Mapo 12 nentor ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Armët kimike, a do të dështojë sërish shoqëria civile shqiptare? Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 12 nëntor 2013. Numër 1061. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Librat e UET-Press

Maks Velo: Bashkiakët dhe kryetarët e komunave shkatërruan Shqipërinë

Trafik vizash me SHBA, ish-zyrtarët e Ministrisë së Punës nën hetim Të paktën 3 persona kanë mundur të marrin vizë amerikane, duke u prezantuar si zyrtarë të Ministrisë së Punës në vitin 2010. Krahas akuzës për abuzim fondesh, ish-zyrtarët do të hetohen edhe për vërtetimet false. Prokuroria gjeti informacione për falsifikimin në kompjuterat e Ministrisë së Punës Arrestimi i disa ish-zyrtarëve të Ministrisë së Punës për abuzime me tenderat është pasuar nga një tjetër skandal, ai i trafikimit të personave të ndryshëm nën petkun e zyrtarëve të kësaj ministrie. Këtë radhë është Ambasada e Sht e t eve t ë B a sh ku a r a t ë Amerikës, e cila i është drejtuar me një kërkesë prokurorisë shq-

“Betonizimi i demokracisë” është libri i ri i arkitektit Maks Velo. Edi Rama: Shqipëria të merret në mbrojtje nga trysnia e barbarisë së ndërtimtarisë kuturu Faqe 12-13

Alfred Peza rikthehet si gazetar me “Ditari i 23 qershorit” Libri për 230 ditët e fushatës elektorale promovohet sot në hollin e UET. Blushi: “Ditari” ku Fred Peza ka rreshtuar plagët e vendit të vet

Sokol Balla hedh në treg të mërkurën librin e ri “Viti i mbarë”, me intervistat që ndikuan ngjarjet e vitit 2013

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Shoqëri projektesh!

blog Gilman Bakalli

Një erë e fortë projektesh fryn në Shqipëri. Gjithçka është dhe mundet me qenë projekt: një libër, një film...

koment Antonio Muñoz Molina

7 kronikë

Të shkruarit nis duke qenë pothuaj gjithnjë një ëndërr, një trill apo një prirje imagjinare...

Opozita proteston për votën, Basha: Fillimi i një beteje pa kompromis qeverie. E zgjodhi vetë qeveria, që mbushi kupën pa mbushur akoma tre muaj

Opozita zhvilloi dje protestën e parë, por jo të fundit kundër fenomenit të blerjes së votës. Në protestën e djeshme pati edhe parulla kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Kreu i PD: “Nuk e zgjodhëm ne momentin për të dalë në shesh përballë kësaj

Denoncimi ndaj fenomenit të blerjes së votës shënoi dje protestën e parë të opozitës përballë Kryeministrisë. Por pa mbushur ende dy muaj nga ndërrimi i pushtetit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha... Faqe 5

Projektbuxheti 2014, pagat dhe pensionet nuk do të rriten Projektbuxheti i vitit që vjen nuk do të programojë rritje të pagave dhe pensioneve. Kjo masë së bashku me shkurtimin e administratës në masën 30%, konsiderohet shtrënguese nga Ministria e Financave, me qëllim shlyerjen e borxheve ndaj biznesit

Çfarë është mjeshtëria e të shkruarit

iptare për hetimin e tre shtetasve që kanë përfituar vizë amerikane në vitin 2010. Emrat e personave nuk bëhen të ditur, por mësohet se njëri prej tyre është deportuar nga SHBA-ja, pasi është zbuluar mënyra se si ai kishte arritur të pajisej me vizë amerikane, duke u hequr si zyrtar i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale... Faqe 8

Pasi ka rritur borxhin e paplanifikuar me rreth 200 milionë euro këtë vit, Ministria e Financave pritet të tregohet pragmatiste me buxhetin e vitit që vjen. Tashmë, një urdhër i ministrit Cani ka mbërritur në të gjitha institucionet e buxhetore, duke kërkuar shkurtim me 30 për qind të shpenzimeve të personelit. Bashkë me këtë masë shtrënguese qeveria... Faqe 6

nisma

Gërshëra e rilindjes

Depresioni i luftës

Historia e komandos që vrau veten pas kthimit nga Afganistani Marenglen Bramati qëllon veten dhe vdes 1 javë më pas në spital, pas kthimit nga misioni i pestë si komando në Afganistan

Kuvendi, grup hetimor për Zana Xhukën e ILDKP-së

FAQE 4

koment / 11

Faqe 16

Alfred Lela

Protesta e opozitës, një fitore si e Bashës Pat’ nga ata që e quajtën ‘të nxituar’ dhe ‘pak si shumë herët’ protestën e parë të opozitës së re shqiptare drejtuar nga lideri i saj i ri, Lulzim Basha. Pa të drejtë. E nxituar dhe pak si shumë herët ka qenë në fakt qeveria që e ka nxjerrë opozitën e saj në sheshe pa mbushur dy muaj jetë; as njëra e as tjetra. Një kazus dhe një protestë kaq herët në lojën politike është një luks i tepërt për qeverinë dhe një luks i madh për opozitën. Opozita nuk mund të jetë herët për të protestuar, ajo mund të jetë vetëm vonë. Duhet bërë edhe një dallim në simbolikë mes tubimit të djeshëm të opozitës së re të Bashës dhe asaj të dikurshmes së Berishës: dallimi qëndron te fjalët miting dhe protestë. Në fjalorin politik shqiptar fjala ‘miting’ ka hyrë në fillim të viteve ‘90 dhe i atribuohet opozitës rishtare të kohës, Partisë...


2

afër/larg

1

politikë

Opozita proteston për votën/

Kuvendi, grup hetimor për Zana Xhukën e ILDKP

Basha: Ky është fillimi i një beteje pa kompromis

Faqe 4

Faqe 5

kronikë/ Historia e komandos

që vrau veten pas kthimit nga Afganistani

Faqe 7

Në fakt të dyja këto kanë ndodhur në një farë mënyrë sëbashku me apatinë dhe një mosbesim jo normal, deri edhe më të madh se ai kundër armëve vetë, ndaj një pjese të përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Një palë janë pjesë e shoqërisë publike apolitike që shqetësohet sëpari për mjedisin dhe ka qenë në këtë rol të protestës edhe kur në qeveri ishin demokratët që propozuan importin e mbetjeve. Pala tjetër dukshëm atashuar me njërin krah politik, përfaqësues të saj kanë qenë pjesë e organizimeve politike deri dhe fjalim mbajtës dhe gjykohen prej kësaj pavarësisht nëse qëndrimi i tyre këtë herë mund të jetë i sinqertë.

Armët kimike, a do të dështojë sërish shoqëria civile shqiptare? Vladimir Karaj

S

humë njerëz do të shtronin një pyetje tjetër. A kemi vërtet një shoqëri civile?! Më pak se 50 vetat të bërë bashkë para kryeministrisë dje në orën 13.00 po protestonin kundër ardhjes së lëndëve kimike siriane në vend dhe ndoshta po kaq edhe nesër në të njëjtën orë. Të mendosh që virtualisht peticionet, se janë bërë dy të paktën, kanë mbi 23 mijë firma (Peticioni i AKIP me mbi 21 mijë firma dje, mbledh pjesën kryesore të mbështetësve) dhe se përkrahësit virtualë janë të shumtë në numër, braktisja e protestës duket si një anomali e pagjasë. Kanë ngatërruar vendin?! Kanë ngatërruar orën?!. Në fakt të dyja këto kanë ndodhur në një farë mënyrë sëbashku me apatinë dhe një mosbesim jo normal, deri edhe më të madh se ai kundër armëve vetë, ndaj një pjese të përfaqësuesve të shoqërisë civile. “Mbas 20 vitesh post komunizëm, Shqipëria nuk ka arritur akoma të ndërtojë një lëvizje qytetare, të besueshme, të respektueshme”, shkruan Albana Rexhepaj, që përkrah lëvizjen por që sheh te ajo mungesë të organizimit dhe mungesë përfaqësimi. “Fatkeqësisht, elitat kulturore e kanë përdorur lëvizjen qytetare si një alibi për të siguruar një punë, një të ardhme, një mirëqenie që i lejon asaj të jetojë një jetë të qetë e pa probleme, të financuar nga të huajt”, shton më tej Rexhepaj edhe pse beson që në raste si ky i importit të pritshëm të lëndëve kimike nga Siria njerëzit duhet ta harrojnë për një moment këtë fakt: “Kauza mund t’i bëjë bashkë edhe armiqtë”. Deri tani virtualisht shqiptarët janë duke protestuar me një pasion të rrallë. Shkrimi i një ushtaraku amerikan në pension për Bloomberg ku thuhej se armët duhej të dërgoheshin në Shqipëri u shoqërua me dhjetëra komente përgjithësisht nga shqiptarë që e kundërshtonin këtë. Veç peticioneve faqe në rrjetet sociale janë duke grumbulluar mijëra anëtarë kundër armëve kimike, por ndërsa në anonimitetin e rrjeteve sociale njerëzit lëshojnë pëlqime apo firma pa fund ata nuk duket se duan të dalin në rrugë. Përtacë, mosbesues apo njerëz që mendojnë se e kanë shlyer detyrimin me aktin virtual dhe përtej kësaj mungesë organizimi prej shoqërisë civile ose organizatave që po drejtojnë protestën. Organizatorët e protestave kundër lëndëve helmuese janë të ndarë të paktën dy grupime. AKIP, Aleanca Kundër Importit të Plehrave dhe AKILH, Aleanca Kundër Importit të Lëndëve

Helmuese. Të dyja parimisht janë me të njëjtin qëllim çka nuk do të ishte keq nëse do i bënin bashkë ato pak dhjetëra protestues që dalin në organizimet e tyre, por palët nuk duket se “shkojnë” mjaft mirë përtej kësaj. Ata përgjithësisht nuk bien dakord për ngjyrat që u duhen dhënë protestave. Organizatorë të AKIP thonë se do të zgjerojnë protestën edhe drejt selisë së Ambasadës së SHBA në Tiranë duke kërkuar që Amerika të heqë dorë nga iniciativa për t’i sjellë armët në Shqipëri, ndërsa ata të AKILH besojnë se protesta duhet përqendruar kundër qeverisë dhe e shohin si shfaqe antiamerikanizmi, përfshirjen në protestë edhe të propozuesve të marrëveshjes. Por kjo në fakt është divergjenca më e vogël mes palëve. Ato i përkasin qëndrimeve krejt të ndryshme dhe jo njëherë mund të kenë qenë kundërshtarë në kauza të ngjashme dhe në lidhje me mjedisin. Një palë janë pjesë e shoqërisë publike apolitike që shqetësohet sëpari për mjedisin dhe ka qenë në këtë rol të protestës edhe kur në qeveri ishin demokratët që propozuan importin e mbetjeve. Pala tjetër dukshëm atashuar me njërin krah politik, përfaqësues të saj kanë qenë pjesë e organizimeve politike deri dhe fjalim mbajtës dhe gjykohen prej kësaj pavarësisht nëse qëndrimi i tyre këtë herë mund të jetë i sinqertë. “Protesta kundër demontimit të armëve është bërë si dita e çlirimit, disa e bëjnë me datë 11 disa të tjerë e bëjnë me datë 12”, shkruante në një profil Facebooku një prej të angazhuarve në protestat kundër armëve kimike. Apolitikët, nëse mund t’i quajmë kështu, deri dje në protestë kundër qeverisë Berisha dhe tani në protestë kundër qeverisë Rama, kanë frikë se bashkimi në protestë i kundërshtarëve të tyre të djeshëm mes tyre edhe deputetë që votuan pro ligjit për importin apo edhe ish-ministra Mjedisi që sipas protestuesve i kanë borxhe të mëdha ambientit në vend, e dëmton çështjen dhe besueshmërinë e lëvizjes në sytë e publikut. Një palë e tretë ndërkohë, siç identifikohen prej organizatorëve, janë përkrahës të qeverisë aktuale. Një

“Mbledhjet” në grupe që zhvilloheshin çdo 5 minuta (brenda atij gjysmë orëshi) me njerëz që mblidheshin në rreth dilnin me ide krejt të ndryshme ose që ishte e vështirë t’i bëje bashkë. Në fund madje pati nga grumbulli i protestës “dashamirës të mjedisit” që i hodhën në shesh maskat “kundra gaz” që ishin zgjedhur si simbol. Pavarësisht se nuk ishin ndotësit më të mëdhenj të trotuarit, gjesti është përtej asaj që pretendojnë se përfaqësojnë.

“Protesta kundër demontimit të armëve është bërë si dita e çlirimit, disa e bëjnë me datë 11 disa të tjerë e bëjnë me datë 12”, shkruante në një profil Facebooku një prej të angazhuarve në protestat kundër armëve kimike.

pjesë edhe votues të saj pikërisht për shkak të qëndrimeve pro-mjedis, që u lumturuan me gjasë pas vendimit kundër mbetjeve dhe që ende nuk dinë si të sillën në mungesën totale dhe mjegullën që shoqëron vendimmarrjen mbi rastin. Të tjerë janë të zhgënjyer në radhë me shoqërinë civile dhe një pjesë edhe me AKIP. “Aleanca më kërkoi firmën për referendum kundër plehrave dhe unë ja dhashë, por ajo hoqi dorë nga referendumi pas një VKM-je dhe pa më pyetur mua si firmëtar. Përse duhet ta mbështes sërish”, na shkroi para pak ditësh dikush që besonte se kauza sërish mund të lihej në gjysmë rrugës. Përtej kësaj për mjaft organizatorë thelbi është që çështja të mund të fitojë. Madje për ta edhe politizimi i çështjes do të funksiononte sikur njëra nga forcat politike ta merrte përsipër kauzën, por as qeveria që ka për detyrë të informojë dhe as opozita nuk duket se ka një qëndrim të ndarë për këtë. Sot në shesh sërish protesta nuk do të jetë bindëse. Përballë gjithë kësaj kakofonie, tentative për protagonizëm, politizim dhe prezence figurash jo shumë unifikuese, shumë zgjedhin të rrinë në shtëpi dhe pranojnë (vajtojnë) fatin që na ra. Dje ndërsa herë herë pika shiu njomnin protestën, njerëzit aty edhe pse shumë pak për të qenë të paorganizuar dukeshin që i përkisnin grupeve të ndryshme. Ata që vraponin të mikrofonat dhe ata që rrinin mënjanë duke parë. Ishte krejt, në mos e pamundur të kuptoje se çdo të ndodhte nesër. “Mbledhjet” në grupe që zhvilloheshin çdo 5 minuta (brenda atij gjysmë orëshi) me njerëz që mblidheshin në rreth dilnin me ide krejt të ndryshme ose që ishte e vështirë t’i bëje bashkë. Në fund madje pati nga grumbulli i protestës “dashamirës të mjedisit” që i hodhën në shesh maskat “kundra gaz” që ishin zgjedhur si simbol. Pavarësisht se nuk ishin ndotësit më të mëdhenj të trotuarit, gjesti është përtej asaj që pretendojnë se përfaqësojnë. Pasdite virtualisht bombardohesh me mesazhe prej të njëjtave grupe. Protesta sot në 13.00 me shumë gjasa do të jetë sërish e ndarë, me shumë gjasa pak njerëz do të dalin sërish në rrugë. Të vetmit fitimtarë në këtë mes janë ata që janë pro aktit dhe e shohin këtë në mos si detyrim ndaj aleatit të madh, siç po e paraqet qeveria, si diçka që nuk na prish punë. Shoqëria civile ndërkohë shkon drejt një dështimi të ri. “Mrekullia” që do t’i zgjonte shqiptarët për tu bërë bashkë në protestë me të njëjtin qëllim, nuk prite të ndodhë shpejt.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

12.11.2013

3

Rama: Partneritet me SHBA për çarmatosjen e Sirisë Kryeministri tha dje se partneriteti me SHBA, nga llogoret e luftës tek përpjekja për të çarmatosur pa luftë regjimin e Sirisë është detyrim, por edhe burim krenarie për shqiptarët. Informon deputetët e PS-së, por i garanton ata se nuk ka ende një vendim Kryeministri Edi Rama thyen heshtjen për çështjen e armëve kimike të Sirisë, për shkatërrimin e të cilave do t’i duhet të marrë shumë shpejt një vendim. Ai zgjodhi momentin e prezantimit të shefit të ri të Shtabit të Ushtrisë, për të folur rreth rëndësisë së posaçme të partneritetit strategjik me SHBA-në. “Mishërimi i këtij partneriteti në frontin e NATO-s, nga llogoret e Irakut dhe të Afganistanit, tek përpjekja për të çarmatosur pa luftë regjimin vrastar në Siri, është jo vetëm detyrim i patjetërsueshëm, por dhe burim krenarie për ne shqiptarët”,- tha Rama para ushtarakëve. Për të gjithë ata që prisnin deklaratën e Ramës për këtë çështje të nxehtë, Kryeministri nuk dha një përgjigje të qartë, por vetëm një sinjal se nga mund të anojë peshorja në përgjigjen që Shqipëria do t’i japë SHBA-së. Në fjalën e tij para ushtarakëve, Kryeministri nuk përmendi asnjëherë termin “armë kimike”, por e vuri theksin tek marrëd-

hëniet e Shqipërisë me SHBA-në dhe NATO-n. “Nuk do ta harrojmë kurrë dhe për asnjë arsye, se falë këtij partneriteti dhe kryekreje, falë Shteteve të Bashkuara, si miku dhe aleati më i madh i shqiptarëve, sot shqiptarët janë më mirë se kurrë ndonjëherë më parë, kudo që ata banojnë në rajonin tonë”,-tha Rama në fjalën e tij. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Rama theksoi nevojën e një reforme gjithëpërfshirëse të Forcave të Armatosura, duke e cilësuar ushtrinë, urën e pazëvendësueshme që lidh Shqipërinë me NATO-n. Armët kimike zbresin në PS

Çështja e armëve kimike të regjimit të Bashar Al Asad është bërë objekt diskutimi edhe në mbledhjen e djeshme të Grupit parlamentar të PS. Burime nga kjo mbledhje kanë bërë të ditur se ka qenë vetë Rama ai që ka ndjerë të nevojshme që të shpjegohet para deputetëve të tij lidhur me këtë debat, duke sqaruar dhe pozicionin në të

cilin gjendet qeveria shqiptare. Siç mësohet, Rama ka folur për rëndësinë e këtij procesi të rrezikshëm dhe detyrimin që Shqipëria ka si vend anëtar i NATO-s, por edhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, Shqipëria ka detyrimin e saj moral që të japë kontributin e saj jo vetëm në fushat e betejave të Aleancës në luftën kundër terrorizmit, por edhe në çmontimin e sistemit të Damaskut dhe të armëve të tij

Shqipëria ka detyrimin e saj moral që të japë kontributin e saj jo vetëm në fushat e betejave të Aleancës në luftën kundër terrorizmit, por edhe në çmontimin e sistemit të Damaskut dhe të armëve të tij vrastare

vrastare. Gjithsesi, ai ka qetësuar deputetët e PS që të mos e marrin këtë çështje të përfunduar, pasi ende nuk ka një vendim nëse Shqipëria do të jetë vend i asgjësimit të armëve kimike ose jo. Në mbledhjen e djeshme të grupit është folur edhe për rendin e ditës së seancës së enjte të Kuvendit të Shqipërisë, ku është konfirmuar vota kundër që do të mbahet lidhur me çështjen e dekretit të Presidentit. Në mbledhjen e djeshme nuk ka pasur debat apo diskutim lidhur me projektin e armëve kimike. Deputetët kanë preferuar të presin deri në marrjen e një vendimi për këtë çështje, për t’u bërë më pas pjesë e debatit nëse armët kimike duhen shkatërruar në Shqipëri apo jo. I vetmi deputet socialist që është shprehur kundër ka qenë Besnik Bare, i cili pohoi për mediat se Shqipëria nuk i ka kapacitetet për këtë proces dhe se aleatët do të duhej të na mirëkuptonin në rastin e një përgjigjeje negative të Shqipërisë.

Armët kimike, Basha: SHBA nuk kërkojnë një gjë që s’do e bënin vetë TIRANË Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mbrëmë se qeveria amerikane nuk i ka kërkuar Shqipërisë që të demontojë armët kimike siriane. “…Ndonëse ne jemi në një terr të plotë informativ, përgjegjësi tërësisht e Edi Ramës dhe e kësaj qeverie në raport me çdo çështje që po diskutohet, është diskutuar apo mund të diskutohet me partnerët tanë amerikanë apo me Aleancën e NATO-s apo me këdo tjetër si pjesë e përgjegjësive tona për sigurinë dhe paqen në botë, unë jam i sigurt se kryeministri i vendit, me këtë heshtje më së shumti sugjeron një alibi në raport me një presion imagjinar nga SHBA…Ky është një spekulim edhe në heshtje. Duke e lënë këtë pyetje pa

përgjigje, duke lënë analistët proqeveritarë dhe antiopozitarë të spekulojnë se takimet apo kafetë e rastit apo jo, qenkan presion ndaj kësaj qeverie për të pranuar diçka që vetë amerikanët nuk do ta pranonin apo që të tjerë anëtarë të aleancës nuk do ta pranonin, është një turp i madh, po është po kështu një gënjeshtër banale…”, tha mbrëmë Basha në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka. Më tej kryetari demokrat shtoi: “Qeveria amerikane, në bindjen time më të thellë, kurrë nuk i kërkon asnjë vendi dhe aq më pak një vendi mik siç është Shqipëria, të bëjë atë që nuk është e përgatitur të bëjë vetë apo të marrë përsipër akoma më shumë risqe të cilat nuk i përballon dot. Ky është spekulimi i parë dhe i qartë që Rama bën

me heshtjen e tij… Pra sipas meje, kam bindjen më të thellë si qytetar, si politikan, si ish-ministër i Jashtëm, si person që kam pasur në detyrat e mia zyrtare marrëdhëniet më të ngushta me aleatët tanë që qeveria amerikane dhe përfaqësuesit zyrtarë amerikanë nuk mund, dhe në asnjë rast nuk i kanë kërkuar Shqipërisë që të marrë përsipër çështje të cilat bien ndesh me parimet ku ata besojnë apo që të cenojnë normat elementare që kanë të bëjnë me sigurinë, mirëqenien e qytetarëve të tyre, sepse i shikojnë këto si norma universale të botës…”. Ndërsa në protestën e djeshme para Kryeministrisë, Basha deklaroi se qeveria po bën lojën e strucit me shqiptarët, lidhur me çështjen e shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.

Armët kimike

Mesila Doda kërkon interpelancë me Ramën Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda ka depozituar dje në Kuvendin e Shqipërisë, kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja Doda, në një status në rrjetin “Facebook”, ku shkruan se: “Sot dorëzova zyrtarisht në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë kërkesën zyrtare për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, lidhur me mundësinë e depozitimit dhe trajtimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri”. Deputetja e PD-së, Mesila Doda sqaron se: “Kërkesa për interpelancë është bërë në respekt të zërit të shoqërisë civile dhe sipas kërkesës që AKILH, Aleanca kundër Importit të Lëndëve Helmuese ka dërguar pranë deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë”.


4

fokus

ngjarje e ditës

Futja në rend të ditës e ngritjes së grupit të kontrollit nga Kuvendi është kundërshtuar nga nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi, i cili e ka konsideruar nismën si antikushtetuese

Kuvendi, grup hetimor për Zana Xhukën e ILDKP Grupi i punës do të ketë 5 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita. Në fund të kontrollit komisionit të Ligjeve do t’i paraqitet një raport mbi hetimin e kryer Fejzi Braushi

Kuvendi nis hetimin ndaj institucionit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, i cili prej gati 10 muajsh drejtohet nga Zana Xhuka. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, komisioni i Ligjeve do të ngrejë sot një grup kontrolli për të hetuar lidhur me veprimtarinë ligjore që ka kryer ky institucion gjatë kohës së drejtimit nga kryeinspektorja Zana Xhuka. Ndërmarrja e kësaj nisme është paralajmëruar dje, ndërsa ajo ishte përfshirë në kalendarin e punimeve për tri javët e ardhshme. Në kalendar është përfshirë që komisioni si pikë të dytë të rendit të ditës të ketë diskutimin dhe miratimin e projektvendimit “Për ngritjen e grupit për kryerjen e kontrollit në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave” (ILDKPKI). Në fakt, futja e kësaj pike në rend të ditës është kundërshtuar nga nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi, i cili e ka konsideruar nismën si antikushtetuese. Pavarësisht kësaj mazhoranca ka vendosur që sot në bazë edhe të këtij kalendari të ngrejë grupin hetimor. Siç bëhet e ditur nga deputetët, të cilët kanë marrë në dorë

projektvendimin, në të përcaktohet si objekt hetimi: kontrolli i ligjshmërisë së veprimtarisë së ILDKP-së për periudhën 2013. Siç edhe vihet re nga projektvendimi, në të nuk përmendet fare emri i kryeinspektores, ndërsa në hetim sipas tij është institucioni që ajo drejton. Pra duke iu referuar pikës së objektit të hetimit, në të nuk bëhen përcaktime më të detajuara lidhur me kontrollet që do të kryhen, duke i lënë grupit të punës një hapësirë më të gjerë veprimtarie. Në një pikë tjetër të këtij projektvendimi përcaktohet se grupi i punës do të ketë 5 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita. Gjithmonë sipas këtij projekt-akti parashikohet që grupi i punës në fund të veprimtarisë së tij do paraqesë një raport mbi hetimin e kryer, të cilin do ia paraqesë për miratim komisionit, dhe ky i fundit do ia vërë në dispozicion kryetarit të Kuvendit, i cili do duhet më pas ta bëjë atë publik. Projektvendimi shoqërohet dhe me një relacion shpjegues mbi arsyet e ndërmarrjes së kësaj nisme, duke theksuar se si indicie kanë shërbyer një sërë ankesash të ardhura nga punonjës të këtij institucioni, paditë e bëra në prokurori, si dhe një material vëzhgimi i zyrës së

Komisioni i Ligjeve Kreu i ILDKP-së, Zana Xhuka

Ligji përcakton se Inspektori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Kuvendi me kërkesë të jo më pak se 1/3-ës së të gjithë anëtarëve: a) për shkelje të dispozitave të këtij ligji, b) kur kryen veprimtari që krijon konflikt interesash dhe c) kur zbulohen raste të papajtueshmërisë së funksionit të tij.

Monitorimit të Institucioneve të Pavarura që vepron në Kuvend. Në fakt synimi i këtij kontrolli duket se është shkarkimi i Zana Xhukës nga detyra e kryeinspektores. Pavarësisht se në raport nuk parashikohet që të bëhet ndonjë propozim për shkarkim, raporti i këtij grupi pune pritet të shërbejë si material që një grup deputetësh ashtu siç edhe e parashikon ligji, të kërkojë shkarkimin e saj për moszbatim të ligjit. Ligji përcakton se Inspektori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Kuvendi me kërkesë të jo më pak se 1/3-ës së të gjithë anëtarëve: a) për shkelje të dispozitave të këtij ligji, b) kur kryen veprimtari që krijon konflikt interesash dhe c) kur zbulohen raste të papajtueshmërisë së funksionit të tij.

Statusi i Nëpunësit

Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Nishanit Nuk ka patur asnjë surprizë dje në komisionin e Ligjeve, pasi ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, deputetët e majtë e kanë rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës, me anë të të cilit ai ktheu Aktin Normativ me fuqinë e ligjit të miratuar nga Kuvendi dhe me anë të të cilit bëhet shtyrja e hyrjes në fuqi e ligjit për Statusin e Nëpunësit Civil. Seanca e djeshme ka shërbyer vetëm që palët të ballafaqojnë edhe një herë argumentet e tyre lidhur me nevojën e një akti të tillë, por kësaj here në tryezën e komisionit, pasi kujtojmë këtu se gjatë kalimit të tij herën e parë opozita e djathtë nuk mori pjesë në diskutime duke bojkotuar mbledhjen. Të djathtët duke mbështetur argumentet që jep Presidenti në dekret, e kanë quajtur Aktin Normativ antikushtetues, ndërsa të majtët megjithëse nuk kanë pranuar të flasin më për nevojën dhe qëllimin e Aktit, kanë hedhur poshtë të gjitha argumentet e sjella nga Presidenti, madje duke e akuzuar këtë të fun-

dit se u bë palë me opozitën. “Nga analiza e argumenteve të sjella nga Presidenti dhe nga leximi me vëmendje i Aktit dhe i Kushtetutës, arrij në përfundimin se asnjë nga arsyetimet e Presidentit nuk qëndron. Nuk qëndron as arsyeja që një ligj i miratuar me 3/5-at nuk mund të ndryshohet me Akt Normativ”, - tha relatorja Vasilika Hysi. Ndërsa deputeti Armando Subashi ka theksuar se argumenti i dhënë se një ligj i miratuar me 3/5at nuk mund të ndryshohet me një akt normativ nuk është i shkruar në asnjë ligj, madje sipas tij edhe vetë Presidenti nuk e jep refere n c ë n l i g j o r e ku d h e ë s ht ë mbështetur për këtë fakt. Ai ka shkuar edhe më tej, duke deklaruar se kreu i shtetit me këtë dekret u bë palë me PD-në. “Presidenti përdori të vetmen mundësi që kishte për të qenë në shërbim të opozitës, të kthente Aktin Normativ në Kuvend. Konstatoj që këtë mund ta ketë shkruar personalisht Presidenti, sepse nuk besoj që niveli i këshill-

tarëve do të ishte aq i ulët nga pikëpamja juridike”, - u shpreh deputeti socialist Armando Subashi. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës duke e quajtur Aktin antikushtetues, kanë kërkuar shpjegime se ku është urgjenca që e bën qeverinë që të ndërmarrë një akt normativ. “Kush është nevoja dhe urgjenca? Qeveria u përpoq të na tregonte sesi do të zhbënte adminis-

tratën midis datës 1 tetor – 31 dhjetor. Nga data 1 janar-1 prill 2014, ky ligj nuk i lë të bëjë më veprime, pra nga ajo periudhë ka hallin si të nxjerrë sëpatën dhe ta masakrojë administratën. Sot janë qindra dhe mijëra presin në radhë për të humbur vendet e punës. Kjo është urgjenca që ka qeveria dhe asnjë tjetër”, - u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

diskutimi

Fyle: Rëndësi lufta kundër krimit e korrupsionit dhe dialogu me opozitën Komisioneri europian për Zgjerimin, Stefan Fyle nisi dje pasdite një vizitë dyditore në Tiranë, gjatë së cilës, siç theksoi ai vetë, do të bëjë të njohur nismën për një dialog të nivelit të lartë mes Tiranës dhe Brukselit, në funksion të përshpejtimit të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Muajin e kaluar Komisioni Europian u rekomandoi vendeve anëtare dhënien e statusit kandidat Shqipërisë, ndërsa përcaktoi si të nevojshme përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, në mënyrë që më pas të hapen bisedimet për anëtarësim. Fyle tha dje në përfundim të takimit me kryeministrin Edi Rama se nisma e tij për një dialog të nivelit të lartë synon që të ndihmojë Shqipërinë që të përqendrojë fokusin e veprimeve të saj te këto 5 prioritete, ku ai veçoi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Shqipëria duhet të vazhdojë të dëshmojë vendosmërinë e saj në trajtimin e sfidave të këtyre prioriteteve: të vazhdojë reformat, t’i zbatojë ato dhe t’i kthejë synimet në rezultate“, tha ai ndërsa vuri theksin te rëndësia e dialogut të brendshëm politik mes shumicës dhe opozitës. Nga ana e tij, kryeministri Rama përsëriti vullnetin dhe angazhimin e qeverisë për të ecur përpara drejt përmbushjes së reformave dhe një lufte pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila siç tha ai, vetëm sapo ka filluar. Ai gjithashtu përsëriti se e djathta do të ketë gjithçka iu mohua socialistëve kur ata vetë ishin në opozitë.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

12.11.2013

5

Opozita zhvilloi dje protestën e parë, por jo të fundit kundër fenomenit të blerjes së votës. Në protestën e djeshme pati edhe parulla kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri, dhe pse nga PD-ja nuk ka ende një qëndrim zyrtar

Opozita proteston për votën, Basha: Ky është fillimi i një beteje pa kompromis Kreu i PD: “Nuk e zgjodhëm ne momentin për të dalë në shesh përballë kësaj qeverie. E zgjodhi vetë qeveria, që mbushi kupën pa mbushur akoma tre muaj. E zgjodhi njëzetmijë-lekëshi i turpshëm i çmimit dhe shpërblimit që vuri kjo qeveri për votën e bashkëqytetarëve tanë korçarë”. Denoncimi ndaj fenomenit të blerjes së votës shënoi dje protestën e parë të opozitës përballë Kryeministrisë. Por pa mbushur ende dy muaj nga ndërrimi i pushtetit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premtoi se kjo nuk do të jetë e fundit. Pas një mbledhjeje të gjatë të grupit parlamentar, Basha përcolli dje para protestuesve vendimin për shtrirjen e tubimeve në të gjithë vendin. “Ndal Ramastanit”, “Ndal blerjes së votës”, “Rrezik toksik”, ishin disa nga parullat e hedhura dje para Kryeministrisë. Me mesazhe të qarta kundër blerjes së votës apo edhe mundësisë për demontimin e armëve kimike në Shqipëri, protesta e djeshme u mbyll pas një fjale 15-minutëshe të kryetarit të opozitës, i cili u parapri nga qëndrimet e shkurtra që përcollën edhe përfaqësues të ish të përndjekurve politikë, shoqëria civile e bota akademike. Protestuesit qëndruan vetëm gjysmë ore para Kryeministrisë, por prej më shumë së një ore ata u mblodhën fillimisht tek selia e PD-së. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha drejtoi më pas marshimin drejt Kryeministrisë, i cili hera-herës arrihej edhe nga ishkryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga deputetet Jorida Tabaku dhe Majlinda Bregu. Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u dallua vetëm në fund të protestës, atëherë kur edhe Basha mori fjalën, ndërsa deputetët e tjerë demokratë ishin shpërndarë nëpër turmë. Në protestën e djeshme nuk pati prezencë të dukshme të aleatëve edhe pse paraprakisht ishin shprehur në mbështetje të protestës. I vetmi ndër ta ishte kryetari i PR-së, Fatmir Mediu. Në

protestën e djeshme binte në sy edhe prania e madhe e forcave të policisë, shumica e të cilëve u strukën në hyrjen ballore të kryesisë së Kuvendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Basha

“Nuk e zgjodhëm ne momentin për të dalë në shesh përballë kësaj qeverie. E zgjodhi vetë qeveria, që mbushi kupën pa mbushur akoma tre muaj. E zgjodhi njëzetmijë-lekëshi i turpshëm i çmimit dhe shpërblimit që vuri kjo qeveri për votën e bashkëqytetarëve tanë korçarë. E zgjodhën skenat e paimagjinueshme të blerjes së votës brenda në zyrat e Partisë Socialiste, të cilat falë medias së pavarur, publiku pati mundësi ti shihte i tronditur, i fyer dhe i indinjuar, me zë e me figurë…”, - tha dje në fillim të fjalës së tij, kreu i PDsë, Lulzim Basha. Për kryetarin e opozitës, çështja e zgjedhjeve të lira është para se të gjithash çështje e popullit të lirë dhe sovran. “…Në rinumërimin e votave në qarkun e Kukësit u pa qartë se ndryshe nga çfarë fantazonin Rama dhe Meta, zgjedhjet e organizuara nga qeveria e Partisë Demokratike ishin të lira e të ndershme edhe në fshatrat me të thella të Tropojës, Hasit dhe Kukësit, madje se ata kishin marrë një grusht votash që nuk u përkisnin. Ky ishte, është e do të jetë gjithmonë standardi i Partisë Demokratike për zgjedhjet në gjithë Shqipërinë. Ramës dhe Metës u mbeti në duar boja me të cilën shpresonin të damkosnin Sali Berishën dhe qeverinë tonë. Në fakt, me atë bojë të zezë damkosen veten e tyre në Lezhë dhe në sa e sa zona të tjera ku vunë në veprim

Olldashi në Fb: falenderoj edhe ata që ishin shpirtërisht në protestë Deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi ishte ndër të paktët deputetë që komentoi në faqen e tij në Facebook protestën e zhvilluar dje para Kryeministrisë. Për Olldashin protesta e djeshme ishte një hap i mirë, por me sa duket jo i mjaftueshëm, sa kohë që në mesazhin e tij, ai drejton një falenderim edhe për ata që ishin shpirtërisht por jo fizikisht në protestën e djeshme. “Protesta e sotme (e djeshme) ishte një hap i parë shumë i mirë. Falenderime për të gjithë demokratët që morën pjesë. Falenderime edhe për të gjithë ata që ishin shpirtërisht me ne”, shkruan Olldashi në Facebook.

paratë e pista të krimit të organizuar. Me atë bojë te zezë damkosën edhe zgjedhjet në Korçë. Ata janë përsëritës në këtë krim, por nuk do të jenë më”, - shtoi ai. Basha kundërshtoi edhe veprimet e ndërmarra nga kjo qeveri, që lidhen me aktin normativ për nëpunësin civil e deri tek ndryshimet e buxhetit të vitit 2013. “Eliminimi i zgjedhjeve të lira eliminimi i gjykimit të drejtë popullor, është shpjegimi më i qartë i arbitraritet dhe paligjshmërisë që është ngritur brenda dy muajsh në sistem nga Rama dhe Meta. Qeverisin me arbitraritet sepse do të blejnë vota, blejnë vota që te qeverisë si në xhungël. Ne pushtetin, ju njëzet mijë lekëshin. Ky është slogani, kjo është filozofia e tyre. Këtu mbyllet rrethi. Por ky është rreth fatal, rreth që rrezikon të zërë brenda dhe ti marrë frymën Shqipërisë europiane, demokracisë”, tha ai. Për pasojë, Basha paralajmëroi protesta në të gjithë vendin. “Ky është fillimi i një beteje të përbashkët në sheshet e protestave popullore, pa kompromis dhe pa pauza për votën e lirë, për ligjin, për Shqipërinë demokratike. Partia demokratike e ka forcën, opozita e ka forcën”, - tha ai. Ndërsa pak orë në vonë në faqen e tij në Facebook, Basha u shpreh i kënaqur për pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë. “…Jam shumë i entuziazmuar dhe madje i befasuar nga pjesëmarrja e kaq shumë prej jush në protestën që bëmë sot kundër shitblerjes së votës, nga mbështetja e jashtëzakonshme që i dhatë dhe keni vendosur t’i jepni në vazhdimësi betejës sonë për shpëtimin dhe mbrojtjen e votës së lirë…”. N.Perndoj

ne FB

Berisha: Protesta ishte madhështore, të sigurt drejt fitores TIRANË Zhvillimi i protestës vetëm pak kohë nga ndërrimi i pushtetit, për ishkryeministrin Sali Berisha është cilësuar historike. “Të dashur miq, sot (dje) dhjetëra e mijëra qytetarë, kishin mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër vjedhjes së votës në zgjedhjet për Bashkinë e Korçës nga qeveria Rama - Meta. Kjo ishte një proteste historike, sepse kurrë ndonjëherë në një afat kohor vetëm disa javë pas zgjedhjeve, opozita nuk ka mundur të organizojë një protestë kaq madhështore, që dëshmon revoltën e qytetarëve shqiptarë ndaj vjedhjes së votës së qytetarëve nga qeveria. Pjesëmarrja masive e qytetarëve dëshmon rritjen e shpejtë të pakënaqësisë së tyre ndaj qeverisë Rama- Meta. Një fillim i mbarë i rrugës së Partisë Demokratike drejt fitores së sigurt”, shkruan Berisha. Në protestën e djeshme, Berisha drejtonte marshimin drejt kryeministrisë bashkë me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa u vu re edhe prania e mbesës së tij (Berishës) e cila heraherës qëndronte në krah të tij.


6

fokus

ngjarje e ditës

ditari

Burimet nga Ministria e Financave pohojnë se treguesit buxhetorë në të ardhura dhe shpenzime janë ende në fazën e përpunimit, por se parimi është i qartë paraprakisht, pagat dhe pensionet do të rriten e shumta me ritmet e inflacionit 1-1.5 për qind.

Projektbuxheti 2014, pagat dhe pensionet nuk do të rriten Projektbuxheti i vitit që vjen nuk do të programojë rritje të pagave dhe pensioneve. Kjo masë së bashku me shkurtimin e administratës në masën 30%, konsiderohet shtrënguese nga Ministria e Financave, me qëllim shlyerjen e borxheve ndaj biznesit Blerina Hoxha

Qeveria nuk do të aplikojë rritje pagash dhe pensionesh vitin që vjen, për shkak të disiplinës së fortë financiare që pritet të aplikojë për vitin që vjen ndaj shpenzimeve buxhetore. Burimet nga Ministria e Financave pohojnë se treguesit buxhetorë në të ardhura dhe shpenzime janë ende në fazën e përpunimit, por se parimi është i qartë paraprakisht, se pagat dhe pensionet do të rriten e shumta me ritmet e inflacionit 1-1.5 për qind. Buxhet shtrëngues

Pasi ka rritur borxhin e paplanifikuar me rreth 200 milionë euro këtë vit, Ministria e Financave pritet të tregohet pragmatiste me buxhetin e vitit që vjen. Tashmë, një urdhër i ministrit Cani ka mbërritur në të gjitha institucionet e buxhetore, duke kërkuar shkurtim me 30 për qind të shpenzimeve të personelit. Bashkë me këtë masë shtrënguese qeveria nuk do të aplikojë rritje të pagave dhe pensioneve me ritme më të larta se inflacioni. Për këto dy masa Ministria e Financave ka rënë dakord edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili

për vite me radhë e kishte kundërshtuar projektin ‘Berisha’ për rritje mbi 5 % të pagesave të buxhetorëve dhe të pensionistëve. Kjo për faktin se skema e deformuar e pensioneve ka krijuar shpenzime tepër të larta, afër 1 miliard dollarë ose sa një e treta e të ardhurave në buxhet. Gjithashtu, fondi i pagave për buxhetorët kalon të 700 milionë dollarët. Por në kushtet kur të ardhurat buxhetore vërtiten në 320 milionë dollarë, i bie që pjesa tjetër që tepron nga pagat dhe pensionet të përdoret për shlyerjen e interesave të borxhit, të cilat i kushtojnë buxhetit në një vit më shumë se 500 milionë dollarë.

Sportele të pagesave të pensionistëve

Pagat dhe pensionet

Duke folur për ndryshimet në buxhetin e vitit 2013, kryeministri Edi Rama ka pohuar për mediat se “rritja e mëparshme e rrogave është një farsë, nuk kemi prirje ta vazhdojmë. Nuk do të ndërtojmë rrugë pa shlyer borxhet për biznesin”. Ky parim tashmë i reflektuar në buxhetin e vitit 2014 synon të riparojë disa deformime të krijuara këtë vit në arkën e shtetit, të cilat kanë çuar në një rritje të

Skema e deformuar e pensioneve ka krijuar shpenzime tepër të larta, afër 1 miliard dollarë ose sa një e treta e të ardhurave në buxhet

deficitit buxhetor me gati dyfishin e parashikimit të fillimvitit. Qeveria e mëparshme ndërmori një politikë agresive të rritjes së pagave dhe pensioneve, sidomos në katër vitet e para të mandatit 2005-2008 me rritje gati dyshifrore. Për shkak të maturimit të nivelit të pagave të krahasueshme me vendet e rajonit, por edhe për shkak të krizës ekonomike kjo rritje u frenua në vitet e fundit me 5-7 për qind. Qeveria e re e drejtu-

ar nga Edi Rama ka vendosur të ndjekë një filozofi të re. Pa u shlyer borxhet ndaj biznesit, nuk do të ndërmerret as një vendim për rritje pagash. Ndërsa për pensionet pritet të nisë diskutimi i reformës tërësore për vitin që vjen, por rritja e tyre nuk do të jetë më e madhe se inflacioni më 2014. Paga mesatare mujore në administratën shtetërore është 52 mijë lekë të reja, ndërsa në sektorin privat ky nivel është 36.4 mijë lekë.

Blushi: Përjashtimi nga taksat i “Crown Agents”, absurd Kontrata koncesionare e administrimit të doganave nga kompania britanike “Crown Agents” ka krijuar debate gjatë diskutimit në komisionet parlamentare të Integrimit dhe të Ligjeve, por edhe brenda vetë deputetëve të mazhorancës. Deputeti socialist, Ben Blushi ka shprehur qëndrimin kundër miratimit të saj, për faktin se kompania britanike është favorizuar në mospagesën e taksave. Duke e quajtur absurd këtë fakt në diskutimin e tij te komisioni i Integrimit, Blushi tha se “pyetja ime është: pse kenikërkuarqëtëpërjashtohetkjokompani nga taksat? Nga të gjitha taksat, si tatimfitimi, tatimi mbi dividentin, TVSH, taksat lokale, të ardhurat personale dhe sigurimet shoqërore”. Kjo sipas Blushit nuk është normale, pasi krijon konkurrencë të pandershme me investitorët e tjerë që vijnënëShqipëri.Zv/ministriiFinancave, Ervin Mete ka sqaruar se arsyeja e parë se pse kompania përjashtohet nga taksat është sepse ajo paguhet me fonde të buxhetit të shtetit dhe kjo do të thotë që ne me një dorë do t’i merrnim dhe me dorën tjetër do t’i jepnim, pra nuk do bënim gjë tjetër veçse të krijonim një cikël. Ai tha se pjesa më e madhe e personelit të huaj që parashikohet të përjashtohet mbetet rezidentnëAnglidheatapaguajnë tatim atje, që është shumë më i madh se ky i yni këtu. Mirëpo deputetit Blushi nuk i është dukur bindëse përgjigjja e zyrtarit të Financave, duke u shprehur se “me këtë përgjigje na vini në siklet, sepse nëse ju thatë që një nga arsyet pse i përjashtoni nga taksat është fakti sepse ia jepni me një dorë dhe i merrni me dorën tjetër, do

Debatet për “Crown Agents”

Komisioni i Integrimit

të thotë që të dyja dalin nga buxheti i shtetit. Kjo na vë në siklet, sepse ne që jemi këtu paguhemi me fondet e buxhetit, ndaj nuk ka arsye të na merrni dhe neve taksat duke përfshirë dhe ty, apo jo? Me fonde të buxhetit paguhemi, apo jo? Kjo nuk është arsye”. Por pa lënë që debati të shkojë më tej ka replikuar në mënyrë indirekte deputeti i PS-së, Gramoz Ruçi. “Unë i respektoj të gjitha pyetjet dhe mendimet që japin kolegët, por duhet të kemi parasysh një gjë, që ne jemi komisioni i Integrimit. Ky projektligj do kalojë në komisionin e Ekonomisë për të parë teknikalitetet, ashtu siç do kalojë te komisioni i Ligjeve, që do shikojë për të parë termat ligjorë”, - tha Ruçi. Ai shtoi ndërkaq se komisioni i Integrimit do të japë dakordësinë apo mosdakordësinë e deputetëve vetëm për dy pika, nëse ky projektligj ka mbivendosje me asistencën që jep BE për sistemin e doganave apo jo. E dyta, lidhur me përafrimin krijon ndonjë problem nëse miratohet”. “Mua më duket se të tre kolegët ose koleget i dhanë përgjigje këtyre pyetjeve që nuk ka

mbivendosje dhe nuk ka probleme lidhur me përafrimin. Pastaj si deputetë, ne mendimet tona mund t’i japim në sallën e Parlamentit”,- tha Blushi. Diskutimet kanë vijuar edhe te komisioni i Ligjeve. “Ne shpresojmë se të ardhurat e doganave do të rriten me rreth 90 milionë euro në vit. Gjithashtu gjykojmë se 10 për qind e shumës së kontraktuar me kompaninë jepet në vartësi të kontrolleve që njerëzit tanë bashkë me agjentët e ‘Crown Agents’ do të organizojnë”, deklaroi Cani. Ai theksoi se “eksperienca bullgare me këtë kompani ka sjellë që në 3.5 vite doganat bullgare kanë dyfishuartëardhurat”.NdërsadeputetiiPD-së, Edi Paloka ka akuzuar për mungesë transparence procesin. “Ju po na thoni: miratoheninjëherëkështukëtëligj,pastaj e ndryshojmë ne. Me këtë model të tillë, që vetëm transparencë nuk ka, ne nuk mund të pajtohemi. Miratojeni siç keni miratuar gjithçka, me anë të votës dhe pastaj do të mbani përgjegjësitë”, - reagoi Paloka. Kontrata me “Crown Agents” ka marrë miratimin nga dy komisionet, pa votat e opozitës.

Blushi: Ky është një aktivitet fitimprurës i “Crown Agents”, apo jo? Pyetja ime është: pse ju keni parashikuar në kontratë të pranoni që kompania të përjashtohet nga të gjitha taksat? Përjashtohet nga të gjitha llojet e taksave në Shqipëri, tatim-fitimi, tatimi mbi dividentin, mbi TVSH-në, mbi taksat lokale, mbi të ardhurat personale, mbi sigurimet shoqërore? Zv.ministri i Financave, Ervin Mete: Ka disa arsye. Arsyeja e parë, që këto janë fonde të buxhetit të shtetit dhe kjo do të thotë që ne me një dorë do t’i merrnim dhe me dorën tjetër do t’i jepnim, pra nuk do bënim gjë tjetër veçse do krijonim një cikël. Së dyti, ka një parim në taksim, parimi i tatimit vetëm një herë. Pjesa më e madhe e personelit të huaj që parashikohet që përjashtohet mbetet rezident në Angli dhe ata paguajnë tatim atje, që është shumë më i madh se ky i yni këtu. Dhe e treta, ne kemi bërë një shëmbëlltyrë të një projekti asistence të Bashkimit Europian, ku në kuadrin e këtyre projekteve ne i përjashtojmë nga të gjitha taksat. Ka një ligj specifik për marrëveshjet kuadër dhe neni 26 jep edhe përjashtimet nga tatimet. Pra është praktikë standarde. Blushi: Me këtë përgjigje na vini në siklet, sepse nëse ju thatë që një nga arsyet pse i përjashtoni nga taksat është fakti sepse ua jepni me një dorë dhe i merrni me dorën tjetër, do të thotë që të dyja dalin nga buxheti i shtetit. Kjo na vë në siklet, sepse ne që jemi këtu paguhemi me fondet e buxhetit, ndaj nuk ka arsye të na i merrni dhe neve taksat duke përfshirë dhe ty, apo jo? Me fonde të buxhetit paguhemi, apo jo? Kjo nuk është arsye. Ruçi: Unë i respektoj të gjitha pyetjet dhe mendimet që japin kolegët, por duhet të kemi parasysh një gjë, që ne jemi komisioni i Integrimit. Ky projektligj do kalojë në komisionin e Ekonomisë për të parë teknikalitetet, ashtu siç do kalojë te komisioni i Ligjeve, që do shikojë për të parë termat ligjorë. Ne jemi komisioni i Integrimit dhe ne do japim dakordësinë apo mosdakordësinë tonë vetëm për dy pika, ky projektligj ka mbivendosje me asistencën që jep BE-ja për sistemin e doganave, apo jo? Unë këtu e shoh veten si komision i Integrimit. E dyta, lidhur me përafrimin krijon ndonjë problem nëse miratohet. Mua më duket se të tre kolegët ose koleget i dhanë përgjigje këtyre pyetjeve, që nuk ka mbivendosje dhe nuk ka probleme lidhur me përafrimin. Pastaj si deputetë, ne mendimet tona mund t’i japim në sallën e Parlamentit.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Depresioni i luftës

12.11.2013

7

Marenglen Bramati qëllon veten dhe vdes 1 javë më pas në spital, pas kthimit nga misioni i pestë si komando në Afganistan. Babai: Nuk ka pasur asnjëherë frikë, por në misionin e fundit e diagnostikuan me depresion. Dyshojmë se u fye ngaqë e kthyen mbrapsht

Historia e komandos që vrau veten pas kthimit nga Afganistani Intervistoi: Dashamir Biçaku

M

arenglen Bramati dha shpirt në Spitalin Ushtarak, dy javë pas kthimit nga Afganistani. Nënoficeri 31-vjeçar, pjesë e forcave komando i drejtoi armën në kokë vetes vetëm pak ditë pas kthimit nga misioni, e megjithë përpjekjen e mjekëve, nuk mundi të fitojë betejën me vdekjen. Babai i komandos tregon për MAPO-n se i biri kishte qenë pjesë e pesë misioneve: 1 herë në Irak, dy herë në Çad dhe dy herë të tjera në Afganistan. Ai tregon se ushtria ishte pasioni i Marenglenit, por kthimi në mes të misionit, për shkak të problemeve me depresionin duket se e ka rënduar gjendjen e 31-vjeçarit. Kur u nis herën e parë për të shkuar në Irak, a patët ndopak frikë ? Në të vërtetë, jo. Isha shumë krenar për të. Edhe ai ishte shumë i kënaqur dhe shumë krenar për këtë gjë. Kur u ngjit në avion ishte shumë i qeshur dhe na përshëndeti. Edhe në disa fotografi që ai ka bërë në Afganistan, apo në Irak, dukej që ishte shumë i përkushtuar, guximtar dhe me mitraloz mbi tank. Në misionin e parë në Irak qëndroi gjashtë muaj. Gjatë kësaj kohe ai mori disa herë vlerësime nga komanda dhe shtabi i NATOs në Afganistan. Edhe kur iku në Çad nuk kishte frikë, por shkoi me shumë guxim. Edhe kur ndodhi rasti i vrasjes së një oficeri shqiptar, ai ka qenë me të atje. Kur mbaruan misionin erdhën në Shqipëri dhe të gjithë si kompani që kishin marrë pjesë në mision shkuan dhe ngushëlluan familjen. Pasi kreu misionin e fundit në Çad dhe atë në Afganistan, ne i kërkuam që të mos shkonte më, sepse ne nga ekonomia nuk është se ishim shumë keq. Por ai nuk pranoi. Na tha se sa të kishte këtë fuqi dhe këtë moshë, do të shkonte. Më vonë, nuk i dihej. Me atë dëshirën time dhe qëndrimin tim, i kërkova të mos shkonte se s’doja që të bëhej si tamahqar apo i pangopur. Por edhe problemin e parave nuk është se e kishim shumë sepse nga ekonomia, ju thashë që ne nuk ishim keq, por ai më tha që do shkonte sepse atje gjente vetveten. Çdo shërbim që e kryente atje, e kryente me zemër, me dëshirë, sepse atje e dinte se kishte rrezik dhe çdo mision kishte rrezikshmërinë e tij. Po kur u kthye herën e fundit, përse u kthye ? Herën e fundit bëri gjysmë misioni. U kthye dhe priste që të bënte pjesën tjetër të misionit atje. Kur erdhi, unë isha në kuzhinë, po pija një kafe dhe erdhi e fola me të. Më tha që pata një luhatje tensioni. Kaq di sa më tha vetë. Herën e fundit atje pati shprehur shenja depresioni, duhet të ketë pasur mb-

ingarkesë psikologjike, e cila nuk e di se nga se i është mbledhur apo nga se mund t’i jetë shkaktuar. Atje ka bërë një vizitë dhe pas kësaj vizite vendosën që ta largojnë dhe më pas ta kthejnë sërish në mision pas një periudhe të caktuar kohore. Për këtë shkak edhe e sollën pranë familjes, që të qetësohej. Tentativa e vetëvrasjes mendoni se mund të jetë e lidhur me faktin se ata e kanë dërguar në Shqipëri, duke mos e mbajtur për të vazhduar misionin e mbetur në Afganistan ? Nuk e dimë këtë gjë, por këto probleme unë besoj se në misionin e NATO-s që shërben në Afganistan i dinë dhe mendoj se ata e kanë kthyer në Shqipëri me mendimin se ai do të qetësohej dhe do të rikthehej në misionin e tij në Afganistan. A ju kishte shprehur në ndonjë rast se çfarë e kishte bërë që të mendonte në atë mënyrë apo se përse qëndronte i mërzitur, ju ka shprehur ndonjë gjë në ndonjë moment ? Ai qëndroi këtu vetëm katër ditë dhe nuk mundi të na thoshte asgjë gjatë këtyre ditëve. Gjatë këtyre katër ditëve ai ishte mjaft i qetë, i patëm bërë një vizitë në spital dhe pati marrë disa medikamente për trajtimin përkatës. Gjatë kësaj kohe ai na thoshte që ishte mirë dhe se ishte duke u përmirësuar pak nga pak. Gjatë kohës që ai ishte në Afganistan dhe po merrte kurimin, ata i hoqën armatimin, i hoqën elementë të tjerë ushtarakë, më pas vendosën ta kthenin dhe kjo mund të ketë shkaktuar tek ai një lloj fyerjeje. Kështu mendojmë ne, por nuk e dimë saktësisht se si mund të jetë e vërteta. Kjo situatë mund të ketë lënë gjurmë tek ai, dyshojmë ne, por ai në asnjë rast nuk e ka shprehur. Por në të gjitha rastet kur ai ka folur me ne nuk na ka thënë ndonjë gjë për detyrën, për misionin apo për ndonjë gjë që mund t’i kishte ngelur peng, apo që të mos e kishte kryer. Gjithsesi ai erdhi për vetëm pak kohë dhe ishte përgatitur që të kthehej sërish atje dhe të vazhdonte misionin. Është folur që herë pas here efektivët e forcave komando që kanë qenë me mision në Afganistan apo në Irak, kanë pasur probleme me pagesat. Sa qëndron kjo situatë ? Unë nuk e di se çfarë problemesh mund të kenë pasur këta atje. Por Marigleni nuk ka pasur në asnjë rast asnjë problem për

Komandoja i vetëvrarë Marenglen Bramati

Muhamet Bramati, babai i komandos duke folur për Mapo-n

"Herën e fundit atje pati shprehur shenja depresioni, duhet të ketë pasur mbingarkesë psikologjike, e cila nuk e di se nga se i është mbledhur apo nga se mund t’i jetë shkaktuar"

punë parash. Ai këtë punë e bënte sepse e kishte pasion dhe për këtë shkak e bënte. E kishte ëndërruar këtë gjë që kur ishte fëmijë, e deri në momentin e fundit, kur ndodhi kjo gjë. A u bënë përpjekje për ta nisur jashtë vendit ? Absolutisht që u bënë të gjitha përpjekjet nga spitali, nga ministria dhe nga shtabi i Ushtrisë. Por në të gjitha rastet ishte i pamundur transportimi i tij atje. Qëndrimi i ministres Kodheli dhe i të gjithë funksionarëve të Ushtrisë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe vazhdimisht e vizitonin në spital dhe ndiqnin gjendjen shëndetësore të tij, por ishte e pamundur sepse ai kishte humbur shumë gjak. Ai ishte në banesë, në shtëpi bashkë me kushërinjtë. Shkoi në banjë dhe aty ai bëri atë gjë. Vetëm pak momente qëndroi aty dhe kushërinjtë e tij shkuan me shpejtësi në banjë sepse dyshuan, por gjithçka kishte mbaruar. E nisën me shpejtësi për në Spitalin Ushtarak, por qe e kotë. Ai humbi shumë gjak gjatë rrugës dhe ishte e pamundur që ai të riaftësohej plotësisht. Di që kishte humbur pjesën më të madhe të gjakut para se të shkonte në spital. Pasi ndodhi kjo, ne po prisnim vetëm një sinjal nga mjekët për ta nisur, por qe e pamundur.

Dëshmitë false, arrestohen 4 punonjës të “Kryqit të Kuq” Punonjësit e “Kryqit të Kuq” akuzohen se jepnin dëshmi false për kursin e ndihmës së shpejtë, që nevojitet për marrjen e patentës Tiranë Arrestohen katër punonjës të

“Kryqit të Kuq”, të dyshuar si të përfshirë në falsifikimin dhe manipulimin e dëshmive të aftësisë për ndihmën e shpejtë të personave që konkurronin për patentë. Lajmi u bë i ditur nga Policia e Tiranës, që tha se kishte arrestuar dje katër punonjës të “Kryqit të Kuq”, të dyshuar se kanë falsifikuar dokumente zyrtare në lidhje me kursin dyjavor për marrjen e lejeve të drejtimit të automjeteve. Alfred Hoxha, 33

vjeç, Petrit Xhaja, 47 vjeç, Maliq Myrto, 47 vjeç, dhe Xharije Hoxha, 48 vjeç, të katërt me banim në Tiranë dhe punonjës pranë “Kryqit të Kuq” në Kamëz u arrestuan dje pasdite nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, me akuzat e falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike. Sipas burimeve të hetimit, këta persona dyshohet se në bashkëpunim mes tyre kanë arritur të falsifikojnë dëshmitë e “Kryqit të Kuq” mbi përfundimin e kursit dyjavor për marrjen e lejeve të drejtimit nga persona të ndryshëm. Nga hetimi i kryer deri më tani është konkluduar përfshirja e këtyre personave në falsifikimin e dëshmive kundrejt një pagese që varionte nga 20 deri në 40

euro për një dëshmi, nga persona të ndryshëm. Burimet thonë se kjo dëshmi nuk iu jepej personave të cilët nuk e kryenin pagesën e mësipërme, ndonëse ata mund të kishin frekuentuar plotësisht kohën e nevojshme të kursit dhe mund të kishin realizuar mjaft mirë detyrimet e tij. Ndërkaq në shumë raste persona të tjerë që nuk ishin të pranishëm në kurs, arrinin të merrnin dëshminë që ishte e nevojshme për të hyrë në testimin për të marrë dëshminë e aftësisë për drejtimin e automjeteve. Gjatë hetimit policia tha se kishte identifikuar edhe persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari korruptive, pagesat e së cilës sipas policisë shkonin nga 20- 40 euro për person. D.Biçaku

Të arrestuar Alfred Hoxha, 33 vjeç Petrit Xhaja, 47 vjeç Maliq Myrto, 47 vjeç Xharije Hoxha, 48 vjeç

ta k i m i

Tahiri- Llalla- Ajazi, memorandum kundër krimit e korrupsionit Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, kryeprokurori Adriatik Llalla dhe kreu i SHISH-it, Visho Ajazi, firmosën dje pasdite një memorandum bashkëpunim mes Prokurorisë-Ministrisë së Brendshme dhe SHISH-it, i cili do të ketë në fokus bashkëpunimin mes tri institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomenit të korrupsionit në vend. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri e cilësoi këtë memorandum si një moment të ri në luftën kundër krimit e korrupsionit, duke kërkuar që marrëveshja të kthehet sa më shpejt në një model pune dhe aksioni konkret. “Kjo marrëveshje na krijon mundësi të thyejmë murin e të paprekshmit, sundimin e ligjit dhe të rikthejmë drejtësinë aty ku i takon, pasi lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe paligjshmërisë, është lufta e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje rrezikon të mbetet në letër nëse nuk kthehet në model pune dhe aksioni konkret”, - Tahiri. Kryeprokurori Llalla tha se realizimi i prioriteteve për integrimin europian të vendit kërkon angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve dhe reagim të përbashkët në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. “Prokuroria është e angazhuar maksimalisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe kjo është një sfidë e vazhdueshme që kërkon reagimin tonë të përbashkët. Shoqëria dhe institucionet shqiptare janë të impenjuara maksimalisht që vendi ynë të ecë përpara dhe ne kemi të gjitha mundësitë”,- deklaroi Llalla. Nga ana e tij, kreu i SHISH-it, Visho Ajazi e cilësoi memorandumin e bashkëpunimit si një vlerë të shtuar në përmbushjen e detyrimeve.


8

fokus

ditari

ngjarje e ditës Cilësia e karburanteve, prokurorët zbresin në terren Tiranë- Abuzimi me sasinë e karburantit që tregtohet çdo ditë në Shqipëri është fare minimal nëse krahasohet me cilësinë e naftës dhe benzinës që konsumojnë automjetet e shqiptarëve. Rezultatet paraprake janë nxjerrë nga Inspektorati Qendror Teknik, i cili ka ushtruar kontroll në një sërë pikash që tregtojnë karburant në Tiranë e rrethe. Rezultatet e këtij kontrolli tregojnë se disa kompani kanë abuzuar edhe me cilësinë e karburanteve që tregtojnë. Të dhënat janë administruar nga prokuroria, e cila krahas hetimeve të nisura pas denoncimit të drejtorisë së Metrologjisë për abuzime me sasinë, tashmë do të hetojë edhe cilësinë e karburanteve. Burime të rezervuara thanë se hetuesit e çështjes kanë sekuestruar pranë Inspektoratit Qendror Teknik të dhënat e inspektimit të kryer në disa pika karburantit. Këto të dhëna do të

krahasohen me një tjetër kontroll që vetë grupi hetimor pritet të kryej në terren së bashku me ekspertë të Metrologjisë dhe Inspektoratit Qendror Teknik, ku do të verifikohet sasia dhe cilësia e karburanteve që tregtohen. “Prokuroria pritet të nisë një verifikim në terren për të gjitha kompanitë që tregtojnë karburante. Kampionët e karburantit do të merren në prani të ekspertëve, të cilët do të kryejnë edhe analizat përkatëse mbi sasinë dhe cilësinë e tij”, - tha një burim i prokurorisë. Mësohet se aktualisht organi i akuzës është në fazën e mbledhjes së të dhënave nga institucionet që kanë mbajtur në monitorim kompanitë e karburanteve në vend. Drejtoria e Metrologjisë dhe Inspektorati Qendror Teknik kanë dorëzuar tashmë në prokurori të dhënat që dispononin rreth sasisë dhe cilësisë së karburanteve. Sa i takon sasisë, ishte

vetë Drejtoria e Metrologjisë, e cila pas një kontrolli doli në përfundimin se të pakën 14 pika karburanti në Tiranë e rrethe tregtonin më pak karburante se sasia e paguar nga qytetarët. Ndërsa Inspektorati Qendror Teknik ka depozituar të dhëna që tregojnë se një pjesë e mirë e pikave të inspektuara tregtojnë karburant jocilësor dhe të përzier me lëndë të tjera djegëse. Pas marrjes së këtyre të dhënave prokuroria pritet të nisë nga puna për inspektimin e të gjitha pikave të kontrolluara nga Metrologjia dhe IQT, ndërsa më pas kontroll do të ushtrohet thuajse në të gjitha kompanitë që tregtojë karburant me pakicë sipas të dhënave që do të sigurohen nga procesi hetimor. Pak kohë më parë “Task Forcë” në Prokurorinë e Tiranës nisi hetimet për abuzimet me sasinë e karburantit që tregtohej nga disa pika shitjeje.

Ish-zyrtarët e Ministrisë së Punës, nën akuzë edhe për trafik vizash në SHBA Të paktën 3 persona kanë mundur të marrin vizë amerikane, duke u hequr si zyrtarë të Ministrisë së Punës në vitin 2010. Krahas akuzës për abuzim fondesh, ish-zyrtarët do të akuzohen edhe për vërtetimet false Leonard Bakillari Tiranë Arrestimi i disa ish-zyrtarëve të Min-

istrisë së Punës për abuzime me tenderat është pasuar nga një tjetër skandal, ai i trafikimit të personave të ndryshëm nën petkun e zyrtarëve të kësaj ministrie. Këtë radhë është Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila i është drejtuar me një kërkesë prokurorisë shqiptare për hetimin e tre shtetasve që kanë përfituar vizë amerikane në vitin 2010. Emrat e personave nuk bëhen të ditur, por mësohet se njëri prej tyre është deportuar nga SHBA-ja, pasi është zbuluar mënyra se si ai kishte arritur të pajisej me vizë amerikane, duke u hequr si zyrtar i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe me dy personat e tjera, për të cilët ka të dhëna të besueshme se ndodhen ende në territorin e SHBA-së. “Në kuadër të hetimeve të nisura pas kallëzimit penal të KLSH-së, ka dyshime se disa zyrtarë të Ministrisë së Punës kanë abuzuar me detyrën duke pajisur me viza amerikane disa qytetarë, të cilët i kanë paraqitur si punonjës të kësaj ministrie”, - tha një burim i prokurorisë. Por lidhur me faktin se kallëzimi penal është depozituar nga Ambasada amerikane në Tiranë, burimet zyrtarë thanë se nuk kanë dijeni për një gjë të tillë. Por lajmi konfirmohet nga burime të rezervuara, të cilat thanë se krahas hetimit për prokurimin e ditës së 1 Majit, për të cilin janë arrestuar disa ish-zyrtarë, “Task Forcë” në Prokurorinë e Tiranës po heton ish-zyrtarët e kësaj ministrie edhe për trafik klandestinësh. Sipas burimeve mësohet se fillimisht sinjalizimi ka ard-

hur nga Ambasada amerikane në Tiranë, ndërsa dyshimet janë konfirmuar pas sekuestrimit të kompjuterave të punës së ish-zyrtarëve të kësaj ministrie. Nga të dhënat e gjetura në kompjuterat e Ministrisë së Punës rezulton se aplikimi për pajisjen me vizë të tre shtetasve është bërë nga zyrat e kësaj ministrie. Tre personat janë regjistruar si punonjës të Ministrisë së Punës, të cilët do të dërgoheshin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një trajnim disaditor. Gjithë procedura e aplikimit sipas prokurorisë është kryer në kompjuterin e ish-shefit të Kabinetit të ministrit Spiro Ksera, K. B. i cili është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndaj zyrtarëve që dyshohet të jenë përfshirë në aferën e trafikimit të njerëzve nën petkun e punonjësve të Ministrisë së Punës, prokuroria pritet të ngrejë akuzën e paraqitjes së të dhënave të rreme. Me urdhër të Gjykatës, policia ka arrestuar dy ish-zyrtarë të Ministrisë së Punës, ish-drejtorin e Përgjithshëm të Politikave Ilir Ibrahimi dhe drejtorin e Financave, Besnik Dema. Dy zyrtarë të tjerë, ish-shefi i Kabinetit K. B dhe ish-sekretari i Përgjithshëm, M. M janë shpallur në kërkim si të dyshuar për abuzime me prokurimin 200 milionë lekë për ditën ndërkombëtare të 1 Majit. “Duke qenë se subjekti X ka kontraktuar me tre televizionet që në datat 27.04.2010 dhe 28.04.2010, konkurrimi rezulton të jetë bërë fiktiv, pasi nga dokumentacioni rezulton se oferta e subjektit fitues është protokolluar në Ministri më datë 29.04.2010 dhe kontrata që e ka shpallur fitues është lidhur më datë 30.04.2010, pra subjekti fitues është paracaktuar dhe nuk ka patur konkurrim”, - thotë prokuroria. Të përfshirë në këtë hetim janë edhe të paktën katër zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie, ndërsa prokuroria dyshon se ka edhe episode të tjera ku zyrtarët e lartë mund të kenë abuzuar me fonde publike. Ata akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre me pasojë dëmin ekonomik prej rreth 20 milionë lekë të reja, vetëm në një prokurim të kryer nga Ministria e Punës në prill të vitit 2010.

Ish-gardisti Skeja padit Ministrinë e Brendshme Tiranë Ish-efektivi i Gardës së Republikës, Fatos Skeja ka paditur në gjykatë Ministrinë e Brendshme dhe institucionin ku ai punonte, duke kërkuar dëmshpërblim për largim të padrejtë nga puna. Gardisti i hetuar së fundmi për një gjobëvënie në Tiranë, thotë se është larguar nga Garda e Republikës më 18 tetor të këtij viti dhe i kërkon gjykatës të anulojë këtë vendim. Në padinë e depozituar në Gjykatën e Tiranës tri ditë më parë, ish-gardisti Fatos Skeja kërkon: “Anulim të Urdhrit nr. 577 datë 18.10.2013 të ministrit të Brendshëm dhe detyrimin e të paditurve që të më paguajnë

pagën e 24 muajve për zgjidhje të menjëhershme e të pajustifikuar të kontratës së punës, për shkelje të procedurës, të afatit të njoftimit dhe për vjetërsi në punë”. Aktualisht padia është në pritje të shqyrtimit nga gjykatësja Anila Capo, e cila do të caktojë dhe datën e nisjes së gjykimit. Gardisti Fatos Skeja u denoncua publikisht nga vëllai i një prej katër viktimave të protestës së 21 janarit si personi që i ofroi emrin dhe vrasësin e vëllait të tij, të ndjerit Hekuran Deda. Zabit Deda u dënua nga gjykata për shpifje, pasi nuk arriti të provonte në gjykatë akuzat që kishte bërë ndaj shtetasit Fatos Skeja.

Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

Request Proposal GRD-RFP-2013- 002 Request forfor proposal GRD-RFP-2013-023 For For:of Office Supplies” “Purchase

Services for Bank’s and Societe Generale “Cleaning Albania Bank invites proposals frompremises eligible and qualified companies for: Purchase of Cleaning Materials”

1 - Purchase of Office Supplies.

TheSociete complete RequestAlbania for Proposal is available download Societe Generale Alban Generale Bank Documents invites proposals fromfor eligible and at qualified Bank’s website www.societegenerale.al/ Engagement >> Auctions section, or upon request companies for: procurement.al@socgen.com .

Proposal must Services be delivered on orpremises before 25 12:00 Materials. hrs (CET) in a sealed envelo 1 - Cleaning for Bank’s andFebruary Purchase2013, of Cleaning marked with:

The complete forAlbania Proposal Documents is available for download at Societe Banka SocieteRequest Generale General Resources Department Generale Albania Bank’s website www.societegenerale.al/ Tenders section, or upon Blv. Deshmoret e Kombit request to: procurement.al@socgen.com . Twin Towers, Tower 1, 9th floor Proposal must be delivered on or before November 22nd 2013, 12:00 hrs (CET) in Tirana, Albania sealed envelope Toa the attention of:marked with:

Mr. Igli Kasneci General Resources Manager

Banka Societe Generale Albania General Resources Department Blv. Deshmoret Proposals sent by faxeorKombit email will not be accepted. Twin Towers, Tower 1, 9th floor Tirana, Albania To the attention of:

Name of the bidding service provider

Mr. Ilir Apostoli Head of Procurement Sector Name of the bidding service provider

Proposals sent by fax or email will not be accepted.


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

faqe 9

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.11.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Çfarë është mjeshtëria e të shkruarit T ë shkruarit nis duke qenë pothuaj gjithnjë një ëndërr, një trill apo një prirje imagjinare. Por ëndrra, dëshira, trilli, nuk arrijnë të ngjizin në qoftë se nuk kthehen në një mjeshtëri. Një mjeshtëri, çfarëdo qoftë, kërkon një prirje të fuqishme dhe një praktikë të gjatë. Një mjeshtëri është një detyrë, e cila shpeshherë rezulton e lodhshme apo e mërzitshme për nga durimi dhe sforcimi i vazhdueshëm që lyp, veç ka plot momente kur gjërat shkojnë mirë, dhe atëherë vjen shpërblimi i një çlodhjeje, që bëhet më e këndshme ngaqë e ndjen të merituar, të paktën deri në njëfarë mase. Them deri në njëfarë mase sepse kur gjithkush që i përkushtohet plotësisht një mjeshtërie, e di se gjithmonë ka një hapësirë të madhe midis mundësive më të mira të një projekti dhe realizimit të tij, ashtu siç ka zbulime që nuk i kishe parashikuar. Një mjeshtëri është një detyrë praktike: dikush bën diçka që i pëlqen dhe që me shumë mund e këmbëngulje arrin të japë njëfarë garancie profesionaliteti, veç këtë nuk e bën për vetveten, edhe pse është një detyrë që e kryen vetëm dhe që kur e mbaron ndjen thjesht kënaqësi personale. Rezultati që arrihet prej saj përfton një ekzistencë objektive, pavarësisht se kush e kreu, dhe vjen e ndikon dobishmërisht në jetën e atyre tek të cilët shkon: një instrument muzikal apo një partiturë, një vegël, një tryezë, një histori, një fletore, një pikturë, një enë balte, një fotografi, një zbulim shkencor, një hap vallëzimi, shërimi i një sëmundjeje, një mrekulli sportive, një pjatë gjellë e gatuar mirë, një piramidë e vogël me angjinare në vitrinën e një frutashitësi. Si në çdo mjeshtëri tjetër edhe në mjeshtërinë e të shkruarit ka disa veçori. Së pari është se nevoja njerëzore që kënaq është nga më të paprekshmet, edhe pse nga më universalet: nevoja për të ditur histori dhe për t’i treguar, dmth, t’i japësh botës një formë të kuptueshme përmes fjalëve. Një histori, e trilluar apo jo, vendos një model universal të një fushe të caktuar të përvojës nisur nga vrojtimi i të dhënave të veçanta të

koment

Antonio Muñoz Molina

Shkurajimi përpara pasigurive të mjeshtërisë thellohet edhe më shumë në kohëra pasigurie aq të hidhura si këto. Është e vështirë të flasësh për përpjekje dhe kënaqësi të punës në një vend ku disa miliona njerëz vuajnë ankthin e papunësisë. Është gati mendjelehtësi të merresh me mospajtimin e meritës dhe suksesit në letërsi, në një botë ku ata që punojnë shpërblehen me ca rroga mjerane, ndërsa më të kamurit, në mënyrë të turpshme, shtojnë fitimet e tyre; në një vend të rrënuar nga një krizë, përgjegjësit e së cilës mbeten të pandëshkuar, ndërkohë që viktimat e tyre vuajnë nga padrejtësia, ku ndershmëria dhe detyra e kryer mirë të shumtën e herëve vlerësohen më pak nga mashtrimi dhe klientelizmi; një vend ku format më bashkëkohore të demagogjisë kanë bleruar përçmimin e vjetër ndaj punës intelektuale dhe ndaj dijes.

jetës. Në të njëjtën mënyrë vepron edhe shkencëtari, duke përpunuar modele teorike të rrjedhura nga vrojtimi dhe eksperimentimi, të cilët në mënyrë të dyfishtë shërbejnë për të shpjeguar dhe parashikuar. Në shoqëritë primitive apo antike miti ishte modeli shpjegues dhe parashikues i sjelljeve njerëzore. Ndryshueshmëria jonë moderne e mitit është fiksioni, në tërë larminë e vet, nga më të rëndomtat, më të trashat, më komercialet, më jetëshkurtrat, deri tek ato më të thellat, më kërkueset, nga telenovelat dhe videolojërat te Don Kishoti, Moby-Dick apo një tregim i mikeshës sime të dashur Alice Munro. Pra, i përkushtohemi një mjeshtërie më të lashtë dhe më të dobishme nga ç’duket. Po ashtu edhe shumë më të pasigurt. Sepse në të, dhe kjo është veçoria e dytë, përvoja nuk na ofron asnjë garanci, dhe mund të ketë një mospajtim skandaloz midis meritës dhe vlerësimit. Kush shkruan e di se duhet t’i kushtojë mjeshtërisë së tij aq orë dhe aq vite sa edhe një zejtar së vetës, dhe se pa këtë përkushtim nuk do të arrinte të përmbushte dot asgjë me vlerë. Gjithashtu ai di se përkushtimi, vetvetiu, nuk garanton cilësinë e rezultatit, sepse përvoja dhe përkushtimi mund të të çojnë drejt stërhollimit të ngurtësuar dhe parodisë së vetvetes. Gjithashtu di se jo gjithmonë më e mira është njohur si e tillë dhe se ajo që duket më e mira, nganjëherë vithiset në shumë pak kohë, dhe se një drejtësi çuditërisht e vonuar ndriçon shumë kohë më pas, pa shpërblimin e mundur ndaj talentit të vërtetë që nuk shkëlqeu dot gjatë jetës. Shkurajimi përpara pasigurive të mjeshtërisë thellohet edhe më shumë në kohëra pasigurie aq të hidhura si këto. Është e vështirë të flasësh për përpjekje dhe kënaqësi të punës në një vend ku disa miliona njerëz vuajnë ankthin e papunësisë. Është gati mendjelehtësi të merresh me mospajtimin e meritës dhe suksesit në letërsi, në një botë ku ata që punojnë shpërblehen me ca rroga mjerane, ndërsa më të

Gërshëra e rilindjes

Veç u mësuam aq shumë me këtë liri sa ka rrezik që të mos dimë ta vlerësojmë. Është përgjegjësia jonë të ruajmë atë çka fituam falë shumë njerëzve që i bënë dhe i bëjnë mirë profesionet e tyre, private dhe publike; po ashtu të reflektojmë urgjentisht ndaj gjithë gabimeve, plogështive dhe shkujdesjeve që duhen korrigjuar. Në këtë detyrë kamurit, në mënyrë të turpshme, shtojnë fitimet e tyre; në një vend të rrënuar nga një krizë, përgjegjësit e së cilës mbeten të pandëshkuar, ndërkohë që viktimat e tyre vuajnë nga padrejtësia, ku ndershmëria dhe detyra e kryer mirë të shumtën e herëve vlerësohen më pak nga mashtrimi dhe klientelizmi; një vend ku format më bashkëkohore të demagogjisë kanë bleruar përçmimin e vjetër ndaj punës intelektuale dhe ndaj dijes. Dhe kështu, duke lënë mënjanë përgjegjësitë e qytetarisë, i vetmi ilaç i pranueshëm që njoh kundër dëshpërimit të mjeshtërisë është vetë mjeshtëria. Të shkruash duke vendosur mjeshtërisht në çdo fjalë të pesë shqisat. Të shkruash pa i lejuar vetes as më të voglin kompromis. Të shkruash duke pranuar e duke u kënaqur me vetminë dhe duke qenë mirënjohës ndaj mbështetjes së mjeshtërive të tjera themelore që e bëjnë një nga mjeshtëritë më pak të vetmuara dhe më kolektive të botës, siç është e vetmuar dhe kolektive ajo e muzikës dhe ajo e shkencëtarit; duke falënderuar profesionin e botuesit, korrektorit letrar, përkthyesit, librashitësit, kritikut, mjeshtërinë e shkrimtarëve të tjerë prej të cilëve mëson duke i admiruar, atë që të mëson të lexosh dhe atë që përçon në një auditor dashurinë për letërsinë; duke falënderuar profesionin më të këndshëm nga të gjithë, që është ai i lexuesit. Të shkruash me frikën se nuk ke lexues dhe me frikën se do t’i humbasësh ata, duke mposhtur njësoj si lëvdatat edhe fshikullimet. Të shkruash sepse, pavarësisht gjithë kundërshtive dhe pamundësive, të shkruarit, si çdo mjeshtëri tjetër, është mbi të gjitha një akt

afirmimi. Të shkruash sepse duhet shkruar. Më 1981 u dha për herë të parë ky çmim dhe madhëria juaj drejtoi asokohe aktin e parë publik, edhe pse atëherë jetohej nën traumën e zymtë e të freskët të një tentative për grusht shteti. Në fjalën e tij të falenderimit poeti Hose Hierro aludoi plot gëzim e lehtësim, por gjithashtu edhe plot vetëdije ndaj rrezikut, për “ajrin e lirisë që thithim”. Atë ajër, edhe nëpër halle, vazhdojmë ta thithnim 32 vjet më vonë, që përbëjnë periudhën më të gjatë të lirisë së njohur në tërë historinë e vendit tonë. Është e rëndësishme t’i kujtojmë këto tani, kur e ardhmja, në mjaft gjëra, duket e paqartë si atëherë. Sot është rritur një brez i tërë që lindi atëherë, brezi i bijve tanë. Jeta e tyre është edhe më e vështirë nga çfarë imagjinonim para pak vitesh, por është e rëndësishme të kujtojmë gjithashtu se ato kohë, të vitit 1981, që jetuam ne na dukeshin kanosëse. E megjithatë nuk pushuam së thithuri ajrin e lirisë që gëzonte Hose Hierro. Pa atë frymëmarrje nuk do të kishte qenë e mundur brezi letrar të cilit unë i përkas. Veç u mësuam aq shumë me këtë liri sa ka rrezik që të mos dimë ta vlerësojmë. Është përgjegjësia jonë të ruajmë atë çka fituam falë shumë njerëzve që i bënë dhe i bëjnë mirë profesionet e tyre, private dhe publike; po ashtu të reflektojmë urgjentisht ndaj gjithë gabimeve, plogështive dhe shkujdesjeve që duhen korrigjuar. Në këtë detyrë mjeshtërit e fjalëve duhet të jenë më të dobishëm se kurrë. *Fjala e mbajtur me rastin e marrjes së çmimit Princi i Asturias 2013 në letërsi. Përktheu nga origjinali Bajram Karabolli.


op-ed

2

Blog / Shoqëri projektesh!

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Ben Blushi: “Ditari” ku Peza ka rreshtuar plagët e vendit

E

koment Berat Buzhala

Kurse PDK, ndonëse iu nënshtrua intrigave të strukturave të lashta të partisë, nuk arriti të shkonte më larg me vota se sa kur në krye e kishte të papërkëdhelurin Salihu. Kryetari dhe zëvendëskryetari, në vend se të ndëshkonin sabotatorët, si Avdiu, Cela e Veseli - që degën e mbajnë peng ç’prej themelimit të saj - iu nënshtruan sabotazhit të tyre, e madje i shpërblyen, duke e instaluar Celajn si Kryetar dege në vendin më strategjik të mundshëm për një subjekt politik në Prishtinë. Sigurisht që për Kryetarin dhe Zëvendëskryetarin do të ketë qenë pilim e hidhur nata kur në RTK po përballej LDK me VV. Isa Mustafa dhe Shpend Ahmeti po ngjasonin sikur po luftonin për pozitën e Kryeministrit të vendit. Pa dashur të shpërndaj ndonjë pesimizëm për rezultatin e raundit të dytë të Prizrenit që do të mbahet më 1 dhjetor, por megjithatë, edhe nëse fitohet Prizreni, ai Prishtinë nuk bëhet. Ai është vetëm një ngushëllim për Prishtinën. Edhe pse tek ka ardhur puna që Hashim Thaçi t’i nënshtrohet Zafir Berishës, seç e kam një parandjenjë jo të mirë për plakun Ramada’ Muja, që më shumë kohë është duke kaluar nëpër gjyqe sesa në vendin për të cilin paguhet. Mirëpo le t’i kthehemi edhe njëherë kësaj plagës prej ku po rrjedh gjak tash e disa vite me

radhë, Prishtinës. Nuk është më sekret të thuhet se kur me vullnetin super të mirë Kryeministri Thaçi e pati shtyrë filozofin Salihu që t’i dilte përballë armës më të fortë të LDKsë, Isa Mustafës, i cili atëherë ishte edhe më i fortë sesa është tash. Salihu, i ardhur prej komplet jashtë strukturave partiake, ndonëse e kishte korrur një humbje bukur të thellë, megjithatë e pati bërë një paraqitje - për mendimin tim - të jashtëzakonshme. Salihu në anën tjetër thuhej se ishte sabotuar me krejt fuqinë e tyre prej Ramadan Avdiut, atëbotë kryetar dege i PDKsë, Lirak Celajt, Shemsi Veselajt etj., etj. Përkundër këtij sabotimi Salihaj i kishte marrë afër 10 mijë vota. Kurse me 3 nëntor, Agim Çeku, nga pozita e ministrit, nga pozita e ishshefit të UÇK-së, nga pozita e mikut personal të zv.kryetarit të Partisë, z. Kadri Veseli dhe së fundmi - mirëpo jo më e parëndësishmja - duke e pasur çdo të dytën ditë të fushatës në krah Kryeministrin Hashim Thaçi - arriti t’i marrë saktësisht aq vota sa i kishte marrë filozofi Salihu, i cili kishte lënguar prej mungesës totale të mbështetjes. I ishte lënë si përforcim një filozof tjetër, Blerim Latifi. Se udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës ka vite që politikën e bëjnë mbi baza taktike, por që moti nuk kanë kurrfarë strategjie, kjo nuk ka asnjë dilemë. Më lejoni ta ripërsëris edhe njëherë faktin se para katër vitesh Vetëvendosja nuk kishte kurrfarë strukture partiake e sot është forca e dytë politike në kryeqytet. Kurse PDK, ndonëse iu nënshtrua intrigave të strukturave të lashta të partisë, nuk arriti të shkonte më larg me vota se sa kur në krye e kishte të papërkëdhelurin Salihu. Kryetari dhe zëvendëskryetari, në vend se të ndëshkonin sabotatorët, si Avdiu, Cela e Veseli - që degën e mbajnë peng ç’prej themelimit të saj - iu nënshtruan sabotazhit të tyre, e madje i shpërblyen, duke e instaluar Celajn si Kryetar dege në vendin më strategjik të mundshëm për një subjekt politik në Prishtinë. Sigurisht që për Kryetarin dhe Zëvendëskryetarin do të ketë qenë pilim e hidhur nata kur në RTK po përballej LDK me VV. Isa Mustafa dhe Shpend Ahmeti po ngjasonin sikur po luftonin për pozitën e Kryeministrit të vendit. Sepse gara për Kryeqytet ta jep atë ndjesi, gjë që nuk ta jep Prizreni, Gjilani, Ferizaji, e aq më pak Klina a Kamenica.

Universitet/ Maks Velo: Shqipërinë e shkatërruan bashkiakët dhe komunarët

11 Karakteri është si një pemë dhe reputacioni si një hije. Hija është ajo që mendojmë ne për karakterin, pema çka ai është njëmend.

-Abraham Lincoln

Protesta e opozitës, një fitore si e Bashës

E premtja e zezë e PDK premte ishte nata kur u përballën në RTK kandidati i LDK-së për Kr yetar të Prishtinës dhe ai i Vetëvendosjes. Për Kryetarin dhe Zëvendëskryetarin e PDK-së do të ketë qenë pilim e hidhur ajo natë. Po ngjasonte si një debat i Isës dhe Shpendit për pozitën e Kryeministrit të vendit. Sepse gara për Kryeqytet ta jep atë ndjesi, gjë që nuk ta jep Prizreni, Gjilani, Ferizaj, e sidomos jo Klina a Kamenica. Problemi i Partisë Demokratike të Kosovës gjatë këtyre zgjedhjeve nuk është tek humbja e ndonjë komune nëpër Kosovë, por tek humbja e vendit të dytë në disa komuna. E sidomos tek konfirmimi i vendit të tretë për të dytën herë radhazi në Kryeqytetin e vendit. Para kësaj here PDK-në e kishte spostuar në vendin e tretë Aleanca Kosova e Re. Kurse këtë herë, bindshëm në vendin e dytë doli Lëvizja Vetëvendosje, duke e ngujuar partinë time në diku 10 mijë vota në total. Paramendojeni kur herën e fundit ishin mbajtur zgjedhjet lokale, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë fare e pranishme në skenën politike. Katër vjet më vonë kjo lëvizje - qëndrimet e mia për të nuk po besoj se tashmë janë të panjohura - mu në Prishtinë u bë forca e dytë politike. Prapë PDK në vendin e tretë, duke e pasur madje më afër me vota vendin e katërt dhe të pestë sesa vendin e dytë dhe të parë. Po të flisnim për ligë të sportit do të mund të thoshim se PDK në kryeqytet gjendet në pjesën e poshtme të tabelës. Me tendencë për të rënë nga liga, nëse rezultatet nuk përmirësohen. E të njëjtat nuk do të përmirësohen nëse edhe më tutje “kuajt kryesorë të garës” janë Lirak Celaj, Shemsi Veseli and CO, e duke i vënë si mashtrim optik, pra si karrem për votuesin Memla, Bleranda, Petrita, Vlora e më the e të thashë. Kurse për ta bërë çorbën edhe më të pakapërdishme, mendjet e ndritura të partisë në pamundësi për të gjetur një konsensus brenda këtyre dy fraksioneve apo mendësive, dalin edhe e marrin me qira një kandidat prej jashtë partisë, para katër vjetësh filozofin Astrit Salihun, e tash gjeneralin Agim Çeku. E për rezultatet e arritura vetëm mund të qeshemi, disa prej nesh nga marazi, e disa të tjerë nga kënaqësia. Pak ka rëndësi motivi i të qeshurës. E rëndësishme është se si Partia më e madhe në vend po tkurret drejt margjinave në qytetin kryesor të vendit.

12.11.2013

koment

Alfred Lela

Opozita e ka arritur këtë dje, dhe si herë e parë nuk është pak. Nuk mund të jetë pak as për Lulzim Bashën. Gjithashtu për Sali Berishën që ka parë dje të fitojë edhe njëherë projekti i tij politik.

P

at’ nga ata që e quajtën ‘të nxituar’ dhe ‘pak si shumë herët’ protestën e parë të opozitës së re shqiptare drejtuar nga lideri i saj i ri, Lulzim Basha. Pa të drejtë. E nxituar dhe pak si shumë herët ka qenë në fakt qeveria që e ka nxjerrë opozitën e saj në sheshe pa mbushur dy muaj jetë; as njëra e as tjetra. Një kazus dhe një protestë kaq herët në lojën politike është një luks i tepërt për qeverinë dhe një luks i madh për opozitën. Opozita nuk mund të jetë herët për të protestuar, ajo mund të jetë vetëm vonë. Duhet bërë edhe një dallim në simbolikë mes tubimit të djeshëm të opozitës së re të Bashës dhe asaj të dikurshmes së Berishës: dallimi qëndron te fjalët miting dhe protestë. Në fjalorin politik shqiptar fjala ‘miting’ ka hyrë në fillim të viteve ‘90 dhe i atribuohet opozitës rishtare të kohës, Partisë Demokratike. Mitingu ishte rasti dhe thirrja për t’u mbledhur njerëzit dhe për të kundërshtuar dhe bërtitur kundër qeverisë. Miting ishte shkalla sipërore e mbledhjes: më shumë se protestë, më shumë se tubim; më shumë se marshim, më shumë se demonstratë. Madje si kundërshtim ndaj kësaj të fundit, demonstratës, e cila bartte ngjyresa komuniste, demokratët preferuan ‘mitingun’ e zhargonit amerikan, kur në fakt ai nuk është më shumë se meeting ose takim. Opozita e Bashës e ka nisur pra me një protestë dhe jo miting përballjen e saj të parë popullore me mazhorancën. Kjo ndoshta nuk thotë asgjë, por mund të thotë shumë gjithashtu. Kish dhe nga ata që thanë se protesta e djeshme ishte e vakët dhe e paktë në numër. Mund të jetë edhe kështu. Por çka nuk ishte e paktë dhe as e dobët në atë protestë ishte kauza dhe vokacioni i mbrojtjes së saj. Opozita kish dalë në shesh, jo për rrëmujë dhe as për numra. Aq më pak me besimin se do të përmbyste një pushtet që nuk ka më shumë se dy muaj që është ngritur. Opozita ishte në sheshin para selisë së qeverisë për të artikuluar zërin e saj, për të filluar aksionin e saj politik, për të ‘marrë në dorë armët’ për një të drejtë të patjetërsueshme të njeriut shqiptar: votën e lirë. Është i dyfishtë ky mision i opozitës së re, sepse ajo që ka ndodhur në Korçë nuk ka filluar në Korçë, dhe nuk është vepër vetëm e qeverisë së re. Është gjithashtu punë e mbrapshtë e opozitës së vjetër ose pakicës së djeshme, Partisë Socialiste. Tjetërsimi i votës, manipulimi i saj, blerja, e të tjera mekanizma që kanë të bëjnë me infrastrukturën zgjedhore, kanë nisur në fakt në Lezhë në zgjedhjet e 23 qershorit. Manipulime të opozitës së atëhershme në kuotën e mbi njëmijë votave u zbuluan në qendrat e votimit të Lezhës duke na dhënë një precedent të rrallë: një opozitë që manipulon votën. Jo vetëm kaq, edhe pse edhe aq nuk do të ishte gjë e paktë. Opozita e re ka dalë dje në shesh, ani, s’ka gajle, pak e sak, edhe për një konfirmim. Atë të liderit të ri të saj, Lulzim Bashës. Në krah me liderin e dikurshëm dhe historik të opozitës shqiptare, Sali Berishën, tubimeve politike të aksit kombëtar u është shtuar edhe thirrja Luli… Luli…Luli. Kjo është shenja e madhe që i jepet një lideri: thirrja e emrit. Në atë çast ekzaltimi të njerëzve politikani sheh konturimin e vetes si lider. Deri sa emri i tij të ngrejë krye mbi turmat, politikani nuk është më shumë se një prej shoqëruesve të liderit, ndoshta trashëgimtari, e ndoshta një prej mëtonjësve. Opozita e ka arritur këtë dje, dhe si herë e parë nuk është pak. Nuk mund të jetë pak as për Lulzim Bashën. Gjithashtu për Sali Berishën që ka parë dje të fitojë edhe njëherë projekti i tij politik.


12

kulturë

speciale libri

“Betonizimi i demokracisë” / Libri i ri i arkitektit Maks Velo, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese UET-Press. Një përmbledhje e një pune 20-vjeçare të Velos me artikuj, intervista e studime, ku trajtohen çështje të mprehta dhe problematika të arkitekturës urbane dhe planifikimit të territorit. I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri Rama, i cili e quajti përpjekjen e Velos si dritë në fund të tunelit.

Kryeministri Rama, botuesi Henri Çili, presidenti i UET, Adrian Civici dhe Maks Velo gjatë promovimit të librit "Betonizimi i demokracisë"

Edhe Ben Blushi i pranishëm në promovimin e librit të Maks Velos

Maks Velo: Shqipërinë e shkatërruan bashkiakët dhe kryetarët e komunave

Foto: Florion Goga

P

ër Maks Velon betonizimi është forma më e lartë e vetëshkatërrimit të një shteti, ndërsa demokracia nuk mund të ekzistojë pa përsosmërinë. Kanë qenë këto shqetësime që e kanë shtyrë arkitektin e njohur në botimin e librit “Betonizimi i demokracisë”, të cilin e promovoi ditën e djeshme në mjediset e hotel “Tirana International”, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Ndërtimet masive pa asnjë kriter, shkatërrimi i bregdetit dhe qendrave urbane, janë në themel të librit, i cili shoqërohet me ilustrime me ngjyra, foto, skica dhe dokumente të ndryshme dhe është një libër i rëndësishëm teknik, që sipas autorit Velo mund të zhvillohet më tej nga studiues e urbanistë të rinj. Ky botim voluminoz është njëlloj enciklopedie, një kujtesë dhe një vështrim i të gjitha problemeve të arkitekturës urbane të këtyre 20 vjetëve. Probleme që Maks Velo i ka ndjekur hap pas hapi dhe i ka ngritur vazhdimisht. “Objektet janë ngritur pa stil, pa harmoni, pa lidhje me njëri-tjetrin dhe pa prezencën e hapësirave të nevojshme për të identifikuar dhe vlerësuar secilin objekt. Demokracia është përsosmëri. Pa atë, ajo nuk mund të ekzistojë. Dhe përsosmëria kërkon harmoni dhe cilësi të lartë pune. Punimet publike duhet të kenë afatin e garancisë. Tek ne bëhen me cilësi aq të dobët sa duhen përsëritur pas 4 apo 5 vitesh; komunari i Selitës është më i rëndësishëm se Blumbergu i Nju-Jorkut. Ata që shkatërruan Shqipërinë janë bashkiakët dhe kryetarët e komunave. ‘Lazarat Bank’ është financuesja më e madhe e ndërtimeve pa leje dhe me leje. Paraja e drogës e fituar pa mund na u kthye si helm me pilula të gjata kolonash betoni. Nga 300 mijë hektarë tokë të klasit të parë tani na ka mbetur vetëm gjysma. Tjetra është zënë nga ndërtimet. Autostradat u bënë si rrugët e fshatit. Tipologjia e shtëpisë fshatare me gurë, dru dhe plloça po zhduket. Fshatarët ndërtojnë pallate me kate

që i mbajnë kot. Problem është numri i madh e i pakufizuar i arkitektëve që futen në studime për arkitekturë dhe urbanistikë. Ka më shumë arkitektë sesa punëtorë ndërtimi”, – tha Maks Velo për të pranishmit në ceremoninë e promovimit. Ai gjithashtu vuri theksin te mungesa e zhanrit të librave teknikë në Shqipëri. Autori e quan këtë libër si më të rëndësishmin e shkruar prej tij, sepse është një përmbledhje e një punë 20-vjeçare. Pjesa e shkrimeve dhe intervistave nis me shkrimin e parë të botuar në vitin 1994 dhe mbyllet me shkrimin që mban dhe titullin libri i botuar në vitin 2012. Libri është përmbledhje e 78 artikujve, ku trajtohen çështje të ndryshme të arkitekturës urbane dhe planifikimit të territorit. Sipas Velos, Shqipëria betonarme u realizua në sinkron nga bashkëpunimi pushtet-ndërtues dhe individ, por janë arkitektët që kanë vënë firmën e tyre si profesionistë në të gjitha ndërtesat që kanë mbirë si kërpudha në çdo cep të vendit. Një sistem i korruptuar sipas Velos, i ngritur mbi këto shtylla, që i la dorë të lirë shkatërrimit masiv të hapësirës publike. Velo është shprehur i vetëdijshëm se duke kritikuar publikisht do të ketë shumë nga ata që do e shohin me pakënaqësi librin e tij. “Ka pasur deputetë dhe ministra që kanë zaptuar pronën publike dhe kanë ndërtuar pa leje, bile dhe një kryetar parlamenti. Është detyrë e transparencës që emrat e tyre të

bëhen publike. Barakat u prishën në Tiranë, me përjashtimin e njërës që ngrihet në territorin e Partisë Socialiste. Çfarë Shqipëri e bukur do ishte bërë ky vend nëse gjithë këto pare që u harxhuan për të bërë e prishur objekte ose objekte që dhunuan natyrën ose objekte që shpërfytyruan qytetet tona, do ishin harxhuar me kursim, mendim pozitiv, dashuri për vendin dhe natyrën, - përfundoi Velo. Për botuesin Henri Çili, Velo bën pjesë tek ata pak individë që janë institucione në raport me debatin publik e me nervin qytetar. “Maks Velo ka mbetur njeri i shijes, i kujdesit, i vlerave europiane dhe një njeri pa të cilin agora jonë publike do të ishte krejt e shurdhër pa fizionominë dhe portretin e tij ekspresiv dhe fjalët përkatëse, agora jonë, do të kishte qenë e mangët dhe aspak europianiste. Shpresoj që ky libër të jetë dhe një debat edhe në funksion të një emergjence që ka shtruar koha jonë. Kryeministri Rama e ka quajtur më shumë se një herë çështjen e territorit një emergjencë kombëtare dhe asnjë emergjencë nuk zgjidhet vetëm me masa represive apo me projekte, duhet të zgjidhet me një sfond dhe ndërgjegjësim kulturor të rëndësishëm. Ky album jep një kontribut të çmuar në këtë drejtim”, - u shpreh Çili. Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës e quajti këtë libër të veçantë si reflektim i një artisti, personaliteti j shqiptar.“UET –Press e kishte kënaqësi dhe nder ta kishte Maks Velon si një nga autorët e saj dhe mbi të gjitha problematikën e asaj që shikojmë dhe ndjejmë përditë dhe që të gjithë jemi të dëshiruar e të shqetësuar për të pasur një urbanistikë, një territor sa më komod e cilësor”, - tha Civici. Nga dita e djeshme, ky libër gjendet në çdo librari dhe do të jetë i pranishëm në Panairin e Librit, si një titull i rëndësishëm për urbanistët, arkitektët, studentët por edhe qytetarët e thjeshtë që shqetësohen për transformimet pa kriter të territorit.

thanë për librin

Edi Rama: Të mbrojmë Shqipërinë nga barbaria e ndërtimeve kuturu Po e ndiq ja edhe me sy fjalën që kish shkruar Maksi në një grusht letrash me një makinë të vjetër shkrimi dhe e la pa thënë fjalinë e fundit, që nuk e lexova deri në fund, por fillonte me “Le të shërbejë ky libër për të ndërgjegjësuar...”. Nuk e pashë vazhdimin, po e këputi aty se nuk ia thoshte goja dhe nuk gjente aq shpresë brenda vetes se libri do të ndërgjegjësonte të pandërgjegjësueshmit, por unë besoj se kontributi i Maksit edhe përmes këtij libri është i çmuar, ashtu sikundër besoj se megjithë vështirësitë e mëdha që kam të gjej ndonjë pikë ku të bie dakord me Henri Çilin, përsëri kontributi i Çilit në këtë fushë të promovimit të fjalës shqipe në të gjitha format e veta është një kontribut shumë i çmuar për shoqërinë dhe komunitetin tonë dhe dua t’i përgëzoj sinqerisht të dy, Maksin në radhë të parë, por edhe Henrin po ashtu, sepse nga bashkëpunimi mes të dyve ka lindur një libër i rëndësishëm për të gjithë ata që kanë nevojë për dritë në një tunel pa dritë, ku vazhdon të zhvillohet prej shumë vitesh kuturisja e shoqërisë sonë në raport me territorin dhe dua

shumë të shpresoj që edhe kjo përpjekje është shprehje e një momenti vetëbesimi që është më shumë sesa vetëbesimi i Maksit, i cili ka qenë i vetëdijshëm qyshkur e kam takuar për herë të parë dhe kam pasur fatin ta njoh dhe në të gjithë ecurinë e zhvillimeve të vendit ku ka qenë gjithnjë i kthjellët. Por besoj se sot ka një vetëdije më të gjerë sesa kaq për faktin se Shqipëria duhet me patjetër të merret në mbrojtje nga trysnia e papërmbajtshme e barbarisë së mishëruar përmes ndërtimtarisë kuturu në të gjithë territorin e vet. Kam shumë dëshirë të shpresoj dhe besoj shumë se kjo është e mundur, nuk është mision i pamundur. Sigurisht, çka është bërë keq është vështirë të kthehet mbrapsht dhe të bëhet mirë nga e para, por çka është bërë keq është një burim i jashtëzakonshëm mësimesh për të mos vazhduar në inercinë e së keqes dhe për të filluar një proces ku e keqja të relativizohet përmes zgjerimit të rrënjëve të një kulture të re raportesh me territorin, natyrën, pronën, me interesin publik e privat, dhe për të gjitha këto falënderoj Maksin dhe Henrin. Nuk ishte dëshira ime të flisja. Erdha për të nderuar këtu një njeri që besoj se është një pasuri kombëtare, një dritë e ndezur nga ëndrra dhe shpresa që rëndom në kohën tonë ngjajnë me utopi, por në të gjitha rastet është një fat ta njohësh dhe ta kesh pjesë të jetës tënde, qoftë personale, qoftë në komunitet. Me shumë shpresë se do të mblidhemi për të kremtuar punë të mendjeve të tjera të ndritura falë zhdërvjelltësisë së mendjes së Henrit që ka g jetur rrugën për të na bashkuar të gjithë hera-herës, edhe pse përgjithësisht rrimë të ndarë sepse mendojmë krejt ndryshe. Jetë të gjatë Maks dhe sukses në rezistencën tënde të paepur ndaj gjithë këtij mjedisi, që edhe pse të bën shumë presion, nuk arrin të të thyejë asnjëherë!


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

12.11.2013

13

Shënimet e gazetarit Alfred Peza që nga dita kur u bë politikan; fjalimet, intervistat e para dhe ngjarjet e 230 ditëve si kandidat për deputet i Peqinit në Kuvendin e Shqipërisë, janë përmbledhur në librin e parë të tij, titulluar “Ditari i 23 qershorit”. Libri vjen nën siglën e botimeve UET Press dhe promovohet sot në orën 13:00, në hollin e Universitetit Europian të Tiranës.

Ben Blushi: “Ditari” ku Peza ka rreshtuar plagët e vendit të vet I

ka bërë një dhuratë të paharruar Fred Peza familjes së tij. Duke shkruar ditarin e fushatës së zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013, ai ka treguar Shqipërinë siç nuk do jetë më. Jam i bindur, që, pas shumë vitesh, fëmijët e Fredit do kenë arsye të shohin nga largësia e viteve një vend i cili mund të mos jetë shumë i ndritshëm, por kurrë nuk do jetë kaq shkëlqyes në varfërinë e tij. Sepse Shqipëria e “Ditarit” është shkëlqyese. Ajo shkëlqen me mjerimin e saj. Ajo ka të gjitha defektet e një vendi që nuk ka ndryshuar dot me shpejtësinë e duhur. Po ashtu ka gjithë pasionin, pasurinë, pasigurinë dhe padurimin për të ndryshuar, siç edhe po e bën. Nëse ka një gjë që tërheq në rrëfimin e Fredit kjo është mënyra sesi e përshkruan vendin. Aty ka Orient, ka Ballkan, ka Shqipëri, ka shumë të shkuar dhe pak Europë. Nëse Peqini duket si një vend që ka humbur të ardhmen, Fredi duket si një njeri që kërkon Europën aty ku është e pamundur. Por, megjithëse nuk e gjen, sërish ka shpresë dhe kjo e bën librin gjithë ngjyra dhe plot optimizëm. Në të vërtetë, “Ditari” është rrëfimi i një njeriu që udhëton në vendin e tij duke u përpjekur të zbukurojë të shëmtuarën. Dhe, pavarësisht se motivet e Fredit për të shkruar kanë qenë të tjera, ai, në fakt, na ka dhënë një fotografi. E, si të gjitha fotografitë këtij “Ditari” i duhet pak kohë për t`u bërë i dashur dhe i pazëvendësueshëm. “Ditari” i Alfred Pezës, mbi të gjitha, është një guidë e qytetit të tij, Peqinit. Ky qytet nuk të jep shumë arsye ta adhurosh. Aq më pak ta vizitosh. Është një vend ku nuk ndodh asgjë e re dhe ku çdo gjë duket e vjetër. E, megjithatë, Peqini ka një tipar që shumë qytete të tjera po e humbasin për shkak të etjes së pashuar për ndërtimtari. Ai ka mbetur një e mesme mes Shqipërisë otomane dhe asaj komu-

niste. Shqipëria moderne me ndërtime të larta, me xhama të fortë, me ngjyra të ndezura, me trafik dhe me makina të mëdha nuk ka hyrë ende atje. Godina më e lartë është ajo që kanë ngritur turqit, sahati i qytetit. Ndërsa më e madhja ajo që kanë ndërtuar komunistët, pallati i kulturës. Të dyja, natyrisht, janë në qendër. Përballë tyre kanë kaluar të gjitha martesat dhe funeralet e qytetit në shekullin e fundit. Dhe kështu vazhdon. Shqipëria e ka njohur pak Peqinin dhe e ka simpatizuar shumë më pak. Gjelat e detit në këtë vend janë qenia më e zhurmshme, por edhe ata bëhen të gjallë vetëm një javë në vit. Kur vjen Viti i Ri. Përgjatë pjesës tjetër të vitit, Peqini dhe rrethina e tij është vetëm një tabelë ndanë rrugës nacionale. Ka, pra, shumë pak arsye për ta njohur këtë vend. E, megjithatë, Fredi i ka gjetur. Vogëlsirat që përshkruan janë të bukura dhe nuk lodhin askënd. Deri më sot askush tjetër nuk ka marrë mundimin ta tregojë simpatinë për këtë qytet të vogël më shumë sesa Alfred Peza. Pazari, gatimet, fushat e etura, dielli që nuk i ndahet asnjë ditë, gratë, që jo vetëm për këtë arsye, rrinë në shtëpi,

emigrantët që e kanë braktisur, burrat e provincës që i japin larmi dhe kërshëri Shqipërisë së Mesme, Shkumbini i qetë që i kalon afër, agonia, parazitizmi, dhuna e pashpirt mbi natyrën, ndërrimi i ngathët i stinëve, homogjeniteti i patrazuar i banorëve, refuzimi për të njohur të huajt, janë të gjitha detajet e një zone që jeton në një largësi të barabartë mes detit dhe malit. Dhe që nuk është asnjë nga të dyja. Peqini është një fushë mes detit dhe malit. Apo një ndalesë, siç ka qenë në kohët e lashta. Edhe sot Peqini është vetëm një kalim. Natyra i ka dhënë shumë diell, por njerëzit i kanë dhënë vetëm re. Kjo është historia e këtij vendi. Për pothuajse të njëjtat arsye, por jo me të njëjtin kuriozitet, ka qëlluar që i njoh disa nga vendet, njerëzit dhe peizazhet që përshkruan “Ditari”. Dhe, pothuajse, në çdo faqe i kam bërë pyetjen vetes: A është ky vendi të cilit i kërkojmë votat për ta ndryshuar? Kjo është edhe pyetja e Fredit. Çfarë fuqie duhet për të ndryshuar një vend, pasi zgjidhesh si përfaqësues i tij. Shpresoj që ky mision të mos i kthehet në mëdyshje përgjatë viteve të ardhshme. Duke shkruar “Ditarin”, Fred Peza i ka dhënë zgjedhësve të tij një dëshmi.

Alfred Peza: Pse ky libër? P

ër shkak të përvojës si gazetar, por edhe vetëdijes për rëndësinë e momentit, vendosa që ta “fotografoja” të plotë, në të gjitha përmasat dhe detajet, çastin e futjes sime në politikë. Si një moment shumë i rëndësishëm për jetën time, për shkak të qenies edhe një proces publik, besoj se ky libër do të shërbejë si një pasqyrë për të parë edhe atë që ka ndodhur fillimisht në jetët e shumë njerëzve të tjerë që janë sot në politikë. Ose që do të jenë nesër pjesë e Parlamentit dhe e niveleve të larta të procesit të ligjbërjes dhe qeverisjes së Shqipërisë. Jam munduar që të përmbledh në faqet e këtij botimi, momentet kryesore të atyre 230 ditëve të vitit 2013, që shenjuan daljen time nga gazetaria pas një karriere 18- vjeçare, futjen në politikë që nga dita e parë, fjalimet, intervistat e mia të para si politikan, si kandidat për deputet dhe si përfaqësues i banorëve të rrethit të Peqinit në Kuvendin e Shqipërisë, derisa qe-

veria e mazhorancës ku bëja pjesë, hyri në zyra dhe filloi punën për të nisur në këtë mënyrë, një etapë të re në jetën time, të politikës dhe të shoqërisë shqiptare. Ka edhe momente të rëndësishme që nuk janë pasqyruar në këtë libër. Siç është rasti i një incidenti shumë të rëndë në fushatën time elektorale, gjashtë ditë përpara të dielës së madhe të zgjedhjeve. Atë ditë kur në Peqin, PS zhvilloi mitingun e madh përmbyllës të fushatës, me pjesëmarrjen edhe të kryetarit të saj, Edi Rama. Atë pasdite, me kërkesën time realizova një takim urgjent, jashtë çdo programi e protokolli, me ambasadorin e SHBA, Aleksandër A. Arvizu në qytetin e Fierit, i vetmi takim i një kandidati për deputet në këto zgjedhje, gjatë fushatës elektorale, me përfaqësuesin më të lartë të shtetit më të fuqishëm të botës në Tiranë. Brenda një ore të bisedës kokë më kokë me të, munda të kuptoja shumë më qartë dhe më mirë, se askush nuk do mundte dhe nuk do guxonte që të

tjetërsonte vullnetin e shqiptarëve të shprehur me votë, më 23 qershor. Duke u siguruar drejtpërsëdrejti se Shqipëria dhe shqiptarët janë njerëzit më me fat në këtë botë, që kanë përkrah një aleat si SHBA. I

Ai kurrë më nuk do mund t`i ikë “Ditarit” të vet. Njerëzit do kenë mundësi që në çdo rresht t`i kapin një premtim. Çdo ditë mund ta marrin në telefon dhe t`i citojnë sesi ka premtuar një rrugë fshati, një qendër shëndetësore, një libër, një top futbolli, një të drejtë shkollimi, një kanal ujitës apo më shumë inkurajim për investimet e domosdoshme. Në një kuptim ai do vazhdojë të jetojë në kurthin që i ka ngritur vetes. Por e ka bërë me ndërgjegje dhe si të gjitha vuajtjet do ta kalojë. Por “Ditari” i Alfred Pezës ka edhe një tipar tjetër. Ai përshkruan makinën politike shqiptare deri në ingranazhet e veta më të imta. Dhunë, mashtrim, vjedhje votash, dyshim, mohim dhe rivalitet për të shtuar varfërinë. Kjo është makina politike që ka ecur deri sot nëpër rrugët e Shqipërisë. Fredi u ngjit në këtë makinë para disa muajsh, pasi kishte punuar gjithë jetën në ofiçinën e ndërgjegjes. Ai kishte qenë pjesë e shtypit dhe nga larg kishte shkruar pa fund për dëmet që makina politike shqiptare i kishte bërë arave, fushave, maleve, ujërave dhe deteve të vendit të vet. Ai kishte numëruar viktimat e saj në largësi. Çdo vit, përgjatë 18 viteve të fundit. E mbaj mend kur vinte në mesin e viteve `90, në gazetën "Koha Jonë", për të shkruar skenat e krimit që ndodhnin në errësirën e atyre kohëve pa diell. U vranë dhe dy sot, më thoshte. Të nesërmen numri rritej. Fredi i numëronte. Ai sot është pjekur, duke rreshtuar plagët që i janë shkaktuar vendit të vet. Dhe “Ditari” tregon se i njeh mirë ato. Është një kënaqësi e dyfishtë për mua, si mik dhe si koleg, që sot ai ka ardhur në makinën tonë politike. Jam i bindur që me të njëjtin përkushtim dhe vullnet do mundohet për ta futur atë në rrugën e duhur. Duke shkruar “Ditarin” ka bërë atë që duhet. Na ka dhënë një fotografi ku shohim atë që nuk duhet të shohim.

jam mirënjohës përjetë z. Arvizu, që më është gjendur aq pranë, në një nga momentet më të vështira të jetës sime. Ky libër, shpresoj të jetë një copëz kujtimi në lidhje me këto zgjedhje, për të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët, mbështetësit, simpatizantët dhe përkrahësit e mi, të PS e të së majtës. Por edhe për të gjithë progresistët e djathtë në qarkun e Elbasanit dhe në gjithë Shqipërinë. Do ndihesha shumë i vlerësuar, nëse ky libër do të shërbente si një abetare për ndonjë nga politikanët e rinj, për ata që do kandidojnë për herë të parë për deputet në zgjedhjet parlamentare që do zhvillohen pas kësaj, ose për ata që do të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Për studentët e shkencave politike dhe të komunikimit. Për reporterët e politikës dhe gazetarët që ndjekin zhvillimet rreth proceseve zgjedhore dhe punën e Parlamentit. Por, edhe si një libër që mund të shfletohet lehtësisht nga të gjithë të pasionuarit dhe të interesuarit rreth politikës në

Kolanës scripta manent të UET Press i shtohet edhe libri i gazetarit të emisionit “Top Story”. Promovimi nesër në 13:00, në hollin e Universitetit Europian të Tiranës

‘Viti i mbarë’ sipas Sokol Ballës

“Viti i mbarë” titullohet libri më i ri i gazetarit Sokol Balla, pjesë e kolanës scripta manent botuar nga UET Press. “Libri është një mënyrë se si t’i qasemi vitit 2013 për të kuptuar përse dhe si ndodhi 23 qershori, nëpërmjet fjalëve të protagonistëve të cilët janë të ndryshëm, shqiptarë ose të huaj, politikanë të tashëm ose të kaluar, por mbi të gjitha me të përbashkët pyetësorin e imët, profesional, universal dhe kreativ të Sokol Ballës. Janë një numër intervistash që ndikuan në ngjarjet politike të këtij viti, ose sollën ndryshimin e vitit 2013. Intervista me personazhet kryesore të cilat konkludojnë me Toni Bler, ishkryeministrin britanik, hero për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, i cili në njëfarë mënyre ishte kumbari konceptual apo ndërkombëtar i dishepullit të tij, kryeministrit të ri të së majtës shqiptare, Edi Rama”, shkruan Henri Çili në parathënien e librit .

Shqipëri. Ky nuk është një libër këshillash për ata që do jenë nesër kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. As nuk këshillohet që dikush të ndjekë të njëjtën rrugë, metoda, strategji e taktika që unë ndoqa në fushatën time të parë si kandidat për deputet. Sepse rrethanat, zonat elektorale, stereotipi i sjelljes politike, individualiteti i kandidatëve, situatat brenda partisë tënde dhe kundërshtarëve, por edhe shumë e shumë elementë të tjerë, janë krejt të ndryshme për persona, vende dhe kohë të ndryshme. Por kjo nuk përjashton mundësinë që disa rregulla, sjellje apo parime të përgjithshme a të veçanta, të mund të vlejnë për të tjerë, në gara elektorale si kjo apo të ngjashme me të. Ky është një libër, që, më shumë se të mësojë, rreket të rrëfejë një përvojë vetjake. Ky libër është Ditari dhe dëshmia e një njeriu që la gazetarinë për politikën dhe, brenda disa muajve të vitit 2013, guxoi që ta ndryshojë botën e tij.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

Dasma që theu rekordin Guinnes

3

4

5

11 15

20

7

30

23

24

25

27 32

35

33

36

38

43

47

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

34

37

42

46

14

19 22

31

41

10

17

26 29

9

13

21

28

8

12

16 18

6

39

44

40 Koha e fillimit ____:____

45

48

Koha e mbarimit ____:____

49

Horizontalisht:

1. Njeri qesharak, që bëhet gazi i të tjerëve. 5. E shkallës më të lartë, nga e cila varen të tjerët. 11. Ndjenja e lakmisë për të tjerët. 13. Gaztori i mbretit. 15. Xhoja, aktor i njohur. 17. Skuadër futbolli angleze. 18. Komandë për të marrë drejtqendrim. 20. Vajtja e një grupi në një vend të caktuar për qëllime kërkimore, a studimore. 22. Shenjë e horoskopit. 26. Argëtim me muzikë popullore. 27. Qerimaj i njohur i peshëngritjes. 28. Majë prej metali në fund të tytës së një arme zjarri për të marrë shenjë. 32. Njësi vlerësimi për shahistët. 34. Transporti Ajror. 35. Lëvizje që përsëritet rregullisht në kohë. 36. Ai që është shumë i dhënë pas një partie politike. 39. Tregu Europian. 41. Zakon, rit. 43. Pjesëz mohuese. 44. Shtet në Afrikë. 46. Janë në hyrje të teatrit. 47. Galica, luftëtar patriot. 48. Violeta, këngëtare e njohur shkodrane. 49. Me qëllim, ose me ...

Vertikalisht:

1. Ushqim i thatë me vlera të larta ushqyese për kafshët. 2. Bën plumbi kur godet një send metalik. 3. Zbrazëti, boshllëk. 4. Zonë Sizmike. 5. Notë muzikore. 6. Prifti, ndryshe. 7. Flokë fallco. 8. Hekura të kthyera në formë L. 9. Shteg i ngushtë që të nxjerr shpejt diku. 10. Tase e volejbollit shqiptar. 12. Një lloj alkooli helmues. 14. Thirrje e stadiumeve. 16. Ngopem, ose... 19. Studio e një skulptori. 21. Pohim për rusët. 23. Dredhi që i bëhet fshehurazi dikujt për ta dëmtuar ose për ta vënë në gjendje të vështirë. 24. Ent Kombëtar. 25. E bëj dikë të humbasë gjakftohtësinë, durimin. 29. Dru frutor me degë të shtrembra e plot gjemba, që bën kokrra të vogla ngjyrë kafe. 30. Shtresa të holla brumi të holluara. 31. Përemër pronor. 33. Pëlhurë e trashë. 37. Pjesë midis brinjëve. 38. Një nga zhurmat e orës. 40. Organizatë. 42. Fill për të qepur. 45. Baba, shkurt.

Sudoku | nivel mesatar 3

6 1 5

4 8

1 2

4 2 3

9

1 7

8

5 6

4

1 3

1 8

6

7

9

7

2 5 1

4

9

9

1

2

2

6

2 4

3

5 8

4

5

7

6

6

2

8

2 4

1

4

8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3 7

5

5 6

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Me 126 shoqëruese nderi, 25 dëshmitarë të dhëndrit, mori lulesh dhe aksesorësh është zhvilluar dasma për martesën rekorde të një çifti nga Negombo në Sri Lanka. Nisansala dhe Nalin kanë hyrë në Librin e rekordeve Guinnes për martesën me numrin më të madh të shoqërueseve në botë. Rekordi i parë ishte thyer nga një dasmë në Tailandë, ku nusja kishte 96 shoqëruese. Sipas Huffington Post, Nisansala dhe Nalin thanë “po” gjatë një ceremonie ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Libri i rekordeve Guinnes. Ata për shkak të përmasave të dasmës, dorëzuan çmimin “Guinnes World Record” në duart e stilistes Champi Siriwardana, e cila ishte një nga tre organizatorët e veshjeve dhe pjesëmarrësve të pranishëm në martesë.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Venusi do jete planeti qe do përkujdeset gjithë kohës sot për jetën tuaj ne çift. Do komunikoni me tepër me partnerin dhe do bashkëpunoni gjithë kohës me te. Edhe beqaret do kenë një dite euforike dhe te mbushur me surpriza te këndshme. Ne planin financiar do ketë disa probleme. Mos ndërmerrni shume rreziqe sepse mund te ngeleni edhe pa asnjë lek.

Ju qe jeni ne një lidhje nuk do keni për çfarë te qaheni gjate kësaj dite. Partneri do përkujdeset gjate gjithë kohës dhe do ju beje te ndiheni për mrekulli. Beqaret nuk duhet ta humbin kohen kot duke flirtuar me persona qe nuk ja vlejnë aspak. Me mire kalojeni kohen me miqtë. Jupiteri do ju sjelle fat me financat. Çdo gjë do shkoje me se miri ne këtë sektor.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Asgjë për t’u veçuar gjate kësaj dite ne planin sentimental. Atmosfera do vazhdoje te mbetet e njëjtë pa pasur asnjë ndryshim. Për beqaret do marre fund monotonia. Edhe pse mbase nuk do e gjeni princin e kaltër, takimet do jene te shumta dhe do argëtoheni pa mase. Financat duhen pasur me tepër ne vëmendje. Me pak kujdes dhe maturi ato do përmirësohen.

Do ketë disa debate te vogla sot ne jetën tuaj ne çift, megjithatë gjithçka do sqarohet sa hap e mbyll sytë. Duke filluar nga mesdita situata do jete me e ngrohte. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjithë personave qe do takojnë. Buxhetin do e menaxhoni me shume kujdes dhe maturi gjate kësaj dite. Çdo gjë do shkoje për mrekulli, kështu qe mos u shqetësoni.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Me ne fund do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift dhe do jeni me optimiste për te ardhmen se bashku. Beqaret nga ana tjetër do kenë surpriza te mrekullueshme te cilat do ua ndryshoje rrjedhën e jetës përgjithmonë. Ne planin financiar nuk duhet te shpenzoni kuturu. Mendoni sot qe edhe e nesërmja te jete e siguruar.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Të shumte do jene planetët qe do ndikojnë ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni mjaft optimiste për te ardhmen dhe do merrni disa vendime te rëndësishme. Beqaret do kenë një dite te mbushur me risi dhenjohjetereja.Shumegjeradondryshojnë ne jetën tuaj. Financat do jene goxha te paqëndrueshme, kështu qe duhet te bëni kujdes me çdo shpenzim qe te kryeni.

5 7 4 1 0

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

096, 147, 214, 415, 534, 598, 632, 741.

Numra me 4 shifra:

1596, 4155, 5232, 5502, 5587, 5843, 6159, 6553.

Numra me 5 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

12675, 14785, 18132, 21545, 24286, 42186, 44785, 48362, 51526, 52632,

54102, 58747, 63201, 87956, 93658, 98565,

Numra me 6 shifra:

102635, 114785, 121445, 152362, 159652, 159652, 209857, 235402, 320144, 458965, 524262, 632014, 659131, 671224, 911156, 952610.

Perspektivat janë te mira gjete kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni edhe me një vështrim me partnerin tuaj dhe nuk do keni mosmarrëveshje te forta se bashku. Beqaret do mrekullohen nga një person qe do ndeshin ne rruge. Kujdes mos hidhni hapa te nxituara. Financat do përmirësohen shume me shpejt sesa mendonit. Qe sot do ketë ndryshime pozitive.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do ëndërroni me shume sesa duhet sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo mund t’ju përballë me zhgënjime te shumta me pas. E mira do ishte te qëndronit me këmbë ne toke. Beqaretdokenënjëtakimshumeteveçante tecilinnukduhettehumbasinpërasnjëarsye. Dokryenishpenzimetepaimagjinueshmedhe situata do ketë probleme.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni momente emocionuese me partnerin tuaj dhe do dehidroni qe dita te mos ketë një fund. Beqaret edhe pse do kërkojnë ne çdo moment princin e tyre te kaltër nuk do mund ta gjejnë dot atë. Financat do jene gjithë kohës te ekuilibruara dhe nuk do keni as problemin me te vogël ne këtë sektor.

AKREPI (22/X-21/XII)

Dielli dhe Marsi do jene te pozicionuar mire gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do e bëjnë atë me te bukur dhe me emocionuese. Beqaret nga ana tjetër duhet ende te bëjnë shume durim nëse duan ta gjejnë personin e përshtatshëm. Financat mund te përkeqësohen mjaft nëse nuk kurseni apo nëse jepni shume te mëdha hua.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj dhe do dëshironi te qëndroni gjithë kohës pranë njeri-tjetrit. Beqaret do takojnë disa persona, por ata nuk do jene aspak te përshtatshëm për te krijuar një lidhje. Mos e lëndoni veten. Financat do jene ne një gjendje me te mire se kohet e fundit.

PESHQIT (20/II-19/III) Marrëdhënia ne çift me ne fund do stabilizohet gjate kësaj dite. Askush nuk do ju pengoje te dashuroheni ashtu si e ndieni dhe gjithçka do jete e mrekullueshme. Për beqaret perspektivat janë te mira. Mund te filloni shume shpejt një lidhje te qëndrueshme dhe serioze. Ne planin financiar nuk duhet t’iu besoni këshillave te askujt.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

nëntor

12.11.2013

15

Me tri fjalë mund të përmbledh gjithçka kam mësuar rreth jetës: vazhdon. - Robert Frost

1534

Mbreti bëhet kreu i Kishës Anglikane Si mund të mbushej vakuumi i lënë nga zhvendosja nga Anglia e Papës (tani vetëm “ipeshkvi i Romës)? A duhej që kisha e re e Anglisë të vetëqeverisej? Sigurisht shumë klerikë mendonin se laikët nuk mund të ushtronin kontroll. Por Henry VII kishte ide të tjera. Kishte vetëm një vend ku pushteti i papës mund të mishërohej dhe ky ishte Kurora. Akti i Supremacisë i kaluar në nëntor 1534 e bëri të qartë se monarku ishte ‘kreu suprem’ i Kishës Anglikane. Ekzistonte një problem potencial, sidoqoftë, në atë se çka mund të jepte parlamenti, edhe mund ta merrte. A do ta minonin supremacinë mjetet të

cilat Henry po përdorte për ta siguruar atë, e kështu në fakt pushteti ndahej me Dhomën e Lordëve dhe Dhomën e Komunëve? Henry e dinte këtë vrimë në sistem. Akti këmbëngulte se mbreti ishte “me të drejtë dhe i përligjur’ kreu suprem i Kishës e kështu ky pozicion ishte i dhënë nga Zoti-gjithë çka ligji i ri bënte ishte ‘vërtetonte dhe konfirmonte’ atë që ishte e dhënë ndërkohë. Në vitin 1521 Leo X i kishte dhënë Henry-t titullin “mbrojtësi i fesë’ dhe ai po aq mirë mund të kish mbetur besnik ndaj papatit nëse Papa Clement-i VII do kish qenë në gjendje t’i jepte divorcin. Ishte “çështja

e madhe e Mbretit” që çoi te shkëputja me Romën dhe shpallja e supremacisë mbretërore. Ndryshimi i mëtejshëm që u shfaq nuk ishte ajo çka kish pasur ndërmend Henry. Henry nuk ishte protestant, por ndarja e Kishës Anglikane nga Roma padyshim që i rriti shanset e reformatorëve. Pas vdekjes së tij, i biri e bëri Anglinë zyrtarisht një komb protestant. Edhe përdorimi prej tij i “Parlamentit të Reformimit’ e bëri atë institucion shumë më të rëndësishëm, megjithëse jo ende dominant, në politikën angleze-pavarësisht shfuqizimit të Aktit nga Mary në vitin 1554.

Blitz

Flickr

180

Kilometra katror është sipërfaqja e shtetit të Arubës.

108

Mijë banorë është popullata e Arubës, sipas përllogaritjeve të vitit 2011.

600.8

Banorë për kilometër katror është dendësia e popullsisë së Arubës.

37

Mijë banorë është popullsia e kryeqytetit të Arubës, Oranjestad.

Titulli: Një polic për makinë foto: elvis sejko

Në Facebook Hysni Ndreu Facebook do të thotë “Së bashku të vetmuar”!

Gilman Bakalli

Vladimir Karaj E di ca Dhemb... Dhemb të shohësh “ambientalistë” që pasi bëjnë çerek proteste kundër armëve kimike i hedhin materialet e protestës në rrugë... Kjo është arsye pse njerëzit nuk i shkojnë pas “shoqerisë civile” flamujt e saj janë në dorë sharlatanësh e mediokrish...

Lule Kembora Për pak shkova në protestë sot, se kujtova se ishte për armët kimike. Por prapë u pendova që nuk shkova: mund të protestoja se pse PS e uli çmimin e votës në 20 mijë lekë të qelbta, nga 50 mijë që e mban PD dhe LSI

Edi Lesi Kjo lista e mbyllur e ekraneve po behet nje bezdi e madhe. Bash aty ku ti mendon te gjesh pak arrati apo "dancing" si me thene me portrete te reja, te shfaqen ne olimpin e jurise te njejtat perendesha qe zene studiot e analizes politike, te stilit te jetes, e te gjithe halleve te kombit. Mesatarizmi i tyre eshte pika me te cilen kane bere buje ne gjithkund. Mire ato qe deshtojne te bejne shestimin ndaj vetes dhe merzise qe kriojne, po tv-te si nuk kujdesen te ruajne kreditet perpara se gishti te kerkoje me vrik ne telekomande stacionin e radhes

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Shoqëri projektesh! Një erë e fortë projektesh fryn në Shqipëri. Gjithçka është dhe mundet me qenë projekt: një libër, një film, një sipërmarrje bamirësie, një angazhim për të drejtat e grave, për të papunët, për romët, për pastrimin e bregdetit, për pyllëzim, për demontim armësh e minash luftarake, për shkatërrim armësh kimike etj. Gjithçka e gjithkush lind, jeton dhe vdes si projekt. Ose si objektiv projektesh. Edhe idetë, para se me qenë të tilla, janë projekt-ide. Nuk ka mbetë skutë e shoqërisë shqiptare pa u rrahur nga erërat e forta të projekteve. Thuajse çdo institucion shqiptar ka integruar në infrastrukturën e tij të ashtuquajturat zyra për projektet. Thuajse çdo individ ka qenë të paktën një herë në jetë, direkt ose indirekt, pjesë e një projekti. E pamundur të mos jesh pjesë e një projekti, sepse sot, praktikisht, gjithçka mundet me qenë projekt. Edhe një raport dashurie mundet me qenë projekt. (E kush beson më tek dashuria e përjetshme?). Edhe vetja mundet me qenë projekt. Edhe stili i jetës po ashtu. S’kemi zënë akoma vend si shoqëri. Jemi një projekt-shoqëri. Projekti e fillon jetën e tij si një dëshirë për ta shndërruar një ide kreative në biznes fitimprurës. Është në vetë natyrën e projektit të shndërrohet në një biznes me qëllime përfitimi, i cili nuk ka domosdoshmërisht lidhje me idenë fillestare që e solli në jetë dhe të kthehet në një realitet të pavarur. Tërësisht autonom dhe tejet rezistent! Autonom ndaj idesë dhe rezistent ndaj dështimit. Në një shoqëri si e jona, me institucione të pakonsoliduara dhe në tranzicion pafund, projektet shtrihen si metastaza, të cilat kanë jetën e tyre të pavarur nga

trupi institucional që i ka lindur. Duket se ka një raport proporcional midis boshllëqeve në punën e institucioneve shtetërore dhe natyrës inflacionare të projekteve. Në këtë kontekst, prania e zyrave të projekteve nëpër institucionet shtetërore mund të lexohet edhe si një patericë përballë pamundësisë së shtetit për ta kryer si duhet misionin e tij. Duke u kthyer në biznese të mirëfillta, projektet i nënshtrohen ligjeve të ashpra të konkurrencës. Megjithëse, në njëfarë mënyre, logjika e projektit nuk e njeh aspak dështimin. Sepse në çdo dështim fshihet fara e një projekti të ri. E megjithatë konkurrenca i ka detyruar projektet të pësojnë një metamorfozë të çuditshme. Sot, projektet janë kthyer vetë në produkt. Një ushtri e tërë specialistësh organizojnë seminare për të mësuar teknikat e prezantimit të projekteve. Botime të shumta librash e manualesh kanë si synim të tregojnë se si lindin, krijohen dhe mbahen në jetë projektet. Sot ka projekte edhe mbi mënyrën e menaxhimit të projekteve. Ai momenti kur projekti masturbon me veten. Edhe individi shqiptar nuk mundet t’i qëndrojë larg kësaj forme ekzistenciale që bazohet tek Projekti. Prej tij pritet konfigurim i vazhdueshëm: arsimim, specializim, përshtatje me tregun, rritje personale, përmirësim i vazhdueshëm. Mania e projekteve e detyron individin as më shumë e as më pak se sa ta shndërrojë Unin e tij në një shoqëri aksionere. Prandaj nuk duhet të na habisë numri i madh i shqiptarëve që duan me çdo kusht mastera, doktoratura dhe tituj të tjerë akademikë. Ku i dihet se çfarë kërkojnë prej tij projektet e së nesërmes... ?!

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 12.11.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.