Gjuha e urrejtjes dhe diskriminuese në median online në Shqipëri - 2018

Page 1

Gjuha e urrejtjes dhe diskriminuese në median online në Shqipëri

1

1 Word cloud i paraqitur ne faqen hyrese eshte gjeneruar nga fjalet qe gjenden me shpesh ne artikujt me gjuhe te urrejtjes/diskriminuese ne mediat online te monitoruara per kete studim.

1


Punoi: Emiljano Kaziaj, PhD HYRJE Ky raport paraqet gjetjet e monitorimit në katër media online, me fokus përmbajtjen e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në lajme. Në kuadër të këtij projekti, mediat online: Panorama.com.al, Balkanweb.com, Lapsi.al dhe Shqiptarja.com, u monitoruan nga katër monitorues, përgjatë periudhës 1 Tetor- 15 Dhjetor 2018. Në total, monitorimi zgjati për 75 ditë të njëpasnjëshme. Faktor përzgjedhës për këto media ishte së pari popullariteti i tyre në Shqipëri. Sipas të dhënave aktuale të faqes trafficestimate.com (kontrrolluar në janar 2019), vizitueshmëria mesatare e faqeve online të marra në konsideratë për këtë studim, llogaritet si më poshtë: 1234-

Panorama.com.al- 4 977 600, vizitorë në muaj Balkanweb.com- 4 411 900 Shqiptarja.com- 441 200 Lapsi.al- 319, 500

Në këtë monitorim janë marrë në shqyrtim të gjitha rubrikat në faqet online të katër mediave të sipërpërmendura. Qëllimi i këtij projekti është evidentimi i gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese në mediat online, duke u fokusuar në:      

Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese, Grupet më të prekura nga gjuha e urrejtjes/diskriminuese, Tematikat në të cilat gjuha e urrejtjes/diskriminuese, është më e përhapur, Karakteristika të lajmeve që kanë gjuhë urrejtje në përmbajtje të tyre (tituj, autorë, etj.), Karakteristika të personave apo grupeve që janë viktimë e gjuhës së urrejtjes, Reagimin e audiencës (komentet e lexuesve) në artikujt që përmbajnë gjuhë të urrejtjes/diskriminuese.

Shpresojmë që gjetjet e paraqitura në këtë studim të jenë me vlerë për një sërë institucionesh dhe aktorësh në Shqipëri, të cilët kanë një rol në avancimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen nga diskriminimi për të gjitha grupet në nevojë. Së pari, shpresojmë që gjetjet e këtij monitorimi do të ndihmojnë drejtuesit dhe profesionistët e mediave online në Shqipëri- përfshirë gazetarët- për të pasur një të kuptuar më të mirë të ndikimit që puna e tyre e përditshme ka në krijimin e realiteteve sociale për një sërë grupesh në nevojë si gratë, komuniteti LGBTI, emigrantët etj. Gjithashtu do të shpresonin se duke evidentuar disa qasje të profesionistëve të medias online veçanërisht përsa i përket mënyrës së përzgjedhjës së lajmeve që 2


përmbajnë gjuhë të urrejtjes apo diskriminuese, do të rrisim ndërgjegjësimin e tyre, për përmirësimin e këtyre praktikave, rritjen e cilësisë së informaciont që ofrohet dhe shmangien e përdorimit të gjuhës së urrejtjes apo diskriminuese në media. Së dyti, shpresojmë që ky raport t’u jap një pamje më të qartë institucioneve në Shqipëri që merren drejtpërdrejtë me çështje të medias dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit, apo Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA). Gjetjet e këtij monitorimi mund t’u vijnë në ndihmë këtyre institucioneve, për të pasur evidenca në përmirësimin e kushteve të portretizimi të grupeve në nevojë në media apo fokusimin e përpjekjeve për ato grupe të cilat evidentohen në këtë studim, si më të prekurat nga gjuha e urrejtjes/diskriminimi. Së treti, ky raport mund t’u vijë në ndihmë të gjitha atyre organizatave joqeveritare të cilat në punën e tyre e vënë fokusin tek mbrojtja e të drejtave të grupeve në nevojë. Së fundmi, ky raport synon të ndërgjegjësojë publikun dhe përdoruesit e shpeshtë të mediave online, duke rritur njohuritë për çështje të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në media dhe duke i pajisur ata me aftësi konkrete se si të dallojnë dhe shmangin gjuhën e urrejtjes në media. Për këtë qëllim, gjatë gjithë këtij raporti, gjuha e përdorur do të jetë sa më e kuptueshme dhe praktike, për të gjithë lexuesit.

PERKUFIZIMET Gjuha e Urrejtjes Për shkak se gjuha e urrejtjes është term juridik relativisht i ri në legjislacionin ndërkombëtar, si përcaktim eksplicit është përmenduar për herë të parë në Rekomandimin (97) 20 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për “gjuhën e urrejtjes” në viti 1997 2. Në faqen 2 të Rekomandimit, në përcaktimin e Qëllimit, jepet edhe një përcaktim për gjuhën e urrjetjes si: ‘…termi "gjuhë e urrejtjes" duhet të kuptohet si përfshirës i të gjitha formave të të shprehurit të cilat përhapin, nxitisin, promovojnë ose jusitifikojnë urrejtjen racore, ksenofobinë, antisemitizmin ose forma të tjera të urrejtjes, të bazuara mbi mostolerancë, përfshirë edhe: mostolerancën e shprehur në formë të nacionalizmit dhe etnocentrizmit agresiv, diskriminimin dhe armiqësinë ndaj minoriteteve, emigrantëve dhe personave me origjinë emigrante’. Siç shihet në përkufizimin më sipër, disa grupe apo karakteristika janë të shprehura në mënyrë eksplicite dhe të qartë si kontigjent i mbrojtur nga gjuha e urrejtjes (rasti i urrejtjes racore apo asaj ndaj emigrantëve) ndërkohë që grupe të tjera minoritetesh, siç mund të jenë komuniteti LGBTI, gratë apo grupe të tjera vulnerabël nuk shprehen në këtë përcaktim. Studiues të ndryshëm sugjerojnë se termat ‘… forma të tjera të urrejtjes..’ apo ‘…mostolerancën e shprehur… diskriminim dhe armiqësi ndaj minoriteve…’ që i gjejmë tek përcaktimi më sipër, lënë hapsirë për ta pasuruar këtë përcaktim rast pas 2 Rekomandimi mund tw aksesohet (nw anglisht) nw kwtw faqe: https://rm.coe.int/CoERMPublicCommonSearchServices/DisplayDCTMContent?documentId=0900001680505d5b

3


rasti edhe për grupe të tjera vulnerabël (Heizne, 2009). Në të njëjtën linjë Mihajllova, et.al 2013, në raportin ‘Liria e Shprehjes dhe Gjuha e Urrejtjes’, paraqesin një përkufizim sintetik të gjuhës së urrejtjes, duke u bazuar mbi legjislacionin ndërkombëtar si dhe raste të paraqitura pranë gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, për këtë çështje. Sipas tyre përkufizimi do të ishte: Gjuha e urrejtjes është një lloj i të shprehurit e cila është hartuar që të promovojë urrejtje në bazë të racës, religjionit, përkatësisë etnike, origjinës kombëtare, gjinisë, orientimit seksual, prejardhjes klasore/sociale, pengesave trupore ose mendore (pp. 24-25). Në këtë raport në do t’i përmbahemi këtij përkufizimi, kur të flasim për Gjuhën e Urrejtjes (GJU). Duke dashur ta kontekstualizojmë përcaktimin më sipër për median online, që është edhe fokusi i këtij studimi, mund të deduktojmë se gjuha e urrejtjes në median online është çdo lloj forme negative e të shprehurit (artikuj, fotografi, video, komente, etj) e cila i drejtohet një personi apo një grupi personash, duke cënuar një karakteristikë të tyre si psh: raca, besimi fetar, gjinia, orientimi seksual, kombësia, apo çdo karakteristikë tjetër, me synimin për të nxitur apo promovuar urrejtjen dhe diskriminimin për këto grupe apo persona. Për të bërë një dallim të konceptit të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, duhet të përmendim faktin se ndërkohë që gjuha e urrejtjes e vë fokusin tek mënyrat e të shprehurit, diskriminimi si koncept i referohet trajtimit jo të barabartë ndaj një personi apo grupi në situata të ngjashme, pa pasur arsye objektive apo të justifikueshme. Ndryshe nga gjuha e urrejtjes që ende nuk është bërë pjesë e legjislacionit shqiptar si koncept, për diskriminim ekziston një ligj i posaçëm i miratuar në vitin 2010 (Ligji nr. 10 221), “Për mbrojtjen nga Diskriminimi”, ka këtë përcaktim ligjor për konceptin: “Diskriminimi” është çdo dallim, përjashtim, kufizim apo preferencë, bazuar në cilindo shkak të përmendur në nenin 1 të këtij ligji [gjininë, racën,ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike,gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatëzaninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër], që ka si qëllim apo pasojë pengesën apo bërjen e pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë…” (shënim i autorit). Për shkak të ngjashmërisë së madhe të dy koncepteve, gjatë këtij raporti termi gjuhë urrjetje/diskriminim, do të përdoret, si një togfjalësh. Ndërkohë në legislacionin shqiptar ka një sërë instrumentash ligjorë që vlen të përmenden, synimi i të cilëve është sigurimi i mbrojtjes së të drejtave të individëve apo grupeve. Vlen të përmenden, Kushtetuta e Shqipërisë, neni 18- Ndalimi i diskriminimit; Ligji Nr. 97/2013 Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë sëbashku me Kodin e Transmetimit (miratuar me 2017).

4


Në momentin që ky raport po shkruhet, ka një debat të hapur për median online në Shqipëri, ndaj shpresojmë që gjetjet e këtij studimi të paqaresin evidenca edhe për hartimin e masave sa më efektive për median online, duke synuar t’i shërbejnë ofrimit të informacionit që mban në qendër interesin më të madh publik dhe shmangien e censurës dhe gjuhës së urrjetjes/diskriminimit në media. Përzgjedhja e mediave online Përpos popullaritetit të katër mediave online të përzgjedhura për këtë studim dhe që u paraqit në hyjre të këtij raporti, në këtë përzgjedhje rol ka luajtur edhe fakti që shumica e këtyre mediave janë pjesë e grupeve mediatike më të mëdha, të cilat kanë në përbërje të tyre edhe kanale televizive, gazeta apo stacione radiofonike. Ky element është i rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë pasi përmbajtja e faqeve online shkon në të njëjtën linjë me përmbajtjen e mediave të tjera audiovizive pjesë e të njëjtit grup mediatik. Kjo do të thotë që në mënyrë të tërthortë ky raport synon të paraqesë një pamje të gjithanëshme për çështjen e gjuhës së urrejtjes në mediat shqiptare. Ndërkohë Lapsi.al, nuk i përket kësaj kategorie por – përveç popullaritetit- është bërë pjesë e monitorimit pasi është parë si përfaqësuese e mediave online të vogla (në administrim), por që është një fenomen në rritje në realitetin shqiptar të mediave dhe që duket se po bëhet tregu mbizotërues për reklamat (Liperi, 2018). Për më tepër, është ruajtur në përzgjedhje balanca mes mediave që nuk lejojnë postimin e komenteve nga lexuesit apo e kanë të mbrojtur me një klik shtesë(Panorama dhe Balkaweb) si dhe mediave që e kanë të aktivizuar mundësinë e komenteve nga lexuesit (Shqiptarja.com dhe Lapsi.al).

METODOLOGJIA Formati i monitorimit Formati i monitorimit dhe kodimi i termave i përdorur në këtë studim është hartuar specifikisht për mediat online në Shqipëri. Si bazë për hartimin e këtij formati 3 ka shërbyer formati i përdorur nga autori i këtij raporti për monitorimin e lajmeve mbi çështje të fëmijëve në median shqiptare, si pjesë e projektit të tij të doktoraturës në Universitetin e Gentit, Belgjikë (2013-2016) (shiko Kaziaj, 2018,2017,2016). Për më tepër formati është pasuruar edhe me elementë nga formate të mëparshme të përdorura nga Historia ime me qëllim montorimin e medias në Shqipëri. Formati i monitorimit përbëhet nga katër pjesë kryesore. Në pjesën e parë përfshihen informacionet bazë për median dhe karakteristika të artikullit që po monitorohet (media, data, titulli, seksioni, tematika, etj). Në pjesën e dytë përfshihen elementë dhe karakteristika të përgjithshme për personat/grupet që janë vitimë e gjuhës së urrejtjes dhe zërat/individët që citohen në artikull. Pjesa e tretë përmban elementë të detajuar për subjektet që janë viktimë e gjuhës së urrejtjes (gjinia, mosha, grupi, pozicionimi në lajm, element identifikues etj). Ndërkohë pjesa e fundit- e cila vjen si një risi në monitorimin e medias online- ka të bëjë me një analizë të komenteve nga lexuesit. 3 Formati i monitorimit mund të merret nga autori me kërkëse në dresën e tij elektronike: emiljanokaziaj@gmail.com.

5


Përpara nisjes së procesit të monitorimit, u krye një trajnim një ditor nga eksperti i këtij projekti me monitorueset: Laura Gumeni, Mikela Kakeli dhe Ajtena Muraku, më qëllim përvetësimin e procesit të monitorimit. Gjithashtu, monitorueset patën një javë prove gjatë së cilës patën mundësi të praktikonin njohuritë për monitorimin dhe sqarimin e çështjeve problematike. Kampionimi Pjesë e këtij studimi janë bërë ata artikuj të cilët përmbushin një ose disa nga kriteret e mëposhtme: -kanë përdorim të gjuhës së urrejtjes në titull, -kanë përdorim të gjuhës së urrejtjes në përmbajtje të artikullit, -kanë përdorim të gjuhës së urrejtjes në fotografitë apo videot që shoqërojnë artikujt, -(element plotësues, por jo i veçantë) kanë përdorim të gjuhës së urrejtjes në komentet që shoqërojnë artikullin. Bazuar në këtë përzgjedhje si dhe në gjetjet nga monitorime të mëparshme të bëra për këtë qëllim (shiko raportet e gjetjeve të monitorimit nga publikimet e Historia Ime, 2015,2016,2017) ky studim fokusohet në përdorimin e gjuhës së urrejtjes, veçanërisht për këto kategori në Shqipëri: □ □ □ □ □ □ □ □ □

Gratë Fëmijët Komuniteti Rom Komuniteti Egjiptian Komuniteti LGBTI Emigrantët Komunitetet/besimet fetare Personat me aftësi të kufizuar Pakicat kombëtare

Analiza Për analizimin e të dhënave të mbledhura nga procesi i monitorimit tre-mujor është përdorur një kombinim i analizës cilësore dhe sasiore të të dhënave. Gjetjet sasiore janë pasuruar më tej me një analizë cilësore të të dhënave duke u foksuar tek shembujt konkretë nga lajmet në mediat online. Në këtë studim, analiza e të dhënave i ushtrohet metodës për analizën e përmbajtjes mediatike, siç sugjerohet nga Krippendorff (2004). Sipas tij “studiuesit që përdorin analizë të përmbajtjes (mediatike) duhet të vëzhgojnë nëse praktikat e komunikimit sjellin qajse të reja, përforcojnë atë çka tashmë dihet, nëpërmjet përsëritjes, apo zbehin qasje në komunikim duke mos i bërë ato të dukshme” (p. 72). Në rastin e gjuhës së urrejtjes në mediat online, zgjdhja për të përdorur metodat sasiore dhe cilësore në analizimin e përmbajtjes medatike, ofron një mundësi shumë 6


të mirë për të vëzhguar dhe zbulur se cilat janë ato konstrukte narrative që përdoren më shpesh në mediat online si guhë urrejtje dhe cilat grupe janë më të pekura prej saj. Për më tëpër pasja e të dhënave sasiore na bën të mundur për të krahasuar edhe mediat online ndërmjet tyre dhe për të parë nëse ka ndonjë ndryshim thelbësor në mënyrën se si këto media e servirin informacionin. Një vëmendje të theksuar në analizë do të marrë edhe gazetari apo autori i lajmit. Sipas Krippendorf, (2004) karakteristikat që i vishen një grupi të caktuar në media, apo mënyra se si flitet për ta tregon, ndër të tjera, mendimet që kanë për këtë grup, edhe prodhuesit e lajmeve, konsumuesit e lajmeve apo mendimin e përbashkët të tyre, të çimentuar në një kulturë të caktuar. Pra, përdorimi i gjuhës së urrejtjes në median online, mund të merret edhe si një shenjë e ekzistencës së diskriminimit në shoqëri për ato grupe, që janë më shpesh viktima të gjuhës së urrejtjes. Në të njëtjën linjë, Richardson (2007:49) shprehet se “mënyra se si aktorë të ndryshëm social emërtohen në media, tregon jo vetëm grupin në të cilin ata bëjnë pjesë por edhe marrëdhënien që ekziston mes atyre që emërtohen dhe atyre që emërtojnë”. Për pjesën sasiore të analizës është përdorur programi statistikor SPSS Statistics 21.

7


PERMBLEDHJE E GJETJEVE KRYESORE  4.7 % e gjithë artikujve të publikuar në median online, ose 212 artikuj nga 4500, përmbajnë gjuhë të urrejtjes/diskriminimit.  Rubrika me përqindjen më të lartë të përdorimit të gjuhës së urrejtjes/diskriminuese është Art,Media,Kulturë- 28.8%.  Kategoria e dytë e artikujve që kanë më shumë përmbajtje të gjuhës së urrejtjes është Politikë/Qeverisje/Ligje- 24.1 %.  Rubrika e tretë me përmbajtje më të madhe të gjuhës së urrejtjes/diskriminimit është Krime/Dhunë- 15.1 %.  Gratë, përbëjnë grupin më të madh të prekur nga gjuha e urrejtjes/diskriminimi me afërsisht 35 % të artikujve.  Gjuha e përdorur ndaj grave në media në më të shumtën e rasteve, lidhet me ‘mungesën e ndershmërisë’, duke i mëshuar termave denigrues si kurv* apo termave të ngjashme me të.  Gjuha e urrejtjes/disriminuese ndaj grave në media, i referohet në shumicën e rasteve, një karakteristike të grave ose grupit, pra dëmton gratë si grup shoqëror dhe jo persona të veçantë.  Grupi i dytë më i prekur në median shqiptare nga gjuha e urrejtjes janë Burrat- 21.7%.  Burrat nuk janë subjekt apo viktimë e gjuhës së urrejtjes si grup, pra për faktin që janë burra dhe për karakteristikat e tyre. Ata janë subjekt i gjuhës së urrejtjes si individë, të akuzuar, nga individë të tjerë për shkak të profesionit, apo pozicionit të tyre publik (persona fizik apo juridikë).  Edhe shqiptarët dalin si grup i targetuar për gjuhën e urrejtjes në media- 12.8 %, që lidhet kryesisht me ngjarjen e Bularatit ku mbeti i vrarë një anëtar i minoritetit grek dhe protestat që pasuan këtë ngjarje.  Ndërkohë komuniteti LGBTI, është komuniteti i katërt më i targetuar nga gjuha e urrejtjes/diskriminuese me 8.5% të lajmeve.  Në lajmet me gjuhë të urrejtjes për komunitetin LGBTI, 6.6 % të lajmeve ose 14 artikuj i referohen personave gay, ndërkohë 1.9% të lajmeve ose 4 artikuj personave trans.

8


 Më të cituarit me përdorim të gjuhës së urrejtjes në median online janë personazhet e showbiz-it- në 22% të rasteve.  Burimet e Huaja-18 %; Deputetë /politikanë- 12 %; Gazetarë, punonjës të medias11%.  Kryeministri citohet me përdorim të gjuhës së urrejtjes/diskriminimit në 4 % të lajmeve ose në 9 lajme.  Vetëm në 15 raste nga 212 artikuj në total ka një burim në lajm që kundërshton gjuhën e urrejtjes. Në shumicën e rasteve burimi që kundërshton është personi i prekur drejtperdrejtë nga gjuha e urrejtjes/diskriminimi.  Grupmosha më e prekur nga gjuha e urrejtjes/diskriminimi ndryshon sipas gjinisë. Kështu për gratë grupmosha më e prekur është 19-25 vjeç. Për burrat grupmosha më e prekur rezulton të jetë 40 +.  Kategoritë e gjuhës së urrejtjes më të përdorura në median online rezultojnë të jenë: -

Gjuhë përçarëse Gjuhë që përkrah dhe nxit dhunën Metafora dehumanizuese

 Në 45% të artikujve ose 95 në artikuj jepen disa nga të dhënat identifikuese për viktimën (emri, mbiemri, foto, etj).  Në 77 artikuj, ka foto identifikuese të viktimës.  Në 74 artikuj, ka foto të personit që përdor gjuhën e urrejtjes/diskriminuese.  Nga të dhënat del se burrat shfaqen më shumë në artikuj me foto kur janë përdorues të gjuhës së urrejtjes/diskriminimit.  Gratë shfaqen më shumë në foto si viktima të gjuhës së urrejtjes.  74 % të artikujve ose 156 artikuj me gjuhë të urrejtjes, kanë përdorim të gjuhës së urrejtjes/diskriminimit në titull.  Vetëm 7 artikuj nga 212 në total kanë autor të shkrimit.  Në 124 artikuj nga 212 në total gjuha e urrejtjes/diskriminuese silllet si mendim i subjektit që citohet.

9


 Në 55 artikuj gjuha e përdorur është mendim i përbashkët i gazetarit dhe subjektit që citohet. Këto janë rastet kur gazetarët zgjedhin qëllimisht të marrin copy-paste nga rrjetet sociale të personazheve ato shprehje që përmbajnë gjuhë të urrejtjes dhe ja përcjellin ato publikut.  Në 17 artikuj, shprehitë me gjuhë të urrejtjes/diskriminuese janë të gazetarëve. Këto janë rastet e opinioneve apo analizave të shkruara nga gazetarë të caktuar apo shprehi me gjuhë të urrejtjes që gazetarë të ndryshëm shprehin në media, në rolin e të ftuarëve në programe të ndryshme.  Shumica e artikujve me gjuhë të urrejtjes kanë 3 osë më shumë komente nga lexuesit  Të gjithë artikujt me gjuhë të urrejtjes/diskriminuese dhe që kanë komente, kanë përdorim të gjuhës së urrejtjes edhe në komente.  Të gjithë komentet më perdorim të gjuhës së urrejtjes/diskriminimit, janë të pafshirënë të njëjtën gjendje- edhe disa ditë pas postimit.

10


GJETJET E STUDIMIT Artikuj me gjuhë të urrejtjes Në total për këtë studim janë monitoruar 4500 artikuj të publikuar në katër mediat online Parnoama.com.al, Lapsi.al, Balkanweb.com, Shqiptarja.com. Nga këto artikuj 212 u përzgjodhën për analizë si artikuj që përbajnë gjuhë të urrejtjes, sipas përcakimit të qartësuar në metodologjinë e këtij studimi. Në total, 4.7 % e gjithë artikujve të publikuar në median online përmbajnë gjuhë të urrejtjes/diskriminimit. Kjo shifër tregon për një zvogëlim të gjuhës së urrejtjes në mediat online në Shqipëri, në krahasim me studimet e kryera më herët për këtë qëllim (Historia ime, 2017). Gjithsesi duhet thënë se shumica e studimeve që kanë si fokus gjuhën e urrejtjes në media- në Shqipëri dhe vende të tjera- kanë një qasje cilësore në analizë për shkak të vështirësisë që ka analiza sasiore për këto lloj fenomenesh. Shifra prej afërsisht 5% të artikujve në median online që përmban gjuhë të urrejtjes është një shifër shqetësuese dhe duhet të merret seriozisht në konsideratë nga të gjithë aktorët që kanë një rol në monitorimin dhe sigurimin e cilësisë së medias në Shqipëri. Tabela 1.1

Object 3

Në tabelën 1.1, paraqiten në përqindje artikujt me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes/diskriminimit, sipas mediave online të monitoruara. 11


Sipas kësaj tabele, media që përmban më shumë artikuj me gjuhë të urrejtjes është Shqiptarja.com. Siç do të shpjegohet edhe në gjetjet e tjera, fakti që kjo media i kushton një rëndësi të madhe rubrikave të showbiz dhe lifestyle, me orientimin në skandalet e të ashtuquajturve VIP, si dhe prania e mundësisë për të komentuar nga lexuesit, janë dy nga faktorët që ndikojnë në rritjen e përmbajtjes me gjuhë të urrjetjes në lajme. Nga ana tjeër Balkanweb, është media me numrin më të vogël të lajmeve me gjuhë të urrejtjes. Tabela 1.2

Object 5

Siç shihet në tabelën 1.2, tre kategori kanë përqindjen më të lartë me përmbajtje të Gjuhës së Urrejtjes/Diskriminimit: Art, Media,Kulturë- 28.2%; Politikë/Qeverisje/Ligje- 24.1%; Krime/Dhunë- 15.1%. Rubrika me përqindjen më të lartë, Art,Media,Kulturë- 28.8%, është një gjetje e papritur, nëse kemi parasysh faktin se qëllimi i kësaj rubrike në media, duhej të ishte i kundërt dhe në funksion të luftimit të gjuhës së urrejtjes. Gjithsesi, në këtë rubrikë ka një sërë lajmesh të cilët janë lajme të ‘fabrikuara’ nga gazetarët që mbulojnë këtë fushë apo vetë personazhet e showbiz, më qëllimin për të bërë ‘lajm’. Duke dashur të tërheqin sa më shumë lexues dhe komentues, titujt e këtyre lajmeve përmbajnë terma të gjuhës së urrejtjes apo diskriminimit, të përdorura nga këto personazhe, të cilat në disa raste thjesht merren dhe kopjohen nga rrjetet sociale të vetë personazheve. Disa shembuj të këtyre lajmeve janë: 12


‘Fjolla Morina i kthen pergjigje miliarderit iranian: Homoseksual’- Laspi.al, 27.10.2018 ‘Kur ben edhe ajo Xhensila qe e ka burrin katunar’- Panorama, 07.10.2018 ‘I thane qe kishte bo**, Ronela ju pergjigjet: i kam me te medha se tuajat, skutha...’Shqiptarja.com, 25.10.2018 ‘Numri nje kurv*, kujt po i han’- Laspi.al, 15.10.2018. Artikuj të tillë, të marrë nga faqet e mediave sociale të këtyre personazheve dhe të servirur në mediat online, i gjen, në të njëjtën formë, në disa prej mediave të monitoruara. Shpjegimi është se këto lloj artikujsh shërbejnë si katalizatorë për ngacmimin e audiencës që t’i klikojë këto lajme, janë të lehtë për t’u fabrikuar (copy-paste nga mediat online) dhe duke qënë se shumica e tyre nuk kanë një autor me emër dhe mbiemër (as iniciale në shumicën rasteve), ato janë edhe mjaft te lehtë për t’u kopjuar dhe servirur në një sërë mediash online. Kategoria e dytë e artikujve që kanë më shumë përmbajtje të gjuhës së urrejtjes është Politike/Qeverisje/Ligje- 24.1 %. Duke qënë se kjo është edhe rubrika që prodhon më shumë lajme në vendin tonë, kuptohet edhe përqindja e lartë e lajmeve me gjuhë urrejtje/diskriminuese, në këtë rubrikë. Disa shembuj lajmesh në këtë kategori janë: Përgjimet me Nicen, Dako si Rama: S’ka bir kurve…’ – Panorama, 25.10.2018 Trump tallet me aktoren qe e coi ne shtrat: ajo fytyrekali- Lapsi.al, 16.10.2018 Hiq cizmen e qepju pas kryetarit me gjuhen si te qenit perjashta- Panorama, 09.10.2018 (Video) Rama ne studio, keni filluar dhe ju hashashin. Gazetari: ruani etiken- Lasi.al, 16.10.2018 Arrestimi i ish-deputeteve nje termet per minjte qe filluan te levizin nga gjirizi- Shqiptarja.com, 24.10.2018 Plakushe, deshtim njerezor-Balkanweb, 06.11.2018. Edhe pse për disa nga këto lajme, gjuha e urrejtjes/diskriminuese është e qartë që në titull, në përmbajtje behët edhe më e dukshme. Rubrika e tretë me përmbajtje më të madhe të gjuhës së urrejtjes/diskriminimit është Krime/Dhunë- 15.1 %. Në këtë rubrikë, ndikim të madh ka ngjarja e ndodhur në fshatin Bularat, në Gjirokastër, pas së cilës një sërë ngjarjesh të raportuara në media përmbanin element të theksuar të gjuhës së urrejtjes/diskriminuese. Shembuj të këtyre lajmeve janë: Video: Esktremisti grek hap zjarr kunder policise ne Bularat, mesazhi "Grek ose Vdekje"- Lapsi.al, 29.10.2018 Protesta Raciste ne Athine, ‘Vritini qente shqiptare'- Lapsi.al, 28.10.2018 Vrajsa e ushtarit, greket protestojne: Shqiptaret ti djegim me zjarr- Shqiptarja.com, 28.10.2018 13


Nje grek me pak, nje bastard me pak, parulle raciste ne ndeshjen…- Laspi.al, 29.10.2018 Interesant është fakti se ka një tendencë nga gazetarët, për të ‘krijuar’ lajme të cilat kanë në përbërje të tyre gjuhë të urrejtjes, dhe që nuk janë lajme në vetvete, por fabrikohen si të tillë. Kështu ka një seri lajmesh të cilat sjellin reagime të personazheve të ndryshëm që janë bërë rishtaz të njohur për publikun, por që në vetvete nuk kanë asnjë lidhje më çështjen që diskutohet. Shembuj të tillë janë: Dritan Zagani ironizon Xhisielen: Per kete makine ia vlen te fikesh cigaren ne 'lato B' jo ne kofshe...- Panorama, 10.10.2018 Une spo shoh Vule, une po shoh kurve, une po shoh gay- Panorama, 31.10.2018 Dont f*ck with them, reagon ish-ambasadori- Panorama, 06.11.2018

GRUPET ME TE PREKURA NGA GJUHA E URRJETJES/DISKRIMINIMIT Tabela 2.1

Grupet më të prekur nga gjuha e Urrejtjes/Diskriminimi

Object 7

Tabela 2.1, paraqet në përqindje, grupet më të prekur në median online nga gjuha e urrejtjes/diskriminimit.

14


Gratë, përbëjnë grupin më të madh të prekur nga gjuha e urrejtjes/diskriminimi me afërsisht 35 % të artikujve. Edhe studimet e mëparshme tregojnë që gratë janë ndër grupet më të prekur nga gjuha e urrejtjes në media. Ky është një fakt shumë shqetësues. Edhe pse nuk mund të tregohet një lidhje e drejtpërdrejtë e gjuhës së urrejtjes në media, me nivelin e dhunës në shoqëri, përsëri, këto dy elementë janë tregues të ndërsjelltë të njëri- tjetrit. Një nivel i lartë i gjuhës së urrejtjes në media për një gup të caktuar, mund të merret si indikator i ekzistencës së diskriminimit për atë grup në një shoqëri të caktuar. Siç e kemi përmendur më sipër, emërtimi apo gjuha që përdoret kundrejt një grupi të caktuar mund të merret si indikator i besimeve të publikut apo prodhuesve të lajmeve për atë grup. Rrjedhimisht, fakti që gratë shikohen si target më i madh per gjuhën e urrejtjes në Shqipëri, është indikator i gjendjes me të cilën ky grup përballet në shoqëri. Me fillimin e vitit 2019, në ditët e para dhe ndërkohë që shkruhej ky raport, mediat u mbushëm me lajmet e vrasjes së tre vajzave/grave shqiptare prej burrave/baballarëve te tyre. Nuk duam të themi me këtë që gjuha e urrejtjes në media ka ndikuar drejtpërdrejtë në këtë situatë, apo në këto situatë specifike. Por ajo që sugjerohet është që të dy fenomenet nuk duhen parë si të shkëputur nga njëri-tjetri. Gjuha e përdorur ndaj grave në media ka disa tipare. Në më të shumtën e rasteve, kjo gjuhë është hapur gjuhë urrejtje/diskrimini që lidhet me ‘mungesën e ndershmërisë’ së femrave, duke i mëshuar termave denigrues si kurvë apo termave të ngjashme me të. Ja disa nga shembujt: Kujdes me stilin: Alba Hoxha shfaqet me kembe perpjete- Shqiptarja.com, 13.10.2018 Me ke ofendu, kurve, prostitute...- Panorama, 18.10.2018 Vellezerit perpara kurvave: Fjolla Morina nuk ja le mangut Iranianit- Shqiptarja.com, 07.10.2018 Gjesti misterioz Mourinho ofendoi tifozet bij kurvash- Panorama, 08.10.2018 Tenistja Stephens Pavlychenova: Kurva donte te me godiste- Panorama, 03.10.2018 Interesant është fakti se si të njëjtat shprehi për gjuhën e urrejtjes ndaj grave, përdoren në disa raste edhe nga vetë gratë për gratë. Kjo sjellje është shenjë treguese çimentimit të këtij mentaliteti në shoqëri dhe mosparjes së tij si një problem. Një tjetër karakteristikë e gjuhës së urrejtjes ndaj grave është edhe përdorimi i asaj forme që mund të quhet e tërthortë ose e nënkuptuar. Në këto raste subjekti nuk përdor në mënyrë të hapur gjuhë të urrejtjes ndaj grave por ajo është implicite, e nënkuptuar në tekst. Një rast tipik i këtyre lloj titujsh/artikujsh është edhe një postim i kryeministrit Rama, që u bë lajm në pothuaj të gjitha mediat e monitoruara, ku shkruhej: ‘Uff, me ne fund me djale, Rama jep lajmin e mire’- Balkanweb, 25.10.2018 15


‘Me ne fund me djale- Rama jep lajmin e mire, aprovohet...’- Shqiptarja.com, 24.10.2018 Ndërkohë që lajmet në fjalë duket sikur nuk kane asnjë problem me gjuhën e urrejtjes apo diskriminimit, duke përsëritur një shprehje e cila përdoret rëndom në përditshmëri për të treguar një arritje pozitive, kryeministri e përforcon idenë mbizotëruese në kulturën tonë që djalë=mirë. Kjo sjell si pasojë që e kundërta e kësaj, pra vajzë, nuk është mirë. Një fakt të tillë e vë në dukje edhe një komentues i cili shkruan: One:25/10/2018 09:39 Po pse po te ishte vajze nuk eshte gje e mire?!!!! E njëjta qasje është edhe me një shprehje të përdorur nga kryetari i bashkisë Erjon Veliaj, e cila u bë lajm tek Lapsi.al: ‘Lajthit Erjon Veliaj, asnje burre nuk do martohet me policen qe i prene gishtat’- 27.11.2018 4 Shprehi të tilla, që vijnë në kulturën tonë si pjesë e një konteksti tjetër, më të vjetëruar është mirë të mos përdoren, apo inkurajohen edhe në media. Efekti që ato kanë nuk është thjesht gjuhësor, por i ngurosur edhe në praktika sociale në shoqëri. Mjafton të theksojmë që në shqipëri fenomeni i abortit selektiv, që mund të përkufizohet me shprehjet djale=mire, vajze= keq, vazhdon të jetë një problematikë e ngritur shpesh në raportet për të drejtat e njeriut, të hartuara nga një sërë aktorësh dhe organizatash në vendin tonë. Gjithashtu, fakti që gratë dhe vajzat shpesh shihen si objekte dhe jo subjekte në familje (duhet t’i ketë të gjitha ‘pjesët në rregull’ që një burrë ta konsiderojë si të denjë për t’u martuar me të) është një mendësi që diskriminon gratë dhe nuk ju jep atyre të drejtën për t’u parë njësoj në shoqëri.

4 Ky lajm ndryshe nga lajme te tjera qe dalin pothuaj njesoj ne cdo media online te monitoruar, eshte publikuar vetem tek Lapsi.al.

16


Object 9

Grupi i dytë më i prekur në median shqiptare nga gjuha e urrejtjes janë burrat- 21.7%. Një karaketeristikë dalluese për këtë grup është se kategoria e gjuhës së urrejtjes/diskriminimit, është në shumicën e herës, sharje dhe ofendime. Gjëja më e rëndësishme për t’u përmendur është së në asnjë artikull të monitoruar, burrat nuk janë subjekt apo viktimë e gjuhës së urrejtjes si grup, pra për faktin që janë burra dhe për karakteristikat e tyre. Ata janë subjekt i gjuhës së urrejtjes si individë, të akuzuar, nga individë të tjerë për shkak të profesionit, apo pozicionit të tyre publik apo profesional. Tabela 2.2, e shpreh më qartë këtë veçori. Asnjë lajm i monitoruar me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes, nuk i referohet burrave si një grup i veçantë, por individëve. E kundërta ndodh me gratë, komunitetin LGBTI, shqiptarët (si grup i veçantë), apo personat me aftësi të kufizuar, në dy artikuj.

17


Tabela 2.2.

Object 11

Për ta bërë më të qartë këtë diferencë, po japim disa shembuj nga lajmet e monitoruara. Këto janë disa shembuj me gjuhë të urrejtjes në media për kategorinë e burrave, si persona të veçantë dhe jo grup: ‘(Videosherri) Muc Nano- Salianji: Je idiot, je zar, je i vogel’- Panorama, 10.10.2018 ‘Luteshe si pusht per te te dhene informacion’- Panorama, 15.10.2018 ‘Per mua vdis, te marrte mortja: Babai nuk pranon djalin’- Panorama, 15.10.2018 ‘Xhaxhi Enveri me do me shume, reportazhi i Fahri Balliut’- Shqiptarja.com, 15.10.2018 ‘PS-PD sherr ne Bruksel. Pollo: Balla, padrino e baron i droges...’- Shqiptarja.com, 16.10.2018 Ndërkohë shembuj të artikujve që përmbajnë gjuhë të urrejtjes për grupe/minoritete dhe jo persona të veçantë, janë: ‘Politikani gjerman i quan shqiptaret hajdute’- Panorama, 10.10.2018 ‘Jane gay por e fshehin. Biznesmeni i njohur nxjerr zbuluar politikanet shqiptare’Shqiptarja.com, 13.10.2018 ‘Protesta raciste ne Athine: Vritini qente shqiptare’- Lapsi.al, 28.10.2018 ‘Ja vendet e punes me me shume psikopate, po ju a beni pjese?’- Shqiptarja.com, 18.10.2018 18


‘Nje grek me pak, nje bastard me pak, parulle raciste ne ndeshjen...’- Lapsi.al, 29.10.2018 Përsa i përket komunitetit LGBTI, sic tregohet në tabelën 2.3, shumica e lajmeve i referohet personave gay- 6.6% dhe një përqindje më e vogël, atyre transgjinor- 1.9%. Kjo e fundit lidhet me lajme të prodhuara nga një personazh i vetëm, Linda Rei, aktiviteti i së cilës në mediat sociale ka prodhuar disa lajme të rubrikës showbiz. Tabela 2.3

Object 13

‘E quajti kurv* pa shije Xhensila Pere i pergjigjet Linda Reit, une per ate lloj njeriu…’Shqiptarja.com, 30.11.2018 ‘Plas sherri mes Linda Reit dhe Xhensiles, nuk ke bythe ti je si kurve per filma porno’Panorama.com.al, 03.12.2018 Ndërkohë më sipër kemi përmendur një sërë lajmesh që i referohen me gjuhë urrejtje, personave gay, apo se si termi gay/homoseksual përdoret si konotacion fyes, ofendues, në median online. Fakti që nuk ka lajme për kategori të tjera të komunitetit LGBTI, si lezbike, biseksual apo intersex, është në pamje të parë një gjetje pozitive, pra të paktën nuk ka gjuhë të urrejtjes ndaj këtyre grupimeve. Gjithsesi, gjatë monitorimit, nuk u gjet asnjë lajm, qoftë më përmbajtje të gjuhës së urrejtjes, qoftë pa të, që të kishtë si subjekt personat nga këto kategori. Kjo është një shenjë e moskonsiderimit të një sërë grupimeve apo minoriteteve në media. Nga ana tjetër, asnjë artikull, që ka si subjekt personat gay apo transgjinor, si në rastin e artikujve të sipërpërmendur, nuk sjell asnjë informacion apo perspektivë edukuese për këto kategori. Lajmet prodhohen vetëm për efektin e sensacionit dhe konsumit të shpejtë, një klikim në titull. Pasojat e këtij fenomeni mund të jenë me ndikim të madh në audiencë pasi stereotipizimi që i bëhet anëtarëve të këtij komuniteti, (në rastin e Linda Reit, psh i lidh personat transgjinor vetëm me obsesionet me seksin, trupin, organet gjenitale, etj) dhe nuk jep një sërë karakteristikash të tjera për këtë kategori që mund të jenë më vlerë për publikun për të mësuar më shumë për ta. Gjithashtu ka një tendencë me gjithë komunitetin LGBTI, për të bërë lajm 19


vetëm me sjelljet që perceptohen si të lidhura drejtpërdrejtë me këtë komunitetet, si psh tema e seksit të shfrenuar, dhe kjo sillet si e vetmja karakteristikë që e përcakton këdo që i përket këtij komuniteti. Lajmet më poshtë sjellin disa shembuj të kësaj lloj sjelljeje: ‘Une spo shoh Vule, une po shoh kurve, une po shoh gay’- Panorama.com.al, 31.10.2018 ‘Ne krahet e njeri-tjetrit duke ngrene kokoshka...Rama publikon videon’- Shqiptarja.com, 31.10.2018 Sipas Fiske (1996) nje tipar i tille i raportimit quhet ‘dislocated racism’ ose e përkthyer në shqip racizëm/diskriminim i shpërngulur. Sipas këtij koncepti një sjellje e caktuar e cila perceptohet negativish në shoqëri, portretizohet vetëm si karakteristikë e një minoriteti të caktuar dhe asnjëherë pjesë e sjelljes së grupit dominues në shoqëri. KUSH CITOHET? Tabela 3.1

Object 15

Tabela 3.1, jep një pamje të zërave që citohen në lajme me përmbajtje të gjuhës së urrjetjes. Në të njëjtën linjë me temat e trajtuara në lajme, zërat më të cituar janë ato të personazheve të showbiz-it me 22%. Në këto lloj lajmesh citimi, nuk është në formën tradicionale të gazetarisë, pra që një gazetar për arsye të një mendimi më të specializuar sjell në lajm zërin e një personi që perceptohet si i besueshëm nga audienca. Në këto lloj lajmesh, citimi është thjesht fabrikim i 20


gazetarit, bazuar mbi atë që personazhi ka shkruar në median sociale. Kjo është e rëndësishme të përmendet, për vetë faktin sepse është një tregues i mënyrës se si standardet e gazetarisë po ndryshojnë dhe ndikimin që këto praktika të reja mund të kenë në mënyrën se si ndërtohen lajmet dhe për më tepër, në mënyrën se si gazetaria e luan rolin e saj edukues në shoqëri. Kategoria e dytë më e cituar është Burim i huaj. Kjo lidhet me zëra të personave që nuk jetojnë në Shqipëri dhe që nuk janë shqiptarë. Një sërë artikujsh në këtë kategori lidhen me ngjarjet që përmendëm më sipër për ndodhinë në Bularat dhe protestat që vijuan pas kësaj në Athinë. Ndërkohë, në këtë kategori ka edhe lajme të tjera si përshembull: ‘Nuk donte, vajza e shet te bijen e porsalindur per 5 mije euro’- Balkanweb, 31.10.2018 ‘Deklarate shokuese seksiste, Futbolli i femrave kunder natyres se Zotit’- Panorama.com.al, 15.12.2018 ‘Hajdute. Politikani gjerman ofendon shqiptaret: Te me votoje kush nuk do qe ata te pastrojne shtepite tuaja!’- Shqiptarja.com, 10.10.2018. Një vend të rëndësishëm në citimet me gjuhë të urrejtjes, zënë edhe vetë gazetarët apo punonjësit e medias. Në këtë kategori, janë përfshirë ato citime që gazetarët bëjnë vetë në shkrime të rubrikave analizë apo opinion (‘Meshire, bij bastarde te etereve dinake’Shqiptarja.com, 02.10.2018) ose ato citime me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes/diskriminuese që persona me profesionin gazetar, bëjnë në rolin e të ftuarit në emisione të ndryshme debatesh. Shembuj: ‘Sherri Muc Nano- Salianji: Je idiot, je zagar i vogel’- Panorama, 10.10.2018 ‘Thirrjet anti-shqiptare ne bularat. Mero Baze: nje tufe idiotesh’- Balkanweb, 08.11.2018 ‘Jane prostituta, Olti Curri flet per luksin e femrave ne rrjetet sociale’- Shqiptarja.com, 21.11.2018 Një tjetër fenomen i ri ‘lajmesh’ në median shqiptare, vjen pikërisht nga kjo lloj sjelljeje. Në mediat online, të cilat janë pjesë e një grupi më të madh mediatik, që ka në përbërje të tij edhe një kanal televiziv shpesh sillen në formë lajmesh, përmbledhje të situatave që kanë ndodhur në emisione televizive të një natë më parë. Ndërkohë kategori të tjera që vlen të përmenden janë edhe kategoritë Deputetë, Ministër dhe Kryeministër të cilat marrin përkatësisht, 12%, 3% dhe 4% të citimeve në lajme me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes/diskriminimit. Në këto lajme ka pasur ndikim rasti i ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro e cila duke cituar një autor të huaj por pa e përmendur emrin e autorit në citim, mbushi faqet e mediave me lajme të tipit: 21


‘Mos u qi** me ata qe nuk lexojne libra...memet qe pushtuan rrjetin’- Lapsi.al, 06.11.2018 ‘Dont fck with them, reagon ish-ambasadori’- Panorama, 06.11.2018 ‘Dont fuck with them, reagon Kumbaro, pre e perkthimit te gabuar’- Balkanweb, 05.11.2018 Ndërkohë për rastin e Kryeministrit, edhe ai është bërë nismëtar për disa lajme me gjuhë të urrejtjes, kryesisht në formën e memeve që ka postuar në rrjetet e tij sociale por që më pas janë bërë lajm në media të ndryshme. Interesant është fakti që asnjë media nuk e ka paraqitur si problematikë gjuhën e urrejtjes (të fshehur ose të tërthortë) që kryeministri përçon në këto video, por e sjellin atë si një sensacion, shpesh të raportuar në rubrikat lifestyle. ‘Video satirike: Rama i pergjigjet Bashes dhe Berishes’- Lapsi.al, 31.10.2018 ‘Rama shfrenon fantazine me video satirike’- Panorama.com.al, 31.10.2018 ‘Ne krahet e njeri-tjetrit duke ngrene kokoshka...Rama publikon videon’- Shqiptarja.com, 31.10.2018. Të gjitha këto raste janë në nëntekst të tyre, një tentative e kryeministrit për t’i bërë anëtarët e opozitës të duken qesharake duke i portretizuar ata si homoseksualë. Edhe pse dikush mund të thotë që në fakt video është satirike dhe si e tillë duhet analizuar në këtë kontekst, pikërisht fakti që një sjellje e tillë pra orientimi seksual, konsiderohet si sharje/fyerje apo ofendim dhe përdoret për të denigruar kundërshtarin, tregon që edhe në shoqëri ndahet po i njëjti perceptim. Pra kryeministri me këto video satirike, jo vetëm përpiqet të denigrojë kundërshtarët e tij politikë, por edhe përforcon qëndrime armiqësore dhe të urrejtjes ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTI. Do të ishte e udhës që gazetarët të mos bëhen kanal komunikimi i artikujve që përbajnë gjuhë të urrejtjes, pavarësisht se kush e fabrikon apo citohet në lajm. Për më tepër, të dhënat tregojnë se zërat që e kundërshtojnë gjuhen e urrjetjes në artikujt e mediave online, janë të paktët ose jo-ekzistues. Tabela më poshtë na jep një pamje më të qartë të këtij elementi.

22


Object 17

Tabela 3.2 Sipas mediave online, vetëm në 15 artikuj nga 212 në total, përmendet dikush që e kundërshton gjuhën e urrejtjes. Si përqindje kjo përbën vetëm 7 % të lajmeve. Gjithsesi, në shumicën e artikujve ku citohet dikush që kundërshton gjuhën e urrejtjes, në fakt, citohet personi i cili është drejtpërdrejtë i prekur nga gjuha e urrejtjes. Disa shembuj të këtyre citimeve janë, ai i citimit të Salianjit, në rastin e sherrit të tij me Mustafa Nanon, apo citime të Ronela Hajatit, e cila ju përgjigjet komenteve negative të ndjekësve të saj në median sociale. Në asnjë rast nuk kemi citim apo reagim të një përfaqësuesi të institucioneve të cilat kanë për detyrë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, apo institucioneve dhe organizatave që promovojnë të drejtat e njeriut në përgjithësi, dhe të drejtat e njeriut në media, në veçanti. Për më tepër, në asnjë artikull nga 212 të monitoruar nuk ka referencë ndaj ndonjë politike, udhëzuesi apo konvente në lidhje me të drejtat e njeriut. Kjo tregon për një neglizhencë të madhe në median shqiptare të asaj ane të medaljes që duhet t’i serviret publikut si komplementare për të formësuar një të kuptuar të mirë përsa i përket të drejtave të njeriut. Mund të nxjerrim si konkluzion se mediat në Shqipëri dështojnë ta luajnë rolin e tyre si institucione edukuese për publikun. Ato përcjellin vetëm njërën anë të medaljes, zërin e atyre që shfaqin gjuhë të urrejtjes, duke përligjur në mënyrë të tërthortë përdorimin e saj. Indikatorë të tjerë që lidhen me citimet në artikujt me gjuhë të urrejtjes/diskriminuese janë edhe numri i personave që citohen në artikull.

23


Tabela 3.3

Object 20

Fakti që në shumicën e artikujve, siç tregon tabela 3.3, citohet vetëm një burim, pra përkatësisht në 161 artikuj apo 76% të atikujve, tregon se në shumicën e rasteve, citohet vetëm subjekti që shpreh mendime apo përmbajtje me gjuhë të urrejtjes/diskriminimit, në media. Shumë pak artikuj kanë citime nga 2 apo 3 zëra të ndryshëm, që është edhe një mundësi për të sjellë perspektiva të ndryshme në lajm. Tabela 3.4.

Object 23

24


Ndërkohë tabela 3.4, na paraqet faktin nëse në artikull citohet edhe viktima e gjuhës së urrejtjes. Kjo nuk duhet ngatërruar me indikatorin e kundërshtimit të gjuhës së urrejtjes. Në këtë kategori, viktimat e gjuhës së urrejtjes mund të citohen, por ato jodomosdoshmërisht e kundërshtojnë gjuhën e urrejtjes, por në shumicën e rasteve citohen duke përdorur vetë gjuhë të urrejtjes, kundër atyre që i kanë sulmuar. Shembuj të kësaj kategorie lajmesh janë: ‘Adoleshentja nxjerr ne shitje virgjerine: dua te vazhdoj shkollen!- Shqiptarja.com, 03.10.2018 ‘E quajten vrasese dhe e ofenduan rende, Elvana merr vendimin e papritur’- Panorama.com.al, 06.10.2018 ‘Vdeksh te zente kanceri. Biznesmenia mbyll dyqanin pas 100 mesazheve kercenuese’01.10.2018 ‘Me ke ofendu, kurve, prostitute...’- Panorama, 18.10.2018

KARAKTERISTIKA TE SUBJEKTEVE QE JANE VIKTIME E GJUHES SE URREJTJES/DISKRIMINUESE, NE MEDIAN ONLINE Tabela 4.1

Object 25

25


Sipas tabelës 4.1 duket se gjinia e subjektit të prekur nga gjuha e urrjetjes/diskriminimi dhe mosha është janë faktorë të rëndësishëm, në median online. Kështu gratë e moshës 19-25, duken grupi më i prekur nga gjuha e urrejtjes. Ndërkohë për burrat mosha më e prekur nga gjuha e urrjetjes është 40 +. Tabela 4.2 na jep një shpejgim më të qartë për këtë situatë. Duke qënë se gratë gjejnë mbulim më të madh në tema që lidhen me Art/Media/Kulturë, kjo shkon në të njëjtën linjë me grupmoshën që mbulohet më shumë në media në këtë fushë që është 19-25. Ndërkohë e kundërta ndodh me burrat, për ta rubrika më e mbuluar është Politikë/Qeverisje/Ligje dhe kjo shkon në të njëjtën linjë me grupmoshën 40+, e cila është më e mbuluara në këtë fushë si grupmosha më përfaqësuese e subjekteve që merren më politikë, apo qeverisje, në vend.

Tabela 4.2.

Object 27

Tabela 4.3, na paraqet karakteristika të gjuhës së urrejtjes të përdorura, të ndara sipas mediave online të monitoruara. Siç mund të shihet ka një trend të përbashkët për të gjitha mediat online që të përdorin më shumë dy lloj kategorish si gjuhë të urrejtjes: gjuhë përçarëse dhe gjuhë që përkrah dhe nxit dhunën.

26


Tabela 4.3

Object 30

Disa shembuj të këtyre dy kategorive paraqiten në vijim. Gjuha përcarëse mund të dallohet lehtësisht në këto lloj lajmesh: ‘Video/Urrejtje e madhe per kombetaren shqipetare ne studion sportive kosovare: Dihet kush jua ka mbajtu skuadren atyre’ - Panorama.com.al, 17.10.2018 ‘Trans, femer me bol*...’(foto)- Shqiptarja.com, 25.10.2018 ‘Politikani gjerman i quan shqiptaret hajdute’- Panorama.com.al, 10.10.2018 ‘Kur ben edhe ajo Xhensila qe e ka burrin katunar’- Panorama.com.al, 07.10.2018 Ndërkohë të shumtë janë edhe shembujt e gjuhës së urrejtjes që përkrah dhe nxit dhunën: Athine/ "Vritini Qente shqiptare", protestuesit shperthejne ne racizem- Balkanweb, 28.10.2018 Video: Esktremisti grek hap zjarr kunder policise ne Bularat, mesazhi "Grek ose Vdekje"- Lapsi.al, 29.10.2018 ‘Nje grek me pak ,nje bastard me pak, parulle raciste ne ndeshjen...’- Lapsi.al, 29.10.2018 Shqetësues është fakti së në shumicën e rasteve- 45% të artikujve, në lajm jepen disa detaje për identitetin e subjektit që është viktimë e gjuhës së urrejtjes si emri, mbiemri, gjinia, mosha etj (tabela 4.4). Kjo lidhet me faktin që siç e kemi përmendur më lart shumica e lajmeve të fabrikuara në rubrikën Art,Media,Kulturë, merren nga faqet personale të personazheve të showbiz, dhe nuk ruhet asnjë anonimitet për ta sepse është kundër qëllimit të lajmit, pra të bëjë bujë. Anonimati ruhet në vetëm 12 % të artikujve. Ndërkohë kjo lloj sjellje shkon së pari në kundërshtim me rregullat e gazetarisë cilësore ku së paku nëse një subjekt në lajm është 27


viktimë, atij duhet t’i sigurohet privatësi në raportim. Ky parim është shumë qartë i shprehur në kodin e transmetimit për mediat audiovizive, por media online nuk është subjekt i këtij kodi. Tabela 4.4

Object 32

Një gjetje intersante është ajo që lidhet me përdorimin e fotove në artikuj (tabela 4.5). Nga monitorimi del që shumica e artikujve- 77, kanë fotografi të subjektit që është viktimë e gjuhës së urrejtjes. Kjo i shton edhe një element tjetër identifikues viktimës që në fakt duhej shmangur në raportim, sipas parimeve të gazetarisë së mirë. Poaq interesant është edhe fakti se një numër i përafërt i artikujve-74, kanë si foto shoqëruese, personin i cili shpreh gjuhën e urrejtjes. Ky është një tregues shqetësues për nivelin e medias online në Shqipëri, por edhe medias në përgjithësi të cilat jo vetëm i japin zë dhe hapësirë personave që përdorin gjuhë të urrejtjes por edhe sigurohen që këta persona të marrin hapësirë për imazhin e tyre. Për më tepër, fotot e personave nuk sillen të shoqëruara në asnjë artikull, si një demaskim për personat që përdorin gjuhë të urrejtjes/diskriminimit, por thjesht si subjekte të lajmit.

28


Tabela 4.5

Object 34

Tabela 4.6, paraqet edhe grupit të cilit i përkasin personat në fotot që shoqërojnë artikujt në median online. Edhe pse gratë janë grupi më i prekur nga gjuha e urrejtjes në media, nga të dhënat del në fakt se grupi që portetizohet më shpesh janë burrat. Tabela 4.6

Object 36

29


Ndërkohë në tabelën 4.7 na jepet një pamje më e qartë për përdorimin e fotove në artikuj. Sipas të dhënave del se fotot e grave përdorën më tëpër kur ato janë viktima të gjuhës së urrejtjes. Ndërkohë për burrat, del se fotot e tyre përdoren më tepër kur ata janë persona që shprehin gjuhën e urrejtjes. Nga këto të dhëna, del se në fakt në shqipëri, burrat janë kontigjenti që shpreh më tepër gjuhë të urrejtjes. Tabela 4.7

Object 38

Në tabelën 4.7, tregohen tendencat që kanë mediat e ndryshme online për përdorimin e fotografive. Kështu shohim që Panorama.com.al dhe Shqiptarja.com, kanë tendencën të kenë më shumë përdorim të fotove të grave. Kjo lidhet me faktin që rubrika Art, Media, Kulturë, të cilat mbulojnë edhe showbizin, ishin rubrikat ku kishte më shumë lajme me gjuhë të urrejtjes në këto dy media. Ndërkohë mediat Lapsi.al dhe Balkanweb, kanë më shumë foto të burrave në artikujt me gjuhë të urrejtjes.

30


Tabela 4.7

Object 40

KARAKTERISTIKA TE PERGJITHSHME TE ARTIKUJVE ME PERMBAJTJE TE GJUHES SE URRJETJES/DISKRIMINUESE Gjetja më kryesore në lidhje më karakteristika të lajmeve me gjuhë të urrejtjes/diskriminuese është se shumica e artikujve që përbajnë gjuhë të urrejtjes, e përdorin atë edhe në titull, siç tregohet në tabelën 5.1. Në këtë kategori pothuasje të gjitha mediat online kanë të njëjtën qasje. Veçim mund të bëjmë për Lapsi.al, media e cila e ka përqindjen më të ulët të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në titull, në raport me numrin e përgjithsëm të artikujve që përmbajnë gjuhë të urrejtjes/diskriminuese. Duke qënë se titulli përdoret si një karrem, për të tërhequr lexuesit dhe duke e pasur fokusin tek tërheqja e sa më shumë lexuesve (ose duhet të fillojmë të përdorim termin klikues në vend të lexues për mediat online), kuptohet që titujt mundohet të bëhen sa më tërheqës, edhe pse kjo si kosto përhapjen e gjuhës së urrejtjes/disrkiminimit.

31


Tabela 5.1

Object 42

Një kategori interesante lajmesh në këtë seksion është risjellja në titull e gjuhës së urrejtjes për lajme të cilat edhe pse nuk kanë në përmbajtje gjuhë të urrejtjes/diskriminimit, i referohen lajmeve të vjetra të cilat tashmë njihen si të tilla vetëm nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes/diskriminimit. Shembuj të tillë do të ishin: ‘I thane qe kishte bol*, Ronela ju pergjigjet: i kam me te medha se tuajat, skutha...’Shqiptarja.com, 25.10.2018 ‘Video-Vritini qente shqiptare, cfare ndodhi ne Athine’- Panorama.com.al, 28.10.2018 ‘Don’t fuc*k with them, reagon ish-ambasadori- Panorama,com.al, 06.11.2018

32


Tabela 5.2

Object 44

Një tjetër fenomen shqetësues nga monitorimi është edhe fakti që shumica e artikujve, siç tregohet në tabelën 5.2, nuk kanë autor. Të vetmit artikuj që kanë autor janë ata që publikohen në rubrikat opinion, ide apo analizë. Ka disa arsye pse shumica e artikujve nuk kanë autor. E para, mund të jetë sepse siç e kemi përmendur më sipër, shumica e artikujve që përmbajnë gjuhë të urrjejtjes, merren nga faqet e mediave sociale të personazheve të ndryshëm dhe bëhen copy-paste nga pothuaj gjithë mediat e tjera. Një arsye tjetër mund të jetë edhe zgjedhje redaksionale për të mos përdorur emra të gazetarëve duke qënë se shumica e faqeve mbulohen nga një numër i vogël gazetarësh dhe vënia e emrit të një autori në shumë lajme gjatë një dite, (siç mund të jetë realiteti) mund të merret si shenjë e mungesës së profesionalizmit apo edhe mund të hapë probleme për media të ndryshme mbi çështje të trajtimit të stafit, mbingarkesës në punë etj. Së treti, mund të jetë edhe zgjedhje e vetë e gazetarëve për të mos marrë autorësi të lajmit, pasi nuk duan të kenë autorësi mbi lajmë të caktuara pasi e kuptojnë që vlera (morale) apo profesionale që mund të marrin për këto lloj lajmesh, nuk është e justifikueshme. Gjithsesi, mirë do të ishte që të gjitha konstatimet e përmednura më sipër, të jenë subjekt i një studimi më të thellë në të ardhmen, në mënyrë që të këmi një pamje më të qartë të kësaj situate. Pavarësisht arsyeve për mospasje të emrit të autorit në artikull, kjo nuk e ndryshon faktin se për monitorimin e gjuhës së urrjetjes/diskriminuese në media, mungesa e autorit të shkrimit e bën shumë të vështirë adresimin e këtij problemi.

33


Tabela 5.3.

Object 46

Një tjetër kategori që lidhet drejtpërdrejtë me autorët e shkrimeve që u diskutuan pak më sipër është edhe autorësia e shprehjeve me gjuhë të urrejtjes/diskriminuese në artikull. Në shumicën e artikujve 124 nga 212 në total duket sikur kjo çështje është problem i subjekteve të cituar në artikull. Në të gjitha mediat e monitoruara, ‘fajësia’ për përdorimin e gjuhës së urrejtjes/diskriminuese, duket sikur bie mbi subjektet që citohen, duke zhveshur nga përgjegjësia gazetarët që kanë shkruar artikullin. Gjithsesi kjo çështje nuk është kaq e thjeshtë, kur vjen fjala tek mediat online. Siç thamë një pjesë e madhe e artikujve që shfaqen në këtë seksion janë fabrikime të gazetarëve, të cilët marrin copy-paste citime të ndryshme nga faqet e mediave sociale (nuk e kemi studiuar fenomenin për të thënë nëse merren me leje apo pa leje) dhe i përdorin ato në lajme. Në këtë rast, duket se përgjëgjësia nuk është vetëm e subjektit që citohet, por edhe e autorit të shkrimit, i cili është bërë nismëtar për kthimin e këtij citimi në lajm që më pas i serviret publikut. Ndaj na është dashur që në studim të kategorizojmë si citime të gjuhës së urrejtjes/diskriminime, si mendime të ‘gazetarit dhe subjektit që citohet’, duke dashur të vëmë theksin edhe tek roli i madh i gazetarëve për të shmangur apo inkurajuar, përdorimin e gjuhës së urrejtjes. Ndërkohë nuk duhet anashkaluar edhe numri i madh i artikujve ku gazetarët shprehin hapur gjuhë të urrejtjes/disriminuese në media, e cila është më shumë e gjendur në rubrikat analize apo opinion, sidomos në median Shqiptarja.com, ku një sërë autorësh e kanë pjesë të stilit të 34


tyre, përdorimin e gjuhës së rëndë me nota fyese, ofenduese e cila në raste të veçanta kalon edhe në gjuhë diskriminuese, apo edhe të urrejtjes.

KARAKTERISTIKA TE KOMENTEVE NE ARTIKUJT ME GJUHE TE URREJTJES/DISKRIMINUESE Ky seksion është sjellë si një risi nga projektet e mëparshme të monitorimit të medias dhe do të fokusohet tek karakteristika të ndryshme të komenteve nga lexuesit dhe në një pamje të përgjithshme për rolin që kanë komentet e lexuesve në përforcimin e gjuhës së urrejtjes/diskriminuese, në median online. Duke qënë se mediat online kanë qasje të ndryshme përsa i përket komenteve nga lexuesit: Panorama.com.al i ka të çaktivizuara, Balkanweb.com i ka ‘të mbrojtura’ më një klik shtesë; në këtë seksion do të merren në shqyrtim vetëm mediat online, Shqiptarja.com dhe Lapsi.al. për të cilat komentet shfaqen normalisht në fund të çdo artikulli. Nga paraqitja e të dhënave në tabelën 6.1., del se shumica e artikujve me gjuhë të urrejtjes/diskriminuese në të dy mediat online kanë komente nga lexuesit. Raporti i komenteve është më i madh në rastin e medias Lapsi.al sesa për Shqiptarja.com. Në rastin e Lapsi.al, 73 % e artikujve me gjuhë të urrejtjes, kanë komente nga lexuesit, ndërkohë që për Shqiptarja.com, ky raport është 67%. Tabela 6.1.

Object 48

35


Ka një korrelacion të drejtë mes faktit nëse ka komente në artikuj dhe a ka përdorim të gjuhës së urrejtjes në komente. Pra, të gjithë artikujt që kanë përdorim të gjuhës së urrejtjes në tekst, kanë edhe gjuhë të urrejtjes/diskriminuese në komente, nga lexuesit. Një fakt i tillë nuk ka asnjë dyshim se përdorimi i gjuhës së urrejtjes në artikuj të ndryshëm sjell reagimin e publikut po me përdorim të gjuhës së urrejtjes. Më poshtë disa shembuj që tregojnë qartazi se si përdorimi i gjuhës së urrejtjes/diskriminuese në artikull, nxit përdorimin e gjuhës së urrejtjes në komente. Fenomeni bëhet edhe më shqetësues nëse në fokus të lajmit janë personazhet e politikës. ‘Basha ashpërson tonet ndaj Ramës: O i çmendur! O hajdut! O pleher!’- Lapsi.al, 24.11.2018, gjejmë 16 komente në fund të lajmit: 16 Comments 1. I paemër 24/11/2018 te 14:41 Do vinte dita kur ti do ti tregoje shqiptareve qe shkolla me demek qe ke mbaruar por qe nuk ke dipllome prandaj sot dole lakuriq qe ti nuk njeh etiken minimale ne kominikim in publik,ti tregove qe je rritur dhe edukuar ne mes romeve,prandaj dole sot me fytyren tende te vertet,nuk do fitosh dot vota me kete etike,shqiptaret duan njerez politik jo si ky kallep e provuan me saliun dhe ti e pe ku e cuan ate dite Zi dhe po e shohin perdite ku ka perfunduar duke pritur te ngordhi si qen,lul thuaj te vertetat e tua te hidhura qe populli te besoje,kerko falje per cfare ke bere dhe ben ne keto 13 vjet pushtet 1. I paemër 24/11/2018 te 16:44 Ik merr rrogen tani 2. ari 24/11/2018 te 16:52 i pa emer jot mem ka marr diplom nderi i stalinit kur bente qirje treshe ne koperativen e derrave stalin me gjinushin,spartak brahon e spiro koleken.prandaj i ndihmon vellaut nga derrat rames.ik tash ha se negjmijes ju ka ber qenefi pis. 2. I paemër 24/11/2018 te 15:06 Po ca lesh shkolle ka mbaruar ky. Si ky ka me mijra qe punojn shofera kamariera dhe qe jan shume here me te zgjuar. 1. ari 24/11/2018 te 16:54 i pa emer e me mut ne tru,qe te din ne holland nuk mund te blen diploma si ne qelbesiristan te rames e lere njerz si ti qe shiten per nji gojore qe i ben frrokut. 3. Xxx 24/11/2018 te 15:07 N.q.s Edi Rama eshte grip ti je kolera . 4. Ka te drejt. 24/11/2018 te 15:29 Po i vjen fundi lulkes. Keshtu me pelqen ta shikoj me nerva. E ka ber rama te flas me vete. Po jam kurioz te shoh se cdo perralle do tu tregoj militanteve pas zgjedhjeve. Humbem se krimi ka pushtuar cdo qeliz te shoqeris, po ne do vazhdojm luften kunder krimit deri sa te triumfojm, mua ketu me keni deri sa te dale ne pension. Rroft pd dhe shoku sali. 5. Gunga 24/11/2018 te 15:47

36


Ti thotë dikush këtij lules qe eshte karrrrrrrr. O mizerabël njeri o vemje e shpifur, nuk je as në lartësinë e një protestuesi ore legen. Ai që presupozohet se duhet ti zërë vendin këtij karit të gjatë flet si kotele. Ore qelbesire a i ke bërë kallzim këtij hajduti ordiner në prokurori, le mos ta hetojë ajo pionerja e enverit, bej pjesen tende, pastaj bërtiti. Por ti e le te vjedhë se ke dhe hisen tënde aty brenda dhe besoj e ke marrë garancinë dhe me qytetarët e shkretë bën si opozi-kar. 6. Fieraku 24/11/2018 te 16:24 O i pa emer qe je dhe lepires 7. I paemër 24/11/2018 te 16:46 PASKAN SHKRUJT TE GJITHE KURVAT ME PAGESE .IKNI MERRNI PAGESEN TEK RIPICKA MAVI PROSTITUTAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA ME TANGA MAVI 8. xhuxhi 24/11/2018 te 18:49 Behuni njerez o qenie qe merrni fryme. A e kuptoni qe po tall menderen rama e basha me te gjithe. Kaq zullume sa ka bo rama keto 5 vite jo ne burg por ne mes te pazarit duhet te ishte var per llape. Fakti qe ky po ben si i ka qefi duket qe ka nje strategji te mirefillte, njeri ben tjetri bertet, asnjeri nuk po i nxjerr dhembet vertete ketij hales se gjate. Jemi bere si qente me njeri tjetrin. Njeri shan bashen e njeri shan ramen, po ne fund kush e ha?????? A di te ma thote ndonje i zgjuar ketu ????????????????? Po keta jane bo me i qi gjithe fisin dhe me i var per se gjalli cfare po i bejne ketij kombi o njerezzzzzzzzzzzzzzzzzz thirrini mendjes, mos beni tifozllek por dilni e protestoni si qytetare se xhepat ja u kane zbras, e shume shpejt edhe shpirtin do ja u marrin ……………… 1. I paemër 24/11/2018 te 18:59 Fjale te shenjta,hallall. Vetem revolucioni bene pune ne kete vend. 9. I paemër 24/11/2018 te 23:23 Ti xhuxhi e ben mire punen e mbajtjes se qeses kur saliu do te dhjese,prandaj ke kete mendje muti ti,se MUT ke pare gjate pushtimit te saliut qe vrau preu si i kishte qefi,ju vuri dhe kllounin lul ne krye dhe tani ti xhuxh bashke me skiftere e shpellare shkoni varuni vet neper peme prej llape,ose shporruni nga keni ardhe,rrace e ndyre 1. I paemër 25/11/2018 te 10:32 na ha karin o kuqalash 10. vK 25/11/2018 te 00:09 O pleHer…. hahahahahahahahahah ca fytyr bythe qe eshte ky mor aman, o sali gerdalla ca i ke bo partise me kte derdimenin PËRGJIGJIUNI 11. I paemër 25/11/2018 te 16:41 Shkoni hani Karin e lulit ju skiftera nese ka,pastaj kaloni ketej

Siç e tregon qartë ky shembull, përdorimi i gjuhës së urrejtjes, në artikull, është bërë shkak për nxitjen e gjuhës së urrejtjes/diskriminuese, përçarëse, mes lexuesve të artikullit. Si ky shembull ka edhe shumë të tjerë në mediat online. Fenomen shqetësues në komente është fakti se sidomos kur bëhet fjalë për figura politike gjuha e urrejtjes së përdorur prek edhe grupe të tjera vulnerabël si psh komunitetet Rom dhe Egjiptian, ndaj të cilëve edhe pse nuk janë subjekt i lajmit përdoret gjuhë e urrejtjes, si psh:

37


28/10/2018 te 19:38 Janullatos: Po ky jevgu Gjirokadyrit i shartuar me greke brri kanstertin. Alvanote te ine mama o pallosh. More ate qe meritove.

28/10/2018 te 21:27 Boss: Ketyre jevgjeve duhet ti lerohet nena deri ne shtat breza, e jo te justifikohemi me togfjalesha si fqinjesi e mire e broçkulla si keto. Si mund te besh marrveshje deti me kete race te qelbur, aq me pak tu besh varreza.

24.11.2018 16 Comments 1. I paemër 24/11/2018 te 14:41 Do vinte dita kur ti do ti tregoje shqiptareve qe shkolla me demek qe ke mbaruar por qe nuk ke dipllome prandaj sot dole lakuriq qe ti nuk njeh etiken minimale ne kominikim in publik,ti tregove qe je rritur dhe edukuar ne mes romeve,prandaj dole sot me fytyren tende te vertet,..

Shqetësues është fakti që përveç se përdoret gjuhë urrejtje ndaj anëtarëve të këtyre komuniteteve, nuk ka asnjë koment që ta kundërshtojë apo ta evidentojë këtë fakt. Ky është tregues i mendësive që ekzistojnë në shoqëri dhe që janë çimentuar dhe nuk kritikohen apo shihen si problem. E kundërta ndodh me personazhet e politikës, ku ka komente të cilat marrin në mbrojtje personazhe të ndryshëm dhe i dedikohen seriozisht promovimit të figurës së filan politikani duke ulur, baltosur, përbuzur kundërshtarin. Disa nga komentuesit (jo vetëm në këtë rast) sugjerojnë që në fakt shumica e komenteve bëhen nga komentues profesionistë, të cilët angazhohen nga parti të ndryshme politike apo personazhe të ndryshëm politikë, për të kryer këtë funksion, atë të komentimit në favour të personazhit, në median online. Në terminologjinë e re ky person quhet troll. Fenomeni shqetësues i përdorimit të trolls për të formësuar dhe ndikuar perceptimin e publikut për çështje apo personazhe të ndryshme, është bërë i njohur së fundmi në një sërë studimesh të gazetarisë apo investigime5. Në Shqipëri është e domosdomshme të bëhet një studim i mirëhartuar për këtë çështje, dhe të nxjerrë të dhëna më konkrete për përhapjen e këtij fenomeni në vendin tonë.

5 Shiko: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC5791909/

38


Tabela 6.2.

Object 50

Në tabelën 6.2. tregohet se sa komente ka në fund të artikujve që përdorin gjuhë të urrejtjes për mediat online Lapsi.al dhe Shqiptarja.com. Siç shihet në tabelë, shumica e artikujve përmbajnë 3 ose më shumë komente nga lexuesit. Nga një monitorim i bërë pas dyditësh për të gjithë artikujt që përmbanin gjuhë të urrejtjes në komente rezulton se asnjë nga komentet nuk është fshirë, hequr apo modifikuar. Të gjithë komentet me gjuhë të urrejtjes shfaqen njësoj në faqet e mediave online, edhe disa kohë pas publikimit të tyre.

39


BIBLIOGRAFI Heinze, E. (2009). Cumulative jurisprudence and human rights: the example of sexual minorities and hate speech. The International Journal of Human Rights, 13 (2-3), 193-209. Historia ime (2017,2016). Monitorim i gjuhes se urrejtjes dhe gjuhes diskriminuese ne median online, Civil Rights Defenders: Tirane. Kaziaj Emiljano (2018). Journalists’ and news editors’ views on children as news subjects in Albanian media: Exploring issues of self-censorship, ethics and newsworthiness, Journal of Applied journalism and media studies, 7 (2), 351-370 Kaziaj, Emiljano., Van Bauwel, Sofie (2017). The Ignored Audience: A multi-method reception study on children and television news in Albania, Childhood, 4 (2), 230–244. Kaziaj, Emiljano (2016). ‘The Adult Gaze’: Exploring the Representation of Children in Television News in Albania, Journal of Children and Media, 10 (4), 426-442. Krippendorff, K. (2004). Content analysis: An introduction to its methodology. Thousand Oaks, CA: Sage. Liperi, O.(2018). Tregu i dobët i reklamave fut median në krizë: Televizionet pa fitime, “online” mund print-in, aksesuar nga monitor.al: http://www.monitor.al/tregu-reklamave-fut-median-ne-krizetelevizionet-pa-fitime-online-mund-print/ Mihajllova, E., Baçovska, J., Shekerxhiev, T. (2013). Liria e shprehjes dhe Gjuha e urrejtjes, OSBE: Shkup. Richardson, J. E. (2007). Analyzing newspapers. New York, NY: Palgrave Macmillan.

LIGJE/DOKUMENTE NDERKOMBETARE Rekomandimi 97 (20) i Komitetit te Ministrave te Keshillit te Europes mund te gjendet (në anglisht) në këtë faqe: https://rm.coe.int/1680505d5b LIGJ Nr.10 221, datë 4.2.2010 PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI, mund te gjendet ne kete faqe: https://www.uart.edu.al/media/150329Ligji%2010221_%202010%20per%20mbrojtjen%20nga %20%20diskriminimi.pdf LIGJ Nr. 97/20131 PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË (i ndryshuar), mund te gjendet ne kete faqe: http://qbz.gov.al/Ligje.pdf/media/Ligj_97_04032013_perditesuar_2017%20%20Copy.pdf KODI I TRANSMETIMIT PËR MEDIAN AUDIOVIZIVE, mund te gjendet ne kete faqe: http://ama.gov.al/wpcontent/uploads/2018/05/Kodi-i-Transmetimit-p%C3%ABr-Median-Audiovizive.pdf

40


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.