Mapo 30 tetor ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Ushtarë pa fat Mirko Rudiç / BIRN

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 30 tetor 2013. Numër 1051. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Qeveria, ligj për mbylljen e kazinove, PD: Kreu i Policisë, numërues votash

Dëshmitë në dosje Anëtarët e KRRT kundër Gjikës: s'i miratuam lejet Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës dhe anëtarët e tjerë të KRRT kanë mohuar para Prokurorisë se kanë miratuar dy lejet e ndërtimit për pallatin 13-katësh dhe atë në portin e Vlorës. Në dosje edhe ekspertimi i Policisë Shkencore për dy vendimet që pretendohet se janë shtuar përmes falsifikimit. Prokuroria: Vendimet janë shkruar nga Eleni Dardha Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i akuzuar nga prokuroria për falsifikimin e dy vendimeve të KRRT-së, të cilat janë përdorur për dhënien e dy lejeve të ndërtimit, do të jetë i vetëm në përballjen me drejtësinë. Të gjithë zyrtarët pjesëmarrës në mbledhjet e datës

24.03.2010 dhe 15.07.2010 të KRRT-së, kanë deklaruar në prokurori se në këto dy mbledhje nuk është diskutuar asnjë propozim për leje ndërtimi. Ky fakt pohohet zyrtarisht nga Prokuroria e Vlorës, e cila... Faqe 3

Konflikti për selinë e PSD, përleshje e arrestime mes dy policive Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri tha dje në komisionin e Sigurisë se ka propozuar mbylljen tërësisht si biznes të lojërave të fatit në Shqipëri. Sipas Tahirit, dijeni për paligjshmërinë e lojërave të fatit kanë pasur Presidenti, Drejtori i Policisë dhe ish-ministri Noka. Debate Noka-Tahiri për emërimin e Didit. Ish-ministri i PD nxjerr procesverbalin që tregon se kreu i Policisë ka qenë numërues Faqe 4

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Gegë e toskë si stereotipa Javët e fundit mediat dhe sidomos rrjetet sociale u koment përmbytën nga Çapajev Gjokutaj një diskutim kakofonik...

Mes Lindjes e Perëndimit

koment Ndue Ukaj

13 promovimi

Si komb i formuar vonë, i dalur nga robëria e gjatë, me shumë plagë, i tkurrur e ndarë gjeografikisht, kemi filluar...

Gjurmë antiligjore

Ngjela: Ka ardhur koha të mendojmë seriozisht për të Drejtën Penale UET-Press dhe avokat Spartak Ngjela sjellin në shqip librin “E Drejta Penale” nga autori Jonathan Harring

Policia e Shtetit përleshet me policinë private për godinën ku ndodhet selia e Partisë Socialdemokrate. Shkak është bërë Akti Normativ për kthimin e objekteve tek ish-pronarët e ligjshëm, ndërkohë që kryetari i PSD-së e ka cilësuar si uzurpim, zbarkimin e përmbarimit privat në këtë godinë, seli e partisë së tij që prej ’91. Fillimisht, në godinën që ndodhet në rrugën “Fortuzi” kanë mbërritur policët... Faqe 7

Përmbaruesi privat tentoi të bllokonte selinë e PSD-së për t’ia kthyer ish-pronarit, por shoqërohet në komisariat së bashku me 12 policë privatë. Skënder Gjinushi: Janë falsifikuar dokumentet e objektit. E kemi fituar çështjen në Gjykatën e Lartë

“Doing business”; Shqipëria humbet 5 vende në konkurrencën globale Shqipëria ka humbur pozicionin lider në rajon për klimën e biznesit. Banka Botërore vëren përkeqësim për vitin që vjen. Situata mbetet problematike me procedurat e lejeve të ndërtimit, në sigurimin e energjisë elektrike, regjistrimin e pasurive, pagesën e taksave dhe zbatimin e kontratave

Shqipëria do të jetë më pak konkurrente për investitorët e huaj gjatë vitit në vijim në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Raporti i Bankës Botërore “Të bësh biznes” për 2014-ën, e ka renditur vendin tonë pesë vende më poshtë se vitin që shkoi. Shqipëria renditet në vendin e 90-të. Nga vendet e rajonit, para nesh renditet edhe Kosova, e cila është pozicionuar në vendin e 86-të. Përkeqësimet dhe... Faqe 6

Arrestimi në Itali

producenti:

Boksieri shqiptar, “grushti ndëshkues” për llogari të mafies

Tentativat për ta shfaqur filmin për Zogun në Shqipërinë e ‘87

FAQE 7

FAQE 13

koment / 11

Faqe 16

Besart Kadia

Tregjet nuk marrin vesh nga politika, as sot as mot “Në rast se ju jeni një biznes që vareni në të ardhurat tuaja, sikur makar edhe një lek nga shteti, atëherë unë nuk mund t’ju quaj biznes”. Kështu iu adresohej para disa kohësh në një artikull të “Financial Times” një sipërmarrës i suksesshëm britanik bizneseve vendase. Sipas këtij opinioni është e nevojshme që shpirti sipërmarrës të mos bjerë në rehatinë që siguron financimi publik sepse në periudhën afatgjatë ato do të bëhen jo konkurrues. Një mësim ky që, nga të dhënat e fundit, është ndjekur shumë pak nga sipërmarrësit shqiptarë, pasi kriza e borxhit, siç e quan qeveria e re, po ekspozon mbështetjen e tepruar mbi punimet publike që shumë biznese patën dhe që siç pretendohet, mund të...


2

afër/larg

1 Mirko Ljubiçiç, kreu i grupit të veteranëve kroatë, thotë se vendi i tij i ka nderuar ish-ushtarakët

politikë

Qeveria, ligj për mbylljen si biznes të lojërave të fatit

Faqe 4

politikë/ Rezoluta Shqipëri- BE:

Duhen dënime për korrupsionin në nivele të larta

Faqe 5

ekonomi

Gjiknuri nis kontrollin e minierave të Bulqizës

Faqe 6

Veteranët kanë përbuzjen më të thellë të mundshme për qeverinë në Beograd, të cilën e shohin si pasardhësen e autoriteteve që i rekrutuan në vitet 1990.

Zheljko Vukeliçi thotë se përballja e tij me qeverinë serbe i kujton fushën e betejës

Ushtarë pa fat Mirko Rudiç Beograd, Zagreb dhe Paris

N

jë plagosje në këmbë e largoi nga lufta Zhelko Vukeliçin dhe e solli në shtëpi. Në Serbi, krenaria e humbur e nisi për një luftë tjetër. Si varë e vjetër, fronti i luftës e ka ndjekur pas. “Është si Krajina”, thotë ai, duke krahasuar frontin ku u përball me forcat kroate 20 vjet më parë me luftën e tij të sotme kundër qeverisë në Beograd. “Ulesh dhe pret të ndodhë diçka, por e humbet durimin dhe thua: “Hajde ta vrasim njëri-tjetrin”. Njerëzit që një herë e një kohë morën armët për kauzën serbe tashti janë armatosur kundër shtetit serb. E akuzojnë Beogradin se i ka tradhtuar duke ua ndalur rrogat dhe përfitimet e luftës. “Për dy orë mund të mbledh 20 burra të gatshëm me vdekë nëse ua kërkoj unë”, thotë Vukeliçi për të theksuar dëshpërimin e shokëve të vet. Ai është sekretari i SVS-së, organizata më e madhe e veteranëve në vend, e cila ka bërë fushata për më shumë të drejta. Përtej kufirit, drejtuesi i veteranëve kroatë Mirko Ljubiçiç dëgjon pa i lëvizë muskul në fytyrë lajmet e fushatës, nganjëherë duke e tradhtuar shenjat e përkrahjes për ish-armiqtë e luftës. Kreu i degës së Zagrebit të HVIDRAs, një shoqatë e fuqishme e ish-ushtarakëve, Ljubiçiçi është krenar për peshën e organizatës së tij. “Vetëm veteranët mund të mbledhin mbi 50.000 njerëz në sheshe publike,” thotë ai duke iu referuar protestës së fundit në Kroaci mbi planet për të filluar përdorimin e shkrimit cirilik serb në tabelat rrugore. Në dallim të madh nga Vukeliçi, Ljubiçiçi e vlerëson lart politikën e qeverisë së tij kundrejt ish-ushtarakëve. Ai thotë se hapi tjetër për veteranët e Kroacisë, si “patriotë të sprovuar”, është të përfshihen në elitat e biznesit dhe politikës. Ai madje sugjeron që ish-armiqtë e tij mund të nxjerrin mësime nga organizata e tij. “Jeni i lirë t’ua rekomandoni veprimet tona veteranëve në Serbi,” thotë ai. Ky raport nga Rrjeti Ballkanik për Hetim dhe Raportim (BIRN) tregon se si e kanë formësuar qëndrimin ndaj veteranëve humbjet e Serbisë dhe mohimi i rolit të drejtpërdrejtë në shumicën e luftimeve në vitet 1990. Ka pak simpati kundrejt qindra serbëve që luftuan në luftërat e Ballkanit. Imazhi i tyre jashtë është pashmangshmërisht i lidhur krimet dhe masakrat. Deri edhe vetë bashkëkombësit e veteranëve serbë mund të kenë mendime të përziera për ta. Ljubiçiqi dhe shokët e tij nderohen në Kroaci si “branitelji”, apo “mbrojtësit” – fjalë me kuptim pozitiv. Serbët, që flasin të njëjtën gjuhë, i quajnë ish-luftëtarët e tyre me shprehje më asnjanëse – si “veterani”, që rrjedh nga anglishtja, ose “borci”, që do me thënë “luftëtarë”. Jashtë ligjit Në luftërat që shkatërruan Jugosllavinë, territoret që siguruan autonomi më të madhe apo shtetësi – si Kroacia, Kosova, Sllovenia dhe segmenti i Republikës Sërpska të Bosnjës

– në fund shpallën fitoren. Veteranët që luftuan për këto territore tani shijojnë pensione të mira, përfitime, miratim shoqëror dhe një farë ndikimi politik. Mirëqenia e tyre peshon rëndë mbi ekonomitë që janë të dobëta. Sërish, politikanët zakonisht kanë vendosur që më mirë të paguajnë, edhe pse pa qejf, sesa t’i inatosin njerëzit që elektorati i quan luftëtarë lirie. Ekonomia e brishtë serbe patjetër që është e papërgatitur t’i plotësojë kërkesat e veteranëve të vet. Por edhe qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë mundë të miratojnë ligje që i njohin veteranët si kategori e veçantë – parakusht për t’u dhënë përfitime. Serbia rezultoi si një nga humbësit më të mëdhenj nga vitet 1990. Përgjatë asaj dekade, drejtimi në Beograd dhe aleatët e tij luftuan kundër kroatëve, boshnjakëve, shqiptarëve të Kosovës dhe në fund kundër NATO-s. Imazhi ndërkombëtar i luftëtarit tipik serb mund të dominohet nga bosët e luftës si Arkani – por milicitë e tipit që drejtoi ai ishin pakicë, të përbëra nga kriminelë, huliganë futbolli dhe nacionalistë të zjarrtë. Shumica e luftimeve përballohej nga forca të parregullta dhe grupe paraushtarake të rekrutuar nga bashkësitë serbe brenda Kroacisë dhe Bosnjës. Ata nganjëherë mbështeteshin nga ushtria jugosllave që dominohej nga serbët dhe që përfshinte rekrutë dhe ushtarë profesionistë. Gjithsesi, Serbia – ndryshe nga Kroacia, për shembull – nuk ka ligj gjithëpërfshirës që të zbatohet mbi shumicën dërrmuese të këtyre njerëzve. Veteranët nuk kanë status apo të drejta të veçanta, përveç se si qytetarë. Nuk është se ka edhe ndonjë përllogaritje të besueshme për numrin e tyre. Grupet e veteranëve thonë se është 800.000. Olivera Markoviç, sociologe dhe eksperte mbi ish-luftëtarët, thotë se shifra e saktë mund të jetë mes 800.000 dhe gjysmës së kësaj shifre. Të traumatizuar dhe izoluar Në Serbi dhe Kroaci, veteranët organizohen nëpër qindra shoqata të vogla që shpeshherë përplasen me njëra-tjetrën. Ndërkohë që disa nga këto grupe janë të afërt me partitë nacionaliste, nuk ushtrojnë pushtet të drejtpërdrejtë politik. Më fort, ndikimi i veteranëve mbi politikën duket se është proporcional me statusin e tyre në shoqëri. Në Kroaci, ata përgjithësisht shihen si heronj dhe për këtë arsye pak politikanë mund të rrezikojnë t’u dalin kundër. “Veteranët veprojnë si mbrojtës të traditës kurdoherë që në horizont shfaqen ndryshime radikale”, thotë Ozren Zunec, sociolog në Universitetin e Zagrebit, duke përmendë protestat e fundit mbi propozimin për të përdorë ciriliken për tabelat

Në luftërat që shkatërruan Jugosllavinë, territoret që siguruan autonomi më të madhe apo shtetësi – si Kroacia, Kosova, Sllovenia dhe segmenti i Republikës Sërpska të Bosnjës – në fund shpallën fitoren. Veteranët që luftuan për këto territore tani shijojnë pensione të mira, përfitime, miratim shoqëror dhe një farë ndikimi politik. Mirëqenia e tyre peshon rëndë mbi ekonomitë që janë të dobëta

Masakra, si dhe një varg vetëvrasjesh të profilit të lartë, kanë përforcuar një paragjykim popullor të veteranëve si shpirtra të trazuar. Shumica e ish-ushtarakëve kanë probleme shëndetësore dhe financiare. Pak nga ata marrin përfitime apo kujdes shoqëror.

rrugore. Sipas Markoviçit, shoqëria serbe ende i shoqërizon veteranët me drejtuesin e vendit të kohës së luftës, Sllobodan Millosheviçin. As mbështetësit dhe as kritikët e tij nuk kanë respekt fort të madh për ish-ushtarakët. “Për ata që ishin kundër politikave të Millosheviçit, veteranët janë vrasësit e tij”, thotë ajo. “Për ata që e dashuronin Millosheviçin, veteranët ishin shkaktarë për humbjen e luftës”. Në prill të këtij viti, një veteran në një fshat serb vrau 13 njerëz, përfshi familjen e vet. Masakra, si dhe një varg vetëvrasjesh të profilit të lartë, kanë përforcuar një paragjykim popullor të veteranëve si shpirtra të trazuar. Shumica e ish-ushtarakëve kanë probleme shëndetësore dhe financiare. Pak nga ata marrin përfitime apo kujdes shoqëror. Ljudevit Kolar, ishmjek ushtarak që ndihmon në trajtimin e veteranëve për çrregullimet nga stresi post-traumatik, thotë se shumica e shokëve të tij të vjetër janë kundër shoqërisë. “Kanë përjetuar gjëra të tmerrshme që ende u sillen në kujtesë”, thotë ai. “Askush nuk ua kupton”. Kolari ishte ngarkuar me identifikimin e kufomave. Edhe ai u traumatizua, thotë, duke qëndruar “më shumë kohë i dehur sesa esëll” kur u kthye nga fronti. Dragan Milakara, ish-ushtar që jeton në Novi Sad, thotë se nuk flet për luftën. “Çka të them? Që pashë një plumb të shkatërronte një tra druri afër kokës sime? Njerëzit do të më shihnin sikur të ma kishte shkatërruar kokën”, thotë ai. Milakara nuk pret ndonjë mbështetje nga autoritetet. “Nuk ka shtet”, shprehet ai. “Veteranët do të përballen me të njëjtin fat si të çmendurit në një institucion psikiatrik. Pretendon se i trajton, por në fakt vetëm se pret që të ikin në botën tjetër”. Veteranët kanë përbuzjen më të thellë të mundshme për qeverinë në Beograd, të cilën e shohin si pasardhësen e autoriteteve që i rekrutuan në vitet 1990. “Na e kanë kthyer shpinën të gjithë,” thotë Mile Millosheviçi, kryetari i SVS-së, organizata më e madhe e veteranëve në Serbi. “Familjet tona, fqinjët, kolegët – dhe ç’është më e keqja, edhe vendi ynë.” SVS-ja po lufton me qeverinë serbe për rrogat e prapambetura. Mosmarrëveshja e ka burimin nga konflikti i vitit 1999 në Kosovë, që mbaroi me ndërhyrjen e NATO-s. Pretendimi po shqyrtohet në Gjykatën europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg – gjë ironike për Millosheviçin, i cili i ka ndjekë procedimet. “Pashë 17 gjykatës nga 17 vende europiane, pothuajse secili prej tyre anëtar i NATO-s. Ata na bombarduan dhe tashti duhet t’u kërkojmë ndihmë për të na mbrojtë nga vendi ynë,” thotë ai duke goditur tavolinën me grusht. “O burrë, kjo është çmenduri!” Mirko Rudiç është gazetar nga Beogradi. Ky artikull u redaktua nga Neil Arun dhe u prodhua si pjesë e Bursës Ballkanike për Gazetari Cilësore, nismë e Robert Bosch Stiftung dhe ERSTE Foundation, në bashkëpunim me Rrjetin e Raportimit Investigativ Ballkanik.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.10.2013

3

Anëtarët e KRRT “shesin” Gjikën: Nuk miratuam dy lejet e ndërtimit Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës dhe anëtarët e tjerë të KRRT kanë mohuar para Prokurorisë se kanë miratuar dy lejet e ndërtimit për pallatin 13-katësh dhe atë në portin e Vlorës Leonard Bakillari

K

ryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i akuzuar nga prokuroria për falsifikimin e dy vendimeve të KRRT-së, të cilat janë përdorur për dhënien e dy lejeve të ndërtimit, do të jetë i vetëm në përballjen me drejtësinë. Të gjithë zyrtarët pjesëmarrës në mbledhjet e datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010 të KRRT-së, kanë deklaruar në prokurori se në këto dy mbledhje nuk është diskutuar asnjë propozim për leje ndërtimi. Ky fakt pohohet zyrtarisht nga Prokuroria e Vlorës, e cila në akuzën e ngritur ndaj kryebashkiakut Gjika dhe shtatë personave të tjerë, një nga provat që paraqet janë edhe dëshmitë e anëtarëve të KRRT-së dhe zyrtarëve të Bashkisë Vlorë. Sipas prokurorisë mësohet se pas sekuestrimit të dokumenteve që tregonin se lejet e ndërtimit ishin dhënë një vit përpara se pronarët e tokës të fitonin të drejtën e pronësisë, janë marrë në pyetje të gjithë personat që kanë marrë pjesë në dy mbledhjet e KRRT-së. Një prej tyre, drejtori i departamentit të Urbanistikës në Bashkinë Vlorë, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Teknik të KRRT-së në vitin 2010, ka mohuar në mënyrë kate-

gorike në prokurori se në mbledhje janë diskutuar propozime për miratimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit. “Drejtori i Departamentit të Urbanistikës në Bashkinë Vlorë, njëkohësisht anëtar i Këshillit Teknik dhe KRRT-së në vitin 2010, ka shpjeguar se miratimi i studimit urbanistik pjesor për lagjen “29 Nëntori” Vlorë, si dhe kërkesa për shesh dhe për leje ndërtimi me pronar trualli Mustafa Tartari, Aleks Ahmataj dhe Artan Ferati, me subjekt ndërtues shoqërinë “Deco System” sh.p.k, nuk janë marrë në shqyrtim në mbledhjen e KRRT-së, si dhe nuk është shqyrtuar në Këshillin Teknik”,- thuhet në dosjen e prokurorisë. Pas tij, për llogari të hetimit janë pyetur edhe anëtarët e KRRTsë që kanë marrë pjesë në mbledhjen e datës 15 korrik 2010, ku sipas dokumentacionit rezulton se është miratuar sheshi dhe leja e ndërtimit për një pallat 13-katësh në bulevardin kryesor në qytetit të Vlorës, në një zonë që ishte përcaktuar si e gjelbër në planin rregullues të qytetit. “Anëtarë të KRRT-së që kanë marrë pjesë në mbledhjen e datës 15.07.2010, kanë shpjeguar se miratimi i studimit urbanistik pjesor për lagjen “29 Nëntori” Vlorë, si dhe kërkesa për shesh dhe për leje ndërtimi me pro-

Të gjithë zyrtarët pjesëmarrës në mbledhjet e datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010 të KRRT-së, kanë deklaruar në prokurori se në këto dy mbledhje nuk është diskutuar asnjë propozim për leje ndërtimi.

nar trualli Mustafa Tartari, Aleks Ahmataj dhe Artan Ferati,, me subjekt ndërtues shoqëria “Deco System” sh.p.k, nuk janë marrë në shqyrtim në këtë mbledhje të KRRT-së”,- thuhet në dosjen e prokurorisë. Të njëjtën gjë kanë pohuar në prokurori edhe personat që kanë qenë anëtarë të Këshillit Teknik në Bashkinë Vlorë, të cilët kanë deklaruar se ky organ nuk ka shqyrtuar asnjë kërkesë për leje dhe shesh ndërtimi për pallatin 13-katësh në bulevardin kryesor të qytetit. E njëjta procedurë është ndjekur nga prokuroria edhe për pallatin e dytë që është ndërtuar në brendësi të territorit të Portit të Vlorës, ku zyrtarët e KRRT-së, si dhe anëtarët e Këshillit Teknik nuk kanë marrë në shqyrtim asnjë propozim për miratimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit për godinën e banimit 2-6 kate plus papafingo. Sipas prokurorisë, këto dëshmi dhe provat shkresore të sekuestruara gjatë hetimit tregojnë se kryetari i Bashkisë Vlorë, në cilësinë e kreut të KRRT-së ka paraqitur të dhëna të rreme në dy vendimet e KRRT-së në bazë të të cilave ka miratuar dy leje ndërtimi për dy objekte banimi një vit përpara se pronarët e tokës të merrnin certifikatën e pronësisë.

Prokuroria: Dy lejet e ndërtimit janë shkruar nga Eleni Dardhaj Zbardhet ekspertimi i Policisë Shkencore, sipas të cilit rezulton se dy vendimet që pretendohet se janë false, janë shtuar nga ish-drejtoresha e Planifikimit të Territorit Në kërkesën për gjykim që tashmë i është përcjellë Gjykatës së Vlorës, prokuroria e këtij rrethi sqaron edhe pozicionin e të pandehurës Eleni Dardhaj, e cila akuzohet për falsifikim dokumentesh, kryer në bashkëpunim. Sipas prokurorisë, e pandehura ka qenë punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, aty ku dyshohet se është bërë falsifikimi i të dhënave në përmbajtjen e vendimeve të KRRT-së. Për të përcaktuar se në cilin kompjuter ishin shtuar pikat që bëjnë fjalë për

miratimin e lejes dhe sheshit të ndërtimit, prokuroria ka dërguar dokumentet e sekuestruara për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore. “Duke iu referuar aktit të ekspertimit grafik, datë 31.05.2013 të Drejtorisë së Policisë Shkencore, rezulton se pika (11) e proces-verbalit të mbledhjes së datës 24.03.2010 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë është shkruar nga i njëjti person që ka shkruar edhe pjesën tjetër të proces verbalit të mbledhjes”thuhet në dosjen e prokurorisë. Por sipas akuzës, gjatë hetimit të kësaj çështje ka rezultuar se pjesa tjetër e procesverbalit të mbledhjes së KRRT-së është shkruar nga e pandehura Eleni Dardhaj. “Nga hetimi rezulton se është e pandehura Eleni Dardhaj. Ndërsa në anën e majtë të proces verbalit të pikës (11) është ndodhet nënshkrimi i Kryetarit të Bashkisë Vlorë. Si rrjedhim, edhe vendimi i shkurtuar me nr.1/11, datë 24.03.2010 Bashkisë Vlorë, ven-

dim i cili është dorëzuar nga administratori i shoqërisë “EN-BJO” sh.p.k, i pandehuri Gentian Sherifaj, është me përmbajtje të falsifikuar”- thotë prokuroria. Për të dy rastet, prokuroria ka kërkuar edhe ekspertimin teknik në fushën e urbanistikës, në bazë të dokumentacionit të sekuestruar në bashkinë Vlorë, i cili ishte paraqitur nga dy kompanitë që do të kryenin ndërtimin e dy objekteve. “Nga akti i ekspertimit ka rezultuar se në dokumentacionin e ndodhur në dosjen përkatëse të administruar nga Bashkia Vlorë nuk ka asnjë lloj dokumenti tekniko ligjor, që të mund të çojë në dhënien e lejes dhe sheshit të ndërtimit”, - kanë konkluduar ekspertët. Ky akt, sipas prokurorisë është një tjetër provë që tregon se leja e ndërtimit është dhënë mbi bazën e një dokumenti të falsifikuar dhe pa përmbushur asnjë kriter ligjor nga ana e ndërtuesve, të cilët kishin shprehur interes pranë Bashkisë Vlorë.

hetimi II

Zyrtarët e ALUIZNI, të përfshirë në pallatin 13-katësh Zyrtarë të ALUIZNI-t të Vlorës, sipas prokurorisë dyshohet se janë përfshirë në aferën që ka të bëjë me njërin prej pallateve. Mënyra e përfitimit të këtyre tokave, sipas prokurorisë implikon zyrtarët e legalizimeve, të cilët kanë përfshirë në proces objektet e ndërtuara në zona që ishin përcaktuar si parqe më parë. Sipas prokurorisë, në rastin e truallit ku është ndërtuar objekti 13-katësh në bulevardin kryesor të qytetit të Vlorës, ALUIZNI ka pajisur me leje tre pronarët e tokës. “Në rastin konkret, të tria pasuritë e paluajtshme të të pandehurve Mustafa Tartari, Artan Ferati dhe Aleks Ahmataj, të kualifikuara për legalizim, janë pajisur me lejë legalizimi”,- thotë prokuroria. Por ky proces kërkon ende verifikime, pasi trualli që ndodhet në bulevardin Vlorë-Skelë, përballë Teatrit “Petro Marko”, në vendin e quajtur “Tre Racat” në Vlorë, është përfshirë në planin e miratuar me vendimin nr.5, datë 21.08.2002 të KRRTRSH-së, si dhe Rregullorja e Planit të Përgjithshëm të zonës qendrore të qytetit, i miratuar me vendim të KRRTRSHsë. “Ky plan rregullues parashikon në zonën qendrore ndërtime deri në 12 kate, ndërsa lidhur me pasuritë konkrete të mësipërme për të cilat është miratuar leja e legalizimit, në studimin urbanistik është parashikuar që të jetë zonë e gjelbër, që do të thotë se nuk mundet të bëhet ndërtim”, - thotë prokuroria. Sipas akuzës, në këto rrethana kanë filluar hetimet edhe për shqyrtimin e këtyre situatave, ndër të cilat dyshohet se janë të përfshirë edhe zyrtarë të ALUIZNI-t Vlorë.


4

fokus

ngjarje e ditës

Sipas ministrit të Brendshëm, dijeni për paligjshmërinë e lojërave të fatit kanë pasur Presidenti, Drejtori i Policisë, Burgaj dhe ish-ministri Noka.

Qeveria, ligj për mbylljen si biznes të lojërave të fatit “Paligjshmëria në lojërat e fatit të përplasej në fytyrë. Kam propozuar dhe do propozoj, dhe jemi në fazën e hartimit të ligjit, që të mbyllen tërësisht si biznes në Republikën e Shqipërisë” Fejzi Braushi

Operacioni i Policisë së Shtetit “Fundi marrëzisë” ndaj kazinove dhe salloneve të basteve dhe vendimi për ndalimin e basteve online, përbëjnë vetëm disa nga masat e para të qeverisë së majtë kundër lojërave të kumarit . Qeveria “Rama” ka një plan më afatgjatë për të luftuar këtë fenomen të përhapur gjerësisht në Shqipëri. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur dje ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili duke folur para komisionit të Sigurisë për aksionet e deritanishme të policisë për mbylljen apo pezullimin e një pjese të lojërave të fatit, ka bërë të ditur se shumë shpejt ky aktivitet do të mbyllet në të gjithë Shqipërinë, qofshin këto me licenca apo pa licenca. Madje ai ka bërë të ditur se për këtë qëllim ekzekutivi është duke përgatitur projektligjin përkatës, i cili do t’i vijë për miratim Kuvendit. “Dijeni për përhapjen në paligjshmëri të lojërave të fatit ka patur Presidenti Nishani, Hysni Burgaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe Flamur Noka si ministër i Brendshëm. Paligjshmëria me lojërat e fatit të përplasej në fytyrë në çdo rrugë. Kam propozuar dhe do propozoj, dhe jemi në fazën e hartimit të ligjit,

që të mbyllen tërësisht si biznes në Republikën e Shqipërisë”, - tha ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Burime nga ekzekutivi kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një nismë konkrete ligjore, e cila si fillim do të synojë të realizojë një moratorium për lojërat e fatit të të gjitha llojeve, duke filluar që nga kazinotë, sallonet e basteve sportive apo edhe lotaritë e tjera. Nuk dihet ende sesa do të jetë afati i këtij moratoriumi (ndalimi), por mësohet se deri më tani janë diskutuar opsione që e shtrijnë atë nga 6 muaj minimumi deri në 2 vjet maksimumi. Natyrisht qëllimi i këtij moratoriumi do të jetë së pari frenimi i fenomenit të basteve apo lotarive tek shqiptarët dhe së dyti, disiplinimi i funksionimit të tyre në bazë të rregullave të forta dhe ligjore. Sa i përket qëllimi të dytë, mësohet se qeveria po diskuton me ekspertë se si mund të jetë modeli i funksionimit të këtyre aktiviteteve, duke rritur në radhë të marrë sigurinë për lojtarët, duke garantuar lojë të ndershme, dhe së dyti duke rritur vlerat e licencave që do të jepen por edhe taksat që do të përfitojë shteti. Gjithsesi duhet theksuar se kohëzgjatja e këtij moratoriumi varet shumë edhe nga interesat buxhetore të vetë qeverisë, pasi siç dihet, lojërat

propozimi

Së shpejti do të kalojë për miratim një projektligj i qeverisë për moratoriumin e lojërave të fatit. Afati i ndalimit, ende i pavendosur

e fatit në vend janë një nga të ardhurat më të mëdha buxhetore. Por paraardhësi i Tahirit në detyrën e ministrit të Brendshëm, demokrati Flamur Noka, duke përshëndetur aksionin ndaj lojërave të fatit, ka hedhur dyshime se këto veprime po bëhen për të favorizuar disa biznese afër qeverisë, që veprojnë në fushën e lojërave të fatit. “Sa i përket shkrirjes së sektorit të krimit ekonomik, është një ndëshkim kolektiv dhe ky është tipar i sistemeve diktatoriale”, - tha Noka. Lidhur me këtë aksion dhe furtunën që shkaktoi ai deri në shkrirjen e sektorit të policisë së krimit ekonomik, Tahiri ka sqaruar se ky ishte një hap i domosdoshëm, pasi bizneset e paligjshme të lojërave të fatit vepronin nën mbrojtjen e funksionarëve të shtetit edhe në polici.

PD, procesverbal për Artan Didin si numërues i PS në 23 qershor Partia Demokratike ka sjellë fakte të tjera që shkojnë në favor të pretendimit të saj se zgjedhja e kreut të ri të Policisë së Shtetit, Artan Didi është bërë në kundërshtim me ligjin. Përveç mosplotësimit të kritereve ligjore që kanë të bëjnë me kohëzgjatjen e punës në radhët e policisë, kohëzgjatjen e mbajtjes së gradës së lartë ‘Drejtues i parë’, apo edhe shkollimi i tij, PD ka bërë të ditur dje se Didi nuk plotëson edhe një kriter tjetër ligjor, atë të të qenit apolitik. Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka duke debatuar dje në komisionin e Sigurisë me ministrin Tahiri, ka bërë publike fakte që e lidhin drejtorin Didin me shërbime politike në favor të PS-së. Noka ka ekspozuar një procesverbal të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, ku Didi firmoste si numërues i parë, si përfaqësues i PS-së. “Ky është alarm që po kthehet në një polici politike. Këtë do jua faktoj, ja ku është procesverbali i qendrës së votimit në Tiranë, i cili tregon se Artan Didi është numërues i parë; tashmë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Kjo është polici politike. Kur drejtor i Policisë së Shtetit emërohet një person politik, keni bërë shkelje të ligjit.

Ndaj ky është mesazh i qartë që po e shndërroni policinë në tërësisht politike”, - tha Noka. Ai gjithashtu ka publikuar edhe një dokument zyrtar të KQZ-së, ku vërtetohet se edhe drejtori i SHKB-së në Ministrinë e Brendshme, Arben Skëndo ka qenë një nga dhuruesit financiarë për fushatën elektorale të PS-së. “Drejtori i SHKBsë është në listën e donatorëve të PS-së, Arben Skëndo është sponsor me 1 milion lekë i PS-së. Ndaj ai është sponsorizuar duke e emëruar drejtor të SHKB-së”, - tha Noka. Sa i përket pretendimeve për pjesëmarrjen e Didit si numërues i parë në një grup numërimi në Tiranë, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i ka pranuar ato, por duke theksuar se ajo ka qenë një detyrë qytetare. “Sa i përket asaj që thuhet këtu se ai ka qenë numërues në zgjedhje, ai sipas meje ka bërë detyrën si qytetar dhe që nga momenti i emërimit si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ai duhet të bëjë detyrën ligjore dhe jopolitike”, - tha Tahiri. Në këtë mbledhje është debatuar gjatë edhe mbi plotësimin e kritereve të tjera ligjore, ku opozita ka pretenduar se Didi është emëruar në kundërshtim me ligjin.

denoncimi

Byroja Kombëtare e Hetimit, Berisha: Rama po i merr Prokurorisë hetimin TIRANË Ish-kryeministri Sali Ber-

isha reagoi dje ndaj draftit të përgatitur nga qeveria për ngritjen e Byrosë kombëtare të Hetimit. “Në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, nenin 163 të saj, që thotë se Prokuroria ushtron ndjekjen penale, ky ligj i merr Prokurorisë hetimin dhe ia kalon atë Policisë dhe sipas tij, jo kryepolici, por kryeministri i vendit do të jetë dhe kryehetuesi i shtetit. Rama i kthehet kështu pasionit të atit të tij shpirtëror Enver Hoxhës dhe dajë Kolekës. Por kjo është vetëm njëra anë e zezë e medaljes apo sakrificës së Edi Ramës. Ana tjetër sterrë e saj është fakti që do jetë Rama, vetë ai, i cili do të vendosë për hetimin e Presidentit të Republikës, bashkëkryetarit të mazhorancës Meta dhe ministrave te tij. Por prisni sakrificën sublime të Edvinit! Sipas këtij ligji, dhe mos kujtoni se po tallem, do të jetë Rama kryehetuesi i shtetit i cili do të vendosë për hetimin dhe do të hetojë Ramën kryeministër të vendit. Ky është një akt heroizmi socialist. Rama do të vendosë për hetimin e tij. Miq, këto janë karnavalet e pushtetit Rama - Meta!”, shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.10.2013

5

Komisioni parlamentar i Stabilizim Asociimit BE – Shqipëri doli dje me një rezolutë të përbashkët, ku i bëhet thirrje BE-së që të miratojë rekomandimin për marrjen e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në muajin dhjetor takime me bushatin dhe metën

SHBA: Luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar TIRANË Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi dje një takim me zëvendës/Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Hoyt Yee. Takimi u përqendrua në rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik në të gjitha aspektet e politikës së jashtme, si dhe diskutimet lidhur me prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Shqipërisë. “…SHBA, janë partneri ynë kryesor strategjik me të cilët kemi pasur dhe do të vazhdojmë të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë lidhur me prioritetet kryesore të politikës së jashtme, një bashkëpunim i cili, përveçse bilateral, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë i shtrirë në mënyrë kapilare dhe në kuadrin e organizatave ndërkombëtare ku ne jemi të përfaqësuar…”, tha dje pas takimit, Bushati. Ministri i Punëve të Jashtme konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të Rezolutës së Këshillit

të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Sirinë. Nga ana e tij, zv/ Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, theksoi vendosmërinë e qeverisë amerikane për të mbështetur Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ecur përpara drejt BE-së. “Me ministrin Bushati kemi diskutuar qëllimin tonë të përbashkët për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë për t’u bashkuar me BE-në dhe kemi ripohuar përkushtimin dhe angazhimin e SHBA për të mbështetur Shqipërinë në arritjen e këtij qëllimi, përfshirë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,”- u shpreh z.Yee. Po dje zyrtari i lartë amerikan zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Gjatë takimit, z.Yee vlerësoi progres-raportin pozitiv të Komisionit Evropian si dhe theksoi rëndësinë e përqendrimit në adresimin e rekomandimeve, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Rezoluta Shqipëri- BE: Duhen dënime për korrupsionin në nivele të larta Komisioni i Stabilizim Asociimit BE – Shqipëri konsideroi thelbësore mbështetjen e një dialogu të mirëfilltë politik, gjithëpërfshirjen dhe konsensusin mes të gjitha palëve në mënyrë që të arrihen kompromise si çelësi i progresit në proceset politike Për herë të parë pas dy vitesh, Komisioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE – Shqipëri doli dje me një rezolutë të përbashkët ku i bëhet thirrje BE-së që të miratojë rekomandimin për marrjen e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në muajin dhjetor. Në të njëjtën kohë, Komisioni shprehu shqetësimin se korrupsioni vazhdon të jetë një problem serioz ndaj bëri thirrje për një angazhim më të fortë politik për të bërë progres të qëndrueshëm në hetime dhe dënime, përfshirë rastet e korrupsionit në nivele të larta dhe në rastet e provave të qarta. Rezoluta

Dokumenti i përbashkët fillon me një përshëndetje për forcat politike që mundësuan zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve parlamentare dhe kalimin e qetë të pushtetit. Komisioni konsideroi thelbësore mbështetjen e një dialogu të mirëfilltë politik, gjithëpërfshirjen dhe konsensusin mes të gjitha palëve në mënyrë që të arrihen kompromise si çelësi i progresit në proceset politike. Në deklaratë shprehet gjithashtu mbështetja e plotë për anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe ftohet shumica qeverisëse dhe opozita që të mbështesin bashkëpunimin ndërpartiak dhe të kontribuojnë në miratimin e suksesshëm dhe zbatimin rigoroz të reformave kyçe. Komisioni i Stabilizim-Asociimit i bëri thirrje Shqipërisë që të vazhdojë të japë rezultate në prioritetet kyçe të Opinionit të Komisionit të vitit 2010, në

veçanti për sa i përket respektimit të shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu rezoluta kërkon përpjekje të mëtejshme për të forcuar përgjegjshmërinë, pavarësinë, paanësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor, duke përfshirë edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në rezolutë përshëndetet përparimi i bërë në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht sa i përket zbatimit të legjislacionit anti-mafia, duke përfshirë konfiskimin në rritje të aseteve kriminale, ndërsa i bëhet thirrje autoriteteve që të sqarojnë rolin e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm dhe Anti-korrupsionit si dhe të sigurojnë Njësi të Përbashkëta Hetimore me burime të mjaftueshme për të përmbushur përgjegjësitë e tyre. Ndërsa është bërë njëfarë progresi në luftën kundër korrupsionit, Komisioni shprehu shqetësim se korrupsioni vazhdon të jetë një problem serioz ndaj bëri thirrje për një angazhim më të fortë politik për të bërë progres të qëndrueshëm në hetime dhe dënime, përfshirë rastet e korrupsionit në nivele të larta dhe në rastet e provave të qarta. Sa i përket ekonomisë, komisioni ftoi autoritetet përkatëse që të ruajnë stabilitetin makroekonomik dhe social, duke forcuar më tej mbledhjen e taksave si dhe luftën kundër ekonomisë informale të cilat janë të rëndësishme për kohezionin social dhe perspektivat ekonomike. Komisioni i bën thirrje qeverisë që të garantojë plotësisht respekti-

Rezoluta kërkon përpjekje të mëtejshme për të forcuar përgjegjshmërinë, pavarësinë, paanësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor, duke përfshirë edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë

min e ligjeve të punës në sektorët publikë dhe private si dhe të sigurojë respektimin e të drejtave të sindikatave. Në rezolutë i bëhet thirrje autoriteteve që të ndërmarrin veprime konkrete, në përmbushjen e kërkesave të BE-së, në respektimin e të drejtave të pronësisë, si një prej prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit të 2010-s. Pas mbylljes së punimeve dy ditore të komisionit parlamentar, në një konferencë për mediat, Kryetari i Delegacionit të PE, Eduard Kukan vlerë-

soi mbajtjen e këtij takimi në një moment historik për Shqipërinë. Ai vlerësoi dialogun mes forcave politike në Shqipëri dhe, si provë për këtë, konstatoi hartimin për herë të parë të deklaratës dhe rekomandimeve të përbashkëta, në historinë e takimeve të Komitetit. Komisioni mbajti takimin e tij të 6-të në Tiranë i bashkë-kryesuar nga Eduard Kukan nga delegacioni i Parlamentit Evropian dhe Taulant Balla nga delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë. N.P

www.otofon.al

KLINIKA TIRANE Rr. Qemal Stafa Nr. 51 Tel: +355 4 2234242 Mob: +355 662053170 Mail: info@otofon.al

KLINIKA DURRES Rr. Aleksander Goga. Tel: +355 52 230447 Mob: +355 662053164 Mail: info@otofon.al

PROBLEME ME DEGJIMIN? BEJ KONTROLLIN FALAS PRANE KLINIKES TONE


6

fokus

ngjarje e ditës

ditari

Gjiknuri nis kontrollin e minierave të Bulqizës Një grup i posaçëm pune në Ministrinë e Energjetikës do të kontrollojë të gjitha praktikat koncesionare të lejeve minerare në zonën e Bulqizës. Lajmin e dhanë dje burimet zyrtare në Ministrinë e Energjetikës, sipas së cilës, ministri Damian Gjiknuri ka urdhëruar vlerësimin e përgjithshëm të aktivitetit minerar sipas detyrimeve të marrëveshjeve koncesionare dhe lejeve minerare të dhëna në zbatim të legjislacionit minerar në fuqi. Grupi do të analizojë realizimin e programit të koncesionit, ndërsa do të kontrollohet edhe plotësimi i kushteve të sigurisë dhe të shëndetit në punë të punonjësve të punësuar në aktivitetin minerar. Kontrolli përfshin

gjithashtu edhe evidentimin e aktiviteteve të palicencuara që ushtrojnë veprimtari në këtë zonë. Në planin e punës do të jetë edhe kryerja e bilancit të rezervave të mineralit të kromit për secilën leje minerare, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të tyre, ashtu sikurse bilanci i realizimit të prodhimit të mineralit në vite, krahasuar ky me prodhimin e parashikuar në programet e secilës marrëveshje dhe leje minerare. Grupi i punës do të shqyrtojë edhe realizimin e grafikut të investimeve të kryera sipas detyrimeve të parashikuara në kontratat koncesionare dhe kushteve të vëna në lejet minerare. Gjatë këtij viti kompania ACR-ja ka shitur 100 për qind të aksioneve grupit

“Balfin”. Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga vetë Ministria e Ekonomisë, ACR nuk ka realizuar 13 milionë euro nga plani i detyrueshëm i investimeve, që kryesisht kanë të bëjnë me hapjen e thellësisë së minierës për rritjen e jetëgjatësisë së saj. Partia Socialiste në opozitë mendonte se në këto kushte duhet të ishte ndalur. Marrëveshja përmbante edhe një plan të detyruar investimesh për rritjen e sigurisë në punë, përmirësimin e teknologjisë në minierë dhe zgjatjen e jetës së saj. Por plani i investimeve nuk u zbatua si nga “Darfo” fillimisht, ashtu dhe nga ACR-ja më vonë. Partia Socialiste në opozitë premtoi zgjidhje të situatës dhe zbatimin e kontratave koncesionare.

Raporti i BB: Shqipëria humbet 5 vende në konkurrencën globale Shqipëria ka humbur pozicionin lider në rajon për klimën e biznesit. Banka Botërore verën përkeqësim për vitin që vjen. Situata mbetet problematike me procedurat e lejeve të ndërtimit, në sigurimin e energjisë elektrike, regjistrimin e pasurive, pagesën e taksave dhe zbatimin e kontratave Blerina Hoxha

Shqipëria do të jetë më pak konkurrente për investitorët e huaj gjatë vitit në vijim në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Raporti i Bankës Botërore “Të bësh biznes” për 2014-ën, e ka renditur vendin tonë pesë vende më poshtë se vitin që shkoi. Shqipëria renditet në vendin e 90-të. Nga vendet e rajonit, para nesh renditet edhe Kosova, e cila është pozicionuar në vendin e 86-të. Përkeqësimet dhe përmirësimet

Banka Botërore vlerëson pozitivisht Shqipërinë në përparimin që ka bërë në pagimin e taksave, pasi vendi lejoi që tatimi mbi fitimin të paguhej një herë në tre muaj. Gjithashtu përmirësimet vlerësohen të jenë bërë në mbrojtjen e investitorëve dhe procedurat për hapjen e një biznesi, ku vendi ynë ka marrë vlerësim më të lartë. Por Banka Botërore vë në dukje se nuk është bërë asnjë përmirësim në procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit. Për këtë shërbim renditemi në vendin e 189të. Gjithashtu situata mbetet problematike në sigurimin e energjisë elektrike, regjistrimin e pasurive, pagesën e taksave, zbatimin e

kontratave dhe në tregtinë më jashtë. Shqipëria shënoi një revolucion në përmirësimin e klimës së biznesit gjatë viteve 2007-2008, ku u rendit e dyta në botë për volumin e reformave. Pas vitit 2010, vendi ynë u bë me pak konkurrent se vendet e rajonit, të cilat aplikuan më shumë reforma në favor të klimës së biznesit.

Klima e biznesit, krahasimi me 2013 Çështjet Fillimi biznesit Lejet e ndërtimit -Sigurimi energjisë -Regjistrimi i pasurisë Marrja e kredisë Mbrojtja e investitorëve Pagesa e taksave Tregtia me jashtë Zbatimi i kontratave

Rajoni

Në raport konstatohet se pas vitit 2009, 92 për qind e ekonomive në Evropë dhe Azinë Qendrore e kanë përmirësuar procesin e hapjes së një biznesi, përqindje kjo më e lartë se në çdo rajon tjetër. Falë kësaj pune, sot ky është rajoni që krijon më shumë lehtësi për hyrjen e bizneseve në treg, duke ua kaluar ekonomive me të ardhura të larta të OECD-së. Në përgjigje të krizës financiare gjatë po kësaj periudhe, 73 për qind e ekonomive të rajonit e kanë reformuar procedurën e falimentimit, ndërsa 85 për qind e tyre e kanë bërë më të lehtë pagimin e taksave. Nga të 20 ekonomitë që po e ngushtojnë hendekun përmes praktikave më të mira për rregullimin e biznesit prej vitit 2009, 9 ekonomi janë nga ky rajon: Armenia, Gjeorgjia, Kosova,

Shqipëria dhe Rajoni Vendet renditja globale

Maqedonia 25 Mali i Zi 44 Bullgaria 58 Greqia 72 Kosova 86 Kroacia 89 Shqipëria 90 Serbia 93 Bosnja 134

Ukraina, Bjellorusia, Federata Ruse, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavia dhe Polonia. Sa i takon lehtësisë së ushtrimit të veprimtarisë tregtare, listën botërore e kryeson Singapori. Në dhjetë vendet kryesuese sa u takon rregulloreve më miqësore për biznesin, e pasojnë RAS e HongKongut, Kina, Zelanda e Re, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Danimarka, Malajzia, Republika e Koresë, Gjeorgjia, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ekspertët FMB dhe BB, në Shqipëri për bankat Një Mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore ka mbërritur dje në Tiranë për të vlerësuar qëndrueshmërinë e sekt o r it f i n a n c i a r n ë ve n d , k r ye s i s ht bankave,(FSAP). Misioni vjen në një moment delikat për ekonominë shqiptare, kur qeveria e re ka rishikuar në ulje buxhetin e vitit 2013 dhe ka rritur kufirin e borxhit me 24 miliardë lekë, ndërkohë që borxhi publik vlerësohet se mund të shkojë deri në 73% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nëse do të llogariten dhe detyrimet e prapambetura të biznesit. Misioni do të qëndrojë në Shqipëri deri në javën e tretë të nëntorit, sipas burimeve nga FMN. Misioni ka ardhur mbështetur në kërkesën e Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë të datës 26 shkurt 2013. Nëpërmjet vlerësimeve të FSAP-së, dy institucionet

e rëndësishme ndërkombëtare ofrojnë një analizë të plotë mbi stabilitetin e sektorit financiar të një vendi dhe mbi nevojat që ai ka për t’u zhvilluar më tej. Vlerësimi i fundit i FSAP-së për Shqipërinë është kryer në vitin 2005, dhe ky ushtrim i planifikuar do të realizojë një përditësim të vlerësimit të mëparshëm. Një mision planifikues i FSAPsë do të vizitojë Tiranën në datat 17-19 korrik për të diskutuar me autoritetet mbi spektrin e shtrirjes dhe procesin. Puna kryesore për FSAP-në do të kryhet gjatë një misioni të mëvonshëm, i planifikuar paraprakisht në periudhën tetor-nëntor 2013. Pas këtij misioni, stafi i FMN-së do të paraqesë pikëpamjet e tij të nxjerra nga kryerja e FSAP-së, në një raport të quajtur Vlerësimi i Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSA).

2014 2013 76 68 189 189 158 155 119 115 13 11 14 14 146 146 85 84 124 96

Ndryshimi -8 ---3 -4 -2 -----1 -28

vlerësimi

Global Finance shpall Bankën NBG më të mirën në Greqi Banka Kombëtare e Greqisë u zgjodh “Banka me zhvillimin më të mirë në tregun grek”. Çmimi u dha në kuadër të çmimeve “World’s Best Developed Market Banks Awards 2013” (Çmimet 2013 për Bankat me Zhvillimin më të Mirë në Tregjet Botërore), të cilat u ndanë për të 20-in vit në radhë nga revista ndërkombëtare ekonomike “Global Finance”. Për NBG Bank, çmimi u mor në dorëzim nga nëndrejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Bankës Kombëtare, z. Petros Christodoulou, gjatë mbrëmjes së organizuar për ndarjen e çmimeve në 12 tetor 2013, në Uashington. Me çmimet “World’s Best Developed Market Banks Awards”, revista “Global Finance” vlerëson ato banka të cilat në mënyrë sistematike u përgjigjen nevojave të klientëve të tyre në një ambient të vështirë, duke siguruar rezultatet më të mira në tregun ku veprojnë. Sipas revistës “Global Finance” për përzgjedhjen e bankës më të mirë merren parasysh disa kritere specifike cilësore dhe sasiore, siç janë: rritja e kapitalit, fitimi, imazhi, aftësia drejtuese, mbulimi gjeografik, marrëdhëniet strategjike, si dhe zhvillimi i produkteve të reja dhe bashkëkohore.


politikë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.10.2013

7

Boksieri shqiptar, “grushti ndëshkues” për llogari të mafies Arrestohet në Itali si bashkëpunëtor i mafies boksieri me origjinë shqiptare, Oriol Kolaj. Mediat italiane bënë me dije dje se 30-vjeçari Kolaj është arrestuar nga policia e Romës bashkë me 15 vetë të lidhur me klanin mafioz të Kazalezëve (Casalesi). Vlera e sekuestrimit të pasurive të tyre materiale arriti në shifrën e 30 milionë eurove. Aktiviteti i tyre kryesor i paligjshëm ishte kontrolli mbi sallat e lojërave të fatit, videopokerat dhe bastet. Por për t’u

vënë “kapakun” grupeve rivale, përdorej edhe ai që quhej grupi i ndëshkuesve, ku edhe bënte pjesë boksieri. Boksieri Orial Kolaj mban pasaportë italiane, i cili bashkë me shqiptarë të tjerë, të quajtur si “boksierët” ekzekutonin dënimet e rivalëve. Në Itali, atë e njohin shumë si “Boksieri”, të tjerë si “MR Enrich”, por për të gjithë ai është thjesht Orial Kolaj, kampion italian dhe europian i peshave të mesme dhe të rënda të Lazios. Orial ka lindur në Shqipëri më

23 gusht 1983. Në moshën 11-vjeçare transferohet në Itali dhe rritet në Marino, vend i kështjellave romane. Fama e tij si boksier përhapet në gjithë Italinë, por edhe në Shqipëri, ku tregohen shpesh sukseset e tij. Nga Shqipëria ruan mbi shpatull një tatuazh të madh me shqiponjën. Arrestimi i tij me akuzën e aktivitetit mafioz ka çuditur miqtë e tij në Shqipëri dhe mijëra tifozë italianë, të cilët e kanë konsideruar gjithmonë Orial Kolajn një atlet model.

masat

Vdekja e punëtorëve, pranga inxhinierit dhe teknikut

Policia dje në selinë e PSD

Konflikti për selinë e PSD, përleshje mes Policisë së Shtetit dhe asaj private Përmbaruesi privat tentoi të bllokonte selinë e PSD-së për t’ia kthyer ish-pronarit, por shoqërohet në komisariat. Skënder Gjinushi: Janë falsifikuar dokumentet e objektit. E kemi fituar çështjen në Gjykatën e Lartë Dashamir Biçaku Tiranë Policia e Shtetit përleshet me

policinë private për godinën ku ndodhet selia e Partisë Socialdemokrate. Shkak është bërë Akti Normativ për kthimin e objekteve tek ish-pronarët e ligjshëm, ndërkohë që kryetari i PSD-së e ka cilësuar si uzurpim, zbarkimin e përmbarimit privat në këtë godinë, seli e partisë së tij që prej ’91. Fillimisht, në godinën që ndodhet në rrugën “Fortuzi” kanë mbërritur policët privatë për të ndihmuar përmbaruesin Baftjar Nela, i cili në bazë të një vendimi gjykate synonte kthimin e godinës për ishpronarët. Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 8:00, përmbaruesi Baftjar Nela, i kontraktuar përfituesi i objektit, hapi me forcë derën e jashtme të oborrit dhe mori në dorëzim oborrin e selisë së PSD. Më pas ai mbylli derën e jashtme të ndërtesës, ndërsa efektivët e policisë private u vunë në ruajtje të objektit. Pak minuta më vo-

në ka mbërritur edhe Policia e Shtetit, e pas një situate tensioni dhe përplasjesh, 12 policët privatë dhe përmbaruesi janë shoqëruar në komisariat. Përtej përplasjes mes policive, edhe pretenduesit për godinën kanë replikuar mes tyre. Trashëgimtari i pronarëve tha dje se disponon të gjitha dokumentet e pronësisë, të cilën familjarët e tij ia kanë blerë Fortuzëve dhe se kjo pronë ishte fituar me gjyq. Kjo godinë, sipas vendimit të gjykatës që i referohet edhe Aktit Normativ të qeverisë, duhet t’u kthehet ish-pronarëve. Përmbaruesi Baftjar Nela tha mbrëmë në linjë telefonike se kjo godinë është fituar vite më parë në gjyq nga Astrit Manopulli. “Në këtë objekt qëndron një person, që nuk i ka paguar as qira shtetit përgjatë gjithë këtyre viteve. Po ashtu nuk ka paguar ujin, energjinë elektrike dhe detyrime të tjera që shkojnë afërsisht në 10 milionë lekë të vjetra”, - tha Ne-

la. “Është një objekt i ndërtuar në vitin 1940 nga italianët, dhe i është njohur familjes Fortuzi. Skënder Gjinushi vazhdon ende me një palë dokumente të vitit 2007, të cilat janë hedhur poshtë nga gjykata. Ai kishte dijeni për ekzekutimin, pasi e kemi lajmëruar prej dhjetë ditësh”,- tha Nela. Ai shtoi se vendimi i gjykatës ishte i formës së prerë dhe se Gji-

Trashëgimtari i pronarëve tha dje se disponon të gjitha dokumentet e pronësisë, të cilën familjarët e tij ia kanë blerë Fortuzëve dhe se kjo pronë ishte fituar me gjyq. Kjo godinë, sipas vendimit të gjykatës që i referohet edhe Aktit Normativ të qeverisë, duhet t’u kthehet ish-pronarëve.

nushi po mbante peng pronën e dikujt tjetër. Skënder Gjinushi, kreu i PSD-së, mbërriti dje në ambientet përpara selisë, kohë pas nisjes së procedurës së ekzekutimit të vendimit, por nuk u lejua të futej në ambientet e saj. «Janë falsifikuar dokumentet e objektit. PSD ka fituar gjyqin me anë të vendimit të Gjykatës së Lartë, personi që pretendon se është pronari ndodhet në gjyq prej 5 vjetësh dhe i ka humbur të gjitha gjyqet, ky pronar ka vetëm 1/3-ën e pronës, ndërsa pjesa tjetër është pronë shtetërore, ndërsa ky pretendon ta marrë të gjithë godinën nëpërmjet falsifikimit. Enti Kombëtar i Banesave merret me banesat jo me selitë, por disa banda qeveritare apo ish-qeveritare merren me letra false dhe marrin vendime të tilla. Përgjegjësi do të japë llogari para prokurorisë dhe më pas para gjykatës”,- përfundoi kreu i PSD-së.

Tiranë Një ditë pas aksidentit të rëndë, ku mbetën të vdekur dy punëtorë, policia e Komisariatit nr.2 në kryeqytet arrestoi inxhinierin dhe teknikun që kryente zbatimin e punimeve në këtë objekt. Vehbi Myftiu, 53 vjeç dhe Xhetan Beqiri, 50 vjeç, janë arrestuar nga efektivët e Komisariatit numër 2 në kryeqytet, pasi dyshohet se nuk kanë marrë masat e duhura për sigurimin në punë të punëtorëve gjatë kryerjes së punimeve restauruese në një objekt tetëkatësh. Për shkak të mosmarrjes së masave të sigurisë ndodhi aksidenti i të hënës, kur dy punëtorët Muhamet Smakaj, 50 vjeç, baba i 6 fëmijëve, banues në Kamëz, si dhe Agron Vellku po banues në Kamëz, ndërruan jetë. I pari mbeti i vdekur në vend Smakaj, i cili pësoi plagë të rënda nga rënia në terren nga kati i tetë, ndërsa kolegu i tij, Agron Vellku vdiq disa orë më vonë në Spitalin Ushtarak, ku ishte dërguar për të marrë ndihmën mjekësore. Për shkak të plagëve të rënda edhe ai ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi të hënën në mesditë rreth orës 12:00, në rrugën “Dora d’Istria”, kur të katër këta persona ishin duke realizuar izolimin e pjesshëm të tarracës si dhe të një pjese të fasadës jugore të një pallati 8-katësh, kur skela në të cilën ata ishin vendosur, ka humbur ekuilibrin duke shkaktuar edhe aksidentin e rëndë. Policia tha se pikërisht humbja e ekuilibrit të skelës dhe më pas shkëputja e saj nga pallati dyshohet të jetë bërë edhe shkak i aksidentit. Kjo situatë sipas policisë dyshohet se ka ardhur për shkak të mosmarrjes së masave të sigurisë nga dy personat e arrestuar, të cilët tashmë akuzohen për shkelje të rregullave teknike dhe të sigurisë në punë, me pasoja të rënda, çka ka sjellë edhe vdekjen e dy personave.

Arrestohet një avokat, tentoi t’i jepte 1 mijë euro gjyqtares Një avokat nga qyteti i Laçit u arrestua mbrëmjen e djeshme, pasi Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj një gjyqtareje. Sipas hetimit të kryer nga Prokuroria e Shkodrës mësohet se avokati Ilirjan Dyzeni i kishte marrë një shtetase shumën e 1 mijë eurove, të cilën sipas tij, do ia jepte gjyqtares së çështjes. Nga hetimi rezulton se gjyqtarja nuk e ka pranuar shumën e parave, ndërsa klientja e avokatit, e cila kishte paguar paratë ka humbur gjyqin. Hetimet për këtë çështje kanë nisur në maj të këtij viti,

kur shtetasja D. P nga Lezha ka denoncuar në polici avokatin Ilirjan Dyzeni, i cili sipas saj, i kishte kërkuar shumën e 1 mijë eurove për një proces civil që kallëzuesja kishte në Gjykatën e Shkodrës. D. P ka shpjeguar se ajo ishte në proces gjyqësor me ish-bashkëjetuesin e saj për kujdestarinë e fëmijës që kishte ardhur në jetë nga kjo bashkëjetesë. Për ta përfaqësuar në proces gjyqësor shtetasja D. P kishte marrë si avokat Ilirjan Dyzenin, i cili i ka kërkuar para me qëllim që t’ia jepte gjyqtares. “Gjatë bisedës së avokatit me kallëzuesen ka rezultuar i qartë fakti se ai i kërkon kallëzueses, me qëllim që

të mbajë kujdestarinë e fëmijës në një gjykim civil, shumën prej 1000 euro, të cilat sipas tij do ia japë gjyqtares, pasi janë kërkuar prej saj”- thuhet në dosjen e prokurorisë. Në bisedën e përgjuar, avokati i drejtohet kallëzueses me shprehjen “Tashi a i ke gjet paret e cucës?”. Biseda vazhdon dhe avokati përsëri i thotë kallëzueses “Ne ia thamë, me ja rrëzu kërkesën atij dhe me ia lënë kujdestarinë asaj, dua një mijë euro”. Nga bisedat e mëpasme rezulton se avokati nuk është takuar me gjyqtaren, por ja ka lënë porosi një shokut të tij që t’i japë paratë. “Më datë 03.06.2013 avokati Ilirjan Dyzeni është

takuar me kallëzuesen, në ambjentet e zyrës së tij dhe gjatë bisedës avokati ka thënë se gjyqtarja nuk i ka marrë paratë, duke thënë se kishte arsyet e saj dhe se do t’i ndihmonte”- thotë prokuroria. Por në një bisedë tjetër, avokati i thotë kallëzueses të rrijë e qetë pasi gjyqtarja i ka marrë lëkët dhe gjyqi do përfundojë në favor të saj. Në përfundim të procesit gjyqësor, kallëzuesja D. P, e humb kujdestarinë e fëmijës, ndërsa prokuroria i drejtohet gjykatës për të kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj avokatit Ilirjan Dyzeni, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia.


CMYK

8 30.10.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

REPUBLIKA E SHQIPERISE KESHILLI I QARKUT ELBASAN Drejtoria e Burimeve Njerezore Adresa : Keshilli Qarkut Elbasan Tel:++355 54 52344, 52696, Fax: 52144

Njoftim per shpallje konkurimi per vend te lire pune Ne zbatim te Ligjit Nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Keshilli i Qarkut Elbasan, shpall konkursin per nje vend te lire pune ne pozicionin e pergjegjesit te zyres se DAMT- Elbasan Çdo kandidat duhet te plotesoje kerkesat e pergjithshme ne perputhje me nenin 12 te Ligjit Nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”. Kerkesat e vecanta per kandidatet  Te kete mbaruar studimet e larta, dega agronomi.  Te kete mbi 5-vjet eksperience pune ne administraten shteterore.  Te kete aftesi te mira komunikuese dhe te punes ne grup.  Te kete aftesi profesionale ne fushen e administrimit, ruajtjes dhe mbrojtjes se tokes bujqesore.  Te kete aftesi te mira ne programin e dixhitalizimit te rregjistrit te tokes bujqesore.  Te zoteroje nje gjuhe te BE-se. Kandidatet qe do te aplikojne per konkurim do te paraqesin brenda dates 01.12.2013. ne Drejtorine e Burimeve Njerezore, dokumentat e meposhtme: • Kerkesen per aplikim • Curriculum Vitae • Çertifikate familjare • Fotokopje te kartes se identitetit. • Fotokopje te diplomes dhe listes se notave te noterizuara. • Deshmi Penaliteti. • Vertetim mjeksor • Deshmi te gjuhes se huaj. • Deshmi kompjuteri • Fotokpje e librezes se punes • Çertifikata kualifikimi (ne rast se ka) Pas verifikimit paraprak te dokumentacionit te paraqitur nga kandidatet ne Keshillin e Qarkut Elbasan me date 03.12.2013 do te shpallet lista e kandidateve te cilet do te vazhdojne konkurimin, data e zhvillimit te testimit me shkrim dhe intervista me goje. (Mosparaqitja e plote e dokumentave te kerkuar perben skualifikim). Çdo kandidat do te testohet ne lidhje me: njohuri mbi Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, Ligjin Nr.8652 date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e organeve te qeverisjes vendore”, Ligjin Nr.8485 date 12.05.1999 “Kodi i procedurave administrative te Republikes se Shqiperise”, Ligjin Nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003 “Per rregullat e etikes ne administrates publike”, aktet nenligjore per nepunesin civil“, Ligjin Nr 7501 date 19.7.1991 „Per ndarjen e Tokes Bujqesore“, Ligjin Nr.10257, date 25.3.2010 „ Per krijimin dhe funksionimin e strukturave per administrimin dhe mbrojtjen e tokes KRYETARI Eugen ISAJ

Njoftim për vend të lirë pune Bazuar në ligjin nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shpall konkurrim për vendin e lirë të punës, në pozicionin:  Inspektor në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve. Kërkesat e përgjithshme: Konkurruesi duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të nenit 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”. Kërkesat e veçanta: • Arsimi i lartë. • Të ketë përvojë pune jo më pak se dy vjet. • Aftësi menaxhuese dhe për të punuar në grup. • Komunikim shumë të mirë me shkrim dhe me gojë. • Të jetë i disponueshëm për të kryer detyrat edhe në zona zgjedhore të largëta. • Të njohë një gjuhë të Komunitetit Europian (preferohet anglishtja) Paga: Paga mujore bruto e pozicionit është sipas klasës III-b, përcaktuar në VKM nr.524, datë 16.08.2013. Dokumentacioni: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.11.2013 në zyrën e regjistrimit të akteve dhe dokumentacionit të KQZ-së, këto dokumente: • Kërkesë me shkrim; • Curriculum Vitae; • Dokument identifikimi; • Librezë pune (fotokopje e noteriuar), ose vërtetim zyrtar për afatin kohor të punësimit; • Diplomë të shkollës së lartë, së bashku me listë notash (fotokopje e noterizuar); • Dëshmi e Gjuhës së Huaj (fotokopje e noterizuar); • Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar); • Vlerësim pune nga punëdhënësi ose dy rekomandime nga punonjës superior të institucionit ku janë ndërprerë së fundi marrëdhëniet e punës; • Dëshmi nga komisioni mjekësor kompetent që vërteton aftësi për punë. Më datë 02.12.2013 në selinë e KQZ-së do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej procedurat e testimit, si dhe datat e testit me shkrim dhe intervistës me gojë. Testimi bazohet në njohuri për Kushtetutën, Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Ligjin “Statusi i Nëpunësit Civil”, Kodin e Procedurave Administrative, Ligjin “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”.

Njoftim për vend të lirë pune Bazuar në ligjin nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shpall konkurrim për vendin e lirë të punës, në pozicionin:  Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë Kërkesat e përgjithshme: Konkurruesi duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të nenit 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”. Kërkesat e veçanta: • Arsimi i lartë, në degët Diplomaci, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Drejtësi, Gjuhë e Huaj. • Eksperiencë pune në administratën shtetërore jo më pak se 3 vjet. • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, avantazh dhe ndonjë gjuhe tjetër të BE-së, të çertifikuar. • Aftësi drejtuese, aftësi komunikimi, aftësi për të punuar në grup. Paga: Paga mujore bruto e pozicionit është sipas klasës II-b, përcaktuar në VKM nr.524, datë 16.08.2013. Dokumentacioni: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.11.2013 në zyrën e regjistrimit të akteve dhe dokumentacionit të KQZ-së, këto dokumente: • Kërkesë me shkrim; • Curriculum Vitae; • Dokument identifikimi; • Librezë pune (fotokopje e noteriuar), ose vërtetim zyrtar për afatin kohor të punësimit; • Diplomë të shkollës së lartë, së bashku me listë notash (fotokopje e noterizuar); • Dëshmi e Gjuhës së Huaj (fotokopje e noterizuar); • Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar); • Vlerësim pune nga punëdhënësi ose dy rekomandime nga punonjës superior të institucionit ku janë ndërprerë së fundi marrëdhëniet e punës; • Dëshmi nga komisioni mjekësor kompetent që vërteton aftësi për punë. Më datë 02.12.2013 në selinë e KQZ-së do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej procedurat e testimit, si dhe datat e testit me shkrim dhe intervistës me gojë. Testimi bazohet në njohuri për Kushtetutën, Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Ligjin “Statusi i Nëpunësit Civil”, Kodin e Procedurave Administrative, Ligjin “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”.


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.10.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Mes Lindjes e Perëndimit

S

i komb i formuar vonë, i dalur nga robëria e gjatë, me shumë plagë, i tkurrur e ndarë gjeografikisht, kemi filluar t’i duam të tjerët, pa u mësuar njëherë ta duam vetveten. E, dihet, kjo “dashuri”, s’është gjë tjetër, veç papjekuri dhe shfaqje infantile e një amnezie historike e kulturore. E tillë është edhe dashuria e dekadës së fundit, turkoshqiptare, që herë pas here shpërfaqet si një ogur i keq për ne dhe të ardhmen tonë. Jo pse shqiptarët s’kanë nevojë për bashkëpunim me shtetin turk, jo pse shqiptarët duhet të kultivojnë urrejtje për këtë shtet, i cili të kaluarën na ka shkaktuare shumë të këqija, por pse kjo dashuri, shpalos enigmën e një të kaluare, e një plage, nga e cila cilës s’jemi shëruar ende- plagë kjo që po bëhet stagnim për ecjen tonë kah Perëndimi, aty ku synojmë të integrohemi si komb. Dihet mirëfilli se njohja e vetvetes, fillon me njohjen e së kaluarës. Këtu kemi ngecur, sepse politikanë të ndryshëm vasalë, me disa agjitatorë të idesë neoosmane, po ndikojnë në fragmentimin e së kaluarës së përbashkët. E, dihet se kur fragmentohet e kaluara, s’ka sesi të jetë e ndritshme e ardhmja. Bashkëjetesa e popujve, është një dëshirë e përhershme e njerëzimit, e kërkuar me nganjëherë me ngulm. Mirëpo, kjo dëshirë, asnjëherë s’është bërë Kopsht Edeni. Kjo për faktin, se këtë dashuri çdo herë e ka prish një Evë lakmitare, apo një gjarpër mashtrues. Javën e kaluar, “vëllezërit” na fyen, na përçmuan, na prekën nderin e të kaluarën dhe në fund iu kërkuan falje serbëve. Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, i cili i konsideron shqiptarët ‘mbetje osmane në Ballkan’, ishte e udhës t›iu kërkonte falje shqiptarëve. E disa shqiptarë, që krekosen e përbëhen në këtë vëllazëri, tash duhet ta kuptojnë se në fund të fundit, aleanca serbo-turke është shumëfish më e fortë se ajo me disa shqiptarë, të cilët të prirë nga simpatitë fetare, janë në gjendje të heqin dorë nga identiteti i tyre kombëtar. E ne e dimë se historikisht, nga këto aleanca kemi përjetuar vetëm të këqija. Prandaj, rilindësit e mëdhenj, nga Stambolli dikur na këshillonin: dielli për ne lind vetëm në Perëndim. Ajo çka ndodhi javën e kaluar në Prizren, ku në një podium të ngritur

koment Ndue Ukaj

Nga fjalimi i Erdoganit u fyen dhe u përçmuan shqiptarët, u prek në sedër qenia shqiptare dhe u demonizua krejt historia shqiptare. Kjo marre shpërtheu e kundërmoi keq të gjithë ata që ndjehen shqiptarë. Reaguan analistë e opinionistë, figura të njohura të jetës publike, si dhe shkrimtari ma i madh shqiptar, Ismail Kadare. Thjesht, u quajt një turp kombëtar. për ardhjen e kryeministrit turk, R. Erdogan, (të keqpërdorur në një fushatë elektorale), u tha: “Kosova është Turqi”, është një marri e madhe. Në atë podium, Erdogani u duartrokit. Për më tepër, ai u glorifikua dhe iu propozua shqiptarëve si model. E në të vërtetë, shqiptarët e dinë mirë se ai s’është lider për t’u lakmuar, sepse përfaqëson një model të shtypjes, të një pushteti jodemokratik, që vret protestues, burgos gazetarë, artistë dhe që e shkatërron traditën liberale e sekulare të shtetit turk. Përballë parullave të rrezikshme të shefit të qeverisë turke, dy kryeministrat shqiptarë, Edi Rama e Hashim Thaçi duartrokitën të ekzaltuar dhe të njëjtit u çirren me një patetizëm absurd e krejt të pakuptimtë për marrëdhënie vëllazërore me Turqinë. E gjithë kjo s’do të përcillej me kaq ndjeshmëri të theksuar publike, sikur të mos njihej botërisht doktrina neoosmane e këtij shteti. Është për të ardhur keq sesi dy k r ye m i n i st r at sh q ip t a r ë , t ë ekzaltuar harruan zotimet e tyre për liri, demokraci dhe ecjen kah Europa, e ranë pre e një lideri që sot ka një projekt ekspasionues neoosman, i

cili do t’i riciklojë “mbetjet osmane në Ballkan”. Dy kryeministrat tanë vasalë, nën delirin e mysafirit, harruan po ashtu se shqiptarët kanë kujtesë të keqe me fjalimet e tilla, harruan se historia e formimit të identitetit shqiptar, pa dashjen tyre, është histori antiosmane. Madje, harroi edhe Hashim Thaçi se nga doktrina të tilla hegjemoniste është helmuar krejt Ballkani dhe ka rezultuar me luftëra e gjakderdhje. Thjesht, ajo çka ndodhi në Prizren, ishte një marri dhe për këtë, përgjegjësia bie mbi dy vasalët tanë, po aq sa mbi liderin turk. Nga fjalimi i Erdoganit u fyen dhe u përçmuan shqiptarët, u prek në sedër qenia shqiptare dhe u demonizua krejt historia shqiptare. Kjo marre shpërtheu e kundërmoi keq të gjithë ata që ndjehen shqiptarë. Reaguan analistë e opinionistë, figura të njohura të jetës publike, si dhe shkrimtari ma i madh shqiptar, Ismail Kadare. Thjesht, u quajt një turp kombëtar. Të prekur nga përbuzja e sofrës së mirëpritjes, reagoi me të drejtë edhe Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, duke i kujtuar kryeministrit turk se edhe vëllait nganjëherë kur e tepron, i thuhet: “ti n’shpi tane, unë n’shpi teme.” E krejt ndryshe ishin reagimet e Serbisë, që ka po ashtu tendenca h e g j e m o n i st e n d aj Ko s ov ë s . Ndërkaq disa qarqe mediatike dhe palo analistë, u përpoqën që të krijojnë një lidhje mes deklaratave të pushtetarëve serbë dhe deklaratës së Ipeshkvit Dodë Gjergji. Ky i fundit, si prelat i Kishës Katolike, duke qenë në vazhdimësi të angazhimit për ‘fe e atdhe’, bëri atë që ka bërë çdo herë kisha shqiptare, duke e lidhë fatin e vet me fatin e popullit, siç e lidhte në shek. XVII korifeu i kulturës shqiptare, Pjetër Bogdani, që kudo ishte, thoshte: “Fati i popullit, është fati im.” Andaj, asgjë s’e honeps ekzaltimin e dy kryeministrave shqiptarë, përballë kryeministrit të Turqisë, R. Erdogan. Madje, asgjë s’e honeps dashurinë foshnjore për një perandori që s’është më. Përkundrazi, shqiptarët, në prag të 101-vjetorit të çlirimit nga Perandoria Osmane, duhet të këndellën nga amnezia historike, e shkëpusin nga prangat e robërisë shpirtërore dhe të ecin vetëdijshëm drejt së ardhmes së tyre.

Gjurmë antiligjore

Posta e redaksisë Fshesa, depresioni në administratë dhe opozita si zgjidhje Eugen Isaj

S

ikur të mos mjaftonte depresioni ekonomik që ka përfshirë sot mbarë rruzullin për shkak të krizës globale, administratës shqiptare i kanoset një rrezik akoma më i madh, depresioni psikologjik i provokuar nga terrori i shkarkimeve nga puna. Në fakt, kjo lloj sindrome ka qenë gjithnjë e më shumë prezente vitet e fundit, veçanërisht në vendet fqinjë të mbërthyer nga recensioni. Tashmë është një fakt i njohur publikisht se çfarë pasojash sjell kriza dhe papunësia. Fatkeqësisht, një fenomen i tillë pritet të shfaqet edhe në vendin tonë. Aktualisht e gjithë administrata ndodhet nën një presion të pazakontë, nën pasiguri e ankth të shkaktuar, jo vetëm nga fshesa politike, por sidomos nga mosmiratimi i Kodit të Nëpunësit Civil. Situata po vijon të shoqërohet me shpërqendrim, ankth, stres, e mbi të gjitha edhe me ulje të shërbimeve ndaj komunitetit. Për ta ilustruar atë që po ndodh këtë vjeshtë me administratën tonë me keqardhje desha të sjell një shembull nga Elbasani. Bëhet fjalë për një punonjës të qarkullimit rrugor i cili tentoi ti japë fund vetes pasi u njoftua se ishte i shkarkuar nga puna. E njohin shumë njerëz sepse, ka më shumë se një dekadë që punon në qarkullim. Është i ndershëm, i drejtë, i thjeshtë e i respektuar. Ka kryer me përkushtim detyrën pasi ka një familje të mbajtur. Nuk është ngatërruar me asnjë parti politike. Dhe më në fund nuk kishte njerëz të veshur me pushtet që ti kishte në krah në kohë të keqe. Ndaj pak ditë më parë, i ndodhur i pashpresë, tentoi për tu vetëhelmuar. Gjatë këtyre ditëve të njëjtin fat patën edhe disa kolegë të tij. Megjithatë, është ende vetëm fillimi. Sepse këto ditë ka nisur me policinë. Por më tej kjo “fshesë” e padrejtë pritet të shtrihet edhe në gjykata, spitale, administratë ose tek arsimi. Pasojat merren me mend s’ka asnjë fije dyshimi. Për t’ju rikthyer edhe njëherë ligjit për Kodin e Nëpunësit Civil personalisht jam për krijimin e një shërbimi të qëndrueshëm, eficent e profesional. Që pranimi në administratë të kryhet në bazën e konkurrimit të hapur të bazuar në merita, të pavarësisë dhe integritetit, të paanësisë politike, të transparencës, të shërbimit ndaj publikut, të vazhdimësisë së karrierës, të përgjegjësisë dhe korrektësisë në zbatimin e legjislacionit në fuqi. Por çfarë po ndodh? Nën justifikimin e spastrimit të administratës nga militantizmi, abuzimi apo korrupsioni po ndiqet një rrugë “tinëzare” duke iu shmangur ligjit. Në institucionet në bazë kanë zbritur grupe kontrolli e auditi të cilat në realitet nuk kanë verifikimin e mbarëvajtjes ligjore, por largimet nga puna e atyre që njihen si mbështetës të Partisë Demokratike. Kjo ndodhi në Drejtorinë Arsimore në Elbasan dhe po vijon edhe në drejtori e ndërmarrje të tjera. Shkurt, nuk po respektohet asnjë lloj Kodi, por thjesht një traditë e vjetër dhe e rëndomtë rekrutimi. Perspektiva depresive duket akoma më e zymtë tashmë, jo vetëm për administratën, por edhe për 1 milion votuesit që shpresuan tek “Rilindja” punësimin. Sepse është deklaruar publikisht: Zero investime. E për pasojë zero punësime. Gjithsesi për administratën dhe gjithë shqiptarët ka ende shpresë. Mbështetja e madhe dhe e vërtetë për të rrezikuarit janë opozita dhe Partia Demokratike që kanë premtuar mbrojtje, konsulencë ligjore dhe, ndjekje të standardeve europiane në rekrutime. *Kryetar i Këshillit të Qarkut Elbasan.


op-ed

2

Blog / Kaporuzha (Kësulkuqja në shqipe moderne)

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / "Tentativat për Universitet / Ngjela: Ka ta shfaqur filmin për ardhur koha të mendojmë zogun në shqipërinë e '87" seriozisht për të Drejtën Penale

Gegë e toskë si stereotipa J

avët e fundit mediat dhe sidomos rrjetet sociale u përmbytën nga një diskutim kakofonik për gegët dhe toskët. Sebep u bë libri “Unë jam gegë” i Mustafa Nanos, por përtej librit, duket se si shkak kryesor i kësaj kakofonie shërbeu fakti që etnonimet gegë dhe toskë nuk u përdorën si kategori sociale por si stereotipa. 1. Për të mos e lodhur lexuesin me përkufizime abstrakte le të nisemi nga një situatë reale. Rasti e sjell që në pushimet e verës të kem fqinj Veton Surroin. Vetoni ka lindur d h e ë sht ë r r it u r n ë ve r i t ë Shkumbinit, ndaj është gegë, kurse unë jam toskë se vij nga territoret në jug të këtij lumi. Të dy shkruajmë shqipen standarde, por në të folur unë përdor elementë toskë, kurse Vetoni përdor disa trajta të shqiptimit gegë. Deri këtu jemi në rrafshin e kategorive sociale; në rastin e parë klasifikojmë mbi kritere demografiko- gjeografike, kurse në të dytin mbi kritere gjuhësore d.m.th. dialektore. Nëse Vetoni do të më quante mua toskë, dhe unë atë gegë s’do të kishte kurrfarë shqetësimi, klasifikimi bëhet mbi bazën e disa kritereve që ekzistojnë realisht. Por kur ndarja në gegë e toskë bëhet mbi tipare të supozuara si: njeri trim e tjetri i zgjuar, njeri qejfli armësh e tjetri qejfli paresh, njeri luftëtar e tjetri propagandist, njeri poetik e tjetri prozaik, i pari i drejtpërdrejtë kurse i dyti dinak dhe të tjera supozime të këtij lloji, nuk operojmë më me kategori sociale, por me stereotipa, d.m.th. me klasifikime që në rastin më të mirë janë thjeshtëzime, kurse në shumicën e rasteve - abuzime. Kategoritë sociale kanë si funksion kryesor njohjen, studimin obj e kt iv t ë b a sh k ë s ive n d aj mbështeten mbi tipare reale dhe mundësisht të matshme. Stereotipat e thjeshtëzojnë, madje shpesh edhe e nëpërkëmbin realen. Ndodh kështu ngaqë nuk kanë për funksion kryesor njohjen/studimin, por plotësimin e disa nevojave psikolog jike e sociale të ligjëruesit, të tilla si stima për veten, krijimi i një sistemi vlerash dalluese për grupin, forcimi i kohezionit, gjallërimi i solidaritetit brendagrupor etj. Këto nevoja kënaqen më lehtë kur kontrastojnë me ato të grupit tjetër. Kështu, nëse ne duam të bëhemi më punëtorë, të tjerët i perceptojmë si dembelë; nëse duam të kultivojmë dijen e arsimin, të tjerët duhen paraqitur si injorantë, jo se janë doemos të paditur, por se

koment

Çapajev Gjokutaj

kështu na hyjnë më shumë në punë, na bëhen më të dobishëm. Thënë shkurt, stereotipat idealizojnë “ne” dhe demonizojnë “të tjerët”, ndaj psikologët socialë i klasifikojnë në një treshe që veç tyre përfshin edhe paragjykimet e diskriminimin. Ç’është më e keqja, stereotipat priren të aktivizohen mekanikisht duke nxjerrë jashtë loje filtrat logjikë, etikë etj. 2. Etnonimet, si kategori sociale që shenjojnë bashkësi etnike, krahinore etj. kanë një prirje të brendshme të kthehen në stereotipa. Gegë e toskë nuk bëjnë përjashtim, madje e kanë edhe më të spikatur këtë prirje. Ndodh kështu, ngaqë veç faktorëve psikologjikë e socialë që sapo përmendëm, në rastin gegëtoskë veprojnë edhe disa faktorë ligjërimorë, sidomos nga rrafshi i semantikës. Parë në rrjedhën e kohës kuptimi i etnonimeve gegë dhe toskë ka prirje të ngushtohet e të specializohet. Në ligjërimet e sotme përdoren kryesisht si terma etnografikë e gjuhësorë ose si historizma. Flasim rëndom për dialekt gegë e dialekt toskë, për veçori antropologjike, për doke e zakone të gegëve e të toskëve etj. etj.. Në të gjitha këto raste i përdorim dy emërtimet si terma disiplinash specifike. Kur i përdorim si historizma, fjalët gegë e toskë nuk emërtojnë shqiptarët e veriut apo ata të jugut si bashkësi esencialiste, por vetëm gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Ata që jetonin përkatësisht në veri dhe në jug gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare dhe më herët. Në këtë kontekst është krejt e kuptueshme pse Eqrem Çabej do t’i përmendte gegët e toskët, gjegjësisht gegërishten dhe toskërishten, shumë më shpesh se Aleks Buda, dhe kjo nuk lidhet me sinqeritet të njërit apo “hipokrizi akademike” të tjetrit, por me faktin se në gjuhësi, etnografi etj. këto emërtime vazhdojnë të shërbejnë si instrumente analize, kurse në histori e kanë bjerrur saktësinë e instrumentit. Nëse ligjërimi shkencor i ngushton dhe i specializon kuptimet gegë - toskë, ligjërimet e tjera, nisur nga i ai bisedor e deri tek ai mediatik, priren t’i shmangin dhe t’i zëvendë-

30.10.2013

sojnë. Edhe gjyshja ime, ashtu si gjyshja e Mustafa Nanos nuk thoshte kurrë se ishte toskë. Madje kjo imja ishte thuajse e detyruar që të vepronte kështu, ndryshe mund të ngrihej gjyshi lab e t’i gërmushej: Ç’të lidhka ty me kërcikuqtë e përtej Vjosës? Tradicionalisht në ligjërimin e lebërve, toskët kanë qenë jo aq shqiptarët e jugut, sa banorët matanë Vjosës. 3. Lënë mënjanë humorin, tensionet që u shfaqën në diskutimin kakofonik të javëve të fundit burojnë nga fakti që as Nano dhe as shumica e diskutantëve nuk respektuan këto prirje ligjërimore, por u munduan që arbitrarisht t’i paraqesin gegët e toskët si kategori esencialiste, rrjedhimisht të përjetshme, të ngurtësuara madje shpesh edhe të cunguara. Cungimi bie në sy sidomos në riciklimin e stereotipit që i paraqet gegët si popullsi malesh e trevash të izoluara, larg traditave urbane e civilizuese. Kemi të bëjmë me një stereotip që i ka embrionet në ngashënjimet orientaliste të albanologëve të hershëm dhe që u trash me sanksionimin e kufijve të 1913ës, kur Gegëria u nda mëdysh dhe nuk përbënte më një bashkësi unike, sidomos në rrafsh politik e administrativ. Jashtë kufijve mbetën qytete si Ulqini, Tivari, Gjakova, Prizreni, Mitrovica, Shkupi, Manastiri, etj, aq të rëndësishme për historinë e shqiptarëve. Nëse sot flet për gegë e Gegëri dhe i sheh të lidhur vetëm me traditat fisnore, ke dhunuar keq realitetin; duke mbetur rob i një stereotipi të qëmotshëm, ke mohuar një traditë urbane sa të pasur aq edhe të çmuar për çështjen kombëtare. Ligjërimi i sotëm shqip i të gjitha rrafsheve, informale a formale qofshin, flet pa kurrfarë kompleksi a tabuje për ndarjen e madhe të shqiptarëve, vetëm se në vend të bigëzimit gegë-toskë, përdor të tjera, më neutrale dhe me më pak konotacion si veri-jug, verior-jugor etj. Përpjekjet për të ricikluar doemos bigëzimin e vjetër gegë-toskë, n ë n j ë ko h ë , k u r a i ë s h t ë specializuar për shërbime të tjera, krijon tension në rrafsh ligjërimor, kurse në rrafsh psikologjik dhe ideologjik gjallëron stereotipa të vjetër që herët a vonë ndiqen nga sivëllezërit e tyre: paragjykimet dhe diskriminimet. Shenjat i dha edhe diskutimi i javëve të fundit që herë pas here përmendte tosq e lepër, gegë e sapun duke sjellë në sipërfaqe të ligjërimit publik kutërbime moçalesh provinciale.

11

Thelbi i ideologjisë konservatore është të qenët e ankoruar në rendin hyjnor të gjërave. - Franz von Papen

Tregjet nuk marrin vesh nga politika, as sot as mot koment

Besart Kadia

Kur shlyerjet e detyrimeve ndaj biznesitqë janë shumë të mirëpriturado kryhen, shqetësimi do të jetë shëndeti i financave publike në katër vitet e ardhshme. Nxitimi për të rritur këtë borxh kaq shumë dhe kaq shpejt mund të ketë dhe prapavija politike, por pas një viti tregjet nuk marrin vesh nga politika, lexojnë vetëm shifrat.

N

ë rast se ju jeni një biznes që vareni në të ardhurat tuaja, sikur makar edhe një lek nga shteti, atëherë unë nuk mund t’ju quaj biznes”. Kështu iu adresohej para disa kohësh në një artikull të “Financial Times” një sipërmarrës i suksesshëm britanik bizneseve vendase. Sipas këtij opinioni është e nevojshme që shpirti sipërmarrës të mos bjerë në rehatinë që siguron financimi publik sepse në periudhën afatgjatë ato do të bëhen jo konkurrues. Një mësim ky që, nga të dhënat e fundit, është ndjekur shumë pak nga sipërmarrësit shqiptarë, pasi kriza e borxhit, siç e quan qeveria e re, po ekspozon mbështetjen e tepruar mbi punimet publike që shumë biznese patën dhe që siç pretendohet, mund të rrisë borxhin publik deri në 73% të PBB-së. Dhe për këto dy arsye ekonomia shqiptare është në një udhëkryq që do të përcaktojë konkurrueshmërinë vendase për vitet e ardhshme. Në një interpretim të shpejtë duket sikur vonesa në pagesa, ose borxhi që shteti u ka bizneseve, po ekspozon një dobësi të hershme ose rrezik sistemik të sipërmarrësve vendas. Kjo pason krizën e sipërmarrësve që u dyndën në industrinë e ndërtimit gjatë viteve 2000, duke u “djegur” në masë gjatë viteve 2008-‘09 kur dhe dërgesat e emigrantëve filluan të bien dhe tregu u mbingop nga oferta e madhe dhe ëndrra për fitime të majme për vite me radhë. Sipas këtij këndvështrimi, kriza e dytë e sipërmarrjeve po shfaqet në një periudhë mjaft të shkurtër në ekonominë vendase, vetëm katër vite më vonë. Këtë krizë të vizionit të investimeve private po e ekspozon ajo që qeveria e re e thekson se është kriza e borxhit. Në rast se qeveria ka të drejtë kur argumenton se 600 milionë dollarë janë detyrimet e shtetit ndaj bizneseve, atëherë kemi një bllokim të investimeve private në vlerë të përafërt sa 5% e PBB-së. Dhe kjo ka prekur shumë biznese që në efektin multiplikator ka ndikuar në rritjen e kredive të këqija që vlerësohen në 24.7%, ndër më të lartat në rajon. Vështirësitë shtohen kur të dhënat e Doing Business thonë se vendi ka humbur pesë vende në këtë renditje. Kështu shlyerja e detyrimeve është pozitive për ekonominë vendase, por shqetësimi që ngrihet është se, cilat do të jenë pasojat e këtij borxhi të paprecedentë të qeverisë shqiptare në vitet e ardhshme? Në 13 vitet e fundit borxhi publik shqiptar asnjëherë nuk ka guxuar të shkojë afër vlerës 65% të PBB-së. Ndërsa që nga janari i vitit 2014 do të jemi në një territor të pashkelur më parë, pasojat e të cilit do të vijnë vetëm në dy apo tri vitet e ardhshme. Së pari, eurobondi me vlerë 300 milionë euro maturohet në 2015 dhe tregjet ndërkombëtare do të reagojnë kur agjencitë e ratingut të theksojnë se një borxh prej 73% është shumë i lartë dhe i rritur shumë shpejt për ekonominë shqiptare. Kjo pasi me masat e marra nga qeveria e re dhe bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave, ky borxh mundet të arrijë sa 73% e PBB-së. E thënë më thjeshtë, duke qenë se PBB i Shqipërisë është 13.12 miliardë dollarë, borxhi mund të arrijë në 9.5 miliardë dollarë. Së dyti, kushtet e favorshme të tregjeve vendase janë të përkohshme. Ministri i Financave, pavarësisht retorikës për keqadministrim të financave publike, nuk e ka patur asnjëherë më të lehtë dhe të lirë për të marrë hua se në vitin 2013. Kështu, në qoftë se në vitin 2007 qeveria ‘Berisha’ merrte hua me kosto 7.5%, qeveria ‘Rama’ mund të marrë hua 4% më lirë. Megjithëse në periudhën afatshkurtër kjo është atraktive dhe duket sikur zgjidh problemet, në periudhën afatgjatë ajo do të ketë pasoja të rënda për ekonominë tonë në rast se nuk tregohet kujdes dhe nuk bëhet transparent plani i shpenzimeve që në fillim të buxhetit të vitit 2014. Në mungesë të transparencës, reagimi i tregjeve do të jetë i shpejtë dhe i ftohtë. Kjo është dhe dilema e qeverisë ‘Rama’. Kur shlyerjet e detyrimeve ndaj biznesit- që janë shumë të mirëpritura- do kryhen, shqetësimi do të jetë shëndeti i financave publike në katër vitet e ardhshme. Nxitimi për të rritur këtë borxh kaq shumë dhe kaq shpejt mund të ketë dhe prapavija politike, por pas një viti tregjet nuk marrin vesh nga politika, lexojnë vetëm shifrat.


12

universitet

Promovimi

Ditën e djeshme u prezantua kolana më e re e Shtëpisë botuese “UET-Press” . “Curriculum” quhet kolana e cila do të përfshijë botimet e teksteve bazë për studentët në të treia fakultetet e UET, Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Sociale, libra që sjellin autorët më të njohur bashkëkohorë të këtyre fushave.

Ngjela Autori i parathënies

Ajo që më bëri ta botoj këtë libër përmes UET- Press ishte fakti që në të gjithë librin do të shihni që të gjithë anëtarët e gjykatës së lartë, Lordët kanë diskutime për një çështje. Diskutime të skeduara, të incizuara dhe të botuara. Tek ne, çështjet në të dyja gjykatat i di vetëm relatori. Nuk ka asnjë diskutim, pasi ligji nuk i detyron. Duhet të vijë koha që ligji t’i detyrojë që diskutime për një çështje të caktuar të dalin në botim. Në 70% të rasteve duhet të jetë kështu. Ka ardhur koha të mendojmë seriozisht, të paktën për të drejtën penale”. Dekani i fakultetit Juridik në UET Ksenofon Kristafi dhe Spartak Ngjela, gjatë promovimit të kolanës Curriculum

Ngjela: Ka ardhur koha të mendojmë seriozisht për të Drejtën Penale UET-Press dhe avokat Spartak Ngjela kanë sjellë në shqip librin “E Drejta Penale” nga autori Jonathan Harring, Sipas Ngjelës ky botim është një eveniment i rëndësishëm në historinë e zhvillimit të së drejtës penale për të gjithë klasën e juristëve shqiptarë. Ky libër i dha jetë kolanës “Curriculum” e cila do të përfshijë të gjitha botimet e teksteve bazë të programeve për çdo fakultet të Universitetit Europian të Tiranës.

N

jë eveniment të rëndësishëm në historinë e zhvillimit të së drejtës penale për të gjithë klasën e juristëve në shqiptare, e quajti Spartak Ngjela përkthimin dhe botimin në gjuhën shqipe të librit “E Drejta Penale” të Jonathan Herring, një botim prestigjioz i Universitetit të Oksfordit i cili vjen si një tekst i pasur me materiale teorike të së drejtës penale dhe i bën më shumë të kuptueshme për të diplomuarit në jurisprudencë. Të pranishëm gjatë promovimit ishin emra të njohur të fushës të së drejtës si kryetari Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia, kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, juristë, akademikë dhe studentë të drejtësisë etj.. Ajo që konstatoi me keqardhje avokati përpara të pranishmëve në mbrëmjen e promovimit të këtij libri ishte gjendja dekadente e teorisë së të Drejtës Penale në Shqipëri, duke mos pasur deri më tani një tekst bazë të niveleve të larta, e aq më pak të përkthyer nga ndonjë universitet prestigjioz si “E Drejta Penale” e Oxford University Press, duke shtuar se qarkullojnë tekste pa asnjë vlerë teorike. “Nuk e kam fjalën që mund të konkurrojmë për të botuar një tekst si ky i sotmi pasi nuk është normal, sepse ka brenda penalistët më të mirë të kohës dhe diskutimet e Lordëve si në Gjykatën e apelit edhe në Gjykatën e Lartë. Ajo që më bëri ta botoj si zyrë këtë libër përmes UET- Press ishte fakti që në të gjithë librin do të shihni që të gjithë anëtarët e gjykatës së lartë Lordët kanë diskutime për një çështje. Diskutime të skeduara, të incizuara dhe të botuara”tha Ngjela duke pasqyruar gjendjen e praktikës sonë gjyqësore e cila nuk sjell asnjë botim të këtij lloji. “Çështjet në të dyja gjykatat i di vetëm relatori. Nuk ka asnjë diskutim pasi ligji nuk i detyron. Duhet të

vijë koha që ligji t’i detyrojë që diskutime për një çështje të caktuar të dalin në botim. 70% t ë rasteve duhet të jetë kështu, ka ardhur koha të mendojmë seriozisht, të paktën për të drejtën penale” – tha Ngjela për të pranishmit duke përfunduar se ky libër do të gjejë mbështetje të gjerë tek të gjithë juristët shqiptarë. Ngjela shprehu besimin se ky libër do të ndryshojë konceptimin teorik të analizës për krimin dhe kryerjen e tij, për aspektet e mbrojtjes dhe të akuzës, të procesit teorik të cilësimit të veprës penale dhe sidomos vetë procesit të kriminalizimit, si qëndrim i shtetit kundrejt zgjerimit të spektrit të veprave penale, duke sjellë një rritje cilësore në mendimin teorik të këtyre çështjeve. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është vetë konceptimi i përgjithshëm i tekstit të së Drejtës Penale , i cili vjen dhe mban brenda vetes thuajse të gjithë ideologjinë ekzistuese për krimin dhe raportin e tij me shoqërinë. Ky libër shihet veçanërisht me shumë vlerë për studentët e nivelit të dytë, si një hapësirë moderne e të vështruarit të vetë krimit dhe kriminalitetit. Teksti i autorit, Jonathan Herring, përqendrohet mjaftueshëm edhe te sociologjia e krimit, edhe te karakteri sociologjik i një vepre penale, duke e vështruar këtë karakter brenda kohëve moderne dhe duke analizuar edhe format e reja si dhe mënyrat moderne që ka pësuar kryerja e krimit në funksion të teknologjisë së re. Ky libër i përkthyer dhe redaktuar nga avokat Ngjela është libri i cili i dha jetë kolanës më të re të shtëpisë botuese “UETPress” . “Curriculum” quhet kolana e cila do të përfshijë botimet e teksteve bazë për studentët në të tre fakultetet e UET, Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Sociale, libra që sjellin autorët më të njohur bashkëkohorë të këtyre fushave. Dekani i Fakultetit Juridik, Prof.Dr.

Ksenofon Krisafi u shpreh se me librin e Jonathan Herring “E Drejta Penale” , ka nisur botimi i veprave më të mira që ofron letërsia juridike botërore. Më parë UET ka sjellë në shqip tituj si “ E Drejta Kushtetuese “ e Themistocle Martinez, “E Drejta Romake” e Andrew Borkowski dhe Paul du Plessis, “Hyrje në të drejtën dhe arsyetim ligjor”, të Steven Burton dhe “ Mërfi për provën” nga Peter Murphy . “Por nuk do të mbetemi me kaq. Në projektet e së ardhmes kemi një listë interesante autorësh dhe librash si “ E drejta kushtetuese e krahasuar” nga Paolo Carrozza, Alfonso di Giovane, Giusepe Ferrara, “Institucionet e së Drejtës Publike të Fauso Cuocolo, “5 leksione të konstitucionalizmit” të Spartak Ngjelës, “Ligji i konkurrencës në BE”, Daniel Golden , “Parimet e drejtës ndërkombëtare” të Ian Brownlie, “Shteti i së drejtës Jacque Chevalier etj”,- u shpreh dekani Krisafi., duke shtuar se një nga projektet e ardhshme të UET është të sjellë për studentët dhe studiuesit e së Drejtës veprat më të mira të krijuara një plejadë njerëzish të ndritur në fushën e së Drejtës që do të shërbejnë si baza e traditës së botimeve juridike shqiptare. Ai përgëzoi gjithashtu nismat e shtëpive botuese simotra, si ajo e universiteti Luarasi që po pasurojnë bibliotekën juridike në vendin tonë. Për rektorin Tonin Gjuraj çelja e kësaj kolane afirmon edhe njëherë filozofinë e Universitetit Europian të Tiranës për t’i ofruar studentëve tekstet bazike më të mira që qarkullojnë në botën perëndimore si nga universiteti i Okfsordit, Kembrixhit, Yale-it, etj, duke e quajtur këtë një praktikë të mirë që duhet të ndjekin universitetet sot. Pas botimeve juridike, kolanës do i bashkohen edhe botimet në shqip të teksteve më të mira bazë të fushës së Ekonomisë dhe Shkencave Sociale.

“Curriculum” quhet kolana e cila do të përfshijë botimet e teksteve bazë për studentët në të tre fakultetet e UET, Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Sociale, libra që sjellin autorët më të njohur bashkëkohorë të këtyre fushave.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.10.2013

13

Producenti:

tentativat për ta shfaqur filmin për zogun në shqipërinë e '87 Don Boyd sjell pas 26 vjetësh premierë në Tiranë filmin që flet për atentatin që iu bë Mbretit Zog në vitin 1931 në Vjenë

Aida Tuci

E dashura e mbretiti

Atentati ndaj mbretit Zog në Vjenë në vitin 1931, në filmin e regjisorit të njohur anglez, Nicolas Roegh u shfaq për herë të parë në edicionin XI të “Tirana Film Festival”. Filmi u prezantua nga producenti Don Boyd, i cili ndjen keqardhje që shqiptarët e shohin premierën 26 vjet pas realizimit. Ndërkohë që filmi shfaqej në skenat e botës, producenti zbulon në këtë intervistë se ka patur një përpjekje për ta shfaqur edhe në Shqipërinë komuniste, ose më saktë dëshira e tij ka qenë shumë e madhe që pas premierës në Festivalin e Filmit në Kanë më 1987 filmi të shfaqej edhe në Tiranë. Por...“Stop, ndalim kalimi”. Portreti i mbretit që kishte tradhtuar atdheun, e aq më tepër te heroi romantik siç shfaqej në këtë film, as që mund të perceptohej në Tiranën zyrtare të 1987. Zoti Boyd, ju jeni producent i filmit “Një natë në opera”, pjesë e serialit të njohur “Opera”, ku protagonist është mbreti Zog dhe atentati që iu bë atij në vitin 1931 në operan e Vjenës. Çfarë patë interesante në këtë ngjarje, për të cilën është shkruar shumë për ta risjellë në një film në vitin 1987? Është e vërtetë që filmi është realizuar shumë vite më pas dhe risjell këtë histori të mbretit Zog. Por në këtë film jemi përpjekur të përshkruajmë portretin e një njeriu me ide novatore, por njëkohësisht edhe të një burri romantik si pjesë e historisë së Shqipërisë. Kjo histori ishte vërtet e veçantë përsa i përket karakterit të personazhit; një njeri, siç thashë, me ide novatore për vendin e tij dhe në të njëjtën kohë në Europë ai kishte edhe imazhin e një dashnori. Ndaj ia propozova si ide për film

Se kush ishte ajo, mbetet mister. Por sigurisht që nuk ishte gruaja e tij. Në atë periudhë mbreti Zog ishte një burrë shumë i dashur për femrat, sidomos në Vjenë, ku dihej se ai kishte një të dashur. Ai vetë ishte beqar, por ajo ishte një grua e martuar ndaj dhe mbeti një lidhje sekrete dashuria mes tyre. regjisorit Nicolas Roegh, i cili e pëlqeu shumë. Ju u tërhoqët për ta realizuar këtë film, nisur dhe nga pjesa romantike e figurës së Zogut. A mund të na zbuloni se kush është vajza që fshihet kësaj historie? Se kush ishte ajo, mbetet mister. Por sigurisht që nuk ishte gruaja e tij. Në atë periudhë mbreti Zog ishte një burrë shumë i dashur për femrat, sidomos në Vjenë, ku dihej se ai kishte një të dashur. Ai vetë ishte beqar, por ajo ishte një grua e martuar ndaj dhe mbeti një lidhje sekrete dashuria mes tyre. Kur filmi u shfaq në ato vite për publikun e huaj, përfshi dhe atë britanik, si ishte reagimi i tyre? I intrigoi historia dhe shfaqën interes, sepse pjesa më e madhe e njerëzve e dinin Shqipërinë një vend të vogël dhe nuk e dinin se ky vend i vogël paska patur edhe mbret. Për më tepër një mbret me histori romantike në Vjenë, ku bashkëkombësit e tij tentuan ta vrisnin. U magjepsën nga figura e këtij njeriu që me zgjuarsi arriti ta

Nga filmi “Një natë në opera”

mbronte veten. Premiera e filmit u shfaq në Kanë në vitin 1987. Asokohe ju kishit një regjim tjetër, atë të Enver Hoxhës. Pas Kanës filmi u shfaq në të gjitha vendet e botës, por jo në Shqipëri, sepse politika e Hoxhës e bëri të pamundur shfaqjen e një filmi ku mbreti Zog shfaqej si hero romantik. A pati ndonjë kërkesë zyrtare nga ana juaj ndaj regjimit të Hoxhës për ta shfaqur filmin edhe në Shqipëri? Unë nuk kam dijeni nëse u bë zyrtarisht një kërkesë e tillë apo jo, por di që na thanë se kurrë nuk mund ta shfaqnim atë film në Shqipëri, për arsyet që ju thashë më lart. Fare pranë kinemasë, ku shfaqen filmat e Festivalit, ndodhet edhe shtëpia e pasardhësve të mbretit Zog. E keni vizituar atë? Po, më thanë që shtëpia është këtu, por s’e kam parë akoma. Do më pëlqente shumë ta shihja. Sonte shfaqet edhe një tjetër film ku ju jeni producent, ku sërish në fokus është Shqipëria; ‘Here be Dragons’? Po, dhe ky film është ideuar nga Mark Cousins, një regjisor vërtet brilant. Ai shkroi historinë kur u ftua të vinte këtu për të dhënë gjykimin mbi filmat që janë realizuar në Shqipëri pas viteve ’90. Ai ishte pjesë e një jurie që gjykonte mbi këto prodhime dhe teksa i shihte ato filma mendoi “Pse të mos bëj një film”. Kështu, me një kamera dore ai udhëtoi për 5 ditë në Tiranë dhe realizoi një film ku jep impresionet e tij mbi qytetin, banorët dhe jetën. “Herë be Dragons” flet për marrëdhëniet që krijon një i huaj që nuk e njeh kulturën e një vendi. Nuk është një dokumentar normal, por është një film që përcjell ide.

Premiera

Producenti Don Boyd

e filmit u shfaq në Kanë në vitin 1987. Asokohe ju kishit një regjim tjetër, atë të Enver Hoxhës. Pas Kanës filmi u shfaq në të gjitha vendet e botës, por jo në Shqipëri, sepse politika e Hoxhës e bëri të pamundur shfaqjen e një filmi ku mbreti Zog shfaqej si hero romantik.

Vodafone Albania, medalje dhe kupa për sportistët e Lojërave Olimpike Speciale U mbyllën dje pas 4 ditë garash e sfidash sportive Lojërat Olimpike Speciale 2013. Më të mirëve nga 300 pjesëmarrësit e këtyre lojërave iu akorduan kupa dhe medalje gjatë ceremonisë se mbylljes të organizuar tek Universiteti i Sporteve Tiranë. Përfaqësues të Olimpikut Shqiptar, Fondacioni Vodafone Albania, vullnetarë, sportistë e familjarë ishin mbledhur për të festuar të gjithë së bashku suksesin e këtyre garave sportive. 12 kupa dhe 120 medalje u shkuan sportistëve specialë të këtyre lojërave. Në kategorinë e qendrave speciale, Lezha dhe Fushë-Kruja dalluan më shumë duke fituar nga dy kupa në disiplina të ndryshme. Lezha në atletikë dhe bowling, ndërsa Fushë-Kruja në futboll dhe basketboll. Nga shkollat speciale dalloi Durrësi në atle-

tikë, Korça në futboll dhe Shkodra në basketboll. Lojërat Olimpike Speciale 2013 u çelën pak ditë më parë nga Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, i cili hapi dyert e Presidencës për të zhvilluar ceremoninë tradicionale të ndezjes së Flakës Olimpike që simbolizon hapjen e këtyre Lojërave. Flaka Olimpike u ndez ditën e shtunë pasdite në selinë e Presidencës dhe u përcoll dorë pas dore nga sportistët specialë pranë Universitetit të Sporteve në Tiranë, ku qëndroi e ndezur për 4 ditë. Gjatë katër ditëve të Lojërave Olimpike Speciale, sportistët u vizituan edhe nga personalitete të tjerë të njohur, si znj. Linda Rama, ambasadori gjerman, ambasadori holandez, ambasadori anglez, si dhe përfaqësues të ambasadës amerikane. Në ceremoninë e mbylljes

mori pjesë edhe zv.kryetari i OSBE-së në Shqipëri, z. Robert Wilton. Lojërat Olimpike Speciale u organizuan për të pestin vit radhazi me mbështetjen e Fondacionit “Vodafone Albania”, dhe ashtu si edhe në vitet e tjera këta sportistë specialë treguan se pasioni dhe vullneti i tyre për sportin është i pakufizuar duke u bërë shembull motivacioni për të gjithë shoqërinë. Prej vitit 2008, Fondacioni “Vodafone Albania” është mbështetës i Lojërave Olimpike Speciale të Shqipërisë. Ky kontribut vjen në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që Fondacioni ofron ndaj komuniteteve të personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale, dhe synon gjenerimin e mëtejshëm të mundësive të barabarta për integrim shoqëror për këto komunitete.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Ish-striptistja: Nuk do ta përdor trupin për të fituar vota 4

5

6

11 16

17

7

12

18

13

14

25

26

28

33

29

34

40 45

41

30

35

37

39

21

24

27

36

10

15 20

23

32

9

19

22

31

8

38

42

43

46

44 Koha e fillimit ____:____

47

48

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

49

Koha e mbarimit ____:____

50

Horizontalisht

1. Prova e kontrolli që bëhet për të vërtetuar saktësinë e diçkaje. 8. Është kafshë gjitare e savanave. 11. Thurman, aktore e njohur amerikane. 12. Një shtet i SHBA-së. 15. Përemër vetor. 16. Varietet rrushi kokërrgjatë. 19. Lloj i ndërlidhjes. 22. Fjalë që thuhen për të futur të tjerët në ngatërresa. 23. Ministria Ekonomisë. 24. Bashkëshortja. 25. I bërë pis, i fëlliqur. 28. Ekziston. 29. Me cilësi të dobët ose shumë të dobët. 31. Organizatë Botërore. 33. Ishin në pushtet në Afganistan para se të ndërhynin amerikanët. 35. Shijaku, piktor i njohur. 36. Francesko i kinemasë italiane. 37. Qengj i urtë që shkon pas të zotit. 38. Instituti Historisë. 39. Institut Rehabilitimi. 40. Tërkuzë, konop. 43. Bashkëjetesë e vazhdueshme ndërmjet dy qenieve të gjalla me interes të ndërsjellë. 45. Vend i thellë me anë të thepisura, zakonisht në mal. 47. Lajm. 48. Qerimi, aktor. 49. Përemër dëftor. 50. Shtet në Lindjen e Mesme.

Vertikalisht:

1. Një nga mënyrat se si e paraqitim, e përshkruajmë a e shpjegojmë një ngjarje ose një fakt. 2. Njeri i pacipë e i pafytyrë. 3. Njeri i varfër. 4. Përemër pronor. 5. Zotëron. 6. Fransua, ish-president i Francës. 7. Mendimi që na lind për të kryer një punë. 8. Ish-mbret i Shqipërisë. 9. Nadal, tenist i njohur spanjoll. 10. Agjensi Informative. 13. Shtet në Afrikë. 14. Në fillim të ditës a të natës ose në fillim të një periudhe. 17. Agjensi Privatizimi. 18. Gaz pa ngjyrë, që digjet me një dritë të bardhë të fortë e që përdoret për ngjitje. 20. U rrëzua. 21. Yndyra e qumështit. 23. Ish-presidenti i Egjiptit. 26. Organizatë Letrare. 27. Lumë i vendit tonë. 30. E ndarë në pjesën e poshtme të shtëpisë, ku mbahen në të ftohtë për të mos u prishur ushqimet. 32. Shtëpia e kriminelëve. 34. Jorgaqi, shkrimtar. 35. Bien shumë në vjeshtë. 38. Lumë në Kosovë. 41. Përemër pronor. 42. Lloj, ose... 44. Sipër. 46. Simboli kimik i radiumit.

Sudoku | nivel mesatar 5 4 8

7 3

5 6

2 4 3

3 4 8 9 3 6 9

2

7 3 2 6 7

6 7 6

1 7 3

6 1 8

4

8

5

5 9 8

9

1 1 3

3

9

6

8

9 1 7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

4 9 3 8

5 7 3

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 1 0

Ish-valltarja ekzotike, braziliania Suellem Rocha, është zotuar të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Brazil, ndërsa kësaj radhe është betuar se nuk do ta përdorë trupin e saj për të bindur votuesit që ta zgjedhin atë. 27-vjeçarja ka garuar për një vend në Kongres në zgjedhjet e vitit 2010, kur premtoi se do të tregonte një pirsing intim në rast se zgjidhej, mirëpo arriti të grumbullojë vetëm rreth 3.000 vota. Po ashtu, në vitin e kaluar, Suellem kërkoi një vend në Këshillin e Sao Paulos duke e filluar fushatën me striptizëm dhe duke premtuar se do të publikonte fotografi lakuriqe të saja. Megjithatë, përsëri nuk u zgjodh. Mirëpo, ajo nuk heq dorë nga ëndrra për një karrierë politike. Tashmë ka bërë të ditur se do të garojë për deputete në zgjedhjet e përgjithshme, si kandidate e Partisë së Punës, por këtë herë kandidatura e saj do të jetë serioze. “Nuk do ta përdor trupin për të kërkuar vota. Platforma ime do të jetë qëndrueshmëria, konservatorizmi dhe përmirësimi për një jetë më të mirë”, ka deklaruar Rocha.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Po u treguat shume posesive ne jetën tuaj ne çift do futeni ne një vorbull nga e cila nuk do dilni dot kollaj. Mundohuni te mateni mire para se te flisni dhe te veproni qe te mos keni probleme serioze. Beqaret do jene tërheqës dhe do kenë mundësi reale për ta gjetur personin e duhur. Ndikimi i Jupiterit do jete pozitiv për te ardhurat.

Edhe për ata qe janë ne një lidhje qe prej shume kohesh zemra do rrahe fort gjate kësaj dite. Partneret do bëjnë gjithçka qe te sjellin harmoninë dhe gëzimin ne çift. Beqaret do e gjejnë personin me te përshtatshëm dhe do krijojnë shume shpejt një lidhje afatgjate me te. Situata financiare do konsolidohet ndjeshëm. Do jeni me te qete ne këtë sektor.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Me ne fund do keni mësuar mjaft nga gabimet e se shkuarës dhe sot do dini si ta menaxhoni marrëdhënien ne çift. Pritet qe gjithçka te shkoje me se miri me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri nuk do ju përshtatet aq sa duhet. Mos u nxitoni! Ne planin financiar nuk duhet te bëni gjera për te cilat nuk jeni te sigurte sepse keni për te humbur shifra te mëdha.

Lidhja ne çift do përforcohet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do behet me e ngrohte se kurrë me pare. Edhe emocionet do shumëfishohen si pasoje e kësaj. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje sepse edhe ashtu si janë ata ndihen mire. Financat do kërkojnë me tepër vëmendje dhe përkujdes. Vetëm kështu do mund t’ia dilni.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Sot do kaloni momente te mrekullueshme dhe te mbushura me pasion te zjarrte pranë atij qe dashuroni. partneri do ju beje te ndiheni si mbi re dhe ju nuk do doni te zbrisni me qe atje. Beqaret nuk duhet te rrezikojnë shume vetëm për te gjetur personin e përshtatshëm. Ne planin financiar do jeni te vendosur te ulni shpenzimet dhe te bëni një riorganizim te buxhetit.

PESHORJA (23/IX-22/X)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Lidhja juaj ne çift do jete e mbushur me surpriza dhe ndjesi te reja. Çdo gjë qe do ndodhe do ju beje te ndiheni mire dhe me te sigurte për vazhdimësinë e asaj qe keni nisur. Beqaret do ndihen mjaft mire me lirinë qe kane dhe nuk do e kërkojnë dashurinë. Për sa ju përket financave ato do jene paksa delikate, megjithatë me pak durim dhe me maturi situata mund te stabilizohet.

AKREPI (22/X-21/XII)

9 1

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Dite e qete dhe e mire kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do bashkëpunoni gjithë kohës me personin qe keni ne krah dhe do i harroni problemet e se shkuarës. Edhe për beqaret do jete dite mjaft e favorshme. Pritet një takim mbresëlënës. Konfigurimi i yjeve nuk do jete aspak i favorshëm për financat. Kujdes me çdo shpenzim qe do ju duhet te kryeni.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

014, 022, 095, 109, 148, 221, 236, 320, 442, 452, 463, 544, 584, 874, 878, 996.

Numra me 4 shifra:

0001, 0236, 1144, 1251, 2075, 2221, 3214, 4111, 4256, 4888, 7826, 9791.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 5 shifra:

00152, 08624, 15431, 28308, 30941, 31161, 36596, 58887, 63201, 72455, 80519, 72455.

Numra me 6 shifra:

042460, 068760, 102022, 110111, 127244, 291971, 411058, 447845, 526723, 556952, 661644, 806108, 851980, 953432.

Dilni, argëtohuni dhe provoni eksperienca te reja gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah. Atmosfera do jete e ngrohte dhe dielli do mbizotërojë gjithë kohës ne lidhjen tuaj. Beqaret do bënin mire t’i shprehnin ato qe ndjenin sepse përndryshe do mbeten serish ashtu si jane. Buxhetin do e menaxhoni me shume kujdes dhe maturi.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do kërkoni me shume sesa duhet nga ai qe keni ne krah dhe atmosfera ne çift do acarohet se tepërmi. Mundohuni te tregoheni me te matur dhe te jepni edhe ju nga vetja qe marrëdhënia ne çift te jete sa me e mire. Për beqaret nuk do kenë një nga ditët me te favorshme për te kërkuar dashurinë.

Edhe nëse keni debate ne çift, mundohuni te mos i dramatizoni gjerat gjate kësaj dite sepse do e keni akoma me te vështirë për ta zgjidhur situatën. Beqaret do jene shume mosbesues dhe nuk do arrijnë dot ta hapin zemrën e tyre. Dijeni se koha ikën shpejt dhe nuk do ju vijnë gjithmonë mundësi te tilla. Ne planin financiar gjerat do vijnë duke u përmirësuar dalëngadalë.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Nuk do e duroni dot sot rutinën dhe as agresivitetin e atij qe keni ne krah. Do debatoni ashpër dhe mund te merrni edhe vendime rrënjësore. Beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do e takojnë personin qe kane ëndërruar prej kohesh. Financat do jene me te mira sesa ju mendonit. Do kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme dhe do hiqni edhe disa para mënjanë.

PESHQIT (20/II-19/III) Se bashku me partnerin duhet te luftoni fort sot qe ta shmangni rutinën ne çift dhe te provoni eksperienca te reja. Nëse e lini pas dore gjithçka, gjerat do marrin tatëpjetën shume shpejt. Për beqaret gjithçka do jete me e bukur se kohet e fundit, fale disa takimeve te veçanta qe ata do kenë.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30 tetor

1938

30.10.2013

15

Një prej privilegjeve të të mëdhenjve është të shohin katastrofat nga një tarracë. - Jean Giraudoux

Po vijnë marsianët Një nga emisionet më të famshme në historinë e radios u transmetua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një speciale për Halloween. Pjesë e një serie të quajtur “Mercury Theatre on the Air” ishte një përshtatje e War of The Worlds-romani i H. G. Wells rreth pushtimit të tokës nga marsianët dhe u drejtua me efekte kaq të besueshme nga Orson Wells, sa disa dëgjues menduan se ishte një raportim lajmi për një pushtim të njëmendtë marsian. Me kohëzgjatje një orë, u paraqit si një emision me muzikë kërcimi ndërprerë nga një seri

buletinesh lajmesh duke filluar me raportime shpërthimesh të çuditshme në Mars. Më pas u tha se një meteor kishte rënë në një fermë në New Jersey. Meteori del se paskërka qenë një raketë marsiane dhe marsianët (të përshkruar si ‘të papërshkrueshëm”) i vrasin me rreze ata që u dalin përpara. Anije të tjera marsiane zbarkojnë, hedhin gaz të helmuar dhe shkatërrojnë linjat elektrike. Ngjarjet komentohen nga një profesor i Universitetit të Princeton-it dhe një zëdhënës, edhe ky i supozuar, i qeverisë. Trupat që sulmojnë mar-

sianët shfarosen dhe njerëzit ikin në panik teksa pushtuesit i drejtohen qytetit të New York-ut. Në fund ata mposhten, jo nga forca por nga mikrobe tokësore. Raportet e kohës në gazeta për panikun që shkaktoi emisioni u zmadhuan, por Wells fitoi famë me këtë program në një kohë kur regjimet totalitare në të gjithë botën po përdornin radion për të përhapur propagandën e tyre. Emisioni demonstroi efektivitetin e komunikimit modern në përhapjen e gënjeshtrave bindëse.

Blitz

Flickr

145

Janë raundet e golfit që ka luajtur Obama që kur u bë President.

2

Përqindja e këtyre raundeve të luajtura me një grua.

39

Numri i njerëzve që Obama ka falur që kur u bë President.

8

Numri i gjelave të detit që Obama ka falur që kur u bë President.

Titulli: armageto në durres Foto: Arben Biçoku

Kaporuzha (Kësulkuqja në shqipe moderne) Arben Kallamata Në habitacionin e saj të dimensioneve diminuitive dhe në distancë minimale nga margjinaturat forestrale, rezidonte në një epokë kontemporane të padeterminuar një reprezentatuese juvenile e seksit femëror, e rekognuar me nominacionin “Kaporuzha”. Definohej Kaporuzha për tendencat e saj politike sinistrale, me kahje nga internacionalizmi proletar, çka presupozonte radikalizmin e saj për transformime konceptuale në sistemin ekzistues social ekonomik. Ko-ekzistonte me të paqësisht edhe degëzimi feminin parental, i cili, përkatësisht iu adresua të lartpërmendurës me këtë sugjerim: -Nuk do të rezultonte asnjë konseguencë negative nga posibiliteti i një inkursioni drejt dimensioneve proto-parentale, natyrisht akompanjuar me kargo pozitive fruto-agrumore, pasi disponojmë indikacione se kondicioni i saj fizik nuk rezulton në parametrat optimalë. Ekspresiviteti i disponibilitetit të Kaporuzhës për t’u transportuar në dimensionin proto-parental rezultoi imediat. Ajo implementoi preparacionet okazionale, dhe tentoi të startonte. -Demandohet koncentrim maksimal, - sugjeroi co-habitantia parentale. – Evitoni circulacionet infertile. Fokusoni progresionin drejt habitatit proto-parental dhe evitoni komunikimet interpasore. -Evitoni panikun, - replikoi decendantja me enthuziazëm revolucionar. Kaporuzha celebroi inicimin e dislokimit në am-

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

bjentet forestale me ekspresione harmonike vokale të talentit, akompanjuar me koleksionime sporadike florale. Aktivitete që influencuan në perceptimin imediat të personit nga pala Lupore, palë e cila intervenoi me interrogim: -Ç’kurs po i autosugjeroni progresit personal? -Progres me direksion proto-parental, - respondoi Kaporuzha. -A keni potencial të mjaftueshëm për të dekonspiruar okupacionin juaj aktual? – kontinuoi interrogimi Lupor. -Koleksionim floral me kolorizim dhe nuanca majtiste, - respondoi Kaporuzha. -Demandoj oportunitetin t’iu sugjeroj një spacio vitale me rezerva të konsiderueshme florale,” – insistoi Lupo, duke ofruar orientimet përkatëse, që e devijonin distancivisht Kaporuzhën nga kursi inicial. Ajo i donoi Lupos konfidencialitetin personal dhe kontinuoi autotransportimin në direksionet e rekomanduara. Identifikimi i trajektores transportuese të Kaporuzhës influencoi akselerimin imediat të velocitetit Lupor me objektiv habitatin proto-parental. Brutaliteti karakteristik lupor u demonstrua ekskluzivisht me metodën violente të eliminimit të barrierave portale, eliminim që e konfrontoi atë imediatisht me trajtat sensuale të konstruktit proto-parental, vizibiliteti i të cilave nuk obstakulohej nga semi-transparenca e mbishtresave ekspansore. Obligohemi të akseptojmë formën determinisht pozitive konstruktore të ele-

mentit proto-parental të sipërpërmendur, indipendentshmërisht nga konsumimi vital penta-dekador. Katapultimi Lupor ishte imediat dhe spektakolar, dhe të dy palët iu suprimuan simultanisht eksplodimeve respektive sporadike sensuale, të inkurajuara partikularisht nga ejakulacionet orale dhe ekspresivitet auditiv i satisfaksionit fizikofiziologjik proto-parentalor. Në momentin e repeticionit treplimor të ritit brutal dhe të pa-kontrolluar, u realizua audibiliteti atakues portal i Kaporuzhës, akompanjuar nga identifikimi i saj vokal. Kjo inicoi eksplodime applaudive nga pala Lupore, ndërsa elementi proto-parental precipitoi timidisht në zonat sub-mbulesore. Si kontinuancë të aktivitetit të tij subversiv, pala Lupore preferoi të maskohej me mekanizmat anti-miopikë të pronares së habitatit. Horizontalizimi i plotë i solaro-penguesve të mjedisit negativizonte maksimalisht iluminimin interior dhe, konsekutivisht, vizibilitetin domestik. - Dezideroj t’iu interrogoj për situacionin sanitar, - iu adresua Kaporuzha proto-parentales në intervalin midis atemptimeve për t’u ambjentuar me negativitetin iluminativ të ambjentit. - Pozitiv, - replikoi Lupo, duke sopranizuar kualitetet vokale dhe duke tentuar të supresonte impulset hilaristike. Kontemporanisht, proto-parentalia kontinuonte komplikacionet relacionuese interkorporale në nivelet soto-stratale, përkatësisht në zonat e ultësirave korporale lupore, duke efektuar ngacmime të patolerueshme.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

- Kurioziteti im adresohet nga manovrimet tuaja barkore, – kontinuoi investigimet Kaporuzha. - Konseguencë simplicistike e kondicionit fizik, - replikoi Lupo. - Konstatoj variacione në kapacitetin tuaj vokal alto sopranor, me tendenca mexo-sopranore. Ekziston posibiliteti i elaborimit në këtë pistë? – demandoi Kaporuzha. - Do të respondonja me të njëjtin resors inflektual, - replikoi Lupo – Negativitetin e kondicionit fizik. - Si e komentoni prolongimin nazal? – presoi determinisht Kaporuzha. - Va fa ‘n culo, - eksklamoi Lupo, duke evituar të gjitha stratifikimet submbulesore dhe duke dekonspiruar vizualisht prezencën e elementit të vërtetë proto-parental dhe aktivitetit të saj momental oral. Dekonspirim që influencoi në ekspretivitete eksklamative të Kaporuzhës, manifestim direkt i timiditetit infantil dhe diseksperiencës respektive. Eksklamacionet intensive imposibilizuan auditizmin e ofertave simultane lupore: - Nuk ekziston asnjë konditë paraprake për panik. Do t’iu sugjeroja kooperimin triangular në një “Manage a troi”. Kaporuzha tentoi distancimin imediat dhe do të kishte suksesuar në tentativat e saj, por u stopua nga inkursioni i paprediktuar i një Killeri Animalistik, një xhovanil famoz për sukseset në merkaton prostuitive të bregut oksidental të Adriatikut. Ai e kaptivoi Kaporuzhën dhe e orientoi drejt një ambienti alternativ domestik... Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 30.10.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.