Planetet e jashtem dhe planetet xhuxhe

Page 1

Planetet e jashtem dhe planetet xhuxh KLASA 7 LENDA FIZIKE PUNOI MIMOZA ARAPI


Sistemi diellor Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli janë: Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani , Neptuni dhe Plutoni. Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre kanë satelitë natyrorë të emërtuar zakonisht "hëna" sipas emrit të Hënës së Tokës, dhe secili prej planetëve të jashtëm është i rrethuar nga rrathë planetarë prej pluhuri dhe grimcash të tjera. Të gjithë planetet, përveç Tokës, janë emëruar sipas perëndive dhe perëndeshave të mitologjisë greko – romake.



Zbulimi dhe eksplorimi Për një kohë të gjatë në histori, njerëzimi nuk e ka njohur ose kuptuar konceptin e Sistemit diellor. Shumica e njerëzve deri në mesjetën e vonë–Rilindje besonin se Toka ishte e palëvizshme në qendër të Gjithësisë dhe kategorikisht e ndryshme nga objektet hyjnore apo etere që lëviznin përmes qiellit. Edhe pse filozofi grek Aristarku i Samos kishte spekuluar në një riorganizim heliocentrik të kozmosit, Nikola Koperniku ishte i pari që zhvilloi një sistem heliocentrik matematikor parashikues. Në shekullin e 17të, Galileo Galilei, Johannes Kepler dhe Isaac Newton zhvilluan një kuptim të fizikës që çuan në pranimin gradual të idesë se Toka lëviz rreth Diellit dhe se planetet qeverisen nga të njëjtat ligje fizike që qeverisin Tokën. Shpikja e teleskopit solli zbulimin e planeteve dhe hënave të tjera. Përmirësimet të teleskopeve dhe përdorimi i anijeve pa pilot kanë mundësuar hetimin e fenomeneve gjeologjike, të tilla si malet, krateret, fenomenet meteorologjike sezonale, si retë, stuhitë e pluhurit dhe kapelet e akullit në planetët e tjerë.



Ndërtimi i sistemit diellor Dielli është ylli në qëndër të sitemit diellor që prodhon dritë e nxehtësi (elemente të domosdoshme për jetën në tokë). Toka dhe trupat e tjere qiellore të sistemit diellor (duke përfshirë planetet, asteroidet, meteoritet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit (revolucioni) dhe boshtit te vet (rrotacioni). Dielli përbën 99% të masës së sistemit diellor. Energjia diellore mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmjet fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike. Nxehtësia e krijuar nga dielli përcakton klimën (moti) dhe ndërrimin e stinëve në tokë, pra dielli është element i cili mundëson jetën dhe zhvillimin e saj normal në tokë.



Shenja astronomike e diellit është ☉. Rreth 71% e masës së diellit është hidrogjen, 27% është helium, dhe pjesa tjetër 2% përbëhet nga sasi të vogla elementesh të rënda. Mosha e diellit është rreth 4.6 miliardë vjet dhe ai është pothuajse në gjysmën e ciklit të tij të zhvillimit gjatë të cilit ndodh proçesi kimik i shndërrimit të hidrogjenit në helium. Gati 5 milionë ton lëndë diellore kthehet në energji çdo sekondë brenda bërthamës së diellit, duke prodhuar neutrino dhe rrezatim diellor. Pas rreth 5 miliard vjetësh dielli do të shndërrohet në fillim në një gjigand të kuq dhe pastaj në një xhuxh të bardhë, duke krijuar një mjegullnajë planetare.


Satelitët natyrorë

Satelitët natyrorë janë trupa që rrotullohen rreth planetëve. Deri në vitin 1970 njiheshin vetëm 32 satelitë, sot numri i tyre është mbi 60.

Hëna është sateliti natyror i Tokës.

Ajo nuk ka atmosferë dhe nuk ka aktivitet gjeologjik. Në diskun e hënës dallohen dy tipa sipërfaqesh: zonat e ndricuara "kontinentet" që janë zona me kratere të madhësive e thellësive të ndryshme dhe zonat e errta, "detet" që janë zona të sheshta. Faqja e fshehur e hënës është eksploruar me sonda hapësinore. 

Dy satelitët e vetëm të Marsit quhen Fobos dhe Deimos. Janë shumë të vegjël kanë forma të parregullta, gjendën shumë afër Marsit, nuk kanë atmosferë dhe asnjë aktivitet gjeologjik, kanë ngjyrë shumë të errët.


Saturni ka 18 satelitë, ndër të cilët shquhen tre: Hiperioni, Zhapeti dhe Titani.

Hiperioni i vogël me formë shumë të crregullt turbullohet në lëvizjen e tij nga satelitët e tjerë dhe kryen lëvizje krejt kaotike. Është i vetmi satelit i sistemit diellor që mund t'ia kthejë të gjitha pamjet planetit të tij. Zhapeti shquhet për dy faqet e tij krejt të ndryshme, njëra sterrë e zezë, kurse tjetra e bardhë si dëbora. Ngjyra e zezë e njërës faqe vjen nga goditjet që ka marrë nga copërat e satelitëve të tjerë të Saturnit. Titani është shumë i njohur për nga cilësitë e tij të përafërta me tokën: atmosferë të përbërë nga azoti, trysni atmosferike gati sa të Tokës, e cila përmban dhe molekula organike komplekse, gati për të dhënë forma jete, vetëm se temperatura është shumë e ulët -200 gradë C! 

Urani ka 15 satelitë, ndër të cilët dallohet Miranda.

Ndër 8 satelitët e Neptunit dallohet Tritoni


Jupiteri ka 17 satelitë, ndër më të mëdhenjtë janë katër: Io, Europa, Ganimed dhe Kalisto, zbuluar nga Galileu.

Io është shumë aktiv nga pikëpamja gjeologjike, tetë vullkane janë ende në aktivitet. Europa përkundrazi, është një satelit shumë i lëmuar. Ganimedi është më i madhi nga satelitët e Jupiterit dhe ka një reliev mjaft të pasur. Kalisto ka një sipërfaqe të mbushur me kratere


Planetët xhuxhë 

Një planet xhuxh është një objekt në masë planetare që nuk është as një planet i vërtetë, as një satelit natyral.

Pra, ai është në orbitën e drejtpërdrejtë të yllit dhe është mjaftueshëm masiv për gravitetin e tij për ta ngjeshur atë në një formë hidrostatike të baraspeshuar (zakonisht sferoide), por nuk e ka pastruar lagjen e materialeve të tjera rreth orbitës së saj. Termi "xhuxh" per planetet u miratua në vitin 2006 si pjesë e një kategorizimi tre-palësh të trupave që orbitonin Diellin , të shkaktuar nga një rritje në zbulimet e objekteve më larg nga Dielli se Neptuni që rivalizonte Plutonin në madhësi dhe përfundimisht nxiti nga zbulimi i një objekti edhe më masiv, Eris. Përjashtimi i planetit xhuxh nga listat e planeve nga NJAB ka qenë e lavdëruar dhe e kritikuar. Disa planetë xhuxh janë: Plutoni, Eris, Ceres, Haumea, Makemake.


Detyra 

Krijoni nje vizatim : Sistemi ynë diellor

Gjeni informacion per planetët xhuxhë



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.