1 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Bashkia Berat
Plani i menaxhimit të mbetjeve urbane Bashkia Berat
Realizuar nga: Bashkia Berat Qendra EDEN (Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim) Mbështetur nga: Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë (SOROS) Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Përgatitur për botim: Qendra EDEN Adresa “Luigj Gurakuqi”, Nd.33 H.2 Ap.13, Njësia Bashkiake Nr.2, Kodi Postar 1017, Tiranë, Shqipëri Tel: 00355 42 239619 E-mail: eden@eden-al.org www.eden-al.org
Grupi i punës: Dr.M.Sc. Andrian Vaso M.Sc. Ermelinda Mahmutaj Znj. Jonida Mamaj M.Sc. Konalsi Gjoka M.PA. Merita Mansaku Znj. Mirela Buhuri Falenderime Është shumë e vështirë për ne të përmbledhim në një paragraf falenderimet e panumërta për aktorët dhe përkrahësit e këtij procesi sa të vështirë aq edhe mbresëlënës. Megjithatë njëzëri falenderimi kryesor shkon për qytetarët e mrekullueshëm të qytetit të vjetër të 1001 dritareve të cilët nuk i kursyen mendimet dhe sugjerimet e tyre për ta bërë të mundur këtë plan. Një falenderim i veçantë shkon për të rinjtë e Parlamentit Rinor të cilët me idealizmin dhe energjinë e tyre na kanë frymëzuar dhe ndihmuar në procesin e përfshirjes së publikut. Kënaqësi ka qenë për ne, që nëpërmjet këtij plani, të bashkëpunojnë dhe të jemi pjesë e programit për mirëqeverisjen vendore të SOROS dhe programit të fuqizimit të pjesëmarrjes dhe informimit të publikut nga REC. I falenderojmë fuqishëm këta dy mbështetës dhe i ftojmë të vazhdojnë këtë nismë në zbatim të këtij plani por edhe duke e përsëritur në qytete të tjera.
Plani i menaxhimit të mbetjeve urbane Bashkia Berat Qershor 2012
Ky botim është mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS) në kuadër të programit të Mirëqeverisjes dhe Integrimit. Mendimet e shprehura në këtë publikim janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të SOROS.
PERMBAJTJA 06 07 08
11
13
PARARENDJE PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE INFORMACION I PËRGJITHSHËM Përse u ndërmor ky plan? Nevoja për hartimin e një plani lokal për mbetjet Procesi i hartimit, konsultimit dhe pjesëmarrjes Ku do të na drejtojë plani? LEGJISLACIONI & POLITIKAT PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE TË NGURTA Përmbajtja e legjislacionit Shqiptar Politikat kombëtare MENAXHIMI AKTUAL I MBETJEVE Struktura e përgjithshme e menaxhimit të mbetjeve Vlerësimi i situatës aktuale të mbetjeve Analiza ekonomike e skemës së menaxhimit të mbetjeve, nevoja për investime, llogaritja e kostos dhe e tarifave Buxheti vjetor dhe investimet
18 PLANIFIKIMI I MENAXHIMIT TË MBETJEVE Vizioni Objektivat Identifikimi i skemës së menaxhimit: Përshkrimi i skemave të menaxhimit të mbetjeve në periudhën afat-shkurtër dhe afatmesëm Skema e parë: Menaxhimi i mbetjeve siç kryhet aktualisht nga kompania private dhe sensibilizimi i përfituesve të shërbimit në periudhën afatshkurtër Skema e dytë: Menaxhimi i integruar i mbetjeve Strategjia për mbulimin e kostos dhe hartimin e tarifave Faturimi dhe vjelja e tarifave 30 PLANI I VEPRIMIT 34 MONITORIMI
34 ANEKSE Aneksi I Lista e grupit të punës për hartimin e planit. Aneksi II Përmbajta e legjislacionit të BE Aneksi III Objektivat e strategjisë kombëtare të menaxhimit të mbetjeve. Aneksi IV Opinionet dhe sugjerimet e qytetarëve lidhur me PLMM shprehur gjatë takimeve me publikun Aneksi V Analizimi i çmimit të kontratës Tarifat dhe realizimi i të ardhurave Aneksi VI Disa figura të mjeteve që mund të përdoren Aneksi VII Plani i investimeve dhe rekomandimet Aneksi VIII Shkurtimet
6 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Pararendje Gjatë dy dekadave të fundit Berati ka pësuar ndryshime thelbësore si në rritjen e numrit të banorëve ashtu edhe në morfologjinë e zhvillimit të qytetit. Situata mjedisore në Berat është direkt e lidhur me situatën e përgjithshme social-ekonomike. Rritja e popullsisë, ndërtimet e pakontrolluara dhe të paligjshme, rritja e mjeteve të transportit, aktivitetet ekonomike jo miqësore me mjedisin, janë shkaqet e rritjes së sasisë së mbeturinave, zvogëlimit të sipërfaqeve të gjelbra dhe ndotjes të lartë mjedisore të qytetit tonë historik. Nga ana tjetër niveli i edukatës dhe i kulturës mjedisore në shoqërinë shqiptare mbetet ende i ulët. Mungon marrja e nismave dhe përgjegjësive për probleme të mjedisit nga ana e komunitetit, ose edhe kur ekziston, ajo është spontane dhe e paorganizuar. Ndërkohë që dhe në shkolla dhënia e njohurive të edukimit mjedisor ka qenë spontane, jo praktike dhe jo e mirë harmonizuar. Menaxhimi i mjedisit dhe shëndetit për qytetin e Beratit në përgjithësi është një e drejtë dhe detyrim ligjor jo vetëm i Bashkisë por i mjaft institucioneve dhe organizmave të ndryshme qeveritare, ndaj ky plan përmban objektiva dhe programe mjedisore që duhen bashkërenduar midis të gjithë këtyre aktorëve për të siguruar një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për qytetarët e Beratit. Nëpërmjet hartimit të këtij plani këmbëngulim në gjetjen e mënyrave më të mira për mirë menaxhimin e mbetjeve urbane dhe për rrjedhojë rritjen e cilësisë së mjedisit si një element thelbësor i zhvillimit të qëndrueshëm. Theksojmë se plani i menaxhimit të mbetjeve urbane, mbetet një plan fleksibël dhe i përmirësueshëm në varësi të evoluimit të komponentëve të saj përbërës. Gjithashtu për ne, Ju qytetarë Beratas jeni shumë të rëndësishëm dhe ju konsiderojmë si hallkën më të rëndësishme për zbatimin e këtij plani.
Bëhuni dhe ju pjesë e zbatimit të tij! Tregojeni veten se i përkisni këtij qyteti dhe mendoni për të! Kryetar i Bashkisë së Beratit, Z. Fadil Nasufi
7 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Përmbledhje ekzekutive Plani lokal i menaxhimit të mbetjeve që kemi hartuar ka disa qëllime në vetvete. Ai është një mjet komunikimi që parashtron problemet në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane duke shpjeguar ndryshimet që duhen bërë dhe duke përcaktuar prioritetet e veprimit. Më tepër se gjithçka, është një mjet për të orientuar ndryshimet duke sjellë bashkë këndvështrimet dhe idetë e bashkëqytetarëve, subjekteve dhe organizatave lidhur me gjithë spektrin e problemeve të mbetjeve urbane. Gjithashtu ky plan është një sfidë për gjithë aktorët e qytetit për të gjetur mënyrën më të mirë për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të pastër, me standarde dhe që reflekton qytetari. Ekzistojnë disa plane menaxhimi mbetjesh që adresojnë probleme të veçanta të këtij sektori, por natyra e fragmentuar e objektivave dhe veprimeve të propozuara bën që këto plane shpesh të mbeten të pazbatueshme dhe pa rezultatet e dëshiruara. Ky dokument sjell bashkë qëllimet dhe objektivat e planit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve urbane duke i integruar dhe vendosur ato në kontekstin vendor ku roli i qytetarit është i patjetërsueshëm. Dy elementët të cilëve ne i kemi dhënë më shumë peshë në plan e për rrjedhojë do të përbëjnë edhe çelësin e suksesit në të ardhmen janë a) përcaktimi i kostove dhe mënyrës më të pranuar për menaxhimin e mbetjeve dhe b) edukimi mjedisor dhe ndërgjegjësimi qytetar pa të cilin realizimi i këtij plani nuk do të ishte i mundur. Si pjesë integrale e këtij plani grupi i punës ka përgatitur një plan afatmesëm veprimi, i cili do të na ndihmojë të gjithëve të mobilizojmë burimet tona për ta bërë atë realitet si dhe për ta kthyer Beratin në një nga qytetet e para që adreson menaxhimin e mbetjeve urbane sipas kërkesave të strategjisë kombëtare të mbetjeve. Objektivi i këtij plani është vetëm Bashkia e Beratit1. Ky plan analizon situatën aktuale të menaxhimit të mbetjeve urbane në qytet (organizimi, administrimi, rregulloret, financat, operimi dhe menaxhimi), identifikon çështjet dhe mangësitë, vlerëson pikat e forta dhe të dobëta, propozon rekomandime për përmirësime dhe përcakton vizionin, qëllime dhe objektiva të reja (afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata) si edhe ka hartuar një Plan Veprimi ku përcaktohen afatet kohore, kostot, autoritetet përgjegjëse si edhe indikatorët respektivë të suksesit për qëllime monitorimi.
1 Megjithatë duhet theksuar që ky plan nuk trajton strategjinë e Beratit për menaxhimin e mbetjeve jo urbane, duke përfshirë këtu mbetjet e rrezikshme, ato nga ndërtimet dhe mbetjet industriale.
8 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Informacion i përgjithshëm Përse u ndërmor ky plan? Berati është një nga qytetet historiko – kulturore më të rëndësishme të vendit me një popullsi rreth 63.000 banorë. Rritja e popullsisë, rritja ekonomike, përmirësimi i standardeve të jetesës, dhe zhvillimi i turizmit kanë rritur shkallën e konsumimit dhe si rrjedhim shkallën e gjenerimit të mbetjeve urbane dhe vëllimin e tyre. Bashkia Berat e realizon mbledhjen, largimin dhe pastrimin e rrugëve përmes një kontrate me kompaninë private “INFINIT CONSTRUCTION” Shpk. Qyteti i depoziton mbetjet e tij në të vetmen fushë plehrash në Orizaj në hyrje të qytetit të Beratit 1 km larg nga rruga nacionale Berat-Skrapar. Kostot për menaxhimin e mbetjeve (pastrimi, grumbullimi, transporti dhe asgjësimi) mbulohen nga buxheti i bashkisë. Për Beratin ka qenë prioritet adresimi dhe zgjidhja e çështjes së menaxhimit të mbetjeve të ngurta në mënyrë të përballueshme, të qëndrueshme dhe të sigurt nga ana mjedisore. Për këtë arsye, administrata e qytetit ishte shumë e gatshme për t`iu përgjigjur kërkesës dhe gatishmërisë së ekipit të EDEN për përgatitjen e planit lokal për menaxhimin e mbetjeve (PLMM). Për më tepër ne besojmë se PLMM do të jetë një dokument udhëzues dhe planifikues për ne, i cili do të mundësojë zbatimin e politikës kombëtare të mbetjeve në nivel vendor. Ky plan mundëson orientimin strategjik të Bashkisë Berat drejt një menaxhimi të integruar e të qëndrueshëm të mbetjeve, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Mbetjeve (SKM) dhe objektivat e saj; duke kontribuar në zbatimin e politikave kombëtare dhe arritjen e objektivave kombëtare në fushën e mbetjeve.
Nevoja për hartimin e një plani lokal për mbetjet Menaxhimi i mbetjeve deri tani ka qenë kompetencë e njësive të qeverisjes vendore ne nivel bashkie/ komune. Me aprovimin e ligjit të ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve qarku pritet të marrë një rol mbizotërues në nivelin e planifikimit dhe koordinimit. Megjithatë që prej vitit 1994 grumbullimi dhe trajtimi i mbetjeve dhe shërbimet e tjera të pastrimit i janë deleguar autoriteteve lokale duke i bërë këto të fundit përgjegjëse për menaxhimin e tyre dhe njëkohësisht duke u siguruar financimin nga qeverisja qendrore me anë të “fondeve të pakushtëzuara”. Ligji Nr. 8652, dt. 2000/07/31 “Mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” (2000), organet e pushtetit vendor ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me parimin e autonomisë, duke ruajtur marrëdhënie të ngushta me qeverinë qendrore. Autonomia e qeverisë lokale është në nivel politik, legjislativ, administrativ dhe financiar. Në kuptimin tonë kjo përkthehet në: a) hartimin e politikave në nivel vendor (pra hartimi i planit të menaxhimit të mbetjeve për bashkinë, llogaritja e bazës së taksës dhe diferencimi i saj në bazë të parimit ndotësi paguan); b) kthimin e këtyre politikave në akte të detyrueshme administrative (aprovimi nga këshilli bashkiak); c) zbatimin dhe monitorimin e këtyre politikave ( vendosja e formës për menaxhimin e mbetjeve urbane, tenderimi, monitori i kompanive pastruese, kontrolli i parametrave, parandalimi i hedhjes ilegale të mbetjeve etj); d) gjetjen e mjeteve monetare për ta realizuar sa më mirë zbatimin e strategjisë kombëtare në
9 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
nivel vendor dhe për të siguruar një nga shërbimet bazë të qeverisjes vendore për qytetarët e saj ( rishikimin dhe ndryshimin e tarifave, mbledhjen e taksës etj). Deri tani sistemet kryesore për menaxhimin e mbetjeve kanë konsistuar në grumbullimin e mbetjeve të ngurta urbane në një rrymë të vetme dhe transportimin e tyre drejt vendeve të grumbullimit që janë nën administrimin e vetë njësive lokale. Në përgjithësi, problematika në sektorin e mbetjeve lidhet ngushtë me mungesën e instrumenteve të duhura për menaxhimin mjedisor të tyre, mungesën e teknologjive dhe investimeve dhe kapacitetet e pamjaftueshme në burimet njerëzore dhe financiare. Për më tepër, përpjekjet e deritanishme për të adresuar këtë problematikë kanë qenë të pa rakorduara, të fragmentizuara dhe jo efikase, çka ka bërë që ndryshimet e pritura lidhur me zhvillimin e këtij sektori të ecin shumë ngadalë dhe të shoqërohen me ndikime negative ndaj mjedisit. Politika kombëtare për menaxhimin e mbetjeve bazohet në Planin Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve2 dhe si fazë e dytë hartimi i planeve rajonale dhe lokale. Bashkia Berat në pararojë nga bashkitë e tjera ka ndërmarrë këtë hap për hartimin e PLMM duke i paraprirë kështu planit rajonal të menaxhimit të mbetjeve dhe gjithashtu duke e përgatitur bashkinë Berat në mënyrë graduale për përgjegjësitë dhe standardet që duhet të plotësojë në të ardhmen.
Procesi i hartimit, konsultimit dhe pjesëmarrjes Në kuadër të projektit ”Për qytete të pastra me qeverisje evropiane” i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS) dhe zbatuar nga qendra mjedisore EDEN në bashkëpunim me Bashkinë Berat, u mundësua hartimi i platformës dhe u lehtësua procesi i hartimit të PLMM për Bashkinë Berat. Këtij procesi iu bashkua në vijimësi Qendra Rajonale e Mjedisit, mbështetja bujare e së cilës mundësoi organizimin e më shumë konsultimeve dhe dëgjesave me publikun aktiv të qytetit të Beratit. Pra, të një procesi informimi dhe ndërgjegjësimi serioz dhe model. Qëllimi i projektit ishte kontribuimi në mirëqeverisjen vendore të bashkisë Berat në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane duke ngritur kapacitetet e administratës dhe duke përmirësuar kuadrin rregullator të menaxhimit të mbetjeve urbane. Nëpërmjet këtij projekti pritshmëritë tona më të mëdha u fokusuan në promovimin e përqasjes gjithëpërfshirëse/ transparencës në hartimin e planeve lokale si një nga treguesit kryesor të mirëqeverisjes dhe demokracisë si dhe në dëshirën që procesi i hartimit të PLMM në Berat të mirëpritet si model për pushtete të tjera vendore në vend. Procesi i hartimit të PLMM në Bashkinë Berat filloi në muajin tetor të vitit 2011 dhe kaloi në disa hapa kryesore (fig. 1). I gjithë procesi filloi me ngritjen e grupit të punës3. Vlerësimi i situatës ekzistuese për menaxhimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Berat u realizua nëpërmjet hulumtimit dokumentor në Bashkinë Berat dhe duke mbledhur perceptimin e publikut nëpërmjet plotësimit të 887 pyetësorëve në 4 rajonet e qytetit. Ne zhvilluam takime dhe komunikime të vazhdueshme me bashkinë Berat dhe grupi vullnetar i të rinjve të parlamentit rinor në Berat u bashkua më vullnetarët e qendrës EDEN për plotësimin e pyetësorëve. Rezultat i rëndësishëm i kësaj faze ishte raporti vlerësues4 i cili shërbeu si gur themeli për zhvillimin e qartë të fazave pasardhëse të procesit. I gjithë procesi u zhvillua në një bashkëpunim të ngushtë midis ekspertëve dhe grupit të punës në 2 Miratuar: VKM nr.175, datë 19.1.2011 3 Lista e plotë e grupit të punës si aneks i këtij plani 4 Raporti i vlerësimit http://www.eden-al.org/media/VLER%C3%8BSIMI%20I%20SITUAT%C3%8BS%20S%C3%8B%20MENAXHIMIT%20 T%C3%8B%20MBETJEVE%20URBANE%20N%C3%8B%20BASHKIN%C3%8B%20BERAT.pdf
10 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
administratën e bashkisë Berat. Ata punuan dhe diskutuan së bashku përgjatë takimeve të ndryshme, workshop-eve dhe trajnimeve përgjatë punës, çdo element të planit. Sugjeruan dhe komentuan mbi draftet e përgatitura nga ekspertët dhe përfshinë në komunikime aktorë të tjerë të interesuar sikundër është shoqëria civile dhe bizneset vendase. Përgjatë gjithë procesit të hartimit të PLMM në Bashkinë Berat element shumë i rëndësishëm ishte hartimi dhe zbatimi i një plani të gjerë të pjesëmarrjes dhe informimit të publikut në proces. Në këtë kuadër Bashkia Berat dhe grupi i punës realizoi takime konsultuese me publikun në 4 zona te ndryshme të qytetit me pjesëmarrjen e rreth 147 personave5, realizoi 4 aktivitete ndërgjegjësimi në sheshet kryesore të qytetit si dhe ndërmori një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuse mediatike. Komentet, sugjerimet e marra përgjatë diskutimeve me publikun mund ti gjeni në faqen e internetit të Bashkisë dhe Qendrës EDEN6. Pjesa më e madhe e komenteve na kanë ndihmuar të përmirësojmë planin, ndërsa ato komente që nuk janë reflektuar në plan janë përgjithësisht çështje jashtë tagrit të këtij plani. Mobilizimi dhe plan ifikimi i procesit Konsultim Situata ekzistuese (tetor - dhjetor 2011) Konsultim Planifikimi (janar –qershor 2012)
Monitorimi & Rishikimi
Konsultim me publikun Zbatimi (2012 – 2015) Figura 1: Procesi i planifikimi të PLMM në bashkinë Berat
Ku do të na drejtojë plani? Plani lokal i menaxhimit te mbetjeve urbane
• përmirësimin e cilësisë së shërbimeve • përmirësimin e cilësisë së jetës • përmirësimin e imazhit të qytetit muze • rritjen e kujdesit ndaj qytetarëve • nismimin e projekteve pilot për ndarjen dhe riciklimin e mbetjeve • dhënien e mundësive të barabarta • ruajtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve • uljen e varfërisë • gjithëpërfshirjen e komunitetit
Qytet muze i këndshëm për tu vizituar
Figura 2: Synimi i planit
5 Informacion i shkurtër mbi konsultimet me publikun http://eden-al.org/index.php?id=344 6 http://www.eden-al.org/media/Opinionet%20dhe%20sygjerimet%20e%20banor%C3%ABve%20t%C3%AB%20Beratit%20 lidhur%20me vendos linkun
11 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Legjislacioni & politikat për menaxhimin e mbetjeve të ngurta Përmbajtja e legjislacionit Shqiptar Qeveria Shqiptare është e angazhuar në procesin e anëtarësimit të plotë në BE dhe për këtë qëllim Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave është duke punuar drejt përafrimit dhe adoptimit të legjislacionit Shqiptar në përputhje me instrumentet legjislativë të BE përmes projekteve INPAEL7 dhe SELEA8. Sipas raportit të progresit të BE për 20119 ka patur një progres në kuadrin ligjor që lidhet me menaxhimin e mbetjeve. Strategjia Kombëtare e mbetjeve është përgatitur dhe aprovuar nga Parlamenti Shqiptar e ndjekur më pas nga Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Megjithatë, po sipas këtij raporti, nuk ka procedura për menaxhimin dhe kontrollin e fushë depozitave dhe vend hedhjet e pakontrolluara mbeten vendi kryesor për depozitimin e mbeturinave. Gjatë periudhës 2008-2011, legjislacioni Shqiptar për manaxhimin e mbetjeve është përmirësuar me ligje të reja, vendime dhe rregullore që reflektojnë direktivat e BE dhe detyrimet nga Konventa e Baselit. Legjislacioni i plotë Shqiptar në fushën e mbetjeve është dhënë i përmbledhur si më poshtë :
Ligji nr 10431, datë 09.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit” Ligji nr. 10 463, datë 22.9. 2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” Ligji nr. 9537, datë. 18.5.2006 “Për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme”. Ligji nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” Vendimi nr. 803, date 04.12.2003 “Mbi miratimin e rregullave dhe procedurave për importimin e mbetjeve për riciklim dhe trajtim” Vendimi nr. 99, datë. 18.02.2005 “Mbi miratimin e Katalogut Shqiptar për klasifikimin e mbetjeve” Norma nr. 1, datë 30/3/ 2007 “Mbi trajtimin e mbetjeve të ndertimeve dhe të shkatërrimeve nga krijimi, transporti deri tek trajtimi përfundimtar” Norma nr. 6, datë 30.11.2007 “Mbi menaxhimin e mbetjeve spitalore” Udhëzues nr. 6, datë 27.11.2007 “Mbi aprovimin e rregullave, përmbajtjes dhe afateve për skicimin e planeve të menaxhimit të mbetjeve të ngurta” Akte të tjera ligjore të cilat janë bazë për hartimin e një plani menaxhimi mbetjesh urbane në nivel vendor janë: Ligjin Nr. 8652, datë. 31.07.2000 “Mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes lokale”. Ligjin Nr. 8094, datë. 21.03.1996 “Për largimin publik të mbetjeve” Ligjin Nr. 9663, datë. 18.12.2006 “Mbi koncesionet”. Midis çështjeve te tjera, Ligji mbulon shërbimet publike dhe menaxhimin e mbetjeve si dhe përfshin ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve. Vendimin Nr. 103, datë 31.03.2002 “Në lidhje me monitorimin mjedisor në Republikën e Shqipërisë“ Megjithë progresin e evidentuar në këtë drejtim, për vendin mbetet akoma një sfidë përafrimi dhe zbatimi i plotë i legjislacionit. Akoma shumë koncepte kryesore apo proçedura mungojnë. Për rrjedhojë rekomandohet adoptimi i ligjeve dhe rregulloreve të planifikuara në terma afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. 7 http://www.inpael-eu-al.com/ 8 http://selea.al/ 9 http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/al_rapport_2011_en.pdf
12 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Politikat kombëtare Strategjia Ndërsektoriale e Mjedisit (2007) përmban një kapitull për mbetjet ku jepen indikacione lidhur me Landfill-et, të cilët konsiderohen si zgjidhja më e pranueshme dhe ekonomike për vendin përsa ka të bëjë me depozitimin përfundimtar të mbetjeve në të ardhmen, por pa përjashtuar opsione të tjera si djegia apo trajtimi me përfitim energjie. Kjo strategji përcaktoi objektivat për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve të cilat vazhdojnë të mbeten të pazbatueshme për shkak të mungesës së burimeve njerëzore dhe financiare; mungesës së eksperiencës në përdorimin e metodave dhe teknologjive; performancës së dobët në zbatimin e ligjeve; mungesës së bashkëpunimit midis autoriteteve lokale dhe qendrore apo bashkëpunimit me sektorin privat; mungesës së monitorimit dhe regjistrimit të mbetjeve etj. Së fundmi, janë miratuar një sërë dokumentesh politike dhe strategjike në sektorin e mbetjeve (Strategjia Kombëtare e Mbetjeve dhe Planit Kombëtar i Mbetjeve) ku jepen indikacione strategjike për sektorin në fjalë, të cilat janë në përputhje me parimet dhe direktivat e BE-së për menaxhimin e mbetjeve. Strategjia kombëtare për mbetjet ka përcaktuar drejtimin e politikës së Qeverisë së Shqipërisë për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në 2025 duke synuar minimizimin e ndikimit të mbetjeve në mjedis në nivelin kombëtar dhe lokal si dhe përmirësimin e përdorimit efiçient të burimeve në Shqipëri. Kjo strategji është krijuar duke u mbështetur në angazhimin financiar të Qeverisë Shqiptare për të transformuar statusin e vendit në lidhje me reduktimin e mbetjeve, riciklimin, kompostimin apo përpunimin me përfitim energjie. Ajo ka vendosur objektiva sfidues dhe realistë njëkohësisht, të cilët synojnë mundësimin e ndryshimit rrënjësor të mënyrës së menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri10.
10 Në Aneksin III mund të gjeni objektivat dhe shtyllat kryesore të strategjisë kombëtare të menaxhimit të mbetjeve.
13 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Menaxhimi aktual i mbetjeve Struktura e përgjithshme e menaxhimit të mbetjeve Menaxhimi i mbetjeve deri tani ka qenë kompetencë e njësive të qeverisjes vendore ne nivel bashkie/ komune. Me aprovimin e ligjit të ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve qarku pritet të marrë një rol mbizotërues në nivelin e planifikimit dhe koordinimit. Megjithatë ka një mori institucionesh të cilat janë të përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo në menaxhimin e mbetjeve në bashkinë Berat.
Një paraqitje skematike e kësaj strukture do të ishte :
MMPAU MPPT
KRRTRSH MSH METE MF Inspektoriati Mjedisit ARM
Qarku Berat Bashkia Berat
Hartimi i politikave dhe Legjislacionit Planifikimi, financimi dhe monitorimi i investimeve bazuar në politikat kombëtare (investimi i studimeve të fisibilitetit, fushdepozitave, impjanteve, etj) Shqyrtimin dhe aprovimin e lejeve për landfille Hartimi i politikave për mbetjet spitalore Hartimi i politikave për mbetjet industriale dhe minerare Hartimi i ligjeve për taksat mjedisore Kontrolluesi i zbatimit të legjislacionit Monitorimi dhe mbrojtja e mjedisit + dhënien e lejeve mjedisore (fushë depozitat, impjantet) Menaxhimi i mbetjeve në nivel qarku Menaxhimi i mbetjeve në nivel vendor
Figura 3: Struktura e përgjithshme e menaxhimit të mbetjeve
14 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Vlerësimi i situatës aktuale të mbetjeve11 Bashkia Berat e realizon mbledhjen, largimin dhe pastrimin e rrugëve përmes një kontrate me kompaninë private “INFINIT CONSTRUCTION” Shpk. Bazuar në të dhënat e ofruara nga punonjësit e bashkisë si dhe duke i krahasuar ato me të dhënat e pasqyruara në Planin Kombëtar të mbetjeve kemi si më poshtë: Kontrata me kompaninë “INFINIT CONSTRUCTION” Shpk. ka filluar me datë 9 Shkurt 2009, me afat 5 vjet. Kompania e kontraktuar paguhet çdo muaj në bazë të raportit të bërë nga punonjësit e bashkisë mbi rregullsinë e operimeve. Pajisjet e largimit (kamionët) janë në pronësi të kompanisë. Ndërsa kazanët janë pronësi e Bashkisë dhe në të gjithë territorin e bashkisë ka një shifër prej 270 kazanë 1100 litërsh si dhe rreth 200 kosha të fiksuar. Sa i përket numrit të njësive private që operojnë në linjën administrative të bashkisë Berat dhe llojit të tyre duhet thënë që sasia e bizneseve dhe institucioneve të regjistruara që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në qytetin e Beratit janë 1650 nga te cilat afro 200 konsiderohen si biznese të mëdha. Duhet theksuar se nga këto 75 subjekte kanë karakter industrial nga të cilat 10 janë biznese Agropërpunuese dhe 6 biznese kanë kategorizimin e bizneseve me leje mjedisore operimi. Nga hulumtimi ynë dhe nga konfirmimi i specialistëve të bashkisë në asnjë nga bizneset nuk zbatohet politika të reduktimit apo ndarjes së mbetjeve në burim. Gjithashtu sipas legjislacionit në fuqi bizneset e mëdha në rastin tonë ato përpunuese ngarkohen me detyrën e vetë menaxhimit të mbetjeve urbane dhe atyre industriale. Në këtë këndvështrim është shumë e vështirë, thuajse e pamundur sigurimi i të dhënave të besueshme nga ana e kompanive mbi llojin dhe sasinë e mbeturinave të prodhuara. Bashkia zbaton një tarifë të diferencuar për largimin e mbeturinave për bizneset. Sipas burimeve të bashkisë mënyra e llogaritjes së kësaj tarife është përcaktuar nga një bashkëpunim me programin e USAID vite më parë, megjithatë nga të dhënat e bashkisë nuk kuptohet nëse ka një tarifë të diferencuar edhe ndërmjet bizneseve në bazë të parimit ’ndotësi paguan’.
Mungesat, kufuzimet dhe Çështjet kryesore për t’u adresuar në plan Duke supozuar se mungesat në nivel kombëtar nuk mundemi ti adresojmë përmes këtij plani, do të fokusohemi vetëm në kufizimet ekzistuese në bashkinë Berat brenda kornizave që na lejon koha, buxheti në dispozicion si dhe mungesa e një përqasje rajonale.
Bashkia duhet të punojë për vendosjen e procedurave për monitorimin dhe kontrollin e menaxhimit të mbetjeve urbane; Mundësia e regjistrimit të sasisë dhe cilësisë së mbetjeve të prodhuara duhet të shikohet dhe të zbatohet të paktën në fushë depozitë; Ndërtimi i kapaciteteve në drejtimi të mirë menaxhimit të mbetjeve duhet të përbëjë një prioritet për drejtuesit e bashkisë dhe duhet të jetë i vazhdueshëm; Bashkërendim të punës ndërmjet bashkisë dhe institucioneve të tjera të linjës (si ARM) për të kontrolluar dhe monitoruar situatën alarmante në qytet; Nismat për fillimin e pilotimit të ndarjes në durim të mbetjeve nuk kanë qenë të vazhdueshme dhe të suksesshme; Një punë me e madhe në këtë drejtim duhet menduar dhe mirë planifikuar duke përfshirë edhe komunitetin;
11 Nje analize e detajuar e situates mund te gjendet ne: http://www.bashkia-berat.net/?p=2625 ose http://www.eden-el.org/media/ VLERËSIMI%20I%20SITUATËS%20SË%20MENAXHIMIT%20TË%20MBETJEVE%20URBANE%20NË%20BASHKINË%20BERAT.pdf
15 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Bashkëpunimi dhe koordinimi me kompaninë pastruese duhet parë si një nga mënyrat e fillimit të ndryshimit të situatës aktuale; konsiderimi i mundësisë për rikuperimin e mbetjeve në fushë depozitë nga ana e kompanisë duhet konsideruar; Rishikimi i tarifës dhe diferencimi i saj në bazë të parimit ndotësi paguan është parësore; Mënyra e mbledhjes së taksës së pastrimit duhet rishikuar; Duhet riparë llogaritja e numrit të kazanëve për çdo lagje, apo shpeshtësia e marrjes së mbeturinave; Ajo që do të përbënte një kërkesë të drejtpërdrejtë për bashkinë është pastrimi i kazanëve përgjatë natës (sipas standardeve të përdoruara gjerësisht edhe nga bashki të tjera); Gjithashtu rekomandohet që të ketë orar për hedhjen e mbeturinave voluminoze nëpër kazanë (kryesisht nga ana e bizneseve, por edhe e familjareve) me qëllim që volumi i kazanëve të mos okupohet që paradite nga mbetje të mëdha e të mos ketë më vend për mbetje urbane shtëpiake (të cilat banorët pastaj do t’i hedhin jashtë kazanëve). Bashkëpunimi me biznesin për edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve duhet parë si një nga linjat e punës (p.sh përmes TV lokale, edukimit në punë, shkollë etj) Bërja publike të tarifës së pastrimit si për familjet, edhe për bizneset dhe gjithashtu ta bëjë publike mënyrën e administrimit të kësaj tarife; Nisja një projekt pilot në një lagje të qytetit ku të vendosen kazanë për mbledhjen e mbeturinave sipas llojit të tyre për t’i nxitur qytetarët që të bëjnë ndarjen e mbetjeve në burim sikundër përcaktohet nga Strategjia kombëtare e menaxhimit të mbetjeve. Në një fazë të dytë të vendosen këta lloje kazanësh në të gjithë qytetin dhe paralelisht të tërhiqen kompanitë e riciklimit për tërheqjen e materialeve të riciklueshme.
Analiza ekonomike e skemës së menaxhimit të mbetjeve, nevoja për investime, llogaritja kostos dhe e tarifave Ndërkohë që kanë filluar përpjekjet dhe është miratuar Strategjia Kombëtare e Menaxhimit të Mbetjeve (SKMM) dhe Plani Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve (PKMM), rëndësia e rolit proaktiv të pushtetit lokal në ofrimin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve mbetet momenti më kyç dhe sfida e radhës për të pasur një plan të zbatueshëm. PKMM (Plani Kombetar Menaxhimit Mbetjeve) përcakton qartë politikat dhe objektivat që duhen zbatuar në nivel kombëtar për të arritur një menaxhim të qëndrueshëm të mbetjeve urbane. Qëllimi është që të krijohet një sistem i integruar i menaxhimit të mbetjeve të ngurta, i cili deri në 2015 do të riciklojë dhe kompostojë më shumë se gjysmën e tyre, do të depozitojë në landfill më pak se një të tretën, si dhe të prodhojë energji nga djegia e tyre. Në anën tjetër në më të shumten e rasteve njësitë e qeverisjes vendore (NjQV) me kapacitete të kufizuara njerëzore dhe financiare janë aktualisht në një periudhë tranzicioni, në përpjekje për t`u zhvendosur nga skema të grumbullimit dhe depozitimit drejt menaxhimit të mbetjeve, duke përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe duke reduktuar ndikimin që shkakton mënyra aktuale e ofrimit të shërbimit në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis. Sot ky shërbim në Bashkinë Berat ofrohet nga një kompani private e kontraktuar nga vetë bashkia. Shërbimi financohet përmes të ardhurave të gjeneruara nga tarifa e shërbimit, nga të ardhurat e tjera vendore si dhe transfertat e pakushtëzuara nga qeveria qëndrore. Mesatarisht shërbimi aktual i pastrimit është i subvencionuar në një masë të konsiderueshme rreth 40%. Arsyet kryesore përse aktualisht nuk mund të ofrohet një shërbim efikas, efiçient dhe mbi të gjitha i përballueshëm nga bashkia janë se: 1) nuk ekziston asnjë politikë që drejtohet drejt rikuperimit të kostos së shërbimit; 2) standardet e shërbimit mungojnë; 3) kosto e plotë e shërbimit shpesh herë nënvlerësohet ose nuk njihet; 4) tarifat për kategoritë e ndryshme që përfitojnë shërbimin janë jo realiste (nuk bazohen mbi normën e gjenerimit dhe llojin e mbetjeve); dhe 5) normat e mbledhjes së tarifave janë në nivele të ulta. Në kushtet në të cilat operon bashkia Berat, politikat e hartuara në nivelin qëndror rrezikojnë të mos gjejnë “terrenin” e duhur për t’u zbatuar në nivelin lokal.
16 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Mesazhi kryesor që përcjell kjo pjesë e planit është se për të kaluar nga mënyra aktuale e ofrimit të shërbimit të pastrimit drejt menaxhimit të mbetjeve siç parashikojnë dokumentet strategjike të hartuara në nivelin qëndror, duhet të ndërmerren hapat e mëposhtme:
të llogaritet kosto e plotë reale e ofrimit të shërbimit;
të planifikohet buxheti i shërbimit bazuar mbi koston e plotë;
të përcaktohet tarifa e diferencuar për çdo kategori që përfiton shërbimin;
të monitorohet performanca për çdo komponent të veçantë të shërbimit;
të planifikohet një shërbim më efiçent dhe efikas për të ardhmen dhe
të punohet në mënyrë të vazhdueshme për ndërgjegjësimin e publikut
Buxheti vjetor dhe investimet Në zbatim të funksioneve ligjore dhe administrative Bashkia Berat dhe Këshilli Bashkiak planifikon dhe miraton çdo vit buxhetin e vet lokal për mbulimin e shërbimeve të pastrimit. Nga viti 2008 e në vazhdim shërbimi i pastrimit publik, pjesë e të cilit është dhe largimi publik i mbeturinave, në qytetin e Beratit ky shërbim kryhet me sipermarrje nga firma” INFINIT CONSTUCTIONS”Sh.p.k.
100% 90% 80% 70% 60% 50% 40% 30% 20% 10% 0% 2008 Figura 4: Raporti që zë buxheti vjetor i pastrimit në buxhetin vjetor të bashkisë12
2009
2010
2011
Buxheti vjetor per pastrimin per pese vitet e fundit ne 000 leke
2012 Buxheti vjetor i Bashkise per pese vitet e fundit ne 000 leke
17 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Siç duket edhe në grafikun e mësipërm buxheti i shërbimit të pastrimit ndër vite përbën rreth 20- 30% të buxhetit total bashkiak dhe lidhet kryesisht drejtpërdrejt me financimin e kontratës së pastrimit. Buxhetet e viteve të fundit janë përqendruar tërësisht në mbulimin e kostos operative të shërbimeve të pastrimit ndërsa zëri i investimeve ka qenë tërësisht i papërfillshëm. Gjithashtu investimet e bëra në drejtim të përmirësimit të shërbimit të pastrimit janë minimale. Kështu mund të përmendim vendosjen e disa konteniereve të rinj në qytet (rreth 20 copë) si dhe investimi i bërë nga SEDA ku në qendër të qytetit u vendosën 6 sete me kosha të diferencuar, për zbatimin e projektit “Bulevardi Mjedisor”. Projekti për diferencimin e mbeturinave që nisi si një projekt pilot në qendër të qytetit nuk u konsiderua i suksesshëm pasi nuk u gërshetua me projekte ndërgjegjësuese për komunitetin. Këtë nevojë për fushata dhe aktivitete ndërgjegjësuese e evidentojnë edhe vetë banorët Beratas.13 Megjithatë përpjekjet modeste të Bashkisë për të influencuar qoftë edhe në mënyrë indirekte kanë ndikuar në cilësinë e shërbimeve duke përmirësuar infrastrukturën rrugore, investime të cilat janë kryer nga granti i Qeverisë dhe fondet e Bashkisë. Sidoqoftë granti që Bashkia merr nga pushteti qëndror është i vogël kundrejt detyrimeve të tjera që ka bashkia për të kryer, e në këto kushte Bashkia duhet të kufizojë investimet në mënyrë që të shlyejë koston e shërbimit të pastrimit të kontraktuar. Në aneksin V të këtij plani është detajuar analizimi i cmimit të kontratës si dhe tarifa dhe realizimi i të ardhurave në bashki.
12 Të dhënat historike për buxhetet janë marrë nga drejtoria e financave në Bashkinë Berat 13 Për më shumë informacion reth mendimeve dhe sugjerimeve të qytetarëve ne lidhje me PLMM ju lutemi referojuni Aneksit
18 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Planifikimi i menaxhimit të mbetjeve Vizioni Bashkia e Beratit dëshiron të zbatojë në praktikë një plan menaxhimi të mbetjeve në mënyrë të integruar dhe bashkëkohore për të siguruar shërbime dhe kapacitete grumbullimi e depozitimi duke rritur riciklimin dhe reduktimin e mbetjeve në bashkëpunim me komunitetin si edhe duke ndërgjegjësuar gjithë palët përbërëse të këtij komuniteti
Objektivat Qytet i pastër, me mjedise të shëndetshme dhe ndjellëse për turistët Fillimi i zbatimit të koncepteve të menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane Mbulimi i shërbimit përmes tarifës së pastrimit Përmirësimi i kuadrit institucional dhe rregullator për të adresuar targetet e vëna në Planin Kombëtar të Mbetjeve Urbane
Identifikimi i skemës së menaxhimit Duke konsideruar udhëkryqin në të cilin ndodhen njësitë e qeverisë vendore për menaxhimin e mbetjeve urbane, grupi i punës e ka shumë të vështirë të japë një zgjidhje afatgjatë të situatës. Kjo është e pamundur në kontekstin e kërkesës së përqasjes rajonale të menaxhimit të mbetjeve, përqasje sipas së cilës Bashkisë Berat do ti duhet ti çojë mbeturinat në një fushë depozitë rajonale në kohën që kjo do të bëhet e mundur nga qeveria qendrore. Në këtë këndvështrim dy janë alternativat në drejtimin e depozitimit të mbetjeve a) konsiderimi i të njëjtës vend depozitë b) zgjedhja dhe ndërtimi i një vend depozite të re e cila të mund të përdoret si qendër transferimi në skenarin e një vend depozitimi rajonal Ndërkohë Berati për vetë karakteristikat e veta muzeale ka edhe një tjetër veçanti e cila ndikon skemën e menaxhimit, mbledhja e mbeturinave me anë të karrocave të dorës në lagjet muzeale të qytetit. Dy skemat të cilat parashtrohen në plan janë si më poshtë: Ruajtja e të njëjtës skemë menaxhimi duke përmirësuar ndjeshëm a) elementët e cilësisë së shërbimit, b) infrastrukturën bazike c) rritjen e të ardhurave nga mbledhja e tarifës së pastrimit d) ndërgjegjësimin qytetar e) zbatimin e parimit ndotësi paguan dhe f) mbajtjen në kontroll të ndotjes në fushën aktuale E skematizuar kjo do të paraqitej si më poshtë:
Ndërgjegjësim qytetar/ infrastrukturë/ mbledhja e tarifës/ zbatim i parimit ndotësi paguan
Gjenerimi i mbetjeve
Mbledhje e mbeturinave
Depozitimi i tyre
19
Pilotimi i ndarjes së mbetjeve të riciklueshme Ndërgjegjësim qytetar/ infrastrukturë/ mbledhja e tarifës/ zbatim i parimit ndotësi paguan Gjenerimi i mbetjeve
Mbledhje e diferencuar e mbeturinave (vetëm në rrugën kryesore)
Stacion Tranferimi
Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Depozitimi
Konsiderata mjedisore Konsiderata teknike Konsiderata financiare Reduktim/ ripërdorim/ riciklim
Sa i takon mbledhjes në lagjet muzeale të qytetit duhet të ketë përmirësim të mjeteve të përdorura, përpos tentativës për ta zgjeruar ndarjen e mbetjeve edhe në këto lagje. Në aneksin VI mund të gjenden disa forma të mundshme për mjetet që mund të përdoren në këto zona.
Përshkrimi i skemave të menaxhimit të mbetjeve në periudhën afat-shkurtër dhe afatmesëm Organizimi i shërbimit të mbledhjes transportit dhe asgjesimit të mbetjeve urbane përbën bazën e sistemit të menaxhimit të mbetjeve dhe përcakton mënyrën në të cilën organizohen elementët e sistemit. Për këtë arsye, u ra dakord në bashkëpunim edhe me aktorët lokal, që hapat e manaxhimit të mbetjeve të përqëndrohen në mbledhjen e mbetjeve urbane, transportin e tyre dhe elementët e tjerë si ndarja e mbetjeve me qëllim stimulimin e riciklimit dhe edukimin mjedisor. Dy hapat e mëposhtëme përshkruhen në lidhje edhe me komponentët e tyre përbërës, mënyrës së ndërveprimit dhe rezultateve përfundimtare. Më pas, këto rezultate krahasohen dhe shoqërohen me rekomandimet përfundimtare.
Skema e parë: Menaxhimi i mbetjeve siç kryhet aktualisht nga kompania private dhe sensibilizimi i përfituesve të shërbimit në periudhën afatshkurtër Kjo skemë bazohet në përqasjen e zakonshme të organizimit të shërbimeve të mbetjeve duke filluar nga pikat e përbashkëta apo publike të mbetjeve mbi të cilat organizohet shërbimi i grumbullimit të mbetjeve urbane aktualisht ne bashki. Ky shërbim nuk parashikon ndarjen e mbetjeve dhe nuk parashikon trajtimin e centralizuar të mbetjeve në qëndrat e transferimit për të stimuluar riciklimin. Por në ndryshim nga mënyra sesi ofrohet shërbimi aktualisht ky opsion i propozuar parashikon edhe një program për edukimin mjedisor dhe sensibilizimin e banorëve dhe bizneseve për ndarjen e mbeturinave. Bashkia synon të nxisë14 dhe promovojë ndarjen e mbetjeve dhe riciklimin, me qëllim jo vetëm reduktim të kostos së grumbullimit, transportit dhe depozitimit të mbetjeve por edhe të përmbushjes së objektivave kombëtare për minimizimin e mbetjeve. Figura 5. Skema e parë drejt një menaxhimi më të mirë të mbetjeve Gjenerimi i mbetjeve Mbetjet nga pastrimi i rrugëve Mbetjet nga banorët dhe bizneset
Grumbullimi i mbetjeve Pikat publike të grumbullimit të mbetjeve
Asgjesimi i mabetjeve
Vend depozitimi i mbetjeve
Mbetjet nga tezgat Ky opsion bazohet në hapat e mëposhtme: Hartimi i një programi dhe fushate sensibilizimi për ndarjen e mbetjeve Përmirësim i infrastrukturës së mbetjeve brenda 5-viteve; Rehabilitimi emergjent i vend-grumbullimit aktual 14 Ndihmojë me infrastrukturë ose financiarisht
20 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Zbatueshmëria: Meqenëse kjo skemë është vazhdim i skemës aktuale të mbledhjes së mbetjeve, duket se është më e thjeshtë dhe më praktike për autoritetet vendore, ofruesin e shërbimit. Megjithate sfida kryesore ne zbatimin e ketij opsioni mbeten investimet për përmirësimin e infrastruktures si dhe hartimi dhe zbatimi i nje fushate të efektshme sensibilizimi për ndarjen e mbetjeve pra kryesisht mardhëniet dhe komunikimi me përfituesit e shërbimit (komuniteti dhe bizneset). Efektiviteti (cilësia) dhe minimizimi i mbetjeve: Kjo skemë mund të ofrojë përmirësime të dukshme në shtrirjen dhe cilësinë e shërbimit. Megjithëse gjatë kësaj skeme ne nuk presim ndonjë efekt të dukshëm në ndarjen e mbetjeve, për përmbushjen e objektivave vendorë, kjo skemë përbën punën përgatitore dhe kyçe për arritjen e objektivave të këtij plani dhe të atyre kombëtare. Megjithatë sensibilizimi i banorëve dhe bizneseve dhe edukimi i tyre mbetet aktiviteti më i rëndësishëm për minimizimin e mbetjeve urbane. Efektiviteti i kësaj skeme do të duket në fazën e dytë atë të zbatimit të sistemit me dy kosha. Aspektet sociale: Kjo skemë kërkon një qëndrim aktiv të banorëve dhe bizneseve duke inkurajuar iniciativat e komunitetit për ndarjen e mbetjeve si dhe për të reduktuar sasinë e mbetjeve që shkojnë në venddepozitimin aktual. Si përfundim, kjo skemë përfaqëson një mënyrë praktike por me një kosto shtesë për ofrimin e shërbimit përveç asaj që Bashkia vë në dispozicjon të firmës kontraktuese. Kjo kosto shtesë do të duhet të ndahet ndërmjet Bashkisë dhe firmës që ofron shërbimin. Fillimisht Bashkia do të mbulojë rreth 70% të kësaj kostoje ndërsa firma private 30% të saj. Në periudhën afatgjatë ky raport duhet të zhvendoset në drejtim të firmës së pastrimit. Ky hap do të shoqërohet me përmirësime të dukshme në përmirësimin e situatës aktuale dhe në ofrimin e një mjedisi urban më të pastër.
Skema e dytë: Menaxhimi i integruar i mbetjeve Skema e dytë në periudhën afatgjatë konsiston në krijimin e një skeme të integruar të manaxhimit të mbetjeve që mbështetet në ndarjen e mbetjeve në dy rryma, ku synohet minimizimi i mbetjeve me anë të riciklimit të mbetjeve. Gjenerimi i mbetjeve
Grumbullimi i mbetjeve
Asgjesimi i mabetjeve
Mbetjet nga pastrimi i rrugëve
Mbetjet nga banorët
Mbledhja e diferencuar e mbetjeve në zona pilot
Stacioni i transferimit të mbetjeve
Mbetjet nga bizneset
Mbetjet nga tezgat
Pikat publike të grumbullimit të mbetjeve
Vend depozitimi i mbetjeve
Ky opsion bazohet në hapat e mëposhtme: Grumbullim i diferencuar i mbetjeve me dy rryma sipas skemës pilot Ndërtimi i një stacioni transferimi për ndarjen e mbetjeve; Rehabilitimi i plotë deri në mbylljen e vend-grumbullimit aktual Shtrirja e mëtejshme e fushatave të sensibilizimit
Figura 6. Skema e dytë drejt një menaxhimi më të mirë të mbetjeve
21 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Kjo skemë synon në mbledhjen dhe transportin e diferencuar te mbetjeve duke synuar uljen e kostos së transportit, gjenerimin e të ardhurave nga riciklimi dhe minimizimin e mbetjeve që shkojnë në vend depozitim duke tentuar drejt një menaxhimi më të mirë të këtij vend depozitimi. Gjithashtu, kjo skemë synon ti japë kohën e nevojshme proçesit të vendimmarrjes për të përcaktuar një vend depozitim të ri për mbetjet në nivel rajonal dhe që përmbush të gjitha kriteret e një vend depozitimi sanitar siç përshkruhet edhe në Planin Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve dhe në Strategjinë Kombëtare të Mbetjeve. Zbatueshmëria dhe cilësia e shërbimeve: Zbatimi i skemës së dytë në terma afatmesëm rezulton shumë më i ndërlikuar për sa kohë që kërkon instalimin e dy sistemeve të grumbullimit të mbetjeve. Një sistem i ndarë në dy rryma (zona pilot në aksin e bulevardit kryesor dhe i personalizuar për bizneset) dhe një sistem të përbashkët për familjet. Gjithashtu, kërkohet që të investohet në ndërtimin e një stacioni transferimi për mbetjet, kostot e të cilit pa dyshim që duhet të mbulohen nga biznesi privat. Ky sistem kërkon pjesëmarrjen aktive të komunitetit për të ndarë mbetjet dhe për të respektuar programet dhe rregullat e reja të mbledhjes dhe grumbullimit të mbetjeve. Performanca e minimizimit të mbetjeve: Kjo skemë ofron një perspektivë të mirë për ngritjen e një sistemi të efektshëm dhe cilësor për ndarjen e mbetjeve, gjë që do të çonte në rritjen e riciklimit në të ardhmen dhe do të siguronte respektimin e plotë të objektivave kombëtarë dhe vendorë për pakësimin e mbetjeve. Aspektet sociale: pranimi shoqëror është një faktor themelor për funksionimin e këtij hapi dhe nëse nuk arrihet mund të nxjerr shumë probleme me performancën e shërbimit dhe efektivitetin e tij. Megjithatë garanci për këtë skemë do të jetë zbatimi i suksesshëm i skemës së parë. Në këtë mënyrë kjo skemë ofron një shërbim më pranë konsumatorëve duke i bërë ata më të ndërgjegjshëm dhe më aktivë në shërbimet e mbetjeve dhe reduktimin e kostove. Si përfundim: Kjo skemë drejt administrimit të integruar të mbetjeve paraqet një sistem të përmirësuar që është i përqendruar në performancën e përgjithshme të shërbimit për sa i përket cilësisë dhe pakësimit të mbetjeve, por duket mjaft e ndjeshme dhe e varur nga shkalla e përfshirjes së publikut. Ajo kërkon aftësi dhe mjeshtëri të menaxhimit të mirë nga autoritetet vendore për të vepruar me efektivitet dhe efikasitet për pjesëmarrjen aktive të publikut. Për këtë arsye do të vazhdohet edhe në këtë fazë me programe më të avancuara të sensibilizimit të përfituesëve të shërbimit. Padyshim që ky hap shton kostot fillestare të ofrimit të shërbimit, por redukton ndjeshëm kostot operacionale të cilat do të duhet të mbulohen nga tarifat e shërbimit në këtë fazë. Në aneksin VII jepet një plan i detajuar i investimeve për të dy skemat e propozuara.
Strategjia për mbulimin e kostos dhe hartimin e tarifave Sipas legjislacionit ekzistues, autoritetet vendore kanë përgjegjësinë të kontrollojnë caktimin dhe përshtatjen e tarifave të mbetjeve në përputhje me politikat e tarifave të përcaktuara nga këshilli bashkiak dhe të bazuara në principet e mëposhtme: Përcaktimi i tarifave të shërbimit të pastrimit
Parimi “ndotësi paguan” Përputhja me buxhetin vjetor Politikat dhe prioritete vendore Mundësia për të paguar Kufizimet ligjore (p.sh. niveli i tarifave për biznesin e vogël, ligj nr 10117, datë 23.04.2009
Figura 7. Principet e përcaktimit të tarifave të shërbimit të pastrimit
22 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Fillimisht është analizuar performanca e deri tanishme në realizimin e të ardhurave dhe me pas do të kalohet në planifikimin e perspektivës financiare për vitet në vijim gjithmonë duke u mbështetur në strukturën aktuale të menaxhimit financiar të shërbimit të pastrimit. Për të pasur objektiva financiarë dhe për të parashikuar masa konkrete të prekshme dhe të realizueshme për periudhën afatshkurtër kjo pjesë e planit të menaxhimit të mbetjeve urbane për Bashkinë e Beratit merr në konsideratë të gjithë problematikën e deritanishme të sistemin financiar dhe fiskal të menaxhimit të mbetjeve. I gjithë sistemi aktual i realizimit të të ardhurave dhe vendosjes së tarifave për çdo kategori që përfiton shërbimin do të mbështetet në dy parimet kryesore “ndotësi paguan” dhe “përgjegjësia e prodhuesit të mbetjeve” për të synuar drejt stimulimit të iniciativave për minimizimin e mbetjeve Nëpërmjet këtij plani, Bashkia synon te realizoje tre objektiva strategjikë të mëposhtëm: 1. 2. 3.
Për periudhën 2012-2013 të synojë përmirësimin e shërbimit të pastrimit duke përmirësuar infrastrukturën e mbledhjes dhe depozitimit të mbetjeve ; Për vitin 2013 të synojë gjithashtu përmirësimin e kontratës së ofrimit të shërbimit nga kompania private, duke shtuar mekanizma dhe instrumente të rinj që stimulojnë një sensibilizim më të gjere të popullatës drejt ndarjes në burim dhe minimizimit të mbetjeve që shkojnë në vend depozitim Për periudhën 2014-2016: ka për objektiv futjen e praktikave për riciklimin dhe përmirësimin e kushteve hijeno-sanitare të vend depozitimit të mbetjeve.
Për të arritur këto objektiva i gjithë sistemi financiar dhe fiskal i bashkisë për mbulimin e kostos, planifikimin e të ardhurave dhe realizimin e tyre duhet të marrë në konsideratë hapat e mëposhtëm:
1
Llogaritja e kostos sË plotË
2
NdotËsi paguan
3 4 5
Hartimi i tarifave
Planifikimi i tË ardhurave
Mbulimi i kostos
Figura 8. Hapat e strategjisë për hartimin e tarifave që mbulojnë koston e shërbimit
23 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Hapi 1. Llogaritja e kostos së plotë të shërbimit të pastrimit: Ngritja e strategjisë për mbulimin e kostos fillon nga llogaritja e kostos së plotë. Për të pasur një zbatim efektiv, efiçient dhe mbi të gjitha një shërbim të përballueshëm të menaxhimit të mbetjeve, edhe në gjendjen aktuale në të cilën ndodhet bashkia Berat, është e rëndësishme për te që të njohin koston e plotë të ofrimit të këtij shërbimi. Ky informacion është shumë i rëndësishëm kur përgatisim buxhetin vjetor, kur duam të përmirësojmë shërbimin aktual ose kur planifikojmë apo jemi duke vendosur për t’u mbështetur në një strategji të re. Për më teper, ky informacion është përcaktues i një kontrate të suksesshme sic është rasti në Bashkine Berat ku shërbimi eshte i kontrakuar nga një sipërmarrje. Në kushtet aktuale të sistemit financiar ne Bashkinë Berat e jo vetëm, pothuaj edhe në çdo bashki apo komunë përcaktimi i kostos së plotë të shërbimit të mbeturinave mund të jetë i vështirë për arsyet e mëposhtme: (US EPA15 2009). Këto sisteme shpjegojnë vetëm shpenzime monetare, të pashoqëruara me përshkrim të qartë ndërmjet investimeve në terma kapitale dhe shpenzimet ditore të operimit. Kostot periodike konsiderohen si shpenzime të nevojshme për operimin dhe mirëmbajtjen e shërbimit. Në fakt, vendimet për financimin e zëvendësimit të pajisjeve kanë tendencën që të merren vetëm atëherë kur është e nevojshme, pa u planifikuar më parë. Këto shpenzime shpesh janë shumë të larta dhe të paparashikuara në buxhet, dhe mund të çojnë në vështirësi financiare dhe deri në mungesë të ofrimit të shërbimit. Për këtë arsye sugjerohet aktualizim i kostos kapitale e më pas ajo duhet t`i shtohet kostove vjetore të operimit. Sistemet financiare tradicionale nuk janë të organizuara sipas elementeve kryesore (fushave) të menaxhimit të mbetjeve si psh, fshirja dhe larja e rrugëve, mbledhja dhe transporti i mbeturinave, etj. Për rrjedhojë, fondet nuk janë të alokuara tek këto “qendra të buxhetimit apo të kostos” dhe çka është më e rëndësishme të bazuara në kërkesat e tyre individuale. Në të tilla rrethana, bëhet pothuajse e pamundur për të matur efektin financiar të një ndryshimi apo përmirësimi në skemën operative të ofrimit të shërbimit. Aktualisht, në këndvështrimin e formave tradicionale të sistemeve financiare, vendimet për të zbatuar minimizimin, riciklimin, kompostimin apo edhe ndërtimin e qendrave të transferimit nga autoritetet lokale mund të merren vetëm mbi bazën ad-hoc. Gjithashtu, në sistemet tradicionale financiare shpesh herë nuk bëhet asnjë përpjekje për të bashkuar kostot e shkaktuara nga të gjithë aktorët e përfshirë në një mënyrë apo një tjetër në ofrimin e shërbimit. E për rrjedhojë këto kosto nuk reflektohen as në buxhet as në tarifat e shërbimit të pastrimit duke e bërë shumë të vështirë menaxhimin eficent dhe efikas të mbetjeve urbane. Duke pasur parasysh këto elemente kostot e sistemit të menaxhimit të mbetjeve në pesë vitet e ardhshme evidentohen dhe përmblidhen në tabelën e mëposhtme.
15 United Nations Environmental Protection Agency
24 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Kosto e kontratës*
2012
2013
2014
2015
2016
42,564,145
43,841,069
45,156,301
46,510,990
47,906,320
Kosto administrative për bashkinë
2,407,002
2,479,212
2,553,588
2,630,196
2,709,102
Kosto Kapitale dhe Amortizimi e aktualizuar
2,134,392
2,134,392
2,134,392
2,134,392
2,134,392
Kosto për sensibilizimin
1,000,000
1,000,000
1,000,000
1,000,000
1,000,000
Kosto për rehabilitimin e fushës ekzistuese
3,500,000
3,500,000
3,500,000
3,500,000
3,500,000
Kosto të tjera
0
0
0
0
0
Kosto e plotë
51,605,539
52,954,673
54,344,282
55,775,579
57,249,814
Kosto Operative
46,321,147
47,670,281
49,059,890
50,491,187
51,965,422
5,284,392
5,284,392
5,284,392
5,284,392
5,284,392
Kosto Kapitale Tabela 1. Kosto e plotë e shërbimit të pastrimit
Kosto e kontratës dhe kostot administrative për Bashkinë nuk parashikohet të ndryshojnë shumë për pesë vitet e ardhshme. Megjithatë është parashikuar një rritje e lehtë që reflekton kryesisht inflacionin. Kosto administrative për Bashkinë është llogaritur mbi bazën e kohës që shpenzon çdo person i administratës në çështjet e menaxhimit të mbetjeve. Kosto kapitale dhe amortizimi, e cila është aktualizuar për pesë vjet merr në konsideratë:
faktin që bashkia do te rinovoje brenda një periudhe 5 vjeçare të gjithë kontenieret si dhe do të shtojë 30 konteniere të rinj për ndarjen e mbetjeve; gjithashtu në këtë kosto përfshihen kostot për furnizimin me qese plastike të 150 shtëpive që u ofrohet shërbimi me tezga. Këtyre banesave do t’u ofrohen 2 qese/ditë me kode të ndryshme ngjyrash (e zeze dhe blu) për të filluar ndarjen e mbetjeve të riciklueshme që në burim; ndërtimin e xhepave për 60 pika grumbullimi kontenieresh
Kosto për ndërgjegjësimin merr në konsideratë ndërtimin e programeve ndërgjegjësuese nga Bashkia dhe krijimin e një fondi për të mbështetur aktivitetet ndërgjegjësuese për ndarjen e mbeturinave. Në fakt ky zë duhet të jetë një prioritet i politikave bashkiake kundrejt mundësive aktuale që i lejon buxheti. Kosto për rehabilitimin e fushës ekzistuese është llogaritur mbi bazën e një norme fikse 200,000 Eur/ha dhe është aktualizuar. Ajo merr në konsideratë: mbulimin me dhe e ngjeshjen; hapjen e kanaleve të veçanta për ujërat e shiut, ujërat sipërfaqësorë dhe për ekstraktet e mbetjeve dhe grumbullimin e tyre në një basen të izoluar; mbrojtjen nga zjarret; ndalimin e hyrjes së personave të paautorizuar; mbulimin me dhe e gjelbërimin e asaj pjese të fushës, ku nuk depozitohen më mbetje. Hapi 2. Ndotësi paguan: Parimi “ndotësi paguan” nënkupton që prodhuesit e mbetjeve duhet të paguajnë koston e plotë të administrimit të mbetjeve të tyre. Duke marrë parasysh këtë parim, kostoja duhet të ndahet në përputhje me prodhimin e mbetjeve për konsumatorët dhe të mbulohet nga vetë konsumatorët. Fillimisht, tabela e mëposhtme ilustron mënyrën se si ndahen kostot mes konsumatorëve në bazë të prodhimit të mbetjeve.
25 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Familje Biznese të medha biznese të vogla Institucione
Norma e gjenerimit
Raporti sipas gjenerimit
Numeri i kategorive qe perfitojne sherbimin
Kg/dite/banor
kg/dite
ton/dite
(%)
67,021
0.8
50,266
50.3
75%
216
15.0
3,240
3.2
5%
1,612
8.0
12,896
12.9
19%
31
6.0
186
0.2
0.3%
66,588
66.6
100%
Totali
Prodhimi ditor
Tabela2: Ndarja e kostos mes konsumatorëve në bazë të prodhimit të mbetjeve
Njëkohësisht, ndërsa zbatimi rigoroz i principit që konsumatori paguan për çfarë përfiton apo sa mbetje gjeneron, mund të kërkojë menjherë vendosjen në nivele të larta të tarifave për familjet dhe rrjedhimisht një stepje të tyre për të paguar. Për të minimizuar këtë problem, rekomandohet që bashkia të krijoj një nivel subvencionimi ne disa shkallë:
Shkalla e parë e subvencionimit: Subvencionim për konsumatorët familjarë duke përcaktuar nivele alokimi që reduktojnë peshën për familjet dhe shtojnë ne mënyrë të barabartë barrën për konsumatorët e tjerë. Kështu nga literature sugjerohet që raporti i mbulimit te tarifave nga konsumatorët të jetë në shkallën 60% për familjet, 35% për bizneset dhe 5% per institucionet.
Shkalla e dytë e subvencionit: Subvencionim për pjesën kapitale dhe administrative të shpenzimeve për konsumatorët familjarë për 2 vitet e para duke iu alokuar këtyre vetëm koston operative të shërbimeve të pastrimit. I njëjti arsyetim është përdorur për bizneset e vogla ku kufizimet aktuale ligjore për nivelin e tarifave për këta konsumatorë detyron bashkinë të aplikojë një tarifë të subvencionuar (synohet mbulimi i kostos operative për dy vitet e para, duke subvencionuar koston kapitale dhe koston administrative). Për kategoritë e tjera të konsumatorëve si bizneset e mëdha dhe institucionet synohet mbulimi i kostos së plotë të manaxhimit të mbetjeve duke përfshirë edhe koston kapitale të zëvendësimit të makinerive të pastrimit (kontenierët).
Shkalla e tretë e subvencionimit: Në funksion të shkallës së suksesit në realizimin e të ardhurave, bashkia aplikon subvencionim per familjet që nuk janë gjëndje të paguajnë ose kur dështon të realizojë planin fiskal. Në rastin e dytë, vit pas viti shkalla e këtij subvencionimi duhet të shkojë drejt zeros.
Hapi 3. Përcaktimi i nivelit të tarifave: Në politikat e rikuperimit të kostos hartimi dhe mbledhja e tarifave të pastrimit (të cilat janë të hartuara veçanërisht për të mbuluar koston e shërbimit) nga kategori të ndryshme që e përfitojnë shërbimin, është ndoshta momenti më delikat për t’u fokusuar. Për të përcaktuar nivelet e tarifave për secilën kategori konsumatorësh marrim në konsideratë përcaktimet dhe rekomandimet e bëra më sipër, ku kostot respektive për shërbimet e pastrimit dhe mbledhjes së mbetjeve ndahet mes konsumatorëve familjarë, bizneseve dhe institucioneve. Në këtë mënyrë përcaktojmë nivelin mesatar të tarifave në një perspektivë 5-vjeçare, si në tabelën e mëposhtme:
26 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Tarife Familjare - Kosto operative 1. Nr. i Familjet
2012
2013
2014
2015
2016
16,600
16,716
16,833
16,951
17,070
27,792,688
28,602,169
32,606,569
33,465,347
34,349,888
3. Tarifa Vjetore
1,674
1,711
1,937
1,974
2,012
4. Tarifa mujore
140
143
161
165
168
Tarifa per Bizneset e vogla - Kosto operative + kosto kapitale
2012
2013
2014
2015
2016
5. Nr i bizneseve
1,612
1,614
1,617
1,622
1,628
11,580,287
11,917,570
12,264,972
12,622,797
12,991,356
-
-
1,056,878
1,056,878
1,056,878
8. Tarifa vjetore
7,184
7,386
8,239
8,435
8,628
9. Tarifa mujore
599
615
687
703
719
2012
2013
2014
2015
2016
2. Pjesa e Kostove Operative
6. Pjesa e kostove operative 7. Pjesa e kostove kapitale
Tarifa per Bizneset e medha - Kosto operative + kosto kapitale 10. Nr i bizneseve
216
216
217
217
218
5,558,538
5,720,434
5,887,187
6,058,942
6,235,851
5,284,392
5,284,392
4,227,514
4,227,514
4,227,514
13. Tarifa vjetore
50,199
50,897
46,687
47,338
47,960
14. Tarifa mujore
4,183
4,241
3,891
3,945
3,997
2012
2013
2014
11. Pjesa e kostove operative
12. Pjesa e kostove kapitale
Tarife per institucionin - Kosto operative + kosto kapitale (10%) 15. Nr i institucioneve
2015
2016
32
32
32
32
32
1,389,634
1,430,108
1,471,797
1,514,736
1,558,963
17. Tarifa Vjetore
43,426
44,691
45,994
47,335
48,718
18. Tarife mujore
3,619
3,724
3,833
3,945
4,060
16. Pjesa e kostos operative
Tabela 3: Përcaktimi i tarifave për të gjitha kategoritë që përfitojnë shërbimin
Hapi 4. Planifikimi i të ardhurave: Mbledhja e mbetjeve urbane, transporti i tyre dhe asgjesimi final, pastrimi dhe larja e rrugëve etj, konsiderohen shërbime publike në shërbim të të gjithë qytetit nga i cili është e vështirë të përjashtojmë ndonjë nga hallkat (operacionet) e menaxhimit te mbetjeve pa krijuar probleme urbane, mjedisore, apo shëndetësore por njëkohësisht është një shërbim me kosto të konsiderueshme për të cilën të gjithë që përfitojnë duhet të paguajnë. Për të mundësuar një parashikim dhe strategji reale të llogaritjes së të ardhurave për periudhën 5-vjeçare, rekomandohet që: Bashkia të marrë në konsideratë faktorë socialë (si psh. pamundësia për të paguar për familjet në ndihmë ekonomike). Për të plotësuar këtë rekomandim Bashkia mund të vazhdoj e të thellojë analizën e hartimit të tarifave duke klasifikuar nën-kategori të tjera taksapaguesish për të cilat mund të aplikojë një nivel më të ulët të tarifës. Kështu për shembull, familjet në ndihmë ekonomike mund të propozohet të paguajnë 50-75% të nivelit mesatar të tarifës së kategorisë “familje” por në mënyrë absolute kjo e ardhur “e munguar” nga kjo nënkategori duhet të kompensohet nga pjesa e mbetur e familjeve pra brenda të njëjtës kategori. Për shembull, kur parashikimi për vitin 2012 është që niveli mesatar i tarifës për familjet është 1,600 lekë dhe nese themi se familjet në ndihmë ekonomike (që ndoshta përbëjnë
27 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
rreth 30% të familjeve) do të paguajnë 75% të këtij niveli (1200 lek/vit) atëhere familjet e mbetura do të duhet të paguajnë diferencën 400 x 30% të familjeve me ndihmë ekonomike. Në këtë rast çdo familje e mbetur jashtë kategorisë së familjeve me ndihme ekonomike do te duhet të paguanin tarifën e tyre 1,600 lek/vit + “barrën” e hequr nga familjet në nevojë prej 175 lek/vit. Ne këtë rast tarifa për këtë nënkategori do të ishte 1,775 lek/vit Niveli aktual i mbledhjes së tarifave: eksperienca dhe performanca aktuale e bashkisë për të mbledhur të ardhurat e mbetjeve përbën një bazë të dhënash për vlerësimin sa më real të të ardhurave nga tarifat e mbetjeve. Analiza e mëposhtme merr parasysh këta faktorë shoqërorë si dhe performancën e mëparshme të bashkisë në vjeljen e tarifave kur parashikohen të ardhurat për vitet e ardhshme. Kështu, në sajë të reduktimit të nivelit të tarifës për familjet në nevojë ( në nivelin e 50-75%) mund të parashikojmë që 80% e familjeve janë në gjëndje të paguajnë tarifën e pastrimit. Ndërsa duke iu referuar nivelin aktual të mbledhjes së tarifave mesatarisht në vitet 2009-2011, në masën 70%, por duke marrë në konsideratë përmirësimet që pritet të bëhen gjatë vitit 2012 lidhur me mënyrën e mbledhjes së tarifës për familjet, kemi parashikuar që Bashkia do te jetë në gjëndje të mbledhë vetëm 75% të tarifave familjare në vitin e parë dhe duke progresuar në vitet në vazhdim. Gjithësesi kjo është një analizë parashikuese dhe sugjerohet që Bashkia të përditësoi tabelën e mëposhtme vit pas viti. Tabela e mëposhtme përmbledh një parashikim real të të ardhurave për 5-vitet në vijim:
100% e Tarifave te familjeve Perqindja e konsumatoreve qe jane ne gjendje te paguajne Te ardhurat e planifikuara Perqindja e konsumatoreve qe do te paguajne
2012
2013
2014
2015
2016
27,792,688
28,602,169
32,606,569
33,465,347
34,349,888
80%
80%
80%
80%
80%
22,234,151
22,881,735
26,085,255
26,772,278
27,479,911
63%
75%
85%
95%
100%
Te ardhurat e planifikuara per t’u mbledhur
14,007,515
17,161,301
22,172,467
25,433,664
27,479,911
100% e Tarifave te biznesit te vogel
11,580,287
11,917,570
13,321,851
13,679,675
14,048,234
100%
100%
100%
100%
100%
11,580,287
11,917,570
13,321,851
13,679,675
14,048,234
Perqindja e konsumatoreve qe jane ne gjendje te paguajne Te ardhurat e planifikuara Perqindja e konsumatoreve qe do te paguajne
100%
100%
100%
100%
100%
Te ardhurat e planifikuara per t’u mbledhur
11,580,287
11,917,570
13,321,851
13,679,675
14,048,234
100% e Tarifave te biznesit te madh
10,842,930
11,004,826
10,114,700
10,286,456
10,463,364
100%
100%
100%
100%
100%
10,842,930
11,004,826
10,114,700
10,286,456
10,463,364
100%
100%
100%
100%
100%
10,842,930
11,004,826
10,114,700
10,286,456
10,463,364
1,389,634
1,430,108
1,471,797
1,514,736
1,558,963
100%
100%
100%
100%
100%
1,389,634
1,430,108
1,471,797
1,514,736
1,558,963
100%
100%
100%
100%
100%
1,389,634
1,430,108
1,471,797
1,514,736
1,558,963
Perqindja e konsumatoreve qe jane ne gjendje te paguajne Te ardhurat e planifikuara Niveli i planifikuar i mbledhjes Te ardhurat e planifikuara per t’u mbledhur 100% e Tarifave nga institucionet Perqindja e konsumatoreve qe jane ne gjendje te paguajne Te ardhurat e planifikuara Niveli i planifikuar i mbledhjes Te ardhura te planifikuara per t’u mbledhur
Tabela 4: Analizë e përmbledhur e planifikimit të të ardhurave
28 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Hapi 5. Mbulimi i kostos: Për të vlerësuar efektivitetin e sistemit drejt arritjes së objektivave të mbulimit të kostos, të ardhurat e planifikuara për secilin konsumator përmblidhen së bashku dhe krahasohen me koston operative dhe atë të plotë (operative + kapitale). Duke iu referuar planifikimit total të të ardhurave kemi një përmbysje në peshën që zë mbulimi nga secili kategori konsumatorësh në realizimin e të ardhurave në krahasim me alokimin fillestar të tij. Kjo lidhet me vëshirësitë që mund të hasin autoritet lokale për të grumbulluar tarifat e familjeve në vitet e para të zbatimit të këtij plani. Përmirësimi i këtyre të metave do të bëjë të mundur që kategoria e familjarëve të përbëjë rreth 51% të të të gjithë të ardhurave në vitin 2016. 2012 Totali i tarifave te mbledhura
2013
2014
2015
2016
Shuma
%
Shuma
%
Shuma
%
Shuma
%
Shuma
%
37,820,366
100%
41,513,806
100%
47,080,815
100%
50,914,530
100%
53,550,472
100%
Te ardhurat nga familjet
14,007,515
37%
17,161,301
41%
22,172,467
47%
25,433,664
50%
27,479,911
51%
Te ardhurat nga bizneset
22,423,216
59%
22,922,396
55%
23,436,551
50%
23,966,131
47%
24,511,598
46%
1,389,634
4%
1,430,108
3%
1,471,797
3%
1,514,736
3%
1,558,9 63
3%
Te ardhurat nga institucionet Kosto Operative
46,321,147
Teprica (dificiti) mbi koston operative
(8,500,781)
47,670,281
49,059,890
(6,156,476)
50,491,187
(1,979,075)
51,965,422
423,344
1,585,050
Kontributi nga tarifat per familje
30%
36%
45%
50%
53%
Kontributi nga tarifat e biznesit
48%
48%
48%
47%
47%
Kontributi nga tarifat e institucioneve Kosto e plote
3% 51,605,539
Teprica (dificiti) mbi koston e plote
3%
3%
52,954,673
(13,785,173)
(11,440,868)
3%
3%
54,344,282
55,775,579
57,249,814
(7,263,467)
(4,861,048)
(3,699,342)
Kontributi nga tarifat per familje
27%
32%
41%
46%
48%
Kontributi nga tarifat e biznesit
43%
43%
43%
43%
43%
3%
3%
3%
3%
3%
Kontributi nga tarifat e institucioneve
Tabela 5: Mbulimi i kostos operative dhe kostos së plotë të shërbimit nga të ardhurat e gjeneruara nga tarifat
Siç duket edhe nga grafikët e mëposhtëm të ardhurat mbulojnë 82% të kostos operative në vitin 2012, 96% në vitin 2014 dhe pas këtij viti kosto operative mbulohet tërësisht nga të ardhurat dhe arrin t’i tejkalojë ato deri në 3% në vitin 2016. Ndërkohë që të ardhurat mbulojnë vetëm 72% të kostos së plotë në vitin 2012 dhe arrijnë të reduktojnë këtë defiçit deri në 94% të kostos së plotë në vitin 2016. Pjesa e pambuluar e kësaj kostoje duhet të mbulohet nga të ardhura të tjera lokale. 60,000
Mijëra
Mijëra
90,000
40,000
(10,000) 2012
2013
2014
2015
2016
Totali i tarifave te mbledhura Kosto Operative
40,000 20,000
(20,000) 2012
2013
2014
2015
Totali i tarifave te mbledhura Kosto e plote
Teprica (dificiti) mbi koston operative Figura 9. Teprica / dificiti mbi koston operative dhe koston e plotë
2016
29 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Në përfundim theksojmë se kjo analizë e hartimit të tarifave që mbulojnë koston dhe e realizimit të të ardhurave nga “vjelja” e tarifave nuk është një analize statike dhe e ngurtë. Ajo mund të zhvillohet dhe detajohet me tej nga Bashkia siç është rasti i ndarjes në nënkategori i shpjeguar më sipër. Por njëkohësisht kjo analizë duhet përditësuar çdo vit dhe duhet të shërbejë si një instrument për të ndërmarrë hapat e duhura për përmirësimin e shërbimit të pastrimit. Bërja e kësaj analize transparente për çdo kategori që e përfiton shërbimin do të sillte një performancë akoma më të mirë në mbledhjen e tarifave. Çdo vit, bashkia duhet të shqyrtojë strategjinë e mbulimit të kostos dhe rritjen e tarifave bazuar në analizën e propozuar dhe duke marrë parasysh edhe performancën në vjeljen e tarifave, sondazhin mbi vullnetin për të paguar, freskimin e kostove dhe synimeve, mund të propozojë ndryshime në paketën fiskale
Faturimi dhe vjelja e tarifave Mënyra e pagesës së detyrimit të propozuar si një ndër elementet kryesore të përmirësimit të situatës financiare do te ishte nëpërmjet ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve që është në varësi direkte të Bashkisë. Bashkia duhet të vendosë në dispozicion të Agjentit (operatorit) listën e familjeve në ndihmë ekonomike të cilat përfitojnë ulje të tarifës. Ky bashkëpunim do të krijonte mundësinë për të përmirësuar bazën e të dhënave të Bashkisë (lista e taksapaguesve për tarifën duhet të përputhet me listën e abonentëve te Ujësjellësit) dhe do të rriste nivelin e realizimit të tarifave në nivelet e tarifave të ujit. Ne rolin e agjentit tatimor për tarifën, Ndërmarrja e Ujësjellësit mund të përfitojë jo më shume se 15% të shumes se arkëtuar (zakonisht aplikohet 10%), dhe vendoset me Vendim të Këshillit të Bashkisë. Forma e faturimit dhe proçedura e vjeljes mund të jenë të ndryshme për çdo lloj konsumatori, si njësi tregtare, familje apo institucion, që mënyra e pagesës të ofrojë mundësi të ndryshme për sa i përket ndarjes së detyrimit në disa pjesë në vit, përveç alternativës një herë në vit. Rekomandohet që vjelja e tarifës në mënyrë progresive (shpërndarja e saj çdo muaj) shpërndan ngarkesën fiskale në mënyrë proporcionale si dhe rrit nivelin e pagesës, pavarësisht kostove administrative të shtuara për administratën e Bashkisë. Brenda vitit 2012, Bashkia duhet të freskojë regjistrin e kategorive të konsumatorëve për të llogaritur realisht kapacitetin e vërtetë të konsumatorëve për të paguar tarifën, me qëllim që të subvencionojë skemën e administrimit të mbetjeve për të mbuluar hendekun e të ardhurave nga konsumatorët që nuk kanë mundësi të paguajnë (familjet me asistencë sociale apo me pak të ardhura). Dërgimi i akt detyrimit për tarifën në çdo familje, njësi tregëtare apo edhe institucion është një detyrim i cili duhet të përmbushet nga Bashkia ose nga Agjenti. Proçesi i caktimit të tarifave duhet të jetë transparent dhe duhet t’i komunikohet siç duhet të gjitha palëve të përfshira. Informacioni për shërbimin duhet t’i shpjegohet banorëve se sa kushton aktualisht administrimi i mbetjeve të ngurta si dhe të reklamojë rregullat dhe përgjegjësitë e palëve. Bashkia duhet të miratojë dhe përdorë të paktën një nga mekanizmat e mëposhtme për të detyruar banorët që nuk paguajnë për shërbimet e ofruara të mbetjeve, të tilla si: sanksione të drejtpërdrejta në rast mospagese apo kamat vonese për pagesat e prapambetura; lidhjen e pagesës së tarifës së mbetjeve me ndonjë tarifë vendore apo kombëtare të detyrueshme (p.sh., fatura e energjisë elektrike, taksa mbi pronës, etj.); sanksione me mosdhënien e ndonjë shërbimi bazë vendor (p.sh., uji i pijshëm) Bashkia duhet të aplikojë tarifa më të ulëta apo të ofrojë shërbim me pagesë minimale për konsumatorët që përfshihen në programet pilot të minimizimit të mbetjeve, kompostimit apo riciklimit. Kjo do të ndihmojë në ndryshimin e qëndrimit të sjelljes së konsumatorëve dhe mund të përdoret për të ofruar stimuj që konsumatorët të pakësojnë sasinë e mbetjeve që ata prodhojnë.
30 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Plani i veprimit OBJEKTIVAT AFATSHKURTRA
LISTA E VEPRIMEVE TË SUGJERUARA
Shtrirja e shërbimit të pastrimit me konteinerë në zonat periferik
Përmirësimi i infrastrukturës për grumbullim mbeturinash, si dhe zbatimi i rregulloreve përkatëse
Modelimi dhe vendosja e koshave rrugorë për parqet apo sheshet kryesorë.
TREGUESIT
Nr. i kontenierë shtesë. Shërbimi i pastrimit në zonat periferike.
Përcaktimi i modelit të përshtatshëm. Llogaritja e kostos. Miratimi në Këshill. Takime midis ekspertëve të fushës ligjore dhe mjedisore.
Rikonsiderimi i formës se zgjedhur për menaxhimin e shërbimit të pastrimit dhe ose rishikimi i kontratës
Shtimi i zonave që përfitojnë shërbim pastrimi Konsiderimi i kalimit të shërbimit si ndërmarrje bashkiake. Shtimi i zërave të shërbimit të pastrimit në kontratën e re.
KUSH D – drejtuesi B – bashkëpunëtorët
SI
(D): Bashkia (B): Ndërmarja e Pastrimit
Blerja e 270 kontenierëve nga buxheti Shpërndarja dhe vendosja e tyre sipas kërkesave në lagjet periferike. Zëvendësimi i konteinerëve aktualë shumë të demtuar
(D): Inspektori i mjedisit, (B): Stafi I bashkisë, Komuniteti, Universiteti
Gjetja e modeleve të përshtatshme të koshave rrugorë. Miratimi nga Këshilli Eksperimentimi i tyre në sheshe publike, lulishte etj.
Bashkërendim pune me juristet dhe sektorin e (D):Specialisti i mjedisit financës në bashki (B): Drejtoria Juridike, Drejtoria e financës Tryezë e rrumbullakët dhe konsultime ne këshillin bashkiak
SA
8.400.000 Lekë
BB (kosto operative) 5000 Euro Pilotim
5000 Euro konsulencë + Kosto operative BB
31 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Ndryshimi i tarifave të pastrimit për vitin 2013 e në vazhdim.
Promovimi i koncepteve të ripërdorimit, riciklimit dhe reduktimit të mbetjeve
Propozimi në Këshill Bashkiak.
Gjetja e donatorëve. Përcaktimi i aktorëve pjesëmarrës. Takime informuese. Pilotimi i ndarjes Blerja e se mbeturinave infrastrukturës së që në burim ne nevojshme për rrugën qendrore ndarjen e mbetjeve. Fushatë ndërgjegjësuese.
Program ndërgjegjësimi publik masiv
Forcimi i edukimit mjedisor për publikun në përgjithësi me konceptet bazë mjedisore lidhur me menaxhimin e mbetjeve Programi i vullnetarëve mjedisorë: program ndërgjegjësimi individual për banorët.
(D):Drejtoria e Buxhetit (B): Drejtoria e Pastrimit
(D): strukturat e bashkisë qe merren me projekte dhe shoqatat (B): Inspektori i mjedisit Organizatat Donatore OJFM-të
(D): Drejtoria e projekteve (B): Specialistja e mjedisit Televizionet lokale OJF-të
Ndryshim/ përmirësim i sjelljes së qytetarëve në masën 50% brenda 3 viteve të ardhshme në menaxhimin e mbetjeve (pastërtia e shesheve ndërmjet banesave, vendgrumbullimet e mbeturinave) Vlerësimi: Monitorim/raportim i punonjësve të (D): Drejtoria e pastrimit projekteve (B): Shkollat 9 vjeçare ose te mesme Ojf-të
- Vendim i Këshillit Bashkiak
BB (kosto operative)
- Përcaktimi i sakte i nr dhe tipit te kazanëve që do te përdoren - Përcaktimi institucioneve kontrubuese - Formimi i partneriteteve me aktorët kryesorë të 58.000 Euro kësaj nisme - Sigurimi i infrastrukturës së nevojshme pë ndarjen e mbeturinave - Fushatë ndërgjegjësimi në media e cila ka filluar me me hartimin e PLMM
- Përgatitje 4 spotesh ndërgjegjësues, të tipit “nxitës” për të ndryshuar sjelljen dhe mbështetur veprimet përmirësuese mjedisore. - Transmetim gjatë një muaji 4 herë në vit - Formimi i grupeve të kontaktit - Përgatitje materialesh të thjeshta sensibilizuese (fletëpalosje, fletëthirrje) - Shpërndarja e materialeve në rreth 2000 familje prej grupeve 2-3 nxënësish.
2012 1.000.000 ALL 2013 500.000 ALL 2014 500.000 ALL
2012 400.000 ALL 2013 400.000 ALL 2014 400.000 ALL
32 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Dita Botërore e Mjedisit dhe Dita e tokës
(D): Drejtoria e projekteve Rritja ndërgjegjësimit (B): Specialistja e qytetar në masën mjedisit 25% për çështje Televizionet lokale mjedisore OJF-të EDEN
Pilotimi i procesit të riciklimit në zona të reja
Te paktën 3 iniciativa të reja në këtë drejtim Fokus ne institucione, bizneset e mëdha dhe shkolla
(D): Drejtoria e projekteve (B): Specialistja e mjedisit Televizionet lokale OJF-të EDEN
Telefoni i Verdhe
Forcimi i kapaciteteve të punonjësve bashkiake dhe njësive bashkiake në edukim dhe informim mjedisor
OBJEKTIVAT AFATGJATË
LISTA E VEPRIMEVE TË SUGJERUARA
Disiplinimi i tregjeve mbi depozitimin e mbeturinave tregtare
(D): Drejtoria e projekteve (B): Specialistja e mjedisit Televizionet lokale OJF-të EDEN
((D): Drejtoria e projekteve (B): Specialistja e mjedisit Televizionet lokale OJF-të Institucion Trajnues
TREGUESIT Të dhëna mbi volumin e mbetjeve tregtare të prodhuara. Eliminimi i tregjeve të paligjshëm. Blerja e kontenierëve për tregjet. Depozitimi në mënyrë të kontrolluar. Gjobitja për kundravajtësit
KUSH D – drejtuesi B – bashkëpunëtorët
(D): Specialisti i mjedisit (B): Inspektoriati i Mjedisit Urban Policia Bashkiake Ndërmarrja e Pastrimit
- Organizimi i aktiviteteve të tilla si krose sportive, ngritje çadrash, teatër në rrugë rreth tematikës së Mbetjeve urbane, reduktimit, riciklimit - Pajisje me kosha - Kënde informimi - Fillimi i riciklimit të Plastikes, kanaceve
400.000 ALL
700.000 ALL
- Vendosja e një linje të verdhë pranë bashkisë - Promovimi i linjës përmes medias dhe aktiviteteve të BB (Kosto OJF-ve Operative) - Lidhja e kësaj strukture me struktura të tjera vendimmarrëse ose ndëshkuese pranë bashkisë - Evidentimi i nevojave për ngritje kapacitetesh brenda bashkisë - Skicimi dhe organizimi i një cikli kursesh formimi për nëpunësit
SI
1.000.000 (Kosto trajnimi)
SA
- Monitorimi i depozitimit të mbeturinave tregtare; - Eliminimi i tregjeve të BB (kosto paligjshëm; operative) - Vendosje gjobash - Vendosja e detyrueshme e kontenierëve për të gjitha tregjet.
33 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
-
Disiplinimi i hedhjes së pakontrolluar dhe voluminoze të mbeturinave nga qytetarët dhe subjektet tregtare
Shtrirja e projektit për rimodelimin e vendeve të kazanëve në zona të tjera të qytetit
Projekti i miratuar Urdhëresa Depozitimi i mbetjeve voluminoze me orare dhe mënyrë të përcaktuara Gjobitja për kundravajtësit Blerja e kontenierëve për depozitim materialesh inerte për qytetarët. Shërbim pastrimi me grafikë
Llogaritja e numrit të nevojshëm. Llogaritja e kostos. Gjetja e donatorit.
Studimi i Fizibilitetit Fushat e depozitimit Mbyllja e plotë e fushës aktuale të mbuluara dhe të mbjella. të depozitimit.
Forcimi i kapaciteteve të punonjësve bashkiake dhe njësive bashkiake në edukim dhe informim mjedisor
D): Specialisti i mjedisit, (B): Inspektoriati i Mjedisit Policia Bashkiake, OJF-të.
- Miratimin dhe zbatimin e projektit për minimizimin e volumit të mbeturinave - Hartimi i urdhëresës. Përcaktimi i vendeve për grumbullim - Njohja e publikut me të; - Pastrim me grafikë të përcaktuar. - Aktivitete ndërgjegjësuese - Gjoba
(D): Specialisti i mjedisit (B): Organizata Donatore
- Përcaktimi i zonave të zbatimit. - Planifikimi për 1.200.000 një sasi tjetër Lekë kutish (500 kuti) për kontenierët.
(D): Specialisti i mjedisit (B): Qarku Berat Donatoret
- Studimi i fizibilitetit - mbulimi me dhe i fushës aktuale dhe mbjella e të gjithë hapësirës me pemë të përshtatshme.
(D): Drejtoria e projekteve (B): Njësitë Bashkiake Institucion Trajnues OJF
- Evidentimi i nevojave për ngritje kapacitetesh brenda bashkisë - Skicimi dhe organizimi i një cikli kursesh formimi për nëpunësit
BB (kosto operative) + Kosto asistence 10.000 Euro
Për tu llogaritur ne studimin e fizibilitetit
1.000.000 (Kosto trajnimi)
34 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Monitorimi Monitorimi i këtij plani do të realizohet nëpërmjet mekanizmave të mëposhtëm: 1. Komisioni qytetar i Mjedisit. Përpos mbikqyrjes së procesit të zbatimit të këtij plani komisioni qytetar do të luajë një rol të rëndësishëm këshillimor edhe për zbatimin e veprimtarive apo projekteve të veçanta të Planit të Veprimit në të cilat asistenca e tyre konsiderohet e domosdoshme. 2. Raportimi në Këshillin Bashkiak. Çdo vit nëpunësit e bashkisë me ndihmën dhe konsulencën e anëtarëve të Komisionit qytetar të mjedisit do të përgatisin një raport vjetor mbi ecurinë e zbatimit të planit. Kjo do të shërbejë jo vetëm për informimin e Këshillit Bashkiak për ndërhyrjet dhe punën e bërë nga ana e Bashkisë për përmirësimin e gjëndjes së mjedisit, por edhe për të bërë përshtatjet e duhura në planin e veprimit nëse lind nevoja. 3. Indikatorët për planin. Grupi i punës për hartimin e planit, për ti ardhur në ndihmë punonjësve të bashkisë, kanë skicuar indikatorët përkatës për cdo aktivitet të planifikuar në kuadër të këtij plani. Këta indikatorë mbulojnë jo vetëm anën sasiore të aktiviteteve por edhe anën cilësore të tyre. Tendenca për të skicuar indikatorë të mirfilltë mjedisore për këtë zbehet nga mungesa e një sistemi kombëtar indokatorësh në të cilët grupi i punës mund të bazohej si dhe nga pamundësia e marrjes së të dhënave në fushën e mbetjeve urbane. 4. Rishikimi i planit. Jo më kot periudha kohore që mbulon ky plan është katër vjeçar. Kjo do ti japë bashkisë mundësinë e rishikimit të tij në fund të katër vjecarit, të vlerësojë realizimin e objektivave si dhe të përditësojë planin e punës për ndërhyrjet e nevojshme si dhe fushat e veprimit në të ardhmen.
Anekse Aneksi I
Lista e grupit të punës për hartimin e planit në Bashkinë e Beratit . Administratori i Rajonit Nr. 1 Administratori i Rajonit Nr. 2 Administratori i Rajonit Nr. 3 Administratori i Rajo nit Nr. 4 Drejtoria e Shërbimeve Specialisti i projekteve dhe programeve me donatorë Drejtoria e Marrëdhënieve me publikun Specialistja e Impaktit në Mjedis Bashkia Berat Specialisti i Mjedisit Këshilli i Qarkut Specialisti i Turizmit Bashkia Berat Anëtarë të Komisionit të Infrastrukturës në Këshillin Bashkiak
z. Ali Qeseja z. Venetik Cela z. Xhoxhi Gjoka zj. Teuta Mucogllava zj. Hajrie Mbrati, z. Gëzim Kalluci z. Marius Qytyku zj. Gora Zaimi zj. Mirela Buhuri z. Vullnet Zylyftari zj. Eva Dhima z. Kreshnik Kurti, zj. Valbona Papa
35 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Aneksi II
Përmbajta e legjislacionit të BE Direktivat evropiane për mbetjet janë të organizuara në katër grupime kryesore. Grupimi i parë përbëhet nga Direktiva për Mbetjet (2008/98/EC) që përcakton kërkesat për të gjitha llojet e mbetjeve, përveç rasteve në të cilat këto nuk janë të rregulluara nga direktiva të tjera specifike. Në këtë grup përfshihet edhe Direktiva e “Mbetjeve të Rrezikshme” që parashikon menaxhimin, rikuperimin dhe depozitimin korrekt të mbetjeve të rrezikshme. Në vijim, brenda kuadrit të mbetjeve ekzistojnë një numër direktivash që lidhen me menaxhimin dhe rregullimin e rrymave specifike mbetjeve si dhe një grup direktivash që rregullojnë proçeset e menaxhimit të mbetjeve si dhe direktivën për transportin e mbetjeve. I gjithë kuadri ligjor i BE16, paraqitet i përmbledhur në figurën e mëposhtme:
KUADRI I PERGJITHSHEM I MBETJEVE • Direktiva e Kuadrit te Mbetjeve (Dir. 2008/98/EC) • Direktiva e Mbetjeve te Rrezikshme (Dir. 91/689/EEC)
DIREKTIVAT PER RRYMAT SPECIFIKE • Direktiva e Ujërave të Zeza dhe Llumit (Dir. 86/278/EC) • Direktiva për Bateritë dhe Akumulatorët (Dir. 91/157/E) • Direktiva për Titanin dhe Dioksidin (Dir. 78/176/E) • Direktiva e Paketimit dhe Mbetjeve të Paketimit (Dir. 94/62/EC) • Direktiva e Makinave të Papërdorshme (Dir. 2000/53/EC) • Direktiva e Kufizimit të Substancave të Rrezikshme (Dir. 2002/95EC PCBs; Dir.96 /59/EC) • Direktiva e Mbetjeve të Vajrave (Dir. 75/439/EC) • Direktiva e Mbetjet e Minierave • (Dir. 2003/319/EC) • Direktiva e Mbetjeve Elektronike & Elektrike; (Dir. 2002/95EC)
IMPIANTET E TRAJTIMIT DHE DEPOZITIMIT • Direktiva e Djegies së Mbetjeve (Dir. 2000/76/EC) • Direktiva e Landfillit (Dir. 99/31/EC) • Direktiva e djegies së mbetjeve të rrezikshme; (Dir. 94/67/EC) • Direktiva e Mbetjeve Elektronike & Elektrike; (Dir. 2002/95EC)
TRANSPORTI, IMPORTI DHE EXPORTI • Direktiva e Transportit të Mbetjeve (Reg. (EEC) 259/93 Figure 10: Përshkrim i Përgjithshëm i Direktivave të BE për Mbetjet 16 http://ec.europa.eu/environment/archives/guide/part2c.htm
36 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Aneksi III
Objektivat e strategjisë kombëtare të menaxhimit të mbetjeve. Objektivat kundrejt afateve kohore Të sigurojë numrin e nevojshëm të kontenierëve për grumbullimin e mbetjeve
2010 – ‘15
2015 – ‘20 2020 – ‘25
Deri në 2015
Mbyllja e depozitimeve të mbetjeve bashkiake (në numër)
5
15
20
Riciklimi plastikës voluminoze (jo të paketimit)
100%
100%
100%
Të reduktoje sasinë e mbetjeve organike që shkojnë në landfill (sasia në % me 2010)
75%
50%
35%
Kompostimi i mbetjeve organike
25%
50%
65%
Riciklimi i qelqit (në % sipas peshës)
20%
40%
60%
Riciklimi i letres dhe kartonit (ne % sipas peshës)
20%
40%
60%
Riciklimi i metalit (në % sipas peshës)
20%
40%
50%
Riciklimi i plastikes (në % sipas peshës)
20%
40%
22,5%
5%
10%
15%
Riciklimi i drurit (në % sipas peshës) Tabela 6. Përmbledhja e objektivave të strategjisë kombëtare të mbetjeve
Strategjia kombëtare e mbetjeve paracakton katër shtylla kryesore me qëllim zbatimin e politikës dhe strategjisë së mbetjeve nëpërmjet Planit Kombëtar të Manaxhimit të Mbetjeve (PKMM). Këto shtylla politike janë thelbësore dhe shumë të rëndësishme për të garantuar qëndrueshmërinë dhe suksesin e të gjithë manaxhimit të mbetjeve në Shqipëri. Shtyllat politike janë si në vazhdim:
STRATEGJIA KOMBETARE E MBETJEVE
Planifikimi
financimi
edukimi
legjislacioni
37 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Planifikimi: Hapi i parë në zbatimin e proçesit duhet të jetë zhvillimi i planeve për të çuar përpara axhendën e strategjisë dhe politikës së mbetjeve në lidhje me zbatimin; Edukimi: Partnerët/ bashkëpunëtorët kryesorë të sistemit duhet të edukohen në mënyrë që të përmbushin potencialin e tyre brenda sistemit dhe të lehtësojnë zbatimin e reformave; Mbështetja financiare: Burimet njerëzore dhe vetë sistemi duhet të mbështeten financiarisht në mënyrën e duhur; Kuadri ligjor: Sistemi kërkon një paketë rregulloresh. Për më tepër, për të siguruar hyrjen në Bashkimin Evropian, vendi do të duhet të bëjë përafrimin me legjislacionin përkatës të Komitetit Evropian në fushën e mjedisit në vitet në vijim. Strategjia Kombëtare e Mbetjeve përshkruan mekanizmat kyç për investimet në sektorin e mbetjeve dhe ka parashikuar nevojat për financim sipas dy fazave, duke marrë në konsideratë periudhat e para dhe pas pranimit ne BE. Në mënyrë që të arrihet përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian në fushën e mbetjeve, është llogaritur që një kosto investimesh prej 150-200 Milion EURO do të kërkohen në nivel vendi dhe më pas një fond shtesë prej 52 Milion EURO në vit si kosto operacionale. Në mënyrë që të mirëmanaxhohen mbetjet, vendi është ndarë në nivel strategjik në 12 zona mbetjesh bazuar në kufijtë gjeografikë sipas qarqeve aktuale. Këto njësi janë parë si strukturë bazë por nuk përjashtohet mundësia e bashkimit apo bashkëpunimit midis këtyre zonave për të përfituar nga ekonomia e shkallës. Në vazhdim, çështjet e këtyre zonave të mbetjeve do të manaxhohen nga një strukturë apo grup i zonës së mbetjeve që përbehet nga partnerë mjedisorë rajonal dhe lokalë. Plani Kombëtar i mbetjeve ka përmbledhur dhe sugjeruar disa masa dhe veprime për mirëmanaxhimin e mbetjeve bashkiake dhe jo bashkiake, nga teknologjitë e trajtimit të mbetjeve deri tek minimizimi dhe riciklimi e tyre.
Aneksi IV
Opinionet dhe sugjerimet e qytetarëve lidhur me PLMM shprehur gjatë takimeve me publikun. Njësia Administrative Nr. 1 Në këtë takim morrën pjesë Kryetari i Njësisë Administrative nr.1, Specialisti i Mjedisit, banorë të zonës, drejtorë e mësues të shkollave. Pasi u njohën me nismën e Bashkisë Berat për të realizuar një PLMM dhe mbi domosdoshmërinë dhe rolin e patjetërsueshëm të qytetarëve në këtë proces, u përfundua në: U vlerësua si një nisëm pozitive dhe transparente përfshirja e publikut në këtë proces. Ranë dakord të bashkoheshin me skemën e dytë të propozuar për mbledhjen e diferencuar në burim, riciklimin dhe trajtimin e tyre në landfill. Gjithashtu u propozua që ndërmarrja shtetërore duhej të përmirësonte efikasitetin e këtij shërbimi17 Të ketë diferencim të tarifës dhe të merren në konsideratë familjet me ndihmë ekonomike, të cilat në pamundësi të pagesës së tarifës pranojnë të kryejnë punë në komunitet18. U propozua patrullë mjedisore brenda lagjeve autoktone, si dhe Nr. i verdhë i cili do të sinjalizonte për çdo ndotje të mjedisit19. Të rritet ndërgjegjësimi në shkolla dhe tek komuniteti20. 17 Me një deduksion të grupit të punës, nga kjo shprehje e qytetarëve kuptohet qartë që informacioni mbi mënyrën aktuale të menaxhimit të mbetjeve në qytet është shumë i vogël. Kjo duhet të merret parasysh ne programet e edukimit dhe të transparences. 18 Ky prononcim na u duk shumë interesant dhe jemi munduar ta bëjmë pjesë të propozimeve për planin e punës. 19 Sugjerimi është adresuar në planin e veprimit 20 Kjo kërkesë e vazhdueshme është adresuar në planin e veprimit
38 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Njësia Administrative Nr. 2 Në këto takime kanë marrë pjesë kryetari i Njësisë administrative Nr.2, Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Specialisti i Mjedisit dhe punonjës të këtij institucioni, banorë të zonës, përfaqësues të bordit qytetar. Pasi iu shpjegua nga Specialistja e mjedisit dhe përfaqësuesja e EDEN, rëndësia e hartimit të PLMM, detyrimi ligjor për NjQV, si dhe rëndësia e pjesëmarrjes së publikut në këtë proces, i cili është jo vetëm prodhues i mbeturinave, por edhe bashkëpunëtor në menaxhimin e tyre L.”Kala”, “Mangalem”, Gorice”, Qender: Në këtë lagje e cila ka fluksin më të madh të turistëve gjatë gjithë vitit mungojnë pikat e grumbullimit të mbeturinave dhe u propozuan rreth 10 pika të tilla të cilat duhet të jenë të shpërndara dhe të vendosura në xhepat e krijuar nga cepat e mureve. Ka ndërgjegjësim të ulët të banoreve dhe u propozua të ketë projekte ndërgjegjësuese, ku të përfshihen fëmijët, të rinjtë dhe banorët e lagjes, të cilet do të jenë personat që mund të shkojnë shtëpi më shtëpi për të kryer ndërgjegjësimin21. Shërbimi i pastrimit në këtë lagje nuk kryhet realisht cdo ditë, tezgat nuk vijnë cdo ditë dhe mungojnë fare koshat e vegjël, të cilët mund ti përdorin turistët22. Duke qenë se kalaja është e mbipopulluar nga turistët vendas e të huaj, vihet re fenomeni i shpërndarjes së mbeturinave nëpër kala, kjo pas largimit të tyre. Në këto kushte propozohet që punonjësit e shërbimit të jenë banorë të kësaj lagjeje, në mënyrë që ta kenë më në kontroll zonën23. Në lidhje me vizionin dhe objektivat janë të qarta dhe janë dakord. Gjithashtu kur u diskutua skema e grumbullimit e mbeturinave u ra dakord për skemën e dytë me pilotim ndarje dhe riciklimi24. Riciklimi në burim është një proces që mund të realizohet, duke i kushtuar shumë rëndësi ndërgjegjësimit25. Nga koshat e propozuar për rrugicat e kalasë u vendos të përdoren karrocat me rrota dhe me 2 kosha, por në disa zona tezga është e pa zëvendësueshme. Largimi i mbeturinave të bëhet me orar që të dihet nga banorët26. Të ekzistojë një nr. i verdhë ku njerëzit e njoftojnë për largimin e mbetjeve voluminoze, dyshek, mobilie etj27. Në këtë plan të merret në konsideratë lumi Osum dhe ndotja e tij nga mbeturinat dhe shkarkimi i ujërave të zeza28. Mungesa e tualeteve në zona muzeale, sidomos Goricë, Mangalem29 Zbatim të ligjit dhe sanksione ndaj ndotësve30. Lagjia “30-Vjetori” Për këtë lagje, për shkak të shtrirjes së madhe organizuam një dëgjesë të veçantë me publikun. Në të morën pjesë kryetari i Rajonit nr.2 , specialistja e mjedisit, përfaqësues të Qendrës EDEN dhe përfaqësues të REC. Në këtë lagje banorët veçuan këtë problematikë: 21 Kjo kërkesë e vazhdueshme është adresuar në planin e veprimit 22 Sugjerimi është adresuar në planin e veprimit 23 Ky sugjerim shkon përtej kompetencës së grupit të punës. Gjithsesi ne jemi munduar ti japim një rrugëzgjidhje fenomenit. 24 Sugjerimi është adresuar në planin e veprimit si dhe në llogaritjen e tarifës në bazë të skemës së përzgjedhur. 25 Sugjerimi është adresuar në planin e veprimit 26 Sugjerimi është adresuar në planin e veprimit 27 Sugjerimi është i përsëritur dhe adresuar në planin e veprimit 28 Për grupin e punës nuk ishte shumë e qartë cfarë nënkuptohet me këtë sugjerim. Ujrat e zeza nuk janë pjesë e këtij plani e për më tepër janë kompetencë e një ndërmarje të posacme. 29 Edhe ky koment del jashtë mbulimit të këtij plani. Gjithsesi në vendet e zhvilluara kjo nevojë është adresuar nga sektori privat përmes tualeteve të atashuara me vendet e shërbimit përkundrejt një pagese. 30 Ky sygjerim shumë me vend është munduar të adresohet pjesërisht përmes forcimit të rolit mbikqyrës së bashkisë. Gjithsesi ne e konsiderojme përtej kompetencave të PLMM pasi zbatimi i ligjit është detyrë e cdo institucioni publik.
39 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Ka një nivel të ulët ekonomik dhe rritja e tarifës së pastrimit nuk do ta përmirësonte cilësinë e shërbimit. Për të përmirësuar cilësinë e shërbimit duhet: a ) Zbatimi i ligjit nga policia Bashkiake b) Rritje të ndërgjegjësimit qytetar, për të jetuar me normat e një qytetari. c) Rritje të investimeve në infrastrukturë, zona pas shkollës “1 Maji’ është me baltë gjatë dimrit e me pluhur gjatë verës31. d) Shtim të kontenierëve dhe larje, dezinfektim të tyre32. Informaliteti i zonave ul cilësinë e shërbimit të pastrimit, zona informale tek pjeshkorja vilet tarifa e pastrimit e nuk i ofrohet shërbimi i pastrimit, të ketë shtesë shërbimi në këtë zonë, konteniere, dezinfektim, largim të mbeturinave33. Fushata ndërgjegjësuese në media, shkolla duhet të jetë më e pranishme, në mënyrë që njerëzit të ndërgjegjësohen34. U propozua që të ketë polici mjedisore, si dhe një numër i verdhë ku njerezit të njoftojnë për ndotësin e të gjobitet35.
Njësia Administrative Nr. 3 Në takimin e zhvilluar në dt. 27 Qershor në Njësinë Administrative 3 ku përfshihen lagjet Kushtrim, J. Vruho, D. Kastrioti, Iliria morën pjese Kryetari i Njësisë Administrative si dhe administratorët e pallateve dhe blloqeve të shtëpive private. Në këtë takim u diskutua mbi PLMM rëndësinë e hartimit të tij, detyrimin ligjor për NjQV, si dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së publikut në këtë proces. Në këtë takim u diskutuan dhe u propozuan: Domosdoshmëria e zbatimit të ligjit në mënyrë që të ndëshkohen ndotësit. Ky dokument shumë i bukur në letër, të mos mbetet në letër por të jetë praktik dhe i zbatueshëm. Ka një ndërgjegjësim të ulët të banorëve dhe u propozua që duhet të fillojmë nga ndryshimi i mentalitetit të gjithsecilit. Infrastruktura e lagjeve ndikon në cilësinë e këtij shërbimi, në blloqet e pallateve ku ka sistemim të territorit, edhe cilësia e pastrimit është e dukshme. Informimi i publikut është i ulët, qytetarët akoma nuk e dinë se sa paguhet firma sipërmarrëse për këtë shërbim dhe kush e kontrollon, a ka ndalesa kur nuk kryhet shërbimi, pra ky plan duhet të orientoje edhe mënyrat e informimit, se ka banorë që nuk e shohin faqen zyrtare të bashkisë, apo nuk shkojnë në zyra të informacionit në bashki. Të gjenden mënyra efektive të informimit të publikut edhe gjatë zbatimit të këtij plani36. Në lidhje me skemat e propozuara për grumbullimin e mbeturinave janë dakord për skemën e dytë të propozuar pra duke përfshirë riciklimin, edhe pse pranohet nga të gjithë që është një proces i vështirë,por që duhet filluar37. Duhet të rikthehemi në traditën e këtyre lagjeve sidomos l.”Kushtrim”, ku mbeturinat mbahen brenda portës dhe punonjësi i heqjes së mbeturinave kishte një orar të caktuar për largimin e tyre. Edhe këtu u theksua që punonjësit e këtij shërbimi duhet të jenë të lagjes, si dhe u propozua që për banorët që kanë ndihmë sociale tu ofrohet mundësia për punë me kohë të pjesshme në mënyrë që të menaxhojnë lagjen dhe të rrisin ekonominë e tyre. Niveli ekonomik në këto lagje është i ulët, banoret nuk mendojnë se rritja e tarifës e pastrimit do ta përmirësonte cilësinë, duhet të zbatohet ligji dhe të rritet ndërgjegjësimi. 31 Ky sugjerim shkon përtej kompetencës së grupit të punës 32 Sugjerimi është adresuar në planin e veprimit 33 Sugjerimi është adresuar në planin e veprimit 34 Sugjerimi është adresuar në planin e veprimit 35 Ka polici bashkiake që ka dhe atributet mjedisore të plota, numri i verdhë është adresuar në plan 36 Sugjerimi është adresuar në planin e veprimit 37 Sugjerimi është adresuar në planin e veprimit
40 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Vizioni, objektivat dhe konceptimi i PLMM, u vlerësua dhe u pa si një kthesë pozitive në menaxhimin e mbeturinave. Tezga është mjeti më i mirë transportues në lagjet ku nuk kalon makina, por pse jo edhe karroca me kosha (1-2). Informimi dhe ndërgjegjësimi duhet të kryhet në media, në publik të gjerë, në mjedise e sheshe, në mënyrë që njerëzit të dinë çfarë po bëhet me taksat e tyre38.
Njësia Administrative Nr. 4 Uznove Në këtë takim u diskutua mbi Draft-planin, i cili u vlerësua si një punë pozitive dhe shumë orientuese për menaxhimin e mbetjeve, si dhe u propozuan që të meren në konsideratë nga grupi i punës këto pika: Të përfshihen në këtë plan programe e projekte ndërgjegjësimi për të gjithë grupet komunitare, pasi ka një ndërgjegjësim të ulët në lidhje me grumbullimin e mbeturinave dhe me ndarjen e tyre39. Të përmirësohet cilësia e shërbimit dhe të shtrihet ky shërbim edhe në Uznovën e madhe. Të largohet traktori dhe të funksionojnë tezgat dhe koshat në rrugët e gjera. Draft-plani të marrë në konsideratë edhe ujërat e ndotura, pra jo vetëm mbetjet e ngurta urbane, por edhe mbetjet e lëngëta industriale40. Për shërbimin e pastrimit aktual dhanë këto mendime: Nuk ka efikasitet të largimit të mbeturinave. Pagesa e ulët e tarifës nuk duhet ta ndëshkojë qytetarin, qytetari kërkon shërbimin. Firma sipërmarrëse nuk e kryen çdo ditë shërbimin, edhe kur pastron heq vetëm mbeturinat dhe përqendrohet në qendër. Territori përreth është me mbeturina, kosha të palarë e të pa dezinfektuar41. Të vendosen gjoba e të vilen nga policia bashkiake42.
Aneksi V
Analizimi i çmimit të kontratës Duke iu referuar preventivit të çmimit të kontratës së pastrimit, të lidhur në datën 9/02/2012 vërejmë që: Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane ka peshën më të madhe me rreth 34% të çmimit të përgjithshëm të ofrimit të shërbimit, më pas vijnë shërbimet e mirëmbajtjes së rrugëve kryesore me 19%, larja e rrugëve e cila kryhet vetëm gjatë periudhës 15 mars deri në 15 nëntor dhe fshirja e rrugëve dhe trotuareve me krah përkatësisht me 18 dhe 16 %. Shërbimet e tjera zënë një peshë shumë më të vogël kundrejt totalit të shpenzimeve për ofrimin e shërbimit të pastrimit nga kjo kompani private. Karakteristike për ofrimin e shërbimit në këtë qytet është edhe mbledhja e mbeturinave me krahë (tezga) në rrugët e ngushta të qytetit ku nuk mund të futen makinat e transportit (për vetë relievin topografik të qytetit të Beratit). Janë rreth 80 pika të tilla që u ofrohet një shërbim për mbledhjen e mbeturinave me krahë i cili zë një peshë specifike prej 6% në totalin e përgjithshëm të shpenzimeve për ofrimin e shërbimit të pastrimit. Firma që ofron këtë shërbim duke u bazuar mbi kontratën e sipërmarrjes është e detyruar të kryejë një herë në vit Programin e Edukimit Publik Ambjental (neni 13.4, 18.1, 18.2, 18.3, 37.10). Ky program 38 Sugjerimi është adresuar në planin e veprimit 39 Sugjerimi është adresuar në planin e veprimit 40 Ujrat e zeza nuk janë pjesë e këtij plani e për më tepër janë kompetencë e një ndërmarje të posacme. 41 Sugjerimi është adresuar në planin e veprimit 42 Sugjerimi është adresuar në planin e veprimit
41 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
parashikon ndërmjet të tjerave hartimin dhe transmetimin e spoteve televizive me karakter sensibilizues, hartimin dhe shpërndarjen e fletë palosjeve edukuese etj. Në fakt të gjitha këto shërbime nuk reflektohen në buxhetin e paraqitur në kontratën e sipërmarrjes. Një nga rekomandimet e këtij plani është që në momentin që kjo kontratë do të jetë subjekt i rishikimit patjetër që duhet ti kërkohet firmës që ofron këtë shërbim të reflektojë edhe në buxhet këto detyrime kontraktuale. Gjithashtu bazuar në kontratën e shërbimit (neni 20.3) kontraktuesi mbasi merr në dorëzim kontenierët nga bashkia Berat duhet të mirëmbajë këto kontenierë dhe ti riparojë ata në rast dëmtimi. Duke pasur parasysh gjendjen shumë të “mjerueshme” në përgjithësi të kontenierëve ekzistues në qytet mendojmë se ky zë në buxhet (aktualisht vetëm 0.48% e totalit) duhet të jetë më i madh. Në këto kushte edhe dezinfektimi dhe larja e kontenierëve nuk është efiçente.
Grumbullimi dhe transporti i mbeturinave urbane
14,328,900
34%
Larja dhe disinfektimi i kontenierëve
1,383,480
3%
Mirëmbajtja e pikave dhe grumbullimi i mbetjeve inerte dhe skelektike
204,960
0%
Fshirja e rrugëve dhe trotuarëve me krahë
7,008,534
16%
Fshirja e rrugëve me makineri 1,235,982
3%
Mirëmbajtje rrugësh kryesore
7,894,620
19%
Larja speciale e rrugëve
447,252
1%
Larja e rrugëve dy herë në ditë 7,718,017
18%
Transporti i mbeturinave me krahë
6%
2,342,400
Figura 11. Ndarja e kostove sipas kontratës së pastrimit të vitit 201243
43 Te dhenat jane marre nga kontrata e pastrimit ndermjet firmes INFINIT Construction sh.p.k dhe Bashkise Berat
42 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Tarifat dhe realizimi i të ardhurave Tarifat e pastrimit për kategoritë e ndryshme të konsumatorëve, (si familjet, bizneset dhe institucionet), mënyra e mbledhjes dhe administrimi i saj caktohen dhe propozohen nga bashkia dhe miratohen çdo vit nga Këshilli Bashkiak bashkë me taksat dhe tarifat e tjera lokale, plotësisht mbi baza ad-hoc. Duke iu referuar nivelit aktual të tarifave të pastrimit ne bashkinë e Beratit, theksojmë se niveli i tyre nuk reflektojnë koston e plote te pastrimit dhe sidomos tarifa familjare që rezulton të jetë shumë e vogël në nivelet nga 900 – 1300 lekë/vit; Në fakt, tarifa familjare e pastrimit është një shumë e caktuar vjetore për t’u paguar nga familjet pavarësisht madhësisë së tyre, dhe të ardhurave vjetore (psh. familjet në ndihmë ekonomike). Në fakt, për të gjitha kategoritë që përfitojnë shërbimin, niveli i tarifave nuk është i lidhur me sasinë e mbetjeve që ato prodhojnë, pra nuk është i lidhur direkt me nivelin e përfitimit, e për rrjedhojë nuk reflekton konceptin “prodhuesi paguan”. Ato gjithashtu nuk reflektojnë asnjë përpunim ose trajtim të mbetjeve, apo aq më pak një mbikqyrje të tyre, ose ndonjë kujdes të mëvonshëm për to, duke mos qenë kështu në harmoni edhe me parimin “ndotësi paguan”. Nga njëra anë nuk kemi një lidhje të drejtpërdrejtë midis prodhuesit të mbetjeve dhe cilësisë së shërbimit të ofruar me nivelin e tarifës, nga ana tjeter kemi edhe kufizime në hartimin e tarifave. Kështu, neni 3 i ligjit nr. 10117, datë 23.04.2009, “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, Për sistemin e taksave vendore”, përcakton se taksa e tabelës, sëbashku me taksat dhe tarifat e tjera të aplikueshme (pastrim, gjelbërim, ndriçim) nuk duhet të jetë më shumë se 10% e nivelit tregues të taksës së biznesit të vogël, duke specifikuar kështu një nivel maksimal të ulët për pagësen. Ky efekt duket qartë në tabelën 4 ku përgjatë viteve 2010-2011 të ardhurat e realizuara nga vjelja e tarifës së pastrimit nga kategoria “biznes” janë përgjysmuar krahasuar me vitet 2008 dhe 2009. Në tabelën e mëposhtme paraqiten të përmbledhura nivelet e tarifave, faturimi dhe të ardhurat e realizuara nga tarifat e mbetjeve, përgjatë 4-viteve të fundit: Performanca e mbledhjes se tarifave
% Paguar/ Faturuar
Tarifa (lek/vit)
12,675,000
7,997,000
63.1
1,300
12,675,000
9,887,000
78.0
1,300 12,675,000 9,158,000
23,705,000
35,410,000
149.4
7,835
13,361,000 14,815,000 110.9
Sektor publik
35,000
1,597,000
-
0.00
57,000
2,755,000
-
-
50,000
1,600,000
39,135,000
43,407,000
110.9
Totali
14,312
29,688,000 27,707,000
93.33
14,857
8,446
27,636,000
1,420,000
88.8
26,122,000 94.5
% Paguar/ Faturuar
Paguar (lek)
1,300 14,082
Paguar (lek)
Faturuar (lek)
75.57 108.01
Faturuar (lek)
Tarifa (lek/vit)
6,136,000 21,571,000
Paguar (lek)
8,120,000 19,971,000
Paguar (lek)
900 13,898
Faturuar (lek)
Familje Biznese
Kategorite e konsumatoreve
Tarifa (lek/vit)
% Paguar/ Faturuar
2011
Faturuar (lek)
2010
Tarifa (lek/vit)
2009
% Paguar/ Faturuar
2008
72.25
7,761 16,398,000 15,969,120 97.38 50,000 8,488
1,700,000
1,518,880
89.35
30,773,000 26,646,000 86.59
Tabela 7. Performanca e mbledhjes së tarifave 2008 – 201244
Përgjatë 4-viteve të fundit, planifikimi dhe realizimi i të ardhurave për pastrimin është mbështetur në tarifat e bizneseve për sa kohë është gjykuar si më e thjeshtë mbledhja e këtyre tarifave. Me përjashtim të vitit 2009 të ardhurat e planifikuara nga tarifat e mbetjeve janë gjithmonë më të larta sesa realizimi i tyre. Realizimi i të ardhurave ka pësuar një rënie sidomos për vitet 2010 dhe 2011 gjë që lidhet me efektin frenues të ligjit të cituar më sipër. 44 Te dhenat jane marre nga drejtoria e Taksave dhe regjistrimit te biznesit dhe tregjeve ne Bashkine Berat
43 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Te ardhura familjare
Kontributi nga familjaret
Te ardhurat bizense
Kontributi nga bizense
Te ardhurat institucione
Kontributi nga institucione
Figura 12. Të ardhurat dhe kontributi i kategorive që përfitojnë shërbimin
Të ardhurat e realizuara nga kategoria familje kanë ardhur në përgjithësi duke u ritur. Problemi qëndron jo vetëm tek planifikimi por edhe tek realizimi i të ardhurave sidomos nga familjet. Në total të ardhurat e mbledhura nga familjet mbulojnë nga 18% deri në 34% të totalit të të ardhurave. Ndërkohe që barra më e madhe e te ardhurave mbulohet nga bizneset. Kontrasti në mbledhjen e tarifës për dy kategoritë e përfitueseve të shërbimit të shpjeguara më sipër, ndoshta lidhet me faktin që bashkitë për kategorinë “biznes” mund të aplikojnë kufizime administrative për ato subjekte që nuk paguajnë tarifën (si psh. rinovimi i liçencës së ushtrimit të aktivitetit), ndërsa për kategorinë “familje” akoma nuk ka një mekanizëm të qenësishëm që të detyrojë pagesën e tarifës. Kontributi i institucioneve ne te ardhurat e realizuara nga vjelja e tarifës se pastrimit për këtë kategori ngelet ne vlera te papërfillshme. Megjithatë, përpos të tjerave mënyra e llogaritjes së tarifave nuk është transparente dhe nuk i jep asnjë mesazh përfituesëve të shërbimit se ç’pjesë e shërbimit konkretisht varet pikërisht nga pagesa e asaj tarife. Metoda e hartimit të tarifave me pjesëmarrjen e publikut si dhe bërja transparente e proçesit të mbledhjes dhe menaxhimit të saj, është arsyeja kryesore pse Bashkia duhet të konsiderojë rregullimin e kujdesshëm të hartimit dhe grumbullimit të tyre. Kjo lidhet me mënyrën sesi tarifat mund të influencojnë sjelljen e njerëzve në marrjen e vendimeve për menaxhimin e mbetjeve që të përfitojë shoqëria si e tërë më tepër sesa thjesht ata vetë si individë. Në përfundim, të ardhurat vjetore nga tarifat e mbetjeve mbulojnë rreth 63% të buxhetit aktual të menaxhimit të mbetjeve (vlerës së kontratës së shërbimit të pastrimit pa TVSH).
44 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Disa figura të mjeteve që mund të përdoren
45 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Aneksi VII Plani i investimeve dhe rekomandimet Investimet e nevojshme për periudhën afatshkurtër dhe afatmesëm marrin parasysh nevojat urgjente për të përmirësuar (rinovuar dhe zgjeruar) infrastrukturën aktuale të shërbimeve të pastrimit si dhe nevojat për të vënë në zbatim opsionet për menaxhimin e mbetjeve. Më konkretisht, investimet konsistojnë në blerjen e kontenierëve dhe koshave të rinj apo rinovimin e atyre, përfshirë këtu pajisjet dhe mjetet për zbatimin e skemave pilot të minimizimit të mbetjeve. Në tabelën e mëposhtme jepet një përmbledhje e planit të investimeve për periudhën 2012-2016.
Periudha e investimit
Hapi i parë Tipi i investimit
Fondi kapital (000 LEK)
Burimi i mundshëm i investimit
2012 - 2014
Hartimi dhe zbatimi i fushatave sensibilizuese 3,000
Burimet e vetë bashkisë
2012- 2013
Blerja e 200 kontenierëve të rinj (1.1m3);
540/vit
Burimet e vetë bashkisë ose donacione të huaja
2012
Blerja e 30 koshave rrugorë
150
njësoj
2012- 2014
Zëvendësimi i 100 konteniereve te rinj 270/vit (1.1m3);
njësoj
2012-2014
Rehabilitimi dhe nderhyrjet emergjente ne 11,000 lekë fushen e grumbullimit te mbetjeve
Qeveria qëndrore ose donacione të huaja
Periudha e investimit
Hapi i dytë Tipi i investimit
Fondi kapital (000 LEK)
Burimi i mundshëm i investimit
2014 - 2016
Hartimi dhe zbatimi i fushatave sensibilizuese 3,000
Burimet e vete bashkise
2014-2015
Blerja e 100 kontenierëve të rinj (1.1m3);
270/vit
Burimet e vete bashkise ose donacione të huaja
2013-2023
Mirembajtja e makinës teknologjike
Për tu llog. në të njësoj ardhmen
2013-2018
Rinovimi kontenierëve
njësoj
2014-2016
Rehabilitimi i plote i fushes se grumbullimit 8,400 te mbetjeve
Iniciativa private ose donacione të huaja
2014-2024
Ndërtimi i stacionit të transferimit
Iniciativa private ose donacione të huaja
Tabela 8. “Investimet e nevojshme për periudhën 2012-2016”
1,120/vit
46 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
Rekomandime për investimet Pronësia mbi investimet: Sipas analizës së nevojave për investime, zbatimi i të dy hapave të administrimit të mbetjeve kërkon blerjen e kontenierëve të rinj për të plotësuar nevojat dhe përmirësuar performancën e shërbimeve, por njëkohësisht për të zbatuar skemat pilot të ndarjes së mbetjeve (kosha me ngjyra). Për sa kohë infrastruktura aktuale është në pronësi të bashkisë, rekomandohet që dhe investimet e reja të kryhen nga vetë bashkia. Strategjia e investimeve të vogla: Në dy vitet e para, bashkia duhet të përqëndrohet në rinovimin dhe përmbushjen e nevojave bazë me kontenierë. Më pas duhet të shikojë krijimin e skemave për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në funksion të riciklimit të mbetjeve, etj. Strategjia e investimet e mëdha: Rehabilitimi i vendepozitimin të mbetjeve urbane, ndërtimi i qëndrës së transferimit, do të kërkonte subvencionimin dhe mbështetjen financiare të qeverisë shqiptare ose financimin nga burime të jashtme. Kontributi financiar lokal i pjesshëm mund të stimulonte përfshirjen e donatorëve apo mbështetjen e institucioneve financiare ndërkombëtare.
Aneksi VIII Shkurtimet Qendra EDEN
Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim
REC
Qendra Rajonale e Mjedisit
SOROS
Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë
PLMM
Plani lokal i menaxhimit të mbetjeve
SKM Strategjia Kombëtare e Mbetjeve BE Bashkimi Evropian MMPAU
Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave
MPPT
Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve
KRRTRSH Këshilli Kombëtar i Rregullimit Territorit Republikës Shqipërisë MSH
Ministria e Shëndetësisë
METE
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
MF
Ministria e Financave
ARM Agjencia Rajonale e Mjedisit SKMM Strategjia Kombëtare e Menaxhimit të Mbetjeve PKMM
Plani Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve
NjQV Njësitë e Qeverisjes Vendore VKM
Vendim i Këshillit të Ministrave
47 Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkinë Berat
INPAEL
Projekti i BE dhe MMPAU për përshtatjen e legjislacionit mjedisor
shqiptar me atë të komunitetit evropian
SELEA
Projekt i BE dhe MMPAU për forcimin zbatimit të
legjislacionit mjedisor në Shqipëri
USAID Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar
(United States Agency for International Development)
SEDA Agjencia për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik (Sustainable Economic Development Agency.) US EPA Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit ALL
Lek Shqiptar (Albanian Lek)
OJF
Organizata Jo Fitimprurëse
BB Bashkia Berat`