MONITORIM Gjuha e Urrejtjes Gjuha Diskriminuese nĂŤ Median Online
“Monitorimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Gjuhës Diskriminuese në Median Online” u realizua nga Pro LGBT dhe redaksia e Historia Ime në kuadër të projektit “Getting Human Rights Into the News” i mbështetur financiarisht nga Civil Rights Defenders. Tiranë, 2017
PËRMBAJTJA Hyrje.........................................................................................................................4 Metodologjia....................................................................................................... 5 • Gjuha e urrejtjes............................................................................................ 5 • Gjuha Diskriminuese.................................................................................... 5 • Formati i Monitorimit.................................................................................. 6 • Kampionimi..................................................................................................... 6 Gjetjet..................................................................................................................... 7 • Artikuj të monitoruar - Rubrikat............................................................. 7 • Temat - Autori................................................................................................ 8 • Viktimat - Grupmoshat............................................................................... 9 • Forma e GJU-GJD....................................................................................... 10 Gjuha e urrejtjes ose diskriminuese e shfaqur në mënyrë indirekte.....................................................................11 Konkluzione.........................................................................................................12
HYRJE Ky raport u përgatit nga ProLGBT dhe redaksia e portalit për të drejtat e njeriut Historia Ime, me mbështetjen financiare të Civil Rights Defenders.
Në këtë monitorim janë marrë në shqyrtim këto tre rubrika për secilën nga mediat online: • Rubrika Politikë • Rubrika Kronikë • Rubrika Sociale
Historia Ime është e para media shqiptare online e fokusuar në raportimin mbi të drejtat e njeriut, me një eksperiencë gjashtë vjeçare në raportimin mbi të drejtat e njeriut në të gjithë diapazonin e tyre.
Qëllimi i këtij projekti është evidentimi i problematikës së gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese në redaksitë e mediave online në këta tregues: • Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese • Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përmbajtje diskriminuese/urrejtje • Të dhëna specifike mbi grupet apo individët që janë viktima të gjuhës së urrejtjes/ diskriminuese si gjinia dhe grupmosha • Grupet ndaj të cilave haset më shpesh gjuha e urrejtjes/diskriminuese
Projekti “Monitorimi i gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese në median shqiptare online”, zhvillohet për të tretin vit rresht. Monitorimi i mediave online është bërë në periudhën Tetor – Dhjetor 2017, duke marrë në shqyrtim këto katër media: • Ballkanweb.com • GazetaTema.net • Opinion.al • Syri.net
Grupi i punës për këtë projekt përbëhet nga: Marinela Gremi Lorin Kadiu Kristina Millona Ina Dule
Përzgjedhja e mediave të monitoruara është bërë e bazuar në interaktivitetin e tyre, trendin e klikimeve, linjës editoriale, ndikimit në opinionin publik dhe rubrikave të përbashkëta.
4
METODOLOGJIA - Përkufizimet Për qëllim të studimit, në këtë montorim janë përdorur këto dy përkufizime për gjuhën e urrejtjes dhe gjuhën diskriminuese. Gjuha e urrejtjes:
Gjuha diskriminuese:
Fillimisht duhet sqaruar se për këtë term nuk ka një unifikim të kuptimit, burime të ndryshme përdorin kuptime të ndryshme. Përkufizimi i përdorur në këtë monitorim është i Parekh, i cili ka nxjerrë në pah 3 karakteristika:
Ndryshe nga gjuha e urrejtjes, për diskriminimin gjenden përkufizime të plota në legjislacionin shqiptar. Ligji “Për Mbrojtjen Nga Diskriminimi” është hartuar në bashkëpunim me OSBE-në dhe është miratuar për herë të parë në vitin 2010. Ndaj në këtë studim do t’i referohemi përkufizimeve të këtij ligji.
• Së pari, gjuha e urrejtjes “drejtohet kundër një individi të caktuar ose lehtësisht të identifikueshëm ose, kundrejt një grupi individësh bazuar në normat arbitrare të shoqërisë” • Së dyti, gjuha e urrejtjes “stigmatizon grupin e targetuar që përshkruhet të ketë cilësi që konsiderohen gjerësisht si të padëshirueshme”. • Së treti, “grupi i targetuar shihet si prani e padëshirueshme dhe si objekt legjitim i armiqësisë”. Në rastet e shprehjes së urrejtjes, janë edhe mekanizmat ndërkombëtarë, të ratifikuar nga shteti shqiptar që na ndihmojnë në identifikimin e gjuhës së urrejtjes. Për diskriminimin racor, flet Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit racor, ku bëhet thirrje për ndalim të shprehjes së ideve të superioritetit dhe inferioritetit të popujve bazuar tek raca; Gjuha e urrejtjes për shkak të nacionalitetit apo besimit, konsiderohet si vepër penale në nenin 20 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike; Gjuha e urrejtjes ndaj grupeve shoqërore për shkak të gjinisë, orientimit seksual dhe/ose identiteti gjinor dhe karakteristikave të tjera, kufizohet në nenin 19 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike.
Sipas ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, termi “diskriminim” nënkupton çdo dallim, përjashtim, kufizim apo preferencë, që ka si qëllim bërjen e pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Në Nenin 1 të tij thuhet se: “Ky ligj rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzëninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër” Po sipas këtij ligji, diskriminimi mund të jetë i drejtpërdrejtë, i tërthortë, për shkak të shoqërimit, shqetësimit, mohim i një përshtatjeje të arsyeshme dhe viktimizimit. 5
METODOLOGJIA - Formati, Kampionimi Formati i monitorimit
Formati i monitorimit dhe kodimi i termave i përdorur në këtë studim është hartuar specifikisht për mediat online duke u bazuar tek “Global Media Monitoring Project” – një studim i Australian Press Council.
4
Monitorimi është fokusuar në identifikimin e rasteve të gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese ndaj forcimit të stereotipizimeve të ngritura në shoqëri për shkak të gjinisë, etnisë, racës, fesë, orientimit seksual, aftësisë së kufizuar, bindjeve politike, moshës etj.
Balkanweb Gazeta Tema Opinion.al Syri.net
Disa nga treguesit kryesorë të monitoruar janë: • • • • •
3
Temat e artikujve me përmbajtje të gjuhës diskriminuese dhe/ose urrejtjes Gjinia dhe mosha e “viktimës/ave” Shkaku i diskriminimit Nëse i drejtohet një individi apo një grupi shoqëror Forma e gjuhës së diskriminimit dhe/ose urrejtjes.
rubrika
Sociale Politikë Kronikë
Kampionimi:
7730
Monitorimi i gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese është zhvilluar në periudhën Tetor – Dhjetor 2017 duke monitoruar 7730 artikuj nga këto katër media elektronike: • • • •
Ballkanweb.com GazetaTema.net Opinion.al Syri.net
Përzgjedhja e portaleve është bërë duke u bazuar në këto kritere: trendin e klikimeve, interaktivitetin, linjën editoriale si edhe ndikimin në opinionin publik dhe mjedisin mediatik. Sipas renditjes së vitit 2017 nga “Alexa. com”, kompani që ofron të dhëna të trafikut komercial në rrjet, katër faqet e marra në shqyrtim renditen në dhjetëshen e parë sa i përket faqeve informative në Shqipëri. Në këtë studim janë monituruar tre rubrika përkatësisht ajo sociale, politikë dhe kronikë, ndaj një tjetër kriter për përzgjedhjen e mediave online ka qenë ekzistenca e këtyre rubrikave në secilën media.
portale
artikuj
Artikuj të monitoruar
974
artikuj
Me gjuhë urrejtjeje dhe diskriminuese
6
GJETJE - Artikuj të monitoruar, Rubrikat 11.9% e artikujve të monitoruar kanë përmbajtje të gjuhës së urrejtjes/diskriminuese Grupi monitorues ka analizuar gjuhën diskriminuese dhe/ose atë të urrejtjes të shfaqur jo vetëm në përmbajtjen e tekstit, por edhe në elementet e multimedias (video, foto, audio) të përfshira në artikujt e publikuar të cilat janë klasifikuar si diskriminim indirekt. Nga 7730 artikuj të monitoruar janë gjetur 974 të cilët përmbajnë gjuhë urrejtje dhe/ ose gjuhë diskriminuese.
60.73 % e artikujve me gjuhë urrejte/diskriminuese i përkasin rubrikës “Politikë” Në monitorim janë marrë në shqyrtim tre rubrika të njëjtë për secilën nga mediat online të monitoruara. Rezulton se numri më i lartë i artikujve me përmbajtje të gjuhës diskriminuese/urrejtje gjendet në rubrikën “Politike” 60.37%, ndërsa në rubrikën “Kronikë” janë evidentuar 27.93% dhe në rubrikën “Sociale” 11.7%.
7
Duhet thënë se ky rezultat është i ndikuar dhe nga frekuenca e përditësimit në secilën nga rubrikat.
GJETJE - Temat, Autori Pesë temat kryesore të artikujve me përmbajtje të gjuhës diskriminuese/urrejtjes: • Politika të brendshme – qeverisja etj. • Krime që klasifikohen si jo të dhunshme – Ryshfet, grabitje, vjedhje, drogë, korrupsion etj. • Krime të dhunshme – Vrasje, rrëmbime, sulme, plagosje etj. • Portretizimi në media i grave/ burrave • Dhunë gjinore bazuar në zakone, dhunë në familje, marrëdhënie personalie, ngacmime ndaj grave, përdhunime, sulme seksuale, trafikim
Vetëm 0.73% e artikujve me gjuhë diskriminuese/urrejtje kanë autor Analizimi i tregueseve të burimit të gjuhës së urrejtjes/diskriminuese tregon dy aspekte interesante të të dhënave. Vetëm 9 nga 974 artikujt me gjuhë urrejtje/diskriminuese kanë një emër të qartë autori, fotografi apo firmë. Artikujt të cilët nuk i përmbajnë këto të dhëna janë klasifikuar si redaksional. Komentet, fotografitë, titujt apo shënimet redaksionale janë sipas të dhënave burimi kryesor, (51.14% të rasteve) i gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese.
8
Në 48.12% gjuha e urrejtjes/diskriminuese vjen nga burimet, që në këtë monitorim janë konsideruar personat e cituar, pjesë të shkruara ku autori bëhet i qartë, apo burime të tjera dytësore ku autori është i evidentuar.
GJETJE - Viktimat, Grupmosha Gjuha e urrejtjes/diskriminuese, drejtuar individëve dhe grupeve shoqërore Në 52% të rasteve gjuha e urrejtjes/ diskriminuese është e drejtuar ndaj individëve ndërsa në 48% të rasteve iu drejtohet grupeve shoqërore (LGBT, komunitetit Rom, grave, grupeve të caktuara për shkak të bindjeve politike dhe grupeve me etni të ndryshme). Duhet theksuar se në jo pak raste individët kanë qenë target për të sulmuar grupet shoqërore që përfaqësojnë. Këto raste janë klasifikuar nga grupi i monitorimit si gjuhë urrejtje/ diskriminuese e drejtuar ndaj grupeve.
Viktimat e gjuhës së urrejtjes/diskriminuese sipas grupmoshave Grupmosha më e shpeshtë e viktimave të gjuhës diskriminuese dhe/ose urrejtjes është 50 – 64 vjeç, kjo edhe për pasojë të volumit të lartë të lajmeve politike me personazhe të kësaj grupmoshe. Megjithatë ajo që bie në sy është se ka një numër artikujsh ku viktimat janë nën 18 vjeç. Një specifikë e hasur gjatë monitorimit të artikujve me personazhe të grupmoshës “mbi 65 vjeç” është se shpesh kanë qenë viktima të diskriminimit për shkak të moshës. 9
GJETJE - Forma më e përdorur Forma më e përhapur e gjuhës së urrejtjes/diskriminuese: “Argumentime me të meta” Një tjetër aspekt i rëndësishëm në këtë monitorim i cili shërben për të treguar kontekstin dhe mënyrën si media përhap këtë përmbajtje është edhe pasqyrimi i formave të gjuhës së urrejtjes dhe/ ose diskriminimit. Format janë ndarë në pesë kategori kryesore: • Argumentimeve me të meta (përmes shtrembërimeve apo nxjerrjes jashtë kontekstit, apel të rremë për frikë, aludime, shtrembërime mbi kundërshtarin politik, etj) • Gjuhë që përkrah dhe nxit dhunën. • Metafora dehumanizuese (duke sjellë imazhin e luftës, kriminalitetit, armiqve, personazheve biblike, djallit, kafshëve, sëmundjeve etj) • Përdorimi i fakteve të pavërteta, ekzagjerimeve, pavërtetësisë, fakteve mashtruese • Gjuhë përçarëse e tipit NE vs. ATA Forma më e shpeshtë e hasur gjatë monitorimit është përdorimi i argumentimeve me të meta, (23.77% e rasteve) i cili shprehet përmes shtrembërimit të deklaratave dhe nxjerrjes së tyre jashtë kontekstit. Në pjesën dërrmuese të rasteve kjo formë është hasur në lajmet që lidhen me politikën dhe akuzat e ndërsjellëta të kundërshtarëve. Një tjetër formë e hasur shpesh është gjuha që përkrah dhe nxit dhunën, rastet kur ajo përdoret janë kryesisht lajme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike, rastet e krimeve të dhunshme në familje dhe raportimit mbi gratë viktima të përdhunimeve dhe abuzimit. 10
DISKRIMINIM - Direkt, Indirekt Në 16% të rasteve gjuha diskriminuese dhe ose/urrejtjes shfaqet në mënyrë indirekte Në këtë monitorim i është kushtuar rëndësi formës së përmbajtjeve me gjuhë diskriminuese dhe/ose urrejtje. Përmbajtja diskriminuese dhe ose/ urrejtjes është klasifikuar në dy kategori: • Direkt – kur përmbajtja me gjuhë diskriminuese dhe/ose urrejtje gjendet në teks, titull, citime të personazheve apo burimeve dytësore të artikujve. (84% e rasteve) • Indirekt – kur përmbajtja me gjuhë diskriminuese dhe/ose urrejtje gjendet në fotot ilustruese, video apo elementë të tjerë të multimedias. (16% e rasteve). Më poshtë gjenden disa shembuj të artikujve me gjuhë diskriminuese/urrejtje indirekte për temën e sulmeve seksuale, abuzimit dhe përdhunimeve.
Si ndikojnë fotografitë ilustruese?
Mitet rreth përdhunimit – janë bindje ste-
Forma e raportimit mbi këto raste shpesh përforcon ato që quhen “Mitet rreth përdhunimit”. Në këtë sesion janë marrë në analizë fotografitë ilustruese që shoqërojnë artikujt mbi krimet e abuzimit seksual dhe përdhunimit. Gjatë monitorimit është vënë re thuajse në të gjitha rastet e raportimit mbi krimet e abuzimit seksual dhe përdhunimit, edhe kur teksti në brendësi nuk ka përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe/ose diskriminuese ajo gjendet në elementët e multimedias që shoqërojnë artikullin.
11
reotipike rreth agresionit seksual që shprehin shfajësim të autorit dhe fajësim mbi viktimat. Forcim i këtyre bindjeve shpesh çon drejt diskriminimit, akuzave, turpërimit dhe vënies në dyshim të sinqeritetit të viktimave •
Nëse një agresor i supozuar është i pranishëm në fotografi, tregues të dhunës janë lehtësisht të dukshëm ose të nënkuptuar në këto foto. Ky është një tregues i “miteve mbi përdhunimin”, duke ilustruar se një sulm seksual është i vërtetë vetëm atëherë kur është përdorur forcë fizike.
•
Thuajse të gjitha imazhet që portretizojnë gratë viktima përputhen me standardet tipike perëndimore të bukurisë (gra kaukaziane të dobëta, të reja dhe me flokë të gjatë).
•
Pasiviteti i viktimës në ilustrimet mbi sulmet seksuale vihet re thuajse në të gjitha rastet kur agresori dhe viktima ilustrohen në të njëjtën fotografi. Nëse analizohet gjuha e trupit,viktimat janë gjithnjë duke mbuluar fytyrën me duar apo me flokë, me krahë të mbledhur rreth trupit, shtrirë në dysheme dhe me këmbë të zbathura.
KONKLUZIONE •
Gjatë monitorimit të realizuar në periudhën Tetor – Dhjetor 2017, u konstatua se 11.9% e artikujve të publikuar në katër mediat e marra në shqyrtim kanë përmbajtje të gjuhës së urrejtjes/diskriminuese.
•
60% e artikujve me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes/diskriminuese u gjetën në rubrikën “Politikë”, 28% në rubrikën “Kronikë” dhe 12% në rubrikën “Sociale”.
•
Në 84% të rasteve gjuha e urrejtjes/diskriminuese është e shprehur në mënyrë direkte, në titull, tekst apo citime të burimeve. Ndërsa në 16% të rasteve ajo shprehet përmes fotografive, ilustrimeve apo elementëve të tjerë multimedial që shoqërojnë artikujt.
•
Në 52% të rasteve gjuha e urrejtjes/diskriminuese është e drejtuar ndaj burrave, dhe 48% të rasteve i drejtohet grave.
•
Në 36% të rasteve viktimat e gjuhës së urrejtjes/diskriminuese në artikujt e monitoruar shfaqen qartë në fotografi, video apo elementë të tjerë multimedial që janë pjesë e artikullit.
•
Vetëm 0.73% e artikujve me gjuhë urrejtje/diskriminuese kanë një emër, fotografi ose firmë të qartë autori. Në 51.14% të këtyre artikujve janë klasifikuar si redaksional dhe në 48.13%, gjuha e urrejtjes/diskriminuese vjen nga burimet e cituara.
•
Në 52% të rasteve gjuha e urrejtjes/diskriminuese është e drejtuar ndaj individëve të përcaktuar qartë, ndërsa në 48% të rasteve i drejtohet grupeve shoqërore.
•
Viktimat e gjuhës së urrejtjes/diskriminuese në 51.39% të rasteve i përkasin grup moshës 50-64 vjeç.
•
Format më të përhapura me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/diskriminuese në artikujt e monitoruar janë “argumentime me të meta” (23.77%) dhe “gjuhë që përkrah dhe nxit dhunën”(23.4%).
•
Pesë temat e artikujve ku është gjetur më shpesh përmbajtje e gjuhë së urrejtjes/ diskriminuese janë: Politika të brendshme – qeverisja etj; Krime që klasifikohen si jo të dhunshme – Ryshfet, grabitje, vjedhje, drogë, korrupsion etj.; Krime të dhunshme – Vrasje, rrëmbime, sulme, plagosje etj.; Portretizimi në media i grave/ burrave; Dhunë gjinore bazuar në zakone, dhunë në familje, marrëdhënie personalie, ngacmime ndaj grave, përdhunime, sulme seksuale, trafikim. 12