Made by
Instalimi i Ubuntu
1
Para se të filloni me përdorimin e Versionit Linux Ubuntu duhet që të pajiseni me kopjen e CD-së instaluese. Disa nga kompanitë që bëjnë shitjen e kompjuterëve i kanë veç të instaluar kopjet e Linux-it në kompjuterët që shesin. Por nëse në kompjuterin tuaj nuk është instaluar Sistemi Operativ Linux duhet të veprohet si më poshtë. Download-imi i Ubuntu Mënyra më e lehte dhe më e shpeshte për ta siguruar kopjen e CD-së së Ubuntu është të download-oni Ubuntu Image CD-në në internet direkt nga ueb site http://www.ubuntu.com, ku ju duhet të klikoni linkun ”Download Ubuntu” i cili gjendet në krye të ueb faqes. Pastaj zgjidhni lokacionin më të afërt të downloadimit nga lista e lokacioneve që ofrohen për të siguruar shpejtësi maksimale të downloadimit dhe kliko”Begin Download”. Dallimi ne mes te versionit te Ubuntu 32-bit dhe 64-bit Versioni 32-bit dhe 64-bit i Sistemit Operativ Ubuntu ka te beje me tipin e arkitekturës se Procesorit te Kompjuterit. Shumica e kompjuterëve te rinj kanë arkitekture te procesorit 64-bitshe. Varësisht prej tipit arkitekturës se procesorit qe keni ju duhet te instaloni versionin e caktuar. Për ta bere ketë duhet pasur kujdes qe te klikoni ne linkun”Alternative download options” e pastaj te selektoni versionin e dëshiruar. Downlodimi i Ubuntu përmes Torrentit Kur versionet e reja te Sistemit Operativ Ubuntu lëshohen ne treg ka mundësi qe te keni veshtersi ne downlodim pasi qe një numër i madhe i njerëzve dëshirojnë te downloadojne dhe shkakaktoje ngarkesa ne serverët e Ubuntu. Një alternative tjetër për te bere ketë është qe te downloadohet përmes torrentit e cila teknologji ka përparuesit e veta dhe ne ketë mënyre lirohen edhe serverët nga ngarkesat e ndryshme po edhe downloadimi behet pa veshtersi. Informate: Torrent është një mënyre e transferim te fajllave neper internet e cila shfrytëzon teknologjinë Peer to peer. Krijimi i Bootable CD-se nga fajlli Image i Ubuntu Pasi qe keni downloduar fajllin ne kompjuterin tuaj ai do te kete emrin ubuntu10.04-desktop-i386.iso. Pra ky fjall eshte image file te cilin duhet te bëni burning ne një CD permes nje programi p.sh Nero CD Burner.
2
Porositja e CD-se Një mënyre tjetër për te siguruar CD-ne është përmes ueb site http://shipit.ubuntu.com ku ju duhet paraprakisht te regjistroheni dhe pastaj te bëni porosi. Kopja e CD-se ju vjen falas ne adresën tuaj ku duhet te pritet 2 deri 6 jave varësisht lokacionit ku ndodheni. Kërkesat minimale te sistemit Ubuntu punon mire ne shumicën e kompjuterëve. Nëse nuk jeni i sigurte nëse Ubuntu punon ne kompjuterin tuaj shfrytëzoni Live CD-ne e Ubuntu e cila do te ekzekutoje dhe do te ju mundësoj te punoni ne Ubuntu pa u instaluar softueri ne kompjuterin tuaj. Kërkesat minimale te sistemit për instalim te Ubuntu duhet te jene:
‣ 700 MHzx86 procesor ‣ 256 MB memorie (RAM) ‣ 3 GB hapësire ne disk ‣ Rezolucion te kartelës grafike 1024×768 ‣ Kartele te zërit ‣ Kyçje ne internet
Instalimi i Ubuntu
Procesi i instalimit te Ubuntu është dizajnuar qe te jete i shpejte dhe i lehte pavarësisht se disa njerëz e marrin si pak te vështire ne shikim te pare. Për te ndihmuar ketë ky proces është shpjeguar hap-pas-hapi përmes instruksioneve dhe fotografive.
Fillimi 3
Para se te fillohet duhet te futet CD-ja ne njësinë e CD-se dhe te ristartohet kompjuteri. Ekrani i pare qe do te hapet do te jete harta e botes. Duke përdorur mausin kliko ne lokacionin qe gjendeni ne harte apo mund te shfrytëzoni listën e shteteve qe te zgjedhni lokacionin tuaj. Këtu duhet te definoni edhe orën e sistemit dhe duhet te klikohet Forward kur rregullohen këto ndryshime. Ne hapin tjetër ju duhet te zgjidhni opsionin e tastatures ne mënyre qe Ubuntu te di se çfarë tastature do ta përdorni. Kjo zgjidhet ne listën e opsioneve te tastatures qe ju ofrohen. Nëse nuk jeni i sigurte për opsionin qe keni zgjedhur atëherë me poshtë e keni një tekst box ku mund te shkruani ndonjë tekst për te provoni nëse tastarura funksionon dhe zgjedhja qe e keni bere është e duhur. Pasi qe te kryhen këto veprime duhet te klikohet Forward për te vazhduar me hapat tjerë.
Përgatitja e hapësirës se diskut Është proces qe na referohet me emrin Parttitioning. Proces i cili na mundëson ndarjen e hard diskut ne pjese te veçanta ne mënyre qe këto pjese te shfrytëzohen për informata te veçanta. Ndoshta ndarja e diskut pak është konfuze për shfrytëzues pa përvoje mirëpo Ubuntu ju mundëson funksionalitet te këtij procesi ne mënyre qe ky te behet me hapa shume te thjeshte. Opsioni ”Erase and use the entire disk” 4
Ky opsion përdoret nëse ju doni ta fshini përmbajtjen e komplet diskut. Ky proces do te fshije komplet sistemin operativ paraprak nëse p.sh ka qene Windows Xp dhe do te instalohet ne vend te ti Ubuntu. Mund te shfrytëzohet edhe ne raste se hard disku ka qene i zbrazet ku ne mënyre automatike krijon particionin për ju. Ne shumicën e rasteve shfrytëzuesit kane nevoje te kenë dy sisteme operative te instaluara ne kompjuter si p.sh Windows dhe Linux. Ne këto raste mund te behet instalimi i Linux-it ne particionin tjetër dhe kur te ristartohet kompjuteri do te mund te zgjidhni opsionin e dëshiruar startues ne Windows ose ne Linux. Nuk ka mundësi qe sistemi te punoj ne te njëjtën kohe ne dy sisteme operative. Specifikimi i particionit manualisht Ky opsion është për shfrytëzuesit qe kanë eksperience përmes te cilit mund te krijohen particione dhe te formatizohen ato me një fajll sistem tjetër nga ai i zakonshmi. Pasi qe ky është një proces i avancuar është anashkaluar përshkrimi e detaleve. Për me shume informata ne lidhje me ketë hapni ueb faqen
https://help.ubuntu.com/community/ HowtoPartition
5
Dhenja e informatave te shfrytëzuesit Ubuntu ka nevoje ne lidhje me informacionet e shfrytëzuesit te Sistemit Operativ kështu qe do te krijoje një login account primar ne kompjuterin tuaj. Emri juaj do te shfaqet ne login ekranin. Kështu ju duhet ti jepni ne ketë faze te instalimit këto informata:
‣ emrin e juaj, ‣ username te dëshiruar, ‣ passwordin e dëshiruar, ‣ emrin qe dëshironi ta ketë kompjuteri juaj, ‣ si do te dëshironi qe Ubuntu te ngritët.
Opsionet qe ofrohen ne fund te dritares kane te bëjnë me informatën e fundit te cekur me larte. Këtu ofrohen këto opsione: Login automatik Ubuntu do te ngritët ne llogarinë tuaj primare pa ju kërkuar qe te shkruani username dhe password. Ky opsion zakonisht nuk rekomandohet sepse secili qe do te ka qasje fizike ne kompjuterin tuaj mund ta ndeze dhe mund te shikoj fajllat e juaj.
6
Kërkesa për password ne login Ky opsion ka te beje me faktin qe askush nuk mund te futet ne sistem pa e ditur passwordin Kërkesa për password ne login dhe dekripto follderin tim home Ky opsion nëse selektohet te gjitha te dhënat qe gjenden ne kompjuterin tuaj e qe normalisht janë te ruajtura ne polderin Home do te enkriptohen para se te behet futja ne sistem. Kjo është e një rendësi te veçante se nëse p.sh kompjuteri juaj vidhet nga dikush ai nuk ka mundësi qe te shikoj te dhënat tuaja ne hard disk pa e ditur passwordin. Edhe nëse harddisku hiqet edhe vendoset ne një sistem tjetër ai prapseprap nuk mund te ketë qasje ne te dhënat tuaja pa e ditur passwordin. Kujdes: Nëse dëshironi te aktivizoni ketë opsion sigurohuni qe opsioni i pare te jete joaktiv përndryshe do te paraqiten komplikime ne lidhje me enkriptimin e follderit Home. Konfirmimi i te dhënave dhe fillimi i instalimit Pasi qe te shtypet Forward ne dritaren e mësipërme te procesit instalues do tu hapet një dritare tjetër me te dhënat qe ju i keni dhëne dhe ju kërkohet qe këto te dhëna te konfirmohen e pastaj te filloje instalimi.
7
Nëse është çdo gjë ne rregull kliko ne butonin Install qe te filloni instalimin e sistemit operativ Ubuntu. Ky proces i fundit zgjate afërsisht 20 min dhe ne fund te këtij procesi Ju paraqitet dritarja qe ju tregon se instalimi është kompletuar ju kërkohet qe te ristartoni sistemin përmes butonit Restart Now.
Pas ristartimit do te filloje ngritja e Sistemit Operativ Ubuntu ku ju paraqitet edhe ekrani i mirëseardhjes ku kompletohet sistemi.
E ne fund paraqitet edhe ekrani për login.
8
9
Ubuntu Desktop-i
10
Ne shikim te pare ju do te shihni shume ngjashmëri ne mes Ubuntu dhe sistemeve operative tjera siç janë Windows dhe Mac OS. Kjo është për shkak se te gjithë sistemet operative bazohen ne GUI ku përdoret mausi për te manipuluar neper desktop, hapjen e programeve, lëvizjen e fajllave, dhe bërjen e shume detyrave tjera. GNOME Te gjitha sistemet operative qe bazohen ne GUI e shfrytëzojnë rrethinën e desktopit (desktop environment). Ne Linux ekzistojnë disa rrethina te Desktopit qe janë te gatshme për përdorim. Rrethina me e popullarizuar është GNOME e cila është aktive menjëherë pas instalimit. Te tjerat siç janë KDE, XFCE dhe LXDE. Kur për here te pare hyni ne Linux rrethina e desktopit qe do shihni është GNOME. Do te vëreni se këtu janë dy shirita një është larte dhe tjetri është poshtë. Ne këto shirita janë te vendosur butonat qe ju mundësojnë qe te kryeni funksione te ndryshme siç janë: aktivizimi I programeve, shikimi i orës si dhe qasja ne menynë kryesore. SHIRITI I LARTE Duke filluar nga e majta ne do te shohim tre meny: Application, Places dhe Systems te shoqëruara me dy ikona. E para është ikona e FireFox browserit dhe e dyta do te ju mundësoj qasjen ne Ubuntu Help Center. Ne anën e djathte te shiritit ju do te shihni siç quhet zona e notifikimit e cila është analoge sa i përket funksionalitetit me ”System Try” ne Windows. Krahas kësaj zone është edhe menyja ne te cilën është i shkruar UserName i juaj (si është definuar kur është bere instalimi).
11
Zona e Notifikimit Ne zonën e notifikimit gjenden: indikatori i rrjetës, butoni për rregullimin e volumit te zërit, indikatori i Bluetooth ( nëse kompjuteri juaj ka Bluetooth), indikatori Messaging i cili behet i gjelbër nëse është pranuar ndonjë email si dhe butoni për date dhe kohe. Disa programe po ashtu do te shfaqin ikonën e tyre ne ketë zone kur janë te hapura. Klikimi i djathte ne ketë zone do te hape listën e opsioneve qe kane te bëjnë me atë buton. P.sh nëse dëshirojmë qe te ndryshojmë volumin e zërit pasi te klikohet me klik te djathte ne ikonën e volumit do te paraqitet shiriti për rregullimin e zërit. Kur klikojmë ne ikonën e datës dhe kohës do te hapet një kalendar i vogël e mandej ju mund te klikoni ne datën e dëshiruar, mund te zgjidhet lokacioni i vendndodhjes suaj dhe zona kohore qe i përket këtij lokacioni. Po ashtu ne ketë dritare mund te ndryshoni edhe opsionet tjera qe kane te bëjnë me motin ku nëse ekzistojnë informata për lokacionin tuaj ne internet temperatura momentale e qytetit tuaj do te paraqitet krahas datës dhe kohës ne ketë zone. Qe te vendosim një ikone ne ketë zone duhet klikohet me klik te djathte ne një zone te një pike te zbrazet te kësaj zone edhe te selektohet Add to Panel. Ndërsa për te larguar ndonjë ikone nga kjo zone duhet te klikohet me klik te djathte mbi ikone dhe te zgjidhet opsioni Remove From Panel. SHIRITI I POSHTËM Ubuntu e shfrytëzon shiritin e poshtëm qe te shfaqe listën e programeve qe ne atë moment janë te hapura. Këto programe do te vendosen horizontalisht ne forme te butonave ne ketë shirit dhe dritaret e këtyre programeve mund te minimizohen, maksimizohen dhe te bëhen restore. Ne te majte është një ikone e cila quhet Show desktop buton qe nëse klikohet do te minimizohen te gjitha dritaret qe janë te hapura. Ne te djathtë i kemi disa butona ne forme te katroreve te cilat quhen Workspace Switcher. Ubuntu 10.04 zakonisht është e përbëre prej 2 Workspace. Workspace ka kuptimin e desktopave te ndryshëm ku nëse ngarkohet me dritare te shumta një desktop nuk kemi nevoje ti mbyllim dritaret por lirisht mund te kalohet ne dektopin e dyte për pune te mëtutjeshme derisa punët janë aktive ne desktopin e pare. Po ashtu për te kaluar nga një Workspace ne tjetrën mund te shfrytëzohen edhe shkurtesat ne tastature ku përmes tasteve CTRL +ALT+shigjeta e majte kalohet ne desktopin e majte ndërsa me CTRL +ALT+shigjeta e djathte kalohet ne desktopin e djathte. Dhe ne fund te shiritit ne te djathte gjendet ikona e shportës e cila e ka funksionin e njejte si te ikones Ricycle Bin ne Windows. Me klikimin e ikonës dhe zgjidhjen e opsionit Empty Trash mund te fshihet gjithçka qe gjendet ne te.
12
Prapavija e Desktopit Ne mes te shiritit te poshtëm dhe te larte gjendet një hapësire e cila e përfshinë tere ekranin e kjo quhet desktop background dhe pamja qe shihet menjëherë pas instalimit te Ubuntu 10.04 quhet Ambiance. Me poshtë është shpjeguar edhe mënyra se si mund te ndryshohet kjo pamje. MENAXHIMI I DRITAREVE Kur hapet një program ne Ubuntu (p.sh ueb browseri ose një test editor) dritarja do te shfaqet ne desktop. Dritarja si edhe dritaret tjera ne Windows kanë një shirit ku është i shënuar titulli si dhe kontrollet për minimizim, maksimizim dhe mbyllje. Vetëm se këtu titulli është i shkruar ne mes te shiritit te titullit ndërsa kontrollet janë ne te majte dhe jo ne te djathte si ne Windows.
Kalimi prej një dritare ne tjetrën Për te kaluar prej një dritare ne tjetrën duhet te klikohet kudo ne dritare ose ne butonin e dritares ne shiritin e poshtëm te desktopit. Mirëpo sikurse edhe ne Windows ky kalim mund te behet edhe përmes tastatures me tastet ALT +TAB MENYJA APPLICATION Siç është përmendur me larte ne shiritin e larte ekzistojnë 3 meny kryesore: Application, Places dhe System. Do te shqyrtojmë menynë Application për te vazhduar me vone me menytë e tjera. Nënmenyja Accessores Kjo nen-meny ka shume programe qe kane te bejne me shtesat e softuerit siç janë Kalkulatori dhe Tomboy Notes. Programet tjera ne Accessories përfshinë CD/DVD Creator, gedit Text Editor (ngjashëm me Notpad ne Windows), Search for Files (qe do te diskutohet me vone) dhe Take Screenshot i cili ju mundëson te krijoni një pamje te ekranit tuaj. Nënmenyja Games Ubuntu ka te inkorporuar disa lojëra. Nëse doni te luani me karta atëherë duhet te zgjedhin AisleRiot Solitaire. Lojërat tjera janë gBrainy dhe Sudoku, Mahjongg, Mines dhe Quadrapassel (ngjashëm me Tetris ne Windows).
13
Nënmenyja Graphics Ne ketë nen-meny gjendet F-Spot foto menaxheri ku ju mund te shihni, editoni dhe merrni fotografitë nga aparati juaj digjital fotografik. OpenOffice.org Drawing ju mundëson te krijoni imazhe duke shfrytëzuar paketën e OpenOffice.org dhe programi Simple Scan është një program për skanimin e imazheve dhe dokumenteve nga skaneri i lidhur ne kompjuterin tuaj. Nënmenyja Internet Kjo nen-meny përmban Firefox ueb browserin, Empathy Instant Messenger klient qe ju mundëson te bisedoni me shokët dhe familjen tuaj, Ubuntu One është një program tjetër qe ju mundëson qe te sinkronizoni dhe bëni backup fajllat ne kompjuter te ndryshëm. Office Kjo nen-meny ju mundëson qe te shfrytëzoni aplikacionet qe gjenden ne paketën e OpenOffice.org. OpenOffice.org paketa përmban këto aplikacione: OpenOffice.org Word Proccessor OpenOffice.org Spreadsheet OpenOffice.org Presantation OpenOffice.org Drawing (i cili gjendet ne nënmenynë Graphics) Nënmenyja Sound dhe Video Këtu përfshihen programet qe na nevojiten për pune me multimediale siç janë:
‣ ‣ ‣ ‣ ‣
Brasero disc burner Totem movie player Pitivi video editor Rhythmbox music player Sound Recorder
Me shume informacion ne lidhje me këto programe do te paraqitet me poshtë. Ubuntu Software Center Ne fund te menysë Application është nen-menyja Ubuntu Software Center. Ky aplikacion ju mundëson qe te keni qasje ne libraritë e softuerëve qe ju mund te i download-oni. Nëse dini emrin e programit ju vetëm duhet te shkruani ketë emër ne tekst fushën për kërkim. Ubuntu Software Center ju mundëson qe te gjeni nëse programi është i instaluar ne kompjuterin tuaj ose jo. Nëse jeni kurioze te dini se cilat programe janë te instaluara ju vetëm klikoni ne kategoritë qe listohen ne anën e majte te dritares.
14
MENYJA SYSTEM Menyja System përmban 2 nen-meny shume te rëndësishme: Preferences dhe Administration te cilat ju mundësojnë qe te modifikoni pamjen e Ubuntu-s si dhe mënyrën e funksionalitetit te tij. Nënmenyja Preferences Përmes kësaj nen-menyje modifikohet pamja e desktopit dhe dritareve, caktimi i Default Printerit, caktimi i shkurtesave te tastatures, ndryshimi i anëtare te listës se menysë Applicatiion, konfigurimi i kyçjes se kompjuterit ne rrjete, ndryshimi i vetive te mausit si dhe opsione dhe funksione tjera. Administration Këtu gjenden programet te cilat shfrytëzohen për monitorimin e performances se kompjuterit, shikimi i particioneve te diskut, aktivizimi i drajverve, menaxhimi i te gjithë printerëve te instaluar, dhe menaxhimi se si kompjuteri juaj i merr update nga serverët e Ubuntu. Kjo nen –meny po ashtu ka Synaptic Package Manager, i cili është një mjet shume i mire për gjetjen dhe downlodimin e paketave te softwerve te ndryshëm. Puna me fajllat e kompjuterit Janë dy mënyra për gjetjen e fajllave ne kompjuter. Mund te shfrytëzoni Search si mjet e i cili gjendet ne menynë Application ne nënmenynë Accessories. Po ashtu mund te shfrytëzohet edhe menyja Places për te hapur follderat qe janë ne disponim. Folderi Home Follderi Home është follderi ku te gjithë fajllat personal te shfrytëzuesve (Users) gjenden. Kur e keni instaluar Ubuntu ju keni caktuar një emër te Userit. Ky emër qe është caktuar I është shoqëruar ne follderin Home. Kur e hapim folderin Home do te shihni qe këtu gjenden disa folldera: Desktop (ku përfshihen fajllat qe i përmban desktopi), Documents, Downloads, Music, Pictures, Templates dhe Videos. Ju po ashtu e shihni edhe një link me emrin Examples. Nëse bëni klikim te dyfishte ne atë link do te hapet folderi qe përmban fjalla qe shërbejnë si mostër e ato mund te jene: fajlla te dokumenteve, spreadsheets dhe multimedia. Nautilus hulumtuesi i fajllave Kur ju hapni një follder ne nga desktopi ose nga menyja Places, Browseri i fajllave Nautilus do te lajmërohet. Dritarja standarde e këtij browseri do ti ketë këto veti:
15
Menubar: i cili gjendet ne krye te dritares. Ju lejon qe te modifikoni pamjen e dritares, shfletimin e fajllave dhe follderave, përmban listën e fajllave dhe follderave qe janë shfrytëzuar me shpesh dhe shikimi I fajllave dhe folderave te meshefur. Toolbar: këtu përfshihen funksionet e shfletimit, zgjerimi ose ngushtimi I përmbajtjes se dritares. Lista rënëse përmban opsionin Icon View qe mundëson ndryshimin e pamjes se ikonave ne List View apo Compact View. Ikona Search qe përmbahet këtu do te hape një TextBox ku ju mund te kërkoni fajllin duke shënuar emrin e tij. Mjetet shtese te shfletimit: Me poshtë këtij shiriti ju mund te shihni se ne cilin shteg (path) gjendeni. Kjo është identike me funksionin History te shumicës se browserave. Përcjell shfletimin qe e bëni dhe përmes këtij funksioni mund te ktheheni prapa nëse është e nevojshme. Butoni left: Ky buton përmban një shkurtese te follderave qe me se shumti janë shfrytëzuar. Kur ju bëni bookmark një follder ai do te shfaqet ne ketë liste. Pamja e kësaj liste mund te ndryshohet duke klikuar shigjetën e poshtme afër Places. Navigimi ne mes te direktoriumeve Qe te navigoni neper direktoriumet sh Hapja e fajllave Për te hapur fajllat bëni klikim te dyfishtë ne ikonën e fajllit ose shfrytëzoni klikimin e djathte për te zgjedhur me pastaj nga menyja rënëse opsionin Open With (program). Krijimi i follderave te ri Krijimi i follderit te ri nga dritarja Nautilus behet përmes opsionit File – Create Folder, pastaj emëroje follderin duke zëvendësuar emërtimin qe ju propozohet ”untitled folder” me emërtimin e dëshiruar. Ju po ashtu mund te krijoni një folder te ri përmes kombinimit te tasteve ne tastature CTRL+SHIFT+N ose përmes klikimit te djathte ne hapësire te lire te dritares dhe zgjidhet opsioni Create Folder nga menyja rënëse. Mënyra e fundit e krijimit te follderit është funksionale edhe ne Desktop. Nëse doni te bëni një fajll ose follder te fshehur (hiden) vendosni riemëroni folderin duke vendosur një pike përpara emrit (p.sh “.molla). Qe te shihen fajllat e fshehur (hiden) përdoret komanda View – Show Hidden Files ose kombinimi i tasteve CTRL+H. Kopjimi dhe zhvendosja e fajllave dhe folderave Kopjimi i fajllave ose follderave behet përmes komandës Edit-copy ose përmes klikimit te djathte dhe zgjedhet opsioni Copy nga menyja rënëse. Kombinimet e tasteve per Copy 16
dhe Past janë CTRL+C dhe CTRL+V. Kur përdoret mënyra e pare për te bere kopjimin e fajllave ose follderave atëherë duhet pasur kujdes qe fillimisht te zgjedhet fajlli ose follderi (klikimi i majte) e pastaj te zgjidhet komanda Edit-Copy.
Komanda CUT e ka kuptimin e zhvendosjes se fajllave ose follderave dhe ndodhet ne menynë Edit. Shkurtesa përmes tastatures për ketë funksion është CTRL +X. Po ashtu kopjimi dhe zhvendosja e fajllave dhe follderave mund te behet edhe përmes veprimit te ashtuquajtur ”drag and drop”. Kërkimi i fajllave ne kompjuter Kërkimi i fajllave ne dritaren Nautilus behet përmes kombinimit te tasteve dhe pastaj shkruhet emri i fajllit qe dëshironi te gjeni. Ndryshimi i pamjes se desktopit Pasi qe jemi veç ne rrethinën GNOME te desktopit te shikojmë se si mund te bëjmë ndryshimin e disa vetive te kësaj rrethine qe kane te bëjnë p.sh me mënyrën se si paraqiten shiritat neper dritare, pamjen e desktopit etj.
17
Shiritat Shiritat te cilët gjenden ne krye dhe ne fund te desktopit mund te lëvizen ne pozicione anësore apo mund konfigurohen qe te fshihen ne momentet kur nuk përdoren. Po ashtu këtyre shiritave mund tu ndryshohet edhe ngjyra. Për ti ndryshuar këto veti duhet te klikohet me klik te djathte ne shiritin qe doni ta modifikoni dhe te zgjedhni Properties nga menyja qe ju hapet. Regjistri Gerneral i dritares qe do te hapet përmban opsionet: Autohide, Position the Panel dhe Change the Panel Size (width). Ne listën rënëse Orientation mund te zgjedhet opsioni qe zhvendose shiritin ne pozitën e dëshiruar dhe nen Orientation ju mund te zgjedhni gjerësinë e shiritit (ne paksela). Duhet pasur parasysh qe vlera me e vogël qe lejohet është 20 paksela. Normalisht shiriti është i gjate sa është gjatësia e desktopit. Për te ndryshuar gjatësinë ju duhet te deselektoni opsionin Expand dhe ne ketë mënyre shiriti do te jete i gjere aq sa ka programe ose dritare te hapura qe ne atë moment janë te vendosura ne te. Selektimi i butonit Autohide ka funksionin qe ta zhduke shiritin kur ai nuk përdoret. Mënyra alternative për ta shfaqur apo fshehur shiritin është mënyra manuale duke klikuar butonin Show Hide ne mënyre qe te shfaqen butonat ne skajet e shiritit dhe ky buton pastaj shfrytëzohet për te shfaqur ose zhdukur shiritin. Regjistri Background ne dritaren Panel Properties ju mundëson qe te ndryshoni pamjen e shiritave. Normalisht ky opsioni është None (Use System Theme) qe do te thotë se desktop theme e dikton edhe pamjen e shiritave. Nëse do te dëshironi ju mund te ndryshoni vet pamjen e shiritave duke zgjedhur opsionin Solid kolor dhe mandej ju hapet mundësia për zgjedhjen e ngjyrave qe dëshironi për shiritat ne kompjuterin tuaj. Po ashtu këtu mund edhe te caktohet transparenca e shiritave. Mundësi tjetër e kësaj dritareje është te ndryshoni edhe pamjen e desktopit përmes opsionit Background Image nese keni ndonjë fotografi ose template te ruajtur ne kompjuterin tuaj. Fotografia ose Template vendoset përmes funksionit te File elektor për te gjetur fajllin e mandej përmes klikimit ne butonin Open aplikohet ndryshimi. Vendosja e ikonave ne shirita Ubuntu ju mundëson qe te vendosni ikonat qe dëshironi ne shiritat e desktopit. Ikonat mund te jene ikona qe kane te bëjnë me informimin apo edhe me argëtimin (Ikona te lojërave te ndryshme) dhe ju mundësojnë qe te keni qasje te shpejte ne disa detyra qe i kryeni me shpesh. Për te shtuar një ikone duket te klikohet me klik te djathte ne shirit e mandej te selektohet opsioni Add to Panel i menysë rënëse. Ju hapet dritarja me listën e ikonave te mundshme te cilat pastaj mund te tërhiqen dhe te pozicionohen ne një hapësire te lire te shiritit. Per te larguar nje ikone klikohet me klik te djathte mbi ikone dhe mandej selektohet opsioni Remove From Panel. Për te ripozicionuar nje ikone duket te klikohet me klik te djathte mbi ikone e mandej te zgjedhet opsioni Move nga menyja rënëse. Pas kësaj duhet te lëvizet kursori i mausit ne pozicionin e dëshiruar ne shirit dhe te klikohet me klikim te majte ne mënyre qe ikona te vendoset aty. 18
Add to Panel mund te shfrytëzohet gjithashtu edhe për shtimin e ikonave te aplikacioneve ne shirita si qeshte Firefox. Ne kete rast duhet te klikohet dyfish ne opsionin Application Launcher ne dritare nga ku mund te navigohet neper aplikacione te cilat tërhiqen dhe vendosen ne shirit. Edhe ikonat e aplikacioneve mund te hiqen dhe te zhvendosen sipas dëshirës. Workspace Qe te modifikohet funksioni Workspace duhet te klikohet me klik te djathte ne butonin Workspace Switcher (i cili normalisht gjendet ne anën e djathte te shiritit te poshtëm afër zgjidhni se sa Workspace-sa ju dëshironi ti keni ne total dhe nëse këto duhet te vendosen ne shirit ne dy rreshta ose ne një rresht. Ju gjithashtu mund te emëroni secilin workspace dhe ne mënyre qe ne shirit te paraqitet edhe emërtimi. Kalimi nga një Workspace ne tjetrin behet me klikimin e butonit te Workspace përkatës. Pamja e desktopit Appirance Preferences është një dritare ku ju mund te modifikoni prapavine e desktopit, fontin e shkronjave ne te dhe pamjen e dritave qe hapen. Kjo dritare hapet përmes menysë System ku duhet te zgjidhet Preferences – Apperance. Theme Normalisht dritarja Apperance Preferences hapet ne regjistrin Theme te saj. Këtu zgjedhen opsionet e Themes te cilat kane efekte ne pamjet e dritareve, butonave, shiritave rrëshqitës, ikonave dhe pjesëve tjera te desktopit. Normalisht nëse nuk është ndryshuar ky funksion pamja e quajtur Ambiance është aktive. Ne ketë dritare përveç kësaj pamje mund te selektoni edhe shtate opsione tjera efektin e secilës prej tyre e shihni menjëherë pas selektimit. Mund te downlodohen edhe pamje tjera me klikimin e linkut ”Get More Themes Online” ne fund te dritares. Ne ketë rast hapet browseri dhe ju dërgon ne ueb site http://art.gnome.org/themes/ ku ju mund te downlodoni pamjet qe deshironi. Pasi qe te downlodohet fajlli duhet te tërhiqet ne dritare ne mënyre qe te shtohet ne listën ku janë edhe pamjet tjera. Po ashtu ju mund te bëni kombinime te funksioneve te pamjeve duke marre vetit e me shume pamjeve dhe zbatimin e tyre ne desktopin tuaj. Kjo behet nëse klikohet ne opsionin Customize. Background Ne regjistrin Background te dritares Apperance Preferences mund te behet ndryshimi i prapavise te desktopit.
19
Ne ketë dritare mund te shihen llojet ndryshme te Background-ave si dhe prapavine qe është aktiv.
Për te ndryshuar prapavine vetëm klikoni ne llojin e dëshiruar dhe ky do te zbatohet ne desktop. Po ashtu ne ketë dritare mund te zbatoni edhe forografi ose imazhe qe dëshironi po nuk gjenden ne listën e dritares. Per te gjetur lloje te ndryshme te prapavise se desktopit ne internet duhet te klikohet linku Get More Backgrounds Online dhe ky veprim ju dërgon ne ueb sajtin
http:/art.gnome.org/backgrounds
Fonts Ju po ashtu mund te ndryshoni Fontin qe është i aplikuar ne desktopin tuaj përmes dritares Appirance Preferences duke klikuar ne regjistrin TAB te kësaj dritareje. Ne mënyra te veçante mund te aplikohet stili I fontit, madhësia e shkronjave për aplikacione, dokumente, ikonat e desktopit, titujt e dritareve etj. Ne fund te kësaj dritareje ju jepen mundësi ne mënyre qe te përmirësoni pamjen ne ekran ashtu siç dëshironi ju. ScreenServer Ubuntu ju ofron mundësin e selektimit te screenserver-it. Normalisht nëse ky funksion nuk është ndryshuar atëherë pas një te shkurtër kur kompjuteri juaj nuk ka qene aktiv do te paraqitet ekrani I zi (Black Screen). Qe te selektoni screenserver te ndryshëm duhet te 20
klikoni ne menynë Systems e mandej te klikoni komandën Preferences-Screenservers. Kjo do te ju hape dritaren ScreensServer Preferences me opsionet qe ofrohen ne te majte. Kur ju selektoni një opsion do te shihni një pamje te shkurte ne ekran qe tregon se si do te duket ose ju mund te shikoni si duket për një kohe me te gjate duke klikuar butonin Preview. Ne ketë dritare duhet pasur kujdes qe opsioni Activate screenserver when computer is idle te jete enable, ne te kundërtën screenserver nuk do te aktivizohet pas joaktivitetit te kompjuterit. Nëse ne kompjuterin tuaj aktivizohet screenserver pasi qe kompjuteri ka qene joaktiv ju mund te filloni te punoni ne kompjuterin tuaj pas shtypjes se cilido tast ne tastature. Për shkaqe te sigurisë këtu gjendet edhe një opsioni Lock screen when screen server is active i cili ka për qellim mbylljen e kompjuterit tuaj pas paraqitjes se screenserver. Ne ketë rast për te vazhduar punën duhet te dini paswordin për tu loguar serish ne kompjuter. Accessibility Ubuntu ka ne vete edhe funksionet qe kane te bëjnë me përshtatjen e kompjuterit për njerëz qe kane kufizime fizike. Këto funksione mund te ndryshohen përmes menysë System dhe mandej te selektohet Preferences – Assistive Technologies. Mund te rregullohet tastatura ose mausi sipas nevojave përmes dritares Assistive Technologies Preferences me ane te butonave Keyboard Accessibility ose Mouse Accessibility. Tjera teknologji ndihmëse Ocra është një mjet tjetër për persona me te meta ne shikim e cila vjen e instaluar me kopjen e Ubuntu. Ocra ekzekutohet përmes tasteve ALT+F2 dhe pastaj shtypet Ocra ne text box qe hapet dhe klikohet butoni Run.
21
Menaxhimi i kompjuterit tuaj Kur e përfundoni punën ne kompjuter ju mund te zgjedhni qe te bëni Logout, Suspend, Restart ose Shut Down përmes menysë ne qoshen e djathte te ekranit ne shiritin e larte te desktopit. Po ashtu këto opsione mund te hapen edhe përmes pullave CTRL+ALT+DEL. Logging out Ky funksion nuk do te ndale kompjuterin tuaj por vetëm do tu shpie te ekrani për log in. Është funksion qe shfrytëzohet për te mundësuar ndërrimin e shfrytëzuesve te kompjuterit ose nëse doni ta mbyllni kompjuterin tuaj për një kohe e mandej te ktheheni prapë pas pak. Duhet te ruhet te gjitha punët qe I keni bere para se te përdorni ketë funksion. Suspend Është funksion qe shfrytëzohet për ruajtjen e energjisë ashtu qe kompjuteri dërgohet ne modin e gjumit dhe ju mundëson qe te aktivizohet shpejte pasi doni te filloni punën ne te. Ne ketë rast hardisku është joaktiv ndërsa sesioni ruhet ne memorie. Hibernate Është e ngjashme me Suspend përheq se sesioni këtu nuk ruhet ne memorie por ne hard disk. Është funksion shume I rëndësishëm sepse kompjuteri nuk harxhon fare energji gjate kohës sa është ne ketë gjendje. Rebooting Qe te bëni reboot kompjuterin duhet te klikohet opcioni Restart ne meny. Shut down Duhet te selektohet opsioni Shut down ne meny. Opsionet tjera Opcion tjetër është edhe Lock Screen ku pas te cilit kërkohet password për tu loguar ne kompjuter. Është opsion i cili mund te aktivizohet përmes tasteve CTRL+ALT+L. Marrja e ndihmës Ubuntu si edhe sistemet tjera operative kane tema referuese te ndihmës e te cilat gjenden ne Ubuntu Help Center. Qe te hapet kjo klikoni n butonin help ne shiritin e sipërm te desktopit. Kjo mund te aktivizohet edhe përmes menysë System ne opsionin Help and Suport. 22
Nëse nuk keni gjetur ndihmën për problemin e juaj atëherë mund te shtroni pyetjen tuaj ne sajtin (http://ubuntuforums.org), i cili është një forum online për i gatshëm për ketë qellim. Aty duhet te anëtarësoheni si anëtar ne mënyre qe te merrni ndihme edhe pse jot e ofroni ndihme te tjerëve nga përvoja juaj ne Ubuntu.
Tjetër burim i ndihmës është edhe Ubuntu Wiki (https://wiki.ubuntu.com) një ueb site I cili mirëmbahet nga Komuniteti i Ubuntu.
23
ShfrytĂŤzimi i Ubuntu
24
Kyçja ne rrjete Nëse je jeni ne një lokacion ku keni qasje ne internet duhet qe ta kyçni kompjuterin tuaj ne internet ne mënyre qe te merrni aplikacione prej internetit dhe kështu te kryeni pune te ndryshme ne kompjuterin tuaj. Përmes Ubuntu mund te kyçeni ne rrjete (dhe internet) përmes teknologjive te ndryshme te njohura tashme si: përmes kabllos, pa tela (wireless), dhe dialup lidhjes. NetworkManager Për tu kyçur ne rrjete ju duhet te shfrytëzoni NetworkManager aplikacionin. Ky aplikacion ju mundëson qe te vendosni ose te shkëputni lidhjen si dhe te menaxhoni lidhjen qe keni varësisht prej se cilën teknologji me larte e shfrytëzoni. NetworkManager hapet përmes ikonës qe gjendet ne shiritin e sipërm te desktopit . Kjo ikone merr forma te ndryshme varësisht teknologjisë qe është shfrytëzuar për kyçje. Kur klikohet kjo ikone do te hapet lista me lidhjet e qe janë ne dispozicionin tuaj.
Nëse veç jeni i kyçur emri i kyqjes do te jete i theksuar me shkronja bold. Po ashtu përmes klikimit te djathte ne ketë ikone de mundësohet qe lidhja juaj te aktivizohet ose te çaktivizohet. Konfigurimi i lidhjes përmes kabllos Duhet te sigurohemi nëse një kabllo është i kyçur ne kartelën tuaj te rrjetës ne kompjuterin tuaj dhe kjo kabllo duhet te jete i kyçur po ashtu ne ndonjë modem, switch, router ose ne ndonjë pajisje tjetër e rrjetës. Po ashtu duhet te siguroheni nëse ISP ku jeni te kyçur ka te implementuar DHCP (teknologji e cila ju mundëson qe ne mënyre automatike te merren IP adresa). Për ketë duhet te thirrni ISP –ne tuaj. Ne disa raste ju duhet te konfiguroni kompjuterin tuaj përmes se ashtuquajturës statik IP mënyre tjetër e konfigurimit ku edhe për ketë duhet te thirrni ISP për te ju dhëne IP adresën e sakte për konfigurim.
25
Kyçja automatike përmes DHCP Nëse ISP juaj ka te konfiguruar DHCP ne serverët e tyre atëherë ju sipas te gjitha gjasave jeni te kyçur. Për tu siguruar klikoni ne ikonën e NetworkManager dhe do hapet dritarja ku shihen detalet e kyçjes tuaj. Këto detale janë: Teknologjia e përdorur: Eth0 MAC Adresa Dreajveri i kartelës se rrjetës Shpejtësia e mundshme e komunikimit Ip adresa BroadCast adresa Subnet mask Default router DNS primar
Nëse adresa qe shikoni është 0.0.0.0 ose fillon 169.254 atëherë lidhja juaj nuk është e suksesshme. Nëse shihni adresa tjera atëherë ju vetëm mund te hapni browserin dhe te shfletoni ueb faqet ne internet. Konfigurimi manual përmes IP statike Nëse ne ISP-ne tuaj nuk jeni i kyçur përmes DHCP atëherë ju duhet te bëni konfigurimin manual. Duhet te klikoni me klik te djathte ne ikonen NetworkManager dhe te zgjidhet opsioni Edit Connection dhe do te ju hapet dritarja si me poshtë: Duhet te ndiqen këto hape: 1. Sigurohu qe opsioni Connect automatically është i zgjedhur 2. Shko te regjistri IPV4 Settings 3. Ndryshoni metoden ne”Manual” 4. Kliko butonin Add krahas listës se zbrazet te adresave 5. Shtyp IP adresën 6. Shtyp Netmask 7. Shtyp Gateway 8. Shkruaj DNS 9. Kliko Apply
26
Kyçja Wireless (pa tela) Nëse kompjuteri ka te implementuar Wi-Fi card dhe ju keni një qasje ne wireless ne rrethine ju mund te kyçeni ne ketë lidhje përmes Ubuntu. Nga ikona NetworkManager ju mund do te shihni listën e emrave te pikave te qasjes ne wireless qe i keni ne rrethine. Krahas emrave do te shihni edhe matësin e sinjalit qe shërben si indikator nëse kyçja është e mire ose e dobët. Ju mund te klikoni ne piken e qasjes qe dëshironi te kyqeni. Nëse qasja ne wireless është e siguruar me password ju hapet një dritare për te shkruar passwordin për qasje.
Nëse dini passwordin shkruani dhe klikoni ne butonin Connect. Shfletimi ne internet Sapo te jeni kyçur ju mund te hapni browserin dhe te shfletoni ueb site ne internet. Mozilla Firefox është browseri i cili instalohet me instalimin e sistemit operativ Ubuntu.
27
Pranimi dhe dërgimi i email-ave ne Ubuntu Qe te pranoni ose dërgoni emaila ekziston aplikacioni i cili ka funksionin e njëjte me MS Outlook ne Windows e qe quhet Evulution Mail. Ky aplikacion kërkon te konfigurohet ne mënyre qe te ketë qasje me ndonjë mail server qe te dërgoni dhe pranoni email. Për tu startuar ky aplikacion duhet te klikoni ne menynë Application pastaj te zgjidhet opsioni Internet i kësaj menyje dhe ne nen menynë qe ju hapet te zgjidhni Evulution Mail.
Komunikimi ne kohe reale Për ketë qellim Ubuntu ka ne përbërje te vet aplikacionin i cili ju mundëson qe te komunikoni përmes internetit ne kohe reale me shkrim, zë dhe video. Ky aplikacion quhet Empathy i cili hapet përmes menysë Application – Internet dhe zgjedhet Empathy IM Client. Aplikacioni ju mundëson po ashtu qe te kyçeni ne server te ndryshëm qe mundësojnë komunikimin ne kohe reale si AIM, Gadugadu, Google Talk, Groupwise, MSN, Myspace, Sametime, Silc, Yahoo, ose Zephyr. Varësisht accountit qe keni duhet te zgjidhet edhe serveri përkatës kur konfigurohet aplikacioni.
28
Aplikacioni ka mundësin qe te konfigurohet edhe qe te komunikoni ne LAN pa pas nevoje qe te kyçeni ne ndonjë server.
Përheq komunikimit me tekst, audio, video ky aplikacion e ka mundësin edhe e shkëmbimit te fajllave te ndryshëm. Shikimi dhe editimi i fotografive Qe te shikoni dhe editoni fotografitë ne Ubuntu duhet te shfrytëzohet aplikacioni F-Spot Photo Manager i cili aktivizohet përmes menysë Application- Graphics dhe zgjedhet FSpot Photo Manager
29
Shikimi i videove dhe filmave Për ketë qellim Ubuntu e ka ne përbërje te vet aplikacionin Movie Player i cili startohet përmes menysë Application – Sound & Video dhe zgjidhet Movee Player prej nga hapet edhe dritarja e aplikacionit.
Codecs Shikimi i disa fajllave mund te mos ketë sukses për arsye se nevojitet për tu instaluar codecs te cilët janë pjese te softuerëve qe i shtohen aplikacionit për te kuptuar përmbajtjet e videove te formateve te ndryshme. Për te bere ketë duhet te hapet Ubuntu Software Center ku duhet te shkruhen codecs qe janë ne dispozicion për tu downloduar. Duhet te kërkohen një nga një këta codecs:
‣gstreamero.10-ffmpeg ‣ gstreamero.10-plugins-bad ‣ gstreamero.10-plugins-ugly ‣ gstreamero.10-plugins-base ‣ gstreamero.10-plugins-good ‣ libdvdread1 ‣ libdvdnav4 ‣ libdvdcss2
Kur ti gjeni secilin prej tyre duhet te klikohet ne linçet qe hapen dhe mandej shfrytëzohet butoni Install për te instaluar. Për te përfunduar instalimin ju duhet te hapni aplikacionin terminal përmes menysë Accessories dhe duhet te shkruani komandën:
30
$ sudo /usr/share/doc/libdvdread4/install-css.sh
dhe shtypet tasti ENTER. Dëgjimi i audios dhe muzikës Për ketë qellim shfrytëzohet aplikacioni Rhythmboox Player i cili aktivizohet përmes menysë Sound&Video. Përmes këtij aplikacioni ju mund te dëgjoni muzike nga fajllat muzikore te ruajtur ne kompjuterin tuaj por mund ta shfrytëzoni edhe për dëgjimin e muzikës nga interneti siç janë radiot e ndryshme ne internet, teknologji e ashtuquajtur Streamin audio.
Puna me dokumente Sikurse paketa e Office ne Windows edhe këtu ekziston paketa e cila përmban aplikacionet për pune siç quhet ne zyre. Paketa qe ekziston këtu quhet OpenOffice dhe përmban aplikacione te ndryshme ku secili është i dizajnuar për qëllime te ndryshme. Këto aplikacione mund te aktivizohen pers menysë Applikacion – Office. Ne kuadër te kësaj pakete janë: OpenOffice.org Word Proccessor OpenOffice.org Spreadsheet OpenOffice.org Presantation OpenOffice.org Drawing (i cili gjendet ne nenmenynë Graphics)
31
Hardueri
32
Shfrytëzimi i pajisjeve tuaja Ubuntu përkrahe një numër te madhe te pajisjeve harduerike po ashtu edhe për pajisjet harduerike te kohës me te fundit. Identifikimi i Harduerit Për te identifikuar harduerin ju duhet te instaloni aplikacionin Sysinfo i cili nuk është aktiv pas instalimit te Ubuntu. Për te instaluar ketë aplikacion duhet te hapni Ubuntu Software Center nga menyja Application. Kur dritarja e Ubuntu Softwere Center hapet ne kornizën për shkuarje te tekstit duhet te shkruani sysinfo për te kërkuar programin dhe për te instaluar përmes linkut Mode info - install qe ju behet aktiv. Pasi qe te jete instaluar programin do te shtohet ne listën e anëtareve te menysë Application –System ToolsSysinfo prej ku edhe ekzekutohet. Programi pasi te hapet duhet te ju jep informata ne lidhje me harduerin tuaj. Displays Drajveret e kartelës grafike Drajveri është një kod i paketuar ne një fajll i cili i tregon kompjuterit si te fut ne pune një pajisje harduerike. Secila komponentë harduerike siç janë printeri, DVD playeri, hard disku apo kartela grafike ne kompjuter kërkon një drajver për te funksionuar. Shumica e kartelave grafike janë te prodhuara nga tri kompani te njohura: Intel, AMD/ATI ose NVIDIA Corp. Ju mund te gjeni se cili prodhues e ka prodhuar kartelën grafike te kompjuterit tuaj duke u referuar ne manualin e kompjuterit ose duke kërkuar modelin e kompjuterit tuaj ne specifikacionet ne internet. Sysinfo është një program i cili mund te shfrytëzohet për te kuptuar informatat relevante ne lidhje me pajisjet e sistemit. Ubuntu i ka te inkorporuar drajverat e shumicës se kartelave grafike te prodhuara nga këta prodhues kështu qe nuk do te ketë nevoje te instalohen drajverat për to. Ekzistojnë disa drajver te cilët nuk janë testuar nga Ubuntu për te gjithë sistemet kompjuterike dhe quhen Restricted Drivers. Këta drajver janë te gatshëm për tu instaluar kështu qe varet prej shfrytëzuesit nëse donë ti instaloj ose jo. Zhvilluesit e Ubuntu nuk marrin përgjegjësi nëse keni ndonjë problem ne sistem pas instalimit te këtyre drajverave. Për te pare dhe instaluar këta drajver duhet te shkoni ne menynë System-AdministrationHardwere Drivers. Ju hapet lista e drajverave qe janë te gatshëm dhe nëse dëshirohen te instalohen duhet te aktivizohen. Ju duhet po ashtu një lidhje e internetit ne mënyre qe te instalohen. Rregullimi i rezolucionit te ekranit Normalisht Ubuntu e rregullon rezolucionin e duhur ne mënyre automatike. Mirëpo mund te paraqiten raste kur rezolucioni i rregulluar nga Ubuntu nuk është i duhur bazuar ne numrin e madh te llojeve te ndryshme te pajisjeve. 33
Për te rregulluar rezolucionin duhet te shkoni ne System-Preferences-Monitors. Ju hapet aplikacioni Monitors ku ju e shihni emrin e ekranit, madhësinë dhe shpejtësinë e rifreskimit (Refresh Rate). Duke klikuar ne Display Rezolucion (e.g., “1024×768(4:3”) do te ju hapet lista me opsionet ku ju mund te selektoni rezolucionin e duhur. Kyçja dhe shfrytëzimi i printerit Ju mund te shtoni, largoni ose te ndryshoni vetit e printerëve përmes SystemAdministration-Prointing ku do te hapet dritarja “Printing – localhost” Për te instaluar një printer se pari ai duhet te jete i lidhur fizikisht ne kompjuterin tuaj përmes USB zakonisht. Po ashtu printeri duhet te jete i ndezur. Kyçja e printerit lokal Nëse printeri është i lidhur ne kompjuterin tuaj përmes USB-se atëherë ai quhet printer lokal. Ju mund te instaloni ketë printer nëse klikoni ne butonin Add Printer. Mandej do te paraqitet lista e printerëve qe janë te gatshëm për instalim. Selekto printerin qe dëshironi te instaloni dhe klikoni Foreward. Po ashtu ju mund te emëroni, përshkruani dhe te specifikoni lokacionin. Kyqja e printerit te rrjetës Se pari sigurohu qe printeri është i kyçur ne rrjete përmes një kabllo Ethernet dhe nëse printeri është i ndezur. Edhe këtu ju duhet te shtypni butonin Add Printer. Do te ju hapet dritarja New Printer. Klikoni shenjen + krahas tekstit Network Printer. Nëse printeri është gjetur automatikisht ai do te figuroje ne listën nen tekstin Newtwork Printer. Kliko emrin e printerit qe është gjetur automatikisht dhe kliko Foreward, ku mandej mund te specifikohet emri, përshkrimi dhe lokacioni dhe ne fund klikohet butoni Apply. Ju po ashtu mund te instaloni printerin e rrjetës përmes IP adresës se printerit. Selektoni Find Network Printer dhe shtypni IP adresën e printerit ne tekst boxin HOST qe ju paraqitet dhe ne fund shtypni butonin Find. Ubuntu ne mënyre automatike do te detektoj printerin ne rrjete. Ndryshimi i opsioneve te printerit Opsionet e printerit ju lejojnë qe te ndryshoni kualitetin e printimit, madhesin e fletës etj. Kjo mund te behet me klikimin e djathte mbi ikonën e printerit dhe selektohet opsioni Properties nga lista e menysë rënëse. Do te hapet dritarja”Printer Properties” dhe ne te majte te kësaj dritareje zgjedhni Printer Options. Tash ju mund te ndryshoni vetit përmes listave rënëse duke zgjedhur opsionet e dëshiruara. 34
Zëri Ubuntu zakonisht e detekton pajisjen për audio automatikisht gjate instalimit. Preferencat e audios konfigurohen lehte përmes GUI e cila vjen e instaluar me Ubuntu. Ikona e volumit te zërit gjendet larte ne skajin e djathte te ekranit dhe ju mundëson qasje te shpejte ne funksionet e ndryshme qe kane te bëjnë me zërin. Duke klikuar me klik te majte ne ketë ikone ju hapet një shirit përmes te cilit rregullohet volumi i zërit. Nëse selektoni Sound Preferences ju hapet një dritare tjetër e cila ju jep mundësi te rregulloni preferencat tuaja te Sound Themes, harduerit, dhe sinjaleve hyrëse dalëse. Kjo dritare po ashtu mund te hapet edhe duke selektuar System-Preferences-Sound. Regjistri i pare i kësaj dritareje është Sound Themes. Ju mund te çaktivizoni Sound Theme ekzistuese dhe te konfiguroni një Sound Theme qe ju ofrohet nga opsionet e regjistrit.
Regjistri harduerë ka listën e te gjitha kartelave te zërit qe janë te vendosura ne kompjuterin tuaj. Zakonisht këtu është vetëm një kartele e zërit e listuar, por nëse keni kartele grafike e cila ka HDMI edhe kjo do te jete e vendosur ne liste. Regjistri i trete është qe te konfigurohet Input Audio. Ky opsion mund te konfigurohet nëse keni një mikrofon brenda sistemit ose nëse kyçni ndonjë mikrofon eksternal. Regjistri Output shfrytëzohet për te konfiguruar zërin qe del prej kompjuterit. Ju mund te rrisni ose zvogëloni zërin ose te ndalni komplet zërin. Regjistri Application është për te ndryshuar zërin e audio aplikacioneve qe i keni te hapura. Nëse p.sh keni te hapur Rhythmbox, Totem Movie Player dhe një video player te bazuar ne ueb ne te njëjtën kohe atëherë përmes këtij regjistri ju mund te ndryshoni vetit e zërit për secilin aplikacion veç e veç. Krijimi i CDs dhe DVDs Për te krijuar CD ose DVD duhet te zgjedhet menyja Application-Sound and VideoBrasero disc Burner. Do te ju hapet aplikacioni Brasero i cili ju jep 5 opsione për ti shfrytëzuar. Secili prej këtyre opsioneve është shpjeguar me poshtë:
35
Opsionet universale Këto opsione janë Audio Project, Data Project dhe Video Project. Vendosja e fajllit ne projekt Qe te vendoset fajlli ne liste klikoni butonin Green + i cili e hap dritaren” Select Files”. Pastaj gjeni fajllin qe dëshironi dhe klikoni butonin Add. Përsëritni ketë proces derisa te shtoni te gjithë fajllat qe dëshironi. Ruajtja e një projekti Qe te ruani projektin e me vone ta ndryshoni ende duhet te zgjidhet Project –Save. Do te ju hapet dritarja”Save Current Project”. Zgjidhni lokacionin e dëshiruar për ta ruajtur projektin. Mandej ne tekst box Name shkruani emrin e projektit, dhe ne fund shtypni butonin Save. Largimi i fajllave nga projekti Për te larguar fajllat nga projekti klikoni fajllin ne liste dhe mandej shtypni butonin e Red-. Qe te largohen te gjithë fajllat e listës klikon ne butonin Broom Shaped. Krijimi i CDs Kur ju klikoni ne butonin Burn do te ju hapet dritarja” Propertiez off...”. Aty do te specifikoni shpejtuesin e shkrimit te informatave ne listën rënëse Burning Speed. Është me mire qe te zgjidhet shpejtësia me e larte. Qe te shkruhet projekti ne CD pa u ruajtur ne hard disk te kompjuterit tuaj zgjedhet opsioni Burn the image directly without saving it to disc. Opsioni Simulate belore burning është i vlefshëm nëse hasni ne probleme gjate shkrimit ne CD. Duke selektuar ketë opsion ju e simuloni procesin e shkruarjes ne CD dhe nëse simulimi tregon se ka sukses atëherë aplikacioni Brasero fillon te beje shkruarjen ne CD pas nje pauze prej 10 sekondave, ose nëse nuk doni qe te behet shkruarja ne CD gjate kohese prej 10 sek ju mund ta anuloni shkruarjen e te dhënave ne CD. 36
Fshirja e CD-se Nëse përdorni CD RW dhe nëse kjo CD ka te dhëna atëherë mund ta fshini përmbajtjen dhe te shfrytëzoni përsëri. Për te bere ketë duhet hapet menyja Tools dhe te zgjidhet opsione Blank. Do te hapet dritarja”Disc Blanking” . Ne listën rënëse Select a disc selekto diskun qe dëshironi ta fshini. Po ashtu ju mund te aktivizoni opsionin Fast blank ne mënyre qe koha e fshirjes se përmbajtjes te jete me e shkurte. Pasi qe te kryhet procesi do te ju shfaqet mesazhi The disc was successfully blanked. Kliko ne butonin Close qe te përfundoni procesin. Audio projekti Nëse dëshironi qe ta vendosni muzikën tuaj ne një CD ju duhet te startoni një projekt duke klikuar menynë Project – new Project – New Audio Project. Mandej klikohet butoni + dhe vendosen fajllat. Per te pasur pauze prej 2 sekondave prej fajllit ne fajll ( qe te mos luhen fajllat menjëherë njeri pas tjetrit) klikoji butonin II para se te insertoni fajllin e ardhshëm. Fajllat mund te ndahen ne pjese përmes butonit i ashtuquajtur Knif. Pas klikimit te këtij butoni do te ju hapet nje dritare ku ju mund te zgjidhni metodën e ndarjes se fajllave dhe ne fund shtpni OK. Data Project Nëse dëshironi te Beni një backup te dokumenteve tuaja ose fotove është me mire qe te behet një Data Project. Video project Ky opsion është i vlefshëm nëse dëshirohet qe te memorohen video fajllat ne CD ose DVD. Opsioni Copy Disc Ju mund te kopjoni përmbajtjen e një disku ne një disk tjetër përmes opsionit ProjectNew Project dhe selektoni opsionin Disc Copy. Përdorimi i ueb kamerës Shumica e laptopeve veç e kanë te integruar një ueb kamere ne ekran. Kompjuter tjerë mund ta lidhin një ueb kamere përmes USB portës ne kompjuterin e tyre. Ubuntu i përkrah shumicën e ueb kamerave. Web kamerat mund te konfigurohen përmes aplikacionit i cili i shfrytëzon ato. Një aplikacion i njohur ne kuadër te Ubuntu qe e shfrytëzon ueb kamerën është Empathy. Po ashtu ueb kamera mund te shfrytëzohet edhe nga aplikacionet tjera siç është Skype. 37
Skanimi i tekstit dhe imazhit Ne shume raste Ubuntu i detekton skanerët dhe ju mund ti shfrytëzoni menjëherë ata. Për te skanuar nje dokument duhet te kaloni neper hapat si me poshtë: 1. Vendosni fletën qe doni ta skanoni ne skaner 2. Shko te Application – Graphics-Simple Scan Pajisjet tjera Fireware Është një porte speciale ne kompjuterin tuaj qe mundëson transfero te shpejte te te dhënave. Shfrytëzohet zakonisht për kamera digjitale dhe aparateve fotografike. Bluetooth Përdoret shume shpesh ne pajisjet GPS, mause, telefon mobil, etj. Te gjithë sistemet operative moderne e përkrahin bluetooth dhe Ubuntu po ashtu nuk bën përjashtime. Ju mund te ndryshoni opsionet e bluetooth përmes klikimit te djathte ne ikonën përkatëse ne shiritin e sipërm te desktopit. Aty është edhe opsioni Turn off Bluetooth per ta çaktivizuar. Po ashtu opsionet e Bluetooth mund te hapen edhe përmes menysë sistemPreferences-Bluetooth.
38
Menaxhimi i SoftuerĂŤve
39
Siç edhe dihet ekziston një numër i aplikacioneve qe janë te gatshme ne Ubuntu dhe te cilat shërbejnë për te kryer detyra te përditshme. Nëse dëshirohet te përdoren aplikacione tjera atëherë ato duhet te instalohen ku Ubuntu ofron ndihme për mënyrën e instalimit te këtyre aplikacioneve. Dallimet nga sistemet tjera Operative Shumica e sistemeve tjera operative kërkojnë nga shfrytëzuesit te blejnë softuer qe shiten, ose te kërkojnë ne internet ndonjë alternative tjetër. Fajlli instalues duhet te downloadohet ne kompjuter. Mënyra me e lehte për te instaluar softuer është përmes Ubuntu Softwere Center. Ky është një lokacion qendror për te ju qasur softuerëve te rinj. Përdorimi i Ubuntu Software Center Ky aplikacion mund te shfrytëzohet për te instaluar softuer tjerë qe nuk janë ne kuadër te pakos instaluese te Ubuntu. Për te hapur dritaren duhet te shkoni ne menynë Application dhe te zgjidhet opsioni Ubuntu Software Center. Do te hapet dritarja Software center e cila i ka dy ndarje ne te djathte dhe disa ikona ne te majte. Secila ikone prezanton një Departament i cili është një kategori e softuerëve. P.sh departamenti gamës përmban”Sudoku”
40
Ndarja ne te majte prezanton një pamje aktuale te katalogut Software Center. Klikoni ne butonin Get Software ne te majte qe te shikoni nëse softueri është i gatshëm për instalim, dhe Installed Software për te shikuar listën e softuerëve qe janë tashme te instaluar. Gjetja e Softuerëve Nëse ju nevojitet një aplikacion ju është e logjikshme qe e dini emrin e tij(p.sh. Thunderbird i cili është një klient softuer i popullarizuar), ose ju mund te jeni ne dijeni te kategorisë se cilës i takon aplikacioni(p.sh “Sound and Video” i cili përmban një numër te caktuar te softuerëve siç janë video konvertorët, audio editoret, dhe playeret e muzikës) dhe te kërkoni atë ne baze te këtyre te dhënave. Instalimi i Softuerëve Instalimi i nje aplikacioni është i lehte dhe behet pothuajse me një klikim. Nëse veç e keni gjetur aplikacionin qe dëshironi te instaloni ju duhet te ndiqni këto hapa: 1. Klikoni butonin Install ne te djathte te paketës se programeve qe e keni selektuar. Nëse dëshironi te dini me shume ne lidhje me paketën qe e keni selektuar klikoni More Info. Kjo ju dërgon juve te një përshkrim i shkurtër i aplikacionit, screenshot ose edhe linqe ne ueb nëse janë ne disponim. Nëse dëshironi te instaloni ju duhet te klikoni Install. 2. Ju kërkohet te autentifikoheni përmes passwordit i cili ju kërkohet për te ju lejuar qe te instaloni softuerin. 3. Duhet te pritni deri sa te instalohet softueri ku procesi i instalimit është i shoqëruar edhe një shirit i cili vazhdimisht tregon edhe përqindjen e përfundimit te procesit. Kur te jete instaluar aplikacioni një anëtar ne Menyn Application do te shtohet dhe ky është emri i aplikacionit i cili është instaluar. Disa aplikacioni ku varet edhe prej natyrës se aplikacioneve do te vendosen edhe ne menynë System-Preferences ose ne SystemAdministration. Deinsatlimi i softuerit Deistalimi eshte proces i ngjashëm me instalimin. Kliko ne butonin Installed Software ne dritaren Software Ceneter, gjeni aplikacionin qe doni te eliminoni dhe pastaj ndiqni hapat: 1. kliko buronin Remove ne te djathte 2. Shkruani passwordin qe kërkohet
41
Menaxhimi i softuerëve shtese Edhe pse Software Center përmban një numër te madh te librarive te aplikacioneve e te cilat janë aplikacione zyrtare te Ubuntu aplikacionet tjera qe dëshirojmë ti instalojmë nuk janë te listuara. Nëse dëshirojmë te instalojmë një aplikacion qe nuk gjendet ne liste duhet te shfrytëzohen metoda tjera alternative për te gjetur aplikacionin dhe për te instaluar atë ne Ubuntu. Se pari po shikojmë si te menaxhohet lista e aplikacioneve përmes Software Sources. Software Sources Është aplikacion i cili mundëson qe lista e aplikacioneve ne Software Center te popullohet me anëtarë te ri. Kjo behet përmes System-Administraition-Software Sources. Do te ju kërkohet te shkruani passwordin dhe pastaj do te hapet dritarja Software Sources. Ne ketë dritare janë pese regjistra: Ubuntu Software, Other Software, Updates, Authentication dhe Statistics. Menaxhimi i listës zyrtare te aplikacioneve Regjistri Ubuntu Software liston katër kategori te aplikacioneve te cilat përmbajnë pako te llojeve te ndryshme. Kur Ubuntu Instalohet vetëm dy prej kategorive janë te aktivizuara: Main dhe Universe. Canonical-supported Open Source software (main): Kjo kategori përmban te gjitha aplikacionet open – source (kod te hapur) te cilat mirëmbahen nga Canonical. Community-maintained Open Source software (universe): Kjo kategori përmban te gjitha aplikacionet qe janë zhvilluar dhe mirëmbahen nga Ubuntu komuniteti. Proprietary drivers for devices (restricted): Kjo kategori përmban drajveret qe mund te nevojiten për te iniciuar kapacitetin e plote te ndonjë pajisjeje harduerike. Software restricted by copyright or legal issues (multiverse): Kjo kategori përmban softuer qe janë te mbrojtur nga kopjimi ne disa shtete sipas ligjeve ne fuqi dhe kjo kategori nuk është e aktivizuar normalisht. Ju mund te aktivizoni ketë kategori nëse do te merrni përgjegjësin për instalimin dhe shfrytëzimin e pakove softuerike. Synaptic Package Manager Është një mjet i avancuar për menaxhimin e softuerëve ne Ubuntu. Mund te shfrytëzohet qe te kryhen detyrat e njëjta si me Software Center siç është instalimi dhe deinstalimi I aplikacioneve por po ashtu mundëson me shume kontroll rreth pakove tuaja. P.sh ju mundëson këto opsione:
42
Puna ne Terminal (Command Line)
43
Hyrje ne terminal Deri tash veprimet ne Ubuntu janë shpjeguar përmes intreface grafik te shfrytëzuesit, kështu qe nëse dëshirohet qe komplet te eksplorohet fuqia e Ubuntu duhet qe te mësohet qe te punohet edhe ne terminal. Çka është terminali? Shumica e aktiviteteve qe kryhen ne Ubuntu bëhen përmes GUI-se e cila perbehet prej dritareve , menyve dhe shiritave ku shfrytëzuesi me anën e klikimeve kryen aktivitetet e ndryshme ne sistem. Interface tjetër është CLI (Command Line Interface). Terminali i Ubuntu është CLI. Është një metode e kontrollimit te disa aspekteve te Ubuntu duke shfrytëzuar vetëm komandat te cilat duhet te shtypen përmes tastatures. Pse ne duhet te shfrytëzojmë terminalin? Shume aktivitete mund te kryhen edhe pa përdorimin e terminalit, sido qe te jete terminali është një mjet shume i fuqishëm qe na mundëson kryerjen e disa aktiviteteve te dobishme si p.sh:
Veshtirsite te cilat paraqiten gjate përdorimit te Ubuntu mund te rregullohen duke përdorur terminalin, CLI është ndonjëherë metode me e shpejte për te përmbushur detyrat e ndryshme. Psh eshte me e lehte qe te kryhen operacionet e ndryshme njëkohësisht ne me shume fajlla duke përdorur terminalin. Mesimi i CLI-se është hapi i pare ne procesin e avancimit te eliminimit te veshtersive qe paraqiten, si ne aspektin e administrimit te sistemit, zhvillimin e softuerit, etj. Nëse jeni i interesuar qe te bëheni zhvillues ose një shfrytëzues i avancuar i Ubuntu, njohuria ne përdorimin e CLI-se është esenciale.
Hapja e Terminalit Mund te hapni terminalin duke klikuar Application/Accessories/Terminal. Kur terminali hapet do te shihni një dritare te zbrazet përheq një teksti tre shkurtër ne krye te faqes. Ky tekst përmban emrin e userit te kompjuterit dhe emrin e kompjuterit i shoqëruar me direktoriumin aktual ku gjendeni. Operanidi (~) d.m.th se direktoriumi aktual është direktoriumi Home. Kursori qe blinkon pret nga ju qe te filloni me shkruarjen e komandave. Te gjitha komandat ne Ubuntu kanë një logjike te njëjte te shkruarjes. Emrat e komandave shpesh shoqërohen edhe me një ose me shume parametra dhe mandej shtypet tasti Enter për tu ekzekutuar aksioni. Shpesh do te shihni konfirmimin e përfundimit ose procesit te aksionit qe është duke u kryer i cili varet nga komanda qe është shtypur. P.sh komanda ”cd” e cila shfrytëzohet për te ndryshuar direktoriumin nuk 44
do te shfaqe asnjë mesazh konfirmues por vetëm do te shihet qe është ndërruar direktoriumi ne tekstin e fillimt qe do te ndryshoje nga Home ne një direktorium tjetër.
Fajll struktura e Ubuntu Ununtu shfrytëzon fajll strukturën e Linux-it bazuar ne serinë e follderave qe gjenden ne direktorine root. Secili nga këta follder përmban fajlla sistemor te rëndësishëm te cilët nuk mund te modifikohen derisa ju nuk jeni te loguar si root shfrytëzues ose sudo. Kjo është për arsye te sigurisë si dhe arsyeja tjetër është qe viruset mos ti prekin fajllat qe përbejnë bërthamën e sistemit. Me poshtë janë paraqitur direktoriumet me te rëndësishme:
45
Fillimi i përdorimit te CLI Navigimi nëpër direktoriume Komanda “prw” është shkurtesa për Print Working Directory. Shfrytëzohet qe te tregohet direktoriumi ne te cilin momentalisht gjendeni. $ pwd /home/your-username/
Komanda “cd” është shkurtese për Change Directory. Ju mundëson qe te kaloni prej një direktoriumi ne direktoriumin tjetër. $ cd /directory/you/want/to/go/to/
Nëse ka hapësira ne emrat e direktoriumeve ju duhet te shfrytëzoni thonjëzat: $ cd "~/Music/The Beatles/Sgt. Pepper's Lonely Hearts Club Band/"
Nëse nuk i shkruani thonjëzat terminali do te mendoj qe ju doni te shkoni ne direktoriumin ~/Music/The pra hapësirat nuk do te merren parasysh. Listimi i fajllave Komanda ”ls” shfrytëzohet për te shfaqur listën e fajllave dhe direktoriumeve qe ekzistojnë brenda direktoriumit ku gjendemi: $ ls alligator-pie.mp3 squirm.mp3 baby-blue.mp3
Lëvizja e fajllave dhe follderave Komanda ”mv” shfrytëzohet qe te lëvizën fajllat prej një direktoriumi ne direktoriumin tjetër. $ mv /dmb/big-whiskey/grux.mp3 /home/john
Komanda ”cp” shfrytëzohet për kopjimin e fajllave prej një direktoriumi ne tjetrin. $ cp /dmb/big-whiskey/grux.mp3 /media/ipod
46
Krijimi i direktoriumeve Komanda mkdir është shkurtese për Make Directory dhe shfrytëzohet për te krijuar një direktorium te ri ne direktoriumin aktual ose ne një direktorium tjetër qe specifikohet. P.sh komanda e mëposhtme do te krijoje direktoriumin newdirectory brenda direktoriumit aktual: $ mkdir newdirectory
Komanda e mëposhtme do te krijoj direktoriumin newdirectory brenda direktoriumit /tmp/example/ $ mkdir /tmp/example/newdirectory
Ju pastaj mund hyni ne direktoriumin newdirektory duke shfrytezuar komandën ”cd”. $ cd /tmp/example/newdirectory
Fshirja e fajllave dhe direktoriumeve Përmes komandës rm mund te fshihen fajllat ose follderet. Psh nëse doni ta fshini fajllin delete.txt ju duhet fillimisht te kaloni ne direktoriumin ku gjendet fajlli e pastaj te përdorni komandën: $ rm deleteme.txt
Qe te fshini ndonjë fajll qe gjendet ne ndonjë direktorium tjetër (jo ne direktoriumin ku aktualisht gjendeni) ju duhet krahas komandës te shkruani edhe shtegun e fajllit, me fjale te tjera ju duhet te specifikoni lokacionin e fajllit. P.sh për te fshire fajlin delete.txt i cili gjendet ne /tmp/example/ shfrytezoni komanden me poshtë: $ rm /tmp/example/deleteme.txt
Komanda rmdir është e njëjte me komandën rm përveç qe kjo e fundit shfrytëzohet për te fshire follderet. P.sh. kjo komande do te fshije direktoriumin newdirectory qe ne e krijuam me herët: $ rmdir /tmp/example/newdirectory/
Hyrje ne sudo Kur Ubuntu është instaluar dy llogari te shfrytëzuesve janë krijuar: llogaria primare dhe llogaria root e cila operon prapa skenës. Root llogaria ka privilegjet e nevojshme qe nevojiten për modifikimin e sistem fajllave dhe vetive, derisa llogaria juaj primare nuk i ka këto mundësi. Për te eliminuar kalimin prej një llogarie ne llogarinë tjetër për te bere ndryshimet e nevojshme ju mund te shfrytëzoni komandën sudo. 47
P.sh përmes kësaj llogarie ju mund te bëni ndryshimet e nevojshme ne fajllat sistemor përmes tekst editorit Gedit. Passwordi qe nevojitet për te shfrytëzuar ketë llogari do te jete i njëjte me passwordin qe e shfrytëzoni për te hyre ne llogarinë primare. $ sudo gedit [sudo] password for username: Opening gedit...
Menaxhimi i softuerit përmes terminalit Ne Ubuntu janë disa mënyra qe mund ti shfrytëzoni për menaxhimin e softuerëve. Përmes GUI siç është Ubuntu Software Center dhe Synaptic Package Manager mund te menaxhohen softuerët ne Ubuntu por shume shfrytëzues e preferojnë shfrytëzimin e komandës apt (Advances Package Tool) për ti menaxhuar softuerët përmes terminalit. Apt është komande qe paraqitet ne versione te ndryshme por me e shpeshta është apt-get. Shfrytëzimi i apt-get Apt-get është komande qe shfrytëzohet për instalimin ose deinstalimin e paketave softuerike nga kompjuteri. Kjo komande po ashtu mund te shfrytëzohet për rifreskimin e listës se pakove softuerike dhe marrjen e updatave për këto pako. Update dhe upgrade Apt-get update është komande qe shfrytëzohet qe ne mënyre te shpejte te beje rifreskimin e pakove qe janë ne dispozicion. $ sudo apt-get update
Komanda apt e ka edhe vesionin apt-get upgrade e cila shfrytëzohet për te kaluar prej një versioni softuerik ne tjetrin. $ sudo apt-get upgrade Reading package lists... Done Building dependency tree Reading state information... Done The following packages will be upgraded: tzdata 1 upgraded, 0 newly installed, 0 to remove and 0 not upgraded. Need to get 683kB of archives. After this operation, 24.6kB disk space will be freed. Do you want to continue [Y/n]?
Pasi qe te shkruhet kjo komande ne terminal do te paraqitet pasqyra e te gjitha paketave softuerike qe ju nevojitet për tu bere upgrade, kapaciteti i daownlodimin, sa hapësire ne disk do te marrin pas instalimit dhe ne rreshtin e fundit ju kërkohet qe te konfirmoni nëse doni te vazhdoni ti merrni këto upgrade. Duhet te shkruhet shkronja y (yes) për te konfirmuar dhe shtypet Enter dhe upgrade I softuerëve do te filloje. 48
Instalimi dhe deinstalimi Komanda apt-get shfrytëzohet qe te instalohet VLC media player: $ sudo apt-get install vlc [sudo] password for username:
Për ta bere deinstalimin VLC media player duhet te shkruhet komanda: $ sudo apt-get remove vlc
Shpesh softuerët qe instalohen ne Ubuntu varen edhe nga paketa softuerike tjera për te punuar ne mënyre efikase. Kur behet instalimi i këtyre softuerëve krahas tyre ne mënyre automatike instalohen edhe softuer tjerë prej te cilëve varen këta softuer. Deistalimi i ndonjë softueri nuk do te beje deinstalimin e këtyre softuerëve shtese qe janë instaluar ne mënyre automatike kur është bere instalimi. Për ti larguar këta softuer pas ndonjë deinstalimi duhet te shfrytëzohet komanda apt-get autoremove dhe kështu lirohet hapësira ne disk qe e nxënë këta softuer e qe nuk nevojiten me. Komanda ne terminal duhet te shkruhet kështu: $ sudo apt-get autoremove
49
SIGURIA
50
Pse Ubuntu është i sigurte? Ne kuptim te gjere Ubuntu është i sigurte për disa arsye: Ubuntu e ka mundësin te dalloj përdorimin e kompjuterit ne mes shfrytëzuesit normal dhe administratorit Softweret Open – Source siç është Ubuntu mundësojnë qe te metat lehte te detektohen Arnimet e sigurisë për softuerët open – source siç është Ubuntu shpesh lëshohen ne përdorim Shume viruse qe kane si synim infektimin e sistemit operative Windows nuk kane efekt te Ubuntu. Procedurat the konceptet themelore te sigurisë Kur Ubuntu instalohet ai ne mënyre automatike konfigurohet për një shfrytëzues. Nëse me shume se një shfrytëzues e përdor kompjuterin secili prej tyre duhet te ketë një llogari te vet. Ne ketë mënyre secili shfrytëzues mund te ketë vetit e veta te kompjuterit dhe dokumenteve. Nëse dëshirohet ju mund te mbroni fajllat për ti shfrytëzuar dhe modifikuar nga shfrytëzuesit tjerë pa pasur privilegje te administratorit. Privilegjet Ne Ubuntu fajllat dhe follderat mund te rregullohen ne atë mënyre qe vetëm shfrytëzuesit e veçante mund ti shohin, modifikojnë dhe ti hapin. P.sh ju mund te lejoni disa fajlla te rëndësishëm qe shfrytëzuesit tjerë ti shohin pa ju dhëne mundësi atyre qe këto fajlla ti editojnë. Ubuntu kontrollon qasjen e shfrytëzuesve ne fajlla përmes sistemit te privilegjeve qe e ka te inkorporuar. Privilegjet janë veti te fajllave qe ju mund ti konfiguroni ne mënyre qe te kontrollohet mënyra e qasjes dhe shfrytëzimit te fajllave dhe follderave. Passwordi Mund te shfrytëzohet një password i forte (angl. Strong password) ne mënyre qe te rritet siguria ne kompjuterin e juaj. Passwordi juaj nuk duhet te përmbaje emrin e juaj, fjale te zakonshme ose fraza. Gjatësia minimale e passwordit ne Ubuntu është katër karaktere. Rekomandohet qe te shfrytëzohen me shume karaktere. Mbyllja e ekranit Kur ju nuk punoni dhe e leni kompjuterin tuaj te ndezur për tu kthyer pak me vone është e preferueshme qe ta mbyllni ekranin. Kjo do te ndaloj secilin person ta përdor kompjuterin deri sa ai nuk e di passwordin. Qe te mbyllet ekrani: 51
Kliko menynë session ne anën e djathte larte te ekranit dhe selektoni opsionin Lock screen qe ju hapet Shfrytëzo kombinimin e tasteve CTRL+ALT+L Update i sistemit Siguria e mire varet po ashtu se sa up-to-date është sistemi. Sistemi duhet te mbahet up-to –dat rregullisht ne mënyre qe te instalohen arnat softuerike qe ndihmojnë qe sistemi te jete i sigurte. Shfrytëzuesit dhe grupet e shfrytëzuesve Si edhe Sistemet Operative tjera edhe ne Ubuntu mund te krijohen shfrytëzuesit për disa njerëz dhe secili mund ti ketë qasjen e vet te shfrytëzimit te kompjuterit. Ubuntu po ashtu mbështetë edhe grupet e shfrytëzuesve, i cili funksion ju mundëson qe te caktohen te njëjtat privilegje për një grup te shfrytëzuesve menjëherë e jo te caktohen ato ne mënyre te veçante për secilin.
Menaxhimi i shfrytëzuesve Menaxhimi i shfrytëzuesve dhe grupeve përmes aplikacionit administrues Users and Groups. Ky aplikacion hapet përmes menysë Systems-Administration-Users and Groups. Për te rregulluar shfrytëzuesit dhe grupet e shfrytëzuesve kliko ikonën ne forme te çelësit afër frazës”Click to make changes”. Ju duhet te shkruani passwordin tuaj për te ju lejuar te bëni ndryshime ne shfrytezesit dhe grupet e shfrytëzuesve. Shto një shfrytëzues – Kliko ne butoni Add i cili shfaqet poshtë listës se shfrytëzuesve qe janë veç te krijuar. Shkruani username te ri, selekto opsionet relative qe ju ofrohen dhe shtyp butonin OK. Një dritare e dialogut do te ju shfaqet ku duhet te shkruhet passwordi 52
për shfrytëzuesin e krijuar dhe klikohet butoni OK. Privilegjet mund te ndërrohen për secilin shfrytëzues përmes opsionit” User Settings” Modifikimi i shfrytëzuesit – Klikoni ne shfrytëzuesin e dëshironi ta modifikoni ne listën e shfrytëzuesve dhe kliko butonin Change i cili ju shfaqet. Opsionet qe ju ofrohen për modifikim janë: Account type Password Për opsione me te avancuara ju duhet te klikoni butonin Advanced Settings. Fshirja e një shfrytëzuesi- selektohet emri i shfrytëzuesit ne listën e shfrytëzuesve dhe klikohet butoni Delete. Menaxhimi i grupeve Nëse klikohet butoni Manage Groups hapet dritarja e dialogut për menaxhim te grupeve te shfrytëzuesve. Krijimi i një grupi- behet kur klikoni ne butonin Add te dritares se dialogut dhe me pas ju hapet një dritare për te emërtuar grupin ku duhet edhe te selektohen shfrytëzuesit qe dëshirohet te shtohen ne grup. Modifikimi i grupit- behet përmes selektimit te grupit dhe me pas klikohet butoni Properties. Selekto ose deselekto shfrytëzuesit siç dëshirohet dhe kliko OK për te ruajtur ndryshimet ne dritare. Fshirja e grupi- behet përmes selektimit te grupit dhe klikohet butoni Delete. Caktimi i privilegjeve te fajllave dhe follderave per grupe Ne mënyre qe te lejohet qe shfrytëzuesit ne kuadër te një grupi te shfrytëzojnë fajllat ose follderat e caktuar ju duhet te shoqëroni privilegjet e grupit te shfrytëzuesve për këto fajlla dhe folldera. Kjo behet përmes dritares Nautilus ku pasi qe selektohet fajlli ose follderi duhet te zgjidhet opsioni Properties i menysë File. Pasi te hapet dritarja klikohet ne regjistrin Permisisons te dritares dhe me pas te lista rënëse Groups zgjidhet grupi i dëshiruar.
53
Rregullimi i sigurisë se sistemit Për te rritur sigurinë e sistemit mund te shfrytëzohen funksioni i firewall dhe enkriptimit. Fiewall Është aplikacion i cili mbron kompjuterin tuaj nga qasja e paautorizuar e personave përmes Internetit apo përmes rrjetës lokale. Firewall nuk lejon konekcionet ne kompjuterin tuaj nga burimet e panjohura. Uncomplicated Firewall (UFW) është një konfiguracion standard i Firewall-it i cili mund te ekzekutohet nga CLI, por ekziston edhe një aplikacion tjetër i cili quhet Gufw dhe i cili lejon edhe përdorimin e tij përmes GUI-se. Pasi qe te jete instaluar programi Gufw ai startohet nga System-Administration – Firewall configuration. Per te aktivizuar Firewall duhet te selektohet opsioni Enable. Normalisht pasi te jete aktivizuar Firewall te gjitha tentimet për tu konektuar ne kompjuterin tuaj nuk lejohen. Nëse ndonjë softuer qe punon si server ( web server, FTP server) duhet te jete aktiv ne kompjuterin tuaj atëherë për te lejuar koleksion ne këto aplikacione duhet te hapen portat qe këta softuer i shfrytëzojnë për komunikim. Për te hapur ndonjë porte duhet te klikohet butoni Add. Për shumicën e qëllimeve regjistri Preconfigurated i dritares është i mjaftueshëm. Selekto Allow nga lista dhe mandej e selekton shërbimin e dëshiruar. Regjistri simple mund te shfrytëzohet për te lejuar qasjen ne një porte te veçante. Ndërsa regjistri Advanced shfrytëzohet për te lejuar qasje për një rang te portave. Enkriptimi Ju mund te keni nevoje qe te mbroni te dhënat tuaja te ndjeshme personale, p.sh te dhënat financiare duke enkriptuar ato. Enkriptimi i fajllit ose follderit e mbyll fajllin ose follderin duke e enkoduar atë përmes një algoritmi qe e mban te mbyllur derisa ai ne mënyre te rregullt te dekodohet përmes passwordit. Enkriptimi i te dhënave siguron qe asnjeri nuk mund ti hape te dhënat e juaja personale pa çelësin e juaj privat. Ubuntu përmban ne vete një numër te caktuar te mjeteve për te enkriptuar fajllat ose follderat. Këtu do te diskutohen dy prej tyre.
54
Follderi Home Gjate instalimit te Ubuntu mund te zgjedhet opsioni qe te enkriptohet Follderi Home. Follderi Privat Nëse nuk e keni enkriptuar follderin Hime ju mund te enkriptoni një folder te veçante qe gjendet ne follderin Home. 1. Instaloni pakon softuerike ecryptfs-utils 2. Shfrytëzoni terminalin qe te ekzekutoni komandën ecryptfs-setup-private ne mënyre qe te rregulloni folderin privat 3. shtypni passwordin qe ju kërkohet 4. Zgjedhni një fraze për te ja shoqëruar passwordit 5. Mbani mend te dyja passwordin dhe frazën ne mënyre qe ti keni kur ju nevojiten. Këto shfrytëzohen nëse dëshironi qe ti ktheni te dhënat manuelisht. Pasi qe te jete enkriptuar një follder te gjithë fajllat ose follderat qe do te vendosen ne te do te jene te enkriptuar.
55
Troubleshooting
56
Zgjidhje e problemeve Ndonjëherë disa gjerat ne Ubuntu nuk do te funksionojnë ashtu siç do te duhej. Problemet qe do te hasen gjete punës ne ketë Sistem Operativ mund te zgjidhen lehte. Ne pjesën me poshtë te këtij teksti do te japim një udhëzim ne lidhje me problemet qe do te hasen gjate punës ne Ubuntu. Natyrisht qe këtu do te përshkruam zgjidhjen e disa problemeve themelore. Informata me te hollësishme për te gjitha problemet e mundshme mund te merren edhe online ne ueb faqen e Komunitetit te Ubuntu. Këshillë për zgjidhjen e problemeve Çelësi për zgjidhjen e problemeve ne mënyre efikase është qe te punohet ngadalë dhe me metodologji, duke dokumentuar ndryshimet qe i bëni ne Ubuntu hap pas hapi. Ne ketë mënyre ju gjithmonë do te jeni ne gjendje qe te ktheni prapa veprimet e ne rastet e ndonjë situate te papritur ju mund te përshkruani veprimet qe kanë shkaktuar problemin për ndihme nga Komuniteti i Ubuntu. Ubuntu dështon te startoj pas instalimit te Windows Ne disa raste ju e instaloni Ubuntu dhe mandej vendosni qe te instaloni Windows si Sistem Operativ te dyte ne te njëjtin kompjuter. Edhe pse ky veprim mbështetet nga Ubuntu pas instalimit dhe ristartimit te kompjuterit ju do te vëreni se me nuk jeni ne gjendje te startoni Ubuntu. Siç dihet kur ristartohet kompjuteri programi i cili quhet ”bootloader” do te duhej te ristartoj Ubuntu ose ndonjë Sistemin tjetër Operativ konkretisht Windowsin. Kur instalohet Ubuntu njëkohësisht do te instalohet edhe një version i avancuar i programit bootloader i cili quhet GRUB dhe do te duhej qe te ju mundësoje qe te zgjidhni Sistemin Operativ qe dëshironi te startoni. Me instalimin e Windows programi startues GRUB zëvendësohet me programin bootloader te Sistemit Operativ Windows i cili nuk do te lejoj qe te startohet kompjuteri ne Ubuntu. Ky problem zgjidhet përmes CD-se qe eshte shfrytëzuar per te instaluar Ubuntu me anën e se cilës mund te behet Restore programi GRUB. 1. Se pari duhet te vendoset CD-ja instaluese e Ubuntu ne njësinë e CD-se dhe te ristartohet kompjuteri duke u siguruar qe si njësi e pare startuese nga kompjuteri te detektohet njësia e CD-se. 2. Mandej zgjidhet gjuha dhe selektohet opsioni Try Ubuntu. 3. Pritet deri sa te ngarkohet Sistemi Operativ 4. Zgjidhet programi Terminal nga menytë Application/Accessories ku ne Terminal duhet te shtypen disa kode me qellim qe te behet restore programi GRUB.
57
5. Komandat qe do te shtypen ne terminal duken si me poshtë: $ sudo fdisk -l Disk /dev/hda: 120.0 GB, 120034123776 bytes
255 heads, 63 sectors/track, 14593 cylinders Units = cylinders of 16065 * 512 = 8225280 bytes
Device
/dev/sda1 /dev/sda2 /dev/sda3 /dev/sda4
Boot Start *
1 1225 2441 14532
End
1224 2440 14593 14593
Blocks
64228+ 9767520 97618972+ 498015
Partition table entries are not in disk order
Id
83 a5 5 82
System
Linux Windows Extended Linux swap
Ky rezultat qe shfaqet ne Terminal pas shtypjes se komandës sudo fdisk-l na tregon qe Ubuntu është instaluar ne njësinë /dev/sda1 por kompjuteri po starton nga njësia /dev/sda2 ku është i instaluar Sistemi Operativ Windows. Ne duhet te ndryshojmë ketë përmes komandave ne Terminal duke i treguar kompjuterit qe te startoje ne Linux. Per te bere kete se pari duhet te krijohet vendi per te manipuluar me Softuerin instalues te Ubuntu. $ sudo mkdir /media/root
Mandej lidhe Softwerin Instalues te Ubuntu me kete folder qe eshte krijuar: $ sudo mount dev/sda1 /media/root
Nese eshte bere kjo sakte pas shtypjes se komandes $ ls /media/root ju do shihni rezultatin si me poshte: $ ls /media/root bin dev home lib mnt root srv usr boot etc initrd lib64 opt sbin sys var cdrom initrd.img media proc selinux tmp vmlinuz
Tani ju mund te riinstaloni programin GRUB si me poshte: $ sudo grub-install --root-directory=/media/root /dev/sda Installation finished. No error reported. This is the contents of the device map /boot/grub/device.map. Check if this is correct or not. If any of the lines is incorrect, fix it and re-run the script grub-install. (hd0) /dev/sda 58
6. Tani ju mund te largoni CD-ne nga njesia e CD-se. Ky udhëzim mund te mos punoj ne te gjithe kompjuteret per shkak te konfigurimeve te ndryshme te sistemit, por eshte nje metode qe rekomandohet per te bere restore programin GRUB bootloader. Nese hasni ne probleme edhe pasi keni ndjekur hapat e këtij udhëzimi atehere kërkoni ndihmen per kete problem ne ueb faqen https://help.ubuntu.com/community/ ne linkun RecoveringUbuntuAfterInstallingWindows . Ubuntu nuk e shfaq ekranin per login kur kompjuteri starton Per te zgjidhur kete problem duhet te behet reset konfiguracioni grafik i Ubuntu. Duhen te shtypen dhe mbahen te shtypura pullat Controll, ALT dhe F1 ku pas kësaj do te ju paraqitet ekrani i zi me shkronja te bardha (white in black screen), i cili ju kërkon qe te shkruani username dhe password. Shkruani username dhe mandej shtypni Enter per te shkruar me pas edhe passwordin. Kujdes: Gjate shkruarjes se Username dhe Password nuk do te ju paraqiten karakteret dhe kjo eshte normale. Eshte implementuar kësisoj per qellime te sigurise. Pastaj duhet te shkruhet kodi i mëposhtme dhe te shtypet Enter: $ sudo dpkg-reconfigure –phigh xserver –xorg
Ju kerkohet te shkruani passwordin serish dhe pritet qe Ubunto ta procesoj komanden.
Pasi qe te jete procesuar komanda shtypim Enter dhe shkruhet komanda si me poshte per ristartimin e kompjuterit. $ sudo reboot now
Ubuntu do te startohet dhe ekrani per login do te shfaqet. Shfrytezuesi ka harruar passwordin Nese eshte harruar passwordi ai mund te resetohet me anen e te ashtuquajtures ”Rescue Mode” Per te startuar ”Rescue Mode” ndalni kompjuterin tuaj dhe me pas kyqeni prap. Gjate shartimit te kompjuterit shtypni pullen ESC kur ju do te shihni qe shfaqet ekrani white in black me listen e opsioneve. Opcioni”Rescue Mode” eshte i dyti ne lite dhe duhet te zgjidhet ky opcion me anen e shigjetave poshte ose larte ne tastature. Pritni deri sa Ubuntu starton dhe ju nuk do te shihni ekranin e zakonshem per login por dritaren e programit Terminal ne te cilen ne krye eshte e shkruar diqka si kjo me poshte; root@something# 59
Qe te resetoni passwordin shtypni komanden: $ passwd username
Ku ne vend te username shtypni usename tuaj. Ubuntu do te ju kerkoje qe te shkruani passwordin e ri dy here per ta konfirmuar qe nuk keni bere gabim gjate shtypjes. Pasi qe te keni resetuar passwordin kthehuni ne rrethinen normale te sistemit permes komandes: $ init 2
Ne menyre te rastesishme jane fshire disa fajlla qe nevojiten Nese jane fshire disa fajlla ne menyre te rastesishme dhe keta fajlla jane te rendesishem per ju ateher Ubuntu ju mundeson qe ti ktheni prape. Ubuntu e ka nje folder special qe I ruan fajllat qe jane fshire. Per te ju qasur ketij follderi duhet te shkoni ne menyn Places/Computer dhe te selektoni Trash ku aty zgjidhen fajllat dhe selektohet opcioni Restore per ti derguar ata ne lokacionin ku kan qene para se te fshihen. 60
Si mund te pastrohet Ubuntu? Me kalimin e kohes Ubuntu Software Packaging mund te akumuloje pako softwerike ose fajlla te perkoshem qe jane te panevojshem. Keta fajlla te perkoshem quhen cashes dhe permbajne pako te fajllave prej softwerve qe ju I keni instaluar me pare. Me kohe ky cashe mund te rritet relativisht shume. Duke larguar keto fajlla ju do te lironi hapsire te konsiderueshme ne disk. Per te bere pastrimin ju duhet te shfrytezoni komandat clean ose autoclean nga CLI e programit te quajtur apt-get. Komanda clean do te largoje te gjithe fajllat qe gjenden ne cashe ndersa autoclean do te largoje anetaret e cashe-it qe nuk kane mundesi qe te downlodohen me ( keta anetare jane te panevoshem per sistemin). Qe te ekzekutoni clean apo autoclean duhet te hapni terminalin dhe te shkruani komandat: $ sudo get-apt clean
$ sudo get-apt autoremove
Nuk mund te ekzekutoj disa nga audio dhe video fajllat Shumica e formateve te video dhe audios janë ne pronësi te kompanive qe i kanë krijuar dhe nuk janë ne dispozicion qe te përdoren falas kështu qe Ubuntu nuk është ne gjendje qe te shfrytëzoje këto formate. Por shfrytëzuesit munden shume lehte te konfigurojnë Ubuntu me vetit e këtyre formateve Nëse do te gjendeni ne pozite qe te ju nevojiten formate Ubuntu ju mundëson qe te instaloni këto formate përmes një komande. Para se te bëni instalimin duhet te siguroheni qe opsioni Universe and Restricted repositories te jete aktiv. Hapni Ubuntu Software Center duke e selektuar nga menyja Applications. Kërko për Ubuntu-restricted-extracts duke shtypur ”Ubuntu restricted extracts” ne tekst boxin search e kesaj dritareje ne skajin e larte djathtas. Kur Software Center e gjene softuerët e duhur atëherë përmes butonit Install ju mund ti instaloni këta softwer. Pas kësaj edhe videot dhe audiot do te punojnë si duhet. Si mund ta ndryshoj rezolucionin e ekranit Imazhi ne secilin monitor është i përbëre nga miliona pika te vogla te ngjyrosura qe I quajmë paksela. Ndryshimi I numrit te pikselave ne qe shfaqen ne ekranin tuaj quhet ”ndërrimi i rezolucionit” Rezolucioni ne Ubuntu mund te ndryshohet përmes komandës Monitors e cila gjendet ne menynë System/Preferences. Ne dritaren monitors rezolucioni mund te ndryshohet përmes listës rënëse duke e zgjedhur opsionin me te larte te piksellave ose me te ulte. 61
Ne fund klikohet butoni Apply per tu ruajtur ndryshimet. Kur ju keni perfunduar me rregullimin e parametrave ne dritaren Monitors mund te klikoni Close per ta mbyllur dritaren. Hardueri i kompjuterit tim nuk punon si duhet Ne disa raste Ubuntu ka vështirësi qe te punoje ne kompjuter qe ne veti përmbajnë hardwer te prodhuar nga prodhues jo standard. Komuniteti i Ubuntu ofron dokumentacion i cili ju mundëson qe te zgjidhni shume probleme qe mund te ju shfaqen si pasoj e këtij fakti. Ne këto dokumentacione përmbahen udhëzime se si te zgjidhen problemet qe kane te bëjnë me pajisje te ndryshme harduerike siç janë: kartelat për wireless, skanerët, printerët, mauset etj. Udhëzimet komplete për harduer mund te gjenden duke ju qasur ueb faqes https://wiki.ubuntu.com/HardwereSupport.
62