Raport monitorimi i medias - 2015

Page 1

RAPORT Projekti pilot i monitorimit të gjuhës diskrimunuese dhe urrejtjes në median online Qëllimi i këtij projekti të mbështetur nga Civil Rights Defenders ka qenë vlerësimi i etikës në median shqiptare dhe diagnostifikimi i problematikës së gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në median shqiptare. Vëmendje të posaçme i është kushtuar gjatë monitorimi portretizimit të grupeve të margjinalizuara si dhe respektimit ose jo të të drejtave të njeriut. Në këtë monitorim nuk kemi dashur të bëjmë krahasim mes mediave të përfshira në të. Përzgjedhja e mediave të monitoruara ka qënë duke u bazuar në interaktivitetin e tyre, në trendin e klikimeve, linjës së tyre editorial dhe ndikimit në opinionin publik dhe mjedisin mediatik. Pjesë e këtij o ito i i të ealizua ë uajt teto dhe ë to Histo ia I e ka ë e ë ve sio et o li e të këty e ediave:

5 ga P oLGBT dhe edaksia e

GazetaTemA Balkanweb Panorama Newsbomb.al Syri.net Dita Shqiptarja.com Në total janë monitoruar mbi 750 artikuj nga të cilët janë analizuar në mënyrë të detajuar 208 artikuj me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes ose gjuhës diskriminuese.

750 Artikuj Total 22%

78%

208 Artikuj me gjuhë urrejtje dhe / ose diskriminuese

Grupi monitorues ka analizuar jo vetëm përmbajtjen e tekstit, por ka zhvilluar edhe analizën e elementëve të multimedias (video, foto) si dhe ka përfshirë në këtë proçes analize rreth 120 komente nga lexues dhe të shfaqur poshtë artikujve.


Në 86 artikuj është konstatuar gjuhë urrejtje direkt edhe indirekt, ndërsa në 123 artikuj është vërejtur gjuhë diskrimunuese, direkt edhe indirekt (Ka artikujt me gjuhë diskriminuese dhe urrejtje njëkohësisht).

Gjuhë urrejtje 40,9% Gjuhë diskriminuese 58,7% Gjuhë urrejtje + Gjuhë diskriminuese 0,5% 141 artikuj me gjuhë urrejtje/diskriminimi janë drejtuar ndaj grupeve shoqërore dhe 72 nga artikujt e analizuar kanë patur gjuhë urrejtje dhe / ose diskriminuese ndaj individëve (mes tyre ka artikuj që sulmojne individe dhe grupe njëkohësisht). Në jo pak raste këta individë kanë qenë target për të sulmuar grupe që ata apo ato përfaqësojnë. Në nivel përqindje, rezulton se gjuha e urrejtjes dhe diskriminimit në këtë monitorim ka qenë e drejtuar në 67.7 përqind të rasteve ndaj grupeve shoqërore (ndaj LGBT, komunitetit Rom, grave, grupeve të caktuar për shkak të bindjeve politike dhe grupeve me etni të ndryshme) dhe 32.3 përqind ndaj individëve të caktuar (disa nga artikujt kanë të dyja dimensionet).


Ndaj individëve 3% 32%

65%

Ndaj grupeve shoqërore Ndaj individëve + Grupeve shoqërore

Nga individët e diskriminuar apo të portretizuar me gjuhë urrejtje 59 përqind kanë qenë gra dhe 41 përqind kanë qenë burra.

Gra

Burra

41% 59%

Gjuha diskriminuese dhe apo e urrejtjes ka qenë në 55 përqind të rasteve e drejtuar në mënyrë direkte, ndërsa në 45 përqind të rasteve ajo ka qenë e nënkuptuar dhe indirekt (përmes fotove, videos shoqëruese, titujve apo nëntitujve).


Direkte

Indirekte

45 %

55 %

Ajo që të bën përshtypje është fakti se në shumicën dërrmuese të rasteve, gjuha diskriminuese dhe ose ajo e urrejtjes është bërë në shkrime të botuara pa emër apo inciale. Në këto raste grupi monitories i ka konsideruar këto shkrime si redaksionale. Rezulton se 82 përqind e artikujve me gjuhë diskriminuese dhe urrejtje është bërë nga redaksitë dhe 18 përqind e këtyre artikujve kanë si autor emra konkretë gazetarësh apo analistësh.

Redaksionale

Gazetar/analist konkret 18% 82%

Në grupin e komenteve të analizuara vihet re që gjuha diskriminuese dhe ose gjuha e urrejtjes me thirrje të qarta për urrejtje dhe dhunë është drejtuar kryesisht ndaj individëve të caktuar, të cilët në shumicën e rasteve kanë qenë meshkuj. Vlen të theksohet se baza e diskriminimit ka qënë për shkak të: •

Bindjeve politike

Përkatësia gjinore

Orientimi seksual dhe / ose identiteti gjinor

Racor (kryesisht ksenofobi e drejtuar ndaj qytetareve serb, grekë dhe atyre të komunitetit rom)

Përkatësisë fetare (sidomos ndaj komunitetit musliman dhe atij ortodoks)


Në rast se do të linim mënjanë diskriminimin apo gjuhën e urrejtjes për shkak të bindjeve politike, grupet shoqërore më shumë të diskriminuara rezultojnë: •

Gratë

Komuniteti LGBTI

Grupet me etni të ndryshme

Gjatë monitorimit grupi ka qënë i vemëndshëm për të kuptuar format e gjuhës së urrejtjes dhe apo diskriminimit, siç janë: •

Përdorimi i fakteve të pavërteta, ekzagjerimeve, pavërtetësisë, fakteve mashtruese

Argumentimeve me të meta (përmes shtrembërimeve apo nxjerrjes jashtë kontekstit, apel të rremë për frikë, shtrembërime mbi kundërshtarin politik, etj)

Gjuhë përçarëse e tipit NE vs. ATA

Metafora dehumanizuese (duke sjellë imazhin e luftës, kriminalitetit, armiqve, personazheve biblike, djallit, kafshëve, sëmundjeve etj)

Gjuhë që përkrah dhe nxit dhunën.

Rezulton se në të gjitha rastet e artikujve që kanë gjuhë diskriminuese dhe urrejtje apo ksenfobi për shkaqe racore, është shprehur me anë të gjuhës përçarëse të tipit Ne vs. ATA dhe metaforave dehumanizuese.

Ndërsa në artikujt me gjuhë diskriminuese për shkak të bindjeve politike, forma e përdorur ka qenë përmes fakteve të pavërteta apo argumentimeve me të meta dhe nxjerrjen e fakteve jashtë kontekstit.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.