mujore
GazetA
ÇMIMI I GAZETES ESHTE DONACION PER PROGRAMIN E MBESHTJES SE FEMIJEVE / THE NEWSPAPER PRICE IS FOR CHILD SPONSORSHIP PROGRAMME DONATION
6 Korrik 2012
www.kisharrezedrite.com
Çmimi: 150 Lekë / 1 €/1.5 $
Dëshmia e vizionit dhe plani yne!
Unë ndërmjetËsi i KJ me KAKA
faqe 2
24 faqe çdo muaj
Liderat mË TË MIRË KANË ZEMËR BARIU
faqe 19
faqe 16
vIZIONI ËSHTË
SHQIPËRIA Vizioni ynë për shpirtrat
MISIONI YNË
Të shkojmë në cdo qytet me shërbesën e një tende ungjilli ashtu duke na udhëhequr Fryma e Shenjtë. Të shërojmë të sëmurët, të ngjallim të vdekurit dhe të predikojme ungjillin e Jezus Krishtin. Për tre vite e gjysëm – njëlloj si shërbesa e Jezusit. Kjo është udha jonë... Kjo është rritja jonë... Kjo është jeta jonë... faqe 3
LETËR NGA JEZUSI
Përshëndetje! Jam Unë Jezusi! Të lutem mos ma kthe shpinën dhe mos u largo. faqe 5
A ESHTE JEHOVAI I TESTAMENTIT TE VJETER I NJEJTE ME JEZUSIN E TESTAMENTIT TE RI?
faqe 6
historia e kishËs ungjillore nË shqiperi
Mbi blasfeminë kundër Frymës së faqe 21 Shenjtë
faqe 9
2
Gazeta e Kishës Rreze Drite
Day, 01-07 may 2012
Dëshmia e vizionit dhe plani yne! Deshmia ime.
Nga Pastor Gentjan Dervishaj
Prekja e parë…
Në vijim të kësaj eksperience me Dashurinë e Zotit unë gjeta vetvleresimin dhe rifitova besimin në vetvete. Shkova në këtë kishë deri në vitin 1994. Atëherë ata vendosën të pagëzoheshin me ujë dhe unë pyeta babanë tim se c’farë të bëja. Ai më tha të mos pagëzohesha me ujë sepse ne ishim muslymanë. Unë nuk u pagëzova dhe nuk shkova me në kishë. Në atë kohë fillova një kurs shtetër kompjuteri në qytetin tim dhe isha një student shumë i mirë. Unë e harrova Zotin......, por Zoti nuk më harroi kurrë mua! Në atë kurs unë u njoha me një shok. Ai nuk ishte besimtarë, por kishte disa shokë që shkonin në një tjetër kishë në Fier. Kjo ishte organizata Fida, Misioni i Kishës Finlandeze “Kisha e Re e Zotit”. Unë u bëra shok me të gjithë djemtë e rinj të kishës.
Në vitin 1993 unë isha 15 vjec. Tani jam 33
vjec. Unë hyra në ardhmërinë profetike të
Perëndisë për jetën time. Kur isha 15 vjec isha në errësirë, nuk e njihja Atin tonë Qiellor dhe dashurinë e tij për ne, me nëpërmjet birit të tij Jezus Krishtin. Isha vecse një adoleshent i joshur nga bota, ndërkohë qe po kërkoja për realitete në jetë. Unë isha duke kërkuar miqesinë idealiste, por pashë se askujt nuk i interesonin ideale te tilla miqësie. Në shkollën e mesme isha i dëshpëruar dhe i ianatosur pasi marrëdhiet me shokët e shkollës u përkeqësuan. Vetvlerësimi im u shkatërrua. Shpirti im adoleshentë ishte plot me zemërim dhe rebelim dhe isha gati për tu zënë, madje edhe të kryeja vetëvrasje. Gjatë kësaj kohe të jetës sime Zoti hapi kufijtë e Shqipërisë për Ungjillin dhe Ringjallja filloi dhe ne qytetin tim Fier si dhe në kishën e vogël “Rruga e Paqes”. Unë shkova te kjo kishë e vogël një të diel me nëpërmjet disa shokëve, të cilët i takova në tregun e qytetit. Isha pa shpresë dhe pa Zotin, por doja shumë të dëgjoja për Perëndinë. Tradita e familjes sime ishte muslymane. Babai im ishte komunist dhe oficer i ushtrisë shqiptare, dhe nje baba shumë i dashur, por ai nuk na kishte folur kurrë për Zotin apo për besimin muslyman. Atë të dielë kisha po merrte Darkën e Zotit dhe unë hëngra dhe piva bashkësinë e shenjtë. Për herë të parë unë ndjeva hirin mahnitës dhe dashurinë e Zotit. Njeva mbi kokat tona dhe në atmosferën e ndërtesës një depërtim prej Dikujt që më donte mua. Kjo atmosferë më ndryshoi mua dhe shëroi shpirtin tim rebel prej adoleshenti. Në Shqipëri ka shumë adoleshentë, të cilët nuk e njohin Zotin, ashtu sic nuk e njihja unë. Ata kanë nevojë për atë prekje nga dashuria e Zotit në shpirtin e tyre adoleshent.
Takimi im i parë me frymën e Shenjtë
Në një mëngjes me shi gjatë pushimeve të Krishtlindjeve, më 26 Dhjetor 1995, unë po punoja së bashku me babain në tregun e qytetit dhe isha shumë i gëzuar pasi puna po na ecte shumë mirë. Babai e kishte kthyer këtë punë në burimin e vetëm të të ardhurave për familjen tonë pasi reformat në ushtri e nxorën atë të papunë. Një prej miqve të mi nga Kisha e re e Zotit ishte në qytet dhe kur unë e pashë ai dukej i shokuar dhe i habitur. Mendova se dicka i kishte ndodhur atij prandaj e pyeta: Cfarë të ka ndodhur? Cfarë po ndodh? Ai më tha se natën e shkuar kishte marrë pjesë në një takim lutje në shtëpinë e një gruaje, e cila kishte qenë besimtarja e parë në atë kishë për sa i përket Pagëzimit me Frymën e Shenjtë. Kur ai tha “Fryma e Shenjtë” dicka levizi në shpirtim tim. Ai më tregoi për eksperiencën e tij se si kishte parë një vizion të Jezusit gjatë lutjeve, i cili e kishte thirrur që të afrohej afër tij. Pas 5 minutash dëshmie unë u mbusha me kaq shumë besim. Unë isha i bindur se dicka “Hyjnore” i kishte ndodhur mikut tim dhe unë e doja atë gjë! Për herë të parë ndjeva besim në shpirtin tim. I thashe mikut tim “Cfarë mbrekullie. Sonte unë do të jem i pari që do të pagëzohem me Frymën e Shenjtë. Po atë natë kisha do të kishte një tjetër takim lutje dhe studim bible. Unë shkova dhe megjithëse isha person i ri në atë grup besimtarësh u thashë atyre “Unë do të jem i pari që do të pagëzohem me Frymën e Shenjtë sonte”. Por unë nuk kisha ashnje ide se cfarë ishte Fryma e Shenjtë. Unë isha i paduruar, aq shumë i bindur se Bibla ishte e
vërtet dhe shpirti im ishte plot me dhuratën e BESIMIT. Sot e kuptoj plotësisht se cfarë ndodhi me mua. Kur ne shkuam te shtëpia e mikut tonë për takimin e lutjeve ata me shpjeguan mua Premtimin e Zotit dhe të Jezusit për Frymën e Shenjtë dhe dhuratat e saj dhe me pas ata u luten fillimisht për mua. Une u luta me me zë të lartë dhe shumë të fortë te paktëm për 30 minuta! Unë e dëshiroja kaq shumë Frymën e Shenjtë isha shumë i papërmbajtur! Pas kësaj lutje unë dola jashtë dhe me një zë te ulët i thashë Zotit. “Zotë ti më ke premtuar Frymën e Shenjtë, unë dua Frymën tënde të Shenjtë, të lutem ti je i vetmi që mund të ma japësh atë”. Në atë moment une ndjeva zjarrë në të gjithë trupin dhe shpirtin tim. U thashë shokëve të mi se ndjeva zjarrë në trupin tim dhe ata vazhduan të luteshin për mua. Kur unë mbylla sytë pashë një vizion. Pashë një errësirë të madhe dhe në të dy sy të verdhë që dukeshin se thoshin se unë nuk isha i denjë për dhuratat e Zotit. Ishiin zytë e djallit. Unë i thashë “Në emër të Jezusit largohu” dhe menjëherë rashë me gjunjë në tokë dhe fillova të flisja në ghuhë të panjohura dhe pas meje të gjithë besimtarët e tjerë. Një rilindje e madhe filloi në zemren time. Zjarri, që unë ndjeva e ndryshoi në mënyrë rrënjësore jetën time. Ai pastroi mëkatet e mia dhe jeta ime ndryshoi tëresisht dhe moralisht. Unë u mbusha me Frymën e Shenjtë dhe me Zjarr. Kjo ishte eksperienca ime e pare në ecjen time me Zotin.
shpirtit tim me një zë të dashur me Isaia 51. E shkrova këtë vizion dhe ia dhashë pastorit, i cili më tha “Unë ndiej dashurinë e Zotit në të. Është interesante”.
Gjetja e gruas time Gjatë vitit unë fillova të ndaja këtë vizion me njerëzit, të cilëve i besoja. Si një djalë i ri dhe i përulur shumë nga motrat e mia në Krishtin mund të kenë menduar dhë ndoshta të jenë lutur qe të martoheshin me mua, por unë i kam parë ato gjithmonë si motra. Në ditëlindjen time të 25-stë ndihmës pastori i Kishës në Tiranë më pyeti se cfarë kisha nevojë për ditëlindje. Unë i thashe se nuk më duhej gjë pasi i kisha të gjitha. Atëherë ai më pyeti “cfarë dëshiron”? Unë u përgjigja se doja një grua – një bashkëshorte – nga Zoti. Zoti duhet ta prekë në mënyrë qiellore atë grua me të njëjtin vizion, si vizionin që ai më kishte dhënë dhe mua. Kjo qe marrëveshja ime me zotin. Pjesa më e madhe e anëtarëve të kishës studionin ne Fakultetin Ekonomik. Gjatë pushimeve ne takoheshim me njëri tjetrin dhe luteshim. Një ditë një prej motrave solli me një studente tjetër të krishterë. Kur ato erdhën unë pashë se kjo vajzë e re rrezatonte kaq shumë dashurinë e Zotit. Unë u
Hapi im i parë me Zotin Pas disa kohësh u pagëzova në ujë dhe fillova të rritem në hirin e Zotit. Në atë kohë u shpërngula nga qyteti i Fierit në Vlorë dhe shkova te kisha Jeta e Botës. Që prej vitit 1996 deri ne vitin 2001 unë jetova dhe i shërbeva Zotit në Vlorë. Gjatë asaj kohe unë përjetova shumë mbrekulli dhe shenja. Jezusi ishte me mua. Në vitin 2001 familja ime u zhvendos në Tiranë dhe babai im u sëmurë me kancer në kokë. Mamaja ime shkoi me të në Ankara, Turqi, në një spital të NATO-s për tre muaj e tre ditë. Unë nuk dija asnjëgjë për këtë gjë. Babai im vdiq atje. Vetëm vëllai im i madh ishte në dijeni për këtë tragjedi të familjes tonë. Motra ime e vogël dhe unë nuk ishim në dijeni. Pas vdekjes së babait tim unë u largova nga Zoti pa i thënë Atij përse. Shpirti im u largua. Babai im vdiq dhe unë isha shumë konfuz. Ndieja sikur sikur me kishin vjedhur dicka, sikur më kishin marë një ombrellë apo mbrojtje frymërore. Dhe unë isha vetëm. Ishte pikërisht gjatë kësoj kohe ndryshimi që Zoti më foli mbi Shërbesën e Tendës së Ungjillit. Ai e ndryshoi edhe një herë jetën time dhe filloi të më fliste edhe për ndryshimin e Shqipërisë. Ai i foli
preka jashtëzakonisht shumë nga kjo gjë, por megjithatë unë i qëndrova besnik vizionit. U bëra shokë me këtë vajzë të re dhe fillova ta njihja më mirë. Nuk mund ta besoja deshminë e saj mahnitëse. Familja e saj ishte ndarë dhe prindërit i ishin divorcuar kur ajo ishte adoleshente. Ajo kishte aq shumë dashuri në shpirtin e saj. Unë isha i mbrekulluar. Ne kishim shumë gjëra të përbashkëta. Vendosa qe ti jepja asaj vajze vizionin tim dhe të prisja për përgjigjen e saj. I thashe “Po të jap dicka shumë të rëndësishme për të lexuar. Ky është qëllimi më i rëndësishëm në jetën time. Të lutem lutu para se ta lexosh”. Ajo e mori në shtëpi librin ku kisha shkruar vizionin, por nuk u lut për të atë ditë. Ditën tjetër, ndërsa ishte vetëm në shtëpi, e mori librin në dorë dhe pa e hapur, apo lexuar atë filloi të qajë dhe të lutet. Kur ajo e lexoi tha se ishte dhe vizioni i saj gjithashtu. Ajo ndjeu se ishte dicka që kishte qenë gjithmon në zemrën e saj dhe që ishte përshkruar me përpikmëri në këtë vizion të shkruar. Kjo vajzë u bë bashkëshortja ime pasi Zoti e preku atë në mënyrë të mbrekullueshme me këtë vizion.
Gazeta e Kishës Rreze Drite
Day, 01-07 may 2012
3
Cfarë është ky vizion? Vizioni është misioni ynë: • Të sjellim bekimin e atit qiellor te cdo shpirt shqiptare (Veprat 3:25-26) • Të sjellim premtimin e Atit Qiellor te cdo shqiptar i rilindur ( Veprat 1 : 4)
Të shkojmë në cdo qytet me shërbesën e
Ju lutem a mundeni ta mbështesni Misionin
një tende ungjilli ashtu duke na udhëhequr Fryma e Shenjtë. Të shërojmë të sëmurët, të ngjallim të vdekurit dhe të predikojme ungjillin e Jezus Krishtin. Për tre vite e gjysëm – njëlloj si shërbesa e Jezusit. Kjo është udha jonë... Kjo është rritja jonë... Kjo është jeta jonë...
Shqiptare dhe të na bekoni me tendën tuaj? Ndryshe nëse keni një tend a mund të na e jepni për një tre vite e gjysëm dhe ne do jua rikthejmë përsëri. Një tend të kompletuar me të gjitha pajimet e nevojshme. Një tend të mbushur me lavdinë e Perëndisë. Gentjan Dervishaj
HISTORIKU I KISHËS RREZE DRITE 1.Misioni ynë është “ BEKIMI I SHQIPËRISE ”
Nga Gentjan Dervishaj
Kisha Rreze Drite është themeluar nga Pastor Taulant Hila në qytetin e Divjakës për të gjithë zonën e Myzeqesë dhe për gjithë Shqipërinë. Pastor Taulant Hila sëbashku
me kishat e tjera. Pastor Taulant Hila kërkon Zotin për drejtimin e tij, për mënyrën se si do ti ndihmonte këta besimtarë të rinjë të vazhdonin me ecjen e tyre me Zotin. Shumi-
me besimtarë të kishës Rreze Drite Divjakë ka ungjillizuar në të gjithë fshatrat e zonës së Divjakës duke punuar me të rinjtë dhe me femijët, shërbesë nga e cila u mbollën 2 kisha në 2 fshatra të Divjakës, në Biçukas dhe në Kryekuq, duke sjellë dashurinë e Zotit tek fëmijet e këtyre fshatrave dhe përkujdesjen hyjnore tek të rinjtë. Duke pasur këtë vizion dhe dëshirë hyjnore Pastor Taulant Hila shikon nevojën e të rinjëve që kishin lëvizuar nga fshatrat e tyre drejt kryeqyteti dhe qyteteve të tjera për shkak të shkollimit të tyre; duke parë nevojën e tyre shpirtërore për t’u vendosur në një kishë lokale në qytetin që ishin dhe mos përshtatjen e tyre
ca e të rinjëve kishin lëvizur në Universitet e Tiranës. Pastor Taulant Hila në vitin 2005 sëbashku me bashkëpuntorë të tjerë vendoset në Tiranë për të mbjelle një tjetër kishë Rreze Drite në shtëpinë e tij. Shërbesa filloi me 4 veta në shtëpinë e tij, fillimisht duke adhuruar dhe patur bashkësi hyjnore. Lutje, adhurim i fortë, një atmosferë familjare, studime biblike do të ishin bazat e fillimit të kishës Rreze Drite në Tiranë. Shumë shpejt shtëpia e pastorit do të mbushej me shumë të rinjë dhe studentë. Në Maj 2006 Pastor Taulant Hila dhe Kisha
Rreze Drite do të organizonin një takim të madh inkurajues “ Shërim në praninë e tij “ për 2 ditë me rradhë tek salla e Qëndrës Kulturore ( Piramida ), ku shumë besimtare të krishterë dhe jobesimtarë do të mblidhen për të kërkuar Zotin, dhe të ftuar do të ishin Pastori Finlandez Markku Koivisto dhe skuadra drejtuese e organizatës Finlandeze Nokia Mission. Ky aktivitet kombëtar do të kulmonte në një dëshmi publike në televizionin kombëtar TV KLAN, ku pastor Taulant Hila dhe pastor Markku Koivisto do të jepnin një dëshmi historike të shërimit nga sëmundja e kancerit tek programi “ Zonë e Lirë , i moderuar nga Arian Çani. Kjo dëshmi e Jezusit në jetën e Pastor Markku Koivisto do të inkurajonte gjithë kishën shqiptare dhe do të thyente opionin “ e keq” kombëtar që shqiptarët kishin për misionarët dhe çështjet religjioze në përgjithësi. Në vitin 2006 përgjegjësinë për kishat në fshatrat Biçukas dhe Kryekuq, i jepet drejtuesve të rinj të Kishës Uji i Jetës Divjake, pasi kjo kishë hapi përsëri aktivitet e saj në qytetin e Divjakës. Në fillim të vitit 2007 Pastor Taulant Hila largohet për në Itali dhe përgjegjësine e shërbesës në Tiranë e marrin drejtuesit e kishës Gentjan Dervishaj, Eduart Rrëza dhe Pranvera Dervishaj. Në maj 2007 Gentjan Dervishaj sëbashku me Kishën Rreze Drite organizon fushatën e madhe inkurajuese “Java e Mrekullive” në Tiranë, ku pastor Markku Koivisto sëbashku me 20 të rinjë nga Finlanda dhe 30 besimtarë shqiptarë dhuruan gjak për femijet talesemik shqiptarë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptarë. Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësise morën pjesë në këtë ngjarje humanitare. Fushata “Java e Mrekullive” vazhdoi me takime tek Arena e Cirkut të Tiranës, ku grupi nga Finlanda performoi në adhurim dhe në drama sëbashku me grupin e adhurimit të kishës Emanuel. Rreth 300 veta morën pjesë në këtë takim përgjatë 3 netëve. Këto takime u filmuan dhe u shfaqën nga televizioni kombëtar Arbëria. Po ashtu pastor Markku Koivisto sëbashku me Gentjan Dervishaj do të jepnin një shpallje historike përpara kamerave të televizionit Vizion Plus gjatë programit shumë të shikuar të gazetarit Arian Çani në programin “ Zonë e Lirë”. Pastor Markku Koivisto do të adresonte një nga problemet më të mëdha në shoqërinë shqiptare. Për herë të parë , do të shqiptohej përpara kamerave drejt për drejt shikuesve, fëmijëve dhe të rinjëve shqiptarë; “ Mos kryeni vetvrasje” sepse ka jetë në gjakun e Jezusit, prandaj ne dhuruam gjak për fëmijët talesamik. Shumë analistë dhe psikologë diskutojnë rreth vetvrasjes por kurrë nuk kanë thënë drejt për drejt një apel të jetës nga televizioni. Televizioni Nesër Tv do të shfaqte në programin e lajmeve gjatë gjithë ditës aktivitetin e dhurimit të gjakut për fëmijët talesemik që u krye përpara dyerve të kishës, tek Qendra Baptiste. Ky aktivitet do të zhvillohej në bashkëpunim me Kishën Ungjillore Baptiste Udha e Shpresës. Gentjan Dervishaj sëbashku me Pastor Markkun Koivisto sëbashku me të gjithë të rinjtë filandeze do të ishin të ftuar në disa programe televizive si ; programin e mëngjesit të televizionit TVA, në televizionin publik kombëtar TVSH, në programin e mëngjesit Happy Day në televizionin Media Sat. Gjatë kësaj fushate Pastor Markku Koivisto do të vajose vëlla Gentjan Dervishaj si pastorin e ri të kishës së vogël prej 7 anëtarësh por me ndikim kombëtar. Në korrik 2007 Kisha Rreze Drite rregjistrohet në gjykatën e Tiranës me
emërtimin “ Shoqata Kisha Rreze Drite Tiranë” si OJF, si shoqatë fetare me qëllim kryesor kishëmbjelljen dhe ungjillizimin e Shqipërisë. Në vitin 2008 filloi mbështetja e kishëmbjelljes në qytetin e Lezhës me drejtues Besnik Rrapi dhe Pren Metaj. Në mars 2009 filloi mbështetja e kishëmbjelljes në rrugën Halit Bega Tiranë, me fëmijët romë dhe egjyptian. Në maj 2009 filloi mbështetja e kishëmbjelljes në qytetin e Burrelit me pastor kishëmbjelljes Sajmir Farrici . SHOQATA Kisha Rreze Drite TIRANË ËSHTË anëtare e Vush prej vitit 2010. VUSH Bashkësia Fetare “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” që prej vitit 1892. Bekim i Shqipërisë Vazhdon...
AKTIVITETET nder vite... Takime të mëdha ungjillizuese dhe inku-
rajimi 2006 – Shërim në praninë e tij - Konferencë Kombëtare. 2007 – “Java e Mrekullive” Fushatë hyjnore sensibilisimi “ Mos Kryeni Vetvrasje”. 2008 – 200 Pako për Krishtlindje për fëmijët dhe stafin e Çerdhes Nr.17 Vogëlushët në Tiranë. 2009 – 500 Pako për Krishtlindje për fëmijët dhe stafin e Kopshtetit nr.3 Tiranë dhe për fëmijët e kursit të baletit të qëndrës kulturore kombëtare në Tiranë, për fëmijët në Burre, në Lezhë, për fëmijët romë dhe egjyptian. 2009 – Miss dhe Mister Vogëlushi 2009 me fëmijët romë dhe egjyptian në Tiranë. 2009 – Konferenca “Kontakt Hyjnor” nga Pastor Gentjan Dervishaj. 2009 – Konferenca e Ministrave te Zotit - Nga Pastor Gentjan Dervishaj – konferencë lutje . 2010 – Koncert dhe takim i madh në qytetin e Burrelit “ Festë në Burrel ” në bashkëpunim me Shoqatën kulturore Talentet e reja Ahmet Zogu Mat. 2010 – Takim i madh në Lezhe “ Shërim në Emrin e Jezus Krishtit” ku morën pjesë edhe media lokale. 2010 – Organizim praktik i takimit Ungjillizues i Shërbeses së Marilyn Hickey and Sara Bowling. 2010 – Në muajin Maj zhvillohen pagëzimet e para me ujë në Tiranë. Pagëzimi 6 besimtarë të rinj pagezohen në ujë. 2010 – Organizim praktik i takimit Ungjillizues i Shërbesës së Aaron Bagwell dhe Festivali i Mrekullive. 2010 – Qershor - Konferenca “Takim me Perëndinë “ – Sozo seminar nga Cheryl Davis dhe Seth Carson. 2010 - Krishlindje oraganizim i Festës së krishtlindjes për fëmijët e Lezhës, Burrelit dhe fëmijëve romë dhe egjyptian në Tiranë. 2011 - Shërbesa e Burgjeve – Kursi Alfa për burgun 325 Tiranë. 2011 – Konfernca “ Shtëpia e Perëndise “ nga Bill Vandërbush dhe Cheryl Davis. Aktivitet mediatik. 2006 – Gazeta Prestigj. 2006 – Pastor Taulant Hila dhe Pastor Markku
Koivisto në TV Klan “ Zonë e Lirë”. 2007 – Pastor Markku Koivisto në TVSH programi “7 X 7”.
4 2007 – Pastor Markku Koivisto sëbashku me
pastor Gentjan Dervishaj në programin e mëngjezit në TVA. 2007 – Pastor Markku Kovisto dhe gjithë të
rinjte nga Finlanda ne programin “Zonë e Lirë” në Vizion Plus.
Gazeta e Kishës Rreze Drite
Day, 01-07 may 2012
2. Kredoja e besimit Ne Kisha Rreze Drite Shqipëri besojmë në …
2007 – Pastor Markku Koivisto në programin
e mëngjesit “Happy Day” në Media Sat Tv.
Shkrimin e Shenjtë të Biblës siç u dha fillimisht nga Perëndia, të
2007 – Shërbesat e Arenës së Cirkut të Tiranës
frymëzuar në mënyrë
ngritjen e Tij në Qiell, veprën e Tij ndërmjetësuese, dhe kthimin e Tij personal në pushtet dhe lavdi.
hyjnore, të
Shpëtimin e njeriut të humbur dhe mëkatar përmes gjakut të derdhur
u filmuan dhe u trasmetuan nga TVA.
pagabueshëm, tërësisht të
Aktivitet Social 2007 – Java e Mrekullive - dhurim gjaku për
besueshëm; dhe si autoritetin më të lartë në
të Zotit tonë Jezu Krisht me anë të besimit pavarësisht nga veprat,
të gjitha çështjet e
fëmijët talesemik.
dhe ripërtëritjen me anë të Frymës së besimit dhe të sjelljes.
Shenjtë.
Një Perëndi, përjetësisht ekzistues në tre
Frymën e Shenjtë, brenda-banimi i së Cilit aftëson besimtarin të
2008 – 200 Pako per Krishtlindje për fëmijët
dhe stafin e Çerdhes .Nr.17 “ Vogëlushët” në Tiranë.
persona,
2009 – 500 Pako për Krishtlindje për 500
Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.
fëmijët dhe stafin e Kopshtetit nr.3 Tiranë, për fëmijët e kursit të baletit te Qendrës Kulturore Kombëtare në Tiranë, për fëmijët në Burrel, në Lezhe dhe për fëmijët romë dhe egjyptian.
Zotin tonë Jezu Krisht—Perëndia i shfaqur në mish, lindjen e tij virgjërore, jetën e tij njerëzore pa mëkat, mrekullitë e Tij hyjnore,
2009 – Miss dhe Mister Vogëlushi 2009 me
fëmijët romë dhe egjyptian në Tiranë
vdekjen e Tij zëvendësuese dhe shlyese, ringjalljen e Tij trupore,
jetojë një jetë të shenjtë, që të mund të dëshmojë dhe punojë për Zotin Jezu Krisht. Unitetin e Frymës së të gjithë besimtarëve të vërtetë, Kishës, Trupit të Krishtit. Ringjalljen si për të shpëtuarit ashtu edhe për të humburit; ata që janë shpëtuar në ringjalljen e jetës, ata që janë të humbur në ringjalljen e mallkimit.
2009 – Ndihma në veshmbathje për familje
të varfëra në Burrel, Lezhë dhe Tiranë. 2009 – Ndihma në ushqime në Lezhë , Tiranë
dhe Burrel. 2010 – 50 pako ushqimore për 50 familje në nevojë me ndihmën e Shërbesës së Marilyn Hickey and Sara Boëling. 2010 – Nëntor 100 pako Ndihma në ushqime në Lezhë, Tiranë, Burrel dhe familjet e të burgosurve nga Shërbesa e Aaron Bagëell. 2010 – Donacion për përmbytjen në Shkodër nëpërmjet VUSH. Krishlindje 2010 – 252 Pako për festën e
Krishtlidjes për fëmijët e Lezhës, Burrelit dhe Romëve dhe egjyptianeve në Tiranë.
Informacion mbi shoqatën Shoqata”Kisha Rreze Drite Tiranë” është një shoqatë fetare jofitimprurëse dhe jo qeveritare e regjistruar si Person Juridik në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranes me vendim gjykate nr 2059 dt.13.07.2007 me seli qëndrore në Tirane. Me nipt K 81630451 C
Programi Javor i Kishës Rreze Drite në Shqipëri Tirane Kisha Rreze Drite - Qendra Babptiste
Kisha Rreze Drite - Allias
Kisha Rreze Drite - Fusha e aviacionit
Te marte: Takim ora 18:00 Studim Biblik & Lutje
Te marte: Takim ora 18:00 Studim Biblik & Lutje
Te enjte: Takim ora 18:00 Takim ungjillizimi ne terren
Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00
Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00
Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00
Te premte & shtune: Takim ora 18:00 Shkolla Biblike
Te diele: Takimi i madh ora 11:00
Te diele: Takimi i madh ora 10:00
Kontakt drejtuesit Sajmir& Beklie Farrici Fatmira Koçi +355 68 60 89 485
Kontakt drejtuesit Atmirant & Sonila Malaj Eviola Gogaj +355 68 60 89 483
Te diele: Takimi i madh ora 18:00 Kontakt drejtuesit Skerdi & Nevila Kasimati +355 68 60 89 519
Adresa Qëndrore : Qëndra Baptiste Sheshi Avni Rustemi Përballë Qendrës Stefan, Kutia Postare 212/1, Tiranë Cell: 00355 68 60 89 77 Email: info@kisharrezedrite.com
Raiffeisen Bank in Albania
----------------------------------------------- SWIFT Code SGSBALTX
Beneficiary NAME : SHOQATA “KIsha Rreze Drite Tirane “ Bank Account # in US Dollar : 8001503515 IBAN: AL56202110130000008001503515 Bank Accout # in GBP :8004503515 IBAN: AL03202110130000008004503515 Bank Account # in EURO : 8000503515 IBAN: AL09202110130000008000503515 BanK Account # in Alb Lekë : 0100503515 BanK Account # in Alb Lekë: 0101503515
Burrel Ejani ne takimet e kishes “Rreze Drite”
lezhË
Kisha Rreze Drite - Rruga e Spitalit
Kisha Rreze Drite - Lezhë
Te mërkurë : Takim ora 18:00 Studim Biblik & Lutje
Te diele: Takimi i madh ungjillizimi ora 11:00
Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00
Kontakt drejtuesit Gentjan Dervishaj +355 68 60 89 777
Te shtunë: Takimi i madh ora 14:30 Kontakt drejtuesit Sajmir Farici +355 68 60 89 485
Day, 01-07 may 2012
Gazeta e Kishës Rreze Drite
5
Leter nga Jezusi! Përshëndetje! Jam Unë Jezusi! Të lutem mos ma kthe shpinën dhe mos u largo. Thjesht dua të flas me ty, por jo për mëkatet e tua, nuk dua të predikoj apo të të bej të ndihesh fajtor/e, dua vetem të të tregoj se sa shumë të dua. Mos mendo se jam shumë larg, lart në qiell, jam pranë teje. Unë di gjithçka për ty, madje di edhe gjërat që ti përpiqesh ti fshehesh nga të tjerët apo nga vetja jote. Di trishtimin e zemrës tënde dhe dhimbjen që kalon, di se çfarë të shqetëson, di ëndërrat dhe aspiratat e tua, di se çfarë të ka zhgënjyer në të kaluarën dhe e di dhe frikën tënde për të ardhmen. Di për pasiguritë e tua, di dhe për momentet kur je ndjere xheloz/e apo kur ke krahasuar veten tënde me të tjerët dhe jë ndjerë negative ndaj vetes. E kuptoj që ndihesh se nuk je gjithçka që do të dëshiroje të ishe, apo që nga gjërat që ndonjëherë bën apo thua të bën të ndihesh keq. Shpesh herë mendon nëse dikush të kupton me të vërtetë apo kujdeset për ty. Ti do të dish nëse dashuria ekziston - dashuria e vërtetë e pandryshueshme dhe pa mbarim. Ndonjëherë ndihesh aq e vetmuar dhe ekzistenca jote duket kaq e pakuptimte. Ti pyet veten, “Pse jam ketu, çfarë kam ardhur të bëj, pse jam gjallë, a ka Zot dhe nëse po ku është Ai?” Unë i kam dëgjuar të gjitha këto pyetje që janë në zemrën tënde. E di sa i/e zhgënjyer ndihesh me veten tënde dhe se si dëshiron të jesh më mirë, edhe atëhere kur përpiqesh gjërat nuk fuksionojnë gjithmonë ashtu si ti shpreson. Kështu, ti shikon monotoninë
e jetës tënde dhe thua, “Kjo është jeta, a
nuk gjendet diçka më e thellë? Disa arsye, qëllime për jetën time? “Miku/mike i/e dashur, përgjigja për të gjitha këto pyetje është Perëndia, krijuesi i gjithçkaje, mbreti i universit është Dashuri. Ai është shpirti i padukshëm i dashurisë dhe ta pranosh dhe ta ndash këtë dashuri me të tjerët është qëllimi për të jetuar. Nuk është diçka për të cilën ti duhet të punosh apo ta fitosh nga mirësia jote, duke u përpjekur shumë apo duke mbajtur rregullat. Kjo dashuri, thesari më i madh që mund teë marrë dikush ndonjëherë është dhuratë. Mund të merrët vetëm me besim, ti nuk duhet të punosh për të, apo të provosh se je i vlefshëm për të. Zoti të do
kaq shumë sa Ai ka dëshiruar të ta bejë të lehtë për të kuptuar atë dhe dashurinë e tij e cila është forcë, ngrohtësi, dritë dhe jetë. Zoti është kaq madhështor, Ai e dinte se do të ishte e vështire për ty ta kuptosh atë dhe dashurine e tij apo dhe se si ta marësh atë. Kështu me lejoi mua Jezusin për të qënë një ilustim i dashurisë së tij për ty. Ai më lejoi mua të vij dhe të jem një njeri ashtu si je edhe ti, të jetoj, mendoj dhe ndjej si ty. Unë i provova të gjitha gjërat që ti kalon dhe ndjen dhe e di se çdo të thotë. Të kuptoj. Unë, Jezusi jam lidhja, unë jam dera, ndërmjetësi, ura lidhëse midis teje dhe Zotit. Nëpërmjet meje ti mund të kalosh nga një jetë boshe, zhgënjimi, dëshpërimi,në një jetë paqeje, bollëku dhe dashurie. Madje dhe dëshirat më të vogla të zemrës tënde janë të rëndësishme për mua, dhe asgjë nuk më jep me tepër kënaqësi se sa të marr nga pasuritë e Zotit dhe të të jap çfarë ke nevojë vetëm që të të bëj të lumtur. Mjafton ta kërkosh... Të dua me një dashuri që është plot dhe pambarim. E di që nuk je perfekt/e, gabimet dhe mëkatet e tua nuk më nervozojnë apo ndalojnë dashurinë time për ty. Jo, të dua pavarsisht
nga të gjitha këto. Të dua ty për çfarë je në të vërtetë dhe për atë çfarë mund të jesh. Të dua ashtu si askush nuk të ka dashur ndonjëherë më parë dhe askush tjetër nuk do të të doje. Nuk do të të harroj, nuk do të të braktis, me kujdes të kam parë që në momentin që ti ke lindur, kam parë të gjitha çastet kur ke qënë sipër edhe poshtë, sukseset dhe dështimet e tua, momentet kur ke qënë i/e lumtur dhe momentet kur kë qarë. Të kam njohur ty në mënyrë personale në gjithë këto vite dhe kam pritur këtë moment kur ti do të me njihje mua, kur më në fund unë do të tregoja se sa shumë të dua ty. Ti je arsyeja e ekzistences time, të dua sikur të ishe i/e vetmja në botë. Nuk je i/e humbur në një turme të shpërfytyruar të quajtur njerëzim, ti nuk je një në një miliard por je i/e veçant dhe unik/e për mua. Dhashë jetën për ty personalisht, për ty me qëllim që të provoje dashurinë time, me qëllim që të mund të jemi përgjithmonë bashkë.Lërmë të të dua, të të bekoj dhe të kujdesem për ty përgjithmonë, të lutem më lejo. Hidhe barrën tënde mbi mua dhe unë do ta mbajë. Ja unë qendroj tek dera dhe trokas, hape zemrën beso në dashurine time dhe kështu ne do të fillojme një jetë dashurie së bashku përgjithmonë. Mos ki frikë sepse unë do jem me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë time sepse ti je e çmuar në syte e mi dhe unë të dua. Kurrë nuk do të të le, nuk do të të braktis. ME DASHURI TË PËRJETSHME JEZUSI
Teologjia Perëndia është akoma… Parathënie Krishtërimi nuk merret shumë seriozisht
prej brezit të sotshëm, ndaj edhe shumë njerëz kujtojnë se Perëndia nuk pyet fare për ta dhe nuk kryen mrekulli si më parë. Por Bibla na mëson se Perëndia është i përjetshëm dhe se Ai nuk ndryshon kurrë. “Unë jam Zoti, nuk ndryshoj” (Malakia 3:6)... “Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë” (Hebrenjve 13:8). Duhet ta besojmë se Ai është po i njëjti Perëndi, siç ka qenë edhe më parë. “Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë” (Hebrenjve 11:6). Po të mos e besojmë me gjithë zemër se Perëndia egziston, se Ai nuk ndryshon kurrë dhe se Ai është në gjendje të bëjë të njëjtat mrekulli, që ka bërë edhe në të kaluarën, atëherë nuk do të bëhemi kurrë dëshmitarë të frytshëm për Të. Perëndia na flet akoma Nuk është Perëndia Ai, që e ka mbyllur
gojën, por janë jobesimtarët ata, që janë veshshurdhë dhe nuk e dëgjojnë zërin e Tij. Duam p.sh. që të na realizohen të gjitha planet dhe ëndrrat tona. Nuk jemi gati, që ta lejojmë Perëndinë, që të na drejtojë e të na udhëheqë. “Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua” (Fjalët e Urta 3:5-6).
E dëgjojmë zërin e Perëndisë, atëherë kur e lexojmë dhe e studjojmë fjalën e Tij, kur udhëhiqemi prej Frymës së Shenjtë dhe kur i pranojmë këshillat e perëndishme të besimtarëve të tjerë. Pothuajse të gjithë të krishterët kanë dëshirë ta dinë vullnetin e Perëndisë, por sa të paktë janë ata, që shpenzojnë kohë në praninë e Tij! Vetë e kemi fajin, kur nuk e dëgjojmë dot zërin e Zotit. “Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin” (Gjoni 10:27).
Njerëzimi
Jezus Kristi
Perëndia
Perëndia na shëron akoma “Sepse unë jam Zoti, që të shëron” (Eksodi
15:26). Ka kisha, që besojnë se ka mbaruar koha e mrekullive. Por cili tekst biblik na e mbështet një gjë të tillë? Tek Isaia 53:5 na thuhet se “Ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar”. Po qe se Krishti nuk arrin dot të shërojë, atëherë Ai nuk është më në gjendje as të shpëtojë. Ka nga ata, që na sugjerojnë se vargu i cituar mësipër bën fjalë rreth shërimit shpirtëror, jo atij fizik. Por Bibla na e përshkruan këtë shërim si të dyfishtë: shërim fizik, “Dhe kur u ngrys, i sollën shumë të pushtuar nga demonë; dhe ai, me fjalë, i dëboi frymërat dhe i shëroi të gjithë të sëmurët, që kështu të përmbushej fjala e profetit Isaia kur tha: “Ai i mori lëngatat tona dhe i mbarti sëmundjet tona” (Mateu 8:16-17) dhe shërim shpirtëror, “Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate,
të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat” (1 Pjetrit 2:24). Le t’i qëndrojmë besnikë Biblës dhe të besojmë se Perëndia ynë është akoma në gjendje të shërojë. Perëndia na mbush akoma me Frymë Të mbushurit me Frymën e Shenjtë është
një temë tjetër biblike, e cila hidhet poshtë prej disave, që e konsiderojnë atë si diçka, që i përket të kaluarës. Por, duke vepruar kështu, njerëz të tillë ia grabisin kishës bekimet e Perëndisë. “Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë. Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë”. Por këtë ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në të; sepse Fryma e Shenjtë në fakt nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk ishte përlëvduar” (Gjoni 7:37-39).
Ky premtim nuk u përmbush vetëm në
Ditën e Pentikostit, por vazhdon të përmbushet akoma edhe në ditët e sotme. Në fakt, ai është përmbushur gjatë gjithë historisë së kishës. “Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut” (Veprat e Apostujve 1:8). Po qe se të mbushurit me Frymën e Shenjtë nuk i përket ditëve të sotshme, atëherë as shpëtimi nuk është i vlefshëm për sot. “Sepse premtimi është për ju dhe për bijtë tuaj dhe për gjithë ata që janë larg, për ata që Zoti, Perëndia ynë, do t’i thërrasë” (Veprat e Apostujve 2:39). Kisha nuk do të mund të mbijetojë dot, po qe se nuk mbushet me Frymën. “Mbushuni me Frymë” (Efesianëve » vazhdon
6 » vazhdimi 5:18). Perëndia akoma na përgjigjet
“M’u drejto dhe unë do të të përgjigjem dhe do të të njoftoj gjëra të mëdha dhe të padepërtueshme që ti nuk i di” (Jeremia 33:3). Ky varg konsiderohet si numri i telefonit të Perëndisë, sepse në të na thuhet se Ai është gati për t’iu përgjigjur thirrjes së cilitdo, që i drejtohet. “Te ti, që plotëson lutjen, do të vijë çdo krijesë” (Psalmi 65:2). Na duhet besim, për t’i thirrur Perëndisë, një besim i thjeshtë në premtimet e Zotit tonë të përjetshëm. “Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni” (Mateu 21:22)... “Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj” (Gjoni 14:14). Perëndia akoma na çliron “Fryma e Zotit, Zoti është mbi mua, sepse Zoti më ka vajosur për t’u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer, të shpall çlirimin e atyre që janë në robëri, hapjen e burgut të burgosurve” (Isaia 61:1, shiko gjithashtu Luka 4:18). Zoti Jezus e përmbushi dikur këtë premtim, por Ai vazhdon akoma ta përmbushë atë në jetën e atyre, që janë skllevër të Satanait, të mëkatit, apo edhe të vetvetes. Ai akoma po i çliron ata, që e pranojnë fjalën e Tij. “Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë... Pra, nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë” (Gjoni 8:31-32, 36). Ai është akoma në gjendje të krijojë një popull të shenjtë, plotësisht të lirë prej mëkatit. Perëndia akoma shpëton “Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim” (Romakëve 10:10). Është e vërtetë se Perëndia, me vullnetin e Tij sovran, mund ta shkatërrojë fare këtë botë, por, në fakt, Ai pret me durim, që jobesimtarët ta pranojnë hirin e Tij shpëtues. “Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të tij, siç disa besojnë që ai bën; por është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim” (2 Pjetrit 3:9). S’është për t’u habitur, pra, që Zoti Jezus na tha që të shkojmë në të gjithë botën e ta predikojmë ungjillin (shiko Mateu 28:19-20). Duhet të shkojmë e t’iu tregojmë të gjithëve lajmin e mirë. “Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet” (Romakëve 10:13). Kjo lloj deklarate gjendet si tek Joeli 2:32, ashtu edhe tek Veprat e Apostujve 2:21, duke na vërtetuar kështu se mesazhi është për të gjithë njerëzit e për të gjitha brezat. “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë” (Gjoni 3:3). Përfundim Perëndia akoma na flet, akoma na shëron, akoma na mbush me Frymën e Shenjtë, akoma na i përgjigjet lutjeve, akoma na çliron dhe akoma na shpëton. Pse? Sepse, pavarësisht se ç’thonë teologët e sotshëm, Ai është akoma Perëndi dhe mbretëron akoma në Qiell. Mësuesit dhe predikuesit e ndryshëm mund të thonë se Perëndisë i është ndërruar mendja, apo se Ai i ka ndryshuar planet e Veta. Por në fakt, janë ata, që kanë ndryshuar. Nuk e njohin mirë Perëndinë e Biblës, por, përkundrazi, i kanë krijuar vetes një perëndi sipas imagjinatës së tyre. Të krishterët e vërtetë besojnë se “çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi” (Jakobi 1:17)
Gazeta e Kishës Rreze Drite
Day, 01-07 may 2012
A ESHTE JEHOVAI I TESTAMENTIT TE VJETER I NJEJTE ME JEZUSIN E TESTAMENTIT TE RI?
Pyetja e mësipërme është një pyetje që të alarmon dhe të habit! Konkluzionet që dalin prej saj, janë të shumta, pavarësisht nga mënyra, me të cilën ne mund t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Unë e mbaj mend mirë ditën kur, para shumë vitesh, kjo pyetje për mua mori përgjigjen positive: “Po, Jehovai i Testamentit të Vjetër është vetë Jezusi i Testamentit të Ri”. Ishte kohë vere. Une isha ulur në stol në një lulishte, duke lexuar një libër me titull “Përsosmëria Hyjnore e Biblës”. Autori i tij është Adolph Saphir, një Izraelit i krishterë dhe një pastor i shkolluar dhe i devotshëm i një kishe Presbiterjane me emër në Londer. Befas, një fjali e vetme e librit, neë fakt, vetëm disa fjalë, me entuzjazmuan kaq shumë, saqë kërceva nga stoli ose n.q.s. kjo mund t’ju duket pak e egzagjeruar, të paktën, mund të them se kjo fjali më bëri të ngrihem në këmbe. Me dukej sikur s’e mbaja dot më brënda vetes gëzimin që ndjeja. Katër fjalët që lexova, ishin këto: “Jezus Krishti është Jehovai”. E pa dyshim, konteksti në të cilin këto fjale ishin shkruar, më bëri mua të gëzuar. Që i vogël, unë isha rritur me Testamentin e Vjetër. E kisha njohur, e kisha dashur, dhe e kisha besuar Perëndinë e Testamentit të Vjetër, para se ta njihja Perëndinë e Testamentit të Ri. E njihja Jehovain si Krijuesin, Mbrojtesin dhe Siguruesin tim. Por unë nuk e njihja Atë si Shpëtimtarin tim. Atë ditë të shenuar, kur unë zbulova se gjatë gjithë kësaj kohe, Ai që
me kish krijuar, mbrojtur dhe siguruar çdo gjë për mua, ishte Perëndia në formë njeriu, d.m.th. ishte vetë Jezusi, qeë derdhi gjakun e Tij në kryq për të larguar prej meje turpin e mëkatit, atë ditë gëzimi im s’njohu kufij. Sa dëshiroj që këto fjale që unë po shkruaj, t’i sjellin gëzim edhe dikujt tjetër! Sa shumë lutem që Perëndia t’u japë këtyre fjalëve të mia jetë, që dikush tjetër të gëzohet si unë! PROVA. Disa mund të pyesin: “Nga ta dimë ne se kjo (d.m.th. përgjigja e mësipërme) është e vërtetë? Si ta provojmë ne se Jehovai i Testamentit të Vjetër është Jezusi i Testamentit të Ri, d.m.th. se Jehovai dhe Jezusi janë një?” Pa dyshim, Bibla është udhërrëfyesi ynë i vetëm. Ajo nuk e citon këtë fakt me fjalë të shumta, por ka thënie të regjistruara në Bibël, të cilat, po të mblidhen dhe të shikohen në lidhje me njëra-tjetrën, na japin një provë, që s’të lë aspak të dyshosh se Jehovai dhe Jezusi janë një. 1. Në Testamentin e Vjetër, Jehovai nganjëherë u shfaqet njerëzve në formën e Tij njerëzore (d.m.th. si njeri). Ai iu shfaq Abrahamit, kur ai banonte ne lisat e Mamreut, ashtu siç shkruhet tek Zanafilla, kapitulli 18. Aty tregohet se si Abrahamit iu shfaqen tre burra, që dukeshin si udhëtarë, dhe ai, me bujarinë e tij, i ftoi ata (të rrinin për drekë) si mysafirë. Njeri nga ata të tre dallohej pak nga të tjerët, dhe Abrahami iu drejtua atij me emrin “Zoti”. Kjo fjalë është e shtypur me gërma të vogla dhe në gjuhën hebraishte ka kuptimin “Mjeshtër”
ose “Zotëri”. Ushqimi u bë gati dhe ata nisën të hanin, ndërkohe që Abrahami qëndronte pranë tyre, poshtë një peme, gati për t’u shërbyer. “Pastaj ata i thanë atij: “Ku është Sara, gruaja jote?” (vargu 9). D.m.th. njëri nga ata të tre foli, dhe siç e thotë edhe historia më poshtë, ky ishte ai, të cilin Abrahami e thirri me emrin “Zotëri”. Sara ishte në çadër, dhe Abrahami u përgjigj: “Është atje në çadër.” ”Dhe ai (d.m.th. i njëjti person që foli më parë) tha: “Do të kthehem me siguri vitin e ardhshëm te ti në po këtë kohë; dhe, ja Sara, gruaja jote, do të këtë një djalë”. Dhe Sara dëgjonte në hyrje të çadrës, që ishte prapa tij.” (vargu 10) Por kush ishte ky njeri që i tha këto gjëra? Si mundet një njeri, një engjëll, apo qoftë edhe një krye engjëll të ketë njohuri për gjërat që do të ndodhin në të ardhmen, të ketë autoritetin dhe fuqinë të bëjë një deklarate të kësaj natyre? “Por Abrahami dhe Sara ishin pleq, në moshë të kaluar, dhe Sara nuk kishte më të përmuajshmet e grave. Prandaj Sara qeshi me veten e saj, duke thënë: “Plake si jam, a do të kem unë gëzime të tilla, me qënë se zoti im është plak?” (vargu 11-12). E qeshura e Sarës ishte një e qeshur e përzier me gezim dhe dyshim. “Dhe ZOTI (Jehovai) i tha Abrahamit: “Pse qeshi vallë Sara duke thënë: “A do të lind unë përnjëmend, plakë siç jam?” A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për ZOTIN (Jehovain)? Në kohën e caktuar, brenda një viti, do të kthehem të ti, dhe Sara do të ketë
Day, 01-07 may 2012
një bir.” (vargu 13-14). Pra, sekreti u zbulua! Misteri u zgjidh! Vetë Jehovai është Ai që flet, dhe jo një njeri i thjeshtë, as një engjëll. Sipas përkthimit të vjetër King James
(bazuar në tekstin TEXTUS RECEPTUS), në vargun e mësiperm, fjala “ZOTI” është e shkruar me shkronja të mëdha, sepse në gjuhën hebraishte ajo ka kuptimin e emrit “Jehovai”. Pra, ta keni të qartë se “njeriu”, të cilin Abrahami e thirri fillimisht me titullin “Zotëri”, ai “njeri” që tha: “Ku është Sara, gruaja jote?”, dhe ai “njeri” që tha gjithashtu: “Do te kthehem me siguri te ti dhe, ja Sara, gruaja jote, do të ketë një djalë”, ai “njeri” pra, nuk është tjetër veçse Jehovai në forme njerëzore. Gjithashtu fundi i historisë e vërteton edhe më tepër këtë gjë, sepse “Sara mohoi, duke thënë: “Nuk qesha”, sepse pati frikë. Por ai i tha: “Përkundrazi, ke qeshur!” (vargu 15). Ai nuk e pa Saren kur qeshi, sepse ajo ishte prapa Tij në çadër. Për më tepër, Ai nuk e dëgjoi të qeshurën e Sarës, sepse ajo “qeshi me veten e saj”. Por Jehovai di gjithçka; Ai është i gjithëpushtetshëm dhe ndodhet kudo. Ai e dinte se Sara qeshi, edhe pse Ai, as nuk e pa, as nuk e dëgjoi atë. 2. Jehovai i Testamentit të Vjetër nganjëherë iu shfaq njerëzve si njeri, por herë të tjera Ai thirret me emrin “Engjëlli i Jehovait”; jo “një engjëll”, por “Engjëlli”. Fjala “engjëll” do të thotë “ai që është i dërguar”. Ilustrimi kësaj rradhe është marrë nga historia e Jakobit, nipit të Abrahamit, dhe gjendet i regjistruar tek Zanafilla 31. Jakobi është në një vend të quajtur Padam-Aram, duke i shërbyer vjerrit të tij, Labanos. Në fillim, ai kish pasur shumë sukses atje, ish pasuruar shumë, por xhelozia e kish ndryshuar fytyren e Labanos; ai “nuk ishte si më parë” ndaj Jakobit (vargu 2). Dhe ZOTI (Jehovai) i tha Jakobit: “Kthehu në vendin e etërve të tu dhe të fisi yt, dhe UNE do të jem me ty.” (vargu 3). Vini re këtu se është Jehovai Ai që i flet Jakobit. Jakobi shkon dhe thërret gratë e tij, Rakelën dhe Lean, që të vijnë ta takojnë në fushën, ku ai po kullote kopenë e tij. E diskuton këtë çështje me to, duke thënë: “Unë e shoh se fytyra e atit tuaj ndaj meje nuk është si me parë; por Perëndia i atit tim ka qene me mua” (vargu 5). Dhe ai fillon t’u tregoje atyre ca situata, në të cilat Perëndia i atit të tij kish qënë me të. “Dhe engjëlli i Perëndise më tha në ëndërr: “Jakob!”. Unë iu përgjigja: “Ja ku jam!”. Atëhere Ai tha: “…pashë të gjitha ato që të punon Labano. UNË JAM Perëndia i Bethelit, ku ti ke vajosur një përmendore dhe më lidhe një kusht. Tani çohu, lërë këtë vend dhe kthehu në vendlindjen tënde” (vargjet 11-13). Vini re se engjëlli i Perëndise tha: “UNË
JAM Perëndia i Bethelit”. Fjala “engjëll” ka kuptimin “ai që është i dërguar”. Rakela dhe Lea habiten, por thonë: “Bëj të gjitha ato që Perëndia të ka thënë” (vargu 16). “Atëhere Jakobi u ngrit dhe i vuri bijtë e tij dhe grate e tij mbi devete, dhe mori me vete tërë bagetinë e tij, duke marrë me vete gjithë pasurinë që kishte vënë, bagëtinë që i përkiste dhe atë që kishte blerë në Padam-Aram, për të vajtur tek Isaku, ati i tij, në vendin e Kanaaneve” (vargjet 17-18). 3. Testamenti i Vjetër nganjëhere e përshkruan njerin nga personat e Trinitetit si të dërguar prej dy të tjerëve. Kjo gjë vihet re, psh. tek Zakaria 2:10-11. Siç e dini edhe ju, Zakaria është një profet i vajosur nga Perëndia për të inkurajuar Izraelitet, me qëllim që ata, pas kthimit nga robëria Babilonase, të rindërtojnë tempullin në Jeruzalem. Dhe një element ose karakteristikë e fortë e këtij inkurajimi është shpresa e zjarrtë, të cilën Zakaria ua transmeton atyre, lidhur me ditët e fundit, me fundin e kësaj botë dhe fillimin e një tjetre, kur Zoti Jezus Krishti do të shfaqet për të ngritur mbretërine e Tij mbi tokë në Izrael.
Gazeta e Kishës Rreze Drite Duke iu referuar kësaj kohe, ai thotë: “Lesho klithma gezimi, gezohu, o bije e Sionit, sepse ja, Unë do të vij, të banoj midis teje”, thotë ZOTI (Jehovai). “Atë ditë shumë kombe do të bashkohen me ZOTIN (Jehovain) dhe do të bëhen populli im, dhe Unë do të banoj midis teje; atëhere do të pranosh që ZOTI i ushtrive (Jehovai) më ka dërguar te ti” (vargjet 11-12). Njëri nga personat e Trinitetit, në këtë rast, Ai i quajtur ZOTI Jehovai, i thotë Izraelit: “Ja, Unë do të vij, të banoj midis teje, dhe atëhere do të pranosh që ZOTI i ushtrive (Jehovai) më ka dërguar te ti”. Ky që do të dërgohet, është engjëlli i Jehovait, d.m.th. Jezusi, I DËRGUARI nga Perëndia (pra, ZOTI Jehovai është i njëjtë me Jezusin, të derguarin, engjëllin e Jehovait!). Duhet të vëmë re këtu se Personi i parë i Trinitetit, Perëndia Atë, kurrë nuk është dërguar dhe kurrë nuk është parë. Ai i tha Moisiut: “Ti nuk mundesh ta shikosh fytyrën time, sepse asnje njeri nuk mund te më shikoje dhe te jetojë” (Eksodi 33:20). Kurse në Testamentin e Ri, Pali i thotë Timoteut (tek 1 Timoteut 6:16) se Perëndia është i padukshëm dhe “rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë”. Përkundrazi, Perëndia Bir është dërguar dhe është parë. Tek Gjoni kapitulli 8, Jezusi - Perëndia Bir gjatë bisedës së Tij me Izraelitet, pohon me vendosmëri 5 herë me rradhë se Ati i Tij e ka dërguar Atë në tokë. Tek Gjoni 20:21, Ai përdor këto fjalë: “Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu Unë po ju dërgoj ju”. Vetë apostulli Gjon thotë: “Askush s’e pa Perëndine kurrë; i vetëmlinduri Bir, që është në gjirin e t’Et (e të Atit), është Ai që e ka bërë të njohur” (Gjoni 1:18). Kurse Pali shkruan tek letra e Kolosianeve 1:15 “Ai (Jezusi) është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm”. Dhe se fundi, vëte Jezusi i thotë Filipit tek Gjoni 14:9 “Kush më ka pare mua, ka parë Atin”. (Me anë të këtyre shëmbujve), a nuk po qartësohet, pra, gjithnjë e më shumë fakti se Jehovai i Testamentit të Vjetër është Jezusi i Testamentit të Ri? 4. Së fundi, Testamenti i Ri thotë në mënyrë pozitive se dy personat hyjnorë të Trinitetit janë një Perëndi. Për shëmbull, tek 1 Korintasve 10:1-4, Pali
e paralajmëron kishën që të mos kthehet mbrapsht në rrugën mëkatare, e të mos lidhë miqësi me botën pagane që e rrethon. Dhe ai merr si shëmbull historinë e Izraelitëve në shkretëtirë. Të gjithë Izraelitët, pa dallim, përfituan të njëjtat mrekulli gjatë kohës së tyre në shkretëtirë. Ata të gjithë, pa përjashtim, ishin nën mbrojtjen dhe udhëheqjen e resë, dhe të gjithë kaluan nëpër det. “Të gjithë hëngrën të njëjtin ushqim frymëror (mana), dhe të gjithë pinë të njëjtën pije frymërore që i ndiqte; dhe ky Shkëmb ishte Krishti” (vargjet 3-4).Ç’kuptim kanë fjalet: “ky Shkëmb ishte Krishti”? Përgjigjen e gjejmë tek Psalmi 78, nje psalm historik, në të cilin autori, plot frymëzim, mban shënim ato që Perëndia ka hequr me Izraelin në shkretëtirë: “Ata e mbajtën mend që Perëndia ishte Shkëmbi i tyre”. Kjo do të thotë se ata (Izraelitët) e kuptuan se duhej të mbështeteshin tek Ai që bëri kaq shumë mrekulli për ta, tek Ai që ishte Streha e tyre, Themeli i tyre, Burimi i begatisë së tyre, Miku i tyre, që s’ndryshon kurrë. Por Pali thotë (në Testamentin e Ri) se ky varg bën fjalë për Personin e dytë të Trinitetit (për Jezusin). Sipas Palit, Jezusi ishte burimi i vërtetë
i mbrojtjes dhe ushqimit të Izraelitëve në shkretëtire. Ai, “Engjëlli i Besëlidhjes” ishte me ta, ngado që të shkonin; Ai ishte Udhërrëfyesi dhe Mbështetja e tyre. Krishti ishte “Shkëmbi” i tyre. Po të doni më shumë vargje të tjera, që provojnë këtë fakt, lexoni Gjoni 4, vargjet 10 e 14, si edhe Gjoni 7:37-38. PËRMBLEDHJE: Le t’i grumbullojmë tani të gjitha ato që kemi mësuar rreth kësaj të vërtete të mrekullueshme: 1. Në Testamentin e Vjetër, Jehovai ngan-
jëherë iu shfaqet njerëzve si njeri, pra, shfaqet në formë njerëzore. 2. Kur Jehovai shfaqet në këtë mënyre, Ai thirret nganjëherë me emrin “Engjëlli i Jehovait”, dhe fjala “engjëll” do të thotë “Ai që është i dërguar”. 3. Testamenti i Vjetër nganjëherë bën fjalë për faktin se si një Person i Trinitetit (Perëndia Atë) ka dërguar një tjetër Person të Trinitetit (Perëndine Bir) në tokë. 4. Jehovai, si Perëndi Atë, as nuk është dërguar, as nuk është parë kurrë. Por Perëndia Bir është dërguar dhe është parë. 5. Testamenti i Ri e njeh (e identifikon) shumë qartë Jehovain si të njëjtë me Jezusin. Ja pra, ky është një prezantim i të vërtetës se madhe që Jehovai i Testamentit të Vjetër është Jezusi i Testamentit të Ri, d.m.th. që Jehovai dhe Jezusi janë një; Ata janë i njëjti Person! Gjithashtu ky prezantim është në për-
puthje me ato që thotë Testamenti i Vjetër dhe i Riu, lidhur me detyrat e te Tre Personave të Trinitetit (d.m.th. Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë) në çështjen e shpëtimit: Ati na zgjodhi ne, Biri na shpëtoi (pagoi çmimin e vdekjes për ne), dhe Fryma e Shenjtë na shenjtëron dhe na mëson. Kështu thotë edhe 1 Pjetrit 1:2 “…të zgjedhurve sipas paranjohjes së Perëndise, Atit, me anë të shenjtërimit të Frymës, peër t’u bindur dhe për t’u spërkatur me gjakun e Jezus Krishtit…”. Le t’i kthehemi tani librit të autorit Adolph Saphir, dhe më lejoni që t’ju citoj (jo fjalë për fjalë) ca fjali të tjera prej këtij libri: Vetëm Jehovai mund të thotë tek Isaia 43:25 “Unë, pikërisht Unë, jam Ai që për hirin Tim fshij shkeljet e tua dhe nuk do t’i mbaj mënd mëkatet e tua”. Por Jezusi i tha një të paralizuari: “Merr zemër, o bir, mëkatet e tua të janë falur! (Mateu 9:2). Pra, Jezusi është Jehovai! Vetëm Jehovai mund të thotë: “Populli im më ka braktisur Mua, burimin e ujit që rrjedh, për të hapur sterna, sterna të prishura, që nuk e mbajnë ujin” (Jeremia 2:13). Por në “ditën e fundit, në ditën e madhe të festës, Jezusi u çua në këmbë dhe thirri duke thënë: “Nëse dikush ka etje, le të vijë tek Unë e të pijë.” (Gjoni 7:37). Pra, Jezusi është burimi i ujit të gjallë; Jezusi është Jehovai! Vetëm Jehovai mund të thotë: “Ashtu si i martuari gëzohet me nusen, kështu Perëndia do të gëzohet për ty” (Isaia 62:5). Por Jezusi tha: “Vallë a mund të agjërojnë dasmorët, ndërsa dhëndri është
7 me ta? Për sa kohë kanë me vete dhëndrin, nuk mund të agjerojnë!” (Marku 2:19). Pra, Jezusi po thoshte se Ai është vetë dhëndri. Jezusi është Jehovai! Vetëm Jehovai mund të thotë: “Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde” (Ligji i Perterire 6:5). Por Jezusi tha: “Ai që e do të atin ose nënën më shumë se Unë, nuk është i denjë për Mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se Unë, nuk është i denjë për Mua” (Mateu 10:37). Jezusi është Jehovai! Kush i dërgoi profetët e Testamentit të Vjetër? Jehovai i dërgoi! Jeremia 14:14-16 thotë se po të ishte se Jehovai nuk i dërgoi profetët e Testamentit të Vjetër, atëhere Ai (Jehovai) është vetë profet i rremë! Por, në ditën kur Jezusi e la Jeruzalemin të
shkretë, Ai tha: “Ja, Unë po ju dergoj profetë, dijetare dhe skribe; ju disa prej tyre do t’i vritni dhe do t’i kryqezoni…që t’ju bjerë mbi ju gjithë gjaku i drejtë i derdhur mbi dhe, nga gjaku i të drejtit Abel, deri të gjaku i Zaharias, që ju e vratë ndërmjet tempullit dhe altarit” (Mateu 23:34-35). Jezusi është Jehovai! Si përfundim, Jezusi u tha njerëzve të popullit të Tij (d.mth. Judenjve): “N.q.s. ju do t’i kishit besuar Moisiut, do të me besonit edhe Mua, sepse ai ka shkruar për Mua” (Gjoni 5:46) . Dhe pas ringjalljes, Ai u tha dishepujve të Tij besnike: “Duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me Mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet” (Luka 24:44). Pra, Jezusi është përmbledhja dhe thelbi i atyre gjërave që shkroi Moisiu. Jezusi është themeli i tërë historisë dhe epiqëndra e të gjitha profecive të Testamentit të Vjetër. Kur dëgjoj njërëz që thonë se ata besojnë tek Testamenti i Ri, por në të njëjtën kohë, e hedhin poshtë Testamentin e Vjetër, atëhere më vjen shumë keq për ta, sepse këta njerëz nuk e dinë se ç’thonë. Askush nuk mund ta kuptojë Testamentin e Ri, nëse nuk beson tk Testamenti i Vjetër. Gjithashtu, kur dëgjoj njerëz që thonë se ata e duan Jezusin, por në të njëjtën kohë, e urrejnë Jehovain, atëhere mua, jo vetëm që më vjen keq për ta, por gjithashtu më zë frika, sepse askush nuk mund ta dojë Jezusin dhe ta urrejë Jehovain. Jehovai është Jezusi dhe Jezusi është Jehovai! Sytë e Tij i ngjajnë një flakë zjarri dhe në kokën e Tij ka shumë kurora. “Ai vetë do të shkelë vozën e verës së mërisë dhe të zemërimit të Perëndise së plotfuqishëm, dhe mbi rrobën e vet dhe mbi kofshën ishte shkruar një emër: MBRETI I MBRETËRVE DHE ZOTI I ZOTËRVE” (Zbulesa 19:15-16). Shënim: Jam i sigurtë se vetë Profesor James Gray (autori i këtij artikulli), po të ishte gjallë, do ta besonte faktin se Ai që thotë “UNË JAM” tek Gjoni 8:58 është i njëjtë me Atë që thotë “UNË JAM” tek Eksodi 3:14. Pra, Jezusi është Jehovai!
Emri Jehova ne hebraisht (JHWH)
8
Gazeta e Kishës Rreze Drite
Day, 01-07 may 2012
Analiza Mbi Çështjen e Lidershipit Ungjillorë në Shqipëri: Reflksione dhe Mendime. NGA PASTOR ALFRED GOLLOSHI
Ne udhëheqësit na duhet të nxisim dishepullizimin me të gjitha mjetet. Një udhëheqës i mirë nuk përkrah një kishe pasive dhe konsumuese, as edhe një kishë militantësh dhe fanatikësh fetar. Udhëheqës me virtyte prindërore. Shqiptarët historikisht kanë vuajtur nga
udhëheqës totalitarë, abusivë dhe të ashpër. Në të kundërt të kësaj, lidershipi ungjillor duhet të jetë relevant në shoqërinë shqiptare nëse posedon cilësi prindërore. Apostul Pali u shkruajti Selanikasve që jetonin shumë afër me Shqiperinë, “…qemë zemërbute midis jush, ashtu si mëndesha(nëna q mëkon) që rrit me dashuri fëmijët e saj.”( 1Thes. 2:7). Modeli i nënes dhe i babit të cilët kanë dhembshuri, mbështesin dhe mbrojnë fëmijët e tyre na shërben neve si një alternative kundrejt një stili lidershipi diktatorial dhe abuzues. Mbase nuk funksionon në kulturat perëndimore tejet individualiste por funksion dhe është i pranueshem në Shqipëri. Liderat me staturën ose maturinë e një mamaje dhe babi që kujdesen nuk kanë nevojë për tituj dhe grada që të aprovohen apo të kenë pasuses. Kisha Ungjillore ka nevojë për etër frymërorë. Vlera e Diversitetit dhe individualitetit. Shqipëria k a nevojë imediate për udhëheqës që ushqejnë diversitet dhe indvidualitet. Komunizmi dhe traditat e tjera fetare ekzsistuese në Shqipëri kanë mësuar uniformitetin përmes indoktrinimit. Për shkak të mëndësisë kolektive, të grupit ose të kaluarës komuniste, shumë shpesh njerëzit janë antagonist, armiqsorë ndaj ndryshimit dhe diferencave të mendimeve dhe ideve qofshin ato të reja apo të tjera. Këto mund të merren shpesh si kërcënim në një kulturë si kjo e jona. Lidership i tipit të ri
“Ungjillorë” duhet të jetë në pararojë të kësaj shoqërie post-komuniste dhe duke qënë një shëmbull për të sfiduar mentalitetin e intolerancës dhe të lejojë kreativitetin dhe lirinë e shprehjes. Ne kemi nevojë për një kulturë tolerante në të gjitha dimensionet, që lejon të lind diveristeti dhe individualiteti dhe që natyrshëm nxit mendimin e ri dhe të pavarur. Në këtë pikë ne duhet të nxisim njerëzit të zbulojnë dhuntitë e tyre frymërore që sjellin pasuri, gëzim dhe përkryerje të personit nëse i praktikon. Udhëheqsi plurale (e përbashkët) Tradita dhe historia Shqiptare e kanë ilustruar fare qartë sesa e gabuar është kur një person ka të gjithë pushtetin drejtues dhe ekzekutive dhe nuk i jep askujt llogari. Pluralizëm në lidership dhe vendimmarrje i qëndron më afër Shkrimit të Shenjtë dhe komunitetit të besimit. Është një kurë ndaj kultit të liderit dhe një-shit. Ne, udhëheqsit duhet të mbajmë parasysh gjithmonë që secili pjestarë i trupit është një prift përpara Zotit. Mbi këtë çështje Paul Beasley-Murray thekson: “Udhëheqsia brenda një kishe të dhënë është gjithmonë një punë e përbashkët”. (A Call to Excellence: An Essential Guide to Christian Leadership [London: Hodder & Stoughton, 1995], 44). Elastik dhe Krijues. Më andej udhëheqësit shqiptare duhet të kenë lirinë ose autonominë t’i japin formën dhe të krijojnë strukturën eklesiastike që është më e mirë për ta. Shpesh vihet re që ungjillorët Baptist ose ata të përafërt vuajnë
nga struktura të tepërta, ndërsa ungjillorët Pentekostalo-karizmatik ndeshen shpesh me pasiguri ose paqëndrueshmëri të strukturave kishtare. Studjuesi i njohur i Dhjatës se Re Gordon Fee nxjerr në pah që Dhjata e Re nuk na jep norma të preçizuara mbi udhëheqësine dhe strukturat e kishës. Unë besoj që Dhjata e Re duke mos na urdhëruar një strukure specifike, i jep kishës dhe trupit të kishës lokale lirinë dhe përgjegjësinë të vet-organizohet. Është e gabuar që të krijohen struktura statike, të pandryshueshme që na mbajnë në vend dhe që kontrollojnë. Drejtuesit kanë nevojë të ngrenë struktura elastike- shërbëtorë që tu shërbejnë atyre në mënyren më të mirë. Sistemet e pushtetit hierarkik bëhen sisteme të mbyllura që i shërbejnë vetvetes dhe që shtypin masën e besimtarëve.Unë kam bindjen që një strukurë shërbëtore mund të kundërshtojë çdo tendencë hierarkie fetare dhe kontrolli. Struktura shërbëtore ose institucioni është një mjet që na vë në lëvizje dhe në udhëtimin e përbashkët si njerëz të “Udhës”. Udhëheqsi shërbëtore. Udhëheqësit duhet të jenë shërbëtorë
të popullit të Perëndise në mënyrë që t’i ndërtojnë dhe aftësojnë ata në rrugën e besimit. Një ngërç që ka shoqëria e sotme shqiptare është lidershipi spekular aktual tejet i korruptuar. Udhëheqësia shërbëtore është një alternativë ndaj abuzimit me pushtetin. Implementimi i udhëheqsisë shërbëtore është e vetmja kurë ndaj manipulimit të pushtetit. Kandidatët e rinjë
për lidership duhet të kenë arritur në nivelin e pjekurisë dhe të jenë kaq të përulur sa të mos shfrytëzojnë dobësitë e të tjerëve, të kenë integritet për të duruar vështirësitë dhe agonin e shërbesës. Kandidatët si dhe të gjithë liderat, megjithëse akoma jo të përsosur duhet të ndjekin modelin e Jezusit si një udhëheqës shërbëtor. Dishepullizimi Ne udhëheqësit na duhet të nxisim
dishepullizimin me të gjitha mjetet. Një udhëheqës i mirë nuk përkrah një kishe pasive dhe konsumuese, as edhe një kishë militantësh dhe fanatikësh fetar. Përgjigjia jonë ndaj atyre që akuzojne Ungjillorët shqiptare si fanatik është thjesht dishepullizimi jetë-transformues. Duke bërë dishepuj siç na mëson Bibla ne i aftësojmë besimtarët të bëjnë një jetë të denjë për të qënë dëshmitarë të Krishtit, ndjekës të ndërgjegjshëm të Zotit tonë dhe përcjellës besnik të Ungjillit te Tij. Pavarësi financiare Unë qëndroj dhe argumentoj për një
udhëheqësi modeste që nuk varet tëk ndihmat financiare nga jashtë Shqipërisë. Këtu nuk ka vend për keqinterpretim sepse ne jemi për një partneritet të vërtet në Mbretërine e Perëndisë. Udhëheqësi që varet totalisht nga suportet materiale dhe financiare jashtë vendit tonë nuk janë relevant dhe mund të bëhen servil dhe shërbëtorë njerëzish apo orgnizatash. Na duhet të zbulojmë bukurite e Shkrimit të Shenjtë që të bëhemi administrator të mirë të asaj që Perëndia na ka dhënë në dorë. Vetëm kështu Kishat tona Ungjillore mund të formohen në komunitete bujare dhe kisha të vërteta misioni. Përkundrazi një udhëheqës i vërtet duhet të ndryshojë fokusin (jo i varur nga njeriu). Ai/ajo duhet të drejtoje i varur tërësisht nga Perëndia i gjallë që kujdeset për të gjitha nevojat njerëzore. Vlera e Unitetit dhe Paqes Së fundi, ne duhet të punojmë për unitet dhe paqe. Historia e Shqipërisë dhe shqipëtarëve jashtë kufijeve është e shkruar plot e përplot me histori ndarjesh të dhimshme. Këtu hyjne dhe ndarjet fetare. Miqtë tanë misionar mund të bien pre e ndasive dhe asaj mendësie fragmentarizimi denominacinal dhe social të vendeve të tyre të origjinës. Ata në mënyrë të pavetëdijëshme mund të ngrenë mure ndasie në një vend kaq të vogël sa Shqipëria. Nuk i shërben aspak Shqipërise të ndahet dhe fragmentarizohet në ndonjë mënyre tjetër. Një udhëheqësi Ungjillorë nuk duhet t bjerë në pozita dogmatike dhe mendje-ngushtë që ndan dhe tjetërson. Në fund të shek. tek XIX Lëvizja Ungjillore e Shqipërise në mënyrë të suksesshme u identifikua më Çëshjten Kombëtare Shqipëtare dhe përseri ajo i mbeti besnike çështjes së Krishtit dhe të Ungjillit. Ne e duam Shqipërinë!!! Pra edhe një herë e them: O vëllezër, udhëheqës Ungjillorë, të punojmë me sa të mundemi për unitet dhe paqe! “Udhëheqsia në Komunitetin Ungjillor Shqiptar: Një Vlerësim Teologjik I Paradigmave, Praktikave dhe Vizionit” teza e Masterit në Teologji Ky ekstrakt të Aplikuar i publikuar nga meUniversiteti lejen e Alfred iGolloshit, Ëalesit, nje UK,pastor 2003.Ungjillor Baptist në Shqipëri.
Day, 01-07 may 2012
Gazeta e Kishës Rreze Drite
historia e kishËs ungjillore nË shqiperi Historia e Kishës Ungjillore në Shqipëri Histori e shkurtër e Kishës Ungjillore ndër shqiptarët Shkruar nga Dr. Femi Cakolli, pastor Redaktuar nga Magda Maylam Krishterimi protestant ndër shqiptarët fillon me dy letra të skocezit Robert Pinkerton në lidhje me Shqipërinë, njëra në vitin 1816, kurse tjetra në 1819-n. Pinkertoni punonte për Shoqërinë Biblike Britanike dhe të Huaj. Më 1819, Shoqëria dha 300 stërlina angleze për përkthimin e Dhiatës së Re në shqip dhe Dr. Vangjel Meksi u caktua si përkthyes. Por Dr. Meksi vdiq pa e përfunduar të gjithë projektin. Puna redaktuese iu caktua arqipeshkvit Grigor Gjirokastriti, dhe më 1824 u botua ungjilli i Mateut. Më 1827 botohen katër ungjijtë në Korfuz. Një vit më vonë u botua gjithë Dhiata e Re paralelisht si tekst edhe në gjuhën greke. Po në vitin 1828, Pinkertoni i shkruan edhe një letër tjetër Shoqërisë që të përkthehen në shqip psalmet. Ndihmesë të madhe në këtë shërbesë botimesh dha Aleksandër Thomson, i cili erdhi vetë në Shqipëri në vitin 1863 dhe vuri re mungesën e misionarëve e të kishave ungjillore. Në vitin 1864, Shoqëria Biblike Britanike dhe e Huaj arriti të punësojë Kristoforidhin, i cili kishte kryer Kolegjin Protestant në Maltë. Më 1865 erdhën dy anglezë (njëri në Janinë e tjetri në Shkodër) për të përhapur ungjillin si shitës shëtitës, dhe misionari që ishte në Shkodër, vjen edhe në Pejë, Prizren, Prishtinë etj. Më vonë pati edhe shitës të tjerë, dhe shitësit ishin misionarët e vetëm deri në vitin 1873. Kristoforidhi përkthen gjithë Dhiatën e Re prej greqishtes në vitin 1866 (edhe sot e kësaj dite përkthimi i Kristoforishit mbetet përkthimi më i mirë në shqip). Dhiata e Re botohet në dy dialekte, kurse më 1880 botohen edhe disa libra të Dhiatës së Vjetër. Botime të tilla të fjalës së Perëndisë në gjuhën shqipe u kryen në mes të një atmosfere persekucioni dhe rreziku. Porta e Lartë disa herë i burgosi njerëzit e librave, pengoi dhe ndaloi botimin e tyre, i dogji librat, etj. Por anglezët ishin këmbëngulës si në botimin e Dhiatës së Re, ashtu edhe në përhapjen e librave. Viti 1873 është një vit i rëndësishëm në historinë e krishtërimit protestant në Shqipëri. Në këtë vit, vijnë për herë të parë në Shqipëri tre misionarë amerikanë: Xh. Berd, Xh. Marsh dhe Xh. Hauz. Ata vendosen në Manastir dhe tre vjet më vonë, në vitin 1876, frytet e para të kishës së parë protestante ungjillore shqiptare vihen re mes shqiptarëve të Manastirit. Dy shqiptarët e parë që u bënë protestantë më 1876 ishin Nikolla dhe Dhimitri nga Manastiri. Në vitin 1877 Gjerasim Qiriazi lë fenë ortodokse dhe pranon protestantizmin. Një vit më vonë, Qiriazi shkon në Seminarin Amerikan të Samakovës në Bullgari. Pas mbarimit të studimeve biblike në vitin 1882, Qiriazi punon fuqimisht për ungjillin. Puna e tij ishte e përqëndruar më shumë në Korçë, por ai shkoi edhe në kishën ungjillore të Prishtinës, në të cilën shërbente një pastor bullgar. Më 1884 Qiriazi mbajti shërbesën e parë ungjillore në gjuhën shqipe në Kishën
Kush ështe VUSH?
Gjurmët e para të të Krishterëve Ungjillore i gjejmë në vitin 1819 kur Shoqëria Biblike Britanike dhe për të Huaj ngarkoi Vangjel Meksin të përkthejë Dhiatën e Re në shqip e cila u botua në vitin 1827 Në vitin 1864 kjo Shoqëri ngarkoi Konstandin Kristoforidhin ta ripërkthente Dhiatën e Re në dialektet Geg dhe Tosk, punë e cila përfundoi në vitin 1884. Ndërkohë u financua edhe botimi i “Gramatika” e Kristoforidhit. Ungjillorët shkonin qytet me qytet për të përhapur Bibla por edhe abetare dhe gramatika të gjuhës shqipe. Më 1873 ungjillorët që erdhën në Manastir patën ndikim në jetën e Gjerasim Qiriazit. Në vitin 1883 Gjerasimi filloi të shpërndaje Bibla e të përhapë Ungjillin nëpër Shqipëri. Ndërkohe ai zhvillonte shërbesa fetare në gjuhën Shqipe dhe në këto shërbesa mblidheshin qindra njerëz. Në 1891 se bashku me të motrën Sevastinë ai hapi shkollën e parë shqipe për vasha. Në 14 Nëntor 1892, Gjerasim Qiriazi me një grup atdhetarësh Ungjillore ku ndër të tjerë vlen të përmendim edhe kontributin e atdhetarit Petro Nini Luarasin, themelojnë “VËLLAZËRINË UNGJILLORE”. Synimi i tyre ishte i trefishte: 1) përhapja e Ungjillit në Shqipëri; 2) botimi i letërsisë shqipe; 3) hapja dhe drejtimi i shkollave shqipe. Më 1908 Ungjillorët morën pjesë aktivisht në organizimin dhe punimet e Kongresit të Manastirit. Në mes të persekutimeve, paragjykimeve, çkishërimeve, pengesave nga Porta e Lartë, ungjillorët punuan aktivisht jo vetëm për përhapjen e mesazhit të Ungjillit por edhe për përhapjen e gjuhës, letërsisë e shkollave shqipe. Komuniteti i Krishterë Ungjillor vazhdoi të gëzonte një rritje të palëkundur dhe në vitin 1940 krenohej me një anëtarësi prej disa qindra vetësh. Gjatë regjimit Komunist ungjilloret pësuan persekutime dhe me ardhjen e demokracisë kishin mbetur rreth pesë burra besimtarë nga Kisha e Korçës e kohës së paraluftës. Me ardhjen e demokracise në vitin 1992, VËLLAZËRIA UNGJILLORE SHQIPTARE rinis veprimtarinë e saj, në vazhdim të punës dhe veprës së të krishterëve shqiptarë të shekujve të parë dhe të atdhetarëve Ungjillorë si Gjerasim Qiriazi, Grigor Cilka, Kristo Dako etj. Sot Komuniteti Ungjillor është shtrirë përmes kishave të veta në çdo qytet të Shqipërisë dhe vazhdon të japë kontributin e tij jo vetëm në transformimin shpirtëror të Shqiptarëve por edhe në çdo fushë të jetës së vendit. Ky kontribut përkthehet në hapje shkollash, kopshtesh, kursesh profesionale, shtëpi fëmijësh, azile, qendra shëndetësore e klinika, projekte sociale për fëmijë, të varfër, pensioniste, të burgosur etj. Të krishterët ungjillore i gjen në çdo fushë të jetës së vendit si qytetarë dhe shtetas të devotshëm e të ndershëm. Ata besojnë se mesazhi i Ungjillit mund të transformojë pozitivisht jetën e një individi, të një familjeje, të një komuniteti dhe të krejt shqiptareve.
Ungjillore në Selanik. Po në këtë vit, Qiriazi bëhet përgjegjës për shpërndarjen e literaturës ungjillore në shqip. Prej vitit 1886, numri i shëtitësve shqiptarë filloi të shtohej gjithnjë e më shumë, por, në të njëjtën kohë, edhe antagonizmi ndaj punës ungjillore rritej. Porta e Lartë, Kisha katolike, Kisha Ortodokse, myslimanët dhe analfabetizmi ishin disa nga pengesat, me të cilat ballafaqoheshin besimtarët shqiptarë të kësaj kohe. Në vitin 1890 Qiriazi shugurohet “predikues i popullit shqiptar”. Për dy vjet me rradhë, deri më 1892-shin, Qiriazi së bashku me motrat e tij dhe ungjillorë të tjerë themeloi në Korçë pesë “institucione”: Shkollën e të Dielës, Shkollën e parë për Vajza, Kishën Ungjillore, Shoqatën ungjillore-letrare “Vëllazëria Ungjillore”, si dhe gazetën “Letra e vëllazërisë” (e para që
u shtyp në shqip në Shqipëri). Në dimrin e vitit 1893 Qiriazi u zu peng nga kaçakët për gjashtë muaj dhe si pasojë e kësaj, vdiq në janar të vitit 1894. Vdekja e tij ishte humbja më e madhe e gjithë lëvizjes ungjillore shqiptare. Por ungjillorët shqiptarë nuk e braktisën besimin e tyre, edhe pse sfidat ndaj këtij besimi ishin të mëdha. Në fillim të shek. XX, misionarë të tjerë erdhën në Shqipëri, mes të cilëve shquheshin çifti Kenedi, Edëin Jasques, etj., të cilët ndihmuan në themelimin e Misionit Ungjillor Shqiptar më 1922. Por në vitin 1933, me urdhërin e Mbretit Zog u mbyllën dhe u ndalua gjithë veprimtaria shkollore ungjillore e Korçës. E megjithatë, gjatë kësaj periudhe e në vazhdim, prej vitit 1937-1939, kisha e Korçës përjetoi një rritje shumë të madhe dhe si pasojë, vazhdoi të funksiononte deri në vitin 1940, kur u shpërnda nga fashistët italianë. Përsa i përket kishave të tjera ungjillore shqiptare, fatkeqësisht, nuk ka shënime të regjistruara apo të arkivuara gjëkund. Në Kosovë, sipas të dhënave, dihet se kishte dy kisha ungjillore në Prishtinë: njëra ishte në funksionim deri në vitin 1943, dhe tjetra ishte një kishë metodiste deri në fillim të viteve ‘60 me qendër përballë Kuvendit të Prishtinës. Në Prishtinë është i njohur po ashtu edhe mikrotoponimi: “vorret e evangjelistëve”. Ka dëshmi edhe për takime lutjeje të një grupi ungjillor në Shkollën “Sami Frashëri” gjatë
9
Luftës së Dytë Botërore e deri në vitin 1949. Figura të ndryshme, që janë shprehur në favor të krishterimit protestant tek shqiptarët ose që e kanë ndihmuar përhapjen e këtij krishtërimi me autoritetin dhe pasuritë e tyre kanë qenë: Elena Gjika, Asdreni, Faik Konica, Naim Frashëri, Fan S. Noli, Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako, Mid’hat Frashëri, etj. Figura kombëtare që u ç’kishëruan nga Kisha greke për shkak të bindjeve të tyre fetare dhe kombëtare kanë qenë: Vangjel Meksi, Grigor Gjirokastri, Panajot Kapitari, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Nikollë Naço, Gjerasim Qiriazi, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Petro Nini Laurasi, K. Kristoforidhi, Thanas Sina, Kristo Shuli, Sevasti Qiriazi, etj. Karakteristika kryesore e ungjillorëve shqiptarë ishte vizioni i tyre rilindës për Shqipërinë, d.m.th. themelimi i shkollave dhe botimi e përhapja e librave në shqip. Një vizion i tillë gjeti përkrahjen e të gjithëve. Sot ndoshta ende nuk do të kishim një alphabet në gjuhën shqipe, pa rolin dhe kontributin, që luajtën ungjillorët shqiptarë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908 (shiko Roli kombëtar i kishës protestante në bërjen e Alfabetit shqip: HISTORIA E PANJOHUR E KONGRESIT Të MANASTIRIT). Kredoja e veprimtarisë së tyre ungjillore ishte: Miq për Perëndinë, Dritë për popullin, Uratë për mëmëdhenë! Botuar me të drejtën e autorit © 5/12/2007 Shtojce: Në mbledhjën dhe seleksionimin e fakteve për figurat e larta Ungjillore të Rilindjes Kombëtare, na rezulton që të dhënat historike që ne disponojme lidhur me atdhetarin e shquar Petro Nini Luarasi për momentin janë të pamjaftueshme, që ky personalitet i Rilindjes Kombëtare të rradhitet ndër figurat e tjera. Ungjillorë themelues dhe anëtar i Komunitetit Ungjillor Shqiptar. Në bazë të fakteve dhe të të dhënave burimore historike deklarojmë se Petro Nini Luarasi ka qënë një mik i ngushtë i Ungjillorëve dhe një bashkëpunëtor po aq i ngushtë në aksinonin e Ungjillorëve Shqiptarë për përhapjen e Ungjillit dhe të Shkronjave Shqipe. Nëse ai vetë ishte një i Krishter Ungjillor apo jo, mbetet për t’u riparë dhe për t’u hulumtuar më thellë përmes një pune më të detajuar studimore.
Besim Shpresë Dashuri
10
Partneri ideal për projektet tuaja Cilësi Fantazi Shpejtësi Suport Kosto e lirë Korrektësi Gazeta e Kishës Rreze Drite
Day, 01-07 may 2012
Faqe Interneti Host Domain Graphic Design Print Shtyp Logo Flyer Kartëvizita Broshura Kalendar EmailMarketing Fotografi Botime
cel: +355 68 20 64 937 +355 69 23 64 461
mail: info@agstudio.al web: www.agstudio.al
Gazeta e Kishës Rreze Drite
Day, 01-07 may 2012
Sponsorizo nje Kishëmbjellje
11
Kishëmbjellja është puna e Frymës së Shenjtë, Për të mbjellë Pemën e jetës brenda në Zemren e Njeriut Pema e Jetës është një pemë Hyjnore… Program I kishëmbjelljes është procesi I mbjelljes së një peme hyjnore në cdo qytet dhe fshat te Shqipërisë dhe në cdo njeri. Pema e Jetës është JESUS KRISHTI! Pastor Gentjan Dervishaj
Beko Shqipërinë Program I Sponsorizimit Të Kishëmbjelljes Të Bëhesh Një Sponsor Programi I sponsorizimit të kishëmbjelljes mbështet fëmijë romë, egjyptian dhe shqipëtarë, si dhe të rinjtë në familjet më të varfëra të zonës Se Kishëmbjells Së Kishës Rreze Drite, Shqipëri. Dëshironi të ndihmoni dhe të sponsorizoni një kishëmbjellje në Shqipëri? Behuni një sponsor për 400€ / 300£ / 500 $ / 50.000 leke te reja në muaj për kishëmbjelljen. Si funksionon program I sponsorizimit të kishëmbjelljes: Cfarë duhet për të filluar një kishë të re: Cdo kishë do të kushtojë mesatarisht 4,800 - 6,000 dollarë për 6 muaj që të fillojë.Kjo është një shumë e vogël duke patur parasysh ndikimin që do të ketë mbi qytetin. Dhuro ne Fondet do të përdoren në këto mënyra: Raiffeisen Bank in Albania ----------------------------------------------- 1. Do të sigurohet një system I mirë për kishën e re. SWIFT Code SGSBALTX 2. Do të merrret me qera një ndërtesë e mirë në një zonë të qytetit, në të cilën mund të udhëtosh lehtë. Kjo është zakonisht një qendër kulturore që është marë me qera gjatë kohës së shërbesës së kishës. Beneficiary NAME : 3. Reklamimi i kishës së re. Qëllimi ynë është të cojmë një literature në cdo shtëpi të qytetit 3 herë në vit duke I ftuar ata në kishë. Kjo do të bëhet nga antarët e kishës fillestare dhe anëtarët e kishave të qyteteve të tjera. SHOQATA “KIsha Rreze Drite Tirane “ 4. Pagesa e pjesshme e pastorit të ri. Kjo do të zgjasë gati 6 muaj. 5. Materialet mesimdhënëse për kishën dhe një trajnim për pastorin e ri. Bank Account # in US Dollar : 8001503515 IBAN: AL56202110130000008001503515 Një kishëmbjellje sponsorizohet zakonisht për tre vite e gjysëm; pas tre viteve e gjysëm sponsorit do ti propozohet nje kishëëmjellje tjetër. Bank Accout # in GBP :8004503515 Pastori local apo kishëmjellësi do të ndihmojë familjet dhe anëtarët e rinj të kishës të bëhen dishepuj dhe të shohin për IBAN: AL03202110130000008004503515 mundësi që ta mbështesin vetë kishën nga ofertat dhe një e dhjeta. Bank Account # in EURO : 8000503515 Lidhja personale: IBAN: AL09202110130000008000503515 Ju do të merni informacion të shoqëruar me fotografi ose video të qytetit apo fshatit ku do të mbillet kasha. Ju do të merni cdo vit një raport vjetor ne foto dhe video. BanK Account # in Alb Lekë : 0100503515 Ju do të keni mundësi të keni korrespondencë me pastorin apo drejtuesin e kishëmbjelljes. Ju do të keni të mundur të vizitoni kishëmnjelljen që sponsorizoni në fushën e misionit dhe të beheni pjesë e shpërndarjes BanK Account # in Alb Lekeë: 0101503515 mujore. Aktualisht janë të projektuara 4 kishëmbjellje: Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë kemi 2 Kishëmbjellje.
Gazeta e Kishës Rreze Drite
12
Day, 01-07 may 2012
Beko Shqipërinë Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve. Bëhu një sponsor! Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve mbështet femijët romë, egjyptian dhe shqiptarë të familjeve shumë të varfëra në Zonën e Kishëmbjelljes së Kishës Rreze Drite: • • • •
Familjet do të marin ushqim dhe rroba Fëmijët do të kenë mundësi të shkojnë në shkollë Familjet nuk do të kenë nevojë të dalin të lypin në rrugë Fëmijët nuk do të cohen në një shtëpi për fëmijë, por do të rriten në shtëpitë e tyre
A dëshiron të ndihmosh dhe të sponsorizosh një fëmijë të varfër? Bëhu një sponsor për € 30 / £25 / $40 / 4000 leke në muaj për një fëmijë.
Si funksionon Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve: • Pastori i kishës lokale ose personi i kontaktit i kishëmbjelljes con kontributin mujor të sponsorit te familjet e varfra. Ata gjithashtu i inkurajojnë këto familje me fjalën e zotit dhe luten me ata për nevojat e tyre, si dhe i inkurajojnë që të vijnë në takimet në kishë. • Një fëmijë zakonisht sponsorizohet për 8 vjet; pas 8 vitesh sponsorit i propozohet një fëmijë tjetër. • Personi i kontaktit ndihmon familjet të gjejnë mundësi për të mbështetur veten.
Lidhja personale: • • • •
Ju do të merrni informacione dhe nje certifikatë me fotografi të fëmijës. Cdo vit do të merrni një raport vjetor dhe nje fotografi. Është e mundur të keni korrespondencë me fëmijën që ju sponsorizoni. Gjithashtu është e mundur të vizitoni fëmijën që ju sponsorizoni.
Beko Shqipërinë, Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve filloi në 21 qershor 2011 gjatë “Konferencës Ndërkombëtare Verore Beko Shqipërinë” të Kishës Rreze Drite e mbajtur në Tiranë, Shqipëri 20-24 qershor. Gjatë kësaj konference verore u mor një ofertë financiare për Kampin Veror të Krishterë të Kishës Rreze Drite në të cilin përfituan fëmijë me kombësi romë, egjyptianë dhe shqiptarë.
Misioni ynë Vizioni Qiellor është misioni jonë tokësor: Të sjellim bekimin e Atit tonë qiellore te cdo shpirt shqiptar (veprat 3:25-26) Të sjellim premtimin e Atit qiellor te cdo njeri I rilindur ne Shqipëri (veprat 1:4)
Day, 01-07 may 2012
Gazeta e Kishës Rreze Drite
Karta e Të drejtave të donatorit. Kisha Rreze Drite Shqiperi pranon karten e te drejtave te donatorit. Kur ju jepni, sigurohuni se organizata që ju keni zgjedhur ka standartet dhe politikat që ju sigurojnë “kartën e të drejtave” si donator. Ju keni të drejtë: Të dini se si shpenzohen parate e organizatës Të didi se cilët programe qe ju mbështesni janë arritur Të dini se organizata është në përputhje me legjislacionin në fuqi Të kufizoni ose përcaktoni dhuratat tuaja te një projekt i vecantë brenda objektivave të misionit të organizatës Të keni një përgjigje në kohë të pyetjeve tuaja mbi financat dhe programeve Të vizitoni zyren dhe sitet e organizatës dhe të flisni personalisht me stafin. Të japësh me gëzim pa qenë të presionuar nga organizata Të keni një kopje të deklarimit të auditit të fundit Të dini se është një bord drejtuesish i përgjegjshëm që siguron përmbushjen e misionit të organizatës Të dini se të gjitha thirrjet për fonde janë të vërteta dhe të sakta
13
14
Donacione Gazeta e Kishës Rreze Drite
Ne bëmë 2000 pako për Krishtlindje, me ndihmën e Zotit dhe të miqve tanë ne e arritëm qëllimin. Hosana në lartësi... “Krishlindjet E 2011” ishte ngjarja më e madhe që është bërë nga organizata jonë e kishëmbjelljes. Ajo filloi duke i dhënë zemrën të Shenjtit. ATIT, BIRIT DHE FRYMËS SË SHENJTË! LAVDI ZOTIT! Duke folur për Frymën e Shenjte, ai është një Perëndi i mrekullueshëm plot me ngjyra dhe larmishmëri në mënyrën e të dhënit. Krishtlindja jonë filloi kështu... Aventura ime e krishtlindjes fillon tani... 1. T’u dhurosh të braktisurve, Dita e dhuratave 22 Dhjetor 2011, 440 pako Siç e dini unë kam punuar me kohë të pjesshme si menaxher i Programit të Sponsporizimit të fëmijëve të të burgosurve në shërbesën e krishterë të burgjeve në Shqiperi, por ndërkohë nuk punoj më... Në fillim të muajit Nëntor drejtori i shërbesës së burgjeve Fred Ëesterink, i cili është nga Hollanda, na ftoi ne të gjithëve si kolegë për të shëtitur në fshatrat përreth Tiranës dhe të kalonim një kohë të gjithë si staf së bashku edhe me punonjësin e ri social. Shkuam në një fshat të quajtur Mangull. Në majë të kodrës ku ndodhej ky fshat ishte një shkollë shtetërore 9- vjeçare. Ishim atje vetëm pak momente pasi dëgjuam fëmijët që po luanin në oborrin e shkollës. Kolegët e mi po vazhdonin të bisedonin, ndërsa unë vetëm brenda disa momenteve ndjeva të lutesha. Fryma e lutjes më pushtoi dhe unë nuk e kisha planifikuar këtë. Ajo ishte si një fllad në atë kodër. Pas 3 minutash unë e lashë kodrën dhe zbrita poshtë që të hanim drekë. Në ato momente unë nuk e dija se për çfarë ishte kjo lutje. Ndoshta ishte një shenjë nga Perëndia. Pas këtij momenti plotësisht të mrekullueshëm unë mora lajmin e mirë se organizata juaj dhe të tjerë do të mbështesin planin tonë për shpërndarjen e dhuratave për Krishtlindje. Për disa ditë unë e kisha harruar gjithë këtë, por Fryma e Shenjtë jo... Ai ma kujtoi këtë eksperience dhe unë ndjeva nevojën të shkoja dhe të vizitoja shkollën dhe të flisja me drejtorin. Në 16 dhjetor unë shkova, takova drejtorin dhe i shpjegova përse ne duhet ti jepnim këtyre fëmijëve dhurata, pasi nuk është e lejueshme të shpërndash dhurata për Krishtlindje në shkollat publike. Mora me vete dhe bashkëshorten time Vera, e cila ishte 3 muaj shtatzanë, si dhe vajzën tonë të vogël 7 muajshe në këto rrugë fshati dhe ajo u sëmur. Duke shkuar për atje unë ngatërrova rrugën për të vajtur të shkolla dhe shkova te një tjetër fshat ku gjetëm një tjetër shkollë. Atje nuk takuam drejtorin, por një mësues dhe i shpjeguam atij përse ne kishim nevojë të flisnim me drejtorin e shkollën dhe ajo na dha numrin e telefonit e tij. Kur unë fola me të në telefon ai ishte shumë i entuziasmuar dhe më pas shkova në shtëpi me bashkëshorten time të sëmurë. Por ditën tjetër drejtori i shkollës më tha se shpërndarja e dhuratave nuk mund të bëhet nëse ne nuk marim leje nga Drejtori i Drejtorisë Arsimore të Tiranës. Ne duhet të bënim një kërkesë dhe të shpjegonim përse donim ti ndanim këto dhurata. Unë i thashë atij se doja që ata fëmijë të mernin dhurata dhe të mos ishte formale, pasi çdo fëmijë në Tiranë do të merrte një pako dhuratë për Vitin e Ri apo Krishtlindje, nga bashkia e Tiranës, por ata që jetojnë në fshatra si ky nuk do të marrin asnjëgjë pasi janë të braktisur nga qeveria dhe nga komuna lokale. Unë bëra çdo gjë që duhej dhe mora lejen në 21 dhjetor 2011. Nga ora 10:00 pm – 05:00 unë bëra vetë 340 pako gjithë natën në oborrin e kishës tonë duke futur brenda çokollata dhe broshura për fëmijë “Tako mbretin”, një histori e plotë e ungjillit me fotografi për fëmijë dhe nga një lodër për djem apo për vajza.
www.kisharrezedrite.com
Day, 01-07 may 2012
Ne dhamë dhurata për 5 shkolla dhe kopështe për fëmije dhe kjo e gjitha falë gabimit tim për të gjetur rrugen e duhur për në shkollën e caktuar. Perëndia bën që çdo gjë të punojë për mirë. Tani ne kemi marrëdhenie shumë të mira me drejtoret e shkollave të fshatrave dhe me Drejtorin e Drejtorise së Arsimimit në Tiranë. Fëmijët ishin shumë të gëzuar. Ne na u desh të jepnim 100 pako më tepër për 2 shkolla të tjera që ishin në ato fshatra. Faleminderit juve për eksperiencën e jetës. Unë e di se shumë fëmijë muslyman i janë lutur Zotit që të merrnin dhuratën e tyre për krishtlindje apo Vitin e Ri dhe Zoti na çoi në atje.
2.T’u dhurosh më të vegjëlve! Dita e dhuratave 23 Dhjetor 2011, 200 pako me dhurata Ne e filluam këtë ditë dhuratash nga Perëndia duke dhënë 100 pako krishtlindjesh në kopështin publik në një zonë të re të Tiranës, ku Kisha Rreze Drite është ne proçesin e mbjellses së një kishe të re në këtë komunitet. Ne dhamë gjithashtu 20pako me ushqime për familjet më të varfëra të këtyre fëmijëve. Drejtori këtu është shumë i hapur dhe bashkëpunues me ne dhe me të gjithë stafin. Pas kësaj ne shkuam në qytetin e Burrelit që është 100 km larg Tiranës. Atje ndodhet një nga kishat tona dhe ne festuam ditëlindjen e Jezusit. Gjatë festes patem një adhurim të fortë nga të rinjtë e kishës, ata gjithashtu luajtën edhe një dramë. Atje morën pjesë edhe familjarët e të burgosurve. Ne dhame 100 pako me dhurata dhe disa pako me ushqime si dhe një gjel deti për një familje të varfër me 12 antarë të kishës tonë atje.
3.Dasma! Dita e dhuratave 24 dhjetor ne i bekuam ata me 500 Euro Dy nga drejtuesit e kishës tonë u martuan. Ne i bekuam ata para Zotit dhe para më shumë se 80 personave familjare jobesimtare. Për shumë prej tyre ishte hera e parë që vinin në një kishë ungjillore dhe ata u mahniten nga ceremonia kishtare.
4.T’u dhurosh t ë hareshmëve! Dita e dhuratave 25 Dhjetor, 460 pako krishtlindjesh 4.1 Kisha e Lezhës, 200 pako me dhurata, disa pako me ushqime si dhe gjel deti. Herët në mëngjes ne ishim gati për në Lezhë, shërbesa do të niste në orën 09:00 am në mënyrë që të mbaronte në orën 12:00am. Një çift pranoi Jezusin dhe ata ishin aty për herë të parë, gjithashtu edhe një djalë e nje vajzë. Të rinjtë dhe të rriturit luajtën dramën e lindjes së Jezusit siç është në Bibël. Ishte e mrekullueshme. Ne u dhamë 200 pako me dhurata fëmijëve romë dhe egjiptian në Lezhë që ishin kaq shumë të zhurmshëm...dhe të hareshëm në të njëjtën kohë. Ne dhamë edhe pako me ushqime dhe nje gjel deti për pastorin e ri të Kishës. 4.2 Në të njëjtën kohë fëmijët romë në kishëmbjelljen në Tiranë po bënin festen e tyre të Krishtlindjeve dhe pastori ndau fjalën e Zotit...gëzim gëzim gëzim. Për fëmijët e kësaj kishe u dhanë 60 dhurata. 4.3 Kisha jonë mëmë në Qëndrën Baptiste, që ndodhet përballë Qëndrës Stefan, pati mbi
Gazeta e Kishës Rreze Drite
dhjetor 2011
Day, 01-07 may 2012
100 persona shumica jobesimtare, të cilët ishin ftuar nga antarët e kishës. Vajza i me 7 vjeçarë hapi shërbesën. Të gjitha dritat e kishës u fikën dhe ajo u fut në kishë duke luajtur me violinë himnin e mrekullueshëm “Natë e Shenjtë, Natë e Qetë”. Ne bëmë një shërbesë adhurimi shumë të fuqishme dhe një predikim sfidues për krishtlindje nga pastori me temë “Po kërkon për një meteor apo për yllin e vërtet të Betlehemit”. Kishim të ftuar edhe “yllin” e famshëm amerikan në Shqipëri, iluzionistin Chris Brent. Ai është shumë i njohur në Shqipëri pasi ka performuar në disa televizione si p.sh Top Chanel. Të gjithë fëmijët qenë kaq të ngazëllyer që ai ishte në Kishë. Ai e filloi duke thënë se para të gjithash ndodhej këtu pasi e donte Jezusin dhe uroi Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve. Pas kësaj ai bëri performancën e vet me një litar dhe me ane të tij tregoi të gjithë mesazhin e ungjillit, krijimin, rënien e njeriut, Jezusi dhe shpëtimi vetëm me një litar. Pas kësaj kisha e Lezhës, që kishte ardhur në Tiranë, luajti të njëjtën dramë që luajtën në Lezhë. Pas kësaj shfaqem një video të cilën unë e kam quajtur Dëshira e Santa Klausit. Për 5 minuta të gjithë po shikonin me vëmëndje si në kinema. Në përfundim të videos unë hyra në kishe i veshur si Santa Klausi me pakot me dhurata për t’ia ndarë fëmijevë. Shpërtheu shumë gëzim. Pasi i shpërndanë gati 200 pako ne të gjithë dolëm në oborr për të shijuar ushqimin dhe për të kaluar një kohë miqësie me njëri-tjetrin.
Në datën 28.12.2011 ne shkuam në zonën e kishëmbjelljes së re në fushën e aviacionit. Atje ne shpërndamë 2pako me ushqime, 20 pula për 20 familje të varfëra të fëmijëve të kopshtit. Drejtori ishte shumë i hapur dhe bashkëpunues me ne dhe me të gjithë stafin. Ne u lutem për prindërit e këtyre fëmijëve dhe i bekuam ata me dashurinë tonë. Ne pime një kafe me të gjithë stafin e kopështit dhe kaluam një kohë të mirë miqësie. Gjatë vitit 2012 ne do t’i vizitojmë shpesh këto familje dhe do t’i bekojmë ata më me shumë për Jezusin.
Data 29.12.2011 Nata Familjare e Kishës Rreze Drite! 25 antarë të kishës dhe të anëtarëve të familjeve të tyre u kënaqën në darkën familjare. Festa e Krishtlindjeve/Vitit të Ri Në Qëndrën Stefan me disa familje nga kisha. Unë kërceva me vajzat e mia Sara dhe Hosana. Ne të gjithë kërcyem dhe kënduam pak nëë karaoke. Kaluam një kohë të gëzuar. Të gjithë pjësëmarrësit ndanë dëshmitë e tyre për vitin 2011 dhe ne u lutëm për të gjithë për vitin në vazhdim 2012. Kohë e bekuar!
30.12.2011 dhurata për fëmijët romë, për të cilët kujdesen organizata të tjera Jobesimtare, rreth 400 pako Qëllimi ynë është që t’u japim fëmijëve që duam të arrijmë me anë të misionit të kishës si dhe të nderojmë të gjitha organizatat që punojnë në të njëjtën fushë me ne te kisha e Romëve në Tiranë. Në të njëjtën zonë punojnë 4 OJQ rome brenda këtij komuniteti dhe drejtuesit e tyre janë Romë. Ndonëse ata luftojnë si OJQ, ne si kishë duam tu bashkohemi atyre, pasi këto organizata po punojnë me projekte edukimi për fëmijët romë. Ne patëm një program për këta fëmijë nga ora 09:00am deri ne 22:00pm ku kishim të ftuar
15
edhe Christ Brent. Ai bëri disa mumra magjikë për fëmijët dhe ata qenë shumë të gëzuar. Këtyre fëmijëve iu dhanë 400 pako me dhurata dhe ne ndamë një mesazh ku respektonim dhe nderonim liderët e tyre dhe u lutem së bashku me ta. Pasi mbaruam ne kaluam një kohë në kafe me disa nga liderët e tyre, pasi nuk erdhën të gjithë, dhe me pas vizituam zyrat e tyre dhe i bekuam ata. Gjatë kësaj kafeje ishte e pranishme edhe përfaqësuesja e romëve nga Ministria e Punëve Sociale. Së bashku me bashkëshortin e saj, i cili ka një organizatë rome, ne shkuam tu çonim 20 pako me ushqime dhe 20 pula për fëmijët që ata po kujdeseshin në tendat e kampit romë. Ata po jetojnë në tenda pasi vitin e kaluar tendat e tyre u dogjen dhe qeveria i vendosi ata në tenda.
Ti japesh më shumë njerëzve Gjatë kësaj periudhe Nevila, koordinatorja e kishës u dha 50 pako 50 fëmijëve jetim të moshës 0-3 vjeç, të cilët qëndrojnë në Jetimore. Drejtuesi i kishës në Lezhë shpërndau 6O pako në qytetin e Shijakut për projektin e ri të kishëmbjelljes që ai ka, për 60 fëmijë të varfër egjyptian.
05.01.2012 fillimi i shkollës u dhanë 60 pako Ne i premtuam mësueses së vajzës sime Sara, e cila është në klasën e dytë fillore në një shkollë muzike, për tu dhënë pako dhe fëmijëve të tjerë të klasës, por që nuk arritëm ta bënim për Kishtlindje. Unë shkova që tu jepja pako këtyre artistëve të vegjël, pasi të gjithë ata mësojnë në shkollë instrumenta muzikore dhe Sara ime violinën. Mora me vete 60 pako dhe Sara më ndihmoi për t’ia shpërndarë fëmijëve të tjerë. Gjithashtu edhe 3 mësues të tjerë dhe 4 punëtor të stafit të shkollës për fëmijët. Fëmijët ishin shumë të gëzuar dhe Sara tani është e famshme në shkollën e saj për shkak se dha pako me dashuri. Ne shpërndamë deri në 1700 pako, si dhe kemi dhe 300 pako të tjera për t’i shpërndarë këtë muaj. Kjo është çfarë ne bëmë,,, për të dhënë dashurinë e Atit..
Kjo Krishtlindje është ajo çfarë ne realizuam nga donacioni juaj si dhe miqtë e partnerët Përshkrimi 2000 pako për krishtlindje 80 pako me ushqime Transporti 100 pula 5 aparate fotografike Nikon Darka e Natës Familjare Ushqimi i festës së Krishtlindjes Bekimi i dasmës Folëse për kishën e Burrelit 4 gjela deti Totali
Lekë 500,000 80,000 30,000 30,000 65,000 30,000 30,000 68,900 20,000 10,000 863,900
Euro 3630 580 220 220 471 220 220 500 145 72 6278
Ne gjithashtu mlodhem edhe shumë rroba, të cilat do t’i shpërndajmë në shërbesën e burgjeve... Faleminderit që i jepni Perëndisë Në hirin e Tij
Gentjan Dervishaj
www.kisharrezedrite.com
Gazeta e Kishës Rreze Drite
16
Day, 01-07 may 2012
LIDERAT MË TË MIRË KANË ZEMËR BARIU Reflektim/ Diskutim Pyetje
1.A të ka rastisur të merresh me delet ose
të vëzhgosh se si merren të tjerët? Në rast se po, mundohu të përshkruash ndonjë ngjashmëri midis deleve dhe njerëzve. 2. Si ndjehesh kur e sheh veten tënde të krahasuara me një dele? Të duket gjë si fyerje? Pse, ose pse jo? 3.A të ka ndodhur që të të jetë dukur “më i gjelbër bari matanë gardhit”. Sipas teje, pse intrigohemi nga ideja se ajo që nuk e kemi është më e mirë se ajo që kemi? A e sheh ndonjëherë veten në rolin e “bariut”? Në rast se po, si e kryen këtë rol? Ç’mendim ke për këshillën që t’i shëmbëllesh Jezusit, i cili e përshkruan veten si “Bariu i mirë”. Shpjegoje përgjigjen. Për më shumë në lidhje me këtë temë, mund të shfletosh Biblën te: Psalme 23; Isaia 53:7; Marku 6:34; Luka 15:17; Gjoni 10:1-18, 21:16-17; Veprat e Apostujve 8:32; 1 Pjetrit 2:21-25 Marr nga MANNA E SË HËNËS SHALOM MEDIA, TIRANË
Biografia e Gjerasim Qiriazit Biografia e Gjerasim Qiriazit (1858-1894) nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar më: 30.12.2007 Nga historia e kishës protestante shqiptare Shkruar nga: Dr. Femi Cakolli, pastor Redaktuar nga: Magda Maylam __________________________________
Gjerasim Qiriazi (1858-1894) Predikuesi dhe njëri ndër rilindasit më të njohur të Shqipërisë është Gjerasim Qiriazi, themeluesi i Kishës Protestante Shqiptare. Historia e jetës së tij është sa heroike dhe krenare, aq edhe e dhimbshme dhe e perëndishme. Kjo është biografia e tij: - Emri dhe mbiemri: Gjerasim Qiriazi - Datëlindja: 18 tetor, 1858 - Vendlindja: Manastir - 18 tetor 1873: i bëhen fqinj tre misionarët e parë protestantë amerikanë ndër
Nga Robert J. Tamasy
Çfarë dini mbi delet? Përgjithësisht shumë pak, me përjashtim të informacionit se prej deles marrim leshin e qumështin dhe se të vegjlit e saj quhen qingja. Sigurisht, në Zelandën e Re, ku numri i deleve është më i madh se i njerëzve, dinë më tepër. Vite më parë, ndërsa punoja me mikun tim Ken Johnson për të shkruar një libër, mësova shumë gjëra në lidhje me këto kafshë konfuze. Keni kishte vite që merrej me rritjen e deleve në fermën e tij “amatoreske” ndërsa punonte me kohë të plotë në një vend tjetër. Ai shfaqi dëshirën që të më jepte disa ide për librin, të cilit ia ndërroi titullin: nga “Reflektime Nga Tufa” në “Të jetosh jetën me zemrën e një bariu”. Ja se çfarë kishte mësuar ai dhe familja e tij nga delet: Bari nuk është më i gjelbër atje se sa këtu. Një aforizëm i njohur thotë: “Bari është gjithmonë më i gjelbër në anën tjetër të gardhit”. Kështu mendojnë edhe delet. Këtë gjë Keni e pa me sytë e tij kur tufa e deleve të tij e shpërfilli dhe e shkatërroi barin e grumbulluar në vathë në përpjekje për të shijuar barin e një lëndine jashtë saj. A nuk na ndodh edhe ne që të heqim dorë nga puna apo rruga që kemi nisur për shkak se na duket më e mirë një alternativë tjetër dhe pastaj zbulojmë me keqardhje se nuk ia vlente? Jo gjithmonë është mirë “të ndjekësh pas udhëheqësin”. Një mëngjes, teksa
delet po dilnin nga vatha, Keni ia pengoi rrugën të parës duke i nxjerrë para një bisht fshese. Delja kërceu mbi të dhe vazhdoi rrugën. Keni nuk ia vuri më shkopin para deles së dytë, por ajo kërceu si e para megjithëse shkaku për të kërcyer nuk egzistonte më. A ke bërë edhe ti ndonjëherë diçka pa kërkuar arsye, por vetëm sepse dikush tjetër po bënte të njëjtën gjë? A të ka ndodhur që të vazhdosh të mbash qëndrime tradicionaliste pa e vrarë mendjen nëse atyre mund t’iu ketë kaluar koha? Po ngeli e vetme, delja krijon probleme. Ka raste kur dele të veçanta shkëputen nga tufa dhe, rrjedhimisht, nga syri vëzhgues i bariut. Rezultatet mund të jenë fatale – ndonjë gjymtyrë e thyer, bllokim në shkurre e deri te rrëzimi dhe mbetja shtrirë në kurriz me këmbë përpjetë. Po të mos jetë ndërhyrja e shpejtë e bariut, delja e aksidentuar mund të ngordhë. Raste të tilla ka plot, por historitë e Kenit vërtetojnë një pasazh nga Bibla që thotë: ”Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet…” (Isaia 53:6). Pa kujdesin e një bariu të zellshëm delet mund ta pësojnë keq. Në botën e profesioneve dhe të biznesit një nga detyrat kryesore të liderëve është që të kryejnë funksionin e bariut. Ata duhet të sigurojnë një mjedis pune të sigurtë, të parashikojnë mundësitë e aksiden-
teve dhe të marrin masa për eliminimin e tyre duke u siguruar punëtorëve kushte sa më të mira. Në planin shpirtëror, një bari-lider i mënçur, përpiqet që t’i shëmbëllejë Jezu Krishtit, i cili e përshkruan veten si “bariu i mirë; i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua” (Gjoni 10:14). Në të njëjtin pasazh Jezusi thotë: “Bariu i mirë jep jetën për delet e tij” (Gjoni 10:11). Kur liderët tregojnë me vepra se venë gjithmonë në plan të parë interesat e punonjësve, ata me siguri do të kenë pas vetes pasues besnikë. Ti je lider. A je i gatshëm të kryesh misionin e vështirë të bariut nën udhëheqjen e BARIUT? (Jezusit) Robert J. Tamasy është nënpresident për Komunikimin i Leaders Legacy, Inc., një shoqatë jo fitimprurëse me bazë në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran në gazetarinë profesioniste prej më shumë se 38 vjetesh, ai eshte autor i librit Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press) dhe është bashkautor me David A. Stoddard në veprën The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential (NavPress). Për më shumë informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.
shqiptarët: Xh. Berd, Xh. Marsh, Xh. Hauz - 1876: për herë të parë, 2 shqiptarë bëhen protestantë në Manastir, ku edhe hapet kisha e parë protestante shqiptare - 19 gusht 1877: Gjerasim Qiriazi lë fenë ortodokse dhe bëhet anëtar i kishës protestante (ungjillore) të Manastirit - 1878: Qiriazi fillon studimet biblike në Kolegjin Teologjik Amerikan në Samokovë të Bullgarisë - 1882: kreu studimet me plot sukses dhe u diplomua - 1882: bëhet pastor praktikant i një kishe bullgare në Shkup - 1883: ftohet për të marrë pjesë në Komitetin e Huaj Protestant në Turqi dhe caktohet si ungjilltari i shqiptarëve - 14 maj 1883: vendoset në Korçë - 1884: bëhet anëtar i Shoqërisë Biblike Britanike dhe të Huaj - 1884: fillon që të shkruajë himnet e para - 1884: bëhet përgjegjës për shpërndarjen e literaturës ungjillore në shqip - 8 qershor 1884: mbajti shërbesë në gjuhën shqipe në kishën ungjillore në Selanik - 22 qershor 1884: mbajti shërbesën në shqip në kishën ungjillore në Manastir - 12 nëntor 1884: zihet si peng për gjashtë muaj nga disa kaçakë, që i kërkonin para - 1885: shkroi romanin historik me elemente autobigrafike: “Pengu i kaçakëve” - 1886: vepron në Shkodër - 1887: fillon që të japë mësim në shkollën e parë shqipe në Korçë - 1888: përgatiti dhe botoi ungjillin e Mateut në shqip
- 1889: nën sygjerimin e Naim Frashërit, filloi që të përgatiste transkriptimin për botimin e pesë librave të parë të Biblës si tekste shkollore - 1889: merr ndihma dhe përkrahje nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut: nga Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Avdyl, Naim, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako etj. - 1889: u fejua me Athina Mikelidhin, vajzën e pastorit të kishës ungjillore të Selanikut, Stavri Mikelidhi. - 24 mars, 1890: u martua me Athinanë në Selanik - prill 1890: në mbledhjen e tij vjetore, Misioni Protestant për Turqinë vendosi që ta shugurojë “Ungjilltar i Popullit Shqiptar”. - 1890: filloi që të ndihej keq nga ana shëndetsore, si pasojë e zënies peng - e dielë, 11 maj, 1890: mbahet shërbesa e parë publike protestante në Korçë, ku morën pjesë mbi 400 persona. Gjerasimi atë ditë predikoi nga kapitulli i katërt i ungjillit sipas Gjonit. - 31 mars, 1891: lind djali i Gjerasimit, Stefani, në Korçë - 24 dhjetor, 1891: vdes gruaja e Gjerasimit në Selanik - mars, 1892: së bashku me Sevastinë, Gjerasimi përgatit planin dhe projektin për hapjen e Shkollës së Vajzave dhe Shkollën e të Dielës në Korçë. - korrik, 1892: viziton kishën ungjillore të Prishtinës (i vetmi romantik, që viziton Kosovën) - 2 tetor 1892: Kisha Ortodokse lëshon
mallkimin e saj kundër Gjerasimit - 14 nëntor, 1892: u themelua Kisha Ungjillore e Korçës - 14 nëntor, 1892: Gjerasimi themelon shoqërinë “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” në Korçë - nëntor, 1892: boton numrin e parë të gazetës së shoqërisë “Letra e Vëllazërisë”. - 17 janar, 1893: u bë një tentim vrasjeje ndaj Qiriazit - 1893: shkroi shumë vjersha, këngë etj. dhe bëri gati librin “Kristomaci” - 2 janar 1894: vdes në moshën 35 vjeçare. - 1903: Qiriazit iu botua libri “Kristomacia” në Sofje. I njëjti libër u ribotua në Prishtinë më 1991. - 1933: me urdhërin e Mbretit Zog, ndalohet gjithë veprimtaria shkollore ungjillore e Korçës. - 1940: u shpërnda kisha ungjillore e Korçës nga fashistët italianë - 1959: në SHBA, vdes i biri i Gjerasimit, Stefani, duke lënë 6 fëmijë. - 1987 Gjerasimit iu dha titulli “Mësues i Popullit” - 1990: u ripërtëri kisha ungjillore dhe “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” - 1992: iu akordua titulli: “Urdhëri i Lirisë i Klasit të Parë” Motoja e veprimtarisë së Gjerasim Qiriazit ishte: Miq për Perëndinë, Dritë për popullin, Uratë për mëmëdhenë!
Day, 01-07 may 2012
Gazeta e Kishës Rreze Drite
17
Roli kombëtar i kishës protestante shqiptare në themelimin e alfabetit në gjuhën shqipe HISTORIA E PANJOHUR E KONGRESIT TË MANASTIRIT Shkruar nga Dr. Femi Cakolli, pastor Redaktuar nga Magda Maylam
Kongresi i Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin “Kongresi i Alfabetit”, është një nga ngjarjet më të shënuara të kulturës shqiptare. Merita më e madhe e Kongresit të Manastirit qëndron në faktin se ai bëri të mundur që, më në fund, pas shumë përpjekjeve historike, shqiptarët të përdornin një alfabet të vetëm, që reflektonte identitetin e tyre kombëtar: një alfabet jo me shkronja arabe, as turke, apo greke, por me shkronja shqipe (d.m.th. me shkronja latine, evropiane). Patriotët shqiptarë, që meritojnë të përmenden për rolin e tyre të rëndësishëm në Kongresin e Manastirit janë ata, që Mihal Gramenoja i quan “foleja kombëtare” me qendër në Korçë. Në krye të kësaj “foleje” gjendej fillimisht Gjerasim Qiriazi (shiko Biografia e Gjerasim Qiriazit), pastaj Gjergj Qiriazi, dhe Parashqevi Qiriazi. Anëtarët e kësaj “foleje” ishin themelues dhe drejtues të këtyre institucioneve: Kisha Ungjillore Korçë, më 1891; Shkolla e të Dielës, më 1891(si pjesë e Kishës Ungjillore të Korçës); Shkolla e Vajzave, më 1891 (shkollë laike, që udhëhiqej kryesisht nga Sevasti Qiriazi); Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, më 1892 (shoqëri ungjillore dhe letrare); Letra e Vëllazërisë, më 1892 (gazetë) dhe Ylli i Mëngjesit (shoqatë e grave). Është për t’u theksuar këtu vlera shoqërore
dhe kombëtare e Kishës Protestante Ungjillore Shqiptare në themelimin e alfabetit në gjuhën shqipe. Gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare, në Shqipëri ishin dy qendra protestante shqiptare: Korça dhe Manastiri. Ishin pikërisht protestantët shqiptarë ata, që dolën hapur në Korçë në vitin 1891, edhe pse prania e tyre ishte shfaqur në Manastir qysh prej vitit 1887. Ata guxuan të hapin kisha, të predikojnë, të luten dhe të këndojnë në shqip. Guxuan të hapin shkolla, si edhe të shkruanin dhe të botonin libra në gjuhën shqipe. Ishin pikërisht këta intelektualë shqiptarë, që ofruan frymën dhe gjakun e tyre për të themeluar alfabetin shqip. Kongresi nuk do të kishte patur kurrë suksesin që pati, pa ndihmën e klubit “Bashkimi” të Manastirit, i cili u drejtua për shumë kohë nga Gjergj Qiriazi si nënkryetar. Komisioni i Punës së Alfabetit i kreu punimet e tij pikërisht në shtëpinë e Gjergjit. Gjergji ishte nënkryetar i Kongresit dhe anëtar i Komisionit. Ai ishte përfaqësues i Shoqërisë Biblike Britanike. Protestantë të tjerë, që ishin të përfshirë në udhëheqjen e Kongresit të Alfabetit ishin: Grigor Cilka, nënkryetar i Komisionit; Parashqevi Qiriazi, sekretare e Komisionit të ABC-së; Kristo Dako, pjesëmarrës; Fineas Kenedi, vëzhguese (e vetmja amerikane, që mori pjesë në Kongres); Fillomena Bonati, vëzhguese etj. Në Kongres morën pjesë 150 delegatë, nga të cilët mbi 35 ishin shqiptarë protestantë, kurse të tjerët ishin shqiptarë myslimanë, katolikë dhe ortodoksë. Kongresi mori vendim për të hapur shtypshkronjën e vet dhe Gjergj Qiriazi u caktua drejtor i saj. Kjo ishte shtypshkronja e parë shqiptare, e cila u bë shumë e njohur kudo ndër shqiptarët, por u mbyll më vonë nga turqit. Për kontributin e madh kombëtar, që kishte dhënë “foleja kombëtare”, me rastin e 40-vjetorit të veprimtarisë së saj, më 2 korrik 1931, në Kamëz, Mbreti Zog dhe Nëna Mbretëreshë e dekoruan atë me çmim të lartë. Kjo fole kombëtare, gjatë kësaj kohe, zyrtarisht njihej me emrin: “Instituti Qiriazi” (Instituti Kyrias).
Pyetje - Pergjigje Pyetje: Cili është kuptimi i jetës? Përgjigje: Cili është kuptimi i jetës? Si mund të gjej një kuptim, përmbushje dhe kënaqsi në jetë? A do ta kem potencialin të arrij diçka me vlerë që zgjat? Kaq shumë njerëz nuk janë ndalur ndonjëherë për të menduar se cili është kuptimi i jetës. Ata kthejnë sytë pas në vite dhe vrasin mendjen se pse janë prishur marrëdhëniet e tyre dhe pse ndihen aq bosh edhe pse mund të kenë arritur atë që i kanë vënë qëllim vetes. Një lojtar bejsbolli që arrit të bëhej shumë i famshëm, kur e pyetën se çfarë do të kishte dashur që dikush t’i thoshte kur filloi të luante bejsboll, u përgjigj: “Do të kisha dëshirë që dikush të më kishte thënë se kur arrin në majë, nuk ka asgjë aty”. Shumë qëllime na duken të kota vetëm pasi kanë kaluar vite të shkaura dëm për realizimin e tyre. Në shoqërinë tonë humane, njerëzit ndjekin të realizojnë shumë qëllime, duke menduar se në fund do të arrijnë të gjejnë një kuptim. Disa nga këto qëllime janë: biznesi, suksesi, pasuria, marrëdhëniet e mira, seksi, argëtimi, të bërit mirë, etj. Njerëz të ndryshëm kënë dëshmuar se ndërsa i kanë realizuar qëllimet e tyre për pasuri, marrëdhënie dhe qejf, ata përsëri janë ndjerë bosh. Autori i librit të Predikuesit në Bibël e nxjerr në pah këtë ndjenjë kur ai thotë: “ Pa kuptim! Pa kuptim!...Përfundmisht pa kuptim! Gjithçka është pa kuptim.” Ky autor kishte një pasuri të pamasë, urtësi përtej asaj të një njeriu në kohën e tij ose në kohën tonë, me qindra gra, pallate dhe kopshte që kanë qënë zilia e çdo mbretërie, ushqimin dhe verën më të mirë, të gjitha format e argëtimit që mund të ekzistonin. Dhe në një pikë ai tha se gjithçka që zemra e tij dëshironte, ai e kishte realizuar. Por ai përsëri doli në përfundimin se “jeta nën diell” (një jetë e jetuar në mënyrë të tillë sikur gjithçka të ketë të bëjë me atë që shohim me sytë tanë dhe që përjetojmë me shqisat tona) është pa kuptim! Pse ka një boshllëk kaq të madh? Sepse Perëndia na ka krijuar për diçka përtej asaj që mund të përjetojmë këtu dhe tani. Salomoni tha në lidhje me Perëndinë: “Ai madje ka vendosur
edhe përjetësinë në zemrat e njerzve...”. Në zemrat tona, ne jemi të vetëdijshëm se “këtu dhe tani” nuk janë e gjitha. Tek Zanafilla, libri i parë i Biblës, ne zbulojmë se Perënida e krijoi njeriun sipas imazhit të Tij (Zanafilla 1:26). Kjo do të thotë se ne i ngjasojmë më shumë Perëndisë se sa ndonjë diçkaje tjetër (ndonjë forme tjetër jete). Ne gjithashtu zbulojmë se përpara rënies së njeriut në mëkat dhe përpara ardhjes së mallkimit në tokë, gjërat e mëposhtme ishin të vërteta: (1) Perëndia e bëri njeriun një krijesë sociale (Zanafilla 2:18-25); (2) Perënida i dha njeriut punë (Zanafilla 2:15); (3) Perënida kishte miqësi me njeriun (Zanafilla 3:8); dhe (4) Perëndia i dha njeriut të drejtën të sundojë tokën (Zanafilla 1:26). Çfarë kuptimi kanë gjithë këto? Unë besoj se Perënida synonte që secila prej këtyre gjërave të mund t’i shtohej plotësisë sonë në jetë, por të gjitha këto (në mënyrë të veçantë miqësia e njerut me Perëndinë) u ndikuan keqas nga rënia e njeriut në mëkat, që solli si rezultat mallkimin në tokë (Zanafilla 3). Tek Zbulesa, libri i fundit i Biblës, në fund të çdo ngjarje që ka të bëjë me fundin e kohërave, Perënida zbulon se do të shkatërrojë tokën dhe qiejt e tanishëm ndërsa ne do të na çojë në një gjendje përjetësie duke krijuar një qiell të ri dhe një tokë të re. Në atë pikë, Ai do të restaurojë miqësinë e plotë me njerëzimin e shpëtuar. Një pjesë e njerëzimit do të gjykohet si e padenjë dhe do të hidhet në Liqein e Zjarrtë (Zbulesa 20:11-15). Mallkimi i mëkatit do të jetë zhdukur; mëkati nuk do të ekzistojë më, as dhimbja, sëmundja, vdekja, etj. (Zbulesa 21:4). Besimtarët do të trashëgojnë të gjitha gjërat; Zoti do të banojë me ta dhe ata do të jenë bijtë e Tij (Zbulesa 21:7). Kështu, vijmë tek rrethi i plotë, i asaj që Perënida na ka krijuar të kemi miqësi me Të; njeriu mëkatoi, duke e prishur atë miqësi; Perënida e restauroi plotësisht atë miqësi në përjetësi, me ata që ai i ka bërë të denjë. Tani, të jetosh për të arritur gjithçka në jetë dhe të vdesësh i ndarë nga Perënida deri në përjetësi, do të ishte gjëja më e keq dhe më e kotë! Por Perëndia ka siguruar një rrugë, jo vetëm për të siguruar lumturinë e përjetshme (Luka 23:43), por edhe për ta bërë këtë jetë më kuptimplotë dhe të kënaqshme. Por si mundësohet lumturia e përjetshme dhe “qielli ne tokë”?
18
Gazeta e Kishës Rreze Drite
Day, 01-07 may 2012
RESTAURIMI I KUPTIMIT TË JETËS NËPËRMJET JEZUS KRISHTIT Pyetje: A ekziston Zoti? A ka fakte për ekzistencën e Zotit?
Përgjigje: A ekziston Zoti? Më duket
interesant fakti që këtij debati i jepet kaq shumë vëmendje. Studimet e fundit kanë treguar se mbi 90% e njerzve në botë sot besojnë në ekzistencën e Zotit ose e ndonjë fuqie më të lartë. Megjithatë, në një farë mënyre përgjegjësia bie mbi ata që besojnë në ekzistencën e Zotit, për të vërtetuar në një farë mënyre që Ai me të vërtetë ekziston. Për mendimin tim duhet të jetë krejt e kundërta. Në të vërtetë, ekzistenca e Zotit nuk mund të provohet ose të hidhet poshtë. Bibla thotë gjithashtu se ne duhet të pranojmë me anë të besimit faktin se Zoti ekziston, “Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë” (Hebrenjve 11:6). Nëse Zoti do të kishte dëshirë, Ai thjesht mund të shfaqej edhe t’i provonte botës si Ai ekziston. Por nëse Ai do ta bënte këtë gjë atëhere nuk do të kishte nevojë për besim. “Jezusi i tha: ``Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!’’ (Gjoni 20:29). Por kjo nuk do të thotë se nuk ka asnjë fakt për ezistencën e Zotit. Bibla deklaron: “Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij. Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës. Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet; por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës; në qiejtë Perëndia ka vënë një çadër për diellin” (Psalmet 19:1-4). Nëse vështrojmë yjet në qiell, pafundësinë e universit, mrekullitë e natyrës, bukurinë e perëndimit të diellit – të gjitha këto janë vepër e një Krijuesi Zot. E sikur kjo të mos mjaftonte, prova për ekzistencën e Zotit gjendet edhe në zemrën tonë. Tek libri i Predikuesit 3:11 thuhet: “Ai... ka vënë madje përjetësinë në zemrat e tyre...”. Ka diçka thellë brenda qenies sonë që na thotë se ka diçka përtej kësaj jete dhe është dikush përtej kësaj bote. Ne ndoshta mund ta mohojmë këtë zë nga ana intelektuale, por prania e Zoti në ne dhe nëpërmjet nesh është aty. Por megjithatë, Bibla na paralajmëron se disa do ta mohojnë ekzistencen e Zotit, “I pamendi ka thënë në zemër të tij: “Nuk ka Perëndi”. (Psalmet 14:1). Përderisa mbi 98% e njerzve përgjatë historisë, në të gjitha kulturat, shoqëritë dhe kontinentet besojnë në ekzistencën e një farë Zoti – duhet të jetë diçka me patjetër(ose dikush) qe e nxit këtë besim. Përveç argumetave të Biblës në lidhje me ekzistencën e Zoti, ka edhe argumenta logjik. I pari është argumenti ontologjik. Forma më e njohur e argumentit ontologjik në përgjithësi përdor konceptin e Zotit për të provuar ekzistencën e Zotit. Ajo fillon me përkufizimin e Zotit si “ekzistenca më e përktyer.” Është argumentuar pra se të ekzistosh është diçka më e madhërishme se sa të mos ekzistosh, prandaj qenia
Siç është bërë e qartë edhe më lart, kuptimi i vërtetë tani dhe në përjetësi, gjendet vetëm nëpërmjet ripërtëritjes së marrëdhënies sonë me Perënidnë, që humbi me rënien e Adamit dhe të Evës në mëkat. Sot kjo marrëdhënie me Perëndinë është e mundur vetëm nëpërmjet Birit të Tij, Jezus Krishtit (Veprat 4:12; Gjoni 14:6; Gjoni 1:12). Jeta e Përjetshme fitohet atëhere kur dikush pendohet për mëkatet e tij/saj (nuk dëshiron më të ecë në mëkat por dëshiron që Krishti ta ndryshojë atë dhe ta bëjë një person të ri) dhe fillon të mbështetet tek Jezus Krishti si Shpëtimtar (shiko pyetjen “Cili është plani i shpëtimit?” për më tepër informacion mbi këtë çështje të rëndësishme). Tani, kuptimi i vërtetë në jetë nuk gjendet vetëm duke ditur se Jezusi është Shpëtimtar (sa do e mrekullueshme që të jetë). Për më tepër, kuptimi i vërtetë i jetës gjendet kur dikush fillon të ndjekë Krishtin dhe të bëhet dishepulli i Tij, duke mësuar për Të, duke kaluar kohë me Të në Fjalën e Tij, Biblën, duke u bashkuar më të në lutje dhe duke ecur me të në bindje të urdhëresave të Tij. Nëse je një jobesimtar(ose një besimtar i ri) ka të ngjarë të jesh duke thënë me vete: “Kjo mua nuk më duket shumë interesante ose përmbushëse!” Por të lutem vazhdo të lexosh edhe pak më poshtë. Jezusi ka thënë: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!’’ (Mateu 11:28-30). “... por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (Gjoni 10:10b). “...Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin
e vet dhe të më ndjekë. Sepse ai që do të dojë ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë atë (Mateu 16:24,25). “Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate” (Psalmet 37:4). Ajo që këto vargje nënkuptojnë është se në nuk keni zgjedhje tjetër. Ne mund të vazhdojmë ta drejtojmë vetë jetën tonë (dhe rezultati do të jetë një jetë boshe) ose mund të zgjedhim të ndjekim me gjithë zemër Perëndinë dhe vullnetin e Tij për jetën tonë (dhe rezultati do te jetë një jetë e plotë dhe përmbushja e dëshirave të zemrës sonë duke gjetur kënaqësi). Kjo ndodh sepse Krijuesi ynë na do dhe dëshiron më të mirën për ne (jo domsdoshmërisht jetën në të lehtë që mund të ekzistojë por atë më të plotën). Për ta mbyllur, doja të ndaja një analogji nga një miku im pastor. Nëse je një tifoz i sportit dhe vendos të shkosh të shikosh një lojë profesionistësh, ti mund të shpenzosh pak dollarë për një stol në rreshtat e sipërme të stadiumit ose mund të hedhësh disa qindra dollarë për të qenë më afër lojës. Kështu është edhe në jetën si i Krishter. “Të Krishterët e të Dielave” nuk mund të shohin Zotin duke punuar NGA AFËR. Ata nuk e kanë paguar çmimin. Ata që mund ta shikojnë Zotin duke punuar NGA AFËR janë dishepujt që e ndjekin Jezusin me gjithë zemër. Ata që nuk ndjekin më dëshirat e tyre në jetë, në mënyrë që të ndjekin qëllimin që Zoti ka në jetën e tyre. ATA e kanë paguar çmimin (dorëzimi i plotë ndaj Krishtit dhe vullnetit të Tij); ata janë duke e jetuar jetën në plotësi me ndërgjegje të pastër para të tjerëve dhe para Krijuesit të tyre. Po ju e keni paguar çmimin? A jeni të gatshëm për ta bërë këtë? Nëse po, atëhere nuk do t’ju duhet më të rendni pas kuptimit dhe qëllimit të jetës.
ekzistuese më e madhërishme duhet të ekzistojë me të vërtetë. Nëse Zoti nuk do të ekzistonte atëhere Ai nuk do të ishte qenia më e përkryer, por kjo do të binte në kundështim me vetë përkufizimin e Zotit. I dyti është argumenti teologjik. Argumenti teologjik është se përderisa universi shpalos një krijim kaq të mahnitshëm atëherë duhet të ketë pasur një Krijues Hyjnor. Për shembull, sikur toka të ishte vetëm disa qindra milje afër ose larg diellit, nuk do të ishte në gjendje të kishte një jetë të këtillë. Nëse elementet në atmosferën tonë do të ishin vetëm pak përqindje ndryshe, çdo gjallesë në tokë do të vdiste. Pobabiliteti që një molekulë proteine të jetë formuar rastësisht është 1 në 10 (ku 10 është e ndjekur nga 243 zero). Një qelizë e vetme përbëhet nga mijëra molekula proteine. Një argument i tretë logjik në lidhje me ekzistencën e Zotit është argumenti kozmologjik. Çdo pasojë e ka një shkak. Universi dhe gjithçka në të është një pasojë. Duhet të ketë diçka që ka shkaktuar ekzistencën e gjithçkaje. Ky diçka “i pashkaktuar” është Zoti. Një argument i katërt është argumenti moral. Çdo kulturë përgjatë historisë, ka pasur një formë ligji. Gjithsecili ka një ndërgjegje të asaj që është e drejtë dhe asaj që është e gabuar. Të varit, të vjedhurit, të gënjyerit dhe imoraliteti janë pothuajse universalisht të dënueshme. Nga kush erdhi pra kjo ndërgjegje e së mirës
dhe e së keqes veçse nga një Zot i shenjtë? Përveç këtyre, Bibla na thotë se njerëszit do të refuzojnë dijen e pastër dhe të pamohueshme të Zotit dhe në vend të kësaj do të besojnë një gënjeshtër. Tek Romakëve 1:25 thuhet: “... e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen”. Bibla gjithashtu shpall se njerëzit janë të pafalshëm dhe të pajustifikueshëm për mosbesimin tek Zoti, “Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm” (Romakëve 1:20). Njerëzit thonë se nuk besojnë tek Zoti sepse “nuk është diçka shkencore” ose “sepse nuk ka asnjë provë”. E vërteta është se nëse njerëzit e pranojnë faktin që ka një Zot, ata gjithashtu duhet të kuptojnë se janë të përgjegjshëm para Zotit dhe që kanë nevojë për t’u falur (Romakëve 3:23; 6:23). Nëse Zoti ekziston, atëhere ne duhet të japim llogari para Tij, për të gjitha ato që kemi bërë. Nëse Zoti nuk ekziston atëhere ne mund të bëjmë çfarë të duam, pa e vrarë mendjen se Zoti do të na gjykojë. Mendoj se kjo është arsyeja pse evolucioni është kaq i besueshëm në shumë shoqëri, për t’u dhënë njerëzve një alternativë për të besuar në një Krijues Zot. Zoti ekziston dhe padyshim
që të gjithë e dinë se Ai ekziston. Vetë fakti se disa mundohen të hedhin poshtë në mënyrë agresive ekzistencën e Tij, është në fakt një argument pro ekzistencës së Tij. Më lejoni edhe një argument të funditr për ekzistencën e Zotit. Nga e di unë se Zoti ekziston? Une e di që Ai ekziston sepse flas me Të çdo ditë. Nuk e dëgjoj Atë me veshë kur Ai më flet, por e ndiej praninë e Tij, drejtimin e Tij, e njoh dashurinë e Tij, e dëshiroj hirin e Tij. Kanë ndodhur gjëra në jetën timë që nuk kanë shpjegim tjetër veçse Zotin. Zoti më ka shpëtuar në një mënyrë të mrekullueshme dhe më ka ndryshuar jetën, për këtë unë nuk mund të ndaloj së lavdëruari ekistencën e Tij. Asnjë nga këto argumente, nga dhe në vetvetë, nuk mund të bindë ata që refuzojnë të besojnë diçka kaq të qartë. Në fund të fundit ekzistenca e Zotit duhet të pranohet me besim (Hebrenjve 11:6). Besimi tek Zoti nuk është një hap i verbër drejt errësirës, është një hap i sigurt drejt një dhome të ndriçuar më së miri, në të cilën qëndrojnë tashmë 90% e njerzve. Pyetje: Cila është feja e duhur për mua? Përgjigje: Restorantet “fast food” na joshin duke na lejuar të porositim ekzaktësisht atë që duam. Disa kafeteri mburren se mund të përgatisin mbi njëqind shije dhe variacione të kafes. Edhe kur duam të blejmë shtëpi ose makina, ne mund të zgjedhim një me të gjitha opsionet dhe karakteristikat që dëshirojmë. Ne nuk jetojmë më vetëm në një botë me shije çokollate, vanilje dhe luleshtrydhe. Zgjedhjet janë të mira! Ju mund të gjeni gjithçka që dëshironi sipas shijeve dhe nevojave tuaja personale. Si ju duket ideja e një feje që ju përshtatet? Si ju duket ideja e një feje që ju çliron nga ndjenja e fajit, që nuk ka kërkesa dhe që nuk është e ngarkuar me shumë rregulla? Një fe e tille ekziston, ashtu siç e përshkrova, por a është feja diçka që ne mund të zgjedhim, siç zgjedhim shijen e akullores sonë të preferuar? Ka shumë zëra që mundohen të na tërheqin vëmendjen, pse atëhere duhet që dikush të zgjedhe Jezusin në vend të Muhamedit le të themi, ose Konfucit, Budës, Çarls Tez Rasëllit ose Jozef Smithit? Gjithësesi, a nuk të çojnë të gjitha rrugët në Qiell? A nuk janë të gjitha fetë të njëjta në thelb? E vërteta qëndron se jo të gjitha fetë të çojnë në Qiell ashtu siç është e vërtetë se jo të gjitha rrugët të çojnë në Romë. Vetëm Jezusi flet me autoritetin e Zotit sepse vetëm Jezusi e ka mundur vdekjen. Muhamedi, Konfuci dhe gjithe të tjerët dergjen në varre sot e kësaj dite, por Jezusi, me anë të fuqisë së Tij, u ngrit nga varri tri ditë pas vdekjes së tmerrshme mbi kryqin Romak. Kushdo që ka pushtet mbi vdekjen e meriton vëmendjen tonë. Kushdo që ka pushtet mbi vdekjen e meriton të dëgjohet. Provat për ringjalljen e Jezusit janë të panumërta. Së pari, kanë qenë mbi pesëqind dëshmitarë okularë të Krishtit të ringjallur!
Day, 01-07 may 2012
Gazeta e Kishës Rreze Drite
19
Lajme Sportive
“Unë, ndërmjetësi i “KJ” me Kaka” Pesëqind dëshmitarë okularë nuk janë pak. Nuk mund të shpërfillet zëri i pesëqind personave. Duhet të kemi parasysh edhe çështjen e varrit bosh. Armiqtë e Jezusit mund ta kishin ndaluar shumë lehtë këtë thashethem rreth ringjalljes së Krishtit duke ekspozuar trupin e Tij të vdekur, të kalbur, por ja që aty nuk kishte asnjë trup të vdekur për të ekspozuar! Varri ishte bosh! A ishte e mundur që trupin e Tij ta kishin vjedhur dishepujt? Vështirë. Për të parandaluar çdo të papritur, varri i Jezusit mbikqyrej fort nga ushtarë të armatosur. Nëse kemi parasysh ndjekësit e Tij të frikësuar, të cilët i’a kishin mbathur gjatë arrestit dhe kryqëzimit të Tij, nuk ka pothuajse aspak të ngjarë që ky grup peshkatarësh të ulët dhe të frikësuar të mund të ishin ndeshur me disa ushtarë profesionistë, të trajnuar. Fakti i thjeshtë është se ringjallja e Jezusit nuk mund të shpjegohet ndryshe! Sërisht, çdokush që ka fuqi mbi vdekjen e meriton të dëgjohet. Jezusi e tregoi fuqinë e Tij mbi vdekjen, prandaj duhet të dëgjojmë atë që Ai thotë. Jezusi tha se është e vetmja rrugë shpëtimi (Gjoni 14:6). Ai nuk është një rrugë, nuk është një nga shumë rrugët, por Jezusi është rruga. Dhe po ky Jezus thotë, “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje” (Mateu 11:28). Kjo është një botë e egër dhe jeta është e vështirë. Shumica prej nesh janë plagosur, gjakosur dhe kanë shpirt luftarak, apo jo? Çfarë doni atëhere? Ripërtëritje apo thjesht një fe? Një Shpëtimtar të gjallë apo një prej shumë “profetëve”? Një marrëdhënie kuptimplotë apo rituale boshe? Jezusi nuk është një zgjedhje – Ai është zgjedhja. Jezusi është “feja” e duhur nëse jeni dukë kërkuar për falje (Veprat 10:43). Jezusi është “feja” e duhur nëse jeni duke kërkuar një marrëdhënie kuptimplotë me Zotin (Gjoni 10:10). Jezusi është “feja” e duhur nëse jeni duke kërkuar një banesë të përjetshme në Qiell (Gjoni 3:16). Vendose besimin tënd në Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tënd – nuk do të pendohesh! Beso në Të për faljen e mëkateve të tua – nuk do të mbetesh i zhgënjyer. Nëse doni të keni një “marrëdhënie të duhur” me Zotin, mund të thoni këtë lutje. Mos harroni, kjo apo ajo lloj lutje nuk ju shpëton. Vetëm besimi juaj tek Krishti mund t’ju sigurojë faljen e mëkateve. Kjo lutje është thjesht një mënyrë për t’i shprehur Zotit besimin që keni tek Ai dhe për ta falenderuar Atë që siguroi që për faljen tuaj. “ Zot, e di që kam mëkatuar kundër teje dhe e meritoj të ndëshkohem. Por Jezus Krishti mori ndëshkimin që unë meritoja, që nëpërmjet besimit tek Ai unë të mund të jem i falur. Unë largohem nga mëkati im dhe të besoj Ty për shpëtimin tim. Faleminderit për mëshirën tënde të mrekullueshme dhe për faljen! Amen!” A keni marrë një vendim në lidhje me Krishtin prej asaj që lexuat këtu? Nëse po, ju lutem klikoni poshtë tek butoni “Kam pranuar Krishtin sot.”
Taulant Hila është një 30-vjeçar shqiptar që ka kontakte të herë pas herëshme me futbollistin e njohur të Milanit, Rikardo Kaka. Dy vjet më parë, 30-vjeçari nga qyteti i Fierit shkoi në Milano të Italisë, ku në mënyrë fare rastësore është takuar me një nga personat që shumë njerëz në botë do të ëndërronin ta kontaktonin qoftë edhe një herë. 30-vjeçari Hila është në fakt personi që ka ndërmjetësuar për intervistën që gazeta “Koha Jonë” botoi dje me të famëshmin Kaka, i cili foli për herë të parë për Shqipërinë, shtet të cilin do të donte ta vizitonte e ta njihte më shumë. Për shkak të kërkesave të shumta të lexuesve, “KJ” riboton sot përmbledhjen e intervistës si dhe po publikon anën tjetër të Rikardo Kakasë, pikërisht mënyrën se si e njohin ata që e kanë pranë, konkretisht parë nga sytë e një djali nga Shqipëria, Taulantit. Sipas këtij të fundit, fantazisti 27-vjeçar i Milanit ka shfaqur interes për vendin tonë, pasi e ka pyetur atë për kulturën dhe pasuritë natyrore të vendit tonë. Ndoshta kjo lidhet me destinacionet turistike që Kaka do të donte të vizitonte herën e parë që do të shkelë në tokën shqiptare. “Padyshim që tipari që do të shquaja më shumë nga Kaka, është thjeshtësia dhe modestia e tij. Nuk do të ngurroja aspak t’i kërkoja ndihme atij, si një miku të mirë, në rast se më nevojitet”, thotë Taulant Hila, në një intervistë të detajuar për “KJ”. Dje, gazeta botoi një intervistë ekskluzive të Rikardo Kakasë, futbollistit i cili për hir të së vërtetës, shihet i tërhequr
Thursday, 19 March 2009
nga jeta mediatike në Itali, shpesh herë duke i refuzuar ftesat për pjesemarrje nëpër emisione apo intervista. Intervista, ishte e para që Kaka jep për një media shqiptare. Taulant, si e keni njohur ju Kakanë? Na tregoni diçka në lidhje me takimin e parë me të? Unë e kam njohur atë në rrethana shumë speciale dhe në një moment të veçantë të jetës sime. Vizitova një ditë, nuk e mbaj mend saktësisht kohën, por besoj se rreth një vit më parë, kishën Rinaschere in Christo këtu në Milano, ku pastore është e ëma e Kakase, Simona. Kështu nisi gjithçka. Po takimi i parë me të, si iu prezantuat dhe a është Kaka një person i thjeshte, apo manifeston sjellje prej VIP-i? Absolutisht jo, ai është një djalë shumë i thjeshtë, që transmeton vlera të padiskutueshme morale. Nëse ndodhesh pranë tij, nuk ndihesh aspak në siklet apo i distancuar për shkak të famës së tij, përkundrazi ai të ofron një sjellje shumë miqësore. Nuk bëhet fjalë që ai të ketë truproja apo shoferë personalë, edhe pse është një nga futbollistet më të famshëm të planetit. Për njerëzit në nevojë, ai është gjithnjë i gatshëm të dhurojë, madje është vlerësuar shpeshherë për ndihmën që u ka ofruar kishave edhe në Brazil. Ajo që unë do të vlerësoja, është dhurimi i të dhjetës së të ardhurave të tij në kishë çdo muaj, që duke pasur parasysh rrogën e Kakase, mund të bëni vetë një llogaritje. Mund të them se është padyshim një person që e përdor famën për t’i përçuar shoqërisë vlera që shpesh herë mungojnë.
Si e përjetoi Kaka periudhën e ofertës se “çmendur” të Manchester City? Ky ishte vërtet një moment i vështirë jo vetëm për Kaka, por edhe për pjesën tjetër të familjes së tij. Të gjithë miqtë e tij e kanë mbështetur shumë që ai të merrte vendimin e duhur. Kaka ishte ai që besonte se gjithçka ishte në dorën e Zotit. Ajo që është e sigurt, është fakti se ai dhe familja e tij nuk tundohen nga paratë. Unë mendoj se vendimi i tij, kënaqi atë vetë, miqtë dhe tifozët e tij, por sidomos familjen Kaka. Po jeta që bën ai, së bashku me familjen, është modeste, apo ylli i futbollit është i dhënë pas blerjeve të shtrenjta? Sipas mendimit tim, ata janë një familje model në çdo aspekt. Nuk di dhe as kam konstatuar që të bëjnë një jetë luksoze prej VIPash, ndërsa Kaka ka vërtet një marrëdhënie të mrekullueshme me nusen e tij, Carolinën dhe me prindërit, të ëmën dhe të atin, që jeton në Brazil ku punon si inxhinier. Kaka ka vëllezër ose motra? Ka vetëm një vëlla, që është gjithashtu futbollist dhe quhet Rodrigo. Ju me siguri i ndiqni të gjitha ndeshjet e tij, çfarë mendoni se ka ai të veçantë në raport me futbollistët e tjerë? Sigurisht qe i ndjek të gjitha ndeshjet dhe bëj tifo për të. Ajo që spikat si karakteristikë më e veçantë te ai, është qëndrimi i tij dinjitoz, e jo si “famozët” arrogantë. Ndërsa në fushe gjatë ndeshjes, mendoj se dallon për shpejtësinë dhe rezistencën në lojë. Nëse ju do të kishit një nevojë emergjente, e do t’ju duhej t’i shtrinit dorën dikujt, a do te ishte ky person Kaka? Pse jo, ashtu sikurse do t’i shtrija dorën çdo miku të vërtetë. Si vishet zakonisht Kaka, qoftë edhe në jetën e përditshme? Di qe vesh përherë rroba të Armanit, pasi ka një kontratë me të. Me cilët prej futbollisteve shoqërohet ai, nga klubi i vet ose me gjerë? A është i gatshëm Kaka për të folur në intervista dhe për të shkuar në emisione ku mund ta ftojnë? Shumë persona thonë që janë shokë me Kakanë, për shkak të tipit të tij të dashur dhe të hapur, por unë do pyesja se kë ka shokë vërtet ai? Sa për atë që thatë ju, nëpër intervista apo emisione televizive, unë nuk e shoh shpesh këtu në Itali. Po djalin e çiftit ju e njihni? E marrin ata shpesh herë me vete atë gjatë daljeve të tyre? Po, Luka është tashmë 9-muajsh dhe është shoku im i ngushtë (qesh). Është vërtetë një fëmijë shumë i bukur, vetëm ta shihni. Ai nuk ka qënë ndonjëherë në Shqipëri, por e njeh pak a shumë këtë vend përmes jush. Çfarë konsideratash ju ka shprehur? Në fakt, ai nuk e njeh mirë vendin tonë dhe nuk ka informacion të plotë apo të detajuar në lidhje me të, por mbaj mënd që më ka pyetur se si është Shqipëria, nga pikëpamja kulturore dhe resurset natyrore. Ju jeni i vetmi shqiptar që Rikardo njeh? Mesa di unë, po. Por, ndoshta njeh edhe futbollistin Igli Tare, që është gjithashtu nga Shqipëria. Intervistoi: Fjoralba Shahaj
Gazeta e Kishës Rreze Drite
20
“Dua ta njoh Shqipërinë
Berluskoni: Kaka është i mirëpritur te Milani E Mërkurë, 16 Mars 2011
Keni filluar të luani futboll në moshë fare të vogël. Mund të na tregoni diçka për fillimet tuaja në këtë sport në San Paolo, në Brazil? Kur kam filluar të luaj futboll në San Paolo, unë kam qënë vetëm 8 vjeç. Na flisni pak për aksidentin, për të cilin keni thënë që ju ka njohur me Zotin? Aksidenti të cilit ju i referoheni, ka ndodhur kur unë isha në moshen 18-vjeçare. Kjo ishte para se unë të bëhesha pjesë e një skuadre të vërtetë. Koha pas aksidentit ishte një eksperiencë e mrekullueshme me Zotin, edhe pse konvertimi im si i krishterë, ndodhi shumë vite më pas. Më pas ju u transferuat në Itali, ku ju priste një karrierë gjigande në Evropë. Si e përjetuat ndryshimin? Eshtë e vërtetë, kjo ka qënë një ëndërr që unë e kam pasur që kur kam qënë adoleshent dhe jetoja në Brazil. Kur mundësia më erdhi për herë të parë, unë e pashë atë si një mundësi, ndaj nuk e lashë të më ikte nga dora. Për shkak të besimit tuaj, shpesh i keni thyer rregullat e FIFA-s në lidhje me veshjen e fanellave, ku ka pasur shprehje për Zotin, të tilla si “I belong to Jesus”, me të cilën i keni befasuar të gjithë tifozët. Keni një koment për këtë? Do të preferoja të mos i përgjigjesha kësaj pyetjeje. Ç’rol ka familja juaj në karrierën dhe jetën tuaj personale? A shpenzoni kohë me ta, ndani mendime të përbashkëta etj.? Mendoj se familja është baza e gjithçkaje, është diçka thelbësore pa të cilën nuk do t’ia dilja dot. Sa për atë që pyesni ju, diskutoj me ta gjithçka, sa herë që më jepet mundësia ta bëj këtë. Si ka mundësi që një futbollist kaq i famshëm sa ju, gjen kohë edhe të shkojë të dielave në Kishë. Jeni
gati të hiqni dorë nga çdo impenjim tjetër atë ditë, vetëm e vetëm për predikimin, adhurimin dhe takimin me vëllezërit e motrat në Krishtin? Po, jam gati të heq dorë nga çdo impenjim, bëjnë përjashtim vetëm rastet kur angazhimet e mia në punë nuk ma lejojn kët. Pavarësisht kësaj, un shkoj në kishë edhe gjatë javës. Berluskoni, ju vlerësoi si karakter njerëzor. Ju në fakt si i keni marrëdhëniet me të? Ai është të cilën ktoj atë sa herë
presidenti i skuadres në unë bëj pjesë. E respeshumë dhe bisedoj me të që më krijohet mundësia.
Keni një djalë, që erdhi në jetë disa muaj më parë. Mund të na tregoni diçka për të? Ai është rritur tashmë, është plot 9-muajsh dhe për ne si familje, është një bekim i madh. Është shumë gjë e bukur kur kalojmë kohë sëbashku, pasi transmetohen edhe vlera shpirtërore. Cila gjë ju sfidon vazhdimisht? Të jem një kampion. Cili ekip ju pëlqen, ku e shikoni veten në të ardhmen? Sikurse thotë edhe Bibla: “E ardhmja jonë varet nga Zoti.” Dy nga lojtarët e Milanit, Maldini dhe Shevcenko, kanë qënë në Shqipëri pak kohë më parë, për një ndeshje miqësore. A ju kanë folur ata për këtë vend dhe a do t’ju pëlqente ta vizitonit Shqipërine? Ata më thanë që u zhvillua një ndeshje interesante. Ndërkaq, mua do të me pëlqente shumë ta njihja vendin tuaj, sepse nuk di shumë gjëra rreth Shqipërisë. Cilat janë objektivat tuaj për këtë vit? Uroj që Milani, të jetë pjesë e Ligës se Kampioneve dhe synoj të fitojë gjithashtu me Brazilin edhe Kupën e Konfederates.(Marrë nga Gazeta Koha Jonë)
Presidenti i i Milanit, Silvio Berluskoni deklaroi pas zërave që qarkullojnë mbi të ardhmen e brazilianit Kaka, se klubi i tij do të mirëpresë yllin brazilian të futbollit, i cili tani mban fanellën e Real Madridit. Në rast se Berluskoni nuk ka bëre shaka, atëhere Kaka i ka të shumta shanset e tij që të bashkohet me Milanit, në fillim të edicionit të ri futbollistik. Braziliani ka pasur probleme me dëmtimet dhe nuk ka gjetur formën e tij të dikurshme tek “Los Blancos”, kështu që mundësia më e madhe është që ai të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Pas deklaratës së Berluskonit, “San Siro” do të jetë një prej destinacioneve të mundshme, në të ardhmen e Kaka. “Rikthimi i brazilianit Kaka tek Milani? Ne e presim krahëhapur”, -theksoi Berluskoni. “Padyshim që do të interesoheshim edhe per të në merkaton e ardhshme. Ai është një lojtar dhe një njeri i shkëlqyer”,-është shprehur Silvio Berluskoni për “La Gazzetta dello Sport”. Sidoqoftë, Silvio Berluskoni sqaroi se nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim deri tani por Milani e mirëpriste rikthimin e lojtarit. (Marrë nga Gazeta Koha Jonë)
BiZNESIEKONOMIA Pyetje: Çfarë thotë Bibla në lidhje me të dhjetën? Përgjigje: E dhjeta është një çështje e vështirë mes të Krishterëve. Në shumë kisha, të dhjetës i jepet një rëndësi tepër të veçantë. Në të njëjtën kohë shumë të Krishter refuzojnë t’i binden thirrjes në Bibël në lidhje me ofertat ndaj Perënisë. E dhjeta / të dhënit duhet të jetë diçka e gëzueshme, një bekim. Është për të ardhur keq që sot kjo gjë ndodh rrallë në kishë. E dhjeta është një koncept i Testamentit të Vjetër. E dhjeta ishte një kërkesë me ligj, sipas të cilit të gjithë Izraelitët duhet të jepnin 10% të gjithçkaje që fitonin para Tabernakullit / Temullit (Levitikut 27:30; Numrat 18:26; Ligji i Përterirë 14:24; 2 Kronikave 31:5). Disa e kuptojnë sikur e dhjeta ishte një mënyrë taksimi në Testamentin e Vjetër për të siguruar nevojat e priftërinjve dhe të Levitëve të sistemit të sakrifikimit. Në Testamentin e Ri nuk ka ndonjë urdhër ose rekomandim që të Krishterët t’i nënshtrohen një sistemi ligjor për të dhjetën. Pali thotë se besimtarët duhet të lenë mënjanë një pjesë të të ardhurave të tyre në mënyrë që të mbështesin kishën (1Korintasve 16:1-2). Askund në Testamenitn e Ri nuk përcaktohet një përqindje të ardhurash që duhet të lihet mënjanë, por thuhet vetëm “secili nga ju le të vërë mënjanë aq sa mundet sipas të ardhurave të tij” (1 Korintasve 16:2). Kisha e Krishterë ka huazuar në thelb të dhënit e 10%-shit të Testamentit të Vjetër si një “shumë minimale të rekomanduar” për të
Day, 01-07 may 2012
Krishtërt. Sidoqoftë, të Krishterët nuk duhet të ndihen të detyruar që ta japin gjithmonë të dhjetën. Ata duhe të japin “aq sa munden sipas të ardhurave të tyre”. Kjo nënkupton që ata ndonjëherë mund të japin më shumë se sa të dhjetën, ndonjëherë edhe më pak. Gjithçka varet nga mundësitë e një të Krishteri dhe nga nevojat e kishës. Çdo i Krishter duhet të lutet dhe të kërkojë urtësinë e Perënidisë në lidhje me dhënien e së dhjetës ose me shumën që ai ose ajo mund të japë (Jakobi 1:5). “Secili le të veprojë ashtu si ka vendosur në zemrën, as me keqardhje as nga shtrëngimi, sepse Perëndia do një dhurues të gëzuar” (2Korintasve 9:7). Berluskoni: Kaka është i mirëpritur te Milani
Rritet çmimi i arit, Shqipëria fiton 5 mld lekë. TIRANË- Si një ekonomi e vogël, çmimet e tregjeve të Shqipërisë varen direkt nga zhvillimet ndërkombëtare, duke rritur në mënyrë të ndjeshme çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm apo shërbimeve në vend. Çmimet e karburanteve apo drithërave, të cilat përbëjnë edhe një pjesë të mirë të shpenzimeve të familjeve shqiptare janë ta varura direkt nga tregjet e huaja dhe furnitorët e mëdhenj. Por përkundër kësaj, zhvillimet në tregjet ndërkombëtare na kanë favorizuar shumë në një drejtim, atë të vlerësimit të metaleve të çmuara dhe sidomos arit. Vlera e arit shqiptar i depozituara në bankat e huaja si dhe atij që mbahet nën administrimin dhe pronësinë e Bankës së Shqipërisë është rritur me rreth 50 për qind gjatë vitit të shkuar krahasuar me vlerën e vitit 2009. Kjo nuk ka ardhur për shkak të shtimit të sasisë së arit, por vetëm me shtrenjtim e ndjeshëm të tij në tregjet botërore. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e arit dhe metaleve të tjera të çmuara shqiptare deri në fund të vitit 2010 është përllogaritur në rreth 15.1 miliardë lekë, nga rreth 10.8 miliardë lekë që kanë qenë deri në fund të vitit 2009. Nga këto, rreth 10.1 miliardë lekë është i depozituar në bankat e huaja ndërsa pjesa tjetër bashkë me metalet e tjera të çmuara gjenden në Shqipëri në thesarin e shtetit. Shqipëria ka në pronësi të saj rreth 2.5 ton ar plus sasinë e metaleve të tjera të çmuara, si argjendi apo platini. Ari, sasia e valutës, kryesisht euro dhe dollar që ka nën administrim Banka e Shqipërisë dhe depozitat që ajo ka në bankat e huaja përbëjnë Rezervën Valutore.
Po përse shërben kjo sasi ari? Ari shërben si pikë referimi për monedhën. Metali i çmuara është mjet që vendos besimin tek monedha e një vendi. Kjo është një “detyrë” e re e arit pasi më parë ai bashkë me metalet e tjera të çmuara, si argjendi, platini, etj., janë përdorur si mjete pagese në formë monedhe.
Tregtimi i arit në bursat ndërkombëtare bëhet me njësinë matëse “onz”. Një onz përkthehet në rreth 28.3 gramë. Gjatë ditës së djeshme, një gram ar në bursat ndërkombëtare është shitur mesatarisht me 47.5 dollarë. Banka e Shqipërisë ka bërë përllogaritjen e vlerës së
Day, 01-07 may 2012
Gazeta e Kishës Rreze Drite
21
Mbi blasfeminë kundër Frymës së Shenjtë arit shqiptar në muajin dhjetor kur çmimi një grami ar ishte rreth 45 dollarë, ndërkohë nëse vlerësimi do të bëhej tani kur një gram ar kushton rreth 47.4 dollarë, vetëm vlera e arit shqiptar të depozituar në bankat e huaja do të ishte rreth 11 miliardë lekë. Deri në fillim të vitit 2008, rezervat e arit dhe metaleve të tjera të çmuara ishin nën pronësinë e qeverisë, ndërsa administroheshin nga Banka e Shqipërisë. Një ligj i miratuar gjatë fillimit të atij viti, vendosi që të ishte Banka e Shqipërisë pronarja dhe administratorja e rezervave të arit shqiptar. Çfarë është rezerva valutore? Ari dhe metalet e tjera të çmuara, valuta CASH dhe depozitat valutore që Banka e Shqipërisë ka në bankat e huaja, përbëjnë atë që quhet Rezerva Valutore e Shqipërisë. Ndryshe, sasia e rezervës valutore matet edhe me kohën e importeve që ajo mund të përballojë. Pra, në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore, lufte apo ndodhi të tjera të ngjashme, rezerva valutore përdoret në shërbim të ekonomisë. Në rastin tonë, përllogaritet që rezerva valutore shqiptare të përballojë rreth 4 muaj e gjysmë importe. (Marrë nga shekulli/lajmipare.com)
Mbi blasfeminë kundër Frymës së Shenjtë
ose ligësisht; të disktretitosh, të shpifësh, të përgojosh, të shash, të fyesh ose të ofendosh”. Duke parë kontekstin në të cilin Jezusi foli, blasfemia ndaj Frymës është që t’ia atribuosh ose ngarkosh veprat e Frymës së Shenjtë djallit (Marku 3:30). Pra, blasfemia ndaj Frymës është që një vepër të bërë nga Fryma, ta emërtosh sikur e ka bërë Satani. Shumë njerëz në Bibël kanë blasfemuar, duke përfshirë edhe Saulin, që më vonë u quajt apostulli Pal. Megjithatë, ne shohim te 1 Tim 1:13 që Pali tha se atij iu dha mëshirë për shkak se kishte blasfemuar në injorancë dhe në mosbesim. Prandaj, blasfemia kundër Frymës, për të cilën na paralajmëroi Jezusi, duhet të jetë një fyerje e vullnetshme e Frymës së Shenjtë, me dijeni të plotë se çfarë je duke bërë. Kjo e vërtetë duhet para krahas Heb 6:4-6 ku përmenden disa veti të njerëzve të cilën bien nga hiri. 4 Sepse ata që janë ndriçuar një herë, e shijuan dhuntinë qiellore dhe u bënë pjestarë të Frymës së Shenjtë, 5 dhe shijuan fjalën e mirë të Perëndisë dhe mrekullitë e jetës së ardhshme, 6 dhe po u rrëzuan, është e pamundur t`i sjellësh përsëri në pendim, sepse ata, për vete të tyre, e kryqëzojnë përsëri Birin e Perëndisë dhe e poshtërojnë. (Heb 6:4-6) Ky pasazh na tregon që vetëm një besimtar i maturuar mund të bëjë një mëkat të tillë. Pra bëhet fjalë për dikë i cili ka qenë i ndriçuar dhe në dritë, duke e parë të vërtetën qartë. Duke patur parasysh këtë, mund të themi që thëniet e nxituara, të vrullshme e të pamenduara mirë kundër Frymës së Shenjtë, të thëna në injorancë dhe në mosbesim nga ata që nuk ia kanë idenë se ç’thonë, mund të falen. Ja pse Jezusi tha “O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç`bëjnë” (Luka 23:34). Pra, ata që “nuk dinë ç`bëjnë” mund të falen. Por ata që e dinë ç’bëjnë nuk falen.
Mateu 12:31 - Prandaj unë po ju them: Çdo mëkat dhe blasfemi do t`u falet njerëzve; por blasfemia kundër Frymës nuk do t`u falet atyre.
Kur dikush refuzon Jezusin dhe veprën e Tij të vdekjes dhe ringjalljes, ai po refuzon të vetmen mundësi të faljes së mëkateve dhe të shpëtimit. Refuzimi i Jezusit, pra, është arsyeja kryesore pse dikush nuk pranon faljen e mëkateve. (Gj 16:8,9; Heb 10:29-31). Arsyeja e dytë që dikush nuk falet është blasfemia ndaj Frymës së Shenjtë (Mateu 12:31; Mark 3:29). Duke thënë këtë, Jezusi ridëshmon hyjninë e Frymës së Shenjtë dhe mësimin mbi Trinitetin. Fjala “blasfemi” do të thotë “të flasësh keq
Atëherë lind pyetja: “Kur dikush e ka kaluar kufirin dhe ka kryer mëkatin e pafalshëm të blasfemisë kundër Frymës së Shenjtë?” Njerëzit nuk mund të gjykojnë dot për të vendosur kur dikush është përgjegjës për blasfeminë kundër Frymës. Ne mund të jemi të sigurtë që Perëndia që i njeh zemrat do të ketë një gjykim të drejtë në lidhje me këtë. Megjithatë, Fjala e Zotit na tregon që kushdo që bëhet i paskrupullt fillon të humbasë ndjeshmërinë e zemrës dhe bindjen nga Perëndia (Rom 1:28). Pra, personi që blasfemon kundër Frymës nuk ndjen keqardhje dhe as nevojë për t’u penduar për atë që ka bërë. Prandaj, kushdo që është i bindur në zemrën e vet që ka mëkatuar kundër Frymës, që ndjen keqardhje e pendim në zemër, ose druan se mos ka gabuar duke blasfemuar, ky person nuk e ka kryer mëkatin e pafalshëm të blasfemisë ndaj Frymës së Shenjtë. Vetë fakti që personit i vjen keq në zemër tregon që ai nuk ka blasfemuar, sepse personi që ka blasfemuar as që do t’ia dijë nëse ka bërë diçka kundër Frymës, sepse zemra e tij është ngurtësuar. Nga Mirgen Dhima
Vajza me trëndafil Xhon Blonshar qëndroi afër bordurës, duke rregulluar uniformën e tij ushtarake dhe duke parë turmën e njerëzve që shkonin e vinin nëpër Stacionin Qendror. Ai po kërkonte vajzën të cilës i njihte zemrën, por jo fytyrën. Kishte filluar të interesohej për të trembëdhjetë muaj më parë. Kishte marrë një libër në një bibliotekë në Florida dhe, ndërsa lexonte, më shumë përshtypje i kishin bërë shënimet përbri tekstit, sesa vetë fjalët e librit. Në faqet e para të librit ai zbuloi emrin e personit që e kishte patur librin më parë: zonjusha Holli Majnëll. Xhoni kërkoi dhe e gjeti adresën e saj. Ajo jetonte në Nju-Jork. I shkroi një letër ku prezantonte veten e tij dhe i kërkonte që edhe ajo t’i shkruante. Më vonë ai u nis në shërbim ushtarak në Evropë gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Për një vit ata u njohën me njëri-tjetrin nëpërmjet letrave që shkruanin. Çdo letër ishte si një farë që hidhej në një zemër të butë. Po fillonte një romancë. Kur erdhi më në fund dita që ai të kthehej nga Evropa, ata lanë takimin e tyre të parë në orën 7 pasdite në Stacionin Qendror në NjuJork. “Do të më njohësh nga trëndafili i kuq që do të kem vendosur në jakën e palltos,”- i shkroi ajo. Xhoni e tregon vetë historinë: Një vajzë e re po vinte drejt meje. Kishte një trup të gjatë dhe elegant. Flokët i kishte të çelur, të dallgëzuar dhe të vendosur pas veshit, kurse sytë i kishte po aq blu sa deti. Me kostumin e saj të gjelbër të hapur ajo dukej si pranvera në formë njeriu. U nisa të shkoj drejt saj dhe kur po i afrohesha, në buzët e saj u duk një buzëqeshje provokuese. Pa e kontrolluar veten iu afrova më shumë dhe në atë çast pashë Holli Majnëllin. Ajo
po qëndronte direkt pas vajzës. Ishte rreth të dyzetave, me flokë të thinjur, të futur në një kapele të vjetër. Ishte e shëndoshë. Vajza me kostum jeshil u largua. Dëshira për t’i shkuar pas ishte po aq e madhe, sa edhe padurimi për të njohur personin, shpirti i së cilës kishte shoqëruar dhe mbajtur lart shpirtin tim. Dhe ja ku ishte, me fytyrën e saj të zbehtë dhe të mbushur, dukej e qetë dhe e ndjeshme. Sytë gri kishin një shikim të ngrohtë dhe të dashur. Nuk hezitova. Kjo mbase nuk do të ishte dashuri, por do të ishte diçka shumë e çmuar, diçka mbase më e vërtetë se dashuria, një miqësi për të cilën unë kisha qenë dhe duhej të isha gjithmonë falenderues. Qëndrova drejt dhe e përshëndeta, edhe pse kur flisja fjalët pengoheshin nga zhgënjimi. “Unë jam oficeri Xhon Blonshar dhe ju duhet të jeni zonjusha Majnëll. Jam shumë i gëzuar që ju pranuat të më takonit. A mund të dalim për të ngrënë darkë bashkë?” Fytyra a saj u mbulua nga një buzëqeshje e lehtë. “Unë nuk e di çfarë është e gjitha kjo, bir,” – u përgjigj ajo. – “Ajo vajza e re me kostum jeshil, që sapo kaloi, m’u lut ta vendosja këtë trëndafil në jakë. Ajo më tha se, nëse ti do të më kërkosh të hamë darkë bashkë, unë duhet të të them që ajo të pret në restorantin e madh buzë rrugës.” “Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk dyshon për keq; nuk gezohet për padrejtësinë, por gezohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. Dashuria nuk ligështohet kurrë.”
Duart e nënës Një ditë nëna më erdhi për vizitë në shtëpi dhe më kërkoi që të shkonim bashkë në treg, sepse i duhej një fustan i ri. Në përgjithësi nuk më pëlqen të shkoj në treg dhe nuk jam shumë e durueshme, por megjithatë vendosëm të shkojmë. Hymë pothuajse në çdo dyqan që kishte veshje grash dhe nëna provoi fustan pas fustani, duke mos pëlqyer asnjë. Koha shkonte dhe unë u lodha. Edhe ajo vetë po inatosej. Më në fund, në ndalesën tonë të fundit, nëna provoi një kostum blu: fund, këmishë dhe një xhaketë të vogël. Këmisha kishte një fjongo në jakë. Unë isha bashkë me të në dhomën e veshjes dhe po shikoja se me sa vështirësi po përpiqej të lidhte fjongon. Duart e saj ishin kaq të paralizuara nga artriti, saqë ajo nuk mund të bënte dot punë me to. Menjëherë padurimi im u kthye në një ndjenjë dhembshurie për të. Ktheva kokën mënjanë,duke u përpjekur të fshihja lotët. Pastaj e mblodha veten, u ktheva dhe ia lidha fjongon. Kostumi ishte me të vërtetë i bukur dhe ajo e bleu. U kthyem nga tregu, por kjo ngjarje mbeti thellë në kujtesën time. Gjithë pjesën tjetër të ditës mendja më shkonte tek ai çast
në dhomën e veshjes, kur nëna ime përpiqej të lidhte fjongon. Ato duar të dashura që më kishin ushqyer, larë, veshur, përkëdhelur dhe qetësuar tani po e preknin edhe zemrën time ashtu siç nuk e kishin prekur ndonjëherë. Vonë në mbrëmje shkova tek ajo, i mora duart e saj në të miat, i putha dhe për çudinë e saj i thashë që ato ishin duart më të bukura në botë. Atë ditë kuptova se sa dhuratë e çmuar nga Zoti është një nënë dhe lutem që duart e mia dhe zemra ime të kenë një ditë një bukuri të tillë. Marrëdhënia me prindërit është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë për njeriun. Por shpesh na duket sikur ata nuk na kuptojnë dhe bëhen pengesë për dëshirat tona. Për këtë arsye nganjëherë nuk ndërtojmë marrëdhënie të hapura me ta. Por ata na duan shumë dhe kjo tregohet nga sakrificat e mëdha që bëjnë për ne. Prindërit tanë nuk janë njerëz të pagabueshëm, por gabimet e bazuara në zellin e dashurisë nuk janë të pafalshme. Të them të drejtën, një dashuri e tillë meriton vlerësimin më të lartë, qoftë edhe kur mendojmë se na prish punë. “Ndero babanë tënd dhe nënën tënde!”
Gazeta e Kishës Rreze Drite
22
Love is in the air – Dashuria është në ajër
… por në (air) ajër (hava) ka edhe gjërat të tjera, si viruse! E në një kohë virusesh, si kjo e tanishmja, do të jetë mirë të mësojmë çfarë është dashuri e çfarë është virus – në këtë kontekst, virus do të thotë “gjë e keqe” që sjell pështjellim, temperaturë, të vjella, e për të mos “jua hapur barkun” me shpjegimin e virusit, le ti kthehemi temës. Ky është “halli” që do të trajtojmë sot shkurtimisht: Si të dallojmë dashurinë nga “virusi”? Shpjegimi vijon: Virusi 1: Unë të dua ty, sepse kam nevojë të plotësosh nevojat e mia. Ky lloj virusi quhet egoizëm. Ky virus, e shndërron dashurinë në një mjet përfitimi personal. Zakonisht, kur të zë, mendon thjesht për vete. Mund të shoqërohet me xhelozi, zemërim, bërtitje – ose thjesht parazitizëm. Dmth ti pret që të tjerët të jenë nën “komandën” tënde edhe të të plotësojnë nevojat që ke. Ndonjëhere, këto nevoja, mund të shprehen edhe seksualisht – dmth ti duhet të plotësosh nevojat e mia fizike… sepse kështu thotë dashuria! Ilaci: Dashuria e vërtetë! Dashuria: Une të dua ty, edhe për shkak të dashurise, jam në shërbim të nevojave të tua. Sipas ketij “ilaci”, dashuria shprehet jo në plotësimin e nevojave të mia, por me dëshirën e qëllimshme për ta vënë veten në shërbimin e të tjerëve. Dmth kur ti do, ti bëhesh shërbëtori i tjetrit. Dikush mund të mendoje që kjo është e rrezikshme. “Çfarë po thua, unë duhet të bëhem shërbëtori i tjetrit? A nuk rrezikoj që të shkelem nga tjetri?” Po, pikërisht këtë po them! Kush tha që dashuria nuk është e rrezikshme? Por nuk është virus, ama! Virusi 2: Unë “vdes” emocionalisht për ty! Të mos keqkuptohemi! Emocionet janë pjesë e dashurise. Po jo e vetmja pjesë. Kur “dashuria” jote është thjesht emocionale, ti rrezikon ta trajtosh dashurinë si një gjë emocionale, që kalon nga një njeri tek tjetri, në varësi të gjëndjes tënde emocionale. Sot të dua, nesër dua një tjetër! Kjo lloj simptome virusi shoqërohet me tradhëti, ç’rregullime karakteri, të kthen në një njeri të pabesueshem, edhe mund të manipulosh me njerëzit që kanë nevojë për ca fjalë të bukura! Ilaci: Dashuria e vërtetë! Dashuria: Unë të dua ty, pavarësisht se si ndjehem emocionalisht. Dashuria është emocionale. Por është edhe më shumë se kaq. Dashuria është një shprehje e bukur emocionaliteti që mbështetet në veprim, në karakter moral të kompletuar, në besnikëri ndaj personit që kë përballë, edhe në vlerësim të plote të partnerit. Dashuria nuk lejon vend për trad-
hëti, e as nuk e humbet durimin. Dashuria nuk është “e përkohshme” edhe nuk i shkon ndryshueshmërisë së pabaze të emocioneve të tua… “Dashuria përballon gjithçka!” Virusi 3: Dashuria është rrjedhoje e përshtatshmërisë fizike (seksuale). Ky lloj virusi i zë shumë djemtë, fatkeqësisht! Është një lloj qëndrimi, që e shikon përshtatshmërisë seksuale si një kusht parësor për fillimin e dashurisë. Më fjalë të tjera, në duhet të provojmë një eksperiencë fizike intime, pastaj të shikojmë a e duam njëri-tjetrin. Simptomat që shfaq ky virus janë: partneri do të bëjë gjithçka për të pasur këtë lloj marrëdhënie intime: presion që të dorëzohesh, servilizëm për të treguar dashuri të madhe, flet mirë në syrin tënd por shokëve/ose shoqeve ju thote që “mezi po pres ta shtie në dorë”, virusi shoqërohet edhe me blerje lulesh në të gjitha festat e mundshme (patjeter, më 14 Shkurt!) derisa të arrihet qëllimi. Pastaj, kur qëllimi është arritur, interesi (dashuria, do të thonë ata), bie! Ilaci: Dashuria e vërtetë! Dashuria: Dashuria i paraprin lidhjes fizike, edhe lidhja fizike duhet të jetë rrjedhojë jo vetëm e emocioneve të momentit por e përkushtimit tënd për gjithë jetën ndaj partnerit. Nëse je i/e lidhur me dikë, për ta dalluar nëse e ka këte lloj virusi, mund të bësh një test. Mund ti thuash partnerit/partneres: “unë dua të të njoh më shumë, unë dua të rri me ty, unë dua të të tregoj dashuri – për sa i përket marrëdhënies intime, unë do të përfshihem në këte marrëdhënie vetëm kur të jemi të lidhur në një lidhje të qëndrueshme, si martesa p.sh” Ata që duan me të vërtetë, do të thonë: “Po, unë jam gati të pres!” Të tjerët, që e kanë marrë virusin, do të thonë: “Ti qenke prapa botës! Ti u merrke me fenë! Unë nuk besoj tek martesa! Nga ta di unë që ne jemi për njëri-tjetrin kur nuk e di a përshtatemi seksualisht? Do të gjej një tjetër…” e fraza të ngjashme. Kaq për viruset dhe dashurinë. Shpresojmë që nuk ju ka zënë asnjë prej këtyre viruse (e viruse të tjera që qarkullojnë por nuk janë shtjelluar këtu)! Nese ju kane zënë, shërohuni duke kuptuar dashurine e vërtetë: “Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë, nuk ka smirë, nuk krekoset, nuk mburret, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kerkon përfitim, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën, nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka, dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë…” Love is in the air… por sigurohuni që e shijoni ajrin kur është i pastër…
Day, 01-07 may 2012
Çfarë duan burrat? Ja ku është, me atë kostumin blu këmishë të bardhë dhe kollaren e zbërthyer pak, pas një pune të lodhshme, me flokët e tij jo shumë të shkurtër jo shumë të gjatë. Me atë buzëqeshje fëmijnore në buzë, vrimën në faqe sa herë që përshëndet dikë. Është i ulur aty në banakun përballë duke biseduar për çështjen e fundit politike të radhës. Kaq perfekt, dhe ti duke u përpjekur të ndjekësh ankesat e shoqeve të tua në tavolinë se pse është kaq e vështirë për të gjetur të duhurin. Ja ku ndodhem në një tavolinë me katër vajza dhe përballë meje ai që mund të plotësonte ëndrrat e çdo vajze. Pse është kaq e vështirë që këto dy planetë të takohen së bashku? Çfarë do të dëshironte një burrë? Ndonjëherë ne vajzat e bëjmë jetën shumë të komplikuar për të gjetur përgjigjet kështu që vendosa ta thjeshtoj analizën time dhe t’u shkruaj ketë pyetje disa prej miqve të mi, duke iu lutur që kjo nuk do më ndihmonte vetëm mua, por dhe shumë vajza të tjera. Për të gjithë ju vajza, këtu, në varësi nga ajo që miqtë e mi ndanë, burrat duan një vajzë: Të dijë së çfarë do Konfidenca është akoma emri i lojës. Gratë të cilat dinë se çfarë duan (dhe nuk kanë frikë ta shprehin atë) janë përshkruar si atraktive dhe të dëshirueshme. Nëse ti ke plane dhe dëshira të qarta dhe i komunikon ato, nuk do të thotë se tashmë e ke humbur një djalë, por je në rrugën e duhur për të fituar të duhurin. Të dijë të bëjë humor Sensi i humorit është i rëndësishëm si për burrat ashtu dhe për gratë. Pasi një marrëdhënie pa ndarë së bashku humorin është një marrëdhënie e plakur tashmë. Kështu sa më shpesh të qeshni dhe të bëni humor, por pa u treguar tallëse dhe mos respektuar tjetrin. Të kujdeset për veten Po, pamja është në listë. Por askush nuk citoi “bukurinë” apo “këmbët e gjata” si kriter. Po një paraqitje e mirë është e dëshirueshme për të gjithë. Burrat të gjithë e pranojnë që një tërheqje vjen dhe nga paraqitja, por jo kur kjo kthehet në qëllim në vetvete. Të ndajmë interesat Nëse nuk jeni dakord se çfarë do të bëni bashkë, atëherë kjo e bën më të komplikuar qëndrimin së bashku. Është e rëndësishme për djemtë që ata të kenë interesa të përbashkëta (apo të jenë të hapura për t’i pasur) edhe nëse janë për alpinizëm apo për një film, do të ishte shumë mirë që ju t’i bënit së bashku. Edhe nëse nuk është stili yt, thjesht ji kureshtare dhe me mëndje të hapur, sepse të kuptosh interesat dhe hobitë e tyre është e mjaftueshme për ata të ndihen të kuptuar dhe të pranuar. Më Suprizo Për shumë mjafton të qenit femër t’i suprizojë ata më shumë se çdo gjë tjetër, mënyra se si ne vishemi apo reagojmë është mjaftueshëm për t’i suprizuar, por mos u
përpiqeni të bëheni si ata. M ë i m p r e s i o n o Shumë vajza janë keqkuptuar me mesazhin se djemtë ndihen të kërcënuar nga inteligjenca, por duke marrë parasysh përgjigjet e miqve të mi, ky është një trillim i pastër. Djemtë dëshirojnë dikë që ata mund të kenë respekt. Ata e cilësojnë inteligjencën si një cilësi shumë të dëshirueshme. Pra realiteti është: “Bukuroshe nxiri vlerat e tua më të mira në pah!”. Indipendente Nuk ka rëndësi se çfarë komunikojnë përballë nesh, por burrat gjithmonë e respektojnë një grua që ecën në bindjen e saj edhe pse kjo është në kundërshtim me atë që ai dëshiron. Independenca është e fortë dhe atraktive. Dhe është një plus kur ai e di që ti je e pavarura dhe që mund të kalosh një kohë të mirë dhe pa të. Shprehu qartë dhe drejtpërdrejt Djemtë nuk dëshirojnë të luajnë apo të supozojnë se çfarë gratë duan. Ata vlerësojnë sinqeritetin, ndershmërinë dhe aftësinë për të komunikuar qartë. Nëse je e drejtpërdrejtë për atë se si ndihesh apo dëshiron, ai mund t’u përgjigjet më lehtë duke shmangur kohën e humbur për zbuluar se çfarë në të vërtet po ndodh. Burrat janë me vërtetë fillestarë kur vjen puna e të lexuarit të mendjes sonë, dhe ata e dinë këtë gjë. Duke qenë e qartë për atë që dëshiron mund ta bëje komunikimin më të lehtë me çdo njëri. Kujdeset për mua Ashtu siç ti dëshiron të trajtohesh me kujdes dhe respekt po kështu dhe burrat duan. Po kështu ata mund ta kuptojnë shumë mirë sjelljen nëse nuk është për ta, apo të menduarit se bota rrotullohet vetëm kundrejt teje. Më konfuzo Mos mendo se duke qëndruar besnike vetëm një versioni të vetvetes i fiton apo ai nuk do të jetë i interesuar në ty nëse ti shfaq anën “e errët”. Burrat çuditërisht janë të tërhequr nga kontradiktorja, dhe polaritetet e personalitetit tuaj janë ato që ju bëjnë unike. Lejoje veten të jesh e planifikuar por dhe pasionante, konservatore dhe spontane, inteligjente dhe e shkujdesur- të gjitha këto kontradikta mund t’u bëjnë juve të dukeni të çmendura gjithashtu bëjnë që ju të dukeni misterioze dhe vazhdimisht të suprizoni. Ja ku ndodhem përsëri në kafe me mikeshat e mia, po e njëjta bisedë dhe po ai djalë që pinte kafe ditë më parë në të njëjtin vend, me po të njëjtën buzëqeshje dhe ëmbëlsi. Por kësaj radhe në mendjen time e bindur që ajo çfarë jam dhe si jam krijuar është mjaftueshëm për të qenë e bukur dhe tërheqëse, më ngelet vetëm të them nëse më do ndiqmë ……………. Marr ngar Jete Studentore Si të arrish rezultate të larta duke u argëtuar? Nga Dr. Stiv Dagllas Stiv Dagllas është shkrimtar dhe referon rreth temave mbi drejtimin, menaxhimin dhe zhvillimin personal. Ai është presidenti i një organizate ndërkomëtare me më shumë se 27,000 të punësuar. Ai është diplomuar në Institutin Teknologjik të Masaçusetsit dhe ka dhe një diplomë nga Shkolla e Harvardit në Administrim-Biznes, ku u diplomua në 2 % të më të mirëve. A do t’ju pëlqente të argëtoheshit më shumë në universitet? A do t’ju pëlqente të kishit rezultate më të mira? Unë mund ta
Day, 01-07 may 2012
Gazeta e Kishës Rreze Drite
23
7 zakonet e suksesit marr me mend përgjigjen e të dyja këtyre pyetjeve? Kush nuk do t’i donte të dyja? Problemi është që studentët gabimisht besojnë se këto të dyja e përjashtojnë njëratjetrën – domethënë, nuk mund t’i kesh të dyja. Nuk jam dakort. Ju garantoj se, nëse zbatoni këto parime të thjeshta, mund t’i kini të dyja: edhe argëtimin, edhe rezultatet. Bashkohuni me mua në diskutimin se si mund të arrihen të dyja. Sekreti: Rregulli 80/20 Besoj se ka një numër të vogël aftësish të rëndësishme, të domosdoshme për të qenë i suksesshëm në shkollë. Unë e quaj njërin prej tyre: Rregulli 80/20. Kur isha student, i masja rezultatet e mia në bazë të aktiviteve të shkollës dhe zbulova se rreth 80 % e rezultateve të mia vinte si pasojë e 20 % aktiviteteve. 80 %-shi tjetër i aktiviteteve jepte vetëm 20 % të rezultateve. 1. Parimi i parë është të punosh jo më shumë, por më me zgjuarsi. Çelësi është të mësosh 20 % -shin e duhur. Kjo s’do të thotë se do të bësh 80 % më pak punë. Po ju këshilloj të përqendroheni më shumë në 20 % të aktivitetit që do t’ju sjellë më shumë rezultat. Hiqini disa nga aktivitetet jo të frytshme në procesin e mësimit dhe përqendrohuni te gjërat që japin rezultat. Veproni kështu dhe do të mësoni më shumë dhe do të merrni nota më të mira. 2. Parimi i dytë është që gjithnjë të shkoni në leksione e seminare. Ju duket e thjeshtë? Ka një ndërlidhje të madhe midis studentëve që lënë orët e mësimit dhe ata që lënë shkollën. Prania në leksione dhe seminare është mënyra më e mirë për të mësuar atë që duhet të dish, çfarë pyetjesh do të vërë në provim profesori dhe çfarë pritet të bësh si detyra shtëpie. 3. Parimi i tretë është të përcaktosh objektivat e çdo lënde. Gabimi më i madh që bëjnë studentët është se nuk e dinë ç’duhet të mësojnë gjatë orëve të mësimit. Rrallë do ta gjesh cili është objektivi, thjesht nga të lexuarit e tekstit. Zakonisht, profesori e bën të qartë në leksione, shumicën e rasteve, gjatë javës së parë. Duke ditur objektivat, do të të japë tablonë e gjerë për studimin tënd për gjithë semsetrin. Dëgjoni me një vigjilencë 80/20. 1. Fillimisht, heto. Sekreti i të dëgjuarit me vëmendje, është që mendja jote të jetë si radar: ji vigjilent, kureshtar dhe i vëmendshëm ndaj gjërave që thuhen dhe që ndodhin rrotull teje. 2. Bëj pyetje. Bëji vetes shpesh këto pyetje: “A është e vlefshme? Si përputhet kjo me objektivin? A duhet të shqyrtoj më thellë?” 3. Përqendrohu. Kur përcakton që diçka ia vlen t’i kushtosh më shumë vëmendje, thellohu, nënvizoje. 4. Shqyrto. Megjithëse po flasim për të dëgjuarit me vigjilencë, mund të keni nevojë të përdorni dhe gojën. Bëni pyetje për të sqaruar diçka. Shqyrtoje, hetoje dhe studioje çështjen me kujdes, që të përfitosh një kuptim më të plotë rreth tij. Ku është argëtimi? Tani ju mund të jeni duke vrarë mendjen se kur vjen pjesa argëtuese? Jam i gëzuar që po e bëni këtë pyetje. Ja si mund të përfshini argëtimin gjatë studimit. Vini si synim të lexoni ose të zgjidhni një numër të caktuar problemash. Kur ta përmbushni synimin, bëjani qejfin vetes duke bërë diçka që ju pëlqen, të bëni një pushim, të dilni për një shëtitje. Kur unë përfundoj ndonjë detyrë, mund të
pi një kafe, mund të lexoj gazetën ose mund të bëj një xhiro. Ju mund të doni të bisedoni me një shok, të shkruani ndonjë e-mail ose të dëgjoni muzikë. Këto pushime nuk duhet të jenë të gjata, zakonisht 10 ose 15 minuta mjaftojnë për t’ju çlodhur. Të pëlqeni atë që bëni Diçka që ju premtova ishte se do të argëtoheshim më shumë. Duke zbatuar Rregullin 80/20, ju i jepni përparësi aktiviteteve që premtojnë përfitimin më të lartë. Kjo gjë bën që të kemi më shumë kohë për të bërë gjëra që ju pëlqejnë. Por ndonjëherë s’i shpëtojmë dot nevojës për të bërë një aktivitet që s’duam ta bëjmë. A s’do të ishte e mrekullueshme nëse do të mësonim t’i pëlqenim dhe këto gjëra? Mbani mend pse po i bëni gjërat. Kjo do të t’ju ndihmojë që të jeni i motivuar. Shpesh është ndihmë të jesh me një shok/shoqe.Kur është e mundur, bëji gjërat që s’të pëlqejnë t’i bësh, me një person që të pëlqen. Për shembull, ke dëshirë të jesh pakëz më elegante, por s’të vjen të bësh ushtrime? Gjej një shoqe dhe filloni t’i bëni bashkë ushtrimet. Ka dhe një aspekt tjetër për të cilin dua të flas: provimet. Ky është një aspekt i pashmangshëm i jetës si student që shumë njerëzve u shkakon stres. Të përgatiteni për provime Shenja e parë e problemit kur përgatitemi për një provim është shqetësimi. Shqetësimi na heq energjinë, përqendrimin dhe motivimin. Nëse shmangim shqetësimin ose të paktën e kontrollojmë atë, atëherë ka gjasa të dalim mirë në provime. Ka 3 mënyra si mund të merremi me shqetësimin. 1. E para, të fshijmë shkakun. Çfarë ju bën të shqetësoheni kur po studioni? Shumë zhurmë? Atëherë shkoni në një vend më të qetë. Zvarritja e gjërave? Filloni me studimin disa net para provimit. Në këtë mënyrë, natën para provimit mund të përsëritni dhe të flini mjaftueshëm. 2. Mënyra e dytë është të zëvendësoni mendimet. E zëmë se ju del gjumi në 3 të natës dhe jeni të shqetësuar për provimin. Çfarë të bëni? Po sikur të ngriheni dhe të lexoni për një orë? Duke bërë diçka të frytshme mund t’ju bëjë që të flini më mirë kur të ktheheni sërish në shtrat. 3. Mënyra e tretë është të trajtoni simptomat. Mos e humbni fokusin. Mendoni për një provim përfundimtar që ju shkakton më shumë shqetësim. Tani mendoni cila është gjëja më e keqe që mund të ndodhë. Nëse je përgatitur, ka gjasa që nota më e keqe që mund të marrësh është 7. Nëse ke zbatuar parimin për të cilin kemi folur, ka gjasa të marrësh 8 – 9. E sa keq është 9? Plotësisht student i Rregullit 80/20 Çfarë duhet për të qenë një student 80/20? Kujtoni rregullin: 80 % e përfitimit nga shkolla mund të arrihet duke bërë mirë 20 % – shin e duhur të aktivitetit.Duke zbatuar këtë parim të thjeshtë për mësimet, detyrat, provimet dhe fusha të tjera të jetës suaj, mund të keni një përvojë më të këndshme universitare. Kujt nuk do t’i pëlqente të kishte nota më të mira dhe të argëtohej më shumë? © 2001 Instituti “Jeta e Re” Inc. Stegve Douglass. E pershatur me leje nga libri:”Hoë to Get Better Grades and Have More Fun”, botuar nga Success Factors. Nga Entela Çaushi.
Shtatë zakonet e njerëzve të suksesshëm Në vitin 1989, Stiven Kovi, menaxher dhe studiues i njohur i metodave, shkroi librin “Shtatë zakonet e njerëzve të suksesshëm”, i cili u bë një ndër librat më me ndikim në fushën e menaxhimit në shek. XX. Në të, Kovi përshkroi parimet kyçe të njerëzve të suksesshëm në të gjitha fushat e jetës. Këto 7 zakone paraqiten në këtë skicë. Duke i zbatuar në jetën tënde, këto zakone do të të ndihmojnë të kalosh nga një jetë e varur nga të tjerët në një jetë të pavarur (fitore personale, brenda vetes) dhe, si pika më e lartë, në një jetë të ndërvarur (fitore në shoqëri), d.m.th. në një jetë ku je ndihmë për të tjerët dhe pranon ndihmën e tyre. 1. Merr iniciativën! Të marrësh iniciativën do të thotë të pranosh përgjegjësi për të ndryshuar jetën, familjen, qytetin dhe vendin tënd. Kjo do të thotë ta shohësh veten jo si viktimë e rrethanave në të cilat ndodhesh, por si dikush që ka fuqinë të përballojë çdo situatë, duke dhënë një kontribut pozitiv. 2. Fillo duke patur parasysh fundin! Çdo person i suksesshëm ka një ide të qartë të asaj që do të arrijë. Qëllimi përfundimtar është ai që përcakton se si do ta përdorësh kohën dhe energjinë tënde. Çfarë do të dëshiroje të thoshin për ty në fund të jetës? Le të jetë qëllimi boshti drejtues i jetës tënde dhe organizoje atë rreth tij. 3. Vendos përparësitë në fillim! Njerëzit e suksesshëm dinë se si ta drejtojnë vetveten. Ata vetëtrajnohen për të mbajtur fort gjërat më të rëndësishme që do të ndihmonin në arritjen e qëllimit përfundimtar
(parimi #2), dhe nuk e lejojnë veten të shpërqendrohen nga rrethanat dytësore. 4. Arsyetimi “Fito/Fito”. “Fito/Fito është një arsyetim logjik që kërkon përfitim të përbashkët”, – thotë Kovi. Nganjëherë, duke menduar “pse të fitojë ai tjetri”, ne nuk e bëjmë diçka, megjithëse edhe ne mund të kishim fitimin tonë. Gjithashtu, nga ana tjetër, qëllimi nuk është as të fitosh në kurriz të tjetrit. Gjej mënyra ku të dyja palët të arrijnë atë që duan dhe të ndihen mirë për këtë. 5. Kupto të tjerët, pastaj kërko që të tjerët të të kuptojnë! Të dëgjuarit e vëmendshëm (për të kuptuar se ç’duan të thonë të tjerët) ndërton besimin dhe respektin, të cilat bëjnë të mundur bashkëpunimin. Mundohuni ta kuptoni tjetrin përpara se të këmbëngulni për të qenë ju i kuptuar nga të tjerët. 6. Bashkëvepro! (Parimi i sinergjisë) Sinergji do të thotë që forca e bashkëpunimit është më e madhe se shuma e forcave të veçanta. Bashkëpunim do të thotë të kesh më shumë burime dhe efektivitet në përmbushjen e një detyre të dhënë. Kërko bashkëpunim krijues. Vlerëso ndryshimet. Forco miqësitë. 7. Përdore dhe çmoje kohën tënde! Keni një kohë të caktuar për t’u përgatitur, për të pushuar dhe për të hartuar strategjitë. Përdorimi i kohës në këtë mënyrë do të të bëjë më të mprehtë dhe pastaj do të jesh më efektiv në kohën që i ke kushtuar një detyre të caktuar. Njerëzit e suksesshëm investojnë me qëllim që të shohin rezultate afatgjata. Marr ngar Jete Studentore
24
Gazeta e KishĂŤs Rreze Drite
Day, 01-07 may 2012