Kosovo 2.0 NJERËZ/POLITIKË/SHOQËRI/ART/KULTURË #1 vERË 2011
IMAZHI pakënaqësia kombëtare pozita e misionit ndërkombëtar Rrebelimi vegjetarian burrat, zhveshur vreri komik KOSOVË: € 3,- JASHTË: € 6,-/ $ 8,-
#1 IMAZHI VERË 2011
1
2
kosovo 2.0
kosovo 2.0
Kryeredaktore Besa Luci
Lektor Rexhep Ukelli
Zëvendësredaktor Nate Tabak
Kontribues Andrea L. Capussela Conor Creighton Nita Luci Jeton Mehmeti Richard Warnica
Redaktore menaxhuese Sarah Wischmann Redaktorë kryesorë Kreshnik Berisha Bardhi Haliti Redaktor i fotografisë Atdhe Mulla Dizajni dhe konceptimi vizual Van Lennep, Amsterdam Adaptimi i dizajnit në gjuhën shqipe Bardhi Haliti
Asistente në redaksi Vesa Këpuska Bashkëpunëtorë Kaltrina Ademi Ardit Bejko Nita Deda Puhie Demaku Nicole Farnsworth Milot Hasimja Kreshnik Hoxha Jeton Jagxhiu Nela Lazarevic Agon Maliqi Hana Marku
Rina Meta Lejla Sadiku Silvia Valencia Fotografë Yll Citaku Jim Hagan Visar Kryeziu Armend Nimani Tringa Ramadani Petrit Rrahmani Kushtrim Ternava Ilustrues Driton Selmani Përktheu nga anglishtja Kimete Klenja Ballina Dea Dedi eshte fotografuar nga Atdhe Mulla ne Prishtine. Flokët: Alban Abdullahu
#1 IMazhi verË 2011
Praktikantë Art Haxhijakupi Gresa Kingji Fjolla Kondirolli Menaxhere biznesi Arita Hasani Webmaster Sprigs Botues Kosovo Glocal Bordi Kryetar Joan de Boer Anëtar Anna Di Lellio Hugo Zwolsman
Shtypi Raster Revista Kosovo 2.0 botohet në anglisht, shqip e serbisht. Në internet: www. kosovotwopointzero.com E-mail: magazine@ kosovotwopointzero.com Letra redaksisë: letters@ kosovotwopointzero.com Regjistrohu në Kosovo 2.0 që të mund të përfitoni nga zbritja vjetore. Na shkruani në subscriptions@kosovo twopointzero.com
Mbështetja financiare
Përmbajtja nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet dhe mendimet e donatorëve.
Reklama Kanun
3
LETËR NGA REDAKTORJA Besa luci
— KUR VENDOSËM QË NUMRIN E PARË TË REVISTËS T’IA KUSHTONIM IMAZHIT, deshëm që ta hulumtojmë shqetësimin e vazhdueshëm të Kosovës për të mos u dukur keq. Viti i kaluar u mbyll me një sërë raportesh të mediave ndërkombëtare lidhur me udhëheqësit e Kosovës, si të përfshirë në trafikim organesh, krim të organizuar dhe rrjete kriminale. Bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë u bënë cak humori, duke u pyetur nëse ishte vërtet kaq e lehtë të sigurohet një transplantim veshke në vendlindjen e tyre. Hetimet për vërtetësinë e raporteve të tilla nuk kanë dhënë ende rezultate. Por, pavarësisht nga rezultati, dëmi nuk është aq në atë se si e sheh bota Kosovën, se sa në atë se si mobilizohen ose si i përgjigjen kosovarët një imazhi të njollosur. Sot në Kosovë imazhit i referohemi si diçka që nuk mund të ndreqet duke e ndryshuar sipërfaqen: imazhi i Kosovës mund të përmirësohet vetëm duke i ndryshuar mënyrat se si bëhet politika në Kosovë. Kjo është krejt tjetër nga besimi i hershëm se në Kosovë do të zgjidheshin të gjitha problemet me ta fituar pavarësinë. Sigurisht që kjo nuk ndodhi. E drejta e Kosovës për ekzistencë është sfiduar gjatë tri viteve të shkuara të shtetformimit. Diplomacia agresive e Serbisë nuk është përqendruar vetëm në refuzimin e shtetësisë së Kosovës, por edhe në parandalimin e njohjes së saj. Serbia ka kërkuar mbështetje në krejt botën, duke lobuar kundër shtetësisë së Kosovës dhe duke e parandaluar futjen e saj në strukturat ndërkombëtare. Përpjekjet diplomatike kosovare kanë pasur e s’kanë pasur rezultate: vetëm 76 shtete e kanë njohur Kosovën deri në fund të këtij qershori. Mungesa e njohjeve e cenon sovranitetin e Kosovës. Në një vend ku 40 për qind e popullsisë janë të papunë, 30 për qind jetojnë në varfëri, deficiti tregtar kap vlerën 1,7 miliardë euro dhe tregtia e lëvizja jashtë vendit janë të bllokuara, sovraniteti nuk e ka përmirësuar jetën e njerëzve të thjeshtë (“10 gjëra që i ndërlikojnë jetët tona”, fq. 65). Këto janë vetëm disa nga arsyet se pse, për shumicën në Kosovë, diplomacia nuk është vetëm një përgjegjësi shtetërore, por gjithashtu edhe një përgjegjësi private (“Piloti aktivist fluturon në qiell me flamurin e Kosovës”, fq. 62).
Disa lexuesve mund t’iu duket i rëndë shkrimi i Richard Warnica, “Vendi i zhgënjimit” (fq. 28), pasi ai e jep një të vërtetë të vrazhdë, të cilën Kosova mund të mos jetë e gatshme ta dëgjojë: që në përjashtim të ndërkombëtarëve që punojnë këtu, bota nuk mendon aspak për Kosovën. Dhe Andrea Lorenzo Capussela në “Të huajt: Demaskuar.” (fq. 53) me të drejtë vëren se derisa SHBA-ja, aleati më me ndikim i Kosovës, shpesh thotë se Kosova është problem evropian, ajo çfarë nënkupton me të vërtetë është se “Kosova është problem; Kosova shtrihet në Evropë dhe si rrjedhojë, Kosova është problem evropian”. Bashkimi Evropian, i cili para më shumë se dy dhjetëvjeçarëve nisi ta shkruante historinë e vet të përbashkët, i hapi dyert e veta. Në dhjetëvjeçarin e shkuar, nga 15 vende anëtare u bënë 27. Por, ai ka krijuar edhe rrugë të reja për t’i shmangur ata që i konsideron si kërcënues për drejtimin e së ardhmes së përbashkët evropiane. Paaftësia ose edhe mungesa e vullnetit për t’i kuptuar historitë në ndryshim që po zhvillohen para syve të saj, nuk e lejojnë BE-në që t’u përgjigjet dhe t’u përshtatet marrëdhënieve të reja shoqëroro-kulturore, të cilat shihen qartë përmes marrjes së pushtetit nga partitë e krahut të djathtë në krejt kontinentin. Paqartësia e BE-së për trajtimin e Kosovës krijon gjithashtu hapësirë për njerëzit e pushtetit në Kosovë që t’i shmangen përgjegjësisë dhe llogaridhënies për të metat e tyre. Sepse ky nuk është vetëm një vend ku mungon politika, por edhe një vend ku qeverisja fryhet e forcohet përmes mënyrave mashtruese dhe vetëshërbyese, ndërsa misionet ndërkombëtare janë ato që vendosin në më të shumtën e rasteve për atë çka ndodh në vend. Kështu, përkundër faktit që kemi shumë misione ndërkombëtare në Kosovë, ato nuk janë medoemos misione për Kosovën. Misionet ndërkombëtare në Kosovë zgjedhin se çfarë është e drejtë apo e gabuar, e mirë apo e dëmshme, e mençur apo jo për vendin. Kosova ka nevojë për vendosjen e sundimit të ligjit dhe për krijimin e një ekonomie të shëndoshë, por një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm kur populli të marrë pjesë në politikëbërje si i barabartë. Përderisa nuk ndodh kështu, forma e qeverisjes që buron nga këto paqartësi politike do të ndihmojë edhe më tej në ndjenjën e përgjithshme e të qenit të humbur. Njerëzit e kanë humbur ndjenjën e të qenit “në shtëpi” dhe ata
4
kosovo 2.0
Kosova nuk ka më nevojë të varet nga imazhi i formësuar dhe transmetuar nga mediat e politikat ndërkombëtare. punojnë tani me një ide të copëzuar të vetes dhe të identitetit të tyre – të jesh i lënë pas dore, të mos përshtatesh askund e të përshtatesh gjithkund njëkohësisht. Format e reja të përfaqësimit Kur filluam t’i eksploronim këto histori për revistën, shtjelluam tregime dhe marrëdhënie pushteti të ndërlikuara dhe shpesh kundërshtuese. Ky eksplorim në njërën anë ka të bëjë me kuptimin e shqetësimit të kosovarëve me imazhin, duke e parë se si reagojnë kosovarët ndaj mënyrave se si paraqiten në botë, dhe në anën tjetër, duke e parë se si mobilizohen kosovarët kur sfidohet historia e tyre personale dhe kolektive. Në përgjithësi, ata reagojnë me një ndjenjë identiteti dhe përgjegjësie kolektive ndaj cilitdo dhe të gjitha veprimeve që mund t’i pasqyrojnë ata negativisht. (“Si të mendojmë për burrat në Kosovë”, fq. 78 dhe “Një tjetër shenjë turpi për një vend që nuk ia del ta paraqesë veten si dëshiron”, fq. 36.) Nuk ka asgjë gabim kur dikush përpiqet ta ndreqë imazhin e vet. Në fakt, Kosova mund të përfitojë sa i përket marrëdhënieve të saj me dyshuesit dhe kundërshtuesit e pavarësisë. Derisa në tërë këta artikuj kaq të larmishëm ngrihen çështje të rëndësishme mbi politikën e përfaqësimit, mbetet thelbësisht e rëndësishme që të mos zbehen dhe të mos harrohen historitë individuale që i përkasin identitetit. Format e reja të përfaqësimit të identitetit kombëtar dhe të bërjes së diplomacisë publike shfaqen në fushatat publicitare mediatike për promovimin e vendit, shtetit dhe kombit; nga bluzat dhe billbordet e deri te instalacionet në hapësirat publike. Por, këto forma dhe paraqitja e tyre nxjerrin pohime shqetësuese. Në #1 IMazhi verË 2011
ditën e pavarësisë, në qendër të Prishtinës, u vendos një simbol për të shënuar këtë ngjarje. NEWBORN, si lajmëtar i shtetit më të ri në botë, dukej si një praktikë e re dhe moderne e krijimit të imazhit kombëtar. Por, ajo gjithashtu i thekson të gjitha marrëdhëniet e Kosovës me vetveten dhe të tjerët. Si një shenjë ajo mund të lexohet vetëm në kuadër të kontekstit të mungesës së barazisë në Kosovë. Për këtë arsye, shumica e shohin atë si një përfaqësim të foshnjërisë së Kosovës, ku Kosova e sheh veten si fëmijë, trajtohet si fëmijë dhe në thelb ka nevojë të edukohet si fëmijë. Tri vite më pas, ideatori i saj, Fisnik Ismaili, pasi e ka humbur optimizmin që dëshironte ta përçonte përmes gëzimit të lindjes, po e sulmon Kosovën që ai e sheh: plot me politikanë të korruptuar dhe diplomatë arrogantë, të cilët i paraqet në karikaturat e tij digjitale “The Pimpsons” (fq. 46). Të qenit aktiv Kur e publikuam para një viti faqen e internetit “Kosovo 2.0”, menduam ta krijonim një vend ku të rinjtë e vendit do të mund të krijonin dhe t’i shprehnin mendimet e tyre personale përmes historive që mund t’i ndanin me të tjerët. Ende besojmë që historitë dhe zërat individualë nuk duhet të zbehen. Portretet e përzgjedhura (fq. 16) flasin për ëndrrën e humbur të një djaloshi për t’u bërë artist teksa endet nëpër rrugët e Prizrenit duke shitur cigare dhe për një muzikant që e befason një prift gjerman me faktin që dikush mund të jetë nga Kosova dhe ta luajë aq mirë Bach-un në violinë. Kosova nuk ka më nevojë të varet nga imazhi i formësuar dhe transmetuar nga mediat e politikat ndërkombëtare si në kohën kur një përmendje e rrallë e Kosovës në shtypin ndërkombëtar i jepte shpresë një populli që deri në vitin 1999 ishin të shtypur dhe nuk guxonin ta shprehnin ose deklaronin hapur ekzistencën e vet personale dhe politike. Sot ekziston një besim i ri në aktivizëm; që historia është diçka që ne të gjithë mund ta posedojmë dhe që shpesh rrëfenjat dhe kujtimet e lëna mënjanë mund të regjistrohen dhe kujtohen. Dhe kjo është ajo çka po ofrojmë me numrin tonë të parë të revistës sonë, sepse nuk ka asgjë të keqe në shfaqjen e dobësive tua. Për më tepër, është diçka e veçantë kur i vëren vetë ato. — K 5
Përmbajtja revista kosovotwopointzero IMAZHI — #1 2011
Ët :tjauh .rauksamed
53
Aktorët ndërkombëtarë Ish-zyrtari i ICO-së analizon të mirat, të këqijat dhe hutimin e qartë të misioneve ndërkombëtare.
16
Gjashtë portrete, një Kosovë Ata bëjnë raki, falafel, modë të lartë, fotografi dhe muzikë të bukur. Nga Prizreni në Çagllavicë, ata vijnë nga të gjithë anët e Kosovës dhe historitë e tyre janë po aq të ndryshme sa janë unike edhe kontributet e tyre.
36 Pikëpamja nga brenda Raporti i Këshillit të Evropës e rrëzoi edhe më shumë reputacionin e Kosovës në botë. Ai shënoi gjithashtu edhe një kapitull të ri në përpjekjet e kota të qeverisë për ta ndrequr imazhin e vendit.
82
12
martesË nË kohË tË pazakontË
T’i mbijetosh Kosovës
Disa orë larg Prishtinës, Kosovo 2.0 provoi se çfarë do të thotë të zbukurohesh nga bartësja e fundit e një tradite të kaluar brez pas brezi: riti i zbukurimit të nuseve në ditën e tyre të martesës.
Kosova mund të jetë hutuese, kërcënuese dhe me raste e rrezikshme. Megjithatë, nëse futeni në të, ju mund ta gjeni veten tuaj fare mirë në një shenjtërore të brendshme, ku zemra dhe shpirti lulëzojnë në formën e njerëzve të saj.
6
kosovo 2.0
më shumË 46 The Pimpsons: Zhytja në mospajtim e Fisnik Ismailit, që dikur preku shpirtin e optimizmit dhe të krenarisë për një Kosovë të pavarur. Tani, krijuesi i NEWBORN-it po përdor personazhet e serialit televiziv "The Simpsons" për t’iu shkuar pas themeleve të shtetit. 44 Biletë për izolim Shtetasit e Kosovës bashkëndajnë historitë e tyre të tmerrshme që lindin nga nevoja për një vizë me të cilën udhëton pothuajse askund.
28
49 Drejtësia dështon, një grua vdes Diana Kastrati, 27 vjeçe, u qëllua në Prishtinë në një krim të pakuptimtë që mund të ishte parandaluar.
Vlimi i pakënaqësisë Një korrespondent i huaj viziton Kosovën për herë të parë dhe gjen një vend që ka dalë nga lufta dhe aparteidi. Por, kur vjen puna te farkëtimi i identitetit dhe të ardhmes si një demokraci evropiane, vendi është ende duke luftuar.
61 Pushimet tuaja të ardhshme Rezervoje atë suitën në Grand Hotel Prishtina, që ka një stilim shik socialist, dhe kërce në aeroplanë të ndryshëm për pushimet tuaja të radhës. Kjo perlë e mbyllur do t’ju lërë pa mend. 62 Diplomaci publike në krahët e një aeroplani Cessna Piloti James Berisha po e shëtit botën me aeroplanin e tij të vogël me një mesazh të thjeshtë për vendet që viziton: Ju lutem, njiheni pavarësinë e Kosovës.. 65 10 frustrimet më të mëdha Rendisim shqetësimet më të mëdhaja që hasin banorët e Kosovës në të përditshmen e tyre. 69 Retrospektiva e blogut Seks, makiato dhe UÇK: Jo, nuk është filmi i radhës në kinema. Këto janë veç disa nga temat provokuese që u trajtuan nga autorët e blogjeve në vitin e parë të Kosovo 2.0 në internet. 78 Çfarë burrash? Nga burra që shërbenin si ruajtës të traditës, nocionit dhe familjes në ata që nuk jetojnë dot sipas pritshmërive kulturore dhe shoqërore, mbajtësit e pishtarit të mashkullorisë janë një turmë e ndërlikuar. 92 Intervista e K 2.0: Nga Montreali me dashuri Bisedojmë me çiftin Handsome Fur që luan muzikë indie-pop, Alexei Perry dhe Dan Boeckner, ndërsa koncerti i tyre elektrizon Prishtinën. Qyteti ia kthen nderin.
50
Po, e kemi, por nuk mund t’jua japim Kosova ka shumë prodhime vendore, që nga vera pinot noir deri te pijet energjike me shije të çuditshme. Ato i mbushin raftet e supermarketeve të vendit duke konkurruar me ato evropiane. Por, tregjet e huaja janë të mbyllura ndaj prodhuesve vendorë kur bëhet fjalë për eksportimin e prodhimeve të tyre. #1 IMazhi verË 2011
94 Duke u rrotulluar në vite DokuFesti i Prizrenit shënon 10-vjetorin e sjelljes së filmave magjepsës në kryeqytetin e sharmit në Kosovë. 96 Udhëzuesi ynë për kohë të mira Gjithçka që ju nevojitet të dini për ngjarjet, festivalet dhe ndodhitë e tjera të ardhshme. 7
VETËM MAKINAT MË TË MIRA PËR ZYRTARËT E DALLUAR QEVERITARË
nga Kreshnik Berisha / fotografia Atdhe Mulla
8
kosovo 2.0
Audi Q7 Makina Audi e kryetarit të komunës së Prishtinës vlen 70,000 euro. Kjo është e njëjta shumë që ndau qyteti për riparimin e dëmeve të një përmbytjeje të madhe që u shkaktua nga një rrebesh i furishëm.
#1 IMazhi verË 2011
9
Audi A8 Duhen rreth 200 rroga mesatare të banorëve të Kosovës për të blerë makinën Audi A8 të presidentit. Kosova me një PBB më të vogël se 2.000 euro për frymë duhet të punojë më shumë se dy herë në kohë për të mbërritur mesataren e rajonit.
Toyota land cruiser Kryetari i Kuvendit ka një makinë Toyota 4x4 që e zotëron çdo lloj terreni. Tridhjetë për qind e bashkëatdhetarëve të tij e kanë të vështirë ta kalojnë kufirin e varfërisë dhe 13 për qind jetojnë në varfëri të plotë.
MERCEDES GLK-CLASS Dekani i universitetit kryesor publik të Prishtinës udhëton me klas në një Mercedes SUV. Klasa punëtore e Kosovës ka një rrugë me më shumë gunga me një shkallë papunësie prej 45 për qind, që e vendos atë në garë për shkallën më të lartë në botë.
BMW 5 SERIES Zyrtari më i lartë i arsimit në Kosovë e parkon BMW-në e tij para ministrisë. Vetëm 42 për qind e nxënësve të shkollave të mesme arrijnë ta kalojnë provimin e tyre të pjekurisë me notë kaluese.
#1 IMazhi verË 2011
11
T’i mbijetosh Kosovës
nga Conor Creighton
Është një vend i vështirë dhe në disa zona është i veshur me errësirë, por një shpirt origjinal shkëlqen përmes fytyrave që has në rrugë.
12
— I PARI ndërkombëtar që kam takuar në Prishtinë më pyeti, brenda disa sekondave të bisedës sonë, nëse kisha qenë ndonjëherë në një kryeqytet më të shëmtuar. A kisha qenë vallë?! Nuk i ktheva përgjigje. Nuk kisha qenë kurrë atje përveç në dimër dhe deri në atë çast 75 për qind e kujtimeve të mia për qytetin kishin qenë të krijuara nga ora 7:00 e darkës deri në 7:00 të mëngjesit. Gjatë ditës do të humbisja, por shpejt, me të rënë nata, do ta gjeja veten në të njëjtat rrugë me hije dhe do të kujtohesha menjëherë se ku jam. Natën, e sidomos në muzg, kur i hidhje sytë mbi qytet nga kodra e “Dragodanit”, Prishtina dukej mbresëlënëse. Dritat e ndërtesave të rrethuara nga bora dukeshin si sytë e një gjiganti prej guri që sapo ishte zgjuar dhe nuk ishte aspak i kënaqur tek shihte turistë syleshë që e fotografonin. Mbase do të më kishin përtypur po të mos ishin 1 milion e një kamerat e vëzhgimit nëpër muret e Ambasadës së
SHBA-së aty mbrapa. Ka shenja të qytetit Gotham në të. Aty gjendet errësira dhe engjëjt, dhe nëse i lexon gazetat, ka aq krime sa për t’i mbajtur dy superheronj përherë në betejë. Nuk është kryeqyteti më i lehtë për të jetuar. Nëse sushi, H&M dhe një sistem transporti urban i integruar janë ajo çka nënkupton me fjalën “i lehtë”, atëherë Prishtina dhe krejt Kosova janë në përgjithësi bukur të vështira. Po a nuk na kanë mësuar nënat se çka vjen lehtë edhe ikën lehtë? Kosova është e vështirë, por kjo është ajo që e bën atë të qëndrueshme. Kjo është arsyeja që të detyron të largohesh dhe të kthehesh sërish. Falë Facebook-ut, miqësia ka pësuar një zhvlerësim të madh në këto vitet e fundit, që mund të krahasohet vetëm me zhvlerësimin e dollarit të Zimbabvesë. Kam 800 njerëz që i pëlqejnë njoftimet e mia, por vetëm nja një a dy në të cilët mund të llogaris për ndihmë. Prishtina i thotë vetes qytet, por funksionon si të ishte fshat, e
kosovo 2.0
në fshat njerëzit janë më miqësorë. Veç nëse je ndonjë shtrigë apo ndonjë tip gangsteri dhe pastaj të parët e fshatit bëjnë drejtësi me ty e të gjuajnë në lumë. Prishtina nuk ka as lumë. Por, miqësia në këtë qytet mbart ende një farë rëndësie. Nëse pi në një bar dy herë, atëherë bëhesh klient i rregullt. Nëse i buzëqesh një të panjohuri, do të ta kthejë buzëqeshjen. Dhe nëse të shohin gjëkundi me një vajzë, mulliri i thashethemeve do të vihet në veprim. MIKPRITJA është e madhe. Edhe më e madhe kur merr parasysh faktin se kufizimet e vizave dhe politika e ngadaltë nënkuptojnë se nuk do t’ua kthesh dot nderin edhe për shumë e shumë vjet. Njerëz të këndshëm që të ofrojnë drekë, vend për të fjetur dhe kohën e tyre të lirë për të të shëtitur nëpër rrugët e qytetit pa pritur asgjë në kthim. Nëse e sheh një paketë cigaresh në tavolinë, mund ta
ndezësh një. Për atë punë janë në tavolinë. Nuk është për mendjemadhësi, por për ta ndarë me të tjerët. Një të diel, dolëm të ecnim në pyllin afër Prishtinës. Kishte rënë një shtresë e hollë bore dhe ishte aq ftohtë saqë po ecnim me të shpejtë. Ndoqëm një shteg të shënuar me shirita boje në gurë. Disa ishin me ngjyrë të kuqe, disa me të gjelbër. Harruam se cilën ngjyrë po ndiqnim, por na e mori mendja se tekefundit rruga do të na çonte në një rrotullim të plotë dhe do të gjendeshim sërish te stacioni ynë i autobusit. Por, nuk ishte kaq e lehtë. Ose ndoshta ishte e lehtë, por imagjinata jonë filloi të punonte dhe thamë se na doli mendja vendit. Na hyri frika në palcë. Nuk ishte errur ende, por, o Zot, na hyri tmerri nga hijet tona. Hijet e pemëve po shndërroheshin në përbindësha dhe ishim të bindur se çdo gjë që dukej e punuar nga dora e njeriut ishte bombë ose ndonjë mjet i pashpërthyer. Në atë
— Ndoshta do të të duhet që frikën ta lësh pas shpine në hyrje të kufirit, dhe po, bën mirë të hash çka të vënë përpara. #1 IMazhi verË 2011
kohë kishte ende mina në Kosovë. Ka pasur mina pikërisht këtu. Ishim me një vendëse. Ajo na tregoi. Edhe asaj i kishte hyrë frika. Rruga duhet të kishte marrë për teposhtë, por ne vazhdonim t’i ngjiteshim shpatit të kodrës në pemët që nxinin. Mendja na thoshte se kishim mbërritur në gjysmë të rrugës drejt majës. Pastaj, të fiksuar me idenë se ndoshta dikush po na ndiqte, vendosëm që të vazhdonim përpara në vend se të ktheheshim. Zot, ishte ftohtë dhe ishim në këtë dreq Kosove, dhe i gjithë udhëtimi kishte arritur në një pikë të keqe. Më në fund, e pamë dritën e një bujtine dhe na u desh të ecnim në një rrugë me akull. Kaluam pranë një hoteli të braktisur me lajmërime për mina që dukeshin si zbukurime Krishtlindjeje rreth mureve të prishura. Pimë nga një çokollatë të nxehtë dhe e lamë një kuti cigaresh në tavolinë. I pimë të gjitha derisa mbërriti një tjetër
mike vendëse dhe na tha: "Mos më thuani që vërtet u frikësuat?" Dhe atëherë qeshëm dhe vërtet erdhëm në vete. Nuk u frikuam më. KOSOVA MUND TË JETË e rrezikshme, por më të rrezikshme janë paragjykimet e tua. Them se është normale që të kesh pak frikë kur udhëton në një vend që shumica e njerëzve e kujtojnë si një fushë beteje sesa si një vend të qetë. Por ajo frikë do të të bëjë t’i ngjitesh malit me të katra si i krisur nëse nuk arrin ta kontrollosh. Nëse u frikohesh pyjeve, ka shumë gjasa që të frikohesh edhe nga qebaptoret, rrugicat e errëta dhe dhomat me tym. E nëse është kështu, do ta njoftosh vetëm 20 për qind të vendit. Nëse nuk frikohesh dhe ha kokërdhokët e syve, bëhesh trim në kafenetë e ngushta, nuk të kap paniku nga mungesa e ajrit të pastër dhe e duron tymin e duhanit, atëherë do ta shohësh rreth 60 për qind të
13
➳
➳
vendit. Jo shumë njerëz shohin më shumë se kaq. BUKURIA e Kosovës u ngjan shumë muhabeteve. Mund të jenë të lezetshme, por janë thjesht një strategji shmangieje mes dy njerëzve që nuk duan të arrijnë te thelbi. Kalaja e Prizrenit ka më shumë tela me gjemba sesa një burg. E nëse dëshiron të vizitosh Grykën e Rugovës, duhet të kalosh përmes Pejës, një qytet që u dogj pothuajse i tëri në luftën e vitit 1999. Këto janë si ato rrudhat në një sipërfaqe të sheshtë, por në Kosovë rrudhat janë ato që i japin asaj formën. Rrudhat janë forma. Mos provo ta kuptosh sesi miqtë e njëjtë mund të takohen në të njëjtin bar për katër net rresht, ose si ndihen të kënaqur duke mos bërë asgjë për sa kohë që janë në shoqëri apo pse të gjithë pinë aq shumë duhan – së paku jo para se ta shohësh se çfarë u është marrë një herë njerëzve të Kosovës dhe se çfarë vazhdon t’u merret atyre sot.
14
Kultura e Kosovës del rrallë jashtë kufirit. Ajo është e zënë në kurth brenda vendit. Është vërtet turp, pasi një komb që nuk mund t’ia shpjegojë dot vetveten botës përmes kulturës së vet, nuk është komb, por është veç një ekonomi. Në njëfarë mënyre, kjo është arsyeja se pse mikpritja dhe bisedat janë kaq të zakonshme në Kosovë. Vizitorët marrin një leksion për këtë. Vendësit të mbushin me anekdota, këngë dhe sjellje krejt origjinale, nëse i lejon që të shprehen. Nëse dëshiron t’i mbijetosh Kosovës, është mirë t’i lejosh ta shpalosin këtë anë të tyre. Ndoshta do të të duhet që frikën ta lësh pas shpine në hyrje të kufirit, dhe po, bën mirë të hash çka të vënë përpara dhe të mos i mbash cigaret e tua në xhep. E nëse dikush të kërkon të shkosh për një shetitje në pyll, bëje edhe këtë. — K
— Prishtina i thotë vetes qytet, por funksionon si të ishte fshat, por edhe në fshat njerëzit janë më miqësorë.
kosovo 2.0
#1 IMAGE Summer 2011
15
Portret
dyluftimi mes artistit dhe SHITËSit TË RRUGËS nga Rina Meta / fotografia Atdhe Mulla
GËZIM KELMENDI SHET CIGARE PËR TË JETUAR, POR KUJTON ME MALL DITËT KUR FOTOGRAFONTE NDËRSA ËNDËRRON TË BËHET AKTOR I EKRANIT TË ARGJENDTË.
— “Thuaju atyre se jam artist,” thotë Gëzimi, ndërsa disa djem kureshtarë, moshatarë të tij, na afrohen. Ai është 21 vjeç, por jo çdo gjë mund të kuptohet lehtë në valixhen e tij plot me aventura. I gatshëm për të flijuar kujtimet e fëmijërisë së tij të hershme, Gëzimi flet vetëm për ëndrrat që kishte kur ishte 8 vjeç e këndej. Ishte kjo koha kur familja e tij e la fshatin e vogël, Bllacë, që kishte vetëm një shkollë të thjeshtë dhe një xhami të vjetër, për t’u vendosur në Prizren, në qytetin e madh të ëndrrave të Gëzimit. Familja e Gëzimit mund të gjendet vetëm në kujtesën kolektive të qindra familjeve që ranë nga fshatrat për t’u vendosur në qytete. Në Kosovë, listat e migrimit zyrtar janë ende hije numrash jo të besueshëm, që u hartuan nga regjistrimi i diskutueshëm i popullsisë në prill të vitit 2011, rreth 20 vjet pas lëvizjes së familjes së Gëzimit. Ndërsa lëvizja e njerëzve nga fshatrat vazhdon, vitet e shkuara i kanë shndërruar qytetet e vogla të Kosovës në imazhe të pjella nga imagjinata naive e të pashpresëve, që shohin shanse të fshehura për sukses në qytet. Me shkollat e ftohta që nuk kanë mësues të gjuhës angleze dhe pa një treg për grurin që kalbet në grunar, fshatrat e Kosovës nuk janë burime shprese për një jetë më të mirë. Në të vërtetë, ato janë hije drithëruese të panoramave të bukura dhe peizazheve piktoreske. Realiteti i fshatit i ndihmoi shumë përmasës histerike të zhvendosjeve të pasluftës, shpresave të mëdha të asfaltit dhe fshatrave pa fshatarë. Shtatë anëtarët e familjes Kelmendi, nëna, babai, dy motrat dhe tre vëllezërit e Gëzimit, e kanë lëshuar Bllacën për një shtëpi të zbrazur, pa pronar në Prizren. Sot, ata jetojnë në një shtë-
pi tjetër pa pronar. Ndodhet brenda një kompleksi ndërtesash në Prizren, ku qindra familje janë strehuar pa autorizim apo leje banimi. Ndërkohë, shtëpia e tyre e re është më e ngrohtë, nuk pikon gjatë dimrit dhe ka dritare me xhama të vërtetë. Larg nga kompleksi i ëndrrave të prishura, Gëzimi e harxhon pjesën më të mirë të kohës së tij në qendrën e qytetit, në lagjet e tij aty rrotull dhe në rrugët që ushqejnë dhe ruajnë kujtimet nga dashuria e parë e Gëzimit. Ndërsa endej nëpër rrugë, ai filloi që me një kërkim kureshtar të zbulonte historitë pas dritareve të qytetit të vjetër dhe e la shkollën kur ishte në klasën e shtatë. Gëzimi e ka tkurrur listën e tij të arsyeve në mungesën e kushteve të mira në shkollë, pasi që familja e tij nuk kishte mundësi që ta ndihmonte. Ajo çfarë ka mbetur e pandryshuar në historinë e tij është dashuria e pafund për qytetin dhe rrugët e tij. Kjo dashuri, mes shumë dashurish dhe pasioneve të tjera të mikut tonë, mbart në vetvete histori të frikshme që fshihen pas realitetit të zymtë. I harruar në shkollë, por gjithmonë i pranishëm në qytetin që gëzon emrin muze, Gëzimi i ka fituar paratë e tij të para duke shitur foto çasti “Polaroid” me aparatin e tij të parë. Ishte viti 2002 dhe pagesa ishte relativisht e vogël. Ndërkohë, entuziazmi për kompozim dhe foto më të mira u rrit brenda tij. Vera solli me vete edhe pushimet, e kështu shumë emigrantë të Kosovës erdhën nga Gjermania dhe vendet e tjera për të shpenzuar paratë e fituara me mund. Gëzimi i quan ata “shatzi”, dhe kjo ishte një kohë e artë për të. Ai fitonte më shumë se rroga mujore prej 200 eurosh e një profesori universiteti dhe i ndihmonte mirëqenies së familjes, ndërkohë miqësohej me këdo që e vizitonte qytetin e tij. Përralla e tij e bukur zgjati pesë vjet. “E lashë fotografinë. Ose, të shprehem më mirë, ajo më la mua... Fabrika nuk prodhon më të tilla”, thotë Gëzimi i zhgënjyer. Gëzimit nuk i kujtohen lajme të tjera ndërkombëtare të asaj kohe, por ky lajm i veçantë i dha fund një kapitulli të bukur të fotografisë dhe historisë së tij të dashurisë. Gjatë shkurtit të vitit 2008, për shkak të rënieve të vazhdueshme prej 25 për qind të shitjeve të filmave “Polaroid” për tetë vjet me radhë, kompania “Polaroid” lajmëroi planet për mbylljen e veprimtarisë,
✈ VAZHDON NË faqen 88 16
kosovo 2.0
#1 IMAZHI VERË 2011
17
Portret
pionierja e trendit vegjetarian nga Ardit Bejko dhe Sarah Wischmann / fotografia Atdhe Mulla
Me Nurhan Qehajanë u takuam në një kafene të vogël në qendër të Prishtinës që quhet Tingle-Tangle. Lokali është zbukuruar në mënyrë të përzgjedhur nga artistë të ndryshëm, të cilët i bënë punimet e tyre drejt e në muret e tij. Këtu, ajo ka hapur rishtazi kuzhinën e parë në Kosovë vetëm me ushqim vegjetarian. Qehaja është një artiste bashkëkohore që ka jetuar në Zelandën e Re deri kur u kthye në Kosovë disa vite më parë. Ajo eksperimenton me performancë, video art – dhe së fundmi edhe me falafel dhe përbërës të tjerë vegjetarianë. Kosovo 2.0: Pra, ju nuk e hani mishin, hë? Qehaja: (Qeshet) Po më pëlqen hyrja! K2.0: Që kur jeni vegjetariane? Qehaja: Që prej katër vjetësh. K2.0: Pra, u kthyet në Kosovë dhe papritur vendosët se dëshironit të bëheshit vegjetariane? Qehaja: Jo, vendimin e mora në Zelandën e Re, para se të kthehesha. Dhe në atë kohë kam “luftuar” tej mase me ushqimin. Në shtëpi, secili mundohej të më ndihmonte në njëfarë mënyre. Secili bënte më të mirën, por tregonin njëfarë shqetësimi. Më shikonin si një fëmijë të ngratë. “Oh, e çfarë do të hash? Si do të të ngopë ajo sallatë?” (Qesh) Aq sa ti ia nis të ndihesh keq...
K2.0: Por, në përgjithësi a u pajtua familja juaj me këtë gjë? Qehaja: Po, përveç tim eti, që përpiqej të më bënte të haja supë me mish. Dhe më thoshte: “Mos ki merak, se nuk ka mish në të”. E pastaj, njerka ime pëshpëriste duke më thënë: “Jo, ka mish”. Më duhej të shtiresha sikur e haja. Kjo vinte nga shqetësimi i tij se nuk po haja ushqim të mirë. K2.0: U kthyet në Kosovë. Sa e vështirë ishte të haje jashtë shtëpisë? Qehaja: Shumë e vështirë, pasi në fakt nuk kishte asnjë vend që tregtonte ushqim vegjetarian. Veç disa vite më parë, nisën të përgatisnin pjata vegjetariane këtu. Në restorante do të gjeje një opsion vegjetarian të çfarëdolloj ushqimi. K2.0: A është lokali yt i pari lokal vegjetarian në Kosovë? Qehaja: Po, është – pasi përmban vetëm meny vegjetariane. Ka edhe vende të tjera që ofrojnë pjata vegjetariane, por ky është i pari që ofron vetëm ushqim vegjetarian. Për aq sa di unë. K2.0: Pse është mishi kaq i rëndësishëm në kuzhinën e Kosovës? Qehaja: Mendoj se është i rëndësishëm, për shkak se mendohet se është i pasur me vlera ushqyese. Mendohet se duhet të ushqehesh me mish. Të mbushë e çdo gjë tjetër. Kur jetoja në Zelandën e Re, shkova në një festë ku të gjithë ishim shqiptarë dhe thashë “nuk ha mish”. Njëra vajzë më pyeti se pse, dhe i thashë, sepse jam vegjetariane. E ajo më tha “ti nuk mund të jesh edhe shqiptare, edhe vegjetariane!” Gjeniale. K2.0: Përse vendose të bëhesh vegjetariane? Qehaja: Mendoj se ishte shumë intuitive për mua. Nuk mund t’ju jap vetëm një arsye, pasi i pata disa. Filloi më shumë në mënyrë shpirtërore. Dhe pastaj u bë arsye rreth ushqimit e rreth shëndetit. Thjesht pushova së ngrëni mish dhe e pashë sesa krijues mund të jetë njeriu me ushqim vegjetarian. K2.0: A keni ende kohë të mjaftueshme për artin tuaj? Qehaja: Kam më shumë kohë tani sesa kur punoja në zyrë
✈ vazhdon nË faqen 88 18
kosovo 2.0
#1 IMAZHI VERË 2011
19
Portret
në vendlindje, telat e tij frymëzojnë dhe ushqejnë nga Agon Maliqi / fotografia Atdhe Mulla
Violinisti Visar Kuçi sapo kishte përfunduar së luajturi në një kishë të Gjermanisë kur iu afrua pranë një prift. “Si është e mundur që dikush të jetë nga Kosova dhe ta luajë kaq mirë Bahun?”, pyeti prifti.
— Kuçi në atë kohë ishte student i muzikës në Universitetin e Mynsterit. Ishte mësuar me idenë që t’i befasonte njerëzit. Duke qenë një djalë nga Kosova, që bënte mrekulli me një violinë në duart e tij, Kuçi ishte një rast i rrallë në Gjermani. Ai e sfidoi stereotipin e shqiptarit të Kosovës në Gjermani. Nuk ishte një punëtor emigrant pa profesion apo kriminel. Në fakt, Kosova nuk ishte veç vendlindja e Kuçit, por edhe vendi që e lindi muzikën brenda tij. Veglat muzikore e kanë mbushur shtëpinë e familjes së tij në Prishtinë. I ati, profesor filologjie, luante për kënaqësi. Një djalë kureshtar 9-vjeçar donte të luante, gjithashtu. “Isha gjithmonë i intriguar nga mundësia që të jep kjo vegël për të shprehur emocione të pafundme, të cilat njeriu nuk i shpreh dot me fjalë”, thotë Kuçi. Ai donte të luante në piano, por familja e tij nuk e përballonte dot blerjen e saj. Ishte fillimi i viteve ’90 dhe kohët ishin të vështira. Violina ishte mundësia më e lirë. Tani, 18 vjet më vonë, Kuçi ka diçka më shumë se mjeshtërinë teknike të instrumentit të tij. Ai sjell diçka të veçantë që nuk vjen nga mësimet private në rininë e tij apo ato në shkollën prestigjioze të muzikës në Gjermani. Ai e përcjell shpirtin e tij përmes violinës. I bërë njësh me violinën dhe me sytë në dukje të mbyllur, Kuçi i jep jetë veglës së tij prej druri, duke e kthyer atë në mish dhe gjak. “Është e qartë se ai i njeh stilet muzikore në hollësi, që nga muzika klasike deri te xhazi, duke mos lënë jashtë as rokun
dhe folklorin”, thotë Genc Salihu, figurë e njohur e muzikës alternativ që bashkëpunon shpesh me Kuçin. “Por, ajo që mendoj se është më e bukura e tij është se ai e ndien jetën e brendshme të muzikës; ai është i familjarizuar me rrahjet e saj të thella, dhe kjo është diçka që i jep atij një ndjenjë qetësie dhe natyrshmërie kur luan muzikë”. Si student i muzikës, Kuçi parapëlqen të ushtrojë në qetësinë që mund ta gjejë vetëm natën vonë. Një herë ai u end nëpër rrugët e Mynsterit në kërkim të vendit të përsosur për të luajtur provën e provimit të diplomimit të tij. E gjeti vendin në një tunel në një rrugë dytësore. Akustika ishte shumë e mirë; violina e tij tingëlloi shkëlqyeshëm. Për disa ditë rresht, Kuçi shkonte në tunel në orën 2 pas mesnate dhe e shndërronte atë në një sallë koncerti. “Pse nuk del ditën e të luash diku në qendër të qytetit?”, e pyeti një kalimtar, duke e marrë Kuçin për muzikant trotuaresh. Shumë kompromise për të punuar si violinist “Kam kohë të shkurtër vetëm 10 minuta për të pirë një kafe”, thotë Kuçi, ndërsa bashkohet me miqtë e tij në një kafene të Prishtinës, ngjitur me Filarmoninë e Kosovës, ku ai kryen njërën prej punëve të tij gjatë ditës. Kuçi punon shumë. Ai është profesor në Universitetin e Prishtinës. Pastaj ka edhe një sërë projektesh me muzikantët në vend, me të cilët ai mund të luajë çfarëdolloj instrumenti me harqe. Gjithashtu, ai luan rregullisht edhe në koncerte me muzikë të drejtpërdrejtë në grupe të ndryshme roku dhe xhazi. Luan edhe në bas për grupin muzikor të emisionit popullor televiziv “Oxygen”. Ta fitosh jetesën si muzikant, ose si çfarëdolloj artisti, është e vështirë kudo. Për ata pak njerëz që hyjnë në elitën modeste të Kosovës, por të gjallë nga ana kulturore, kjo detyrë është tejet e vështirë. Muzikantët si Kuçi marrin pak ose aspak mbështetje institucionale për punën e tyre krijuese. “Në shumicën e rasteve nuk është se njerëzit në pushtet janë të pashpirt; thjesht ata nuk e kanë idenë se çfarë ka vlerë kulturore apo që ia vlen të mbështetet”, thotë Kuçi. Kështu që në një treg kulturor të vogël e të izoluar, jetesa nga një punë e tillë është pothuajse e pamundur, sidomos kur ajo nuk bëhet për tregun masiv. Për Kuçin kjo nënkupton që
✈ vazhdon nË faqen 89 20
kosovo 2.0
#1 IMAZHI VERË 2011
21
Portret
Lëngu përvëlues i Çagllavicës nga Milot Hasimja / fotografia Kushtrim Ternava
Kur e shijon, goja jote ndihet ndryshe. Kur fillon të të rrëshqasë nëpër fyt, një valë e nxehtë ta përfshin gjithë trupin, nga maja e kresë deri te gishtat e këmbës. Shumë e quajnë “viagra e lëngshme”, krejt natyrore. E nëse pi shumë prej saj, do të hysh në një dimension të tretë. Quhet raki.
— Jovan Tomiq, një 60-vjeçar serb, nga fshati Çagllavicë, në dalje të Prishtinës, e merr shumë seriozisht zierjen e rakisë së tij. “Po më ktheni mbrapa në kohë”, thotë Tomiq. “Fillimisht ishte babai im që e prodhonte dikur rakinë. Në atë kohë unë isha fëmijë dhe vetëm mund të shikoja. Por, tani, ka rreth 40 vjet që e ziej vetë rakinë”. Fjalët e tij shoqërohen gjithmonë nga një gotë e vogël rakie. Është pija e tij, e nxjerrë nga frutat e tij dhe e zier nga vetë ai. “Nëse bëjmë një përllogaritje, atëherë del që për 40 vjet kam prodhuar rreth 6 tonë raki, ose përafërsisht 150 litra çdo vit”, na thotë ai me buzë në gaz. Rakia nxirret nga fruta të ndryshme, si: dardha, mollë, ftonj, thana ose rrush, por Tomiqi përdor kumbullën si frutë për rakinë e tij. “Rakia e kumbullës është në traditën tonë”, thotë ai, ndërsa e hedh vështrimin drejt arës së tij. “Që prej vitit 1985 kam mbjellë një varietet amerikan, që është një kumbull shumë e madhe. Kam mbjellë rreth 40 hektarë”.
Cilësia e prodhimit të çdo viti është e rëndësishme për një raki të mirë dhe të shijshme. Nëse ka shumë diell, pemishtet do të kenë shumë sheqer. Kjo e rrit përqindjen e alkoolit. Përgatitjet për kultivimin e kumbullës nisin në janar. Në këtë muaj të ftohtë të dimrit, bëjmë fertilizimin e pemëve, ndërsa në fund të shkurtit fillon krasitja, duke hequr degët e tepërta. Mbaron dimri, fillon pranvera dhe muajt e nxehtë të verës janë te dera. Kumbullat piqen dhe janë gati për t’u vjelë. “Kumbullat e gjelbra nuk duhen mbledhur asnjëherë. Ato duhet të ndahen dhe të përzgjidhen. Unë përdor vetëm kumbullën më të mirë për rakinë”, na tregon ky fanatik i thekur i rakisë. Kumbullat mblidhen dhe vendosen në fuçi, ku shtohen edhe disa litra ujë dhe qëndrojnë kështu për disa javë. Gjatë kësaj kohe pushimi, kumbullat i nënshtrohen një procesi të veçantë nga bletët dhe insektet, që i shtrydhin kokrrat. “Pas 25 ditësh, rakia është gati për zierje”, thotë ai. “Kam një kazan 100-litërsh, ku e fus kumbullën. Uji, që kryen ftohjen e alkoolit, vendoset në anën tjetër. Pasi e fusim kumbullën në kazan, ajo fillon të zihet dhe kështu rakia del jashtë”. Me 100 litra lëndë të parë, Tomiqi mund të prodhojë rreth 18 deri 20 litra raki, varësisht prej sasisë së sheqerit të kumbullës. “Me zierjen e parë, rakia del 35 gradë”, thotë ai. “Pastaj e vendos edhe një herë në kazan, ku ajo distilohet dhe fitohet një raki me vlerë alkooli 50-55 gradë, varësisht sesa të fortë e do”. Është e kotë t’jua shpjegojmë procesin në hollësi të madhe nëse nuk e keni provuar atmosferën gjatë ditëve të zierjes së rakisë. “Është një atmosferë pune dhe gëzimi. Zakonisht, i zoti i shtëpisë nxjerr rakinë më të vjetër që ka. Më vijnë miq për vizitë, e po ashtu bashkohen edhe miqtë shqiptarë nga Prishtina”, na tregon Tomiq. Kur e gjithë puna përfundon nëpër shishe qelqi, një pjesë e madhe e rakisë mbahet për konsumin e familjes, ndërsa një pjesë e vogël shitet. Një litër e tillë rakie mund të shitet nga 10 euro, varësisht prej cilësisë. Kafenetë dhe baret e shumta të Prishtinës, në shu-
✈ vazhdon nË faqen 89 22
kosovo 2.0
Jovan Tomiq reflekton mbi 40 vitet e fundit të prodhimit të rakisë, e cila përbëhet nga fruta, përfshirë dardhë, mollë, ftua, thana dhe rrush. Një bucelë mban më shumë se 150 litra; një gotë kushton se paku 50 cent në cilindo bar në Kosovë.
#1 IMazhi verË 2011
23
portrait
Gillespie korr sukses me Çiltërsi fëmijërore nga nate tabak / fotografia Atdhe Mulla
Gillespie po përjeton majat. Grupi muzikor i rrymës indie rock nga Prishtina ka provuar edhe uljet edhe ngritjet e veta që prej krijimit të tij në vitin 2005. Kuarteti ka dalë prej nëntokës, e thënë fjalë për fjalë, për të lëshuar melodi të harlisura dhe pafajësi lirike që konspironte një tingull që nuk është dëgjuar kurrë më parë.
— Pas një pushimi dyvjeçar dhe pas largimit të papritur të solistes së tyre, grupi Gillespie rikthehet me një përpjekje më të madhe, e cila tregon se ky grup me një ndjeshmëri paksa fëminore është pjekur gjatë punës së vet të patrembur. Kosovo 2.0 bisedoi me kitarristin Guri Shkodra, solisten Hana Zeqa dhe bateristin Sedad “Sexha” Ajeti, kur ata ishin duke përfunduar këngën e tyre “Numëroj n’numratorë!”. Kosovo 2.0: Si fillim, për ata që nuk e njohin atë, kush dhe çfarë është Gillespie? Shkodra: Ka nisur nga njerëz që u pëlqente të pinin kafe; pak të mërzitur nga rutina, dhe monotonia e jetës së tyre. Më pas vendosëm të mbylleshim në një bodrum për një vit, dhe e bëmë këtë gjë. Gjatë kësaj kohe krijuam shumë materiale dhe aksidentalisht përfunduam në skenë, pasi shumë prej miqve tanë kishin kureshtje të dinin se çfarë po bënim në bodrum. K2.0: Kur ia nisët fillimisht, si do ta përshkruanit muzikën që krijonit?
Shkodra: Ne vetëm pengoheshim nëpër bodrum. Ndoshta nga këto zhurma arritëm të krijojmë rreshtat e parë. Po argëtoheshim, pra ndjenja ishte veç kënaqësi, dhe them se kjo është e gjitha. K2.0: Por, në fakt doli një album. Shkodra: Po, ishte më tepër rastësi. Ne kishim shumë këngë dhe një shoku ynë, i cili sapo kishte hapur studion e tij në atë kohë, na kërkoi nëse mund të regjistronim vetëm një këngë fillimisht. Ishte kënga “Luledielli”. Më pas ne vendosëm ose më mirë ai na ftoi që të regjistronim një album. Ishte më tepër si një album demo, regjistrimi i të cilit zgjati rreth katër orë, besoj. K2.0: Dhe patët shumë sukses me atë album të parë? Shkodra: Në fakt ishte e çuditshme, sepse në vitin 2005 Kosova nuk i kishte ende grupet e saj origjinale që këndonin muzikë të gjallë. Patëm goxha sukses në skenën rajonale dhe suksesi ynë më i madh ishte kur disa producentë në MTV dëgjuan për ne dhe albumin tonë. Ata e vizituan krejt rajonin dhe vendosën që të ishim ne grupi që do të luante përpara grupit Red Hot Chilli Peppers në koncertin e tyre në Serbi. Por, për shkak të disa problemeve teknike – më së shumti çështje sigurie – nuk mundëm të luanim dot aty. K2.0: Pra. doni të thoni se nuk ishit të sigurtë atëherë? Shkodra: Përveç sigurisë, ishte dhe fakti se të gjitha këngët tona janë në shqip, dhe kurrë nuk e kemi pasur prirjen për të shkruar tekste në anglisht. Dhe na thanë se nuk mund të hynim në Serbi me pasaporta të Kosovës. Kështu që ngecëm në vend. K2.0: Ju kishit në dorë një ofertë të tillë dhe rrethanat nuk jua bënë të mundur pjesëmarrjen tuaj. Si u ndjetë më pas? Shkodra: Sigurisht që u zhgënjyem shumë, vërtet shumë. Kjo nuk ishte e drejtë. K2.0: Dhe pas kësaj, si ishte të ishe në grup? A ju preku kjo në një farë mënyre të gjithëve së bashku? Shkodra: Të jesh nga Kosova dhe të kesh një grup tëndin do të thotë të mërzitesh shumë shpesh. Në radhë të parë nga shoqëria dhe në radhë të dytë nga gjithçka tjetër, nga sistemi si
✈ vazhdon nË faqen 90 24
kosovo 2.0
#1 IMAZHI VERË 2011
25
portrait
Përtej dizajnit të modës nga lejla sadiku / fotografia atdhe mulla
Dizajnere të lindura në Kosovë e të arsimuara nëpër botë po i çelin atelietë e tyre në Prishtinë. Përqasja e tyre është e personalizuar; e stilet e tyre sjellin freski. Biseduam me Krenare Rugovën, Njomëza Lucindhe Venera Mustafën – tre vajza të forta që janë të gatshme të përballojnë sfida, edhe kur ato janë blerësit e Prishtinës.
— Bota e modës po bëhet gjithmonë e më shumë anonime – publiku nuk është në dijeni të qindra dizajnerëve pas markave të mëdha, drejtorëve artistikë, pasarelave dhe lidhjeve mes procesit dhe produktit që po veniten dhe zhduken. Megjithatë, në Prishtinë, po zhvillohet një kulturë tjetër mode me një fytyrë njerëzore. Përkundrejt numrit në rritje të markave kryesore, dyqaneve demode që shesin rroba turke dhe kineze dhe dizajnerëve të argëtimit ekstravagant, një rrymë e ndryshme e modës urbane, e thjeshtë, lehtësisht elegante që frymon individualitet po përhapet në Prishtinë. Prerje të pastra, dizajne të stofrave natyrale që u lejojnë grave të lëvizin lirshëm, ose korse që i qesin në pah format femërore dhe kapele që i përshtaten shijeve ekscentrike të dikujt, përcaktojnë punën e dizajnereve të reja të Kosovës. Por, ato po bëjnë më shumë sesa vendosjen e trendeve dhe bërjen e modës pjesë të jetës së përditshme. Ato mund të punonin në Paris, Londër, Nju Jork, Stokholm apo Berlin. Prapëseprapë, ato zgjodhën Prishtinën, të gjitha për arsye të ndryshme, qoftë familja apo mundësitë. Mbi të gjitha, ato e duan Prishtinën me të gjitha të mirat e të këqijat e saj. Edhe pse kanë stile të ndryshme, Krenare Rugova, Njomëza Luci dhe Venera Mustafa kanë shumë të përbashkëta: ato janë
të reja, krijuese dhe të dhëna pas punës së tyre. Puhia e freskët e dizajnereve të modës së Prishtinës kërkon të sjellë një lloj harmonie, ndërsa i përzien elementet e qytetit me teknikat e modës së lartë. Kështu, bisedova me to për arkitekturën, harmoninë dhe kafshët njëbrirëshe, duke u përpjekur që të kuptoja se cilat janë shtysat e tyre, ku duan të shkojnë dhe ku e gjejnë frymëzimin për punën e tyre. Rugova u kthye në Kosovë në vitin 2003, pasi ishte diplomuar në shkollën e dizajnit Parson në Nju Jork dhe Paris, dhe e hapi atelienë e saj menjëherë pas studimeve universitare. Ajo e ka punëtorinë e vet në Vushtrri, Kosovë, ku secili produkt mban etiketën “Krenare Rugova: Prodhuar në Kosovë”. Mustafa e ka ndjekur ambicien e saj për dizajn mode pas përfundimit të diplomës së saj për skulpturë në Prishtinë, në vitin 2004. Në vitin pasardhës ajo u fut në Shkollën e Lartë të Arteve dhe Teknikave të Modës në Paris. Në vitin 2008, ajo përfundoi studimet e saj dhe u specializua në veshjet e meshkujve. Në qershor 2011, ajo e ka gati markën e saj dhe një atelie konceptimi në Prishtinë. Luci i përfundoi studimet e saj për grafikë në Prishtinë, për të vazhduar pastaj eksperimentimin me forma të ndryshme të teatrit, kostumografisë, qeramikës dhe fotografisë, për ta kuptuar më në fund se ajo dëshiron të gërmojë më imtësisht në dizajn mode, diçka që ajo e bën tashmë prej 10 vjetësh. Të ngresh biznesin tënd si një dizajnere mode i ka të dyja, si sfidat edhe shpërblimet. Përveç faktit që kërkon një investim të konsiderueshëm, tregu është i vogël, stofrat nuk janë të lehta për t’u gjetur dhe blerësit mund të jenë të vështirë. Rugova, dizajnerja e parë që hapi atelienë e saj në Prishtinë, thotë se sfida e saj e parë ishte edukimi i blerësve për ndryshimin mes rrobaqepëses dhe dizajneres. “Blerëset vinin me një revistë në dorë dhe më kërkonin që t’ua qepja pikërisht atë veshje”, thotë ajo. Por kjo punë i ka edhe shpërblimet e veta. Përmes punës së tyre, ato po i sjellin vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat e Kosovës, më pranë trendeve që hasen në vende të tjera të botës. “Kjo është një fushë ku ne nuk kemi se pse të ngelemi pas... është e mundur që secili të duket bukur”, thotë Rugova, ndërsa ia provon bustin e fustanit një vajze që do të vishet me një dizajn të lindur në Kosovë në mbrëmjen e diplomimit.
✈ vazhdon nË faqen 91 26
kosovo 2.0
“Më pëlqen arkitektura, kështu që frymëzimi im vjen nga arkitektura: skicimet, përshkrimet dhe vijat.”
“Nuk kam asnjë filozofi. Nuk mendoj kurrë për modën; thjesht vjen. Besoj se përpara se të vijë mendimi, vjen imagjinata.”
“Këmbëngulja për të gjetur vetveten duhet të jetë një aventurë që nuk mbaron; nuk ka asgjë më të mirë sesa ta befasosh vetveten.”
#1 IMazhi verË 2011
27
28
kosovo 2.0
Vendi i zhgënjimit
nga richard warnica ilustrimet driton selmani
Kosova i ka lënë pas shpine tmerret, por është ende një shtet që lufton për të gjetur një identitet të ri dhe për të ecur përpara.
➳ -1-
#1 IMAZHI VERË 2011
29
Vendi i zhgënjimit
➳
“Nganjëherë them se njerëzit mendojnë se, nëse i kanë mbijetuar luftës, ata nuk duhet ta vrasin më mendjen për asgjë tjetër”. — Këto kanë qenë pothuajse fjalët e para që kam dëgjuar për Kosovën, të paktën nga dikush që ka qenë aty. Ishte një fluturim i shkurtër nga Frankfurti në Prishtinë gjatë muajit mars. Isha ulur në karrigen nga dritarja. Në atë nga korridori, ngjitur meje, ishte ulur një ushtar gjerman, trupmadh e me flokë të verdhë, që vinte për një qëndrim katërditor. Kisha dëgjuar prej vitesh për Kosovën. Po shkoja aty që të shkruaja rreth saj, por prapë dija shumë pak për vendin, për jetën e përditshme të njerëzve në Kosovë. Gjermani kishte qenë për të parën herë në Kosovë në vitin 1999. Kishte shkuar aty për të kërkuar varre masive. E që atëherë, gjatë këtij dhjetëvjeçari, është kthyer me misione të ndryshme, si drejtim konvojësh, ruajtje e bazave ushtarake dhe kërkime bombash të pashpërthyera. “Në vitin 1999 mendova se 99 për qind ishin kriminelë”, thotë gjermani. Që atëherë, mendimi i tij u përkeqësua edhe më. Shtëpitë në Kosovë rrinin përjetësisht të papërfunduara, më tregonte, dhe kjo ishte mënyra më e mirë për t’iu shmangur pagimit të taksave. Pas luftës, më tha, vajzat e fshatit i çonin të ruanin dhentë në vendet e minuara;
humbja e një vajze, beson ai, nuk shihej si ndonjë humbje e madhe. “Është një vend i bukur”, tha gjermani, duke u shtrirë në karrige e duke menduar për të, “përveç njerëzve të çmendur që ka”. Kjo është një histori për imazhin e Kosovës, ose që mendohet se është, gjithsesi. Njerëzit e Kosovës mund të jenë të ndjeshëm me faktin sesi i sheh bota ata, ndoshta për shkak të tipave si ky gjermani. Por, ka diçka: jashtë botës së vogël të ndërkombëtarëve dhe ushtarëve që punojnë aty, nuk mendoj se Kosova ka njëfarë imazhi. Nuk është se njerëzit mendojnë keq për vendin – ata thjesht nuk mendojnë fare për të. Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Dymbëdhjetë vjet më parë, Kosova dukej sikur ishte vendi më i rëndësishëm në botë. Pas gjenocidit në Ruandë dhe kasaphanave në vendet e tjera të Ballkanit, Kosova dukej si një përsëritje, si një mundësi për të rijetuar retorikën e “kurrë më” dhe për të vepruar aktualisht kundër një mizorie para se të ndodhte. Për një kohë, në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, Kosova tërhoqi vëmendjen e botës. Pas bombardimit të NATO-s në vitin 1999, forcat ushtarake serbe u larguan në masë nga provinca. Trupat ndërkombëtare hynë në vend dhe siguruan kufijtë. U gjendën kufoma në puse dhe tregoheshin histori të tmerrshme, por qindra e mijëra shqiptarë etnikë, që ishin nxjerrë jashtë vendit nga forcat serbe, u kthyen në shtëpi. Si rrjedhojë, pas luftës, gazetarë dhe akademikë të ndryshëm erdhën në vend – disa herë para dhe disa herë bashkë me mijëra diplomatë e punonjës humanitarë. Gjatë kësaj kohe, shkruheshin artikuj në gazeta, shkrime akademike dhe libra për Kosovën. Michael Ignatieff shkroi një prej librave më të famshëm. Gjenerali amerikan, Wesley Clark, shkroi një tjetër. Për një grup të caktuar, Kosova ishte shteti “i përkëdhelur” i momentit: vajza më e bukur në vallen ndërkombëtare. E pastaj u shembën kullat binjake dhe gjithçka ndryshoi. Pas 11 shtatorit 2001, njerëzit që mendonin për gjëra të tilla si ndërhyrje, ndërtim i vendit dhe të drejtat e njeriut shkuan në kriza më të mëdha: në Afganistan e Irak. Kudo me dikë që mund të na
-2-
30
kosovo 2.0
hedhë në erë. Në 10 vjetët para 11 shtatorit, fjala “barbarizëm” nënkuptonte Ruandë dhe Srebrenicë. Pas kësaj date, nënkuptonte Guantanamo dhe Bagram. Kështu gazetarët lëvizën në Lindje. Dhe akademikët u shkuan pas. E kështu nuk u treguan më histori për Kosovën. Sot, për shumë në Perëndim, Kosova ekziston, nëse ekziston vërtet, si një mësim që e mbajnë mend përgjysmë, një shembull i ndërhyrjes që u krye mirë, e kundërta e Irakut. E vërteta është më e ndërlikuar, më e panjohur dhe më e mprehtë. Por, në një media që raporton veç për krizën ekonomike dhe luftën kundër terrorit, është e vështirë që ndonjë gjë tjetër komplekse të depërtojë në të. Kur historitë për Kosovën çajnë lajmet perëndimore, ato janë zakonisht të zymta. Raporti i Këshillit të Evropës, me ato deklaratat e veta për rrëmbime organesh dhe krime lufte, zuri për ca kohë titujt e lajmeve. Po kështu edhe Arid Uka, gjermani i lindur në Kosovë, që qëlloi dy ushtarët amerikanë në Frankfurt. Por, këto histori dalin në të qindtën e sekondës, befasishëm, ta kthejnë makthin dhe pastaj zhduken. Edhe në mesin e atyre që e kanë studiuar Kosovën, që punuan për hapat e mëtutjeshëm pas luftës, — ndërhyrje, pavarësi, njohje – vendi sot ekziston më tepër si një grumbull historish nga e kaluara sesa si një vend në kohë reale. Isha në universitet në vitin 1999. Studiova ndërhyrjen dhe pasojat. Në rini kam lexuar dengje me raporte mbikëqyrëse dhe tregime për viktimat. E lashë me kaq. Kosova u bë një legjendë e tmerrit. Njësoj si Dakau apo Mai Lai, ajo ishte më shumë një skenar për tragjedi sesa një vend i vërtetë. Këtë vit vendosa që të zbuloj më shumë, që të eksploroja jetën e Kosovës sot. Fluturova në një natë të ftohtë marsi. E lashë Vankuverin të dielën herët në mëngjes dhe mbërrita në Prishtinë të hënën vonë në darkë. I gjithë udhëtimi zgjati më shumë se 30 orë dhe më la të turbulluar, të çrregullt e të dobët në njëfarë mënyre të çuditshme dhe të lodhshme. Të vish me një mendje të dyzuar nuk është asnjëherë mënyra më e mirë për të shijuar një vend të ri. Kjo ndoshta e shpjegon se pse përshtypjet e
para për Kosovën ishin kaq të çuditshme. Para se të nisesha nga shtëpia, rezervova një dhomë në bujtinën “Velania” në Prishtinë, një vend jo shumë fort i rekomanduar për të përmbushur nevojat e mia – në një qytet të mësuar me çmimet e larta të punonjësve humanitarë dhe diplomatëve, hotelet e lira nuk ekzistojnë. Bujtina ishte i vetmi vend që mund të përballoja. Taksia që mora në aeroport më la pothuajse në majë të një kodre të madhe në lagjen “Velania”, rreth 20 minuta në këmbë nga qendra e qytetit. Brenda bujtinës, në një korridor të errët, qëndronte pronari, një burrë që, për aq sa mund të them, njihej si Profesori. Kur e takova, Profesori ishte ulur në një lloj divani pa mbështetëse shpine përballë një tavoline që ishte afër një lavamani, dhe mbi të një televizor ku po transmetohej versioni shqiptar i emisionit “Kush do të bëhet milioner”. Profesori kishte flokë të bardha e të rralla dhe një trup të shëndoshë, si një cilindër i rrumbullakosur mirë. Fytyrën e kishte të hequr dhe të rrudhur dhe kishte veshur një pulovër mbi këmishën me kravatë. Isha i lodhur dhe i uritur. Doja vetëm një shtrat e ndoshta edhe pak ushqim. Por, Profesori, me çfarë mësova, kishte qejf të fliste, dhe kështu dukej se ishte i vendosur të fliste. Ndërsa po rrija te dera, Profesori ia nisi një bisede njëkahëshe mbi çmimin që duhet të paguaja. Dukej i bindur se ishim marrë vesh për çmimin. Po kontrollonte në një tufë emailash të shtypur, duke kërkuar për timin. Nuk po e gjente. Nxori një shifër nga diku: 16 euro për natë. “Në rregull”, i thashë. Ai vazhdoi. “Do t’i japim dhomën 41B,” i tha një burri më të ri te tavolina. “Dhoma 41B është shumë e qetë”, vazhdoi Profesori, duke m’u drejtuar mua. “Shtrat i madh”. “Shumë mirë”, i thashë. “Po 33B?”, u kthye ai. “Shtrati i madh është për çiftet. Ata mund të flenë bashkë.” “Mirë.” “Dhoma 33B ka dy shtretër,” vazhdoi ai duke i ngritur lart dy gishta. “Nëse vijnë dy veta, ne lëvizim.” -3-
➳
#1 IMAZHI VERË 2011
31
➳
Pastaj, vazhdoi të fliste me veten se kush do të më çonte lart. Kontaktet e mia me Profesorin ishin aso lloj ngjarjesh që gjithmonë kanë më shumë kuptim në çastin kur ndodhin sesa janë në të vërtet. Ne të dy nuk kishim as gjuhë e as norma të përbashkëta. Askush prej nesh nuk dinte se çfarë të priste prej tjetrit. Nuk kishim qare pa u ngatërruar. Kur takohesha me Profesorin, kisha gjithmonë nevojë për diçka, por për shkak se ai fliste anglisht dobët dhe unë nuk dija fare shqip, nuk mund t’i tregoja kurrë atij se çfarë ishte saktësisht ajo që doja. Ishte moment ku ndihesha si peshku pa ujë, i llojit që mbush shkrimet e udhëtimit, por që nuk ngre shumë peshë. E pata një moment tjetër të tillë kur kapërceva për herë të parë një rrugë të madhe në Prishtinë. Ishte nata ime e parë në qytet dhe qëndrova në një vendkalim për një periudhë kohe jo fort të përshtatshme, duke pritur që makinat ta ngadalësonin shpejtësinë. Fillova të mendoja se edhe sa kohë do të qëndroja aty para se njerëzit të më vinin re. Mendova edhe të ndërroja drejtim ose thjesht të kthehesha në bujtinë. U përpoqa edhe të dukesha sikur po prisja dikë ose sikur po merresha me diçka tjetër që të mos dukesha se po shikoja rrugën. I futa duart në xhepa dhe fillova të bëja hapa para mbrapa. Pastaj ia nisa të luaja me një stilolaps. Mendoj se e gjithë puna e kësaj historie është se rruga kalohet ndryshe në Kosovë. Në vendin tuaj ju prisni derisa makinat ta ngadalësojnë shpejtësinë, bëni kontakt me sy dhe kaloni. Kurse këtu ti veç kalon. A ju thotë ky ndryshim ndonjë gjë për secilën kulturë? Ndoshta jo. Por, është një lloj ndjenje që ju bën të ndiheni të acaruar dhe të hutuar. Ju bën të mendoni: E marrtë e mira, pse këta maskarenjtë nuk dinë ta ngasin makinën? Edhe pse është tejet e qartë se ata dinë ta ngasin, por thjesht jo ashtu siç do të të pëlqente ty. U mundova t’ia kujtoja vetes këtë – atë ndjenjë të dyzuar që e kanë të huajt – ndërsa sillesha nëpër Prishtinë duke u takuar me të huaj të tjerë për të marrë mendimet e tyre për vendin, pasi, që të tregohem i ndershëm, shumica e gjërave që më treguan nuk ishin të mira. Shpesh, ishin versione të reja të së njëjtës histori, të asaj që filloi të më tregonte gjermani në aeroplan.
Njëherë në një pab, një zyrtar për zhvillim ekonomik nga Irlanda më tregoi se Kosova ishte një vend “i pashpresë”. Ai kishte punuar në ekonomi në zhvillim në Evropën Lindore që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe më tha se kurrë nuk kishte parë një gjendje kaq të keqe sa kjo këtu. Një herë tjetër, një profesor amerikan ma përshkroi sistemin arsimor si sistemin më të korruptuar, një sistem qesharak e për të ardhur keq. Asistentët hulumtues në universitetin e tij, tha ai, ishin praktikisht studentet më të bukura. Mezi po priste ditën kur do ta linte Kosovën për një punë më të mirë. Një izraelit, menaxher i një kafeneje, që ndërkohë ka shërbyer edhe në territoret e pushtuara në Lindjen e Mesme, e quan Kosovën, përtej çdo dyshimi, vendin më të çuditshëm në të cilin ka qenë ndonjëherë. Sërish, jo gjithçka është keq. Shumë ndërkombëtarë që takova e duan Kosovën dhe njerëzit e saj, edhe pse pak prej tyre ishin optimistë për të ardhmen e vendit. Sado të rënda që mund të ishin disa prej historive që m’i treguan të huajt për Kosovën – si historitë e korrupsionit, trafikimit të njerëzve e të organeve, e të tjera si këto – prapëseprapë, rrallë herë mund të ishin po aq të rënda sa ato që më tregonin vetë vendësit. Njëherë e pyeta një kurs të tërë studentësh të Universitetit Amerikan të Kosovës lidhur me imazhin e tyre për vendin. Kosova merr goditje të ulëta, më thanë, para se t’ia nisnin ta sulmonin vetë për 45 minuta. Në të gjitha intervistat që bëra në më shumë se tri javë në Prishtinë, gjëja më e mirë që një vendës do të thoshte për kryeministrin, Hashim Thaçi, ishte se nuk mendonin se ai ishte marrë me shitje veshkash. Për të intervistuarit më të profilizuar, ata të përfshirë në jetën politike, si gazetarët, veprimtarët dhe hulumtuesit, punët, në mos asgjë, ishin më keq. U takova me Drenushë Xhemajlin jashtë Hotel Grandit në javën time të parë në qytet. Një universitare e diplomuar rishtazi që kishte veshur një xhaketë të thurur mbi një pulovër të purpurt dhe një bluzë ngjyrë rozë. Kishte flokë të drejtë, ngjyrë kafeje, sy të kaftë dhe kishte varur në qafë një zinxhir argjendi me një varëse në formë zemre dhe një çelës. Xhemajli është organizatore për partinë nacio-
-4-
32
kosovo 2.0
naliste kryengritëse “Vetëvendosje” dhe ka një interes për t’i vërtitur gjërat në një mënyrë të veçantë. Por edhe atëherë, mbeta i befasuar nga pikëpamjet e saj të errëta për jetën politike. Elitat në Kosovë ekzistojnë për t’u pasuruar, më tha ajo. Zgjedhjet janë një mashtrim i mbushjes së kutive dhe i blerjes së votave; bëhet gjithçka për të ndaluar ndryshimin e vërtetë. E sa për Thaçin, “ai është i korruptuar,” tha ajo. “S’do mend kjo punë”. Por, as Xhemajli nuk është e vetme në pikëpamjet e saj. Studimet e bëra nga Transparency International, një organizatë mbikëqyrëse evropiane, tregojnë se banorët e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme e radhisin vendin e tyre si më të korruptuarin në rajon. Në një sondazh të nxjerrë në dhjetor të vitit 2010, më shumë se 70 për qind thanë se korrupsioni ishte më i larti që nga viti 2007. Nëse politika është keq, atëherë ekonomia është edhe më zi, thotë Lavdim Hamidi, një gazetar që mbulon biznesin në të përditshmen “Zëri”. Një burrë i gjatë me xhinse të errëta dhe një xhaketë sportive, Hamidi kishte pamjen e një të dëshpëruari të dorëzuar kur e pyeta për financat e Kosovës. Biznesi i madh është virtualisht joekzistues, tha ai, dhe mekanizmat e qeverisë janë të korruptuara keqazi. Vitin e shkuar, Hamidi bashkëshkroi një seri investiguese për praktikat e menaxhimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës, që është në pronësi të qeverisë. Kjo seri shkrimesh bëri akuza serioze për udhëheqjen e drejtorit të përgjithshëm, Shyqyri Haxha. Por, kur u botuan shkrimet, qeveria, në vend se të premtonte ndryshime, kërcënoi me përndjekje Hamidin dhe bashkëshkruesin e tij. E pyeta Hamidin nëse ishte frikësuar. Ai veç qeshi. “Jo, aspak”, tha ai. Ngjan pak si paradoks. Kosova është një vend i lirë. Gazetarët në të shumtën e rasteve nuk kanë frikë të flasin hapur. Por, në të njëjtën kohë, askush nuk i beson qeverisë, as kur ajo kërcënon. Duket sikur janë të paaftë për të drejtuar një goditje të arsyeshme. Askush nuk ma dha një pamje më të zymtë të së ardhmes së Kosovës sesa një ish-këshilltar i qeverisë që e takova në Prishtinë. Ai më tha se pesë vjet më parë kishte vërtet shpresë për Kosovën. Tani, ajo shpresë është pothuajse e fikur. Një ish-këshilltare me UNDP-në dhe i OSBE-
në, që tani punon si drejtues i një OJQ-je hulumtuese në Prishtinë, po ashtu ka mendime negative për Kosovën. Kosova, më tha ai, nuk ka një ekonomi të vërtetë eksportuese, nuk ka politika për bujqësinë dhe ka një sektor privat të rrëgjuar. Shumica e bizneseve në Kosovë janë të vogla dhe familjare. Vendi ka një industri të rëndë të vogël dhe papunësia është endemike – më shumë se 40 për qind në shumicën e studimeve. Sistemi shkollor merr pak financime dhe menaxhohet dobët. Universitetet nuk ofrojnë kurset që i nevojiten zhvillimit të ekonomisë. Investimet e drejtpërdrejta të huaja kanë rënë gjatë vitit që shkoi, dhe tre vjet pas shpalljes së Pavarësisë, vendi mbështetet ende fort në ndihmën e huaj dhe në të hyrat nga diaspora. Populli i Kosovës duket se është shumë optimist, më tha ai. “Nuk duhet të jetë”. Por, pavarësisht problemeve praktike, çështja e vetme që e turbullon të gjithë hapësirën politike në Kosovë është ajo se çfarë të bëjmë me Serbinë, tha ky burrë. Dukej fort në dhimbje kur e tha këtë gjë, sikur të mos e besonte dot se në një vend me një ekonomi jo të vërtetë dhe me një klasë politike me të meta qesharake, t’i jepej kaq vëmendje diçkaje tjetër. Serbia e llogarit ende Kosovën si provincën plangprishëse. Shtatëdhjetë e gjashtë vende, ku futen edhe SHBA-ja dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, nuk pajtohen në këtë pikë. Por, pa një lloj marrëveshjeje me Serbinë, Kosova do ta ketë të vështirë t’i bashkohet bashkësisë së kombeve normale. Megjithatë, zgjidhja ka gjasa të jetë kompromisi. Dhe zbulova se fjala kompromis është një fjalë që nuk duhet përdorur në Kosovë. Tingëllon si harresë, hedhje pas shpine. E si mund t’u kërkosh njerëzve në Kosovë të harrojnë se çfarë ka ndodhur aty? Të marrim Yllka Metajn. Ajo ishte vetëm 10 vjeçe në vitin 1999 kur policia trokiti në derën e shtëpisë së prindërve të saj një natë, hyri brenda dhe i dha secilit veç tre minuta kohë për t’u larguar. Ishin të mbuluar me maska, më thotë Metaj. E rrahën të atin dhe e detyruan familjen që të emigronte. Metaj ishte njëra prej 850.000 shqiptarëve etnikë që e lanë me dhunë Kosovën nga trupat serbe -5-
➳
#1 IMAZHI VERË 2011
33
➳
në vitin 1999. Duhet pranuar se ajo ishte nga ata pak njerëz me fat. Familja e saj mbijetoi e paprekur. Shumë të tjerë nuk ishin kaq me fat. Mijëra vetë u vranë. Kishte edhe të dhunuar. Metaj është 23 vjeçe tani. Ajo ka një punë të mirë në qeveri. Duket e moderuar dhe e arsyeshme në shumë gjëra. Por për çështjen e veriut të dominuar nga serbët, ku Qeveria e Prishtinës virtualisht nuk ka asnjë autoritet, ajo ngurtësohet. Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm, më thotë. Nuk mund të ketë asnjë “status të veçantë” atje, asnjë kompromis me Serbinë në këtë çështje. (Fjalët “status të veçantë” i thotë më shumë si me përqeshje, sesa me inat.) Metaj, faqja e Facebook-ut e së cilës është e mbushur me foto nga mbrëmje luksoze, më tha se ajo do të shkonte në luftë për ta ruajtur vendin e saj të paprekur. Ajo do të hynte në luftë për kufijtë e vendit nën flamurin e Kosovës. Janë pjesë e gjakut të saj, pjesë e zemrës së saj. Mora një përgjigje të ngjashme nga Visar Ymeri, anëtar i Kuvendit të Kosovës me partinë e “Vetëvendosjes”. Çështja nr. 1 për Kosovën është sovraniteti, më tha ai. Derisa bota, dhe veçanërisht Serbia, të njohë kufijtë e Kosovës, gjithçka tjetër mund të presë. Kur u takuam, Ymeri kishte veshur një kostum pa kravatë. Është i gjatë, pa flokë dhe ka një shenjë në vetullën e tij. Ndërsa flisnim, ai shtyu karrigen dhe filloi të lëvizte duart e tij të mëdha. U përpoqa ta shtyja Ymerin në pyetjet për zhvillimin e vendit. “E çfarë më thua për ekonominë, për vendet e punës?,” e pyeta. Pa sovranitet, m’u përgjigj ai, pa i ditur kufijtë e tu, nuk mund të kesh zhvillim ekonomik.
Kosova është më shumë se një përmbledhje e tregimeve të saj të tmerrshme. Por, çfarë ka përtej saj, nuk jam plotësisht i sigurt. Ky është ende një gjysmështet, një botë e ngecur mes dy gjendjeve, si akulli kur ia nis të shkrijë. Nëse gërmon edhe më, nëse i bën njerëzit të flasin, nëse veç u bën pyetje, shumë njerëz në Kosovë do të ndajnë me ty një imazh të vendit të tyre po aq të errët sa edhe një makth që të vjen në mendje nga jashtë. Mendoj se ata e dinë që perceptimi nuk është në të vërtetë çështja e Kosovës. Realiteti po. Dhe nëse pjesa tjetër e botës nuk i ka sytë tek ajo tani, mirë, mbase nuk është ndonjë gjë kaq e keqe. — K
Natën time të fundit në Prishtinë kalova pranë një djaloshi që po i jepte një makine 4x4 në një rrugë të qytetit. Ai po vinte vërdallë duke u sjellë sa para e mbrapa në mes të rrugës. Merrte shpejtësi në njërin krah, ndalonte fort dhe pastaj kthehej sërish në të njëjtën rrugë. E nuk pushonte së rrotulluari. Ishte mesnata e një të mërkureje. Nëse do të ndahesha me një imazh nga Kosova, ai do të kishte ky: një vend që gulçet shumë pa asnjë drejtim, rrotullohet sa para e mbrapa, duke nxituar për askund. -6-
34
kosovo 2.0
#1 IMAZHI VERË 2011
35
IMAZHI nga kreshnik berisha / fotografia atdhe mulla
Analizë: Një tjetër shenjë turpi për një vend që nuk ia del ta paraqesë veten si dëshiron
➳
36
kosovo 2.0
Flakron Abazi, 22 Ekonomist
— “Nuk më pëlqen mënyra se si na ka
paraqitur qeveria si evropianët e rinj, kur ne jemi kombi më i vjetër në Evropë. Unë dua ta shoh vendin tim si pjesë të Bashkimit Evropian, por të identifikohem si shqiptar në Evropë. Ne kemi shumë për t’i dhënë Evropës.”
#1 IMAZHI VERË 2011
37
Halime Neziri, 31 pËrkthyese
— “Evropa
na sheh në një dritë pozitive dhe kështu duhet të na shohë. Ne jemi evropianë; nuk ka se si të na shohë ndryshe.”
38
kosovo 2.0
— Dimri mbërriti herët në Kosovë. Temperaturat u ulën menjëherë dhe 14 dhjetori e gjeti vendin me ngrica, që po përpiqej të kuptonte se çfarë ndodhi në zgjedhjet e para parlamentare që nga pavarësia. Kryeministri Hashim Thaçi e kishte arritur fitoren e tij pavarësisht nga shenjat e forta treguese të një mashtrimi serioz zgjedhor. Pastaj, në orën 16:17, një gazetar britanik, Paul Lewis, hodhi një bombë proverbiale mbi demokracinë e re: një draft i një raporti të Këshillit të Evropës që e akuzonte Thaçin se kishte kryesuar një grup të organizuar krimi që trafikonte armë, lëndë narkotike dhe çfarë ishte më e ndyrë, organe njerëzore. Shkrimi i gazetës 'The Guardian' u përhap në mbarë botën brenda pak orësh, duke u kthyer në lajmin më të famshëm mbi Kosovën, që nga shkëputja e saj prej Serbisë në vitin 2008. “Kurrë nuk më kishte shkuar mendja që do të mund të mbërrinim kaq shpejt nga 'viktima' në 'kriminel', thotë Jeta Xharra, një gazetare e shquar investiguese, që drejton programin televiziv informativ “Jeta në Kosovë”. Nuk kishte rëndësi fakti që shumë prej deklaratave që ngrinte raporti i Këshillit të Evropës ishin shfaqur në media gjatë viteve dhe ishin përhapur gjerësisht, e deri diku, edhe besoheshin në Kosovë. Të formuluara nga politikani zvicerian Dick Marty, deklaratat e përshkruanin Thaçin dhe udhëheqësit më në zë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jo vetëm si luftëtarë të lirisë, por edhe si kriminelë që kishin komplotuar me ekzekutimin e një numri të vogël të të arrestuarve serbë dhe grumbullimin e veshkave të tyre në objekte të fshehta në Shqipëri. “Unë e mora personale këtë gjë, sepse kam qenë vetë ushtar i UÇK-së. Kjo tingëlloi sikur po njollosej lufta e UÇK-së”, thotë Fisnik Ismaili, drejtor kreativ i Agjencisë Publicitare Ogilvy Kosova dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Deklaratat i dhanë një goditje të fortë popullit të Kosovës. Megjithëse shumë e mohuan Raportin e KE-së, në popull u shfaq një ndjenjë kolektive turpi, ndërkohë që kosovarët ndjenin se shteti i tyre trevjeçar s’ishte gjë tjetër veçse objekt artikujsh makabre lajmesh për tregti organesh. Në vitin 1999, ata fituan simpatinë e botës kur Slobodan Milosevici ndërmori një fushatë brutale pastrimi etnik kundër shqiptarëve. Në vitin 2008, Perëndimi festoi me ta pavarësinë. Kurse në vitin 2010, ata u bënë objekt përbuzjeje. ‘Evropianët e rinj’ hasin në një publik skeptik në vend Kur kohët ishin më të vështira, të ishe nga Kosova ishte disi më e lehtë. Ilir Bajri, pianist dhe kompozitor që drejton Festivalin e Xhazit të Prishtinës, kujton se kur u arratis në Itali në vitin 1999, ai ndjehej i mbushur me krenari. “Kur më panë, një refugjat e pianist xhazi, u bëra atraksion për ta”, shprehet Bajri. “Fotoja ime në gazetën 'La Republica' ishte më e madhe se ajo e Ray Charles-it”. Kurse tani, si qytetar i Republikës së Kosovës, ai e sheh veten në mospërputhje me imazhin që vendi i tij vendosi të përhapë në fushatën e parë shtetpromovuese. “Sa më shumë plakem, aq më pak evropian bëhem”, thotë ai. Në vitin 2009, qeveria lidhi një kontratë prej 5,7 milionë eurosh me gjigantin botëror të reklamave Saatchi & Saatchi për të promovuar imazhin e vendit. Kjo rezultoi në fushatën “Kosova - Evropianët e rinj”, që si bosht kryesor kishte një reklamë njëminutëshe televizive. “Ka ardhur koha t’ia nisim nga e para” – këto janë fjalët e këngës, që tingëllon si Coldplay, në sfond, derisa turma të rinjsh vendosin dhe bashkojnë copëzat në një tërësi me formën e Kosovës. Në të njëjtën kohë, ata lëshojnë në ajër balona në formë reje,
#1 IMAZHI VERË 2011
➳
39
➳
të cilat ngrihen dhe shkojnë drejt perëndimit. Reklama e lustruar u transmetua në CNN dhe kanale të tjera në një përpjekje për të theksuar moshën e re të popullsisë së Kosovës dhe orientimin perëndimor evropian. Megjithatë, disa në Kosovë i zgurdulluan sytë kur e panë reklamën, të cilën e kuptonin si një orvatje për të fshirë të kaluarën e vendit, duke imponuar një identitet të ri. Të tjerët dyshonin nëse duhej transmetuar ajo në vendet që e kishin njohur tashmë pavarësinë e Kosovës. “Sot njerëzit nuk janë aq naivë sa t’u besojnë këtyre reklamave televizive për promovimin e një shteti”, thotë Venera Hajrullahu, që kryeson Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile. “Kënd mendojmë se po e mashtrojmë?” Fushata e “Evropianëve të rinj” i vuri një mbulesë problemeve më serioze se ai i të qenit një vend i ri që ka nevojë të prezantohet para botës. “Kolumbia e Evropës”, “Shoqëri e Mafias”, “Vatra e trafikut të seksit”, “Zaptimi i shtetit”, “Vrima e zezë e Evropës”, “Parajsa e kontrabandistëve”, mund të duken si tituj filmash të përshtatshëm për orët e mbrëmjes, por ato janë në fakt shprehje që i atribuohen Kosovës në raporte të ndryshme ndërkombëtare. Iniciativa Kosovare për Stabilitet me seli në Prishtinë, në një raport që doli jo shumë kohë pas pavarësisë, sugjeroi që qeveria ta përmirësonte imazhin e vendit në një mënyrë më të qëndrueshme. Ajo nxori në pah karakterizime të ndryshme të bëra në mediat ndërkombëtare, si ai i përshkrimit të Kosovës si një shtet i mbërthyer nga krimi. Promovimi i fakteve si shkalla e krimit e krahasueshme me atë të Suedisë; përparimi domethënës në luftën kundër trafikut njerëzor; si edhe numri krahasimisht i vogël i shtetasve të Kosovës të arrestuar në Evropë, mund ta ndryshonte perceptimin e botës për Kosovën. Por, asnjëra prej këtyre nuk është bërë si duhet. Shmangia e vëmendjes nga kundërshtitë Theksimi i disa prej aspekteve pozitive të një vendi mund të duket gjë e thjeshtë, por në Kosovë nuk ekziston dëshira për një debat të fuqishëm. Mendësia e shmangies së debatit shtrihet edhe në qeverinë e Kosovës, thotë Hajrullahu. “Në diskutimet me hartuesit e politikave, pas argumentimit kundër idesë apo propozimit të dikujt, zakonisht pas takimit personi në fjalë më ka pyetur nëse kam pasur diçka personale me të”. Madje edhe Raporti i KE-së ka pasur një fat të ngjashëm në Kosovë. Rëndom quhet “Raporti i Dick Marty-t” dhe hidhet poshtë nga qeveritarët e lartë, të cilët e konsiderojnë atë propagandë serbe, duke qenë se më parë politikani zvicerian e kishte kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Kjo qasje i paraqet akuzat të lidhura më shumë me motivin sesa me substancën e tyre ose me mungesën e substancës. Raporti ishte “ndërtuar për të dëmtuar imazhin e Kosovës dhe luftën e UÇK-së”, thuhej në një deklaratë zyrtare të qeverisë. Kjo është një taktikë e zakonshme për shmangie dhe mbytje të qëndrimeve kundër Qeverisë së Kosovës, institucionet e së cilës janë të qeverisura dobët dhe përplot me korrupsion. Në rrugën drejt pavarësisë, ndjenja mbizotëruese ishte heshtja ndaj çdolloj pakënaqësie. Kjo bëhej për ta evituar rrezikimin e pavarësisë së shumëpritur të Kosovës, që mbështetej në përkrahjen ndërkombëtare. Por, tre vjet më vonë, me vetëm 76 nga 192 shtetet anëtare të OKB-së që e kanë pranuar Kosovën si shtet dhe me anëtarësimin në BE, që duket më shumë një fantazi sesa një realitet i prekshëm, Kosova ka ende një rrugë
40
kosovo 2.0
➳
Muhamet Beja, 35 punËtor i ndËrtimtarisË
— “Evropa na sheh në një dritë
negative, si të pa interesuar për ta qeverisur vendin tonë. Kjo nuk është e vërtetë. Brezat tanë më të vjetër në Evropën perëndimore kanë treguar se ne jemi një popull punëtor dhe i ndershëm.”
#1 IMAZHI VERË 2011
41
➳
të gjatë për të përshkuar para se edhe vendet e tjera të botës ta pranojnë si një shtet të mirëfilltë sovran. Ndërkohë, disa thonë se është koha që Kosova të nisë të shikojë përbrenda vetes. “Tash për tash, ne po kujdesemi për fasadën, ndërkohë që shtëpia është hallakamë. Më parë duhet të pastrojmë shtëpinë dhe kjo nuk është e vështirë”, thotë Bajri me sarkazëm. “Ne thjesht duhet të mos e mashtrojmë më veten, të mos mburremi më me identitetin kombëtar dhe tërë ato mite e legjenda për 'të kaluarën tonë të lavdishme'. Këto mund të duken të lezetshme, motivuese e stimuluese, por më vjen keq që ju sjell lajme të këqija: kjo është epoka e arsyes. Shoqëritë e përparuara po e dërgojnë identitetin kombëtar në muze, sepse aty e ka vendin. Tani është koha për një identitet shoqëror”. — K
— “Ne jemi parë ndonjëherë nga
perspektiva fetare... Unë shpresoj që arsyeja pse jemi lënë jashtë procesit të liberalizimit të vizave dhe jemi penguar edhe në shumë aspekte të tjera të mos jetë përkatësia fetare myslimane.”
Shpend Lala, 28 SPECIALIST PËR TEKNOLOGJI INFORMATIVE
42
kosovo 2.0
Saranda Krasniqi, 21 avokate
— “Unë besoj se ne jemi duke ecur
përpara, ngadalë por në të sigurt, dhe se do ta përmirësojmë imazhin tonë në Evropë. Edhe media e kultura kanë një rol të rëndësishëm.”
#1 IMAZHI VERË 2011
43
“përfunduam duke pritur jashtë në të ftohtë për disa orë vetëm për të lënë takimin e aplikimit”
“... Përgjigjen duhej ta merrje brenda një muaji nga aplikimi; mua m’u desh të prisja tre muaj.”
Blerta – 26, PrishtinË, fotografe
“Kam harxhuar 20 orë gjatë orarit të punës duke pritur në radhë.”
Shpend – 26, PreshevË, menaXHer marketingu
Arianit – 27, GjakovË, avokat aviacioni
… …
…
“Përvoja ime e parë me Ambasadën e Sllovenisë ka qenë e tmerrshme.” Gent – 16, PrishtinË, nxËnËs i shkollËs sË mesme
… 44
… kosovo 2.0
…
“Tek Ambasada e Belgjikës ishte edhe më keq”
Pasaporta për askund Radhët e gjata, burokracia dhe refuzimi janë vetëm fillimi për ata shtetas të Kosovës që duan të udhëtojnë jashtë vendit. Shpend – 26, Preshevë, menaxher marketingu. Në vitin 2008 fitova një bursë “Basileus” për të studiuar marketing në Universitetin e Lubjanës. Në atë kohë, shtetasit e Serbisë kishin ende nevojë për viza. Aplikimi për një vizë studentore kërkonte procedura të tjera. Përgjigjen duhej ta merrje brenda një muaji nga aplikimi; mua m’u desh të prisja tre muaj. Ambasada në Beograd nuk i përcolli kurrë dokumentet e mia në Slloveni. Pasi kontaktova Komunën e Lubjanës dhe Zyrën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Lubjanës për të përshpejtuar procesin tim, ma dhanë vizën tre muaj më vonë. Tashmë e kisha humbur semestrin e parë. — Blerta – 26, Prishtinë, fotografe. Në fillim të vitit, motra ime dhe unë po planifikonim të vizitonim Zvicrën. Ia mbërritëm t’i mblidhnim dokumentet e nevojshme për aplikimin për vizë. Në ditën e fundit të janarit, shkuam në ambasadë dhe përfunduam duke pritur jashtë në të ftohtë për disa orë vetëm për të lënë takimin e aplikimit, që u caktua më 15 shkurt. Kështu u kthyem me më shumë dokumente nga çfarë kërkoheshin, veç për siguri. Sërish, pritëm për më shumë se një orë. Kur më në fund i pranuan dokumentet tona, na dhanë një dokument që ta dërgonim me faks te miqtë tanë që na prisnin në Zvicër. Ata duhej ta plotësonin dokumentin, t’ia dërgonin kantonit përkatës, të prisnin përgjigje dhe të na e dërgonin pastaj neve përgjigjen zyrtare. Ne ia dërguam përgjigjen zyrtare të kantonit ambasadës një javë më vonë. Gjithçka shkoi sipas planit. E pastaj na u desh ta përsërisnim sërish këtë procedurë nga e para, edhe pse kësaj here kantoni duhej t’i përgjigjej vetë drejtpërsëdrejti ambasadës. Ne duhej të kontrollonim nëse kishte ardhur përgjigjja, por askush në ambasadë nuk mund të na tregonte se kur saktësisht. I vetmi kontakt që patëm aty ishte roja e sigurimit. Më 8 mars, u paraqitëm në ambasadë për të tretën herë. Motrës, e cila kishte pasur më parë 6 viza zvicerane udhëtimi, ia refuzuan vizën me pretekstin se dokumentet e saj bankare mund të kishin qenë falsifikuar shumë lehtë. Nuk ia kthyen asnjë dokument, përfshirë këtu edhe atë të sigurimit shëndetësor, që është rregull për ambasadat në përgjithësi. U ktheva sërish në ambasadë edhe disa herë të tjera, gjithmonë duke marrë të njëjtën përgjigje, që ishte “nuk kemi përgjigje”.
#1 IMAZHI VERË 2011
Arianit – 27, Gjakovë, avokat aviacioni. Kam harxhuar 20 orë gjatë orarit të punës duke pritur në radhë dhe për të mbledhur dokumentet e nevojshme për një vizë zvicerane. M’u desh të prisja disa orë në radhë vetëm për të caktuar takimin, që nënkuptonte se duhej të prisje edhe më shumë në radhë. — Gent – 16, Prishtinë, nxënës i shkollës së mesme. Kam aplikuar për viza udhëtimi në ambasadën e Sllovenisë dhe të Belgjikës; vizitat ishin të shkurtra, por m’u desh të përgatitesha emocionalisht që dy apo tri javë përpara. Bezdisja më e madhe është se vetëm në Kosovë ambasadat të kërkojnë dokumente origjinale në vend se t’ua nisësh ato me email ose faks. Përvoja ime e parë me Ambasadën e Sllovenisë ka qenë e tmerrshme, pasi dokumentet e mia origjinale mbërritën me vonesë. Aplikova dy ditë para datës së udhëtimit dhe ambasadori slloven duhej të ndërhynte për ta përshpejtuar procesin. E në fund, më dhanë një vizë treditore. Tek Ambasada e Belgjikës ishte edhe më keq. M’u desh t’i telefonoja pesë ose gjashtë herë dhe të paguaja 6 euro për secilën thirrje vetëm për të lënë një takim. Pas caktimit të datës, ftesa ime zyrtare nga konferenca “Takimi evropian për zhvilluesit e softuerëve të hapur” mbërriti 5 orë pas takimit të caktuar. Për fat, kishte edhe një vend të lirë në atë orar. Arrita të mbyllja gjithçka, por nuk kaloi dot pa stres. — Arta - 27, Mitrovicë, mësuese e gjuhës angleze Në vitin 2005 u pranova për të marrë pjesë në një forum në Redding, Angli, me të gjitha shpenzimet e mbuluara. Kjo do të ishte vizita ime e parë në këtë vend dhe isha shumë e gëzuar të shihja vendin për të cilin kisha lexuar dhe kisha dëgjuar histori të shumta. Pas një interviste pesëminutëshe më thanë të kthehesha në orën 5:00 pasdite në ambasadë për të tërhequr pasaportën me vizë të refuzuar. Thjesht u deklaruan se një vajzë 27-vjeçare si unë nuk do të kthehej më kurrë në Kosovë, pa marrë parasysh se isha e martuar dhe se e kisha një punë të qëndrueshme në një organizatë ndërkombëtare në Kosovë. — K
45
Fisnik Ismaili i dha Kosovës së pavarur simbolin e saj; tani tregimet komike digjitale shprehin shkurajimin e tij. nga Nate Tabak — Në hijen e Xhamisë 550-vjeçare të Sulltanit, premtimi i shkelur i një kombi të sapolindur shtrihet i shkatërruar në zyrën e një agjencie publicitare në Prishtinë. Çmime të shumta e zbukurojnë dhomën e ndriçuar zbehtë të Ogilvy Kosovës. Ndër ta është edhe çmimi Clio për arritjen kurorëzuese të Fisnik Ismailit, Drejtorit Kreativ: NEWBORN, skulptura tipografike që promovonte Kosovën e pavarur. Po pres Ismailin i ulur në një divan prej lëkure të zezë dhe duke pirë çaj të ëmbël turk. Para gjashtë muajsh, e takova këtu për herë të parë. Ishte tetor, vetëm dy javë para se të rrëzohej qeveria e Kosovës. Ismaili kishte një prirje marramendëse. Ai ishte në udhëheqjen e një Partie të sapokrijuar, Partia e Frymës së Re, e quajtur shkurt FeR. Themeluesit me mendësi perëndimore ishin të favorizuarit e medias ndërkombëtare dhe inteligjenca e Prishtinës ishte plot shpresë se FeR-i mund t’i jepte
një goditje sado të vogël makinerisë politike të korruptuar të vendit. “Jemi në rrugë të mbarë”, më tha. FER-i kishte marrë pak më shumë se 15.000 vota në zgjedhjet e para në vend, të cilat ishin dënuar si të manipuluara. Për shkak të pragut të 5-përqindëshit, partia nuk mund të merrte as edhe një vend të vetëm në Kuvend. FER-i u shpërbë pas disa muajsh. Në kohën kur Ismaili hyri në zyrën e tij për takimin me mua në këtë pasdite prilli, nga çaji më kishte mbetur vetëm shija e tij e ëmbël në gojë. “Çaji është vërtet shumë i mirë”, i them, i impresiunuar që agjencia e tij funksionon edhe si çajtore. “Unë pi 30 gota në ditë”, thotë Ismaili ndërsa një vajzë e re ia sjell gotën e tij. Kjo mund ta shpjegojë pse Ismaili është i trazuar e gjithë djersë në ballë. Ai është një burrë trupmadh. Nuk është thjesht i madh fizikisht, por është nga ata njerëz që edhe i veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra di të imponohet. Madje, edhe pëshpëritjet e tij kanë një cilësi shurdhuese te të tjerët. Por, ai nuk do t’ia dijë për konkurrencën, që në atë çast është një goditje çekani në derën aty pranë.
46
kosovo 2.0
“A kundërmon gjë si mish i prishur? Apo kothere buke me sheqer sipër – si ëmbëlsirë me shurup? Ndoshta vetëm varet si një ngarkesë e rëndë. Apo shpërthen? — Langston Hughes, “A Dream Deferred”
“A mund t’i thuash që ta ndalojnë punën për 20 minuta, se kam një intervistë dreqi!”, bërtet ai në shqip. Goditjet e çekanit ndalen. Çasti shndërrues Gjendja nuk ishte aspak e mirë për Kosovën në fillim të prillit. Qeveria e sapoformuar rrezikonte të binte, pasi Gjykata Kushtetuese i dha fund presidencës së shkurtër të Behxhet Pacollit. Manjati jopopullor i bizneseve të ndërtimit ishte kunji i koalicionit qeveritar. Me nxjerrjen nga loja të Pacollit dhe pa marrëveshje për një zëvendësim, qeveria dukej se do të rrëzohej me siguri për herë të dytë në gjashtë muaj. Atëherë, më 6 prill, një grupim i kujdesshëm njerëzish doli nga dyert e mbyllura. Ambasadori amerikan Christopher Dell, nxorri para kamerave televizive kryeministrin Hashim Thaçi, Isa Mustafën, kryetarin e Lidhjes Demokratike dhe Kryebashkiakun e Prishtinës, dhe Pacollin. Dukej si një drejtor shkolle i caktuar që të ndërmjetësonte për një armëpushim në sheshin e lojës: askush nuk donte të ishte aty, përveç Dellit ndoshta. Ata ishin pajtuar për zgjedhjen e Dellit për presidenten e ardhshme: Atifete Jahjaga, një komandante policie mjaft e respektuar, por me profil të ulët, e cila nuk ishte përfshirë asnjëherë në politikë. Marrëveshja i shmangu zgjedhjet e reja dhe i dha fund një krize politike që kishte mbërthyer Kosovën për mëse g jashtë muaj. Në fund të spektaklit, Delli i mblodhi të tre udhëheqësit politikë për një fotografi të përbashkët. Ambasadori bishtnoi menjëherë duke dalë jashtë skenës, por nuk mund të fshihej fakti që kjo marrëveshje ishte vepër e tij. “Ne nuk duam që z. Dell të jetë aq transparent në politikën dhe agjendën e tij”, vëren Krenar Gashi, i cili kryeson Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvilime të Politikave. Vetëm disa javë më parë, dolën disa mesazhe në mediat kosovare që tregonin Dellin duke këshilluar Pacollin gjatë asaj që rezultoi të ishte një procedurë e paligjshme për zgjedhjen e tij si president. Ismailit i vlon gjaku kur flet për atë konferencë në muajin prill. Kalon përtej shqetësimit që provuan shumë veta për ndërhyrjen publike të Dellit në drejtimin e politikës së Kosovës. #1 IMAZHI VERË 2011
Kjo e godet thellë atë. “Ishte një çast kur ambasadori Dell i rrahu supet Isa Mustafës. ... Kjo dukej kaq artificiale. I tërë procesi ishte aq antikushtetues e antiligjor, saqë më erdhi për të vjellë kur e pashë”, thotë Ismaili. Kjo ndjenjë zemërimi do ta shndërrojë identitetin e Ismailit nga ai njeriu i talentuar i reklamave prapa projektit NEWBORN, në një rrebel me qendër në Facebook, i armatosur me cinizëm të veshur me vulgaritet. Ai u bë krijuesi i “Pimpsonëve”. Më shumë se rrëfime komike Gjithçka filloi nga një vëzhgim i thjeshtë. Një tifoz i zjarrtë i serisë televizive të animuar “The Simpsons”, Ismaili vuri re se Delli i ngjan personazhit Djaloshi i Librit Komik, një budalla i shëndoshë e lajkatues. Ismaili zgjodhi disa imazhe nga interneti dhe nxori disa ekzemplarë. Si rezultat, doli një tregim vizatimor komik digjital që përshkruante çastet e imagjinuara nga koha para konferencës së 6 prillit në një sferë politike të Kosovës që popullohej nga personazhet e “The Simpsons”. Ai e postoi në Facebook për t’ia paraqitur më shumë se 4.000 miqve të tij. Fituesi i çmimit Clio e konsideron krejt këtë thjesht si një frymëzim të çastit. Por, për një njeri si Ismaili, që zotëron një instinkt njohës të asaj çka u intereson njerëzve, këto çaste impulsiviteti janë shpesh përcaktuesit. Nga fundi i qershorit, Ismaili kishte krijuar 67 tregime vizatimore komike të Pimpsonëve. Disa i bëjnë një kritikë të fortë prapaskenave dhe korrupsionit që përshkon politikën e Kosovës, ndërsa të tjerat duken sikur vijnë nga mendja e një adoleshenti të fiksuar me seksin, gjinjtë dhe humorin skatologjik. Të marrë në tërësi, episodet duken konfuzë. Në disa ditë, Ismaili është një gjuajtës skandalesh, duke treguar me gisht nga harxhimet për projektet e autostradës, kurse në ditë të tjera ai është eksperti i banjave ku Delli lakuriq ka frikë se mos i tkurren testikujt në vaskën e nxehtë. Dhe ka shumë tregime që thjesht shërbejnë si krahu propagandistik i partisë nacionaliste të Vetëvendosjes, të përqafuar prej tij tani. Shkurt e shqip, nuk kemi të bëjmë me një njeri thjesht të frustruar nga mosfunksionimi i vendit të tij dhe nga udhëheqësit politikë që i shërbejnë vetëm vetvetes, por me dikë që ndjehet personalisht i poshtëruar prej kësaj. “Deri tani kam qenë një qytetar besnik, që zbaton ligjin e që ka bërë shumë për vendin e tij, që ka sakrifikuar shumë për këtë vend, duke futur këtu edhe përfshirjen në luftën e vitit 1999, dhe kjo nuk është Kosova për të cilën kam luftuar para 12 vjetësh”, thotë Ismaili me zërin që i ngjiret. Nga shpresa në dhunë Ismaili jo vetëm luftoi për Kosovën, por ai u përkushtua për idealet e shtetit të ri dhe i dha atij një simbol që ta shihte e tërë bota. Por, ka mbetur i zhgënjyer edhe nga NEWBORN–i i tij aq i vlerësuar; germat e verdha të tipit sanserif po ndryshken. “Nuk është prekur me dorë prej tre vjetësh. Jam përpjekur që ta mirëmbaj e të kujdesem për të. Por, autoritetet nuk më kanë lënë ta bëj këtë”, thotë Ismaili. Monumenti simbolizonte një Kosovë që e fillonte gjithçka nga e para. Por, Ismaili duket se ➳ 47
➳
— “Deri më tani kam qenë një qytetar besnik, që ka zbatuar ligjin, e që ka bërë shumë për këtë vend.”
Rruga për te “the Pimpsons” 27 shtator 2010 – Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu jep dorëheqjen, pasi Gjykata Kushtetuese vendos se e ka shkelur kushtetutën duke marrë funksionet si të kreut ceremonial të shtetit, ashtu edhe atë të udhëheqësit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). 3 tetor 2010 — Formohet Partia Fryma e Re (FeR). Udhëheqësit e saj të rinj e të edukuar me mendësinë perëndimore zotohen se do të nisin një epokë të re në politikën e Kosovës mbi një platformë liberale demokratike. Krijuesi i NEWBORN-it, Fisnik Ismaili, është një nga anëtarët themelues të FeR-it. 2 nëntor 2010 — Qeveria bie dy javë pasi largohet LDK-ja nga koalicioni qeveritar, duke përgatitur skenën për zgjedhje të parakohshme. 12 dhjetor 2010 — Kosova mban zgjedhjet e para për Kuvend që nga fitimi i pavarësisë. Pjesëmarrja është 47,5 përqind, me 646.623 vota të regjistruara, por rezultatet errësohen nga raporte manipulimesh, çrregullimesh dhe kërcënimesh. FeR-i nuk arrin të sigurojë votat që i duhen për të hyrë në Kuvend. Lëvizja nacionaliste e Vetëvendosjes del e treta, duke fituar disa vende në Kuvend, që në zgjedhjet e para. 9 janar 2011 — Votimi përsëritet në 21 qendra votimi, por rezultatet e votimit qëndrojnë kryesisht të pandryshuara. Kryeministri Hashim Thaçi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) merr shumicën e votave, por i duhet të gjejë partnerë koalicioni për të formuar qeverinë e re. 20 shkurt 2011 — PDK firmos një marrëveshje koalicioni me manjatin jopopullor të bizneseve të ndërtimit, nga Aleanca e Re e Kosovës dhe disa parti të pakicës, që do ta emërojnë Pacollin si president. Shumë vetë janë dyshues për presidencën e Pacollit për shkak të lidhjeve me biznese shumëmilionëshe të pandershme ruse. Feb. 22, 2011 — Kuvendi e zgjedh Pacollin me një shumicë të lehtë prej 62 votash në Kuvendin prej 120 vendesh. Ai zgjidhet vetëm pas 3 raundesh. Mediat kosovare publikojnë më pas mesazhe që tregojnë ambasadorin amerikan Christopher Dell duke e këshilluar Pacollin gjatë seancës 28 mars 2011 — Gjykata më e lartë e Kosovës vendos që zgjedhja e Pacollit është jo kushtetuese për shkak të një procedure të paligjshme votimi nga Kuvendi. Presidenca e manjatit të ndërtimit përfundon vetëm pas 35 ditësh. Pa asnjë marrëveshje mbi zëvëndësuesin, koalicioni qeveritar duket sikur po shkon drejt dështimit, që mund të sjellë përsëritje zgjedhjesh. 30 mars 2011 — Partia e Frymës së Re shkrihet me atë të Vetëvendosjes, pas dorëheqjes së disa udhëheqësve të lartë të FeR-it. Ismaili i bashkëngjitet Vetëvendosjes. 6 prill 2011 — Thaçi, Pacolli, Isa Mustafa, udhëheqësi i LDK-së dhe kryebashkiaku i Prishtinës, dhe ambasadori Dell dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp për të lajmëruar marrëveshjen për kandidaten për postin e presidentes së ardhshme të Kosovës, komandanten e policisë, Atifete Jahjaga.
ka hequr dorë nga Kosova e vitit 2008. “Dalëngadalë fillova të mendoj se për kë e kam bërë këtë gjë të madhe? Për njerëz që e shpërfillin dhe që nuk duan t’ia dinë aspak”, thotë Ismaili për krijimin e tij. “Atëherë, për të mos thënë që nisa të ndjehem i zemëruar, e ndjeva se kjo qeveri përnjëmend nuk do t’ia dijë për asgjë. E ndjeva se në njëfarë mënyre mund të isha zëri i një grupi të caktuar njerëzish”. Ismaili e ka ndarë fatin e vet me Vetëvendosjen, një parti politike, aktivistët e të cilës disa herë e përcjellin mesazhin e tyre me dhunë. Kur kryenegociatori i Serbisë për Kosovën, Borislav Stefanoviç, erdhi në maj në Prishtinë, në vizitën e parë zyrtare që bënte një përfaqësues i Beogradit që nga koha e luftës, pjesëtarët e Vetëvendosjes ia gjuajtën makinën me gurë dhe u përplasën me forcat policore. Në njëfarë mënyre, veterani i UÇK-së po vjen i plotë, duke zgjedhur të luftojë sërish pas humbjes së durimit në kurriz të idealizmit. Në fakt nuk janë taktikat provokuese të Vetëvendosjes që shënojnë një kthesë të tillë për Ismailin. Ideologjia e partisë është antiteza e asaj që përfaqëson NEWBORN-i. Pavarësia që Ismaili përkujtoi në monument u vu nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare. Në vend se të ishte fryt i përpjekjes së një populli të shtypur e pa të drejtë vote që në mënyrë organike mbron të drejtën për të farkëtuar personalitetin e vet politik, pavarësia ishte një ngjarje e orkestruar me kujdes që i la entitetet si Zyra Ndërkombëtare Civile dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në pozitat e uzurpimit të Kosovës. Vetëvendosja jo vetëm që e sheh këtë mbikëqyrje ndërkombëtare si të panevojshme, por mendon edhe se ajo e cënon aftësinë e Kosovës për të ekzistuar si një shtet sovran e i begatë. Duke përqafuar Homerin e tij të brendshëm Ismaili e festoi ditëlindjen e tij të 38-të në qershor dhe i kushtoi asaj një episod të “Pimpsonëve”. Versioni i Djaloshit të Librit Komik i ambasadorit amerikan Dell i bën urimet e rastit Ismailit, që përfaqësohet nga Homer Simpson. “Gjarpri ka qarë çdo ditë nga ato tregimet e tua të mallkuara dhe unë e dua shumë atë”, thotë Djaloshi i Librit Komik Dell, duke iu referuar Kryeministrit Hashim Thaçi me nofkën e kohës së luftës. Personazhi Dell e paralajmëron Ismailin që të heqë dorë, veç në dashtë një “dhuratë” nga SHIK-u, krahu i ish-shërbimit të sigurimit të UÇK-së. “Pimpsonët” e ndoqën gjithashtu Ismailin edhe në festimin e vërtetë të ditëlindjes së tij. Ekipi në zyrat e agjencisë Ogilivy e porositi një tortë me Pimpsonët dhe të ftuarit veshën fanella me foton e personazhit të Homerit. Ndërkohë që Ismaili e ka përqafuar identitetin e sapozbuluar si satirist interneti, publiku mund edhe të jetë ngopur nga kjo gjë. Numri i pëlqimeve në faqen e Facebook-ut arriti deri në 10.000 në javët e para, por rritja është ngadalësuar shumë. Nga fundi i qershorit, numri kishte arritur në pak më shumë se 14.300 pëlqime, që nuk është larg prej numrit të votave të ish-partisë së Ismailit, Fryma e Re, në zgjedhjet e dhjetorit. — K
7 prill 2011 — Kuvendi zgjedh me shumicë votash Jahjagën si presidenten e parë femër të Kosovës. Ismaili publikon episodin e parë të serisë “Pimpsonët” në Facebook.
48
kosovo 2.0
Alarm për drejtësinë: Gjykata dështon në zbatimin e ligjit DUKE ndihmuar vrasjen
Një erë e fortë bëri që qirinjtë të përflaken dhe të fiken po aq shpejt sa edhe u ndezën. Prapëseprapë, ata njëqind burra dhe gra që ishin mbledhur së bashku këmbëngulën që t’i rindiznin ata. Qirinjtë ishin vendosur përpara Gjykatës Komunale të Prishtinës, duke u djegur në shenjë solidariteti dhe në kujtim të 27-vjeçares Diana Kastrati, që duket të jetë vrarë nga ish-bashkëshorti ditë më parë. Tymi i qirinjve e nxiu ndërtesën e sapolyer, për t’ia kujtuar për herë të fundit gjykatës se ajo dështoi të vepronte në kohë për ta shpëtuar jetën e saj.
nga Nicole Farnsworth
vrasja e dijanËS, që ndodhi ditën me diell në mes të Prishtinës, i ka sfiduar supozimet në masë se dhuna në familje është më shumë një çështje private sesa publike. Vdekja e saj ka theksuar faktin se dhuna publike dhe ajo private mund të ndërthuren: të dyja duhen ndjekur penalisht.
GRUAJA E KATËRT
Diana është që e ka humbur jetën e saj për shkak të dhunës në familje në këta 12 muajt e fundit. Sipas Policisë së Kosovës, që nga viti 2005, më shumë se 16 veta janë vrarë dhe të paktën 22 veta kanë vdekur nga vetëvrasjet, të nxitura ose të ndihmuara, në duart e anëtarëve të familjes. Më shumë se 5.300 veta, kryesisht gra, kanë denoncuar vuajtjet nga dhuna në familje, si dëmtime fizike, kërcënime me armë dhe keqtrajtim psikologjik.
DHUNA NË FAMILJE
është më e përhapur se ajo që Të dhënat tregojnë se denoncohet. Sipas një studimi të kryer në mbarë vendin, në vitin 2008, nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK), afërsisht gjysma e grave dhe 40 për qind e burrave kanë përjetuar dhunë në familje në jetët e tyre. Shumë gra nuk e denoncojnë dhunën, pasi nuk besojnë se sistemi i drejtësisë do t’i trajtojë siç duhet. Institucionet nuk veprojnë gjithmonë në kohë për gratë që e denoncojnë dhunën. Diana, ashtu si gratë e tjera, i kishte bërë kërkesë gjykatës për një urdhër mbrojtjeje (UM), që ta ndalonte ish-bashkëshortin e saj të dhunshëm që t’i afrohej asaj. Njësoj si në raste të tjera të dokumentuara të RRGK-së,
GJYKATËSI NUK E NXORI
UM-në brenda 15 ditëve, siç e parashikon ligji. Në raste të tjera, policia nuk e ka kryer monitorimin e zbatimit të UM-ve dhe gjykatësit kanë dhënë dënime të buta kur UM-të janë thyer. Bile, as nuk ka dhënë dënim me burg për dhunuesit që e kanë përsëritur veprimin. Për më tepër, në kundërshtim me ligjin, gjykatat shpesh nuk e kanë dënuar penalisht dhunën trupore nëse ajo ka ndodhur brenda mureve të shtëpisë. Në ato pak gjykime që janë kryer, dhunuesit kanë marrë dënime të lehta. Drejtësia e pamjaftueshme e përsërit dhunën. Pa një mesazh të fortë nga gjykatat, që dhuna të mos tolerohet qoftë jashtë, qoftë brenda shtëpisë,
dhunuesit do të vazhdojnë
t’i keqtrajtojnë gratë pa iu frikuar dënimit.
Normat kulturore vazhdojnë ta pengojnë drejtësinë. Në një transmetim të fundit të emisionit të RTK-së ‘Drejtësia në Kosovë’, intervistuesi e pyeti gruan që vuante nga dhuna nëse ajo kishte babë ose vëlla. Pyetja e tij tregon një problem të thellë kulturor për sigurimin e qasjes në drejtësi: gratë nuk kanë nevojë për burra për t’u mbrojtur. Gratë duhet të marrin mbrojtje të barabartë nga shteti si individë në përputhje me ligjet e Kosovës. Drejtësia dhe mbrojtja për njerëzit që vuajnë nga dhuna në familje mund të varet nga forca me të cilën brezat e rinj u bëjnë ballë normave kulturore që nuk i trajtojnë gratë si individë me të drejta të barabarta. — K #1 imazhi verË 2011
49
PRODHUAR NË KOSOVË: Një lojë mashtruese i dëmton prodhuesit vendorë nga Jeton MEHMETI
A ju ka ndodhur ndonjëherë të keni ndjerë shijen e thellë të rrushit në një gotë verë vranac të markës Stone Castle, t’ju jetë shkrirë ndonjëherë në gojë djathi i butë dhe plot shije i Rugovës, të jeni hutuar në misterin e parezistueshëm të përtypjes së patatinave Vipa me shije të mishit të viçit dhe pastaj ta keni pastruar shijen tuaj me gjallërimin e ujit të gazuar DEA? Këto kënaqësi të ushqimit janë të përditshme për ne në Kosovë, dhe i gjen nëpër raftet e supermarketeve, duke konkurruar për vëmendjen e konsumatorit me morinë e pafundme dhe shpesh edhe më të lirë të prodhimeve nga rajoni dhe mbarë Evropa.
— Pavarësisht marrëveshjeve tregtare dhe rritjes së tregut eksportues për prodhimet vendëse që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Kosova mbetet me një ekonomi të bazuar kryesisht në importin. Vendet që refuzojnë të marrin prodhimet e Kosovës, me pretekstin e famshëm politik që e ka emrin pavarësi, hasin më pak barriera për t’i futur mallrat e tyre në provincën e dikurshme serbe. Duke folur hiperbolikisht, ekonomia e Kosovës është si ajo kënga e grupit The Eagles, “Hotel California”. Mallrat e huaja mund të hyjnë kur të duan te ne, por prodhimet vendëse hasin pengesa të shumta nëse duan të dalin jashtë. Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), si një anëtare e plotë në korrik të vitit 2007.
Eksportet u rritën, pasi kompanitë u futën në një treg me 20 milionë konsumatorë e me një prodhim të brendshëm bruto prej 120 milionë eurosh. Fatkeqësisht, marrëveshja pati një jetë shumë të shkurtër. Kosova e shpalli pavarësinë një vit më vonë dhe e braktisi vulën e doganave të OKB-së për të përdorur atë të Kosovës – ndërkaq Komisioni Evropian e pa atë si të pranueshme. Vendet anëtare të CEFTA-s, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina u përgjigjën me bllokim të prodhimeve të Kosovës për eksport dhe nuk lejuan as kalimin transit të prodhimeve në vendet e tyre. Për rrjedhojë, eksportet ranë për 10 për qind në vitin 2008. Kjo rënie e bëri edhe më të madh deficitin ekzistues tregtar. Në vitin 2010, vlera e importeve e kaloi shifrën prej 2 miliardë ➳
50
kosovo 2.0
Rugove – prodhuesi i ujit ka filluar edhe me prodhimin e djathit.
Tango – Prodhon lëngun e frutave që shitet në Kosovë dhe Shqipëri.
frutomania - njË nga prodhuesit e vetËM TË LËNGJEVE PA KONCENTRAT.
Dea – Prodhuesi i hershëm i ujit pa gaz dhe me gaz.
Pestova – Një prej kompanive më të mëdha në vend. Merret me kultivimin e patates.
Rugove – Ujë burimi në shishe nga malet e Rugovës.
Stone Castle – PRODHUESI I SUKSESSHËM I VERËS KA ARRITUR TË BËJË EMËR JASHTË KOSOVËS. EKSPORTON 90 PËR QIND TË PRODHIMIT NË EVROPË .
Vita – Një prej markave më në zë të qumështit në Kosovë që mban moton 100% qumësht i Kosovës.
FLOR EN – Një prej prodhuesve më të mëdhenj të mishit. Prodhon suxhuk, salçiçe, pulë dhe mish të konservuar.
#1 IMAZHI VERË 2011
51
Bylmeti – NJË NGA KOMPANITË E SHUMTA TË BULMETIT QË KANË KORRUR SUKSES NË VITET E FUNDIT. PRODHON QUMËSHT, DJATH DHE KOS.
Golden Eagle: NJË NGA PIJET E RRALLA ENERGJIKE TË PRODHUARA NË KOSOVË.
Një treg i ri e në zhvillim, me pak prodhime dalluese për t’ia ofruar botës së jashtme, ka ngelur me duar të lidhura pas shpine. ➳ eurosh, ndërsa eksportet mezi arritën në 300 milionë euro. Dhe prodhimet e kompanive të huaja në Kosovë përbënin pjesën më të madhe të eksporteve. Fqinjët e Kosovës nuk ishin më vendet kryesore të eksportit për prodhuesit vendës. Vendet e Bashkimit Evropian u bënë një treg më fitimprurës, falë një marrëveshjeje me BE-në që u jep përparësi tregtare kompanive të Kosovës. Vendet si Italia, Gjermania dhe Greqia janë tani vendet kryesore të eksportit. Por, kjo marrëveshje përfundoi nga fundi i vitit 2010. Pesë vendet e BE-së, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e kanë ngrirë ripërtëritjen e saj. Kështu, një treg i ri e në zhvillim, me pak prodhime dalluese për t’ia ofruar botës së jashtme, ka ngelur me duar të lidhura. Kosova prodhon gjithçka, nga lëngjet larëse për enët deri te kremi i pulës. Konsumatori i brendshëm ende parapëlqen prodhimet e importit. Markat e njohura, si “Doritos”, “Dukat” dhe ”San Pellegrino” kanë emër në treg, i cili shpesh sjell dhe perceptimin se ato janë edhe të një cilësie më të mirë se prodhimet e ngjashme vendëse. Shumica e prodhimeve vendëse janë të kompanive që janë krijuar në dhjetëvjeçarin e shkuar, kështu që ato gjenden në situatën e pafavorshme që duhet ta provojnë veten si alternativa me vlerë. Pastaj kemi edhe çështjen e cilësisë. Disa prodhime të Kosovës thjesht nuk janë aq të mira ose aq të lira, e kështu konsumatori nuk ka arsye të mjaftueshme për t’i blerë ato. Kjo është natyra e tregut. Megjithatë, disa prodhime
si djathi i Rugovës dhe vera “Stone Castle” po fitojnë terrenin si artikujt më të mirë vendës. Sigurisht, është normale që kompanitë e Kosovës duhet të konkurrojnë me prodhime të huaja në raftet e supermarketeve. Por, mallrat e Kosovës nuk i kanë të njëjtat mundësi për të konkurruar edhe jashtë vendit. Qumështi “Vita” nuk është i ekspozuar në tregun slloven, siç është qumështi “Alpsko” në tregun e Kosovës, njësoj siç nuk konkurron kremi i pulës “Floren” me kremin e pulës “Argeta” të Sllovenisë në tregun e Austrisë. Dyert e këtyre tregjeve thjesht janë të mbyllura për kompanitë e Kosovës. Ekonomia e Kosovës po rritet me hapa të ngadaltë. Prapëseprapë kemi mbi 100.000 kompani të regjistruara në vend. Shumë prej tyre janë prodhues vendës, prodhimet e të cilëve mbajnë vulën “Prodhuar në Kosovë”. Ato po fillojnë dalëngadalë të rritin konkurrencën ndaj prodhimeve të huaja. Përparimi është i vogël, por i vazhdueshëm dhe premtues, dhe në anën tjetër kemi tregun e mbipopulluar keqazi të eksportit, që e frenon potencialin e shpërthimit të ekonomisë së Kosovës. Ndërkohë, në Kosovë mungon kultura e konsumimit dhe e blerjes së prodhimeve vendëse. Ndoshta është koha për ta ndryshuar raportin e tregut me prodhimet tona. Dhe kjo do ta ndihmonte shumë ekonominë vendëse. Gjithashtu, prodhimet tona janë më të freskëta dhe shpesh më të shijshme sesa ato të importuarat. — K
52
kosovo 2.0
Të huajt: DEMASKUAR. nga andrea lorenzo capussela
Një ish-zyrtar i brendshëm FLET haptAS për rrjetin e ndërlikuar të misioneve ndërkombëtare që prekin çdo cep të shoqërisë: aq sa ka nevojë që ata të rrinë, po aq ka nevojë që edhe të shkojnë.
➳ #1 IMAZHI VERË 2011
53
Të huajt: demaskuar.
—Përkundrejt një sfondi të zbehtë, pothuajse të artë, Karavaxho, autori i Pinacoteca Ambrosiana, përmbledh në një dritë natyrore të qetë dy dardha, dy mollë, dy fiq të zinj dhe dy fiq të mëdhenj të gjelbër, dy vile rrushi të bardhë dhe dy vile rrushi të zi. Prania e ndërkombëtarëve në Kosovë i ngjason kësaj jete të qetë të stilit barok: e kompozuar në mënyrë jo të natyrshme nga fruta të stinëve të ndryshme, që në shikim të parë duken të gjitha të freskëta, por po t’i shohësh nga afër rrushi i njërës vile është i mbipjekur, gjethet e tjetrës janë të thata, lëkura e fiqve është e plasur dhe e rrudhosur, dhe mollën e pikturuar në mes të shportës e ka ngrënë krimbi, dhe mund të jetë edhe e prishur nga brenda. Ia kisha krijuar vetes një periudhë pushimi mes dy punëve në sektorin privat, ku kam punuar gjithmonë. Për një rastësi të plotë, e kalova këtë kohë duke punuar për Agjencinë e Trustit të Kosovës. Pas më pak se një vit pas kthimit tim në Milano, interesi për pyjet e Ballkanit dhe kompleksitetin e Kosovës më shtynë që t’i bashkohesha Zyrës Civile Ndërkombëtare, që ngjihet gjerësisht si ICO. Për një vit punova si zëvendës-drejtor i njësisë ekonomike dhe pastaj drejtor i saj për më shumë se dy vjet, derisa njësia u mbyll në fund të marsit (në fakt, mua më pushuan nga puna tre orë para përfundimit të mandatit tim, pasi u kisha dërguar letra institucioneve të tjera duke e stigmatizuar heshtjen e ICO-së për një transaksion që për mua ishte krejtësisht i papranueshëm). Në këto vite e kisha vëzhguar sjelljen e ICO-së, EULEX-it, BE-së, SHBA-së, FMNsë dhe Bankës Botërore. Do të flas më shumë për veprimet për të cilat kam arsye t’i kritikoj, jo për ato që ishin të dobishme për Kosovën, pasi kur ju rrëzohet njëri mur i shtëpisë, nuk besoj se e merrni arkitektin në telefon për ta lavdëruar se sa mirë kanë qëndruar në këmbë muret e tjera.
ZYRA CIVILE NDëRKOMBëTARE
(1.) Misioni i Kombeve të Bashkuara, në Kosovë erdhi në vitin 1999 për të filluar epokën e mbikëqyrjes ndërkombëtare për krahinën e atëhershme Serbe. UNMIK-u , i fortë njëherë siç ishte, me një personel prej 5 600 personave u reduktua në 418 vetë pasi Kosova deklaroi pavarësinë në vitin 2008. (foto Kushtrim Ternava)
54
Mandati – Plani Ahtisari mendohej se ishte zgjidhja e një problemi të madh: ndarja me pajtim me konsensus e Kosovës nga Serbia. Plani dështoi, por 65 faqet e tij mbetën. Ato përmbajnë dyzina parimesh dhe qindra rregulla që synojnë të shtrijnë themelet e qëndrueshme, mbi të cilat Kosova mund të rritet në një shoqëri të stabilizuar, të hapur, të pasur, tolerante, demokratike dhe të mirëqeverisur. Mandati i ICO-së ishte zbatimi i tyre në plotësi dhe brenda disa viteve në një vend ku zor se ekziston llogaridhënia ku korrupsioni është shumë i përhapur, partitë politike janë çifligje personale, opinioni publik është i dobët, dhe pak njerëz votojnë apo i besojnë institucioneve. Përmbushja e detyrës – Ishte e qartë që prej fillimit se zbatimi i plotë i planit Ahtisari ishte një monstër, dhe ICO-ja nuk e kishte as të shkuar, as të ardhme, as traditë, as personel të zgjedhur me kujdes, e as frymën e grupit për të ecur përpara pas fillimit të punës. Në këto rrethana, ICO-së iu desh të adoptonte një strategji më realiste dhe ta ndiqte atë
kosovo 2.0
me vendosmëri: ajo duhej të ishte elastike me rregullat e hollësishme, por jo-elastike me parimet bazë; duhej të ishte vëzhguese dhe monitoruese e atyre në pushtet, jo mikja apo e besuara e tyre; duhej të përfaqësonte interesat e qytetarëve të Kosovës, e jo ta mbronte qeverinë nga llogaridhënia para tyre. Njësoj si njeriu, edhe ekzistenca e ICO-së ndahet në tre faza: rininë e saj, ku punoi për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës; moshën madhore, ku kërkoi politika të mira prej tyre; moshën e tretë, ku e humbi shikimin dhe zërin e vet. Gjatë jetës së vet, nën ndikimin në rritje të SHBA-së, ICO-ja lëvizi gradualisht drejt së dytës prej secilës nga ato tri palë alternative. Ky ishte një gabim strategjik rrënjësisht i pafalshëm dhe në masë të madhe në mënyrë të ndërgjegjshme. Kur ICO-ja, me anë të një arsyetimi, i shtyu zgjedhjet që duhej të mbaheshin nëntë muaj pas shpalljes së pavarësisë, ajo e deklaroi se pse kishte ndodhur. Ngriti komuna të pakicave në mbarë Kosovën dhe shënoi kufirin me Maqedoninë, por heshti për amnistinë jokushtetuese sipas së cilës për çdo vit presidenti i Kosovës liron në mënyrë arbitrare rreth 6 për qind të të burgosurve për të kremtuar përvjetorin e shpalljes së pavarësisë; heshti për shkarkimin e paligjshëm të guvernatorit të bankës qendrore; heshti për pëdorimin nga qyteti i Prizrenit të një steme që ka qenë shpallur jokushtetuese. Dhe kur u mbajtën zgjedhjet, ngurroi një kohë të gjatë përpara se të bënte publike mashtrimet që kishte parë dhe pastaj me shumë kujdes shmangu deklaratën nëse zgjedhjet ishin apo jo të lira dhe të drejta. Decentralizimi dhe kufijtë e saktë janë të rëndësishëm, por sundimi i ligjit dhe zgjedhjet e lira, të drejta dhe në kohë, janë të nevojshme dhe ndoshta edhe kusht i mjaftueshëm për demokracinë: sjellja e ICO-së nënkupton se nuk i intereson dhe aq shumë demokracia, dhe i përforcoi shkaqet bazë të imazhit të keq të Kosovës. E theksoj foljen “përforcoi”, pasi këto shkaqe nuk janë krijuar prej ICO-së, dhe nuk mund t'i atribohen cilësisë së elites kosovare. Mashtrimi në zgjedhje u përfol gjerësisht në shtyp, por nuk ndezi protesta të efektshme, dhe asnjë fjalë nuk u tha për ato amnistitë e përsëritura, apo për mesazhin e tmerrshëm që nënkuptohej nga lidhja e tyre me shpalljen e pavarësisë. Në të vërtetë, mashtrimi i zgjedhjeve pritej dhe është një sëmundje që kërkon kohë të shërohet, por nuk kishte asgjë të pashmangshme lidhur me ato amnistitë skandaloze. Heshtja më befasoi më shumë mua se ICO-në. Sa për ekonominë, fushën time të përgjegjësisë, ICO-ja nuk bëri mjaftueshëm (për shembull, zgjodhi t’i rrinte larg autostradës së trazuar me Shqipërinë) dhe nuk i ndihmonte të tjerët që të bënin punën e tyre: në vend se t’ia jepte zërin dhe pushtetin e saj institucioneve (Komisionit Evropian, FMN-së, Bankës Botërore) që e kanë aftësinë për të ngritur një rrugë të besueshme për zhvillimin e Kosovës, ajo shpesh zgjodhi të mos e harxhonte “kapitalin e vet politik” për të luftuar “luftrat e të tjerëve”. Një përqasje kjo që pasqyron – në interpretimin e vet më të mirë – pikëpamjen e gabuar që ICO-ja bën më mirë t’i harxhojë “kapitalet” e veta për të konkurruar me të tjerët për vëmendjen e qeverisë. Në fakt, kur u plak, ICO-ja shkoi te qeveria dhe i tha: “Shiko, e humba shikimin dhe zërin: por, nëse i bën këto dy-tre gjëra për mua (ai foli për një komunë duke ia ngatërruar emrin dhe për ligjet në disa monumente mesjetare) unë nuk do të të kritikoj kurrë në sy të qytetarëve”. Djaloshi qeshi, priti aq sekonda sa ta turpëronte zotërinë e moshuar që kishte folur, dhe tha “OK”. Në atë pikë, burri i shkurtër, i shëndoshë e qeros, që shoqëronte zotërinë, ia tundi kokën në heshtje djaloshit, ia futi krahun plakut dhe e nxorri atë nga dhoma. Por, nëse heshtjet dhe mosveprimet e shkuara të ICO-së e kanë dëmtuar Kosovën, së fundmi ato janë bërë kaq të shpeshta saqë janë bërë edhe të parëndësishme, dhe Kosova
#1 IMAZHI VERË 2011
(2.) Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është misioni më i madh civil i vendosur diku ndonjëherë. EULEX-i përfshinë policinë, gjyqtarËt dhe prokuroret nga 26 shtete anëtare të BE-se dhe pesë shtete të tjera, duke përfshirë Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (foto visar kryeziu)
— ICO-ja duhej të ishte vëzhguese dhe monitoruese e atyre në pushtet, jo mikja apo e besuara e tyre; duhej të përfaqësonte interesat e qytetarëve të Kosovës, e jo ta mbronte qeverinë nga llogaridhënia para tyre. ➳ 55
➳
nuk ka nevojë të shqetësohet shumë se sa do t’i duhet krimbit të kalojë nëpër të gjithë mollën dhe kështu të provojë se ekzistenca e tij ishte, në të vërtetë, jetëshkurtër. Do të mbesë një testament i ekzistencës së mollës në mes të shportës: Matrica e saj duhet lexuar me zë të lartë, nën ritmin e këngës 'Tout va très bien Madame la Marquise', duke i shtrënguar fort në dorë punimet e plota të Dr. Panglossit tregon se si plani ambicioz i Ahtisarit - në duart e njerëzve më të vegjël – u bë plan-projekti për një fshat Potemkin i hartuar pa harxhime në gjashtëmbëdhjetë faqe A4.
MISIONI EVROPIAN PËR SUNDIMIN E LIGJIT Mandati – EULEX-i duhet të përmirësojë shërbimet në gjykata, polici dhe dogana dhe të kapë ata që janë përgjegjës për krimet më të rënda dhe më të ndjeshme. Duke vepruar kështu, EULEX-i mund ta përhapë farën e llogaridhënies, të favorizojë pjekjen e shoqërisë dhe sistemit politik të Kosovës, dhe kështu në mënyrë jo të drejtpërdrejtë t’i ndihmojë ICO-së që ta bëjë Kosovën një demokraci më të mirë.
(3.) EULEX-i dhe UNMIK-u shkaktuan përbuzjen e shumë njerëzve në Kosovë pasi kërkesat e Serbisë bën që Këshilli i Sigurisë i UN-it të aprovojë misionin e BE-së. Kështu, EULEX-i erdhi nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut si diçka neutrale për pavarësinë e Kosovës. (foto kreshnik berisha)
— Pra, BE-ja është një mike egoiste dhe skeptike e Kosovës, por një mike racionale, e parashikueshme dhe besnike, sepse ajo mendon se interesat e saj afatgjata janë të lidhura me ato të Kosovës. Për fat të keq, kjo grua vuan nga një përçarje e brendshme, gjë që kërkon ca durim nga ana e të riut, të cilit i ka propozuar për martesë. 56
Përmbushja e detyrës – Ndryshe nga ICO-ja, që përfundoi duke bërë të kundërtën e punës së vet, EULEX-i thjesht nuk po e bën punën e vet: edhe pse ka shenja inkurajuese të veprimtarisë për krimet e luftës, numri i kriminelëve në rrugët e Kosovës nuk ka ndryshuar, gjykatat e vendit nuk janë përmirësuar, korrupsioni mbetet i shfrenuar, sundimi i ligjit i dobët, dhe mundësia e forcimit të llogaridhënies nuk është demonstruar. Të huajt mbajnë shënime dhe imazhi i Kosovës mbetet po ai që është. Prandaj, ndryshe nga ICO-ja, EULEX-i është një mollë që ende mund të piqet mrekullueshëm. Është e vërtetë se në një rast – atë të guvernatorit të bankës qendrore – ajo mëkatoi njësoj si ICO-ja, dhe se shkatërrimi i marrëdhënieve publike lidhur me raportin e trafikimit të organeve konfirmoi përshtypjen se në Kosovë nuk ka ardhur ende koha për t’u përballur me hijet e të shkuarës. Por, jam optimist për EULEX-in, pasi mbyllja e tij, ose lënia ashtu siç është, do të nënkuptojë bindjen se kjo punë ja është e pamundur, ja e panevojshme për Kosovën, ku asnjëra prej të cilave nuk duket se është argument për t’u marrë parasysh. Bashkimi Evropian Mandati – Bashkimi Evropian mbron interesat e shteteve anëtare të saj, jo ato të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Këto dy grupe interesash, megjithatë, përputhen gjerësisht. BE-ja synon ta përthithë të gjithë Ballkanin Perëndimor, që është një enklavë e paqëndrueshme brenda kufijve të vet. Kosova dhe Bosnia janë pjesët më të varfra dhe më problematike. Trazirat në Kosovë mund ta trondisin Maqedoninë, baraspesha jo e lehtë e të cilës nuk ka gjasa ta kalojë provën, e prekin Serbinë dhe Malin e Zi, e tërheqin Shqipërinë në përleshje dhe kështu i shkatërrojnë 10 vjet përparim. Prandaj, rritja e Kosovës në një shoqëri më të qëndrueshme, më të pasur e më të hapur është në interesin e BE-së. Kjo është ndoshta arsyeja se pse 70 për qind e ndihmave të marra nga Kosova vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë nga BE-ja dhe shtetet e veta anëtare (një përqindje shumë më e lartë se pjesa e tyre në PBB-në e donatorëve të Kosovës), dhe vjen kryesisht në formën e parave. Por, BE-ja nuk do ta shprehë pëlqimin e vet a priori për interesat e Kosovës, nëse ato bien ndesh me ato të stabilitetit të rajonit ose me ato të fqinjëve të saj: BE-ja duhet të zgjedhë dhe zgjedhja e saj do të varet në gjykimin e vet se ku janë interesat e saj më të mira. Nuk ka mënyrë më të mirë për ta shpjeguar këtë pikë sesa të kapësh këndet më delikate dhe më antagoniste. Objektivisht, Kosova meriton ende vëmendje më të madhe se
kosovo 2.0
Serbia. Por, Serbia është më e madhe, thith më shumë investime nga kompanitë në BE, tregton më shumë me BE-në, shtrihet në qendër të rrugëve lidhëse të rajonit dhe mund të bëjë sërish ca dëme në Bosnjë dhe – në një rreth vicioz – në Kosovë gjithashtu. Prandaj, për shembull, nuk mendoj se BE-ja do të – në fakt do të duhej – rrezikojë një rritje të ndikimit rus në Serbi, ose edhe një valë të përhapjes së eurofobisë, për mbështetjen e të gjitha kërkesave të Kosovës përballë Serbisë në dialogun aktual, pa marrë parasysh sa (subjektivisht por edhe objektivisht) të arsyetuar mund të jenë ata. Kjo – për ata që janë të bindur për fajin historik të Serbisë kundrejt Kosovës – do të duket e pamoralshme; por, përveç meritave të këtij pretendimi, nuk e shoh moralitetin një argument bindës, pasi BEja nuk është në biznesin e ndreqjes së gabimeve. Pra, BE-ja është një mike egoiste dhe skeptike e Kosovës, por një mike racionale, e parashikueshme dhe besnike, sepse ajo mendon se interesat e saj afatgjata janë të lidhura me ato të Kosovës. Për fat të keq, kjo grua vuan nga një përçarje e brendshme, gjë që kërkon ca durim nga ana e të riut, të cilit i ka propozuar për martesë. Përmbushja e detyrës – Përmes politikave që avokon dhe parave që ofron, BE-ja i ka sulmuar vazhdimisht shkaqet e imazhit të keq të Kosovës. Dhe kjo sillet me Kosovën në një mënyrë që është e respektueshme dhe inkurajon sjellje të përgjegjshme: ajo i shqipton kërkesat e saj dhe pasojat e ndjekjes ose jo të tyre, dhe pastaj pret për një përgjigje. Pyetja është se sa e efektshme ka qenë kjo. Ndoshta nuk ka shtyrë sa duhet, por kjo vjen pasi nuk ka ndikim, që vjen si shkak i ndarjes së saj mbi Kosovën dhe parapëlqimi i dalluar i qeverisë për ndikimin amerikan mbi atë evropian. Ndoshta është e ngadalshme, por kjo është për shkak se agjentët e saj në Kosovë përfaqësojnë tri burokraci të mëdha. Edhe me këto kufizime, BE-ja ka kryer punë të mira për Kosovën, duke përfshirë këtu edhe rastin kur së fundmi i mohoi grantet e mëdha që kishte premtuar: kushtet për dhënien e tyre nuk ishin arritur dhe BE-ja e mbajti fjalën e saj. Ky është një mësim i rëndësishëm, për të cilin opinioni publik është i lirë të mendojë vetë, në mënyrë që t’i bëjë pyetje qeverisë që i ka humbur këto para. Mbetemi me shpresë që në vitet e ardhshme do të shohim se vlera e të përgjigjurit me përgjegjësi ndaj sjelljeve të papërgjegjshme ishte më e madhe sesa paratë që humbi Kosova. Gjithashtu, në raste të tjera, BE-ja e ka ndihmuar elektoratin që ta gjykojë qeveverinë e vet: raportet e saj të progresit dhe disa deklarata të tjera flasin shumë qartë, nëse dikujt i intereson t’i lexojë ato. Por kjo është puna e opozitës, mediave dhe shoqërisë civile, dhe ata ndoshta nuk janë ende mjaft të efektshme: në një vend që aspiron të bashkohet me BE-në, me një qeveri që shpesh e injoron, fyen apo dështon, BE-ja nuk duhet të qëndrojë aty për kohë të gjatë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës Mandati – Mandati i Ambasadës së SHBA-së është mbrojtja e interesave të qeverisë së vet, jo atyre të Kosovës. Kjo mund të tingëllojë provokuese, por është shumë e qartë. Në fakt problemi është se në krahasim me BE-në, është shumë më e vështirë të identifikosh se çfarë interesash ka SHBA-ja në Kosovë. Uashingtoni tani është më i interesuar për Kinën dhe Indinë se për Evropën apo BEnë. Ai ballafaqohet me sfida komplekse nga Egjipti deri në Korenë e Veriut, dhe nuk ka pse t’i frigohet trazirave në Kosovë. Unë nuk shoh ndonjë arsye të fuqishme strategjike që SHBA-ja të angazhohet në Kosovë. Në fakt, unë mendoj se disa nga shumë arsyet, të cilat radhiten që nga ndjenja e fajit për Srebrenicën, tek e ardhmja e NATO-s dhe përcaktimi i zonave të ndikimit të Rusisë, BE-së dhe SHBA-së, shpjegojnë shtysën e tyre për bombardimet e vitit 1999, e cila përkonte me interesat e Kosovës. Gjithashtu, mbështetja
#1 IMAZHI VERË 2011
(4.) Më 26 Gusht 2009 anëtarët e lëvizjes Vetëvendosje shkatërruan automjetet e EULEX-it. Ata protestuan kundër bashkëpunimit mes EULEX-it dhe Serbisë që e le jashtë Kosovën. Njëzet e një persona u arrestuan. (foto petrit rrahmani)
(5.) Në Prill të 2010-ës, policia e EULEX-it bastisën zyrën dhe shtëpinë e Ministrit të atëhershëm të Transportit dhe Telekomunikacionit Fatmir Limaj. Ai ishte shënjestruar në një hetim dy vjeçar të korrupsionit të lidhur me një projekt të madh me vlerë prej 700 milion euro. I mbrojtur si hetimi me i madh i EULEX-it deri më tani, nuk ka dhënë akoma ndonjë rezultat. (foto visar kryeziu)
➳ 57
➳
(6.) Bastisjet e EULEX-it në institucionet kosovare në Prill 2010, sollën tension në mes të misionit të BE-së dhe qeverisë. Kryeministri Hashim Thaçi tha se kjo jep mesazhin se “institucionet e Kosovës janë në luftë me institucionet ndërkombëtare”. Ish-prokurori i EULEX-it Johannes van Vreesëijk, në përgjigje, i quajti vërejtjet e Thaçit “te rrezikshme”. Van Vreesëijk la postin e tij kohëve të fundit. (foto petrit rrahmani)
(7.) Flamuj të Shteteve të Bashkuara, ashtu si kjo mbi Ministrinë e Administratës, valojnë zakonisht në hyrje te institucioneve. Është një shprehje e mirënjohjes së Kosovës ndaj mikut të vet më të dashur ndërkombëtar. (foto kreshnik berisha)
58
e tyre vendimtare për pavarësinë e Kosovës buronte kryesisht nga arsye – të tilla si demonstrimi i besimit në mbështetjen e SHBA-së për miqtë e saj të vegjël dhe bërja e një lëvizjeje tjetër në lojërat e shahut që luan ajo me BE-në dhe Rusinë – që njësoj nuk kanë lidhje me Kosovën. Megjithatë, këto janë dy arsye shumë të mira për Kosovën dhe qytetarët e saj që të jenë mirënjohës dhe miqësorë me SHBA-në: ato ishin lëvizje që u luajtën në kuti shahu të largëta, por, falë tyre, sot shumë njerëz në Kosovë janë gjallë, të lirë, në shkolla, dhe qytetarë të një shteti, të cilin ata e ndjejnë të tyrin. Një mirënjohje e tillë krijon ndikim, dhe i jep SHBA-së si interesin, ashtu edhe një mundësi pothuajse pa kosto: mbaj marrëdhënie miqësore me Kosovën dhe përdore këtë miqësi. Kjo, për shembull, shpjegon edhe nivelin dhe natyrën e ndihmës së saj për Kosovën: SHBA-ja ofron shumë më pak se pjesa e vet në PBB-në e kombinuar të donatorëve të Kosovës, dhe ndihma e saj më së shumti vjen në formën e konsulentëve të vendosur pranë ministrave, që ndoshta ofrojnë këshilla të dobishme, por sigurisht që e shtrijnë ndikimin e SHBA-së në qeverinë e Kosovës. Ambasada e SHBA-së e menaxhon këtë marrëdhënie që sapo përshkrova, që është një marrëdhënie e pabarabartë. Përmbushja e detyrës – SHBA-ja i dha Kosovës lirinë, pavarësinë, njohjen dhe një autostradë. Në këmbim, ajo mori mirënjohjen, bindjen ndaj kërkesave të saj dhe para. A ka kontribuar SHBA-ja ose kjo marrëveshje në imazhin e keq të Kosovës? Në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, po. Por çështja është e parëndësishme, sepse interesi i Kosovës për largimin e shkaqeve të imazhit të saj të keq nuk ishte pjesë e marrëveshjes. Kjo, fjalë për fjalë, është një tragjedi, sepse kjo marrëveshje ishte - dhe ndoshta ende është, të paktën derisa BE-ja dhe të gjitha shtetet e saj anëtare do ta njohin Kosovën - e nevojshme. Një zgjidhje e pjesshme për këtë tragjedi qëndron në dallimin e interesit që ka SHBAja në mbajtjen gjallë të kësaj marrëveshjeje, e cila mund të jetë dëmtuar nga shfrytëzimi i tepërt. Për shembull, autostrada kushton sa 20 për qind ose më shumë e PBB-së së Kosovës, por vetëm gjysma e saj (të themi, dy nga katër korsi) i duhet Kosovës. Pra, gjysma e çmimit janë para publike të paguara pa nevojë për një objekt të kotë, dhe pjesa më e madhe e tyre i paguhet një kompanie amerikane. Ky duket shfrytëzim i tepërt, sepse Kosova nuk mund ta përballojë atë dhe për shkak se, me të gjitha këto, SHBA-ja nuk ka shpenzuar 10 për qindëshin të PBB-së së saj për Kosovën. Së dyti, bindja nuk kërkon gjithmonë stabilitet dhe stabilitet nuk do të thotë domosdoshmërisht qeverisje e keqe (por ndoshta ishte e nevojshme që qeveria ta donte atë autostradë, a organizonte atë tender dhe ta pranonte atë kontratë). Me fjalë të tjera, mund të ketë një lloj largësie mes thelbit të marrëveshjes dhe mënyrës se si u përkthye ajo në praktikë. Kjo largësi - duke pasur parasysh natyrën e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, dhe parëndësinë relative të Kosovës te SHBA-ja - është territori i ambasadës së SHBA-së. Një territor që është lënë kryesisht në prirjet personale të ambasadorit, që, në kthim, zmadhohet nga pushteti që ky person mund të ushtrojë në emër të më të vjetrës e ndoshta më të mirës demokraci moderne që funksionon. Pra, ne tani mund të formulojmë një pyetje më të hollë, por më të rëndësishme: a e ka tejkaluar Ambasada e SHBA-së marrëveshjen dhe a e ka dëmtuar në mënyrë të panevojshme Kosovën? Unë jam i prirur të përgjigjem po, për shkak të mangësive të shumta të autostradës dhe për shkak të asaj që ambasada bëri për të mbështetur udhëheqësinë që e nënshkroi atë kontratë dhe tani duhet t’i përmbahet asaj (një qeveri tjetër mund të kër-
kosovo 2.0
kojë llogari). Do të citoja këtu mundësitë e çmuara të fotove në Uashington që iu ofruan vitin e shkuar ish-ministrit të transportit, Fatmir Limajt, kur ai u përball me një hetim për korrupsion, pikërisht në ndërtimin e rrugëve; dhe, tani rishtazi, mbështetjen për rritjen e pagave që çoi në humbjen e 150 milionë eurove, por që ndihmoi në mbajtjen në pushtet të kryeministrit Hashim Thaçi; dhe mesazhet në celular që e ndihmuan atë të mbyllte marrëveshjen me Behgjet Pacollin për koalicionin e ri qeverisës, me Pacollin si president (problemet e mëvonshme me zgjedhjen e presidentit u zgjidhën me mjete më tradicionale, por më të sigurta të komunikimit: me zarf ). Pra, edhe kështu si i lexoj unë marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së, ka kuptim që të kritikohen këto veprime, sepse asnjëri prej tyre nuk ishte një pasojë e nevojshme e marrëveshjes. Por, ajo çka na ka mbetur është përfundimi se derisa BE-ja të marrë rolin e mikut kryesor të Kosovës, vendi mundet vetëm të shpresojë që ambasadori i ardhshëm do të vijë shpejt dhe do të jetë pak më miqësor me të, ose i vëzhguar pak më nga afër nga Uashingtoni. Dhe ndoshta edhe me pak më shumë takt: për shembull, në një vend ku gazetarët nuk lihen të qetë, nuk bëhen kërcënime për padi ndaj gazetarëve që bëjnë punën e tyre; ose në një vend ku nepotizmi ka arritur kulmin, nuk këshillohet gruaja jote dhe gruaja zëvendësit tënd që të refuzojnë ofertat e punës që kanë kohë që i kanë marrë nga, respektivisht, një institucion i qeverisë së SHBA-së (USAID) dhe një tjetër që është financuar pjesërisht me paratë publike të SHBA-së (ICO). Megjithatë, ndoshta unë jam shumë pesimist, sepse SHBA-ja shpesh thotë se Kosova është një problem evropian. Me këtë, unë besoj se ata duan të thonë: "Kosova është një problem dhe janë evropianët që duhet ta zgjidhin atë." Por a munden? Rasti i rritjes së pagave, që e dëmtoi ekonominë, bëri që Kosova ta humbasë një program të FMN-së dhe miliona euro, por mundësoi mbajtjen e Thaçit në pushtet. Kjo ishte vërtet e zymtë: Ambasada e SHBA-së (dhe shefi i ICO-së) i mbrojti ata, për të mbështetur atë elitë; evropianët i kritikuan ata, për të mbrojtur Kosovën nga papërgjegjshmëria e kësaj elite; shtesat në paga po paguhen tashmë për çdo muaj. Pra, derisa SHBA-ja të shtojë edhe pjesën "dhe ne do t'i ndihmojë ata", unë parapëlqej ta lexoj deklaratën si një vëzhgim thjesht gjeografik -"Kosova është një problem; Kosova shtrihet në Evropë; për rrjedhojë, Kosova është një problem evropian", - gjë që e bën atë më pak interesante, por të paktën e fsheh ironinë e vet të hidhur nën progresion rigoroz të silogjizmit. E vetmja mënyrë që shoh unë për t’i shpëtuar këtij përfundimi është të shpresojmë se dialogu do të përfundojë me një ujdi të madhe, e cila do t’ia hapte rrugën Kosovës për në OKB, BE dhe më gjerë, dhe do t’ia hapte rrugën edhe Serbisë për në BE (sot, 22 vende anëtare nuk pajtohen me mënyrën se si i nënkupton Serbia kufijtë e saj), do ta largonte një vrajë nga fytyra e politikës së jashtme të sapolindur të BE-së, dhe do ta lejonte atë që më në fund të marrë përsipër rolin që duhet të luajë në Kosovë. Por, përsëri, disa nga çelësat në këtë ujdi të madhe janë në duart e SHBA-së, të vetmet që mund t’i tregojnë kësaj elite se janë interesat objektive të Kosovës. Fondi monetar ndërkombëtar dhe Banka Botërore Mandati - Mandati i FMN-së dhe Bankës Botërore është global, por merret vetëm me stabilitetin makroekonomik, rritjen e qëndrueshme, uljen e varfërisë e kështu me radhë. Qëllimi i tyre i vetëm në Kosovë është që ta përmirësojnë ekonominë e saj dhe t’i heqë qytetarët e saj nga varfëria, por në veprimet e tyre ata duhet gjithashtu të marrin parasysh edhe interesat e ekonomive dhe rajoneve të tjera. Dhe kur këto interesa bien ndesh me ato të Kosovës, ata duhet të zgjedhin në varësi të asaj alternative që e ngre më shumë mirëqenien e brezit të tashëm dhe atyre të ardhshëm të njerëzimit.
#1 IMAZHI VERË 2011
— SHBA-ja ofron shumë më pak se pjesa e vet në PBBnë e kombinuar të donatorëve të Kosovës, dhe ndihma e saj më së shumti vjen në formën e konsulentëve të vendosur pranë ministrave, që ndoshta ofrojnë këshilla të dobishme, por sigurisht që e shtrijnë ndikimin e SHBA-së në qeverinë e Kosovës.
(8.) Kampi Bondsteel i Kosovës është baza më e madhe ushtarake e Shteteve te Bashkuara në Ballkan. Strehon më se 7,000 ushtarë dhe është nën komandën e KFOR-it. Supermarketi brenda kompleksit është supermarketi më i madh ushtarak në Evropën Juglindore. Baza ka një universitet, kinema, ndërtesa rekreative, ndërtesë të zjarrëfikseve, një stacion të policisë ushtarake, një faltore me shërbime të ndryshme fetare, një Burger King, një Taco Bell, për të përmendur disa nga komoditetet. (foto kushtrim ternava)
➳ 59
➳
— Dhe kur këto interesa bien ndesh me ato të Kosovës, FMN-ja dhe Banka Botërore duhet të zgjedhin në varësi të asaj alternative që e ngre më shumë mirëqenien e brezit të tashëm dhe atyre të ardhshëm të njerëzimit.
(9.) NATO ka udhëhequr një operacion në mbështetje të paqes në Kosovë që nga Qershori i 1999-ës në mbështetje të përpjekjeve më të mëdha ndërkombëtare për të ndërtuar paqe dhe stabilitet në rajon. Sot, një trupë e NATO-së prej diku 6 300 personave udhëheq Forcat e Kosovës (KFOR), të pajisur (siguruar) nga 31 shtete (23 NATO dhe 8 jo NATO) janë akoma të vendosur në Kosovë për të ndihmuar që të mbahet një mjedis i sigurt dhe që të ruhet liria e lëvizjes për të gjithë qytetaret , pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.
Për FMN-në dhe Bankën Botërore, do të thoja atë që kam thënë për BE-në: Ata sulmuan shkaqet e imazhit të keq të Kosovës, sillen me përgjegjësi dhe presin sjellje të përgjegjshme, dhe aty ku dështojnë, nuk mund të jetë faji i tyre. Banka Botërore dëshiron të ringjallë bujqësinë e Kosovës dhe të vendosë miliarda në dispozicion për investime duke rregulluar kadastrën e tokës, por puna është vonuar pasi, për fat të keq, Ahtisaari shkroi që kadastra duhet t’i lihet (27 apo më shumë) komunave, dhe ICO-ja nuk e ndryshon këtë. Megjithatë, ka lindur një pyetje delikate në lidhje me politikën energjetike. Obiliqi e ndot Kosovën, infekton qytetarët e saj dhe nuk prodhon energji elektrike të mjaftueshme. Importet kushtojnë shumë dhe Kosova ka burimin më të lirë të energjisë në rajon, linjitin e saj. Prandaj, lindi ideja - në të cilën është përfshirë Banka Botërore - për të ndërtuar një termocentral të ri, që do ta kthejë linjitin në energji elektrike shumë më të pastra dhe në para. Por, më vonë, djegia e qymyrit doli në kundërshtim me një politikë globale të Bankës Botërore dhe me idetë e aksionerëve të saj kryesorë, SHBA-së dhe Shtetet Anëtare të BE-së, dhe ndihma ndaj Kosovës për ndërtimin e centralit u kthye në një rrezik për besueshmërinë e qëndrimit të tyre në debatin botëror mbi ndryshimet klimatike: një dilemë shumë e vështirë, nëse nuk shohim vetëm interesat e Kosovës. Besoj se Banka Botërore do ta zgjidhë atë përfundimisht në favor të Kosovës, por muaj të çmuar janë humbur tashmë. mbikqyrja Rreth gjysma e njerëzve që i mbushin zyrat që sapo i përshkrova janë të huaj, që zakonisht u peshon më shumë fjala për veprimet e tyre krahasuar me ato të kolegëve të tyre që janë qytetarë të Kosovës. Prandaj, mund të jetë me vlerë nëse dikush e pyet veten nëse sjella e këtyre të huajve ndaj Kosovës ka pasur ndonjë efekt në sjelljen e këtyre institucioneve, dhe nëse një sjellje e tillë është kaq e përhapur për të qenë subjekt interesant studimi. Duke e braktisur metodën shkencore që e kam ndjekur deri tani, do t’i përgjigjem po të dyja pyetjeve të parashtruara dhe do të shpreh përshtypjet e mia personale për një kategori të huajsh të zgjedhur në mënyrë arbitrare dhe fiktive: mesatarja e pjesëmarrësve në takimet e përditshme të mëngjesit të ICO-së. Dhe çuditërisht i thërret bashkëbiseduesit e vet në autoritetet e Kosovës në emër (“fola me Enverin dhe ai tha...”; ka dy Enverë), por përdor përemrin “ata” kur i referohet qytetarëve. Kjo pasqyron shkallën e saj të perceptimit të afërsisë me subjektet e vendimeve të saj, por ndoshta edhe besnikërinë ndaj tyre, pasi – pa marrë parasysh nëse ajo e ka zët këtë gjë apo jo – karriera e saj varet më pak nga masa anonime sesa nga ata që kanë emër. Me kalimin e kohës, panorama jo e bukur dhe me mbeturina nëpër rrugë, ndërtesat e pambaruara përgjatë rrugëve e rrit largësinë e saj nga masa anonime, dhe ajo në mënyrë të pandërgjegjshme zhvillon mendimin se ata kanë shije dhe dëshira që janë shumë të pangjashme me të sajat. Paralel me këtë, marrëdhëniet e vazhdueshme të saj me Hajredinët dhe Jakupët (që në fakt janë vetëm një) dhe marrëveshjet që ajo ndërmejetëson me ta e bëjnë atë që të humbë në mënyrë të paperceptueshme shumë nga aftësia e saj për t’u befasuar, ose edhe për t’u shokuar. Megjithatë, në këtë ajo është e vendosur: amnistia e pjesshme për disa krime më të lehta lidhur me emigrimin, që të gjelbrit kanë arritur ta fusin në axhendën e parlamentit të saj është një ide krejtësisht e keqe. — K
(foto kushtrim terrnava)
60
kosovo 2.0
kosova: Zgjerimi i horizonteve
nga kreshnik hoxha / ilustrimi driton selmani
Për disa është vend, e për të tjerët provincë – Kosova, me kufijtë e saj në formë rombi, ofron një udhëtim tejet aventuror për ata turistë që duan të zhyten në adrenalinën e tyre dhe t’i kapërcejnë paragjykimet. — Disa shprehin shqetësim për ta vizituar Kosovën, për shkak të mbetjeve të radioaktivitetit nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999. E çfarë dinë ata! Nëse mutacionet nga radioaktiviteti do ka kishin kryer punën e vet, sigurisht që qelizat e trurit tonë do të ishin riprodhuar gjithashtu! Tani, mjafton vetëm të shihni udhëheqjen e shenjtë të Kosovës dhe ta kuptoni se asnjë riprodhim qelizash trunore nuk ka ndodhur që nga viti 1999. Kjo provon se radioaktiviteti në Kosovë nuk ekziston, njësoj siç nuk ekziston as liria e lëvizjes. Kjo duhet t’ ju lehtësojë pak dhe t’ ju shtyjë ta vizitoni Kosovën. Ju garantojmë se horizontet tuaja të kulturës, të imagjinatës dhe të absurditetit do të zgjerohen. Përpara se ta vizitoni Kosovën, ju hyni në “Wikipedia” dhe kërkoni informacione për të. Ide e mençur! Por, ditën tjetër do ta shihni se emri i vendit ka ndryshuar në “Kosova dhe Metohija”. Por, mos u shqetësoni fort. Disa njerëz në Ballkan e shfryjnë imagjinatën e tyre me punë të tilla, pavarësisht faktit se emri zyrtar i vendit është “Republika e Kosovës”. Me të arritur në kryeqytet (në Prishtinë), ju mund të zgjidhni të qëndroni në Grand Hotel Prishtina, një hotel me 5 yje që ofron një atmosferë të këndshme dhe një shërbim të tmerrshëm sipas standardeve të viteve ’80. Ndërsa jeni në hotel, duhet të provoni efektet rinuese dhe qetësuese të pishinës së vet me famë botërore. Merrni me vete kostumin tuaj të zakonshëm të banjës dhe sigurohuni që të shtini pakëz imagjinatë në të, përndryshe notimi mund të jetë sfidues. Arkitektura e qytetit i lë pa frymë vizitorët: planifikimi #1 IMAZHI VERË 2011
urban me një profesionalizëm prej budallai do t’ ju mbysë. Ne jemi të njohur për disa gjëra. Tregojmë histori interesante konflikti, bëjmë kryelajme të hatashme dhe gatuajmë ushqim të shijshëm. Me të provuar pak nga ushqimi vendës, do ta pyesni veten se çfarë keni qenë duke ngrënë deri tani. Zakonet e pijes në Kosovë janë një tjetër kotësi. Të detyrojnë të pish një lëng përvëlues në një gotë tekile. Do të tërhiqesh menjëherë i tmerruar, por ndjenja që të jep pas një gllënjke do t’ ju ngrohë edhe më tepër me vendin. Quhet: efekti raki. Ah, edhe diçka tjetër. Pavarësisht faktit se jeta e natës në Prishtinë vazhdon deri në orët e para të mëngjesit, ju mund të dëgjoni disa zëra interesantë që vijnë nga çdo cep i qytetit. Nuk janë karioke. Është thirrja për lutjen e mëngjesit që vjen nga xhamitë. Nëse habitesh, ngaqë në mëngjes ke parë Katedralen e madhe në mes të qytetit, atëherë bën mirë të lexosh për Perandorinë Osmane. Nëse mendon se nuk ia vlen mundimi, atëherë mund t’ ju nevojitet ta zgjeroni pak më shumë horizontin tuaj kulturor. Dhe nëse feja dhe pija ju ndërlikojnë për së tepërmi, atëherë është mirë që ta rrisni efektin me raki. Në fund, kur të ktheheni në shtëpi, patjetër që do t’ ju bëjnë pyetje për përvojat e udhëtimit. Varet prej jush se çfarë do të thoni. Por, mos harroni t’u thoni njerëzve se këtu ka jetë, në një shoqëri të gjallë – dhe me potenciale. Nëse dëshiron që ta shesësh vërtet mirë përvojën tënde, ju lutemi të kurseheni e të mos i përmendni udhëheqësit e vendit. Përndryshe, miqtë tuaj mund të mendojnë vërtet të shkojnë të jetojnë në ndonjë planet tjetër. — K 61
Piloti aktivist fluturon në qiell me flamurin e Kosovës infografika bardhi haliti
PILOTI JAMES BERISHA IA KA KUSHTUAR JETËN FLUTURIMIT PËR VENDIN E TIJ. AI PO FLUTURON TANI NËPËR AFRIKË, DUKE IU BËRË THIRRJE VENDEVE QË TA NJOHIN PAVARËSINË E KOSOVËS, ME NJË AEROPLAN ME NJË MOTORR DHE ME FLAMURIN E KOSOVËS TË VIZATUAR NË BISHTIN E TIJ.
VENDET E FLUTURIMIT NDALESAT E RADHËS E KANË NJOHUR KOSOVËN ENDE NUK E KANË NJOHUR KOSOVËN
CHN MURI I PAVARËSISË
Mesazhet e përkrahjes në www.kosovothanksyou.com
62
Jam kinez. Do të jem në anën tuaj përgjithmonë! Ruirui, Kinë 23 shkurt 2008
HUN Jemi të lumtur të shohim se ia dolët ta fitoni pavarësinë dhe ju urojmë fat të mirë dhe prosperitet në të ardhmen. Gëzojmë vërtet me lumturinë tuaj. Atti, Hungari 17 shkurt 2008
kosovo 2.0
GBR Ju lumtë për lirinë e vendit; çdo vend duhet të jetë i lirë. Jo, Skoci 26 gusht 2008
ESP Populli i Kosovës: urime për ngjarjen historike, për pavarësinë e vendit tuaj. Gjithë të mirat dhe fat të mbarë në të ardhmen nga Spanja! Ramon, Spanjë 9 tetor 2008
REPUBLIKA E KOSOVËS SHPALLJA E PAVARËSISË 17 shkurt 2008 E NJOHUR NGA: 76 nga 192 shtete anëtare të OKB-s 3 nga 5 shtetet anëtare të Këshillit të Përhershëm të Sigurimit të OKB-së 22 nga 27 shtetet anëtare të BE-së 24 nga 28 shtetet anëtare të NATO-s 10 nga 22 shtetet anëtare të Ligës Arabe KONTINENTET E VIZITUARA NGA JAMES BERISHA: AFRIKA EVROPA AMERIKA E VERIUT AMERIKA E JUGUT JAMES BERISHA KA LOBUAR NË: 5 shtete Evropiane 19 shtete të Amerikës së veriut 34 shtete të Amerikës së jugut 53 shtete Afrikane Ndalesat në Eritrea dhe Egjypt do ta përmbyllin udhëtimin e tij për vitin 2011 në Afrikë. Në fund të vitit, Berisha kthehet në shtëpi.
CAN Jam vërtet i lumtur të shoh lulëzimin e një shteti të ri dhe jam i lumtur që kjo ju bën të lumtur. Louis-Francois, Kanada 19 shkurt 2008
AUT Ju përgëzoj dhe ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen. Shpresoj që të keni një të ardhme me prosperitet dhe demokraci, dhe se një ditë do t’ju shohim në BE. Michael, Austri 25 gusht 2008
SRB Jam shumë i lumtur dhe krenar ta shoh Kosovën e pavarur dhe të lirë! E keni përkrahjen time të plotë! Urimet më të mira dhe ju përshëndes të gjithëve! Dragan, Serbi 5 maj 2009
#1 IMAZHI VERË 2011
IND Përshëndetje të gjithë popullit të Kosovës – shtetit të pavarur të sapolindur. Ju uroj gjithë të mirat nga thëllësia e zemrës time. Ayachit, Indi 14 prill 2009
BGR Gëzuar ditëlindjen. Ju uroj lumturi dhe shëndet, dhe më shumë njohje, sigurisht ☺. Ko4o, Bullgari 17 shkurt 2009
➳
PRT Faleminderit, populli i Kosovës, që po i tregoni botës se popujt nuk mund të drejtohen me forcë, dhe se lufta për liri është mbi ata që ende ia mohojnë popujve të drejtat e tyre. Johnny, Portugali 6 shkurt 2009
63
TR
EG
Duke qenë Turq, ne jemi të entuziazmuar që Kosova është një shtet i pavarur. Nuk mund ta përshkruaj sa të lumtur jemi. Njohja e Kosovës është një kënaqësi për gjithë popullin turk dhe qeverinë e Turqisë. Ne kemi përkrahur një demokraci të re për Kosovën, e cila sjell lumturi për popullin kosovar. Duke marr parasysh qe kemi jetuar me qindra vjet me vëllezërit dhe motrat tonë shqiptarë, ne duam të urojmë popullin kosovar. Arda, Turqi 18 shkurt, 2008
Egjipti do ta njoh Kosovën duke marrë parasysh që gjithë Egjiptianët dhe Arabët e përkrahin pavarësinë e Kosovës. Kam hapur një grup në Facebook me titullin “Egjiptianët të cilët duan që Egjipti të njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës”. Mohamed, Egjipt 18 shator, 2009
nga sarah wischmann fotografia armend nimani
Aeroplanët e kanë tërhequr Berishën që në moshë të re. Ndërsa punonte në arat e Bretovcit me gjyshin e tij, djaloshi do ta ngrinte kokën për të parë çdo aeroplan që kalonte aty dhe e mbyste gjyshin me pyetje rreth tyre. Pasioni i tij e nxori atë jashtë Jugosllavisë komuniste, kur e kuptoi se një shqiptar nuk do të kishte të ardhme në aviacionin e një vendi komunist. Berisha shkoi në Zvicër, ku bëri punë të rënda për të financuar arsimimin e tij. Shtatë vjet më vonë, pasi ndërroi dy vende, puna iu shpagua më në fund. Akademia e Sigurisë e Fluturimit në Plazhin Vero, Florida, ia mundësoi kthesën e vërtetë, duke e bërë atë pilot dhe instruktor fluturimi. Si pilot, Berisha udhëtoi botën. Kur Kosova e shpalli Pavarësinë, ai vendosi që ta përdorte aftësinë e tij në mbështetje të vendit të vet. Në vitin 2009, Berisha e nisi misionin e tij në Amerikën e Jugut dhe atë Qendrore dhe që atëherë ai vazhdon të fluturojë për shtetin e tij të sapolindur. Kudo që shkon, ai dorëzon një kërkesë zyrtare Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit përkatës për njohjen e Kosovës në emër të ish-Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, znj. Vlora Çitaku. Përveç kësaj, ai takohet me median për të rritur vëmendjen ndaj vendit dhe për ta përçuar porosinë e tij. Aktualisht, Berisha po e riparon aeroplanin e tij pas një aksidenti që i ndodhi në Sudan, për shkak të një dëmtimi në motor. Ai nuk është lënduar dhe po përgatitet për vazhdimin e udhëtimit të tij në Afrikë. Pra, tani, kur ta shihni aeroplanin e vogël me një motor dhe flamurin e Kosovës të vizatuar në bishtin e tij, ju e dini historinë. Dhe nëse doni që ta ndihmoni Berishën në këtë mision, atëherë përhapeni lajmin. — K “Edhe pse nuk do të kem kohë ta laj krejt aeroplanin çdoherë që ulem në tokë, unë do ta laj flamurin dhe do të sigurohem që të shkëlqejë fort që ta shohë e gjithë bota. Pasi, kur i shoh ngjyrat e Kosovës, nuk e shoh thjesht një flamur, por i shoh malet, lumenjtë dhe njerëzit e vendit tim. Kur e shoh flamurin, më vijnë në mendje njerëzit nga e kaluara, që kanë luftuar kaq shumë dhe kanë vdekur për vendin tim, dhe mendoj për të ardhmen e fëmijëve tanë, që meritojnë lumturi dhe nuk duhet kurrë ta përjetojnë frikën dhe pasigurinë për shkak se jetojnë në atë vend ku kanë lindur. Ky flamur është shumë më tepër sesa thjesht një vizatim; imazhi përfaqëson diçka kaq të thellë për kaq shumë njerëz dhe për aq sa të jem gjallë, nuk do të lejojë kurrë që ta mbulojë balta”, ka thënë James James Berisha Berisha.
64
kosovo 2.0
X
gjëra që i ndërlikojnë jetët tona nga klubi pËr politikË tË jashtme
Pak më shumë se tre vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qyetetarët e shtetit më të ri në Evropë mbesin të izoluar dhe të panjohur nga shumica e vendeve të botës. Dy të tretat, ku futen pesë shtete anëtare të BE-së dhe dy shtete fqinje të Ballkanit Perëndimor, refuzojnë ta njohin Kosovën. Kjo u mohon shtetasve të Kosovës privilegjet dhe liritë themelore bazë që i gëzojnë edhe fqinjët e tyre në Ballkan dhe Evropë. Banorët e Kosovës mbesin të paralizuar në shumë fusha dhe përballen me standarte dhe pengesa të padrejta për t’iu bashkuar strukturave ndërkombëtare, për të përfituar nga strukturat ekzistuese në udhëtim, biznes dhe tregti, komunikacion, edukim, etj. Klubi për Politikë të jashtme me seli në Prishtinë ka identifikuar 10 çështje të tilla. Ky raport i këtij grupi ekspertësh i nxjerrë në dhjetor të vitit 2010 shqipton arsyet pas politikave dhe pasojat me të cilat përballen njerëzit.
#1 IMAZHI VERË 2011
65
I
— Shtetasit e Kosovës janë njerëzit më të kufizuar në botë. Ata renditen edhe pas Afganistanit, shtetasit e të cilit mund të lëvizin në 22 vende pa viza. Shtetasit e Kosovës mund të lëvizin pa viza vetëm në 5 vende: në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi dhe Haiti. Kosova është vendi i fundit në Ballkan, qytetarët e të cilit kanë nevojë për viza për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian. BE-ja e hoqi regjimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në vitin 2010, njësoj siç bëri edhe për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi një vit më përpara. Komisioni Evropian vazhdon ta shtyjë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Kjo gjë i detyron 2 milionë shtetas të Kosovës që t’u nënshtrohen proceseve të gjata, të kushtueshme dhe shpesh poshtëruese të aplikimit për vizë. Rreth 30 për qind e tyre refuzohen, që është edhe përqindja më e lartë në rajon.
II
— Shtetasit e Kosovës përballen me normat më të larta të interesit në rajon dhe me një procedurë veçanërisht të gjatë aplikimi dhe miratimi. Investuesit e huaj kërkojnë një rikthim 15 për qind të investimit; bankat shpjegojnë se rreziku i lartë ekziston për shkak të mungesës së qëndrueshmërisë ekonomike dhe politike. Ndërkohë, sektorët e biznesit dhe të bujqësisë pësojnë më së shumti dëme në zhvillim dhe zgjerim, ndërsa luajnë rol kyç në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës.
V — Shtetasit e Kosovës mund të lëvizin pa viza vetëm në 5 vende.
66
— Qytetarët e Kosovës paguajnë çmime dytre për biletat e aeroplanit nga vendet e Evropës, pasi fluturimet nga Evropa Qendrore dhe Veriore në Kosovë duhet të zgjaten edhe për 200 milje (30 minuta) që të ulen në aeroportin e Prishtinës. Kjo mbase Kosova nuk është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare për Aviacionin Civil dhe se hapësira ajrore e saj ka qenë e mbyllur nga Serbia që në vitin 1999 dhe kanë mundur të përdoren vetëm disa korridore të ngushta përmes Maqedonisë. Pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 2006, edhe Mali i Zi i hapi korridoret e veta, duke i shkurtuar udhëtimet për në Angli dhe Evropën Perëndimore dhe anasjelltas. Aeroplanët edhe sot nuk mund të fluturojnë përmes hapësirës ajrore të Serbisë. Kjo do të thotë shpenzime shtesë për kompanitë ajrore për lëndën djegëse dhe çmime më të larta biletash.
kosovo 2.0
IV
III
— Kosova pothuajse mungon në botën virtuale, pasi RIPE European IP Network nuk e ka anëtarësuar Kosovën dhe nuk e ka pajisur atë me adresa IP. Kështu, edhe pse Kosova kryeson në Ballkan për sa i përket përdorimit të internetit, me më shumë se 500.000 mijë përdorues, qytetarët e Kosovës nuk mund të blejnë dot një libër në “Amazon.com” apo ndonjë artikull tjetër në internet. Ata nuk mund të kryejnë dot as edhe një transferim bankar, pasi Kosova nuk ka as Numrin Ndërkombëtar të Llogarisë Bankare (IBAN).
— Banorët e Kosovës mund t’i regjistrojnë dhe t’i përdorin faqet e internetit, duke u regjistruar përmes një shteti tjetër. Por, kjo nuk ofron një zgjidhje të qëndrueshme, pasi duhet të japësh edhe të dhënat e telefonit dhe kodin postar. Përmbi të gjitha, Kosovës nuk i është dhënë ende kodi telefonik hyrës i vendit nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, që vepron si pjesë e OKB-së. Kosova ka rreth 1,1 milionë përdorues të telefonisë celulare dhe 80.000 përdorues të telefonisë fikse, por për telefoninë fikse i duhet të përdorë kodet hyrëse të Serbisë dhe Sllovenisë, ndërsa për dy operatorët celularë përdor kodet e Monakos dhe të Sllovenisë. Dhe për shkak të veprimit të paligjshëm të operatorëve celularë të Serbisë në veri të Kosovës, operatorët vendës humbin edhe 200.000 konsumatorë potencialë.
VI — Nëse udhëtojnë me makinë, shtetasit e Kosovës duhet të paguajnë sigurim për çdo vend veç e veç, pasi Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Byrove (Sistemi i Policave Ndërkombëtare të Sigurimit të Mjeteve Motorike), që do t’i lejonte asaj të përfitonte lidhur me policat e sigurimit të makinave. Për shembull, kur hyn në Greqi, një shtetas i Kosovës duhet të paguajë 180 euro për sigurimin e makinës për vetëm 15 ditë, ndërsa shtetet e tjera përdorin kartonin e gjelbër të sigurimit për çdo vend ku hyjnë.
#1 IMAZHI VERË 2011
➳
— Kosova është pjesë e vetëm katër federatave ndërkombëtare të sportit. Disa individë të vendosur ia kanë arritur të garojnë në sferën ndërkombëtare, por duke luajtur për vende të tjera.
67
VII
IX
— Kosova nuk mund të eksportojë e as t’i kalojë mallrat e veta transit nëpër Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Edhe pse të tria shtetet janë anëtare të CEFTA-s, Marrëveshja për Tregtinë e Lirë e Evropës Qendrore, që garanton tregti të hapur e të lirë pa pengesa doganore gjatë importit apo eksportit të lëndëve të para dhe prodhimeve të gatshme, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina nuk e njohin vulën e Doganës së Kosovës. Duke përfshirë të gjitha këto, ekonomia e Kosovës nuk po mund të tërheqë investuesit e huaj, të cilët nuk nxiten për të investuar në Kosovë, pasi vendi ynë nuk u ofron atyre një qasje pa taksa në të gjithë tregun rajonal.
— Skuadrat sportive dhe sportistët e Kosovës nuk mund të garojnë në lojërat olimpike dhe në shumë federata ndërkombëtare të sportit. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk e pranon Komitetin Olimpik të Kosovës. Deri tani, Kosova është pjesë e vetëm katër federatave ndërkombëtare të sportit: Federatës së Pingpongut, Softbollit, Peshëngritjes dhe Mundjes. Disa sportistë me ambicie të mëdha ia kanë arritur të garojnë në sferën ndërkombëtare, por duke luajtur për vende të tjera.
VIII
X
— Mundësitë për të studiuar jashtë janë shumë të kufizuara. Edhe pse Kosova ka filluar zbatimin e Kartës së Bolonjës, ajo është ende larg shndërrimit në një partner të plotë e të barabartë në këtë proces (kryesisht për faktin se Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës). Kjo i ka zbehur mundësitë e shtetasve të Kosovës për të aplikuar dhe studiuar në programe të ndryshme arsimore në Evropë, për të përfituar bursa dhe mundësi të shkëmbimit mësimor. Diplomat e Kosovës, gjithashtu, nuk njihen në shumë institucione në mbarë botën. Vetëm një pakicë ia del të ndjekë programe ndërkombëtare, që zakonisht janë për të rinjtë e rajonit, dhe për rrjedhojë janë edhe më të dobëtat në drejtim të larmisë dhe numrit të programeve.
— Shtetasit e Kosovës nuk kanë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës. Kështu, nëse shkelen të drejtat e qytetarëve të Kosovës, qoftë në Kosovë, qoftë tjetërkund, ata nuk mund të kërkojnë drejtësi në gjykatën më të lartë të këtij lloji në Evropë. —K
68
kosovo 2.0
365 ditë n'internet
Një vit nga hapja e blogut Kosovo 2.0_ Letër me adresë të ‘kamufluar’ Ode e frikës nga Hajrulla Ceku_ 15 tetor 2010 Në fillim të kësaj letre, të cilën po ta shkruaj ty, dhe para se të filloj rrëfimin tim, të falënderoj për mundësinë dhe kurajën që ma jep për renditjen e këtyre fjalëve. Po të mos ishe ti, jo vetëm kjo letër, por as inspirimi dhe mundi për ta shkruar atë nuk do të ekzistonin. Ti je dhe gjithmonë do të mbetesh forca jonë e ndërdijes që na motivon për të menduar dhe vepruar. E në këtë rast, unë mendoj për ty dhe këtë letër ta dedikoj vetëm ty, lider i dashtun. Ishin të tmerrshme kohërat e vjetra. Në vitet e okupimit të egër, thuajse nuk mjaftonte gjithë ai aparat shtypës, kishte edhe elementë armiqësorë brenda popullit tonë. Të tillë që, në kohën kur okupatori ziente ushqime raciste në kuzhina nacionaliste, duke qenë bashkëpunëtorë të tyre, themelonin universitete, teatro, muze dhe institucione tjera. Dhe të gjitha këto kinse në emër të emancipimit shoqëror dhe ngritjes kombëtare. Por e vërteta ishte krejt ndryshe. Padrejtësive historike ndaj popullit tonë, ata po ia shtonin edhe një tjetër. Duke pretenduar se po krijonin institucione qeverisëse për funksionalitetin normal të vendit tonë, ata, në fakt, po u shërbenin interesave të okupatorit. Në mënyrë që populli ynë të jetë rob i përhershëm i okupatorit. Por, revolucioni më në fund ndodhi. U përmbys e gjithë ajo katrahurë institucionale dhe kulturore, e ndërtuar nën pretekstin e shtetndërtimit.
#1 IMAZHI VERË 2011
69
365 ditë n'internet
Koha e re, ajo e korrigjimit të historisë na erdhi më në fund. Me të, na erdhe dhe ti. Në fakt, të rejën na solle ti. Bashkë me ty, edhe shokët e tu. Të gjithë shokët e tu, lider i dashtun, që e mbrojnë ideologjinë tënde dhe u shërbejnë parimeve tua të rendit të ri kulturor. Historia e botës do të shkruajë me pietet për këtë rend të ri, për ta vendosur krahas revolucionit kulturor të Maos në Kinë dhe Francos në Spanjë, Juche idesë së Kim il Sung në Korenë e Veriut dhe lëvizjeve të tjera emancipuese dhe iluministe. Gjithnjë në mision - korrigjimin e historisë. Gabimeve historike ndaj një populli. Sot, lider i dashtun, ne jetojmë pa brenga. Jo vetëm kaq, jetojmë dhe të lumtur. Ti na jep bukën e gojës dhe punën e shtetit. Të gjithëve na jep mundësinë që, bashkërisht, nën udhëzimet dhe parimet e tua mendjendriçuese dhe përparimtare, të ndihmojmë zhvillimin e shtetit tonë. Të jemi qytetarë punëtorë dhe njerëz krenarë. Urtësia jote është udhërrëfyes i së ardhmes për popullin tonë. Me ty dhe vetëm me ty në krye, e ardhmja jonë është e sigurt dhe e ndritur. Deri në përjetësi. Sot, lider i dashtun, ne nuk brengosemi as për politikën dhe konfliktet politike. Nuk kemi nevojë as të mendojmë se për kë duhet votuar. Ne kemi vetëm një lider të dashtun, të cilit i bindemi me përkushtim. Ti, lider i dashtun na ndërton rrugë e shkolla për çdo ditë. Na shpërblen votën dhe librezën me punë në administratën shtetërore. Na bën të njohur në gjithë botën si popull i porsalindur dhe me identitet të ri kulturor. Na ndërton monumente që na ndihmojnë në shlyerjen e kujtesës së keqe kolektive. Ti, lider i dashtun, më jep nder, më jep emrin... Frikacak. Mbas njëqind vjet vetmie gota e gjeti kapakun. nga Jeton Jagxhiu_ 12 maj 2011 Relikti më i vjetër në shtëpinë time është një gotë e metalit, të cilën në familje e ka sjellë gjyshja e babës, Sabrije hanëmi. Ajo ishte një grua dervishe prej familjes së Gjinalëve të Prizrenit, ndërsa gotën e ka prurë si duket me çejz, tash gati para një shekulli. Gota e vjetër prej metali është punim dore. Nga jashtë ka gravura me ornamente orientale, fleta dhe arabeska, të cilat së bashku treten në mbishkrimin kaligrafik arab, Allahu Ekber (Zoti është një). Ornamentet në sipërfaqe të gotës ritmikisht ndërrojnë ngjyrën - nga ngjyra e arit në metal, të cilat interferojnë mes vete. Tok me patinën e vjetër të metalit, ato gotës i japin në dukje, një iluzion mistik mu si kuptimi i botës sipas këtyre myslimanëve shiit. Për shkak të hijeshisë së saj, moshës dhe kujtimit për gjyshen, baba im e kishte shumë merak. Gotën antike e mbante në njërin prej vendeve më të pashme, në dhomën e “mysafirëve” – në vitrinën përfundi televizorit, mbi një tentene ovale. Mirëpo diku para rreth njëzet vjetësh, kur prindërit e mi u kthyen prej një udhëtimi turistik në Turqi, gota e moçme përsëri e zaptoi vëmendjen e familjes sime. Gjatë vizitës në Teqenë kryesore të bektashinjve, ata rastësisht e kishin parë binjakun e gotës sonë. Qyteti i gotës e mbante emrin Haxhi Bektash, sipas themeluesit të njërit tarikat të myslimanëve shiit. Aty Ciceroni përveç tjerash u kishte treguar se teqeja dikur ka pasur edhe një tjetër ekzemplar identik të kësaj gote, por ajo disi ish humbur. Kështu e kuptuam se Gota e stërgjyshes Sabrije nuk kish qenë vetëm një gotë e vjetër, por një Gotë rituali i dervishëve të rendit bektashi. Uji i shenjtë prej saj u jepej nevojtarëve - atyre që kishin vetëm një dëshirë. Tash Gota jonë përveç bukurisë, moshës dhe kujtimit për gjyshen, kishte edhe një arsye për me qenë. Asaj së shpejti iu rrit nami, kështu një ditë, dikush e nxori prej vitrinës dhe e vendosi pranë televizorit. Dhe sikur nuk i mjaftoi vëmendja jonë, u desh me u gjetë gjysma tjetër e saj – kapaku, për me e shndërru këtë gotë në yll të shtëpisë. Krejt ndodhi si një mrekulli, me hesap! Duke kalu nëpër Gjakovë për nguti, pranë rrugës pash një shitës të vjetërsinave. U ndala për me e pyet, se mos ka ndonjë mangall (tangar prushi) që tash sa kohë e lypsha! Derisa shitësi më matke nëse jam blerës serioz, unë i rrotullojsha gjanat që i shitke. Mbi 70
kosovo 2.0
365 ditë n'internet
një plaf “dyshe” kishte qit njana mbi tjetrën përplot pajisje të vjetra shtëpiake sahana, çinija, gota, vazo, mumlluka (mbajtëse për qira), lugë druni dhe turlifar rakështija të vjetra. Tue ba muhabet me shitësin, më ra në sy një diçka që vezullonte çuditshëm, për mua diçka e njohtun. Dhe aty përfundi një thymseje arrash më kapi syni kapakun me kube (mbajtëse). U dasht me mbajt në dorë veç një moment dhe isha i sigurt se e gjeta gjysmën tjetër të Gotës. Hej sa u gëzova. Shumë, e tepër. Po gëzimin nuk e ndava me shitësin! Mendova me veti: nëse e kupton se sa vlerë ka për mua kapaku, nuk ka me më shit. Kështu kapakun fort e mbajta në dorë. Vazhdova me u rrotullue rreth plafit të tij, e me fol për mangall. Tue shku e pyeta shitësin: “sa duhet për qet send, usta”? Më tha: “tre euro, si t’ki”. Ja dhashë paret, numrin e telefonit për mangall dhe u nisa. Kështu hiq pa e ditë se gota dikur kishte kapak, i bana bashkë të dy. Mbas ndoshta njëqind vjet vetmie Gota e gjeti Kapakun e vet. Ky kapak endacak tamam i flenë Gotës. Kuben e ka në formë të kupollës Shiite, e cila simbolizon rendin e Bektashive. Është i punum prej metalit të njëjtë dhe në sipërfaqe ka gravura me ornamente. Ngjyra e arit dhe patina e vjetër në sipërfaqe është e sojit të njëjtë. S’ka tjetër. Gota dhe Kapaku janë miq të moçëm me bukuri rrëmbyese. Dashnorë të ku me ditë cilit shekull. Tash gotën e Sabrije hanëmit, stërgjyshes sime, e kam vendos mbi televizor e tentene, dhe sa herë që në shtëpinë tonë na vjen një mysafir i ri, u tregojë meselen e Gotës së trashigume. P.S. Ky tregim frymëzues i kushtohet stërgjyshes Sabrije dhe dervishëve të rendit bektashi që festojnë 800-vjetorin e lindjes së themeluesit të këtij tarikati, Haxhi Veli Bektashiut. Gjërat që u pëlqejnë njerëzve nga Ballkani NGA Silvia Valencia_ 22 SHKURT 2011 Për ditëlindje më është dhuruar një libër i quajtur “Gjërat që u pëlqejnë njerëzve të bardhë” (“Stuff White PeopleLike”). Kuptohet qartë nga titulli i librit se përshkruan stereotipin e një perëndimori urban, ndërsa saktësia e librit është e pabesueshme. Edhe pse kjo dhuratë më është bërë si shaka, ajo më bëri të kuptoj dy gjëra: stereotipet jo domosdoshmërisht, gjithmonë, duhet të jenë të këqij dhe janë shumë qesharakë kur janë të vërtetë. Ky ishte inspirimi im, ndaj unë u përpoqa të përvetësoj dhe të përshkruaj stereotipin aq-shumë-të-dashur ballkanik. Mbani në mend së kjo është me qëllim të mirë. Sigurisht se nuk u përgjigjet shumicës së njerëzve, dhe ata të cilët përdorin stereotipet si formë të diskriminimit janë njerëz të cilëve nuk duhet besuar se janë mirë të informuar. Pasi që u tha kjo, të argëtohemi pak: “Gjërat që u pëlqejnë njerëzve nga Ballkani” 1. Historia Jo vetëm historia e rëndomtë flet për disa shekuj të kaluar, sikurse njerëzit e rëndomtë. Kur njerëzit nga Ballkani flasin për histori, i referohen kohës së shkuar të monarkive, perandorive dhe njerëzve të shpellave dhe të gjitha detajeve të panevojshme ndërkohë. 2. Realizmi Realizëm i rreptë dhe i ftohtë. Nuk ka hapësirë për zbukurimin e gjërave në bisedat nga Ballkani. Ata e thonë ashtu siç është, pavarësisht se a të pëlqen apo jo. Një herë një tip nga Ballkani më tha “optimizmi është për njerëz të ligj - ata s’mund t’i përballojnë faktet”. Touché. 3. Sarkazmi Për shkak se e plotëson realizmin bukur. 4. Nikola Tesla Pa marrë parasysh se kombet e ndryshme ballkanike nuk pajtohen gjithmonë me njëritjetrin, ata së paku mund të bashkohen për t’u lavdëruar para botës që njëri nga zbulimet më të rëndësishme erdhi nga regjioni i tyre e jo nga juaji. 5. Ngasja, sikurse do të përfundojë bota pas 30 sekondave #1 IMAZHI VERË 2011
71
365 ditë n'internet
E pastaj, pasi që je vërtet i frikësuar të qesh “Pff, mendon se kjo është shpejt?” 6. Pijet e rënda alkoolike Ata i prodhojnë vetë, pasi që ato të blera në dyqan nuk janë mjaft të rënda. Koktejet janë për dështakët - rakia e shtëpisë është e ardhmja. 7. Të qenit skeptik Sa më i këndshëm të jesh, aq do të jesh edhe më i dyshimtë. Mos u mërzit, nuk do të thotë që nuk ju pëlqen atyre, vetëm duan të jenë të sigurt që nuk ke motive me prapamendim para se të fillojnë të bëhen të ngrohtë ndaj teje. Besimi duhet të fitohet. Pikë. 8. Debati Sepse nuk bën të hidhet poshtë e gjithë ajo njohuri për historinë e së paku 5 miliardë vjetëve të kaluar. 9. Sinqeriteti i drejtpërdrejtë Ai tipi shqiptar nga i cili e blej byrekun cakton sa copë më lejohet të blej atë ditë, duke u bazuar në atë sesa e trashë dukem. 10. Kripa Mos u zemëro nëse një person nga Ballkani i shton kripë ushqimit ende pa e kërkuar atë, edhe pse ti i ke hedhur mjaft kripë më parë. Shqisa e të shijuarit është pak e dëmtuar nga rakia me 70 për qind alkool. Shtypja e lartë e gjakut, nuk është vërtetë një “gjendje mjekësore” në Ballkan, është më shumë një stil i jetës. 11. Sharja Në gjuhën angleze sharja e humb vlerën e një mendimi, mirëpo kur njerëzit nga Ballkani shajnë, ajo vetëm e thekson thelbin e asaj që po thonë, madje edhe i bën të duken më të besueshëm (madje jo vetëm për faktin që flasin tërë kohën sikurse të ishin të zemëruar). 12. Britma Njerëzit nga Ballkani dallojnë nga ata të Mesdheut sa i përket britmës. Njerëzit nga Mesdheu (grekët ose italianët, për shembull) kanë dy lartësi të zërit : “të lartë” dhe “më të lartë”, kurse njerëzit nga Ballkani kanë lartësi të zërit “më të lartë” dhe “të heshtur”. Nëse kanë për të thënë diçka me rëndësi, ata do të bërtasin. Përndryshe, ata do të mbesin të heshtur, pasi që janë të zemëruar apo edhe provojnë të lexojnë mendimet tuaja për të kuptuar qëllimet e tua të mëtutjeshme. 13. Shpjegimi ndaj të huajve pse kombi i tyre është më i mirë se çdo komb tjetër nga Ballkani Këtë e bëjnë kryesisht duke iu referuar historisë disamijëvjeçare dhe disi gjejnë një mënyrë për të arsyetuar çdo gjë për të cilën është kritikuar populli i tyre ndonjëherë. 14. Të kesh të drejtë Çdokush dëshiron të ketë të drejtë, mirëpo ballkanasit gjejnë kënaqësi të pafund në faktin që ata kanë të drejtë. Njerëzit nga Ballkani janë humbës të këqij, mirëpo si fitues janë edhe më të këqij. Ata kurrë nuk do të lejonin që ju të harroni se ata kanë pasur të drejtë dhe ju ishit gabim. 15. Vërtetimi se ata kanë të drejtë Është faji juaj, nëse dyshoni në ta. 16. T’ju kujtojnë se e kanë vërtetuar që kanë pasur të drejtë Tërë jetën. 17. Përqeshja e njerëzve nga Perëndimi kur flasin për mbrojtjen e planetit, ushqimin organik apo ushtrimet fizike Dhe prapëseprapë njerëzit nga Ballkani arrijnë të jenë në nam për natyrën e tyre rinore dhe trupa të shkëlqyeshëm dhe janë ndër ndotësit më të vegjël të ambientit. “Sekreti” i tyre? Ngasja e biçikletave dhe ngrënia e ushqimit të vërtetë. Sekreti i tyre i vërtetë? Debati është një antioksidues dhe ushtrim shumë i mirë. 18. Modestia .... vetëm po tallem. :) 19. Pirja e 5 filxhanëve të kafesë turke gjatë ditës dhe hamendja pse nuk mund të flenë gjatë natës Ata madje mund të vendosin që vetë të diagnostikojnë gjendje të ndryshme shëndetësore për ta sqaruar problemin. 72
kosovo 2.0
365 ditë n'internet
Dhe së fundi, 20. Njerëz të tjerë nga Ballkani Është gjëja më e çuditshme. Pa marrë parasysh se nganjëherë duken të ftohtë, apo pak të zemëruar, dhe pa dyshim kokëfortë, në njëfarë mënyre ata i duan njerëzit që janë të ngjashëm me ta. Një stereotip nga Ballkani e përvetëson atë dhe është krenar për këtë dhe do ta shpallë si stereotipin më të mirë. Një stereotip nga Ballkani do të paraqitej me një argument që në mënyrë logjike sqaron pse çdokush duhet të jetë sikurse një stereotip ballkanik. Një stereotip nga Ballkani do të ndihmojë dhe shtojë disa pika të tjera, që autori stereotipik ballkanik i ka harruar. Vijat kufitare NGA Nela Lazarevic_ 28 KORRIK 2010 Kur i tregova njërës prej shoqeve më të mira që është malazeze, por që jeton në Serbi, se noteri publik në martesën time të improvizuar në Firence ishte shqiptar, ajo mbeti pa fjalë dhe e shokuar pa mundur që ta fshehë habinë për arsye të korrektësisë politike. Tani kjo nuk është fare befasuese, duke ditur se shoqja ime nuk është një nga njerëzit më mendjehapur që njoh në këtë pjesë të botës (e quaj pjesë të botës, sepse nuk besoj shumë në hartografi dhe në vija imagjinare dhe nuk besoj në paketimin e njerëzve nëpër kuti, me nacionalitetin e ngjitur në ballë). Prandaj kur e imitova reagimin e saj në fytyrë, ajo buzëqeshi me vetëdashje dhe në mënyrë vetironike. Më pas qeshëm në lidhje me atë moment të çuditshëm të qetësisë që e ndamë spontanisht dhe kaluam në një temë tjetër. E njoh shoqen time që nga çerdhja, prandaj nuk kërkohet koment shtesë. Ajo e dinte se unë e dija se ajo nuk është nacionaliste dhe reagimi i saj ishte një reflektim automatik i humorit të përgjithshëm të njerëzve që e rrethojnë. E dija se ajo e dinte se takimi me një mike shqiptare në një territor neutral (siç është Italia) më dha mundësinë që të gjykoj këtë person lirshëm, pa paragjykim dhe pa presion shoqëror. Në të vërtetë, kur takova Fatjonën për herë të parë në Firence disa vite më parë, kuptuam se italianët na kishin vënë në pakon e njëjtë me etiketën: “ragazze dell’Est” (“vajzat nga lindja”), “extracomunitarie” (“jashtë BE-së”) – ku secila barte një konotacion më ofendues sesa tjetra. Kjo na vuri në pozitë të njëjtë për të mos diskutuar kurrë dallimet tona kombëtare. Që të dyja vinim nga ish-vendet komuniste, që të dyja studionim gazetarinë, që të dyja kishim nevojë për vizë për të udhëtuar pothuajse gjithandej, që të dyja vinim nga vendet që kanë bregdet të bukur dhe të pazhvilluar dhe që të dyja vinim nga familjet që na inkurajonin që të shihnim personin e jo titullin e pasaportës së tij. Sa shqiptarë kisha takuar para se të filloja studimin në shkollat ndërkombëtare dhe të jetoja jashtë vendit? Asnjë. Sa shqiptarë kishte takuar personalisht shoqja ime malazeze në Serbi? Nuk e kam pyetur, por ma pret mendja se nuk ka takuar asnjë. Propaganda dhe flamujt shtetërorë të përgjakur na bënë që t’i fusim ata në pako të quajtur “fqinj të ligj” dhe në një kuti hermetikisht të mbyllur ku shkruhet “rrezik” rreth e përqark saj dhe jam e sigurt se nuk dallon shumë edhe në anën tjetër të murit imagjinar (do të thotë vija kufitare). Tani, martesa ime ishte një lloj versioni i shkurtër italian i llojit “të shkojmë në Las Vegas dhe ta kryejmë këtë punë”. Prandaj më duhej një shërbim i shpejtë i noterisë që ishte në Firence. Shoqet e mia të jetës nga shtëpia fatkeqësisht ishin përjashtuar nga këto kritere, prandaj pyeta veten: kush është personi me natyrën më të mirë që kam takuar në këtë qytet? Përgjigjja ishte: Fatjona. Pasaporta e saj ishte e rëndësishme në këtë rrëfim vetëm se pse ajo duhej të identifikohej para ofiqarit. Pas një videobisede përmes Skype me shoqen time të dashur malazeze në Serbi, shfletova #1 IMAZHI VERË 2011
73
365 ditë n'internet
pak internetin dhe gjeta citatin nga Martin Luther King: “Mësuam të fluturojmë si shpendë dhe të notojmë si peshq, por nuk mësuam si të jetojmë si vëllezër”. Mosha trevjeçare nga Hana Marku_ 15 shkurt 2011 Pra i kemi tre vjet. Nuk kam nevojë t’ju tregoj sesa gjëra duhet të përmirësohen, dhe ndryshohen, dhe revolucionarizohen në Republikën tonë të vogël. Nuk kam nevojë t’ju tregoj se jemi të varfër, kemi politikanë të korruptuar dhe jemi shumë larg nga anëtarësimi në BE. Kjo nuk do të jetë një rapsodi e fjalëve boshe patriotike, por një përkujtim se pse duhet të ndiheni krenarë që jeni kosovarë. “Pse të jemi krenarë? Ne jemi aq të korruptuar, të prapambetur, pasivë, prapa –” Për këtë përgjigjja ime është: jo, nuk jemi. Ne jemi ata që mbijetuam kohë të errëta. Ne jemi të rinjtë që largohemi dhe japim diçka nga vetja. Ne jemi të rinjtë që qëndrojmë prapë dhe japim gjithçka nga vetja. Ne jemi ata që nuk jemi të korruptuar, nuk jemi të prapambetur, nuk jemi pasivë, nuk jemi prapa.... Ne jemi ata që flasim më shumë se tri gjuhë të huaja. Ne jemi ata që shkojmë në Universitetin e Prishtinës dhe ata që shkojmë në Cambridge. Ne jemi ata që shkojmë në punë çdo mëngjes pa vjedhur, pa mashtruar ose gënjyer. Ne jemi ata që i trajtojmë vëllezërit dhe motrat tona njëjtë. Ne jemi ata që kujdesemi për prindërit kur ata nuk mund të kujdesen më për ne. Ne jemi ata që ngazëllehemi nga librat, nga muzika, arti, shkenca. Ne jemi ata që përlahemi përderisa mbajmë mendjet e hapura për të tjerët. Ne jemi ata që dëgjojmë përderisa mbesim kritikë. Ne jemi ata që mërzitemi kur ndodhin padrejtësi – dhe bëjmë diçka për këtë. Ne jemi kreativë pa ndonjë shpërblim. Ne jemi ata që fillojmë gjërat nga e para. Ne jemi ata që punojmë si duhet dhe dashurojmë si duhet. Kjo është pjesa më e madhe e njerëzve që ju i njihni, dhe ju jeni njëri prej tyre. Kjo është Kosova ime. Nuk dua të dëgjoj më komentet vetënënçmuese sesi thelbësisht në shpirtin tonë ne jemi të paturpshëm, jemi budallenj ose jemi përtej shprese. Nuk dua që asnjë kosovar kudo që është të ndiejë se duhet t’i vijë turp për atë çfarë është apo prej nga është. Gjithashtu nuk dua që asnjë kosovar kudo që është të ndiejë se është nga një popull i martirizuar. Dëshmor është një tjetër fjalë për viktimë. Nuk jemi më viktima. Jo më martirizim ose fjalë të mëdha boshe. Jo më njerëz të vjetër. Jo më tesha kat, jo më kravata, jo më programe të lajmeve të dominuar nga burra të vjetër e të kalbur. Jo më Milaim Zeka. Jo më libra për të kaluarën e përgjakshme. Jo më telenovela. Jo më tallava. Kosova që unë e njoh është ajo ku kam takuar njerëz të ndershëm, fqinjë të mirë, miq të vjetër dhe mendimtarë të mëdhenj. Kjo jemi ne, tani. Kemi qenë të rrëmbyer nga diçka që nuk jemi, nga njerëz të cilët janë të frikësuar dhe lakmitarë. Ata kanë marrë fytyrën tonë të vërtetë dhe e kanë kthyer përmbys. Nuk do të jetë gjithmonë kështu. Ne nuk jemi politikanët tanë. Është e lehtë të hutohesh dhe frustrohesh, përderisa pret të formohet një qeveri e re, të hetohet raporti i Martyt, pret njohje ndërkombëtare, pret EULEX-in të përfundojë misionin e tij, vizat të liberalizohen, vende të punës të shfaqen, diplomat të jenë përsëri kuptimplotë dhe të vijë pranvera. Këto gjëra nuk duhet të na dëshpërojnë, edhe pse mund të na tërbojnë. Kjo nuk ka të bëjë me injorim të realitetit apo të qenit i madhërishëm. Kjo nuk ka të bëjë me idealizim të së kaluarës, ka të bëjë me festimin e asaj që është këtu tani – atë që harrojmë që e kemi në duart tona përderisa kthehemi drejt së ardhmes. Në ditëlindjen tonë të tretë, le të kujtojmë kush jemi.
74
kosovo 2.0
365 ditë n'internet
Në Drenicë, ndeshje e mitologjisë dhe realitetit nga Nate Tabak_ 23 shkurt 2011 Nëse lufta për lirinë e Kosovës është religjion, atëherë Drenica është vendi i Perëndisë dhe rezistenca është ungjilli i tij. Rajoni ka prodhuar lëvizjen më të madhe kryengritëse kundër Serbisë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kreu i njohur gueril, Adem Jashari, ka lindur këtu. Jashari dhe dhjetëra anëtarë të familjes së tij vdiqën në vitin 1998, kur forcat serbe rrethuan shtëpinë e tij në Prekaz. Për Kosovën, kjo betejë është diçka si një Alamo. Humbja e separatistëve amerikanë më 1836 në territorin e meksikan, i cili më vonë u bë Texas, i dha fill mitit kombëtar të mishëruar në heroin popullor Davy Crockett, një kongresist dhe banor i zonave kufitare, i cili vdiq në Alamo. “Mbreti i Kufirit të Egër”, pseudonimi i Crockettit nga Disney filmi i viteve 1950, personifikon individualizmin që është në thelbin e pamjes romantike amerikane mbi zgjerimin perëndimor të Shteteve të Bashkuara, zgjerim ky i cili ka lënë gjurmë të gjakut dhe të shkatërrimit. Gjatë një vizite kohëve të fundit në Skenderaj, qytetin më të madh në Drenicë, nuk mund t’i ikja legjendës së Jasharit. Imazhi i luftëtarit trupmadh e me mjekër është kudo. Një statujë imponuese e tij më bëri të pyes veten nëse ai kishte mundur edhe arusha. Ka një pastërti të caktuar për kultin e personalitetit të tij: një figurë hipermashkullore, që vdiq në aktin fisnik të mbrojtjes së shtëpisë së tij. Është e vështirë të mendohet për një simbol më të përsosur të mitit rreth Luftës Çlirimtare që është në themelet e shtetësisë së Kosovës dhe strukturave të saj të fuqisë – një themel që është duke treguar shenja të plasaritjes. Përderisa vdekja e Jasharit e ka mishëruar atë si një luftëtar fisnik, të ngrirë në martirizimin e fundit të viteve 1990, kolegët e tij që kanë mbijetuar janë thirrur në emrin e tij gjatë, pasi që bombat e NATO-s dëbuan forcat serbe nga Kosova. Udhëheqja e UÇK-së formoi farët e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u shndërrua në makinën politike më të fuqishme dhe më thellësisht të ngulitur në vend. Një bir tjetër i Drenicës, Hashim Thaçi, tani qëndron në krye si kryeministër dhe bos i mafias, nëse i besohet raportit të Këshillit të Evropës dhe atij të Shërbimit Sekret të NATO-s të bërë publik kohëve të fundit. Akuzat e trafikimit të organeve kanë qenë titujt kryesorë, disa i kanë shtrembëruar këto në një imazh të Thaçit si një person që i përngjan George Clooneyt e i cili i merr veshkat nga trupat ende të ngrohtë të donatorëve të ekzekutuar. (Sa për protokoll, askush nuk akuzon që kryeministri është i përfshirë drejtpërdrejt në këto ngjarje të tmerrshme.) Por ato kanë lënë në hije padinë më të madhe ndaj kësaj makine politike. Sipas kësaj padie, ajo është një ndërmarrje e madhe, e korruptuar e kriminale e quajtur “Grupi i Drenicës”, rrënjët e së cilës janë në UÇK. Thaçi dhe miqtë e tij me shkathtësi i kanë bërë aktivitetet e tyre të 12 vjetëve të kaluar të pandashëm nga lufta për të shpëtuar Kosovën nga shtypësit e saj. Ata gjithashtu gëzojnë një besnikëri të madhe në vendin ku e kanë përkrahjen më të madhe. Një nga këta besimtarë të vërtetë është Bilall Koçi. Ai është një profesor dhe aktor, i cili m’u afrua në rrugë në Skenderaj dhe më çoi në një dyqan këpucësh për një bisedë. Koçi më tha se në Skenderaj, Thaçi është i njohur si Atatürku i dytë, duke iu referuar themeluesi të shtetit modern turk. Ndërsa ai është “300 për qind i sigurt” se akuzat përreth Thaçit nuk janë të vërteta, Koçi tha se “në qoftë se ato janë të vërteta, atëherë asnjë nga personalitetet në Kosovë nuk kanë vlerë. Pasi që Hashim Thaçi është përfaqësuesi i masës, atëherë ai është masa e moralit të Kosovës”. Duke e parë mënyrën se si po shkojnë gjërat, mikun tim të ri nga Skenderaj mund ta pres një ekzaminim i dhimbshëm i vlerave dhe i besimeve të tij.
#1 IMAZHI VERË 2011
75
365 ditë n'internet
Të flasim për seks nga Kaltrina Ademi_ 13 shkurt 2011 E mbaj në mend që jam takuar për pije me shoqet e mia, kur njëra prej tyre filloi të fliste për një mashkull të famshëm shqiptar dhe për (ish) të dashurën e tij. Ai vetë është shumë i njohur, se është i mirë me femra dhe gjatë gjithë lidhjes së tyre, ose kështu është përfolur, ai e ka mashtruar atë disa herë. Megjithatë, komploti kryesor i tregimit ishte se ai publikisht e kishte thirrur femrën e tij lavire në mes të një kafeneje të mbushur me njerëz, duke sugjeruar se ajo e kishte mashtruar atë. Në vend se të largohej, e turpëruar nga frika e reputacionit të “porsalindur” të saj, ajo thjesht u ngrit, e shikoi në sy dhe i tha: “Nëse më dëshiron, eja merrmë, nëse jo - qëndro aty ku je!” Kam qenë dëshmitare sesi shumë shoqe të mia lehtë e thirrën vajzën e përmendur “të lehtë” ose “lavire”, pa marrë parasysh nëse akuzat e tij ishin të vërteta apo jo. As reputacioni i tij në këtë rast nuk kishte rëndësi. Askush nuk do ta quante atë një “lavire mashkull”, e madje edhe po ta bënin këtë, shumica e meshkujve me siguri do ta konsideronin si kompliment në qoftë se mund t’i referoheshin një liste të njohur plot me femra me të cilat kanë fjetur. Shumica e shqiptarëve e dinë sesa i rëndësishëm është seksi apo të themi “mungesa e seksit” në shoqërinë tonë. Edhe pse shumë të rinj thonë që seksi para martesës është duke u bërë shumë i zakonshëm dhe për këtë arsye virgjiniteti është duke e humbur statusin e tij si “valutë” me të cilën vlerësohet një femër, është e sigurt të thuhet se ka edhe shumë që mendojnë ndryshe, ndoshta edhe më shumë se të parët. Ne ende jemi një popull që ka rrënjët thellë në mendime patriarkale që shpesh na lë ne femrave të hutuara sesi të veprojmë kur vjen puna te seksi. Kam takuar njerëz të cilët lehtë do të etiketojnë si lavire cilëndo femër që ka pasur marrëdhënie seksuale me ndonjë partner tjetër e jo vetëm me atë me të cilin është tani, dhe më besoni se këta njerëz nuk ishin, siç mund të imagjinojë dikush, fshatarë të cilëve prindërit do t’u zgjedhin nuset. Unë kam takuar edhe njerëz që mendojnë të kundërtën, por mund të them që kjo ishte mjaft e pazakontë. Jam plotësisht e vetëdijshme se ka standarde të dyfishta në çdo shoqëri, pa marrë parasysh shkallën e tyre të “civilizimit”, por në këtë shembull unë do të merrem vetëm me shoqërinë tonë. Gjatë viteve të 60-ta dhe 70-ta, kombi ynë ishte aq i fokusuar në martesën e tij poligame me Lindjen dhe Perëndimin, përderisa në të njëjtën kohë ishte i angazhuar në një lidhje të pasionuar me idealet komuniste, saqë nuk ia arriti të merrte pjesë në ahengun e quajtur “revolucioni seksual”. Kjo luan një rol të rëndësishëm në perceptimin që kemi shumica prej nesh për seksin, veçanërisht “gratë dhe seksi”. Unë njoh shumë femra që ndiejnë se duhet të shtypin dëshirat e tyre seksuale për shkak të frikës se kjo do t’i përjashtojë nga “tregu i martesës”. Unë gjithashtu njoh shumë femra që marrin pjesë në çfarëdo aktesh seksuale, përveç atij që do t’u kushtonte me himen. Fakti që shumë prej nesh ende ndiejmë nevojën të gënjejmë miqtë, frajerat, vëllezërit, baballarët dhe burrat për të kaluarën/të tashmen tonë seksuale, është sindroma kryesore që sugjeron se ne ende nuk jemi aq të emancipuar sa e portretizojmë veten. Unë në asnjë mënyrë nuk jam duke sugjeruar që promiskuiteti është i barabartë me emancipimin apo me civilizimin. (Përsëri: Kjo nuk ka të bëjë me të gjithë, unë jam duke u përpjekur që të mos bëj përgjithësime.) Shqetësimi im kryesor është se kjo situatë nuk është faji i askujt tjetër, përpos yni - i femrave. Ne jemi të parat të emërtojmë një femër tjetër “promiskuoze”. Ne u japim meshkujve të drejtën të na etiketojnë thjesht me etiketimin që ia bëjmë njëra-tjetrës dhe duke e zvogëluar vlerën tonë deri në atë pikë, sa disa meshkuj mendojnë se vlera jonë matet me jetën aktive apo joaktive seksuale. 76
kosovo 2.0
365 ditë n'internet
Po të mos ishim kaq të shpejta të etiketonim njëra-tjetrën me gjithë ata emra, mendoj se realiteti do të ishte shumë më ndryshe. Tani mos më keqkuptoni: unë në asnjë mënyrë nuk jam kundër abstenimit nga seksi deri në martesë ose ruajtjes për të ashtuquajturin, “mashkullin e duhur”. Mendoj se është një vendim madhështor, por kjo nuk duhet të bazohet në opinionet dhe pritjet e të tjerëve. Kjo duhet të varet nga besimet tona, qoftë ato fetare apo jo, sepse vetëm atëherë mund të flasim për një akt të “virtytshëm”. Kosova dhe misteret e Makiatos nga Puhie Demaku_16 korrik 2010 Kosova – ai vendi i vogël që në 1999 ishte në luftë e që shpalli pavarësinë në 2008. Aty ku Amerika dhe Evropa investuan milionat e taksapaguesve të tyre. Dhe, prapë, edhe pas asaj ndihme që erdhi, 11 vite pas luftës vazhdon e mbetet goxha e pazhvilluar. Në të gjitha fushat ku është shënuar progres, ne i detyrohemi një mirënjohje njërës apo tjetrës organizatë ndërkombëtare. Në ekonomi, bujqësi, drejtësi, ambientin e biznesit, etj. Por, ekziston një fushë ku meritat na takojnë vetëm neve. Aty nuk kanë hise as evropianët e as amerikanët, e kemi zhvilluar vet! Ajo është e jona, dhe pikë! E kjo është: Kultura e makiatos! Kultura e makiatos është krenaria e Kosovës – rezultat i arritur me forcat tona, pa asistencën e askujt tjetër. Edhe po të ngecin të gjitha fushat e tjera të jetës në Kosovë, makiato do të mbetet përherë në majat e suksesit. E servuar në filxhanë që varijojnë nga 4 deri 6 cm, në makiato fshihen shumë mistere. Mbetet mister i pazgjidhur si për vendorët ashtu edhe për ndërkombëtarët që e frekuentojnë Prishtinën se si një vend ku shkalla e papunësisë është mbi 40 për qind, ndërsa përqindja e njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme është 17 për qind, mund të gjesh kafenetë e stërmbushura në çdo orë të ditës me njerëz që shijojnë makiatot e tyre. Kur ulesh në kafiteritë e Prishtinës dhe me vëmendje dëgjon se çfarë diskutohet përgjatë shijimit të një makiatoje, atëherë mund ta kuptoni mirë se përse dikush i kursen edhe 50 centët e fundit nga xhepi për të pirë një makiato. Situata e kokëlavitur politike mbase nuk ka gjithnjë zgjidhje në Parlament, në mbledhjet e Qeverisë, në takimet e konferencat e shoqërisë civile por, nuk ka problem politik që nuk gjen zgjidhje kreative përgjatë bisedave me makiato. Forumet e makiatove janë gjeneruesit më serioz të mundësive për situatat e rënduara politike. Besoj se po të dëgjohej zëri i makiatoistëve kosovar, nuk do të hasnim në udhëkryqe të qeverisjes. Këto ditë më rastisi të bindesha se me makiato mund të gjejmë zgjidhje edhe për problemet e rajonit, e lëne më të atyre vendore. Përderisa perëndimi preferon që problemet e dashurisë të zgjidhen gjatë takimeve e seancave me “këshilltarët e lidhjeve”, në Kosovë këto çështjet e dashurisë i kurojmë e rehatojmë me 50 cent. Sepse me një makiato ne ulemi dhe i zbërthejmë deri ne indin më të imtë dilemat e dashurisë, të lidhjes e të martesës…madje, madje po na doli një makiato gratis, jemi në gjendje të trajtojmë edhe problemet e komshinjëve apo kolegëve që fare nuk kanë kërkuar ndihmën tonë – por, ja me makiato vjen edhe bamirësia si shërbim. Makiato ofron edhe mundësi punësimi, me makiato thurren teoritë më interesante të konspiracionit, me makiato e luftojmë papunësinë dhe monotoninë, me makiato e zbusim dhimbjen e dashurisë, …e andaj, përse çuditeni që kafeteritë janë përplot me makiatopirës? A nuk është evidente që nuk na duhen gjë fushat e sportit, aktivitetet sportive. Nuk frekuentojmë teatrot e kinematë, nuk shkojmë në koncerte të mëdha, nuk kërkojmë çlodhje ndryshe sepse ne e kemi kompensuar me atë më të mirën – relaksim me makiato. E si të mos pozicionohemi pastaj në mesin e popujve më optimist në botë?! — K
#1 IMAZHI VERË 2011
77
Zakone mashkullore: Si të mendojmë për burrat në Kosovë nga nita luci/ fotografia atdhe mulla
— Më 8 mars të vitit 2005, Ramush Haradinaj, Kryeministri i atëhershëm i Kosovës, dhe dy ish-luftëtarë të UÇK-së, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, iu përgjigjën akuzave të bëra kundër tyre nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për IshJugosllavinë në Hagë. Haradinaj dha menjëherë dorëheqjen nga posti i tij dhe deklaroi gatishmërinë e tij për t’iu përgjigjur padisë. Në një deklaratë që e lexoi në një konferencë televizive për shtyp, ai tha:
Gjatë javës dhe muajve në vazhdim, titujt dhe mbulimet në media krijuan një plan të njësuar për të treguar solidaritet me Haradinajn. Kjo u shfaq si një histori dashurie çasti mes mediave, që janë të njohura për varësinë e tyre apo aleancën me parti të caktuara politike. Marrëveshja gjithëpërfshirëse ishte që jo vetëm se Haradinaj kishte reaguar në një mënyrë që përkonte me mënyrat “e qytetëruar” të sanksionuara ndërkombëtarisht, por veprimi i tij mbarti edhe kuptimin se kultura shqiptare është thellësisht e lidhur me burrërinë. Në shkrimin e ditës së nesërme, Agron Bajrami, redaktori i të përditshmes Koha Ditore, e titulloi kryeartikullin “Kohë burash”. Bajrami shkroi për reagimin e Haradinajt si pohim i karakterit të tij të nderuar (lexo burrëror) dhe i bëri thirrje qeverisë dhe partive politike për t’i lënë mënjanë dallimet e tyre individuale dhe të fillojnë të punojnë për të ardhmen e Kosovës. Tekstet sociale dhe politike të krijuara rreth kësaj ngjarjeje – miratimi për “virtytin” e Haradinajt, sakrifica dhe lufta e “popullit” për një shtet të pavarur, vendosja e drejtësisë – u përhapën furishëm përmes diskutimeve publike dhe private dhe shfaqjes së solidaritetit. Për publikun në Kosovë, reagimi i Haradinajt u lexua si e kundërta e paaftësisë apo mungesës së vullnetit të Serbisë për të ofruar Radovan Karaxhiçin dhe Ratko Mlladiçin që akuzoheshin
për krime kundër njerëzimit nga Tribunali i Hagës, dhe shërbeu për të konfirmuar përgjigjen e gatishmërisë ndaj thirrjeve për drejtësi si një atribut kombëtar. Këto lloj praktikash e bënë dinjitetin e Kosovës si një shprehje të atributeve burrërore. Solidariteti i shprehur artikulohej si një lidhje vëllazërore e kombit, një lidhje e krijuar në sfida dhe sakrifica, ku atributet e individëve do të prodhonin lidhjet ekzistuese të kombit. Por, për të kuptuar se si kjo ngjarje mund të komunikohej dhe kuptohej në këtë mënyrë, duhet të zbulojmë mënyrat me anë të të cilave si burrëria edhe graria janë paraqitur në formimet kulturore që kanë ushqyer projektet kombëtare të popullit të Kosovës. Duke ndjekur kalendarin konceptual mbizotërues të para dhe pas luftës në Kosovë, dhe përmes vetëdijes etnografike, ne mund të identifikojmë praktikat krijuese dhe politikat që i kanë dhënë shpirt përkatësisë kombëtare si pjesë e jetës së përditshme dhe që e kanë bërë kështu të dukshme atë që është marrë për e mirëqenë: burrërinë. Si në të gjitha situatat moderne të konflikteve dhe pas konflikteve, kur përkatësia kombëtare del përmbi ndjenjat politike, një pjesë e mirë e kufijve janë të formuar dhe formojnë një prej formave më të fuqishme të riprodhimit kulturor: gjininë. Ndërsa antropologët kanë qenë prej kohësh të interesuar për rolet, estetikën dhe politikat e identitetit gjinor në ndërtimin e grupeve farefisnore, komuniteteve dhe treguesve të tjerë – klasa, seksualiteti, gjuha, raca, etj. – këto dhjetëvjeçarët e fundit kanë qenë veçanërisht të frytshëm për ata që interesohen për studimin e nacionalizmit dhe kombit. Antropologët feministë, në veçanti, kanë qenë të palëkundur në shkrimin e historive të grave, duke e adresuar zërin dhe veprimin (bashkëfajtor dhe revolucionar) e grave në bërjen dhe çbërjen e kulturave dhe politikave kombëtare. Edhe pse ka përjashtime, burrat, si një kategori analitike dhe shoqërore, kanë mbetur të pashqyrtuar, pavarësisht faktit se shumica prej nesh kemi arritur në mendimin se kombet janë projekte mashkullore. Në vitet e fundit, kjo ka ndryshuar dhe vëmendja është përqëndruar gjithnjë e më shumë në marrëdhëniet ekonomi-
78
kosovo 2.0
"Jam i Kosovës dhe me vullnet të plotë do ta flijoj veten për vendin tim... Të gjitha veprimet e mia në luftë kanë qenë në pajtim me moralin e luftës, me rregullat ndërkombëtare dhe kodin e burrërisë."
ke dhe mashkullorësinë, miqësitë mashkullore, seksualitetin zakonshmes, thyhet me dhunë, atëherë bëhen të mundura dhe trupin. Megjithatë, shumë studime të Evropës Lindore, edhe formacionet e reja çliruese. Pajtimi i gjaqeve mes shqipdhe më konkretisht në Ballkan, i kanë kushtuar vëmendje tarëve të Kosovës ishte një organizim i tillë, dhe prej vitit 1990 ndryshimeve strukturore dhe jo strukturore lidhur me gratë deri në vitin 1992 përbënte një prej përfaqësimeve më të fuqidhe vetëm ndonjë referencë kalimtare është bërë për burrat shme të identiteteve të reja politike. Si një lëvizje, pajtimi i si subjekte gjinore. Në kontekstin e ish-Jugosllavisë, mashkul- gjaqeve u riformua brenda kornizave të reja të të drejtave të lorësia ka qenë konsideruar kryesisht si një funksion i nacio- njeriut, si një praktikë politike moderne, ndërsa rigjallëronte nalizmit (për shembull, në ndërtimin e martirizimit). Por, më dhe risillte traditat kombëtare. Gjatë kësaj periudhe dyvjeçae rëndësishmja ndoshta, kërkimet etnografike kanë filluar ta re, u falën 2.000 deri 2.500 gjaqe. Nocioni i pajtimit, besa, pikasin këtë kategori si një proces të shumëllojshëm të gjini- dhe dinjiteti u bënë gjuha e protestës. Besa u përdor për pajtizimit të praktikave kulturore, të cilat nënkuptojnë se që të min e gjaqeve ndërsa nxirrte në pah lidhjet e ngushta të mojesh burrë nuk është e njëjtë në të gjitha kohët dhe vendet. ralit, familjes, dhe me këtë rast edhe të kombit. Anton Çetta, Kur njerëzit më pyesin se çfarë studioj, folkloristi në pension, i cili doli edhe përgjigjja zakonisht shkakton dy lloj reasi udhëheqës i lëvizjes, bashkë me — Në fakt ata duan të thonë udhëheqës të tjerë intelektualë dhe gimesh: "S'ka më burra Kosovë" ose "çka politikë, u duk se po i bënin jehonë paske punë". Të dyja thëniet përpiqen të se “s'ka më burra Kosovë” stabilizojnë atë që përndryshe është një një pohimi të njësuar: në mënyrë padhe “çka paske punë”. marrëdhënie e brishtë sociale. Pra, kemi radoksale, vlerat tradicionale do ta burrat e përmasave mitike, ruajtësit e ndezhduknin prapambetjen dhe do të filruar të traditës, kombit dhe familjes. Këta lonin kthimin kulturor të Kosovës në janë burrat që ishin dikur. Pastaj, kemi Evropë. Pajtimi i gjaqeve u artikulua burrat që nuk jetojnë sipas pritshmërive kulturore dhe si një qëndresë ekzistuese gjithmonë e gatshme ndaj sundimit shoqërore. Zakonisht, ata janë të pasigurt dhe të zhburrëruar. të huaj, dhe shërbeu për të risjellë traditën drejt ndërtimit të Ndër këta arketipë, ekzistojnë edhe praktikat komplekse për- ligjshmërisë për një projekt politik të pavarësisë të krijuar rimes të cilave janë krijuar dhe miratuar identitetet e gjinizua- shtazi. ra të burrave. Njëkohësisht, pajtimi i gjaqeve u karakterizua nga krijimi i një hapësire entuziaste për zhvillimin e ritualeve publike, dhe në mënyrë të veçantë të identiteteve të gjinizuara. Me Burra të fjalës së tyre Shqiptarët e Kosovës thonë se shteti socialist ka qenë gjith- pjesëmarrje të mijëra vetëve, të shfaqura në televizion dhe të monë i perceptuar si një trup i huaj qeverisës; kjo do të ishte mbuluara nga të g jitha mediat e asaj kohe, këto ng jarje sidomos e vërtetë për Serbinë e udhëhequr nga Sllobodan mundësuan shfaqje që negociuan idetë e traditës, kombit dhe Millosheviçi. Me heq jen e autonomisë së Kosovës në vitin gjinisë. Në mënyrë të posaçme, konceptet që lidhen me nde1989 dhe fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, në Kosovë fil- rin dhe turpin, dhe konceptet e virtyteve të meshkujve dhe loi të shfaqej publikisht një lëvizje koherente për pavarësi. të femrave – që ravijëzojnë hapësirat publike dhe shtëpiake Ndërkohë që zgjedhjet, shpallja e pavarësisë, protestat dhe sipas gjinisë, brezit dhe rangut – u përdorën për të mbajtur detyrimet e ligjit ushtarak shiheshin si disa nga aspektet më dhe për të rikthyer një rregull të ri patriarkal të gjërave. Ky të rëndësishme dhe revolucionare të fillimit të viteve 1990, rregull mbështetet në privilegjimin e bisedave mashkullore kryqëzimi i ngjarjeve të tilla madhore dhe rimodelimi i jetës dhe praktikave brenda një sfere politike/publike të ndërtuar së përditshme ofrojnë njohjen se çdo mobilizimin politik ba- sipas diktimit të traditës, përmes të cilës ushtrohen zohet në burimet kulturore. Siç argumenton Veena Das, kur marrëdhëniet familjare dhe farefisnore. Pajtimi i gjaqeve u bë e përditshmja, që gjithashtu mendohet të jetë edhe vendi i të shembull i një procesi në të cilin u shtjellua sërish roli tradi#1 IMAZHI VERË 2011
79
➳
cional i burrave për ta mbrojtur nderin e familjes, por gjiasgjësimin e çdo lloj diskutimi publik për dhunën seksuale që thashtu ky rol u ripërcaktua dhe u përhap në të gjithë komndodhi kundër grave dhe burrave gjatë luftës së vitit 1999 në bin. Procesi i faljes, që mund të shihet si kundërshtues për Kosovë, dhe faktin se kjo ishte përdorur si një strategji dhune këtë lloj burrërie dhe tradite, u racionalizua gjithashtu përmes dhe “pastrimi etnik”. një debati kombëtar që u kërkonte burrave të kishin nder dhe Nëse marrëdhënia e gjakut ishte një mënyrë për të krijuar burrëri duke falur për hir të familjes më të madhe, kombit. përkatësi në Kosovë, krijimi i hierarkive të posaçme të gjiSiç kanë vëzhguar edhe shumë studiues shqiptarë të së nizuara ka qenë gjithashtu kyç për ligjërimin e projekteve të drejtës zakonore, kuptimi dhe rëndësia gjithëpërfshirëse e ndërtimit të shtetit komb. Edhe pse marrëdhëniet mes nacioKanunit është ndikimi i tij mobilizues dhe fuqia për të sigunalizmit dhe gjinisë mund të kuptohen në termat e ideologjiruar njësimin e brendshëm kur ka kërcënime nga jashtë. ve politike të qarta, ato duhet të kuptohen edhe në termat e Megjithatë, baza, mbi të cilën është farkëtuar njësimi, ka sistemeve më të mëdha kulturore nga të cilat vijnë. Prandaj, ndryshuar në kohë dhe hapësirë. Në kohët e aparteidit, siç çdo përpjekje për të kuptuar luftën e Kosovës për pavarësi në ishte Kosova gjatë viteve ’90, zhvillivitin 1999, dhe reagimet për padinë e m i d he n d o s h t a u s hq i m i i ngritur ndaj ish-Kryeministrit Haradinaj, marrëdhënieve të krijuara përreth — Çdo përpjekje për të kuptuar duhet të fokusohen në marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet që ndodhën mes elitave marrëveshjeve të veçanta gjinore u të mëhershme politike të Kosovës dhe ato bënë vendi i jetës që konf irmoi luftën e Kosovës për pavarësi në përhapjen e mesazheve kulturore të vitin 1999 duhet të fokusohet në në zonën e luftës mes luftëtarëve të qëndresës dhe dhënien e informacio- marrëveshjet dhe Ushtrisë Çirimtare të Kosovës. Ndryshe neve jetësore për mbijetesë. Pajtimi nga pajtimi i gjaqeve dhe politika e qënishte një formë e punës kulturore që mosmarrëveshjet që ndodhën dresës paqësore gjatë viteve ’90, “lufta çliu bë për farkëtimin e formave të reja mes elitave të mëhershme rimtare” mobilizoi format dhe vlerat e fatë marrëdhënieve dhe përkatësive mes burrërinë dhe solidaritetin politike të Kosovës dhe UÇK-së. miljes, njerëzve. Diku tjetër, kam argumenkombëtar që kishte të bënde me “kundërtuar se këto lëvizje shoqërore dhe posulmin”. Në këtë rast, nocionet dhe zakolitike u qendërzuan në nocionin kyç të gjakut dhe burrërisë, net e burrërisë shqiptare kërkonin kuptime dhe repertore të përmes të cilit do të përfytyroheshin dhe praktikoheshin reja, por mbetën kyçe për konceptet e subjektivizmit politik marrëdhëniet, riprodhimi i familjeve dhe kombi. Brenda të kombit. Ligjërimi i llojeve të reja të përballjeve shoqërore dhe pomarrëdhënieve të tilla, burrëria nuk është një ndërtim shoqëror i përcaktuar vetëm në opozitë me femrat, si zgjatilitike me shtetin në anën e UÇK-së ishte frymëzuar nga kupme pronësie të grupeve dhe të burrave të grupeve të tjera, por timet kulturore dhe historike të drejtësisë, lënia e tyre fuqimisht si një marrëdhënie mes burrave të të njëjtës kombësi. mënjanë në ish-Jugosllavi dhe dhuna e vazhdueshme e ushtruar strategjikisht nga ky shtet mbi popullsinë që më vonë Një trim i ri: nga i rrahur në luftëtar lirie u kthye në bastionin e UÇK-së. Edhe pse përndjekja e JugoTrupi politik qeverisës në Kosovë e ka bazuar ligjshmërinë e sllavisë socialiste ndaj armiqve të shtetit nuk ishte aspak e revet në një epërsi morale mbi të tjerët, sidomos përmes vlerave zervuar për shqiptarët, “konsiderimet etnike” kishin krijuar që i vishen praktikave kulturore të gjinizuara. Ndërsa lëvizjet një ekonomi politike të bazuar në ndarjen etnike të punës në për pavarësi në Kosovë kërkuan fuqizimin përmes idiomave Kosovë. Vizionet politike të atyre që ishin vendosur ndryshe në shpërndarjen politike dhe ekonomike të të drejtave dhe lokale të veçantive kulturore, së fundmi, forma të ndryshme lëvizjes brenda ish-Jugosllavisë, të gëzuara nga një pakicë e të vuajtjes dhe qëndresës kanë qenë kulturalisht dhe moralishqiptarëve të Kosovës, kishin krijuar gjithashtu përballje të sht të pranueshme për burrat dhe gratë. Në veçanti, projekti vazhdueshme shoqërore dhe politike. Në Kosovë, anëtarët e kombëtar vazhdoi me ndërtimin e subjektit politik universal lëvizjeve ilegale – duke përfshirë këtu edhe Lidhjen Popul(neutral) si mashkull. Një gjë e tillë është më e dukshme në 80
kosovo 2.0
lore të Kosovës, që më vonë përbënte rangjet e UÇK-së – erdhën nga mjedise ku kujtimet dhe përvojat e qëndresës që nga luftërat ballkanike kishin vulosur aspiratat e tyre politike. Sociologu Anton Berishaj ka vënë në dukje se shqiptarët u treguan të kujdesshëm ndaj shtetit dhe e përjetuan atë si një burim dhune dhe brutaliteti; prandaj, të kuptosh daljen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkon njohje të historisë më të gjatë të marrëdhënieve me shtetin që e ndihmoi formimin e qëndresës dhe lëvizjeve ilegale në Kosovë. Të kuptuarit e përvojave personale dhe kolektive të organizimit politik dhe përndjekjes është hapi i parë i njohjes se si një reagim i armatosur në Kosovë u kthye në mënyra të reja mbijetese dhe se si kjo ka nxjerrë një zakon të ri të marrëdhënieve kulturore, ekonomike, politike dhe estetike. Në Kosovën e pas-luftës, peizazhi publik sundohet nga përfaqësimet e atyre që më parë ishin të mënjanuar, por që tashmë i shërbejnë mashkullorësisë hegjemoniste, që e marrin ligjshmërinë e tyre nga viktimat që nuk mund të flasin më. Shumë anë të mashkullorësisë Lëvizjet për pavarësinë në Kosovë e përcaktuan qëndresën e tyre si lëvizje kundër një fqinji (Serbisë) të padrejtë dhe tejet të pamoralshëm, refuzuan përpjekjet për të shkruar një histori veçanërisht përjashtuese të Jugosllavisë socialiste dhe kërkuan fuqizim përmes idiomave lokale të veçantive kulturore. Kërkesat për këtë të fundit u bënë mbi zhvendosjen e identifikimit, lidhjet trupore dhe emocionale, në përvojat e vuajtjes dhe qëndresës, si motive të forta të traditës kombëtare. Trupi politik qeverisës e bazoi ligjshmërinë e vet në një epërsi morale mbi armikun e vet, veçanërisht në vlerat që i janë dhënë disa praktikave kulturore të gjinizuara. U bë e mundur arritja dhe zhvillimi i karaktereve burrërore dhe femërore, në kontekstet e pamundësisë së tejskajshme, duke vuajtur sundimin mbi kombin dhe qëndresën për fuqizimin e kombit. Në fund, forma të ndryshme të vuajtjes dhe qëndresës do të ishin kulturalisht dhe moralisht të pranueshme për burrat dhe gratë, ndërkohë që projekti kombëtar vazhdonte ta ndërtonte subjektin politik universal (neutral) si mashkull. Ndoshta është e pamohueshme se kufizimet strukturore i
përcaktojnë mundësitë e njerëzve për veprim. Dikur një shoqe studente nga Beogradi më tregoi historinë e saj se si ajo kishte gjithmonë frikë tek kthehej nga shkolla në shtëpi, sepse ajo mendonte se punëtorët shqiptarë që punonin për ndërtimin e Beogradit të Ri mund ta përdhunonin. Ndërsa ky rrezik mund të ketë qenë i vërtetë, e këto janë pasiguri të përgjithshme të grave në jetën e përditshme, çka ishte gjithashtu i pranishëm në këto përballje ishte edhe regjimi në fuqi që i përcaktonte burrat shqiptarë si agresorë seksuale. Por, ndërkohë që organizimi material dhe sistematik dhe punësimi i vendosin burrat dhe gratë në marrëdhënie të detyrueshme, a është kjo gjithçka lidhur me të, apo njerëzit angazhohen gjithashtu aktivisht me ndjenjën e tyre të përkatësisë dhe të lëvizjes drejt ndërrimit të marrëdhënieve të pushtetit? Ne mund të përpiqemi të përcaktojmë llojshmërinë e marrëdhënieve gjinore në hapësirë dhe përkohësisht, por nuk ka asnjë gjë që është mashkullorësi. Në vend se të fokusohemi vetëm në atë që është sunduese dhe hegjemoniste, unë do ta vendosja gishtin në atë vijën e gabuar mes asaj se çfarë bëjnë burrat, si veprojnë, si e shprehin kontrollin, si flasin, si i mishërojnë veprimet, ose si luftojnë në një përpjekje për t’i futur veprimet historike në mënyrën tonë të të kuptuarit të burrërisë. Prandaj, të flasësh për burrat ka lidhje me nevojën për ta bërë të dukshëm procesin historik dhe krijimin e sanksioneve dhe mundësive politike, pa marrë parasysh nëse janë provuar si të lëkundshme apo zhgënjyese. Në Kosovë, burrëria nacionaliste u bë ajo hapësirë ku pamundësia e dukshme e veprimeve alternative u kthye në një mundësi për fuqizim. Brenda projekteve për ndërtimin e shtetit, një shumëllojshmëri elitash do të konkurrojë mbi llojin e njeriut që dikush duhet të jetë dhe vendin e tij/saj brenda sistemeve kulturore të përfaqësimit. Burrat fitojnë, veprojnë dhe i respektojnë ndjeshmëritë dhe konfliktet që dalin mes paraqitjes së karakterit sundues shoqërore dhe atij të zhvendosjes kulturore të burrërisë. Studimet etnografike mund të tregojnë se kombi është një negociatë e vazhdueshme e historisë, një kujtim, një marrëdhënie e ndryshueshme gjinore. Njohja e kësaj mund të bëhet e mundur vetëm me ndryshimin e përcaktimeve të pjesëmarrjes në jetën politike. — K
#1 IMAZHI VERË 2011
81
82
kosovo 2.0
Një nuse e përsosur nga NITA DEDA / fotografia YLL ÇITAKU
PAK ORË LARG PRISHTINËS, NJË SHKRIMTARE SHKON FSHEHTAS TË PROVOJË SE ÇFARË ËSHTË TË ZBUKUROHESH SI NJË NUSE NGA LUBINJA.
➳
#1 IMAZHI VERË 2011
83
Zbukurimet e një nuseje nga Lubinja i bëjnë konkurrencë atyre të mbretëreshës Padma Amidala, të luajtur nga Natalie Portman, në sagën “Lufta e yjeve”.
—Një njeri i mençur dikur ka thënë se që të rritesh, duhet të dalësh nga zona e rehatisë. Dhe unë bëra pikërisht kështu për t’u shndërruar në mbretëreshën Padmé Amidala, të luajtur nga aktorja Natalie Portman në sagën “Lufta e yjeve”. U deshën orë të tëra për ta ngjyrosur fytyrën e për t’i vizatuar figurat në mollëza e gjithashtu për ta veshur krejt fytyrën time me copëza të ndryshme zbukuruese. Nuk më shkonte mendja se përvoja ime do të ishte shumë më e thellë sesa thjesht imitimi i personazhit të një filmi që ka thyer rekorde. Tashmë isha një nuse pa burrë e pa fustan të bardhë. Nuk kisha dëgjuar kurrë për Lubinjën. Njohuria ime për vendin dhe traditat e tij ishte zero. Lubinja, një fshat piktoresk afër Prizrenit, është i populluar me rreth 3.200 banorë me origjinë tërbeshe. Ky komunitet i lidhur fort ngushtë me njëritjetrin jeton në shtëpi të mëdha shumëngjyrëshe. Gjeta një mikpritje të ngrohtë në njërën prej tre shtëpive të Azizës, bartësja e fundit e traditës së trashëguar nga brezi në brez: ritit të zbukurimit të nuseve në ditën e tyre të dasmës. Por, sot, Aziza shqetësohet se kjo traditë e vjetër do të shuhet bashkë me të. Sipas traditës, martesat zakonisht bëhen
mes të rinjve të familjeve brenda të të njëjtit komunitet, ndërkaq nuset e reja shkojnë të jetojnë me burrat e tyre. Por, meqë breza të shumtë djemsh të rinj kanë dalë nga Lubinja në vendet perëndimore për të kërkuar mundësi më të mira pune, në fshat kanë mbetur vetëm pleqtë. Tani, brezat e rinj të grave ngurrojnë ta bartin këtë traditë. Brenda një shtëpie moderne të ndërtuar nga djemtë e saj të martuar, që punojnë si punëtorë ndërtimi në Zvicër, Aziza përgatitet me kujdes për ritualin. Ajo ndien nostalgji, ndërsa e përsërit të njëjtin rit që e ka kryer për zbukurimin e nuseve të djemve të saj. Dhe puna nisi me një shtresë të bardhë të përhapur në çdo centimetër të fytyrës sime.
84
kosovo 2.0
Në mënyrë që të pranohen si të barabarta dhe të bëhen vërtet pjesë e komunitetit, çdo nuse në Lubinjë i nënshtrohet të njëjtit ritual. Fytyrat e tyre shndërrohen dhe zbukurohen me shumë kujdes, ndërsa trupat e tyre vishen me pesë deri gjashtë shtresa veshjesh tradicionale të punuara me dorë dhe me zbukurime të mëdha e të rënda. Pasi përfundon zbukurimi, nusja niset me kalë për në shtëpinë e burrit. Koka i mbulohet me një vello që të mos i duket fytyra derisa të arrijë në
➳
Plakat e fshatit Lubinje duan që ritualet e martesës, të cilat ato i kanë kryer pafundësisht, të vazhdojnë edhe pas vdekjes së tyre. Nuset që martohen mbulohen nga koka te këmbët me kostum tradicional, makiazh dhe zbukurime.
— Fytyrat e tyre shndërrohen dhe zbukurohen me shumë kujdes, ndërsa trupat e tyre vishen me pesë deri gjashtë shtresa veshjesh tradicionale të punuara me dorë.
#1 IMAZHI VERË 2011
85
Fshati i Lubinjës është veç disa orë larg Prishtinës, por, veçanërisht në ditë dasme, duket sikur është një botë larg.
86
kosovo 2.0
Fytyra e nuses mbulohet me një vello derisa të arrijë në shtëpinë e saj të re.
➳
— Aziza thotë se dukja e njësojtë e nuseve i mbron ato nga syri i keq dhe nuk lë vend për thashetheme dhe spekulime.
shtëpinë e re. Me të hyrë atje, nusja duhet të qëndrojë brenda një dhome ku i bëjnë shoqëri nëna dhe nusja e dhëndrit, që e ndihmojnë nusen e re për çdo nevojë të sajën. Ndërkaq, i gjithë fshati vjen për vizitë që ta shohë dhe ta mirëpresë nusen e re në komunitet. Aziza thotë se dukja e njësojtë e nuseve i mbron ato nga syri i keq dhe nuk lë vend për thashetheme dhe spekulime. Njëra pas tjetrës, Aziza vizatoi vija simetrike dhe ngjiti copëza letre zbukuruese shumëngjyrëshe në fytyrën dhe trupin tim. Ajo e ka bërë këtë gjë të paktën 200 herë në jetën e saj. Siç e do zakoni, Aziza ishte e përfshirë në një bisedë tërheqëse me disa gra të tjera në moshë të fshatit që po i bënin shoqëri. Atë ditë ato po flisnin për disa fotografi interesante në profilin e Facebook të njërës prej fqinjave të tyre. As ky fshat i vogël nuk është i ruajtur nga modernizmi në një përplasje mes së resë dhe së vjetrës: shtëpitë e mëdha shumëngjyrëshe me televizorë me ekran të sheshtë dhe pishina dhe fshatarët në moshë me pamje tradicionale që jetojnë brenda tyre, ose thashethemet për rrjetet e ndryshme shoqërore. Dola prej aty me më shumë se një komplet fotografish të mrekullueshme. Aziza më futi në një botë krejt tjetër, ku sundon një lidhje e veçantë familjare. Dhe ky vend është veç disa orë larg nga shtëpia ime në Prishtinë, një qytet ku entuziazmi i vrullshëm po e zëvendëson ndjenjën e komunitetit. Mbërrita në fshat me një fytyrë ku mund të dallohej vetëm shkëlqyesi transparent në buzë dhe pak pluhur në mollëza. U ktheva prej aty si një nuse nga Lubinja. — K
#1 IMAZHI VERË 2011
87
✈ vazhdim nga faqja 16
artisti brenda shitËsit që la pa punë 450 veta në SHBA dhe një djalë të dëshpëruar në Prizren. I pajisur me një instinkt mbijetese, Gëzimi e la aparatin “Polaroid” në shtëpi; bleu një tufë paketash të markave të ndryshme dhe u bashkua me legjionin më të përfolur të shitësve të cigareve në rajon. Cigareshitësit e vegjël nga Kosova shpesh e kanë parë veten në qendër të vëmendjes së mediave, duke u përmendur në këngë hip-hopi dhe muzikë popullore, por kurrë nuk kanë arritur të futen në listat e prioriteteve apo nëpër agjendat e politikës. Numri i “shitësve” të cigareve është rritur në qindra dhe përvojat e tyre s’kanë të sosur, ndërsa presin rrezet e para të dritës dhe enden nëpër kafenetë dhe baret e qytetit. Edhe pse kompanitë “Polaroid” dhe “Fujifilm” e kanë ringjallur fotografinë e çastit, Gëzimi ndihet larg prej këtyre risive. pa dashuri Gëzimit nuk i pëlqen të thotë fjalë të thata. Përrallat nuk janë arma e tij më e fortë, por fytyra e tij plot mbresa i tradhton përvojat e fshehura që i dhanë Gëzimit minutat e tij të përrallave. Ai nuk i kujton hollësitë, por sërish fytyra e tij ndriçohet kur përshkruan kapitullin më të dashur të jetës së tij, atë të aktorit. “Pa dashuri” është një dokumentar artistik që f let për historitë e cigareshitësve të rinj nga Kosova para publikut ndërkombëtar. Birgite Staermose, një regjisore daneze, bashkë me një grup të vogël producentësh nga Kosova, hulumtuan dhe mblodhën histori për këta djem, që i shndërruan në poezi të folur rrëfimet e Gëzimit dhe miqve të tij të tjerë cigareshitës. Si njëri prej rrëfimtarëve kryesorë, i 88
rrethuar nga një ekip profesionistësh, i tmerruar nga vëmendja dhe pakëz i harruar nga rruga, Gëzimi gjeti thirrjen e tij të vërtetë. Sot, në mesin e thirrjeve që ai dëshiron të zgjedhë, që nga ndërtimi deri te bujqësia, aktrimi mbetet ëndrra më e madhe. Ai ka rënë në dashuri me të dhe beson se nuk ishte fati i tij. Gëzimi i njeh njerëzit dhe karakteret e tyre. Ai i njeh rrugët dhe skenat. Ai e ndien se ka gjithçka, vetëm se nuk e kupton gjuhën angleze. Gëzimi kujton shkëlqimin që vinte nga kamerat, por ka harruar tekstin që ai arriti ta mësonte përmendsh vetëm brenda një nate. Ai kujton nivelin e lartë dhe profesionist të ekipit dhe ndihet i barabartë me profesionalizmin e tyre. Gëzimi është gati për një film të dytë dhe i nevojitet vetëm një shans. Sot, pesë vjet pas braktisjes së shkollës, Gëzimi ndihet i paralizuar. Mundësitë për mbijetesë janë me bollëk, por ato tkurren brenda kufijve të realitetit. Ato bëjnë që ai t’iu ikë ëndrrave të bukura të aktrimit, të fatit të Hirushes së përrallës dhe të shijimit sado të vogël të suksesit që pati filmi në festivalet botërore. Gëzimi u hipnotizua kur dokumentari “Pa dashuri” u vlerësua me çmimin “Tigri i Artë” në Festivalin e Filmit në Roterdam, i cili radhitet në pesë festivalet më prestigjiozë të filmit krahas Kanës, Venecias dhe Berlinit. Ai jeton me krenari përgjatë minutave të debutimit të tij qëkur ai shfaqej në klipin e paraqitur në “Berlinale”. Por, ëndrrat e tij janë shkatërruar. Nga puna e shpatullave të Gëzimit tani varet fati i babait, nënës, motrave dhe vëllezërve të tij. Edhe pse ai e ka humbur interesin, ai nuk ka mbetur pa dashuri. Kështu, para se të flejë, Gëzimi lutet. Ai i lutet Zotit për para që të ndërtojë një shtëpi për më të dashurit e tij. Ai ka gjithçka tjetër dhe e ngushëllon veten e vet me faktin se koha do t’ia gjejë edhe shërimin për zemrën e tij të thyer. — K
kosovo 2.0
✈ vazhdim nga faqja 18
pionierja e trendit vegjetarian dhe ulesha përpara kompjuterit. Kjo më lejon të jem krijuese. Nuk është rutinë. Bëj atë që dua të bëj dhe truri im në njëfarë mënyre pushon. Në fakt fillova të isha edhe më produktive në artin tim. K2.0: Ju frymëzon kjo? Qehaja: Po. Kur e përgatis ushqimin, jam e përqendruar në të. Jo vetëm e bëj, por më pëlqen ta përgatis bukur, që të mos mund të mërzitem. Kur jam e mërzitur, mërzia rri jashtë, nuk përzihet në atë që bëj. K2.0: Ju po thoni se të gatuash është shumë shpirtërore – pra, nuk është veç një proces. A mendoni se do ta ruani këtë frymë nëse biznesi juaj zgjerohet? A ju ndodh ndonjëherë si në spektaklin televiziv “Kuzhina e ferrit”? A bërtisni ndonjëherë? Qehaja: Do të bërtisja nëse ndokush do të më nervozonte nga jashtë, por jo ndërsa punoj brenda (në kuzhinë). Kur gatuaj, më duhet të përqendrohem. Nëse përqendrohem dhe më ndërprisni, atëherë e keni vërtet keq punën. Thjesht duhet të më lini vetëm dhe të bëj punët që kam për të bërë. Nëse biznesi zgjerohet, ndoshta do të më duhet të marr edhe dikë tjetër në kuzhinë. Jemi vetëm dy veta tani për tani. Do të ishte ideale të kisha edhe dikë tjetër së shpejti që e do ushqimin po aq sa unë. Nuk do t’i duhet të dijë asgjë, pasi do ta mësoja vetë. Më pëlqen të kem energji të mirë në kuzhinë. Nëse aty punon dikush me energji të mirë, atëherë gjithmonë do të jetë mirë. Besoj se kur gatuaj për ty, unë ta jap edhe energjinë time bashkë me
ushqimin. Do të doja të kem njerëz që janë të lumtur gjatë gjithë procesit të punës. Ajo çfarë jep është shumë e rëndësishme; janë duart e tua, është gjithçka. Pra, në thelb unë të jap ty atë çfarë kam brenda meje. Kjo është ajo që unë besoj. Do të ishte mungesë respekti ndaj teje nëse të jap diçka jo të mirë. K2.0: Çfarë ndikimesh ka menyja juaj? Qehaja: Ka më shumë ndikim të Lindjes së Mesme dhe të Mesdheut, por në fakt është meny e Lindjes së Mesme, pasi falafeli është ushqim i Lindjes së Mesme, e po ashtu edhe humusi. Taratori është ushqim turk. K2.0: Lidhur me fluksin që ju mendonit se do të kishit para çeljes së lokalit, a ju ka habitur dyndja e njerëzve që kanë ardhur për ta provuar ushqimin apo e prisnit një gjë të tillë? Qehaja: E prisja që njerëzit ta provonin dhe ta pëlqenin ushqimin, pasi e di edhe vetë se shija nuk ndryshon shumë nga ajo çfarë hamë zakonisht. Është e pamundur të mos e pëlqesh, pasi nuk është edhe aq ndryshe. Nëse do t’u jepje njerëzve ushqim indian, atëherë do të frikoheshe pak, ngaqë nuk e kanë provuar kurrë dhe nuk e dinë se si është. Por, këto janë të gjitha shije që i kemi provuar në forma të ndryshme. K2.0: Si reagojnë njerëzit ndaj senduiçit tuaj me banane? Qehaja: Ata qeshin. E pastaj kur e provojnë dhe e pëlqejnë, thonë “uau, nuk është keq”. Është një lloj edukimi i shijes. Gjithashtu argëtohesh, pasi është kënaqësi të shohësh reagimet e njerëzve. Në fakt, njerëzit janë shumë më të hapur seç kam menduar se do të ishin. Ata janë të këndshëm dhe e kanë pritur mirë ushqimin. Pastaj ka edhe njerëz që hyjnë e dalin me fjalët “ 2,5 euro për ushqim pa mish?! Jo, faleminderit”. — K
✈ vazhdim nga faqja 20
telat inspirues duhet të bëjë sakrifica. “Sonte, për shembull, jam i ftuar që ta mbaj instrumentin në duar dhe të shtirem sikur luaj në një shfaq je ku muzika lëshohet e incizuar. Por, paguajnë mirë”, thotë Kuçi. Angazhimi në të tilla shfaq je është diçka për të cilën Kuçi ankohet, pasi ato vijnë në kurriz të bërjes së muzikës që ai dashuron. “Në ditët e sotme nuk gjej dot kohë të mjaftueshme për të punuar gjërat që dua, pasi pjesa më e madhe e energjisë sime shkon në gjëra që më duhet t’i bëj për para”, na rrëfen ai. Gjithsesi, violinisti g jen kohë për të punuar në projekte më të vogla me studentët dhe artistët vendës e të huaj për “të ushqyer” jetën kulturore të Kosovës. Pa u habitur, Kuçi është kthyer në njëfarë institucioni, jo vetëm si një i ri me një talent të jashtëzakonshëm, por edhe si shtylla e skenës së muzikës vendëse. Prandaj edhe muzikantët si Salihu kërkojnë të luajnë me të. “Kur je në prova qoftë në studio, qoftë në skenë – të jesh pranë Kuçit, përveç kënaqësisë dhe gëzimit që ta sjellë me humorin dhe talentin e vet, ke edhe qetësinë profesionale”, thotë Salihu. “Mund të mbështetesh gjithmonë në instinktin e tij, pasi ai i bashkon nyjat me një dorë; është sikur ai të jetë lidhja mes ansamblit dhe një lloj komisioni muzikor shpirtëror të fshehur”. Një produkt muzikor që ia vlen të eksportohet Kuçi mund ta kishte gjetur mënyrën si të qëndronte në Gjermani pas studimeve në Universitetin e Mynsterit në vitin 2006, por vendi i tij e thërriste. “Askush nuk ka nevojë për mua në Gjermani. Atje do të isha thjesht një muzikant më shumë”, thotë Kuçi. “Këtu #1 IMAZHI VERË 2011
të duhet të punosh për t’i ndërtuar gjërat si për veten, po ashtu edhe për komunitetin tënd. Kjo mund të t’i prishë nervat, por është sfiduese dhe emocionuese. Në njëfarë mënyre e ndjeva se përvoja ime është e nevojshme këtu”. Kuçi, megjithatë, dëshiron që sa më shumë muzikantë të Kosovës ta kenë mundësinë që të jenë ambasadorë jozyrtarë të shtetit të tyre të ri. Ashtu si interpretimi i Bahut e mrekulloi priftin gjerman, ai thotë se edhe muzikantët e tjerë mund t’i tregojnë botës se Kosova ka çfarë të ofrojë. “Qeveria jonë harxhoi më shumë se pesë milionë euro në një fushatë imazhi për Kosovën, duke botuar reklama në mediat e huaja”, thotë Kuçi. “Por, zor se e çojnë ndonjë muzikant apo artist të luajë muzikë në vendet e tjera, që mendoj se do të dëgjohej nga më pak njerëz, por do të kishte një ndikim më të fortë te ata që do ta dëgjonin”. — K
✈ vazhdim nga faqja 22
lËngu i sert i ÇagllavicËs micën e rasteve, ofrojnë raki të prodhuar nga serbët e Kosovës. Një gotë raki kushton nga 50 centë deri në 2 euro. Nëse shkon mik në shtëpinë e Tomiqit, do ta marrësh një dhuratë. Ai nuk do t’ju lërë të dilni që aty pa një shishe raki. Mos e refuzoni dhuratën e tij, sepse do të bënit një gabim të madh. — K
89
✈ vazhdim nga faqja 24
gillespie kthehet gojË ËmbËl fillim, ku asgjë nuk funksionon siç duhet. Ne punonim shumë dhe si përfundim nuk merrnim asnjë rezultat, nuk ndodhte asgjë. Në koncertet tona kishim po të njëjtët njerëz, dhe zakonisht ata janë kritikë arti. Rreth 90 për qind e pjesëmarrësve ishin kritikë arti dhe vetëm 10 për qind argëtoheshin. Si përfundim, u lodhëm shumë nga kjo gjendje dhe vendosëm të pushonim pak. K2.0: Por, kur u kthyet sërish, kishte pak pasiguri dhe shqetësim për shkak se solistja juaj u largua pak pas ribashkimit tuaj. Shkodra: Po, besoj se ajo nuk e gjeti më veten në këtë grup, apo nuk e di se çfarë ndodhi në të vërtetë kur ajo vendosi të largohet menjëherë. Por, ne ende shkruajmë në atë mënyrë. Tani e kemi solisten e re, me të cilen jemi shumë të kënaqur. Ajeti: Një më të mirë… K2.0: Pra, Hana si u bëre pjesë e këtij grupi? Zeqa: Ata më telefonuan. Donin të shtonin disa tinguj elektronikë në muzikën e tyre dhe unë luaj në piano. Kështu që filluam provat. Pak pas kësaj, solistja tjetër vendosi të largohej. Në fakt, pas dy ditësh ata kishin një koncert të madh të rezervuar në Shkup dhe nuk dinin më ç’të bënin. Kështu që më telefonuan dhe më thanë “Shiko nëse mundesh të na ndihmosh për koncertin”. Bëmë prova vetëm një ditë, apo një ditë e gjysmë. Për rreth dy orë ne mundëm të përsërisnim të gjitha këngët dhe shkuam në Shkup, ku luajtëm së bashku. Unë u kënaqa, nuk i dija mirë tekstet, por çdo gjë shkoi 90
shumë mirë dhe ja ku jemi… Ajeti: Rock ‘n’ Roll.
Ajeti: Pra, kur i mikson këto, del diçka të pazakontë.
K2.0: Pra, djema, si është grupi me këngëtaren e re? Ajeti: Është shumë, shumë më mirë, vërtet. Nuk e them këtë se është këtu Hana, por me të vërtetë…
K2.0: Nuk mendoj se njerëzit në përgjithësi arrijnë ta kuptojnë vërtet se si dikush nga Kosova, për shkak të kufizimeve që hasin, kanë një mungesë të tmerrshme të lirisë së lëvizjes. Shkodra: Si fillim ne duhet të paguajmë bileta aeroplani tepër të shtrenjta, ngaqë nuk mund të udhëtojmë me një makinë tonën, sepse nuk na lejohet të kalojmë përmes Serbisë. Së dyti, na duhet vizë për në Bosnje, një tjetër për në Kroaci dhe na duhet viza Shengen për në Evropë. Nuk e di kurrë nëse do ta marrësh vizën. Dhe për ne është pak e vështirë të organizojmë një koncert jashtë, pasi nuk ka asnjë klub që të na thotë “Në rregull, po ju dërgojmë ftesat zyrtare”. Nëse do të luanim jashtë vendit, kjo me siguri që do të nënkuptonte përballje me shumë probleme teknike. Dhe ndoshta do të na duhet të gjejmë një punë tjetër me kohë të pjesshme vetëm për të përballuar organizimet.
K2.0: Si e ka ndryshuar kjo gjë dinamikën e grupit? Shkodra: Mendoj se është më pozitive dhe më argëtuese, pasi e kemi vënë re këtë gjë në koncertet tona. Nuk e di përse, por Hana na përçon të gjithve një energji pozitive, dhe kjo është fantastike. K2.0: Tani që jeni në përfundim të albumit tuaj të ri, çfarë keni zbuluar më tepër për grupin? Shkodra: Mendoj se albumi i ri jemi ne tek e fundit, pasi ju mund ta dalloni se e gjithë puna bazohet në kordat bazë të kitarës ose diçka e ngjashme. Jemi ne. Mendoj se është më tepër i arrirë. Zeqa: Ndonjëherë ulem e mendoj se çfarë nënkuptojnë tekstet tona. Por, në fund është vërtet pozitive; të jep një energji pozitive. Nuk e di se nga na vjen frymëzimi, por mendoj se vjen nga gjërat e bukura, si lulet, qielli, apo diçka tjetër. Ajeti: Nuk mund ta ndryshosh botën me anë të muzikës. Muzika të ngre humorin, apo jo? Pra, aty nuk ka politikë, probleme shoqërore, etj… Shkodra: Të gjithë këndojnë për të. Këngët tona janë për dashurinë, për jetën dhe rrjedhën e saj – gjithçka që ju duhet është dashuria. K2.0: A ka artistë të tjerë që ndikojnë ndjeshëm në muzikën tuaj, gjithashtu? Ajeti: Kur ju miksoni tingujt e baterisë, atëherë frymëzoheni nga bateritë e Keith Moore apo ajo e Mitch Mitchell, ish-bateristit të Jimi Hendrix, nga bateristi i grupit Supergrass ose ai i Primal Scream dhe i miksoni nganjëherë me bazat e Primal Scream dhe New Order, dhe kordat e kitarës së grupit U2, stilin e kitarës së Sonic Youth. Kështu që kur ju i miksoni ato së bashku, del diçka shumë e pazakontë ... Shkodra: Që ta dini, U2 nuk ka qënë kurrë grupi im i parapëlqyer... kosovo 2.0
K2.0: Çfarë mendoni se mund t’i ofroni botës ju dhe grupet e tjera të rrymës underground nga Kosova? Shkodra: Ne nuk po bëjmë asgjë të veçantë, por mendoj se duhet të kemi të drejta të barabarta me të gjithë njerëzit në botë, nuk e di, ndoshta me ata në Evropë. Besoj se e keni dëgjuar këngën “Give Peace a Chance” (Jepi një mundësi paqes). Jepja njerëzve një mundësi, veç jepja një mundësi për ta treguar vetveten. Mund të të pëlqejë dhe pastaj ia bën jetën dikujt, ku di unë, ndoshta edhe dikujt në Brazil, më të lumtur. — K
✈ vazhdim nga faqja 26
pËrtej dizajnit tË modËs
Krenare Rugova Na e përshkruaj punën tënde: Është organike. Ka të bëjë me atë që njeriu të lëvizë lirshëm e ta shprehë vetveten, ndërkohë që ndihet rehat dhe të mbushet me vetëbesim. Çfarë ju frymëzon? Më pëlqen arkitektura, kështu që frymëzimi im vjen nga arkitektura: skicimet, përshkrimet dhe vijat. Ka kaq shumë harmoni, dhe më pëlqen që ta nxjerr botën e brendshme jashtë. Pastaj, punoj me stofrat, më japin gjithmonë forma të reja dhe forma është tejet e rëndësishme për vendosjen e trendit. Për kë dizajnoni? Për gratë që e dinë se çfarë po blejnë. Kush ose çfarë është ndikimi juaj më i madh? Nju Jorku dhe Parisi. Nju Jorku për shkak të stilit të jetës dhe Parisi pasi frymëzon anën elegante të stilit tim. A mund të ketë moda një ambicie politike? Moda mund të shprehë pakënaqësi: politike dhe shoqërore. Në thelb, ka të bëjë me shprehjen e individualitetit. Cila është puna juaj që të pëlqen më shumë? Një fustan që e kam dizajnuar 10 vjet më parë, për të cilin mora një çmim nga krye-dizajneri i KENZO-s. Ishte një punim i bukur me të zezë mbi të zezë. Përmbledh filozofinë time: tejet i veçantë dhe tejet modern. Çfarë shkon e çfarë nuk shkon me mënyrën se si vishen njerëzit në Prishtinë? Kam ndjenja të përziera. Ka njerëz që nuk kanë frikë të eksperimentojnë dhe disa që janë më konservativë.
Njomeza Luci Përshkruajeni punën tuaj: Qielli është kufiri. Çfarë i dallon dizajnet tuaja? Pendët. Çfarë keni në mendje kur dizajnoni? Pikturat e shekullit të tetëmbëdhjetë dhe Drakulën: nuk ka të bëjë me ndonjë personazh të caktuar, ka të bëjë më shumë me atë kohë. Nga çfarë ndikoheni më shumë? Teatri. Cila është filozofia juaj? Nuk kam asnjë filozofi. Nuk mendoj kurrë për modën; thjesht vjen. Besoj se përpara se të vijë mendimi, vjen imagjinata. Cili është mësimi më i rëndësishëm që keni mësuar? Thjeshtësia. Çfarë është më e rëndësishme në punën tuaj: procesi apo produkti? Procesi. Cila është punimi juaj që ju pëlqen më shumë? Një korse dhe një kapele që iu përngjajnë kostumeve të stilit të Maria Antuanetës dhe Dita Fon Teesit. Atelieja e Lucit gjendet në Qendrën Tregtare në Breg të Diellit, Prishtinë.
Venera Mustafa Përshkruani punën tuaj: Bëji ëndrrat realitet! Boh, tingëllon si një reklamë për kredi bankare, ose edhe më keq, si një agjenci njohjesh. Çfarë i dallon dizajnet tuaja? Nëse më duhet të jem e saktë, janë punimet e imëta, xhepat e fshehur, astaret dhe palat – brenda dhe jashtë proporcioneve. Cili është përcaktimi juaj për bukurinë? Kafsha njëbrirëshe. Cila është filozofia jote? Ndryshimi: Nuk është thjesht një teori konspiracioni e mbytur nga dizajnerët e modës, që ata të mund të shesin veshje të reja. Këmbëngulja për të gjetur vetveten duhet të jetë një aventurë që nuk mbaron; nuk ka asgjë më të mirë sesa ta befasosh vetveten. Cili është mësimi më i rëndësishëm që keni mësuar? Jam kokëfortë, kështu që kam mësuar të lëshoj pe. Cili është punimi juaj që ju pëlqen më shumë? Është një këmishë – një këmishë burrash e masës së madhe, dizajni dhe përvoja ime e parë e qepjes. Ka kopsa të qepura pjesërisht në pjesën e parme dhe të pasme në formën e zbukurimeve që përngjajnë me një hartë. — K Atelieja e Mustafës gjendet në Rr. Fehmi Agani 1, Nr. 4, Prishtinë.
Atelieja e Rugovës gjendet në Rr. Garibaldi, Nr. 17, Prishtinë. #1 IMAZHI VERË 2011
91
Handsome Furs udhËtimi nË prishtinË
Ora është rreth 2 e natës, më 27 prill. Grupi i mirënjohur Handsome Furs ia arriti ta kthejë barin sportiv Filikaqa në një altar të mirëfilltë të muzikës indie-pop. Grupi nga Montreali, i përbërë nga bashkëshortët Alexei Perry dhe Dan Boeckner, që bëjnë pjesë në të famshmit e Paradës Wolf, u intervistuan nga Kosovo 2.0 kur po pushonin e po mbusheshin me frymë jashtë barit.
njerëzit që kemi takuar, nuk ka absolutisht asnjë pengesë në komunikim pas 15 minutave të para të prezantimit.
nga besa luci dhe nate tabak / fotografia kreshnik berisha
K2.0: Si arritët deri këtu? Alexei Perry: Ishim me shumë fat. Boeckner: Ishim në një turne në Evropë, turneun e Evropës Qendrore, si edhe në Republikën Çeke dhe Poloni. Atje takuam Kirgen, një djalë nga Shkupi, i cili na solli në koncertin ‘Zdravo Mladi’.
— Çifti u ndal në kryeqytetin e Prishtinës gjatë turneut të tyre në Evropë. Së bashku biseduam për gjithçka, duke nisur që nga Jugot e deri te Busta Rhymes. Handsome Furs sapo kanë nxjerrë në treg albumin e tyre të tretë,‘Sound Kapital’, muzika e të cilit ngjason shumë me atë të viteve ‘80 të Evropës Lindore. Kosovo 2.0: Ju u dukët pak të habitur nga reagimi i publikut. Gjatë pauzave thoshit shpesh ‘jeni të mrekullueshëm’. Pse? Alexei Perry: Ne nuk prisnim kaq shumë njerëz. Në fillim nuk ishim të sigurt nëse koncerti do të mbahej, sepse gjatë provave patëm ndërprerje të shpeshta të rrymës. Pra, na zuri frika se mos ndoshta nuk do të kishte fare koncert, dhe më pas u mrekulluam se si doli kaq mirë. Dan Boeckner: Ndërkohë që ne këndonim ‘Radio Kaliningrad’, këngë të cilën e shkruam kur ishim në Letoni, publiku këndonte refrenin dhe me zë të lartë. Perry: Ishte e mrekullueshme. Njerëzit po kërcenin me të vërtetë. Boeckner: Sapo jemi kthyer nga një turne në SHBA ku ka një hapësirë dhe largësi të caktuar mes nesh dhe publikut. Mua më pëlqejnë shumë turnetë në SHBA, sepse atje e kemi dhe një grup të madh admiruesish. Por, shpesh herë e ndjej se njerëzit që të afrohen kanë frikë a) nga ajo çka të tjerët do të mendojnë për ta dhe b) nga ajo që ti mendon për ta. Këtu, të paktën me 92
K2.0: A e dini se po konkuroni me Busta Rhymes, që sonte po këndon në Prishtinë? Perry: Fatkeqësisht. E dimë se me siguri kemi shumë adhurues të përbashkët. Po bëj shaka.
K2.0: A e dini se çfarë do të thotë ‘Zdravo Mladi’? Boeckner: Po, do të thotë ‘Përshëndetje Rini’. K2.0: Çfarë ndjesie ju jep të qënurit në një vend si Kosova? Boeckner: Eshtë shteti më i ri në botë. Perry: Po, rreth 65% e popullsisë është nën moshën 30-vjeçare dhe kjo është fantastike. Boeckner: Dmth, nuk dua të ngatërrohem shumë me politikën e Ballkanit, por jam ndjekës i qetë i saj. Lexoj sa më shumë për të, sepse kam shumë miq këtu. Perry: Ne jemi dy të marrë, lexojmë shumë. K2.0: Cili ishte libri i fundit që keni lexuar? Perry: Libri që po lexoj tani është rreth historisë së makinës Jugo. Një kalimtar: Çfarë dëgjonit kur ishit 15 vjeç? Boeckner: Kur isha 15 vjeç më pëlqente Fugazi dhe Metallica. Perry: Mos e merr timen. E thashë unë Fugazin; ai po gënjen. Boeckner: Atëherë, po e ndryshoj timen. Dëgjoja grupin Metallica dhe shumë grupe të tjera të dobëta metali. kosovo 2.0
Perry: Gjithashtu dëgjoja dhe shumë muzikë të rrymës dancehall, sepse jam rritur pjesërisht në Karaibe.
njerëz. Çfarë do të bëjmë?’ Boeckner: Sigurisht, nuk ishte vendi më i çuditshëm ku kemi luajtur. Ne kemi luajtur në disa vende vërtet të… kemi kënduar në Myanmar, në Burma. Dikush na futi aty fshehurazi, në fakt. K2.0: Kjo është vizita juaj e parë në Kosovë, apo jo? Ne dhamë një koncert fshehurazi, në një bar karaoke që furniHandsome Furs: Po. zohej me energji nga katër gjeneratorë, që ishin gjysmë brenda K2.0: Çfarë menduat për Kosovën kur arritët këtu, dhe si e barit. Pra, bari u mbush plot me tym, dhe na u desh te kujdelidhni atë mendim me atë çka po përjetoni tani? seshim për sigurinë tonë. Punësuam disa fëmijë me radio dore Boeckner: Nuk kam folur me shumë njerëz dhe nuk kam qënpër të vëzhguar mos po vinte ndonjë polic. druar aq gjatë sa për të kuptuar si është në të vërtetë Kosova. Perry: Do të kishte qenë shumë e rëndë nëse banda, me të cilën Megjithatë, qyteti më emocionon; është më shumë aktiv se po këndonim, do të ishte zbuluar nga policia, dhe ne do të ishim Shkupi. Dua të them, e dua Shkupin, por duket më tepër si... ekstraduar urgjentisht pasi ishim në atë shtet në mënyrë shumë shikoni si i lëviz duart. të paligjshme. Boeckner: Pra, ky ishte një koncert fantastik. Ishte vërtet i buPerry: Po, por njerëzit nuk mund ta shohin këtë. kur, por sigurisht shumë më çuditshëm sesa të këndoje këtu. Boeckner: është i ngarkuar, vërtet shumë i ngarkuar. Duket Unë jam rritur duke kënduar me grupe të muzikës pank. Kemi sikur të gjithë njerëzit janë nëpër rrugë, dhe ka makina kudo. luajtur muzikë ku të mundnim, në bare sportive, në bodrume, Ishim në një bar. Si quhej? në dhomën e gjumit të prindërve të dikujt, etj. Perry: Pra, Handsome Furs luan muK2.0: Tingëll-Tangëll. zikë gjithandej. Boeckner: Po, një bar i vogël, por shumë —“Në fillim nuk ishim të i bukur. Të gjithë flisnin me zë të lartë dhe Boeckner: Po. pinin cigare. Kaluam shumë mirë. sigurt nëse koncerti do të K2.0: Pra, ku do të shkoni pas Kombahej, sepse gjatë provave sovës ? K2.0: Por, si ishte në krahasim me Prishtinën? patëm ndërprerje të shpeshta Boeckner: Nesër do të shkojmë në Boeckner: Nuk kam qëndruar gjatë këtu, Podgoricë, pastaj në Dubrovnik e më të rrymës. Na zuri frika se vetëm tre apo katër ditë të plota. Kjo është pas në Sarajevë. Kemi tre ditë pushim mos ndoshta nuk do të kishte në Sarajevë e më pas do të nisemi për një tërheqje, sepse infrastruktura e Shkupit është me shumë lëkundje, por duket se innjë turne të madh në Europë. fare koncert.” frastruktura këtu është edhe më e lëkundshme. Por kjo është vetëm përshtypja e parë. Një gjë që më K2.0: Si e shkruani Prishtinën, me S apo me SH? ka habitur ishte kur pashë UN/KFOR-in, pasi nuk e dija se Boeckner: Nuk di çfarë të të them, e kam dëgjuar në të dyja ishin ende këtu. Por, ndoshta jam unë i marrë. Herën e fundit rastet. që ishim në Shkup, pamë kamionë të KFOR-it që po kalonin K2.0: Por, kë do të zgjithnit më parë, shqiptimin me S apo me nga Maqedonia për në Greqi, ndoshta për të marrë furnizime. SH? Nuk e di. Megjithatë, nuk e dija që kishte ende shumë forca të Boeckner: Pasi qëndrova këtu, do të thoja që nëse do ta shqiptyre këtu në Kosovë. Ishte shumë e çuditshme për mua. toja për një audiencë perëndimore, do ta thoja me SH. Perry: Unë do ta shqiptoja me S, sepse edhe këtu ende ashtu e K2.0: Si u ndjetë që kënduat në një sport bar? Perry: Ishte shumë zbavitëse. ‘O Zot, ka më shumë ekrane sesa them. — K #1 IMAZHI VERË 2011
93
FOTO nga DOKUFEST
94
kosovo 2.0
DokuËndrra – DokuZhgëndrra Kanë kaluar dhjetë vjet që kur një grup dashamirësh filmi, plot pasion, vendosën të provonin dhe ta kthenin ëndrrën e tyre në realitet. Kur dikush ëndërron, mendimet e dështimit zhduken, ndërsa çastet e gëzimit, të imagjinatës dhe mundësisë ia zaptojnë mendjen. T’ia nisësh një festivali filmi në një qytet pa kinema është vërtet një ëndërr, por prapëseprapë DokuQyteti është po aq i vërtetë sa mund të jetë. Shfaqja e dokumentarëve dhe filmave të metrazhit të shkurtër më të vlerësuar në kinema të improvizuara, në natyrë anash lumit apo brenda kalasë së qytetit dhe organizimi i punëtorive në hamamin e vjetër të Prizrenit, janë ato që e bëjnë DokuQytetin të vërtetë, por sërish si në ëndërr. nga nita deda
— I ardhur në jetë si një festival i vogël, i organizuar nga një grup miqsh, DokuFesti (Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit dhe i Filmit të Shkurtër) është shndërruar në një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në rajon dhe tani është një prej 25 festivaleve më të mira në botë për filmin dokumentar. DokuFesti është i njohur për atmosferën e vet të gjallë dhe entuziazmin e mrekullueshëm që e mbështjell qytetin, njerëzit e tij dhe më shumë se 150 vullnetarët që punojnë për festivalin gjatë kohës së organizimit të tij. Gjithashtu, përveç një pjesëmarrjeje të fortë të filmave dhe dokumentarëve konkurrues, festivali është i njohur edhe për veprimtari të tjera të shumta që zhvillohen aty. Kështu kemi DokuFëmijët, që është një lloj festivali i vogël brenda DokuFestit, ku shfaqen filma për fëmijë dhe organizohen punëtori dhe fëmijët mund të mësojnë për bërjen e filmave dokumentarë dhe të animuar. Grupe muzikore rajonale dhe ndërkombëtare vijnë në Prizren për të kënduar muzikë drejtpërdrejt te Mullini, afër lumit, gjatë DokuNetëve – pjesa argëtuese e festivalit. Në DokuFoto organizohen ekspozita të artistëve rajonalë dhe ndërkombëtarë, si hapësirë kushtuar atyre që e kanë pasion fotografinë. Ndërsa DokuKampi, vendi i bukur i fushimit përgjatë lumit, mbledh të rinj nga e gjithë bota për të shijuar natyrën e mrekullueshme të Prizrenit; për t’u njohur dhe kënduar. Në këtë edicion, DokuQyteti mbush 10 vjet. Për ta shënuar dhe nderuar këtë arritje, organizatorët e programit të DokuFestit po përgatisin një program të veçantë me dhjetë dokumentarët dhe filmat e shkurtër më të mirë të shfaqur në DokuFest gjatë #1 IMAZHI VERË 2011
10 vjetëve të ekzistencës së tij. Në fakt, rritja dhe zhvillimi i shpejtë i festivalit janë të dukshme kur e kthen kokën dhe sheh arritjet e dhjetë vjetëve të shkuar. Me një rritje të kënaqshme të përvitshme të përcjelljes së festivalit prej 30 për qind; me fillimin e projekteve që zhvillohen gjatë vitit si Doku e hëna, që shfaq filma çdo javë për nxënësit e shkollave të mesme të Prizrenit, si dhe me projektin e fundit “Fabrika e filmit për të drejtat e njeriut – histori nga të padëshiruarit e Kosovës”, që financohet nga BE-ja, DokuFesti është një histori e vërtetë e një ëndrre të kthyer në realitet. Sot, DokuFesti po ndërton qendrën e vet të filmit dokumentar të pajisur me të gjitha mjetet për filmim, ndërsa “Fabrika e filmit për të drejtat e njeriut” synon producentët e rinj nga Ballkani dhe i fton ata që të prodhojnë dokumentarë që adresojnë çështjet e të drejtave të njeriut në Kosovë. Mbi gjithçka tjetër, DokuQyteti është qytet i filmit. Njerëzit që ndajnë pasionin e zjarrtë për filmin, i përgatisin me kujdes programet e DokuFestit. Çdo vit, festivali shfaq mbi 200 filma që i shërbejnë çështjes fisnike të ngritjes së vetëdijesimit për çështjet sociale dhe të të drejtave të njeriut, ose të reflektimit për realitete dhe probleme të ndryshme. Pas shfaqjes së çdo filmi, organizohen debate që kanë në kontekst të gjitha çështjet politike, sociale dhe kulturore, ndërsa punëtoritë me producentët e filmave nga e gjithë bota i frymëzojnë producentët ambiciozë vendës që të rriten profesionalisht. Organizatorët e programit të DokuFestit po bëjnë gati kategoritë, ku 2.000 filmat e dorëzuar të këtij viti do të konkurrojnë nga data 23 deri më 31 korrik 2011 në Prizren. — K 95
Në Kosovë, veprimtaritë e festivaleve përgjatë gjithë vitit sjellin kulturë dhe promovojnë talente përmes animimit, filmit, muzikës, artit dhe festave të shumta.
korrik — 24-31 DOKUFEST, Prizren DOKUFEST-i, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, është ngjarja më e madhe e filmit në Kosovë, që mbahet në qytetin piktoresk dhe historik të Prizrenit. DOKUFEST-i është përzgjedhur si njëri prej 25 festivaleve më të mirë të f ilmit të shkurtër në Evropë. Këtë vit, DOKUFEST-i do të kremtojë 10-vjetorin e vet, dhe shfaqjet e filmave do të bëhen dy herë në ditë në tre kinema të hapura dhe në dy kinema të mbyllura. Veprimtari të tjera të DOKUFEST-it përfshijnë punëtori f ilmi, programin DokuKids, ekspozitat DokuFoto dhe koncertet muzikore DokuNights. ≥ www.dokufest.com
gusht 24-27 ANIBAR, Pejë Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Animimit ANIBAR kthehet në Pejë. Këtë vit do të ketë mbi 100 animime nga e gjithë bota. Animimet e përzgjedhura do të garojnë në dy kategori: “Animimi më i Mirë në Ballkan” dhe “Animimi më i Mirë në Botë”. Filmat do të shfaqen në kinemanë e qytetit dhe në kinema të hapur, pranë qendrës rinore Zoom. Gjatë ditës, festivali do të shfaqë animime për fëmijë dhe të rinj, dhe në mbrëmje do të shfaqen animime për kategorinë mbi 18 vjeç.
9-13 SURF Summer Urban Festival, Prishtinë Festivali Veror Urban (SURF) organizon një sërë ngjarjesh artistike në Prishtinë nga muaji qershor deri në muajin gusht, si koncerte, ekspozita arti, punëtori grafiti dhe letrare. Përveç veprimtarive verore, SURF-i organizon koncerte përgjatë gjithë vitit. Disa prej emrave të mëdhenj kanë qenë banda muzikore trip hop Morcheeba, grupi muzikor francez Nouvelle Vague dhe këngëtari me origjinë franko-spanjolle Manu Chao. ≥ www.summerurbanfestival.com 22-29 PriFilmFest, Prishtinë Edicioni i tretë i PriFilmFest-it do të mbahet në shtator. Festivali do të ketë një konkurs për metrazhin e mesëm dhe efektet speciale. Çmimi më i madh i festivalit është “Hyjnesha në Fron”, statuja legjendare që përfaqëson qytetin e Prishtinës. ≥ www.prifilmfest.org
nËntor 2-6 Prishtinë Jazz Festival, Prishtinë Ky vit do të shënojë edicionin e shtatë të Festivalit të Xhazit të Prishtinës. Festivali ka bashkëpunuar vazhdimisht me artistë, shoqata dhe festivale ndërkombëtare, dhe e ka gjetur vendin e vet në rrjetin e festivaleve të xhazit në Evropë dhe botë. Çdo natë, pasi koncertit, muzikantë të rinj dhe premtues tregojnë aftësitë e tyre improvizuese në sesionet e hapura të festivalit. ≥ www.jazzprishtina.com
shtator 9/11 Dedication Festival, Prishtinë Festivali njëditor i filmit që përkujton sulmet e 11 shtatorit do të zhvillohet rreth datës 11 shtator, në Teatrin Kombëtar të Prishtinës. Festivali përfshin filma të shkurtër (5-30 minuta) të prodhuar nga regjisorë të Kosovës, të gjithë me titra në anglisht. Ky vit shënon edicionin e tetë të këtij festivali. ≥ www.911fest.com — 96
pËr mË shumË, na vizitoni nË Kosovo 2.0 Çka&ku nË: www.kosovotwopointzero.com kosovo 2.0
Filmi i Timur Ismailov “BINGO”, me origjinë nga Azerbajxhan, fitoi çmimin e filmit më të mirë në edicionin e tetë të festivalit SKENA UP.
DHJETOR SKENA UP, Prishtinë Festivali SKENA UP është unik në të gjithë rajonin dhe i kushtohet vetëm studentëve të teatrit dhe filmit. Qëllimi i tij është që të ndihmojë në krijimin e një hallke kyçe në zinxhirin e krijimit artistik: ndërveprim me dhe marrja e përshtypjeve nga audienca. Festivali sjell në Kosovë studentë nga e gjithë bota dhe i paraqet ata përpara regjisorëve, producentëve, skenaristëve dhe aktorëve të njohur ndërkombëtarë. Gjatë mbrëmjeve, SKENA UP organizon festa të vona me interpretim të veprave vendase dhe rajonale në pika të ndryshme të Prishtinës. ≥ www.skenaup.com
#1 IMAZHI VERË 2011
97
numri vijues
âžł
Kosovo 2.0 Kosovo 2.0
image #2 vjeshtË 2011
autumn #01 2011 independent culture magazine
korruptohet Land of disillusion
The foreigners. Vanitas. A perfect bride one year kosovo 2.0 the blog_
98
kosovo 2.0
Kosovo 2.0 pulson me zëra të lirë dhe të patrembur. Blogjet interaktive, artikujt dhe multimedia sjellin historitë dhe pikëpamjet e patreguara të botës suaj dhe të botës së tyre.Duku në www.kosovotwopointzero.com.