Simbol i Heroizmit, Sakri cës dhe Bindjes
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron Gëzuar Kurban Bajramin
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Edicion Special me ras n e Kurban Bajramit
Përkufizimi i Kurbanit
Kurban, në kuptimin gjuhësor do të thotë “afrim”. Në terminologjinë islame ka kuptimin “të therësh një kafshë të përshtatshme sipas kushteve të caktuara me qëllim adhurimi”. Therja e kurbanit është detyrë rigoroze fetare (vaxhib) për besimtarët e rritur dhe të pasur, të cilët gjatë tri ditëve të bajramit të kurbanit nuk janë udhëtarë, pasuria e të cilëve, pas plotësimit të nevojave familjare, arrin vlerën e nisabit (vlera e nisabit është 92 gram ar ose 642 gram argjend).
2
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Edicion Special me ras n e Kurban Bajramit
Historiku i Kurbanit Që në fillim të jetës së tij në tokë, njeriu ndjente një falënderim ndaj një fuqie të lartë, si dhe nevojë që asaj fuqie t’i drejtohet për t’i kërkuar ndihmë dhe mbrojtje, ngushëllim dhe guxim, siguri dhe plotësim nevojash. Të drejtuarit e tillë, shprehej përmes ceremonive dhe ritualeve të ndryshme, duke filluar nga lutjet e falënderimet, e deri te flijimet në pasuri e ndonjëherë edhe në njerëz. Ky fenomen, ka ekzistuar duke adhuruar edhe diellin, hënën, yjet, zjarrin apo idhujt. Njeriu është orvatur që nëpërmjet tyre të fitojë simpatinë e Zotit, ose së paku të zbusë dhe t’i shmanget hidhërimit të tij. Këtë fakt na e bën të qartë edhe Kur’ani kur shpreh mendimin e idhujtarëve, përsa i përket arsyes së adhurimit të idhujve: “Ne i adhurojmë ata vetëm që të na afrojnë sa më afër Zotit”. Duke shpresuar simpatinë e Zotit, njeriu flijonte dhe shpresonte që në këtë mënyrë, më së miri do të kënaqte dhe do t’i afrohej Atij. Kurbani ka ekzistuar pothuajse në të gjitha fetë si shprehje adhurimi. Në Kur’an tregohet në këtë formë ekzistenca e kurbanit në të gjitha fetë: “Ne i caktuam çdo populli kurbanin” (Kur’ani, Haxh, 34). Prerja e kurbanit është një institucion shumë i vjetër, zanafilla e të cilit lidhet me ngjarjen e bijve të Ademit, Kabilin dhe Habilin. Në Kur’an, në suren Maide, ajeti 27, Allahu (xh.sh.) urdhëron e thotë: “Lexoju o Muhamed atyre, ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit (Habilit dhe Kabilit), kur të dy flijuan kurban, nga të cilët njerit iu pranua ndërsa tjetrit jo..” Nga ky ajet Kur’anor shihet se, urtësia kryesore e kryerjes së këtij obligimi fetar është afrimi tek Allahu me vepra të mira. Më pas ballafaqohemi me ngjarjen e profetit Ibrahimi (a.s.), kur ky vendosi të flijojë djalin e tij Ismailin, duke iu bindur urdhërit të Zotit, që iu transmetua në ëndërr. Këtë episod Kur’ani e shpjegon si më poshtë: “Ibrahimi u lut: O Zot! Më jep një djalë të mbarë. Kështu, Ne e përgëzuam Ibrahimin me një djalë të mirë e të sjellshëm. Kur djali (Ismaili) filloi të angazhohej në jetë me të atin, Ibrahimi i tha:- O biri im! Pashë në ëndërr sikur po të bëja kurban. Çfarë mendon ti? Ismaili tha:- O babai im, vepro ashtu siç të urdhërohet e do të shohësh se në dashtë Zoti, do të jem i durueshëm. E kur ata iu nënshtruan plotësisht urdhrit të Allahut dhe Ibrahimi e përmbysi të birin për ta bërë kurban, e thirrëm: - O Ibrahim! Ti e përmbushe ëndrrën. Ne
3
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Edicion Special me ras n e Kurban Bajramit
kështu i shpërblejmë bamirësit. Në të vërtetë kjo ishte një sprovë e madhe dhe e qartë. Ne e shpaguam (Ismailin) me një kurban të madh (Kur’ani, Safvat 100-107). Profeti ynë na mëson që Allahu në vend të djalit, nëpërmjet engjëllit Xhebrail i sjellë Ibrahimit (a.s.) një dash për kurban. Në këtë ngjarje tregohet qartë besnikëria e devotshmëria e profetit Ibrahim, si dhe nënshtrimi e bindja e patundshme e birit të tij Ismailit. Duke u nisur nga ky parim edhe profeti ynë i nderuar vazhdoi këtë traditë të prerjes së kurbanit, duke mbjellur e kultivuar tek populli i tij ndjenjën e sakrificës dhe të flijimit për të vetmin qëllim të lartë e të shenjtë, afrimin tek Allahu. Urdhri i drejtpërdrejtë për therjen e kurbanit ymetit të Muhamedit (a.s.) i erdhi në Mekë me shpalljen e sures “Keuther” ku thuhet: “Ne vërtetë të dhamë ty shumë të mira. Prandaj falu dhe pre kurban për hir të Zotit tënd”.
4
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Edicion Special me ras n e Kurban Bajramit
Vlerat e therjes së kurbanit Kurbani është shprehje e heroizmit, sakrificës dhe bindjes së njeriut në rrugën për fitimin e kënaqësisë së Zotit. Kjo bindje dhe sakrificë është simbolizuar me profetin Ibrahim dhe djalin e tij Ismail duke arritur majat. Kurbani rrit shpirtin bindës ndaj Allahut dhe kryen rolin e afrimit të njeriut me Krijuesin. Në këtë mënyrë njeriu shfaq adhurimin e tij të vërtetë dhe mundohet të kryejë detyrën e falënderimit. Është fakt i pamohueshëm se Allahu nuk ka nevojë për asgjë dhe për askënd, por ne kemi nevojë për mëshirën e tij. Atij nuk i shtohet as nuk i pakësohet asgjë nga qenia e tij hyjnore, premë apo nuk premë ne kurban për Të, por Atij i intereson devotshmëria e zemrave tona, siç thotë në kur’an: “Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i kurbaneve. Ajo që arrin tek Zoti, është bindja dhe devotshmëria juaj ndaj Tij (Kur’ani, Haxh 37). Dëshmia e sakrificës na bën t’i jemi Zotit mirënjohës që na mundësoi që të sakrifikojmë dhe ndërkohë të ndjejmë kënaqësi që duke shpërndarë mish, gëzojmë vëllezërit tanë për të festuar së bashku festën. Kjo na nxit që të jemi gjithmonë të gatshëm të bëjmë sakrifica për të mirën e përgjithshme, për fe e atdhe. Gjithashtu kurbani ka shumë urtësi përsa i përket jetës sociale. Ai mbjell në shoqëri shpirtin vëllazëror, bashkëpunimin, ndihmesën dhe shpirtin e sakrificës, ndihmon në zhvillimin e barazisë në shoqëri dhe ndikon në kalimin e hendekut midis shtresave të ndryshme shoqërore, duke i nxitur ata drejt bashkëpunimit. Në shoqëri, krahas të pasurve dhe atyre me gjendje mesatare, ka edhe njerëz apo familje me të ardhura të pakta ose të varfër, që nuk munden të marrin mish për periudha të gjata. Shumica e këtyre, duke qenë me sedër, nuk e bëjnë veten të kërkojnë. Ja pra, bajrami i kurbanit është një gosti e Allahut për të gjithë këta. Therja e kurbanit dhe ndihma për nevojtarët duke i gëzuar ata, i shërben zgjerimit të drejtësisë shoqërore dhe fuqizimit të dashurisë midis njerëzve. Gjithashtu nga ana tjetër kurbani e mëson njeriun e pasur të japë nga pasuria e tij për të fituar kënaqësinë e Zotit. E nxit atë të ndihmojë të tjerët dhe të ndjejë thellë në ndërgjegje kënaqësinë që të jep kjo ndihmë që u ofrohet të tjerëve. Kështu e shpëton atë nga sëmundja e koprracisë dhe pasioni i tepërt për pasurinë e kësaj bote. Transmetohet nga Ebu Hurejre se Profeti (a.s.) i ka paralajmëruar personat që kanë mundësi të therin kurban por nuk e bëjnë atë, në këtë mënyrë: “Ai që ka mundësi të therë kurban dhe nuk e bën këtë, të mos i afrohet faltores sonë” (Ahmed)
5
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Edicion Special me ras n e Kurban Bajramit
Kafshët që bëhen kurban Kafshët që bëhen kurban kryesisht ndahen në tre grupe: berrat, gjedhët dhe devetë. Pra dykëmbëshet si pula, rosa, pata, gjeli i detit etj., nuk pranohen si kafshë për kurban. Kafshët e lartpërmendura si të përshtatshme mund të theren si kurban nga të dyja gjinitë. 1. Në kategoritë e berrave hyjnë: dashi e delja, cjapi dhe dhia, që e kanë kaluar një vit moshë. Përjashtim bën berri më pak se një vit (mbi gjashtë muaj), por kur është i rritur sikur berri njëvjeçar. 2. Në kategorinë e gjedhit hyjnë: kau, demi dhe lopa që i kanë mbushur dy vjet. 3. Në këtë kategori bën pjesë deveja, e cila ka mbi pesë vjet. Është e lejueshme që gjedhi dhe deveja të theret deri nga shtatë persona, por me kusht që, të gjithë ata të kenë qëllimin e pastër për hir të Zotit. Nëse ndonjëri prej shtatë pjesëmarrësve në kurban ka qëllime të tjera private, atëherë kurbani nuk vlen për askënd.
6
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Edicion Special me ras n e Kurban Bajramit
Kushtet e kafshës për kurban Kafsha që theret si kurban me qëllim adhurimi, duhet të jetë e shëndetshme, e majmë dhe me organe të rregullta. Kjo shërben si për qëllimin dhe mënyrën e adhurimit, ashtu edhe për rregullat e shëndetit. Për këtë arsye kafsha nuk duhet të ketë ndonjë mangësi që ta pengojë plotësimin e kushteve të kurbanit, si për shembull të jetë e sëmurë keq, e verbër, sakate, me brirë të shkulur ose të thyer, me bisht apo vesh të prerë dhe me pjesën e madhe të dhëmbëve të rënë. Të gjitha adhurimet kryhen në kohën dhe sipas kushteve të caktuara nga Allahu. Kurbani theret në ditën e 10, 11, 12 dhe 13 të muajit Dhulhixhe sipas kalendarit hënor. Kështu që kurbani mund të theret nga mbarimi i namazit të bajramit të kurbanit deri në perëndimin e ditës së tretë. Përgjithësisht dhe më e preferueshme është që kurbani të theret në ditën e parë. Por ata që s’gjejnë rast për ta therur ditën e parë, mund ta therin edhe ditën e dytë a ditën e tretë.
Kujdesi që duhet treguar në therjen e kurbanit Kafsha merret dhe pa e munduar shtrihet në drejtim të kibles nga ana e majtë. Kurbanin mund ta therë i zoti ose mund t’ia lerë ndonjë tjetri. Ai që e ther nuk lejohet ta torturojë kafshën dhe thika që do të përdorë duhet të jetë e mprehtë. Profeti (a.s.) në lidhje me këtë aspekt ka thënë: “Zoti ka urdhëruar mirësjelljen ndaj çdo gjëje, pra, nëse vritni, vritni me mirësjellje, nëse therni, therni me mirësjellje. Le ta mprehë çdonjëri prej jush thikën dhe le ta vendosë kafshën në
7
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Edicion Special me ras n e Kurban Bajramit
një pozitë të përshtatshme” (Muslim). Thika mbahet me dorën e djathtë dhe në momentin e therjes thuhet “Bismilahi Allahu Ekber”, duke e prerë kafshën në të dyja anët e damarëve të qafës. Nga sahabët Xhabiri transmeton se Profeti (a.s.) ditën e kurbanit theri dy desh me brirë dhe të majmë. Kur u mat me i therë tha kështu: “Unë fytyrën time e drejtova nga Ai, i cili ka krijuar qiejt e tokën dhe unë nuk jam prej idhujtarëve. Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botërave. Ai nuk ka asnjë shok dhe unë jam prej myslimanëve. O Zoti im, ky kurban është prej Teje dhe për Ty. Në emër të Muhamedit dhe ymetit të tij, Bismilahi Allahu Ekber” (Et-Taxh, III, 207). Një kusht tjetër është që kafshës duhet t’i rrjedhë i tërë gjaku pasi të jetë therur. Për të mos e munduar shumë kafshën nuk fillohet rrjepja e lëkurës derisa ajo të mos lëvizë më.
8
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Edicion Special me ras n e Kurban Bajramit
Ndarja e mishit të kurbanit Është sunet për personin që të hajë vetë nga mishi i kurbanit dhe t’i japë kushërinjve të tij dhe fukarenjve. Profeti Muhamed (s.a.s.) porosit: “Nga kurbanet, hani, shpërndani dhe ruani” (Buhari). Dijetarët islam kanë këshilluar që është mirë që mishi të ndahet në tre pjesë, ku një pjesë të veçohet për pjesëtarët e familjes, një pjesë t’u shpërndahet të varfërve dhe një pjesë t’u jepet fqinjëve ose të afërmve. Nëse familja është e madhe, i gjithë kurbani mund të mbahet për nevojat e saj, por gjithsesi theksojmë se më e mira është që një pjesë, sado e vogël, të ndahet. Në këtë mënyrë atmosfera e kësaj dite feste bëhet më shumë prezente në familje të ndryshme. Nëse dikush është në gjendje shumë të mirë ekonomike, mund të bëjë disa kurbane dhe i ndan ato nëpër familjet e varfra të qytetit apo fshatit ku banon. Duhet theksuar se mishi, lëkura, dhjami, koka e leshi i kurbanit nuk lejohen të shiten. Madje nëse kafshës së kurbanit përpara se të theret i është marrë qumështi dhe i është qethur leshi, edhe vlera e këtyre duhet dhënë për sadaka, pasi kafsha e kurbanit me gjithë ç’përmban është përgatitur e ndarë për të fituar kënaqësinë dhe afrinë e Allahut. Nëse shiten, paratë e tyre duhen dhënë për sadaka. Zakonisht lëkura e kurbaneve u dhurohen organizatave të ndryshme myslimane bamirëse dhe lekët që fitohen nga shitja e tyre, përdoren për ndërtimin e shkollave, spitaleve, medreseve, xhamive etj., dmth. shpenzohen aty ku mund t’u sjellin dobi shoqërive dhe sidomos atyre që kanë nevojë.
9
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Edicion Special me ras n e Kurban Bajramit
Sihariqi i Profetit (a.s.) Ebu Saidi rrëfen se ka dëgjuar Profetin (a.s.) të thotë: “Ngrihu o Fatime e shih therjen e kurbanit, se për çdo pikë që pikon nga gjaku i tij shpërblehemi me faljen e mëkateve që kemi bërë më parë. Ajo e pyeti: O i dërguari i Allahut! Është kjo vetëm për Ehli Bejtin, apo për të gjithë myslimanët? Ai tha: Për ne dhe për të gjithë myslimanët”.
Një mysliman që e ther kurbanin me zemër të pastër dhe sinqeritet, ditën e gjykimit do të shpërblehet mirë tek Zoti. Pejgamberi ynë për këtë çështje thotë kështu:
“Ditën e kurbanit nuk ka asnjë vepër të birit të Ademit më të dashur tek Allahu se sa therja e kurbanit. Ai kurban vjen ditën e gjykimit me brirët, lëkurën dhe thonjtë e tij. Gjaku i kurbanit tek Allahu ka një vlerë të madhe. Kurbani pranohet para se gjaku të bjerë në tokë. Paraqitni kurbanet tuaja tek Allahu me një zemër të pastër dhe të sinqertë” (Et-Taxh, III, 209).
10
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Edicion Special me ras n e Kurban Bajramit
Tekbiret e Teshrikut Është vaxhib (e domosdoshme) për çdo person përgjegjës pa përjashtim mashkull apo femër, vendas apo udhëtar që, duke filluar një ditë përpara, nga namazi i agimit së ditës së arafatit të bajramit të kurbanit, e gjer në namazin e ikindisë së ditës së katërt të bajramit, gjithsej gjatë 23 kohëve, të bëjnë tekbiret e teshrikut pas selamit të çdo namazi farz. Duhet të theksojmë që dhikri më i mirë në këto ditë është thënia e këtij tekbiri. Tekbiri i teshrikut është kështu: ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER. LA ILAHE IL’LALLAHU U’ALLAHU EKBER. ALLAHU EKBER UE LIL’LAHILHAMD!
11