Summer program 2013 alb

Page 1


2



Tema:

Këndojmë së bashku

Qëllimi:

Angazhimi i fëmijëve në muzikë dhe vallëzim me Dita: qëllim bashkëpunimin në art Këndim Kohëzgjatja:

Lënda: Përshkrimi:

Klasa:

PS-6 1 160 min

Aktiviteti i mëngjesit : 20 min Pas përshëndetjeve të mëngjesit, fëmijëve u prezantojmë programin javor. Dita e parë do të fillohet të këndohet kënga ’Twinkle Twinkle Little Star’. Dita fillohet me dëgjimin e këngës (shiko linkun më poshtë) të paktën dy herë. Herën e parë fëmijët munden vetëm të dëgjojnë, ndërkaq herën e dytë të këndojnë së bashku me videon. Facilitatori do të ketë për detyrë t’u ndihmojnë fëmijëve të mbajnë mend tekstin, fëmijët e vegjël do të kenë nevojë për ndihmë. http://ëëë.youtube.com/user/hooplakidz?v=xKFRSIBP8pA#aid=P9BToa883JI Mësimi fillon pasi fëmijët të kenë dëgjuar këngën, me pas u prezantohet dhe teksti. "Twinkle Twinkle Little Star" Twinkle, twinkle, little star, How I wonder what you are. Up above the world so high, Like a diamond in the sky. Twinkle, twinkle, little star, How I wonder what you are! Up above the world so high… Pas rreth 10 minutash së kënduari dhe mësimit të tekstit, të gjithë fëmijët mund të zgjohen në këmbë dhe të vendosen në rreth. Me qëllim të njoftimit me njëri tjetrin, fëmijët do të inkurajohen të thonë emrin e tyre gati duke e kënduar dhe pastaj të duartrokasin aq herë sa rrokje ka emrin i tyre, duke filluar nga facilitatori. P.sh. Li-ri-do-na tap-tap-tap-tap, Jeta tap-tap, Ple-ur-at tap-tap-tap. Në këtë mënyrë fëmijët do të njoftohen me njëri tjetrin dhe meqenëse të gjithë bëjnë të njëjtën gjë, do të ndjehen më rehat ne shoqëri të njëritjetrit. Pasi të jeni njoftuar fëmijët ndahen ne tre grupe: - Grupi i ritmit, - Grupi i këndimit dhe - Grupi i pianos (sintisajzerit) Secili grup duhet të ketë rreth 5-6 fëmijë, instrumentet përkatëse dhe një facilitator Grupi ritmit: 30 min Nxënësit që do të jenë në grupin e ritmit, do të fillojnë duke bërë një garë mes facilitatorit dhe fëmijëve. Facilitatori do të fillojë duke trokitur me duar një ritëm të thjeshtë dhe fëmijët duhet ta kopjojnë të njëjtin ritëm. Nëse facilitatori do të duartrokasë vetëm një herë pa bërë ritëm tjetër, atëherë fëmijët nuk kopjojnë. Nëse dikush gabon, atëherë facilitatori do të marrë një pikë, nëse askush nuk gabon atëherë fëmijët marrin një pikë. 4


Gara mund të bëhet më interesante duke bërë secilën herë ritme më të vështira. Grupi i këndimit: 30 min Nxënësit që do të jenë në grupin e këndimit në ditën e pare do të mësojnë notat për këngën ‘Twinkle Twinkle Little Star’. Mësimi mund të fillohet duke u spjeguar fëmijëve për pentagramit dhe për notat. Pentagrami është vendi ku shënohen notat muzikore. Përbëhet prej 5 vijave dhe katër fushave. Mund të vizatohet një pentagram I madh në tabelë dhe në të të vizatohet dhe një çelës i madh i violinës. Pastaj do t’u shpjegohet fëmijëve që nota e parë, nota DO, shënohet në vijën e parë ndihmëse nën pentagram. Notat pastaj vazhdojnë të shkruhen RE nën pentagram, MI në vijën e parë në pentagram, FA në fushën e parë, SOL në vijën e dytë, LA në fushën e dytë, SI në vijën e tretë dhe nota DO përsëritet sërish në fushën e tretë. Këto tetë nota të renditura në këtë mënyrë, në muzikë quhen SHKALLË. Kjo shkallë në këtë rast quhet SHKALLA DO MAXHORE.

Nota DO, e para e kësaj shkalle është dhe nota e parë e këngës. Fëmijët mund të fillojnë duke mësuar notat e këngës në vend të tekstit. DO DO SOL SOL LA LA SOL, FA FA MI MI RE RE DO. Pasi notat të jenë shkruar në pentagram në tabelë, fëmijët mund dhe të sfidohen të mbajnë në mend notat dhe të pyeten pa pritur se cila notë është kjo apo ajo.

5


Grupi i pianos (sintisajzerit): 40 min Fëmijët që në ditën e parë do të jenë në klasën e pianos, mund të fillojnë mësimin me pak shpjegime për pianon dhe sintisajzerin. Piano është një instrument muzikor me tastatura. Është një prej instrumenteve më të mëdha. Tingulli i saj realizohet kur ne shtypim tastaturën, ndërkaq çekani Brenda pianos, i cili nuk shihet godet telin. Zakonisht përdorën dy lloje të pianove; ajo pianoforte e cila quhet ndryshe edhe piano e madhe ose piano horizontale, dhe pianino ose piano e vogël apo piano vertikale. Shih fotografinë (fig.1 dhe 2). Meqenëse piano është instrument shumë i madh dhe vështirë bartet, ne do të punojmë me një sintisajzer, i cili është një prej imitimeve të pianos. Sinisajzeri ose Sinti është një instrument elektronik, i cili mund të kopjojë tingullin e shumë instrumenteve, por më së shumti përdoret si zëvendësim i pianos. Pasi kemi mësuar pak teori për këtë instrument, fëmijët do të inkurajohen të afrohen te instrumenti dhe të shohim instrumentin nga afër. Dalëngadalë, atyre mund t’u shpjegohet pak se si luhet në sintisajzer. Secili nga fëmijët do të ulet nga 2-3 minuta në karrige dhe do të mësojë të luajë me dorën e djathtë të luajë me secilin nga 5 gishtat e dorës së djathtë nga një notë. Fillohet me notën DO, si në fotografi dhe vazhdohet 1-DO, 2-RE, 3-Mi, 4FA dhe 5-SOL. Është mjaft e vështire, mirëpo ky mësim do të jetë më shume informues dhe njoftues për fëmijët.

6


Kjo mund të zgjasë 20 minuta dhe më pas të ndërrohen klasat. Fëmijët qe me pare ishin në klasën e ritmit shkojnë në klasën e sintisajzerit ku përsëritet mësimi sërish. Kjo ndodh edhe për herë të tretë. Përfundimi i mësimit: Kënga e mëngjesit mund të përsëritet edhe një herë në përfundim te mësimit sa për relaksim para shkuarjes në shtëpi.

Variacione: Materiale:

E njejta orë mësimore mund të mbahet me fëmijët më të mëdhenj duke bërë lojën ritmike më të vështirë. Një sintisajzer dhe dy ksilofon (njeri me i madh, e tjetri me i vogël), drums e tarabuka, letra, ngjyra, tabelë.

Fletë Pune Referencat:

7


Fig. 1. Pianoforte

Fig. 2. Pianino

8


Tema:

Këndojmë e luajmë së bashku

Qëllimi:

Angazhimi i fëmijëve në muzikë dhe vallëzim me qëllim Dita: bashkëpunimin në art Këndim Kohëzgjatja:

Lënda: Përshkrimi:

Klasa:

PS-6 2 110 min

Aktiviteti i mëngjesit: 40 min Dita e dytë fillohet me fëmijët duke kënduar e luajtur së bashku me videon e këngës ‘Head, Shoulders, Knees and Toes’ te paktën dy here. Shiko linkun më poshtë. Fëmijët duhet të inkurajohen të bëjnë lëvizjet si në video. https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=Ozzo7GQLoAE#! Pas rreth 10 minutash së kënduari këngën dhe së kuptuari tekstin e saj, duke analizuar fjalët për pjesët e ndryshme të trupit, mësimin mund ta vazhdojmë duke ndarë fëmijët në grupe. Por, para kësaj, nxënësit, do të mësojnë për Vlerat e Notave dhe Pushimeve Muzikore. Notat si në shembull do të vizatohen në tabelë.

9


Pasi jemi siguruar se të gjithë i kanë kuptuar vlerat e notave dhe pushimeve në muzikë dhe i kemi vizatuar të gjitha këto në tabelë, do të luajmë një lojë. Loja - Nxënësit do të qëndrojnë me shpinë të kthyer nga tabela dhe facilitatori do të fshijë njërën nga notat ose pushimet në tabelë. Nxënësit do të kthehen dhe do të mundohen të gjejnë se cila është fshirë. Cili nxënës do t’ia qëllojë, do të fitojë një pikë. Loja do të vazhdojë deri sa të gjitha notat në tabelë të jenë fshirë. Pas lojës, fëmijët të ndarë në grupe do të ndahen në grupe dhe do të shkojnë në grupet përkatëse.

Grupi i ritmit: 20 min Nxënësit që do të jenë në grupin e ritmit, në ditën e dytë do të bëjnë një garë mes vete. Të ulur në rreth, duke filluar nga facilitatori do të trokasin me duar një ritëm. Ritmi i njëjtë duhet të trokitet nga të gjithë nxënësit. Kur të gjithë të kenë bërë të njëjtin ritëm, nxënësi afër facilitatorit do të fillojë duke trokitur një ritëm tjetër pakëz më të vështirë. Do të vazhdohet kështu deri sa të gjithë të kenë bërë një ritëm unik dhe të gjithë të kenë kopjuar atë. Për fëmijët më të mëdhenj mund të përdoret sistemi të fitohen ose humben pikë, ndërkaq për fëmijët e vegjël, mjafton të inkurajohen të ushtrojnë. Gara mund të bëhet më interesante duke bërë secilën herë ritme më të vështira. Grupi i këndimit: 20 min Në ditën e dytë, klasa e këndimit do të inkurajohet të ushtrojnë në përkujtimin e këngës së ditës së pare ‘Twinkle Twinkle Little Star’ dhe të mbajnë mend notat e këngës. Përsëriten notat dhe shkalla DO Maxhore njësoj sikur ne ditën e parë. Shih planin e ditës së parë.

Grupi i pianos (sintisajzerit): 30 min Pasi qe dje kemi mësuar pak teori për këtë instrument, fëmijët do të inkurajohen të afrohen te instrumenti dhe të shohim instrumentin nga afër. Dalëngadalë, atyre mund t’u shpjegohet pak se si luhet në sintisajzer. Secili nga fëmijët do të ulet në karrigen para sintit dhe do t’u shpjegohet në pika të shkurtra se si luhet në këtë instrument. Instrumentisti duhet të ulet ne karrige gati se në cep të karriges, të rrijë me shpinë sa më drejtë dhe duart vendoset mbi tastatura pa u mbështetur diku. Duart duhet të vendosen në mënyre rrumbullakë mbi piano. Edhe gishtat mbi secilën tastaturë duhet të jenë të vendosur në mënyrë rrumbullakë, aspak të shtrirë ose të zgjatur. Secili nga fëmijët do të ulet nga 2-3 minuta në karrige dhe do të mësojë të luajë me dorën e djathtë të luajë me secilin nga 5 gishtat e dorës së djathtë nga një notë. Fillohet me notën DO, si në fotografi dhe vazhdohet 1-DO, 2-RE, 3-MI, 4-FA dhe 5-SOL. Është mjaft e vështire, mirëpo ky mësim do të jetë më shumë informues dhe njoftues për fëmijët. Këtë ditë, fëmijët inkurajohen të luajnë melodinë e “Twinkle twinkle little star”. Nota DO luhet me gishtin e madh të dorës së djathë, nota SOL me gishtin e katërt (të unazës) (për disa fëmijë ndoshta duhet të zgjatet pak, nota LA me gishtin e vogël dhe pastaj prapa SOL-gishti 4. Meqenëse fëmijëve mund t’u duket shumë e komplikuar të vazhdohet më shumë, mësimin mund ta përfundojmë me vetëm këto nota dhe me notat tjera vazhdohet ne ditët në vazhdim.

10


Kjo mund të zgjasë 20 minuta dhe më pas të ndërrohen grupet. Fëmijët që më parë ishin në klasën e ritmit shkojnë në klasën e sintisajzerit ku përsëritet mësimi sërish. Kjo ndodh edhe me grupin e tretë. Përfundimi i mësimit: Kjo ditë mund të përfundojë duke kënduar dhe luajtur këngën “Head, Shoulders, Knees and Toes” sërish sa për relaksim para përfundimit të ditës.

Variacione: Materiale:

E njëjta ore mësimore mund te mbahet me fëmijët me te mëdhenj duke zgjedhur ndonjë këngë për te rritur. Kënga mund te zgjidhet nga fëmijët vete apo nga facilitatori Dy sintisajzera dhe dy ksilofone (njeri me i madh, e tjetri me i vogël), drums e tarabuka si dhe instrumente me te goditura shtese.

Fletë Pune Referencat:

11


Tema:

Këndojmë së bashku

Qëllimi:

Angazhimi i fëmijëve në muzikë dhe vallëzim me qëllim Dita: 3 bashkëpunimin në art Këndim Kohëzgjatja: 120 min

Lënda: Përshkrimi:

Klasa:

PS-6

Aktiviteti i mëngjesit: 20 min Sikurse në dy ditët e para, mëngjesin e fillojmë me një këngë, e cila të mërkurën do të jetë “If You're Happy And You Know It” https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=HGsHd9RuYRg Pasi kemi kënduar këngën e mëngjesit, fëmijet do të ndahen në grupe. Grupi i Dirigjimit: 45 Në këtë grup fëmijët do të mësojnë se kush është Dirigjenti dhe çfarë pune bën ai. Dirigjenti është ai personi i cili rri në këmbë para një orkestre dhe bën me duar e me gjeste shenja për instrumentistët. Dirigjimi është art përformues i drejtimit të një orkestre përmes gjesteve me duar dhe atyre trupore. Detyra kryesore e dirigjentit është që të mbajë bashkë instrumentistët e një orkestre ose këngëtarët e një kori, por jo vetëm kaq. Ai ka për detyrë t’u japë energji muzicientëve, t’u japë kritika e këshilla dhe të ndihmojë ata të kenë një zë të përbashkët sa më të mirë të mundshëm. Herbert Von Karajan, njihet si dirigjenti më i mirë i të gjitha kohërave. (shih fig. 1 dhe 2) Ai gati se gjithë jetën e tij ka qenë dirigjent i Filarmonisë së Berlinit dhe gjatë asaj kohe sa ai ka punuar aty, kjo orkestër ka arritur të ngritët si Orkestra më e mirë në botë. Pas mësimit të shkurtër teorik, fëmijët do të inkurajohen, që secili të praktikoj lëvizjet e dirigjimit për disa minuta (shih fig. 3) dhe pastaj fëmijët inkurajohen të dalin me radhë para gjithë grupit dhe të përforjmojnë ato lëvizje. Grupi i vizatimit: 45 Ky grup do të ketë letra dhe ngjyra druri e lapsa në dispozicion dhe do të vizatojë e ngjyrosë instrumente të ndryshme dhe notat të cilat janë mësuar në ditën paraprake. Shih fig. 4. Pasi grupi i dirigjimit dhe i vizatimit të kenë përfunduar me aktivitetin e përcaktuar ata ndërrojnë grupet. Përfundimi i mësimit: Kjo ditë mund të përfundojë duke kënduar dhe luajtur sërish këngën e mëngjesit sa për relaksim para përfundimit të ditës.

Variacione: Materiale: Fletë Pune

Fig.1 – Fig 3

Referencat: 12


Fig. 1

Fig. 2

13


Fig. 3

14


Fig. 4

15


Tema:

Këndojmë e luajmë së bashku

Qëllimi:

Angazhimi i fëmijëve në muzikë dhe vallëzim me qëllim Dita: bashkëpunimin në art Këndim Kohëzgjatja:

Lënda:

Klasa:

PS-6 4 120 min

Përshkrimi: Aktiviteti i mëngjesit: 20 Dita e katërt fillohet me fëmijët duke kënduar e luajtur së bashku me videon e këngës “The Wheels on the Bus” të paktën dy herë. Linku është paraqitur më poshtë: https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=8xSRDtOEYEQ Pas këngës, mundemi të rikujtojmë së bashku me fëmijët se cilat ishin vlerat e notave e më pas ndahemi në grupe sërish (shih dita e dytë). Grupi i ritmit: 30 min Në këtë ditë, fëmijët e klasës së ritmit, do të shfrytëzojnë disa shkopinj druri të thjeshta ose gypa të thjeshtë plastikë. Me këto, duke u nisur nga facilitatori e duke kaluar te secili nxënës do të bëjmë ritme të ndryshme duke u munduar e duke e kopjuar atë. Do të ishte shumë interesante që te fillohet me një ritëm fare të thjeshte dhe nxënësit te shtojnë nga një ‘beat’ secili. Dhe kështu grupi prej 5-6 fëmijëve, do të ketë një ritëm mjaft të vështirë në fund të cilin do të mundohemi ta mbajmë në mend dhe të përsërisim sërish. Për ta bërë sa më sfidues, do të përdorim sistemin me pikë sërish. Nxënësi që habit ritmin, do të humbasë një pikë. Grupi i këndimit: 30 min Grupi i këndimit do të vazhdojë mësimin aty ku ka mbetur, të mësimi i notave të këngës “Twinkle Twinkle Little Star”. Të përkujtohen se ku gjenden notat që kishim mësuar në ditën e martë. Nota DO, shënohet në vijën e parë ndihmëse nën pentagram. Notat pastaj vazhdojnë të shkruhen RE nën pentagram, MI në vijën e parë në pentagram, FA në fushën e parë, SOL në vijën e dytë, LA në fushën e dytë, SI në vijën e tretë dhe nota DO përsëritet sërish në fushën e tretë. Këto tetë nota të renditura në këtë mënyrë, në muzikë quhen SHKALLË. Kjo shkallë në këtë rast quhet SHKALLA DO MAXHORE (shih ditën e parë). Fëmijët mund të fillojnë duke mësuar notat e këngës në vend të tekstit. DO DO SOL SOL LA LA SOL, FA FA MI MI RE RE DO.

16


Sfida e ditës së sotme do të jetë që të mbajmë mend këngën tërësisht duke kënduar vetëm notat dhe jo tekstin. Grupi i pianos (sintisajzerit): 40 min Edhe fëmijët në grupin e sintisajzerit, do të kenë për detyrë të rikujtojnë mësimin e ditës së martë. Fëmijëve duhet tu përkujtohet se si duhet të ulen, si të mbajnë pozitën e trupit dhe të duarve. Secili fëmije me radhë ulet të sinti dhe luan notat e mësuara me parë. Pasi janë përkujtuar dhe luajtur këto nota, shtojmë dhe notat e tjera të këngës.

FA-gishti I tretë (i mesmi), FA- e dytë bëhet më gishtin e katërt (i unazës), MI-Gishti i tretë, MI-sërish gishti i tretë, RE-gishti I dytë (tregues), RE-gishti I dytë dhe DO-gishti i parë (i madhi). Kjo duhet të përsëritet disa herë që të mbahet mend. Të kihet parasysh që secili fëmijë ka nevojë të studiojë sadopak mbi sint që të kuptojë dhe të mbajë në mend. Përfundimi i mësimit: Kjo ditë mund të përfundojë duke kënduar dhe luajtur këngën “Head, Shoulders, Knees and Toes” sërish sa për relaksim para përfundimit të ditës.

Variacione: Materiale:

E njejta orë mësimore mund të mbahet me fëmijët më të mëdhenj duke bërë lojën ritmike më të vështirë. Një sintisajzer dhe dy ksilofona (njeri me i madh, e tjetri me i vogel), drums e tarabuka, letra, ngjyra, tabelë.

Fletë Pune Referencat:

17


Tema:

Këndojmë e luajmë së bashku

Qëllimi:

Angazhimi i fëmijëve në muzikë dhe vallëzim me Dita: qëllim bashkëpunimin në art Këndim Kohëzgjatja:

Lënda:

Klasa:

PS-6 5 120 min

Përshkrimi: Aktiviteti i mëngjesit: 20 Dita e pestë fillohet me fëmijët duke kënduar e luajtur së bashku me videon e këngës ’Old MacDonals Had a Farm’ të paktën dy herë. Linku është paraqitur më poshtë: https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=G1rYj9QPGds Pas këngës ndahemi në grupe. Grupi i ritmit: 30 min Fëmijët në grupin e ritmit, në këtë ditë do të luajnë një lojë e cila quhet “Trupi, instrumenti ynë”. Kjo lojë përfshin trupin tonë si instrument me të goditur. Do të fillohet me shpjegimin e tingujve që lëshon trupi ynë. KOKA-Godasim kokën tonë me dorën e djathë dhe bëjmë me gojë ‘BOING BOING’ HUNDA-Prekim hundën me gishtin tregues dhe bëjmë me gojë ‘HONK HONK’ VESHËT-Kapin të dy veshët me duart tona dhe duke i ngrehur bëjmë me gojë ‘DING DONG’ DUART-Trokasim duart bashkë dhe duke i trokitur bëjmë me gojë ‘KLLAP KLLAP’ KËMBËT-Shkelmojmë me këmbë në tokë dhe bëjmë me gojë ‘TAP TAP’. Në varësi të numrit të fëmijëve, mund të luajmë edhe me prapanicën duke bërë me gojë ‘HI HI HI’. Pasi jemi renditur në rreth dhe secili fëmijë ka një tingëllimë, mësuesi duke thirrur emrat e tyre, fton fëmijët të bëjnë tingullin e vet. Pas rreth 5 minutash ushtrime do të kemi një orkestër të vockël dhe mësuesi duke bërë rolin e dirigjentin fton ata të bëjnë një melodi të gjithë së bashku. Do të jetë lojë shumë interesante. Për fëmijët më të rritur, kjo lojë mund të bëhet më e vështire kur ata inkuarojen të luajnë lojën edhe prap. Grupi i këndimit: 30 min Grupi i këndimit do të vazhdojë me mësimin e notave të këngës “Twinkle Twinkle Little Star”. Fëmijët të ndarë në grupe do te vizatojnë dhe shkruajnë notat në pentagram. Në fund grupet prezantojnë punën e tyre dhe vlerësohet se cili grup ka arritur të kujtoj notat e prezantuara në ditët në fillim të javës. Më pas fëmijët mund të fillojnë duke mësuar notat e këngës në vend të tekstit. DO DO SOL SOL LA LA SOL, FA FA MI MI RE RE DO. Sfida e ditës së sotme do të jetë që të këndohet kënga, një strofë me tekst dhe një strofë me nota. Kështu, fëmijët do të mbajnë në mend këtë këngë përgjithmonë. Grupi i pianos (sintisajzerit): 40 min Edhe fëmijët e klasës së sintit do të kenë për detyrë të ushtrojnë mësimin e këngës në sint. Secili duhet të ketë të paktën 3 minuta kohë të ushtrojë e të mbajë ne mend këngën. 18


Përkujtojmë të gjitha rregullat të cilat fëmijët kanë mësuar deri tani dhe provojnë të luajnë komplet këngën në notat qe janë mësuar më herët. Fillimisht luhet vetëm pjesa e parë e këngës e pastaj shtohet edhe pjesa e dytë. Kjo duhet të përsëritet disa herë që të mbahet mend. Të kihet parasysh që secili fëmijë ka nevojë të studiojë sadopak mbi sint që të kuptojë dhe të mbajë në mend. Qëllimi mund të jetë që grupi në performancën e fundit të performojë këngën në sint, në dy sinte, duke u ndërruar për secilën strofë. P.Sh. Dy luajnë strofën e parë, duke u ndërruar shpejtë, dy të tjerët luajnë refrenit dhe në fund dy të tjerët luajnë strofën e dyte.

Përfundimi i mësimit: Kjo ditë mund të përfundojë duke kënduar dhe luajtur këngën e mëngjesit sërish sa për relaksim para përfundimit të ditës e pse jo dhe këngën ’Twinkle Twinkle Little Star’. Variacione: Materiale:

E njëjta orë mësimore mund të mbahet me fëmijët më të mëdhenj duke bërë lojën ritmike më të vështirë.. Një sintisajzer dhe dy ksilofona (njëri më i madh, e tjetri me i vogël), drums e tarabuka, letra, ngjyra, tabelë.

Fletë Pune Referencat:

19



Përmbajtja programore

DITA:

Tërësitë mësimore

Njësia mësimore

E hëne

Atletike

- Lojëra elementare. - Kërcimi se larti teknika “gërshëre”

E marte

E mërkurë E enjte

Basketboll dhe volejboll Futboll dhe volejboll Basketboll dhe volejboll

E premte

Tenis dhe Futboll

- Pasimi i topit me dy duar. - Dëbimi I topit me gishtërinj

- Pasimi i topit me pjesën e brendshme te shputës - Dëbimi i topit me “çekan” - Driblimet. - Shërbimi shkollor. - Lëvizjet me reket dhe top. - Gara (turnir)

JAVA E FUNDIT: DICIPLINA ATLETIKË DHE FUTBOLL

TEMA - Lojëra pa kufi . - Gara (turnir)

21


Skica:

LOJTARI

1

.

2.

LOJTARI ME TOP

3

PENGESAT

4.

LEVIZJA E LOJTARIT PA TOP

5. - - -----

LEVIZJA E TOPIT

6.

DOREZIMI I TOPIT

7.

HUDHJA E TOPIT NE KOSHE

8. Vija spirale

DRIBLIMI

9

FASCILITATORI

FF

22


Tema:

Lojëra elementare

Klasa:

1-6

Qëllimi:

Lëvizje ,orientim, shkathtësi dhe precizitet

Dita:

1

Lënda:

Edukate fizike

Kohëzgjatja:

1h e 30 min

Përshkrimi:

Loja: Ora e prishur -

.

-

Me anë të rrathëve të belit ose duke vizatuar me rrathë në dysheme formohet një rreth i madh në formë ore. Vendoset një rreth me pak sesa numri i nxënësve që marrin pjesë në këtë aktivitet. Fasilitatori është në mes të rrethit dhe duhet ta ketë orën në dorë. Hapi tjetër që fasilitatori do ta bëjë është thirrja me zë, tik-tak, tik-tak ndërsa nxënësit ndjekin ritmin me ecje. Pastaj, ritmi tik-tak, duhet të shpejtohet dhe fëmijët ta përcjellin atë ritëm në vrapim të lehtë. Në momentin kur bie zilja, fëmijët vrapojnë për të zënë vendet në rrathë. Fëmija i cili ka mbetur jashtë rrethit futet në vendin e fasilitatorit dhe bën prezantimin e vetës. Pas kësaj një rreth duhet të largohet ose te shënjohet me X nëse rrathët janë të vizatuar. Loja vazhdon kështu derisa të prezantohet secili fëmijë.

Loja me aeroplan Fëmijët e ndarë ne dy grupe janë te pajisur me nga një letre të formatit A4, njëri grup ka letra te bardha ndërsa grupi tjetër ka letra te verdha. Fëmijët me letra krijojnë aeroplanin e tyre secili për veten e vet, ku edhe vete fasilitatori i grupit duhet ta krijoje një te tille. Udhëheqësi e vizaton një vije ne mes te fushës, ku nga vija ne një distance 2-3 metra vendoset një shporte mundësisht me e madhe se ato standardet. Te dy grupet afrohen te vija. Fillojnë të hedhin aeroplanët e tyre në shportë të gjithë fëmijët një nga një me radhë se pari fëmijët e rreshtit të parë dhe më pastaj fëmijët e rreshtit të dytë. . Pasi te gjithë aeroplanët te jene hedhur ne drejtim te shportës ose ne shporte. Fasilitatori e merr shportën dhe bën numërimin ne mënyrë qe te dihet se cila skuadër ka fituar. Skuadra qe ka futur me shume aeroplan ne shporte është fituese. Vlerësimi: Te gjithë ulemi ne një vende te përshtatshëm ne forme rrethi dhe e diskutojmë rreth aktiviteteve te ditës se sotme. ATLETIKË - Kërcimi se larti teknika “gërshërë” Fasilitatori evidenton numrin e fëmijëve në grupin e tij dhe me pas kërkon qe nxënësit te vrapojnë 2 rrathë rreth palestrës/fushës ne mënyrë qe përmes vrapimit te bëjnë përgatitjen (ngrohjen) e organizmit dhe zgjatjen e muskujve duke filluar nga muskujt e qafës, duarve, trungut, gjymtyrëve te poshtme deri ne shputa. Pjesa kryesore 25-30 minuta Fasilitatori informon nxënësit për njësinë mësimore dhe paraqet para tyre fotografi qe tregon kërcimin se larti me tekniken “gërsher” dhe pasi që fëmijët e shohin fotografi nga kërcimi se larti, fasilitatori e demonstron teknikisht kërcimin. Kërkohet qe secili nxënës te realizon ushtrimin me radhë, një herë nga ana e majtë, e pastaj 23


nga e djathta duke u bazuar ne kriteret e suksesit. Kriteret e suksesit: * Te respektohen 4 fazat e kërcimit se larti (vrulli, shtytja, fluturimi dhe rënja) * Te demonstrojnë se: 1. Vrulli bëhet në hark 2. Këmba shtytëse është këmba e jashtme 3. Këmba sulmuese është këmba e brendshme 4. Steka sulmohet me këmbë te shtrire. Fasilitatori do te jap për secilin nxënës informacion kthyes me gojë për përformancen e shfaqur. Pasi e kuptojnë mire ushtrimin, nxënësit do ta bëjnë vlerësimin e përformances se njeritjetrit gjate ekzekutimit te teknikes “gërsher” Ne fund fasilitatori organizon garën për kalimin e stekës sa me te larte. Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i te nxënit 5 min. Për te vlerësuar përfitimin e njohurive nga na e nxënësve fasilitatori parashtron pyetjet:  Çfarë kemi mësuar sot?  Cilat janë fazat e kërcimit lart me tekniken “gërsher”?  Me cilën këmbë shtyhemi.  Cila këmbë e sulmon stekën? Pas përgjigjeve te nxënësve ora mbaron me renditjen e tyre ne rresht me anën e komandës gatitu dhe brohoritja “urra”.

Variacione:

Ne palestër dhe ne ambiente te hapura

Materiale:

Letra dy ngjyrëshe, shporta shkumësi, rrathë, lapsa dhe fletore.

Fletë Pune

Ilustrimi

Referencat:

24


Tema:

BASKETBOLL - Pasime

Klasa:

1-6 2

Qëllimi:

Qëndrueshmëri, shkathtësi, lëvizje të ndryshme.

Dita:

Lënda:

Edukate fizike

Kohëzgjatja: 2.5

Përshkrimi: Pjesa hyrëse:

Loja “ta lash” - Fasilitatori së pari i organizon fëmijët në rreth dhe njëkohësisht ai/ajo mbanë një shami në dorë e tij/saj. Pastaj ju tregon që në momentin e sinjalizimit të tij me bilbil fëmijët duhet të vrapojnë që të kapin shaminë. Fëmija i parë që e kap shaminë, ai/ajo e ka kilen. - Të gjithë fëmijët vrapojnë dhe ikin prej fëmijës i cili e ka kilen. Ky fëmijë në momentin që e prek me dorë njërin prej fëmijëve atij fëmije duhet t’ia jap edhe shaminë (Shamia nënkupton Kilen). Nëse loja zgjatë shumë, atëherë duhet të kufizohet koha p.sh. fëmija që ka kilen duhet për 30 sekonda ta dorëzoj shaminë, ndërsa fëmija që merr kilen tri herë duhet të largohet nga loja. - Hapi i parë - Fasilitatori i organizon fëmijët në rreth dhe secilin e pajis me nga një top. Fëmijët lihen të lirë të lozin me top në një kohëzgjatje prej pesë minutash. - Hapi i dytë - Me anë të bilbilit, fasilitatori sinjalizon grumbullimin e fëmijëve. Pas grumbullimit të tyre fëmijët formojnë rrethin. Në mes të rrethit futet fasilitatori dhe bën lëvizje të ndryshme me top të cilat duhet të imitohen nga fëmijët. - Hapi i tretë – Në mes të rrethit vendoset një shportë, ku pastaj të gjithë fëmijët me radhë duhet të fusin topin në shportë. - Hapi i katërt - Fëmijët grupohen në qifte dhe pastaj fillon pasimi i topit fillimisht në distanca të shkurta prej 1 (një) metër, ku sipas nevojës distanca mund të rritet, dhe pastaj së pari pasohet me dorën e djathtë pastaj me të majtën. - Hapi i pestë – Fëmijët radhiten në dy kolona përballë njëra tjetrës dhe fillojnë të bëjnë pasimin e topit te lojtari që ka përballë. Të dy lojtarët nga secila konlonë të cilët kanë pasuar topin, kalojnë në fund të kolonës dhe kështu i lëshohet radha çiftit tjetër. -

I njëjti ushtrim përsëritet, por këtë radhë fëmija pasi që pason topin, ndërron kolonën duke rreshtuar në fund të saj (në fund të kolonës përball). Aktiviteti vazhdon, me pasimet e topit në variante të ndryshme (me katër kolona)

Loja e radhës: Preciziteti Së pari bëhet rreshtimi e fëmijëve në vijën e gjuajtjes së lirë të përcaktuar nga fasilitatori përballë koshit. Me dhënien e sinjalit, fëmijët duhet të shpejtojnë të shënojnë sa më shumë pikë në mënyrë që të arrijnë numrin prej 10 pikësh. Ekipi i cili më shpejt 10 pikët e kërkuara, shpallet fitues. Nëse loja zgjatë, atëherë numri kërkuar prej 10 pikësh mund të zvogëlohet. Vlerësimi: 5 minutat e fundit, të gjithë fëmijët dhe fasilitatori i grupit ulen në rrethe në një vend të përshtatshëm dhe diskutojnë rreth aktiviteteve të ditës. Tregim i shkurtër, varësisht nga mosha e fëmijëve; “Biografi e një basketbollisti të njohur”

25


VOLEJBOLL - Dëbimi i topit me gishtërinj -

-

-

Fasilitatori e shpjegon se si bëhet dëbimi i topit me gishtërinj dhe demonstron para fëmijëve, përderisa fëmijët janë të radhitur në rresht. Duke qenë të pozicionuar nxënësit në rresht dhe mësuesi përball fëmijëve, bëjnë imitimin e dëbimit të topit me gishtërinj pa top. Nxënësit duke qenë ende të organizuar në rresht, por të pajisur me topa të lehtë, ngritin topin lartë me mollëza të gishtërinjve dhe fillojnë të pickojnë topin me të gjithë gishtërinjtë në vend dhe në lëvizje. Nxënësit grupohen në 2 kolona. Njëra nga kolonat mbanë topin. I pari i kolonës e dërgon topin të kolona përballë duke e pickuar topin dhe pastaj vendoset në fund të kolonës, ndërsa dorëzimi i topit vazhdon tutje. Vazhdohet me të njëjtin ushtrim, por tani e topi duhet të dorëzohet duke e pickuar dhe duke e ngritur në një lartësi deri në 30 centimetra. Vazhdohet prapë me të njëjtin ushtrim, por në këtë rast topi dëbohet me gishtërinj te lojtari i parë në kolonën përballë dhe pastaj vet vendoset në fund të kolonës së vet. I njëjti ushtrim, por pas dëbimit të topit, lojtari kalon në fund të kolonës përball. Pasimi i topit në treshe. Dy nxënës janë të ulur në dysheme apo në një vend të rrafshët, kurse nxënësi i tretë ja hedhë topin herë njërit dhe herë tjetrit. Pasimet në çifte. Nxënësit e pasojnë topin me gishtërinj në një distancë prej 2-3 metra. I njëjti ushtrim, por pasimi i topit bëhet mbi rrjetë. Çiftet bëjnë gara se cili çift pason topin me gjatë dhe pa gabime.

Loja “Reago shpejt” -

Nxënësit në rresht e kanë një top. Në shenjën e mësimdhënësit, nxënësi (i caktuar nga fasilitatori) e godet nxënësin e kthyer me shpinë nga rreshti. Pasi të jetë goditur me top, nxënësi kthehet shpejt për të gjetur se kush e ka goditur. Nëse e gjen goditësin, atëherë ata të dy do të ndërrojnë rolet.

Variacione:

Këto lojëra zhvillojnë reagim të shpejtë, shkathtësi, shpejtësi, forcë eksplozive dhe lëvizje tekniko taktike. Në palestra ose në terrene të hapura poligona ku është e çimentuar dhe ka kosha të ngulur.

Materiale:

Topa të basketbollit, kosha të ngjitur në mure apo shtylla, shamia.

Fletë Pune

Ilustrim.

Referencat:

26


Tema:

Futboll - Goditja e topit me anën e brendshme të shputë

Qëllimi:

Ky aktivitet ka për qëllim ushtrimin e qëndrueshmërisë, Dita: shkathtësisë fizike dhe koordinimin në lëvizje. Kohëzgjatja: Edukata fizike

Lënda: Përshkrimi:

Klasa:

1-6 3 Rreth 60 min.

Pjesa hyrëse Fascilititatori kërkon që nxënësit të bëjnë parapërgatitjen për njësinë mësimore që vijon. Duhet të arrihet ngrohja e trupit. Nxënësit vrapojnë rreth palestrës; ecin; vrapojnë në mese të pengesave; kërcejnë - por gjithnjë me nga një minutë pushim ndërmjet. Disa ushtrime të formimit për përgatitjen e nxënësve për futboll: Ushtrime trupore,zgjatje të muskujve etj.(ngrohja e trupit të fëmijëve me ushtrime të formimit). Fascilititatori informon nxënësit për njësinë mësimore. Pastaj me top e bën demonstrimin e pasimit dhe pranimit të topit me anën e brendshme të shputës. Kërkohet nga nxënësit që të realizojnë ushtrimin, një herë me këmbën e majtë, e pastaj me të djathtën. Në vazhdimësi disa nxënës formojnë rrethin. Topi pasohet dhe pranohet me anën e brendshme të shputës së djathtë; pas sinjalizimit topi duhet të pasohet me këmbën e majtë. Kur nxënësit janë në rreth, pasimi dhe pranimi i topit bëhet nga nxënësi që gjendet në mes të rrethit. Në ushtrimin tjetër nxënësit formojnë çifte përball njëri tjetrit me distancë prej 3 m. Ata pasojnë topin te njëri tjetri me anën e brendshme të shputës. I njëjti ushtrim përsëritet me këmbën e majtë. I njëjti ushtrim përsëritet por tani rritet distanca deri në 5 m. Për ushtrimin që vijon, nxënësit radhiten në kolona në një distancë deri në 6 m. I pari i kolonës e pason topin te i pari i kolonës tjetër me anën e brendshme të shputës dhe pasuesi radhitet në fund të kolonës. I njëjti ushtrim përsëritet por tani pasuesi i topit pas pasimit radhitet në fund të kolonës ku e ka pasuar topin. Në ushtrimin e radhës, nxënësit udhëzohen të formojnë katër kolona duke formuar një katror. Nxënësit pasojnë topin në formë katrori. Secili nxënës pas pasimit të topit radhitet prapa kolonës së vet. I njëjti ushtrim por nxënësi i cili ka pasuar topin kalon në kolonën ku e ka pasuar topin. Në fund do të zhvillohet një lojë futbolli me kushtet dhe hapësirën që e ka shkolla, por rekomandohet një hapësirë jo më e vogël se 20x12metra. Porta mund të jetë 1x1m; Loja luhet me nga 5 lojtarë; 2x5 minuta! Ora përfundon me brohoritjen ,,urra”! VOLEJBOLL - Dëbimi i topit me “ÇEKAN” Nxënësit radhiten në çifte përball njëri tjetrit me një distancë prej 2 metra. Njëri pason topin me dy duar , ndërsa tjetri pason topin me çekan; përsëritet disa herë dhe ndërrohen rolet. Variacionet : Njëri nxënës dëbon topin me gishtërinj, ndërsa tjetri e kthen me çekan. 27


Pasimi i topit herë me çekan e herë me gishtërinj varësisht nga largësia e topit. Pasimi i topit në çifte, por mbi rrjetë; njëri me çekan e tjetri me gishtërinj. Loja: Përcjellja e topit prapa koke Nxënësit rreshtohen në dy kolona në një largësi një hap prej njëri tjetrit. Të paret në kolonë kanë nga një top medicinal me peshë 1 kg (ose të volejbollit,të basketbollit apo të futbollit). Pas sinjalizimit të fascilititatorit “Gati –fillo” nxënësit e parë të kolonave duhet të përcjellin topin me duar prapa kokës. Secili me radhë e përcjell në këtë mënyrë topin deri te nxënësi i fundit. Nxënësi i fundit e përcjell topin në mes të këmbëve nëpër duar; topi arrin te lojtari i parë dhe fëmijët e kolonës që arrijnë me e përfunduar ushtrimin ma së shpejti, janë fitues. Topi përcillet prapa kokës deri në fund të kolonës dhe kthehet në mes të këmbëve deri në fillim të kolonës.

Variacione: Materiale: Fletë Pune

Në oborr të shkollës dhe palestër; ambiente të hapura! Topa (mundësisht edhe medicinal dhe/ose topa te basketbollit, volejbollit apo të futbollit); dy porta; kona. Ilustrimi

Referencat:

28


Tema: Qëllimi:

VOLEJBOLL - Shërbimi shkollor Aftësitë psikomotorike: shpejtësia, force eksplozive,kalitje.

Lënda:

Klasa:

1-6

Dita:

4

Kohëzgjatja: Edukata fizike

Përshkrimi: Loja: Shembja e piramidës Mënyra e lojës: Lojtarët formojnë rrethin të kapur fortë dorë me dorë me fytyrë drejtë qendrës së rrethit. Në mes të rrethit është një piramidë (tri zara të lehta të vendosura njëra mbi tjetrën) tri faqore që mund të shembet. Kur jep sinjalin drejtuesi i lojës lojtarët përpiqen të tërheqin njërën anë të lojtarëve sa ma afër piramidës dhe vetë te largohen sa ma larg saj. Lojtarët mbështeten fort me këmbë që të largohen nga piramida. Por ajo anë që e tërheq anën tjetër, njëri prej tyre e shembë piramidën dhe ai lojtarë duhet të largohet nga loja. Loja vazhdon derisa të mbeten dy lojtarë. Nëse lojtarët lëshojnë duart dhe shkëputin rrethin kur janë në rrezik që të shembin piramidën, atëherë lojtari që gjendet në të djathtë kur ndërpritet rrethi, del nga loja. Fitues janë dy lojtarët e fundit. VOLEJBOLL - Shërbimi shkollor Fasilititatori rreshton nxënësit dhe i shpjegon nxënësve për shërbimin shkollor. Ky e demonstron para nxënësve teknikën e shërbimit shkollor duke u kthyer kah nxënësit. Nxënësit renditen në çifte përballe njëri tjetrit dhe në distancë 3-5 m bëjnë shërbimin shkollor. I njëjti ushtrim përsëritet por distanca ndryshohet në 5-7 m. Ushtrimi tjetër parasheh shërbimin drejt murit në distancë 3-6 m – fëmijët udhëzohen të goditet muri mbi vijën e vizatuar. Ushtrimi që vijon është shërbimi mbi rrjete (litarë) me lartësi 1.5 m nga largësia 3-4 m. I njëjti ushtrim përsëritet por distance ndryshohet në 6 m. Në fund të ushtrimeve propozohet një lojë e volejbollit me elementet e mësuara: Loja zhvillohet 2:2 ose 3:3 me fushë të vogël të volejbollit. Vlerësimi: Fasilititatori ulet me nxënës në një vend të përshtatshëm në formë rrethi dhe diskuton me ta lojën dhe disa rregulla të lojës së volejbollit. BASKETBOLL – Driblimi Fasilititatori i grupit tregon se si duhet të driblohet, si ruhet topi gjatë driblimit. Nxënësit driblojnë dy minuta nëpër hapësira të ndryshme ,gjate driblimit nuk shikohet topi nxënësit e kanë detyrë që gjatë driblimit të shikojnë fasilititatorin e tyre. Fëmijët njoftohen me llojet e ndryshme të driblimit p.sh.: në vend me dorën e djathtë, pastaj me të majtën; driblim i lartë dhe i ulët; driblim me lëvizje para dhe mbrapa ,driblim anash. Nxënësit udhëzohen të formojnë dy kolona. Përballë kolonës në distancë prej 10 metra është pengesa. Nxënësit driblojnë në vrapim të lehtë me dorën e djathtë dhe kthehen në kolonat e tyre. I njëjti ushtrim ekzekutohet edhe me dorën e majtë. 29


Pas ushtrimit, driblimi shndërrohet në garë - dy kolonat bëjnë gara se kush më shpejtë dhe më bukur po e përfundon garën – shpallet fituesi. Vazhdohet me të njëjtin ushtrim, por tani vendosen pengesat dhe driblimi bëhet në “slalom” (zik-zak). Përsëri ushtrimi shndërrohet në garë: Njëra kolonë vendoset te njëri kosh dhe tjetra te koshi tjetër. Fëmijët driblojnë me radhë dhe në fund e hedhin topin në kosh. Ekipi që shënon 6 kosha i pari, fiton lojën. Vlerësimi: Të gjithë ulemi në një vend të përshtatshëm dhe komentohen aktivitetet e ditës. Variacione:

Në palestër; ambient të hapur dhe të rrafshëta!

Materiale:

Topa të basketbollit dhe volejbollit; piramidë (zara të sfungjerit); litar apo rrjete volejbollit; kosha për basket! Ilustrimi

Fletë Pune Referencat:

30


Tema:

Klasa:

1-6

Qëllimi:

TENIS dhe TURNIR Lëvizje të trupit, shpejtësi, shkathtësi, gara.

Dita:

5

Lënda:

Edukatë fizike

Kohëzgjatja: 2 h

Përshkrimi:

LOJA: Mbledhim topat “Kush më shumë” Fëmijët ndahen në grupe në varësi të numrit të pjesëmarrësve. Në lojë duhet të jenë 4 grupe. Grupet qëndrojnë në vendet e përcaktuara nga ana e fasilitatorit. Secili grup duhet të përcaktoj udhëheqësin e vet. Në mes të fushës janë të shpërndarë topat e tenisit dhe me dhënien e sinjalit fëmijët vrapojnë, mbledhin topat dhe i fusin në shportat e grupit të tyre. Udhëheqësi i grupit bën numërimin e topave dhe secili deklaron poenët për grupin e vet. Ekipi fitues është grupi i cili ka grumbulluar më shumë topa në shportë. Kjo lojë mund të bëhet edhe në formë gare nëse përsëritet 2 deri 3 herë. Lojë me topa të tenisit: 

Të gjithë fëmijët duhet të pajisen me nga një top në dorë. Fillimisht (nxehje të muskujve të duarve) fëmijët duhet të bëjnë këto lëvizje; dora ngrihet lartë anash duke mbajtur topin në shuplakë të dorës. Para se të filloj loja e garës, fëmijët duhet të ecin atë rrugë me top në dorë. Distanca e rrugës deri të pengesa është 6-8 metra.

Loja fillon me dhënien e shenjës me anën e bilbilit. Ekipi i cili arrin i pari në vijën e Startit-Finishit shpallet fitues. Udhëheqësit duhet të ngritin dorën lart për të sinjalizuar përfundimin e garës.

Loja vazhdon me formimin e folesë së topit. Foleja për top formohet në formë të kapjes së reketit (dora në boks) dhe vendoset topi mbi të. Fillimisht fëmijët ecin në rrugën ku duhet të garohet pastaj sinjalizohet për të bërë garë.

Loja e radhës është me reketë në dorë. Të gjithë fëmijët pajisen me reketë në dorë dhe vendoset topi mbi reket. Fëmijët përshkojnë rrugën në ecje deri te pengesa, më pas kthehen në vendin fillestar.

E njëjta lojë vazhdon në formë të njëjtë por tani me goditje të topit me reketë.

Për të gjitha grupet duhet të bëhet grumbullimi i pikëve ose vendeve që fëmijët i kane fituar gjatë këtyre garave dhe në fund fëmijëve ju komunikohet rezultati se kush e ka vendin e I-rë, II-të dhe III-të. Relaksimi: Fëmijët vendosen në qifte me nga një top me të cilin i bëjnë masazh njëri tjetrit në shpinë. Vlerësimi: 5 minutat e fundit, të gjithë fëmijët dhe udhëheqësi i grupit ulen në rreth në një 31


vend të përshtatshëm dhe diskutojnë rreth aktiviteteve të ditës. Tregim i shkurtër varësisht nga mosha e fëmijëve; “Biografi e një tenisieri të njohur” Futboll - Gara (turnirë) Programi i turnirit Aktiviteti (turniri) i futbollit do te zhvillohet ne qendrën ku fëmijët gjinden. Ne këtë aktivitet marrin pjese te gjithë fëmijët e qendrës, te drejtën për pjesëmarrje e kanë te gjithë fëmijët pa dallim moshe. Duhet te jetë një koordinatorë për këtë garë qe duhet te bëjë grumbullimin e fasilitatorëve dhe te shpjegoj mënyrën e organizimit. Programi i pjesëmarrjes Ekipet pjesëmarrëse (emrat e ekipeve) Emrat e ekipeve i vendosin vete fëmijët ne bashkëpunim me fasilitatorin. Organizimi Udhëheqësit e grupit duhet te dorëzojnë listën me emra te fëmijëve pjesëmarrës (ekipit) te koordinatori i këtij aktiviteti. Rregullat e organizimit a) Ekipet pjesëmarrëse do te luajnë sipas shortit qe hedhet ne praninë e fasilitatorëve. Shorti hedhet kur behet grumbullimi i listave. b) Orari i ndeshjes bëhet sipas hedhjes se shortit c) Ekipi qe humbë eliminohet, nëse ndeshja përfundon me barazim loja vazhdon edhe 5min. Në qoftë se prape loja është barazi loja vazhdon me penalti. Loja do te luhet: - 2x10 minuta me 5 minuta pushim. - Ekipet te kenë dresa ma ngjyra për tu dalluar nga ekipi kundërshtarë. - Topi i madhësisë 4. - Rregullat e lojës se futbollit duhet te respektohen sipas rregullave qe ekzistojnë.

Variacione: Në palestër, terren të hapur, të rrafshët dhe të çimentuar. Materiale:

Kona (pengesa), topa, reketa, shporta, fleta (tabelë) dhe lapsa.

Fletë Pune

Ilustrimet e lojërave

Referencat:

32


Tema:

Lojëra pa kufi

Qëllimi:

Koordinim i lëvizjeve të ndryshme të trupit, shkathtësi, garim Dita:

Lënda: Përshkrimi:

Klasa:

1-6 5

Kohëzgjatja: Edukata Fizike Pjesa e parë: Ushtrime aerobike 5-7 min. - Imitim i lëvizjeve nga fasilititatori

Rreth 3h

Lojëra stafetore Mënyra e lojës: Loja e parë: Fëmijët grupohen duke formuar kolona. Secili fëmijë duhet të ketë nga një shirit të kapur në bel ose të vendosur në qafë. Secila kolonë duhet të ketë nga një garuzhdë (pehar) dhe nga një mollë. Molla vendoset mbi pehar/garuzhde dhe fillon gara me dhënien e sinjalit nga fasilititatori. Distanca e cila duhet të përshkruhet rruga me pehar dhe mollë është 10 m, ku në fund të kësaj rruge është edhe varësja për vendosjen e shiritit. Tek varësja është fasilititatori i grupit cili duhet të sinjalizoj përfundimin e mbledhjes së shiritave me ngritjen e dorës lart. Në fund të kësaj loje duhet të radhiten vendet e secilit grup (kolonë) sipas pikëve për të shpallur fituesin. Vazhdohet me lojën e njëjtë, por tani me balona: Fëmijët e radhitur në kolonë si më parë. Të parët e kolonës e kanë në dorë nga një shkop dhe balon dhe shiritin e ngjitur në bel. Me dhënien e sinjalit nga fasilititatori me bilbil, loja e zhvillohet si në lojën e me sipërme dhe fituesi shpallet pasi të dorëzoj shiritat sipas numrit të kolonës. Përsëritet loja e njëjtë, por vrapimi kësaj radhe bëhet me çizme të llastikut (çizme te thella): Forma e punës është e njëjtë, vetëm bëhet ndërrimi i mjeteve. Në një distancë prej 8 m vendoset karrigia ku në të janë të vendosur kapele, dorëza, bluze dhe pantallona. Me dhënien e sinjalit, fëmijët fillimisht duhet ta varin shiritin në varëse, të kthehen te karrigia, t’i veshin rrobat që janë në karrige e të shkojnë në vendin e startit dhe të kthehen prapë tek karrigia dhe ti zhveshin rrobat. Loja përfundon kur të dorëzohen të gjitha shiritat e grupit me radhë. 

Fëmijët ulen në rreth. Fëmijët udhëzohen të imitojnë lëvizjet e ndryshme mimike të fytyrës që i bën fasilititatori.

Në fund: Loja: “Në mes te dy zjarreve” Kufizohet fusha me një distance prej 15 m gjatësi dhe gjerësi prej 9 m (gjatësia e fushës mund të ndryshojë në varësi të moshës së fëmijëve). Fusha ndahet me një vijë të drejtë në dy pjesë të barabarta. Loja luhet në dy grupe. Fasilititatori hedh topin duke qëndruar në mes të dy fushave dhe në cilën anë bien topi, ai grup e fillon lojën. Loja fillon me goditje të kundërshtarit. Ekipi fituese është ai i cili godet të gjithë lojtarët e 33


ekipit kundërshtar. Ndalohet goditja në kokë. Nëse goditet në kokë nuk fitohet pikë dhe topi humbet. Loja matet me kronometër dhe pikët fitohen sipas kohës. Aktiviteti i fundit: Vallëzim “Llambada” Fasilititatori i prinë kolonës duke vallëzuar me muzikën e llambadës dhe fëmijët janë të kapur njëri mbas tjetrit duke vallëzuar sikurse fasilititatori. Ushtrimi përfundon më këngën “Wave the flag” Në fund mblidhen pikat e të gjitha lojërave dhe iu komunikohet fëmijëve rezultati i grupeve. Pjesëmarrësit në këtë aktivitet shpërblehen me mirënjohje apo dhurata. Fundi i gjithë këtij aktiviteti përfundon me krismat e xixëllonjave të letrës që duhet të hidhen lartë. FUTBOLL - GARA (turnir) Programi i garave duhet të jetë njësoj me atë te ditës se peste (e premte) Kjo gare do te organizohet ne ditën përfundimtare me moton “Fëmijët Luajnë Së bashku” ku duhet fasilitatori te bënë përzgjedhjen e lojtareve dmth ekipin që e përfaqëson qendrën. Ne këtë aktivitet duhet te marrin pjese te gjitha qendrat. Te drejte për pjesëmarrje ne këtë aktivitet kanë fëmijët pa kushtëzim moshe sipas përzgjedhjes që bënë fasilitatori (ekipi i qendrës). Garat organizohen ne njërën prej qendrave ku janë kushtet optimale për realizimin me sukses te kësaj gare. PROGRAMI I TURNIRIT NE FUTBOLL I - Ekipet pjesëmarrëse te paraqitura nga përfaqësuesi i qendrës. 1. FKLC 2. SHLC 3. PLC 4. GLC 5. PBLC Vërejtje: ekipet nëse nuk e paraqesin listën me emra për pjesëmarrje konsiderohen mos pjesëmarrëse ne këtë garë. II - Organizimi Qendra pjesëmarrëse – Udhëheqësi duhet te dorëzoj listën e emrave të vërtetuar nga qendra me vulën e qendrës. Lista duhet te dorëzohet te koordinatori qe e organizon këtë garë ne qendrën ku duhet te mbahen garat. III - Rregullat e organizimit te lojës a) Te caktohet data e takimit te udhëheqësve . b) Ekipet pjesëmarrëse do te ndahen sipas shortit qe hedhet ne pranin e udhëheqësit te 34


ekipit. c) Orari i ndeshjeve bëhet pas deklarimit te ekipeve pjesëmarrëse. d) Ekipet qe humbin eliminohen, nëse ndeshja përfundon barazi ndeshja vazhdon edhe 5 minuta, nëse prapë është barazi, loja përfundon me penalti. Loja do te luhet: 2 x 8 minuta me 5 minuta pushim - Ekipet duhet të kenë dresa ma ngjyra për tu dalluar nga ekipi kundërshtar. - Topi duhet të jetë i madhësisë 4. - Rregullat e lojës se futbollit duhet te respektohen sipas rregullave qe ekzistojnë.

Variacione: Në terren të hapur apo në palestër Materiale: Fletë Pune

Fjongo( shirit), molla, garuzhda/pehar sipas nevojës së grupeve, varëse, çizme gome, balona, karrige sipas numrit të grupeve, shkop sipas numrit të grupeve me gjatësi 30 cm Ilustrime

Referencat:

35



Duart dhe këmbët Në dysheme vendosen gjurme te shuplakave të duarve dhe të këmbëve të cilat janë vizatuar dhe prerë më herët nga letër hameri. Gjurmët vendosen në formë të çrregullt dhe në distancë jo shumë të madhe. Fëmijët me radhë provojnë te ecin me duar dhe këmbë mbi gjurmët që gjinden ne dysheme. Duke vendosur p.sh. dorën e majtë të gjurma e dorës së majtë, këmbën e djathë të gjurma përkatëse e kështu me radhë. Qëllimi është që fëmijët të zhvillojnë koordinimin duke u përpjekur që të mos të arrijnë të gjurma tjetër pa shkelur në tokë. Më vonë mbi gjurmët vendosë disa rrathë beli në mënyrë që fëmija të arrijë të qëndroj për disa sekonda Brenda rrethit pa prekur në tokë edhe pse pozita mund të jetë e vështirë. Seritë e kërcimit Në dysheme me anë të ngjitësit ose shkumësit/markerit vizato 5 katërkëndësha ne njërën kolonë dhe 5 katërkëndësha në kolonën për ballë. Hapësira mes tyre mund të jetë rreth 60 cm ose aq sa je fëmijë të mund të vendosë njërën këmbë në njërën kolonë dhe tjetrën në kolonën tjetër. Në mes të dy kolonave vizatohen katër katrore tjera të cilat kanë të vizatuar shigjeta në drejtim të përfundimit të kolonave. Fëmijët me radhë do të kërcejnë në brenda këtyre katroreve. Kërcimi I parë: njëra këmbë në katrorin e parë të kolonës se majtë, tjetra në katrorin e parë të kolonës së djathtë, pastaj me të dy këmbët ne katrorin e mesit ku është shigjeta. Vazhdohet më kërcime të njëjta deri të përfundimi kolonës. Loja vazhdohet në të njëjtën mënyrë por tani duke kërcyer me njërën këmbë ne katrorin e mesit. Variacione: mund të vazhdohet loja duke ndryshuar largësinë e katroreve dhe bërë kërcime të ndryshme që shkojnë duke u vështirësuar.

Në dysheme vendoset një litar rreth 2-3 metra. Fëmijët kërkohen që me radhë të kërcejnë litarin nga njëra në tjetrën me këmbë të bashkuara duke filluar nga fillimi I litarit deri ne funt. Pasi të kenë provuar të gjithë fëmijët atyre u kërkohet që tani të kërcejnë litarin nga njëra anë në tjetrën me një këmbë duke filluar nga fillimi deri ne funt te tij.

37


Në dysheme vendosen 10 rrathë beli njëri pas tjetrit. Në mes të secilit rreth vendosen letra a4 me numra duke filluar nga numri 1 deri të numri 10. Fëmijët kërcejnë nga rrethi në rreth duke shkelur mbi numër dhe duke thënë numrin me zë. 1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Në dysheme vizato/krijo me ngjitës katrore të madhësisë mesatare dhe vendosi paralel në dy kolona ndërsa dhe ndërmjet tyre shto është gjurme të shputave të këmbës së djathtë dhe të majtë të prera nga letra/hameri. Fëmijët me radhë kërcejnë në katror me dy këmbët njërën këmbë në njërin katror tjetrën në katrorin tjetër ndërsa në gjurmën e shputave më këmben e majtë ose të djathë varësisht nga gjurma e shputës. Hedhje precize Në një distancë rreth 2 metra vendosë një litarë në tokë dhe një rreth beli. Detyra e fëmijëve është që nga pika ku është vendosur litari të hedhin objekte te ndryshme brenda rrethit te belit. Fëmijët me radhë hedhin nga 10 objekte dhe shohin sa prej tyre mund t’i hedhin brenda rrethit. Pas kësaj në vend të rrethit mund te vizatohet një rreth me i vogël ose ndonjë enë tjetër dhe fëmijët me radhe të tentojnë të hedhin objektet në të. Gjatësia mes litarit dhe rrethit mund të ndryshoj duke e rritur distancën deri sa është akoma atraktive për fëmijët dhe arrijnë të hedhin objektet Brenda pikës së caktuar. Ena mund të vendoset diku lartë dhe fëmijët të mundohen të hedhin topa Brenda sikur në lojën e basketbollit. Balancimi Në dysheme vendoset një litarë në formë të ndryshme gjarpërore. Fëmijët ecin mbi të duke u munduar të mos shkelin në tokë. Loja mund të bëhet edhe me sy mbyllur ku fëmijët duhet të përcjellin litar duke e ndjerë me shputa të këmbëve. Aftësitë motorike Alarmi Facilitatori lëshon një alarm në formë zile, derisa alarmi është lëshuar fëmijët vrapojnë në formë rrethi. Posa facilitatori të ndalë alarmin fëmijët shtrihen në vendin ku janë. Pas disa sekondash facilitatori lëshon përsëri alarmin dhe fëmijët fillojnë të vrapojnë në formë rrethi njëri pas tjetrit, facilitatori pas një kohe ndalë përsëri alarmin dhe fëmijët duhet të shtrihen posa alarmi të ndalet. Loja vazhdon disa here. Facilitatori mbanë në dorë një objekt në gjatësi më të lartë se ajo e fëmijëve. Fëmijët në rreth njeri pas tjetrin vijnë me radhe dhe hidhen lartë për ta prekur objektin në dorën e facilitatorit. Herën e parë objekti duhet të jetë i arritshme kur fëmija kërcen pak. Pasi të gjithë fëmijët e kanë prekur objektin, facilitatori ngre dorën më lartë. Këtë herë fëmijët duhet të bëjnë më shumë përpjekje – të hidhen më lartë për ta prekur objektin. 38


Rrotullohu bukur Fëmijët me radhë rrotullohen me trup në dysheme nga njeri qosh i klasës në tjetrin me duar mbi kokë dhe trup të drejt. Pasi të gjithë fëmijët janë rrotulluar, atyre u lidhen duart mbi kokë me një litra dhe këmbët. Fëmijët kanë për detyrë të rrotullohen me duar dhe këmbë të lidhura. Pas kësaj merrni një paketë të hapur në të dy anët. Fëmija hun ne paketë e pastaj shtrihet me të dhe provon të rrotullohet së bashku me paketën. Rrotullohu Në dysheme formohet një rreth mesatarisht I gjerë me anë të një litari. Në ketë litar vendosen letra që përmbajnë një numër dhe një detyrë. Fëmijët me radhë hyjnë në mes të rrethit dhe sillen duke mos shikuar letrat. Pastaj ndalen ne drejtim te njërës nga letrat. Varësisht se çka shkruan në letër fëmija duhet të përformoj atë detyrë. Disa nga detyrat që mund të shkruhen: në maje të gishtërinjve, në thembra etj dhe fëmija duhet te sillet brenda rrethit varësisht nga detyra. Facilitatori hyn ne mes të dy fëmijëve dhe lartë mbanë në dorë një rreth. Fëmijët kanë për detyrë të luajnë me top me njëri tjetrin duke future gjithnjë topin brenda rrethit. Në vend të facilitatorit mund të jetë një fëmijë tjetër dhe ai qe e humb topin pastaj e mbanë rrethin. Fëmijët mund të ndahen ne grupe nga tre dhe të luajnë të gjithë njëkohësisht. Në tabele facilitatori vizaton rrathë me madhësi të ndryshme në të cilët vendose numra të ndryshme. Nga një distancë e përcaktuar nga facilitatori fëmijët kanë për detyrë që me një top të butë provojnë të gjuajnë Brenda rrethit. Varësisht nga numri që ndodhet në rreth aq poena do të fitoj.

Mimikë Ndahen fëmijët ne dy grupe, formohen dy rreshta përball njeri tjetrit me një distance prej 5 metra rreshti numër 1 dhe numër 2. Dy fëmijët qe zgjedhën nga facilitatori largohen pak nga rreshtat dhe ju jepet një letër në të cilën kanë te shkruar peme, perime ose diçka qe fëmijët mund ta përshkruajnë me mimikë. Fëmija i rreshtit numër 1 duhet te përshkruaj njërën prej pemëve te cilën e zgjedhe vete duke e bërë këtë përball rreshtit numër 2. Nëse fëmijët e rreshtit 2 e qëllojnë pemën e përshkruar ne duhet te vendoset një plus poen dhe vazhdon loja tek fëmija numër dy. Tani fëmija i dytë e përshkruan pemën e zgjedhur përball rreshtit numër 1. Kjo lojë duhet te mbaroj deri sa te gjitha pemët/perimet ose figurat tjera te jenë qëlluar.

39


Ecë, Kërce dhe Kapërce Fëmijëve u thuhet qe po shkojmë ne shëtitje, ecim natyrshëm ngadalë duke emituar shëtitjen. Facilitatori pastaj thërret: ushtarë, gati ecim me hapa te rrepte duke ngritur këmbën e shtrire dhe lëvizim krahët fortë, duke emituar ushtaret. Pastaj facilitatori thotë: nxitojmë ne pune, ecim shpejte ne drejtim te drejte. Loja përsëritet disa herë duke ndryshuar ritmin e ecjes. Pas kësaj në dysheme në njërën anë vendosen rrathë beli ne vijë të drejt, ne krahun tjetër radhiten paketa te këpucëve ose zara, dhe ne anën tjetër vendosim kona ose pengesa. Fillon vrapimi i lehte duke hyre neper rrathë, pastaj vazhdon ne rrugën e dyte ku duhet te kapërcehen pengesat e vendosura ne kolonën tjetër dhe vazhdon ne kolonën e radhës ku behet vrapimi ne mënyre gjarpërore ne mes te konave (pengesave). E njëjta lojë vazhdon por këtë radhe e rrisim distancën ne mes te rrathëve. Më vonë rrathët vendosim ne forme zik-zak ku fëmijët duhet te vrapojnë neper secilin rreth. Po kështu mund të veprohet edhe me ndryshimin e distancës dhe formën së pengesave dhe konave.

40



Grupmosha: PS-6

Kohëzgjatja: 1.30h

Fokusimi i Programit : Zhvillimi I kreativitetit, imagjinatës dhe gjuhës se tregimeve

Objektivat e mësimit:  Fëmijët do te mësojnë te zhvillojnë Teatër  Ata do te krijojnë disa karaktere dhe do ti mbajnë ato për një periudhe te gjate  Ata do te ndërtojnë një performancë duke përdorur aktivitete te ndryshme SEANCA E PARË Fokusimi i Seancës : Hyrje ne drame, te njohim njeri tjetrin, ti mësojmë rregullat, te punojmë si ekip.

Te ardhurat e mësimit:  Fokusim ne mbajtjen e ritmit ne lojën ‘Thuaje emrin tënd’

DATA: Objektivat e mësimit:  Fëmijët do te mësojnë për klasat e dramës dhe përmbajtjen  Ata do te njoftohen me njeri tjetrin dhe me dramën duke luajtur aktivitete te ndryshme Aftësi ne Dramë: Team build (te ndërtojnë ekipin)

KOHA 15 min

AKTIVITETI Prezantim i klasës, prezantimi i rregullave, nënshkruaje kontratën, prezantim i stikerave (stickers) dhe konsekuencave (semafori), pyeti fëmijët te mendojnë për një sinjal për qetësi, dhe praktikoje këtë disa here.

10 min

Thuaje emrin tënd Tri shuplaka +Thuaje emrin tënd + nje veprim, pastaj te gjithë e përsërisin emrin dhe veprimin. Pastaj tërheq shuplakat dhe beje veprimin me te ekzagjeruar. Te njihemi me njeri tjetrin aktivitet. Shtrëngimi i dorës Te gjithë fëmijët ecin ne hapësire, ne momentin kur ata takojnë një person tjetër para tyre, ata duhet te shikohen ne sy dhe te prezantohen. Pasi ta kenë bere këtë, ata tani do te takohen me një person dhe do te thonë emrin e tyre. Nëse nuk ju kujtohet emrin ata mund ta pyesin personin tjetër. Te njihemi me njeri tjetrin/Te njihemi me hapësirën Kush është lideri Ne një rreth, fëmijët përzgjedhin një lider, deri sa një fëmije tjetër prêt me larg. Pasi te kenë zgjedhur liderin, i cili e ka për detyre te mendoje për tri veprime dhe ti realizoje ato deri sa

5min

15min

42


5 min 5min

20min

fëmija ne mes mundohet te qëllojë se kush është lider. Fëmija ne mes i ka tri mundësi qëllimi Lideri duhet te: i ndërroj ato tri veprime herë pas here por jo kur fëmija ne mes është duke shikuar nga ana e tij. Fëmijët tjerë ne rreth duhet ta kopjojnë liderin po jo te shikojnë nga drejtimi i tij. Kështu përzgjedh disa fëmijë te bëhen te mjedisit dhe disa te bëhen liderë. Ta thyejmë akullin/Te punojmë se bashku si ekip Boom Chika Boom Ngrohje vokale Te shkojmë ne dyqan Shpjego se si tani do te imagjinojmë se ne njërin prej këndeve do te jete një dyqan dhe ne do te shkojmë te blejmë perime. Rregullat:  Vrapo deri te dyqani  Thuaje me zë te larte çfarë po blenë  Mendoje frutin para se te shkosh ne dyqan  Mos e blej frutin e njëjtë Ngrohje fizike dhe mendore/Mendo shpejt Makinat Facilitatori flet për makina te ndryshme qe hasim gjate ditës. P.sh Makina e larjes se rrobave, funksioni qe kryen, zëri qe lëshon etj. Ky është një aktivitet për te ndërtuar ensambël. Ensambël është një grupe i njerëzve te cilët punojnë bashke për një qellim te përbashkët. Ne këtë rast qëllimi është te krijojmë një makine Tani ndaje klasën ne 2 grupe duke i emëruar me numër dhe secili grupe te këtë një emër te makinës për te formuar. Rregullat:  Makina duhet te kryej një veprim  Ajo fillon me ngadalësim dhe vazhdon ty u zhvillua  Secili duhet ta këtë një 43ed or veprim 43ed o kompletoj makinën. Secili grupe e praktikon këtë disa here dhe e shfaqe para grupeve tjera.

10min

Reflektimi Vizatoje dorën tende Te gjithë fëmijët duhet te vizatojnë dorën e tyre dhe ne secilin gisht te dorës, te shkruajnë se cili aktivitet ju ka pëlqyer me se shumti dhe ndoshta pse. Stikerat për ekipin qe ka punuar bashke me se miri.

43


SEANCA DY FOKUSIMI I SEANCES: Te ndërtojmë karaktere TE ARDHURAT: Fëmijët to de mësojnë te krijojnë karaktere dhe ti mbajnë ato për një periudhe te caktuar nëpërmjet lojërave te ndryshme te teatrit

DATA: OBJEKTIVAT: Te mbajmë karakteret për një periudhe te caktuar

KOHA 5min

AKTIVITETI Përsëriti rregullat e dramës dhe praktikoje sinjalin për qetësi.

5min

Aktiviteti shliroje trupin Ne një rreth te gjithë duhet te bëhen frutat e tyre te preferuara dhe te bëhen kinse po bëjnë xhus ne makinën e xhusit. Duke përdorur trupin dhe zërin te performojne ato Ngrohje vokale dhe fizike

5min

Shtrëngimi i dorës Ec neper hapësire dhe kur takon një person para teje, shikoje atë ne sy,shtrëngoja dorën dhe thuaje emrin e tij Njohja me hapësirën Zip Zap Te gjithë ne një rreth, pikënisja nga facilitatori, ana e majtë e tij do te emërohet me zip ndërsa ana e djathte me zop. Te gjithë duhet ta përcjellin këtë veprim duke e thirru edhe emrin e veprimit. Aktivitet fokusimi Te shkojmë ne dyqan Rregullat:  Vrapo deri te dyqani  Thuaje me zë te larte çfarë po blenë  Mendoje frutin para se te shkosh ne dyqan  Mos e blej frutin e njëjtë Ngrohje fizike dhe mendore

5min

10min

AFTESITE NE DRAME: Te ndërtojmë karakterin

30min ‘’Portretet Familjare’’ Një fotografi shpjegon shume për karakteret qe gjenden ne te. Mënyra se si rrinë, ekspresioni I fytyrës, dhe mënyra se si i shikon te tjerët Tani emëroj fëmijët me numër prej 1 deri ne 2 dhe kështu ndaje ne 2 grupe. Ne grupe te gjithë duhet te krijojnë një portret familjare.  Familja e Magjistareve  Familja e Luanëve Praktikoje me grupin dhe shfaqe para grupeve tjera. Te gjitha grupet tjera duhet te qëllojnë se çfarë karaktere janë fëmijët ne fotografi duke luajtur. Ata mund ti prekin fëmijët ne fotografi për te dëgjuar ndonjë zë apo lëvizje. Secila grupe duhet te performoje. 44


Te krijojmë karaktere/Te punojmë se bashku 10min Bisede rreth karaktereve qe kishin formuar. Pyeti për emrat e tyre, dhe pyete qe secili te këtë një vizion se si ai karakter vepron kur është ne lëvizje. Si e ka emrin, si ecë. 5min

5min 10min

SEANCA TRE FOKUSIMI I SEANCES : Ta ndërtojmë tregimin TE ARDHURAT Puno ne grupe për te zhvilluar një tregim Mbaje karakterin për një periudhe te gjate KOHA 5min

Luaje lojën e shtrëngimit te dorës por tani pyeti fëmijët te ecin rreth hapësirës ne atë karakter qe kishin formuar ne lojën portretet familjare dhe te prezantohen ne ata emra. Bisede se si ndjehesh kur e mbanë atë karakter gjate lojës. Jepi stikerat Reflektim Luaje lojën rreth zjarrit Sticker për ata qe kane mbajtur karakterin me gjate.

DATA OBJEKTIVAT Fëmijët do te zhvillojnë tregimin duke u bazuar ne karaktere dhe strukture te skenarit AFTTESITE NE DRAME Zhvillim tregim

AKTIVITETI Zip Zap aktiviteti Për koncentrim

5min ‘’Boom Chicka Boom’’ Këndojë, shpejt, ngadalë, pëshpërit, me zë te lartë, me zë te ultë. Ngrohje vokale 5min ‘’Karakteret ne hapësire’’ Zgjidh macen si karakter dhe te gjithë te ecin neper hapësire si mace, pastaj si flutur neper hapësire – shijoje aromën e luleve, pastaj si njeri I vjetër qe ecë neper shi, si një fëmije qe ecë neper bore, si këta qe ecin neper mjaltë. Pyeti se si kishe me ecë ne mjaltë? Shpejte apo ngadalë? Ngrohje fizike/Te punojmë se bashku 5min Loja ‘’Po dhe..’’ Shpjego se te bashkëpunosh me te tjerët është shume me rendësi ne teatër. Te bashkëpunosh me te tjerët do te thotë te 45


pranosh idetë e tyre. Ulur ne rreth. Facilitatori fillon I pari, dhe duhet te flas dikujt ne rreth, ta shikoje ne sy, dhe te thotë ‘’Bari është i gjelbër’’ dhe personi me te cilin facilitatori kontakton duhet ta shikoj dike tjetër ne sy dhe te thotë ‘’po bari është i gjelbër, dhe qielli është i kaltër’’ pastaj personi I trete e shikon dike tjetër ne sy dhe i thotë ‘’po bari është i gjelbër, qielli I kaltër, dhe retë e bardha e kështu me radhe deri sa te gjithë te kenë thënë te paktën një here. Te ndërtosh bashkëpunim/te ndërtojmë ideja

30min

Bisede rreth portreteve familjare qe kan krijuar dje ne klase. Karakteret dhe situatat qe kishin krijuar. Tani ne po ato grupe te njëjta do te ndërtojmë një tregim. Facilitatori tregon se te krijosh një tregim me se lehti është nëse ju përgjigjesh disa pyetjeve te thjeshta, si kush jeni ju, ku jeni, a është dite apo nate kur ndodhe tregimi, a është ngrohtë apo ftoftë, çfarë po bëni, ku është problem dhe si do ta zgjidhni atë. Merr shembull ndonjë tregim si fillon, si zhvillohet dhe si përfundon. Me gëzim apo hidhërim? Tani, mendo dhe krijo. Këtu facilitatori po shikon për ekipin e cila punon se bashku me e krijua një tregim.

Te dy grupet, pra Familja e Magjistareve dhe Familja e Luanëve do te zhvillojnë një tregim qe si titull ka ‘’Mëngjesi Im’’ Te gjithë fëmijët ne grupe duhet te formojnë një tregim duke shpjeguar se si zgjohet nga gjumi dhe çfarë bëjnë familja e magjistareve. Me ndihmën e facilitatorit ti përgjigjën pyetjeve te lartpërmendura. Me rendësi është qe te gjithë personazhet (fëmijët) te luajnë pjesën e tyre. Facilitatori mbanë shënime për tregimet qe te mos harrohen. 15min

Pasi qe e ke formuar tregimin dhe i ke inkuadruar te gjithë fëmijët ne grupe, ushtro tregimin ne skene. Rregullat ne skene:  Mos luaj me shpine te kthyer nga publiku por me fytyre te kthyer nga publiku  Gjestet ne teatër duhet te jene te mëdha  Zëri duhet te jete i lartë Te dy grupet, ten dare ne dy këndet e dhomës, te ushtrojnë tregimet e tyre ne skene. Facilitatori mbanë shënime për miza në skenë (lëvizjet e tyre ne 46


skene) 10min

15min

Performon Familja e magjistareve ndërsa te tjerët shikojnë. Pasi te kenë përfunduar performance te gjithë thonë se çka u ka pëlqyer. Performon familja e Luanëve dhe te tjerët shikojnë. Koha për reflektim Stickera per ekipin me te mire qe ka punuar mese miri bashke për te zhvilluar tregimin. Tani ne një rreth paramendojeni qe jeni ne një vend shume te ngrohte edhe është shume nxehte. Pishina qe e keni ne mes te rrethit është shume e vogël dhe për ta bërë pishinën me te madhe qe te gjithë te mund te notoni, duhet te thoni diçka rreth klasës se sotme. Çka ju ka pëlqyer. Çdo here kur dikush e thotë një ide, pishina behet me e madhe dhe rrethi rritet.

SEANCA KATER FOKUSIMI I SEANCES: Ta zhvillojmë tregimin dhe karakteret me muzike TE ARDHURAT Ata do te njohin rutinën e ngrohjes dhe njoftimin e hapësirës Ata do te njohin karakteret dhe lëvizjet e tyre KOHA 5min

5min

5min 15min

DATA OBJEKTIVAT: Te mësojmë si te zhvillojmë një tregime te shkurtër ne një performancë Te gjejmë muzikën e duhur për tregimin AFTESIMI NE DRAME Trillim Teatri

AKTIVITETI ‘’Kush është Lideri’’ (Përshkrimi i lojës faqe 1) Te punojmë se bashku/Te ngrohemi Shtrëngimi i dorës por tani beje ne karakteret qe keni formuar dhe ne emrat e karaktereve. Kontakt fizik/Njoftim me hapësirën Boom Chika Boom Ngrohje vokale Bisede rreth tregimeve qe kishin treguar dje. Çka kujtoni, facilitatori rikujton tregimet. Tani do te dëgjojmë muzike dhe do te lëvizim neper hapësire sikur te kishin lëvizur ato karaktere. Nëse është muzika e ngadalshme ata duhet te lëvizin ngadalë, nëse është muzika e shpejte ata duhet te lëvizin shpejte por sikur karakteret ne tregimet e tyre. Pasi ti kenë dëgjuar disa minuta te këngëve tani ndahen ne grupet qe kane punuar deri me tani. 47


40min

15min

Facilitatori praktikon tregimet me muzike. Ta gjejmë muzikën per secilin tregim. Deri sa facilitatori punon me njërën grupe për muzikën e performances, grupi tjetër ne një kënd tjetër te dhomës mund ta ushtroje pjesën e tyre apo te ulen si shikues dhe mund edhe te japin ideja. Praktikoje tregimin me muzike.  Muzika e lumtur apo e pikëlluar?  Disa efekte si te zogjve, apo alarmi i orës mund te bëhen edhe nga fëmijët  Muzika e shpejte apo e ngadalësuar? Pasi ti kenë gjetur muzikat dhe praktikuar performancat para grupit.

5min

Reflektim Stikera për punën e bërë! Ne një flete shkruaj çka te ka pëlqyer ne klasën e sotshme?

SEANCA 5 FOKUSIMIM Performanca

DATA: OBJEKTIVAT Fëmijët do te performojne një performancë te zhvilluar nga ata.

TE ARDHURAT Ti njohin te ardhurat e punës se përbashkët Te përdorin, tregimet, lëvizjet, muzikën dhe karakteret qe kane punuar gjate gjithë seancave

AFTESITE NE DRAME Performance Përdorimi i zërit Punë ne karakter

5min

Përkujtim i rregullave te dramës, Përkujtim qe sot është dita kur ata do te shfaqin performancat e tyre.

5min

Mendo për karakterin qe do te jesh ne performancë. Gjeje një hapësire dhe ngriju ne atë karakter. Pastaj jepi jete dhe fillo te lëvizesh neper hapësire si ai karakter, duke u fokusuar ne levizje dhe ekspresione te fytyrës. Përderisa sillesh rreth dhomës mendo për fjalët apo lëvizjet qe do ti besh ne performancë. Dhe kur ti dëgjon shuplakat thuaj fjalët qe do ti thuash ne performance. (Nëse diku si kujtohen facilitatori duhet te ja përkujtoj)

5min

Pyeti fëmijët te përzgjedhin nje loje qe ata dëshirojnë te luajnë. Njëra nga lojërat qe kane mësuar gjate kësaj jave. Ndaju ne grupe dhe praktiko skenat e juaja. Për gjithë këtë kohe praktiko, me muzike, lëvizjet, tekstin, zërin, deri sa te jeni gati ta shfaqni atë. Facilitatori punon me te dy grupet duke iu përkujtuar për detajet. Zip Zap Loje për foksim

10min 30min

5min

48


20min

10minuta për secilën grupe te performoj tregimin e tyre. Mund ta performojnë para familjareve apo shokëve dhe shoqeve tjerë.

10min

Reflektim Stikera për punën e bere! Qka te ka pëlqyer gjate klasave te dramës?

49



Tema:

Qëllimi:

Lënda:

Arti abstrakt - Nga vija deri te forma Klasa: Përmes këtij ushtrimi fëmijët do të mësojnë të shprehin ndjenjat e tyre jo vetëm në letër, por edhe t’i komunikojnë ato verbalisht. Duke u njoftuar më artin abstrakt, me format e ndryshme, ata mësojnë se arti është një gjuhë komunikimi tjetër dhe i jep secilit individ lirinë të formojë idenë e tij sipas Dita: imagjinatës dhe ndjenjave personale. Fëmijët do të nxisin në aftësinë e tyre të komunikimit të mendimeve, ndjenjave dhe dëshirave të tyre. Do të mësojnë perspektiva tjera se si mund të shfaqet bota në art. Kjo do të rris imagjinatën por edhe vetëbesimin e tyre. Kohëzgjatja:

1-6

1

2,5h – 3h

Arti figurative – Pikturë Përshkrimi: Aktiviteti hyrës 30 – 40 min Vendoset një letër (hamer) në dysheme me një madhësi rreth 1 metër. Fëmijët ulen ne tokë përreth saj. Secili afër vetes do ta ketë nga një tablo me ngjyra të ndryshme. Ngjyroset shuplaka e dorës dhe dorën ashtu të ngjyrosur do ta vendosin në hamer. Pasi të kenë vendosur te gjithë nxënësit dorën me ngjyra në hamer, mbeten gjurme në të. Fillojmë t’i pyesim fëmijët  Cilën ngjyrë e kanë vendosur në hamer? I japim mundësi fëmijëve të tregojnë diçka për ngjyrën e përzgjedhur.  Pse ju pëlqen ajo ngjyrë?  Ku gjendet ajo ngjyrë në natyrë apo gjësendet e përditshme që i rrethojnë? Në këtë mënyrë fëmijët fillojnë gradualisht t’i mësojnë llojet e ngjyrave. Biseda mund të vazhdoj duke pyetur fëmijët se çfarë ndjenja u shkakton secila ngjyrë dhe të mendojnë rreth asociacioneve të këtyre ngjyrave me gjësende që gjinden në natyrë. Në këtë rast fëmijët inkuadrohen në bisedë duke përdorur artin si vegël për komunikim. Aktiviteti Kryesor Ndahen fëmijët ne tre grupe dhe fillojmë me tre aktivitete të ndryshme që të kenë mundësinë te njoftohen sa më shumë me teknikat e artit pamor. Vizatim abstrakt me vija: 40 min. Pyesim fëmijët se çfarë mendojnë rreth vizatimit, a është lëndë atraktive për ta. Duke shtruar pyetje i dëgjojmë me kujdes përgjigjet e tyre dhe mbajmë shënime. Ju tregojmë që ka mënyra të shumta të vizatimit si dhe teknika të ndryshme dhe u japim detyrën e caktuar se çfarë do të mësojnë sot. Sot do mësohet për llojet e vijave nga vija e drejtë deri te e rrumbullakëta. Fëmijëve nuk do t’u duket e panjohur kjo, por ajo çka ata sot do të mësojnë përmes formave të ndryshme të vijave është vizatimi abstrakt, dhe se si diçka e bukur mund të krijohet prej vijave të ndryshme. Vijat nuk shërbejnë vetëm për të krijuar format që i njohim nga përditshmëria, por edhe ashtu në formë abstrakte kur harmonizohen ato nxjerrin një vizatim që nuk i përngjan ndonjë figure të njohur por krijon një kolazh. Mësimi këtu është që arti mund të ekzistoj pa rregulla dhe pranon abstrakten si formë të saj përmes së cilës shprehja e ndjenjave dhe ëndrrave është më e lehtë. Do të punohet me laps te thjeshtë pa ndonjë mjet tjetër shtesë (si kompas vizore etj.) Do të punohet me dorë të lirë, në letra te bardhë formati A4 për secilin fëmijë. Duke filluar nga vija e drejtë vazhdon punimi edhe i formave tjera. Shih shembullin e paraqitur.

51


Lejoni që fëmijët të përdorin imagjinatën e tyre për të krijuar vija dhe forma. Fëmijëve duhet t’u jepet udhëzimi të mbushin gjithë fletën me vija të ndryshme. Secili nga punimi le ta ketë emrin se kush e ka punuar. Pasi fëmijët të kenë përfunduar punimin me vija, atyre u ofrohen figura të ndryshme me kafshë ose figura të dashura të cilat paraqesin hapat e vizatimit te këtyre figurave. Fëmijët zgjedhin figurën që dëshirojnë dhe udhëzohen të përcjellin hapat e paraqitur në shembull. Me anë të këtij aktiviteti fëmijët do të mësojnë se si të arrijnë te rezultati përfundimtar i vizatimit duke përdorur vija të caktuara si dhe do të mësojnë teknika të reja dhe të lehta për vizatim. Loja me shkronja : 45 min. Nevojiten letra apo hamer A4 me ngjyra të ndryshme. Fëmijët do te përpiqen ta vizatojnë me laps apo marker emrin e shokut apo shoqes që e kanë pranë, e prejnë pastaj me gërshërë (nëse janë 6 fëmijë e me shumë emrin e njërit do e shkruaj tjetri ndërsa tjetri emrin e tij e kështu me radhë). Të punohet në mënyrë reciproke, çdo shkronjë në ngjyra të ndryshme dhe t’i bashkojnë ato me një pllakë të bardh e të ngjiten. Po ashtu secili prej tyre do ta ketë mundësinë ta formojë nga një shkronjë në emër të organizatës “Balkan Sunflowers” dhe të vendosen lart si titull, pra titulli me shkronja do jete emri i organizatës, poshtë saj të gjithë fëmijët vendosi emrin e tyre me ngjyra dhe forma të ndryshme, (dhe poshtë emrit të shokut të shkruhet emri se kush e ka punuar - emri i secilit se kush e ka punuar bëhet në fund - deri në fund të lojës të mos kuptohet se kush e ka punuar emrin e tij apo saj). Qëllimi i kësaj ideje është që fëmijët të kenë komunikim sa më të afërt njeri me tjetrin, të njohin njeri tjetrin më ndryshe, të diskutojnë dhe komunikojnë kush e punoi, pra kjo lojë do jetë lojë fshehurazi. Njëkohësisht fëmijët zhvillojnë aftësitë e tyre si motoriken fine, imagjinatën, përqendrimin, koncentrimin etj. Punimi i kartolinave festive: 30 min Nevojiten letra me ngjyra të ndryshme dhe fillojmë me shpjegimin se sa thjeshtë mund të punohet një kartolinë, që është fletë letre e trashë, në trajtë katërkëndëshe (zakonisht me përmasat 9×15 centimetra), që ka nga njëra anë fotografi a vizatime dhe që mund t'i dërgohet dikujt si letër pa zarf; p.sh. kartolinat e vitit të ri, urimet për ditëlindje etj. Fëmijët fillojnë me dekorimin e tyre sipas dëshirës, por së pari i japim një shembull që fëmijët ta kenë më lehtë ta kuptojnë. Shiko shembullin ne linkun me poshtë : https://www.youtube.com/watch?v=hiEBOJimG2I Variacione:

Fëmijëve më të rritur tek aktiviteti hyrës mund të ju kërkohet të krijojnë figurë me anë të duarve. Secili grup do të zgjedh vetë se çfarë dëshirojnë të krijojnë. Emërojnë grupin e tyre 52


dhe e shënojnë emrin e grupit ne hamer. Në fund grupet ekspozojnë punimet e tyre. Kjo zhvillon komunikimin dhe koordinimin mes anëtarëve të grupit duke vënë në pah edhe rolin qe secili nxënës luan në grup. Materiale:

Letër e bardhë hamer, letra me ngjyra në formatin A 4, ngjyra temperë, ngjitës letre, gërshërë, laps të thjeshtë

Fletë Pune Referencat:

Vërejtje: Fëmijët duhet të jenë gjatë gjithë kohës nën përkujdesje. Ata do të udhëzohen të respektojnë njëri tjetrin, dhe si të përdorin ngjyrat. Por moderatorët duhet të kujdesen që ata të mos ngjyrosin rrobat e njëri tjetrit, ose të mos prekin fytyrën apo fusin gishtat në gojë e të përtypin ngjyrën ose ndonjë material tjetër të rrezikshëm për shëndetin. Gjithashtu kujdes të veçantë duhet edhe gjatë përdorimit të gërshërëve.

53


FletĂŤ Pune

54


55


Tema: Qëllimi: Lënda: Përshkrimi:

Bota e ngjyrave

Klasa:

Fëmijët mësojnë të shprehen përmes ngjyrave. Duke punuar në Dita: ekip, ata zhvillojnë ndër të tjerash motoriken fine, imagjinatën, por edhe aftësinë e tyre të komunikimit dhe bashkëpunimit. Piktura Kohëzgjatja:

1-6 2

3h

Aktiviteti hyrës: 20 – 30 min Fëmijët në këtë aktivitet pavarësisht ndarjes në grupe punojnë të njëjtën gjë. Secili do ta ketë para vete një fletë të bardhë A4. Ngjyrat e llojllojshme temperë mbushen në pjata të plastikës. Fëmijët ndihmojnë në shpërndarjen e ngjyrave dhe ulen në tavolina. Pastaj fëmijëve u jepet udhëzimi për të punuar me një gisht duke vizatuar në fletë me ngjyrën e përzgjedhur sipas dëshirës së tyre, një formë sipas dëshirës së tyre, por pa i përlyer gishtat e tjerë. Gjithashtu fëmijët marrin udhëzimin që kur ta përzgjedhin një ngjyrë të mundohen të përfundojnë formën deri sa të harxhohet ngjyra në gisht. Kur gishti të mos ketë më ngjyrë, atëherë fëmijët duhet të ndërrojnë vendin e të ulen të vendi i shoqes/shokut në të djathtë të tyre, dhe të vazhdojnë formën që ka filluar ajo/ai me të ngjyrën e përzgjedhur të shoqes/shokut. Me këtë aktivitet ushtrohet ndër të tjerash edhe durimi dhe mirëkuptimi i fëmijëve për shoqet/shokët e tyre. Fëmijët do të udhëzohen që kur të mbarojnë ngjyrën, ata të presin shoqen/shokun deri sa të përfundojë ajo/ai ngjyrën në gisht. Ndërkohë ata mund të ngrihen në këmbë, të qëndrojnë në vend e të presin në heshtje. Fëmijëve do tu demonstrohet një shembull, dhe do t’u tregohen vizatime të gatshme për të ilustruar idenë për format. Format parashihen të jenë të thjeshta. Psh. Vija të drejta, vija të lakuara, vija të ndërprera, pika. Aktiviteti kryesor: Fëmijët punojnë në tre grupe. Grupet duhet të ndahen në mënyrë që të ketë djem e vajza barabartë në të gjitha grupet. Megjithëse preferohet që fëmijët të cilët dëshirojnë të punojnë bashkë, të mos ndahen, të kenë mundësinë të punojnë përkrahë shoqes ose shokut të ngushtë. Secili grup do të ketë një hamer të bardhë. Fëmijët ulen në tokë. Preferohet që të ketë mjaft vend për fëmijët të lëvizin, kështu që optimale do të ishte që në një hamer të punojnë rreth 5-6 fëmijë. Ngjyrosim me duar: 45min Kësaj radhe fëmijët e këtij grupi udhëzohen të përdorin krejt dorën për të ngjyrosur. Ata duhet të përdorin në vizatimin e tyre format që kanë mësuar, por janë të lirë të vizatojnë sipas dëshirës. Kombinimi i formave mund të sjell figura që ata i njohin nga përditshmëria. Përzgjedhja e ngjyrave do të jetë sipas dëshirës së fëmijëve. Fëmijëve do tu tregohen disa shembuj se si format e mësuara ma parë, mund të formojnë figura të ndryshme që ata njohin (p.sh. dielli, lulet, pema, vetura etj.). Fëmijët do të luten të përqendrohen në një pjesë të hamerit dhe të tregojnë respekt ndaj shoqes/shokut. Ata mund të kërkojnë ngjyra sa herë që ato të harxhohen. Kur secila/i të ketë përfunduar vizatimin e saj/tij fëmijët do të shënojnë emrat e tyre në skaje të fletës, dhe do të ndërrojnë vende me fëmijët e grupeve të tjera. Ndërsa kolazhi që është rezultat i punës së tyre, do të anësohet që të thahet.

56


Ngjyrosim me gishtërinj: 45min Fëmijët në këtë grup punojnë së bashku në një hamer. Ulën përreth, gjithashtu në tokë. Kësaj radhe fëmijët do të udhëzohen të punojnë vetëm më një gisht, duke krijuar pika shiu por me ngjyra të ndryshme në fletën e bardhë. Ata mund të përdorin secilën ngjyrë që dëshirojnë dhe secilin gisht, por vetëm një gisht në kohë. Qëllimi qe do t’iu tregohet fëmijëve është që të mbulojnë fletën e bardhë me pika deri sa të mos mbetet asnjë hapësirë e bardhë. Fëmijëve do t’u transmetohet që nëse ata i ndihmojnë njëri tjetrit rezultati do të jetë ma i bukur dhe kënaqësia ma e madhe. Në këtë punë ata duhet të përpiqen të punojnë së bashku duke respektuar dëshirën e njëri tjetrit. Dora e shokut: 45min Fëmijët ulen përreth hamerit të bardhë në tokë. Kësaj radhe fëmijët do të punojnë me ngjyra shkumësi. Por udhëzimi do të jetë që ata të vizatojnë mbi fletën e bardhë me ngjyra të ndryshme, dorën e tyre dhe dorën e shoqes/shokut. Brenda vizatimit të dorës, hapësira duhet të mbetet e bardhë dhe kur të mbushet fleta me duar, ata mund të shkruajnë emrat e tyre brenda tyre ose të vizatojnë lule.

Aktivitet shtesë: Në rast se fëmijët përfundojnë punimet para kohës së paraparë, ata do të udhëzohen të vizatojnë skica të figurave të thjeshta (katror, rreth, lule, diell, etj.) në fletë të bardhë A4 me laps. Këto punime do të përdoren në aktivitetin e ditës së katërt. Në përfundim të punimeve, fëmijët do të udhëzohen të vendosin punimet në vende kur ato nuk do të dëmtohen e mund të thahen që të përdoren për ekspozitë në përfundim të programit veror.

Variacione: Materiale:

Hamer i bardhë (secili grup një, por preferohet të ketë më shumë në dispozicion, në rast të ndonjë aksidenti), ngjyra temper (të gjitha llojet e ngjyrave), ngjyrat e shkumësit (lloje të ndryshme), faculeta të lagura dhe të thata.

Fletë Pune Referencat:

57


Tema:

Qëllimi:

Lënda: Përshkrimi:

Kreativiteti fluturon

Klasa:

Fëmijët njoftohen me perspektiva të reja për përdorimin e kombinimit të materialeve përfshirë dhe produkteve ushqimore Dita: në art. Përmes shqisave të prekjes ata zhvillojnë aftësinë e motorikes fine dhe mësojnë emërtimet e materialeve që përdorin. Arti krijues Kohëzgjatja:

1-6 3

Aktiviteti Fillestar 20 – 30 min Fëmijët të ndarë në tre grupe, njoftohen me materialet që do të përdoren për aktivitet e ditës. Ata do të sqarohen në rregullat e përdorimit, do të mësojnë emërtimet, do të njoftohen me procesin dhe teknikën e punës si dhe përdorimin e mjeteve ndihmëse (p.sh. gërshërët, tutkalli etj.) Fëmijët do të sqarohen që edhe pse fillimisht do të ndahen në tre grupe, ata do të kenë rastin të punojnë në të gjitha aktivitetet. Si aktivitet fillestar, ata do të vizatojnë diçka sipas dëshirës së tyre me laps në fletë të bardhë A4. Këto vizatime do të përdoren në dy aktivitetet në vijim. Gjatë kësaj kohe fëmijëve gjithashtu do t’iu prezantohen disa punime të përfunduara paraprakisht. Krijimi i meteorëve: 45min Fëmijët ulen në vende në tavolina. Para vetës do të gjejnë materialet që do t’i përdorin për aktivitetin e radhës. Ata do të sqarohen për rregullat e bashkëpunimit dhe përdorimin optimal të materialeve. Fillimisht do t’u tregohet një ekzemplarë i përfunduar i punimit. Pastaj do të formojnë topa prej faqeve të gazetave duke i ndrydhur ato me dorë. Ata do të vendosin vetë për madhësinë e topit që do të krijojnë. Tani ata do të udhëzohen të mbulojnë topin me trakat ngjitëse me ngjyra. Ata do të presin këto traka në madhësi të preferuar dhe do të mbështjellin topin me ngjyrën e trakës që ata preferojnë. Ata mund të përdorin edhe disa ngjyra e jo të kufizohen vetëm në një. Gjatë procesit të prerjes së trakes, ata duhet të këshillohen të jenë të kujdesshëm por edhe të kenë durim deri sa shoqja/shoku të lirojë gërshërët. Gjithashtu rekomandohet të inkuadrohen fëmijët në marrje të përgjegjësisë, duke u këshilluar të kujdesen dhe të ndihmojnë më të vegjlit. Pastaj fëmijët në një gjatësi deri ne një metër e presin një copë konop të cilin e lidhin në top, dhe pastaj e ngjesin traken mbi konopin e lidhur me ngjyrën e preferuar të tyre. Pastaj ta ngjesin konopin, fëmijët presin shiritat e letrave të ngjyrave të ndryshme dhe i ngjesin ato në skaje në një trakë të shkurtër, të cilën pastaj e ngjesin në topin e krijuar. Rezultati përfundon me krijimin e një figure që ilustron meteorin. Dhe kur të kenë përfunduar të gjithë, ata munden të dalin në një hapësirë më të madhe (preferohet oborri) dhe të valëvitin e të rrotullojnë ato në ajër duke i mbajtur në konop. Kreativiteti fluturon – 45 min. Fëmijët do të ulen në tavolina ku do të punojnë në fleta me ngjyra A4. Ata do të kenë para vetës në pjata të plastikës miell misri, oriz, rruza me ngjyra, kafe dhe tutkall. Përskaj fletëve do të 58


vendosen për secilin fëmijë brusha. Fëmijët do të udhëzohen të lyejnë fletën me tutkall sipas formës që dëshirojnë të krijojnë. Pastaj ata do të udhëzohen të derdhin materialin qe përzgjedhin sipas dëshirës së tyre mbi tutkallin në fletën e tyre. Kështu materiali do të ngjitet, dhe punimi do të merr pamjen e figurës që ata kanë tentuar të krijojnë. Fëmijëve do t’u jepen udhëzime dhe ide gjatë gjithë kohës, por vetëm nëse ata shprehin nevojë, përndryshe ilustrimi i një punimi të përfunduar paraprakisht mjafton për sqarim. Rekomandohet që fëmijëve t’u jepet mundësia e zhvillimit të lirshëm të imagjinatës së tyre. Ata duhet të inkurajohen të eksperimentojnë vetë me materialet e ndryshme në dispozicion. Dekorojmë emrat – 45min. Fëmijët do të ulen në tavolina ku do të punojnë në fleta me ngjyra A4. Ata do të kenë para vetës në pjata të plastikës makarona dhe tutkall. Përskaj fletëve do të vendosen për secilin fëmijë brusha. Fëmijët do të udhëzohen të shkruajnë me shkronja të mëdha me laps emrin e tyre ose emrin e një të dashuri të tyre. Pastaj për vije të emrit do të udhëzohen të lyejnë me tutkall duke përdorur brushat. Kur të kenë lyer një shkronjë vendosin makaronat mbi tutkall, pastaj lyhet shkronja tjetër e vihen prapë makaronat mbi të e kështu me radhë derisa të përfundojnë gjithë shkronjat që ka emri që kanë përzgjedhur. Variacione:

Materiale:

Oriz, Kafe të pabluar, makarona penne, tutkall, brusha të trasha, miell të misrit, rruza me ngjyra(lloje të ndryshme) gazeta sa ma shumë, konop i hollë, trakë ngjitëse me ngjyra të ndryshme, letra dekorues me ngjyra të ndryshme (për këto letra, nëse nuk e dini, rekomandoj t’iu asistoj kur të vendosni me i ble)

Fletë Pune Referencat:

59


Tema:

Kreativiteti fluturon

Klasa:

1-6

Qëllimi:

Zhvillimi i imagjinatës dhe kreativitetit

Dita:

4

Lënda:

Arti krijues

Kohëzgjatja:

2,5h

Përshkrimi:

Aktiviteti Fillestar 20 – 30 min Fëmijët të ndarë në tre grupe, njoftohen me materialet që do të përdoren për aktivitetin e ditës. Ata do të sqarohen në rregullat e përdorimit, do të mësojnë emërtimet, do të njoftohen me procesin dhe teknikën e punës si dhe përdorimin e mjeteve ndihmëse Fëmijët do të sqarohen që edhe pse fillimisht do të ndahen në tre grupe, ata do të kenë rastin të punojnë në të gjitha aktivitetet. Si aktivitet fillestar, ata do të punojnë me fleta A4 me ngjyra te ndryshme ku ato do te prehen në dimensione te njëjta në mënyre vertikale që të jenë gati për aktivitetin kryesor të cilin do ta punojnë. Gjatë kësaj kohe fëmijëve gjithashtu do t’iu prezantohen disa punime të përfunduara paraprakisht. (Punë nga aktivitetet e më parshme që të shohin se ku kanë arritur deri në ditën e 4). Gjatë gjithë kohës deri sa të bëjnë prerjen e fletëve me ngjyra do t’u shtrohen pyetje për ngjyrat, sa janë të kënaqur me punën që e bëjnë, a hasin në ndonjë vështirësi etj. Gjatë procesit të prerjes së letrës, ata duhet të këshillohen të jenë të kujdesshëm.

Vazo lulesh - dekori i saj: 45min. Fëmijët e këtij grupi ulen në vende në tavolina. Para vetës do të gjejnë materialet që do t’i përdorin për aktivitetin e radhës. Ata do të sqarohen për rregullat e bashkëpunimit dhe përdorimin optimal të materialeve. Fillimisht do t’u tregohen një nga punët e përfunduara, që të krijojnë idenë se si do të duket puna që do e punojnë. Pastaj do të fillojnë qe letrat e prera t’i punojnë duke formuar rrathë, disa më të mëdha e disa më të vogla duke i ngjitur fletët nga një ngjyrë me tjetrën që te arrihet një kolorit dekorues. Duhet një vazo plastike me ngjyrë (ka ngjyra të ndryshme si portokalli, hiri, të kuqe etj.) dhe format që i kanë punuar në formë rrethi do te ngjiten në vazo me kujdes, duke përdorur tutkall me brushë mesatare të gjerë. Rezultati përfundon me krijimin e një figure që ilustron një vazo dekorues dhe mund të përdoret për gjëra të ndryshme. Shiko linkun se si do të duket vazo në përfundim. http://www.youtube.com/watch?v=oD_rGjaT7ak Shiritat dekorativ 30 min Fëmijët në ketë grup do të ulen nëpër tavolina dhe secili do ta ketë nga një fletë A4 e cila do paloset dhe do ta vizatojnë një figurë. Pastaj ajo do prehet e pasi të prehet ajo do tërhiqet dhe do krijohet një varg me fije të njëjta. Si shembull do ta dërgoj një link se si do të duket: http://www.youtube.com/watch?v=8F8L51ffa4A 60


Këto janë disa prej formave por mund të punohet dhe në formë të ndryshme, ashtu si është në

video paloset fleta deri në formatin e mundur vizatohet vetëm një pjesë e ndonjë dekori dhe kur të hapet fleta figura e njëjtë përsëritet s’di sa herë varësisht nga madhësia e letrës. Imagjinata fluturon – 45 min. Secili fëmijë do te ulet në tavolinën e tij/saj dhe së pari do fillojë te vizatojë me dorë të lirë duke përzgjedhur vetë temën. Pastaj do vjen radha ta pikturojnë atë vizatim me ngjyra temperë. Ju nevojitet brusha, një pjatë plastike ku mund t’i vendosin ngjyrat që dëshirojnë të pikturojnë dhe nga një gotë ujë. Pasi t’i përfundojnë punimet ato anësohen që të thahen dhe fëmijët bashkë me edukatorët ulen dhe e diskutojnë punimin e secilit se çka ka dashur të paraqes. Variacione: Materiale:

Temperë, letra të ndryshme edhe gazete, brusha, laps i thjeshtë, gërshërë, fleta me ngjyra në formatin A4

Fletë Pune Referencat:

61


Tema:

Qëllimi:

Lënda:

Puna me mellë kit

Klasa:

Përmes procesit të dekorimit fëmijët mësohen të kuptojnë që duhet kaluar faza të ndryshme që puna të tregohet. Përveç asaj fëmijët mësojnë të integrojnë elemente të ndryshme, që të arrijnë një rezultat. Ata ushtrohen në durimin dhe Dita: koncentrimin e tyre, njëkohësisht duke mësuar materialet e reja ata krijojnë perspektiva të reja që ndihmon zhvillimin e kreativitetit. Nxitja e zhvillimit të motorikes fine është e vetëkuptueshme nëpërmjet punës me mellë. Arti krijues Kohëzgjatja:

1-6 5

3h

Përshkrimi: Aktiviteti Fillestar 20 – 40 min Të gjithë fëmijët e moshave të ndryshme do te jenë pjesë e një aktiviteti përmbyllës duke biseduar me ta se çka kanë punuar që nga dita e parë deri në ditën e fundi, cila nga punët u ka pëlqyer më shumë, ti pyesim për teknikat që i kanë përdorur, a i kanë mbajtur në mend emërtimin e tyre etj. Fëmijët njoftohen me materialet që do të përdoren për aktivitet e ditës. Ata do të sqarohen në rregullat e përdorimit, do të mësojnë emërtimet, do të njoftohen me procesin dhe teknikën e punës si dhe përdorimin e mjeteve ndihmëse Fëmijët do të sqarohen që edhe pse fillimisht do të ndahen në tre grupe, ata do të kenë rastin të punojnë në të gjitha aktivitetet. Pas të gjitha këtyre u shpjegohet se çfarë është mella, si përdoret si ta arrijnë formën kur mund të ndërtohen dekoret etj. Meqë është punë pak më e rëndë preferohet që mbikëqyrësit ta punojnë atë, por ta kenë mundësinë dhe fëmijët në përmasa te vogla të eksperimentojnë. Figura nga mella - 1h 30min. Mella është një material si brumi e cila duhet ngjeshur mirë dhe të spërkatet me ujë herë pas here që me kalimin e kohës kur të thahet mos të qahet. Shtrihet në tavolinë si formë pete në një trashësi jo shumë te hollë. Shtrirja e saj bëhet me t’hollues dhe fillohet të punohet që të nxirren figura: Psh :

62


63


Këto janë disa prej shembujve por ka edhe forma tjera të cilat mund te punohen dhe pastaj t’u vendosen dekore si rruza, shkopinj, letra etj. deri sa masa është ende e lagur. Kur të thahet fillohet të ngjyroset dhe të dekorohet, të vendoset dora mbi të, të shkruhet emri mbi të ose diçka e ngjashme. Dekorimi dhe punimi me kapëse dhe letra dekorative: 30 min Fëmijët ulen në vende në tavolina. Para vetës do të gjejnë materialet që do t’i përdorin për aktivitetin e radhës. Ata do të sqarohen për rregullat e bashkëpunimit dhe përdorimin optimal të materialeve. Fillimisht do t’u tregohet një nga punët se si do të duket puna që do e punojnë. Nga letrat dekorative krijojmë rrathë të rrumbullaket jo shumë te mëdhenj me ngjyra te ndrysh e. I ngjesim ato njëra pas tjetrës qe së bashku ta krijohet një rreth me ngjyra të ndryshme. I vendosim 2 kapëset mbrapsht që ta kenë mundësinë të qëndrojnë pa u rrëzuar. Në mes te dyjave e ngjesim rrethin të cilin e kemi krijuar si dekor. Kjo shërben për t’u vendosur nga fëmija mbi tavolinë, sepse ajo hapet dhe mund të vendoset një letër me ndonjë shkrim ose mesazh ose edhe ndonjë fotografi që të mos harrohet nesër që e ka për detyrë ta përfundoj.

64


Punimi i zarave: 30 min. Paketa duhen të jetë në formë katrore dhe të ketë një madhësi rreth 9 cm2. Në të vizatohen pikat e trasha në secilën pjesë. Ashtu si është dhe zara vetë në njërën anë vetëm një pikë (rrumbullak), në tjetrën 2 e kështu me radhë. Rrumbullakët lyhen me ngjyra sipas dëshirës se fëmijës dhe i lihen të thahen. Është punë mjaft e shpejtë dhe atraktive për fëmijë. Nëse kanë dëshirë ato mund të i ndërrojnë mes vete këto zare të punuara, që të kenë si kujtim nga shoqja/shoku. Por edhe të luajnë me to duke mësuar numrat e eventualisht operacione të thjeshta matematikore, si mbledhje, zbritje. Variacione: Materiale:

Temperë, letër, brusha, laps i thjeshtë, gërshërë, fleta me ngjyra në formatin A4, mellë kit gërshërë, katrona

Fletë Pune Referencat:

65



Tema:

Arti

Qëllimi:

Te ndihmojmë fëmijet të njoftohen me format e ndryshme te arteve pamore. Përforëcimi I koncepteve te vijave dhe formave

Lënda: Përshkrimi:

Klasa:

PS

Dita:

1

Kohëzgjatja: 2.5 hs Aktiviteti hyrws (15 min) "Kubet për vizatim të vijave" Vendos një copë te madhe te letrës në dysheme me dy rreshta me nga (5) imazhe në çdo anë. Uli fëmijët së bashku duke formuar një rreth, përreth letrës, vendos ngjyra të drurit dhe markera në mes. Prezantoju fëmijëve kubin. Shpjegoju se kubi ka vija të ndryshme në secilën anë dhe secila vijë ka ngjyrë të ndryshme. Me radhë pyet fëmijët nëse mund të identifikojnë ngjyrat e secilës vijë. Kërkoju fëmijëve qe me gishtat e tyre të formojnë në ajër vijën që e shohin në secilën anë të kubit. Pasi ngjyrat dhe llojet e vijave të janë të qarta, pyesni fëmijët me radhë që të hedhur kubin në formë zari dhe të shohin se cila vijë do të ju bie. Pyetni një fëmijë për të marrë një laps/marker me të njëjtën ngjyrë që është vija në kub dhe të vizatojnë vijën e njëjtë sikur ajo në kub duke lidhur dy imazhet në letrën e madhe. Pasi të lidhen të gjitha imazhet, kërkoni që fëmijët të ngjyrosin imazhet në letër. Aktiviteti kryesor (1orë) Ndajini fëmijët në tre grupe, duke u shpjeguar atyre se do të kenë mundësi të mësojnë dhe të përjetojnë tre “lloje” të ndryshme të arteve pamore. Pikturë & Vizatim (20min) Pyetini fëmijët se çfarë mendojnë ata ne mund të përdorim për të vizatuar. Dëgjoni përgjigjet e tyre dhe plotësoni përgjigjet sipas nevojës. Shpjegoni se ka shumë mënyra për të vizatuar dhe ngjyrosur dhe se sot ju do të vizatoni me pambuk dhe letër zmerile (gërryese). Pyetni fëmijët nëse e dinë se çfarë është "letër zmerile" dhe në qoftë se mund të imagjinojnë se si mund të vizatohet në të. Jepini secilit fëmijë një copë letër zmerile nga 25 x 30 cm. (në të cilën duhet të ketë forma të vizatuara) dhe i pyet ata për të ndjekur vijat me gishta dhe të përshkruajnë se çfarë ata ndjejnë. Siguro fije peri/vunice në ngjyra të ndryshme (të prera në gjatësi rreth 10 deri në 20 cm) dhe u kërkoni fëmijëve të ndjekin vijat në letrën zmerile me fije peri. Leri të eksperimentojnë me ngjyra të ndryshme derisa ata të vendosin se cila ju pëlqen më shumë. Vendosi mënjanë të gjitha këto dhe leri për aktivitetin e "Ndërtimit" të nesërmen; sigurohuni që çdo letër ka emrin e fëmijës. Ndërtim (25 min) Maskë "shohim me ngjyra" Siguro për çdo fëmijë nga një 1 copë letër hameri me maskën e vizatuar në të. Kërkoju fëmijëve ta prejnë atë nëpër vija. Siguroju fëmijëve ngjyra, markera, ngjitës dhe letra të ndryshme me ngjyra. Lejo fëmijët të dekorojnë maskat e tyre si ata dëshirojnë. Pasi të kanë përfunduar me dekorim, ndihmoji të me ngjesin pjesët anësore në maska (mund të përdoren edhe fije peri). Pritini copa letre celofani më ngjyra të ndryshme dhe kërkojuni fëmijëve të shohin përmes tyre dhe të përshkruajnë se si ndryshojnë gjërat rreth tyre kur shohin përmes këtyre letrave. Kërkojini secilit fëmijë të zgjedhë 2 copa për të përdorur në maskën e tyre dhe t’i ngjesin ato në hapësirën për sytë. Lejoni fëmijëve të bartin/vendosin në sy maskën e tyre. Printim (20 min) Sigurojuni fëmijëve copa kartoni (30 x 35 cm) dhe objekte të ndryshme (rrollne te letrës higjienike, prerëse të plastelinës, lodra plastike, etj). Vendos pjata me ngjyra të ndryshme temper në tavolinë. Kërkojuni fëmijëve të zhysin objektet në ngjyrë dhe pastaj t’i vënë ato në karton. Lejo që të eksperimentojnë me ngjyra të ndryshme dhe objekteve deri sa ata ndihen janë të kënaqur me punën e tyre. Vendos kartonët në një vend për tu tharë. Vendosi mënjanë për aktivitetin e "Ndërtimit" të nesërmen; sigurohuni që çdo pjesë e ka emrin e fëmijës.

Variacione: Materiale:

Flipchart, markera dhe ngjyra te ndryshme, letër zmerlie copa 25x30 cm, penj/vunica me ngjyra të ndryshme, tempera, pjata te plastikes, hamer, gersher, ngjites, rrollne te letrës higjienike, prerëse të plastelinës, lodra plastike, etj. 67


Fletë Pune

“Kubet për vizatimin e vijave” shembuj pune. “Kubet për vizatimin e vijave” imazhe. “Kube vizatimi” shembull. “Figurat për letrën zmerile” shembull i aktivitetit. “Maska, shohim me ngjyra” shembull “Maska, shohim me ngjyra” shembull i aktivitetit.

Referencat:

68


“Kube vizatimi” shembull

69


“Kubet për vizatimin e vijave” shembuj pune.

70


“Kubet për vizatimin e vijave” imazhe.

71


“Figurat për letrën zmerile” shembull i aktivitetit.

72


“Maska, shohim me ngjyra” shembull

73


“Maska, shohim me ngjyra� shembull i aktivitetit.

74


Tema:

Arti

Klasa:

PS

Qëllimi:

Të ndihmojmë fëmijet të njihen me lloje të ndryshme të artit pamor

Dita:

2

Kohëzgjatja:

2.5 orë

Lënda: Përshkrimi:

Aktiviteti hyrës (15 min) "Kubet Vizatues " Vendos një copë të madhe letre flipchart në dysheme. Bëj fëmijët së bashku në një rreth përreth letrës: vendos ngjyra të ndryshme dhe marker në mes. Paraqitu fëmijëve kubet (sigurohuni që ju tashmë i keni ngjyrosur dhe mbledhur ato). Shpjegoni se kubet kanë imazhe të ndryshme dhe ata janë të ngjyrave të ndryshme. Me radhë pyesni fëmijët në ata mund të identifikojnë çdo imazh dhe ngjyrat e tyre. Pasi ngjyrat dhe imazhet janë të qarta, pyesni fëmijët në radhë të hedhin kubin dhe të shohin se cili imazh po bie me fytyrë lart. Pyet një apo më shumë fëmijë të marrin një laps/marker me të njëjtën ngjyrë që është në kub dhe të vizatojë të njëjtin imazh që shfaqet në kub. Aktiviteti kryesor (≈ 1orë) Ndajini fëmijët në tre grupe, duke shpjeguar atyre se ata do të kenë mundësi të mësojnë dhe të përjetojnë tre "lloje" të ndryshme të arteve pamore. Pikturë & Vizatim (20min) "Hijet e figurave" Pyetni fëmijët se çfarë mendojnë se mund të përdorin për të pikturuar. Dëgjoni përgjigjet e tyre dhe zgjeroni përgjigjet e tyre. Shpjegoni se ka shumë instrumente për të pikturuar: brushat, sfungjerët, etj. Shpjegoni se sot ju do të përdorni sfungjerë. Jepini secilit fëmijë nga një fletë të bardhë dhe shkronja apo figurave të bëra nga kartoni apo hameri. Shpërndani copat e sfungjerit fëmijëve dhe vendosni pjata të plastikes me ngjyra të ndryshme në mes të tavolinës. Fëmijët duhet të vendosin figurën e bërë nga kartoni apo hameri mbi fletën e bardhë mbajë dhe mbajnë pa e lëvizur me një dorë. Me dorën tjetër secili fëmijë duhet të marrë një sfungjer, te zhyt atë në pjatë me tempera dhe të shtyp sfungjerin mbi letër pa e lëvizur atë. Pyetni fëmijët të mbajnë sfungjerin derisa e gjitha fleta të mbulohet me ngjyre, gjithnjë pa e lëvizur figurën. Pasi fleta të jetë ngjyrosu, kërkojuni fëmijëve të heqin figurën dhe të shohim se si në vendon ku kanë vendosur figurën letra nuk është ngjyrosur por ka mbetur e bardhë. Pyetini fëmijët nëse figura në fletë është e ngjashme me atë të bërë nga kartoni. Nëse figura është zhvendosur dhe ka ndikuar rezultatin në fletë, fëmijët mund të provojnë përsëri. Ndërtimi (25 min) "Arti im në kornizë" Siguroni çdo fëmije me punën e tyre që kanë bërë ditën e mëparshme në "Pikturë dhe Vizatim" dhe në aktivitetin “Shtypi”. Ndihmoju atyre të ngjesin letrën zmerile në karton. Jepuni fëmijëve materiale të tjera për të përfunduar dekorimin e kornizave te tyre. Ndihmoni çdo fëmijë për të bërë dy vrima në skajin e sipërm. Jepini secilit fëmijë një fije vunice (20 cm) dhe vëni një pjatë me rruaza në qendër të tavolinës. Kërkojuni fëmijëve që të kalojnë fijen e perit nëpër vrimën në rruaza. Ndihmojini fëmijët të bëjnë nyje midis rruazave. Së fundi vendos fijen e perit nëpër vrima në skajin e sipërm të kornizës dhe bëjë dy nyje në fund për të bërë të mundur për të varur kornizën në mur. 75


Shtypi (20 min) Dilni jashtë me fëmijët dhe mbledhin gjethe të ndryshme. Është e mirë të mblidhni një shumëllojshmëri gjethesh, me forma dhe madhësive të ndryshme. Çdo fëmijë duhet të ketë të paktën një gjethe. Kur të ktheheni, vendosni pjatat me ngjyra të ndryshme temper në qendër të grupit të fëmijëve. Jepini secilit fëmijë një fletë të bardhë. Kërkojuni fëmijëve të zhytin vetëm njërën anë të gjetheve të tyre në pjatat me temper. Mund të jetë vetëm një ngjyrë ose disa nga ato. Pas jemi siguruar se vetëm njëra anë është e mbuluar krejtësisht me ngjyrë, kërkoni fëmijëve të vendosi anën e ngjyrosur mbi fletën e bardhë. Është e rëndësishme për të shtypur mbi gjethen në mënyrë ngjyra të transferohet plotësisht në letër. Lejoni fëmijët të eksperimentojnë me gjethe të ndryshme dhe ngjyra të ndryshme. Pasi që fëmijët të kenë mbaruar, vendosni fletët mënjanë që të thahen.

Variacione: Materiale: Fletë Pune

Letër me ngjyra, tyl, gërshëre, ngjitës, rruaza, vunice, sfungjerë (te prera ne pjese te vogla), letër e bardhe A4, ngjyra temper, flipchart, pjata te plastikes “Kubet vizatues” shembull “Hijet e figurave” shembull

Referencat:

76


“Kubet vizatues” shembull

77


“Hijet e figurave” shembull

78


79


80


81


82


“Ngjyra vallëzon” shembull

85


“Arti me fije� modeli per prerje

86


“Arti me fije” shembull

87


Tema:

Arti

Klasa:

PS

Qëllimi:

Të ndihmojmë fëmijet të njihen me lloje të ndryshme të artit pamor

Dita:

4

Kohëzgjatja:

2.5 orë

Lënda: Përshkrimi:

Aktiviteti hyrës (15 min) "Kutitë me Ngjyra" Ndajini nga 3 fëmijë në grupe. Jepini çdo grupi një kuti kartoni me një letër të bardhë (A4) të ngjitur me mgjitës në formë trake në fund të kutisë. Udhëzoni fëmijët të mbajnë kutinë nga anët e ndryshme të kutisë. Zhyt topat e mermerit (kilikera) në ngjyra të ndryshme. Vendosni disa kilikera të ngjyrosur brenda çdo kuti dhe udhëzoni fëmijët të lëvizin kutinë në anë të ndryshme. Lëvizjen e kilikerave do të lërë gjurmë në drejtime të ndryshme dhe fëmijët mund të ndikojnë këto gjurmë duke lëvizur kutinë. Pasi të jetë shpenzuar e gjithë ngjyra në kilikera, facilitatorët mund të vendosin më shumë ngjyrë në to. Pasi përfundoj aktiviteti, hiq fletët e bardha nga kutitë dhe vendosi mënjanë për tu tharë për të parë pastaj rezultatin përfundimtar. Aktiviteti kryesor (≈ 1orë) Ndajini fëmijët në tre grupe, duke u shpjeguar atyre se do të kenë mundësi të mësojnë dhe të përjetojnë tre "lloje" të ndryshme të arteve pamore. Pikturë & Vizatim (20min) Vendi një letër flipchart në tavolinë. Vendosni disa pika të ngjyrave të ndryshme në letër. Mbuloni letrën me celofan dhe ftoni fëmijët të shtypin ngjyrën dhe të lëvizin duart mbi të për të përzier dhe shpërndarë ngjyrën. Siguro edhe objekteve të tjera në mënyrë që fëmijët të mund të bëjnë figura në ngjyrë (lodra, vizore, etj). Pasi të kanë përfunduar, hiqni celofanin dhe vlerësoni rezultatet. Nëse fëmijët duan, ata mund të provojnë të bëjnë përzierje të ndryshme me ngjyra. Ndërtimi (25 min) "Kafshët dhe kaçurrelat" Pyetni fëmijët nëse e dinë se si duken luanët dhe delet. Pyetini fëmijët nëse ata mendojnë se delet dhe luanët kanë kaçurrela. Diskutoni në grup se cilat kafshë ju pëlqejnë fëmijëve dhe pse. Kërkojini secilit fëmijë të zgjedhë midis luanit dhe deles, dhe jepuni atyre një letër hameri në formë për të ngjyrosur ato në përputhje me kafshët që kanë zgjedhur (lanë: e verdhë, dele: ngjyrë hiri). Pasi të kenë ngjyrosur "trupin" e kafshëve të tyre, tregoni se tani është koha për të bërë kaçurrelat e kafshëve. Jepini çdo fëmije copa letre me gjerësi prej 1.5 cm, me ngjyrë portokalli për ata që punojnë luanin dhe ngjyrë te bardhë për ata që punojnë me delen. Siguroni një laps për secilin fëmijë dhe mësojuni atyre se si të mbështjellin copat e letrës në lapsa. Është e rëndësishme që të mbështillet shumë të ngushtë, ashtu që letra të merr formën e një “kaçurreli”. Përsëriteni këtë proces deri sa fëmijët të kenë “kaçurrela” të mjaftueshme për të mbuluar tërë "trupin" e kafshëve të tyre. Jepuni fëmijëve ngjitës dhe kërkojuni atyre t'i ngjisni “kaçurrelat” në trupat e kafshëve. Vendosë mënjanë punimet derisa “kaçurrelat” të janë tharë. Pastaj jepuni secilit fëmijë pjesën tjetër te letrës për fytyrë dhe veshë te kafshëve (shih fletën). 88


Pyetni fëmijët të vizatojnë fytyrat në këto letra. Pasi trupat janë tharë, jepini secilit fëmijë dy kapëse rrobash dhe shpjegojuni atyre se ato do të jenë "këmbët". Ndihmojuni të ngjesin kapëset, fytyrat dhe veshët me trupin, për të përfunduar kështu kafshët e tyre. Shpjegoni fëmijëve se mund të përdorin kapëset për të vënë mesazhe apo foto të ndryshme. (Shih shembullin në fletë) Variacione: Materiale: Fletë Pune

Kuti kartoni, topa të vegjël, ngjyra të ndryshme, traka ngjitëse, hamer, ngjitës “uhu” , celofan, kapëse rrobash, letër me ngjyrë (portokalli dhe e bardhë), markera. “Kafshët dhe kaçurrelat”

Referencat:

89


“Kafshët dhe kaçurrelat”

90


Tema:

Arti

Klasa:

PS

Qëllimi:

Të ndihmojmë fëmijet të njihen me lloje të ndryshme të artit pamor

Dita:

5

Kohëzgjatja:

2.5 orë

Lënda: Përshkrimi:

Ativiteti hyrës (15 min) "Spërkatje" Përpara fillimit të veprimtarisë përgatiten shishet spërkatëse duke vënë në to ngjyrë dhe duke shtuar në secilën prej tyre pak ujë për ta bërë përmbajtjen më të hollë. Nëse e bëni këtë në ambiente të mbyllura mbuloni dyshemenë rreth tavolinës. Vendosni një hamer në tavolinë dhe ftoni fëmijët të përdorin spërkatëset më ngjyrë për ta ngjyrosur letrën. Fëmijët mund të provojnë ngjyra të ndryshme dhe gjithashtu mund t’i pyesni ata për të prerë forma të ndryshme në një tjetër letër dhe te vendosin ato përmbi hamer, kështu që kur të kenë ngjyrosur hamerin, i heqin format dhe fëmijët e shohin kontrastin. Aktiviteti kryesor (≈ 1orë) Ndajini fëmijët në tre grupe, duke ju shpjeguar atyre se do të kenë mundësi të mësojnë dhe të përjetojnë tre "lloje" të ndryshme të arteve pamore. Pikturë & Vizatim (20min) "Ngjyrosim me toptha pambuku" Sigurojini çdo fëmije një letër ë bardhë dhe fletën e emëruar "Toptha Pambuku me Ngjyra". Vendosni pjata plastike me ngjyra të ndryshme në mes të tavolinës dhe një tjetër pjatë me toptha pabuku (pastruese te veshëve). Ftojini fëmijët të përdorni pastrueset e veshëve si brusha për të pikturuar; duke ngjyrosur vizatimin qe kanë në fletët e tyre. Lejoni fëmijët të eksperimentojnë me ngjyra të ndryshme dhe mënyra të ndryshme të përdorimit të pastruesve të veshëve: të shtypin ato në fleta, të rrotullojnë etj. Inkurajoni fëmijët të përdorin ngjyrat brenda vijave të vizatimit. Ndërtimi (25 min) Endja Pritini drejtkëndësha nga kartoni (2cm x 15cm) dhe japin nga katër sish secilit fëmijë. Me ngjitës “uhu” ngjitni 4 pjesët në skajet e tyre ashtu që të formohet një katrorë. Vendosni katrorët mënjanë për tu tharë. Afrojini lloje të ndryshme të shiritave dhe kërkojuni fëmijëve të presin shiritat në copa prej 15-20 cm. Pasi katrorët prej kartoni të janë tharë, jepini secilit fëmijë një fije peri/vunicë, rreth 60 cm të gjatë dhe kërkoju atyre të lidhin perin në një pjesë të katrorit. Kur një nga skajet është e siguruar, pyesni fëmijët të kalojnë perin nga njëra anë në tjetrën, vertikalisht (shih fletën “endja”). Pasi ta kanë bërë atë të paktën 5 ose 6 herë, kërkoju fijeve të lidhin skajin tjetër të perit me anën tjetër të të njëjtit katrorë. Tani ftoni fëmijët të marrin fjongo dhe të kalojnë ato nëpër perin në katror duke e futur fjongon njëherë nën fije të vnices e herën tjetër mbi të (shih fletën). Fëmijët mund të përdorni lloje të ndryshme të shiritave derisa të mbulojnë të gjithë sipërfaqen. Shtypi (20 min) “Ngjyrosim me vunicë” Siguro një fletë të bardhë për secilin fëmijë. Vendos pjata të plastikes me ngjyra në mes të tavolinës. Vendosë fije të vunicës në tavolinë dhe ftoni fëmijët të zhytin fijet në ngjyrë. Udhëzoni fëmijët që të mos zhytin tërë fijen, por për të lënë një pjesë pa ngjyrë për ta mbajtur 91


atë. Kërkojuni fëmijëve të heqin fijen e perit nga ngjyra dhe ta vendosin atë në leter duke e lëvizin nëpër letër. Ata mund të provojnë me ngjyra të ndryshme dhe lëvizjeve të ndryshme në letër. Pasi të kenë mbaruar vendosë letrat mënjanë që të thahen. Variacione: Materiale:

Letwr e bardhw (A4), pjata tw plastikes, ngjyra tw ndryshme temper, vunice, ngjites “uhu”

Fletë Pune

Fleta “Endja” Fleta e vizatimit “topsha pambuku”

Referencat:

92


Fleta “Endja”

93


Fleta e vizatimit “topsha pambuku�

94


95


96


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.