Mapo 24 tetor ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Vakumi që lë BE dhe strategjia e Erdoganit në Ballkan Nga Ralf Borchard

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 24 tetor 2013. Numër 1046. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Reformë në Ushtri, Mimi Kodheli: Do të shkurtohen 1500 trupa

Atentat me “Scooter” në Tiranë, plumb kokës pronarit të kazinove Dy persona të maskuar me skafandra kanë ndjekur me motor një fuoristradë dhe në kryqëzimin e “Komunës së Parisit” kanë hapur zjarr. Plagoset pronari i lojërave të fatit, Elvis Doçi dhe djali i xhaxhait të tij. Policia heton një konflikt të 2009-s, por edhe problemet me biznesin

Pesë plumba pistolete janë derdhur mbi pronarin e disa kazinove në Tiranë. Atentati ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30 te kryqëzimi i “Komunës së Parisit”, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Dëshmitarë në vendngjarje i thanë MAPO-s se makina fuoristradë me tar-

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli paralajmëron reformë edhe tek Forcat e Armatosura. Numri i punonjësve të Ushtrisë do të zbresë në 8500 nga 10 mijë që janë sot. “Zvogëlimi i numrit, por edhe përdorimi i inteligjencës, i trurit, që është më i rëndësishëm se numri i ushtarëve apo armatimeve, është mënyra moderne e mbrojtjes së NATO-s”

Faqe 5

Veliaj: 6 mijë të afërm të zyrtarëve lokalë përfitonin pagesa si invalidë

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Lost in “translation”

koment Fatos Tarifa

Më ka bërë gjithnjë përshtypje se sa lehtë, në mënyrë joprofesionale e të papërgjegjshme, mund të...

Pasnesër në Bruksel Komisioni koment Augustin Palokaj Evropian do të miratojë dhe...

politikë

Mashtrimi 5 milionë USD, tetë tatimorë kallëzohen në prokurori Dëmi i krijuar në arkën e shtetit i kalon të 5 milionë dollarët I gjithë zinxhiri prej tetë personash i skemës së mashtrimit me rimbursimin e TVSH –së padrejtësisht ndaj 11 kompanive “fantazmë“ është kallëzuar penalisht në Prokurori nga... Faqe 3

Erdogan në Prizren: Kosova është Turqi dhe atdhe i dytë për mua Tre kryeministrat Erdogan, Rama dhe Thaçi konfirmojnë “vëllazërinë” gjatë inaugurimit të aeroportit të Prishtinës. Zotimi i kryeministrit turk: Kosova, Shqipëria , Maqedonia dhe Bosnja do të shikojnë drejt së ardhmes, do të ecim të gjithë së bashku pavarësisht se çfarë ngjyre kemi

BE kërkon nga vendet e Ballkanit zero tolerancë ndaj jotolerancës!

4

Vendi ku ndodhi atentati

Për shkak se kanë lejuar rimbursimin e padrejtë të TVSH-së ndaj kompanive joekzistente, 8 zyrtarë të Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tiranës janë kallëzuar penalisht nga Ministria e Financave.

Ministri Erion Veliaj denoncoi dje skemën abuzive me pagesat për invalidët dhe paralajmëroi kallëzime penale FAQe 6

op-ed / 10-11

ga AA 777FH është ndjekur nga një motor i fuqishëm “Scooter”, mbi të cilin ndodheshin dy persona. Këta të fundit i janë afruar automjetit dhe kanë qëlluar pesë herë në drejtim të tij. Më pas janë larguar me shpejtësi në drejtim të “21 Dhjetorit”, duke i shpëtuar vëmendjes... Faqe 6

Kryeministri turk, Rexhep Erdogan është brohoritur gjatë nga qytetarët e Prizrenit, teksa e ka quajtur Kosovën “atdhe të dytë”. “Të dashur vëllezër të mi, kemi një histori kulturë dhe civilizim të përbashkët. Mos e harroni, Turqia është Kosovë , Kosova është Turqi ...ne jemi aq shumë të afërt saqë edhe autori i himnit turk, Mehmet Akif Ersoy, është nga Kosova, nga Peja”, -tha Erdogan në fjalimin e tij... Faqe 4

Pretenca

Rilindje

Kufiri detar, Venizelos: Shqipëria të njohë marrëveshjen Ministri i Jashtëm grek u shpreh i hapur për diskutime vetëm mbi çështjet teknike. Ai kërkoi zbatimin e paktit që u rrëzua nga Kushtetuesja

Vrasja për një varëse, prokuroria kërkon burg përjetë për Aldo Hoxhën

FAQE 7

koment / 11

Faqe 16

Alfred Lela

Sulltan Erdogani dhe guvernatorët e vilajeteve të Shqipërisë dhe Kosovës Teprimet në orientalizëm nuk kanë qenë huq i Edi Ramës. Oksidentalizmat po, të gjithë e dimë, kanë qenë me tepri përshkrues të tipit të tij. Që nga Refleksionet te Artet atëbotë kur Shqipëria ende nuk kish dalë prej fjalimeve me Parti-Enver, e deri te transgresionet e shpeshta me të cilat sikur donte të thoshte se ai ishte më pak shqiptar se i lejohej dhe më shumë perëndimor se i kërkohej. Por dje, Edi Rama, tashmë kryeministër i Shqipërisë është hedhur në një transgresion të ri, të një lloji e forme tjetër, të tillë që ne nuk do ta kishim besuar po të na e kishin thënë e të mos e kishim parë, në orientalizëm. Nga Prishtina në Prizren...


2

afër/larg

1

politikë\ Erdogan në

Prizren: Kosova është Turqi dhe atdhe i dytë për mua

Faqe 4

politikë / Reforma tek

forcat ushtarake, Kodheli: Shkurtohen 1500 trupa

Faqe 5

kronika: Vrasja për një varëse,

prokuroria kërkon burg përjetë për Aldo Hoxhën

Faqe 7

90% e popullsisë këtu janë shqiptarë myslimanë. E që Turqia duke iu referuar Perandorisë Osmane e ndjen veten si një lloj fuqie rregullatore në Ballkanin Perëndimor, këtë Erdogani e ka bërë të qartë në shumë raste.

Angazhimi turk nxjerr në pah edhe dobësitë e politikës së BEsë: ndonëse BE-ja u ka premtuar një perspektivë europiane të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, që gradualisht ato në periudhë afatgjatë të mund të bëhen anëtare të BE-së, në sfondin e krizës financiare ka një lodhje prej zgjerimit dhe mungon një strategji e qartë për Ballkanin.

Vakumi që lë BE dhe strategjia e Erdoganit në Ballkan

Nga Ralf Borchard

P

rej vitesh po rritet influenca e Turqisë në Ballkanin Perëndimor. Erdogani flet fare hapur për riaktivizimin e influencës së vjetër osmane: “Ne duhet të shkojmë kudo atje, ku kanë qenë paraardhësit tanë”. Deklarata si kjo dokumentojnë strategjinë turke për të demonstruar kundërpeshën politike dhe ekonomike kryesisht në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë e Maqedoni kundrejt Bashkimit Europian. Kjo strategji turke është e vlefshme, pavarësisht një fillimi të ri në procesin e negociatave me BE-në. Shkollat turke, xhamitë dhe investimet ekonomike në Kosovë dëshmojnë pikërisht për këtë. “Është Prizreni edhe këtu?“ bën thirrje kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan gjatë një fjalimi në Stamboll. Është 16 qershori i këtij viti, Erdogani vërsulet kundër demonstruesve në parkun Gezi të Stambollit dhe në mënyrë simbolike siguron se ka mbështetjen e të gjithë botës islame, edhe të njerëzve në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës. Përse ka vlerë simbolike vizita e Erdoganit në Kosovë?

90% e popullsisë këtu janë shqiptarë myslimanë. E që Turqia duke iu referuar Perandorisë Osmane e ndjen veten si një lloj fuqie rregullatore në Ballkanin Perëndimor, këtë Erdogani e ka bërë të qartë në shumë raste. Në Kosovë kjo mund të konfirmohet edhe me shifra të sakta, thotë ekonomisti Lumir Abdixhiku, drejtor i Institutit të Studimeve Ekonomike në Prishtinë: “Zgjerimi i aeroportit iu besua një firme turke, projektet për ndërtimin e rrugëve u janë dhënë gjithash-

tu firmave turke, sektori i energjetikës dhe me shumë gjasë shumë shpejt edhe rrjeti i telefonisë në Kosovë do të dominohen prej firmave turke. Nëse i referohemi edhe sektorit të prodhimeve ushqimore, edhe këtu dominojnë firmat turke, e kësisoj kemi një pasqyrë të qartë, që ky vend ndodhet nën influencën e fortë të ekonomisë turke.” Erdogani viziton jo vetëm Prishtinën, por edhe Prizrenin në jug, ku ndodhet edhe pjesa më e madhe e trupave të ushtrisë gjermane në kuadër të KFOR-it. Në Prizren turqishtja është një ndër gjuhët zyrtare, ka radio në turqisht dhe një televizion turk. Levent Bush është kryetar i partisë turke në Prizren: “Aktualisht nga radhët tona është zëvendëskryetari i bashkisë. Gjithashtu kemi edhe dy këshilla bashkiake turke. Ne marrim pjesë në qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi. Gjithashtu kemi edhe rreth 25 shoqata turke, grupime grash, të rinjsh, që organizojnë veprimtari të ndryshme.“

Vlerë simbolike ka edhe fakti që Erdogani nuk e viziton i vetëm Kosovën, por bashkë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në Shqipëri influenca turke është gjithashtu e madhe. Në vendet e tjera të Ballkanit, si në Serbinë e dominuar prej kristianëve ortodoksë, kjo shihet me skepticizëm.

Angazhimi turk nxjerr në pah dobësitë e politikës së BE-së

Vlerë simbolike ka edhe fakti që Erdogani nuk e viziton i vetëm Kosovën, por bashkë

“Aktualisht nga radhët tona është zëvendëskryetari i bashkisë. Gjithashtu kemi edhe dy këshilla bashkiake turke. Ne marrim pjesë në qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi. Gjithashtu kemi edhe rreth 25 shoqata turke, grupime grash, të rinjsh, që organizojnë veprimtari të ndryshme.“

me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. N ë S h q i p ë r i i n f l u e n c a t u r ke ë s h t ë gjithashtu e madhe. Në vendet e tjera të Ballkanit, si në Serbinë e dominuar prej kristianëve ortodoksë, kjo shihet me skepticizëm. Megjithatë Turqia përpiqet të krijojë lidhje më të ngushta edhe me Serbinë, si kundërpeshë ndaj afrimit me BE-në, siç thonë ekspertët. Për Kosovën, thotë eksperti i ekonomisë, Lumir Abdixhiku, influenca turke ka edhe një anë tjetër të medaljes: “Ne kemi nevojë për diçka tjetër, ne kemi nevojë për më shumë firma perëndimore në Kosovë. Arsyeja, përse këtu nuk ka më investitorë europiano-perëndimorë, është se ata nuk e gjejnë veten në mjedisin e këtushëm të investimeve. Të vetmit, që nuk e kanë këtë ndjesi, janë investitorët turq. Ata mund të orientohen me nivelin e lartë të korrupsionit. Në aspektin politik influenca turke është e rrezikshme për ne. Ne kemi nevojë këtu për vlerat perëndimore. Kjo është qenësisht e rëndësishme për këtë vend.“ Angazhimi turk nxjerr në pah edhe dobësitë e politikës së BE-së: ndonëse BEja u ka premtuar një perspektivë europiane të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, që gradualisht ato në periudhë afatgjatë të mund të bëhen anëtare të BE-së, në sfondin e krizës financiare ka një lodhje prej zgjerimit dhe mungon një strategji e qartë për Ballkanin. Një vakuum ky, që përpiqet ta shfrytëzojë me vendosmëri Erdogani. Ai do që ta zgjerojë edhe më tej influencën ekonomike, politike dhe kulturore të Turqisë në Ballkan.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.10.2013

3

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani

Mashtrimi me 5 milionë USD, Cani çon 8 tatimorë në prokurori Për shkak se kanë lejuar rimbursimin e padrejtë të TVSH-së ndaj kompanive joekzistente, 8 zyrtarë të Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tiranës janë kallëzuar penalisht nga Ministria e Financave. Dëmi i krijuar në arkën e shtetit i kalon të 5 milionë dollarët I gjithë zinxhiri prej tetë personash i skemës së mashtrimit me rimbursimin e TVSH –së padrejtësisht ndaj 11 kompanive “fantazmë“ është kallëzuar penalisht në Prokurori nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Ministria e Financave njoftoi dje se shuma e vjedhjes së shkaktuar është 515, 4 milionë lekë ose me shumë se 5 milionë dollarë dhe në të janë përfshirë ish-Drejtori Rajonal Tatimor i Tiranës, ish-Drejtoresha e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, dy ish-përgjegjës të Sektorit të Kontrollit Tatimor në këtë drejtori, si dhe tre inspektorë kontrolli. Të njëjtat burime njoftuan se, për të gjithë këta është kryer pezullimi nga detyra. Gjithashtu në këtë vepër janë bashkëveprues dy persona përfaqësues ligjorë të 11 kompanive private, të cilat pas përfitimit të rimbursimeve kanë kryer procedurat e çregjistrimit në Qen-

drën Kombëtare të Regjistrimit. Mirëpo financat në sinkron me prokurorinë kanë vendosur të mbajnë të fshehtë emrat e zyrtarëve, të cilët nuk përfshijnë strukturat më të larta drejtuese në tatime. Me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Drejtoria e Auditit të Brendshëm në Ministrinë e Financave ka kontrolluar procedurat e rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë për periudhën qershor – tetor 2013. Vetëm gjatë ditës së parë janë konstatuar shkelje të rënda në fushën e zbatimit të legjislacionit tatimor për procedurat e rimbursimit të TVSH-së, në 11 raste me pasojë vjedhjen e pasurisë shtetërore në shuma të mëdha, në të cilën janë përfshirë disa persona punonjës të administratës tatimore rajonale të Tiranës. Faktet dhe elementët e zbuluar plotësojnë elementët e veprës penale “vjedhje e

Zyrtarët e denoncuar Ish-Drejtori Rajonal Tatimor i Tiranës, Ish-Drejtoresha e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë Dy ish-përgjegjës të Sektorit të Kontrollit Tatimor në këtë Drejtori Tre inspektorë kontrolli Dy persona përfaqësues ligjorë të 11 kompanive private

kryer duke shpërdoruar detyrën”, vepër kjo e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga neni 135 si dhe nenet 25 dhe 26 të Kodit Penal. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani e lajmëroi kallëzimin në prokurori, pak ditë më parë në komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku raportoi para deputetëve për ndryshimet në buxhetin 2013. Sipas burimeve në Ministrinë e Financave, në lojë janë përfshirë kompani fantazmë nga Kina, të cilat sipas përllogaritjeve të para kanë marrë nga buxheti përmes faturave fiktive të TVSH-së dhjetëra milionë euro. Pjesa dërrmuese e kësaj skeme aludohet nga Financat të jetë realizuar në muajt korrik dhe gusht. Kryetari i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe i kërkoi Ministrisë së Financave evidentimin e plotë të këtij rrjeti dhe veç ndëshkimit të tyre me ligj, rikuperimin e

të ardhurave. Skema e mashtrimit me TVSH-në funksionon me kryerjen e transaksioneve të blerjeshitjeve të përsëritura midis tatimpaguesve, që ndryshojnë statusin e tyre në periudha të shkurtra kohore. Ky shkëmbim transaksionesh do të thotë që TVSH-ja nuk paguhet nga shitësi, i cili zhduket, ndërkohë që blerësi e deklaron si TVSH kreditore për blerjen e kryer. Zakonisht, një zinxhir i gjerë dhe kompleks transaksionesh në rrethe të ndryshme përdoret për të mbuluar këtë fenomen që ndodh. Mashtrimi me TVSH-në përdoret shpesh nga organizata të krimit ekonomik dhe është një humbje e ndjeshme për buxhetin. Mashtruesit e zbatojnë këtë skemë duke futur shoqëri të ndryshme në zinxhirin e furnizimeve, për ta bërë të vështirë evidentimin e tyre dhe duke shfrytëzuar dobësitë me administrimin tatimor.

Borxhi i brendshëm, emetohet nesër obligacioni 10-vjeçar Në përpjekje për të ndryshuar strukturën e borxhit drejt maturitetit afatgjatë, financat do të shesin obligacione me afat maturimi 10-vjeçar. Ky është ankandi i parë me këtë maturitet që zhvillohet në Shqipëri, ndërsa deri tani ishin shitur obligacione me afat deri në 7 vjet. Ministria e Financave njofton se këtë të premte do të zhvillohen ankandet e obligacioneve dhjetëvjeçare me kupon fiks dhe të ndryshueshëm në Bankën e Shqipërisë. 4 miliardë lekë pritet të përditësohen me kupon fiks dhe 2 të tjera me kupon të ndryshueshëm. Data e emetimit për ankandin 10-vjeçar me kupon fiks është 29.10.2013, data e maturimit është 29.10.2023, dhe shuma e përgjithshme e shpallur është 4,000,000,000 lekë. Ku-

poni indikativ i ofruar nga Ministria e Financave do të jetë 8.70 % dhe do të paguhet çdo 6 muaj përkatësisht në datat 29 prill dhe 29 Tetor. Ndërsa ankandi 10-vjeçar me kupon të ndryshueshëm do të zhvillohet po më datë 29 tetor 2013 me afat kthimi plotësisht më 29 tetor 2023 dhe shuma e përgjithshme e shpallur është 2,000,000,000 lekë. Kuponi do të paguhet nga Ministria e Financave çdo 6 muaj përkatësisht në datat 29 prill dhe 29 tetor. Huamarrja e re në periudhën janargusht të vitit 2013 është realizuar në masën 0.95 për qind me bono thesari dhe 99.05 për qind me obligacione afatgjata. Rreth 42.5 për qind e totalit të huamarrjes në tregun e brendshëm për tetë muajt e parë të vitit 2013 janë obligacionet

shtatëvjeçare. Edhe obligacionet trevjeçare zënë një pjesë të konsiderueshme (34.5 për qind) të huamarrjes së re. Duke marrë në konsideratë këto karakteristika të portofolit të borxhit të brendshëm, arrihet në konkluzionin që portofoli i borxhit të brendshëm mbetet ende i ekspozuar ndjeshëm ndaj riskut të rifinancimit. Pavarësisht faktit se huamarrja e re e 8 mujorit 2013 ka ndikuar pozitivisht në uljen e riskut të rifinancimit dhe atij të normave të interesit, tregu i brendshëm vazhdon të mbetet i pasigurt në investimet e tij në instrumente huamarrjeje me afat më të gjatë maturimi, pasi pjesëmarrja e investitorëve në këto ankande mbetet ende në numër të kufizuar.


4

fokus

ngjarje e ditës

Tre kryeministrat janë takuar fillimisht në aeroportin e Prishtinës, i dhënë me koncesion një kompanie turke. Kryeministri Rama ka mbërritur aty me helikopter, ndërsa ai i Turqisë ka qenë i shoqëruar nga një delegacion gjigant prej 600 vetësh

Erdogan në Prizren: Kosova është Turqi dhe atdhe i dytë për mua Tre kryeministrat Erdogan, Rama dhe Thaçi konfirmojnë “vëllazërinë” gjatë inaugurimit të aeroportit të Prishtinës. Zotimi i kryeministrit turk: Kosova, Shqipëria , Maqedonia dhe Bosnja do të shikojnë drejt së ardhmes, do të ecim të gjithë së bashku pavarësisht se çfarë ngjyre kemi Kryeministri turk, Rexhep Erdogan është brohoritur gjatë nga qytetarët e Prizrenit, teksa e ka quajtur Kosovën “atdhe të dytë”. “ Të dashur vëllezër të mi, kemi një histori kulturë dhe civilizim të përbashkët. Mos e harroni, Turqia është Kosovë , Kosova është Turqi ...ne jemi aq shumë të afërt saqë edhe autori i himnit turk, Mehmet Akif Ersoy, është nga Kosova, nga Peja”, -tha Erdogan në fjalimin e tij. Kryeministri turk, Erdogan është quajtur vëlla edhe nga kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi, të cilët u mblodhën fillimisht në Aeroportin e ri të Prishtinës për inaugurimin e tij. Më pas, Erdogan ka përfshirë edhe vende tjera të rajonit me të cilat Turqia dëshiron të rrugëtojë së bashku. “Kosova, Shqipëria , Maqedonia dhe Bosnja do të shikojnë drejt së ardhmes, do të ecim të gjithë së bashku pav a r ë s i s ht s e ç f a r ë ngjyre kemi”,- ka shtuar më tej ai. Kryeministri i Turqisë ka kujtuar më tej se vendi i tij ishte i pari që e njohu Kosovën, duke rrëfyer edhe bisedën që kishte atë ditë më kryeministrin Thaçi në telefon. *** Tre kryeministrat janë takuar fillimisht në aeroportin e Prishtinës, i

dhënë me koncesion një kompanie turke. Kryeministri Rama ka mbërritur aty me helikopter, ndërsa ai i Turqisë ka qenë i shoqëruar nga një delegacion gjigant prej 600 vetësh, të cilët mbërritën me 4 avionë në Prishtinë. Në ceremoninë e zhvilluar, kryeministri Edi Rama e cilësoi krenari të Kosovës emrin e Adem Jasharit që mban aeroporti, ndërsa më e cilësi kryeministrin turk mik dhe vëlla të pandarë të shqiptarëve. “Kryeministri Erdogan është miku dhe vëllai ynë i pandarë, në festa, por edhe në vështirësi; në ditë me diell arritjesh të bukura, si kjo e sotmja, por edhe në kohë të vrenjtura, kur miqtë e vërtetë dallohen mbi të tjerët. Dhe askush, asnjëherë, nuk do ta harrojë përkushtimin dhe mbështetjen e tij të paçmuar për pavarësinë e Kosovës”,- tha Rama. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar si rrallëherë nga bashkëshortja dhe i biri mikpriti dy kryeministrat Rama dhe Erdogan si dhe e vuri theksin tek investimi madhor për aeroportin e ri të Kosovës. *** Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili ka arritur të mërkurën në mëngjes në Kosovë, ka sjellë me

tre kryeministrat

Mos e harroni, Turqia është Kosovë , Kosova është Turqi ...ne jemi aq shumë të afërt saqë edhe autori i himnit turk, Mehmet Akif Ersoy, është nga Kosova, nga Peja”

vete një delegacion 600 anëtarësh, për të cilët janë nevojitur 4 aeroplanë. Numrin e jashtëzakonshëm të delegacionit turk e ka zbuluar zv. ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, i cili ka shkruar në Twitter se bashkë me Erdogan ka udhëtuar edhe gjysma e kabinetit të tij. “Ndihem mirë dhe krenar që miku im Erdogan dhe kryeministri i Shqipërisë evropiane ishte së bashku udhëtarët e parë, që zbriten në pistën evropiane, në aeroportin evropian të Republikës së Kosovës. Ndihem krenar që sot jemi së bashku me njeriun, i cili është nder të paret në botë që e njohu republikën e Kosovës”,- pohoi Thaçi. Kryeministri Thaçi po ashtu tha se shpreson që shumë shpejt kosovarët do të udhëtojnë pa viza përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Ai ka thënë se një investim i tillë prej 100 milionësh eurosh është një tregues i mirë që ky aeroport që ka më së shumti pasagjerë në Ballkan të kthehet në një udhëtim për njerëzit, pa viza.

Kufiri detar, Venizelos: Shqipëria të njohë marrëveshjen Ministri i Jashtëm grek u shpreh i hapur për diskutime vetëm mbi çështjet teknike. Ai kërkoi zbatimin e paktit që u rrëzua nga Kushtetuesja Zv.kryeministri dhe ministër i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, ka kërkuar finalizimin e marrëveshjes detare me Shqipërinë dhe ka shprehur gatishmërinë që marrëveshja detare të diskutohet, por vetëm për çështjet teknike. Në një konferencë për shtyp në Athinë, Venizelos kërkoi finalizimin e marrëveshjes së delimitimit të kufijve detarë. “Ne kërkojmë përfundimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufijve detarë me Shqipërinë”, -theksoi ministri i Jashtëm grek. Ai theksoi se parimet e marrëveshjes së nënshkruar në të kaluarën nuk

mund të ndryshohen, pasi siç tha, “principet janë vetë e Drejta Ndërkombëtare e Detit”, por mund të shihen disa çështje teknike. “Ndoshta ka çështje teknike, të cilat jemi të predispozuar t’i rishikojmë në nivel komisionesh teknike”shtoi ai. Alternativat janë dy; “njëra është e drejta ndërkombëtare dhe praktika evropiane, të cilën e sugjerojmë dhe shpresojmë ta pranojë pala shqiptare, ndërsa ekziston edhe alternativa e sfidimit të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikës evropiane”. I pyetur për procesin e integrimit të Shqipërisë d h e s e a d o t ë ke t ë Ti r a n a mbështetjen e Athinës, Venizelos deklaroi se Tirana ka shprehur gatishmërinë e saj për t’u bashkuar m e B E - n ë d h e G r e q i a do t ë mbështesë, duke e ftuar atë të zgjidhë çështjen në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikës evropiane. Deklarata e Venizelos vjen

“Ndoshta ka çështje teknike, të cilat jemi të predispozuar t’i rishikojmë në nivel komisionesh teknike”-shtoi ai

pak para vizitës së presidentit grek Karolos Papulias në Shqipëri. Disa ditë më parë, Venizelos u shpreh se deklaratat që ai bëri gjatë vizitës në Tiranë janë tezat e politikës së jashtme greke dhe “ky do të jetë kuadri i vizitës së Papulias në Shqipëri”.

inaugurimi

Mungon Presidentja, Kisha Katolike pa ftesë Shumë zyrtarë të lartë të Kosovës kanë munguar dje në inaugurimin e Aeroportit të Prishtinës. Presidentja Atifete Jahjaga nuk ka qenë e pranishme përkrah kryeministrave Thaçi, Erdogan dhe Rama, por shkak për këtë mungesë është bërë një vizitë zyrtare në Gjermani. Zyra e shtypit e Presidencës bëri me dije se presidentja kishte udhëtuar mëngjesin e djeshëm drejt Gjermanisë, ndaj edhe nuk ishte e pranishme në inaugurim. I munguari tjetër ka qenë shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Samuel Zogar. Gazeta “Express” raporton se edhe ai nuk ka qenë në Kosovë gjatë ditës së djeshme. Në aktivitete është vënë re mungesa e rivalëve politikë të Hashim Thaçit si Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj. Ky i fundit ka uruar përmes Facebook-ut inaugurimin e aeroportit të Prishtinës. Nga ana tjetër, në aktivitet ka qenë kreu i Komunitetit Mysliman, Tërnava, por jo përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare. Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi ka thënë për “Express” se kisha Katolike nuk ka pasur ftesë për këtë aktivitet.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.10.2013

5

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është shprehur se Shqipëria do të vazhdojë të punojë drejt transformimit të Forcave të Armatosura, modernizimit, për të përmbushur obligimet si një vend aleat dhe i besueshëm. in te gr im i

Basha: PD, gjithçka për hapjen e negociatave TIRANË Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Ba-

sha priti dje në një takim drejtorin politik të Ministrisë së Jashtme të Austrisë, ambasadorin Jan Kickert, i cili shoqërohej nga drejtori i sektorit për Ballkanin Perëndimor, në Ministrinë e Jashtme të Austrisë, Johann Sattler. Në takim është folur gjerësisht për rekomandimin e Komisionit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat. “Shqipëria e meriton statusin dhe Partia Demokratike do të japë kontributin e saj për marrjen e statusit në dhjetor dhe do të bëjë gjithçka, për hapjen e negociatave për anëtarësim”, - tha Basha gjatë takimit. Më tej, në takim u diskutua edhe mbi situatën aktuale politike në vend. Basha shprehu shqetësimin për sulmet që sipas tij mazhoranca ka ndërmarrë ndaj institucioneve të pavarura.“Konceptimi i qeverisjes, si një fushatë kundër ligjit dhe Kushtetutës, kundër institucioneve të pavarura, kundër konsensusit dhe kundër të vërtetave ka në themel jo vetëm mungesën e vizionit dhe programit të kësaj mazhorance, por dhe përpjekjen për të instaluar me shpejtësi në Shqipëri, praktikën e mungesës së transparencës dhe llogaridhënies, si pararojë e instalimit të kleptokracisë”, - tha Basha gjatë takimit me drejtorin politik të Ministrisë së Jashtme të Austrisë.

Reforma tek forcat ushtarake, Kodheli: Shkurtohen 1500 trupa “Zvogëlimi i numrit, por edhe përdorimi i inteligjencës, i trurit, që është më i rëndësishëm se numri i ushtarëve apo armatimeve, është mënyra moderne e mbrojtjes së NATO-s” TIRANË Ushtria shqiptare do të zvogëlo-

het me 1500 trupa. Shkurtimi brenda Forcave të Armatosura do bëhet brenda dy viteve të ardhshme, si pjesë e strategjisë kombëtare të miratuar në parlament në prillin e këtij viti. Lajmi bëhet i ditur për “ABC News” nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila mori pjesë në Ministerialin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATOs, që u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel. “Ushtria ka më pak se 10 mijë vetë… numri do reduktohet në 8500…për të pasur një ushtri më profesionale, më të depolitizuar…Zvogëlimi i numrit, por edhe përdorimi i inteligjencës, i trurit, që është më i rëndësishëm se numri i ushtarëve apo armatimeve, është mënyra moderne

e mbrojtjes së NATO-s”, - vlerësoi Kodheli. Nga ana tjetër Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së aleatëve për nisjen e një tjetër misioni ushtarak në Afganistan, pas mbarimit të misionit ISAF. Konfirmimi i ministres Kodheli erdhi gjatë takimit që ajo zhvilloi me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Chuck Hagel. “Unë e sigurova Sekretarin e Mbrojtjes se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partner i mirë, real, mbështetës i partnerit tonë të madh strategjik, SHBA-së. Nuk mjafton të jesh vend anëtar i NATOs, duhet të transformohesh, duhet të kesh mundësinë të përgatitësh më mirë trupa për të qenë i barabartë midis të barabartëve…”, - tha Kodheli. Diskutimet e Ministerialit dyditor në Bruksel

Shkarkohet drejtoresha e INSTAT, PD: Është shkelur ligji Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima kundërshtoi dje shkarkimin e Drejtoreshës së INSTAT-it, Ines Nurja, me argumentin se ky vendim nuk kishte bazë ligjore. “Sot, (dje) kryeministri i ri i vendit ka shkarkuar, në thyerje totale të bazës ligjore, pa asnjë argument dhe tërësisht jashtë të gjitha procedurave ligjore në fuqi, Drejtoren e Institutit të Statistikave, znj. Ines Nurja, një eksperte karriere e statistikave kombëtare, duke e zëvendësuar atë me z. Gjergj Filipi, drejtor i Institutit ‘Agenda’, tashmë edhe haptazi jo të pavarur. Sot, të gjitha paralajmërimet e Partisë Demokratike lidhur me fushatën e spastrimeve politike dhe emërimeve të reja klienteliste e aspak meritokratike po vërtetohen katërcipërisht”, - tha dje Mima.

shërbyen për përgatitjet e samitit të NATO-s të vitit 2014 në Londër, ku temë kryesore do të jenë e ardhmja e veprimeve të Aleancës në Afganistan. Vetë, ministrja e Mbrojtjes është shprehur se Shqipëria do të vazhdojë të punojë drejt transformimit të Forcave të Armatosura, modernizimit, për të përmbushur obligimet si një vend aleat dhe i besueshëm. Ndërkohë, pak ditë më parë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli shkarkoi dy prej titullarëve të institucioneve më të përfolura të këtij dikasteri. Ajo ka liruar nga detyra kryetarin e Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), Erald Dervishi, dhe drejtorin e Ndërmarrjes Shtetërore të Import-Eksportit të municioneve ushtarake (MEICO), Granit Leka.

Statusi i vendit kandidat, Holanda ende pa vendim Ministri i Jashtëm holandez: “… Ende nuk e dimë dhe nuk mund të deklarohemi ende pasi Progres-Raporti është një dokument i komplikuar dhe kjo kërkon një studim të vëmendshëm të kapitujve të ndryshëm, dhe këtë gjë në vendin tonë do ta bëjnë ministri të ndryshme, që mbulojnë çështje të caktuara…” TIRANË Për ministrin e Punëve të

Jashtme të Holandës, Frans Timmermans është ende herët për të thënë nëse Shqipëria do të marrë miratimin e të gjitha vendeve anëtare

të BE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin dhjetor, përfshi këtu edhe Holandën. Në konferencën për shtyp të zhvilluar dje me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në kuadër të një vizite që ai po zhvillon në Tiranë, ministri holandez deklaroi se nuk ka ende një pozicion të caktuar për këtë çështje nga vendet anëtare. “Përgjigja më e ndershme që mund t’u jap është se është tepër herët për të dhënë një përgjigje të saktë. Siç e dini edhe ju, Raport-progresi i KE-së sapo u publikua, në datën 16 tetor, dhe mund t’ju them se të gjitha shtetet anëtare janë duke e studiuar atë, pra do të thotë që ende nuk kanë dalë me një pozicion të

caktuar për këtë çështje. Pra, më duhet të përsëris që ende nuk e dimë dhe nuk mund të deklarohemi ende pasi Progres Raporti është një dokument i komplikuar dhe kjo kërkon një studim të vëmendshëm, të kapitujve të ndryshëm dhe këtë gjë në vendin tone, do ta bëjnë ministri të ndryshme që mbulojnë çështje të caktuara”, - tha dje ministri holandez. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati e tha qartë se gjatë takimit ai kishte kërkuar mbështetjen e Holandës për marrjen e statusit të vendit kandidat. “…Pata mundësinë t’i kërkoja ministrit të Jashtëm të Holandës, mbështetjen në lidhje me propozimin e Komisionit Evropian për t’i

rekomanduar Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Jam koshient që jemi vetëm në fazat e para, por meqenëse m’u dha kjo mundësi për shkak të vizitës së homologut holandez, në emër të qeverisë shqiptare, bëra kërkesën përkatëse”, tha Bushati. Por përpos skepticizmit që ekziston, ministri i Jashtëm holandez, Timmermans vlerësoi progresin e deritanishëm të Shqipërisë në procesin e integrimit, duke u shprehur se e ardhmja e sigurte e vendit është BE-ja. Edhe Bushati u shpreh gjatë konferencës se në takimin e zhvilluar ata kishin ndarë pikëpamje të përbashkëta se rruga e Shqipërisë është drejt familjes evropiane.


6

fokus

ditari

ngjarje e ditës Veliaj: 6 mijë të afërm të zyrtarëve marrin pagesa si invalidë Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj denoncoi dje përfshirjen e familjarëve të zyrtarëve lokalë në skemën e pagesave të paaftësisë. I pranishëm në komisionin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Veliaj ka deklaruar se arka e ministrisë për shlyerjen e detyrimeve ligjore për pagesat e paaftësisë dhe ndihmën ekonomike është zbrazur në mënyrë abuzive nga ish-drejtuesit e këtij institucioni para 23 qershorit. Sipas raportit të Veliaj, nga të dhënat e auditit të kryer në të gjitha njësitë vendore janë zbuluar abuzime me emrat e përfituesve të pag-

esave të paaftësisë në disa komuna të drejtuara sipas tij nga të majtë dhe të djathtë. Veliaj tha se pjesë e abuzimit me fondet janë dhe mjekët e komisioneve ligjore, duke bërë që vetëm gjatë 6 muajve të parë të 2013-ës numri i përfituesve të skemës së pagesave të paaftësisë të rritet me 6 mijë persona ose 8 për qind më shumë. “Nga të dhënat e auditit, në komuna të veçanta vihet re se të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak si dhe kryetari i tij kanë të regjistruar të gjithë pa përjashtim fëmijët ose bashkëshortët e tyre në skemën e PAK. Në lidhje me pag-

esat e Ndihmës Ekonomike rezulton se në të gjitha rastet e audituara, pagesa është bërë në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave dhe në mungesë të dokumentacionit të kërkuar”, - ka deklaruar ministri Veliaj. Sipas tij, vetëm gjatë periudhës qershor-shtator janë shpenzuar 3.7 miliardë lekë nga fondi i buxhetit të shtetit për pagesat e paaftësisë e ndihmës ekonomike, ndërsa aktualisht në arkën e ministrisë gjenden vetëm 1.784 miliardë lekë, në një kohë që për përballimin e të gjitha nevojave të skemës duhen 5.2 miliardë lekë.

Atentat me “Scooter” në Tiranë, plumb kokës pronarit të kazinove Dy persona të maskuar me skafandra kanë qëlluar në drejtim të një fuoristradë në kryqëzimin e “Komunës së Parisit”. Plagoset pronari i lojërave të fatit, Elvis Doçi dhe djali i xhaxhait të tij. Policia heton një konflikt të 2009-s, por edhe problemet me biznesin Dashamir Biçaku

Pesë plumba pistolete janë derdhur mbi pronarin e disa kazinove në Tiranë. Atentati ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30 te kryqëzimi i “Komunës së Parisit”, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Dëshmitarë në vendngjarje i thanë MAPO-s se makina fuoristradë me targa AA 777FH është ndjekur nga një motor i fuqishëm “Scooter”, mbi të cilin ndodheshin dy persona. Këta të fundit i janë afruar automjetit dhe kanë qëlluar pesë herë në drejtim të tij. Më pas janë larguar me shpejtësi në drejtim të “21 Dhjetorit”, duke i shpëtuar vëmendjes së policisë. I plagosur nga plumbat, shoferi ka humbur kontrollin e makinës, e cila më pas është përplasur me një billborder në anë të rrugës. Ngjarja e rëndë tërhoqi vëmendjen e shumë kalimtarëve, të cilët u përpoqën t’u japin ndihmën e parë të plagosurve, e që paralelisht njoftuan policinë. Forca të shumtë të komisariatit nr.2 mbërritën në vendin e atentatit dhe nisën hetimet e para mbi krimin. Dëshmi-

tarët pohuan për MAPO-n se objektivi i atentatit ishte Elvis Doçi, pronar i disa lokaleve të lojërave të fatit. I plagosur ka mbetur edhe djali i xhaxhait të tij, Ali Doçi, i cili po drejtonte makinën. Burime të policisë thanë se dy personat janë dërguar në Spitalin Ushtarak, por gjendja e Elvis Doçit ishte mjaft e rëndë. Njëri prej plumbave dyshohet se e ka goditur në kokë, duke i rrezikuar rëndë jetën. Të dhënat që vinin nga Spitali Ushtarak në orët e vona të natës kanë qenë kontradiktore, por mjekët thonë se ka fare pak shanse për mbijetesë. Forcat e policisë janë vënë në kërkim të autorëve, emrat e të cilëve nuk dihen ende. Dëshmitarët e atentatit të rëndë kanë pohuar se të dy vrasësit mbanin në kokë skafandra motori, çka e bën të vështirë identifikimin e tyre. Postblloqe të shumta janë ngritur nga policia, ndërkohë që janë hapur dosjet e vjetra për të zbuluar më shumë mbi objektivin e atentatit. Sipas policisë, Elvis Doçi është përfshirë në një konflikt të armatosur në vitin 2009 në Tiranë, pa-

Mbrëmë pas atentatit te Komuna Parisit

Dëshmitarët pohuan për MAPO-n se objektivi i atentatit ishte Elvis Doçi, pronar i disa lokaleve të lojërave të fatit. I plagosur ka mbetur edhe djali i xhaxhait të tij, Ali Doçi, i cili po drejtonte makinën

si i vëllai ishte përfshirë në një sherr me disa të rinj. Asokohe u plagosën tre persona, çështje kjo që po verifikohet nga hetuesit, edhe pse pak dyshime ka që dy ngjarjet të kenë lidhje me njëratjetrën. Policia po verifikon edhe pistën e konfliktit në biznes, pasi Doçi kishte një deri lokalesh të lojërave të fatit, një pjesë e të cilave të mbyllura gjatë operacionit “Fundi marrëzisë”. E ndërsa hetimet vazhdojnë, vëmendja është përqendruar në Spitalin Ushtarak, ku dy të plagosurit po luftojnë me vdekjen.

Shkodra përcjell viktimat e aksidentit, mungojnë deputetët Pesë të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik u përcollën në banesën e fundit nga të afërmit e bashkëqytetarët. Imami: Asnjë prej 11 deputetëve nuk duhej të mungonte në këtë dhimbje Shkodra përcjell me dhimbje 5 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të mëngjesit të së martës. Dyert e mortit janë hapur në familjet Duli, Anamali, Pirani dhe Mreca, si dhe tek 18-vjeçari që ndërroi jetë në spital, Osman Meraja. Tri shkollat ku 5 të rinjtë ishin nxënës, kanë qenë bosh përgjatë këtyre dy ditëve. Nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave në shenjë solidarizimi me dhimbjen e familjareve

kanë qenë tek familjet e tyre. I pranishëm në ceremoninë mortore ishte edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Syrtari, i cili e konsideroi këtë ngjarje më të rëndë se të gjitha përmbytjet që janë shënuar në Shkodër. Myftiu është shprehur se “kjo është një ngjarje shumë e rëndë, 5 viktimat e aksidentit s’do harrohen kurrë, dua t’u bëj thirrje të gjithë të rinjve të kenë kujdes”. Gjithashtu, Imami ka dashur të tërheqë vëmendjen e klasës politike, duke theksuar se 11 deputetët e Shkodrës nuk duhej të kishin munguar në ceremoninë e 5 të rinjve. Pesë djemtë e rinj humbën jetën në një aksident tragjik pas përplasjes së mjetit të tyre më një kamion, teksa ktheheshin nga kryeqyteti pas festës së ditëlindjes së njërit prej viktimave. Hetimet për zbardhjen e aksidentit të rëndë që u mori

jetën 5 të rinjve shkodranë, vazhdojnë intensivisht. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se grupi hetimor ende nuk ka dalë në një rezultat konkret përsa i përket shkakut të aksidentit, ndonëse tashmë është vërtetuar se të dyja mjetet e përplasura kanë qenë me shpejtësi të madhe. Ndërkohë vazhdon të jetë në dhomat e para-

burgimit të Komisariatit të Policisë, Shkodër, drejtuesi i kamionit, Prengë Ndreca, i cili vazhdon të merret në pyetje tashmë nga prokuroria që ka marrë në dorëzim dosjen e tij. Burime pranë policisë bëjnë me dije se Ndreca do qëndrojë aty deri ditën e sotme, kur pritet të jepet masa e arrestit për të në Gjykatën e Shkallës së Parë.

regimi

Shoqëria “APEX – AL” ka paguar 3.1 miliardë lekë taksa Shoqëria “APEX – AL”, një nga kompanitë që iu nënshtrua kontrolleve të fundit në kuadër të operacionit për lojërat e paligjshme të fatit, thotë se fillimisht duhet të verifikohet dokumentacioni dhe më pas të merren masa. Si një shoqëri e licencuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me leje veprimtarie nr.50, dt.25.1.2007, për një periudhë 10-vjeçare, APEX – AL” ka ushtruar aktivitetin në përputhje me legjislacionin e lojërave të fatit. Vlera e investimeve të kësaj firme, të kryera për periudhën 2007-2013, arrin në shumën prej 920 milionë lekë. Është investuar për të kthyer sallat në vende argëtimi dhe është klasifikuar siguri e lartë. Shoqëria derdh mesatarisht në vit detyrime 434 milionë lekë, si dhe taksa vendore 6.7 milionë lekë. Gjatë kohës që kjo shoqëri ushtron veprimtarinë e saj në fushën e lojërave të fatit ka paguar pranë organeve tatimore shumën prej 3.1 miliardë lekë. “APEX – AL” ka 130 punonjës, të arsimuar e të kualifikuar, ndërsa i është dashur të përballet me ndryshimet ligjore siç është ligji nr. 9744, dt.28.5.2007, apo shtesa në ligjin nr.8701, dt.1.12.2001. Si e tillë, u pa e arsyeshme që sallat e kësaj firme të hapen, por ky është një mësim i madh për të orientuar kontrolle profesionale dhe jo politike e zhurmëmadhe. Është për të theksuar se ndryshimet e shpeshta të legjislacionit i dëmtojnë këto shoqëri dhe këtu ka nevojë që të impenjohet shteti për ligje që kanë jetë të gjatë. Kompania “APEX – AL” nuk është kundër kontrolleve të policisë apo bllokimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në kundërshtim me ligjin, kur këto kontrolle kryhen në bazë të dokumentacionit që disponon secila prej këtyre shoqërive. “Aktiviteti i ligjshëm është aleat i shtetit”, - thotë kompania “APEX – AL”.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.10.2013

7

Vritet një 67-vjeçar në Shkodër, pas sherrit në domino Zef Ejlli u vra nga një breshëri automatiku. Policia arreston si autor “rivalin” e tij në lojën e dominosë, Miri Gjoni Një 67-vjeçar mbeti i vrarë dje në komunën Gur i Zi në Shkodër, ndërsa shkak është bërë sherri pas një loje me domino. Zef Ejlli mbeti i vrarë rreth orës 18:30 minuta, si pasojë e plagëve që mori nga

një breshëri automatiku të shkrehur ndaj tij. Autori i ngjarjes, një 32-vjeçar i quajtur Miri Gjoni u arrestua për krimin vetëm pak kohë më vonë. Pasi kreu vrasjen, Gjoni është larguar nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar pak minuta më pas nga policia. Nga hetimet paraprake zbulohet fillimisht se viktima ka luajtur domino së bashku me shtetasin Miri Gjoni. Gjatë lojës të dy personat, Zef Ejlli dhe Miri Gjoni janë grindur shpesh. Miri Gjo-

ni pasi është konfliktuar me 67-vjeçarin gjatë lojës së dominosë, është larguar në shtëpi duke marrë armën tip automatik dhe i ka zënë pritë të moshuarit. Më pas, ndërsa dhe Zef Ejlli kthehej në banesë, 32-vjeçari ka qëlluar ndaj tij. Mësohet se të shtënat me automatik janë dëgjuar nga banorët e zonës, të cilët i kanë ardhur në ndihmë të menjëhershme 67-vjeçarit duke e transportuar në spital. Pavarësisht ndihmës së parë,

Zef Ejlli humbi jetën në duart e mjekëve. 32-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, por vetëm pak minuta më vonë policia do të binte në gjurmë të tij, dukë bërë të mundur dhe arrestimin. Policia mori në pyetje dhe dëshmitarë të shumtë. Autori Miri Gjoni është dërguar në ambientet e policisë, aty ku pritet dhe deponimi i tij, për të sqaruar të tjera detaje të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe të pazakontë.

Vrasja për një varëse, prokuroria kërkon burg përjetë për Aldo Hoxhën Organi i akuzës tha se është e vërtetuar përmes analizës së ADN-së se Aldo Hoxha është autori i vrasjes së Fatmira Tafës. Krimi ka dy autorë, të cilët u larguan në panik pasi qëlluan me thikë 40-vjeçaren, duke harruar në vendin e ngjarjes kapelen Leonard Bakillari Tiranë Një kapele e gjendur në vendin ku u vra shtetasja Fatbardha Tafa, ngjarje e ndodhur më 2 gusht të vitit të shkuar, është prova më e fortë që prokuroria ka ndaj autorit të dyshuar të ngjarjes, 21-vjeçarit Aldo Hoxha. Në konkluzionet përfundimtare, prokuroria kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Hoxhën, i akuzuar për “vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “plagosje me dashje”. Si provë kryesore dhe të pakontestueshme prokurori Endrit Bimi paraqiti analizën e ADN-së që është kryer në mbetjet e djersës dhe fijes së flokut të gjetur në një kapele ngjyrë jeshile që ka qenë në vendin ku u qëllua për vdekje 40-vjeçarja Fatbardha Tafa. Sipas prokurorit, dy autorët e krimit janë larguar në panik pasi kanë qëlluar me thikë 40-vjeçaren, duke harruar në vendin e ngjarjes kapelen që fillimisht është gjendur nga një banore që kishte shtëpinë aty pranë. “Kapelen e mori Y.P (nipi viktimës). Ky iu drejtua një polici për t’ia dorëzuar, por ai s’e ka pasur mendjen dhe kapelja mbeti në makinën ku kishte hipur për të shkuar në spital”, - tha prokurori. Ai sqaroi se bashkëshorti i gruas të plagosur, shtetases Lumturi Gjana, e ka gjetur kapelen në makinë dhe më pas e ka dorëzuar në polici pasi nuk i përkiste asnjërit prej fëmijëve që shoqëronin dy gratë në momentet e ngjarjes. “Në akt-ekspertimin përkatës konkludohet se në kapelen me ngjyrë jeshile, në pjesën e brendshme të saj dhe në pjesët anësore të strehës ka njolla të kuqërreme, si ato të gjakut; dhe se me mikroskop, në kapele u gjet një fije

floku, e seksit mashkull, me ngjyrë kafe të errët, me gjatësi rreth 2 cm. Gjithashtu nga kapelja në fjalë u fiksuan gjurmë dhe mbetje djerse, që të gjitha objekte ekspertimi, të vlefshme për krahasim”, - tha prokurori. Pas analizës së ADN-së për gjurmët dhe fijen e flokut të gjetur në kapele rezulton se profili gjenetik i Aldo Hoxhës, model krahasimi, përputhet me profilin gjenetik të përftuar nga fija e flokut, e gjetur në kapelen jeshile. Ndërkohë që ADN-ja e njollave të gjakut të gjendura në kapele sipas ekspertizës rezulton se i përkasin motrës së viktimës, shtetases Lumturi Gjana e plagosur në këtë ngjarje. Sipas prokurorisë, kjo është vetëm një nga provat kundër 21-vjeçarit, pasi dëshmitarët kanë përshkruar se një nga autorët mbante kapele si ajo e gjendur në vendin e ngjarjes, madje duke dhënë edhe përshkrimin e karakteristikave fizike të këtij personi. Prokurori ju përgjigj edhe pretendimeve të të pandehurit dhe avokatit të tij se është dhunuar gjatë kohës që është shoqëruar në polici. “Sipas ekspertizës mjekoligjore të bërë më 09.08.2012, shenjat e mësipërme janë shkaktuar jo më parë se 48 orë nga momenti i ekzaminimit, çka do të thotë se koha e shkaktimit të tyre përkon me kohën kur ka ndodhur ngjarja. Duke iu referuar dëmtimeve si ekimoza, dërmishtje, gërvishtje, të konstatuara në trupin e Aldo Hoxhës, formave gjeometrike të tyre si dhe vendeve ku janë shkaktuar, arrihet në përfundimin se ato janë pasojë e veprimeve edhe me thonj”, - tha prokurori. Sipas tij, këto

Autori i dyshuar për ngjarjen, 21-vjeçarit Aldo Hoxha

“Si një individ që rrjedh nga familja Gjuka (Xhuka) dhe Familja Shehu, kontribuese në shekuj në shtetformimin e Shqipërisë dhe të Kosovës, me penë dhe me gjak, Ju garantoj se do ta përmbush këtë detyrë me dinjitet, profesionalizëm dhe integritet të lartë, si çdo detyrë të mëparshme, në përputhje të ligjit dhe vetëm ligjit”

Vrasja tronditëse e Fatbardha Tafës Më datë 7.08.2012, rreth orës 19:00, shtetasja Lumturi Gjana me motrën e saj, Fatbardha Tafa, të shoqëruara nga fëmijët kanë qenë duke ecur në rrugën “Bab Rexha”, pranë shkollës “Dhora Leka”, për të shkuar në lulishten te ish-Fusha e Aviacionit. Drejt tyre ka ardhur një motor i zi, në të cilin udhëtonin dy të rinj. Drejtuesi i motorit mbante në kokë skafandër, ndërsa pasagjeri kishte në kokë kapele. Ky i fundit, i pandehuri Aldo Hoxha, ka zbritur nga motori dhe i është afruar shtetases Fatbardha Tafa, e ka sulmuar për t’i shkëputur varësen që mbante në qafë. Fatbardha, duke qenë e gjatë sa Aldoja dhe e fuqishme fizikisht, ka reaguar, është përleshur me të dhe është munduar mos ta lëshojë. I pandehuri Aldo e ka goditur me thikë. Motra e Fatbardhës, Lumturi Gjana, ka ndërhyrë për të ndihmuar motrën. Në ndihmë të Aldos ka ndërhyrë drejtuesi i motorit. Gjatë përleshjes është goditur me thikë edhe Lumturia. Fatbardha Tafa ka humbur jetën, ndërsa Lumturi Gjana është plagosur. dëmtime janë shkaktuar nga përleshja që autori ka patur me dy gratë në momentin e ngjarjes. Prokurori tha se një tjetër provë që vërteton akuzën është edhe fakti se i pandehuri Aldo Hoxha në momentin e shoqërimit është gjetur i fshehur pas një divani në shtëpinë e xhaxhait të tij. Këto pro-

va sipas prokurorisë janë të mjaftueshme për të provuar akuzën dhe dënuar të pandehurin Aldo Hoxha me burgim të përjetshëm. Seancën e ardhshme pritet që avokati mbrojtës të kundërshtojë akuzën me provat e mbrojtjes, ndërsa gjykata do të japë verdiktin final pas rreth dy javësh.

Roja nën akuzë për vrasjen e “hajdutit” të skrapit Prokuroria akuzon Kleandër Zefin për vrasjen e Astrit Markut, gjatë kohës që po merrte materiale hekuri në firmën që ruhej prej tij Tiranë Roja i një objekti privat në fshatin Ar-

banë në periferi të Tiranës, është marrë i pandehur nga prokuroria pasi ka vrarë një person teksa e ka kapur në ambientet e pronës private që ruante. 18-vjeçari Kleandër Zefi, akuzohet se më datë 19 gusht të këtij viti, rreth orës 01:30 të mëngjesit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Astrit Marku, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Sipas prokurorisë mësohet se shtetasit A. Allamani dhe viktima Astrit Marku, banorë të rrethit Tiranë dhe shokë mes tyre, kanë shkuar me autoveturën e markës “Opel Ascona, në pikën e inerteve që ndodhet në fshatin Arbanë, në pronësi të

shtetasit S. M., për të vjedhur materiale hekuri. “Ky objekt ruhej me roje, konkretisht nga i pandehuri Kleandër Zefi. Shtetasi A. Allamani dhe viktima kur kanë hyrë në objekt dhe duke qarkulluar me mjetin e tyre dhe pasi kishin vjedhur disa sende janë diktuar nga roja, i pandehuri Kleander Zefi. Ky i fundit ka njohur shtetasin A. Allamani, i cili drejtonte automjetin, si banor i fshatit Arbanë”, - thotë prokuroria. Roja i ka kërkuar drejtuesit të mjetit të zbriste nga mjeti duke i drejtuar dhe një armë zjarri tip kallashnikov, të cilin e mbante pa leje të organeve kompetente. Shtetasi A. Allamani nuk ka zbritur nga mjeti, por e ka lëvizur atë me shpejtësi prapa duke tentuar të largohej. “Në këtë kohë roja i objektit, shtetasi nën hetim, ka qëlluar në drejtim të mjetit. Nga të shtënat e armës së zjarrit ka gjetur vdekjen shtetasi Astrit Marku, ndërsa shtetasi A. Allamani nuk ka pësuar dëmtime”, -

Kleandër Zefi

thotë prokuroria. Shtetasi A. Allamani është larguar menjëherë në drejtim të Spitalit Ushtarak Tiranë për t’i dhënë ndihmën mjekësore shokut të tij, ndërsa roja i objektit, i pandehuri Kleandër Zefi, ka qëndruar në objekt deri në mbërritjen e forcave të policisë. I pyetur për këtë ngjarje, 18-vjeçari Zefi ka deklaruar se në

momentin e ngjarjes ai ka humbur kontrollin dhe duke menduar se dy personat mund t’i kundërpërgjigjeshin ka qëlluar drejt automjetit për t’i çarë gomat. “Pas disa sekondash drejtuesi i mjetit duke parë që unë kisha armën në dorë ngeli si i shtangur në vend, nuk bëri asnjë veprim. Në përpjekje për ta zbritur në tokë, shoferi i ka futur marshin (indietro) makinës dhe e ka kthyer mjetin pothuajse në vend, ku për pak desh më përplasi dhe mua dhe u nis për t’u larguar. Në këtë moment unë jam trembur, kam humbur kontrollin dhe kam shkrehur armën në drejtim të automjetit me qëllim për t’i çarë gomat që të mos largoheshin. Unë kam qëlluar dy-tri herë nga frika pasi dhe ata mund të kundërpërgjigjeshin”, - ka deklaruar 18-vjeçari në polici. Prokuroria thotë se i pandehuri duhet të përgjigjet në gjykatë për akuzën e vrasjes me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.


CMYK

8 24.10.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

Njoftim për vend të lire pune Shoqëria e parë Financiare e Zhvillimit - FAF sh.a, kërkon të punësojë: Specialist Kredie pranë Degës së Shoqërisë FAF sh.a, Skrapar Detyrat e përgjithshme • Të menaxhojë procesin e kredidhënies lokale • Të identifikojë nevojat për shërbime bankare me fokus kredinë në zonat rurale e malore të rrethit. • Të promovojë produktet e FAF, sh.a tek klientët potencial. • Të vlerësojë për secilin klient nëse duhet hapur procedura e kredidhënies. • Të analizojë në vend biznesin e klientit • Të përgatisë inventarin dhe klasifikimin e huasë Kualifikimi dhe eksperiencat 1. Të ketë përfunduar studimet e larta në degë më profil ekonomik ose Universitetin Bujqësor. 2. Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit. 3. Njohja e një gjuhe të huaj të vendeve të BE përbën avantazh. 4. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup. 5. Kualifikimet dhe treinimet në fushën e kredidhënies përbëjnë avantazh. 6. Eksperienca e punës drejtpërndrejt në kredidhënie përbën avantazh. Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë brenda datës 11.11.2013 dokumentacionin e poshtëcituar: • Kërkesë për tu punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit-FAF sh.a • CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional • Diplomë dhe listën e notave (të noterizuara) • Dokument identiteti • Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetëtim nga punëdhënësi). • Letër reference “Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit-FAF” sh.a Zyra qendrore, Adresa: Rr. “Dervish Hima” Nr. 4, Tiranë. Tel: (355) (4) 232937 ; 224638

Ta Shohësh Botën me Optikë Elitare! Është optika më prestigjoze në Shqipëri. Përfaqësuese e autorizuar e

CARTIER për të gjithë rajonin.

Grand Optika Group sh.p.k, Hotel Sheraton, Tirana ,Albania Tel:0673001000; 0674006606; info@grandoptika.al; www.grandoptika.al

Grand

optika


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.10.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

BE kërkon nga vendet e Ballkanit zero tolerancë ndaj jotolerancës! Për ata që mendojnë dhe besojnë ndryshe, janë ndryshe apo kanë orientime të tjera çfarëdo qofshin, në asnjë shtet të Evropës nuk është më keq sesa në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi. Prandaj këtë vit, një prej kërkesave kryesore të Komisionit Evropian në raportet e progresit dhe në strategjinë e zgjerimit është që këto vende, të cilat aspirojnë anëtarësimin në BE, të kenë zero tolerancë ndaj gjuhës së urrejtjes dhe jotolerancës

P

asnesër në Bruksel Komisioni Evropian do të miratojë dhe do të bëjë publike raportet vjetore të progresit për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së. Do të miratohet dhe dokumenti “Strategjia e zgjerimit dhe sfidat kryesore”, në të cilin BE-ja do ta bazojë veprimin e saj në periudhën e ardhshme njëvjeçare. Miratimi dhe publikimi i këtyre dokumenteve shënon ngjarjen kryesore vjetore për procesin e zg jerimit. Me kureshtje disa javë më herët gazetarët, diplomatët, parlamentarët dhe të tjerët mundohen të gjejnë përmes lidhjeve të tyre draftet e këtyre dokumenteve. Dëshirojnë të jenë të parët që do të kuptojnë se në cilat pika kësaj radhe e përqendron vëmendjen Komisioni Evropian, cilat janë fushat në të cilat është shënuar progres dhe çfarë gjuhe përdoret për dukuritë negative. Përderisa publikimi zyrtar do të bëhet këtë të mërkurë nga komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fule, së pari në Parlamentin Evropian e më pas edhe para gazetarëve në konferencë shtypi, lexuesit e “Kohës Ditore” tashmë kanë pasur rastin ta lexojnë se çka thotë për Kosovën kësaj radhe ky raport vjetor. Deri të mërkurën asgjë nuk do ndryshojë. Por të mërkurën gjithçka do të jetë zyrtare dhe publike prandaj pritet që ky raport edhe të nxisë reagime nga zyrtarët në Kosovë të cilët më nuk do të kenë si arsyetim “nuk e kemi ende dokumentin zyrtar”. E këtu te reagimet rreth Raportit të progresit prapë do të shihet një dallim tradicional

koment Augustin Palokaj

Derisa të mos ndodhë kjo kosovarët le të harrojnë liberalizimin e vizave. BE-së nuk do t’i shkojë as mendja t’u heqë vizat qytetarëve të një vendi, i cili në raportin e Komisionit Evropian ende e ka epitetin si “vend origjine dhe tranziti për trafikim të qenieve njerëzore” ose “vend origjine, depozitimi dhe tranziti të drogës” ose “vend me rritje të trafikimit të njerëzve të moshës jomadhore për qëllime të eksploatimit seksual”. mes pozitës dhe opozitës. Përderisa ata që janë në pushtet, dhe si rrjedhojë janë përgjegjësit kryesorë për dukuritë negative të cilat i përmend edhe këtë vit Komisioni Evropian, do të mundohet të përqendrohet në pikat pozitive, të cilat janë kësaj radhe shumë të pakta, apo të relativizojnë problemet serioze, opozita do të tentojë ta shfrytëzojë edhe këtë dokument për të kritikuar pushtetin. Krejt kjo është e zakonshme dhe ndodh në secilin shtet të rajonit. Por në rastin e Kosovës është shumë e parashikueshme. Prandaj nuk do të befasohemi të dëgjojmë nga e mërkura e tutje nga anëtarët e Qeverisë se “Kosova ka shënuar progres dhe këtë e konfirmon edhe ky raport”, ani pse progresi, siç thotë Raporti, është kryesisht në miratimin e ligjeve dhe krijimin e disa strukturave të cilat mbi vete duhet ta bartin përgjegjësinë për të ndër-

tuar standardet evropiane. Por për të njëjtat këto struktura thuhet se janë krijuar jo në baza të përgatitjeve profesionale por më shumë me ndikime politike. Ajo që irriton është gjithmonë tentimi që të relativizohet problemi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Kjo është një dukuri e cila është e pranishme gjithkund e jo vetëm në Kosovë” do të na thonë. Do të na thonë se “ka korrupsion edhe në vendet e BE-së” ose në rastin e Kosovës “nuk është fjala për korrupsion, por vetëm për përshtypje se ka korrupsion gjithëpërfshirës“ dhe shumë arsyetime të tjera. Ta zëmë se kanë të drejtë dhe ndoshta edhe kanë. Prapë këto nuk duhet të jenë arsyetime sepse me korrupsionin në Rumani, Bullgari dhe Itali nuk merren institucionet e Kosovës. Ajo që është e rëndësishme për qytetarët e Kosovës është korrupsionin dhe krimi i organizuar në Kosovë, lidhja e kësaj dukurie me strukturat politike dhe politizimi i strukturave të cilat duhet ta luftojnë këtë dukuri. Edhe nëse ka pak rezultate në luftë kundër korrupsionit ajo nuk bëhet në mënyrë të paanshme dhe të pavarur. Si mund të bëhet kur gjykatat janë të politizuara dhe njëlloj edhe organizatat e tjera. Madje ka dyshime serioze se edhe EULEX-i kur bën hetime merr parasysh stabilitetin politik para se të vendosë se ndaj kujt do të bëjë hetime dhe ndaj kujt do të ngrejë aktakuza. Gjithnjë e më shumë edhe nga diplomatët e BE-së dëgjohen dyshime të tilla dhe kjo për shkak të prioriteteve politike që BE-ja dëshiron t’i realizojë edhe nëse për këtë sakrifikohen demokracia dhe lufta kundër korrupsionit në Kosovë. Në Kroaci, në kohën e ish-kryeministrit Ivo Sanader, tash të dënuar me 10 vjet për korrupsion në rastin e shitjes së disa ndërmarrjeve të mëdha publike, për sjelljen servile të pushtetit ndaj bashkësisë ndërkombëtare në kohën kur në Kroaci plaçkitnin pa mëshirë shtetin dhe popullit ekzistonte thënia “Në shtëpi gangsterë, ndërsa jashtë shërbëtorë”. Edhe në Kosovë shpesh dëgjohet përshtypja se mbështetja nga bashkësia ndërkombëtare legjitimon nganjëherë edhe dukuritë të cilat qartë shkojnë kundër vlerave evropiane. Një rastin e Kroacisë, pos presionit përmes kushtëzimeve në procesin e anëtarësimit BE-ja nuk i ndihmoi Kroacisë ta luftojë korrupsionin. Ishin vetë kroatët ata që e bë-

Rilindje

në këtë duke profesionalizuar shërbimet të cilat nuk ishin nën ndikim politik më. Prandaj në Kosovë nuk duhet të presin aq shumë nga EULEX-i, por duhet të fillojnë të mendojnë se a munden vetë kosovarët të jenë bartës të luftës kundër korrupsionit, jo përmes krijimit të këshillave dhe komisioneve, por përmes organeve shtetërore të pavarura nga politika. Derisa të mos ndodhë kjo kosovarët le të harrojnë liberalizimin e vizave. BE-së nuk do t’i shkojë as mendja t’u heqë vizat qytetarëve të një vendi, i cili në raportin e Komisionit Evropian ende e ka epitetin si “vend origjine dhe tranziti për trafikim të qenieve njerëzore” ose “vend origjine, depozitimi dhe tranziti të drogës” ose “vend me rritje të trafikimit të njerëzve të moshës jomadhore për qëllime të eksploatimit seksual”. Ajo që kësaj radhe përmendet si dukuri ku BE-ja dëshiron veprime të menjëhershme është lufta ndaj gjuhës së urrejtjes dhe jotolerancës. Edhe kjo, nëse doni, është shumë e rëndësishme për heqjen e vizave. E në Kosovë ka shumë jotolerancë dhe gjuhë të urrejtjes. Ka gjuhë të urrejtjes ndaj atyre që mendojnë ndryshe, atyre që besojnë ndryshe, flasin ndryshe apo kanë orientime të ndryshme. Në Kosovë, shpesh për shkak të neglizhencës e më shpesh për shkak të konformizmit politik, nga frika se mos po humben vota, ka pasur shumë tolerancë ndaj jotolerancës. BE-ja me këtë Raport progresi madje shpreh habinë se si një lëvizje fetare, e cila propagandon gjuhën e urrejtjes, është regjistruar madje si parti politike. Flet për probleme të komunitetit rom, për vështirësitë e tyre që të shkollohen, punësohen. Flet për sulme ndaj pjesëtarëve të Komunitetit LGTB (shkurtesë për personat me orientime homoseksuale apo transeksuale). Flet dhe për sulme ndaj gazetarëve dhe medieve që, po ashtu, janë shprehje e jotolerancës për ata që shkruajnë atë që dikujt nuk i pëlqen. Pra është qartë se nuk jemi shoqëri aq tolerante sa mendojmë për veten. Ata që mendojnë dhe besojnë ndryshe, janë ndryshe apo ka-

në orientime të tjera çfarëdo qofshin, në asnjë shtet të Evropës nuk është më keq sesa në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi. Prandaj këtë vit një prej kërkesave kryesore të Komisionit Evropian në raportet e progresit dhe strategjinë e zgjerimit është që këto vende, të cilat aspirojnë anëtarësimin në BE, të kenë zero tolerancë ndaj gjuhës së urrejtjes dhe jotolerancës. Madje, në strategjinë e zgjerimit, Komisioni do të jetë edhe më i qartë duke përmendur disa gjurmë se nga cilat qarqe vijnë shpesh thirrjet dhe nxitjet për urrejtje. Vijnë nga ata të cilët më së paku pritet, nga njerëzit që veten e quajnë besimtarë të devotshëm. Por ata vetëm veten e quajnë kështu, sepse po të ishin vërtet besimtarë të devotshëm do të angazhoheshin më shumë për tolerancë, dashuri, paqe dhe mirëkuptim. “Nuk do të duhej të përdoreshin bindjet fetare për të nxitur urrejtje”, do të thuhet në dokumentet e Komisionit Evropian dhe kjo kësaj radhe ka të bëjë më së shumti për sulmet ndaj komunitetit LGTB. Dhe kjo si kritikë është e drejtuar ndaj të gjitha besimeve dominante në Ballkan, nga Beogradi e Prishtina e deri në Podgoricë e Tiranë, sepse në të gjitha këto besime ka njerëz që në emër të fesë së tyre bëjnë thirrje që nxisin urrejtje. Toleranca është një virtyt shoqëror dhe atu shumë i lartë. Kosova e ka pasur por është duke e humbur gradualisht. Dhe në raste të mungesës së tolerancës si vlerë shoqërore, atëherë i takon pushtetit dhe shtetit që t’i mbroj ata të cilët bëhen objekt i diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe jotolerancës. E këtu, sidomos kur ka raste të sulmeve fizike, siç është rasti në Kosovë, duhet të ketë veprime të duhura. E BE-ja tash e tutje do të presë vërtet veprime të tilla. Nëse Kosova dështon atëherë edhe afrimi me standardet evropiane do të dështoj sepse, nëse asgjë tjetër, atëherë së paku së paku tolerancën mes kulturave, besimeve dhe diversitetin BE-ja e ka vlerë themelore. Duke iu afruar këtyre vlerave do t’i afrohemi edhe BE-së e jo duke mbajtur fjalime politike dhe duke shkruar parulla nëpër bilborde.


op-ed

2

Blog / Tuna dhe Miley, shpjeguar nga një mashkull

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Kapuscinski, përkthyesi i kulturave

M

koment Fatos Tarifa

Unë gjykoj, gjithashtu, se ndër kriteret, ose faktorët që kushtëzojnë partneritetin strategjik mes dy shteteve janë reciprociteti dhe pritshmëria e ekskluzivitetit. Për këtë arsye, unë jam shprehur: “Mirë ne dëshirojmë ta konsiderojmë Greqinë si partnerin tonë strategjik, por a është Shqipëria një partner strategjik për Greqinë? Jo. Si mundet, atëherë, që të ekzistojë një partneritet strategjik mes dy vendeve, nëse njëri prej tyre (që nuk është fuqi e madhe, siç është SHBA), nuk e konsideron tjetrin si partner strategjik? A mund të ishte, fjala vjen, Kina një partner strategjik për BE-në, nëse kjo e fundit s’do konsideronte Kinën një partner strategjik të saj?”. në si partnerin tonë strategjik, por a është Shqipëria një partner strategjik për Greqinë? Jo. Si mundet, atëherë, që të ekzistojë një partneritet strategjik mes dy vendeve, nëse njëri prej tyre (që nuk është fuqi e madhe, siç është SHBA), nuk e konsideron tjetrin si partner strategjik? A mund të ishte, fjala vjen, Kina një partner strategjik për BE-në, nëse kjo e fundit s’do konsideronte Kinën një partner strategjik të saj?”. Unë jam shprehur qartë dhe saktë (dhe i qëndroj vendosmërisht pikëpamjes) se, “proksimiteti gjeografik, ose të qenit vende fqinjë, nuk do të thotë domosdoshmërisht se dy vende fqinjë janë edhe partnerë

strategjikë për njëri-tjetrin? Shumë herë, vendet fqinje kanë qenë dhe janë jo partnerë strategjikë, por rivalë strateg jikë të njëri-tjetrit. Në këtë kuptim, politika e fqinjësisë së mirë dhe partneriteti strategjik janë dy koncepte dhe dy realitete krejt të ndryshme. Fjala vjen, Gjermania dhe Franca, Rusia dhe Kina, kjo e fundit dhe Japonia, Kina dhe India, Irani dhe Iraku etj., duke qenë vende fqinjë të njëri-tjetrit, kanë qenë rivalë strategjikë për njëri-tjetrin”. Kjo është pikëpamja që kam shprehur dhe këta janë shembujt historikë dhe aktualë të cilëve u jam referuar për të ilustruar këtë pikëpamje edhe në Forumin e sipërpërmendur të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Në asnjë rast nuk është thënë as nga unë, as nga ndonjë prej kolegëve të mi, anëtarë të kësaj Akademie, se “Greqia ka treguar se është vend rival me Shqipërinë”, siç aludohet në një prej gazetave ose se “Greqia është shndërruar më shumë në rival strategjik” për Shqipërinë, siç komentohet në një tjetër të përditshme dhe po njëlloj edhe në edicionin informativ të datës 22 tetor të një kanali kryesor televiziv. Shqipëria dhe Greqia nuk janë në asnjë lloj rivaliteti mes njëra-tjetrës. Si dy vende fqinjë, ato janë reciprokisht të interesuara të zhvillojnë marrëdhënie sa më të mira dypalëshe me njëra- tjetrën, në çdo sferë të aktivitetit ekonomik e tregtar, politik e kulturor, në të mirën e përbashkët të të dy vendeve dhe popujve tanë. Përveç kësaj, Shqipëria e sotme nuk mundet realisht ta rivalizojë Greqinë në ndonjë drejtim të rëndësishëm dhe, pra, nuk është në interes të saj t’i dëmtojë marrëdhëniet me këtë vend fqinj. Kjo, sidoqoftë, nuk do të thotë se qeveria shqiptare duhet të lëshojë përballë presioneve dhe kushtëzimeve që mund të vërë Greqia, siç edhe ka ndodhur deri më sot. Por kjo do të thotë se marrëdhënia e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, pse jo edhe një marrëdhënie partneriteti strategjik mes tyre në të ardhmen, kërkon doemos mirëkuptimin dhe përpjekjet e përbashkëta të qeverive të të dyja vendeve. Unë kam folur shqip, dhe po “shqip” jam “përkthyer ” nga gazetarët që shkruajnë për mediat e sipërpërmendura. Por si ndodh, atëherë, madje jo rrallë, që mendimet e shprehura qartë në analiza akademike të “përkthehen” gabim në të njëjtën gjuhë? Mungesë vëmendjeje dhe serioziteti nga ana e gazetarëve? Apo mangësi në formimin e tyre profesional?

Universitet / Banka Botërore, fonde për kurset online

11

Shpërblimi për vuajtjet është përvoja.

- Harry S. Truman

Sulltan Erdogani dhe guvernatorët e vilajeteve të Shqipërisë dhe Kosovës

Lost in “translation” ë ka bërë gjithnjë përshtypje se sa lehtë, në mënyrë joprofesionale e të papërgjegjshme, mund të transformohen mendimet dhe fjalët e dikujt nga ata që, më shumë se kushdo, do të duhej të ishin pikërisht mbrojtësit e vërtetësisë së fjalës së lirë. Një i tillë transformim ndodhi edhe me mendimet e shprehura nga unë dy ditë më parë, në Forumin e Pestë Publik të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, në të cilin u diskutua mbi politikën e jashtme të Shqipërisë dhe diplomacisë shqiptare. Në pasqyrimin që i bënë këtij aktiviteti të rëndësishëm, të cilin e nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, dhe fjalës që unë mbajta në të, dy prej gazetave kryesore të vendit (të tjerat nuk i kam parë), e po kështu edhe një televizion kryesor, në edicionin e lajmeve të asaj dite, kanë dhënë përshtypjen e gabuar se unë e vlerësoj Greqinë si një “rival strategjik” të Shqipërisë. Një pasqyrim i tillë i pikëpamjes që kam shprehur dhe mbroj unë është krejtësisht i gabuar. Në Forumin në fjalë, si edhe në raste të tjera, unë jam shprehur publikisht se ndërsa Italia, Turqia dhe Kosova janë partnerë strategjikë të Shqipërisë në politikën e saj të jashtme, “Greqia, për një varg arsyesh, nuk më rezulton të jetë një partner strategjik”. Unë jam shprehur dhe mbroj pikëpamjen se “Greqia është dhe do të jetë gjithmonë fqinji ynë jugor. Ky është një realitet gjeopolitik nga i cili ne s’mund të ‘shpëtojmë’. Ne do të dëshironim shumë që ky vend të ishte ekonomikisht më i zhvilluar, të mos kish pësuar krizën e rëndë financiare (e cila vazhdon), që marrëdhëniet me këtë vend të mos kishin njohur ulje-ngritjet që kemi parë deri më sot, që politika e saj në rajon të ishte më konstruktive (duke mos refuzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke mos e mbajtur Maqedoninë peng të emrit të saj për 20 vjet me radhë dhe duke mos e penguar anëtarësimin e saj në NATO, që pesha e saj në BE të ishte më e madhe. Por Greqia nuk është ky vend, siç dëshmojnë, veç të tjerash, edhe mosnjohja zyrtarisht prej saj e kufijve tokësorë të vitit 1913, mbajtja në fuqi e ligjit të luftës, mosrespektimi i të drejtave pronësore të popullsisë çame, etj”. Unë gjykoj, gjithashtu, se ndër kriteret, ose faktorët që kushtëzojnë partneritetin strategjik mes dy shteteve janë reciprociteti dhe pritshmëria e ekskluzivitetit. Për këtë arsye, unë jam shprehur: “Mirë ne dëshirojmë ta konsiderojmë Greqi-

24.10.2013

koment

Alfred Lela

Asnjë mungesë, sado shkëlqimtare, nuk e ka penguar megjithatë shefin e qeverisë turke Erdogan për ta shpallur Kosovën Turqi. Refrenin e vjetër e të ri serb se Kosova është Serbi e dimë tashmë. Dje Thaçi, Rama e Erdogan na e kanë shuar vlimin e një mëtimi e ahti të vjetër se Kosova mund të jetë Shqipëri.

T

eprimet në orientalizëm nuk kanë qenë huq i Edi Ramës. Oksidentalizmat po, të gjithë e dimë, kanë qenë me tepri përshkrues të tipit të tij. Që nga Refleksionet te Artet atëbotë kur Shqipëria ende nuk kish dalë prej fjalimeve me Parti-Enver, e deri te transgresionet e shpeshta me të cilat sikur donte të thoshte se ai ishte më pak shqiptar se i lejohej dhe më shumë perëndimor se i kërkohej. Por dje, Edi Rama, tashmë kryeministër i Shqipërisë është hedhur në një transgresion të ri, të një lloji e forme tjetër, të tillë që ne nuk do ta kishim besuar po të na e kishin thënë e të mos e kishim parë, në orientalizëm. Nga Prishtina në Prizren, përkrah dy orientalistëve zanafillorë si Hashim Thaçi dhe Recep Tayip Erdogan, ai ka rrugëtuar siç dy guvernatorë vilajetesh të perandorisë osmane do të rrugëtonin me Sulejmanin e madhërishëm. Të dy shefat shqiptarë të qeverive, kanë qenë gjithë korte e përultësi për atë që disa gazeta të perëndimit, për autoritarizmin dhe islamizmin që i ka injektuar republikës shekullare të Ataturkut, e kanë etiketuar si Sulltan Erdogani. Motivet e të treve kanë qenë të ndryshme. Erdogani sheh te hapësira shqiptare (dhe ajo boshnjake) një ringjallje dhe rizgjatim të perandorisë së dikurshme osmane, nënkrejsë gjeopolitike e mbushur me puplat e buta të myslimanizmit të këtyre tri vendeve. Ministri i tij i Jashtëm ka tashmë një libër, një koncept e disa fjalime të populluara me këtë ide të neo-otomanizmit, edhe pse shumë ndër elitat shqiptare i mbajnë për pesë me hiç, pra si të paqena. Erdogani i djeshëm ka qenë në rolin e babait shpirtëror (lexo fetar) por edhe të padronit ekonomik e politik. Hashim Thaçi m’anë tjetër ka qenë në fushatë elektorale dhe naivitet kombëtar. Sidomos Erdogani, dhe sadopak edhe Rama i kanë siguruar shefit të qeverisë kosovare një piedestal autosugjestioni të cilin ka dashur ta transferojë edhe te turmat që e kanë pritur. Veçanërisht ‘miku’ apo ‘vëllau’ turk, në një qytet si Prizreni, i cili jo vetëm në arkitektonikë por edhe në popullatë, kulturë e shije është hapur otoman, i kanë siguruar një shtysë që mund t’i rijapë komunën kufitare që në PDK-në e tij e mbakan si ‘Jeruzalem’ partie. Edi Rama, njëfarë Vaso Pashe i rilindur, një guvernator i krishterë që mund t’i shërbejë perandorisë (i cili nuk e ka bërë për ofiqin, rrogën dhe sajdinë) ka qenë dje në Kosovë për ta zgjidhur Lidhjen e Prizrenit. Çdo mbështetje në doza e poza të tepruara patriotike do të qe një mashtrim në fakt, kështu që edhe ky koment nuk mund të pretendojë thirrjen e kombëtarisë, por Rama i djeshëm është dorëzuar duarlidhur para simbolikës së një pakti të ri rajonal që, për të perifrazuar Kadarenë, është më shumë një Mosmarrëveshje e shqiptarëve me veten dhe njëri-tjetrin. Edhe motivet e Ramës janë përfituese, postelektorale, dhe derikur pamja të shpaloset, duhet hamendësuar se kryeministri i ri i Shqipërisë në këtë ngut oriental është shtyrë nga lobe ekonomike, të cilat i ka përligjur edhe më shumë kur ka parë se drejtimi i një shteti është një dimër i gjatë vetmie. Por, jo vetëm ata që kanë qenë të pranishëm munden ta përshkruajnë tablonë e asaj që ka ndodhur dje në Prishtinë e Prizren. Ata që kanë munguar, pikërisht me anë të mungesës, raportojnë kronikën e përmbysur të tallavasë së djeshme. Presidentja Atifete Jahjaga pat shkuar dje për një vizitë zyrtare në Gjermani. Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar nuk ka qenë gjithashtu. Mungesa morën edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe i AAK-së, Ramush Haradinaj, siç raporton gazeta kosovare Ekspress. Asnjë mungesë, sado shkëlqimtare, nuk e ka penguar megjithatë shefin e qeverisë turke Erdogan për ta shpallur Kosovën Turqi. Refrenin e vjetër e të ri serb se Kosova është Serbi e dimë tashmë. Dje Thaçi, Rama e Erdogan na e kanë shuar vlimin e një mëtimi e ahti të vjetër se Kosova mund të jetë Shqipëri.


12

universitet

nisma

Banka Botërore ka ofruar e-learning nëpërmjet e-instituteve në fusha kritike të zhvillimit si shëndeti, arsimi, zhvillimi urban dhe ndryshimet klimatike. Ajo po planifikon të rrisë ofertën nëpërmjet kampuseve dhe partneriteteve me institucionet rajonale dhe me qendra në këto vende si dhe nëpërmjet pajisjeve inovative të përçimit të të dhënave

Banka Botërore, fonde për kurset online Banka Botërore ka lëshuar një fond të veçantë për zhvillimin e kurseve të hapura online. MOOC-u i parë, që pritet të nisë në janar të vitit 2014, do të fokusohet në ndryshimin klimaterik dhe parashikohet të arrijë një publik edhe më të gjerë të interesuar në këto çështje. Shtetet në zhvillim në të gjithë botën do të avantazhohen nga një marrëveshje e nënshkruar javën e kaluar nga Grupi i Bankës Botërore dhe Coursera, një nga liderët në ofertën e MOOC-eve – kurse të hapura masive online. Bashkëpunimi synon të plotësojë kërkesën për mësimdhënien e orientuar duke shtruar këtë problematikë në vendet e targetuara. Kurset do të ofrohen si pjesë e një Kampusi të Hapur të të Mësuarit të ri që do ndërtohet nga Banka Botërore, “ku praktikantë, partnerë dhe publiku i gjerë mund të aksesojnë më sistematikisht mësime të përshtatshme, botërore, në kohë”, siç thuhet në deklaratën për shtyp. Banka Botërore ka ofruar e-learning nëpërmjet e-instituteve në fusha kritike të zhvillimit si shëndeti, arsimi, zhvillimi urban dhe ndryshimet klimatike. Ajo po planifikon të rrisë ofertën nëpërmjet kampuseve dhe partneriteteve me institucionet rajonale dhe me qendra në këto vende si dhe nëpërmjet pajisjeve inovative të përçimit të të dhënave. “Ne jemi në proces zhvillimi të kampusit dhe presim ta prezantojmë formalisht në mes të vitit 2014”- është shprehur Abha Joshi-Ghani, drejtor i “Dije dhe Mësim” në Bankën Botërore. Qëllimi i tij është të jetë një destinacion i vetëm për nxënien në çështjet e zhvillimit. “Si në çdo kampus kërkohet një përzierje e produkteve të mësimit. Disa nga zonat më efektive përshijnë kurset e mësimit online ( në formate të ndryshme ), këmbim dijeje jug-jug ose veri dhe disa kombinime të këtyre me metodologjitë më tradicionale ballë për ballë. Kampusi synon të përmirësojë shpërndarjen duke e monitoruar atë për mësimnxënie efektive, të adaptueshme dhe të bazuar në fakte”- është shprehur Joshi-Ghani. Banka Botërore do të përdorë platformën “Coursera” për të shpërndarë kurset online në çështje të zhvillimit të kufijve. Këto kurse dhe komuniteti online i nxënësve do të ndihmojnë të shpërndahet dije teknike si edhe strehë për këmbimin e aftësive mes praktikuesve sesi të kapin sfidat e specifike të zhvillimit. Partneriteti gjithashtu do të lejojë Bankën Botërore të eksplorojë sfida

specifike në vendet në zhvillim, si përballja me shpejtësinë e ulët në internet, rregullimin e përmbajtjes për realitetet vendase dhe eksplorimin e potencialit për mësimnxënien e lëvizshme. Bashkëthemeluesja e Coursera-s, Daphne Koller është shprehur se që prej ngjizjes së saj platforma MOOC-s ka përjetuar rritje të konsiderueshme dhe vrull drejt misionit të saj për të shpërndarë mundësi mësimnxënieje cilësore falas nëpër të gjithë botën. Duke punuar me 91 institucione arsimore në katër kontinente, Coursera tashmë ofron më shumë se 450 kurse online falas të nivelit të tretë për 5 milionë studentë në të gjithë botën. Mes sferave të tjera të rritjes, Coursera po vazhdon të përhapë kapacitetet e veta për të shpërndarë dije online të përqendruara në aftësitë praktike. “Një zonë fokusi do të jetë në zhvillimin ekonomik dhe social dhe në partneritet me Bankën Botërore do të jetë instrumentale në këtë aspekt” – thotë Koller. MOOC-u i parë , “Ule nxehtësinë: Pse duhet të shmanget një botë 4°C më e nxehtë” pritet të nisë në janar të vitit 2014. Do të fokusohet në ndryshimin klimaterik dhe pritet të lejojë Bankën Botërore që të arrijë një publik edhe më të gjerë të interesuar në këto çështje. Tema të ardhshme po merren në konsideratë duke përfshirë ato në fushat e shëndetit dhe higjienës. Joshi-Ghani është shprehur se Kampusi i Mësimit të Hapur do të integrojë risi në teknologji dhe dizajnin udhëzues, siç janë njoftime të hapura për kurset dhe një mësim bashkëpunues me theks digjital, i përshtatur në formë loje apo dhe për formate celulari për të siguruar mësimnxënie cilësore me kosto të ulëta për njësi. “Ne i shohim dijen, nxënien dhe novacionin si përshpejtuesit kyç për të arritur qëllimin tonë për t’i dhënë fund varfërisë së skajshme rreth vitit 2030”, është shprehur në konferencë për shtyp Sanjay Pradhan, zv/presidenti i Bankës Botërore për Këmbimin, Dijen dhe Nxënien. “Jemi gjithmonë në kërkim të rrugëve të reja për të përkthyer dijen në veprim që kapërcen sfidat e shumë që praktikuesit përballin çdo ditë”.

fenomeni

Ndryshimet klimaterike prekin edhe arsimin

Universitetet australiane dhe ato gjermane kanë ngritur një shkollë të lartë kërkimore në Melburn, që u ofron doktorantëve nga e gjithë bota mundësinë për të ndjekur studime mbi ndryshimin e klimës dhe çështje të tjera madhore të mjedisit.

Universitetet Australiane dhe Gjermane kanë ngritur një shkollë të lartë kërkimore në Melburn që u ofron doktorantëve nga e gjithë bota mundësinë për të ndjekur studime mbi ndryshimin e klimës dhe çështje të tjera madhore të mjedisit. Kolegji Australiano-Gjerman i Klimës dhe Shndërrimeve të Energjisë si quhet ky kolegj, po u jep që tani kandidatëve për Ph.D mundësinë për fusha kërkimi mbi ndryshimet klimaterike dhe energjinë ndërkohë që kryejnë një program shkëmbimi gjashtëmujor në një institucion partner. Kolegji është rezultat i bashkëpunimit midis Universitetit të Melburnit dhe partnerëve gjermanë Potsdam Institute për Kërkimin mbi Ndikimin e Klimës, Universiteti i Potsdam-it, Universiteti Humboldt i Berlinit dhe Universiteti Teknik i Berlinit. Koordinatori i Kolegjit dhe kërkues me përvojë në shkollën e

shkencave të tokës të Melburnit, Dr Malte Meinshausen ka thënë që studentët e PhD do të përqendrohen në katër fusha kërkimi: sistemet e energjisë, moderimi i emetimit, sistemet e klimës dhe ndikimet klimatike. Meinshausen ka thënë që 10 studentë doktorature të regjistruar tashmë janë zgjedhur nga 300 aplikantë dhe ata do punojnë me partnerë ndërkombëtarë mbi çështje kritike për energjinë dhe klimën. Studentët vijnë nga background-e të larmishme dhe katër janë australianë, një i diplomuar në Angli me diplomë masteri nga Universiteti i Heidelberg-ut, një nga Kina, një nga Franca, një tjetër nga Gjermania, një nga Holanda dhe i dhjeti nga SHBA. “Ne kemi besim që kolegji do bashkojë ekselencën në kërkimin për klimën dhe sistemet e energjisë, duke çuar në inovacion dhe strategji të përshtatura zgjidhjesh,” ka thënë Meinshausen.

“POWER & JUSTICE” PUBLIKIM I VENDIMIT TE ANKANDIT Shoqeria “Power & Justice” sh.p.k (P&J) bazuar ne nenet 567, 568 e vijues te K.Pr.Civile shpall shitjen me ankand te pasurise se palujteshme te pales debitore te perbera nga: • • • •

“Bodrum” - me numer pasurie 2/331+7-53/3B e ndodhur ne Tirane ne rr “M. Gjollesha” , e ndodhur ne Z K Nr.8270, volumi 17, fq.205, me sip.totale 21 m2, me vlere fillestare 940.800 leke. “Bodrum” - me numer pasurie 2/331+7-B e ndodhur ne Tirane ne rr “M. Gjollesha” , e ndodhur ne Z K Nr.8270, volumi 20, fq.76, me sip. totale 12.6 m2, me vlere fillestare 564.480 leke. “Bodrum” - me numer pasurie 2/331+7-54/B1 e ndodhur ne Tirane ne rr “M Gjollesha”, e ndodhur ne Z K Nr.8270 volumi 17 fq.209, me sip. totale 21.8 m2, me vlere fillestare 976.640 leke. “Bodrum” - me numer pasurie 2/331+7-53/1B e ndodhur ne Tirane ne rr “M Gjollesha” , e ndodhur ne Z K Nr.8270 volumi 17 fq.207, me sip. totale 23.50 m2, me vlere fillestare 1.052.800 leke.

Ankandi i pasurive te paluajteshme te pales debitore fillon me cmimin fillestar ne masen prej 3.534.720 Leke (tre milion e peseqind e tridhejete e kater mije e shtateqind e njezete). Ankandi do te qendroje i hapur dhe do te zhvillohet ne date 28.10.2013 prane zyres se shoqerise permbarimore te ndodhur ne adresen Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqerise “Gora” Kulla 3, Kati 2, Zyra nr. 2. Ofertuesit qe jane te interesuar mund te kontaktojne me shoqerine nepermjet numurit te tel. 00355 67 20 82543,nepermjet e-mailit ilir_dervishaj@yahoo.com si dhe faqen WEB www.powerjustice-al.com.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13

24.10.2013

promovimi Prezantimi i librit u bë dje në Muzeun Historik Kombëtar, ku përveç të tjerash u çel dhe ekspozita titulluar “Poeti i reportazhit”

Shkrimtari dhe gazetari polak Ryszard Kapuscinski vjen në shqip me librin “Udhëtime me Herodotin”, cilësuar si biografia e jetës së tij

Kapuscinski, përkthyesi i kulturave Aida Tuci

U

dhëtimi është ajo pjesë e rëndësishme prej së cilës vijon të kuptohet jeta dhe vepra e Ryszard Kapuscinski-t. Sepse shkrimtari dhe gazetari polak e kuptonte udhëtimin si një përjetim të botës, si thellim në misteret dhe të vërtetat e saj, si kërkim për përgjigjet që ai i bënte vetes. Për të kuptuar gjithçka që ishte Ryszard Kapuscinski (Riçard Kapushçinskij) duhet të lexoni librin e tij “Udhëtime me Herodotin”, i shkruar në vitin 2004 dhe i sjellë në shqip nga përkthyesi Astrit Beqiraj dhe Shtëpia botuese “Papirus”. Prezantimi i librit u bë dje në Muzeun Historik Kombëtar, ku përveç të tjerash u çel dhe ekspozita titulluar “Poeti i reportazhit”. “Në krye të herës kjo ishte arratia e detyruar e familjes së shkrimtarit të lindur në vitin 1932, për shkak të luftës. Më vonë udhëtimet u ndërmorën nga vetë ai aty nga mesi i viteve ’50 të shek XX, në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine. Në mesin e arsyeve të suksesit të krijimtarisë së Ryszard Kapuscinskit duhen përmendur prania e empatisë, bagazhi i përjetimeve dramatike nga koha e fëmijërisë që e ka bërë shkrimtarin

të ndërndjejë situatën e njerëzve, për të cilët mjerimi dhe dhuna, mungesa e të drejtave elementare është përditshmëri. Përulej para kujtdo njeriu, pavarësisht rëndësisë, pozicionit shoqëror apo kushteve të jetesës së tij. U mësonte nga ana tjetër njerëzve, respektin që duhej të kishin për diversitetin kulturor. Për veten thoshte se ishte përkthyes i kulturave. Kapuscinski ka parë me sytë e tij 27 revolucione anembanë botës. Në katër raste ka qenë gati për t’u pushkatuar. Në një rast i shpëtoi vdekjes vetëm sepse ushtari ishte aq i dehur sa nuk ishte në gjendje të shkrepte revolverin. Ai gjithmonë dëshironte që çfarë shkruante ta dëshmonte me përvojën personale. Përsëriste gjithmonë se gazetaria nuk është profesion për cinikët”, - u shpreh ambasadori i Polonisë, Marek Jeziorski. “Udhëtime me Herodotin” i bashkëngjitet dy librave të botuar më parë të këtij autori “Imperium” dhe “Perandori”, sjellë në shqip po nga Astrit Beqiraj dhe “Papirus”. “Libri ‘Udhëtime me Herodotin’ është një vepër autobiografike, por jo nga ato të formës klasike; kjo është jeta ime. Ryszard Kapuscinski e ka

Libri ‘Udhëtime me Herodotin’ është një vepër autobiografike, por jo nga ato të formës klasike; kjo është jeta ime. Ryszard Kapuscinski e ka shkruar këtë libër duke patur pranë një bashkudhëtar; Herodotin...

shkruar këtë libër duke patur pranë një bashkudhëtar; Herodotin, të cilin e ka mbajtur gjithmonë në krah për të shpjeguar botën e atëhershme me interpretimet dhe reflektimet e ditëve të sotme”, - u shpreh Beqiraj. I diplomuar për Histori arti në Varshavë, ai filloi të shëtiste botën në kohën kur punonte si korrespondent i disa gazetave polake. Duke raportuar lajmin minutë pas minute ai u bë korrespondenti më i kërkuar nga të gjitha mediat. Librat erdhën më pas. Ato që ai nuk mund t’i thoshte në gjuhën e gazetarisë, i thoshte përmes librave. Në librat e tij sillte ndjesitë, humanizmin e tragjedive në të cilat kishte qenë dëshmitar. “Sa më shumë e njohim botën, aq më shumë kuptojmë sesa të panjohura pambarim mbart ajo: jo në sensin hapësinor, por në sensin e pasurive kulturore ka shumë të gjëra për t’u njohur”, - thoshte ai. E thërrisnin “princi i reportazheve”. Por ai ishte dhe “poeti në front” siç dhe e ka parë regjisorja Gabrielle Pfeiffer, e cila ka realizuar dhe një dokumentar ku ajo ndërthur fëmijërinë e Kapuscinski-t si refugjat në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore, me përvojën e tij të mëvonshme në

fushat e betejës të Botës së Tretë, në një rrëfim poetik të tragjedisë dhe absurditetit të luftës. “Me një hap vallëzimi ai kapërcen kufirin duke lëvizur në letërsi”, - do të shprehej për të Martin Pollack. Po me të njëjtin hap ai “kapërcente” kufirin mes gazetarisë dhe letërsisë. Ndoshta për shkak të këtyre “kapërcimeve” ai ishte dhe gazetari dhe shkrimtari i paragjykuar, më shumë pas vdekjes (2007) sesa në të gjallë. Dihet fakti se Kapuscinski ka punuar në pjesën më të madhe të jetës së tij si reporter i Agjencisë së Lajmeve Polake PAP dhe ishte gazetar i bllokut socialist, pa e fshehur kurrë simpatinë e tij për të majtën. Kur politikani-shkrimtar, si një ish-i burgosur në kampin e Aushvicit, Vładysłav Bartoszevski shkroi librin “Kapuscinski, reporter apo tregimtar?”, ai u sulmua në mjediset intelektuale si një njeri në kërkim të sensacionit me çdo kusht për të ngritur vlerat e tij duke ulur vlerat e Ryszard Kapuscinski-t, sepse në atë libër ai hidhte dyshime mbi ndikimet e tij me elementët e fiction-it në raportimet e lajmeve dhe në librat e tij, duke i lexuar ata nën dritën e bashkëpunimit me shërbimet sekrete komuniste të PRL.

Panairi, reagon koordinatorja:

Çmimet e panaireve ndërkombëtare, shumë më të larta Koordinatorja e panairit “Tirana 2013”, Rogreta Shani ka reaguar pas ankesës së shtëpive botuese nga Kosova për çmimin e shtrenjtë të qirasë që ato duhet të paguajnë për të qenë në Panairin më të madh të Librit në Tiranë. Ajo është shprehur për të përditshmen “Zëri” se nuk e sheh si të arsyeshme ankesën e shtëpive botuese nga Kosova, sepse sipas saj çmimi prej 2130 eurosh, sado t’i kushtojnë Shoqatës së Botuesve të Kosovës, dhe

çmimi prej 1000 eurosh për stendën më të vogël në këtë panair, për Shanin janë shumë të arsyeshme, duke marrë parasysh punën dhe energjinë që kërkon organizimi i një aktiviteti të tillë. “Çmimi që paguhet është një çmim krejt normal dhe i pranueshëm për kushtet, për mundësitë dhe për detyrimet që Shoqata e Botuesve Shqiptarë si organizatore e Panairit ka ndaj palëve kontraktuese. Ky aktivitet kërkon shumë punë, shumë

energji, shumë organizim që të bëhet ashtu siç do dëshironim të bëhej në të gjitha trevat shqipfolëse ku zhvillohen veprimtari librore, kombëtare apo jo. Për ata që i njohin panairet e librit e dinë që çmimet e panaireve ndërkombëtare janë shumë herë më të larta. Megjithatë, çështja e pjesëmarrjes në Panair apo jo është një çështje dëshire dhe përkushtimi të secilit botues ndaj autorëve dhe lexuesve”, ka thënë Shani.

“Çmimi që paguhet është një çmim krejt normal dhe i pranueshëm për kushtet, për mundësitë dhe për detyrimet...


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

E rrahu peshkaqenin me grushte 4

5

6

7

8

9

14 16

17

10

11

18

19 21

22

23

24

25 28

29

13

15

20

27

12

26

30

31

33

34

36

37

40

41

32

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

35 38

42

39

43

46

44

47

Horizontalisht

1. Antoneta, aktore e njohur. 8. Gatim me miell misri. 14. Institucion i veçantë a forum, që kryen një detyrë të caktuar në administratë. 15. Pasojë a rrjedhim që vjen nga një shkak. 16. Lloj rrushi i zi kokërrmadh e me shumë lëng. 19. Piro, regjizor i njohur. 20. Ushqim për kafshët. 21. Planet i sistemit tonë diellor. 23. Prijësi legjendar i hunëve. 25. Pjesë e pazarit të tipit lindor, tërësisht a pjesërisht e mbuluar dhe e mbyllur me porta. 26. Filloj. 27. Martin i letërsisë shqipe. 31. Përemër vetor. 32. Sigla e inxhinierit. 33. Veprmitari e jashtëligjshme. 34. Gabime trashanike në të folur. 35. Ekzistoj. 36. Kthinë e veçuar në shtëpi që përdoret për një qëllim të caktuar. 37. Çako i këngës. 38. Legjenda. 40. Enti Rregullator i Energjisë. 42. Mbulon bregun e detit. 44. Mënyra si i shpreh mendimet dikush kur flet a kur shkruan. 46. Emiliano i revolucionit spanjoll. 47. Grupe qelizash me funksion të njëjtë. 48. Këshilli Europës.

Koha e fillimit ____:____

45

Koha e mbarimit ____:____

48

Vertikalisht:

1. Lëndë kimike që mbrojnë bimët bujqësore. 2. Lëkurë kafshësh që përdorej në kohët e lashta për të shkruar. 3. Një kalë me trup të vogël. 4. Fushë bujqësore. 5. Vend Grumbullimi. 6. Zog i vogël, që rri më shumë livadheve. 7. Industria Ndërtimit. 8. Anastas, aktor i njohur. 9. Vegël pune dore. 10. Kohë brenda se cilës duhet kryer një punë. 11. Pezmatimi e qelbëzimi i cipës së trurit, që shkaktohet nga disa baktere. 12. Ishte hero i Luftës së Trojës. 13. Kombinati Tekstileve. 17. Ent Artistik. 18. Instituti Juridik. 19. Tufë qimesh nën hundë. 21. Zakone të këqija të dikujt. 22. Lumë i madh në Amerikën e Veriut. 24. Mbledhja e gjithë anëtarëve të një institucioni. 28. Shqetësim i madh përpara një rreziku të papritur. 29. Babuli, ishvolejbolliste e njohur. 30. Përdoret në vend të allçisë në frakturat e gjymtyrëve. 39. Pyesim për shkakun. 41. Pjesëz treguese. 43. Agjensi Ndërkombëtare. 45. Shko!

Sudoku | nivel mesatar 3 5 9 4

4 8 2 6 3 4

9

1

7 6

7

6 3 3

9

1

8

2 4 1 3

1 1 8 9

7 5 2

8

9

2 5 2

1

8

3

6 2

7 8 1

6 7 3 1

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3 4

9 7

Koha e fillimit _____:____

6

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Jeff Horton i ka mbijetuar sulmit të peshkaqenit në Havaje duke u kapur për pendësh dhe duke e goditur me grushte. Surfisti 25-vjeçar po qëndronte ulur mbi dërrasën e tij me këmbët në ujë, kur peshkaqeni e sulmoi dhe ai i ra mbi shpinë. Horton e kuptoi se duhej të luftonte për mbijetesë, ashtu që me njërën dorë u kap për pendën e peshkaqenit dhe me tjetrën e godiste në kokë. “E godita në kokë, ndërsa e qëllova edhe në sy. E godita mirë”, ka treguar protagonisti. Pas disa grushtesh, peshkaqeni u dorëzua dhe iku. Horton u kthye në drejtim të plazhit, ndërsa gjatë gjithë kohës peshkaqeni e kishte përcjellë nga larg.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Asgjë për t’u veçuar gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe mos mendoni për te ardhmen e largët. Beqaret do kenë shume besim tek vetja e tyre dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Situata financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Do keni mundësi te kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme.

Dialogu do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe do i zgjidhni edhe dosa pengje te se kaluarës. Disa mund te marrin edhe ndonjë vendim te rëndësishëm. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Ne planin financiar Plutoni do ju beje me te kthjellet dhe nuk do ju lejoje te gaboni.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Nuk do tregoheni aspak tolerante me atë qe keni ne krah sot dhe marrëdhënia ne çift nuk do jete aq e mire. Beqaret do jene shume te suksesshëm ne dashuri dhe me ne fund do ndihen te plotësuar. Personi mund te jete i shenjës se peshores ose akrepit. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te kujdesshëm se kurrë sepse po e tepruar sot do keni probleme te mëdha.

Yjet do ju ndihmoje te afroheni me tepër me partnerin sot dhe te kaloni sa me tepër kohe bashke. Do keni mundësi te flisni për gjithçka pa pasur druajtje. Beqaret nuk do mund te kenë mundësi te krijojnë një lidhje serioze. Sot vetëm ndonjë aventure mund te fillojnë. Ne planin financiar nuk rekomandohen shpenzime te jashtëzakonshme.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Mos ja vini ne çdo moment ne dukje partnerit defektet qe ka sepse do e mërzitni tej mase atë dhe mund te keni edhe debate. Askush nuk është perfekt e aq me tepër ju. Beqaret do vazhdojnë ëndërr te kërkojnë dashurinë e madhe, por pa fat. Ne planin financiar mos kërkoni te fitoni para menjëherë sepse do bëni gabime te pafalshme.

PESHORJA (23/IX-22/X)

7

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

8 6 2 4 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

023, 118, 152, 256, 342, 532, 541, 595, 624, 652, 821, 952.

Numra me 4 shifra:

2016, 3259, 3333, 4851, 5210, 5412, 8596, 9875.

Numra me 6 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

015632, 407211, 506627, 515596,

547897, 563321, 563589, 584937, 599665, 623852, 635285, 654784, 661717, 725956, 730453, 747505, 801526, 851930, 921258, 968487.

Numra me 7 shifra: 0441958, 4320569, 5633321, 7555431.

Beni mire te mos tregoheni shume autoritare gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse mund te lindin probleme te mëdha me partnerin. Secili duhet te mbaje vendin e tij. Beqaret do njihen me një person serioz dhe realist. Lidhja juaj do jete mjaft e qëndrueshme. Financat do jene disi me te qëndrueshme se disa kohe me pare. Do shpenzoni me qetësi për ato qe ju duhen.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII) Debatetneçiftdojeneteshumtagjatekësaj dite dhe nuk do arrini dot te shihni qarte drejt se ardhmes. Me mire qëndroni pak kohe larg atij qe doni për te menduar. Beqaret do jene me fat dhe do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje te qëndrueshme. Planetët do ua qartësojnë mendimet ne planin financiar dhe do e dini mire sa te shpenzoni qe situata te mbetet e qëndrueshme.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Yjet do ndikojnë negativisht sot ne jetën tuaj ne çift dhe nga momenti ne moment atmosfera mund te behet shume e zjarrte. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm dhe te mos kërkojnë dike sepse do lëndohen se tepërmi. Ne planin financiar duhet te përballeni me vështirësitë jo t’i anashkaloni ato.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do jeni me tolerante ne çift dhe do keni me tepër besim nga personi qe keni ne krah. Dita do jete e me e bukur dhe e mbushur me emocione te mëdha. Beqaret do jene te fokusuar tek puna dhe miqtë dhe nuk do i kushtojnë rëndësi jetës sentimentale. Ne planin financiar është momenti i duhur për te filluar ndonjë strategji strikte.

AKREPI (22/X-21/XII)

Te dashuruarit do kenë një dite te mbushur me risi dhe kënaqësi. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do ju jepet për te kaluar kohe me partnerin. Beqaret do bien ne dashuri me shikim te pare dhe kështu do ju realizohet dhe ëndrra e madhe. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime nga disa dite me pare, kjo fale strategjisë te mire qe ju keni ndjekur.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Marrëdhënia ne çift do filloje te përforcohet gjate kësaj dite dhe do e shihni më me optimizëm te ardhmen. Nuk do i mbani aspak mëri tjetrit për gabimet e bëra. Beqaret nuk do kenë as sot fat ne dashuri dhe do mbeten vetëm. Jupiteri do ju ndihmoje ta përmirësoni pak nga pak situatën financiare. Mos u nxitoni për asgjë sepse gjithçka ka kohen e vet.

PESHQIT (20/II-19/III) Marrëdhënia ne çift do jete me e ngrohte gjate kësaj dite. Do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do mendoni me tepër për te ardhmen. Beqaret do kenë shume nevoje për dike ne krah,porassot nukdokenëmundësitagjejnëatëteduhurin. Financiarisht, maturia dhe mençuria do ua stabilizojnë menjëherë situatën.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24 tetor

24.10.2013

15

Tregu kontrollon gjithçka, por tregu nuk ka zemër. - Anita Roddick

1648

Ratifikohet Traktati i Westafalisë Lufta kishte filluar si konflikt rreth lirisë fetare dhe politike ndërmjet Perandorit të Shenjtë Katolik Roman Ferdinand III dhe princave protestantë gjermanë dhe elektorëve në Bohemi, Saksoni dhe në Rinland. Lufta e papërfundim me kalimin e kohës thithi edhe fuqi të tjera, në fillim Spanjën, Suedinë dhe më në fund edhe Francën. Traktati rinjohu të drejtat e sunduesve gjermanë për të vendosur fenë e shteteve të tyre dhe garantonte lirinë fetare për pakicat brenda shteteve duke njohur si Kalvinizmin ashtu edhe Luteranizmin. E bëri të vështirë për fuqitë

e huaja për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe i dha Francës territore në zonat kufitare të Alsasë-Lorenës, ndërsa Suedisë kontrollin e porteve veriore të Gjermanisë. Bavaria, Bohemia dhe Austria mbetën në duar perandorake katolike. Mjeshtri diplomatik pas traktatit ishte kardinali Mazarin, regjenti sundimtar i Francës për fëmijën-mbret Louis XIV. Vetë traktati përbëhej nga dy elementë të firmosur me pesë muaj diferencë kohore nga njëri-tjetri: traktati i Osnabrukut (15 maj) dhe Munster-it (24

tetor), duke pasuar një kongres të gjatë diplomatik, i cili u desh të mbahej në të dyja qytetet sepse delegacionet katolike dhe protestante nuk ishin të gatshme të takoheshin ballë për ballë. Përfaqësues të Spanjës, Francës, Suedisë dhe perandorisë së shenjtë romake ishin të pranishëm si edhe shumë princa gjermanë, Provincat e Bashkuara (Vendet e Ulëta) dhe Konfederata Zvicerane. Ishte e para konferencë e tillë diplomatike me bazë të gjerë europiane dhe përpjekja e parë për të prodhuar një pakt gjithëpërfshirës për përplasjet e kahershme.

Blitz

Flickr

99.5

Për qind e mësuesve në shkollat publike që harxhojnë paratë e tyre në mjete mësimore gjatë vitit të shkuar mësimor.

485

Dollarë është shuma mesatare e harxhuar prej tyre.

64

Për qind e të gjithë punëtorëve që marrin pagë minimale janë gra.

1

Në 11 raste një grua amerikane që punon bën të paktën 75 mijë dollarë në vit.

Titulli: ngrohja globale në tiranë Foto: Arturi Foto

Tre shokë

Në Facebook Irena Shabani Unë nuk e di akoma pse jam kaq naive? Pse më bën përshtypje që një vajzë e mirë-arsimuar (çfarë fjale) beson që Van Gogh është një markë birre? Nëse unë kapërcej këtë, çuditë e tjera janë limonatë:).

Habjon Hasani Unë e kujtoj ekzaktësisht momentin kur “përqafova” Turqinë. MARS ‘97, dita kur u shpërthyen depot e armatimeve. Isha 13 vjeç. Trupat ushtarake greke ishin rreshtuar pranë kufirit tonë në pritje të sinjalit për ndërhyrje. Në orën 00:30 të mëngjesit, pashë në Euronews, ish-ministren e Jashtme të Turqisë, Tansun Çiller që deklaroi: “Nëse trupat greke përparojnë një milimetër në territor shqiptar, Athina s’do e shohë dritën e Diellit, pasi qiellin do e ketë mbuluar nga avionët e shtetit Turk”. Sa herë përmendet Turqia episodi më vjen automatikisht ndërmend. S’e harroj dot këtë detaj, e habitshme. M’u kujtua dhe sot, kur pashë Erdoganin, Thaçin dhe kryeministrin e vendit tim, Ramën. Respekte.

Helidon Tahiraj Më tha Ministri i Shëndetësisë: Si ta luftoj korrupsionin në spitale, o Helidon?-Rrit kuotat e specializantëve, se mbetëm me M. Petrelën akoma. Kjo do rrisë numrin e klinikave private e do ulë çmimet. Ka vajtur çmimi i një ezheje koke sa çmimi i një truri.

Arben Kallamata Mendon se është turp për popullin shqiptar që s’është në gjendje të organizojë qoftë edhe një protestë të vogël simbolike kundër atij horri otoman që po përpiqet të ringjallë perandorinë e vjetër të errësirës. Gjergj Kastriotit do t’i vinte për të qarë.

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Mes librave në shtëpinë time në Tiranë, e dallova menjëherë kopertinën prej kartoni të kuq, të sajuar vetë vite më parë. Portreti i Remarkut që kisha vizatuar me laps dhe sfondin me bojë kine të shtuar më vonë nga G. Tafa, një mik i viteve të shkollës. Ashtu e mbaja mend atë libër : të lodhur nga përdorimi, shfletimi, leximi e rileximi. Duke kaluar dorë më dorë. Kishin kaluar mbi tridhjetë vjet nga kontakti i parë. Lexohej fshehurazi. Roman i ndaluar që pas botimit të tij në vitet ’60, ai kishte lënë gjurmë në disa breza shqiptarësh. Nuk besoj që të ketë vend tjetër në botë ku ai libër të ketë patur aq admirues sa në Shqipëri (më vonë do të konstatoja se në Perëndim Tre shokët ishte pothuajse i panjohur). Përse ky roman kishte lënë aq gjurmë ? Kësaj pyetje po mundohesha që t’i përgjigjesha gjatë kohës që avioni më transportonte nga Tirana në Paris me librin e Remarkut në çantë. (Isha i sigurt që nuk do ta rilexoja, por e kisha marrë me vete nga frika se mos humbiste gjatë mungesës time, atje. Një libër që kishte shoqëruar gjithë rininë time, ai tashmë, ishte kthyer në një relikë.) Nxora bllokun e hodha disa shënime. Pa dyshim, historia sentimentale mes Robit e Patit ka prekur zemrat e të rinjve shqiptarë. «Sistemet totalitare favorizojnë mbylljen melankolike të vetvetes. Momenti estetik kthehet në një mjet distancimi në raport me botën.» — një frazë e shkruar në një nga muret e ekspozitës «Melancolie. Génie et folie en Occident»— hapur në Paris para disa vitesh. Por nuk duhet të ishte vetëm kjo arsyeja, në Shqipëri qarkullonin dhe libra të tjerë sentimentale. Dihet që në një tekst kemi po aq lexime sa dhe lexues, por të lexuarit që lexuesi shqiptar i viteve të diktaturës i bëri këtij romani duhet të jetë një nga paradokset më të mëdhenj. Ndryshe nga autori që kishte dashur të tregonte historinë e tre miqve të vrarë shpirtërisht nga Lufta e parë botërore e që provojnë të mbijetojnë vitet e krizës në Gjermaninë e Weimar-it, lexuesi shqiptar i atyre viteve, romanin “Tre shokët” e pa dhe e perceptoi më shumë si romanin e një jetë të lirë. Personazhet e librit kishin veturën e tyre (simbol i lirisë individuale), mund të pinin konjak e pije të tjera pa u thënë gjë njeri dhe pa u parë shtrembër nga shokët e partisë (gota e konjakut mbi tavolinën e kafe Florës apo kafenesë së Pallatit të kulturës, ishte imazhi i një jete moderne), mund të jetonin të shkëputur nga familja pa u dënuar nga opinioni publik, mund të dashuroheshin krejt të lirë ashtu si Pati me Robin pa ndjerë peshën e Partisë dhe të familjes. « Morali » i rreptë komunist kishte përforcuar

moralin tradicional ballkanas. Vetë divorcet e shumta që ndodhen në vitet ’90, fill pas rënies së komunizmit, treguan peshën e kësaj shtypje, ato qenë shprehje e këtyre lidhjeve të sforcuara. Një pjesë e të rinjve situatën e tyre nën diktaturë e identifikuan me atë të brezit të humbur. Madje dhe ata që nuk patën ndierë direkt luftën e klasave. Ndryshe nga dekoret ekzotike të romaneve të Heminguejit (një tjetër përfaqësues i brezit të humbur), ngjarjet te “Tre shokët” zhvilloheshin në një dekor urban popullor (stacioni i benzinës, baret, kafenetë, banesat modeste, etj). Kjo atmosferë e bënte dhe më të lehtë identifikimin me personazhet. Edhe pse ngjarjet në libër zhvillohen në Gjermaninë e viteve ’30, për lexuesin shqiptar të asaj kohe që kishte mundësi të lexonte vetëm një pjesë të letërsisë botërore (shekujt XVIII-të e XIX-të si dhe fillimet e shekullit të XX-të), romani “Tre shokët” shikohej si një roman modern. Duke patur parasysh që koncepti “bashkëkohor” ngatërrohej me konceptin “modern”. Libri “Tre shokët” qe romani i një atmosfere të trishtuar, i asaj atmosfere që ekzistonte realisht në Shqipërinë e Enver Hoxhës, por që lexuesit shqiptarë nuk e gjenin në asnjë roman të realizmit socialist. Jo vetëm në romane, por në asnjë vepër artistike të asaj kohe ; qofshin ato teatrale, kinematografike, pikturale, muzikore, etj. Romani “Tre shokët” ngjante me ato tekste këngësh realiste të shkruara me fjalë të thjeshta, por që të emocionojnë deri në lot, kur qëllon t’i dëgjosh i vetëm brenda një kafeneje të zbrazur, në një ditë me shi, diku në periferi. Romani “Tre shokët” ishte dhe romani i këtyre fjalëve të munguara. Ndoshta për këtë arsye ai ngjiti tek lexuesi shqiptar. Fakti që ai e humbi atë tërheqje pas rënies së diktaturës e përforcon këtë hipotezë. Madje për një pjesë të lexuesve të djeshëm, Remarku nuk është më një nga shkrimtarët më të mëdhenj. Vitet në mërgim dhe kontakti me autorë të tjerë, të ndaluar rreptësisht dikur nga komunistët, i kanë bërë të kuptojnë se ai nuk është autori modern me të cilin krenoheshin në bisedat mes tyre, në burgun e madh që quhej RPSSH. Nuk është rastësi që librat e Remarkut u dogjën nga nazistët dhe u ndaluan (po një lloj djegie) nga komunistët, sepse ata u flisnin njerëzve dhe jo koncepteve ideologjike si Njeriu i ri komunist apo Njeriu i ri nazist. Prandaj nuk është çudi që në regjimet diktatoriale, të majta apo të djathta, do të gjejmë të njëjtat shprehje si : “art i degjeneruar”, “autorë të ndaluar” etj.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

*Blogu: bllokshenimesh.unblog.fr

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 24.10.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.