Mapo 23 tetor ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Greqi, grindja për TV publik rrezikon presidencën e BE Nga Janis Papadimitriou/ DW

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 23 tetor 2013. Numër 1045. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

“Revolta” në ILDKP

Zana Xhuka: Inskenim politik, kërkoj mbrojtje nga policia

“Shfryhet” borxhi ndaj biznesit, fatura 110 milionë euro

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani premtoi se borxhet e biznesit do të shlyhen me një këst dhe për këtë është në negociata me BB dhe FMN për kredi. Zbardhet detyrimi që shteti ka ndaj biznesit për punët e papaguara, i cili rezulton 110 mln euro. Detyrimet e tjera janë ndërmjet të tretëve dhe rakordime në taksa. BB: Ne japim vetëm këshilla për borxhin Borxhi ndaj biznesit do të shlyhet menjëherë dhe më një këst, pasi detyrimet nuk janë shumë të larta. Këtë deklaratë e dha dje ministri i Financave në një takim me median, sipas të cilit, në

fund të nëntorit do të dalë fatura e plotë e detyrimeve. Deri tani kanë bërë kërkesa për shlyerje detyrimesh rreth 250 kompani. Ai tha se për të mundësuar... Faqe 4

Mort pas ditëlindjes, vdesin në aksident pesë të rinj nga Shkodra Pas kallëzimit penal të vartësve, kryeinspektorja e ILDKP e cilëson konfliktin si të nxitur politikisht. Akuzon “rivalin” e saj, Shkëlqim Ganaj për dhunë fizike dhe verbale dhe i bën thirrje policisë të marrë në mbrojtje atë dhe familjen e saj. Punonjësit: Na kërkoi të tërhiqnim kallëzimin penal. PD akuzon dyshen Rama-Meta se po sulmojnë pa të drejtë Faqe 7

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Shteti im, shteti ynë

koment Ruben Avxhiu

Pushteti duhet të jetë i partisë që fiton zgjedhjet po shteti duhet të jetë i të gjithëve. Partia që fiton vetëm e drejton...

koment Eugen Isaj

PD forcon tonet kundër Metës, interpelancë me Ramën për Didin Grupi parlamentar demokrat diskuton përshkallëzimin e qëndrimeve kritike në bllok jo vetëm ndaj Ramës, por edhe Metës. Në deklaratat e djeshme zyrtare, deputetët e PD-së akuzojnë dyshen Rama-Meta se “po

Nëpunësi Civil, pasiguri e pështjellim edhe për administratën në bazë Ligji për “Nëpunësin Civil” po përjetohet keq...

Shkodra në zi pas aksidentit tragjik që u mori jetën 5 adoleshentëve në Kryebushat. Policia arreston shoferin e kamionit. Nëna e njërit prej viktimave pëson infarkt

planifikojnë afera korruptive”. PD dorëzon në të njëjtën kohë kërkesën për interpelancë me Ramën për emërimin e Artan Didit në krye të Policisë së Shtetit Ata nuk e kanë fshehur raportin miqësor që kanë me njëri- tjetrin edhe pse ndodhen në kahe të kundërta... Faqe 3

negociatat

Zhan D'Ogana

CeZ: Nuk shkojmë në Arbitrazh nëse qeveria na kompenson dëmet

FAQE 6

12 konferenca

Turqia apo Greqia? Theksi i politikës së jashtme tek partnerët strategjikë Akademia e Arteve dhe Shkencave mbajti dje forumin e saj të pestë publik mbi politikën e jashtme dhe diplomacinë shqiptare. Bushati: Të drejtat e shqiptarëve dhe çështja çame, prioriteti ynë

koment / 11

Faqe 16

Imer Mushkolaj

Voto Erdoganin! Më parë se për Ramadan Mujën, Eqrem Kryeziun a ndonjë tjetër, turqit në zgjedhjet e 3 nëntorit do të votojnë për Rexhep Taip Erdoganin. Ai mund të vendosë se kush do ta fitojë Prizrenin. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan mund t’ia bëjë një argat të madh “vëllait” të vet kosovar, Hashim Thaçit, kur të mërkurën të zbarkojë në Prizren, në një vizitë e cila po realizohet gjatë një fushate elektorale, me ç’rast edhe do të përurohet terminali i ri i Aeroportit të Prishtinës. Ai do t’iu drejtohet bashkëkombësve të tij turq, përfaqësuesit politikë të të cilëve kanë arritur një marrëveshje me Hashim Thaçin për ta mbështetur kandidatin e kësaj partie në Prizren. Por, përderisa janë përfolur plasaritje në mesin e turqve, një pjesë e të cilëve kanë dashur ta kenë kandidatin e vet për kryetar të komunës në të cilën jetojnë me...


2

afër/larg

1

politikë\ Shfryhet borxhi

ndaj biznesit, Cani: do të shlyhet me një këst

Faqe 4

politikë / Basha: Akti

për buxhetin, rrezik për stabilitetin financiar

Faqe 5

kronika: “Revolta” në ILDKP

Xhuka: Inskenim politik, kërkoj mbrojtje nga policia

Faqe 7

Në mënyrë të papritur të hapur, sekretari i shtetit, përgjegjës për televizionin publik, Pantelis Kapsis deklaroi para pak kohësh në parlamentin grek se raportimi për presidencën greke në BE është në rrezik: ai nuk mund të garantohet, nëse vazhdon pushtimi i godinës së ERT-së.

Ndërkohë janë dy televizione konkurruese që pretendojnë se kanë të drejtë të vazhdojnë transmetimet e radiotelevizionit të vjetër shtetëror: një pjesë e punonjësve të pushuar nga puna, të cilët që prej qershorit mbajnë të pushtuar godinën e radiotelevizionit në periferinë e Athinës, Agjia Paraskevi

Greqi, grindja për televizionin publik rrezikon presidencën e BE Nga Janis Papadimitriou/ DW

Q

everia greke e sheh në rrezik raportimin televiziv për presidencën në BE gjashtëmujorin e parë të 2014-ës: katër muaj pas mbylljes së radiotelevizionit shtetëror ERT, ende nuk ka një televizion publik funksionues. E gjithë kjo situatë ka vënë në diskutim presidencën greke të BE-së. Ndërkohë janë dy televizione konkurruese që pretendojnë se kanë të drejtë të vazhdojnë transmetimet e radiotelevizionit të vjetër shtetëror: një pjesë e punonjësve të pushuar nga puna, të cilët që prej qershorit mbajnë të pushtuar godinën e radiotelevizionit në periferinë e Athinës, Agjia Paraskevi, dhe të cilët transmetojnë prej atje në internet një program proteste; dhe kolegët e tyre, të cilët punojnë për një radiotelevizion pasardhës me emrin e thjeshtë “radiotelevizioni publik”, ose në greqisht: Dimosia Tileorasi. Situata e gazetarëve të ndarë në dy blloqe ndërkohë mbetet e rëndë. Asnjë prej palëve nuk ka një trajtim dinjitoz. Bllokuesit mbeten në godinë, por përtej kësaj nuk janë të punësuar, ndërsa ata që pranuan të kalojnë në televizionin e ri janë me kontrata dymujore me rrezikun permanent të mbylljes dhe punojnë në kushte të këqija. Problemi: radiotelevizioni i ri ka vërtet miratimin e qeverisë, por nuk ka në dispozicion pajisjet e nevojshme teknike për një program të plotë televiziv dhe radiofonik, meqenëse pjesa më e madhe e infrastrukturës së ERT ka mbetur në godinën e vjetër, ku punonjësit e programit të ri nuk kanë qasje. Veç kësaj, radiotelevizionit të ri nuk i lejohet të japë kontrata të përhershme pune, derisa të sqarohet përfundimisht statusi i tij juridik. Prandaj, rreth 600 punonjësit e Di-

mosia Tileorasi punojnë hëpërhë mbi bazën e kontratave të përkohshme, të cilat duhet të ripërtërihen çdo dy muaj. Maria Alexaki bën pjesë te mbi njëmijë ish-punonjësit e ERT-së që guxojnë të nisin një fillim të ri profesional te Dimosia Tileorasi. “E kemi shumë të vështirë, që të përgatisim çdo ditë katër emisione lajmesh, siç bënim përpara të ERT. Thjesht na mungojnë pajisjet bazë”, ankohet gazetarja dhe moderatorja. “Shpesh sjellim një kompjuter me vete nga shtëpia ose punojmë me radhë; pra një herë ulet njëri në kompjuter dhe mbaron tekstin e tij, pastaj ai i liron vendin kolegut të punës”, thotë Alexaki. Mosmarrëveshje për trashëgiminë e ERT-së

Në mosmarrëveshjen për radiotelevizionin shtetëror ajo ka qëndrim të qartë: ekziston vetëm një radiotelevizion publik dhe ky është i sapothemeluari - megjithë dobësitë dhe problemet e tij. Verën e kaluar, Alexaki ishte pjesë e punonjësve që pushtuan godinën e ERT-së, por ndërkohë, për mendimin e saj, negociatat midis qeverisë dhe sindikatave ecin në drejtim të gabuar dhe përfaqësues të punonjësve të pushuar të ERTsë e teprojnë me kërkesat e tyre. “Vendimin për ta mbyllur radiostacionin e vjetër, shumica jonë e konsideroi të gabuar, por ai ishte i pakthyeshëm”, shpjegon Al-

Maria Alexaki bën pjesë te mbi një mijë ish-punonjësit e ERT-së që guxojnë të nisin një fillim të ri profesional te Dimosia Tileorasi. “E kemi shumë të vështirë, që të përgatisim çdo ditë katër emisione lajmesh, siç bënim përpara të ERT. Thjesht na mungojnë pajisjet bazë”, ankohet gazetarja dhe moderatorja.

“Vendimin për ta mbyllur radiostacionin e vjetër, shumica jonë e konsideroi të gabuar, por ai ishte i pakthyeshëm”, shpjegon Alexaki. Në këto kushte, duhet të kishin nisuar negociatat, me synimin që sa më shumë prej gazetarëve të ERT-së të punësoheshin në kushte sa më optimale në radiotelevizionin pasardhës.

exaki. Në këto kushte, duhet të kishin nisur negociatat, me synimin që sa më shumë prej gazetarëve të ERT-së të punësoheshin në kushte sa më optimale në radiotelevizionin pasardhës. Në vend të kësaj, palët janë ngurtësuar në kërkesën maksimale që të rihapet radiotelevizioni i vjetër. Nikos Michalitsis punon prej shumë vitesh te ERT dhe ka drejtuar dikur sektorin “Prodhimi dhe teknika” në televizionin shtetëror. Ai bën pjesë tek protestuesit e orës së parë, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në godinën e radiotelevizionit. “ERT në fakt nuk u mbyll asnjëherë. Ne, punonjësit vendosëm në mbledhjen tonë të përgjithshme që ERT ta vazhdojë punën dhe të transmetojmë lajmet njësoj si më parë”, deklaron Michalitsis. Në këtë mënyrë, punonjësit e ERT-së nuk luftojnë vetëm për vendet e punës, por edhe për kushtetutën greke dhe demokracinë. Por të gjithë gazetarët janë të të njëjtit mendim: me presidencën greke në BE, prej janarit 2014 do të vijë ora e provës, jo vetëm për gazetarët, por edhe për qeverinë e kryeministrit Antonis Samaras. Mosmarrëveshje e dimensionit europian

Në mënyrë të papritur të hapur, Sekretari i Shtetit, përgjegjës për televizionin publik, Pantelis Kapsis deklaroi para pak kohësh në Parlamentin grek se “raportimi për presidencën greke në BE është në rrezik: ai nuk mund të garantohet nëse vazhdon pushtimi i godinës së ERT-së. Këtë gazetarët protestues duhet ta mbajnë parasysh seriozisht”, tha ish-gazetari. Pas kësaj, analistët supozojnë një kërcënim: nëse pushtuesit e godinës së ERT-së nuk largohen vullnetarisht, ekziston mundësia që t’i detyrojnë për këtë.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.10.2013

3

PD forcon tonet kundër Metës, interpelancë me Ramën për Didin Grupi parlamentar demokrat diskuton përshkallëzimin e qëndrimeve kritike në bllok jo vetëm ndaj Ramës, por edhe Metës. Në deklaratat e djeshme zyrtare, deputetët e PD-së akuzojnë dyshen Rama-Meta se “po planifikojnë afera korruptive”. PD dorëzon në të njëjtën kohë kërkesën për interpelancë me Ramën për emërimin e Artan Didit në krye të Policisë së Shtetit TIRANË Ata nuk e kanë fshehur raportin miqësor që kanë me njëritjetrin edhe pse ndodhen në kahe të kundërta politike. Por vendimet e fundit të mazhorancës, që lidhen me Aktin Normativ për ndryshimin e buxhetit, debatin për emërimet në administratë, apo edhe situata e nderë e krijuar në ILDKP, kanë bërë që opozita të ndryshojë kurs në qëndrimet e saj politike duke mos fajësuar vetëm Edi Ramën, por edhe Ilir Metën. Ndryshe nga herët e tjera, në qëndrimet e djeshme zyrtare të deputetëve demokratë, por edhe në mbledhjen e grupit parlamentar është vënë re një rritje e përshkallëzimit të kriticizmit ndaj dyshes Rama-Meta. Një diskutim ky i gjerë në mbledhjen e djeshme të grupit demokrat, por edhe i përcjellë më pas përmes qëndrimeve zyrtare nga disa prej deputetëve. Për dyshen “Rama-Meta” foli fillimisht dje nga selia e PD-së një prej deputetëve demokratë, Alban Zeneli. Për emërimin e Enrik Sulejmanit si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve, si njeriu që, sipas tij “u shkarkua nga një ishministër socialist sot me LSI-në si trafikant”, Zeneli bëri përgjegjës sa Ramën aq edhe Metën. Ndërkohë, në një tjetër deklaratë të mëvonshme nga deputeti Oerd Bylykbashi, përgjegjësia ndaj dyshes Rama-Meta theksohet edhe më shumë. “Partia Demokratike denoncon me forcë sulmet e koordinuara që po organizohen me intensitet nga mazhoranca Rama-Meta kundër institucionit të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, dhe në mënyrë të veçantë ndaj kreut të këtij institucioni të pavarur, zonjës Zana Xhuka”,- tha dje Bylykbashi pas mbledhjes së Grupit parlamentar demokrat. Bylykbashi

shtoi se “kjo dyshe kërkon të ketë dorë të lirë në aferat korruptive që po planifikon” dhe se si Rama ashtu edhe Meta “duhet të ndalin sulmet ndaj institucioneve të pavarura”. Jo pa qëllim kjo “dyshe” u prek dy ditë më parë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, në të njëjtën ditë që kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka i kërkoi Ilir Metës në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, që në bazë të kompetencave që ai ka, të kthente në qeveri Aktin Normativ për disa ndryshime në buxhet e për pasojë të mos e paraqiste atë për miratim në seancën plenare të ditës së enjte.

kompromisi

Dedja unifikon votat e deputetëve për drejtimin e Kushtetueses TIRANË Bashkim Dedja, i dekret-

Interpelanca

Por përballja me dyshen RamaMeta pritet të jetë vetëm një nga rrugët që opozita do të ndjekë në të ardhmen. Një tjetër betejë pritet të jetë edhe ajo përmes Kuvendit duke shfrytëzuar të gjitha format ligjore, përfshi këtu seancat dëgjimore apo edhe interpelancat. Dje deputetët demokratë vendosën që të thërrasin në interpelancë kryeministrin Edi Rama për emërimin e Artan Didit në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. “Partia Demokratike ka denoncuar publikisht, në mënyrë të përsëritur, se emërimi i z. Artan Didi është kryer në kundërshtim flagrant me nenin 21 të ligjit ‘Për Policinë e Shtetit’, sepse personi i emëruar nuk plotëson asnjë nga kriteret taksative të këtij neni për funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”,thuhet në kërkesën për interpelancë të një grupi deputetësh. Kërkesa e tyre lidhet konkretisht me detyrat e mëparshme të Artan Didit, që sipas opozitës nuk justifikojnë emërimin e tij në krye të Policisë së Shtetit. N.Perndoj

Pyetjet që një grup deputetësh demokratë i drejtojnë Ramës:

1

A ka verifikuar paraprakisht nëse kandidatura e z. Artan Didi ka shërbyer në Policinë e Shtetit për një periudhë prej të paktën 3-vjeçare, me gradën “Drejtues i Parë” ose më lart, ose ekuivalente me të? Nëse po, çfarë procedure verifikimi ka ndjekur dhe me çfarë dokumentacioni zyrtar ka vërtetuar përmbushjen e këtij kriteri taksativ ligjor?

2

A ka verifikuar paraprakisht nëse z. Artan Didi ka përfunduar studimet e larta në Akademinë e Policisë, në përputhje me nenin 50 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”ose të ketë mbaruar shkollë, të miratuar sipas ligjit për arsimin e lartë, të barasvlershme me nivelin e shkollimit që përputhet me nenin 51 të këtij ligji?

3

A ka verifikuar paraprakisht nëse z. Artan Didi ka kryer të paktën 16 vjet shërbim si punonjës policie, duke ushtruar kompetenca policore, brenda 20 viteve të fundit? Nëse po, çfarë procedure verifikimi ka ndjekur dhe me çfarë dokumentacioni zyrtar ka vërtetuar përmbushjen e këtij kriteri taksativ ligjor?

uar nga Presidenti i Republikës për postin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, unifikoi dje qëndrimin e mazhorancës dhe opozitës në mbledhjen e komisionit parlamentar të Ligjeve. Me vetëm votën kundër të deputetit socialist, Bashkim Fino, kandidatura e Dedës pritet të kalojë pa asnjë surprizë në seancën e së enjtes në Kuvend. Në mbledhjen e komisionit të Ligjeve, Dedja bëri një përshkrim të shkurtër rreth përvojës dhe eksperiencës së tij gjatë drejtimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe prezantoi disa nga prioritetet e tij gjatë mandatit të dytë si kryetar i Gjykatës. Duke iu përgjigjur pyetjeve nga anëtarë të komisionit të Ligjeve, Dedja theksoi se tendencat për ndryshime në Kushtetutë janë gjithnjë pozitive, ndërsa vlerësoi domosdoshmërinë për ndryshime në ligjin “Për Gjykatën Kushtetuese”. Kryetari socialist i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj vlerësoi praktikën e ndjekur nga presidenti Bujar Nishani, i cili u shpreh në kohë me dekretin e tij, si dhe njohu rolin substancial të Parlamentit kur nisi konsultimet me kryetarët e grupeve parlamentare.


4

fokus

ngjarje e ditës

Cani tha se për të mundësuar shlyerjen e menjëhershme të kredisë është duke u negociuar me FMN dhe BB. Po dje Banka Botërore reagoi: "Ne si bankë do të japim këshilla për atë që ne mendojmë se qeveria mund të bëjë në këtë drejtim”

Shfryhet borxhi ndaj biznesit, Cani: do të shlyhet me një këst Ministri Cani tha se për këtë është në negociata me BB dhe FMN për kredi. Detyrimi që buxheti ka ndaj biznesit për punët e papaguara është vetëm 110 mln euro. Detyrimet e tjera janë ndërmjet të tretëve dhe rakordime në taksa. BB: Ne japim vetëm këshilla për borxhin Blerina Hoxha

Borxhi ndaj biznesit do të shlyhet menjëherë dhe më një këst, pasi detyrimet nuk janë shumë të larta. Këtë deklaratë e dha dje ministri i Financave në një takim me median, sipas të cilit, në fund të nëntorit do të dalë fatura e plotë e detyrimeve. Deri tani kanë bërë kërkesa për shlyerje detyrimesh rreth 250 kompani. Ai tha se për të mundësuar shlyerjen e menjëhershme të kredisë është duke u negociuar me FMN dhe BB. Rakordimet

Ajo që tashmë është artikuluar si borxh ndaj biznesit për punë publike të kryera, por të papaguara nga buxheti sipas kontratave ndërmjet palëve, nuk është më shumë se 110 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e detyrimeve është borxh që të tretët kanë ndërmjet njëri- tjetrit, që përjashtojnë buxhetin e shtetit nga financimet. Të tilla janë borxhet që ndërmarrjet e Ujësjellësit kanë ndaj kompanisë CEZ dhe disa institucione të tjera buxhetore. Ndërsa detyrimet e tjera janë në formë rakordimesh në lidhje me detyrimin që qeveria ka për të rishpërndarë tatimin-fitimin ndaj bizneseve, i cili është vjelë tepër. Por ky fenomen është i përvitshëm. Pasi kur konstatohet se fitimi i biznesit ka qenë më i ulët se taksa që

është paguar në buxhet, atëherë shumë zbritet në pagesën e tatimit të vitit që vjen. Por në këtë rast Ministria e Financave e ka të zgjidhur pjesën më të madhe të problemit, pasi tashmë zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar mbi 6000 tatimpagues borxhlinj ndaj buxhetit. Edhe Banka Botërore i rekomandoi dje qeverisë më shumë eficencë në mbledhjen e taksave dhe evazionit fiskal. Të njëjtën situatë pohoi edhe ministri Cani kur tha dje se “ka edhe detyrime të tjera të buxhetit ndaj të tretëve, siç janë vendimet e gjykatave vendase dhe të huaja, detyrimet për rimbursime të TVSH-së dhe tatim-fitimit të parapaguar, detyrime të pushtetit lokal etj”. Madhësia e borxhit, edhe pse e vlerësuar paraprakisht bazuar në disa tregues, mbetet për t’u certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare. Shifra e saktë do të dalë vetëm pas përfundimit të punës nga “Deloitte” në datën 30 nëntor, si dhe disa proceseve verifikuese e rakorduese nga Ministria e Financave dhe ministri të tjera të përfshira në këtë proces. Ministri tha se krahas “Deloitte”, Ministria e Financave po punon që me publikimin e shifrës të bëjë të njohur për publikun edhe komponentë të tjerë të borxhit, të cilët s’janë ra-

detyrimet portuar asnjëherë deri më sot, duke e konsideruar këtë një sfidë për vendosjen e disiplinës fiskale dhe marrjen e masave të forta për vënien e borxhit nën kontroll. Borxhi i detajuar

Borxhet ndaj ndërtuesve që kanë kryer punime në rrugë janë vetëm 11, 6 miliardë lekë ose rreth 100 milionë dollarë. Pjesa tjetër prej 9 miliardë lekësh është punë e kryer e pakontraktuar.

Sipas shifrave që disponon tashmë Ministria e Financave, borxhet janë ndara sipas këtyre zërave. Borxhet ndaj ndërtuesve që kanë kryer punime në rrugë janë vetëm 11, 6 miliardë lekë ose rreth 100 milionë dollarë. Pjesa tjetër prej 9 miliardë lekësh është punë e kryer e pakontraktuar. Detyrimet që ka akumuluar Ministria e Arsimit janë 2.5 miliardë lekë, ajo e Shëndetësisë 3 miliardë lekë, ndërsa ndaj ndërmarrjeve të ujësjellësve, 2 miliardë lekë. Pjesa tjetër prej 250 milionë dollarësh është rakordim në tatim-taksa, ku rimbursimi i TVSH-së 5.9 miliardë lekë, stoku i pretendimeve të TVSH-së, i parivlerësuar 7 miliardë lekë dhe tatimi mbi fitimin 9.9 miliardë lekë, kurse borxhi i CEZ pa kamata, 4.5 miliardë lekë.

BB: Borxhi ndaj biznesit, ndihmojmë me këshilla jo me fonde Ende pa mbaruar pyetjen gazetari se kur do të disbursohej kredia e Bankës Botërore për të shlyer borxhet e shtetit shqiptar, një buzëqeshje ironike ka shpërthyer tek dy drejtuesit e lartë të Bankës Botërore, Piero Cipollone, Drejtor Ekzekutiv dhe drejtoresha për Europën Juglindore, Ellen Goldstein. “Kredia për mbështetjen buxhetore përdoret vetëm kur shterojnë të gjitha mundësitë”, tha Goldestien, por ndërkohë gazetarët e pranishëm në takim janë befasuar, pasi vetëm një orë më parë kishin mësuar nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, se qeveria është në negociata me Bankën Botërore dhe FMN-në për të mundësuar një hua në formën e mbështetjes buxhetore, e cila do të mundësonte edhe shlyerjen e borxheve ndaj biznesit. Banka Botërore në këtë drejtim do të ndihmojë vetëm me këshilla. Zyrtarët e lartë të

Bankës pranuan se janë në negociata me qeverinë për hua, të cilat i kanë filluar qysh në fillim të këtij viti edhe me ministrin Bode. Mirëpo sipas tyre më parë qeveria shqiptare duhet të shterojë mundësitë e veta. Të tilla, ata konsideruan luftën ndaj evazionit fiskal, çka do të mundësonte më shumë të ardhura në buxhet dhe mundësi më të larta për të shlyer borxhet. Dhe së dyti, Banka konsideron një disiplinim të rreptë të shpenzimeve buxhetore për të ulur kështu shpenzimet e tepërta, të cilat do të mund të sjellin edhe uljen e deficiteve. Gjithashtu, sipas drejtuesve të lartë të BB-së, qeveria e re duhet të tregojë një vullnet të fortë për uljen e borxhit, duke i rekomanduar me këtë rast edhe rikthimin e taksës progresive. I pyetur nga gazetarët nëse BB parashikon të ndihmojë financiarisht “qeverinë Rama”, apo të

reagimi

japë rekomandime për ekzekutivin, Cipollone tha: “BB nuk i rekomandon ndonjë gjë qeverisë, e ka si metodë të punës së saj të dëgjojë qeverinë dhe përpiqet të respektojë zgjedhjet që bën një vend i caktuar. Kur vendi përcakton përparësi dhe nevojat që do, banka shikon mundësitë financiare dhe mundësitë e ekspertizës për të parë se si mund

ta ndihmojë vendin për ato përparësi që ka caktuar vendi. Një nga përparësitë e qeverisë është shlyerja e detyrimeve të prapambetura. Në këtë drejtim Banka është e vendosur për ta ndihmuar qeverinë që të përmbushë një ndër prioritetet e saj. Ne si bankë do të japim këshilla për atë që ne mendojmë se qeveria mund të bëjë në këtë drejtim”,- theksoi ai.

Bode: Borxhi nuk u rrit për të paguar faturat e biznesit Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode tha dje se më 2012-ën borxhi publik ishte 828 miliardë lekë ose 61% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në vitin 2013 ai do të shkojë 930 miliardë lekë, rreth 1 miliard dollarë rritje të vëllimit të tij. “Nuk ka asnjë shtesë që të mund të përdorej për të zgjidhur ngërçin e faturave të prapambetura të biznesit”, shtoi ai. Sipas Bodes, rritja e borxhit bëhet për 2 arsye: për të mos mbledhur të ardhura dhe për të lënë një situatë kaosi në administrimin e taksave, si dhe për të rritur shpenzimet qeveritare për kabinetet e reja që janë krijuar. Çështja e nivelit të borxhit është një shifër e hedhur në baltë, siç po bëjnë me buxhetin e 2013-ës, pasi pretendojnë se ka fatura të papaguara apo detyrime ndaj biznesit, të cilat janë gjëra që nuk lidhen me financat, me borxhin. “Gjithë kjo fushatë për të sulmuar financat e shtetit dhe ekonominë ka një prapaskenë, relaksin në qeverisjen e vendit, dhe nga ana tjetër, për të larë duart përfundimisht me premtimet elektorale për të cilat erdhi në pushtet dhe për të krijuar një parajsë fiskale për njerëzit me të cilët Rama ka lidhje të dyshimta”, - tha Ridvan Bode.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.10.2013

5

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kundërshtoi Aktin Normativ të qeverisë për ndryshimet në buxhet, duke e konsideruar atë të paligjshëm. Basha u kërkoi deputetëve që ta kundërshtojnë këtë Akt përmes një ekspertize profesionale

r e agim i Berisha: Rama shkriu Antikrimin Ekonomik se kishte përgjime për të TIRANË Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi

dje në faqen e tij në Facebook urdhrin më të fundit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për shkrirjen e njësisë së policisë që merrej me hetimin e krimit ekonomik. “Kjo polici kishte të gjitha përgjimet e komunikimeve elektronike të kryera nga organet tona dhe partnerët tanë, të anëtarëve dhe bosëve të bandave kriminale të ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, bandës së Lushnjës apo Durrësit, në të cilat lakohej dhe implikohej edhe direkt emri i Ramës. Njësia kishte dhe dokumente dhe përgjime të shumta për ministra, deputetë aktualë të PS-së, familjarë të tyre të implikuar në larje parash të pista, kontrabandë, trafik droge etj Shkak tjetër madhor i dënimit kolektiv të oficerëve të policisë kriminale është se ata, ligji i ngarkon për luftën kundër korrupsionit të qeverisë dhe administratës publike. Rama dhe ministrat e tij në një muaj po bëjnë batërdinë me investime pa tender dhe me prokurim direkt, natyrisht është kjo polici që duhet të hetojë aktet kleptokratike të Ramës dhe ekipit të tij, ndaj dhe me urgjencë duhet zëvendësuar me militantë të tipit Didi, që për Ramën nuk njohin ligjin”, - shkruan Berisha në Facebook.

Basha: Akti për buxhetin, rrezik për stabilitetin financiar “Çfarë po bëjnë tani që kanë ardhur në pushtet!? Po e trefishojnë. Po marrin hua, jo aq sa mund të marrin me planin, pa rritur kufirin e borxhit publik të miratuar, afro 15 miliardë lekë, apo 150 milionë dollarë, por tri herë më shumë, afro 40 miliardë lekë apo 400 milionë dollarë. Në tetë muaj, qeveria demokratike mori 35,7 miliardë lekë, sipas planit, 40 miliardë duan të marrin këta në tre muaj” TIRANË Për kryetarin e PD-së, Lulzim

Basha, Akti Normativ i qeverisë për ndryshimin e buxhetit është i paligjshëm dhe rrezik për stabilitetin financiar të vendit. “Të enjten në seancë plenare ballafaqohemi me rishikimin e buxhetit të shtetit, si aktin e parë real që mazhoranca Rama-Meta ndërmerr në fushën e ekonomisë, në kuadrin e strategjisë së shpallur të saj për të paraqitur vendin në një krizë të thellë dhe financat e vendit jashtë kontrollit”, - tha Basha në mbledhjen e djeshme të Grupit parlamentar demokrat. Duke kujtuar gjatë fjalës së tij se PS-ja kishte premtuar se do t’i vinte fre borxhit gjatë kohës kur ishte në opozitë, Basha shtoi: “Çfarë po bëjnë tani që kanë ardhur në pushtet!? Po e trefishojnë. Po marrin hua, jo aq sa mund të marrin me planin, pa rritur kufirin e borxhit publik të miratuar,

afro 15 miliardë lekë, apo 150 milionë dollarë, por tri herë më shumë, afro 40 miliardë lekë apo 400 milionë dollarë. Në tetë muaj, qeveria demokratike mori 35,7 miliardë lekë, sipas planit, 40 miliardë duan të marrin këta në tre muaj”. Kryetari i PD-së theksoi se “kjo mazhorancë kërkon të ligjërojë me akt normativ një krim financiar në mosmbledhjen e të ardhurave”. ”Për çdo muaj parashikojnë të mbledhin 80 milionë dollarë më pak se plani. 15 milionë më pak se plani mblodhi qeveria e kaluar në tetë muajt e parë të vitit, 4 herë më pak qeveria e tyre për pjesën e mbetur të vitit. Kësaj i thonë ‘të të zërë mallkimi’ i gënjeshtrave dhe mashtrimeve që i ke bërë popullit tënd për t’i marrë votën”, - shtoi ai. Sipas Bashës, është hera e parë që një qeveri heq dorë, pa asnjë arsye të përligjur, nga mbledhja e taksave

Rama sot në Kosovë, takim me Thaçin dhe Erdoganin Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan pritet të vizitojnë sot Kosovën. Siç bëjnë të ditur mediat në Kosovë, vizita do të zhvillohet ditën kur do të inaugurohet dhe terminali i ri në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Erdogan pritet të vizitojë dhe qytetin e Prizrenit,

ku do të shoqërohet nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama. Kryeministri turk do të udhëtojë së bashku me bashkëshorten e tij, e cila do të ketë një axhendë të veçantë që do të përqendrohet në vizita në institucione të ndryshme shoqërore dhe kulturore.

“Akti Normativ i ndryshimit të buxhetit është i paligjshëm. I akuzojmë për papërgjegjshmëri. Nuk është parë ndonjëherë një qeveri që të pretendojë ta luftojë krizën duke e thelluar atë. Nuk është parë ndonjë qeveri që të dekurajojë dhe shthurë në këtë shkallë mbledhjen e taksave dhe tatimeve”

dhe tatimeve. “…Sot i akuzojmë për paligjshmëri. Akti Normativ i ndryshimit të buxhetit është i paligjshëm. I akuzojmë për papërgjegjshmëri. Nuk është parë ndonjëherë një qeveri që të pretendojë ta luftojë krizën duke e thelluar atë. Nuk është parë ndonjë qeveri që të dekurajojë dhe shthurë në këtë shkallë mbledhjen e taksave dhe tatimeve. Parti Demokratike, opozita, media e lirë dhe e pavarur, shoqëria civile, mbarë

publiku shqiptar janë e duhet të jenë në këmbë më të vëmendshëm se kurrë për të parë se ku do të përfundojë kjo shumë e stërmadhe parash që i hiqet me Akt Normativ arkës sonë të përbashkët, buxhetit të shtetit, me justifikimin se nuk mund të mblidhet”, - tha ai. Basha u kërkoi deputetëve që me kritikat e tyre dhe përmes ekspertizës profesionale të kundërshtojnë këtë akt ditën e enjte në Kuvend.

www.otofon.al

KLINIKA TIRANE Rr. Qemal Stafa Nr. 51 Tel: +355 4 2234242 Mob: +355 662053170 Mail: info@otofon.al

KLINIKA DURRES Rr. Aleksander Goga. Tel: +355 52 230447 Mob: +355 662053164 Mail: info@otofon.al

PROBLEME ME DEGJIMIN? BEJ KONTROLLIN FALAS PRANE KLINIKES TONE


6

fokus

ngjarje e ditës

ditari

Ekstradohet nga Belgjika “hasmi” i Kasandër Nogës Ekstradohet nga Belgjika hasmi i Kasandër Nogës. Në muajin gusht policia ekstradoi vëllain e tij nga Belgjika, ndërsa dje u realizua edhe sjellja në Shqipëri e Erion Hasanbelliut, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim, i cili është ekstraduar nga Brukseli.” Erion Hasanbelli, 35 vjeç nga Fieri, akuzohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij kanë vrarë për hakmarrje Juljan Çelën dhe kanë plagosur rëndë Kasandër Nogën. Ky i fundit

gjithashtu është arrestuar nga policia belge në vitin 2003, dhe në vitin 2006 është ekstraduar nga Belgjika në drejtim të Shqipërisë. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar Hasanbelliun me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale “vrasje me paramendim për gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim, “vrasje me paramendim për gjakmarrje”, kryer në bash-

këpunim, mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit“. “Shtetasi Erion (Mikel) Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasin Juljan Çela dhe kanë plagosur rendë shtetasin, Kasandër Noga. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë”, - bën me dije policia. 35-vjeçari ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza“ në Rinas dhe i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Shqiptarët, trafik nga qelia me 200 kg heroinë për organizatën në Itali Policia italiane lëshon 71 urdhër-arreste për një rrjet gjigant, ku vetëm herën e fundit trafikoi 200 kg heroinë dhe gjysmë toni hashash. Nga shqiptarët e implikuar, 4 ndodhen në qeli për krime të tjera. Ja si vepronin “celulat” e organizatës Leonard Bakillari 200 kilogramë heroinë dhe gjysmë toni hashash ishte sasia e fundit që një rrjet ndërkombëtar trafikantësh kanë mundur të çojnë në Itali, pak kohë para arrestimit të tyre. Plot 71 persona mes të cilëve edhe 9 shqiptarë janë pjesë e një super-rrjeti me shtrirje në Kosovë, Bosnje, Shqipëri dhe Itali, të cilët u arrestuan gjatë operacionit “Ellenica”. Hetimet për këtë grup trafikantësh janë drejtuar nga prokuroria e Aquilas, e cila ekzekutoi dje 71 urdhër-arrestet për të dyshuarit si trafikantë droge, mes të cilëve edhe 9 shtetas shqiptarë. Katër prej tyre aktualisht ndodhen në qeli në Shqipëri si të dënuar për trafik drogë, tre u arrestuan dhe mëngjesin e djeshëm, ndërsa dy shtetas shqiptarë u prangosën në Itali. Sipas prokurorisë italiane, personat e arrestuar janë përgjegjës për trafikun e qindra kilogramëve heroinë dhe marijuanë. Hetimet janë realizuar në kuadër të një bashkëpunimi mbi një projekt evropian në luftën kundër drogës dhe kriminalitetit në Ballkan, me suport të Europol dhe DCSA, dhe mbështetje të policisë shqiptare, boshnjake, sllovene, kroate dhe kosovare. Prokuroria shqiptare tha se ditën e djeshme janë ekzekutuar 9 urdhër-arreste ndërkombëtare nga 71 gjithsej që përmbante operacioni ‘Ellenica”. “Bëhet fjalë për persona të njohur të krimit në vend”, -theksoi prokuroria. Zyra për shtyp e prokuror-

isë bëri me dije se nga aksioni ndërkombëtar “Ellenica”, janë 9 të arrestuar në Shqipëri për trafik heroine dhe kokaine. Pala shqiptare thekson se një superaksion kundër trafikut të lëndëve narkotike, drejtuar nga Prokuroria Italiane, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme Shqiptare, Zyra për Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë, është finalizuar mëngjesin e sotëm, me arrestimin e 9 personave, 7 prej të cilëve në Shqipëri dhe 2 në Itali. “Katër prej tyre aktualisht gjenden në burg pas vendimeve të gjykatës shqiptare disa kohë më parë, të gjithë anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Këta persona akuzohen nga autoritetet italiane se janë përfshirë në veprimtarinë e importit, transportit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Prokuroria shqiptare ekzekutoi urdhër-arrestet ndërkombëtare për shtetasit: Zenel Balla, Elvin Muço, me banim në Durrës, si dhe shtetasin Shpëtim Danaj, nga Vlora, të gjithë të arrestuar mëngjesin e djeshëm. Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Ellenica”, u është komunikuar urdhri i arrestit në qeli shtetasve Endrit Dokle, Jorid Xhunga dhe Shefqet Vata, të dënuar nga drejtësia shqiptare si pjesë e të njëjtit grup që trafikonte lëndë narkotike jashtë vendit, kryesisht në Itali. E njëjta masë i është komunikuar në qeli edhe shtetasit Arben Shtëmbari, i cili është arrestuar pas një ngarkese prej 95 kilogramë kanabis

Përgjimet e korrierëve të super-rrjetit Nga hetimet 8-vjeçare u arrit të zbuloheshin organizata që operonin nga shtete e Ballkanit në drejtim të Italisë. Bëhet fjalë për celula droge, 3 të tilla, ‘Grupi i shqiptarëve” ku bëjnë pjesë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova që operonin në qytete të ndryshme të Italisë, “Grupi i korrierëve”, organizata kriminale e transportit të drogës, kryesisht e heroinës që përbëhej nga boshnjakët dhe “Grupi Gargivolo” që operonte në Pescara. Zona e Pescara-s ishte një ndër më të lakmuarat nga organizata e drejtuar nga Besnik Gostivari. Thelbësore për hetimet kanë qenë dhe zbardhja e bisedave të përgjuara mes të dyshuarve. “Po më bëjnë të rrezikoj 20 vjet burg për këta idiotët këtu. Më ndaluan madje dhe karabinierët”, shprehet njëri nga korrierët teksa flet me një anëtar të organizatës së drogës. “Mirë që hodha mallin. E hodha anash autostradës. Ata kishin fikur dhe telefonat. Dhe unë ua hodha mallin. Nëse e donin le të vinin ta merrnin, nëse jo, e lënë të humbasë....Unë po shkoj tani në drejtim para dhe pas në autostradë me 10 kg në duar! E hodha njëherë dhe tani e rimora. Kam frikë se e vjedhin dhe nuk dua të paguaj borxhet e tyre pastaj!”. Dy kuintalët e heroinës dhe 5 kuintalët e marijuanës kishin destinacion një organizatë droge në Abruzzo, që shpërndante drogë në tregjet lokale si Marche dhe Puglia.

të sekuestruar në brigjet e Himarës disa kohë më parë. Sipas prokurorisë, shtetasit Renald dhe Roxhen Velja janë arrestuar ditën e djeshme në Itali, në kuadër të operacionit që u shtri në disa shtete. Në kuadër të këtij operacioni, sipas hetimit të prokurorisë italiane një vend të veçantë zë “Grupi i Shqiptarëve”, i cili është hetuar për një periudhë të gjatë nga ana e Prokurorisë italiane. Sipas hetimit është faktuar se disa qytetarë shqiptarë janë përfshirë në një rrjet të gjerë trafiku të lëndëve narkotike të forta, sasi e cila arrin në disa qindra kilogramë heroinë dhe heroinë. Një prej tyre është edhe shtetasi shqiptar Endrit Dokle, i dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm si pjesë e Bandës së Durrësit. Në janar të këtij viti Dokle u dënua me 16 vite burg pasi sipas gjykatës u gjet fajtor për veprën penale të “drejtimit nga burgu të organizatës kriminale për trafikun e drogës”.

Sherri për xhelozi, vret të fejuarën në kasollen e lopëve Një 28-vjeçar u arrestua mbrëmë në Dibër, pasi vrau të fejuarën e tij pas një grindjeje me të në kasollen e bagëtive të dajës Një 28-vjeçar nga Dibra ka vrarë të fejuarën me plumb pas shpine në kasollen e lopëve, pas dyshimeve për xhelozi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Staravec të Dibrës, ku Arbër Deda i mori jetën Mbaresa Torbës, 18 vjeçe, pas një grindjeje që kishte pasur mes tyre. Ngjarja mësohet se ndodhi dje në mesditë, rreth orës 13:30, kur Deda ishte në shtëpinë e dajës së tij, së bashku me të fejuarën. Burimet e policisë thanë se dy personat kishin pasur afërsisht një vit të fejuar, ndërsa dyshohet se ata nuk kanë shkuar mirë dhe kanë pasur marrëdhënie të tensionuara mes tyre. Burimet e policisë thanë se Deda edhe më parë ka qenë i skeduar prej tyre dhe njihej si person problematik, ndërsa arrestimi i tij është realizuar në orët e vo-

na të mbrëmjes së djeshme. Burimet e policisë thanë se dyshohet se autori i krimit ka sajuar një arsye për të shkuar tek kasollja e lopëve me të fejuarën e tij, ku mësohet se kanë debatuar për motive ende të panjohura. Pikërisht aty, i dyshuari i ka drejtuar asaj në shpinë një pushkë karabinë me dhjetë fishekë, duke mos hezituar ta shkrepë. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes menjëherë pas krimit, pasi ishte njoftuar nga të afërm të vajzës dhe familjes së dajës së djalit. Këta të fundit kanë njoftuar policinë, e cila është nisur menjëherë drejt fshatit ku ka ndodhur ngjarja për të nisur hetimet dhe për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e mundshme të saj. Hetuesit dhe specialistët e krimeve të Policisë së Shtetit, mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet. Në vendin e krimit, policia gjeti një gëzhojë arme zjarri, të kalibrit, 7.62 mm. Vajza 18-vjeçare sipas burimeve të policisë ishte nisur për në spital, por se kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, pasi plaga që kishte marrë me drejtim hyrjeje në shpinë dhe dalëse nga përpara, ishte tepër e

rëndë. Burimet e Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme thanë se vajza kishte pasur dëmtime të rënda të organeve jetësore çka ia kishin bërë të pamundur asaj mbijetesën. Në vendin e ngjarjes, oficerët dhe agjentët e krimeve kanë mundur të gjejnë dhe të administrojnë një sërë objektesh që sipas saj mund të ndihmojnë hetuesit në zbardhjen e ngjarjes dhe konfirmimin me prova shkencore të autorësisë së vrasjes së vajzës 18-vjeçare. Burimet thanë se dëshmitë e marra nga specialistët dhe hetuesit e Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Policisë së Dibrës, nëpërmjet dëshmive të marra kanë konkluduar se autor i dyshuar i krimit të rëndë është pikërisht Arbër Deda. Ky i fundit pas krimit ishte larguar nga vendi I ngjarjes në një zonë malore të fshatit. Pas identifikimit të autorit të dyshuar të krimit, policia nisi krehjen e zonës, me qëllim gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të krimit. Ndërkaq edhe pse burimet e policisë thonë se dyshimet më të mëdha të tyre në lidhje me krimin lidhen me motivet e xhelozisë së të dyshuarit të krimit.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.10.2013

7

PD: Dyshja Rama-Meta synon shkrirjen e ILDKP Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se po sulmon në mënyrë të padrejtë Inspektoren e Përgjithshme të ILDKP-së, Zana Xhuka. “Partia Demokratike denoncon me forcë sulmet e koordinuara që po organizohen me intensitet nga mazhoranca Rama-Meta kundër institucionit të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, dhe në mënyrë

të veçantë ndaj kreut të këtij institucioni të pavarur, zonjës Zana Xhuka”, - shprehet Bylykbashi në një deklaratë për mediat. Sipas tij, qëllimi i këtij sulmi nga ana e mazhorancës është shkrirja e plotë e institucionit të ILDKP-së. “Qëllimi i vetëm i dyshes RamaMeta është shkrirja e këtij institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit. Me shkatërrimin e këtij institucioni, kjo dyshe kërkon të ketë

dorë të lirë në aferat korruptive që po planifikon”, -vijon Bylykbashi. Deputeti i PD-së bën me dije se sulmet ndaj kryetares së ILDKPsë kanë agravuar deri në kërcënime fizike”. “Ky përshkallëzim i frymës së terrorit institucional është një rrezik flagrant për pavarësinë e institucioneve të pavarura të shtetit të së drejtës dhe luftën ndaj korrupsionit të qeveritarëve”, - deklaroi Bylykbashi.

"Ky përshkallëzim i frymës së terrorit institucional është një rrezik flagrant për pavarësinë e institucioneve të pavarura të shtetit të së drejtës dhe luftën ndaj korrupsionit të qeveritarëve”

“Revolta” në ILDKP

Xhuka: Inskenim politik, kërkoj mbrojtje nga policia Kryeinspektorja e ILDKP ka akuzuar “rivalin” e saj, Shkëlqim Ganaj për dhunë fizike dhe verbale dhe e cilëson kallëzimin penal si të nxitur politikisht. Punonjësit: Na kërkoi të tërhiqnim kallëzimin penal Leonard Bakillari

“Revolta” në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive nuk ka të sosur. Pas dorëzimit në prokurori të kallëzimit penal nga pjesa më e madhe e vartësve të saj, kryeinspektorja Zana Xhuka denoncoi dje publikisht dhunën fizike dhe verbale të ushtruar ndaj saj. Përmes një njoftimi për mediat, kryetarja e ILDKPsë tha se është pezulluar nga detyra inspektori Shkëlqim Ganaj, për ushtrim dhune fizike dhe verbale ndaj saj. Ganaj ka qenë kandidat për detyrën e kryeinspektorit së bashku me zonjën Xhuka, kur kjo e fundit u zgjodh në këtë detyrë. Më pas kryeinspektorja ka bërë edhe një deklaratë për kallëzim, duke e cilësuar atë si të nxitur politikisht. “Konsideroj çdo akt, fjalë dhe veprim, që tashmë me keqardhjen më të thellë rezultojnë të përsëritura, si një qëndrim të politizuar, të paprecedentë politik, të organizuar nga individë brenda dhe jashtë një insti-

tucioni të pavarur, me synimin e vetëm frenimin e Inspektorit të Përgjithshëm, Znj. Zana Xhuka, në përmbushjen e detyrës së saj tërësisht ligjore dhe krejtësisht të pavarur”,- tha në një deklaratë për mediat kryeinspektorja e ILDKP-së. Ajo deklaroi se të gjitha shprehjet dhe insinuatat e deritanishme i konsideron shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës. Në të njëjtën deklaratë, Xhuka njoftoi edhe pezullimin e inspektorit Shkëlqim Ganaj. “Inspektori Shkëlqim Ganaj pezullohet nga detyra për dhunë fizike dhe verbale ndaj një titullari të lartë të shtetit shqiptar në detyrë dhe do të kallëzohet penalisht. Për ketë arsye i kam kërkuar policisë së Qarkut Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbrojtje të veçantë të personit tim dhe familjes sime”, - tha Xhuka. Duke folur për punën e saj, kryeinspektorja deklaroi se të gjitha pozicionet shtetërore që ka mbajtur deri tani janë në përputhje të formimit të lartë qytetar, arsimor, edukativ e profesional që ajo ka. “Si një individ që rrjedh nga familja Gjuka (Xhuka) dhe Familja Shehu, kontribuese në shekuj në shtetformimin e Shqipërisë dhe të Kosovës, me penë dhe me gjak, Ju garantoj se do ta përmbush këtë detyrë me dinjitet, profesionalizëm dhe integritet të lartë, si çdo detyrë të mëparshme, në përputhje të ligjit dhe vetëm ligjit”, - thuhet në mbyllje të deklaratës për mediat. Por

“Si një individ që rrjedh nga familja Gjuka (Xhuka) dhe Familja Shehu, kontribuese në shekuj në shtetformimin e Shqipërisë dhe të Kosovës, me penë dhe me gjak, Ju garantoj se do ta përmbush këtë detyrë me dinjitet, profesionalizëm dhe integritet të lartë, si çdo detyrë të mëparshme, në përputhje të ligjit dhe vetëm ligjit”

menjëherë pas këtij njoftimi reaguan edhe punonjësit që kanë kallëzuar penalisht eproren e tyre. Sipas tyre, rreth orës 9:00 të mëngjesit të djeshëm Inspektorja e Përgjithshme, Zana Xhuka ka thirrur në një takim gjithë stafin e ILDKP-së dhe iu ka kërkuar nënshkrimin e kërkesës për heqjen dorë nga kallëzimi penal që 34 punonjës kanë depozituar në prokurori. “E ndodhur përpara refuzimit të prerë të gjithë kolektivit, Inspektorja e Përgjithshme, zonja Zana Xhuka ka filluar manipulimin e deklaratave të interesave private dhe dosjeve objekt hetimi administrativ”, - thuhet në deklaratën e punonjësve të ILDKP-së. Sipas tyre, në

këtë institucion kanë hyrë persona të jashtëm, të cilët kanë filluar të manipulojnë të dhënat në serverin qendror. “Po sot (dje) në zyrën e Protokollit është emëruar shefja e re e zyrës, e cila ka filluar ndërhyrjet për manipulimin e të dhënave në sektorin e protokoll-arkivit”,- thonë punonjësit, të cilët i bëjnë thirrje Prokurorisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin në ruajtje dokumentacionin zyrtar dhe serverin qendror të të dhënave. Në mbyllje të deklaratës, 34 punonjësit e ILDKP-së kërkojnë pezullimin e kryeinspektores Zana Xhuka deri në një vendim të prokurorisë për kallëzimin e bërë ndaj saj.

Tre inxhinierët e AKBN, të pandehur për lejen minerare Prokuroria akuzon për falsifikim dokumentesh tre zyrtarët, të cilët kanë ndryshuar aktin e verifikimit në terren të lejes minerare Tiranë Tre zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të

Burimeve Natyrore janë marrë të pandehur nga prokuroria për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Inxhinierët Ali Selita, Arian Vokopola dhe Haki Disha, sipas prokurorisë kanë falsifikuar aktin e verifikimit në terren për një leje minerare që kërkohej nga një subjekt. Konkretisht sipas akuzës, një kompani ka bërë kërkesë për leje shfrytëzimi minerare në zonën e Matit. “Shtetasit Ali Selita, Haki Disha dhe Arian Vokopola, punonjës të AKBN-së, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar aktin e verifikimit në terren të datës 18.06.2008, për sipërfaqen për të cilën do të akordohej leja”,- thotë prokuroria. Sipas akuzës, në këtë akt verifikimi, tre punonjësit e AKBN-së me

profesion inxhinier kanë paraqitur të dhëna sikur kjo sipërfaqe ishte e lirë, në një kohë që ajo i ishte akorduar një tjetri subjekti disa kohë më parë. “Të pandehurit kanë pasqyruar rrethanën e rreme për mosekzistencën e mbivendosjes së zonës minerare të kërkuar për shfrytëzim nga subjekti “C......” sh.p.k, me zonën e cila ndërkohë i ishte dhënë për shfrytëzim subjektit “Sh.......” sh.p.k. në vitin 1999”- thotë prokuroria. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej rreth 0.233 km2 në zonën e Matit, e cila në vitin 1999 i është dhënë për shfrytëzim kompanisë “SH...” sh.p.k. Më datë 15.05.2008 Shoqëria “C.....” sh.p.k ka paraqitur pranë Ministrisë së Energjitikës kërkesën për t’u pajisur me leje shfrytëzimi, për mineral kromi në objektin: “Traverbangu nr.7, Shkallë”, Klos, rrethi Mat. Me shkresë zyrtare, METE i është drejtuar AKBN-së që të verifikojë zonën e kërkuar. AKBN ka ngritur grupin e punës të përbërë nga ing. Miniere Ali Selita, ing. Gjeolog Haki Disha dhe ing.

Markshajder Arian Vokopola, të cilët kanë verifikuar në terren zonën e kërkuar dhe kanë mbajtur aktin e verifikimit të datës 18.06.2008. Në bazë të këtij akti verifikimi inxhinierët e AKBN-së kanë arritur në konkluzionet se, ndër të tjera: Lejekërkuesi nuk ka pengesa për t`u pajisur me leje shfrytëzimi dhe mund të vazhdojë procedurat e mëtejshme. Ky studim është miratuar nga Këshilli Teknik i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore duke i dhënë lejen e shfrytëzimit subjektit “C...” sh.p.k. Por ky vendim është kundërshtuar nga subjekti që ushtronte aktivitet në të njëjtin territor që prej vitit 1999, duke argumentuar se leja e dytë kishte mbivendosje me sipërfaqen që shfrytëzohej prej tij. Çështja më pas ka përfunduar në gjykatë, ku është zbuluar edhe akti i verifikimit në terren i firmosur nga tre inxhinierët e AKBN-së, të cilët janë marrë në përgjegjësi penale për falsifikim të dokumenteve, kryer në bashkëpunim. L.Bakillari

Polici plagoset në kokë pas një sherri Një efektiv policie është plagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pas një konflikti për motive banale me një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Burime nga policia bëjnë të ditur se efektivi Gert Agalliu, 36 vjeç, është goditur me mjete të forta në kokë dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda. Në momentin e ngjarjes mësohet se polici ka qenë i veshur civil. 36-vjeçari është shoqëruar menjëherë në Spitalin Ushtarak, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e plagosjes e po punon për arrestimin e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për motive banale.


CMYK

8 23.10.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

KOHA PER STUDIM Atmosferë romatike dhe kujtime të bukura… Zbuloni dimensionin tonë në mobilim …

Kabinet dhe raft librash NEW YORK me 5 sergjenë Materiali melaminë Përmasat 75.5x33.5xH183.5cm

14.490 L Kodi: 23962

Kabinet dhe raft për libra 3 sergjenë Materiali melaminë Përmasat150.5x33.5xH113cm

16.890 L Kodi: 23963

Tavolinë NEW YORK Kabinet dhe raft për libra 3 sergjenë Materiali melaminë Përmasat 75.5x33.5xH110.5cm

Tavolinë pune NEW YORK Formë L, Ngjyrë e bardhë Materiali melaminë, Përmasat 180x75.5 + 72.5x50 x H75cm

20.900 L

E ke te vështirë të përqendrohesh në studim apo punë pas pushimeve verore plot diell? Kjo u ndodh njerëzve në të gjithë botën. Eshtë jo vetëm kalimi nga një stinë në tjetrën, por edhe ndryshimi thebësor I gjendjeve për të cilat truri duhet të angazhohet. Për të rritur përqendrimin një nga elementët që mund t’ju ndihmojë është përmirësimi i ambjentit të studimit apo zyrës nëpërmjet mobiljeve, ndriçimit apo ngjyrës së mureve. Sot po ju propozojmë disa nga artikujt e shumtë në këtë kategori të cilat mund ti gjeni në MEGATEK me çmimet më ekonomike.

11.400 L Kodi:23961

Kodi: 23964

Karrige studimi me rrota Me dizenjo

9.490 L Kodi: 25068

Tavolinë kompjuteri Materiali melaminë Përmasat 70x58x74cm

3.390 L Kodi: 22241

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7, Shqipëri Linja e shërbimit për klientin: Tel.: 04 23 88 333 info@megateksa.com

Tavolinë kompjuteri KINETIC Materiali melaminë Përmasat120x50xH75cm

10.990 L Kodi: 23622

Karrige statike me veshje, Material tekstil Përmasat D58 x W54 x H81cm

2.190 L Kodi: 23568

www.megateksa.com


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.10.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Bakërxhinjtë bukëshkalë të Rubikut D itët e fundit, nëpërmes një emisioni investigativ televiziv u shfaqën sekuenca nga akti i fundit i një maskarade: vjedhja dhe shkatërrimi i Uzinës së Bakrit në Rubik, e justifikuar me dhënien e një kontrate koncesionare me ndryshimin e destinacionit të kësaj uzine. Këtij investigimi që, siç e thonë në zhargon mirditasit: - “Lan’ m…n me sh…ë”, i kanë paraprirë ankesa serioze të qytetarëve të thjeshtë të Rubikut, punëtorëve e specialistëve që kanë shkrirë jetën në atë uzinë, mendjeve të urta e të qytetëruara që u dhimbset çdo vlerë e qenësishme e krijuar në këtë vend. Së fundi është në të njëjtën linjë denoncimi edhe pushteti vendor, Bashkia e Rubikut, pas një rotacioni disi të vonuar të kalimit të pushtetit nga duart e “Skrapistëve Bakërxhinj” në duart e pinjollëve të atyre që e ngritën me zemër, thonj e mendje atë. Tashmë, në atë objekt industrial, më kompetitivin dhe efektivin e Socializmit, kanë mbetur vetëm disa kolona, trarë betoni dhe ca mure tulle që priten nga çasti në çast të shqyhen nga nevojtarët e ndërtimeve në fshat. Midis zërave denoncues spikat në vazhdimësi zëri i një mësuesi të nderuar në pension, Ndre Picaku. Bën mirë që denoncon profesori, pavarësisht se, siç thonë atje në djepin tonë, “asht m’sue uku me cingrema”. Që “alibalët” bashkë me të gjithë balët dhe hienat e tjera të skrapeve duhet të shkojnë përpara drejtësisë, kjo nuk do mend e as kalem. Do vetëm pak vullnet dhe bashkërendim punësh nga Bashkia Rubik, Ministria e sotme e Energjetikës dhe Industrisë, dhe organet e Policisë dhe të Prokurorisë. E keqja, i dashur profesor, nuk ka nisur tani, që ju dhe “Fiksi” denonconi. Fajin fillestar e kanë “adamët” e Rubikut. E kanë ata djem, kolegë të mi, që në vokacionin e tyre, edhe si specialistë të thjeshtë, ndjeheshin si funksionarë dikasteri, si shefa katedrash të Universitetit Politeknik, si “ekspertët” e mëdhenj të bakrit. Uzina i bëri të tillë, nga pothuajse askushër në dikushër, sepse Ajo ishte objekt strategjik dhe teknologjik i klasit të parë. Që nga viti, tashmë i largët, 1936, Rubiku është qendra e mineralogjisë dhe e metalurgjisë shqiptare. Janë tre breza metalurgësh, minatorësh dhe gjeologësh që u “murosën” në themelet e “fortesës industriale shqiptare”.

koment

Dedë Shkurti

Një pyetje shumë dashamirëse, por retorike: i dashur profesor Picaku, - Sa herë kanë ardhur tash së voni, “djemtë e katapultuar në pushtet” të Rubikut, pasi ranë nga fiku, të bisedojnë me baballarët dhe vërsnikët e baballarëve të tyre për fatin e bakrit dhe të Uzinës?!Këtu duhet filluar analiza dhe duhet nxjerrë përfundimi. Marrja e zezë u qoftë! Këtu kanë zënë fill laboratorët dhe katedrat e para të Universitetit të Tiranës, të Akademisë së Shkencave. Këtu j a n ë “ ko l au du a r ” i n x h i n i e r ë t , teknologët dhe ekonomistët tanë të lartë. Këtu dhe vetëm këtu është prodhuar ari, argjendi, platini, seleni dhe teluri shqiptar, këtu është stampuar bimetali për gëzhojat e predhave të kombinateve ushtarake të Gramshit dhe të Poliçanit, pa përmendur prodhimin në masë të artikullit kryesor, bakrit elektrolitik, në sajë të të cilit u ngrit “stacioni i fundit” i përpunimit, Uzina e Telave në Shkodër. Rubiku, për më shumë se tri dekada ka qenë qyteti më të ardhurat më të larta për frymë nga Industria, edhe përpara kryeqytetit. Tërë zona e Rubikut (edhe fshatrat) jetonin në një mirëqenie relativisht të lartë. Këtë, ia vlen ta ilustrojmë me një shembull që sot duket qesharak: nëpër shtëpi kishin mbetur vetëm të moshuarit, kooperativat bujqësore ishin në krizë të vazhdueshme për forca pune, (nuk kishte kush t’i ngiste qetë), edhe kabinetet e Shkollës së Mesme Industriale në Rubik ishin në mjediset e Uzinës.

Gradualisht, me kohë, Uzina filloi të konsolidojë ”Elitën” e vet teknokratike me djem dhe vajza të arsimuara jo vetëm nga Mirdita, por nga e gjithë Shqipëria. Rubiku, pas Tiranës, po bëhej një qytet kozmopolit, (në kuptimin e ekzagjeruar të asaj kohe). Këto “kuadro” të shkolluar e të punësuar me fat dhe me miq të partishëm, filluan të krekosen. Teknologjia bashkëkohore nuk iu linte shumë kohë për vramendje e rifreskim dijesh. Filloi t’u krijohej ideja se vetëm ata “ishin prerë’ për ato pozicione pune, se për ata ishin presidiumet, medaljet e “Heroit të Punës”, certifikatat e kualifikimeve, gradat shkencore pa ndonjë kokëçarje të madhe e mbi të gjitha, synimet për karrierë politike dhe pushtetore të mbështetur në dogmën socialiste, “me prejardhje dhe të kalitur në gjirin e klasës punëtore”. Këta do të ishin të parët në listat për deputetë, kryetarë, zëvendës e ministra. Me ndërrimin e sistemit, kur meritokracia filloi të ngrinte krye mbi dogmën dhe tullumbacefryrjen , këta “diturakë province” tashmë, filluan të marrin qëndrime e role të reja. Është çudi e madhe, por edhe mjerim më i madh, se, kur punëtorët e Rubikut kërkonin ta riaktivizonin Uzinën, ata bënin poza akademikësh se “industria e bakrit qenka jorentabël”. Janë ata që çuan ALBBAKËR-in në Tiranë. Janë ata që i dhanë Munellën kanadezit dhe turkut, që filluan t’iu përgjëroheshin e gëzoheshin fitimit të paligjshëm të ndonjë leku nga shitjet e projekteve të paarkivuara e të painventarizuara gjeologjike, të qindra tonëve bakërishte, e tunxheve, të skorjeve të mineraleve të rralla por edhe të skorjes masive, të transformatorëve, elektrokompresorëve, të makinave metalprerëse e të shumë pajisjeve të tjera. Megjithë rezistencën stoike të një teknologu vendas, Nikoll Marku, ato shkatërruan laboratorin modern dhe, janë prapë ata që e çuan në gërmadhë pothuajse përfundimisht Uzinën e Rubikut! Një pyetje shumë dashamirëse, por retorike: i dashur profesor Picaku, - Sa herë kanë ardhur tash së voni, “djemtë e katapultuar në pushtet” të Rubikut, pasi ranë nga fiku, të bisedojnë me baballarët dhe vërsnikët e baballarëve të tyre për fatin e bakrit dhe të Uzinës?! Këtu duhet filluar analiza dhe duhet nxjerrë përfundimi. Marrja e zezë u qoftë!

Zhan Dogana

Nëpunësi Civil, pasiguri për administratën në bazë Eugen Isaj

L

igji për “Nëpunësin Civil” po përjetohet keq, jo vetëm në qendër, por edhe në nivelet bazë të administratës. E gjithë kjo që po ndodh, ka provokuar një lloj pasigurie dhe shpërqendrimi masiv që, në fund fare, konvertohet me ulje të ritmit të institucioneve dhe rënie të shërbimeve ndaj qytetarëve. Pa analizuar të kaluarën, me të mirat dhe të këqijat për mënyrën se si është vepruar me rekrutimin e administratës shqiptare, sot është realitet se nëpër institucione kontribuojnë specialistë kompetentë, të cilët kanë mundur të arsimohen në universitetet më të mira brenda dhe jashtë vendit. Njëkohësisht ata zotërojnë edhe eksperiencën e nevojshme e janë profesionistë të vërtetë për t’u përballur me sfidat e integrimit europian. U desh shumë përpjekje për të arritur konsensusin politik deri në 30 maj të këtij viti, datë kur u miratua në parlament ligji mbi “Nëpunësin Civil”. Sipas specialistëve ky ishte një ndër ligjet më të mira, që e afron administratën tonë me standardet e BE-së. Miratimi në parlament i ligjit me shumicë absolute votash, pavarësisht bindjeve, u dha garanci punonjësve të administratës që të mos ishin më pre e emërimeve dhe shkarkimeve politike. Për të gjithë ne, dhe në interes të qytetarëve, filloi një erë e re. Fatkeqësisht, sot jemi sërish në një situatë krejt të padëshiruar. Ndërsa pritej që më 1 tetor ai të hynte në fuqi zyrtarisht, tashmë me vendim qeverie u shty për 6 muaj me argumentin se nuk ishte i plotë dhe se nevojiteshin aktet nënligjore. Nëse vërtet kjo që u vendos do të ishte e pastër dhe pa prapaskena politike, atëherë, së pari, duhej paralajmëruar me kohë që do të kryheshin ndryshime, dhe, së dyti, këto ndryshime apo akte nënligjore mund të kryhen edhe gjatë qeverisjes duke e lënë administratën që të punojë e qetë. Fundja, rregullimin e këtyre akteve e përcakton vetë ligji. Ne nuk duam të besojmë se kjo përpjekje bëhet qëllimisht për të spastruar administratën dhe për zëvendësuar profesionistët me militantë partiakë. Kjo nuk i vlen askujt. Qytetarëve dhe vendit jo e jo, por edhe vetë forcave politike. Personalisht jam për aplikimin e kritereve profesionale, shkallës së kualifikimit dhe meritokracisë në rekrutimin e administratës publike. Në Elbasan ekziston një eksperiencë pozitive në këtë drejtim. Një model qeverisjeje që duket se deri më tani ka qëndruar përtej ndikimeve partiake. Pra, një traditë institucionale para se të miratohej Kodi i Nëpunësit Civil. Natyrisht, edhe këtu ka pasur raste për t’u diskutuar. Janë bërë edhe gabime. Por asnjëherë pushime në masë, apo zëvendësime absurde të militantizmit me profesionalizmin. Një eksperiencë e tillë ka ekzistuar e vazhdon të ekzistojë në Këshillin e Qarkut. Në këtë institucion ka nëpunës e specialistë që gjatë këtyre viteve kanë dëshmuar se janë mjaft të nevojshëm për komunitetin. Madje, janë vetë njësitë vendore dhe banorët e qarkut që nuk do të mirëprisnin largimin e tyre nga puna sepse, në sajë të aftësive të tyre, ata kanë kuptuar përfitimet direkte. Kështu, tashmë janë të prekshme Strategjia për Zhvillimin Rajonal të Elbasanit, Strategjia e Plan-Veprimit për Fëmijët 2013-2016, studimet për arsimin dhe formimin profesional, për çështjet sociale në shkallë qarku, studimet për planet urbanistike të qyteteve dhe komunave. Aplikimin e projekteve në infrastrukturë, në pyje, në mjedis, në konkretizimin e objektivave të mijëvjeçarit, planit të veprimit në turizëm, të bashkëpunimit ndërkufitar etj. Përveçse është vrasëse për ata e familjet e tyre një largim i mundshëm nga puna, ndërkohë është mjaft e vështirë të gjenden profesionistë për t’i zëvendësuar. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Prefekturën e Elbasanit dhe Bashkinë e këtij qyteti, institucione të cilat profesionistët e vërtetë nuk i kanë ndërruar me militantizmin. Në Bashkinë e qeverisur nga socialistët punojnë e madje shprehin hapur bindjet e tyre të djathta mjaft nëpunës, po kështu edhe në Prefekturën e drejtuar deri më tani nga demokratët kanë punuar të qetë mjaft socialistë. Një nga premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale nga mazhoranca aktuale në Elbasan ishte edhe punësimi. Kjo është krejt normale për një program partie. Por kthehet në anormalitet kur nuk zbatohet ligji në këtë rast. Sipas informacioneve të marra, vetëm gjatë fushatës u premtua punësim në administratë dhe u depozituan mbi 1000 CV për mbështetësit e majtë. Pa paragjykuar, mes tyre mund të ketë edhe njerëz të zotë. Por merret me mend se jo të gjithë janë të aftë. Ndaj është mjaft e rëndësishme që të hyjë menjëherë në fuqi e të aplikohet Kodi i Nëpunësit Civil me synim krijimin e një shërbimi të qëndrueshëm, profesional dhe efecient. Pranimi të kryhet në bazën e konkurrimit të hapur të bazuar në merita, të pavarësisë dhe integritetit, të paanësisë politike, të transparencës, të shërbimit ndaj publikut, të vazhdimësisë së karrierës, të përgjegjësisë dhe korrektësisë në zbatimin e legjislacionit në fuqi. Kjo na afron me familjen europiane ku synojmë. *Kryetar i Këshillit të Qarkut Elbasan


op-ed

2

Blog / Tuna dhe Miley, shpjeguar nga një mashkull

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Njeriu më i censuruar në Francë vjen në Festivalin e Filmit në Tiranë

23.10.2013

Universitet / Politika e jashtme dhe diplomacia, theksi te partnerët strategjikë

11 Pikëpamja e qeverisë për ekonominë mund të përmblidhet në pak fraza të shkurtra: nëse lëviz, taksoje. Nëse vazhdon të lëvizë, rregulloje. Dhe nëse ndalon së lëvizuri, subvencionoje. - Ronald Reagan

Voto Erdoganin! M

ë parë se për Ramadan Mujën, Eqrem Kryeziun a ndonjë tjetër, turqit në zgjedhjet e 3 nëntorit do të votojnë për Rexhep Taip Erdoganin. Ai mund të vendosë se kush do ta fitojë Prizrenin. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan mund t’ia bëjë një argat të madh “vëllait” të vet kosovar, Hashim Thaçit, kur të mërkurën të zbarkojë në Prizren, në një vizitë e cila po realizohet gjatë një fushate elektorale, me ç’rast edhe do të përurohet terminali i ri i Aeroportit të Prishtinës. Ai do t’iu drejtohet bashkëkombësve të tij turq, përfaqësuesit politikë të të cilëve kanë arritur një marrëveshje me Hashim Thaçin për ta mbështetur kandidatin e kësaj partie në Prizren. Por, përderisa janë përfolur plasaritje në mesin e turqve, një pjesë e të cilëve kanë dashur ta kenë kandidatin e vet për kryetar të komunës në të cilën jetojnë me shumicë, duket se vizita e “vëllait të madh” Erdogan do të mund ta qetësojë situatën. Është vështirë të besohet se vizita e Erdoganit në Kosovë bëhet rastësisht në kohë fushate, siç është vështirë të besohet, po ashtu, se ai nuk do të përpiqet, mbase jo në mënyrë të hapur, ta ndihmojë

Thaçin në fushatë. Dikujt mund t’i duket qesharake që një kryeministër i një shteti të madh, si Turqia, të mund të interferojë në zgjedhjet e një shteti të vogël si Kosova. Por, po të merren parasysh interesat e Turqisë në Kosovë, sjelljet dhe veprimet e tilla tingëllojnë normale. Që nga koha kur Hashim Thaçi është kryeministër i Kosovës, Turqia ka arritur që të bëhet pronare e disa aseteve të rëndësishme publike të Kosovës. Pas Aeroportit, i cili iu dha turqve për 20 vjetët e ardhshëm, edhe Distribucioni i KEK-ut iu dha po “vëllezërve” turq, madje për një shumë të papërfillshme prej 26 milionë eurosh. Ndërkohë që autostrada kosovare po ndërtohet, po ashtu, nga një konsorcium turkoamerikan. Nuk është hera e parë që Erdogan gjen kohë të vijë në Kosovë për ta takuar dhe për ta lajkatuar Thaçin, ashtu siç nuk është hera e parë që edhe ministra turq duken këndejpari me kërkesa të prera, siç ishte ajo për ndryshimin e historisë së kohës së Perandorisë Osmane. Dhe, po ashtu, nuk është hera e parë që qeveritarët kosovarë pranojnë gjithë çfarë iu vjen nga Turqia, pa e menduar dy herë dhe pa e çarë hiç

kokën nëse ato kërkesa janë në dëm të kosovarëve. Me një qasje aspak të barabartë, paternaliste, madje edhe hegjemoniste, shteti turk vazhdon të sillet me Kosovën si një baba autoritativ ndaj një fëmije qaraman. Erdogan vendos se si do të duket një pjesë e historisë në librat shkollorë ashtu siç, besoni a jo, ai mund të vendosë edhe për xhaminë që pritet të ndërtohet në Prishtinë. Natyrisht, për gjithçka e ka mbështetjen e Thaçit, por dyshoj që Ankarasë do t’i kishin rezistuar as liderët tjerë po të ishin në vend të tij. Nuk ka faj Erdogani në këtë rast, por fajtorë janë vetë politikanët kosovarë, shumica e të cilëve e kanë për nder të funksionojnë nën urdhrat e tjetërkujt, aq më shumë të Turqisë. *** Kur Rexhep Taip Erdogan të zbresë të mërkurën në Prizren, më i lumturi ndër të gjithë do të jetë Hashim Thaçi. PDK nuk i ka punët mirë në “Jerusalemin” e saj, që rrezikon fort t’i rrëshqasë nga dora. Thaçi i ka shpeshtuar vizitat atje, derë më derë e lagje më lagje, në përpjekje për ta rimarrë edhe njëherë pushtetin me Ramadan Mujën e dyshuar për

koment Imer Mushkolaj

Kështu, Thaçi mund të shpresojë që ato mesazhe të konvertohen në vota për kandidatin e partisë së tij. Natyrisht, si shpërblim, ndonjë kërkesë “e vockël” e Turqisë mund të përmbushet në çast. Sepse, Erdoganit nuk bën dhe nuk guxohet t’i thuhet jo. Më parë se për Ramadan Mujën, Eqrem Kryeziun a ndonjë tjetër, turqit në zgjedhjet e 3 nëntorit do të votojnë për Rexhep Taip Erdoganin. Ai mund të vendosë se kush do ta fitojë Prizrenin.

korrupsion. Por, ndihma e madhe duket t’i vijë këto ditë. Nuk ka njeri dhe vend më të përshtatshëm për të sesa Erdogani në Prizren dhe nuk ka kohë më të përshtatshme për vizitën e tij sesa tash, në kohë zgjedhjesh. Do të ishte e papranueshme që Erdogan, si një burrështetas, të jepte mesazhe eksplicite mbështetëse për opsionin politik të Thaçit, por lëvdatat për Thaçin nuk pritet të mungojnë. Aq më pak tash kur Thaçi i është kthyer atij në një partner të përshtatshëm për realizimin e qëllimeve të veta dhe të shtetit që udhëheq. Turqit kosovarë janë shumë të lidhur me shtetin amë dhe, në këtë kontekst, mesazhet e Erdoganit janë shumë të rëndësishme për ta. Kështu, Thaçi mund të shpresojë që ato mesazhe të konvertohen në vota për kandidatin e partisë së tij. Natyrisht, si shpërblim, ndonjë kërkesë “e vockël” e Turqisë mund të përmbushet në çast. Sepse, Erdoganit nuk bën dhe nuk guxohet t’i thuhet jo. Më parë se për Ramadan Mujën, Eqrem Kryeziun a ndonjë tjetër, turqit në zgjedhjet e 3 nëntorit do të votojnë për Rexhep Taip Erdoganin. Ai mund të vendosë se kush do ta fitojë Prizrenin.

Sekretet e suksesit të ekonomisë gjermane Bota është e mrekulluar nga ekonomia më e madhe e Europës, që megjithë krizën e përbotshme shënon rritje dhe i ul borxhet. Prej kohësh bëhet fjalë për «modelin Gjermania». Nga se përbëhet ky model?

P

ër suksesin e një ekonomie kombëtare, rendi ekonomik nuk është i parëndësishëm, në fund të fundit ai krijon kuadrin për aktivitetet ekonomike. Në Gjermani, ky rend mund të quhej “ekonomi sociale tregu”. Ai bazohet nga njëra anë në konkurrencën kapitaliste dhe nga ana tjetër i lejon shtetit të ndërmarrë korrektura sociale. Rrënjët janë në shekullin 19: “Bismarck-u, të cilin atëherë e quanin edhe ‘kancelar të hekurt’, hapi rrugën për legjislacionin social, duke krijuar sigurimet për pensionet dhe ato shëndetësore”, thotë Werner Schreiber, ish-ministër i Çështjeve Sociale në landin e Saksoni-Anhaltit. Kjo u krye duke bërë një ndarje të barabartë, pra: gjysmën e paguante punonjësi, gjysmën tjetër e mori përsipër punëdhënësi. Ky parim përbën edhe sot bërthamën e legjislacionit social, i cili pas Luftës së Dytë Botërore u zgjerua me politikën ndaj familjes, ndihmën sociale dhe shumë elementë të tjerë. Në ekonominë sociale të tregut bën pjesë edhe autonomia tarifore: “Kjo do të thotë se sindikatat dhe punëdhënësit bien dakord me njëri-tjetrin për

koment Deutsche Welle

pagat, pa ndikimin e shtetit”, thotë Schreiber. Bashkëpunimi si partnerë midis sindikatave dhe punëdhënësve ka bërë në dekadat e kaluara që në Gjermani janë zhvilluar pak greva - një pikë tjetër shtesë për Gjermaninë si zonë ekonomike. Në një kohë kur përreth Gjermanisë papunësia kap maja rekord, në Gjermani është krijuar një mrekulli e tregut të punës. 42 milionë vetë kanë punë - kaq sa kurrë më parë në historinë e RFGJ. Ky sukses i dedikohet edhe Axhendës 2010, reformës së tregut të punës dhjetë vjet të shkuara: “Një pikë e rëndësishme këtu është krijimi i një sektori të pagave të ulëta si dhe zhdërvjelltësimi i tregjeve të punës. Kjo krijoi nga njëra anë më shumë vende pune, por nga ana tjetër edhe shumë punë që paguhen shumë keq”, thotë Uli Brückner nga Stanford University. Pavarësisht se kush do të marrë pjesë në qeverinë e re: qeveria do të përpiqet që t’i eliminojë zhvillimet negative të kësaj reforme. Do të kemi ndoshta korrigjime të vogla, në vend të kërcimeve të mëdha si Axhenda 2010: “Gjermania ka një konsensus të

madh social në faktin, se ne i shohim shumë gjëra si një lloj arritjeje inxhinierike. Sistemi ynë politik është si një ingranazh, ku institucione të ndryshme lëvizin njëra-tjetrën mbi bazën e një rendi juridik”, thotë Brückner. Rendimenti i inxhinierëve të vërtetë në Gjermani është i shkëlqyer. Çdo vit në tregun e punës mbërrijnë 100.000 inxhinierë dhe specialistë të shkencave të natyrës të rinj, të cilët sapo kanë përfunduar një shkollim të shkëlqyer në njërën nga 200 shkollat e larta profesionale ose në një universitet teknik. Për produktivitetin e lartë këtu ndikon edhe fuqia punëtore që nuk ka ndjekur shkollat e larta, por që ka megjithatë një kualifikim shumë të mirë. Kjo i dedikohet sistemit dual të arsimit, që i ka rrënjët në sistemin mesjetar të shkollimit të artizanëve. Në këtë kuadër, të rinjtë i fitojnë dijet praktike në një sipërmarrje, ndërsa dijet bazë teorike i fitojnë në një shkollë profesionale. Uli Brückner sjell një shembull: “Kur punoj në sektorin e logjistikës, unë mësoj gjuhë, kontabilitet, dije për tregjet, të cilat janë si të thuash kuadri, brenda të cilit unë lëviz si ekspert i spedicionit dhe i logjistikës. Kështu që ekonomia gjermane furnizohet çdo vit me një numër të sigurt punonjësish të specializuar. Nga kjo përfiton para së gjithash klasa e mesme - shtylla vertebrore e ekonomisë gjermane. Në klasën e mesme bën pjesë ai që nuk punëson më shumë se 500 vetë. Këta janë më shumë se

99% e tre milionë sipërmarrësve në Gjermani. Shumica e këtyre sipërmarrjeve janë në pronësi familjare. Për Klaus-Heiner Röhl, nga Instituti i Ekonomisë Gjermane (IW) ky është edhe shkaku se pse industria mban në Gjermani një peshë prej rreth 26 për qind të rendimentit ekonomik, në një kohë kur në vendet e tjera deindustrializimi ka avancuar në një masë të konsiderueshme. “Kjo do të thotë, familja ka këtë sipërmarrje dhe asgjë tjetër, në një kohë kur në Britaninë e Madhe një sipërmarrje ka kohë që është e pranishme në tregun e kapitalit, aksionet e saj ndoshta janë blerë nga një sipërmarrje e madhe dhe dikur, fabrika mbyllet në Britaninë e Madhe, ndërsa prodhimi zhvendoset në botën e jashtme”. Në Gjermani, qendra e jetës së familjes është te sipërmarrja dhe kjo natyrisht që mbetet në Gjermani, thotë Röhl. Shumica e këtyre familjeve kanë një rezervë të mirë kapitali, dhe prandaj nuk e nxjerrin në bursë sipërmarrjen e tyre. Kjo bën të mundur një orientim afatgjatë: “Ato nuk bëjnë plane tremujore në përputhje të të dhënave të bursës, por i vënë vetes disa objektiva afatgjate, të cilat ndiqen. Për këtë nuk veprohet me ngut. Ekspansioni avancon aq shpejt sa mund të përballojë ndërmarrja”, thotë eksperti i IW. Meqenëse sipërmarrjet gjermane duhet të kenë sukses para së gjithash në konkurrencë me vendet e pagave të ulëta, para së gjithash nga Azia, shpesh nuk mjafton të ofrosh një

produkt të mirë. Në “Made in Germany” bëjnë pjesë ndërkohë një sërë shërbimesh, mendon Röhl. «Një sipërmarrje nuk shet vetëm një makinë, por edhe e shkollon kolektivin e blerësit, ofron shërbim riparimi gjatë 24 orëve të ditës. “Garancia për suksesin e “Modelit Gjermania” konsiston tek teknologjia e lartë. Gjermania është e “dënuar” të bëjë inovacione, sepse nuk ka pasuri nëntokësore të konsiderueshme. Njëmbëdhjetë për qind e punonjësve në Gjermani punojnë në sipërmarrje të teknologjisë së lartë, shumë më tepër se mesatarja e BE. Çdo vit, për kërkime shkencore jepen rreth 70 miliardë euro, më shumë se në çdo vend tjetër të Europës. Në fushën e infrastrukturës: vetëm pak vende të botës zotërojnë rrjete të tilla të gjera të energjisë, telekomunikacionit, rrugëve, hekurudhave dhe fluturimeve si Gjermania. Që nga Berlini mund të arrish brenda 24 orësh të gjitha vendet e Europës. Kjo sigurisht që ka të bëjë edhe me pozitën gjeografike të Gjermanisë. Të vendosur në zemër të Europës, gjermanët kanë edhe një klimë të përshtatshme, thotë Brückner. “Ne nuk kemi valë vape të tepruar, as furtuna tufanesh, të cilat janë shock për ekonominë. Klima këtu është e moderuar dhe e freskët. Kjo bën që nëpër shekuj në Gjermani janë krijuar kushte më të përshtatshme rritjeje ekonomike dhe prodhimi, se në skajet e Europës. Edhe nga kjo Gjermania nuk përfiton pak”.


12

universitet

Forumi

Panelistë në këtë forum ishin disa prej anëtarëve të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, të cilët janë njëkohësisht diplomatë të mirënjohur dhe njohës të mirë të politikës së jashtme si; Pëllumb Xhufi, Fatos Tarifa, Paskal Milo, Ksenofon Krisafi, Përparim Fuga dhe Roland Bimo Ditmir Bushati “Cilat janë bazat e politikës së jashtme të Shqipërisë mund të përcaktohet vetëm nga marrëdhëniet me vendet e tjera, si dhe sa i takon perspektivës të anëtarësimit europian. Kështu nevojitet konsolidim i pozicionit të Shqipërisë në bashkëpunimin shumëpalësh. Kjo po ndërtohet në bazë të veprimit në nivel rajonal, europian e më gjerë. Po kështu përfshihet edhe pjesa e trashëgimisë politike dhe diplomacisë së shtetit Shqiptar.

Fatos Tarifa “Greqia nuk është partner strategjik i yni, pasi nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Turqia mund të konsiderohet partner strategjik”, tha Tarifa.

Paskal Milo Mbajti një kumtesë mbi Fqinjësinë dhe bashkëpunimin rajonal në politikën e jashtme të shtetit shqiptar akuzoi Greqinë se mban ende të fshehtë ligjin e luftës dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë aq të mira sa pretendohet

Akademia e Arteve dhe Shkencave: Politika e jashtme dhe diplomacia shqiptare, theksi te partnerët strategjikë Akademia e Arteve dhe Shkencave mbajti dje forumin e saj të pestë publik mbi Politikën e jashtme dhe diplomacinë shqiptare. Pjesëmarrësit adresuan disa çështje te rëndësishme ku mes tyre ishte nevoja për riformulim të marrëdhënieve strategjike me Greqinë . Më shumë sesa vend fqinj dhe partner strategjik, Greqia ka treguar se është vend rival me Shqipërinë. Të këtij mendimi ishin pjesëmarrësit e forumit të pestë të Akademisë shqiptare të Arteve dhe Shkencave, e cila u mbajt dje në mjediset e Hotel Tirana International dhe ku u diskutua mbi çështjet e Politikës së jashtme dhe diplomacisë shqiptare. Në këtë forum të pestë publik ku morën pjesë ambasadorë dhe anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë, ish ambasadorë dhe ish diplomatë shqiptarë, si edhe përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe akademike e studentë u adresuan disa çështje të rëndësishme qe kane të bëjnë me politikën e jashtme të shtetit shqiptar dhe diplomacinë, si instrument i saj. I ftuar në këtë forum ishte edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati , i cili u ndal tek bazat e politikës së jashtme të Shqipërisë, dhe tek anëtarësimi i vendit në NATO. “Cilat janë bazat e politikës së jashtme të Shqipërisë mund të përcaktohet vetëm nga marrëdhëniet me vendet e tjera, si dhe sa i takon perspektivës të anëtarësimit europian. Kështu nevojitet konsolidim i pozicionit të Shqipërisë në bashkëpunimin shumëpalësh. Kjo po ndërtohet në bazë të ve-

primit në nivel rajonal, europian e më gjerë. Po kështu përfshihet edhe pjesa e trashëgimisë politike dhe diplomacisë së shtetit Shqiptar. Anëtarësimi në NATO i jep Shqipërisë një dimension që nuk e ka pasur para këtij statusi. Po kështu edhe pavarësia e Kosovës ka një rol të rëndësishëm”, tha Bushati, duke shtuar se një nga përparësitë e politikës sonë të jashtme është padyshim anëtarësimi në BE. Ministri gjithashtu u ndal edhe tek shqiptarët e Maqedonisë dhe çështja çame. “Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni janë prioritet i politikës së jashtme shqiptare, po kështu prioritet është edhe çështja çame, si dhe konsolidimi i marrëdhënieve me fqinjët tanë. Ky konsolidim do mbështetet në projektet strategjike. Përparësi do t’i jepet diplomacisë energjetike, sidomos pas nënshkrimit të projektit TAP. TAP do jetë një projekt paqe. Falë këtij projekti Shqipëria do të sigurojë energji, e cila do të kalojë edhe për rajonin dhe Europën. Ky projekt kërkon që Shqipëria të jetë më aktive”, u shpreh Bushati. Ministri Bushati tha se vendi ynë do të thellojë me tej bashkëpunimin me SHBA dhe BE, edhe në kuadër të integrimit europian të vendit. Panelistët e tjerë në këtë forum ishin disa prej anëtareve te Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, të cilët janë, njëkohësisht, diplomatë të mirënjohur dhe njohës të mirë d të politikës së jashtme si; Pëllumb Xhufi, Fatos Tarifa, Paskal Milo, Ksenofon Krisafi, Perparim Fuga dhe Roland Bimo. Ish -ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, tha se qëllimet strategjike duhet të jenë të arritshme, ndërsa u ndal tek partnerët strategjikë të vendit, dhe marrëdhëniet me Greqinë. “Greqia nuk është partner strategjik

i yni, pasi nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Turqia mund të konsiderohet partner strategjik”, tha Tarifa. Ish Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Paskal Milo, i cili mbajti një kumtesë mbi Fqinjësinë dhe bashkëpunimin rajonal në politikën e jashtme të shtetit shqiptar akuzoi Greqinë se mban ende të fshehtë ligjin e luftës dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë aq të mira sa pretendohet, duke iu referuar edhe vizitës së ministrit të jashtëm grek Venizellos pak ditë më parë në kryeqytetin shqiptar. Milo shtoi se maqedonizimi i marrëdhënieve Shqipëri-

Greqi nuk i duhet Greqisë së zhytur në krizën ekomomike dhe as Shqipërisë nuk i leverdis si bllokues i procesit të integrimit, ndaj çështja kërkon trajtim të kujdesshëm. Ish diplomatët përmes këtij forumi kërkuan riformulimin e marrëdhënieve me Greqinë pasi më shumë sesa partnere strategjike sillet si rivale me Shqipërinë. Kjo u evidentua edhe nga kumtesa e historianit Pëllum Xhufi i cili në kumtesën e tij foli rreth disa ngjarjeve historike , si mësime për të nxjerrë në planin e politikës së jashtme. Ish ambasadori Ksenofon Krisafi foli për ven-

din si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe marrëdhëniet me institucionet ndërkombëtare. diplomati Roland Bimo foli mbi sistemin e shërbimit diplomatik të Shqipërisë, ndërsa anëtari i Akademisë Përparim Fuga vuri theksin te siguria kombëtare si bazë ontologjike e politikës sonë të jashtme. Në më pak se dy vjet nga krijimi i saj, në dhjetor të vitit 2011, Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, në përmbushje të misionit të saj akademik e publik, ka organizuar 5 forume te hapura për çështje madhore që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.

“POWER & JUSTICE” PUBLIKIM I VENDIMIT TE ANKANDIT Shoqeria “Power & Justice” sh.p.k (P&J) bazuar ne nenet 567, 568 e vijues te K.Pr.Civile shpall shitjen me ankand te pasurise se palujteshme te pales debitore te perbera nga: • • • •

“Bodrum” - me numer pasurie 2/331+7-53/3B e ndodhur ne Tirane ne rr “M. Gjollesha” , e ndodhur ne Z K Nr.8270, volumi 17, fq.205, me sip.totale 21 m2, me vlere fillestare 940.800 leke. “Bodrum” - me numer pasurie 2/331+7-B e ndodhur ne Tirane ne rr “M. Gjollesha” , e ndodhur ne Z K Nr.8270, volumi 20, fq.76, me sip. totale 12.6 m2, me vlere fillestare 564.480 leke. “Bodrum” - me numer pasurie 2/331+7-54/B1 e ndodhur ne Tirane ne rr “M Gjollesha”, e ndodhur ne Z K Nr.8270 volumi 17 fq.209, me sip. totale 21.8 m2, me vlere fillestare 976.640 leke. “Bodrum” - me numer pasurie 2/331+7-53/1B e ndodhur ne Tirane ne rr “M Gjollesha” , e ndodhur ne Z K Nr.8270 volumi 17 fq.207, me sip. totale 23.50 m2, me vlere fillestare 1.052.800 leke.

Ankandi i pasurive te paluajteshme te pales debitore fillon me cmimin fillestar ne masen prej 3.534.720 Leke (tre milion e peseqind e tridhejete e kater mije e shtateqind e njezete). Ankandi do te qendroje i hapur dhe do te zhvillohet ne date 28.10.2013 prane zyres se shoqerise permbarimore te ndodhur ne adresen Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqerise “Gora” Kulla 3, Kati 2, Zyra nr. 2. Ofertuesit qe jane te interesuar mund te kontaktojne me shoqerine nepermjet numurit te tel. 00355 67 20 82543,nepermjet e-mailit ilir_dervishaj@yahoo.com si dhe faqen WEB www.powerjustice-al.com.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13

23.10.2013

Kinema TIFF

Tirana International Film Festival (TIFF) i krijuar që në vitin 2003, vjen në edicionin e tij të 11-të, në një format më të plotësuar se vitet e tjera. I shenjuar herë pas here nga vështirësitë financiare, edicioni i këtij viti duket më i larmishëm ...

Shqipëria

Te kategoria e filmit me metrazh të gjatë, ku konkurrojnë 8 filma nga Shqipëria, Ukraina, Franca, Rumania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Greqia e Spanja. Shqipëria përfaqësohet me filmin e Robert Budinës “Agon”

Tirana International Film Festival (TIFF) vjen në edicionin e 11-të të tij me prodhimet më të reja të viteve të fundit në kinema

Regjisori dhe skenaristi Yves Boisset

Njeriu më i censuruar në Francë vjen në Festivalin e Filmit në Tiranë K

ur “La Nouvel Observator” e cilësoi si “njeriu më i censuruar në Francë”, Yves Boisset kishte kaluar jo pak peripeci për shkak të punës. “Jeta është një zgjedhje” shkruan ai në biografinë e tij, dhe e tillë ishte për regjisorin e skenaristin më të famshëm francez që vjen për herë të parë në Tiranë si i ftuar në “Tirana International Film Festival”. “E pra, unë kam qenë shumë i lumtur kur isha i suksesshëm, por shumë më i trishtuar kur më kanë penguar të bëj filma. Kjo është pjesa më brutale e karrierës sime, që vinte më së shumti për arsye politike. Megjithatë, unë u përpoqa të mbijetoja duke bërë filma televizivë”, - është shprehur regjisori francez, i cili do të gjejë shumë histori të ngjashme shqiptare në Tiranë. E ka nisur karrierën e tij si asistent/regjisor, përkrah emrave të njohur si Hossein, Cioampi dhe Clement, për të eksperimentuar më pas në filmat e shkurtër në vitin 1960. Është cilësuar dhe si një regjisor i filmit social dhe trillerit politik. Ky i

fundit jo pak herë i ka hapur probleme, ku ka marrë deri dhe kërcënime me vdekje. Në vitin 1972 me filmin “Atentati” ai fitoi kupën e argjendtë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë. Regjisori dhe skenaristi i famshëm Yves Boisset, do të jetë i pranishëm në Tiranë sot në ceremoninë e hapjes së festivalit. Ai do të rishfaqë pas 40 vjetësh filmin e tij të famshëm “L’attentat”, (“Atentati”, 1972), ku interpretojnë disa nga aktorët më të mëdhenj francezë, si Jean-Louis Trintignant, Michel Piçoli, Gian Maria Volonte, Michel Bouquet, Bruno Cremer, Philippe Noiret, François Perier, Roy Scheider, etj. Tirana International Film Festival (TIFF) i krijuar që në vitin 2003, vjen në edicionin e tij të 11-të, në një format më të plotësuar se vitet e tjera. I shenjuar herë pas here nga vështirësitë financiare, edicioni i këtij viti duket më i larmishëm jo vetëm nga numri i madh i filmave që do të shfaqen në nëntë ditët e këtij festivali, por dhe përsa i përket organizimit të programeve speciale si seminare, tryeza takimesh me au-

Pjesa më e madhe e filmave që do të shfaqen janë prodhime të tri viteve të fundit. Në konkurrim do të jenë 96 filma të ndarë sipas kategorive: filma artistikë me metrazh të gjatë, filma shqiptarë, me metrazh të shkurtër, dokumentarë, të animuar dhe eksperimentalë...

torë të njohur, masterklas-at me studentë të filmit etj. Pjesa më e madhe e filmave që do të shfaqen janë prodhime të tri viteve të fundit. Në konkurrim do të jenë 96 filma të ndarë sipas kategorive: filma artistikë me metrazh të gjatë, filma shqiptarë, me metrazh të shkurtër, dokumentarë, të animuar dhe eksperimentalë. Një gare të tillë filmi, e vetmja në llojin e saj që organizohet në Tiranë, nuk do t’i mungojnë edhe të ftuarit specialë. Këtë vit krahas kategorisë së filmave të shkurtër dhe atij dokumentar do të shtohet dhe kategoria e filmit me metrazh të gjatë, ku konkurrojnë 8 filma nga Shqipëria, Ukraina, Franca, Rumania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Greqia e Spanja. Shqipëria përfaqësohet me filmin e Robert Budinës “Agon”. Në kategorinë e filmit shqip do të shfaqen 14 filma; me metrazh të shkurtër, dokumentari, të animuarit dhe eksperimentalë. Here be dhe dragonj, premiera shqiptare

Impresionet për Shqipërinë marrë nga televizori dhe kinemaja, regjisori Mark Cousin i ndërthur dhe me ardhjet e tij të shpeshta në

Shqipëri. Këtij udhëtimi ai i ka dedikuar edhe filmin dokumentar “Here be dhe dragonj” që do të shfaqet premierë në TIF. Regjisori i këtij dokumentari që çoi për herë të parë Shqipërinë në Festivalin e Filmit ”Telluride” në Kolorado, do të jetë i pranishëm në prezantimin e dokumentarit të tij për publikun shqiptar. Regjisori në qendër të dokumentarit prej 78 minutash rrëfen rrugëtimin e celuloidit dhe kinemasë shqiptare pas rënies së komunizmit. Filmi është realizuar nga producentët Dan Boyd, Genc Përmeti dhe Ilir Butka. Tirana- qyteti në sytë e një të huaji

Për 7 ditë regjisorë të rinj do të përfshihen në projektin “Tiaran Film Lab” që synon realizimin e një filmi gjatë ditëve që mbahet TIFF. Tema mbi të cilën do të mbështeten të rinjtë pjesëmarrës në këtë projekt është “Tirana-qyteti në sytë e një të huaji”. Gjithçka që syri i kineastit do të vërejë nga datat 24-31 tetor duhet të përmblidhet brenda 3 minutave (kohëzgjatja e filmit). Një juri do të përzgjedhë realizimet më të mira, të cilat do të shfaqen premierë më 31 tetor, në ditën e fundit të festivalit.

Botuesit kosovarë: Panairi në Tiranë, shumë i shtrenjtë për xhepat tanë Në prag të Panairit të Librit “Tirana 2013”, i cili do të mbahet në datat 13-17 nëntor, vijnë dhe reagimet e para përsa i përket pjesëmarrjes së botuesve nga trevat mbarëshqiptare. Shoqata e Botuesve të Kosovës për herë të pestë këtë vit do të jetë pjesëmarrëse e panairit, por siç shprehet përfaqësuesi i saj Besian Zeneli, disa botues nuk kanë mundësi financiare të marrin pjesë në Tiranë. Ndaj kane gjetur mbështetje nga kjo shoqatë për të qenë prezentë me botimet e tyre në panairin e Tiranës. Siç konfirmon përfaqësuesi i bot-

uesve, periudha prej një jave e ekspozimit të librit shqip që vjen nga Kosova, shoqatës do t’i kushtojë jo më pak se 2130 euro, që për ta konsiderohet një çmim i lartë. “Edhe sivjet është e njëjta procedurë, janë të paktën dhjetë botues që i ekspozojnë librat e tyre në kuadër të stendës së Kosovës. Ne do të prezantojmë kryesisht botimet e reja që kanë dalë prej vitit të kaluar deri më tani, pra pjesën më të madhe të titujve që tashmë i patëm në Frankfurt do t’i kemi edhe në Tiranë, e kjo do të thotë se do të ketë libra prej të

gjitha zhanreve”- tha Zeneli i cili shton se çmimi i lartë që duhet të paguajnë shtëpitë botuese për të marrë pjesë në këtë panair, ka bërë që botuesit nga Kosova të paraqiten në numër më të vogël titujsh. Panairi i librit “Tirana 2013" do të mbahet në mjediset e Pallatit të Kongreseve dhe është Panairi i 16-të që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Çdo vit panairi i librit është përballur me reagimet e botuesve brenda dhe jashtë Shqipërisë për çmimet e larta që ofron.

Për një jave në panairin e Tiranës shoqata e botuesve nga Kosova, do të paguajë 2130 euro stendën, që për ta konsiderohet një çmim i lartë


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

Tentoi të provokonte aksident ajror me laser

3

4

5 12

14

15

16

6

7

8

9

12

17

18 20

24

25

28

21

26

37

32

22

27

29 31

30

33

34

38

35

39

41

11

13

19 23

10

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

36

40

42

43

47

44

45

Koha e fillimit ____:____

46

Koha e mbarimit ____:____

48

49

Horizontalisht

1. Mënyra e vendosjes ose e rreshtimit të një grupi njerëzish të organizuar në një punë a në një veprimtari të caktuar. 6. Gjel deti në dialekt. 12. Dhoma më e famshme e Shtëpisë së bardhë. 13. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik. 14. Trupi drejtues i një universiteti. 18. Njeri që dallohet prej të tjerëve nga disa tipare të veçanta. 19. E vlerëson shumë veten para të tjerëve. 20. Lëndë sintetike plastike. 23. Kafshë e madhe gjitare. 24. Kafshë gjitare mishngrënëse. 27. Këngëtar lirik. 28. Luaj, ose... 29. Shkëmb i shkrifët, i përbërë prej copash minerali të ngjeshura njëra me tjetrën. 31. Nikollë, shkrimtar dhe luftëtar patriot. 34. Hajde! 35. Pasthirrmë. 37. Shuma e pargjithshme. 39. Kafshë me brirë, mbrapsht. 40. Andrea, aktore e njohur. 41. Ka edhe të tillë fiskale. 43. Kryetar i një manastiri të murgjve ortodoksë. 47. Vend me ujë në shkretëtirë. 48. Artikull satirik. 49. Përemër vetor.

Vertikalisht:

1. Shkresë, vërtetim etj. që kërkohet sipas ligjeve e rregullave zyrtare. 2. Tërësia e sendeve që janë të nevojshme për të dhënë një shfaqje. 3. Bashkim i harmonishëm i tre ose me shumë tingujve të njëkohshëm me lartësi të ndryshme. 4. Prona të patundshme. 5. Ne në Itali. 6. Rregulloj një punë. 7. Lak peri a vrimë e hapur në një rrobë për të mbërthyer në të kopsën. 8. Arkë e vogël, për të mbajtur rroba. 9. Pjesë e syrit. 10. Organizatë Sigurimi. 11. I vogli i dhisë. 15. Lumë i madh në Spanjë. 16. Tirana në makina. 17. Peng në dialekt. 20. Bashki në kohën e Turqisë. 21. Baltë, llum. 22. Kafshë që adhurohej nga disa fise primitive. 25. Njoftime, të reja. 26. Sigla e Pogradecit. 30. Grykës, llupës. 32. Saksi lulesh. 33. Gjergj Elez i legjendës. 36. Medikament kokërr. 38. Organizata Veteranëve. 40. Ent Ndërtimi. 42. I ka voza në mes. 44. Sigla e Gjirokastrës. 45. Në fillim të monologut. 46. Janë në mes të trenit.

Sudoku | nivel mesatar 6 7

2 5

3 9

5 4 1 3

3

2

5

2 7

5

8 5 3 4

9

2 7

4 6 9

7

5

2

5

4 2 3

8

5

5 4

8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3 1 6

9

7

6 8 4 7 3

1

6

4

Koha e fillimit _____:____

5 1 3

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Një person është arrestuar nga policia amerikane e shtetit të Oregonit, pasi tentoi të provokonte një aksident ajror nëpërmjet “verbimit” të pilotëve në kabinë. Sipas akuzës, Stephen Francis Bukucs u drejtoi një dritë laser pilotëve të të paktën dy linjave, “United Airlines” dhe “JetBlue”, ndërsa ndodhej në afërsi të aeroportit të Portlandit. 39-vjeçari, i cili u njoh me akuzat që rëndojnë mbi të gjatë së hënës, u vetdeklarua i pafajshëm përpara gjykatës. Kjo është hera e parë që një person arrestohet në Oregon për një akuzë të ngjashme, ndonëse Autoritetit Federal të Sigurisë Ajrore i kanë mbërritur mbi 15.000 raportime për përdorim të laserëve kundër aeroplanëve që prej vitit 2005. Në bazë të legjislacionit në fuqi, për pasionin e tij të çuditshëm, Bukucs rrezikon pesë vjet heqje lirie dhe 250.000 dollarë gjobë.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Fale ndikimit mjaft pozitiv te planetëve, jeta juaj ne çift do jete me e bukur dhe me emocionuese gjate kësaj dite. Do e lini veten te lire dhe do e dëgjoni me tepër zemrën. Edhe për beqaret do jete një dite me e këndshme dhe me disa takime qe nuk duhen humbur. Financat nuk do jene te këqija, por po u treguat te paarsyeshëm me shpenzime do keni vështirësi.

Jeta juaj ne çift do afrohet shume me perfeksionin sot. Çdo gjë do shkoje për mrekulli dhe nuk do keni as debatin me te vogël me personin ne krah. Beqaret nuk do e takojnë as sot princin e tyre te kaltër edhe pse përpjekjet do jene te mëdha. Ne planin financiar do keni disa hyrje parash dhe situata shume shpejt do filloje te stabilizohet.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Jeta juaj ne çift do marre një kthese vendimtare gjate kësaj dite. Do e mendoni seriozisht një te ardhme se bashku dhe sot mund te vendosni te filloni një bashkëjetese. Beqarë bëjini sytë katër sepse personi qe keni ëndërruar mund te shfaqet ne çdo moment. Financat do i riorganizoni dhe shume shpejt do e stabilizoni ndjeshëm situatën.

Sot do e harroni tërësisht boten e jashtme dhe do mendoni ne çdo moment si t’ia kaloni sa me mire me atë qe keni ne krah. Edhe ai do mendoje te njëjtën gjë dhe atmosfera, sidomos ne orët e mbrëmjes, do ndizet se tepërmi. Beqaret nuk do kenë shume fat ne dashuri dhe do mbeten serish vetëm. Ne planin financiar duhet te merrni masa drakonike qe t’ia dilni mbanë.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Ne mëngjes do jeni me humor te keq dhe mund te debatoni ashpër me partnerin, por duke filluar nga mesdita e me tej situata do filloje te stabilizohet dalëngadalë. Beqaret edhe pse nuk do e gjejnë princin e kaltër nuk do kenë për çfarë te qahen sepse miqtë do i bëjnë te ndihen për mrekulli. Ne planin financiar nuk do i rezistoni dot dëshirës për te shpenzuar pa mase.

PESHORJA (23/IX-22/X)

5

1

2

0

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Dashuria do kaloje ne plan te dyte gjate kësaj dite sepse diçka tjetër do jete me e rëndësishme për ju. Flisni hapur me partnerin dhe sqarojani situatën ne mënyrë qe ai te mos mërzitet. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do e kërkojnë me ngulm personin ideal. Situata financiare do jete e mire edhe pse tundimi për shpenzime marramendëse do jete i madh.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

146, 347, 415, 512, 513, 640, 848, 910.

Numra me 4 shifra:

1524, 1632, 2111, 2314, 2836, 4057, 4169, 9176.

Numra me 5 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

05590, 08177, 11010, 15073, 25581,

39683, 43896, 51082, 53758, 63636, 71665, 73941, 78541, 95958, 96587, 99632.

Numra me 6 shifra:

020572, 050002, 147500, 164215, 202418, 205826, 256963, 265366, 520819, 521016, 534116, 541522, 728410, 922116, 936214, 952147.

Dite shume e zakonshme dhe pa emocione kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ndryshoje nga disa dite me pare. Beqaret do jene me te privilegjuar ne dashuri dhe ka mundësi ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Sektori i financave do jene shume delikat. Nëse nuk merrni disa masa situata edhe mund te dale jashtë kontrollit. Beni kujdes!

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Disa gënjeshtra qe i keni thënë dikur partnerit tuaj do dalin ne drite sot dhe atmosfera do nxehet se tepërmi. Me mire t’i pranoni gabimet dhe te kërkoni falje sesa te këmbëngulni për te kundërtën. Beqaret do kenë takime, por personat nuk do jene aspak te të njëjtit nivel me ta. Ne planin financiar priten vështirësi te shumta.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Përfitoni nga kjo dite me diell për te folur sa me hapur me atë qe keni ne krah dhe t’i zgjidhni mosmarrëveshjet e vogla. Planetët do ua bëjnë mendimet me te qarta se kurrë me pare. Beqaret do kenë mundësi pa fund për takime, por do ngurrojnë te fillojnë ndonjë angazhim. Financat duhet menaxhuar me rigorozitet dhe maturi.

AKREPI (22/X-21/XII)

Jeta juaj ne çift do shkoje me se miri gjate kësaj dite dhe ju nuk do keni për çfarë te ankoheni. Koha e debateve dhe mosmarrëveshje ka marre fund. Beqaret do kenë aq shume takime dhe propozime saqë nuk do dini për ke te vendosin. Mos u nxitoni, por merrni kohen e duhur për te bere një zgjedhje. Ne planin financiar priten disa ndryshime pozitive.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Besimi për njeri tjetrin do përforcohet edhe me tepër gjate kësaj dite dhe lidhja ne çift do jete me e mire. Ne disa momente mund te arrini edhe lumturinë e shumëpritur. Beqaret do jene shume te lidhur me te shkuarën dhe nuk do e lënë veten te lire për te pasur njohje te reja. Financat do jene shume te mira, prandaj ka ardhur koha te bëni investimet e menduara prej kohesh.

PESHQIT (20/II-19/III) Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do zgjidhni me qetësi edhe ndonjë hatërmbetje te vogël dhe do ndiheni me se miri. Beqaret do kenë takime pa fund, por asnjeri nuk do ju duket aq i përshtatshëm sa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar planetët do ju ndihmojnë ta stabilizoni ndjeshëm situatën.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.10.2013

23 tetor

15

Unë nuk bëj lojëra me subkoshiencën time. - Robert Rauschenberg

1956

Hungaria ngrihet kundër sovjetikëve Qeveria hungareze specifikisht i kishte ndaluar demonstratat, por kjo nuk i ndaloi turmat e studentëve, punëtorëve dhe ushtarëve lokalë. Në tetor 1956 ata dolën në rrugë në kundërshtim të hapur të zotërve sovjetikë, duke bërtitur ‘dërgojeni në shtëpi Ushtrinë e Kuqe’ dhe ‘duam zgjedhje”. Diktatori i ri Erno Gero i denoncoi demonstruesit në radio, gjë që çoi në rrethimin e stacionit të radios. Më pas u rrëzua statuja gjigante e Stalinit. Me siguri ky ishte fillimi i një agimi të ri për Hungarinë dhe ndoshta

për Europën e kontrolluar nga sovjetikët? Ushtria e Kuqe e Stalinit ushtronte kontrollin e saj në Hungarinë e pas Luftës së Dytë Botërore. Kontrolli sovjetik u duk se u lirua kur Hrushovi denoncoi Stalinin dhe kryeministri Imre Nagi paraqiti ca reforma progresive në Hungari, por shpejt u morën masa dhe Nagi u përjashtua nga partia. Situata ishte kaotike. Hrushovi i tërhoqi trupat sovjetike nga Budapesti duke shpresuar se ky lëshim do t’u jepte fund trazirave. Nagi formoi një qeveri të re, por kur ai

lajmëroi tërheqjen e menjëhershme të Hungarisë nga Traktati i Varshavës, ky ishte fundi për Moskën. Më 4 nëntor, rreth 200 mijë trupa sovjetike dhe 2500 tanke u dërguan për të riinstaluar kontrollin sovjetik. Kryengritja hungareze shkaktoi të paktën 3 mijë të vdekur dhe 13 mijë të plagosur. Nagi u kap nga KGB, u gjykua dhe ekzekutua. 23 tetori kish qenë një agim i rrejshëm ose ndoshta një provë për përmbysjen e komunizmit nga Hungaria në vitet 1989 dhe 1990.

Blitz

Flickr

80

Përqindja e të paditurve për krime federale që kualifikohen për avokatë të caktuar nga shteti.

12500 28.6 2.3 13

Numri minimal i ditëve të lejes që avokatët publikë kanë marrë që nga marsi si pasojë e paketës së kursimeve.

Përqindja e përafërt me të cilën kostoja për qeverinë rritet kur duhet të caktohen avokatë privatë.

Milionë është buxheti vjetor i zyrës së Avokatit publik të qytetit të Nju Jorkut.

Milionë dollarë është shuma që po shpenzon qyteti në zgjedhjet e një kandidatit demokrat për postin e Avokatit të qytetit.

Titulli: Vithkuq, Korçë Foto: Endri Stoja

Në Facebook

Tuna dhe Miley, shpjeguar nga një mashkull

Endri Xhafo

Ore, po me Nevila Nikën ç’patën xhanëm? Ok, ishte pak demokrate, po ç’punë i prishte kjo Arkivit të Shtetit? Se të thuash që zonja Nika nuk merr vesh nga Arkiva, është si të thuash që Edi Rama nuk merr vesh nga vizatimi! Lavdrim Lita

“Libri kaloi pa shumë vëmendje, aq e jashtëzakonshme ishte përmbajtja e tij!” - më tha një ekspert konspiracioni! Irena Shabani

Janë ca goca të bukura police që vijnë dhe të vënë gjobë duke buzëqeshur. Janë dhe ca shoferë lyfa që tentojnë mos ta marrin gjobën. Kur nuk u pi ujë buzëqeshja, nxjerrin dhëmbët e zverdhur nga nikotina. Policet u buzëqeshin dhe u lënë gjobën. Ikin dhe dëgjojnë nga pas të sharat nën zë të palo-burrave... Më pëlqen shumë që shoh vajza të bukura në rrugë, një ditë do zbuten të gjithë nga ky fakt....

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Hana Marku Koha Ditore botoi dje këtë artikull, në të cilin Adriatik Kelmendi – si mashkull – i shpjegoi gjinisë femërore se ku saktësisht ndodhet problemi i tyre: e problemi është, veshja e tyre si lavire për të fituar para. Për cilat lavire është fjala saktësisht? Majlli Sajrus dhe Tuna Sejdiu, dy pop këngëtare, të cilat paskan zgjedhur që djallëzisht të ekspozojnë trupat e tyre joshës duke bërë meshkujt të luajnë mendsh, e duke fituar shumë para nga kjo. Pafajësia jonë kolektive përfundoi (ndërsa parada e kurvërisë filloi) me Madonën, e cila u përcoll me një periudhë të shkurtër nga Britni Spirs dhe Kristina Aguillera. E pas këtyre, një valë seksibiliteti botëror goditi brigjet mbarëshqiptare. Adelina Ismaili ishte kryesja e parë e kësaj vepre, me provokimet e saj netët e vitit të ri, me veshje lëkure. Pastaj Tuna preku zonën e poshtme në spotin e degjeneruar muzikor “Fenix” – në të cilin spot këndon se si ‘zogu’ i saj është ‘më i miri’ prej ‘krejtve’. Lista e shtrigave të udhë-humbura vazhdon; Dafina Zeqiri, Genta Ismajli, dhe Bleona Qerreti, që të gjitha kanë pozuar nudo për revista. “Faji i kujt është?”, pyet Kelmendi. Faji i kujt është që këto femra dikur të pastra, jo të cullakosura e të pazogj, paskan shitur nderin e tyre për disa qindarka të zhytura në mëkat? Nuk është faji i tyre, thotë Kelmendi, duke i mundësuar një ofshamë çliruese komplet gjinisë së rënë pre – ato janë të pafuqishme në këtë. Femrat, në tërësi, thjesht e kanë pikë të dobët heqjen e rrobave (njëjtë sikurse që e kanë për foto bebash, shopping e për këpucë). Me zemër të rënduar, Kelmendi na informon se të vetmet tri profesione në të cilat femrat kanë bërë më shumë para se meshkujt janë në të qenit modele, në pornografi dhe në prostitucion. Me kaq është e qartë, besoj. Kurvëria, me sa duket, është e natyrshme tek çdo femër; krejt çka duhet pra, është premtimi i një pasaniku që, thjesht... ekspozimi të ndodhë. Kjo është shqetësuese. Patjetër duhet të ketë, fillova të mendoj, mënyrë tjetër që një femër ambicioze të përfundojë si diçka tjetër përveçse si modele, pornoiste e famshme, apo prostitutë. Sa i përket kësaj, Kelmen-

di mban një qëndrim të rënduar: “ kjo padrejtësi e madhe njerëzore nuk mund të ndërrohet në qoftë se këtu nuk ndihmon në radhë të parë njëra gjini, meshkujt, por edhe vetë femrat.” Por si? Si femër, kam tru të ngatërruar dhe s’mund të kalkuloj disa gjëra: 1. Nëse modelimi është kaq profesion premtues, pse atëherë ka aq shumë modele që ndërpresin punën pas një moshe të caktuar? Si është e mundur që kaq shumë femra me aspiratë të lartë përfundojnë si viktima abuzimi në industrinë e modës? Kush bën më shumë para kur bëhet fotografim modern: modelja, dizajneri, apo fotografi? 2. Cila gjini është konsumatore blerëse më e madhe sa i përket pornografisë – meshkujt apo femrat? Kush janë regjisorë e producentë të filmave pornografikë? Pse ekziston kaq shumë pornografi ku degradohet e turpërohet femra? Në trekëndëshin e botës së pornos, kush fiton më shumë para? 3. Sa i përket prostitucionit, eh po – duhet ta pranoj se jeta e një prostitute me siguri duhet të jetë një e përfitimeve të mëdha personale – së paku për bosin apo për trafikuesin e saj. Hajde të provojmë shpjegimin edhe njëherë: shumica e bosave (makrove) janë meshkuj, shumica e trafikuesve janë meshkuj, e shumica e klientëve janë, prapë, meshkuj. Atëherë, kush në të vërtetë e paska kontrollin, dhe kush në të vërtetë po fituaka paratë? 4. Po qe se jetojmë në botë ku një femër që është yll estrade mund të tërheqë vëmendje vetëm duke eksploatuar seksualitetin e saj, çka thotë ky fakt për objektizimin? A nuk do të nënkuptonte kjo se ne jetojmë në botë të përbërë nga struktura të cilat ia përshkruajnë-përcaktojnë vlerat femrës në bazë të dukjes së saj? Kush i bën vlerësimin femrës në një sistem të këtillë? Meshkujt. E si quhet ai sistem? Hiç nuk kam qejf të përdor këtë fjalë, por është ajo që është dhe quhet Patriarki. Është pjesë e jetës së përditshme. Është arsyeja pse këto tri profesionet e listuara më sipër janë ato që Kelmendi ia ngjet vetëm femrës; është arsyeja pse figurat publike vlerësohen në bazë të seksualitetit të vet; dhe është arsyeja pse yjet si Tuna e Majlli Sajrus edhe lëvdohen, edhe mallkohen sepse kanë trupa femërorë.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 22.10.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.