2 31 revista stinet maj 2017

Page 1

Stina për ndryshim

Organ i Shoqatës “Familja dhe Media -Fuqia për Ndryshim” Kryeredaktore: Kozeta Zavalani Bordi Drejtues: Ilir Balili Yllka Filipi Andon Andoni Edlira Sina Raimonda Moisiu Design: Ilir Drizari Nr. llogarie Pro Credit Bank: 10-197546-00-01 (lekë) 10-197546-01-03 (USD)

Najada Hakiraj: Pas vështirësive të emigracionit, e kënaqur me arritjet Faqe 12

Ruki Kondaj Personalitet i Shquar i Labërisë

Faqe 9

Blerton Arslani një artist i ri shumëdimensional Faqe 22

Françesk Radi e humbi pranverën

Tel: 04 2270 879 E-mail: kozeta_z@hotmail.com Shtypi: GLA Tel: 0693758218

Faqe 24

Dr.Lorena dhe Agim Kola me pasionin e përbashkët për stomatologjinë Faqe 30-31

2


Editorial

Vetëm dashuria ndaj njëri tjetrit sjell paqen e dëshiruar Kozeta Zavalani “Dashuria ... mund të bashkojë njerëzit në qëllim, kulturë dhe paqe. Ajo në fund të fundit ka fuqinë për të bashkuar të gjithë botën.” ~ ManHee Lee ~

D

ashuria mund të kategorizohet në shumë mënyra, duke pasur qëllimin e saj: adhurimin, përkushtimin, besnikërinë. Përgjithësisht të gjitha shfaqen në një dashuri pozitive emocionale të jashtme ndaj të tjerëve; por për disa dashuria është egoiste; vetëm për të përmbushur dëshirat e veta pa lidhjen me të tjerët. Ky lloj i dashurisë ka një ndikim negativ në njerëzit që hasim çdo ditë. Ndikimi i fortë emocional i dashurisë së vërtetë vetëmohuese mund të heqë malet e urrejtjes dhe paragjykimit në botë. Qëllimi i frytshëm i dashurisë dhe unitetit për njerëzimin fillon në zemrën personale të çdo qenie njerëzore. Pasi emocioni i dashurisë gjen drejtimin e saj pozitiv në çdo burrë, grua dhe fëmijë, qëllimi i jetës gjen një rrugë të re dhe më të mirë; rruga për unitet e paqe. Qëllimi i njerëzimit, në këtë kohë, duhet të drejtojë fokusin e saj në respektimin dhe shqetësimin ndaj të tjerëve. Bota jonë ka nevojë për të shkuar më tej me idealet e nxjerra dhe sjelljet; përtej rutinës së përditshme; përtej paragjykimeve dhe keqkuptimeve të të tjerëve. Kjo botë përbëhet nga shumë kultura, grupe etnike, dhe raca të ndryshme. Kur njerëzimi lejon veten të endet së bashku, në dashuri, bota jonë do të shihet në bukurinë e vërtetë në të cilën është krijuar; një sixhade apo foto e pikturuar me ngjyra të ndryshme që jo vetëm duhen perceptuar por edhe vlerësuar. Le të sjellim synimet dhe qëllimin tonë rreth dashurisë dhe respektit për të tjerët. Kështu mundet që përkushtimi ynë për unitetin e njerëzimit të jetë i thellë në përkushtimin për jetën, besnikërinë, në një harmoni kryevepër, në simfoni me paqen e dëshiruar.

Njerëzimi ka kthyer mendimet dhe veprimet e saj, në të gjithë këto brezat e fundit, nga njerëzit që dikur ishin të ndjeshëm ndaj njëri-tjetrit, në një brez apatie plot urrejtje, mosbesimi, pa pasione të dukshme për të ndihmuar njerëzit dhe falja nuk është gjetur. Njerëzit janë zhytur në një botë apatike. Mbytur në thellësitë e keqkuptimeve, urrejtjes dhe mosbesimit. Mund të tejkalohen këto pengesa me të cilat përballemi ditë-për-ditë? Ku mund të gjejmë një fillim të ri, ku ndjeshmëria dhe apatia është shkatërruar, ku vlerësimi është mbledhur në një buqetë me ngjyra të bukura të dukshme. Të mos i lëmë njerëzit në errësirën ​​e dënimit. Le të pushojmë së gjykuari të tjerët, ose mos i dënojmë njerëzit vetëm për atë që ne dëgjojmë; sepse shpesh fjalët njollosin shpirtin. Le të mos shikojnë pamjen e fqinjëve tanë, por të shikojmë brenda shpirtit e zemrës. Kështu mendjet tona do të jenë të hapura, duke u shfaqur mirësi atyre që takojmë. Duhet të kërkojmë për diamante të ndritshëm brenda të tjerëve, dhe të kërkojmë për ar në zemrat e njerëzve. Kur bie dielli, ne ndiçohemi duke lënë errësirën të mbetet me natën dhe le të rritemi në krahët e mëngjesit, duke bërë që të shkëlqejnë dritat tona mbi gjithë njerëzimin; ku dashura përqafon paqen.

3


15- vjetori i krijimit të Fondacionit

“Nermin Vlora Falaschi” 15 vjetori i themelimit të Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” mbështetetur nga bashkia e qarkut të Vlorës me kryetar Dritan Leli dhe promovimi i librit “Testamenti - Gratë për gratë” të shkrimtares e gazetares Zenepe Luka Presidente e Fondacionit u mbajt në mjediset elitare të Hotel Vlora International me mikpritësen Vasilika Hanxhari. Një grup grash kanë bërë homazhe edhe tek varri i Ambasadores së Kombit, që prehet në Kaninë. Veprimtaria u moderua mjeshtërisht e profesionalisht ditën e parë nga e mirënjohura Silvana Braçe dhe ditën e dytë nga poetja Vllasova Musta.

Z

enepe Luka në fjalën hyrëse të veprimtarisë theksoi: “Dua të shpreh dhimbjen për ndarjen nga rrugëtimi ynë të grave të shquara si; Nermin Vlora, Lulo Ruso, Violeta Manushi, Fitnete Rexha, Drita Pelinku, Esma Agolli, Andromaqi Gjergji, Xhanfise Keko, Besa Imami, Liri Gjoliku e ndoshta ndonjë tjetër, për nder të të cilave le të mbajmë një minute heshtje. I përjetshëm kujtimi i tyre në këtë 15 vjetor. Fondacioni “lindi” në akademinë “Iliria” në Romë kur më 24 janar të vitit 2002, organizohej një sesion shkencor në Akademinë Kulturore “Iliria” në Romë, themeluar nga Ambasadorja e

4

Kombit, Nermin Vlora Falaschi, aktivitet ky edhe në kuadër të ditëlindjes së Ismail Qemalit. Në ‘të kishte intelektualë shqiptarë nga të gjitha trevat, diplomatë dhe dashamirës të Shqipërisë. Ishte edhe prof. Lule Ruso, një figurë e shquar e gruas arbëreshe në Siçili, mike e shtrenjtë e Nermin Vlorës. Morën pjesë edhe referuan Presidenti i Republikës, prof. Rexhep Meidani si dhe Akademiku Rexhep Qosje. Ishte edhe një grup intelektualësh nga Vlora, ku një ftesë të posaçme, shkruar nga dora e Nerminit, kisha marrë edhe unë, gazetarja, pasi kisha bërë shumë takime me Nermin. Të gjithë folësit vlerësuan kon-

tributin e vyer të Nermin Vlora Falaschit dhe bashkëshortit të saj, Renco, që kanë ngritur këtë Akademi Kulturore me emrin e bukur “Iliria”, në zemër të Romës, duke u falur brezave shtëpinë e tyre, vlerat kulturore dhe mbi të gjitha sakrificat dhe përkushtimin e tyre, për çështjen Kombëtare. Bashkë me zonjën e Parë të Shqipërisë, Lidra Meidani, teksa ndiqnim aktivitetin, që zgjati për dy ditë, ku protagonistë ishte Nermin Vlora, njëherësh gjykuam: Nderim për këtë grua të shquar shqiptare, Ambasadoren e Kombit, që ka ngritur lart vlerat, kulturën dhe traditat e Shqipërisë, kudo që kanë qenë në botë dhe


që ende nuk resht së punuari, pavarësisht nga mosha. Bashkërisht ramë dakord, që të organizohet një Kuvend Mbarëkombëtar me këto gra të shquara në qytetin e Vlorës, ku ka themelet historia e Kombit. Kjo ide, u mbështet edhe nga Presidenti i Republikës në ato vite, i cili do të jepte ndihmesën e tij për mbajtjen me sukses të këtij Kuvendi. Duke siguruar këtë mbështetje, puna nisi me vrull, ideja u përhap në Tiranë, Prishtinë, Maqedoni dhe deri në krahinat arbëreshe. Kjo ide u mbështet në ato vite edhe nga gra intelektuale, që janë potencial i rëndësishëm i gruas shqiptare sikurse Dr. Makbule Çeço, Valentina Leskaj, Dr. Saemira Pino, intelektualet Nora Malaj, Vera Leskaj, Drita Aga etj., që u bënë edhe pjesë e grupit organizator të Kuvendit. Kështu Shoqata e Gruas Shqiptare Mbarëkombëtare, do të organizonte veprimtarinë e parë më 18 prill në Vlorë, që shënon sot 15- vjetorin. Pas ndarjes nga jeta të ambasadores së Kombit, më 28 nëntor të vitit

2004, shoqata do të emërtohej Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”. Pastaj zonja Makbule Çeço u ndal në kuvendet e ndryshme që ka zhvilluar Fondacioni. Fondacioni dhe 20 degët e tij në shtete të ndryshme, në rrugëtimin 15-vjeçar kanë organizuar veprimtari madhore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Preshevë, Itali, Slloveni, Gjermani e deri në Kinën e largët. Me mjaft interes u ndoqën artistet e shquara “Nderi i Kombit” Margarita Xhepa e Tinka Kurti, që u pasuan nga përfaqesueset e degëve në shtete të ndryshme. Zylfije Duraku Gjoni nga Mali i Zi theksoi: - Jam me shpirt kombëtar sepse e dua shumë kombin tim me gjithë të mirat e të këqijat që ka kombi im. Vlorën e kam dashur aq shumë sa edhe emrin vajzës ia kam vënë Vlora, se është qyteti i ngritjes së flamurit…e tani shqipja jonë fluturon e lumtur në të gjitha trojet shqiptare. 100 vjetorin e pavarësisë ne e festuam në Ulqin, ku zonja Tinka Kurti më ka dhuruar flamurin

kombëtar. I kam thënë burrit tim – Mos më harroni që edhe kur të vdes, dua të më mbuloni me këtë flamur, që është pasuria ime më e madhe. Unë nuk i bëhem askujt servile kurrë në jetë, e trashegoj nga familja ime humanizmin e ndihmën për njera tjetrën. Vetëm të bashkuara me njera tjetrën ne do të arrijmë suksese. Këto artistet tona as Hollivudi nuk i ka, e unë jam rritur duke i soditur fshehtas këto artiste nëpër filmat tanë. Kur e shihja një person përtej lumit të Bunës e quaja si një ëngjell dhe mua më dukej sikur kishin mbrritur këto ëngjej mbi tokë. Mua Foncacioni më ka nderuar me Medaljen e Nderit, ndaj do të punoj edhe më tepër për ta merituar. – tha midis të tjerash kjo zonjë me shpirt delikat që di të përcjellë bukur gjithçka që përjeton. Shkencëtare Ajtene Krasniqi nga Prizëreni foli shkurt, por me fjalë zemre: Të dashura motra e rebelja drejtuese e Fondacionit Zenepe Luka, zoti të dhëntë shëndet që je bërë kapitene e këtij Fondacioni,

5


me emrin Nermin Vlora që vinte e flinte ne familjen Luboteni në Prizren. Kemi bërë një Kuvend të grave në Prizren dhe ka mbetur i paharruar. Kisha dashur të ushqeja gjithë fëmijët e botës, e përseri si nënë nuk do të kisha bërë asnjë...Ndoshta mentaliteti në Kosovë por bën diferencën me gratë në Shqipëri. Kozeta Mamaqi sot është me ne si një grua që humb fëmijën e nuk tutet. Dua ta falenderoj duke i thënë - Ti Kozeta më ke dhënë motivimin për të vazhduar me Fondacionin. Nuk jam folëse e mirë, por mendimtare e mirë. Afërdita Xheladini jeton në Haidelberg të Gjermanisë. Ajo solli përshëndetje nga gratë mërgimtare të ardhura në Gjermani në vitin 2005 në landin Badenvytenberg, që tashmë veprojnë të inkuadruara në këtë Fondacion. Nga Presheva përshëndeti Albina Bajrami, që veçoi këto fjalë: Kur mblodhëm gratë me emrin Vlora –emocionet që patën gratë preshevare ishin të papërshkrueshme. Ato janë heroina sepse e kemi ruajtur me fanatizëm gjuhën e kulturën shqiptare, paçka se jemi në tokën sërbe... Ne takohemi me mall ndonëse sakrifikojmë për të ardhur këtu për të kuvenduar me ju. Jam ndjere shumë e vogël për të qenë unë kryetare e grave të Preshevës,

6

ndaj jam munduar të punoj fort për ta justifikuar këtë. Me shumë dashuri dhe dëshirë për të qenë mes nesh foli edhe Dëshira Subashi, dikur kryetare në KQZ: Dua të filloj me falenderime për të gjitha gratë nga më të vjetrat e deri tek më të rejat. Ndihem e vlerësuar dhe e emocionuar për rrugëtimin e suksesshmëm. Ajo që dua të veçoj ëshrë realizimi i gjithë pikësynimeve që i kemi vënë vetes, ndaj përgëzoj presidenten dhe uroj suksese. Historiani i mirënjohur, mik i Fondacionit Prof. Dr. Bardhosh Gaçe do të shprehej se,... Rrezatimin, kulturën, vizionin tuaj nuk e ka asnjë shoqatë, ndaj ju vlerësoj e përgëzoj për kontributin tuaj. Vetëm uji i pastër i juaji mund të japë jetë e shëndet për vendin tonë. Në këtë kohë të trazuar ju antaret e këtij Fondacioni jeni si një xhevahir, që shndrisni, në një kohë kur i ligu është si qymyri, siç thotë populli, që edhe po nuk të dogji ai të nxin... Ruki Kondaj, ardhur nga Kanadaja theksoi: Jemi bija të një nëne, të nënës Shqipëri, ndaj për ne nuk ka kufi, sepse kemi një gjuhë, një gjak, një flamur. Kam emocione sepse dua të sjell përshëndetjet e gjithë atyre që kemi shkuar vonë në emigracion...Jemi përfaqësimi i

të gjitha moshave dhe të gjitha profesioneve dhe kemi bërë shumë për kombin tonë...Në mes të Torontos është parakaluar me kostume kombëtare të punuara nga duart e grave shqiprate e të interpretuar mjeshtërisht nga valltarja Lili Cingi, që është mes nesh në këtë Fondacion. Sjell përshëndetjet e Raimonda Moisiut e cila nuk është këtu, por pena e saj ka shkruar për veprimtarinë tonë në Kanada, ndaj dua ta falenderoj për punën që bën... Në të ardhmen dua të kemi të rinj vullnetarë në Fondacion. Migena Arllati nga Gjakova theksoi: Evropa nuk na ndryshon kufijtë, por ne gratë duhet të jemi të bashkuara dhe të shpërfillim kufijtë. Fondacioni e ka derën të hapur kudo në Gjakovë, ashtu si atë vit kur ua riktheu vajzën e tyre me Besa Imamain, duke e nderuar për së gjalli, jo pas vdekjes. Le ta duam dhe ta respektojmë njeri tjetrin sa jemi gjallë. Ne si degë e fondacionit në Gjakovë kemi nderuar këngëtaren e parë femër nga Gjakova, së bashku me të gjitha dallëndyshet e para të emancipimit shoqëror, për të nderuar ato gra të cilat janë paragjykuar në kohen e tyre. Ne i nderuam dhe pamë lotë në sytë e tyre, sepse të këndoje në skenë në Kosovën e prapambetur në mentalitet ka qenë shumë e


vështirë dhe emancipimi nuk ka qenë në prioritetet e tyre. Ky Fondacion më bëri të thyej kufijtë dhe të shkoj gjithandej, sepse mes jush shoh Shqipërinë time të bashkuar. Porsa është krjuar në muajin mars të këtij viti dega e Fondacionit në Vienë, me kryetare Rolanda Lumani, e cila në fjalën e saj tha: Përcjell dashurinë e motrave shqiptare që jetojnë në mërgim, me lotin që mbeti i ngrirë që kur morrëm rruget e botës. Jeni ju motra që na përfshini me krahet tuaja si të shqipes sonë krenare dhe na merrini lart në qiell, në qiellin e lumturisë, dashurisë dhe mosharrimit. Jemi një degë e re por jemi të forta e të vendosura për të kontribuar gjithmonë me thënien –bashkimi bën fuqinë- punët e mëdha bëhen me shumë mendje dhe duar së bashku. Mërgimi është aq sa ndihmë edhe brengë, brengë malli, loti që mbeti i ngrirë që ditën që morrëm udhët e botës. Falenderoj Nënë Loken, Vitore Stefa Leka që na bëri të mundur lidhjen me ju...mbyll fjalimin ajo duke ia lënë fjalën përshëndetëse Vitore Stefës, si përfaqesuaese e disa shoqatave në diasporë, duke përshëndetur edhe Heset Ahmeti që ka ngritur flamurin shqiptar në Koper të Sllovenisë, me veprimtari të ndryshme. Ujëvarë mendimesh të grave të shquara që kanë një ndjenjë që të bashkohen për kombin – ka thënë bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Suela Leli. Megi Lubani gazetare nga Berlini në fjalën e saj do të shtonte: Përulem para grave me vlera që ka kombi ynë dhe para Zenepes që ka bërë pakt me sfidat. Edhe vajzë ta kishte Nermin Vlora nuk do të kishte bërë këtë që ka bërë me të gjitha ne duke

përjetësuar fjalën e saj. Është malli i largësisë që gurgullon sot në këtë vend. Unë mundësova që zëri ynë u dëgjua edhe në Berlin, aty ku Bismarku mohoi ekzistencën e kombit tonë. Në fund përshëndeti Grupi i Vajzave të Tërbaçit, 10 Miro Tërbaçet e Këngës labe, 10 Shqiponjat e Tërbaçit për Polifoninë femërore shkëlqyen me interpretimin e tyre më 18 Prill 2017 për nder të ditëlindjes së Ambasadores së Kombit në botë, të paharruarës Nermin Vlora. Grupi i Vajzave të Tërbaçit u paraqit me tre njësi folkorike në veprimtarinë “Gra të ndritura ndriçojnë kombin”, zhvilluar me rastin e 15 vjetorit të krijimit të Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” në sallën e madhe të Hotel “Vlora Internacional” në Skelë, Vlorë. Vajzat kënduan këngën e sapokrijuar “I bukur

si sy Nermini”, këngën e njohur “Nënat tona shqipëtare” dhe vallen emocionuese “Shtëpitë e bardha në brinjë”, duke dalë para zonjave të mëdha të Kombit denjësisht edhe me kostumin folkorik, pasuruar me elemente të duhur, mbështetur në traditën e stërgjysheve e gjysheve tona e udhëhequr atristikisht nga Albert Habazaj. Gratë u larguan të kënaqura për kurorëzimin me sukses të kësaj veprimtarie, duke falenderuar për mikpritjen kryetaren e degës së Vlorës zonjën Vasilika Hanxhari në Hotelin Vlora International. Pjesëmarrëset bënë homazhe tek varri i Ambasadores së Kombit, Nermin Vlora në Kaninë. Aktivitetet u përmbyllën me darkën, që u shtrua në ambientet e Hotel “Vlora International, në shoqërinë e këngëtareve Irini Qirjako, Shpresa Gashi ardhur enkas nga Kosova dhe Luiza Rustemi, si dhe interpretimet e aktores kosovare Leze Qena. Entusiazmi i festës arriti kulmin, me prerjen e tortës gjigande me ngjyrat e flamurit.”15 vjet Fondacioni “Nermin Vlora”. Kozeta Zavalani

7


Bamirësi

8

për 8 Marsin

Marsi tek Shoqata Shqiptare Për Personat Në Vështirësi, që drejtohet nga bamirësja Ëngjëllushe Mërtiri e stafi i saj, ishte një festë për të gjithë nënat e familjet në nevojë. Ajo, së bashku me biznesmenin Behar Cukaj Firma Cukaj (PRESIDENT Bolvoil) e Mimoza Mërtiri, si në çdo festë nuk mungoi të gëzoje me ndihma ushqimore e veshje 60 familje në nevojë nga rrethi i Fierit e më

8

gjerë...Ashtu siç thotë Nënë Tereza “Ne nuk mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, por vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”... Me donacionin e Shoqatës Shqiptare për Personat në Vështirësi, janë bërë edhe shumë bamirësi në ndërtimin e shtëpive të familjeve të pastreha. Gjithashtu janë rindërtuar disa kulte fetare si teqeja e dy klerikëve Baba Fetau dhe Baba Nurja. Të gjithë besimtarët bektashianë falenderojnë

zonjen e Ëngjëllushe.Mërtiri dhe veçanërisht Baba Dervish Saliu i pranishëm në përurim. Ndaj edhe me rastin e 8 marsit ajo u nderua me Mirënjohje nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane. Ajo shprehet e nderuar dhe duke falenderuar bashkëpuntorët e vullnetarët që punojnë pa u lodhur, premton se nuk do të ndalet asnjëherë së kontribuari në ndihmë të komunitetit në nevojë.


N

ë Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, Shoqata Labëria nderoi me Titullin Personalitet i Shquar i Labërisë bijën e saj Dr.Ruki Kondaj. Komuniteti shqiptaro-kanadez dhe shoqëria demokratike kanadeze, do të kishin fatin historik për komunitetin e tyre, ku para bashkëkombësve shqiptarë me prezencën e Parlamentarit Kanadez për multikulturalizmin Hon. Jim Karyggianys, dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Zhvillimit të Ontarios Hon. Brad Duguid do ti dorëzonte Dr. Ruki Kondaj-t medaljen “Queen Diamond Jubille Award” për kontributin e saj të çmuar në komunitetin shqiptaro-kanadez, në kuadër të 60 vjetorit të Mbretëreshës Elisabetë e II-të. Ajo është lindur e rritur në qytetin bregdetar të Vlorës. Është një nga figurat intelektuale më të dashura të komunitetit shqiptaro-kanadez në Toronto. Po kush është Ruki Kondaj? Ja çfarë shkruan Raimonda Moisiu për të: Dr. Rukije Kondaj është lindur e rritur në qytetin bregdetar buzë Jonit, simbolit të Pavarësisë të Shqipërisë-Vlorës. Është diplomuar për Framaci. Me kalimin e viteve Dr.Kondaj në vitin 1999’ do të punonte për krizën kosovare së bashku me partnerë të huaj si OBSH, UNICEF, etj, eksperienca të shkëlqyera këto, që i

dhanë mundësinë të aplikonte për Master, në një nga universitetet me shumë emër, atij të “Bocconi”-t Milano, Itali.
 Dr.Rukije Kondaj është një nga figurat intelektuale më të dashura e të admirueshme e komunitetit shqiptaro-kanadez në Toronto, jo vetëm për formimin e saj të spikatur në fushën akademike, shkencore dhe profesionale, por edhe për kontributin e saj dimensional në një harmoni relative të lirisë së shprehjes për një qëllim të përbashkët përfaqësimin me dinjitet, krenari dhe modesti të integrimit të vlerave kombëtare, forcës intelektuale, identitetin kombëtar e vlerat e qytetarisë shqiptare në ballafaqimin e drejtpërdrejtë me botën perëndimore, pikërisht në Kanada. Ajo është imazhi i gjallë i gruas inteligjente, i urtësisë e modestisë, idealiste dhe e përkushtuar ndaj familjes, detyrave dhe atributeve shoqërore edhe si Presidente e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, patriote dhe atdhetare, luftëtare e të drejtave të gruas, dhe të gjitha aftësitë profesionale, energjitë dhe kontributin e saj e ka vënë në shërbim të promovimit dhe emancipimit të vlerave më të mira të gruas shqiptare në shoqërinë kanadeze.

9


Dita Botërore e Librit Unioni i Nxënësve Shqiptar (UNSH) me rastin e Ditës Botërore të Librit në Qendrën Informative Kulturore në Shkup mbajti programin ku shpalli fituesit e konkursit “Eseja dhe poezia më e mirë”.

Fituesit u zgjodhën nga juria profesionale, shkrimtarë nga Kosova dhe Shqipëria të cilët ishin prezent: Izet Shala, Vera Istrefaj dhe Fadil Javori.

Në kategorinë e poezisë më të mirë: Vendin e parë e fitoi Llausha Zenuni – “Kompromis me engjëllin”; Vendin e dytë e fitoi Blerton Arsllani – “Për Atdhe” Vendin e tretë e fitoi Egzona Shabani – “Të pashpirtëve”. Në kategorinë e esesë më të mirë: Vendin e parë e fitoi Aslije Pajaziti – “Pasqyra e jetës” Vendin e dytë e fitoi Selime Halili – “E pakënaqur me të gjithë” Vendin e tretë e fitoi Isra Ademi – “Thjeshtë hidh hapin e parë”. Shkrimtarët përveç prezencës së tyre dhuruan një numër të madh të librave për ta pasuruar bibliotekën e klubit të librit të Unionit të Nxënësve Shqiptar si dhe i shpërblyen fituesit.

Kompromis me engjullin

Fituese në kategorinë e poezisë, ishte nxënësja nga Kumanova, Llausha Zenuni me poezin e saj “Kompromin me engjullin”.

I ngjante trokitjes tënde Por ishte një trokitje më e lehtë se zakonisht E trullosur hapa derën duke shpresuar që je ti Të ngjante ty, ishte engjull por jo si puna jote Ishte engjulli i vdekjes Iu luta shumë të më linte dhe një natë të bëja! E si mund të ikja përgjithmonë pa ëndërruar fytyrën tënde dhe njëherë? Qesharake të mendosh se si bëra kompromis me engjullin! Mos ndoshta edhe ai është një vetmitarë i lënë në harresë nga dashuria? A mos ma dha mua shancën të cilën ai nuk e pati kurrë? Dhe kështu ‘kompromisi’ ynë vazhdoi gjatë; Deri sa unë nuk u zgjova më asnjëherë nga ëndërrimi!

10


N

E përjetësuar në libër

e u mblodhëm në Ditën Botërore të Librit edhe në homazh të krijuesve që nuk janë midis nesh si Mirela Dilka. Ajo lindi në Tiranë nga një familje patriote e arësimdashëse. Jo rastësisht Shkolla e Bashkuar në Voskop të Korçës mban emrin e të atit të saj Sadik Dilka. Motra e saj Elma Dilka Qelaj do të shprehej: Mirela nisi një udhëtim të mrekullueshëm të jetës së saj, që herë pas here u ndërpre nga momentë të vështira e lënduese, që ajo i kalonte me optimizëm. Me dashurinë e madhe për jetën dhe me pasionin për artin në përgjithësi e letërsinë në veçanti, ajo harronte vështirësitë e gjithë emocionin e saj e shprehte në vargje, ku ajo ndiente qetësinë e shpirtit të saj. Mirelë e dashur, u largove nga kjo jetë, që doje aq shumë ta jetoje, me dëshirën për të botuar në një përmbledhje modeste me poezi ndjenjat dhe emocionet e tua, që pakkush ti kuptonte, ashtu si miket e tua të mrekullueshme. Tashmë dëshira dhe amaneti yt u plotësua, e dashur Mirela! Do të mbetesh gjithmonë në kujtesën tonë e qeshur, e ëmbël, e dashuruar me jetën dhe me ne të gjithë. Unë i them Mirelës Ti ike kaq papritur, pa e marrë gëzimin e promovimit të librit me poezi, që kaq shumë e kishe dëshiruar. Ike duke lënë amanet poezitë e tua, duke lënë në kujtesën e secilit copëza imazhesh të bukura, të qeshurash, mendimesh, fragmente

vallzimi, gëzimi, energjie e dashurie për të jetuar jetën në çdo çast, sa më bukur.Ti e deshe shumë gjithçka të bukur dhe na fale të gjithëve vlerën më të madhe njerëzore; dashurinë. Eshtë kjo dashuri edhe protagonistja e poezive të tua, që ne i mblodhëm me kujdes si një buqetë lulesh, në këtë libër të vogël, me të cilën tashmë do të plotësojmë sado pak mungesën tënde, për të lehtësuar dhimbjen, duke dashur të të ribëjmë përmes kujtesës e mallit... Poezia e Mirelës buron nga mendimi, zemra e shpirti, ku dallon sinqeritetin femëror, që i thotë gjërat ashtu siç i ndjen. Ndaj edhe unë po e mbyll fjalën time, ashtu si ma ndjen zemra, duke tu drejtuar ty: Gjithmonë kam menduar se ti, edhe kur të mungonte një dritare që të lidhte me ne, që të lidhte me botën, e krijoje një të tillë me forcën e shpirtit, për tu lidhur e komunikuar përmes saj me ne. Ndaj edhe tani besoj, që dhe Atje ku ke ikur, ti e ke gjetur një dritare komunikimi me ne, me siguri, përderisa të duam e do të kujtojmë përjetë...

Ja një poezi nga Mirela Dilka NËSE NJË DITË Në se një ditë do të duhet Fytyrën time ta harrosh Mos harro fjalët e mia Nëpërmjet tyre do më kujtosh! Nëse gjethet janë zverdhur Dhe qielli gri tufullon, Ti e di ku do ta gjesh Atë, që zemrës i mungon. Kujdes, shumë mos u vono, Se zëri tretet në mendim, Se ajo peshë që mbaj mbi supe, S’është gjë tjetër, veç shpirti im!

11


Najada Hakiraj:

Pas vështirësive të emigracionit, e kënaqur me arritjet

A

jo është një femër simpatike dhe e bukur, ka diçka tërheqëse rreth fytyrës së saj ovale me sy të qeshur e të shkruar dhe buzët e kuqe, prej nga rrezatojnë dhëmbët e bardhë e të bukur si fildishi. Kur flet ashtu e qetë shoqëron fjalën me ledhatimin e flokëve të kadifenjtë me një çehre që tregon karakterin e drejtë aq të admirueshëm. Ajo është nënë e profesioniste shumë dashur dhe e sjellshme me të gjithë, pa u zemëruar me askënd. Prej vitesh jeton e punon në Itali, por herë pas here vjen në Shqipëri, në Tiranë ku u lind e u rrit. Le të mësojmë më tepër për jetën e saj. Kur keni lindur, kush ka qenë pasioni juaj dhe diçka mbi familjen tuaj. Kam lindur në 9 nëntor të vitit 1961 në Tiranë, nga dy prindër shembullorë, ndaj të cilëve kanë pasur konsidertaë të gjithë. Im atë Nexhat Hakiu ka qenë mësues letërsie në gjimnazin “Qemal Stafa” dhe shkrimtar i viteve 30-të. Dikur ka punuar me Branko Merxhanin që ka drejtuar revistën “Përpjekja”. Mamaja ka qenë pianiste, zyshë Lalin e njohin të gjithë moshat, pasi ka dhënë mësime pianoje

12

që nga fëmijët, siç ka punuar edhe me djalin tim kur erdhi në Itali e deri tek moshat e mesme dhe profesionistët, derisa doli në pension. Këtë gjë ia ka transmetuar motrës sime Irisit, që është në shkollën e baletetit. Unë kisha dëshirë të vazhdoja studimet e larta për gjuhë letërsi ashtu si babai, të cilin e adhuroja. Ai vdiq shumë i ri në moshën 62 vjeçare, atëhere kur unë isha ende gjimnaziste. Kisha bërë edhe tetë vite piano, por që nuk e kisha passion. Fatkeqsisht nuk ma dhanë të drejtën e studimit për letërsi, pasi gjyshi im nga mami që quhej Xhevat Gabeci, dissident, ishte i persekutuar nga regjimi komunist i atëhershëm. Gjyshi bënte tregti në Bari të Italisë ku kishte edhe një librari dhe kishte ndërtuar jetën aty për 15 vite. Gjyshja donte ti martonte në Shqipëri vajzat e saj, mamin dhe tezen, ndaj u kthyen në Tiranë, por filloi lufta dhe nuk mundën të kthehen më në Itali. Gjithë pasuria e gjyshit u konfiskua dhe ai u burgos e u pushkatua me arsyen absurde vetëm sepse ishte i pasur. Gjithë familja u persekutua e u internua edhe mami e babi, madje motrës nuk ia dhanë të drejtën e studimit për në konservator. Unë ngela një vit pa shkollë të lartë e pastaj

më dhanë agronominë, të cilën nuk e ndoqa me dëshirë, por e detyruar, sepse aty kishte nevojë atdheu. Isha një vajzë me sedër dhe studioja shumë, paçka se nuk e kisha me dëshirë. Po me bashkëshortin ku u njohët dhe ku keni punuar pasi mbaruat studimet? Fati e solli që në Fakultetin ekonomik erdhi edhe Ylli, pasi nuk kishte fituar për regjisurë. Kështu që aty u njohëm, u dashuruam dhe u martuam që kur ishim studentë. Kur mbaru-


am universitetin, mbas një viti më caktojnë në punë si revizore në ndermarjen tregtare NTSH. Nëpërmjet Valdete Salës me mik, që ndërhyri unë punova 6 muaj në fondin e Bibliotekës Kombëtare. Aty kam marrë kënaqesi shumë të madhe midis librave, pasi atëhere shumë prej tyre ishin të ndaluar. Ndaj kam lexuar shumë, shumë. Ndërkohë Ylli punonte si gazetar në radiotelevizion në transmetimet për shqiptarët jashtë atdheut.

Kur emigruat në Itali? A patët vështirësi? Me ardhjen e 90-tës filloi periudha e tranzicionit dhe Ylli kishte përgatitur gjithçka në fshehtësi, që ne të iknim dhe fëmija të lindtte në Itali. E kështu ndodhi. Si shumë të tjerë edhe ne vendosëm të largoheshim nga Shqipëria për një jetë më të mirë dhe të sigurt. Ylli punonte në emisionet e Radio Tiranës për të huajt, por ishte i pakënaqur, pasi nuk ishte i lirë të punonte ashtu siç dëshironte, sepse nuk kishte liri të medias. Kur u larguam unë isha në muajin e tetë të shtatzanisë dhe nuk mund të hynim në ambasada si shumë të tjerë, por blemë biletat e tragetit dhe jemi nisur nga Durrësi me anije e çuditërisht pa vizë. Ylli thotë që ishte një mrekulli nga zoti, pasi në traget ne udhëtuam me një grup nga televizioni shqiptar, që shkonin në Leçe për një film. Kapiteni i tragetit ishte edhe mjek njëkohësisht dhe kur më pa mua shtatzanë, pyeti sa muaj isha. Ylli u detytua të gënjente, duke i thënë se isha në muajin e gjashtë, pasi në gjendjen time nuk lejohej të udhëtoja. Megjithatë ai na

ka ndihmuar shumë, Klemente Krishi quhej, ishte nga Firence. Kur kaluam ujrat teritoriale me tragetin „Palladio“, Ylli i flaku në det të tri pasaportat, dy tonat dhe të Feliksit, vëllait të Yllit që ishte së bashku me ne. Atëhere unë e kuptova qëllimin e ikjes sonë, nuk po vinim në Itali si turistë, por do të qëndronim aty e ndoshta nuk do të ktheheshim më në Tiranë, ku unë kisha lënë nënën dhe motrën, pa iu thënë asnjë fjalë për largimin tonë. Kisha frike ti njoftoja, pasi mund të fillonte përsëri internimi i familjarëve për shkak të largimit tonë. Nuk mund ta harroj kurrë datën 29 korrik 1990 kur mbrritëm në Trieste. Kur e mendoj sot me rënqethet trupi e them me vete, si e bëra, si ika, ku? Kush më priste? Shyqyr që nuk dështova...

Ju takoi që me mbrritjen në Trieste ju të lindnit fëmijën tuaj. Kush ju ndihmoi për këtë? Na kanë ndihmuar shumë njerëz të njohur e tëpanjohur. Por mbi të gjitha unë mendoj se ishte dashuria për fëmijën që prisja dhe e ardhmja e Nivit (djalit) dhe e jetës sonë si çift. Ne kërkuam

13


azil politik menjëherë porsa mbërrtëm në Trieste dhe na ndihmuan shumë në kuesturë intervistat që dhamë nëpër gazeta. Fakti që Ylli ishte gazetar na përshpejtuan procedurat, pasi ishte gazetari i parë që vinte në Trieste me gruan gati për lindje e që kërkonte azil politik. Kur e mendoj tani më duket e pabesueshme! Mbas 29 diteve unë jam shtruar në një nga spitalet më të mira dhe më 26 gusht linda djalin, ndonëse e kisha parashikimin për në 3 shtator, siç duket ndikuan stresi në shpejtimin e lindjes. Më ka ndodhur një tronditje shumë e madhe. Vetëm u qetësova kur e lejuan edhe Yllin të qendronte pranë meje gjatë lindjes. Më ka ndihmuar shumë edhe një gazetare, Mariuçi quhej e gazetës “Picolo”. Mbas lindjes, së bashku me djalin më çuan në një rezidencë, ku rrinin nëna pa përkrahje apo të vetmuara e të braktisura në ndihmë të suorave. Në Kaza Madre “Stela del mare”, më ndihmoi veçanërisht suora Luçiana. Më kanë mbushur me dhurata për djalin dhe për veten, por Yllin nuk e kisha pranë, pasi ai qëndronte në tjetër vend së bashku me të vëllain, por që

14

vinte e me takonte çdo ditë. Lindja e Nivit pas 20 ditësh bëri mrekullinë...U harruan të gjitha problemet e shqetesimet. Duhet të bëhesha e fortë për tju përgjigjur një foshnje të sapolindur me shumë dashuri. Sistemohemi në një shtëpi pranë një kishe në Monfalcone, ku u pritëm me dashuri e gëzim nga gjithë njerzit që na njohën e na ndihmuan. Mikpritja dhe interesimi i paparë i italianeve, miqësia me Chiarën, Stelën, Don Rinon, Rozën e shumë të tjerë avsh avash plotësuan boshllëkun e frikës, nostalgjinë e mallin për atdheun e njerzit e mi... Ndërkohë ju filluat të punonit, apo jo? Më pas djali filloj çerdhen dhe unë filloj mësimdhënjen e gjuhës shqipe në kolegjin e botës së bashkuar në Trieste. Aty vinin studentë nga gjithë bota dhe nga Shqipëria, për të mësuar italishten. Punësimi im u bë e mundur nga interesimi i profesorit arberesh Mikele, që na viziton dhe interesohet për jetën tonë. Kështu vjen propozimi i tij për këtë vend si tutor i gjuhës shqipe në kolegj dhe unë pranoj me kënaqësi, pasi kështu më dukej sikur u lidha përsëri me tim atë,

që ishte profesor i gjuhës shqipe dhe poet njëkohësisht...

- Ju vinit nga një vend i izoluar si Shqipëria e atëherëshme. A e patët vështirë të integroheni në jetë e në punë në Itali? - Më vonë në Monfalkone takohemi me një mësues të vjetër Arbëresh, profesor në një gjimnaz nga shqiptarët e dikurshëm, i cili kishte dëgjuar për familjen tonë, Unë pata një depresion pas lindjes, por që e kalova falë ndihmës që m’u ofrua me dashurinë dhe pastërtinë njerëzore, jo vetëm në ushqime dhe veshje por me gjithçka tjetër që kishim nevojë. Mbas një viti u lidha me familjen time që e kisha lënë në Tiranë e dhurata më e mirë që më bëri im shoq Ylli dhe mikja ime Klara, drejtoresha e qëndrës ku punoja, ishte ardhja e mamasë sime këtu, që dha kurajo dhe e kalova çdo vështirësi. Kështu kalova një periudhe 10 vjeçare me këtë mësimdhënje e me pas largohemi nga Monfalcone për në Udine, qytet më i madh, që shënoi dhe të ardhmen time si mediatrice kulturale. Punoja në shkollat italiane si mediatrice linguistica, pra


ndihmoj fëmijët e sapoardhur nga Shqipëria në mësimin e gjuhës italiane, natyrisht pas kursesh e azhornimesh me kulturën e shkollimin e nxënësve. Gjithçka ia di për faleminderit takimit me zotin Walter, që më ofroj njohjen me këtë sektor të mediacioneve në shkolla. Më pas punoj dhe si mediatrice kulturale nëpërjmjet “ACLI-t” një shoqate kulturore që nëpërmjet mediatorëve të shumë etnive dërgonte nëpër shkolla kulturën e atdheut të fëmijve të huaj kur vinin në Itali. Kështu formimi dhe profesionalizimi në këtë fushë përhapet dhe kalon edhe në fushën e shëndetësisë. Pra jam afër bashkëatdhetarëve të mi, duke i ndihmuar me gjuhën atje ku jeta e tyre është në vështirësi ose në rrezik (tek mjeku, në spital kur lindin fëmijët, kur dikush vdes nga një aksident, kur operohet, bën një trapiant e shumë të tjera...

A jeni tashmë e kënaqur me jetën në Itali, çka ju ben krenare? Po! Një fushë tjetër ku jap kontributim tim është dhe ana asistenciale-sociale, punësore, në orientimin për shumë lëvizje dhe integrimin e shqiptarve në një atdhe të dytë në emigrazion. Është një punë që e bëj me kënaqësi e devotshmëri. Janë gati 20 vjet që punoj në sportele të ndryshme në fushën e emigracionit dhe vazhdoj ende. Jam e kënaqur pasi jeta më dha një mundësi tjetër, për të dhënë kontributin tim jo si ekonomiste e lartë në Tiranë, por si një mediatrice e kualifikuar kulturale në Udine (Itali). Krenohem edhe me arritjet e djalit Nivi Jasa, i cili kur jetonte në Stamboll, punoi si dizajner grafik dhe kishte idenë për onPony-nin e tij. Një platformë që bashkon njerëzit që udhëtojnë (për punë, studim apo kohën e lirë) me njerëz që kanë nevojë për të transportuar një artikull

dhe nuk mund të presim gjatë për shërbimet postare, as të përballojnë çmimet e korrierit privat. Suksesin e tij ai e paraqiti në Samitin Web në Lisbonë në vitin 2016. Pony Express ka përfitime për të gjithë: “Konsumatori, i cili ka për të dërguar diçka, shpenzon rreth 50% në krahasim me tabelat e normës. Suksesi i takon djalit si Drejtor Menaxhues, i cili me dy themeluesit e tjerë, Andrea dhe Stefano Bertocco Bodrighi, sapo ka nisur on Pony nga Londra. Tani për tani onPony ka mbledhur 160.000 euro të financimit (nga miqtë dhe miqtë e miqve) dhe është duke u përgatitur për të hyrë në një raund tjetër të një milion euro. Paratë do të shkojnë pjesërisht në marketingun dhe promovimin e faqes që do të përqendrohet në studentët Erasmus. Suksese djalit edhe ju! Ju uroj gjithçka të mirë për ju e familjen tuaj! Kozeta Zavalani

Aqua & Terra - Salillari Collection

Korçë - Tiranë, km. 1, Çiflig

Tel. +355 82235956 facebook: Aqua & Terra Salillari Collection

Tek ne do të gjeni:

Instagram: aquaterra.al

-

Pllaka Hidrsanitare Parket & laminate Panele diellore Stofa & kaldaja Pajisje kuzhine të gjitha Pyramis

Engjë Më “Poezi

Melvinflex

PRODUKTE • dyshek • çarçaf • biankeri • jastek

form • spring latex • krevat • super lux

15

Kultu “Bam dhe P qëllim sim


Y

llka Beci, ashtu si e ka emrin, është një femër e bukur – yll si në pamje ashtu edhe në shpirt, që rrezaton mirësi, dashuri e inteligjencë. Ndoshta i ngjan nënës së vet nga bukuria, pasi ajo quhet Bukurie. Yllka është bashkëshorte dhe nënë njëkohësisht edhe grua e suksesshme në profesion dhe politikë. Gjithmonë me një buzëqeshje të pastër në fytyrë ajo është e dashur, e sigurt në hapat që hedh, e qetë dhe energjike, që të imponon besim e respekt. Si grua në karrierë është e njohur si një femër, prioriteti kryesor i të cilës në jetë është arritja e suksesit në profesion dhe në çdo fushë të jetës. Le të mësojmë më tepër se kush është Yllka? Nga vjen, çfarë ka studiuar, kush është familja e saj dhe çfarë ambicje ka në jetë? Unë vij nga një familje e thjeshtë, por intelektualë ndër breza. Kam ardhur në jetë nga dy prindër që

16

vijnë nga origjina të ndryshme, por shqiptare. Babai im Izet vjen nga qyteti i Prizrenit, ndërsa mamaja Bukurije nga qyteti i Tepelenës. Studimet e para i kam kryer në shkollën “Jovan Ndreko”, Libofshë. Më pas kam vazhduar studimet e larta në Universitetin “Aleksander Xhuvani“ Elbasan, në gjurmët e babit im në profilin Histori – Gjeografi. Studimet dhe trajnimet e mia nuk ngelën këtu, pasi jeta ime është e lidhur ngushtë me studimin dhe mësimdhënien. Studimet vazhduan në Universitetin Europian të Tiranës, Master i nivelit të dytë (Master Ekzekutiv) në Sociologji / Politika, Shoqëria dhe Demokratizimi. Që prej vitit ’95 dhe deri në vitin 2013 kam ushtruar profesionin e jetës, mësuesinë. Gjatë kësaj periudhe kam qenë në pozicionet zv/drejtore dhe drejtore në institucione arsimore publike. Jam bashkëshorte e Gramoz Becit dhe nënë e tre


17


fëmijëve të mrekullueshëm, Lusieni, Dritani dhe Gloria princesha e familjes sonë. Jo çdokush ka një kauze në jetë dhe një ambicje të vërtetë, por për fat të mirë kam arritur që disa prej ambicjeve të mia i kam realizuar dhe sot gjendem përballë ëndrrës, për të cilën kam vite që përgatitem, politikes. Kjo ambicje nuk është e fituar, por e lindur që në fillesat e jetës, pasi unë jam trashgimtare e gjyshit tim Ferrik Dashi i cili ka qenë Deputet në Kuvendin Popullor para viteve ’90. E gjithë jeta ime shoqërore dhe profesionale ka ardhur shkallë shkallë, pasi kam besuar që duhet të punoj shumë për të arritur qëllimin final e ndaj sot jam pjesë e politikës së madhe.

Duke ditur gjithçka që dini tani, që keni jetuar jetën që keni, do të kishe bërë diçka ndryshe apo do të ndiqje çdo gjë në të njëjtën mënyrë? Në jetën time zakonisht dëgjoj këshillat, por ndjek zemrën në çdo hap që bëj. Ndodh që çdokush edhe gabon gjatë punës e ndaj me vitet bëhet dikushi. Në fakt çdo hap i imi deri më sot dhe ngjitja e një karriere të gjatë por shkallë shkallë, më ka bërë të jem më e qartë tashmë në rrugën time, sa nuk besoj se do doja të ndryshoja diçka, sepse çdo “gabim” me ka shërbyer për tu perfeksionuar në çdo drejtim. A ka një mënyrë më të zgjuar për të bërë gjërat më mirë, që koha të mos e zhduke e puna juaj të mbetet përjetë? Unë jam nga ata njerëz që mendoj se të gjithë duhet të merren me politikë, nëse duan që politika tu shërbejë. Kur them të merren me politikë, nuk dua të them të bëhen politikanë, por vota e tyre të jetë e drejtë dhe e duhur për të ardhmen tonë të përbashkët. Jo më kot e thashë këtë, sepse rruga ku kam hyrë të jep dy mundesi të qarta: Njëra të krijon mundësinë të bësh mirë dhe puna juaj mos të zhduket dhe të bësh keq e puna juaj përsëri mos të zhduket. Ndaj duhet që të zgjedhim gjithmonë mënyrën e duhur në çdo punë. Thjesht, në çdo sferë të jetës besoj fort se, nëse punon me zemer dhe me dashuri, jam e sigurtë që çdo punë do të lerë gjurmë, që do të mbahen mend gjatë, mbase dhe përgjithmonë.

Çfarë jeni duke bërë sot, që do të të mbajë të suksesshme për një kohë të gjatë, për të qendruar në majë edhe në vitet e ardhshme? Bota arsimore e puna në fushën e arsimit për mua tani është e pandarë, pasi të jetosh me profesionin që adhuron është vlerë dhe pjesë shumë e bukur e jetës. Profesioni për mua nuk është hob, por një

18

mission i besuar, respekt, pasuri intelektuale dhe një qëllim për të lënë gjurmë të mira. Përvoja më ka bërë që sot më shumë se dje, të jap më me profesionalizëm, dinjitet dhe qytetari shërbesën time ndaj komunitetit ku jetoj dhe punoj. Suksesi është një ajsberg dhe në përgjithësi ne priremi të shohim majën e ajsbergut. Ajo që ne nuk mund të shohim është thellësia e ajsbergut, vështirësia për të parë punën prapa suksesit. E rëndësishme është që pavarësisht nga dështimet dhe humbjet, duhet qëndruar gjithmonë optimiste, pa hequr dorë nga arritja e qëllimeve ose përmbushja e misionit. Duhet të besojmë në veten tonë dhe në punën që bëjmë, duke kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga familja e njerëzit e besuar, në rrugën drejt suksesit, pavarësisht nga rrethanat. Edhe pse mund të përballesh me rezistencë e pengesa, duhet të sfidosh me këmbëngulje e profesionalizëm, për të ruajtur stilin unik të suksesit. Në jetë ne nxitojmë të rritim të ardhurat financiare dhe të jemi të sukseshme, sa shpesh harrojmë të bëjmë gjërat e thjeshta në mënyrë të drejtë, me qëllim forcimin e marrëdhënies bashkëshortore. Familja ka një ndikim të fortë dashurie e emocionesh. Mbështetja që kam nga bashkëshorti më ka bërë që të luftoj fort jo për anën financiare, por për atë shpirtërore, për të qenë jo vetëm bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar, por dhe grua në karrierë të suksesshme profesionale e politike. Në një shoqëri si e jona, e cila akoma nuk ka gjetur ekuilibrin e duhur, të jesh model pozitiv, e aq më tepër një grua e suksesshme është një sfidë aspak e lehtë. Zëri dhe roli i gruas duhet të fuqizohet çdo ditë jo vetëm brenda familjes, por edhe në shoqëri, politikë dhe ekonomi. Çfarë bëni që ju ndihmon të jeni e suksesshme e të lidhur mirë me njeri tjetrin, si faktori kyç për një familje të suksesshme? Më pëlqen shumë shprehja “gjeje dashurinë dhe dashuroje gjetjen“. Forca e lidhjes sonë krijoi një familje të ndërtuar nga dashuria, kontributi dhe mbështetja reciproke prindërore. Çdo gjë midis nesh udhëton paralel, detyrimet për rritjen dhe edukimin e fëmijëve, jeta profesionale, jeta shoqërore dhe çdo fundjavë e kalojmë së bashku në argëtim dhe eksplorim të gjithçkaje, që na pasuron shpirtin. Besoj se familja e bashkuar dhe komunikimi i vazhdueshëm është pa dyshim çelsi i çdo suksesi. Ju keni një CV shumë të pasur. Si keni arritur deri këtu dhe kujt ja dedikoni arritjet tuaja? Gjithçka që kam arritur deri sot e kam falë punës,


Yllka Beci, profesioniste e sukseshme, me familje shembullore, bashkëshorte dhe nënë model që aspiron suksesin në politikë

Me familjen 19


Yllka Beci në veprimtaritë e organizuar me nxënësit

20


përkushtimit dhe kontributit të vazhdueshëm ndaj familjes, profesionit dhe shoqërisë pa harruar për asnjë çast vetveten. Për këtë gjatë jetës time jam bërë pjesë e trajnimeve jo vetëm profesionale, por dhe më gjerë, të cilat më kanë bërë më të suksesshme në punët që kam kryer. Një pasuri e CV është dhe përfaqesimi im në trajnimet e OSBE për fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje. Kjo ka qenë një eksperiencë e madhe, motivuese dhe një prej arsyeve që sot jam pjesë e politikës. Ndihem me fat që jam pjesë e rrjetit të grave aktive nga partitë politike, shoqëria civile dhe media, pjesëmarrëse të programeve që punojnë për mundësi të barabarta përfaqësimi të grave në politikë dhe vendimmarrje. Siç e thashë dhe më lart gjithë suksesi im i dedikohet familjes, sepse është mbështetja ime më e madhe.

Mund të na tregoni pak për punën tuaj si profesioniste? Vitet e para të punës në mësimdhënie i kam kryer në një nga shkollat e vendlindjes sime. Vazhdova të punoj për disa vite mësuese, derisa formimi im ishte gati për një eksperiencë të re si drejtuese e një institucioni arsimor publik. Pas një experience shumë të mirë si drejtuese, guxova të konkuroj në garën e hapur nga MAS për drejtues të DAR-eve në qarqe. Pasi arrita te jem pjesë e finales publike jam prezantuar denjësisht me një program për arsimin në Qarkun Fier. Aktualisht jam specialiste e burimeve njerezore pranë këtij institucioni, ku punoj me përkushtim e profesionalizëm. Një udhëheqës i suksesshëm duhet të jetë i sigurt, duke filluar me vetë-besimin. Njerëzit e duan udhëheqësin dhe e ndjekin kur u jep një ndjenjë të besimit. Ndaj gjithsecili duhet të zhvillojë besim brenda vetes në mënyrë që të bëhet me të vërtetë i suksesshëm. Çfarë mund të na thoni për veprimtarinë tuaj si Ambasadore për Paqen? Së pari dua të them që ndihem e nderuar dhe falenderoj fort Federatën e Paqes Universale e ambasadoret për paqen për këtë titull që vjen pas një kontributi që kam dhënë në komunitetin ku kam punuar dhe jetuar. Brenda meje buron një ndjenjë shumë e fortë humanizmi dhe paqeje, ku çdo ditë e më shumë përcjell me shumë përkushtim dhe dashuri këtë ndjenjë të madhe në dobi të komunitetit. Mbi të gjitha e quaj një obligim, pasi titullin “Ambasador për Paqe” e marrin ata individë, jeta e të cilëve reflekton dukshëm idealin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen me punën e tyre

promovimit të vlerave morale universale, krijimit të një familjeje të fortë, bashkëpunimit e harmonisë ndërfetare, rinovimit të kulturës politike deri në nivelet më të larta kombëtare e globale, për vendosjen e një kulture globale të Paqes. Si Ambasadore për Paqen detyra ime është të përcjell mesazhin e paqes dhe dashurisë, në këtë botë ku çdo ditë e më shumë ka nevojë për paqe, ndaj me shembullin personal mundohem të përcjell një ndjenjë shprese e besimi, që ngjall frymëzim për të ardhmen më të mirë.

Cilat janë prioritetet e punës suaj për të ardhmen? Arsimi është bota ime dhe do të jetë prioriteti kryesor ku do të vazhdoj të jap kontribut çdo ditë të jetës. E rritur në një familje me pikëpamje të majta ka ndikuar që jeta ime të jetë e lidhur ngushtë me platformën e kësaj politike. Ndaj aderoj për disa vite me radhë në politikën shqiptare si një aktiviste për mbështetjen dhe fuqizimin e gruas jo vetëm në familje e shoqeri, por edhe në politikë. Mbështetja ndaj gruas është një kauze dhe prioritet për mua, për të cilën besoj dhe punoj fort, që kjo figurë të përfaqësohet denjësisht në poltikën shqiptare. Them me krenari se puna e bërë vitet e fundit për këtë kauze, është drejtimi i duhur për Shqipërinë që duam të jetojmë. Ndaj jam pjesë e Partisë Socialiste, sepse politikat e saj mbrojnë dhe vlerësojnë fort figurën e gruas. Personalisht përveç ambicies, vendosmërisë, aftësisë komunikuese, punës me pasion e profesionalizëm, do të ndihmoj e kontribuoj për ta bërë shoqërinë të shëndetshme, për të ardhmen e fëmijve tanë. Bisedoi: Kozeta Zavalani

21


B

lerton Arslani është një artist i ri shumëdimensional nga Struga, që e takuam në Shkup, ku Unioni i Nxënësve Shqiptar (UNSH) me rastin e Ditës Botërore të Librit në Qendrën Informative Kulturore shpalli fituesit e konkursit “Eseja dhe poezia më e mire”. Ai është i talentuar, shkruan poezi, ka botuar vëllimin e parë, pikturon e është kërcimtar shumë i mirë i ansamblit Rrezet e Strugës, si dhe jep opinione në shtyp rreth ngjarjeve politike, si atdhetar. Atdhedashurinë e ka mëkuar qysh në fëmijëri nga prindërit e vet, nëna Mirajete e babai Subi, të cilët na mikpritën në shtëpinë e tyre në Strugë. Aty na dhuroi nga një kopje të librit të tij të gjithëve mua, Perikli e Drita Shulit e piktores Flutura Maçi e cila gjatë bisedës skicoi portretin e tij. Si një artist premtues, ja si shprehet ai për artin... “Art…një fjalë e shenjtë në botën artistike, një fjalë që i freskon zemrën dhe mendjen e një artisti dhe fillon të ushqejë idetë dhe fantazitë e tij. Lëshon dritë si rreze dielli dhe ndriçon si një yll, që pa marrë parasysh se ku ndodhesh, arrin ti shohësh.

22

E dimë se në qiell disa yje shëndrrisin më shumë e disa më pak, ndërsa në botën e një artisti të gjithë janë njëllojë, mjafton të kesh shije e shpirt për të ndjerë të bukurën. Thonë që arti është në duart e njeriut, por burimi i tij vjen nga shpirti. Shpirti im ka gjetur një lidhshmëri me pikturën, e cila më ka bërë të shoh botën dhe jetën ndryshe. Është art mbi art, liri e shpirtit dhe mendjes. I vetmi send në botë që ka besimin tim të plotë dhe ku unë jam i lirë për të shprehur atë cka e ndjej në zemër. E vetmja mënyrë për të treguar lirshëm pa patur frikë atë që ndjej. Çdo piktor ka në duart e tij botën dhe universin e pafund. Nuk ka art atje ku dora nuk punon me shpirt. Në qoftë se dikush do të më pyes: pse valle je kaq i lidhur me artin?! – Do të më vijnë në mend grumbuj mendimesh. Të qëndrosh me një piktor është një terapi mendore, sepse në mendjen e këtyre personave nuk ka humbje, nuk ka braktisje, nuk ka dëshpërim...


Unë i dua ata që mund të buzëqeshin në humbje, të cilët mund të mbledhin forcë nga ankthi. Në qoftë se bën gjëra të mëdha, të tjerët të kopjojnë menjëhere. Asgjë nuk e forcon autoritetin aq shumë sa heshtja dhe piktura krijohet vetëm me heshtje. Apo thënë ndryshe ” të thuash eKorçë të tregosh atë që - Tiranë, km.se1, Çiflig bën as fjala”. Tel. +355 82235956 Tek ne do të gjeni: Shpesh herë kam fyer njërziminfacebook: sepse disa nga Aqua & Terra Salillari Collection - Pllaka Instagram: aquaterra.al veprat e mia nuk kan arritur cilësin e duhur. Shumë - Hidrsanitare shpesh jam dëshpëruar vetëm se dikush ka vlërsuar - Parket & laminate - Panele diellore veprat e mia në mënyre jo të drejtë, por kjo e bën - Stofa & kaldaja artin më të bukur. - Pajisje kuzhine të gjitha Pyramis Ahh sikur ta ndjente çdokush këtë art me zemër e me shpirt, sikur njerëzit vetëm një herë të hedhin një vështrim të sinqertë dhe do të bëhen rob i tij, nuk do të mund më ta lëshojnë asnjëherë, nuk do të mund të jetojnë më pa të, ashtu si nuk mund të jetojnë pa dashuri. Gëzimi që të fal arti është një mrekulli shpirtërore, sepse depërton thellë në zemër. E hidhura në realitet është e bukur në art, pasi arti nuk njeh hidhërim, dëshpërim, mërzitje I vogël ishte sheshi Gj.Kastrioti - SKENDERBEU, për artdashësit dhe krijuesit letrar nga trojet shqiptare dhe dorëzim…

Aqua & Terra - Salillari Collection

Melvinflex

PRODUKTE • dyshek • çarçaf • biankeri • jastek • memory

form • spring latex • krevat • super lux • comfort

Engj Më “Poezi

Kultu “Bam dhe P qëllim sim

150

Ando ÇDO STRUKTURË NË INDUSTRINË E DYSHEKEVE EUROPIANË DHE AMERIKANË MUND TA GJENI VETËM TE MELVIN FLEX! PRODUKT ME FLETË GARANCI

10 -20 VJET!

Për një gjumë të mirë natën dhe për të jetuar më mirë ditën

Adresa: “Rruga e Kavajës”, përballë ish-Parkut të Autobuzave, 50 m pas Globe Autostrada Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit Tel: 0662085089 / 0664042029 / E-mail: info@melvinflex.com / www.melvinflex.com

PIKTUR Katrin Born SEZAI D në Shqipëri NË PAR 23


Françesk Radi e humbi pranverën Esse-In Memoriam Nga Raimonda MOISIU

F

rançesk Radi ishte njeri i përzemërt, fisnik dhe tejet modest, talent me shpirtin e lirë të një artisti të shkëlqyer, gjithmonë në kërkim të së bukurës, nën fuqinë e tingujve të kitarës në shtegtimin pafund të pasionit dashuror të refleksioneve muzikore dhe artit për muzikën. Artisti, i cili theu tabutë e kohës së realizmit socialist që jetonim, dhe këndoi me shpirtin e lirizmit të tij dhe ëndrrave të trazuara, mëkatare e rebele, artisti antikomformist me përplasjen dhe botëkuptimin e botës shpirtërore, të pasur e ndjesore, me moralin dhe mjerimin e shoqërisë brenda asaj bote që na rrethonte. Për Frankon, muzika ishte e vetmja fuqi talenti, shpirti dhe delikatese, sikundër janë përgjithësisht artistët e mirëfilltë, me madhështinë e një vitaliteti, përkushtimi e vullneti të hekurt, artisti që shkriu shpirtin dhe dëshirën, pasionin dhe dashurinë për artin, kulturën e muzikën, vetëm për një duartrokitje, për pak buzëqeshje dhe dinjitet, përballë misterit të regjimit të kohës, për të bërë historinë. Dhe ia doli! Franko bëri historinë!

24

Françesk Radi, që në moshë të re shpërtheu duke kompozuar me tinguj kitare, në kërkim të identitetit unik të tij, dhe befas “bëri jehonë” në vitet ‘70-ë të shekullit të kaluar me vidioklipet e dy këngëve “Adresa”, dhe “Biçikleta”, aty ku edhe nisi rrugëtimi virtuoz i krijimtarisë artistike dhe muzikore e tij. Muzika, ndjenja, stili dhe moda e ritmit muzikor të kompozuara prej Françesk Radi-it, dallohej lehtë për vizionin se çfarë është muzika që del nga një shpirti dhe mendim i lirë i artistit, për të jetuar në harmoni me natyrën e njerëzit, mes të bukurës e së përditshmes njerëzore. Françesk Radi, një muzikant i apasionuar, i talentuar dhe plot frymëzim ka hulumtuar zhanre të ndryshme në fushën e muzikës, duke përfshirë bashkimin e elementeve të ndryshme të ritmeve të muzikës së ndaluar dhe persekutimit shpirtëror, social e kulturor të kohës, nëpërmjet baladave romantike e lirike, të ëmbla dhe sentimentale, Brenda tyre ka shumë ndjenjë e melodi harmonike e melankolike, trishtim, dhimbje e dashuri: “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Kemi dasëm “o”…”, ritmet e elementeve të hard-rock, te “ Rroku i burgut”, të kombinuar me shpirtin e lirë e të trazuar të një “Zemër e


lodhur”, “Ky fat na ra..”, etj. Melodia e tyre kapej shumë shpejt nga publiku, fërshëllehej dhe këndohej nga rinia dhe kanë mbetur në kujtesën e publikut. Këngët e Frankos, e këtij artisti modest e të mrekullueshëm, patën një arritje të suksesshme personale dhe kulturore për mijra fansat e tij, dhe e kanë kapërcyer me kohë, të paturit e një ndikimi të madh mbi to. Këngët e tij të para; “Adresa”, dhe “Bicikleta”, arritën kulmin duke u shndërruar në hit i madh i kohës kur u kompozuan, në çdo notë e tinguj kitare, antitezë e fortë me artin e muzikës që kërkohej nga konflikti i luftës së klasave. Sot për sot, Françesk Radi mbetet një nga artistët dhe këngëtarët më të rëndësishëm dhe me emër, dhe shumë i dashur, i cili fitoi popullaritet në lartësitë e lavdisë e përjetësisë me këngët e tij më të mira ndër vite, që kanë pushtuar zemrat dhe kanë emocionuar mijra herë, artdashësit dhe fansat e tij, veçmas me timbrin e zërit të tij të spikatur. Me portretin e një artisti, stilin e tij të veshjes dhe flokëve të gjata, modën që spikati në rininë e tij, ritmet e muzikës së ndaluar, Franko sfidoi imazhin e një artisti që kërkohej nga regjimi komunist i kohës, edhe kur e çuan në barakën prej druri në Fushë-Arrës, por si një qytetar i rrallë, bashkëshort e baba i mrekullueshëm, artist i pakrahasueshëm, ikonë e artit muzikor ndër vite, ky Celentano shqiptar, nuk u ndal kurrë për të realizuar pasionin e tij për muzikën. Një nga fotoportretet e fiksuara nga aparati i ekspertit dhe studiuesit të njohur të fotografisë, Qerim Vrionit,-e tregon artistin Françesk Radi në shtator të viti 2009-ë. Gjatë atij takimi artistësh, studiuesi i shquar shqiptaro-amerikan, Qerim Vrioni, i bëri një fotografi këtij artisti të madh, në studion e tij, portret, i cili është nga më të mirët e portretit të Françesk Radit. Më duhet të sjell në vëmendje se në ekranin e kompjuterit të artistit, është portreti i Bethovenit, analogji e ndjeshme tejet njerëzore dhe e spikatur në formë e në funksion me portretin e Frankos sonë. Me mençuri, dashuri, modesti dhe krenari, vital e unik, Françesk Radi vazhdoi të kompozonte duke adaptuar vlerat më të mira muzikore dhe të krenarisë së tij, me vlerat më të mira të lahutës, ciftelisë dhe krenarisë malësore, sfidoi frikën dhe arriti triumfin mbi të, duke mbetur përjetësisht një vlerë e traditës, historisë dhe trashëgimisë kulturore e muzikore. Pra para pak kohësh u shua kantautori, kompozitori, kitaristi i famshëm dhe këngëtari i njohur Françesk Radi, frymëzimi i kohës së rinisë të brezit tonë dhe brezat që vijnë, i cili me këngët e tij, la jehonë përjetësie. Humbëm një Artist të madh, një aset të çmuar, vlerë njohëse dhe emër i vlerësuar, një artist që dha aq shumë nga forca e talentit muzikor dhe mençurisë së artistit, në fushën e muzikës, artit e kulturës shqiptare. Françesk Radi i përket elitës së shquar e brezit të artë të artistëve shqiptarë, një ikonë e paharruar. Pushofsh në Paqen e Amshuar, Franko!

In Memoriam Vilhelm Vid (Wilhelm Wied, 26 Mars 187618 Prill 1945)

Ë

shtë përkujtuar Madhëria e Tij Princ Vidi, Skëndërbeu II i Shqipërisë (ishte Princ i Shqipërisë për 6 muaj në vitin 1914 i cili mbretëroi nga 7 marsi 1914 deri më 3 shtator 1914). Më 30 nëntor 1906 Vidi u martua me Princeshën Sofi me të cilën pati dy fëmijë Princesha Marie Eleonore, Donika (1909–1956) dhe Princin trashgimtar Carol Victor, Skënderi (1913– 1973). Vilhelm Vid, Princi gjerman nga një familje protestante, është caktuar nga Fuqitë e Mëdha europiane në tetor 1913 në krye të shtetit shqiptar. Një dërgatë nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit shkoi më 21 Shkurt 1914 në Nojvid (Neuwied), për t’i ofruar zyrtarisht Vilhelm Vidit fronin e Shqipërisë. Vilhelm Vidi erdhi në Shqipëri më 7 Mars 1914, në një situatë të ndërlikuar kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë sundimit gjashtëmujor u përpoq të ruante balancën ndërmjet interesave të Fuqive të Mëdha në Shqipëri. Pas shpërthimit në maj 1914, të Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme kundër tij, u detyrua të mbyllej në Durrës, i mbrojtur nga forcat e tij. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore në gusht 1914, ekuilibri politik ndërmjet Fuqive të Mëdha europiane u prish dhe Vilhelm Vidi humbi mbështetjen ndërkombëtare. Abdikoi formalisht dhe u detyrua të largohej nga Shqipëria me 3 Shtator 1914. Vdiq në Predeal të Rumanisë më 18 prill 1945.

25


Shëndeti

S

Strabizmi

trabizmi, i quajtur edhe sytë e kryqëzuar, është një situate në të cilen sytë nuk përshtaten siç duhet me njëri-tjetrin kur shikojnë një objekt. Mund të jetë gjithashtu e pranishme herë pas here ose vazhdimisht. Nëse paraqitet gjatë një pjese të madhe të fëmijërisë mund të rezultojë në ambliopi dhe perceptimi i thellësisë mund të humbase. Të rriturit duhet të kenë vizion të dyfishtë. 1.Strabizmi mund të jete për shkak të mosfunksionimit të një nga 6 muskujt, që përgjigjen për lëvizjen e syrit dhe është pasojë e problemeve në tru, traumave ose infeksioneve. Faktorët e rrezikut përfshijnë lindjen e parakohshme, paralizën cerebrale, dhe një histori familjare të gjendjes. 2.Shtrembërimi i syve mund të jetë konvergjen ose divergjent në rast se është si pasojë e dioptrive në një ose dy sytë. Pra rastet

e përgjithëshme kur sytë kanë hipermetropi kemi konvergjencë si pasojë dhe divergjencë në miopi. Raste të veçanta mund të ndodhë e kunderta dhe këtu trajtohen mjaft me kujdes ... Prindër KUJDES! Shtrembërimi i syve kur është refraktiv është një “pasojë” dhe korrigjimi i saktë i refraksionit do të çojë në eleminimin e shtrembërimit. Në rast se doni që problemin jo vetëm ta sqaroni me prefesionistë rus por dhe të provoni që ky problem të korrigjohet pa operacion, drejtohuni në klinikën Uzllova. Ne gjithmonë do t’ju mirëpresim! Klinika “UZLLOVA” e vetmja klinikë në viset Shqiptare dhe në rajon e cila kryen diagnostikimin dhe mjekimin e plotë të sëmundjeve refraktive, të fituara apo të lindura që çojnë në probleme për shikimin tek fëmijët…

– Në klinikën tonë do të gjeni “Qendrën e rritjes së shikimit” për fëmijët, ku me anë të pajisjeve bashkëkohore unikale arrihet të mjekohen në moshat e reja patalogji të tilla si Ambliopia (Syri dembel), Shtrembërimet pa ndërhyrje kirurgjikale dhe patologji të tjera …

Nxitoni të përfitoni nga ofertat tona! Prenotoni online ne: http://eye.al/prenoto-online-2/ dhe përfitoni 10% ulje për çfardo lloj konsulte. #klinika_uzllova

Ofertë pranverore në Klinikën “Uzllova” Lente kontakti me ngjyra (me dhe pa numer), lente kontakti ditore, mujore,

të gjitha me 15% ulje. Ofertë e vlefshme gjatë gjithë muajit Maj.

Nxitoni të përfitoni!

Të shohësh botën me sytë e tu

Përfaqësuese e Institutit të Mikrokirurgjisë së Syrit “Fjodorov” Moskë Adresa, Rr. “Qemal Stafa” Pallati nr.31, kati 3, përballë Prokurorisë së Përgjithshme Tel: +355 68 20 74 039; Email: info@eye.al, www.eye.al

26


Poezi nga Dr. Nachiketa Bandyopadhyay – India Dr. Nachiketa Bandyopadhyay ka punuar si ligjërues në Universitetin Sidho Kanho Birsha, Purulia, Indi që nga viti 2011. Ai gjithashtu ka punuar në departamentin e Zoologjisë në kolegjin Alipurduar (Universiteti i Veriut Bengal) dhe si Drejtor në Netaji Subhash Ashram Mahavidyalay në Purulia (Universiteti Burdvan). Ai ka botuar një numër artikujsh në shumë revista të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

SHENDETI ËSHTË KU GJUHËSIA qëndron Profeti thotë se Arti është si gjuha dhe gjuha është si arti Fjala është e fuqishme si heshtja kur shpërthen Gjuha është mrekullia ku filozofitë shkojnë Gjuha është thesari i një mendimi të ndryshëm Profeti thotë se gjuha është masa e jetës dhe shpëtimi Nëse e lejoni atë të vdesë, vdekjen e kulturave dhe veten që të përballeni Do të zhdukni trashëgiminë, dijen, mendimin që ju mburreni Fjalët janë pika e veshjeve vetëm Gjuha është veshja. Profeti thotë shumë për gjuhën, më shumë për pikëpamjen e botës Ekologjia është më e thellë dhe më e begatë Mishërim i shoqërisë dritareve dhe njerëzve Shtëpia është ajo ku qëndron gjuha, përveç folësve ashtu

Qetesi ju lutem “Shpresoj se je mirë, si është vajza jote?”, Pyeta unë “Tani ajo është në gjuhën angleze, duke bërë mësim në klasa Madje flisni me mua në anglisht “duke qeshur e duke thanë Pyeti “pse të mos flisni gjuhën tuaj edhe në shtëpi, ta mbani” “Gjuha ime është fisnore, ky qytet nuk mund ta kuptojë, qesh me të Kështu që ëndrra e saj në anglisht, ha në anglisht, pi në anglisht” E dija historinë e suksesit të gjuhës franka, gjuhës ëndërrimtare Nga të cilat identitetet kulturore do të grabiten dhe do të fosilizohen Gjuha e saj indigjene është duke pritur për të folklorizuar, dhe vaporizuar Së bashku me idetë e fjalimeve të fjalorit rituale me cilësitë fisnike Vetëm heshtjet e zërave hodhën një hije mbi një territor kulturor Gjuhët pushojnë së ekzistuari, gjuha dominante e gjuhës poshtë gjuhës së vogël Si minues gëlltitës peshkaqeni, kështu ekonomitë e tregut testohen në përshtatje të mirë. Varieteteve të përditshme të zhdukura të bimëve të grurit të pjekjes Si forma të njohura dhe të panjohura të jetës përfshirë edhe folësin e fundit Folësit e fundit të gjuhëve ekskluzive. Pjesa tjetër është në histori.

Unë, pema e lumit Unë jam pemë e mbjellë nga lumi, që nuk do të shterrë kurrë. Diçka më ka zënë frymën e ëndrrës. humbur në errësirën e pluhurit, mbuluar si qefin të vdekurish. Engjëjt, strukur për një kohë të gjatë janë përtej murit të botës, Ku një lumë këndon një këngë të bukur, që rrjedh në paqe... Ne jemi të gjithë të njëjtë në sytë e Zotit. Por nuk jemi të njëjtë në mesin tonë. Ne kemi krijuar shumë barriera mes nesh. Jemi kaq të vegjël në botën e madhe Shpesh të frikësuar, të humbur Por jo për shkak të besimit. Kush beson e di që Zoti, është atje për të ndihmuar Herë mund të jetë si një flutur që era e çon ku dëshiron, Herë mund të jetë si një zog që lart në qiell fluturon. Njerëzit janë të vegjël në këtë botë të madhe Ndryshojnë nga mënyra se si ne jetojmë në Tokë, Në ngjyra të ndryshme, race dhe besimi, Gjithmonë disa janë të lindur të urrejnë. kundërshtarët e tyre janë ata që falin dashuri, ndërsa të pafajshëm në paqe vdesin përsëri. A jemi të gjithë të njëjtë!? Të gjithë thithim të njëjtin ajër, Kemi të njëjtat mendime për jetën, Të gjithë duam të njëjtën gjë Shëndet, punë e para si gjithnjë. Globi ynë është aq i madh, Por mendimet e njerzve aq të vogla Ato nuk mund ose nuk duan të shohin, padrejtësitë që bëjnë diferencën. Ëndrrat frymëmarrin, Së bashku me lotët, ankthin e stresin e shtuar, Së bashku me prekjen e gëzimit; Ato lënë një peshë mbi mendimet tona kur jemi zgjuar. Ato e bëjnë të ndarë qenien tonë; Në një pjesë të kohës sonë, Dhe në një pjesë të përjetësisë; Si një ndryshim që zë frymën e ëndrrës. në venitjen e paqetë të syrit, ngarkuar nga një lot i paderdhur. Një ndryshim ka zënë frymën e ëndrrës. Si nga sëmundja e shpirtit; humbur në errësirën e pluhurit. Engjëjt, strukur për një kohë të gjatë Përtej murit të botës, dëgjojnë të folurit e pemës Duke u lutur për një ëndërr, këtë mëngjes të ndritshëm të agimit për ju.

27


Vajza 11-vjeçare Klean Shuqja shpallet nënkampione e botës

S

hqipëria ka arritur një rezultat historik në shah, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një 11-vjeçare. Klean Shuqja, ka bërë mrekullinë në përfundim të kampionatit botëror të shkollave në Iasi të Rumanisë për grupmoshën e vajzave U-13. Në përfundim të shtatë raundeve të Botërorit, e reja Shuqja është kurorëzuar nënkampione e botës në garën “Blitz” mes 59 bashkëmoshatareve. Shahistja shqiptare u rendit e dyta, por me pikë të barabarta (6.5) me kampionen e botës, rumunen Ema Obda. Shuqja ka qenë fenomenale në konkurrimin e saj, duke arritur 6 fitore dhe vetëm një barazim, atë ndaj shahistes rumune Ema

28

Obada në raundin e pestë të kampionatit botëror. Kampione kombëtare e padiskutuar në moshën e saj, Shuqja ka shpërthyer me talentin e saj tashmë edhe në arenën ndërkombëtare. Një figurë të mirë po bën në këtë garë edhe 8-vjeçari Aleksi Kote, i cili një ditë më parë kaloi me sukses kundërshtarin rus, duke siguruar fitoren e tretë në pesë takimet e zhvilluara. Midis 89 pjesëmarrësve në seksionin “Open-U9”, Kote renditet në vendin e 32-të dhe në sfidën e radhës do të përballet me bashkëmoshatarë vendës. Ndonëse në inferioritet moshe prej 1 viti me kundërshtarët, i riu Kote po përballet me dinjitet duke shënuar rezul-

tate pozitive. Në këtë seksion garon për herë të parë edhe Daniel Agolli, i cili deri tani ka siguruar fitoren e parë në nivel ndërkombëtar duke shpresuar se përvoja që po merr së bashku me Ajkuna Agollin do t’u shërbejë në të ardhmen. Federata Shqiptare e Shahut përfaqësohet në këtë botëror me shahisten Rozana Gjergji si arbitre. Ndërkohë, sekretarja e Përgjithshme e Federatës, Majlinda Pilinçi, thotë se janë mbyllur regjistrimet për Europianin e shkollave që zhvillohet në Budva në 10-20 qershor, ku do të përfaqësohen me Ajkuna Agollin, Daniel Agollin, Elisa Isufin, Adrian Gurin, Aleks Koten, Klean Shuqjen dhe Lambion Salihajn.


“3 Harqet”, ekspozita që bashkon artin shqiptar me atë francez

E

kspozita e skulptorit Claudy Pellaton dhe piktorit Enkelejd Zonja e titulluar “3 Harqet” është çelur në Muzeun Historik Kombëtar, falë bashkëpunimit me Ambasadën e Francës në Tiranë, Bourgogne-Franche-Comté dhe shoqatën Art Mobile. Kuratori i ekspozitës Krenar Zejno gjatë prezantimit të këtij bashkëpunimi artistik rrëfeu dhe motivet që trajtohen në veprat artistike. «Bashkëpunimi dhe ura si simbol, por si mund t›ia bëjmë ne se edhe ato që janë klishe ti marrim dhe ti çojmë aty ku e kanë kuptimin origjinë ndonjëherë harxhohen prej shpërdorimit të tyre dhe mendoj që ky nuk është rasti i shpërdorimit», tha Zejno. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, z.Dorian Koçi, i cili përshëndeti me këtë rast, tha se kjo ekspozitë synon një komunikim mes stileve të ndryshme. “Simbolikat ndryshojnë por gjuha e artit është e përbashkët. Autorit frëng i kanë bërë përshtypje urat e vjetra të ndërtuara në Shqipëri, pasi vetë urat janë simboli i bashkimit. Nga ana tjetër autori shqiptar nëpërmjet penelit të tij na jep perceptimin e botës së shkuar në Shqipëri. Prandaj them se nuk ka gjë më të mirë se bashkëpunimi i këtyre dy artistëve për të na sjellë këtë ekspozitë”. Piktori francez Claudy Pellaton që ka trajtuar dhjetëra motive shqiptare në pikturat dhe skulpturat e tij, shprehet se urat kanë qenë inspirimi i tij artistik. “Kam parë shumë ura në botë dhe në Ballkan, dhe sigurisht ato janë pjesë e veprave

të mia, por kur vizitova Shqipërinë, vura re se këtu urat ishin shumë më të veçanta, shumë specifike, dhe unë aty shihja motive artistike. Ka diçka që më frymëzon tek këto ura dhe historia e tyre”, është shprehur piktori Pellaton, duke theksuar se kjo ekspozitë do të vazhdojë më tej duke u transferuar në Francë për publikun ndërkombëtar.

29


Dr.Lorena dhe Agim Kola

me pasionin e përbashkët për stomatologjinë

D

ekadat e fundit është modernizuar çdo shërbim shëndetsor nëpër klinika, veçanërisht ato private. Dizajni i zyrës ka ndryshuar gjithashtu edhe aparaturat me inovacione në rritje në materialet e reja dhe pajisjet dentare të teknologjisë së lartë. Pacientët po kërkojnë mjedise më të këndshme dhe dentistët janë të gatshëm për të ofruar. Gjithashtu, shumë dentistë e kuptojnë se dizajni i zyrës mund të përdoret për të shitur shërbimet e tyre. Ndaj sot vlerësohen shumë dentistët profesionistë që sigurojnë shëndetin e dhëmbëve tuaj. I tillë është Dr. Agim Kola, që profesionin e tij ia ka trashëguar edhe vajzës së tij Lorena. Tashmë ata punojnë së bashku në të njëjtën klinike me pajisje bashkëkohore. Ata trajtojnë dhëmbët, mishrat, dhe strukturat e lidhura me to. Procedurat rutinore përfshijnë trajtimin e dhëmbëve të sëmurë si dhe parandalimin e sëmundjes, duke i udhëzuar pacientët për shëndetin, dietën dhe higjienën. Si e keni filluar profesionin tuaj, ka qenë kjo zgjedhja juaj? Po, stomatologjinë e kam zgjedhur vetë. Kam mbaruar studimet në Fakultetin e mjekësisë dega Stomatologji në vitin 1976. Fillimisht kam punuar në Durrës dhe pastaj në Tiranë, si një dentist i përgjithshëm. Stomatologjia është në familjen time, …. Shkova në shkollë sepse doja një punë që kërkon-

30


te licencë, ndihesha i sigurt për ta ushtruar këtë profesion me mendimin se gjithmonë do të kesh një punë. Kam hapur ndër të parat klinika private në Shqipëri licensuar prej vitit 1994. Fillimisht në një dhomë pranë banesës ku jetojmë e më vonë hapa klinikën duke blerë një hyrje poshtë banesës sonë në katin e tretë të pallatit, ku jemi edhe sot. Tani punoni me vajzën tuaj si dentistë profesionistë. Ka qenë kjo shtysa juaj apo dëshira e vajzës? Ajo qysh e vogël e dashuronte profesionin tim dhe ndaj studioi në të njëjtën degë, e tashme punojmë së bashku, duke ndihmuar njëri tjetrin me përvojën reciproke. Në vitin 2006 Lorena diplomohet për Stomatologji pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë. Tashmë është kualifikuar nga viti 2013-15 Master në Ortodonti, duke punuar me anomalitë dentare dhe skeletike, në sistemimin dhe rregullimin e dhëmbëve të pacientëve. Ajo është shumë e kujdesshme në punën e saj ku përfshihet pastrimi, ekzaminimi për dëmtimin e dhëmbëve dhe inflamacionin, mbushja dhe trajtimi

i dhëmbëve të dëmtuar ose mishit të dëmtuar, si dhe aplikimi i ngjitësve dhe fluorit si pjesë e procedurave parandaluese.

A jepni udhëzime për pacientët lidhur me higjienën dhe shëndetin, a e bëni punën laboratorike në klinikën tuaj? Disa e klinika e bëjnë. Ne e dërgojmë atë në laboratorë të klinikave të tjera me të cilat bashkëpunojmë. Konsultohemi me njeri tjetrin duke shqyrtuar të dy grafitë për të marrë mendimin më të mirë, që pacienti të mbetet i kënaqur, dhe ne të jemi të kënaqur me punën tonë. Çfarë ju pëlqen për atë që bëni në profesionin tuaj? -Më kryesorja, të jem në gjendje të ndihmoj njerëzit. Më pëlqen të punoj me duart e mia. Unë nuk jam një artist, por duhet të kem sy dhe duar të mira estetikisht dhe cilësisht. Punojmë me kënaqësi si unë edhe bija ime, sepse e duam stomatologjinë. Mendoj se profesioni ynë është më i miri në të gjithë botën dhe ne mendojmë se jemi me fat në këtë drejtim.

Më pëlqen të punoj me duart e mia. Unë nuk jam një artist, por duhet të kem sy dhe duar të mira estetikisht dhe cilësisht. Punojmë me kënaqësi si unë edhe bija ime, sepse e duam stomatologjinë. Mendoj se profesioni ynë është më i miri në të gjithë botën dhe ne mendojmë se jemi me fat në këtë drejtim.

31


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.