Mapo 25 dhjetor ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Mziu gjykohet dy herë, 1 herë për korrupsion dhe një herë si provincial Nga Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 25 dhjetor 2013. Numër 1098. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Përballja Rama-Berisha

Ngjela: Rama të ikë në janar, nëse nuk rregullon marrëdhëniet me SHBA Kryetari i PLD-së komenton zhvillimet politike dhe nënvizon se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe kryeministrit nuk janë ato të duhurat, pas qëndrimit për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri FAQE 5

Mashtrim me TVSH edhe në Kukës, 25 persona të pandehur Prokuroria e Kukësit heton një skemë mashtrimi, ku përfituesi kryesor është një biznesmen kosovar. Grupi kishte përfituar 2.5 milionë euro rimbursim FAQE 6

Senatorët e PS “abstenojnë” debatin për buxhetin Në 25 orë debat dy protagonistët ishin Rama dhe Berisha. Deputetët e vjetër socialistë shmangin përfshirjen në diskutimet për buxhetin dhe paketën fiskale. Namik Dokle, Valentina Leskaj, Blendi Klosi, Armando Subashi dhe Besnik Bare tërhoqën fjalimet e tyre, ndërsa Ben Blushi dhe Arta Dade nuk kishin planifikuar të mbanin një fjalë. Buxheti dhe paketa fiskale kalojnë në parim me 79 vota pro dhe 36 kundër

Rama e Celibashi dje në Kuvend

Gjoba 100 mijë USD ndaj biznesmenit, arrestohet ish-gardisti Fatos Skeja Babagjyshët me kallash, grabitje në 3 minuta brenda qendrës tregtare

FAQE 7

op-ed / 14-15

Prokuroria urdhëron arrestimin e Fatos Skejës dhe mikut të tij Gojard Loci, si të implikuar në gjobëvënien ndaj një biznesmeni shqiptaroamerikan. Alibia e Skejës rrëzohet nga verifikimi i telefonit celular

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Kush janë dhe çfarë kërkojnë (sa pak!) ortodoksët shqiptarë koment Dritan Shano

Gëzuar Krishtlindjen! Ua uroj këtë ngjarje të...

Tempulli i dijeve vis a vis tempull i marrive

koment

Ndue Ukaj

Kosova s’ka krijuar shkolla e universitete që t’ia sjellin mirëqenien...

Vazhdimësi

Gjoba ndaj një biznesmeni shqiptaroamerikan ka çuar në pranga ish-gardistin Fatos Skeja dhe mikun e tij Gojart Loci, dy personat që sipas prokurorisë do të merrnin paratë. Skeja dhe Loci u arrestuan pasditen e djeshme, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, si të dyshuar për veprën

Paketa fiskale, Basha: Nëse Rama nuk reflekton, protesta në çdo shesh Në një tryezë me bashkiakët demokratë Basha paralajmëroi pasojat që do të sjellë goditja që merr në këtë buxhet autonomia fiskale në të gjithë sektorët dhe shërbimet që ofron pushteti vendor për qytetarët që nga furnizimi me ujë, menaxhimi i mbetjeve,

shërbimet sociale, çerdhet, kopshtet, rrugët etj

Dosja te presidenti

Kuvendi

Apeli për Nazimen, “Studio e Hapur” letër Nishanit

Rrëzohet hetimi kuvendor për serverin e Tatimeve

FAQE 12

12 universitet

Konferenca botërore: Më shumë besim në universitetet private Ish-këshilltari i administratës së Toni Blayr-it për arsimin është shprehur në një konferencë ndërkombëtare, se tarifat e larta për diplomat universitare nuk duhen parë si garanci se studentët po marrin arsimim më cilësor

Ish-gardisti Fatos Skeja

Ndërsa në Kuvend po diskutohej në parim projektbuxheti dhe paketa e re fiskale, përmes një tryeze për çështjen në fjalë, kryetari i opozitës dhe njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha deklaroi para kryetarëve të bashkive, komunave dhe përfaqësuesve të BE-së dhe... Faqe 5

FAQE 3

penale “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës” për dhënie pasurie. Mësohet se Skeja, i përjashtuar nga Garda e Republikës me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është arrestuar në fshatin Ibë. Ai u prangos në një lokal në këtë fshat, pa bërë rezistencë. Bashkë me të, policia e Tiranës arrestoi edhe 33-vjeçarin Gojart Loci... Faqe 6

koment / 11

Faqe 16

Voice of America

Si ka qenë politika e jashtme amerikane në 2013 Viti 2013-a ishte i vështirë për Presidentin Barack Obama për sa i përket politikës së jashtme. Nga lufta civile e Sirisë, tek trazirat në Egjipt, bisedimet mbi programin bërthamor me Iranin dhe menaxhimi i marrëdhënieve me Kinën dhe Rusisë, duket qartë se cilat do të jenë sfidat globale me të cilat do të përballet presidenti Obama për vitin 2014. Presidenti Obama u përball me një numër çështjesh të politikës së jashtme gjatë vitit 2013 – nga debatet rreth përgjigjes së tij ndaj sulmit me armë kimike të qeverisë siriane në bisedën telefonike me presidentin e ri iranian dhe negociatat për marrëveshjen bërthamore. Ai u takua me udhëheqësin kinez, vizitoi Afrikën, dhe nderoi kujtimin e Nelson Mandelës. Por pozita e tij...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

buxheti /Bizneset

në Kuvend, ja katër kërkesat për taksat

politikë/ Ngjela: Rama të ikë

Faqe 4

në janar, nëse nuk rregullon marrëdhëniet me SHBA

Faqe 5

kronikë/ Babagjyshët me

kallash, grabitje në 3 minuta brenda qendrës tregtare

Faqe 7

A duhej të ishte ai aty?! Me gjasë po, derisa gjykata, të paktën ajo e Faktit në Tiranë ka vendosur kështu. Por në të njëjtën kohë, e njëjta gjykatë vendos të hetojë në gjendje të lirë një kryetar tjetër bashkie

Kryetari i Bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu, i arrestuar nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Mziu po ashtu do të përballet edhe me dosjen e prokurorisë, e cila që prej shtatorit të këtij viti heton kallëzimin e përfaqësuesit të një kompanie private që pretendon se është shmangur pa të drejtë nga tenderi për ndërtimin e një rruge në territorin e bashkisë Kamzë.

Mziu gjykohet dy herë, 1 herë për korrupsion dhe një herë si provincial Vladimir Karaj

P

rej ditësh tashmë Xhelal Mziu, kryetari i Bashkisë së Kamzës është në qeli, i akuzuar për padrejtësi në tendera. A duhej të ishte ai në qeli? Gjykata, të paktën ajo e Faktit në Tiranë ka vendosur kështu dhe për sa kohë nuk vendoset ndryshe, kjo është e drejta. Por në të njëjtën kohë, e njëjta gjykatë vendos të hetojë në gjendje të lirë një kryetar tjetër bashkie, atë të Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohet për falsifikim të lejeve të ndërtimit të dy godinave. Të dyja akuzat nëse personat gjenden të fajshëm parashikojnë një dënim prej 7 vitesh burg, por përtej kësaj trajtimi që po i b ë n g j yk at a ë s ht ë i n d r ys h ë m d h e shumëkush mund të flasë për dy standarde. Njëri hetohet i lirë dhe tjetri pas hekurave. E gjithë kjo ndodh në fakt në ditët e aksionit të madh antikorrupsion. Europa “kërkon” të korruptuar në pranga dhe “kërkon” zyrtarë të nivelit të lartë. Në Shqipëri, nga ana tjetër është krijuar bindja se rrugët janë plot të tillë dhe ka një habi sepse nuk arrestohen të gjithë njëherësh. Njerëzit, të lodhur prej vitesh nga akuzat për korrupsion ndaj palëve politike, duan t’i shohin pas hekurave, mundësisht të gjithë. Për shkak të kësaj situate, kur arrestimi i një zyrtari i bën të gjithë të “lumtur”, pakkush do të ndalojë të vërë re detaje të tilla dhe aq më shumë sa i përket kryebashkiakut jo pak të përfolur dhe të përqeshur të Kamzës. Xhelal Mziu nuk është i famshëm dhe i përfolur për shkak të historisë së tij politike, edhe pse ai i ka fituar bindshëm zgjedhjet në Kamëz, me shumë mundësi të njëjtën gjë do të bënte edhe një kandidat tjetër i Partisë Demokratike. Mziu është i

famshëm sepse ai është provinciali, në krye të periferisë së kryeqytetit, atje ku përgjithësisht vëmendja drejtohet sa herë ka ndonjë barcaletë apo edhe thjesht sepse ai është një shënjestër e lehtë dhe nga ana tjetër edhe mjaft i vështirë për t’u mbrojtur. Thuajse gjithçka që ai ka ndërmarrë, që nga emërtimi i rrugëve në qytetin e 6 më të madh në vend, ka shkaktuar të qeshura në kryeqytetin që e sheh atë me sytë e paragjykimit që shihet provinciali. Edhe akuzat ndaj tij për abuzim në tendera më shumë u panë si barcaleta e radhës, përtej rëndësisë që ato kanë. Edhe akuzues të ashpër të tij. Apo ata që përmes tij kanë sulmuar ish-kryeministrin Berisha, përpara akuzave të çfarëdo lloji kanë shënuar “provincialitetin” e Mziut. Ai mund të mburret me rrugët e reja të Kamzës, por pak njerëz do të duan ta shohin këtë si meritë e tij. Kryebashkiaku bëri xhiro në rrjete sociale dhe media që u tallën paq me të për shkak të fotove me daulle, që nuk shihen për shembull njëlloj si fotot me dajre të një tjetër politikani, ngase Mziu është i dënuar të jetë provincial dhe të gjykohet si i tillë. Edhe doktoratura, për të cilën u tha se e kishte kopjuar në një pjesë të mirë të saj, ishte po ashtu vetëm diçka për të qeshur edhe pse Mziu mund të mos jetë i pari politikan shqiptar që e ka një të tillë të kopjuar. Ashtu siç nuk është i pari politikan shqiptar nën akuzë për korrupsion.

E thënë e gjithë kjo, masa e arrestit duket pikërisht sikur përmbush paragjykimin. Edhe pse kreu i Bashkisë së qytetit të 6-të më të madh në vend, Xhelal Mziu nuk ka të njëjtin trajtim si homologët e tij. Ose nëse shihet ndryshe, homologët e tij trajtohen të diferencuar.

“Dua t’u bëj thirrje të gjithëve që, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, Xhelal Mziu është i pafajshëm për sa kohë që gjykata e vendit nuk është shprehur ndryshe. Dua të theksoj se kemi besim të plotë tek drejtësia”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha i pyetur për arrestimin e Mziut.

As opozita që e ka një nga të vetët nuk është se e ka shumë me qejf ta marrë në mbrojtje. Në një rast të ngjashëm akuzat për tendencë dhe politikë do të kishin shpërthyer, por në rastin e qytetarit të parë të Kamzës, kreu i PD-së është mjaftuar ta mbrojë me frazeologji juridike. “Dua t’u bëj thirrje të gjithëve që sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, Xhelal Mziu është i pafajshëm për sa kohë që gjykata e vendit nuk është shprehur ndryshe. Dua të theksoj se kemi besim të plotë tek drejtësia”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha i pyetur për arrestimin e Mziut. Pak punonjës të Bashkisë ishin ditën kur merrej masa e arrestit para gjykatës në shenjë përkrahjeje për kryetarin e tyre, duket edhe gjithçka i ka mbetur Mziut si mbështetje nga jashtë. E thënë e gjithë kjo, masa e arrestit duket pikërisht sikur përmbush paragjykimin. Edhe pse kreu i Bashkisë së qytetit të 6-të më të madh në vend, Xhelal Mziu nuk ka të njëjtin trajtim si homologët e tij. Ose nëse shihet ndryshe, homologët e tij trajtohen të diferencuar. Mero Baze shkruante në një artikull menjëherë pas arrestimit se Mziu nga një anë meriton të dënohet pikërisht për shkak të kësaj sepse ai është modeli i gabuar. “Së treti, arrestimi i tij shpresoj të jetë fundi i modeleve qesharake në politikë”, shkruante Baze. Por a do të mjaftojë kaq? Në këtë rast trajtimi si “qesharak” dhe si “provincial” thjesht e zbut së tepërmi çështjen ndaj Mziut. Ai do të shihet ashtu si kreu i një komune të vogël krejt të panjohur, që rastësisht përfundon në faqet e para të gazetave dhe ashtu si në fabulat me kafshë, është ajo që i pëson të gjitha fajet sepse vështirë se mund të mbrohet prej dikujt.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.12.2013

3

Rama vs Berisha

Senatorët e PS “abstenojnë” debatin për buxhetin dhe paketën Namik Dokle, Valentina Leskaj, Blendi Klosi, Armando Subashi dhe Besnik Bare kanë tërhequr fjalimet e tyre, ndërsa Ben Blushi dhe Arta Dade nuk kishin planifikuar të mbanin një fjalë gjatë seancës së djeshme Fejzi Braushi

Kuvendi miratoi dje në parim pas 25 orë debatesh pa ndërprerje projekt-buxhetin e vitit 2014 dhe të gjitha projektligjet që përbëjnë paketën fiskale. Projektbuxheti dhe gjithë paketa fiskale kanë marrë maksimumi 79 vota pro dhe minimum 78 vota të mazhorancës, ndërsa opozita është tkurrur në vetëm 36 vota. Kjo ka qenë hera e parë që Kuvendi ka vijuar një seancë plenare dy ditë pa pushim. Debatet kanë vijuar gjatë gjithë natës të së hënës deri në mesditën e së martës, kur edhe u votua. Mbrojtja

Ajo që ra në sy gjatë seancës maratonë ishte se protagonistët e debatit ishin padyshim kryeministri Edi Rama, që mori përsipër ta mbronte vetë projekt-buxhetin së bashku me ministrat dhe një pjesë të deputetëve të tij, kryesisht të rinj, ndërsa nga ana tjetër ishte thuajse i vetëm ish-kryeministri Sali Berisha, i cili regjistroi 17 disku-

time apo ndërhyrje në këtë seancë. Por duket se jo vetëm Berisha dhe deputetët e djathtë që morën pjesë në këtë debat kanë qenë të pakënaqur nga politikat financiare që kërkon të aplikojë qeveria me buxhetin e vitit të ardhshëm dhe me paketën fiskale. Kjo, pasi siç u pa në këtë seancë, shumica e deputetëve të majtë që kanë jo më pak se dy mandate apo edhe ata që konsiderohen si senatorët e PS-së, nuk u angazhuan në debat. Kështu një pjesë e tyre, megjithëse kishin përgatitur fjalimet dhe kishin regjistruar emrat për të diskutuar, janë tërhequr gjatë seancës. Deputetët Namik Dokle, Valentina Leskaj, Blendi Klosi, Armando Subashi apo edhe Besnik Bare, të cilët rezultojnë se kanë regjistruar emrin në sekretarinë e Kuvendit për të mbajtur fjalim gjatë kësaj seance, e kanë tërhequr më pas fjalimin. Ndërkohë që dy figura të tjera të PS-së, Ben Blushi dhe Arta Dade nuk kanë përgatitur fare fjalim dhe nuk kanë regjistruar as emrin. Vlen të për-

Shumica e deputetëve të majtë që kanë jo më pak se dy mandate apo edhe ata që konsiderohen si senatorët e PS-së, nuk u angazhuan në debat

mendim këtu se edhe vetë kryetari i grupit, Gramoz Ruçi nuk kishte programuar të fliste në këtë seancë, pasi këtë gjë e bëri të ditur vetë gjatë ndërhyrjes së parë të tij në mesnatën e së martës, kur iu drejtua Berishës me fjalët “nuk kisha bërë ndërmend të flisja në këtë seancë, por më detyrove ti”. Nuk dihet nëse këto mungesa në këtë debat kanë patur të bëjnë me një mospajtim të tyre me atë që sjell ky buxhet dhe kjo paketë fiskale, por duhet theksuar se një pjesë e tyre munguan edhe të dielën e shkuar, gjatë prezantimit të bilancit të 100 ditëve të para të qeverisë. Kështu në mungesë të tyre, veç Ramës, avokatinë e këtyre projektligjeve e kanë bërë kryesisht ministrat dhe një pjesë e deputetëve që janë prurje të vetë kryeministrit në PS. Nga ana tjetër, gjatë votimit është vënë re se edhe një pjesë e ministrave të kabinetit nuk ishin prezentë. Bëhet fjalë për ministrin Damian Gjiknuri, Ditmir Bushatin, të cilët ishin në vizita jashtë shtetit.

Seria e dytë e telenovelës me psikiatër dhe plakun Mere Ashtu si dhe një ditë më parë, Rama dhe Berisha kanë vijuar sërish dje debatin duke sulmuar njëri-tjetrin. Rama i ka kujtuar Berishës se gjatë kohës që ka qenë kryeministër ka shpërdoruar lekët e shqiptarëve, duke i ftuar në borxhe pa fund, ndërsa Berisha teksa i ka hedhur poshtë këto akuza ka thënë se kryeministri është një i sëmurë psikik që duhet të kurohet. Debati Rama: Kur Madona shkoi të këndonte në Budva, e gjithë teknologjia për skenën dhe për foninë kushtoi 120 mijë euro. Kur Robi Williams shkon për të kënduar në Londër apo New York, e gjithë teknologjia për skenën dhe foninë kushton 250 mijë euro. Kur Çiljeta ia mori këngës në

28 Nëntor, teknologjia për skenën dhe foninë kushtoi 1 milion e 420 mijë dollarë. Ja, kjo është fatura e kumarit dhe e ahengut të një kryefamiljari, i cili mori peng të ardhmen e shtëpisë dhe la mbrapa një rrëmujë në llogaritë e shtëpisë, duke lënë tek dera mijëra e mijëra njerëz që thonë: ‘Duam lekët tona! Duam lekët tona!’ Kam këtu një tabelë krah a s u e s e t ë s h p e n z i m e ve p ë r fluturime, mes meje dhe paraardhësit tim, mes delegacioneve të sotme të Kryeministrisë dhe delegacioneve të deridjeshme. Kam marrë tre shembuj, në tre destinacione; Kur ka vizituar New York-un, delegacioni i mëparshëm ka marrë nga paratë e shtëpisë 51 937 dollarë. Kur delegacioni ynë vizitoi New Yorkun, mori vetëm 13 162 dollarë; kur

delegacioni paraardhës vizitoi Londrën, mori nga poshtë jastëkut 9 243 dollarë. Kur delegacioni ynë vizitoi Londrën, mori 1157 dollarë më pak; Kur delegacioni paraardhës vajti në Bruksel, i kushtoi shtëpisë së përbashkët 6399 dollarë, ndërsa kur ne shkuam në Bruksel, morëm vetëm 2333 dollarë. Dhe e dini se sa është diferenca vetëm për 3 udhëtime, mes këtyre dhe nesh? 43 998 dollarë. Po e mbyll me një thënie nga Shekspiri: “Mjerë ti, që gjuha të është bërë oratoria e turpit tënd”. Berisha: Unë nuk kam fjetur në hotel me më shumë se 750 dollarë. Nuk kam udhëtuar me biznes. Askush nuk më ka peshuar as edhe me një qindarkë. Të tjerat janë mashtrime, bëre mirë që shkove te Shekspiri sepse rëndom quhesh ‘Edi

Drama’, ndaj dhe unë kam kohë që u bëj thirrje shqiptarëve; ti mund të citosh ç’të duash, por një vizitë tek psikiatri është jetike për vendin. Vetëm një mendje e sëmurë mund të mashtronte administratën amerikane. Të vizitoni këtë njeri që me një të rënë të lapsit merr borxh për të rrënuar vendin. Çfarë prisni ju t’i bëni një vizitë tek psikiatriku? Kolegë të mi e kanë mjekuar këtë vite më parë, e kanë çuar me barelë të lidhur. Po, po, kam fakte. Momentet e fundit do ju sjell firmat juve. Vizitohu dhe mjekohu se nuk veprohet kështu, je në një post që ke rrënuar ekonominë e vendit, por rrënon Kushtetutën, ligjet, gjykata, kontrata të vendit, gjeneron veç energji negative.

vendimi

Rrëzohet hetimi kuvendor për serverin e Tatimeve Kuvendi ka rrëzuar me votë dje kërkesën e një grupi deputetësh demokratë për të ngritur një komision hetimor parlamentar për çështjen e ligjshmërisë së ndërhyrjes në serverat e sistemit tatimor një muaj e gjysmë më parë. Kërkesa është rrëzuar me 76 votat kundër të mazhorancës, përfshi edhe votën e deputetit demokrat, Mëhill Fufi, dhe me 35 vota pro të opozitës, duke përfshirë këtu dhe votën e Tom Doshit. Sipas Partisë Demokratike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve janë kopjuar në mënyrë të paligjshme të dhënat tatimore të bizneseve nga persona të paautorizuar nga ligji. “Menjëherë pas kësaj ndërhyrjeje janë konstatuar fshirje të informacionit për miliona deklarata tatimore në të shkuarën, gjithashtu ndryshime të të dhënave kohore, të cilat kanë krijuar kaos në sistemin tatimor. Është konstatuar mosfunksionimi i sistemit të raportimit të të dhënave të subjekteve tatimore dhe për rrjedhojë ka krijuar së fundmi vështirësi të mëdha për të gjitha këto subjekte gjatë kësaj periudhe”, - tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. Por ky argument nuk është pranuar nga mazhoranca, e cila, duke përmendur një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e vlerësoi objektin e ngritjes së komisionit si antikushtetues përsa kohë çështja po hetohet nga Prokuroria.


4

fokus

Buxheti

ngjarje e ditës Ndryshimet kryesore në taksa lidhen me rritjen e tatim-fitimit për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë, që nga 10 % shkon në 12%.Tatim-fitimi për bizneset e mëdha, nga 10 % shkon në 15%. Tatimi për pagat shkon në 23 për qind për pagat 130 mijë lekë dhe përjashtohen nga tatimi 30 mijë lekët e para. Taksa e qarkullimit rritet me 10 lekë të reja për litër.

Bizneset në Kuvend, ja katër kërkesat për taksat Shoqatat e biznesit kanë propozuar dje nivele më të ulëta taksimi në kuadër të diskutimit të paketës fiskale nen për nen. Shoqata e ndërtuesve dhe shoqata e ricikluesve kritikuan faktin se në paketën e re fiskale është parashikuar rritja e çmimit të karburanteve. Ja propozimet Vetëm pak minuta pasi ka përfunduar seanca maratonë për miratimin në parim të projektbuxhetit dhe paketës fiskale, është mbledhur komisioni parlamentar i Ekonomisë për të dëgjuar grupet e interesit, pasi edhe këtë javë vijojnë diskutimet nen për nen të projektligjeve. Shoqatat e biznesit kanë shprehur rezerva për mungesën paraprake të konsultimeve dhe kanë propozuar disa ndryshime konkrete. Kërkesat e biznesit

Përfaqësuesit e biznesit kërkuan dje para deputetëve që rritja e taksave të ketë ritme më të ulëta. “Përsa i përket tatim-fitimit prej 15 për qind, ndoshta mund të ishte edhe 12 për qind dhe kjo ka nevojë për diskutim", tha Arsen Kurti, zv.president i Dhomës Amerikane të Tregtisë. Bizneset janë të shqetësuara edhe për nivelin e lartë të taksimit të karburanteve. “Nuk mund të lëvizë nafta apo benzina me 100 lekë dhe ne të heshtim duke mos reaguar. Duhet të shikohet një mënyrë progresive e kësaj lëvizjeje në mënyrë që efekti dhe destinacioni i kësaj takse të kenë vlerësimin e duhur dhe të marrin edhe vlerësimin e grupeve të interesit”, - tha Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe

Industrisë së Tiranës. Edhe shoqata e ndërtuesve dhe shoqata e ricikluesve kritikuan faktin se në paketën e re fiskale është parashikuar rritja e çmimit të karburanteve. Dhoma amerikane e Tregtisë propozoi që tatimi mbi të ardhurat për pagat mbi 130 mijë lekë të jetë 17 për qind dhe jo 23 për qind, ndërsa shoqata e ndërtuesve kërkoi që të sqarohet skema e taksimit për ndërtesat, e cila prek në mënyrë direkte këtë sektor. Shqyrtimi nen për nen për dy draftet e miratuara në parim duhet të mbyllet brenda 2 ditësh, pasi në seancën që do të mbahet në fund të kësaj jave do të bëhet edhe votimi në tërësi i tyre. Duke iu referuar kohës së kufizuar dhe mbledhjeve intensive të komisioneve kuvendore, opozita hodhi dyshime rreth mundësisë që propozimet e ardhura nga grupet e interesit do të mund të merren parasysh duke u reflektuar në draftet respektive. Ndërsa deputetët e mazhorancës deklaruan se hartimi i shpejtë i paketës fiskale nuk është faji i tyre, por lidhet me ngërçin e krijuar nga zgjedhjet. Sipas tyre, kjo praktikë nuk do të përsëritet më vitet e ardhshme, ndërkohë që kanë lënë të hapur mundësinë për të negociuar me biznesin për ndryshimin e disa tak-

Komisioni i Ekonomisë

save apo procedurave të paraqitura në paketë.

Kërkesat e biznesit • Tatim-fitimi të jetë 12 % dhe jo 15 % • Tatimi mbi pagat të jetë 17 % mbi nivelin 130 mijë lekë, dhe jo 23 % • Të mos rritet taksa e qarkullimit me 10 lekë për litër karburant • Të propozohet një variant më i lehtë për taksimin e banesave

Taksat që ndryshojnë

Ndryshimet kryesore në taksa lidhen me rritjen e tatim-fitimit për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë, që nga 10 % shkon në 12%. Tatim-fitimi për bizneset e mëdha, nga 10 % shkon në 15%. Tatimi për pagat shkon në 23 për qind për pagat 130 mijë lekë dhe përjashtohen nga tatimi 30 mijë lekët e para. Taksa e qarkullimit rritet me 10 lekë të reja për litër. Dyfishim i taksës së ndërtesës për biznes dhe shtëpive të dyta. Akciza e cigareve është rritur nga 70 lekë në 90 lekë/ kg. Akciza e verës dhe pijeve alkoolike është rritur me 30%. Është vendosur ndërkaq akciza e pijeve energjetike. Ndërsa ulet tatim-fitimi për biznesin e vogël nga 10 % në 7% dhe hiqet TVSH-ja për ilaçet.

Dështon ankandi i borxhit të qeverisë, sigurohen vetëm 25 mln euro Qeveria shqiptare arriti të sigurojë dje rreth 25 milionë euro në ankandin më të madh të huamarrjes së brendshme në valutë të huaj, nga 40 milionë euro që kishte kërkuar. Pamjaftueshmëria e ofertës së tregut për financim është pasqyruar edhe te normat e interesit. Interesi mesatar i obligacioneve me maturim dyvjeçar të emetuara sot ishte 4.65%, nga 4.4% që kishte qenë kuponi indikativ i propozuar nga qeveria. Ndonëse kreditimi është shumë i dobët, sërish bankat dhe institucionet financiare nuk i janë përgjigjur dot të gjithë kërkesës së qeverisë, qoftë sepse fondet e lira në valutë janë më të pakta, por edhe sepse një pjesë e bankave vazhdojnë të kenë kufizime për sa i takon ekspozimeve afatgjata në tituj të qeverisë shqiptare. Ankandi i djeshëm është i dyti brenda një jave kur qeveria nuk ar-

rin të sigurojë dot borxhin kërkuar. Më datë 19 dhjetor, në një tjetër ankand jashtë kalendarit të parashikuar të huamarrjes, qeveria siguroi vetëm gjysmën e shumës së shpallur për financim prej 4 miliardë lekësh. Kjo tregon se tashmë tregu i brendshëm financiar ka vështirësi për të përballuar kërkesën e lartë të qeverisë për borxh. Dy ankandet e fundit të obligacioneve provuan se për të shlyer detyrimet e papaguara ndaj biznes eve, q e ve r i a nu k mu n d t ë mbështetet shumë te huamarrja e brendshme. Që biznesi të marrë mbrapsht paratë, jetike do të jenë k r e d it ë n g a Fo n d i Mo n e t a r Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Por marrëveshjet me Shqipërinë duhet të miratohen nga Bordet e Drejtorëve të këtyre institucioneve dhe procedurat mund të kërkojnë disa muaj kohë.

v e n dimi

Pamjaftueshmëria e ofertës së tregut për financim është pasqyruar edhe te normat e interesit. Interesi mesatar i obligacioneve me maturim dyvjeçar të emetuara sot ishte 4.65%, nga 4.4% që kishte qenë kuponi indikativ i propozuar nga qeveria.

Petrit Ahmeti, kryetar i ERE

ERE: Në vitin 2015 do të ndryshojnë çmimet e energjisë Çmimet e energjisë elektrike rrezikojnë të rriten gjatë vitit 2015. Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka marrë dje vendimin lidhur me tarifat e energjisë elektrike, duke i lënë të pandryshuara ato edhe për vitin 2014, por duke lajmëruar se tarifat do të rishikohen pas këtij viti. Në bazë të tarifave aktuale të ERE-s, çmimi mesatar i energjisë elektrike është 9.53 lekë/kWh. Për konsumatorët familjarë, për bllokun e parë deri në 300 kWh, çmimi është 7.7 lekë/kWh. Për bllokun e dytë mbi 300 kWh/orë çmimi rritet në 13.5 lekë/kWh. Për klientët në tensionin e ulët, tarifat variojnë nga 7.6 në 16.1 lekë/kWh. Për klientët të furnizuar në 35 kv, çmimet variojnë nga 8.5 në 9.75 lekë/kWh. Mosndryshimi i tarifave për një periudhë trevjeçare ishte miratuar qysh në vitin 2011, por viti që vjen është i fundit i këtij rregullimi. Pas një pauze të gjatë mosrritjeje për konsumatorët e pakicës, këto çmime pritet të ndryshojnë në vitin 2015. Pasi një kusht të tillë e kanë vënë edhe donatorët që financojnë projektet e energjetikës në vendin tonë. Enti Rregullator nuk ka aplikuar tarifa të reja këto vite, pasi kompania CEZ-Shpërndarje ka ende një nivel të lartë humbjesh në rrjet.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.12.2013

5

Kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela komenton zhvillimet politike në vend dhe nënvizon ndër të tjera se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Edi Ramës nuk janë ato të duhurat, pas qëndrimit për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri

Ngjela: Rama të ikë në janar, nëse nuk rregullon marrëdhëniet me SHBA “Brenda stafit të tyre kanë 3 kryeministra, ka njerëz të aftë shumë, por i ka lënë jashtë qeverisë. Këtu flitet për interes të përgjithshëm. Shtypi duhet ta pyesë në konferencë për shtyp si i kemi marrëdhëniet me SHBA-në. Nëse i ka mirë, ta thotë, nëse i ka keq, t’i rregullojë” TIRANË Kryetari i Partisë Ligj dhe

"Kryeministri aktual bëri gabim me SHBAnë. Duhet thënë e vërteta, që gaboi në politikë. Ka prishur marrëdhëniet me Amerikën, u ka thënë jo armëve kimike në një kohë që ka thënë po”, - u shpreh Ngjela

Drejtësi (PLD), Spartak Ngjela shprehu rezervat e tij për marrëdhëniet që ekzistojnë mes Ramës dhe SHBA-së, pas debatit për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri. Në një intervistë për “News24”, Ngjela u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të rregullojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, Rama duhet të largohet nëse nuk i stabilizon marrëdhëniet. “Nëse nuk rregullon dot marrëdhëniet me Uashingtonin, në janar Rama duhet të ikë, përse duhet të

rrijë? Brenda stafit të tyre kanë 3 kryeministra, ka njerëz të aftë shumë, por i ka lënë jashtë qeverisë. Këtu flitet për interes të përgjithshëm. Shtypi duhet ta pyesë në konferencë për shtyp si i kemi marrëdhëniet me SHBA-në. Nëse i ka mirë, ta thotë, nëse i ka keq, t’i rregullojë”, - tha ai. Ngjela shprehu bindjen se vetëm mbështetja e SHBA-së mund ta çojë përpara vendin drejt BE-së. “A keni parë ndonjë shtet pa ushtri në NATO? Vetëm ne jemi. Kryeministri aktual bëri gabim me SHBAnë. Duhet thënë e vërteta, që gaboi në politikë. Ka prishur marrëdhëniet me Amerikën, u ka thënë jo armëve kimike në një kohë që ka thënë po”, - u shpreh Ngjela. Kryetari i PLD-së komentoi edhe kritikat e opozitës ndaj buxhetit të vitit 2014, duke i cilësuar deklarata e tyre si “akuza pa bereqet”. “Janë kritika nonsens ato që ka bërë opozita. Nga mazhoranca nuk ka patur PR të mirë buxheti, teknikët që e kanë bërë janë më lart nga ata që e prezantojnë…”, - u shpreh ai. Prej ditësh kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela ka shprehur rezervat e veta lidhur me

zhvillimet politike në vend, duke folur madje edhe për reforma të thella që prekin edhe institucionet e pavarura. I tillë ishte edhe shkrimi i tij i publikuar dy ditë më parë, ku fliste gjatë për pushtetin juridik në vend. “Nuk duhet të harrohet kurrë se pushteti juridik, në një sistem si ky yni, është më i fuqishmi; por kur këtë e ka kapur dhe e drejton krimi, si rregull, ndaj tij nënshtrohet edhe pushteti politik. Prandaj duhet urgjentisht të fillojë të shpallet doktrina ligjore e reformës shqiptare në sistemin legal. Nga ana tjetër, të dy krerët e institucioneve, Presidenti i Republikës dhe Prokurori i Përgjithshëm, nëse vërtet do të shpallet një reformë me një doktrinë, e cila detyrimisht do t’i bëhet transparente opinionit publik, duhet të japin dorëheqjen, sepse ajo është e vetmja mundësi e tyre për të mos qenë të implikuar në situatën korruptive dhe kriminale, që sapo është rrezuar me 1 000 000 vota… Nëse nuk do të bëhet kjo reformë ligjore, jam i bindur se çështja do të degradojë…”, thuhet në një qëndrim të Ngjelës të dy ditëve më parë.

Paketa fiskale, Basha: Nëse Rama nuk reflekton, protesta në çdo shesh Tasim Mema: “…Në termat e buxhetit të shtetit ka një fshehje të buxhetit, duket sikur ata thonë kemi aq dhe kemi kaq, por në fund nga tabela që paraqesin ata, kuptohet qartë se vetëm buxhetit të investimeve në Qarkun e Tiranës i mungojnë 12 milionë euro investime". Ndërsa në Kuvend po diskutohej në parim projektbuxheti dhe paketa e re fiskale, përmes një tryeze për çështjen në fjalë, kryetari i opozitës dhe njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha deklaroi para kryetarëve të bashkive, komunave dhe përfaqësuesve të BE-së dhe organizatave donatore të KiE-së se dokumenti në fjalë është goditje ndaj autonomisë vendore dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Ai theksoi se qeveria ka marrë vendime drastike kundër pushtetit vendor, pa u konsultuar me këtë të fundit e duke e lënë atë në një terr informativ. Basha e orientoi tryezën duke u fokusuar tek pasojat që do të sjellë sipas tij goditja që merr në këtë buxhet autonomia fiskale në të gjithë sektorët dhe shërbimet që ofron pushteti vendor për qytetarët që nga furnizimi me ujë, menaxhimi i mbetjeve, shërbimet sociale, çerdhet, kopshtet, rrugët e shumë shërbime të tjera. Si-

pas Bashës po përdoren dy standarde. “Në projektbuxhet thuhet se të ardhurat nga taksat e tarifat e pushtetit vendor parashikohet të jenë rreth 13.2 % më të larta se ato të vitit 2013, ku në fakt të ardhurat janë ulur me 7% nga planifikimi i buxhetit të vitit 2013, pra de facto dhe de jure, pavarësisht prej dy shifrave të ndryshme që jepen në një tekst të vetëm, qeveria parashikon varfërim të popullsisë në komuna dhe bashki”,- tha ai duke shtuar se në paketën e re është zhdukur edhe kapitulli për një ndër zërat kryesorë të zhvillimit të vendit, fondi i zhvillimit të rajoneve. Vërejtje rreth paketës paraqitën dje edhe përfaqësuesit e pushtetit vendor të ftuar në tryezën e djeshme. Vendorët Tasim Mema, kryetari i Qarkut Tiranë dhe kryetar i Këshillave të Qarkut të Shqipërisë, u fokusua kryesisht tek çështja e investimeve. “…Në termat e buxhetit të shtetit ka një fshehje të buxhetit, duket sikur ata thonë kemi aq dhe kemi kaq, por në fund nga tabela që paraqesin ata, kuptohet qartë se vetëm buxhetit të investimeve në Qarkun e Tiranës i mungojnë 12 milionë euro investime. Këto investime ne nuk i gjejmë në asnjë kolonë të buxhetit të tyre. Po të marrim sferën e investimeve në bujqësi, jo vetëm Qarkut të Tiranës por edhe qarqeve të tjera u mungojnë investimet në bujqësi”, - nënvizoi Mema gjatë tryezës. Një tjetër diskutant, Ilir Krosi që drejton Bashkinë

e Peshkopisë, u ndal në një tjetër debat. “ …Duke qenë se bizneset ose menaxhimi i biznesit në qytetet tona urbane janë kryesisht biznes i vogël, barra do të rritet me paketën e re fiskale. Rritja ndoshta është e maskuar por sidomos tregtarët e vegjël e kuptojnë fare mirë se pagesa tyre nuk do të jetë më 230 mijë lekë të vjetra me ata që janë me xhiro nën 2 milionë lekë e të tilla janë pothuajse të gjitha bizneset në qytetet tona, tashmë do e kenë më shumë, shto këtu edhe pjesën tjetër 2-8 milionë që barra u është rritur dhe çfarë do bëjnë ata në këtë situatë kur ka edhe ndikime të tjera negative siç është nafta etj? Do të turren drejt informalitetit, do gjejnë të gjithë mënyrat për t’u bërë informalë, ndërkohë që ata që e kanë xhiron 2-8 milionë do tentojnë të gje-

jnë mënyra të tjera për të rindarë biznesin e tyre, për ta bërë në rastin më të keq informal, në rastin më të mirë nën 20 milionë lekë xhiro e për pasojë barra e tyre do rritet e kjo do sjellë varfërim të qyteteve tona, papunësi, informalitet”, u shpreh ai. Ndërsa Fatbardh Plaku, kryetar I shoqatës së komunave njëherësh kryetar i komunës Farkë u shpreh se qeveria qendrore po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal, në mënyrë sistematike. “Filloi me aktin e INUK-ut dhe vazhdoi me pezullimin e planeve rregulluese të atyre pak njësive që arritën të mbijetonin nga ligji i ri i urbanistikës për të vazhduar me paketën fiskale, e cila ndërhyn në thelbin e gjithë asaj përvoje dhe arritjeje të pushtetit lokal në Shqipëri, siç ishte taksa e bizne-

sit të vogël...”, tha ai. Në fund të tryezës ku folën edhe drejtues të tjerë të bashkive, Basha në cilësinë edhe të kryetarit të shoqatës së Bashkive kërkoi mobilizimin e qytetarëve kundër kësaj pakete jo vetëm në sheshin kryesor para Kryeministrisë, por edhe në qytete të tjera të vendit. “...Është një e drejtë që i përket sovranit, ndaj bie plotësisht dakord që nëse ky kurs i ndjekur deri tani, i shurdhërisë, shpërfilljes, i mungesës së ndjeshmërisë, jo për ne por për qytetarët të cilëve duhet t’u shërbejmë nuk ndryshon (për këtë kanë mbetur ende disa ditë në nivelin parlamentar dhe ndoshta pak më shumë në nivelin kushtetues), atëherë ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mobilizojmë të gjitha forcat tona, si të zgjedhur vendorë, së bashku me përfaqësuesit e tjerë lokalë, pa dallim politik dhe t’i bëhemi në çdo formë, duke përfshirë edhe fizikisht barrierë këtij arbitrariteti, kësaj pakushtetueshmërie, kësaj paligjshmërie... Qëllimi ynë kryesor është ndalja me çdo kusht e përkeqësimit që kjo paketë do të sjellë dhe për këtë duhet të mobilizohemi të gjithë, nga i pari tek i fundit dhe t’u bëjmë thirrje qytetarëve tanë që ta përcjellin këtë ndjeshmëri jo vetëm në sheshin kryesor para Kryeministrisë, çka patjetër duhet ta bëjmë dhe do e bëjmë, por në sheshet e çdo lokaliteti ku jetojnë”, - u shpreh ai


6

fokus

ditari

ngjarje e ditës The Economist: Shqipëria, risk i lartë për trazira sociale Revista prestigjioze e rendit Shqipërinë mes vendeve me rrezik të lartë, së bashku me Kroacinë dhe Maqedoninë. Shkak, qeveria e dobët dhe pabarazia sociale Shqipëria konsiderohet një vend me risk të lartë për trazira sociale. Klasifikimi bëhet nga revista prestigjioze “The Economist”, e cila e ka përfshirë vendin tonë mes shumë shteteve të tjera të rriskuara

nga trazirat. Arsyet që mund të nxjerrin njerëzit në rrugë janë qeveria e dobët, pabarazia sociale dhe rënia e të ardhurave. Së bashku me Shqipërinë, në këtë kategori përfshihen edhe vendet e tjera të rajonit, si Kroacia apo Maqedonia, por edhe plot vende të tjera të globit. Teksa merr si shembull Ukrainën, Brazilin, Argjentinën, Meksikën, Egjiptin apo Turqinë, “The Economist” shkruan se pabarazia sociale dhe pakënaqësitë politike kanë nxjerrë qytetarët e këtyre vendeve në rrugë. Laza Kekiç nga Njësia e Inteligjencës e “The Economist”, thotë

se rënia e të ardhurave dhe papunësia e lartë nuk kanë sjellë gjithnjë protesta. Por kur problemet ekonomike shoqërohen me elementë të tjerë, rreziku për destabilitet është i lartë. Njësia e Inteligjencës ka matur rrezikun e trazirave sociale në 150 vende, duke i ndarë në 5 kategori. Ato me rrezik tepër të lartë, me rrezik të lartë, të mesëm, të ulët dhe shumë të ulët. Në hartën e revistës, vetëm një numër fare i vogël konsiderohet me risk shumë të ulët për trazira sociale, duke paraqitur kështu një hartë mjaft të trazuar të globit në ditët tona.

Gjoba 100 mijë USD ndaj biznesmenit, arrestohet ish-gardisti Fatos Skeja Prokuroria urdhëron arrestimin e Fatos Skejës dhe mikut të tij Gojard Loci, si të implikuar në gjobëvënien ndaj një biznesmeni shqiptaro-amerikan. Alibia e Skejës rrëzohet nga verifikimi i telefonit celular Leonard Bakillari Tiranë Gjoba ndaj një biznesmeni shqip-

taro-amerikan ka çuar në pranga ishgardistin Fatos Skeja dhe mikun e tij Gojart Loci, dy personat që sipas prokurorisë do të merrnin paratë. Skeja dhe Loci u arrestuan pasditen e djeshme, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, si të dyshuar për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës” për dhënie pasurie. Mësohet se Skeja, i përjashtuar nga Garda e Republikës me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është arrestuar në fshatin Ibë. Ai u prangos në një lokal në këtë fshat, pa bërë rezistencë. Bashkë me të, policia e Tiranës arrestoi edhe 33-vjeçarin Gojart Loci, i cili nga hetimet rezulton se ka qenë personi që shoqëronte Skejën në momentin që do të merreshin paratë në një lokal në Dajt. Ngjarja për të cilën akuzohen ka ndodhur në gusht të këtij viti, kur në adresë të vëllait të biznesmenit R. H kanë mbërritur kërcënime dhe kërkesa për të dorëzuar 100 mijë dollarë. Për ta bërë sa më serioz kërcënimin, biznesmenit i është postuar edhe një plumb në zarf, ndërsa ai ka denoncuar në polici ngjarjen. Hetimet janë marrë në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka urdhëruar edhe shkëmbimin e kontrolluar të parave, duke organizuar një operacion për arrestimin e të dyshuarve. Gjobëvënësit kanë caktuar si vend për dorëzimin e parave një lokal në zonën e Dajtit dhe në orën e caktuar aty kanë ardhur dy persona. Njëri prej tyre ndodhej në një automjet tip “Benz”, që siç rezultoi më vonë, ishte marrë në përdorim nga një prokuror në Shkodër,

ndërsa personi i dytë udhëtonte me një motor, duke kontrolluar terrenin përpara marrjes së parave. Sapo kanë mbërritur në vendin e dorëzimit, dy të dyshuarit kanë konstatuar praninë e agjentëve civilë të policisë dhe janë larguar menjëherë. Policët janë vënë në ndjekje të tyre, por çuditërisht automjeti tip “Benz” ka mundur të thyejë dhe një postbllok, duke u gjendur i braktisur disa qindra metra larg postbllokut të policisë. Ndërsa dëshmitarët thanë se kishin parë dy persona që lëviznin në këmbë në arat e fshatit, madje duke treguar se ata ishin të armatosur. Për këtë operacion pati dyshime të forta se ishte dekonspiruar, por asnjëherë prokuroria nuk kreu hetime. Pas gjetjes së automjetit, policia mundi të identifikojë pronarin e tij, i cili ishte i afërmi i një prokurori dhe banonte në qytetin e Kukësit. Pas marrjes në pyetje, pronari i mjetit tha se ia kishte dhënë në përdorim të afërmit të tij, shtetasit Xh. L, i cili ushtron detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Shkodrës. Më pas Krimet e Rënda morën në pyetje prokurorin, i cili ka deklaruar se automjetin ia kishte dhënë në përdorim për disa ditë shtetasit Fatos Skeja, me të cilin kishte njohje. Sipas prokurorit, Skeja kishte kërkuar automjetin e tij për të shkuar në banesën e së motrës në një fshat pas Dajtit, pasi rruga nuk ishte fort e mirë. Dëshmia e prokurorit çoi hetuesit tek ish-gardisti, i cili u shoqërua dhe u mbajt për disa orë në polici, por me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u la sërish i lirë. Për lirimin e tij, ministri i Brendshëm protestoi tek Prokurori i Përgjithshëm, i cili urdhëroi ndërrimin e prokurorit të çështjes. Pas lirimit

Ish-gardisti Fatos Skeja

Mësohet se Skeja, i përjashtuar nga Garda e Republikës me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është arrestuar në fshatin Ibë. Ai u prangos në një lokal në këtë fshat, pa bërë rezistencë.

nga policia Fatos Skeja është pyetur për dy ditë me radhë rreth ngjarjes për të cilën dyshohet, por ai ka deklaruar se automjetin e kishte parkuar në qendër të kryeqytetit. Sipas tij, kur ka shkuar në vendin ku kishte parkuar, automjeti nuk ishte aty, duke hedhur dyshime se mund të ishte vjedhur. Prokuroria urdhëroi ekspertimin e mjetit nga ku rezultoi se ndaj tij nuk

ishte përdorur dhunë, por “Benz-i” ishte ndezur me çelësin e tij, të cilin e kishte vetëm Fatos Skeja. Antenat telefonike treguan se në momentin e ngjarjes celulari i të dyshuarit ka qenë në zonën ku do të kryhej marrja e parave, ndërsa Prokuroria thotë se Fatos Skeja ka qenë personi që ndodhej në makinë, kurse bashkëpunëtori i tij, shtetasi Gojart Loci udhëtonte me motor.

Mashtrim me TVSH edhe në Kukës, 25 persona të pandehur Prokuroria e Kukësit heton një skemë mashtrimi, ku përfituesi kryesor është një biznesmen kosovar. Grupi kishte përfituar 2.5 milionë euro rimbursim Tiranë Të paktën 25 persona janë marrë të pan-

dehur nga Prokuroria e Kukësit, pasi dyshohet se kanë vënë në zbatim një skemë mashtrimi me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, duke përfituar 2.5 milionë euro rimbursim. Sipas prokurorisë, hetimet kanë nisur pas denoncimit të Drejtorisë së Tatimeve, e cila ka referuar abuzimet e dyshuara me skemën e TVSH-së pas verifikimeve të kryera. Prokuroria thotë se organizatori i kësaj skeme është shtetasi kosovar Ismet Syla, i cili tashmë ndodhet në qeli si i dyshuar për mashtrim dhe falsifikim. Shtetasi kosovar ka regjistruar në Shqipëri kompaninë “Diell – IIB”, e ci-

la ka objekt të veprimtarisë fushën e ndërtimit. Kompania në fjalë është regjistruar në QKR në qershor të vitit 2011, ndërsa subjekti është regjistruar edhe në Drejtorinë e Tatimeve Kukës. Pasi ka zyrtarizuar kompaninë, shtetasi Ismet Syla ka tërhequr tek Tatimet disa blloqe me fatura TVSH-je dhe ka përdorur këto fatura në shitje për subjekte të tjera. Në një njoftim për mediat, Drejtoria e Tatimeve tha se kjo kompani nuk ka kryer asnjë aktivitet tregtar dhe megjithatë është rimbursuar në vlerën e 2.5 milionë eurove për faturat e TVSH-së të deklaruara prej subjektit në fjalë. “Nga hetimet ka rezultuar se ky subjekt është fiktiv, pa aktivitet real, pasi nuk ka bërë deklarime në shitje e as në blerje, nuk ka të deklaruar fuqi punëtore apo mjetet e nevojshme për përballim të aktivitetit; nuk ka një qendër të ushtrimit të aktivitetit dhe faturat e lëshuara janë të falsifikuara e fiktive”, - tha zyrtarisht Drejtoria e Tatimeve. Si rezultat, për faturat e lësh-

uara në shitje nuk ka paguar asnjë detyrim ndaj shtetit si TVSH, tatim-fitimi, sigurime shoqërore dhe sigurime shëndetësore. Ndërkohë këto fatura janë deklaruar në blerje, duke përfituar kreditimin e TVSH-së nga subjektet e përfshira në këtë skemë mashtrimi me administratorët e 24 kompanive të tjera, të cilët janë marrë të pandehur. Sipas prokurorisë, të pandehurit akuzohen për “mashtrim”, “falsifikim të vulave, stampave apo formularëve”, kryer në bashkëpunim dhe “fshehje të të ardhurave”. Ky është rasti i tretë i mashtrimit me faturat e TVSH-së që zbulohet brenda pak kohësh. Fillimisht prokuroria urdhëroi arrestimin e 9 personave, përfshi edhe shtatë zyrtarë të Tatimeve në Tiranë, të cilët kishin rimbursuar TVSH-në në vlerë 5 milionë euro për disa subjekte fiktive. Ndërsa vetëm pak ditë më parë u arrestuan 9 persona, të cilët dyshohet se kanë përfituar 26 milionë dollarë nga skema e mashtrimit me faturat e TVSH-së. L.Bakillari


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.12.2013

7

Hetimet e kryera kanë zbuluar se grabitësit kanë dalë nga dera e emergjencës, ndërkohë që rojet e sigurisë kishin lajmëruar policinë. Më pas, me një autoveturë “Mercedez- Benz” me targa AA 147 FY

Babagjyshët me kallash, grabitje në 3 minuta brenda qendrës tregtare Katër grabitës të maskuar si Babagjyshë bastisin një argjendari brenda qendrës tregtare. Hapin zjarr në ambientet e jashtme kundër policisë dhe i vënë flakën makinës së arratisë në periferi të Tiranës. Policia dhe RENEA në ndjekje: E njëjta bandë e implikuar në grabitje të ngjashme Dashamir Biçaku Tiranë Katër grabitës të maskuar si

Babagjyshë bastisin në 3 minuta një argjendari që ndodhet brenda një qendre tregtare. Grabitësit kanë hyrë në argjendari me kallashnikov në duar dhe me qese të zeza plastike, duke shfrytëzuar momentin kur në ambientet e tjera po zhvilloheshin aktivitete festive për Krishtlindjet. Një kamera amatore, e transmetuar më pas në Top-Channel, tregon grabitësit e maskuar teksa mbushin qeset me bizhuteri. Njëri prej tyre bën roje në hyrje të dyqanit e brenda pak minutash largohen të katërt, të ndjekur së largu nga kalimtarë të rastit. Historia e grabitjes filloi në 17:25 minuta dhe brenda tri minutash Babagjyshëtgrabitës ia kanë dalë të marrin bizhuteri me vlerë të konside rueshme. Incidentet kanë filluar pak më vonë, kur të diktuar nga rojet e sigurisë dhe një patrullë policie ata hapën zjarr për të fituar kohë në arratisjen e tyre. Dëshmitarë në vendngjarje i thanë MAPO-s se grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri në dalje të qendrës tregtare, ndërsa më pas, për t’iu shmangur ndjekjes së policisë dhe në tentativë për të zhdukur provat, ata dogjën makinën në afërsi të fshatit Surrel. Efektivët e Policisë së kryeqytetit, forcat speciale të RENEA-s dhe FNSH-së janë vënë në

ndjekje të tyre, duke rrethuar në një perimetër të gjerë zonën rreth fshatrave Surrel, Lanabregas e Dajt. Në një njoftim për mediat, qendra tregtare bëri me dije se në momentin e grabitjes në dyqan kanë qenë të pranishëm pronari me të shoqin. “Sapo kanë hyrë në dyqan, hajdutët kanë kërcënuar dhe me qetësi kanë marrë sendet me vlerë në argjendari. Në më pak se 3 minuta kanë marrë çfarë kanë mundur dhe ashtu të maskuar janë larguar nga e njëjta hyrje nga ku u futën, ndërkohë që një makinë i priste jashtë”,- thuhet në njoftimin për shtyp të qendrës tregtare. Dëshmitarët e paktë tregojnë se grabitësit kanë ruajtur qetësinë gjatë gjithë kohës dhe fare pak vizitorë të qendrës tregtare kanë mundur t’i diktojnë ata. Në momentin e fundit ata dalin njëri pas tjetrit dhe në fund, një person i shkurtër me kallashnikov vrapon pas pjesës tjetër të grabitësve. Hetimet e kryera kanë zbuluar se grabitësit kanë dalë nga dera e emergjencës, ndërkohë që rojet e sigurisë kishin lajmëruar policinë. Më pas, me një autoveturë “Mercedez- Benz” me targa AA 147 FY, u larguan në drejtim të rrugës së fshatit Lundër, duke iu drejtuar më pas Farkës, Lanabregasit dhe më pas në Surrel ata braktisën veturën dhe i vunë asaj flakën. Policia dyshon se

Grabitësit duke dalë nga argjendaria

Historia e grabitjes filloi në 17:25 minuta dhe brenda tri minutash Babagjyshët-grabitës ia kanë dalë të marrin bizhuteri me vlerë të konsiderueshme

C4 në makinën e Dervishit, zbulohet i zoti i celularit Prokuroria e Krimeve të Rënda ka identifikuar të riun që kishte celularin, por ai pohon se e kishte shitur në tregun e zi. Hetimet përqendrohen tek karta Një i ri nga Tirana rezulton të jetë i zoti i celularit të lidhur me eksploziv, që u gjend poshtë makinës së prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bënë me dije se është identifikuar personi në emër të të cilit ishte regjistruar telefoni. Ky i fundit është marrë në pyetje, por ka deklaruar se celularin e kishte shitur 7 ditë para ngjarjes në tregun e zi. Ndërsa numri i telefonit i vendosur në këtë celular rezulton i riaktivizuar më datë 4 dhjetor, nëntë ditë para ngjarjes. Aparati celular i tipit “Samsung”, që u gjet i lidhur me dy detonatorë dhe 200 gram C4 poshtë makinës së prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, është blerë në tregun e zi në Tiranë. Ky telefon përdorej prej muajsh nga ky person, i cili më 6 dhjetor e kishte shitur në tregun e zi që ndodhet pranë zyrave qendrore të Postës. Gjatë marrjes në pyetje i riu ka shpjeguar se nuk i kujtohej blerësi i telefonit në tregun e zi. Ai ka shtuar më tej se kishte blerë një telefon tjetër të përdorur, pasi kishte shtuar një shumë parash. Pas kësaj dëshmie Prokuroria i ka fokusuar hetimet te karta tele-

Policia në vendin e ngjarjes

grabitësit janë të profilizuar në këtë teknikë grabitjeje dhe se ditët e fundit kanë realizuar një sërë sulmesh të kësaj natyre në biznese të ndryshme. Policia mori një seri dëshmish të shitëses, të pronarëve të dyqanit, si dhe të njerëzve të tjerë që ndodheshin në itinerarin që kishin ndjekur autorët. Po ashtu policia tha se kishte gjetur në sheshin e jashtëm disa gëzhoja automatiku, si dhe gjurmë këpucësh apo duarsh, që sipas ekspertëve do të vlerësohen më tej nga specialistët e laboratorit. Pas kryerjes së dëshmive dhe këqyrjes

së pamjeve filmike, policia nisi krehjen e zonës ku ishte gjetur e djegur vetura, ndërsa ajo mësohet se ishte ndjekur edhe nga efektivët e RENEAs dhe të forcave speciale. Pas identifikimit të mjetit, policia tha se kishte gjetur numrin e shasisë si dhe targën e mjetit. Ky i fundit pasi u verifikua, doli se ishte i një personi me banim në rrugën “Don Bosko”, të cilit mbrëmë policia i mbërriti në banesë për ta marrë në pyetje. Megjithë kërkimet e shumta, deri në orët e vona të mbrëmjes autorët e kësaj grabitjeje nuk kishin përfunduar në pranga.

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Shërbimi vjetor i mirëmbajtjes dhe riparimit të sistemeve të sigurisë e mbrojtjes elektronike në objektet dhe degët e Bankës së Shqipërisë”.

fonike dhe vendet e diktuara nga antenat e kompanive celulare në vend. Karta e telefonit, sipas hetimeve i përkiste një personi nga Vlora, i cili më herët ka deklaruar se kishte 3 vjet që nuk e përdorte numrin. Karta është riaktivizuar nga kompania telefonike më datë 4 dhjetor, 9 ditë para se të gjendej poshtë makinës së Dervishit. Sipas prokurorisë, hetimet janë përqendruar edhe në Tiranë, edhe në Vlorë. Prefekti Dervishi ka mohuar për prokurorët se është kërcënuar më parë apo se mund të ketë pasur konflikte personale. Eksplozivi në makinën e prefektit të Vlorës u zbulua pak ditë më parë, në momentin që ai po tentonte të hynte në Kryeministri.

Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 7.000.000 Lekë. Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 04 22 35 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00, nga çdo person i autorizuar me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 17 Janar 2013, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.


CMYK

8 25.12.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

DREJTORIA E BURIMEVE NJEREZORE DHE SHERBIMEVE

NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE

Bazuar në ligjin nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shpall konkurrim për vendin e lirë të punës, në pozicionin:

Mbështetur në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “ Statusi I Nëpunësit Civil”, nëni 13/3 VKM nr.231 datë 11.05.2000 “ Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, Autoriteti I Mediave Audiovizive shpall konkursin për pozicionet e mëposhtme:

 Inspektor në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve. Kërkesat e përgjithshme: Konkurruesi duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të nenit 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”.

2 DREJTORIA TEKNIKE 2.1 Specialist në Sektorin e Monitorimit të Frekuencave

Kërkesat e veçanta: • Arsimi i lartë juridik. • Të ketë përvojë pune jo më pak se dy vjet. • Aftësi menaxhuese dhe për të punuar në grup. • Komunikim shumë të mirë me shkrim dhe me gojë. • Të jetë i disponueshëm për të kryer detyrat edhe në zona zgjedhore të largëta. • Të njohë një gjuhë të Komunitetit Europian (preferohet anglishtja)

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12, të ligjit nr.8549 datë 11.11.1999 “ Statusi I Nëpunësit Civil” KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT • Të ketë mbaruar arsimin e lartë ,Fakulteti I Inxhinierisë Elektronike; • Të ketë mbi 2 (dy) vjet përvojë pune si inxhinier elektronik; • Të ketë njohuri të thella të gjuhës angleze. Njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh; • Të ketë njohuri shumë të mira në kompjuter në programet bazë; • Të ketë aftësi të mira drejtuese dhe komunikuese të punës në grup

Paga: Paga mujore bruto e pozicionit është sipas klasës III-b, përcaktuar në VKM nr.524, datë 16.08.2013. Dokumentacioni: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 17.01.2014 në zyrën e regjistrimit të akteve dhe dokumentacionit të KQZ-së, këto dokumente: • Kërkesë me shkrim; • Curriculum Vitae; • Dokument identifikimi; • Librezë pune (fotokopje e noteriuar), ose vërtetim zyrtar për afatin kohor të punësimit; • Diplomë të shkollës së lartë, së bashku me listë notash (fotokopje e noterizuar); • Dëshmi e Gjuhës së Huaj (fotokopje e noterizuar); • Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar); • Vlerësim pune nga punëdhënësi ose dy rekomandime nga punonjës superior të institucionit ku janë ndërprerë së fundi marrëdhëniet e punës; • Dëshmi nga komisioni mjekësor kompetent që vërteton aftësi për punë. Më datë 21.01.2014 në selinë e KQZ-së do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej procedurat e testimit, si dhe datat e testit me shkrim dhe intervistës me gojë. Testimi bazohet në njohuri për Kushtetutën, Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Ligjin “Statusi i Nëpunësit Civil”, Kodin e Procedurave Administrative, Ligjin “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”.

Paga e pozicionit: është në kategorinë III-b. Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë Brenda datës 20.01.2014 në zarf të mbyllur, në Zyrën e Protokollit të AMA-s në adresën: Rr.”Abdi Toptani”, godina ish hotel “Drini”, Kati IV, këto dokumente: kërkesën për aplikim; CV-në; fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për tu kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Diplomat dhe gradat shkencore të mbrojtura jashtë shtetit duhet të jenë të ekuivalentuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës). Dokumentet duhet të jenë të noterizuara si dhe mosparaqitja e plotë e tyre sjell skualifikim të kandidatit. Pas verifikimit paraprak, më datë 22.01.2014 në selinë e AMA-s do të shpallet lsita e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurrimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, ligjin nr.97/2013 “ Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” ligjin nr.8480 datë 27.05.1999 “ Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, ligjin nr.8485 datë 12.5.1999 “ Kodi I procedurave administrative”, ligjin nr.8549 datë 11.11.1999 “ Statusi I nëpunësit publik”, ligjin nr.9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, ligjin nr.9367 datë 07.04.2005 “ Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe ligjin nr.8503 datë 30.06.1999 “ Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”.

e diel EKSKLUZIVE

300 LEKË 2013 ÇMIMI BOTIMIT MARS VITI VIII NR. 16 (261),

30 lekë

FILOZOFIN INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

DREJTORIA JURIDIKE DHE LICENCAVE

1.1 “DREJTOR NË DREJTORINË JURIDIKE DHE LICENCAVE” Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12, të ligjit nr.8549 datë 11.11.1999 “ Statusi I Nëpunësit Civil” KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Drejtësisë; • Të ketë mbi 10 (dhjetë) vjet përvojë pune si jurist në administratën publike; • Të ketë njohuri të thella të gjuhës angleze. Njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh; • Të ketë njohuri shumë të mira në kompjuter në programet bazë; • Të ketë aftësi të mira drejtuese dhe komunikuese të punës në grup Paga e pozicionit: është në kategorinë II-b. Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë Brenda datës 20.01.2014 në zarf të mbyllur, në Zyrën e Protokollit të AMA-s në adresën: Rr.”Abdi Toptani”, godina ish hotel “Drini”, Kati IV, këto dokumente: kërkesën për aplikim; CV-në; fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për tu kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Diplomat dhe gradat shkencore të mbrojtura jashtë shtetit duhet të jenë të ekuivalentuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës). Dokumentet duhet të jenë të noterizuara si dhe mosparaqitja e plotë e tyre sjell skualifikim të kandidatit. Pas verifikimit paraprak, më datë 22.01.2014 në selinë e AMA-s do të shpallet lsita e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurrimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, ligjin nr.97/2013 “ Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” ligjin nr.8480 datë 27.05.1999 “ Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, ligjin nr.8485 datë 12.5.1999 “ Kodi I procedurave administrative”, ligjin nr.8549 datë 11.11.1999 “ Statusi I nëpunësit publik”, ligjin nr.9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, ligjin nr.9367 datë 07.04.2005 “ Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe ligjin nr.8503 datë 30.06.1999 “ Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”.

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

30 lekë

30 lekë

30 lekë

FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

30 lekë

BELL ALASTAIR CAMP RAMËS

DJES SË EDI

NJERIU I RILIN

FERRY: BOTA FRANCEZ, LUC

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë në politikë, kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për bashkëbisedim

KA QENË ASNJËHERË NUK

MË MIRË

E përmuajshme AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE PLUS çdo muaj revistat ‘MAPO’

DREJTORIA E BURIMEVE NJEREZORE DHE SHERBIMEVE dhe ‘MADAME MAPO’

300 LEKË MARS 2013 ÇMIMI

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

AFAJ BESNIK MUST Ngatërresat në me kufirin francez emrin Le Pen LIKU STEFAN ÇAPA Gjurmët e ujkut tarët oriental te shqip

NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE

FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

Agjencia e Abonimit Shtypit VKM (Arben Trenova): Mbështetur në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “ Statusi I Nëpunësit Civil”, nënitë 13/3 nr.231 04 223 52 05 • 068 20 47 825I datë 11.05.2000 “ Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, Autoriteti Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 LL PBE CAM IR ALASTA Mediave Audiovizive shpall konkursin për pozicionet e mëposhtme: MËS RA INDJES SË EDI Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

NJERIU I RIL

në Kosovë, nga koha e luftës në Shqiptarët e njohinnë Kosovë. Campbell vjen Tony Blair-it. një ë ushtarakisht i fushatave të i UET Press. Në Eshtë spin doctor-i n e shefit të tij për të ndërhyre mia me Tony Blair, botim e të tjera. isë në politikë, kur mbronte vendimi Ditarët e atyre ditëve: Vitet t me rëndësinë e strategj Shqipëri pikërish me Henri ÇILIN flet për librin, bashkëbisedim

Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850 1.2 PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË ÇËSHTJEVE JURIDIKE Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12, të ligjit nr.8549 datë 11.11.1999 “ Statusi I Nëpunësit Civil” E PËRMUAJSH

1.

FERRY: BOTA

çdo ditë gazeta ‘MAPO’

E përmuajshme

ME

Mbështetur në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “ Statusi I Nëpunësit Civil”, nëni 13/3 VKM nr.231 datë 11.05.2000 “ Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, Autoriteti I Mediave Audiovizive shpall konkursin për pozicionet e mëposhtme:

FRANCEZ, LUC

J BESNIK MUSTAFA në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët

E PËRMUAJSHME

30 lekë

VIII BOTIMIT NR. 16 (261), VITI

NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE

ME FILOZOFIN

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE DREJTORIA E BURIMEVE NJEREZORE DHE SHERBIMEVE

/ INTERVISTA

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Drejtësisë; • Të ketë mbi 5 (pesë) vjet përvojë pune si jurist në administratën publike; • Të ketë njohuri të thella të gjuhës angleze. Njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh; • Të ketë njohuri shumë të mira në kompjuter në programet bazë; • Të ketë aftësi të mira drejtuese dhe komunikuese të punës në grup Paga e pozicionit: është në kategorinë III-a. Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë Brenda datës 20.01.2014 në zarf të mbyllur, në Zyrën e Protokollit të AMA-s në adresën: Rr.”Abdi Toptani”, godina ish hotel “Drini”, Kati IV, këto dokumente: kërkesën për aplikim; CV-në; fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për tu kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Diplomat dhe gradat shkencore të mbrojtura jashtë shtetit duhet të jenë të ekuivalentuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës). Dokumentet duhet të jenë të noterizuara si dhe mosparaqitja e plotë e tyre sjell skualifikim të kandidatit. Pas verifikimit paraprak, më datë 22.01.2014 në selinë e AMA-s do të shpallet lsita e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurrimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, ligjin nr.97/2013 “ Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” ligjin nr.8480 datë 27.05.1999 “ Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, ligjin nr.8485 datë 12.5.1999 “ Kodi I procedurave administrative”, ligjin nr.8549 datë 11.11.1999 “ Statusi I nëpunësit publik”, ligjin nr.9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, ligjin nr.9367 datë 07.04.2005 “ Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe ligjin nr.8503 datë 30.06.1999 “ Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”.


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.12.2013

Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rruga "Mustafa Matohiti" Nr.4, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr.”Jul Variboba”, Përballë Top-Channel, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme nga data 15 Shtator 2013 deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Kush janë dhe çfarë kërkojnë (sa pak!) ortodoksët shqiptarë Krishtlindja është dita që mban bashkuar të gjitha kohërat. -Alexander Smith

G

ëzuar Krishtlindjen! Ua uroj këtë n g j a r j e t ë m ad h e g j it h ë vëllezërve dhe motrave të mija që e festojnë ardhjen mes nesh të Zotit tonë, Jezu Krisht! Por sidomos të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë! Kudo që janë. Atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që punojnë dhe ndërtojnë, që edukojnë dhe mbjellin dashurinë, respektin, dhe lartësojnë dinjitetin e të gjithë shqiptarëve ortodoksë. Atyre njerëzve që trashëgojnë vlerat dhe kontributet më të drejtpërdrejta në formimin dhe krijimin e identitetit të të gjithë kombit shqiptar, atyre që vazhdojnë farën e patriotëve shqiptarë ortodoksë që shkrinë pasurinë dhe dhanë jetën për gjuhën dhe tokën shqiptare. Atyre që janë shembull i shkollimit, i organizmit, bashkëjetesës dhe guximit qytetar. Atyre që janë fara e dijes e që ndriçojnë fort në themelin e ekzistencës se shqiptarëve. Atyre qindra mijërave shqiptarëve ortodoksë që sot u bie të përballen me dhunimin e besimit të tyre fetar, siç e kemi të freskët në këtë vitin 2013 që po lëmë pas. Atyre që shpeshherë u bie të dëgjojnë dhe lexojnë që nuk janë patriotë sa duhet dhe nuk e kanë dashur apo nuk e duan Shqipërinë sa duhet. Ajo që nuk kuptoj deri në fund është, pse shoqëria shqiptare post-komuniste e absorbon si një normalitet dhunimin e objekteve të kultit të krishterë ortodoks? Pse sheh me indiferentizëm të plotë kur censusi i popullsisë shqiptarë kryen de jure genocid ndër radhët e ortodoksëve shqiptarë? Pse kur një individ që uzurpon Kishën e Elbasanit dhe e quan veten prift ortodoks, duke u tallur me gjithë trashëgiminë orthodokse dhe shenjtërinë e të bërit prift për t’u shërbyer njerëzve, qeveritë shqiptare heshtin dhe shoqëria e duartroket? Pse nuk i kthehen pronat Kishës Orthodokse? Pse kur segmente të caktuara sulmojnë Kryepeshkopin e Kishës sonë orthodokse, shoqëria shqiptare miraton në heshtje? Pse ai është grek? Mos ndoshta besimi fetar, njësoj si në kohën e luftërave ballkanike, ende nuk është çliruar nga ngatërrimi i tij me kombësinë, dhe vlerësimi për të udhëhiqet ende nga “patriotizmi” nacionalist? Se sa herë fqinji ynë jugor bie në zullume të induktuara nga Megali idea, patriotizmi i madh që karakterizon shqiptarët ndizet flakë. Deri këtu mirë, e ç’të keqe ka? Por një pjesë e shqiptarëve ndjehen papritmas e papandehur më patriotë sesa një pjesë tjetër e shqiptarëve; viktima e zakonshme në këtë flakëndezje të patriotizmit janë shqiptarët e krishterë ortodoksë. Çfarë dinë këta patriotë të thekur ndonjë gjë që i bën ata më të lartësuar në ekzistencën e tyre kundrejt shqiptarëve ortodoksë? Çfarë kanë bërë këta patriotë ndonjë gjë më shumë dhe më patriotike se ajo që kanë bërë shqiptarët e krishterë ortodoksë në historinë e Shqipërisë? Me ç’duket, klishetë e krijuara për shkak të formës së administrimit në shekujt e perandorisë otomane që qeveriste sipas parimit ‘një milet një fe’, bashkuar me kërcënimin e filozofisë greke të 1800-ës, sipas të cilës të gjithë myslimanët ishin turq dhe të gjithë ortodoksët ishin grekë, janë sot në vitin 2013 po njësoj të freskëta si atëherë kur

koment Dritan Shano

rilindasit tanë, për të shpëtuar nga asimilimi i kombit donin të sheshonin dallimet fetare që po përdoreshin për t’i shkëputur copa Shqipërisë dhe dolën me sloganin ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’. A ishte kjo frazë ajo që ngriti nacionalizmin shqiptar andej nga fundit i viteve 1800 apo ndoshta ishte rreziku real, jo ai metaforik, i zhdukjes nga faqja e dheut të kombit shqiptar? A është e vlefshme kjo frazë sot, dhe si sillen shqiptarët e sotëm me shqiptarinë? A e dinë përdoruesit e atyre klisheve të ngjizura në Stamboll dhe Athinë se i vetmi komunitet fetar i cili mund të zgjidhte opsionin t’i bashkohej një shteti tashmë të formuar prej 100 vjetësh siç ishte Greqia, ishte ai i krishterë ortodoks? Ky opsion që do u garantonte rehatin atyre ekzistonte realisht. Nuk është ndonjë shpikje. Shqipëria siç e njohim ne sot, atëherë nuk ekzistonte; ishte thjesht Turqi. Këtë opsion nuk e kishin shqiptarët myslimanë dhe ata katolikë, por shqiptarë ortodoksë, po. Dhe ata zgjodhën. Zgjodhën të ishin shqiptarë, dhe të përballeshin me fqinjin që e kishin tek dera e shtëpisë dhe jo larg, si ca shqiptarë të tjerë që vetëm llapin për këtë fakt. Me atë fqinj që i digjte fshatin, i vriste priftin dhe mësuesin dhe me bajonetë në grykë u kërkonte të thoshin që ishin grekë. Zgjodhën të ishin shqiptarë, edhe pse të gjithë asokohe ishin shkolluar në Greqi. Zgjodhën të mbeteshin shqiptarë të krishterë ortodoksë në respekt të historisë dhe dinjitetit të të parëve të tyre, dhe jo pse ‘feja e tyre ishte shqiptaria’. Në fakt, feja e shqiptarit nuk është shqiptaria. Shqiptaria është kombësia e shtetasit shqiptar. Edhe një budalla e kupton këtë. Për shkak të rolit të madh që kishte feja në vitet e luftërave ballkanike dhe përdorimit që iu bë asaj për qëllime nacionaliste, ky koncept ishte kollaj të ngatërrohej. Asokohe institucionet fetare nuk është se i rezistuan shumë tundimit që të merreshin me punë të shtetit më shumë se me punët e shpirtit. Kultura administrative turke dhe interesat turke dhe ato greke e ngatërronin me dashje kombin me besimin fetar. Këtyre interesave u shërben çdo individ i sotëm modern i vitit 2013, tashmë falas – sepse dikur turqit dhe grekët e paguanin me flori në dorë dhe s’e kishin për gjë edhe të digjnin dhe vrisnin për ta arritur këtë gjë; çdokush që në injorancën e vet, ndoshta edhe të qëllimshme ndjen nevojën dhe lirinë intelektuale t’i asociojë apo shohë shqiptarët e krishterë ortodoksë si grekë, - në njërin prej kuptimeve që ka në shqip kjo fjalë, u bën thjesht një shërbim delireve turko-greke. Besimi fetar është diçka krejt tjetër. Është një nevojë shpirtërore personale, dhe jo një nevojë kombëtare. Unë besoj në Zotin tim, Jezu Krisht, miq të tjerë të mi besojnë një Zot tjetër. Mos ndoshta unë jam grek dhe ata turq apo arabë?! Unë mbetem shqiptar, siç kanë qenë dhe vendosën të mbeten të parët e mi: shqiptar i krishterë ortodoks. Shqiptari deri në vitin 1460 ka qenë tërësisht i krishterë,

pastaj për nevoja personale shpirtërore u konvertua me shumicë në fenë myslimane, ai është sot në 2013 kryesisht mysliman suni dhe bektashi, por është edhe i krishterë ortodoks dhe i krishterë katolik. Atëherë cili është problemi? Pse Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale shqiptare është me kombësi greke? Dua të ndalem pak këtu. Fakti që ai është grek, duket sikur shqetëson më fort se ortodoksët shqiptarë disa segmente të caktuara të shoqërisë shqiptare, të cilët nuk e di pse, por kam bindjen që në fakt kënaqen shumë me këtë fakt. Kënaqen ose për axhenda haxhiqamiliste të tipit “dum Babën”, ose për shkak se nuk arrijnë të kenë një arsyetim të ndryshëm për botën që na rrethon nga ai i 101 vjetëve më parë. Ndoshta se kjo është vjersha e vetme që dinë apo mundësia e vetme që i njohin vetes të luftojnë për nacionalizëm. Personalisht, por besoj se çdo ortodoksi shqiptar këto vrulle dhe litani nuk i shkakton asnjë dëm mendor, dhe asgjë më shumë se një buzëqeshje të krishterë, pak të hidhur, por shqiptare ama. Duhet të biem dakord që Lufta I dhe II botërore kanë mbaruar. Kufijtë janë vendosur, është e vërtetë që gjysma e Shqipërisë mbeti jashtë, por këta kufij nuk kanë ndërmend të lëvizin. Jemi anëtarë të OKB-së, dhe NATO-s, aty kemi edhe shtetet që na kanë pushtuar më parë apo që në delirin e ekzistencës së tyre vazhdojnë të pretendojnë territore shqiptare. Jemi rrugës drejt integrimit në Bashkimin Europian; këto shtete janë edhe aty. Në këto organizma dorëzohet sovraniteti dhe nacionalizma. Sepse dihet që asnjë nacionalizmë nuk është më e mirë se ndonjë nacionalizmë tjetër. Shikoni se çështjet e nacionalizmës në botën moderne dhe në formën e tyre moderne, i trajton Ministria e Jashtme, qeveria, dhe Parlamenti. Kush ka në shekullin e 21-të të tilla halle duhet t’u drejtohet këtyre institucioneve të vendit të vet. Edhe për të protestuar kur është nevoja. Kisha nuk merret as me kufirin në tokë e as në det. Dhe as me kush hyn e del nga kufiri, dhe a gërmon apo nuk gërmon ndokush në Shqipëri. Me këto çështje merren institucionet laike dhe jofetare. Dhe nëse ndonjë klerik ortodoks shkel ligjet e shtetit shqiptar, të ruajtura nga këto institucione, të paguajë sipas ligjit. Dhe ndonjërit që në primitivitetin e nacionalizmës së tij kërkon të numërojë grekët në Shqipëri e të shpallë autonomi, t’i tregojmë vendin. Në fakt, në këto 23 vjet, kur shumë liri, mes tyre ajo e besimit fetar, fjalës, lëvizjes së lirë janë rikthyer në tokën shqiptare, shumë bashkëkombës të mi, nga jugu dhe veriu, kanë marrë nënshtetësinë greke, amerikane, kanadeze, italiane, gjermane, franceze etj., etj. Pra janë njëherazi edhe shqiptarë edhe ashtu si ua ka dashur mendja, interesi, lehtësisht, pa i kërkuar shumë llogari patriotike vetes, dhe ma do mendja duke dhe harxhuar goxha para ik e hajde për të bërë dokumentet dhe betimet e duhura të kombësisë së tyre të re. Por mua nuk më shkon ndërmend t’i shoh si njerëz që e shitën patriotizmën, dhe shqiptarizmën e tyre, apo fenë e tyre sikur të besoja se feja e shqiptarit të ishte shqiptaria. Ata mbeten vëllezërit e mi, pa paragjykim. Persekutimi shqiptar i besimit fetar solli që kur na duhej një Kryepeshkop të

Vazhdimësi merrte Kishën për dore dhe ta lartësonte atë, si e kërkon dinjiteti i çdo besimtari ne nuk kishim një shqiptar që të plotësonte këto kushte. Pra që të bëhej Kryepeshkop. Na duhej të gjenim një. Ai mund të ishte anglez, amerikan, kanadez, apo dhe kinez, por edhe bullgar, rumun, apo edhe grek. Perëndia solli në derën tonë Fortlumturinë e Tij, Anastasin. Fakti që Kryepeshkopi im është me kombësi greke nuk ka asnjë rëndësi në çështje të besimit fetar. Aq rëndësi sa ka për besimtarët e krishterë katolikë në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë fakti që Hirësia e tij, Imzot Angelo Massafra është italian dhe jo shqiptar. Nuk dua të hyj në hollësira të tjera. A po e merr tokën shqiptare Kryepeshkopi ta çojë në Greqi? Apo i merr kishat në krahë dhe t’i nxjerrë matanë kufirit në Greqi? Jo, përkundrazi, është i tëri në shërbimin tonë, të besimtarëve të krishterë ortodoksë. Ajo çka unë kërkoj është që Kryepeshkopi im të jetë i ndriçuar, të jetë i urtë, me përvojë dhe në gjendje të shtojë dhe prosperojë Kishën time Ortodokse Autoqefale Shqiptare, të dijë të drejtojë njeriun dhe t’i mësojë atij dashurinë, respektin, të drejtën, mëshirën dhe dhurimin për tjetrin. Fortlumturia e Tij është të gjitha këto, ai i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë të gjitha këto. Nuk besoj se i bën këto pse është grek, porse i shërben njerëzisë i dorëzuar në Krishtin. A thua se po të mos ishte grek Kryepeshkopi, Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare do ishte më shqiptare se sa është? Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare ka ekzistuar më parë dhe do të vazhdojë të ekzistojë edhe më pas. Kisha janë besimtarët shqiptarë ortodoksë. A thua ata patriotët e flaktë nuk do i stigmatizonin po njësoj shqiptarët ortodoksë? Fortlumturia e Tij, Anastasi e nxori Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë nga varri ku e kishin futur të copëtuar ca patriotë të mëdhenj shqiptarë që flakërinë nëpër Shqipëri nja 50 vjet. Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare sot ka Universitetin e vet, ku mësojnë priftërinjtë ortodoksë që u shërbejnë besimtarëve shqiptarë të krishterë ortodoksë. Me dorën e vet ka drejtuar rindërtimin e Kishave Ortodokse të rrënuara dhe ndërtuar kisha të reja në shërbim të qindra mijëra besimtarëve ortodoksë shqiptarë në Shqipëri. Për të mos thënë angazhimin e vet direkt në vepra humanitare dhe në promovimin e ortodoksisë shqiptare në mbarë botën përmes forumeve ndërkombëtare ku merr pjesë dhe ku është President nderi. Fortlumturia e Tij në këto 20 vjet na ka shërbyer, ai ka bërë shumë për qindra

mijëra besimtarë ortodoksë anembanë Shqipërisë, u ka dhënë atyre dinjitet në besimin e tyre fetar dhe u ka mësuar të jenë qytetarë shqiptarë më të mirë, më të dashur. Për këtë kontribut të jashtëzakonshëm të shtrirë në 20 vjet, në shërbim të qindra mijëra shqiptarëve, jo vetëm të krishterë ortodoksë, i propozoj Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Bujar Nishani, të na nderonte duke i dhënë nënshtetësinë shqiptare Fortlumturisë së Tij, Anastasit. Gjithë sa thashë, a më bën mua grek? Agjent të grekut? Të Asfalisë? Të ‘Agimit të Artë’? Askush mos ta ëndërrojë këtë në varfërinë e shpirtit, të mendjes dhe idesë së vet dhe stampave të arsyetimit ofruar një shekull më parë. Unë, njësoj si qindra mijëra të tjerë besimtarë ortodoksë mbetemi shqiptarë. Kryelartë! Sepse në trashëgiminë tonë kemi shqiptarë orthodokse që i kanë dhënë Shqipërisë identitetin që ajo ka sot, që nga gjuha e shkruar e deri tek himni i flamurit. Që ndriçojnë shumë, po shumë fort në historinë e Shqipërisë. Si Thimi Mitko, Kristoforidhi apo Asdreni. Kemi njerëz veprimtarë të zjarrtë në procesin e ruajtjes së kulturës dhe themelimit të shtetit shqiptar nga Korça, Përmeti, Erseka, Gjirokastra etj, po edhe nga Bukureshti, Sofia, Kostandinopoja, Egjipti e Amerika. Si Qiriazët, çajupi, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Pandeli Sotiri, Urani Rumbo, e shumë të tjerë që shkrinë pasurinë dhe jetën që shqiptari të quhej shqiptar. Askush nuk guxoi t’u thoshte atyre jeni grekë, edhe pse ishin shumica të shkolluar në Greqi, edhe pse shumica e priftërinjve të tyre ishin grekë, dhe në kishat e tyre lutja ishte greqisht. Pse ky guxim lodron në mendjen dhe gjuhën se ca shqiptarëve të sotëm? Nuk e di! Tashmë, as nuk dua t’ia di! Mendoj se asnjë shqiptar tjetër nuk mund të japë mend dhe të shitet më patriot e më nacionalist se tjetri. I bashkohem At Zef Pllumit në pyetjen e tij: “Si mund e duem Shqipninë kur secili shqiptar mendon se vetëm ai ka të drejtë mbi Shqipninë dhe intrigojmë e tiranizojmë njani-tjetrin?” I bashkohem dhe shpresës së tij se: “Shqiptarët kanë për të ba ma shumë për atdheun, në qoftë se kanë për t’u dashtë ma tepër ndërmjet vedit” Që të kthehem atje ku e fillova dhe ku më çoi dashuria për të gjithë ata që festojnë Krishtlindjen, fëmijë gra, vajza, burra e djem, familjarë, të fejuar e të dashuruar, nxënës e studentë, klerikë orthodokse dhe jo vetëm, që na shërbejnë për të qenë më të mirë dhe më të dashur me njëri- tjetrin, kudo qofshin, edhe njëherë: Gëzuar festën e paqes dhe dashurisë Krishtlindjen!


op-ed

2

Blog / Faleminderit Mbreti im

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Krishtlindje me vegimet tronditëse të një humoristi

Tempulli i dijeve vis a vis tempull i marrive K

osova s’ka krijuar shkolla e universitete që t’ia sjellin mirëqenien vendit, por varfërinë shpirtërore dhe materiale. Këtë realitet e shpërfaq më së miri gjendja jonë e përgjithshme e në mënyrën më të mjerueshme, Universiteti i Prishtinës, i cili është degraduar dhe katandisur në mjerim. Arrestimet e kohëve të fundit dhe lajmet e panumërta negative që vijnë nga tempulli i dijes (i shndërruar në tempull marrie), janë të patolerueshme. Në fakt, këto viteve të fundit kjo gjendje amullie, si dhe kriza serioze e etikës së dijes, për pasojë kanë prodhuar pseudo-profesionistë me plot tituj e dekorata, të cilët, fal shkathtësive të tyre për manipulim e dredhi, janë ngritur deri në maja të shoqërisë sonë. Natyrisht, pa meritë e me pazotësi. E ky nivel i mjerueshëm, ma së shumti i ka shkuar për shtati një politike pa vizion dhe pa kulturë. Ky degradim e ka shndërruar shoqërinë në një gërmadhë individësh të çorientuar, ku vlerat vijnë shumë vështirë në shprehje dhe ku ngarendja pas të keqes bëhet model. Prandaj, mund të pohohet lirisht se, asgjë ma shumë s’e ka penguar Kosovën të ecë drejt progresit viteve të fundit sesa degradimi i sistemit edukativ e arsimor, i cili po vazhdon të prodhojë mediokritet dhe injorancë. Në shekullin XXI, shqiptarët s’kanë mungesë shkollash kombëtare, sikur gjatë historisë, kur arsimi shqip ishte nën trysni, i kontrolluar dhe i penguar. Përkundër faktit se kemi shkolla, të diplomuar, magjistra e doktorë shkencash me bollëk, na tingëllon aktuale klithma e Naim Frashrit: vetëm dritë e diturisë do të na shpjerë përpara. Kjo për faktin se dituria, dija e shkenca, në vendin tonë të ri e me plagë të shumta, ende s’e kanë marrë statusin e merituar. Si rezultat i kësaj, vazhdon të lulëzojë padija dhe jo vlera. Në mungesë të institucionalizimit të dijes dhe vlerave si norma superiore në shoqëri, në shprehje kanë ardhur nomenklatura dhe koniunktura të përdorshme që shërbejnë mirë. Në modele të tilla të shoqërive, mendimi tkurret dhe mbyllet hermetikisht, ndërkaq janë servilët ata që ngjiten me bërryla dhe zotërojnë hapësirat e opinionit publik. Kjo kategori pseudo-intelektualësh s’mund ta honepsë një gjendje normale. Për këtë arsye, këto kategori mrekullisht krijojnë një paqe të jashtme dhe kështu bëhen koniunkturat shërbyese ndaj njëra-tjetrës. Gjeneza e reagimeve të vakëta ndër ne, servilizmit si mënyrë sjel-

koment Ndue Ukaj

Qytetarët tanë më shumë kanë nevojë për dije sesa për diploma. E dije, universitetet tona në këtë gjendje si janë, s’kanë sesi të japin, kur tempulli i dijes është shndërruar në tempull të marrive. Aty kemi tufa të grumbulluara militantësh ideologjikë e profesorësh që kanë dalë nëpër dyer të partive politike dhe të vetmen gjë që e bëjnë mirë është fakti se prodhojnë mediokritet. Pra, nëse dikur arsimi shqip ishte i cunguar dhe s’mund të zhvillohej sipas standardeve të avancuara, sepse ishte nën trysini, shqiptarët sot vuajnë sepse kanë tepër shkolla e universitete. ljeje për të bërë karrierë, e ka zanafillën tek arsimimi jocilësor, që prodhon mendje amorfe dhe individ puthadorë e jokritik. Universitet tona nuk i ndihmojnë studentët të bëhen individualitete krijuese dhe intelektualë të pavarur, por turma që i ndjekin verbërisht mësuesit e tyre shpirtërorë. E pra, arsimi jocilësor e ka vu në plan të dytë rolin e intelektualit dhe flamurin e tij, e ka marrë në dorë militanti, që është i zoti për gërvallje e britma, mirëpo jo për dije e kulturë. Kështu dergjet shoqëria në një gjendje të pashpresë. Natyrisht, me shumë shqetësim përcillet ndër ne amullia në universitete, ngritja e stafit universitar pa tro meritash, e lulëzimi i abuzimeve dhe keqpërdorimeve. Prandaj, me të drejtë shtrohet pyetja, çfarë po ndodh me arsimin tonë? Në dukje të jashtme, yryshi pas arsimimit, duhet mirëkuptuar. Mirëpo, skandalet e njëpasnjëshme në Universitetin e Prishtinës, por edhe nëpër universitete të tjera, janë sinjale që

duhet të na kthejnë vëmendjen kah arsimi, për faktin e thjeshtë sepse një komb s’mund të lumturohet e as të ecë progresit, pa e vu edukimin në epiqendër të objektivave të veta. Këtë e ka treguar përvoja universale. Një vend s’mund të ecë përpara, nëse aty studenti pranon notë pa e zotëruar lëndën, e profesori për pak pare e shet dinjitetin e tij. Prandaj, është koha e fundit për gjithë ata që kanë përgjegjësi, por edhe për elitën e përgjumur, që ta vënë gishtin në kokë e të pyetet: çka po prodhojmë me këtë arsim jocilësor dhe të politizuar? Qytetarët tanë më shumë kanë nevojë për dije sesa për diploma. E dije, universitetet tona në këtë gjendje si janë, s’kanë sesi të japin, kur tempulli i dijes është shndërruar në tempull të marrive. Aty kemi tufa të grumbulluara militantësh ideologjikë e profesorësh që kanë dalë nëpër dyer të partive politike dhe të vetmen gjë që e bëjnë mirë është fakti se prodhojnë mediokritet. Pra, nëse dikur arsimi shqip ishte i cunguar dhe s’mund të zhvillohej sipas standardeve të avancuara, sepse ishte nën trysini, shqiptarët sot vuajnë sepse kanë tepër shkolla e universitete. A ka krijuar arsimi shqiptar kuadro e intelektualë të rinj, që me dinjitet dinë ta mbrojnë të vërtetën? Dihet se intelektualë janë vetëm ata që guxojnë të flasin e të shkruajnë ashtu siç mendojnë, ata që për arsye të ndërgjegjes e të lirisë së tyre janë në gjendje të sakrifikohen. Intelektualë janë ata që s’ndjekin axhenda personale, por parimet e së mirës së përbashkët. Të tillë, s’ka sesi prodhon arsimimi ynë superior. Prandaj, intelektualë të tillë në jetën tonë kombëtare i kemi të paktë. Pikërisht për këtë, hapësira e lirisë së personit gjithnjë e më shumë kufizohet, ndërsa mentaliteti i turmës, i oportunizmit dhe konformizmit shtrin rrënjë dhe triumfon kudo. Fatkeqësisht, nga moçalet tona kulturore e politike të këtyre viteve të fundit, rrallë kanë mundur të dalin individualitete të fuqishme që t’i japin impakt serioz zhvillimit pozitiv dhe të mirës së përbashkët. Dikur ishin faktorë të tjerë që na pengonin. Sot, askush s’na pengon, veç vetja e jonë, egoja dhe mendjengushtësia. E duke parë gjendjen e mjerueshme të arsimimit superior ndër ne, lirisht mund të shtrojmë dilemën: a po kërkojmë më shumë dritë apo më shumë errësirë? Thjesht, kujt i duhet një shoqëri me edukim gjysmak?

25.2013

Universitet / Konferenca botërore: Më shumë besim në universitetet private

11 Krishtlindja nuk është një kohë apo stinë, por një gjendje mendore. Festimi i paqes dhe vullnetit të mirë, mëshira e madhe, janë të paturit e shpirtit të njëmendtë të Krishtlindjes. -Calvin Coolidge

Si ka qenë politika e jashtme amerikane në 2013 koment

Voice of America

2014 do të sjellë më shumë sfida, ndërsa vazhdojnë negociatat me Iranin, një konferencë e organizuar nga Kombet e Bashkuara për paqen në Siri është caktuar për në janar dhe Uashingtoni përballet me marrëdhëniet e pasigurta me Afganistanin,

2014 do të sjellë më shumë sfida, ndërsa vazhdojnë negociatat me Iranin, një konferencë e organizuar nga Kombet e Bashkuara për paqen në Siri është caktuar për në janar dhe Uashingtoni përballet me marrëdhëniet e pasigurta me Afganistanin, Pakistanin, Kinën dhe Rusisë.

V

iti 2013-a ishte i vështirë për Presidentin Barack Obama për sa i përket politikës së jashtme. Nga lufta civile e Sirisë, tek trazirat në Egjipt, bisedimet mbi programin bërthamor me Iranin dhe menaxhimi i marrëdhënieve me Kinën dhe Rusisë, duket qartë se cilat do të jenë sfidat globale me të cilat do të përballet presidenti Obama për vitin 2014. Presidenti Obama u përball me një numër çështjesh të politikës së jashtme gjatë vitit 2013 – nga debatet rreth përgjigjes së tij ndaj sulmit me armë kimike të qeverisë siriane në bisedën telefonike me presidentin e ri iranian dhe negociatat për marrëveshjen bërthamore. Ai u takua me udhëheqësin kinez, vizitoi Afrikën, dhe nderoi kujtimin e Nelson Mandelës. Por pozita e tij u dëmtua nga njoftimet rreth përgjimeve elektronike nga agjencitë amerikane të zbulimit, të cilat shkaktuan tensione me aleatë kryesorë të Amerikës. Zoti Obama mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të grupit të njëzetëshes në Rusi, por anuloi një takim zyrtar me Presidentin Vladimir Putin. Në fjalimin që mbajti në Kombet e Bashkuara në shtator, ai e pranoi atë që ai e quajti pakënaqësi ndaj angazhimit global të Amerikës, por tha se mosangazhimi do të ishte gabim: “Besoj se Amerika duhet të mbetet e angazhuar për të mirën e sigurisë së vet, por edhe për të mirën e botës”. Daniel Serwer i Fakultetit të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, thotë se në Siri zoti Obama siguroi një marrëveshje për zhdukjen e armëve kimike pa një ndërhyrje ushtarake, por shton ai, ekzistojnë implikime të tjera. “Ekziston një dominim në rritje i ekstremistëve mes opozitës, që do të përbënin një problem shumë serioz për ne nëse bie regjimi i Bashar al-Assadit. Në një rast të tillë do të përballeshim me fqinjë dhe struktura shtetërore të pasigurta si në Irak, Jordani, Turqi dhe Liban”. Heather Conley e Qendrës për Studimet Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se nuk dihet me siguri nëse zoti Obama do të ketë mundësi të përqendrohet në politikën e jashtme. “Me skandalin e përgjimeve nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, reformën e kujdesit shëndetësor dhe mbylljen e qeverisë, shumë udhëheqës botërorë janë të shqetësuar nëse Presidenti Obama mund të kapërcejë sfidat e politikës së brendshme, për t’iu kthyer çështjeve ndërkombëtare”. Në vitin 2014, ritmi i tërheqjes së trupave amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani do të intensifikohet. Zonja Conley thotë se amerikanët dhe bota do të presin nga zoti Obama që të qartësojë arritjet dhe koston e këtij konflikti të gjatë dhe të përgjakshëm. “Ekuilibri i brishtë mes objektivave fillestare dhe kostos së kësaj lufte duhet të jetë pjesë e një debati shumë delikat jo vetëm në vend por edhe në arenën ndërkombëtare”. Një anketë e kohëve të fundit e qendrës kërkimore Pew arriti në përfundimin se mes amerikanëve ka rënë mbështetja për një angazhim nëpër botë, një sfidë kjo për besimin e zotit Obama në rolin që duhet të luajnë Shtetet e Bashkuara. “Në njëfarë, mënyre zoti Obama fajësohet për atë që shikohet si rënie e ndikimit amerikan në botë. Unë mund t’ju them se rënia e ndikimit të Amerikës nëpër botë nuk ka rënë po të pyesësh njerëz në vende të tjera. Ka shumë vende në botë, ku ndikimi amerikan është shumë i madh”. 2014 do të sjellë më shumë sfida, ndërsa vazhdojnë negociatat me Iranin, një konferencë e organizuar nga Kombet e Bashkuara për paqen në Siri është caktuar për në janar dhe Uashingtoni përballet me marrëdhëniet e pasigurta me Afganistanin, Pakistanin, Kinën dhe Rusisë.


12

ndryshimet

universitet

Ai gjithashtu bëri thirrje për më shumë besim në sektorin privat me më pak rrezikshmëri dhe për më shumë partneritet mes sektorit publik dhe atij privat, për të ndihmuar arsimin e lartë të bëjë ndryshimet e nevojshme, për të shmangur kështu ‘ortekun’ që kërcënon shumë nga universitetet tradicionale.

Konferenca botërore: Më shumë besim në universitetet private Ish-këshilltari i administratës së Toni Blayr-it për arsimin është shprehur në një konferencë ndërkombëtare për arsimin e lartë në Londër, se tarifat e larta për diplomat universitare nuk duhen parë si garanci se studentët po marrin arsimim më cilësor. Sër Michael Barber, bashkautor i raportit të detajuar “Orteku po vjen: Arsim i lartë dhe revolucioni përpara”, foli në hapjen e konferencës “Revolucioni i arsimit të lartë ndërkombëtar: ndikimi në mobilitet, kualifikime dhe rrjet”, i mbajtur në Londër nga Observatori në Arsimin e Lartë pakufi, në datat 11 dhe 12 dhjetor. Evenimenti i kushtoi vëmendje të veçantë zhvillimeve në mësimin online, siç janë kurset masive të hapura online apo siç njihen me termin MOOCs. Sër Michael, tani kryekëshilltar i arsimit në kompaninë e arsimit dhe botimeve multinacionale Pearson, tha se shumë nga modelet e arsimit të lartë që kanë marshuar triumfalisht përqark globit në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të janë dëmtuar dhe kanë nevojë për t’u riparë. Ai gjithashtu bëri thirrje për më shumë besim në sektorin privat me më pak rrezikshmëri dhe për më shumë partneritet mes sektorit publik dhe atij privat për të ndihmuar arsimin e lartë të bëjë ndryshimet e nevojshme për të shmangur ortekun që kërcënon shumë nga universitetet tradicionale. Në veçanti ai theksoi atë që e përshkruan si rënia e vlerave të diplomave në tregun e punës me çmimet në rritje të kualifikimeve të arsimin të lartë, si një nga kërcënimet më të mëdha të urdhrit të vjetër. Ai e ka realizuar raportin “Orteku po vjen” me dy kolegë të qendrës Pearson, Katelyn Donnelly dhe Saad Rizvi, për llogari të Institutit të Kërkimit të Politikave publike marsin e këtij viti dhe ka thënë se lajmërimi i parë për ortekun nuk ka pasur jehonën e duhur. A është kuptuar ardhja e ‘ortekut’ në arsimin e lartë? “Orteku po vjen me shpejtësi dhe më herët se ç’ishte parashikuar dhe do të jetë më i madh sesa e kemi menduar kur e publikuam raportin në mars”- është shprehur Sër Michael Barber. Duke parë historinë që sjell

ndryshimet transformuese nuk vjen nga konkurrenca nga brenda sektorit, por nga krijimi i një sektori krejtësisht të ri. “Ajo që ka vrarë rrjetin e mrekullueshëm të kanaleve britanike nuk ishte një kanal i ri por ardhja e rrugës së re: ashtu si posta vdiq nga e-maili”. Ndonjëherë nuk është vetëm një, por shumë gjëra të ndryshme. Duke hequr paralele mes mësimdhënies dhe nxënies, Sër Michael ka thënë se ai mban një post akademik në universitetin e Moskës por rrallë shkon atje, tamam si regjisori David Puttnam mban leksione nga studioja e tij në shtëpi në Irlandë për studentë të filmit nëpër të gjithë botën. Cilësi e arritshme që njerëzit mund ta përballojnë Kjo është tërheqja e mësimit online dhe zhvillimeve të reja me MOOCs, sugjeroi ai duke argumentuar se këta të fundit mund të sigurojnë kurse cilësore, që njerëzit mund t’i përballojnë. Duke parë se ekonomia po ndryshon, edhe natyra e punës bashkë me aftësitë

Sër Michael Barber, bashkautor i raportit të detajuar “Orteku po vjen:

Duke parë se ekonomia po ndryshon, edhe natyra e punës bashkë me aftësitë që punëdhënësit kërkojnë dhe aftësitë që nevojiten për të gjetur punësim po ndryshojnë gjithashtu. Kjo i bën njerëzit të mendojnë ndryshe rreth arsimimit universitar dhe universitetet kanë nevojë të mendojnë rreth ndryshimit të ofertave të tyre.

që punëdhënësit kërkojnë dhe aftësitë që nevojiten për të gjetur punësim po ndryshojnë gjithashtu. Kjo i bën njerëzit të mendojnë ndryshe rreth arsimimit universitar dhe universitetet kanë nevojë të mendojnë rreth ndryshimit të ofertave të tyre. “Kemi papunësi masive të të rinjve. Disa janë të pashmangshme, por disa nga këto vijnë prej kurseve universitare që njerëzit mendojnë se do i ndihmojë drejt punësimit”. Disa diploma po humbasin vlerën Zakonisht të marrësh një diplomë është diçka e mirë në termat e punësimit, por ka disa diploma nga disa vende që janë duke humbur vlerën e tyre. Kur ke kosto në rritje dhe vlera të rezultateve në rënie, ose të paktën në disa raste të diskutueshme, shtoi kësaj edhe ndryshimin e ekonomisë, disa nga modelet standarde aktuale të arsimi të lartë kanë nisur të duken problematikë. Ai ishte veçanërisht kritik në mënyrën sesi rankimet ndikoheshin nga faktorë që dukeshin se barazonin çmimet e larta me cilësi-

në e lartë dhe sugjeroi se universitet kishin frikë nga vendosja e çmimeve të kurseve të tyre shumë të ulëta. “Nëse i vendos çmimet shumë të ulëta njerëzit do të mendojnë se nuk është shumë i mirë- pak a shumë si të blesh një shishe verë të premten mbrëma. Nëse kushton lirë do të mendosh se nuk është cilësore”. Të thyesh paradigmën çmim -cilësi “Dikush duhet ta thyejë paradigmën kosto-cilësi. Në pjesë të tjera të jetëve ti mund të kesh cilësi në përmirësim me kosto të ulëta”- është shprehur Sër Michael. Kur raporti “Orteku po vjen” u botua në marsin e këtij viti është mesazhi kyç se arsimi i lartë kërkon kryesisht transformim të thellë, radikal dhe urgjent, ai mori reagime të përziera. Sër Michael ka thënë në konferencën botërore se orteku nuk është vetëm një kërcënim, por gjithashtu përfaqëson mundësi të mëdha. Por ajo që nuk bëhet është të qëndrosh i pa lëvizur përballë ortekut.

Apeli për Nazimen, “Studio e Hapur” letër Nishanit Letra për faljen e Nazime Vishës, e iniciuar nga shkrimtarët Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare dhe emisioni “Studio e hapur” i gazetares Eni Vasili, ka përfunduar në duart e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani Letra që gjashtë personalitetet e njohura të artit dhe kulturës shqiptare, si Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Inva Mula, Luljeta Lleshanaku, Rudolf Marku e Tedi Papavrami kanë firmosur si kërkesë ndaj shtetit shqiptar për faljen e dënimit të 19-vjeçares Nazime Visha, e dënuar me 10 vite burg për vrasjen e shtetasit Fiqiri Muça, ka shkuar ditën e djeshme në Presidencë. E bërë publike fillimisht nga emisioni “Studio e hapur” i gazetares Eni Vasili, letra ka kaluar nga Ministria e Drejtësisë- e cila ka propozuar draftin për dhënia amnistie- te Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. “Z. President, ju kërkojmë t’i jepni faljen Nazime Vishës. Asaj i mjafton gjithë sa ka vuajtur që prej momentit

kur është ndeshur me dhunuesin dhe makthin e jetës së saj, i mjafton shkatërrimi i fëmijërisë, adoleshencës dhe rinisë. I mjafton drama familjare, i mjafton nata pafund e gjatë në burgun e përdhunuesit padron dhe në burgun e viktimës ku ajo po mbahet. Z President! Lirojeni këtë vajzë, si dëshmi të mbizotërimit të dijes dhe humanizmit në zyrat e shtetit”, shkruhet në letrën ku personalitetet e shquara kërkojnë faljen e Nazimes, duke shtuar se ky gjest do të shihet me ndikim mbi fatet e shumë të miturave që dhunohen ose janë nën rrezikun e dhunimit seksual, verbal dhe psikologjik. Ata i kanë bërë thirrje Presidentit dhe Zonjës së Parë që të ushtrojnë të gjithë ndikimin e tyre për faljen e Nazime Vishës. Në letër është vënë theksi edhe mbi ndryshimet që janë bërë në ligjin e faljes e që i përjashtojnë gratë nga ulja e dënimit apo marrja e faljes nga Presidenti i Republikës. “Ne kërkojmë që të rishikohet ligji i faljes dhe të përfshihet në të një diskriminim pozitiv për gratë, të miturit dhe të moshuarit”,- përfundojnë ata. Në burgun 325 janë 20 gra që nuk kanë përfituar kurrë asnjë ulje dënimi.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.12.2013

13

Dossier Tromba në terr

Ky fundviti, festat e tij duket sikur e pranojnë shumë vegimin, kanë afrësinë të na risjellin ç’iku... ja, na avitet dhe Gjosho Vasija, që dinte të bënte të qeshnin të tjerët. Më ka mbetur në mëndje një rrëfim i tij, mjaftonte ta dëgjoje një herë, që të të kujtohet në çdo Krishtlindje. E futa në librin “Ferri i çarë”, një burgologji imja.

Krishtlindje me vegimet tronditëse të një humoristi Gjosho Vasinë e godisnin rregullisht. Do të doja të tregonim për të, me të folmen e tij siç do fliste vetë ai... Kam një si dekalog të Gjoshos, të nxjerrë nga shënimet që ia ka lënë një miku, bashkëqytetarit të vet, Zef Skanjeti Visar Zhiti S’ka shumë që iku përgjithmonë nga kjo jetë aktori i humorit, Gjosho Vasija, duke lënë pas jehonën e një të qeshure të madhe e të mënçur si një shteg në një si mizanskenë me maska të pikëlluara kllounësh, të cilët bëjnë të shqyhen gazit të tjerë e vetë ata së brendshmi vuajnë. Po shfaqen dhe maska të tanishme me brirë demi, që dalin kërcënueshëm përtej ekranit të televizorit, që një gazetare arti i ka mbi krye e sulmon veprat. Më vjen ky vegim, s’e di pse, nga që e kisha parë në skenë Gjosho Vasinë dhe e di që është sulmuar gjithë jetën. Humorit tradicional të fundviteve po u mungonte ai, aktori i veçantë, parodisti i shkëlqyer, i papari i estradave tona, libretist dhe regjisor ndërkohë, por dhe poet i satirave fishtiane dhe mecenat shpirtëror i talenteve të reja, kurajoz, i rrethuar me akordet e kitarës së tij si me borë shumëng jyrëshe, me atë zë të shkathët, personazh i shumfishtë në situata sa komike po aq dhe keqardhëse, pra zërat e tij kumbues, hokatarë, të beftë, të thatë, gurgullues, të alarmuar, finë, të zemëruar, duhen, ejani, prapsini brirët e demit të së keqes... Tromba në terr Ky fundviti, festat e tij duket sikur e pranojnë shumë vegimin, kanë afrësinë të na risjellin ç’iku... ja, na avitet dhe Gjosho Vasija, që dinte të bënte të qeshnin të tjerët. Më ka mbetur në mëndje një rrëfim i tij, mjaftonte ta dëgjoje një herë, që të të kujtohet në çdo Krishtlindje. E futa në librin “Ferri i çarë”, një burgologji imja. Ja, shikoheni, ku zëri i Gjoshos përzihet me kujen krenare të një trombe: ...Ishin Kshnellat në internim, përsëriste Gjosho Vasija, në Progonat, në Grykën e Bënçit.

Punonim me trungjet, i hidhnim në lumë, nga 100 shtylla për brigadë. I ndiqnim nëpër shkambinj, ku ngecnin, i shtyjshim, binim në ujë dhe vetë, vriteshim. Na kthyne me qëllim ma vonë se herët e tjera nga puna, qe ba terr i madh.… Duert na dhimbshin, i kishim të vrame nga puna, përgjakeshin çarçafat, nënkresa. Ftohtë. Frynte për kjamet. Ishin Kshnellat. E kishim urue njani-tjetrin na za, kur na shpërndajshin langun e groshës: “Për shum vjet kshnellat!” Kaq… Në ket humbëtinë na bahet se ndijohet gjithë jehonë malesh nji trombë në sordinë, vajtimtare, kanga “Stille Nacht”, e famshmja, e njeh dhe e këndon mbarë bota kristiane. Ishin Kshnellat. Mos na bane veshët të tanve, halucinacion auditiv? Po nuk mund ta marrish me mend se çka ndodhi mbrenda gazermës, dridhje, ngritje koke, gulçe, biseda me frigë, ngricë e përndritun gjithandej. A thue përnjimend u ngjall ajo trombë? “Stille Nacht”. Melodi engjëllore mes nesh, mes torturave tona, besoj se duhet të jetë regjistrue në faqen e parë të Qielles, aty pranë Zotit të Madh. Kjame deri në mengjes, saqi, edhe kur u gjetëm të rreshtuem në orën 6.30, i kishim sytë e ajun nga lotët. “Stille Nacht”. Paskësh kenë e vërtetë kanga! Po ç’ishte ai magjistar me trombë, nga erdhi, ku iku? Nuk e kapne? Të nesërmen mbrama, kur mrrijtëm nga lumi, na lajmëroi nji “mik polic” se ka ken Gasper Çurçija, qi asht ulë nga makina, atje nalt, brij rrapit e kalasë dhe i ka ra… burisë. Ah, ai, e dinte që ishim na, s’kishte kurrnjig ja me na dhurue, veçse melodisë së famshme “Stille Nacht” në terr. Na solli nëpër erë Kshnellat e mungueme. Mandej ishte nisë për Gjinokaster, ku kishte shërbimin. Eh, nuk ia harrojshin dhe e gjetne rastin, e kapën për do faje tjera, me taman s’dihej për çka, por ai kishte futë muzikë xhazi në Festivalin XI, kje i pari dhe… e pushkatuen...

Dekalogu i vuajtjes dhe i triumfit Edhe Gjosho Vasinë e godisnin rregullisht. Do të doja të tregonim për të, me të folmen e tij siç do fliste vetë ai... Kam një si dekalog të Gjoshos, të nxjerrë nga shënimet që ia ka lënë një miku, bashkëqytetarit të vet, Zef Skanjeti, “janë përplasjet me gungat e jetës gjatë atij mishmashit të kuq të tiranisë”, - thoshte. Gunga i quante, kohë e shëmtisë. – “...do t’rreshtoj s’parit profesionet e egra që m’i imponoi rreg jimi...”.. Arsimtar dhe i internuem. Jemi në vitin 1949, isha gadi 18 vjeç. Shteti bani thirrje kush don të hyjnë arsimtar. U rregjistrova dhe ndoqa nji kurs 6 mujor. Më emnuen në rrethin e Rrëshenit, në fshatin Fang të Bulgjerit... Në nandor të atij vjeti, në mjes me trokiten dy polic, më lidhen me nji tel çelikut dy durët mbrapa dhe më hodhen mbi nji kamion ngarkue me gur ma-

Gjoshon e kisha parë dhe në skenat e Shkodrës, në qytetin e humorit, më gazmori në Ballkan ndoshta, prodhuesi i barcoletave “kundër”, më pikantet në të gjithë perandorinë komuniste. La pas dhe mbi 60 melodi, edhe një dyzinë këngësh, që i këndojnë, ndoshta pa e ditur se janë të tijat.

li... Ishte arratisë vëllau dhe familja duhet të njifte Kalvarin e diktaturës. Mjerisht tortura e parë filloi me gjakun që derdha mbi ato gur, kur më perplasen si nji kafshë e ngordhun. Hamall dhe druvar në kampin e përqëndrimit të Tepelenës... Ngarkojshim spatat dhe litarèt në krah dhe merrshim rrugën për në malin e Turanit. Pritshim dru, i ngarkojshim mbi shpinë me litarè, tue e fut në fyt njenen pjesë dhe dy ansoret terhiqshin barren nalt... Hapës kanalesh dhe mbledhës pambuku.. Në Myzeqe, me thà këneten e Terbufit, norma 5 meter kub, buka 400 gram... 15 orë punë në ditë, norma 20 kg pambuk, e pa mundur të bahej. Shtrues shinash. Në hekurudhë, në Villas t’Elbasanit. Punojshim me tre turne, aksidente vazhdimisht. Un kam në kokë nji alamet shejit të nji plage të marrun naten n’sa vinte treni me traversa. Punë me vdekjen dhe dashuria. Na kthyen përsëri në kampin e Tepelenës... Të vramë, të vdekun...Aty do të njihej me Blerinën, i kishin pushkatuar babanë me ata 20 vetat e tjerë për bombën e hedhur në ambsadën sovjetike në Tiranë, kishte kaluar festa e Vitit të Ri 1951... Ajo, do të bëhej e dashura, gruaja e tij, nuk do t’i ndahej gjithë jetën. Puntor llaçi në Skrapar, Çorovodë, për të ndertue Degën e Mbrendshme, që na dënonte regullisht. Më pas dhe në Berat. Pa vite të rinj. Puntor në fabriken e tullave, Kamëz, tre turnesh. U lirova ma s’fundit, - na vjen zëri i Gjoshos. Kthehet në Shkodrën e tij dhe e të vetmet punë që i lejuan të bënte ishin ato të krahut. Sportist. E marrin për futbollist, portier në skuadrën e të rinjve të “Vllaznisë”, por sa marrin vesh “biogra-

finë” e largojnë. E provon në kërcim së larti e në Spartakiadën e parë Kombëtare, merr titullin Kampion, por Sigurimi i Shtetit ia mori medaljen dhe diplomën dhe e futin 20 ditë në burg... Kitara e fatit. Punëtor duhani në Shkodër. Mëson kitarën fshehurazi sikur të ishte armë. Koncert në pjacë të qytetit, guxon dhe futet... interpreton një kuplet, e harron frikën, vazhdon... po flitej për të rrugëve të Shkodrës, po e kërkonin... Humor i zi dhe jo Aktor... Hapet një sipar i ri për Gjosho Vasinë, por nga pas si hije i vinte “biografia”, vetëvetja tjetër. Unë e kisha parë në estradën e Lushnjës, isha fëmijë, dhe luante së bashku me tim atë, Hekuranin. Na mrekullonte e folura e tij shkodrançe, duartrokitjet e shumta që korrte. Ka ardhur nga internimet, thoshin. Nga ku, sa do rrijë? Po edhe im atë kishte qënë në burg ca kohë e i përndjekur. Kurse dirigjenti dhe themeluesi i orkestrës, maestro Filipeu, sapo kishte dalë nga burgu i Burrelit. Së bashkua ata zbuluan këngëtaren Vaçe Zela. Nga internimet, nga Savra, vinte dhe trompisti i ri i estradës, Franc Pali, kishte babanë të arratisur, kurse kitaristi, Shahin Hrushiti, kishte patur babanë në burg, etj. Estrada e Lushnjës, e qytetit të dhimbjeve, kishte gjithë këta të dënuar, aktorë e spektatorë. Duheshin, shfrytëzoheshin. Partia bënte propagandën e saj me kundërshtarët, me armiqtë. Gjoshon e kisha parë dhe në skenat e Shkodrës, në qytetin e humorit, më gazmori në Ballkan ndoshta, prodhuesi i barcoletave “kundër”, më pikantet në të gjithë perandorinë komuniste. La pas dhe mbi 60 melodi, edhe një dyzinë këngësh, që i këndojnë, ndoshta pa e ditur se janë të tijat.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Dehet babadimri dhe pëson aksident 5

6

13 17

7

8

9

14 19 22

26 30

31

28

32

35 41

33

47

42

24

25

37

38

34

43

48

16

29

36

40

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

20

23

27

11

15

18

21

10

44

45

49

39

46

50

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

51

52

Horizontalisht

1. Vend ku riparohen makinat. 6. Ishull i madh italian. 11. Çeta Veteranëve. 13. Pije alkoolike. 14. Përemër pronor. 15. Gorishti i kinemasë. 17. Lundër e vogël, e gjatë, dhe e ngushtë. 20. Këngëtare shqiptare nga Maqedonia. 21. Agolli, aktore e njohur. 22. Fjala që u mban prifti besimtarëve në kishë. 25. Agjensi Ndërtimesh. 26. Deri në kohën kur flasim . 27. Bakër në dialekt. 29. Është shkencë natyrore. 30. Targa e makinave të Librazhdit. 32. Frikësoj në dialekt. 33. Enë për të gatuar. 35. Departamenti Artistik. 36. Të fala, përshëndetje. 37. Organizatë Neutrale. 38. Përemër vetor. 40. Që ka qenë dikur. 42. Historia Rumanisë. 43. Qytet i dikurshëm. 45. Bimë barishtore me gjethe të mëdha, të dhëmbëzuara. 47. Armë e bërë me një shufër druri a metali të përkulur. 49. Quaid i kinemasë amerikane. 50. Ishulli i Odisesë. 51. Thikë e kirurgut. 52. Të dhembin kur qesh shumë.

1. Shqetësim i madh nga diçka; brengë, hidhërim. 2. Krimb shiu. 3. Vend bosh. 4. Shkove, ose... 5. Notë muzikore. 6. Hapësirë për të banuar ose për një punë tjetër brenda një ndërtese. 7. Industria Minerare. 8. Fëmijë i vogël, kalama. 9. Industria Armëve. 10. Prodhimi i sendeve të përdorimit të gjerë nga zejtarët. 11. Djalë i vogël, i parritur. 12. Konti, bashkëluftatar i Skënderbeut ne luftën kundër turqve. 16. Tregu Ushqimor. 18. Pjesëz mohuese. 19. Jetë angleze. 22. Cech i njohur i futbollit çek. 23. Mjet shërimi, a shpëtimi. 24. Sjellje e egër dhe e pamëshirshme ndaj njerëzve. 27. Eliza, aktore amerikane me origjinë shqiptare. 31. Pjesa e përparme e anijes. 34. Mjet ambalazhi. 38. Armë gjahu me një tytë. 39. Ndjenjë pakënaqësie, zemërimi ndaj dikujt. 41. Rreth i vendit tonë. 44. Ndoja, këngëtar injohur popullor. 46. Lëndë për gatim. 48. Radio Tirana. 49. Kam njohuri.

5

6 5

8 9

3 4

7 8

1 2

1

2

9

1 6 8 9 1

2 5

3 7 2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8

7

3 5 7 2 4

4 3 8 6 9

6

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Dite mjaft pozitive kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne këtë dite feste do ndiheni me mire se kurrë me pare dhe do përjetoni ndjesi te veçanta. Nuk do mungojnë as premtimet ndaj njeri-tjetrit. Për beqaret perspektivat janë te mira, por ata nuk duhet te nxitohen për asgjë. Ne planin financiar do shpenzoni pa fund dhe situata do behet delikate.

Beqaret do kenë me shume besim se kurrë tek partneri dhe do ndihen gati për te marre vendime te rëndësishme. Ata qe janë te martuar do mendojnë seriozisht për një fëmijë. Beqaret do ndihen mjaft mire ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën e dikujt ne krah. Ne planin financiar duhet te ndiqni strategji fikse nëse doni qe situata te stabilizohet.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Çdo gjë do jete shume me e thjeshte sot ne jetën tuaj ne çift dhe do bini dakord për gjithçka me partnerin tuaj. Për beqaret do jete dite e paqëndrueshme. AS ata vete nuk do e dine se çfarë duan te bëjnë ne te vërtetë. Mos u nxitoni për asgjë sepse do vuani me vone. Ne planin financiar duhet te bëni shume kursime ne mënyrë qe situata te stabilizohet.

do gjë qe dëshironi do ju plotësohet gjate kësaj dite. Partneri do jete i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat ne mënyrë qe ju te ndiheni sa me mire. Tregojini edhe ju sa shume e dashuroni. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuria sepse do kenë te tjera pikësynime për jetën. Financat me ne fund do fillojnë te përmirësohen. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 2 1

Një babadimër 51-vjeçar dhe ndihmësja e tij 31-vjeçare janë vozitur me sajë nën ndikimin e alkoolit, i kanë përshëndetur kalimtarët dhe kanë kënduar këngë festive në rrugët e Polonisë. Mirëpo, në një moment kali që i tërhiqte është frikësuar nga një sirenë duke bërë që babadimri dhe ndihmësja e tij të përfundojnë në rrugë. “Ishte një ngjarje që nuk ndodh çdo ditë. Babadimri dhe ndihmësja e tij është dashur të ishin atraksion në një market lokal, ndërsa shumë prindër kanë dashur t’i sjellin fëmijët që t’i shihnin. Në vend të kësaj, të dy nën ndikimin e alkoolit kanë përjetuar aksident. Janë sjellë sikur të kishin dalë nga një klub nate”, ka treguar një kalimtar. “Nuk gëzohem që kanë përjetuar aksident, por jam e lumtur që nuk i kemi parë. Kushedi se çfarë do të kishin bërë në gjendje të dehur. Në atë gjendje nuk është dashur të shoqërohen me fëmijët”, ka shtuar një nënë. Një zëdhënëse e policisë ka thënë se ata do të gjobiten pasi kanë qenë pjesëmarrës në një aksident trafiku në gjendje të dehur.

7 9

3 8

6 4 7 5

5

5 3

9

Koha e fillimit _____:____

5 7

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 5

5

6

9

LUANI (23/VII-22/VIII)

Plutoni do influencoje mjaft jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe nuk do keni aspak dyshime ne lidhje me partnerin tuaj. Përkundrazi komunikimi dhe bashkëpunimi do përforcohet edhe me tepër. Beqaret do kenëmundësivetëmpëraventurakalimtare, asgjë me tepër sesa kaq. Ne planin financiar duhen marre masa shume strikte dhe duhen shmangur shpenzimet e tejskajshme.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Nëse partneri juaj ka teka apo nuk kënaqet me aq sa ju i jepni, mundohuni te ndryshoni sjellje dhe te jeni me tolerante me te. Nga ana tjetër duhet qe për çdo gjë te flisni hapur. Për beqaret nuk do ndodhe asgjë e jashtëzakonshme perverse ndonjë takimi interesant. ne planin financiar do jeni me te vetëdijshëm për situatën ne te cilën ndodheni dhe nuk do nxitoheni për asgjë.

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

147, 222, 320, 350, 402, 458, 477, 521, 524, 555, 569, 789, 952, 955, 966, 987.

Numra me 4 shifra:

1457, 2211, 2326, 2555, 3521, 4515, 4555, 5696, 5834, 7854, 7896, 8884.

Numra me 5 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

09624, 17289, 15632, 21517, 22596,

26507, 35518, 48258, 52102, 55247, 57272, 58748.

Numra me 6 shifra:

042758, 251725, 271768, 415210, 415818, 538221, 541230, 646562, 660776, 734424, 852946, 877774, 965874, 991876.

Dite pozitive dhe e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ketë pasion te zjarrte megjithatë gjithçka do shkoje për mrekulli mes jush. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe pak kohe vetëm sepse përndryshe mund te lëndohen. Ne planin financiar do mund te kryeni transaksione te rëndësishme dhe investime te konsiderueshme. Situata do jete e qëndrueshme.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Sot do bëni edhe çmenduri me partnerin tuaj vetëm e vetëm qe atmosfera ne çift te jete sa me e zjarrte. Do i harroni te gjitha debatet dhe mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur. Beqaret do kenë një dite te turbullt dhe pa te reja. Ndikimi i yjeve ne planin financiar do jete mjaft negativ.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Jupiteri do ndikoje pozitivisht ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do i përkushtoheni me tepër partnerit tuaj dhe do kaloni momente me pasionante me te. Edhe beqaret do kenë mundësi te kryejnë takimet qe aq shume kane ëndërruar dhe te fillojnë një histori te bukur dashurie. Ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te hidhni çdo lloj hapi tjetër.

AKREPI (22/X-21/XII)

Doni qe marrëdhënia juaj ne çift te stabilizohet? Çdo gjë do jete ne dorën tuaj, kështu qe tregohuni me te kuptueshëm dhe flisni hapur me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen dhe me pas te mendohen se çfarë do bëjnë me tej. Financat ka rrezik te jene mjaft problematike. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Dite përgjithësisht harmonike dhe e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë qe keni dëshiruar do ju plotësohet. Beqaret do e shfrytëzojnë pa fund lirinë qe kane dhe nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje. Sektori i financave nuk do kenë as problemin me te vogël. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër ne këtë dite feste.

PESHQIT (20/II-19/III) Diteepërkryerdheembushurmeemocione te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpeshherë do ju duket vetja sikur jeni ne ëndërr. Beqaret do flirtojnë pa fund, por nuk do e gjejnë as sot shpirtin e tyre binjak. Kalojeni kohen e lire me miqtë dhe familjaret. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te jete e stabilizuar.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.12.2013

25 dhjetor

15

Mendimi i lirë i një epoke është gjykimi i shëndoshë i pasardhëses. -Mathew Arnold

1991

Fundi i Bashkimit Sovjetik Në fund të vitit 1991, presidenti i Rusisë, Boris Yeltsin, presidenti i Ukrainës, Leonid Kravchuk dhe presidenti i Bjellorusisë, Stanislau Shushkevich, ranë dakord së bashku se bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike nuk ekzistonte më. Që nga përpjekja për grusht shteti në Moskë gushtin e shkuar, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik ishte kompromentuar dhe prestigji e pushteti i saj kishin rënë. Bashkimi Sovjetik dhe lideri i tij Mikhali Gorbachev mbetën një fakt i papërshtatshëm për Yeltsinin. Të hiqje qafe të parin, sillte rrëzimin e të dytit dhe siguronte pushtetin e Yeltsin-it brenda Federatës

Ruse. Ai parashikonte që një Commonwealth Shtetesh të Pavarura do të zëvendësonte Bashkimin Sovjetik dhe të ruante statusin botëror. Megjithatë, shumica e ish-republikave sovjetike, posaçërisht Ukraina, e shihnin Commonwealth-in thjesht si mjet për t’i dhënë fund nënshtrimit ndaj Rusisë. Republikat Baltike të Estonisë, Letonisë e Lituanisë nuk pranuan as t’i bashkohen këtij organizmi të ri. Shumë rusëve do t’u vinte keq për humbjen e fuqisë së Bashkimit Sovjetik dhe shumë nuk mund ta pranonin se ndarja me Ukrainën ishte e përhershme. Lidhja e Rusisë me ish-republikat sovjetike do të ishte

vazhdimisht e paqetë dhe shumë prej tyre me forcë e kundërshtonin atë që shihnin si ndërhyrje të Rusisë në punët e tyre të brendshme. Rreth 25 milionë rusë e gjetën veten si qytetarë shtetesh të tjera ku shpesh përballeshin me diskriminime të rënda. Disa popuj që mbetën brenda Federatës Ruse kërkuan pavarësinë e tyre. Në vitin 1994 çeçenët shpallën pavarësinë dhe kjo çoi në shpërthimin e një lufte të egër. Grupet ultra-nacionaliste u shfaqën në rusi dhe pati raste dhune të motivuara nga raca. Ish-republikat sovjetike janë gjithnjë në dijeni të dëshirimit të shumë rusëve për të rikthyer perandorinë e humbur.

Blitz

Flickr

4033

Kilometra katror është sipërfaqja e Kejp Verdit (Cape Verde)

501

Mijë banorë është popullsia e këtij shteti.

124.1 Banorë për km2 është dendësia e popullsisë së Kejp Verdit.

132

Mijë banorë është popullsia e kryeqytetit të Kejp Verdit, Praia.

Titulli: Shkoder foto: The Sloths

Aleksandër Ypi

Faleminderit Mbreti im

Në Tiranë ku kam lindur, por edhe në qytetet e tjera ku jam interesuar për emrat e rrugëve dhe të shesheve, gjithmonë më ka bërë përshtypje dhe jam habitur pa masë për faktin se shumica e bartësve të atyre emrave kanë qenë të padenjë për këtë nder kaq të lartë. Përtej këtij konstatimi tepër dëshpërues, ky kujtim i trishtë nga vegjëlia më është shoqëruar gjithmonë nga pyetja; Cilët kanë qenë ata shqiptarë? Çfarë kanë bërë në jetët e tyre? Për ata që duan të dinë të vërtetën, përgjigjet e këtyre pyetjeve janë tepër tronditëse. Për disa prej tyre, veç disa gënjeshtrave propagandistike të shpërndara kryesisht përmes librave dhe filmave, nuk dihet asgjë. Për disa të tjerë qarkullojnë të dhëna të turbullta për heroizma të dyshimta që vështirë të besohen se vërtet mund të kenë ndodhur. Ajo të cilën me kalimin e kohës i tmerruar desha apo nuk desha e besova, ishte se shumica e tyre nuk kanë pasur asnjë profil individual, publik, intelektual, shoqëror, kanë qenë thjesht vrasës. Me fjalë të tjera, kanë qenë ca anonimë të cilët në kohën e vet nuk i ka njohur askush. Nuk i kam reshtur përpjekjet për të mësuar më tepër rreth atyre njerëzve, me çfarë janë marrë, çfarë kanë ditur, çfarë kanë bërë. Por pa asnjë rezultat. E vetmja gjë që dihet për ta është se nuk kanë qenë njerëz të shquar, nuk kanë qenë pjesë të asnjë Elite, kanë qenë njerëz të rëndomtë që nuk kanë qenë të spikatur për asnjë vlerë qytetare apo intelektuale, e vetmja gjë që kanë bërë është se kanë vrarë. Ishte, mes tjerash, ky zbulim tronditës me të cilin u përballa qysh herët, që ma shtoi interesimin për Historinë tonë dhe Historinë në përgjithësi. Kaluan vitet dhe kurrë nuk e kuptova, dhe ende nuk e kam kuptuar plotësisht, pse vallë pse, pse ndërkohë që ven-

gazetamapo@gmail.com

det e ndryshme të botës në mënyrë të kuptueshme dhe me arsye të plota lartësojnë njerëzit e ditur dhe në shqiptarët bëjmë të kundërtën, nderojmë vrasësit. Veçanërisht, pse bota mbretërit i respekton, i nderon, i do, mburret me ta, ndërsa ne shqiptarët, pa folur për Skënderbeun i cili ishte vërtet Mbret mbi këtë truall por kur Shqipëria si shtet nuk ekzistonte, pra pse ne shqiptarët të vetmin Mbret që kemi pasur e kemi rrethuar me heshtje të turpshme, me gënjeshtra të ndyra, me shpifje të përbindshme. Vende nga më të përparuarit e botës, vende që demokracinë e kanë shpikur dhe e kanë aplikuar të parët, vende me rol kyç në zhvillimet e kaluara dhe të sotme botërore, kanë qenë prej qindra vitesh dhe vazhdojnë të jenë mbretëri me Mbret ose Mbretëreshë në krye. Janë krenarë dhe mburren me këtë fakt. E mbajnë Mbretin ose Mbretëreshën të rrethuar me të gjitha nderet dhe respektet. Për propagandën komuniste mbretër të mirë, princër dhe princesha të mira, janë vetëm mbretërit, princat dhe princeshat e përrallave. Të gjithë të tjerët janë të këqinj, madje edhe të shëmtuar. Mbretërit janë Mbretër. Mbretërit përderisa janë Mbretër, nuk mund të jenë as të mirë as të këqinj, janë ashtu si janë. Bota ka njohur mbretër mizorë, mbretër qesharakë, mbretër shkatërrimtarë që i kanë vënë kazmën vendit të tyre e kanë shkatërruar, madje edhe mbretër të çmendur. Por në të gjitha ato vende, në të gjitha ato raste, sado të vështira për tu interpretuar, askush nuk e shan mbretin e vet sido që të ketë qenë. Të gjithë që kanë pasur ose kanë mbretër i kujtojnë dhe i nderojnë. Ka ndodhur që të tallet apo edhe urrehet mbreti i të tjerëve, por kurrë mbreti i vet. Të vetmit në botë dhe në Histori që tallim dhe urrejmë mbretin tonë jemi ne shqiptarët. Mbreti ynë nuk ka qenë aspak qesharak por tepër se-

rioz, aspak mizor por tepër njerëzor, aspak shkatërrues por ndërtues, madje themelues i Shtetit shqiptar Megjithatë Mbreti ynë vazhdon të mbahet i mbështjellë me heshtje dhe të shihet me dyshim. Madje ndodh si ndodhi para pak ditësh, kur në një ceremonial shtetëror në vend të Mbretit na nxjerrin portretin e diktatorit, domethënë të vrasësit dhe shkatërruesit më të madh të Historisë së Shqipërisë dhe më kriminelët e botës. Në vazhdim të interesimit për Historinë e çuditshme të vendit tim me Mbret të përbuzur, elita të vrara, emra rrugësh vrasësish, lexova librin e Jean Luc Tourenne “Një Mbret në Shqipëri”. Libri bën fjalë për Lart Madhërinë e Tij Mbretin Zog. Jetën e Mbretit. Peripecitë e aktiviteti të Tij politik, diplomatik, dhe plot hollësi të tjera. Është ironike se si shumë të panjohura për mbretin e vendit tim i mësova jo nga një shqiptar por nga një i huaj. Por ja që kështu ndodhi, jo për fajin tim. Ardhja në Kryeqytet e Mbretit Zog, pamja e Tiranës së atyre viteve me rrugët me kalldrëm të përshkruara me mjeshtëri nga autori, paria e Kryeqytetit veshur në mënyrë serioze dhe elegante për tu pasur zili edhe sot, janë nga pjesët më të bukura dhe më impresionuese të këtij libri. Të gjitha janë vizatuar në atë mënyrë që të lenë mbresën se Tirana, Mbreti, Shteti i asaj kohe nuk ishin më pak seriozë dhe dinjitozë se cilido Mbret, Shtet, dhe kryeqytet i botës. Hyrja e Mbretit në Parlament, hijerëndë, kurajoz dhe dinjitoz, pritja e Mbretit nga një prezencë e mrekullueshme ushtarake me ceremonial të përsosur që në atë kohë ishte, për të mos thënë e pamundur, tepër e vështirë të kryhej, janë gjithashtu momente jashtëzakonisht prekëse të atij libri. Karizma e Mbretit tonë, autoriteti i tij i padiskutueshëm, jepen me mjeshtëri dhe janë edhe ato pjesë nga më

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

të bukurat të librit. Libri i Tourene, flet edhe për jetën sentimentale të Mbretit. Në mënyrë aq elegante dhe bindëse, sa duket sikur frymëzon dhe fton të rinjtë e sotëm shqiptarë të zgjedhin për bashkëshorte jo më pak se princesha. Francezi ka pasur të drejtë. Ka prova që e vërtetojnë saktësinë e përshkrimeve të tij. Pas dhunimesh, përdhunimesh dhe shkatërrimesh të panumërta që Tiranës Mbretërore i bënë hordhitë e proletarëve dhe vrasësve, sot e kësaj dite, me fare pak ndryshime, dhe natyrisht po të dish dhe të kesh sy ta shohësh, megjithatë, të gjitha hiret e Tiranës janë aty; E bukur, e vërtetë, dinjitoze, vetëm prej asaj pak arkitekture mbretërore që ka mbetur dhe prej asgjëje tjetër, shtoi dhe gjethet e vjeshtës, Tirana ime është e gjitha e mahnitëse, magjepsëse, në fund të fundit Mbretërore. Vila Mbretërore është sot e gjithë ditën një kombinim i përsosur i një mrekullie arkitekturore me seriozitetin e Shtetit. Sheshet dhe katedralet më të famshme të botës nuk kanë asgjë më tepër se kjo mrekulli. Ku kanë hyrë e kanë dalë karroca me kuaj me zonja dhe Zotërinj brenda. Ku janë zhvilluar kremtime, janë bërë mbledhje, janë këmbyer ide, janë diskutuar fate. Jam krenar që këto rrugë ku ka ecur Mbreti ynë, kryelartë, me respekt, dhe falenderues për Mbretin, eci unë dhe të gjithë shqiptarët sot. Faleminderit Ahmet Bej Zogolli. Që na krijove Shtetin. Që vetëm ndërtove dhe i fale Kryeqytetit bukurinë e përjetshme. Që nga mesjetarë na bëre modernë. Faleminderit Mbreti im. *Autori është student në Universitetin Europian të Tiranës dhe stërnip i Xhaferr bej Ypit.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 25.12.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.