Pergjigjet e Perendise per jeten tende! Fillimet Ne Krishtin
1.a Si ta dish qe je i rilindur serisht : Çfarë do të thotë të jesh i Krishterë i rilindur? Çfarë do të thotë të jesh i Krishterë i rilindur? Përgjigja klasike nga Bibla që i përgjigjet kësaj pyetje gjendet tek Gjoni 3:1-21. Zoti Jezus Krisht është duke biseduar me Nikodemin, një Farise i rëndësishëm dhe anëtar i Sinedrit (një drejtues i judenjve). Nikodemi e vizitoi Jezusin në mbrëmje. Ai kishe disa pyetje për Jezusin. Ndërsa Jezusi fliste me Nikodemin, Ai i tha atj: “...Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë''. Nikodemi i tha: “Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?''. Jezusi u përgjigj: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. Ç'ka lindur nga mishi është mish; por ç'ka lindur nga Fryma është frymë. Mos u mrekullo që të thashë: "Duhet të lindni përsëri".
Fraza “i rilindur” fjalë për fjalë do të thotë “i lindur prej së larti.” Nikodemi kishte një nevojë reale. Ai kishte nevoje për një ndryshim të zemrës, një transformim shpirtëror. Lindja e re, të qenit i rilindur, është një vepër nga Perëndia me anë të së cilës një besimtar merr jetën e përjetshme (2 Korintasve 5:17; Titit
3:5; 1 Pjetrit 1:3; 1 Gjonit 2:29; 3:9; 4:7; 5:1-4, 18). Pyetja logjike që na lind është: “Pse është e nevojshme që një njeri të rilindë?” Apostulli Pal tek Efesianëve 2:1 thotë: “Ai ju dha jetë edhe
juve, që ishit të vdekur në faje dhe në mëkate...” Romakëve, tek Romakëve 3:23, Apostulli u shkroi: “sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë”. Si është e mundur që të ndodhë kjo? Tek Efesianëve 2:8,9 thuhet: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush”. Kur një person “shpëtohet”, ai/ajo është i rilindur, i ripërtërirë nga ana frymore dhe tashmë është një fëmijë i Perëndisë me të drejtën e lindjes së re. Të besosh në Jezus Krishtin, Të Vetmin që pagoi dënimin e mëkatit kur vdiq në kryq, është kuptimi i vërtetë i të qenit “i rilindur” nga ana frymore. “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re... (2korintasve 5:17a). Nëse ju asnjëherë nuk keni besuar në Zotin Jezus Krisht si Shpërtimtarin tuaj, a do ta konsideroni shtysën e Frymës së Shenjtë ndërsa Ai i flet zemrës suaj? Ju keni nevojë të rilindni. A do të bësh lutjen e pendesës në mënyrë që të bëhesh një krijesë e re në Krishtin sot? “ por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia (Gjoni 1:12-13). Nëse doni të pranoni Jezus Krishtin si Shpëtimtarin dhe Zotin tuaj dhe të rilindni, kjo është një lutje e thjeshtë. Mos harroni, kjo apo ajo lloj lutje nuk ju shpëton. Vetëm besimi juaj tek Krishti mund t’ju shpëtojë nga mëkati. Kjo lutje është thjesht një mënyrë për t’i shprehur Zotit besimin që keni tek Ai dhe për ta falenderuar Atë që siguroi për shpëtimin tuaj.
“ Zot, e di që kam mëkatuar kundër teje dhe e meritoj të ndëshkohem. Por Jezus Krishti mori ndëshkimin që unë meritoja, që nëpërmjet besimit tek Ai unë të mund të isha i/e falur. Unë largohem nga mëkati im dhe të besoj Ty për shpëtimin tim. Faleminderit për mëshirën tënde të mrekullueshme dhe për faljen – dhuratën e jetës së përjetshme! Amen!” Roma 3:10-12 , Roma 3:22b-23
Romaket 10:9-11 Gjoni 5:24 II Korintasve 5:17 Efesianet 2:8-10 I Gjoni 5:1-6 , 12 Mateu 10:32, 38-39 Galatasit 2:20 I pjetri 1:23 Galatasve 5:24-25 Ezekieli 36:26-27 I gjoni 3:14 Mateu 13:23 Romakeve 6:6-8 Efesinave 4:24 1 timo 6:12 Heb 10:23 I Gjoni 2:29 I Gjoni 4:8 Gjoni 1:12 Gjoni 3:3
Pyetje Çfarë do të thotë të jesh i Krishterë i rilindur? Pse është e nevojshme që një njeri të rilindë? Si është e mundur që të ndodhë kjo? A e bëtë lutjen e pendesës në mënyrë që të bëheshe një krijesë e re në Krishtin sot?
Ky është Mbreti im! A e njeh ti Atë? Bibla thotë që: Mbreti im është Mbreti i Judenjve Ai është Mbreti i Izraelit Ai është Mbreti i Drejtësisë Ai është Mbreti i Epokave Ai është Mbreti i Qiellit Ai është Mbreti i Lavdisë Ai është Mbreti i Mbretërve dhe Ai është Zoti i Zotërve Ky është Mbreti im! Ai është qëndrueshmërisht i fortë Ai është krejtësisht i sinqertë Ai është përjetësisht i patundur Ai është pavdekshmërisht plot hir Ai është madhërisht i fuqishëm Ai është drejtësisht i mëshirshëm Ky është Mbreti im! Ai është Biri i Perëndisë Ai është Shpëtimtari i mëkatarëve Ai është epiqendra e civilizimit Ai është i Vetëmjaftueshëm në Veten e Vet Ai është madhështor Ai është unik Ai është i pashembullt Ai është i padëgjuar Ai është suprem Ai është i shquar Ai është ideja më e lartë në literaturë Ai është personaliteti më i lartë në filozofi Ai është problemi më i madh në kriticizmin më të lartë Ai është doktrina themelore e teologjisë
Ai i jep forcë të dobëtit Ai është i gatshëm të ndihmojë të tunduarin dhe të testuarin. Ai është zemërdhembshur dhe Ai shpëton Ai të mbron dhe të drejton Ai shëron të sëmurët Ai pastron lebrozët Ai fal mëkatarët Ai shlyen borxhlinjtë Ai çliron robërit Ai mbron të pafuqishmit Ai bekon të rinjtë Ai u shërben fatkeqëve Ai kujdeset për të moshuarit Ai shpërblen të zellshmit Dhe Ai zbukuron të duruarit. A e njeh Atë? Mbreti im është çelësi i njohurisë Ai është burimi i diturisë Ai është dera e hapur e çlirimit Ai është shtegu i paqes Ai është rruga e drejtësisë Ai është udha e shenjtërisë Ai është porta e lavdisë Ai është mësuesi i të fuqishmëve Ai është kreu i heronjve Ai është udhëheqësi i ligjvënësve Ai është qeverisësi i qeveritarëve Ai është princi i princave Ai është Mbreti i Mbretërve dhe Ai është Zoti i Zotërve Jeta e Tij është e pakrahasueshme Mirësia e Tij është e pakufishme Mëshira e Tij është e përjetshme Dashuria e tij nuk ndryshon kurrë Fjala e Tij është e mjaftueshme Hiri i Tij më shumë se i mjaftueshëm Mbretërimi i Tij është i drejtë Zgjedha e Tij është e ëmbël dhe Barra e Tij është e lehtë
Sa do të doja t'ua përshkruaja Atë Ai është i papërshkrueshëm Ai është i pakapshëm Ai është i padukshëm Ai është i parezistueshëm Atë nuk e heq dot nga mendja Atë nuk e heq dot nga duart Ti nuk mund të jetosh dot më gjatë se Ai Dhe ti nuk mund të jetosh dot pa Të Farisenjtë nuk mund ta rezistonin Pilati nuk mund të gjente dot faj te Ai Dëshmitarët e rremë s'ranë dot dakord kundër Tij Dhe Herodi nuk mund ta vriste Vdekja nuk mund ta mbante Dhe varri nuk mund ta pengonte Ky është Mbreti im! Qoftë levduar në shekujt të shekujvë. Amen!