Discovery Razma, Boga and Reci.... North Albanian Tourism

Page 1

26/10/2014

Rreth Nesh

RAZMA BOGA DHE RECI – QPMT

Misioni

Projektet

Aktivitete

Turizmi

Media

Kontakt

Kerko per...

Home

RAZMA BOGA DHE RECI Te ndryshme Zonat Turistike

Transport Malor

Informacion i përgjithshëm: Razma, Boga dhe Reçi bëjnë pjese ne komunen e Shkrelit e cila shtrihet në verilindje të Malësisë së Madhe dhe kufizohet në veri me komunën Shale, në jug me komunën Qëndër Koplik, në lindje me komunat Gruemirë dhe Pult e në perëndim me komunën Kastrat. Rreth 75% është e shtrirë në zonën malore. Sipërfaqja e përgjithshme është rreth 297.2 Km2. Komuna është e ndarë në 14 fshatra me 6014 banorë me rreth 1400 familje . Në përbërje të kësaj komune janë fshatrat: Vrith (ndodhet Razma),Bogë , Lohe e sipërme, Dedaj (Qendra e komunës), Bzhetë, Bzhete Makaj, Qafë – Gradë, Droç – Repisht, Reç, Zagorë,Vuç­Kurte, Kokë – Papaj. Fshati turistik i Razmës ndodhet rreth 40km nga qyteti i Shkodrës me një rrugë automobilistike të asfaltuar me bjeshkë shumë të njohura për bukuritë e saj me një lartësi mbi nivelin e detit 950m, me një pozicion mes majeve piramidale të pyllëzuara dhe të rrethuara me kullota alpine. Ku ndodhet dhe mali Veleçik me 1724m mbi nivelin e detit .Razma ka një klimë shumë të mirë kurative dhe krahas keësaj ka vlera per të apasionuarit pëer ngjitje alpine dhe shpella karakteristike si shpella e Pllumave, Dhenve, Ujit ne Lujs etj. Me nje reliev malor ku mbizotërojnë ahu ,pisha larmia e kafshëve dhe e shpendëve të egër e bëjnë këtë zonë piktoreske dhe një destinacion i frekuentuar edhe për të apasionuarit pas gjuetisë. Kjo bjeshkë ka qënë dhe është një destinacion i frekuentuar për turistët kohë më përpara dhe vazhdon përsëri në të gjitha stinët meqënëse natyra ofron mundësi për ecje malore, piknik, explorim në shpella, ne ski etj. Pra akomodim në hotele luksi ,të thjeshta, apo tenda kampingjesh duke shijuar një gastronomi me produkte bio. Boga ky fshat malor piktoresk ndodhet në rrugen nacionale Shkodër­Theth rreth 40km me një rrugë të asfaltuar dhe rreth 15 km nga qëndra e komunës Shkrel rreth 950m mbi nivelin e detit.Trojet e këtij

http://qpmt.al/razmaboga-dhe-reci/

1/2


26/10/2014

RAZMA BOGA DHE RECI – QPMT

fshati kanë një arkeologji të hershme të vendbanimeve ilire të shek. II –III i rrethuar nga alpet me një peisazh të bukur natyror ku lënë mbresa të vecanta cdo vizitori si i huaj edhe vendas. Lugina e këtij fshati fillon në përroin e thatë dhe perfundon në Qafë­Thore,me një lartësi 1700 m ku rrethohet me male të larta si mali i Livadhit me një lartësi mbi 2494m ,Mali i Rrabës 2222m ,Mali i Bridashit 2128m ku kufizohen dhe me komunën Kelmend.Këtu mund të vizitohen edhe shumë shpella si;Shpella e Pucit , Shpella e Cilikokajve, Pusi i Gjek Markut,Shpella e Akullores ,Shpella e Mullinit ,Shpella e Husit ,Shpella e Njerëzve të Lagur ,Shpella e Livadhit te Bogës. Në këtë fshat mund të gjeni mundësi akomodimit në shtëpi pritëse tradicionale ,komode me arkitekturë alpine dhe mund të provoni gatime tradicionale si; Djathi i dhisë, mishi i fërlikut ,patate të pjekura,bukën e misrit,rakine e kumbullës etj. Reçi është një fshat piktoresk i cili ndodhet nën administrimin e komunës Shkrel dhe ndodhet 25 km larg nga qyteti i Shkodrës ku mbizotëron pylli i gështenjës rreth 300 ha. Në një peisazh shumë të bukur dhe tërheqës për vizitorët. Në Qëndrën e Reçit ndodhet dhe Parku me lokale, bare ,restorante me një shërbim dhe gastronomi tradicionale .Nga Qëndra mund të vizitojmë dhe lagjet Qafë­Gradë ,Bloze ,Dodq, Repisht, Prelnikaj ,Ulnikaj ,Mosel. Krahas peisazhit të bukur dhe pyllit të gështenjës këtu mund të vizitohet dhe shpella e Pëllumbave, Kalaja e Babicës, Kalaja e Ballezës, Kisha e vjetër ,Lumi Rrjoll etj.

Pasurite ujore qe rrethojne Qarkun e Shkodres

Sherbimet qe ofrojme:

Bukurite e Alpeve Shqiptare

Transport Malor Qarku i Shkodrës krahas peisazhit të bukur malor ,kodrinor dhe fushor është i favorizuar dhe rrethohet nga të gjitha anët duke filluar nga deti që ...

Guida Turistike

Akomodime Agjensi Turistike

Lexo me shume

QPMT | Qendra Permakulture Mjedis Turizem ka statusin OJF me Vendim te Gjykate Nr.106 Dt. 20/03/2012

Rreth Nesh

Misioni

Projektet

Aktivitete

Turizmi

Media

Kontakt

Copyright © 2014 QPMT | Hosting&Design: LufaStudio

http://qpmt.al/razmaboga-dhe-reci/

2/2


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.