Mapo 25 shtator ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Policët e rinj rrugorë nuk e bënë “mrekullinë” që sot, por po e presim Vladimri Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 25 shtator 2013. Numër 1021. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Libri i Fatos Baxhakut Robert Shvarc: Hebrenjtë në Shqipërinë komuniste, si në kohërat e errëta të nazizmit

Ndryshimet në administratë Rama “ngrin” 6 muaj Ligjin e Nëpunësit Civil Mazhoranca do të shtyjë për në prill hyrjen në fuqi të ligjit “Për Statusin e Nënpunësit Civil”, të miratuar me konsensus në maj. Me këtë lëvizje u hapet rruga ndryshimeve në administratë pa u penguar nga ligji. Eduart Halimi: Rama po spastron politikisht administratën Në kulmin e debatit për largimet nga puna në administratën shtetërore, qeveria e re ka programuar që të shtyjë hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për Statusin e Nëpunësit Civil”, i cili shihet si mundësia e vetme për mbrojtjen e nëpu-

Gazetari Fatos Baxhaku sjell 16 histori dashurie shqiptaro-austriake në librin “Çadra e kuqe”, të promovuar dje në Ministrinë e Kulturës. Fatet tragjike të jetës së pasardhësve të emigrantëve austriakë në diktaturë. Përkthyesi i njohur Robert Shvarc në një letër për djalin rrëfen historinë e trishtë të familjes së tij vjeneze me rrënje hebreje Faqe 12-13

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Mes Lasgushit dhe Kekos

koment Mitro Çela

Nga “sebepi” i tunelit të Elbasanit përfundova në Pogradec. Kur ra muzgu u ula karshi...

Burokratët (që buron nga frëngjishtja bureau –“zyre” dhe nga greqishtja koment krátos- “pushEdmond Banushi tet”) që...

8 kinemaja

Meta: SHQUP-i nuk është çështje kryesore e mazhorancës Kryetari i Kuvendit tha se kjo qeveri dhe kjo mazhorancë janë të orientuara qartë tek përmbushja e axhendës europiane

new york

Rama: Greqia, partner strategjik “zero” probleme me fqinjët

Për kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, debati për SHQUP-in ku prej një muaji është vendosur selia... Faqe 4

FAQe 4

Denoncimi i anglezes për përdhunim, pranga kushëririt të të dashurit Policia arreston Muhamet Mullain për përdhunimin e anglezes së martuar me ish-emigrantin. I dashuri i anglezes, Mariglen Xhepo arrestohet për plagosjen e kushëririt, pasi e kapi duke kryer seks me të dashurën e tij gjatë darkës në restorant.

Burokracia dhe drejtësia

nësve nga shkarkimet e padrejta. Megjithëse ende nuk është vendosur në mënyrë përfundimtare, burime nga mazhoranca kanë konfirmuar se një gjë e tillë po mendohet seriozisht. Sipas tyre bëhet fjalë që ligji i cili u miratua... Faqe 3

Anglezja denoncon kushëririn e të dashurit se e përdhunoi në tualet gjatë darkës, kushërinjtë përleshen me njëri-tjetrin dhe përfundojnë në spital. Policia arreston njërin prej kushërinjve për “plagosje të rëndë me dashje, me sende të forta”, ndërsa tjetri për “kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”. Lajmi u bë i ditur nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, që thanë... Faqe 6

krimi

Erdhi ustai

Doran, kandidat i tri çmimeve “Emmy”, në Tiranë për Festivalin e Filmit Jamie Doran, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit mbi të Drejtat e Njeriut me “Beteja për Sirinë”. Pamjet tronditëse nga fronti ku rebelët përballen me forcat e regjimi të Bashar al Assad-it

Kryekomunari i Golemit shpëton nga atentati me tritol

FAQE 7

koment / 11

Faqe 16

Ruben Avxhiu

Një histori me dy fotografi Sot, kryeministri Edi Rama do të ketë mundësinë të takohet dhe të bëjë një fotografi zyrtare me Presidentin Barack Obama. Do të jetë një rast shumë i ndryshëm nga rrethanat në të cilat u bë fotografia e parë mes të dyve, kur të dy politikanët kishin sfida elektorale përpara tyre. Edi Rama, që sipas medias në Shqipëri, kishte fluturuar për në SHBA posaçërisht për këtë mundësi, e përdori fotografinë e parë, të zmadhuar në maksimum si një sfond në skenën nga nisi zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet që e sollën në pushtet. Pamja intime dhe dashamirëse mes dy udhëheqësve e fiksuar në atë fotografi, besoj se kishte si synim identifikimin e kryetarit socialist me presidentin amerikan, por paralajmëronte edhe vijimshmëri në politikën pro-amerikane...


2

afër/larg

1

kronika / Meta: SHQUP-i? Nuk

është kjo çështja kryesore e mazhorancës

Faqe 4

ekonomi

Bizneset i propozojnë qeverisë: Borxhi të paguhet me këste Faqe 5

kronika / Kryekomunari i

Golemit shpëton nga atentati me tritol

Faqe 7

Kjo është edhe arsyeja pse lëvizja duhet të shoqërohet më në fund me vendosjen e kamerave në kryqëzime, gjë që mbetet prej vitesh pezull, apo caktimin e saktë të kohës së semaforëve, rregullimin e parkingjeve.

Lëvizja ishte kaotike dhe mu përballë nesh një motor nga ata që u thonë “të shtrirë” bëri dredha mes makinave për të dalë në krye. As vajza që mbahej fort pas djalit dhe as ai nuk kishin kaskë. Në fakt kaskë nuk pamë në 1 orë që i ramë rreth e rrotull një pjesëve të rrugëve të kryeqytetit dhe picajolët vazhdoni po ashtu të kalonin me të kuqe.

Policët e rinj rrugorë nuk e bënë “mrekullinë” që sot, por po e presim Vladimir Karaj

“Katastrofë”, themi ne duke cituar atë që kryeministri Edi Rama thoshte për ngjyrat e Kryeministrisë, sa i përket situatës së trafikut në kryeqytet aty mes orës 19:30 dhe 20:30 të mbrëmjes së djeshme. Në fakt katastrofë mund të mos jetë fjala e gjetur tamam dhe ndoshta duhet ta zbusim me të rrëmujshme. Ora është një kohë piku dhe sigurisht policëve të rinj do iu duhen më shumë se 24 orë për të ndryshuar situatën, nëse kanë ndërmend ta bëjnë këtë. Dolëm enkas në rrugë për të matur ditën e parë të punës me policë fringo të rinj trafiku, pasi dy ditë më parë Ministria e Brendshme vendosi të pezullonte 88 punonjës dhe oficerë të vjetër të Policisë Rrugore, duke gjykuar se nuk kishin qenë në gjendje të rregullonin trafikun rrugor dhe as të detyronin zbatimin e ligjit prej drejtuesve të mjeteve. Nga redaksia diku përballë “Vasil Shantos” u kthyem poshtë për nga “21 Dhjetori”. Makinat deri te kryqëzimi kishin ngecur. Lëvizja ishte kaotike dhe mu përballë nesh një motor nga ata që u thonë “të shtrirë” bëri dredha mes makinave për të dalë në krye. As vajza që mbahej fort pas djalit dhe as ai nuk kishin kaskë. Në fakt kaskë nuk pamë në 1 orë që i ramë rreth e rrotull një pjese të rrugëve të kryeqytetit dhe picajolët vazhdoni po ashtu të kalonin me të kuqe. Te “21-shi” nuk dukej asnjë fëshfëshe fosforeshente e policisë rrugore. Më tutje u kthyem lart për te “Myslym Shyri”. Rruga njëkalimshe vuan prej kohësh nga ajo që njihet si parkimi dyshe dhe ishte plot me makina të tilla të ndaluara bri atyre që kishin parkuar. Një pjesë me bllokazh të ndezur për të thënë se do të lëviznin shpejt, pjesa tjetër pa e marrë mundimin fare të ndiznin ndonjë dritë. Deri në krye, aty ku kthehesh në rrugën mes Parkut Rinia dhe Shallvareve nuk kishte po ashtu asnjë punonjës policie. Këtu ishte më tej edhe njëfarë befasie e parë. Përballë ‘Tajvanit’ ishin dy policët e parë që hasëm. Njëri i dobët, i ri dhe tjetri mbi motor, i mbushur, dukej që ishte prej gardës së vjetër që i ka shpëtuar reformës. Makinat e parkuara

dyshe sidoqoftë kishte në të gjithë gjatësinë e rrugës deri tek Ura e Lanës dhe trafiku po ashtu kishte ngecur. Policët, për sa kohë ne pritëm të kalonim në krahun tjetër të urës, nuk lëvizën nga vendi i tyre. Më lart, te kryqëzimi i Librit Universitar dy policë të rinj, njërit prej të cilëve fëshfëshja fosforeshente i rrinte mjaft e madhe, kish ndaluar një makinë. Është e njëjta situatë që kemi parë qindra herë më parë, por ne ishim kuriozë dhe zbritëm nga makina për të vëzhguar. Dilema është e thjeshtë: “Do e vërë apo jo gjobën?”. Ndërsa “përgjojmë” duke pritur semaforin e këmbësorëve në kryqëzim, polici vazhdon të mbushë fletën dhe e dëgjojmë të thotë se “nuk ka çfarë të bëjë”, ndërsa dy burra që e kanë rrethuar justifikohen, shajnë, nxehen dhe luten që të falen. Në fund shoferi mori fletën e gjobës në dorë dhe i duhej të largohej. Kjo ishte në fakt edhe e vetmja rrugë pa parkim dyshe dhe pa makina të ndaluara në vende ku nuk u lejohet që mundëm të shihnim. Dikush më në fund e paska marrë seriozisht, pavarësisht fëshfëshes që i rri e madhe dhe faktit që nuk ka në dorë as bilbil, as tabelë. Ai përdor krahët për të nxitur makinat që ngecin sikur nuk dinë nga duhet të shkojnë dhe duket i qeshur si për një rishtar në ditën e parë të punës. Më herët një shofer, me thënë të drejtën një nga ata që punojnë taksi në të zezë, na tha se sot “kishin bërë namin me gjoba te rruga e Trenit (Bulevardi Zogu I) për ata që kishin parkuar dyshe”. Për të dalë nga Sheshi “Uillson” deri në Unazë sërish na duhen disa minuta të mira. Trafiku këtu është i ngecur. Në Unazë sidoqoftë ka sërish një grimë shpresë. Pu-

Ministria e Brendshme njoftoi dje se kishte qenë një komision që kishte përzgjedhur 59 punonjësit e rinj duke u bazuar në disa kritere: arsimi, vlerësimet e deridjeshme, përgatitja fizike, mosha dhe barazia gjinore. Ministria njofton edhe se me ndryshimet, mosha mesatare e komisariatit nga 47.4 vjeç ishte ulur në 33.2 vjeç.

Më lart, te kryqëzimi i Librit Universitar dy policë të rinj, njërit prej të cilëve fëshfëshja fosforeshente i rri mjaft e madhe, kanë ndaluar një makinë. Është e njëjta situatë që kemi parë qindra herë më parë, por në ishim kuriozë dhe zbritëm nga makina për të vëzhguar. Dilema është e thjeshtë: “Do e vërë apo jo gjobën?”.

nonjësi i policisë është duke mbushur me gjoba makinat e parkuara dyshe. Sigurisht nuk mund ta dimë nëse ai përdori këtë masë për të gjitha (nja tre a katër) nga Ura e Drejtorisë së Policisë deri tek Ura e Vogël e Lanës. Rrugën e Shallvareve e bëmë në këmbë. Kishim një shpresë mos i gjenim aty dy punonjësit e policisë, por kishin ikur. Tri makina mbetën të parkuara 2-she sërish. Dy, katërherë-katër dhe një Benz i ri me targa të personalizuara, ngjyrë jeshile. Ministria e Brendshme njoftoi dje se kishte qenë një komision që kishte përzgjedhur 59 punonjësit e ri duke u bazuar në disa kritere: arsimi, vlerësimet e deridjeshme, përgatitja fizike, mosha dhe barazia gjinore. Ministria njofton edhe se me ndryshimet, mosha mesatare e komisariatit nga 47.4 vjeç ishte ulur në 33.2 vjeç. “Që prej ditës së sotme, të gjithë efektivat e rinj janë pajisur edhe me bazën e nevojshme materiale, përfshirë jelekët fosforeshentë, dhe kanë nisur me ritëm të mirë punën sipas një plani masash për reduktimin e aksidenteve dhe ofrimin e një shërbimi cilësor për qytetarët”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Sigurisht, pas vëzhgimit është e vështirë të thuhet se dita e parë ka qenë ndonjë farë suksesi për t’u shënuar dhe punonjësve të rinj mirë është (për estetikë) t’u japin fëshfëshe që u rrinë më mirë dhe ndoshta edhe disa ditë kohë për të parë nëse do ta vënë në vijë punën. Përtej kësaj, gjasat janë që ndryshimi i efektivëve të mos jetë i mjaftueshëm dhe as të arrijë ndonjë sukses në një kohë të shkurtër. Në një vend ku shkelja e rregullave të qarkullimit është normë, gjasat janë që djemtë e zgjedhur të mos e mbajnë dot gjatë presionin prej përplasjes me të paligjshmit dhe të fillojnë të lëshojnë pe. Kjo është edhe arsyeja pse lëvizja duhet të shoqërohet më në fund me vendosjen e kamerave në kryqëzime, gjë që mbetet prej vitesh pezull, apo caktimin e saktë të kohës së semaforëve, rregullimin e parkingjeve. Dje nuk pati mrekulli në trafikun e Tiranës, por ende ka arsye për ta pritur.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.09.2013

3

Ndryshimet në administratë

Rama “ngrin” 6 muaj Ligjin e Nëpunësit Civil Mazhoranca do të shtyjë për në prill hyrjen në fuqi të ligjit “Për Statusin e Nëpunësit Civil” të miratuar me konsensus në maj. Me shtyrjen i hapet rruga rokadës në administratë pa u penguar nga ligji Fejzi Braushi Në kulmin e debatit për largimet nga puna në administratën shtetërore, qeveria e re ka programuar që të shtyjë hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për Statusin e Nëpunësit Civil”, i cili shihet si mundësia e vetme për mbrojtjen e nëpunësve nga shkarkimet e padrejta. Megjithëse ende nuk është vendosur në mënyrë përfundimtare, burime nga mazhoranca kanë konfirmuar se një gjë e tillë po mendohet seriozisht. Sipas tyre bëhet fjalë që ligji i cili u miratua më datën 30 maj me konsensusin e të dyja palëve dhe që ishte një nga tri ligjet e integrimit, të mos hyjë në fuqi më 1 tetor, siç edhe përcaktohet në nenin 72 të këtij ligji, por në një kohë më të vonë. Burimet bëjnë të ditur se koha e shtyrjes do të jetë 6 muaj nga 1 tetori, çka do të thotë se ai do të hyjë në fuqi më 1 prill. Madje për këtë çështje mësohet se qeveritarët e rinj kanë ndërmarrë dhe hapa konkretë kur ditët e fundit kanë takuar përfaqësues të KSHC, DAP, si dhe ekspertë ndërkombëtarë me të cilët kanë diskutuar mbi mundësitë e shtyrjes së kohës së hyrjes në fuqi të këtij ligji. Të njëjtat burime

bëjnë të ditur se për këtë gjë mazhoranca ka marrë pëlqimin edhe të përfaqësuesve të Bashkimit Europian. Gjithsesi, nëse mazhoranca e re do ta çojë deri në fund këtë nismë, do duhet që për ta miratuar atë të kërkojë konsensusin e mazhorancës, çka të cilin kjo e fundit u shpreh dje se nuk do ta jepte me argumentin se s’mund të preket ligji i miratuar me pëlqimin e të dyja palëve vetëm disa muaj më parë. Kjo pasi bëhet fjalë për një ligj që hyn tek ato nisma që për t’u miratuar apo amenduar kërkojnë shumicë të cilësuar votash prej 84 votash. Mazhoranca e re ka në parlament vetëm 83 vota dhe për këtë do duhet ose të kërkojë konsensusin e opozitës, ose të shpresojë te një votë nga opozita. Ndryshimi Shtyrja e kohës së hyrjes në fuqi të ligjit të ‘Nëpunësit Civil’ pritet të ndezë debate të shumta. Mazhoranca për të bërë të mundur shtyrjen duhet të sjellë projektligjin në Kuvend para datës 1 tetor, kur edhe ligji hyn në fuqi. Projektligji në fjalë duhet të kalojë së pari në qeveri dhe më pas të kalojë për pro-

cedurë miratimi në parlament, e cila nuk mund të jetë e përshpejtuar, pasi Kushtetuta e ndalon një gjë të tillë për ato nisma që kërkojnë shumicë të cilësuar votash. Nga ana tjetër, nuk bëhet i ditur qëllimi i ndërmarrjes së kësaj nisme, megjithëse justifikohet me reformat që duhet të ndërmarrë qeveria e re edhe në fushën e organizimit të administratës publike. Por shtyrja e këtij afati deri në prill krijon mundësinë për qeverinë e re që të vijojë e qetë “fshesën” e saj në administratën publike. Kjo pasi ligji i vjetër që është ende në fuqi nuk e mbron nëpunësin publik

Ky ligj që hyn tek ato nisma që për t’u miratuar apo amenduar kërkojnë shumicë të cilësuar votash prej 84 votash. Mazhoranca e re ka në parlament vetëm 83 vota dhe për këtë do duhet ose të kërkojë konsensusin e opozitës, ose të shpresojë te një votë nga opozita.

nga largimet, për shkak të ristrukturimit apo mbylljes së një institucioni apo vendi të caktuar pune. Në bazë të tij, çdo nëpunës, vendi i punës i të cilit është suprimuar për shkak të mbylljes së institucioneve të administratës publike, largohet nga shërbimi civil. Ndërkohë që për ata nëpunës, vendet e punës së të cilëve suprimohen për shkak të ristrukturimit në bazë të këtij ligji, shteti ka detyrimin që ata t’i punësojë në një vend pune tjetër ekuivalent apo më të ulët se ai që ka. Dhe në rast se kjo nuk është e mundur që të realizohet brenda 1 viti, atëherë ai e humbet të drejtën për të qenë pjesë e shërbimit civil. Ndërkohë që ligji i ri i miratuar me konsensus në maj dhe që duhet të hyjë në fuqi më 1 tetor, i trajton së bashku, si rastin e mbylljes, ashtu edhe atë të ristrukturimit të institucioneve, duke detyruar institucionin përkatës që t’i gjejë një vend pune ekuivalent me atë që ka në administratën publike çdo punonjësi që i është suprimuar vendi i punës, pa i lënë mundësi që ai të kalojë në listën e pritjes deri në një vit, siç përcakton ligji i vjetër.

Celibashi: KLD pa kredibilitet, do rikonsiderohet Një nga fushat që pritet të përfshihet nga reforma të thella është edhe ajo e drejtësisë. Mazhoranca e re paralajmëron ndërhyrje në legjislacionin që rregullon fushën e drejtësisë dhe institucioneve që e përbëjnë atë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur dje ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi, gjatë një interviste për “Top Channel”. Sipas tij, reformimi i sistemit të drejtësisë është një prej sfidave më të vështira të kësaj shumice, pasi lidhet me një pushtet tjetër dhe jo me ekzekutivin. Celibashi theksoi ndërkaq se ekzistojnë të gjithë mekanizmat për ta realizuar këtë, duke përfshirë këtu po qe nevoja edhe ndryshimet

kushtetuese. “Qoftë edhe ndryshime të karakterit kushtetues mund të jenë nisma që mund të çojnë në këtë drejtim. Reforma ligjore që qëndrojnë në një konsolidim të sistemit të karrierës në gjyqësor apo në atë të prokurorisë, reforma që konsistojnë në trajtim dhe një status më të mirë ekonomik, social dhe më gjerë të punonjësve të drejtësisë, besoj se janë elementet më thelbësore dhe kryesore që do të ndikojnë në një përmirësim të situatës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Në kompleks mendoj se është koha për ta rikonsideruar të gjithë korpusin ligjor, pse jo edhe atë kushtetues që ka të bëjë me sistemin e drejtësisë”, - tha Celibashi. Një prej institu-

cioneve ku pritet të ndërhyhet është edhe KLD, i cili sipas Celibashit, ka humbur kredibilitetin për të qenë qeveria e sistemit të drejtësisë. “Mendoj se sot institucioni i KLD-s nuk është një institucion që edhe brenda vetë komunitetit të gjyqtarëve ka atë kredibilitet si qeveri e gjyqë-

sorit. Mendoj se disa gjëra që kanë të bëjnë me mënyrën e organizimit apo funksionimit, përfshi zgjedhjen e anëtarëve të KLDsë mundet të rikonsiderohen. Shumë gjëra nuk funksionojnë, mekanizma që do të duhen të garantojnë funksionimin e sistemit të drejtësisë nuk kanë funksionuar. Atëherë logjikisht duhet të rikonsiderohen këta mekanizma, këto institucione. Ky nuk është një qëllim në vetvete, por nevoja të çon atje”, - thotë Celibashi. Një tjetër ndërhyrje mund të jetë edhe bashkimi apo shkrirja në një institucion i Gjykatës Kushtetuese me Gjykatën e Lartë, por kjo sipas tij mundtë jetë thjesht një element që nuk e zgjidh gjithë problemin.

reagimi

Halimi: Rama po spastron politikisht administratën TIRANË Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi deklaroi dje se qeveria e re po kërkon të ndërhyjë në ligjin “Për statusin e nëpunësit civil”, (që hyn në fuqi më 1 tetor), me qëllim shtyrjen e këtij afati. “Opozita dhe mbarë qytetarët e dinë se kjo lëvizje bëhet për t’i hapur rrugë përndjekjes së administratës publike, spastrimit politik të saj dhe zëvendësimit të stafeve profesionale me listat e militantëve politikë që kanë aplikuar në selinë e PS-së. Ne nuk mund të pajtohemi dhe nuk mund të japim pëlqimin tonë për këtë cenim të rëndë të shtetit ligjor, të Statusit të Nëpunësit Publik dhe të kompromisit politik, që ka qenë bazë e reformës së sistemit për një administratë të pavarur dhe profesionale. Por kjo tentativë është më shumë sesa kërcënim për nëpunësit e këtij vendi. Kjo tentativë është kërcënim i hapur dhe brutal i bashkëpunimit politik dhe nëpërkëmbjes dhe zhvlerësim i konsensusit”, - tha dje Halimi. Ai sqaroi se ligji për Statusin e Nëpunësit Publik është produkt i bashkëpunimit mes palëve, dhe një nga 3 ligjet që Rama nuk miratoi në periudhën e diskutimit për marrjen e statusit.”…Rama dëshmon qartë se, për të mundësuar spastrimin politik të administratës, ai është i gatshëm të zerojë konsensusin e arritur dhe të rikthejë konfliktin politik, tashmë si qeveritar kundër opozitës”,- shtoi ai.


4

intervista

ngjarje e ditës

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta komentoi dje për mediat hapat që maxhoranca do të ndërmarrë lidhur me debatin për SHQUP-in

Meta: SHQUP-i? Nuk është kjo çështja kryesore e mazhorancës Kryetari i Kuvendit: “Unë jam i bindur se kjo qeveri dhe kjo mazhorancë janë të orientuar qartë tek përmbushja e axhendës europiane. Të tjerat janë çështje të tjera” TIRANË Për kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, debati për SHQUP-in ku prej një muaji është vendosur selia e re e PD-së, është i tejkaluar. Sipas tij, kjo nuk është çështja kryesore që shqetëson mazhorancën, por përmbushja e axhendës europiane. “Mendoj se nuk është kjo, çështja më e rëndësishme që preokupon as kryeministrin Rama, as mazhorancën, pavarësisht nga problemet e kontestimet për vendimin që është marrë. Unë jam i bindur se kjo qeveri dhe kjo mazhorancë janë të orientuar qartë tek përmbushja e axhendës europiane. Të tjerat janë çështje të tjera”,- tha dje Meta pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se debati për SHQUP-in mbetet për tu diskutuar jo vetëm me ministrat apo kryetarin e Kuvendit, por edhe me krerët e partive të tjera aleate, duke paralajmëruar një lloj tërheqje nga kjo çështje. Në fund të mandatit të saj, qeveria “Berisha” zbardhi të plotë vendimin për kalimin e ndërtesës së SHQUP-it në selinë e re të Partisë Demokratike. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare shoqërohej bashkë me formularin për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore. Shtëpia Qendrore e

Ushtrisë përbëhet nga një sipërfaqe totale prej 10060 metrash katrorë; nga kjo, sipërfaqe e ndërtuar është 1402 metra katrorë. Asokohe, në cilësinë e kryeministrit të zgjedhur, Rama e konsideroi vendimin për kalimin e SHQUP-it në selia partie një turp të PD-së. “Ç’turp: Partia humbëse që ende qeveris një vend të NATO-s, grabit Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për ta bërë seli të veten! Dhe kundër Ligjit. Çdo ditë e qeverisë pas zgjedhjeve tregon sa të merituara kanë qenë 1 milionë shuplakat që i dha Populli në 23 qershor pushtetit plaçkitës! 8 vjet duke gënjyer, vjedhur, vrarë, u ndëshkuan si askush me keq prej ‘92shit e po ikin duke e ngrënë përditë turpin me babëzinë e të marrit!”, do të shkruante Rama në “Twitter”. Edhe në një takim të mëvonshëm, që ai zhvilloi me patriarkun e së majtës, Dritëro Agolli, Rama premtoi se do ta merrte në konsideratë çështjen e SHQUP-it aq shumë e kundërshtuar edhe nga ish-ushtarakët. Por për hir të një qasjeje të re politike ndaj opozitës, duket se mazhoranca e re do ta lërë mënjanë këtë debat, në një kohë kur në ambientet e ish-SHQUP-it po ndërtohen një e nga një zyrat e reja të Partisë Demokratike.

Në fund të mandatit të saj, qeveria “Berisha” zbardhi të plotë vendimin për kalimin e ndërtesës së SHQUP-it në selinë e re të Partisë Demokratike. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare shoqërohej bashkë me formularin për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore

Debati, për projektligjet e Berishës do vendosë qeveria ‘Rama’ TIRANË Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, la dje të kuptohet se për projektligjet e mbartura nga sesioni i shkuar parlamentar do të merret mendimi i qeverisë “Rama”. Janë rreth 20 projektligje të mbartura shumica e të cilave janë marrëveshje, por edhe drafte që prekin ndryshime të ligjeve me rëndësi të veçantë, siç është ai për të drejtën e informimit, ai për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat, për disiplinimin e forcave të armatosura etj. “…Do të veprohet në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe me kompetencat që na jep kjo Rregullore me transparencë të plotë; natyrisht edhe në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave, përsa i takon rendit të ditës të Parlamentit. Por sikurse jua thashë, në radhë të parë ne duhet të përfundojmë miratimin e të gjithë këtyre projektvendimeve që kemi diskutuar sot në mënyrë që, të kompletohen të gjitha institucionet që drejtojnë Kuvendin dhe komisionet e tij që Kuvendi të fillojë punë me kapacitet të plotë 100%, në drejtim të përmbushjes së atyre objektivave për të cilët funksionon ky Kuvend dhe janë betuar forcat politike që përfaqësohen”, tha dje Meta. Çështja e projektligjeve të mbartura nuk ishte objekt i diskutimit në mbledhjen e djeshme të konferencës së kryetarëve.

Rama: Greqia, partneri ynë strategjik “…Një partner strategjik dhe një vend fqinj si Greqia, e cila do të marrë presidencën e radhës së BE në janar 2014, mund të luajë një rol kyç në përshpejtimin e ‘udhëtimit’ të Shqipërisë për në destinacionin përfundimtar, në Bashkimin Europian” TIRANË Në një intervistë për agjenci-

në greke të lajmeve ANA, kryeministri Edi Rama e cilësoi Greqinë një “partner strategjik”, që mund të luajë rolin e përshpejtuesit në “udhëtimin” e Shqipërisë drejt BE. Rama është shprehur se shqiptarët janë një popull pro-europian, me destinacion të fundit, Bashkimin Evropian. Gjatë intervistës, Rama deklaroi se në dhjetor të këtij viti Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe më pas do të vazhdojë të hedhë hapat për anëtarësimin e plotë. “Në këtë kontekst, një partner strategjik dhe një vend fqinj si Greqia, e cila do të marrë presidencën e

radhës së BE në janar 2014, mund të luajë një rol kyç në përshpejtimin e ‘udhëtimit’ të Shqipërisë për në destinacionin përfundimtar, në Bashkimin Evropian”, - tha kryeministri. Rama nënvizoi bindjen e tij se marrëdhëniet mes dy vendeve do të shënojnë një bashkëpunim të ngushtë në interes të secilit prej tyre. “Qeveria jonë e konsideron Greqinë një vend mik, ku punojnë një numër i madh shqiptarësh që nga viti ’90”, - tha kryeministri shqiptar duke ripërsëritur se politika e jashtme e qeverisë së tij mbështetet në parimin “zero probleme me fqinjët “. “Aleanca Evropiane për Shqipërinë ka një program politik pro-europian dhe jo nacionalist. Shqiptarët më 23 qershor votuan kundër retorikave nacionaliste. Ne duam të shohim përpara dhe ta lëvizim gjeneratën e ardhshme drejt BE”, është shprehur Rama. I pyetur për marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit, kryeministri deklaroi se ajo ka hapur një epokë të re për rajonin tonë. Rama në intervistë e karakterizon gazsjellësin TAP, si një “mundësi të mirë, jo vetëm për Shqipërinë, por

zgjedhjet Sotiraq Stratobërdha, kandidati i opozitës për bashkinë e Korçës KORCE Sotiraq Stratobërdha është kandidati i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për Kryetar Bashkie në zgjedhjet vendore që do të zhvillohen në Bashkinë e Korçës, më 3 Nëntor 2013. Kandidatura e tij u propozua nga shoqëria civile dhe u mbështet nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike, dega Korçë dhe aleatët e saj. Sotiraq Stratobërdha ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1961, në një familje qytetare dhe atdhedashëse. Është diplomuar në jurisprudencë në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer kualifikime pas-universitare në Kanada. Sotiraq Stratobërdha është një nga qytetarët me një jetë aktive civile dhe profesionale që prej fillimeve të sistemit pluralist. Gjatë legjislaturës parlamentare 1992-1996 z. Stratobërdha u zgjodh deputet, përfaqësues i Korçës në Kuvendin e Shqipërisë.

vizita Nju Jork, Rama takon Klintonin dhe Thaçin

“Aleanca Europiane për Shqipërinë ka një program politik pro-europian dhe jo nacionalist. Shqiptarët më 23 qershor votuan kundër retorikave nacionaliste. Ne duam të shohim përpara dhe ta lëvizim gjeneratën e ardhshme drejt BE”

edhe për të gjitha vendet fqinje”. Sa i përket çështjes tjetër që lidhet me mospërfshirjen e minoritetit në qeveri, Rama siguroi se PBDNJ-ja mbetet një prej partnerëve strategjikë të PS-së. “Shpreh besimin se kreu i saj Vangjel Dule me pjekurinë dhe përvojën e tij do të kontribuojë në menaxhimin e punës së Parlamentit, në postin e zëvendëskryetarit të tij”.

TIRANË Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar dje në hapjen e konferencës së organizuar nga Iniciativa Globale Klinton, që mbahet këto ditë në Nju Jork. Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti Klinton e vuri theksin tek ato iniciativa që synojnë të rrisin pjesëmarrjen e gruas në politikë, që respektojnë të drejtat e njeriut, por edhe tek disa projekte që synojnë të promovojnë energjinë e rinovueshme dhe mbrojtjen e mjedisit. Në përfundim të takimit, Kryeministri Rama pati mundësi të zhvillojë edhe një takim të shkurtër me Presidentin Klinton dhe Kryeministrin Thaçi, gjatë të cilit Rama e falenderoi Presidentin Klinton për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që ai ka dhënë për shqiptarët gjatë presidencës së tij.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

400

Milionë euro borxhi total ndaj biznesit

200

Milionë euro borxh janë ndaj kompanive të ndërtimit

25.09.2013

5

200

Milionë euro borxh janë ndaj bizneseve të shërbimit

reforma

Ministritë e reja, me 22 punonjës deri në fund të vitit

Shoqatat e biznesit gjatë takimit të djeshëm

Deri në fund të këtij viti, ministritë e reja që i janë shtuar qeverisjes do të funksionojnë me 22 punonjës. Burimet nga Ministria e Financave bëjnë me dije se kostoja mujore e tyre është 3 milionë lekë të reja dhe shpenzimet do të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Struktura e dikastereve të reja do të jetë përkohësisht në varësi të qeverisë. Në buxhetin e vitit 2013 nuk janë të parashikuara fondet për këto dikastere dhe gjetja e tyre përbën emergjencën e parë për financat. Në fund të gushtit, deficiti në të ardhura shënon 16 miliardë lekë ose më shumë se 110 milionë euro. Ndërsa pesë dikasteret e reja, si Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Ministria e Shtetit për Çështjet Vendore momentalisht nuk kanë fonde as për shpenzime minimale si vula, kancelari etj.

Bizneset i propozojnë qeverisë: Borxhi të paguhet me këste Në drejtimin e Dhomës së Tregtisë e Industrisë të Tiranës, shoqatat e biznesit do të hyjnë në negociata me qeverinë nëpërmjet një përfaqësie të vetme. Ata kërkuan dje vënien e një grafiku për shlyerjen e borxhit 400 mln euro Blerina Hoxha Shoqatat e biznesit i kërkuan dje qeverisë së re ‘Rama’ që në bashkëpunim të përcaktojnë një grafik për shlyerjen e borxheve ndaj biznesit. Shifra prej 400 milionë eurosh është konsideruar prioritet për t’u shlyer nga qeveria. Rreth 200 milionë euro nga kjo shumë pretendohen nga Shoqata e Ndërtuesve dhe pjesa tjetër, nga kompanitë e shërbimeve që kanë patur kontrata furnizimi me qeverinë. Në drejtimin e Dhomës së Tregtisë e Industrisë të Tiranës, shoqatat e biznesit do të hyjnë në negociata me qeverinë nëpërmjet një përfaqësie të vetme. Negociatat Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, tha dje në konferencën me shoqatat e tjera të biznesit se shlyerja e detyrimeve të prapambetura

për kryerjen e punëve publike është jetike për sipërmarrjen. Gjatë takimit u ra dakord që të gjitha shoqatat të kenë një përfaqësi të vetme dhe kërkoi nisjen nga puna të Komitetit Kombëtar të Ekonomisë, institucion që në programin qeverisës të Partisë Socialiste zëvendëson Këshillin Kombëtar të Biznesit. E së njëjtës ide është edhe Shoqata Shqiptare e Ndërtuesve, e cila kërkon nga qeveria e re hartimin e një grafiku për shlyerjen e pagesave të prapambetura ndaj sipërmarrësve të këtij sektori. Zv/ drejtori ekzekutiv i Shoqatës, Ilir Hebovija, tha se procesi i shlyerjes së detyrimeve duhet të jetë transparent dhe i drejtë, duke hequr dorë nga praktika e qeverisë së mëparshme për kryerjen preferenciale të pagesave të subjekteve të veçanta. Pagesat e prapambetura ishin objekt i një ta-

FMN te Financat, diskutohet borxhi i biznesit Përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë vijuar edhe dje takimet me drejtuesit e drejtorive kryesore të dikasterit të Financave. Sipas burimeve nga takimi, diskutimet janë fokusuar kryesisht në strukturën e borxhit të brendshëm, që përfshin edhe faturat e papaguara për kompanitë e ndërtimit, por edhe të shërbimeve. Gjithashtu është diskutuar mbi treguesit e buxhetit 2013 deri më tani, ndryshimet që pritet t’u bëhen treguesve fiskalë të këtij buxheti dhe objektivat e hartimit të projekt-buxhetit 2014. Përfaqësuesit e FMN-së kanë vlerësuar se borxhi publik është rritur në përmasa shqetësuese, ku një problem më vete janë detyrimet e prapambetura dhe të padokumentuara ndaj bizneseve.

plani

kimi mes përfaqësuesve të Ndërtuesve dhe atyre të FMN-së. Përfaqësuesit e FMN-së shprehën habinë e tyre për mungesën e rregullave të qarta në marrëdhëniet kontraktore në prokurimet publike, ku qeveria shpallte punë të tjera pa likuiduar ato të kryera, ndërkohë që shoqëritë tregtare merrnin pjesë në këto tendera pa u likuiduar për punët e mëparshme. Kërkesat Përveç borxhit të prapambetur, komuniteti i biznesit ka artikuluar edhe një herë dje aplikimin e një amnistie të plotë fiskale, që sipas tyre duhet të shoqërohet me një sërë reformash të rëndësishme strukturore dhe fiskale. “Kërkojmë hartimin dhe miratimin e ligjit për amnistinë fiskale nga periudha 1991-2012, me ap-

likim tarifash fikse sipas xhiros të çdo sipërmarrjeje private” thuhet në listën e kërkesave drejtuar qeverisë. Gjithashtu, shoqatat e biznesit kanë kërkuar ristrukturimin e sistemit tatimor dhe doganor. Nga ana tjetër, Dhoma e Tregtisë mbetet mbështetëse e taksës 10 për qind për korporatat, por është e nevojshme vendosja e tatimit të përshkallëzuar për ata sektorë monopol, të krijuar nga shteti për shërbime të ndryshme. Mungesa e kreditimit nga bankat është një tjetër shqetësim për biznesin, i cili i kërkon qeverisë ndihmë për një formulë bashkëpunimi për zgjidhjen e ngërçit. Qeverisë së re i kërkohet gjithashtu liberalizimi i tregut dhe shteti të mos ndërhyjë në punët e kompanive, me pretekstin për të rregulluar, pasi në realitet ka ndodhur e kundërta.

ankandi

Nis çlirimi i mjediseve në QSUT

Interesat e borxhit rënie rekord, dje 4 %

Ministria e Shëndetësisë ka nisur zbatimin e planit të masave për lirimin e hapësirave publike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja theksoi se institucioni që ai drejton është i vendosur për t’i kthyer hapësirat publike të QSUT-së, në shërbim të pacientëve. “Që nga sot nisëm zbatimin konkret të planit të masave që kemi marrë për të çliruar mjediset e QSUTsë. Në këtë territor ka shumë aktivitete jo shëndetësore, një pjesë e tyre jo të domosdoshme. Ne vendosem t’i largojmë të gjithë. Kjo qendër ka një masterplan shumëvjeçar të zhvillimit dhe ne jemi të vendosur të zbatojmë atë masterplan. Ky plan do të avancojë ditë pas dite. Jemi të vendosur t’ua rikthejmë QSUT-në qytetarëve”,- u shpreh ministri.

Interesi i letrave me vlerë të qeverisë shënoi një tjetër rënie në ankandin e fundit, duke arritur një rekord të ri minimal, çka do i lehtësojë barrën e borxhit qeverisë së re. Sipas rezultateve të publikuara nga Banka e Shqipërisë, interesi mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore zbriti në 4.04%, nga 4.31% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Me bankat, që po i orientojnë pothuajse të gjitha likuiditetet në blerjen e letrave me vlerë të qeverisë, shuma e kërkuar për shitje për bonot 12-mujore ishte 11.6 miliardë lekë, dhe ajo e pranuar 6.7 miliardë lekë. Për bonot 3-mujore, interesi zbriti në 3.44%, nga 3.69% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Shuma e kërkuar për shitje për bonot 12-mu-

Gjithashtu, ministri Beqja u zotua se do t’i jepet zgjidhje edhe mungesës së medikamenteve, pavarësisht gjendjes financiare të vështirë në të cilën ndodhet QSUT-ja. “Po punojmë intensivisht për të mundësuar furnizimin e domosdoshëm me barna në të gjitha shërbimet bazë të QSUT-së. QSUT është në gjendje të vështirë, ka borxhe 22 milionë USD. Ne kemi një plan për të shlyer detyrimet e QSUTsë”, - tha Beqja. Drejtoresha e re e QSUT-së, Ogerta Manastirliu deklaroi se lirimi i hapësirave publike është vetëm hapi i parë i përmirësimit të cilësisë së shërbimit për pacientët. “Dita e parë e punës sot është t’i rikthejmë hapësirat publike në funksion të QSUT-së, në funksion të pacientëve”,- deklaroi Manastirliu.

jore ishte 4.3 miliardë lekë, dhe ajo e pranuar 2.3 miliardë lekë. Me kufirin e borxhit që pothuajse është ezauruar për tetëmujorin e parë të vitit, qeveria e re pritet ta rrisë atë me gati 100 milionë dollarë. Ndërkohë, kostoja e borxhit është ulur vazhdimisht gjatë këtij viti, duke reflektuar dhe politikën lehtësuese monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, e cila e ka zbritur normën bazë në 3.25%. Tkurrja e kredidhënies nga bankat dhe kanalizimi i fondeve të lira në blerjen e bonove të thesarit, është një tjetër arsye që ka ndikuar në rënien e yield-it të bonove gjatë vitit. Në ankandin e parë të janarit 2013, interesat e bonove 12-mujore dhe 3-mujore ishin përkatësisht 6.6 dhe 5.02%.


6

kronikë

Ditari

Ngjarja mësohet se ka ndodhur dy net më parë në një lokal në afërsi të Unazës së Re në Tiranë, ku anglezja L. Hanes, 27 vjeçe, nga Londra me banim në Tiranë, ndodhej atje për darkë me të dashurin e saj dhe kushëririn e këtij të fundit.

Denoncimi i anglezes për përdhunim, pranga kushëririt të të dashurit Policia arreston Muhamet Mullain për përdhunimin e anglezes së martuar me ish-emigrantin. I dashuri i anglezes, Mariglen Xhepa, arrestohet për plagosjen e kushëririt, pasi e kapi duke kryer seks me të dashurën e tij gjatë darkës në restorant TIRANE- Anglezja denoncon kushëririn e të dashurit se e përdhunoi në tualet gjatë darkës, kushërinjtë përleshen me njëri-tjetrin dhe përfundojnë në spital. Policia arreston njërin prej kushërinjve për “plagosje të rëndë me dashje, me sende të forta”, ndërsa tjetri për “kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”. Lajmi u bë i ditur nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, që thanë se Muhamet Mullai, 35 vjeç, nga Korça, banues në Tiranë, u arrestua me akuzën e kryerjes së “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, në gjendje të dehur”. Ngjarja mësohet se ka ndodhur dy net më parë në një lokal në afërsi të Unazës së Re në Tiranë, ku anglezja L. Hanes, 27 vjeçe, nga Londra me banim në Tiranë, ndodhej atje për darkë me të dashurin e saj dhe kushëririn e këtij të fundit. Hanes ka qenë e martuar më parë me një ishemigrant shqiptar në Angli, por që tashmë thuajse janë të ndarë dhe janë drejt procedurave të divorcit. Tashmë kjo e fundit jeton në një banesë me qira në rrugën “Teodor Keko”, në Tiranë. Gruaja 27-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, mësohet se ka qenë në lokal me të dashurin e saj, Mariglen Xhepo, si dhe me kushëririn e këtij të fundit, Muhamet Mul-

lai, 35 vjeç, të dy këta të fundit banues në Tiranë. Personat mësohet se kanë shkuar në lokal për të ngrënë darkë dhe janë ulur në një nga tavolinat e lokalit, ku pasi kanë marrë shërbimin përkatës nga stafi i restorantit kanë vijuar darkën normalisht. Kur darka në lokal mes tyre ishte drejt fundit, gruaja ka shkuar në tualet, ndërkohë që nga pas është ndjekur nga Muhamet Mullai, i cili mësohet se ka hyrë në tualetin e lokalit, pikërisht në atë të femrave, ku ndodhej edhe anglezja 27-vjeçare, që prej vitesh jeton në Tiranë bashkë me tre fëmijët e saj, ndërsa fillimisht ka jetuar me bashkëshortin, por prej disa muajsh ata tashmë janë drejt divorcit. Burimet e policisë thanë se pas pak kohësh, në tualet ka vajtur edhe Mariglen Xhepo, i dashuri i anglezes. Ky i fundit sipas burimeve të policisë ka qenë më parë i dënuar për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”, ndërsa kushëriri i tij, po ashtu ka qenë i dënuar për akuzën e “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”. Ai ka gjetur të dashurën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me kushëririn e tij dhe menjëherë pas kësaj mes tyre ka nisur konflikti, ndërsa Xhepo ka goditur kushëririn e tij me sende të

forta në trup dhe në kokë ndërsa ata janë përleshur mes tyre, duke marrë dëmtime të rënda në trup. Pas kësaj Mullai ka mbetur i dëmtuar dhe i plagosur dhe është dërguar në spital nga personeli i lokalit, ndërsa aty ka mbërritur policia e kryeqytetit, duke nisur veprimet hetimore në lidhje me ngjarjen. I plagosuri deri dje në mbrëmje ndodhej në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, në sallën e reanimacionit, ndërsa plagë të lehta kishte marrë edhe Mariglen Xhepo. Në flagrancë policia arrestoi Xhepon me akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje, nëpërmjet përdorimit të sendeve të forta”, ndërkohë që arrestoi edhe kushëririn e tij, Mullain, me akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë”. Sipas rrëfimit të gruas, ajo ka qenë në tualet ndërsa aty kishte mbërritur kushëriri i të dashurit të saj, Muhamet Mullai. “Ai erdhi aty dhe më detyroi të kryeja marrëdhënie seksuale me të, ndërsa unë nuk munda ta kundërshtoj”,- mësohet të ketë thënë anglezja, një grua bionde me sy blu dhe me një trup mbi 1.70 cm të gjatë. Ndërkaq blutë e kryeqytetit kanë mësuar se bëhej fjalë për anglezen L. Hanes, e njohur prej tyre për konfliktet që ka pasur në familje me bashkëshor-

tin e saj, një burrë nga Kukësi, ish- emigrant në Angli, me të cilin Hanes mësohet se ka tre fëmijë. Veç deklarimit të gruas, policia mori rrëfimin e stafit të lokalit dhe sipas deklarimeve të tyre, vajza ka shkuar në tualet dhe po ashtu edhe personi tjetër ka shkuar normalisht në tualet. Sipas tyre, reagimi i personit tjetër në tavolinë, Mariglen Xhepos, ka qenë normal dhe nuk ka shfaqur ndonjë gjest negativ deri sa mes tyre ka nisur sherri. Burimet e policisë thanë se nga deklarimet e marra kanë mësuar se më parë, dy kushërinjtë kanë pasur një debat mes tyre në lidhje me pagesën. Kjo ka bërë që policia të dyshojë për një konflikt mes tyre që mund të ketë lindur për pagesën e darkës, apo për ndonjë problem tjetër. Ndërkaq në lidhje me rastin, burimet e policisë thanë se është kryer një ekzaminim mjeko-ligjor i të dëmtuarës, nga e cila është konkluduar se denoncuesja ka kryer marrëdhënie seksuale, por nga ekzaminimi i kryer nuk konstatohej dëmtim që mund të shkaktohet nga veprimet e dhunshme. Por pavarësisht kësaj situate, policia tha se është duke kryer hetimin e ngjarjes, ndërsa mësohet se është duke verifikuar të gjitha versionet e mundshme të saj.

Në gjyq ish-kreu i Urbanistikës, dyshohet për shpërdorim detyre Elbasan Ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik në Bashkinë e Elbasanit është dërguar si i pandehur në gjykatë, pasi dyshohet për shpërdorim detyre në të paktën 20 raste ndërtimesh abuzive. Sipas prokurorisë mësohet se Neritan Zotaj, i cili ka mbajtur detyrën e kreut të INU Elbasan deri në tetor të vitit të shkuar, dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke mos respektuar procedurat ligjore lidhur me ndërtimet e paligjshme. Hetimet kanë nisur në qershor të vitit të shkuar, kur Inspektorati Urbanistik Kombëtar ka kryer një kontroll pranë INU në Bashkinë Elbasan në lidhje me mënyrën e zbatimit të ligjeve dhe akteve nënligjore. “Nga ky kontroll si dhe nga hetimi ka rezultuar

se ishin kryer procedurat e kontrollit dhe konstatimit të një sërë kundravajtjesh administrative në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës nga ana e inspektoreve. Por pavarësisht këtij momenti, nga ana e Kryeinspektorit Neritan Zotaj, nuk rezultoi të ishte kryer vazhdimi i procedurës së përcaktuar në ligj, duke mos u respektuar afati i marrjes së vendimeve përkatëse (marrja e vendimeve pas këtij afati i bën ato të pavlefshme) dhe madje as nuk është kryer në kuadrin e detyrës vendimmarrja”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Më konkretisht, prokuroria thotë se me shkresën nr. 1703/1 prot. datë 05.06.2012 të Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, është vënë në dijeni se gjatë kontrol-

lit të ushtruar, inspektorët në rastet që konstatonin shkelje tek individë apo subjekte ndërtuese mbanin procesverbalet përkatëse dhe ia paraqesin kryeinspektorit. Kryeinspektori brenda një afati 10- (dhjetë) ditor nga data e mbajtjes së procesverbalit, merr vendimin për to, sipas rastit përkatës, referuar shkeljes së konstatuar. Prokuroria thotë se ish-kryeinspektori Zotaj dyshohet se ka abuzuar me detyrën në të paktën 20 raste të verifikuara gjatë hetimit që kanë zgjatur rreth një vit. “Duke mos u marrë vendimet përkatëse dhe duke mos u marrë as në kohë, i është shkaktuar dëm shtetit duke u përllogaritur në këtë dëm vlera përkatëse e gjobës”,- argumenton prokuroria.

aksioni

Ndërtimet pa leje, 10 zyrtarë nën hetim Tiranë Policia thotë se është e angazhuar maksimalisht në evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë personave që abuzojnë me hapësirat publike duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Në hetim janë përfshirë jo vetëm evidentimi dhe pezullimi i këtyre ndërtimeve, por edhe kallëzimi penal për të gjithë zyrtarët që nuk zbatojnë detyrën lidhur me ndërtimet pa leje. Vetëm ditën e djeshme policia tha se janë proceduar të paktën 10 zyrtarë të agjencive ligjzbatuese, të cilët kanë si detyrë monitorimin, evidentimin dhe marrjen e masave ligjore për ndërtimeve abuzive. “Po ashtu janë proceduar 28 persona, si dhe nga shërbimet e policisë janë bllokuar dhe objektet që po ndërtoheshin pa leje në rrethet Vlorë, Fier, Lushnjë, Korçë, Ersekë, Tiranë, Elbasan, Gramsh dhe Shkodër”, - tha zyrtarisht Policia e Shtetit. Sipas burimeve zyrtare mësohet se në qytetin e Vlorës kanë nisur 3 procedime penale në ngarkim të 3 shtetasve për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, si dhe në 9 raste ka filluar procedim penal në ngarkim të punonjësve të Agjencive Ligjzbatuese që kanë për detyrë funksionale monitorimin dhe parandalimin e ndërtimeve të paligjshme. “Për të tre këto raste nga Strukturat Kundër Krimit Financiar ka filluar procedimi penal dhe janë referuar materialet procedurale në Prokurori për veprën penale "shpërdorim detyre" në ngarkim të punonjësve të Inspektoratit Urbanistik Vendor të Bashkisë Vlorë"- tha policia. Por operacioni ka vazhduar edhe në rrethet Fier dhe Lushnjë, ku policia thotë se ka filluar procedim penal në gjendje të lirë për 15 persona. Në Korçë gjithashtu janë proceduar penalisht katër persona për ndërtim të paligjshëm, ndërsa dy raste janë evidentuar në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë kontrollet kanë vazhduar edhe në Tiranë, ku është bërë i mundur arrestimi i një personi për veprën penale "ndërtimi i paligjshëm". "Është bërë arrestimi i shtetasit Besnik Domi, 46 vjeç, banues në Paskuqan Tiranë, pasi është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt trekatësh, për të cilin nuk dispononte asnjë lloj dokumentacioni dhe toka nuk ishte në pronësi të tij”, - tha policia.


kronikë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

krimi

25.09.2013

7

Një pastruese e zonës ka njoftuar policinë, e cila konfirmoi se bëhej fjalë për një sasi tritoli, prej afërsisht 150- 200 gramë

Kryekomunari i Golemit shpëton nga atentati me tritol Lënda plasëse e vënë poshtë veturës ka rënë prej saj, ndërsa policia nisi hetimet. Verifikimet e bluve drejtohen në lejet e ndërtimit dhe prishjet e objekteve pa leje Dashamir Biçaku KAVAJE- Dështon atentati me eksploziv ndaj kryekomunarit të Golemit, pasi detonatori i lagur nuk realizon shpërthimin. Ngjarja ndodhi dje në mesditë, kur policia u njoftua për gjetjen e një sasie lënde plasëse të rënë nga vetura e kryekomunarit të Golemit, Agron Agalliu. Persona të panjohur mundën të vinin një sasi tritoli poshtë automjetit të kryetarit të komunës së Golemit, Agron Agalliu, i zgjedhur në vitin 2011 si përfaqësues i subjektit të Partisë Socialiste. Fatmirësisht, lënda plasëse e mbështjellë me një qese plastmasi, ka rënë nga makina dhe nuk ka shpërthyer. Sipas burimeve të policisë, shkak i mosshpërthimit të saj mendohet të jetë bërë fakti se ndezësi është lagur, duke bërë çaktivizimin e saj dhe duke mos shpërthyer. Një pastruese e zonës ka njoftuar policinë, e cila konfirmoi se bëhej fjalë për një sasi tritoli, prej afërsisht 150- 200 gramë. Ajo mësohet se ishte vendosur me një mekanizëm që komandohej me telefon, por lagia dhe rënia në rrugë ka shmangur dhe shpërthimin, duke evituar kështu një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja të rënda. Menjëherë pas njoftimit, policia mbërriti në vendin ku ishte dhënë informacioni, duke nisur hetimet dhe duke kryer veprimet e para, që kishin të bënin me çaktivizimin e saj dhe më pas me këqyrjen e veturës dhe kryerjen e veprimeve të tjera hetimore në lidhje me ngjarjen. Po kështu hetuesit e zyrës së Krimeve të Rënda në Kavajë kanë marrë deklarimin e Agalliut, mbi konflikte apo përplasje të mundshme që ai mund të kishte me njerëz të caktuar. Nga deklarimet e marra ai mësohet se ka pohuar se

reagimi

Agalliu: Nuk kam konflikte

nuk ka pasur konflikte apo mosmarrëveshje me ndonjë person. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, duke shoqëruar disa persona, ndërsa më pas mësohet se ka marrë edhe deklarimet e dëshmitarëve që kishin parë lëndën plasëse dhe që kishin njoftuar më pas policinë. Nga hetimet e para policia ka ngritur dyshimin se lënda plasëse mund të ishte instaluar gjatë natës nga persona ende të panjohur, që mund të kenë lëvizur në zonën ku banonte kryetari i Komunës së Golemit. Gjatë këqyrjes së lëndës plasëse policia ka gjetur një telefon të lidhur me mekanizmin shpërthyes. Madje si-

p a s b u r i m eve t ë p o l i c i s ë d h e ekspertëve, është vënë re se telefoni kishte dy thirrje të humbura nga një numër me parapagesë i kompanisë telefonike AMC, që tashmë është duke u verifikuar. Policia thotë se nga verifikimet e kryera deri më tani, dyshimet e para në lidhje me ngjarjen janë drejtuar në një konflikt të mundshëm për shkak të punës dhe detyrës së kryekomunarit të Golemit, Agron Agalliu. Sipas burimeve të policisë, një version që është duke u hetuar është ai i vrasjes së mbetur në tentativë në lidhje me ndërtimet pa leje që mund të jenë prishur gjatë kësaj periudhe nga komuna

Golem. Po ashtu burime të policisë thanë se një dyshim i tyre që është duke u hetuar dhe verifikuar nga specialistët e zyrës së hetimit të krimeve të rënda është ai i një konflikti të mundshëm që mund të ketë lidhje me ndërtimet apo me lejet e ndërtimit kryesisht në zonën e vijës bregdetare të plazhit të Golemit, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti për motive personale. Gjithsesi policia tha se është duke hetuar disa pista për ngjarjen, ndërsa sipas saj, veç dëshmitarëve dhe të Agalliut, pritet që të pyeten edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen apo mbi konflikte të mundshme të tij.

“U ngrita në mëngjes për të ikur në një varrim në Berat. Disa punëtorë aty poshtë pallatit më thanë: ‘Agron, ke një qese poshtë makinës’. Unë nuk i vura rëndësi pasi nuk kam absolutisht asnjë problem. Madje sot kam shkuar në një varrim në Berat. Keq më vjen për këtë çështje, pasi nuk kam pasur asnjë konflikt, as ndonjë gjë”,- tha Agalliu. Më tej ai pohoi se “nuk i kam bërë kurrkujt keq, e nuk kam pasur ndonjë përplasje. Më morën në telefon ata të policisë dhe më thanë që kontrollo edhe një herë makinën se mos ke ndonjë pako apo ndonjë gjë. Tani probleme ka pasur, por jo konflikte. Nuk kam patur konflikte, do t’i kisha vënë rëndësi dhe plastmasit po të kisha, nuk i vura rëndësi. Nuk kam patur as konflikte, as kërcënime absolutisht”,- deklaroi Agalliu. Ai tha se nuk do të kërkonte mbrojtje, pasi nuk ka qenë asnjëherë i kërcënuar. “Për çfarë të kërkoj mbrojtje, unë nuk kam asnjë lloj hasmërie, asgjë”. Ndërkohë ekspertët e policisë po punojnë për të identifikuar personat që vendosën lëndën plasëse në makinën e kryekomunarit të Golemit.

masat

Naço: Reformë për sekuestrimin e parave të korrupsionit Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço paralajmëroi dje forcim të masave dhe legjislacionit kundër korrupsionit, duke premtuar një reformë të thellë ligjore edhe në sekuestrimin e aseteve të personave të dënuar për korrupsion. Në fjalën e tij pas takimit me ambasadorin Ettore Sequi, Naço tha se lufta kundër korrupsionit kërkon kontributin e të gjithëve. Ministri i Drejtësisë tha se do të ndryshojë ligji i ashtuquajtur “Antimafia”, me qëllim sekuestrimin e aseteve të zyrtarëve të korruptuar. “Në ditët në vazhdim ne do të paraqesim një paketë anti-korrupsion, që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, ndryshimet që do të bëhen në Kodin e Procedurës Penale, ndryshime këto për ta konsideruar korrupsionin një nga veprat më të rënda që parashikon Kodi Penal”,- tha Naço. Sipas tij, korrupsioni do të përfshihet te krimet e rënda dhe ndryshimet ligjore do të mundësojnë që hetimet dhe gjykimet për rastet e korrupsionit të kryhen nga Prokuroria dhe Gjykata për Krimet e Rënda në nivel kombëtar. Kjo reformë pritet të nisë me krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe gjithashtu pritet t’i japë prokurorisë e gjykatës një mjet efikas në luftën kundër korrupsionit. “Kjo paketë anti-korrupsion do të vazhdojë edhe me ndryshime të

tjera, me ndryshimet në ligjin ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar’ dhe ndaj gjithë atyre që vënë dorë mbi pasurinë, që kanë elemente të veprës penale të korrupsionit, t’u sekuestrohet edhe pasuria”- tha Naço. Ai falenderoi ambasadorin Sequi për ndihmën që i ka dhënë Ministrisë së Drejtësisë dhe shtetit shqiptar për përmirësimin e sistemit të burgjeve, për paraburgimin, për trajtimin me dinjitet të atyre që janë të dënuar, si dhe në përmirësimin e legjislacionit. Nga ana e tij, ambasadori Sequi tha se BE është e përkushtuar të asistojë reformën në sistemin e drejtësisë në terma konkretë. “Ne të dy jemi të qartë që reformat në drejtësi, pra lufta kundër korrupsionit, janë mjetet e duhura për Shqipërinë për të ecur përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, - tha kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Ai garantoi ministrin e Drejtësisë me mbështetjen e BE-së në forcimin e shtetit të së drejtës, por në veçanti me sistemin e drejtësisë, që për ne është vërtet çështje kritike. “Bashkimi Europian beson se Shqipëria ka nevojë dhe meriton të ketë një sistem drejtësie efikas dhe kjo është arsyeja pse ne i mbështesim në këtë mënyrë konkrete reformat e drejtësisë”,- tha Sequi.

AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE

SHPALLJE VENDI PUNE PËR KONKURRIM Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurrim, pozicionin: “Drejtor në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit” (pranë Departamentit të Kërkimit, TI dhe Statistikës) Kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme si dhe kërkesat specifike të vendit të punës si më poshtë: 1. Kërkesat e përgjithshme të vendit të punës: • Diplomë universitare të nivelit të dytë apo diplomë e integruar e nivelit të dytë në degët Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Telekomunikacionesh apo Informatikë. Preferohet profilizimi në degët përkatëse; • Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi tetë; • Të ketë përvojë profesionale mbi pesë vjet në fushën e teknologjisë së informacionit; • Të ketë përvojë profesionale trevjeçare në pozicion drejtues ose me përgjegjësi drejtuese; • Njohuri teorike e praktike për tregjet financiare, në përgjithësi, dhe fushën e sigurimeve, pensioneve dhe letrave me vlerë, në veçanti; • Kërkohet ndershmëri, integritet, kurajo, qëndrim të paanshëm e të ekuilibruar dhe aftësi për t’i rezistuar presioneve. 2. Kërkesat specifike të vendit të punës: Kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit në AMF duhet të plotësojnë kërkesat specifike të vendit të punës që lidhen me: • Aftësi për ideimin e projekteve dhe të strategjive për zhvillimin e teknologjisë së informacionit për mbështetjen e zhvillimit institucional dhe të tregjeve financiare;

Monitorimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve ‘online’ të Autoritetit në lidhje me tregjet e mbikëqyrura dhe bashkëpunimin ndërinstitucional; • Njohuri praktike mbi teknologjinë, pajisjet, rrjetet kompjuterike e pajisjet e përfshira në to; • Organizimin nga ana teknike për krijimin, zhvillimin dhe pasurimin e web site zyrtar të Autoritetit; • Organizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit kompjuterik dhe sistemeve Hardware dhe Software të Autoritetit; • Të garantojë ndërtimin e aplikacioneve të portalit të shërbimeve për shoqëritë e sigurimit; • Të garantojë ndërtimin e aplikacioneve që mundësojnë bashkëveprimin ndërinstitucional; • Të ketë njohuri mjaft të mira të gjuhës angleze. 3. Dokumentet që duhet të paraqiten. Kandidatët që do të aplikojnë duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:  Curriculum Vitae;  Diplomë të shkollës së lartë dhe listën e notave;  Dëshmi të gjuhëve të huaja dhe kualifikimeve të tjera;  Vërtetim i gjendjes gjyqësore;  Fotokopje e ID. Dokumentacioni të paraqitet brenda datës 2 Tetor 2013. Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, i mbyllur në zarf me adresën: Rr. “Dora D’Istria” No. 10 P.O. 8363 Tiranë (Dokumentacioni duhet të jetë origjinal, ose fotokopje e noterizuar. Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit, sjell skualifikim të kandidatit.) Kandidatët janë të lutur të vënë në dispozicion një numër telefoni dhe një adresë poste elektronike për komunikim dhe njoftim.

Këtë njoftim, si dhe detaje të tjera më specifike, i gjeni të publikuara dhe në faqen zyrtare online të AMF www.amf.gov.al


8

festivali i marubit

IHRFFA 8

Jamie Doran, producenti dhe regjisori i famshëm skocez, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare me dokumentarët e tij vjen në Tiranë për t’i prezantuar publikut shqiptar filmin“Beteja për Sirinë”. Ai dhe korrespodenti i Ghaith Abdul-Ahad sjellin pamje tronditëse nga fronti ku rebelët përballen me forcat e regjimi të Bashar al Assad-it

Doran, kandidat i tri çmimeve “Emmy” në Tiranë për Festivalin e Filmit D

okumentarët e tij kanë ngjallur debate ndërkombëtare, janë shfaqur në të gjithë botën dhe janë vlerësuar me çmime. Jamie Doran, regjisori dhe producenti britanik me eksperiencë tridhjetëvjeçare, i kandiduar për tri çmime “Emmy” dhe “BAFTA” ka mbërritur në Tiranë për edicionin e tetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit mbi të Drejtat e Njeriut, ku ai është pjesëmarrës me filmin “Beteja për Sirinë” – një film që dëshmon hapur dhunimin e të drejtave të njeriut dhe masakrat mes civilëve të një lufte që duken pafund. Reporteri Ghaith Abdul-Ahad dhe regjisori Doran tregojnë historinë dramatike të betejës për Alepon, qyteti më i madh i Sirisë. Duke u futur mes milicisë së rebelëve, ata dëshmojnë sesi burrat shkojnë në betejë dhe disa nuk kthehen më pas. Ata dëshmojnë dezertimin e ushtarëve sirianë. Ky film mahnitës arrin të depërtojë thellë mu në realitetin e zymtë të betejës në vijën e frontit për Sirinë. Me 35 mijë të vdekur, me numrin e viktimave që rritet çdo ditë, tmerri i luftës civile siriane nuk mbaron. Në sipërfaqe ka një grup njerëzish tejet të guximshëm dhe ngulmues për të hedhur poshtë atë që e quajnë regjim vrasës dhe të korruptuar. Me përfshirjen e disa skenave shumë tronditëse, filmi “Beteja për Sirinë” tregon historinë e betejës së frontit për të fituar territor, centimetër për centimetër, ndërsa përballen me fuqinë e ushtrisë Siriane me tanket dhe artilerinë e rëndë që bombardojnë zonat e banuara dhe pozicionet e rebelëve nga mëngjesi në mbrëmje. Me superioritet ajror në formën e MIG-ëve dhe helikopterëve luftarakë, ata godasin tokën duke vrarë civilë dhe rebelë. Komandantët e ushtrisë siriane janë ngurrues për t’i çuar përpara në betejë direkt me rebelët nga frika se shumë nga shtresat e ulëta, me shumicë myslimanë suni do të dezertojnë. Kamerat janë prezentë sesi një dezertor ndryshon krahët mes festimeve jubilarë të rebelëve. Filmi gjithashtu hedh vështrimin mbi rolin e rëndësishëm të snajperëve të qeverisë. Trupa të pajetë civilësh, të rinj e të vjetër, kanë mbushur rrugët, në pamundësi apo pa dëshirë për të ikur, të strukur nga frika në momentin e vdekjes. Ajo që shfaqet është një pikturë e pazbukuruar e luftës që asnjëra nga palët s’mund ta fitojë dhe që mund të zgjasë pafund, me muaj apo edhe me vite, nëse nuk formulohet një plan paqeje. Gjatë karrierës së tij Doran ka prodhuar shumë dokumentarë që dëshmojnë mbi abuzimin e të drejtave të njeriut. Filmi i tij “Djemtë valltarë të Afganistanit” shfaq abuzimin seksual me fëmijët nga komandantët e ish aleancës së veriut në Afganistan. Filmi tjetër mbi masakrën afgane “Karvani i vdekjes” deklaronte se trupat amerikanë ishin përfshirë në masakrën me të burgosurit talebanë në 2001-shin. Qeveria amerikane dhe aleatët në Afganistan e hodhën poshtë pretendimin. Një version paraprak i filmit u shfaq në parlamentin europian dhe atë gjerman në vitin 2002 duke shkaktuar jehonë të madhe mediatike në Europë. Një tjetër nga filma e tij të debatuar , “Afganistan: pas vijës së armikut”, i shfaqur në shkurt 2010, përfshin një gazetar që përzihet me grupet radikale islamike, ndërsa ata ndërtojnë dhe vendosim bomba anës rrugës dhe përpiqen të zënë ë pusi ushtarët e koalicionit. Në maj të vitit 2010, Doran u kandidua për një Çmim BAFTA me këtë film, një muaj më vonë fitoi dy çmime “One World Media” si dokumentari më i mirë televiziv. Ndërsa tri filmat e prodhuar nga kompania e Doran “Clover Films” Al Qaeda në Jemen», “Beteja për Sirinë” dhe “Nuset e opiumit” janë kandiduar për çmimet ‘Emmy’ të këtij viti. Pas vizitës njëditore në Tiranë, Doran do të udhëtojë menjëherë drejt NjuJorkut, ku më 1 tetor do të mbahet edhe ceremonia e çmimeve “Emmy”.

Dita III Në program • “Dashuri Dhe Plehra”, nga Hanna Polak (16:00) • “Vajza Afgane”, nga Louis Elsass (16:08) • “Rogalik”, nga Paweł Ziemilski (16:10) • “Ëndrra e rikthimit”, nga Dario Samuele Leona (16:30) • “Fjalët e dëshmitarit”, nga Mai Iskander (16:50) • “Beteja për Sirinë”, nga Jamie Doran (18:10) • “Mama e paligjshme”, nga Ed Moschitz (18:40) • “Kaosi i heshtur”, nga Antonio Spanò (20:30) • “Brenda një Irani të mbyllur: Letra nga Irani” nga Manon Loizeau (21:25)

“Heshtje në kaos” për 40 ditë, 130 orë e 45 minuta Janë dy vëllezër në kërkim të telasheve. Të telasheve të të tjerëve. Dhe në zbulim të historive njerëzore të vendeve të largëta. Siç kanë tentuar të bëjnë me dokumentarin “Kaosi i heshtur” që do të shfaqet sot te “Marubi”, xhiruar në një rajon të Kongos, ku pleksen lufta civile, besimet te magjia dhe historitë e të shurdhëve që konsiderohen të mallkuar Antonio dhe Agostino Spanò dhe dy miq të tyre u nisën janarin e vitit 2011 për të realizuar një dokumentar mbi “luftën e harruar” të Kongos, por u kthyen që andej me një temë të re që e gjetën nëpër rrugët e rajonin të Kivut Verior. Pas dokumentarit të parë “Our Sky, our Land”, mbi genocidin e kurdëve në Irak, që ka fituar çmimin “UNICEF” në Itali, dy vëllezërit janë të vendosur t’i kushtohen kinemasë dhe të sjellin nëpërmjet saj historitë njerëzore të atyre që jetojnë larg hundës së Evropës. Pas udhëtimit të parë në Kongo, mendojnë të kthehen sërish aty, për t’u thelluar në historinë e njerëzve që nuk dëgjojnë. Antonio, regjisori, por që është marrë edhe me kamerën e montazhin, dhe Agostino, një nga skenaristët, rrëfejnë detajet e 40 ditëve në Afrikë, 130 orëve xhirime dhe 45 minutave dokumentar. Çfarë ju shtyu të shkonit në Kongo? Ne shkuam me një tjetër pikëpamje, donim të raportonim luftën e fshehtë në territorin lindor të Kongos. Bashkë me dy miqtë tanë që punojnë me ne, mblodhëm forcat ekonomike dhe u nisëm. Kishim një ide investigative që të sillnim realitetin e atjeshëm në Itali dhe në Evropë, atë që quhet lufta e harruar, dhe atje më pas lindi tema e dokumentarit. Ditën e tretë të qëndrimit tonë takuam rastësisht në rrugë një person që nuk dëgjonte. Bashkëpunëtori na çoi në shkollën e vetme fillore për fëmijët e shurdhët. Deri në atë moment ishim të shkurajuar sepse ishim në një vend në luftë dhe njerëzit nuk kishin as kohë, as dëshirë të flisnin me ne, por në shkollën ku shkuam, fëmijët ishin më të gjallë. Ajo që na bëri përshtypje ishte që, ata që nuk kishin mundësinë e fjalës donin më shumë të komunikonin. Kishin nevojë të ndiheshin të pranuar. Shoqëria i refuzonte ata? Kultura kongoleze i trajton si të pushtuar nga shpirtrat e këqij dhe i mban larg. Afrikanët kanë vështirësi të pranojnë personat ndryshe, diversiteti

Antonio dhe Agostino Spanò, në oborrin e Akademisë “Marubi”

fizik apo mendor quhej si faj që duhej ndëshkuar. Edhe në kulturën perëndimore, shekuj më parë ka ekzistuar ky qëndrim, prandaj kjo nuk na skandalizoi. Është një realitet që, ne mendojmë që nuk ka pse na bën të mendojmë që ata janë poshtë nesh kulturalisht, për duhet të na bëjë të shohim rrotull njerëzit me paaftësi, për të parë nëse sinqerisht sillemi ndryshe, apo te ne ka më shumë hipokrizi. Në Kongo, ç’ndodhte konkretisht me fëmijët që nuk dëgjonin? Ata shpesh dhunoheshin, ose braktiseshin. Shumë nuk kishin raporte me familjen, dhe rrinin gjithë kohës në shkollë. Problemi qëndron në faktin se është vetëm ajo shkollë me pak klasa, që mbledh fëmijë nga 4-5 vjeç në 20-25 vjeç dhe më pas duhet t’ia dalin vetë, ndonjëherë edhe të vjedhin. Takuat ndonjë të rritur? Nuk takuam të rritur, gjë që na bëri të mendonim, por nuk mund të themi që nuk ekzistojnë. Më e rritura ishte një vajzë e moshës sonë tek të 30-at, që ishte bërë mësuese. Është një vend me 5 milionë të vrarë në luftërat civile dhe është e vështirë të biesh në gjurmë të personave. Por ju e prekët dhe luftën në dokumentar Duke qenë në Kongo nuk mund të mos flisnim për luftën. Prandaj deshëm të fusnim dhe rebelët Mai-mai. Me ndihmën e misionarit që na ndihmoi i takuam tri herë. Mai-mai janë shumë të lidhur me territorin, luftojnë kundër kujtdo, kundër mi-

licisë ugandeze, ruandeze, madje disa grupe luftojnë kundër njëri-tjetrit. Janë shumë ksenofobë, çdo gjë që vjen nga jashtë shihet si agresion. Mai-mai do të thotë ujë, pasi ata besojnë që plumbat kundër tyre bëhen ujë. Besimet te magjia i bëjnë të mendojnë që do jenë fitues kundër tjetrit, por po kjo besëtytni i bën ata dhe gjithë popullsinë, që ta braktisë, ta largojë, ta vrasë të afërmin e vet me një handikap fizik apo mendor. Kemi këmbëngulur që të krijonim ura mes luftës, mes Mai-mai dhe personave që nuk dëgjonin dhe është pikërisht kjo ndjeshmëri arkaike, mistike. Nuk është një film politik, neve na intereson të tregojmë historitë njerëzore. Në këtë rast ishin njerëzit që nuk dëgjonin dhe viktimat e luftës. Pra kemi dy rrafshe, jo vetëm një linjë? Dokumentari ndërtohet në dy rrafshe të ndara, atë të fëmijëve që nuk dëgjojnë, dhe të luftës. Nëpërmjet refleksioneve bashkohen dy binarët paralelë, ata që nuk dëgjojnë na flasin për vete dhe për luftën, Mai-mai na flasin për luftën dhe indirekt duke folur për fuqitë magjike na flasin për atë që mund të jetojnë ata që nuk dëgjojnë. Është një dokumentar që donim ta sillnim në nivel sugjestionimi. Nuk ka një temë që ndjek një rrugëtim logjik e arrin në fund. Ne donim të krijonim spirale emocionale dhe refleksione. Kjo na erdhi spontane, ndoshta sepse kishim dhe ne ende shumë emocione për t’i klasifikuar. Çfarë do donit të perceptohej nga kjo histori? Ajo që do donim të perceptohej ishte një mungesë totale perspektive e të gjithë njerëzve, diçka përtej dorëzimit. Nuk kishte asgjë romantike në atë pjesë të Afrikës. Shumë na kanë pyetur: nuk kishte asgjë të mirë në Kivu? Jo, janë njerëzit që janë të mirë, por 15 vite luftë, më shumë sesa 5 milionë të vrarë, kjo është shumë shtypëse, prandaj dhe zgjodhëm një kolonë zanore origjinale që e ka kompozuar një miku ynë. Ia kërkuam ne ta bënte elektronike, për të kontrastuar me temën. Ne jemi italianë, europianë që shkuam atje për ta sjellë temën e tyre në Evropë, prandaj menduam që muzika afrikane nuk do përshtatej me idenë. Ka qenë një zgjedhje stilistike. Megjithatë, ju temat i kërkoni jashtë Italisë. Pse kjo zgjedhje? Kemi pasur gjithmonë pasionin për politikën e huaj, pasi do na pëlqente që të sillnim në vendin tonë histori për të cilat nuk jemi mësuar të dëgjojmë, histori që janë larg nesh, por që nuk janë aq larg pasi na ndikojnë. Dokumentarët në Itali, 95 % tregojnë histori të realitetit italian, kurse neve na pëlqen të njohim realitete të tjera, nuk mjafton vetëm të lexosh, është shumë ndryshe po t’i shkosh t’i shohësh.


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Faqe 9

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.09.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Një histori me dy fotografi

S

ot, kryeministri Edi Rama do të ketë mundësinë të takohet dhe të bëjë një fotografi zyrtare me Presidentin Barack Obama. Do të jetë një rast shumë i ndryshëm nga rrethanat në të cilat u bë fotografia e parë mes të dyve, kur të dy politikanët kishin sfida elektorale përpara tyre. Edi Rama, që sipas medias në Shqipëri, kishte fluturuar për në SHBA posaçërisht për këtë mundësi, e përdori fotografinë e parë, të zmadhuar në maksimum si një sfond në skenën nga nisi zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet që e sollën në pushtet. Pamja intime dhe dashamirëse mes dy udhëheqësve e fiksuar në atë fotografi, besoj se kishte si synim identifikimin e kryetarit socialist me presidentin amerikan, por paralajmëronte edhe vijimshmëri në politikën pro-amerikane të Shqipërisë, nëse socialistët vinin në pushtet. Nuk kishte asgjë të keqe në këtë. Sidomos pas fitores së tij të bujshme në vitin 2008, mania e politikanëve për të imituar apo dhe identifikuar veten me Barack Obama-n ishte një fenomen mbarëbotëror. Edhe kundërshtari i Edi Ramës, kryeministri Sali Berisha në të dy fushatat zgjedhore, të viteve 2009 dhe 2013, i kishte sloganet qendrore të fushatës së tij, përpunime të sloganeve në fushatat paraprirëse respektive të Presidentit Obama. Pas një vale anti-amerikanizmi në një pjesë të medias opozitare, në fillim të vitit 2011, ishte gjithashtu pozitive që kryetari i opozitës shqiptare identifikohej me presidentin amerikan dhe u jepte rëndësi raporteve mes dy shteteve. Zgjedhja e fotografisë ishte gjithashtu kurioze, duke pasur parasysh se më shumë se demokratët liberalë amerikanë, janë socialistët kontinentalë të Europës që u japin më shumë mbështetje dhe tregojnë interes për fatin e socialistëve në Shqipëri. Po kjo është një temë tjetër. Fotografia në sfondin e skenës së fushatës mund të jetë vendosur për t’u kthyer në simbol frymëzimi, po ajo u bë shpejt edhe

koment Ruben Avxhiu

Nga ana tjetër është një kujtesë që kryeministri, i cili e ka përbuzur deri tani vendimin e paraardhësit të tij për një firmë lobuese në Washington, ta rikonsiderojë atë. Më së paku do t’ia kishte shmangur sikletin që u krijua me fotografinë e parë. Në fund, ia vlen ta përsërisim se më shumë se fotografi me politikanët amerikanë, shqiptarët kanë nevojë për politikanë që mishërojnë civilizimin dhe tolerancën e politikës amerikane, aftësinë e bashkëjetesës dhe dialogut me kundërshtarët, lirinë dhe dinjitetin e medias, lirinë dhe pavarësinë e gjyqësorit dhe respektimin e institucioneve që nga Presidenti e më poshtë.

simbol kontroversal, kur në media filluan të dalin të dhëna për mënyrën se si ishte marrë ajo. Duket se një pronar limuzinash nga New Jersey kishte paguar $80,000 për dy vende në një darkë fondmbledhëse në Las Vegas, në emër të tij dhe të gruas, po pastaj në vend të bashkëshortes kishte udhëtuar aty me Edi Ramën. Detajet e kësaj historie nuk janë qartësuar tërësisht, po reagimi disi i mefshtë nga ana socialiste të bën të mendosh që ka pasur diçka, të paktën të pamenduar mirë, në këtë orvatje, vlera e së cilës në zgjedhje mbetet e paqartë. (Shqiptarët që do të votonin për PS-në do ta bënin këtë edhe pa fotografinë e Ramës me Obamën. Të pavendosurit e të pavarurit e rrallë të Shqipërisë vështirë se ndikohen nga një foto.) Pati kërkesë nga një kongresist i njohur republikan për ta hetuar çështjen. Disa konservatorë në SHBA janë të marrosur pas idesë se Amerika kërcënohet nga një konspiraci ndërkombëtare socialiste, euro-centrike, OKëBëiste. Ky rast do të ishte një ilustrim i dashur për të treguar se nuk është e tëra marrëzi kjo ide. Imagjinoni domethënien për ta: “Një kryetar i një partie ish-komuniste financon fshehtas kandidatin demokrat për president”. Po ata nuk janë problem. Nga ana tjetër, në vija më serioze, media dhe politikanët anti-Obama do të gjenin gjithsesi një mundësi më tepër për të hedhur hije mbi suksesin e dytë elektoral të presidentit. Rama mund të ketë udhëtuar në SHBA për t’u ndihmuar nga lidhja me Obama-n po në shkëmbim hapi, pa dashje, një mundësi për ta dëmtuar atë. Ky aspekt mund të bëhej shumë shqetësues për kryesocialistin shqiptar, mirëpo, për hir të së vërtetës, shuma e dhuruar ishte mospërfillëse në planin e gjerë të më shumë se një miliard dollarë të shpenzuar për fushatën më të shtrenjtë elektorale në historinë botërore. Republikanëve ndërkohë u erdhën shumë më tepër mundësira për ta sulmuar presidentin: nga skandali në Libi në atë me institucionin e taksave,

Erdhi ustai

te përgjimet e dyshimta dhe rrëmuja e politikës në Lindjen e Mesme. Historia ishte gjithsesi shqetësuese të paktën në dy plane: Veprimi i kryeministrit të ardhshëm binte në një zonë gri të ligjit, duke flirtuar me shkeljen e rregullave federale të financimit zgjedhor dhe e dyta ishte mungesa e këshillimit të tij me njerëz kompetentë nga komuniteti shqiptar në SHBA. Të dyja janë në fakt të lidhura me njëra-tjetrën. Komuniteti është i pasur me njerëz që prej dekadash kontribuojnë financiarisht në politikën amerikane. Ata e dinë se si veprohet. Shqiptarët nuk e kanë blerë miqësinë e Amerikës, por donacionet politike e zgjedhore e kanë lehtësuar mundësinë tonë për të shprehur anën tonë të së vërtetës, për të paraqitur fakte e për të argumentuar e interpretuar zhvillimet në rajon sipas pikëvështrimit shqiptar. Është e vërtetë se plotkush në komunitetin shqiptar të Amerikës ka antipati dhe alergji ndaj Partisë Socialiste dhe disa edhe kundër Edi Ramës personalisht. Po kjo nuk do të thotë se nuk ka plot dashamirës e mbështetës të tij në këtë diasporë. Edhe shumë prej tyre që nuk e mbështesin politikisht do ta kishin ndihmuar me kënaqësi për t’u qartësuar nga pikëpamja ligjore apo do të ishin angazhuar që të mundësonte takime me vlera. Të jesh kundër Partisë Socialiste nuk do të thotë që dëshiron të shohësh Shqipërinë apo politikanët shqiptarë të vendosur në situata komprometuese apo të sikletshme. Ka shumë paragjykime në komunitet për PS-në, por ka një dyshim se edhe në krahun e majtë të politikës shqiptare ka një vështrim e konceptim njëdimensional të diasporës, duke humbur e mos vënë re larminë e jashtëzakonshme, që është pasuria më e madhe e shqiptarëve të Amerikës. Sot, Edi Rama do të fotografo-

het zyrtarisht me Presidentin Barack Obama. Është një moment i rëndësishëm edhe për zyrtarë të vendeve më të mëdha e më të rëndësishme se Shqipëria, po që në vetvete mbetet një akt formal, një nder që i bëhet “kujtdo”. Lëmshi me fotografinë e parë duket se ka mbetur pas dhe më mirë ashtu. Interesat shqiptare preferojnë të mos komplikohen kot nga ngjarje të tilla të shmangshme dhe të panevojshme. Është e natyrshme që opozita shqiptare ta përdorë përsëri për pikë politike apo për të diskretituar kryeministrin. Është në natyrën e lojës. Po e mira është që të presë raste e arsye të tjera të cilat nuk do të mungojnë, sesa këtë punë të shkuar e që bezdis jo vetëm Ramën por edhe imazhin e Shqipërisë njëfarësoj. Mjeshtëria në politikë më shumë se të kritikosh kundërshtarin është të gjesh momentin dhe arsyen më të mirë për ta bërë këtë. Nga ana tjetër është një kujtesë që kryeministri, i cili e ka përbuzur deri tani vendimin e paraardhësit të tij për një firmë lobuese në Washington, ta rikonsiderojë atë. Më së paku do t’ia kishte shmangur sikletin që u krijua me fotografinë e parë. Në fund, ia vlen ta përsërisim se më shumë se fotografi me politikanët amerikanë, shqiptarët kanë nevojë për politikanë që mishërojnë civilizimin dhe tolerancën e politikës amerikane, aftësinë e bashkëjetesës dhe dialogut me kundërshtarët, lirinë dhe dinjitetin e medias, lirinë dhe pavarësinë e gjyqësorit dhe respektimin e institucioneve që nga Presidenti e më poshtë. “Rilindje”, pavarësisht nga ngjyra e kuqe apo blu, do të ketë vetëm atëherë kur “bota” të mos rrotullohet më rreth politikanëve shqiptarë, por rreth qytetarit shqiptar. E për këtë duhet që ky i fundit të ndërgjegjësohet i pari dhe të braktisë servilizmin e partizanizmin për të rrëmbyer privilegjin që i takon.

www.illyriapress.com


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Blog / Në vend të kompjuterit, një pasqyrë për deputetët

25.09.2013

Kulturë / Për zonjat që braktisën sallonet vjeneze për dashurinë shqiptare

11

Nëntë të dhjetat e njerëzve janë krijuar që ti të duash të jesh me një të dhjetën që mbetet. -Horace Walpole

Mes Lasgushit dhe Kekos N

ga “sebepi” i tunelit të Elbasanit përfundova në Pogradec. Kur ra muzgu u ula karshi përmendores së Lasgush Poradecit... Ndërmend më erdhi një histori. Në vitin 1987 punoja në gazetën “Bashkimi”. Teodor Keko punonte në gazetën “Drita”. Të dy me shërbim në Pogradec. Secili për hesap të vet. Në mbrëmje, zumë një tavolinë në lulishten e Hotel-Turizmit të vjetër. Me një gotë birrë përpara, në gjysmerrësirë, shijonim melodinë e dallgëve të liqenit...Para nesh u shfaq një burrë i vjetër. Me një shkop në dorë. Nëpër këmbë i vërdallisej një kone...Kur u afrua te tavolina jonë, u dëgjua një zile...Plaku futi dorën në xhep. Nxori një sahat tavoline. Pa orën duke thënë: “Pusho, moj e flamosur?!” ”Ç’ësht’ mo kjo fantazmë,- pëshpëriti Dori,- duke zgurdulluar sytë... Pastaj thirri: O Zot! Na mbiu fati mbi tavolinë! Ky është Lasgushi?!...” I bëmë vend në tavolinë. Na pa vëngër. Nuk na njohu. Nuk na kishte dëgjuar...Lëshoi vetëm një psherëtimë: “Këta të Komitetit Ekzekutiv duhen vrarë me bukë në gojë!...Më sjellin vërdallë... Nuk ma marrin vajzën në punë...E kam mësuese dhe më duhet ta kem në Pogradec”... U ngrit duke mërmëri-

tur... I zgjatëm dorën. Na mbeti kobure! Lasgushi u largua. Pa na dhënë dorën. Pa na përshëndetur...E përpiu errësira, nën melodinë e valëve të liqenit...”Si fantazmë erdhi, si fantazmë u largua, - tha Dori, duke hapur bllokun e shënimeve”...(Vite më vonë, më tregoi disa vargje të shkruara në atë natë.) -Të të tregoj një perlë,- më thotë Dori.- Ma ka treguar Ismail Kadare. Në vitin 1946 ministër i Arsimit ishte Sejfulla Malëshova. Edhe ky poet. Edhe ky i ditur e me shumë gjuhë si Lasgushi. Ministri i Arsimit, diku kishte bërë humor me poetin nga Pogradeci. Lasgushi e mori për tallje. Vjen në Tiranë. Kërkon Sejfullanë dhe fton...në duel! Si në mesjetë! Si kalorësit...Vetëm një poet i madhërishëm, që jeton me kokën mbi re, mund të bëjë proçka të tilla në socializëm?! Një ditë më vonë shkova në Komitetin Ekzekutiv. Do shkruaja për një shkollë. Përfitova nga rasti dhe pyeta për vajzën e Lasgushit...Më thanë si ishte në Tiranë. Lasgushi është në pikë të hallit. I varfër dhe i vetmuar. Kërkon ta bjerë vajzën të punojë në Pogradec. Por lëvizjen e mësuesve e bën Ministria e Arsimit...

Teodori vazhdoi rrugën për në Korçë. Unë qëndrova edhe një ditë në Pogradec. Në darkë takova Vaso Samsurin. I tregova për takimin me Lasgush Poradecin. Kaq mjaftoi që Vaso të “shpërthejë”. Në fillim nisi të recitojë poezi. Unë hapa bllokun për të shënuar një varg, që më ka ndjekur gjithë jetën: “Dashuronte...dashuria...” I thashë të më tregonte për jetën e poetit. E vërteta është se në atë vit dija shumë pak. Poezitë e tij, u ribotuan të plota në vitin 1989. E bukura është se emri Lasgush Poradeci është pseudonim. Ai quhet Llazar Sotir Gusho. Ka qenë traditë në vitet ’30. Edhe Mitrush Kuteli është pseudonim i Dhimitër Paskos. Po kështu Migjeni, Lame Kodra (Sejfulla Malëshova), Lumo Skëndo, ChriChri... Lindi në vitin 1899. Kështu vazhdoi të tregonte Vaso Samsuri. Kur ishte 9 vjeç, babai e dërgoi djalin në Rumani. Zuri Lufta e Parë Botërore. Lasgushi u kthye në Pogradec. Nuk e mbaroi Liceun. Babi e nisi më vonë në Athinë. Pa fat. Atje poeti u sëmur. Qëndroi dy vjet në sanatoriumin “Sotiria”. Por babai ishte kokëfortë, si mushka. Në vitin 1921 e nisi përsëri në Rumani. Në verën e vitit 1924, kryem-

Shënimet e gazetarit Mitro Çela

Vitin e kaluar, Ismail Kadare publikoi dy letra që ia kishte dërguar Lasgushi. Në letrën e parë poeti shkruan se nga Pogradeci është larguar Ana Luka, mësuese e letërsisë. Vendi është bosh. I kërkon ndihmë Kadaresë. Të ndërhynte në Ministri të Arsimit. Të nisnin dy gisht letër, për të emëruar vajzën e Lasgushit si mësuese. Në letrën e dytë poeti shkruante se kishte qenë në Komitet. Puna zgjidhet edhe me telefon. “I dashuri Ismail! Të lutem! Ndërhy që ministria të marri në telefon Komitetin?!...”

inistri Fan Noli i dha një bursë. Shkoi në Austri. Qëndroi 10 vjet në Grac. Fiton titullin Doktor-Profesor. Perlat Lasgushi i shkroi para Luftës së Dytë Botërore. Dy libra: “Vallja e yjeve” dhe “Ylli i Zëmrës”. Lasgushi është i madh si poet. Por akoma më i madh si përkthyes. Ai ka bërë të flasin shqip Gëte, Hajne, Bajron, Hygo, Pushkini, Lermontovi, Shelli, Bërns, Eminesku etj... Të të tregoj edhe një sekret?- më thotë Samsuri. - Poezitë më të bukura, Lasgushi i shkroi në rini...I frymëzuar nga dashuria për një vajzë të huaj... Ajo e ndjek si fantazmë edhe në pleqëri poetin plak...Dhe dashuria të bën si të marrë... Vitin e kaluar, Ismail Kadare publikoi dy letra që ia kishte dërguar Lasgushi. Në letrën e parë poeti shkruan se nga Pogradeci është larguar Ana Luka, mësuese e letërsisë. Vendi është bosh. I kërkon ndihmë Kadaresë. Të ndërhynte në Ministri të Arsimit. Të nisnin dy gisht letër, për të emëruar vajzën e Lasgushit si mësuese. Në letrën e dytë poeti shkruante se kishte qenë në Komitet. Puna zgjidhet edhe me telefon. “I dashuri Ismail! Të lutem! Ndërhy që ministria të marri në telefon Komitetin?!...”

Burokracia dhe drejtësia

B

urokratët (që buron nga frëngjishtja bureau –“zyre” dhe nga greqishtja krátos“pushtet”) që politikisht nënkupton një pushtet, ose më qartë formë e ushtrimit të pushtetit, pa orientim politik, që karakterizohet nga rregulla të përcaktuara qartë e të ngurta, abstrakte, të përgjithshme, procedurash e ndarje përgjegjësie dhe një hierarki të fortë e pandryshueshme nga personi që e ushtron përkohësisht atë, janë të domosdoshëm, e aq më tepër policët, prokurorët dhe gjyqtarët. Një pjesë e tyre madje punojnë me n d e r s h m ë r i d h e p ë rku s ht i m megjithëse marrin një pagë fyese. Por nëse politikanët japin llogari për punën e tyre dhe nëse kanë gabuar rëndë ndëshkohen me votë, duke u larguar, grupimi i mësipërm teorikisht, sipas ligjit, mund të rrijë gjithë jetën. Qytetarët votojnë kundër sepse keqtrajtohen, nuk u zgjidhen hallet nga burokratët dhe aktorët e drejtësisë. Shumë pak prej tyre kanë probleme që kërkojnë drejtim e zgjidhje nga kryeministri, ministrat apo deputetet. Atëherë përse për fajet e të tjerëve paguajnë politikanët?! Natyrisht që përgjigja është e thjeshtë. Janë ata, që para se të vijnë në pushtet dhe me qëllim që të vijnë në pushtet, premtojnë qiellin dhe tokën, përmirësimin e menjëhershëm të jetesës dhe zgjidhje për çdo problem në 100 apo 300 ditët e para. Por përse ndëshkimi zgjedhor tek ne nuk vjen, siç ndodh në vendet me demokraci të zhvilluar, duke votuar për

koment Edmond Banushi

alternativën më të mirë, por për shkak të votës kundër? Dhe kjo përgjigje është e thjeshtë. Politika jonë është kryekëput klienteliste. Emërimet e të gjithë drejtuesve të institucioneve dhe pjesa dërmuese e administratës publike janë politike, d.m.th caktohen njerëz anëtarë, simpatizantë të partive që përbëjnë mazhorancën parlamentare si shpërblim i pastër për kontributin dhe mbështetjen. Idem në organet e drejtësisë dhe në policinë e shtetit. Dy janë kategoritë që përgjithësisht bëjnë karrierë në këto organe: ata që kanë lidhje të forta të drejtpërdrejta politike me pushtetin ose ata që ushtrojnë korrupsionin në formën më të keqe të tij, ndikimin e paligjshëm. Thënë më thjesht, shkelin ligjin si pasojë e ndërhyrjes në favor të tyre të personave me pushtet. Kësisoj del qartë se pas reformimit nëpërmjet votës së sovranit popull, të legjislatorit, reformimi i administratës publike, burokratëve, dhe drejtësisë është kushti primar për suksesin e një qeverie. Mjafton të kujtojmë që nga kontrollet e ndryshme prej auditit ose KLSH-së, se edhe pse dëmet financiare duken të mëdha, ato janë një pikë uji në oqean, krahasuar

me shpërdorimin e energjisë dhe kohës (energji +kohë = para) së njerëzve dhe sipërmarrësve në zyrat e shtetit. Është ky thesari i fshehur i ekonomisë shqiptare, që mund ta çojë rritjen modeste prej 1,9 % me 2 shifra. Emërimi në krye të institucioneve i njerëzve me integritet moral, me qëllime dhe dëshira të mira nuk mjafton. Ata janë të detyruar të pësojnë një “paradoks të evolucionit”, d.m.th ndonëse janë vendosur në krye për të kontrolluar vartësit, janë këta të fundit që kontrollojnë që iniciativa e tij politike të jetë brenda ligjeve, normave dhe rregullave në fuqi. Kjo kërkon që këndvështrimi i drejtuesve të rinj të mos jetë ideologjik që i sheh bashkëpunëtorët si kundërshtarët politikë të dikurshëm. Duhet t`ua bëjë të qartë specialistëve të “Jo-së”, atyre që mbretërojnë në pellgun e ndotur të rregulloreve të vjetra e të reja, të ndryshuara më shumë sesa të zbatuara ndonjëherë, mbushur me kundërthënie, se kriteri i vetëm i qëndrimit në punë do të jetë meritokracia, ndjekja e ritmit që drejtuesi do t`i japë institucionit. Përmirësimi i legjislacionit të bëhet duke patur parasysh paralajmërimin që filozofi i madh anglez Francis Bacon i bënte parlamentit 4 shekuj më parë “kur normat ligjore kërkojnë të zgjidhin çdo rast të veçantë, duke shpresuar të japin siguri, prodhojnë diskutime pa fund që ngatërrojnë dhe bëjnë më të vështirë interpretimin”. Për fat të keq, ndryshimi në administratë i kulturës së punës ka aleat vetëm kohën. Politikanët që prem-

tojnë ndryshimin rrënjësor nga sot, nesër, shesin iluzione. Të gjitha këto nuk kanë asnjë vlerë nëse nuk reformohet sistemi i drejtësisë. Parakushti i mirëqenies është siguria. Vetëm pasi të ulet ndjeshëm numri i krimeve ordinere, i vrasjeve, kur Lazarati nga ishulli i hashashit të shndërrohet në muze të drogave të lehta, mund të flitet për rritje ekonomike dhe luftë ndaj korrupsionit. Sipas gazetarit të njohur gjerman Jurgen Roth, landi i Bavarisë ka kriminalitetin më të ulët, pasi aty policia është më e pavarur nga politika se në p j e s ë n t j e t ë r t ë Gj e r m a n i s ë . Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga elementët e inkriminuar duhet të kryhet me të njëjtën shpejtësi që duhet të rritet pavarësia e saj nga politika. Krijimi i FBI -së “alla shqiptarçe”, duket se shkon në drejtimin e kundërt. E njëjta gjë vlen dhe për prokurorët që në thelb janë rojtarë të ligjit, por që për shkak të sistemit të përzier inkuizitorakuzator që kemi dhe pranisë së madhe të ish-prokurorëve, ish- hetuesve të kohës së diktaturës, në prokuroritë dhe gjykatat e të gjitha niveleve, sillen si padronë të tij. Dënimet e paramenduara, cenimet me lehtësi të lirive personale, dënimet e dhëna prej gjyqtarëve jo për shkak të elementeve dhe provave të sjella, por për të mos hedhur poshtë punën e prokurorit, shmangin meritokracinë dhe ulin besimin tek ky organ i rëndësishëm. Ndonëse për të realizuar drejtësi duhet patjetër bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve, e i të gjitha hallkave të institucioneve shtetërore, roli

më i rëndësishëm i takon arbitrit, gjykatës. Atje thuhet fjala e fundit. Por që kjo fjalë e fundit të jetë sa më afër të vërtetës, e t`i shërbejë të gjithëve dhe të ardhmes, gjyqtarët nuk kanë nevojë vetëm për pavarësi nga politika, ata duhet të vendosin në liri. Vlerësimi i punës së tyre nuk mund të marrë shkas nga pafajësitë e dhëna apo dënimet e buta, por nga e kundërta. Zakonisht, për shkak të korrupsionit, pafajësitë e padrejta ecin paralel me dënimet e padrejta. Vendimet e gjykatës kanë për qëllim të plotësojnë një nevojë të shoqërisë, për të ditur të vërtetën dhe për të rivendosur në vend të drejtën, por askush nuk duhet të presë Drejtësinë Hyjnore. Ata janë qenie njerëzore dhe si të tillë udhëhiqen nga kultura dhe formimi i tyre personal dhe profesional, ku nuk shmangen bindjet e tyre ideologjiko-politike. Edhe qeveria duhet t`i zbatojë vendimet e gjykatës dhe kur nuk ka të njëjtin mendim me to, jo t`u drejtohet VKMve apo ligjeve të posaçme për t`i anashkaluar. Është shembulli më i keq që mund t`i japin qytetarit. Në një rast në SHBA, që tek ne do të ishte i paimagjinueshëm, një gjyqtare “liberale”, Sonia Sotomajor, e emëruar në Supreme Court nga Presidenti Obama, votoi kundër Shtëpisë së Bardhë në një proces mbi emigracionin e paligjshëm, duke u shprehur se avokati i shtetit, Don Verrilli, nuk arriti të “shiste” në mënyrë bindëse argumentet. Pavarësia e pushtetit në thelb është forcimi i tyre, madje është rruga e vetme drejt përparimit.


12

kulturë

Promovimi

Libri “Çadra e kuqe”, me autor gazetarin Fatos Baxhaku u promovua dje në Ministrinë e Kulturës

Fatos Baxhaku sjell 16 histori dashurie shqiptaro-austriake. Fatet e jetës së pasardhësve të emigrantëve austriakë janë të shumta, prekëse, madje shpeshherë tragjike. Shumë nga këto familje përjetuan, sidomos gjatë kohës së diktaturës, vuajte të rënda, duke u përballur me përndjekje dhe diskriminim.

Për zonjat që braktisën sallonet vjeneze për dashurinë shqiptare B

Ky libër përmban copëza lumturie jetëshkurtër, qeshje të dashuruarish ëndërronjës, drithërima të frikësuarish, fate të mbara e të mallkuara, hedhje kuturu në vorbullat e jetës, aventura pa shpjegim, jetë të shkurtra e të gjata, ditë të vezulluara dhe të errëta...

urra dhe gra që e kanë shtyrë jetën me qindra kilometra larg vendit të tyre, shpeshherë në izolim të thellë, shumë e shumë herë të damkosur pa të drejtë e në mënyrë absurde, por gjithsesi njerëz që e kishin dashur deri në palcë vendin e tyre më të fundit, Shqipërinë, njësoj sikur kishin dashur dikur vendin e tyre të lindjes, Austro-Hungarinë. Këta personazhe dhe historitë e tyre të dashurisë janë objekti i librit “Çadra e kuqe” (botimet “Dituria”) me autor Fatos Baxhakun, që u promovua dje në hollin kryesor të Ministrisë së Kulturës. Ideja fillestare e ambasadorit të Austrisë në Shqipëri, Florian Raunig, pas kërkimeve njëvjeçare mes këtyre familjeve, në Arkivin e Shtetit, në Bibliotekën Kombëtare dhe në Arkivin e Ministrisë së

Familja Mark Shantoja dhe Tereza Nowcak, Shkodër fundi i shek XIX. Foto Marubi

Brendshme në Tiranë, nisi të merrte formatin e një libri. “Ky është libri im i pestë. Dhe ka qenë libri im më i veçantë në kuptimin e historisë sesi lindi. Unë me Austrinë kam disa lidhje meqë kam punuar disa kohë në arkivat austriakë, kam jetuar në Austri por, megjithatë nuk më kishte shkuar mendja që të bëja një libër mbi disa personazhe, të cilët edhe unë vetë i kam njohur që i vogël në lagjet e Tiranës aty nga vitet ‘70. Ishin disa zonja të edukuara me një mirësjellje të pamasë që rrezatonin edukatë, mbarësi”,- tha në prezantimin e parë publik të librit autori Fatos Baxhaku. Autori nuk e sheh veten si të vetmin autor të këtij libri. Shumë kanë dhënë diçka nga koha e tyre dhe përkushtimi për këtë libër, që nga i ndjeri Ardian Klosi, botuesi Petrit

Ymeri, historiani Pëllumb Xhufi dhe fotografia Juta Bezenberg. Mesazhi i dashurisë

Ja n ë h i s t o r i d a s h u r i s h njerëzore që vazhdojnë të na mësojnë një gjë; në kohën e globalizmit, internetit, egoizmit. Ne, njerëzit e kësaj epoke, po humbasim pak nga pak aftësinë për të dashuruar. “Imagjinoni një zonjë austro-hungareze më 1916-ën që vjen nga sallonet e Vjenës për të jetuar në Tiranë. Pse? Thjesht sepse donte një njeri”. Kjo sipas autorit Baxhaku, është vlera e madhe e këtij libri. “Ky libër nuk ka për qëllim të tregojë se sa të ngushta kanë qenë marrëdhëniet e shqiptarëve me Austro-Hungarinë, por historitë e këtyre njerëzve që kalonin Ballkanin e mundimshëm thjesht dhe për hir të një fjale që quhet Dashuri”. Aida Tuci

Fatos Baxhaku, gjatë promovimit të librit

Thanë për librin

Dje në promovimin e librit

Mirela Kumbaro Furxhi Ministre e Kulturës

këtyre historive “të gabuara”, ne kemi një libër të vyer në vendin e duhur dhe në momentin e duhur.

Janë histori dashurish njerëzore që u mblodhën në ‘çadrën e kuqe’ shqiptare, e cila në simbolikën e saj, nga një objekt i thjeshtë në vitin 1944, u kthye në një simbol miqësie. E meqë jemi te dashuria, në sytë e mi ajo merr formën e trëndafilit të kuq, që herë të josh me aromën dhe ngjyrën e herë të shpon me gjembat që i dalin gjatë jetës...Në buketën e titujve njëri më dalldisës se tjetri e që përkthejnë copëzat e këtij mozaiku, zgjodha dy rreshta tek rrëfimi “Nga dashuria për babanë”, ku Helga Myftiu shkruan: “Historia ime është ajo e një personi që befas u gjend në vendin e gabuar, në momentin e gabuar”. Mirëpo sot, falë

Florian Rauning Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Ambasada austriake organizon çdo vit një pritje për Krishtlindje në rezidencën e saj në Tiranë dhe konsullatën në Shkodër, ku mblidhen bashkë të gjithë shqiptaroaustriakët. Në këto pritje i kam dëgjuar të gjitha këto histori dashurie, por dhe për vështirësitë që këto familje kishin kaluar. Prandaj mendova se duhet ta dokumentojmë këtë fenomen të historisë sonë të përbashkët, sepse është një histori e gjallë e lidhjes sonë.


kulturë Letër për djalin

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.09.2013

13

Përkthyesi i njohur Robert Schwartz i shkruan më 12 tetor të vitit 1999, pasardhësit, historinë e trishtë të familjes së tij vjeneze me rrënje hebreje.

Schwartz: Hebrenjtë në Shqipërinë komuniste si në kohërat e errëta të nazizmit

"Misteri” i Çadrës së kuqe Ndokënd mund ta kuriozojë titulli “Çadra e Kuqe”. Autori Baxhaku e zbulon këtë “mister” në hyrje të librit të tij. “Walther Peinsipp, një ushtarak austriak në shërbim të Wehrmacht-it, përgjatë udhëtimeve të tij në Shqipërinë e Veriut më 1944 bën fjalë për çadrën e kuqe të një prifti katolik në Shllak, të shkolluar në Austri, të blerë në Innsbruck, që përdorej për të lajmëruar gjakësit se ai që e mbante ishte në besën e priftit e andaj nuk duhej prekur. Me pak fjalë ishte një objekt i gëzuar e paqësor në zymtësinë kërcënuese e gri të maleve në kohë lufte, që rrezatonte idenë e mikut dhe atë të mbrojtjes nga rrebeshet e kohës. Pikërisht prandaj, ngaqë një objekt i thjeshtë u shndërrua befas në një simbol miqësie, më pëlqeu ky titull.”- thotë Baxhaku. Kështu dashuritë e zonjave austro-hungareze gjetën strehë në çadrën e dashurisë së shqiptarëve.

Gjyshi im dhe stërg jyshi yt, Sieg friedi, ka qenë vjenez. Të parët e tij (Hirschi, i ati dhe Moritzi, gjyshi) kanë jetuar denbabaden në lagjen periferike të Vjenës, që quhet Floritzdorf dhe ku banonin më të shumtët e hebrenjve. Kanë qenë 11 fëmijë: më i dëgjuari prej tyre Alfred Schwartzi ka qenë poet, shkrimtar dhe gazetar, por ka vrarë veten në moshën 29-vjeçare. Im g jysh ka marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore si major i Ushtrisë Perandorake Austro-Hungareze. Në jetën civile ka qenë komisioner. Në kërkim të fatit ka udhëtuar edhe nëpër botë. Nga vitet 20 ka qenë në Australi dhe në Palestinën e atëhershme. Udhëtimet e tij e detyruan gjyshen time, Herminna Temes-Schwartz, të mos jetonte vetëm në Vjenë, por edhe në Sarajevë, tek prindërit e saj. Temesët rrjedhin nga Spanja, por u vendosën në kohën e Inkuizicionit në Tarnapol, në kufi midis Polonisë dhe Ukrainës. Një degë e Temesëve, motrat e gjyshes sime, Lina TemesDrechsler, u vendosën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth vitit 1925. Nga kjo degë rrjedhin të gjithë kushërinjtë tanë të atjeshëm, që ti i di vetë, ndoshta më mirë se unë…Pas marrjes së pushtetit nga Hitleri më 1933, im gjysh e pa të arsyeshme të vendosej në Sarajevë, ku jetonte prej disa kohësh familja e së shoqes dhe ku të dy djemtë e tij kishin kryer një shkollë elite për elektroteknikë. Babai im, Juliusi, dhe xhaxhai im, Alfredi II, këtë zanat kanë pasur. Kur Hitleri pushtoi edhe Austrinë, gjyshi vendosi të zbriste edhe ca më poshtë, në një vend më të sigurt, që asokohe na qenkësh Shqipëria jonë. Familja u vendos në Shkodër, ku babai dhe xhaxhai im ngritën centralin e parë elektrik. Xhaxhai, Alfredi, ishte martuar me një hebreje nga Beogradi, Bertën dhe kishte dy vajza. Në kohën që u aksidentua në centralin e Shkodrës për të ndrequr një defekt të madh, ishte vetëm 29 vjeç (si Alfredi I); vajza e madhe që la ishte 4 vjeçe dhe e vogla ndodhej ende në bark të së ëmës. Berta Schwartzi bashkë me të dyja vajzat u kthye më 1939 në Beograd te prindërit e saj. Nazistët, kur pushtuan Jugosllavinë, i morën të tria dhe i zhdukën në kampin e Auschwitzit. Po ashtu u zhdukën nga nazistët të gjithë të afërmit tanë rreth 40 veta nga familja e gjyshes sime, Temesët. I vetmi që shpëtoi, ishte vëllai i saj, David Temesi, i cili jeton sot në Jerusalem dhe është mbi 90 vjeç. Unë kam lindur në dhjetor 1932, po ashtu në Sarajevë dhe kam ardhur pastaj në Shkodër dhe, më vonë, me gjithë familjen në Tiranë. Në vitin 1938 erdhi te ne edhe vëllai i gjyshit, Richard Schwartz-i; ai ishte arratisur nga Vjena vetëm me 50 marka në xhep, duke lënë shtëpi e katandi dhe restorantin e vet, për të shpëtuar lëkurën në minutën e fundit. Qëndroi si emigrant këtu dhe u riatdhesua më 1945 nga UNRRA. Familja jonë ndërkohë kishte marrë nënshtetësinë shqiptare për siguri! Nga 7 prilli 1939 deri shtator 1943 Shqipëria qe pushtuar nga Italia e Musolinit; shtator 1943 deri nëntor 1944 nga Gjermania e Hitlerit. Megjithatë SIM-i i tyre (policia e fshehtë politike) e kishte të regjistruar të saktë numrin e hebrenjve që jetonin asokohe në Shqipëri, 200 frymë! Këtë statistikë e kam parë në gjyqin e Adolf Eichmannit pas ekzekutimit të tij në Izrael. Por këta 200 hebrenj ishin “vendalinj”, shumica të ardhur nga Selaniku; vetëm familja jonë dhe Arditët në Shkodër vinin nga Evropa Qendrore dhe jo nga Greqia. Me këta 200 hebrenj nuk duhen ngatërruar emigrantët (disa qindra), që u dyndën nga Shkupi, Prishtina, Manastiri e të tjera vise të Jugosllavisë, që erdhën nga fundi i 1943-shit në Shqipëri vetëm me rrobat e trupit, pasi gjermanët, avash-avash, po i mblidhnin të gjithë hebrenjtë e Jugosllavisë. Ata u shpërndanë në shumë qytete, por shumica u vendos në Tiranë. Është shumë e vërtetë që populli u dha strehë dhe i fshehu (ata që e kërkuan këtë fshehje); por s’është aspak e vërtetë që hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri dhe ata që erdhën më pas të jenë grumbulluar në kampe përqendrimi këtu në vend. Përkundrazi, edhe nën pushtimin gjerman, kanë punuar dhe lëvizur lirisht. Kjo ndoshta shpjegohet se këtu nuk vepronte Dega e Eichmann-it, e ngarkuar për zhdukjen e tyre. Ushtria e rregullt gjermane nuk merrej me “zgjidhjen përfundimtare”, detyrat në Reichun III ishin saktësisht të ndara! Nga ana tjetër, g jermanët nuk e quanin “Shqipërinë të pushtuar”, meg jithëse luftonin kundër partizanëve! Ata pretendonin se kishin mbushur boshllëkun që lanë italianët pas kapitullimit të tyre në shtator 1943 dhe se ndodheshin në Shqipëri vetëm “kalimthi”. Përveç kësaj e respektonin qeverinë vendase Regjencën dhe s’para përziheshin fort në punët e brendshme dhe në luftën civile të shqiptarëve. Është afër mendjes që, po të ndodhej në Shqipëri qendra e Gestapos (ajo ndodhej në Jugosllavi për të gjithë Ballkanin), brenda 24 orësh të gjithë hebrenjtë do të qenë deportuar

Aso kohe isha student i Shkollës Teknike dhe disa shokë të mi të ngushtë, bij intelektualësh dhe personalitetesh të dikurshëm, u arrestuan si “armiq të Pushtetit Popullor”, kur s’i kishin mbushur ende të 17 vjetët! Meqë s’e kam pasur kurrë për zakon t’i mohoja shokët e mi dhe as t’i braktisja familjet e tyre, meqë shkoja e i vizitoja edhe në burg m’u vu, që në atë kohë, viza e kuqe nga Sigurimi i Shtetit dhe mund të kishin shpëtuar vetëm pak vetë. Fakt është që e vetmja familje hebreje në Shkodër, Arditët, u deportuan dhe u zhdukën në kampin e Prishtinës. Po të kishim qenë edhe ne asokohe në Shkodër e jo në Tiranë, do të ishim zhdukur gjithashtu! Denoncimi i familjes Arditi ka mbetur enigmë edhe sot e kësaj dite… Sidoqoftë, komunistët më vonë e frynë shumë çështjen e “mbrojtjes së çifutëve në Shqipëri” dhe pretenduan se “Shqipëria ishte i vetmi vend në botë” që nuk i dorëzoi! I vetmi vend në botë ishte Danimarka, që i çoi të g jithë shtetasit e vet hebrenj natën në Suedi! Jo më pak i ka mbrojtur edhe Italia hebrenjtë e saj! Por komunistët kurrë s’e kanë përmendur se ç’u kanë bërë hebrenjve të tyre pas Çlirimit: meqë shumica e tyre ishin tregtarë, i kanë trajtuar me haraçe astronomike, ua kanë marrë të gjithë pasurinë dhe sidomos floririn, i kanë rrasur edhe nëpër burgje dhe së fundi, meqë ishin g jithmonë kokulur dhe llogaritarë të zotë, u “kanë bërë nderin” duke i lejuar të punonin si financierë nëpër ndërmarrjet e famshme socialiste. Asnjëri prej këtyre “jabanxhinjve” s’ia ka pasur me hile Shtetit komunist shqiptar, asnjëri s’ka abuzuar në detyrë, s’ka mashtruar, s’ka përvetësuar “pasurinë e popullit”, por të gjithë kanë punuar me ndershmëri dhe me modesti. Megjithatë komunistët (të cilët midis virtyteve të tyre të shumta, kanë pasur edhe virtytin e admirueshëm: të huajin mos e duaj kurrë, por vetëm duroje, sepse ia ke nevojën!) s’i lanë kurrë rehat hebrenjtë e Shqipërisë: u kanë vënë spiunët e tyre mbrapa, u kanë propozuar të spiunojnë shokushokun, i kanë kërcënuar dhe i kanë bërë të rrojnë po aq të shushatur sa ç’kishin jetuar në kohërat e errëta të nazizmit. Fundja, kur spiunoheshin vetë shqiptarët, si mund t’i shpëtonin kësaj hebrenjtë, që ishin të huaj dhe gjithmonë të dyshimtë për ndonjë “bashkëpunim me armiqtë e shumtë të jashtëm të Shqipërisë socialiste dhe të pushtetit popullor”?! Sidomos hebrenjtë intelektualë e me emër i kishin frikë shumë, por edhe zili, dhe ishin këta që survejoheshin më rreptë se të tjerët. Yt gjysh, Juliusi, ka qenë, si para Çlirimit ashtu edhe më pas, njëri prej tre elektroteknikëve më të zotë në vend. Ka punuar kryesisht si shef i centralit elektrik të Shkodrës (pas vdekjes së parakohshme të të vëllait). Në fillim të vitit 1944, në Tiranë arriti të hapte një dyqan shitjeje materialesh elektrike; por këtë e bëri me një ortak, i cili kishte para, por s’e njihte zanatin. Dyqani ishte në emër të ortakut: EDISON, Pronar Ahmet Hoti & Shoku. Kjo edhe sepse g jyshit nuk ia mbante të dilte me emrin e vet në kohën kur në Shqipëri ndodheshin gjermanët. Dyqani e pati jetën shumë të shkurtër: u konfiskua qysh në dhjetor 1944 nga pushteti i ri, pa asnjë shpërblim. Gjyshin e emëruan në Drejtorinë e Përgjithshme të Elektrikut, sepse ia kishin nevojën si specialist për hartimin e planeve 2 dhe 5-vjeçare në fushën e elektrifikimit. Shumë vjet me radhë është shkrirë në punë, me nga 15-18 orë në

ditë, derisa u rraskapit dhe u kthye përsëri në Shkodër, ku edhe vdiq sapo doli në pension dhe sapo kryesoi edhe elektrifikimin e të gjitha fshatrave të atij rrethi. Sigurimi e ka survejuar vazhdimisht. Arsyeja: Duke ditur serbokroatisht, italisht dhe gjermanisht duhej të ishte patjetër edhe i dyshimtë, të paktën duhej të ishte “zionist”. Një arsye tjetër ishte se i ati, Siegfriedi, ishte arrestuar nga komunistët menjëherë sapo erdhën në fuqi dhe kish vdekur brenda vitit nga zemra në burg, por pa asnjë gjyq. Ky është një kapitull i veçantë që mund të përmblidhet si më poshtë: Puna e parë që bënë komunistët pas nëntorit 1944, pasi arrestuan gjithë armiqtë dhe kundërshtarët e tyre, qeveritarë, çifligarë dhe kolaboracionistë, ishte edhe burgosja e “të huajve”, të cilët, pavarësisht se mund të ishin nënshtetas shqiptarë, kishin mbiemra të huaj. Kështu arrestuan edhe të tre meshkujt e familjes sonë (unë atëherë isha 12 dhe im vëlla 4 vjeç). Morën gjyshin tim, të vëllanë, Richard-in, dhe babanë tim. I mbajtën në qeli dy muaj e ca, pastaj liruan dy të fundit dhe mbajtën vetëm gjyshin tim. Ai vdiq pas një viti nga një atak në zemër, në moshën 63-vjeçare. Mendimi im për këtë çështje është që gjyshin, si komisioner që kish qenë, e donin për të marrë vesh “fitimet’ e tregtarëve të mëdhenj, që të mund t’i tatonin pastaj më mirë…Më 1948, fill pas krijimit të Shtetit të Izraelit, të gjithë hebrenjve të Shqipërisë, gjithmonë jo më shumë se 200 persona, u erdhën vizat për t’u riatdhesuar në shtetin e ri. Vizat erdhën nga Ambasada izraelite në Moskë, dmth me bekimin e Stalinit. Ne shitëm të gjitha orenditë dhe shumicën e plaçkave dhe u bëmë gati të iknim. Por ndodhi prishja me Titon e Jugosllavisë (sepse do të niseshim bashkë me hebrenjtë e Jugosllavisë) dhe ikja jonë u pezullua nga Enveri, i cili çuditërisht u kujtua se ishte mik i ngushtë i “vëllezërve arabë”, që shpërthyen një seri luftërash fort “të suksesshme” dhe “të shenjta” kundër shtetit të ri të Izraelit, luftëra që dihen si përfunduan. Sidoqoftë, ne këtu në Shqipëri duhej të ulnim kokat dhe të rrinim shumë urtë, sepse patjetër që ishim “zionistë të tërbuar”. Këtë atmosferë e rëndoi edhe i ashtuquajturi Proces kundër mjekëve çifutë në Bashkimin Sovjetik, të cilët kuronin Baba Stalinin dhe kishin bërë komplot për ta çuar në atë botë demek! Kjo ndodhi aty nga viti 1951 dhe doli flluskë sapuni. Megjithatë e bëri punën e vet, sepse dihej që, kur e zinte rrufa Stalinin, teshtinte Enver Hoxha në Tiranë! 1951-953 bëra ushtrinë, si shtetas shqiptar që isha! U detyrova të kryej shërbimin ushtarak, mbasi nuk pata fatin të hyja në shkollë të lartë, sepse që më 1949 isha përjashtuar nga të gjitha shkollat e mesme të Republikës. Aso kohe isha student i Shkollës Teknike dhe disa shokë të mi të ngushtë, bij intelektualësh dhe personalitetesh të dikurshëm, u arrestuan si “armiq të Pushtetit Popullor”, kur s’i kishin mbushur ende të 17 vjetët! Meqë s’e kam pasur kurrë për zakon t’i mohoja shokët e mi dhe as t’i braktisja familjet e tyre, meqë shkoja e i vizitoja edhe në burg m’u vu, që në atë kohë, viza e kuqe nga Sigurimi i Shtetit. Edhe në ushtri e kisha pullën të ngjitur. Madje, në mars 1953, kur vdiq Baba Stalini, mend më arrestuan bashkë me ca të tjerë që, sipas denoncimeve, na paskëshin qeshur atë ditë “të zezë”! Kur u lirova nga ushtria, u futa menjëherë në punë (jetonim 6 vetë me një rrogë të babait!). Shumë më vonë, më 1957, disa shokë dashamirës dhe me peshë në botën letrare, si Drago Siliqi, më mbushën mendjen të shkruaja e të botoja. Mbanin mend se unë kisha shkruar me sukses në shtypin letrar që kur isha 16-vjeçar. Nga 1957 deri më 1961 isha ndër letrarët e rinj më prodhues, si në poezi ashtu edhe në prozë. Por më 1961 (viti i prishjes me të lavdishmin Bashkimi Sovjetik) hoqa dorë nga krijimtaria origjinale, sepse s’kisha ndër mend të bëhesha konformist me regjimin si shumë e shumë moshatarë të mi dhe sepse m’u mbush mendja përfundimisht që këtu s’ishte puna për “parime”, por për ruajtje froni dhe për luftë të egër klanesh! Edhe pas vdekjes së Stalinit më 1953 dhe përpjekjeve të Hrushovit për ta destalinizuar Lindjen, regjimi i këtushëm mbeti i vetmi regjim Stalinist dhe vazhdoi me avazin e tij të Mukës, duke i shtrënguar vidhat edhe më shumë, sidomos në drejtim të izolimit të vendit dhe të censurës së rreptë në art e në letërsi nga frika e “degjenerimit të kulturës perëndimore”! Atëherë vendosa të merrem kryesisht me përkthime letrare nga letërsia botërore. Suksesin e parë ma dha Remarku, pastaj Feuchtwanger-i dhe Brecht-i, Zwieg-u etj. Në kohërat më të errëta u botua dhe u vu në skenë “Arturo Ui”, ku paralelizmi me diktaturën dukej sheshit. Po ashtu edhe me inkuizicionin (Francisco Goja), me kampet e përqendrimit dhe me poezitë e forta të Brecht-it. (Botohet me lejen e familjes Schwartz në librin “Çadra e kuqe”)


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

Xhirohet klouni që i frikëson njerëzit

3

4

5

6

12 16

8

9

21

27

28

22

23

24

32

39

38 44

45

25

30

31 35

15

19

29

34

11

14

18

20

10

13

17

26

7

33

35

36

40

41

43

47

50

37

42

46

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

48

Koha e fillimit ____:____

49

Koha e mbarimit ____:____

51

Horizontalisht 1. Makinë bujqësore që përdoret për të korrur grurin. 6. Qeramikë e hollë, që përdoret zakonisht për të bërë enë kuzhine. 12. Gur i vogël zalli. 14. Lloj drithi. 16. Alberto, shkrimtar i famshëm italian. 18. Universitet Civil. 19. Simboli kimik i aluminit. 20. Nënë në dialekt. 21. Shtresa e tavanit të çdo kati të një ndërtese. 24. Thurman e kinemasë amerikane. 26. Riçard, ish-president amerikan që u detyrua të japë dorëheqjen. 29. Pjesë e syrit. 30. Fëmijë në dialekt. 31. Pjesë toke për ndërtim. 32. Gur i çmuar. 33. Ar francez. 34. Instituti Veterinarisë. 35. Shtet në Azi. 36. Opera e parë shqiptare. 38. Notë muzikore. 41. Kilogramë, shkurt. 43. Hapësirë e madhe me ujë. 44. Ndodhi të papritura, zakonisht të padëshirueshme. 47. Rita, këngëtare e njohur. 49. Zonë Operative. 50. John, këngëtar i njohur anglez. 51. Copa pëlhure, a letrë për t'u fshirë.

Vertikalisht: 1. Shpjegimi e vlerësimi që i bëhet një shkrimi a një teksti. 2. Dashuria, sevdaja. 3. Flluska shumë të vogla në mushkëri, ku mbarojnë skajet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të enëve të gjakut. 4. I jap makinës, ose e ... 5. Ent Ushtarak. 6. Një nga rrjetet sociale më të njohur. 7. Pacino i kinemasë amerikane. 8. Fatbardh, ish-futbollist i njohur. 9. Pak acid. 10. Lëndë që përdoret për të bërë shirita filmi. 11. Elbasani në makina. 13. Është lojë fati. 15. Vëlla rus. 17. Agjensia italiane e lajmeve. 22. Organizatë Botërore. 23. Enë për të bërë byrek. 25. Titull fisnikërie. 27. Eddie, ish-pilot i Ferrarit. 28. Nuli pa të forta. 30. Brune, zeshkane. 35. Sëpatë e vogël me teh të gjerë, që përdoret për të prerë degë të holla. 37. Grimcë elementare e lëndës. 39. Kënga më e bukur e një këngëtari. 40. E metë e dikujt. 42. Djalë në dialekt. 45. Simboli kimik i klorit. 46. Dëshiron. 48. Baba.

Sudoku | nivel mesatar 9 3

6 3

5 1 2 4 6 2 1 5 4 1

6

7

3

8 3 9 2 7 2 6 7 1 5

2

1 6

2

3 7

3 5

4 3 6 7

7

4

1 8 7

6

2

1

3

4

9 3 7

7 6 2 8 9 2

9 1

6 8

6

2

2 5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6

Koha e fillimit _____:____

8 7

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Klouni misterioz, i cili i frikëson kalimtarët në qytetin britanik Northampton, më në fund është kapur nga kamera. Kalimtarët e kanë xhiruar atë duke qëndruar në një liqen dhe duke i përshëndetur, ndërsa më pas është larguar nga liqeni. Kjo është hera e parë që dikush ka arritur ta xhirojë këtë kloun, i cili vazhdon të mbetet anonim, ndërsa më parë ia kanë bërë vetëm disa fotografi. Disa qytetarë e konsiderojnë atë si të mërzitshëm, kurse të tjerët e quajnë legjendë lokale. Përmes faqes së tij në Facebook, ai ka thënë se ka për qëllim që t’i argëtojë njerëzit e jo t’i frikësojë. “Vetëm dua t’i argëtoj njerëzit. Shumëkush dëshiron të frikësohet që më pas të qeshë me veten. Është njësoj sikur të shikosh një film horror, kur njerëzit frikësohen aq shumë, ndërsa më pas fillojnë të qeshin. Kuptohet, që ka pasur njerëz që janë frikësuar përnjëmend, por shpresoj që ta kuptojnë se kjo që bëj është një argëtim i parrezikshëm”, ka shkruar klouni që insiston të mbetet anonim.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Dite shume trazuar dhe problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do i pranoni aspak ato qe do iu thotë partneri dhe gjate gjithë kohës do debatoni me te. Beqaret nga ana tjetër do provojnë eksperienca interesante dhe mjaft entuziazmuese megjithatë dashuria e madhe nuk do vije ende. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj kështu qe do jeni me te qete.

Edhe për ju pritet qe kjo dite te jete e vështirë dhe e mbushur me mosmarrëveshje. Ata qe kane shume kohe qe nuk arrijnë dot te gjejnë qetësinë mund te mendojnë edhe për një ndarje përfundimtare. Beqaret do jene te kënaqur me jetën qe kane dhe nuk do kërkojnë me ngulm princin e kaltër. Ne planin financiar nuk pritet as problemi me i vogël.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do i kaloni te gjitha vështirësitë e jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe do jeni me optimiste për te ardhmen. Nga mesdita mund te keni një surprize nga partneri. Beqaret do zbulojnë kënaqësi te reja dhe do ndihen për mrekulli. Me ne fund ata do e ndryshojnë statusin. Financat nuk do jene katastrofe, por nëse nuk tregoheni te matur do keni vërtet probleme serioze.

Jeta juaj ne çift do jete shume e bukur dhe emocionuese gjate kësaj dite. Do ndiheni rehat dhe te dëshiruar nga partneri juaj kështu qe nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër. Beqaret nuk duhet as te bëjnë dhe as t’iu besojnë premtimeve boshe te disa personave. Ne planin financiar duhet maturi për te zgjidhur problemet, jo inat dhe rritim.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Ata qe kane një lidhje te trazuar ka shume mundësi t’i japin fund gjithckaje sot dhe te mendojnë te ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Te tjerët do kenë një dite te zakonshme. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse yjet do krijojnë shume mundësi për njohje te reja. Ne planin financiar çdo gjë do jete ne favorin tuaj dhe situata pritet te ketë goxha përmirësime.

PESHORJA (23/IX-22/X)

9

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

5 6 8 1 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

012, 083, 215, 225, 386, 485, 511, 681, 785, 834, 956, 987.

Numra me 4 shifra:

1451, 2015, 2724, 4159, 4487, 4521, 6320, 9995.

Numra me 6 shifra.:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

024251, 121354, 172425, 214578,

255421, 264625, 292516, 407422, 452942, 463201, 464295, 488410, 541111, 541598, 555951, 563221, 632025, 642765, 821025, 834572.

Numra me 7 shifra:

1018074, 2320265, 4021563, 9242828.

Komunikimi ne çift do jete edhe me i ngrohte gjate kësaj dite dhe do i sqaroni te gjithë hatërmbetjet qe keni pasur me partnerin. Dita ne vijim do jete me e bukur. Beqaret ka shume mundësi te takojnë princin e tyre te kaltër. Shikojani me kujdes personat qe do keni pranë. Ne planin financiar asnjë planet nuk do arrije t’ua destabilizoje te ardhurat.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII) Mos rikujtoni problemet qe keni pasur dikur me partnerin tuaj sepse do mërziteshit shume qe te dy dhe dita do jete e zymte. Mundohuni te mendoni vetëm për te ardhmen dhe te kaloni momente te këndshme se bashku. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do e gjejnë dot personin e duhur. Nëse financat i menaxhoni me maturisituatadojetegoxhaeqëndrueshme.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do jeni me te predispozuar sot te bëni lëshime ndaj atij qe keni ne krah dhe kjo do e përmirësojë ndjeshëm marrëdhënien ndërmjet jush. Vazhdoni ne këtë rruge. Beqaret nuk do jene shume ne humor sot dhe nuk do ndihen gati për te pasur njohje te reja. Financat do influencohen mjaft nga Plutoni.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Yjet do e bekojnë lidhjen tuaj gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli ndërmjet jush. Emocionet me te forta do i përjetoni ne orët e mesditës. Beqaret duhet ta heqin sa me pare turpin dhe te dalin neper takime. njohjet e reja mund te jene vërtet shume interesante. Financat do jene me te qëndrueshme kështu qe mund te blini edhe mobiliet qe keni pëlqyer.

AKREPI (22/X-21/XII)

Fale ndikimit te madh te Saturnit ne jetën tuaj ne çift, dita nuk do jete e trazuar, por as emocione te mëdha nuk do ketë. Merrini gjerat si t’iu vije pa kërkuar shume. Edhe beqaret do e kenë serish te vështirë ta gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Ne planin financiar do kryeni transaksione mjaft te rëndësishme dhe qe do ua stabilizojnë situatën.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Tregohuni sa me realiste sot ne jetën tuaj ne çift dhe hidheni çdo hap ne bashkëpunim me personin qe keni ne krah. Ai do mundohet te beje çdo gjë qe marrëdhënia mes jush te jete sa me e mire. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm edhe pse nuk do ndalen asnjë çast se kërkuari. Situata financiare do jete goxha e qëndrueshme. me ne fund do shpenzoni pa frike.

PESHQIT (20/II-19/III) Ka rrezik te mos i qëndroni besnik partnerit tuaj sot dhe kjo do e trazoje se tepërmi atmosferën tuaj ne çift. Pse e prishni me dorën tuaj një marrëdhënie aq te mire? Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te dashurisë se madhe pa e kuptuar se e kane me afër sesa mendonin. Ne planin financiar do keni përmirësime te ndjeshme.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Shtator

ditë që formësuan botën

25.09.2013

15

Të gjitha mëkatet janë përpjekje për të mbushur boshin.

viti 9

-Simone Weil

Masakra e pyllit Teutoburg “Në qendër të fushës ishin kockat e bardha të njerëzve…të përhapura gjithandej ose grumbuj-grumbuj. Afër gjendeshin fragmente armësh dhe gjymtyrë kuajsh e madje edhe kafka njerëzish ngulur në trungje pemësh”. Sipas historianit romak Tacitus, kjo ishte skena në pyllin Teutoburg, Gjermani, në vitin 15. Gjashtë vjet më parë, këtu kish qenë skena e katastrofës më të madhe ushtarake të kohës në historinë e perandorisë romake.

Roma u vu për të pushtuar zonën ndërmjet lumenjve Rin dhe Elba në vitin 12 p.e.s. Dukej se fiset e egra gjermanike shpejt do të dorëzoheshin para sundimit romak. Në fakt kur Publius Quinctilius Varus u priu legjioneve 17, 18 dhe 19 në operacione në vitin 9, legjionarët e tij shoqëroheshin nga forca ndihmëse vendase të prira nga komandanti i tyre Arminius, i cili ishte gjithashtu një qytetar romak. Por, ndërsa legjionarët i afroheshin Rinit, Arminius dhe njerëzit e

tij dezertuan. Të rënduar nga një vargan i gjatë pajimesh dhe pasues të tjerë në role joushtarake, legjionet u zhytën në pyll. Kavaleria e Arminius-it e ngucte kolonën që lëvizte ngadalë derikur forca e romakëve ra aq shumë sa u mposht. Pak veta mbijetuan, ndërsa Varus vrau veten. Perandori i moshuar Augustus nuk e mori kurrë veten nga tronditja e humbjes së tri legjioneve dhe Rini vazhdonte të ndante botën romake dhe atë ‘barbare’.

Blitz

Flickr

1.7

Milion njerëz emigruan në një prej 27 shteteve anëtare të BE në vitin 2011.

566

Mijë emigrantë, më shumë se çdo vend tjetër, u regjistruan në Britani.

60.3

Për qind të totalit të emigrantëve shkuan në Britani, Gjermani, Spanjë dhe Itali.

39

Emigrantë për 1 mijë njerëz regjistroi Luksemburgu, më e larta si raport vendas-të ardhur.

Titulli: piknik buzë osumit Foto: Marco Di Leo

Ku janë femrat: muzikantet e Kosovës, dje dhe sot

Në Facebook HANA MARKU

Helidon Tahiraj

Ka njeri të lajmërojë këtë poetin satirist Arben Duka i cili mbeti duke shkruajtur vetëm ndaj Berishës, që ky ka mbathur opingat tashmë dhe t’i kujtojë Benit shprehjen nga zona e tij; “Burri po nuk u grind me qeverinë, nuk është burrë”. Albana Nexhipi

Them të merrem me publicistikë e të qaj hallet e kombit të tënë, po më ka pushtuar një dilemë e madhe, ajo e Konicës: ja dhe ckruajta, kush do më lexojë? Edi Lesi

Kam parë dje të rrotullohej në gjithë edicionet e lajmeve dhe në tërë stacionet e telekomandës një vaki të tipit, zv-kryeministri takohet me Sequin, dhe nga kjo doli se integrimi qenka prioritet. Se u bë ca kohë, dhe mbase kam harruar, po a ka ndonjë element këtu që këtë ndodhi ta kthejë në lajm? Leonard Bakillari

Shof këtë drejtoreshën e QSUT-së që vetëm tund kokën kur flet Ministri i Shëndetësisë. Jam kurioz të di nëse flet kjo vajzë apo larg qoftë është shurdh-memece?

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Kur mendon për trashëgiminë muzikore të Kosovës, një prej emrave që të bie menjëherë ndërmend është grupi legjendar ‘Gjurmët’. Të tjerë, më pak të njohur, përfshijnë emra si MAK, Diadema, Lindja dhe KEK. Kur flitet për muzikën pop në këtë shtet, tepër shpesh ndodh që femrat e skenës muzikore të mos përfaqësohen sa duhet – dhe kjo duhet të ndryshojë, meqë këto femra janë ato që kanë thyer akullin në shumë raste të ndryshme. Lista në vijim nuk pretendon se arrin të përfshijë të gjithë emrat, por paraqet përpjekjen tonë për të shënuar disa emra (shumë të mirë) që kanë shënuar momente historike në mjeshtri muzikore, tekst dhe paraqitje skenike. 1. E para: Zana Nimani. E lindur në Beograd në vitin 1968, Nimani është me prejardhje nga Gjakova, prej nga vijnë prindërit e saj shqiptarë. Ajo filloi të paraqitet në fund të viteve të 70-ta, si dhe – siç kishte hije në vaktin e “Bashkim-Vllaznimit” – ajo këndonte në serbisht dhe kalonte me kitaristin e bendit, Radovan Joviçeviq. Në vitin 1986, ajo nxori albumin e saj të parë solo, Noćas pevam samo tebi (Sonte këndoj veç për ty). Sot, ajo mbahet në mend për estetikën e saj në muzikën rok të viteve 80’ta, dhe shkrirjes së mirë të muzikës new wave, sint-pop dhe rok. Kur Jugosllavia filloi të shkapërderdhet, Nimani emigroi në British Columbia të Kanadës. 2. Nexhmije Pagarusha është padyshim një nga emrat më të famshëm të folk skenës shqiptare të Kosovës. E lindur në Malishevë, ndërsa e shkolluar në këndim solo në Beograd, Pagarusha është njohur me nofkën Bilbili i Kosovës. Ngrohtësia e paraqitjeve të saj në kombinim me trajnimin e përsosur të saj në muzikë klasike bëri që Pagarusha të dallohet nga bashkëkohëset e saja të viteve të 60-ta. Kënga e saj më e famshme ‘Baresha’, ishte këngë për jetën barishtore dhe malore të protagonistit të këngës. 3. Adelina Ismajli lirisht mund të quhet si – meqë s’ka shprehje më adekuate – “Madona shqiptare”. Ismajli pushtoi terrene të reja qysh në vitet e 90-ta me veshjen dhe me tekstet e saj provokative. E famshme edhe si fëmijë, Ismajli, me këngët e hershme të saj shtjellonte tema politike sikurse për Murin e Berlinit, qëndresën, si dhe motive për “Atdheun”. Kur hyri në pubertet, temat e saj shpejt u kthyen në tema si ajo e problemeve të përhershme në dashuri (me këngë si: “Dy motra, një frajer”; “Largohu nga frajeri im”), si dhe për patriotizëm (“Skënderbe”; “Lavdi ushtarit tim”). Thuhet se Nexhmije Pagarusha kishte thënë për Ismajlin se është “e vetmja këngëtare origjinale e gjeneratës së vet.” Thoni ç’të doni për Ismajlin, por ta injoroni assesi nuk mundeni.

4. Retrovizorja nxori një numër këngësh pa ndihmën e vokalistes Elina Duni, por kur Duni është prezente mund të vërehet dallimi menjëherë. Shumë njerëz e njohin Dunin për projektet e saj të fundit me kuartetin Elina Duni, por shumë kosovarë e njohin për punën e saj bashkëpunuese me grupin Retrovizorja. Tingulli i këtij bendi është nuk është aq i thjeshtë sa duket në shikim të parë, është përplot nostalgji, mall dhe mallëngjim; ndërsa për gjeneratat e pasluftës në Kosovë, kjo muzikë goditi me tinguj të fuqishëm. Zëri i Dunit i ngrit këto këngë në lartësi të mëdha, në atë lloj mënyre që është shumë ndryshe nga ndikimi etno-xhez që ajo ka në paraqitjet me kuartetin Elina Duni. 5. I formuar në vitin 2005, tingujt e bendit Gillespie janë energjizues dhe optimist – dy fjalë që normalisht nuk kanë të bëjnë me muzikën apo jetën kosovare. Ylli i këtij bendi është Hana Zeqa, vokaliste e këtij bendi të muzikës indie-rok. Zëri i saj është i pastër dhe i afërt, dhe i jep jetë këngëve të Gillespie-s. Nëse është një bend i cili mund të bëhet i famshëm botërisht edhe jashtë Kosovës, padyshim ai bend është Gillespie. 6. Rita Ora Pikë së pari, më duhet ta pranoj: këngën e parë të Rita Orës, Hot Right Now e kam mbajtur si zile të telefonit për një kohë të gjatë. Është shumë vështirë të gjesh ndonjë shqiptar që nuk ia njeh suksesin e kësaj vajze vunderkind nga Kosova. E lindur në vitin 1990, Rita Ora bashkë me prindërit e saj migroi që herët në Londër. Ajo studioi muzikë dhe filloi të këndojë që kur ishte fëmijë, dhe më vonë i kapi vëmendjen e JayZ, i cili nënshkroi kontratë me të për produksionin Roc Nation, në vitin 2009. Që nga atëherë, Rita Ora ka nxjerrë edhe albumin e saj debutues, Ora, i cili hyri në maje të Top 10 me këngën How We Do (Party), R.I.P, dhe Shine Ya Light. 7. Bicalko Blerta Kosova është njëra pjesë e dyshes minimaliste me emrin Bicalko. Kosovo 2.0 pati shkruar për profilin e kësaj dyshe qysh në korrik, duke nderuar orkestrimet eksperimentale të tyre me “vokale plot shpirt, kompjuterë dhe sintesajzerë.” E lindur në Mitrovicë në vitin 1994, Blerta Kosova është mjeshtre e tingujve, ndërsa që vokali e saj ka shtrirje nga e përzemërta e deri tek ajo eterale. Mund të dëgjoni pjesë të solo projekteve të saja në kanalin e saj në YouTubë dhe në repertorin e saj në Soundcloud. * Kosovo 2.0

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 25.09.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.