Mapo 19 20 tetor ok

Page 1

mapo lunch

Kronikë

Rikthehet Bilbil Mema, largohen edhe 12 zv/drejtorë

Turjan Hysko Unë marr gjithmonë atë që dua

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri vendos largimin e shefave të krimeve nga të gjitha drejtoritë. Emrat e drejtuesve të rinj që zënë vendet e tyre. Mema rikthehet si drejtor i Studimeve Strategjike. Faqe 4

Nga Mira Kazhani

Nova demokratia Tonin Gjuraj

Shënime

Ylljet Aliçka

single & the city Iva tiço

Idi, essi,uni ylli pango

E shtunë-diel 19-20 tetor 2013

Themelues henri Çili- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 1042 Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Kumari

'Non grata'

intervista e javës

editorial

Tokë pa kontinent

esse

Bojkoti, për të cilin PD nuk ka folur

Akti Normativ, një koleksion politikash të vjetra

VOYAGE OUT, VOYAGE IN

alfred lela

Gjosha: Administrata ende nuk i përgjigjet sfidave të integrimit Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha flet për statusin e vendit kandidat dhe sfidat e afërta që duhet të përmbushë Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së. “Progres-raporti dhe rekomandimi për statusin, nuk është meritë e njërës apo tjetrës forcë politike"

Faqe 10-11

Policia mbyll përkohësisht biznesin e bixhozit, por çdo të bëhet më tej? Ministri i Brendshëm propozon moratorium, deri në një ligj të ri. Idetë për “izolimin” në zona periferike, e deri te dekurajimi përmes taksave të larta...

Preç zogaj

Faqe 3

Faqe 13

rudolf marku

mapo libri

intervista

“Lufta në Kosovë, e vërteta dhe trilli në librin tim”

Bojken Lako

“Für Adem” titullohet libri i shkruar nga Mechthild Henneke, ish-zëdhënëse e UNMIK-ut nga viti 1999. Libri, ende në dorëshkrim dhe është një ndërthurje mes ngjarjeve reale dhe trillit letrar Faqe 21

Personazh

Sokol Sadushi; Vizioni i ri i rektorit të "Luarasit" Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Prof. Asoc. Dr. Sokol Sadushi rrëfen sfidat e reja si rektor i Universitetit “Luarasi” dhe vizionin e tij në drejtim

Faqe 14

Faqe 28

Rrëfimet e një djali lagjeje Bojken Lako rrëfen jetën e tij private, që më shumë sesa ta ruajë në ditarë, preferon ta ndajë me të tjerët. Lidhjet me shtëpinë e vjetër te “Myslym Shyri” vazhdon t’i mbajë gjithmonë të forta. Nuk i nis dot angazhimet e ditës nëse nuk e shijon kafenë e mëngjesit te bari i vogël pa emër poshtë ballkonit Faqe 18


2

e shtunĂŤ-e diel, 19-20 tetor 2013

www.mapo.al


E shtunë-diel, 19-20 tetor 2013

3

www.mapo.al

Editorial

Foto e javës

Bojkoti, për të cilin PD nuk ka folur

Alfred Lela

Kryeministri Rama dhe Sequi, në ditën e statusit Foto: LSA

javore

libri

E shtunë-diel,19-20 tetor 2013 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Në brendësi Klajda Gjosha: Administrata ende nuk i përgjigjet sfidave të integrimit

Një arsye tjetër se pse PD, as nuk do të bojkotojë e as nuk duhet ta bëjë këtë, është momenti psikologjik ku do e fuste grigjën e vet opozitare. Më shumë se si akt force bojkoti do shihej si akt dobësie. Shumë do të mendonin se ç'rëndësi ka nëse jemi apo jo në parlament: nuk ndryshon asgjë, ata i kanë numrat për të vendosur diktatin

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha flet për statusin e vendit kandidat dhe sfidat e... Faqe 10-11

5 4 6 13 14 24

Politikë

KKT pezullon lejet e ndërtimit në zonat e trashëgimisë kulturore

Mechthild Henneke

Aktualitet

Lufta në Kosovë, e vërteta dhe trilli në librin tim

Rikthehet Bilbil Mema, largohen 12 zv/drejtorë në qarqe

Ekonomi

Cani: Skemat e mashtrimit me TVSH kanë rrënuar të ardhurat

Preç Zogaj

Akti Normativ, një koleksion politikash të vjetra

Personazh

Sokol Sadushi; Vizioni i ri i rektorit të “Luarasit”

Pyetësori

Amik Kasoruho: Sendi më i çmuar, dorëshkrimi i vetëm i tim eti

Bojken Lako Rrëfimet e një djali lagjeje

Kolona / ide/ debate

26

Free to choose

27

Nova demokratia

28

esse

29

Idi, essi,uni

23

Recensë

31

Mapo lunch

Milton Friedman Ylli Pango

Një gjë e dimë si bukën që hamë: opozita shqiptare nuk e ka shpallur as edhe njëherë të vetme, madje as me nënkuptim, togfjalëshin bojkot parlamentit. Si mundet atëherë që e ka bërë xhiron e botës dhe është futur në përditësim, sa nga gazetarët, sa nga komentatorët politikë, duke rrjedhur edhe anash, poshtë e lart në opinion? Përgjigja e kësaj vjen gjithashtu me një siguri të rendit të lartë, të llojit si uji që pimë: është një prodhim bruto i mazhorancës. E cila duhet thënë është e marinuar mirë në punë të bojkotit. Aq shumë sa, për një kohë të gjatë, e bëri braktisjen e parlamentit të vetmin stil politik. Duket se ende është në inercinë e bojkotit të djeshëm, e bashkë me të edhe të të parit të vetes si opozitë, sepse i ka transferuar pakicës së re parlamentare një teknikë opozitarizmi të cilën ajo vetë, me anë të përfaqësuesve të saj zyrtarë, nuk e ka artikuluar ende. Nëse opozita nuk e ka shpallur publikisht bojkotin, edhe pse të paktën në një rast, atë të kalimit me arbitraritet dhe trafikim deputetësh të Aktit normativ, i cili zhbëri jo vetëm ligjin e Nëpunësit civil por edhe konsensusin, ajo as nuk do ta shpallë. Dhe kjo për disa arsye. Kryesorja është rëndësia që ka aula e Kuvendit të Shqipërisë, jo vetëm në paraqitjen e kundravajtjeve të mazhorancës, por edhe të argumenteve të opozitës. Opozita, edhe pse nuk mund të pengojë kalime ligjesh në parlament për mungesë numrash, mund t i diskreditojë ato dhe qëllimet e qeverisë duke i përimtuar me anë të ekspertëve të cilët nuk i mungojnë. Partia Demokratike, nuk mund të ikë nga Kuvendi duke i lënë hapësirë një loje të mundshme Mickey mouse me grupëza politike të cilat mund të tundohen për të simuluar rolin e opozitës. Edhe nëse në këtë kurth nuk bien Shpëtimi Idrizi me të tijtë, apo Nard Ndoka me veten, makiavelizmi i Ilir Metës do të prodhojë herë pas here centrifuga të vogla opozitarizmi me anë të grupit lësëist, ose qoftë edhe një pjese të tij. Kjo nuk rrezikon vetëm forcën tërheqëse të PD si opozitë, por edhe parlamentarizmin.

Tonin Gjuraj

Luljeta Lleshanaku

Rudolf Marku Mira Kazhani

Nëse PS pas bolshevikëzimit të parlamentarizmit në legjislaturën e shkuar do të tentojë edhe parlamentarizëm të simuluar kjo e kthen historinë në aksin famëkeq '45-'91. Një arsye tjetër se pse PD, as nuk do të bojkotojë e as nuk duhet ta bëjë këtë, është momenti psikologjik ku do e fuste grigjën e vet opozitare. Më shumë se si akt force bojkoti do shihej si akt dobësie. Shumë do të mendonin se ç'rëndësi ka nëse jemi apo jo në parlament: nuk ndryshon asgjë, ata i kanë numrat për të vendosur diktatin. Një përballje, edhe pse e pabarabartë numerikisht, i shton kredibilitet opozitës, përveç empatisë: kjo sepse salla e Kuvendit është në njëfarë kuptimi edhe një arenë sportive. Njerëzit bëhen me atë, që në gjuhën e sportit njihet si underdog, me lojtarin apo skuadrën më të dobët. Kjo sepse përveçse një ndeshjeje të mirë, ata shpresojnë te fitorja e më të voglit duke qenë se i vogli janë vetë. Por, dhe kjo përbën një tjetër arsye të mosarsyes së bojkotit: te kjo "vogëlsi" dhe "dobësi" qëndron paradoksalisht edhe forca e Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar. Edhe pse i rrudhur grupi parlamentar demokrat është, të paktën më vokal se ai socialisto-lësëist. Rreth gjysma e deputetëve të mazhorancës janë figurina, i vetmi kontribut politikologjistik i të cilëve do të jetë ngritja e kartonit kur ta kërkojë lidershipi. Ata nuk njihen as si profesionistë të fushës, as si demagogë. Më shumë se ligjbërës një grusht prej tyre janë ligjzhbërës. Më shumë se diskutantë, një grusht tjetër janë debutantë. Një bojkot gjithashtu do të zhbënte profilin e pozitivistit tek i cili ka investuar kryetari i demokratëve, Basha. Pa pikë dyshimi, te ky portret i qetë, edhe pse vetë hyn dhe preferon rolin e skifterit, ka investuar edhe ish-kryetari i PD, Berisha. Një ndërrim kursi tani është shenjë se PD zgjedh të bëjë zhurmë për asgjë, në një kohë kur kjo mazhorancë premton një babel me skizofreni politike të cilat mund të shndërrohen në gjuhë opozitarizmi.


4

E Eshtunë shtunë- e- ediel diel19-20 13-14tetor prill 2013 www.mapo.al

Emërohen zv/drejtorët e rinj në disa qarqe. Mema emërohet Drejtor i Studimeve Strategjike. Edmond Rizai shkon në Akademinë e Policisë, zëvendësohet nga Arben Dashi. Ervin Hoxha emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.

vendimi

Furtuna në polici Rikthehet Bilbil Mema, ikën Rizai dhe 12 zv/ drejtorë në qarqe TIRANE - Rikthehet në Policinë e Shtetit pas 11 vitesh ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Bilbil Mema, shkarkohen zëvendësdrejtorët e Policisë në Qarqe, ndërsa Didi firmos shkarkimin e tyre dhe emërimin e oficerëve që do të drejtojnë hetimin e krimit në bazën e policisë. Lajmi u bë i ditur dje në mbrëmje nga burime të Policisë së Shtetit, që thanë se Mema është emëruar në detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Studimeve Strategjike në Policinë e Shtetit, e cila pritet të ketë si prioritet pikërisht përgatitjen e reformës tërësore të Policisë së Shtetit, nga ana strukturore, si dhe të të gjithë kuadrit ligjor që do të hartohet dhe vihet në zbatim për strukturat e uniformave blu. Mema është i pari drejtues policie, i cili ka marrë gradën madhore Drejtues i Parë, menjëherë pas nisjes së vënies në zbatim të ligjit të Policisë së Shtetit dhe të gradave të reja në vitin 2001, kohë në të cilën ministër i Brendshëm ishte Ilir Gjoni. Mirëpo ai nuk arriti të qëndronte gjatë në detyrë pas marrjes së gradës madhore, pasi Luan Rama, ministri i Brendshëm që erdhi në detyrë duke zëvendësuar Stef an Çipën, e zëvendësoi atë, duke komanduar Pjerin Ndreun, deputet aktualisht i Partisë Socialiste. Argumentimi i shkarkimit të Memës në atë kohë ishte për paaftësi se dështoi në bllokimin e skafeve të klandestinëve në Vlorë. Mirë po nga ana tjetër, pavarësisht këtij fakti, Gjykata e Tiranës dhe më pas Apeli dhe ajo e Larta rrëzuan argumentimin dhe motivacionin e ministrit të atëhershëm, duke i dhënë të drejtë Memës. Po ashtu gjykata kërkonte rikthimin në punë të Memës, si dhe likuidimin e pagës së tij për kohën e papunësisë. Pavarësisht kësaj, Mema nuk u rikthye kurrë në polici, deri sa dje Didi firmosi urdhrin. Ndërkaq Arben Dashi mësohet se është emëruar në krye të Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme

të Policisë, duke zëvendësuar Tonin Vocajn, i cili një javë më parë ishte emëruar në Drejtorinë e Studimeve Strateg jike. Po kështu është shkarkuar Edmond Rizai, si dhe Ahmet Haxhia, që janë emëruar në Akademinë e Policisë. Ndërkaq në Drejtorinë e Policisë Rrugore është emëruar Ervin Hoxha, që deri një ditë më parë ishte shef sektori në Drejtorinë e Marrëdhënive me Jashtë. Veç tyre, kreu i Policisë së Shtetit firmosi shkarkimin e së paku 10 zv/drejtorëve të policive në qarqe. Kështu mësohet se është shkarkuar Gëzim Ngjeçi, ish- zv/drejtor i Policisë së Qarkut të Tiranës, që është zëvendësuar nga Koço Dafa. Në Gjirokastër është shkarkuar Ndue Doçi dhe mësohet se është emëruar Idajet Hoxha. Po ashtu në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës është emëruar shef Alfred Çepe. Në Kukës, shef komisariati mësohet se është emëruar Dritan Malaj, që deri dje ka punuar në Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Bie në sy po ashtu shkarkimi përfundimtar i Artan Hasanajt, që ishte i pezulluar pas kapjes së një anijeje në portin e Durrësit, e cila kishte hyrë ilegalisht. Ndërkaq drejtuesit e tjerë të policisë në qarqe të shkarkuar janë: Erzen Cara në Berat, Albert Seferi në Dibër, Lorenc Meta në Fier, në Korçë Ilir Gjoçi, në Vlorë Artan Pjetërnika dhe Dorjan Muça në Elbasan. Ky më parë ishte zv/drejtor në Tiranë, kohë gjatë së cilës atij iu krye një atentat me eksploziv në banesën e tij për shkak të detyrës. Ndërkaq burimet thanë se nuk janë konfirmuar ende shkarkimet e zv/drejtorëve në Kukës, si dhe në Lezhë. Të pyetur në telefon disa nga zëvendësdrejtorët thanë se nuk kishin marrë urdhër shkarkimi me shkrim apo edhe verbalisht. Burimet thanë se prezantimet e drejtuesve të rinj të hetimit në qarqet e vendit pritet të kryhen gjatë ditës së sotme.

reagime

Emërimet në polici, PD çon në prokurori Ramën dhe Tahirin Dy deputetë të Partisë Demokratike kallëzuan dje penalisht në prokurori kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për emërimet e paligjshme në polici. Deputetët Oerd Bylykbashi dhe Arben Ristani depozituan në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim ndaj kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. “Vepër penale e lidhur me shkarkimet dhe emërimet e fundit në trupën drejtuese të Policisë së Shtetit, duke nisur nga emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm, dy zëvendësdrejtorëve, drejtorëve të policisë nëpër qarqe, emërime që janë bërë duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin për Policinë e Shtetit”, - thuhet në kallëzimin penal që tashmë është marrë në dorëzim nga organi i akuzës. Sipas këtij kallëzimi thuhet se ministri i Brendshëm ka shkelur nenin 21 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, i cili parashikon që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të ketë arsimin përkatës për të qenë në këtë detyrë, duhet të ketë gradën përkatëse, duhet të ketë përvojën në punë në 16 vite të pandërprera në 20 vitet e fundit. “Të tria këto kritere taksative nuk janë marrë parasysh ne emërimin e drejtorit të policisë dhe në emërimet e tjera”, - tha deputeti Ristani në dalje të prokurorisë. Ristani deklaroi se PD kërkon përmes këtij kallëzimi kthimin e shtetit ligjor, veçanërisht në Policinë e Shtetit, ku sipas tij, të gjitha lëvizjet janë bërë në shkelje të ligjit dhe standardeve të BE.

Vdekja e 35-vjeçares në spital, dy mjekë nën akuzë Berat Dy mjekë dhe një infermiere janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Beratit, pasi akuzohen si përgjegjës për vdekjen e 35-vjeçares Elvira L., e cila ndërroi jetë në spitalin e Kuçovës rreth një vit më parë. Petrit Bano, mjeku i Urgjencës së Beratit, Petrit Toska, mjeku i urgjencës në spitalin e Kuçovës dhe infermierja Merushe Tabaku, akuzohen nga prokuroria për mjekim të pakujdesshëm ndaj 35-vjeçares Elvira L., nënë e katër fëmijëve. Ngjarja për të cilën akuzohen bluzat e bardha ka ndodhur më 12 tetor të vitit të shkuar, fillimisht në spitalin e Kuçovës e më pas në spitalin rajonal të Beratit. 35-vjeçarja është mbajtur për më shumë se tetë orë në urgjencat e dy spitaleve dhe gjatë kësaj kohe është trajtuar për diagnozë të ndryshme nga ajo që kishte. Bashkëshorti i të ndjerës ka deklaruar në polici se një prej mjekëve i ka thënë se gruaja nuk kish asgjë, por ajo bënte vetë. “Pas kësaj, ky mjek e ka thirrur më vete bashkëshortin dhe i ka thënë se “nuk ka gjë, bën vetë”, duke e sqaruar që ta çonin sërish për në spitalin e Kuçovës”, - thuhet ndër të tjera në dosjen e prokurorisë. Sipas hetimit rezulton se 35-vjeçarja është dërguar në spitalin e Kuçovës rreth orës 12:40 të datës 12 tetor 2012, nga fshati Velagosht. “Kjo paciente është shoqëruar për në këtë spital nga infermierja e fshatit Merushe Tabaku, e cila kishte bërë ndaj saj një trajtim mjekësor para se të paraqiteshin në këtë repart urgjence”, - thotë prokuroria.

PD: Rama të ndalë presionin mbi administratën TIRANË Ndryshe nga sa pretendon qeveria, Partia Demokratike po e sheh reformën në administratë si mjet për të zëvendësuar profesionistët me militantë. “Beteja jonë ligjore kundër Aktit Normativ ka nisur e do të vazhdojë në Gjykatën Kushtetuese. Partia Demokratike do t’i bashkëngjisë ankimimit tonë fillestar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për rrëzimin si anti-kushtetues edhe të aktit të dytë të paligjshëm të mazhorancës dje në Parlament, në lidhje me ligjin për nëpunësin civil. Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës, të ndalë presionin mbi administratën, dhe revanshin për spastrimin e saj. Partia Demokratike fton çdo punonjës të administratës, që të denoncojë rastet e presionit apo largimit dhe i garanton ata se do ndërmarrë të gjitha masat, për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që përdorin pushtetin, për të cenuar ligjin dhe shtetin ligjor”, - tha dje zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi. Sipas saj, “e gjithë administrata është vënë zyrtarisht nën presion, ankth dhe pasiguri për vendin e punës dhe vazhdimin e karrierës”.


5

E shtunë - e diel 19-20 tetor 2013

www.mapo.al

i ri

Këshilli Kombëtar i Territorit vendos pezullimin e lejeve të ndërtimit në zonat ku gjenden kala, kështjella, parqe arkeologjikë, objekte kulti etj.

KKT pezullon lejet e ndërtimit në zonat e trashëgimisë kulturore Gjermeni: S’kemi thënë asnjëherë se do të prishim ndërtimet me leje Fejzi Braushi Qeveria ndalon zhvillimin e çdo leje ndërtimi të dhënë në zonat e trashëgimisë kulturore dhe objekteve si kala, kështjella, qytete antike, objekte kulti etj. Vendimi është marrë dje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i cili në shumicën dërrmuese të tij përbëhet nga përfaqësues të ekzekutivit. Një fakt i tillë është komunikuar dje nga tre anëtarët e qeverisë “Rama”, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka, të cilët duke iu përmbajtur fushave që mbulojnë, kanë prezantuar dhe vendimet e KKT-së, ku mes të cilëve është edhe ai për pezullimin e dhënies së lejeve zhvillimore në qendrat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore. “KKT-ja vendosi marrjen në mbrojtje të të g jitha zonave të trashëgimisë kulturore, dhe objekteve si: kala, kështjella, qytete antike, parqe arkeologjike, objektet e kultit etj. Trashëgimia kulturore materiale është pasuri e brezave, prandaj është një detyrim i të gjithëve, për ta ruajtur atë me çdo mjet. Ky vendim pezullon dhënien e të gjitha llojeve të lejeve të reja zhvillimore në këto zona, nga autoritetet e planifikimit, deri në miratimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar”, -thuhet në njoftimin e KKT-së. Ministrja e Kulturës, Kumbaro ka bërë të ditur se në mbledhjen e KKT-së është vendosur vënia në mbrojtje të veçantë dhe marrja e masave të menjëhershme emergjente për Mbrojtjen e Objekteve dhe Qendrave të Trashëgimisë Kulturore me një rëndësi të veçantë. Bëhet fjalë për një përditësim të listës së objekteve të trashëgimisë kulturore dhe ripërcaktimin e zonave A dhe zonave B të mbrojtura nga ligji “Për trashëgiminë kulturore”. Ministrja ka bërë të ditur se në këto zona, ku përf-

Prishja e ndërtimeve, PD kërkon seancë dëgjimore me Gjermenin TIRANË Pas paralajmërimit për ta ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, Partia Demokratike do të ndjekë edhe një tjetër rrugë kontestimi për vendimin e qeverisë, që i referohet prishjes së ndërtimeve me leje. Në emër të deputetëve të PD-së në komisionin e përhershëm parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Ardian Turku kërkoi dje thirrjen e një seance dëgjimore publike me ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, me qëllim informimin e anëtarëve të këtij komisioni mbi arsyet e marrjes së vendimit. “Ky është një vendim jo vetëm

antikushtetues dhe antiligjor, por edhe arbitrar, duke u munduar që ruspën e arbitraritetit ta veshin me një akt nënligjor. PD-ja do kërkojë të dijë mbi qëllimet e ministres për të rrafshuar pasuritë e ligjshme të shqiptarëve, për të rrafshuar djersen dhe gjakun e tyre, të drejtat kushtetuese të mbrojtura nga Konventa e të Drejtave të Njeriut. Ky vendim bie ndesh me të paktën 3 nene të Kushtetutës, me 20 vendime të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, me të paktën 5 vendime të Gjykatës Kushtetuese në vend”, - tha dje Turku.

shihet edhe qendra e Tiranës, do të bëhet pezullimi i dhënies së lejeve zhvillimore deri në planin e përgjithshëm definitiv të territorit, çka do të bëjë të mundur edhe një herë përcaktimin e zonave më të rrezikuara. “Ripërcaktimi i zonave A dhe zonave B të mbrojtura nga ligji i trashëgimisë kulturore, është gjithashtu në vazhdën e një përpjekjeje tjetër të Ministrisë s ë Ku l t u r ë s ” , - t h a Ku mb a r o. Ndërkohë që ministrja Gjermeni ka bërë të ditur një tjetër vendim të mbledhjes së djeshme të KKT-të, dhe që ka të bëjë me fillimin e procedurave për hartimin e Planit të Integruar të Përgjithshëm në zonën ekonomike Tiranë – Durrës, çka në fakt përbën një plan për rehabilitimin e të gjitha ndërtimeve përgjatë autostradës që lidh dy qytetet kryesore të Shqipërisë. Lidhur me këtë, Gjermeni ka bërë të ditur se nuk përjashtohet dhe mundësia e prishjes së atyre ndërtimeve në këtë zonë që, ose janë pa leje, ose bien ndesh me planin rregullues. E pyetur nga gazetarët nëse në këtë zonë do prishen ndërtimet që janë afër autostradës, ajo është përgjigjur se, “përsa u përket masave që ne kemi marrë në kuadër të një emergjence

kombëtare, e theksojmë lidhur me kaosin e zhvillimit urban, do të ketë edhe masa rehabilituese lidhur me ndërtimet që janë pa leje. Në radhë të parë, duke ndaluar ndërtimet e tjera informale dhe duke përcaktuar kritere të qarta për ndërtimet që janë, në qoftë se janë në proces legalizimi apo jo, në cilën fazë janë para se të ndërhyhet lidhur me rehabilitimin e mjedisit”. Ndërsa pyetjes nëse do të prishen edhe ndërtimet me leje, ajo i është përgjigjur: “Ndërtimet me leje?! Asnjëherë nuk kemi thënë se do të prishen”, duke dalë deri diku edhe kundër qëndrimit të shprehur tashmë edhe nga Rama apo edhe vendimeve të marra më parë nga qeveria kur përcaktoi kompetencat e INUK-ut, i cili do të vepronte si mbi ndërtimet pa leje, ashtu edhe mbi ato me leje. Gjermeni ka lajmëruar edhe nisjen e procedurave për hartimin e një Plani të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit, si dhe emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në zonën e kurorës së Tiranës. Ndërsa ministri Koka ka theksuar se gjithashtu është vendosur që të merren në mbrojtje zonat mjedisore, duke evidentuar dhe prishur ndërtimet pa leje në to.

Harito: Merita do përcaktojë vendet e punës në administratë TIRANË Qeveria synon që emërimet e reja në administratën shtetërore të bazohen në një proces me rregulla të forta, ndërsa përzgjedhjet të varen vetëm nga merita e kandidatëve. Ky mesazh u përcoll dje nga ministrja për Inovacionin e Administratën Publike, Milena Harito, e cila theksoi se të gjithë personat e aftë do të kenë mundësi të provohen për t’u bërë pjesë e administratës shtetërore. “Në këtë periudhë të veçantë, ne duhet të provojmë përpara BE-së se administrata duhet të bazohet tek merita. Kemi nisur të funksionojmë sipas frymës së ligjit të ri dhe konsensusit, mbi faktin se merita duhet të përcaktojë punësimin në administratë. Konkurset kanë nisur. Kandidatët kanë nisur të lajmërohen nëpërmjet faqes zyrtare të institucioneve por edhe nëpërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit”,tha Harito. Ministrja Harito njoftoi gjithashtu se prej javës tjetër do të nisin konkurset për administratën tatimore, pasi sipas saj, nga të dhënat paraprake rezulton se punonjësit janë emëruar pa respektuar asnjë procedurë ligjore.


6

E shtunë - e diel 19-20 shtator 2013

aktualitet

www.mapo.al

Zgjidhet administratori i ri i CEZ në vend të Dollapit, Arben Seferi Arben Seferi do të jetë administratori i ri, i përkohshëm i kompanisë CEZ-it. Bordi i Komisionerëve të Entit Kombëtar të Energjisë tha dje fjalën e fundit për kandidaturën e Seferit ndër tret të tjerave. Kryetari i ERE-s, Petrit Ahmetaj e shpalli para mediave Seferin si administrator i përkohshëm në CEZ-Shpërndarje. Arben Seferi është një nga tre kandidaturat, për të cilat dje ky bord zhvilloi konkurrimin me dëgjimin e kandidatëve që konkurruan për këtë post. Në garë hy-

në me aplikime 8 kandidatë, nga të cilët plotësuan kriteret vetëm tre prej tyre: Arqile Kokëdhima, Arben Seferi dhe Myrteza Myftari. Dje bordi zhvilloi seancën e dëgjimit të kandidaturave që konkurronin për këtë post, në prani të kreut të ri të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti. Në garë hynë me aplikime 8 kandidatë, nga të cilët, 5 nuk i plotësonin kushtet, pasi kishin më pak se 5 vite eksperiencë”, u shpreh Eduard Elezi, drejtori juridik i ERE-s. Gjatë prezantimit të

platformës së tij para bordit të ERE-s, kandidati Arben Seferi, pasi deklaroi se nuk ka asnjë konflikt interesi për të ushtruar detyrën si administrator i CEZ-it, premtoi se do të rrisë performancën e kompanisë dhe do të rakordojë borxhet mes KESH-it dhe OST-së. Para dy javësh, gjatë raportimit në ERE për ecurinë e punës në krye të CEZ Shpërndarjes, administratori Sait Dollapi dha dorëheqjen, që u pranua disa orë më pas nga ERE, e cila shpalli menjëherë garën për këtë post.

Cani: Skemat e mashtrimit me TVSH kanë rrënuar të ardhurat Ministri i Financave, Cani tha se skemat e mashtrimit me TVSH-në kanë krijuar miliona humbje në buxhet. Më e rënda në këtë mes është se shumë persona shkojnë për ndjekje penale. Por ish-ministri Bode tha se më e rënda është rritja e borxhit me 6 për qind për katër muaj, aq sa u rrit për katër vite Blerina Hoxha

Pas borxheve të fshehura në vlerën e miliona dollarëve, ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka bërë dje një zbulim të ri për ato që kanë ndodhur këtë vit me arkën e shtetit, në komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Bëhet fjalë për përfitime të padrejta me miliona dollarë nëpërmjet skemave të mashtrimit me TVSH-në. Ministri tha se më e rënda në këtë mes është se shumë persona shkojnë për ndjekje penale. Por ish-ministri i Financave Ridvan Bode tha se më e rënda që po u ndodh financave publike është rritja e borxhit me 6 për qind për katër muaj, aq sa u rrit për katër vite. Dhe më e rënda, sipas Bodes, është se ky borxh nuk po shkon për investime, por për të mbuluar shpenzimet e qeverisë së re. Skemat e mashtrimit me TVSH

Në administratën tatimore janë konsumuar krime me pasojë dëm financiar për buxhetin. Në lojë janë përfshirë kompani fantazmë nga Kina, të cilat sipas përllogaritjeve të para kanë marrë nga buxheti përmes faturave fiktive të TVSH-së dhjetëra milionë euro. Mirëpo Ministri Cani nuk ka dhënë shifra se sa mund të jenë humbjet e të ardhurave në buxhet nga kjo skemë. Pjesa dërrmuese e kësaj skeme aludohet nga Financat të jetë realizuar në muajt korrik dhe gusht. Ministri i Financave njofton se po e ndjek çështjen përmes organeve ligjore. Cani pritet të firmosë kallëzimin penal për personat dhe kompanitë që qëndrojnë pas skemës, emrat e të cilëve nuk bëhen ende publike për shkak të hetimeve. Por në fakt skemat e mashtrimit me TVSH-në janë denoncuar edhe nga ish- drejtori i Tatimeve, Gazmir Spahia, i cili tha në një takim me mediat në fillim të këtij viti se biznesi e ka kthyer në modë këtë lloj evazioni. Në këtë kuadër, gjatë këtij viti është çuar për ndjekje penale një rrjet i tregtimit të skrapit, i cili kishte përdorur skemën e mashtrimit me TVSH-në. Por kryetari i komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, i kërkoi Ministrisë së Financave evidentimin e plotë të këtij rrjeti dhe veç ndëshkimit të tyre me ligj, rikuperimin e

të ardhurave. Skema e mashtrimit me TVSH-në funksionon me kryerjen e transaksioneve të blerjeshitjeve të përsëritura midis tatimpaguesve që ndryshojnë statusin e tyre në periudha të shkurtra kohore. Ky shkëmbim transaksionesh do të thotë që TVSH-ja nuk paguhet nga shitësi, i cili zhduket, ndërkohë që blerësi e deklaron si TVSH kreditore për blerjen e kryer. Zakonisht, një zinxhir i gjerë dhe kompleks transaksionesh në rrethe të ndryshme përdoret për të mbuluar këtë fenomen që ndodh. Mashtrimi karusel përdoret shpesh nga organizata të krimit ekonomik dhe është një humbje e ndjeshme për buxhetin. Mashtruesit e zbatojnë këtë skemë duke futur shoqëri të ndryshme në zinxhirin e furnizimeve për ta bërë të vështirë evidentimin e tyre dhe duke shfrytëzuar dobësitë me administrimin tatimor. Deputetët “ok” borxhit 240 milionë USD

Deputetët e majtë i kanë vulën rritjes së borxhit me 24 miliardë lekë më shumë se parashikimi vjetor, i cili në vend të premtimit për uljen e tij, e çon atë në nivele krejt të paparashikueshme këtë vit. Borxhi në fund të vitit, sipas Canit mund të arrijë në 69% të PBB-së, edhe ky një parashikim në rritje, pas deklarimeve fillestare për një nivel borxhi prej 68%. “Këtu nuk llogariten detyrimet e pashlyera të biznesit, që mund ta çonin nivelin në rreth 73% të PBB-së”, - tha ministri para deputetëve. Po menjëherë ka replikuar ish-ministri Bode, i cili e akuzoi Canin për spekulime me shifrat. “Kujtoni se vini nga Hëna dhe ne të tjerët nuk jetojmë në këtë realitet. Shifra janë aty dhe gjithçka është e verifikueshme. Rritja e borxhit për katër muaj me 6 %, aq së është rritur për katër vite është e papranueshme”, - tha Bode. “Po merrni borxh për qeverinë. Është hera e parë që merret borxh për këto shpenzime në 8 vjet”, - theksoi deputeti Spaho. Kanë mbetur vetëm tre muaj nga mbyllja e vitit dhe Ministria e Financave do të marrë borxh të ri më shumë se gjysma e asaj që ishte programuar për t’u marrë gjatë gjithë vitit. Bëhet fjalë për 200 milionë euro borxh të ri, çka pritet të çojë deficitin buxhetor në rreth 70 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare, buxhetit të shtetit në fund të shtatorit i mungojnë 21 miliardë lekë të ardhura, ndërsa për tre muaj është programuar të mos mblidhen edhe 19 miliardë lekë të tjera. Kështu, të ardhurat buxhetore nga 360 miliardë lekë të programuara bien në 320 miliardë lekë. Ndërsa në sektorin e shpenzimeve do të ndërhyhet duke shkurtuar vetëm 16 miliardë lekë. Për të bërë balancën, pjesa tjetër ndërmjet të ardhurave dhe shpenzi-

Treguesit Fillestari Të ardhurat 360 Shpenzimet 409 Deficiti 49 Deputetët e majtë i kanë vulën rritjes së borxhit me 24 miliardë lekë më shumë se parashikimi vjetor, i cili në vend të premtimit për uljen e tij, e çon atë në nivele krejt të paparashikueshme këtë vit. Borxhi në fund të vitit, sipas Canit mund të arrijë në 69% të PBB-së, edhe ky një parashikim në rritje, pas deklarimeve fillestare për një nivel borxhi prej 68%

si u la 210 265 54

si u bë 321, 9 405, 4 83, 4

Të dhënat në miliardë lekë

meve që është plot 24 miliardë lekë do të merret borxh. Me këtë situatë, deficiti buxhetor shkon më shumë se 70 miliardë lekë nga 48 miliardë lekë që ishte programuar në fillim të vitit. Borxhi total në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto do të kalojë mbi 71 për qind të PBB-së në fund të vitit. Ish-ministri i Finan-

cave, Ridvan Bode i ka konsideruar të ekzagjeruara shifrat e dhëna nga ministri Cani, duke e akuzuar atë se po synon të përkeqësojë me dashje situatën për të justifikuar paaftësinë në miradministrimin e taksave. Nga ana tjetër, qeveria nuk e ka shpallur ende politikën fiskale, sidomos atë për taksën progresive.

“Power & Justice” Publikim i Vendimit te Ankandit Shoqeria “Power & Justice” sh.p.k (P&J) bazuar ne nenet 567, 568 e vijues te K.Pr.Civile shpall shitjen me ankand te pasurise se palujteshme te pales debitore te perbera nga: • • • •

“Bodrum” - me numer pasurie 2/331+7-53/3B e ndodhur ne Tirane ne rr “M. Gjollesha” , e ndodhur ne Z K Nr.8270, volumi 17, fq.205, me sip.totale 21 m2, me vlere fillestare 940.800 leke. “Bodrum” - me numer pasurie 2/331+7-B e ndodhur ne Tirane ne rr “M. Gjollesha” , e ndodhur ne Z K Nr.8270, volumi 20, fq.76, me sip. totale 12.6 m2, me vlere fillestare 564.480 leke. “Bodrum” - me numer pasurie 2/331+7-54/B1 e ndodhur ne Tirane ne rr “M Gjollesha”, e ndodhur ne Z K Nr.8270 volumi 17 fq.209, me sip. totale 21.8 m2, me vlere fillestare 976.640 leke. “Bodrum” - me numer pasurie 2/331+7-53/1B e ndodhur ne Tirane ne rr “M Gjollesha” , e ndodhur ne Z K Nr.8270 volumi 17 fq.207, me sip. totale 23.50 m2, me vlere fillestare 1.052.800 leke.

Ankandi i pasurive te paluajteshme te pales debitore fillon me cmimin fillestar ne masen prej 3.534.720 Leke (tre milion e peseqind e tridhejete e kater mije e shtateqind e njezete). Ankandi do te qendroje i hapur dhe do te zhvillohet ne date 28.10.2013 prane zyres se shoqerise permbarimore te ndodhur ne adresen Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqerise “Gora” Kulla 3, Kati 2, Zyra nr. 2. Ofertuesit qe jane te interesuar mund te kontaktojne me shoqerine nepermjet numurit te tel. 00355 67 20 82543,nepermjet e-mailit ilir_dervishaj@yahoo.com si dhe faqen WEB www.powerjustice-al.com.


I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Klajda Gjosha:

Administrata nuk i përgjigjet ende sfidave të integrimit Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha flet për statusin e vendit kandidat dhe sfidat e afërta që duhet të përmbushë Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së. “Progres-raporti dhe rekomandimi për statusin, nuk është meritë e njërës apo tjetrës forcë politike, por është meritë e të gjithë shqiptarëve, e përpjekjeve të vazhdueshme që prej vitit 1991” Faqe 10-11

Kumari

“Non-grata” në qytet

Akti Normativ, një koleksion politikash të vjetra Nga Preç Zogaj

Faqe 13

Ministri i Brendshëm propozon moratorium bllokimi për lojërat e fatit, ndërsa policia sekuestroi mijëra makineta në të gjithë vendin. Por cili është plani për kumarin?! Idetë për “izolimin” në zona periferike deri te dekurajimi përmes taksave të larta Faqe 7

Vladimir Karaj

Lojë e fatit! Ne kemi një imazh që nga adoleshenca e hershme, një vit e pak kohë pasi shqiptarët kishin humbur gjithçka (thuajse gjithçka) në mega-lotarinë që më pas e quajtëm Piramidale, ku fusje një për të marrë tre dhe nuk merrje asnjë. Imazhi është ai i një burri që del nga një bingo. Kishte aq shumë atë kohë, saqë zërat e lexuesve të numrave të shoqëronin në rrugë dhe i detyronin njerëzit të ecnin pikërisht me ritmin e tyre. “37, 48, 2...Linja...” Zëri ishte gjithmonë serioz. Ishte një ditë vjeshte me shi e për rrjedhojë burri që doli nga bingoja kishte një çadër në dorë, por nuk e përdori për t’u mbuluar nga shiu. Si eci nja dy hapa nga dera e vendit ku kishte lënë paratë, filloi të godiste veten me çadër në kokë. Mbetëm të shokuar. Ishte pak e vështirë ta kuptoje se si njeriu mund të lajthiste

ashtu në mes të rrugës... Në pikën e grumbullimit

Në ish-repartin 100 në Mullet, ca burra në moshë shkarkojnë makineri kumari nga një maune. Makineritë janë të rënda. Për një prej tyre duhen katër veta. Inspektori i policisë një djalë i ri ndjek procesin dhe orienton se si duhet të ndahen. Një magazinier mban shënim numrat e serive. Inspektori thotë se ka edhe një kamion tjetër pas atij që po shkarkohej. Një tjetër inspektor vjen pak minuta më vonë. Ai po sjell kamionët e tij. “Ça merresh me këto. Këto makineri janë, merruni me ato që kanë bërë miliona e miliarda me lekët e popullit”,- na kthehet i nxehur një nga shkarkuesit, ngase donte të mbaronte punë shpejt e njëkohësisht nuk donte të fotografohej, ndërsa shkarkonte. Burri i njihte mirë tavolinat e “Fatit”...


8

E shtunë - e diel 19-20 tetor 2013

www.mapo.al

Dossier Ministri i Brendshëm propozon moratorium bllokimi për lojërat e fatit, ndërsa policia sekuestroi mijëra makineta në të gjithë vendin. Por cili është plani për kumarin?! Idetë për “izolimin” në zona periferike deri te dekurajimi përmes taksave të larta

Kumari

“Non-grata” në qytet

Vladimir Karaj

Një tjetër inspektor vjen pak minuta më vonë. Ai po sjell kamionët e tij. “Ça merresh me këto. Këto makineri janë, merruni me ato që kanë bërë miliona e miliarda me lekët e popullit”,- na kthehet i nxehur një nga shkarkuesit, ngase donte të mbaronte punë shpejt e njëkohësisht nuk donte të fotografohej, ndërsa shkarkonte. Burri i njihte mirë tavolinat e “Fatit”

Lojë e fatit! Ne kemi një imazh që nga adoleshenca e hershme, një vit e pak kohë pasi shqiptarët kishin humbur gjithçka (thuajse gjithçka) në mega-lotarinë që më pas e quajtëm Piramidale, ku fusje një për të marrë tre dhe nuk merrje asnjë. Imazhi është ai i një burri që del nga një bingo. Kishte aq shumë atë kohë, saqë zërat e lexuesve të numrave të shoqëronin në rrugë dhe i detyronin njerëzit të ecnin pikërisht me ritmin e tyre. “37, 48, 2...Linja...” Zëri ishte gjithmonë serioz. Ishte një ditë vjeshte me shi e për rrjedhojë burri që doli nga bingoja kishte një çadër në dorë, por nuk e përdori për t’u mbuluar nga shiu. Si eci nja dy hapa nga dera e vendit ku kishte lënë paratë, filloi të godiste veten me çadër në kokë. Mbetëm të shokuar. Ishte pak e vështirë ta kuptoje se si njeriu mund të lajthiste ashtu në mes të rrugës... Në pikën e grumbullimit

Në ish-repartin 100 në Mullet, ca burra në moshë shkarkojnë makineri kumari nga një maune. Makineritë janë të rënda. Për një prej tyre duhen katër veta. Inspektori i policisë një djalë i ri ndjek procesin dhe orienton se si duhet të ndahen. Një magazinier mban shënim numrat e serive. Inspektori thotë se ka edhe një kamion tjetër pas atij që po shkarkohej. Një tjetër inspektor vjen pak minuta më vonë. Ai po sjell kamionët e tij. “Ça merresh me këto. Këto makineri janë, merruni me ato që kanë bërë miliona e miliarda me lekët e popullit”,- na kthehet i nxehur një nga shkarkuesit, ngase donte të mbaronte punë shpejt e njëkohësisht nuk donte të fotografohej, ndërsa shkarkonte. Burri i njihte mirë tavolinat e “Fatit”. “Kjo bën 25 mijë euro”, thotë ai për njërën pak më të rëndë se të tjerat. Shifrat prej këtu, bëhen të çmen-

dura. Në magazinë janë 170 makineri dhe me një mesatare 10 mijë euro copa, aty ishin 1 milion e 700 mijë euro të sekuestruara. Vetëm makineri. Po sa para janë luajtur në to?! Një magazinë e ngjashme rezervash në Lundër ishte tashmë plot me të tilla. “Prandaj po i sjellim këtu”, -thotë inspektori, por që nuk do të shpjegojë ku ishin marrë makineritë. Në telefon ndërkohë na thonë se rreth 70 të tjera, sapo ishin bllokuar në një cep të Tiranës, diku te Siri Kodra. Policia kishte shpërthyer derën e magazinës të cilën e kishin gjetur të mbyllur. Lajmi tjetër është se një oficer i Gardës së Republikës është shpallur në kërkim, pasi tentonte të trafikonte dhe fshihte disa të tilla me një furgon. Paligjshmëria e habitshme

Gjithë sa flitet rreth e rrotull ka të bëjë me makineritë e “fatit”. Habia jonë për

Propozimi i Bashës para 1 viti dhe zhvendosja në periferi Me propozim të kryetarit të saj Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi para një viti zhvendosjen e kazinove në periferi të kryeqytetit, duke vendosur edhe taksa disa fish më të larta për kazinotë që ndodheshin në qendër të qytetit. “Sot është problem shtrirja e kazinove në lagjet e qytetit tonë. Numri i kazinove frikshëm po i afrohet numrit të shërbimeve të tjera të qytetit, siç janë furrat e bukëve, marketet e dyqanet e zarzavateve”, tha kryebashkiaku Basha në mbledhjen e këshillit ku u miratuan taksat që hynë në fuqi në korrik të këtij viti. Sipas kësaj mënyre Bashkia po kërkonte të spostonte nga qendra e qytetit dhe lag jet kazinotë dhe pikat e basteve duke i vendosur ato në periferi. Taksa e përkohshme sidoqoftë nuk duket se dha efekt në zhvendosje. Një pjesë e mirë e pronarëve, pranuan të paguanin taksimin shtesë për çdo metër katror dhe të mos lëviznin nga qendra e qytetit e cila ishte më e leverdisshme për biznes.

shifrat duket naive, por në fakt edhe pse në rrugë jemi dëshmitarë të manisë dhe sëmundjes së kumarit, kurrë nuk na kishte shkuar mendja që bëhej fjalë për kaq shumë. Dhe kujdes; këto janë vetëm ato të paligjshmet. Ato që nuk paguanin tatimet dhe ndoshta as taksë tabele, si ta zëmë dyqani i lagjes që shet perime. Dhe kur thua e paligjshme, imagjinon diçka të fshehur në ndonjë skutë, të maskuar me ndonjë vetratë të çudishme apo ku di unë. Jo, ato në fakt janë m’u në mes të rrugës. Kanë aq shumë tabela lajmëruese që tregojnë se ku janë aq shumë zbukurime me 7-ta, dhe fruta plot ngjyra (shenja të lojës) saqë është e pamundur t’i shpëtojnë syrit. E megjithatë, nuk i kishin parë?! Në fakt kujt mund t’i shkojë mendje se ato ishin të paligjshme me gjithë dritat dhe premtimet për fitime në fasadat e tyre zbukuruara me foto femrash nga ato të Las Vegasit. Njëra është mes një furre buke dhe një farmacie. Tjetra është në mes të një tezge me fruta perime dhe një pike që shet pula të pjekura. Një e tretë (në as 20 hapa nga dy të parat) është ngjitur me një bankë. Dje ato kishin të gjitha një copë letre mbi fasadat plot ngjyra. Letra thotë: “Në mbikwqyrje të policisë”. Kjo në fakt është ajo që ka ndodhur me çdo pikë lojërash fati në kryeqytet dhe në mbarë vendin, përjashto atë pjesë të tyre që është e regjistruar dhe e ligjshme. Rreth 1500 makineri ishin bllokuar deri dje. 291 persona janë dërguar për ndjekje penale dhe operacioni vazhdon. Siç na thonë në zyrat e ministrisë së Brendshme operacioni do të vazhdojë deri në eleminimin e çdo makinerie të paregjistruar dhe të paligjshme. A po çlirohemi nga kumari?!

Ajo që po ndodh menjeherë pas operacionit, është një frymë euforie. Qyteti që “hakmerret” ndaj makinerive që ishin


E shtunë - e diel 19-20 tetor 2013

9

www.mapo.al

Të hequra nga prizat, makineritë (makinetat), nuk janë aq joshëse sa kur lëvizin plot dritë në sallat e basteve në Tiranë. Megjithatë mund të vesh bast se secila prej tyre ka një histori burrash që godasin kokën me çadër sapo dalin jashtë, histori familjesh të ndara, shtëpish të ndërtuara me mund dhe të humbura në një natë të vetme me shi, kur kumarxhiu s’ka pasur çfarë të luaj tjetër.

kurdisur për të mos dhënë asnjë herë fitues dhe që thithnin paratë e bukës dhe ilaçeve. Në rrjetet sociale përnjëmend ka një shpërthim lavdërimesh për ministrin e Brendshëm. “Njeriu që po u mundëson shqiptarëve, të paguajnë borxhet”, -thuhet në një faqe që për ironi ka për emër lojën “Vdekja e Kalit Bet 5000”. Të tjerë janë rrëfyer. Për herë të parë u ngelen në xhep 500 lekëshat, të cilat ishin destinuar për makinerinë. Miq që njohin kumarxhij thonë se tani për tani, ata thjesht janë të habitur dhe nuk dinë se çfarë mund të bëjnë me paratë. Dikush ka shkuar në pikat e lotove të pambyllura dhe ka filluar të luaj bast për ndeshje që luhen në Kinë. Të tjerë për momentin po harxhojnë kohë në kafene dhe ndoshta për disa prej tyre kjo dietë disa ditore, pa mundësi për të luajtur në kazino, do të funksionojë duke i shpëtuar. Sidoqoftë, një pjesë e mirë nuk arrijnë dot ta imagjinojnë një botë pa bixhoz. Në fakt, pa bixhoz bota nuk do të jetë. Domethënë, as ky cep i botës ku na ka rënë të jetojmë. Në ditët e rënies së komunizmit, Hans Peter Jost, një fotograf nga Zvicra sjell dëshmi të të parave “makineri fati” në Shqipëri. Një copë kartoni e ndarë në disa pjesë të shënuara me gërma, e vendosur në mes të një rrethi burrash me para në dorë. Ajo ka një shigjetë druri në mes që tregonte fituesin dhe ku siç shihet në foto, më së shumti është i zoti që ka edhe më shumë para në duar. Çfarë do të ndodhë?!

Kjo është ruleta që përdorej atëherë. Sigurisht, pak do t’i kthehen tani kësaj forme të vjetër. Në fakt në ministri të thonë se kumari nuk do të jetë i jashtëligjshëm, pra njerëzit do vazhdojnw të luajnë vetëm se kjo do të jetë shumë më e kufizuar dhe me taksa disa herë më të larta. Si fillim,

do të tentojë, edhe pse nuk është e qartë si, të kufizojë edhe luajtjen e kumarit nga ata që nuk mund t’ia lejojnë vetes këtë. Kjo do të thotë sipas tyre se për të hyrë në kazino veç moshës do duhet të keshë edhe një sasi parash jo të vogël dhe kontrolli mbi këtë do të mundësohet vetëm duke kufizuar fillimisht numrin. Burimet thonë se ende nuk është vendosur nëse kazinotë do të jenë të fokusuara në një pikë të qytetit apo në një zonë të vetme të Shqipërisë, apo do të jenë njësoj të shpërndara në vend. Po ashtu ende nuk mund të thuhet se sa kohë do të marrë “reforma” mbi këtë biznes. Akuzat

Foto nga Hans Peter Jost

shteti po kryen bllokimin e pikave të jashtëligjshme dhe do të bëjë edhe një regjistrim të saktë të atyre që janë të licesuara. Pas kësaj, pritet ashtu siç ka propozuar edhe Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri të ketë një moratorium për lojërat e fatit. Moratoriumi do të ndalojë çdo veprimtari të kësaj natyre në vend, edhe pse është ende e paqartë nëse do të veprojë edhe mbi lotot e sportit, apo llotaritë televizive e të tjera forma lotarie. Po ashtu, nuk dihet se sa i gjatë do të jetë ky moratorium, por burimet na thonë se bëhet fjalë për një kohë të domosdoshme për të bërë një ligj të ri për kumarin, i cili do të kufizojë vendet për lojë, t’i bëjë ato dhe marzhin e fitimit të kontrollueshme. Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, një pjesë e mirë e makinerive ishin të fiksuara të kthenin pas shifra minimale të parave që hidheshin në to, ndërsa normalisht edhe pse duhej të garantonin fitim për pronarët, makineritë duhet të kthejnë një pjesë të parave. Ligji

Në ditët e rënies së komunizmit, Hans Peter Jost, një fotograf nga Zvicra sjell dëshmi të të parave “makineri fati” në Shqipëri. Një copë kartoni e ndarë në disa pjesë të shënuara me gërma, e vendosur në mes të një rrethi burrash me para në dorë. Ajo ka një shigjetë druri në mes që tregonte fituesin

E megjithatë, sipas opozitës ky është vetëm një spektakël i rradhës. Ajo madje shkon përtej kësaj dhe akuzon qeverinë se heqja e makinerive po bëhet për t’u lënë vendin makinerive që po sillen prej njerwzve të saj. Opozita flet madje me shifra. Sipas saj, më shumë se 5 mijë makineta të reja janë zhdoganuar prej eksponentëve të qeverisë së re dhe se sipas tyre, do t’u zënë vendin të vjetrave të saposekuestruara. Nga ana tjetër, gjithashtu ka pasur kundërakuza. Shumica fajëson ish-krerët e qeverisë se ishin në dijeni të situatës katastrofike të paligjshmërisë së lojërave të fatit dhe se e kishin toleruar këtë, madje nuk mungojnë as zëra që i lidhin këto lojëra pikërisht me eksponentë të qeverisjes që iku. Por ndërkohë në ministri nuk japin emra bosësh. Emrat e vetëm që kanë tani për tani është numri i pronarëve të lokaleve, ku janë sekuestruar paisjet të cilët janë dërguar për ndjekje penale. Pjesa më e madhe e tyre rrezikojnë nga 3 deri në 6 muaj burg ose gjobë, aq sa ligji parashikon për dy kundravajtjet penale për të cilat ata aku-

zohen. Ndërkohë, ende nuk ka të dhëna financiare mbi sekuestrimet dhe dëmin që ato mund t’i kenë sjellë shtetit, edhe pse flitet për shifra që i kalojnë disa qindra milionë euro. Fundi!

Të mbështetura në muret e një magazine shteti në Mullet, duket se do të kenë tashmë fatin e gjithë sa të ngjashmwve, që i rrethojnë të sekuestruara, po për paligjshmëri në rezervat e shtetit. Qindra makina dhe motorë ndodhen të hedhura kapicë e të mbuluara nga ferrat në zonat rreth magazinave, ku ruhen edhe provat për krime. Në fakt, janë miliona lekë të shkuara dëm, për arsye që askush nuk i di, pjesërisht të copëtuara për pjesë këmbimi e pjesa tjetër të ndryshkura në shi. Mes të gjithave është një Ferrari, një Benz dhe disa makina të tjera në pjesën më të madhe të shkërmoqura prej kohës. (Shqipëria është një vend i varfër që shpërdoron pafundësisht pasuritë që mezi i ka). Makinetat e “fatit” do të kenë të njëjtin fund, pavarësisht vlerës së tyre (25 mijë euro copa një pjesë). Në fakt në këtë rast është e vështirë edhe të gjesh se çfarë mund të bësh me to? Ato nuk mund të ritrektohen. Do të jenë të sekuestruara deri në vendim të gjyqit e gjasë pjesa më e madhe e tyre do të sekuestrohen përfundimisht, por se çdo të ndodhë me to përtej kësaj është mister. “Fundi i marrëzisë”, siç e ka koduar, policia operacionin mbyllet në magazinën rrethuar me Ferra diku në Mullet. Të hequra nga prizat, makineritë (makinetat), nuk janë aq joshëse sa kur lëvizin plot dritë në sallat e basteve në Tiranë. Megjithatë mund të vesh bast se secila prej tyre ka një histori burrash që godasin kokën me çadër sapo dalin jashtë, histori familjesh të ndara, shtëpish të ndërtuara me mund dhe të humbura në një natë të vetme me shi, kur kumarxhiu s’ka pasur çfarë të luaj tjetër.


10

E shtunë-diel, 19-20 tetor 2013

Intervistë

www.mapo.al

Rekomandimin e KE-së nuk e sheh si meritë të njërës apo tjetrës forcë politike, e në këtë sens njeh edhe kontributet e qeverisë paraardhëse. “E kam theksuar edhe më parë, nuk është qëllimi ynë të hidhet poshtë asnjë ditë pune e bërë nga qeveria e mëparshme”

Klajda Gjosha:

Administrata nuk i përgjigjet ende sfidave të integrimit

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha flet për statusin e vendit kandidat dhe sfidat e afërta që duhet të përmbushë Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së. “Progres-raporti dhe rekomandimi për statusin, nuk është meritë e njërës apo tjetrës forcë politike, por është meritë e të gjithë shqiptarëve, e përpjekjeve të vazhdueshme që prej vitit 1991”

K

lajda Gjosha është një ministre me fat! Pa mbushur ende një muaj në detyrë, ajo shijoi f r y t e t e p a r a t ë p ë r p j e kj eve shumëvjeçare në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së: atë të rekomandimit për statusin kandidat. Por ministrja e Integrimit, ashtu si edhe qeveria “Rama” preferon të mos e përcjellë me eufori këtë moment. Rekomandimin e KE-së nuk e sheh si meritë të njërës apo tjetrës forcë politike, e në këtë sens njeh edhe kontributet e qeverisë paraardhëse. “E kam theksuar edhe më parë, nuk është qëllimi ynë të hidhet poshtë asnjë ditë pune e bërë nga qeveria e mëparshme”,thotë ajo në këtë intervistë për MAPO-n, duke u fokusuar më tej

në kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria për hapjen e negociatave. Gjosha flet edhe për debatin më të fundit në arenën e politikës, atë për nëpunësin civil, duke e cilësuar Aktin Normativ si një rregullim teknik. “Politizimi i kësaj çështje mund t’í shërbejë konsumit të brendshëm politik, por në asnjë rast nuk do të cenojë pritshmëritë tona për avancuar për integrimin në BE”,- shton ajo. Ministrja e Integrimit komenton më tej edhe skepticizmin e opinionit publik për emërimet e drejtorëve në moshë të re apo rolin e ri që ka marrë Ministria e Integrimit, nën qeverisjen e Ramës. Zonja Gjosha, Komisioni Europian rekomandoi statusin e vendit kandidat, pas 3 vitesh që kishim dështuar në këtë përpjekje. Në cilësinë e ministres së Integrimit, si e vlerësoni këtë moment për Shqipërinë dhe cilat janë sfidat e mëtejshme? Do ta vlerësoja si një moment historik dhe një lajm tepër pozitiv e inkurajues për institucionet shtetërore, por mbi të gjitha mbarë popullin shqiptar. Progres-raporti i Komisionit Europian dhe rekomandimi për statusin e vendit kandidat, pa kushte, na bën të ndjehemi krenarë dhe optimistë për përmbushjen

e dëshirës për tu bërë pjesë e familjes së madhe Europiane. Si Ministre e Integrimit kam shprehur dakordësinë e plotë dhe mirënjohje të veçantë ndaj Komisionit Europian, për vlerësimin e bërë. Më lejoni të theksoj, se ky vlerësim na bën të jemi optimistë për mundësitë reale që ka Shqipëria për marrjen e statusit në muajin dhjetor. Pavarësisht kësaj fryme pozitive, nuk mund të bëhemi euforikë, por më shumë kërkues për të përmbushur prioritetet e vëna nga Komisioni në progres-raport. Realizimi i tyre me sukses janë sfida jonë më e madhe në muajt në vijim. Komisioni është shprehur qartë në progres- raport se pavarësisht se Shqipëria shënoi një progres të mirë në rrugën drejt integrimit evropian, veçanërisht me miratimin e masave të përcaktuara si thelbësore për dhënien e statusit kandidat, duke ndërmarrë hapa në përmirësimin e efikasitetit të hetimeve dhe ndjekjeve penale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka ende shumë punë për të bërë për të merituar statusin. Kjo na bën që të jemi maksimalisht të angazhuar, për të ndërmarrë masa konkrete, në mënyrë që të shënohet progresi i duhur për të pesta prioritetet e lëna.

5 kushtet Pavarësisht kësaj fryme pozitive, nuk mund të bëhemi euforikë, por më shumë kërkues për të përmbushur prioritetet e vëna nga Komisioni në progres-raport. Realizimi i tyre me sukses janë sfida jonë më e madhe në muajt në vijim


E shtunë-diel, 19-20 tetor 2013

Jemi në rrugë të mbarë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, krijimin e një administrate të depolitizuar dhe profesioniste, forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Në bashkëpunim me të gjithë aktorët, po finalizohet plani i veprimit 3 mujor, për bashkërendimin e punës të të gjitha institucioneve për të përkthyer çdo rekomandim të progresraportit në masa konkrete pa humbur kohë. Duke i parë këto masa jo thjesht si një alibi për të marrë statusin por mbi të gjitha për të nxitur përshpejtimin e procesit të negociatave. Gjithçka do të realizohet hap-pas hapi. Sepse siç e dini, integrimi nuk i përket vetëm institucioneve shtetërore, por gjithë shoqërisë shqiptare. Të mërkurën pati shumë reagime nga Partia Demokratike, pak a shumë me përmbajtjen që statusi iu la dhuratë mazhorancës aktuale nga qeverisja e mëparshme. Ju vetë, kujt ia njihni meritat për këtë progres? Cili është vlerësimi juaj për punën e bërë nga zonja Bregu në Ministrinë e Integrimit? Progres raporti dhe rekomandimi për statusin, nuk është meritë e njërës apo tjetrës forcë politike, por është meritë e të gjithë shqiptarëve, e përpjekjeve të vazhdueshme që prej vitit 1991. Çdo qeveri ka dhënë kontributin e saj. Kontributet gjithashtu jepen jo vetëm në qeveri por edhe në opozitë. Fryma e bashkëpunimit, dialogu mes qeverisë dhe opozitës janë theksuar fort edhe në progres raport. Vetëm duke zgjeruar këtë frymë bashkëpunimi, ne mund të realizojmë reformat e kërkuara që i hapin rrugën integrimit në Bashkimin Europian. Qytetarët tanë në radhë të parë dhe ndërkombëtarët presin reforma të prekshme dhe Shqipëria nuk ka kohë për të humbur. E kam theksuar edhe më parë, nuk është qëllimi ynë të hidhet poshtë asnjë ditë pune e bërë nga qeveria e mëparshme. Ne

synojmë ta çojmë këtë proces përpara, të arrijmë objektivat që kemi vendosur duke e bërë Shqipërinë pjesë e Bashkimit Europian. Edhe pse vetëm pak muaj pas zg jedhjeve, situata politike në vend mbetet e tensionuar. Opozita ka bojkotuar prej javësh Kuvendin. Nga ana tjetër, në Bruksel ka mjaft skepticizëm, veçanërisht për mungesën e dialogut mes klasës politike shqiptare. Në këndvështrimin tuaj, sa e pengon politika e brendshme procesin e integrimit dhe, a ka qeveria një plan për të tejkaluar këtë ngërç me opozitën? Komisioni Europian është shprehur qartë në progres- raport se është i gatshëm të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për përmbushjen e pesë kritereve të lëna duke u bazuar tek dialogu dhe bashkëpunimi ndërpartiak. Ndaj, në këtë proces të rëndësishëm për shqiptarët, mazhoranca dhe opozita duhet të jenë bashkë nëpërmjet dialogut konstruktiv. Kjo frymë duhet të jetë mbizotëruese në mënyrë që të garantohet mbarëvajtja e këtij procesi që ka një rëndësi vitale për sigurimin e të ardhmes europiane. Klasa politike shqiptare është votuar për tú shërbyer qytetarëve, vetëm duke zgjedhur bashkëpunimin, pritshmëritë e qytetarëve ndaj nesh përmbushen. Komisioni Europian përcaktoi 5 pika kyçe për Shqipërinë, ku administrata pa ndikim politik dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeten çështjet më të vështira. Megjithatë, ka një perceptim publik se kryeministri Rama po shkel në gjurmët e qeverisë “Berisha” me emërimet e fundit, për të cilat nuk janë bërë konkurse. Ju vetë si i cilësoni këto emërime dhe, a ka pasur ndonjë shqetësim nga partnerët ndërkombëtarë për administratën? Qeveria është e angazhuar maksimalisht për zbatimin e ligjit të nëpu-

Roli i PD E kam theksuar edhe më parë, nuk është qëllimi ynë të hidhet poshtë asnjë ditë pune e bërë nga qeveria e mëparshme. Ne synojmë ta çojmë këtë proces përpara, të arrijmë objektivat që kemi vendosur duke e bërë Shqipërinë pjesë e Bashkimit Europian.

11

www.mapo.al

Në këtë proces të rëndësishëm për shqiptarët, mazhoranca dhe opozita duhet të jenë bashkë nëpërmjet dialogut konstruktiv. Kjo frymë duhet të jetë mbizotëruese në mënyrë që të garantohet mbarëvajtja e këtij procesi që ka një rëndësi vitale për sigurimin e të ardhmes europiane. Klasa politike shqiptare është votuar për tú shërbyer qytetarëve, vetëm duke zgjedhur bashkëpunimin, pritshmëritë e qytetarëve ndaj nesh përmbushen.

nësit civil dhe miratimin e akteve nën ligjore të cilat janë të domosdoshme për mbushjen e vakuumit lig jor. Komisioni Evropian e vlerëson progresin e arritur me miratimin e ligjit të nëpunësit civil, i cili ishte një ndër masat kyçe që duhej plotësuar që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat. Pas miratimit të ligjit, pikërisht për adresimin e këtij vakuumit ligjor që krijohej , qeveria përmes një akti normativ ka vendosur shtyrjen e shtrirjes se efekteve të këtij ligji. Ky akt konsiderohet nga ana e qeverisë si një rregullim thjesht teknik. Politizimi i kësaj çështje mund t’í shërbejë konsumit të brendshëm politik, por në asnjë rast nuk do të cenojë pritshmëritë tona për avancuar për integrimin në BE. Është e ditur se aktualisht, administrata nuk është e depolitizuar dhe e gatshme t’í përgjigjet sfidave të integrimit. Ndaj aktet nënligjore janë të domosdoshme për ta bërë të zbatueshëm ligjin, si një bosht të ri për të arritur standardet në përmbushjen e këtyre sfidave. Kjo është një çështje teknike tashmë e konsideruar kështu edhe nga ndërkombëtarët. Sigurisht që ata janë vazhdimisht të shqetësuar për reformën që po ndërmerret në administratë, jo më kot është një nga prioritetet kyçe për t’u përmbushur nga Shqipëria. Kur parashikoni që Shqipëria do të jetë gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian? Integrimi Evropian është një proces në vazhdimësi që do të kërkoj kohën e vet për t’u realizuar. E rëndësishme është që Shqipëria të marrë në dhjetor statusin e vendit kandidat dhe të përmbushë sa më shpejt 5 prioritetet e mbetura për të cilën është filluar puna e menjëhershme. Kjo përg jig je nuk është ekskluzivisht në dorën e Shqipërisë, për shkak se vendimi final dhe data do të përcaktohet nga Brukseli. Zonja Gjosha, emërimi juaj në kabinetin “Rama” nuk kaloi pa ko-

Administrata Është e ditur se aktualisht, administrata nuk është e depolitizuar dhe e gatshme t’í përgjigjet sfidave të integrimit. Ndaj aktet nënligjore janë të domosdoshme për ta bërë të zbatueshëm ligjin, si një bosht të ri për të arritur standardet në përmbushjen e këtyre sfidave.

mente, për shkak të moshës suaj së re. Nga ana tjetër, ky model është ndjekur edhe me emërimet në një s ër ë i n sti tu c i on esh të r ën dësishme, për të cilin ka edhe një debat publik. Në planin personal, si i keni përjetuar dyshimet rreth drejtuesve të rinj në moshë dhe eksperiencë? Mendoni se mosha e re është avantazh apo disavantazh në politikë? Mosha nuk është aspak një aspekt për t’u diskutuar, pasi nuk është hera e parë që vendosen të rinj në krye të institucioneve. Ajo çka duhet të theksojmë është energjia dhe pozitiviteti që sjell kjo moshë në qeverisje kombinuar kjo me eksperiencën profesionale të administratës që përfaqësojnë. Përsa i përket emërimit tim, kjo nuk është detyra ime e parë. Unë kam qenë pjesë e administratës publike që prej vitit 2008, duke kaluar të gjitha stadet e punës. Jam e bindur që edhe kjo sfidë e re do më shërbejë për t’i shërbyer edhe më shumë vendit tim në procesin e integrimit evropian. Zonja Gjosha, shumë ju kanë konsideruar si “fytyra e re e LSI” në kabinetin “Rama”. Nga ana tjetër, ju jeni shfaqur shumë aktive përkrah kryeministrit, duke dhënë për publikun perceptimin e një kabineti kompakt. Si do ta përkufizonit punën e deritanishme me Ramën dhe vetë atë si kryeministër? Në këtë kabinet unë përfaqësoj padyshim Lëvizjen Socialiste për Integrim, si pjesë kyçe e Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Më vjen mirë që qeveria e re ka si prioritet thelbësor integrimin evropian të vendit dhe vendosja ime në kabinet përkrah z. Rama ka pikërisht këtë kuptim. Statusi i lartë i Ministrisë së Integrimit ka qenë një ndër kërkesat e vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe më në fund kjo qeveri po i jep vlerën e duhur.

Drejtuesit e rinj Mosha nuk është aspak një aspekt për t’u diskutuar, pasi nuk është hera e parë që vendosen të rinj në krye të institucioneve. Ajo çka duhet të theksojmë është energjia dhe pozitiviteti që sjell kjo moshë në qeverisje, kombinuar kjo me eksperiencën profesionale


12

e shtunë-e diel, 19-20 tetor 2013

www.mapo.al

KOHA PER STUDIM Atmosferë romatike dhe kujtime të bukura… Zbuloni dimensionin tonë në mobilim …

Kabinet dhe raft librash NEW YORK me 5 sergjenë Materiali melaminë Përmasat 75.5x33.5xH183.5cm

14.490 L Kodi: 23962

Kabinet dhe raft për libra 3 sergjenë Materiali melaminë Përmasat150.5x33.5xH113cm

16.890 L Kodi: 23963

Tavolinë NEW YORK Kabinet dhe raft për libra 3 sergjenë Materiali melaminë Përmasat 75.5x33.5xH110.5cm

Tavolinë pune NEW YORK Formë L, Ngjyrë e bardhë Materiali melaminë, Përmasat 180x75.5 + 72.5x50 x H75cm

20.900 L

E ke te vështirë të përqendrohesh në studim apo punë pas pushimeve verore plot diell? Kjo u ndodh njerëzve në të gjithë botën. Eshtë jo vetëm kalimi nga një stinë në tjetrën, por edhe ndryshimi thebësor I gjendjeve për të cilat truri duhet të angazhohet. Për të rritur përqendrimin një nga elementët që mund t’ju ndihmojë është përmirësimi i ambjentit të studimit apo zyrës nëpërmjet mobiljeve, ndriçimit apo ngjyrës së mureve. Sot po ju propozojmë disa nga artikujt e shumtë në këtë kategori të cilat mund ti gjeni në MEGATEK me çmimet më ekonomike.

11.400 L Kodi:23961

Kodi: 23964

Karrige studimi me rrota Me dizenjo

9.490 L Kodi: 25068

Tavolinë kompjuteri Materiali melaminë Përmasat 70x58x74cm

3.390 L Kodi: 22241

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7, Shqipëri Linja e shërbimit për klientin: Tel.: 04 23 88 333 info@megateksa.com

Tavolinë kompjuteri KINETIC Materiali melaminë Përmasat120x50xH75cm

10.990 L Kodi: 23622

Karrige statike me veshje, Material tekstil Përmasat D58 x W54 x H81cm

2.190 L Kodi: 23568

www.megateksa.com


E shtunë-diel, 19-20 tetor 2013

13

www.mapo.al

Tokë pa kontinent

Akti Normativ, një koleksion politikash të vjetra Preç Zogaj Gjithë këto ditë është folur e debatuar gjerë e gjatë për prishjen e njëanshme të konsensusit nga kryeministrit Edi Rama me Aktin e tij Normativ. Përveç prishjes së konsensusit, që hodhi në erë kushedi për sa kohë urat e brishta mes qeverisë dhe opozitës, historia e Aktit Normativ ka edhe një anë tjetër të medaljes: poshtërimin e konsensusit. Poshtërimin si ide, si kuptim, si konceptim, si vlerë, duke e trajtuar si një çështje numrash e jo si një çështje të gjithëpërfshirjes politike, si matematikë të thatë e jo si një kulturë të re, si një marifet për të hedhur lumin e jo si pikën më të lartë të mirëkuptimit politik. Poshtërimin në mënyrën si u ekzekutua: me një deputet të palës kundërshtare, i panjohur fare në botën politike, që përfundoi në kohën e duhur në krahun e qeverisë për të plotësuar numrin tetëdhjetë e katër, që zgjedhësit nuk ia kanë dhënë me votë shumicës Rama-Meta. Historia e poshtërimit të konsensusit filloi qëkurse Rama, paralel me thirrjet për grumbullimin e CV-ve kryesisht nga fasha socialiste e shoqërisë, konceptoi me këshilltarët e tij juristë shtyrjen gjashtë muaj të ligjit “Për nëpunësin civil” me justifikime që nuk është e vështirë të gjenden në raste të tilla, por që në raport me masën e së keqes që prodhojnë, janë për t’u flakur edhe po të ishin argumente. Nuk dihet e nuk ka shumë rëndësi të dihet a mendoi ndonjë çast zoti Rama kur konceptoi këtë akt se po futej si ariu në dyqanin e qelqurinave në një prej tempujve të parë të politikëbërjes, siç është konsensusi? A mendoi se konsensusi, nëse është nevoja të zhbëhet, duhet zhbërë vetëm ashtu siç është bërë, me palën tjetër, përndryshe quhet shpallje pabesie? A mendoi më të thjeshtën e më banalen se nuk i kishte tetëdhjetë e katër votat e mjaftueshme për të kaluar Aktin e tij? Nuk dimë e nuk ia vlen të dimë asgjë nga këto. Në dritën e zhvillimeve që ndodhen dhe që janë verifikimi më i saktë i së vërtetës, dimë me siguri një gjë: në çastin kur i shkrepi në kokë ideja e pushtimit të administratës nëpërmjet lënies së saj pa mbrojtje ligjore për gjashtë muaj, zoti Rama mendoi për blerjen e numrit të artë tetëdhjetë e katër, apo numrave të artë për të bërë tetëdhjetë e katrën, nëse do të kishte ndonjë kryengritje të vogël nga radhët e të vetëve. Numri apo numrat, herë pa formë, herë me fytyrat e një aradhe deputetësh gjoja opozitarë që s’kishin reshtur t’i dërgonin sinjale “na merr”,

vallëzuan në përfytyrimin e tij bashkë me kënaqësinë se po i kthente një resto ish-kryeministrit Sali Berisha. Do merrte njërin si fillim. Një i duhej. Pastaj, me të parë e me të bërë. Pjesa e errët e realizimit të këtij operacioni, që për lehtësi komunikimi mund ta quajmë operacioni “numri ”, nuk ka gjithashtu asnjë rëndësi për kronikën (për historinë jo se jo). Sapo u konceptua, “operacioni numri” i kaloi për zbatim kryetarit të LSI-së, zotit Ilir Meta, i cili e ka talentin e tij këtë sipërmarrje, qëkurse realizonte spostime spektakolare në KPD-në e vjetër socialiste kur Nano e ka pas bërë kryeministër. Meta e thithi në kohën e duhur numrin tetëdhjetë e katër. Atëherë, mbrëmjen e 30 shtatorit, pak orë para se ligji konsensual të hynte në fuqi, Kryeministri u ngjit në zyrë për të firmosur Aktin, i vetëdijshëm pa dyshim se po shkatërronte një gjë të të gjithëve për të realizuar një gjë të veten dhe ortakut të tij. Shumë njerëz në këtë vend, jo talente, jo gjeni, por njerëz fare normalë, që mendojnë akoma me mendjen e tyre, kanë pyetur e vazhdojnë të pyesin: Pse vallë ky Edi Rama dhe ky Ilir Meta nuk e ftuan opozitën për dialog përpara se Akti Normativ të firmosej dhe të hynte menjëherë në fuqi më 30 shtator? Qoftë edhe për etikë dhe korrektesë duhej ta vinin në dijeni opozitën për atë që kishin ndërmend të bënin, meqenëse, po të flasim me gjuhën e ekonomisë, palët ishin aksionerë në ndërmarrjen që po prishej? Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Veprimi padit mendimin. Sepse e kishin siguruar tashmë “numrin”, sepse mund ta kalonin aktin e tyre. Ftesa për gjoja dialog në këto kushte, pas dallgës që ngriti opozita, ishte përveçse një farsë, një fyerje e pastër për inteligjencën. Por jo për injorancën dhe fanatizmin e verbër. Madje prandaj edhe morën guximin ta hidhnin Rama dhe Meta këtë gjoja ftesë. Duke e ditur se ka boll prej atyre që hanë bar. Boll prej atyre që duke mos u futur në të thella nuk duan të kuptojnë dhe as të mësojnë se Akti Normativ nuk është projektligj që mund të debatohet edhe në seancë plenare, por një masë e ngrirë që, ose pranohet ose hidhet poshtë. Ftesa për dialog pas pilafit nuk ishte fundi i poshtërimit të konsensusit. Kryeministrit u kujdes edhe për tri penelata të tjera në telajon e pabesisë, talljes dhe hipokrizisë me konsensusin. E para, kur tetëdhjetë e katra

u konsiderua në skuadrën e tij “shumicë konsensuale”, një shprehje alogjike, me terma që përjashtojnë njëri-tjetrin, por që e argëton sherrbudallallëkun e shpikësve të saj. E dyta, kur një natë para votimit vetë zoti Rama iu shpif Komisionit Europian sikur në progres-raporti qenkësh shprehur në favor të Aktit Normativ, a thua se Komisioni është një organizatë joqeveritare socialiste. Dhe e treta, kur doli në foltoren e Kuvendit dhe tha: po t’i kishte patur qeveria e mëparshme tetëdhjetë e katër deputetë, do të kishte bërë hatanë! Konkluzioni: Ne i kemi dhe hajde ta bëjmë hatanë që unë po u atribuoj me hamendje kundërshtarëve të mi. Pas kësaj erdhi ora që poshtërimi i konsensusit të vulosej me votën e “numrit të artë”, që Ilir Meta e kishte siguruar pa sakrificat e Ja-

sonit mitologjik, por edhe krejt lehtë, jo. Ky moment ktheu menjëherë në aulën e gjymtuar të Kuvendit të Shqipërisë sëmundjen e vjetër të trafikut të deputetëve, zakonin e shëmtuar të “patericës”, siç e kishte zakon të thoshte Edi Rama në opozitë, duke stigmatizuar joshjen, blerjen dhe kalimin e deputetëve nga opozita në qeveri. Edhe pse në parim duhet të sillet siç votohet, ka raste kur deputeti mund të lëvizë për arsye të përligjura. Por bilanci është negativ dhe damkosës për deputetët shqiptarë. Ka shumë më tepër deputetë që kanë lëvizur për interes nga opozita në qeveri se sa për idealizëm nga qeveria në opozitë. Ky bilanc është shprehje e degradimit të politikës, që fillon me hartimin e listave nga partitë politike. Individët pa bindje, pa formim dhe pa kontribute politike kanë predispozitën të shkojnë gjithnjë me qeverinë nëse bëhen deputetë. Ata për këtë kanë ardhur: për të bërë lekë. Ka dhe deputetë të tjerë në Kuvendin e sotëm që janë gati të ikin me shenjën më të parë të krerëve të shumicës. Madje janë të dëshpëruar që qeveria nuk ka nevojë për ta në këtë moment. Opozita u duket ferr. Qeveria i përdor gjithsesi. Sepse i mban rezervë kundër disidentëve eventualë në parti. Kjo histori nuk është e re. Ka patur e do të ketë interesaxhinj të kësaj kategorie. Çështja është pse i kandidojnë partitë dhe kryetarët e tyre, pse i josh, pse i shpërblen qeveria, në vend që t’i dekurajojë në emër të moralit të votës? Në të parin rast, qeveria e zotit Rama që ka ardhur me premtimin e politikës së re, u tregua e vjetër. Me Aktin Normativ, kjo qeveri nuk u mjaftua të përqafonte vetëm fenomenin e patericës që kanë praktikuar qeveritë paraardhëse të tranzicionit demokratik. U kthye thellë në kohë duke imituar në rrethanat e sotme prishjen e Mukjes nga komunistët dhe stilin e ‘qeverisë së malit’, kur siç na e dëshmon romani “Nëntori i një kryeqyteti” i Ismail Kadaresë, komisari fitimtar mblidhte të gjithë punonjësit e radios dhe u thoshte me ton: “Borgjezë, prej këtij momenti jeni të gjithë në provë”. Por i fshinte nga puna pa mbaruar provën. Po të duam të kërkojmë në shtresimet e vjetërsirave politike shqiptare, mund të gjejmë të tjera përngjasime me Aktin Normativ. Por këto që thamë, mjaftojnë për të pohuar se politika e zotit Rama nuk është e re. As thjesht e vjetër. Është koleksion të vjetrash.


14

E Eshtunë shtunë- e- ediel diel19-20 13-14tetor prill 2013 www.mapo.al

universitet Karriera e pasur profesionale, si prokuror, avokat e gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese i dhanë mundësinë për ta gjetur veten të përfshirë brenda sferës akademike. E megjithë angazhimet në detyrat e rëndësishme që ka ushtruar, Prof. Asoc. Dr. Sokol Sadushi nuk ka hequr dorë kurrë nga mësimdhënia. Ishte pikërisht kjo eksperiencë në auditorë që e çoi të pranonte detyrën si rektor i Universitetit “Luarasi”.

vizioni i ri i rektorit të “Luarasit” Kur e morët detyrën si rektor i Universitetit “Luarasi”? Si ju erdhi propozimi? Përvoja e shumë viteve në mësimdhënie, por edhe dëshira për të qenë sa më pranë studentëve, për shkak të të cilëve kushdo e ndjen se mbetet përherë e më i ri, më bëri të mos hezitoj në pranimin e detyrës së Rektorit të Universitetit “Luarasi”. Propozimin, që më ishte bërë prej disa muajsh nga Pronarët e Universitetit jopublik Luarasi, e kam pranuar në fund të muajit Prill, ndërsa detyrën e Rektorit e kam filluar në mesin e muajit Maj të këtij viti. Periudha, në të cilën fillova këtë detyrë të rëndësishme, nuk ishte shumë e përshtatshme, edhe për shkak të vitit akademik që po shkonte drejt përfundimit. Megjithatë, puna e kryer nga drejtuesit e mëparshëm, si dhe stafi akademik e administrativ, e bënin shumë më të lehtë përfundimin me sukses të vitit akademik. Ju keni qenë pedagog aty, por tani si rektor, a i shihni gjërat nën një tjetër dritë? Të drejtosh këtë institucion elitar, por edhe cilësor të dijes është një sfidë për këdo. Pa njohur dhe pa e kuptuar se çfarë bëjmë dhe përse, pa qenë të aftë për të ditur se si ta bëjmë, por dhe pa pasur dëshirën për t’u motivuar se çfarë duhet të bëjmë, vështirësitë shtohen. Qenia pedagog që nga themelimi i Universitetit Luarasi, më krijonte komoditetin e drejtimit tashmë, në një pozicion të lartë dhe me një staf, me të cilin kishim dhënë kontribut të përbashkët, për ta sjellë në atë lartësi që ai e meriton. Në ndërmarrjen e një misioni kaq të rëndësishëm për të drejtuar këtë shkollë të madhe të dijes, jam i orientuar, në radhë të parë, nga njohja e përgjegjësisë sime për të bërë që të ndodhin në fakt ato që unë mendoj dhe dëshiroj. Për këtë kërkohet që secili prej nesh, studentë, por edhe staf akademik e administrativ, të fillojmë të kuptojmë atë që ne dëshirojmë të jemi dhe atë që ne dëshirojmë të bëjmë. Për të vazhduar atë që të tjerët e kanë filluar më parë dhe e kanë sjellë në këtë stad, por edhe për ditur për t’u përballur me këtë realitet, kërkohet siguri, drejtim, mençuri dhe fuqi. Dhe Universiteti Luarasi, në këtë drejtim, mendoj se i ka të gjitha kapacitetet. Duke qenë një universitet i specifikuar në degën e Drejtësisë, cilat janë sfidat tuaja si rektor ? Ku do të fokusohet më shumë “Luarasi”, pas 10-vjetorit të themelimit të tij? Diploma e duhur bën diferencën në karrierë. Hapi i parë i cilitdo është zgjedhja e cilësisë. Një universitet elitar nuk mund të jetë masiv. Që nga krijimi, Universiteti “Luarasi” është drejtuar me filozofinë e cilësisë së lartë dhe jo të zgjerimit sasior e të pakontrolluar në dëm të cilësisë, si një komponent përcaktues për një institucion universitar. Vizioni ynë është të prodhojmë elita profesionistësh duke qenë universitet lider për zhvillimin e dijes në shoqërinë shqiptare. Falë profesorëve më të mirë, që janë pjesë e trupës tonë akademike, synojmë të përcjellim vlerat dhe aftësitë më të larta profesionale. Universiteti Luarasi përfaqëson simbolin e cilësisë së edukimit të arsimit të lartë në Shqipëri. Me bindje e them se cilësia e programeve tona akademike, të kërkimit shkencor, të metodave të mësimdhënies dhe të profesoratit a stafit administrativ, janë

një garanci e karrierës së studentëve. Gjatë dhjetë viteve nga krijimi i tij në vitin 2003, Universiteti Luarasi është konsoliduar në programet mësimore, në stafin akademik, si dhe ka diplomuar deri tani 8 gjenerata studentësh. Institucioni ka hartuar një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.Universiteti ynë ka synuar dhe e ka në planin e tij të zhvillimit, jo thjesht qëllimin e zgjerimit horizontal në disa fusha studimi, por zgjerimin vertikal brenda fushës së studimit, në të cilën ai ka zhvilluar veprimtarinë e tij, për të përfunduar me nivelin e doktoraturës. Pikërisht, përfshirja në nivelin e doktoraturës, si e degës së Drejtësisë, ashtu edhe e degës së Ekonomikut, janë dy ndër përparësitë, por edhe sfidat tona për këtë vit akademik. Si ka nisur ky vit akademik te “Luarasi”? Çfarë të rejash ka në programe, kurrikula, profile të reja studimi etj? Në kuadër edhe të politikave kombëtare për aderimin e Republikës së Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare Europiane, si dhe përafrimit të legjislacionit me atë të vendeve të Bashkimit Europian, programi ynë i studimit ka synuar dhe synon të përgatisë specialistë të aftë, me njohuri të thelluara në degët bazë të së drejtës dhe të ekonomisë. Programet e studimit përmbushin nevojat e tregut të punës për specialistë të fushës të së drejtës në përgjithësi dhe specialistë të së drejtës civile, tregtare, publike e penale, në veçanti. Me të njëjtin vizion po ndiqet edhe përgatitja e specialistëve në fushën e ekonomisë, fakultet të cilin e kemi hapur për herë të parë vitin e kaluar. Programet e ofruara nga LUARASI bazohen në praktikat e mira të Universiteteve me të cilat ne bashkëpunojmë, si Universiteti i Gjenevës, Universiteti i Pavias etj. Programet e ofruara nga LUARASI, janë njohur thuajse në çdo shtet anëtar të BE-së, si Italia, Holanda, Zvicra, Gjermania, Franca etj, si edhe në SHBA, Kanada etj. Përmirësimi i programeve, kurrikulave me profile të reja studimi, janë prioritetet tona. Natyrisht, përvoja 10 vjeçare e Universitetit Luarasi në fushën e Drejtësisë i ka dhënë jo vetëm Programit në Bachelor, por edhe në Masterin Shkencor e Profesional një tjetër dimension. Tashmë, është i vlerësuar Universiteti Luarasi për programet e akredituara Master Shkencor në degët “Civile e Tregtare”, “Penale” dhe këtë vit edhe në “të drejtë Publike e Administrative”, ashtu siç ka një interesim të dukshëm për Programin Master Profesional në “Standardet Europiane të Policimit dhe të Inteligjencës”. Për herë të parë, hapim këtë vit një program tepër interesant dhe të kërkueshëm për tregun e punës, që është ai i “Të drejtës bankare e Financiare”. Aktiviteti bankar dhe financiar janë gjithnjë e më të rregulluara nga norma juridike kombëtare dhe ndërkombëtare. Prandaj, roli i juristit në këto fusha është gjithnjë e më i rëndësishëm, ashtu si edhe nevoja e njohurive juridike të ekonomistit është e padiskutueshme dhe tepër e nevojshme. Pavarësisht kërkesave të tregut për një formacion të tillë, ky program master, i cili ka një sukses të madh në vendet e Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vendin tonë mungon. Prandaj, hapja e këtij programi master, i

Rruga drejt dijes është shumë e gjatë. Përvoja ime 27-vjeçare në fushën e ligjit më ka mësuar shumë, por nuk mendoj se kam arritur të di aq shumë. Kam ende nevojë të di. Këtë përvojë u jap studentëve. Të gjithë ne pedagogët e auditorëve, kemi synuar dhe synojmë që studentët e ligjit, në veçanti, në përfundim të programit të studimit, të arrijnë një zotërim të mirë të ligjeve, ose të jenë më pak të paqartë se çfarë ligjet kanë qenë fillimisht për ta.

pari i kësaj fushe në vendin tonë, u konsiderua jo i nevojshëm, por i domosdoshëm. Ju jeni lektor i së Drejtës Administrative prej vitit 1991 dhe keni formuar shumë breza juristësh. Keni qenë akademik dhe njëherazi i përfshirë në jetën profesionale si avokat, prokuror dhe gjyqtar. A vazhdoni të jepni mësim, me gjithë impenjimet administrative që keni si rektor ? Çfarë kënaqësie ju jep mësimdhënia? Unë nuk kam hequr dorë për asnjë çast nga mësimdhënia, pavarësisht detyrave të tjera të rëndësishme që kam ushtruar gjatë viteve. Mësimdhënia është art më vete, nga e cila përfiton studenti, por më tepër arrin të përfitojë pedagogu. Për shkak të kësaj veçorie që ta imponon procesi i mësimdhënies, unë, por edhe të tjerë pedagogët që kanë eksperiencën e duhur, nuk e mendojnë veten larg auditorëve të shkollës. Detyra e Rektorit të imponon marrjen përsipër të shumë përgjegjësive të tjera të përfaqësimit institucional, por edhe të detyrave të shumta administrative. Kjo është një punë që duhet kryer, krahas procesit të mësimdhënies. Pavarësisht lehtësive që krijojnë parashikimet ligjore e nënligjore, të cilat përcaktojnë ngarkesën mësimore vjetore të Rektorit, që llogaritet deri në 50 orë mësimore, unë nuk e kam pranuar këtë privilegj, që krijohet për shkak të ngarkesës administrative, por jam përfshirë tërësisht në procesin mësimdhënës, ashtu si edhe një pedagog i brendshëm. Kjo është kënaqësia që më krijon lektrimi në auditor, qenia sa më pranë studentëve, por edhe dëshira për të dhënë kontributin tim maksimal në fushën e së drejtës administrative dhe të drejtësisë kushtetuese. A ju tërheq jeta akademike më shumë sesa karriera profesionale, apo keni gjetur gjithnjë balancën për t’i bërë të dyja? E vështirë për t’ia dalë? Është karriera profesionale, pa përjashtuar aftësinë dhe dëshirën, të cilat më kanë dhënë mundësinë për ta gjetur veten të përfshirë brenda sferës akademike. Pa ushtrimin e profesionit të prokurorit, të avokatit, dhe në mënyrë të veçantë të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, çdo punë e quajtur akademike, do të më dukej e paarritshme. Balancën ndërmjet profesionit dhe akademizmit kam synuar ta ruaj në vijimësi, sepse kam gjykuar se pa qenë një profesionist i mirë, nuk mund të pretendosh të jesh një studiues po aq i mirë, por, nga ana tjetër, jeta akademike do të më varfërohej, nëse do të shkëputesha nga ushtrimi i drejtpërdrejtë i profesionit të juristit. Kjo është kruciale për çdo studiues të fushës së jurisprudencës për të qenë i pranueshëm dhe i dëshirueshëm për auditorin e studentëve, por edhe për zbatuesit apo ata që bëjnë jurisprudencën gjyqësore. Me një karrierë të pasur në fushën e Drejtësisë, çfarë u këshilloni të gjithë studentëve të Juridikut? Çfarë duhet të kenë parasysh ata kur zgjedhin këtë degë? Sa e rëndësishme është t’i përditësojnë dijet apo t’i thellojnë ata në cikle të ndryshme? Rruga drejt dijes është shumë e gjatë. Për-

voja ime 27-vjeçare në fushën e ligjit më ka mësuar shumë, por nuk mendoj se kam arritur të di aq shumë. Kam ende nevojë të di. Këtë përvojë u jap studentëve. Të gjithë ne pedagogët e auditorëve, kemi synuar dhe synojmë që studentët e ligjit, në veçanti, në përfundim të programit të studimit, të arrijnë një zotërim të mirë të ligjeve, ose të jenë më pak të paqartë se çfarë ligjet kanë qenë fillimisht për ta. Njohja e ligjit kërkon një kuptim të thellë të paprekshmërisë dhe të qëllimit të tij. Studentët kërkohet të kenë një motiv të fortë për të parë në librat që studiojnë, jetën e tyre të përditshme, karrierën e tyre, dhe të pyesin veten se përse gjërat mund dhe duhet të jenë ndryshe. Ne i përgatisim studentët duke iu dhënë besimin se nuk mjafton marrja e diplomës, që ata të kuptojnë sfidat me të cilat do të përballen, apo se në përballjen me to, ata do të jenë në gjendje të parashikojnë mundësitë e reja për përmirësim. Ata nevojitet të besojnë se reagimi dhe përgjegjësia e tyre ndaj këtyre sfidave është ajo që do të sjellë ndryshimin. Për një njeri që i ka kushtuar gjithë jetën fushës së Drejtësisë, si akademik, si autor i një sërë librash studimorë dhe si profesionist, cila është e bukura e kësaj fushe? Pse duhet një i ri të zgjedhë këtë degë studimi? Si i inkurajoni ju? Dhe pse të zgjedhë “Luarasin”? Një hap të suksesshëm, mendoj se sapo e kanë hedhur studentët, të cilët kanë vendosur për tu përfshirë në programin Bachelor të Universitetit Luarasi, me synimin për të fituar një diplomë me vlera të mëdha për edukimin juridik dhe ekonomik në Shqipëri. Jam i bindur se momente si ky janë të ngarkuara edhe me emocion për të panjohurën e re që studentët mendojnë se i del përpara. Çdo student i aftë, por edhe i disiplinuar i degës së drejtësisë, por jo vetëm, duhet të mendojë se edhe ne pedagogët ose shkruesit e teksteve të tyre bazë, me të cilët ata do të përgatiten për të qenë juristët e ardhshëm, kemi qenë dikur studentë dhe kemi pasur dëshirat apo hezitimet tona mbi perspektivën që na priste. Ne kemi punuar shumë dhe mendoj se ia kemi dalë. Prandaj, është tërësisht e mundshme për studentët, që të bëjnë nesër atë që ata e kanë ëndërruar kur kanë qenë në bankat e shkollës. Brezi i tanishëm i studentëve, me aftësitë që ka, me lehtësirat shumë të mëdha që i janë krijuar për shkak të evolucionit ekonomik e shoqëror, premtojnë shumë më tepër se ç’kemi premtuar ne, pedagogët e tyre kur ishim në moshën që ata janë sot. Studentët nevojiten të kenë besimin për të respektuar aftësitë e tyre dhe kjo do t’i frymëzojë për të vepruar. Është e kuptueshme që studentët e sotëm, të cilët do të jenë profesionistët e nesërm, do të ndeshen me shumë sfida, ndaj të cilave do të kërkohet të shfaqin humanizëm, urtësi, mençuri, guxim, ndershmëri dhe dinjitet, me qëllimin që e drejta të bëhet. Në këtë drejtim, Universiteti Luarasi i ka të gjitha kapacitetet për të bërë çdo studentë, të shprehet pa ndroje se, ai që është sot është falë zgjedhjes që ka bërë dje dhe ai që do të jetë nesër është fal zgjedhjes që ka bërë sot.


E shtunë-diel, 19-20 tetor 2013

15

www.mapo.al

Shënime

nga kujtimet e diplomatit

Ylljet Aliçka

Përpjekjet e mundimshme të hyrjes pa ftesë në pritjet mondane në Paris Në pritjet mondane në Paris nuk ishte e lehtë të kuptoje që me herë të parë se sa nga të pranishmit hynin me ftesë dhe sa ia dilnin të hynin pa ftesë. Me kalimin e kohës, falë ngjashmërisë së marifeteve të hyrjes pa ftesë, apo me ftesë false, me fare pak vëmendje, ti mund të kuptoje se bëhej fjalë gati për një komunitet të qëndrueshëm, përbërë kryesisht nga aristokratë apo personalitete të rënë vafti, ish-nëpunës dalë në pension, apo gjithfarëlloj hallexhinjsh, të cilët, përveç ndjenjës së përjetshme njerëzore për protagonizëm që të ofron prania në qarqet mondane të kryeqytetit të dritave, kishin njëkohësisht mundësinë të ushqeheshin me bollëk e cilësi. Veçse, pavarësisht ngjashmërisë së taktikave për hyrje pa ftesë, ky komunitet mondan ishte i përçarë. Kjo buronte thjesht nga konkurrenca për të hyrë në pritje. E përmbajtur në dukje, një konkurrencë jo më pak e ashpër niste që para hyrjes së jashtme të pritjes, pra aty ku bëhej dhe kontrolli i ftesave, ku një turmë modeste mondanësh hallexhinj, dmth pa ftesë, bëjnë sikur presin dikë, por në të vërtetë rrinë aty për t’iu ngjitur, si rastësisht, dikujt me ftesë. Modalitetet e ngjitjes dikujt me ftesë ishin pak a shumë të njëjta: ai, mondani pa ftesë pra, afishonte në fytyrë një buzëqeshje të çiltër, i afrohej krejt spontanisht dikujt që mbante ftesë në dorë dhe, mu pranë hyrjes ku kontrolloheshin ftesat, i drejtonte bashkudhëtarit me ftesë ndonjë pyetje koti, bie fjala:« pa të shohim se në ç’krah do e kenë vendosur garderobën kësaj radhe...», dhe kur i ftuari mund edhe të përgjigjej me mirësjellje se «besoj do jetë në krahun e djathtë», atëherë mondani pa ftesë lëshonte një të qeshur me zë të lartë dhe thotë, «bah, sinqerisht unë po mendoja se do ishte në të majtën», duke mos i lënë kështu asnjë dyshim rojave në hyrje se të dy zotërinjtë kishin ardhur bashkë në këtë pritje mondane dhe s’kishte pse t’u kërkohej të dyve ftesa, kohë kjo e mjaftueshme që mondani hallexhi të vinte buzën në gaz dhe të lëshonte pyetjen e tij të kotë mu pranë kontrollorit të ftesave. Me individët pa ftesë të seksit femër, ndodhte ndryshe, ato jo vetëm toleroheshin nga konkurrentët për të shkelur radhën, porse edhe pa këtë privilegj, rojat e pritjeve e respektojnë zakonisht seksin e dobët. Por ndodhte që, për të eliminuar krejtësisht konkurrencën, ndokush bënte edhe hile. Me qëllim që t’i shmangej radhës së vendosur heshturazi në komunitet, hileqari avanconte dhjetëra metra para hyrjes, për t’iu ngjitur si rastësisht cilitdo individi të veshur shik, përfshirë edhe atyre që s’mbanin ndonjë ftesë në dorë. Përveç pabesisë ndaj shokëve të tij, pra të shkeljes së radhës, kjo mënyrë veprimi mbarte në vetvete edhe rrezikun që ti mund t’i ngjiteshe dikujt kot, pra, që nuk kishte asnjë lidhje me pritjen dhe qëllonte t’i binte aty rruga rastësisht. Në këto raste, mondanit hileqar i dilte mundimi huq. Dhe, së fundi, duhet thënë se kishte edhe një tjetër takëm hallexhinjsh që nuk e duronin dot hipokrizinë, d.m.th. ngjitjen gjoja spontane mbas të

ftuarve, por, në mënyrë të hapur e të sinqertë, atyre që dilnin shpejt nga pritja, i pyesnin se mos rastësisht, e kishin ftesën me vete. Kjo mënyrë e drejtpërdrejtë i prekte ata që e kishin ende ftesën në xhep dhe pranonin me mirësjellje. Mondani hallexhi, me të marrë ftesën në dorë, merrte një pamje dinjitoze dhe hynte në pritje siç i ka hije, gjë që i jepte atij më pas edhe sigurinë për të hyrë krejt i barabartë në bisedë me diplomatë apo personalitete të larta. Është e tepërt të thuhet që kjo konkurrencë fashitej krejtësisht kur bëhej fjalë për ndonjë të moshuar, që mezi mbahej në këmbë dhe që dukej sheshit se ishte i sëmurë. Në të tilla raste, të moshuarit i lihej hapësira e nevojshme, d.m.th. lejohej nga grupi të hyjë pa radhë e, me t’u shfaqur dikush me ftesë në dorë, ai të kishte mundësi t’i ngjitej menjëherë mbrapa e të hynte spontanisht në bisedë me të. Pikërisht dikë nga ky kontingjent e hasa në pritjen time të parë në një ambasadë latino- amerikane, në hyrjen e së cilës m’u afrua një grua e moshuar kockë e lëkurë, dhe me një fytyrë mbuluar nga një tepri kremrash m’u drejtua me një zë të njomë: - Zotëri, më falni, por unë do desha të hyj në pritje në shoqërinë tuaj, pasi… pasi kam harruar ftesën time në shtëpi. - Patjetër zonjë, - pranova unë. +Por, papritmas, aty pranë kërceu një tjetër grua e moshuar: - Bah, zotëri, zonjëza po shfrytëzon pa skrupull mungesën tuaj të përvojës në fushën e mashtrimit me ftesa. Çfarë harrese! Zhënevievë, pse s’thua të vërtetën?! Po kush i dërgon asaj ftesë, zotëri?! Zonja, që sapo kishte hyrë në shoqërinë time, ia ktheu aty për aty: - Mjaft tani, Bernadetë, nuk të takon ty të flasësh në këtë mënyrë. Unë kam ardhur para jush dhe thjesht po kërkoj një gjest mirësjelljeje nga zotëria dhe ti s’ke pse përzihesh. Tha kështu dhe më futi natyrshëm krahun e saj të hollë. Hymë brenda dhe unë nuk e mora vesh nëse zonja me emrin Zhënevievë fliste me vete, apo e kishte me mua tek mërmëriste: - Zot, sot ka humbur krejt mirësjellja... Në kohën tonë nuk ndodhte kurrsesi kjo gjë... - thoshte dhe e revoltuar tundte kokën e saj të vogël. Zonja nuk priti të miratoja ato që thoshte, por sapo hymë brenda, shkëputi krahun nga mua dhe pa asnjë hezitim u hodh e babëzitur në drejtim të tavolinave. Në dalje Zhënevieva mu afrua përsëri dhe pasi më futi spontanisht krahun më prezantoi me një burrë të shkurtër, i cili më buzëqeshi ngrohtë dhe tha: - Zotëri, le të prezantohemi, unë jam gazetar në profesion të lirë, dhe sot kam harruar... - Ftesën – kërceu e moshuara. - Pikërisht - tha burri gjithnjë i qeshur, - pra, ndofta e keni ende me vete dhe... Nuk e lashë të mbaronte, i dhashë ftesën time, ndërsa ai më falenderoi duke u përkulur thellësisht dhe më la në dorë një kartëvizitë, ku shkruhej

emri “Frank - gazetar i lirë”. Franku më telefonoi pas dy ditësh: - Siç duhet të jeni në dijeni, sot e ka Spanja. Do vini besoj? - Po, i thashë. - Shihemi para pritjes dhe shkojmë bashkë, tha ai krejt natyrshëm. - Ftesa është personale - iu përgjigja menjëherë. - S’ka problem, - tha, - edhe po më kthyen unë nuk kundërshtoj, dal vetë. Por e kam, si të themi, fiksim këtë ftesë. Dhe a e dini përse? - Jo, - i thashë. - Jam i detyruar t’ju them një intimitet, dua të kapërcej, si të thuash, rekordin e vjetshëm, ku munda të marr pjesë në 92 pritje. - Po këtë vit sa keni kapur? – u bëra kureshtar. - Aty te 72- shi, por ka ende kohë, deri në fund të vitit janë një sërë pritjesh ambasadash të vogla, të cilat mezi presin t’u shkojnë njerëz, pasi, të flasim hapur, nuk është se i përfill njeri. Veçse duhet pranuar se aty ka më shumë bollëk. U kujtova për një tjetër pritje të nesërmen në UNESCO, ku mund t’i jepja një ftesë, pasi kisha dy të tilla. - Bah! - tha Franku, - UNESCO ka rënë mjaft. Ka kohë që aty s’ia vlen mundimi i rrugës. Si është ftesa, tek apo çift? I thashë çift dhe ai psherëtiu i lehtësuar. Të nesërmen Franku më priste para pritjes së UNESCO- s në krah të një mesogruaje, të cilën ai ma prezantoi si një mikeshë të tij, dhe me të marrë ftesën u fut Brenda, mbajtur në krahun e zonjës. - Oh, po ky është kulmi, - m’u afrua mikesha ime e moshuar, - ky xhuxh, veçse po na hap probleme duke na sjellë çdo natë nga një zonjë, me shpresë se do gjejë grua duke e joshur me ftesa kallpe. Ka mbledhur në shtëpi një koleksion të tërë ftesash nga vitet e kaluara, - shpjegoi zonja, - dhe hyn me to në dorë nëpër pritje festash, duke fshehur si rastësisht atë pjesë të ftesës, ku duket viti dhe lë t’i duket vetëm pjesën, ku duket flamuri kombëtar i vendit përkatës. Natyrisht që gratë nuk e dinë këtë marifet dhe pranojnë shoqërinë e këtij buburreci, i cili bën karshillëk, sikur bën pjesë në listat e të ftuarve të vërtetë. Për ne që e dimë të vërtetën, ai pretendon se vjen nëpër pritje mondane, për shkak se nuk e duron dot vetminë. Por të gjithë e dimë se ai thjesht kërkon të gjejë grua, duke dashur kësisoj t’u dëshmojë atyre klasin e tij të lartë. Veçse gratë ia pijnë menjëherë lëngun, sapo futen në pritje e, pasi denden mirë, nisin e hargalisen me ndonjë mashkull simpatik, kurse Franku na bën be e rrufe se nuk do i ftojë më. Në pritje Franku m’u afrua dhe më prezantoi një bullafiq, i cili, pas një bisede jo më të gjatë se dy minuta, mori një pamje konspirative dhe pyeti me zë të ulët: - Zotëri, përfitoj nga rasti për t’ju pyetur nëse vendi juaj do ishte i interesuar për të blerë me çmim të arsyeshëm, për të mos thënë falas, disa armë të sofistikuara. - Jo, faleminderit, - i thashë. - Gjithsesi, nëse nuk jeni kundër, i shkëmbejmë kartëvizitat, nuk i dihet, - tha, - më vonë mund

të ndryshoni mendim. Mori kartëvizitën dhe u largua me po atë pamje konspirative. - Ç’bëhet, - tha Franku, me t’u larguar zotëria, - s’hoqi që s’hoqi dorë nga ky marifet, unë i bëj nder e prezantoj me Ju, ai rropatet të lerë përshtypjen se është i shërbimeve të fshehta dhe të sigurojë ftesa. I ka dalë boja, të gjithë e dinë se nuk ia var njeri, as shërbimet e fshehta, as ato jo të fshehta. Ç’nuk i pjell mendja qenies njerëzore për të kapur një ftesë! - psherëtiu Franku dhe ashtu i kërrusur u largua me hap të avashtë. Frankun nuk e pashë nëpër pritje për një kohë të gjatë. Gati gjashtë muaj më pas m’u shfaq para hyrjes së një pritjeje kishtare. Ishte i vetmuar, me fytyrë të zbehtë. Më qeshi me dashamirësi, më futi krahun dhe ne hymë në pritje si dy miq të vjetër. Me të hyrë brenda, Franku i hodhi një sy të shpejtë tavolinave dhe, pasi më tha një faleminderit të thatë, u drejtua nga tryeza me ushqime. Hante i uritur si një urith ndër pjatat e pakta dhe kthente me shumicë gotat me shampanjë. Përballë zellit të tij të tepruar për alkool, famullitari i kishës që shërbente në pritje, tregoi kujdes të mos nxirrte më nga sirtarët shishe shampanje... - Më vjen keq, shampanja mbaroi! Shpalli famullitari. Franku pranoi përunjësisht dhe u largua pa folur. Të nesërmen mbrëma më telefonoi zonjëza e moshuar. Pasi më dha lajmin e hidhur se Franku kish ndërruar jetë dhe se kështu e ka jeta, më kërkoi mos kisha ndonjë ftesë për pritjen e portugezit. - Si na la Franku? Pse? - u befasova unë. - Ndërroi jetë, pa njeri te koka. Megjithë ato favore që u kishte bërë grave, asnjëra për bé s’iu ndodh pranë... Iu preftë shpirti asaj krijese të vetmuar! E pra, të thuash se i kishte munguar trajtimi i mirë. - Ç’trajtim? - D.m.th. trajtimi ushqimor cilësor… E kam fjalën, nga pritja në pritje. Veç meje në varrim nuk kishte as një nga gjoja miqtë e pritjeve mondane apo atyre bishtdredhurave që ai i kishte futur nëpër pritje me shpresë se do martohej një ditë. Para hyrjes së pritjes së portugezit zonjëza më kërkoi ftesën dhe pasi ia dha dikujt, më mori për krahu dhe nuk ma shqiti, derisa kaluam hyrjen ndjekur nga vështrimet xheloze të grupit kundërshtar. Me të hyrë brenda, ajo mori shprehjen e asaj që revoltohet thellësisht me disa njerëz dhe më pëshpëriti në vesh: Bah ç’qenie të çuditshme! - Kush? - e pyeta. - Ata tek hyrja, presin gjithë ditën para pritjeve të ambasadave, me shpresë të njohin dikë që do t’i futë brenda, dhe kur nuk i merr njeri kthehen në shtëpitë e tyre, për të verifikuar festën kombëtare të radhës. Tha kështu dhe tundte kokën e habitur me natyrën njerëzore.


CMYK

16

e shtunĂŤ-e diel, 19-20 tetor 2013

www.mapo.al


spektakël

Floriana Garo dhe Genti Bejko, bashkë për “Miss Globe 2013”

Dua të bëhem supergrua Nga Iva Tiço

Dyshja e njohur e skenës shqiptare (bashkëpunëtorë edhe herë të tjera të Deliart Association) që këtë vit do të shënohen edhe si prezantuesit e edicionit të 40-të të garës ndërkombëtare të bukurisë.

faqe 20

personzh single & The City privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Bojken Lako me të dashurën Semi Jaupaj

Bojken Lako

Fle pak për të jetuar më shumë

Do të kish dashur t’i mjaftonin thjesht dy orë gjumë dhe pjesën tjetër të natës ta jetonte deri në limite. Prandaj Bojken Lako nuk e mbyll ditën kurrë para orës 3 të mëngjesit, atëherë kur shkon të flejë. Sepse në këtë mënyrë jeta duket pak më e gjatë ... personazh

Marsel Lesko:

Shqiptarët, i vetmi popull me zjarr në sy faqe 18

Javën e kaluar në Kalanë e Elbasanit, Marseli, Magda, Roberti dhe Federico të “Aion Teatër” sollën shfajen “I huaji”. Nuk vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe nuk është shfaqja e parë që japin, edhe pse forma e tyre e komunikimit e bën çdo përvojë në skenë si një herë të parë. Sepse ata nuk interpretojnë, ata jetojnë. Marsel Lesko, nismëtari i këtij projekti, rrëfen çfarë është kjo formë komunikimi që shqiptarët i gjen më të gatshëm për ta pranuar

Faqe 17


18

E shtunë - e- diel 19-20 E shtunë e diel 13-14tetor prill2013 2013 www.mapo.al www.mapo.al

personazh Javën e kaluar në Kalanë e Elbasanit, Marseli, Magda, Roberti dhe Federico të “Aion Teatër” sollën shfajen “I huaji”. Nuk vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe nuk është shfaqja e parë që japin, edhe pse forma e tyre e komunikimit e bën çdo përvojë në skenë si një herë të parë. Sepse ata nuk interpretojnë, ata jetojnë. Marsel Lesko, nismëtari i këtij projekti, rrëfen çfarë është kjo formë komunikimi që shqiptarët i gjen më të gatshëm për ta pranuar

Marsel Lesko:

Shqiptarët, i vetmi popull me zjarr në sy J

anë katër artistë, dy shqiptarë e dy italianë që kanë ngritur “Aion Teatër”. Ajo që ata bëjnë në skenë, në rrugë, në një sallë çfarëdo, fshirja e kufirit mes këndimit dhe të folurit, shndërrimi i fjalës (tekste të Marsel Leskos, apo poetit Dino Campagna) në lëvizje dhe e lëvizjeve në një trajektore pamore të tingujve, ende mund të mos ketë emër, jo sepse është shumë futuriste, por sepse është aq njerëzore, e thjeshtë dhe origjinare, sa teoritë e përpunuara nuk e kanë parë të vlefshme të merreshin me të. Marsel Lesko, nismëtari i këtij projekti tregon çfarë ndodh realisht me ta dhe si kjo mënyrë e re komunikimi, më e vjetra nga të gjitha, po rishfaqet si një shërim për transformimin industrial dhe kulturor që e ka çuar shpirtëroren, të vërtetën shumë larg nga vetja. Ai është larguar nga Shqipëria vetëm 15 vjeç pas një fëmijërie rebele (ka grisur librat që 9 vjeç) kaluar në qytetin e Shijakut ku jetonte familja e tij e internuar. Më pas ka studiuar Regji në Akademinë e Arteve Dramatike të Romës “Silvio D’Amico” dhe është specializuar në “Conservatoire National Superieur d’Art Dramatique” në Paris, por nuk është prej tyre që është në skenë. Marseli bën pikërisht atë që shkollat nuk e mësojnë. Atij nuk i duhet skena, publiku, në kuptimin që ato kanë sot, as emërtimi artist.“Nuk më intereson termi artist. Terminologjia më mbyt mua. Unë jam njeri”. Dhe me këtë pjesë është marrë te anëtarët e tjerë të “Aion Teatër”: pianistin dhe poliinstrumentistin nga Shkodra, Robert Bishën, perkusionistin roman Federico di Maio dhe aktoren Magda Saba. Ata janë virtuozë, të përgatitur, të talentuar. Roberti ka studiuar piano për shumë kohë, përfshirë vitet në konservatorin “ G. Frescobaldi” dhe shumë vite autodidakt për instrumente të tjera. Federico është diplomuar shkëlqyeshëm në “Conservatorio di Santa Cecilia”. Magda është diplomuar për Aktrim në të njëjtin vit dhe shkollë me Marselin.Gjithçka në vijë sipas asaj që vlerëson shoqëria, konservatorët, akademitë, institucionet kulturore, por nuk është kjo që i intereson. I la tetë muaj pa prekur instrumente me dorë... “lërini, -u thosh, - nuk ju duhen ato”, në mënyrë që të nxirrnin njeriun në skenë, jo artistin, sepse dhe vetë çdo herë që ngjitet aty është...thjesht njeri. Në një shoqëri me ngrehina të larta strukturash ai ecën zbathur me tabanin mbi tokë dhe tërheq prej dore Robertin, Federicon dhe Magdën. Ka për mision t’u flasë njerëzve të vërtetë brenda qenieve të sotme të industrializuara... plus është dhe diçka tjetër: dëshira që kjo gjë të dalë nga Shqipëria, sepse është botërore, nuk e ka bërë askush. Sa e besueshme mund të jetë që kjo formë vjen për herë të parë? Është, si udhëtim dhe si kërkim, për sa kohë bota Perëndimore, por edhe Lindore (nuk ka më dallim tani, edhe Orienti po bëhet e njëjta gjë), dhe ata që bëjnë

avangarden, të renë nuk lirohen dot nga vënia në skenë: “unë tregoj gjënë”. Të gjithë, në forma shumë të mëdha, me efekte speciale, disa me punë e seriozitet, kanë ngelur skllav i “unë tregoj gjënë” dhe nuk ndodh më gjëja, aty, konkretisht.“Rozafa” po ta shihje në Prishtinë një natë më parë, ishte komplet ndryshe. Ka një gjeometri të brendshme në punët që ne bëjmë, që është si pema, që ka rrënjët, trungun dhe degët: rrënjët rriten sa degët, ndryshe pema bie me erën e parë, ka gjithmonë ekuilibër të brendshëm, por si do lindin gjethet, lulet, frutet në pemë, atë nuk e dimë. Ju thoni që kur jeni në skenë është si të jeni në ëndërr. Çfarë do të thotë kjo? Kur unë jam aty, jam sepse nuk e di më që jam, por jo se nuk jam, apo “nuk jam më vetja”, apo si thonë disa “dal përtej vetes”, këto janë spiritualizma, intelektualizma. Ne jemi gjithmonë! Unë nuk e di që jam, por jam aty, sikur jam kur ëndërroj. Ti ëndërron, sheh nënën që pastaj bëhet flutur, sheh një kalë, flet me peshkun, sheh një fletë. Në ëndërr ti je vetja, nëna, peshku që flet dhe hapësira që ëndërron. Gjendja e ëndrrës është i vetmi realitet. Kjo grija që duket nuk është realiteti, po vetëm një përqindje e tij. Ajo është materia ku unë zhytem, jo që e bëj, më zhbën ajo, që ta bëj unë. Nuk e di a jam unë që ëndërroj, a është ëndrra që tallet me mua. Pak rëndësi ka. Rëndësi ka që ëndrrën e bën ti, e bëj unë, e bën qeni, e bën macja, pra shpirti- nëse mund t’i japim një emërqë na unifikon të gjithëve. Prandaj mua më intereson të mbesë ndjesia. Nuk më intereson termi artist. Është thjesht një etiketë. Unë jam njeri. Brenda meje Zoti, apo unë brenda tij, pak rëndësi ka, por jam njeri. Po kur shkruan (është autori i “L’epopea del quotidiano”, “I huaji”, “Rozafa” etj.), në ç’gjendje je?Je ti që bën tekstin, apo prapë të krijuarit ndodh? Rozafën e shkrova në ëndërr, më erdhi si imazh zanor… “gur-gur rrëshqet djersa përmbi mur”. Shqipja është shumë e pasur, flas si studiues timbri, jo si shqiptar. Për shumë pak ditë shkrova katër pjesët e para. Por pastaj ninullën nuk po e shkruaja dot. Nuk e mbyllja nëse nuk vinte Rozafa të më thoshte çfarë të shkruaja, sepse përndryshe do vinte era egopsikizëm. Pas pesë javësh, shkova te Kalaja, mbylla sytë dhe pashë Rozafën te muri sipër që ecte dhe nuk thoshte si çdo ninullë “fli bir” sepse nuk thotë asnjë “çohu bir, mos fli”.Ajo erdhi në 2012-ën (pa kohë sepse për mua nuk ka kohë)dhe thoshte: “Për këtë u sakrifikova? Ka rrëshqitur diçka. Si ndodhi kjo?Është sepse natyra ka një cikël?”Sepse dhe Rozafa i bën pyetje vetes. Por në të njëjtën kohë vinte dhe pak gishtin: “Shiko, unë u murosa e gjallë.”Dhe çfarë thotë?“Dëgjoni natyrën, ajo është e madhja nënë që jep jetë e përqafon”.Më pas kam lexuar farë kanë shkruar të tjerët, por më pas, sepse nuk dua të ndikohem dhe e kanë banalizuar. Më pataksën shkrimtarët

Kur kishin kaluar disa muaj pa prekur instrumente me dorë, gjatë fazës së rrëzimit të strukturave dhe fuqizimit të elementit njerëzor që Marseli po ushtronte te ta, Roberti, pianisti, tha: “Njeriu, kur u njerëzua, ka shpikur pianon”, ndërsa për Federico, perkusionistin: “Maksimumi i Aion-it do jetë kur do u biem vetëm gurëve”.

“Me kalimin e kohës, ti ‘kupton’ që vlen vetëm ndjesia. Unë nuk e di si e ka emrin Perëndia, por e di nga se është përbërë. Dhe ky është dëgjimi, dëgjim total, jo ai që ka mjet veshin”.

(Nga e majta në të djathtë) Robert Bisha, Magda Saba, Marsel Lesko, Federico Di Maio

që kanë shkruar për Rozafën: sakrifica, tre vëllezërit që tradhtojnë, heroi… e banalitete si këto. Janë te egopsikizmi që vetëm gjykon, nuk më intereson egopsikizmi mua, sepse nuk më intereson vetja si un. Sa të kushtëzon gjuha? Asgjë nuk mohohet përderisa ekziston. Për mua gjuha ka një motiv përderisa ka mbijetuar, dhe pse kanë mbijetuar dhe gjëra shkatërruese, në fakt. Mua nuk më intereson gramatika, si nuk më intereson piano. Piano është një mobilie druri, mua më intereson timbri. Në Itali, në shkollë na mësonin të flisnim gjuhën perfekte, sipas gramatikës, por unë nuk mundesha t’i bindesha asaj...ajo gjuhë vriste shpirtrat. Dhe shpika gjuhën time, shkriva dialekte dhe nxora një gjuhë që nuk e kupton njeri nga jam unë. Pasi shkrova “L’epopea del quotidiano” kam ndenjur trekatër muaj duke smontuar italishten dhe duke e shkruar dhe një herë me rrokje, me timbra, jo me fjalë. S’e di pse e kam bërë. Dhe tani kam një epope normale dhe një libër të shkruar me dorë, që nuk e di pse e kam bërë sepse nuk ka funksion ta publikoj. Ishte një urgjencë e brendshme. Unë flas atë që quhet gjuhë e çuditshme: një shaman e quajti gjuha e zogjve, një antropolog gjuha e shpirtit. Unë nuk e di pse, por në momentin që e flas atë gjuhë, në të vërtetë flas timbra, unë jam njeriu më i qartë, por jo vetëm për vete. Në Itali të gjithë neonatit dhe handikapët këndojnë me mua. Kur ka ndodhur kjo unë ndalova, nuk isha unë që po bëja, ishte diçka që po ndodhte. Kjo është përtej racave. Ajo që kam theksuar gjithmonë është që nuk u flas më racave, shtresave dhe roleve. Sa e mundshme dhe e arritshme është kjo? Ti thua që nuk ke struktura, që ke punuar për të shembur ato të Magdës, Federicos dhe Robertit, por publiku që ulet në karrigen e teatrit ka strukturat e veta... Po, në Itali, në Francë, kanë nevojë ta analizojnë, ta klasifikojnë... sepse gjërat

gjithmonë vihen në skenë, nuk ndodhin, nuk jetohen dhe ajo që vjen prej tyre është një autoiluzion emocionimi, sepse njeriu-jo më njeri, i plastifikuar, duke qenë impotent, nga orgazma fizike ka zhvilluar orgazmën intelektuale, e ka deformuar emocionimin, si do evoluim njerëzor. Por të gjithë e përjetojnë njëlloj. Vetëm në përkthimin e asaj që ndodh secili përdor individualitetin. Një herë vendosa në një mjedis 6m me 6m një poeteshë, një murator, një hajdut bizhuterish, që të na dëgjonin. Kur mbaroi, muratori lotonte, më puthi në ballë dhe iku pa thënë asgjë. Poetesha e përcaktoi si “një gur që lulëzonte”.Banditi ishte si një fëmijë i trembur që donte të ikte, duke thënë vazhdimisht “këta janë të çmendur”.Të tre e ndjenë në të njëjtën mënyrë, poetesha kishte nevojë ta kualifikonte, muratori reagoi hapur, banditi u tremb ta pranonte sy të gjithëve thyerjen e rregullave. Unë fola përtej strukturave, të tre e ndjenë njëlloj, por e përkthyen ndryshe … Meqë ti nuk je më artist, por njeri, as ata nuk janë më publik apo jo? Nuk jemi të ndarë. Gjëja e parë për mua është që publiku nuk duhet të ekzistojë më sepse po ekzistoi publiku unë nuk jam më njeri. Një gazetar italian ka shkruar pasi na ka parë: “Në 72 vjet nuk më kishte ndodhur të gjendesha në det të hapur në një kolltuk teatri”. Njerëzit dilnin të çuditur nga teatri sepse nuk e pranonin që u ndodhte atyre, ishin mësuar të ishin publik. Vërtet që publiku shqiptar ju ka pritur më…natyrshëm? Nuk ka pasur askund kaq publik heterogjen dhe kaq të përfshirë sa këtu. E di pse ka akoma një publik të mirë?Sepse janë akoma njerëz. Mua më intereson që ka akoma forma njerëzore që lëvizin, përtej industrializmit. Njeriu këtu ka kafshën brenda, që është shpirti, “anima”, “animal”. Është e vetmja gjë që ne kemi, i gjithë njerëzimi, jo thjesht Shqipëria. Prandaj ne nuk duhet të imitojmë një model të skaduar, ne duhet të rindërtojmë këtë që kemi, që ata të vijnë këtu. Mos ka dhe pak krenari kombëtare në këtë që po thoni? Krenaria është brenda meje, por kjo është përtej saj. Ne jemi i vetmi popull në Europë që akoma ka zjarr në sy. Dhe banditi, rrugaçi, ka ndjesi dhe ai. Një njeri që trafikon një femër dhe prapë i sjell lekë nënës dhe babës. Mua më godet kjo gjë. Një monstër e tillë që arrin të bëjë atë që bën si i mbetet akoma një ndjesi?! Është përtej atij dhe ajo. Ky zjarr, është fikur në Europë.


E shtunë - e diel 19-20 tetor 2013

19

www.mapo.al

pertej privatësisë Lidhjet me shtëpinë e vjetër te “Myslym Shyri” vazhdon t’i mbajë gjithmonë të forta. Nuk i nis dot angazhimet e ditës nëse nuk e shijon kafenë e mëngjesit te bari i vogël pa emër poshtë ballkonit . Edhe takimet me miqtë e vjetër i lë aty, sepse bisedat janë edhe më të këndshme kur kujtimet e së kaluarës janë edhe më të gjalla. Bojken Lako rrëfen jetën e tij private , që më shumë sesa ta ruajë në ditarë, preferon ta ndajë me të tjerët.

Bojken Lako

Rrëfimet e një djali lagjeje Cili është mëngjesi yt rutinë? Varet se ku zgjohem. Kur zgjohem në “Myslym Shyri” pi një kafe tek lagjja, pastaj shkoj në punë e më pas vazhdoj në studio. Nëse zgjohem në “Unazë të Re”, marr autobusin dhe shkoj në “Myslym Shyri”, ku pi një kafe dhe vazhdoj të njëjtën gjë si në rastin e parë. Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Sikur të mos kisha punë dhe të shkoja direkt në studio ose të bëja prova me grupin. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Kafeja te lagjja. Poshtë ballkonit është një kafe e vogël që nuk ka emër, por ka njerëz të mirë. Në përgjithësi më kanë pëlqyer gjithmonë kafetë e mëngjesit nëpër kafet e lagjes. Ku duket tamam se nis një ditë normale dhe reale, ku sheh njerëzit me angazhimet e përditshme Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje, mëngjesi? Me Semin ose vetëm kur ajo zgjohet më vonë nga gjumi. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Po. Më pëlqen regjia televizive, por më tepër kur bëj diçka që ka lidhje me muzikën. A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Jam korrekt ose më sakte dëshiroj të jem dhe më mundon shumë kur e prish një afat ose një takim. Ndodh edhe që i prish këto afate, gjithsesi më rri mendja aty. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Nuk është se përdor ndonjë gënjeshtër, thjesht them që kam pasur shumë punë. A je dembel? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Jo nuk jam fare dembel, përkundrazi gjithmonë në sfidë me veten për të bere sa më shumë punë e për ta mbushur jetën

me sa më shumë aktivitet. Ku të zë dreka zakonisht? Në studio, në autobus ose në punë . Aty ku me zë një ditë nuk më zë një dite tjetër. Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde? Këto vite restorantet e mia më të frekuentuara janë fastfood-et Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Jo, nuk ftoj njeri në fast food. Hahaha! A je kursimtar? Jo, fare. Po fare ama... A ke në rit gjumin, apo pushimin e drekës? As njërin e as tjetrin. E keq ja më e madhe është se edhe kur kam atë ditën e pushimit, gjumi me del akoma më herët dhe kam dëgjuar që kjo gjë ju ndodh të gjithëve. Kur ke qenë i vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? Prindërit jo, por gjyshërit me thoshin “fli në drekë, fli!”, por nuk e kam pasur asnjëherë qejf. Shumë rrallë edhe kam fjetur në drekë dhe ai gjumë ka bukurinë e vet, por kur çohesh je si i budallallepsur, kështu që nuk e kam aplikuar shpesh gjatë kësaj jete. Ndoshta në një jetë tjetër do e bëj... Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria? Disa piktura të miat, por po të ishte për mua nuk do të ekzistonin. Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura? Çdo kohë ka kujtimet e saj të bukura, por nuk jam tip nostalgjik e më pëlqen më shumë kjo kohë që po jetoj tani. Po kujtimet e hidhura? Po kam pasur kujtime të hidhura, por që nuk i përkasin vetëm një kohe. Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban

Për ditarin jam pak supersticioz. Më është dukur gjithmonë sikur ata që mbajnë ditar e thërresin pak në mënyrë të pavetëdijshme një shkëputje të parakohshme nga kjo jetë.

vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar? Jo, ditar asnjëherë. Vetëm për ditarin jam pak supersticioz. Më është dukur gjithmonë sikur ata që mbajnë ditar e thërresin pak në mënyrë të pavetëdijshme një shkëputje të parakohshme nga kjo jetë. E rëndësishme, mendoj që është ato që përjeton e të bëjnë përshtypje nga jeta, t’i ndash me dikë tëndin të afërt e jo t’i shkruash qe t’i lexosh më vonë apo të t’i lexojnë mbasi ti nuk je më në këtë jetë. Çfarë ka në portofolin tënd? Si në çdo portofol. Asgjë të veçantë. Në mëng jes e g jen g jithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? Ah jo, për këtë pyetje nuk ka një përgjigje. Kjo nuk ndodh asnjëherë. Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? Për momentin nuk jam duke arredu-

ar apo duke u kujdesur për shtëpinë. Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine? Jo, jo. Çfarë CD ke në makinë? S’kam makinë fare. Autobusët e linjës japin vetëm reklama, kur kam makinë dëgjoj radio. Çfarë muzike ke zile telefoni? Atë që propozon Nokia, “Nokia tune”. A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta? Po, po. Kam miq të vjetër me të cilët takohem shumë shpesh. A je i hapur për miqësi të reja apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Jam shumë i hapur. Ku rri zakonisht me miqtë? Ku të jetë. Si në lagje, por edhe për të ndryshuar nganjëherë nga lagjja ime shkojmë në ndonjë lagje tjetër... hahaha! Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote? Rreth orës 2 të natës ose mëngjesit. Quajeni si të doni! Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Ndonjë film, dokumentar ose seks dhe pastaj gjumë. Po idealja cila do të ishte? Idealja do të ishte që me 2 orë gjumë në ditë të ngopeshe e pjesa tjetër të ngelej për ta jetuar. Në këtë mënyrë jeta do të ishte pak fare më e gjatë. Kur shkon për të fjetur? 3:00, 3 e ca e mëngjesit. Cila është uniforma jote e gjumit? Gjithmonë kam fjetur me të mbathura. Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? Semi.


20

E shtunë - e- diel 19-20 E shtunë e diel 13-14tetor prill2013 2013 www.mapo.al www.mapo.al

spektakël

single and the city

Floriana Garo dhe Genti Bejko, një dyshe shumë e njohur sa i takon skenës shqiptare (bashkëpunëtorë edhe herë të tjera të Deliart Association) që këtë vit do të shënohen edhe si prezantuesit e edicionit të 40-të të garës ndërkombëtare të bukurisë.

Iva Tiço Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Dua të bëhem supergrua

K

Floriana Garo dhe Genti Bejko, bashkë për “Miss Globe 2013” J

anë zbuluar disa detaje të natës finale të spektaklit të “Miss Globe 2013” që do të mbahet mbrëmjen e 2 nëntorit në Durrës. Përveç një skenografie madhështore që “Rebus Studio” po punon, producenti i spektaklit Petri Bozo ka menduar edhe për surprizat e mbrëmjes. Të cilat fillojnë që me përzgjedhjet e dy prezantuesve të këtij viti, që do të jenë Floriana Garo dhe Genti Bejko. Një dyshe shumë e njohur sa i takon skenës shqiptare (bashkëpunëtorë edhe herë të tjera të Deliart Association) dhe që këtë vit do të shënohen edhe si prezantuesit e edicionit të 40-të të garës ndërkombëtare të bukurisë. “Jo rastësisht kjo zgjedhje, thotë Bozo. “Së pari sepse të dy ata janë personazhe që kanë jetuar jashtë Shqipërisë dhe njohin shumë mirë specifikat në prezantim të një eventi të tillë ndërkombëtar. Së dyti sepse një dyshe e tillë e plotëson shumë mirë njëri-tjetrin: Genti ka edhe batutën, pra mbulon edhe këtë pjesë në prezantim, ndërsa Floriana ka staturën serioze të këtij prezantimi, dualiteti i të cilit më ka pëlqyer që në fillim. Janë një çift që i përgjigjen shumë mirë kërkesave të publikut të zgjedhur të Miss Globe, por edhe telespektatorëve që do ta ndjekin nga ekrani”. Ndërkaq është hartuar edhe lista e të ftuarve të mbrëmjes së 2 nëntorit. Sopranoja shqiptare, e famshme në skenat që botës, që prej 20 vjetësh jeton në Itali, Erla Kollaku do të interpretojë në skenë bashkë me Renis Gjokën. Një interpretim i ri, i krijuar enkas për ta, sepse Erla nuk do të dalë nga natyra e saj ar-

tistike, kënga është ndërthurje e klasikes me rock-un. Gjithashtu Frederik Ndoci, Anjeza Shahini e Xhoi do të jenë gjithashtu miq të mbrëmjes. Një tjetër veçanti që premton surpriza të këndshme do të jetë edhe prania në skenë e disa prej konkurrentëve të spektaklit “Dancig with the stars”. Siç dihet në këtë edicion të 4-t të garës në kërcim të VIP-ve shqiptarë do të jetë konkurrent edhe vetë producenti i Deliart Association, Petri Bozo. Prandaj disa prej konkurrentëve të tij në këtë garë, promon e kësaj sfide do ta bëjnë pikërisht në skenën e madhe të Miss Globe 2013. Sa i takon kësaj të fundit, pjesë e risive do të jetë edhe skenografia e këtij viti. Pak e ndikuar prej sallës “Kurora e Adriatikut” e pak nga idetë e reja të Rebus Studio, skenografia këtë vit do të jetë ndryshe nga tradicionalja. Më shumë se e dominuar nga kollonadat (siç është e zakonshme për një skenë konkursi bukurie), këtë vit do të dominojnë elementët e një skene mode, pasarelash e modelesh. Por sigurisht të gjitha këto të përshtatura për mbretëreshat e bukurisë së 48 shteteve që më 20 tetor do të vijnë në Shqipëri. Pas turit të zakonshëm në zonat historike dhe kulturore të vendit tonë, vajzat do të mblidhen në Durrës, ku të dielën e 2 nëntorit nën ethet e garës dhe emocioneve që shkakton konkurrimi për kurorën e më të bukurës së Globit do të shpallet dhe fituesja e radhës. Këtë vit Shqipëria përfaqësohet nga Lorenza Lekstakaj, ndërsa Kosova nga Xheraldina Selimi.

Një tjetër veçanti që premton surpriza të këndshme do të jetë edhe prania në skenë e disa prej konkurrentëve të spektaklit “Dancig with the stars”.

a ca javë që duken të pafundme që të hënën në orën 10 të mëngjesit. Ca punë që i kishe shtyrë e shtyrë e shtyrë nuk presin dot më dhe kësaj radhe e di që e ke pisk dhe duhen bërë patjetër. Pastaj është dhe ai dreq shiu që s’pushon për asnjë moment dhe hedh mbi ty gjithë pikëllimin e botës… Eshtë dhe ajo puna ekstra që duhet të bësh, ajo e koleges së zyrës që sot në mëngjes ka telefonuar në sekretari dhe ka lajmëruar se është e sëmurë me këtë virozën e tmerrshme që sapo ka rënë ndaj dhe do mungojë. E di që duart të ngadalësohen mbi tastierë vetëm kur mendon çfarë fati i ka qëlluar. Ja ti je në zyrën e zymtë me një mal me gjëra për të bërë kurse ajo është si zonjë në divanin e shtëpisë së saj, me ndonjë revistë në prehër dhe pultin e televizorit në dorë. Eh, një sëmundje do ishte shpëtimi. Të rrije në shtëpi siç nuk e bën kurrë të dielën, nga mëngjësi në darkë dhe të shmpish kockat. Ka nevojë i shkreti njeri për një sëmundje një herë në kaq. Një herë në kaq domethënë një herë në javë. Të hënën përshëmbull. Ose më mirë të mërkurën. Kështu me një ditë pushim në mes, java sikur thyhet më kollaj. Kështu të enjten dhe të premten i bie të punosh me me qejf. Dhe ja ku ndodh: siç thotë proverbi i vjetër kur e dëshiron diçka me gjithë zemër, ndodh të realizohet. Të mërkurën në mëngjes gryka është copë. Temperatura tridhjeteshatë e gjysmë dhe ajo dhimbja e trupit në çdo cep kanë vetëm një emër: virozë. Urrraaaaaa!!! Rrofshin pra virozat! Një telefonatë në sekretari. Pastaj revista Elle, botimi i shtatorit që ka nja tetëqind faqe. Një çaj me mjaltë. Batanija e butë. Pulti i televizorit në dorë. Dhe macja që bën një gërr gërr të lumtur tek këmbët. Kjo po që është jetë. Në një ekran ka emision mëngjesi. Një vajzë dhe një grua po gatuajnë. Se ç‘u bëjnë ca kërpudhave. Pastaj fusin ca gjëra në një mikser dhe nxjerrin një alamet salce. Njëkohësisht bëjnë ca role mishit të mbushura me lloj lloj gjërash të shijshme, të cilat i shtrojnë në një pjatë të bukur krah kërpudhave dhe të gjitha i spërkasin me atë salcën që duket sikur bëhet shumë thjesht por që mua më duket sprova më e vështirë në jetë. Mjam mjam mjam! Mund të vdiset nga nepsi duke parë të tillë program. Vuajtje e madhe duhet të jetë ta shohësh çdo ditë. Në një tjetër kanal televiziv drejtuesja e emisionit është ulur në studio përballë një gruaje. Flasin për karrierën. Ajo e pyet “sa e vështirë është për një grua të bëjë karrierë?”, kurse tjetra përgjigjet që nuk është aspak e lehtë, se kshu dhe ashtu, se ata burrat s’na lënë të bëjmë përpara dhe se ne jemi të zonjat t’i bëjmë të gjitha, edhe më mirë se burrat. Pffffff, ça muhabeti që në pikë të mëngjesit. Në një tjetër ekran, biseda duket më interesante. Dy gra dhe prezantuesja po flasin për firmat e veshjeve. Thonë që nuk janë të rëndësishme. Se rëndësi ka shija e mirë. Dhe se veshjet nuk e bëjnë njeriun, por janë të tjera vlerat në jetë. Njëra prej tyre ka një fustan nga ata me kuadrata që të thonë: “Unë blej Burrberry se vetëm kështu jam e sigurt që e njohin të gjithë që është mall firmato”, kurse tjetra ka marrë masat që bluza e pambukut të lexojë YSL (jam e bindur që kam parë në treg plot bluza të tilla). S’qenka gjë as ky emision. Tjetri në radhë ka në studio dy drejtues. Një djalë dhe një vajzë. Të ftuarit janë katër, dy femra e dy meshkuj të moshave nga më të ndryshme. Po hahen me njëri tjetrin për temën “kush është shtylla e shtëpisë, burri apo gruaja”. Mes gjithfarë argumentash, të gjithë janë dakort që gruaja është forcë e madhe. Se pas një burri të fuqishëm është një grua e fuqishme. Dhe se gratë e tyre dhe gratë në studio janë të zonjat për të bërë karrierë, për të mbajtur familjen, për të ndihmuar fëmijët me mësimet, pjanë amvisa të shkëlqyera, gatuajnë shkëlqyeshëm, janë njerëz të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm... Një bisedë që të magjeps. Aq sa të vjen keq që mbaron aq shpejt, për t’ia lënë vendin një tjetër rubrike. Një VIP kësaj radhe në shtëpinë e vet që gatuan. Dhe jo gatim të thjeshtë. Por nga ai me pesë yje. Nga ai që s’ke menduar ndonjëherë se mund të bëhet në një apartament shqiptar. Eh, mendo të ishe VIP dhe të të vinin gazetarët në shtëpi? C’do u gatuaje ëëëë??? Bukë të skuqur me vezë? Turp i VIP-ave do ishe. E mban pultin në një tjetër ekran. Mooooos!!!!! Një kuzhinë restoranti. Një shef që po gatuan. Normal, ka ardhur dreka dhe ti ke mbetur me filxhanin e çajit me mjalt në dorë. Dynjaja gatuan, ti vret mendjen se cila nga piceritë është më e përshtatshme për t’u telefonuar kur je sëmurë. Jo ajo që gatuan më mirë. Por ajo që ta sjell ushqimin deri në shtëpi, pa pasur nevojë të zbresësh poshtë pallatit pasi je zënë ca herë ne telefon me motoristin që nuk ta gjen hyrjen. Pastaj pasdite sudiot fillojnë sërish. Diku katër gra, dyshe dyshe mikesha me njëra tjetrën. Këto veç njëqind punëve, fëmijëve e mëthetëthashë, na shkokan bashkë dhe nëpër palestra apo bëjnë gliko në shtëpitë e njëra tjetrës. Kurse në një tjetër studio, një tjetër femër, flet për karriërën. “Sa e vështirë është për ju?”, pyet gazetarja… Boooooll!!!! Po si nuk tha asnjëra që mezi pres të më bjerë viroza e të mbledh njëçik kockat në shtëpi?! Në këtë botë me supergra, që i bëjnë të gjitha, vetëm unë na qenkam më e pazonja?! S’ja vleka të rrish as në shtëpi. Se këto supetrgratë arritën të të helmojnë dhe atë virozën që dukej më e ëmbla në botë.


botimi

parathënia

Një libër plot mistere e të papritura

Majlinda Bregu dhe Mimi Kodheli “bëjnë përpara”

Tashmë edhe lexuesi shqiptar ka mundësinë të shfletojë e të magjepset nga radhët e dala prej penës mjeshtërore të romancieres dhe analistes politike aq të njohur madrilene, Julia Navarro...

Titullohet ‘Të bëjmë përpara” dhe është një nga librat ende më të shitur të vitit. Është botuar në maj 2013 në ShBA dhe po përkthehet në 30 vende të botës...

recensë personazh pyetsori shënime vitrina Çdo të shtunë / dielë www.mapo.al

recensa

Luljeta Lleshanaku Gruaja arabe përmes rrëfimit të një princeshe Megjithëse i shkruar thjesht, me një stil publicistik, i gjithë romani është shumë prekës, madje revoltues. Mund të them se duket si një version arab i “Sikur të isha djalë”, që analizon në mënyrë bindëse dramën psikologjike të femrave të cilat nuk kanë asnjë të drejtë zgjedhjeje, asnjë pushtet mbi fatin e tyre, diçka që as luksi marramendës (si në rastin e princeshës), nuk ua zëvendëson dot.

Ish-zëdhënësja e UNMIK-ut

Lufta në Kosovë, e vërteta dhe trilli në librin tim Aida Tuci

Amik Kasoruho:

Dorëshkrimi i vetëm i tim eti, sendi më i çmuar Thonë se e kaluara është një vend i mirë për ta vizituar, por kurrë një vend i mirë për të qëndruar. Amik Kasoruho ndoshta do të kishte dashur të qëndronte paksa thjeshtë dhe vetëm për të marrë një diplomë Universiteti.

“Für Adem” titullohet libri i shkruar nga Mechthild Henneke, ish-zëdhënëse e UNMIK-ut nga viti 1999. Libri, ende në dorëshkrim dhe është një ndërthurje mes ngjarjeve reale dhe trillit letrar. Se ku ndahen e vërteta dhe fiction-i e shpjegon në këtë intervistë për Mapo-n vetë autorja Mechthild Henneke

Ajo ka qenë zëdhënëse e UNMIK-ut në Kosovë dhe së fundmi ka shkruar një novelë, që për nga rrëfimi nuk është e ngjashme me askënd në mënyrën sesi ajo e ka trajtuar temën e luftës në Kosovë. Nëpërmjet personazhit kryesor, të riut Taras Galani, autorja e çon lexuesin në zemrën e ëndrrës së kosovarëve; një shtet i pavarur ku nuk ka diskriminim. Fjala është për novelën “Für Adem» (Për Ademin) dhe është shkruar nga ish-zëdhënësja e UNMIK-ut, Mechthild Henneke. Ende në dorëshkrim, libri që u përfundua para një viti është një ndërthurje e ngjarjeve reale me fiction-in. Mediat gjermane i kanë kushtuar disa shkrime këtij libri, por pavarësisht interesit mediatik, autorja shprehet se ende nuk ka gjetur një botues. Novela u ngjiz 7 vjet më parë, kur ajo njohu në Gjermani një shqiptar nga Kosova, stu-

Faqe 21

dent për mjekësi, i cili hoqi dorë nga gjithçka që i ofronte Gjermania, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Familja e tij ka një histori të lidhur me persekutimin dhe ai dëshiron t’i japë fund. Por kur mbërrin në front, kupton se nuk mund të tërheqë këmbëzën dhe të vrasë”,- rrëfen në intervistën e saj të parë për një media shqiptare autorja e novelës, Mechthild Henneke. Vitet e qëndrimit në Kosovë ishin një arsye më shumë që ajo të ulej e të rrëfente për jetën e personazhit të saj, që gjithë “luftën” e tij e bën në emër të Ademit. Ajo përveçse ka biseduar gjatë me “heroin” e novelës së saj, ka hulumtuar gjithashtu shumë ngjarje dhe fakte, autorë të ndryshëm që kanë shkruar për luftën në Kosovë etj., për të shkruar novelën e saj të parë “Für Adem”. Titulli, siç shpjegon ajo, lidhet me heroin e Kosovës, Adem Jasharin.


22

E shtunë-diel, 19-20 tetor 2013

intervista

www.mapo.al

Megjithëse i shkruar thjesht, me një stil publicistik, i gjithë romani është shumë prekës, madje revoltues. Mund të them se duket si një version arab i “Sikur të isha djalë”, që analizon në mënyrë bindëse dramën psikologjike të

familja jashari, muzë për librin tim Zonja Henneke, për cilën arsye keni vendosur të shkruani një novelë ficiton për luftën e Kosovës dhe jo një të bazuar në kujtimet tuaja? Ju keni qenë zëdhënëse e UNMIK-ut dhe me siguri ju duhet të keni shumë kujtime të kohës kur punonit në Kosovë... Lufta e Kosovës u bë në fillimet e angazhimeve të mia. Unë shkova për herë të parë në Kosovë në 1999-ën, dy muaj pasi lufta kishte mbaruar. U vendosa në Gjakovë, aty ku lufta kishte lënë plagët më të thella. Këtu filloi dhe interesimi im për luftën e popullit kosovar për liri. Koha e qëndrimit tim në UNMIK erdhi si pasojë e atij interesimi. Titulli i novelës suaj na bën të mendojmë se është e bazuar në një histori të vërtetë. Cila është historia e Ademit, dhe pse ka pasur një impakt kaq të madh te ju? Titulli lidhet me Adem Jasharin. Heroi i librit tim vendos të bashkohet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pas vrasjes së familjes Jashari nga trupat serbe. Në njëfarë mënyre ai lufton “Për Ademin” (Fut Adem). Prandaj ka një background të vërtetë pas librit. Por ka qenë një mik që njoha në Prishtinë, ai që më frymëzoi për novelën. Ky burrë hoqi dorë nga azili politik në Gjermani, nga e dashura dhe nga studimet e tij, për t’iu bashkuar UÇK-së. Më pas ai kaloi një vit shumë të vështirë deri sa trupat serbët u tërhoqën. Historia e tij më la mbresa shumë të forta dhe unë e shndërrova në një fiction. Mund të na tregoni pak më shumë për subjektin dhe heroin e novelës suaj? Ky libër e çon lexuesin në zemrën e ëndrrës së kosovarëve, që ishte të ndërtonin “një shtet të pavarur, ku nuk ka dis-

kriminim”. Heroi i librit tim është i riu Taras Galani dhe ai ndjek këtë ëndërr. Prandaj largohet nga Gjermania dhe nga rehatia e azili politik në pranverën e vitit1998 për t’u bashkuar me UÇK-në. Familja e tij ka një histori që lidhet me persekutimin nga serbët dhe ai dëshiron t’i japë fund kësaj historie. Por ndodh diçka kur ai mbërrin në frontin e luftës; kupton se nuk mund ta tërheqë këmbëzën dhe të vrasë. Në Gjermani ai studioi në Universitet për Mjekësi, ndaj filloi të punojë si doktor për ushtarët dhe civilët që u prekën nga lufta. Ai ishte një nga të paktët mjekë që dhanë kontributin e tyre gjatë luftës, e kjo e bëri personazh mjaft të veçantë për UÇK-në. Përvoja e tij njëvjeçare duke punuar në një vend që ishte në luftë ishte veçanërisht e vështirë. Por nga ana tjetër ai ka dhe momentet e tij të bukura. Tarasi tregon sesi ai dhe shokët e tij në mes të luftës gjejnë dhe hapësira dhe mënyra për të gëzuar. Gjithë libri është rrugëtimi i këtij personazhi nga qershori i vitit 1999 kur ai shkon në Kosovë dhe i bashkohet UÇK-së deri në fund të luftës. Gjatë këtij rrugëtimi Taras ka humbur dhe ka fituar në të njëjtën kohë. Kur keni ndër mend ta botoni këtë libër, dhe, a ka një arsye specifike pse nuk keni gjetur akoma një botues? Libri u përfundua një vit më parë. Duket se botuesit duan një kohë të gjatë mbi botimin e një dorëshkrimi. Gjithashtu, tregu i librit në Gjermani është shumë i komplikuar. Trendet dhe moda janë shumë të rëndësishme. Por besoj se ky libër do ta gjeje rrugën deri te lexuesit. Ju keni thënë se novela ka një temë shumë të rëndësishme, si lufta në Kosovë. Si ka qenë eksperienca juaj gjatë kohës që keni punuar aty? Ka qenë periudha e punës më intensive

e gjithë jetës sime. UNMIK-u ka kaluar periudha të këqija dhe të mira gjatë kohës që unë kam punuar atje. Shpresoj që të kemi lënë disa gjëra të rëndësishme pas. Gazetarët në Kosovë janë shumë të mirë. Ata me të vërtetë përpiqen shumë që të informojnë publikun sa më mirë që të munden. Ishte një nder për mua që të punoja me ta. Përveç punës, kam takuar shumë njerëz të mirë dhe ende shkoj herë pas here në Kosovë. Këtë vit kam qenë edhe në Shqipëri. Po në Shqipëri erdhët si vizitore apo për arsye pune? Kam qenë vëzhguese e zgjedhjeve të 23 qershorit. U caktova nga OSBE-ja për të vëzhguar zgjedhjet në Pukë. Edhe Shqipëria është një vend shumë interesant dhe shumë i bukur. Gjatë kohës që keni qenë zëdhënëse e misionit të UNMIK-ut, çfarë lloj marrëdhëniesh keni patur me kombësinë shqiptare dhe serbe atje? Në përgjithësi ka pasur marrëdhënie të mira mes UNMIK-ut, kosovarëve dhe serbëve. Ka pasur shumë probleme politike, të cilat kanë rezultuar në përmirësim dhe përkeqësim të situatës, po Misioni me siguri ka dhënë një kontribut të madh në stabilizimin e situatës. A ka pjesë të ditarit tuaj të punës që janë përfshirë në këtë novelë? Në novelën time ka disa skena me njerëz nga organizatat ndërkombëtare, të cilat i kam shtuar nga njohuritë e mia. Gjatë luftës së Kosovës, OSBE-ja ishte e pranishme në Misionin për Verifikimin e Kosovës. Edhe pse nuk isha pjesë e tij, unë e di se ç’do të thotë të punosh në një mjedis të tillë. Por në përgjithësi ky libër është rezultat i shumë historive që kam dëgjuar nga njerëz që e kanë kaluar këtë eksperiencë të trishtuar të luftës.

Hera e parë në Shqipëri, si vëzhguese në zgjedhjet e 23 qershorit Mes 430 vëzhguesve që OSBE-ODIHR-it dërgoi në Shqipëri për zgjedhjet e 23 qershorit ishte dhe ish-zëdhënësja e UNMIK-ut, Mechthild Henneke. Ajo u dërgua të vëzhgonte procesin zgjedhur në Pukë. Ishte hera e saj e parë në Shqipëri, edhe pse shpesh kishte dëgjuar për këtë vend gjatë qëndrimit të saj në Kosovë. Dhe kur e pyet se si shkoi procesi zgjedhor në Pukë, ajo përgjigjet shkurt: “Procesi elektoral ishte shumë i rrjedhshëm në Pukë. Ne nuk hasëm asnjë thyerje të rëndë të rregullave dhe mendoj se dhe votuesit ishin shumë të kënaqur me ditën e zgjedhjeve”. Por përtej kësaj, ajo çfarë i ka lënë vërtet mbresa ishte vetë qyteti dhe peizazhi malor që ta ofrojnë në fakt shumë zona të veriut të Shqipërisë. “Puka është një qytet shumë i qetë në një rajon shumë mbresëlënës. Panoramat që rrethojnë qytetin janë të jashtëzakonshme. Unë e kam ende një panoramë të maleve si background në kompjuterin tim. Njerëzit ishin shumë miqësorë. Shpresoj që zhvillimi ekonomik i rajonit të jetë pozitiv, që njerëzit të bëjnë një jetesë të mirë. Ka shumë potencial sidomos për sporte si skitë apo alpinizmi. Do të më pëlqente të kthehesha sërish një ditë.” Dhe ajo shpreson shumë që herën tjetër vizita e saj të jetë jozyrtare.


E shtunë-diel, 19-20 tetor 2013

23

www.mapo.al

recensa

Megjithëse i shkruar thjesht, me një stil publicistik, i gjithë romani është shumë prekës, madje revoltues. Mund të them se duket si një version arab i “Sikur të isha djalë”, që analizon në mënyrë bindëse dramën psikologjike të femrave të cilat nuk kanë asnjë të drejtë zgjedhjeje, asnjë pushtet mbi fatin e tyre, diçka që as luksi marramendës (si në rastin e princeshës), nuk ua zëvendëson dot.

Gruaja arabe përmes rrëfimit të një princeshe (Mbi librin “Princesha”, të Jean Sasson, botuar nga OMBRA GVG) Luljeta Lleshanaku

“Perëndimorët janë magjepsur gjithnjë nga historitë e orientit, sidomos ato kalorsiake; poemat arabe, sheikët, shkretëtira dhe etja, kuajt arabë dhe gamilet, dhe oazet e brukëve”ishte mënyra, se si Lorenci i Arabisë (Thomas Edward Lawrence, oficeri anglez që udhëhoqi revoltat arabe gjatë Luftës I Botërore), la të nënkuptohej, se sa romantik ishte në kohën e tij, perceptimi i perëndimit (por jo vetëm i Perëndimit) mbi botën arabe, dhe se sa pak e njihnin atë. Edhe sot, dimë pak, por rrallëkush mund të tregohet indiferent në sallat tranzite të aeroporteve ose qendrat tregtare, kur para nesh kalon një familje e stërmadhe arabësh, meshkujsh të veshur me sari-t elegantë, të ndjekur nga bashkëshortet e tyre të mbuluara e që kundërmojnë një aromë shumë të veçantë parfumi, dhe nga fëmijët e shumtë, frute të disa martesave njëra pas tjetrës. Megjithëse intriguese, është pak e vështirë në këndvështrimin tonë, të kuptojmë botën e tyre, poligaminë dhe se çfarë përbën thelbin e kësaj bashkëjetese? Një gjë është e sigurt: për t’i pranuar kulturat e tjera, duhet t’i njohësh ato më parë. Dhe një nga botimet i cili hap një dritare në marrëdhëniet brenda familjes arabe, është pikërisht libri “Princesha; një histori e vërtetë pas perçes” i autores amerikane Jean Sasson, botuar pak kohë më parë nga OMBRA GVG. A është vërtet një bashkëjetesë?

Autorja pretendon se subjekti i romanit, bazohet mbi shënimet autobiografike të një princeshe saudite, pinjolle e familjes mbretërore e Al Saudëve, pasardhës të Abdul Aziz-it, për të cilin, nuk mungon adhurimi nga të dyja palët (nga protagonistja por edhe autorja). Sulltana, kështu quhet princesha, rrëfen historinë e saj që nga lindja deri në vitet ’90, në një familje tepër të pasur saudite. Që në vogëli, ajo ndjehet e fyer nga padrejtësia me të cilën trajtohen femrat në familje, ku lindja e pasardhësve meshkuj bëhet qëllimi kryesor në jetë, dhe si e tillë, edhe një makth i vërtetë për nënat, të cilat, përmes pjellës së tyre, sigurojnë pozicionin e tyre në familje, të vetmen mënyrë të mbijetesës. Sulltana, demoralizohet nga fati i motrës së saj më të madhe, të cilës i ati ia dha për grua të tretë, një burri të moshuar dhe abuzues fizikisht. Ndërkohë, prej njerëzve të pakët që hynin e dilnin në dhomat e grave, ajo mundi të dëgjonte histori të tmerrshme abuzimi dhe brutaliteti ndaj grave, kryesisht të miturave, dhe sidomos ndaj femrave të huaja të cilat punësoheshin për të shërbyer në pronat arabe. Zhgënjimi më i madh i Sulltanës, erdhi kur zbuloi se këto histori, ndodhnin në një farë mënyrë edhe brenda mureve të shtëpisë së saj, prej të atit e të vëllait, apo secilitdo mashkull, në duart e të cilit paraja dhe gjinia, kthehej në mjet arrogance. Ndryshe nga femrat tjera të familjes, Sulltana ishte e përgatitur për rezistencë; sjellja e saj problematike, shihej me frikë prej të tjerëve. Por, për çudi, ajo duket se i kishte “mprehur kthetrat” pa qenë nevoja, pasi ndryshe nga e motra, Sara, Sulltanën, fati e puqi me një djalë të ri e të shkolluar në Perëndim, Kerimin e pashëm dhe mendjehapur, të cilin ajo e dashuroi menjëherë. Sulltanës do t’i duhej kohë, të kuptonte, se realiteti në të vërtetë ishte ndryshe, dhe ajo nuk bënte më një përjashtim, deri kur ajo

im i plotë i realitetit, ishte më tepër një formë shantazhi, i cili nuk do të ishte i mundur, pa llogaritë e majme bankare në emër të saj dhe fëmijëve. Por, familja që del si një nga pikat e dobëta të kulturës arabe në atë që konstatuam më lart, nga ana tjetër, shfaqet si një nga pikat e forta të saj. Familjet e mëdha me dy tri breza, mbrojtja dhe përgjegjësia e të cilave bie mbi meshkujt, respekti midis brezave, mospërfolja e problemeve të familjes në publik, bujaria, të para veçmas, krijojnë një lloj simpatie te lexuesi. Dhe nga takimi me gratë beduine, autorja e librit, amerikane, kujton “keqardhjen” e tyre për të, si një grua që ishte e “detyruar” të endej nëpër botë , pa mbrojtjen dhe udhëheqjen e një burri: “Haram”- shfaqën ato keqardhje për amerikanen, duke i rënë krahëve. Autorja e interpreton këtë si një maskë për të fshehur keqardhjen e tyre për veten, por a është një interpretim i tillë, i njëjti për çdo grua në botë? Le të kujtojmë një nga tezat e post- feminizmit, sipas të cilës, pasi gratë garantuan një lloj barazie, ato tani po kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme për një burrë, i cili t’i japë vlerë gjithçkaje. Pra, perceptimi është disi më i komplikuar mbi atë që një grua do të donte në kohën tonë.

bën një hap shumë të rrezikshëm, të paimagjinueshëm, për të mos iu nënshtruar atij realiteti. Megjithëse i shkruar thjesht, me një stil publicistik, i gjithë romani është shumë prekës, madje revoltues. Mund të them se duket si një version arab i “Sikur të isha djalë”, që analizon në mënyrë bindëse dramën psikologjike të femrave të cilat nuk kanë asnjë të drejtë zgjedhjeje, asnjë pushtet mbi fatin e tyre, diçka që as luksi marramendës (si në rastin e princeshës), nuk ua zëvendëson dot. Kultura islame apo kultura arabe?

Siç e dimë, në Arabi, është ligji Islamik ose Sheriati, që kontrollon të gjithë aspektet e jetës së përditshme: politikën, ekonominë, biznesin, ligjin, marrëdhëniet gjinore dhe të gjitha marrëdhëniet sociale. Por në roman, gjejmë një adaptim hipokrit dhe të njëanshëm të Islamit, duke filluar nga përdorimi dhe tregtimi i paligjshëm i pijeve alkoolike, në përdorimin e dhunës ndaj njerëzve të pambrojtur, lidhjet jashtëmartesore, abuzimin seksual, nga ana e meshkujve, dhe sidomos në familjet në pushtet. Pra, ligji nuk ishte e njëjtë për të gjithë. Dhe këtu, fillon edhe ndarja e kulturës islame nga ajo arabe. Ka një moment, ku Sulltana shprehet se “është e padrejtë që për këtë pozitë të ulët që kanë gratë në shoqërinë tonë, t’i vihet faji fesë myslimane. Është e vërtetë që në Kuran, thuhet se gratë janë të dorës së dytë në krahasim me burrat, ashtu sikurse dhe Bibla autorizon burrat që të jenë udhëheqësit e grave, por profeti Muhamed ka predikuar vetëm butësi e drejtësi ndaj atyre të seksit tim. Meshkujt që erdhën pas profetit Muhamed, në vend që të ndiqnin shembullin e fjalët e tij, parapëlqyen të ndjekin zakonet dhe traditat e shekujve të errësirës. Profeti ka thënë: “Zoti e sjelltë në parajsë atë që lind vajzë po nuk e varros të gjallë, nuk e urren e nuk i do më shumë djemtë se vajzat.” Dhe në një episod tjetër, situata bëhet groteske, gjatë një debati nëse kishte ardhur koha që gratë të ngisnin makinën (siç veprohej në Kuvajt), pasi në Kuran, (sipas meshkujve) nuk ka asnjë frazë që e mbështet këtë mundësi. Përshtatja e ligjit Islamik në kohët moderne, shfaqet si një sfidë, e cila gjithashtu kontrollet nga supremacia mashkullore. Disa mënyra të leximit të librit

E ndodhur dëshmitare në një akt të tmerrshëm ndëshkimi, mbytjeje me gurë të një vajze 13 vjeçare, princeshës, infermierja angleze i kërkon të ndërhyjë për ta ndaluar këtë dhunë, duke përdorur pushtetin e saj, si e familjes mbretërore. Sulltana nuk mundet. Asnjë grua në Arabi nuk do të mundej, pavarësisht pozitës së saj. Por këto pozita pafuqie, siç del në roman, nganjëherë përjetësohen edhe nga vetë gratë, të cilat pa e kuptuar, kthehen në viktimizuese, në përcjellëse strikte të traditës, kur është fjala për të mbrojtur pozitat e tyre karshi meshkujve: bashkëshortëve dhe

A ka ekzistuar princesha?

Romani cilësohet si feminist, dhe padyshim që është i tillë. Por përtej feminizmit, lexuesi kërkon një shpjegim, një “pse”. Një sy i ftohtë, arrin të bëjë një analizë të rrethanave-social ekonomike, që favorizojnë një formë dominimi të një pale mbi tjetrën, të një shtrese mbi tjetrën, një gjinie mbi tjetrën, deri në shkallën absolute djemve. Një rast i tillë është vjehrra e Sulltanës, e cila e mënjanuar nga i shoqi për një grua më të re, kërkon të posedojë të birin, duke spekuluar pikërisht me të njëjtat metoda fanatike, të cilat, e shndërruan atë vetë, në një viktimë, madje e transformuan si njeri. Dhe, duhet shtuar edhe fakti, që edhe vetë Sulltana, zgjidhjen e gjen brenda statusit të saj social: arratisja e saj bashkë me fëmijët, më shumë se refuz-

Duke qenë për disa jave rresht numri 1 bestseller, në New York Times, ku libër ka provokuar mjaft interes, debate, por edhe përplasje ligjore. Autorja dhe botuesi, i janë nënshtruar një procesi ligjor mbi vërtetësinë e ditarit të princeshës, një gjyq, të cilin ata e f it u a n , d h e p a s k ë t ij l ib r i , S a s s o n , “Princeshën” e vazhdoi në trilogji. Por, edhe nëse libri është i gjithë një fiksion, dhe princesha vetë një personazh i trilluar, të cilën autorja mund ta ketë zgjedhur për ta bërë më intime dhe të besueshme historinë, kjo gjë nuk e ul aspak vlerën e librit, pasi romani sugjeron një realitet të cilin autorja e njeh mirë, gjatë qëndrimit saj për vite me radhë, në Riad, ku shërbente me të shoqin në një spital dhe nga ku kishte mbante kontakte të vazhdueshme me vendasit. Romani cilësohet si feminist, dhe padyshim që është i tillë. Por përtej feminizmit, lexuesi kërkon një shpjegim, një “pse”. Një sy i ftohtë, arrin të bëjë një analizë të rrethanave-social ekonomike, që favorizojnë një formë dominimi të një pale mbi tjetrën, të një shtrese mbi tjetrën, një gjinie mbi tjetrën, deri në shkallën absolute. Princesha ia jep vetë përgjigjen, në njëfarë mënyre, në një nga episodet e romanit, kur shkoi në Egjipt dhe u pikëllua nga varfëria e thellë rreth e rrotull, por që brenda kësaj dukurie, tek egjiptianët, ajo dalloi “energjinë jetësore”. “Qeveria jonë u ka krijuar mirëqenie të gjithë sauditëve. Si pasojë e kësaj, në vendin tim mungon në mënyrë absolute ajo shkëndijë jetësore, që gjenerohet nga dëshira për të përmirësuar gjendjen materiale. Është ky shkaku, që unë nuk kam shumë shpresa që faqet e historisë do të kthehen ndonjëherë në Arabinë Saudite..”


24

E shtunë-diel, 19-20 tetor 2013

www.mapo.al

vitrina

Pyetësori i Prustit

Vëllazëria e pëlhurës së shenjtë Autore: Julia Navarro Përktheu: Aida Baro Shtëpia Botuese: Dituria

Një libër plot mistere e të papritura

Amik Kasoruho:

Dorëshkrimi i vetëm i tim eti, sendi më i çmuar Thonë se e kaluara është një vend i mirë për ta vizituar, por kurrë një vend i mirë për të qëndruar. Amik Kasoruho ndoshta do të kishte dashur të qëndronte paksa thjeshtë dhe vetëm për të marrë një diplomë Universiteti. Cila është ideja jote për lumturinë? Nuk besoj se ekziston lumturia si tërësi më vete. Mendoj se ekzistojnë çaste lumturie për të cilët e vlen të shpresosh, të përpiqesh, të presësh. Madje edhe të flijosh. Cila është frika më e madhe? Çasti kur njeriu mund të ndihet i pafuqishëm në jetë dhe përfundon të mos jetë vetvetja. Kë person të gjallë admironi më shumë? Ata që admiroj më së shumti janë mes të vdekurve, shumë rrallë mes të gjallëve. Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë? Frika nga e vërteta por edhe guximi i tyre për të gënjyer. Nuk më ngjallin vetëm mëshirë, por edhe mëri e krupë. Ekstravaganca jote më e madhe? Për moshën që jam, ekstravagancë konsideroj faktin që gdhihem dhe ngrysem duke punuar. Cili është udhëtimi yt i preferuar? Rruga që më shpie në varret e prindërve të mi. Në ç’rast mund të gënjesh? Nuk e kam mësuar këtë lloj zeje. Personi që përçmon më shumë? Atë që është i pabesë dhe mosmirënjohës. Cilat fjalë ose shprehje përdor më shpesh? Fjalën “të paça” . Pengu yt më i madh? Që nuk më lejuan të përfundoj shkollën e lartë, as unë, dhe as fëmijët e mi. Kur dhe ku ke qenë i lumtur? Kur kam parë për herë të parë emrin tim të shtypur në letër si autor apo përkthyes i një libri. Në ç’gjendje shpirtërore je tani? Si një skulpturë akulli që fillon të shkrijë nën rrezet e diellit. Nëse do të mundeshe të ndryshoje diçka nga vetja, çfarë do të ishte? Do të doja të thosha “jo” më me ngulm, të mos besoja kaq lehtë. Ç’gjë e konsideron arritjen tënde më të madhe? Gjithçka që për herë të parë e kam parë të mishëruar tek bashkëvuajtësit e mi të burgut. (dashurinë për dijen, respektin për njeriun, tolerancën, kurajën për të mos u rrëzuar). Po të vdisje dhe të mund të mishëroheshe në një tjetër njeri apo diçka tjetër, çfarë

do të doje të ishe? Një pemë, me qëllim që njerëzit të merrnin prej saj, degët, frutat, drurin për një djep a çifteli, apo qoftë edhe trungun për t’u çlodhur sipër tij. Cili është sendi më i çmuar që zotëron? Një letër e zverdhur, e grisur anëve, me shkrimin e babait tim në fundin e vitit 1950. Është i vetmi dorëshkrim që kam prej tij. Cilën quan pikën më të thellë të mjerimit? Dyfytyrësia e njeriut. Ku do të pëlqente të jetoje? Sikur të rifilloja nga e para, do të zgjidhja gjithmonë Tiranën. Ndër veprimtaritë që merresh, cila është e preferuara jote? Përkthimi letrar. Cila është karakteristika juaj më e spikatur? Qetësia. Nuk di të ngre zërin. Veçoria që pëlqen më shumë te një mashkull? Përkora. Veçoria që pëlqen më shumë te një femër? Përkushtimi. Cilët janë shkrimtarët e preferuar? Mund të mbush një faqe. Por mund të veçoj Dostojevskijn për romanet, Çehovin për dramat, Zweigun për biografitë, Pirandellon për novelat, Lamartine-in për poezitë. Cili është heroi yt në art dhe kulturë? Ata që kanë mundur t’i mbijetojnë kohës. Ata që kur krijojnë nuk mendojnë se do të bëhen të lavdishëm, por se po kryejnë misionin që u është ngarkuar nga jeta. Janë shumë: po përmend vetëm dy: Michelangelon dhe Beethovenin. Cilët ke heronj në jetën reale? Nuk kam njohur heronj në jetën time. Cilat gjërat nuk të pëlqejnë fare? Dhuna, mujshia, mendjemadhësia: shkurt ato që e zhveshin njeriun nga vlerat e tij. Si do të të pëlqente të vdisje? Nuk përmendet litari në shtëpinë e atij që ka varur veten! Vdekja nuk është ndër preferencat e mia! Cila është motoja juaj? Një shprehje e meshtarit italian Don Tonino Bello: “Njerëzit janë si engjëjt, por me nga një flatër. Për të fluturuar duhet të rrinë të përqafuar.”

Tashmë edhe lexuesi shqiptar ka mundësinë të shfletojë e të magjepset nga radhët e dala prej penës mjeshtërore të romancieres dhe analistes politike aq të njohur madrilene, Julia Navarro, e cila shkroi romanin e saj të parë, Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë, në vitin 2004. Libri shënoi sukses të jashtëzakonshëm. Deri tani ai është botuar në 17 gjuhë, në 26 vende. Në fakt, shumë pak relikte që kanë lidhje me Jezuin kanë ngjallur kaq shumë kureshtje sa Pëlhura e Torinos, dhe sigurisht asnjë nuk ka qenë nën një vëzhgim kaq të rreptë, nën spekulime dhe analiza të tilla shkencore. Pëlhura, që mendohet të ketë qenë coha që mbështolli trupin e Jezuit pas torturave, mbart imazhin e një njeriu, dhe falë testeve të panumërta - shkencëtarët janë lejuar herë pas here t’i qasen cohës aq shumë të adhuruar prej liri shkenca moderne po bën të pamundurën për të shpjeguar se si imazhi është transferuar në këtë pëlhurë. Madje edhe më skeptikët, kur janë gjendur përpara këtij imazhi të pasqyruar, kanë provuar ndjenjën e të qenit pranë diçkaje të shenjtë dhe surreale. Po çfarë ka kaq karakteristike ky relikt, sa të shkruhet për të një roman i tërë? Dan Brown përqendrohet te Greali i Shenjtë, diçka të cilin deri më sot askush nuk e ka parë. Përkundrazi, qindra mijëra njerëz e kanë parë Pëlhurën. Premisa është plotësisht bindëse dhe, me një lehtësi të habitshme, shkrimtarja Julia Navarro arrin të japë njëherësh dy boshte rrëfimi: historinë legjendare të Pëlhurës dhe një hetim kriminal në kohët moderne rreth një vargu zjarrëvëniesh në katedralen e Shën Gjon Pagëzorit në Torino, Itali - vendi ku ruhet Pëlhura. Libri hapet me historinë se si Pëlhura la Jerusalemin në shek. I, dhe shpejt zhvendoset te pasojat e zjarrit që ka përfshirë katedralen... Navarro shpalos një linjë rrëfimi që përfshin krimin e ditëve moderne në katedrale, dhe një tjetër që daton gati njëqind vjet më parë, me historinë legjendare se si Pëlhura mbijetoi që nga vdekja e Jezuit deri në shekullin XIV - koha së cilës, sipas provës së radiokarbonit, i përkiste kjo pëlhurë. (Navarro jep një shpjegim interesant për mënyrën se si pëlhura prej liri që nuk u përket më tepër se viteve 1300 ka mundur të mbartë shëmbëlltyrën e Krishtit.) Nga njëra anë, historia e kohëve moderne kalohet me ritme të shpejta, me aksione të besueshme dhe karaktere të përvijuara mirë e qartë. Linja historike, thellë ndër kohëra, nga ana tjetër, ecën më ngadalë, e mbushur plot me personazhe, disa realë e të tjerë imagjinarë. Rezultati: Një libër i mrekullueshëm, që të tërheq si me magnet fjalë pas fjale, rresht pas rreshti, faqe pas faqeje, për ta përmbyllur leximin me një shije aq të veçantë. Një libër i shkruar bukur, plot mister e të papritura. Jeta Hamzallari

Publicistikë Titulli: Të bëjmë përpara Autore: Sheryl Sandberg Përktheu: Elsa Ballauri & Anja Basha Shtëpia botuese: Pegi

Ata që kanë mundur t’i mbijetojnë kohës. Ata që kur krijojnë nuk mendojnë se do të bëhen të lavdishëm, por se po kryejnë misionin që u është ngarkuar nga jeta. Janë shumë: po përmend vetëm dy: Michelangelon dhe Beethovenin.

Majlinda Bregu dhe Mimi Kodheli “bëjnë përpara” Titullohet ‘Të bëjmë përpara” dhe është një nga librat ende më të shitur të vitit. Është botuar në maj 2013 në ShBA dhe po përkthehet në 30 vende të botës. Autorja është Sheryl Sandberg, drejtorja operative e Facebook-ut si edhe gruaja e gjashtë më e pushtetshme në botë, sipas revistës Forbes. Në këtë libër ajo flet për mungesën e udhëheqësve femra në të gjitha fushat profesionale. Nxjerr në pah diskriminimin shoqëror dhe stereotipet nën të cilat femrat vuajnë gjithandej dhe propozon një lloj të ri feminizmi. Libri prezantohet në shqip me dy parathënie; njëra është shkruar nga Mimi Kodheli dhe tjetra nga Majlinda Bregu. Sepse ky libër hedh dritë mbi një sërë problematikash që lidhen me mungesën e udhëheqësve femra në qeveri dhe biznes, me mungesën e barazisë në shoqëri dhe familje si dhe me feminizmin. “Të bëjmë përpara” është një libër për gratë që duan të arrijnë objektivat e tyre në profesione të ndryshme dhe për burrat që duan të kontribuojnë në një shoqëri më të barabartë. Libri hedh dritë mbi pengesat e shumta që i mbajnë femrat larg vendeve udhëheqëse në vendin e punës si për shembull diskriminimi, seksizmi i hapur ose i fshehur dhe ngacmimi seksual. Analizohen edhe pengesat shoqërore si për shembull fakti që gratë punojnë dyfish, brenda dhe jashtë shtëpisë, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë punën brenda shtëpisë. Së fundmi, ka edhe barriera të brendshme që femrat i ngrenë vetë duke pranuar dhe bërë të tyren diskriminimin sistematik dhe rolet gjinore të shoqërisë. Autorja shprehet se që të shohim ndryshim, gratë duhet të largohen nga këto role shoqërore dhe personale duke u munduar të arrijnë pozicione lidershipi. Ajo mendon se duke pasur më shumë zëra femërore në vende të pushtetshme, do të ketë mundësi më të barabarta për të gjithë. “Një botë ndershmërisht e barabartë do të ishte ajo ku femrat do të udhëhiqnin gjysmën e shteteve dhe kompanive në botë, dhe ku meshkujt do të kujdeseshin për gjysmën e punëve të shtëpisë.” Libri i Sandbergut frymëzoi lëvizjen “Lean in” (“Të bëjmë përpara”), që ka për qëllim të ndihmojë femrat të arrijnë qëllimet e tyre profesionale dhe personale duke “bërë përpara falë ambicieve të tyre”.


esse

Idi, essi,uni

Nova Demokratia

Voyage out, voyage in

Faktorët emocionalë të ndihmës për tjetrin

“Kultura e mosbesimit” në tranzicionin paskomunist shqiptar

Rudolf Marku

Ylli Pango

Tonin gjuraj

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë www.mapo.al

mapo lunch

Turjan Hysko Unë marr gjithmonë atë që dua

Sistemi shëndetësor i Amerikës përballë shteteve të tjera Esetë, 22 të tilla, janë një përmbledhje e Dr. Lanny Ebenstein, të grumbulluara në librin “The Indispensable Milton Friedman”. Ebenstein është profesor i Shkencave Ekonomike në Santa Barbara, Kaliforni, dhe ka shkruar libra autobiografikë për Friedman dhe Friedrich Hayek. Gazeta “Mapo” do t’i botojë të plota në vazhdim në numrin e Wekeend-it, pasi 7 të tilla janë publikuar më parë në faqet Op-Ed të së përditshmes. Në një përpjekje për të ofruar pikëpamje liberale të djathta për çështje përherë të debatuara si shëndetësia, tregu i lirë, shteti i madh apo i vogël etj.

Orientimi ynë drejt mbështetjes në pagesën e një pale të tretë, shpjegon qartë rritjen galopante të shpenzimeve në fushën e shërbimit shëndetësor në SHBA. Por, edhe vende të tjera të zhvilluara mbështeten në pagesën e bërë nga një palë e tretë, bile shumica e tyre e bëjnë këtë në përmasa edhe më të mëdha. Çfarë e shpjegon këtë nivel shumë të lartë të këtyre shpenzimeve? Unë mund të dëshmoj se megjithë këto mendime të verifikuara apo të supozuara, nuk mund të jap një përgjigje të kënaqshme dhe përfundimtare. Njëri shpjegim ishte vlerësimi im nga të dhënat bazuar në treguesit e mësipërm që: nëse do të kishim të njëjtin sistem shërbimi shëndetësor si ai i para-Luftës II, nëse nuk do të kishim implementimin e Medicare dhe Medicaid, shpenz-

Faqe 25

imet në këtë sistem mund të ishin sa gjysma e shpenzimeve që bëhen sot. Gjë e cila do të na kishte klasifikuar jo në krye, por në fund të listës së organizatës OECD, për 29 vendet anëtare për këto shpenzime. Në aspektin e mbajtjes në nivele të ulëta të kostos, sistemi kanadez dhe britanik të një paguesi direkt të vetëm, i cili në këtë rast është shteti, mund të them se kjo është më efektiv se ky i yni. Si blerës direkt të pothuaj të gjithë shërbimeve shëndetësore, ato paraqiten në pozitën e një monopoli që nga punësimi i mjekëve, duke mbajtur të ulët dhe të kontrolluar pagat e tyre apo numrin e të punësuarve në këtë fushë, ku si rezultat një mjek mund të paguhet shumë më pak se një mjek në Amerikë për të njëjtin kualifikim apo shërbim. Përveç kësaj, ata kanë...


26

E shtunë-diel, 19-20 tetor 2013

www.mapo.al

Free to choose ESSE *Esetë, 22 të tilla, janë një përmbledhje e Dr. Lanny Ebenstein, të grumbulluara në librin “The Indispensable Milton Friedman”. Ebenstein është profesor i Shkencave ekonomike në Santa Barbara, Kaliforni, dhe ka shkruar libra autobiografikë për Friedman dhe Friedrich Hayek. Gazeta MAPO do t’i botojë të plota në vazhdim, për t’i përmbledhur më pas në një libër.

Sistemi shëndetësor i Amerikës përballë shteteve të tjera Milton Friedman Orientimi ynë drejt mbështetjes në pagesën e një pale të tretë, shpjegon qartë rritjen galopante të shpenzimeve në fushën e shërbimit shëndetësor në SHBA. Por, edhe vende të tjera të zhvilluara mbështeten në pagesën e bërë nga një palë e tretë, bile shumica e tyre e bëjnë këtë në përmasa edhe më të mëdha. Çfarë e shpjegon këtë nivel shumë të lartë të këtyre shpenzimeve? Unë mund të dëshmoj se megjithë këto mendime të verifikuara apo të supozuara, nuk mund të jap një përgjigje të kënaqshme dhe përfundimtare. Njëri shpjegim ishte vlerësimi im nga të dhënat bazuar në treguesit e mësipërm që: nëse do të kishim të njëjtin sistem shërbimi shëndetësor si ai i para-Luftës II, nëse nuk do të kishim implementimin e Medicare dhe Medicaid, shpenzimet në këtë sistem mund të ishin sa gjysma e shpenzimeve që bëhen sot. Gjë e cila do të na kishte klasifikuar jo në krye, por në fund të listës së organizatës OECD, për 29 vendet anëtare për këto shpenzime. Në aspektin e mbajtjes në nivele të ulëta të kostos, sistemi kanadez dhe britanik të një paguesi direkt të vetëm, i cili në këtë rast është shteti, mund të them se kjo është më efektiv se ky i yni. Si blerës direkt të pothuaj të gjithë shërbimeve shëndetësore, ato paraqiten në pozitën e një monopoli që nga punësimi i mjekëve, duke mbajtur të ulët dhe të kontrolluar pagat e tyre apo numrin e të punësuarve në këtë fushë, ku si rezultat një mjek mund të paguhet shumë më pak se një mjek në Amerikë për të njëjtin kualifikim apo shërbim. Përveç kësaj, ata kanë mundësi që të racionojnë direkt këtë shërbim me anë të listës pritëse. Shtuar këtu dhe faktin se posa ky shërbim mbulon të gjithë qytetarët, atje nuk kemi më incentiva politike për rritjen e shpenzimeve të këtij shërbimi siç ndodh këtu. Në një analizë të mprehtë rreth sipërmarrjes politike, W. Allen Wallis thotë: Një nga mënyrat që politikanët garojnë për votën është ajo kur ata ofrojnë që shteti do të sigurojë shërbime të tjera shëndetësore. Duke shtuar shërbime të tjera që sjellin impakt të fortë elektoral në interesin e një numri të madh votuesish që janë të familjarizuar me këto shërbime. Këto forma janë më efektivet

e përdorura, por që në fakt nuk sjellin asgjë reale dhe efektive edhe në se arrijnë të futen qoftë edhe pjesërisht në koston e shpenzimeve të shtetit por mbi të gjitha, ato nuk do të jenë kurrë me efekte reale të vlerësueshme dhe të prekshme për njerëzit. Medicare, Medicaid, trusnia politike mbi të “pasiguruarit”, si dhe trusnia politike për një financim të shtetit edhe të ilaçeve, arrin të ilustrojë më së miri këtë. Sapo kjo barrë e kostos merret përsipër nga shteti, siç ndodh praktikisht në shumicën e vendeve anëtare të OECD, sipërmarrësi politik nuk ka më asnjë fuqi tërheqëse për asnjë grup shoqëror. Pas kësaj, i vetmi funksion do të ishte mbajtja e kostos sa më të ulët të këtij shërbimi. Një faktor tjetër shtesë përbën ai i politikës së taksimit të shpenzimeve private në shërbimin shëndetësor. Në shumicën e vendeve anëtare shpenzimet private mbeten jashtë taksave mbi të ardhurat personale. Kjo ndodh edhe në SHBA gjithashtu, për aq kohë sa shërbimi shëndetësor paguhet nga punëdhënësi. Kjo është arsyeja që barra e shërbimit shëndetësor kalohet nëpërmjet punëdhënësit dhe ku shpenzimet private për shëndetin janë shumë më të larta krahasuar me ato të shërbimit shëndetësor, apo krahasuar me koston e ushqimit, veshmbathjes dhe prodhimeve të tjera të nevojshme, taksimi i të cilave bëhet pas taksimit të të ardhurave. Është kjo arsyeja që Gjermania, si vendi i dytë pas SHBA, e cila në fraksionin e shpenzimeve në raport me të ardhurat kombëtare, ka një sistem në të cilin punëdhënësit luajnë rolin kryesor në sigurimin e shëndetit, në të cilin, unë mendoj se gjysma e kostos së këtij shërbimi sigurohet nga vlera e të ardhurave para taksimit dhe gjysma tjetër nga vlera e të ardhurave pas taksimit. Sistemi ynë miks paraqet disa avantazhe në aksesimin e një shërbimi cilësor mjekësor, por kjo ka qenë e shoqëruar me një kosto shumë të lartë, krahasuar kjo qoftë me faktin e një sistemi, i tëri i bazuar në zgjedhje individuale, apo edhe në një sistem me përzgjedhje kolektive. Llogaritë e hapura për shërbimin mjekësor dhe përtej tyre Kostoja e lartë dhe karakteri jo i

drejtë i sistemit tonë shëndetësor është pasojë direkte e orientimit tonë të qëndrueshëm drejt mbështetjes në sistemin e pagesës së një pale të tretë. Zgjidhja e kësaj kërkon një rishikim të kursit me anë të një ri-privatizimi të shërbimit shëndetësor duke eliminuar të paktën shumicën e kësaj pagese të palës së tretë dhe ri-instalimin e rolit të siguracionit për mbrojtjen nga situata madhore apo katastrofa shëndetësore. Kjo mund të fillohet nga rikthimi një nga një i veprimeve të bëra deri më sot. Që janë: anulimi i përjashtimit nga taksimi të punëdhënësve që sigurojnë këtë shërbim për punonjësit; anulimi i sistemit Medicare dhe Medicaid; derregullimi i shumicës së kompanive të siguracionit shëndetësor; kufizimi i rolit të shtetit, duke preferuar që ky funksion t’u jepet shteteve apo pushteteve lokale për të financuar rastet e rënda shëndetësore të njerëzve. Sidoqoftë, shkalla e lartë e humbjes së interesit për këtë sistem në fuqi si dhe tirania e status quo-së, e bën këtë zgjidhje aspak të mundshme në rrugë politike. Kjo për-

Megjithëse për momentin kjo reformë aktuale nuk krijon hapësira për avantazhe politike apo elektorale, përsëri kjo do të mund të jetë krejtësisht jofunksionale, e shoqëruar me një pakënaqësi gjithnjë në rritje. Si konkluzion, këto ide, mos qofshin zgjidhje perfekte të problemit, do të shënonin të paktën një standard të ri me pritshmëri mjaft të lartë në menaxhimin e problemit të siguracionit të shërbimit shëndetësor të njerëzve

forcon atë se rruga më efektive është ajo e propozimit të ndryshimeve dhe futjen e tyre me qëllim arritjen e ndryshimeve të duhura drejt rrugës së duhur. Shumica e ndryshimeve të bëra gjatë këtyre dekadave të shekullit XX janë bërë në drejtimin e gabuar. Përveç rastit të refuzimit të reformave të Hilary Clinton për socializimin e mjekësisë, të gjitha ndryshimet e tjera të bëra kanë qenë të orientuara drejt zgjerimit të rolit të shtetit, qoftë kjo nëpërmjet futjes së rregullimeve të praktikës mjekësore apo futjes së shtrëngesave detyruese në kohëzgjatjen e sigurimeve shëndetësore, duke rritur akoma më shumë koston e individëve dhe detyrimin e tyre për të mos mundur të zgjedhin siguracionin shëndetësor që duan, apo të rrinë pa siguracion. Këtu kemi një përjashtim, ndonëse me një shtrirje disi të ngushtë sot, por që mund të bartë mundësi për të ardhmen. Ligji Kassebaum-Kennedy i kaluar në vitin 1996, pas një debati shumë të gjatë, përfshin një program me një kufizim kohor 4 vjeçar, i cili autorizon sistemin e hapjes së llogarive të kursimeve për nevojat shëndetësore. Një llogari e tillë u jep mundësi individëve për të depozituar shuma të pa taksuara për shpenzime mjekësore të nevojshme të tyre, me kusht që ato të kenë siguracion shëndetësor me deduktim të lartë që limiton maksimalisht pjesën e pagesave personale të individit. Siç e përmendëm më lart, kjo eliminon në një farë shkalle pagesën nga pala e tretë, me përjashtim të rasteve kur shuma e nevojshme për shërbimin është shumë e lartë. Pra, në këtë rast kemi një lëvizje të orientuar në drejtimin e duhur. Duke e shtrirë përjashtimin taksor për të gjitha shërbimet shëndetësore si në rastin kur ato paguhen apo nuk paguhen nga punëdhënësi, kjo do të eliminonte prirjet e sotme që favorizojnë punëdhënësin që siguron këtë siguracion. Edhe kjo, do të shënonte një hap pozitiv në drejtimin e duhur. Sidoqoftë, shtrirja e përjashtimit taksor rrit artificialisht prirjen drejt favorizimit të shërbimit shëndetësor krahasuar ky me shpenzimet e tjera familjare. Ky efekt

bën që të rritet kompensimi indirekt i shtetit për shërbimin mjekësor, e cila do të çonte në drejtimin e gabuar. Por, duke vënë në balancë atë që sot aktualisht kemi, ku fraksioni i shpenzimeve të shërbimit shëndetësor zë një pjesë të madhe, duket se mund të arrijmë që efekti neto i llogarisë për shërbimet shëndetësore do të na çojë në drejtimin e duhur. Sidoqoftë, ky program pilot nuk është akoma gjerësisht në funksion dhe aspak fleksibël. Ky akt legjislativ, limiton deri në 750.000 llogari të tilla të lejueshme për t’u hapur, grup në të cilin përfshihen vetëm të punësuarit që janë pa siguracion dhe punonjësit e firmave me jo më shumë se 50 punonjës. Për më tepër, ky akt specifikon termat precize të llogarive të kursimeve për shëndetin dhe kompanitë e përcaktuara të siguracioneve. Së fundi, pas katër vitesh, në fund të vitit 2000, Kongresi duhet të rishikojë për ta rivotuar apo hequr këtë program. Një numër i madh kongresmenësh janë shprehur për vazhdimin e tij. Përpara këtij projekti pilot, një numër i madh i kompanive si Quaker, Oats, Forbes, Golden Rule Insurance, kishin ofruar për punonjësit e tyre një opsion për hapjen e llogarive të tilla në vend të siguracioneve me kuota të ulëta taksimi. Në secilin prej këtyre rasteve, këto kompani kishin blerë kontrata siguracioni me deduktim taksor të lartë për punonjësit e tyre dhe i kishin futur këto shuma në llogari të veçanta për çdo punonjës. Në këtë rast, sipas nevojës, çdo punonjës mund të përdorte këtë llogari vetëm për nevojat shëndetësore. Pjesa e mbetur e papërdorur i kalohej kompanisë dhe duhej të raportohej për efekt taksash. Megjithëse këtu kishim një humbje të privilegjit për të mos u taksuar, kjo alternativë ishte bërë mjaft popullore për punëdhënësit dhe punonjësit. Kjo kishte reduktuar koston për punëdhënësit dhe fuqizim të punonjësve dhe njëkohësisht kishte reduktuar ndjeshëm pagesën nga pala e tretë. Llogaritë e kursimeve për shërbimin shëndetësor ofrojnë një mënyrë për zgjidhje të problemit të rritjes financi-


E shtunë-diel, 19-20 tetor 2013

27

www.mapo.al

Nova Demokratia Shqiptarët u përballën menjëherë pas viteve ’90 me pasojat e vonesave të tyre historike në ndërtimin e shtetit dhe institucioneve demokratike. Rënia e regjimit komunist u shoqërua me shembjen e shtetit, në të gjitha hallkat, duke krijuar kështu një vakuum të gjithanshëm ligjor e institucional...

“Kultura e mosbesimit” në tranzicionin paskomunist shqiptar Tonin Gjuraj

are dhe problemeve të tjera shkaktuar nga Medicare dhe Medicaid. Çdo pjesëmarrës në këtë llogari do ketë mundësi të vazhdojë marrëveshjen që ka ose të përfitojë një deduktim taksor në siguracionin shëndetësor në llogarinë përkatëse të hapur për shpenzimet shëndetësore. Këto gjetje të reja do të bënin të mundur edhe futjen e alternativave të reja. Detajet rreth këtyre kërkojnë studime më të plota, siç mund të jenë ato të madhësisë së deduktimit taksor dhe depozitimit në këto llogari, apo nëse do të deduktohen edhe shpenzime shtesë për shëndetin. Bazuar në eksperiencat e deritanishme, këto ndryshime do të ishin shumë më efektive pasi do të eliminonin shpenzimet burokratike të panevojshme të bëra deri më sot. Kjo praktikë mund të shtrihej më tej duke future sistemin e voucher-s (pagesa me çek) për Medicare dhe Medicaid. Gjë që do të mundësonte pjesëmarrësit në program të shpenzonin paratë e tyre për probleme shëndetësore të zakonshme në vend që të kalonin nëpërmjet HMO apo kompanive të siguracioneve, duke eliminuar riskun për katastrofa mjekësore. Një eksperiment interesant dhe instruktiv me llogaritë e kursimeve për shëndetin mjekësor është bërë kohët e fundit në Afrikën e Jugut. Shoun Matisonn, ekspert i Qendrës Kombëtare për Analizën e Politikave raporton se: Për më shumë se një dekade, nën lidershipin e Nelson Mandelës, Afrika e Jugut ka mundur të realizojë dhe të përfitojë nga një sistem i siguracionit shëndetësor nga me të çliruarit në botë… Sistemi i Siguracioneve shëndetësore të rregulluara e funksionale në Afrikën e Jugut, janë mjaft të mjaftueshme the fleksibile për çdo formë të re të inovative dhe eksperimentale për të cilat akoma ligjet Amerikane janë të ndrydhura. Rezultatet kanë qenë shumë të mira. Brenda 5 viteve, MSA kapi po thuajse gjysmën e tregut me shërbim shumë më të mirë për konsumatorët dhe me shumë avantazhe konkurruese krahasuar me shërbimet e tjera. Ndryshe nga konkurrues të tjerë, ky sistem ka qenë atraktiv për individë të grupmoshave të ndryshme

përfshirë edhe të moshuar apo ata me gjendje shëndetësore të shkallëve të ndryshme. Duhen të ndërmerren më tepër reforma radikale ndaj sistemeve aktuale të Medicare dhe Medicaid, duke filluar me futjen e rrugëve të reja me qëllim sigurimin e çdo familje Amerikane me siguracion shëndetësor në të cilin të parashikohet heqja e çdo lloj taksimi mbi shërbimin dhe shpenzimet e shëndetit. Gjithashtu, duhet të marrë fund forma e mos-taksimit të punëdhënësve që sigurojnë shërbim shëndetësor. Së fundi, duhet të hiqen të gjitha praktikat ligjore të kontrollit të vëna mbi siguracionet shëndetësore. Kjo reformë do të zgjidhte problemin e sotëm të mos-sigurimit shëndetësor, do të eliminonte shkallën e lartë të burokracisë në këtë sistem ku kemi një barrë të lartë letrash dhe rregullimesh me kosto shumë të lartë, duke i hapur kështu rrugë mundësisë që punëdhënësit të rrisnin pagat për punonjësit në vend të dhënies së një siguracioni për ta. Taksapaguesi Amerikan do të paguante më pak taksa për shtetin. Familjet do të kishin të zgjidhur këtë shqetësim për mbrojtjen e shëndetit nga katastrofat shëndetësore duke menaxhuar koston për shëndetin në mënyrë me eficente. Avantazhet e demonstruara të sipërmarrjes private do të kishin shanse për të përmirësuar cilësinë e këtij shërbimi me një kosto më të ulët. Kjo do të bënte që pyetja e parë për një pacient që paraqitet në spital nuk do të ishte: ‘cila është kompania juaj e sigurimit?’, por ‘Çfarë problemi keni me shëndetin’? Megjithëse për momentin kjo reformë aktuale nuk krijon hapësira për avantazhe politike apo elektorale, përsëri kjo do të mund të jetë krejtësisht jofunksionale, e shoqëruar me një pakënaqësi gjithnjë në rritje. Si konkluzion, këto ide, mos qofshin zgjidhje perfekte të problemit, do të shënonin të paktën një standard të ri me pritshmëri mjaft të lartë në menaxhimin e problemit të siguracionit të shërbimit shëndetësor të njerëzve. *Përkthyer nga Luan Kola.

Në përgjithësi, shoqëritë e sotme janë, sipas Philippe Schmitter, shoqëri të pakënaqësive, por për shqiptarët realiteti demokratik në vend duket të jetë “unik” me vështirësitë e tij karakteristikë. Pyetjet më të zakonshme mbeten: përse ka hezitim nga Evropa për të na pranuar në gjirin e saj? Përse vazhdojmë të mbetemi prapa shumicës së vendeve të kontinentit tonë në drejtim të zhvillimit? Përse ka një lloj skepticizmi të vazhdueshëm ndaj demokracisë shqiptare e mosbesim reciprok midis elitës politike dhe qytetarëve, që duket të ketë shoqëruar tranzicionin shqiptar të 23 viteve të fundit. Shqipëria gjendet në një situatë, ku njerëzit nuk hezitojnë të shfaqin hapur pakënaqësi dhe pasiguri për të ardhmen e tyre. Pavarësisht nuancave dhe diversitetit të mendimeve, në planin e jashtëm, orientimi ynë, megjithëse i shprehur qartë drejt Evropës perëndimore (dhe për këtë ka një bindje të palëkundur) që në vitet ’90, një përqafim i idealizuar dhe jokritik i institucioneve dhe kulturës perëndimore, pa parë dhe analizuar çfarë ishte relevante për ne, kontribuoi ndoshta në atë që polaku Piotr Sztompka e quajti “eksternalizim i besimit”. Gjate tranzicionit, më shumë u shfaq një përkrahje verbale për demokracinë shqiptare, sesa besimi tek elita politike dhe institucionet e vendit. Një prej arsyeve përse jemi në këtë gjendje, është, sipas meje, se demokracia në Shqipëri u shoqërua nga një krizë besimi e kudondodhur. Dy kanë qenë dimensionet më kryesore, që kanë shkaktuar këtë gjendje të “kulturës së mosbesimit” gjatë tranzicionit: ndikimi i së kaluarës apo roli i trashëgimisë historike dhe mënyra e zhvillimit të tranzicionit. Shqiptarët u përballën menjëherë pas viteve ’90 me pasojat e vonesave të tyre historike në ndërtimin e shtetit dhe institucioneve demokratike. Rënia e regjimit komunist u shoqërua me shembjen e shtetit, në të gjitha hallkat, duke krijuar kështu një vakuum të gjithanshëm ligjor e institucional. Përveç kësaj, “kultura e mosbesimit” e trashëguar i rezistoi ndryshimit. Kjo vinte si rezultat i një kombinacioni të përcaktimit të fatit tonë prej të huajve për shekuj me radhë dhe përcaktimit të destinacionit individual të secilit prej nesh prej regjimit komunist. Për pasojë, e kaluara nuk mund të shërbente si referencë për qytetarët shqiptarë. Fatkeqësisht, kjo “kulturë mosbesimi” e rikthyer në gjirin e pjesës dërrmuese të njerëzve u manifestua kryesisht në dy drejtime: së pari, në treguesit e sjelljes së njerëzve, ku ndër më kryesorët ishin masat vetëmbrojtëse të tyre dhe emigracioni; së dyti, në treguesit verbalë, problemi me imazhin e vendit, por më shumë me imazhin negativ që kanë njerëzit e zakonshëm për elitën politike, institucionet, kryesisht ato të drejtësisë, si dhe mungesën e besimit për të ardhmen, madje deri në “përpjekje” për të nënvizuar gjoja avantazhet e diktaturës në raport me demokracinë, etj. Masat vetëmbrojtëse si tregues të sjelljes së njerëzve shprehnin farë qartë gjendjen natyrore, në faza të caktuara të tranzicionit, kur mungoi kryesisht rendi dhe pushteti shtetëror, siç ishte viti 1997. Po ashtu, emigracioni, në ndryshim madje edhe me vitet ‘90, i cili realizohej edhe prej faktorëve tërheqës, në tërësi tranzicioni nxiti faktorët shtytës. “Dëshira” për të emigruar mbetet e gjallë tek të rinjtë edhe në kohën e sotme. Më tej, përvoja shqiptare ofroi në tërësi një sjellje të pamatur politike, veçanërisht të elitës pushtetare. Kjo elitë u karakterizua, mbi të gjitha, nga mungesa e theksuar e një pamëshire të qartë demokratike, e mishëruar, ndër të tjera, edhe në një proces përzgjedhor përjashtues ndaj individëve apo grupeve të ndryshme politike,

(nën)kulturore etj. Mënyra e të sjellurit politik, megjithë retorikën bashkëpunuese të palëve, ruajti konfliktin politik në këmbë dhe të painstitucionalizuar, ndërsa nuk u respektuan rregullat minimaliste të lojës demokratike dhe ndërveprimit politik. Kjo rriti edhe më shumë mungesën e besimit të njerëzve se ky vend mund të bëhej. Dëgjohen rëndom sot njerëz të zakonshëm të thonë, ndoshta me të drejtë, se pozita dhe opozita janë të dyja kokëforta, mbajnë situatën të tensionuar, por ka një rregull në demokraci, e cila është provuar për një kohë të gjatë, se pala më e pushtetshme duhet të krijojë më tepër hapësirë për kompromise. Ekzekutivi në Shqipëri mbetet pushteti më i pushtetshëm, pasi nga vetë natyra e brendshme e tij është vetëpërforcues, por “çudia” këtu është se vetë pushtetet e tjera, veçanërisht legjislativi, në vend që të kufizojnë pushtetin ekzekutiv, paradoksalisht e përforcojnë atë. Po ashtu, nga mënyra se si u zhvillua tranzicioni dhe si u sollën elitat pushtetare, u krijua një gjendje anomike, me një konfuzion normash shoqërore, vlerash dhe simbolesh, duke vënë në dyshim gjithçka që kishte të bënte me traditën kulturore shqiptare,

Natyrisht kur i referohemi së shkuarës, duket sikur jemi përballë një determinizmi historik dhe fatit tonë të përcaktuar, por kjo mund të eliminohej nëse qasja e elitës politike pushtetare ndaj tranzicionit do të kishte qenë e ndryshme. Nisur nga fakti se në politikë veprimet janë më të rëndësishme se qëndrimet, në një vend normal demokratik, është qeveria ai pushtet, i cili transformon pesimizmin e njerëzve të thjeshtë, duke mënjanuar dyshimin dhe frikën për të ardhmen e tyre. nxitjen e ksenocentrizmit dhe rritjen e fragmentizimit shoqëror. Kjo e fundit më shumë sesa prej ndikimit të së kaluarës, ndodhi për arsye të vetë tranzicionit, të mungesës së stabilitetit social, ekonomik dhe politik. Elita politike dështoi t’u shpjegonte shqiptarëve se hapja e vendit ishte vetëm hapi i parë drejt demokratizimit, ndërkaq ky proces do të ishte shumë më i gjatë, duke kaluar nga ngritja dhe përshtatja me modelet, praktikat dhe institucionet demokratike perëndimore, deri në përqafimin e demokracisë si “e vetmja lojë në qytet”. Elita politike nuk përballoi si duhet tri sfidat që kishte përcaktuar Pridham për ish-vendet e bllokut komunist: alternimin normal të pushtetit, aleancat partiake dhe rolin e duhur si opozitë, si dhe marrëdhëniet e saj me njerëzit. Ishte e vështirë për elitën politike shqiptare të dallonte se ku mbaronte shteti dhe ku fillonin partitë, duke shfaqur kështu një prirje të qartë drejt partitokracisë. Tërë procesi vendimmarrës mbeti më shumë elitist, i përqendruar vetëm në disa grupe elitare, si i vetmi aktor kryesor, sesa pluralist apo korporatist. Natyrisht kur i referohemi së shkuarës, duket sikur jemi përballë një determinizmi historik dhe fatit tonë të përcaktuar, por kjo mund të eliminohej nëse qasja e elitës politike pushtetare ndaj tranzicionit do të kishte qenë e ndryshme. Nisur nga fakti se në politikë veprimet janë më të rëndësishme se qëndrimet, në një vend normal demokratik, është qeveria ai pushtet, i cili transformon pesimizmin e njerëzve të thjeshtë, duke mënjanuar dyshimin dhe frikën për të ardhmen e tyre.


28

E shtunë-diel, 19-20 tetor 2013

esse

www.mapo.al

Disa ditë më vonë, në Londër, mora një kartolinë nga Roza. Kartolina tregon një ishull të vockël, që qarkohet i gjithi nga një shkëmb i vetëm. Roza më shkruan: Ky shkëmb nuk po e çaka kryet as për diellin e as për ernat, as për detin e as për njerëzit! Ishin fjalët e fundit që do lexoja nga Roza. As dhe një muaj më vonë, një letër tjetër që vjen nga Shqipëria, më thotë se Roza vdiq. Letrën e shkruan vajza e saj e adaptuar. Më falenderon që e kam dashur deri në ditën e fundit. Kurse unë kujtohem se asnjëherë nuk e kam ditur mbiemrin e saj të vajzërisë!

Voyage out, voyage in Rudolf MARKU / Tri histori udhëtimesh

1

Në vitin 1992 do shkoja për herë të parë në Suedi. Pasdreken e ditës para nisjes bëj gati valixhen. Dera troket. Është fqinji im që banon përballë. Më thotë se në shtëpinë e tyre ndodhet mjeku i njohur S.B. i cili ka shprehur dëshirën që të më njohë. Fqinji im më fton për një vizitë në shtëpinë e tij. I them që do jetë vizita më e shkurtër nga të gjitha vizitat e tjera, ngase më duhet të bëhem gati për udhëtimin e nesërm. Në shtëpinë e fqinjit njihem dhe me doktorin S.B. të cilit i kërkoj ndjesë për mungesën e kohës. I them arsyen. -Në Suedi?- më pyet ai. Më tregon se në Stockholm banon prej katër vitesh i vëllai, I.B. Më tregon historinë e të vëllait. I.B. ka qenë me studime në Moskë në vitin 1960. Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, shteti shqiptar u kërkon studentëve që të kthehen menjëherë në atdhe. I.B. nuk pranon të kthehet. Të dy vëllezërit e humbasin komunikimin me njëri-tjetrin për më shumë se 30 vite. Mjeku, që jeton në Tiranë, ka marrë vesh rastësisht nga të tjerët se i vëllai i tij ka jetuar në Moskë, deri në kohën e Perestrojkës. Në vitin 1988, sapo kufijtë e Rusisë liberalizohen, arratiset për në Suedi. Është divorcuar nga gruaja e parë, ruse, dhe në Suedi doktori më thotë se ka dëgjuar se i vëllai i tij është martuar sërish, këtë herë me një suedeze, me të cilën ka një fëmijë. Kaq. Histori e trishtë shqiptarësh. Më prek historia që dëgjoj. Shqiptarët, këta fajtorë të përjetshëm të pa faj. Mjeku S.B. nxiton të ma kujtojë se nuk ka asnjë adresë të vëllait, asnjë numër telefoni, asnjë sinjal komunikimi. Thjesht ka dëgjuar se i vëllai, të cilin nuk e ka parë dhe të cilit as që ia ka ditur adresën për më tepër se 30 vite, jeton në Stockholm, dhe këtë histori ai e tregoi ngase unë i thashë se do shkoja ditën e nesërme në Suedi. Është dita ime e tretë në Stockholm. Në orën pesë të pasdites, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve suedezë më pret në një takim. Godina e Lidhjes nuk është larg nga hoteli im. Lë hotelin në orën 4:30. Më shoqëron një punonjës i ambasadës. Ecim në një pedonale kalldrëmi dhe flasim me zë të lartë. Përballë nesh, një kalimtar që ecën me një fëmijë përdore, ndalet, dhe na pyet në shqip.- Shqiptarë? –Po- i them. –Jam shkodran, dhe jetoj në Stockholm që prej katër vitesh, thotë ai. –Ke njerëz të afërm që jetojnë në Shqipëri? – e pyes. –Ah, thotë ai, kam vetëm një vëlla që jeton në Tiranë, të cilin nuk e kam parë që prej 30 vitesh. Është mjek. Një dyshim i papritur më godet me forcë. A ka se si që rastësia të ketë kaq pushtet tek njerëzit? I them- Ti je I.B? Ai më sheh me dyshim që unë ia them emrin. Mundohem ta qetësoj duke i thënë se ai vetë ka arsye që të mos më besojë po t’i them që para nisjes sime i kam njohur të vëllanë, rastësisht, dhe ai më ka treguar historinë e tij. Mora adresën, numrin e telefonit. Të dy vëllezërit për herë të parë pas 32 vitesh u bashkuan më në fund vetëm e vetëm nga rastësia e takimi tonë. Ju lutem, kush mund të ma thotë përse dhe në bazë të cilit ligj, unë duhej ta takoja, në një qytet me 1.3 milion banorë, I.B.-në rastësisht, krejt rastësisht? Dhe po ashtu, në bazë të cilit ligj u desh që dy vëllezër të ndarë dhunshëm dhe në mënyrën më absurde për një kohë tepër të gjatë, të bashkoheshin nga një rastësi? Apo ndoshta nuk ishte fare rastësi? Është viti 1996. Ndodhem në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit. Para se të nisesha, në shtëpinë time në Tiranë pat ardhur një i panjohur, burrë i shkuar në moshë, i ndrojtur, që ngjasonte më tepër me një mësues të zhubrosur fshati. Quhej S.Sk. Më pat kërkuar ndjesë që kish trokitur në derë pa më njohur. Më pat thënë se e kishte dëgjuar në Radio se do shkoja në Baku, dhe kësisoj kish ardhur të më besonte një sekret të jetës së vet. Në rininë e tij kishte studiuar në Baku për marinë ushtarake. Student, ishte njohur me një ruse të Azerbajxhanit, E. Petrovnën. Ishin martuar dhe prisnin fëmijën e parë, kur dhe erdh’ urdhri që ai të kthehej në Shqipëri. Qenë ndarë me lot në sy, duke besuar se së shpejti do të bashkoheshin prapë. Kishin kaluar 36 vite pa asnjë komunikim mes tyre. Asnjë letër, asnjë telefonatë. I pashpresë, S.Sk. qe martuar prapë dhe banonte në Durrës. Me martesën e dytë kishte dy fëmijë. As fëmijët dhe as gruaja shqiptare nuk dinin gjë për martesën e parë. Më tha se E. Petrovna nuk qe martuar kurrë. Vetëm tre muaj pas ikjes së tij kishte lindur djali i tyre, i cili vite më vonë do studionte elektronikë dhe do jetonte në Moskë, pa e njohur dhe pa e parë kurrë të atin e tij shqiptar. S.Sk. më tha: “Të lutem, përpiqu ta gjesh gruan time të parë”. Shpalosi nga një portofol i vjetër një copëz letre ku kishte të shkruar adresën dhe numrin e telefonit të E. Petrovnës. Më dha për ish-gruan e tij 104 dollarë amerikanë (që nuk bëheshin 110, as 120, merrej me mend se si i kishte mbledhur ato pak para!) dhe një letër të shkruar rusisht. I premtova, pa qenë i sigurt as vetë, se do bëja çmosin për ta gjetur E.

2

Petrovnën. Kur ia dhashë Spikerit të Parlamentit azerbajxhanas adresën dhe numrin e telefonit të E. Petrovnës, duke iu lutur që të më ndihmonte ta gjeja adresën, ai qeshi me të madhe. Që nga viti 1960, adresat kishin ndërruar të paktën nja 30 herë. Dhe po ashtu dhe numrat e telefonave. Megjithatë ai thirri një punonjësin e vet, duke i thënë: Merr makinën time dhe mos u kthe pa e gjetur këtë grua! U vumë në kërkim, duke u futur në rrugica dhe rrugëza të pafundme. Baku ishte aso kohe një qytet me një milion e gjysmë banorë. Buzë detit Kaspik, me ullinj që ishin sjellë nga Shqipëria e largët dhe që formonin një peizazh të ngjashëm me atë të Vlorës. Pas më tepër se gjysmë dite kërkimi, futemi në një kuadrat të zymtë apartamentesh, me fasada të rrjepura, me kazanë plehrash përreth. Një peizazh tepër i njohur për mua. Një grumbull fëmijësh luanin futboll me një top llastiku. Dolëm nga makina dhe pyetëm se mos rastësisht dikush e di se ku jeton një plakë ruse e quajtur E. Petrovna. Befas gjithë fëmijët e lanë lojën dhe na qarkuan duke na thënë një zëri: Ajo plaka që ka qenë e martuar me një shqiptar? E. Petrovna? Në katin e tretë, ja, aty.... Nuk e kam ndjerë veten më të emocionuar sesa kur trokita në derën e saj dhe i thashë se kam ardhur të sjell porosinë e S.Sk-it, ish të dashurit të saj, babait të fëmijës së saj. Ia dhashë letrën dhe paratë që m’i kishte dhënë me aq amanet S.Sk. Ajo filloi të qante me të madhe, dhe m’u desh të prisja një kohë të gjatë derisa ajo të merrte veten... Kur u ktheva, i telefonova S.Sk. që të takoheshim. I dhashë letrën që E. Petrovna më dha për të. Të paktën dy njerëz që dikur ishin dashur në këtë Botë, qenë ribashkuar. Nuk më duket pak. Në qytetin e Lezhës, ku kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime, ka jetuar një grua gjermane e martuar me shqiptarin Ferdinand K. Ka qenë mike e shtëpisë sonë, ngaqë ime amë në Shkodër dhe Roza në Munich kishin pasë lindur në të njëjtën ditë, muaj e vit, dhe po ashtu ishin martuar në të njëjtën ditë, muaj e vit. Një rastësi që i kish bërë të dyja të ndjeheshin shumë të afërta me njëra-tjetrën. Familja e Rozës kishte lëvizur nga Bavaria në Kroaci, në atë pjesë të Kroacisë ku jetojnë bashkë kroatë, serbë, gjermanë, hungarezë, shqiptarë, hebrenj. Në vitin e fundit të gjimnazit, me klasën e saj bënë vizitën e parë në SHBA. Gjatë udhëtimit, në avulloren që shkon për në Nju Jork, ndodhet dhe një pasagjer me emrin Claudio Arran, pianist. Pianisti bie në dashuri keqas me Rozën dhe gjatë gjithë udhëtimit luan piano për t’i tërheqë vëmendjen asaj. Ajo, e re, e bukur, e mençur, për një trill të fatit e refuzon dorën e pianistit. Shumë vite më vonë do të mësojë se Claudio Arran, pianist kilian me banim në Gjermani e me vonë në Nju Jork, do të konsiderohej pianisti më i madh i të gjitha kohnave pas Liszt. Sapo kthehet nga Nju Jorku, bën një tjetër vizitë në qytetin e Dubrovnikut, ku dhe rastësisht takon një djalosh shkodran, Ferdinand K, kampion i kanoes në Kroaci, basketbollist i talentuar dhe pinjoll i një prej familjeve më të njohura të Shkodrës. Ferdinandi është gjatosh, elegant, sportiv e tepër tërheqës. Ka natyrën e një njeriu të mirë, gazmor, fisnik, aventurier, guximtar dhe shoqëror. Shqiptari e kishte bërë përnjëherë për vete gjermanen dinjitoze. Këtë radhë ishte ajo që binte marrëzisht në dashuri. Vendosën të jetonin në Dubrovnik, në shtëpinë e Kakarriqëve, një shtëpi dominuese në qytetin kroat. Jemi andej nga viti 1943. Së bashku me Ferdinandin bëjnë një vizitë në Berlin, tek e motra e Rozës. Pas dy muajsh, tek kthehen në Dubrovnik, e gjejnë shtëpinë e tyre të kthyer në gërmadhë gjatë bombardimit të qytetit. Vendosen përkohësisht në shtëpinë e prindërve të Rozës. Më vonë Ferdinandi ngul këmbë që të shkojnë në vendin më të sigurt në të gjithë Europën, në Shqipëri, në Shkodër. Nëse qytetet e Europës digjeshin, nëse shtetet e Europës përgjakeshin, ishte një vend larg nga lufta dhe marrëzitë e luftës, dhe ky vend ishte Shqipëria. Me këtë ëndërr vijnë e vendosen në Shkodër, në shtëpinë e madhe të Kakarriqëve që kishte dhe kopshtin më të pasur me trandafila në të gjithë Ballkanin. Mendohej se një i afërm i Ferdinandit, sa herë që kthehej nga udhëtimet e tij nëpër botë, sillte lule, për t’i mbjellë në kopsht… Rozës i mjaftonte përkujdesja për lulet që të ndjehej në Parajsë…Por nuk kaluan shumë ditë që Roza e Ferdinandi të përziheshin brutalisht nga Parajsa. Vendosja e komunistëve në pushtet sjell dhe rrokopajën e Rozës e të Ferdinandit. Ky i fundit jo vetëm që është biri i një familjeje të pasur, por ka patur paturpësinë që t’i shfaqë haptazi “simpatitë” për nazizmin, duke u martuar me një gjermane. Internohen ne Lezhë. Nuk vonon e arrestohet, duke u akuzuar se ka përdorur një radio te zakonshme shtëpie si radio marrëse-dhënëse për të komunikuar me agjenturat e huaja. Dënohet si agjent,

3

si spiun gjerman, si borgjez e si bashkëpunëtor i Imperializmit botnor. Nuk kanë fëmijë. Roza ka shtetësi gjermane. E motra i shkruan nga Berlini që të kthehet në Gjermani. I thotë se ka biseduar me Qendrën e Kryqit të Kuq në Zvicër dhe çdo gjë është në përfundim. Duhet vetëm një kërkesë e saj me shkrim. Por Roza ka një plan tjetër: është e vendosur që të presë, derisa Ferdinandi të lirohet nga burgu. 35 vjet pritje. 15 vjet më shumë nga Penelopa e Odisesë. Roza bëhet pjesë e jetës së përditshme të qytetit të vogël provincial. E mbaj mend në tregun e së dielës: njerëzit blinin pula, rosa, pata, duke i mbajtë të gjalla nga këmbët e lidhura, me kokën poshtë. Dhe Roza i ndalte blerësit e panjohur e u thoshte: Të lutem, a mundesh ta mbash të gjorën me kokën lart, që të mos torturohet? Njerëzit e shihnin të çuditur këtë grua të çmendur, që gjente kohë për t’ua qarë hallin shpendëve, por ngase ishte e huaj, bënin pikërisht ashtu siç u thonte. Të paktën për disa metra, derisa Roza të mos i shihte. Ajo filloi të fliste me pemët, me lulet. Ndalej dhe i thoshte një trandafili buzë rruge: Shiko sa e bukur që qenke! Dhe nuk e çan kokën për asgjë në këtë botë. Zemërohesh me fëmijët që këpusnin degët e pemëve a lulet. Sepse i konsideronte qenie të gjalla… Për të mposhtur vetminë, vendos të adaptojë një fëmijë në Befotrof. Shumë vite më vonë më ka treguar se si pat shkuar në shtëpinë e fëmijëve dhe se si, tek ecte përmes rreshtit të shtretërve, kish ndier se një foshnjë e shikonte me aq forcë, me aq këmbëngulje, sa e kish ndier fizikisht pas kurrizit shikimin e saj. U kthye dhe pa foshnjën që tashmë kish zgjatur krahët drejt saj. E merr në krahë. Shumë e shumë vite më pas, do të marr vesh një ironi tjetër të fatit: Foshnja e adaptuar nga Roza, për të cilën gjermania e anatemuar do kujdesej gjithë jetën e saj, një engjëll i pafajshëm, është fëmija i paligjshëm i njërit prej Presidentëve të radhës në Shqipërinë e viteve pas 1992. Rozës i duhet të mbijetojë. I japin të drejtën që të punojë në Fermën e qytetit. Pasi punon 12 orë në ditë, i japin 20 lekë të vjetra. Aq sa të blejë gjysmë buke në ditë. Mëma ime e shumë njerëz të tjerë e ftojnë fshehurazi në shtëpitë e tyre. Dhe mua më kujtohet se sa e kujdesshme ishte Roza që të mos i fuste në siklet njerëzit, që e donin. Sepse e dinte se edhe një përshëndetje me kokë në adresën e saj, do interpretohej si simpati për armikun e klasës. E shmangte shikimin nga njerëzit që donin ta përshëndesnin, u shmangej njerëzve që donin të ndaleshin e të flisnin me të. Më ka treguar se mes njerëzve që e ndihmonin fshehurazi kishte dhe komunistë. P.sh., një grua nga Ishulli i Lezhës, sekretare Partie, të cilën Roza e pat bindur që të shkonte fshehurazi së bashku në Kishën e Laçit. Roza për t’u lutur për Ferdinandin, e sekretarja e Partisë për t’iu lutur Shna Ndout që të bëhej nënë… Rrallë herë shkon në Tiranë, sa për të marrë fshehurazi ndonjë libër gjermanisht nga një mik i saj, që quhej Robert Shvarc…Udhëtimet e tjera i bën në karrocerinë e kamionëve që transportojnë zhavorr. Janë makinat e vetme që ndihmojnë të afërmit e të burgosurve për të vizituar njerëzit e tyre në burgjet e Spaçit a të Burrelit. Dhe kështu kalonin vitet, ditët, orët, minutat e sekondat. Në vitin 1990 shkova për t’i bërë një vizitë Rozës, ngase më treguan se Ferdinandi ish liruar nga burgu. I gjeta të dy, dhe ishte ndër pamjet më prekëse që kam pare në jetën time. Ishte pamja e një çifti adoleshentësh të dashuruar për herë të parë. Ferdinandi, shpërblimi i pritjes së saj 30 vjeçare, ishte një skelet i vërtetë njerëzor. Por Roza ishte gruaja më e lumtur që kam parë në jetën time. Të kapur shtrëngueshëm për duarsh, sikur të kishin frikë se do t’i ndanin nga njëri-tjetri prapë. Me sytë që u shkëlqenin nga lumturia. Ferdinandi më tregoi se si kishin dashur ta vrisnin, jo në burgun e Spaçit, por në një nga dhomat e Hotelit Tirana, 15-katëshit, në qendër të Tiranës. Në vitin 1990. Sigurimi i shtetit e kishte intervistuar disa ditë, pasi ishte liruar nga burgu. Në hotel Tirana. Hetuesit, djem të rinj, me siguri me karrierë të lavdishme në ditët e sotme, avokatë a gjykatës të lartë, e kishin kërcënuar se do ta hidhnin nga kati i dymbëdhjetë. Pastaj e kishin kërcënuar me revolver se do ta vrisnin. E kishin rrahur atë, një plak 75 vjeçar, duke i thënë se do t’i kishte pas gjithë jetën. Pas kësaj kishin vendosur të iknin njëherë e përgjithmonë nga Shqipëria. Ndoshta ky kishte qenë edhe qëllimi i kërcënimit të fundit: ta detyronin që ta linte Shqipërinë. Nuk i detyronin të pafajshmit. Me Rozën kishin vendosur të shkonin në Kroaci. Në Zagreb… Dhe kështu bënë. Kam biseduar me ta në telefon gjatë gjithë këtyre viteve. Roza ndihmonte shqiptarët kudo që i ndeshte. Në televizionin kombëtar kroat pat dhënë një intervistë prekëse rreth jetës së saj,

aq

sa shumë dëgjues merrnin studion në telefon për ta përshëndetur. Njerëzve u bënte përshtypje se si kjo grua, që kish kaluar përmes Ferrit, fliste fjalë të mira për shqiptarët. Si, edhe pse jeta jote është rrënuar në Shqipëri? E gjithë jeta jote, fillim e mbarim? Në vitin 1997, më 31 janar, ndodhet në Vjenë. Ka ardhur me kursimet e pensionit të saj. Merr një taksi dhe e porosit shoferin që ta çojë në Zentralfriedhof. Shoferi preket nga adresa e Varrezave dhe mendon se gruaja plakë ka ardhë që të bëjë vizitë në varret e njerëzve te vet. Të pres këtu, dhe kthimin e ke pa pagesë, i thotë shoferi i taksisë. Roza kthehet pas gjysmë ore, dhe hypën përsëri në të njëjtën taksi. Burri? e pyet me kujdes shoferi. Jo, i thotë Roza. Kam ardhë nga Zagrebi veç për të vënë lule në varrin e Schubertit. Sot është 200 vjetori i lindjes se tij. Simfonia e Pambaruar e tij është muzika që më pëlqen më shumë nga çdo gjë tjetër. Dhe është e pambaruar, siç është dhe vetë jeta. Në Zagreb, një grup grash kroate zgjidhen për të marrë pjesë në një audiencë speciale me Papën Gjon Pali i Dytë. Më tregon Roza: ishim 20 gra gjithsej. Zonjat nga Zagrebi ishin veshur sikur të shkonin në një ballo nga ato që përshkruan Tolstoj. Papa na priti në dhomën e tij private. Filloi të thoshte se sa e rëndësishme është që të falim. Dhe zonjat e Zagrebit, që nuk kishin vuajtur kurrë në jetën e tyre, tundnin kokat duke pohuar, po, po, të falim. Veç unë nuk pohoja, as me krye e as me fjalë. Derisa shikimi im u kryqëzua me shikimin e Papës. Dhe ai e kuptoi përnjëherë se çfarë thoshte shikimi im: ti e ke të lehtë t’u flasësh këtyre grave për faljen, sepse ato nuk kanë kaluar përmes ferrit ku kam kaluar unë…Në mbarim të audiencës, tek po dilinim, Papa më ndali veçmas e më tha: Falja u përket fitimtarëve të shpirtit. Në vitin 2004 një telefonatë nga Zagrebi më njofton se Ferdinandi vdiq. Ishte Roza që qante me dënesë në telefon. Po atë vit, vendosëm që të shkojmë për pushime në Kroaci, që të takonim Rozën. Ajo erdhi me tren nga Zagrebi në Fiume (Rjeka). I kisha thënë të më priste në stacionin e trenit. E gjeta tek bisedonte me një grua. Sapo më pa, filloi të qante. Nuk jam e përgatitur të vdes, më tha. Kam aq shumë dëshirë të jetoj. Fëmijët tanë u mrekulluan me Rozën, po aq sa ç’isha mrekulluar dhe unë në moshën e tyre, kur e kisha takuar për herë të parë. Në ditën e nesërme bëmë një udhëtim me varkë, duke qarkuar ishujt e Brionit. Bashkë me ne ishin dhe dy çifte austriakësh. Një burrë e një grua, të sapomartuar, vështronin gjithë kohën njëri-tjetrin. Në mbrëmje Roza më tha: Ti kujton se ishujt e Brionit më mrekulluan? Ajo që më mrekulloi më shumë se ishujt qe vështrimi gjithë dashuri i atij çiftit austriak! O Zot, sa shumë dashuri që kishte në shikimet e tyre. Dhe gjatë gjithë kohës pyesja veten- Nga vjen gjithë kjo dashuri? Kush e sjell tek ne? Kur u ndamë, e dinim të dy se ishte hera e fundit që shiheshim. Në stacionin e Fiumes, tek ndaheshim, më tha prapë: Më vjen keq që nuk jam e përgatitur të vdes. Disa ditë më vonë, në Londër, mora një kartolinë nga Roza. Kartolina tregon një ishull të vockël, që qarkohet i gjithi nga një shkëmb i vetëm. Roza më shkruan: Ky shkëmb nuk po e çaka kryet as për diellin e as për ernat, as për detin e as për njerëzit! Ishin fjalët e fundit që do lexoja nga Roza. As dhe një muaj më vonë, një letër tjetër që vjen nga Shqipëria, më thotë se Roza vdiq. Letrën e shkruan vajza e saj e adaptuar. Më falenderon që e kam dashur deri në ditën e fundit. Kurse unë kujtohem se asnjëherë nuk e kam ditur mbiemrin e saj të vajzërisë!


E shtunë-diel, 19-20 tetor 2013

29

www.mapo.al

Idi, essi,uni PSIKOLOGJIA SOCIALE SHQIPTARE

Imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve pas viteve ’90 dhe si lidhet ai me përshtypjet e të huajve për ne para hapjes. Reputacioni i shqiptarit të keq. Psikologu, prof. dr. Ylli Pango, në një rubrikë të përjavshme për MAPO W do të trajtojë probleme të ngjashme sociologjike e filozofike, si një lloj ure mes realitetit dhe interpretimit të tij.

Faktorët emocionalë të ndihmës për tjetrin, efektet e empatisë dhe të gjendjes shpirtërore Nëse në disa afishe, reklama etj, tregohen të vuajturit me pamje të trishtuar dhe e keqja duket aq e dhimbshme e patetike, shikuesi fillon të ndiejë ankthin e viktimës. Evokohet kështu një përgjigje emocionale që e rrit mjaft mundësinë që ai të ndihmojë. Kjo metodë e nxitjes së sjelljes prosociale dihet që shpesh funksionon. Megjithatë kjo varet edhe nga personaliteti i atij prej të cilit pritet ndihma. Sipas disa studimeve, altruistët kanë disa cilësi të personalitetit që ndryshojnë nga ato të joaltruistëve. Mendohet se altruistët janë më empatikë, një cilësi e personalitetit kjo, që shpreh se deri në ç’masë një njeri që komunikon apo vëzhgon të tjerët, përjeton emocionet e tij. Këta tipa ka më shumë të ngjarë të ndihmojnë. Pra, një faktor determinant i sjelljes ndihmuese është empatia, të përjetuarit e emocioneve të tjetrit. Empatikët ndjehen sikur vuajnë vetë kur shohin apo dëgjojnë vuajtjet e viktimës. (Rasti më sinjifikativ, ai i nënës për fëmijën). Sa më shumë empati të ketë, aq më shumë sjellje ndihmuese do të jepet. Megjithatë mekanizmi ekzakt i lidhjes empati-ndihmë nuk është i sigurt. Mundet për shembull të kesh empati, por sjellja ndihmuese mund të vijë dhe si rezultat i keqardhjes për viktimën, gjë që çon në një reagim ngushëllues apo mbështetës. Ose ndofta ky reagimi i fundit aktivizon normat personale, lidhur me sjelljen e përshtatshme ndihmuese, gjë që e përjashton empatinë si shkak i vetëm i sjelljes ndihmuese. Ka edhe një shpjegim tjetër: të dyja së bashku, empatia dhe normat personale mundet të shpjegojnë shembujt e sjelljes ndihmuese. Gjendja shpirtërore dhe ndihma për tjetrin Mëshira në kohën e Krishtlindjes, festave fetare por dhe atyre në përgjithësi, përveç pjesës që predikohet në fetë, bazohet dhe në principin që, kur njeriu është në gjendje të mirë shpirtërore ai bëhet më fisnik. Sipas këtij principi pra, sjellja ndihmuese shfaqet më shumë në gjendje të mirë shpirtërore sesa në gjendje të keqe apo normale. Madje mjafton edhe një ngjarje e vogël që i krijon njeriut një gjendje të mirë shpirtërore dhe ai sërish shfaqet si më altruist. Studimet tregojnë se edhe arsye të tilla si koha e mirë, stina e re etj, meqë përmirësojnë gjendjen shpirtërore, rrisin tendencën për të ndihmuar të tjerët. Por efektet e gjendjes shpirtërore nuk zgjasin përgjithmonë. Ato mund të jenë edhe të përkohshme. Efekti i gjendjes shpirtërore, pra rezulton tranzitor. Efekti i gjendjes shpirtërore në dhënien e ndihmës lidhet edhe me një konstatim tjetër. Banorët e qyteteve të vogla janë më të prirur për të ndihmuar sesa ata të qyteteve të mëdha. Ndofta sepse urbanizimi i qytetit të madh me zhurmën e konfuzionin është më irritues e më e më pak i përshtatshëm në krijimin e gjendjes shpirtërorë për të ndihmuar. Milgram mendonte se, qytetet me dendësi të madhe të popullsisë, imponojnë një lloj mbingarkese njohëse, sociale me të cilën banori i qytetit të madh duhet të përshtatet. Kjo bën t’i kushtosh më pak vëmendje asaj që ndodh përreth, të jesh më indiferent ndaj sjelljeve që të rrethojnë e të bëhesh më selektiv në përgjigjet ndaj kërkesave njerëzore. Pa këtë adaptim zor se mund të jetohet në qytetin e madh. Kjo teori ka gjetur mbështetje. Për kushtet specifike të vendit tonë, mund të thuhet se në zonat fshatare për vetë specifikën e jetës në një lloj komuniteti e fqinjësie të afërt, prirja për të ndihmuar është më e madhe. Kjo ndodh edhe në pjesën më të madhe të qyteteve tona që janë ende të vogla, por edhe në qytetet e konsideruara relativisht të mëdha për shkak të një mentaliteti të trashëguar dhe ndofta edhe për shkak të rrethanave historike tragjike që kanë detyruar popullin tonë të jetojë në gjendje të vështira e nën rreziqe të shumta. Është e natyrshme që anasjelltas, gjendja e keqe shpirtërore të

ketë si pasojë uljen e prirjes për të ndihmuar. Në të vërtetë nuk ekziston një lidhje aq e qëndrueshme sa në rastin e gjendjes së mirë shpirtërore. Në disa studime thuhet se ka një rënie në sjelljen ndihmuese. Për shembull, pasi panë filma me subjekte të trishtuara, të eksperimentuarve iu tha të jepnin ndihma për Caritas-in. Në përgjithësi u dha më pak ndihmë sesa nga ata që kishin parë filma me subjekte neutrale. Por kjo ka përjashtimet e veta. Mbi të gjitha, studime të tjera tregojnë se njerëzit në gjendje të keqe shpirtërore janë të prirur të ndihmojnë në qoftë se: ndihma është lehtë të realizohet, potencialisht mund të sjellë përfitim të madh, kur ata janë përgjegjës për gjendjen e vet të keqe shpirtërore, ose në qoftë se mendojnë se dhënia e ndihmës do t’ua lehtësojë këtë gjendje shpirtërore. Predíspozitat e brendshme, karakteristikat e personalitetít dhe sjellja ndíhmuese A ka karakteristika afatgjata të qëndrueshme të personalitetit dhe diferenca individuale që mund ta bëjnë të parashikueshme sjelljen prosociale për njerëz të caktuar? Pra, a ka karakteristika që të jenë të lidhura me sjelljen në mënyra të qëndrueshme në situata të ndryshme dhe që e bëjnë një njeri të quhet i lindur si altruist, amfitrion, samaritan i mirë? U bë një studim, me njerëz që kishin ndihmuar hebrejtë t’iu shpëtonin nazistëve në një metro gjatë Luftës së dytë Botërore dhe nga intervistat doli se kishte pak qëndrueshmëri në biografinë e tyre. Në të vërtetë, ata kishin identifikim të fortë e të vetëdijshëm me vlerat morale të prindërve dhe një sens aventurizmi. Por ajo që kishte ndikuar me shumë në altruizmin e tyre ishte situatë specifike. Ata nuk ishin njerëz të shquar në komunitetet e tyre apo në mjediset e familjet ku jetonin dhe nuk bënin pjesë në ndonjë njësi apo grupim qendror apo koheziv. Mbi të gjitha, vendimi fillestar për të dhënë ndihmë ishte bazuar në dëshirën për të ndihmuar individë të caktuar me të cilët ishin njohur, më tepër se me një grup të panjohur viktimash të mundshme. Kjo qe, pra kryesisht arsyeja që ata u angazhuan aktivisht në ndihmë. Kështu ndërsa disa tipare lidheshin në mënyrë të qëndrueshme me ndihmën, tendenca ndihmuese ishin shfaqur vetëm në situata specifike. Do të ishte interesant të bëhej një studim me shqiptarët që ndihmuan hebrenjtë gjatë Luftës së dytë botërore. Shumica e tyre nuk janë gjallë por gjithsesi të dhëna për ta ka. Ka patur edhe për këtë debate madje edhe në media. Dikush i ngrinte lart vlerat altruiste e kalonte më tej i ekzaltuar në tipizimin e gjithë shqiptarëve si altruistë të lindur, gjë kjo e inkurajuar edhe nga ish-ambasadori amerikan, duke mëkuar kësisoj me miklim sedrën e dëshiruar shqiptare. Nga krahu tjetër vihej në dukje (F. Lubonja), se nuk mund të ishte as ky rast tregues, e as altruizmi tipar i shqiptarëve, përsa kohë këta kishin dëshmuar ndër vite e sidomos gjatë atyre të regjimit komunist e më parë se kishin dëmtuar e spiunuar keqas njeri tjetrin e jo më ç’mund t’u bënin të huajve. Mendoj se nuk është i saktë as miklimi i parë me efekte politike, propagandistike a interesa më të gjera e as krahasimi i Lubonjës. Në të dyja rastet nuk mund të flitet e as të përgjithësohet për mbarë një popull as pozitivisht e as negativisht. Aspektet për të cilat flitet, janë dy aspekte që ju takojnë dy kategorive të ndryshme njerëzore, brenda të njëjtit popull, jo do-

mosdoshmërisht tipizuese për të. Madje altruizmi sikurse edhe negativizmi e shkatërrimi i tjetrit, agresiviteti, nuk janë as universale e as tipizuese as për popuj të tërë. Prandaj edhe ky shkrim e më tej studim, rreket të studiojë rastet kur shfaqet e si shfaqet, por asesi të vërtetojë faktin që kemi të bëjmë me një tipar kombëtar shquar nga të tjerët. Për më së shumti mund të bëhej një studim, siç u tha edhe më sipër, por pa pretendime të mëdha, e minimalisht duke marrë parasysh rrethanat historike, mentalitetin, besimet fetare, rëndësinë a masivitetin e fenomenit tek ne e gjetkë etj., etj. Tek ne shembujt publikë të altruizmit nëpërmjet dhënies së ndihmave për nevojtarët etj., kanë filluar të shfaqen publikisht në këto vite të fundit, madje edhe në media. Këto janë njëherazi raste stimulimi të altruizmit të të tjerëve, nëpërmjet aktiviteteve në rritje të dhurimit, faljes, dhënies së ndihmës për të paaftët a të pamundurit, fatkeqët etj. Janë për t’u përshëndetur, por duhet kujdes për të mos qenë prioriteti i tyre forma, fanfara a dëshira për t’u dukur a përfituar akoma më shumë në sajë të tyre. Konkluzioni i shumicës së studimeve është se faktorët e personalitetit dhe diferencat individuale, pa marrë në konsideratë situatën, japin një shpjegim të pamjaftueshëm për sjelljen ndihmuese. Megjithatë, në disa studime të fundit rezulton se ka disa diferenca individuale më të qëndrueshme. Empatia si karakteristikë e personalitetit Më sipër e pamë empatinë si një karakteristikë

situative. Por, a ka diferenca individuale në nivelet e natyrshme karakteristike të empatisë, pra, a janë disa njerëz më shumë empatikë se të tjerët, pavarësisht nga situata? Rezulton se njerëz me nivel empatie të lartë janë më të aftë të japin ndihmë në fatkeqësi në krahasim me ata që janë më poshtë në nivelin e empatisë. Fenomeni shkon më tej: edhe kur s’kanë ndonjë fatkeqësi reale apo nuk përjetohet ndonjë emocion i fuqishëm, empatikët ka më shumë të ngjarë të ofrojnë ndihmë. Niveli i arsyetimit moral. Të kuptuarit e ndihmës Sofistikimi me të cilin një njeri bën gjykime morale lidhet gjithashtu me sjelljen ndihmuese. Kohlberg jep një sistem me 6 stade lidhur me shkallët e ndryshme të arsyetimit rreth problemit se ç’është një sjellje ndihmuese. Ka 3 nivele me nga 2 stade secili. Niveli 1: Morali prekonvencional. Në këtë nivel merren parasysh interesat konkrete të individit. Stadi 1. Bindje dhe orientim ndëshkimi. Sipas këtij morali kërkohet t’iu bindesh rregullave për t’i shpëtuar ndëshkimit. Stadi 2. Orientimi naiv hedonistik dhe instrumental: Rregullat zbatohen për përfitim personal. Bindja bëhet për shkak të shpërblimeve. Niveli 2. Moral konvencional. Problemet në këtë nivel trajtohen nën prizmin e anëtarit të shoqërisë. Stadi 3. Individët tregohen të interesuar për të ruajtur respektin e të tjerëve dhe për të vepruar sipas pritshmërive të tyre. Stadi 4. Autoriteti dhe rendi social ruajnë moralin. Njeriu në këtë stad konformohet me rregullat e shoqërisë dhe mendon se e drejtë, është ajo që thuhet nga shoqëria se është e drejtë. Niveli 3: Morali postkonvencional. Njeriu në këtë nivel përdor principe morale që shihen aq gjerë siç i sheh shoqëria në tërësi. Stadi 5. Moraliteti i kontratës i të drejtës individuale dhe i ligjit të pranuar demokratikisht. Njeriu në këtë stad bën atë që është e drejtë sepse ka një sensi obligimi ndaj ligjit për të cilin është rënë dakord në shoqëri. Ligjet, mendojnë ata, mund të modifikohen si pjesë ndryshimesh në një kontratë sociale të nënkuptuar. Stadi 6. Moraliteti i principeve morale dhe ndërgjegja. Në këtë stad final njeriu i zbaton ligjet sepse ato janë të bazuar në parime bazë etike. Ligjet që dhunojnë principet nuk duhen zbatuar. Sipas Kohlberg njeriu ecën gjatë zhvillimit sipas një rendi fiks stadesh, por shumë syresh nuk i arrijnë nivelet më të larta të arsyetimit moral. Provat për të studiuar nivelin moral të njerëzve të ndryshëm konsistojnë në vënien e tyre përpara një serie dilemash morale që ata duhet t’i vlerësojnë. Njerëzit ftohen të gjykojnë nëse duhet ta bëjë këtë ai apo jo. Sipas stadeve të mësipërme, ata që kanë nivel të ulët sofistikimi mbeten tek stadet 1 e 2. Ata mund të justifikojnë edhe vjedhjen, krimin, shkeljet për shkaqe që i konsiderojnë të justifikueshme. Kurse ata që arrijnë moral të stadit 6, veprojnë në një nivel superior ku analiza sofistikohet e veprimi reflekton respektin karshi lig jit, principet morale, ndërgjegjen e vet. Gjykimet morale pra reflektojnë orientimet e përgjithshme ndaj moralitetit dhe si të tilla gjykimet duhet të lidhen me sjelljen aktuale të hapur në situatat sociale. Në këtë prizëm shqiptarët në përgjithësi janë në një pjesë të mirë në nivelin 1, dhe një pjesë e tyre tenton apo është në nivelin 2. Shumë rrallë gjenden njerëz të nivelit 3.


30

E shtunë-diel, 19-20 tetor 2013

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

13

8

14

17

18

21

9

10

15

20

23

27

24

25

28 31

32

33

34 36

37

38

40 42

26

29

35

4

12

16

19

22

30

11

43

44

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

46

48

Koha e fillimit ____:____

47

Koha e mbarimit ____:____

49

50

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Ai që ka pikëpamje tepër të skajshme ne fe, a politikë. 9. Ekipi Kombëtar. 11. Në këtë sasi. 13. Figurë gjeometrike. 14. Një i tillë nuk ka nevojë për krëhër. 17. E kundërta, ngre. 18. Mbahet në këngët polifonike. 19. Shkumës në dialekt. 21. Lloj i veçantë gjipsi, që përdoret për të bërë sende të gdhendura. 24. Disa. 25. Barazim në shah. 27. Shkalla më e lartë e diçkaje. 28. Ai që i do të keqen një tjetri. 29. Kundërshtar. 30. Instituti Juridik. 31. Nderi, cipa e njeriut. 34. I drejtohet një gjykate më të lartë për të rishikuar vendimin e dhënë nga një gjykatë më e ulët. 35. Ka edhe një të tille televiziv. 36. Shkronjë dyshe. 38. Varg i plotë dukurish, që kryhen brenda një kohe të caktuar dhe që përsëriten rregullisht. 40. Lëndë Industriale. 41. Minuta në dialekt. 42. Lakër turshi. 45. Njeri që beson lehtë çdo gjë që i thuhet. 46. Baba. 47. Fituese e një konkursi bukurie. 48. Mikrobe që dëmtojnë dhëmbët. 49. I ftohtë i madh. 50. Ndërmarrje Tregtare.

1. Formulë matematike, që ka dy anë me madhësi e me vlerë të barabartë ndërmjet tyre. 2. Metal që përdoret për të ngjitur sende prej metali. 3. Stacion Treni. 4. Vend i lartë në një sallë ku hipën ai që flet. 5. Lloj shpendi. 6. Ramazzotti, këngëtar i njohur italian. 7. Haki i letërsisë shqipe. 8. Gyp. 9. Lila, këngëtare e njohur. 10. Drejtim, ose... 12. Buxheli i letërsisë shqipe. 15. Copa të vogla, të grisura, a të prera nga një rrobë. 16. Alfabeti sllav. 19. Që shkon keq, që nuk shkon mbarë. 20. Heqja e të drejtës për të vazhduar detyrën. 22. Agjensi Kulturore. 23. Balla, i politikës. 26. Kukull për reklamimin e veshjeve. 29. Mënyrë ose udhëzim se si duhet zgjidhur diçka a si duhet vepruar në një rast. 32. Vargmale të larta në Amerikën e Jugut. 33. Ministria Arsimit. 35. Me të shpejtë, mbrapsht. 37. Tyler, aktore e njohur amerikane. 39. I fundit në Angli. 41. Maçok në dialekt. 42. Ambasada Amerikane. 43. Notë muzikore. 45. Asambleja Europës.

Sudoku | nivel mesatar 4

7 3

8

8 2

1 7

4

5

2

8

7

3 9

3

2 1

5

7

4

9 7

9 6 8

3 9

3 1

7 2

1

3

6 5 1

8

7

3 7

6

4

5

4

5

2

4 3

7

3

4

3 4

4

5

7

1 7

7

4

5

9

Falë shërbimit Google Earth, pas 26 vitesh e gjeti familjen e tij Në vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të përdorimin të internetit dhe rrjeteve sociale në të gjitha format e çuditshme dhe të çoroditura, të cilat i kanë larguar dhe tjetërsuar njerëzit. Por, histori na jep shpresë dhe besim për internetin, ashtu siç u konceptua fillimisht: si rrjet që lidhë njerëzit dhe i afron ata. Saroo Munshi Khan kujton “udhëtimin” e jetës së tij, që filloi në vitin 1986, kur ai ishte vetëm pesë vjeç. Në vend se vëllai i tij ta marrë në stacion, në qytetin indian Burhanpur , Saroo ra në gjumë dhe u zgjua 1.500 milja larg, në Kalkutë. Pa asnjë person që do të kujdesej për të, ta mbronte e ushqente, me javë të tëra jetonte në rrugë, e pas një kohe dërgohet në jetimore. Ai është adoptuar nga një familje nga Australia, e cila u shpërngul në Tasmania, aty ku Saroo vendosi të nisë kërkimin për shtëpinë dhe familjen. Duke përdorur shërbimin Google Earth, u përpoq të kujtohej se nga është nisur, ku ka jetuar me prindërit, me vëllain dhe motrën. Ndonëse shanset nuk ishin aq të mëdha, Saroo ia doli. Në mesin e vitit 2012 shkoi në Indi, duke u orientuar me informatat që mblodhi nga Google.

39

41

45

6 6

5 4

2 8 5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

5 1

Koha e fillimit _____:____

4

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni me tepër rëndësi jetës intime dhe do provoni kënaqësi te reja. Edhe beqaret do bëjnë gjithçka qe ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Fale mbështetjes se yjeve do ia arrijnë qëllimit. Situata financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Bëni kujdes me shpenzimet qe ky përmirësim te jete me i shpejte.

Ne përgjithësi e vlerësoni mjaft partnerin tuaj për sjelljen e tij ndaj jush, por sot ne ndikimin negativ te planetëve do e kritikoni atë dhe nuk do jeni te kënaqur. Beqaret do qëndrojnë gjithë kohës ne pritje, por nuk do e gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar nuk duhen filluar operacione te rrezikshme. Prisni edhe pak kohe.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Çiftet me shume gjase do fillojnë te mendojnë për një lidhje me serioze gjate kësaj dite, mbase edhe për ndonjë bashkëjetesë. Beqaret nga ana tjetër, pas aventurave kalimtare dhe pa te ardhme, do mendojnë te krijojnë një lidhje afatgjate. Mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar mos u alarmoni me vështirësinë e pare qe do ju dale, por tregohuni te guximshëm.

Gjate kësaj dite jo gjithçka do shkoje mire ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Here pas here nuk do ju pëlqejnë ato qe do ju thotë dhe kjo mund te ndeze debate. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë kudo princin e kaltër, por mundësitë për ta gjetur do jene te pakta. Financat do vijnë duke u përmirësuar fale një shume te ardhurash qe do ua dhurojnë disa familjare.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do keni nevoje për me shume siguri sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te merrni vendime te rëndësishme. Thuajani partnerit këtë. Beqaret do jene shume joshës dhe do kenë fat ne dashuri. Jeta e tyre do marre një tjetër kthese edhe me te bukur. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

4

3

8

4

8

Dite shume e vështirë dhe e mbushur me probleme te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do jeni për asnjë moment te qete dhe kjo do ju mundoje pa mase. Beqaret do bëjnë sakrifica jashtë çdo kufiri për te gjetur dashurinë, por serish nuk do ja dalin dot mbanë. Ne planin financiar nuk është momenti për te marre hua edhe nëse situata do jete e vështirë.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 144, 161, 240, 287, 384, 533, 635, 968. Numra me 4 shifra: 0111, 0618, 2825, 3521, 4447, 5232, 5459, 5632. Numra me 5 shifra: 03732, 05632, 10122, 12102, 14525,

22621, 23201, 24109, 33527, 40735, 43455, 43908, 54152, 64151, 95623, 95628. Numra me 6 shifra: 013265, 146235, 292860, 336521, 365987, 505042, 616355, 632544, 644421, 721032, 734171, 773451, 854110, 909043, 958547, 985478.

Dite e vështirë kjo e sotmja edhe për ju. Do kujtoni gabimet e njeri-tjetrit dhe besimi do ju venitet. Janë pikërisht yjet ata qe do jene te pozicionuar keq ne qiellin tuaj dhe do sjellin probleme. Beqaret do kenë takime pa fund, por nuk do vendosin dot se cili person ju përshtatet me tepër. Ne planin financiar gabimi me i vogël mund te jete fatal.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

www.mapo.al

Dite premtuese dhe e mbushur me momente harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marsi do ju nxite te tregoheni me te hapur dhe te flisni edhe për gjerat qe me pare nuk keni mundur. Beqaret do takojnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Sektori i financave do jete gjithë kohës i mbrojtur.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dite pasionante dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e kaloni me partnerin çdo moment te lire dhe do arrini te flisni hapur për gjithçka. Beqaret do jene te kënaquredhemendonjëaventurekalimtare te cilat nuk do mungojnë për asnjë moment. Financat do vijnë duke u përmirësuar pak nga pak. Me ne fund mund t’i kryeni shpenzimet me te domosdoshme pa pasur frike.

AKREPI (22/X-21/XII)

As për ju situata ne çift nuk do jete e favorshme. Do jeni kokëfortë dhe nuk do i pranonimelehtësiatoqedojuthotëpartneri. Nëse vazhdoni ne këtë mënyrë mund te shkatërroni gjithë atë qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret do kenë ndryshime mjaft pozitive ne jetën sentimentale. Bëjini sytë katër kudo qe te shkoni. Buxheti nuk do jete ne një gjendje te keqe.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Sot do qëndroni me tepër kohe me partnerin tuaj dhe do flisni gjere e gjate për te ardhmen. Ne mbrëmje mund te merrni një surprize te këndshme e cila do e ndeze atmosferën. Beqaret do kenë një dite te ngarkuar me pune dhe angazhime e nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar mos prisni qe situata te përmirësohet vete, por merrni sa me shpejt masa.

PESHQIT (20/II-19/III) Kjo e sotmja do jete një dite e mrekullueshme për ata qe janë ne një lidhje. Atmosfera ne mbrëmje nuk do jete e ngrohte, por e zjarrte. Përgatituni për kënaqësi pa fund. Edhe beqaret do kenë një dite me fat dhe te mbushur me takime impresionuese. Ne planin financiar priten përmirësime.


E shtunë-diel, 19-20 tetor 2013

31

www.mapo.al

mapo lunch

Turjan Hysko

Po ku ma prish mua ajo! Më duket se s’më njeh fare, Mira. Jam i zoti unë të marr atë që dua dhe kur dua. Edhe pse sillem sikur kam dyshime, ai ka aftësinë të të bindë të paktën kur e ke para syve. Është djalë i kulturuar dhe i ka nur edhe ndonjë molekulë deliri sepse pa atë askush nuk bëhet Dikush, i Madh, Drejtor, Këngëtar. Turjani më tregon se edhe në grup ka qenë më pak i talentuari, por njerëzit njohin më shumë atë. Mes çasteve ai bëhet i sinqertë dhe i sigurt njëkohësisht. Më vjen t’i them: Ke të ardhme! Por thellë pashë që ai po jetonte në të ardhmen e tij, që në asnjë mënyrë nuk do jetë një arrë bosh.

Unë marr gjithmonë atë që dua Mira Kazhani

Është 28 vjeç dhe kur i them se vetëm 1 vit më vonë Ilir Meta, 14 vjet më parë drejtonte një qeveri, ai nuk bën indiferentin, por më tregon se edhe ai nga Skrapari është dhe se politika ndoshta do t’i interesojë një ditë. Kur vendosa të bëj një MapoLunch me Turjan Hyskon s’di pse ndjeva në stomak se ndoshta do kishte nga ata që do thoshin: po ku u rrit kaq shpejt për Lunch ky?! Nuk më bëhet vonë shumë për xhelozët dhe shpesh shkruaj që t’i mbaj gjallë ata, se ndryshe, Turjanët e kësaj bote zhduken si dinozaurët. Po, zgjodha të shkruaj për këtë djalë 28-vjeçar, i cili ma bën zili për energjinë, për tekstet e bukura të këngëve, për humorin që sjell në 2XL, dhe së fundmi për guximin që po drejton një televizion të madh ndoshta në ditët e një rifillimi nga ato pas rrufesë. Turjani është drejtor ekzekutiv në “Vizion Plus”, për ata që ndoshta ende nuk e dinë. Është ditë e mërkurë dhe kam vendosur të lunch prej vërteti me Turin. Ai më tregoi në bbm se ka dëgjuar për një Tapas që qenka hapur pranë pallatit të Berishës (kështu është kur në kokë s’ke adresa në këtë qytet dhe busulla janë emrat e politikanëve). Jam pak me vonesë për shkaqe krejt femrash. Jam vonuar në takimin tim tek parukierja. Turi kam përshtypjen shtiret kur më thotë se nuk e ka problem sepse pas një minute më shkruan: Për sa mbërrin? Unë jam këtu si jetim në rrugë, - dhe e shoqëron me një të qeshur. Kur mbërrij tek Tapasi i famshëm, i cili në fakt është një vend shumë i këndshëm, nuk e gjej aty. Ai ka përfituar për të bërë pak shopping në dyqanin përbri. Vjen me një frymë me dy palë xhinse të reja. Kur ulet e ngacmoj duke i thënë se fakti që kish evituar të më priste tregon as më shumë e as më pak moshën e tij të re. Atij nuk i vjen hiç mirë dhe si lexues i rregullt i Lunch nënkupton se është një nga ato gjërat që unë do e shkruaj. E pyes për “Vizionin” dhe faktin se ai është bërë aq shumë njësh me atë televizion qëkur ishte 17 vjeç. Çfarë është ‘Vizioni’ për ty? Ai mendohet disi dhe më thotë se i kam bërë një pyetje të vështirë.

-‘Vizioni’ për mua është ai vendi ose një shtëpi në të cilën jam rritur pa prekur palcën kurrizore. Gjëja që unë iu vlerësoj Dulakëve është se nuk ma kanë cenuar integritetin. Duke qenë se unë kam qenë i ri dhe në detyra të rëndësishme, ka ndodhur që edhe të jem nxituar, të kem thënë gjëra të pakëndshme, por ata nuk kanë treguar dhëmbët. Askush nuk më ka dhënë atë mesazhin: ore do marrësh formën që duam ne, se ndryshe të shtypim kokën. Pse si mendon se është në Tv të tjera? Nuk mendoj se ka koka që shtypen, por ka nga ato që e kanë për nder të shtypen, - i them unë atij. Njoh kolegë të shfytyruar dhe më vjen keq. -Unë e them shpesh, “Vizioni” vuan nga demokracia e tepruar dhe ndaj them, ka Arthur Kohl që të reduktojmë teprimet e të zmadhojmë vizionin... si koncept e kam fjalën. Ti je në front të parë edhe në platformën ‘Tring’. Mendon se ia vlen të jetë në treg kur ka një ‘Digitalb’ me popullaritet të madh? -‘ Tringu’ do të vazhdojë. Do rritet dhe realisht është një biznes që do zotërojë tregun. Në disa drejtime është më para se ‘Digitalb’. Pastaj ‘Tring’-un e du shumë, është edhe si një sfidë personale. Dhe dua të them se kam mësuar shumë nga zonja që e drejton Porositim tapas, paeja dhe garpacio dhe një sallatë jeshile. Ai është energjik por ndonjëherë më duket sikur papritur do t’i bjerë maska e djalit të vogël që duket në pamje dhe do dalë një 40-vjeçar me disa rrudha të lehta, sidomos tek njëri sy. - E di, - më thotë, - të gjithëve iu dukem i vogël në pamje. Por nuk jam më. Është edhe faji im pak se i kam djegur etapat. Kam dashur gjithmonë të jem i madh. Kur ai thotë këtë, në fakt e kuptoj sepse ka disa njerëz që lindin dy hapa para dhe ai duket të jetë tek të paktët. Por nuk e di se sa kohë do të zgjasë diçka e tillë, por më thënë të drejtën unë do kisha dashur që Shqipëria të lejojë edhe yje të tjerë në jetën e saj publike, sepse jemi fatkeqësisht nostalgjikë që të gjithë ne. Në shtëpinë time mami vdes për Gjebrenë dhe babi për Adi Krastën.

-Për momentin, në brezin tonë jemi unë dhe Ledioni në TCH. Jemi të ndryshëm unë dhe ai, por nuk ka të tjerë djem, në prezantim e kam fjalën, - tregon ai pa kompleks dhe pa thënë atë fjalinë: këtë mos e shkruaj! E pyes pak për politikën dhe nuk e fsheh simpatinë për Edi Ramën, Erjon Veliajn dhe kur e pyes për palën tjetër më rrëfen se i pëlqen Jorida Tabaku dhe se do donte që në PD të ishte Mark Marku dhe Besnik Mustafaj. Në gazetarinë e shkruar ai lexon Mero Bazen dhe Henri Çilin, ky i fundit shkruan mirë kur nuk ka ndonjë interes në mes, thotë ai. Adri Nurellari është një nga ata që shkruan me përmbajtje, ndërsa sesi kujtohet dhe më thotë se nuk do donte të shtoheshin ata që vendosin veten përballë Shqipërisë, siç ka bërë së fundmi me një libër Mustafa Nano. I tregova se mund ta ketë ai gabim, se në Shqipërinë e Muçit kish zbarkuar gjithë paria e qytetit. Ai bën një mimikë të cilën me fjalë do e përshkruaja kështu: Qeni qepën ta hajë! Meqë jemi tek Shqipëria, e pyes për Tiranën dhe marrëdhënien intime që ai ka me të. Kur u ktheva pak kohë më parë nga Amsterdami ndjeva një avull të mirë në fytyrë. Pashë Tiranën dhe dreq, sikur kisha harruar që kishim një qytet të mirë. Ka energji, kaos, është seksi Tirana. Një njeri si unë do vdiste në Oslo apo gjithkund ku jeta shkon vaj. Po shqiptarët si janë? Si publik e kam fjalën. Çfarë duan ata të shohin? -Mendoj që masa nuk e ka kurrë gabim. Nëse bën një emision që dështon, nuk janë qytetarët që s’të kuptojnë mençurinë dhe gjenialitetin. Nuk janë ata që nuk kanë kulturën tënde, sharmin tënd. Je ti gabim dhe duhet ta pranosh. P.sh 2XL funksionon më mirë në Tiranë sesa në Farkë si Portokallia dhe jam i lumtur që e konkurron çdo të diel. Por, Mira, dua të të them diçka që e mendoj gjithmonë. Ne që dalim në ekran nuk mund të sillemi sikur dimë gjithçka dhe se në jemi Zoti, ata janë turma. Nëse nuk kuptojmë këtë, më mirë të falemi ose të bëhemi kamikazë. Nëse e duam këtë punë duhet të mësojmë të jemi normalë.

Po Orindën pse e ke lënë në hije? Më shikon me habi dhe tërhiqet disa milimetra nga karrigia. - Nuk je e para që ma thua. Por nuk mendoj se e kam lënë në hije. Orinda punon nga mëngjesi deri në darkë dhe jam krenar për të. Ajo është vajzë e zonja, serioze dhe shumë e kujdesshme. Ne jemi në një punë dhe kurrë nuk zhvendosim raportin tonë personal me atë profesional. Jam i qetë me Orindën, ajo kurrë nuk më shqetëson. Ti ama e shqetësove dikur, kur vendose të ndaheshe me të. Kriza kaloi shpejt? - Ishte totalisht për fajin tim. Nuk ndodhi asgjë e rëndë, por tani që e mendoj, unë u vura në presion nga bashkëjetesa. Kur Orinda u largua nga shtëpia, më mori malli për të dhe kuptova që kisha bërë gabim. Sa mirë që u ktheve shpejt, se me një femër të bukur si Orinda, gjysma e Tiranës ishte gati të hidhej në sulm. Ai qesh dhe më pohon çdo fjalë që them. Por është edhe i mësuar me bukurinë e saj. Madje ajo ka qenë e para që e ka hedhur hapin drejt tij. “Unë jam i vështirë, - tregon ai. - Nuk dashurohem kollaj”. Do martoheni? Mendoj se pas 2 vjetësh. E kam vendosur, 30 vjeç do martohem. Orinda është dakord me kalendarin tënd. Nuk të duket që e tepron pak me këtë demokracinë që i jep vetes? Po ku ma prish mua ajo! Më duket se s’më njeh fare, Mira. Jam i zoti unë të marr atë që dua dhe kur dua. Edhe pse sillem sikur kam dyshime, ai ka aftësinë të të bindë të paktën kur e ke para syve. Është djalë i kulturuar dhe i ka nur edhe ndonjë molekulë deliri sepse pa atë askush nuk bëhet Dikush, i Madh, Drejtor, Këngëtar. Turjani më tregon se edhe në grup ka qenë më pak i talentuari, por njerëzit njohin më shumë atë. Mes çasteve ai bëhet i sinqertë dhe i sigurt njëkohësisht. Më vjen t’i them: Ke të ardhme! Por thellë pashë që ai po jetonte në të ardhmen e tij, që në asnjë mënyrë nuk do jetë një arrë bosh.


CMYK

32

e shtunĂŤ-e diel, 19-20 tetor 2013

www.mapo.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.