Transporti Ajror, çmimet e biletave, kostot e fluturimit dhe kostot e shërbimeve në Shqipëri. Eshtë folur shumë nga mediat vendase të cilat kane shkruajtur dhe diskutuar pse në Shqipëri mungojnë kompanitë që ofrojnë çmimet e ulta çdo periudhë të sezonit dhe në çdo destinacion . Ka patur shumë diskutime dhe gishtin mediat gjithmonë e kanë drejtuar nga çmimet aeroportuale të shërbimeve të Aeroportit Nenë Tereza.
Por kjo është vetëm njëra nga disa arsye po aq të rëndësishme në mbartjen e situates që kemi sot. Në ditët e sotme, çdo kompani përballet me tre kostot kryesore të cilat janë të detyrueshme të paguhen për të realizuar fluturimet. Njëri është çmimet e korridoreve ajrore, të cilat janë të centralizuara dhe të pa negociushme. Për të lehtësuar këtë barrë kompanitë detyrohen të drejtojnë fluturimet e tyre nga ato rrugë ku këto çmime janë më të lirat. Faktori I dytë është çmimi I karburantit. Ky është I negocushëm në varësi të volumit të fluturimeve. Dmth çdo kompani sa më shumë fluturoin dhe merr karburant nga një ofrues aq më ulje pëson çmimi I karburantit. Dhe së treti, janë çmimet aeropoortuale, të shërbimeve që marrin kompanitë dhe të tarifave të uljeve dhe ngritjeve të avionave.
Këto diktojnë pjesën e dukshme të kostove që një kompani ka në mënyrë të detyrueshme të mbulojë për të realizur një fluturim, por jo të gjithë tabelën e kostove të cilat shtohen nga siguria në avion gjatë fluturimit, mirëmbajtja teknike e avionëve, pagesa e stafit, trajnimi I stafit e kështu me
Igli Larashi - Transporti Ajror, çmimet e biletave, kostot e fluturimit dhe kostot e shërbimeve në Shqipëri. All rights reserved 2017.04.27
rradhë deri tek fushatat e reklamimit, marketing, mbrojtja e pasagjerëve etj. Në qoftëse marrim një shembull : një kompani e cila vjen në Tirane me një avion të tipit Airbus 320 me 180 vende, vetëm aeroportit të Tiranës I detyrohet ti paguajë për shërbimet rreth diku tek 7.445 Euro për çdo fluturim (reference tabela No.1 atashuar) Një shumë të përafërt por jo të këtyre përmasave kjo kompani duhet të paguaj edhe nga aeroporti europian nga ka ardhur duke e çuar koston e fluturimit pa llogaritur kostot e trafikut ajror, të konsumit të karburantit dhe të pagesës së personelit në rreth 10.000 Euro.
LF 100%
ESTIMATION
1 FLUTURIM
1 landing/take off
1
€
650,00
€
650,00
2 Ground handling charges
1
€
1.320,00
€
1.320,00
3 Lighting charges
1
€
455,00
€
455,00
4 Parking charges
0
€
140,00
Alternative
5 GPU charges
0
€
60,00
Alternative
6 Air starter charges 10*15 min
0
€
75,00
Alternative
7 Deicing charges
0
0
Alternative
8 Border Crossing Tariff
180
€
10,00
€
1.800,00
9 Passenger charge
180
€
12,50
€
2.250,00
180
€
4,00
€
720,00
11 Communication Fee
1
€
25,00
€
25,00
12 Briefing Fee
1
€
15,00
€
15,00
13 Navigation Fee
1
€
200,00
€
200,00
10 Security fee
Total Services
Euro
7.445, 00
Por për të qënë transparent, jo të gjitha këto pagesa shkojnë në xhepat e konçensionarit. Sipas tabeles së çmimeve të publikuar të aeroportit (http://www.tiranaairport.com/media/14746360874618AirportCharges2016) një pjesë e këture përfitimeve kalojnë në llogari të shtetit shqiptar dhe për të qënë më të qartë ato janë si më poshtë:
NOTE: The following charges are collected on behalf of Civil Aviation Authority, and Ministry of Finance Keto taksa mblidhen për llogari të drejtorisë së Aviacionit Civil Shqiptar dhe Ministrisë së Financave.
Igli Larashi - Transporti Ajror, çmimet e biletave, kostot e fluturimit dhe kostot e shërbimeve në Shqipëri. All rights reserved 2017.04.27
● Communication Service Charge: Refers to communication services via telex, fax and landing permission is EUR 25,00 for each landing aircraft. Taksa për shërbimet e komunikimit dhe lejet e operimit në shumën 25 Euro për çdo fluturim.
● Border Crossing Tax: EUR 10.00 for adult and child departing passenger. Taksat e kalimit të kufirit e cila është 10 Euro për çdo pasagjer që udhëton nga aeroporti I Tiranës.
Aktualisht, nga eksperienca ime prej 17 vitesh në fushën e transportit ajror, kostoja e përgjithshme e një fluturimi vajtje-ardhje në një vend afër Shqiperisë (Itali, Austri, Hungari, Greqi, Slloveni, Turqi ) varion midis 18.000 deri tek 22.000 Euro. Diçka më shumë kushtojnë fluturimet nga vendet që janë më larg si Gjermania, Franca, Holanda apo Anglia ku kohe zgjatja e flururimit është՞ më e madhe. Fluturimi është me fitim kur të dyja segmentet janë të mbushura me udhëtarë dhe ku 85-88% e pasagjerëve kanë paguar më shumë se 120 Euro një biletë vajtje ardhje ose 61.11 Euro për një drejtim. Pjesa e ngelur hyn tek hapsira që kompania I përdor për të joshur pasagjerin në raste konkurence apo në raste kur është pjesë e programeve incentivuese si pshm miljet apo pasagjët që fluturojnë më shpesh. Por në kompanitë e mëdha kjo është pjesa e rezervuar për biznesin apo klasën e pare ku çmimet janë tre fish më të larta prej atyre normale.
Shumë gazetare bëjnë pyetjen pse nuk kemi Ryanair, Easy Jet me 10-15 Euro një drejtim, apo 50 Euro vajtje ardhje. Po është e vërtete, unë fluturova me Vueling nga Milano për Barcelonë më tre kolegët e mi ku arritëm të siguronim bileta për shumat 51 Euro, 49.99 Euro dhe 75.50 Euro pa bagazh. U kthyem nga Madridi për Milano me Volotea me bileta 55.99 Euro, 29.99 Euro dhe 81.99 Euro.
Dëshiroj të ndaj me ju një opinionim tim lidhur me këtë histori. Kompanitë me të cilin udhëtova kishin çdo një orë fluturim midis dy destinacioneve, dhe ishin pothuajse gjithmonë plot me pasagjerë. Ky trafik i lejon kompanite low cost të alternojnë çmimet e ulta që zakonisht blihen dy-tre muaj përpara me çmime që ngrihen në mënyrë progressive dhe ato të larta që janë të minutës së fundit. Kjo tregon që ato operojnë në vende ku ka fluks pasagjerësh dhe lëvizje të mëdha. Sipas statistikave të publikuara familjet Shqiptare lëvizin në përgjithësi një ose dy here në vit familjarisht, vetëm 26.8% e individëve lëvizin mbi tre hërë në vit vetëm, 64.2% levizin nën tre here në vit dhe vetem 9% lëvizin mbi katër-pesë here në vit. Kjo sjell që me trafikun 1.85-2.05 milion pasagjerë që këmi në vit (duke marrë të mirëqënë barazimin 900 mije ose 1 Milion pasagjerë që nisen vetëm nga Tirana), duke “abuzuar” ti ndajmë këto pasagjerë për secilën prej kompanive që operojnë në Tirane del shifra 64.285 pasagjëre për secilën kompani në një vit. Një shifër shumë e vogël e cila nuk i ofron një biznesi të planifikojë një sukses të sigurtë në këtë treg.
Shumica e pasagjerëve Shqiptarë që jetojnë jashtë shqipërisë udhëtojnë në të peridha pushimesh, nga muaji korrik deri ne fillim te Shtatorit dhe nga muaji Dhjetor deri në mes të Janarit. Ka pak ngritje në fluksin e pasagjerëve për festat fetare apo ato kombëtare por që nuk janë një element tregues për numrin e shpresuar nga kompanite. Ato duhet të përballen me peridhat kur ka pak lëvizje dhe për këtë reduktojnë fluturimet dhe ulin çmimet duke akumuluar kosto të cilat do ti
Igli Larashi - Transporti Ajror, çmimet e biletave, kostot e fluturimit dhe kostot e shërbimeve në Shqipëri. All rights reserved 2017.04.27
eleminojnë në sezonin e lartë. Kompanitë low cost nuk fluturojnë në këto periudha (Shkurt-Maj dhe Tetor-Dhjetor) si Transavia, Volotea, Germanwings ose reduktojnë fluturimet si Pegasus pshm. (Reference sezoni 2016-2017)
Po a mund të ketë Shqipëria kompani Low Cost për çdo sezon dhe në çdo kohë ? Pse Shkupi, Mali I Zi apo Kosova kanë çmime më të ulta të fluturimeve ?
Shqiperia ka kompani që alterojnë çmimet, nga të ulta në sezonet me pak pasagjer në të larta në periudhat me fluks të dendur. Unë kam jetuar dhe punuar gjashtë vite në Kosovë dhe mund t’ju shpjegoj disa gjëra. Kosova ka një aktivitet çarterash të skeduluar dhe të organizuar nga tour operator vendas prej më shumë se tre dekadash. Fluturimet çarter të japin një lehtësi në fleksibilitetin e çmimeve. Pshm trafikun kryesor të Aeroportit të Prishtines e zenë fluturimet nga Zvicra dhe Gjermania. Në periudhat e ngarkuara secili operator përcakton çmimin tavan dhe çmimin më të lartë. Kur kërkesa është më e madhe nga ai vend çmimi është më I lartë ndërsa segmenti që ka kërkese më të ulët e ka çmimin pak më të lartë se taksat aeroportuale (40-50 Euro). Lehtësia e çarterave është që jashtë peridhave ku ka fluks udhëtarësh ata bashkohen në fluturime të përbashkëta duke zvogëluar kontigjentin dhe eleminuar rezikuar dhe kostot. Në Shqipëri përveç çarterave turistikë drejt Antalian apo për të dërguar ndonjë skuadër futbolli jashtë shtetit nuk kemi çartera të skeduluar që të fluturojnë përgjatë gjithë sezonit.
Por Kosova ka edhe kompani si Easy Jet dhe se fundi edhe Wizzair. Sipas gjithë shpjegimeve të marra këto kompani kanë arritur të përfitojnë një kontratë nga Aeroporti Prishtinës ku paguhen vetëm shërbimet e kërkuara. Gjithashtu ata kanë rënë dakord që çdo mungesë apo vonesë e shkaktuar nga dhënësit e shërbimit dëmshpërblehet. Në Maqedoni shteti financon Wizzair dhe të gjitha low cost duke ulur taksat dhe duke ofruar modele të njëjta me Prishtinën dhe Malin e Zi.
Aeroporti Nderkombëtar i Tiranës është një aeroport standart ndërkombëtar, bazuar në një llogjikë biznesi dhe një politikë çmimesh. Të gjithë marrin shërbimin e kërkuar kundrejt çmimeve që ata kanë publikuar. Shumë kompani përfitojnë nga incetivat ose marrin me çmimin e kontratës bazë të shërbimeve (SGHA) shërbime të tjera më të dedikuara (SLA).
Askush nuk mund të ndikojë një biznes të jetë më i lirë në kohën që për çmimet e shërbimeve që ofron ai nxjerr fitim. Të ndodhur përpara kësaj situate dhe në mungesë të ligjeve për liberalizimin e shërbimeve të avionëve dhe pasagjerëve (ground handling), në mungesë të manaxhimit me ligj të sigurisë aeroportuale nga shteti dhe jo nga koncesione të caktuara nga konçensionari, në mungesë të liberalizimit të kompanive që ofrojnë karbuant per avionet (derin ne 2015 ishte vetëm BP me të drejtë të furnizonte avionët) është e pa mundur të kërkosh nga një kompani private të uli fitimin e saj.
Ne kemi zgjidhje, por zgjidhja kushton ose jepet me konçesion nga pamundësia për ta realizuar. Për të patur çmime të ulta të avionëve ne duhet të ndertojmë aeroporte apostafat për këtë punë. Na
Igli Larashi - Transporti Ajror, çmimet e biletave, kostot e fluturimit dhe kostot e shërbimeve në Shqipëri. All rights reserved 2017.04.27
duhen aeroporte të kësaj natyre, ku taksat të jënë të ulta përkundrejt atyre shërbimeve që kërkohen nga vetë kompania. Itemizimi I shërbimeve, çdo shërbim ka një çmim dhe ofrimi I kontratave të shërbimeve të modeluara (tailored service agreements) do sjellë kompani të cilat mund të fluturojë gjithmonë dhe me çmimë të arsyeshme.Kompanië ajrore, sidomos ato low cost duan të paguajnë ato shërbime që u nevojiten jo një paketë të plotë ku mjaft nga shërbimet nuk u nevojiten.
Për fluturimet Turistike që sjellin turistë të huaj në Shqipëri shteti duhet të heqi taksat e tija (të sipër përmendura) derisa të kemi një aeroport të natyrës low cost ku mund të programojë më me lehtësi çmimet dhe sjelljen ndaj klientëve.
Transporti ajror është një biznes I kushtueshëm, por mund të kthehet në një industri fitimprurëse kur ajo rregullohet nga ligjet e duhura dhe njerëzit e duhur.
ShareShare Transporti Ajror, çmimet e biletave, kostot e fluturimit dhe kostot e shërbimeve në Shqipëri.
Igli Larashi - Transporti Ajror, çmimet e biletave, kostot e fluturimit dhe kostot e shërbimeve në Shqipëri. All rights reserved 2017.04.27