Ylberija

Page 1

NIJAZI RAMADANI

Imazhi i gjallë ( ​ Dramë​ )

RRJEDHA 2011



Botues Shb "Rrjedha", Gjilan Biblioteka Arbëri e­mail​ :​ ​ rrjedha_nr@yahoo.com ++377 (0)44 125733 Tel.Fax: 028323809 Redaktor: Recensent: 6



Vetet ……………………… ­Azgani luftëtar,­Azgani( Azgani i ringjallur), ­ Dilja, nëna e Azganit, ­Ramë plaku , ­ Kmeti,­Kmeti i katundit, i shpallur si burr e herë si grua ­ Dini­ shokë i Azganit ­Oja, oficer i UDB­së ­Arba,( Nxënëse, bashkëluftëtare) ­Zëri X, Xhandar a paramilitari I e II. ( Asqeria e qytetarë të tjerë), Zë m., të gjithë vetët tjerë 7



PARAHYRJE NË SKENËN E TEATRIT Prolog i shfaqjes Në divan­hane: Rroftë!..... Baba mbret,.. poshtë​ . Në paraskenë hyjnë duke u zënë dhe e kap njëri tjetrin për mënge e shikon me sy të keq​ . ​ Rrëmujë në skenë. Përshëndesin parakalimin e asqerëve …, ata po vijnë… asqeria shqiptare. Zë M: Rroftë ! Po vijnë, shkuan partizanët …. Po vijnë asqeria bullgare, … Poshtë !!!... Poshtë !..... Krali i Serbisë, poshtë, po vijnë prej Karpateve. Poshtë !!.....Rankoviqi Rroftë !!....Tita e ma' rroftë zoti,… me zë i pëshpëritin veshëm­vesh​ ) Në paraskenë ka hyrë Kmeti me një dosje në dorë. Shikon skenën qëndron dhe dëgjon në cep të paraskenës. Kmeti: (​ Kthehet i mërzitur flet nga spektatorët​ ) ​ Kujt i thuani ashtu ore kopukë​ !( ​ E tërheq për krahu , desh e ia shkul dorën të dyshuarit X, por shkëputet, largohet ai me nxitim​ ). Hyrje e dalje duke u shtënë me bërryla e 8



shantazhe, mundohet t’ia heq dorën nga dosja nga zëra gati të pakuptueshëm​ . AKTI I PARË ( I ) Dritat shuhen ngadalë dhe sipari hapet, nën efektin e mizaskenës plot ngjyra që shquajnë për disa sekonda personazhet, që ecin ngadalë me flatra të bardha. Në skenë dominon ngjyra blu për qiell e me kështjellë e gjelbërim për zonat malore e fushore të vendlindjes së Azganit me ndriçim dhe fërfëritjen e lehtë, si dhe shoqërohet me një fluks rrezatimi të argjendit. Larushia e ngjyrave dhe me tematikë shqiptare e sfondit të pikturuar e të vendosur në skenë. Pamje e re. Skena I. Pamja I. Zërat nga jashtë​ : Au au uaaa…pauffaaa… M. Dilja:​ (​ zë gruaje e vetme​ ): Hata, hata e madhe! (​ janë përzier në skenë edhe një drithërim dritash me llojllojshmëri ngjyrash e zëra të përhumbura e të përthyer​ . Në shtatë kat mbi dhe, shtatë kat nën dhč ndjehet gjëmimi! M.Dilja​ : Mëkat, mëkat një e përdalë të na e bëjë 9



këtë kiamet në Muranë, .. mos të dëmtohet e dalë prej dore gjithë ai bereqet, që është bërë deti , si për kob ka lidhë kokrra buke edhe kopilit, e lëreje më kallinjtë. O, zot ruana nga të ligat! ­ Edhe sivjet po na i kërkojnë një të dhjetat e të korrave. Iu bëmë derman për faljen e gjithë kësaj nahije për verën e sivjetme, por askush nuk i hanë llafet më kërkojnë djemtë tanë për nizamë, e çka tjetër dhe kot u faruam për ta me rob e robi. Zotit i qofshim falë!­ (​ Ngritur për të parë mos i përgjon ndokush, i fliste me zë të plotë​ ) Në vjeshtën e kaluar një fukarajes i kishte pasur ardhur shpirti te hunda, deri sa ia kishte dhënë , Kmetit Për okë të dhjetat, apo hakun ... Hata e madhe pas sa vjetësh të djegura në guri të oxhakut! Me iu fshi edhe millin në magje.. Në skenë pushon pak zerzelja dhe bie deri te biseda në mes skenës së ngatërruar me fund, hollojë dhe i rrakatën, duke rropatur ato sende që kishin nëpër duar, sikur i rrotullonin sitat, sofrat. Në Divan­hane shtiu pasi që nxjerr kokën martina, kunati Ramë Kodra për të dhënë haber se i kishte lind djalë, emrin ia thirri tri herë, duke e quar me duar përpjetë: Rama:​ ​ Azgan, Azgan, Azgan, o, Azgan! Kmeti​ :( ​ Kalon andej me defter në dorë​ ) Iu, Ramë, Ramë... kësmet në këtë zaman kiameti iu shtua kësaj sofre edhe një lugë, apo edhe një krah 10



pushke vatanit, që dha haber! Rama: (​ E kthen foshnjën , ja jep në dorë Hidës, i afrohet Kmetit​ ) A e pa Bylykbashi herën e fundit si e futi pallën nën shek sikur bishtin qeni i zgjebosur ! … Edhe ai si çdo qelepirxhi tjetër dhe i pashpirt: He dep’syz… pa kurrfarë marifeti e njerëzie. Iku. Kmeti: Haja qenit, pija qenit! ( ​ I kthyer kah publiku flet dhe ofshan ngrit gishtin). Dhe i presin të gjitha të mirat për vete , qelepir prej të tjerëve; bota për ta është një krua i pashterur lirash, qejfesh, lezetesh, i pa marifetet e tyre. Rama: Ai, po ha në çdo koritë dhe, pa zgjedhe e pa na pyetur se kur nget e ku vret me detyrë të ndershme apo andaj anës tjetër. Ushejza e tyre e pangishme, i ngjitet trupit të përbashkët të sëmurit përtej Bosforit dhe na i thith gjakun pa asnjë droje e frikë. Dhe në vend që të turpërohet për veprën shkatërrimtare të veten, lindori shqiptar bëhet edhe ma kryelartë, ma kapadai, ma qejfli,... Kmeti:​ Kujtoni ditët se:"E kah lind, diell të ketë dritë, jo, mjerim si te ti. Dikur vatër e luftës për liri, po sot më thuaj si je, i dorëzuar, i tradhtuar, i shtrirë dhe". Kmeti: Kush ndjek porosinë e atyre rilindëseve, kurrë nuk do të gaboj në rrugën e tij drejtë lirisë, iu bëftë shpirti dritë edhe këtij fëmije që erdhi në jetë! 11



Skena I: Pamje II. (​ Udhëzim për skenë​ ) ​ Prapa skenës së tejdukshme anash këndit përball publikut qetë kryet Kmeti. Kmeti: ( ​ Mbërthen pullat e mitanit të tij, duke u turrur përpara​ ) Hiqmani atë zallamahi që ma ka mbështjell mbi kokat tona të goditura në Muranë, .. ( ​ ashtu si ​ u thoshte Bylykbashi sejmenëve, që mbanin për krahësh me Kmetin kokën lidhur dhe merr e ikën). Parapa tyre vejnë Dilja. Dilja: Hata, e zi pas sa vjetësh të djegura në guri të oxhakut! ­ duke ia prerë udhën plakut Ramë. Në parantezë skena errësohet deri sa ngelet vetëm një buçet e drite si një oazë në mesë të skenë mbetet e ndriçuar. Rama lëvizë kokën herë majtas herë djathtas dhe fletë sikur vetme veti​ ). Rama: (​ Para avlisë së tij po hidhte farën me sersem me një kovë me tërshërë në duar, e merë ne grusht dhe e hedh prapë në kove e shikon)​ . ­ Ç’marrtë Koka mos të mbajt toka, si të marrë oka mos të mbiftë kokrra, a të lëshoftë toka, nëse nuk të merr oka, mos të mbajt toka! ..., Kmeti: (​ Duke kaluar përskaj plakut Ramë​ ) ​ Jo, Oka,... por, Stambolli, he domuz! (​ Ia ktheu Kmeti, duke i matur me sixhim të kalit që t'i binte​ ). Rama: (​ I turret Kmetit pas​ ) Tokat e bukës ua kishte shitur për bukë zengjinëve ose i kishte lënë 12



rabush, duke mos mundur për ta kthyer kurrë më. Kmeti: Hajt se zoti, ndoshta i bënë derman këto halle të miletit?! Rama: Aferim ju qoftë, na mbetëm me gishta në gojë!­ ( ​ dhe ia përplasi një palë hobe Kmetit, derisa i mbante mbi supe). ​ Bereqetin ia ngarkuat me vapor për Anadolli... Kmeti: Mos po presim të na bie nga qielli (​ Ia drejton gishtin atij për ti treguar kah qon udha për andej). ​ Me ​ Marr martinën e me u ngjit maleve te Karadakut, me ata në male, në na mbajt palla . Rama: Po ti pse je këtu ende o lum zotëria?! ... (​ ia ktheu prapë, fjalën turra më turra) Kmeti: I kam dhjetë meshkuj që kanë zënë prita në istikame në gryka të maleve. Zeka i pari ia ka vënë qyskinë shinave, te Guri i Shpuam, kurse Tali me bajrak,... por, bëhu edhe ti gati se parapa shpine e ke hasmin më të zi se ai që po ikën. Në derë te Kapia, e kanë lëshuar karakollin asqeria e mbretit pa e krisë asnjë kapsollë (​ pushkë​ ). Rama: (​ Sjell kokën herë anash dhe, duke pohuar me kokëposhtë e lartë) Kot. Po edhe një taborë me vullnetarë kanë dalë në prita, në anë tjetër karshi Topalles për t’iu dalë në ndihmë, atyre që po i lëshojnë tokat e veta nga Ushtria e Tretë Serbe. Ata që vijnë prej andej, po thonë se serbi gjithçka që gjen përpara vret e pret si asht zi e ma zi. Kmeti: Edhe unë jam nga ato toka të Sanxhakut. 13



E nuk do te rri duar kryq më. Shtëpia ime para pesë vjetëve ishte te Livadhet e Klanit... ky gardh ka me u prish prapë edhe verën e sivjetme, o, Ramë. Rama: O, zotëni, ti ke kursyer që ta kesh një kulm shtëpie, kudo që të shkosh do t’ia dalësh, por, unë që veç shpirtrat e robërve të mi i kam.......­ (​ murmuronte, plaku Ramë, sikur fliste vetë me veti). Kmeti​ : Nuk të duhet më shumë se dy lira për një pushkë që të dalësh maleve,( ​ ia tregonte udhët Kmeti me dorë kah malet​ ). Po, edhe për ata që nuk kanë janë sigurua armë e municion me i dalë zot vatanit, o, filan. Rama: ​ Po flasin udhëve të pazarit se, pushkë e municion po i paguan hasmi për me shti shtatë kralit n’Shqip’ni me hi. Kmeti: Nuk e besoi se ato armë po ia kthejnë edhe shtatë kralive që po donë me hy në Shqip’ni. Rama: Po kujt t’ia lë një nënë plakë me gruan e fëmijët, ore ...? . Po as te mbreti nuk ka derman ma...? Kmeti: Mbreti e ka zor të mbetet matanë Grykës Bosforit, e lëre ma këndej grykave tona. (​ Po lëvizë me ik prej andej​ ) A e di si i la Plavën, Hotin dhe Grudën ... Po edhe nga këtu, po ikën andej. ​ Errësohet skena. Skena 2:​ Një udhë e hapur me kalldrëm, gjysmë e 14



rrënuat…. Për anash Azgani qetë kokën nga një duvak që kishte nisur ta mbaj drejtpeshimin. Si në odë kuvendojnë Kmeti dhe Ramë. Kmeti: Rrugë e Mbretit, është ajo rrugë, në të cilën nëpër shekuj njerëzit bartnin mallrat, duke qenë kështu, gjithnjë një lidhje mes qytetërimeve: lindje ­ perëndim, por kjo rrugë e kishte edhe një histori të dhembshme! Rama: Po, po (​ i ndërhyri plaku Ramë​ ) sa herë që pretendohej të ndërtohej, gjithnjë, ndodhnin konflikte dhe luftëra në këto anë, ndërsa kësaj radhe kjo rrugë po shpresojnë që do e lidhë paqen, . Kjo rrugë ka filluar të bëhet mu si ajo puna e Urës së Shenjtë: ditën punohet, natën ua rrënon dikush. Kmeti: Udhën drejtë Stanit, duhet me qel si udhën e Mbretit. Malësorët e paktë që kanë mbetur, po e shohin, kah po i qon rruga e Malësisë te Karadaket e bjeshkës! Dyert, kah Rumelia, i kanë pritur hapur kaherë, por tashmë po bëhet e njëmendët ajo. Udha do të hapë shtigje këmbësorëve për të shkuar në pazar në qytetin tonë, por dhe më larg nëse është nevoja. Rama: Me këtë udhë, do hapet dera për jetë më të mirë në këtë malësi. Udhë është andej e këndej gardhit, ndonëse hon e donë këta banorë kanë hequr të zitë e ullirit për një kokërr misër. Mirë e ka pas ai i moçmi që ka pyet mbretin se kah po jetë dera me hy e me dalë? ​ Haha hahata​ ....​ Qeshin te dy 15



Rama​ : ​ Mirë e ka pas Dyllë Duna që djeg i kishte pas mbet e sytë çelë se kah po i lënë dyert ­ Portën Kosovës. Kmeti: ​ Edhe pse na i prenë kufijtë, na i vunë mezhdat e na bënë pikë e pesë,... edhe kësaj here vëllezër, nuk do të mund të na ndajnë, ashtu siç nuk kanë arritur të na ndajnë asnjëherë,...(​ ia pret fjalën tjetri) Rama: ​ Që kur kemi dal ne këtë botë një histori e dhimbje te njëjtë kemi pas si gjyshi edhe nipi e stërnipi ynë..( ​ E hedh kovën e zbrazur nga drithi​ ) po i dalë maleve ma. Kmeti​ : Ec e prit çka te sjellin pjellat e njerëzve te ligj. ​ Errësohet skena Akti i dytë Një çerek shekulli më pas. Pamje mali, trungje, shkurre te pa çelura.... mot i thatë, kristale të thura mbi xhumbat e tyre. Dy veta sapo kapërcyen malit, pa prek e prenë udhën. U dëgjua një shushuritje e malit për rreth. Ndërsa, ata të dy si hije u zhdukën në një shteg mali. Prapa një rrafshine mali u ndalua karvani me udhëtar. Presin kalimin për të dalë përtej, matanë bregut. Një dritare nga an e djathtë qëndron e hapur prej nga shikon një djalë i moshës 11 vjeçar, Azgani. Dëgjohet se Arapi ecin revan e trok. Hingëllima e sokëllima e tyre dëgjohej larg, përtej shtatë kodrave, brigjeve, fushave e maleve. 16



Skena I. Pamja III. Azgani​ : (​ Bie si hije​ ) Hej, o, Hej,… herët e kemi marrë udhën për të kapërxyer kufirin, Dino, nuk e kem për ngut, presim sa këndojnë k'nojsit e parë. Dini: ​ PO, po por, kontrollo armët, se miku mbrëmë na i ka fshehur ato prapa parmakëve, të hamami, Imzot. Azgani: Nuk i besohet Dini, se moti ai e ka përzier shtëpinë… Dini: Po, shtëpinë e ka të përzier, pastaj edhe hasmin e kemi në derë , imzot... hafija nuk le gur pa prekur, për hesap të armikut tonë paguhet... edhe maleve kushdo është dalë! Azgani: Po, Dini ai nuk ka ku shkon prej mallkimit që po mbjellë, po ndodhi ajo tradhëti që po thua, veç nëse e përpin toka. Dini: Në këtë kohë dhe në këtë natë të pabesë, mund t’i hajë të vetët vetëm ulkonja dhe Derri i egër. Këtu jemi si në shtëpinë tonë, Imzot. (​ Ulët pushon​ ) Shtëpia e vëllait është përkrah.(​ Ulën të dy) Azgani: Mirëpo, ne nuk do të shkojmë më tej, se më duket paksa është herët … po rrimë këtu përkarshi përroit që të kemi vend për një istikam. Azgani: (​ Si përgjumshëm flet​ ) Një sy gjumë e kisha marrë për këta tre çerek, sa kanë ngelur deri në zbardhjen ditës, deri sa të këndojnë gjelat e parë…. Ti më bënë roje Dini, unë po fle pak, .. Azgani:( ​ Sa bie një tërfatje e kalit përtej nga errësira​ ) Dinë rehatoje Arapin (​ Kalin​ ).(​ Porositi 17



truprojën e tij ta ruante, deri sa ai të kotej i mbështetur përbri zjarrit. I mbuluar me qyrk e mori gjumi i parë..​ (​ I vegullohet si në ëndërr nëna Dilja duke i bërë aman dhe, e ka lutur shumë duke e përbetuar: Dilja:Pash gjirin që ta kam dhanë mos flejë dhe mos shko më matanë, se nëse të merr plumbi në prita ose në gjumë nuk ta bëjë hallall. Mos ke dert se kamë dhënë fjalë besë: "Nënë, nuk po mundem më kështu, si dikush, iu kam përgjigjur nënës para se të dalë nga shtëpia". Atë natë pak kam qëndruar në shtëpi, gjithashtu, ia kam dhënë besën se, kjo është udha e fundit për ta çuar amanetin në vend​ ). ​ Truproja largohet pak për të par kalin, kurse pushka i kishte mbetur aty pranë. Prapa tij në kryezotin nga të tri anët e malit, pëlcasin armët një pas një si në gropë të zjarrit. I mbërthyer, Arapi zi sokëllinte dhe hingëllonte. Ushtimë krismash. Këto krisma dhe hingëllima . Kryezotit i kishte mbetet pushka e pa shkrepur ndër duar që iu kishin përgjakur deri në bërryla.. Jo, larg janë dëgjuar klithjet e fundit të kryezotit​ ): Azgani​ : Ik, gjok se t’i duhet ta marrësh maramën, … për ta çuar haberin i vetëm në shtëpi. Se prej sot je mbet vetë… (​ Arapi i hodhi vringëllimë dhe dëgjohen etem hapat vrapit të tij duke u larguardhe hingëllima e sokollima e kalit​ ). Dini: (​ Rafalet e kan marrë edhe Dinin, ai u tërheq i plagosur​ ) O, na vranë, na vranë, pas 18



shpine …. (​ dha lajmin njeriu që ishte roje). Dy pushkë i kam edhe unë në trup, por jam i gjallë,.. (​ rënkonte)​ . Skena 2. Pamja I. Një dorë e nxjerr portofolin, dhe i jep një pako me din­are, tjetri i fërkon duart, i merr, i numëron me nxitim, i merr, i puth, i vë në ball, largohen të gjithë, del në paraskenë duke numëruar paratë). Te dy hije të zeza I dhe II, ata po, përcillnin hap pas hapin Azganin, duke murmuritur: Zë kumbues​ : E hoqëm Azganin, e vranë se po do me bashkua vatanin e vetë me u bë Shtet në vehte dhe e mos e varme,.. si Ismajl Vlora..Llatinëve për herë ia kemi pa sherrin atyre, edhe kësaj here. Ai, po done me na shti me u prish me shkau­n. Skena 2. Pamja II.​ Pamje odës tradicionale. Dilja komunikon me publikun. Dilja​ : ​ ( Në pritje ​ vetë me veti fletë​ ) Hanë, mos erdhi Azgani se, me është dëftuar sikur Arapi po e kthente Azgani i veshur si Princin e kaltër në kalë)... , ​ e thirri nënë Dilja nga ana tjetër nga frëngjia karshi sokakut​ . (​ I bie zëri nga Hëna​ ) Jo, nënë se, edhe unë jam tu prit gjithë natën e lume...(​ i përgjigj ajo me atë gjysmë zëri të shterur). Dilja: Azgani më dha besën se, i gjallë apo i vdekur, do të kthehem sonte, mos i ka ndodhur diçka se, ai nuk i luan fjalës, (​ duke gjëmuar për 19



të parën herë pas sa kohësh që kur ishte mbet zonjë dhe zot shtëpie. Azgani ia kishte mbuluar me lavdi vuajtjen, jo vetëm asaj, por gjithë nahijes. Zëri nga Hëna i jep kurajë) Zëri: (​ Pamja e Azganit bie këndin që e ndritë hëna nga frëngjia e Kullës​ ) ​ Kohë e vështirë, kohë lufte oj nënë, nata nuk ka besë, por, jo, Azganin e Arapin nuk kish me i ndal as plumbi pa na sjell haber. Dy orë pa çel drita janë dëgjuar karshi në maje të Sukës të shtëna me armë, por pushka e Azganit nuk ishte, ia njoh zërin asaj si dy krisma i ka.. (​ Zëri kumbues pushton kullën dhe hija e Azganit parqitet përbri oxhakut, dukeia kumtuar lajmin kobzi​ )Azgani: ​ Jam gjallë, morti vetëm vritet, mua më dhanë përjetësinë të gjithë ata të tjerët do të ngorthinë, atë kam thanë nanë: Se do ta thejmë kufirin që na ndau vëllain me vëlla, amanet gurin e varrit këndej e përtej kufirit të na lidhë kokë andej e trup këndej sa do i gjatë shtrirë gjithë andej etnisë sonë Sipas zakonit i përjetshm mumia e tij, mbetet në në vendin e rënies me ata sa ishin përbri Majës Sukës,... (me një batare të shtënash me armë, nga larg në Divan­hane ende dëgjohet jehona e të shtënave lamtumirës për mortin) Zjarr, zjarr,... Skena 2. Pamja III. E ​ çka i lypë zotit të jep... por nuk mund ta mbash dot. (Azgani i shtrirë në dysheme, te koka i rri 20



nënë Dilja, kalojnë fqinje e miq afër trupit të tij , në njërin krah qëndron ulur Dini, kokën e përmbysur i jep lamtumiren shokut të tij. I bën nderime te koka e tij, i betohen se do ta vazhdojnë aty ku e nisëm luftën. Azgani me fytyre foshnjore shikon gjithë ceremoninë. Dilja:​ E vranë sepse i mbronte që mos të vriten. Hija e fjalët e Azganit vijnë nga frëngjia e kullës​ : "​ Nuk po mundem me u bë Balë me u ulë e me u qua kur të donë e kush të vijnë ma i pari​ . ​ Mos u hutoni para atyre që kërkojnë ta na ndajnë! Ne jemi bashkë! Një vrasje nga prita në breg të lumit nuk më ndau mua, por e ndau tokën tonë. Nuk ishin një taborrë asqeri e huaj, një dorë e tyre që rri në mes nesh. As nuk pata kujtë t'ia kthej pushkën, u shtira se jamë në gjumë. Në pritë e në gjumë nuk kamë dorëzan tjetër pos zotit, jam në dorën e tij. Mos e kërkoni vrasësin se në mes jush e keni por, ruajuni ju se ai prapë do të yshtet me ju godit pas shpine. Mos e shikoni hijën time, por ruajeni mashkujt tjerë. Hëna le shkojë, e të martohet ku të donë se, nuk ia lash sëpaku një fëmijë në prehërin e saj, sepse nuk e deshta të mbetet jetim. Unë jetim u rrita dhe kjo tokë të mos jetë e jetimave por, të mbetët me zot shtëpie!(​ Humbet hija e Azganit)​ . Dilja: Azgaaan­zaaan­zooo... Errësohet skena​ . 21



..... Udhëzime për një pamje me paraskenë dhe prapaskenë të mundshme dhe e tejdukshme. Ambient fshati, trungje, gurë shpellë strehimi simbolikë e mbrojtjes... dy gra të moshuar gjatë gjithë aktit qëndrojnë në paraskenë gjysmë të errësuar nën dritën e qiriut duke thyer punë dore, njëra mitanin tjetra jelek. Azgani vazhdon të qëndron duke iu vegulluar figurat në skenë. Pamje e një natyre të trazuar që shoqërohet me shkrepje vetëtimës dhe rrufeja në…/.. Skenë ose pamje e mbuluar me gjysmë errësirë dhe reflektim para stuhisë.​ ,… ​ rrjedhimisht edhe ndjenja të shpirtrave të trazuara të njerëzve të portrete të fuqishëm për ballafaqime me enigmën. Edhe ndjenja që paralajmërojnë që prapa tyre ngacmojnë xhindet(hijet e zeza) dhe tragjeditë njerëzore. Pra edhe përjetim, edhe bindje për masave skenike me bazë të një ngjarje të vërtetë, mes dilemës qëndresës dhe ikjes. Nga ana tjetër autoritetet me mendime, ndjenja dhe instinkte, se sistem i ngritur i të tjerëve për jetës, duhet me u dominuar me një botëkuptim të tyre. Skenë e ngritur si në divan­hane, fërfëllimë, sa ora i qitën ato pakë enë që kishin në magje: fund, hollojë dhe i rrakatën, duke rropatur ato sende që kishin nëpër duar, sikur i rrotullonin sitat, sofrat ... Dhe, më pas si për inat dhe fare anash tyre, i përshkonin pikat e shiut të përziera me 22



breshër me sa fuqi që i kishte sjell era, shembeshin mbi Muranë dhe goditnin çfarëdo që ndeshej me to sikur të ishin topa bore të ngrirë, kristalesh​ . Nga jashtë vijnë zëra të ndryshëm me rapallimat dhe të shtënat Dini: ​ Au au uaaa…pauffaaa (​ Rëngon i plagosur i shtrirë në një shtratë druri pran vatrës së zjarrit në mes të odës. Pranë sillët vërdallë Kmeti me të shoqën e tij, si për të kërkuar qarë prej atij ). Hida: ​ Gërbani që pengesë kishte gërben për të hyrë në birucë e merrë edhe një shoq në shpinë...(​ iku për të pëshpëritën vesh më vesh). Kmet: Edhe kjo na u deshtë për t'ia vnue vekshit kapakun,... nuk kemi çka bajmë ma vorba ka marrë zjarr. Dini: ​ Më qoni të nana Azganit, ajo më bënë qare me melheme për ta shnosh plagën sa nuk i kanë ra bugari në trag vijës së gjakut e vrasjesë së Azganit. Kmeti: ​ Po, duhet të qojmë atje në kullën e Azganit. (​ E mban për krahu për ta hipur në shpin Dinin e plagosur dhe e thrret Higën) ​ A po më ndihmon ti bëjmë qare këtij të ngratit.. Hida: Hej, hej, i vdekuri po donë me bajt n'shpin të gjallin!( ​ Ironizon) Kmeti: ​ Mos ma rëndo udhën për ta përcjell ... Hida: T'ia po ia hap plagën që i kullon ende gjak. Pse nuk shkon vetë me marrë melhemin, por po 23



ja rëndon kullën asaj Zemërmadhës natën që ka përcjell birin e saj. Kmeti: ​ Mos e tir holl se këputët peni...(​ Ashtu zvarrë duke rënguar e nxjerr jashtë për ta hipur në mushkën e Balës që ta përcjell për anën tjetër të lumit​ . ​ Pas pak, kthehet duke mallkuar Azganin dhe fisin e tij). ​ Të shkretët i kanë shuar pragjet e kullave, duke mbrojtur këto troje që nuk i duan të huajët. Për tokë, dhe këtu e dheu atje janë njajtë. Hida: I paske ndrruar llafet o burr, deri dje ja dhashe kosës gjanë e gat, tash po pështyni si nëpër grritha të qenëve. Mos janë afër këto të shtëna me armë, apo.. (​ duke dashur të mbledh rreth vetit për ti mbuluar ato gjurmë të mbetura pas tërheqjes së të plagosurit). Kmeti: ​ Ikëm grua, por tash u ba shumë vonë,.... Po qarja, si të shpëtojmë kokën nga këta kaurr që nuk njofin as duan të dinë për kumarin që kemi pasur me ta, i thamë ët gjitha dhe të gjithë duan të na heqn prej faqës dheut. Hida: Nuk kemi kah shkojmë,.. n'dorë të zotit jemi! Kmeti: (Ndëgjohen të lehurat dhe ulurima e qenëve dhe të shtëna). Para se të ikim përtej kufirit, duhet të maskohemi, të vishemi diqysh... më jep dimijat e tua moj grua së po bahem një herë në jetë edhe unë si grua me ta dijtë....shamijën, xhemperin, unazat e serqit, merhamin sa ma shpejt. Po, ikim për Turqi me kollonën e parë që të niset të dalë matan. 24



Hida: ​ Po çka dreqin me të dhanë që veq k'to teshat e shtatit i kamë, tjerat i morri zjarri, kur ishim strehuar maleve...(ndërpritet nga burri). Merri t'i këto..( duke i afruar xhemperin, shamijën, e vathët) por a mi jep teshat e tua? Kmeti: ​ Pse me t'i dhanën une, kur po ti lypi tuat,.. po na a jemi burr e grua hallallakun ia marrim e japim njani tjetrit se shpyrt po bajmë. Hida:​ Po, ti donë me shpështue shpyrtin, e unë me vdekën me nder... edhe unë një herë në jetë po due me u bae si burr me tregue vetën para se me vdekën se këtë jetë e kamë ruajtur fytyrën e nderin. Sëpaku me tesha të burrave nëse janë shkiet para se të na vrasin nuk më dhunojnë se kujtojnë se jamë burr de më vrasin ose më lëshojnë me të parën, e jo si magaricë me pallën... me koriten k'to bakllama të derës ... Kmeti: Eh, hanëm, e ke me gjithë menda a, ( dhe e zgjati dorën për t'ia marrën veshjet, duke e lanë në kmishë e done​ ). (I ndrojnë rrobat dhe e shikojnë njani jetrin). Hida: Po mjekrrën burr qysh me ta shkulën me tutkalla.(​ Qeshet përvajshëm me vaj në buzë​ ) Pushkën gjuaje në bunar se pas saj, do të me hedhin edhe mua e ty, që kur të na gjejnë të vdekur, na shpallin heroj të luftës! Kmeti: Qosa nuk ka mjekërr. Kjo, nuk ashtë hajgare... ( ​ duke mbuluar fytyrën me sargien e gruas, dera kërset, qenë kërthizin nga plagët e marra​ ). Ikem po nuk kemi arallakun as me dalën 25



në mal ma. Hida: ​ U que qosa bir shejtan... ​ Ikim se bëmë hore..( ​ para se me dalën kapën nga dy ushatrë të huaj që i kishin vën pritën në derë të oborrit​ ). Dëgjohen zëra e piskamë të ndryshëm të burrit në përsonazhin e veshur si grua dhe të gruas në veshje të burrit. Erësohet skena. Dilja​ : Azgani i nanës nuk po më laragohet nga gjiu, përjetë e kam…(flet përqartë).. spo fola. Shushuritje.... heshtje, revolt e shprehur me dalje masive në skenë, dramaturg, regjisor, aktor, statistë teknik të skenës, rapllima të sendeve. Zëri nga prapa skena: (​ I referohet kumtit) STOP! STOP .. Ndaleni shfaqja pezullohet për një kohë, nuk mund ta japim si premierë për sonte... PAUF­FAAA.... zërat e aktorë. Pse?!(​ ngrihet në këmbë me skenarë në dorë​ ), duhet ndrruar imazhi. Azgani (​ Artisti që luan rrolin e Azganit) : Na e ndaluan ata naltë..(bënë me dorë). (Aktori që ka personazhin e Azganit) Kush na e ndaloi...?! 26



Zoti!­ thirreni drejtorin e Teatrit.. se me te kemi punë. Ani pra, flasim më vonë se drejtorit i kanë telefonuar me telefon.. nuk ka fshaqje me këtë skenar,. Duhet ta ndrrojmë pak dhe vazhdojmë... E fshehim mesazhin, edhe duhet gjetur vrasin, apo e lëmë fare këtë punë. Jo, asessi... duhet të vazhdojmë bëjmë një tjeter version. Zërat: ​ (Të gjithë me një zë)​ ​ Ani, po vazhdojmë. Akti i tretë* Skena II. Pamja I. Kroi i skajshëm, pamje shatërvani ku Azgani po qëndronte, jo aq shumë sa për të marrë një ibrik ujë, por për të parë se kush po kalonte andej pari. Një çupe, me fytyrë all, e cila duhej të kalonte aty pari me kënata në dorë, ka kohë që i kishte hedhur sy. I dukej se ishte si një hije vegullie e dale para tij, shtathedhur dhe sikur po i rrinte pranë me atë pamje sorkadhe. Arba​ : Mos e paske humbur udhën je vajzë apo djalë me flok të gjata? (​ Ia tha këto fjalë si përçart po i fliste se ajo Azganit​ ). Ende nuk je bë për brisk fytyrës. Azgani: I njomë po dukem a?( ​ e preku fytyrën all​ ) Arba: Jo, ndoshta tash nuk e di kah po i bie shtëpia po ik!­ (​ Iu përgjigj duke e shikuar prapa 27



shpinës, te flokët të lidhura me kordele plastike, tufë të pa shpupurishura kurrë). Azgani: Aman sa qenke rritur për nga shtati a mendja!­ ( ​ I ktheu vajzës, duke sjell kokën anash dhe duke ikur pak anash​ ). Arba: Mos vrapo se nuk të prek kush?! ( ​ Fletë e përhumbura dhe e skuqur deri në vesh). Azgani : Jo, i kam lënë në arë të etur, duke pritur ujë... më mirë një shpirt shkrumbuar se etjet e pashuara, (​ iu përgjigj, duke fluturuar pas atyre shkurreve, i kuq all). Arba : Ik se i le pa ujë,... ( ​ duke marrë gastaren me ujë​ ​ nxë në thua duke vajza, duke ulur kokën). Errësohet skena. Skena II. Pamje II.(Pamje tjetër për të zbritur në skenë Azgani nga dritarja me frëngji). Oficeri Oja, futen i paftuar në banesën e mësuesit, kinse për ta kaluar natën, por qëllimi i tyre, ishte që ta dëbojnë atë për tej bjeshkëve​ . Oja :​ Ikë, ose ulu nën këmbët tona! Azgani​ : Unë jam në shtëpinë time. Jeni Azganirë të pa ftuar... Oja: Aq më bënë mua për ftesë apo pa te, shkolla dhe banesa janë të financuar nga shteti, ti po deshe ikë atje ku je shkolluar përtej bjeshkëve të nemura. "Këtu është tokë serbe". Pos kësaj mund te na sjellësh drenushën tende te na shërbej a? Azgani​ : (​ Këtë nuk mund ta përpijë, tha vetës ). ​ E po unë mund te shkoj atëherë të fle te korrieri i shkollës.( Atje ai e kishte lënë një revole, Beret 28



për ta ruajtur kokën). Oja: Nuk mundesh me dalë aq lehtë, se duam edhe kokën e kaçakut të fundit. ​ . Azgani: Unë, jam mësues, dhe nuk njoh njerëz të malit, ata që i njoh janë në burg. ( Ia ktheu mësuesi, si breshëri fjalët. Dora e UDB­shit, e përgjaku, por nuk e nënshtroi. Oja: Shko se ke leje të shkosh. Por me kusht që të kthehesh nesër. .. ( ​ për të vazhduar me trajtimin e rastit të tij). Azgani: Ata qe do te duhej të dilnin jeni ju prej këtu. Oja:​ Kjo banesë paguhet nga parat e shtetit! Ne, kemi haber se kjo odë është kthyer në shërbim të armiqve të shtetit,.. ​ T​ i je ai qe po i banë vjegëzat e kaçakeve. Oja​ : Nesër në mëngjes.... të pret fati i babës Het se je më i zi se ai! dhe duhet të merremi me shume me ty, ata në burg e ti nuk je kahe mbushesh mend. Azgani​ : Këtë s’mund ta duroj, unë jamë mësues dhe bëjë punën time. ( ​ Ndonëse që te dy iu sulën, duke e përgjakur fytyrën e tij, nëntëmbëdhjetëvjeçare​ ). ​ Ai, nuk jepet fare para tyre, ngrihet me forcën e fundit në këmbë, dhe mezi del nga banesa Iu vegulluan figura e Azganit, babai Het, xhaxhai dhe vëllezërit në burgun e Nishit. Xhaxhai tjetër, i vrarë në frontin lindor, e shumë e shumë të tjerë, shumë tragjedi tjera. 29



Kthehet dhe hynë mbernda deri sa po sbardhë drita e një mëngjesi të kuqërremt veror. Oja ishte vetë duke luajtur shah, por në vend se t’i luante figurat e shahut për t’i nxënë në mat, ... dçgjohen të shtënat nga ana tjtër e skenës.Azgani duke dalë jashtë me nxitim, e pa gruan e axhës në oborrin e shtëpisë së tij. Përpara i vetullohet figura e Azganit sikur atë natë kur kishte rënë me Plis të bardhë me një sy, mustaqe, vetulla të zeza e sytë të zi si ungji. Pamje duke dalë nga dhoma. Azgani:( ​ Mezi i dolën fjalët nga goja ) Thuaj, se i la nxënësit mësuesi që nuk e deshti robëri se, e nxë gjaku që po i vlonte pas gjithë asaj që po na bënë. Nuk pata qare, ... nuk e bëra për nam... Po, kthehem matan kufirit ta vazhdoi shkollimin. Akti i katërt P​ amje III. Ambient ode në katin Skena III. Paraskenë dhe skenë e lokalizuar me ngjyrime drite. Prapavija e një pamje ode​ . Azgani me shokë ne një ode tjetër, janë në pritje, nuk mund të doronte më pritjen. Azgani: ​ Tani do te duhej te vinte shoqëruesi​ : Kaçaku i xhaxhit(​ duke dalë nga skena​ ). Prej këtu e anës Drinit do te na përcjell lajmësi e do te jetë me ne deri te caku. matanë kufirit. (​ Dëgjohet një zë nga prapë skena​ ). Jemi gati, Azgani me gruan e shokët ngritën të dalin nga 30



skena.​ Kmeti ti je a? Mos ia ke frikën askujt se jemi të gjithë në një hell,­(​ vringëllojnë armet gati) Kmeti:​ Po harron se biri i kujt je...? Azgani:( ​ Ndërhyn​ ) Jo, nuk e kemi prej frika, por se, koha e vështirë të vigjilonte nëpër këtë natë që gishtin në sy me ta shti nuk po shihet​ . Pse e kthen armën kah ne, fytyrë zi? Kmeti: Kështu jemi marrë vesh​ .​ ( Shkrepen dy armë, sixhim. I pari bie Mali i Zhymit pas tij përplasët trupi i Alisë i goditur për vdekje, prej atij zëri kumbues përtej reflektorëve. (​ Kom. Kristë): ​ ia me të shtëna automatikun​ ) Do t’iu vrasim të gjithëve, shkordhtë. P. ti m​ ..... ​ të shtëna armësh dhe zhurma. Kmeti: (​ Përpara ka një doras të lidhur​ ) Kristë, po e heqim qafe këtë njeri të ligë se prapë duhet ta paguajmë dhe, mund të dalë dardhë me bisht pastaj. Shqiptari nuhat gjakun me marrë deri sa ti këputë të gjitha fijet. Vrane një orë e më parë por, kush i vret të tjerët që mbijnë se nënat e tyre janë si lavatriçe, ... (shtiu dikush sa me trazuar dhe ikën pastaj, deri sa bie një drithërim me rreze drite anash tyre). 31



Akti i Pestë Skena II. Pamja IV. Sheshi kryesor lama e miellit të kazasë po i priste në agun e parë që kur ranë. Kambanat e orës dhe ezani i hoxhës që bien në sheshin para Sahat Kullës janë epilogu dhe prologu i ngjarjes. Kambanat dhe ezani asnjëherë nuk e fshehin dot 32



qëllimin përse bien. Tingëllimi dallon nga morti që bie gjatë asaj kohe ditëm drekë. Zërat: ​ Kush po e pinë, po e din, kush nuk po e pinë nuk po e din? Shkonte me nxitim bozaxhiu çarshisë së vjetër . Salep të nxehtë e bukë sapo dalë prej furre​ . (Përpara i vetullohet figura e Azganit sikur atë natë kur kishte rënë me Plis të bardhë me një sy, mustaqe, vetulla të zeza e sytë të zi si ungji). Dini: ( ​ Si i besdisur surullatet andej​ ) Këtë ditë që kanë ra kaçakët te Karadaket e Bjeshkës... u prish pazari, nuk ka pazar ma. H­o ­ o rrush, h­o­o rrush, sikur ky nuk ka kurrkush...Salep, salep.. bozë e limonadë,.. kush pe pi­ po e di, kush nuk e pi­ nuk po e di? Pastaj ja krisi me zë tjetër​ , ­​ Letra, letra,... pa­pa­pa­pa ..., (​ ishte si parullë​ , ​ po bërtiste me sa zë që kishte, si tellall, ai, i cili në ditë pazari, në pikë të ditës, ditëm drekë e shiste tinëz municionin për armë, sepse, si asnjëherë më parë, njerëzit që kishin ra për pazar, i shikonin vetëm markën dhe prototipat më të reja të armëve të dala nga uzina e kovaçhane, si në kohë të mbretit. kufomat Azganit dhe katër të masakruar qëndrojnë të kthyer me kokë Lindje­perëndim sipas zakonit. Polici i rrinte afër. Katundarët duan të marrin kufomat e mësuesit të vrarë, kaçakëve të tjerë. Familja e ngushtë e mësuesit kishte mbetur në gra e fëmijë. Nëna mallkonte edhe në ditën e tretë që ishin 33



ekspozuar te pazari i Lamës.. Asnjë gjëmë, asnjë pikë lot nuk i kishte dal asaj burrëreshe, as para masës së dalë te Lama e millit). Nënë Dilja: ( ​ Ulur te koka e mësuesit​ ) Nëna të ka rritë për krenarinë e sotme. Arbën e more me veti sa ishe në male, pa dasmë, por, dasmë të madhe të kam bërë sot. (​ ia numëroi një nga një te koka mësuesit, nëna e ti)j. ​ Qohu e shih se prej shtatë nahijeve të kanë ardhur ... nënës, biri im, Ta prita lajmin për lindjen e trashëgimtarit, por, kjo është ditëlindja e dytë. Zëri ( ​ Anonimitet nga masa​ ): Ata ranë për lirinë e këtij truallit! ( ​ u shprehën disa nga masa​ ). ​ Pas saj, aty te Lama e miellit i kishte kaluar pranë edhe një kaurë plak, për t’i rënë me këmbë trupit të shtrirë si të Gjergj Lez Alisë. , Kmeti morri guximin dhe shkon prapë trupave te vrarë. Kmeti : Ikë, se kur ka qenë gjallë, nuk ke guxuar ta shikosh as me bisht të syrit. Pardon, të lumtë se as të vdekur nuk na e la të qetë, mësuesin, Bajlozi i zi,... (​ Ofshante thellë deri sa ndiqte me sy gjithë atë masë njerëzish që ishin tubuar, duke i tërhoqën kufomat e sakatosura). Zëri: U vranë në tradhti, tradhti,.. (​ i thoshin njëri tjetrit para shatërvanit dhe të Ura e Musketarit të Kazasë, njerëzit që ishin tubuar për t’i përshëndetur për herë të fundit me një shikim). Vegullia e figurës së Azganit sikur atë natë kur kishte rënë me Plis të bardhë me një sy, mustaqe, vetulla të zeza e sytë të zi si ungji. 34



Shitësi: ​ Salep të nxehtë e bukë sapo dalë prej furre. Frunxhullë! (​ Shkonte duke i bë derman kalimtarëve në Pazar​ . Ato bënë lutje te zoti, që të iu bëhet dritë të rënëve,… Koka një epitaf:​ ​ Ringjallje​ ! Linja e tretë Dilja​ : Azgani i nanës nuk po më laragohet nga gjiu, përjetë e kam…(flet përqartë).. spo fola. Dilja​ : Azgani i nanës nuk po më laragohet nga gjiu, përjetë e kam…(flet përqartë).. spo fola. Shushuritje.... heshtje, revolt e shprehur me dalje masive në skenë, regjisor, aktor, statistë teknik të skenës, rapllima të sendeve. Zëri nga prapa skena: (​ I referohet kumtit) STOP! STOP .. Ndaleni shfaqja pezullohet për një kohë, nuk mund ta japim si premierë për sonte... PAUF­FAAA.... zërat e aktorë. Pse?!(​ ngrihet në këmbë me skenarë në dorë​ ), duhet ndrruar imazhi. Azgani (​ Artisti që luan rrolin e Azganit) : Na e ndaluan ata naltë..(bënë me dorë). (Aktori që ka personazhin e Azganit) Kush na e ndaloi...?! Zoti!­ thirreni drejtorin e Teatrit.. se me te kemi punë. Ani pra, flasim më vonë se drejtorit i kanë telefonuar me telefon.. nuk ka fshaqje me këtë skenar,. Duhet ta ndrrojmë pak dhe vazhdojmë... E fshehim mesazhin, edhe duhet gjetur vrasin, apo e lëmë fare këtë punë. Jo, asessi... duhet të vazhdojmë bëjmë një tjeter version. 35



Zërat: ​ (Të gjithë me një zë)​ ​ Ani, po vazhdojmë. Akti i gjashtë Skena I. Pamja e V. Paraskenë me rrënjë e degë të dalldisura. Skena e mbushur me fëmijë pas gjithë asaj luftës, tjerët ikën. Aty, mes përmes i bie kësaj, hasreti i nëntë motrave me një pamje fëmijërore ulët në gurë e disa tjerë trungje drunjtësh, deri sa po kalonte, bashkë me dy kushërinjtë e tij, Dinin​ . ​ Këta nuk iu ndanin atij, pothuaj se asnjëherë​ ). Dini: Kmetë, a të ka dalë leshi ende se, po na dukesh se do të mbetesh qose. E dinë atë fjalën: U qua qosa birë shejtan( ​ e përserit si me ironi​ ). Për këtë nuk ia varë veshi askush askujt, po mos po të mungojnë edhe do sende tjera... (​ vazhdoi e nget edhe më shumë)​ . Kmeti: More për këtë aq më bënë, por, më është lidhur nyje konopi i brezit dhe, nuk po mund ta zgjidhi, kurrqysh .. a ma jep briskun Dini se, ti pa një teh hekuri kurrë nuk je? Dini: Jo, jo, nuk ta jap, çfarë mashkulli je ti që nuk mundësh me zgjidh atë që e ke lidh vetë. Po kur të martohesh qysh mundesh me zgjidh... Zërat: Ha, ha,... hi­hi­hi, ­..( ​ ja krisën gazit të tre me një zë). Kmeti: Ju po qeshni me mua, por punën nuk e kam me qesh, o djema. Nevoja e madhe nuk më pret. (Deri sa e mbërthente jashtëqitja mundohej 36



me të dy duart me këput lakun e lidhur. Sixhimi ia preu duart. Meta ndihej keq, dhe gati sa nuk ia plasi vajit, sa nga kjo, aq nga disa fjalë që i kishin dalë se:​ "(Zë nga kujtesa​ ) Meta i Mazës është vajzë, ku nga mungesa e mashkullit në shtëpi njërën nga tetë vajzat e kanë shpallur djalë dhe e kanë pagëzuar Metë. Meta ashtë çikë, Metie… Metie… Metie Dini: Çfarë mashkulli more ky, vërtetë ky do të dalë të jetë vajzë, ky as ushkurin e doneve nuk mund t’i zgjidh vetë. Meta, ti duhesh me kalua ylberin për me arrit burranin… ai që e kalon ylberin mundet me u bë çikë, po edhe çika bahet djalë, shkon ushtarë, në luftë dhe për Pazar.. Po, Kmeti, po.. hahaha i di, Kmeta punët e veta,(​ ja krisën gazit të tre me një zë, duke e përsëritur).Po ty, as ushtar nuk të marin bre… Kmeti​ : A për një mend po e thoni a...? Me këtë hidhërim u ulë në mes të udhës. (​ Askush nuk e sheh se si e gjet një vrimë pa patentë dhe, i grisi copë ­​ . Skërkë aaaa Dini:​ Aaa pra, ngadalë bre çka po bënë se qe ku e kemi thikën,­ (​ kot ia jep thikën ai​ ). ( ​ E nxori atë send dhe po urinonte mbi një fletë gazete një foto në mes kokëtulë) Mos se e pshurre pa u bë synet, syretin e Tites se shkon n’haps dhe nuk ta sheh syri dritën e diellit për hon e done, sa të jenë jeta me jetua, hasret(e). Kmeti: Ma mirë me i shkyç një palë pantofle se, gjithë jetën i përqeshur... hasreti Kmetë, jo 37



Kmetie! ­ Ejani, e shikoni se a jam djalë a vajzë, po deshët​ , ​ (​ Dytë ulën ​ kokën dhe iu vinte keq për atë që kish ndodh, pa dashje… ja krisën me llafe tjera me harru të parën​ ) Dini: ​ Shikoje ku e ke krye nevojën sepse me këtë hajgere duhet me ra të dreqi sa të jesh gjallë, atje duhesh me pshurrë në veksh pas dere në Burg. Hajt se hasretin nuk e le me fjet n’ hapsane kumbara… Mos luani me kokë njeri,… a nuk po i shihni si i lëne burrat ku janë sot, Azgani? ­ Por edhe kockat burgjeve të Nishit i lanë të tjerë si: Drini, Muja, Azgani, … Mos e nga se nuk i ke bolet ti për me të kap në hapsane hahah ­ haha… Zërat te tre: Ha ha ha... po u bëmë gazi i botës ore!­ (​ murmuritën njëzëri, të dytë me njëherë. bie terri, kërcasin zilet dhe kambanat e bagëtive, pastaj përqafohen të tre si vëllezër,.. Kmeti: ​ (​ dale nga skena) E kam ditë se, keni me ma bë këtë mesele për histori. Dini:​ : Jemi ku jemi… ​ Errësohet pak skena​ . Udhë e çelur me dritë në një anë, tjetrës janë duke dalë Meti dhe Dini dalin nga skena duke pëshpëritur në anën tjeter, Azgani përballët me një syrat që i bie me brrylë dhe silet me fudullak për ta hedhur në një humnerë, por Azgani i kthehet nga ana tjeter, duke u shtrirë për tokë nxjerrë me dorën e djathtë beretën nga brezi dhe, i bie dy herë në drejtim të tij, para dyerëve të kryetarit. Mezi i dolën fjalët: "I banë të fala 38



ungjit tim ...". (​ Mbase kjo, porosi ishte fatlume dhe, i dha rast të ikë pa therë në këmbë e pa nishan sulmuesit edhe Azgani shpëtoi kësaj here, duke vazhdura udhën). Errësohet skena. Akti i shtatë Skena I. Azgani i ri : ​ Gjyshe liria po vjen​ … Dilja : Secili fëmijë thur nga një dëshirë në vete, edhe për ti Flora, mendon se është liria afër. Ishte dhe është dëshira më e madhe. Liria po vjen aaa? (Mediton nuk është një pasuri rrugëve që ta kall datën përkëdhelës, yll deti) Azgani: (​ Hapë vitrinën me libra​ . ​ E hap hartimi dhe lexon:) Në shtëpinë e Gjyshës nuk ishte zhuritur as njëri nga ata sendet e ruajtura. Por rri e varur në mur harta e sajë me të vrarë, të therur apo të plagosur. Në disa shtëpi jetonte familja e madhe. Si shtatë, shtatë shtëpi të shtatë vëllezërve në vendlindjen e saj në cepin e epërm të gjeografisë së asaj Nënëmadhe. Azgani i ri​ : Gyshe të kujt janë ato shtëpi,…( ​ e pyeti mbesa gjyshën Nënën e shtatë bijëve​ ) Sa janë të gjyshes dhe të fisit tim? ( Vazhdon leximin) Në një nga shtatë shtëpitë tona. Gjyshja ime prore atje jeton e jo e zhuritur. Po me shpirtë e zemer edhe pse fare e vetme 39



jeton me gjakun tone. Ku edhe ne do të kthehem aty një ditë. Në prehrin e saj, ta ndjej lotin me gazin e jetës në buzëvaj. të zhuritur në guri të oxhakut qëndron duke pritur lirinë. Atje, përtej shtatë maleve e kodrave Me shtatëdhjetë e shtatëmijë plagë e varre...Gjyshja ime ende jeton, … Pra, është dëshira ime më e madhe që të kthehem te ajo një ditë!( ​ I lexonte hartimin Azgani i vogël i sapo kthyer nga shkollame cant në krah​ ) Gjyshe ky është hartimi im më i mirë i lexuar në shkollë nëpër secilën klasë. Gjyshja: (​ Merrë syzetë me diaptri të zgjeruar dhe lexon shkronjë për shkronjë) ​ Dë­shi­ra i­me më e ma­dhe­e… Liria po vjen! I ra hija Gjyshës dhe Azganit. Në skenë zhvillohet ngjarja skenike e shpalusur përms Imazhit që i sjell kujtesa të copëzuara te Nënë Dilja. Pamja II​ . Në dritaren për anash një vajzë rrinë me gati si e hipnozuar, Arb. Ajo po vigjilonte një ekspeditë xhandarmërie që e kishin kapur babin e vajzës dhe xhaxhin e saj, për ti kërkuar armë… para një shtëpie me një akt përdhes. Shkallë dhe trapazani në divan­hane. Frëngji në formë trekëndëshi. Arba​ : ​ Një e nis tjetri e sosë​ …. (Hyjnë xhandarmëria dhe i vihen pas babit të Arbës). Ushtaraku I: ​ Ku i keni lënë armët, qiti armët sa 40



nuk të gjeti ndonjë e ligë a hata më e madhe. Kemi urdhër me ju arrestuar të gjithë. Po nuk i dorëzuat armë, para ari gjithçka keni dorëzoni dhe shkoni te USA­NATO ose do tu vrasim një nga një… Ushtaraku II: ​ Sa ora me i sjell këtu, gjithë ato armë në qese të najlonit pushkë automatike, revole Velter, TT dhe municion. Azgani : ​ Qysh po u nxë goja me kërkua armë te na që nuk kemi as bukë me ngrënë, turp i turpit ende të vrarët tanë nuk pushojnë në varrezat e tyre, atje ku njeriu në tokën ku e ka fal zoti njehet si i huaj në token e vetë, askush nuk ia dine as varrin. Ushtaraku I: ​ Neve nuk na intereson tjetër pos armëve, ari, para… Arba: (​ Në Divan­hane ia kthen​ ) O, qufar nuk kemi armë as një plumb se po ti kishim të parin do ta kishim shkrehur në kokën tënde deri më tashti, o kriminel… Xhandari II nis të mësy kah Arba, … Azgani : Mos e nga se është ende fëmijë, po pate punë ja ku jam…( i ​ përgjigje, ia nxënë hyrjen xhandarit serb)​ . Në emër të robit tim unë vetë bëhem kurban. Jam në shtëpinë time, horr i horrave. Në plëngun tonë jemi, (​ u përgjigj aty për aty ai​ ). Ushtaraku I: Lere se tashti kemi tjetër punë, kur të kthehemi me kokën e Azganit, do tu vrasim edhe juve që shtëpinë e keni shtab të atyre që po 41



enden me armë maleve. Xhandarmëria tërhiqen, tjerët ngjitën shkallëve të shtëpisë​ . Azgani: (​ Merë frymë thellë​ ) Shyqyr që jemi gjallë! Shyqyr prej zotit! Arba: Çelu tokë të hy e gjallë, si nuk më mori mendja të mbaja një armë brezi, se nuk i bie e gjallë atij qafiri. Po, u kthyen edhe njëherë, po nuk pata armë me sëpatë kam me i pre… Kuku nëna ime, zot i im më bënë derman. Azgani​ : Edhe na po presim se çka po na pjell nata, e çka po na sjell dita, ( ​ ia priti ai që po qëndronte aty​ ). Duhet të largohemi prej shtëpie njëherë për njëherë. Arba: Po, si t’ia kthejmë shpinën, atyre që ende nuk iu ka mbirë bari mbi varre?! Qo i gjallë të hy i vdekur, por sa vdekje i patën vallë!? Azgani: ​ I gjallë me të gjallë, të vdekurve u qoftë lehtë dheu i kësaj toke. Arba: Gonxhet e luleve nuk do të çelin përbri atyre që ranë. Do të vegullojnë hijet, se të gjallët e të vdekurit janë bërë tok. Azgani​ : Arba, nëse del matanë merre edhe ndonjë automjet me targa të vendit, (​ e porositi një tjetër...​ ). Arba:​ U bë çka u bë, do t’ia dalim disi. ( po makinë do tua sjell këtu, dhe nëse blenë një nga ato makinat me targa të reja, merr edhe plaçka tjera dhe nisu edhe ti për në anën tjetër. Kërko nga dora tjetër, gjendu si të mundesh,­( 42



dhe fillon ta mbledh plaçkat me dale jashtë fqinjë i Arbës të cilit i drejtohet Azgani). Azgani: ​ Merre diçka me veti se nuk është vonë . Merre se të xhindet ndonjë rast .... Po kam frikë, o djem, mos po na kthehen prapë ato "senet" e atyre herëve, (​ tek po i shkonin sytë kah hendeku​ ). Po, por njerëzit, po mbeten keq, .. ( ​ ia ktheu me këto fjalë ia dhanë lamtumirë njëri tjetrit. Ndahen me Arben). Jo edhe nata, po të mos kishte fund ­ terri do të mbetej përgjithmonë terr i tmerreve. Kjo e "keqe" është e pamëshirshme dhe do ta sundojë gjithë jetën tonë. Prapëse prapë fundi është fund. Çdo gjë duhet ta ketë kuptimin e mbarimin të pyetjes... ­ ​ e la në gjysmë fjalën si një zë të ngrirë mbetën duart e shtrirai. Por, edhe me luftën që u bë nuk përfunduan vuajtjet tona, jo. ​ Vegullia e figurës së Azganit sikur atë natë kur kishte rënë me Plis të bardhë me një sy, mustaqe, vetulla të zeza e sytë të zi si ungji. Akti i tetë­ ​ Skena I. Pamja VII. Pamje tjetër para mëngjesit. ​ Tre çerek pasi kishte lind dielli, i kishte Azganit. Skenë atë moment kishin dalë nga ana e publiku, për bri dy veta në uniformë, por pa nishan. E ama e Azganit e cila i kishte parë, pa se po u pjell ndonjë e keqe, por prapë theu mendjen se mos ishin ndonjë nga shokët­ ushtar të Azganit që po kthenin për të marr ushqim e mëngjesit. Tjetri sa 43



ora mbërtheu armën në kokë. Paramilitari: "Ne merdaj ​ (serb​ ). (​ Nga zëri, fare, i përçart kuptoi se kush duhet të jenë) Nëna(​ zëri i nënës nga jashtë​ ): Azgan...bir,... qafirat na prenë​ ...­( thirri nëna et, dhe shtyu derën me rrapëllimë dhe me sa forcë që kishte. Azgani kishte brofur në këmbë me revolen në dorë, dhe u bë gati që qëllojë mbi të.... Azgani: "Shtriu për tokë se nuk e lëshoi asnjë të gjallë...", (​ i përgjigjet nënës dhe ​ mezi i dolën këto fjalë prej goje, Azgani. Zu t’i dridhet buza, jo nga frika, por nga inati që nuk mund ta shkrepte revolen. Nëna: (​ zëri i nënës nga jashtë) Mos të pastë nëna se, ka edhe dhjetëra të tjerë, ne jemi të rrethuar....​ ­ i ktheu nëna e tij, deri sa i bëri me dorë të hidhte armën që mos ta vrasin atë dhe, nënën e tij. Dy të tjerë kishin marr kushëririn Metën, babin dhe tre kushërinjtë e tij. Babai i e qetësoi djalin duk e i thënë mos të gjuante, se kjo; larë në gjak nënën që përpëlitej të shpëtonte nga kthetrat e xhelatëve. Më shumë i vinte keq që nuk e kishte armën në atë moment.. Paramilitari II: Këta po i pushkatojmë. (​ Dëgjohen të flisnin paramilitarët në mes veti​ . ​ u dëgjua një breshëri të shtëna, ndërsa këta që po i shoqëronin Azgani me disa të tjerë, provuan të gjitha llojet e torturës për t’ia çmendur, trurin dhe dërmuar trupin e tij shtatlartë Asgjë nuk nxori nga goja, dhe për të vdekur e lanë, sepse 44



përmes radiolidhjeve u kërkua ta lëshonin udhën e Bukurezës së Keqe për t’iu bashkuar të tjerëve në një aksion tjetër për karshi këtij fshati, në Bukës. Skenë pa skenar.. Azgani bie i përgjakur.. Arba​ : Ku­ku trim i dadës ende pa i mbushur të nëntëmbëdhjetat, ... (​ Jep haber​ ) Azgani, mësuesi i parë, pa u mbushur mali me gjethe, në pranverën e sivjetme sapo krisi pushka e parë e ra. N​ gulfatet hembja e krenaria, kumtohet​ ). Në trekëndëshin e prerë, dhe në luftën e pabarabartë qëllohet për vdekje. Përkundër përpjekjeve për t`ia shpëtuar jetën, nuk i mbyllen sytë e tij përgjithmonë për të mos vdekur kurrë. Ai nuk prehet i qetë në dheun e Azganisë deri atëherë kur do të bëhet realitet amaneti i tij për liri ​ dhe paqe. ​ (Te Guri i varreve mes skenës, të gjithë u mblodhën për t’ia dhënë lamtumirën e fundit amshueshmërisë së tij). Shokët: Lavdi​ ! (Vegullia e figurës së Azganit bie me flatra sikur atë natë kur kishte rënë me plis të bardhë mbante me një sy, mustaqe dhe vetulla të zeza e sytë të zi si ungji). Arba: Feniksi flakë art, kalëron i lirë mbi kaltërsi. Shi hija e Azganit... ( ​ të tjerët nuke shohin) po endet në vatrën e zhuritur(​ zë lahute përcjelle përmallshëm. Sa ishte gjallë, këtë vend e mbuloi me nam. Dheu do të vazhdojë ta ruaj gjakun e atyre që rënë. Amin. ​ Errësohet skena.(E morin për krahu Arbën që ishte shtatëzan dhe e vendosin në këndin tjetër të improfizuar në shtrat 45



të lindjes. Vaji i sapolindurit. Djalë është Azgani i nanës.Azgani i dha emrin e tij. Duke e ngritur për pjetë tri herë; Azgan, Azgan, Azgan... i thirri nënë Dilja) Fund. Ylber­(i)ja ( ​ Dramë​ k​ omedi​ ) 46



Vetet ……………………… Erëmiri(a)­ djali që shfaqet si vajzë Elvira ­ e dashura e Erëmiri(t)­ës Dreni ­ shoku i Erëmiri(t)­ës Drini ­ shoku i Erëmiri(t)­ës Gjigji ­ fqinje në moshë e Erëmirit(ës) Buqja­ Fqinjë goxha në moshë Nëna, babai dhe motrat nuk paraqitën deri në aktin e fundit. ERËMIR(I)A Skena 1 .Pamja I. Sapo doli Erëmiri(a), pas pak hyri Dreni deri sa Elvira prapë u rikthye e pezmatuar Erëmiri(a). Pak si e mbushur frymë, i shtoheshin të rrahurat e zemrës dhe herë pas here shfryfej dhe ofshante, pa ditur në kënd ishte mllefosur e aq më shumë 47



në përfjalsjen me Elvirën​ ). Erëmiri(a): ​ Për kë po bëhet fjalë këtu? Dreni: ​ Bëhet fjalë për ty, Frenk.( ​ Si një replike, shërbejn për replikën tjetër​ ). Erëmiri(a): Kështu​ , nuk do të mund të shkonim në Party dhe... Elvira:(e ndërpret)...edhe në Kinema edhe në Paris, edhe... Erëmiri(a): E​ dhe gjithkund tjetër, por këtu te ne jo se jo? Zërat nga jashtë​ : Au au uaaa…pauffaaa… çfarë cope se... ! Gjigji:​ (Si ​ zë femre e vetme​ ) Hata, hata e madhe! (​ janë përzier në skenë edhe një drithërim dritash me llojllojshmëri ngjyrash e zëra të përhumbura e të përthyer​ . Kjo ashtë kundër vullnetit të zotit i qofshim fal! Në shtatë kat mbi dhe, shtatë kat nën dhe ndjehet gjëmimi! Buqja​ : Mëkat, mëkat një e ngratë të na e bëjë këtë kiamet në Muranë, .. mos të dëmtohet e dalë prej dore gjithë ai bereqet, që është bërë deti , si për kob ka lidhë kokrra buke edhe kopilat grunajave, e lëreje më kallinjtë pahiten si rrënjë kallamoqi. Gjigji: O, zot ruana nga të ligat! ­ si ky beter që na mbiu, na koriti fisin e kabilen qosh më qosh. Edhe po na i kërkojnë një të dhjetat e të korrave. Iu bëmë derman për faljen e gjithë kësaj nahije për verën e sivjetme, por askush nuk i hanë llafet sapo i kërkojnë djemtë tanë për asqeri, e çka 48



tjetër dhe, kot u faruam për ta me rob e robi. Buqja: ​ Pandora e hap kutin për të lindur qikë, po qenka dalë matan pr ta kapërcyer ylber shtatëngjyrësh, ku i ra trup dhe u ba mashkull,(​ qeshet) pas nantë qikave, hej, ku i shkoi mendja me shpallë se fati i saj, as morava as çarava. As qikë as djal..monstrum. Gjigji: Zotit i qofshim falë!­ (​ Ngritur për të parë mos i përgjon ndokush, i fliste me zë të plotë ) Në vjeshtën e kaluar këtij fqiut tonë fukarajes i kishte pasur ardhur shpirti te hunda, deri sa ia kishte dhënë, për okë të dhjetat, apo hakun ... Buqja: Hej, pas sa vjetësh të djegura në guri të oxhakut i shtua si drangua njëherë, thua se neve na i piu sorra mendet të na mashtroi ... qika dikujt edhe i bahet djal sa hora a...(​ pushon duke tundur kokën​ ). Gjigji: një herë thanë se as babinat kurrë nuk e kanë parë të zhveshur trupin e Ermirit(ës), se paska lindur me do flatra dragojësh, ca thonë kanë frikën mos ta marrë mësyshi se syni keq e plas fëmijën. Prandaj duhet ruajtur sepse si ashtë keq e ma keq mbetët pa hasretin e lindur përkrah nëntë qikave. Buqja: ​ Me ia fshi edhe lotin në sy.. a? Skena II. Pamja II. 49



Në skenë pushon pak zerzelja dhe bie deri te biseda në mes skenës së ngatërruar me fund, hollojë dhe i rrakatën, duke rropatur ato sende që kishin nëpër duar, sikur i rrotullonin sitat, sofrat. Elvira: (Tregojmë diçka në na bënë të lumtur për atë që jemi ne si të tillë). Pra, po e nis unë e para se secili fëmijë, kur vjen sëpari në jetë, thonë si një fletë e pastër, dhe secili le gjurmë mirësie dhe mjerimi. Secila nga ne thurri nga një dëshirë në vete, edhe ti, Erëmiri(a), mendon se është afër nesh të zgjedhim se çfarë jemi dhe çka duam të jemi? Ishte dhe është një dëshira më e madhe si ta kapërcejm ylberim dhe të bëhem mashkull i familjesë. Erëmiri(a) a po vjen aaa? Erëmiri(a): Ti, m​ editon ne nuk kishim me veti një pasuri njerëzore por të rrugëve, po të pjell mendja një ide që ta kall datën përkëdhelës e tërheqës si një yll deti. Elvira​ : Qysh, si…..? Erëmiri(a): (​ Hapë vitrinën me libra​ . ​ E hap hartimi dhe lexon) S​ htëpia jonë nuk ishte e djegur asgjëkundi, pos për një mashkull të oxhakut fisnor. Bri vatrës së fikur gravur rri varur në mur si njëri nga ata sendet e vjetra e të ruajtura. Por rri e varur në mur harta e degëzuar e gjithë asaj familje, ku lind, fare afër tyre pafarë shprese, të therur apo të plagosur. Elvira​ : (​ Përplotëson​ ) Në shtëpi tuaja jetonte 50



familja e nëntë motrave, nëntë motrat që ishin shkrir në një Erëmirë që për secilën kishin bërë gati vetëm për nga një thurje trikotazhi nga duartë e nënës dhe punë e babait, hë se ky fëmijë i parë do të jetë djal, në djepin e asaj Nënëmadhe... ( hedh gazetën e mbështjellë, e cila bie në tryezë me një zhurmë të përmbytur truqohet). Erëmiri(a): Po duhet të maskohemi pak, ta ndrrojmë identitetin që të tërheqim vëmendje nga njerëzia.. po do të vishemi diqysh, qysh të mundemi... Ti më jep mua një bluzë e fund të kuq e të bëhem moj ti si grua, sëpari po bahem një herë në jetë edhe unë si e ti më njet sikur mua, unë me ta dijtë ty....ama shamijën, xhemperin, unazat e serqit, vathët e arit dhe merhamin sa ma shpejt. Po,me kollonën e parë si në karnevale që të nisemi për të dalë matan ylberit. Elvira: ​ Po çka dreqin me të dhanë që veq polet mos i lyp se nuk kam, k'toqë i sheh teshat e shtatit i kamë, tjerat nuk i kam morr fare, kur erdha këtu mua mu duke vetja si arusha e maleve... (ndërpritet nga Ermiri(a)). Merri t'i këto..( duke i afruar xhemperin, shamijën, e vathët) por a mi jep teshat e tua? Erëmiri(a): ​ Pse me t'i dhanën unë, kur po ti lypi tuat,.. po na a jemi burr e grua hallallakun ia marrim e japim njani tjetrit se shpyrt po bajmë. Elvira: ​ Po, ti donë me shpështue shpyrtin, e unë 51



me vdekën me nder... edhe unë një herë në jetë po due me u bae si burr me tregue vetën para se me vdekën se këtë jetë e kamë ruajtur fytyrën e nderin. Sëpaku me tesha të burrave nëse janë shkiet para se të na vrasin nuk më dhunojnë se kujtojnë se jamë burr de më vrasin ose më lëshojnë me të parën, e jo si magaricë me pallën... me koriten k'to bakllama të derës ... Erëmiri(a): (​ Duke u shminkat fytyrës​ ) Eh, hanëm, a me gjithë mend e ke aa, ( dhe ​ e zgjati dorën për t'ia marrën veshjet, duke e lanë në kmishë e done, ndrojnë rrobat dhe e shikojnë njani jetrin). Elvira: Po mjekrën e burrrit qysh me ta shkulë me tutkalla. (​ Qeshet përvajshëm me vaj në buzë​ ) Pushkën gjuaje në bunar se pas saj, do të me hedhin edhe mua e ty, që kur të na gjejnë të vdekur, na shpallin heroj të luftës! Erëmiri(a): Kjo, nuk ashtë hajgare... ( ​ duke mbuluar fytyrën me sargien e gruas, dera kërset, qenë kërthizin nga plagët e marra​ ). Ikëm po nuk kemi arallakun as me dalën jashtë. Elvira: Hej, e di si e kam idenë për një lojë symbylltas, a të kujtohet kur ishim fëmijë luajtëm me gjithë ndjenjat për të gjetur në errësirë të plotë vajtëm për të gjetur njëri tjetrin. Koha ka kaluar, por kurreshtja për lëvizjet e ndrojtura dhe ndjenjat e guximi ishin të fuqishme.. Erëmiri(a): Koha na ka ikur tashmë jemi rritur ... gjithçka që nis tash le vrag në jetë çka do qoftë 52



( ​ e merë një maskë për t'ia varë në qafë vetës dhe prapë ia kthen Elvirës) apo kush po i mbyllë sytë apo me short? Elvira: ​ Te dy menjëherë i mbyllim sytë me shirita ( ​ duke marrë nga vitrina dy shirita prej stofit, njëri i kaltër që e mbante vetë, tjetrin të kuq që ia ofron Erëmirës​ ) ia vlen të endesh sonte duke kërkuar pas njëri tjetrit symbylltas. *Në përqafim e ndjejnë njëri tjetrin me epsh erosi.. Hynë befas Drini. Drini: ​ (Hynë befas dhe i afrohet për të nuhatur)... ​ pssstt... pa zë​ ! Elvira: ​ Ikim se bëmë hore..( fillon ta zhvesh gardarobën dhe përplasët pasi që don të mbështetet për krahet e erëmirit(ës) Erëmiri(a): ​ Ju faleminderit për të gjitha, motër ( përplas derën dhe buzëqeshë). Elvira: ​ (Ajo drejton trupin, përdridhet). Po aa? Erëmiri(a): ​ Tani e dini ju se çfarë bëni. Ruajuni nga kidnapuesit. Elvira:​ Mirupafshim. Skena II. Pamja II. Ndriçohet skena në një kthinë të paradhomës së improvizuar, ku bien një drithërim dritash si në ballo nga dyertë e hapura me laramni ngjyrash​ . Erëmiri(a): ( ​ Gati me një pamje të dukshme femrore, pluza i rrinte mbi si një mini­fund të një 53



vergjereshe; kostume e këpucë të ngjitura për trupi si zakonisht me flokë të ndara në mes dhe të mbështetura prapa deri në supet dhe gjoksin përpara si me gjinjë të fryra e vithe të tërhequra që gjatë lëvizjeve bien në sytë e të pranishmëve. Pak nga pak tërhiqej sikur i vie turp mbetja vetëm me mashkuj​ ) Jep pak za autoparlantave se dua ta dëgjoj muzikën e gjallë. O ja, krisa me kënduar e vallëzuar vetë si me kanë vetë e nanta po më duket vetja sonte.(​ Shprehet e emacionuar sikur të ishte paran një mesi të dashuruarëve me fytyrën all​ ). Dreni:​ Po, po sonte t’I, a po rri me mua!? Erëmir(i)a​ : Po shkoja në një dasëm te një shoqe e imja edhe me veti kisha një shoqe tjeter, Hidën, dhe kjo e dyta eshte beautician dhe ishim ne dyqanin e saj . Dreni: ​ Pastaj si ndodhi...? Erëmiri(a): ​ Kjo i tha një shokut te vet po deshe rregulloja pak flokët se nuk kam kohë.Ai, Daiia le që mi bëri flokët all dhe mu ngjitë trupit si fllaster,floki ma ba fantastik fare. A e di çka me tha : Une i kam shumë qejf meshkujt. Unë e shokova me indiferencë por, shyqyr që më erdhi në mendje të thoja troç: Qenkemi njësoj edhe unë i kam shumë qejf meshkujt!...ëhëë Dreni:​ Pa shih, shih,... Erëmiri(a): ​ Dhe e vetmja gjë që mund të më lidhë me ta është thjesht një si kjo me ju, i thash se po të bëhem si shoq shoqit me ta të shikoj sesi 54



flasin ata njeri me tjetrit, këtë se pata dhe aq qejf por nejse ashtu më erdhi. Drini: ​ Dhe diçka tjetër kuptova një ditë sa isha me Hiden partnere tuaj, çkoincidencë ishte diku shumë afër me një femer, dhe asaj po i ankohej se kot po pritën me i ardh ai bandili i tyre, diku iu kishte humb surati fare atij djali( i bënë me dorë kah Erëmiri(a) i edukuar, shumë simpatik, modern... ​ tjetra u përgjigj (Elvira)se e mbajnë meshkujt për vete. Erëmiri(a​ ): Po më duket po hynë laknave... nuk ia vlene me u marrë me triket e femrave, ato kah nuk duhet i fusn hundet kudo veç me ndie erën e sikletit. Mbase dikujt me te cilin si ndaj shijet, perkundrazi, shijet e tij ma shpifin, i intereson fund barku...(apo me keq) me pengon te jem objektiv! Drini​ :(​ E provokon​ ) Pse shijet që ndan ti me nje shok janë vetëm femrat? Mund të jetë përsoni më i ndershëm dhe më i sinqertë në shoqëri se shumë të tjerë. Çfarë vlerëson ti më tepër, një shoqëri fallco por me etiketë të bukur, apo një të vërtetë, por pa kopërtinë të lezetshme? Erëmir(i)a​ : Sëparë bëhet fjalë vetëm për shijen e seksin e tyre.E dyta, në këtë botë njerëzitë duan të jenë i lirë, habitem të dëgjoj të irritohen kur dikush si ka qejf homoseksualet...e ndërkohë do të bënte komente të tëra dogmatike mbi popuj e nocione shumë përfshirëse të tëra e të bëra si 55



asnjeri tjetër. Pastaj e treta, une s'jam kundër individit homoseksual sespe respektoj të drejtën e tij, por dënoj përbuzjen dhe konsiderojë si dëm, ç'natyrim e sëmundje për njerëzimin që bie mbi homoskesualizmin. Dhe mbi të njëjten bazë të drejtash unë kam të drejtë të mos pëlqej barbonizmin a homoseksualizmin..Dhe ju lutëm shumë kujdes kurfusin në përdorin termin "rracë" për të tillë grupime, kjo është shenjë mos respekti për rracat njerëzore. Dreni: (​ Duke e shikuar prapa vithen dhe këmbët Erëmirit(ës​ ) Taman një ligjeratë për sterotipet....Per mendimin tim ai, shok apo shoqe i cili është i tillë nuk e ka zgjedhur vetë, por është një gjë nuk mund ta zgjedhish ndryshe sepse ashtu e ndjen vetë si njeri. Siç dihet dashurinë mund ta kërkush por, nuk mund ta drejtosh, ai ashtu e ndien vetën. Ajo vetë funksionon pa punën e njeriut. Ai shok apa shoqe që ështe homoseksuel, beseksual, heteroseksual nuk mund ta ndryshoj realitetin, por vetëm mund të thotë se është i tillë dhe mund te shpresoj që kolegët apo koleget e tij, do ta respektojnë ashtu siç është... Erëmiri(a​ ) : ( ​ Përdridhet si për inat​ ) Sot ne jetojmë ne shekullin e 21 dhe duhej të jemi më tolerant ndaj njerëzeve që mendojnë edhe ndryshe. Po ashtu duhej të jemi tolerant ndaj homoseksueleve mashkullore po ashtu femërore. Edhe dhe ligjin po ua lejon bashkëjetesën dhe 56



martesat brenda gjinise.Erëmiri(a): Mirëpo pse perse i urrejnë kaq shume homseksualet? Dreni: Për të flirtuar e bëjnë të gjithë adoleshentet, femrat me femra, meshkujt me mashkuj dhe burrat apo grate anasjeltas. Ndryshimi nuk ka të bëjë me moshën por me seksin e njeriun , karakterin e tij dhe situata në të cilën gjendet dhe e rrethon. Po kjo do të thotë fundi i racës njerëzore, do të mbetmi shoqëri klonimesh.. Neverkosëm!! Po vetëm të mendosh se çka ndodh mes dy pederave ta pështirosh e jo me ta besh shok një peder!! Erëmiri(a): ​ (​ Shikon Drinin në sy sikur donë të ik, dhe bënë me dorë për ti thënë lamtumirë me dorë) I kam lënë motrat vetëm dhe nuk mund të rehatohen pa qenë edhe unë në shtëpi. Natën domosdo. As babën nuk e zë ora në shpi pa mua, edhe nanës pas meje, i del flaka, po të mbetët shpia vetëm me granim.( Pas pak ndëgjohet një muzikë fino e përcjell nga duartrokitjet e dy përsonazheve Drenidhe Erëmiri(a). "Rakata, rakata Erëmirë apo rri te nana a po vjen te na,..( ​ Duartroket Dreni me duar dhe me këpucë i bie dyshemes sikur të ishte ditë e kanaxhegjit e dasëm​ ), Traka­traka­traka ... (vazhdon loja, deri sa në derë nga jashtë dëgjohet një rapallim trokiteje e zëri nga motrat e Ermirit(ës). 57



Zëri: Erëmir, Erëmir eja se u shashtirisë nanë që je vonuar sonte... Dreni: (​ Deshti ta ndalonte deri sa të përfundonin bisedën, por nuk mundi ta ndal pos një afrimi të dorës kah beli​ ) Mos u ngut se nuk të ha arusha, jo. DRENI: Epo, unë shkova. Mirupafshim. ERËMIRI(A):Mirupafshim? DRENI: Po. Nuk ka kuptim që edhe më tej a ta mundojmë fare për njëri­tjetrin. E ku është dashuria​ ? E ​ k u​ është dashuria? * * * Kthehet pas pak. Disedojnë ëpr ndjenjat e të dashuruerve, ndezin duhan nga tavolina të harruar nga prindërit, e thithin sikur të jenë të droguar. DRENI: Me fjalë kurrë nuk mundemi me kuptuar dikend as në dashuri po as në shoqëri. Veprat nuk gënjejnë, me vepra mundemi me ditë se çfarë mendimi ka për ty, pa asnjë fjalë sipas përjetimit tim. Ti, mos i merr aq pëzemëe, sikur i ndëgjon sit ë tilla, por mundohu me ditë se çka e ndjen me ato fjalë, ku e ka qëllimin, ndrojtjen, s’di a je në bisedë atë që je i sinqert apo jo, por askush nuk mundët të dinë se çka don zemra e tjetrit, atëherë e kupton me mirë se çdo kënd tjetër. 58



Erëmir(i)a​ : Ndoshta s'po kuptohemi Dreni, por unë prapë mbetëm pas fjalëve që kam shkruar! Une s'jam ndonje gjeni qe ta dija se çfarë fsheh dikush ne zemren e tij sepse në bote ka aq shume njerëz që ndryshe flasin e ndryshe veprojnë. Jo që më ka ndodhë ne jete të perjetoj diqka të tille,por ma merr mendja se s'mund t'ia lexosh askujt zemrën, as mendjen. Një djalë mund të të thotë edhe fjalë të ëmebla derisa je në shtrat me te, por kur të largohet nga ty, nuk besoj se mendon ashtu! DRENI: ​ Thash që duhet të mundohemi me ditë se çka i dëshiron zemra.. Homo sëpari të dëfren me miqësi, karramele, … zuzkë! Pastaj prapa … Nuk mundemi kurr me ditë (të sigurt) çka i dëshiron zemra dikujt e as ajo vet nuk e din aq mir (them edhe ket me lart). Fjalet jan vetem mendime, dalin prej gojë dhe asgjë nuk sheh. Mundemi me qen të sigurt vetëm kur shohim me sy. Besa mundesh, nëse të ngjitet si pulla postale dhe s`ndahet,te mbetet qe te ia vesh vulen,e hajde hyri në albumin e filatelisteve që të obligon të ruash si kolekcionere e devotshme. Si e ndej… Natën e mirë është vonë, ika, ika. Tung! Dreni​ : Erëmirë e nanës sa fort po ta ka ana me ik. apo rri sonte me mua​ !( I bie gazetes me këmbë, duke u përplasur në komode 59



Skena III. Pamja III. Pamje shatërvani ku Erëmiri(a) po qëndronte, jo aq shumë sa për të marrë një ibrik ujë, por për të parë se kush po kalonte andej pari. Një çupe, me fytyrë all, e cila duhej të kalonte aty pari me kënata në dorë, ka kohë që i kishte hedhur sy. I dukej se ishte si një hije vegullie e dale para tij, shtathedhur dhe sikur po i rrinte pranë me atë pamje sorkadhe. Nga një kënd të fshehur prapa shkureve e shikojnë dy shokët ziliqarë. Elvira​ : Mos e paske humbur udhën je vajzë apo djalë me flok të gjata? (​ Ia tha këto fjalë si përçart po i fliste se ajo ​ ). Ende nuk je bë për brisk me i ra fytyrës. Erëmir(i)a: ​ Aha, ... i njomë po dukem a?( ​ e preku fytyrën all​ ) nuk kamë nevojë për çka..? (​ Ai(ajo), duke dashur të marrë butonin, edhe Elvira donë t'ia afrojë dhe ngatrohen duartë deri sa i vihen shuplaka e dorës majtë nënbuton, po 60



ashtu edhe me dorën e Arbës, përpiqen te dy me duartë e majta mes tyre, parpë ngatrohen​ ). Elvira: ​ Flirti mes dy sekseve mund të jetë pjesë e tradhëtisë dhe me kaq mori fund puna.Mund të tradhëtojmë sytë duke flirtuar. Erëmiri(a): Flirti apo bashkejetesa, flirti apo nje histori e gjatë e ne të dyve. Jo, ndoshta tash nuk e di kah po i bie shtëpia, kah po ik!­ (​ Iu përgjigj duke e shikuar prapa shpinës, te flokët të lidhura me kordele plastike, tufë të pa shpupurishura kurrë). Erëmir(i)a: ​ Aman sa qenke rritur për këto punë nga shtati, hej tu rritë mendja!­ ( ​ I ktheu vajzës, duke sjell kokën anash dhe duke ikur pak anash​ ). Elvira: Mos vrapo se nuk të prek kush?! ( ​ Fletë e përhumbura dhe e skuqur deri në vesh). Nëse je për martes dhe ke obligime tjera nuk është mirë të marrësh një femër apo apo tjetër kënd në shoqëri e të sillësh si adoleshent ose adoleshente. Erëmiri(a) : Jo, nuk kam kohë të merrëm me asnjeri se i kam lënë në arë duke punuar motrat të etura, ..(​ pushon​ ) duke pritur ujë... më mirë një shpirt i shkrumbuar se me etje të pashuara, (​ iu përgjigj, duke fluturuar pas atyre shkurreve, i kuq all). Elvira : Ik sa ma parë se i le pa ujë, u kalën në arë nga vapa... ( ​ duke marrë gastaren me ujë ​ nxë në thua vajza, pa ulur kokën). Erëmir(i)a: ​ Jo, edhe sa unë nga duartë e tua që mu ngjitën si prush me ke vënë flakën sa hora.. 61



Elvira: Sa shpejt të përvloi e të mori zjarri a, eh çfarë djali je që të kap si era... Erëmir(i)a: ​ Sikur ty! ­ aaa? Elvira: ​ Unë nuk e thash... Erëmir(i)a: ​ E kuptova nga duartë... ika ( ​ Duke mbullur dhe hapur dorën për të thënë lamtumirë​ ) Elvira: (E përcjell me shikimin e ngulitur kah Erëmi(a). E skuqur all, sa që i shpëtoi butoni i saj, duke e mbushur) (Prapa shkurreve ndëgjohet pëshpëritja e dy shokëve të fshehur) Zërat​ : A e pa si prekën te dy vajzat, Erëmiri(a) dhe Elvira, mos janë lezbejka. Skena IV. Pamja e VI. Skena e mbushur me fëmijë pas gjithë asaj , tjerët ikën. Aty, mes përmes i bie kësaj, Erëmiri(a) i Fazës, hasreti i nëntë motrave me një pamje fëmijërore me bukuri përralore që reflekton ulët në gurë dhe disa trungje drunjtësh, hijet puthitën deri sa po kalonte ai bashkë me dy shokët e tij, Drenin eDrinin​ . ​ Këta nuk iu ndanin atij, pothuaj se asnjëherë e ndjenin sikur të ishte e Bukura e dheut​ ). Dreni: Erëmir(a), a të ka dalë leshi ende se, po na dukesh se do të mbetesh qose. E dinë atë fjalën: U qua qosa birë shejtan( ​ e përserit si me ironi​ ). Për këtë nuk ia varë veshi askush askujt, po mos po të mungojnë edhe do sende tjera... (​ vazhdoi e nget edhe më shumë)​ . 62



Drini: Djali është e kundërta e vajzës që hetohen dallimet në moshë të re, ndërsa vitet ne te cilat djali bëhet burr dallon varësishte nga pjekuria, kjo ndodhë rreth viteve të tetëmdhjeta të jetës, në fazën e adoloshencës. Dalon për kah zhvillimi fiziologjik i tyre... Dreni: Kjo, ndarje për tu lidhur më vonë i ndodhi njeriut të parë , Ade(a)mit dhe prej njërit brinjë berendia e krijoi Ha(E)vën... Erëmir(i)a: Po, vajzat kur janë të moshës së re dhe pastaj bëhen grua, kur ndodhë nuk kam haber? Drini: Kjo rreth viteve të shtatë­tetëmdhjeta por, ka edhe në të trembdhjetat që e arrijnë kohën e adoloshencës. Erëmir(i)a:​ More për këtë aq më bënë, por, më është lidhur nyje konopi i brezit dhe, nuk po mund ta zgjidhi, kurrqysh .. a ma jep briskun Dreni se, ti pa një teh hekuri kurrë nuk je? Dreni: Jo, jo, nuk ta jap, çfarë mashkulli je ti që nuk mundësh me zgjidh atë që e ke lidh vetë. Po kur të martohesh qysh mundesh me zgjidh... Zërat: Ha, ha,... hi­hi­hi, ­..( ​ ja krisën gazit të tre me një zë). Erëmir(i)a:​ Ju po qeshni me mua, por punën nuk e kam me qesh, o djema. Nevoja e madhe nuk më pret. (Deri sa e mbërthente jashtëqitja mundohej me të dy duart me këput lakun e lidhur. Sixhimi ia preu duart. Meta ndihej keq, dhe gati sa nuk ia plasi vajit, sa nga kjo, aq nga disa fjalë që i kishin 63



dalë se:​ “(Zë nga kujtesa​ ) Meta i Mazës është vajzë, ku nga mungesa e mashkullit në shtëpi njërën nga tetë vajzat e kanë shpallur djalë dhe e kanë pagëzuar Erëmiri(a). Erëmiri ashtë çikë, Erëmiri(a)… Erëmira… Erëmira Drini: Çfarë mashkulli more ky, vërtetë ky do të dalë të jetë vajzë, ky as ushkurin e doneve nuk mund t’i zgjidh vetë. , ti duhesh me kalua ylberin për me arrit burranin… ai që e kalon ylberin mundet me u bë çikë, po edhe çika bahet djalë, shkon ushtarë, në luftë dhe për Pazar.. Po, Erëmira apo.. hahaha i di, Erëmirë punët bëhen mirë,(​ ja krisën gazit të tre me një zë, duke e përsëritur).Po ty, as ushtar nuk të marin bre… Erëmir(i)a: ​ A për një mend po e thoni a...? Me këtë hidhërim u ulë në mes të udhës. (​ Askush nuk e sheh se si e gjet një vrimë pa patentë dhe, i grisi copë ­​ . Skërkë aaaa Dreni:​ Aaa pra, ngadalë bre çka po bënë se qe ku e kemi thikën,­ (​ kot ia jep thikën ai​ ). ( ​ E nxori atë send dhe po urinonte mbi një fletë gazete një foto në mes kokëtulë) Mos se e pshurre pa u bë synet, syretin.... se shkon n’haps dhe nuk ta sheh syri dritën e diellit për hon e done, sa të jenë jeta me jetua, hasret(e). Erëmir(i)a:​ Ma mirë me i shkyç një palë pantofle se, gjithë jetën i përqeshur... jam djalë hasreti Metë, jo Erëmiri(a)e! ­ Ejani, e shikoni se a jam djalë a vajzë, po deshët ( ​ Dytë ulën ​ kokën dhe iu vinte keq për atë që 64



kish ndodh, pa dashje) Hahahaaa… (në ndrresat e shkyera kishte të veshura allahopkat e motrës, kur i pa Erëmiri(a) filloi të mbulohet me copat e shkyera, deri sa uçkuri i rrinte varur, prapë ja krisën me llafe tjera me harru të parën hapet tjetra​ ) Drini: ​ Shih, shih ku ke (pshurrur) se po e kryeve nevojën në vend të keq, në krritha të qenëve se ke shkel në kryq të udhëve të kanë zanën sehiret me këtë hajgere duhet me ra të dreqi sa të jesh gjallë, atje duhesh me pshurrë në veksh pas dere në Burg. Hajt se hasretin nuk e le me fjet n’ hapsane kumbara… Mos luani me kokë njeri,… a nuk po i shihni si i lëne burrat ku janë dergjur ë burgje? Por edhe kockat i lanë burgjeve të Nishit … Mos e nga se nuk i ka bolet ti për me të kap në hapsane hahah ­ haha… Zërat te tre:​ Ha ha ha... Drini: po u bëmë gazi i botës ore!­ (​ murmuritën njëzëri, të dytë me njëherë. bie terri, kërcasin zilet dhe kambanat e bagëtive, hyelli dhe defi, pastaj përqafohen të tre si vëllezër,.. Erëmir(i)a:​ (​ dale nga skena) E kam ditë se, keni me ma bë këtë mesele për histori. Dreni:​ : Jemi shokë dhe kemi një shoqe apo… Errësohet pak skena​ . Udhë e çelur me dritë në një anë, tjetrës janë duke dalë Erëmi(a) ikën nga skena duke pëshpëritur në anën tjeter, ai përballët me një syrat që i bie me brrylë dhe silet me fudullëk për 65



ta hedhur në një humnerë, por i kthehet nga ana tjeter, duke u shtrirë për tokë nxjerrë me dorën e djathtë beretën nga brezi dhe, i bie dy herë në drejtim të tij, para dyerëve të kryetarit. Erëmir(i)a: Mezi i dolën fjalët: "I banë të fala ungjit tim ...". (​ Mbase kjo, porosi ishte fatlume dhe, i dha rast të ikë pa therë në këmbë e pa nishan sulmuesit edhe Erëmiri shpëtoi kësaj here, duke vazhdura udhën i bie me krah hapur Drenit dhe e shtyu Drini). Dreni:​ Duket një djakë i fortë. Drini: ​ Po, djalë i fortë! Dreni: ​ ( I kthyer nga Erëmiri(a).Përse e bëre këtë? Erëmiri(a):​ Nuk e di përse, e bëra dhe ja – kjo është e tëra. Dreni: ​ Ti vërtet qenke mashkull e shkuar mashkullit, heej, burr e përtej burrit! Trim mbi trima që ke rilindur si Ylber(i0­ja=Erëmiri a je ti , e jo, Erëmira. (​ Elvira arrin e para, pastaj ngarendin turma njerëzish nga tri anët edhe familjarët nëna, babai dhe nëntë motrat e Erëmirit). Errësohet skena. Pasthënjie rreth komedisë Erëmir(ja)~ dramë ko​ medi “Ylber­ja”…?! 66



Në këtë zhaner të profilizuar si dramë komedi “Ylberja”, trajtohet problemi i identifikimit të seksit dhe gjinisë përmes ironizimit, sarkazmës, përdhosjes, mohimit të identitetit të seksit dhe përbuzjes së personazhit kryesor Ylber­ja nga familja e rrethi social, si një qenje me seks të dyfishtë ose asnjejës, apo homo që në shoqërinë primitive ka qenë e ndaluar dhe e ndëshkuar, e cila trajtohet si një temë tabu në retrospektiv pa përfillur ndërsa në atë bashkëkohore është shndërruar në fenomen. Problemi i identifikimit të gjinisë dhe seksit është prezent qysh moti, por dikur meshkujt që kanë pasur guxim të deklarohen se janë të dashuruar në një mashkull tjetër, janë dënuar si nga ana e institucioneve fetare, familjare dhe shoqërore po ashtu, edhe nga shteti. Në epokën e zhvillimeve teknologjike dhe të globalizmit ky fenomen është duke u përhapur edhe në vendet më të pazhvilluara pa e kursyer as Kosovën. Në mesin e tyre kishte emra të njohur të letërsisë botërore, të filmit, të politikës etj, dhe secili shtet kishte ligje të posaçme për dënim. P.sh. Anglia dëbonte nga shteti. Në Ballkan mbretëronte kodi i moralit popullor, gjë që ndikonte në zvogëlimin e numrit të tyre. Në kohën e sotme, jo vetëm që nuk është turp, 67



por është legalizuar martesa e tyre e madje këtë ligj martesor e ka adaptuar edhe parlamenti i shtetit më të ri në botë – Kosova. “Më shumë se terapi” pikërisht e vë në pah problemin e identifikimit të gjinisë dhe seksit, si një sterotip që ka ardhur nga produkukti dhe fantazia “jashtëtokësorëve”. Përhapjes së shpejtë të këtij fenomeni i ndihmojnë edhe shumë faktorë si filmi, televizioni, teatri, interenti duke e pasur pas tyre një mbështetje të një makinerie të njerëzve me influencë materiale. Në dramën “Erëmiri(ja)”, hapet dhe përmbyllet një kaptinë e posaqme e dramës njerëzore me bazë reale në traditën dhe të sotshmën tonë sociale e familjare. Fund. Katalogimi në botim – ​ (CIP) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës 821.18­2 Ramadani, Nijazi Azgani dhe Ylberi : (dram, komedi) / Nijazi Ramadani. ­ Gjilan : Rrjedha, 2010. ­ 80 f. ; 21 cm. ISBN 978­9951­453­06­6 68



69



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.