botuese shqiptare “UET Press” dhe “Papirus” dhe i përkthyer me mjeshtëri nga Tomi Nakuçi, Severina Pasho e Mark Marku, ky botim i 15-të i librit i pasuruar dhe i përditësuar u përgjigjet të gjitha pyetjeve. Një botim i pasur me 800 faqe, 200 tabela, skema ose grafikë, indeks alfabetik që përmban 500 koncepte ose shprehje, tabelë me 500 autorë, aktorë dhe krijues. Botimet, shtypi, kinemaja, radio, televizioni e interneti paraqesin gjendjen e informacionit dhe komunikimit. I konsideruar si guidë, nuk mjaftohet vetëm me përshkrimin e historisë së mediave, me mbledhjen e të gjitha statistikave kyçe dhe me paraqitjen e një panorame të gjerë të rregullave dhe ligjeve, të cilave u nënshtrohen mediat. Autori i tij Francis Balle, specialist i njohur i raporteve që kanë mediat, individët dhe shoqëritë, propozon analiza njëherazi sociologjike, politike, juridike dhe ekonomike, të cilat e ftojnë lexuesin të relativizojë disa fenomene në raport me idetë në modë dhe të identifikojë risitë e vërteta dhe rrymat më të rëndësishme. Libri lejon që të kuptohen vërtet dredhitë e funksionimit të mediave dhe të eksplorohen marrëdhëniet komplekse dhe shpeshherë të paqarta midis mediave dhe pushtetit si edhe influenca e tyre në shoqërinë

e sotme dhe të nesërme. Në kapërcyell të mijëvjeçarit të tretë, teknika duket se i ofron shkrimit revanshin e saj, në të njëjtën kohë që njofton fundin e hegjemonisë së masmediave . Nga njëra anë, rrjetet e rinj bëjnë të qarkullojnë tekstet, fotografitë dhe grafikët, nga një kompjuter te tjetri, që nga gjiri i bashkësive më të ngushta deri përtej oqeaneve. Nga ana tjetër, mjetet e shprehjes apo të komunikimit shumëfishohen, të arritshme nga një numër gjithnjë e më i madh njerëzish apo bashkësish. Lindur në mesin e shekullit XIX, gazetat e përditshme përuruan një erë të re për informacionin dhe demokracinë: për herë të parë në histori, lajmet e ditës u shpërndanë nëpërmjet një teknike industriale. Pas Luftës së Dytë Botërore, në gjurmët e radios, televizioni përmbysi rendin shoqëror të vendosur nga shtypi i shkruar dhe gazetarët e tij. Në shekullin XXI kemi lulëzimin e rrjeteve planetare të televizionit dhe internetin. Si rrjedhojë, mediat janë një nga vendet e privilegjuara, ku shoqëria analizon veten dhe janë mënyrë vrojtimi të të kuptuarit të botës. Francis Balle hap fusha të reja refleksionesh mbi riorientimet e kërkimeve mbi mediat; mbi internetin në fushata elektorale - zgjedhja e Obamës, një Story telling në rrjet? - ; mbi shërbimet dhe përdorimet e net-it; mbi lulëzimin e kanaleve ndërkombëtare të informimit; mbi rezistencën ndaj amerikanizimit në rritje, të supozuar apo real, të kulturës; mbi internetin dhe regjimet autoritare; mbi fshatin planetar dhe parimin e “diversitetit kulturor”. Duke i përballur ata që denoncojnë amerikanizimin në rritje të kulturës, me ata që i thurin lavde multikulturalizmit, Francis Balle shtron në një mënyrë tjetër çështjen e marrëdhënieve midis mediave dhe njësive që përbëjnë shoqërinë. Problematikat që hasen sot janë: interneti po e trondit peizazhin e mediave, gazetat dhe librat e shtypur janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre; radioja dhe televizioni janë vendosur në rrjete dhe terminale numerike, aksesi në filma dhe programe është po aq i lehtë sa muzika në sitet e Rrjetit... Nën efektin e njëkohshëm të revolucionit numerik dhe të globalizimit të ekonomisë, për informacionin dhe argëtimin, për komunikimin dhe edukimin, për krijimin kulturor dhe diversitetin, era e re sapo ka nisur.

Muzafer Xhaxhiu, shuhet profesori i letërsisë së antikitetit Poeti, studiuesi, përkthyesi dhe profesori i njohur i letërsisë së antikitetit, greke dhe romake, Muzafer Xhaxhiu është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Deri në ditët e fundit të jetës ai iu përkushtua letërsisë, duke lënë pas dorëshkrime të pabotuara. Studimi i fjalëve të reja të shqipes ishte projekti me të cilin po merrej pak para se të ndahej nga jeta në moshën 91-vjeçare. Muzafer Xhaxhiu vitet e fundit të jetës ua kushtoi studimeve mbi prejardhjen etnike të

shqiptarëve, si pasardhës të pellazgëve dhe ilirëve. Profesor Xhaxhiu ishte dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës, për punën e tij të madhe afër shtatëdhjetëvjeçare dhe kontributin e çmuar për letërsinë dhe fjalën shqipe. Studiuesi i njohur Muzafer Xhaxhiu u laureua në Beograd dhe në Moskë, për Letërsinë klasike greke dhe latine. Ai i kushtoi një jetë të tërë studimit dhe përcjelljes në shqip të klasikëve të mëdhenj të njerëzimit, ndërkohë që shkrimet e para të tij

datojnë vitin 1939, kur ai ishte vetëm 18 vjeç. Muzafer Xhaxhiu gjatë viteve të Luftës II Botërore u bë i njohur me shkrimet e tij, poezi, skica dhe shumë përkthime të botuara në periodikët e kohës, si “Fryma”, “Kritika”, “Bleta” dhe “Revistën Letrare”. Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin Filologjik të Moskës, krijimet e Muzafer Xhaxhiut do të publikoheshin edhe në organet e revistave dhe gazetave “Nëntori”, “Ylli”, “Hosteni”, “Drita”, “Bashkimi”, “Zëri i Popullit”.


MAPO

19

Libri

E HËNË, 30 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

Shënime për librin e Moikom Zeqos “Migjeni, arkitekti i nëndheshëm i qiellit”. Shtëpia botuese ERIK

NË PRITJE TË MIGJENIT

Fatmir Minguli

K

anë kaluar 20 vjet që nga thyerja e tabuve të realizmit socialist dhe vetëm më 2011 del një vepër e re që e sheh Migjenin më direkt, më personalizues, më të fokusuar, më të studiuar. Autori këtë performancë të portretit të brendshëm të Migjenit e sjell me akrobaci stilesh, duke riemetuar artin e Migjenit, me studim të mirëfilltë shkencor, të mpleksura me format e ditarit estetik, risjell nëpërmjet paragonizmave veprat më kulmore të Migjenit e duke përfunduar me poezi të ndryshme kushtuar Migjenit të madh, shkruar nga vetë Moikom Zeqo gjatë viteve. Autori Moikom Zeqo i ka kushtuar një jetë të tërë studimit të artit të Migjenit, gati duke u vetëdyzuar në këtë ndjekje virtuale dhjetravjeçare. Dhe patjetër që Migjeni është i veçantë, ashtu si e përcakton dhe I. Kadareja në librin e tij të vitit 1991 “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”: “ndryshe për çdo gjë dhe në çdo gjë”. “Migjeni rri në pragun e letërsisë botërore duke i thyer portat, letërsinë shqiptare ai e identifikon në rrafsh planetar.” Moikom Zeqo gjatë gjithë librit pikërisht këtë vërteton, duke përjashtuar studime apo studiues që janë rrekur të merren me Migjenin, por vetëm duke kapur hollësira dhe çikërrima, në vend që të studiojnë të veçantën sublime të artit të Migjenit. Dhe në mënyrë kontrapunktive, Moikomi na sjell në libër veprimtarinë letrare të Ernest Koliqit, duke e analizuar për herë të parë në një raport eseistik me kohën që shkroi dhe me qëndrimin që mbajti ndaj shkrimeve të Migjenit. Është hera e parë në literaturën studimore shqiptare që hidhet dritë serioze mbi këto probleme midis Migjenit dhe Koliqit. E megjithatë, Moikom Zeqo dallon dukshëm esencën nëpërmjet një paragrafi të shkurtër por vendimtar: “Shihni prozat koliqiane dhe prozat migjeniane. Kanë stilema ekzotike lokale, fjalë, antroponime të afërta, objekt krijues kanë jetën shkodrane. Por janë në nivele krejt të ndryshme konceptuale.” E pastaj vijmë te krahasimi më madhor që na sjell Moikom Zeqo në këtë libër. Një krahasim studimor i veshur me petkun e studiuesit, eseistit dhe shkrimtarit modern. Është fjala për një zbulim në krijimtarinë e Migjenit, atë të ngjashmërisë midis tij dhe danezit Soren Kirkegard, babait të ekzistencializmit europian, atij ekzistencializmi që iu përkushtuan me radhë shumë gjeni të letërsisë europiane të fillim shekullit 20-të e mëtej. Nëpërmjet një prizmi elegant studimor, Moikom Zeqo

na paraqet lëvizjet moderniste të pothuaj gjithë autorëve perëndimorë, që sublimuan rreth viteve ’30 të shekullit të 20-të, si Franc Kafka, Georg Trakli, Miroslav Kerlezha, Niko Kazanzaqi edhe, pse jo, Rainer Maria Rilke. Dhe Moikomi e jep të kristaltë qenien ekzistencialiste letrare të Migjenit, duke e bërë njëkohësisht dhe “mik të ekspresionistëve”. Është i pari libër, ky i Moikomit, që vë përballë kohën, faktet, veprën e poetit tonë të madh në përballje direkte dhe virtuale me shkrimtarët e perëndimit. Moikomi vërteton me frymë kritike të ashpër dhe të butë njëkohësisht vlerat europiane të letërsisë moderne që solli Migjeni në Shqipëri. Migjeni dhe vetëm ai ishte ai i ploti, por dhe as pjesë e një njëshi “tribal hipotetik” siç është pretenduar deri tani. Në esenë brilante “Derr i kënaqur dhe Sokrat i vuajtur” brenda librit të tij Moikomi ngre një radhë paragonizmash mbi figurën e “derrit”, duke niveluar idenë e Migjenit me ato të Sokratit, Xhoxh Ourell, Danillo Kish, Karl Popper e Roland Barti. Nuk është pak, apo jo? Në këtë ese ka ndryshime tejet të mëdha midis ideve të Migjenit dhe komenteve të bëra gjer më tani nga autorë kritikë shqiptarë. Por eseja që e nxit ndjeshëm amplitudën e studimit të Moikomit për Migjenin është padyshim “Dilema ose-ose, Migjeni dhe Kirkegardi”. Në këtë ese vrullore pulsi i studimit të pastër, ku me argumente, katër të tilla, lexuesi njeh ngjashmëritë faktike dhe jo hipotetike midis Migjenit dhe ekzistencialistëve perëndimorë të kohës. Për mendimin tim, eseja që përmenda më lart do të diskutohet pikërisht për idenë që hedh Moikom Zeqo për ekzistencën e ekzistencializmit brenda shpirtit të Migjenit. Më duket se brenda këtij ekzistencializmi migjenian Moikomi shpesh flet dhe për “ateizmin” e Migjenit. Por Migjeni del si një ateist në një formë tjetër, ndoshta të pakuptueshme për shumë njerëz. Këtu qëndron dhe ideja e të qenit ekzistencialist për Migjenin brenda qerthullit pohim-mohim jo konfrontues. Një nga problemet madhore që kanë të bëjnë me artin dhe madhështinë e Migjenit është dhe ndarja që bën Moikom Zeqo duke thënë se Migjeni është “shkrimtari pa paraardhës po në shumë kuptime ai është edhe një shkrimtar pa pasardhës”. A do hapë diskutim kjo ndarje? Besoj se po! Sidomos ndër shkrimtarët dhe studiuesit populistë, koracë qeramike e botëkuptimeve konvenciale të realizmit socialist e të shkrimeve puthadorë të mbas ’90-s. Më mirë se në çdo libër apo analizë për artin e Migjenit, Moikom

Zeqo nxjerr në pah vetitë më kryesore të Migjenit njeri intelektual perëndimor dhe artit të tij. Ato janë: Pesimizmi melankolik. Determinizmi shoqëror. Misionarizmi estetik. Shkatërrues i moralit të shoqërisë. Ndërmjetës ndër kohërat. Simbolizmi karakteristik i shumëfishtë… Por po t’i shohësh në hollësi këto veçori jo të pakta për kohën e shkurtër që shkroi Migjeni, duhet të shtosh dhe karakterin fragmentar të veprës së Migjenit, por që janë, thotë Moikomi, “gati si krijime të bëra mes një kaosi, habitërisht e japin ndjesinë e plotësisë”. Pikërisht nga kjo veçori e fundit merr udhë ideja e metafisizimit të Migjenit. Metafizika është vepra e tij, metafizik është edhe ai vetë si person, çka e thotë në librin e tij Moikom Zeqo, se “është gati një mister lindja e talenteve të tilla kaq të mëdha. Ata nuk i binden kronologjisë”. Ai, Migjeni, sepse është metafizik ka ditur të shfrytëzojë ngulazi arketipët biblikë, por duke qëndruar mbi fetaren. Indirekt Moikomi zbulon te “Novelë mbi krizën” përveç vlerave të përgjithshme krejt moderne edhe konceptin e shoqërisë së kontrollit. Embrioni i parimeve të kësaj metode të “sundimit të shoqërisë nëpërmjet kontrollit totalitar” ndodhet pikërisht në këtë novelë. Mjafton të lexosh studiuesit e mëdhenj europianë, si Gilles Deleuse dhe Michel Foucault, e do të bindesh. Moikomin e quajnë dekan të

migjenologjisë. E i takon. Pse? Në shumë libra që janë shkruar për Migjenin nga autorë të ndryshëm që i kam përmendur më lart, mbizotëron forma komentuese dhe retorike. Nuk arrihet për të përgatitur epruvetat e laboratorit kërkues. Ndryshe, Moikom Zeqo krijon kushtet e një identifikimi shkencor të migjenologjisë. Ai i tejkalon vështirësitë e kërkimit dhe sjell si risi të Migjenit universializimin e tij. Nën këtë vështrim e sheh Moikomi veprën e brishtë të Migjenit, sepse përdor instrumentin e krahasimit si metodë. Ai e sjell me këtë libër Migjenin si shkrimtar botëror. Moikomi për herë të parë sjell gjëra të reja e të panjohura për Migjenin. Migjeni ka enigmë. Për nivelin intelektual të athershëm, por dhe të tanishëm, ai arrin caqe të paimagjinueshme. Sipas Moikom Zeqos, Migjeni është shkrimtari më tipik metafizik në letërsinë shqiptare. Ai zhbirilon thellë thelbin e realitetit. Kjo metafizikë ekzistenciale mbeti te Migjeni. Të tjerët nuk arritën të kapnin këtë monadë apo paradigmë. Shkrimtarët e realizmit socialist, edhe nga ata më të talentuarit, u mbështetën në një tjetër paradigmë, në atë që “jemi ne dhe ata” ose thënë më shkoqur “populli shqiptar dhe armiqtë e tij”. Por kjo është vetëm një pjesë e së tërës migjeniane. Tërësia e Migjenit e ka emrin “ankth ekzistencial”, ku ngërthehet dilema “ç’jemi ne?” Për Migjenin njeriu shqiptar nuk është thjesht malësori i uritur shqiptar, prostituta, është thjeshtë “një nga ata” njëlloj si në Vjenë, Romë, Paris… Ai i kapërcen kufijtë, jo ato gjeografikë, në asnjë mënyrë, ai kapërcen kufijtë e përgjithshëm, kufij që karakterizojnë elementet e qytetërimit. Pra, e gjithë vepra e Migjenit punton një pyetje universale: “Ç’farë është njeriu, ku po shkon ai, ç’do të bëhet më tej me të?” E vazhdon më tej, çka duket kryq e tërthor në poezitë dhe prozat e tij, me pyetjen tunduese: “A është njeriu suprem apo vetëvrasës? Është vetëbufon?” Duke i mëshuar gjithmonë thelbit të brendësisë së njeriut, Migjeni është anuar nga tragjedikomedia e tij, si një fenomen tepër të ndërlikuar, të brishtë, plot me të papritura. A nuk të kujtojnë këto absurditetin e Godos që nuk vjen? Prandaj, Moikom Zeqo e sheh Migjenin si një shkrimtar që e sheh fundin apokaliptik, por në thellësi të tjera, duke tejkaluar logjikat e zakonshme apokaliptike e i quan ato dekorative. Këtu qëndron mbase zbulimi më i madh i studimit të Moikom Zeqos, duke bërë një lexim të ri për Migjenin. Kështu që lexuesi mbasi e lexon këtë libër të ri e kupton që Migjeni po vjen!

Përsiatje rreth librit “Princi i dashurisë”

Lefter Çipa zbulon universin e erosit Garip Troci

Titulli: Princi i dashurisë Autori: Lefter Çipa Gjinia: Poezi Shtëpia botuese: Naimi

Ka të drejtë studiuesi Shaban Sinani kur thotë se poezia e Lefter Çipës të kujton më së pari kangjeljet e Jeronim De Radës, që janë poezi dhe këngë njëherësh. Kjo simbiozë e poezisë dhe këngës është plazmuar me mjeshtri , duke të shpalosur imazhe emociouese për dashurinë, në të gjitha rrafshet e saj ekzistenciale. Për poetin, tashmë një poet i lirikës së pastër shqipe, siç e veçon kritiku Behar Gjoka, dashuria është “perëndia” vetë, është “mjalti i mjaltit”, madje mikja më e mirë. Bukuria fanitëse e vashës dhe vendlindjes së Lefter Çipës janë në unison të plotë, duke eksploruar njëkohësisht dhe dimensionin e shpirtit të tij të madh që ngazëllehet si një adoloshent para magjisë së dashurisë. Autori shfaq jo vetëm anën magjike të kësaj ndjenje hyjnore, por dhe anën tjetër të medaljes së saj: atë tragjike. “Ero-

zioni” i dashurisë ka rrënuar jo vetëm persona të veçantë, por dhe vende e popuj, siç është rasti unikal i Trojës, kur Paridi rrëmbeu Helenën e Minellaut. Mesazhi që përcillet në librin e Lefter Çipës, “Princi i dashurisë”, më i miri mendoj i librave të tij që i këndojnë universit të dashurisë, e njëkohësisht më befasuesi në llojin e vet, është se dashuria zbukuron shpirtrat njerëzorë, i bën ata më të butë, më të fisëm e më sensibël. Në substancën e poezive të tij lëviz ajo ndjejë e hollë e dashurisë, si në vjershat e Lasgushit, apo Naimit të madh, si në poezitë e Ali Asllanit, apo të Çajupit. Dashuria atë e shndërron herë në një kleft suliot, herë në një Ana Kreont që vajton fatin e kohës pa dashuri. Ai për një çast ndjen një pezmë të thellë në shpirt, gati në dëshpërim, kur mendon se nuk mund të kthehet më ajo kohë e djalërisë, me ëndrra gati

irreale e mitike për dashurinë, plotë gjallëri e aventura. Për Lefter Çipën, dashuria është një ndjenjë njerëzore e hyjnore njëkohësisht, pa të cilën jeta e njeriut vyshket dalëngadalë gjer në harrimin e plotë. Poeti i muzës së dashurisë është gjithnjë një qenie e trazuar, i tronditur nga emocionet magjike e eklipsuese që i zgjon kjo ndjenjë e lashtë sa bota. Ndaj dhe shpirti i tij bëhet i brishtë, vulnerabël. Edhe në këtë libër që përbën një arritje kulmore të krijimtarisë së Lefter Çipës, ravijëzohet qartë zëri i tij origjinal, aliazhi i fortë i metrikës klasike me atë kontemporane, me figura dhe leksik sa brilant aq dhe të pasur të gjuhës shqipe. Në poezitë dhe poemën e këtij libri rrëzohet “Muri i Berlinit” mes poezisë popullore dhe asaj të shkruar, duke na sjellë një poezi me profil modern për dashurinë, që “çmendi” botën që në kohën e Adamit e të Evës.

Titulli: Proverba Shprehje Thënie Autori: Xhavit Mëzezi Botimet: Morava Për më shumë dituri Pas një pune disavjeçare kërkimore e hulumtuese, autori Xhavit Mëzezi ka grumbulluar rreth 8 000 proverba, shprehje të urta popullore, thënie të mençura e aforizma, ku prej tyre janë pjesë më e madhe proverba shqipe, por dhe nga popuj të vendeve të ndryshme të botës. Leximi i kujdesshëm, sipas autorit, do të sjellë padyshim më shumë dituri për lexuesit. Autorët që ai ka përzgjedhur janë jo vetëm të epokave e vendeve të ndryshme, por edhe të shkencave e arteve të specifikuara. Në këtë mënyrë cilido gjen në to diçka dhe nga profesioni e interesat e veta.


sport

e HëNë, 30 JANAR 2012 www.mapo.al

Australian Open

21

MAPO

Xhokoviç fiton finalen epike ndaj Nadalit Betejë epike në Melburn, mes 2 tenistëve më të mirë në botë, të cilët për spektaklin dhe lojën e shprehur meritojnë të dy nga një trofe, por siç e do zakoni vetëm njëri fiton dhe suksesi i shkon numrit 1 të botës, Novak Xhokoviç. Tenisti serb kalon Nadalin në 5 sete, 5-7 6-4 6-2 6-7(5) 7-5 në një sfidë që nisi në 09:00 dhe përfundoi në 15:35.

Dy më të mirët e botës në tenis dhanë maksimumin në Melburn por Novak Xhokoviç u tregua superior në momentet vendimtare, sidomos në ato pjesë kur duhej përmbysur rezultati, e duke patur parasysh se vinte dhe nga një përballje tjetër e madhe fizike, nga gjysmëfinalja e gjatë ndaj Mërrej, “Nole” meriton

Grand Slamin e parë të sezonit. Fitorja e serbit rrit akoma më shumë avantazhin e tij personal ndaj Rafael Nadal sepse në 6 finalet e sezonit të kaluar, Indian Uells, Majemi, Madrid, Roma, Uimbëlldon e Us Open, Xhokoviç e ka mundur po aq herë rivalin spanjoll. Gjithashtu për serbin ky triumf e çon në 8 numrin e sukseseve në Grand Slam në total për të.

Milani rikthehet -1 nga Juvja, Interi del nga lufta për titull Kuqezinjtë kanë mposhtur pastër, 3-0, skuadrën e Kajliarit, duke ngushtuar edhe njëherë diferencën me bardhezinjtë në vetëm një pikë. Pas humbjes me Leçen, trajneri i zikaltërve, Klaudio Ranieri, konfirmon vendin e tretë si objektiv për të tijtë Jeton Selimi Juventusi dhe Milani e kanë kthyer këtë kampionat në një betejë në distancë dhe presin nga java në javë hapin fals të njëra-tjetrës. Sidoqoftë, edhe në javën e 20-të të dyja ekipet kanë fituar, duke e ruajtur në një të vetme diferencën mes tyre. Bardhezinjtë mposhtën të shtunën Udinezen, ndërsa Milani pati një shëtitje me Kajliarin. Skuadra e Alegrit duhej të fitonte pasi jo vetëm që do të ruante diferencën me Juven, por do t’i largohej edhe më Interit. Dhe kështu ndodhi. Ai që hap serinë e golave është njeriu më në formë te kuqezinjtë, Zllatan Ibrahimoviç, që fiton me zgjuarsi një goditje dënimi dhe ekzekuton mrekullisht duke e shpënë topin në trekëndësh, për t’u dhënë të tijve avantazhin e ndeshjes. Në minutën e 39-të, shtatë minuta pas golit të parë, Ibra kontrollon shkëlqyeshëm me gjoks dhe e ul topin te Noçerino, që gjuan fort me të majtën dhe dyfishon avantazhin. Në pjesën e dytë ka lavdi edhe për Ambrozinin, që rikthehet pas një dëmtimi. Mesfushori kon-

Serie A – Java XX Të shtunën Katania – Parma Juventus – Udineze Sot Fiorentina – Siena Xhenoa – Napoli Palermo – Novara Roma – Bolonja Kievo – Lacio Çezena – Atalanta Leçe – Inter Milan – Kajliari

1-1 2-1 2-1 3-2 2-0 1-1 0-3 0-1 1-0 3-0

trollon saktë dhe gjuan bukur me të djathtën duke vulosur shifrat 3-0 në minutën e 75-të. Interi humbet në Leçe, del jashtë luftës për titull Nuk e kishin imagjinuar humbjen dje tifozët e Interit, sidomos për faktin se skuadra e Klaudio Ranierit kishte arritur të fitonte 7 ndeshje radhazi në kampionat dhe ishte vetëm një ndeshje larg rekordit të Zhoze Murinjos. Por dje ka shkuar gjithçka sipas aksiomës “i mbyturi të mbyt”. Leçe ka arritur të fitojë falë golit të realizuar nga Xhakomaci në minutën e 40-të. Zikaltërit patën disa raste të mira për shënim në pjesën e parë, por portieri Benasi ishte në një pasdite të madhe. Me kalimin e minutave, presioni i Interit rritet, por zikaltërit sulmojnë rrëmujshëm. Interi do të shënojë dy herë, por në të dyja rastet vijërojtësi është i vëmendshëm kur dallon pozicionin jashtëloje të milanezëve. Pas kësaj humbjeje, Ranieri deklaron zyrtarisht daljen nga lufta për titullin kam-

Milan-Kaljari 3-0

pion dhe se objektivi i ri është vendi i tretë. Lacio fiton në transfertë dhe rimerr vendin e katërt Bardhekaltërit e Edi Rejës arrijnë një fitore bindëse, 0-3, në fushën e Kiveos dhe jo vetëm që rimarrin vendin e katërt, por përfitojnë edhe nga humb-

Kupa e Shqipërisë

ja e Udinezes për t’u afruar me një pikë me vendin e tretë. Serinë e golave e hap Hernandez që shënon në minutën e 21të, ndërsa në fund të takimit do të jetë Miroslav Klose që do të realizojë dy gola të shpejtë në minutat 87’, 89’. Në ndeshjet e tjera të ditës së djeshme, Palermo ka fituar 2-0 ndaj Novarës dhe fu-

La Liga

tet në luftë për një vend në Kupat e Europës. Xhenoa ka mundur 3-2 Napolin dhe tregon edhe njëherë dobësinë e skuadrës së Maxarrit në kampionat, por që shfaq tjetër fytyrë në Kupën e Italisë edhe në Champions. Fiton edhe Atalanta e Fiorentina, ndërsa Roma ndalet në një barazim 1-1 me Bolonjën.

Bundesliga

Akulli bën ligjin, kundër Flamurtarit luhet në Pogradec

Mesi: 7 pikë pas Realit? Ne nuk heqim dorë

Hejnkes: Fitorja ndaj Volfsburgut na dha besim

Drejtuesve të klubit korçar të futbollit iu duhet sërish të marrnin një tjetër vendim për vendin ku do të luhet sfida Skënderbeu-Flamurtari. Ndonëse është bërë e mundur që të hiqen sasitë e mëdha të dëborës nga fusha e stadiumit bardhekuq, ajo nuk mundëson zhvillimin e një ndeshje normale. Drejtori teknik i klubit të futbollit, Ilirjan Përmeti, ka bërë zyrtar lajmin për takimin e rizhvendosur edhe njëherë për në fushën pogradecare. Temperaturat e ulëta që vijojnë të jenë prezentë në qytetin e Korçës e kanë kthyer në një kallkan të vërtetë fushën e këtij stadiumi. Në këto kushte zhvillimi i ndeshjes në të duket i pamundur dhe mund të dëmtonte lojtarët nëse do të zhvillohej aty. Në fakt korçarët kanë shpresuar që ta nisin në shtëpinë e tyre sfidën e parë të vitit 2012, por fati nuk ka qënë aspak me ta, ndërsa moti vazhdon ti mundojë pa fund. Në këto kushte është gjetur një zgjidhje e cila ka ekzistuar edhe më parë, madje ka qënë e tillë edhe gjatë të shtunës, kur ishte njoftuar se ndeshja do të luhej aty. Tani nuk ka më kohë për të humbur, por dhe për të pritur se temperaturat e ulëta, ngri-

Superylli i Barcelonës, Lionel Mesi, ka deklaruar se katalanasit nuk do të heqin dorë nga gara për titull, përkundër hapit të gabuar që bënë të shtunën mbrëma. Blaugranat barazuan pa gola ndaj Vilarrealit dhe kështu gjenden shtatë pikë prapa Real Madridit në tabelën e La Ligas. “Barcelona nuk dorëzohet kurrë. Raundi i dytë i ndeshjeve sapo ka filluar, ka ende shumë për t’u luajtur. Janë edhe shumë pikë për të cilat duhet luftuar, tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e Kupës së Mbretit (ndaj Valencias) dhe duhet të bëjmë mirë, në mënyrë që të jemi në finale”, ka deklaruar argjentinasi.

Trajneri i Bajern Mynihut, Jup Hejnkes, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores prej 2-0 përballë Volfsburgut. “Për mua fitorja ishte shumë e merituar. Nuk ishte lehtë pas humbjes nga Gladbah. Sidoqoftë, ne luajtëm mirë dhe treguam durim. Ishte e qartë se Volfsburgu do ta kishte vështirë të mbahej për 90 minuta. Fitorja na jep vetëbesimin për të vazhduar në javët që vijnë, sepse Bajerni ka shumë potencial loje”, ka deklaruar Hejnkes për faqen zyrtare të bavarezëve. Takimin e radhës në Bundesliga, Bajern Mynihu do ta zhvillojë në fushën e vështirë të Hamburgut, që s’po kalon një moment të mirë.

La Liga – Java XX

Bundesliga – Java XIX

Stadiumi i Korçës

cat dhe i ftohti polar nuk kanë ndërmend të largohen nga Korça. “Kemi vendosur që këtë takim të shtyrë edhe disa ditë më pare për të njëjtat arsye, përfundimisht ta zhvillojë në stadiumin e qytetit të Pogradecit. Megjithëse ne mundëm të pastronim fushën nga bora e madhe, kushtet e e saj nuk janë aspak normale. Fusha është e gjitha në akull dhe kjo nuk mundëson një lojë në kushte normale për asnjë nga ekipet që do të jenë në fushën e lojës. Ndaj dhe vendimi ishte që përfundimisht ky takim shumë i rëndësishëm për ne të zhvillohet në qytetin fqinj të Pogradecit. Ne nuk

mund të rrezikonim lojtarët të luanin në një cipë akulli, ndaj dhe kemi vendosur në mirkuptimin e FSHF-së që këtë takim të mos e luajmë në Korçë për të mos dëmtuar askënd”, ka theksuar në prononcimin e tij Përmeti. Ndërkaq korçarët kanë nisur përgatitjet pë sfidën në Pogradec, ndërsa nuk kanë lënë mënjanë as kujdesin për f u sh ë n n ë st ad iu m i n e t y r e. Megjithëse bardhekuqtë do të dëshironin që ky takim i tyre i parë të luhej në Korçë, kjo gjë nuk është mundësuar megjithë përpjekjet e vazhdueshme. Irena Vreto

Të shtunën Espanjol – Majorka Valekano – Bilbao Real Madrid – Saragoza Vilareal – Barcelona Sot Betis – Granada Sociedad – Sporting Gijon Levante – Getafe Satander – Valencia Malaga – Sevilja Të hënën Osasuna – Atletiko Madrid

1-0 2-3 3-1 0-0 1-2 5-1 1-2 2-2 2-1 21:00

Të premten Hanover – Nurenberg Të shtunën Herta Berlin – Hamburg Bajern Mynih – Volfsburg Augsburg – Kaizerslautern Dortmund – Hofenheim Verder – Bajer Leverkusen Këln – Shalke Sot Mainc – Fraiburg Shtutgart – Borusia M.

1-0 1-2 2-0 2-2 3-1 1-1 1-4 3-1 0-3


22

MAPO

E HËNË, 30 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

BRITANIKJA PRANOI SE KA FJETUR ME NJËMIJË BURRA Britanikja Crystal Warren, në një intervistë për revistën “Mirror” zbuloi se gjatë jetës ka fjetur me njëmijë burra. Ajo thotë se nuk është pishman për këtë veprim. Shitësja e një dyqani rrëfeu se kishte humbur virgjërinë në moshën 15 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ishte ndalur duke fjetur me burra. “Kam fjetur me një shok kur isha 15 vjeçare dhe mendoj se prej asaj kohe e kam kuptuar se sa më pëlqen seksi. Menjëherë më pas fillova të kërkojë partnerë të rinj”, tha Crystal, e cila pranon se është e varur nga seks. Për këtë problem ajo vendosi të flas pasi kjo konsiderohet ekskluzivisht “sëmundje e burrave” dhe se femrat e kanë vështirë të kërkojnë ndihmë. Crystal, 42 vjeçare, thotë se gjatë jetës ka qenë e dashuruar gjithsej tri herë. “Kam fjetur me shumë burra, ndërsa disa prej tyre dëshironin të ruanin lidhjen me mua. Kurrë nuk më ka pëlqyer lidhja. Por, megjithatë disa prej tyre më kanë tërhequr. Më së shpeshti kërkoj djem të rinj”, pranon Crystal.

MASKOHET SI RADAR, SHOFERËT E HANË RRENGUN Fancezi Remi Gaillard kohë më parë doli nga burgu, por duket se vazhdoi aty ku e kishte lënë. Kësaj radhe u maskua në një kuti kartoni prej të cilës krijoi radarin. Të gjithë shoferët të cilët i “fotografoi”, e hëngrën rrengun e tij. Pas disa orë xhirimesh dhe mashtrim të shoferëve, erdhi edhe një makinë e policisë të cilën Gaillard e “fotografoi”. Para kësaj ai po ashtu mati edhe shpejtësinë e trenit, aeroplanit dhe traktorit. Policia e arrestoi sërish dhe e dërgoi në stacion policor. Çfarë do të ndodhë kësaj radhe me francezin legjendar, mbetet të shihet. Videoja e tij në YouTube deri më tash është parë nga më shumë se katër milionë njerëz për vetëm tri ditë.

A keni qene duke lëvizur me shume shpejtësi kohet e fundit? Është plotësisht e mundur – por edhe nëse ju mund te jeni te frustruar me mungesën e progresit, ju përsëri duhet te ngadalësoni ritmin sot. Një ritëm i shpejt thjesht bene qe ju te digjeni.

DEMI (21/IV-20/V)

Dikush behet paksa si predikues sot, por jo aq shume sa ju te ndiheni te përjashtuar. Ju duhet te gjeni se energjia juaj është me e mire për te dëgjuar sesa për te rezistuar, dhe ju aktualisht mund te ndiheni disi te lëkundur!

1

2

3

4

5

6

Ju nuk jeni duke u ndier te qarte rreth udhëzimeve tuaja – ose rreth asaj qe shoku juaj është duke u përpjekur qe te përçoje nëpërmjet jush. Lajmi me i keq është se qartësia jo gjithmonë mund te ndihmoje.

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Madje edhe kushërinjtë dhe shokët tuaj mete ngushte kane një kohe te vështire pet tu kuptuar juve sot, por kjo nuk do te thotë se ju jeni krejtësisht pa fat. Qëndroni përkrah atyre qe ju i njihni rastësisht nëse ju doni qe te kuptoheni.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Ju keni dike i cili ka nevoje për ndihmën tuaj ne një mënyrë te madhe – prandaj jepini një dore. Edhe nëse ju nuk keni kohe apo energji për te, ju duhet te gjeni se është ajo është tepër e vlefshme ne një kohe afatgjate.

Natyra juaj ambicioze është tejet e motivuar sot, kjo mund te thotë se ju jeni duke punuar me rrjetin tuaj për te pare për koncerte te reja, duke i dhënë shkëlqim risisë tuaj ose planeve për një plan përfundimtar biznesi.

Anajuajebuteështëplotësisht e angazhuar sot, por kjo mund t’ju zvarrisë juve poshtë ne balte. Përpiquni qe te mos shqetësoheni shume nëse ajo qe po bëni është e drejte ose jo – thjesht bëni atë qe ju bene te ndiheni me mire përmomentin.

Ju ndiheni mjaft te qëndrueshëm për te marr një kuptim te pothuajse çdo marrëveshje sot, prandaj shikoni nëse mund te shtyni përpara me atë firmosje te madhe apo marrëveshje legale qe ka qene për shume kohe ne mendjen tuaj.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Gjerat janë paksa te çuditshme sot, por jo aq shume sajunukmundtibëniatoqe te funksionojnë ne rregull. Thjeshte përpiquni qe te merrni ndihme kur ju ofrohet dhe kërkoni për te kur nuk ju ofrohet – gjerat nuk janë aq keq.

Mund te jete koha qe ju te pushoni pak dhe te qëndroni ne pjesën tjetër te arritjeve. Perse jo? Ju jeni afër asaj ku ju dëshironi te jeni, dhe ju keni te ngjare qe te punoni nesër po aq shume sa punuat dhe sot.

Shkaku dhe efekti duket krejtësisht i shkëputur tani,porkjonukdotethotë se jeta është bere e rastësishme – thjeshte e paparashikueshme!Shijojeni udhëtimin,porthjeshtmos u shqetësoni shume rreth asaj se për ku jeni drejtuar.

Lidershipi jo gjithmonë ndihet si një gjë natyrale për ju, por ne një dite si e sotmja, është me e lehte se kurrë për marr vendin e shefit. Mënyra juaj me njerëzit dhe me natyrën emfatike duhet te garantoje rezultate te mira.

9

10

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

11

13

14

16 17

18

21 26 30

31

36

36

32

19

20

22

23

27

28

33

24

25 29

34

37

35

38

39

40

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

42 44

45

46

47

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Një Republikë në Amerikën Qendrore. 9. Vend i cekët për të kaluar lumin.

1. Placido, tenor i famshëm. 2. Gjendje e zymtë shpirtërore. 3. Duraku, hero. 4.

12. Hedhja e kartëmonedhave në tregnga ana e bankës. 13. E ndarë në pjesën

Koprrac, në dialekt. 5. Legjenda, ose... mbrapsht. 6. Komiteti Islamik. 7. Min-

e poshtme të shtëpisë, ku mbahen ushqimet. 15. Qytet i vogël në juglindje

eral i përbërë prej fijesh të holla, që nuk e përcjell rrymën elektrike. 8. Ndër-

të vendit tonë. 16. Titull i lartë shkencor. 17. Kudo, në çdo vend. 20. Martini

marrje Industriale. 9. Pjesë e dyqanit ku reklamohen mallrat. 10. Thirrje tele-

e njohur e këngës italiane. 21. Nënndarje e një ligji. 22. Bashkimi, lidhja në

fonike. 11. Sistem malor në gadishullin e Ballkanit. 13. Qendër Kërkimore. 14.

një të vetme. 26. Korça në makina. 27. Përemër vetor. 28. Shtet që ka në kr-

Shkurti, gazetar i televizionit. 16. Dajre në dialekt. 18. Alfred, aktor. 19. Një

ye një mbret. 30. Bariç, ish-trajner i Kombëtarse shqiptare të futbollit. 32.

ujëvarë e famshme e Amerikës së Veriut. 23. Gjë që është bërë njëlloj me diç-

Notë muzikore. 34. Qytet në Kosovë. 35. Në rregull. 36. Tregime të shkur-

ka tjetër. 24. Vend i pushtuar nga një shtet i huaj. 25. Kryeqyteti i Filipineve. 29.

tra humoristike. 39. Sigla e Torinos. 40. Lidhje a bashkim qelizash të njël-

Pjesë toke jo shumë e ngritur. 31. Kujdes e pjekuri në veprime e në të folur. 32.

lojta. 41. Njeri dinak. 42. Pjesë e një aeroporti. 43. Baba, ose... 44. Organi-

Pjesë e shkurtër teatrale në një akt, me përmbajtje komike. 33. Dëshiron, ose...

zatë Çlirimtare. 45. Shkova, ose... 46. Notë muzikore. 47. Një monedhë e

mbrapsht. 37. Njësi vlerësimi për shahistët. 38. Që nuk plotpjesëtohet me dy.

njohur në tregun botëror.

41. Pyesim për sasinë.

Sudoku | nivel mesatar 1

6 7

4

2 8

LUANI (23/VII-22/VIII)

8

15

43

BINJAKET (21/V-20/VI)

7

12

41

HOROSKOPI I DITËS

DASHI (20/III-20/IV)

Fjalëkryqi klasik

3 6

5

5

6

3 7

4 6

9

2

6

1

5 1 2

2

5

5

4

3 8

4 7

6

9 5

4

7 1 9

9

1 8 3

7 6 5

3 7

2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

9

4 7

3

Koha e fillimit _____:____

5

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

2

3

0

2

1

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

GJENI 10 NDRYSHIMET

Koha e mbarimit _____:_____

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

PËRGJIGJET NR TË DJESHËM

Koha e fillimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 3 shifra: 011, 051, 144, 175, 215, 227, 302, 352, 358, 415, 509, 548, 595, 634, 841, 845, 857, 950, 958, 987. Numra me 4 shifra: 0128, 1291, 1526, 1565, 2510, 5315, 8241, 9875. Numra me 5 shifra: 11210, 14447, 15241, 19256, 21562,

S

T

A

B

H

A

B

I

U

L B

I

L

I

Z

A

B

A

S

H

K

A

T

O

R

L

O

F

A

T

E

I

M

B

A

J

A

B

L

M

E

C

I

L

E

R

B

Y

R

E

C

K

U

I

M

2

0

6

2

5

3

6

2

5

1

8

8

9

5

6

5

2

1

5

4

7 4

3

2

1

4

6

9

5

8

7

9

5

3

2

6

5

1

4

5

2

L

6

3

2

3

0

3

6

2

9

4

8

7

4

8

6

5

4

1

2

0

3

0

6

3

2

9

8

3

6

1

4

6

8

7

5

2

6

3

2

R

E

E

T

3

6

E

R

N

E

N

2

8

I

O

A

I

2

0

5

G

K H

A

Q

R

7

0

9

H

I

I

8

2

1

A

T

I

4

0

8

K

N

5

1

I

T

A

8

5

T

E

O

6

2

I

A

T

9

3

M

Z

R

5

6

A

A

K

2

2

8

E

I

6

5

4

K

R

M

3

E

A

I

T

2 41

T

N

H

I

1 5

A

T

S

P

I

A

U

E R

G

B

E

E N

N

O

C

T E

I

D

22222, 23265, 41285, 41536, 45240, 46154, 47841, 51521, 52552, 56320, 57521, 75627, 84605, 85434, 93112. Numra me 6 shifra: 021565, 066575, 135922, 159514, 542348, 818531, 878458, 897805.

I

E

1

5

0

2

3

6

5

9

6

5

1

5

2

4

6

5

2

5

1

8

5

9

6

5

2

3

3

3

6

2

1

4

5

2

1

0

1

4

4

6

3

2

4

5

7

7

8

9

5

6

2

1


retro 1703 SOT FAQJA E FUNDIT profil&

E HËNË, 30 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

MAPO

23

30 JANAR

Hakmarrja e 47 roninëve

Hakmarrja e dyzet e shtatë roninëve, të njohur gjithashtu si dyzet e shtatë samurajët, ndodhi në Japoni në fillim të shekullit të 18-të (30 janar 1703). Një akademik i njohur japonez e përkufizon ngjarjen si “legjendën kombëtare” të Japonisë. Historia flet për një grup samurajësh të cilët mbetën pa udhëheqës

(ronin), pasi kryezoti i tyre feudal Asano Naganori u detyrua të kryente Seppuka (vetëvrasje rituale), pasi sulmoi një zyrtar të oborrit perandorak të quajtur Kira Yoshinaka. Roninët u hakmorën për nderin e të zotit, pasi pritën me durim, duke planifikuar vrasjen e Kirës për dy vite rresht. Pas kësaj, roninët u

detyruan gjithashtu të kryenin vetëvrasje. Me dekorime të tepruara kjo ngjarje e vërtetë u popullarizua në kulturën japoneze si emblematikë e besnikërisë, sakrificës, këmbënguljes dhe nderit që të gjithë njerëzit e ndershëm duhet të ruajnë në jetën e tyre të përditshme.

OSCAR LUIGI SCALFARO

Dinosauri i ndershëm i politikës italiane Donald Sassoon, The Guardian

Parlamentari i panjohur nga Novara u bë i famshëm në korrik të vitit 1950, pas një episodi të çuditshëm në një restorant të Romës. Një grua e re që po drekonte me miqtë hoqi xhaketën për të zbuluar një bluzë verore e cila i tregonte supet. Scalfaro i zemëruar dhe i kuq në fytyrë u ngrit dhe e qortoi për atë sjellje të papërshtatshme për “një grua të ndershme”. Gruaja iu përgjigj me të njëjtën forcë dhe u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjërat.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 GAZETAMAPO@GMAIL.COM CEL: 068 477

Oscar Luigi Scalfaro, që vdiq pardje në moshën 93-vjeçare, ishte kryetar shteti në periudhën 19921999 dhe një nga të mbijetuarit e mëdhenj të politikës italiane. Ai u zgjodh President republike nga një Parlament i dominuar nga një koalicion i kristiandemokratëve, socialistëve dhe partive të vogla të qendrës. Nga viti 1994 të gjitha këto parti ishin zhdukur dhe udhëheqësit e tyre ndodheshin nën akuzë në një nga gjyqet më të famshme antikorrupsion (i ashtuquajturi çështja Tangentopoli) në historinë e këtij vendi dekoruar me skandale. I lindur në Novara, Scalfaro u rrit në një mjedis intensivisht fetar. Në moshën 12-vjeçare ai iu bashkua Azione Cattolica dhe e mbante simbolin e saj në jakë të xhaketës deri sa vdiq. Asokohe grupet katolike ishin të vetmet organizata të ligjshme jo-fashiste. Scalfaro u diplomua në jurisprudencë në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë në Milano, qendra e inteligjencies katolike. Në vitin 1943 u martua me 19-vjeçaren Marianna Inzitari. Ajo vdiq një vit më vonë, pasi solli në jetë një vajzë. Scalfaro u betua se do t’i kushtohej së bijës dhe nuk do të martohej kurrë. Të njëjtën gjë bëri edhe e bija, e cila mbeti e pamartuar në krah të të atit deri ditën e vdekjes. Në vitin 1946 Novara mbahej si qytet “i kuq”. Me afrimin e zgjedhjeve për në Asamble, e cila do të hartonte edhe Kushtetutën e re, autoritetet e Kishës vendosin të zgjedhin kandidatë të rinj dhe të fortë si Scalfaro në vend të katolikëve të vjetër e me emër që kishin sunduar politikën lokale. Partia Kristiandemokrate, duke e ditur mbështetjen e gjerë lokale ndaj Scalfaro-s, e mbështeti pa rezerva. Scalfaro ua ktheu nderin duke iu bashkuar atyre kur u bë anëtar i Asamblesë atë qershor. Në vitet e pasluftës kristiandemokratëve u duhej të performonin një akt të vështirë balance. Në njërën anë ata ishin partia e vlerave tradicionale dhe familjes, kundërshtarë të përparimit të pafre të modernitetit, materialzimit dhe individualzimit. Në tjetrën, ata e kuptonin se italianët pas dhimbjeve të luftës dëshironin të përfitonin nga ëmbëlsitë e shoqërisë së konsumit. Një pozicion i tillë politikisht kompleks dhe kontradiktor mund të ruhej me sukses vetëm nëse partia bëhej pjesë e një koalicioni të gjerë ku përfshiheshin modernizuesit dhe tradicionalistët. Scalfaro ishte pa dyshim ndër këta të dytët. Parlamentari i panjohur nga Novara u bë i famshëm në korrik të vitit 1950, pas një episodi të çuditshëm në një restorant të Romës. Një grua e re që po drekonte me miqtë hoqi xhaketën për të zbuluar një bluzë verore e cila i tregonte supet. Scalfaro i zemëruar dhe i kuq në fytyrë u ngrit dhe e qortoi për atë sjellje të papërshtatshme për “një grua të ndershme”. Gruaja iu përgjigj me të njëjtën forcë dhe u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjërat. Ai ishte pjesë e fraksionit të krahut të djathtë brenda kristiandemokratëve dhe në veçanti i afërt me një prej udhëheqësve të tij, Mario Scelba-n. Kur Scelba u bë Kryeministër në vitin 1954, ai e bëri Scalfaron ministër të Arteve, rrjedhimisht përgjegjës të cen-

surës për kinemanë dhe teatrin. Për kënaqësinë e katolikëve tradicionalë dhe pakënaqësinë e gjithkujt tjetër, Scalfaro hoqi aq sa mundi nga skenat nudo të filmave italianë e të huaj; censuroi një pjesë të Sartre-it; ndaloi produksionin e një pjese të Tennessee Williams dhe ndaloi shfaqjen e një seriali televiziv bazuar mbi romanin më kristian të Tolstoit ‘Ringjallja’, ndoshta sepse fliste për një prostitutë. Për të gjitha këto ai rregullisht quhej nga shtypi ‘ministri i moralit publik’. Në vitin 1974 ai me entuziazëm iu bashkua fushatës së referendumit për ta bërë të jashtëligjshëm divorcin. Dështoi në këtë dhe u la jashtë qeverisë së “kompromisit historik” të formuar më 16 mars 1978 me mbështetjen e komunistëve. Po atë ditë udhëheqësi i kristiandemokratëve Aldo Moro u mor peng nga terroristët, u mbajt për 55 ditë dhe u vra. Bettino Craxi, udhëheqësi antikomunist i Partisë Socialiste dhe një aleat i papritur i së djathtës kristiandemokrate u bë Kryeministër dhe e bëri Scalfaron ministër të Brendshëm. Edhe një herë tjetër ai doli në sipërfaqe. Imazhi i Scalfaros në vitet ‘80 ishte ai i një “dinosauri të ndershëm” dhe ndërsa republika e parë po i afrohej fundit të saj, ai e gjeti veten në pozicionin ideal për apoteozën që do kurorëzonte karrierën e tij. Scalfaro kishte pasur fatin e mirë të një përvoje të konsiderueshme në qeverisje pa u bërë yll. Megjithëse kishte pak miq, ai kishte edhe më pak armiq. Izolimi dhe shkëputja u bënë vlera e tij më e madhe. Njëjtësimi i tij prekës me vlerat tradicionale u bë avantazh për të. Shumë filluan ta shohin katolicizmin e tij të vjetruar si një siguracion kundër “modernitetit të pakontrollueshëm” të politikanëve si puna e Kraksit. Askush nuk u surprizua kur Scalfaro u zgjodh President i Dhomës së Deputetëve pas zgjedhjeve të vitit

Themelues: Henri ÇILI Kryeredaktor: Arion SULO. Zv/kryeredaktor: Alfred LELA, Aleksandra BOGDANI. Politika: Nevila PËRNDOJ, Fejzi BRAUSHI. Kronika: Leonard BAKILLARI, Habjon HASANI. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina HOXHA, Sabina VEIZAJ. Sociale: Jonida TASHI. Kultura: Aida TUCI. Sporti: Jeton SELIMI. Komentatorë&Analistë: Artur ZHEJI, Mark MARKU. Gentian ELEZI, Arjan VASJARI. Rubrikat: Prof. Dr. Artan FUGA, Prof. Asoc. Dr. Adrian CIVICI. Karikatura: Bujar KAPEXHIU. Faqosja: Florenc ELEZI. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi ÇILI. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

1992. Ky rezultoi një pozicion kyç për karrierën e tij kur vendi i Presidentit të Republikës mbeti bosh. Sipas Kushtetutës, Presidenti duhet të zgjidhet nga një shumicë e pastër e anëtarëve të të dyja dhomave të Parlamentit. Kjo rezultoi e vështirë. Të fuqishmit kishin armiq të shumtë. Të dobëtit nuk kishin mjaftueshëm miq. Pamja e politikanëve sherrxhinj dhe ngërçi pasues e pakësoi edhe më kredibilitetin e klasës politike. Në mes të gjithë kësaj Giovanni Falcone, një gjykatës shumë i respektuar që po hetonte krimin e organizuar u vra nga Mafia siciliane. Spektakli i një shërbëtori të shtetit vrarë nga kriminelët, ndërkohë që politikanët në Romë ziheshin, e bëri situatën të patolerueshme. Scalfaro, prania e të cilit ishte rritur gjatë serialit të votimeve, u shfaq si emri i vetëm rreth të cilit mund të bashkohej Parlamenti. Kështu, pas 31 ditësh, zgjedhjet më të gjata presidenciale në Itali morën fund. Gjatë 7 viteve të mandatit të tij Scalfaro veproi me qetësi të jashtëzakonshme, pavarësisht kaosit të politikës italiane. Brishtësia e sistemit politik i dha mundësinë të ishte një president shumë më ndërhyrës krahasuar me paraardhësit e tij. Ai e izoloi prirjen e Berluskonit për ta tregtuar veten si shpëtimtari i Italisë dhe bllokoi ambiciet e tij duke favorizuar formimin e një qeverie teknokratësh të udhëhequr nga Lamberto Dini në vitin 1995 dhe koalicionin e qendrës së majtë të Prodit në vitin 1996. Ai fliste hapur dhe pa kufizime, duke kritikuar presidentin francez Zhak Shirak për provat bërthamore, duke dënuar dënimin me vdekje në Amerikë dhe denoncuar afatet e gjata të paraburgimit në Itali. Pasi kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës si mallkimi i moderniteti dhe progresit, ai e mbylli mes miratimit të përgjithshëm dhe respektit të një opinioni publik të iluminuar.



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.