Fushata e monitorimit në institucionet arsimore në Tiranë

Page 1

MUSHKËRI TË GJELBRA PËR QYTETET TONA Fushata e monitorimit në institucionet arsimore në Tiranë cilësia e ajrit - ndotja akustike - gjelbërimi

This project is funded by the European Union

1

1


Shënim: Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian

2


Cilësia e ajrit në institucionet arsimore 52 institucionet arsimore të përzgjedhura brenda unazës së Tiranës janë monitoruar në lidhje me normën e PM2.5, PM10, CO2. Për matjen e treguesve është përdorur pajisja me bazë sensori të quajtur Aeroqual Series 500. Pajisja mbledh informacion në kohë reale për ajrin përreth, si dhe është një zgjidhje alternative e monitorimit të cilësisë së ajrit. Monitorimi është realizuar 4 ditë në javë, përgjatë muajve mars-prill, paradite rreth orës 10:00-12:00 dhe pasdite në orarin 16:00 - 18:00, nga 15 minuta në çdo pikë. Faktorët që kontribuojnë në ndotjen e ajrit janë të shumtë si p.sh mjetet motorike, sektori i ndërtimit, etj. Gazrat që çlirohen nga automjetet, benzina apo nafta, janë të rrezikshme pasi këto gazra futen lehtësisht në organizëm dhe shkaktojnë sëmundje të rënda. Numri i makinave është rritur mjaft këto kohët e fundit. Nga ana tjetër, mirëmbajtja e automjeteve shpeshherë nuk kryhet në përputhje me rekomandimet e fabrikuesit, gjë që shkakton një shkarkim të konsiderueshëm të gazrave dhe të substancave jo të djegura mirë. Dioksidi i karbonit (CO2) është identifikuar si faktori më i fuqishëm i ndotjes së ajrit në botë dhe për rrjedhojë sjell numrin më të lartë të vdekjeve nga kanceri i mushkërive. Kështu, sipas statistikave vjetore të OBSH-së, mbi 223 000 njerëz kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje. Grimcat e ngurta me diametër më të vogël se 10µm dhe 2.5µm shkarkohen në atmosferë nga ndërtimet, automjetet të cilat përdorin lëndë djegëse naftën (kamionet, mikrobuzët, makinat) dhe përdorimi i karburanteve me cilësi shumë të keqe, trafikut në rritje, dhe reaksionet kimike në atmosferë. Nivelet e saj në zonat urbane janë më të larta. Ekspozimi i tepërt ndaj tyre rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe probleme me frymëmarrjen, si dhe kancer në mushkëri.

Për të përmirësuar cilësinë e jetës qytetet tona kanë nevojë për: 1. përmirësimin e trafikut urban nëpërmjet një plani të përgjithshëm urban të shoqëruar me kryqëzime moderne, rehabilitim të rrugëve dytësore, pastrimin e qytetit nga pluhuri, krijimin e hapësirave për parkim, shtimin e hapësirave të gjelbërta, promovimin e transportit publik dhe të formave ekologjike të lëvizjes si biçikletat, patinat, etj. 2. rinovimin e flotës së automjeteve të transportit urban sipas standarteve të kërkuara, 3. favorizime ekonomike për përdorimin e automjeteve elektrike ose hibride. 4. respektimin e kërkesave sipas legjislacionit shqiptarë mjedisor në punimet e infrastrukturës rrugore, 5. respektimin e kërkesave mjedisore nga sektori i ndërtimit. Aktiviteti ndërtimor duhet të zhvillohet në mënyrë të balancuar me aktivitetin përreth, 6. forcimin e kapaciteteve bashkiake (shtimi i stafit administrativ) në fushën e menaxhimit mjedisor për të ushtruar kompetencat e veta në menaxhimin mjedisor e sidomos liçensimin mjedisor të aktiviteteve brenda territorit të saj. Për të përmirësuar cilësinë e jetës çdo qytetar duhet të: 1. Kursej energjinë në shtëpi, në punë, kudo, sepse duke konsumuar më pak energji, zvogëlohet sasia e gazeve të çliruara në atmosferë nga impiantet e prodhimit, 2. Shmang përdorimin e automjeteve personale, 3. Përdor transportin publik, biçikletën, ose ecë sa herë që të jetë e mundur, 4. Mirëmbaj automjetin sipas udhëzimeve të prodhuesit, duke siguruar ndryshimin e vajit e filtrave dhe kontrollin e presionit të gomave, 5. Dal herët nga shtëpia për të shmangur trafikun e mëngjesit.

3


Harta 1 Tiranë, Prill 2019, Vlerat CO2 PM10 Skender Caci Misto Mame

A.Z.Cajupi nr_35 4 Deshmoret

7 Marsi Nr 3

Siri Kodra

FSHN

Kongresi i Lushnjes

Partizani

Hasan Vogli Qemal Stafa

Nr 36

Servete Maci

Sinan Tafaj

Nr 8

E Kuqe Inst Nx Qe nuk Degjojne

Hasan Tahsim Nr 22

Fan Noli

Avni Rustemi

Ismail Qemali Teknike Ekonomike Gjergj Canco

Kostandin Krostoforidhi

Ali Demi 1 Maji

Konferenca e Pezes Koreografike Arben Broci

Nr 18

Dora D'istria

Nr.17

Mihal Grameno

Pjeter Budi Nr 41 Jordan Misja

Nr 31

Nr 52

Osman Myderizi

Emin Duraku Edith Durham

Nr 11

Nr 42

Legend

Asim Vokshi

Institucione_Arsimor

PM10

Artet UPT

P.N. Luarasi Nr.25/1 Deshmoret e Lirise

0

0.15

0.3

0.6

Siç shihet nga harta, sa i përket dioksidit të karbonit të gjitha vlerat i kalojnë standardet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian (350 ppm). Vlera maksimale e monitoruar shkon deri në 445 ppm në disa prej institucioneve. Më poshte po tregojmë 10 institucionet me vlerat më të larta të rregjistruara. Vlera më e lartë është kapur tek Kopështi Nr.42, pastaj vijojmë me Shkolla “Dora d’Istria”, Shkolla 9 vjeçare “K.Kristoforidhi, Kopështi Nr. 25/1, Shkolla 9 vjeçare “Ali Demi”, Shkolla 9-vjeçare “1-Maji”, Kopështi Nr. 41, Gjimnazi “Asim Vokshi”, Kopështi Nr. 35, Shkolla 9 vjeçare “Gjergj Canco”.

0.9 km

0.171 0.129 0.086 0.043 0.001

Harta 2 Tiranë, Prill 2019, Vlerat PM2.5 PM2.5

Rezultatet e monitorimit kanë treguar se në 12 institucione arsimore vlerat e të cilave e kalojnë standartin evropian për PM2.5 (0.025mg/m3) janë: Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku”, Kopështi Nr.8, Kopështi Nr.3, Shkolla 9-vjeçare 7-Marsi, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Kopështi Nr.36, Gjimnazi Qemal Stafa, Kopështi Nr.22, Shkolla 9-vjeçare “1-Maji”, Shkolla e Baletit, Gjimnazi “Jordan Misja” dhe Gjimnazi “Asim Vokshi”.

Skender Caci Misto Mame

A.Z.Cajupi nr_35 4 Deshmoret

7 Marsi Nr 3

Siri Kodra

FSHN

Kongresi i Lushnjes

Partizani

Hasan Vogli Qemal Stafa

Nr 36

Sinan Tafaj

Nr 8

E Kuqe Inst Nx Qe nuk Degjojne

Servete Maci

Hasan Tahsim Nr 22

Fan Noli

Avni Rustemi

Ismail Qemali Teknike Ekonomike Gjergj Canco

Kostandin Krostoforidhi

Ali Demi 1 Maji

Konferenca e Pezes Koreografike Arben Broci

Nr 18

Dora D'istria

Nr.17

Mihal Grameno

Pjeter Budi Nr 41 Jordan Misja

Nr 31

Nr 52

Osman Myderizi

Emin Duraku Edith Durham

Nr 11

Legend

Nr 42

Institucione_Arsimor

Asim Vokshi

PM 2.5 0.048 0.037 0.025 0.013 0.0010256

Artet UPT

P.N. Luarasi Nr.25/1 Deshmoret e Lirise

0

0.15

0.3

0.6

0.9 km

Harta 3 Tiranë, Prill 2019, Vlerat PM10 PM10

Ndërkohë që, për grimcat PM10 (0.04mg/m3) standarti evropian tejkalohet në 11 institucione arsimore: Gjimnazi “Asim Vokshi”, Gjimnazi “Jordan Misja”, Shkolla 9-vjeçare “1-Maji”, Shkolla e Baletit, Kopështi Nr.22, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Kopështi Nr.8, Shkolla 9-vjeçare “Hasan Vogli”, Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, Gjimnazi “Qemal Stafa”, Shkolla 9-vjeçare “Servete Maçi”.

Skender Caci Misto Mame

A.Z.Cajupi nr_35 4 Deshmoret

7 Marsi Nr 3

Siri Kodra

FSHN

Kongresi i Lushnjes

Partizani

Hasan Vogli Qemal Stafa

Nr 36

Sinan Tafaj

Nr 8

E Kuqe Inst Nx Qe nuk Degjojne

Servete Maci

Hasan Tahsim Nr 22

Fan Noli

Avni Rustemi

Ismail Qemali Teknike Ekonomike Gjergj Canco

Kostandin Krostoforidhi

Ali Demi 1 Maji

Konferenca e Pezes Koreografike Arben Broci

Nr 18

Dora D'istria

Nr.17

Mihal Grameno

Pjeter Budi Nr 41 Nr 52 Nr 11

Osman Myderizi

Jordan Misja

Nr 31 Emin Duraku Edith Durham Nr 42

Asim Vokshi

UPT

Nr.25/1 Deshmoret e Lirise

0

0.15

0.3

Legend Institucione_Arsimor

PM10

Artet P.N. Luarasi

0.6

0.9 km

0.171 0.129 0.086 0.043 0.001

Burimi: Co-PLAN dhe Milieukontakt Shqipëri, 2019

4


Harta 4 Tiranë, Dhjetor 2018 Vlera NO 2

1:3 000

FSHN

! (

! ( Sami Frasheri

!Nr 19 (

Jeronim Derada

! (

Legend Ajri_Shkolla_04_12_2018

! (

Institucione_Arsimore selection

Të gjitha pikat e monitoruara janë mbi normat e lejuara të Standartit Shqiptar, BE-së (0.04 mg/m3) dhe OBSH-së. Burimi kryesor i dioksidit të azotit në mjediset urbane është djegia e lëndëve fosile dhe banorët në zonat me rrugë me densitet të lartë ndërtimi dhe shumë të populluara pranë qyteteve janë në rrezik nga ekspozimi i tepërt. Në zonat urbane kjo zakonisht lidhet me shkarkimet e automjeteve. Nga matjet rezultojnë vlera mjaft të larta që nisin nga 0.065mg/m3- 0.113mg/m3.

LU_Sistemi_Infrastrukturor

NO2 0.065 0.097 0.099

0

45

90

180

270

360 m

0.113

Monitorimi ne 20.05 PM

Ndertesa

Harta 5 Tiranë, Tetor 2018 Vlera PM 10

Legend Stacione monitorimi

PM10 0.044 0.064

Bazuar në matjet e kryera dhe nga analiza e rezultateve mbi cilësinë e ajrit është vërejtur dhe regjistruar tejkalim i vlerave kufitare ditore sipas standardit evropian sa i takon grimcave të ngurta me diametër 10 mikormeter (PM10) (0.04 mg/m3) në të gjitha pikat e monitoruara. Më problematike paraqitet zona pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku tejkalohen pothuajse me 2 herë normat e Bashkimit Evropian dhe ato të standardit shqiptar. Ky indikator sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është rreziku me i madh shëndetësor për zonat e urbanizuara, pasi këto lloj grimcash depërtojnë në pjesën e poshtme të mushkërive dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe problemeve me frymëmarjen, gjithashtu shkakton kancer në mushkri.

0.067

STANDARTI I APLIKUAR MBI PERQENDRIMIN E LEJUAR MAKSIMAL TE ELEMENTEVE NDOTES NE AJER (Standarti EU-se) PER PM10= 0.03

0.074 NDERTESA Sistemi_Infrastrukturor

Harta 6 Tiranë, Dhjetor 2018 Vlera VOC

1:3 000

FSHN

Sami Frasheri

Nr 19

Jeronim Derada

Legend Ajri_Shkolla_03_12_2018 Institucione_Arsimore selection LU_Sistemi_Infrastrukturor

VOC 1.2 1.3 1.8

0

45

90

180

270

360 m

Burimi: Co-PLAN dhe Milieukontakt Shqipëri, 2019

Për sa i përket matjes së VOC-ve (përbërjeve organike volatile) problematikë kanë rezultuar të katër institucionet arsimore, ku niveli i ndotjes ka qenë gati 30 herë mbi normat (kujtojmë se standardi është 0.05mg/m3) edhe gjatë orëve të pasdites. Ndërkohë nga matjet rezultojnë vlera mjaft të larta që nisin nga 1.3 mg/m3- 2.1 mg/m3. Referuar të dhënave të mësipërme shohim që në dy institucionet publike, Shkolla 9-vjeçare J. De Rada dhe Kopështi “101 Dalmatët”, normat e Bashkimit Evropian janë kaluar me mbi 30 herë. Kjo tregon një ndër shkaqet e ndotjes vjen nga automjetet motorike për shkak të djegies të papërpunuar të karburantit.

2.1 Ndertesa

5


Niveli i zhurmave në institucionet arsimore Në Tiranë, pjesa më e madhe e shkollave janë të vendosura në zona të urbane, të cilat janë pranë zonave me aktivitet ekonomik dhe ndërtimor. Një gjë e tillë ndodh si pasojë e mungesës së hapësirave për të ndërtuar institucione të edukimit ose nga zhvillimi i shpejtë që ndodh përreth këtyre hapësirave. Burimet e ndotjes vlerësohen të jenë: trafiku (kushtet dhe përdorimi i rrugëve), zhurmat nga automjetet (motoçikletat, autobusët dhe kamionët), aktiviteti ndërtimor, bizneset rekreative dhe ekonomike (bare, restorante, etj). Efektet e zhurmave tek nxënësit e shkollave, janë si më poshtë: • mungesë e përqëndrimit gjatë procesit të mësim-nxënies, • nivel i ulët i dëgjimit gjatë shpjegimit dhe diskutimit, • humbje e interest për të studiuar, • komunikim me zë të lartë nxënës-mësues dhe nxënës-nxënës në klasë, • shqetësim nga zhurmat e jashtme, duke shkaktuar dhimbje të kokës apo stres. Sipas Udhëzimit Nr.8, datë 27.11.2007 “Për nivelet kufi të zhurmave në mjedise të caktuara” niveli i lejushëm i zhurmave në mjediset brenda shkollave është 35 dB, në mënyrë që të kryehet një proces i pashqetësuar mësimor. Institucionet arsimore në Tiranë janë monitoruar përgjatë mëngjesit dhe drekës. Vihet re se institucionet arsimore të cilat janë vendosur më pranë qendrës së Tiranës janë më të prekura nga niveli i lartë i zhurmave. E kundërta ndodh me ato të vendosura në zona me akses më të ulët të automjeteve apo pa prani të aktivitetit ndërtimor pranë. Përgjatë paradites (Harta 7) rezulton se shkollat 9-vjeçare të ekspozuara ndaj niveleve të larta të zhur

mave janë: “Emin Duraku”, “1 Maji”, “Instituti i Nxënësve që nuk dëgjojnë”, dhe “7 Marsi”. Sa i përket gjimnazeve, institucionet që shqetësohen më tepër janë: “Asim Vokshi”, “Teknike Ekonomike”, “Andon Zako Çajupi” dhe “Qemal Stafa”. Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit janë të ekspozuara ndaj këtij fenomeni duke qenë se janë të pozicionuara përkundrejt rrugëve kryesore të transporit rrugor. Ndërsa gjatë drekës (Harta 8), monitorimet tregojnë se shkollat 9-vjeçare “Misto Mame”, “4 Dëshmorët”, “1 Maji” dhe “Vasil Shanto” janë të ekspozuara nga niveleve të zhurmave të larta se 55 dB. Në të njëjtën situatë ndodhen edhe 9-vjeçare “Fan Noli” dhe Fakulteti i “Inxhinierisë Matematike dhe Fizike”. Më qartë janë paraqitur në figurën e mëposhtme. Në Shqipëri ka rregullore në lidhje me kontrollin e ndotjes nga zhurma në zona urbane dhe turistike, po nuk ka asgjë për institucionet arsimore. Masat që rekomandohen për të zvogëluar ndotjen nga zhurmat në këto institucione janë: 1. të kenë të integruar në ndërtesa sisteme të mira izolimi të zhurmës; 2. të kenë në perimetrin e tyre konstruksion rrethues të lartë me material druri ose betoni; 3. krijimi i brezit mbrojtës të gjelbër. Bimësia e dendur absorbon një intensitet zhurme nga 4 deri në 6 dB, në varësi të karakteristikave të bimësisë që mbillet; 4. të zbatohet një rregullore specifike në lidhje me zhurmën në institutet arsimore në mënyrë që të ndalohen ose largohen burimet e zhurmës, që ndodhen përreth perimetrit të tyre; 5. kufizimi i shpejtësisë për automjetet rrugore pranë mjediseve të shkollave; 6. ndërgjegjësimi i nxënësve, studentëve dhe stafit akademik në lidhje me problematikën e zhurmave.

6


Harta 7. Niveli i zhurmave në institucionet arsimore gjatë mëngjesit

Harta 8. Niveli i zhurmave në institucionet arsimore gjatë drekës

Burimi: Co-PLAN dhe Milieukontakt Shqipëri, 2019 7


Hapësirat e gjelbërta në institucionet arsimore Rritja e vazhdueshme e qyteteve nënkupton rritjen e shkarkimeve të CO2 dhe grimcave të ngurta pezull në ajër. E megjithatë, roli qe luan gjelbërimi i hapësirave përreth shkollave në pastrimin e ajrit shpesh nënvlerësohet. Bimët jo vetëm që ulin nivelet e CO2, por gjithashtu mund të filtrojnë lëndë të grimcave të dëmshme nga ajri.

Hapësirat e gjelbërta në përditshmërinë e nxënësve/studentëve janë të domosdoshme për relaksimin dhe për të rritur kreativitet gjatë periudhave të pushimit. Pjesa me e madhe e nxënësve gjatë kohës së pushimit qëndrojnë të ulur në dysheme ose bordura, duke rrezikuar kështu të kenë problem me qëndrimin.

Nga evidentimi në terren i institucioneve arsimore (kopshteve, shkollave 9-vjeçare, shkollave të mesme dhe universiteteve) brenda unazës së vogël të Tiranës vëmë re se gjelbërimi është i pranishëm. Në oborret e institucioneve arsimore numërohen 1323 pemë të llojeve të ndryshme (Tabela 1). Vihet re se prania më e lartë e drurëve është në mjediset përreth universiteteve.

Për të krijuar dhe shtuar hapësirat e gjelbra në një shkollë rekomandohet që: • të ngrihet një këshill mjedisor (Ekipi i Gjelbër), i cili drejtohet nga drejtuesi i institucionit, dhe në bordin e tij të jenë përfaqësues nga të këshilli studentor, këshilli i prindërve, edukatorë, mësues, profesorë për të siguruar drejtimin e përgjithshëm dhe për t’u fokusuar në ndryshimet e vazhdueshme, • të zhvillohet një rregullore ku janë të përcaktuar qartë vizioni dhe qëllimet vjetore në lidhje me gjelbërimin e hapësirave brenda sipërfaqes së institucionit, • të zhvillohet një Plan i Gjelbër ku të jenë të përcaktuara sipërfaqet që do mbillen, bimësia që do përzgjidhet dhe personat që do të përfshihen.

Sipërfaqet e gjelbërta variojnë nga 0.5m2 në shkollën 9-vjecare “4 Dëshmorët” deri në 1460m2 në shkollën 9-vjecare “Mihal Grameno”. Kjo diferencë është treguesi i mungesës së një standardi për madhësinë e sipërfaqeve të gjelbërta brenda institucioneve arsimore.

Tabela 1. Prania e hapësirave të gjelbëruara në institucionet arsimore Nr. Institucionet arsimore Numri i Institucioneve 1 Kopshte 30 2 Shkolla 9-vjeçare 14 3 Shkolla të mesme 7 4 Universitete 20 Totali 71

Sip. totale e shkollës m2 20,232.68 121,269.6 47,043.67 40,025.87 228,571.82

Sip. e godinës m2

Numri i pemëve

6,898.94 38,803.27 15,713.24 14,998.95 76,414.4

171 667 246 239 1323

Burimi: Co-PLAN dhe Milieukontakt Shqipëri, 2019

8


Harta 9. Identifikimi i pemëve dhe hapësirave të gjelbërta në institucionet arsimore në Tiranë

Burimi: Co-PLAN dhe Milieukontakt Shqipëri, 2019 9


16

10


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.