Mapo 13 nentor ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Perëndimi rrëzon kërkesat e Assad, “ngec” në procesin e demontimit të kimikeve Nga Anthony Deutsch

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 13 nëntor 2013. Numër 1062. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

panairi i librit / speciale

“Ditari” i Pezës: Marrëveshja ime me Edi Ramën në politikë

Armët kimike Ngjela e Agolli kundër: Shqipëria kthehet në varrezë Avokati Spartak Ngjela, shkrimtari Dritëro Agolli dhe ish-deputeti i PS, Marko Bello dalin kundër Ramës për armët kimike të Sirisë. Ngjela: Të gjithë në këmbë kundër një agresioni helmues. Bello: Nuk ka presion amerikan, drejtuesit tanë kanë zell të tepruar. Kryeministri flet për herë të parë për këtë çështje: Nuk ka arsye për alarm, nuk jemi ende në fazën për të marrë vendim. Deputetët e PD: Të protestojmë kundër armëve kimike. Dhjetëra qytetarë, protestë e zemërim para ambasadës së SHBA Armët kimike provokojnë reagime të ashpra edhe tek njerëzit publikë afër mazhorancës së Ramës. Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, avokati Spartak Ngjela dhe ishdeputeti i PS-së, Marko Bello

Peza dhe Blushi dje në promovimin e librit

Alfred Peza dhe UET-Press hedhin në treg “Ditari i 23 qershorit”, një libër që autori tha se ia dedikonte Shqipërisë së Sali Berishës Faqe 12-13

Sokol Balla: Pse 2013-a ishte një vit i mbarë Promovohet sot në UET libri “Viti i Mbarë” i gazetarit të njohur, Sokol Balla, me ngjarjet dhe personazhet që shënuan rotacionin e pushtetit > Çelet sot Panairi i Librit me 90 shtëpi botuese. Këtë vit më pak tituj të rinj. Motoja e panairit: Pirateria dhe informaliteti po vrasin librin

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Armët kimike dhe verbëria publike

koment Klementin Mile

Propaganda dhe spitalet

koment Gentian Kaprata

Kreu i “Green Cross”: Armët kimike në Shqipëri, vendimi shpallet të premten Vendimi thuajse është marrë. Armët kimike janë drejt transportimit në Shqipëri dhe ky vendim pritet të zyrtarizohet të premten. Lajmi u bë publik në Al Jazeera nga Paul Ëalker, drejtor i “Green Cross International”, një organizatë që këshillon Kombet e Bashkuara për çështjet mjedisore. Teksa e përshkroi procesin si të parrezikshëm dhe të sigurtë, ai shpjegoi më tej arsyet se pse ky... Faqe 3

Paul Walker, ekspert i një organizate që këshillon Kombet e Bashkuara tha për Al Jazeera se vendimi pak a shumë është marrë, për ta transportuar arsenalin drejt Shqipërisë. Përse atje? Vendi u tregua i vullnetshëm

Dilema me “Crown Agents”; do të mbledhë më shumë apo më pak Ministri i Financave, Cani dhe ish-ministri Bode kanë replikuar dje në lidhje me sasinë e të ardhurave që do të sjellë tepër në buxhet “Crown Agents”. Cani: Nga 10 % e PBB, të ardhurat shkojnë në 11%. Bode: Në vitin 2011 mblodhëm 11.4 % të PBB të ardhura nga doganat

Larg syve, larg zemrës! thotë proverbi. Në traditën shqiptare të privates dhe...

Javët e para të qeverisjes socialiste lanë një shenjë të fortë në aktivitetin e përditshmërisë së shoqërisë...

janë shprehur me forcë kundër planit të shkatërrimit të këtyre helmeve në territorin shqiptar. “Po erdhën armët kimike në Shqipëri, do të vdesim të tërë”,- ishte përgjigja që Dritëro Agolli... Faqe 5

Që kur mbledhja e akcizës nga Tatimet kaloi tek Doganat në mes të këtij viti, roli i kësaj takse në të ardhurat doganore është rritur. Për më tepër që akciza është taksa e dytë pas TVSH-së për nga rëndësia që siguron të ardhura në buxhet. Duke raportuar në komisionin e Ekonomisë për efektet e kontratës me kompaninë britanike, ministri Cani tha se me... Faqe 6

hetimi

Diplomaci kimike

Punonjësit e “Kryqit të Kuq”, 50 euro për një vërtetim patente FAQE 7

3 politikë

“Votat e Korçës”

Fyle: Të bëhet hetim i plotë, Basha: Asgjë më alarmante se blerja e votës Komisioneri i Zgjerimit pohon se duhet hetim i plotë për dyshimet e blerjes së votës në Korçë dhe se respekton të drejtën e opozitës për të demostruar

koment / 11

Faqe 16

Enkel Demi

Në “Teleskopin” e Besnik Mustafajt Besnik Mustafaj e pjek rakinë në pranverë. Në vjeshtë vjel rrushin dhe e “bukos” fort në do bute. I çel këto enë druri veç kur del dimri dhe nis e pjek rakinë me lëngun që kanë lëshuar bërsitë. Në kullën e tij në mal fton miq e dashamirë dhe të tërë pinë ndonjë gotë nga rakia e vjetër apo vera franceze, teksa kqyrin rakinë e re që lëshon pikë-pikë prej kazanit. Të mbledhur në kopshtin e kullës pas ca ngërqesh ia nisim bisedës. Ka prej tyre që dëshirojnë të bëhen pak më intelektualë, sepse janë në derën e shkrimtarit dhe politikanit, të tjerë që më çakërqejf cytin bujarin të tregojë ngjarje, qoftë dhe qesharake, nga Parisi, Brukseli, Tirana, për njerëz të gjallë a të vdekur, gra të bukura, burra kryeneçë. Por, biseda nuk i shpëton kurthit të politikës dhe merakut të librave. Tash, dikush është...


2

afër/larg

1

Armët e Sirisë

Ngjela e Agolli, kundër armëve kimike: Shqipëria kthehet në varrezë të mundshme politikë/

Rama: S'ka vend për alarm, nuk ka ende një vendim

Faqe 4

Faqe 5

ekonomia/ Dilema me “Crown

Agents”, do të mbledhë më shumë apo më pak

Faqe 6

Një diplomat nga një tjetër fuqi perëndimore tha për kërkesën siriane: “Nuk do t’u plotësohet prej nesh dhe unë nuk besoj se OKB apo BE, që kanë aplikuar sanksione ndaj Sirisë, do ta përmbushin atë.”

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme siriane nuk pranoi të komentonte dhe kjo e bën të paqartë nëse refuzimi i Perëndimit për të përmbushur kërkesën e Sirisë për pajisje do të sjellë edhe një refuzim nga kjo për të vazhduar çarmatimin. Fuqitë perëndimore, që kanë ofruar fonde për këtë operacion, besojnë se Siria mund ta kryejë transportin pa mjete shtesë, të cilat mund të përdoren më tej për qëllime ushtarake, megjithë rreziqet për dhunën në rritje në rrugët e vendit.

Perëndimi rrëzon kërkesat e Assad, “ngec” procesi i demontimit të kimikeve Nga Anthony Deutsch

F

uqitë perëndimore do të rrëzojnë kërkesën e Sirisë për të marrë pajisje transporti ushtarak për të transportuar materialin e armëve kimike, agjencia Reuters citon diplomatë që kanë thënë se kamionët e blinduar dhe pajisjet e tjera mund të përdoren për të luftuar rebelët. Presidenti Bashar al-Assad dhe administrata e tij prezantuan atë që të dërguarit nga qeveritë perëndimore e quajtën një “listë të gjatë pazari” me pajisje që do shërbenin, sipas Damaskut, për të mbrojtur rr ugët dhe shoqër uar kar vanët nga kryeqyteti në zonën bregdetare përmes zonës së konfliktit. Por diplomatët thanë se ata do t’i refuzojnë këto kërkesa, pasi mendojnë që Assad mund t’i përdorë ato kundër kundërshtarëve të tij në luftën civile. “Nuk ka asnjë gjasë që regjimi të furnizohet me pajisjet që mund të përdoren nga ushtria e tij për të vrarë civilë të pafajshëm sirianë”, tha një diplomat, qeveria e të cilit mund të bllokojë çdo kompromis në ekzekutivin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Hagë. “Nuk ka për të ndodhur.” Diplomatët thonë se Siria i ka kërkuar OPCW më 21 tetor për një duzinë kamionësh të koracuar, gjeneratorë dhe kuzhina fushore, që ndodhen në listën e pajisjeve që sipas tij duhen për të transportuar 1300 tonët e kimikateve në portin mesdhetar të Latakias dhe për të përmbushur planin e OKBsë për të eliminuar mundësitë e përdorimit të këtyre armëve në luftë. Në listën e kërkesave përfshiheshin edhe rrugë të reja mes Damaskut dhe qyteteve bregdetare, dhe argumentohej se kjo do të ndihmonte për ta bërë të sigurt transporti-

min për duzinat e kontenierëve të kërkuar. Damasku dhe bregdeti janë zemra e minoritetit Alavitë në Siri, sekti është edhe bastioni kryesor i pushtetit të Assad, por rebelët kanë zënë rrugët mes këtyre dy pikave. Një diplomat nga një tjetër fuqi perëndimore tha për kërkesën siriane: “Nuk do t’u plotësohet prej nesh dhe unë nuk besoj se OKB apo BE, që kanë aplikuar sanksione ndaj Sirisë, do ta përmbushin atë.” Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme siriane nuk pranoi të komentonte dhe kjo e bën të paqartë nëse refuzimi i Perëndimit për të përmbushur kërkesën e Sirisë për pajisje do të sjellë edhe një refuzim nga kjo për të vazhduar çarmatimin. Fuqitë perëndimore që kanë ofruar fonde për këtë operacion, besojnë se Siria mund ta kryejë transportin pa mjete shtesë që mund të përdoren më tej për qëllime ushtarake, megjithë rreziqet për dhunën në rritje në rrugët e vendit. Një diplomat tjetër tha se qeveritë perëndimore mund të marrin në konsideratë një listë tjetër pajisjesh, si për shembull kamionë të thjeshtë dhe mund të insistojnë që këto furnizime të hipin në anije së bashku me ngarkesat kimike, duke ndaluar kështu që ato të përdoren në luftën civile. Damasku mund të kërkojë gjithashtu ndihme në furnizues individualë, si Rusia, nëse OPCW nuk i plotëson kërkesat e tij. Rusia ka mbrojtur Assadin nga sanksionet e OKB-së dhe ka

Një diplomat tjetër tha se qeveritë perëndimore mund të marrin në konsideratë një listë tjetër pajisjesh, si për shembull kamionë të thjeshtë dhe mund të insistojnë që këto furnizime të hipin në anije së bashku me ngarkesat kimike, duke ndaluar kështu që ato të përdoren në luftën civile. Damasku mund të kërkojë gjithashtu ndihme në furnizues individualë, si Rusia, nëse OPCW nuk i plotëson kërkesat e tij. Rusia ka mbrojtur Assadin nga sanksionet e OKB-së dhe ka vazhduar të përmbushë kontratat me këtë vend dhe ta furnizojë me armë.

Assadi thotë që operacioni kushton 1 miliard dollarë, por ekspertë ndërkombëtarë thonë që shuma është disa qindra milionë. OPCW ka marrë deri tani rreth 13 milionë dollarë për punën e saj në Siri, më shumë prej Uashingtonit, Kinës, Rusisë, ndërsa vendet e tjera kanë ofruar ekspertë, staf teknik dhe ndihma të tjera.

vazhduar të përmbushë kontratat me këtë vend dhe ta furnizojë me armë. Organizata Kundër Armëve Kimike po negociuar një plan të detajuar për shkatërrimin dhe largimin e lëndëve toksike, armëve kimike dhe materialeve që mund të përdoren për të bërë helme, për një afat të fundit të Premten më 15 nëntor. Mosmarrëveshjet mbi detajet e ngarkimit në anije nuk duket se do të ndodhin. Është e paqartë se ku kimikatet që nuk mund të shkatërrohen në Siri, -Shqipëria është një mundësi. Një marrëveshje mes SHBA-ve dhe Rusisë si bashkësponsorë të marrëveshjes mes OKBsë dhe Sirisë, duan që pjesa më e madhe e materialit të dalë jashtë vendit në fund të dhjetorit, ndërsa shkatërrimi final do të ndodhë deri në fund të vitit. Zyrtarët Perëndimorë që ranë dakord me ofertën ruse për të kryer çarmatimin kimik të Sirisë në Shtatorë, si një alternativë kundër ndërhyrjes ushtarake kundër Assadit, pas përdorimit nga ky i fundit i gazit sarin në Gusht, thonë se Siria ka përgjegjësi të çarmatoset vetë. Assadi thotë që operacioni kushton 1 miliard dollarë, por ekspertë ndërkombëtarë thonë që shuma është disa qindra milionë. OPCW ka marrë deri tani rreth 13 milion dollarë për punën e saj në Siri, më shumë prej Uashingtonit, Kinës, Rusisë, ndërsa vendet e tjera kanë ofruar ekspertë, staf teknik dhe ndihma të tjera. Deri tani OPCW nuk i është përgjigjur kërkesës për të komentuar rreth ngecjeve. Përtej kësaj ka shqetësime serioze se karvanët me lëndë kimike mund të grabiten në rrugë dhe të shiten sërish për t’u ripërdorur si armë kimike. OKB dhe shtetet e tjera nuk kanë dëshirë të dërgojnë trupa për të siguruar vetë rrugët.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.11.2013

Kreu i “Green Cross”: Armët kimike në Shqipëri, vendimi shpallet të premten Paul Walker, ekspert i një organizate që këshillon Kombet e Bashkuara tha për Al Jazeera se vendimi pak a shumë është marrë, për ta transportuar arsenalin drejt Shqipërisë. Përse atje? Vendi u tregua i vullnetshëm Vendimi thuajse është marrë. Armët kimike janë drejt transportimit në Shqipëri dhe ky vendim pritet të zyrtarizohet të premten. Lajmi u bë publik në Al Jazeera nga Paul Walker, drejtor i “Green Cross International”, një organizatë që këshillon Kombet e Bashkuara për çështjet mjedisore. Teksa e përshkroi procesin si të parrezikshëm dhe të sigurtë, ai shpjegoi më tej arsyet se pse ky arsenal armësh kimike do të përfundojë në Shqipëri. “Lëndët kimike që do të transportohen janë lëndë që mund të përdoren për të krijuar armë, apo për t’u përdorur në industri. Vendimi pak a shumë është marrë, por do të shpallet të premten: të gjithë këta agjentë kimikë do të shkojnë në Shqipëri”,-thotë Walker për emisionin Al Jazeera Stream. Ai shpjegon më tej se për të realizuar

këtë proces do të duhet një industri e vogël. “Duket se shkatërrimi do të bëhet në Shqipëri, brenda 2-3 muajsh”,-tha Walker. Por pse në Shqipëri? Të njëjtën pyetje që bën prezantuesja e emisionit, ia ka bërë vetes edhe eksperti në çështjet e armëve kimike. “Kështu pyeta edhe unë, ç’ne në Shqipëri? Por Shqipëria ka shkatërruar arsenalin e vet të armëve kimike. Bëhet fjalë për 16 ton me helm mustard, i shkatërruar në 6 muaj. Vendi u tregua i vullnetshëm për ta realizuar këtë proces”,-shton më tej ai. Paul Walker, aktivist i çështjeve të armëve kimike së bashku me organizatën që drejton është këshillues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. E ndërsa çështja e armëve kimike ka ngritur në këmbë shoqërinë civile dhe qytetarët, kryeministri Rama tha dje se nuk jemi

Paul Walker: “Vendimi pak a shumë është marrë, por do të shpallet të premten: të gjithë këta agjentë kimikë do të shkojnë në Shqipëri”

ende në momentin e marrjes së një vendimi dhe se nuk ka vend për alarm. Por ndryshe thonë agjencitë më prestigjoze të lajmeve në botë, të cilat e shohin Shqipërinë si destinacionin e mundshëm të arsenalit prej 1300 tonësh të armëve kimike dhe lëndëve helmuese, që zotëron sot regjimi i Bashar Al Assadit. Ky arsenal, i cili përbën rreth 650 kamionë me kimikate nga më të rrezikshmet do të transportohet me anije drejt portit të Durrësit, nëse qeveria shqiptare miraton kërkesën e bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, mbeten ende shumë pikëpyetje për kapacitetet që vendi ynë zotëron dhe sigurinë e këtij procesi, mjaftueshëm të rrezikshëm sa për të mos u marrë përsipër nga asnjë prej vendeve të tjera të NATO-s, të kontaktuara për këtë çështje.

Meta: Nuk mund t’i imponohet një vendi diçka e pamundur Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta theksoi se Shqipëria nuk do të marrë përsipër përgjegjësi më shumë se ç’mund të përballojë, lidhur me procesin e shkatërrimit të armëve kimike në territorin tonë. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, në televizionin “Neës24”, kryeparlamentari Meta nënvizoi se si vend i NATO-s, Shqipëria nuk do të kundërshtojë marrjen e përgjegjësive për t’i dhënë fund krizës në Siri. A keni një datë se kur duhet të jepini një përgjigje? Më e rëndësishme për mua është të theksoj qëndrimin tim se Shqipëria do të mbajë ato përgjegjësi që mbajnë supet e saj, apo kapacitete që ajo ka. A është e vërtetë ajo që thuhet në media se të refuzosh një propozim të SHBA do të thotë kosto politike? E rëndësishme është gjithmonë qëllimi i këtij propozimi. Që ky propozim së pari të mos dëmtojë interesat e Shqipërisë dhe kjo është detyra e parë e çdo politikani, i çdo të zgjedhuri. Dihet që SHBA janë aleati ynë kryesor strategjik, nuk ka nevojë këtu ti referohemi histo-

risë. Nuk është fjala për një po apo jo, këtu kemi të bëjmë me përgjegjësitë që Shqipëria mund të marrë në lidhje me përgjegjësitë dhe interesat e saj. A ka interes? Për Armët kimike, përgjigjia është shumë e thjeshtë, nuk ka interes fare. Por kur flasim për një proces kur ka një angazhim ndërkombëtar për ti dhënë fund një krize me përmasa të mëdha, padyshim që Shqipëria është pjesë e këtyre diskutimeve, është pjesë e ndarjes së këtyre përgjegjësive, por duke marrë ato përgjegjësi që mund të mbajë. Mendoni që një përgjigje pozitive do ishte një kosto e madhe elektorale? Kjo është një çështje ku padyshim politika do të thotë fjalën e saj, por padyshim ekspertët do të thonë fjalën e tyre. Dhe mendimi i shoqërisë civile ka peshën e tij. Qeveria ka ndjeshmëri ndaj gjithë lëvizjeve, ndaj dhe sikur e përmendi dhe sot kryeministri Rama ky do të jetë një vendim transparent në çdo rast dhe duke patur në konsideratë edhe mendimin e gjithë këtyre grupeve.

Ne nuk dimë me kë po takohet qeveria, ka shumë pak informacion lidhur me procesin që do të çojë deri në vendimmarrje... Ka shumë çështje për tu konsultuar. Shqipëria nuk është i vetmi vend me të cilin po diskutohet. Procesi është tepër kompleks. Kur ju thatë Shqipëria do të marrë aq përgjegjësi mbi vete sa mund

t’ja lejojnë supet çfarë donit të thoshit? Gjëja më e thjeshtë për një vend është të thotë jo, nuk marrim asnjë angazhim. Zakonisht kjo ndodh për vendet të cilat kanë bërë një zgjedhje të caktuar të tyre. Ndërkohë që ne jemi përcaktuar qartë si një vend anëtar i NATO-s. NATO udhëhiqet nga SHBA dhe SHBA janë aleati ynë kryesor strategjik, gjithmonë kanë synuar të mirën e Shqipërisë dhe padyshim që këtë do ta synojnë gjithmonë. A i ka supet e brishta Shqipëria për të mbajtur një peshë të tillë? Sipas mendimit tim ne nuk i kemi këto kapacitete dhe kjo do të thotë se përgjegjësitë tona do të jenë përgjegjësi me këmbë në tokë dhe në respekt të mundësive. Nuk mund ti imponohet një vendi për të bërë diçka që është e pamundur. Kurrsesi nuk mund të themi, jo ne nuk ndjejmë asnjë detyrim, nuk marrim asnjë angazhim, sepse atëherë ne do të themi se jemi një vend që gjithmonë kërkon të përfitojë dhe jo të kontribuojë. Qeveria shqiptare akoma nuk e ka sjelle një draft që të diskutohet.

3

takimi Basha-fyle

“Votat e Korçës”, Fyle: Të bëhet hetim i plotë TIRANË Prioritetet e caktuara në progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë u diskutuan dje në një tryezë të rrumbullakët Shqipëri– BE, e cila elaboroi jo vetëm ato që cilësohen si “kushte” të BE-së, por edhe rrugët për realizimin e tyre. Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar pas takimit, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle deklaroi se ishte një fillim i shkëlqyer, me diskutime të shkëlqyera. Duke iu referuar zgjedhjeve më të fundit, si të lira dhe të ndershme, si dhe zhvillimeve të tjera politike, Fyle u shpreh se këto përpjekje janë reflektuar me konkluzione edhe në Progres-Raportin e Komisionit Europian, si rezultate të Shqipërisë, në drejtim të realizimit të prioriteteve kyçe të integrimit. Deri në Progres-Raportin e vitit të ardhshëm, në kuadër të ‘Dialogut të Nivelit të Lartë’ është parashikuar të mbahen edhe katër takime të tjera. Po dje Fyle komentoi edhe blerjen e votave në zgjedhjet lokale të Korçës, si dhe protestën e opozitës. “Së pari, dëshiroj të them që opozita është një aktore shumë e rëndësishme në këtë proces. Unë, si dje ashtu edhe sot, jam siguruar për mbështetjen e opozitës për aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar në Bashkimin Europian. Jam shumë i sigurt që kjo do të merret parasysh nga shtetet anëtare në takimin e tyre të dhjetorit për vendimin. Në të njëjtën kohë, në rast se mund t’i referohem demonstratës së djeshme, dëshiroj të them 2-3 gjëra të shkurtra. Së pari, besoj vërtet që ato gjëra që nuk duheshin bërë, në rast se janë bërë, do të hetohen në mënyrë të plotë. Së dyti, respektoj plotësisht të drejtën e opozitës për të shprehur mendimet e veta dhe të drejtën e opozitës për të demonstruar. Së treti, shpresoj gjithsesi se do të gjenden mënyra të tjera për të komunikuar mes opozitës dhe qeverisë, për të trajtuar çështje të rëndësishme”, - tha ai. Gjatë ditës së djeshme, Komisioneri për Zgjerimin zhvilloi një takim edhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, ku u fol edhe për Korçën. “Asgjë tjetër nuk mund të jetë më alarmante, më e rrezikshme për një demokraci funksionale se blerja e votës. Partia Demokratike po ndjek të gjithë hapat për ndëshkimin dhe kapërcimin në rrugë ligjore, institucionale të pasojave të rënda të krimit zgjedhor në Korçë”, - u shpreh Basha gjatë takimit.


4

fokus

ngjarje e ditës

Kryeministri thyen heshtjen për çmontimin e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë. Sipas tij “mund të mos jemi në pikën që na duhet të marrim një vendim

Armët e Sirisë

Rama: S'ka vend për alarm, nuk ka ende një vendim “Në momentin që do të na duhet të marrim një vendim, sigurisht këtë do ta ndajmë me publikun dhe pa asnjë dyshim me Parlamentin. Nga ana tjetër dëshiroj t’ju them të gjithë qytetarëve shqiptarë se pjesa më e madhe e gjërave që thuhen, janë të pavërteta”... Në kulmin e debatit publik lidhur me mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në vendin tonë, kryeministri Rama ka parë të arsyeshme që më së fundi të reagojë duke kërkuar të qetësojë qytetarët se nuk ka vend për alarm përsa kohë ende nuk ka një vendim lidhur me këtë çështje. I gjendur në krah të komisionerit europian për Zgjerimin, Stefan Fyle, gjatë një konference të përbashkët për shtyp Rama ka theksuar që në fillim se nuk kishte asgjë për t’i shtuar asaj që deklaroi disa ditë më parë edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, se çështja në fjalë është vetëm në fazën e diskutimit. “Unë dua ta theksoj shumë qartë, fakti që nuk ka më shumë informacion sesa informacioni që ka dhënë ministri i Jashtëm përpara komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit, ka të bëjë me faktin se nuk ka më shumë informacion. Kemi thënë përmes ministrit të Jashtëm se jemi kontaktuar nga Shtetet e Bashkuara dhe në këndvështrimin tim, e kundërta do të ishte shqetësuese, që Shqipëria të mos kontaktohej për një çështje për të cilën janë në kontakt të gjitha vendet e NATO-s”, - tha Rama. Më tej ai ka sqaruar edhe telefonatën që ka patur me Sekretarin e Shtetit, Xhon Kerri, gjatë së cilës sipas tij është diskutuar për këtë çështje, por pa arritur të merret një vendim. “Në fillin e këtyre kontakteve ka pasur një bisedë mes meje dhe Sekretarit të Shtetit për rreth 30 minuta, ku kemi diskutuar

për këtë çështje dhe po ju them që nuk ka asnjë vendim dhe nuk ka asnjë transparencë më shumë se kaq që mund të bëhet, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse ne jemi bashkë me vendet e tjera, në një diskutim të brendshëm dhe nuk jemi në kushtet kur na duhet të marrim një vendim”, - tha më tej Rama. Gjithsesi ai ka garantuar shqiptarët se, nëse do të jetë e nevojshme që të merret një vendim për kontributin që mund të japë Shqipëria për çarmatimin siç e quan ai të regjimit të Asad, ai do t’i bëhet i ditur publikut, ndërsa ka siguruar se ky vendim do merret bashkë me Kuvendin. “Në momentin që do të na duhet të marrim një vendim, sigurisht këtë do ta ndajmë me publikun dhe pa asnjë dyshim me Parlamentin. Nga ana tjetër dëshiroj t’u them të gjithë qytetarëve shqiptarë se pjesa më e madhe e gjërave që thuhen, janë të pavërteta”, tha Rama. Ndarja nga mbetjet Duke kujtuar se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe si i tillë duhet t’i përgjigjet sfidave të saj për të çarmatosur regjimin e Damaskut, Rama ka kërkuar nga e gjithë shoqëria civile që të mos krahasojë këtë çështje me betejën për pastrimin, siç e quajti ai çështjen e importit të plehrave nga jashtë. “Të krahasosh këto dy gjëra është vërtet e padrejtë, për të thënë më të paktën”, theksoi kryeministri, i cili gjithashtu ka deklaruar se “mund të mos jemi në pikën që na duhet të marrim një ven-

“Nuk ka asnjë dyshim se po të mos isha në zyrën ku jam dhe po të “dëgjoja” ekspertët që kanë marrë përsipër t’u tregojnë shqiptarëve një panoramë apokaliptike, do të isha në protestë. Por në zyrën ku jam nuk shoh as panoramën apokaliptike dhe as mundësinë që të jap më shumë të dhëna”

dim”. Ndërsa duke folur për protestat e shoqërisë civile, ai ka bërë të ditur se po të mos ishte kryeministër dhe të dëgjonte vetëm analizat e njëanshme në media, edhe ai do të ishte pjesë e saj. “Nuk ka asnjë dyshim se po të mos isha në zyrën ku jam dhe po të “dëgjoja” ekspertët që kanë marrë përsipër t’u tregojnë shqiptarëve një panoramë apokaliptike, do të isha në protestë. Por në zyrën ku jam nuk shoh as panoramën apokaliptike dhe as mundësinë që të jap më shumë të dhëna”, - shtoi Rama. Në fund ai ka theksuar se “çdo qytetar i shqetësuar, çdo prind, çdo gjyshe dhe gjysh që ndjek me drithërimë në zemër lumin e të pavërtetave, që rrjedh përditë për arsye të vet, duhet ta dijë se unë jam plotësisht i vetëdijshëm dhe jam plotësisht në krye të detyrës për të përfaqësuar me dinjitetin më të plotë në këtë përpjekje dhe në këtë diskutim me SHBA dhe me gjithë të tjerët, interesin kombëtar të Shqipërisë, që është i pandashëm me çështjet e sigurisë nga interesi kombëtar i SHBA, por edhe interesin e çdo familjeje shqiptare”.

Protesta para ambasadës së SHBA: Jo armëve kimike Qindra qytetarë dhe shoqëria civile protestuan dje kundër planit të sjelljes së armëve kimike në Shqipëri. Zemërim edhe ndaj zyrtarëve amerikanë Tiranë Importi i armëve kimike siriane në Shqipëri ka detyruar qindra qytetarë shqiptarë të zhvendosin protestën e radhës pranë ambasadës amerikane në Tiranë, duke shënuar kështu protestën e parë para selisë diplomatike. Kjo ishte dhe pika kulmore e protestave të nisura rreth një javë më parë në Tiranë, ku qytetarët dhe aleancat e ambientalistëve kërkojnë nga qeveria të ndalojë armët kimike të regjimit sirian. Me parulla kundër armëve kimike e pankarta në duar, qindra qytetarë të të gjitha moshave kanë qëndruar për rreth 30 minuta në rrugicën përballë ambasadës amerikane. Me thirrjet: “Jo armëve kimike”, “Nuk jemi koloni”, “E duam Shqipërinë”, pro-

testuesit apeluan ndaj SHBA-së të ndalojë nismën e artikuluar tashmë edhe nga zyrtarë shqiptarë për sjelljen dhe demontimin e armëve kimike siriane në Shqipëri. Të ndaluar nga një kordon policie, qytetarët nuk janë lejuar të kalojnë në Rrugën e Elbasanit, edhe pse thirrjet ishin paqësore dhe gjatë tubimeve të mëparshme nuk ishte shënuar asnjë incident. Organizatorët e protestës, por edhe qytetarë të thjeshtë apeluan për ndalimin e armëve kimike duke kërkuar transparencë nga qeveria për këtë çështje që po merr përmasa edhe më të mëdha ditë pas dite. Sikundër ishte lajmëruar, protesta paqësore nisi rreth orës 13:00 pranë Piramidës, në krah të Kryeministrisë, ku të pranishëm ishin qindra persona, duke shënuar kështu protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë nga shoqëria civile. “Shqipëria është e shqiptarëve, jo e politikanëve, Shqipëria është e shqiptarëve, jo e ndërkombëtarëve. Një çështje e tillë mund ta vendosë vetëm

sovrani. Ne sot këtu jemi për të shprehur qëndrimin tonë kundër”, - thanë disa nga folësit në protestën paqësore. Edhe pse tubimet janë mbështetur nga qindra qytetarë, sërish nuk ka munguar përçarja mes organizatave që pretendojnë se kanë marrë në dorë flamurin e kauzës së ndalimit të lëndëve kimike. Një gjë e tillë u vu re edhe në protestën e djeshme, e cila fillimisht nisi e ndarë në dy grupe të ndryshme. Por vetëm pas pak kohësh, protestuesit që

përfaqësonin Aleancën kundër Importit të Lëndëve Kimike iu bashkuan protestës së organizuar nga Aleanca kundër Importit të Plehrave, e cila paralajmëroi se protestat paqësore do të vazhdojnë. Protesta e ardhshme është parashikuar të nisë rreth orës 14:00 të ditës së sotme në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas të pranishmit do të marshojnë drejt Kryeministrisë e Presidencës, për t’u ndalur më pas në sheshin “Nënë Tereza”.

reagimet Arvizu: Miqësia SHBA-Shqipëri, jetike Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu është shprehur se ende nuk ka një vendim konkret lidhur me çështjen e sjelljes dhe shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Gjatë një vizite në Kukës, Arvizu tha se SHBA po diskuton edhe me shtete të tjera dhe se nuk është marrë një vendim konkret se ku do shkatërrohen këto armë. Ambasadori pranoi që ka pasur disa bisedime mes Shqipërisë dhe SHBA-së. “Sikurse e tha edhe ministri i Jashtëm disa ditë më parë, ka patur disa diskutime të SHBA-së dhe Shqipërisë. SHBA ka bërë diskutime edhe me shtete të tjera gjithashtu. Por ende nuk është marrë një vendim. Gjëja jetike është që SHBA është një mik i Shqipërisë dhe popullit shqiptar”. Mirëqenia e popullit shqiptar, theksoi ai, është ndër konsideratat më të rëndësishme të SHBA-së. Dhe kjo përfshin edhe dinjitetin e vendit e të njerëzve të tij.

ASHAK: “Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare” Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave i ka kërkuar qeverisë shqiptare të jetë më shumë transparente me publikun për çështjen e armëve kimike. Përmes një reagimi për mediat, kjo Akademi thotë se duhen qartësuar dy momente: shkalla e vërtetë e rrezikshmërisë dhe mundësitë tona teknike për zbatimin e këtij projekti. “Si pasojë, opinioni publik rrezikon të bjerë prè e vlerësimeve emotive, empirike dhe, ndonjëherë, spekulative, që qarkullojnë këto ditë nëpër mediat shqiptare dhe të huaja. Ne mendojmë se brenda hapësirave që lejojnë angazhimet dhe detyrimet tona si një vend anëtar i NATO-s dhe karakteri i posaçëm i problemit, qeveria shqiptare duhet të sigurojë transparencën e nevojshme ndaj publikut”,-thuhet në deklaratë, ku kërkohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të ridimensionuar debatin e pakontrolluar për këtë çështje.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.11.2013

5

Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, avokati Spartak Ngjela dhe ishdeputeti i PS-së, Marko Bello janë shprehur me forcë kundër planit të shkatërrimit të këtyre helmeve në territorin shqiptar. q ë ndr imi Deputetët e PD: Të protestojmë sot në orën 14.00 kundër armëve kimike TIRANË Thuajse në të njëjtën orë, disa prej deputetëve demokratë kanë shfaqur mënyrën e tyre të protestës kundër demontimit të armëve kimike në Shqipëri përmes postimeve në faqet e tyre në Facebook. Edhe pse nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga ana e PD-së, sa kohë që pritet një vendim nga ana e qeverisë, deputetët e opozitës kanë paralajmëruar votën kundër këtij procesi. Deputeti demokrat Gent Strazimiri shkon edhe më tej teksa i kërkon ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, që të sqarojë pozicionin e vendit që ai përfaqëson lidhur me çështjen e armëve kimike. “…Të paktën këto ditë të fundit, përpiqu të ngrihesh në lartësinë e ndjenjës dhe emocionit shpirtëror që lidh vendin tënd me vendin tim! ACT NOW MR. AMBASSADOR!!”, shkruan Strazimiri në Facebook. Edhe kryetari i Grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka përqendrohet tek çështja sa më sipër, ku duhet hedhur një tjetër version. “...Qeveria shqiptare po lobon që në këmbim të pranimit të armëve, kryetarit të saj t’i jepet vitin që vjen ‘çmimi Nobel për Paqen’, që nënkupton një shumë të majme pensioni përveç se kënaq lavdinë provinciale të një lideri provincial...”,- shkruan Paloka në FB. Edhe deputetja tjetër e Grupit demokrat, Jorida Tabaku ka kërkuar transparencë nga ana e qeverisë. Ndërkohë mbrëmë deputeti i PDsë, Sokol Olldashi lajmëroi në faqen e tij në Facebook se do t’i bashkohet protestës së sotme qytetare në sheshin përpara Bashkisë së Tiranës në orën 14:00, për t’i thënë ‘Jo’ armëve kimike. Të njëjtën thirrje shpërndau më vonë edhe Paloka.

Ngjela e Agolli, kundër armëve kimike: Shqipëria kthehet në varrezë të mundshme Avokati Spartak Ngjela, shkrimtari Dritëro Agolli dhe ish-deputeti i PS, Marko Bello dalin kundër Ramës për armët kimike të Sirisë. Ngjela: Të gjithë në këmbë kundër një agresioni helmues. Bello: Nuk ka presion amerikan, drejtuesit tanë kanë zell të tepruar Armët kimike provokojnë reagime të ashpra edhe tek njerëzit publikë afër mazhorancës së Ramës. Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, avokati Spartak Ngjela dhe ish-deputeti i PS-së, Marko Bello janë shprehur me forcë kundër planit të shkatërrimit të këtyre helmeve në territorin shqiptar. “Po erdhën armët kimike në Shqipëri, do të vdesim të tërë”,- ishte përgjigja që Dritëro Agolli u dha gazetarëve, pas promovimit të librit të tij më të ri. Një reagim i ngjashëm, jo më pak “apokaliptik” ka ardhur nga Ngjela, që qëndrimin e tij për këtë çështje e ka ndarë me miqtë e tij në Facebook. “Sot ndihet të ketë një tension të madh shoqëror në lidhje me çështjen e pranimit të çmontimit të armëve kimike në Shqipëri. Por ky tension ende mbetet i pashfaqur si forcë. Askush nuk duhet të mendojë se kjo është një çështje e lehtë; madje, përkundrazi, ky është një akt i papërgjegjshëm që e kthen Shqipërinë në një varrezë të mundshme”-shkruan Ngjela, i cili sheh një problem edhe në heshtjen e gjatë të Ramës për këtë

çështje. Avokat Ngjela e shikon si një mendim të keq heshtjen e kryeministrit, kur e gjithë Shqipëria është e përfshirë në këtë shqetësim. “Një kryeministër që nuk i përgjigjet shqetësimit shoqëror, dhe hesht kur duhet të flasë, nuk është më kryeministër i asaj shoqërie. Këtë duhet të kuptojnë shqiptarët sot. Prandaj, të gjithë duhet të ngrihen në këmbë, për të mbrojtur veten nga një agresion helmues”,shton më tej avokati. Pyetjes së mbetur ende pa përgjigje se përse në Shqipëri, Ngjela i është përgjigjur se askush tjetër nuk i pranon këto armë për çmontim. As Italia, që është vendi më i afërt me Sirinë. “Po ne shqiptarët, a s’jemi dhe ne të aftë që të shpëtojmë nga rreziku që po kërkon të na imponojë një qeveri profane që po tregon se nuk e ka forcën e përfaqësimit dinjitoz të popullit të vet”?”-e mbyll me pyetje këtë postim në Facebook Ngjela. Marko Bello, ish-deputet dhe ministër i së majtës është ndalur tek spekulimi sipas tij me fjalën detyrim ndaj NATO-s, ndërsa shprehet qar-

Armët kimike, Berisha: Rama dhe Meta duhet të informojnë shqiptarët Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në faqen e tij në Facebook se Rama dhe Meta po sillen në mënyrë të papërgjegjshme lidhur me mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. “…Qeveria Rama – Meta, në një akt të papërgjegjshëm por dhe poshtërues mban me fanatizëm kodin e heshtjes ndaj qytetarëve dhe opozitës shqiptare sikur këta të mos ekzistonin, të mos jetonin në këtë vend apo sikur ata nuk duhet të kenë qëndrimin e tyre

të bazuar në të dhëna të sakta për një çështje të rëndësisë të dorës së parë, jo vetëm për botën dhe qeverinë shqiptare por dhe për opozitën dhe qytetarët shqiptar. Ata flasin me shqiptarët dhe opozitën sikur flasin me armiqtë apo me palën e Asadit dhe ky është turp dhe vetëm turp. Informimi i qytetarëve dhe opozitës është detyrim ligjor dhe kushtetues. Por për qeverinë Rama - Meta ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojnë!”, shkruan Berisha

Dritëro Agolli "Po erdhën armët kimike në Shqipëri, do të vdesim të tërë" Spartak Ngjela "Ky është një akt i papërgjegjshëm, që e kthen Shqipërinë në një varrezë të mundshme" Marko Bello "Ka qenë zelli i tepruar i drejtuesve të shtetit shqiptar, ai që ua ka lehtësuar sikletin"

tazi kundër mbërritjes në Shqipëri të armëve kimike. “Kjo është gënjeshtra më e madhe, pasi NATO nuk ka asnjë lidhje direkte dhe nuk duket e angazhuar për këtë çështje. Na servirin pastaj Rezolutën e OKB-së si detyrim për ne, kur ajo rezolutë nuk është fare detyruese”,-shton më tej Bello. E ndërsa i është referuar pretendimit se presioni vjen nga SHBA, e cila ka rënë në kurthin e Rusisë për çarmatosjen paqësore të regjimit sirian. “E vërteta është se SHBA, aleati ynë më i rëndësishëm dhe strategjik, nuk detyron askënd me pahir, por ka qenë zelli i tepruar i drejtuesve të shtetit shqiptar, ai që ia ka lehtësuar sikletin të gjithë atyre që u bënë pjesë e

zgjidhjes së problemit sirian. Kam parasysh presidentin, kryeministrin, partitë politike parlamentare, përfshi edhe opozitën që fshihet si struci”,shton më tej Bello. Sipas tij, populli shqiptar dhe e ardhmja e fëmijëve të tyre janë sot të rrezikuar nga veprimi absurd dhe foshnjarak i të votuarve për të qeverisur, e të fituarit e gjithë kësaj historie janë regjimi i Bashar al Asadit dhe Rusia që e armatosi me armë të shkatërrimit në masë. “Ata sot kanë rastin të zgërdhihen dhe tallen me shqiptarët, duke ia kaluar tokës së tyre helmet e tmerrshme kimike që kishin destinacion krejt tjetër! Shumë mirë na e bëjnë!”,- e mbyll reagimin në Facebook Bello.

www.otofon.al

KLINIKA TIRANE Rr. Qemal Stafa Nr. 51 Tel: +355 4 2234242 Mob: +355 662053170 Mail: info@otofon.al

KLINIKA DURRES Rr. Aleksander Goga. Tel: +355 52 230447 Mob: +355 662053164 Mail: info@otofon.al

PROBLEME ME DEGJIMIN? BEJ KONTROLLIN FALAS PRANE KLINIKES TONE


6

fokus

ngjarje e ditës

ditari

CEZ në remont, ndërprerje energjie në të gjithë vendin Kompania CEZ Shpërndarje ka njoftuar se nga ora 09:00 deri në orën 16:00 do të ketë ndërprerje në Tiranë, Elbasan, Durrës, Kukës dhe Krumë. “CEZ Shpërndarje njofton se punimet e remontit në nënstacione garantojnë mirëmbajtjen e rrjetit me qëllim furnizimin e rregullt me energji elektrike”. Sot kanë qenë pa energji

zonat e Tiranës: Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë, zona e Krrabës, fshatrat Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh, komuna Prezë, Gjokaj, si dhe konsumatorët privatë në autostradën Vorë- Durrës. Gjithashtu, gjithë zona e Hasit me komunat Derian, Rukaj në Bashkinë Krumë, komunat Golaj, Fajzë, Gjinaj dhe Bytyç.

Dilema me “Crown Agents”, do të mbledhë më shumë apo më pak Ministri i Financave, Cani dhe ish-ministri Bode kanë replikuar dje në lidhje me sasinë e të ardhurave që do të sjellë tepër në buxhet “Crown Agents”. Cani: Nga 10 % e PBB, të ardhurat shkojnë në 11%. Bode: Në vitin 2011 mblodhëm 11.4 % të PBB të ardhura nga doganat Blerina Hoxha

Që kur mbledhja e akcizës nga Tatimet kaloi tek Doganat në mes të këtij viti, roli i kësaj takse në të ardhurat doganore është rritur. Për më tepër që akciza është taksa e dytë pas TVSH-së për nga rëndësia që siguron të ardhura në buxhet. Duke raportuar në komisionin e Ekonomisë për efektet e kontratës me kompaninë britanike, ministri Cani tha se me konsulencën e “Crown Agents” të ardhurat doganore do të arrijnë në 11 për qind të PBB. Pikërisht këtu lind dilema. Me kalimin e akcizës nën tagrin e Doganave, edhe pa administrimin e ‘Crown’, të ardhurat nga institucioni të paktën duhet të pësonin rritje deri në 10 për qind neto në krahasim me vitet e shkuara. Pikërisht për këtë çështje pati një debat ndërmjet ministrit të Financave, Shkëlqim Cani dhe ish-ministrit demokrat, Ridvan Bode. Debati

Ministri Cani ka shpjeguar dje para deputetëve në komisionin parlamentar të Ekonomisë disa nga kushtëzimet që do të ketë kompania britanike në grumbullimin e të ardhurave. “10 për qind e pagesës mbahet dhe kushtëzohet me realizimin e objektivit që kemi marrë, që nga niveli më i lartë i arritur deri më tani i të ardhurave, 10.1 për qind e PBB të shkojë në 11 për qind”, - tha ministri Cani. Mirëpo ish-ministri Bode, duke qenë se ka monitoruar doganat për 8 mua-

jt e këtij viti, dha një version tjetër në lidhje me të ardhurat doganore në buxhet. Bode argumentoi se të ardhurat doganore në vitin 2011 kanë qenë 11.4 % e PBB. “Po ne i kemi patur të ardhurat doganore në 11.4 për qind të PBB në vitin 2011. Çfarë do të bëni, të programoni t'i ulni? Janë në 2011, 11.4 për qind dhe në vitin 2011 nuk ka qenë akciza e brendshme në administrimin e doganave, dhe sot akcizën e brendshme e mbledh dogana dhe janë 11.3 për qind e PBB akcizat e brendshme. Sot dogana mbledh 11.4. Ti, zoti ministër vë objektiv të mbledhësh 11 për qind dhe thua e kam performancë", - replikoi Bode. Ndërkohë, sipas një relacioni të Ministrisë së Financave për të ardhurat nga akciza mësohet se janë 16.7 për qind më pak se parashikimi i fillimvitit. Bëhet fjalë për periudhën janar-gusht. Gjithashtu, ato rezultojnë më pak se shuma e tatimeve faktike me doganat për tetëmujorin 2012, që do të thotë rënie të performancës së mbledhjes si pasojë e periudhës tranzitore të kalimit të administrimit, por edhe e faktorëve të tjerë që lidhen me mallra specifikë të akcizës, thuhet në shpjegimin e Ministrisë së Financave. Kontrata miratohet

Pavarësisht debateve që ka krijuar, kontrata e konsulencës së ‘Crown Agents’ me Doganat shqiptare është miratuar thuajse në të gjitha komisionet parlamentare dhe tashmë është gati për

Pavarësisht debateve që ka krijuar, kontrata e konsulencës së ‘Crown Agents’ me Doganat shqiptare është miratuar thuajse në të gjitha komisionet parlamentare dhe tashmë është gati për diskutim ne seancë plenare.

diskutim ne seancë plenare. Përfaqësuesit e mazhorancës thanë se kanë treguar transparencë, pasi janë bërë pagesa milionëshe me kontrata të tilla dhe populli nuk i ka ditur. “Ka raste që quhen flagrante, ku firma e kryeministrit i ka dhënë pëlqimin një kontrate, e cila ka vijuar më tej dhe më pas është bërë kontrata e cila nuk ka ardhur as në Kuvend, asgjëkund”, - deklaroi ministri Cani. “Demagogjitë sot lërini mënjanë. Doganat kanë qenë sektori që ka ecur më mirë nga

Borxhi i qeverisë, interesat në ulje rekord Bonot e Thesarit regjistruan dje një tjetër rekord në ulje. Interesi mesatar i ponderuar për bonot 12-mujore zbriti në 3.73%, çka e bën borxhin e qeverisë më të lirë se kurrë më parë. Rekord të ri shënuan edhe bonot me maturim 6-mujor, që arritën nivelin rekord 3.49%. Në këtë mënyrë, pas bonove 3-mujore, edhe ato 6-mujore bien për herë të parë poshtë nivelit të normës bazë të interesit. Politika monetare lehtësuese e Bankës Qendrore po reflektohet mbi të gjitha në ulje të çmimit të borxhit të qeverisë. Por arsyeja kryesore është në thelb dobësia e kreditimit dhe mungesa e alternativave të tjera për të investuar kursimet e ekonomisë shqiptare. Në ankandet e djeshme, qeveria kishte shpallur një borxh prej 11.3 miliardë lekësh, ndërsa oferta në ankande arriti në 14 miliardë lekë. Ata që nuk favorizohen nga ulja e interesit janë depozituesit. Ulja e normës bazë dhe e interesit të bonove ka ndikuar në ulje të ndjeshme të interesit të depozitave bankare muajt e fundit. Interesi i bonove është në përgjithësi normë reference për kreditë afatgjata në lekë dhe ulja ndihmon kredimarrësit të paguajnë këste më të ulëta. Por, në

njëfarë mase, edhe interesat e kredive të reja po ndikohen nga kjo tendencë. Disa banka po dalin me interesa mjaft tërheqëse, veçanërisht në kredinë për individë. Ndonëse kreditimi vazhdon të jetë në ngërç, për shkak të problemeve si nga krahu i kërkesës, edhe nga ai i ofertës, duket se qëllimi i politikës monetare për uljen e interesave në tregun financiar ka filluar të funksionojë.

Interesi mesatar për bonot 12-mujore zbriti në 3.73%, çka e bën borxhin e qeverisë më të lirë se kurrë më parë. Rekord të ri shënuan edhe bonot me maturim 6-mujor, që arritën nivelin rekord 3.49%.

të gjithë”,- deklaroi ish-ministri i Financave, Bode. “Ne kemi patur probleme, kemi probleme me doganat dhe ne gjykojmë që kuadri i kësaj kontrate do na japë një impuls të ri në përmirësimin e punës në doganat shqiptare”,- deklaroi Cani. “Crown Agents" do të menaxhojë doganat për 2 vite, me opsion shtyrjen për një të tretë. Ministri i Financave tha se, nëse kompania nuk arrin treguesit e performancës, marrëveshja do të ndërpritet.

Profesorët e menaxhimit dhe lidershipit, leksione në Shqipëri Dy profesorë të njohur të botës akademike ishin këto ditë në Shqipëri, ku kanë zhvilluar mjaft leksione me grupe të ndryshme të rinjsh. Nën logon “A Taste of Leadership” u mblodhën dje shumë të interesuar në ambientet e hotel “Sheraton”, ku dy profesorët, Pierre Casse dhe Danica Purg i janë përgjigjur interesit të bashkëbiseduesve. Ata thanë se ishin të impresionuar nga interesi i të rinjve shqiptarë dhe se shihnin kapacitete të mëdha në zhvillim të menaxhmentit dhe Lidershipit në Shqipëri. Gjithashtu ata kanë zbuluar disa nga teknikat e fituara në përvojën e tyre akademike. Dr P.Casse është Kryetar i Lidershipit në Shkollën e Menaxhimit iEDC-s-Bled dhe profesor në Shkollën e Menaxhimit të Moskës (Skolkovo-Rusi). Ai lig jëron në Universitetin Steinbeis (Gjermani), në iAE në Universitetin e Aix-en-Provence, Francë (si dhe në Shkollën e Biznesit Solvay në Bruksel) dhe Shkollën e Menaxhimit Kellogg (North Western University në Chicago-USA). Ndërsa Profesor D a ni ca P u rg ë sht ë pr e si de nt j a e Sh kol lë s së Menaxhimit IEDC-Bled, Slloveni, dhe presidentja e Shoqatës për Zhvillim e Menaxhim në Evropën Qendrore dhe Lindore (CEEMAN).


politikë

Gazeta MAPO

13.11.2013

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

7

Nikolla: Vlerësim kombëtar për çdo shkollë në vend Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla tha dje se kush nuk zbaton Kodin e Etikës dhe Standardet e Cilësisë, nuk mund të jetë pjesë e sistemit arsimor. Nëpërmjet një letre drejtuar mësuesve, por edhe nxënësve e prindërve, ministrja Nikolla pohon se ky sistem duhet të bazohet tek vlerat e drejtësisë, paanësisë, trajtimit të barabartë dhe dinjitetit. “Ky duhet të jetë mjedisi në të cilin ju, të dashur mësues, merrni përgjegjësinë t’i përkushtoheni nxënësit dhe profesionit tuaj, duke u bërë modeli i standardeve

më të larta të etikës dhe sjelljes”, shkruan znj. Nikolla. Ministrja e Arsimit dhe Sportit shpreh vendosmërinë që» nëpërmjet një partneriteti të ri, të qëndrueshëm, mes mësuesve - prindërve - nxënësve -shtetit, të ndjehemi të gjithë bashkëpërgjegjës për cilësinë e arsimit në shkollat e gjeneratës së re të shqiptarëve». Ministrja Nikolla informon se «do të vijojmë me procesin e përzgjedhjes së drejtuesve në çdo DAR, ZA e deri në nivel shkolle me transparencë të plotë dhe bazuar në meritokraci, në zbatim të ligjit

dhe duke u larguar përgjithmonë nga lidhjet politike e korruptive». «Do të realizojmë vlerësimin kombëtar të arritjeve për çdo shkollë dhe do të hartojmë kartën e performancës për çdo nivel të arsimit. Për këtë qëllim, në ditët në vijim, do të ndërmarrim fushata sensibilizuese dhe njohëse për procesin e përzgjedhjes së drejtuesve në bazë shkolle, si dhe për ndërgjegjësimin e nxënësve dhe prindërve për rëndësinë e zbatimit të Kodit të Etikës dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional të mësuesit».

Ryshfet për raportin mjeko-ligjor, arrestohet mjeku 53-vjeçar në Vlorë Mjeku ligjor, Arjan Veshi u denoncua se kishte kërkuar para për të kryer ekzaminimet, pas një konflikti të ndodhur në Vlorë. Policia vërteton akuzat pas hetimit të kryer me metoda speciale Vlorë Arrestohet mjeku ligjor në Vlorë, pas akuzave se kërkoi ryshfet për të kryer një ekzaminim pas një konflikti. Lajmi u bë i ditur nga policia, e cila sqaroi se arrestimi u krye pas hetimeve të kryera mbi këtë çështje. Ky është së paku versioni i policisë në lidhje me arrestimin e mjekut, ekspert ligjor i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Vlorës, Arjan Veshi, 53 vjeç. Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e së hënës nga seksioni i antikorrupsionit në Sektorin e Antikrimit Ekonomik të Vlorës, me akuzën e “mitmarrjes” dhe të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Lajmi i arrestimit të mjekut u bë i ditur për mediat nga policia e Vlorës, e cila njoftoi se Arjan Veshi, 53 vjeç nga ky qytet, ishte arres-

tuar pas denoncimit të dy personave. Këta të fundit kishin mbërritur në spitalin e Vlorës pasi kishin marrë një vendim për ekspertim mjeko-ligjor të lëshuar nga një inspektor krimesh në Komisariatin e Policisë së Vlorës, pas një incidenti mes këtyre dy personave dhe një grupi tjetër personash. Pasi ishin paraqitur me këtë vendim për ekspertim, mjeku ligjor nuk kishte pranuar të përcaktonte shkallën e dëmtimit të tyre si dhe elementë të tjerë të dukshëm, që kërkoheshin në vendimin për kryerjen dhe realizimin e një ekspertimi mjeko-ligjor të dhënë nga policia. Pas kësaj situate, dy personat janë kthyer në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, ku kanë komunikuar me specialistët e policisë, duke iu komunikuar

se mjeku i cili duhej të kryente ekzaminimin nuk pranonte të bënte një veprim të tillë, ndërsa kanë pretenduar se ai iu ka kërkuar para në këmbim të kryerjes së ekzaminimit. Pas marrjes së denoncimit, specialistët e Antikorrupsionit nisën veprimet e tyre duke kryer regjistrim të një sasie kartëmonedhash, të cilat iu dhanë dy personave dhe që ata duhej t’ia jepnin mje-

Denoncuesit kishin mbërritur në spitalin e Vlorës pasi kishin marrë një vendim për ekspertim mjeko-ligjor të lëshuar nga një inspektor krimesh në Komisariatin e Policisë së Vlorës, pas një incidenti

kut në këmbim të marrjes së vendimit të ekspertimit mjeko-ligjor. Menjëherë pas kryerjes së këtij veprimi të stimuluar hetimor, personat mbërritën tek mjeku ligjor duke i dorëzuar paratë. Më pas specialistët e hetimit të Korrupsionit në Policinë e Vlorës prangosën mjekun 53-vjeçar, të cilit i gjetën me vete edhe paratë. Pas kontrollit të kryer policia tha se kishte administruar paratë në cilësinë e provës materiale, ndërsa mjeku ishte arrestuar në kushtet e flagrancës me akuzën e “mitmarrjes”. Hetuesit thanë se pas veprimeve hetimore kanë marrë deklarimet e dy personave denoncues, të cilave iu kanë bashkangjitur edhe prova të tjera që dëshmojnë abuzimin e të arrestuarit.

Punonjësit e “Kryqit të Kuq”, 50 euro për një vërtetim Prokuroria zbardh hetimin që çoi në pranga 4 punonjësit e zyrës së Kamzës. Kurset fiktive të ndihmës së shpejtë, që shërbejnë për marrjen e patentës Tiranë Katër punonjës të Kryqit të Kuq në Shqipëri u arrestuan nga policia, pasi njëri prej tyre, vullnetar në degën e Kamzës kishte marrë 50 euro kundrejt pajisjes me dëshminë e Ndihmës së Parë të dy personave që nuk ndodheshin në Shqipëri. Alfred Hoxha, djali i administratores së Kyqit të Kuq dega Kamëz, është denoncuar nga një qytetar, i cili ka deklaruar se ky person i ka kërkuar 50 euro për pajisjen e dy të afërmve të tij që ndodhen jashtë vendit me dëshminë e Kryqit të Kuq, një dokument ky i nevo-

jshëm për marrjen e dëshmisë për drejtimin e mjetit. “Nga deklarimi i shtetasit J.H, më datë 29.10.2013, ka rezultuar se më datë 29.10.2013 ka takuar shtetasin Alfred Hoxha i cili i ka dhënë kartonin e dëshmisë së Kryqit të Kuq, të plotësuar me emrin e shtetases A.H dhe me fotografinë e saj”- thotë prokuroria. Sipas përmbajtjes së bisedës rezulton se në këtë takim, shtetasi Alfred Hoxha, djali i administratores së Kryqit të Kuq dega Kamëz, Xharije Hoxha e ka garantuar kallëzuesin se dëshmia nuk ishte e falsifikuar, pasi është regjistruar në regjistrat e zyrës. Prokuroria thotë se për këtë aferë është arrestuar edhe sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq në këtë degë, pasi ai ka lejuar regjistrimin e shtetases A. H me çertifikatë, edhe pse në ligj është përcaktuar se dokumenti i

identifikimit duhet të jetë kartë identiteti. Po ashtu, i arrestuari Alfred Hoxha ka pajisur me dëshminë e kryqit të Kuq edhe të afërmin e kallëzuesit, i cili ndodhej gjithashtu jashtë vendit. Për dy dëshmitë e dhëna në kundërshtim me ligjin, Alfred Hoxha ka përfituar shumën e 50 eurove. “Gjatë bisedës me kallëzuesin shtetasi Alfred Hoxha i ka thenë se nëse kishte raste të tjera të personave të tjerë që ishin të interesuar edhe pa qenë vetë prezent të kontaktonte me këtë të fundit në të njëjtat kushte”thotë prokuroria. Pas blerjes së dëshmive të Kryeqit të Kuq policia arrestoi shtetasin Alfred Hoxha, nënë e tij, Xharije Hoxha, administratore e Kryqit të Kuq në Kamëz, sekretarin e Përgjithshëm, Petrit Xhaja, si dhe një person të identifikuar si Maliq Myrto.

masa

Vdekjet në minierë, 30 ditë burg për administratorin Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë me 30 ditë burg për administratorin e firmës “YZO sh.p.k”, Agim Yzo, për akuzën e “mosrespektimit të rregullave të firmës” në minierën e Gurrës në Librazhd. Kjo masë ndaj administratorit Yzo është vendosur deri në daljen e ekspertizës. Në minierën e Gurrës në Librazhd më datën 7 nëntor gjetën vdekjen inxhinieri i firmës “YZO sh.p.k”, Drini Bogdani dhe punëtori Haxhi Danga. Në momentin e aksidentit në minierë kanë qenë katër persona. Aurel Yzo, vëllai i administratorit të minierës dhe Jani Leka ishin në zonën dalëse të galerisë kur një masiv dheu vuri poshtë inxhinier Drini Bogdanin dhe punëtorin Haxhi Danga, duke u marrë atyre jetën. Miniera e Gurrës është hapur në qershor të vitit 2009 dhe në të së fundmi punojnë 15 punëtorë. Nga hetimet është konstatuar se firma kishte disa muaj që nuk i paguante punëtorët, si dhe shkelje në rregullat e sigurimit.


CMYK

8

13.11.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

REPUBLIKA E SHQIPERISE KESHILLI I QARKUT ELBASAN Drejtoria e Burimeve Njerezore Adresa : Keshilli Qarkut Elbasan / Tel:++355 54 52344, 52696, Fax: 52144

Njoftim per shpallje konkurimi per vend te lire pune Ne zbatim te Ligjit Nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Keshilli i Qarkut Elbasan, shpall konkursin per nje vend te lire pune ne pozicionin e pergjegjesit te zyres se DAMT- Gramsh Çdo kandidat duhet te plotesoje kerkesat e pergjithshme ne perputhje me nenin 12 te Ligjit Nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”. Kerkesat e vecanta per kandidatet  Te kete mbaruar studimet e larta, dega agronomi.  Te kete aftesi te mira komunikuese dhe te punes ne grup.  Te kete aftesi profesionale ne fushen e administrimit, ruajtjes dhe mbrojtjes se tokes bujqesore.  Te kete aftesi te mira ne programin e dixhitalizimit te rregjistrit te tokes bujqesore.  Te zoteroje nje gjuhe te BE-se. Kandidatet qe do te aplikojne per konkurim do te paraqesin brenda dates 16.12.2013. ne Drejtorine e Burimeve Njerezore, dokumentat e meposhtme: • Kerkesen per aplikim • Curriculum Vitae • Çertifikate familjare • Fotokopje te kartes se identitetit. • Fotokopje te diplomes dhe listes se notave te noterizuara. • Deshmi Penaliteti. • Vertetim mjeksor • Deshmi te gjuhes se huaj. • Deshmi kompjuteri • Fotokpje e librezes se punes • Çertifikata kualifikimi (ne rast se ka) Pas verifikimit paraprak te dokumentacionit te paraqitur nga kandidatet ne Keshillin e Qarkut Elbasan me date 18.12.2013 do te shpallet lista e kandidateve te cilet do te vazhdojne konkurimin, data e zhvillimit te testimit me shkrim dhe intervista me goje. (Mosparaqitja e plote e dokumentave te kerkuar perben skualifikim). Çdo kandidat do te testohet ne lidhje me: njohuri mbi Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, Ligjin Nr.8652 date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e organeve te qeverisjes vendore”, Ligjin Nr.8485 date 12.05.1999 “Kodi i procedurave administrative te Republikes se Shqiperise”, Ligjin Nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003 “Per rregullat e etikes ne administrates publike”, aktet nenligjore per nepunesin civil“, Ligjin Nr 7501 date 19.7.1991 „Per ndarjen e Tokes Bujqesore“, Ligjin Nr.10257, date 25.3.2010 „ Per krijimin dhe funksionimin e strukturave per administrimin dhe mbrojtjen e tokes Konc: D.Dyli A.Tapija

KRYETARI Eugen ISAJ


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

faqe 9

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.11.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Në “Teleskopin” e Besnik Mustafajt B esnik Mustafaj e pjek rakinë në pranverë. Në vjeshtë vjel rrushin dhe e “bukos” fort në do bute. I çel këto enë druri veç kur del dimri dhe nis e pjek rakinë me lëngun që kanë lëshuar bërsitë. Në kullën e tij në mal fton miq e dashamirë dhe të tërë pinë ndonjë gotë nga rakia e vjetër apo vera franceze, teksa kqyrin rakinë e re që lëshon pikë-pikë prej kazanit. Të mbledhur në kopshtin e kullës pas ca ngërqesh ia nisim bisedës. Ka prej tyre që dëshirojnë të bëhen pak më intelektualë, sepse janë në derën e shkrimtarit dhe politikanit, të tjerë që më çakërqejf cytin bujarin të tregojë ngjarje, qoftë dhe qesharake, nga Parisi, Brukseli, Tirana, për njerëz të gjallë a të vdekur, gra të bukura, burra kryeneçë. Por, biseda nuk i shpëton kurthit të politikës dhe merakut të librave. Tash, dikush është ngrohur nga rakia e vjetër dhe pyet copë: Besnik, kur do e bësh romanin? Kemi kaq kohë që presim… Duket sikur i japim urdhër. Ai duhet ta bëjë romanin. Na e ka premtuar. Kur shkoi te Muç Nano, në studio, tha që do të merret me letërsi, e la politikën. Qysh atëherë takohemi kohë e pa kohë. Pimë kafe, puqemi për drekë, por unë nuk ia përmend kurrë romanin, pasi kam hall mos e vë në hall. Veç rrallë ai thotë se po shkruan. Pasi ndahemi, nxitoj t’u tregoj të gjithëve se isha me Besnik Mustafajn. U them edhe se po shkruan, por nuk e zgjas shumë, se ndonjë gjë të madhe nuk di. Kanë shkuar kaq vjet dhe rituali përsëritet, rakia piqet në pranverë, dikush pyet për romanin, ai hap qesen e duhanit dhe ndërron bisedë. A thua i vdiq pena? Ishim duke ndenjur para një gote vere dhe nuk priti t’i shfaqja edukatën time të theksueme, por më tha thjesht: A ke nge të lexosh? Po të nis do boca. Më propozoi një marrëveshje, për mua, të vështirë. Gjatë leximit, duhet të mbaja shënime në anë të faqeve t’i rrëfeja se ku e kishte zgjatur, ku e kishte mirë dhe ku e kishte keq. Me një fjalë, kërkonte prej meje një lloj redaktimi. Bëra rezistencë, i shpjegova që nuk kam

koment

Enkel Demi

“Autoportret me teleskop”, sipas mendimit tim modest është një gur qosheje në letërsinë shqiptare. Pas pesë vjetësh punë vjen një roman i ri, i cili përmbledh gjithçka i duhet një lexuesi të mirë. Romani është një përzierje tejet mjeshtërore e kohëve të ndryshme. Gjeni atje Bajram Currin e viteve të kuqe, ministrin e rrasur në morsën e kostumit zyrtar, shkrimtarin që i shpëton mrekullisht si një rrëshqitës i sprovuar caqeve të kohës, ligjeve të letërsisë, rregullave që ai vetë i ka ngritur me aq dëshirë në librat paraardhës. Libri është i shkruar herë në vetën e tretë, herë në vetë të parë dhe ka kapërcime kohore tejet të këndshme. Pa dyshim është vepër e vërtetë, ka shumë elementë autobiografikë, por në të njëjtën kohë është “fiction”. Do të gjeni në faqet e librit shqiptarët e të gjitha kohëve, por dhe të huajt që çmitizohen si lëkura bananesh...

qenë kurrë redaktor. Më e shumta që kam bërë kam shkurtuar apo shtuar ndonjë shkrim, kur punoja në gazetë. Nuk është se ma vari në këtë pikë, thjesht të nesërmen nisi bocat. Iu futa punës me një zell studentor. Mbaja shënime, bëja vërejtje. Doja t’i tregoja shkrimtarit që po e shihja librin me laps në dorë. Por, shpejt kuptova që nuk po e lexoja. Ndaj thashë me vete: “Më marrtë të keqen edukata, kam kaq vjet që nuk lexoj një roman të Besnik Mustafajt, ndaj në fund po i lutem Fred Lelës të më botojë një shkrim”. Ja ku jemi, unë që kam lexuar librin dhe ju, që uroj ta merrni sa më shumë nesër në Panair gjatë paraqitjes. “Autoportret me teleskop”, sipas mendimit tim modest është një gur qosheje në letërsinë shqiptare. Pas pesë vjetësh punë vjen një roman i ri, i cili përmbledh gjithçka i duhet një lexuesi të mirë. Romani është një përzierje tejet mjeshtërore e kohëve të ndryshme. Gjeni atje Bajram Currin e viteve të kuqe, ministrin e rrasur në morsën e kostumit zyrtar, shkrimtarin që i shpëton mrekullisht si një rrëshqitës i sprovuar caqeve të kohës, ligjeve të letërsisë, rregullave që ai vetë i ka ngritur me aq dëshirë në librat paraardhës. Libri është i shkruar herë në vetën e tretë, herë në vetë të parë dhe ka kapërcime kohore tejet të këndshme. Pa dyshim është vepër e vërtetë, ka shumë elementë autobiografikë, por në të njëjtën kohë është “fiction”. Do të gjeni në faqet e librit shqiptarët e të gjitha kohëve, por dhe të huajt që çmitizohen si lëkura bananesh. Ky është një libër që rrëfen Shqipërinë dhe banorët e saj, mitomanët, mistikët, besimtarët, malësorët, mendjengushtët, sqimatarët, mediokrit, gratë, vajzat, nënat, burrat e zakonit, spiunët, të marrët, mërgimtarët, politikanët, shkrimtarët, komunistët, por edhe lexuesit. Si e gjithë letërsia e Besnik Mustafajt, shkrimtari i jep vetes kohë apo faqe të tëra të meditojë, të rreket të gjejë thelbin, të përshkruajë deri në detaje natyrën njerëzore, ndaj lexuesi përthithet në një botë dilemash, dyshimesh, frike, por edhe gazmendi të pashoqe. Ka vetëm një defekt,

Diplomaci kimike

lexuesi nuk mund të jetë i përciptë gjatë shfletimit, sepse i humb filli, pasi dhe autori nuk është asnjëherë i rëndomtë. Unë e di që romani është joshës edhe në një tjetër këndvështrim. Vetë e thashë që ka elementë autobiografikë dhe një vepër e tillë rrezikon të botohet copa-copa nga të përditshmet. Ka do faqe, ku personazhet janë të vërtetë dhe ngjarjet e përshkruara mund të kenë ndodhur me gjithë mend. Por, botimi me llokma mund ta shtyjë lexuesin në rrugë të rrejshme. Gjithsesi, askush nga ne nuk mund ta ndalojë një gjë të këtillë, ndaj thjesht uroj që lexuesi mos të ndikohet dhe ta lexojë librin një copet’ nga kryet deri në fund. Në fillim të këtij shkrimi u ndala tek pritja e romanit të Besnik Mustafajt. Kjo pritje ka ndikuar seriozisht në ngjizjen e kësaj vepre. Thjesht jam munduar ta krijoj në kokën time, mundimin e autorit për ta zotëruar muzën që i zgjohej orë e pa orë. Sa herë duhet ta ketë nisur këtë libër, sa herë duhet ta ketë shkruar, sa herë duhet të ketë grisur fillime apo vazhdime, pjesë të tëra që digjen në shporetin e studios në kullë. Shkrimtari që lufton për të dalë në stere. E ka braktisur vetë anijen lapangjoze të letërsisë dhe ka hipur në jahtin luksoz të politikës. Aty ku merren vendime, ku njeriut i kënaqet egoja, sepse loja është gjith’ adrenalinë. Për mote e mote të tëra, qysh nga viti 1997, ai është politikani Besnik Mustafaj. Hyn e del në garat e lojës, këshillon, vepron, është në aksion, takon njerëz të mëdhenj e të veckël. E nis ditën me një rrjepacak të skamur që kërkon një vend pune në shkëmbim të besnikërisë politike dhe e mbyll para një shisheje “Bordo” duke shkëmbyer zëulët mendime me një burrë shteti. Si i tillë Besnik Mustafaj bredh në kryeqytetet e Europës në “first class”, vishet me sqimë, nga pas i vjen një shpurë me njerëz që e ndihmojnë të japë më të mirën në shërbim të interesave të Kombit dhe atdheut. Si i tillë, ai vetë i jep një dorë kryetarit të qeverisë, shtron teza, këshillon, kritikon pranë njeriut që e njeh me dhëmbë e

dhëmballë. Dhe çdo gjë do të shkonte vaj, sikur ajo Ora e shkrimtarit mos të zgjohej kohë e pa kohë. Sa vjet do të jetë përpjekur ta lërë jahtin luksoz, ndërkohë që dhe anija lapangjoze është tretur në horizont? Në një kohë të çartun, teksa deti është fryrë e pështyn tallaze, kurse shefi i qeverisë bën pushimin e drekës, ai hidhet në një barkë shpëtimi dhe merr rrugën për në tokë. Pesë vjet i është dashur të vozisë pa busull, pa direk, i mbytur nga dyshimet që brejnë dhe gurin, jo më robin. A ia vlente? Pse mos të duronte dhe cazë në kuvertën e politikës? Aty ku ngrihen kulisat, por dhe gjerbet shampanjë me haviar. Në këtë botë plot rrjete sociale, media, fast food dhe turravrap, kush ia ka durimin të nisë të lexojë një libër, aq më tepër me shumë faqe? Shumë do ia kenë, sepse vetë personazhi kryesor Besnik Mustafaj nuk fshihet pas gishtit, i rrëfen të gjitha, qysh kur ishte djalosh i ri prej Tropoje, deri tek ministri që rehatohet në hollet marramendëse në Monako apo Bruksel. Bashkë me të rrugëtojnë ca figura të çuditshme dhe të pakrahasueshme. Do të njihni mërgimtarin që shpik para prej miteve mesjetare, romancierë të vetmuar të provincës që bëhen pjesë e konspiracioneve ndërkombëtare, marrokë që pataksin me naivitetin e tyre, gra të bukura, vrushtullimet e dashurisë, shkrimtarë të mëdhenj që vihen në lojë, burra shteti që pranojnë të luajnë role rastësore në libër. Unë nuk jam kritik dhe nuk është se më ndjell kjo zeje, por do të më pëlqente të isha të paktën veç për këtë shkrim, pasi e kisha me merak të madh të shpjegoja sa më mirë, arsyen përse duhet lexuar kjo vepër, i cili sipas meje është një visar për gjithkënd që ka një raft librash te shtëpia. Do duhen dhe ca muaj që Besnik Mustafaj të pjekë rakinë në kullën e malit. Kemi me qenë plot atje, shumë prej nesh kanë me e lexu’ librin, ndonjë tjetër ka për të bërë sikur. Dilema është se cili do ta pyesë: “A nise ta shkruash librin e ri?”.


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Blog / 10 momentet e forta të partisë së fortë

Propaganda dhe spitalet J

avët e para të qeverisjes socialiste lanë një shenjë të fortë në aktivitetin e përditshmërisë së shoqërisë shqiptare. Shumë aksione u ndërmorën nga ministrat e rinj gjatë këtyre ditëve. Aksione që tërhoqën respektin e një pjese të opinionit publik për një ‘shtet’ të fortë që vepron për të rregulluar gjërat e lëna në kaos nga qeveria inekzistente e mëparshme. Ndërkohë, një pjesë tjetër e të njëjtit opinion publik, i frikësohet një revanshi politik të mazhorancës së re. Një revanshi të fshehur nën petkun e veprimeve të hekurta qeverisëse, por që mund të drejtojë në dënime politike të votuesve apo mbështetësve të opozitës. Debatet mes palëve të opinionit mbi këtë temë kanë arritur në terma ofendues, por sidoqoftë shpesh mbështeten nga protokollime të provave empirike. Njëra palë nxjerr imazhe sesi duket një spital pas ndërhyrjes policore për prishjen e kafeneve, dyqaneve apo farmacive, kurse pala tjetër shfaq imazhe të tjera që tregojnë se në të njëjtin spital ka akoma kafene që funksionojnë. Këta të fundit spekulojnë për një përzgjedhje selektive dhe preferenciale të objekteve që u prishën. Për sa më përket, të dyja palët kanë të drejtë. Veçanërisht, për sa kohë sjellin prova dhe për sa kohë kanë pritshmëri të ndryshme. E kundërta, për shumëkë, do ishte një problem. Ndërsa personalisht kam një shqetësim tjetër. Shqetësimin mbi proporcionalitetin e ndërhyrjes. A ishte e nevojshme gjithë ajo forcë policore për të arritur një pastrim të territoreve të spitaleve nga zhvillimet për shërbime joshëndetësore? Mendoj se jo. Në fund të fundit, kemi të bëjmë me disa njerëz dhe familje që në të drejtën e tyre për të mbijetuar kishin dalë për të shitur diçka. Dikush kafe, dikush çarçafë, dikush fruta, dikush sanduiçe dhe dikush tjetër ilaçe. Dhe për të bërë këtë iu desh të ndërtonte ndonjë kioskë pa leje. Nuk më duket ndonjë krim i madh, aq sa për t’u goditur nga dhjetëra forca policore. Në fund të fundit, jemi vendi i katërqind mijë ndërtimeve pa leje. Ndërkohë, pjesa më e madhe e tyre kanë kontrata me autoritetet e këtyre spitaleve. Paguajnë edhe taksa si biznese të vogla. Por edhe kanë punësuar njerëz që nesër do jenë të p ap u n ë . E d h e ky ë sht ë nj ë shqetësim. Kush do t’i dëmshpërblejë këto ekonomi për ndërprerjen e njëanshme të kontratës nga qeverisja? Pyetje retorike kjo, sepse si gjith-

koment

Gentian Kaprata

Dita kur qeverisja e re do t’i japë zgjidhje këtyre shqetësimeve me mekanizma të menaxhimit shëndetësor, do të jetë dita kur ata tregtarë të paligjshëm apo të ligjshëm do të largohen nga ato hapësira. Nuk do shesin më, sepse nuk do kenë kujt t’i shesin. Por qeverisja jonë e re zgjedh veprime të menaxhimit urban për të zgjidhur çështje që duhet t’i trajtojë menaxhimi shëndetësor. Çuditërisht, qeverisja e re çdo çështje tenton ta zgjidhë nëpërmjet menaxhimit urban. Përveç problematikave urbane. Dhe përfundimi është një shou i madh publik, i cili mund të kënaqë shumë vëzhgues, por nuk ndërton dot sistem funksionues dhe zgjidhje të qëndrueshme në kohë.

monë paguajnë taksapaguesit. Përfshirë ata që janë të lumtur nga ndërhyrja e hekurt e shtetit. Po për të ardhurat e munguara në buxhetet lokale, kush mendon? Dhe nuk po pyes për njerëzit që iu shtuan listës së gjatë të të papunëve. Janë gjëra të vogla, vërtet, por kur bëhen shumë nuk ngelen më të tilla. Në fakt, shqetësimi im më i madh është se qeverisja e re nuk kupton elementët bazikë të ekonomisë së tregut. Të paktën veprimet e tyre këtë tregojnë. Sepse, duhet kuptuar që asnjë tregtar nuk i detyronte me forcë njerëzit të blinin kafet, sanduiçet, çarçafët apo ilaçet e tyre. Nuk do e besoja kurrë këtë. Besoj se ka pasur një kërkesë pa është ndërtuar një ofertë. Ka pasur njerëz që kërkonin kafe, sanduiç, çarçafë apo ilaçe, pa u ndërtuan ato pika shitjesh e shërbimesh. Dhe nëse e pranojmë këtë thënie për të vërtetë, na duhet të jemi të ndershëm dhe të pranojmë se sapo të largojë vëmendjen krahu i fortë i qeverisjes nga ato spitale, atje do ndërtohet dhe shërbehet prapë. Për mua është e qartë se kjo ka për të ndodhur. Dhe ka për të ndodhur të gjitha herët që qeverisja do tentojë t’i zgjidhë problemet me krah dhe jo me mendje. Sepse po përdore mendjen, sigurisht që ka një zgjidhje. Po i bëre pyetjet e duhura dhe ktheve përgjigje të zgjuara, sigurisht që gjërat rregullohen. Në një skenar të tillë, qeverisja duhet të pyeste veten se pse i duhet një qytetari të rrijë te kafja e spitalit? Përgjigjja është e thjeshtë, sepse i lënë të presin. Qeverisja duhet të pyesë veten se pse i duhet një të sëmuri të blejë ilaçe, sanduiçe apo çarçafë në f armaci apo dyqane private. Përgjigjja është e thjeshtë, se spitali nuk ka ilaçe, ushqim dhe çarçafë. Dita kur qeverisja e re do t’i japë zgjidhje këtyre shqetësimeve me mekanizma të menaxhimit shëndetësor, do të jetë dita kur ata tregtarë të paligjshëm apo të ligjshëm do të largohen nga ato hapësira. Nuk do shesin më, sepse nuk do kenë kujt t’i shesin. Por qeverisja jonë e re zgjedh veprime të menaxhimit urban për të zgjidhur çështje që duhet t’i trajtojë menaxhimi shëndetësor. Çuditërisht, qeverisja e re çdo çështje tenton ta zgjidhë nëpërmjet menaxhimit urban. Përveç problematikave urbane. Dhe përfundimi është një shou i madh publik, i cili mund të kënaqë shumë vëzhgues, por nuk ndërton dot sistem funksionues dhe zg jidhje të qëndrueshme në kohë.

13.11.2013

Promovimi / Alfred Peza: Librin ia dedikoj Sali Berishës

11

Çdo gjë që është quajtur ndonjëherë art popullor, gjithmonë ka reflektuar dominim.

- Theodor Adorno

Armët kimike dhe verbëria publike koment

Klementin Mile

Ky nuk është vit elektoral dhe prandaj opinioni publik mund të shpërfillet lehtësisht. Fundja më mirë të mbushësh arkën e shtetit me një dorë të mirë dollarësh, që shqiptarët janë të aftë t’i shohin, ndërkohë që përtej oborrit do të vërtitet padukshëm aroma e vdekjes.

L

arg syve, larg zemrës! thotë proverbi. Në traditën shqiptare të privates dhe publikes kjo do të thotë që nuk ka rëndësi se çfarë ndodh përtej oborrit tonë. Për shembull, deri dje nuk kishte fare rëndësi ekzistenca e armëve kimike në një vend të largët, përtej oborrit, si Siria. Dhe për shumë shqiptarë do vazhdojë të mos ketë asnjë rëndësi edhe demontimi i tyre në Mjekës, pasi edhe ky lokalitet shqiptar mund të konsiderohet paradoksalisht nga shqiptarët si të ishte jashtë Shqipërisë. Por është Mjekësi, ky fshat i padëgjuar më parë nga shumëkush, që do testojë kufijtë e privates dhe publikes sonë, që do na tregojë se deri ku shtrihet oborri ynë privat. Në Mjekës, me sa duket, nuk do të demontohen vetëm armët kimike, por gjithashtu do të afishohet vdekja e nocionit tonë për publiken. Megjithatë, ndërgjegjësimi i pakët për çështjen e demontimit të armëve kimike mund të lexohet si sukses po ta krahasosh me ndërgjegjësimin e munguar totalisht për rreziqe të tjera me të cilat detyrohemi të jetojmë çdo ditë. Njerëzit në Shqipëri nuk rrezikojnë të vdesin vetëm nga substancat kimike, por edhe nga rrugët e pasigurta, nga ushqimi i pakontrolluar, nga cilësia e ujit dhe e ajrit, nga kushtet e punës, nga kriminaliteti e kështu me radhë. Problemi me të gjitha këto probleme është se ato janë të padukshme për sytë e paaftë për të parë përtej oborrit privat. Kjo verbëri që i karakterizon në masë shqiptarët është në fakt më e rrezikshme se armët siriane. Kur një populli nuk i funksionon fare një shqisë, vetëkuptohet që është viktimë ideale për t’ia dhunuar të gjitha shqisat e tjera. Shqiptarët e verbër ka kohë që pësojnë dhunën e veshit prej masmediave që prodhojnë zhurmë, por aspak informacion, që nuhasin erë plehrash në vend të ajrit të pastër dhe që shijojnë tragjedi dhe frikë në vend të shpresës. Me pak fjalë, u është trashur lëkura. Në këto kushte pak rëndësi ka se kush po i dhunon, qofshin këta vendas apo të huaj, amerikanë apo europianë. Të gjitha shigjetat e akuzës janë të drejtuara sot nga qeveria Rama dhe dje mund të drejtoheshin fare mirë nga qeveria Berisha. Por në kushtet kur shqiptarët e kanë të pamundur të shohin përtej oborrit, kur janë të paaftë për të lidhur mirëqenien private të tyre me zhvillimet publike dhe për të lidhur përfitimet e tashme me rreziqet e ardhshme, në këto kushte funksionojnë të gjitha argumentet politike. Prandaj sot dëgjojmë të theksohet si vlerë madhore besnikëria ndaj Shteteve të Bashkuara, përfitimet financiare nga demontimi, apo përmirësimi i imazhit të Shqipërisë në botë, sikur të gjitha këto do të vijnë pa e riskuar aspak shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. I vetmi risk që merret parasysh nga politika është risku politik. E kjo do të thotë, risku për të humbur mbështetje elektorale. Në kushtet aktuale të Shqipërisë qeveria Rama i ka bërë llogaritë mirë: demontimi i armëve kimike do të vazhdojë të diskutohet disa ditë në masmedia, me argumente pro dhe kundër, por këto do të humbasin dhe harrohen shumë shpejt në fluksin e lajmeve të përditshme. As protestat e vakëta të shqiptarëve dhe as peticionet nuk përmbajnë risk politik. Ky nuk është vit elektoral dhe prandaj opinioni publik mund të shpërfillet lehtësisht. Fundja më mirë të mbushësh arkën e shtetit me një dorë të mirë dollarësh, që shqiptarët janë të aftë t’i shohin, ndërkohë që përtej oborrit do të vërtitet padukshëm aroma e vdekjes. *Pedagog në Universitetin Europian të Tiranës.


12

kulturë

Suplementi i librit UET Press boton librin e parë të Alfred Pezës, “Ditari i 23 Qershorit”, shkruar pikërisht në kohën kur la gazetarinë për të kandiduar si deputet i PS-së në vendlindjen e tij, Peqin. Autori i parathënies, Blushi e cilësoi këtë roman si një shërbim që autori i bën Peqinit. Ndërsa Peza, një dedikim për Shqipërinë e Berishës

Alfred Peza:

Librin ia dedikoj Sali Berishës U

promovua dje në UET libri i parë i gazetarit dhe deputetit Alfred Peza “Ditari i 23 Qershorit”, me parathënie nga Ben Blushi. Botimi i UET Press është vepra e parë e madhe publicistike e një gazetari që për 20 vjet është marrë me publicistikë, por vendosi të shkruajë një libër pikërisht gjatë 18 javëve kur e la këtë profesion për t’iu kushtuar politikës. Të pranishëm për të promovuar librin e ish-kolegut të medias dhe kolegut të politikës ishin figura të njohura, si ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ajo e Kulturës, Mirela Kumbaro, kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, Musa Ulqini, por edhe figura të politikës me të njëjtën prejardhje profesionale si vetë autori Peza, nga bota e medias, përfshirë këtu Preç Zogajn, apo Ben Blushin, njëkohësisht autor i parathënies së librit. “Në analogji me romanin ‘Ishulli’ të Blushit, të cilin ia dedikoi Edi Ramës, unë ia dedikoj Sali Berishës. Ka qenë Shqipëria e Sali Berishës, demokracia e tij, mënyra e qeverisjes, si ajo mënyrë e la vendlindjen time, shtysat që më bënë të hyja në politikë. Aq koshient dhe i përgatitur paskam qenë për të hyrë në politikë saqë paralel me bërjen politikan unë përgatisja këtë libër që kemi sot në dorë”, tha Peza para të pranishmëve në hollin e UET, ndër ta dhe kryetari i Grupit parlamentar ku ai vetë bën pjesë që pas 23 qershorit, Ruçi. “Ajo që më pëlqen më shumë nga libri është që Fredi ka nxjerrë Peqinin në dritë dhe besoj që ky është një shërbim që i bën qytetit ku ka kandiduar, por dhe një premtim që duhet ta mbajë për qytetin që i dha mundësinë të jetë politikan”, tha Ben Blushi, autori i parathënies, duke i uruar deputetit të ri të PS-së fat si politikan dhe si shkrimtar, por më shumë si shkrimtar sesa si politikan, pasi kjo e dyta, sipas Blushit është gjithmonë relative. Një ditar në kapërcim të profesioneve “Libri paraqet një specifikë, është kufiri ndarës mes profesionit të gazetarit dhe profesionit të ri të politikanit që Peza e ka filluar me shumë seriozitet dhe ambicie të madhe për ta vazhduar gjatë”, u shpreh botuesi Henri Çili gjatë promovimit të djeshëm. “Peza e ka nisur karrierën si politikan në mënyrë shumë të veçantë. Peza ka qenë gjithmonë si gazetar afër njerëzve, afër ngjarjeve, fenomeneve, larg tavolinave, larg karikaturës së salloneve të Tiranës. Edhe politikën e ka nisur kështu. Me trafikun e kontakteve dhe interesave që ai kishte mund të ishte një ministër pa portofol, ose të kishte një pozicion

me rëndësi, por ka zgjedhur ndryshe: të konkurrojë në vendlindjen e tij, të ketë një punë të shkëlqyer terreni që e vërteton dhe ky ditar që është impresionues për nga thellësia dhe kontakti me njerëzit, për nga mprehtësia e disa mikroromaneve që ndeshen me të”, ka thënë botuesi Çili gjatë promovimit të librit, botim i UET Press. Sipas Çilit, ky roman është shenjë e vesit profesional që ndjek gjithmonë një njeri, siç ka ndodhur dhe në rastin e një prej 10-15 gazetarëve më të njohur në Shqipëri, siç tha ai, në 20 vitet e fundit, siç është Alfred Peza. Botimi i librit të Alfred Pezës u komentua ndër të tjera si rikrijimi i një trekëndëshi mes shkrimtarit, autorit të parathënies dhe botuesit, që kish ekzistuar që në gazetën “Koha Jonë” të viteve ‘95-’97, siç kujtoi Çili, kur ai ishte reporter, Blushi kryeredaktor dhe Peza, gazetar i konsoliduar. “Ditari i Fredit është shumë personal, është historia e një gazetari të njohur të Shqipërisë, që për arsyet që i ka thënë në këtë libër, ka dashur të kapërcejë dhe të bëhet politikan. Ai ka rrëfyer me shumë sinqeritet 3-4 muaj të jetës së vet, gjatë të cilave, ne patëm fatin të përjetojmë një ndryshim”, tha Blushi gjatë promovimit. Libri si fotografi e Shqipërisë që nuk shihet më “Për shkak të përvojës si gazetar, por edhe vetëdijes për rëndësinë e momentit, vendosa që ta ‘fotografoja’ të plotë, në të gjitha përmasat dhe detajet, çastin e futjes sime në politikë. Si një moment shumë i rëndësishëm për jetën time, për shkak të qenies edhe një proces publik, besoj se ky libër do të shërbejë si një pasqyrë për të parë edhe atë që ka ndodhur fillimisht në jetët e shumë njerëzve të tjerë që janë sot në politikë. Ose që do të jenë nesër pjesë e Parlamentit dhe e niveleve të larta të procesit të ligjbërjes dhe qeverisjes së Shqipërisë”, shkruan Peza për arsyet e shkrimit të këtij romani në një çast domethënës për Shqipërinë. Në parathënien e tij, Blushi e vlerëson romanin e Pezës si një kontribut për të kujtuar Shqipërinë në një epokë mjerimi, e cila tashmë ka përfunduar. “Nëse ka një gjë që tërheq në rrëfimin e Fredit, kjo është mënyra sesi e përshkruan vendin. Aty ka Orient, ka Ballkan, ka Shqipëri, ka shumë të shkuar dhe pak Europë. Nëse Peqini duket si një vend që ka humbur të ardhmen, Fredi duket si një njeri që kërkon Europën aty ku është e pamundur. Por, megjithëse nuk e gjen, sërish ka shpresë dhe kjo e bën librin gjithë ngjyra dhe plot optimizëm”, shkruan ai në parathënien e këtij romani.

Libri si dëshmi dhe premtim

Nga Ditari i Alfred Pezës: Edi Rama i kishte shtuar së tepërmi takimet për kafe, dreka dhe darka. Pa llogaritur sms dhe telefonatat. Derisa, në verën dhe vjeshtën e 2012, kërkesa e liderit të PS që unë të përfshihesha në politikë ishte e drejtpërdrejtë, konkrete dhe shumë e detajuar. Më bëri një analizë shumë të thelluar të situatës politike brenda PS në gjithë vendin

Ben Blushi Duke shkruar “Ditarin”, Fred Peza u ka dhënë zgjedhësve të tij një dëshmi. Ai kurrë më nuk do mund t’i ikë “Ditarit” të vet. Njerëzit do kenë mundësi që në çdo rresht t’i kapin një premtim. Çdo ditë mund ta marrin në telefon dhe t’i citojnë sesi ka premtuar një rrugë fshati, një qendër shëndetësore, një libër, një top futbolli, një të drejtë shkollimi, një kanal ujitës apo më shumë inkurajim për investimet e domosdoshme. Në një kuptim ai do vazhdojë të jetojë në kurthin që i ka ngritur vetes. Por e ka bërë me ndërgjegje dhe, si të gjitha vuajtjet, do ta kalojë.

henri Çili Peza e ka nisur karrierën si politikan në mënyrë shumë të veçantë. Peza ka qenë gjithmonë si gazetar afër njerëzve, afër ngjarjeve, fenomeneve, larg tavolinave, larg karikaturës së salloneve të Tiranës. Edhe politikën e ka nisur kështu. Me trafikun e kontakteve dhe interesave që ai kishte mund të ishte një ministër pa portofol, ose të kishte një pozicion me rëndësi, por ka zgjedhur ndryshe: të konkurrojë në vendlindjen e tij, të ketë një punë të shkëlqyer terreni që e vërteton dhe ky ditar që është impresionues për nga thellësia dhe kontakti me njerëzit, për nga mprehtësia e disa mikroromaneve që ndeshen me të.

Marrëveshja ime me Edi Ramën në politikë

G

jashtë muaj para zgjedhjeve lokale të 2011, u largova nga drejtor i përgjithshëm i “Ora News”, për të vijuar me detyrën e drejtorit të In f o r m ac i o n it n ë t e l ev i z i o n i n “Vizion+”, ku drejtova çdo javë edhe dy emisionet e mia politike: “Debat” dhe “Intervista”. Ishte koha kur filluan të më vijnë sinjalet e para konkrete nga PS për t’u angazhuar në politikë. Fillimisht idenë ma hodhi Valentina Leskaj, e cila në atë kohë ishte në krye të listës së deputetëve të PS për qarkun e Elbasanit. Bisedova shumë herë për këtë me Qazim Sejdinin, kryetari i Bashkisë së Elbasanit. Ishim bërë miq vitet e fundit, sidomos pas zgjedhjeve lokale të 2011, kur e kisha të ftuar në një nga emisionet e mia përkushtuar garës së kandidatëve lokalë. Përgjigjja ime e

parë ishte një JO kategorike. Por Qazim Sejdini, në konsultim me Ramën, siç mora vesh më vonë, vijonte të këmbëngulte. Kam biseduar për këtë edhe me Gramoz Ruçin me të cilin kam patur një marrëdhënie konstante e të kahershme vlerësimi të ndërsjellë. Më vonë kam folur edhe me dy miqtë e një brezi, Ben Blushin e Damian Gjiknurin. Edi Rama i kishte shtuar së tepërmi takimet për kafe, dreka dhe darka. Pa llogaritur sms dhe telefonatat. Derisa, në verën dhe vjeshtën e 2012, kërkesa e liderit të PS që unë të përfshihesha në politikë ishte e drejtpërdrejtë, konkrete dhe shumë e detajuar. Më bëri një analizë shumë të thelluar të situatës politike brenda PS në gjithë vendin. Duke u ndalur në mënyrë të veçantë në rezultatin e qarkut të Elbasanit dhe


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.11.2013

13

Libri është ndarë në katër kapituj: “Presidenti”, “Amerikanët”, “Partia Demokratike”, “Ramët” dhe një “epilog me Tony Blair”. Sot promovimi i librit Ngjarjet dhe personazhet që shënuan rotacionin paqësor të pushtetit në vitin 2013, në 13 intervista të gazetarit të njohur të ekranit shqiptar janë botuar në librin “Viti i mbarë 2013”, që promovohet sot në orën 13:00 në hollin e Universitetit Europian të Tiranës

Sokol Balla: Pse 2013-ta ishte një vit i mbarë

vendlindjes sime, Peqinit, në zgjedhjet e përgjithshme të 2009 dhe ato lokale të 2011. Për të më kërkuar që të angazhohesha atje në zgjedhjet e 2013. Thellësisht i bindur se do ia dilja të fitoja, duke ndihmuar në shërimin së bashku të disa plagëve që i ishin krijuar PS në këtë zonë dhe qark. Si pjesë e një ndihmese qytetare e intelektuale, për fitoren dhe rikthimin e të majtës në pushtet pas 8 vitesh në opozitë. Atëherë kur u duk se profecia e bisedës sime me xhaxhain për futjen në politikë po përmbushej edhe me kërkesën e drejtpërdrejtë të liderit PS, unë isha më ngurrues se kurrë. Sepse politika shqiptare më dukej ende shumë e nxehtë për qiellzën time. Jeta ime profesionale në gazetari kishte arritur një kulm dhe një standard ekonomik për t`u patur zili. Zgjedhjet e 2009 në Shqipëri dhe ato në 2011 në Tiranë, bënë që shumë njerëz të besonin se, çfarëdo që të ndodhte dhe sido që të votonin shqiptarët, Berisha do ta gjente mënyrën për të dalë fitimtar. Të hyje në politikë në kushtet e mia dhe në këto rrethana, dukej si një aventurë e pashoqe. Ndaj, gjatë gjysmës së parë të 2012 deri në

fund të verës, kisha shumë dilema. Në vjeshtë bëra testime në një rreth shumë të ngushtë miqsh të afërt, me bashkëpunëtorët dhe familjarët e mi. Sa më shumë afrohej fundi i vitit, aq më shumë anoja drejt “Po”-së. Dhjetori i vuri vulën. Në Janar 2013 diskutova dhe mora mirëkuptimin e pronarëve të “Vizion+”, Tan dhe Genc Dulakut për vendimin tim. Përcaktova edhe një kalendar për largimin nga puna, i cili u mbajt sekret nga të dyja palët deri në momentin e fundit. Një kalendar që e sinkronizova edhe me liderin socialist. Nuk i vura kurrë asnjë kusht të panegociueshëm Edi Ramës. Nuk e kam kërkuar lënien e gazetarisë në këmbim të një post ministri, siç u përfol para dhe pas zgjedhjeve. Marrëveshja ime me Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin ka qenë kjo: 1. Të më mundësohej hyrja dinjitoze në politikë, në lartësinë e asaj çka besoja se meritoja për nga profili i krijuar në gazetari. 2. Të më sigurohej një vend i vlerësueshëm në listën e kandidatëve për deputetë të PS në qarkun e Elbasanit. 3. Gjatë mandatit tim të parë si de-

Agolli: Gjuha jonë është bërë përshesh nga fjalët e huaja U promovua mbrëmë në Muzeun Historik Kombëtar libri studimor “Fjalori rimor i Dritëro Agollit” me autor Mina Geron. Të pranishëm ne këtë promovim ishin shkrimtari Dritëro Agolli, botuesja e “Toena” Irena Toçi, prod.Dr. Rami Memushaj dhe autori i librit. Fjalori pasqyron pasurinë rimore të poezisë së Dritëro Agollit, si dhe pasurinë gjuhësore që është hedhur në përdorim në funksion të rimës. Libri është vlerësuar si një vepër e rëndësishme si një risi në studimet e sotme të shqipes. Mina Gero, ka përmbledhur të gjitha falët që rimojnë me njëra-tjetrën në veprën poetike të Dritëro Agollit. Ky i fundit, vlerësoi punën e palodhur të Geros për këtë vepër dhe u ndal të jepte një mesazh për të gjithë shqiptarët. “Thonë se pleqtë nuk skuqen, por unë u skuqa nga fjalët e mira. Koka më tundet dhe kam frikë se po më tunden dhe trutë, por ato i mban fort kafka. Gjuha jonë është bërë përshesh nga fjalët e huaja, po ashtu edhe gramatika. Pas 100 vitesh duhet të kemi ndonjë fjalor që ta marrim vesh atë”, vuri në dukej poeti. Sipas tij, dyqanet nëpër Shqipëri ajën të gjithë me emra të huaj, dhe kjo duhet të ndryshojë, duke përdorur emra shqiptarë malesh a lumenjsh.

putet, nuk do kërkoja asnjë post në ekzekutiv. Sepse e konsideroj kohë të nevojshme për t`u orientuar dhe për ta njohur politikën nga brenda sistemit, duke filluar me Parlamentin, komisionet parlamentare, zonën time elektorale, si dhe strukturat e PS në qendër e bazë. Ndërkohë që dera ime do të jetë e hapur 24 orë në 365 ditët e 4 viteve, për të dhënë ndihmesën maksimale që më takon e që mund të më kërkohej. Kaq. Të dielën e 3 shkurtit 2013, së bashku me Edi Ramën, gjatë një konference për shtyp, në hollin e selisë qendrore të PS, në Tiranë, bëmë publik vendimin. Lajmi pati një mbulim maksimal mediatik, edhe për shkak se unë isha kandidati i parë për deputet i bërë zyrtarisht publik nga të gjitha forcat politike, për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri. Pesha e përgjegjësisë ishte e madhe. U ndjeva shumë i vlerësuar. Ky është një pozicion që shton vëmendjen publike, por që bën edhe të tërheqësh mbi vete shiun e kundërshtarëve, vetëtimat e xhelozëve dhe rrufetë e smirushëve. Urimet vërshuan nga të gjitha anët, përfshirë edhe nga ministrat e qeverisë Berisha dhe drejtuesit kryesorë të PD. Pas konferencës së shtypit që u transmetua LIVE nga disa televizione informative, së bashku me Ramën shkuam në zyrën e Gramoz Ruçit, në fund të korridorit të katit të dytë të selisë së PS. E kish ndjekur konferencën nga ekrani. Na priti tek dera dhe na uroi. Ndërsa zinim vend në tryezën e tij, në ekranin e celularit tim u shfaq emri i Ilir Metës. Rama m`u duk se u bë shumë i vëmendshëm dhe kurioz. Kryetari i LSI më uroi dhe bëmë shakatë e rastit. Sapo mbylla telefonin, kryetari PS më pyeti se ç`mendoja për raportet elektorale me Metën. Duhej të kalonin edhe dy muaj që të bëhej publike marrëveshja për krijimin e Aleancës “Për Shqipërinë Europiane” mes dy partive tona. U përgjigja se aleanca me LSI na e lehtësonte shumë fitoren në zgjedhje dhe e bënte atë të padiskutueshme që në fillim. “Por, ne jemi të dënuar të fitojmë edhe pa LSI më 23 qershor”, - përfundova unë.

E di që titulli i këtij libri do të ngjallë jo pak debat e, kush më njeh, e di mirë se zgjedhja e titullit është bërë me ndërgjegje, EDHE për këtë. Them EDHE, se përtej provokacionit mediatik, që është sigurisht pjesë e formimit tim profesional dhe karakterial, unë kisha një bindje të hershme, se 100 vjet pas vitit të mbrapshtë 1913, ky do të ishte një vit i mbarë për Shqipërinë. Jo thjesht se ndoshta punët nuk kishin ku vinin më keq se ç’e gjetën vendin zgjedhjet e 23 qershorit, por sepse kisha bindjen e madhe dhe të hershme timen, se shqiptarët nuk kanë votuar asnjëherë gabim. Nuk votuan gabim edhe në vitin 2009, kur u dhanë mesazhin palëve se nuk ishin të bindur se Berisha duhet të ikte dhe se Rama duhet të vinte dhe as se Meta duhet të “vdiste”, apo Veliaj të lindte. Mesazhi ishte që palët duhet të bashkëpunonin dhe se e majta, nëse donte të fitonte, duhej të bashkohej. Mesazhi sigurisht që u lexua gabim dhe vendi desh rrëshqiti në zgrip anarkie, për herë të dytë në 16 vjetët e fundit. Sigurisht që ashtu siç ne themi zakonisht se “kur punët shkojnë keq në një shtëpi, fajin e ka kryefamiljari”, dhe unë mendoj si shtetas dhe si gazetar se, në përgjithësi, përgjegjësinë kryesore të mbrapshtive të katër viteve të fundit, e kishte qeveria. Siç do të mund ta konstatoni edhe vetë nga shënimet e mia dhe intervistat e këtij libri, që përfshijnë vitin politik nga zgjedhja e Presidentit në 2012-ën e deri periudhën paszgjedhore të 23 qershorit 2013, ishin arroganca, kokëfortësia dhe indiferenca e një mazhorance, e një partie dhe e një individi, që i sollën atyre disfatën më të rëndë elektorale dhe politike të pluralizmit. Por i solli PDsë dhe Berishës një mbarësi më vete. Kjo qeveri e meritonte të ikte nga pushteti, por mënyra si iku, përmasat e disfatës, sollën pasoja pozitive për të. E para mbyllën një cikël epik dhe epokal të Sali Berishës, duke thyer mitin e tij legjendar, se nuk mund ta largoje nga pushteti, veçse me ndihmën e armëve. Një mesazh ky pjekurie për demokracinë, por edhe për vetë PDnë dhe Berishën. E dyta, pavarësisht debatit të brendshëm, i hapi rrugë brezit të ri në drejtim të kësaj partie. E treta, pikërisht ky debat i brendshëm, i shpërthyer në një intervistë me mua nga nënkryetari Patozi, tregoi se pavarësisht përpjekjeve, mendimet ndryshe në një demokraci, qoftë edhe të munguar brenda PD-së, nuk i ndalon dot. Paradoksalisht, një nga fajet e Berishës, ajo e zgjedhjes së njëanshme të Nishanit si president, në dritën e rezultatit të paprecedentë e të paparashikuar të 23 qershorit 2013, është

ndoshta gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte vendit. Një mazhorancë arrogante në vota në kuvend, tashmë ka përballë edhe një president që ka dalë nga opozita dhe kjo është një shenjë mbarësie në balancimin e pushteteve në vend. Gjatë kësaj periudhe, për të cilën flet ky libër, gjërat shkuan në vend edhe për të majtën. Në aspektin e bashkimit të saj, përtej cic-miceve të krerëve Rama e Meta, si dhe i dhanë shansin që aq shumë ish kryebashkiaku legjendar i Tiranës, prej 15 vitesh, kërkon t’ia japim si kryeministër. Por sigurisht që lajmi i mirë është jeta e dytë e Ilir Metës dhe leksioni i paçmuar se edhe në politikën shqiptare, shansi i dytë që të jepet, mund të shfrytëzohet për të mos bërë gabimet e së shkuarës. Në fakt, nëse do zgjidhja një personazh kryesor të ngjarjeve prill 2012 - tetor 2013, ky padyshim është kreu i LSI-së, i cili ka marrë tashmë rolin e munguar në skenën politike shqiptare, të balancuesit të gjendjeve emocionale vrastare, që rivalët kanë në politikë. Libri është ndarë në katër kapituj: “Presidenti”, “Amerikanët”, “Partia Demokratike”, “Ramët” dhe një “epilog me Tony Blair”. Intervista e 13-të është “ex-cathedra” dhe nuk ka lidhje me thelbin e librit, por, rastësisht, përkon me dy shifrat e fundit të “Vitit të mbarë” dhe autorin e “Vitit të mbrapshtë”... Ky libër nuk pretendon të nxjerrë të vërtetën se përse ngjarjet morën atë rrjedhë që morën në 23 qershor. Por modestisht kërkon të dëshmojë disa nga ngjarjet, deklaratat dhe momentet që shënuan këtë periudhë historike për Shqipërinë e vuajtur nga sindroma e mbrapshtë e viteve të ngjashme me atë 1913. Ngjarje, deklarata e momente, të personazheve përballë meje, në intervista që unë, personalisht, do t’i mbaj mend për një kohë të gjatë.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Ofertë bosit të drogës: Paguaj 200 milion funte, të lirojmë 4

5

13 16

17

6

23

24

33

34

43

10

20

11

12

21

25

22

26

30

27

31 35

39 42

9 15

19

29

8

14

18

28

7

32

36

37

38

40

44

45

47

48

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

41

45

46

49

50

52

Koha e fillimit ____:____

51

Koha e mbarimit ____:____

53

Horizontalisht

Vertikalisht:

1. Qendrim miqësor e mirëdashës ndaj të tjerëve. 9. Marrëdhënie e shkurtër dashurie. 13. Notë muzikore. 14. Figurë letrare. 16. Ai që sapo ka veshur rrobën fetare dhe që shërben në një manastir. 20. Sigla e Vlorës. 21. Poetesha e antikitetit. 23. Zile bagëtish. 24. Të fikët në dialekt. 27. Përdoret kur i drektohemi një gruaje. 28. Ndërtim me tulla. 29. Qytet në Itali. 31. Shko! 32. Notë muzikore. 33. Përemër vetor. 34. Thirrje e arenave të toreadorëve. 35. Trupa të posaçme, që zbarkojnë nga deti a nga ajri në prapavijat e kundërshtarit. 39. Menjëherë. 40. Përshkrimi i pamjes së jashtme të një njeriu. 42. Cooperfield, iluzionist i famshëm. 45. Emërtim i përcaktuar mirë dnjë nocioni të një fushe. 46. Notë muzikore. 47. Element përbërës i kromozoneve që është përçues i tipareve të trashëgueshme. 48. Pemë e lartë. 50. Metal shumë i fortë. 52. Gjendje kur asnjë nga kandidatët s'ka fituar shumicën e nevojshme. 53. Mundësia e një të keqeje që kërcënon dikë.

1. Qytet i madh në Gjermani. 2. Gjitarë, ose... 3. Trup i vogël qiellor. 4. Martini, këngëtare e njohur italiane. 5. Radio Kukësi. 6. Bulku i Kombëtres së futbollit. 7. El, shtet në Amerikën Qendrore. 8. Instituti Historisë. 9. Janë në hyrje të fshatit. 10. Pemë e lartë dhe e drejtë. 11. Hoxhë që drejton një xhami. 12. Ishte mbretëria e Priamit. 15. Falje a ulje e dënimeve të dhëna nga gjyqi. 17. Bukuria, ose... mbrapsht. 18. Historia Kombëtare. 19. Moris i i njohur i muzikës botërore. 22. Shtëpi zogjsh. 25. targa e makinave të Lezhës. 26. Pije e fortë alkoolike, mbrapsht. 30. Ballo pa kufij. 36. Krantja i muzikës shqiptare. 37. Koprrac, dorështrënguar në dialekt. 38. Tregu Turk. 39. Bashkim, ish-kryeministër i vendit tonë. 40. Guardiola, trajner i njohur futbolli. 41. Kryeqyteti i Azerbajxhanit. 43. Pronar i madh tokash. 44. Pëlhurë e hollë e tejdukshme. 45. Pjesa e mprehtë e thikës. 46. Pemë frutore. 48. Pjesëz mohuese. 49. Letëria Zvicerane. 50. Maja e çekiçit. 51. Lëndë Industriale.

Sudoku | nivel mesatar 1 8 5

4

6 7

2 8 7

2

8

3

7

9 3

6

4

2 1 5

4

4

8 1

1 7

3

3

6 9

6

4 8

3

3 5

9

9

8

4

1 5

7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

6 7

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Një ish-bos i drogës mund të lihet i lirë menjëherë, nëse ai do t’i paguajë Britanisë së Madhe shumën e prej 200 milionë funteve. Kjo është oferta e pabesueshme që i është bërë nga një gjykatë bosit të njohur si Curtis ‘Cocky’ Warren. Ai po vuan dënimin për tregti me dorgj që nga viti 1997, ndërsa në vitin 2009 atij iu shtuan edhe 13 vite të tjera heqje lirie. Dhe tash pas afro 16 vitesh pas grilave, 50-vjeçari ka marrë një ofertë interesante: t’i paguajë shtetit 200 milionë funte ose të vazhdojë burgun edhe për nëntë vite të tjera. Siç transmeton Daily Mail, qëllimi i autoriteteve britanike për të rikuperuar paratë e fituara nga Warren në mënyrë të paligjshme mund të duket i drejtë, por propozimi për ta lënë të lirë në këmbim të parave një person që në të shkuarën ka kryer grabitje të armatosura, ka mbikëqyrur transportin e mijëra kilogramësh kokainë, ka trafikuar marihuanë, armë, granata dhe ka rrahur për vdekje një të burgosur, ka nxitur reagim të madh në opinionin britanik. Edhe pse pasura që posedon ish-bosi nuk është e ditur, gjykata beson se trafikanti mund të jetë në gjendje të paguajë këtë shumë, ndërsa ai thotë se i ka harxhuar të gjithë paratë që ka pasur.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Marrëdhënia juaj me atë qe keni ne krah do jete me e tensionuar se kurrë me pare. Do jeni gjithë kohës me nerva dhe do ja nxirrni gjithçka atij qe keni ne krah. Beqaret do jene shume joshës dhe do tërheqin vëmendjen e disa personave. Mos u emociononi dhe mos hidhni hapa te nxituara. Ne planin financiar do mbizotërojë ekuilibri. Çdo gjë do shkoje ashtu si ju mendonit.

Klima ne jetën tuaj ne çift do filloje dalëngadalë te ngrohet gjate kësaj dite. Do jeni me realiste dhe do i kuptoni gabimet qe keni bere. Beqaret duhet t’i bëjnë mire llogarite para se te fillojnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Nëse filloni një lidhje shume gjera mund te ndryshojnë. Financat do jene ne një gjendje goxha te mire.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Yjet do e mbrojnë sot jetën tuaj sentimentale nga faktorët negative dhe do ju bëjnë te ndiheni sa me mire. Ne mbrëmje partneri mund t’iu beje edhe një surprize te këndshme. Beqaret do marrin disa ftesa për te dale, por personat qe do i ftojnë nuk do i tërheqin aq sa duhet. Ne planin financiar është momenti te përballeni me problemet qe ju kane dale.

Një pjese e madhe e dëshirave tuaja te zjarrta do plotësohet gjate kësaj dite. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj dhe nuk do dëshironi qe dita te mbaroje. Beqaret duhet te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë ne mënyrë qe fillimi te jete i mbare. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi. Kjo do beje qe situata te ketë disa përmirësime.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Marsi do favorizoje mjaft jetën sentimentale te çifteve gjate kësaj dite. Partneri jo vetëm qe do ju dashuroje ne mënyrë pasiononte, por ne çdo moment do mundohet t’iu surprizoje. Zemra juaj do ndihet me se miri. Edhe për beqaret do jete një dite e favorshme për takime. Shfrytëzojeni! Jupiteri do ju sjelle fat ne planin financiar.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Venusi do jete planeti qe do merret me tepër sot me jetën tuaj ne çift. Jo vetëm qe do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur, por do kaloni edhe momente te lumtura ne krahët e partnerit tuaj. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa kaq. Ne planin financiar do merrni vendime te rëndësishme për ta ndryshuar situatën.

2

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

2 4

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

3 4 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

032, 241, 265, 272, 285, 413, 434, 519, 541, 574, 815.

Numra me 4 shifra:

0021, 2567, 3259, 5263, 5748, 9514, 9587, 9631.

Numra me 6 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

025635, 055055, 149551, 217701,

240825, 355831, 516093, 520232, 526325, 543402, 558179, 563259, 592558, 592618, 635241, 793595, 845145, 854152, 924156, 987481.

Numra me 7 shifra: 0526452, 4648036, 5232516, 7485145.

Çiftet do kenë një dite te zakonshme dhe pa te reja sot. merrini gjerat si t’iu vijnë dhe bëni atë qe ndjeni. Do keni dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite ju qe jeni vetëm dhe gjithçka do ndryshoje ne jetën tuaj. Ne disa momente nuk do ju besohet se jeni ne realitet. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume vigjilente nëse nuk doni te përballeni me probleme.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Dite mjaft e favorshme kjo e sotmja për te marre vendime ne jetën tuaj ne çift. Te dy do jeni me humor te mire dhe do bashkëpunoni për gjithçka me njeritjetrin. Beqaret do kenë diçka tjetër ne mendje dhe nuk do mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar Merkuri do ju nxite te tregoheni me te arsyeshëm.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do jeni shume kritike sot ndaj partnerit tuaj dhe kjo mund te nxite disa mosmarrëveshje me te. Kujdes mos i tejkaloni limitet sepse situata do behet edhe me e vështirë. Për beqaret një person shume interesant do filloje qe sot te behet pjese e jetës se tyre. Financat nuk do jene aspak te stabilizuara. Mund te keni debate me familjaret edhe për shkak te një trashëgimie.

AKREPI (22/X-21/XII)

Yjet do bëjnë te pamundurën sot për t’iu krijuar një klime te ngrohte dhe plot diell ne planin sentimental. Do kaloni me tepër kohe me partnerin tuaj dhe do i shprehni me tepër ndjenjat. Beqaret do kenë mundësi reale për te krijuar lidhje afatgjata. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do ju jepet. Edhe financat do jene përgjithësisht te mira, nuk duhet te shqetësoheni aspak.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Dite shume e turbullt dhe e mbudhur me debate te forta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bërtisni sa ju aq edhe partneri dhe nuk do arrini dot te flisni qetësisht. Beqaret nuk do kenë mundësi për te takuar princin e kaltër. Duhet ende te prini edhe pak kohe. Financat fatmirësisht do jene te qëndrueshme. Te paktën për këtë sektor nuk duhet te shqetësoheni.

PESHQIT (20/II-19/III) Fale ndihmës se Plutonit, sot nuk do dyshoni me për partnerin tuaj, përkundrazi do iu shprehni me tepër ndjenjat. Dita do jete mjaft emocionuese. Beqaret nuk duhet absolutisht te prishin një familje tjetër vetëm për te pasur ne krah personin qe pëlqejnë. Me financat duhet te merreni me seriozisht.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13 nëntor

1970

13.11.2013

15

Çdo gjë me tepri është në kundërshtim me natyrën. -Hippocrates

Cikloni që krijoi Bangladeshin Me erëra që kapnin 185 kilometra në orë, cikloni që goditi Pakistanin Lindor ishte i barasvlershëm me një uragan të kategorisë 3. Numri i vdekjeve që shkonte mbi 300 mijë vetë u shkaktua kryesisht nga një dyndje stuhie që përmbyti deltën e lumit Gang me popullsi të dendur. Një paralajmërim u dha, por nuk bënte fjalë për përmbytje. Në rajonin e Taziumin-it është përllogaritur se 45 për qind e popullsisë u zhduk. Në total rreth 3.6 milionë njerëz u

prekën nga cikloni. Shumica e flotës së peshkimit, e cila e furnizonte Pakistanin Lindor me burimin kryesor të proteinave, u shkatërrua. Në një tragjedi të kësaj shkalle, një operacion i shpejtë ndihme ishte thelbësor. Megjithatë, pikërisht këtu qeveria e Pakistanit e bazuar në Pakistanin Perëndimor u kritikua ashpër. Vetëm një helikopter ishte i gatshëm dhe qeveria u tregua e ngadaltë për të nisur të tjerë. Ata fajësuan pengesat e Indisë për vonesat, gjë të cilën qeveria indiane e mo-

hoi me forcë. Qeveria pakistaneze refuzoi të lejonte që ndihma indiane të futej në Pakistan me anë të ajrit dhe mbërriti ngadalë me mjete tokësore. Avionë të spërkatjes së të mbjellave në Pakistanin Lindor u ofruan për ndihmë, por u desh dy ditë që qeveria t’i pranonte ato. Një inkompetencë e tillë u dha një shtysë të fortë partive separatiste si Awami League. Kjo, si pasojë do ta çonte Pakistanin Lindor larg në rrugën e luftës për çlirim dhe krijimin e një Bangladeshi të pavarur.

Blitz

Flickr

7.69

Milionë kilometra katror është sipërfaqja e Australisë.

22.6

Milionë është popullsia e Australisë, sipas përllogaritjeve të vitit 2011.

2.9

Banorë për kilometër katror është dendësia e popullsisë së Australisë.

399

Mijë banorë është popullsia e kryeqytetit të Australisë, Canberra.

Titulli: bisedë informale foto: Fate Velaj

10 momentet e forta të partisë së fortë Që nga prezantimi i parë i Partisë së Fortë në publik e deri tani, ka qenë e vështirë të konstatohet se cilat kanë qenë momentet më të bukura publike të kësaj Partie. Momente të forta gjatë këtyre zgjedhjeve ka pasë në pothuajse të gjitha nivelet, duke krijuar përshtypjen që Partia e Fortë s’ka lënë as edhe një element shoqëror pa u vënë në pikëpyetje. Për një tjetër gurgullimë lezeti paszgjedhor, ju ftojmë t’i shikoni 10 nga momentet më sinjifikante deri tani të Partisë së Fortë dhe kryetarit të saj legjendar. 10. Autostrada Autostrada që do të lidhë Bregun e Diellit me lagjen ‘Arbëria’ është i pari projekt që Partia e Fortë ka prezantuar para publikut. Kjo më vonë u radhit si një nga të gjitha prioritetet investuese të planit zhvillimor Lorem Ipsum që Partia ka për Prishtinën. 9. Tërheqja nga zgjedhjet Vetëm disa ditë pasi u certifikua për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, Partia e Fortë arriti të jetë lajm kryesor në shumicën e portaleve të Kosovës. Vendimi i tyre për t’u tërhequr nga zgjedhjet shkaktoi huti të madhe jo vetëm te adhuruesit, por edhe te të gjithë ata që tashmë kishin nisur të mësohen me faktin që një parti satirike po kandidohej për asamble komunale. Arsyetimi i PF-së se pse janë tërhequr nga zgjedhjet ishte heqja e stemës së Kosovës nga fletëvotimet. Disa ditë më vonë Partia e Fortë me një komunikatë paralajmëroi kthimin në zgjed-

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

hje. Sipas tyre “Shteti është i rëndësishëm, por pushteti edhe më i rëndësishëm”. 8. Intervista në Rubikon Pantallonat e shkurta ishin definitivisht shokuese për publikun, që në emision te Adriatik Kelmendit janë mësuar me intervista më të ashpra me politikanët. Dalja e tre nënkryetarëve të Partisë së Fortë bashkë me kryetarin legjendar Visar Arifaj në prime time të KTV-së dhe në një emision politik, ka qenë pikërisht çka një subjekti politik si PF-së i është dashur në atë kohë. Nga reagimet që u shfaqën pastaj nga publiku, u pa edhe se gjithkush ishte i uritur për shfaqje të tillë. 7. Certifikimi për zgjedhje Momenti kur drejtpërdrejt në RTK, Petrit Reçica Petlla tërhoqi numrin 120 nga shorti për numrin zgjedhor, hoqi të gjitha dyshimet që pjesëmarrja në zgjedhje e Partisë së Fortë është e sigurt. Paraprakisht, me 3 shtator Partia e Fortë mbajti konferencën për shtyp paraqiti listën e kandidatëve për asamble komunale dhe pjesëmarrjen në zgjedhje. Ishte konferenca e parë për media. Me banerin prapa, gazetarët, folësit, emrat e folësve… si të gjitha konferencat mo! 6. Përurimi i Sheshit Kryetari Legjendar ishte i pari që preu shiritin e kuq në Sheshin “Zahir Pajaziti”, një gjest ky simbolik i dhurimit të një bulevardi metropolitano-evropian elektoratit, mu në prag të zgjedhjeve komunale. Me këtë rast, u pro-

movua po ashtu edhe themelimi i Drejtorisë për Ujërat me Hedhje Vertikale apo Fontanave. Në vazhdën e thumbave drejtuar kryetarit aktual të Prishtinës, pak ditë më vonë u promovua edhe Drejtoria për Investime Kapitale Parazgjedhore, që do të punësonte 12.000 njerëz të cilët do të angazhoheshin në punë vetëm tre muaj para zgjedhjeve lokale e nacionale. 5. Donacioni për Vetëvendosjen Në kohën kur lëvizja Vetëvendosje po kërkonte donacione nga qytetarët për fushatën e saj, Partia e Fortë i bëri një donacion prej 10 eurosh në llogarinë bankare. Më pas, në faqen në Facebook, u postuar vërtetimi i pagesës së lëshuar nga banka. 4. Vizita në Odën Ekonomike të Kosovës Vizita e parë zyrtare e kryetarit legjendar Visar Arifaj në një institucion të njohur në Kosovë rezultoi me momente të paharrueshme. Të gjitha lajmet e vendit transmetuan se si drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka shpërthyer së qeshuri pa mundur të përmbahet para ideve gjeniale të kryetarit legjendar. Kryetari legjendar premtoi se do ta privatizonte Odën Ekonomike të Kosovës dhe se do të mbronte të drejtat e punëdhënësve. Sipas tij, rilindasit kanë “thënë punë-punë natë e ditë,” e jo “punë-punë vetëm 40 orë në javë”. 3. Mbyllja e syrit në intervistë me Ridvan Berishën Moderatori i një numri të madh emisionesh politike në RTK, Ridvan Berisha u shfaq më i relaksuar kur për

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

herë të dytë pati mysafir legjendarin e Partisë së Fortë. Ky i fundit, e shpërbleu Ridvanin menjëherë me rifreskim të memories kur gjatë emisionit ia bëri me sy... duke aluduar në Kadri Veselin, kur në një emision të ngjashëm ia kishte bërë me sy moderatorit, duke kërkuar atij ta ndërpresë emisionin e drejtpërdrejt. 2. Do të bëhemi milionerë Pak ditë para zgjedhjeve, Partia doli edhe me himnin e saj, një këngë fëmijësh e huazuar nga vitet e 80-ta. Kjo këngë reflekton jo vetëm shpirtin e Partisë së Fortë, por edhe thelbin e të gjitha partive politike në Kosovë. “Kënga reflekton çdo gjë që ka lidhje me politikanët në Kosovë. Është këngë që na tregon rrugën e sigurt drejt milionave që na presin,” kishte deklaruar atë ditë nënkryetari i Partisë, Yll Rugova. 1. Fitorja e ulëses në Asamble Komunale Me rreth 2% të votave, Partia e Fortë dërgoi të veçantin e saj, kryetarin legjendar Visar Arifaj në Asamblenë Komunale. Para mediave dhe simpatizantëve të shumtë, Partia e Fortë shpalli fitoren e saj më 03 Nëntor, në orën 19:01, një minutë pas mbylljes zyrtare të kutive të votimit, duke deklaruar kështu fitore të thellë prej 120%. Në konferencën e mbajtur me këtë rast, u bë thirrje për dalje në rrugë, festime histerike dhe përdorim të mjeteve piroteknike, që më vonë u morën seriozisht nga të gjitha partitë kryesore, në festimet e tyre në qytet. *Kosovo 2.0 Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 13.11.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

Promovimi i librit zhvillohet ditën e mërkurë, 13 nëntor 2013, ora 13:00, në hollin e Universitetit Europian të Tiranës


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.