Mapo 29 janar ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

“Skllevër” për të ndërtuar stadiumet e Lojërave Olimpike Dimërore Nga Florian Bauer

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 29 Janar 2014. Numër 1119. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Atentatet me tritol

Tahiri: Zero informacion nga SHISH, Patozi: Mendo dorëheqjen!

Kushti i opozitës PS, tërheqje taktike nga shkrirja e AMA Mazhoranca tërhiqet përkohësisht nga shkrirja e Agjencisë së Mediave Audiovizive; një ndër tri kushtet e opozitës për të dhënë konsensus për reformën territoriale. Komisioni i Medias vendos të dëgjojë ekspertët e huaj, për atë që socialistët e cilësojnë zgjidhje të ngërçit me këtë institucion të drejtuar nga Endira Bushati Megjithëse ishte në rendin e ditës të punimeve të komisionit të Ligjeve dhe të atij të Medias, nisma ligjore e deputetit socialist Alfred Peza për “shkrirjen” e Ag jencisë së Mediave Audiovizive dhe emërimin e anëtarëve të rinj, nuk është diskutuar. Si komisioni i Ligjeve,

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Ministri i Brendshëm akuzon SHISH se po cënon sigurinë kombëtare. Në fund të mbledhjes, ku Flamur Noka dhe Pjerin Ndreu shkëmbyen ofendime të ndërsjella, ndërsa për pak nuk u përplasën fizikisht

Faqe 4

Gjonça: Si do të reformohen universitetet

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Ja pse protestoj kundër Kryepeshkopit grek, Janullatos

debat Kozeta Zylo

6 analiza

akuzon mazhorancën se po tenton të vërë nën kontroll gjyqësorin

Ardhja e kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale...

Të gjithë besimtarët ortodoksë të Shqipërisë...

Gjovalin Përnoca dhe Petrit Ceno, dy kandidaturat e propozuara nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani për në Gjykatën e Lartë nuk morën dje dritën jeshile nga deputetët... Faqe 3

Thaçi: Radika, qeveria maqedonase ka kontratë për nisjen e punimeve Sipas kreut të PDSH çështja Radika ekziston, për të ka dokumente që prej 6 vitesh Çështja është shumë më serioze dhe e rëndë se sa është dukur. Çështja Radika ekziston, janë dokumentet, ka 6 vjet që ekziston, po manipulimi politik nga ana e atyre shqiptarëve që janë pjesë e qeverisë, duke qenë tërësisht të paaftë

Pse e dua dhe i jam mirënjohës pafundësisht Kryepeshkopit Janullatos debat Kristaq Bata

Konflikti me Presidentin, PS i rrëzon emrat për Gjykatën e Lartë Deputetët e PS rrëzojnë dy kandidaturat e Presidentit për Gjykatën e Lartë me pretendimin se nuk kanë përvojë në çështjet administrative. Abstenon Spartak Braho i LSI dhe Mark Frroku, ndërsa PD

Në një intervistë për Ilva Taren, Kryetari i komisionit të reformës për arsimin e lartë thotë se universitetet duhet të zhvillojnë punën kërkimore dhe duhet të ngrenë standardin e mësimdhënies së tyre FAQe 12

op-ed / 10-11

ashtu edhe ai i Medias, e kanë shtyrë diskutimin e këtij projektligji për një kohë të pacaktuar. Megjithëse nuk ka patur një arsye zyrtare për heqjen e kësaj nisme, e cila është dhe një nga tri kushtet që opozita ka vendosur për çështjen e reformës... Faqe 5

që ta pengojnë këtë çështje arritën që të implikojnë qeverinë e Shqipërisë në këtë çështje pa qenë nevoja.

Jo thoni dokumente dhe unë në tavolinë shoh një dosje...

Po, janë dokumentet..Kjo parti e shqiptarëve që është në qeveri, kuadrot e saj kanë nënshkruar të gjitha dokumentet për këtë projekt që ekziston që në 2008. Kryetari i Bashkisë... Faqe 6

akuzë për armëmbajtje

Prit të presim

KLSH: Privatizimet dhe koncesionet, 107 milionë euro dëme në 2013 Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj tha se pjesa më e madhe e dëmit të zbuluar është nga shitja e pasurisë dhe dhënia me qira e pasurive publike me koncesion. 100 zyrtarë janë kallëzuar në Prokurori

Ilir Kupa revoltohet në gjyq: Akuzat, turp i shtetit shqiptar

FAQE 7

koment / 11

Faqe 16

Roland Gjoza

Kadare iku... Kadare erdhi Nuk është viti 2013, as ndonjë vit tjetër, por pikërisht viti kur Kadarenë nuk e kemi më. Nuk është. Ka shkuar. Ka një shtendosje. Çurçilli ka thënë se kur ikin shqiponjat, të çajnë veshin papagajtë. Nuk është i pranishëm Kadare. Shkoi me engjëjt. Natyrisht që nuk shkruan më. Nuk përdoret prej misterit karboni që e vizaton fizikisht, ai karbon, ajo bojë, apo ngjyrë që e spikati kaq shumë. Sepse nuk ekziston më fizikisht. Nuk e shohin në rrugë, në tv. Ç’ndodhi? Nuk e shajnë më ata që s’e donin. Nuk përmendet nëpër kafene. E harrojnë. Kështu duket njëfarësoj. E kanë harruar Kadarenë. Sepse i mundoi me famën e tij dhe tani duan të hakmerren. Për se të hakmerren, o Zot? E përmban geni ynë, ai çelësi kopil i hakmarrjes që hap dhe varret. E patë...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Tahiri: Atentatet me tritol,SHISH nuk na jep informacion politikë /

Faqe 4

ekonomi/ KLSH: 107 milionë

euro, abuzimet me fondet publike në 2013

Faqe 6

kronikë / Ilir Kupa revoltohet

në gjyq: Akuzat, turp i shtetit shqiptar

Faqe 7

“Na kanë shfrytëzuar si të ishim të burgosur, tregon Sobiri, - ende na kanë borxh 350 000 rubla, rreth 7000 euro.” Një burrë tjetër që afrohet, tregon se ai dhe i vëllai kishin marrë një kredi në bankë për të paguar fluturimin për në Soçi. “Tani në vend të rrogës, kemi borxhe”, thotë ai.

“Deri tani fati i punëtorëve në Soçi nuk i ka interesuar askujt. Kjo edhe sepse shumica e më shumë se 100 000 punëtorëve aty janë nga vendet e Azisë Qendrore dhe ata kanë kohë që nuk janë më në Soçi. Shumë prej tyre janë kthyer sërish në Taxhikistan, ku të ardhurat mujore janë shpesh nën 200 euro”.

“Skllevër” për të ndërtuar stadiumet e Lojërave Olimpike Dimërore Nga Florian Bauer

L

ojërat Olimpike Dimërore do të jenë më të shtrenjtat e të gjitha kohërave. Organizatorët me sa duket, kanë kursyer tek paga e punëtorëve. Në Soçi po bëhen këto ditë përgatitjet përfundimtare për Lojërat Olimpike Dimërore që zhvillohen nga 07 deri më 23 shkurt. Në kantieret e mëdha të ndërtimit sheh sot ndërtesa olimpike që kanë kushtuar miliarda. Çeliku dhe qelqi i tyre shndritin nën diellin e këtij vendi turistik në Detin e Zi. Tani vështirë se këtu mund të takosh ndonjë punëtor. Ata janë kthyer tashmë në vendet e tyre në Azinë Qendrore dhe pasi kanë punuar shumë për muaj për ambientet e Olimpiadës, shumica e tyre janë ende duke pritur për rrogat. Frikë për të folur

Në një lagje të varfër të Soçit ka një zyrë organizata e të drejtave të njeriut Memorial. Seli e organizatës është në Moskë. Që nga korrik 2012 Semyon Simonov u ka ndihmuar rreth 1.500 punëtorëve në Soçi për problemet e tyre. Askush nuk e di më tepër për fatin e tyre se ai. “90 për qind e të gjithë punëtorëve të objekteve olimpike në Soçi ose nuk i kanë marrë pagat e tyre ose vetëm një pjesë,” thotë ai. “Pa punën e tyre Lojërat Olimpike nuk do të ishin bërë të mundura, por ata nuk po paguhen. Atyre nuk u kanë dhënë as leje zyrtare pune, dhe në fund shumë prej tyre u dëbuan me forcë. “Deri tani fati i punëtorëve në Soçi nuk i ka interesuar askujt. Kjo edhe sepse shumica e më shumë se 100.000 punëtorëve aty janë nga vendet e Azisë Qendrore dhe ata kanë kohë që nuk janë më në Soçi. Shumë prej tyre janë kthyer sërish në Taxhikistan, ku të ardhurat mujore janë shpesh nën 200 euro. Gjysma e vendit jeton sipas Bankës Botërore prej parave që fitojnë punëtorët taxhikë jashtë vendit. Në një treg në lindje të kryeqytetit Dushanbe shumë vetë tregojnë se kishin punuar në Soçi, por nuk kanë marrë asnjë rrogë. Po askush prej tyre nuk dëshiron ta thotë një që të tillë publikisht.

Skllavëri moderne

Në një vendbanim nja dy orë me makinë larg kryeqytetit jeton Golip Yunusov, 62 vjeç, i cili tregon se kishte punuar për disa muaj si kryepunëtor i një brigade me 23 vetë që kishte ngritur ndërtesat ku do të qëndrojnë vullnetarët në Soçi. Ai dhe kolegët e tij duhet të merrnin 455.000 rubla, rreth 10 000 euro, por nuk kanë marrë deri tani asgjë. “Skllavëri moderne, shfrytëzim ishte, thotë ai, nuk kishim asnjë ditë pushim dhe flinim tetë vetë në 18 metra katror. Po të sëmurej njeri, i thoshin, ky është problemi yt”. Golipi na merr me vete te Sobiri, i cili kishte punuat gjithashtu si kryepunëtor i një brigade në Soçi. “Na kanë shfrytëzuar si të ishim të burgosur, tregon Sobiri, - ende na kanë borxh 350.000 rubla, rreth 7000 euro”. Një burrë tjetër që afrohet, tregon se ai dhe i vëllai kishin marrë një kredi në bankë për të paguar fluturimin për në Soçi. “Tani në vend të rrogës, kemi borxhe”, thotë ai. Me sa duket, kemi të bëjmë me një sistem

Semjon Simonow i organizatës së të drejtave të njeriut Memorial thotë: “Duket qartë se kemi të bëjmë me një sistem, punëtorët e huaj nuk paguhen dhe pastaj i dëbojnë nga vendi”. Por edhe punëtorët rusë janë të prekur. Shumë prej tyre tregojnë se nuk e kanë marrë rrogën të plotë. Komiteti organizator i Lojërave Olimpike në Soçi nuk pranon të japë intervistë. Kryetari gjerman i këtij komiteti, Thomas Bach, ka gjithashtu shumë punë. IOC-ja jep shkurt përgjigje me shkrim se për rrogat që nuk janë paguar ende, janë paguar ndërkohë rreth gjashtë milionë euro. Po si mund të bëhen pagesa të tilla, kur sipërmarrjet nuk kanë regjis-

truar thuajse asnjë punëtor e pale pastaj që punëtorët që presin për rrogat e tyre në Azinë Qendrore të kenë llogari bankare?

Semjon Simonow i organizatës së të Drejtave të Njeriut Memorial thotë: “Duket qartë se kemi të bëjmë me një sistem, punëtorët e huaj nuk paguhen dhe pastaj i dëbojnë nga vendi”. Por edhe punëtorët rusë janë të prekur. Shumë prej tyre tregojnë se nuk e kanë marrë rrogën të plotë.

IOC-ja jep shkurt përgjigje me shkrim se për rrogat që nuk janë paguar ende, janë paguar ndërkohë rreth gjashtë milionë euro. Po si mund të bëhen pagesa të tilla, kur sipërmarrjet nuk kanë regjistruar thuajse asnjë punëtor e pale pastaj që punëtorët që presin për rrogat e tyre në Azinë Qendrore të kenë llogari bankare?

Punë skllevërish edhe për Botërorin

Shumë nga afro 1.2 milionë punëtorët emigrantë në Katar përjetojnë abuzimin dhe shfrytëzimin në një dimension, që mund të përshkruhet si “skllavëria e shekullit të 21-të”, shkruhej në një raport të ITUC disa muaj më parë. Shumica janë punëtorë të pashkolluar nga Nepali, India dhe Bangladeshi. Shumë prej tyre druhen të tregojnë historinë e vet në media. Ata kanë frikë nga hakmarrja dhe dëbimi. Mjerimi i emigrantëve shpesh fillon para ardhjes së tyre në Gjirin Persik. Problemet thellohen nga praktikat ilegale të agjencive të rekrutimit. “Ndërmjetësit i joshin punëtorët me premtime të rreme për të përfituar sa më shumë. Shumë prej tyre i falsifikojnë lejet e punës dhe kontratat”, thotë në intervistë për “Deutsche Welle”-n Nandita Baruah, eksperte për emigracionin e punës dhe trafikimin e qenieve njerëzore në organizatën aziatike për zhvillim, “Asia Foundation”. Shumë emigrantë janë të varur nga këto agjenci, ata nuk kanë kontakte të tjera dhe nuk njohin kanale të tjera për t’u larguar nga vendi në mënyrë legale.” Kritikat u shkaktuan nga një informacion i gazetës britanike “The Guardian”. Ajo raportonte se gjatë verës në Katar, ku temperaturat mund të arrijnë deri në 50 gradë, kishin gjetur vdekjen 44 punëtorë emigrantë nepalezë. Katari reagoi me njoftimin se do ta dyfishojë numrin e inspektorëve dhe do të emërojë një firmë e pavarur ligjore për të shqyrtuar të gjitha ankesat. Megjithatë autoritetet e hodhën poshtë akuzën, se emigrantët nepalezë trajtohen “si skllevër”. Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA, në një deklaratë p shprehu “shqetësim të madh” lidhur me raportet e mediave. Ajo njoftoi se do t’u shprehë autoriteteve të Katarit shqetësimet për shkeljen e të drejtës së punës dhe kushtet e vështira të punës në projektet e ndërtimit për Kampionatin Botëror.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29.01.2014

3

PS rrëzon emrat e Nishanit për Gjykatën e Lartë, PD: Vendim politik Ndryshe nga deputetët e PS-së, në mbledhjen e djeshme të komisionit të Ligjeve deputetët Spartak Braho dhe Mark Frroku abstenuan për dy kandidaturat e Nishanit. TIRANË Gjovalin Përnoca dhe Petrit Ceno,

dy kandidaturat e propozuara nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani për në Gjykatën e Lartë nuk morën dje dritën jeshile nga deputetët socialistë në Komisionin e Ligjeve. Edhe pse me një eksperiencë të gjatë në gjyqësor, në relacionin shpjegues, deputeti i PS-së, Armando Subashi sqaroi se dy vendet në Gjykatën e Lartë lidhen me krijimin e Gjykatës Administrative, duke mbrojtur idenë se Presidenti kishte detyrimin ligjor të përzgjidhte kandidatë me përvojë në këtë fushë.”Fakti që dekretimi i anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë u krye në 23 nëntor, pra tre javë më pas në kohë, nga krijimi i Kolegjit Administrativ do të duhet të ishte një shtysë më tepër që Presidenti i Republikës të konstatonte se përpos detyrimit ligjor dhe situatës konkrete të përbërjes së Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, nevoja e përzgjedhjes së subjekteve me formim të posaçëm në fushën e gjykimit të mosmarrëveshjeve administrative duhet të ishte dominues”,- tha Subashi. Ai shtoi se, Presidenti i Republikës në këtë rast duhet që të respektonte ligjin organik,

duke i kërkuar për pasojë kreut të shtetit që të nisë një proces sipas ligjit. Por ndryshe nga qëndrimi i Subashit, i cili me sa duket, u përpoq që të mos i japë nuanca politike kësaj çështjeje, deputeti tjetër i PS-së, Blendi Klosi tha se Bujar Nishani u zgjodh President për të mbrojtur interesat e familjes “Berisha”. “Kandidaturat për Gjykatën e Lartë u zgjodhën pa u marrë për bazë konsultat me Kryetarët e Grupeve Parlamentare. Presidenti Bujar Nishani nuk shkëputet dot nga urdhrat e Berishës”, - tha Klosi. Nga ana e demokratëve, e gjitha sa më sipër është konsideruar si një përpjekje e hapur e qeverisë për t’i bërë presion Presidentit dhe për të ndikuar tek sistemi gjyqësor. “Është politik, sepse ju e bëni të qartë edhe në fund të relacionit, që nuk keni ndërmend të miratoni asnjë nga kandidatët që do të çojë Presidenti. Nuk do ta bëni sepse doni aty të çoni gjyqtarë që kontrollohen nga ju. Kërkoni tekstualisht që Presidenti të mos ketë më kompetencë të propozojë kandidatët”, - tha deputeti demokrat Edi Paloka. Por ndryshe nga debati PS-PD për kandidaturat në fjalë dhe pasojat që po rrjedhin në

“Kandidaturat për Gjykatën e Lartë u zg jodhën pa u marrë për bazë konsultat me Kryetarët e Grupeve Parlamentare. Presidenti Bujar Nishani nuk shkëputet dot nga urdhrat e Berishës”

marrëdhëniet e mëpasshme mes PS-së dhe Presidentit të Republikës, Lëvizja Socialiste për Integrim duket se ka një qëndrim më të distancuar. Në mbledhjen e djeshme të komisionit të Ligjeve, deputeti Spartak Braho abstenoi, ndryshe nga deputetët e PS-së që votuan kundër. “… Nuk mendoj se këtyre u mungon përvoja e veçantë për të punuar dhe për të qenë anëtarë të Gjykatës së Lartë”, - tha Braho. Edhe pse Braho sqaroi se ky ishte mendimi i tij personal, ende Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka bërë të qartë se cili do të jetë qëndrimi që kjo parti do të mbajë ndaj dy kandidaturave të Presidentit. Votë abstenuese për dy kandidaturat në fjalë mbajti dje edhe deputeti i PKD-së, Mark Frroku. Dy ditë më parë, të dy kandidatët e dekretuar nga Nishani kanë zhvilluar një seancë dëgjimore, ku iu janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve përsa i përket formimit të tyre profesional, përvojës si juristë apo vizionit të tyre lidhur me reformën në sistemin e drejtësisë. Përnoca dhe Ceno kanë një përvojë të gjatë mbi 20-vjeçare në sistemin e drejtësisë dhe sot mbajnë pozicione të larta duke drejtuar edhe gjykata të Apelit.

Halimi: Mazhoranca veproi kundër integrimit të vendit “Me rrëzimin e dekreteve të Presidentit të Republikës, për emërimin e Petrit Cenos dhe Gjovalin Përnocës si anëtar të Gjykatës së Lartë, mazhoranca shkeli me të dyja këmbët ligjin për Gjykatën e Lartë, një ligj i shkruar germë më germë nga ekspertët më të mirë të BE” TIRANË Deputeti demokrat, Eduard Halimi kon-

sideroi rrëzimin nga PS-ja të dy kandidaturave të Presidentit për Gjykatën e Lartë, si sjellje antiligjore e në kundërshtim me interesat e vendit. “Sot, mazhoranca në komisionin e Ligjeve, me urdhër të Edi Ramës, kreu një akt të ri kundër integrimit europian të vendit, kundër konsensusit politik në vend, kundër institucioneve të pavarura dhe kundër interesave të shqiptarëve

dhe partnerëve ndërkombëtare për një sistem drejtësie profesional, të pavarur, eficent dhe në shërbim të qytetarëve. Me rrëzimin e dekreteve të Presidentit të Republikës, për emërimin e Petrit Cenos dhe Gjovalin Përnocës si anëtar të Gjykatës së Lartë, mazhoranca shkeli me të dyja këmbët ligjin për Gjykatën e Lartë, një ligj i shkruar germë më germë nga ekspertët më të mirë të BE dhe që ishte kusht i panegociueshëm nga Brukseli, për dhënien e statusit të vendit

kandidat, ligj i miratuar me shumicën e plotë parlamentare me 30 majin e vitit të kaluar”, - tha dje Halimi. Deputeti demokrat sqaroi se Presidenti i Republikës ka detyrimin të diskutojë me grupet parlamentare, kriteret për kandidatët në Gjykatën e Lartë, dhe jo emrat. “Proces që Presidenti e ka kryer në mënyrë publike”, shtoi ai. “Ekspertët e BE-së kanë përcaktuar në ligjin e ri të Gjykatës së Lartë se Gjykata e Lartë duhet të jetë gjykatë karriere dhe se kandidatet duhet të plotësojnë kushte dhe kritere të qarta dhe konkrete. Dy gjyqtarët, plotësonin sot të gjitha kushtet dhe kriteret që parashikon ligji: janë gjyqtarë karriere, gëzojnë integritet të lartë moral, nuk kanë asnjë të dhënë negative por kanë vlerësime të shkëlqyera në punën dhe karrierën e tyre gjyqësore e profesionale për më shumë se 30 vite, si dhe janë drejtues të gjykatave që janë përballur me krimin e organizuar dhe bandat duke marrë vlerësimin e qytetarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë”, - tha Halimi.

ankesa

Mungon qeveria, shtyhet Akti për buxhetin në Kushtetuese TIRANË Gjykata Kushtetuese nuk mundi të shqyrtonte dje kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshëm Aktin Normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit 2013. Shkak u bë mosparaqitja e qeverisë në seancë. Për demokratët, ky ishte një “akt skandaloz i paprecedentë” Në historinë e Gjykatës Kushtetuese, sipas deputetit demokrat Eduard Halimi, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Për ish-ministrin e Drejtësisë, qeveria ka shpërfillur Gjykatën Kushtetuese, duke shkaktuar skandalin e radhës. Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha komentoi dje në faqen e tij në Facebook se ishte Rama ai që urdhëroi përfaqësuesit e qeverisë që të mos paraqiten si palë e paditur në seancën e gjykimit në Gjykatën Kushtetuese. “Këtë qëndrim të pashembullt të injorimit të Gjykatës Kushtetuese, institucionit garant të Kushtetutës së vendit, qeveria Rama-Meta e bazon në parimin antishtet, atë të vendimeve të pavlefshme të gjykatave të vendit. Bazuar në këtë parim, qeveria Rama-Meta ka rrëzuar haptas me vendime qeverie një seri vendimesh të Gjykatës Kushtetuese, si ato: Për kontrollin e territorit, Nëpunësin civil, vendimmarrjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, aktet normative, nivelin e borxhit, paraqitjen e programit politik të qeverisë në parlament etj., etj”, shkruan Berisha.


4

fokus

ngjarje e ditës

Mbledhja e komisionit është shoqëruar edhe me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Kulmi arriti në fund të mbledhjes, ku Flamur Noka dhe Pjerin Ndreu shkëmbyen ofendime të ndërsjella, ndërsa për pak nuk u përplasën fizikisht

Tahiri: Atentatet me tritol,SHISH nuk na jep informacion “Sot që flasim, kam zero informacion lidhur me këtë që ndodh, nga SHISH. Kjo është e papranueshme dhe cenon sigurinë kombëtare të shtetit shqiptar, cenon jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë”. Shërbimi Informativ Shtetëror duket se do të jetë objektivi i ardhshëm i mazhorancës së majtë. Sinjalet e para të kësaj “beteje” i ka dhënë dje ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili duke raportuar para komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë për vrasjen e dy vëllezërve nga Devolli nga policia greke, ka bërë përgjegjës edhe SHISH-in e drejtuar nga Visho Ajazi, për situatën e rendit dhe sidomos për shtimin e rasteve të atentateve me bomba me telekomandë. Tahiri duke i konsideruar këto ngjarje si akte terroriste, ka akuzuar Shërbimin Informativ Shtetëror për pengim dhe mosd h ë ni e i nfo r m ac i o n i Po l i c i s ë s ë Shtetit. “Këto janë akte terroriste dhe do të trajtohen si të tilla. Policia e Shtetit po bën maksimumin, pavarësisht gjendjes që kemi trashëguar, pa informatorë dhe pa kapacitete reale për të luftuar kriminalitetin në thellësi dhe e dyta, unë dje kam pasur një takim me Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, të cilit i kam komunikuar se inaktiviteti, mosmarrja e informacionit dhe mosdhënia e informacionit cenon sigurinë kombëtare lidhur me këto akte terroriste”, - tha Tahiri. Ai ka deklaruar se policia nuk ka patur informacion nga SHISH-i për asnjë nga veprat e fundit të atentateve me eksploziv, duke theksuar se në këtë mënyrë është cenuar edhe siguria kom-

bëtare. “Sot që flasim, kam zero informacion lidhur me këtë që ndodh, nga SHISH. Kjo është e papranueshme dhe cenon sigurinë kombëtare të shtetit shqiptar, cenon jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Ia kam komunikuar drejtorit të SHISH-it dhe pres prej tij që të më japë informacion lidhur me këto akte terroriste, si detyrë themelore e SHISH. Unë pres që në luftën kundër të tilla akteve, pavarësisht se kanë një rritje të pajustifikueshme, gati artificiale, pres që përtej bashkëpunimit deklarativ të ketë bashkëpunim thelbësor. Dhe bashkëpunim thelbësor unë nuk quaj të kem zero informacion nga SHISH lidhur me këtë gjendje, por të kem informacion të plotë. Përndryshe kjo situatë, pra mosdhënia e informacionit, inaktiviteti ose mospasja e informacionit në cilëndo formë nga SHISH, cenon në thelb sigurinë kombëtare dhe jetën e qytetarëve shqiptarë”, - tha Tahiri. Opozita

Por sipas opozitës, për gjendjen e kriminalitetit në vend përgjegjësia kryesore pas Kryeministrit, është e vetë ministrit Tahiri, i cili, sipas saj ka krijuar klimën e tritolit në vend. Ndaj ajo i ka sjellë ndërmend atij se si pjesë e përgjegjësisë, ministri Tahiri duhet të mendojë edhe dorëheq jen. “A keni menduar ndonjëherë që të jepni

Sipas opozitës, për gjendjen e kriminalitetit në vend përgjegjësia kryesore pas Kryeministrit, është e vetë ministrit Tahiri, i cili, sipas saj ka krijuar klimën e tritolit në vend. Ndaj ajo i ka sjellë ndërmend atij se si pjesë e përgjegjësisë, ministri Tahiri duhet të mendojë edhe dorëheqjen

dorëheq jen apo edhe se mund t’ju shkarkojnë për këtë situatë dramatike të rendit dhe të sigurisë në vend? Ju jeni personi që mbani përgjegjësi direkte për këtë atmosferë lufte në mbarë vendin. Por ju keni edhe një gjë të veçantë në raport me Kryeministrin dhe me të gjithë të tjerët, raportin me tritolin, që ju gjendeni aty sa herë tritolin e vë qeveria dhe ju nuk gjendeni aty sa herë e vë krimi”, tha Patozi. Sa i përket çështjes për të cilën ishte thirrur në komision, pra asaj të vrasjes së dy vëllezërve nga Devolli, ministri Tahiri ka bërë një përshkrim kronologjik të të gjitha veprimeve hetimore, operacionale dhe procedurale që kishte kryer Policia e Shtetit për të zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen në fjalë. Seanca e djeshme është shoqëruar edhe me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Kulmi arriti në fund të mbledhjes, ku deputetët Flamur Noka dhe Pjerin Ndreu shkëmbyen ofendime të ndërsjella, ndërsa për pak nuk u përplasën fizikisht.

Fyerje dhe sharje mes Nokës dhe Ndreut, garda shmang përplajen fizike Noka: Kthe përgjigje për vrasjet e dy shqiptarëve, lëri përrallat. Na vjen këtu me komunikatë policie. Vazhdo jep sqarime. U vranë dy njerëz. Nuk tregove respekt që atë ditë që të thirrëm. Duhet të kishe ardhur këtu i përgatitur me të gjithë informacionin. Me dosje e dokumente, e jo me përralla këtu. Edhe qesh, ke fytyrë e zgërdhihesh. Vriten dy shqiptarë. S’të vjen turp s`të vjen. Braho: Z. Patozi, mbledhjen po e prish ky. Tahiri: Z. kryetar… Braho: Një minutë, se unë jam këtu për të drejtuar këtë komision dhe jam i zoti sa t’ia mbledh edhe Flamurit. Noka: Jo, Flamurit s’ia ka mbledh asnjë, vetëm Zoti. Harroje atë punë ti… Ndreu: Po si s’merr vesh një herë…? Ajo është në varësi të prokurorit dhe jo ministrit të Brendshëm. Noka: Po ik se s’merrem me ty unë, nuk merr vesh ti, po flas me atë. Po ik o qërohu, se s’merrem me plehra unë, po flas me atë. Ndreu: O ti qurravec, mos fol me mua me

atë gjuhë, more vesh! Braho: Po të vazhdojë kështu, unë jam i detyruar ta ndërpres mbledhjen e komisionit. Noka: Me kë je duke fol ti, do të zhduk halabak! Braho: Të lutem o Pjerin… Ndreu: Ik ore, injorant. Tahiri: Nuk kisha ndërmend të qeshja, në rast se nuk do më bënte për të qeshur thellësia e mendimeve të tua, zoti deputet.

Noka: Po ti je një karagjoz mo. Janë vrarë dy shqiptarë dhe ti vjen e zgërdhihesh. Po ti je një karagjoz. Jep sqarime, se ke dalë e ke thënë “bravo çuna”, kur ka ardhur puna. Tahiri: Nuk doja kurrë që në këtë tavolinë të vihej e të abuzohej politikisht me një ngjarje që po hetohet nga prokuroria. Policia e Shtetit veprimet i ka kryer një për një, sipas përgjegjësive të veta. Në qoftë se kërkoni informacion shtesë, përtej asaj që ka bërë polica, këtu duhet të vijë Prokurori i Përgjithshëm ose një institucion tjetër. Mos më detyroni të përgjigjem për një gjë tjetër. Koha kur aktet e ekspertimit i bënte Ministria e Brendshme dhe Policia, ju kujtohet juve fort mirë, ka kaluar. Noka: Ashtu ë? Tahiri: Dhe koha kur policia vriste vetë dhe pastaj bënte aktet e ekspertimit vetë, ka kaluar. E mbani mend 21 janarin dhe ju kujtohet kjo.

vendimi

Prokuroria mbyll hetimin: Xhuka s’ka kryer vepër penale Prokuroria e Tiranës ka vendosur të mos fillojë hetim ndaj kryeinspektores së ILDKP-së, Zana Xhuka, pasi faktet e pretenduara nga punonjësit në kallëzim nuk përbëjnë vepër penale. Pas verifikimeve të para, akuza ka arritur në përfundimin se znj. Xhka nuk ka kryer vepër penale rreth çështjeve të ngritura nga një numër i madh punonjësish të këtij institucioni në kallëzimin penal që u depozitua në prokurori pak kohë më parë. Vendimi i prokurorisë vjen pas miratimit në komisionin e Ligjeve të raportit për shkarkimin nga detyra të kryeinspektores së ILDKPsë, Zana Xhuka. Të njëjtin qëndrim akuza ka mbajtur edhe për një kallëzim penal që zonja Xhuka kishte depozituar ndaj njërit prej punonjësve, të cilin e akuzonte për kanosje. Në vendimin për mosfillimin e hetimeve ndaj kryeinspektores, Prokuroria thotë se nuk janë konstatuar veprime që përbëjnë elemente të veprës penale “shpërdorim detyre”. “Nga çmuarja në tërësi e të gjitha akteve të administruara në këtë material kallëzues, konkludojmë se nga ana e Inspektores së Përgjithshme nuk janë kryer veprime të tilla, të cilat në kuptim të nenit 248 të Kodit Penal të përbëjnë tejkalim të kompetencave, apo të jenë në kundërshtim me ligjin. Këto veprime/mosveprime ose vendimmarrjet nuk provohet të jenë kryer me dashje dhe me qëllim për të sjellë një pasojë në dëm të interesave të shtetit apo shtetasve të caktuar”, - thotë prokuroria në vendimin për mosfillimin e procedimit penal ndaj Zana Xhukës. Të njëjtin qëndrim akuza e kryeqytetit mban edhe për kallëzimin që vetë zonja Xhuka ka depozituar ndaj një punonjësi të institucionit që drejton. Në kallëzim ajo pretendon se shtetasi Sh.G, në mbledhjen e datës 22.10.2013, njëri nga punonjësit i është drejtuar inspektores me zë të lartë duke i thënë: “Ti duhet të më dëgjosh mua”.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29.01.2014

5

Si komisioni i Ligjeve, ashtu edhe ai i Medias e kanë shtyrë diskutimin e projektligjit për Mediat Audiovizive për një kohë të pacaktuar opozita

Reforma territoriale, Basha: Kushti i vetëm, konsensusi i gjerë politik TIRANË Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh kryetar i Bashkisë Tiranë dhe Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Lulzim Basha, priti dje në një takim ambasadorin e Suedisë në Shqipëri (rezident në Shkup) z. Mats Staffansson dhe të Ngarkuarin me Punë të Suedisë në Tiranë, z. Patrik Svensson. Në njoftimin për shtyp të PD-së thuhet se kryetari i opozitës shprehu vullnetin e plotë të opozitës për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, dhe plotësuar të gjitha detyrimet e saj në raport me reformat madhore të vendit, përfshirë reformën administrativo-territoriale. Kjo reformë, sipas Bashës nuk është thjesht dhe vetëm vizatim kufijsh në hartën e Shqipërisë, por ka impakt të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe në atë të decentralizimit. Për këtë arsye, e vetmja kërkesë e opozitës sipas tij është një konsensus i gjerë politik midis mazhorancës dhe opozitës dhe një konsultim i gjerë publik nga akti i parë e deri tek akti i fundit, që është miratimi me votë në Kuvendin e Shqipërisë. “Konsensusi është një domosdoshmëri ndaj së cilës nuk mund të iket, është një kusht i panegociueshëm i opozitës, në mënyrë që produkti final t’u shërbejë interesave të qytetarëve dhe jo llogarive elektorale të mazhorancës”, - është shprehur Basha. Gjatë takimit, kryetari i PD-së ka theksuar gjithashtu se “qeveria Rama-Meta ka lançuar një sulm të papranueshëm ndaj institucioneve të pavarura si ILDKP, AMA, Presidentin e Republikës etj”. Në të njëjtën kohë, Basha garantoi se opozita shqiptare vijon të mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për mbështetje pa kushte të të gjithë hapave dhe reformave madhore të procesit të integrimit.

Priten ekspertë të huaj

PS, tërheqje taktike e nga AMA Pranë komisionit të Medias, ekspertë të huaj do të japin vlerësimin e tyre për nismën apo zgjidhje të tjera për ‘ngërçin’, siç e quajnë socialistët situatën në të cilën është futur Agjencia e Mediave Audiovizive Fejzi Braushi

Megjithëse ishte në rendin e ditës të punimeve të komisionit të Ligjeve dhe të atij të Medias, nisma ligjore e deputetit socialist Alfred Peza për “shkrirjen” e Agjencisë së Mediave Audiovizive dhe emërimin e anëtarëve të rinj, nuk është diskutuar. Si komisioni i Ligjeve, ashtu edhe ai i Medias, e kanë shtyrë diskutimin e këtij projektligji për një kohë të pacaktuar. Megjithëse nuk ka patur një arsye zyrtare për heq jen e kësaj nisme, e cila është dhe një nga tri kushtet që opozita ka vendosur për çështjen e reformës administrative, burime nga mazhoranca kanë bërë të ditur dje se shtyrja ka të bëjë me nevojën për të patur një ekspertizë ndërkombëtare mbi ligjshmërinë e kësaj ndërhyrjeje në ligjin bazë të mediave audiovizive, i cili u miratua vetëm në majin e shkuar me konsensusin e të dyja palëve. Kështu mësohet se pas angazhimit të kry-

etarit të komisionit të Mediave, Genc Pollo, për të ndërkombëtarizuar këtë çështje si një sulm që po i bëhet një institucioni të pavarur, p ë r f aq ë su e s t ë o rg a n i z m ave ndërkombëtare që asistuan edhe në hartimin e ligjit bazë, si OSBE, kanë kërkuar kohë që të japin një ekspertizë për këtë çështje. Të njëjtat burime nga mazhoranca kanë bërë të ditur se për këtë arsye pritet të vijnë pranë komisionit të Medias ekspertë të huaj, që do të japin vlerësimin e tyre për nismën apo zgjidhje të tjera për ‘ngërçin’, siç e quajnë ata situatën në të cilën është futur AMA. Konteksti

Por, gjithsesi, kjo “tërheq je” e mazhorancës nga votimi i kësaj nisme duket se lidhet edhe me qëndrimin kushtëzues që opozita ka bërë për reformën administrative, duke e renditur atë si një nga tri çështjet nga të cilat duhet të

Kryetari i KDRTSH, sot dëgjohen 4 kandidaturat Komisioni i Medias do të vijojë sot procedurën e zgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarit të ri të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, për të cilin nuk ka hasur në ndonjë pretendim të opozitës. Siç edhe njoftohet në faqen zyrtare të Kuvendit, komisioni sot do të zhvillojë seancën dëgjimore me dy kandidatët të mbetur për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së, si dhe 4 kandidaturat që janë paraqitur për kryetar të këtij këshilli. Nga sa mësohet tashmë, zyrtarisht kanë paraqitur kandidaturën për kryetar të Këshillit botuesi i gazetës “Tema”, Mero Baze, ish-përfaqësuesi i Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut, Kristaq Traja, gazetari dhe drejtori i informacionit në ATSH, Ylli Pata, si dhe komentatori Artan Mullai.

tërhiqet qeveria, përfshi këtu edhe çështjen e shkarkimit të kreut të ILDKP-së, si dhe shfuqizimin e Aktit Normativ për ligjin e Nëpunësit Civil. Ndaj kjo mund të shihet edhe si tërheq je taktike për t’i lënë opozitës mundësi që të afrohet drejt një konsensusi për reformën administrative. Gjithsesi, për të arritur deri te konsensusi, mazhoranca duhet të lëshojë pe edhe në dy çështjet e tjera. Dy ditë më parë komisioni i Ligjeve miratoi raportin e grupit të kontrollit, i cili konstaton një sërë shkeljesh nga ana e kryeinspektores së ILDKP-së, Zana Xhuka, duke propozuar edhe shkarkimin e saj. Por gjithsesi, edhe kjo çështje nuk mund të konsiderohet e mbyllur, pasi raporti tashmë është në dorën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, i cili duhet të vendosë nëse do ia kalojë për vot i m s e a n c ë s p l e n a r e a p o j o. Mbetet për t’u parë edhe në këtë pjesë nëse mazhoranca do të

kërkojë shpalljen absolutisht të pavlefshme të zgjedhjes së Zana Xhukës si kryeinspektore, apo do të procedojë me propozim për shkarkim të saj, për shkak të shkeljeve në veprimtarinë e saj, të konstatuara nga grupi i kontrollit. Ndërkohë që sa i përket kushtit të tretë që ka të bëjë me Aktin Normativ, zgjidhja pritet të vijë nga Gjykata Kushtetuese, e cila do duhet që në ditët në vijim të bëjë dhe shpalljen e vendimit të saj, që në fakt e ka rrëzuar atë. Por, pavarësisht këtyre “lëshimeve” të pjesshme, duket se opozita ka vendosur tashmë t’i shkojë deri në fund bojkotit në komisionin e posaçëm të reformës territorialo-administrative. Prova do të jetë seanca e së enjtes, ku parashikohet të votohet edhe për përbërjen e komisionit. Mazhoranca i ka lënë një javë kohë opozitës për të paraqitur emrat, ndërkohë që ka gati tashmë emrat e anëtarëve të saj.

Përplasja e dy ligjeve për përbërjen e AMA-s Me miratimin e ligjit të ri “Për mediat audiovizive” rreth 10 muaj më parë, ish-Këshilli Kombëtar i Radiotelevizioneve, që sot mban emrin Agjencia e Mediave Audiovizive (AMA), konsiderohet një institucion i pavarur, në kuptimin e propozimit të anëtarëve të saj jo më nga forcat politike, por nga subjekte të ndryshme të shoqërisë civile. Pas paraqitjes së të gjitha kandidaturave, përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës në komision bëjnë skarcimin apo eliminimin një e nga një të kandidatëve deri në përzgjedhjen e 6 emrave që i shkojnë seancës për votim, por duke mbajtur

gjithmonë parasysh ruajtjen e balancës që tre kandidatë të kenë mbështetjen e shumicës qeverisëse dhe 3 të opozitës. Ndërkohë që për kryetarin është përcaktuar një procedurë tjetër zgjedhjeje, ku përzgjidhen fillimisht 4 kandidaturat që marrin më shumë firma në komisionin e Medias. Më pas opozita ka të drejtë të skualifikojë dy prej tyre, ndërkohë që dy kandidatët e mbetur i kalojnë seancës parlamentare për të zgjedhur me votë njërin prej tyre. Këto janë përcaktimet që bëjnë neni 9 dhe 10 i ligjit të ri të mediave audiovizive, por që në fakt për momentin duket e vështirë të zbato-

hen në praktikë, pasi i njëjti ligj në dispozitën kalimtare të tij përcakton se anëtarët aktualë të AMA-s qëndrojnë në detyrë deri në përfundim të mandatit të tyre. Kështu, aktualisht AMA ka me mandat të rregullt 3 anëtarë, ndërkohë që në detyrë ka dhe kryetaren Endira Bushati, së cilës i ka mbaruar prej më shumë se një viti mandati i anëtares. Sipas nismës së PSsë, në këto kushte Kuvendi nuk mund të nisë një procedurë të zgjedhjes së AMA-s së re sipas përcaktimeve të neneve 9 dhe 10, pasi nuk mund të zbatohen përcaktimet që bëhen në to. Neni tranzitor i të njëjtit ligj nuk e lejon këtë. Në rast

se Kuvendi do të niste procedurën, do duhej të zgjidhte vetëm 3 anëtarë dhe kryetarin, të cilët do të zgjidheshin sipas kriterit apolitik, ndërkohë që pjesa tjetër e AMA-s do të ishte me anëtarë të vjetër, të cilët janë zgjedhur sipas kriterit politik, ku forcat parlamentare propozonin emrat për anëtarë të këtij institucioni. Në këtë rast do të kishim një AMA gjysmë politike dhe gjysmë apolitike. Deputeti socialist, Alfred Peza, në relacionin e tij propozon shkarkimin e tre anëtarëve të mbetur, për t’i hapur rrugë kështu riformatimit të AMA-s sipas parimit apolitik.


6

fokus

ngjarje e ditës

ditari

Naço: 40 mijë dosje të pronave do të dixhitalizohen Qeveria nisi dje procesin e verifikimit të të gjitha dosjeve të pronave të arkivuara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit. “Arkivi fizik me mbi 40 mijë dosje do t’i nënshtrohet dixhitalizimit, një proces që do të nxjerrë jo vetëm abuzimet por edhe

faturën e saktë të detyrimit që shteti u ka pronarëve”, - tha ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Ai shprehu shqetësimin e tij për mangësitë e dosjeve, për të cilat vuri në dukje se janë pa asnjëlloj procesverbali e inventari dhe se do të duhet një punë

e madhe për t’i administruar dhe më pas mund të mësohet se sa është fatura financiare për shtresën e ishpronarëve. Ministria e Drejtësisë ka paralajmëruar se gjatë vitit 2014 do të miratojë një strategji të re për kthimin dhe kompensimin e pronave.

KLSH: 107 milionë euro, abuzimet me fondet publike në 2013 Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj tha se pjesa më e madhe e dëmit të zbuluar është nga shitja e pasurisë dhe dhënia me qira e pasurive publike me koncesion. 100 zyrtarë janë kallëzuar në prokurori Dëmi që institucionet shtetërore kanë krijuar në financat publike gjatë 2013-ës janë sa dyfishi i viteve paraardhëse. Më shumë se 107 milionë dollarë shpërdorime janë evidentuar nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, dje gjatë analizës vjetore ku ishte i pranishëm edhe presidenti Nishani dhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Leskaj tha se dëmi ekonomik për dy vitet 2012-2013 është afërsisht 2 herë më i madh se në periudhën 2009-2012. Dëmi

Sipas Leskajt, pjesa më e madhe e dëmit të zbuluar është shkaktuar nga shitja e pasurisë dhe dhënia me qira e pasurive publike me koncesion. Krahas zbulimeve me dëm ekonomik, KLSH ka konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në nivelin e 4.4 miliardë lekëve ose 2.5 miliardë lekë më shumë se në vitin 2012. Numri i lartë i shkeljeve të konstatuara është shoqëruar gjithashtu me një numër të lartë masash dhe kallëzimesh penale nga ana e KLSH-së. Janë të paktën 1100 masa, nga të cilat 34 janë kallëzime penale për rreth 100 zyrtarë të administratës publike. Por, ndryshe nga sa ndodh me hetimet, largimi i shkelësve nga puna e tyre në institucionet publike vijon të

mbetet një masë që nuk po gjen ende një zbatim të gjerë. Ndërkohë ka folur në analizën e KLSH-së edhe presidenti Bujar Nishani, i cili u kërkoi audituesve të punojnë me kurajë duke thelluar më tej kontrollin ndaj institucioneve. “Bashkëpunimi është i rëndësishëm mes institucioneve, vetë subjektet e audituara dhe Kuvendit të Shqipërisë, për ta bërë mekanizmin më perfekt. Sa më shumë të bashkëpunoni me Prokurorinë për ta bërë mekanizmin funksional, në mënyrë që të ecet sa më shpejt drejt zbatimit të ligjit dhe ndëshkueshmërisë. Sa më shumë të bashkëpunoni me Kuvendin, aq më shumë do të përforcohet mekanizmi”, - tha Nishani. Ai theksoi se duhet auditim sa më i thellë që të jetë i mundur, për një çështje. Rekomandimet

Nga analiza e të dhënave në vitin 2013, KLSH ka rekomanduar më shumë përmirësime ligjore sesa masa organizative, duke qenë se impakti i një përmirësimi ligjor është më i prekshëm. KLSH ka kërkuar vendosjen e kufirit të borxhit publik në Kushtetutë, propozim ky i bërë për dy vite rresht, duke rekomanduar që Ministria e Financave të ngrejë një grup pune me ekspertët më të mirë të fushës për përgatitjen e paraqitjen e një

15.1

Miliardë lekë llogaritet dëmi ekonomik në financat publike për vitin 2013.

164

Auditime ka kryer KLSH gjatë vitit 2013.

100

Zyrtarë të administratës janë kallëzuar penalisht në organet e prokurorisë.

nisme ligjore për fiksimin në Kushtetutë të treguesit të borxhit publik në raport me GDP-në. Së dyti, KLSH ka rekomanduar ndërhyrjen në ligjin “Për pushtetin vendor”, për reduktimin e ndjeshëm të numrit të bashkive e komunave, për një shërbim më cilësor ndaj komunitetit. Por kjo, theksoi Leskaj,

“në respekt maksimal jo vetëm të konsensusit politik të partive, por edhe atij social, kulturor e historik të zonave të ndryshme të vendit, sipas kërkesave të Kushtetutës”. Institucioni ka rekomanduar saktësimin e gjendjes së borxhit që buxheti i shteti ka ndaj sipërmarrjes private.

Thaçi: Projekti i Radikës ka 6 vjet që ekziston Intervistoi Eni Vrasili/Studio e hapur Ndalemi tek çështja Radika. Cila është e vërteta sipas jush? Kemi qëndrime nga dy qeveritë se nuk ka projekt. Çështja është shumë më serioze dhe e rëndë se sa është dukur. Çështja Radika ekziston, janë dokumentet, ka 6 vjet që ekziston, po manipulimi politik nga ana e atyre shqiptarëve që janë pjesë e qeverisë, duke qenë tërësisht të paaftë që ta pengojnë këtë çështje arritën që të implikojnë qeverinë e Shqipërisë në këtë çështje pa qenë nevoja. Jo thoni dokumente dhe unë në tavolinë shoh një dosje... Po, janë dokumentet..Kjo parti e shqiptarëve që është në qeveri, kuadrot e saj kanë nënshkruar të gjitha dokumentet për këtë projekt që ekziston që në 2008. Kryetari i Bashkisë së Dibrës i takon BDI-së, nuk e sheh të arsyeshme të reagojë tek qeveria e vetë që ta ndalojë këtë çështje, po implikon qeverinë e Shqipërisë. Unë mendoj se qeveria e Shqipërisë vetëm u përshpejtua jo për ndonjë qellim negativ por nga sinqeriteti i madh që kishte ndaj BDI-së, dhe tash gjërat dalin krejtësisht ndryshe. Ka diçka që nuk dimë në atë dosje? Po, projekti është shumë më i madh se ç’mendohet. Në vitin 2008, qeveria maqedonase i dha Akademisë së Shkencave 300 mijë euro që të bëjë projektin për energjinë e Maqedonisë.

Maqedonia është e kushtëzuar prej BE-së,që prej 15% të energjisë që prodhon nga HEC-et të shkoj në 20% pra të hapë HEC të reja. Këtë marrëveshje me Akademinë e nënshkruan në 2008 ministri shqiptar Fatmir Besimi,dhe në faqen 170 të këtij punimi shkencor është hidrocentrali për Radikën. Në vitin 2011, një ministër tjetër i BDI nënshkruan këtë projekt si projekt të qeverisë së Maqedonisë dhe jep deklaratë ku thotë se ne do ti ndihmojmë Shqipërisë me këtë projekt për shkak se meqë po ia ndalim ujin do ta ndalim edhe përmbytjet që i bëhen Shkodrës. Hidrocentrali duhet të ndërtohet në parkun e Mavrovës, është e ndaluar me ligj të ndërtohen hidrocentrale, por ministri i mjedisit Ademi propozon ndryshimin në ligjin për parkun nacional që ta garantojë këtë. Zv/ministri i financave propozon që të miratohet në qeveri dhe parlament aspekti buxhetor i ngritjes së këtij hidrocentrali. Dhe thotë dikush ky projekt nuk ekziston, në vitin 2012 qeveria e Maqedonisë ka bërë kontratë me firmën ndërtimore “Beton” për të kryer punët fillestare që do të thotë akumulimin e të gjitha ujërave të malit Korab në një kanal dhe vendosjen e tyre ne liqenin e Mavrovës. Ky akumulim i ujërave ka ndodhur ne vitin 1962 në malin Sharr dhe tash dy qytetet më të mëdha të shqiptarëve të Maqedonisë, Tetova dhe Gostivari kanë probleme me ujë të pijshëm. Ju thatë se Gruevski tha se do të bëhet ose

nuk do të bëhet, ashtu flasin ata, i përgatisin të gjitha gjërat, projekti është këtu, BB tha nëse kjo i pengon ambientit.. Projekti është këtu, ku? Krejt me rend e tregova deri ne 2013 si janë miratuar të gjitha ligjet, janë dhënë... Ju keni dokumente zyrtare? Projekti është aty, dhe projekti do të bëhet por formulimi nëse u pengon qytetarëve apo ambientit jetësor lë hapësirë të qetësimit politik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, që ai projekt të vazhdojë të bëhet. Kush e vlerëson a i pengon ambientit jetësor? Qytetarët e Dibrës jo, institucionet e ndryshme që janë nën kontrollin e qeverisë. Projekti kushton 83 milionë euro, për të gjitha çështjet e mëparshme kështu janë sjellë. E dini se kur e vendosën bustin e Car Dushanit në Shkup, këta thonin nuk ka marrë vendim askush, këta thonin nuk e dimë kush e ka vendosur, këtej policia ruan. Të gjithë e dimë se penda e liqenit të Mavrovës që është e vendosur tek

hoteli Radika ku shkojnë shumë shqiptarë tre metra e gjysëm është ngritur sivjet, projekti është para përfundimit, por e keqja e madhe e kësaj situatë është që ne lejojmë që ministrat shqiptarë të qeverisë së Maqedonisë të vijnë në vizitë zyrtare në Tiranë dhe të japin deklarata idioteske. Ju lutem çfarë formulimi është ky kur ministri thotë se 90% nuk do bëhet , po ai 10% kush e mban përgjegjësinë nëse ai bëhet. Dhe e gjitha kjo ka një qëllim, të gjitha ujërat e tokave shqiptare në vend që të kalojnë përmes Drinit dhe Radikës në Adriatik do të barten në lumin Vardar dhe këtij do ti rritet niveli i ujit dhe të bëhet i lundrueshëm deri në Egje. Ndërsa kinezët kanë bërë studimin, projektin ideor për lidhjen e lumit Danub me lumin Morava dhe lumin Vardar. Akademia e Shkencave të Serbisë ka bërë të njëjtin plan që prej Danubit në Beograd,të lidhet me lumin Vardar, dhe atë të Moravës dhe aty të krijohet aksi apo boshti i ri sllav ortodoks për ta bërë komunikimin sa më të lehtë. Këto çështje fshihen. Pra nuk mund të themi që nuk ka projekt kur kanë kaluar me dhjetëra ligje në qeveri dhe parlament të Maqedonisë për këtë çështje, dhe kur në anën tjetër dhe po ashtu kemi dokumentacion që Akademia e Shkencave të Serbisë të njëjtin projekt e përgatit që të lidhë lumin Vardar me Danubin është e qartë që kjo punë do të përfundojë ashtu si e kanë në mendje ata.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29.01.2014

7

Kalimi me pasaportë false, arrestohet supervizori i Rinasit Tiranë Arrestohet supervizori i sigurisë i aero-

portit të Rinasit, për favorizim të trafikut klandestin. Dyshohet se tentoi të kalonte në drejtim të Italisë një kosovar, duke e ndihmuar me një pasaportë biometrike shqiptare, fotoja e së cilës kishte ngjashmëri me personin që do kalonte kufirin. Lajmi u bë i ditur për mediat nga burime të komisariatit të Rinasit, të cilat thanë se Fadil Kadillari, supervizor i sigurisë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit, u ndalua pasi u mor në pyetje kosovari që po tentohej të kalonte dhe që më pas ishte kapur me pasaportën biometrike me ngjashmëri fizike me të, por që

kishte një emër tjetër. Shqiptari nga Kosova ka tentuar të kalojë në një nga sportelet e pikës së kalimit kufitar të Rinasit, kur gjatë intervistimit të një prej oficerëve dhe kontrollorëve të policisë kufitare në aeroport nuk ka mundur t’iu përgjigjet disa prej pyetjeve grackë të kontrollorëve. Dialekti i tij i dallueshëm nga ai i personit që kishte emrin në pasaportë, bëri që kontrollori të dyshonte edhe më tepër dhe kështu ai vendosi të shoqëronte në polici shqiptarin nga Kosova. Gjatë intervistimit të tij prej hetuesve, ai pohoi se personi që i kishte dhënë pasaportën ishte Fadil Kadillari, i cili ishte punonjës i sigurisë në nivelin e

supervizorit në aeroportin e Rinasit. Sipas burimeve të policisë, kosovari ka pranuar se kishte paguar 2500 euro për të gjetur një pasaportë me ngjashmëri, që t’i mundësonte atij kalimin në Rinas me destinacion fillestar Italinë e më pas Zvicrën. Hetuesit e policisë së Rinasit, pas këtij rasti nisën verifikimet konkrete dhe më pas shoqëruan në komisariat Kadillarin, të cilin fillimisht e pyetën në cilësinë e personit që kishte dijeni mbi hetimin. Më pas, atij iu komunikuan akuzat e “dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit” dhe të “favorizimit e trafikimit të klandestinëve në vendet e BE-së”.

Ilir Kupa revoltohet në gjyq: Akuzat, turp i shtetit shqiptar I arratisuri nga burgu i Trikalas i shpëton përkohësisht ekstradimit, pasi do të gjykohet për armëmbajtje pa leje. Mohon implikimin në grabitje dhe pranon se armët i mbante për t’u mbrojtur nga policia greke Leonard Bakillari Tiranë Ilir Kupa do të qëndrojë në qeli de-

ri në përfundim të procesit gjyqësor që do të nisë ndaj tij për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Në fakt, kjo është dhe akuza zyrtare që prokuroria ka ngritur deri tani ndaj 27-vjeçarit Kupa, i arratisur nga burgu në Greqi dhe i shpallur si një nga personat më të kërkuar. Nga kafazi i hekurt i sallës së gjyqit, Kupa kërkoi drejtësi për shokët e vrarë nga policia greke, duke akuzuar shtetin shqiptar për neglizhencë në këtë ngjarje. “T’i vijë turp shtetit shqiptar që më akuzon mua për këto gjëra! Nuk kam asnjë lloj lidhjeje me Shqipërinë, asnjë lloj vepre penale në Shqipëri, përveç armëmbajtjes pa leje”,- tha Kupa. Ai shfrytëzoi praninë e kamerave për pak minuta në sallën e gjyqit për të kërkuar ndërhyrjen e shtetit shqiptar në zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ku tre shqiptarë të arratisur nga burgu i Trikalës u ekzekutuan nga policia greke pas një aksioni për kapjen e tyre. “Armët i mbaja për Interpolin grek. Këtu kam vetëm akuzën e mbajtjes pa leje të dy armëve”, - tha Kupa i revoltuar. Në seancën me dyer të mbyllura, përfaqësuesi i prokurorisë lexoi para gjykatës aktakuzën ndaj 27-vjeçarit, i cili disa kohë më parë ka ndryshuar edhe emrin. Ai akuzohet vetëm për dy armë pa leje, ndërsa në momentin e arrestimit ai i është bindur urdhrit të policisë duke mos bërë rezistencë. “Më datë 25.01.2014, forcat e policisë kanë konstatuar një automjet, i cili po vinte me shpejtësi të madhe në rrugën

dytësore në fshatin Domje. Në këtë moment shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë kësaj makine që të ndalonte, ku pasi u afrua, u vu re që ishte një automjet i tipit “Alfa Romeo”, me targa të huaja. Ky mjet nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë dhe në këtë moment shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje”, - ka deklaruar prokurori në sallën e gjyqit. Sipas akuzës, në një kthesë ky mjet ka dalë nga rruga dhe forcat e policisë janë vënë në ndjekje në këmbë për të bërë të mundur gjetjen e personave që ishin në këtë mjet. “Në një distancë rreth 50-70 në një terren rural dhe godina të braktisura është parë një person, i cili është munduar të largohet me vrap nga forcat e policisë. Nga ana e punonjësve të policisë këtij personi i është bërë thirrje që të ndalonte, por personi në ndjekje ka nxjerrë nga brezi një armë, duke e mbushur atë. Këtu forcat e policisë kanë thërritur përsëri në drejtim të personit për të ndaluar veprimet dhe ai është bindur”, - mësohet të ketë thënë prokurori. Sipas tij, më pas policia ka bërë të mundur prangosjen e të dyshuarit, të cilit gjatë kontrollit i ka gjetur edhe një tjetër armë si dhe disa fishekë, të cilët i mbante pa leje. I pyetur për gjenealitetet e tij, personi është përgjigjur se quhet Ilir Kupa dhe se është person që kërkohej nga shteti grek për vepra penale të kryera. Pasi dëgjoi kërkesën e prokurorit dhe pretendimet e të arrestuarit dhe avokatit të tij mbrojtës, gjykata ka lënë në qeli Ilir Kupën. Në përfundim të seancës

“T’i vijë turp shtetit shqiptar që më akuzon mua për këto gjëra! Nuk kam asnjë lloj lidhjeje me Shqipërinë, asnjë lloj vepre penale në Shqipëri, përveç armëmbajtjes pa leje”,- tha Kupa.

gjyqësore, avokati mbrojtës i Kupës, Lazër Sokoli tha se klienti i tij nuk paraqet rrezikshmëri të lartë në Shqipëri. “Ai nuk ka kryer asnjë krim në shtetin shqiptar. Nuk është person i rrezikshëm në shtetin shqiptar. Këto armë ai i ka mbajtur vetëm për t’u ruajtur dhe për të mbrojtur veten përballë forcave speciale greke”, - tha avokati Lazër Sokoli. Ilir Kupa kërkohet nga autoritetet greke, por tashmë ekstradimi i tij do të vihet në diskutim, pasi ligji parashikon që i arrestuari duhet të kryejë më parë dënimin për mbajtje pa leje të armëve luftarake, në rast se shpallet fajtor për këtë vepër penale. Ilir Kupa, 27 vjeç, u arratis në mars 2013 së bashku me dhjetë persona të tjerë nga burgu i Trikalës në Greqi, ndërsa gjatë ndjekjes për arrestimin e tyre policia greke vrau tre nga shqiptarët e arratisur.

Morën lekë me fajde, në kërkim dy persona Antikrimi Ekonomik ka shpallur në kërkim një burrë e një grua, të cilët kanë marrë para borxh dhe nuk i kanë kthyer. Dëmi i shkaktuar, mbi 125 mijë euro Dy raste të mashtrimit me shuma të mëdha parash janë zbuluar nga Antikrimi Ekonomik, i cili ka shpallur në kërkim dy personat. Policia tha se kishte nisur procedimin penal ndaj një personi 55vjeçar, i cili akuzohet se ka marrë 125 mijë euro në formën e borxhit dhe nuk e ka kthyer. Këto para dyshohet se personi i kishte marrë borxh për të investuar në një biznes, ndërsa më pas ato do t’ia kthente personit që ia kishte marrë me interes fitimi të konside-

rueshëm. Historia e këtij borxhi, sipas burimeve të policisë, kishte nisur që në vitin 2007, kur i denoncuari kishte nisur të merrte paratë në formë borxhi nga denoncuesi. Madje sipas policisë, ai i kishte marrë para deri në vitin 2012 dhe i kishte premtuar se sasinë e parave të marra do ta shlyente në një afat prej dy vjetësh, bashkë me normën e interesit. Por edhe pse kishte kaluar më tepër nga koha që duhej të ishte koha e shlyerjes së borxhit, ai nuk ishte bërë i gjallë. Policia nuk bëri të ditur emrat e personave të përfshirë në këtë aferë, për shkak se priste të ndalonte të dyshuarin, pasi ai mund dhe të largohej. Një histori të ngjashme ka denoncuar një grua me banim në Tiranë, me inicialet F. D, e cila pretendonte se në muajin maj të vitit 2009 i kishte dhënë një gruaje tjetër me inicialet, S.GJ, një sasi prej 2 milionë lekësh

të reja dhe nga këto i kishte kthyer vetëm 75 mijë lekë. Më pas, e denoncuara për mashtrim ka humbur kontaktet me gruan që i kishte dhënë borxhin, duke mos i dalë më në telefon, si dhe duke mos u gjetur më në adresën në të cilën ajo i kishte dhënë. E dëmtuara u ka pohuar hetuesve se ka pasur kontakte me të dyshuarën deri disa muaj më parë, por që më pas ajo ishte zhdukur për të mos u bërë më e gjallë.

Ndërkaq policia ka marrë përshkrimin fizik të së dyshuarës si dhe kontaktet telefonike të saj dhe adresat e lëna, për të shkuar më pas drejt identifikimit të gruas. Burimet e policisë thanë se dyshojnë që rastet e mësipërme janë raste të mashtrimit, të ngjashme me ato të fajdeve, ndërsa pritet të verifikohen dhe hetohen rastet për të sqaruar plotësisht të vërtetën mbi këto dukuri mashtrimi.

tiranë

Pasagjeri plagos faturinon e autobusit Një plagosje me thikë ndodhi dje rreth orës 16:30 në autobusin e linjës Kamëz-Tiranë në kryeqytet, kur faturinoja i autobusit të kësaj linje, Fatmir Marku, 33 vjeç, u godit me thikë nga një pasagjer i linjës. Me këtë të fundit, Marku është konfliktuar për motive që ende janë të paqarta, ndërsa policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të nisur hetimin e incidentit në autobus. Ndërkaq i plagosuri u dërgua me shpejtësi në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, ku edhe iu dha ndihma e parë mjekësore nga stafi mjekësor, ndërsa më pas ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pas ndihmës së dhënë, mësohet se ai ka dalë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sherri ndodhi kur autobusi gjendej në lëvizje pranë urës së Institutit Bujqësor në Kodër-Kamëz dhe është parë edhe nga pasagjerët, të cilët kanë mbetur të tronditur. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Efektivët shoqëruan disa persona në ambientet e policisë në cilësinë e dëshmitarëve, si dhe shoferin e mjetit për të sqaruar rrethanat e incidentit.


CMYK

8 29.01.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

OPEN CALL FOR PAPERS Foundation for Economic Freedom Proudly Presents:

Tirana Forum for Economic Freedom 1st March, 2014 Hotel Tirana International

Tirana Forum for Economic Freedom is an annual activity held at the beggining of spring in Tirana. The forum aims to attract scientific contributions on economic reforms, trade efficinecy, liberalisation and development issues concerning Albania and other Balkan countries. The Tirana Forum for Economic Freedom will host ten speakers in a dicussuion panel where an internationally renowened scholar will be the honorary guest speaker. The 2014 Forum will emphasize two major general topics:

Guidelines to submit proposals Deadline to send your proposal: February 15th, 2014. Please submit your proposal to the email address: tirana_forum@hotmail.com You will need to prepare the following information: - Your full name, title and organization - Contact information

The Resurgence of Statism

- The name of your proposed presentation (keep your title simple and relevant to the topic)

and

Countering Populism in the Context of Economic Crisis

- A 500 word max. abstract of your presentation - A 100-word speaker bio + photo

Guest Speaker: Dr Barbara Kolm

logo - spacing requirements minimum size is 4cm wide

- Selected speakers will be offered an honorary of 200 EURO

Hayek Institute, Wienn

Albanian - American

logo - regular color

Shitje e Ankandit II nga Shitje e Ankandit i Dyte ngaStudio StudioPërmbarimore PërmbarimoreL.D.C. L.D.C.

Shitje e Ankandit i Pare nga Studio Përmbarimore L.D.C.

NJOFTIM NJOFTIM Pershkrimi i pasurise: Pershkrimi i pasurise: Nr. pasurie 4/225, Lipe, Zonaregjistruar Kadastralene nr.Zyren 8592,eme vol. 24, faqe Objekti: “Truall+Ndërtesë” sipërfaqe 500 m2,eme Objekti: “Apartament”, me Nr.me Pasurie 62/30+1-4, ndodhur ne Permet, Regjistrimit te 135, me e ndodhur ne Lagjia Guerile, regjistruarnr.në2461, pronësi Besnik BISHANAKU dhe Fatmir Pasurive teadrese Paluajtshme Permet, e ndodhur ne Shkodër Zonen Kadastrale metë vol. 1, meRexhep faqe 172, me siperfaqe 55.21 BISHANAKU. m2Rexhep . Ne emer te Nuli Jani, Lefteri Jani, Adrian Jani dhe Lilika Jani. Çmimi fillestar: 39.680 e nentemije e gjashteqind e tetedhjete) Euro. Çmimi fillestar: 616.000(tridhjete (gjashteqind e gjashtembedhjetemije) Leke. Data e shpalljes 08.01.2014 Data e celjes: 05.02.2014. 00 00 Data e zhvillimit 22.01.2014 deri Data e mbarimit: 19.02.2014 deri ne ne oren oren 16. 16. Ankandi zhvillohet ambjentet e STUDIOS PERMBARIMOREL.D.C., L.D.C.,Permbarues PermbaruesGjyqesore GjyqesoreLefter LefterCANAJ CANAJtetendodhur ndodhur Ankandi zhvillohet nene ambjentet e STUDIOS PERMBARIMORE adresen: Rruga “Myslym Shyri”, Vila Kati Tirane. nene adresen: Rruga “Myslym Shyri”, Vila 8, 8, Kati 1, 1, Tirane. Ofertuesit te drejtohen STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojne nepermjet te tel: te drejtohen praneprane STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojne nepermjet numrit te tel:numrit 0682026575 Ofertuesit 0682026575 dhe e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose info@ldc-al.com. dhe e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose info@ldc-al.com.

Shitje e Ankandit II nga Studio Përmbarimore L.D.C.

NJOFTIM Pershkrimi i pasurise: Objekti: .“ Truall + Ndertese 2 kateshe”, me siperfaqe 246 m2 truall dhe 200 m2 ndertese 2-kateshe, me Nr. Pasurie Nr. 76/18, Zonen Kadastrale 3852, me adrese Xhafzotaj, Durres, regjistruar ne emer te z.Astrit Hoxha. Çmimi fillestar: 156.800 Euro (njeqind e pesedhjete e gjashtemije e teteqind) Euro. e diel Data e celjes 10.01.2014 Data e mbarimit 24.01.2014 deri ne oren 16.00 Ankandi zhvillohet ne ambjentet e STUDIOS PERMBARIMORE L.D.C., Permbarues Gjyqesore Lefter CANAJ te ndodhur ne adresen: Rruga “Myslym Shyri”, Vila 8, Kati 1, Tirane. Ofertuesit te drejtohen prane STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojne nepermjet numrit te tel: 0682026575 dhe e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose30 info@ldc-al.com. 30 lekë 30 lekë 30 lekë lekë 30 lekë 30 lekë 30 lekë

Shitje e Ankandit II nga Studio Përmbarimore L.D.C.

NJOFTIM Pershkrimi i pasurise: ‘MAPO’ gazeta çdo ditë 3255, me adrese Sallmone, Objekti:“Toke Are”, me siperfaqe 630 m2 me Nr. Pasurie Nr. 95/105, Zonen Kadastrale Durres, regjistruar ne emer te z. Astrit Hoxha. PLUS çdo muaj revistat ‘MAPO’ Çmimi fillestar: 7.056 Euro (shtatemije e pesedhjete e gjashte) Euro. dhe ‘MADAME MAPO’ Data e celjes 10.01.2014 Data e mbarimit 24.01.2014 deri ne oren 16.00 E përmuajshme E përmuajshme Ankandi zhvillohet ne ambjentet e STUDIOS PERMBARIMORE L.D.C., Permbarues Gjyqesore Lefter CANAJ te ndodhur ne adresen: Rruga “Myslym Shyri”, Vila 8, Kati 1, Tirane. Ofertuesit te drejtohen prane STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojne nepermjet numrit te tel: 0682026575 dhe e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose info@ldc-al.com.

Shitje e Ankandit II nga Studio Përmbarimore L.D.C.

NJOFTIM Pershkrimi i pasurise: Objekti:“Toke Are”, me siperfaqe 805 m2 me Nr. Pasurie Nr. 95/109, Zonen Kadastrale 3255, me adrese Sallmone, Durres, regjistruar ne emer te z. Astrit Hoxha. Çmimi fillestar: 8.960 Euro (tetemije e nenteqind e gjashtedhjete) Euro Data e celjes 10.01.2014 Data e mbarimit 24.01.2014 deri ne oren 16.00 Ankandi zhvillohet ne ambjentet e STUDIOS L.D.C., Permbarues Gjyqesore Lefter CANAJ ndodhur lekë lekë 300 te 300PERMBARIMORE ne adresen: Rruga “Myslym Shyri”, Vila 8, Kati 1, Tirane. Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Ofertuesit te drejtohen prane STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose Posta te kontaktojne nepermjet te159 tel: shqiptare: 04 237 5598 • numrit 068 50 24 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 0682026575 dhe e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose info@ldc-al.com. Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

NJOFTIM

Albanian - American

Pershkrimi i pasurise: Objekti: “Apartament” me sipërfaqe 96.20 m2, me Nr. pasurie 62/30+1-3, Zona Kadastrale nr. 2461, me vol. 1, me LEAD Albania faqe 172, me adrese e ndodhur ne Permet, Lipe me pale debitore Arjana Jani. logo - black & white Çmimi fillestar: 880.000 (teteqindpër e tetedhjetemije) Leke. Zhvillim Program Përvojë dhe Lidershipi Data e shpalljes 26.12.2013 Data e zhvillimit 10.01.2014 deri ne oren 16.00 Ankandi zhvillohet ne ambjentet e STUDIOS PERMBARIMORE L.D.C., Permbarues Gjyqesore Lefter CANAJ te ndodhur ne adresen: Rruga “Myslym Shyri”, Vila 8, Kati 1, Tirane. Albanian - American Ofertuesit te drejtohen prane STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojne nepermjet numrit te tel: Programi 0682026575 dhe e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose info@ldc-al.com. Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka hapur aplikimet për Programin “LEAD Albania”.

Thirrje për aplikime

Ky program është konceptuar sipas Programit të Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (angl. White House Fellows Program) në Shtetet të Amerikës. Qëllimi iPërmbarimore Programit në Shqipëri është Shitjee Bashkuara e Ankandit II nga Studio L.D.C. që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë, shoqëruar nga një ndjesi e përfshirjes personale në lidershipin e shoqërisë sonë nëpëmjet një përvoje njëvjeçare, që e vendos përfituesin pranë një pozicioni qeveritar shumë të Pershkrimi lartë. Individëve të përzgjedhur do t’u ofrohet mundësia për të punuar si pjesëtarë në kabinetet e i pasurise: titullarëve të Are”, institucioneve të6561 lartam2shtetërore si Kryeministria, i Presidentit, me Nr. Pasurie Nr. 18/13, ZonenInstitucioni Kadastrale 3852, me adrese Ministri Xhafzotaj,të Objekti:“Toke me siperfaqe ndryshme, Banka ne e Shqipërisë dhe Hoxha.. Bashkia e Tiranës. Përvoja e pjesëmarrjes në Programin “LEAD Durres, regjistruar emer te z. Hasan Albania” do të pasurohet me(nentedhjete një komponent edukimi, i cili do të shoqërojë Çmimi fillestar: 91.840 e njemije e teteqind e dyzete) Euro. përvojën e punës gjatë gjithë vitit. Nëe celjes formate seminaresh dhe takimesh do të trajtohen tema si integrimi evropian, politikat publike, Data 10.01.2014 00 Data e mbarimit ne oren vendimmarrja, politika24.01.2014 e jashtme,deri politika të 16. sigurisë apo zhvillimi i kompentencave sociale dhe aftësive zhvillohet ne ambjentet e STUDIOSpër PERMBARIMORE Permbaruesshpenzimet Gjyqesore Lefter CANAJ te ndodhur të Ankandi lidershipit. Programi do të mbulojë secilin individL.D.C., të përgjedhur e lidhura me pagën ne përfitimet adresen: Rruga “Myslymsipas Shyri”,kategorisë Vila 8, Kati 1,së Tirane. dhe përkatëse, pagave në institucionin ku vendosen.

NJOFTIM

Ofertuesit te drejtohen prane STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojne nepermjet numrit te tel:

0682026575 dhe të e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose info@ldc-al.com. Kushtet për aplikuar Për të aplikuar në programin “LEAD Albania”, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: • Aplikantët duhet të jenë nënshtetas shqiptarë (pranohet nënshtetësia e dyfishtë). Shitje e Ankandit II nga eStudio Përmbarimore • Aplikantët duhet të kenë përfunduar studimet në arsimin lartë. Përfundimi i studimeveL.D.C. pasuniversitare mund të jetë avantazh i rëndësishëm. • Aplikantët duhet të kenë përvojë pune. Preferohet një minimum prej të paktën pesë vitesh. Në rast përfundimi të studimeve të doktoraturës, minimumi i preferuar zbret në tre vjet. Pershkrimi i pasurise: • Objekti:“Toke Personat,Are”, të cilët punojnë 832m aktualisht nëPasurie institucione të qeverisjes qendrore (Kryeministri ose 2 me Nr. Nr. 95/107, Zonen Kadastrale 3255, me adrese Sallmone, me siperfaqe Ministri) ose Institucionin e Presidencës, NUK lejohen të aplikojnë. Durres, regjistruar ne emer te z. Astrit Hoxha. • Çmimi NUK ka kufizime9.352 moshe. është krijuar për t’u dhënë aplikantëve të fillestar: EuroMegjithatë, (nentemije eProgrami treqind e pesedhjete e dy) Euro. përzgjedhur përvojën e qeverisjes në fazat e para të karrierës së tyre. Data e celjes 10.01.2014

NJOFTIM

Data e mbarimit

24.01.2014 deri ne oren 16.00

Profili i kandidatëve Ankandi zhvillohet ne ambjentet e STUDIOS PERMBARIMORE L.D.C., Permbarues Gjyqesore Lefter CANAJ te ndodhur Programi “LEAD dhe Komisioni do të kenë parasysh kriteret e mëposhtme në ne adresen: RrugaAlbania” “Myslym Shyri”, Vila 8, KatiPërzgjedhës 1, Tirane. përzgjedhjen finalistëve: Ofertuesit te edrejtohen prane STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojne nepermjet numrit te tel: dhe e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose info@ldc-al.com. • 0682026575 Arritje profesionale të rëndësishme në karrierë; • Dëshmi të aftësive për lidership dhe potencial për rritje të mëtejshme; • Interes i provuar për sferën publike dhe/ose shoqërinë civile; e Ankandit II nga Studio Përmbarimore • Aftësi për të pasur sukses nëShitje nivelet më të larta qeveritare dhe aftësi për të punuar efektivisht nëL.D.C. ekip. Cilësi të tjera të rëndësishme përfshijnë: • Aftësi shumë të mira në të shkruar; • Njohuri të gjuhëve të huaja; i pasurise: • Pershkrimi Qëndrim pozitiv; Objekti:“ Pemetore”, me siperfaqe 1000 m2 me Nr. Pasurie Nr. 4/48, Zonen Kadastrale 3051 me adrese Priske e • Aftësi të mira menaxhuese; Madhe, Tirane, regjistruar ne emer te z. Astrit Hoxha. • Çmimi Aftësi shumë të mira ndërpersonale; fillestar: 16.800 Euro (gjashtembedhjetemije e teteqind) Euro • Data Nivel të mirë ekspertize në fushën e propozuar si fokus në kuadër të Programit. e celjes 10.01.2014

NJOFTIM

Data e mbarimit

24.01.2014 deri ne oren 16.00

Ankandi zhvillohet ne ambjentet e Procedura e aplikimit STUDIOS PERMBARIMORE L.D.C., Permbarues Gjyqesore Lefter CANAJ te ndodhur ne adresen: Aplikimi kryhet vetëm Informacione Rruga “Myslym Shyri”, online. Vila 8, Kati 1, Tirane. të mëtejshme dhe udhëzimet përkatëse gjenden në faqen e Ofertuesit internetit www.aadf.org/lead. Afati i fundit i dorëzimit tëL.D.C., aplikimeve data nepermjet 15 mars 2014, te drejtohen prane STUDIO PERMBARIMORE ose te është kontaktojne numritora te tel: 17:00. Nuk dodhe të merren në konsideratë aplikimet paraqitura dorazi apo me postë elektronike. 0682026575 e-mailit lefter.canaj@yahoo.com oseeinfo@ldc-al.com.


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA JONILA GODOLE Në përkthim ndjej nevojën e paskajores së gegnishtes

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

REPORtAZH Komuna e Parisit, Getoja e kuqe

29.01.2014

9

DOkumENtE Dosjet e FBI për Camus e Sartre

Nr. 24 (269), Viti Viii botimit dhjetor 2013 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

e përmuajshme

EDI RAMA-NJERIU I VITIT

RREFIMI I KRYEMINISTRIT Intervista Ekskluzive/ Raportet e reja e të vjetra me Metën, Ngjelën, Zogajn, Blushin, Imamin, Kokëdhimën dhe eulogjia për Olldashin … Pse është i gatshëm të qeverisë vetëm një mandat, por të realizojë vizionin e tij për Shqipërinë. Detaje rreth ‘obsesionit’ kryeministror, raportit të shumëpërfolur me vdekjen dhe … pesë portrete të paautorizuara nga Mero Baze, Armand Shkullaku, Henri Çili, Belina Budini dhe Gilman Bakalli.


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Ja pse protestoj kundër Kryepeshkopit grek, Janullatos Shkrimet e Kozeta Zylos dhe Kristaq Batës (shih faqen 11) janë reagim ndaj vizitës së Kryepeshkopit Janullatos në New York, ku ka marrë titullin “Honoris Causa” nga Fordham University, ndaj të cilit ka reaguar me protesta një pjesë e komunitetit shqiptar atje. Polemika është marrë nga gazeta Illyria e New York-ut (illyriapress.com).

A

rdhja e kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos “pranë” Diasporës shqiptare është jo vetëm shumë larg, por nuk mbërrin kurrë pranë saj. E them këtë se vërtet Janullatosi nuk është ftuar nga Diaspora shqiptare në New York, që ka popullaritetin më të madh në Amerikë, por nga ana tjetër ai do të jetë fizikisht shumë pranë saj, por shumë larg për ta takuar. Është për të ardhur keq që një universitet shumë i njohur si Fordham në New York, të nderojë një prift që vetëm punën e Zotit nuk bën, ndërkohë prifti në fjalë as që pritet nga studentët shqiptarë që vazhdojnë këtë universitet edhe pse ai nderohet për punën, por studentët shqiptarë po protestojnë për dhënien padrejtësisht të çmimit. Është sa tragjike aq dhe komike nderimi që i bëhet, ngase shërbimi i tij fetar qysh nga viti 1992 në Shqipërinë tonë të dashur, të shumëvuajtur, ka qenë vetëm përçarës, për më tepër që u vendos në krye të Kishës Ortodokse, kur dimë që Noli ynë i madh e shkëputi njëherë e përgjithmonë Kishën Ortodokse shqiptare nga Patrikana greke. Duke parë një video amatore në kohën kur ka ardhur në krye të Kishës Ortodokse shqiptare, nuk ke se si të mos tronditesh, të ligështohesh kur shqiptarët protestojnë brenda në kishë duke i thënë: Jashtë

debat Kozeta Zylo

Prifti Janullatos nuk është distancuar nga ligji i luftës që është vendosur nga Parlamenti grek me numër 2636 të vitit 1940 dhe ligji me numër 4560 i vitit 1966 për Vorio Epirin, ngase tmerrohen nga pronat me pasuri përrallore që kanë çamët, si dhe pretendimet territoriale që kanë për Shqipërinë. Me Vorio Epirin më dridhet mishtë kur e shkruaj. Hej, parlamentarë grekë dhe ju, kryepeshkopi i Kishës Autoqefale shqiptare, Anastas Janullatos, si dhe ju sahanlëpirësa pro tyre, sipas mendimit tuaj fashist dhe të qeverise suaj i bie që të jem dhe unë vorioepirote meqenëse jam nga Jugu, Mezhgorani i Tepelenës, shumë afër me Greqinë, dhe zotëria juaj dhe qeveria greke më përfshin dhe mua që qenkam vorioepirote…

Anullatosi, Jashtë Anullatosi, dhe më vonë këndojnë: Për Mëmëdhenë, për Mëmëdhenë etj. Është gjaku shqiptar që ndizet, është amaneti i të parëve, është lufta e Nolit të madh që për herë të parë dha meshën në shqip në Kishën e Shën Gjergjit në Boston, por si për ironi të fatit, kemi nga ana tjetër gjakun e shprishur të disa shqiptarëve, qeveritarëve, kryeministrave që i puthin dorën Janullatosit dhe ai ecën triumfator brenda kishës dhe shkel mbi eshtrat dhe gjakun e vëllezërve dhe motrave çame që s’i ka njohur kurrë. Janullatosi mbron gjeneralin famëkeq Zerva dhe genocidin e qeverisë greke që kreu karshi çamëve të pafajshëm duke i dëbuar nga trojet, nga shtëpitë e tyre në mënyrën më barbare që ka parë historia. Në hapjen e shkollave shqipe ranë dëshmorë patriotët e shquar të Kombit, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Pandeli Sotiri etj, të cilët u helmuan nga Patrikana greke me qëllim që të asimilohej kombi, të zhdukej gjuha më e vjetër në botë, dhe ne të gjithë të ktheheshim në grekë. Si tepelenase kurrë s’dua të harroj masakrat që kanë kryer grekët karshi fshatrave të Jugut, duke përfshirë dhe Mezhgoranin tim, në të cilin janë therur pleq me thikë duke iu marrë shtëpitë e tyre dhe duke i ndjekur me dhunë si muhaxhirë në Luftën e Parë Botërore, 1914, më dëshmon babai im. Shqiptarët patriotë duhet të ngrihen në këmbë edhe pse është vonë, ngase Prifti duke ndenjur për më shumë se 22 vjet në krye të oxhakut ortodoks ka helmuar një pjesë të mirë të ‘florës’ shqiptare dhe për këtë, Shqipërisë i duhen mjekë të specializuar për ta pastruar ajrin mbytës nga predikimet mashtruese të një prifti se po i dhimbset shumë Shqipëria. Ç’paradoks që është! Ndërsa vëllezërit dhe motrat çame nuk lejohen të kalojnë kufirin grek se konsiderohen armiq të tyre, greku Janullatos vjen e ulet këmbëkryq në shtëpitë tona shqiptare. Shumicës së shqiptarëve që

Prit të presim

Ardhja e Janullatosit këtu është vetëm fyerje për bashkatdhetarët e mi, është fyerje për të gjitha ata martirë që dhanë jetën për Gjuhën Shqipe, është fyerje për vëllezërit çamë që paraardhësit tuaj grekë i masakruan, është fyerje për të gjithë ata prindër emigrantë në Greqi që nuk i lejoni të hapin shkollat shqipe për fëmijët e tyre, dhe është fyerje për mua si grua shqiptare të hesht dhe të trembem nga Kali i Trojës që ulet këmbëkryq në Atdheun tonë të dytë, Amerikë. shkuan të punojnë në Greqi për shkak të qeverisjeve që nuk iu sigurojnë bukën e gojës zgjedhësve të tyre, iu ndërrua emri në ortodoks grek, ndërsa greku Janullatos jo vetëm që e mban emrin e tij, por dhe pagëzon me emra grekë shumë e shumë shqiptarë brenda odave tona shekullore. Pothuajse të gjitha kishat ortodokse që u ndërtuan apo u restauruan, u ndërtuan sipas arkitekturës greke duke dhunuar origjinën arkitektonike të mjaft kishave ortodokse shqiptare, ndërsa në Greqi jo vetëm që nuk ka një kishe ortodokse shqiptare, por as që bëhet fjalë për një prift shqiptar ortodoks që të predikojë pranë grekëve në shtetin helen. Prifti Janullatos nuk është distancuar nga ligji i luftës që është vendosur nga Parlamenti grek me numër 2636 të vitit 1940 dhe ligji me numër 4560 i vitit 1966 për Vorio Epirin, ngase tmerrohen nga pronat me pasuri përrallore që kanë çamët, si dhe pretendimet territoriale që kanë për Shqipërinë. Me Vorio Epirin më dridhet mishtë kur e shkruaj. Hej, parlamentarë grekë dhe ju, kryepeshkopi i Kishës Autoqefale shqiptare, Anastas Janullatos, si dhe ju sahanlëpirësa pro tyre, sipas mendimit tuaj fashist dhe të qeverise suaj i bie që të jem dhe unë vorioepirote meqenëse jam nga Jugu, Mezhgorani i Tepelenës, shumë afër me Greqinë, dhe zotëria juaj dhe qeveria greke më përfshin dhe mua që qenkam vorioepirote… Po ju drejtohem nga zemra e botës, nga New York-u se unë, gjithë Shqipëria dhe Jugu që e keni aq për “zemër” është i gjithi shqiptar, ndërsa bashkëkombësit

tuaj me origjinë greke që jetojnë në Shqipëri i ka respektuar dhe respekton ndoshta dhe më shumë se vetja, ngaqë është tradita jonë e shkëlqyer e mikpritjes. Ndaj ju kam thënë dhe do të protestoj përsëri për ardhjen tuaj dhe çmimin e lartë që do të japë një universitet amerikan në mënyrë krejtësisht të pamerituar. Me siguri, Fan Noli do të rrotullohet tek varri për ardhjen tuaj si një predikues antishqiptar dhe më duket sikur bashkatdhetarëve iu kujton: Mbahu nëno, mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë. Shqiptarët do të protestojnë, sepse nuk mund ta harrojnë historinë, Fan Nolin, themeluesin e Autoqefalisë së Kishës Orthodokse Shqiptare me meshën e parë në shqip, më 22 mars 1908 në Boston, në Kishën Shën Gjergji, për të cilin Faik Konica do të shkruante: “Dita që ai dha meshën e parë shqip është një pikë kthese në historinë e Rilindjes shqiptare”. Dhe Faik Konica vazhdon të jetë aktual, ngase pikë kthese do të ishte dhe sot nëse qeveritarët të cilët e quajnë veten “rilindas” ta fillonin punën në Parlament me nxjerrjen jashtë ligjit që në krye të ortodoksisë shqiptare të mos jetë greku Janullatos, por të jetë një shqiptar. Ardhja e Janullatosit këtu është vetëm fyerje për bashkatdhetarët e mi, është fyerje për të gjitha ata martirë që dhanë jetën për Gjuhën Shqipe, është fyerje për vëllezërit çamë që paraardhësit tuaj grekë i masakruan, është fyerje për të gjithë ata prindër emigrantë në Greqi që nuk i lejoni të hapin shkollat shqipe për fëmijët e tyre, dhe është fyerje për mua si grua shqiptare të hesht dhe të trembem nga Kali i Trojës që ulet këmbëkryq në Atdheun tonë të dytë, Amerikë.


op-ed

2

Blog / Kinemaja, si artileri e rëndë e regjimeve totalitare

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë/ Projekte europiane për rt&Kulturë, Shqipëria pjesë e garës

29.01.2014

Universitet / Gjonça: Reforma në universitete, konkurrencë dhe standarde

11

Ka tri lloj gënjeshtrash: gënjeshtra, gënjeshtra të mallkuara, dhe statistika.

- Benjamin Disraeli

Kadare iku...Kadare erdhi N

uk është viti 2013, as ndonjë vit tjetër, por pikërisht viti kur Kadarenë nuk e kemi më. Nuk është. Ka shkuar. Ka një shtendosje. Çurçilli ka thënë se kur ikin shqiponjat, të çajnë veshin papagajtë. Nuk është i pranishëm Kadare. Shkoi me engjëjt. Natyrisht që nuk shkruan më. Nuk përdoret prej misterit karboni që e vizaton fizikisht, ai karbon, ajo bojë, apo ngjyrë që e spikati kaq shumë. Sepse nuk ekziston më fizikisht. Nuk e shohin në rrugë, në tv. Ç’ndodhi? Nuk e shajnë më ata që s’e donin. Nuk përmendet nëpër kafene. E harrojnë. Kështu duket njëfarësoj. E kanë harruar Kadarenë. Sepse i mundoi me famën e tij dhe tani duan të hakmerren. Për se të hakmerren, o Zot? E përmban geni ynë, ai çelësi kopil i hakmarrjes që hap dhe varret. E patë, shpërthen ndonjë prej levantinëve tanë, ku e keni, u harrua... Ndërsa ata që e njohin kush qe Kadareja nuk dinë nga t’ia mbajnë, sepse në këtë vend, në vendin e shqiponjave nuk duan kokë mbi kokat, hi-

je mbi të tjerët, thjesht nuk duan të dallohesh veçan me spikamë të madhe, sepse bëjnë gati hanxharin. Këtë e thotë në Testamentin e tij Mitrush Kuteli; në letërsi ka shumë zili, helm, të hanë gjarpërinjtë. Të ngresh kokën mbi të tjerët të quajnë mendjemadh, katil dhe ta këpusin, ta ulësh atë, të quajnë të paaftë, dështak dhe të marrin nëpër këmbë. Ç’do të thotë kjo, të bësh kokë mbi të tjerët, në rastin tonë, për Kadarenë? Të kesh talentin e tij gjenial, por që ai s’duhej ta shpallte për hir të modestisë ose të prishjes me shokët, sepse kështu bëhesh i padurueshëm. Erdhi liria, tani mund të shprehemi, të themi, për shembull, mjaft Kadare se nuk je vetëm ti. Sepse kontroversi në letërsi ekziston tek ai absurd që përgjithësisht një pjesë e madhe i binden zërit të vet egocentrist e narcist, jo gjykimit të vërtetë prej tjetrit, ndaj në këtë zeje kuçke gjen më fort përngjasime me Borges e Markes e me plot marrëzi të tilla. Iku Kadareja, ky patriark i letrave, ky përvetësues i të gjitha meritave letrare, ky sadist i shkrim-

tarëve të tjerë që ua mori frymën me spikamën e famës së vet. Iku ai dhe erdhi qetësia. Tjetër arome nuhatet në ajër, edhe ajo e shtëpisë tende, që ishte harruar, nuk e ndjen, iku kuçedra me shtatë kokë dhe u çlirua burimi. Le të pimë ujë të gjithë, jo vetëm ai; hej, iku, ejani të mbushim ujë te mali Elikon ku rrojnë Muzat. Po s’ka muza, burimi s’nxjerr më ujë. Ç’ka ndodhur? Iku Kadareja. Ajo violina e tij e Paganinit, që binte aq mjeshtërisht iku bashkë me Kadarenë. S’ka më Kadare. Në kafenetë ku shkonte ditëve të fundit i mërzitur prej heshtjes e urrejtjes shqiptare, më fort pas shpalljes së Nobelit e ai prapë s’e fitonte, nuk do ta shikojnë më, jo, s’keni për ta parë më. Edhe në kafene s’e keni më, aty ndanë dritares duke parë vjeshtën, fërkoni duart. S’do ta pijë me atë kafen brazilianë me një filxhan italian midis miqsh të paktë shqiptarë, fërkoni duart. Nuk do të ngrihet dhe kokat s’do të kthehen më drejt tij dhe vajzat s’do të nguten ta ndalojnë për një autograf, fërkoni duart. Ç’mos bë-

koment Roland Gjoza

ni e ç’nuk bëni që librat e tij të mos shumohen dhe aq, të mos futen në tekstet shkollore aq bujshëm, të përhapet sindromi i armikut Kadare, në qoftë se dikush guxon dhe e risjell siç e meriton, zulmëmadh e emërkumbues përmbi kryeministra e presidentë të përkohshëm, që letërsinë e kanë konsideruar si një kuti me kruajtëse dhëmbësh në gostitë e tyre. Dhe Kadare do të harrohet përderisa Shqipëria është mbushur me horra me kostume europiane, me shumë portofola, që kanë brenda para të nxjerra nga Gërdeci, Rruga e Kombit, nafta, kufiri detar, plehrat e Europës, vrasjet, krimi, trafiku i drogës, i vajzave, fëmijëve, organeve...

përderisa kaosi quhet liri dhe demokraci dhe idioti, intelektual. Vetëm kur të bëhemi një komb normal, atëherë Kadare do të shfaqet përsëri dhe do të jetë e arsyeshme që ai të zërë vendin e më të madhit shkrimtar shqiptar dhe do ta qajnë, shumë vonë, por do ta qajnë dhe do të kuptojnë ç’kanë humbur, shumë vonë, por do t’ia mbulojnë monumentin në mes të Tiranës me lule dhe pelegrinazhi do të jetë i gjatë, shumë vonë dhe më e natyrshmja do të jetë se ju që e urryet dhe fërkuat duart s’do të jeni më, sepse do të jeni bërë pleh kungujsh pa nam e nishan. Pra, Kadare erdhi. Në shekuj Kadare do të vijë, sepse s’pati vetëm një prerje shqiptare, por dhe një prerje botërore. Prandaj lus Zotin që Shqipëria të bëhet normale dhe në një ditë të kthehemi te vendi i Kadaresë. *Marrë nga faqja e Facebook-ut e shkrimtarit Roland Gjoza. Kadare ka patur dje përvjetorin e 78-të dhe me këtë rast edhe redaksia e MAPO i uron vite të tjera letrare.

Pse e dua dhe i jam mirënjohës pafundësisht Kryepeshkopit Janullatos

T

ë gjithë besimtarët ortodoksë të Shqipërisë, ashtu besoj edhe ata të diasporës të besimit ortodoks, u gëzuan me lajmin se Kryepeshkopit Anastas Janullatos të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do t’i jepej edhe një titull tjetër nderi shkencor në SHBA nga Universiteti Fordham NY (tashmë titull i katërt pas atij në Bruklin, Neë York, Boston). Me të vërtetë u ndjemë krenarë se kryepeshkopi i ortodoksëve të Shqipërisë i njohur në botë si figurë poliedrike po bëhet shkak i promovimit të mëtejshëm të Shqipërisë edhe në rangun shkencor. Tashmë ai konsiderohet edhe si ambasador i shqiptarëve në botë prej shumë e shumë personave të shkencës, të humanizmit, të politikës, të shoqërisë së hapur dhe moderne, shqiptarë e të huaj, që tashmë e njohin prej 20 vjetësh. Jeta dhe vepra e tij madhështore e ringritjes nga gërmadhat të Kishës Ortodokse të Shqipërisë njihet botërisht dhe vlerësohet nga të gjithë ortodoksit dhe joortodoksit, aq shumë saqë edhe është zgjedhur në kohë të ndryshme në mjaft pozita globale si President i Këshillit Botëror të Kishave (2006 deri më sot) dhe President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen (2006 deri më sot) me seli në New York. Mirëpo ky gëzim mërziti disa prej vëllezërve tanë shqiptarë e kosovarë në diasporën në SHBA, të cilët filluan menjëherë një fushatë të kamufluar nën kërkesën protestë studentësh. Mashtrimi i tyre ishte kaq hapur saqë e quajnë veten përfaqësues të komuniteteve fetare, por gabuan publikisht se mohuan publikisht përfaqësitë e komu-

debat Kristaq Bata

niteteve si në Shqipëri ashtu edhe në diasporën e SHBA, dhe shfaqën qartë se përfaqësojnë vetëm veten e tyre. Për ta mbuluar këtë gafë përpiqen të ftojnë shoqata me karakter etnik. Dashakeqësia antiortodokse dhe antijanullatos e atyre që kurdisën këtë fushatë duket qartë nga kërkesat politike kundër Greqisë dhe kërkesat e Çamërisë. Këta nxitës vazhdojnë e duan të ngatërrojnë më tepër gjëra dhe duan të sjellin urrejtje etnike e fetare. Këta po hedhin njëkohësisht baltë ndaj kryepeshkopit të Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë dhe si rrjedhojë direkt ndaj vetë Komunitetit Ortodoks si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA. Kjo lojë që po zhvillojnë këta është mjaft e rrezikshme sepse po përpiqen jo vetëm të nxisin urrejtjen fetare me spektër politik po dhe përpiqen të minojnë harmoninë fetare mes shqiptarëve vetëm e vetëm për interesa egoiste dhe mendësi të sëmura. Dhe këto ditë me sa zell po shkruajnë dhe po deklarojnë po shfaqin qartë këtë tendencë. Shikoni artikullshkruesit dhe komentuesit pothuajse të gjithë janë joortodoksë. Po çfarë duan këta joortodoksët me ne ortodoksët? Pse vazhdimisht ndërhyjnë në jetën dhe veprën e Komunitetit tonë? Këtë e quajnë bashkëjetesë apo mendojnë akoma bashkëjetesë

të imponuar nën urdhra si në kohën e osmanlinjve. Nuk dua të vazhdoj më në këtë linjë. Thonë se kryepeshkopi është grek. Këtë e dimë prej 20 vjetësh. Për ortodoksit shqiptar nuk përbën problem fetar. Ortodoksët shqiptarë e kërkuan në 1991 në Kostandinopojë sepse nuk kishin asnjë peshkop të mbijetuar nga persekutimi ateist komunist. Ky mund të ishte edhe i një kombësie tjetër, por u zgjodh nga vetë shqiptarët, me lejen e qeverisë shqiptare, sepse ishte figurë në Kishë Ortodokse të botës. Jeta e tij dhe Vepra kolosale shkencore dhe baritore e tij në dobi të Shqipërisë e faktuar tashmë flet vetë. Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: riorganizoi më tepër se 400 famulli (enori); themeloi Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992), dy Lice kishtarë (Gjirokastër dhe Sukth të Durrësit), Shkollën e Muzikës Bizantine në Tiranë, të gjitha këto në godina me kushte bashkëkohore dhe me konvikte; shkolloi dhe dorëzoi 168 klerikë, të gjithë nënshtetas shqiptarë, të të gjithë gradave klerikale (mes tyre edhe 4 peshkopë) duke u dhënë të gjithëve përgjegjësi drejtuese në vend; themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme; u kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U kujdes për ndërtimin e 150 kishave të reja, për restaurimin e 70 kisha-manastire monumente kulture, për rikonstruksionin e më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe për 70 godina për qendra kishtare si: selia e Kryepiskopatës dhe e mitropolive, shkolla, qendra mjekë-

sore, shtëpi pritjeje, mensa për të varfrit, kampe rinore etj. Vepra totale ndërtuese arrin në 450 ndërtesa. Ai ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe. Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik. U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre). Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë. Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike me 24 specialitete në Tiranë dhe 3 qendra mjekësore në qytete të tjera; Universitetin “Logos” në Tiranë, 2 Institute të Formimit Profesional, 1 lice profesional, 3 shkolla fillore, 1 gjimnaz, 1 konvikt shkolle për vajza dhe 17 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme. Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj. Gjatë periudhës kritike të Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar, që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë kosovarë në vende të ndryshme të Shqipërisë, duke u hapur edhe 2 kampe strehimi. E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai është anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve. Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është

ofruar punë mijëra vetëve; u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Orthodhokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi. Kontributi i tij në fushën e shkencës, në dëshminë e krishterë bashkëkohore, në përafrimin me konfesionet e tjera të krishtera, në dialogun ndërfetar dhe në bashkekzistencën paqësore midis popujve dhe feve, është i njohur botërisht. Në vitin 2000, pas propozimit të Akademisë Athinës dhe shumë personalitete të Shqipërisë, ishte kandidat për Çmimin Nobel të Paqes. I janë akorduar shumë dekorata dhe çmime nga vende të ndryshme. Të gjitha këto arritje i mbeten Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne duhet të krenohemi se jo vetëm përfituam nga kjo dobi por edhe u bëmë të njohur në botë me anë të veprës së tij. Ortodoksit shqiptarë i janë mirënjohës pafundësisht, e duam dhe e respektojmë përveç se është udhëheqës i Komunitetit të vetëm Ortodoks i Shqipërisë. Po e mbyll me mendimet e publicistit Dritan Shano shkruar në Gazetën Mapo 25 dhjetor 2013: “Mendoj se asnjë shqiptar tjetër nuk mund të japë mend dhe të shitet më patriot e më nacionalist se tjetri. I bashkohem At Zef Pllumit në pyetjen e tij: “Si mund e duem Shqipninë kur secili shqiptar mendon se vetëm ai ka të drejtë mbi Shqipninë dhe intrigojmë e tiranizojmë njanitjetrin?” I bashkohem dhe shpresës së tij se: “Shqiptarët kanë për të ba ma shumë për atdheun, në qoftë se kanë për t’u dashtë ma tepër ndërmjet vedit”.


12

reforma

intervista

Kryetari i komisionit të reformës së arsimit të lartë, Arjan Gjonça, ka shpjeguar me detaje reformën që do të prekë arsimin e lartë në Shqipëri. Sipas tij, universitetet duhet të zhvillojnë punën kërkimore dhe duhet të ngrenë standardin e mësimdhënies së tyre. Zoti Gjonça ka folur edhe për skemën e financimit të universiteteve ku sipas tij do të financohen nga shteti universitetet që kthehen në OJQ dhe publike

Gjonça: Reforma në universitete, më shumë konkurrencë dhe standard Intervistoi: Ilva Tare/ Tonight A keni informacion të duhur se si është arsimi i lartë aktualisht në vend? Situata është fatkeqësisht jo e mirë. Jo e mirë nga mënyra se si është bërë arsimi i lartë në këto vitet e fundit në Shqipëri dhe jo në një legjislacion, dy apo tre por në njëzetë e ca vitet e fundit. Anglezët kanë një shprehje ku thonë: “Mos e prish diçka që funksionon”. Ne jo vetëm e prishëm atë që funksiononte në një farë drejtimi por i dhamë një drejtim krejt jo të drejtë. Nuk do të them unë që çdo gjë që kishim funksiononte por të paktën të rregullohen në ato fusha dhe ato drejtime që duheshin rregulluar. Tani jemi në një situatë ku kemi një mpleksje të arsimit të privat dhe publik, ose publik dhe jopublik do ta thosha nga ana juridike ku prodhohet një numër më i madh studentësh se ç’është prodhuar më përpara, prapë jo i domosdoshëm dhe i krahasueshëm me vendet me të njëjtën zhvillim me ne, qoftë dhe me fqinjët por mbi të gjitha jo cilësor. Jo i domosdoshëm me tregun e punës që kemi aktualisht? Jo i domosdoshëm në drejtim të numrave. Ne akoma nuk prodhojmë aq studentë për banorë sa prodhojnë komshinjtë tanë apo vendet e zhvilluara. Ajo që është më e rëndësishme është që kualiteti i këtyre që ne nxjerrim, nuk është i duhur dhe nuk është i kënaqshëm. Standardi pra, qoftë i studentëve, qoftë i elementit të dytë të rëndësishëm që duhet të prodhojnë universitetet tona që është puna shkencore, është për të ardhur keq. Duke pasur parasysh këto të dyja, mendoj që ka nevojë për një reformë të thellë do thosha unë dhe të rëndësishme. Cila do ishte filozofia e kësaj reforme? E para duhet të pranojmë të gjithë së bashku. Dua të them diçka që, pse është e re kjo mënyrë qasjeje për këtë reformë. Është e re sepse e para të gjitha palët e pranojnë që është diçka e domosdoshme për vendin dhe diçka që duhet bërë. Kur themi të gjitha palët, janë partitë politike, cilat palë? Të gjithë. Qoftë politika, qoftë aktorët e interesit, qoftë kolegët e mi akademikë dhe vetë studentët nuk e duan një diplomë të keqe që nuk u jep një vend pune. Që nuk ua njohin në Kosove dhe nuk i punësojnë as në Tiranë… Treguesi më i mirë është punësimi. Treguesi më i mirë është tregu. Nëse marr një diplomë e cila nuk më jep një vend pune, është e pavlerë. Në këtë drejtim qasja është e re, dmth ka një rënie dakord e të gjithë grupeve të interesit apo aktorëve që tani duhet bërë diçka sepse është koha dhe është bërë biles vonë. Dhe për këtë arsye, në këtë drejtim është një qasje e re. Arsyeja e dytë pse themi që është një qasje e re është sepse për herë të parë është futur një model i komisionimit të pavarur. Është krijuar një komision i pavarur me akademikë me 9 anëtarë megjithë mua. Cilët janë të tjerët? Mund ta dimë? Janë bërë publikë emrat e tyre. Është komision me anëtarë nga të gjitha grupet. Unë kam pasur disa kritere kur e krijova. Është një grup akademikësh që e kam krijuar unë dhe natyrisht propozimet kanë ardhur nga të gjitha grupet. Ke anëtarë nga universitetet publike, por ka një përfaqësi dhe nga universitetet private. Ka gjithashtu një përfaqësi të degëve të rëndësishme të veçanta. Është një komision i pavarur. Natyrisht çdo komision iniciohet nga një qeveri e caktuar dhe në këtë drejtim u iniciua nga vetë Kryeministri dhe qeveria aktuale. Do të ketë ndryshim rrënjësor të sistemit bazuar në një model specifik? Do diskutohen disa modele por siç thashë, Bolonja do të jetë baza në kuptimin e disa nga parimeve. Patjetër që do të jenë disa modele që do të hidhen. Natyrisht do të influencohet pak dhe nga background-i i njerëzve me të cilët merren por edhe nga studimet që janë bërë në çfarë drejtimi po shkon bota. Do të shkojmë drejt një sistemi anglosakson me një fytyrë sociale. A ka një mandat ky komision që ju kryesoni ? Ka një mandat pune i cili do zgjasë nga 3-6 muaj. Të bësh një reformë arsimore nuk është

një gjë e lehtë. Kërkohen analiza shumë të rëndësishme. Janë bërë goxha analiza dhe kërkohen dhe shumë analiza. Çdo grup pune do bëjë analizat e veta. Problemi është se kur e ndryshon diçka në sistem, nëse ndryshon diçka të lehtë, mund ta bësh kollaj. Nëse do të tentojmë të bëjmë një ndryshim rrënjësor, qoftë nga pikëpamja strukturore, qoftë nga pikëpamja financiare, qoftë nga pikëpamja juridike, kërkon kohën e vetë. A e keni një vizion do të jetë panorama e arsimit të lartë kur të mbarojë kjo reformë? Vizionin e kam të thjeshtë. Po ta marr London School of Economics, po ta instaloj këtu në Tiranë, jam njeriu më i lumtur në botë. Pra po të instaloj një sistem në të cilin standardi qëndron në standardin ndërkombëtar ku fut në sistem formula dhe kritere që kontrollojnë dhe rritin standardin si të studentit dhe të akademikut, duhet të jemi shumë të qartë, nuk rriten standardi i diplomës nëse nuk rritim standardin e pedagogut. Duhet të rritim standardin e pedagogut dhe në mësimdhënie dhe në punë shkencore që të ketë një efekt mbi standardin e studentit tonë. Çfarë do ndryshojë te skema e financimit? Po ta them atë do ta kemi mbyllur komisionin. Ne jemi një vend relativisht i varfër në drejtimi të investimit në arsim, nuk po i hyjmë debatit se sa të varfër jemi, jemi vend me të ardhura mesatare, me të ardhura të ulëta mesatare apo mesatare të larta. Është një diskutim që e bëjnë të tjerë kolegë. Ajo që do të them unë që në drejtim të investimit në arsim, ne jemi vend i varfër. Ne investojmë pak si shtet dhe investojmë pak si shoqëri. Duke marrë si shembull LSE, një pjesë vjen nga burimet publike, një pjesë nga tarifat. Po pjesa tjetër, a ka donacione, si funksionon? Shumë e drejtë, unë e nisa dhe tregova dy komponentë. Është një që vjen nga granti që jep shteti dhe një që vjen nga pagesat e studentëve. Kjo lidhet me një gjë tjetër të rëndësishme që neve do ta saktësojmë që do ta studiojmë. Cili është statusi që duhet të kenë universitetet tona. LSE ka një status të dyfishtë. Deri para pak vitesh ka pasur një status vetëm si një universitet publik. Më vonë ka zhvilluar dhe statusin e një SHPK-je, të një ndërmarrje tregtare.Në kuptimin që krijon të ardhura nga shërbimet akademike që bën për studime të ndryshme, për projekte të ndryshme ku grupe akademike të LSE marrin pjesë në tendera të ndryshëm. A parashikoni rritje të çmimit të tarifave universitare? Do bëhen llogaritje të caktuar sa mund të jetë kjo tarifë. Do ketë modele ekonometrike që do të bëhen. Do stimulojmë me këtë model, sa duhet të jetë investimi, sa është fuqia blerëse, sa do të jetë përballja, sa do të jetë kostoja. Të gjitha këto do të diskutohen kur të dalë projekti por mbi të gjitha me baza shkencore, kjo është shumë e rëndësishme. Unë vij nga një background shkencor dhe nuk mund të pranoj që përgjigja e pyetjeve të mos jetë shkencore Po nëse ndodh një rritje e tarifave, a do të merren parasysh shtresat në nevojë, barazia shoqërore? Patjetër, është kusht i domosdoshëm. Ka pasur disa propozime se në qoftë se një individ e meriton por nuk e përballon, duhet ta financojmë në masën 100%, jo vetëm pagesën por edhe akomodimin dhe gjithë jetesën për aq kohë sa është në universitet. Kjo është për mua e panegociueshme dhe mendoj që kolegët e mi besojnë në të njëjtin parim. A mendon se e ka forcën e duhur komisioni që ta forcojë implementimin e kësaj reforme? Komisioni do të prodhojë një produkt. Produkti do jetë i detajuar dhe quhet reforma e arsimit të lartë në Shqipëri e cila mund të jetë produkti ose do të jetë produkti dhe në formën e ligjit. Debatet më të mëdha do të jenë tek skema e financimit... Për çdo reformë të arsimit në çdo vend në botë, thembra e akilit është financimi. Edhe një nga debatet e nxehta që bëhet në Britani sot është që kjo qeveri po ndjek masat e austeritetit, pra të uljes së shpenzimeve publike. Si shpenzim publik, jo vetëm shpenzim pub-

Treguesi më i mirë është punësimi. Treguesi më i mirë është tregu. Nëse marr një diplomë e cila nuk më jep një vend pune, është e pavlerë. Në këtë drejtim qasja është e re, dmth ka një rënie dakord e të gjithë grupeve të interesit apo aktorëve që tani duhet bërë diçka sepse është koha dhe është bërë biles vonë.

Kjo reformë nuk do të heqë disa universitete dhe disa do t’i lërë. Reforma është një proces. Supozojmë se ne jemi të zellshëm dhe e bëjmë punën në një kohë jashtëzakonisht të shpejtë.

lik do thosha unë në vendin tonë se ne kemi edhe universitetet private, financimi është pjesa më e rëndësishme e tij. Ne nuk jemi një vend i pasur dhe po e theksoj atë dhe sado që shteti të investojë në edukim, shteti nuk mund të mbulojë të gjithë atë që do e quaja unë, investim optimal në arsimin e lartë në Shqipëri. A ka një shifër aktualisht se sa është? Në mos gaboj është rreth 40 milionë dollarë ose euro. Është shumë e ulët. Grupi ynë po punon, por ka edhe një grup të madh ekspertësh që punojnë me komisionin. Të gjitha palët pranojnë që investimi shtetëror nuk është i vetmi investim që duhet ta përballojë arsimin e lartë. Me çfarë do konkurrojnë universitetet? Kush është produkti i arsimit të lartë? Produkti i arsimit të lartë është studenti. Kjo nënkupton që ti i jep të drejtën studentit për të zgjedhur dhe studenti e zgjedh universitetin në bazë të reputacionit dhe këtu hyn konkurrenca. Natyrisht si shtet do kesh kuotat e tua që do caktosh me disa formula, mbi bazën e performancës, mbi bazën e numrit të studentëve, mbi bazën e standardit që kanë pasur, mbi bazën e punës shkencore që kanë bërë pedagogët, është shumë e rëndësishme. Kjo është një lloj forme që e garanton konkurrencën por nuk është e vetmja formë. Duhet të jemi koshientë dhe mund të mos jetë forma që funksionon në Shqipëri. Pra, këto buxhete do të ndahen nga ky Këshill. Si do të funksionojë ? Ne do të nxjerrim formula të detajuara për ngritjen e këtij standardi dhe vendosjen e mënyrave të financimit. Bën të mundur që të shpërndahen paratë në universitetet e ndryshme. Janë 3 kritere që përdoren. Cilat janë kriteret? Kriteri i parë është mësimdhënia, cilësia e mësimdhënies. Mbi bazën e një formule që merr parasysh numrin studentëve për pedagog, kualitetin, degët që mbulojnë ato etj, etj. në LSE ne kemi 16 studentë për pedagog, këtu bëhet fjalë për kuota të jashtëzakonshme. Këtu japin mësim 10 herë më shumë se unë. Këtu nuk mbetet kohë për punë shkencore se dita nuk ka më shumë se 24 orë. Pra, mësimdhënia është e para, puna shkencore është e dyta. Kriteri i tretë është ai mbi inovacionin. Ky grant jepet në rastet kur degë të caktuara zhvillohen nga universitetet të ndryshme dhe qeveria garanton një lloj financimi të pjesshëm. Gjithmonë duhet të kemi parasysh që financimi është i pjesshëm. Kur diskutohet problemi i financimit, “financimi i shtetit”, sa para do japë shteti për këtë, sa para do japë shteti për atë. Shteti nuk duhet të jetë më i vetmi financues i arsimit të lartë në Shqipëri dhe në qoftë se do lëmë vetëm shtetin ne do mbetemi në shifrat e ulëta, në 2-3% ose në më të mirën e mundshme do thosha 3,5% të PBB. Si do të përfshihen universitetet private në këtë reformë? Në Shqipëri nga ana legale, legjislative, ne nuk flasim për universitete private e shtetërore. Flasim për universitete publike dhe jopublike. Universitetet jopublike janë të natyrës private nëse do përdorim zhargonin e përditshëm dhe janë edhe ato që janë OJQ

se ka disa universitete që nuk janë fitimprurëse. Ka disa skema. Një skemë mund të jetë që universitetet private duan të jenë private dhe do të mbeten private. Që do të thotë se nuk mund të përfitojnë nga shteti? S’mund të përfitojnë nga shteti. Në momentin që ti ndan dividentë, nuk mund të përfitosh dot nga shteti. Ne do shikojmë mundësinë se si do përfshihen në sistem ato universitete që nuk duan të jenë fitimprurëse. Çfarë ndodh me ato që nuk do duan të bëhen pjesë e kësaj skeme? Ka një ligj. Duhet të trajtohen sikur prodhojnë një produkt bujqësor apo produkt akademik. Do ta shohim ne këtë si përparësi në drejtim të taksimit të tyre apo jo. Ka forma që ta bëjmë me sa më shumë mundësi nxitëse për ta nxitur dhe atë sektor por mbi të gjitha monitorimi i standardit të atij sektori është shumë i rëndësishëm. Kur do të përfundojë koha që të ekzistojnë ende universitete që nuk përmbushin standardet? Me sa di unë Ministria e Arsimit po akrediton. Ne nuk nxjerrim dot asnjë jashtë apo brenda. Ky është kapitalizëm, të nxjerr tregu në kuptimin që nëse je një universitet që nuk ke më studentë, del jashtë, por nëse nuk je i akredituar atëherë studenti nuk vjen më tek ty. Kjo është një punë akreditimi. Do ketë kohë publiku të informohet, ta kuptojë këtë reformë? Patjetër. Faza e parë është faza jonë e punës brenda, e cila do të diskutojë modelet, do të vijë me një draft të parë i cili do të diskutohet në publik me aktorët kryesorë. A do të jenë universitete të pavarur në kuptimin ideologjik, akademik, institucional? Një nga problemet që ka ekzistuar me universitetet është sa të pavarura janë universitetet në vendimmarrje. Nuk po flas në zgjedhjen e rektorit apo të senatit. Ajo është formulë që mund të diskutohet dhe bie dakord. E zëmë se ju i dhatë këtij universiteti një shumë parash. Çfarë bën ai me këto para? Si i krediton ai akademikët, si i promovon. Do i japësh një lloj mëvetësie që ky institucion të krijojë edhe forma të tjera investimi, bashkëpunimi që të aplikojë në vende të ndryshme , pra pavarësi reale dhe funksionale, jo pavarësi e rreme. Autonomi do të përmendja unë fjalën më mirë . Dhe kush do ta garantojë këtë autonomi? Standardet që vendosen. Do të krijohet një strukturë e atillë, një nga qëllimet e këtij komisioni është që të krijojë një strukturë drejtuese se nuk mundet me strukturën drejtuese ekzistuese që kemi neve dhe me institucionet ekzistuese, të futësh një model të ri nëse do biem dakord për një model të ri. Të gjitha këto instanca që do futen, do ketë kontrollues për sistemin. A mendon se në fund të reformës do të ketë universitete që do të pushojnë së ekzistuari? Kjo reformë nuk do të heqë disa universitete dhe disa do t’i lërë. Reforma është një proces. Reforma dhe implementimi do të jetë e shkallëzuar.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29.01.2014

13

1.46 bilion Nazim Rashidi

Ministria e Kulturës ka nisur procedurat që në muajin tetor me përgatitjen e dosjes, për të treguar gatishmërinë e shtetit shqiptar se kërkon të jemi pjesë e këtij programi dhe se është e gatshme të paguajë 150 mijë euro, që konsiderohen si biletë hyrëse...

Çfarë është programi “Creative Europe”? Kinemaja, media, letërsia, trashëgimia etj., gjithçka që përfshin artin dhe kulturën do të përfitojnë nga programi “Creative Europe”, i cili u miratua nga Parlamenti Europian më 19 nëntor 2013 dhe nga Këshilli i Europës më 5 dhjetor 2013. Me një buxhet prej 1.46 bilion eurosh, programi do të sigurojë fonde për të paktën 250 mijë artistë dhe profesionistë të kulturës, 2000 kinema, 800 filma dhe 4500 përkthime librash. Gjithashtu do të japë garanci që bizneset e vogla kulturore dhe krijuese të mund të marrin hua nga bankat deri në 750 milionë euro. Ky program është një mundësi e madhe për industrinë e filmit në Europë, për kulturën dhe artet në përgjithësi, pasi “Creative Europe” do t’u krijojë mundësinë mijëra artistëve për të arritur audience të reja në Europë dhe më gjerë.

Pse Arti dhe Kultura? Qëllimi i BE-së është që të investojë më shumë në sektorët e saj kulturorë dhe krijues, sepse ata në mënyrë të konsiderueshme kontribuojnë në rritjen ekonomike, punësimin, zhvillimin dhe kohezionin social. Programi “Creative Europe” do të mbrojë dhe promovojë diversitetin kulturor e gjuhësor dhe forcimin e aftësisë konkurruese të sektorëve kulturorë dhe krijues. Më shumë fonde për krijuesit, në mënyrë që ata të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të kenë mundësi të punojnë edhe përtej kufijve. Ky program ka hyrë në fuqi në janar 2014.

K

ur ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi deklaroi se Shqipëria ka nisur procedurat për anëtarësimin në “Creative Europe”, projekt i Bashkimi Europian për vitin 2014-2020, i cili u krijon mundësi thithjen e fondeve nga BE, shoqatave, organizatave dhe individëve që të aplikojnë me të drejta të barabarta në projekte europiane për Art&Kulturë, pyetja e parë që u shtrua ishte: Si do të realizohet kjo për një vend si Shqipëria, që nuk është anëtare e BE-së? Nazim Rashidi, këshilltar për Rajonin dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Ministrinë e Kulturës, shpjegon hap pas hapi procedurat që ka ndjekur ministria për t’u krijuar mundësi organizatave të ndryshme që të aplikojnë për të përfituar nga fondi i ‘Creative Europe’, edhe pse Shqipëria ende nuk është anëtare me të drejta të barabarta e Bashkimit Europian. “BE punon me programe 6-vjeçare dhe një shtet si Shqipëria, që nuk është pjesë e Bashkimit Europian, që të bëhet pjesë e këtyre programeve duhet të firmosë një memorandum bashkëpunimi mes palëve. Ministria e Kulturës ka nisur procedurat që në muajin tetor me përgatitjen e dosjes, për të treguar gatishmërinë e shtetit shqiptar se kërkon të jemi pjesë e këtij programi dhe se është e gatshme të paguajë 150 mijë euro, që konsiderohen si biletë hyrëse në mënyrë që organizatave, shoqatave dhe individëve nga Shqipëria t’u krijohet mundësia që të kenë akses në fondet e programit “Creative Europe”. Dua të theksoj se shteti shqiptar, pra Ministria e Kulturës nuk është përfituese, pasi nuk mund të aplikojë për këto fonde, përfitues janë organizatat dhe individët shqiptarë. Ne si ministri po kryejmë të gjitha procedurat juridike të nevojshme që t’u krijojmë mundësi këtyre organizatave të aplikojnë. Ajo që ka ndodhur nga muaji tetor, kur ne kemi nisur procedurat dhe deri tani,

Projekte europiane për Art&Kulturë, Shqipëria pjesë e garës “Creative Europe” është një projekt i BE për vitet 2014-2020, për të mbështetur artin dhe kulturën. Si do të realizohet kjo për një vend si Shqipëria, që nuk është anëtare e BE-së? Nazim Rashidi, këshilltar për Rajonin dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Ministrinë e Kulturës, shpjegon procedurat që po ndiqen është se Britania e Madhe si vend anëtar i BE-së e miratoi programin ‘Creative Europe” vetëm javën e kaluar dhe gjithë firmosja zyrtare mes palës shqiptare dhe BE-së nuk ndodhi për këtë shkak. Fakti që Britania e miratoi me vonesë ka penalizuar jo vetëm Shqipërinë por dhe vendet e tjera që nuk janë anëtare të BE-së, të cilat pa nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje nuk mund të anëtarësohen në ‘Creative Europe’. Ajo që bëmë ne si ministri, nisur nga kjo situatë e krijuar, ishte shprehja e vullnetit të mirë për t’u bërë pjesë e këtij programi dhe presioni që ushtruam që, pavarësisht se ende nuk është firmosur marrëveshja, organizatave shqiptare t’u krijohet të paktën mundësia që të aplikojnë me të vetmin parakusht që, nëse memorandumi mes palës shqiptare dhe BE-së nuk do të arrihet të firmoset në muajin qershor, dhe kjo jo për fajin tonë, këto organizata edhe pse kanë aplikuar nuk do të mund të për-

fitojnë nga këto fonde. Pra, dua të shpjegoj se Ministria e Kulturës mund të paguajë 150 mijë euro, në mënyrë që t’u krijojë mundësi organizatave dhe individëve të aplikojnë, megjithëse mund të ndodhë që asnjë prej aplikuesve të mos përfitojë nga ky program. Ne si ministri e kemi marrë parasysh këtë risk. Hapi i dytë që ne do të ndjekim në ndihmë të këtyre organizatave është zhvillimi i takimeve me grupet e interesit për t’u bërë të qartë këtë proces, pra një lloj trajnimi sesi duhet të plotësojnë aplikimet. Për këtë qëllim, në këto takime do të ftojmë përfaqësues të huaj, të cilët do të shpjegojnë procedurat që duhet të ndiqen hap pas hapi për të aplikuar për fondet e projektit ‘Creative Europe’. Pra, në njëfarë mënyre ne do të ofrojmë asistencë teknike për to”, - shpjegon gjithë procesin e nisur tashmë Nazim Rashidi, këshilltar për Rajonin dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Ministrinë e Kulturës. Aida Tuci

UET, një ekspozitë për shkrimtarin dhe njeriun Kadare Vaso Samsuri e ka njohur Kadarenë në vitet ’60 në Pogradec, ku atëherë, si edhe tani, ata i bashkonin bisedat për Lasgush Poradecin. Ismail Kadare është kthyer vazhdimisht rreth liqenit të Ohrit dhe Vaso Samsuri në këto vite ka fiksuar çaste të veçanta në foto, që sot për herë të parë do shfaqen publikisht. Sot në orën 12:00, në hollin e Universitetit Europian të Tiranës, një ditë pas ditëlindjes së shkrimtarit, do çelet ekspozita “Kadare rreth liqenit të Ohrit”, me foto nga arkivi personal i Vaso Samsurit. Është një ekspozitë me rreth 50 fotografi në vite, që ngërthejnë momente domethënëse. “Me këtë ekspozitë dua të tregoj se, ashtu siç është shkrimtar i madh, ai është dhe njeri i madh. Mjafton të vështroni foton ku ai është përballë Poradecit. Mënyrës sesi e vështron portretin e Poradecit në shtëpinë e tij, me admirim për poetin dhe me thjeshtësi”, - thotë Samsuri. Ekspozita përmban foto që edhe vetë Kadaresë i mungojnë në arkiva. “Një foto ngjall interes të çuditshëm. Duket sikur çliron energji. Këtë e konstatuam shumë vite më vonë pasi ishte shkrepur ajo fotografi. Nuk besoj ta ketë as vetë Ismaili atë foto”, tregon ai.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme Harta interesante: Pse Kosova është aq e varfër...

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

10 14

15

11

16

8

12

9

13

17

19

20

18 21

23

22

24

27

28

34

29

30

25

31

32

35

38

36 39

43

40 44

45

26 33

36

37

41 45

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

42 Koha e fillimit ____:____

46

Koha e mbarimit ____:____

47

48

Horizontalisht: 1. Masa që merren përpara diçkaje tjetër kryesore për të hetuar kushtet, gjendjen, etj. 8. Tërësi njerëzish të organizuar së bashku, që kryejnë të njëjtën punë. 10. Luigj, luftëtar patriot e shkrimtar. 14. Gradë e lartë në flotën detare. 17. Një lloj gazi për djegie. 18. Lëviz në këmbë. 19. Qytet i vendit tonë. 20. Kuka, luftëtar patriot. 21. Teqja i muzikës shqiptare. 23. Enë për të ngrënë. 24. Prokop i skenës. 25. Mllef. 27. Tërësia e vetive të një njeriu, të cilat ai përpiqet t'i vërë në dukje në çdo kohë. 28. Ecuria që ndjek zhvillimi i diçkaje. 33. Përemër vetor. 34. Fillimi i sonatës. 35. Vënia nën lëkurën e një druri një syth të një druri tjetër të të njëjtit lloj ose të një lloji të afërt. 36. Sferë e vogël metalike. 38. Grup qelizash me të njëjtin funksion. 39. Ndoja, aktore. 40. Gjysëm pike. 41. Metal me ngjyrë si të argjendit. 44. Institut Tregtar. 45. Vend për kurimin e të sëmurëve. 47. Ndryshoj qëndrimin e trupit a të një pjese të tij. 48. Ai që niset vetëm nga përfitimet e rastit.

Vertikalisht: 1. Pazotësi për të kryer diçka. 2. Fletë e hollë dërrase. 3. Pjesë e gjatë kohe në jetën e një populli, të një vendi, të një kombi etj. 4. Shkëmb i shkrifët, i përbërë prej copash minerali të ngjeshura njëra me tjetrën. 5. Ndajfolje vendi. 6. Kolonja në makina. 7. Humbja e vëmendjes e përqendrimit. 8. Gershon, aktore e njohur. 9. Ai që është për paqen e kundër luftës. 11. Agjensi Bujqësore. 12. Mjekimi, ose... 13. Pjesa që lidh kokën me trupin. 15. Që ndan në mënyrë të tërthortë një figurë. 16. Institut Rehabilitimi. 22. Trupi Diplomatik. 24. Tërësia e lëvizjeve të fytyrës. 26. Universiteti Tiranës. 29. Kovaçi, këngëtar i njohur. 30. Juria Tiranës. 31. Trajtë a formë e veçantë e diçkaje. 32. Oficer i dikurshëm. 36. Pjesë e madhe e një vendi që dallohet sipas disa tipareve të veçanta. 37. Pije e fortë alkoolike. 41. Mehmeti, publicist i njohur. 42. Vegas e Amerikës. 43. Kuçova në makina. 46. Markë e njohur prodhimesh elektronike.

Sudoku | nivel mesatar 1

9 7 3

9

2 7

6 7

1

3 8 5 9 7

7 1

4 4

5

1 3

5 4

2 6

1

2 6

3 4

7 4

2

9

9

8

3 4

7 1

8

2 6

5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6

3

Koha e fillimit _____:____

9

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Randal Olson, i diplomuar për shkenca kompjuterike në Universitetin Shtetëror të Michiganit, ka krijuar një hartë interesante duke u shërbyer me kërkuesin më të madh të internetit, Google. Ai donte të dinte se çfarë njerëzve u intereson për shtetet e Evropës, prandaj ka përdorur funksionin e përfundimit automatik të fjalive nga Google. Ai p.sh. ka shkruar fillimin e fjalisë, si: “Why is Kosova so...” (pse Kosova është aq...). Gjatë kërkimit ai ndërronte tërë kohën emrin e shtetit, ndërsa Google ofronte përfundimin automatik të pyetjes, sipas asaj që njerëzit më së shumti kanë shkruar në këtë faqe, transmeton Telegrafi. Në këtë mënyrë ai e bëri një hartë me mendimet për gjendjen e vendit. P.sh. njerëzit kanë pyetur se “pse Gjermania është aq e pasur”, apo “pse Franca është aq homoseksuale”. Sipas hulumtimit, del se Suedia është e lumtur, Kroacia e bukur, Shqipëria e varfër, Serbia e varfër, Mali i Zi pa përgjigje, Maqedonia e rëndësishme, Sllovenia e vogël..

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Jeta ne çift do kaloje një dite te trazuar sot. Tregohuni shume te matur me gjithçka qe do thoni sepse do keni probleme serioze. Beqaret ka shume mundësi ta gjejnë me ne fund atë qe aq shume kane ëndërruar dhe te krijojnë një lidhje serioze. Ne planin financiar do jeni te vendosur t’i zgjidhni sa me pare problemet dhe te mund te shpenzoni pak me tepër.

Do i jepni me shume prioritet se kurrë jetës suaj ne çift sot dhe do mendoni t’i përgatisni edhe surpriza partnerit. Ne mbrëmje atmosfera do ndizet tej mase. Beqaret duhet te bëjnë ende durim për te gjetur partnerin ideal sepse sot mundësitë nuk do jene te mira. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe largpamësi. Situata do jete mjaft e mire.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do dini te falni sot ne jetën tuaj ne çift dhe t’i pranoni gabimet qe keni bere. Marrëdhënia me partnerin do filloje te ngrohet mjaft. Beqaret do kenë shume njohje te reja, por asnjeri nuk do i beje t’ju rrahe zemra fort. Prisni edhe pak kohe për te ndryshuar status. Sektori i te ardhurave do kërkojë me shume se kurrë vëmendjen tuaj.

Dite e ekuilibruar dhe pa debate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume prej jush do fillojnë te planifikojnë te ardhmen. Beqaret do i mendojnë gjerat me seriozisht dhe do mundohen te gjejnë se çfarë ju intereson me te vërtetë për jetën. Financat nuk do jene as shume te mire dhe as shume te këqija. Mundohuni te ruani ekuilibrin.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do jeni me tolerante dhe me gazmore me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Do qëndroni me shume kohe pranë tij dhe do keni diskutime te gjata. Beqaret do dashurohen çmendurisht pas një personi qe kane vetëm disa jave qe e kane njohur, por do ngurrojnë t’i shprehin ndjenjat. Buxheti duhet menaxhuarmematuridheduhenshmangur sa me tepër investimet e mëdha.

PESHORJA (23/IX-22/X)

1 3 0 1 5

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Jupiteri do e mbroje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot. Ai do iu nxite t’i shmangni debatet dhe mosmarrëveshjet dhe te tregoheni me te hapur me partnerin. Beqaret do kenë takime, por me personat qe do njohin mund te nisin vetëm histori dashurie kalimtare asgjë me tepër sesa aq. Ne planin financiar duhet te bëni pak ekonomi dhe te mendoni për te ardhmen.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 211, 216, 245, 301, 320, 325, 415, 462, 514, 548, 568, 654, 789, 878, 905, 944. Numra me 4 shifra: 0333, 1936, 2015, 2120, 3220, 3598, 4856, 5210, 5213, 5632, 6325, 8541. Numra me 5 shifra:

27618, 38457, 45152, 51249, 59878, 60825, 65552, 66669, 71274, 82381, 86085, 87121. Numra me 6 shifra: 101051, 142551, 156450, 325145, 325165, 360569, 365450, 391845, 450812, 493142, 530521, 545612, 561354, 955061.

Te gjithë planetët do bëhen bashke gjate kësaj dite dhe do ua bëjnë jetën tuaj sentimentale edhe me te bukur. Do flisni qetësisht me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as debatin me te vogël. Beqaret nuk do ndalen derisa ta gjejnë personin te cilin e kane ëndërruar aq shume. Disa do kenë sukses e disa jo. Financat do jene mjaft te qëndrueshme.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Jeta ne çift do ketë ndërlikime te shumta gjatekësajdite.Dotregohenimjaftposesive me partnerin dhe do debatoni ashpër me te. Kujdes! Beqaret do e humbin tërësisht kontrollin mbi veten pasi te njihen me dike te jashtëzakonshëm. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë me ne fund dhe do keni mundësi te kryeni shpenzimet e dëshiruara.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dite shume e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do i lihet kohës. Nga ana tjetër beqaret do kenë një dite te mbushur me takime, surpriza dhe propozime. Do ndihen mire pranë dikujt i cili nëse ju do dëshironi mund te behet gjysma juaj. Financat do preket drejtpërdrejt nga Saturni. Priten ndryshime pozitive.

AKREPI (22/X-21/XII)

Ne planin sentimental nuk do keni për çfarë te qaheni gjate kësaj dite. Komunikimi do jete i ngrohte dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Shfrytëzojeni çdo moment. Beqaret duhet te tregohen te disponueshem ndaj çdo ftese qe do iu behet sepse asnjëherë nuk i dihen çfarë ndodh. Ne planin financiar do keni përmirësime te ndjeshme sa dhe vete nuk do e besoni.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Edhe vete nuk do e kuptoni se çfarë do ju ndodhe sot ne jetën tuaj ne çift. Partneri do iu përgatisë surpriza te njëpasnjëshme nga te cilat do merrni kënaqësi pa fund. Beqaret do jene pa fat dhe do ngelen serish vetëm. Ne sektorin financave do keni disa tronditje. Ulini sa me pare shpenzimet ne mënyrë qe te mos keni vështirësi me te mëdha.

PESHQIT (20/II-19/III) Do e kuptoni me mire partnerin dhe nga ana tjetër do i kuptoni edhe me mire ndjenjat tuaja për te. Ka mundësi te merrni vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë te ardhmen. Beqaret do lëvizin çdo gur për te gjetur personin e tyre ideal. Ne planin financiar duhet me pare te zgjidhni problemet urgjente e me pas te mendoni si ta rritni kapitalin.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29 janar

1885

29.01.2014

15

Gruaja që mendon se është inteligjente kërkon të drejta të barabarta me burrat. Një grua që është inteligjente, jo. - Sidonie Gabrielle Colette

Kur u lind Benz-i i parë Dy etërit e motorit ishin gjermanë të lindur 100 km dhe një dekadë larg prej njëri-tjetrit, të cilët duke punuar në të njëjtën kohë por në padijeni të plotë të tjetrit, në fillim të viteve 1880, shpikën automobilin. Motorët me djegie të brendshme të zhvilluar nga Gottfried Daimler dhe Karl Benz, nuk ishin mjetet e para me motor-makina të shtyra me motorë me avull dhe elektricitet, që u paraprinë me më shumë se një shekull. Megjithatë, në demonstrimin e prakticitetit të një motori të vënë në lëvizje nga nafta apo

benzina, Benz dhe Daimler ishin pionierë të prodhimit masiv të automobilit, mjeti që me gjasë revolucionarizoi transportin më shumë se çdo shpikje tjetër e vetme. Është me vend atëherë që emrat e këtyre dy gjenive- të cilët nuk u takuan kurrë- të bëheshin bashkë në vitin 1926, kur firmat e tyre formuan “Daimler-Benz”, tani kompania më e madhe gjermane. Daimleri shpiku motorin me djegie të brendshme me ndihmësin e tij Wilhelm Maybach, duke punuar në fshehtësi të madhe në një serë në Bad

Cannstatt, në Shtutgart. Në vitin 1885 ai bëri bashkë motorin e tij 0.5 kuaj fuqi me dy goditje “Grandfather Clock” me një biçikletë, duke krijuar kështu motoçikletën e parë. Pak milje më tej dhe pak muaj më vonë në Mannheim, Karl Benz shpalosi automobilin e parë-trirrotëshin motorwagen. Benz-i shpiku shumë prej elementeve që përbëjnë makinën edhe sot, përfshirë baterinë, kandelet, pedalin e gazit, marshet dhe fraksionin. Daimler dhe Benz e bënë të mundur botën e shpejtë moderne.

Blitz

Flickr

43

Mijë e 94 kilometra katror është sipërfaqja e Danimarkës.

5.5

Milion banorë është popullsia e Danimarkës.

129.3 Banorë për km2 është dendësia e popullsisë së Danimarkës.

1.2

Milion banorë është popullsia e kryeqytetit, Kopenhagen.

Foto: Angela Huxhom Titulli: Albania street vendors

Kinemaja, si artileri e rëndë e regjimeve totalitare Lavdrim Lita

Kinemaja nuk e dëshiron diktaturën. Janë diktatorët që e dëshirojnë kinemanë. Lenini kishte për qejf të thoshte se kinematografia është treni i revolucionit bolshevik dhe një herë u shpreh: “Është arti më i fortë”. Në Itali, diktatori fashist Musolini, për të mos ngelur prapa Leninit, shkroi me dorën e tij: Kinemaja “është arma më e fortë”. Në Shqipëri, citati i Leninit u përkthye: “Kinemaja është artileria e rëndë e artit”. Ndërsa Josef Gëbels, shefi i propagandës së Hitlerit, adhuronte kinemanë dhe e rekomandonte. Zërat poshtë e lart thoshin se ishte për shkak të aktoreve. Një e vërtetë e pjesshme: Gëbels kish kuptuar rëndësinë e imazheve të rrejshme për qëllime propagandistike. Së bashku me Hitlerin, përpara një mitingu në një qytet të vogël gjerman, panë në kinemanë lokale filmin me tematikë mitologjike “Nibelungët” të regjisorit Fritz Lang. Duke dalë nga kinemaja, Hitleri i ekzaltuar i rrëfen bashkëpunëtorit besnik: “Kur do të marrim pushtetin, ai do të jetë regjisori ynë”. Profecia u bë realitet, Gëbels e thirri regjisorin Lang dhe i propozoi ofertën. Por nuk u arrit në një marrëveshje.

gazetamapo@gmail.com

Paskëtaj Gëbels përzgjodhi një grua me talent të padiskutueshëm: Leni Riefenstahl. Kuptohet vetiu që kinemaja i tërheq si magnet diktatorët. Ata duan ta kontrollojnë dhe nëse është e mundur të jenë dhe vetë protagonistë. Në pamundësi imitojnë gjestet e heronjve të filmave qofshin personazhe të mirë apo të këqij. Musolini shkoi deri aty sa qortoi aktorin Annibale Ninchi në filmin për luftërat punike: “Shipioni Afrikan”, sepse aktori nuk e interpretonte romakun e lashtë njëlloj si lëvizjet e Duçes. Ndërsa Hitleri adhuronte shefin e qytetit të krimit të “M. Monstra e Dyseldorfit” të regjisorit Lang: i imitonte gjestet, mimikën, sjelljet prej kapobande gati për veprim, me xhaketë lëkure të veshur si uniformë. Kurse Stalini kishte një sozi: Mikhail Gelovani. I pëlqente tej mase për interpretimin heroik në filmin “Rënia e Berlinit” të regjisorit Mikhail Chiaureli. Në fund të projeksionin privat në sallën kinematografike të Kremlinit thonë se e panë me një shami në dorë. Diktatorët e dashurojnë kinemanë. Pas Luftës së Dytë Botërore, industria kinematografike në Shqipëri, Rumani, Bullgari dhe

Jugosllavi pati një impuls të fortë nga ana e regjimeve, synimi i të cilave ishte të edukonin masat me vlerat prej të cilave këto sisteme frymëzoheshin: revolucion, komunizëm, komb dhe progres. Në këtë mënyrë, nisën të merrnin formë modele të reja prodhimi dhe shumë shpejt u ndërtuan edhe infrastruktura të mëdha: studiot “Avala” dhe “Jadran” në Beograd e Zagreb, “Boyana” në Sofje dhe “Kinostudio”, “Shqipëria e re” (1952), në Tiranë. Enver Hoxha do të shtinte në dorë mekanizmin e imazheve dhe iluzioneve për ta përdorur si një lavatriçe kombëtare për lavazhin e trurit. Sigurisht do të ishin vitet 60-të nisja e propagandës thellësisht komuniste me një sërë filmash me subjekte lufte kundër pushtuesve okupatorë. Patetizmi, rrejshmëria, dogmatizmi moralizues dhe boshti i partisë përbën lëndën e parë të këtyre filmave narkotizues të ndërgjegjes dhe lirisë. Mund të thuhet pa asnjë presje se luftën më reale partizanët e kanë bërë kur kanë qenë aktorë jo protagonist të filmave me subjekt të luftës së dytë botërore. Heroizmat e tyre janë të padokumentuara sepse kishin parimin se historia

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

bëhet me grykën e pushkës. Megjithatë, çdo e keqe e ka një anë pozitive: personazhet negative janë më të besueshëm dhe të portretizuar mirë (ndonëse të tipizuar në mënyrë tendencioze, për shembull: Ndrek Luca veriori, katoliku etj.) kurse personazhet pozitive në mjaft raste janë të zbehtë, moralistë, skematikë e deri në qesharakë. Sigurisht në filmat të prodhuara nga kinematografia komuniste bie në sy kryesisht mungesa e marrëdhënieve njerëzore me paranë, pijen, seksin, dëshirën, lojën, etj. Sidoqoftë, diktaturat përdorin kinemanë për të përhapur ideologjinë e tyre hegjemoniste si një nevojë për të përligjur vendosjen e rendit të ri dhe krijimin e njeriut të ri. Çdo vendosje rendi parashtron një periudhë kaosi (luftë civile) që vihet në rregull nëpërmjet mekanizmave shtypës të represionit pa marrë parasysh pasojat (janë të parashikuara si efekte anësore). Krijimi i njeriut të ri duhet të lindte pas procesit të djegies së tokës (tabula rasa) dhe mandej lëvrimit të trurit me gjithfarësoj mitologjie e moralizmi artificial. Lufta e klasave ishte djegia e tokës njëlloj rrafshimi të plisave për ta bërë dyst. Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 29.01.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.