Bledar GRAMO
ARTISTI I KODiT TE VJETER
BLEDAR GRAMO:- ARTISTI I KODIT TË VJETËR Abstrakt Artisti që ka vënë emrin në histori me veprën e tij! A mund të shpjegohen mitet, krijimi emocional i shpirtrave? Nëse po, a mund ta dimë origjinën dhe kuptimin e tyre? Ose anasjelltas: pse mitet nuk na shpjegojnë asgjë? Si jemi ne, për të interpretuar madhështinë e Zotave, dhe çfarë përfaqëson heshtja e perëndive? Mitologjia klasike është një term mitik që përfshihet në vlera ideale prej mitit, si subjekt i lindur nga historia e thënë, nga teknika e të folurit pas marrjes së cilësive të caktuara, ajo e hedhur ikonës, zhvillon lidhjen e ngushtë me origjinat hyjnore! Miti përcaktohet si rezultat i punës së imagjinatës dhe përpjekjes imagjinative për të shpjeguar një shpjegim mbi faktet e përvojës! Sot, çdo gjë që mësojmë ndikon në karakterin e mendjes.Një mit-krijues, me dy botë besohet të jetë privilegj i perëndive, nga posedimimi muzave, Platoni e quajti çmenduri poetike, një kusht që duhet të jepet nga zotat. Artisti dijetar që rilind mitin duhet të jetë gjithashtu një poet i mirë, siç bind veshin dëgjues dhe shpirtin e njeriut që ndikon qenien e tyre dhe pse e çuditshme mund të tingëllojë:- mendja e njeriut udhëhiqet mes hapësirës dhe intuitës, ndaj një kurioziteti pafund, kompletuar nga dijet, dhuntitë dhe forca e shpikjes pjellore të fenomenit. Por kush i njeh kodet e vjetëra? Një dritë mbi problemin ekzistencial njerëzor! Artisti:- i cili dhuron shpirtin e tij poetik, me kodet e tij zbulon fakte historike, filozofi apo vlera etike, për të hyrë në kontekstin mitik, në botën e jashtme dhe atë të brendëshme, me artin e tij, bën "njeriun të jetë i lumtur, besimin në imagjinatën e tij, për të mbajtur shpirtin universal; një frymë të gjallë, artisti ikonograf ngjall engjëjt, jep atij krahët e tij! Mendja mitike mund të supozohet me të drejtë për perceptimin e kuptimeve dhe përfaqësimeve në një formë të lirshme, në krahasim me mendjen interpretuese, e cila organizon sistematikisht komponente të ndryshme në një përpjekje të qëllimshme të zbulojë natyrën e miteve dhe të shpjegojë në mënyrë të vazhdueshme nga ku ata erdhën.
1
Bledar GRAMO
ARTISTI I KODiT TE VJETER
Simbolet e mendjes operojnë një mënyrë shumëdimesionale, për tu futur në mendjen, me imagjinatën mbi saktësinë e kërkimit shkencor duke përuruar një epokë të re!
Vëndlindja: Tiranë -Datëlindja: 07-02-1977.Përgatitja shkollore : Shkolla 8 vjecare 7 Marsi’’ ( paralelisht kursi i pikturës në Pallatin e pionierve )Tiranë -1985-1991 Liceu artistik ‘’Jordan Misja ( Pikturë, Grafikë) Tiranë 1991-1995 Akademia e Arteve të Bukura ( Atelieja e Artit Konceptual) Tiranë 1996-2000 Studime pasuniversitare për Pedagogjine e Artit ( Akademia e Arteve të Bukura ) Athinë, Greqi 2004-2005 .Gjuhët: Greqisht, Anglisht Veprimtaria artistike : Kisha e ‘’Shën Joan Pagëzorit ‘’ - Jordani ( 2002 ) Kisha e ‘’ Shën Dhimitrit ‘’ - Lin, Pogradec, Shqipëri ( 2003) Kisha e ‘’Shën Prohorit ‘’ - Patmos, Greqi ( 2004) Kisha e ‘’ Mëncuria e Zotit’’ – Gjeraka, Atiki, Greqi (2005) Kisha e ‘’ Shën Dhimitrit ‘’ - Spata , Atiki, Greqi ( 2006) Kisha e ‘’Burimi i Jakovit’’ - Nabluz, Palestinë ( 2005-2007) Kisha e ‘’Shën Gjergjit ‘’, - Muzeu I Akropolit, Athinë, Greqi (2006-2009) Monumenti i luftës së dytë botërore (restaurim) - Leros ,Greqi ( 2007 ) Kisha e ‘’Fjetjes së Shen Marise ‘’ - Derban, Afrikë e Jugut (2008) Kisha e ‘’ Ëngjëjve të shenjtë “ ( Manastiri i shenjtë i ‘’Ëngjëjve të shenjtë’’) -Leros , Greqi 2009 Kisha e ‘’Shën Katerinës ‘’ - Leros ,Greqi ( 2009) Kisha e “ Fjetjes së Shën Marisë “ - Florinë , Greqi( 2010) Kisha e ‘’ Shën Thanasit ‘’ – Trikala, Greqi ( 2013-2016) Kisha e ‘’Shën Joan Theologut ‘’, Zarko, Greqi ( 2009-2016) Kisha e ‘’Shën Harallambit’’, Dhërmi, Shqipëri ( 2015) Kisha e “ Shën Apostujve Petro dhe Pavli’’, Farkadhona, Greqi ( 2016-2017)
P1- Çfarë dimensioni interpreton ikonografia, cilat aftësi, të një rëndësie të veçantë, janë ato që të bëjnë të jesh një ikonograf i zoti? Ku qëndron algoritmi i saj?
2
Bledar GRAMO
ARTISTI I KODiT TE VJETER
Ikonografia si koncepti më hyjnor didaktik me destinacion kultin, zë një pjesë shumë të rëndësishme për historinë e pikturës dhe arteve figurative gjithashtu. Hapi i parë i ikonografisë, fillon me vetmohimin. Është Art, ku çdo gjë ka të bëjë me sfidën ndaj njohjes, ndaj materies, ndaj imitimit të saj me vetëdije. Fillon me mohimin e burimit të dritës dhe ligjeve të saj, mohimin e prespektivës dhe krijimin e ligjeve të reja piktorike. Pra, kërkon njohje perfekte të gjithë këtyre dijeve, për të krijuar një kod të ri, një gjuhë të re. Duke kuptuar në thelb se ç’farë ka ndodhur ndër shekuj, se si erdhi kjo formë pikture deri më sot, mund të thoja me plot bindje që, një ikonograf fillon nga puna, në rradhë te parë, me veten, me përulje e përkushtim dhe në fund me shumë besim. Përtej asaj që, çfarë i duhet një ikonografi, besoj se misioni i tij kryesor është përcjellja e këtij kodi të vjetër, nga brezi në brez, e këtij kodi që na dhanë për ta ruajtur e për t’ja dhënë atij që vjen mbas nesh. Ky është misioni i ikonografit, pasi ai merr ‘’bekimin’’, për tu bërë i tillë!
P2-Vepra juaj flet, kush ishte kontakti i parë me ikonën?
Kontakti i parë me ikonën, ka qënë në moshë fare të vogël ,në shtëpinë e gjyshes sime në fshat, ku kaloja pushimet e verës. Mbaj mënd mirë një ikonë të Krishtit, që gjyshja ime e mbante të fshehur dhe po aq fshehurazi, ajo bënte lutjet e saj në festat kryesore të vitit dhe unë isha mësuar që po aq fshehurazi ti shikoja. Në ato kohë, siç dihet, nuk lejohej besimi dhe detyrimisht dhe mbajtja e ikonave apo të objekteve të tjera fetare, dhe si diçka e ndaluar, më tërhiqte gjithmonë përqasja ndaj saj, qoftë dhe duke parë, ose duke prekur diçka, që shumë fëmijë të moshës sime s’e kishin këtë lloj ‘‘mundësie’’ për të pasur në duar një ‘’mollë të ndaluar’’, siç mund të ishte një ikonë
P3. Ç’farë ju bëri të zgjidhnit këtë teknikë, përballë teknikave të tjera?
Siç thashë më lart, besoj se thellë thellë, më është ngulitur pa e kuptuar ikona dhe tërheqja ndaj saj ka punuar po aq në heshtje tek unë sikurse punonte dhe në vetvete. Kam filluar të pikturoj në moshë shumë të vogël,dhe me kalimin e viteve shkollore e studentore, kam prekur shumë teknika të pikturës dhe arteve pamore dhe një nga kujtimet që mundem të veçoj është përpjekja e parë për të pikturuar ikonën e krishtit,diku nga mosha 10 vjec,duke u munduar të riprodhoj po atë ikonë që gjithmonë e shihja fshehurazi. Ishte hera e parë dhe e fundit për shumë vite me rradhë,derisa erdhi momenti për të realizuar një ikonë, të Shën Marise, në Akademinë e Arteve të bukura, në një ekspozitë të realizuar ndërmjet Akademisë dhe Kishës Autoqefale Ortodokse të 3
Bledar GRAMO
ARTISTI I KODiT TE VJETER
Shqiperisë. Më pas që prej vitit 2000, kam punuar dhe vazhdoj të punoj si piktor-ikonograf. Mendoj se kushtet, rrethanat, qofshin ato të brëndëshme apo të jashtme, ndikojnë ndër vite dhe bëjnë që të gjesh rrugën tënde, të cilën e shkel jo me përllogaritje matematikore, ose me synime fikse të përcaktuara dhe të planifikuara. Besoj se kjo rrugë ishte aty dhe thjesht e gjeta. E gjeta kur ishte pjekur koha për të gjetur veten aty, ku ndoshta ishte e shkruar të isha.
P4.-Si do ta përshkruanit ikonografinë?
Do e quaja pa frikë, një poezi që lindi për te tejkaluar rregulla dhe kanone, dhe për të krijuar një harmoni të re me kanone të reja përmes abstraksionit, poezi, ku mjeti kryesor është METAGLOSA (gjuha që kalon përtej të treguarit), sikurse Metafizika, bën lojën e saj brënda rregullave të pathyeshme të natyrës.
P.5- Si mendoni, është një punë që ndikohet nga rrjedha e përditshme, apo është diçka që thjesht kërkon parapërgatitje dhe mendim në kohë?
Mendoj se jemi pjesë e së përditshmes, pjesë e rrethanave dhe ndikimeve dhe në vartësi të tyre rreagojmë. Besoj se pas kaq vitesh në botën e pikturës, duke marrë parasysh dhe vitet e përgatitjes dhe studimeve ( 8 vjet në Pallatin e pionierëve, 4 vjet në Liceun Artistik si dhe 4 vjet në Akademinë e Arteve) duke shtuar dhe 17 vjet pervojë profesionale, thjesht kuptoj që puna të pjek dhe të bën të kuptosh akoma më mirë, rrugës të cilës, ti, i përket. Një profesion quhet punë, dhe faktikisht është e tillë dhe ku në çdo moment merr frymë dhe jeton me të. Pra quhet thjesht frymëmarrje, dhe në fund ti s’jeton dot pa të. Është kjo frymëmarrje që të jep mendimin, të jep frymëzimin, të jep idetë dhe të gjitha këto të bëjnë të pregatitur që ti të jesh gati për të ecur gjithmonë përpara, në kohë dhe me kohën, në kërkim të perfeksionit tënd. Me pak fjalë do të thoja që, nuk mund të ndash prerë se; - ku fillon dhe mbaron e përditshmja për t’ja lënë rradhën një ideje apo një plani të së nesërmes.
P6. Çfarë do të thoshit përmes kësaj ‘’historie”, dhe si mendon se lidhet me gjëndjen sot?
Nuk e di nëse do thoja diçka të madhe, ndonjë mesazh, apo të dilja në ndonjë përfundim. Jam i sigurtë që ҫdo histori thotë diçka. Mendoj se, dhe kjo histori ( ikonografia në rastin tim), si çdo 4
Bledar GRAMO
ARTISTI I KODiT TE VJETER
histori, meriton të tregohet më shumë, e të marrë vlerën që meriton. Më pëlqen ta nxjerr në dritë këtë histori sepse është një histori e treguar pak, dhe ndoshta edhe keq. Vërtetë e besoj, që është një nga flamujt më me shumë vlera që kemi, për çfarë të krenohemi ,e duhet ngritur aty ku duhet, në historinë e arteve figurative dhe në përgjithësi në historinë tonë. Ndërsa, përsa i përket gjendjes së sotme, s’besoj se ka shumë lidhje me atë ç’farë thashë pak më lart, përkundrazi, e shoh si të lidhur diku, në errësirë dhe harresë, duke u mjaftuar me disa epitete klishe, të pluhurosura dhe to prej kohës, dhe përfudimisht shumë e nënvleftësuar. Përmes kësaj historie , nuk do doja as të shtoja, e as të hiqja, asnjë pikë e asnjë presje. Mungesa e kësaj shkolle pikturimi, ndihet në katedrat, në auditorët e shkollave të artit, dhe është akoma më e dukshme në Universitetin e Arteve të Bukura,të Tiranës ( Universitetin shtetëror), ku do ishte vendi më legjitim per t’u trashëguar në breza kjo vlerë historike, me teknikën, mjeshtëritë, mjetet dhe gjuhën e saj. Mendoj se duhet t’i vijë fundi këtij indiferentizmi ndaj saj dhe për ҫfarëdo lloj vlere të ngjashme që mund të kemi dhuratë nga shekujt. Do më pëlqente që një ditë, në një katedër të tillë në univesitetet tona, të vinin studentë nga vënde të ndryshme, për të studiuar këtë pjesë të artit, që kushdo në botën perëndimore e sheh si vlerë unike dhe të papërsëritshme.
P7.-Si është të bësh ikonë, sidomos sot, a është ajo një kuptim?
Nuk do e emërtoja, ‘’bërje’’, ose thjesht ‘‘ikonë’’, por do e quaja pikturim në teknikën bizantine, ku sheh plot teknika të shumëllojshme brenda vetes. I gjithë ky kompleks mjetesh artistike, flet me një gjuhë që është folur shekuj e shekuj më parë dhe të bën të ndihesh një person i privilegjuar nga koha. Ndjesia që të jep kjo mënyrë e të pikturuarit, është e tillë që të bën të jesh midis të djeshmes dhe të sotmes, të jesh gjithmonë në udhëtime kohore, dhe të bën të përjetosh dhe të marrësh shijen e kohës në kuptimin e mirëfilltë. Pra ti prek dhe ndjen atë ç’kanë përjetuar ata që na dhuruan këtë art, pa të cilët, njohja, dija dhe përgjithësisht e sotmja, s’do ishte kjo që është. Me pak fjalë, thjesht do thosha që e gjithë kjo gjë, është një mrekulli e gjallë, dhe bekim që ti e ke dhe e shijon.
P8. Cilat janë planet për të ardhmen? A po përgatisni ndonjë projekt të ri? Pika juaj referuese?
Në fakt, jetoj përditë me ‘’projekte’’, nëse mund ti quajmë kështu, ҫdo punë është një kalvar më vete që kërkon kohë, mesatarisht afatgjatë, duke qënë se janë objekte me vëllim të madh pune dhe sipërfaqe të konsiderueshme që marrin nga një vit e deri në 10 vjet, për tu përfunduar. Pra 5
Bledar GRAMO
ARTISTI I KODiT TE VJETER
nuk i shpëtoj dot programimit dhe menaxhimit të përditshëm të kohës, sepse në ҫdo moment ndodhesh në kontakt me hapësirat, sipërfaqet, dhe zgjidhjet që kërkojnë përkatësisht. Kjo është e përditshme për mua, duke qënë gjithmonë me makete, skica, me parapërgatitjen e tyre, përzgjedhjen e modeleve, temave , tematikave dhe me renditjen iererarkike të çdo gjëje që do pikturohet. Ndërsa, përsa i përket planeve për të ardhmen, mendoj se do ishte e pamundur të mos kisha, qoftë dhe si dëshire apo ëndërr. Gjithmonë përveҫ realizimit, pikturimit, përmbushjes së shumë projekteve, paralel, bëj analizat e mia dhe mundohem të kem qëndrimin, mendimin, perceptimin tim vetjak mbi atë ç’farë thashë më lart, gjë që do të thotë se gjithmonë kam në linjën time, përmbledhjen e të gjitha analizave rreth artit bizantin, kryesisht rreth mjetit të tij. Më pëlqen që analiza ime të shkojë dhe të tejkalojë klishetë dhe tabutë e krijuara, të justifikueshme apo të pajustifikueshme. Më pëlqen mbi të gjitha, të ç’mitizoj, atë që gabimisht u bë apo u zh’bë, (gjithmonë sipas përfundimeve të mia) dhe do doja që të gjitha këto, t’i kisha të përmbledhura në një libër që sot për sot mbetet dëshira ime më e madhe! Në rrang botëror do përmendja dy nga kolonat me të mëdha te ikonografisë, THEOFANI e Kretës dhe PANSELINO, por meqë jam pagëzuar me emrin Onufri ( dhe jo rastësisht), domosdo ai është mentori im për të gjitha sa citova më lart. Ai është pika e referimit për gjithshka fola, për ç῾mitizimin dhe thyerjen e tabuve apo klisheve dhe nëse përmenda që në të ardhmen do ulesha të shkruaja diçka, do ishte pikërisht ky artist që do mbushte pjesën më te madhe të analizave të mia për pikturimin e këtij arti.
P9.-Çfarë është arti për ju z.Gramo?
Arti është gjyqtari më i rreptë, gjithmonë gjykon, për ç’farë LËMË dhe jo për çfarë MARRIM!
6
Bledar GRAMO
ARTISTI I KODiT TE VJETER
7
Bledar GRAMO
ARTISTI I KODiT TE VJETER
Bledar Gramo: Kisha e ‘’Shën Gjergjit ‘’, - Muzeu I Akropolit, Athinë, Greqi (2006-2009) 10 metra x 5 metra
Intervistoi: Irina Hysi MA Artist
8