Guximshëm për Maqedoninë
1
PROGRAMI I OPCIONIT Q Y T E T A R PËR MAQEDONINË OQM
Kyçu në: www.grom.mk www.facebook.com/gragjanskaopcijazamakedonija twitter: @GROMakedonija
Parathënie: Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë Gjendja aktuale, sfidat politike dhe ekonomike, ndryshimet në rajon, Europë dhe më gjerë, me të cilën ballafaqohen qytetarët dhe Republika e Maqedonisë, kërkojnë organizim plotësues të potencialit dispozitiv në Republikën e Maqedonisë në drejtim të zhvillimit afatgjatë të saj, prosperitet dhe mirëqenie, para se gjithash duke u mbështetur në potencialin e vet qytetarëve. Me besim të plotë në ekzistimin e potencialit të madh dhe të pashfrytëzuar të qytetarëve tanë dhe vlerat që posedojnë për prosperitet të shtetit tonë, ne qytetarët e Republikës së Maqedonisë, nga mjedise të ndryshme, nga gjini të ndryshme, përkatësi etnike dhe fetare, me mosha të ndryshme, status shoqëror, me profesione të ndryshme e formuam Opcionin Qytetar për Maqedoninë (OQM), si parti e re në skenën politike maqedonase. Opcionin Qytetar për Maqedoninë (OQM) është parti e re në skenën politike maqedonase, e cila është themeluar për të ofruar qasje të re dhe ide të reja për zgjedhjen e sfidave sociale dhe për krijimin e prosporitetit për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Sollëm vendim të përbashkët për promovimin e politikës për bashkim të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në inkurajimin dhe realizimin e interesave të përbashkëta nëpërmjet përfshirjes së tyre të gjerë në vendosjen e ardhmërisë së shtetit të tyre . Politik e cila do t`i kyç qytetarët, në sjelljen, zbatimin dhe vlerësimin e vendimeve për jetë të përbashkët dhe prosperitet. Para jush është Programi i OQM-ës në të cilin prezentojmë atë që duam ta arrijmë së bashku me qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Programi është fryt i angazhimit, sugjerimit dhe idetë e shumë qytetarëve tanë, për atë është shkruar thjesht dhe kuptueshëm në gjuhën e qytetarit. Programi është fokusuar në atë që do të bëjmë më ndryshe dhe më mirë nga të tjerët. OQM me këtë program ka për qëllim të mobilizoj dhe të aktivizoj numër më të madh te qytetarëve për përfshirje të përgjithshme të tyre dhe kyçje në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të Republikës së Maqedonisë. Sinqerisht të juaj,
3
PËRMBAJTJA:
Opcioni Qytetar për Maqedoninë – OQM për shekullin 21 …………………………… . . . .5 Shoqëri demokratike funksionale -qytetar të lirë për shoqëri të lirë …………………………… . . . . . . …………… . . . .17 Rritje me vende pune ………………………………… ……………………… . . . .25 Maqedoni e decentralizuar – Maqedoni e fuqishme ……… ………………………… . . . .35 Ekziston jetë edhe jasht Shkupit – zhvillim rajonal dhe rural………… . . ……………… . . . .37 Multikultura – pasuri maqedonase…………………. …………………………… . . . .42 Zhvillimi njerëzor në fokus………………………… . . ………………………… . . . .44 Kohezioni social dhe mundësitë të barabarta…….………………………………… . . . .60 Qytetar të sigurt – rrethanë pa krim……………… . . . . . ………………………… . . . .68 Udhëkryq ballkanik ……………………………………. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 70 Maqedonia e integruar në rajon, Evropë dhe në botë ……………………………………75 Rezultatet në grupet shoqërore……………. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .78
4
Kyçu në: www.grom.mk
Opcioni Qytetar për Maqedoninë -OQM për shekullin e 21 Maqedonia në shekullin e 21 Republika e Maqedonisë tashmë tri dekada që e gëzon pavarësinë e saj, ende ballafaqohet me sfida shoqërore për përparimin, zhvillimin, prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të saj. Në këto tridhjetë vite nga tejkalimi i monizmit, pluralizmi politik i vërtetë dhe multi-polariteti ende paraqesin sfidë, sikurse dialogu politik dhe bashkëpunimi. Zëri i qytetarit në plan të parë, duhet të jetë bazë e çdo veprimi politik.
Qytetari në plan të parë
Maqedonia duhet t`i avancojë liritë themelore individuale, t`i manifestojë diversitetet, me trajtim të drejtë për grupet sociale të rrezikuara dhe të margjinalizuara. Gjykata, mediat dhe shoqëria civile janë sfidë për vendosjen e demokracisë së konsoliduar dhe funksionale.
5
Por Maqedonia nuk ballafaqohet vetëm me sfidën e pluralizmit të vërtetë politik. Sot në Maqedoni temë kryesore është tejkalimi i centralizimit dhe monopolizimit të fuqisë në kuptimin politik, ekonomik dhe rajonal. Përveç pluralizmit politik, duhet të tejkalohet, koncentrimi i fuqisë së biznesit në pak njerëz, që të hapen perspektiva të reja për më shumë njerëz. Në të njejtën kohë, dallimet rajonale me siguri asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha. Për shkak të koncentrimi të madh të fuqisë në vetëm disa qendra, sfidë do të ishte funksionimi i demokracisë dhe ekonomisë sociale të tregut.
Decentralizimi dhe de-monopolizimi i fuqisë në kuptimin politik, ekonomik dhe rajonal.
Centralizimi dhe monopolizimi i fuqisë në vend siç është Maqedonia, me më shumë përkatësi etnike dhe fetare, kërkon që marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare të fitojnë vëmendje të veçantë. Multikultura, e cila është baza e shtetësisë së maqedonisë, ende nuk është e reflektuar mjaftueshëm në jetën e përditshme. Në të njëjtën kohë, shoqëria multikulturore duhet të zhvillohet në harmoni me konceptin qytetar, ku individi do të gëzojë të drejtat e tij si qytetar, e jo si një pjesëtarë i komunitetit.
Shoqëria multikulturore duhet të zhvillohet në harmoni me konceptin e qytetarëve.
Maqedonia në shekulin 21 duhet t`i tejkalojë këto sfida. Maqedonia në shekulin 21 do të luftojë në drejtim të principeve ku bashkangjiten edhe vlerat që i ndjekin qytetarët e saj, që janë të miratuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Duke iu përmbajtur prioriteteve për zhvillim të Republikës së Maqedonisë, nevoitet vizion i përbashkët, të cilin e ndajnë shumica e qytetarëve të saj, si dhe angazhimi i të gjithë qytetarëve për të arritur qëllimet afatgjate.
6
Opcioni qytetar për Maqedoninë -OQM për shekullin 21 Maqedonia në shekullin e 21 është shtet siç e dëshirojnë qytetarët e saj, që zhvillohet dhe siguron një jetë të qetë dhe prosperitet për çdo qytetar të saj, ndërsa zgjidhjet burojnë nga mençuria, puna dhe guximi i qytetarëve të saj. Maqedonia ne shekullin 21 është e integruar në rajon, në Evropë dhe në rrjedhat globale politike dhe ekonomike, ajo është e qëndrueshme dhe e sigurtë, me ekonomi konkurente për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës së qytetarëve të saj.
Opcioni qytetar për Maqedoninë (OQM) është parti e qendrës
Sot, Maqedonsë i nevoitet një parti e re politike e cila me qasjen e saj të re dhe pozitive do të kontribuojë në pluralizmin politik të vërtetë, përmes tolerancës , dialogut dhe bashkëpunimit. Opcioni qytetar për Maqedoninë (OQM) OQM-ja është e pozicionuar në qendër sipas mendimit politik dhe praktikës në Maqedoni, në mes të konservatizmit politik, nga njëra anë, që e kthen qytetarin prapa, duke thërritur të kaluarën si zëvendësim për të tashmen dhe të ardhmen e tij, dhe socialdemokracia, nga ana tjetër, gjoja me fuqinë e shtetit për të siguruar barazi sociale dhe drejtësi ,ofron shpresë në ardhmërinë, si
Njeriu është më i rëndësishëm
7
zëvendësim për të tashmen e qytetarit. OQM-ja me guxim do të ballafaqohet me sfidat shoqërore. OQMja është për jetë në kohën e tashme, në Maqedoni. Për OQM-në njeriu është më i rëndësishëm. OQM-ja është parti e kthyer nga qytetari pa dallim nga përkatësia e tij etnike, fetare, gjinore dhe partiake. Në OQM-në ka vend për të gjithë njerëzit e mirë, që dëshirojnë të kontribuojnë që Maqedonia të jetë vend më i mirë për jetesë. Për Maqedoninë në të cilën qytetari do ta gëzojë lirinë e tij, do të jetë i sigurtë në ekzistencën e tij dhe do të mund të kontribuojë në mënyrë aktive në bashkësinë ku jeton.
Maqedonia demokratike dhe qytetare me respektim të dallimeve
Përcaktimi themelor dhe filozofik i OQM është zhvillimi i Maqedonisë demokratike dhe qytetare , ku do të ketë baraspeshë ndërmjet parimeve themelore të lirisë, barazimit dhe bashkëjetesës ku asnjëri nuk do të jetë i rrezikuar nga varfëria, dhuna dhe diskriminimi. Ne në OQM besojmë se në Maqedoni të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë t`i gëzojnë të gjitha të drejtat qytetare dhe të jetojnë në paqe dhe bashkëjetesë duke aprovuar dhe respektuar dallimet në mëyrë të ndërsjellë. Asnjë individ nuk duhet nënshtruar diskriminimit etnik, gjinor apo fetar, moshës dhe orientimit seksual. Jemi të vetëdijshëm se lufta për liri dhe drejtësi asnjëherë nuk ndalet, prandaj OQM së këndejmi pa lodhje do ti mbrojë të gjitha të drejtat dhe liritë demokratike dhe maksimalisht do ta mbrojë çdo qytetar që me pretekst të ndryshëm do të jetë cak i çdo lloj keqtrajtimi, diskriminimi ose shtypje politike. OQM-ja angazhohet për një drejtpeshim midis lirisë individuale dhe drejtësisë sociale, angazhohet për një ekonomi sociale tregtare. Për OQM-në mirëqenia e qytetarit është në harmoni me lirinë e qytetarit. OQM angazhohet për një klasë të mesme të fortë në Maqedoni, e cila është e shtypur ndërmjet interesave të kapitalit dhe të drejtave kolektive të punës. OQM-ja do ta përkrahë klasën e mesme në Maqedoni, jo duke luftuar për ekskluzivitetin e saj, por për inkluzivitetin e saj dhe përfshirjen në sa më shumë grupe
8
sociale dhe shtresa të klasës së mesme, përmes vlerësimit më të madh të rezultateve të punës së tyre dhe të sigurojnë një cilësi më të mirë të jetesës. OQM-ja është për një shtet në të cilin punojnë të gjithë qytetarët, e jo vetëm pushteti. Suksesi i angazhimit politik konfirmohet me ndikimin që e ka ndaj jetës së qytetarëve dhe duhet të matet sipas mundësive për të shprehur potencialin krijues dhe të arriturat e tyre, e jo vetëm sipas vëllimit të punës së pushtetit. Politikat e OQM-së janë të fokusuara në ndikimin që kanë ndaj jetës së qytetarëve. OQM-ja do të punojë për një Maqedoni të decentralizuar, sepse beson se Maqedonia e decentralizuar është Maqedoni e fuqishme. OQM-ja do të punojë për Maqedoni të decentralizuar ku resurset distribuohen në mënyrë të barabartë dhe ku fuqia do të jetë e dekoncentruar dhe në mënyrë të barabartë e shpërndarë në më tepër qytetarë. Besojmë se njerëzit duhet të jenë sa më shumë të kyçur në udhëheqjen e komuniteteve të tyre, sëkëndejmi mendojmë se decentralizimi i mëtejshëm i pushtetit është i domosdoshëm për zgjedhje më të mirë të sfidave të përditshme me të cilat ballafaqohet çdo qytetar. Përveç nevojës për fuqi të zmadhuar të njësive të qeverisjes lokale, nevojiten edhe masa për dekoncentrimin e fuqisë dhe kapitalit nga qendra (Shkupi) kah periferia. Prej këtu, besojmë se me vendosjen e theksit të vaçantë në politikat specifike të zhvillimit, për zhvillim rajonal dhe rural, do të kontribuojmë në uljen e varfërisë dhe dallimet sociale, duke krijuar vende të reja pune dhe inkurajimin e sipërmarrjes.
Si parti për të cilën qytetari është qendra, OQM-ja do të inkurajojë qytetarë aktiv dhe përfshirja e mëtejshme e qytetarëve në procesin e vendim-marrjes, në zbatimin e tyre dhe në vlerësimin e tyre. Që qytetari t’iu përgjigjet sfidave të reja, zhvillimi njerëzor është në fokus. OQM-ja angazhohet për të investuar në qytetarët dhe shëndetin e tyre, në arsim, shkencë, kulturë, sport dhe mjedisin jetësor.
9
Shtet në të cilin punojnë të gjithë qytetarët, e jo vetëm pushteti
OQM-ja bën përpjekje për veprim të përbashkët të qytetarëve me përcaktime të ndryshme etnike, fetare dhe përcaktime të tjera. OQM-ja është partia e parë e bazuar në parimin “ parti për të gjitha përkatësit etnike, fetare dhe përkatësive tjera”. Ne fuqishëm besojmë në një Maqedoni multietnike të bashkuar rreth vlerave dhe parimeve qytetare, dhe orientimi i këtillë do të reflektohet në të gjitha organet udhëheqëse ku do të jenë të përfaqësuar anëtarë të komuniteteve të ndryshme etnike. OQM-ja është për integrim të Maqedonisë në rajon, Evropë dhe në botë. OQM-ja do të ndërtoj bashkëpunim të barabartë me të gjithë në rajon. OQM-ja do të sigurojë më tepër rezultate, më pakë para për shtetin, ndërsa më shumë para për qytetarët dhe ndërrmarrjet. Opcioni Qytetar për Maqedoninë – OQM është e gatshme të ndërrmer përgjegjesi për udhëheqje dhe zbatim të këtyre politikave në Republikën e Maqedonisë.
Maqedonia e decentralizuar është Maqedoni e fuqishme
Qytetarë aktiv në sjelljen dhe zbatimin e vendimeve
Zhvillimi njerëzor në fokus
Parti e të gjitha përkatësive etnike, fetare dhe përkatësive tjera
Më shumë para për qytetarët dhe ndërmarrjet
10
Vlerat e OQM-së Suksesi i një partie varet nga zgjedhja e vlerave që i posedon dhe që i ndjek dhe nga shkalla deri në të cilën ato vlera janë të ndara me qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
JETË E LIRË NË TË TASHMEN Liria e qytetarit është vlera jonë sipërore. OQM-ja e kthen të tashmen në jetën politike në Republikën e Maqedonisë, duke investuar në qytetarët e saj për ta shfrytëzuar lirinë e krijimit të ardhmërisë së tyre tash dhe këtu në Republikën e Maqedonisë. OQM-ja si parti e qendrës do të përpiqet për realizimin e të gjitha lirive individuale dhe kolektive të qytetarëve dhe respektimin e të drejtave njerëzore.
QYTETARË AKTIV DHE TË INKUADRUAR
OQM-ja beson në jetë në të tashmen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, e vetmja kohë kur është e mundur të jetohet dhe të ndryshohet ardhmëria. OQM-ja beson se burimi i fatit është fuqia të ndyshohet realiteti. OQM-ja fillon proces për inkurajimin e qytetarëve ta njohin fuqinë e tyre që ta ndryshojnë , e jo të aftësohen në realitetin e tanishëm maqedonas. Ajo forcë është pjesë e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë dhe OQM-ja do ta inkurajojë dhe kahëzoj për të mirën e përgjithëshme të të gjithë qytetarëve.
11
Vlerat e OQM-së janë: - Jetë të lirë në të tashmen; - Qytetarë aktiv dhe të inkuadruar - Komunitet - Përgjegjësi dhe bilanc - Multikulturalizëm dhe interkultural izëm - Sipërmarrje - Mundësi të barabarta - Zhvilim personal - Qëndrueshmëri
OQM-ja beson në lirinë e individit në të tashmen, e cila i mundëson të ballafaqohet me kufizimet e të sotmes, dhe me angazhim personal t`i tejkalojë për t`i realizuar qëllimet e veta dhe të komunitetit që i përket. Koncepti i aktivizimit të qytetarit është njohja e fuqisë së tij të lindur për t`i anashkaluar të githa vështirësitë dhe duke bërë thirje në zgjedhjen e lirinë, aktivisht të punojë dhe te kontribuojë në zhvillimin e vendit tonë Republikës së Maqedonisë. Konsiderojmë se vetëm qytetarët e lirë munden të marrin pjesë aktive në jetën publike dhe se shoqëria qytetare aktive është e rëndësishme për ballafaqimin me sfidat e përditshme të drejtuara para qytetarit dhe komunitetit. Shteti jo çdoherë e ka zgjedhjen më të mirë, për atë detyra dhe përgjegjësia e qytetarit është të merr pjesë aktive në hapësirën publike dhe vetë ta krijojë realitetin e tij, por edhe ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme. OQM-ja angazhohet që zëri i qytetarit të jetë i parë sepse është më i rëndësishëm, e jo të jenë ndjekës të ndonjë ideje.
BASHKIMI OQM-ja më tej do ta zhvillojë konsenzusin themelorë dhe të përhershëm për ardhmërinë. Për OQM-në ndërtimi i bashkimit është nevojë e të gjithë qytetarëve, e cila zhvillohet nëpërmjet mirkuptimit, bashkëekzistencës miqësore dhe bashkëpunimit për jetë të mirë dhe të denjë. OQM-ja përqendrohet në dhënie, e jo në marrje. Jeta e lumtur e individit varet nga mundësia e tij për të dhënë dhe të këmbyer vlerat me njerëz të tjerë, të jetë i dobishëm dhe të merr pjesë në realizimin e qëllimeve të bashkqytetearëve të tij si dhe në shtetin e tij. Jeta e çdo qytetari varet nga aftësia e tij për të krijuar, ndërtuar dhe shkëmbejë më të tjerët. OQM-ja i respekton vlerat që një individ i ndjek, dhe të cilat janë zgjedhje e tij personale për atë se çka dëshiron të arrijë në jetë, duke bashkëpunuar me njerëzit nga mesi i tij për realizimin e qëllimeve të përbashkëta. Individët me zgjedhje të ngjajshme të vlerave, bashkohen për t`i kultivuar, zhvilluar dhe zbatuar të njëjtat vlera si bazë më e fortë për ekzistencën dhe prosperitetin të tyre. Në atë mënyrë ajo grupë njerëzish ndajnë ide të njëjta, punojnë së bashku për të mirën e të afërmve të tyre dhe përpiqen ta zbatojnë ose jo rregullën e artë të drejtesisë madhore; bëje atë që dëshiron të tjerët ta bëjnë për ty, dhe mos e bëj atë që nuk dëshiron të tjerët të ta bëjnë ty.
PËRGJEGJËSI DHE LLOGARIDHËNIE
Për OQM pushteti politik është mjet për realizimin e interesave individuale edhe kolektive të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Pushteti politik ka tre funksione themelore: etik – të sjell vendime të arsyeshme dhe ligje të cilat do të sigurojnë eksistencë afatgjate dhe zhvillim për qytetarët; mbledhja e të ardhurave për realizimin e intereseve të
12
përbashkëta të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, dhe disribuimi dhe redistribuimi i mjeteve për mbulimin e shpenzimeve për sigurim, ekzistencë dhe jetë kualitative të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Për OQM pushteti nuk krijon vlera, por qytetarët e Republikës së Maqedonisë krijojnë vlera. Pushteti politik kujdeset për shpërndarjen e drejtë të tyre dhe për atë mban përgjegjësi. Për OQM-në ndarja e pushetit në: ligjdhënës ekzekutiv dhe gjyqësor është kushti i parë për realizimin e suksesshëm të demokracisë dhe respektim të gjërë të të drejtave dhe lirive njerëzore të qytetarëve. Kushti i dytë është vendimi në nivelin më të afërt të mundshëm tek qytetarët. Për atë është i nevojshëm decentralizimi i mëtejmë dhe forcimi i pushtetit lokal. Pritjet që vetëm shteti është përgjegjës për sfidat shoqërore, është në kundërshtim me vlerën e ndërmarrsisë edhe qytetarëve aktivë dhe të kyçur. OQM-ja kujdeset për ndarjen e përgjegjësive ndërmjet shtetit, sektorit privat dhe qytetarët. Nevojitet vendosje e marrëdhënieve ndërmjet partnerëve të bazuara në besim dhe interes të përbashkët. OQM-ja në të gjitha fushat do të përkrah pluralizimin e dhënësve të shërbimeve publike, si dhe rritjen e përgjegjësisë së qytetarëve për jetët e tyre.
13
Qytetarët e Maqedonisë krijojnë vlera
Ndarja e përgjegjësive ndërmjet shtetit, sektorit privat dhe qytetarëve
MULTIKULTURALIZMI DHE INTERKULTURALIZMI
Për OQM-në komuniteti është i mundur, përderisa çdo individ dhe grupë njerëzish janë të gatshëm t`i tolerojnë dallimet te të tjerët. Kulturat e ndryshme në Republikën e Maqedonisë në kuptim etnik, nacional, fetare, social, gjinor, duhet të pushojë të jetë mangësi e saj dhe përfundimisht të bëhet përparësi Jetesë në grupe e saj. OQM-ja e përkrah dhe nxit multikulturalizmin, të ndryshme kulturore si dallueshmëri të individëve dhe grupeve njerëzish me njëri-tjetrin në zhvillimin e potencialit të saj, për të krijuar jetën e përbashkët. OQM-ja do ta potencojë dhe do ta zhvilloj interkulturalizmin si vlerë në demokracitë bashkëkohore dhe politikë të re, e cila ka para së gjithash komponentë aktive që nënkupton komunikim me grupet e ndryshme kulturore. Multikulturalizmi është realitet, por princip pasiv që nënkupton prekjen e grupeve të ndryshme kulturore. Interkulturalizmi nënkupton jetesën e grupeve të ndryshme kulturore jo njëri pran tjetërit, por njëri me tjetrin; dialogun si bazë për ndërveprim dhe komunikim me tjetrin nëpërmjet kompone -nteve religjioze, kulturore dhe etnike; ai i posedon vlerat si: respekti, bashkëpunimi, toleranca, ndershmëri, durim, sinqeritet , si bazë e çdo aktiviteti të grupeve të ndryshme kulturore; edukimi interkulturor – një hap përpara në afrimin dhe kuptimin e dallimeve; zhvillimi i mjedisit shoqëror në të cilin do të dominojë impulsi humanitar dhe mësimi i diferencave dhe potencim të idealeve të rëndësishme, kodekseve morale dhe normat përmes të cilit tjetri në mënyrë të drejtë dhe të dëshirueshëm do ta zhvillojë dhe përshtat në mjedisin etnik, kulturor dhe religjioz.
NDËRMARRËSIA OQM-ja beson në njerëz aktiv, që domethënë njerëz me shpirt ndërmarrës , akcion dhe vendosmëri, të cilët ndërmarrin iniciativë për t`i realizuar idetë dhe për të arritur sukses personal dhe sukses në bashkësi. Individët të cilët janë të vetmotivuar, ekskluzivisht të përkushtuar dhe orientuar në arritje më të larta meritojnë mirënjohje.
14
OQM-ja angazhohet për respektimin e ligjeve të tregut dhe rolin e tij në krijimtari, shkëmbimin dhe shpërndarjen e vlerave dhe resurseve. Roli i shtetit është të jetë regullator dhe kontrollor për veprimtari të suksessheme të tregut dhe të krijojë mundësi te barabarta për konkurrencë të drejtë. OQM-ja është kundër transferimit të rrezikut të intervenizmit shtetrorë mbi firma dhe qytetar.
MUNDËSI TË BARABARTA
OQM-ja beson në mundësi të barabarta për të gjithë njerëzit. Asnjë individ nuk lejohet që t`i nënshtrohet diskriminimit bazuar në gjini, përkatësi etnike ose fetare, paaftësi, moshë dhe orientim seksual. OQM-ja është për sigurim të mundësive të barabarta për jetë në prosperitet, beson në solidaritet dhe masa afirmative. OQM-ja angazhohet për solidaritet për të gjitha grupeve të rrezikuara sociale. Në të njejtën kohë, për të gjithë grupet e rrezikuara të afta për punë, duhet të ekzistojnë masa afirmative për integrimin e tyre në të gjitha aspektet shoqërore.
ZHVILLIMI PERSONAL
Për OQM-në çdo individ meriton zhvillim personal i cili do t`i mundësojë qetësi shpirtërore, mirëqenie dhe mirëkuptim me njerëzit e tjerë, si dhe zhvillim shpirtërorë i cili do t`i mundësojë ekzistencë dhe kushte për jetë. Për OQM liria është sinonim i aftësisë së qytetarit , ta konceptojë dhe ta krijojë ardhmërinë e vet në shtetin e tij. OQM-ja ështe për qytetarët e shekullit 21. Aftësimi i qytetarit të shekullin 21 është e lidhur me shkathtësitë për shfrytëzimin e shkencës, teknologjisë informatike, gjuhëve të huaja, shpirtit ndërmarrës dhe arsimimit financiar. OQM angazhohet që këto shkathtësi të jenë të kapshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, me të cilat ata do të mundë të krijojnë vlera dhe t`i shkëmbejnë për realizimin e një jete të lumtur.
QËNDRUESHMËRIA
OQM-ja është përgjegjëse për shfrytëzimin e resurseve të Republikës së Maqedonisë . Resurset janë të kufizuara dhe të vogla dhe për ato çdoherë dikush lufton për t`i poseduar ose të udhëheq me to. Shfrytëzimi i tyre duhet të jetë publik dhe duhet të prezantohen përfitimet për shtetin dhe qytetarët. OQM-ja është për kyçje më të madhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në shfrytëzimin e resurseve të përbashkëta. OQM-ja është për transparencë të të ardhurrave nga shfrytëzimi i resurseve natyrore (metaleve, jometaleve, mineraleve, hapsirës ) dhe resurse të fituara ( pronë shtetërore, akcione dhe borxhe ). Resurset nacionale duhet të mbajnë përfitime për të gjithë qytetarët. Shfrytëzimi racional dhe efektiv i resurseve natyrore dhe mbajtja llogari për ripërtrirjen e tyre duhet të jetë themel për zhvillimin ekonomik të vendit. OQM-ja atë do ta mundësojë me ndërmarrjen e masave konkrete në jetën ekonomike, politike dhe shoqërore të vendit.
15
Vizioni i OQM-së për shekullin 21 Vizioni i OQM-së është zgjerim i lirisë, dinjitetit dhe mirëqenies të çdo qytetari në shtetin qytetarë, që e kyç në vendimmarjen për pyetjet e rëndësishme për jetën e tyre dhe që ofron shansë të barabarta, mundësi , liri dhe zhvillim të identiteteve të ndryshme kulturore në Republikën e Maqedonisë, e integruar në marëdhëniet regjionale, evropiane dhe ato globale ndërkombëtare . Misioni i OQM-së është ‘parti e qytetarit’ e cila energjikisht dhe me përgjegjësi i zhvillon liritë dhe të drejtat e lindura, duke mundësuar hapsirë për realizimin e kreativitetit të tij dhe kapacitet personale për realizimin e vizionit të Republikës së Maqedonisë në shekullin e 21’’. Prioritetet afatgjate të OQM-së janë: - Shoqëri demokratike funskionale - qytetarë të lirë për shoqëri të lirë; - Rritje me vende pune ; - Maqedoni e dencetralizuar -Maqedoni e fuqishme; - Ekziston jetë dhe jasht Shkupit –zhvillim regjional dhe rural; - Multikultura – pasuri maqedonase; - Zhvillimi njerëzor në fokus; - Kohezim social dhe mundësi të barabarta; - Qytetarë të sigurtë - rrethinë pa krim; - Udhëkryq ballkanik; - Maqedoni a e integruar në rajon, Evropë dhe glo balisht ;
16
Vizioni:Zgjerim i lirisë, dinjitetit dhe mirëqenies së çdo qytetari në shtetin qytetarë, që e kyç në për pyetjet e rëndësishme për jetën e tyre dhe që ofron shansë tëbarabarta, mundësi , liri dhe zhvillim të identiteteve të ndryshme kulturore Misioni: OQM është ‘’parti e qytetarit e cila energjikisht dhe me përgjegjësi i zhvillon liritë dhe të drejtat e lindura,duke mundësuar hapsirë për realizimin e kreativitetit të tij dhe kapacitete personale pa pengesa për realizimin e vizionit te Republikës së Maqedonisë në shekullin e 21’’
Kyçu në: www.grom.mk
Shoqëri demokratike funksionale -qytetarë të lirë për shoqëri të lirë
Maqedonia patjetër duhet të bëjë hapa në zhvillimin e shoqërisë funksionale dhe demokratike edhe atë nga demokraci gjysmë të konsoliduar të bën hapa në demokraci të konsoliduar, nga liria e pjesërishme në liri të plotë. Të domosdoshëm janë hapa të guximshëm për progres në të gjitha fushat: nga liritë politike dhe qytetare, nga rendi dhe qetësisa publike, mediumet të pavarura, procesi zgjedhor, qeverisje e mirë, deri në shtet juridik dhe ndalim të korrupsionit. Përforcimi i vetë -qeverisjes lokale është me domethënie qendrore për OQM-në dhe është e ndarë në qëllim të veçantë.
Qytetarë të lirë për shoqëri të lirë Maqedonia ka kornizë juridike dhe sfida e mëtutjeshme është formimi i rrethit të volitshëm për realizimin e të drejtave politike dhe qytetare, duke i inkuadruar liritë e të shprehurit, grumbullimin dhe bashkimin e mendimeve, ndërgjegjës dhe religjionit. Krijimi i rrethit të volitshëm është detyrë e udhëheqësisë politike në promovimin e tolerancës dhe dialogut. Fuqishëm duhet të dekurajohet etiketimi, gjuha e urrejtjes, si dhe krimi i bazuar në urrejtje, që krijon atmosferë të frikës dhe vetëcensurim. OQM-ja do të inkurajoj kulturë dhe institucione për dialog në të gjitha nivelet dhe fushat.
17
Për OQM-në shoqëria qytetare është partner, e jo rival ose armik. OQM-ja do të kultivojë kulturë në të cilën do të ketë hapsirë edhe për organizatat qytetare, sindikata, dhoma. Më tej duhet të zhvillohet një mjedis i favorshëm për shoqërinë qytetare, me aplikim të strategjive për bashkëpunim me sektorin qytetar në nivel nacional dhe lokal. Shoqërisë qytetare i nevojitet mbështetje për qëndrueshmëri financiare, me përkrahje direkte financiare afatmesme nga buxheti nacional dhe lokal, ndërsa afatgjate me masa indirekte tatimore për stimulim të mbështetjes financiare nga qytetarët dhe ndërmarrjet .
Mjedis i volitshëm për qytetarët dhe të drejtat politike
Nga liria e arritur e religjionit, do të shkohet drejt ndërtimit të një mjedisi të volitshëm për reflektimin e karakterit multikonfesional në shoqëri. OQM-ja do të ndërtoj marëdhënie me të gjitha kishat dhe bashkësitë fetare në parim të barazisë. OQM-ja do t`i ndjek nevojat e kishave dhe bashkësive fetare në ndalimin e ekstremi -zmit fetar, i cili paraqitet si reflektim i ndikimeve globale. Për shoqëri të lirë janë të nevojshme media të lira. OQM-ja çdoherë do të qëndroj nga ana e gazetarisë profesionale të pavarur dhe hulumtuse e si kusht themelorë për pushtet të përgjegjshëm.
Duhet të krijohen kushte të volitshme për media te lira, duke u përmbajtur nga komentet politike për punën e gazetarëve, heqje dorë nga procedurat për përgjegjësi për shpifje, si dhe krijim të kushteve për konkurencë lojale dhe të drejë. Pronësia e mediave duhet të jetë transparente dhe patjetër duhet të ndërpriten marëdhëniet jolegjitime medio-partiake.
18
Media të lira për shoqëri të lirë
Qytetarët e lirë duhet të kenë liri të plotë për shprehjen e vullnetit të tyre politik në zgjedhje plotësisht fer dhe demokratike. OQM- ja sinqerisht i përkrah të gjitha masat të cilat janë të nëvojshme për përmisimin e mëtutjeshëm të procesit zgjedhor. Me gjithë përmirësimet e vazhdueshme të Ligjit zgjedhor, shumë më i rëndësishëm është krijimi i etikës dhe kulturës ndërpartiake zgjedhore. OQM-ja do të udhëheqë programe zgjedhore pozitive, në të cilat partitë tjera janë konkurente e jo armiq, do të ofrojë zgjidhje dhe do të jetë e gatshme që zgjidhjet e saja ti prezantojë në ballafaqime dhe debate me partitë tjera politike.
OQM-ja për zgjedhje etike dhe kulturë, fushatë zgjedhore pozitive, me zgjidhje, ballafaqime dhe debate
Kuvend i fuqishëm - Shtëpi e dialogut politik Ndarja e pushtetit, si themel për pushtet përgjegjës, duhet të bazohet në Kuvend të fuqishëm. Për zhvillim të mëtutjeshëm të rolit të Kuvendit janë të domosdoshme përforcimet e pozitës së deputetëve, ndërtim të përgjegjësis ndaj qytetarëve në vend të liderëve dhe demonstrimin e rolit kontrollues të Kuvendit. Pozita e deputetëve do të forcohet me përmisin e më tutjeshëm të punës së tyre, si dhe rritjen e pjesëmarrjes publike. Për përmirësimin
19
Për Kuvend të fuqishëm: Pozitë e fortë e deputetit dhe përgjegjësi ndaj qytetanëvë
e punës do të përkrahet zhvillimi i institutit Parlamentar. OQM-ja do të promovojë pjesëmarrje aktive të opinionit , si qytetarë ashtu dhe profesional, me përfshirjen e opinionit në punën e të gjitha komisioneve parlamentare, si organizim i permanent i prezentimeve dhe diskutimeve publike. Për forcim të përgjegjësisë të deputetëve ndaj qytetareve, OQM-ja do të përpiqet për reforma në Ligjin zgjedhor, në të cilin votuesit do të kenë ndikim më të madhë në zgjedhjen e deputetit të tyre. OQM –ja do ta propozojë sjelljen e Kodeksit etik për deputetët. Kuvendi duhet ta demonstroj rolin kontrollues të tijë, me mbajtje të regullt të seancave kontrolluese, e veçanërisht me mbykqirje adekuate mbi ndjekjen e komunikimeve dhe mbi shërbimet për zbulim dhe kundërzbulim. Deputetët e OQM-së në kuvend do të kultivojnë kulturë të dialogut politik.
Sundimi i së drejtës -askush nuk është mbi ligjin! Sundimi i së drejtës është vlerë themelore, miratimi i ligjit është i rëndësishëm por jo i mjaftueshëm, më i rëndësishëm është aplikimi i tyre i barabartë dhe joselektiv në të gjithë teritorin dhe ndaj gjithë qytetarëve. OQM-ja fuqishëm do të luftoj për barazinë dhe aplikimin joselektiv të ligjeve. E nevojshme është mbrotja e të drejtave të qytetarëve dhe rritja e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Qytetarët duhet të ndjehen të mbrojtur, të sigurtë dhe të bindur në vendimet e drejta të cilët i sjellin organet administrative, e veçanërisht në vendimet e gjykatave.
Aplikim i barabart dhe joselektiv i ligjeve në çdo lëmitë dhe për të gjithë qytetarët.
Për tu lehtësuar qasja kah drejtësia për të gjithë qytetarët është e domosdoshme forcimi i sistemit për ndihmë juridike falas.
20
Megjithatë, që qytetarët ta rritin besimin e tyre për jurisprudencën, është e nevojshme që partitë politike dhe liderët të ndërprejnë të përdorin gjykatat dhe vendimet gjyqësore si fushë për garën ndërpartiake, për çka OQM-ja do të jep shembull personal. OQM-ja do ta mbrojë dhe do ta garantojë të drejtën për pronësi si vlerë fundamentale dhe si faktor kyç se investicionet dhe udhëheqja e biznisit janë të sigurta. OQM-ja e mbronë parimin e prezupcionit të pafajësisë, ndërsa masa e paraburgimit nuk lejohet të bëhet zëvendësim i dënimit me burgim. Për atë me ndryshimet e ligjit do të zvoglohet mundësia e shqiptimit të masës paraburgim kur nuk është apsolutisht e nevojshme. OQM-ja do të angazhohet për shfaqje të profesionalizmit, përgatitjes profesionale, ndërgjegjes në kryerjen e funksioneve, të cilët do jenë kritere themelore për kryerjen e funksioneve gjyqësore (gjyqtar, prokuror). OQM- ja do të angazhohet për përforcimin e mëtutjeshëm të rolit dhe kapacitetit të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë publik, si edhe për rritjen e përkrahjes financiare për studentët e Akademisë. Për kryerje profesionale të funksioneve duhet ti sigurohet pozitë më e mirë financiare gjyqësisë, për përmisim të kushteve të punës, standardizim dhe unifikim të procedurave, si dhe përparim të teknologjive informatike -komunikative në sistemin gjyqësorë për ndjekje transparente të punës. OQM- ja angazhohet për përparim të procesit të ekzekutimit të sanksioneve, institucioneve ndëshkomore dhe korektuese të organizuara dhe udhëhequra profesionalisht, përmirësimin e kapaciteteve hapësirore dhe kushteve në institucionet ndëshkimore dhe sigurim të kujdesit të duhur mjekësor të të gjithë personave të dënuar dhe të paraburgosur,pa përjashtime. Përmirësimin e sistemit të burgjeve, për tejkalimin e mbingarkimit të tyre dhe kushteve jo njerëzore, nuk është e mjaftueshme të zgjidhet nëpërmjet ndërtimit të burgjeve të reja, por duhet të promovohen edhe forma alternative për dënim. Vëmendje primare është e nevojshme për preventimin e kriminalitetit nëpërmjet forcimit të sigurisë në lagje, si dhe integrimin e të burgosërve për uljen e normës për kthim të krimit.
Standarde Evropiane për shërbim të qytetarëve Për OQM-në insitucionet efikase , inkluzive dhe llogaridhënëse, të cilat në mënyrë të barabartë sigurojnë shërbime kualitative për të gjithë qytetarët janë rruga drejt standardit evropian të shërbimeve.
21
Përcaktimi i OQM-së është arritje e standardeve evropiane për shërbime të qytetarëve,që duhet të filloj nga formulimi dhe zbatimi i politikave publike, nëpërmjet organizatave të qeverisjes dhe efikasitetit dhe efektshmërisë së administratës. Kërkimi i përgjegjësi nga institucionet që kanë integritet të lartë dhe që do të veprojnë në funkcion të qytetarëve do të jetë prioritet i OQM-së. Standardet Evropiane të shërbimit mundet të arrihen me pjesëmarrje dhe partneritet të qytetarëve në krijimin e politikave publike, monitorimin e implementimit të tyre si dhe në vlerësimin e tyre. Qytetarët e informuar dhe të kyçur janë gurthemel të politikave të mira dhe inplemetimit të tyre. OQM-ja do të angazhohet për krijimin e një kulture të dialogut publik dhe pjesëmarrje publike, të qytetarëve dhe ekspertëve në të gjitha nivelet (nacionale, regjionale dhe lokale) dhe në të gjitha lëmitë.
Shërbimet kualitative me pjesëmarrje të qytetarëve
OQM-ja do të hapë debat për efikasitetin dhe efektshmërinë e organizimit të pushtetit për mundësitë e integrimit të institucioneve me konpetenca të përbashkëta, drejtuar nga parimi më pak institucione dhe më efektive në vend të institucioneve të dobëta dhe të shumta. Hapi fillestarë i çdo reforme të administratës publike për përmisimi të efikasitet dhe efektshmërisë duhet të jetë përcaktimi i numrit të administratës. OQM-ja do të insiston në transparencë të plotë në këtë çështje. Për atë është e nevojshme sa më shpejtë të kompletohet baza e të punsuarëve në administratë. Pa analizë të gjendjes ekzistuese nuk mundet formulim të çfarëdo strategjije për reforma në administratë. OQM-ja priret për administratë më të vogël, më efektive dhe më mirë të paguar. Të gjitha programet e partive politike flasin për administratë të pavarur dhe përgjegjëse, OQM-ja atë edhe do ta praktikoj. Për krijim të një sistemi meritor duhet administratë profesionale por edhe pergjegjëse. Duhet të forcohet vetëdija e administratës si veprimtari shërbimi për qytetarët, të forcohet sistemi për vlerësimin, ndërlidhur edhe vlerësimin nga qytetarët dhe udhëheqje të sistemit të ankesave. Politika domethënë përgjegjësi. Pushteti ekziston për qytetarin, e jo e kundërta, për atë çdo pushtet duhet të jetë përgjegjës dhe llogaridhënës para qytetarëve. OQM-ja do të sigurojë transparencë maksimale për punën e saj.
22
Konsiderojmë se dallimi ndërmjet shtetit të suksesshëm dhe jo të suksesshëm në pjesë të madhe bazohet në aftësinë që përbërsit shoqërorë të ndërtojnë sistem të udhëheqjes së mirë, pa korrupsion dhe keqëpordërim të resurseve publike. Për atë do t`i investojmë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe morale të udhëheqimim me resurset shtetërore dhe institucionet në mënyrë përgjegjëse, transparente dhe të ndershme. OQM-ja do të vendos sistem të bazuar në këto parime dhe do të jetë parti transparente dhe përgjegjëse. OQM-ja do të zotohet për qasje më të shpejtë dhe më të thjeshtë të qytetareve në realizimin e të drejtave të evidencës amë, me avancimin e kornizës ligjore nga lëmia e evidencës amë dhe vendosje të sistemit efikas dhe bashkëkohor të udhëheqjes së evidencës amë.
Parandalimi i korrupsionit OQM-ja qartë dhe pa mëdyshje do të luftoj për parandalim të korrupsionit i cili në Republikën e Maqedonisë është problem shoqërorë, që paraqet shqetësim te qytetarët, dhe përfaqëson pengesë në zhvillimin shoqërorë dhe ekonomik të vendit. Do të veprojnë në mënyrë parandaluese për ngritjen e vetëdijes shoqërore në kuptimin e parandalimit të korrupsionit dhe efektit pozitiv nga çrrënjosja e tij. OQM-ja do të lufton për parandalimin e korrupsionit, me ndërtim të sistemit të bazuar në analiza detale dhe sistematike për korrupsionin në të gjitha fushat shoqërore, dhe eliminimin e procedurave administrative ose barierave që ofrojnë kushte për korrupsion.
23
Korrupsioni do të luftohet me eliminimin e barierave administrative, për forcimin e mehanizmit për llogaridhënie buxhetore dhe furnizimeve publike, vullnet politik dhe rregullim të finansimit të partive.
Aktivitetet për antikorrupsion do të jenë të drejtuara kah buxheti nacional dhe lokal, si dhe sistemit të furnizimeve publike. Nevojitet krijim dhe implementim të pergjegjshëm të buxhetit nacional dhe atyre lokale, si dhe përforcim të mehanizmave për llogaridhënie gjatë harxhimeve të mjeteve publike. Sistemi për furnizime publike duhet të vlerësohet për ankesat për favorizim të jokualitetit, në të njëjtën kohë nuk i jep efektet e parandalimit të korrupsionit gjatë furnizimeve publike. Roli i komisionit për parandalimin e korrupsionit, duhet të forcohet nëpërmjet kritereve të qarta dhe të larta për zgjedhje të antarëve të komisionit. OQM-ja do të demonstrojë vullnet politik të qartë në zbulim, ndjekje dhe sanksionim të korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisë. Gjithashtu parandalimi i korrupsionit nuk është i mundshëm vetëm me sanksione, pa përjashtimin e motivimit për korrupsionit në administratë dhe politikë. Në administratë duhet të përforcohet sistemi i kompetencës, si dhe rritja e rrogave. Në politikë duhet të regullohet finansimi i partive politike. Në kushte të fushatave të shtrejnta televizive, dukshëm rriten nevojat financiare të partiave, të cilat nuk mund të jenë të kënaqura në mënyrë legjitime nga sponzorët- qytetarët dhe ndërmarrjet. OQM-ja angazhohet për kufizimin e fushatave, kurse në afat të mesëm për zmadhimin e finansimit të partive politike nga shteti për tu çrrënjosur varësia nga fonde “të zeza”
24