Revista Mapo

Page 1

Artur Zheji: Eh... vajzat e viteve ’80

REPORTAZH

Preç Zogaj: Lamtumirë armë, lamtumirë përqafim

Edison Ypi: Kurva hyjnore

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

...NAZIME, A TI JE A...? HALLALL TA BOFT ZOTI... PYETËSORI 33

GJERGJ META

NË EUROPË MUND TË HYJMË EDHE PA TURQINË DORËSHKRIM

ENIGMAT E NATËS KUR U MBYT ‘KATËRI I RADËS’

MONIKA LUBONJA RIMISHËRON GERALDINËN

10 GRATË E SHEKULLIT

VAÇE ZELA-Fatos Tarifa; HELENA KADARE-Elisa Spiropali; LIRI BELISHOVA-Henri Çili; MUSINE KOKALARI- Luljeta Lleshanaku, Amik Kasoruho, Ardian Vehbiu, Robert Elsie; DRITA PELINKU-Artan Imami; MOSKO XHAVELLA-Roland Tasho; MOTRAT QIRIAZI-Artan Lame; DORA D’ISTRIA- Moikom Zeqo; TEFTA TASHKO KOÇO-Adrian Civici; Revista MAPO-GERALDINE APPONYI 1


nëRevistë

ABONOHU sot

Fito 10% e r r me i!!! Tan revistamapo@gmail.com www.facebook.com/revistamapo www.mapo.al

12 muaj revistë

vetëm për

3240 Lekë

2

Per detaje të mëtejshme mund të kontaktoni në numrin e tel: 06820 55 440. Adresa: Universiteti Europian i Tiranës, Bulevardi: “Gjergj Fishta”. Nd. 70, Tirana, Albania



10 COVER STORY/FORUM

10 GRA NE 100 VJET Cila është gruaja apo vajza që në përfytyrimin tuaj e meriton një vend në panteonin shqiptar të 100-vjetëshit të Pavarësisë? Më shumë se për ‘bëmat’, për atë se tek ajo është projektuar një dekadë a më shumë e historisë së Shqipërisë, apo se ajo ka projektuar veten në të.

30

4

REPORTAZH “...Nazime, a ti je a...? Hallall ta boft Zoti... Në Mal Vilëz në shtëpinë e Nazime Vishës, e akuzuar për vrasjen e Fiqiri Muçës. Takim me prindërit dhe të vëllanë Adhurimin. Historia e një familjeje të varfër në një fshat të mjerë në malet mes Tiranës e Burrelit.

24 ARTUR ZHEJI

Eh, vajzat e viteve ’80 Shpesh e më shpesh, nëse të shkruarit e përfytyrojmë si të lundruarit e një anijeje, shpesh e më shpesh, pra, në skafin e saj, në skafin e anijes lundruese të të shkruarit, ca shkëmbinj të nënujshëm, përmes gërvishtjesh, lajmërojnë ekzistencën e tyre

28 SIPAS MEJE/ Edison Ypi

Kurva Hyjnore Para se të shpallej shtet, në Shqipëri ka ekzistuar vetëm një lloj femre; një trimneshë, një sokoleshe, një e pa përtuar shtëpiake, një pjellore djemsh, që punonte arën me një djalë mbi shpinë në djep, tjetrin në bark. Prej atëhere ka mbetur për një femër cilësimi makabër “Burrneshë”.


42 DËSHMIA

Ibrahim Rugova ashtu siç nuk e keni njohur Ngjarjet rrjedhin shpejt dhe janë të papërsëritshme, aq më shumë kur ato janë rastësi. Kështu ka qenë për gazetarin Martin Leka udhëtimi i parë në Kosovë në vitin 1992. Ai ende nuk ka një shpjegim nëse ka ekzistuar diku larg dikush ose diçka që vendosi për të apo ishte vetë ai që diktoi fatin e tij.

54 NOSTALGJIA E ZOGAJT

Lamtumirë armë, lamtumirë përqafim Romani “Lamtumirë armë” i shkrimtarit amerikan Ernest Heminguej/ Në origjinal e ka me dy kuptime, më thoshte Rudolf Marku për titullin e romanit të Heminguejt. Kuptimi i parë, i drejtpërdrejti, është ai i lamtumirës së armës, uniformës ushtarake dhe luftës. Kuptimi i dytë ka të bëjë me sinonimin e fjalës ‘armë’ në anglisht (arms), që do të thotë ‘krahë’, domethënë ‘përqafim’, ‘dashuri’.

92

LEXIME 10 librat “e tmerrshëm” të të gjitha kohërave Më 2009, The Millions filluan serinë “Librat të vështirë” kushtuar zbulimit dhe identifikimit të librave më të vështirë dhe më frustrues të shkruar ndonjëherë, si edhe çfarë i bën ata kaq të vështirë dhe kaq frustrues.

88 PYETËSORI 33/ GJERGJ META

Mendoj se në Europë mund të hyjmë edhe pa Turqinë Ai është diçka mes një intelektuali publik dhe një prifti publik. Ndoshta kjo lidhet edhe me funksionin e tij si zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ndoshta se publikja tek ai është një res publica...

56 DORËSHKRIM

Enigmat e natës kur u mbyt Kateri i Radës Mbytja e anijes-Vdekje në Mesdhe të ALESSANDRO LEOGRANDE i cili do botohet nga Dudaj së afërmi, rrëfen tmerrin e natës kur Katëri i Radës, mbushur cit me shqiptarë që mundoheshin t’i shpëtonin tmerrit të ’97-ës u godit nga anija ushtarake Sibilla.

78 DOKUMENT/ SHQIPËRIA 1929

Lindja e Kishës Autoqefale Shqiptare; zemërimi grek dhe ndihma jugosllave Qëkur Ahmet Bej Zogu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, mbushi vitin e dytë si Mbreti i Shqiptarëve, duket se situata po përmirësohet. Kur u shpall monarkia, mbështetësit e tij e quajtën atë si “Shpëtimtari i Kombit”.

68 HISTORIA

Masakra europiane për të cilën nuk keni dëgjuar kurrë Në episodin më të madh të migrimit të detyruar në histori, pas Luftës së Dytë Botërore, me urdhër të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Bashkimit Sovjetik, miliona civilë gjermanisht-folës u dërguan nga Çekosllovakia dhe të tjera vende europiane drejt Gjermanisë.

96 SIKUR TË ISHA KRYEMINISTËR

DESADA METAJ Një gazetare veterane e ekranit do të bënte që ç’ke me të si kryeministre e re e Shqipërisë. Kjo është prova e parë e saj. Të cilën e ka marrë me humor.

5


foto e muajit

Kryeredaktor: Alfred Lela Editor Vladimir Karaj Editor i fotografisë Armand Sallabanda Design & Layout Florenc Elezi Bashkëpunuan Aida Tuci Iva Tiço Suadela Balliu Zefina Hasani Vladimir Karaj Korrektore letrare Bruna Meno Lila Plasari Bashkëpunëtorë të posaçëm: Fotot e muajit: LSA Përkthimi i Dokumentit: Olta Duro Columns economicus Ardian Civici kodra mbas bregut Ardian Ndreca ju flet tirana Albert Nikolla im(press) Gilman Bakalli nostalgjia e zogajt Preç Zogaj Zjarrfikësi LSA

Në facebook Shpend Limoni Mos po i ndodh Atifetes “will to power “ e Nietzcshes pa e dit kjo... Genti Çela Çoç kam një përshtypje; sikur Kryetari i Opozitës të mos kish Twitter, asnjë socialist nuk do denjonte ta hapte. AY e zgjedh vetë vendin ku kërkon t’i servilosen... Beti Njuma Jugu gjysëm bosh.... ohhhh ç’kënaqësi!!!! E meritojnë kët dënim se kanë 22 vite që tallen me ne turistët....

6

Simoni Law If Phelps were a country, he’d be ranked 17 in total medals for the 2012 Olympics...

shkrimtarëve të moshuar. Shqipëria u lidh nga 2 pensione vetëm humoristëve me PD

Ridvan Dibra Është i mahnitshëm uniteti i mediokërve: Sesi e gjejnë dhe e mbajnë njëri-tjetrin! Sokrat Turtulli Lajmëroni pak nga familja e Ezelit ta shtyjnë varrimin për të hënën, se jam në një dasëm...

Genti Çela Shtrimi i rrugëve ndihmon hajdutët e vrasësit të largohen shpejt nga vendi i krimit, një hile e qeverisë kjo në përkrahje të banditizmit.:D

Beti Njuma Argjentina u lidh pension

Lule Kembora Mua më pëlqejnë shumë tangat në plazh. Por kur i veshin burrat nuk duken dhe aq bukur

Botimi i gazeta MAPO E përmuajshme Politike dhe kulturore çmimi 300 lekë Shtator 2012 Viti VII botimit Nr. 8 (255) Email: maporevista@gmail.com Marketing Vera Perleka Tel: 06820 55 437 v_perleka@yahoo.com Shpërndarja Robert Mane Tel: 06820 55 440 Adresa Universiteti Europian i Tiranës, Bulevardi Gjergj Fishta Nd. 70, Tirana, Albania Lexuesit Mund të na kontakojnë me ide e sugjerime në adresën e-mail

maporevista@gmail.com

www.mapo.al


ÇATI PËR NJË GJUMË TË QETË.

Bramac është një kompani Austriake e themeluar në vitin 1966. Sot ajo operon me sukses në 12 vende të Europës dhe që prej vitit 2008 është e

pranishme edhe në Shqipëri. Përparësia jonë është cilësia e produkteve dhe e shërbimeve të tjera në funksion të kënaqësisë së klientit. Përveç funksionit dhe zgjidhjeve, estetika e produkteve tona luan një rol vendimtar për BRAMAC. Ne investojmë shumë në zgjidhjet inovative që plotësojnë kërkesat e klientëve tanë aktualë dhe atyre të ardhshëm. Ne ofrojmë 6 lloje tjegullash: Kuppa Italiana, Klasik, Klasik Protector, Atika, Atika Pro-

tector dhe Natura me një spektër të gjerë aksesorësh për çati.Të gjitha produktet tona kanë një garanci 30 vjeçare dhe ne ofrojmë shërbim dhe ndihmë teknike falas. Bramac është një kompani me përgjegjësi sociale që punon prej vitesh në përputhje me parimet e mbrojtjes së ambjentit në çdo fushë, përfshirë prodhimin. Më shumë informacion do të gjeni në numrin e telefonit (0) 4222 63 97 ose www.bramac.al.

Pjesë e MONIER GROUP 7


editorial

Alfred Lela

Mes Geraldinës e Musinesë; e shihni që, në fund, e bukura dhe e mira triumfojnë e mbeten?! Ardian Vehbiu, Luljeta Lleshanaku, Amik Kasoruho dhe Robert Elsie përzgjodhën Musine Kokalarin. Revista MAPO ka bërë zgjedhjen e saj editoriale duke qëmtuar mes grave apo vajzave të ‘shekullit shqiptar’ Mbretëreshën Geraldina. Ndërtimi i këtij ‘panteoni imagjinar’, siç e cilëson edhe studiuesi Vehbiu, nuk ka qenë i lehtë, megjithatë. Zgjedhje të tilla janë përherë subjektive, dhe sado të mundohesh ta relativizosh subjektivitetin, nuk bën gjë tjetër veçse je duke shpallur pasigurinë e ndjesisë për ekzistencën e tij. Aq më mirë që subjektiviteti është aty dhe është i përdorshëm herë pas here. Me anë të tij na lejohet projektimi i vetes aty ku nuk na lejojnë shtrëngesat e bashkësisë. Me subjektivitet mund të shihet edhe kjo përpjekje e MAPO-s për të etiketuar ‘10 gratë e shekullit shqiptar’ duke iu bashkuar kështu tam-tameve jubilare të 100-vjetorit të Pavarësisë. Mund të jetë edhe kështu. Siç mund të përligjet edhe nga një lloj dëshire për kundrapeshë ndaj një 100-vjetëshi kryesisht mashkullor, mbushur me burra me mustaqe,

8

mjekra, pushkë; që ngjyejnë penën mendueshëm në bojë apo që të marrin gjak në vetull, apo të tjerë dandy e gjakatarë që e kanë banuar këtë 100-vjetësh shqiptar sikur të ishte një planet për t’u shkretuar. Secili ka dashur një tabula rasa ku të shkruajë më pas emrin e tij. Gratë jo. Ato kanë qenë më të tërhequra, më të ngashënjyera. Sigurisht, më të viktimizuara, por edhe më brilante brenda guaskës së madhe e të errët të historisë shqiptare. Ky numër i MAPO-s është një Palimpsest modest për to. Metodologjia e përzgjedhjes së këtyre grave nuk është shkencore. Besojmë se te të mos qenët e tillë qëndron edhe sekreti i mirë i saj. Janë pyetur personazhe të njohur, studiues, shkrimtarë, gazetarë, politikanë, publicistë, akademikë, muzikantë e aktorë. Janë bërë përpjekjet për një gjeografi shpirtërore me të përzgjedhurit, duke shpresuar se edhe të përzgjedhurat do të jenë të tilla. Për të ardhur te një përballje mes Geraldinës e Musinesë; e shihni që, në fund, e bukura dhe e mira triumfojnë e mbeten?!


9


Cover story / FORUM

10

Cila është gruaja apo vajza që në përfytyrimin tuaj e meriton një vend në panteonin shqiptar të 100-vjetëshit të Pavarësisë? Më shumë se për ‘bëmat’, për atë se tek ajo është projektuar një dekadë a më shumë e historisë së Shqipërisë, apo se ajo ka projektuar veten në të. Cila është ajo grua me të cilën brezat janë identifikuar duke ua kaluar më pas brezave të tjerë? Cila është ajo vajzë a grua, që ju e keni parë si ‘heroinë’ edhe në rastin kur ‘populli’ nuk e ka parë aspak si të tillë?


Vaçe Zela

Marilyn Monroe shqiptare Fatos Tarifa, sociolog Në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nuk do të kisha menduar një pyetje më të vështirë dhe, ndoshta, më të pamundur për t’iu përgjigjur, se kjo, jo sepse është e vështirë të zgjedhësh njërën ndër shumë prej grave të shquara shqiptare të shekullit të fundit, por sepse përgjigjja që të vjen mësëpari në mendje është, po ashtu, një pyetje: A ka pasur vallë, në historinë e Shqipërisë të këtyre 100 vjetëve të fundit, ndonjë grua të tillë? Imagjinata sociologjike më shtyn ta vë pyetjen tuaj në një kontekst historiko-politik, si edhe në një kontekst social-kulturor. Në të parin, mendoj se asnjë periudhë historike dhe asnjë ngjarje e rëndësishme historike nuk kanë ‘prodhuar’ në këto 100 vitet e fundit një figurë gruaje, e cila të meritonte atë vend në panteonin shqiptar të shekullit të Pavarësisë: as periudha që përgatiti pavarësinë e shtetit shqiptar apo ngjarja që e proklamoi atë; as periudha e viteve të Luftës së Parë Botërore apo ajo që e pasoi atë deri në krijimin e regjimit monarkik të Zogut dhe as kjo e fundit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mund të kenë spikatur disa gra, të cilat dhanë heroikisht jetën e tyre për çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë italianë dhe ata nazistë, por asnjëra prej tyre nuk bën pjesë në atë kategori që përshkruani ju. Periudha e socializmit shtetëror, më e gjata në historinë njëshekullore të shtetit të pavarur shqiptar, parë në një kontekst social-kulturor, i nxori vajzat dhe gratë shqiptare nga prapambetja e thellë ekonomike, arsimore e kulturore dhe i bëri ato pjesëmarrëse aktive në jetën e shoqërisë shqiptare. Gjatë kësaj periudhe dhe në dy dekadat e fundit, ato të Shqipërisë poskomuniste, shumë gra u dalluan dhe vazhdojnë të dallohen kryesisht në fusha të tilla si kultura dhe artet dhe më pak në ato të arsimit, të shkencës e të shëndetësisë. Sidoqoftë, e kam të vështirë të cilësoj ndonjërën prej tyre si gruan që u bë dhe mbeti simboli i brezit të saj dhe i brezave që erdhëm pas saj, veç njërës, Vaçe Zelës. Dikush mund ta gjejë personifikimin e një figure të tillë, si ajo që kërkoni ju, te Nënë Tereza dhe ajo, vërtet, është një ndër personalitetet më të shquara shqiptare dhe botërore. Por figura e Nënë Terezës, e cila mund të quhet shqiptarja më e shquar e shekullit të 20-të, sado inspiruese ka qe-

në dhe mbetet ajo, nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me shekullin e parë të Shqipërisë së pavarur, prandaj nuk është, për mua, gruaja së cilës do të duhej t’i rezervohej vendi i nderit në atë panteon. Vaçe Zela, po. Vaçja ishte dhe mbeti një talent dhe një karakter i veçantë në muzikë dhe, më gjerë, në kulturën shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Vaçja ishte dhe mbeti një simbol i rinisë, i muzikës, i kulturës dhe i frymës shqiptare në kohën e saj dhe më pas. Vaçja u bë dhe mbetet ylli dhe simboli i muzikës pop në Shqipëri; ajo krijoi një stil të ri, një frymë të re, një shembull të ri dhe një standard të ri, i cili mbetet edhe sot i paaritshëm. Vaçja i këndoi brezit të saj dhe u adhurua prej tij, por ajo këndoi edhe brezat pas saj dhe vazhdon të adhurohet si askush tjetër. Vaçja ishte artistja e skenës, por ajo ishte, mbi të gjitha (dhe më shumë se të gjitha) artistja e popullit. Asnjë artiste shqiptare nuk është pritur në skenat tona me më shumë entuziazëm e veneracion se Vaçe Zela. Nëse Amerika e shekullit të 20të krijoi, përveç Elvis Preslit dhe Marlon Bardosë (simboleve meshkuj), një simbol femëror të kulturës dhe të shoqërisë amerikane te Marilyn Monroe, e ngjashmja e saj në Shqipërinë e shekullit të 20-të, jo si një ‘sex symbol’, por si një symbol i asaj që mund të quhet ‘pop culture’, si edhe për adhurimin e saj popullor, është Vaçe Zela.

Vaçja u bë dhe mbetet ylli dhe simboli i muzikës pop në Shqipëri; ajo krijoi një stil të ri, një frymë të re, një shembull të ri dhe një standard të ri, i cili mbetet edhe sot i paaritshëm

Helena Kadare Centrali im atomik

Elisa Spiropali politikane Ju ndoshta supozoni që unë si femrën më interesante të 100 vjetëve të shtetit shqiptar t’u tregoj atë më të bukurën, ndonjërën që ka kapur Hollivudin për shembull, ose ndonjë tjetër që ka mësuar mbi dhjetë gjuhë të huaja, dikend që ra dëshmore në Luftën Nacionalçlirimtare, ndonjë aktore kinemaje, ndonjërën nga ato që vuajtën me dhjetëra vite nëpër burgje, një idealiste të penduar, një partizane sentimentale që e akuzuan se bëri fshehtas dashuri me një partizan dhe e pushkatuan, një shenjtore shqiptare, apo ndonjë tjetër. Këto janë të gjitha shumë interesante, shumë të mira, të gjitha meritojnë medalje dhe lavdërime, por megjithatë asnjëra prej tyre nuk plotëson kriteret e mia. Kriteret e mia për femrën shqiptare të 100 viteve Pavarësi i plotëson vetëm njëra, emrin e së cilës, para se t’ua them, më duhet të bëj një

Helena Kadare. Ajo është heroina shqiptare e njëqind viteve të fundit dhe e një mijë viteve të ardhshme. Tjetër mos u lodhni kot të kërkoni, se nuk mund të gjeni.

11


Musine Kokalari 12


sqarim. Ky sqarim ka të bëjë me ndryshimin mes bombës atomike dhe centralit atomik. Për ata dhe ato që nuk e dinë, bomba atomike është shpërthimi në një çast të vetëm i një sasie uraniumi, apo ndonjë elementi tjetër, pas të cilit shpërthim vdesin me miliona njerëz dhe sëmuren miliona të tjerë. Centrali atomik, në thelb, është i njëjti fenomen, e njëjta procedurë, me të vetmin ndryshim, se shpërthimi i së njëjtës masë uraniumi, nuk bëhet në një çast, por i frenuar, i disiplinuar, i zgjatur në kohë, dhe pas një shpërthimi të tillë të zgjatur nuk prodhohet vdekje, por energji, pra jetë. Në përfytyrimin tim, Gjenitë janë shpërthime bërthamorë, jo të uraniumit, të trurit, mendimit, veprimit, ideve, punës. Gjenitë janë dy llojesh. Gjenitë e papërmbajtur; Që janë bomba atomike, që kur shpërthejnë bëjnë dritë dhe zhurmë që vazhdojnë shumë pak, dhe shkatërrojnë veten, si dhe me çartallosjen e tyre privojnë të tjerët nga të mirat që do kishin nëse shpërthimi nuk do ishte bërë i menjëhershëm. Gjenitë e përmbajtur, janë “centrale atomike”, që energjinë e përdorin në mënyrë të disiplinuar, të kontrolluar, për ta bërë të dobishme për sa më tepër njerëz. Kush pati nuhatjen, vizionin, zotësinë, përkushtimin, durimin, ta disiplinonte, ta bënte zap, “centralin atomik”, gjeniun e Letërsisë shqipe dhe botërore? Helena Kadare. Ajo është heroina shqiptare e njëqind viteve të fundit dhe e një mijë viteve të ardhshme. Tjetër mos u lodhni kot të kërkoni, se nuk mund të gjeni.

Liri Belishova

Një Thatcher i pamundur shqiptar Henri Çili, publicist Liri Belishova do të ishte zgjedhja ime, sigurisht në vlerë absolute, jo për përmbajtjen e ideve të saj politike, por për tipin politik dhe për tipin e një personaliteti puro politik, arsyeja politike në gjendjen e kulluar, po të përdorja titullin e veprës së famshme të Kantit. Liri Belishova gjatë historisë së vet të pashlyeshme, ose të fatit të vet të pashlyeshëm në këta 60 vjetët e fundit, më ka habitur gjithmonë, më habit gjithmonë: në rini të saj me luftën partizan e me dramat e veta që i kanë qëlluar në jetë, që i ka zgjedhur ose s’i ka zgjedhur; gruaja e Nako Spiros, pastaj me hrushovianizmin e saj dhe me përpjekjen për t’i shpëtuar atij

stalinizmit në versionin shqiptar, që ishte enverhoxhizmi. Pastaj me qëndresën në kuptimin e personalitetit njerëzor, në internim etj., me dramën e vajzës Drita Çomo dhe pastaj me aktivitetin pas rënies së komunizmit, që nuk është i pakët. Me kujtesën e kthjellët, analizën e ftohtë të tragjikes së fatit politik të Shqipërisë komuniste dhe në përgjithësi me një lloj idealizmi të ashpër, edhe pse brenda tij mund të kishte shumë krim, shumë dhunë të kryer, ku pjesëmarrëse herë-herë ishte dhe ajo vetë, megjithëse ajo u bë vetë viktimë e saj, por gjithmonë në funksion të idealit të saj politik në vlerë absolute. Dhe ideali politik në vlerë absolute është një lloj vullneti suprem për t’i ndryshuar gjërat ose për t’ia nënshtruar gjërat dhe fatin shoqëror një vullneti politik. Po ashtu më kanë bërë përshtypje pas viteve ‘90 dy ngjarje me Liri Belishovën: më kujtohet se ishte fushata e Spartak Ngjelës për zgjedhjet e vitit ’03, kur erdhi në zyrën elektorale të Ngjelës me idenë për ta mbështetur, për ta përkrahur për kandidimin dhe në përgjithësi për vetëdijen e saj politike. Nga mënyra sesi foli, sesi arsyetoi, nga mënyra sesi, të themi, mori pjesë në atë bisedë, në atë shtab elektoral, m’u duk sikur kishte vetëdijen që kishte qenë Thatcher-i i Shqipërisë, që e ndiente për detyrë të vazhdonte misionin e saj politik. Kurse një herë tjetër, 3 vjet më vonë, kur isha kryeredaktor i ‘Standardit’ më mori në telefon dhe më kërkoi të takoheshim. Filloi të më fliste politikisht, sesa të kujdesshëm duhet të ishim si gazetarë për të mbështetur dhe për të moderuar rikthimin e demokratëve në pushtet. Pavarësisht gabimeve të demokratëve, largimi i ish-komunistëve nga pushteti në vitin 2005 ishte shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shumë e rëndësishme të mbështetej ardhja e një mazhorance të re të Sali Berishës. Në kuptimin tim, në vlerë absolute, është figura politike femërore ideale e 100 vjetëve dhe po të kishim qenë të emancipuar dhe të hapur, me siguri do të kishte qenë një politikane absolute.

Tefta Tashko Koço Një divë

Adrian Civici, akademik Gjithshka e kishte të bukur, zërin, pamjen, delikatesën, këngët, sjelljen, dashurinë dhe respektin për Shqipërinë, jetën e saj. Zoti e mori në parajsë që në moshën 37-vjeçare. Një vajzë e vlerësuar si këngëtare e mrekullueshme në Konservatorët e Parisit dhe Montpellier, një shqiptare e panjohur që arrin të inçizojë në shoqërinë diskografike “Pathe” të Parisit. Në 1935 vendos

Pastaj me qëndresën në kuptimin e personalitetit njerëzor, në internim etj., me dramën e vajzës Drita Çomo dhe pastaj me aktivitetin pas rënies së komunizmit, që nuk është i pakët

“Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem… Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”.

13


Liri Belishova 14


të kthehet në Shqipërinë feudale, të varfër e të prapambetur, në Shqipërinë otomane ku pak njerëz e dinin se çfarë ishte Europa dhe Perëndimi. Besoi deri në fund se Shqipëria duhej të shihte dhe të mendonte si Europa, dhe kënga mund ta lunate shumë mirë këtë rol. Këtij publiku me brekushe apo me qeleshe që ajo e dashuronte, Tefta, krahas autorëve shqiptarë i dha dhe kolosët botërorë të muzikës si Moxarti, Shuberti, Verdi, Donixeti, Puçini, Belini, Rosini,etj. Ajo i bëri të pavdekshme këngët më të bukura lirike shqiptare si “Zare trëndafile”, Të dua, moj goc’ e vogël”, “Bilbil çapkëni”, “Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisë”,”As aman, moj lule”, “Kroi i fshatit tonë”, “Kur më vjen burri nga stani”. etj., duke nxjerrë nga kënga popullore ndjenjën e thellë që populli kishte shkrirë në të. Çdo komb do ta dëshironte dhe nderonte një divë të tillë.

Musine Kokalari Individualitet kombëtar

Luljeta Lleshanaku, poete Nëse flitet për figurat femërore më me influencë në historinë e Shqipërisë gjatë 100 viteve të fundit, apo edhe më shumë, i pari emër që më vjen ndërmend është pikërisht ai e Musine Kokalarit. E para, për vizionin e saj politik; Musine Kokalari në vitin 1943 krijoi Partinë Socialdemokrate Shqiptare, në një kohë kur gratë në botë, nuk kishin as të drejtën e votës. Qëndrimi i saj ishte i pastër nacionalist. Ajo u angazhua në lëvizjen antifashiste, dhe madje drejtoi edhe një gazetë, ”Zëri i lirisë”, në të cilën, përveç të tjerash, flitej për çështjen e Kosovës në bazë të Kartës së Atlantikut. Interesant është fakti që duke krijuar një parti socialdemokrate, ajo arriti të ngrihej edhe mbi origjinën e saj klasore, duke synuar një shoqëri e cila garanton të drejta dhe mirëqenie, për të gjitha klasat shoqërore. Socialdemokracia e Kokalarit i përafrohet demokracive më të zhvilluara të kohës së sotme në botë, dhe është akoma shumë përpara standardeve tona demokratike. E dyta: vetëm te heroinat e romaneve apo filmave, pra në imagjinatën artistike, mund të gjesh një grua me kaq integritet, si për nga vizioni, por edhe për nga kuraja për të mbrojtur një qëndrim. Mos të harrojmë që Musine Kokalari në vitin 1945, pasi i kishin pushkatuar edhe dy vëllezërit, përfshihet në lëvizjen politike të një grupi të madh intelektualësh, të cilët kërkuan shtyrjen e zgjed-

hjeve të 2 Dhjetorit të atij viti, dhe nota zyrtare që u drejtohej forcave aleate për shtyrjen dhe vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri është shkruar dhe dërguar nga Musine Kokalari, një gjest jashtëzakonisht kurajoz, duke pasur parasysh diktaturën komuniste të asaj kohe. Është diçka e mahnitshme, që një femër me një konstrukt aq të brishtë si ajo, të kishte një karakter kaq të fortë; ajo përballoi plot 16 vjet burg dhe 22 vjet internim, nuk u përthye dhe kurrë nuk bëri asnjë kompromis, deri kur vdiq, e përcjellë e vetme në banesën e fundit, nga makina e ndërmarrjes komunale të Rrëshenit. Në njërin nga gjyqet, ajo e mbrojti veten me këto fjalë: “Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem… Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”. Musine Kokalari ishte edhe një shkrimtare dhe studiuese me një vepër të admirueshme, e cila dallohet prej të tjerëve për humanizmin e saj, ndjeshmërinë e pafundme ndaj njeriut. Ajo nuk urrente; ishte e paaftë për të urryer, megjithëse kishte të gjithë të drejtën e botës për ta bërë. Mjafton t’i referohemi “testamentit të saj” për ta kuptuar se me çfarë shpirti kishim të bënim: “Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës. Ato pak kursime dhe gjithçka tjetër le të hyjë në fondin e shtypit, që duhet të krijohet për punëtorin e krahut, i cili është i domosdoshëm që të demokratizohet puna e krahut dhe të kultivohet punëtori i thjeshtë”. Thuhet se një komb i fuqishëm ndërtohet nga individualitete të fuqishëm. Dhe Musine Kokalari qe e tillë.

E para grua intelektuale, me dinjitet dhe personalitet që kapërcen profilin personal të një vajze. U përball me dijen dhe nuk reshti kurrë së besuari se dituria është një armë pa të cilën Shqipëria nuk mund të bëhet.

Një grua përtej profilit personal Amik Kasoruho, përkthyes Pyetja juaj “është e rrezikshme”, njëkohësisht e bukur. “E rrezikshme” sepse mund të jenë shumë të tjera të cilat i kujtojmë kollaj, pasi janë kujtuar për vite e vite shpesh, e bukur se më jep mundësinë të them një vlerësim të cilin nuk do doja ta mbaja të ndryrë. Duke menduar rrugën e jetës sime, figurat femërore që më kanë ngjallur interes dhe respekt të madh kanë filluar nga nëna ime. Natyrisht, historia e saj nuk ka “bëma” të atij niveli që ta vendosnin në panteonin e njerëzve të shquar, por çka erdhi më pas, te karakteri im, u shënjuan prej cilësive të saj.

Në grua simbol të çfarë gruaja shqiptare intelektuale mund të kish qenë; një qenie e bukur, por më shumë si premtim dhe si psherëtimë. Vendi për veprën e saj që nuk u shkrua kurrë duhet lënë bosh në bibliotekat e secilit prej nesh.

15


Tefta Tashko Koรงo 16


Musine Kokalari, është një emër të cilin dëshiroj ta shikoj gjithmonë e më të vlerësuar. Jo për atë që bëri, por për atë që do mund të bënte, sikur të ishte gjallë, sikur të jetonte rininë e saj në këtë demokraci që po jetoj unë vitet e fundit të jetës sime. E para grua intelektuale, me dinjitet dhe personalitet që kapërcen profilin personal të një vajze. U përball me dijen dhe nuk reshti kurrë së besuari se dituria është një armë pa të cilën Shqipëria nuk mund të bëhet. U përball me vdekjen në familjen e fisin e saj, dhe guxoi e u përpoq për një Shqipëri demokratike; U përball me gjyqin, burgun dhe internimin dhe asnjëherë nuk e uli kokën. Kujtoj që edhe për vdekjen e saj kishte dëshiruar dhe porositur një fustan të qepur bukur, edhe pse qerrja që e shoqëroi në varreza ishte metaforë e denjë për llojin e diktaturës që ajo nuk e pranoi kurrë! Musine Kokalari është shkrimtarja që mund të frymëzojë shumë poete dhe shkrimtare të reja, pasi çdo mendim, çdo ëndërr, çdo dëshirë në krijimtarinë e saj ia kushtoi atdheut, traditës, folklorit, të bukurës. Në figurën e Musinesë dalloj tiparet e dhjetëra e qindra grave e vajzave që për gjysmë shekulli qëndruan në këmbë, pa u rrëzuar, përballë një dhune të pashembullt, e cila u privoi jo vetëm ëndrrat, shpresat, por edhe jetën e tyre të etërve, vëllezërve, burrave dhe të fëmijëve të tyre. Ajo besoi për gjysmë shekulli te demokracia, që nuk e preku dot sa ishte në jetë, po ne, të gjallëve a nuk na bie barra të shpiem të tej ëndrrën e saj - ta forcojmë dhe ta bëjmë dinjitoze këtë Shqipëri demokratike?

kush përgjigje. Më vonë, kur lexoja me detyrim shkollor romanin e Sh. Musarajt Para agimit, dëgjova nuk di se në ç’tavolinë se personazhi i Emirës i referohej, në fakt Musinesë. Të vërteta të vogla, aluzione, dritëhije, për një shqiptare të dënuar: me burg e internim si grua, me heshtje si shkrimtare; të dhëna të mjaftueshme për ta shndërruar Musinenë në grua simbol të çfarë gruaja shqiptare intelektuale mund të kish qenë; një qenie e bukur, por më shumë si premtim dhe si psherëtimë. Vendi për veprën e saj që nuk u shkrua kurrë duhet lënë bosh në bibliotekat e secilit prej nesh.

E admirueshme në fatin e vet dramatik

Drita Pelinku

Ardian Vehbiu, studiues Në këtë panteon imagjinar do të vendosja Musine Kokalarin, një grua intelektuale, jo shumë e shquar; por e admirueshme edhe në fatin e vet dramatik, ose në përpjekjen e saj për t’u afirmuar si grua dhe si njeri – përballë një politike armiqësore, një kulture patriarkale dhe një shoqërie që gruan e ka dashur para së gjithash te vatra. Kur isha ende fëmijë, mbaj mend si gjeta rastësisht në raft një libërth të sajin copë-copë: Siç më thotë nënua plakë, të shkruar me një shqipe për mua të çuditshme, e ku më dukej sikur flisnin plakat e familjes sime. Pyeta për të, madje pyeta edhe mos e kishim gjë kushërirë, por nuk më dha

çau rrethimin e paditurisë së femrës Robert Elsie, albanolog Ajo ishte femra e parë e cila shkroi dhe botoi një libër në Shqipëri, bile disa. Ajo çau rrethimin e paditurisë dhe të pasivitetit të femrës shqiptare. Musineja është simbol i emancipimit dhe të përparimit shqiptar. Musineja është simbol i kokëfortësisë shqiptare, kur në prag të terrorit ajo ngriti zërin për një Shqipëri shumëpartiake dhe demokratike. Apo mos ishte verbëria e saj? Nuk di t’ju them. Por e di se është simbol i tragjedisë shqiptare dhe, në mënyrën e saj, të qëndresës shqiptare. Po, pa tjetër, Musineja!

Pioniere e filmit shqiptar Artan Imami, aktor Drita Pelinku, sepse për disa breza nuk ka nevojë të pyesin kush është. Një nga pionieret e artit dhe filmit shqiptar, e cila përveç profesionalizmit kishte një nur të jashtëzakonshëm artistik, mësuese e disa brezave aktorësh, e dashuruar me skenën dhe e adhuruar nga publiku; me një portret të skalitur, ku spikasin sytë e saj të mëdhenj e shprehës; me një fizik femëror e një zë të ngrohtë e të thellë. Me një personalitet që kapërcente çdo personazh që interpretoi, ajo ka lënë shenjë në kohë dhe emri i saj gjithmonë shoqërohet me shprehjen: Eh! Drita Pelinku, aktore e madhe.

Musineja është simbol i kokëfortësisë shqiptare, kur në prag të terrorit ajo ngriti zërin për një Shqipëri shumëpartiake dhe demokratike. Apo mos ishte verbëria e saj?

Me një personalitet që kapërcente çdo personazh që interpretoi, ajo ka lënë shenjë në kohë dhe emri i saj gjithmonë shoqërohet me shprehjen: Eh! Drita Pelinku, aktore e madhe.

Më vonë mësuam rreth fisit dhe rreth valles së vdekjes që pati jehonë të madhe në Europë; në Paris është e njohur piktura e Dela Kruasë kushtuar grave të Sulit.

17


Dora d’Istria 18


Mosko Xhavella Me valle drejt vdekjes

Roland Tasho, fotograf Kur isha i vogël nëna më tregonte shumë përralla, habitesha sa shumë dinte ajo dhe sa bukur i tregonte. E kundërta me babain, nuk dinte përralla dhe, ndërsa unë i lutesha, ai më tregonte për një grua kapedane që luftonte me burrat dhe për të mos rënë në duar të turqve, bashkë me shumë gra të tjera, u hodhën nga shkëmbi për të mos u dorëzuar (disa prej tyre dhe me fëmijët në gji), u kapën dorë për dore dhe duke vallëzuar u hodhën nga shkëmbi. Në fund më thoshte që kjo nuk është përrallë, por është e vërtetë dhe kapedania quhej Mosko Xhavella dhe ne vijmë nga ky mbiemër dhe nga kjo krahinë (krahina e Sulit ). Më vonë mësuam rreth fisit dhe rreth valles së vdekjes që pati jehonë të madhe në Europë; në Paris është e njohur piktura e Dela Kruasë kushtuar grave të Sulit.

Motrat Qiriazi

Ose historia e shkollës shqipe

Artan Lame, publicist Panteoni shqiptar ka mungesa edhe për burra, lëre pastaj për gra. Vetë ambienti ballkanik, i prapambetur, fanatik dhe i përçarë, e bën të vështirë një gjë të tillë. Sidoqoftë, më kanë bërë gjithnjë përshtypje motrat Qiriazi, Sevastia dhe Parashqevia. Ato do të meritonin një vend në histori, sikur thjesht të kishin hapur një shkollë në këtë vend ku shkollat numëroheshin me gishta. Por ato nuk hapën thjesht një shkollë, ato hapën një shkollë shqipe. Në një kohë kur shqipja nuk njihej ende si kombësi brenda Perandorisë Osmane dhe për më tepër në ambientin ekstremisht kundërshtues të kishës dhe shtetit grek, që kishte synimet e veta ndaj kësaj pjese të Perandorisë. Por ka edhe më. Ato nuk hapën thjesht një shkollë shqipe, por edhe ca më shumë, një shkollë shqipe për vajza. Kur e shoh me syrin e sotëm një gjë e tillë më duket gati mbinatyrore. Këto dy gra, që rridhnin nga familje ortodokse shumë të pasura, e mbyllën jetën të harruara, të vetmuara dhe në varfëri të thellë. Ç’mund të bëjë më shumë dikush për idealin e vet? Ato kishin lin-

dur në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar. Them kështu, se në një vend tjetër jo vetëm që do kishin shkuar një jetë krejt ndryshe, por edhe kujtimi i tyre do kish qenë i shenjtë. Ndërsa këtu, me gjithë ç’bënë për vendin e tyre, morën vetëm harresën. Për t’i vënë kapak kujtimit të tyre, edhe vetë godina e shkollës së vashave në Korçë, u shkatërrua para pak kohe dhe prej saj mbeti vetëm kujtesa.

Dora d’Istria

Teuta e ringjallur Moikom Zeqo, shkrimtar Në shekullin III para Krishtit ngrihet silueta vezulluese dhe tragjike e një gruaje, Teutës së ilirëve. E habitshme është se Teuta u bë shëmbëlltyra arketipale për gratë e famshme të historisë shekuj më pas, si Kleopatra e Egjiptit, Zhanë d’Arka e Francës dhe Elisabeta e Anglisë. Të tremb harrimi ndaj Teutës pikërisht nga shqiptarët. Duket se mijëvjeçarët e Shqipërisë janë gati patriarkalë. Nora e Kelmendit në shekullin XVII, duke i prerë kokën pashait turk, u mbiquajt nga Pjeter Bogdani me metafora biblike “si Judita që i preu kokën Holofernit”. Megjithatë, pak, shumë pak shkëlqim ka për gruan shqiptare në histori dhe epoka. Më e shquara dhe më e hajthmja, është Helena Gjika e njohur si Dora d’Istria (18281888), Princeshë rumune me origjinë shqiptare, shkrimtare dhe studiuese e talentuar, ajo na kujton një pararendëse të francezes kulmuese Margarite Jursenar, autores së “Memuareve të Adrianit “, por ndoshta me më pak fat. Dora d’Istria studioi te Aleksander von Humboldt, kuptoi esencat e kulturave europiane të lashta dhe të reja. Shkroi librat e saj në rumanisht, frëngjisht, italisht, greqisht, rusisht, gjermanisht si dhe në latinisht dhe iu përkushtua çështjes shqiptare në rrafsh ndërkombëtar. U mor me filozofi, folkloristikë, teologji, poezi si dhe me pikturë dhe botanikë. Më 1 korrik 1860 qe femra e parë që u ngjit në Mont Blanc. Pika e saj e lartësisë më të epërme qe njohja e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Europë dhe në botë. Letërkëmbimi i saj me De Radën është një kryevepër epistolare e pashembullt, që nuk u përsërit më deri në ditët tona. Ajo qe e vetëdijshme se kultura nuk është paradhoma e lirisë për kombin shqiptar, por vetë liria. Gjestin sfidues të Teutës e përktheu në mijëra faqe të publikuara për kombin e origjinës, të vonuar tragjikisht në rrugën e pavarësisë dhe të shtetit. E mençur dhe delikate, përmbante në veten e saj diçka titanike dhe të patjetërsueshme.

Këto dy gra, që rridhnin nga familje ortodokse shumë të pasura, e mbyllën jetën të harruara, të vetmuara dhe në varfëri të thellë.

Këtij publiku me brekushe apo me qeleshe që ajo e dashuronte, Tefta, krahas autorëve shqiptarë i dha dhe kolosët botërorë të muzikës si Moxarti, Shuberti, Verdi, Donixeti, Puçini, Belini, Rosini,etj

Pika e saj e lartësisë më të epërme qe njohja e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Europë dhe në botë. Letërkëmbimi i saj me De Radën është një kryevepër epistolare e pashembullt.

19


Mbretëresha Geraldina Pakti ynë i parë euro-atlantik

Geraldina ia ka dhënë ndërkohë përmasën e smeraldtë familjes monarkike shqiptare, e ka monarkëzuar në fakt përpjekjen e një klani, në një vend ku klanet vazhdojnë të jenë, por pa Geraldinë për t’i legjitimuar.

20

Geraldina Appony ishte shqiptare me zgjedhje, dhe jo me rast. Martesa e Mbretit Zog me të, ishte më shumë se ceremoniali pompoz i trashëgimtarit të një klani bejlerësh nga Veriu me konteshën me nënë amerikane, bijë e një familjeje aristokrate hungareze të rënë nga vakti: Tek ai akt shtrihet martesa e Shqipërisë me Europën, pakti ynë i parë euro-atlantik. Më shumë se lidhje apo ndryshim i gjendjes civile, te bashkimi i një burri të pashëm në të dyzetat dhe një vajze bukuroshe në të njëzetat, ndodh triumfi i ekzigjencës estetike të shqiptarit. Një estetikë që ndiqet nga politika dhe historia. Geraldina, mund të thuhet, ka qenë akti më mbretëror i Ahmet Zogut. Historia i dha të drejtë politikanit pragmatist. Geraldina ia ka dhënë ndërkohë përmasën e smeraldtë familjes monarkike shqiptare, e ka monarkëzuar në fakt përpjekjen e një klani, në një vend ku klanet vazhdojnë të jenë, por pa Geraldinë për t’i legjitimuar. Pas vdekjes së Zogut I, në një spital të Francës, nën lëngatën e një

sëmundjeje të pashërueshme, por edhe të Shqipërisë së humbur për të, Mbretëresha, me lehtësi mund ta shmangte ‘gabimin’ e vajzërisë dhe të jetonte si e veja e një Mbreti. Përkundrazi, zgjodhi t’i rrinte gjer në fund fatit të saj, Shqipërisë, deri kur u kthye për të vdekur në atdheun e saj të adoptuar i cili, më shumë se gëzim, i kishte dhënë brenga. Ajo na zgjodhi më shumë se e zgjodhëm. Një pjesë e mirë e atyre që i përlartësojmë janë, pothuajse, banorë të një bote tjetër që tani i themi Diasporë. Veprimtaria e tyre ishte një përpjekje për të mbushur pusin e ndjenjës së fajit për largësinë fizike me atdheun, brengë që e kanë të gjitha diasporat. Lidhja e tyre me Shqipërinë ishte si një hobby, një lloj pasioni siç mund të jetë koleksionimi i fluturave, peshkimi, pullat postare e të tjera. Shqipërinë, këta njerëz mund ta kenë dashur, por nga larg. Janë shumë të tillë, burra e gra, dhe, sigurisht, kjo nuk i heq valë sizmisë së zemrës patriotike. Të falenderuar janë edhe për aq.


21


22


Monika Lubonja

Profil i një dame kryeneçe Zefina Hasani Kush e ka njohur që të vogël vajzën e vetme të Koçiut, të bukurën, të llastuarën e kokëfortën që bënte ç’i thoshte mendja, nuk çuditet ndërsa e sheh edhe sot e kësaj dite t’ia plotësojë vetes të gjitha tekat, të cilat për moshën e saj, më saktë se teka është mirë t’i quajmë dëshira apo, më saktë akoma projekte. Më mirë se kushdo tjetër do ta aprovonte këtë gjë, pa u menduar as një të qindtën e sekondës, Timo Flloko. Ai ishte njeriu i parë që u përball me idenë fikse të Monika Lubonjës se: “Nëse nuk bëhem aktore, nuk mund të bëhem asgjë tjetër. Do të rri aty në Akademi derisa të më pranoni”. Ishte kjo deklarata e fortë që ajo lëshoi pa iu dridhur zëri, në shtëpinë e saj, përpara tre burrave: të atit, mikut të tij Vath Koreshi dhe Timo Fllokos, që e rekomandoi pastaj direkt te Drita Pelingu, kryeneçen bukuroshe që nuk do të kishte aspak nevojë të ngulej, si një dështake nëpër auditorët e Akademisë së Arteve, sepse do ta fitonte që në herë të parë konkursin. Për t’u bërë pak vite më pas një ndër aktoret më simpatike, jo vetëm të Teatrit, por dhe të Kinematografisë shqiptare. Do të realizonte kështu atë dëshirën që erdhi duke ngritur gjithnjë e më pabindshëm krye, që në vogëlinë e saj, kur ndiqte kurset e recitimit e teatrit në Pallatin e Pionierit. Atëherë kur ndjehej si ato zanat që me një lakadredhje të shkopit magjik mund të realizonte gjithçka donte, Monika Lubonja nuk kishte si ta dinte se në botën e të rriturve je gjithmonë në rrezik për të ta rrëmbyer nga duart atë shkop magjik. Në Teatrin Kombëtar do ta ndjente për herë të parë këtë kanosje. “Fillova së pari me kontratë gjashtëmujore. Shfaqja ime e parë ishte “Bregu i pikëllimit”, ku pata tri role njëherazi. Kisha hyrë në atë teatër me një të vetëndjerë se do të kisha të ardhme të

“Nëse nuk bëhem aktore, nuk mund të bëhem asgjë tjetër. Do të rri aty në Akademi derisa të më pranoni”. Ishte kjo deklarata e fortë që ajo lëshoi pa iu dridhur zëri, në shtëpinë e saj, përpara tre burrave: të atit, mikut të tij Vath Koreshi dhe Timo Fllokos, që e rekomandoi pastaj direkt te Drita Pelingu... suksesshme. Isha ëndërrimtare në ato kohë, derisa në vitet ’96- ’97 fillova të ndjeja xhelozitë, zhgënjimet e para, bërrylat e parë… që më bënë të ulem me këmbët në tokë e t’i shikoja ndryshe gjërat”. Arsyet ishin të mjaftueshme për xhelozira. E po aq sa filmat “Përdhunuesit” në vitin 1991 (ku theu tabutë me skenat erotike) , “Pas fasadës”, “Plumba plasteline”, “Dasma e Sakos”…

ndjellës duhet të ketë qenë ekrani i televizionit dhe fama që vjen prej tij. Në fillim prezantimi i festivalit të RTSH-së në 1994 me Doris Prelën e më tej dhe emisioni i mëngjesit në TV Klan, bashkë me Fjoralba Shehun, të cilën ajo vetë e cilëson si “koha më e lavdishme e imja”. Ashtu siç gjithë vitet që do të vinin më pas, po vetë do t’i cilësonte si “vite të kaluara kot, nën një lloj diskriminimi, në një lloj lufte xhelozish, herë të heshtura e herë jo.” Derisa në vitin 2006 vendosi t’i marrë sërish frenat, apo nëse i kthehemi gjuhës së zanave, ta mbajë sërish fort shkopin magjik ndër duart e saj. Vendosi të bëhet producente e së bashku me miken e saj Valbona Imami morën iniciativën për të krijuar kompaninë private “Art Blu” e për të vënë në skenë shfaqjet “Rini dhe çmenduri”, “Kazanova me dy bebe”, “Menaxheria e qelqtë”...Nuk qe e lehtë edhe kjo eksperiencë. Shkopi i rrëshqiti sërish nga duart. Por kjo s’do të thoshte se Monika do të dorëzohej. Vajza kryeneçe do të kishte gjithmonë një dëshirë B, një Plan B për të realizuar. E jo vetëm në Teatrin Kombëtar por edhe në televizion. Rikthimi në ekran (15 vjet më pas kohës së saj të lavdishme në Tv Klan) me “Gra të lira” ishte i duhuri, ndërsa jeta teatrore kishte nisur të lëvizte në drejtimin dhe ritmin normal të saj. Në këtë normalitet duket se është edhe sot e kësaj dite. E kush e njeh mirë, është i bindur se diçka duhet të jetë duke bluar patjetër në atë mendjen e saj çamarroke. Çfarëdo qoftë, ajo do ta realizojë. E nëse shkopi magjik nuk do ta ketë më atë fuqinë që shndërronte çdo tekë fëminore të sajën, do të vërë në përdorim skeptrin e mbretëreshës, për aq kohë sa të ndjehet se është e zonja t’ia plotësojë çdo dëshirë vetes së saj. Kush e njeh mirë do të aprovonte, pa u menduar as një të qindtën e sekondës: po, sepse kështu është Monika Lubonja.

23


24


Kjo do të ishte uvertura e plot pezm që do të ngrinte siparin e një sfilate yjesh dhe zonjushash që asokohe, në vitet ’80, shkëlqenin me një dritë të rrallë. Dëshmitar riosh i asaj kohe dhe i drithërimave të turmës që i vëzhgonte dhe i ëndërronte, nuk e kam të vështirë të shfletoj ca neurone kujtese, prej kohe në gjumë të thellë.

Eh... vajzat e viteve ’80 Shpesh e më shpesh, nëse të shkruarit e përfytyrojmë si të lundruarit e një anijeje, shpesh e më shpesh, pra, në skafin e saj, në skafin e anijes lundruese të të shkruarit, ca shkëmbinj të nënujshëm, përmes gërvishtjesh, lajmërojnë ekzistencën e tyre. Thuhet se ka nga ata shkëmbinj që janë formuar nga shpirtra të ngurtësuar, falë ca magjive të mbrapshta. Duke e ndjerë këtë gërvishtje, më shumë si një trokitje, si trokitja e një Bote që s’është më, që deti i jetës e ka vendosur përfundi dhe e ka përmbytur, mbaj vesh me vëmendje në pritje të një mesazhi që trokitja ka ndërmend të përçojë. Ndërkohë që mbi të njëjtin det lundrojnë të zhurmshëm, gazmorë dhe shkumëzues shumë jahte dhe velierë të tejmbushur me vlagën dhe ekstazën e jetës. Ende pra, ndonëse të ‘mbytur’ por të gjallë, ndonëse jetojnë në të kaluarën, sepse bota e tyre tashmë është fundosur, këto qenie strehohen si të mbijetuarit në një ishull që pluskon në një botë dhe epokë tjetër. Ende, pra, këto qenie, gjysmë fantazma dhe gjysmë njerëz, trokasin në skafin e anijes sime. Sepse sot janë të padukshëm ose pothuajse. Sepse jeta bëhet dhe, duke u kryer, zhbëhet. Zhbëhet pa kthim. Kjo do të ishte uvertura e plot pezm që do të ngrinte

siparin e një sfilate yjesh dhe zonjushash që asokohe, në vitet ’80, shkëlqenin me një dritë të rrallë. Dëshmitar riosh i asaj kohe dhe i drithërimave të turmës që i vëzhgonte dhe i ëndërronte, nuk e kam të vështirë të shfletoj ca neurone kujtese, prej kohe në gjumë të thellë. Nga më interesantet asokohe, shoqëruar me legjenda dhe komente, ishte Flutura Çangu. Spikere televizive, me sy intensivë, e veshur ndryshe nga shumica, ku dominonin shallet e tejdukshme prej mëndafshi; me një ekspresivitet plot personalitet alla Sofia Loren, ajo ‘stononte’ në bulevardin e kohës. Këtë ‘stonaturë’ dhe kundërshti me modën punëtore, veshur me stof kombinati, kombinat edhe ky me emrin kuptimplotë kombinati i tekstileve “Josif Stalin”, ajo padyshim e kishte të qëllimshme. Isha shumë i ri, kur ajo ishte Hënë e plotë dhe nuk bënte pjesë në dëshirat e mia prej adoleshenti, porse, tek mora ‘detyrë’ të shkruaj për Revistën e Lelës dhe tonën, nuk mund të mos e përmend. Kulmi i saj ishin edhe prezantimet e Festivaleve, jeta e saj, mbas ‘shuarjes së yllit’ dhe shfaqjeve në Tv, sot për mua është një mister. Është pra, tash, padyshim banore e një ishulli që s’është më.

25


26


Një tjetër zonjushë që shpërtheu papritur ishte Parashqevi Simaku. Një këngëtare me zë të ëmbël dhe me portret të pafajshëm. Diçka e rritur me ngut, ndërmjet fëmijës dhe femrës. Kujtoj se adhuruesit e saj ishin të panumërt. E donte edhe Partia, edhe bota e frustruar mashkullore. Kryesisht fama nga Tv apo nga filmat, ishin pedana ekzaltuese për turmën gri, që i shihte këto ‘star’-e si një iluzion, si një bukuri e mundshme në kënetën e shëmtisë së përgjithshme. Një fenomen, që jetën e përditshme dhe zymtake sa më s’ka e bënin disi më të larmishme. Një damë e famshme dhe plot zilepsje përreth asokohe ishte edhe Marjeta Shehu. Nusja e Bashkim Shehut, djali shkrimtar dhe skenarist i kryeministrit Shehu. Ajo, Marjeta, ish e gjatë, me një trup elastik dhe të hirshëm. Vishej në Paris dhe lëvizte me një Volvo jeshile. Luks i padëgjuar për kohën. E kam takuar tek im atë, mbasi Bashkimi, asokohe një djalosh i brishtë dhe i trishtë, merrte mësime filozofie nga Petro Zheji. E kam takuar Marjetën, shumë kohë më vonë në Romë, në vitin e largët 1991. Kish dalë nga internimi dhe burgu dhe përgatitej të jetonte në Francë. E lidhur tashmë me një francez, ish-diplomat, që kish vite që e dashuronte në mënyrë të ndaluar, i cili e kish nxjerrë nga Shqipëria së bashku me fëmijët e saj. Një dashuri e parrëfyeshme edhe kjo e francezit të ambasadës. Isha pra në një darkë të gjatë me Marjetën e ndaluar dhe Marjetën e çliruar, të cilën ajo na e shtroi për nder të tim eti. Ishte po aq e bukur, bile edhe më. Një Hënë e plotë. Më vjen ndër mend se, ndër të tjera, tha diçka që nuk harrohet lehtë: ‘Vuajtjet ishin të tmerrshme, por nuk lashë askënd të çnderonte këmbët e mia të gjata!’ Dhe ai pikëllim krenar shprehte thelbin e mbrapshtë të botës së mbrapshtë nga e cila sapo kishim dalë. Të ishe e bukur dhe e veçantë, në atë botë të njëtrajtshme, në atë qytetërim pa qytetërim, kur të gjithë duhej të vishnin të njëjtën uniformë, të uniformizoheshin pra, në çdo qelizë, të ishe e bukur dhe e vetëdijshme sesi duhet të kurohet një bukuri, ishte një sfidë de facto kundër regjimit. Një zambak i veçantë në kënetën e të përditshmes ishte padyshim Ornela Vorpsi. Ajo ishte, kopja e s’ëmës, një grua me bukuri të rrallë dhe me një vello të rëndë trishtimi, që nuk ia pashë të zhveshur asnjëherë. Ornela ishte studente në vitet ’80. Por askush në Tiranë nuk mund të mos e njihte. Prej vetes dhe prej mamasë, me të cilën dilte gjithmonë në atë xhiron e trishtuar në qytet. ‘Është mallkim të jesh e bukur dhe ndryshe?’, mbaj që më pyeti dikur, tek bisedonim diku. Një vajzë me botë të thellë, plot humnera dhe shpella thesaresh të paçmuara. Një nga laureshat me flatra të argjendta, që, kur u thye kafazi, ikën me të drejtë e me rrëmbim sa më larg. Sot është e famshme. Boton në Itali dhe Paris. Por tisi i trishtimit, ajo vello melankolie që e ka dhuratë nga Shqipëria, duket se edhe sot nuk i davaritet dot. Një aktore plot dritë, Rajmonda Bulku, linte pas një vazhdë shkëndijash dhe pserash kur lëvizte në qytet. Në të vërtetë, një kushërirë e imja e afërt nga ime më. Por gjithsesi, marramendëse kur u bë një Hënë e plotë. Rajmonda, dhe diç më pas Anisa Markarjan ishin, në shpalosjen e ekzistencës së tyre, per-

sonazhe që hiqnin pas kudo që ndodheshin një aureolë misteri dhe rrëqethjeje për turmën. Anisa, ishte një zbulim i bujshëm dhe mbiemri i saj armen krijonte një mit tjetër më shumë. Dhe shpërthente kureshtje dhe fishekzjarrë dëshirash dhe blatimesh të gjithfarshme. Do të ishte e padrejtë të mos përmendja Marçelën dhe motrat e saj. Vajza me karrierë të ndaluar, por vitale, provokuese dhe me personalitet. Ishin të famshme në Tiranë, për ‘arrogancën’ e tyre, në të veshur dhe në rezistencën ndaj dhunës psikologjike të regjimit. Marçela, nuk e di nëse quhet vërtet kështu, imitonte në veshje dhe krehje apo ‘moskrehje’ flokësh këngëtaren e famshme italiane të atyre viteve Marçella Bella. Me vëthë të stërmëdhenj, e bukur, krenare dhe shpërfillëse. Ajo nuk ishte një realitet shqiptar, në kuptimin e dystë dhe të rrafshët të fjalës, që përkufizon realitetin shqiptar të asaj kohe. Realitetin komunist shqiptar. Ku femrat, punëtore kombinatesh, me shami në kokë dhe kominoshe që fshihnin çdo linjë trupore, pa bel dhe me gjoks të fshehur, me duar të mëdha që shtrëngonin çelësa montatorësh, përbënin kultin e kohës. Kultin sesi duhej të ishte femra e kohës që donte Partia dhe shoku Enver. Mbresëlënëse ishin mbesat e Liri Belishovës. Ato ishin të internuara në Lezhë, por kur rrallëherë zbarkonin në Tiranë, kush i shihte betohej se nuk do t’i harronte më kurrë. Në atë ngushticë të tmerrshme ekonomike, ato ishin sërish të veshura me shije dhe asgjë nuk e cenonte dot sharmin e tyre të pakrahasueshëm. Të ndjekura nga ca majmunë me kostum të lirë, veshje standarde e kalecave të rëndomtë të Sigurimit, ishin shkëndija drite dhe rezistence, me errësirën pas. Do të më duhej të shkruaja shumë më gjatë dhe kjo do të donte një përqendrim dhe, si i thonë, do të kisha nevojë për një shtrat hipnoze, që të kridhesha në atë botë që sot nuk është më. Do të më duhej, pra, të bëja një si seancë spiritiste, të kthehesha pas në kohë, me time machine-n të kujtesës. Të kridhesha thellë e më thellë në udhëtimin përmes së kaluarës, si një peshkatar perlash të egra, për të nxjerrë nga fundi i detit që s’është më edhe disa dhjetëra perla të tjera. Njëra më interesante dhe më perlë se tjetra... Mirëpo ka dhe nga ato Zonjusha, fare pak, për të cilat nuk më lejohet të flas më shumë dhe më tej. Pasiqë, siç thuhet në ca libra të vjetër, që sot nuk i lexon më askush, zotimi i një xhentëlmeni, për ca të fshehta, përmbyllet kur edhe përmbyllet jeta e tij dhe e Saj. Le të rrinë, pra, në Përjetësi, ca perla të pahapura, në pritje të puthjes së Princit apo Engjëllit, që thonë se e zhbën Kohën. Dhe gjithashtu edhe harresën edhe vdekjen që Koha mbart brenda vetes. Sepse kjo do të më rikthente edhe mua, ish-banorin e atij planeti kohor të nxirosur, në akuariumin e asaj vuajtjeje pa kufi, që lamë pas, ashtu si e lamë. Pas dhe njëkohësisht kurdoherë brenda vetes. Sepse më e bukura, më e hatashmja dhe femra më fatale, ndoshta ishte Zonjusha X, për të cilën nuk ju fola, ndonëse do të kisha thesare me margaritarë, diamante dhe zafirë për të rrëfyer. Nuk ju fola, pra, që të mos ju gënjeja.

27


Pra Heroina ime e 100 vjetëve Shqipëri ishte një kurvë e quajtur Ganimete Cuka, e cila vari veten bashkë me të ëmën kur e internuan në një fshat të Myzeqesë në një kasolle të pisët pa u gdhirë e nesërmja

Kurva Hyjnore

P

ara se të shpallej shtet, në Shqipëri ka ekzistuar vetëm një lloj femre; një trimneshë, një sokoleshe, një e pa përtuar shtëpiake, një pjellore djemsh, që punonte arën me një djalë mbi shpinë në djep, tjetrin në bark. Prej atëhere ka mbetur për një femër cilësimi makabër “Burrneshë”. Me t’u bërë shtet, Shqipëria, kjo Kuti Pandore gjithmonë e hapur që s’rresht së habituri botën, ka nxjerrë në shesh një koleksion të pafundëm femrash; Regjimentet e të pabukurave “të ndershme” që godasin me heshta të helmatisura të bukurat “e përdala”. Bukuroshet erotomane. Zonja të rënda, që provuan të kenë të drejta të barabarta me burrat, por përfunduan si rruar qethur. Bejleresha të hirshme që pritën me vite të martohen me princër të kaltër, dhe e ngrysën jetën të internuara nëpër baltovina. Madama të sofistikuara që këndonin bukur dhe luanin në piano muzikë serioze, por më vonë u cilësuan rruspie. Hanko të serta dhe të squta që studiuan nëpër universitete dhe u bënë shkencëtare, për të rrotulluar mullinj ere. Hanëme inteligjente dhe të kultivuara që dinin të bënin muhabete të zgjedhura, që pinin verë në muzg me gotën në parvaz të dritares të përmalluara për kalorës imagjinarë mbi kuaj me flatra, që këtyre anëve s’u panë kurrë. Ka pasur edhe shoqe komuniste, shkërdhata rradhështrënguara shpirtthata, që shpërndanë trakte, dolën partizane, dhe pasi u shkartisën me meshkuj si vetja, u bënë telendare të paepura, flamurtare hendekhedhura të luftës vllavrasëse të klasave,

28

spiune denonciatore, shkruajtëse letrash anonime, buçe mbledhjesh, plenumesh, kongresesh. Ka pasur pra, dhe ka, femra Shqipëria. Por jo si Heroina ime. Që nuk shpërndau trakte. Nuk doli partizane. Nuk punoi me rendimente të larta nëpër fabrika të pista, uzina të fëlliqta, diga dhe hidrocentrale me fjetore me morra. Nuk shkroi vargje. Nuk i ra pianos. Nuk këndoi. Nuk u martua, si u martuan shumica e femrave tona, në ngut se sipër për të mos mbetur xitela me burrin e gabuar, dhe pastaj pollën fëmijë bastarda. Heroina ime ishte krejt ndryshe. Ajo qe e vetmja Femër shqiptare e këtyre 100 viteve që madhështinë nuk e ka të komplikuar dhe

Që nuk shpërndau trakte. Nuk doli partizane. Nuk punoi me rendimente të larta nëpër fabrika të pista, uzina të fëlliqta, diga dhe hidrocentrale me fjetore me morra. Nuk shkroi vargje. Nuk i ra pianos. Nuk këndoi. Nuk u martua, si u martuan shumica e femrave tona, në ngut se sipër për të mos mbetur xitela me burrin e gabuar, dhe pastaj pollën fëmijë bastarda.

të stisur nga propaganda, por të thjeshtë dhe të vërtetë. E rrethuar nga të gjitha anët me klithma bolshevike, zhul proletar, katastrofa kinse fitore, shëmti, spiunllëk, urrejtje, cmirë, zili’, vllavrasje, Heroina ime bëri tjetër gjë. Pakrahasimisht më të dobishme se qindra hidrocentrale, mijëra uzina, miliona fabrika; Bëri Dashuri, vetëm Dashuri, asgjë tjetër. Pra Heroina ime e 100 vjetëve Shqipëri ishte një kurvë e quajtur Ganimete Cuka, e cila vari veten bashkë me të ëmën kur e internuan në një fshat të Myzeqesë në një kasolle të pisët pa u gdhirë e nesërmja. Nëpër burgje dhe internime kishte me mijëra, meshkuj dhe femra. Një numur prej tyre, të shumtët burra, atje në internim mes baltrave dhe urisë, atje në burg nga qelia duke u dridhur nga të ftohtët, i dërgonin letra lutëse, jargavitëse, poshtëruese, diktatorit, i uronin jetë të gjatë, ditëlindjen, festat. Mundej edhe Ganimete Cuka të vazhdonte të gjallonte në atë fshat myzeqar brenda asaj barrake të pisët, por nuk e bëri. Po ta dija se ku e kanë groposur, do t’ja mblidhja kockat, do t’ia pastroja nga balta, do t’ia ngjisja, do bëja një skelet, do ta reincarnoja, dhe Ganimeten do ta merrja për grua. U kemi ngritur këngë lavireve. U kemi bërë filma fëlliqësirave. Kemi gdhendur nëpër mozaike kolerat. Kushurirat i kemi copa mishi. Motrat dhe mbesat, kryesisht tuajat, budallaqe, delirante, bukëshkala. Le ta përkujtojmë si na ka hije këtë 100 vjetor. T’i ngremë një shtatore në mes të Tiranës, më të mirës dhe më të bukurës së të tëra femrave tona, kurvës hyjnore Ganimete Cuka.


RISI DHE ZHVILLIM Risitë dhe zhvillimi në cilësi janë kërkesa për çdo sipërmarrje aktive dhe moderne. Me ndihmën e tyre është e mundur të reagohet në mënyrë korrekte ndaj dëshirave të klientëve. Bramac e ka superuar këtë sfidë duke prodhuar me sipërfaqen Protector një sistem materiali i cili i tejkalon të gjitha materialet e deritanishme dhe vendos standarde të reja për materialet e mbulimit të çatisë. Mund të thuhet se sipërfaqja Protector është përgjigjia e Bramac për dëshirat dhe kërkesat e klientëve për mbrojtje, rezistencë dhe shumëllojshmëri në formë dhe ngjyrë. Më e rëndësishmja për sa i përket sipërfaqes së re është që u përdorën të njëjtat lëndë të para natyrore përbërja e të cilave u optimizua. Rezultati është një sistem i veçantë materiali me veti të jashtëzakonshme.Veçanërisht në lidhje me ndotjen e tjegullave u krijua një standard i ri. Në një mënyrë interesante kjo provohet nga testi i njohur ndërkombëtarisht me blozë në të cilin sipërfaqja BRAMAC Protector arriti rezultate të jashtëzakonshme. Sa më pak gjurmë papastërtish të shihen, aq më e ulët është tendenca për tu bërë pis. Në kontrast me sipërfaqen Protector në tjegullat tradicionale shihen më shumë gjurmë papastërtish.

Si funksionon sipërfaqja Protector? Tjegullat e zakonshme

Reaksion i grimcave kundër papastërtisë

Paraqitje skematike e grimcave të kripës (Diametri: disa nanometer)

Paraqitje skematike: largim elektrostatik

Largimi i papastërtisë bazohet në dy faktorë: • Nëpërmjet shmangies së krijimit të një lidhjeje reaktive me grimcat e papastërtisë • Nëpërmjet sipërfaqes me pore të imta e cila është rezultati i optimizimit të lëndëve të para dhe të prodhimit

Tjegull tradicionale e konkurrencës

Tjegull Bramac Protector Grimca papastërtie Vende reaksioni elekromekanike

Tjegulla Protector

Krahas mbrojtjes maksimale nga papastëritë sipërfaqja Bramac Protector ofron mbrojtje edhe ndaj gjurmëve agresive industriale (psh. gazrat industriale, shiu acidor) dhe ofron qëndrueshmëri shumëvjeçare të ngjyrës. Kështu ju mund të shijoni ngjyrën origjinale të tjegullave për shumë gjatë. As myshku as algat nuk përbëjnë problem për sipërfaqen Bramac pasi sipërfaqja Protector ofron më shumë mbrojtje ndaj krijimit të algave dhe myshkut. Tjegulla Bramac me sipërfaqe Protector ofron mbrojtjen maksimale ndaj kushteve të përgjithshme të motit si psh. borë, ngricë dhe erë, por edhe ndaj kushteve ekstreme të motit të tilla si stuhitë,, breshër, shi i fortë ose nxehtësi ekstreme 365 ditë në vit. Sipërfaqen Protector me mbrojtje të 5-fishtë e kanë modelet Klasik dhe Atika me garanci 30 vjeçare.

Protector

Pjesë e MONIER GROUP

29


30


SPECIALE/ Në Mal Vilëz në shtëpinë e Nazime Vishës, e akuzuar për vrasjen e Fiqiri Muçës. Takim me prindërit dhe të vëllanë Adhurimin. Historia e një familjeje të varfër në një fshat të mjerë në malet mes Tiranës e Burrelit. Beqir Visha, i ati i Nazimes rrëfen historinë sipas tij. Një telefonate rastësore të së bijës nga burgu i përgjigjet me krenarinë e patriarkut të familjes, nderi i së cilës është vënë në vend:

...Nazime, a ti je a...? Hallall ta boft Zoti...

31


Vladimir Karaj

jo është historia e Nazimes. Po kush është Nazimja? Një hiç gjë, një askush. Ajo për ne është njësoj si farat e pjekura të lulediellit që njerëzit hanë në stadium. Kur u nisëm të shkruanim këtë histori ajo ishte ende heroina, “sepse njerëzit në këtë vend (Shqipëri) kanë nevojë (e duan) dikë që vret përdhunuesin (përdhunuesit)”, thotë drejtori i “Mapos”, ndërsa kur po e mbyllim, ajo është një histori nga ato që konsumohen rrugëve me të njëjtën vëmendje sikur farat e lulediellit buzë bulevardit kryesor të Elbasanit, por vini re, gjithashtu me të njëjtin vështrim sikur ai që ngrënësit e farave u hedhin këmbëve të vajzave dhe grave që kalojnë aty pari. ...Në Vilëz Mal .... “Beqir Visha dora vetë”, thotë dhe na zgjat dorën poshtë mëngëve të një xhaketë të madhe për trupin e tij, burri i thatë, me faqe të ngjitura pas nofullave. Duke na drejtuar me dorën tjetër, që duket se mbin prej mëngës së xhaketës bashkë me një cigare shtrënguar fort mes gishtash, aty për aty na fton drejt shtëpisë pak metra më tutje. “Bujrum, bujrum”, thotë ai dhe na drejton të ulemi në një divan në ballkonin e kullës dykatëshe, ku sipër jetojnë njerëzit dhe poshtë është hauri i lopëve. Në dy minuta, ai ka nxjerrë nga oda e miqve kolltukët e vjetra për të na rehatuar sa më mirë dhe me të njëjtin dell mikpritës, pasi i ka dërguar dy herë pa sukses një fëmijë që ta lajmërojë, zbret edhe vetë deri në rrugën ku kemi ndaluar makinën dhe tërheq “me zor”

32

në shtëpi edhe shoferin që na priste atje. E shoqja “gatuan” në një xhezve të madhe 5 kafe. Për ne, për të zotin e shtëpisë dhe një tjetër fqinj që rastësisht u ndodh në të njëjtin moment që ne mbërritëm, duke tërhequr bashkë me të birin një dele që ishte caktuar të therej për festë të Bajramit. Pak pas kafes në tavolinë vihen po aq gota me një raki të butë kumbulle. Beqir Visha nuk ka nevojë të dijë se përse kemi shkruar. “Tani jam i lehtësuar”, thotë ndërsa gjerb kafen. Përsërit nja tre katër herë se e bija Nazimja i ka “zbardhur faqen”. “E ka kryer atë punë, e ka vrarë dhe ka tregu’ se nuk kishte shkuar vetë me të atëherë kur e rrëmbeu”, thotë ai. Shtëpia e mbuluar gjysmë me rrasa e gjysmë me tjegulla na bën hije, ndërsa përtej saj ka zheg e dheu ndizet prej diellit. Prej këtu ne shohim tymin e zjarrit që djeg faqen tjetër të malit të Priskës atë që nuk duket nga Tirana, por që i bën karshillëk Vilëz Malit, aty ku Tirana ndahet me Ketën e Burrelit dhe ku e vetmja punë frytdhënëse dhe që sjell ndonjë pare, veç emigrimit, janë drutë. Mu si për të konfirmuar këtë histori, zhurma e një makine të madhe ndërpret bisedën. “Është e filanit”, thotë me siguri Beqiri, ndërsa bisedon me bashkëfshatarin e tij. Beqiri thotë se e njohu nga zhurma e motorit makinën që zbriti në të tatëpjetën përballë shtëpisë së tij dhe ndaloi pak metra më poshtë. Dy burra të lyer këmbë e kokë me graso zbritën prej IFA-s së ngarkuar me trupa dhe bujtën në oborrin e shtëpisë ku ne po pinim kafe. Kishin pasur probleme me makinën, u


B eqir Visha, e shoqja Mejte dhe i biri Adhurimi në shtëpinë e tyre në Mal Vilëz.

ishte dashur ta rregullonin në mal; tani ulen në tavolinë e marrin edhe ata nga një kafe të zierë në të njëjtën xhezve të madhe. Në një moment duket sikur kulla gjysmë e shembur e Vishajve në majë të Vilëzës, është si han ku të huajt ndalojnë për t’u çlodhur. Në këtë mënyrë ka hyrë në këtë shtëpi 9 vjet më parë Fiqiri Muça, njeriu që mbeti i vrarë nga plumbat e 18-vjeçares Nazime Visha të cilën e njohu brenda këtyre mureve kur ishte vetëm një fëmijë i klasës së tretë. “ E ka gjet f’mi gocën. Ai vinte dhe lozte me të e merrte në dorë dhe e hidhte sipër në tavan”, kujton Mejte Visha, nëna e Nazimes, ndërsa fshin lotët me shpinën e dorës me të cilën mban pirunin që përdor për të kthyer specat në tigan. I biri, Adhurimi, fshihet pas fustanit të saj dhe na sheh me habi duke shënuar në mendje pamjen tonë në listën e të huajve që ka parë këto ditë. “Njê, kaq ishte goca”, thotë Mejtja duke na treguar me dorë kokën bionde të djalit që fshihet sa të mundet pas fustanit të saj me gjithë tentativën për ta afruar. ....“Miq” dhe hasëm Beqiri thotë se kurrë nuk i kishte shkuar mendja që miku i tij mund ta bënte atë që bëri. Ai thotë se bashkë kishin qenë shumë afër. “E kam fut’ në shpi’ e kam majt’ me bukë, i kam dal zot kur e kërkonin borxhlinjtë. Se kam dit’ se po ma shpërblen ashtu, po ta dia...”, ai mendohet pak dhe pastaj shpërthen në një lumë kërcënimesh, madje përshkruan edhe mënyrën se si ai do ta kishte vrarë. Burri megjithatë është i kënaqur (s’le rast pa e thënë) që gjërat morën këtë rrugë. (Merakun e të bijës që do të bëjë burg dhe shqetësimin për këtë ai e tregoi vetëm në fund të

Fotot: V.Karaj

bisedës, me gjysmë zëri si një dobësi që donte ta fshihte mirë). Historia, thotë ai, kishte filluar në maj të këtij viti, kur Fiqiriu i rrëmbeu vajzën për flokësh nga oborri dhe e mbajti në mal. Pikërisht ai Fiqiriu me të cilin Beqiri kishte ndarë bukën, kishte bërë krushqi e kishte shkuar deri aty sa për pak kishin ndarë edhe vdekjen bashkë siç kujton 45-vjeçari një aksident prej të cilit thotë se vetëm një mrekulli i shpëtoi të dy. “Ai hynte e dilte në këtë shtëpi. Ka ardhur këtu me nusen dhe fëmijët”, kujton Visha dhe lëshon një gjysmë rënkim e kërcënim bashkë: “Se po ta dija unë...”. Tani historia e miqësisë është harruar. Familjet që jetojnë jo më larg se 30 minuta nga njëra tjetra, në kufirin mes Tiranës dhe Burrelit janë në hasmëri. Beqiri thotë se Muçajt i kanë edhe “dy gjaqe borxh”; në krahun tjetër familja e Fiqiri Muçës kërcënon se do të hakmerret për jetën e 45-vjeçarit duke u mbajtur fort pas versionit se ajo që ai kishte me të akuzuarën për vrasje ishte një histori dashuria, madje duke fajësuar për këtë 18-vjeçaren si joshësen dhe njëkohësisht nxitësen e kësaj historie. Në anën tjetër, familjet që janë ndarë kaq keq dhe që kërcënohen për më shumë gjak, së largëti janë të lidhura në mënyrë të pandashme. Motra e Nazimes, Lutfija është gruaja e vëllait të viktimës, e nga ana tjetër një djalë i saj e një tjetër foshnje që pritet të vijë në jetë janë lidhja e gjakut që familjet nuk janë në gjendje ta shkëpusin. Megjithatë Lutfija e mohoi të motrën. E bëri lanet. E trembur ndoshta apo sepse ashtu e mendon vërtet, ajo ia vuri fajin për gjithçka Nazimes. ...Intermexo “Po beut s’iu bë vonë; ay ish mësuar me gjëra të këtilla: qeng-

33


Këtu i ka rritur Beqiri të 6 fëmijët e tij, duke mos i mbyllur dyert kurrë, miqtë dhe druvarët që ndodh të mbesin rrugëve. Këtu ka pritur edhe Fiqiriun

jet blegërijnë kur u vë thikën kasapi, çupat qajnë kur i merr beu në dyshek”, shkruan Kuteli. Kur ndodhte kjo që beu, mashkulli, burri e rrëmbenin një femër dhe e kthenin në pronë? Në maj kur Nazimeja u kthye prej “rrëmbimit”, ajo kishte pikërisht fatin e femrave të përdhunuara prej beut, pa faj e njëkohësisht e pandershme. E gjallë e njëkohësisht pa asnjë mundësi për të jetuar. Fejesa u shua. Ajo duhej të gënjente që i fejuari me të cilin kishte ndenjur vetëm pak orë, të besonte se ato 11 ditët në mal nuk kishte pasur asgjë mes saj dhe Fiqiriut. Natyrisht do ta kishte të vështirë të gënjente gjatë. Burri që “e donte”, d.m.th. “pronari” i saj i parë nuk kishte ndërmend të hiqte dorë dhe kishte marrë edhe masat që t’i jepte fund fejesës së saj me Sajmirin emigrant, që pak gjëra dinte për të fejuarën e tij të cilën e merrte ngase ishte sigurt se nuk ishte prekur kurrë më parë nga një mashkull dhe se mu në momentin e parë që mësoi se kjo s’qe e vërtetë vendosi t’i priste të gjitha kontaktet. Pak rëndësi kishte për të nëse ishte rrëmbyer, nëse ishte përdhunuar apo nëse ishte rrahur, vlera e saj kishte rënë si një rrobe e vjetër, prej bashkëshortes së mundshme e të denjë, në një të padenjë. Dasma ishte lënë pas Bajramit. Mejtja nëna e Nazimes thotë që në gusht, këtë gushtin që iku, e bija do të kishte veshur një fustan të bardhë e vello dhe do të ishte bërë nuse do të kishte një familje, do të ishte e denjë. ... Aty ku filloi Bëhet vapë e madhe dhe Beqiri na shtyn të ulemi brenda. Dy dhomat e katit të dytë të kullës që ai ndan me lopët janë gjysmë të rrënuara. Tavanet janë gati të bien, madje njëri, ai i

dhomës që shërben edhe si kuzhinë edhe si dhomë gjumi, është shkallmuar. Këtu i ka rritur Beqiri të 6 fëmijët e tij, dy ende të mitur dhe këtu pret e përcjell, duke mos i mbyllur dyert kurrë, miqtë dhe druvarët që ndodh të mbesin rrugëve. Këtu ka pritur ai edhe Fiqiri Muçën. Ndërsa ulemi në një divan të vjetër e të bërë gropë, hamendësojmë se burri që tani nuk jeton më është ulur kush e di sa herë përballë të njëjtit oxhak që ka në ballë një foto të gjyshit të Beqirit. Këtu janë ngrohur dhe kanë pirë bashkë raki dhe këtu, në të njëjtën dysheme druri të shtruar me tapete të vjetra dhe të pista, ai i ka njohur fëmijën, viktimën, dashnoren me shumë gjasa, e në fund vrasësen e tij. Ka vetëm një version për atë se si ka filluar e gjithë kjo histori që i mori jetën Fiqiri Muçës, ai që tregon Nazimja. “Një ditë kur isha vetëm më kërkoi kafe dhe unë ia shërbeva. Më erdhi nga pas në kuzhinë, më ka kapur me forcë nga flokët dhe më pas më ka zhveshur dhe më ka përdhunuar forcërisht. Kjo ka qenë dhe marrëdhënia ime e parë seksuale. Pas këtij veprimi që ka zgjatur dhjetë minuta, Fiqiriu më ka kërcënuar se do të më vriste me një pistoletë që ma drejtoi dhe më tha se do më vriste dhe familjen time nëse tregoja atë që ndodhi. Më pas u largua dhe unë jam munduar që të kaloj në gjendje normale për të mos më diktuar familja. Nuk i kam treguar askujt se kisha frikë nga ai person”, shkruhet në raportin e marrjes në pyetje të 18-vjeçares publikuar në ‘Panorama’ disa ditë pas vrasjes. A ka ndodhur pikërisht kështu?! Kjo në fakt sot ka pak rëndësi. Kjo do të kishte rëndësi nëse policia, në maj të këtij viti, do të kishte rendur seriozisht pas historisë së rrëmbimit të vajzës dhe ndoshta do të kishte nda-

SMS të dërguara nga një numër i regjistruar në emër të Nazime Vishës “Ti sms i kishe pa lek aq rrespekt për mua un kam me të pyt deri sa ti të më futësh në varr mua. Ti dash mos më pyt, dash pyt. Më jep lek se do blej gjena”.... “Tel fike do zoti shko ke lokli vilëz ti ke për tu bë pishmen gjith jetën për mua me mua nuk takohesh më mos bë gabim” “Ti asiherë zbën si them un do bëhesh pishmen se tel ma fik mua sa të shkosh në shpi po ma q… nënën këtë herë se ti do mos të bëhen xheloze ato kurvat që ma fik mua pishmen do bëhesh ato të dua më shumë se un tani ja bllokove”. “Gjafsha ty dhe çuni i Sali Berishës nuk ja hudhë sytë që nuk ma vle që të kam më të bukur ty jo zejbëj që me përmen jeta ime mos me e hum se jetën time ta kam kushtu ty ti në gjoftë se nuk të pëlqej më hep helm ose kur të vij ke shpija jote ti laj të gjitha”. “Jeta ime mendo shum se un kam vujt dhe ti rehatoshe tjerit paske bë gjena pa tregua se një makin të kishe shit për mua jo për tjerit”. “Zemër më blej dhe atlete se nuk kam me çfar të viu nuk kam ka të fol se u zuna me të shpis”. Marrë nga Panorma

34


Dëshmia e 18-vjeçares për përdhunimin dhe vrasjen në procesverbalin e policisë Para 4 vitesh kur ai vinte në shtëpinë tonë, kërkonte të gjente momente që unë isha vetëm. Një ditë kur isha vetëm më kërkoi kafe dhe unë ia shërbeva. Më erdhi nga pas në kuzhinë, më ka kapur me forcë nga flokët dhe më pas më ka zhveshur dhe më ka përdhunuar forcërisht. Kjo ka qenë dhe marrëdhënia ime e parë seksuale. Pas këtij veprimi që ka zgjatur dhjetë minuta, Fiqiriu më ka kërcënuar se do të më vriste me një pistoletë që ma drejtoi dhe më tha se do më vriste dhe familjen time nëse tregoja atë që ndodhi. Më pas u largua dhe unë jam munduar që të kaloj në gjendje normale për të mos më diktuar familja. Nuk i kam treguar askujt se kisha frikë nga ai person. Që atëherë për katër vjet me radhë ai vinte gjithnjë në shtëpinë tonë, qëndronte me ditë duke u ushqyer, larë e fjetur. Sa herë që më gjente vetëm më ka përdhunuar me dhjetëra raste e ka bërë. Unë gjithnjë nuk kam pranuar, por ai e bënte forcërisht dhe më kërcënonte me pistoletë. M’u kujtua se kisha një armë aty pranë dhe shkova e mora. E tërhoqa shulin e saj mbrapa dhe më pas e kam drejtuar fillimisht nga drejtimi ku ishte Fiqiriu jashtë porte. Ai iku me vrap. Unë nuk e kuptoja çfarë po bëja por e kam ndjekur me vrap nga iku ai duke e qëlluar me armën që kisha në dorë. Gjyshja erdhi pas meje kur dëgjoi të shtënat. Pashë që pranë portës së shtëpisë së gjyshes gjendej një makinë ngjyrë gri dhe në timon ishte një person. Kam ndjekur Fiqiriun në një livadh dhe nuk kam ndaluar së shtëni, por nga errësira mezi e vija re. Kur u afrova e pashë shtrirë. Kam vazhduar të qëlloj në drejtim të tij. Pranë më kishte ardhur gjyshja, xhaxhai im Behari dhe shoferi që ishte në makinën ngjyrë gri. Më pas u qetësova dhe prita derisa erdhi policia dhe kam dorëzuar automatikun me të cilin kisha vrarë Fiqiriun.

35


Rruga e Arbrit dhe shpëtimi e fundi i Zall-Bastarit Deri në Vilëz Mal ka vetëm një rrugë. Mes shkëmbinjve të bardhë që ndonjëherë duket sikur rrinë pezull si ato të planetit Pandora në skenat e Avatarit të Xhejms Kameron, shkohet përmes Rrugës së Arbrit. Të famshmes e të shumë përfolurës që është prej kohësh shpresa e fshatarëve të kësaj zone, që jetojnë duke shitur domate e qumësht në kryeqytet, për t’u lidhur më në fund me Tiranën. Rruga që ka çarë vetëm disa kilometra përtej kryeqytetit, dhe që i afron ndjeshëm fshatrat e kësaj ane me pjesën tjetër të botës, deri më tani ka treguar vetëm njërën anë të qytetërimit. Atë të shkatërrimit. Ashtu siç duket prej shenjash të qarta në shpatet e maleve para se të mbërrijë asfaltin, aty kanë mbërritur industria e inerteve, që gërryen ngadalë po pa pikë mëshirë shkëmbinjtë e bardhë duke lënë shenja që prej larg duke si plagë të bardha në kurriz të formave të latuara të një natyre deri atëherë të virgjër.

36


Mejtja që e çel gojën vetëm kur e pyesin, përgjigjet thuajse duke pëshpëritur, që se ka parë më të bijën që prej asaj dite maji kur ajo iku apo u rrëmbye

luar Muçën, duke i shpëtuar jetën, për dhunim të përsëritur të një të miture. Tani i vetmi gjykim që mund të bëhet do të jetë me patjetër spekulativ. Nisur prej këtij rrëfimi e prej mesazheve të zbuluara në celularin e regjistruar në emrin e Nazime Vishës, mund të themi se mes tyre ka pasur një histori intime të mpleksur njëkohësisht me shumë gjëra të tjera dhe gjasat që kjo histori të ketë filluar me një dhunim nuk janë të pakta. Por edhe nëse ajo nuk do të ketë nisur me një përdhunim, me atë tërheqjen prej flokësh, Fiqiri Muça do ishte boll fajtor para ligjit (para shoqërisë po se po), që e përcakton se një 14-vjeçare nuk mund të japë konsensus për të pasur marrëdhënie me një të rritur. Krimi, edhe në rast se Nazimja 14-vjeçare ka pranuar vetë të shkojë në shtrat me atëherë 41-vjeçarin, dënohet deri në 15 vjet sipas nenit të njëqindtë të kodit penal. 100 dhe 101 Por gjasat që neni i njëqindtë dhe ai njëqindenjëtë të njihet në policinë e Burreli duket se janë të vogla. Ndoshta për këtë e ndoshta më shumë sepse ashtu si për Xheladin Beun e Shemshedin Beut të shkruar vite më parë nga Mitrush Kuteli, për policin e zonës Hasan, Osman, apo kushdo qoftë ai, femra nuk ka të drejtë të kundërshtojë edhe në kundërshtoftë e bën jo se nuk do. “Goca s’ka çi do paret”, kujton Nazimja fjalët e inspektorit në një dëshmi të sajën. Në fakt ky nuk është rasti i parë që edhe pas denoncimeve të vajzave të dhunuara apo të kërcënuara, policia zgjedh të mbyll një sy të pranojë edhe dëshmi të marra nën presion se kanë shkuar me dëshirë dhe të vulosë dosjet që më pas hapen prej ndonjë rrjedhe të ngjashme gjaku. Në vitin 2006 një grua u ekzekutua nga tutori edhe pse kishte denoncuar në polici se ai e kërcënonte me jetë, kallëzim që u harrua aty për aty nga inspektori i zonës dhe që solli më pas vrasjen e saj në zonë të thellë, për rastësi, sërish në Burrel. Vrasja e Valentina Barmetës, solli atëherë një hetim të SHKB-së, por rezultatet e tij nuk u bënë publike ashtu siç nuk u mor vesh fati i inspektorit që mbylli një sy, ashtu siç ka shumë gjasa të bëhet edhe në këtë histori të dytë, ku një hetim i atillë ezaurues që mund të çonte para drejtësisë më shumë se vetëm autoren e një vrasje, zor se do të merret përsipër. Çështja është që në këtë mënyrë nuk mendon vetëm Xheladini i Shemshedi-

nit dhe as vetëm inspektorët e zonës, kështu mendonte Fiqiriu dhe kështu mendon (edhe pse i vjen zor ta thotë tani që vajza “lau veten”) Beqiri. Para se e bija të kthehej në vrasëse, ai se kishte pranuar në shtëpi. “Ajo”, kujton ai, pasi u gjet, “pas rrëmbimit ishte kthyer në një gjysmë njeriu, ishte tharë dhe dukej sikur kishte muaj pa ngrënë”. E megjithatë i vënë përpara deklaratës se ajo kishte shkuar me dëshirë me 45-vjeçarin, babain e 6 fëmijëve e zuri turpi, u tremb prej fjalëve që do thuheshin në fshat, “nderi” që duhej të ruante ishte më i madh se dhembshuria për të bijën. Beqir Visha e braktisi vajzën në komisariat. Ajo ndoshta do të ishte detyruar mu në atë moment të hidhej në krahët e Fiqiriut sërish, të mos ishte gjyshja që e mori “në dorëzim” e “firmosi” për 18-vjeçaren. Ditë pa ngrënë dhe dy tentativa vetëvrasje pasuan prej majit në gusht. Por Beqiri thotë se nuk kishte pasur kohë të fliste me të bijën dhe gjithë këto e mjaft fakte mbi atë që kishte ndodhur në mal i kishte mësuar nga gjyshja e vajzës dhe e ëma. Ai e “fali” (për ç’faj s’dihet) atë vetëm kur mori vesh hakmarrjen e saj ndaj dhunuesit, dashnorit e tutorit në tentativë. Ai e fali atë mu në atë moment kur ajo vendosi që të zgjidhte mes vetëvrasjes dhe vrasjes, sepse asaj s’i ishte lënë rrugë tjetër, ashtu siç thotë në ato dhjetëra mesazhe që dolën prej një telefoni të harruar të të ndjerit, e ku herë premton dashuri dhe herë tjetër me të njëjtën gjuhë plot gabime, betohet në Zot se do të vrasë a vetëvritet. ... E marrë peng “... Nazime, a ti je a...,Hallal ta boft Zoti... Mos e vrit mendjen hiç”. Ne ishim dëshmitarë krejtësisht rastësor të kësaj bisede (dëgjonim vetëm zërin e babait më këtë anë të telefonit), të parën herë që Nazime Visha nga burgu merrte në telefon të atin, me të cilin nuk kishte folur që pas ikjes apo rrëmbimit. Telefoni kalon dorë më dorë, deri te Adhurimi, Dhuri siç i thërrasin, e ndërsa djali i vogël, i fundit që e ka parë atë në këtë shtëpi mezi arrin të merret vesh më të motrën historia kthehet dhe njëherë te “rrëmbimi” apo ikja. “Po shtronte fier për lopët, kur ai ka ardh e ka kap për flokësh e ka fut në fuoristradë, e ka lidh me rrip dhe ka ik me shpejtësi duke mos ndaluar fare sikur të kishte një urgjencë”, kujton Beqiri. Ai vetë sjell në mend se është kryqëzuar diku me makinën e “mikut”, por ky ka ikur pa ndaluar për askënd. Rrëmbimi apo ikja ka qenë, me sa duket, e planifikuar mirë.

37


Teposhtë është sërish rruga copë-copë me gurë të bardhë, e rrahur veç prej fuoristradash e makinash ngarkuar me trupa në pyjet mes Tiranës dhe Burrelit

Fiqiri Muça i kishte takuar Nazimen, të ëmën dhe ish-vjehrrën e 18-vjeçares në Tiranë dhe kishte dalë vullnetarë për t’i sjellë ata deri në Vilëz Mal. Si ka lënë gratë në shtëpia ai ka shkuar të pijë një kafe aty pranë dhe pas disa orësh, kur nëna dhe ish-vjehrra e Nazimes ishin larguar për në shtëpinë e një komshiu, është kthyer dhe ka marrë vajzën në makinë duke u zhdukur në mal për 11 ditë. Tentativa e tij për të kaluar kufirin bashkë me të ka dështuar në momentin që familja ka kërkuar me ngul kthimin e vajzës. Kallëzimi, presioni ndaj shtëpisë së tij dhe fakti që siç tregon Nazimja fotoja e saj u shfaq në emisionin “Njerëz të Humbur” duke detyruar me shumë gjasa tutorin në Kosovë të tërhiqej nga dëshira për ta blerë, bënë që çifti pas disa ditësh në mal të zbriste në Burrel dhe të dorëzohej në polici. Vishajt thonë se policia e Burrelit e fshehu rrëmbimin pas një deklarate që ja morën Nazimes duke i bërë presion, dhe në këtë pjesë zbulohet diçka që të shtyn të dyshosh se gjërat kanë rrjedhur pak më ndryshe ngase vajza i ka thënë familjes. Pretendimi i saj se u rrëmbye në oborr me forcë, duket se nuk qëndron përballë sasisë së parave që ajo kishte marrë me vete, plot 1 milion të vjetra që ish-i fejuari ja kishte dhënë të bënte pajë dhe blinte rroba, dhe më herët mesazheve që kishte shkëmbyer me Fiqiriun, ku thoshte se e donte. A i kishte ajo këto para me vete ndërsa merrej me punë të bujqësisë?! Mejtja që e çel gojën vetëm kur e pyesin, përgjigjet thuajse duke pëshpëritur, që se ka parë më të bijën që prej asaj dite maji kur ajo iku apo u rrëmbye me Fiqiri Muçën, që prej asaj dite ajo as ka folur dhe as ka kontaktuar as me vajzën tjetër të martuar te Muçajt. Gruaja që duket në pamje të parë shumë më e fortë se i shoqi, përlotet disa herë ndërsa sjell në mend vajzat. Ashtu si Beqiri edhe ajo thotë se vajza është marrë bashkë me paratë, të cilat sipas gjasave ndërruan dorë në komisariatin e policisë aty ku polici i zonës i tha Fiqiriut se paratë mund t’i merrte ai e se vajzës nuk kishin çfarë i duheshin. ...Një nga ato (të abuzuarat) A ishte rrëmbyer Nazimja, apo ishte larguar me dëshirë?! Në fakt sms-të e publikuara dhe që u shpërndanë si sëmundje virale në ueb, e kthyen për një moment Nazimen nga një viktimë përdhunimi në një nga “ato”... Analfabetizmi dhe padija në mesazhe mund të ngjallnin mëshirë dhe tallje, por përmbajtja e tyre dukej sikur nuk linte asnjëlloj dyshimi se ajo fshihte mjaft prej të vërtetës së historisë së saj 4-vjeçare me Fiqiri Muçën. E nëse mesazhet janë të vërteta për të justifikuar besimin e disave se vajza nuk ishte aq e pafajshme, atëherë ato janë të vërteta edhe për të vërtetuar në fakt krejt të kundërtën. Abuzimi seksual me të mitur, femra apo

38

meshkuj, madje edhe kur nuk është i “dhunshëm”, nuk përfshin grushta e shqelma, i shndërron këta njerëz njëherë e përgjithmonë. Psikologët thonë se ndër shenjat kryesore të këtij abuzimi janë sjelljet e çoroditura seksuale, marrja e fajit mbi veten dhe nënshtrimi pa kushte ndaj abuzuesit apo sindroma e famshme e Stokholmit. Në fund të një liste të gjatë sindromash të fëmijëve të abuzuar, qoftë kjo edhe duke i joshur me para apo të mira materiale, është ajo e krimit. Fëmijët e abuzuar janë hajdutë, vrasës, gënjeshtarë dhe po e gjithë kjo është për faj të abuzimit. ...Në Vilëz Mal “Dasma ishte lënë pas Bajramit”, thotë Mejtja. Gruaja kishte shpresa deri para pak kohësh ta përcillte të bijën me vello nga shtëpia në malin që ndan Tiranën me Burrelin, por tani e kupton që ka pak mundësi ta shohë shpejt të ndodhë diçka e tillë. Gruaja që i përgjigjet të shoqit vetëm duke i përmbushur urdhrat, e pa nxjerr qoftë edhe njëherë zë, thuajse nuk ndaloi për asnjë moment sa ishim në shtëpi, e ndjekur hap pas hapi nga i biri Adhurimi që herë i mbahet pas fustanit e herë rend pas të ëmës, po aq i heshtur sa ajo. Beqir Visha ndërkohë vendos të vijë me ne deri në Vilëz, një fshat që ndodhet pak më poshtë ku e lëmë të takojmë një ish mësues të Nazimes. Prej takimit nuk mësojmë asgjë të re, veç ca thashetheme e histori për burra me tre apo me dy gra, gjë që nuk shihet si shumë jonormale në këtë anë të Shqipërisë. Beqiri që na ka përcjellë deri në atë moment, e që megjithë të nxehtit se ka hequr për asnjë moment prej trupi xhaketën e vjetër shumë të madhe për të, ndahet me ne, por duket sikur është pishman për diçka që s’na e ka thënë e ndërkohë mendjen e ka të vajza në Ketë, ajo që ka dhënë të Muçajt me të cilën nuk po mundet të lidhet dhe as të mësojë tjetër gjë përveç se është gjallë. “Nuk e besoj se i bëjnë gjë”, më shumë për të siguruar veten, ndërsa na përcjell me një shtrëngim dore. Teposhtë është sërish rruga copë-copë me gurë të bardhë, e rrahur veç prej fuoristradash e makinash ngarkuar me trupa që merren, një pjesë vidhen, në pyjet mes Tiranës dhe Burrelit. ....Nazimja, 18-vjeçarja që vrau Fiqiri Muçën mëngjesin e një dite gushti do duhej, për dreq nuk e ka, të kishte një emër më modern. Do kishte qenë kështu më e vlefshme, më e përgojuar. Ndoshta nuk do të dëgjonim aq shpesh: “U bë edhe Nazimja”..., shprehje që më shumë lidhet me emrin e prapambetur të saj (si mundet ky emër të shkruajë sms, aq më shumë erotike) se sa me njeriun pas këtij emri (viktimën e një historie që përtypet kafeneve si farat e pjekura në stadium).


39


Numri i ri nĂŤ treg 40


KODRA MBAS BREGUT

Ardian Ndreca Delire verore Prag vjeshte i nxehtë. Në detin partiak blu tufa me butakë dhe karkaleca hidhen nën ritmin marramendes të daulles me lëkurë gomarit. Vetëm nji mirditas nuk po kcen, e dihet ai që nuk kcen nxirret përjashta pa shumë ceremoni.

Gushti kaloi si kalë çalë, tue lanë mbas vetes nji mori me ngjarje. * * * Në Shqipni s’ka asnji think tank përsëmbarit. Ai burri vijon tue folë përçart, herë kapet me shkrimin e historisë, herë me miliarderët (edhe pse nuk asht ma i vorfën, i ka mbetë urrejtja klasore ndaj të pasunve), ma së shumti e kalon ditën tue thanë gjana pa lidhje. S’ka nji think tank që t’i sugjerojë nji ide, nji lëvizje, nji cilësor apo diçka me kuptim në ketë krizë të thellë që shumë shpejt mund të kthehet në tragjedi! Asht rrethue me budallenj që i gradon deri në kufijtë e groteskut tue i ba ministra e president republiket, asht rrethue me parvenu të dehun prej suksesit e që do ta braktisin në çastin ma të parë, asht rrethue me skile, me laselyesa, me brejtësa profesionista që kapin sa majtas djathtas. Asht i rrethuem e s’ka kah ikë, kjo asht tragjedia e nji njeriu që asht krejt vetëm. * * * Në nji mbledhje të grupit parlamentar Berisha premtoi solemnisht se do të bashkojë kryet me trupin e Ali Pashë Tepelenës, atij despotit të egër që sfidoi

Portën e Naltë në emën të egos së tij të stërmadhe prej kusari të shndrruem në pashë. Sa mirë që Napoleoni nuk asht shqiptar, pse Berisha do të kishte shkue deri në New York për me e nxjerrë prej formalinet atë pjesën që mungon në inventarin anatomik të korsikanit të famshëm. * * * Bijtë shpirtnorë të shkretinave duen me e shkretue Shqipninë, me e djegë, me ia pre pyjet dhe me ia shkatrrue kullotat. Pyjet e Shqipnisë po digjen e po priten prej jugut në veri, prej Rrugës së Elbasanit në malet e Lurës. Nji mik i huej që këto ditë kishte shkue me vizitue Lurën më tregonte se i ishte dukë si Nagasaki në fotot e mbas shpërthimit të bombës atomike: trungje pemësh të preme nji ose dy metër prej toket. Trungje të kalbta bredhash shtrihen kudo përtokë si njerëz të vramë e të pavorrosun. Njerëzit duen që ambienti t’i ngjajë botës së tyne shpirtnore, ky asht shpjegimi i vetëm i kësaj hekatombe. Barbarët fitojnë gjithmonë ndër ne. * * * Prag vjeshte i nxehtë. Në detin partiak blu tufa me butakë dhe karkaleca hidhen nën ritmin marramendes të daulles me lëkurë gomarit. Vetëm nji mirditas nuk po kcen, e dihet ai që nuk kcen nxirret përjashta pa shumë ceremoni. * * * Ambasadori danez dhe ai holandez, tue i thanë lamtumirë Tiranës zyrtare, i dhanë dy flakaresha të forta politikës shqiptare. Karsten Jensen dhe Henk van den Dool do të kujtohen si njerëz me karakter dhe me moral të naltë, ndryshe prej shumë kolegëve të tyne, burokratë të përhimtë, të mimetizuem mrekullisht në Tiranën mjerane. * * * Kjo verë në Shqipni do të kujtohet për numrin e madh të vrasjeve. Shqiptarët vriten me njeni-tjetrin. I ka kapë nji çmenduni kolektive, vriten si mizat, ma zi se të ishte luftë. Të gjithë kanë armë dhe i sulen njeni-tjetrit pa pikë mëshirë. Vetë qenja e dy ministrave të fundit të mbrendshëm, dy njerëz të pakuptimtë, tregon se sa për zemër e ka kjo qeveri rendin dhe qetësinë... e shqiptarët vriten a thue se kanë frikë se po u skadojnë fishekët e pashkrepun. * * * Shqipnia asht nji vend për t’u zbulue,

thonte nji reklamë e qeverisë para do kohësh. Ketë ftesë e ka marrë fluturim Guardia di Finanza e shtetit fqinj, e cila me anë të monitorimit ajror ka zbulue javët e fundit 250 plantacione me cannabis sativa në territorin tonë. Jam kureshtar me dijtë nëse plantacioneve të masipërme qeveria ua ka pre shiritin e inaugurimit, pse ato janë shumë ma fitimprurëse se gjithë aktivitetet tjera që viziton Berisha nëpër Shqipni! * * * Ka dy lloje diktaturash: ajo e lirisë së rreme dhe ajo e autoritarizmit të vërtetë. Nganjiherë përgjatë historisë këto dy lloje ndërthuren mrekullisht deri në neveri. Kur shumica dorzohet atëherë mendon se e keqja nuk mund të mposhtet, e asht shi ky mendim që e ban të keqen të pathyeshme. Kur mendoj se në vitin 1939 pati sish që propozuen Hitlerin për çmimin ‘Nobel’ për paqen, më shtohet shpresa. Edhe ma idiotat e syleshat, po të kenë fatin e rrallë me jetue mbi 100 vjet, munden me u çue prej gjumit dhe me e pa të vërtetën në sy. Por idiotat e syleshat, mbasi janë riprodhue në mënyrë të pagabueshme, vdesin shpejt, të kënaqun e pa asnji shpresë për shelbim. Prandaj historia jonë përsëritet, janë po ata që na rrethojnë.

Ambasadori danez dhe ai holandez, tue i thanë lamtumirë Tiranës zyrtare, i dhanë dy flakaresha të forta politikës shqiptare. Karsten Jensen dhe Henk van den Dool do të kujtohen si njerëz me karakter dhe me moral të naltë, ndryshe prej shumë kolegëve të tyne, burokratë të përhimtë, të mimetizuem mrekullisht në Tiranën mjerane. 41


42


Ibrahim Rugova ashtu siç nuk e keni njohur Ngjarjet rrjedhin shpejt dhe janë të papërsëritshme, aq më shumë kur ato janë rastësi. Kështu ka qenë për gazetarin Martin Leka udhëtimi i parë në Kosovë në vitin 1992. Ai ende nuk ka një shpjegim nëse ka ekzistuar diku larg dikush ose diçka që vendosi për të apo ishte vetë ai që diktoi fatin e tij. Atëherë ishte gazetar te ‘Koha Jonë’, një gazetë e re opozitare, që fare pak njihej në Kosovë, por që në Shqipëri ishte bërë një ndër gazetat më me ndikim në vend. Një ditë e zakonshme pune në kërkim të lajmit rrugëve të Tiranës do të ndryshonte gjithë rrjedhën e ditëve që do pasonin. Me letërnjoftimin e vjetër në xhep dhe me portofolin thuajse bosh, ai do të nisej drejt Kosovës. Do të udhëtonte si klandestin në sediljen e pasme të një furgoni me targa jugosllave, me një grup shqiptarësh nga Kosova. Një rrugë plot peripeci dhe të papritura. Iu desh të kalonte malin në këmbë, e të priste me orë të tëra i fshehur pas një gëmushe për t’i shpëtuar syrit të ushtarit serb. Atë kohë Kosova sapo ishte vetëshpallur shtet sovran dhe i pavarur. Ky zhvillim i ri në jetën politike të vendit ishte pasojë e daljes në plan të parë të një brezi të ri të elitës

kosovare. Martin Leka do të ishte i pari gazetar nga Shqipëria që do të takonte klasën e re politike të Kosovës dhe një prej përfaqësuesve të saj, Ibrahim Rugovën. Në këtë intervistë Martin Leka sjell në kujtesë Kosovën e vitit 1992. Si ishte transformuar Prishtina në një qytet që dukej sikur edhe ditën, “flinte” nën vëzhgimin e rreptë të forcave policore serbe. Njerëzit që mbylleshin në shtëpi sapo binte muzgu dhe dëshira e tyre për t’u informuar rreth Shqipërisë, sidomos nëse vendi amë kishte apo jo armë dhe municione për ta. Por gjithashtu Leka arrin të na “vizatojë” me fjalë edhe portretin e panjohur të disa prej figurave intelektuale dhe politike të asaj kohe. Jetën luksoze të Adem Demaçit në vilën e tij përballë jetës modeste nën tymin e shpeshtë të cigareve Marlboro dhe gotës së uiskit të presidentit Ibrahim Rugova. Intervista me Rugovën në selinë presidenciale, që, sipas Lekës, është po aq aktuale edhe sot. “Kur para disa ditësh rilexova intervistën e tij, kuptova sesa vizionar ka qenë ai për të ardhmen e çështjes së Kosovës. Pothuajse në Kosovë ka ndodhur ajo çka ai parashikonte”.

43


Udhëtimi juaj i parë në Kosovë i përket vitit 1992. Ju shkuat atje ilegalisht si gazetar për të realizuar disa intervista për gazetën ‘Koha Jonë’. A mund të na i rrëfeni rrethanat dhe si arritët të kalonit kufirin jugosllav? Po të ma tregojë këtë histori dikush sot, do ta quaja të pabesueshme, gjer në gënjeshtër! E quaj këtë udhëtim një konglomerat mes aventurës, pasionit, naivitetit, profesionalizmit, kuriozitetit, guximit etj. Gjithçka pa fill, gjithçka e rastësishme, ndoshta thjesht një fat! Ishte dimër, por kohë e mirë në Tiranë. Nëntor. Gazeta e parë e pavarur ‘Koha Jonë’ botohej një herë në javë. Redaksinë e kishim te restorant ‘Durrësi’, shkonim e vinim në Lezhë, ndonjëherë flinim dhe në zyrë me Aleksandër Frangajn, në dy divane të kohës. As vetë nuk e di pse u ndodha pak pas mesditës te një pikë karburanti përballë Kinostudios. Një makinë tip furgon, me targa të Jugosllavisë, po furnizohej, ndërsa përballë, mbështetur në një mur qëndronin katër persona, të moshuar. Nga kurioziteti, u afrova dhe kur vura re dialektin e shqipes, kuptova se ishin nga Kosova. Nuk mbaj mend si hyra në bisedë me ta, por kur u thashë se jam gazetar, njëri prej tyre, më i riu, që mbante një kamera të vogël amatore në dorë, më tha se ishte kameraman dhe kishte punuar edhe për RTV e Prishtinës. Quhej Skënder Gashi. Më i moshuari prej tyre, një burrë në moshë rreth 65-70 vjeç, me flokët bardh si bora, mbaj mend që më pyeti se ku kisha dëshirë të ikja në rrugën e parë jashtë Shqipërisë. Mbaj mend që më përmendi Zvicrën, Gjermaninë, Italinë. Kurse unë i thashë, pa u menduar gjatë: për herë të parë dua të shkoj në Kosovë. Ai u habit pak, më tha që atje është “regjimi i shkjaut”, por pas pak, nuk e di pse më pyeti serish, ndoshta me shaka: “A do vërtet të vish në Kosovë me ne?”. Unë i thashë prerë “Po”. Ata se ç’pëshpëritën me njëri-tjetrin në serbisht që të mos

44

i kuptoja. U mërzita, për këtë, se e ndjeva veten gati të fyer nga kjo situatë. Për ta ndryshuar i pyeta se sa do të qëndronin në Tiranë dhe kur do të niseshin në Prishtinë. Pasi e ndërprenë bisedën, më i moshuari prej tyre më tha: Ne do të nisemi tani, a ke pasosh me vete? Më vjen të qesh me vete kur kujtoj sa keq e ndjeva veten nga situate që u krijua. I hutuar totalisht thashë po, edhe pse nuk e dija fare se çdo të thoshte fjala pasosh. Isha tërë emocion dhe i dyzuar. Nuk ikja kurrë pa lajmëruar nënën në Lezhë, nuk kisha nga të lajmëroja Aleksandërin (Frangaj) apo dikë tjetër nga redaksia. -Ma jep ta shoh pasoshin?- m’u drejtua Skënderi. Kujtoj se u bëra ujë në djersë nga sikleti. Fusja duart nëpër xhepat e pardesysë së zezë, në xhepat e pantallonave, kot, sepse nuk e dija se çfarë po kërkoja. I mbytur në faj, ndërsa rrëmoja kot nëpër xhepa, ua thashë se nuk i kisha kuptuar se çfarë ishte pasoshi. Ma shpjeguan duke nxjerrë pasaportat e tyre. Unë nuk kisha pasaportë të madhe, kisha letërnjoftim. Ata u stepen kur e panë atë që ne e quanim pasaportë. Megjithatë, më ftuan të hipja në makinë. Isha shumë i shqetësuar, aq sa mendoja se po bëja një gabim të pafalshëm. Për të fituar kohë në vendimin tim, u kërkova të më çonin në redaksi që të mund të lajmëroja. Kisha shpresë se do të gjeja Aleksandërin, Nikollën (Lesi) apo ndonjë tjetër që të mund të qetësohesha, më saktë, që të mund të më ndalnin në këtë aventure që kisha kurdisur vetë me naivitet të pashoq. Në redaksi nuk gjeta asnjërin përveç Dritës, pastrueses. Mbaj mend që i thashë: “Thuaji Sandrit, u nisa për Prishtinë, do marr intervista të papame, mos i trego nënës sime ku jam, po thuaji se jam në Tiranë”. Sapo hipa në makinë bëra dhe një pyetje të fundit, me shpresë se do shpëtoja nga kjo rrugë e nisur gjithë pishmane tashmë: Po unë nuk kam valutë me vete, nuk jam i përgatitur, a të zbres? -Mos ta kesh kurrfarë sikleti, se je mysafiri ynë, or mik! Po si e kaluat kufirin? Në kufirin e Qafë-thanës arritën rreth orës 17.30. Doganën shqiptare e kaluam pa problem. Tek ajo maqedonase, më thanë të rrija pa lëvizur e të strukesha poshtë sediljes, sikur isha në gjumë. Ashtu bëra, edhe pse gjithë frikë. Në Shkup arritëm në darkë dhe fjetëm aty. Të nesërmen, u nisëm drejt kufirit Jugosllav, në vendkalimin kufitar të Hanit të Elezit. Duke qenë ilegalisht e vetmja mënyrë për ta kaluar kufirin jugosllav, mbetej me këmbë malit. Bashkudhëtarët e mi më këshilluan që, nëse shihja ndonjë ushtar serb, duhej të fshihesha. Ata do më prisnin matanë. Por sapo arrita afër kufirit në majë të kodrës, përballë meje vura re ushtarin e patrullës. U fsheha në një gëmushë, por sytë i mbaja tek ushtari. Ai nuk po lëvizte, bënte vetëm ecejake para e pas, në distancë të shkurtër. Kisha frikë se mos nga sikleti më vinte të kollitesha. Kam pritur ashtu i shtrirë në tokë i fshehur pas asaj gëmushe plot tri orë. Pas tri orësh ushtari u largua. Me sa dukej, ishte orari i ndërrimit të shërbimit. Ia futa vrapit, kalova kodrën dhe u drejtova në shtëpinë e parë që më zunë sytë. Mbi çati valëvitej një flamur shqiptar e një gjerman. I zoti i shtëpisë hezitoi të më ftonte brenda derisa i shpjegova gjithë situatën. M’u desh t’i betohesha që isha shqiptar dhe vija nga Tirana. Ashtu siç më kishin thënë, bashkudhëtarët e mi më kishin kërkuar derë më derë në të gjitha shtëpitë përgjatë kufirit dhe më gjetën. Por nuk mbaroi me kaq. Deri në Prishtinë duhej të udhëtoja me autobus sepse furgonët kontrolloheshin nga policia. Mikpritësit më prenë biletën. Fatorino dhe shoferi i autobusit ishin serbë. M’u desh të bëja aktorin. Hiqesha sikur kisha një jetë që e bëja atë rrugë, rrotulloja biletën në dorë dhe shikimin e mbaja gjith-


monë jashtë dritares. Fatmirësisht nuk ngjalla asnjë dyshim. Në Prishtinë u ndjeva si një peng i çliruar nga rrëmbimi! Nuk e mbaja dot veten nga ngazëllimi, pa menduar fare se do të kishte dhe një kthim, të cilin do ta bëja vetëm dhe që do të kishte peripeci të tjera, më të rënda se në mbërritje… Si ishte Prishtina e vitit 1992? Përshtypja e pare ishte siç ndodh rëndom, ku përballet realiteti me imagjinatën e krijuar. Prishtina për mua ishte si një “mit” i fiksuar në memorien time. “Identikiti” i krijuar vetëm me njohjen e sipërfaqshme ishte padyshim i rremë. Ishte një qytet që dukej sikur edhe ditën “flinte”. Pak njerëz shihje nëpër rrugë dhe lokalet e pakta. Gjithçka kishte një justifikim: represionin serb. Nëpër rrugë kishte shumë patrulla policie serbe. Milicët, siç quheshin, ishin të armatosur dhe rrallë hasje milicë që patrullonin vetëm, përgjithësisht ishin në skuadër. Njerëzit mbylleshin në shtëpi sapo binte muzgu. Tregu ishte mjaft i dobët dhe ndihej inflacioni i monedhës zyrtare, dinarit. Një kg domate kushtonte miliarda dinarë (!)… Një tjetër vështirësi ishte përballja me dialektin e shqipes. Mua më ndihmonte prejardhja ime veriore, por edhe kjo pak të hynte në punë, sidomos ditët e para. Pyetja e parë nga kushdo që takoja (përjashto elitën) ishte; “A ka armë e municion Shqipnia?” Por, kishte një dëshirë të ethshme për të ditur mbi Shqipërinë. Prishtina e 1992-it mua më ngjante me një qytet të “frustruar” dhe kjo vinte për shkak të represionit të vazhdueshëm serb, i cili kishte mundur të bënte “zap” jetën ekonomike e sociale, por kurrë nuk kishte mundur të bënte “zap” zemrën e tyre. Po si lëvizët në qytet me gjithë policinë serbe nëpër këmbë? Skënder Gashi u bë mikpritësi im bashkë me miqtë e tij. Por stacionimi i parë i imi u bë ndërtesa e Pallatit të Shtypit në Prishtinë. Aty botoheshin të gjitha gazetat e revistat e kohës, ndonëse të pakta. Aty ishin redaksitë e gazetave ‘Rilindja’, ‘Bujku’, ‘Zëri’ etj. Ndër të parët që takova ishin gazetarët Blerim Shala, një fotograf emri i të cilit nuk me vjen ndërmend, por që kishte fotografuar Ramiz Alinë dhe punonte te ‘Zëri’, Bajram Kosumin, Frrok Krisajn, gazetar i ‘Bujkut’ etj. Atje mësova aq sa munda për personalitetet që kisha ndërmend të takoja e intervistoja dhe mënyrën sesi duhet të bija në kontakt me ta. Nuk mbaj mend cili prej gazetarëve ma sugjeroi, por gjatë gjithë ditëve që më duhej të lëvizja në Prishtinë, me mua vendosën që të qëndronte një korrespondente e gazetës ‘Fakti’, që botohej në Maqedoni. Ajo ishte nga Mitrovica, por banonte në Prishtinë dhe në Shkup. Quhej Zehra Bajgora. Shpesh, kur kalonim në vende të rrezikshme e me policë, ajo më fuste krahun (sikur ishim çift bashkëshortësh), sepse, sipas një kodi të pashkruar, njerëzit e shoqëruar policët serbë nuk i ngasin. Kë takuat dhe intervistuat atje? Për të takuar, kam takuar njerëz pafund. Intervista kam bërë me Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova; Akademikun Rexhep Qosja, asokohe Kryetar i Institutit Albanologjik të Prishtinës; Adem Demaçin, personalitetin e njohur të sapodalë nga burgu, “mitin” e të urtëve; Anton Çetën, kryeredaktorin e ‘Thema’, Shkëlzen Maliqi etj. Të gjitha intervistat i kam marrë me kasetofon në minikaseta. Për efekt sigurie, kasetofonin e lashë atje, për të mos lënë dyshime gjatë rrugës në kthim. Përtej pyetjeve të një gazetari, çfarë ju bëri përshtypje te secili nga të intervistuarit? Për mua ishte një emocion i zakonshëm. Por duhet të jem i sinqertë: atëherë, gjithë përqendrimi im ishte të kisha intervistën e tyre,

zërin e tyre. Ishte një ego profesionale brenda meje, aq sa nuk kujdesesha fare për të parë e njohur detaje, të cilat thjesht i kujtoj tani, edhe pse kanë kaluar 20 vjet. Unë isha një gazetar i ri dhe për mua kjo ishte një sfidë. Kisha ikur, siç thuhet, i papërgatitur, isha i panjohur për ata, ashtu si dhe gazetat shqiptare, ndaj ngazëllehesha kur përfundoja një intervistë dhe me dukej se kisha me vete gjithë pasurinë e botës. Adem Demaçin e intervistova në shtëpi. Ishte një shtëpi mjaft komode, gjë që më ra përnjëherësh në sy, stil modern. Por vetë Demaçi ishte mjaft popullor dhe gjatë gjithë intervistës kishte nota patetike, patriotike. Ishte radikal përsa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Gjëja që më bëri përshtypje ishte fakti se çmoi e vlerësoi në intervistë, jashtë parashikimit tim, figurën dhe veprën e Enver Hoxhës. Anton Çeta ishte tipik. Siç e kemi njohur e dëgjuar për nismën e tij humane e patriotike të faljes së gjaqeve e pajtimit në Kosovë. Ishte njeriu të cilit i zinte fjala peshë te kushdo. Nuk përzihej me politikë, ishte gati si një njeri i “lëshuar nga Zoti”. Edhe pamja fisnike, edhe zëri i shtruar, edhe mendimi i thellë, edhe dituria e fshehur mes frazash, të bënin ta përjetoje me emocion çdo fjalë të tij. Ai ishte gati-gati si një Papë. Rexhep Qosen e intervistova në zyrën e tij në Institutin Albanologjik. Mbi kokën e tij ishte një fotografi e madhe e Naim Frashërit. Gjuha e tij ishte e plotë, e zgjedhur. Ishte mjaft i rrjedhshëm e nuk

45


46


bënte lapsuse apo gabime. Ishte i qartë në ato çka fliste, pa ekuivoke dhe nuk kishte natyrë politikani. Sigurisht, radikalizimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës e vinte në baraspeshë edhe me komunitetin ndërkombëtar e sidomos me përkrahjen e Tiranës zyrtare. Takimi juaj me presidentin e asaj kohe, Ibrahim Rugovën, për vetë situatën në të cilën ndodhej Kosova duhet të ketë qenë i vështirë… Në fakt, po. Takimi më i vështirë ishte me Ibrahim Rugovën. Kisha ditë që prisja konfirmimin, përmes gazetarëve. Ai e kishte marrë kërkesën time edhe përmes një letre që i kisha nisur me një njeri, ku i bëja një prezantim fare të shkurtër timin, të gazetës. Më në fund, lajmëtari më thotë se ishte caktuar takimi për të nesërmen, në orën 14.00. Ndjeva një lehtësim, pasi kisha peng dhe një si brengë se mos nuk do e bëja këtë intervistë, pas një aventure të pashoqe. Dikush më çoi gjer në njëfarë vendi dhe më la përballë një shtëpie të zakonshme, njëkatëshe, tepër modeste. Që të jem i sinqertë, kisha përshtypjen se do të futesha në një ndërtesë të madhe, ku kishte shumë njerëz e shumë kontrolle. Në fakt, aty kishte vetëm një njeri që më priti. Ishte shoqëruesi i përhershëm i Rugovës, ai që s’iu nda atij për asnjë çast. S’më kujtohet emri, por ka botuar së fundmi një libër me kujtime. Ai më drejtoi për te dhoma ku duhej të futesha dhe iku. I rashë derës dhe, sapo e hapa, dëgjova “bujrum” nga Presidenti i Kosovës. “Bujrum të thënçin”, ia prita! U çua në këmbë, pa lëvizur nga tavolina dhe më dha dorën. A shfaqi ndonjë entuziazëm për takimin me një gazetar shqiptar? Ishte i ftohtë, korrekt, nuk shfaqi ndonjë shenjë entuziazmi se po e intervistonte një e përjavshme e pavarur shqiptare, të cilën, siç më tha më pas, nuk e kishte lexuar e nuk dinte për të. I bëra një prezantim të shkurtër, bëra gati për incizim kasetofonin dhe filluam menjëherë intervistën. Nuk kisha asnjë pyetje të shkruar, sepse letrën me pyetjet e harrova brenda një libri në dhomën ku flija. Fillova me pyetjen e parë, sesi kisha kaluar kufirin ilegalisht për të ardhur në gjysmën tjetër dhe si mund ta përcillni këtë gjest për gjithë shqiptarët… Përgjigjej qetë, me zërin e shtruar karakteristik. Biseda shkoi dhe përtej intervistës? Intervista mbaroi shpejt. Unë nuk nxitova të ngrihesha, pasi nuhata se pas intervistës mund të shkëmbenim ndonjë bisedë të zakonshme. Më mbushi një gotë uiski, të cilën mezi e mbarova. Më ofroi edhe një cigare Marlboro të kuqe, nga grumbulli i paketave që kishte mbi tavolinë. Për rreth një orë e gjysmë më pyeste dhe e pyesja. Sa për fillim bisede, i tregova sesi kam arritur të vij në Prishtinë. Pashë që kishte interes dhe që u emocionua. Më pyeti në përgjithësi si venë punët në Shqipëri. Sigurisht, unë e dija preferencën e tij për të djathtën, ndaj u kujdesa të mos e prekja këtë temë. Shpesh vëreja gjatë batutave të qeshurën e tij karakteristike, sytë që nuk i fshiheshin dot pas xhamave të syzeve. Pinte aq shumë duhan, sa pothuaj nuk e fiku asnjëherë cigaren për sa kohe isha aty. Edhe uiski gjithashtu. Një paketë e mbaruam sa ishim bashkë. Zyra ishte e mobiluar në mënyrë modeste dhe gjithandej kishte shumë libra e tektuk ndonjë dosje. U ngrita dhe më përcolli gjer te dera e zyrës. Pasi dola jashtë, u ktheva t’i hidhja një sy sërish Presidencës së Kosovës, një shtëpi “jerevi” më shumë se modeste. Si nuk shembej kjo ndërtesë nga një mendje si e Rugovës, mendova atë moment dhe ika… Sa i hapur ishte ai në bashkëbisedimin me ju? Ibrahim Rugovën e njoha më shumë pas këtij takimi, megjithëse nuk e takova më kurrë. Kur para disa ditësh rilexova intervistën e tij,

kuptova sesa vizionar ka qenë ai për të ardhmen e çështjes së Kosovës. Pothuaj në Kosovë ka ndodhur ajo çka ai parashikonte: që Serbia do mundohej ta zbrazte Kosovën përmes ndonjë lufte, që çështja e Kosovës nuk zgjidhet pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, që dy shtete shqiptare nuk i bëjnë dëm çështjes kombëtare, përkundrazi e ndihmojnë atë etj. etj. Dhe sot kemi dy shtete shqiptare; sepse Serbia u përpoq ta zbrazë Kosovën përmes një lufte; sepse Kosova u çlirua me ndihmën e ndërkombëtarëve. Kaq do të mjaftonte të thoja se me duket sikur intervistën me Ibrahim Rugova e kam bërë dje. Presidenti Ibrahim Rugova ishte përveçse shkrimtar, edhe diplomat e politikan. Kuptohej qartë në përgjigjet që jepte, sidomos kur pyetej për politikën shqiptare. U kujdes shumë dhe nuk përmendi asnjë emër gjatë intervistës, bile edhe në bisedën e lirë, i anashkalonte emrat e përveçëm. Bënte kujdes të tregohej i paanshëm, megjithëse dihej simpatia e preferenca e tij për të djathtën shqiptare dhe presidentin e kohës, Sali Berisha. Të rikthehemi pak te paralajmërimi juaj në fillim të kësaj interviste. Te kthimi në Tiranë. Çfarë ndodhi? Më ngjethet mishi sa herë e kujtoj. Më hipën në tren, si mënyra më e lehtë për të kaluar në Maqedoni. Si për dreq, rastësish më njohu dikush që kishte kaluar para disa kohësh kufirin dhe kishte ikur te të afërmit e tij në Kosovë. Nuk i dhashë shumë muhabet në tren, pothuajse fare, që të mos pikasesha nga policia. Kur treni ndaloi në kufirin serb në Maqedoni për kontroll, ia hodha. Ndërkohë, shoh nga dritarja që kishin zbritur këtë shqiptarin dhe po bisedonte me policët. Ndërkohe që treni mori të nisej, bilbilat e ndaluan. Një polic hipi në tren, erdhi tek unë e më bëri shenje të zbrisja. Ky torrollaku, u kishte thënë se më njeh dikush në tren dhe është gazetar… I shkreti, pa të keq, donte të shpëtonte veten. Pasi i gërthita sa munda, më çuan te kabina e policisë për kontroll. Kontrollin e parë ma bëri komandanti i postës kufitare. Një kontroll të sipërfaqshëm me prekje, por që nuk i shkoi dora aty ku fshiheshin 6 minikasetat e mia. Isha gjithë ankth e djersë, mohoja që isha gazetar, u thashë që kam qenë te të afërmit e mi në Prishtinë, u thoja vazhdimisht emra që mbaja mend. Sollën një tjetër polic, që fliste shqip e përkthente. I dhanë urdhër të më kontrollonte në vende intime. Ende pa filluar të më kontrollojë, i pëshpërita: nëse je shqiptar, më mirë më vrit se më merr kasetat, i kam në trup. Ai nuk foli asnjë fjalë, filloi të më prekë në gjithë trupin, preku sigurisht edhe kasetat ku i kisha fshehur, dhe u tha se nuk ka asgjë me vete. Filluan kontrollin e çantës, të rrobave fije për fije, gjersa i bënë lëmsh. Më lanë të lirë, mblodha plaçkat pa i sistemuar dhe u nisa në këmbë, pasi treni tashmë kishte ikur. Mora një autobus, dhe erdha makinë më makinë e autobus më autobus në Tiranë. Tashmë i lehtësuar, nga një rrugë për të cilën sot ndihem krenar. Po me kasetat çfarë u bë? I keni ende dhe sot? Kjo pyetje, Aida, është e vetmja që s’doja të ma bënit. Pse?! Sepse më trishton sa herë e kujtoj që as kasetat dhe as fotot e bëra në atë kohë nuk ekzistojnë më. Në fillim të vitit ‘94, pas ngjarjeve të rënda që ndodhën me gazetën ‘Koha Jonë’, ku Frangaj dhe unë u burgosëm, dikush kishte thyer dhomën time. Unë banoja asokohe në një dhomë në Lezhë dhe gjithçka ishte bastisur. Edhe sot autorët janë të panjohur, por nuk po zgjatem në këtë histori, të cilën do ta ktheja pas me çdo çmim.

47


GJERGJ META

Mendoj se në Europë mund të hyjmë edhe pa Turqinë Ai është diçka mes një intelektuali publik dhe një prifti publik. Ndoshta kjo lidhet edhe me funksionin e tij si zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ndoshta se publikja tek ai është një res publica dhe jo vetëm në kuptimin literal latin të saj. Sido që të jetë, prania e tij në shtyp, edhe me anë të kësaj interviste, është shenja se një dogmë e përthyer mirë është një dogmë që ia vlen ta dëgjosh.

48


49


1- Dita e Çlirimit: 28 apo 29 Nëntori? Nuk e di nëse mund të flitet për çlirim pas kësaj date. Megjithatë, u përket historianëve si çështje. Është e nevojshme vetëm që fryma ideologjike, ashtu si edhe për çështje të tjera sikurse është ajo e gjuhës, të mos ndikojë në përcaktimin e kësaj date. Mua sigurisht do të më pëlqente simbolikisht 28 Nëntori. 2- Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare? Sigurisht kemi shumë gjurmë. Mendoj se, nëse i quajmë romakët pushtues, kemi gjurmë të tyre, sikurse janë rrugët e vjetra, toponimet e ndryshme si dhe çështjet juridike. Romakët kanë lënë të jetojnë rregullat që kanë gjetur këtu, sikurse kudo që shkonin, e kjo është logjika e Jus gentium, sigurisht duke ruajtur për vete disa të drejta për të vendosur. Më pas mendoj edhe sllavët që kanë lënë gjurmët e tyre, sidomos në toponime dhe pakicat që gjenden në Shqipëri. Por ndër të gjitha, epoka e Perandorisë turke ka lënë shenja shumë të mëdha në indin e jetës së shqiptarëve: konceptimi i realitetit, mënyrat e të jetuarit, të ngrënit, dasmat, muzika, mendësia, veshja (megjithëse tashmë në zhdukje për shkak të modernizimit) dhe sigurisht feja islame. 3- Kur themi ‘qytet’ në kuptimin ‘polis’, cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim? Fjala polis nuk është vetëm çështje pallatesh e rrugësh, është një çështje mendësie. Kjo varet nga epokat dhe janë të shumta vendbanimet që në kohë të ndryshme e meritojnë këtë emërtim. Mendoj p.sh. Apolonia, Butrinti, Durrësi në lashtësi, por edhe më vonë Lissus-i, Shkodra, Voskopoja apo edhe vendbanime të tjera, që ndoshta edhe janë zhdukur me kohën. Sot mund të them se në kuptimin e një polis-i të mirëorganizuar, sikurse janë (metro) polis-et europiane, në Shqipëri nuk e meriton asnjë qytet, por ndoshta mund të themi që ka oaze polis-esh aty e këtu,

50

sa herë që interesi publik dhe e bukura janë në qendër të veprimtarisë së njerëzve. 4- WikiLeaks, mirë apo keq? Absolutisht shumë keq! Jo gjithçka duhet të thuhet dhe të dihet, sidomos kur nuk ka asnjë rëndësi për jetën e njerëzve. Për më shumë mund të rrezikohet siguria dhe njëzemërsia e personave dhe kombeve. Kësaj mund t’i shtojmë edhe Vatileaks, apo rrjedhja e informacionit nga zyrat dhe korrespondenca private e Papës. Përveçse një e drejtë ndërkombëtare, është edhe një e drejtë natyrore e personit për të pasur një hapësirë ku askush nuk (ndër)hyn, pasi askush nuk cenohet. Thënë kjo, shtetet dhe qeveritë duhet të jenë transparentë me qytetarët e tyre në të gjitha çështjet ku preket jeta e tyre dhe sidomos taksat e tyre. 5- Gegnishtja apo standardi? Mendoj që çështja e gjuhës është një çështje fondamentale. Unë këtë intervistë po e jap në gjuhën standard që kam mësuar në shkollë, por ama kjo gjuhë nuk më duhet kur flas me shumë besimtarë të mi, gjuha e të cilëve ka të drejtë qytetarie vetëm në ambiente private apo në rrugë. Por kjo gjuhë dhe shprehitë e saj janë shumë më të pasura sesa ajo e standardit. Heidegger thoshte se gjuha është shtëpia e qenies. Qenia është më e madhe se gjuha dhe kjo vetëm sa e shpreh apo e prêt përkohësisht, duke i dhënë një banesë. Banesa që i dha krijimi i standardit gjuhës shqipe është një banesë e ngushtë, e vogël, e lagshtë dhe e errët, e pamjaftueshme për të mbajtur një familje të madhe. Demokracia tani na i jep të gjitha mundësitë për të bërë një banesë më të madhe dhe gjithëpërfshirëse. Prandaj pyetjes tënde do t’i përgjigjesha që dua një standard me gegnishten në sofër dhe jo duke e lënë të njerthet jashtë në të ftohtë…! 6- Shqipëri etnike, apo kështu si jemi mjafton? Jam atdhedashës dhe

mëmëdhedashës, duke e lidhur atdheun me rrënjën e fjalës: at dhe mëmë d.m.th. me dashurinë për prindërit dhe familjen. Nëse atdheu nuk konceptohet kështu, atëherë dashuria ndaj tij është vetëm ideologji. Shqipëria, atdheu që kemi është etnik. Kemi edhe shqiptarë jashtë kufijve në toka shqiptare. Por ka edhe hungarezë brenda kufijve serbë, austriakë në kufijtë italianë dhe italianë në territor francez apo zviceran. Nuk e mendoj se është kohë kufijsh apo Shqipërie të madhe, është koha e integrimit në familjen e madhe europiane dhe identiteti ynë duhet të lidhet më fort me atë kulturor dhe shpirtëror sesa me kufijtë fizikë. 7- A ka një rrezik neo-otoman për Shqipërinë? Sigurisht që nga pikëpamja gjeopolitike duket që Turqia ka një interes për t’u kapur diku që të shkojë në Europë dhe rruga, sipas tyre, duket se kalon nga Ballkani: Shqipëri, Kosovë, Bosnjë. Në këtë këndvështrim duket një strategji interesante, por çështja është se çfarë identiteti i japim ne vendit tonë. Mendoj që ne në Europë mund të hyjmë edhe pa Turqinë. 8- A ka pasur një rrezik anglo-amerikan për Shqipërinë? Edhe kjo është një çështje historianësh, në thelb, dhe sidomos arkivash (këtu mund të na hyjë në punë ndoshta WikiLeaks ). Koalicioni antifashist ka qenë një koalicion parimor kundër një të keqeje që njollosi historinë e njerëzimit. Në këtë koalicion ishte edhe Rusia komuniste. Në këtë koalicion Shqipëria kishte një rol, mendoj, shumë modest, por ama në pasluftë ne na ra rreziku i kampit lindor. Ky po, që rezultoi një rrezik i madh. 9- Si do i përshkruanit gjurmët në histori të Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës? Ahmet Zogu: një burrë i zgjuar dhe dinak, por nuk di sa mund të quhej mbretëror, pasi unë për mbretërinë kam një koncept tjetër, kur mendoj mbretëritë e mesjetës që ishin


promovueset më të mëdha të veprave të artit, kulturës, mendimit etj., apo edhe mbretëritë aktuale Europiane. Enver Hoxha? Kam vetëm një fjalë për të: cinik deri në pashpirtësi. E vetmja gjurmë e tij është cinizmi me popullin shqiptar, që ai nuk e ka dashur kurrë, por e ka urryer. Zoti pastë mëshirë për të! Sali Berisha? Më mungon distanca historike, element i nevojshëm për një vlerësim objektiv që i ikën emocioneve apo ideologjisë. 10- Ballist, i/e Legalitetit, partizan apo asnjanës? Qytetar i Republikës së Shqipërisë me preferencat e mia politike, të cilat i shpreh kur hedh votën time në kutinë e votimit. 11- A ishte Partia Komuniste Shqiptare vepër e jugosllavëve? Mund edhe të ketë qenë, por ama nuk mund të harrojmë se lëvizjet e majta në Europë në atë kohë ishin të shumta. Sigurisht kishte edhe vajza e djem idealistë që donin të ndryshonin fatet e vendit, sikurse shpresoj të ketë edhe sot. Komunizmi ideologjik me matricë marksiste ofronte një mundësi, një rrugë, por mungonte përvoja dhe nuk dihej se çfarë në të vërtetë po ndodhte në Rusi. Kështuqë unë jam i prirur të mendoj që vetë shqiptarët kanë pranuar dhe krijuar komunizmin dhe Partinë Komuniste. Nuk mund t’i kërkojmë gjithnjë fajet jashtë vetes. Eksperimenti doli i dështuar dhe fatal për ne dhe gjysmën e Europës. Kisha Katolike e kishte parashikuar qysh në gjenezë të lindjes së ideve materialiste marksiste, por entuziazmi ishte i madh dhe një pjesë nuk dëgjuan kambanat e alarmit. 12- Në rrafsh simbolik, si do e shpjegonit Hamza Kastriotin? Historia e ka gjykuar si një tradhtar. Tradhti do të thotë dorëzim dhe së pari tradhtari dorëzon veten e tij tek armiqtë duke u depersonalizuar. Është një dobësi njerëzore. Mendoj, në rastin e Hamzait, që nuk ka duruar dot epërsinë e Gjergjit dhe këtë dobësi ia kanë pikasur dhe e kanë përdorur. Premtimet pastaj kanë bërë pjesën tjetër. Tradhtia në përgjithësi

është një akt protagonizmi dhe inferioriteti përballë atij që tradhton dhe atyre që u dorëzon të tradhtuarin. 13- Po mbretëreshën Geraldinë? Një nga personat e jashtëzakonshëm që kam njohur në jetën time. Sapo erdhi në Shqipëri kërkoi një prift për të marrë sakramentet. Dhe u caktova unë nga Imzot Rrok Mirdita. Atëherë isha prift krejt i ri, i sapo shuguruar. Kam shkuar disa herë dhe e kam takuar e kam biseduar me të. Kam parë një person të bukur dhe fisnik. Bukuria e saj ishte shumëdimensionale. Me gjithë moshën, ajo tregonte ende në fytyrë shenjat e një gruaje të pashme. Por çka ishte e bukur në të ishte shqipja që fliste dhe shpirti i saj. E kam shoqëruar deri në varr, pasi ceremoninë e varrimit në Sharrë e kam udhëhequr vetë, pas asaj në Katedralen e Tiranës, ku e kryesoi Imzot Rrok Mirdita. Ajo po, që kishte gjak mbretëror. 14- Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa? Futbolli për mua tashmë është reduktuar në ndeshjet finale të europianit apo botërorit dhe ndonjë ndeshje e rëndësishme e champions league. Por fëmijëria ime është e lidhur ngushtë me ‘17 Nëntorin’, skuadrën e Tiranës, edhe pse vetë isha nga Durrësi. Ende kujtoj ndeshje, emra, trofe të marra nga ajo skuadër. Por u bë më shumë se 20 vjet që nuk shoh më një ndeshje të Tiranës. Do më pëlqente. 15- A është frymëzuese figura e Krishtit? Për mua është vetë fryma. E kam bërë idealin e jetës sime. Më frymëzon çdo ditë, por po ashtu çdo ditë më vendos në një situatë “paqetësie” dhe kërkimi për ta imituar me jetën time. 16- Nëse do i përballnit si simbole fetare, historike, sociale, por edhe kulturore, cili ka ndikuar më shumë historinë e njerëzimit, Krishti apo Muhamedi? Për vetë kohën në të cilën kanë jetuar, sigurisht që Krishti, edhe për vetë faktin se tani që ne po flasim jemi në vitin 2012 pas Krishtit. Por edhe bota islame ka dhënë ndikimin e vet. Një ndikim që ka lënë shenjat e tij në Europë ende sot e kësaj dite. Për ne të krishterët Krishti

është Hyj dhe si i tillë vepra e tij nuk matet me rrafshin vetëm njerëzor, megjithëse ai veproi si njeri i vërtetë e si H y j i vë r t e t ë . B o t a i s l a m e m e monoteizmin e saj të rreptë gjithashtu orientoi konceptimin e religjionit larg një paganizmi politeist, ende i pranishëm në shumë zona të globit. 17- Besëtytnitë: i njihni, i sundoni apo ju sundojnë? I njoh pjesërisht, por nuk kam lidhje me to. Sigurisht që janë një përpjekje për të kuptuar se pse shkon jeta në një farë mënyre apo sesi duhet të shkojë, apo sesi mund të shkojë. Jetën na e ka në dorë Zoti dhe vullneti ynë i lirë. Të tjerat janë marrina. 18- Si do e përkufizonit Haxhi Qamilin? Nga ato pak njohje që kam në librat e historisë dhe gojëdhënat alternative, mendoj që ka qenë një bandit i zonës së tij, të cilën unë e njoh shumë mirë dhe që herë pas here prodhonte kështu lloj figurash që mblidhnin rreth vetes ushtarë për me vra, por pa ndonjë vizion më të gjerë. 19- A është Gjergj Kastrioti mishërimi i pragmatizmit dhe njëkohësisht indiferencës fetare të shqiptarëve? Indiferenca fetare e Shqiptarëve është një term i shpikur nga ata që duan t’i mohojnë vetes lodhjen dhe përgjegjësinë e kërkimit të Zotit ose të arsyeve të tyre ateiste. Në këtë pikë Gjergj Kastrioti nuk është një shembull indiferenti fetar, pasi ai ishte i krishterë i kohës së tij, në të cilën ateizmi në formën e indiferentizmit nuk e k z i s t o n t e . Pra g m a t i z m i ë s h t ë karakteristikë e nevojshme e çdo lideri politik apo ushtarak, madje do thoja e çdo njeriu që duhet të administrojë diçka, qoftë edhe blerjen e ushqimeve për shtëpinë. 20- ‘Mbahu nëno mos kij frikë, se ke d j e m t ë n ë A m e r i kë ’… p r e m t i m romantik apo përshkruese e rolit të Diasporës në jetën e Shqipërisë? Diaspora është një distancë fizike e tejzgjatur nga vendlindja. Kjo distancë prodhon mall, por në përgjithësi jo dëshirë rikthimi. Diaspora shqiptare e viteve të komunizmit ishte një prodhim

51


i diktuar nga koha. Ata nuk lejoheshin të ktheheshin në Shqipëri. Për këtë arsye kishin shumë dëshirë të shihnin një Shqipëri të lirë. Por asnjë prej tyre, apo shumë pak, janë kthyer pas rënies së murit. Distanca krijon edhe ftohje dhe mungesë objektiviteti. Përgjithësisht, ata që janë jashtë Shqipërisë nganjëherë flasin më me shumë kompetencë, duke dhënë leksione sesi duhet të jenë gjërat, por duke u nisur nga pozitat e tyre e jo nga realiteti. Thënë, kjo diaspora amerikane ka pasur sigurisht një rol të rëndësishëm në shumë përpjekje për rënien e komunizmit dhe në lobimin për një Shqipëri më demokratike. 21- Feja e shqiptarit është shqiptaria! A është një kredo e tejkaluar? Për mua nuk është një kredo dhe nuk duhet të jetë e tillë. Unë kam një credo dhe ajo është krishterimi. Kush bën me atdheun apo nacionalitetin një fe, i jep atij një atribut fals dhe redukton dimensionin e përtejmë të fesë. Feja dhe atdhedashuria janë të ndara si koncepte: e para ka të bëjë me marrëdhënien time me hyjninë dhe e dyta ka të bëjë me marrëdhënien time me ata që Hyji më ka lanë afër: prindërit, vëllezërit, kushërinjtë, të afërmit, bashkëfshatarët, bashkëqytetarët e bashkëkombësit. 22- Për këtë diell! Për ideal të Partisë! Për nder të familjes! Për Shqipëri! Apo, për Zotin? Këtu dua të citoj Ungjillin: fjala juaj të jetë “po” “po”, “jo” “jo”, çka është më tepër vjen prej Kjoftlargut. Janë fjalët e Krishtit që i japin një vlerë dhe qëndrueshmëri fjalës njerëzore dhe aftësisë së njeriut për të thënë të vërtetën me anë të një po-je dhe një jo-je, pa pasur nevojë të thërrasë në ndihmë si dëshmitarë as diellin, as idealin, as nderin, as Shqipërinë e aq më pak Zotin emri i të cilit nuk mund të merret nëpër gojë kot. 23- Tradita dhe folklori shqiptar njohin pritën dhe jo duelin. Pse? Kush e ka thënë këtë, se është hera e parë që e dëgjoj. Mendoj janë bashkë. Tradita nuk mund të jetë çdolloj marrie që i kalon nëpër mendje dikujt, ashtu sikurse edhe folklori nuk janë tallavatë që bëhen nëpër dasmat shqiptare. Tradita përfshin folklorin. Traditë do të thotë, sikurse edhe fjala tradhti, me dorëzu diçka e në rastin konkret me iu dorëzu diçka trashëgimtarëve e ndër ta është edhe folklori. Unë i shoh brenda njëra-tjetrës. 24- A është Kanuni libri më pak i lexuar dhe

52

më shumë i interpretuar ndër shqiptarë? Kanuni nuk është një libër, nuk është një kod, por një sistem juridik më afër me common law se sa me continental law. Kanuni në esencën e tij është vetëm çështje interpretimi, hapësirë, p.sh. që ligji pozitiv juridik nuk ta lë, pasi është shumë i ngurtë. Me krijimin e të drejtës së shtetit kanuni nuk ka më vend, të paktën sa i përket të drejtës penale. Mund të ndihmojë në zgjidhje rragatjesh si një formë parajuridike. 25- A keni menduar ndonjëherë ‘ky vend nuk bëhet’? E kam e menduar dhe mendoj sa herë që kthehem nga një vend perëndimor. Por, sapo filloj të jetoj këtu e njoh njerëzit them që ka shpresë, pasi ky vend ka shumë njerëz të mirë. 26- Kur dëgjoni ‘o sa mirë me qenë shqiptar!’ sikletoseni apo rrëqetheni? As njërën e as tjetrën. Mendoj që kemi gjëra për të cilat të krenohemi dhe gjëra për të cilat të na vijë turp. Për mua, të jem shqiptar është si të jem fëmija i prindërve të mi, pra diçka gjenetike. Por ama jo gjithmonë jam krenar pse jam shqiptar, sepse shqiptarët kanë bërë edhe gjëra të pahijshme dhe që na kanë turpëruar faqe botës e ende vazhdojnë, për fat të keq. 27- Poet Kombëtar: Fishta apo Naimi? Pse? Për një prift katolik duket si “provokim” kjo pyetje, pasi Fishta ishte një i tillë. Nëse do më vinit patjetër përballë zgjedhjes, do të zgjidhja Fishtën, pasi mendoj që e ka njohur shpirtin shqiptar në thelbin e psikes së tij dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e gjuhës në Kongresin e Manastirit e sigurisht edhe në procesin e shtetformimit shqiptar. Gjithashtu, ka shkruar shumë letërsi dhe mirë. Nëse do të zgjidhja vetë t’i përgjigjesha pyetjes si dua unë, do të thoja të dy. Nuk mund ta harroj as Naimin, i cili në bankat e shkollës na ka frymëzuar me poezitë e tij dhe unë kam qenë shumë i apasionuar pas letërsisë qysh fëmijë e kam ditur përmendësh vargjet e Naimit sikurse edhe të Mjedës, Asdrenit, Çajupit etj. 28- Ç’do të thotë për ju ‘e djathtë’ dhe a ekziston e djathta shqiptare? Pyetje e vështirë pak. Nuk di çfarë të them. Mendoj që ekzistojnë shpirtra të djathtë, sikurse ekzistojnë edhe parti të djathta, por që dyshoj se çdo parti e djathtë ka edhe

pikëpamje apo njerëz vërtet të djathtë. I djathtë për mua do të thotë: ekonomi liberale dhe konservatorizëm moral. 29- A shihni vazhdimësi të PPSH në PSSH? Vazhdimësia dhe jovazhdimësia janë pjesë e proceseve të natyrshme të shoqërisë në momente kalimesh. Ne jemi fëmijët e prindërve tanë e shenjat e tyre janë në ne, por ama hedhim shtat pavarësisht nga ata dhe mund të mësojmë prej tyre, sidomos nga gabimet që ata kanë bërë. PPSH ka qenë një fatkeqësi për ne. PSSH është një parti e cila është pjesë e rëndësishme e demokracisë në vendin tonë dhe ka dhënë e vazhdon të japë kontribut në jetën e vendit. Gjithashtu, pjesë e saj janë të reja e të rinj që me regjimin e kaluar nuk kanë pasur të bëjnë fare, por thjesht kanë dëshirën të kontribuojnë politikisht për vendin e tyre dhe këtë mundësi e shohin te Partia Socialiste. Pra, atë paragjykim të hollë që fsheh pyetja duhet ta shikojmë në tërësinë e procesit të jetës së këtij subjekti politik. 30- 1913, 1939, 1944, 1997… cilin do konsideronit ‘Vit të mbrapshtë? 1939 përbën fillimin e një fatkeqësie planetare, pasi përkon me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, kurse 1944 për shumë vende përbën fundin e një makthi dhe fillimin e një tragjedie, ajo komuniste. Prandaj jam midis këtyre dy datave. 31- Ka një alarm rreth ekzistencës së shtypit të shkruar. A do dhe si mund të mbijetojë? Radio dhe shtypi i shkruar janë dy gjëra që nuk rrezikojnë të zhduken. Unë tashmë nuk shoh më TV, por dëgjoj gjithnjë e më shumë radio dhe lexoj shtypin e shkruar të përditshëm apo edhe periodik. Shtypi i shkruar, edhe kur është i përditshëm, pra për konsum, të jep mundësinë që diçka ta lexosh, të ndalesh, ta thellosh, ta nënvizosh, ta ruash. Shtypi i shkruar do të mbijetojë, për aq kohë sa njeriu ka nevojë të shprehet. Jeton bashkë me gjuhën. 32- Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur të bëni dhe kujt? Një diktatori! Do të doja të dija prej tij që a e mendon ndonjëherë fundin e tij? Dhe kjo më ka ardhur pasi kam parë fundin e Gadaffi-it e tani sesi po shkojnë punët në Siri. 33- Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur t’ju bëjnë? Nuk e di!


53


Lamtumirë armë, lamtumirë përqafim Romani “Lamtumirë armë” i shkrimtarit amerikan Ernest Heminguej Preç Zogaj Në origjinal e ka me dy kuptime, më thoshte Rudolf Marku për titullin e romanit të Heminguejt. Kuptimi i parë, i drejtpërdrejti, është ai i lamtumirës së armës, uniformës ushtarake dhe luftës. Kuptimi i dytë ka të bëjë me sinonimin e fjalës ‘armë’ në anglisht (arms), që do të thotë ‘krahë’, domethënë ‘përqafim’, ‘dashuri’. Poeti dhe mësuesi ynë sokratik në Lezhën e fundviteve shtatëdhjetë dhe fillimviteve tetëdhjetë ishte një ithtar i madh i shkrimtarit amerikan Ernest Heminguej, fama e të cilit mbështillte sferën e globit me madhështinë dhe origjinalitetin e librave që kishte shkruar, por edhe me ngjarjet e një jete të stuhishme plot aventura, qejfe dhe shakara të rrezikshme, derisa më në fund, ndërsa as gjuetia e kafshëve të egra, as udhëtimet e gjatë me avionë të pasigurt dhe as alkooli nuk ia kishin bërë peshqesh vdekjen, kishte vrarë veten. Fenomeni “Heminguej” kishte dërguar rrezatimin e vet edhe në një ‘tokë pa kontinent’ si Shqipëria, ku ai kishte fansat e tij, të pakët në numër, për arsye të njohura, por që ngjanin të kishin diçka të veçantë nga të tjerët, diçka elitare dhe superiore, që nuk ishte gjë tjetër, siç e kam menduar me vonë, veçse epërsia e letërsisë së çlirët heminguejane me shumëkuptimësinë dhe nënkuptimësinë e saj karakteristike. Në fakt Heminguej erdhi në botën tonë të shkrim-leximit të atyre viteve pikërisht me mitin apo aureolën e shkrimtarit të “ajsbergut”, që ka një të tetat mbi ujë dhe shtatë të tetat në ujë, pra të shkrimtarit që duhej ndjekur e shijuar në shtresimet e padukshme kuptimore. Dykuptimësia në titullin

54

e romanit “Lamtumirë armë” ishte si vitrina që reklamon dhe paralajmëron shumëfishimin e mallit në brendësi të magazinës, domethënë librit. Por kur e lexova librin nuk e gjeta atje ajsbergun e shumëpërfolur, madje as mendova për të, pasi vetë romani, mbi ujë dhe nën ujë, siç janë të gjitha veprat e mira, ishte jashtëzakonisht tërheqës, prekës dhe ndikues, sa më bëri jerm dhe nuk fjeta mirë disa net me radhë. Mendoja e mendoja pa pushim për aventurën e arratisjes së rrezikshme të personazhit kryesor, Henrit me të dashurën e tij Ketrin (Catherine) nga Italia në Zvicër, nëpërmjet liqenit të Komos, natën, me një varkë të vogël me rrema që ua kishte huajtur një miku i tyre italian. Po të zbuloheshin nga rojet italiane Henrin e priste pushkatimi si dezertor. Ndoshta edhe Ketrin do të kishte të njëjtin fat. Ata ishin dy vullnetarë amerikanë që ishin bashkuar me trupat italiane në frontin e veriut gjatë Luftës së Parë Botërore. Henri si shofer dhe sanitar me ambulancat e kryqit të kuq amerikan, Ketrin si infermiere në prapavijë. Ishin njohur e pëlqyer reciprokisht, i ishin dhënë njëri-tjetrit pa ndonjë qëllim për të krijuar një lidhje të fortë dashurie. Por dashuria e tyre kishte filluar ta shkruante vetë historinë e saj dhe në këtë pikë Heminguej kishte rrëfyer si një mjeshtër i madh morfologjinë biologjike dhe shpirtërore të lindjes së një dashurie të thjeshtë e të thellë, që shtrin dalëngadalë sundimin e saj në çdo gjest dhe mendim të protagonistëve, pa i tjetërsuar megjithatë, pa i bërë të huaj e të bezdisshëm për të tjetër. Kjo dashuri do të futet në hullinë e saj të lulëzuar e të ndritshme në kohën kur Henri plagoset rëndë në front gjatë një përpjekjeje për të tërhequr të plagosurit nga transheja dhe


Fenomeni “Heminguej” kishte dërguar rrezatimin e vet edhe në një ‘tokë pa kontinent’ si Shqipëria, ku ai kishte fansat e tij, të pakët në numër, për arsye të njohura, por që ngjanin të kishin diçka të veçantë nga të tjerët, diçka elitare dhe superiore, që nuk ishte gjë tjetër, siç e kam menduar me vonë, veçse epërsia e letërsisë së çlirët heminguejane me shumëkuptimësinë dhe nënkuptimësinë e saj karakteristike

transportohet për t’u kuruar në spitalin amerikan të Milanos, ku shërben Ketrin. Por dy heronjtë nuk janë të tillë që në dalldinë e pasionit erotik të errësojnë apo harrojnë detyrat e luftës dhe nderit. I nderuar me medalje për aktin që ka kryer, Henri kthehet sërish në front pasi shërohet. Atje, mes shokëve të vjetër dhe mes kujtimesh për ata që janë vrarë ndërkohë, ai përpiqet të rilidhë fillin e kuptimit të luftës. Por e ka gjithnjë e më të vështirë, gjersa fillon të mendojë për kotësinë dhe absurdin e saj, ndërsa askush nuk fiton dhe askush nuk humbet, ndërsa ushtarët vetëm vriten dhe tokat vetëm shkretohen. Henri përjeton disfatën e Caporetos, tërheqjen në panik të trupave. Urrejtja dhe lehtësia për të vrarë baresin nga të gjitha anët si bisha të tërbuara; tani janë nacionalistët italianë të cilët, në emër të nderit, ndalojnë dhe pushkatojnë me gjyqe të sajuara të gjithë oficerët që po tërhiqen me trupat. Henri ndalohet dhe dërgohet për “gjykim” gjithashtu. E ka të qartë se fati i keq po e çon drejt një vdekjeje banale dhe të kotë. Ndërsa po pret radhën për të dalë para “trupit gjykues”, vërvitet mes errësirës në lumin dimëror që gurgullon poshtë “gjykatores” dhe arrin të shpëtojë duke kaluar nëpër rreziqe të paimagjinueshme. Kthehet në Milano si klandestin, duke e marrë me mend se po e ndjekin, takon Ketrin dhe bashkë me të, me ndihmën e një miku të besuar italian, bëjnë planin e arratisjes me varkë në Zvicër. Ja, këtë udhëtim nëpër liqen kujtoja unë, udhëtim real dhe jo mitik si ai i Odisesë. Mjeshtëria e shkrimtarit më kishte bërë të përjetoja me zemër të ngrirë çdo detaj të atij lundrimi me kokë në torbë dhe të klithja me gëzim kur lundra të prekte tokën e Zvicrës, ku ata të dy do të kërkonin një leje qëndrimi të përkohshme, duke iu dedikuar me gjithçka njëri-tjetrit dhe dashurisë. Por tragjedia që e kishte kursyer këtë dashuri nga goditjet fatale në front apo në aventurën e arratisjes, ka zënë pritë në peizazhin përrallor të Zvicrës, ku Ketrin që ndërkohë është në muajin e nëntë të barrës, nuk ia del të sjellë në jetë fëmijën që ka në bark, dhe akoma më tej, do të shuhet edhe vetë në spital nga hemorragjia, duke e lënë Henrin vetëm me dhimbjen e tij pafund. Nuk pajtohesha dot më këtë padrejtësi, nuk e pranoja dot humbjen në paqe, nuk mësohesha dot me shembjen mizore të gjithë asaj ngrehine miqësie e dashurie, të cilën, si gjithë lexuesit

e tjerë, e kisha parë të ngrihej ditë pas dite si dikush që është privilegjuar të jetë dëshmitar i një vepre perëndie. Skena finale kishte ngjashmëri me fundin e romanit “Tre shokët”. Henri i përgjunjur para kufomës së Ketrin. I shtangur, pa fjalë. Ajo dhimbje e tij për Ketrin, si dhimbja e Robit për Patin, ishte përtej gjuhës, e pakapshme prej saj. Por përqasjet mes dy romaneve ishin shumë më shumë se kaq. “Lamtumirë armë” ishte varianti amerikan i testamentit të një brezi që doli i shkatërruar nga Lufta e Parë Botërore, i “brezit të humbur”, që pa të shkërmoqeshin në atë kasaphanë njerëzore idealet e atdheut dhe humanizmit. Në këto kushte shkrimtarë si Remarku dhe Heminguej ngritën kultin e dashurisë si alternativë luftës, por si për t’i dhënë tragjedisë statusin e predestinimit, edhe dashuria i godet me rrufe bijtë e vet. Gjithsesi, romani “Lamtumirë armë” solli në përfytyrimet dhe ndjesitë e brezit tim pamjet e zhveshura të luftës në finalizimin e saj, atje ku ushtarët vriten; solli një botë të re, botën e Heminguejt, aq e thjeshtë dhe aq e vërtetë në tragjizmin e saj të brendshëm; solli një model dashurie që harliset vetvetiu, pa retorikë dhe patetikë; solli një kuptim të ri për raportin e detyrës me intimen, duke e ngritur dashurinë në lartësinë e të vetmes gjë për të cilën ia vlen të jetosh. Në kontekstin e kohës, ky roman solli një kuptim gjithashtu të ri për fuqitë e kufizuara të njeriut përballë jetës, çfarë ishte një provokim dhe diversion i pastër ndaj klisheve mendore që kultivonte ideologjia e kohës. Të gjitha këto dhe vlera të tjera kanë bërë që “Lamtumirë armë” të jetë një prej librave me ndikim të madh në botëkuptimin dhe botëndijimin e lexuesve shqiptarë të viteve shtatëdhjetëtetëdhjetë, por edhe të atyre që erdhën më vonë, padyshim. Më vonë do të mësoja se subjekti i romanit pasqyronte pjesërisht një përvojë personale të shkrimtarit. Si shumë të rinj amerikanë të brezit të tij, ai kishte shkuar vullnetar në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare në Itali, gjatë Luftës së Parë Botërore, ku ishte plagosur rëndë nga një shpërthim. Distancimi i tij doktrinar nga arma në kuptimin e luftës nuk u përmbyll me një lamtumirë ndaj armës në kuptimin konkret të fjalës. Heminguej, i forti i brishtë, vrau veten me armë zjarri në vitin 1962, duke u shndërruar në kurban maksimës se njeriu është i pafuqishëm përballë jetës.

55


Dorëshkrimi

Katëri është përmbysur plotësisht, të gjithë ata që ishin në urë janë hedhur në det, disa trupa pluskojnë përreth të pajetë. Bardhoshi mendon sërish për të shoqen dhe të bijtë në hambar, kokëposhtë, në motovedetën e përmbysur që fut ujë. Lufton si i tërbuar me dallgët për të shkuar te ajo, duhet t’i gjejë, duhet t’i shpëtojë. Duhet të shpëtojë Kasjaninë, Dritëroin dhe Kostandinin e vogël. Por sado që përpiqet, sado që provon t’i mbledhë te krahët të gjitha forcat e veta, s’arrin dot të afrohet. Trupi i anijes i ngritur lart, në atë botë ku gjithçka është kthyer përmbys nga ato dy goditje të llahtarshme, është i paarritshëm. Brenda pak minutave zhduket, anija zhytet me shpejtësi dhe dallgët rimbyllen sipër saj. Kabina e vockël ku

56

kanë mbetur të zënë në kurth e shoqja dhe dy fëmijët e tij tani zbret me shpejtësi drejt humnerave, e tërhequr nga një forcë e errët në zemër të detit. Ky fragment, shkëputur nga libri Mbytja e anijes-Vdekje në Mesdhe të ALESSANDRO LEOGRANDE i cili do botohet nga Dudaj së afërmi, është ku s’ka më i mjaftueshëm për të ngërthyer tmerrin e natës kur Katëri i Radës, mbushur cit me shqiptarë që mundoheshin t’i shpëtonin tmerrit të ’97-ës u godit nga anija ushtarake Sibilla. Një italian futet mes goditësve dhe të goditurve për të hedhur pak dritë mbi atë natë të errët e njëkohësisht të turpshme në Adriatik, një det që lidh e zgjidh një bashkëjetesë mijravjeçare mes dy popujsh, njëri në lindje e tjetri në perëndim të tij.


9/01/1997

Enigmat e natës kur u mbyt Katëri i Radës Trupi i anijes i ngritur lart, në atë botë ku gjithçka është kthyer përmbys nga ato dy goditje të llahtarshme, është i paarritshëm. Brenda pak minutave zhduket, anija zhytet me shpejtësi dhe dallgët rimbyllen sipër saj.

1.Versioni i Bardhoshit Deri në atë çast Bardhoshi nuk e kishte menduar kurrë se deti mund të shoqërohej me dhunën. Me fatkeqësinë, po. Me plotfuqinë e natyrës, gjithashtu. Por nuk e kishte menduar ndonjëherë se lëvizja e dallgëve, ajo ecejake e pandalshme e përherë e njëllojtë rreth vetvetes apo dhe stuhia kundër së cilës askush s’mund të bëjë dot gjë, do të mund të shoqërohej ndonjëherë me dhunën njerëzore. Me vërshimin e së jashtëzakonshmes në të zakonshmen. Me ardhjen e beftë të tragjedisë.

Se nëpër tragjedi – këtë e ka ditur gjithnjë – nuk ka asgjë të natyrshme. Tragjeditë janë ngjarje njerëzore. Janë të mbushura me përgjegjësi. Faktet, faktet lakuriqe kanë të bëjnë me njerëzit dhe organizatat e tyre. Me bandat, me ushtritë, me Shtetet…. Pleqtë e fshatrave tërë pluhur në veri të Vlorës rrëfenin ende historinë e Pirros, mbretit legjendar të Epirit që në thellësi të shekujve, në shekullin III para Krishtit, shkoi në ndihmë të qytetit të Greqisë së Madhe Tarantos, që kërcënohej nga romakët që do-

nin ta nënshtronin. Pirroja kishte arritur përkundër marifeteve të tyre, një fitore të bujshme, duke përdorur të parën e armëve jokonvencionale të lashtësisë: elefantët. Romakët nuk i kishin parë kurrë, e megjithëse shpesh thuhet brez pas brezi se i njohën vetëm falë Hanibalit, shtatëdhjetë vjet më vonë, në fakt zbulimi ndodhi pikërisht atëherë. Pikërisht gjatë asaj lufte që shpërtheu në vitin 282 para Krishtit e që vazhdoi për një dhjetëvjeçar, në atë luftë ku Roma iu kundërvu njërit prej qyteteve më

57


Dorëshkrimi

të lulëzuara greke të Perëndimit. Pasi i zbritën në Pulje në vitin 280 para Krishtit, elefantët i vunë përpara legjionarët e mësuar me gjithfarëlloj luftimesh. Nuk kishin mundur të bënin dot asgjë kundër sulmit dhe bulurimave të tyre të furishme. Toka kishte zënë të dridhej. Por, – tregonin pleqtë e fshatrave në veri të Vlorës – nuk është ajo pjesa më e jashtëzakonshme e kësaj historie. Udhëtimi drejt Italisë. Udhëtimi përmes atij që më pas, shumë shekuj më vonë, do të quhej Kanali i Otrantos. Epiri ishin ata, përsërisnin pleqtë. Shtrihej nga veriu i Greqisë deri në jug të Shqipërisë, deri në Sarandë, Gjirokastër, Vlorë. Për t’i çuar elefantët në Itali lypsej të përshkohej ai kind i bekuar deti që ndan dy gadishujt. Gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë milje, jo më shumë. Por t’i çoje elefantët atje ishte e rrezikshme, jo vetëm ekonomikisht. Po të humbisje ngarkesën, kishe humbur luftën. Ç’të bënin, atëherë? Të hiqnin dorë? T’i lëshonin rrugë Romës? Kurrsesi. Pirroja ishte i qetë, e dinte ndërkaq se çfarë duhej të bënte, përsërisnin pleqtë. E dinte shumë mirë si të mbërrinte në Itali, duke ndjekur drejtimin e erërave dhe rrymave. E dinte shumë mirë si ta përshkonte atë det pis të zi, gati të rrudhej papritur, tekanjoz dhe hidhërak, i plotfuqishëm dhe mospërfillës, duke

58

ndjekur një shteg të sigurt. Po, një udhëkalim, njëlloj sikur ta drejtonte kopenë e tij të njerëzve dhe elefantëve nëpër një shteg tokësor, duke i mbrojtur nga moti i keq. Mjaftonte të ndiqje rrymën e Vjosës, lumit që grekët e quajnë Aoos, dhe që italianët gjatë luftës së fundit botërore e quanin Vojussa. Lumi që rrjedh pikërisht në veri të Vlorës. Mjaftonte t’i vendosje anijet në lartësinë e grykëderdhjes së tij, dhe si të shtyra nga fryma e perëndive do të transportoheshin drejtpërdrejt në Itali. Dhe kështu kishte bërë. Sa hap dhe mbyll sytë Pirroja kishte mbërritur në brigjet e Puljes, duke e lënë Epirin pas shpine. Dhe elefantët e tij, me sulmin e zhurmshëm dhe rrapëllimën e bulurimave të tyre, kishin bërë pjesën tjetër. Ja, – vazhdonin pleqtë e fshatrave tërë pluhur në veri të Vlorës – për të mbërritur në Itali rruga është shënjuar shekuj më parë. Është aty, para syve të tyre. Gryka e tij është ca qindra metra, pak kilometra larg shtëpive të tyre. Është aty, i ngulitur në dallgët e detit. I gdhendur jo vetëm nga afshi i egër i ëndrrës apo utopisë, por edhe nga pesha e pakonvertueshme e Historisë. E ripohuar nga Pirroja, nga bijtë e Pirros, nga bijtë e bijve të Pirros, dhe nga të gjithë ata që kanë vendosur në rrjedhën e shekujve t’i vënë anijet e tyre në lartësinë e grykëderdhjes së Vjosës për t’u drejtuar nga fryma e perëndive. Në vitet e gjata të regjimit të Enver Hoxhës, regjimit komunist më klaustrofobik të Europës Lindore, çdo marrëdhënie me pjesën tjetër të botës (dhe sidomos me “armikun” italian) asgjësohet në mënyrë progresive. Shqipëria bëhet doradorës një burg i stërmadh në qiell të hapur, që mbahet nga një kloun i veshur me të bardha dhe nga oborri i tij i ngushtë politik dhe familjar. E pamundur të dalësh, e pamundur të udhëtosh, përveçse për një elitë të vogël që gëzon çdo privilegj. Në gjithë ato vite, historia e Pirros – e transmetuar fuqishëm brez pas brezi – merr konturet e utopisë apo të ënçasti i goditjes

drrës çliruese. Një gjë aq larg mundësisë për t’u vënë në praktikë qëndron në shtratin e gojëdhënave. Të zbarkoje në brigjet e Salentos, në Hënë apo në Epirin e shekullit III para Krishtit do të kishte qenë pak a shumë e njëjta gjë. Diçka e parealizueshme. Por kur, në fillim të viteve Nëntëdhjetë (Hoxha kishte vdekur që në 1985-ën), regjimi bie, dhe dëshira për të ikur nuk mund të përmbahet dot më, historia e mbretit të vjetër Pirro dhe e elefantëve të tij të gatshëm të vraponin në mbrojtje të një qyteti të Italisë së Jugut tregohet sërish publikisht në po ato fshatra tërë pluhur. Në cepat e rrugëve, apo në baret e vogla ku pihet raki dhe kafe turke. Dhe dalëngadalë, ditë pas dite, muaj pas muaji, nga ëndrra dhe nga utopia zbritet në tokën e zhveshur. Rishqyrtohet prapë pesha e pandryshueshme e Historisë. Dhe ajo që kishin bërë Pirroja, bijtë e Pirros, apo bijtë e bijve të Pirros, - duke iu përmbajtur shpeshtësisë dhe afshit me të cilët kujtoheshin bëmat e tyre – mund të kishte ndodhur qetësisht katër apo pesë vite më parë. Jo më shumë. Shqiptarët e parë që mbërritën në Itali, (shumë më parë se anija Vlora, me ngarkesën e saj jonormale prej thuajse njëzet mijë pasagjerësh që u ankorua më 8 gusht 1991 në portin e Barit), u nisën pikërisht prej andej. Nga grykëderdhja e Vjosës. Ndërtuan argshe të improvizuara. Lidhën me litar trungje pemësh dhe bidona, ngritën direkë të brishtë, forcuan bazën dhe anët, dhe morën po atë shteg deti në mes të dallgëve. Të kuturisësh në mes të Mesdheut është diçka prej të çmendurish, por të parët që u nisën – të gjithë nga fshatrat në veri të Vlorës – u zënë besë po atyre erërave dhe rrymave që kishin shtyrë Pirron. I zënë besë frymës së perëndive dhe aftësisë tërheqëse, gati magnetike, të Perëndimit. Dhe shpërblehen. Pas dy ditësh udhëtimi, pa motor, zbarkojnë në botën tjetër. Në Itali, në atë gjetiun aq të ëndërruar. Deti i zi pis nuk u ka bërë asgjë. Edhe Bardhosh Bestrova e ka dëgjuar nganjëherë historinë e Pirros, si shumë të tjerë. Por nuk i ka dhënë kurrë rëndësi. Deti është det, ka menduar përherë, merr dhe jep atë që do, si t’ia ketë ënda, dhe legjendat nuk


Enigmat e natës kur u mbyt Katëri i Radës

kanë shumë vlerë. Nuk kanë fuqinë t’i ngrenë prita. Ka lindur në Vlorë në fillim të viteve gjashtëdhjetë, kur regjimi i Enver Hoxhës u izolua nga vendet e tjera të Europës Lindore, duke i çmuar udhëheqësit e tyre si “devijues të vijës” apo shumë “socialdemokratë”, dhe jetonte moshën e rritur në vitet tetëdhjetë, kur ai u dekompozua copë pas cope, duke u kalbur. Si të gjithë vlonjatët i ka kaluar vitet e agonisë së regjimit duke u rrekur të kapë frekuencat e televizionit italian që – nga ana tjetër e perdes – transmetonte shëmbëlltyrat e një bote të ndriçuar nga mallra vezulluese, për t’u dëshiruar e ndjellëse, gati për t’u marrë. Por Bardhoshi nuk u nis si mijëra e mijëra bashkëqytetarë dhe bashkatdhetarë të tij në 1991-shin, kur ra edhe muri i fundit. Vendosi të nisej vetëm në fillim të pranverës së 1997-ës, kur një krizë tjetër shumë e rëndë pllakosi mbi udhën e re: shembja e shoqërive financiare, ku jashtëzakonisht shumë shqiptarë – si edhe shumë të afërm të tij – investuan gjithë kursimet duke shpresuar në marzhe fitimi të paarsyeshme, krejtësisht të pagjasa. Asaj lotarie të madhe kolektive i besuan shumë vetë, tmerrësisht shumë, por në çastin më të bukur magjia u prish, dhe paratë u bënë tym. U tretën bashkë me dëshirën për t’u çliruar një herë e mirë nga varfëria. Shqipëria ra në kaos, dhe presidenti i Republikës Sali Berisha shpalli ndalimqarkullimin. Në Vlorë shpërtheu lufta civile. Qyteti ra në dorë të bandave, cilido ndihej i përligjur të endej me një kallashnikov në sup, edhe në mes të ditës, duke shtënë drejt qiellit apo kundër simboleve të qeverisë gjithë tërbimin e vet dhe duke sulmuar kazermat për t’u furnizuar me municione. Shteti ra në kolaps për herë të dytë, u vdar. Dhe klanet (më i forti prej të cilëve mbahej nga Zani Çaushi, njëfarë banditi Xhuliano i përtej Adriatikut) provuan ta merrnin situatën në dorë. Sigurisht, do të ishte e gabuar të thuhej se e gjithë revolta u monopolizua nga njerëzit e tyre, por pesha e tyre në administrimin e dhunës, në përdorimin e armëve, në imponimin e një klime terrori nuk vihet në dyshim. Ashtu siç nuk vihet në dyshim që Sali Berisha (i cili pati shumë

përgjegjësi në nxitjen e shqiptarëve që t’i drejtoheshin morsës së skëterrshme të shoqërive financiare) vendosi ta zgjidhte ushtarakisht ndeshjen me Jugun e vendit të ngritur në revoltë. Të vrarët në përplasjet me armë i kishin kaluar tashmë të një mijat. Pikërisht atëherë, në fund të marsit të 1997-ës, Bardhoshi vendosi të niset bashkë me familjen e tij. Jo për të ikur nga varfëria, por për të shpëtuar kokën. Jo për të kërkuar bukën e gojës, një punë, një shtëpi të re, por thjesht për t’iu shmangur plumbave në rrugë, larjeve të hesapeve, atë gjendje rreziku të papërballueshme tanimë, mungesën e perspektivës. Më 28 mars 1997, Bardhoshi dhe familja e tij arrijnë më në fund të hipin bashkë me njëqind të tjerë, burra, gra dhe fëmijë, në njërën

Ashtu siç nuk vihet në dyshim që Sali Berisha (i cili pati shumë përgjegjësi në nxitjen e shqiptarëve që t’i drejtoheshin morsës së skëterrshme të shoqërive financiare) vendosi ta zgjidhte ushtarakisht ndeshjen me Jugun e vendit të ngritur në revoltë.

59


Dorëshkrimi

prej anijeve që provojnë të nisen drejt Italisë. S’munden dot më: një natë më parë, vetëm në Vlorë, u vranë njëzet e një vetë. Më 13 mars u mbyllën aeroporti i Tiranës dhe portet e Durrësit, Sarandës dhe Vlorës. Por në qytetin e tyre – në Vlorën e pashpagueshme, në Vlorën anarkike, në Vlorën han me katër porta – janë disa mjeshtra që organizojnë udhëtimet e klandestinëve (siç i quajnë nga ana tjetër e Adriatikut), dhe në bord të çfarëdolloj pluskuesi. Transkriptimi i provës D, bobinë që ka të bëjë me anijen “Zeffiro” të Marinës Ushtarake Italiane që vepronte në Kanalin e Otrantos më 28 mars 1997. Ora 16.26.12 Zef [Anija Zeffiro, fregatë] – Po thosha, pra, se qëllimi është, të shkohet me shpejtësi pas këtyre gomoneve për t’i ndaluar të mbërrijnë në brigjet italiane, kështu që pikë së pari… do të duhet të kemi një marzhë avantazhi në shpejtësi për t’u vënë para tyre dhe për të bërë ndonjë zig-zag që të mos lejohen të vazhdojnë përpara. Ora 16.27.00 Zef - …Aliseo nga… Zeffiro, pyes nëse më dëgjon. Ora 16.27.06 Ali [Anija Aliseo, fregatë] – Nga Aliseo, po, si më dëgjon… Ora 16.27.12 Zef – Po thosha se pasi zbulohet një gomone, një anije vihet në ndjekje të saj për të mos e lejuar të vazhdojë drejt brigjeve italiane. Si më dëgjon? Ora 16.27.27 Ali – Nga Aliseo: gjithçka e qartë. Ora 16.27.33 Zef – Oh, pastaj për sa u takon helikopterëve po bëjmë një (Oscar alfa kilo) që parashikon një helikopter gjithnjë në fluturim, kështu që, eh… një helikopter gjithnjë në fluturim… lart midis Aliseo-s dhe Artigliere-s dhe një helikopter gjithnjë në fluturim midis nesh dhe jush, kështu që do të jenë dy misione për çdo anije: një juaji, një yni, një juaji dhe një yni sërish, si më dëgjon? Ora 16.28.00 Ali – Nga Aliseo marrje. Bardhoshi dhe e shoqja, Kasjania, bashkë me dy fëmijët e tyre nëntë dhe dy vjeç, Dritëronë dhe Kostandinin, u nisën bashkë me gjithë të tjerët nga porti i Vlorës, pak më shumë se një orë më parë. Por nuk hipën në gomone apo skaf. Gjetën vend në bordin e

60

Katërit të Radës (fjalë për fjalë: Anije në radë), një motovedetë e vogël, me tri kabina të vogla, të hapura nën kuvertë, njëra pranë tjetrës dhe një urë të gjatë vetëm njëzet metra. Ka edhe një emër ushtarak, një sigël, që i ka mbetur nga regjimi i vjetër: A 451. Katëri nuk do të kishte mundur të mbante, nëse do të rrinin larg njëri-tjetrit, një ekuipazh prej më shumë se dhjetë njësish. Po brenda pak orëve pothuajse njëqind e njëzet vetë, shumë prej të cilëve gra dhe fëmijë, kishin hipur në bord, duke u rrasur në çdo cep, duke mbushur edhe hapësirën më të vogël të zbrazët. Për shumë kohë nuk do të niseshin më anije të tjera dhe në qytet ishte përhapur fjala se Italia nuk do të pranonte refugjatë dhe karakatina të tjera deti. Kështu që zgjidh e merr… nuk kishte rrugë tjetër. Njerëzit që drejtonin anijen me mitraloz në dorë kishin arritur t’u zhvatnin atyre nga pesëqind mijë lireta deri në një milion për kokë. Kryesoheshin drejtpërdrejt nga vëllai i bosit të frikshëm Zani, Lefter Çaushi, që kishte kontrol-

Katëri nuk do të kishte mundur të mbante, nëse do të rrinin larg njëri-tjetrit, një ekuipazh prej më shumë se dhjetë njësish. Po brenda pak orëve pothuajse njëqind e njëzet vetë, shumë prej të cilëve gra dhe fëmijë, kishin hipur në bord, duke u rrasur në çdo cep, duke mbushur edhe hapësirën më të vogël të zbrazët


Enigmat e natës kur u mbyt Katëri i Radës

luar me kujdes çdo veprim, çdo lëvizje të tyre. Shoqërohej nga dy burra: një cigan për të cilin thuhej se sapo ishte arratisur nga burgu dhe një tjetër me flokë kaçurrela dhe mustaqe. Kishte qenë pikërisht burri me mustaqe ai që i kishte mbledhur paratë në një thes, duke i grumbulluar si të ishin patate, ndërsa Çaushi shënonte në një fletë çdo pagesë. Gjithçka kishte ndodhur në një heshtje varri. Do të ishte e pamundur të bëje kërkesa, apo të ngrije zërin. Por nuk kishte rrugë tjetër, vërtet që nuk kishte rrugë tjetër përveçse të futeshin në atë kuti sardelesh në det të hapur, për t’i shpëtuar një lufte pa kokë e pa këmbë, pa një fillim e një fund, për t’iu shpëtuar të shtënave të armëve. Ç’Pirro, grykëderdhje Vjose dhe mbështetje ere… Duke sfiduar ligjet e fizikës dhe pluskimit të trupave, Katëri, me ngarkesën e tij prej rreth njëqind e njëzet njerëzish, gra dhe fëmijë – burrat në urë, gratë dhe fëmijët e tyre pothuajse të gjithë nëpër kabina për t’u mbrojtur nga era dhe lagështia – la dalëngadalë pas vetes molin gërmadhë të Vlorës në orën tre të pasdites së 28 marsit. Në orën tre të pasdites të së Premtes së Shenjtë. Në drejtimin e anijes është një burrë që thoshte se vinte nga e njëjta lagje me Zani dhe Lefter Çaushin. Një burrë i gjatë dhe truplidhur. Një fytyrë prej të forti. Zërat u përhapën edhe në Shqipëri. Por Bardhoshi dhe të tjerët s’kishin si ta dinin me saktësi se po atë mëngjes, “Corriere della sera” kishte botuar një intervistë bërë Irene Pivetti-t, ku ajo që deri para dhjetë muajsh ishte kryetarja e Parlamentit, pohonte se për të ndalur dyndjen do të kishte qenë e nevojshme “të hidheshin në det” të gjithë refugjatët shqiptarë. S’kishin si ta dinin që gazeta të tjera, (përfshirë edhe disa të përjavshme të rëndësishme të së majtës) i kanë përshkruar si ca minj të gatshëm të hipin nëpër anije, të aftë të kacavirren deri edhe në cimat e lidhura me pallamarët. S’kishin si ta dinin që në Itali, edhe për shkak të fillimit të fushatës zgjedhore për administrativet (votohej në Romë, Milano, Torino dhe në qendra të tjera të rëndësishme të Veriut), masat antishqiptare ishin bërë tash-

më pika e parë e rendit të ditës të çdo agjende politike. S’kishin si ta dinin që në Itali po fillohej të diskutohej pjesëmarrja në një mision ushtarak që ta paqëtonte vendin e tyre, dhe që vetë kryeministri Romano Prodi është i orientuar tashmë drejt vijës së vendosmërisë. Sidomos s’kishin si ta dinin që vetëm para tri ditësh, më 25 mars, ministri italian i Punëve të Jashtme Lamberto Dini i kishte shkruar ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme, Arian Starovës, një letër ku në njëfarë pike thuhej se situata shumë e vështirë e krijuar në Shqipëri, “e karakterizuar nga shkelje të rënda të rendit juridik dhe nga një fluks masiv i paligjshëm i qytetarëve drejt vendeve të tjera”, kishte bërë të nevojshëm një forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy qeverive. Prandaj qeveria italiane ofronte “asistencën e vet për kontrollin dhe mbajtjen në det të klandestinëve shqiptarë”. Një asistencë e tillë nënkuptohej “me ndalimin në ujërat ndërkombëtare dhe devijimin në portet shqiptare nga ana e njësive të Forcave Detare Italiane të anijeve që mbajnë flamur shqiptar apo që sidoqoftë kanë lidhje me Shtetin shqiptar”, dhe do të shtrihej edhe në ujërat territoriale të shtetit ballkanik. Në harkun e po asaj dite qeveria e Tiranës, që nuk e kontrollonte më Jugun, i përgjigjej menjëherë Dini-t, në lidhje me letrën e tij të mëngjesit, duke shprehur “pranimin formal nga ana e qeverisë shqiptare të asaj çka ajo përmbante”. Në fakt, shkëmbimi i letrave midis dy ministrive sanksiononte njëfarë bllokimi detar. Është absolutisht e ndaluar të nisesh drejt Italisë. Ai që e bën këtë është automatikisht një “klandestin”, që synon t’i shmanget kontrollit të drejtësisë. Bardhoshi e të tjerët nuk mund t’i dinin të gjitha këto me hollësi, por ndoshta i parandienin në një mënyrë misterioze. Një orë e gjysmë pas nisjes, kur Katëri i Radës sapo kish kaluar ishullin e Sazanit, që e shtrëngonte thuajse në një përqafim gjirin e Vlorës, pasagjerët e tij vunë re menjëherë praninë e një anijeje të stërmadhe ushtarake. Bardhoshi dhe të tjerët s’kishin si ta dinin emrin e saj, por e panë qartë që mbante flamur italian dhe që ishte më shumë se njëqind metra e gjatë.

Ajo kështjellë pluskuese që është nisur drejt tyre dhe që shumë shpejt lartohet mbi ngarkesën e tyre plot ankthe dhe dëshira është Zeffiro. Për një orë, apo pak më shumë, ndjek lëvizjet e anijes së tyre të vogël, si macja që luan me miun. Zeffiro qëndron në largësi. Afrohet vetëm herë pas here, dhe sa herë që afrohet dikush nga ura u bërtet me megafon të kthehen në gjirin e Vlorës. Pastaj, papritur, pak para orës 18, kur deti bëhet më i trazuar, një anije e re mbin në horizont. Eshtë korveta Sibilla. Pak më e vogël se Zeffiro-ja, me gjithë nëntëdhjetë metrat e saj gjatësi, vihet menjëherë në gjurmët e tyre. Dhe zë t’i ndjekë, duke çarë dallgët. Ka dhe një gjë të fundit, vendimtare, që Bardhoshi, e shoqja Kasjani, të bijtë Dritëro dhe Kostandin, dhe të gjithë burrat, gratë dhe fëmijët e tjerë në motovedetën shqiptare A 451 s’kanë si ta dinë. Këtë – edhe po të kishin dashur të informoheshin – nuk do të kishin mundur ta dinin kurrsesi. Sepse bëhet fjalë për një dokument tejet të rezervuar (sipër shkruhet pikërisht kështu: SHUMË I REZERVUAR) e që përmban direktivat e lëshuara nga Cincnav (Kryekomanda e skuadrës detare) më 25 mars, po atë ditë të shkëmbimit të letrave midis dy ministrive. Teknikisht quhen Roe: Rules of engagement, rregulla të aksionit. Dhe në njëfarë pike përfshijnë edhe një urdhër të tillë: “Nëse ndonjë pluskues drejtohet me mjetet e veta në drejtim të brigjeve italiane, procedoni me frikësimin për sekuestrim dhe arrestim të ekuipazhit. Në qoftë se mjeti vazhdon lundrimin, vini në zbatim veprime që synojnë të ndërpresin lundrimin drejt brigjeve italiane dhe më pas shoqërojeni anijen në ujërat shqiptare”. Në dokument, manovrat frikësuese që duheshin vënë në zbatim u quajtën “harassment”. “Harassment” ishte fjala e rrezikshme që filloi të qarkullonte me vrull nëpër korridoret e Ministrisë së Marinës në Romë, nëpër qendrat e komandimit dhe të koordinimit përgjatë gjithë gadishullit, në bordin e njësive detare. “Harassment”… Në një tjetër sferë, atë të dhunës seksuale, fjala “harassment” tregon bezdisjet e hapura, sidomos në vendin e punës. Në një kuptim edhe më të gjerë,

61


Dorëshkrimi

tregon një gamë të gjerë aktesh mujshare dhe diskriminuese (që nga diskriminimi racial, stalking-u, harbutëria e deri te ngacmimi në grup). Kurse këtu, në anglishten burokratikoushtarake të adoptuar nga nivelet e larta të Marinës sonë, ndonëse e ruan tërësisht po atë tingull të rrezikshëm, fjala “harassment” tregon (apo thjesht: do të kishin dashur që të tregonte) frikësimin që qëndron brenda kufijve të paralajmërimit. Po si vihet në praktikë? Si bëhet një “harassment” në det të hapur? Në dokumentin shumë të rezervuar shpjegohet se paralajmërimi mund të zbatohet përmes “ngacmimit me veprime kinematike”, por duke respektuar rregullat e përcaktuara. Manovrat e mundshme, domethënë, duhet të kryheshin në “siguri”. “Veprime kinematike dhe të ndërvënies” janë fjalët e tjera magjike që shpjegojnë se çfarë duhet bërë. Por deri në ç’pikë një veprim shqetësues në det të hapur mund të kryhet në kushte sigurie? A ka një prag që e ndan sigurinë nga pasiguria? Dhe a ka ndonjë kriter për ta vendosur këtë prag? Dhe a ka pastaj një katalog të “veprimeve kinematike” të lejuara, pa iu afruar këtij pragu të bekuar? Dokumenti shumë i rezervuar nuk i shpjegon të gjitha këto. Në komandën e Sibilla-s është Fabrizio Laudadio-ja (një emër që Bardhoshi do ta mësonte dhe skaliste në kujtesë disa ditë më vonë, por që pasditen e 28 marsit 1997 nuk mund ta dinte). Pasi mbërrin në fushën e vet të operacioneve në Kanalin e Otrantos, në atë copëz deti që ndan dy Europat, dhe ku Katëri po shqepon i rraskapitur përkundër vetë peshës së vet, Sibilla vë në zbatim veprimet e veta kinematike të ngacmimit. Bardhoshi dhe të tjerët kanë menjëherë ndjesinë se anija italiane po afrohet shumë, në mënyrë krejt anormale. Shohin të mbërrijë ai grumbull i stërmadh çeliku gri pranë anijes së tyre të vogël. Pesëdhjetë, dyzet, tridhjetë, deri edhe njëzet metra larg. Sa herë që Sibilla afrohet, mezi arrijnë të kapin, midis zhurmës së erës dhe të dallgëve, kuptimin e disa fjalëve të thëna me zë të lartë nëpërmjet një megafoni. Prapë një megafon… “Kthehuni mbrapsht”, thonë ato fjalë të ngjirura, të shqiptuara

62

në italisht. “Kthehuni mbrapsht, sepse përndryshe, sapo të zbarkoni në Itali, do të arrestoheni të gjithë. Kthehuni mbrapsht… Mbrapsht… Ndaloni…”. Për vite me radhë, shumë prej pasagjerëve të Katërit të Radës e kanë shoqëruar gjuhën italiane me emisionet televizive të kapura nga antenat e ngulura nëpër çatitë e shtëpive të tyre. Ajo gjuhë bindëse, joshëse, miqësore, dhe shpesh pa thekse të veçanta, qe mjeti kryesor nëpërmjet të cilit hyri nëpër shtëpitë e tyre universi i konsumit. Të gjitha reklamat, të gjitha programet që u zbuluan atyre ekzistencën e një bote rrënjësisht të ndryshme – me finesat, produktet, makinat, rrobat, kremrat, ushqimet e ngrira… dhe pastaj këngët, komikët, futbollistët, ndeshjet e pafundme të kampionatit më të bukur në botë – hynë nëpër kokat e tyre nëpërmjet asaj neogjuhe që nxitimthi mësuan ta përkufizonin si “italisht”. Tani ajo gjuhë mpaket në ca pak fjalë gërvishtur nga tingulli metalik (krejtësisht antiteleviziv) i megafonit të Marinës Ushtarake Italiane. Zvogëlohet në pak rrokje, të ashpra dhe refuzuese, të mbledhura në urdhra të prera. Dhe, fill më pas, të përkthyera dhe të thëna për ata që – në rrëmujën e përgjithshme – nuk mundën t’i dëgjonin apo, pasi i dëgjuan, nuk arritën dot t’i kuptonin. Por timonieri i Katërit të Radës vendos të mos e çajë kokën për ato urdhra, dhe të mos e humbasë pikësynimin e udhëtimit të tij. I rrethuar nga një mizëri njerëzish që janë futur deri edhe në të çarat që kanë mbetur të lira brenda kabinës së vogël të komandimit, vendos të vazhdojë. Shikon ngultas përpara vetes, në një pikë të papërcaktuar që duhet të jetë Italia. “Përpara deri në fund”, u thotë mizërisë së njerëzve që e rrethojnë. “Mbrapa nuk kthehemi!”. Bardhoshi mendon: Tani italianët do të fillojnë të veprojnë seriozisht… Dhe ashtu ndodh. Sibilla afrohet sërish, dhe nga megafoni nisen urdhra identikë me ata që u dhanë më parë. Vazhdon të afrohet disa herë. Herë nga e djathta, herë nga e majta. Herë duke qëndruar mbrapa, herë duke u përpjekur të presë drejtimin e marshimit të Katërit. Në çdo përpjekje, njeriu në timonin e motovedetës ku ka-

në hipur, zë nga ana e tij të kthehet herë djathtas, herë majtas, si për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm. Herë e ngadalëson, herë rinis marshimin. Herë përpiqet të ecë më shpejt, herë përpiqet thjesht ta mbajë anijen e vogël në bosht. Midis njerëzve të Katërit të Radës përhapet paniku, tensioni ngjitet në qiell. Manovrat e vazhdueshme, bashkë me lëvizjen e dallgëve të shkaktuara nga afrimet e vazhdueshme të Sibilla-s, e bëjnë anijen të kalamendet rrezikshëm. Kështu ngarkesa e saj njerëzore, e rrasur në çdo cep deri në pagjasi, fillon të ndjekë nga ana e saj manovrat, duke u zhvendosur herë – të gjithë bashkë – djathtas, herë – të gjithë bashkë – majtas. Bardhoshin nuk e zinte vendi. Gjatë gjithë atyre orëve nuk ka ndenjur gjithnjë në urë, bashkë me pjesën më të madhe të burrave të tjerë. Shpesh ka zbritur në hambar, ku kishin qëndruar gruaja dhe dy fëmijët, bashkë me pjesën më të grave dhe fëmijëve të tjerë. Poshtë, nëpër kabina, pasagjerët janë të mbrojtur nga era, por lëkundjet e forta, ndalesat, ndryshimet e befta të drejtimit janë plotësisht të perceptueshme ashtu si jashtë. Fëmijët fillojnë të qajnë, gratë dridhen. Ajri është konsumuar, dhe atëherë, Bardhoshi, pasi u thotë disa fjalë Kasjanisë, Dritëroit dhe Kostandinit të vogël për t’u dhënë zemër, kthehet sipër. Anija italiane vazhdon të afrohet. Dyzet, tridhjetë, njëzet metra. Në disa çaste edhe më pak. Në njëfarë pike duket sikur Katëri s’ia del dot më, sikur motori nuk mund t’iu bëjë dot ballë atyre ritmeve. Deti fillon të ngrihet, dhe përballë një dallge më të lartë se të tjerat A 451shi duket sikur ndalon, ndërsa Sibilla sillet rrotull dhe afrohet përsëri. Motori duket sikur është gati të fiket, por pastaj anija arrin të ecë përpara, të rinisë marshimin e saj, pothuajse e shtyrë nga kurrizi i po asaj dallge që dukej sikur mund ta ndalonte. Megjithatë anija italiane është shumë më e shpejtë. Bardhoshi përpiqet të studiojë ecjen e saj, të llogarisë me mend ritmet e saj: kupton se është të paktën tri herë më e shpejtë se Katëri i vogël i Radës. Nuk do të mundeshin kurrë ta linin prapa. Kur Sibilla afrohet për kushedi të satën


Enigmat e natës kur u mbyt Katëri i Radës

herë, dikush nga Katëri zgjatet përpara dhe ngre një flamur të bardhë. Ndoshta është një kind stofi i bardhë që ka gjetur diku, poshtë në hambar. Apo ndoshta – mendon Bardhoshi – është një bluzë që dikush e ka hequr nga trupi. Burri, të cilin Bardhoshi nuk e njeh, fillon ta tundë si i marrë copën e stofit, me shtytje të fuqishme, dhe të ulërasë – në po atë gjuhë të atyre që i ndjekin – se në bord ka gra dhe fëmijë. Se, madje, ka sidomos gra dhe fëmijë. Dhe në atë kohë disa gra që ndodhen në urë ngrenë lart, sipër kokave, fëmijët e tyre. Të parave u shtohen të tjera, dhe pastaj të tjera akoma që janë ngjitur bashkë me fëmijët e tyre nga hambarët. Ajo radhë fëmijësh të mbështjellë mirë, që ngrihen lart nga krahë të fuqishëm, përmbi një det me koka që pa ndërprerje mbulon krejt urën e Katërit, është një shëmbëlltyrë që Bardhoshit nuk do t’i shqitej kurrë nga mendja. Pas një çasti heshtjeje, ngrihen disa britma, dhe burri që tund kindin e stofit të bardhë – apo ndoshta bëhet fjalë për një bluzë të thjeshtë – vazhdon ta bëjë edhe me më shumë forcë. Protestat zgjasin pak minuta, pothuajse të pezullta në një kohë joreale. Pastaj shohin të vijë një helikopter. Në fillim dëgjojnë

Kthehet në urë. Era është më e fortë, por anija italiane që i ka ndjekur pas për një kohë që të gjithëve u është dukur shumë e gjatë, pothuajse e pambarimtë, nuk është më. Nuk shihet as djathtas, as majtas. Bardhoshi mendon se është larguar, ashtu siç ishte larguar tashmë edhe ajo anija tjetër edhe më e madhe pasdite. Ndoshta – thuhet – kanë vendosur të heqin dorë, t’i lënë vetëm të luftojnë me dallgët dhe t’i lënë të mbërrijnë në tokë me forcat e tyre. Italinë do ta shihnin, do ta preknin, tashmë e ka mendjen top për këtë.

zhurmën e tij në largësi, pastaj një pikë e zezë zgjerohet në horizont derisa merr tiparet e një zogu të çuditshëm. Fillon të sillet rrotull sipër tyre, duke vizatuar rrathë gjithnjë më të ngushtë, për tre, katër, pesë minuta. Papritmas ndalon mbi kokat e tyre, a thua se do të ulej aty në mes të Kanalit të Otrantos nga çasti në çast. Meqë po fillon të erret, i ndriçon me një fener të fuqishëm. Pastaj, me po atë shpejtësi me të cilën erdhi, ngrihet duke ndërruar drejtim dhe zhduket në horizont. Tashmë është errur. Dielli ka perënduar, dhe është gjithnjë e më e vështirë t’i dallosh lëvizjet e anijes që po i ndjek nga pas. Bardhoshi vë re se deti është ngritur më shumë, se dallgët janë gjithnjë më të mëdha dhe të shpeshta, dhe se era – juga – nuk pushon. Juga është një erë tradhtare, e aftë të shpërthejë një stuhi në pak minuta, dhe ta përqendrojë në pak rryma gjithë fuqinë e saj që lind në zanafillë. Zbret edhe një herë në hambar. I buzëqesh së shoqes, i thotë se do t’ia dalin mbanë, si gjithnjë, dhe ndërsa ia thotë këtë, i ledhaton kokën djalit më të vogël, që me gjithë zallamahinë e ka zënë gjumi. Balli i fëmijës është i nxehtë. Kthehet në urë. Era është më e fortë, por anija italiane që i ka ndjekur pas për një kohë që të gjithëve u është dukur shumë e gjatë, pothuajse e pambarimtë, nuk është më. Nuk shihet as djathtas, as majtas. Bardhoshi mendon se është larguar, ashtu siç ishte larguar tashmë edhe ajo anija tjetër edhe më e madhe pasdite. Ndoshta – thuhet – kanë vendosur të heqin dorë, t’i lënë vetëm të luftojnë me dallgët dhe t’i lënë të mbërrijnë në tokë me forcat e tyre. Italinë do ta shihnin, do ta preknin, tashmë e ka mendjen top për këtë. Pastaj mund edhe të ndodhte gjithçka, por ndërkohë më e shumta kish kaluar… Ndërsa mendon këto, duke u shtrënguar në xhaketë për t’u mbrojtur nga të ftohtët, befas sheh të ndizet një dritë përpara syve të tij. I duhet veç një çast të kuptojë se silueta e përhimtë e ndriçuar nga fari nuk është gjë tjetër veçse pjesa anësore e korvetës që i ka ndjekur pas për një kohë të gjatë. Tashmë ndodhet shumë pak metra larg, nuk

63


Dorëshkrimi

zmbrapset më. “Po na hipin sipër!” ulëret me gjithë forcën. “Po na hipin sipër!” përpiqet të përsërisë duke ulëritur edhe më fort. Dhe bash në atë çast dëgjon një goditje të llahtarshme mu përpara këmbëve të tij, në anën e djathtë të Katërit të Radës. Bardhoshi nuk bie në det. Mbërthen me shpejtësi shufrën e parë që i rastis afër duarve, dhe qëndron i kapur pas saj. Mendon menjëherë për familjen e tij, për të shoqen dhe të bijtë që ndodhen në hambar, duhet të shkojë me çdo kusht te ata. Kështu që ngrihet në këmbë, duke u rrekur të bëjë disa hapa, por bash në atë çast dëgjon një goditje të dytë, edhe më shungulluese dhe të egër se e para. E kupton se çfarë ka ndodhur nga i ftohti i beftë që e kaplon. Është nën ujë. Përreth gjithçka është e zezë, s’arrin dot të dallojë asgjë. Diçka duket sikur e mban të ngjitur, të palëvizshëm. Diçka duket sikur e shtyn poshtë. Instinktivisht heq nga trupi xhaketën shumë të rëndë, dhe arrin të ngjitet në sipërfaqe. Katëri është përmbysur plotësisht, të gjithë ata që ishin në urë janë hedhur në det, disa trupa pluskojnë përreth të pajetë. Bardhoshi mendon sërish për të shoqen dhe të bijtë në hambar, kokëposhtë, në motovedetën e përmbysur që fut ujë. Lufton si i tërbuar me dallgët për të shkuar te ajo, duhet t’i gjejë, duhet t’i shpëtojë. Duhet të shpëtojë Kasjaninë, Dritëroin dhe Kostandinin e vogël. Por sado që përpiqet, sado që provon t’i mbledhë te krahët të gjitha forcat e veta, s’arrin dot të afrohet. Trupi i anijes i ngritur lart, në atë botë ku gjithçka është kthyer përmbys nga ato dy goditje të llahtarshme, është i paarritshëm. Brenda pak minutave zhduket, anija zhytet me shpejtësi dhe dallgët rimbyllen sipër saj. Kabina e vockël ku kanë mbetur të zënë në kurth e shoqja dhe dy fëmijët e tij tani zbret me shpejtësi drejt humnerave, e tërhequr nga një forcë e errët në zemër të detit. Transkriptimi i pistës 5, prova B Ora 19.01.51 D73 [Daga 7-3] – India delta romeo, india delta romeo, this is daga seven three, daga seven three… Ora 19.01.57 IDR [India delta romeo] – Da-

64

Katëri është përmbysur plotësisht, të gjithë ata që ishin në urë janë hedhur në det, disa trupa pluskojnë përreth të pajetë. Bardhoshi mendon sërish për të shoqen dhe të bijtë në hambar, kokëposhtë, në motovedetën e përmbysur që fut ujë. Lufton si i tërbuar me dallgët për të shkuar te ajo, duhet t’i gjejë, duhet t’i shpëtojë

ga seven three, this is india delta romeo roger… Ora 19.02.03 D73 – This is daga seven three break… eeh it is Zeffiro, na komunikoi se anija ushtarake shqiptare e hasur pranë ujërave tona territoriale është duke u mbytur (inc.) pozicioni një zero dy, Brindizi 40 milje, po drejtohemi te ajo pikë, break over. Ora 19.02.33 IDR – India delta (inc.) this is india delta romeo say again me. Ora 19.02.39 D73 – This is daga 7-3 eeh I say again, break… It’s Zeffiro, na komunikoi se anija ushtarake shqiptare e hasur pranë ujërave territoriale është duke u mbytur në pozicionin një zero dy, 43 milje larg Brindizit, le të shkojmë drejt atij vendi, break over. Në errësirë, e vetmja pikë referimi që i ka mbetur, e vetmja në bazë të së cilës mund të


Enigmat e natës kur u mbyt Katëri i Radës

llogarisë krahët që do të hedhë, është pikërisht anija që ktheu përmbys Katërin e Radës. Atëherë Bardhoshi fillon të notojë drejt korvetës italiane. Përreth fillon të dallojë qartë ulërimat, thirrjet për ndihmë, por ndien se nuk është në gjendje të bëjë dot gjë. Se nuk mund të ndihmojë dot më askënd. Mundet vetëm të notojë, të notojë dhe prapë të notojë në përpjekje për të arritur Sibilla-n. Dhe është pikërisht ajo çka bën mekanikisht, pa menduar më për asgjë, duke provuar vetëm atë ndjesi të çuditshme se është bërë njësh me ujin. I duhen tridhjetë e pesë minuta për ta arritur anijen italiane, një kohë shumë e gjatë. Është i paralizuar nga i ftohti, s’arrin dot më t’i artikulojë lëvizjet. Sheh që një marinar i ka hedhur një litar nga lart. Përpiqet ta kapë, por s’arrin dot. E provon prapë një, dy herë të tjera, por asgjë. Marinari i ulëret ta shtrëngojë, se ashtu do ta kishin ngritur lart. Por duart janë të ngrira tashmë, gishtat nuk mbyllen më. E provon përsëri për disa minuta të pafundme. Pastaj, në një mënyrë që nuk do të dinte ta përsëriste më, arrin ta shtrëngojë litarin përreth trupit. Në fund tërhiqet lart nga marinarët me lëvizje të sigurta, ndërsa përreth vetes vazhdon të dëgjojë, gjithnjë e më të mekëta, kërkesat për ndihmë. 10.Fatmiri dhe e motra Fatmiri dhe e motra, gruaja me moshë të papërcaktuar që është me të, në mbytjen e anijes kanë humbur: nënën, motrën, djalin e motrës, kunatin. Motra që ka vdekur banonte afër portit të Vlorës, dy hapa larg zyrave të Red Star-it, njërës prej shoqërive që sot organizon udhëtimet me traget drejt Puljes. Kur panë që po nisej një anije, paguan dhe hipën që të gjithë. Fatmiri thotë: “Qe Aureli, një djalë që ishte me ta në anije dhe që shpëtoi, ai që më tha se çfarë ndodhi. Anija ishte një mal, me të vërtetë një mal, dhe i ra përsipër. Pak para përplasjes fikën farin që ndriçonte Katërin, pastaj i ranë përsipër në errësirë. Në atë pikë nuk u mor vesh më asgjë. Njerëzit ranë të gjithë në det, dhe anija shqiptare u fundos brenda pak sekondave. Aureli thotë se notoi drejt Sibillas, por nga anija ushtarake u hodhën brezat e

shpëtimit nga ana e kundërt me atë prej nga vinin ata. Pastaj u hodhën një rrjetë, dhe ai u kacavar pas saj me vështirësi e me dhëmbë. Me dhëmbë, më tha, me të vërtetë, sepse duart i kishin ngrirë tashmë.” “Kur e mora vesh lajmin, isha në shtëpi në Vlorë. Shtëpia jonë është në kodër, prapa spitalit. Nga ballkoni shihet i gjithë qyteti, gjiri, porti. Më kujtohet shumë mirë emisioni i lajmeve të Tg3-shit, në Rai Tre. Ishte ora 19.25 kur dëgjova lajmin se anija shqiptare (dhe nuk mund të ishte veçse ajo) ishte fundosur. Im bir, që ishte pranë meje, filloi të qante dhe të bërtiste: Gjyshe, gjyshe!!!... Hesht, i thashë, dhe i dhashë një shuplakë. Hesht, nuk janë ata. Pastaj dola në ballkon, vështrova portin, dhe e hëngra paketën e cigareve që kisha në dorë. Cigaret nuk i tymosa, i hëngra. Kur Prodi erdhi në Shqipëri, unë i dhashë tri tufa me lule. I thashë: Zoti Prodi, dy tufa duhet t’i hedhësh në nderim të të vdekurve në Kanalin e Otrantos, tjetrën duhet ta marrësh në Itali për italianët, me qëllim që italianët ta marrin vesh se çfarë ndodhi. I shtrëngova dorën dhe ai i mori me vete në helikopter. Dy tufa me lule i hodhi në Kanal, të tretën e mori në Itali. Pashë pamjet në televizion. Vite më pas, e takova Prodi-n në muzeun kombëtar në Romë, ku punoj. Merrem me mirëmbajtjen elektrike. I thashë: A të kujtohem unë? Nuk i kujtohesha… Pastaj i thashë se kush isha, i fola për lulet, dhe iu kujtua. A do të dish se çfarë mendoj? Nuk mund të them se shqiptarët janë të gjithë të mirë, ashtu siç nuk mund të them se italianët janë të gjithë të mrekullueshëm. Por ata që u nisën ishin të gjithë njerëz normal, gra dhe fëmijë që po iknin. Ushtarakët ishin të bindur se në bord do të gjenin armë dhe drogë, e përkundrazi bëhej fjalë vetëm për njerëz të varfër. Të gjithë njerëz të varfër. Tani kam pesëmbëdhjetë vjet që punoj në Itali, pjesërisht ndihem italian. Por sidomos ndihem roman, jetoj në Çentoçele. Dhe po kështu edhe fëmijët e mi. Nëse shkon në Çentoçele më njohin të gjithë. Nëse shkon te Antica Caffetteria dhe pyet ‘Ku është Fortunatoja?’ të gjithë dinë të të thonë se kush jam dhe ku jam. Emri im, Fatmir, do të thotë Fatlum,

dhe të gjithë kështu më thërrasin në Romë. Italia dhe Shqipëria janë dy vende që kanë qenë përherë të lidhura, prandaj kjo kasaphanë më duket absurde. E vetmja gjë për të cilën falënderoj Zotin është se i gjeta dhe i njoha që të katër trupat. Tani janë në varrezën e Vlorës. Jam fatlum, mendoj, me të vërtetë… Kur mendoj për të gjithë ata që nuk gjetën as trupat”. E motra, së cilës nuk ia mora vesh dot emrin, thotë: “Që atëherë ndihem e lodhur, e dobët, s’mundem dot më të eci përpara. Çdo natë, mendimi i fundit para se të fle, është për ta. Është për mamanë. Kështu është, gjithnjë. Unë s’mundesha dot të shkoja të bëja njohjen e trupave. Shkoi Fatmiri, im vëlla, vetëm. Unë mendoj se kanë dashur t’i fundosin. Anija vetë nuk do të ishte fundosur. Piloti ynë ishte ai që ishte, por anija nuk do të ishte fundosur. Do të kishte mbërritur rehat në Brindizi.” Fatmiri: “Piloti ynë ishte mall vendi. Mall vendi, po të them, por jo kriminel. Fatmiri i ngjan vagëllimthi Jean-Paul Belmondo-së, por është më i shkurtër dhe më buçko. Ka një nga ato fytyra që duken sikur kanë ndaluar në vitet shtatëdhjetë, vijën e flokëve në të majtë, balluket që i përshkojnë ballin. Ka veshur një pallto të zezë me jakë të ngritur dhe një pulovër. Tymos vazhdimisht dhe, në çastet e pushimit gjatë rrëfimit të tij të gjatë, shpesh cigarja i mbetet e varur në cepin e gojës. E motra ka veshur një pardesy bezhë dhe syze të errëta. Ka flokë ngjyrë gështenjë të mbledhur në një bisht që i zbret mbi shpinë. Sapo e dëgjova të fliste, mendova se ishte italiane. Fliste shpejt me një shqiptim aq të pastër sa më shtyu të mendoja se ishte lindur dhe rritur në Romë. Pastaj kuptova se ishte njëra prej të afërmve të viktimave nga mënyra se si iu ngurtësua fytyra, sapo filloi të pohonte me kokë rrëfimin e të vëllait. Motra që vdiq ishte shtatzënë, dhe në çastin e fundosjes, e pushtuar nga tmerri dhe asfiksia, lindi. Kështu thotë Fatmiri. Por fëmija (fetusi i nxjerrë) nuk u gjet kurrë. Kur u gjet trupi i saj, pas gruas ishte ende i lidhur litarthi i kërthizës. I varej mes këmbëve 15. Sendet e gjetura Si të gjithë udhëtarët, edhe gratë e burrat

65


Dorëshkrimi që kishin hipur në Katërin e Radës mbanin me vete disa letra. Jo vetëm dokumente. Edhe pjesë të prera nga gazetat, fletore shënimesh, fatura, fleta të palosura me kujdes brenda pasaportave dhe të futura në xhepat e xhaketave apo të pantallonave. Disa ishin të shkruara me dorë, të tjera me laps. Disa me një shkrim të deshifrueshëm, të tjera krejtësisht të pakuptueshme. U mblodhën dhe u vunë tok nga policia pas mbytjes së anijes, pasi u nxorën nga xhepat e të mbijetuarve, apo nga ato të disa kufomave. Kur hasi në to, kur rastësisht pati mundësi t’i lexonte, regjisori Corrado Veneziano vendosi të nxirrte prej tyre një shfaqje teatrore. Përbënin një material shumë të fortë për t’u harruar midis akteve gjyqësore. Kështu vendosi t’ua jepte t’i lexonin në skenë katër aktorë. Pa shtuar asgjë, pa ëmbëlsuar asgjë. Thjesht duke përkthyer ato pak fjalë të thata nga shqipja në italisht, aty ku nuk ishin shkruar ndërkaq në italisht. Shfaqjen e titulloi “Pasaporta”, dhe e shëtiti në 1999-ën, në Itali si edhe në Shqipëri. Premiera u dha në Pallatin e Ekspozitave, në Romë. Pastaj shfaqja u çua në Pulje. Në Brindizi u vu në skenë përjashta, te porti, mu përpara stacionit detar për nisjen dhe ardhjen e pasagjerëve, ku të mbijetuarit dhe viktimat e nxjerra më pas ishin transportuar para dy vjetësh. Me ndihmën e ambasadës shqiptare u çua edhe në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Dhe këtu platea u mbush me të afërmit e viktimave. Nuk e pashë shfaqjen e tij, që u vu në skenë vetëm pak pas ngjarjeve, më shumë se dhjetë vjet më parë, dhe as nuk munda t’i shihja drejtpërdrejt copat e letrave dhe pjesët e prera nga gazetat prej të cilave lindi. Nuk di as se

66

ku përfunduan. Nga sa kuptova, nga disa ekzemplarë, të shkatërruar tashmë, ka mbetur vetëm një fotokopje, e bashkëngjitur me aktet e procesit dhe e braktisur në ndonjë dosje që ruhet pranë prokurorisë. Por Corrado-ja më dha të lexoja tekstin e punës së tij, që i riprodhon besnikërisht. Kur u takuam në një librari në zemër të Romës, kishin kaluar tashmë shumë vite nga shfaqja e fundit. Por teksti ishte ende aty, në duart e tij, i plotë: pika e fundit e kontaktit me ato fletë të qullura. Kishte mundur t’i konsultonte falë ndihmës së një avokati të palës civile. Ishin nja dyzet copa letrash, jo më shumë. Madje një apo dy ishin gjetur në rrobat e kufomave që u nxorën shumë kohë më pas nga fundi i detit. Tashmë pasaportat e tyre ishin të shkatërruara, por faturat që ndodheshin brenda tyre mund të lexoheshin ende. Këto fjalë janë gurë. I kam lexuar dhe rilexuar, duke u përpjekur të imagjinoj shkrimin e atij që i ka shkruar, duke u përpjekur të dalloj konsumimin e shkaktuar nga kontakti me ujin. Duke u përpjekur të imagjinoj errësirën që i ka mbështjellë. Është njëlloj si të ishin fotografia e fundit (në mungesë të plotë të pamjeve që të dëshmojnë çastin fatal të përplasjes) e popullit të Katërit të Radës. E individëve të tij të marrë një për një, apo të paktën e atyre që kishin me vete letra të shkruara me dorën e tyre, njoftime, udhëzime, këshilla rreth gjërave që duhen të bënin pasi të mbërrinin në Itali. Më shumë sesa një hartografi e katastrofës, gjurmët e mbledhura, fjalët e ngulitura mbi to, janë një hartografi e asaj që do të mund të kishte qenë jeta e tyre nëse mbytja e anijes nuk do ta kishte shënjuar në mënyrë të pandreqshme, përgjithmonë. Një

jetë normale. Duke rilexuar deponimet e ushtarakëve në sallë, i tronditur nga këmbëngulja me të cilën autorët e këtyre fjalëve quheshin “shënjestër”, ndjeva shpesh nevojën t’i rilexoja. A thua se kishin fuqinë t’i kthenin gjërat në vendin e tyre. Të më kthenin me këmbë në tokë. Ja disa, midis atyre të gjetura. (Një letër e ruajtur nga një grua) “Mami, të kam xhan por e kam xhan edhe gjyshen, me të cilën duhet të qëndroj, meqë ti do të ikësh në Itali. Unë nuk dua të vij por nëse ti thua se duhet të vij atëherë merre edhe Anjën me mua, kështu luajmë bashkë. Gjatë udhëtimit dërgomë një të puthur. Edhe unë do të ta dërgoj ty”. (Shënime mbi një fletë letre) Për të ngrënë kontrollo në restorante, gjellëtore, piceri, pube, bare; çmimet ndryshojnë shumë nga njëri vend te tjetri: restoranti ka mbulesa dhe peceta stofi. Ka gjithnjë një kameriere që shtron tryezën dhe t’i vë lugët, pirunjtë dhe thikat në vendin e duhur. Në banja ka peshqirë dhe letër higjienike. Kur kërkon bufenë në karrocë, pyet nëse mund ta mbushësh vetë pjatën. Vera e shtëpisë kushton gjithnjë më pak se të tjerat. Nganjëherë nuk mund të vihet në gojë, herë të tjera është e mirë. Mund të kërkosh edhe ta provosh”. (Një letër) “Tani që po vjen, eja të më takosh. Kam bërë para’ dhe mund të të ndihmoj edhe ty t’i bësh. Por duhet të jesh i përpiktë, i saktë dhe i bindur. Kush gabon, nuk mund të vazhdojë. Kur të vish, më merr në telefon në këta numra… Nëse nuk përgjigjem unë, pyet për mua, por këtu emri im është Andreas. Atë timin, këtu, nuk dinin ta shqiptonin. Dhe pastaj, të kesh një emër tjetër mund të jetë më e leverdishme. Edhe ti, nëse vjen të punosh me mua, duhet të gjesh një emër”. “Me 60-ën shkon në sheshin Mazzini nga stacioni. Ka shumë stacione, por vetëm një qendrore. Me 60-ën shkohet në sheshin Mazzini dhe atje, duke zbritur djathtas, arrihet në shëtitoren Mazzini, që nuk është e njëjta gjë me sheshin Mazzini”. “Nga Brindizi në Bari ka trena çdo dy orë. Shkojnë edhe në Milano. Por duhet pyetur, sepse shumë trena ndalojnë në Foxha. Nga Milanoja mund të shkohet në Zvicër me autobus. Dokumentet duhet t’i kesh në rregull sepse shpesh bëjnë kontrolle në kufi”.


Enigmat e natës kur u mbyt Katëri i Radës

(Një letër e gjetur në xhaketën e një burri) “Babi, më fal nëse të nxeha por të premtoj se nuk do të sillem më keq si sot. Jam penduar me të vërtetë dhe ke për të parë që do ta mbaj fjalën. Ti je më i miri në botë dhe të kam shumë xhan. Zemra jote e vogël që të ka xhan”. “Hotel pension Cortina, dhomë pa banjë 40.000, rruga Giolitti 71, pyet për Gifunin dhe thuaji që je e afërme e Pecës. Për një muaj mund të paguaj 900.000 lireta. Kanë një marrëveshje me gjellëtoren. Mund të punoj dhe të laj, ata mund të më paguajnë drekën. Duhet të flasë Gifuni me ta, jo unë.” “RH pozitiv, të gjitha sëmundje ekzantematike. Ndërhyrje e apendicitit menjëherë në 1991-shin; pastaj në 1994-ën ndërhyrje e kaustifikimit të verrnjakëve për shkak të hipertrofisë së vetë atyre. Spitali komunal i rrethit, tesera 24 38 917”. “Vezë, uovo; ndihmë, aiuto; doktor, dottore; kërkoj, cercare”. “Pikat për qarkullimin e gjakut duhen marrë para buke, jo pas buke”. “Një dollar vlen 1950 lireta, një markë një mijë lireta. Frangat janë franceze, belge dhe zvicerane. “Në Leçe është një shtëpi botuese që boton fjalorë të shqipes. Mund të pyetet nëse duan një korrektor skicash apo një redaktor.

Diploma është e vërtetuar me akt të rregullt zëvendësues. Por nëse duan të kontrollojnë më mirë, mund të telefonojnë në sekretarinë e Departamentit”. “Brindizi, Mezanje, Taranto, Polikoro, Trebizaçe, Rexho Kalabri”. “Farmacia e Vatikanit, sheshi San Pietro, Fluental shurup, Mucolax tableta”. “Sterlina kushton rreth dy mijë e pesëqind lireta”. “Brindizi, Bari, Peskara, Çivitanova Marke, Ankona”. “Në Brindizi, shoqëria e trageteve ka klientë që shkojnë në Shqipëri. Ndoshta kanë nevojë për përkthyes shqiptarë. Curriculum-i është përditësuar më 31 dhjetor 1996”. (Pjesë e prerë nga gazeta) “Një balerinë kërkon emocione me burra plot iniciativë. Aurora, trasgresive, e ëmbël, sensuale. Kërkon burra për mbrëmje intriguese”. (Pjesë e prerë nga gazeta) “E mbyll dhe e shet gjithçka me çmime të çmendura nga 1 marsi deri në 30 mars. Pagesa me këste deri në gjashtëdhjetë muaj pa kambiale”. “Punë, lavoro; para’, soldi; orë, ora; gjej, trovare”. (Një shënim) “Policët rrugorë nuk kanë fuqinë e policisë. Policët dhe karabinierët kanë fuqinë e policisë”.

“Në zyrat postare mandatposta dhe telegramet”. “Për të shkuar në Gjermani duhet të ndalosh në Frankfurt”. “Bukë, pane; hotel, albergo; automobil, automobile; mish, carne”. (Pjesë e prerë nga gazeta) “Kërkohet nxënës artizan e shumta 23 vjeç”. (Pjesë e prerë nga gazeta) “Restorant etnik kërkon ndihmëskuzhinier që zotëron leje qëndrimi”. “Rruga Podgora 46, Mestre”. “Teresa Troiano, San Kostantino Albaneze (Potenca)”. “Vezët e Pashkëve janë me qumësht ose kakao fondente. Çmimi varet nga lloji i surprizës që gjendet brenda. Ka vezë Pashkësh pa dhuratë, kushtojnë më pak”. “Ambasada është në lagjen afrikane”. (Pjesë e prerë nga gazeta) “Kërkohen litografë me përvojë. Inkuadrim sindikal… Kërkohet bojatisës druri… Kërkohet mirëmbajtës i impianteve të kondicionimit dhe të ngrohjes… Kërkohet personel i specializuar për pastrim…”. *Përktheu nga origjinali italisht: Adrian Beshaj Titulli i origjinalit: Alessandro Leogrande “Il naufragio – Morte nel Mediterraneo”

67


Në krah të kundërt

Masakra europiane për të cilën nuk keni dëgjuar kurrë Në episodin më të madh të migrimit të detyruar në histori, pas Luftës së Dytë Botërore, me urdhër të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Bashkimit Sovjetik, miliona civilë gjermanisht-folës u dërguan nga Çekosllovakia dhe të tjera vende europiane drejt Gjermanisë. Nga R.M. Douglas Klithmat që kumbuan tejpërtej vagonit të mallrave të mbushur me të dëbuar, ndërsa lëkundej përmes fshatrave të ngrira të Polonisë pesë net para Krishtlindjes, ishin mundësia e vetme e Dr.Loch-it për të lokalizuar prindërit e tij. Doktori, dikur kryemjek në një spital të madh qytetës, tani e gjen veten duke u ngjitur mbi pirgjet me valixhe, bashkudhëtarët dhe kovat që përdoren si WC, vetëm për t’u përballur me një grua të vjetër që injoron kërkesën e tij për t’i hapur udhën. Një këqyrje nga afër, dhe ai zbulon se ajo ka vdekur nga të ftohtët. Më në fund ai arriti të lokalizonte burimin e klithmave: një gruaje shtatzënë i kishin filluar dhimbjet e lindjes para kohe dhe po humbiste

68

shumë gjak. Kur u mundua ta lëvizte nga vendi, zbuloi se ‘gjaku i saj i ngrirë e kishte ngjitur për tokë.’ Përveçse ta ndalte gjakderdhjen përkohësisht, Loch nuk mundi të bënte më shumë për ta ndihmuar, dhe kurrë nuk mësoi nëse ajo kishte jetuar apo vdekur. Kur treni bëri ndalesën e parë, më shumë se katër ditë pas fillimit të udhëtimit, 16 trupa të ngrirë u tërhoqën nga vagonët përpara se pjesa tjetër e të dëbuarve të rihipnin në tren për të vazhduar udhëtimin. Dyzet e dy udhëtarë të tjerë më vonë do t’i dorëzoheshin efekteve të përvojës së tyre të hidhur, mes tyre edhe gruaja e Loch-it. Gjatë Luftë së Dytë Botërore skena të tilla tragjike ishin të zakonshme, ndërsa Adolf Hitleri dhe Josif Stalini lëviznin popullata të tëra sikur të ishin gurë shahu, në kërkim të riformimit të profilit demo-


Gjatë Luftë së Dytë Botërore skena të tilla tragjike ishin të zakonshme, ndërsa Adolf Hitleri dhe Josif Stalini lëviznin popullata të tëra sikur të ishin gurë shahu, në kërkim të riformimit të profilit demografik të Europës, sipas preferencave të tyre. Ajo çka ndryshonte në dëbimin e Loch-it dhe bashkudhëtarëve të tij, ishte se ndodhi me urdhër të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë si edhe të Bashkimit Sovjetik, gati dy vjet pas shpalljes së paqes

grafik të Europës, sipas preferencave të tyre. Ajo çka ndryshonte në dëbimin e Loch-it dhe bashkudhëtarëve të tij, ishte se ndodhi me urdhër të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë si edhe të Bashkimit Sovjetik, gati dy vjet pas shpalljes së paqes. Nga 1945 deri më 1950 Europa ishte dëshmitare e një prej episodeve më të mëdha të migracionit të detyruar, dhe ndoshta lëvizja më e madhe e popullatës, në historinë e njerëzimit. Dymbëdhjetë deri në katërmbëdhjetë milionë civilë gjermanishtfolës, shumica e tyre gra, pleq dhe fëmijë nën moshën 16-vjeç, u përzunë me forcë nga vendlindjet e tyre në Çekosllovaki, Hungari, Rumani, Jugosllavi dhe ato që sot janë rajonet perëndimore të Polonisë. Siç thekson New York Times në një artikull të dhjetorit 1945, numri i personave që Aleatët propozuan për të transferuar në vetëm pak muaj ishte gati i njëjtë me totalin e emigrantëve të pranuar nga Shtetet e Bashkuara qysh nga fillimi i shekullit të 20-të. Shkarkoheshin në rrënojat e Gjermanisë së okupuar nga Aleatët, t’i dilnin zot vetes me aq sa të mundnin. Numri i atyre që vdiqën prej urisë, sëmundjeve, të rrahurave apo edhe ekzekutimit është i panjohur, por përllogaritje konservatore sugjerojnë se të paktën 500 000 njerëz kanë humbur jetën në këtë operacion. Më shqetësues është fakti se dhjetëra mijëra njerëz u zhdukën si rrjedhojë e keqtrajtimeve ndërsa përdoreshin si skllevër pune (ose, sipas formulimit cinik të Aleatëve, ‘shpagim në mirësi’) në një rrjet të gjerë kampesh që zgjatoheshin nëpër Europën Qendrore dhe Jugperëndimore-shumica e të cilëve, si Auschwitz I dhe Theresienstadti, ishin ish-kampe gjermane përqendrimi që u mbajtën në punë vite të tëra pas lufte. Ashtu siç edhe Sir John Colville, ish-sekretari privat i Winston Churchill-it, u thoshte kolegëve të vet të Zyrës Britanike të Punëve të Jashtme (British Foreign Office) më 1946, ishte e qartë

69


se ‘kampet e përqendrimit dhe ajo që ato përfaqësonin nuk morën fund me kapitullimin e Gjermanisë.’ Si për ironi, jo më shumë se 100 milje larg kampeve që po përdoreshin me një qëllim të ri, udhëheqësit nazistë që kishin mbijetuar po gjykoheshin nga Aleatët në gjykatat e Nuremburgut, për akuza që përfshinin ‘dëbim dhe të tjera akte jonjerëzore të kryera kundër cilësdo popullatë civile’ nën kryefjalën ‘krime kundër njerëzimit.’ Përjashtimet e pasluftës ishin një katastrofë e shkaktuar nga dora e njeriut dhe shembuj shumë domethënës të dhunimit në masë të të drejtave njerëzore në historinë e afërt. Megjithëse kujtimet e këtyre përjashtimeve janë ende gjallë, megjithëse ato ndodhën në kohë paqeje, dhe në mes të kontinentit më të populluar të botës, jashtë Gjermanisë ato janë të panjohura. Dhe në ato të rralla raste që ato janë diçka më shumë se një shënim në fund të faqes në librat e historisë europiane, në përgjithësi pasqyrohen si shpagim i justifikuar për krimet që Gjermania naziste kishte kryer gjatë luftës, ose si një masë e dhimbshme por e nevojshme për të siguruar paqen në Europë. Siç dhe deklaroi historiani Richard J. Evans në Në Hijen e Hitlerit (In Hitler’s Shadow) (1989) vendimi për të spastruar kontinentin nga minoritetet gjermanishtfolëse mbrohet ende nga Holokausti dhe ka vërtetuar të jetë një eksperiment i suksesshëm në ‘neutralizimin e antagonizmit etnik nëpërmjet transferimit në masë të popullatave.’ Edhe në atë kohë, jo të gjithë ishin dakord. George Orwell, një kundërshtar i hapur i spastrimeve, në sprovën e tij ‘Politika dhe Gjuha Angleze’ (Politics and the English Language) theksonte se shprehja ‘transferim i popullatës’ ishte një nga eufemizmat, qëllimi i të cilave ishte ‘kryesisht të mbronte të pambrojtshmen.’ Filozofi Bertrand Russell athët pyeste: “Janë dëbimet në masë krime vetëm kur

70

kryhen nga armiqtë tanë gjatë luftës, dhe masa të justifikuara të rregullimit shoqëror kur kryhen nga aleatët tanë në kohë paqeje?” Një këqyrje edhe më e parehatshme u bë nga botuesi i majtë Victor Gollancz, i cili arsyetonte se, ‘nëse çdo gjerman ishte në të vërtetë përgjegjës për atë çka ndodhi në Belsen, atëherë ne, si anëtarë të një vendi demokratik dhe jo të një vendi fashist, pa shtyp të lirë dhe parlament, kishim përgjegjësi individuale, si edhe kolektive” për atë që u ishte bërë joluftëtarëve në emër të Aleancës. Që dëbimet, pashmangshmërisht, do të shkaktonin vdekje dhe vuajtje në përmasa shumë të mëdha, ishte diçka e pranuar edhe nga ata që i iniciuan ato. Deri në një farë mase, ata po shpresonin që të ndodhte kjo. Për vendet dëbuese-veçanërisht Çekosllovakia dhe Polonia-përdorimi i terrorit kundër popullatave të tyre gjermanishtfolëse kishte si qëllim jo vetëm marrjen e hakut për viktimizimin e tyre gjatë kohës së luftës, por gjithashtu shërbente si mjet për të filluar një vërshim masiv drejt kufijve dhe më në fund arritjen e ambicieve të paraluftës që kishin qeveritë e tyre për të krijuar kombshtete etnikisht homogjene. (Para 1939-s, më pak se 2/3 e popullatës së Polonisë, dhe vetëm një porcion pak më i madh i Çekosllovakisë, përbëhej nga polakë, çekë dhe sllovakë johebrej.) Për sovjetikët, të cilët më 1939 kishin ‘kompensuar’ Poloninë për humbjet territoriale ndaj Bashkimit Sovjetik duke e lëvizur kufirin perëndimor më shumë se 100 milje brenda kufirit gjerman, pastrimi i territoreve të reja perëndimore ‘polake’ dhe hedhja e milionave banorë të zhvendosur mes rrënojave të ish-Rajhut i shërbente qëllimit të dyfishtë të Stalinit për të penguar rimëkëmbjen e Gjermanisë së pasluftës dhe eliminimin e çdo mundësie për rivendosjen e marrëdhënieve miqësore midis Gjermanisë dhe Polonisë. Britanikët


e shihnin vuajtjen, që në mënyrë të pashmangshme do të shoqëronte dëbimet, si një formë riedukimi të popullatës gjermane. ‘Çdo gjë që e bën plotësinë dhe pandryshmërinë e humbjes së tyre më të afërt për gjermanët, në fund të ditës ia vlen’, shkruante zv.kryeministri Clement Richard Attlee më 1943. Dhe amerikanët, siç ka regjistruar ambasadori në Pragë, Laurence Steinhardt, shpresonin që duke treguar një ‘mirëkuptim’ dhe sjellje bashkëpunuese ndaj dëshirës së vendeve dëbuese për të hequr qafe popullatat e tyre gjermane, Shtetet e Bashkuara mund të demonstronin simpati për aspiratat kombëtare të këtyre vendeve dhe të ndalonte kalimin e tyre në orbitën komuniste. Aleatët, atëherë, me dijeni të plotë ndoqën një kurs që, siç edhe kishin paralajmëruar më 1944 paneli i ekspertëve të Britanisë, ishte ‘i destinuar të shkaktonte vuajtje të tmerrshme dhe zhvendosje. Arsyeja pse dëbimet nuk çuan në pasoja edhe më të këqija, të cilat mund të priteshin nga lëvizja si bagëti e miliona të dëbuarve të varfër, të dëshpëruar dhe të parrënjë, në një vend të shkatërruar nga lufta që nuk kishte ku t’i çonte, kishte tre shpjegime kryesore. Së pari, ishte aftësia me të cilën kancelari i parë gjerman i pasluftës, Konrad Adenauer, i përfshiu të dëbuarit në politikat qendrore, duke e shpërndarë kërcënimin e një blloku potencialisht radikal dhe përçarës. E dyta ishte gatishmëria e shumicës së të dëbuarvepa marrë parasysh deklaratat e trasha dhe jodiplomatike të udhëheqësve të tyre-për të hequr dorë nga përdorimi i forcës si një mënyrë për të ndrequr padrejtësinë që u ishte bërë. Arsyeja e tretë, dhe më e rëndësishmja, ishte ‘mrekullia ekonomike’ 30-vjeçare që bëri të mundur strehimin, ushqimin dhe punësimin e popullatës më të madhe të pastrehë që ndonjë vend i industrializuar ka pasur ndonjëherë. (Në anën tjetër, në Gjermaninë Lindore fakti që standardi i jetesës për popullatën vendëse ishte tashmë i ulët, do të thoshte se hendeku ekonomik midis asaj dhe katër milionë të dëbuarve që po vinin ishte më i lehtë për t’u kaluar.) Dobësia e ‘mrekullive ekonomike’, sidoqoftë, ishte se, siç sugjeron edhe emri, atyre nuk u zihej besë se mund të vinin atëherë kur ishin më shumë të nevojshme. Fati i madh bëri që Aleatët nuk volën frytet e pakujdesisë së tyre. Megjithatë, dëbimet kanë hedhur një hije të gjatë e të keqe mbi Europën Qendrore dhe Juglindore, edhe në ditët e sotme. Pasojat e tyre përçarëse demografike, ekonomike dhe-siç dhe ka dëshmuar Eagle Glassheim-mjedisore vazhdojnë të ndihen edhe më shumë se 60 vite më vonë. Transformimi brenda natës i disa prej zonave më heterogjene të kontinentit europian në lapidarë virtualë etnikë ndryshoi në një mënyrë shumë domethënëse dhe të paparashikueshme trajektoren e politikave të brendshme të vendeve dëbuese. Nga ana kulturore, përpjekjet për të çrrënjosur çdo gjurmë të qindra viteve prani të gjermanëve dhe për ta fshirë nga historia kombëtare dhe lokale, prodhoi mes komuniteteve-koloni polake dhe çeke një gjendje prej ‘kujtese të cunguar’. Siç edhe dëshmon Gregor Thum në studimin e tij novator mbi Wroclaw-in e pasluftës - deri më 1945 dhe largimi i të gjithë popullatës së saj, në qytetin gjerman të Breslau-t -vetëm tani së fundmi Wroclawitasit postkomunist janë përballur me të kaluarën e vështirë të qytetit të tyre. Në pjesë të tjera të Europës Qendrore, kjo as nuk ka filluar. Megjithatë, kjo ka ndodhur edhe më pak në botën anglishtfolëse. Është e rëndësishme të vihet re se dëbimet nuk mund të krahasohen me gjenocidet e fushatave naziste që u paraprinë. Por as mizoria e tejskajshme e kohëve tona nuk mund të bëhet etalon që lejon që abuz-

71


ime groteske të të drejtave të njeriut të kalojnë pa u pranuar për atë që janë. Retorika kontradiktuese e Aleatëve, që shpalli se Lufta e Dytë Botërore u bë mbi të gjitha për të mbajtur lart dinjitetin dhe vlerat e të gjithë popujve, duke përfshirë edhe gjermanët, mijëra zyrtarë perëndimorë, ushtarë dhe teknokratë morën pjesë në zbatimin e një programi që, kur u krye nga armiqtë e tyre të luftës, ata nuk hezituan ta denonconin si në kundërshtim me të gjitha parimet njerëzore. Shkalla e disonancës njohëse në të cilin kjo çoi u ilustrua nga karriera e kolonel John Fye, kryeoficeri ndërlidhës amerikan për çështjen e dëbimeve në qeverinë çekosllovake. Operacioni që ai ndihmoi të vihej në zbatim, pranon ai, përfshiu “njerëz të pafajshëm, të cilët kurrë nuk kishin thënë një fjalë kundër popullit çekosllovak.” Për të arritur këtë, gra dhe fëmijë hidheshin në vendet e burgimit, “shumë prej të cilave ishin pak më mirë se ish-kampet gjermane të përqendrimit.” Megjithatë, këto trazime nervozizmi nuk e ndaluan Fye-n të pranonte një dekoratë nga qeveria e Pragës për atë që citimi zyrtar me çiltërsi quan si shërbime të vyera “në dëbimin e gjermanëve nga Çekosllovakia.” Sot nuk kemi bërë shumë rrugë që nga pranimi i Fye-it për rolin kyc që luajtën Aleatët në ngjizjen dhe ekzekutimin e një operacioni që në përmasa dhe shkatërrime ja kalon dhe ndarjes së dhunshme të Jugosllavisë në vitet 90. Nuk është e rëndësishme t’ia atribuojmë këtë ndonjë ‘tabuje’ apo ‘konspiracioni heshtjeje.’ Por, ajo që mohohet nuk është fakti i vetë dëbimeve, por rëndësia e tyre. Shumë komentatorë europianë insistojnë se të tërheqësh vëmendje tek ato (dëbimet) rrezikon të zvogëlosh tmerrin që duhet t’i rezervohet vetëm Holokaustit dhe të tjera krimeve të nazistëve, ose t’i jepet jetë një mentaliteti vetë-mëshirimi prej viktime mes gjeneratave të gjermanëve të sotëm, për të cilët lufta është një kujtim që sa vjen e largohet. Çekët, polakët dhe shtetas të të tjera vendeve dëbuese u frikësohen pasojave ligjore që mund të sjellë rishqyrtimi i metodave prej të cilave qytetarë të dikurshëm të atyre vendeve ishin privuar prej kombësisë së tyre, lirisë dhe pronës. Edhe sot, urdhrat e pasluftës që shpronësonin dhe shkombëtarizonin gjermanët vazhdojnë të jenë në statutet e Republikës Çeke, dhe ligjshmëria e tyre së fundmi u riafirmua nga Gjykata Kushtetuese Çeke. Me disa përjashtime, si p.sh. T. David Curp, Matthew Frank dhe David Gerlach, historianët anglisht-folës -- ose për shkak të një simpatie të mirëkuptueshme për viktimat e Gjermanisë ose për shkak të ngurrimit për të komplikuar narrativën e asaj që me të drejtë vazhdon të konsiderohet një ‘luftë e mirë’ -- nuk kanë qenë shumë këmbëngulës të hulumtojnë në të kaluarën e një episodi shumë të ngatërruar, kompleks, moralisht të dyshimtë dhe politikisht sensitiv, në të cilin pak prej atyre, nëse ka ndonjë, të përfshirë mund të dalin në një dritë të besueshme. Në asnjë mënyrë këto nuk janë shqetësime të pavlera. Por, gjithashtu, ato nuk janë arsye të vlefshme për të mos u marrë seriozisht me një episod të një rëndësie të tillë, dhe për ta integruar brenda një narrative më të gjerë të historisë moderne të Europës. Për historianët që të shkruajnë - dhe, akoma më keq, të mësojnë - sikur dëbimet të mos kenë ndodhur kurrë, nuk është e qëndrueshme si nga ana intelektuale dhe nga ajo pedagogjike. Fakti që transferimet e popullatës po rikthehen në axhendën politike dhe akademike, gjithashtu sugjeron se ne duhet të këqyrim me kujdes të veçantë eksperimentin më gjithëpërfshirës të bërë me to deri më sot. Megjithë historinë rrëqethëse, entuziastët vazhdojnë

72


të ndjekin mirazhin e dëbimit njerëzor, si një masë për të zgjidhur probleme etnike të koklavitura. Andrew Bell-Fialkoff, në një studim të shumëcituar, ka mbrojtur transferimet e popullatës si një mjet i vyer për sa kohë që “ato bëhen në mënyrë njerëzore, të mirorganizuar, si transferimi i gjermanëve nga Çekosllovakia bërë nga Aleatët më 1945-1947.” John Mearsheimer, Chaim Kaufmann, Michael Mann dhe të tjerë kanë vepruar njësoj. Pak luftëra të ditëve të sotme, brenda ose midis shteteve, nuk shoqërohen nga një përpjekje nga njëra ose të dyja palët për të krijuar në terren fakte duke i zhvendosur me forcë popullatat minoritare të perceptuara si të huaja në komunitetin nacionalist. Dhe megjithëse Statuti i Romës i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve është përpjekur të frenojë këtë tendencë, duke i ndaluar dëbimet në masë, Elazar Barkan insiston që të tilla penalitete janë larg të qenit absolutë, dhe se ‘sot nuk ka një kod të vetëm ndërkombëtar që qartësisht ndalon transferimin e popullatës në terma të mbrojtjes së të drejtave individuale apo të një grupi. Dëbimi i gjermanëve etnikë ka një domethënie, si bashkëkohore ashtu dhe historike. Në të tashmen, megjithatë, studimi i shumë elementeve jetësore të kësaj teme është ende në fillime. Pyetje të panumërta - për arqipelagun e kampeve dhe qendrave të burgimit, numri dhe vendndodhja e saktë e të cilave akoma nuk dihet; viktimizimi seksual i të dëbuarave femra, i cili ishte në nivele që rivalizonte përdhunimet në masë të kryera nga ushtarët e Ushtrisë së Kuqë në Gjermaninë e pushtuar; roli i luajtur nga qeveria amerikane dhe ajo sovjetike në planifikimin dhe ekzekutimin e dëbimeve -mbeten ende pa përgjigje. Në një moment kur shumica e të dëbuarve nuk janë më, dhe shumë, megjithëse jo të gjitha, prej arkivave janë hapur, ka ardhur koha që ky kapitull i dhimbshëm, por i rëndësishëm, në historinë e afërt të Europës të marrë vëmendjen akademike që meriton. *R.M. Douglas është profesor i asociuar i Historisë në ‘Colgate University’. Shkrimi është përshtatur nga libri i tij i botuar nga ‘Yale University Press’ Orderly and Humane: The Expulsion of the Germans After the Second World War. Përktheu: Ina Xhani.

73


Kufij nga Ared.T

VerĂŤ nga Street Corner Society

74

All Mine nga Belle Fleur

Ne te kuqe, nga Gjino

Zall bastar fc nga Vladimir karaj

People nga calexico


Gryka e rugoves Nga Besnik Matoshi

Voskopoje Nga 151N3

E dielĂŤ nga Belle Fleur

75

Albania - The little soccer - Jean-Luc Machina


Tavolinë kompjuteri , MDF e plastifikuar, me raft për vendosjen e librave 120 x 60 x H103cm

6.490 L

Kodi: 23230 Divan këndor, me element shtesë për tu përdorur edhe si krevat dopio 234 x 92 x 75cm

56.690 L

Kodi: 23126

Mbulesë me zinxhir. Të lehta për tu larë.

Tapet SHAGGY, me fije të gjata 3 cm 133 x 195 cm

5.500 L

Kodi: 17417

Jepini ngjyra tualetit tuaj!

Karrige zyre, 47 x 45 x H 73-85

Karrige zyre, 60 x 57 x H 88-100

Karrige zyre, 60 x 57 x H 88-100

Kodi: 23199

Kodi: 23231

Kodi: 23721

3.490 L 4.790 L 7.290 L

Lavaman për mobilje, 64.5 x 39 x 13 cm

Kapak tualeti MDF, Përmasë universale

6.590 L

Kodi: 23446

2.390 L

*Disponohet në disa ngjyra

Lavaman për mobilje, 39.8 x 39.8 x 10 cm

Kapak tualeti poliresin, Përmasë universale

1.990 L

3.560 L

Kodi: 23447

Kodi: 21200

*Disponohet në disa modele

Kodi: 21177

Perde dushi poliestër BURGEOS, 180 x 200 cm

990 L Kodi: 21343

Set porcelani STELLA Cilësia e parë: WC + bide + kapak + kasetë uji me mekanizëm

11.690 L

Kodi: 24115

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7, Shqipëri 76 www.megateksa.com; info@megateksa.com Linja e shërbimit për klientin: Tel.: 04 23 88 333

Tapet plastik për pllakë dushi kundra rrëshqitjes

1.990 L

Kodi: 23894


Im(Press)

Gilman Bakalli Intelektuali si moralist i angazhuar politikisht Të jesh intelektual nuk do të thotë, pra, thjesht të dalësh në publik dhe të marrësh një pozicion moralist apo të nënshkruash një listë prej 10 a 20 intelektualësh pro një lëvizjeje politike... A e keni vënë re se sa e vështirë është të jesh intelektual në Shqipëri? Cilido qoftë pozicionimi i tij për çështje të ndryshme sociale, intelektuali shqiptar e ka përherë gabim. Kur, përballë dëmtimeve ekologjike, rrezikut të zhdukjes së monumenteve të kulturës, krizave politike apo skandaleve financiare qeveritare, nuk dëgjohet asnjë nga zërat e artistëve, shkencëtarëve apo mendimtarëve, opinioni publik pyet: “Po ku janë intelektualët? Po pse heshtin ata, intelektualët?” Kur nuk heshtin, por ndërhyjnë, paralajmërojnë, imponohen, japin rekomandime morale apo teknike për probleme të ndryshme, nuk vonojnë të bezdisurit e smirëzinjtë turinjvarur: “sa të padurueshëm këta intelektualët! Çdo ditë nëpër ekrane televizive! Pse i fusin hundët kudo? Pse bëjnë sikur dinë gjithçka?” Shkurt, pra, intelektualët ose heshtin e s’bëzajnë, ndërkohë që duhej të ngrinin zërin; ose ndërhyjnë e ngrenë zërin, ndërkohë që duhej të mbyllnin gojën. Kjo ambivalencë që e rrethon qenien e intelektualit buron nga dy paqartësi. Së pari, nuk është përgjithësisht edhe aq e qartë se ç’është intelektuali dhe, së dyti, nuk është edhe aq e qartë se çfarë do të thotë të ngresh zërin si intelektual. Para se ta përkufizojmë një intelektual nëpërmjet angazhimit të tij,

siç ndodh rëndom, le të shohim se çfarë nuk është një intelektual. Një shkencëtar që hulumton në fushën e tij, nuk mund të jetë intelektual as në ato raste, kur herë pas here, thirret nga politika për ndonjë shërbim apo kur merr pjesë në ndonjë komision etike. Një poet që shkruan poezi nuk mund të jetë intelektual as në ato raste kur, herë pas here, poezitë e tij shfaqen në ndonjë rubrikë gazete. Një piktor nuk mund të jetë intelektual as në ato raste kur pikturat e tij akuzojnë, ironizojnë apo provokojnë. Një filozof që filozofon nuk mund të jetë intelektual, as në ato raste kur reflekton mbi rolin e drejtësisë në sistemin demokratik dhe për këtë merr ftesa për leksione të hapura nga përfaqësitë e ndryshme studentore. E anasjellta ama është e vërtetë: kush nuk hulumton, nuk shkruan, nuk pikturon apo nuk filozofon, nuk mund të jetë intelektual. Çfarë duhet të bëjë intelektuali? Të mbajë distancë nga ngjarjet politiko-sociale? Apo të pozicionohet qartazi? Sociologu francez Pierre Bourdieu përmend dy premisa që duhet të përmbushë një intelektual për të qenë i tillë. Ai duhet, së pari, t’i përkasë një fushe autonome (d.m.th. të pavarur nga ekonomia dhe politika) të dijes e të kulturës. Dhe, së dyti, duhet t’i aplikojë në një situatë konkrete politiko-sociale dijet e fituara në lëmin e tij. Të jesh intelektual nuk do të thotë, pra, thjesht të dalësh në publik dhe të marrësh një pozicion moralist apo të nënshkruash një listë prej 10 a 20 intelektualësh pro një lëvizjeje politike apo në mbrojtje të një grupi të caktuar social. Sa i takon pozicionimit të intelektualit ka dy linja argumentimi: për disa, intelektuali konfirmohet si i tillë vetëm përmes angazhimit të tij në politikë, si mbrojtës i çështjeve sociale, qofshin këta mbrojtja e të drejtave të grave, homoseksualëve, të pastrehëve apo të papunëve. Kurse për disa të tjerë, vlera e intelektualit matet me aftësinë e tij për reflektim kritik, matet me distancën e tij relative ndaj sferës së politikës dhe ekonomisë. Këta të fundit shohin tek autonomia e intelektualit ndaj politikës kushtin themelor për krijimin e një dijeje të pakorruptuar. Kjo ide qëndron edhe në themel të parimit të pavarësisë dhe autonomisë së universiteteve. Mirëpo duke qenë se universitetet tona janë kthyer në qendra arsimore ku mbisundon logjika ekonomike, ato janë zbehur në rolin e tyre si qendra të prodhimit të mirëfilltë intelektual. Kjo i ka hapur rrugë triumfit të

tipit të intelektualit si moralist i angazhuar politikisht. Sot, vendin e analizës dhe kritikës intelektuale të shoqërisë e ka zënë një diskurs moral, i cili përqendrohet kryesisht tek dallimi midis së mirës e të keqes. Dialektika komplekse hegeliane e zotërisë dhe shërbëtorit, e cila ka inspiruar gjenerata të tëra intelektualësh francezë, gjermanë e amerikanë është zëvendësuar nga një dualitet i ngurtë, asimetrik e moralist midis fajtorit dhe viktimës. Aktualisht, çdo diskutim publik rreket të gjejë se kush është fajtori dhe cila është viktima. Pjesa tjetër është e qartë: fajtori duhet demonizuar e dënuar, viktima duhet simpatizuar e vajtuar. Qysh me “J’accuse!” të Emile Zolá, intelektuali është instanca, prej së cilës pritet ta ndajë shapin nga sheqeri duke përcaktuar se ç’është e mira dhe e keqja dhe kush është fajtori e cila është viktima. Ky imazh i intelektualit si përfaqësues i vetëdijes së kombit kërkon që intelektuali, artisti apo shkrimtari të shfaqin përgjegjshmëri të lartë ndaj realitetit. Në fakt, për një cilësi të tillë, nuk duhet të jesh doemos intelektual; mjafton vullneti i mirë. Sigurisht atëherë që aty ku ndodh një padrejtësi, intelektuali, bashkë me të tjerë, mund të ngrejë zërin; sigurisht që intelektualë të shquar mund të ofrojnë emrin e tyre për të mbështetur fushata sensibilizuese apo aksione të shoqërisë civile. Në këto raste ama, intelektualët nuk ndryshojnë edhe aq nga sportistë të suksesshëm, biznesmenë të njohur, politikanë me popullaritet apo “yje” televizive. E padurueshme është situata kur, nuk është kompetenca intelektuale ajo që dominon hapësirën publike, por gishti moralizues. Fakti që në Shqipëri as artistët, shkrimtarët apo shkencëtarët nuk ia kanë dalë të shfaqen në publik si intelektualë të mirëfilltë, por vetëm me gjeste moralizuese, ka krijuar një situatë në të cilën nuk gjykohet më, por paragjykohet, nuk ka analizë, por rrëfime emocionale. Pareshtur dalin njëra pas tjetrës figura publike, të cilat janë të zemëruara, të indinjuara, të turpëruara, që fyejnë dikë, akuzojnë një grup apo kërkojnë dorëheqjen e dikujt. Angazhim apo distancim atëherë? Intelektuali që bëhet këshilltar i kryeministrit, bashkë me nuhatjen e tij politike, dëshmon edhe shpirtin e tij të korruptueshëm. Pa asnjë hezitim duhet të konsiderojmë intelektual atë individ që i reziston tundimit të pushtetit e praktikës. Pjesa tjetër janë moralistë penetrues dhe protagonistë mediatikë. E mira do ishte që këta të fundit të heshtnin.

77


1929

SHQIPERI VITI RAPORT VJETOR I KONSULLIT BRITANIK

78


Lindja e Kishës Autoqefale Shqiptare; zemërimi grek dhe ndihma jugosllave

Sir R.Hodgson 1. Qëkur Ahmet Bej Zogu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, mbushi vitin e dytë si Mbreti i Shqiptarëve, duket se situata po përmirësohet. Kur u shpall monarkia, mbështetësit e tij e quajtën atë si “Shpëtimtari i Kombit”. Tani është koha që ai të vihet në peshore, të maten arritjet dhe gabimet e tij si dhe të formulohet një opinion për të, nëse ndryshimi i regjimit ishte i favorshëm për njerëzit apo jo. 2. Detyra kryesore për të, në thelb, nuk është shumë e vështirë. Traktati i Tiranës i

garanton atij jo vetëm imunitet nga çdo agresion i jashtëm, por edhe mbajtjen e një status – quo – je të situatës së brendshme nën drejtimin e tij. Në këtë mënyrë, ai nuk ka shumë nevojë ta shqetësojë veten me çështjen e mbrojtjes, si dhe të shpenzojë net të tëra pa gjumë për të ruajtur stabilitetin e fronit. Ai është i lirë të koncentrojë të gjitha energjitë në një objektiv të vetëm, i cili konsiston në kthimin e një vendi të rrënuar në një komunitet të zhvilluar dhe të lulëzuar. 3. Do të ishte e pandershme që të minimizoheshin vështirësitë që ai do ndeshë në këtë mision. Si historia ashtu edhe gjeografia, janë sjellë shumë keq me Shqipërinë. Malësitë e saj të sjellin përsëri në kohën e Rob Roit kurse pjesa fushore mezi po mësohet me gjendjen e re, të krijuar pas Pavarësisë. Aparati administrativ, me të cilin ai punon, është për të ardhur keq dhe s’mund të ishte ndryshe, kur këta zyrtarë kanë patur një eksperiencë pune vetëm nën Sulltan Abdyl Hamitin. Popullata është shumë injorante dhe primitive në ide dhe në zakone. Shkollat turke nuk qenë institucione të shkëlqyera arsimore, kurse “shkollat e influencës”, të ngritura në Shqipëri prej fqinjëve të saj, Greqisë, Italisë dhe Austrisë, nuk qenë gjë tjetër përveçse asaj që tregon dhe emërtimi vetë. Edhe njëherë, vendi është shumë i varfër, malet janë të zhveshur, fushat të

përmbytura nga kënetat e malaria, bujqësia është në dorën e fshatarëve gjysmë –të vdekur nga uria, të lidhur për më tepër me një kastë bejlerësh. Kjo lloj kaste ka vetëm një kujdes, atë të nxjerrjes së fitimeve të mëdha me minimumin e shpenzimeve për të vazhduar ekzistencën e tyre idiote si të parët e tyre. 4. Mund të thuhet se Zogu I ka shumë për të bërë n.q.s. ai do që të mbahet mend si një udhëheqës i mençur dhe mirëbërës. Atij i duhet të krijojë një administratë të re, të pakorruptueshme dhe t’u ngulitë zyrtarëve të tij ndjenjën e ndershmërisë dhe efektivitetit, të cilat janë krejtësisht të huaja për gjeneratën e sotshme të shqiptarëve. Atij i duhet gjithashtu që kushtetutën e tij ta zhvendosë në binarët e demokracisë dhe parlamentarizmit. Në fakt, vetë regjimi i tij i shpall këto dy koncepte si shtyllat e regjimit, por në të vërtetë duket se ky regjim nuk zotëron akoma as demokraci dhe as parlamentarizëm. Më tej ai duhet të përmbushë nevojat e njerëzve për arsimim. Gjithashtu duhet të krijojë rrugë të reja për të përmirësuar komunikimin mes rajoneve të ndryshme të vendit, të cilët janë shumë të izoluar nga njëri – tjetri. Ai duhet të kujdeset shumë për zonat fushore, duhet të bëjë që ato të drenazhohen, të pastrohen nga kënetat, duke shpëtuar kështu nga malaria dhe duke rritur prodh-

79


imin e drithërave, në mënyrë që të sigurohet një farë zhvillimi. Janë dekretuar kodet e reja civile dhe penale, por ato duhet të vihen në përdorim edhe në zonat patriarkale, ku vepron akoma Kanuni. Gjithashtu ai duhet ta ketë për zemër edhe idenë e një farë pajtimi kombëtarë me ata elementë të papajtueshëm me regjimin e tij. Këto janë problemet kryesore me të cilat Mbreti Zogu I duhet të përballet dhe të përpiqet t’i zgjidhë, në se ai dëshiron të kujtohet për mirë prej brezave të ardhshëm. Kur ai t’i ketë plotësuar këto detyrime, ose edhe një pjesë të tyre, atëherë ai do ta meritojë titullin e “Shpëtimtarit të Kombit”. 5. Është bërë njëfarë progresi, por totali i arritjeve nuk është mbresëlënës. Shërbimet publike ishin të fryra dhe të paguara pak në kohën e Republikës. Tani në Monarki është e njëjta situatë. Deputetët e tanishëm janë të njëjtët me ata që votuan në Asamblenë Kushtetuese në Korrik të 1928 dhe për ndryshimin e formës së regjimit. Ministrat janë po ata dhe merita e tyre e vetme duket se është ajo

vestime do të japin frytet e tyre. Ushtria, gjithashtu nën tutelën italiane, po vazhdon të përmirësohet. Rinia e vendit po drejtohet dhe organizohet me të njëjtët shembuj, të cilët i kemi venë re në Italinë fashiste. Artet dhe shkollat profesionale po ecin gjithashtu mirë. 7. Përtej gjithë këtyre treguesve, është e vështirë të vësh re ndonjë shenjë të një progresi të vërtetë të Shqipërisë. Mbreti nuk i ka justifikuar shpresat e mbështetura tek ai, por edhe ai vetë nuk ka përfituar nga qëndrimi mirëdashës i shtetasve të tij. Nuk mund të thuhet se ata e kanë pritur Mbretin me lule sepse kjo do të ishte e tepruar, por nga ana tjetër nuk pati ndonjë rezistencë të veçantë në ndryshimin e formës së regjimit. Njeriu i tij më i afërt mbetet i njëjti dhe i paevitueshmi Abdurrahman Krosi, me një reputacion shumë te keq dhe që i rri Mbretit si hije. Gjithashtu ai rrethohet prej një gjysmë-duzine oficerësh të parëndësishëm, nga një Kabinet nuliteti i të cilit është proverbial dhe nga një dhomë deputetësh, virtyti i vetëm i të

Njeriu i tij më i afërt mbetet i njëjti dhe i paevitueshmi Abdurrahman Krosi, me një reputacion shumë të keq e mbështetjes pa rezerva nga ana e tyre e ndryshimit të regjimit nga republikë në mbretëri. Për sa i përket Këshillit të Shtetit, i cili zëvendëson Senatin, mund të thuhet se është shumë i kufizuar. Xhandarmëria është më tepër se kurrë e ngopur me abuzime, projektet për arsimimin e masave kanë mbetur në letër, ndërsa administrata e drejtësisë ka bërë njëfarë progresi nëpër qytete, por ka lënë të paprekur pjesën rurale. Gjendja ekonomike vazhdon të jetë thellësisht e pakënaqshme. E thënë shkurt, ndryshimi i regjimit nuk ka sjellë ndonjë ndryshim dhe përmirësim të madh, vendi nën mbretëri ka shumë ngjashmëri me atë nën republikë. 6. Pa dyshim që ka përparime në disa fusha të caktuara. Stabiliteti politik ka sjellë edhe një stabilitet të brendshëm duke sjellë edhe paqësimin ose qetësimin e popullsisë nën këtë rend të ri politik. Punët e ndryshme publike, të financuara prej huasë italiane janë drejt përfundimit dhe në pak vite këto in-

80

cilëve është bindja. 8. Një autokraci e kamufluar keq përpiqet të fitojë popullaritet. Janë vënë re përpjekje për decentralizim me qëllim pengimin në njëfarë mënyre të nëpunësve inkompetentë në periferitë e vendit, por e gjithë kjo përpjekje vete dëm, pasi pengohet nga një burokraci e pagdhendur në qendër. Në këtë drejtim s’duhen pritur më zhvillime pozitive. Kohë pas kohe Mbreti u dërgon Ministrave të tij mesazhe, të cilët përmbajnë parime jo fort të qarta në kuptimin se si duhet të drejtojnë dhe të qeverisin ata nëpër dikasteret e tyre. E gjithë kjo tendencë mund të përkthehet si një tendencë për të forcuar centralizimin, tani duket se Mbreti është më se i vendosur të mbajë fort frenat e pushtetit në duart e tij. Ai duket se do të vendosë për çdo çështje, sado të vogël e të parëndësishme, që ndodh në vendin e tij. Nga izolimi i tij në Pallat ai do të kontrollojë vazhdimisht çdo lloj situate që krijohet. Ahmet beu ka qenë një njeri goxha i

sjellshëm në kohët kur trimëria personale, aftësia për intriga dhe shkalla e njohjes së njerëzve bënte të mundur dominimin e tij mbi ata kolegë që e rrethonin për ato kohë. Por kohët kanë ndryshuar dhe ato cilësi që në kohët e vjetra e nxirrnin fitimtar, tani nuk janë dhe aq të përshtatshme. Arsimimi i përciptë që ai ka marrë në Turqi si dhe periudha e shkurtër që ai kaloi si rob lufte në Austri, janë shumë të pamjaftueshme, për ta bërë të aftë të organizojë dhe drejtojë vendin në kushte paqeje. Ai është shumë dyshues, një ndjenjë atavike kjo, por që pjesërisht ka ardhur si pasojë e viteve të rrezikshme të fillim – karrierës së tij. Ai nuk i beson njeriu dhe duket se nuk dëshiron t’i delegojë autoritet asnjë tjetri si dhe nuk mund të çlirohet nga mania e të intriguarit. Nga vartësit e tij Mbreti nuk kërkon efiçencë, por bindje. Kjo reflektohet në një shërbim të keq ndaj tij dhe qeverisje të keqe të vendit. Për ta përmbledhur Ahmet beu nuk i ka mbajtur premtimet e tij, ai tregon një frymë shumë të pakët konstruktive dhe po humb shumë popullaritet sepse njerëzit po e kuptojnë që ai po kthehet në një diktator. 9. Shenja të dukshme kundërshtimi nuk vihen re. Më tepër vihet re një lloj tendence tolerimi për paaftësinë e Mbretit, një lloj besimi se ai po përpiqet për më të mirën dhe dështimet po ndodhin si rezultat i makinacioneve të turmës së parazitëve që e rrethojnë atë dhe që e gjejnë mënyrën për ta shmangur atë nga qëllimet e mira. Shqiptarët janë në vetvete një racë njerëzish mosbesues, të zhgënjyer për shumë kohë. Duket se një lloj kriticizmi i hollë po fillon të marrë formë. Koha po kalon dhe efektet e krizës po fillojnë të ndihen. Njerëzit kështu do të fillojnë të pyesin se përse Zogu I megjithëse zotëron shumë cilësi nuk po ve rregull në shtëpinë e tij, përse ai rrethohet nga këshilltarë të këqij dhe nuk i zëvendëson ata me njerëz të aftë për ti dhënë vendit një qeveri të përshtatshme ku i gjithë populli të ndjehet i përfaqësuar. Mbreti ka akoma kohë për t’i ndrequr këto gjëra, por nga mënyra e trajtimit të shumë çështjeve duket se nuk shpresë se ai do ta zgjerojë në drejtimin e duhur botëkuptimin e tij. 10. Një mike e mirë e Shqipërisë, Ledi Elizabet Karnarvon vdiq në shkurt. Vetëm një muaj më parë ajo i ra kryq e tërthor gjithë vendit me energjinë e saj të zakonshme, pavarësisht moshës së saj dhe në kushtet e një shëndeti të dobësuar. Katër muaj më vonë, Mervin


SHQIPERI VITI 1929 RAPORT VJETOR I KONSULLIT BRITANIK

Herbert, gjatë rrugës së kthimit nga Tirana ku kishte hapur një bibliotekë, të cilën e kishte ndërtuar mamaja e tij, u sëmur dhe vdiq në Romë. Humbja e dy anëtarëve të një familjeje kaq të dëgjuar, në një interval kohe të shkurtër provokoi një ndjenjë hidhërimi të thellë. Shqiptarët janë shumë mirënjohës ndaj mirëbërësve të tyre. Ledi Karnarvon dhe dy djemtë e saj, Mervin dhe Obri, do të mbeten për një kohë të gjatë në kujtesën e njerëzve Gjenerali Sir Xhoslin Persi ka mbajtur postin e Inspektorit të Përgjithshëm të xhandarmërisë shqiptare për katër vjet. Nga fundi i 1928 Mbreti aprovoi një projekt të menduar prej tij për riorganizimin e kësaj force ku oficerët britanikë, në vend të pozicionit të inspektorit do të ishin komandantë njësish. Sipas projektit kjo forcë do të ndahej në katër batalione të dislokuar në Shkodër, Durrës, Korçë dhe Elbasan dhe secili prej këtyre batalioneve do të komandohej prej një koloneli britanik i ndihmuar prej një asistenti po britanik. Në fillim të 1929 gjenerali Persi udhëtoi për në Angli me qëllim përzgjedhjen e oficerëve. Ai i doli të gjente disa njerëz të përshtatshëm për këtë punë. Fatkeqësisht, gjatë mungesës së tij, mjetet financiare të caktuara për këtë projekt u harxhuan. Më tej, Mbreti besnik ndaj traditës së tij për të kontrolluar gjithçka insistoi në emërimin e postit të komandantit të përgjithshëm një oficer shqiptar, të quajtur Muharrem Bajraktari, i cili nuk kishte as cilësitë personale dhe as eksperiencën e duhur për të drejtuar një dikaster të tillë. Emërimi i tij u bë në bazë të asaj që ai ka qenë shok i vjetër armësh me Mbretin si dhe një mik personal i tij. Sigurisht, ai u emërua në këtë post me qëllim që të ishte dora e Mbretit në xhandarmëri si dhe të siguronte kontrollin total të Mbretit në këtë dikaster delikat. Ngjarjet kanë treguar që shpjegimi ynë është i arsyeshëm. Me Koço Kotën si Ministër i Punëve të Brendshme dhe me Muharrem Bajraktarin si komandant të përgjithshëm të xhandarmërisë, shpresat e gjenerali Persit për ta kthyer xhandarmërinë shqiptare në një forcë efiçente, të disiplinuar dhe të organizuar mirë, u dukën se ishin shumë pak të realizueshme. Disa muaj eksperiencë e bindën gjeneralin Persi se ai kishte kundërshtarë të fortë dhe se pengohej në çdo hap për përmbushjen e këtij misioni. Kjo është për të ardhur vërtet keq sepse një xhandarmëri e aftë

11

në Shqipëri do të ishte një instrument i fuqishëm në dobi dhe funksion të paqes në Ballkan. Një xhandarmëri e tillë do të ishte një burim kënaqësie edhe për fqinjët e Shqipërisë. Siç janë gjërat tani, dështimi, jo për faj të tyre, i misionit të oficerëve britanikë, u jep italianëve mundësi të ringrenë me forcë idenë e pajisjes së Shqipërisë me një ushtri të fortë. Ne jemi të mendimit se Shqipëria mund të bëjë fare mirë edhe pa këtë ushtri, po qe se projekti i një xhandarmërie të aftë do të ishte shpënë deri në fund. Shqiptarët nga ana e tyre shpejtojnë ta kthejnë situatën në favorin e tyre duke thënë se janë oficerët britanikë në krye të drejtimit të xhandarmërisë për të fshehur defektet e administratës së tyre. 12. Nën – konsullata e Korçës, e cila nuk paguhej, u vendos të mbyllej pasi nuk kishte ndonjë interes të veçantë për shtetin tonë. 13. Negociatat për arritjen e një marrëveshjeje tregtare Anglo – Shqiptare janë akoma në vazhdim. Megjithatë e vetmja pikë, e cila dukej se po i ndante të dy qeveritë duket se po shkon drejt një zgjidhjeje. Qeveria shqiptare nuk ka dashur të pranojë asnjë detyrim që do të kufizonte listën e artikujve të monopolizuar të importit. Gjatë vitit ata i lëshuan në mënyrë të pakujdesshme italianëve një monopol të tillë për sa i përket benzinës dhe produkteve të ngjashme. Kjo ishte një pakujdesi e madhe të cilën ata e kujtojnë me shumë keqardhje. Që nga ai moment gatishmëria e tyre për të diskutuar me qeverinë tonë mbi çështjen e monopoleve të tilla u zhduk. 14. Nënkoloneli Nation, atasheu ushtarak në Romë dhe Durrës, vizitën e tij të parë në Shqipëri e bëri në qershor. Ai u prit mirë nga autoritetet ushtarake italiane e shqiptare dhe iu bë çdo lehtësi për të gjitha çështjet që i zgjuan interes. Kapiteni R.N. Bevan gjatë muajit shtator bëri një vizitë në Durrës duke inspektuar edhe flotën e vogël shqiptare. Gjatë rrjedhës së vitit u bë dekorimi i disa subjekteve britanike me dekorata shqiptare. Një prej tyre ishte dhe znj. Edith Durham, e cila i do shumë shqiptarët. Elizabetës, Konteshës së Karnavonit, znj. Obri Herbert dhe znj. Pennington, të cilat merren me bamirësi, iu akordua ‘Urdhri i Skënderbeut’. Nënkolonelët C.E. Renzi – Martin dhe H.J. Mekenzi, të dy oficerë të xhandarmërisë shqiptare, morën dekoratë të njëjtë.

15

16. Në pjesën e parë të marsit në shtypin londinez u shfaq perspektiva e themelimit të një kompanie të të quajtur: Sh.p.k “Birra Kombëtare Shqiptare” me një kapital prej 400 000 paund. Kryetar i bordit të drejtorëve u caktua Sir Herri Ajres, Ministër i Madhërisë së Tij në Tiranë. Ishte projektuar të ndërtohej një fabrikë e madhe birre në Shkodër me synimin e qartë që të plotësohej tregu kombëtar dhe të eksportohej në vendet fqinj. Në këtë projekt shumë gjëra linin për të dëshiruar. Shifra e dhënë për konsumimin e birrës në Shqipëri ishte gati 10 herë më e madhe se ajo e statistikave zyrtare, për më tepër pretendimi i kompanisë se kishte koncesionin e prodhimit të birrës në Shqipëri, u hodh poshtë nga qeveria. Me anë të një komunikate shtypi qeveria shqiptare e hodhi poshtë pretendimin e kompanisë, sipas të cilit ajo nuk duhej të tatohej meqë kishte të drejtat e koncesionit të prodhimit, ose meqë ajo kishte ekskluzivitetin e prodhimit të birrës në Shqipëri. Publiku britanik tregoi një interes të vogël për këtë kompani dhe 90% të financimeve mbeti në dorë të themeluesve të kompanisë. Kompania filloi të ndërtonte stabilimentet industriale pranë Shkodrës, por nuk arriti t’i përfundonte për shkak të mungesës së fondeve, pasi disa prej partnerëve të kësaj kompanie refuzuan të derdhnin kontributet e tyre. Kompania “Borsig” nga Berlini refuzoi instalimin e makinerive pasi nuk pranoi një shtyrje të këstit të pagesës. Ministri shqiptar në Londër, Eqrem bej Vlora, i cili ishte i përzierë në këtë kompani, u thirr në Tiranë për të dhënë shpjegime. Ai pohonte se kishte qenë i mashtruar nga disa lajmërime të rreme dhe se ai kishte bërë më të mirën e tij për të “rregulluar” gjithçka që ishte në mundësitë e tij. Rrethanat që mbështjellin gjithë aferën mbeten deri tani të errëta. Emri i Eqrem bej Vlorës u fshi nga lista e Shërbimit Diplomatik Shqiptar dhe nga fundi i vitit kjo kompani u vu nën hetim edhe në Londër. Italia 17. Këtë vit nuk ndodhi asgjë që të mund të prishte marrëdhëniet italo – shqiptare. Të thuash se këto marrëdhënie janë ndërtuar mbi bazën e reciprocitetit do të thotë të dhunosh të vërtetën. E vërteta është se shqiptarët janë shumë mosbesues ndaj italianëve dhe gjithçkaje që ata bëjnë për Shqipërinë. Sidomos ata janë të frikësuar për çmimin që duhet të paguajnë për këto të mira “italiane”. Italia po shtrydh gjithë resurset dhe vitalite-

81


tin e vendit. Mbreti, për këtë fakt, nuk gëzon mbështetjen popullore. Ai e ka matur mirë raportin e forcave që qëndrojnë mes tij dhe Italisë. Mbreti e ka kuptuar tashmë se Italia përveç interesave të saj strategjikë i trembet dhe një fakti tjetër; ajo nuk do donte të dështonte përballë Europës në të bërit e Shqipërisë një anëtar të respektueshëm të shoqërisë ndërkombëtare. Kjo situatë atij i përshtatet mirë, sepse nga njëra anë ai do të përfitojë maksimumin e të mirave materiale nga Italia, dhe nga ana tjetër do të hiqet si mbrojtësi më i flaktë i integritetit territorial. Ministrat dhe zyrtarët e lartë të regjimit duke marrë shkas edhe nga shefi i tyre, për të treguar sesa shqiptarë të mirë janë, nganjëherë e nxjerrin veten hapur fare duke penguar italianët dhe duke sabotuar programet që u janë ngarkuar atyre. Kjo gjendje e punëve nuk krijon ndonjë harmoni dhe është e pamohueshme se ka shumë fërkime mes specialistëve italianë, të cilët i janë bashkangjitur qeverisë shqiptare për çështje të ndryshme, dhe zyrtarëve shqiptarë, të cilët nga ana e tyre e shikojnë me shumë dyshim ndërhyrjen italiane. Italianët, të themi të drejtën, nuk duken shumë të turbulluar nga dështimet e shqiptarëve që duan të mbrojnë “pavarësinë. Pikëpamja zyrtare është se këto manifestime patriotizmi nuk janë ndonjë gjë e veçantë, e cila duhet t’i shqetësojë italianët, sepse janë shenja që në vend po ngrihet dhe po forcohet një lloj nacionalizmi që më parë nuk njihej. Këtë lloj nacionalizmi Italia po përpiqet ta luftojë. Përfaqësuesit e saj janë të porositur t’i shohin këto gjëra me qetësi dhe gjakftohtësi. 19. Në realitet, megjithë rritjen e italofobisë në vend, Italia duket se po fiton terren gjithnjë e më shumë. Numri total i specialistëve italianë të një kategorie ose të një tjetre vërtitet tek 200 persona. Ata paguhen nga qeveria italiane. Midis tyre ka mjekë, oficerë inxhinierë, gjeologë, mësues artesh e shkollash profesionale, ekonomistë dhe agronomë. Gradualisht dhe njerëzit e thjeshtë po mësohen dhe duket se italianët nuk po shihen më me dyshim. Aty – këtu duket se ka ndonjë shpërthim të pakontrolluar, por të gjitha shenjat tregojnë se janë gjëra artificiale, të cilat mund të kuptohen shumë lehtë se nga kush dhe pse krijohen. Askush nuk mund të thotë se kjo varësi nga Italia është popullore, mbështetet nga pop-

18

82

ulli, përveç atyre që kanë përfitime direkt nga këto marrëdhënie, por me kalimin e kohëve po fillon të shihet si diçka normale. Duket se dhe midis zyrtarëve të lartë kjo gjë po shihet pa pasionet e mëparshme. Ata thonë se Shqipëria mund të ketë arsye të jetë e pakënaqur nga Italia, sepse janë nënshkruar disa marrëveshje dhe tani nuk mund të diskutohet më për këto gjëra. Italia po përmbush pjesën e saj të kontratës. Ajo mund të kërkojë ose jo shpërblimin e saj dhe kjo do të ishte diçka e dhimbshme për shqiptarët, por ata duhet të përfitojnë sa më shumë nga këto investime. Mesa duket kjo pikëpamje, kjo mënyrë e re e shikimit të gjërave po fillon të ravijëzohet në opinionin publik shqiptar. 20. Gjatë vizitës së tij në Athinë në janar, z.Grandi diskutoi me M. Karapanos për marrëdhëniet italo – shqiptare. Ministri i Punëve të Jashtme njoftoi Sir Peri Loreinin se këto bisedime nuk kishin qenë frytdhënëse. Në këto bisedime u ra dakord që në një të ardhme të afërt, qeveria italiane të hyjë në bisedime me qeverinë jugosllave për çështjen e Shqipërisë, si dhe të në të njëjtën kohë të zhvillohen bisedime paralele me Greqinë. Siç duket qeveria greke ka frikë se mos lihet mënjanë në raundin e ardhshëm të bisedimeve mbi Shqipërinë. 21. Z. Grandi bëri një vizitë të shkurtër në Shqipëri gjatë muajit prill. Në Tiranë pati shumë zhurmë dhe reagime të ndryshme për këtë vizitë. U tha se kishte ardhur të rregullonte një martesë mes Mbretit Zog dhe një princeshe italiane; të diskutonte për një hua të re italiane që do lejonte përmbytjen e tregut shqiptar me punëtorë italianë; të kuptonte synimet e Mbretit ndaj komitëve maqedonas etj. Z. Grandi vetë tha se kishte ardhur t’i bënte një vizitë kortezie Mbretit. Gjithashtu, ai donte të vizitonte dhe të inspektonte ndërmarrje e kompani italiane që operojnë në Shqipëri, por kjo gjë nuk u realizua dot për shkak të kohës së keqe. 22. Misioni Ushtarak Italian dhe Gjeneral Pariani vazhdojnë akoma me organizimin dhe drejtimin e ushtrisë shqiptare. Shpenzimet për Forcat e Armatosura d.m.th. për ushtrinë, xhandarmërinë dhe një flotë fillestare kalojnë gjysmën e buxhetit. Këto janë shifrat zyrtare. Duhet thënë se kjo tablo nuk paraqet realitetin, gjendjen e vërtetë të gjërave, pasi nuk merren parasysh furnizimet dhe municionet e ardhura nga Italia si dhe nuk mbahet asnjë evidencë për shumat e parave, të cilat janë programuar për gjëra të tjera dhe pastaj

devijohen për shpenzime ushtarake. Pikëpamja italiane është se vendit i duhet një forcë ushtarake, e aftë për të mbajtur rregullin e brendshëm, duke parë edhe paaftësinë e xhandarmërisë. Përsëri sipas tyre, shpenzimet për riorganizimin dhe riaftësimin e kësaj force (xhandarmërisë) nuk hyjnë në shpenzimet ushtarake, por tek buxheti i Ministrisë së Brendshme. Duke llogaritur të gjitha ndihmat italiane, buxheti shpenzon vetëm 22% të totalit të tij, një shumë e pranueshme për standardet europiane dhe jo 50%. Sado të drejta të jenë pretendimet e Italisë për pagesën e borxheve, gjithmonë e më shumë po bëhet e qartë se për Shqipërinë kjo po bëhet e pamundur. Këtë gjë e pengon jo vetëm situata financiare, por po vihet re një irritim në rritje i njerëzve, të rënduar nga pesha e huasë së mëparshme, e cila qe e detyrueshme për t’u përdorur për të blerë sende që atyre nuk u hyjnë shumë në punë. Jugosllavia 24. Megjithëse Jugosllavia gjithë kohën është e shqetësuar, ky vit kaloi pa ngjarje dhe fërkime serioze. Qeveria jugosllave u tregua shumë e përmbajtur dhe nuk u përpoq të testonte Italinë në përmbushjen e detyrimeve të Traktatit të Tiranës. Si pasojë e njëjta frymë paqeje që u vu re gjatë pjesës së dytë të vitit 1928 vazhdoi edhe këtë vit pa luhatje. Shqiptarët kanë filluar të besojnë se tek e fundit mund të jetohet në fqinjësi me Jugosllavinë pa qenë gjithë kohën në alarm se nga momenti në moment mund të fillojë ndonjë lloj aksioni ushtarak nga ana e jugosllavëve. 25. Megjithatë frika dhe pasiguria nuk u hoq dot nga skena politike shqiptare. Në prill, Rauf bej Fico, tani Ministër i Punëve të Jashtme, ish–ambasador në Beograd, i tha në konfidencë Sir Hauard Kenardit se mund të priten ngjarje të pakëndshme në të ardhmen. Gani beu, vëllai i Ceno beut, i vrarë në Pragë kur po udhëtonte për të zënë postin e ambasadorit në Beograd, me mbështetjen e autoriteteve ushtarake serbe në Gjakovë po planifikonte një kryengritje kundër regjimit ekzistues të Tiranës. Besohet se Shtabi i Përgjithshëm Jugosllav po intrigon me Xhemil bej Bushatin, ish – Ministër i Punëve të Brendshme dhe tani refugjat politik në Sarajevë për arritjen e objektivave të qartë politikë. Nuk ndodhi asgjë që të justifikonte këto pretendime, dhe para se të linte Beogradin

23


SHQIPERI VITI 1929 RAPORT VJETOR I KONSULLIT BRITANIK

për të marrë postin e Ministrit të Punëve të jashtme, Rauf beu mori disa garanci, të cilat e qetësuan disi. Ai u thirr nga Mbreti Aleksandër, i cili i kërkoi një përmbledhje të kërkesave dhe pretendimeve nga pala shqiptare. Mbreti Aleksandër i dha përgjigje për çdo paqartësi si dhe e siguroi atë se nuk ka asnjë shkak për marrëdhënie të acaruara. Megjithatë besohej se dimrin e kaluar emri i Ceno bej Kryeziut ishte i lidhur me një kryengritje të mundshme, dhe po t’u besojmë raporteve italiane, një aventurë e re ushtarake kundër Shqipërisë ishte gati duke u zhvilluar. Rauf beu nuk para u besoi shumë garancive të dhëna nga mbreti jugosllav, sepse ai beson se synimet serbe ndaj Shqipërisë nuk shuhen dhe aq kollaj. Në realitet, Jugosllavia, që pas nënshkrimit të Traktatit të Tiranës, ka bërë më të mirën e saj për të shmangur çdo acarim të marrëdhënieve me Italinë. Ne besojmë se do kalojë një kohë e gjatë para shqiptarët të mësojnë t’u besojnë fqinjëve të tyre. 26. E kundërta e kësaj tabloje jepet nga tendenca e komitëve maqedonas për të përdorur territorin shqiptar si trampolinë për operacionet e tyre në Jugosllavi. Kjo çështje çdo vit shkaktonte një acarim të theksuar mes dy vendeve, të cilët shkëmbenin nota shumë mprehta zyrtare mes tyre. Vjet nuk pati incidente, por diçka ndodhi. Pop Kristov, lideri i “Protogerovist”, një fraksion i VMRO (Komiteti Revolucionar i Brendshëm Maqedonas), i shoqëruar nga Shandanovi dhe rreth 12 persona të tjerë hynë në Shqipëri nga Italia. Fillimisht ata zbritën në Sarandë dhe më pas u drejtuan për në Korçë. Atje ata tentuan të penetronin në Jugosllavi nga rajoni i Prespës. Masat e marra nga autoritetet jugosllave nuk i lejuan ata të shkaktonin dëme të mëdha në territorin jugosllav. Siç duket komitët u zhdukën, disa kaluan në Selanik, disa prej tyre iu dorëzuan autoriteteve shqiptare, të cilët i dëbuan më pas me anë të detit. S’ka dyshim që disa zyrtarë të vegjël shqiptarë punuan krah për krah me maqedonasit, siç nuk mund të mohohet fakti se një ose dy anëtarë të qeverisë kishin dijeni për këto punë. Ka mundësi që Mbreti të mos ketë qenë i informuar. Për çdo rast ai ka dhënë udhëzime të sakta që do pengojnë në të ardhmen zhvillimin e ngjarjeve të tilla të pakëndshme. Ai e ka informuar në mënyrë të përsëritur ambasadorin jugosllav se nuk do lejohet kurrë që territori shqiptar të përdoret për veprime të tilla. Mund të parashikohet se

Mbreti do ta mbajë fjalën e tij në këtë çështje dhe revolucionarët maqedonas nuk do të mund ta përdorin dot Shqipërinë si bazë operacionale kundër Jugosllavisë. 27. Fatkeqësitë që po i ndodhin minoriteti shqiptar në Jugosllavi përbëjnë një burim të vazhdueshëm pakënaqësie. Ky minoritet i ka drejtuar edhe një ankesë Lidhjes së Kombeve në mars. Nga fundi i vitit ndodhën dy incidente, të cilët e rritën shumë pakënaqësinë në vend. Një prift françeskan në Zun të Jugosllavisë, at Shtjefën Gjeçovi, nga Shkodra, u gjet i vrarë në famullinë e tij, në rrethana të cilat duket se inkriminojnë xhandarmërinë lokale. Ky prift i moshuar që njihej për prirjet mësimore dhe për studimet e Kodit të Lekë Dukagjinit, është akuzuar disa herë, siç duket pa të drejtë, nga autoritetet jugosllave për thurjen e intrigave politike. Deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e vrasësve si dhe është kryer vetëm një hetim

mund ta arrinte këtë gjë sepse ai ishte dhe kryetar i Sinodit. Kështu, Serbët ofruan një asistencë nën petkun e altruizmit, kurse shërbimet e peshkop Viktorit si një gjest miqësie të pafajshme. Sinodin shqiptaro – serb, Visarioni me ndihmësit e formuan, por shqiptarët e refuzuan totalisht idenë e bashkimit të kishave dhe varësinë prej Beogradit. Vetë Mihaillojviçit i vjen keq për këtë çështje, sepse nuk arriti dot ta shpinte në fund. Ai u zëvendësua prej George Nastasieviç, ish– konsull i përgjithshëm në Selanik, maqedonas nga lindja. 29. Në 17 maj, në Beograd u shkëmbyen ratifikimet për marrëveshjen Shqiptaro – Jugosllave të Tregtisë dhe Lundrimit si dhe konventat për çështjet konsullore dhe ato të ekstradimit të personave. 30. Në zbatim të marrëveshjes konsullore qeveria shqiptare hapi zyra konsullore në Manastir, Shkup dhe Cetinjë. Qeveria jugosl-

Një prift françeskan në Zun të Jugosllavisë, at Shtjefën Gjeçovi, nga Shkodra, u gjet i vrarë në famullinë e tij sipërfaqësor. Incidenti tjetër ishte i lidhur me arratisjen në Shqipëri të tre priftërinjve të rinj katolikë me gjak shqiptar për shkak të përndjekjeve që pësonin nga autoritet lokale jugosllave. Pas një qëndrimi disa mujor, gjatë së cilit ata udhëhoqën një fushatë propagandistike kundër qeverisë jugosllave, ata u larguan për në Gjenevë. 28. M. Mihaillojviç pas qëndrimit në postin e ambasadorit në Tiranë për më shumë se një vit, u thirr në Beograd në mënyrë të ashpër në maj. Duhet thënë se ai në mënyrë të vazhdueshme nuk u është bindur udhëzimeve për sjelljen që duhet të mbante ndaj Kishës Ortodokse Shqiptare. Shkurtimisht, ai kishte menduar t’u ofronte ndihmën e Patriarkut serb shqiptarëve që qenë prishur, si të thuash, me kishën e tyre. Në këtë vijë ai bashkë me peshkopin serb të Shkodrës, Viktorin, filluan përpjekjet që dioqeza e Shkodrës të varej nga Beogradi. Peshkopi Visarion, një krijesë e Serbisë, me një pagë mujore prej Legatës Jugosllave, do ta paraqiste çështjen sikur qenë vetë shqiptarët që e kërkonin këtë gjë. Visarioni mendonte se

lave propozoi ngritjen e një zyre të tillë edhe në Podgoricë. 31. Traktati tregtar parashikon që të krijohet një zonë ekonomike e lirë duke filluar që nga pika e bashkimit me Greqinë deri në Shkodër. Përgjatë kësaj zone, 15 km në thellësi, nga të dy anët e kufirit, subjektet e të dy shteteve do lëvizin pa pasaporta. Qëllimi është që shqiptarët që jetojnë në malet e veriut të Shqipërisë të mos privohen nga tregjet e tyre natyrore. Delegacionet që përfaqësonin të dy vendet, u takuan në shtator në Pogradec dhe i përfunduan punimet e tyre në dhjetor. Turqia 32. Udhëheqësi turk nuk e pëlqeu idenë e ndryshimit të formës së regjimit prej Ahmet beut dhe kështu gjërat ndoqën në mënyrë të paevitueshme rrjedhën e tyre. Shqiptarëve nuk u pëlqeu shumë kjo gjë. Mustafa Qemalit iu bë e ditur privatisht se marrëdhëniet mund të ndërpriteshin nëse ai nuk e rishikonte vendimin e tij. Nga ana e tij Mbreti Zog u bëri të ditur italianëve se do donte ta zgjidhte vetë këtë çështje. Nga fundi i tetorit me një kre-

83


nari të plagosur u vendos nga pala shqiptare të mbyllej legata në Ankara. Zyrtarisht u fol se kjo ardhi si pasojë e problemeve ekonomike dhe shtypi nga ana e tij mori njoftimin se Turqia ka shpërfillur marrëdhëniet normale diplomatike mes vendeve sovrane. Nga ana e saj Turqia nuk u kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë dhe kështu i Ngarkuari Me Punë i Turqisë vazhdoi të qëndrojë në Tiranë. Greqia 33. Grekët vazhdojnë të flasin për ndjenjat e tyre miqësore ndaj Shqipërisë, vazhdojnë të sigurojnë shqiptarët se ata janë i vetmi komb me të cilin kanë të njëjtën origjinë. Mirëpo nuk duket se ka ndonjë shenjë për afrim mes dy qeverive ose ndonjë rregullim të marrëdhënieve dhe çështjeve që kanë mbetur pezull. Për këtë gjendje kanë faj të dy palët. Shqiptarët janë kokëfortë dhe dyshues, kurse grekët janë shumë të fiksuar me idenë se Shqipëria e jugut është pjesë e tyre. Kështu që hëpërhë nuk po shihet ndonjë progres në marrëdhëniet dypalëshe, megjithëse të dy palët thonë se dëshira më e madhe e tyre është që t’i përfundojnë këto marrëveshje dhe ne jemi të mendimit se Shqipëria do të kishte më shumë përfitim nga kjo. 34. Çështja më e nxehtë e 1929 ishte ajo e Kishës Autoqefale. Simpatia e Greqisë është me ata persona që përkrahin teorinë e “zgjidhjes së jashtme”, që kërkon mbajtjen e lid-

shumë të tendosura përgjatë gjithë vitit. 36. Një sërë incidentesh të vogla shtuan acarimin e situatës. Në maj, një numër personash u arrestuan në zonën e Delvinës, në lidhje me një shqetësim që kishte ndodhur në një kishë ortodokse, por duhet thënë se rrethanat janë të errëta. Shtypi grek ia hodhi fajin një bande të rinjsh myslimanë, kurse shtypi shqiptar sugjeroi se qenë agjentët vorio–epiriotë që qëndronin pas kësaj ngjarjeje. Versioni shqiptar qe që ngjarja qe iniciuar nga disa gra greqisht folëse që u kishin hedhur ujë të nxehtë njerëzve në kishë. Sipas këtij versioni regjisori i këtij incidenti qe konsulli grek në Gjirokastër. Ky version u prit shumë keq nga ambasadori grek. Pa dyshim që këto incidente ndikojnë në acarimin e marrëdhënieve, të cilat me pak vullnet të mirë nga të dy palët do ishin në nivel shumë të mirë. Çekosllovakia 37. Në Qershor qeveria çekosllovake i bëri të ditur qeverisë shqiptar synimin e saj për ngritjen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike duke i shndërruar konsullatat në Legata. Franca 38. Në 28 mars në Tiranë mes Shqipërisë e Francës u nënshkrua një traktat tregtie e lundrimi dhe është ratifikuar nga të dy palët. Traktat i siguron mallrave franceze si parfume, veshje, pije etj. tarifa shumë të ulëta si

Qeveria shqiptare asnjëherë nuk ka ndërmarrë veprime ndaj personave të ndryshëm mbi bazën e bindjeve të tyre fetare hjeve me Patriarkanën Ekumenike dhe një bashkim mes ortodoksëve grekë e shqiptarë. 35. Çështja fetare mbajti varur, pa u dhënë një zgjidhje edhe problemet e tjera mes dy vendeve. Ambasadori grek ishte pati një ide të keqe kur i la qeverisë shqiptare të kuptojë se opinioni grek nuk do toleronte një marrëveshje për të shpërblyer shpronësimin e shqiptarëve me banim në Greqi, n.q.s. ajo nuk tregohej e ndjeshme ndaj problemit fetar. Veprimi i tij u interpretua si një ndërhyrje e paturpshme në punët e brendshme të Shqipërisë dhe u sulmua shumë ashpër në shtyp. Marrëdhëniet midis z. Melas, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Kryeministrit ishin

84

dhe avantazhe të tjera fiskale, kurse Shqipëria përfiton tarifa të ulëta për eksportet e saj kryesorë në Francë. Spanja 39. Qeveria spanjolle hapi një legatë në Tiranë në prill, por deri tani nuk ka caktuar një ambasador. Konti De La Torre de Braulio, I Ngarkuari Me Punë në Kolumbi ka ardhur në Tiranë në të njëjtin pozicion. SHBA 40. Qeveria shqiptare nënshkroi paktin Kelog, si dhe nënshkroi traktatet e rregullimit dhe të arbitrazhit. 41. Me një rezolutë të Këshillit të Ministrave të 22 qershorit 1922, qeveria shqiptare

pohonte se “njihte pasaportat amerikane të lëshuara nga autoritetet amerikane, sipas ligjeve amerikane, ndaj shtetasve shqiptarë të natyralizuar në Amerikë. Tre vjet më vonë kjo rezolutë u kthye në ligj. Megjithatë ndodhën disa raste ku autoritetet lokale shqiptare refuzuan të njihnin dokumentet amerikane të shqiptarëve të natyralizuar në Amerikë. Kjo çështje iu referua ambasadorit amerikan, i cili u interesua tek Ministria e Punëve të Jashtme, ku dhe iu përgjigjën se nuk dinin gjë për këtë çështje. Atëherë ai kërkoi audiencë me Mbretin dhe që atëherë kjo çështje u zgjidh. Lidhja e Kombeve 42. Hieroteosi, peshkopi ortodoks grek i Korçës, me shpalljen e Kishës Autoqefale, u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Follorinë. Atje ai filloi t’i dërgonte një sërë telegramesh Sekretarit të Lidhjes së Kombeve ku i ankohej për trajtimin çnjerëzor që po u bëhej ortodoksëve , të cilët nuk dëshironin t’ i bashkëngjiteshin kishës së re të sapoformuar. Si rrjedhim, mes qeverisë shqiptare e Sekretarit të Lidhjes së Kombeve filloi një korrespondencë. Më vonë ky peshkop u akuzua se po përhapte një fushatë shpifjesh për të kënaqur mllefet e tij. 43. Një Komitet Minoritetesh i përbërë nga tre anëtarë, një italian, një anglez dhe një finlandez u ngrit për të hetuar shkaqet që sollën në këtë problem. Që nga Madridi, në 10 qershor ata i kërkuan qeverisë shqiptare të shprehej për këtë problem në kishte burgosur, dënuar apo dëbuar persona për bindjet e tyre fetare apo jo. 44. Ministri i Punëve të Jashtme ktheu një përgjigje në 18 korrik, sipas së cilës thuhej se z. Hieroteos qe agjent i rretheve propagandistike greke dhe se pretendimet janë të pabazuara dhe irreale. Qeveria shqiptare asnjëherë nuk ka ndërmarrë veprime ndaj personave të ndryshëm mbi bazën e bindjeve të tyre fetare, por ka qenë e detyruar të veprojë ndaj disa personave të caktuar, të cilët duke shfrytëzuar ndjenjat fetare të ortodoksëve, përpiqeshin të shkaktonin turbullira dhe të destabilizonin vendin. Me tej në letër thuhej që qeveria shqiptare nuk ndërhynte në punët e Kishës Autoqefale duke i lënë ortodoksët shqiptarë t’i zgjidhin punët e tyre fetare në mes tyre. Shqipëria nuk ka synimin më të vogël të dhunojë të drejtat e ushtrimit të fesë dhe dëshiron t’i respektojë këto të drejta deri në maksimum, pasi ajo është edhe anëtare e Lidhjes së Kombeve.


SHQIPERI VITI 1929 RAPORT VJETOR I KONSULLIT BRITANIK

45. Në 18 shtator Komiteti i Minoriteteve mbajti një takim të dytë, ku u shqyrtua dhe përgjigjja e qeverisë shqiptare. Ajo u cilësua si e kënaqshme dhe u vendos që ankimet e peshkopit Hieroteos nuk mund të merreshin parasysh. Çështjet e brendshme Përbërja e qeverisë 46. Në 25 gusht 1928 në Tiranë u mblodh Asambleja Kushtetuese për të vendosur formën e regjimit dhe u bë ajo që pritej të ndodhte. Logjikisht, duke e plotësuar këtë detyrë ose mision ajo duhet të shpërndahej. Mirëpo ajo nuk u shpërnda, por votoi një rezolutë ku thuhej se kjo Asambleja do të shpërndahej në 12 nëntor. Në 24 nëntor ajo u transformua në një Dhomë Deputetësh duke m o d i f i ku a r n ë kë t ë m ë n y r ë e d h e përgjegjësitë e saj para zgjedhësve. Kjo Dhomë vazhdoi të ushtronte funksionet e saj përgjatë gjithë vitit 1929. 47. Kabineti i Ministrave u tregua më korrekt se Dhoma e Deputetëve. Me shpalljen e monarkisë ky kabinet i dorëzoi dorëheqjen Mbretit. Më tej Mbreti i kërkoi Koço Kotës, Ministrit të Punëve të Brendshme të formonte një qeveri të re. Ai i la nëpër vendet e tyre të gjithë anëtarët e kabinetit të vjetër, duke mbajtur për vete postin e Ministrit të Punëve të Brendshme bashkë me atë të Kryeministrit. Kabineti filloi punë në fillim të vitit 1929. 48. Në 13 janar kabineti dha dorëheqjen. Preteksti ishte se anëtarët e qeverisë nuk binin dakord për buxhetin. E vërteta është se ndodhi një sherr banal mes ministrave. Koço Kota, duke qenë një person shumë arrogant, u bë shumë i padurueshëm mes kolegëve të tij, kurse Iliaz bej Vrioni ia rriste shumë vlerat vetes, përtej çdo kufiri. Aluzioni se ai mund të bëhej objekt i një komisioni hetimi për veprimet e tij si Ministër i Punëve të Jashtme, e indinjoi aq shumë sa dha dorëheqjen në vend. Mbase mund të thuhet se kjo u stimulua pak sepse Iliaz bej Vrioni ngrinte shumë lart atë që kishte bërë për vendin në kohën kur kishte qenë në Paris. 49. Tre ditë më vonë kabineti u riformua me vetëm dy ndryshime. Iliaz bej Vrioni u la jashtë, por u caktua ambasador në Paris, kurse Xhafer Ypi, një mik i ngushtë dhe mbështetës i tij, u zëvendësua prej Abdurrahman Dibrës në postin e Ministrit të Punëve Publike. Përkohësisht Ministrit të Financave iu la dhe posti i Ministrit të Punëve të Jashtme. Në prill, në këtë post u caktua

Rauf Fico, njëherë e një kohë ambasador në Beograd dhe në Kostandinopojë. Kjo qe një zgjedhje e mirë, megjithë limitet e tij si një njeri i rritur dhe i shkolluar në Turqi. Ai është shumë punëtor, inteligjent dhe një bashkëbisedues i këndshëm. Është shumë domethënës fakti që si serbët ashtu dhe italianët shprehën kënaqësinë e tyre për këtë emërim. Megjithësekykabinet qëndroi në detyrë gjithë vitin, popullariteti i tij ishte shumë i ulët. Koço Kota dhe Ministri i Drejtësisë, Hiqmet Delvina ishin më pak popullorët. Ata kanë pak mbështetës në Dhomën e Deputetëve. Vrazhdësia, brutaliteti, favorizmi ndaj personave të veçantë, pasioni për intriga i Koço Kotës, të gjitha këto cilësi negative ardhën duke u shtuar. Përsa i përket Hiqmet Delvinës, mund të themi se ai është një figurë e paaftë që po e përdor postin e tij për të bërë pasuri. Në këtë mënyrë mund të themi se marrëdhëniet mes ministrave nuk janë të mira, por po kështu mund të themi se dhe marrëdhëniet mes Dhomës së Deputetëve dhe qeverisë nuk janë të mira, arroganca e ministrave është një burim i përhershëm irritimi për deputetët. Italianët kanë gjithashtu ankesa ndaj Koço Kotës, i cili me nacionalizmin e tij të sëmurë, iu sjell atyre pengesa në çdo hap. Këto mosmarrëveshje arritën kulmin në tetor kur 36 deputetë nga 85, më në fund morën kurajë dhe i dërguan Mbretit një peticion ku i kërkonin zëvendësimin e këtij kryeministri. Në të njëjtën kohë, një pjesë e shtypit nisi një fushatë kundër tij, kurse pjesa tjetër ngrinte lart cilësitë e kryeministrit. 51. Gazetat që filluan sulmet, nuk e patën jetën shumë të gjatë, ato u shtypën komplet, në gjithë kuptimin e fjalës. Por edhe deputetëve nuk u doli për mbarë kjo punë. Mbreti vendosi ta mbajë në fuqi këtë qeveri, duke thënë se kjo ishte në favor të interesave kombëtare. Në këtë mënyrë kabineti vazhdoi punën. Ne mendojmë se Mbreti goditi 2 zogj me një gur, ministrave u la të kuptojnë se do jenë në fuqi aq kohë sa ata i shërbejnë interesave të tij; duke e hedhur poshtë peticionin e deputetëve, ai u tregoi atyre se duhet të heqin nga mendja çdo ide se kanë ndonjë lloj fuqie. Këto manovra u bënë për qëllimet politike të Mbretit, i cili donte të aprovonte Ligjin e Reformës Agrare, një ligj, i cili po shkakton pakënaqësi te pronarët e mëdhenj të tokave. Ai

50

tregoi se çdo tendencë opozicioni ndaj këtij projektligji do të shtypej pa më të voglin ngurrim. Ministrave të tij ai ua tha në formë figurative që ata nuk është se janë jo popullorë vetëm në popull, por ata nuk pëlqehen shumë edhe nga italianët, jugosllavët dhe grekët. 52. Këshilli i Shtetit, formimi i të cilit është parashikuar nga Statuti Themelor, nuk u krijua deri në fillim të 1929. Ai përbëhet nga 10 anëtarë dhe dy deputetë të emëruar prej Mbretit me propozim nga kryeministri, kryetarit të Dhomës së Deputetëve dhe Ministrit të Drejtësisë. Detyrat e tij janë krejtësisht konsultative. Ato janë: (a) Përgatit kode. (b) Përgatit dhe kontrollon gjithë projekt – ligjet. (c) Jep opinionin e tij për koncesionet dhe konventat. (d) Kryen detyra të veçanta që i ngarkohen nga ligje speciale të Shtetit. Kisha Autoqefale 53. Raporti vjetor i vitit të kaluar dha një pasqyrë të ngjarjeve që sollën formimin e Kishës Autoqefale Shqiptare. Nga fundi i 1928 u bë krejt e qartë se grupi që kërkonte ndarjen nga Fanari po dominonte gjithnjë e më shumë. Kisha Ortodokse Shqiptare duhej të pastrohej prej ndikimit shekullor të grekëve. Zgjidhja erdhi në shkurt. Në Pallatin e Mbretit u mbajt një takim mes Kryeministrit, Ministrit të Drejtësisë dhe Kryetarit të Parlamentit, të gjithë ortodoksë. Nga ana e besimtarëve ortodoksë kishin ardhur at Vasil Marko, si peshkop i Beratit dhe peshkopi Visarion Xhuvani, të cilit iu ngarkua të kryesonte sinodin. At Visarion Xhuvani, i konsakruar nga një peshkop rus në Jugosllavi, është brenda të drejtës kanonike për të ushtruar funksionin e Arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit. Ortodoksët grekofilë protestuan ndaj kësaj gjëje. At Xhuvanit iu kërkua edhe prezenca e disa prelatëve të tjerë të lartë për të konsakruar disa priftërinj të tjerë shqiptarë. Me shtytjen e ambasadorit jugosllav, Patriarku i Beogradit, Dimitri kërkoi të jepte dhe ai ndihmën e tij në këtë çështje. Peshkopi i Shkodrës, Viktori u urdhërua të vihej në dispozicion të at Xhuvanit. Të gjithë këta arritën të konsakrojnë një arkimandrit, të quajtur Çamço dhe një prift të quajtur Eftem, si ndihmës-peshkop të Peshkopisë. Për nder të konsakrimit të

54

85


Çamços u organizua një ceremoni madhështore, ku morën pjesë anëtarët ortodoksë të qeverisë dhe një përfaqësues i Mbretit. Arqipeshkvi nga ana e tij njoftoi se at Vasil Marko është anëtar me të drejta të plota i Sinodit si dhe përcaktoi statutin e Kishës së re Autoqefale. Nga ana administrative ajo do të ishte krejt e pavarur; nga ana dogmatike ajo do t’u bashkohej organizatave të ngjashme me të. At Vasil Marko përgëzoi edhe Kishën Serbe se ajo iu gjend jo si motër, por si nënë Kishës së Re Shqiptare. 55. Pasi u formua, Sinodi kishte këtë përbërje: Arkimandrit Xhuvani, Peshkop Eftemi, Peshkop Çamço, at Vasil Marko dhe Peshkop Ambrozi nga Gjirokastra. Peshkop Hieroteos la Korçën dhe u largua për në Greqi, kurse Peshkop Kisi nga Berati u përjashtua dhe u dërgua në një manastir. Kështu Kisha Autoqefale mori një formë legaliteti, u kënaqën ndjenjat nacionaliste të Koço Kotës dhe at Vasil Markos, ndërsa filogrekët u dëbuan nga hierarkia e kishës. Kjo nuk solli ndonjë qetësim të situatës, filogrekët vazhduan aktet e tyre të vogla armiqësore e acaruese; nga ana tjetër këto akte sillnin kundërpërgjigjen e autoriteteve armiqësore. 56. Gjatë Kongresit Ortodoks, të mbajtur në Korçë gjatë verës, u vunë re shenja turbullirash, shqetësimesh e momente të këqija. Kongresi u mblodh për të zgjedhur strukturën administrative. Pohimi i pavarësisë është diçka e këndshme, por kjo pati edhe disa momente të padëshirueshme, sepse pati një pjesë ortodoksësh, që nuk u pajtuan me regjimin e ri kishtar. Kjo u dha armë atyre që duan të turbullojnë regjimin ekzistues në Shqipëri.

caktua Arqipeshkv Krisanthi. Bisedimet filluan në dhjetor. 58. Këto bisedime vazhduan për një kohë të gjatë dhe grekët menduan me të drejtë në fund se shkaku i dështimit të këtyre bisedimeve ishin makinacionet italiane. Italianët janë të interesuar të ketë kaos në rrethet

Nga ana e Athinës u insistua për vendin e takimit dhe si përfaqësues grek u caktua Arqipeshkv Krisanthi. Bisedimet filluan në dhjetor Kjo gjë solli edhe reagimin e pritshëm grek lidhur me dëmshpërblimin e shqiptarëve të shpronësuar në Greqi. 57. Me një vendim sekret të Sinodit u ra dakord që të gjendet një zgjidhje me pretendimet e Fanarit. Kryetari i Bashkisë së Korçës, Vasil Avrami, një ortodoks i mirë, u caktua si emisar. Nga ana e Athinës u insistua për vendin e takimit dhe si përfaqësues grek u

86

ortodokse në mënyrë që të zëvendësojnë Ortodoksizmin me Uniatizmin. Ka disa gjëra që të bëjnë të mendosh se këtu ka diçka të vërtetë. Një lëvizje Uniate filloi të merrte jetë në Elbasan nga një prift italo-shqiptar, i quajtur Pietro Skapaneli. Përpjekjet e tij u kurorëzuan me sukses dhe në shtator u hap një kishë Uniate. Ajo u përurua me një ceremoni të bukur ku merrnin pjesë autoritetet ven-

dore, një përfaqësues nga ambasada italiane dhe një arqipeshkv nga Italia erdhi enkas për këtë ceremoni. 59. Në tërësinë e vet kjo situatë kërkonte edhe ndërhyrjen e qeverisë, e cila në ato momente nxori një ligj për lirinë fetare. Në një proklamatë të nxjerrë prej Arqipeshkv Visarionit thuhej se propaganda anti-fetare duhet të marrë fund dhe se qeveria, sipas tij do të përdorë gjithë mjetet që ka në dispozicion që kjo propagandë të marrë fund. At Petro Skapaneli u dëbua nga vendi, por ai duke thyer edhe urdhrat e eprorëve të tij u kthye prapë në Shqipëri, meqenëse edhe urdhri i dëbimit ndaj tij u anulua falë edhe ndërhyrjes së ambasadës italiane. Lëvizja që mori dhe emrin e tij nuk po jep më shenja që tregojnë se do vazhdojë përsëri të turbullojë rendin e gjërave. Nga kjo çështje del qartë se qeveria shqiptare nuk ka ndërmend të lejojë vazhdimin e ekzistencës së Uniatizmit dhe bashkë me të edhe penetrimin e influencës italiane në rrethet ortodokse grekofone. *(C 5425/5425/90). Përktheu: Olta Durra


87


Më 21 shkurt 2012, disa individë të veshur me kostume fluoreshente, fustane dhe streçe me ngjyra pushtuan katedralen “Krishti, Shpëtimtari i Shenjtë” të Moskës. Ishin anëtarë të grupit moskovit punk Pussy Riot. Qëllimi i tyre ishte të denonconin përzierjen e pushtetit politik me kishën ortodokse ruse. Duke imituar gjestet fetare dhe duke bërë sikur luteshin, Pussy Riot filluan të këndojnë një lutje të çuditshme para besimtarëve të shastisur, titulli i së cilës ishte ‘Mari e shenjtë, nëna e Krishtit, dëboje Putinin’…Në programin e këtij recitali argëtues gjejmë një denoncim të hapur të lirive fantazmë dhe të kërcënimit me një ‘udhëtim’ në Siberi për cilindo që kritikon me forcë mungesën e lirive në Rusinë e Vladimir Putinit… Për pushtetin politik në Rusi, i cili në momentin e Revolucionit Portokalli në Ukrainë kishte organizuar një

mbledhje me grupet e rokut, për t’i mbajtur larg revoltës që mund të vinte nga bota e muzikës, kjo ishte e tepërt. Tri anëtare të Pussy Riot u arrestuan pas performancës në katedrale. Drejtësia ruse, nën presionin e hierarkisë ortodokse të të gjithë vendit, premton se do të japë dënime të ashpra. Nadjeda Tolokonnikova, 22 vjeç, Ekaterina Samoutsevitch, 29 vjeç, dhe Maria Alekhina 24 vjeç , u akuzuan për blasfemi dhe huliganizëm, dhe u dënuan me dy vjet burgim. Rasti i Pussy Riot ndau më dysh opinion publik në Rusi: videoja origjinale dhe pa montazh e happening në Katedrale, tregon një performancë zbavitëse dhe të padëmshme, vështirë të gjeje ndonjë shkelje aq të rëndë sa për t’u dënuar me burgim. Më poshtë është teksti i fjalimit të Maria Alekhinas, lexuar në sallën e gjyqit nga avokatja e autores.

Burgu është Rusia në miniaturë 88


89


Maria Alekhina

K

y proces gjyqësor është ekzemplar. Pushtetit do t’i vijë turp, dhe jo vetëm një herë. Secila prej etapave të tij është kuintesencë e arbitraritetit. Si ka mundësi që ajo që bëmë ne, diçka modeste dhe për të qeshur, u shndërrua në fatkeqësi? Është e qartë se në një shoqëri të shëndetshme, kjo nuk do të ndodhte kurrë. Rusia, si shtet, ka kohë që ngjan me një organizëm që po e gërryen sëmundja. Dhe ky organizëm reagon si i sëmurë sa herë që preket plaga e tij e qelbëzuar. Fillimisht, e duron këtë sëmundje në heshtje, për një kohë të gjatë. Më pas gjen një zgjidhje duke dialoguar. Dhe ja çfarë quhet dialog. Ky gjyq nuk është vetëm një maskaradë groteske dhe mizore, ai është fytyra e “dialogut”, në kuptimin që merr kjo fjalë në vendin tonë. Në nivelin social, për të trajtuar një problem me anë të dialogut, duhet një situatë, një motivim. Interesant është fakti që situata jonë u çpersonalizua që në fillim. Sepse kur themi ‘Putini’, nuk e kemi fjalën për Vladimir Vladimiroviç Putinin, por për ‘Putinin’ si sistem të krijuar nga ai vetë, një pushtet vertikal ku praktikisht, gjithçka komandohet nga një dorë. Dhe ky pushtet vertikal nuk merr aspak parasysh opinionin e masave. Kjo është ajo që më shqetëson më shumë, nuk merret parasysh opinioni i brezave të rinj. Dhe kjo në të gjitha fushat. Me këto fjalë të fundit, dua të tregoj eksperiencën time, përballjen time me këtë sistem. Edukimi, aty ku fillon formimi i personit social, nuk e ka idenë nga çfarë është ndërtuar ky person. Përçmim i individit, përçmim i edukimit kulturor, filozofik, përçmim i dijeve elementare për një shoqëri të qytetëruar. Zyrtarisht, të gjitha këto lëndë janë në programet mësimore, por ato mësohen sipas mënyrës sovjetike. Rezultati: marxhinalizimi i kulturës në mendjen e çdo individi, marxhinalizimi i reflektimit filozofik, dhe seksizmi i ngritur në stereotip. Njeriu–qytetar është një ideal i rrasur në fund të dollapit. Të gjitha institucionet që merren me edukimin përpiqen t’i mësojnë fëmijët me parimet e një ekzistence automatike. Nuk marrin parasysh moshën dhe çështjet tipike të çdo moshe. Ata i mësojnë me mizorinë dhe me mohimin e çdo ideje jokonformiste. Që në fëmijëri, njeriu duhet të harrojë lirinë e tij. Unë kam një farë eksperience nga spitali psikiatrik për të mitur. Unë e them me bindje të plotë se çdo adoleshent që shpreh antikonformizëm në mënyrë pak a shumë aktive, e mbyllin atje pa u menduar gjatë. Në këto ndërtesa mbyllin shumë nga fëmijët e jetimoreve. Po, në vendin tonë është normale të mbyllësh në spital psikiatrik një fëmijë që ka dashur t’ia mbathë nga jetimorja. Dhe t’i jepen qetësues si aminazina, që përdorej në vitet ‘70 për të tulatur disidentët sovjetikë. Në këto ndërtesa të rinjtë shtypen, në vend që të ndiqen nga psikologë. Sistemi bazohet vetëm mbi frikën dhe nënshtrim të pakushtëzuar. Këta fëmijë bëhen medoemos fëmijë të dhunshëm. Shumë prej tyre janë analfabetë. Dhe askush nuk bën gjë për ta ndryshuar këtë situatë, përkundrazi, gjithçka vepron për të mbytur edhe aspiratën më të vogël,

90

dëshirën më të vogël për të ecur përpara. Atje, qenia njerëzore duhet të mbyllet dhe të humbasë të gjithë besimin te bota. Ja çfarë dua të them: ky konceptim i njeriut pengon ndërgjegjësimin për liritë individuale, edhe ato fetare, dhe kjo prek të gjithë popullsinë. Pasojë e këtij procesi është heqjadorë ontologjike, d.m.th. heqjadorë ontike e socializuar. Për sa më përket mua, u ndërgjegjësova për lirinë e brendshme si themel të aksionit kur militoja për të mbrojtur pyllin e Krasnodarit. Gjithashtu, për rëndësinë e aksionit dhe vetë aksionin si të tillë. Më habit fakti që në vendin tonë duhet të mblidhen disa mijëra njerëz për të penguar veprimin arbitrar të një ose disa funksionarëve. Reagimi i mijëra njerëzve nga e gjithë bota ndaj këtij gjyqi është prova më bindëse. Ne jemi të tria të pafajshme, e thotë bota mbarë, nëpër koncerte, nëpër faqe interneti, në shtyp dhe në parlament. Fjalët e para që Kryeministri britanik i drejtoi presidentit tonë nuk ishin për Lojërat Olimpike, ai e pyeti: “Përse janë në burg këto vajza të reja? Ky është turp!” Por akoma më shumë habitem nga fakti që njerëzit besojnë se janë të paaftë të ndikojnë pushtetin në ndonjë mënyrë. Kur ne organizonim mitingje për të mbrojtur pyllin e Krasnodarit, kur mblidhja firma për peticione, shumë njerëz, me habi të sinqertë, pyesnin se kujt do t’i interesonte kjo… Dakord, ndoshta ishte pylli i fundit shekullor në Rusi, por pse duhet të shqetësoheshin ata për këtë copë toke në humbëtirë? Pse duhet të shqetësoheshin që gruaja e Kryeministrit tonë, Dmitri Medvedev, kërkon të ndërtojë atje një rezidencë? Dhe të shkatërrojë rezervatin e fundit me këto drurë në Rusi? Ja, kështu mendojnë njerëzit…Ja edhe një provë që njerëzit në vendin tonë nuk e konsiderojnë më territorin si pronë të qytetarëve. Ata e konsiderojnë veten si masa të automatizuara. Ata nuk e kuptojnë se pylli iu përket edhe atyre, edhe pse gjendet larg shtëpisë së tyre. Unë dyshoj nëse e konsiderojnë pronë edhe shtëpinë tyre. Nëse një ekskavator afrohet te ndërtesa e tyre dhe u thonë: “Na falni, por duhet të largoheni prej këtej sepse do të ndërtojmë rezidencën e një funksionari”, ata me siguri do të mbledhin gjërat e tyre dhe do të largohen. Do të presin qetësisht në rrugë, do të presin që pushteti t’u thotë se ç’duhet të bëjnë. Ata janë krejtësisht amorfë, dhe kjo është e trishtueshme. Pas 6 muajsh mbyllur në qeli, kam kuptuar se burgu është Rusia në miniaturë. Është e njëjta vertikale pushteti, ku zgjidhja e problemit më të vogël kalon nga vendimi ekskluziv dhe i drejtpërdrejtë i shefit. Në mungesë të ndarjes horizontale të funksioneve, në mungesë të çdo iniciative individuale, këtu mbretëron shpifja, dyshimi i përgjithshëm. Në burg, ashtu si në të gjithë vendin, gjithçka bazohet te depersonalizimi dhe asimilimi i individit me funksionin e tij. Qoftë kur bëhet fjalë për një nëpunës, qoftë për një të burgosur. Rregullorja e burgut, me të cilën mësohesh shpejt, i ngjan rregullores së jetës që i imponohet secilit që në lindje. Sipas kësaj rregulloreje, njerëzit fillojnë të lidhen pas gjërave të parëndësishme. Në burg, për shembull, lidhesh pas një mbulese ose një pjate që e sig-


uron vetëm me lejen e shefit. Jashtë, njerëzit lidhen pas statusit social. Ka edhe një gjë tjetër të rëndësishme: momenti kur ndërgjegjësohemi se ky regjim është një spektakël që në realitet shprehet me kaosin, tregon hapur çorganizimin dhe jooptimizimin e shumicës së proceseve. Kjo nuk e favorizon funksionimin e mirë të politikës. Njerëzit janë gjithnjë e më të çorientuar, si në kohë edhe në hapësirë. Qytetari nuk di ku të drejtohet për të zgjidhur këtë apo atë problem. Për këtë arsye i drejtohet shefit të burgut. Jashtë burgut, ky shef quhet Putin. Ne jemi kundër kaosit putinian që vetëm emrin ka regjim. Ne japim një imazh kompozit të këtij sistemi, ku, për mendimin tonë, të gjitha institucionet kanë pësuar deformim, duke ruajtur vetëm aparencën. Të këtij sistemi që po shkatërron këtë shoqëri civile që e kemi kaq të shtrenjtë. Tekstet tona, edhe pse kanë stil të drejtpërdrejtë, nuk realizojnë gjë drejtpërdrejt. Ne e konsiderojmë këtë si një formë artistike. Por motivimi është identik. Motivimi ynë mbetet identik në një shprehje të drejtpërdrejtë. Ky motivim shprehet shumë mirë me këto fjalë të Ungjillit: “Kushdo që kërkon, merr; kush kërkon, gjen; ai që troket në derë, do t’i hapet”. Dhe unë, dhe ne të gjithë, besojmë sinqerisht se do të na hapen dyert. Por sot, për fat të keq na kanë mbyllur. Në burg. Është interesante se si autoritetet, duke reaguar ndaj veprimeve tona, nuk marrin aspak parasysh eksperiencën e kaluar të manifestimeve të heterodoksisë, të antikonformizmit. “Ndershmëria e thjeshtë në rastin më të mirë konsiderohet si heroizëm. Dhe në rastin më të keq, si çrregullim psikiatrik”, shkruante disidenti Bukovski në vitet ’70. Nuk ka kaluar shumë kohë, e megjithatë të gjithë bëjnë sikur Terrori i Madh nuk ka ekzistuar kurrë, as tentativat për t’iu kundërvënë. Unë mendoj se ne po akuzohemi nga njerëz pa kujtesë. Shumë prej tyre thoshin: “Ai është i pushtuar nga djalli, e ka humbur arsyen, pse e dëgjoni?” Këto fjalë janë thënë nga çifutët që akuzonin Jezu Krishtin për blasfemi. Ata thoshin: “Ne do t’ju vrasim me gurë për një blasfemi”. Është për t’u habitur se pikërisht këtij vargu i referohet kisha ortodokse ruse për të shprehur mendimin e saj për blasfeminë. Ky mendim është cituar shprehimisht në një dokument të përfshirë në dosjen tonë të akuzës. Me këtë mendim, kisha ortodokse ruse i referohet Ungjillit si një e vërtetë fetare e pandryshueshme. Ungjilli nuk konsiderohet më si një libër i

ndriçuar, ashtu si ka qenë që në fillim, por si një bllok citimesh që mund të merren e të futen kudo. Kisha ortodokse ruse nuk do t’ia dijë as për kontekstin ku përdoret fjala “blasfemi”. Në fakt, është thënë kjo fjalë për Jezu Krishtin. Unë mendoj se e vërteta fetare nuk duhet të mbetet e pandryshuar. Se është e domosdoshme të ndiqen rrugët imanente për përparimin e shpirtit. Se duhet të merren në konsideratë eksperiencat e njeriut, dyzimet e çarjet e tij. Se duhet të kesh jetuar të gjitha këto për t’u ndërtuar. Vetëm pasi ka jetuar këto, njeriu mund të avancojë dhe të arrijë diçka. Se e vërteta fetare është një proces, dhe jo një rezultat përfundimtar. Dhe të gjitha këto gjëra që ju thashë, këto procese, mendohen nga arti dhe nga filozofia, madje edhe nga arti bashkëkohor. Për mendimin tim, një situatë artistike mund dhe duhet të përmbajë një konflikt të brendshëm. Jam veçanërisht e irrituar nga e gjithë kjo “gjoja” që del nga fjalët e akuzës kur flet për artin bashkëkohor. Duhet të theksoj se të njëjtat fjalë u përdorën gjatë procesit të poetit Brodsky. Vargjet e tij u quajtën “gjoja” vargje, por dëshmitarët as i kishin lexuar. Ashtu si një pjesë e mirë e dëshmitarëve në gjyqin tonë, që nuk ishin të pranishëm gjatë aksioneve tona, por kishin parë klipin në internet. Ka shumë mundësi që edhe ndjesa jonë të jetë interpretuar si “gjoja” ndjesë nga ana e akuzës. Ky është një dëm moral. Një traumë. Sepse ndjesa jonë ishte e sinqertë. Për mua, ky proces është një “gjoja” proces. Dhe unë nuk kam frikë nga ju, nuk kam frikë nga gënjeshtra, nuk kam frikë nga trillimi, nuk kam frikë nga ky mistifikim i sajuar keq, nuk kam frikë nga vendimi i kësaj “gjoja” gjykate. Sepse ju mund të privoni vetëm nga një “gjoja” liri. E vetmja që ekziston në territorin e Federatës së Rusisë. Lirinë time të brendshme nuk ma merr dot askush. Ajo jeton tek fjala, do të vazhdojë të jetojë kur t’iu flas mijëra njerëzve që do ta dëgjojnë. Kjo liri jeton tek çdo njeri që nuk është indiferent dhe tek ata që dëgjojnë këngët tona në këtë vend. Te të gjithë ata që gjetën tek ky proces skena si nga proceset e Franc Kafkës ose Guy Debord. Unë besoj se është pikërisht ndershmëria, forca e fjalës dhe etja për të vërtetën, që do të na bëjnë pak më të lirë. Këtë do ta shohim”. *Përgatiti: Blerta Hyska

91


‘e tmerrshëm’ të të gjitha kohërave Nightwood - Djuna Barnes Më 2009, The Millions filluan serinë “Librat të vështirë” - kushtuar zbulimit dhe identifikimit të librave më të vështirë dhe më frustrues të shkruar ndonjëherë, si edhe çfarë i bën ata kaq të vështirë dhe kaq frustrues. Dy kuratorët, Emily Colette Wilkinson dhe Garth Risk Hallberg, kanë përzgjedhur më të vështirat e më të vështirave, duke na paraqitur 10 Everestët e letërsisë që po ju presin t’u ngjiteni, nëse jeni aq të guximshëm. Nëse ju arrini t’i lexoni të 10-të, me shumë gjasa jeni një shkallë mbi homosapiensin. Sa keni lexuar deri më tani? Cilat libra do të shtonit?

92

- Dylan Thomas e ka quajtur Pyllin e Errësirës një nga tri prozat më të mirë të shkruara nga një grua”, por që ta kuptosh këtë madhështi duhet të kuptosh stilin gotik dhe të lodhshëm të prozës së Barnes-it. Në parathënien e tij për librin, T.S.Eliot e përshkruan prozën e Nightwood si ‘tërësisht të gjallë’, por që gjithashtu ‘kërkon nga lexuesi diçka që lexuesi i zakonshëm i novelave nuk është i përgatitur t’i japë’. Nightwood është një roman i ideve, një përmbledhje e dëlirë monologësh dhe përshkrimesh që të bën të vazhdosh me leximin: Doktori irlandezo-amerikan, me një shije për veshjet e grave, Matthew-shumë-dyshuesDante O’Connor,” i cili, kur nuk është duke u vërdallosur rrugëve të Parisit, duke pirë rëndshëm apo i veshur me këmisha të holla nate, buzëkuq dhe paruke me krela të verdha, shpalos fjalime boshe që zënë një pjesë të mirë të librit.

A tale of the tub - Jonathan Swift - Vështirësia e parë: referencat e tepruara për grindjet e pakuptimta kulturore (disa të panjohura edhe për Anglinë e shekullit të 18-të të Swift-it) dhe pastaj është ai tregimi në vetën e parë: një i çmendur i sëmurë me sifiliz dhe i varfër, që pamëshirë pret copa nga dorëshkrimet dhe bashkëqytetarët e tij. Arrakatja maniakale është qëllimisht çoroditëse, por më shumë çoroditës është fakti që kjo satirë, që vë në shënjestër “Abuzimin dhe Korrupsionin në Arsim dhe Fe” dhe e shkruar nga një klerik konservator i Kishës Angleze, mbyllet duke mos gjetur asnjë të shenjtë. Nëse arrin të durosh deri në fund (dhe ato njëqind shënime sqaruese që do të nevojiten për të kuptuar kontekstin historik), është shprehja më e lartë e izolimit dhe dëshpërimit kulturor.


Phenomenology of Spirit -G.F.Hegel

Clarissa -Samuel Richardson

- A ju pëlqen që herë pas here të lexoni një shok intelektual? Nëse është kështu, atëherë Hegel është i duhuri për ju dhe ky libër, një klasik i idealizmit gjerman dhe padyshim një nga veprat më të rëndësishme të filozofisë moderne, është një vend i mirë nga t’ia filloni. Refuzimi i Hegel-it për idealizmin Kantian, historinë e ndërgjegjes dhe shpjegimi kuintensecial i procesit dialektik është i vështirë për t’u kuptuar dhe akoma më i vështirë për t’u mbajtur mend (“kalon nëpër ty sikur të jetë thjerrëza”, e përshkruan një profesor i Stanford-it); së pari dhe kryesisht për shkak të spektrit të gjerë që mbulon ky subjekt dhe terminologjia e tij. Pa një botim të mirë dhe një apo dy udhërrëfyes, libri është gati hermetik: botimi i Oxford UP konsiderohet më i miri (mos i anashkaloni shënimet sqaruese) dhe kumtesa e Robert Stern për Routledge Philosophy Guidebook përbën një lexim të mirë parapërgatitës; gjithashtu të mira janë edhe shënimet-udhëzuese të J.M.Bernstein, të përgatitura për studentët e nivelit master që ndjekin kursin e tij të fenomenologjisë te UC Berkley, të cilat mund të gjenden te Bernsteintapes.com.

- Clarissa e Richardson-it është një peshë e rëndë në më shumë se një mënyrë. Pesha fizike e novelës është pjesë e vështirësisë së saj (versioni super-i-madh i botimeve Penguin peshon gati 1.5 kg), sidomos po të kesh parasysh se fabula në 1500 faqet e saj është shumë e vakët (Samuel Johnson ka thënë se do e varje veten po ta lexoje Clarissa-n për fabulën). Por atë që romani nuk e ka te fabula, e rikuperon me thellësi psikologjike. Richardson ishte i pari që përvetësoi romanin psikologjik, dhe ende askush nuk ka arritur t’ia marrë stafetën. Këto thellësi janë gjithashtu të errëta dhe psikikisht ndrydhëse: refuzimi dhe degradimi i Clarissa-s nga familja e saj monstruoze dhe tortura sadiste që ajo vuan në duart e shpëtuesit të saj të kthyer në torturues, sociopati plot hire Robert Lovelace, ofrojnë një nga leximet më pikëlluese.

To the lighthouse -Virginia woolf - Në atë përzierjen e vet të ndërgjegjeve të ndara, romani i Virginia Woolf është i vështirë si nga ana intelektuale dhe nga ajo fizike. Jo vetëm që është e vështirë të kuptosh kush është kush dhe kush thotë çfarë apo mendon çfarë, është gjithashtu shqetësuese-gati e sikletshme-të vërdallosesh në mendjet e të tjerëve, me ritmet dhe modelet asociative të tyre private. Të duket, ndonjëherë, sikur je i uzurpuar nga një ndërgjegje e huaj. Disa lexues asnjëherë nuk arrijnë të gjejnë ekuilibrin e tyre me Woolf-in. Hileja qëndron te fakti që duhet ta dorëzosh veten (kjo e vërtetë edhe me disa të tjerë modernistë të lartë), dhe të lejosh që proza të të përpijë dhe të të çojë ku të dojë - mos u shqetësoni shumë për ta kuptuar në një mënyrë dogmatike.

Finnegans Wake - James Joyce - Finnegans Wake është i gjatë, i ngjeshur, plot nyje gjuhësore, dhe në të njëjtën kohë shumë shpërblyes nëse je i gatshëm të mësosh si ta lexosh. Me këtë nuk dua të them se duke u zhgërryer në ajkën e analizave akademike libri trazon përgjimin e vet. Jo që me herën e parë, gjithsesi. (I marr fjalët e Joyce-t për përgatitjen e kurtheve për lexuesit e tij si një shprehje e armiqësisë që ka lindur nga vite frustrimi.) Më saktë, dua të them t’i dorëzoheni muzikës së Joyce-t. Kuptimi këtu më shumë ka të bëjë me efektin sesa me deshifrimin; në këtë mënyrë ky Libër i Vështirë është paradigmatik i një letërsie të madhe më në përgjithësi. Mundohuni të lexoni 25 faqe çdo ditë, me zë të lartë, në theksin e keq irlandez që ju mund të bëni më mirë. (Sinqerisht, për disa prej atyre që duken si paqartësi idiolektike është thjesht çështje shqiptimi të zanoreve.) Do të nevrikoseni, do të prekeni dhe do ta mbaroni në katër javë.

93


Being and Time -Martin Heidegger The making of - Me shumë gjasa është libri më i vështirë që kam lexuar. Për të Americans -Gertrude Steine kundërshtuar atë çka thashë pak më sipër për Joyce-n, nuk ndihem rehat si lexues të lejoj Heidegger të më ‘përmbytë’. Kuptimi artistik dhe kuptimi filozofik janë dy kafshë të ndryshme, dhe Ekzistenca dhe Koha, me neologjizmin e vet qëllimisht imponues, nuk synon të jetë si në ëndërr. Në të vërtetë synon të jetë, mes shumë gjërave të tjera, një lloj i ri shkence, ose një themel i ri mbi të cilin do të ndërtohet shkenca-një mirëkuptim se çfarë do të thotë ‘të ekzistosh’. Në mënyrë shokuese Heiddeger shumë gjëra i ka kapur, megjithatë abstrakti dhe ashpërsia e librit do të thotë që shumica e zbulimeve të tij do të mbeten sekrete të mbajtura mirë. Megjithëse e kisha lexuar gjysmën e tij të parë në një seminar të nivelit master, m’u desh mbi një vit që ta mbaroja. A ia vlejti këmbëngulja? Epo, më ka ndryshuar jetën. Nuk e di se çfarë mund të kërkojë më shumë një lexues.

- E lexoj The Makings of Americans prej shumë verash tani. Vazhdoj të lexoj disa qindra faqe, e ndërroj me diçka tjetër, dhe pastaj, ashtu si edhe me Heidegger-in, rikthehem për të zbuluar se kam humbur fillin. Por atë që Heidegger e përshkruan, Stein e shkakton. Të lexosh edhe një faqe të vetme nga The Making of Americans, do të thotë të kridhesh në një gjendje harmonie. Përsosmëria e kujdesit që mërzia e mrekullueshme narrative promovon është si një antidotë për cektësinë e internetit. Përtej faqes, zogjtë këndojnë me zë më të lartë, drita e diellit është më e fortë, boritë e makinave zhveshin shpirtrat e tyre. “E para katastrofë mrekullisht origjinale e Modernizmit”, dikush shkroi për këtë libër, dhe ndërsa nuk jam i sigurt nëse e kishin si kompliment, më bën të uroj për më shumë katastrofa të tilla.

The Faerie Queene -Edmund Spencer

Women & Men

- Vështirësia dhe kënaqësia e leximit të kryeveprës së Spencerit vjen nga një burim i përbashkët: imoraliteti semiotik. Mbretëresha e Zanave është një alegori për fuqinë e alegorisë. Ose është alegori e dehur nga vera e sheqerosur, e veshur me kostume, e detyruar të vrapojë duke kënduar mespërmes kopshtit të Edenit në katër të mëngjesit, para se të rrëzohet mbi një grumbull të madh në agim për të bërë dashuri të argjendtë me veten. Ose ndoshta është produkt i asaj dashuribërjeje, “subjekti dhe mjeti” i seksit kaq të ndryshëm dhe kompleks, saqë secili prej tyre kthehet në tjetrin. Ka shumë çmenduri këtu, jo më e pakta në arrogancën e pastër të planit të Spencerit. (Ashtu si edhe Heidegger, ai mbaroi vetëm gjysmën e kryeveprës së tij.) Mbretëresha e Zanave është gjithashtu çuditërisht një vepër e një kontrolli poetik të shkëlqyer, qindra e qindra strofa me rimë perfekte. Unë e kam lexuar në kolegj. Ka qenë shumë e vështirë, dhe ndërsa e lexoja harroja fabulën, por shumë prej atyre imazheve i kam ende në mendje megjithëse kanë kaluar 10 vjet.

-Joseph McElroy

- Në këtë vend mund të kisha vendosur cilëndo nga meganovelat postmoderne - një nënzhanër që më ka pushtuar prej disa vitesh tani. Është JR i William Gaddis, që është më i lehtë sesa njerëzit e bëjnë; Gravity’s Rainbow, që është më i vështirë. Është The Recognitions dhe Mason and Dixon. Është edhe The Tunnel William H. Gass - i qartë verbalisht, por moralisht i lodhshëm. Nga të gjitha këto, unë dua të sjell në vëmendje sërish Women & Men i Joseph McElroy. Është më i gjatë se të sipërpërmendurit dhe, në origjinalitetin e prozës së vet, dorë-për-dorë me të vështirët. Pjesë të tij gjithsesi. Temperamenti i tij, megjithatë, është tërësisht sui generis - i ngrohtë, njerëzor, sintetik më shumë sesa analitik. Siç edhe kam shkruar për L.A. Times para disa vitesh, është një version krejtësisht tjetër i asaj çka vjen pas Modernizmit. Është një libër i çuditshëm dhe i mrekullueshëm, dhe mezi po pres t’i futem edhe njëherë.

Emily Colette Wilkinson është kritike që jeton në Washington DC. Recensionet e saj kanë marrë lavdërime nga Shoqata e 94 Gazetarëve Profesionistë dhe The Virginia Quarterly Review. Garth Risk Hallberg është autori i A Field Guide to the North American Family dhe është redaktor i jashtëm për The Millions.


95


Nëse do të isha Kryeministër

DESADA METAJ

Një gazetare veterane e ekranit do të bënte që ç’ke me të si kryeministre e re e Shqipërisë. Kjo është prova e parë e saj. Të cilën e ka marrë me humor.

Pse duhet t’ju zgjedhim ju? Për arsyen e thjeshtë se nuk gënjej dhe nuk vjedh! Dhe këtë e bëj vazhdimisht, jo sepse nuk kam dëshirë të dukem më mirë se ç’jam apo dhe të kem më shumë se ç’kam... nuk gënjej sepse fytyra e njeriut që i del gënjeshtra është më e shëmtuara shprehje njerëzore... dhe nuk vjedh për sa kohë të gjithë tahmaqarët hajdutë që më rrethojnë nuk kalojnë aspak më mirë se unë... madje unë qesh më shumë se ta. Si do t’i bënit paratë për të mbuluar fushatën tuaj elektorale? Si do t’i gjeja?? Në rastin më të keq, dhjetëra biznese do turreshin të më ofronin “bujarinë” e tyre, pavarësisht nëse do të zgjidhesha... por intuita më drejton gjithmonë te rasti më i mirë...do t’ia merrja mamasë sime. Cili prej aktiviteteve tuaja do të përbënte pengesën më të madhe për stafin tuaj? Padyshim aktivitetet artistikokulturore-familjare, ku teatraliteti i sjelljes i kalon kufijtë e manierave të mia, kryesisht sportive. Sa informacion personal kanë të drejtë votuesit të dinë për ju? Çdo gjë. Kam bërë kaq shumë

96


Sigurisht që lista e problemeve është kaq e madhe sa për 3 milionë banorë mund të kemi pa frikë 3 milionë probleme. Por mund të veçoja edukatën, atë të vërtetën, jo atë që rëndom shkruhet në librat shkollorë që nuk i lexojnë dhe aq më pak zbatojnë shqiptarët

pyetje dhe “thashetheme” në 15 vjet karrierë si gazetare ... sa kam çdo përgjigje gati. Cili aktivitet do të ishte problemi më i madh për truprojat tuaja? Ndonjë aktivitet i tipit “të ruajmë mjedisin pastër”, ku të gjithë marrin biçikletat dhe ndjekin kameran për të dalë në ndonjë plan televiziv... unë nuk e mësova dot asnjëherë biçikletën J. Cili është problemi më i madh në Shqipëri dhe si do e zgjidhnit? Sigurisht që lista e problemeve është kaq e madhe sa për 3 milionë banorë mund të kemi pa frikë 3 milionë probleme. Por mund të veçoja edukatën, atë të vërtetën, jo atë që rëndom shkruhet në librat shkollorë që nuk i lexojnë dhe aq më pak zbatojnë shqiptarët. Mungesa e elementeve bazë të edukatës qytetare mendoj se e rëndon më tej situatën e shqiptarëve dhe i bën ata të paaftë të reagojnë si qytetarë në situata nga më të lehtat deri te më dramatiket. Kë do të emëronit në qeverinë tuaj? E sigurt është që nuk do emëroja askënd që nuk do e njihja

personalisht. Shkruani titullin e lajmit të parë të madh për qeverinë tuaj... Kryeministrja zgjedh të shkojë në zyrën e saj pa makinë. Si Kryeministër/e i Shqipërisë, sipas cilit politikan të vdekur apo të gjallë do e modelonit veten? Po të kishte të tillë që të modelohesha, atëherë kjo intervistë nuk do të ekzistonte për mua... sepse do e kisha ndjekur me kohë modelin dhe do isha bërë kryeministre J. Cilët libra do të ishin ‘duhen lexuar’ në administratën tuaj? Princi i Makiavelit do të ishte i detyruar... për të tjerët do të mjaftohesha që thjesht të lexonin. Ç’gjë do të bënit ‘të jashtëligjshme’? Do të urdhëroja masa të ashpra ndaj shkelësve të kodit rrugor, për të shmangur kaosin e rrugëve të Shqipërisë në përgjithësi dhe Tiranës në veçanti. Kë do preferonit si President dhe Kryetar Parlamenti? Një njeri të gëzuar, me humor të mirë... ndoshta ndonjë nga kolegët e mi gazetarë.

97


PA SHUME FJALE

Vajza dhe deti Them se është e vjetër ajo që kemi harruar. Atë që nuk harrojmë, na duket sikur e kemi përjetuar gati një ditë më parë. Mjeti matës nuk është koha, por vlera. Mendoj se gjëja që ka më shumë vlerë, në të mirë apo në të keq, janë kujtimet e fëmijërisë. Fëmijëria është një stinë e magjishme. E vetmja që na shoqëron gjatë gjithë jetës, deri në frymën e fundit. Mbaj akoma të veshur kuriozitetin me tepricë që kisha në fëmijëri. Shikoja një njeri të ulur, i vetëm, te Parku Rinia ku kaloja shpesh, dhe e fiksoja si të ishte ndonjë personazh rrëfimesh. Ktheja kokën fshehurazi sikur të ish duke më ndjekur për të kuptuar se pse ai njeri rrinte ulur vetëm aty. Mos ndoshta kishte humbur lekët e bukës dhe nuk shkonte dot në shtëpi? Më ndodhi e njëjta gjë teksa ecja buzë detit para disa vitesh. Ama tek unë, fëmija ishte transformuar tashmë në një qenie që i shihte këmbët e veta nga akoma më lart. Kjo vajza e vogël rrinte në këmbë para

98

detit dhe e shikonte atë sikur t’i kishte përpirë kukullën e saj të preferuar. Sikur deti nuk i jepte përgjigje pyetjeve të saj të thjeshta. Jetonte në atë barakën përtej. Nuk di të them sa kam qëndruar duke e vështruar pasi shkrepa foton. Mendova se si fëmijëria jonë shpesh na duket një ndodhi e huaj, që na rrëshqet nga duart që më parë luanin dhe gërmonin për të gjetur thesare imagjinare. Ai thesar që shpesh na duket sikur ka rënë në fund të një pusi të thellë. ...Vazhdonte të mbështillte detin me shikim sikur po e sfidonte, nga ato luftërat që përfundojnë me paqe. Deti është pa rrugë, deti nuk ka shpjegime. Dhe as unë nuk e kuptova pse ajo vajzë e vogël qëndronte aty. Mbase do qëndronte aty deri sa të kthehej babai i saj me varkën e peshkatarit, me ballin e rreshkur nga dielli, e po të kishte qenë me fat, me ndonjë peshk të madh për darkë. Apo me ndonjë peshk magjik, nga ata që të plotësojnë dëshirat...


99


1,000 Lekë për ty 1,000 Lekë për mua

Sillni miqtë tuaj në Eagle dhe përfitoni 1,000 Lekë kohë bisede dhuratë për vete dhe për ata!

Për100më tepër informacion vizitoni www.eaglemobile.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.