Refuzim ndaj artikullit të ‘aid el karrnij, “fetvatë e ulemave i shfrytëzoi kadhafi”

Page 1

Refuzim ndaj artikullit të ‘Aid el-Karrnij

““Fetvatëe e Ulemave i Shfrytëezoi Kadhafi””

Nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij


Refuzim ndaj artikullit të ‘Aid el-Karrnij, “Fetvatë e Ulemave i Shfrytëzoi Kadhafi” nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el - Medkhalij ( hafidhahullah )

Ky është refuzimi i artikullit të ‘Aid el-Karrnit, artikull i cili u publikua në gazetën “el-Medijneh”, ditën e Shtunë më 30 të Muajit Rabij’ el-Euel 1432 Hixhrij, me titull “Fetvatë e Ulemave i Shfrytëzon Kadhafi”, në të cilin ai u kundërvihet Ulemave që kanë dhënë fetva që demonstratat paqësore janë harram, duke pretenduar se s’ka argument për ndalimin e tyre, si dhe duke pretenduar që Kadhafi i shfrytëzoi ato fetva dhe ata i erdhën në ndihmë atij me ato fetva. Dhe ka thënë ‘Aid el-Karrnij: “Regjimi Libian dërgon mesazhe në celularët e popullit Libian në të cilat ka fetva të disa Ulemave që e bëjnë harram rebelimin kundër udhëheqësit dhe demonstratat. Ka të ngjarë që disa prej tyre të kenë patur për qëllim me këto fetva udhëheqësin të cilit i është dhënë besa në mënyrë Sheriatike, ai i cili gjykon me Sheriatin e Islamit, kurse disa të tjerë kanë patur për qëllim të gjithë (udhëheqësat), prandaj them: A është Kadhafi udhëheqës të cilit është obligim që t’i bindesh dhe rebelimi kundër tij është harram? A është e njëjta gjë edhe me presidentin e Tunizisë dhe presidentin Egjiptian? A nuk e kundërshtuan ata Sheriatin Islam? A nuk bënë zullum mbi popullin? A nuk i mohuan liritë? A nuk bënë arrestime? A nuk i dënuan robërit e Allahut? A nuk ua kyçën gojën? A nuk e grabitën pasurinë e popullit? Atëherë ku janë fetvatë e Ulemave për këto çështje të rrezikshme? Pastaj, nga na e nxorrën ata ndalimin e demonstratave paqësore? Kush është argumenti? Përse këto fetva të përzgjedhura të cilat i shfrytëzon Udhëheqësi Zullumqar e Tiran kur t’ia dojë nevoja? Dhe përse mbajnë krahun e xhelatit me fetvatë e tyre kundër gjakderdhjes?...” etj.

Sahab.net © Selefi . org

2


Refuzim ndaj artikullit të ‘Aid el-Karrnij, “Fetvatë e Ulemave i Shfrytëzoi Kadhafi” nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el - Medkhalij ( hafidhahullah )

Refuzim ndaj artikulli të ‘Aid el-Karrnij

“Fetvatë e Ulemave i Shfrytëzoi Kadhafi” Nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij

“Këtu ka diçka, për fat të keq. Do përmendim tani fjalët e këtij njeriu – dhe unë ju kërkoj ndjesë për këtë. Në gazetën “el-Medijneh” ka një artikull – dhe unë pasha Allahun nuk e dua këtë dhe Allahu e di, mirëpo u detyruam dhe u zumë shumë ngushtë, ndoshta ajo inshaAllah do të jetë e para dhe e fundit, kjo gazetë në të cilët gjendet kjo shtojcë – gazeta “el-Medijneh” – sot, ditën e Xhuma, është bërë më e sterrosur se kurrë, për fat të keq. Këtu thuhet se fetvatë e Ulemave i ka shfrytëzuar Kadhafi, janë fjalët e Doktor ‘Aid el-Karrnij, dhe ajo që më intereson tek ai janë fjalët e tij për Ulematë, Ulematë e Sunetit dhe Teuhidit – dhe ai bëri thirrje për demonstrata dhe mori si shembull për t’u imituar demonstratat në Egjipt. Para dy javësh e pashë atë (Karrnin) në të njëjtën gazetë, mirëpo nuk e di a ishte “el-Medijneh” apo ndonjë tjetër, nuk e di. Sidoqoftë ajo gjendet tek unë. Sidoqoftë, çështja në fjalë është se ai njeri ka folur kundër meshejkhave dhe ulemave të Sunetit. Ai thotë këtu: “Regjimi Libian dërgon mesazhe në celularët e popullit Libian në të cilat ka fetva të disa Ulemave që e bëjnë harram rebelimin kundër udhëheqësit...” © Selefi . org

3


Refuzim ndaj artikullit të ‘Aid el-Karrnij, “Fetvatë e Ulemave i Shfrytëzoi Kadhafi” nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el - Medkhalij ( hafidhahullah )

Kjo nuk është e saktë! Ulematë nuk e kanë thënë këtë, kjo është gënjeshtër! Ulematë tanë kur folën për vëllezërit tanë, në çfarë aspekti folën? Që të ruhet jeta dhe gjaku i Muslimanëve, të kenë kujdes që të mos shkaktojnë gjakderdhje, dhe nuk e kanë thënë kurrë këtë fjalë (që përmend Karrnij) për Kadhafin. Dhe ai gënjen për ta. Prandaj them: siç gënjeu Kadhafi ashtu gënjeu edhe ‘Aid (elKarrnij), s’ka dallim midis atyre të dyve sa i përket shpifjes ndaj Ulemave, të dy janë njësoj. Ky (Kadhafi) gënjen për interesin e tij, kurse ky tjetri gënjen për t’i dhënë fitore medh`hebit të tij - i cili është ‘Aid el-Karrnij – që me anë të kësaj gënjeshtre të arrijë të shajë Ulematë. Dhe argument për këtë është se kush i ka ndjekur ata (Ulematë e Sunetit) e ka parë se prej tyre dolën deklarata sqaruese dhe se ata nuk folën për këtë njeri (Kadhafin), porse folën për popullin e Libisë që të ndalnin derdhjen e gjakut të tyre dhe këtë ne e kemi sqaruar më herët. Pastaj ai vijoi më tej: “A është Kadhafi udhëheqës të cilit është obligim që t’i bindesh dhe rebelimi kundër tij është harram?” E vazhdon kështu deri në fund... Dëgjoni, ka thënë: “A nuk e kundërshtuan ata Sheriatik Islam? A nuk bënë zullum mbi popullin? A nuk i mohuan liritë? A nuk bënë arrestime? A nuk i dënuan robërit e Allahut? A nuk ua kyçën gojën? A nuk e grabitën pasurinë e popullit?...” Sa i përket çështjes së Sheriatit, pikërisht kjo është çështja që na intereson neve dhe për të duam të flasim, dhe në këtë pikë jemi me ty. Nëse nuk gjendet ky (Sheriat) dhe gjenden të gjitha këto çështje, po! Ata grabitën pasuritë, ua mbyllën gojën, i heshtën... për të gjitha këto nuk lejohet Khuruxhi (rebelimi) kundër tyre!! Dhe ne nuk po © Selefi . org

4


Refuzim ndaj artikullit të ‘Aid el-Karrnij, “Fetvatë e Ulemave i Shfrytëzoi Kadhafi” nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el - Medkhalij ( hafidhahullah )

flasim me ty për këto gjëra... kërkimi i pasurisë... i lirive e të tilla gjëra të kësaj natyre, dënimi i disa personave... ai i godet ata si individë, el-Ikhuanul-Muslimin – dhe ‘Aid (el-Karrnij) është një prej tyre, i pëlqen atij apo jo – ngase ajo që merret në konsideratë janë veprat dhe fjalët, kurse pretendime nxjerrin të gjithë. Dëgjoni çfarë thotë: “Atëherë ku janë fetvatë e Ulemave për këto çështje të rrezikshme?” Domethënë, ku janë fetvatë për grabitjen e pasurisë, mbylljen e gojës së popullit, torturimin e robërve të Allahut... e deri në fund të fjalëve të tij. Ne themi: Sikur të kishte qenë kjo çështje, atëherë Ulematë do të kishin thënë atë që ka thënë i Dërguari i Allahut (sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem), dhe fjala e tij është e pranishme, e shkruajtur nëpër libra, edhe fjala e tyre është e shkruajtur rresht më rresht dhe është e publikuar. [Nuk lejohet rebelimi kundër tyre] edhe sikur të të zhdëpin kurrizin e të marrin pasurinë tënde të cilën e ke nxjerrë me aq mund, e si atëherë kur ata nuk ta prekin fare me dorë pasurinë tënde? Pejgamberi thotë bëni durim edhe nëse ju rrahin, dëgjo dhe bindu edhe nëse të zhdëpin kurrizin dhe të marrin pasurinë.1 Pra çështja nuk qëndron këtu, dhe Ulematë nuk folën për këtë aspekt ashtu siç e përshkroi ‘Aid (el-Karrnij). Pastaj, çështja për të cilën dua të flas është ajo që thotë ai: 1

Shënim i përkthyesit: Këtë hadith e ka transmetuar Ibn Hibbani në Sahihun e tij, me tekstin: “Dëgjo dhe bindu kur të jesh në vështirësi dhe kur të jesh në rehati, me hir apo me pahir, edhe nëse s’të jepet haku, edhe nëse të hanë pasurinë dhe ta zhdëpin kurrizin, përveç nëse (ajo që të urdhërojnë) është mosbindje (ndaj Allahut).” el-Ihsan fij Takrijb Sahijh Ibn Hibban, 10/426, dhe zinxhiri i tij është Hasen. Përcjellë nga libri “Mu’ameletul-Hukkam fij Dau’il-Kitaabi uesSunneh” (fq. 97) i Shejkh ‘Abdus-Selam Berxhes ‘Abdul-Keriim rahimehullah, bot. Mektebeh er-Rrushd. © Selefi . org

5


Refuzim ndaj artikullit të ‘Aid el-Karrnij, “Fetvatë e Ulemave i Shfrytëzoi Kadhafi” nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el - Medkhalij ( hafidhahullah )

“...Pastaj, nga na e nxorrën ata ndalimin e demonstratave paqësore? – tek kjo çështje dua të dal - Kush është argumenti? Përse këto fetva të përzgjedhura të cilat i shfrytëzon Udhëheqësi Zullumqar e Tiran kur t’ia dojë nevoja? Dhe përse mbajnë krahun e xhelatit me fetvatë e tyre kundër gjakderdhjes?...” e deri në fund të fjalëve të tij.... Dhe unë them: që ata të kenë mbajtur krahun e xhelatit kundër gjakderdhjes, kjo është shpifje për ta. Kurse që ata mbajnë krahun e udhëheqësit Musliman, urdhërojnë për atë që ka urdhëruar më i miri i njerëzimit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem) dhe nuk shohin se ka ndonjë mangësi në të edhe nëqoftëse ti nuk je i kënaqur me të. Këto janë fjalët e të Dërguarit të Allahut (sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem), për sa kohë që udhëheqësi është Musliman. Pra, këto janë fjalët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem). Kurse sa i përket ndalimit të demonstratave, unë të them: çfarë argumenti ke ti për lejimin e tyre? S’ke asnjë argument për to, përveç përngjasimit me qafirat e Perëndimit dhe Lindjes. Pra, ai (el-Karrnij) mendon se demonstratat janë të lejuara dhe i quan ato “paqësore” dhe thotë: “Kush është argumenti që i ndalon ato?” E deri aty ku thotë: “Pastaj, kur populli i shtypur, i dhunuar, i rraskapitur u çua kundër udhëheqjes së tij duke dalë në demonstrata paqësore, protestuese, kundër këtyre regjimeve, disa prej dijetarëve tanë nxorrën fetva që demonstratat janë harram. Atëherë çfarë fik`hu na qenka ky? Çfarë njohje e qëllimeve sheriatike na qenka kjo? Çfarë njohje e dobive dhe dëmeve na qenka kjo?...” © Selefi . org

6


Refuzim ndaj artikullit të ‘Aid el-Karrnij, “Fetvatë e Ulemave i Shfrytëzoi Kadhafi” nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el - Medkhalij ( hafidhahullah )

e deri në fund të fjalëve të tij. Këto janë prej fjalëve më të fëlliqta e më të rrezikshme, mirëpo nuk është e çuditshme që të dalin këto fjalë nga ai apo nga ata si puna e tij. Nuk ka fitne që ata të mos i mashtrojnë njerëzit e të mos i fusin në to, nuk ka fitne që ata të mos kenë dorë në të, nuk ka fitne ku ata të mos i hedhin benzinë, Allahu na ruajt! Dijetarët dhe Ulematë - Ulematë e Sunetit - lavdi Allahut flasin me të vërtetën dhe me drejtësi qoftë kur është në favor të tyre e qoftë kur është kundër tyre, prandaj nuk bën t’u kundërvihesh atyre dhe as t’i portretizosh si ndihmëtarë të zullumqarëve dhe tagutëve. Ky është krim dhe zullum ndaj bartësve të Sheriatit, ndaj atyre të cilët dhanë fetva kundër demostratave. Ata janë më të ditur rreth Sheriatit të Allahut, rreth Fesë së Tij, rreth dëmeve dhe dobive, sesa ky njeri dhe ata që janë si puna e tij. Dhe unë kur kam folur për këtë, kam folur në një sërë vendesh që kam vizituar, për shkak se shumë prej njerëzve të thjeshtë janë mashtruar sërish nga ky njeri dhe të ngjashmit me të, si Selman el-‘Audeh, si dhe të gjithë ata që janë si puna e tij, të cilët bëjnë pjesë në këtë grup. U mashtruan njerëzit nga ata, u mashtruan nga shfaqjet e tyre nëpër ekranet e televizioneve shtetërore, apo nëpër kanalet private, apo nga shfaqjet e tyre pranë njerëzve me pushtet, dhe thanë mos ata janë penduar nga rruga që ndoqën gjatë Krizës së Dytë të Gjirit, Lufta midis Kuvajtit dhe Irakut. Dhe janë mëse të njohura qëndrimet e poshtëra që kanë mbajtur ata në këto ngjarje. Mirëpo shumica e njerëzve harrojnë. Njerëzit e thjeshtë janë si bagëtia, shumica e tyre nuk kanë logjikë, e thotë fjalën tani dhe e harron nesër. Dhe për fat të keq ata janë thirrësa të medh`hebit... pasha Allahun, sikur të kishin qenë në Egjipt, ata do të kishin qenë në krye të njerëzve që dolën në demonstrata, në çdo vend qofshin. Po të ndodhnin këto demonstrata, edhe sikur udhëheqësi të kishte qenë Musliman, ata do të kishin dalë me ata që dolën në demonstrata thjesht me © Selefi . org

7


Refuzim ndaj artikullit të ‘Aid el-Karrnij, “Fetvatë e Ulemave i Shfrytëzoi Kadhafi” nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el - Medkhalij ( hafidhahullah )

pretendimet që ai mori paratë, ua mbylli gojën... dhe këto janë shprehjet e tyre tani, me to i lavdërojnë këto demonstrata paqësore. Në këtë kohë sot elita e Ulemave folën që këto demonstrata janë harram, ata të cilët gëzojnë tek ne pozitën e Imamëve të mëhershëm (Allahu i mëshiroftë që të gjithë), në fjalët e të cilëve gjen mjaftueshmërinë lavdi Allahut, me ta janë njerëzit besnikë, e kundër tyre janë ata që ulërasin. Shejkhul-Albani, Shejkhu dhe Imami Ibn Baz, Shejkh Ibn ‘Uthejmin, Shejkh el-Feuzan, el-Lexhnetud-Da`imeh (Komisioni i Përheshëm i Fetvave) i mëparshëm, si dhe shumë e shumë Ulema të tjerë të Sunetit në çdo vend kanë dhënë fetva të qarta për këtë temë. Dhe ajo që bëhet e qartë në këtë temë është se demonstratat janë harram dhe se ato kanë ardhur nga qafirat e Lindjes ose të Perëndimit, sidomos nga Evropa dhe nga Amerika. Dhe u bënë të qarta argumentet për vërtetësinë e fjalëve që thanë dijetarët tanë – dhe ata janë njerëz që thonë të vërtetën lavdi Allahut dhe ata s’kanë nevojë për aprovimin tonë – sepse Perëndimi tani ku po thërret? Unë po ju pyes! A nuk është Evropa me Amerikën që po bëjnë thirrje për dhënien e të drejtave popullit në këto demonstrata paqësore! Janë pikërisht ata që qëndrojnë pas këtyre fitneve. Dhe tani ‘Aid el-Karrnij, Selmani e shumë të tjera si ata vendosin dorën e tyre mbi dorën e Perëndimit kundër udhëheqësve të Muslimanëve. Andaj të mos vijë ndokush e të shpifë për mua e të thotë se Muhamed Ibn Hadij thotë se filani është kështu dhe filani është ashtu. Unë them: udhëheqësi Musliman për sa kohë që është Musliman, çfarëdo që të bëjë, ai nuk del nga Islami me veprën e tij, nuk lejohet rebelimi kundër tij me këtë sebep. Kurse ai që është qafir, për të nuk ka diskutim. Sa i përket Kadhafit, unë kam që prej tridhjetë vjetësh që besoj në kufrin e tij dhe ua kam thënë këtë bijëve të mi Libianë. Ai nuk është (qafir) sot!

© Selefi . org

8


Refuzim ndaj artikullit të ‘Aid el-Karrnij, “Fetvatë e Ulemave i Shfrytëzoi Kadhafi” nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el - Medkhalij ( hafidhahullah )

Mirëpo, sikurse Kadhafi i shfrytëzoi këto fjalë, ‘Aid el-Karrnij është akoma më i keq në shfrytëzim, ngase ai e di shumë mirë që Ulematë nuk flasin ashtu siç i portretizuan ata (këlyshët e Kadhafit). Gjithsesi, Allahu na mjaftoftë dhe Ai është Mbrojtësi më i Mirë. Unë lus Allahun Xhel-le ue ‘Ala që ta zmbrapsë ofensivën e tyre ndaj Islamit dhe Pasuesve të Sunetit, ta ndihmojë Fenë e Tij, ta ngrejë lartë Fjalën e Tij, dhe të na bëjë të gjithëve ne dhe ju prej ndihmëtarëve të Fesë së Tij, prej atyre që thërrasin njerëzimin dhe e udhëzojnë drejt Tij. Padyshim, Ai është i Mbikqyrës dhe i Gjithëfuqishëm për ta bërë këtë. Lavdërimi, bekimi dhe begatitë e Allahut qofshin mbi Robin dhe të Dërguarin e Tij, Pejgamberin tonë Muhamed, si dhe mbi Familjen e tij, Shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë me mirësi.”

Përktheu: Alban Malaj

© Selefi . org

9


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.