Al muraxhat 1

Page 1

AL-MURĀXHA‘ĀT Dialog Shī‘ī - Sunnī ,nga:Sejjid ‘Abdul-Husein Sherafuddīn el-Mūsawī

Sejjid ‘Abdul-Husein Sherafuddīn el-Mūsawī u lind në Kādhimijje, Irak, më 1290/1873 nga prindër fisnikë, origjina e të cilëve shkon te i Dërguari i Allahut (s). Studioi te dijetarë të shquar në Samarrā dhe Nexhef ul-Eshref, duke shkëlqyer në qarqet e dijes si nxënës dhe si mësues. Në moshën 32-vjeçare, u kthye të punonte në Xhebel ‘Āmile (Liban), ku kishte dhe prejardhjen. Pas njëfarë kohe, arriti të bëhej prijësi i saj i madh. Sejjidi udhëhoqi ndryshimin shoqëror në vend dhe iu kundërvu kolonizimit dhe pushtimit francez, që e përndoqi, e persekutoi, i dogji shtëpinë dhe banesën, përfshi bibliotekën e tij madhështore. Familja iu degdis dhe ai kaloi nga Libani në Sham, Palestinë, Egjipt dhe kudo që shkoi ishte pishtar për Islamin e dritë për muslimanët. Në Ez‘her u takua me dijetarët e mëdhenj dhe parinë e nderuar dhe së andejmi u kthye në vendlindje. La vepra e replika shkencore të panumërta dhe gëzon peshë të madhe mes dijetarëve islamë e muxhtehīdëve. Vdiq më 8 Xhumāda’ eth-Thānī 1377/ 30 Tetor 1956.

Shejhul-Islam Selīm el-Bishrī el-Mālikī u lind në mahallën Bishr të prefekturës el-Buhejra, Egjipt, më 1248/1832. Studioi në el-Ez‘her, drejtimin e të cilit e mori më pas dy herë: 1317/1900 1320/1904 dhe 1327/1909 - 1335/1916. Gjatë mandatit të tij u zbatua sistemi i testimit të kandidatëve për mësimdhënie në el-Ez‘her. Shumë nga ‘ulemātë e kaluan këtë provim. Në


drejtimin e el-Ez‘herit ishte rigoroz dhe përgjegjësitë e tij nuk e frenuan asnjë çast nga mësimdhënia. La mjaft vepra, shumica e të cilave janë komente shtesë dhe shpjegime mbi librat e selefëve, si: Hashījetu Tuhfeti el-Tulābi li Sherhi Risāleti Edeb; Hashījetun ‘alā’ Risāleti Shejh ‘Alī fī tewhīd; Sherh Nehxhul-Burdeh; el-Istī’nas fī Bejāni’l-A‘lem we Esmā’il-Ahbās. Shumë profesorë të el-Ez‘herit u mbështetën tek ai. Shejh Selīm el-Bishrī vdiq më 1335/1916.

JETËSHKRIMI I AUTORIT Vetëm pak emra burrash, të cilët u shquan për dhuntitë dhe gjeninë e tyre, që i ngriti ata në majat më të larta të famës, mbeten të gdhendur ndër horizontet e botës islame. Emra të tillë, porsi yje të shndritshëm, kanë vazhduar të shkëlqejnë në thellësinë e qiejve. Sa për ata emrat e të cilëve janë skalitur anekënd dār ul-Islāmit, këta vërtet janë edhe më të paktë. Ata përbëjnë një pakicë e s’janë tjetër veçse njerëz të cilët natyra i ka ngritur lart, duke arritur një gjenialitet aq të rrallë sa t’i bëjë unikë mbarë trojeve islame. Mes të tillëve është dhe autori ynë kryemjeshtër, Allahu ia prehtë shpirtin në paqe. Vullneti Suprem kish vendosur t’ia bekonte dijen dhe penën, duke nxjerrë nga to prodhimet më të mira të intelektit. Mbase nuk e teproj po t’ia lejoj penës të shënojë se përmes asaj që ka sjellë në dritë, sejjidi ynë ka përparuar mu në ballë të dijetarëve shī‘itë. Këta ia kushtuan krejt jetët e tyre shërbimit të fesë dhe shkollës së tyre të mendimit. Kështu, ai zë meritueshëm karrigen e parë në mesin e elitës së botës islame bashkëkohore.

Brenda një ndërmarrjeje aq të kufizuar, nuk e shoh veten të prirë të shkoqis atë që Sejjid ‘AbdulHusein Sherafuddīni ka arritur në lëmitë dhe nismat e [ndryshme të] jetës. Detyra mund të kishte qenë më e kollajtë sikur autori në fjalë të kish qenë një tjetër. Do të kishte qenë më e lehtë sikur ai të radhitej ndër ata njerëz, jetët dhe veprat e të cilëve ishin të kufizuara. Por një njeri, kalibri i të cilit është aq i pamatë sa i këtij autori, e bën të vështirë për cilindo shkrimtar ta përshkruajë e t’i japi hakun. Kur një shkrues qëndron para një ndërmarrjeje të tillë, ai pashmangshëm ndihet sikur vihet përballë një brezi të tërë që gjëmon me britma jete, të cilat vërshojnë nga të gjitha anët dhe drejtimet. Ai vështirë se mund t’ia gjejë burimin secilës, përveçse nëpërmjet kërkimit ngulmues me përgjegjësitë e plota të logjikës dhe dijes. Një të përveshur i tillë madje mund të jetë përtej kapacitetit të historianëve të besueshëm.

AUTORI: Lindja dhe Edukimi

Sejjid ‘Abdul-Husein Sherafuddīni, Allahu ia zgjastë hijen, lindi në Kādhimijje më 1290/1874, nga prindër të mirë të lidhur me njëri tjetrin përmes fisnisë dhe të bashkuar nga një peme familjare e rrënjëve fisnike. Babai i tij qe i virtytshmi Jūsuf ibn Sherif Xhevād, bir i të fismit


Ismā‘īl. Nëna e tij qe e virtytshmja Zehrā bint Sejjid Hādī ibn Muhammed ‘Alī dhe përfundonte në farefisni të afërt me Sherafuddīnin, një nga të nderuarit e shquar të kësaj dere të mirë. Ai u rrit në një shtëpi, për të cilën trasetë e shkëlqimit në dije ishin shtruar dhe shtyllat e së cilës ishin ngritur mbi fisnikë të shquar të një nami të mirë, dobia dhe shërbesat e të cilëve janë shpallur e çmuar përgjatë mbarë dār ul-Islāmit. Ai u rrit në atë shtëpi të ngritur, i ushqyer në kopshtet e dijes dhe etikës, duke ngjitur majat e dinjitetit. Kur arriti rininë e njomë ai ishte njohur plotësisht me kauzat e mirësisë, pasimi i të cilave e bëri atë mishërimin e virtytit. Pas hedhjes së hapit të parë të madh në jetën akademike, ai u shqua për suksese dhe arritje të jashtëzakonshme. Studentët dhe admiruesit i qëndronin gjithnjë përkrah. Zëri i tij kumboi në qendrat e dijes së Samārrasë dhe el-Nexhef ul-Eshrefit, ku arriti të shquhej.

Që atëherë, ylli i tij ka vazhduar të shkëlqejë në qarqet e dijes, drita e tij s’ka reshtur së shtriri në largësi dhe gjerësi, ndërkohë që dija e tij zgjerohet gjithnjë e më tej. Ai përparoi nëpër shkallët e suksesit gjersa jeta skolastike iu kultivua në duart e shumë gjenive në mesin e shtyllave të dijes në el-Nexhef ul-Eshref e Samārra, si: et-Tabātabā’ī, el-Khurasānī, Fet’hullāh el-Isfahānī, Shejh Hasan el-Kerbelā’ī dhe të tjerë viganë të shquar të fesë e imamë të dijes.

Në ‘Āmile

Kur pjekuria e tij mori dhenë dhe ylli i ti në qarqet kërkimore dhe takimet e debatit e të mësimit filloi të shkëlqejë, ai, në moshën tridhjetëedyvjeçare, u kthye në malin e ‘Āmilit (Libani jugor), i nderuar, i mirënjohur, i kënaqur, premtues, i shquar, flakërues në shkëlqim. Dita e mbërritjes së tij ishte e paharrueshme. ‘Āmili i nisi bijtë e vet t’i uronin mirëseardhjen mbërritjes së tij, aq ndriçuese ndër stere e qiej, duke e mirëpritur me manifestime që përfshinin njerëz të dijes dhe udhëheqjes së vendit, deri në kufijtë e malit nga rruga e Sirisë, duke festuar si të ishte bajram.

Reformat e Tij

Një jetë e re filloi në ‘Āmile me synim zbatimin e fesë, përmirësimin e sjelljes, forcimin e së drejtës me të fortën, mirësinë ndaj të dobtëve, urdhërimin e së mirës dhe ndalimin e së keqes, përkrahjen e prijësve të fesë dhe përulësinë ndaj njerëzve të dijes.

Gojtaria e Tij


Ligjëratat e tija elokuente dhe metodat udhëzuese ekspresive patën meritën më të madhe në arritjen e reformës së shumëdëshiruar. Kjo s’është për t’u habitur kur dimë se Sejjidi zotëronte një gojtari të atillë të fjalës, që e bënte atë zilinë e oratorëve të mbarë Arabisë. Feja, dija dhe etika krenohen të gjitha për të. Krahas elokuencës, ai ishte i madh edhe në të zgjedhurit e xhevahirëve të mendimeve të tija, si dhe veshjeve të opinioneve të veta të cilat ai i përshtati dhe i organizoi mjeshtërisht, duke i dhënë jetë çdonjërit prej argumenteve, shpjegimeve, logjikës, shpalosjeve përshkruese e shtesave sqaruese që dëshironte, si dhe në të gjitha punimet e tija që janë organizuar përmes harmonisë dhe ekuilibrit.

Shërbesat e Tij

Sa i përket ndihmesës së tij në përpjekjen kundër kolonializmit të huaj, mund të flasësh sa të ka ënda. Kjo ndërmarrje megjithatë nuk na lejon t’i qasemi një nisme të tillë në imtësi; prapëseprapë, mund ta përmbledhim në një fjali të vetme: Shërbesat e tij të mëdha gjatë regjimit turk, pastaj pushtimit francez e më tej pas pavarësisë, ishin thjesht tejzgjatje të lëvizjeve për çlirim. Ai ua ngriti atyre nivelin e efikasitetit dhe i drejtoi ato drejt objektivave fisnike të sigurimit të drejtësisë dhe stabilitetit, duke u sjellë kështu shpresa të freskëta masave. Mirëpo, të gjitha autoritetet përgjatë këtyre regjimeve nuk kursyen asnjë mjet për t’iu kundërvënë dhe për t’ia minuar planet, përmes mbjelljes së lloj lloj kurtheve, persekutimeve dhe masave ndëshkuese që mund të sajonin. Fatkeqësitë si ato nga të cilat vuajti ky imam i madh, në përpjekje për ta lumturuar popullin e tij, nuk janë përballuar veçse nga udhëheqësit dhe prijësit më të shquar arabë, që luftuan heroikisht dhe vuajtën rëndë gjatë tyre. S’ka nevojë të thellohem në surprizën që autoritetet pushtuese franceze i kishin pregatitur kur ai ua solli në majë të hundës. Ata urdhëruan disa nga katilët e tyre xhelatë që ta vrisnin. Ibn ul-Hallāxhi i hyri me forcë në shtëpi, kur ai bashkë me pjesëtarët e familjes dhe fisit të tij nuk kishin asnjë nga mbështetësit e tyre përrotull. Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar kishte dëshiruar të kundërtën e dëshirës së tyre. Ai e mbajti ligësinë e tyre larg prej tij dhe ata u tërhoqën të poshtëruar, duke u rrëzuar në dështimin dhe turpin e tyre. Porsa lajmi i këtij sulmi të papritur u përhap në ‘Āmile, turma të tëra vërshuan me nxitim për në Sūr, nga të gjitha anët, për t’u vënë nën urdhrat e prijësit të tyre, që të ndërmerrnin diçka rreth incidentit. Mirëpo, pasi i falënderoi, Sejjidi i shpërndau ata, duke i këshilluar që thjesht ta kapërcenin.

Ky incident u pasua nga shumë e shumë të tjerë të ngjashëm. Hendeku u bë më i gjërë dhe përplasja shpërtheu gjersa në fund, Sejjidit bashkë me farefis mes prijësve të ‘Āmiles iu desh të kërkonte strehim në Damask, ku ai mbërriti megjithë përpjekjen e ushtrisë franceze për t’ia mbyllur rrugën para këmbëve. Autoritetet xhelate po e ndiqnin me disa nga trupat e tyre të armatosura për ta ndaluar të arrinte Damaskun. Kur humbën shpresën e fundit për ta kapur, ata u kthyen për t’i vënë flakën shtëpisë së tij në Shahūr, duke e lënë në shkrumb e hi të


shkërmoqur në ajër; pastaj zaptuan banesën e tij në Sūr pasiqë lejuan duart mëkatare ta plaçkisnin dhe grabisnin, derisa nuk lanë gjë të çmuar apo një send të vetëm në të. Humbja dhe dëmi më i madh në atë tragjedi qe djegia e bibliotekës së Sejjidit me tërë librat e saj të çmuar e veprat më të shkëlqyera, duke përfshirë nëntëmbëdhjetë nga të tijat, ende në dorëshkrim. Pastaj ai udhëtoi për në Egjipt, gjatë kulmit të kryengritjeve që mbërthyen zonën. Kur mbërriti atje, egjiptianët e mirëpritën ngrohtësisht dhe e njohën, megjithë maskimin e tij nën një kafijje dhe ikal, veshje të zakonshme të beduinëve të shkretëtirës. Në Egjipt ai mbajti qëndrime të caktuara, të cilat tërhoqën vëmendjen e elitës mes shkollarëve të dijes, shtyllave të letërsisë dhe njerëzve të politikës, sipas kërkesave të personalitetit të tij të nderuar. Kjo s’ishte vizita e tij e parë në Egjipt. Egjipti e kish njohur atë tetë vjet më parë, kur ai e pat vizituar në mbyllje të 1329, duke qëndruar aty deri më 1330, gjatë një udhëtimi në kërkim të dijes. Atëherë ai u takua me hulumtuesit dhe kryemendjet e ndritura të egjiptianëve të dijshëm. Pas kësaj, ai dhe Shejh Selīm el-Bishrī, rektori i atëhershëm i el-Ez‘herit, u takuan dendurazi e shkëmbyen mendime rreth çështjeve të rëndësishme të kelām-it dhe usūl-it. Ndër frytet e atyre takimeve të bekuara qe libri el-Murāxha‘āt, me të cilin kemi të bëjmë këtu.

Kërkimi prej Tij i Dijes

Duke vështruar parathënien e mësipërme, në fillim mund t’ju krijohet përshtypja se problemet shoqërore që e rrethuan e kanë zhvendosur vëmendjen e tij nga ndjekja e dijes duke e mbajtur larg nga puna letrare. Në të vërtetë, kushdo që është goditur ashtu siç u godit Sejjidi ynë, normalisht shmanget nga dija dhe autorësia e arritshme. Problemet që e rrethonin do t’ia kishin kufizuar vërtet mundësitë për t’i hedhur një sy ndonjë libri në bibliotekë apo shkruar ndonjë faqe në shtëpi. Por e vërteta është se koha e tij është e bekuar, zemra e tij e gjerë dhe mendja e tij e fuqishme. Në të njëjtën kohë që ia dilte mbanë me sukses problemeve që ndeshte, ai gjithashtu shuante etjen e tij për dije. Ai mori nga biblioteka e vet pjesën e dijes që jeta e tij praktike kërkonte. Qëkur la Nexhefin e ndershëm, ai vazhdoi të hulumtonte, lexonte, shkruante dhe të debatonte pareshtur. Gjatë orëve të pushimit, ai shkonte përditë në bibliotekën e tij për të gjetur qetësinë e mendjes në çështjet e veta dhe harruar gjithçka që jeta e zënë dhe dërrmuese shtrinte përtej mureve të saj.

Veprat e Tija

1) El-Murāxha‘āt (“Letërkëmbimi”) s’është tjetër veçse një model i vërtetë i të shkruarit të tij dhe unë s’mund t’ju them sa duhet për të këtu. Gjuha e tij është, pa dyshim, shumë më elokuente dhe zemërhapur se imja. Ai u botua në revistën el-‘Irfān, Saide (Liban), më 1355, dhe të gjitha kopjet u shitën menjëherë. Është përkthyer në persisht dhe kam dëgjuar se është përkthyer në anglisht nga Dr. Zejdi - një indian, e gjithashtu në urdisht.


2) El-Fusūl ul-Muhimme fī Tā’līf ul-Ummeh (“Kaptinat e Rëndësishme në Bashkimin e Ummetit”) është një nga librat më të shkëlqyer islamë që kanë të bëjnë me çështjet kontradiktore lidhur me të cilat sunnitë e shī‘itë debatojnë nën dritën e kelām-it, arsyes, deduksionit dhe analizës. Ai përfundoi më 1327 dhe u botua dy herë në Saide. Përmbajtja e botimit të dytë (1347) u rrit ndjeshëm. Në temën e vet, el-Fusūl ul-Muhimme fī Tā‘līf ul-Ummeh mjafton sa për një bibliotekë të tërë. Ai përmban 192 faqe të formatit mesatar.

3) Axhwibet Mesā‘il Mūsa Xherullāh (“Përgjigje ndaj Pyetjeve të Mūsa Xherullāhit”). Ndonëse i vogël në përmasa, ky është një libër madhështor i një dijeje kolosale. Siç tregon dhe titulli, ai përmban përgjigje ndaj njëzet pyetjeve të shtruara nga Mūsa Xherullāh ndaj dijetarëve shī‘i. Ai mendon se ato përfshijnë pyetje të sikletshme si: përse shī‘itët i konsiderojnë disa sahabëjobesimtarë e i demaskojnë ata; shpifjen se shī‘itët ndryshuan tekstin e Kur’anit dhe e bënë xhihadin haram, çështje si bedā’, mut’a, berā’a, ‘awl etj. Përgjigjet e tij ishin më se të vërtetësishme, të nxjerra nga një dije e bollshme e mbështetur mbi prova dhe logjikë, duke mos lënë vend për asnjë dyshim. Libri ka një Hyrje mbi kushtrimin për bashkim dhe një Përfundimlidhur me injorancën e atyre që shtrojnë çështje të tilla e përhapin shpifje të ulëta për literaturën shī‘ite, si dhe konfuzionin ekzistues në disa libra sunni. Është shtypur në 152 faqe të mesme nga revista el-‘Irfān, më 1355/1936.

4) El-Kelīmetu’l-Garrā’ fī Tefdīli’z-Zehrā (“Pohimi Bindës në të Preferuarit e Fātimes”). Dyzet faqet e tij janë ndërthurur me tekstin e botimit II të el-Fussūl ul-Muhimme. Përmban hulumtimet më të thella. Është jashtëzakonisht autentik në stil dhe burim. Ky libër dëshmon për vërshimin e penës së autorit, mendjen e tij prej burimi të pashtershëm.

5) El-Mexhālis el-Fākhireh fī Me‘ātim el-‘Itreh et-Tāhire (“Tubimet e Mrekullueshme Përkujtimore në Nderim të Pasardhësve të Pastruar”). Hyrja e këtij libri tashmë është botuar dhe ai përmban 72 faqe gjysëmpërmasëshe. Autori sqaron filosofinë e mbajtjes së ceremonive përkujtimore huseinijje, ndërsa sekretet e shehādetit të Kerbelasë shpjegohen bukur e saktë. 6) Ebū Hureira, i shtypur më 1365 në revistën el-‘Irfān. Ai përbën një metodë të re në autorësi dhe një triumf në lëmin e biografive, për shkak të stilit të tij analitik që të bën për vete. Për nga hollësia e stili, ai mund të krahasohet lirshëm me veprat më në zë të llojit të vet. Ai, nën dritën e dijes dhe intelektit, merret me jetën e Ebū Hureires, kohën e tij, rrethanat, miqtë, hadīthet dhe vëmendjen e veçantë dhuruar atij nga gjashtë sahīh-ët, që ia citojnë hadīthet.

7) Bughijetu’l-Raghibīn (“Gjurmimi i të Vullnetshmëve”) është një dorëshkrim unik familjeje, që gjurmon pemën fisnore e të afërmit e Sherafuddīnit. Ajo qëndron mënjanë si një vepër madhështore, e mrekullueshme dhe e shkëlqyer në literaturën e ditarëve për nga metoda e saj e


arrirë e klasifikimit. Aty, ai rrëfen jetëshkrimet e disa mjeshtërve të famshëm të penës si dhe kohët e rrethanat e tyre. Kështu, ju do ta gjykoni një punim letrar të shkëlqyer e interesant; jo madje, një histori të tërë brezash fisnikësh.

8) Thebt ul-Athbāt fī Silsilet ul-Ruwāt (“Prova Vulosëse në Zinxhirin e Rrëfyesve”). Në këtë libër, autori rreshton mentorët e tij mes shkollave muslimane në një varg që shkon deri te Profeti (s) dhe Imamët (‘a), tek veprat dhe autorët e tyre - të gjurmuara përmes shtigjesh të shumta e të ndryshme. Ai i përcjell ato nga të lexuarit a të dëgjuarit, ose duke u mbështetur në autoritetin e burrave të shquar nga shī‘itët ithna-asherī ezejdī si dhe sunnive të famshëm. Të shkoqiturit e gjithë këtyre metodave këtu do të kërkonte imtësi kohëharxhuese, ndaj po mjaftohem me përmendjen e përmbajtjes së Thebt-it, i shtypur dy herë në Saide. Ai ka autorësuar libra të tjerë të papërmendur këtu si Mesā‘il Khilāfijje (“Çështjet e Khilāfetit”), Risāleh Kelāmijje (“Trajtesë mbi Teologjinë”).

Veprat e Vyera të Tij që Humbën

Krahas gjithë këtyre xhevahirëve të pavdekshëm, ai ka shkruar vepra të tjera të vyera. Sikur të mos ishin djegur ose grisur gjatë bastisjeve të 1920-ës, ato mund të ishin përfshirë midis thesareve të rralla të intelektit dhe mendimit. Por medet, ato u humbën gjatë këtyre ngjarjeve aq të dhimbshme; ndaj, institucioni i diturisë vuajti një humbje të rëndë. Sikur koha e mjeshtrit tonë të zgjatej për ta kompensuar humbjen duke i kthyer ato sërish në jetë! Këtu po i rreshtojmë me radhitjen që i ka bërë autori në fund të komentit të tij mbi el-Kelīmetu’l-Garrā (“Fjala e Vyer”):

1) Sherh ul-Tebsire (“Zbërthimi i Librit Tebsire”) pra Prova(ve) në Jurisprudencë Lidhur me Deduksionet Ndriçuese; këto janë tre vëllime të mëdha të plota që përmbajnë kaptina mbi pastërtinë, drejtësinë, dëshminë dhe trashëgiminë.

2) Komenti i tij në një vëllim, mbi temën e el-Istis‘hāb nga letrat e Shejh Ansārīut; merret me parimet e jurisprudencës (usūl-i fikh).

3) Risāleh fī Munxhezāt ul-Mārīd (“Traktat mbi Rrugën drejt Shëndoshjes së të Sëmurit”) e shkruar në një qasje racionale.


4) Sebīl ul-Mu‘minīn, (“Rruga e Besimtarëve”) në 3 vëllime; merret me çështjen e Imametit.

5) El-Nussūs ul-Xhelijjeh (“Tekstet e Padiskutueshme”) trajton po ashtu Imametin dhe përmban dyzet hadīthe të rëna dakort njëzëri nga muslimanët, krahas dyzet të tjerave të përcjella nga zinxhirë shī‘itë, të lustruara nga analiza dhe filosofia. 6) Tenzīl il-Ājāt ul-Bāhire (“Shpallja e Vargjeve Verbuese”) po ashtu shqyrton çështjen e Imametit. Është shkruar në një vëllim e mbështetet mbi njëqind vargje kur’anore të shpallura në lavdërim të Imamëve të Shenjtë të Ehl ul-Bejtit, sipas librave sahīh.

7) Tuhfet ul-Muhadithīn fīme Akhrexhe ‘anhū es-Sitte minel Mudā’afīn (“Kurorë e Argëtuesve nga Hadīthet e Konsideruar të ‘Dobët’ prej Autorëve të Gjashtë Sahīh-ëve”). Ky është një libër krejtësisht i ri në temën e tij, shoku i të cilit nuk është shkruar kurrë më parë.

8) Tuhfetul As‘hāb fī Hukm Ehl ul-Kitāb (“Kurorë e As‘habëve në të Gjykuarit e Popujve të Librit”).

9) El-Therī’e (“Preteksti”) është një libër që hedh poshtë Badī’a-në e el-Nabahānīut.

10) El-Mexhālis ul-Fākhire (“Tubimet e Shkëlqyera”) është një libër katër-vëllimësh. I pari është mbi biografinë e Profetit (s), i dyti mbi biografitë e Emīr ul-Mu‘minīnit, el-Zehrāsë dhe elHasanit, i treti mbi biografinë e Imam Huseinit e i katërti mbi biografitë e nëntë Imamëve.

11) Mu’alifū esh-Shī‘a fī Sadr ul-Islām (“Autorët Shī‘itë në Agimet e Islamit”). Disa nga kaptinat e këtij libri janë botuar në revistën el-‘Irfān të Saides (vëll. I & II).

12) Bughijetul Fā’īz fī Nakl-i Xhenā’iz (“Kërkimi i Fitimtarit në Mbajtjen e Arkivolit”). Pjesa më e madhe e tekstit të këtij libri është botuar në revistën el-‘Irfān.

13) Bughijetul Sā’īl ‘an Lethm el-Ejdi we’l-Enāmil (“Kërkimi i të Interesuarit për Puthjen e Dorës dhe të Gishtit”). Ky është një traktat skolastik në humor letrar e inteligjent, që përmban tetëdhjetë hadīthe nga ana jonë dhe e të tjerëve.

14) Zekāt ul-Ahlāk (“Pastrimi i Etikës”). ‘Irfāni i botoi disa kaptina.


15) El-Fewā‘id wa’l-Ferā‘id (“Përfitimet dhe të Rrallat”) është një libër i dobishëm ngërthyes.

16) Komenti i tij mbi Sahīh ul-Bukhārīun.

17) Komenti i tij mbi Sahīh Muslīmin.

18) El-Eselīb ul-Badī’e fī Ruxhhān Me‘ātim ush-Shī‘a (“Metodat e Mprehta në Përshtatshmërinë e Kremtimeve të Shī‘tëve”) është libër i mbështetur në prova logjike dhe hadīth, që për nga tema përbën krijim të një lloji të ri. Përveç këtyre, ai ka shkruar Hyrje që kanë të bëjnë me tema të ndryshme, disa prej të cilave kanë humbur, ndërkohë që të tjerat janë kthyer në jetë dhe kanë ende për t’u përfunduar. Librat e tij shquhen për vëzhgim të mprehtë, hulumtim të thellë, kërkim gjithëpërfshirës, përfundim të vërtetësishëm, mbarim të mirë, citime të ndershme e ndërthurje cilësore të kapitujve, të cilat i zhvleftësojnë kritikat dhe sfidojnë të pabindurit.

Mirësjellja dhe Dhuntitë e Tija

Ai është shumë i durueshëm, fisnik, mendjeçelët, i dashur, trim dhe shumë i respektuar. Figura e tij frymëzon një mahnitje që të detyron ta nderosh dhe duash edhe nëse nuk e njeh. Ai nuk e kompromenton të drejtën e as nuk pranon çlodhje a përtesë kur ushtrohet përpjekje për t’iu kundërvënë padrejtësisë apo keqbërjes; e megjithatë, ai mbetet i përulur në modesti e bujar në mirësi, duke ruajtur një shprehje të këndshme të fytyrës. Paanshmëria zë një vend të atillë brenda tij saqë ai është i ndershëm si me të huajin, ashtu dhe me të afërmin; bërja e së mirës është shtytësi dhe motoja e tij. Ai është një model i përzotshmërisë, shpengimit, ndërgjegjes së pastër dhe thënies të së drejtës. Përveç kësaj, ai është i mprehtë në qëndrimet e tij, largpamës. Ai ua shoshit gjendjen shpirtërore njerëzve, arrin realitetin dhe depërton thellësinë e çështjeve. Ai s’mund të gënjehet nga pamja e jashtme e as të mashtrohet haptas. Ai nuk shmanget nga saktësia dhe as nuk joshet në hipokrizi. Këto mënyra mirësjelljeje mund të kenë kontribuar në arritjet, ndikimin dhe aftësitë e tij të vërteta. Ai pra, rreshtohet me arabët më elokuentë kur flet, më zemërhapurit kur ligjëron, më prekësit kur predikon, më efikasët në të zbatuarit e ligjit, më të ndershmit në gjykim e qartësi argumenti dhe më i thelli në filosofinë e jetës.


Udhëtimet e Tij

Siç thamë, më 1329-30 ai ndërmori një vizitë akademike në Egjipt. Gjatë saj ai takoi intelektualët më të shquar të Egjiptit, me në krye Shejh Selīm el-Bishrī el-Mālikīun, rektorin e atëhershëm të el-Ez‘herit. Rezultat i të takuarit dhe të letërkëmbyerit me të është ky libër, që mjafton si fryt i ëmbël i asaj vizite. Më 1338 ai bëri hixhrën e tij fetaro-politike, mbi të cilën ju lexues të çmuar mësuat pak më lart. Gjatë saj, ai vizitoi Damaskun, Egjiptin dhe Palestinën. Në tërë këto vende, ai voli frytet e dijes dhe bëri ligjërime të paçmueshme. Ai qe i pari dijetar shī‘it që priu masat e shpërndara të turmave gëluese që ishin mbledhur nëMesxhīdu’l-Haram. Ishte hera e parë që mijëra njerëz u falën haptazi pas një imami shī‘it, pa u strehuar në tekijje. Ja përse lajmi i kryerjes së Haxhxhit nga ai fitoi aq famë, saqë njerëzit vazhduan të flisnin për të anekënd trevave muslimane. Mbreti Husein ibn ‘Alī i afroi atij mirëseardhjen më të mirë e ata u takuan më se një herë dhe së bashku e lanë Qa‘ben. Aty nga fundi i 1355, ai vizitoi faltoret e Imamëve në Irak, e pati një mbledhje me familjen dhe fisin e tij. Ditën e mbërritjes së tij, ministrat, fisnikët e udhëheqësit e Irakut, të drejtuar nga hirësia e tij Sejjid Muhammed Bākir es-Sadr i uruan mirëseardhjen dhe e shoqëruan përgjatë rrugës nga Bagdādi në urën e Fallūxhes, me motobarka. Në Kerbelā e Nexhef ai u prit me një mirëseardhje madhështore nga njerëzit e dijes dhe publiku i gjerë. E ngjashmja e asaj mirëseardhjeje fantastike është vërtet e rrallë. E përfytyroj atë duke thënë, me të mbërritur në sheshet e fëmijërisë dhe rinisë së tij:

Lotët më mbuluan kur Tawbadi para sysh m’u shtrua Dhe ai madhëroi Gjithëmëshiruesin kur më pa mua...

Ishte krejtësisht e natyrshme që ai të shpërthente në lotë të rrëkeshëm, falë ankthit të tij për të parë institucione të tilla zemër-ngushëlluese; edhe këto lartësuan Allahun duke e mirëpritur, në ekstazë për mbërritjen e tij pas një mungese që zgjati për shumë vite të gjata. A s’i kish lënë ai të kënaqur? A nuk e kishin brohoritur atë kur i kish mbushur sallat e tyre me më të mirën që mund të mbushet një institucion plot e përplot me studentë të shkëlqyer? Po, vërtet. Ata të dy shkëmbyen pasion, dëshirë të zjarrtë, ankth e përshëndetje të përzemërta. Një shkëmbim i tillë i pastër shpirtëror u shpërblye me të gjitha elementet e


mirësisë dhe sinqeritetit në Nexhef, Kerbelā, Kadhīmijje e Samarrā’. Pati shumë festime të hareshme e shumëngjyrëshe, nga të cilat koha e kishte mbajtur larg dhe penguar atë së shikuari ato e të virtytshmit e tyre. Takimet e tij me pionierët e shquar të dijes dhe kërkimit ishin plot me fryte në degët e ndryshme akademike të dijes. Ai vazhdoi së udhëtuari nga Iraku në Iran. Aty, ai mori bekimet e të vizituarit të faltores së Imam Ridāit. Rrugës, ai kaloi nga Komi, Teherani dhe qytete të tjera iraniane. Në tërë ato vende ai u prit me të gjitha llojet e mirëseardhjes që personaliteti i tij i dashur meritonte.

Trashëgimia dhe Projektet e Tij Ndërtuese

1) Ai përuroi projektet e tija ndërtuese me një vakf huseinī të cilin ai e ngriti që njerëzit të mund të takohen atje në raste dhe rrethana të ndryshme, për të ruajtur shtyllat e besimit, për të marrë arsimim fetar e udhëzim shpirtëror dhe për t’u falur. Kur ai vizitoi Sūrin, shī‘itët nuk kishin xhami atje.

2) Në etapat e para, ai ngriti gjashtë depo në hyrje të qytetit. Ai ndërtoi një shtëpi të gjërë mbi tarracat e tyre, të cilën kishte planifikuar ta kthente në shkollën e shumëdëshiruar. Fatkeqësisht, përfundimi i projektit nuk qe i mundur atëherë për shkak të kundërvënies së autoritetit sundues si dhe ndjekësve të interesit vetjak që pasuan rrugën e tij; kështu që atij iu desh të ngushëllohej me atë copëz, duke pritur rastin e volitshëm.

3) Në anën tjetër të ndërtesës ai kishte një klub unikal që e kishte quajtur klubi i Imamit Xha‘fer es-Sādik, 22.5 m i gjatë dhe 15.5 m i gjerë, të cilin e rezervoi për raste festive, mësimore, fetare, shoqërore dhe akademike. Pastaj, më 1361 ai ndërtoi një shkollë për vajza. Si ajo e djemve, kjo shkollë zbatoi një program mësimor që promovonte përvetësimin e temave dobiprurëse, të cilat do të siguronin një normë më të mirë jetese.

Vendndodhja e shkollës dhe klubit është më e përkryera në bukuri, peisazh dhe gjerësi hapësinore. Pamja përbëhet nga uji i mrekullueshëm që zgjatet pafundësisht e, nëse deti dhe valët e tij ju mërzitet, mund të vështroni në një kah tjetër: drejt fushave dhe maleve që përqafojnë fshatrat aq larg sa ç’mund të kapi syri. Vështrimi juaj do hidhet sa këtu atje, i gjallë, i verbuar dhe ëndërrues për bukurinë magjepsëse e ngazëllyese të asaj pamjeje natyrore, që tejzgjatet në harmoni, duke gumëzhitur e shpenguar, në kënaqësi dhe lumturi. Nëse qëndroni pranë rreshtit të gjithë këtye ndërtesave, do të shikoni një strukturë të madhe të bashkërenditur shkëlqyeshëm, të ngritur fuqishëm dhe qëndrueshëm, e cila frymëzon


në ju një mahnitje me bukurinë e tyre të përpiluar dhe skicimin madhështor. Pastaj mahnitja juaj sa vjen e rritet, kur të mësoni frytet e saja pjellore që kombinojnë bollëkun e sasisë me mirësinë e cilësisë. E gjithë kjo, në përfundimin dhe përsosjen e vet, s’është veçse një farë, duke patur parasysh ambicjen e kryemjeshtrit tonë i cili bleu në jug të vendndodhjes së saj një hapësirë të gjërë toke dhe e lidhi atë me institucionin, që të plotësonte nëpërmjet saj projektet e tija bamirëse dhe të arrinte synimet e tija islame. Ai shpresonte se në fund do mund të hidhte themelet e një universiteti që do t’u mësonte studentëve të vet parimet më të vyera në fushat më të gjëra të dijes. Ai e pa se kjo ishte mënyra më e mirë që t’i bëhej ballë çdo rreziku të afërt për ta mbrojtur brezin e ri duke zbritur në brezat që mund ta detyrojë atë të bëhet armik i tonit. Allahu e marrtë për dore dhe e drejtoftë në atë që sjell mirëqenien e kësaj jete dhe fesë, si dhe mbarësinë e Islamit dhe muslimanëve!

We’l-hamdu li’l-Lāhi Rabb’il-‘alemin. Murtedā Āl-Jāsīn Kādhimijje, Irak 1365/1946.

Hyrje Këto faqe nuk janë shkruar sot dhe këto mendime s’kanë lindur së fundmi: ato u bashkërenditën për mëse një çerek shekulli dhe mund të ishin shtypur më herët, duke duruar rrethanat dhe fatkeqësitë armiqësore, që i nxorën pengesa të furishme gjatë rrugës. Kështu që atyre iu desh të prisnin, për të mbledhur çdo gjymtyr që iu dëmtua dhe çdo pjesë që humbën, sepse ngjarjet që ua shtynë botimin, njëkohësisht ua ndryshuan edhe organizimin.

Sa për idenë e [shkruarjes së] librit, ajo i ka paraprirë me kohë debateve të tij. Ajo më ndriçoi brenda kraharorit që prej ditëve të rinisë, mu si një rrufe, që shkëlqen mes reve dhe ziu në gjakun tim plot entuziazëm, duke kërkuar një shteg të drejtë për t’i ndalur muslimanët në një pikë, që do t’i jepte fund kaosit të tyre dhe do ua ngrinte perden nga të parit, që ata të mund ta shikojnë jetën më seriozisht e t’u rikthehen rrënjëve të fesë së tyre, siç janë urdhëruar të bëjnë. (Të shihet Kur’ani, 3:103, 105, 152; 6:153, 159; 8:46; 30:31-2 etj., si dhe hadīthet e shumta mbi këtë detyrë madhore në Islam.)


Vetëm atëherë ata do të mund të hedhin hapat e tyre të mëdhenj për ta mbajtur Litarin e Allahut të gjithë së bashku, nën flamurin që i thërret ata t’i edukojnë vetet e tyre dhe të sillen si vëllezër të dëgjueshëm, që forcojnë njëri tjetrin. Por të pamurit e këtyre vëllezërve, të cilët janë të lidhur me njëri tjetrin nga një parim dhenjë besim, ka qenë fatkeqësisht një polemikë që nxehet gjatë debatesh, porsi populli injorant që hidhet në ekstreme, aq shumë sa të dukej sikur grindja në metodat e kërkimit të dijes ishte etiketë në diskutim, apo mjet përfundimtar. Kjo është vërtet arsye e mjaftueshme për t’u shqetësuar, që thërret për të rënë në mendime. Ajo padyshim fton mjerim, agoni dhe pikëllim; cila është zgjidhja, pra? Ç’duhet bërë? Këto rrethana na kanë molepsur për qindra vjet dhe këto fatkeqësi na kanë vënë në rrezik nga para e prapa, djathtas dhe majtas. Ajo është një penë e përdredhur me shterpësi një herë dhe e cunguar nga smira një tjetër; një rast ajo shtyhet nga ithtarizmi e një tjetër i lejon vetes t’u dorëzohet ndjenjave dhe midis kësaj e asaj ka arsye për të ardhur turp; prandaj, çfarë duhet të bëjmë? Cila është zgjidhja?

Jam ngopur gjer në grykë me të gjitha këto dhe pikëllimi i thellë më ka drobitur zemrën; ndaj, mbërrita në Egjipt nga fundi i 1329-ës, duke shpresuar të arrija pikësynimin tim. Isha i frymëzuar nga shpresa se do ia dilja të kënaqja të paktën një pjesë së dëshirës sime e të kontaktoja drejtpërsëdrejti dikë, me të cilin të shkëmbeja pikëpamjet. Shpresoja se duke diskutuar këshilla të dobishme, Allahu mund të na ndihmonte në arritjen e objektivave tona në tokën e Kanānit dhe ta shëronte lëngatën e pasosur, që rrezikonte t’i shqyente muslimanët copash dhe t’ua molepste grupet me përçarje. Kam mundur, el-hamdu li’l-Lāh, ta arrij këtë qëllim, sepse Egjipti është një vend që mbjell dije dhe ajo rritet në të e ushqyer nga sinqeriteti e përulja ndaj së Vërtetës, së rrënjosur thellë përmes fuqisë së dëshmive. Kjo e shquan Egjiptin dhe e vendos madje mbi të gjitha meritat e tij unike.

Atje, me rrethana të mira, mendje të qetë e shpirt të mahnitur, pata fatin e madh të takohem me njërin nga më të shquarit e personaliteteve të tij të famshëm, i cili zotëronte mendje të gjerë, sjellje të njerëzishme, zemër të butë, dije të pamatë dhe nderim të lartë të cilin ai e gëzonte me të drejtë falë cilësisë së aftësisë së tij për të prirë në fe. Sa të mirë janë shpirtrat për të cilët njerëzit e dijes janë të njohur, sa të pranueshme thëniet dhe sa profetike mirësjellja e tyre! Për sa kohë një ‘alim është i stolisur aq bukur, ai do të mbetet përherë i mirë dhe i mbarë, njerëzit do të gëzojnë siguri e begati dhe askush nuk do të ngurrojë ta shqiptojë me zë opinionin e vet, apo t’ia shpalosi mendimin që ka.

I tillë ishte i nderuari famëmadh dhe Imam i Egjiptit e të tilla ishin takimet tona, për të cilat falënderuam Allahun, pa ndonjë cak ose kufi.Iu ankova atij për shqetësimet e mia dhe ai m’u ankua për shqetësime e zor të ngjashëm dhe kish ardhur vakti i duhur për të dy ne që të thelloheshim mbi atë që, me dëshirën e Allahut, do na bashkonte neve dhe ummetin tonë. Që andej, ne ramë dakort se të dyja grupet - shī‘itët dhe sunnitë, janë muslimanë që ndjekin fenë e drejtë të Islamit, se të gjithë ata pajtohen njëzëri me mesazhin e Profetit (s), se nuk ekziston asnjë ndryshim thelbësor midis tyre në çështjet themelore i cili do e cungonte të përmbajturit e tyre ndaj parimeve famëlarta të Islamit, se në të vërtetë nuk ekziston debat ndërmjet tyre,


përveç atij që zhvillohet natyrshëm midis muxhtehīd-ëve në lidhje me rregulla të veçanta, si pasojë e të nxjerrit të këtyre nga Libri i Allahut ose Sunneti i Profetit (s), konsensusi, apo prova e katërt; dhe se kjo nuk e përligj kurrsesi një hendek të tillë të pamatë apo pus pa fund si ky. Ç’e shkaktoi atëherë gjithë atë debat, shkrepëtimat e të cilit kanë shkëndisur qysh kur lindën dy emra: “sunni” dhe “shī‘a”?

Nëse e shkoqisim historinë e Islamit dhe shqyrtojmë bindjet, pikëpamjet dhe rregullat që lindën përgjatë, do mësojmë se faktori shkaktar i kësaj përçarjeje është agjitimi për një bindje të veçantë, mbrojtja e një teorije, apo mbështetja e verbër e një opinioni, dhe se debati më i madh në gjirin e ummetit është ai mbi Imametin, pasi kurrë s’janë zhveshur më shumë shpata për një parim islam, sesa për Imametin. Çështja e Imametit pra, ka qenë ndër faktorët më të drejtpërdrejtë që e shkaktuan këtë ndarje. Brezat e ndryshëm që dalluan mes tyre lidhur me Imametin u mësuan të krenoheshin me këtë fanatizëm e një ithtarizëm i tillë u krijua pa kujdesin dhe përfilljen e duhur. (Referencë e hollë e autorit ndaj ajetit kur’anor {Secili grup krenohej me atë që kishte përvetësuar} (23:53). Të shihet edhe ajeti paraprirës. )

Sikur çdo grup t’i kishte shikuar shpjegimet e tjetrit me sy mirëkuptues e jo në atë të një antagonisti mallkues, e vërteta do të ishte bërë shumë e qartë dhe drita e mëngjesit do ishte vërejtur nga të gjithë ata që kanë sy.

(Autori aludon mjeshtërisht në thënien 169 të Imam ‘Alīut në Nehxh ul-Belāgha: “Agimi ka zbardhur për këdo që i ka sytë.” )

E ngarkuam veten të merremi me këtë çështje, duke shikuar argumentet e të dyja palëve për t’i kuptuar ato plotësisht, pa u motivuar nga animet vetjake të formuara nga mjedisi, zakoni apo tradita. Përkundrazi, duhet të zhvishemi nga tërë emocionet dhe fanatizmi e të synojmë arritjen e së vërtetës përmes rrugës së saj të njohur nga të gjithë dhe të ecim mbi të. Kjo mund të tërheqë vëmendjen e muslimanëve, të sjellë paqe për mendjen me faktet e saj të vendosura nga ne për ta dhe inshā Allah ta mbyllë këtë temë përgjithmonë. Prandaj, vendosëm që ai t’i paraqiste pyetjet e tij me shkrim, që unë ta pajisja me përgjigjen time të shkruar, duke shprehur kushtet e sakta dhe duke i mbështetur ato ose me anë të arsyes ose citimeve të vërtetuara nga të dyja palët.

Kështu u zhvilluan debatet tona, me ndihmën e Allahut, të Madhërishmit dhe Fuqiplotit. Pastaj, ne vendosëm t’i botonim që të mund të shijonim frytet e mundit tonë, duke synuar pastërtisht kënaqësinë e Allahut - të Madhëruarit dhe të Lartësuarit, por ditë mizore e rrethana penguese na dekurajuan dhe mbase kjo, në fund të fundit, ishte për më mirë.


Unë nuk pretendoj se këto faqe kufizohen në tekstet e hartuara nga ne asëmoti, apo që cilido prej pohimeve vijuese nuk është shkruar nga pena ime. Rrethanat që ua shtynë botimin ua ndryshuan edhe organizimin, siç u tha më lart. Por sesionet lidhur me çështjet e debatuara nga ne janë përfshirë këtu shprehimisht, me disa shtesa të domosdoshme të nevojitura nga këshillimi dhe udhëzimi, ose të shkaktuara nga vijimësia e diskutimit, pa shkelur marrëveshjen tonë të ndërsjelltë.

Unë kam sot të njëjtën dëshirë që kisha dhe dje: që ky libër të sjellë reformë dhe mirësi. Nëse ai fiton vëmendjen dhe pranimin e muslimanëve, atëherë kjo është mëshirë nga Zoti im dhe ja ç’i uroj punës sime: s’dua gjë tjetër veçse reformë, me sa të mundem dhe suksesi im varet tek Allahu; Atij i besoj dhe Atij do t’i kthehem.

Ia paraqes librin tim çdo njeriu të arsyes që gjurmon diturinë, hulumtuesit të mprehtë që është në dijeni të fakteve të ndërlikuara lidhur me kërkimin e dijes dhe dijetarit zemërhapur e të mirë, fjalët e të cilit janë autoritet në thëniet e praktikat e Profetit (s); filosofit që ka mjeshtëruar shkencën e fjalës dhe çdo të riu të arsimuar që është i lirë nga tërë zinxhirët e prangat dhe tek i cili mund të mbështetesh për jetën e re të lirisë: nëse të gjithë këta e pranojnë, duke e kuptuar mirësinë që buron prej tij, atëherë do të jem më se i kënaqur.E kam nxjerrë këtë libër me kujdes të madh, duke ia siguruar përgjigjet në mënyrën më të mirë në çdo aspekt dhe synuar që me anë të kësaj të frymëzoj njerëzit e paparagjykuar, me mendimin dhe shijen e tij, përmes faktesh që nuk përjashtojnë asnjë mundësi e argumentesh që s’lejojnë asnjë të çarë.

I kam kushtuar vëmendje të veçantë teksteve evidente të vërtetësishme dhe Sunne-tit të Profetit (s), një përkujdesje që e ka bërë këtë punim të mjaftojë për një librari të tërë, të mirëpajisur plotësisht me veprat më të çmuara mbi teologjinë, hadīthin, jetëshkrimet e të ngjashme. Këto kanë të bëjnë të gjitha me temën tonë aq të rëndësishme. Kam zbatuar së këtejmi një filosofi që është shumë e barazpeshuar dhe autentike, si dhe metoda të cilat e detyrojnë këdo që njihet me libra të tillë ta ndjekin pas këtë libër, ndërkohë që të dashuruarit pas së vërtetës janë pasuesit e tij që nga fillimi gjer në rreshtin e fundit. Nëse pra, libri im pranohet nga lexuesit e paanshëm, atëherë kjo është pikërisht ajo çka dëshiroj dhe për të cilën falënderoj Allahun.

Sa për mua, jam më se i lumtur me këtë vepër, i kënaqur me jetën time pas saj. Ai, besoj është një punim që duhet të më bëjë të harroj gjithçka që më ka dëshpëruar: barrat e rënda të jetës, hallet dërrmuese të kohës dhe hasmi për të cilin i ankohem veçse Allahut të Lartë; vetëm Ai është gjykues i tij e Muhammedi kundërshtues. Pa përmendur plaçkitjen e urdhëruar në vetë qarqet e tij... Kam duruar gjithashtu fatkeqësitë që vërshuan si përmbytje nga çdo anë, me parandjenja brengosëse mbi shpinë, të kombinuara me shqetësim e mjerim.


Por jeta ime, që do të bëhet e pavdekshme përmes këtij libri, është ajo e mëshirës në këtë jetë e në atë që vjen; brenda tij shpirti im është kënaqur dhe ndërgjegja ime e lehtësuar. Ndaj, e përgjëroj Allahun të pranojë mundin tim e të m’i falë lëshimet e gabimet; shpërblimi im për këtë libër insha Allāh do të jetë përfitimi dhe udhëzimi i besimtarëve:

(Ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira: Zoti i tyre i udhëzon me besimin e tyre; lumenj rrjedhin nën ta te Kopshtet e Përjetësisë, ku lutja e tyre është: ‘O Zot, i Madhëruar qofsh!’ dhe përshëndetja e tyre ka paqen. Ata i përfundojnë lutjet me ‘Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!’) (10:9-10)

Sejjid ‘Abdul-Husein Sherafuddīn el-Mūsawī el-‘Āmilī

LETRA 1, 6 Dhu’l Ki’de 1329 H.

1. Përshëndetjet ndaj Debatuesit, 2. Kërkimi i Lejes për të Debatuar.

1. Paqja e mëshira me bekimet e Allahut qofshin mbi të nderuarin e shumëditur, Shejh ‘AbdulHusein Sherafuddīn el-Mūsawī. Unë s’jam njohur ende me ndërgjegjen e shī‘itëve e as ua kam provuar mirësjelljen, sepse


nuk kam patur shoqëri me asnjërin prej tyre e as kam mundur t’ua njoh zakonet. Por kam qenë gjithmonë i ethshëm të diskutoj me dijetarët e tyre të shquar dhe i ankthshëm të rri me njerëzit e tyre të thjeshtë, për t’ua shoshitur trasetë dhe përpjekur të njihem me prirjet që kanë, gjersa Allahu më ndihmoi të qëndroj buzë bregut të gjerë të oqeanit tuaj të dijes dhe ju më lejuat të shijoj nga kupa juaj e mbushur gjer në grykë; Allahu më lejoftë të shuaj etjen! Betohem me Qytetin e dijes së Allahut - gjyshin tuaj të përzgjedhur (Mustafā) dhe Portën e tij - paraardhësin tuaj të pëlqyer (Murtedā) se kurrë nuk kam shijuar asgjë kaq kënaqëse për të eturin dhe aq shëruese për të sëmurin, sa lumi juaj vërshues. Unë kisha dëgjuar se ju shī‘itët preferoni t’u shmangeni vëllezërve tuaj, sunnive dhe se u qëndroni larg; që gjeni prehje në vetmi e strehë në izolim dhe kështu e ashtu. Por te ju zbulova njeriun mahnitës në butësi, të mprehtë në debatim, të njerëzishëm në sjellje, të fortë në argument dhe të këndshëm në humor; të ndershëm në duel, të çmuar në keqkuptim e të shtrenjtë në konkurrim. Prandaj, shī‘itët i gjeta aromën kundërmuese të bisedave dhe dëshirën e çdo njeriu të letrave.

2. Duke qëndruar buzë bregut të detit tuaj gumëzhitës, kërkoj lejen tuaj të notoj në të dhe të kridhem në kërkim të margaritarëve të tij. Nëse ma dhuroni lejen, ne do të gërmojmë thellë për shkaqet rrënjësore të hollësirave dhe paqartësive, që më kanë trazuar për një kohë kaq të gjatë; nëse jo, është krejtësisht në dorën tuaj. Në të shtruarit e pyetjeve të mia, unë nuk kërkoj gabim apo të metë dhe as që kundërvihem a përgënjeshtroj; përkundrazi, kam vetëm një qëllim: kërkimin e së Vërtetës. Kur e Vërteta shpaloset qartë, ajo meriton të pasohet patjetër; ndryshe s’jam veçse si [poeti] që tha:

Ne me atë që kemi dhe ju me atë që ofroni Jemi të gjithë të kënaqur, madje dhe kur pikëpamjet tona dallojnë Unë, nëse më lejoni, do ta kufizoj debatin me ju në dy tema: njëra ka të bëjë me Imametin e medhhebit, në rrënjët dhe degët e tij,(Pas së kërkuarit leje për debat, ai fillon të shpjegojë temën e diskutimit, duke shpalosur kështu arritjet dhe shkëlqyeshmërinë e tij morale, përsa u takon normave të debatit. Përdorimi i inicialeve “S” e “Sh” është padyshim mjet i përshtatshëm për ta vazhduar një diskutim të tillë, ngaqë “S” shënon emrin e tij Selīm dhe të qenit e tij sunni, ndërsa “Sh” tregon emrin e autorit Sherafud-Dīn dhe të qenit e tij shī‘i.) ndërsa tjetra me Imametin e përgjithshëm, d.m.th. pasuesinë (khilāfeh) e Profetit të Allahut, bekime pastë mbi të dhe pasardhjen e tij. Nënshkrimi im në fund të të gjitha parashtrimeve të mia do të jetë “S” dhe le të jetë i juaji “Sh”. Që më përpara, lus faljen tuaj për çdo gabim dhe paqja qoftë me ju. Sinqerisht S

LETRA 2, 6 Dhu’l Ki’de 1329 H.


3. Përshëndetjet të Ndërsjella, 4. Leja për të Debatuar e Dhënë.

1) Paqja e Allahut qoftë me Meulana Shejhul-Islamin, mëshira dhe bekimet e Tij. Letra juaj shumë e këndshme ka dhuruar e derdhur mbi mua kaq shumë mirësi, për të cilat gjuha zor se mund t’ju falënderojë mjaftueshëm e as të përmbushë dot një pjesëz të detyrimit të saj, madje edhe për një jetë të tërë. Ju i keni vendosur shpresat tuaja mbi mua dhe më keni sjellë kërkesën tuaj, kur jeni jushpresa e kujtdo që kërkon dhe streha e cilitdo që synon strehim. Unë vetë, kam ardhur tek ju që nga Siria që të shijoj dijen tuaj e të kërkoj nderet tuaja dhe jam i sigurt se do t’ju lë të fortë në optimizëm, veç nëse Allahu dëshiron ndryshe.

2) Ju kërkuat leje për të folur. E keni ju të drejtën të lejoni dhe të ndaloni. Thoni çfarë të dëshironi: ju keni përparësinë; gjykimi juaj është përfundimtar, vendimi juaj i ndershëm dhe paqe pastë me ju.

Sinqerisht, Sh

LETRA 3, 7 Dhu’l Ki’de 1329 H.


5. Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës? 6. Nevoja për Bashkim, 7. Bashkimi Arrihet Vetëm duke iu Përngjitur Medhhebeve të Shumicës.

1) Po ju pyes tani për arsyet që ju (shī‘itët) nuk ndiqni shkollën e shumicës së muslimanëve, d.m.th. atë të el-Esh‘arīut në rrënjët e fesë dhe katër medhhebet në degët e saj. Muslimanët u pajtuan t’u përmbahen atyre në çdo kohë dhe mjedis, duke e shpallur njëzëri ndershmërinë dheixhtihādin e themeluesve të tyre, besueshmërinë, përzotshmërinë, heqjen dorë nga pasuritë e dynjasë, sinqeritetin, moralin e mirë dhe statusin e tyre të lartë në dije dhe vepra.

2) Sa e madhe është sot nevoja jonë për bashkim e uniformitet; kjo mund të arrihet përmes të bashkangjiturit tuaj këtyre medhhebeve, në përputhje me mbarëpëlqimin e muslimanëve, sidomos kur armiqtë e dīnit kanë vendosur njëherë e mirë të na lëndojnë me të gjitha mënyrat e mundshme. Ata i kanë përqendruar mendjet dhe zemrat në mendime të tilla, ndërkohë që muslimanët janë të pavëmendshëm, si të kapluar nga dremitja tek i ndihmojnë armiqtë e tyre kundër vetvetes, duke u lejuar atyre t’ua shpërbëjnë radhët dhe shqyejnë unitetin përmes ithtarizmit e fanatizmit, që i lë ata të përçarë dhe të ndarë, duke e shpënë njëri tjetrin në rrugë të shtrembër dhe duke e shkishëruar njëri tjetrin. Kështu pra, ujqërit na bënë gjah dhe qenërit na lakmuan mishin.

3) A shihni ju ndonjë rrugë tjetër përveç asaj që po shtrojmë këtu, Allahu jua udhëzoftë hapat për të na bashkuar radhët? Tregomëni, sepse do jeni i dëgjuar kur të flisni dhe i bindur kur të urdhëroni, dhe paqja qoftë me ju.

Sinqerisht,


S

LETRA 4, 8 Dhu’l Ki’de 1329 H.

8. Provat Ligjvënëse Urdhërojnë të Përmbajturit Medhhebit të Ehl ul-Bejtit, 9. Nuk Ekziston Asnjë Provë për Urdhërimin e të Përngjiturit Medhhebeve të Shumicës, 10. Brezat e Tre Shekujve të Parë s’i Njohën Kurrë ato Medhhebe, 11. Mundësia e Ixhtihād-it, 12. Bashkimi Mund të Arrihet Duke Respektuar Medhhebin e Ehl ul-Bejtit

1) Të përmbajturit tonë, në rrënjët e besimit, një tjetër shkolle nga ajo e Esh‘arīut dhe të ndjekurit tonë në degët e fesë të një medhhebi tjetër nga ato katër medhhebe, nuk ka qenë kurrë nga ithtarizmi e as nga fanatizmi. Ai gjithashtu s’ka qenë për shkak të vënies në dyshim të ixhtihād-it të Imamëve të tyre, paanshmërisë, besueshmërisë, integritetit apo lartësisë së tyre në dije dhe vepra. Përkundrazi, provat ligjvënëse na kanë urdhëruar të ndjekim medhhebin e Imamëve nga Familja e Profetit (s), djepi i mesazhit, vendi që vizitohet nga melekët, vatra e shpalljes dhe frymëzimit hyjnor. Ndaj, ne gjithmonë u jemi referuar atyre për t’i përvetësuar të gjitha çështjet e lidhura me rrënjët dhe degët e besimit, parimet e jurisprudencës, dijen e etikës, sjelljes dhe edukatës. Ne i kemi bërë të gjitha këto në përputhje me diktatin e dëshmive dhe provave, duke ndjekur Sunne-tin e Kreut të profetëve dhe të dërguarve, paqe e bekime pastë mbi të dhe pasardhësit e tij. Sikur provat dhe faktet të na kishin lejuar të ndryshonim nga Imamët e Pasardhësve të


Muhammedit (s), apo sikur të kishim mundur të arrinim afrinë e Allahut, i Madhëruar qoftë, duke ndjekur medhhebet e të tjerëve, atëherë ne do të kishim vijuar në gjurmët e masës së gjerë, duke vlerësuar miqësinë e forcuar lidhjet vëllazërore. Mirëpo, prova të forta i dalin besimtarit përpara, që e pengojnë atë nga të ndjekurit e animeve personale.

2) Gjithsesi, shumica nuk mund të vërtetojë se medhhebi i tyre duhet të preferohet mbi ato të të tjerëve, le pastaj ta bëjë atë të detyrueshëm! Ne i kemi vështruar pretekstet e muslimanëve me një hetim të thellë dhe sy të mprehtë, por s’kemi gjetur asnjë provë për argumentin tuaj, përveç asaj që ju përmendët mbi ixhtihād-in e tyre, besueshmërinë, ndershmërinë dhe lartësinë morale. Mirëpo, ju e dini mirë se ixhtihād-i, besueshmëria, ndershmëria dhe lartësimi moral nuk janë monopol i tyre; prandaj, kur është kështu, si mund të jenë medhhebet e tyre të detyrueshme thjesht nga të treguarit tuaj të tyre?! Nuk mendoj se ka ndonjeri që guxon të shtrojë të preferuarit e tyre në dije a vepra ndaj Imamëve tanë, që janë ‘Itra e Pastruar, barka e shpëtimit për ummetin, Porta e Pendesës, siguria ndaj mosmarrëveshjes në fe, flamujt e udhërrëfimit të tij, pasardhësit e të Dërguari të Allahut (s) dhe ajo çka i mbetet ummetit prej tij. Ai, bekime pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, ka thënë: “Mos u dilni përpara se përndryshe do mbaroni e as mos u mbetni prapa se përndryshe do humbisni. Mos i mësoni, sepse ata janë më të ditur se ju.” Por janë diktatet e politikës në agimet e Islamit...

Çuditem për pretendimin tuaj se brezat e mirë të mëparshëm iu përngjitën atyre medhhebeve, duke i parë si më të mirët dhe më të drejtit e medhhebeve dhe se u pajtuan t’u përmbaheshin atyre në çdo kohë e rrethanë. Ju e pohoni këtë thua se nuk e dini se të parët tanë, brezat e mirë të së kaluarës që pasuan familjen e Muhammedit (të cilët përbënin gjysmën e ummetit) ndoqën vetëm besimin e Imamëve nga pasardhja e Muhammedit, bekime pastë mbi të dhe pasardhjen e tij. Ata s’gjetën për ta asnjë zëvendësim e kanë qenë kështu që nga koha e ‘Alīut dhe Fatimesë, kur as Esh‘arīu as cilido imam i katër medhhebeve e madje as baballarët e tyre nuk ekzistonin, siç e dini fare mirë.

3) Brezat e tre shekujve të parë, pra nuk ndoqën kurrë ndonjërën prej këtyre shkollave. Ku ishin ato medhhebe në kohën e atyre tre brezave, më të mirëve që jetuan ndonjëherë?! Esh‘arīu u lind më 260 dhe vdiq më 324 H. Ibn Hanbeli u lind më 164 dhe vdiq më 241 H. Shāfi‘īu u lind më 150 e vdiq më 204 H. Māliku u lind më 95 (jetëshkrimin e Mālikut në el-A’jān, Ibn Khalikāni shënon se ai qëndroi për gati tre vjet në barkun e nënës. Kjo përmendet edhe nga Ibn Kutejbe, që e përfshin Mālikun mes dijetarëve të mëdhenj, në f. 170 të librit të tij el-Ma’ārif, duke e radhitur (në f. 198) me njerëzit, shtatzania e nënave të së cilëve e tejkaloi kohëzgjatjen normale. ) dhe vdiq më 179 H. Ebū


Hanīfe u lind më 80 e vdiq më 150 H. Shī‘itët ndjekin medhhebin e Imamëve nga Familja e Profetit dhe familja e di më mirë se ç’përmban shtëpia. Të tjerët ndjekin medhhebet e sahabëve dhe të tabi‘īnëve të ditur; cila gjë, atëherë e bën “të detyrueshme” për të gjithë muslimanët që, pasiqë ato tre shekuj kishin kaluar, të ndiqnin ato medhhebe - në vend të atij të ndjekur para tyre? Ç’i bëri ata ta shmangnin vëmendjen nga ata që ishin të barabartë vetëm me Librin e Allahut dhe shoqërues të tij, pasardhësit e të Dërguarit të Allahut dhe të besuarit e tij, barka e shpëtimit, prijësit, siguria dhe Porta e Pendimit e ummetit? 4) Çfarë u bë shkak që dera e ixhtihād-it t’u mbyllej muslimanëve përpara fytyrës pasi qe mbajtur e hapur kapak gjatë tre shekujve të parë, përveç të strehuarit në kundërshtim, rehati, përtaci, pranim deprivimi dhe kënaqje me injorancë? Kush do ia lejonte vetes, me vetëdije apo pa vetëdije, të thonte se Allahu, lartësimi e madhërimi qofshin për Të, s’ka sjellë më të mirin e të dërguarve dhe profetëve të Tij, me më të mirën prej feve dhe sistemeve të Tij qiellore e që Ai s’e ka plotësuar dīnin e tij për të dhe i ka përsosur bekimet e Tija mbi të e që s’i ka mësuar atij dijen e së shkuarës dhe së ardhmes, për të vetmin qëllim që e gjithë çështja të përfundonte tek Imamët e atyre medhhebeve, që ta monopolizonin atë për vete?! Atëherë, ato do i ndalonin të gjithë të tjerët nga marrja e saj prej çdo burimi tjetër, thua se besimi islam, në Librin dhe Sunnetin e tij, si dhe në të gjitha provat dhe porositë e tjera, të ishte pronë e tyrja e se ata e kishin ndaluar takimin me të në çfarëdolloj mënyre tjetër nga opinionet e tyre... Mos vallë ishin ata trashëguesit e Profetit (s), apo mos i kishte vulosur Allahu përmes tyre khalīfët dhe Imamët, apo ua kishte mësuar atyredijen e së kaluarës dhe atë të së ardhmes dhe u kishte dhuruar atyre çka s’i kishte dhuruar kurrë asnjë tjetri nga të gjitha qeniet njerëzore?!

Jo! Ata ishin tamam si të tjerët, shtylla dhe kujdestarë të dijes, ndihmës dhe thirrës. Ata që ftojnë në dije qëndrojnë tepër lart mbylljes së dyerve të saj ndaj të tjerëve, apo të ndaluarit e tyre nga arritja e saj. Ata s’i anojnë kurrë mendjet dhe as që e kufizojnë vëmendjen e publikut vetëm te vetvetja; as ua vulosin dot zemrat njerëzve apo t’i bëjnë të tjerët të shurdhër, të verbër, memecë, të prangosur ose të lidhur në zinxhirë. Kjo s’mund t’u mvishet kurrë atyre, veçse si pretendim i gënjeshtarëve dhe vetë pohimet e tyre dëshmojnë për tonat.

5) Le të përqendrohemi tani në çështjen ndaj së cilës na tërhoqët vëmendjen: unitetin e muslimanëve. Ajo që shoh unë është se kjo çështje nuk varet te braktisja e besimit të tyre nga shī‘itët dhe as te braktisja e të tyrit nga sunnitë. T’u kërkosh shī‘itëve diçka të tillë pa u kërkuar të tjerëve të veprojnë njëlloj, është të preferosh jo në bazë të meritës e madje të favorizosh më pak të pëlqyeshmin. Është t’i kërkosh dikujt atë që ndodhet përtej aftësive të tij, siç u bë e ditur nga Hyrja jonë.

Po. Bashkimi dhe uniteti mund të arrihen nëse e lironi medhhebin e Ehl-i Bejtit dhe e shihni atë siç shihni çdonjërin prej medhhebeve tuaja, në mënyrë që hanefītë, mālikītë, shāfi‘ītë dhe hanbelītë t’i konsiderojnë ndjekësit e Ehl ul-Bejtit mu ashtu siç konsiderojnë njëri tjetrin. Vetëm atëherë mund të arrihet uniteti i muslimanëve dhe ata do të jenë të bashkuar nën një kanatë.


Ndryshimi mes vetë medhhebeve sunnite s’është më i vogël se ai ndërmjet atyre shī‘ite dhe sunnite, siç dëshmojnë mijëra libra mbi rrënjët dhe degët e besimit të të dyja grupeve; përse atëherë, disa njerëz mes jush i kanë dënuar shī‘itët se dallojnë nga sunnitë? - Përse nuk i kanë dënuar ata, me të njëjtën linjë arsyetimi, sunnitë për të ndryshuarit e tyre nga shī‘itët, apo madje edhe nga vetë njëri tjetri? - Nëse medhhebet mund të jenë katër, përse nuk mundkan të jenë pesë? - Si mund të jetë në rregull të ketë katër medhhebe, por jo pesë? - Si mund të pretendohet që katër medhhebe i “bashkojnë” muslimanët, ndërsa kur ato rriten në pesë, uniteti rrënohet dhe muslimanët përçahen? - Sa do të doja që, kur na ftuat neve në “bashkim të medhhebeve”, t’i kishit ftuar edhe ndjekësit e katër medhhebeve të veprojnë njëlloj. - Kjo e fundit do të jetë shumë më e lehtë për ju dhe për ata. Por gjithsesi, përse na keni veçuar neve për ftesën tuaj? - A ju duken pasuesit e Ehl ul-Bejtit thyes të unitetit, ndërkohë që të tjerët bashkokan zemrat e vendosmërinë, ndonëse medhhebet dhe opinionet e tyre ndryshojnë dhe shijet e animet e tyre dallojnë?! Unë ju shoh të jeni lart kësaj, duke ditur dashurinë tuaj për të afërmit; dhe paqe pastë me ju.

Sinqerisht,

Sh

LETRA 5, 9 Dhu’l Ki’de 1329 H.


13. Pranimi i Argumentit Tonë, 14. Kërkesa për Prova të Detajuara.

1) Letra juaj ishte fare e qartë, e renditur shkëlqyeshëm, e denjë për çdo lavdërim. Ajo qëndron elokuente në shprehje, e fuqishme në vendosmëri dhe e fortë në argument. Ajo s’kursen asnjë orvatje për të vërtetuar se nuk është e detyrueshme të ndiqen medhhebet e shumicës në rrënjët dhe degët e fesë, duke mos rezervuar asnjë përpjekje për të konfirmuar se dyert e ixhtihādit duhet të qëndrojnë të hapura. Letra juaj, pra është e fortë në të dyja çështjet, e saktë në të vërtetuarit e secilës dhe ne nuk i mohojmë hulumtimet tuaja lidhur me to e as shkoqitjen tuaj të paqartësive të tyre, ndonëse nuk ishim aq të njohur me to; dhe pikëpamja jonë ndaj tyre është identike me tuajën.

2) Ne ju patëm pyetur për arsyen tuaj të mospranimit të medhhebeve të ndjekura nga shumica e muslimanëve dhe përgjigja juaj ishte: për shkak të “provave tekstuale”, ndërkohë që pritej nga ju që ta shtjellonit këtë më hollësisht. A do mundnit tani, ju lutem, t’i kushtoheshit shkoqitjes së tyre me prova vendimtare nga Libri ose Sunneti të cilat - siç përmendët - e largojnë besimtarin nga të pasuarit e animeve të tij? Ju faleminderit; dhe paqja qoftë me ju.

Sinqerisht, S

LETRA 6 , 12 Dhu’l-Ki’de 1329 H.


15. Përmendje e Provave që Urdhërojnë Pasimin e ‘Itres, 16. Emīr ul-Mu’minīni Fton në Medhhebin e Ehl-i Bejtit, 17. Pohim Relevant i Imam Zejnul ‘Ābidīnit.

Ju, falë Allahut, mund të bindeni thjesht nga një aludim, pa nevojën për sqarim dhe qëndroni përmbi të dyshuarit e vetë faktit se Pasardhësit e pastruar (‘Itre) janë të epërm mbi të gjithë të tjerët. Rasti i tyre është krejt i qartë: ata ia kanë kaluar atyre me aftësi e janë shquar mbi - në dukje - të ngjashmit me ta. Ata kanë ruajtur nga i Dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të e familjen e tij, dijen e profetëve dhe prej tij (s) i kanë sistemuar ligjet sekulare e fetare.

1) Kësisoj, Profeti (s) i ka barazuar ata vetëm me Librin Famëlartë duke i bërë modelet e sjelljes për të pajisurit me intelekt, barkën e shpëtimit kur hipokrizia me dallgët e saj përpijëse të dërrmojë sigurinë e ummetit, duke e ruajtur atë ndaj trazive nëse stuhitë e përçarjes vërsulen egër; Portën e Pendimit në të cilën ai që hyn është i falur dhe Litarin e fortë të Allahut që është i pakëputshëm.

2) Prijësi i Besimtarëve citohet në ligjëratën 86 të Nehxhul Belāgës duke thënë:

“Ku jeni nisur, [1a] e nga po shmangeni, [1b] kur flamujt qëndrojnë lart, Shenjat duken qartë dhe fanarët janë në këmbë? Nga po kuturiseni, pra? Jo; si qëndroni symbyllur kur keni në mesin tuaj pasardhësit (‘Itre) e Profetit? Ata janë kapistallët e së Drejtës, emblemat e besimit dhe gjuhët e së vërtetës; kushtojini pra atyre atë që i kushtoni Kur’anit dhe qasjuni atyre ashtu siç i qasen devetë e etura burimit. O njerëz! Merreni këtë [1] nga vula e Profetëve, bekime pastë mbi të dhe pasardhësit e tij: ‘Cilido që ndërron jetë prej nesh s’ka vdekur dhe kushdo nga ne që tretet nuk tretet së vërteti; mos flisni pra çfarë nuk dini, sepse më e madhja e së Vërtetës ndodhet në atë që mohoni. Pranojeni argumentin e atij, ndaj të cilit nuk keni argument - dhe ky jam unë: ‘A nuk veprova ndaj jush sipas së Madhes Gjë me Peshë [2] (Kur’anit)? A nuk lashë midis jush të


Voglën Gjë me Peshë (Ehl ul-Bejtin) dhe vendosa mes jush fuqishëm flamujt e besimit?’” Ai (paqe pastë mbi të) ka thënë në ligjëratën 96 të Nehxhul Belāgës, “Vështrojini njerëzit e shtëpisë së Profetit (s) tuaj; bashkojuni shembullit të tyre dhe pasoni gjurmët e tyre, sepse ata nuk do ju nxjerrin kurrë nga udhërrëfimi e as t’ju hedhin pas në shkatërrim; ndaloni kur ata të ndalen dhe ngrihuni kur ata të ngrihen dhe mos u dilni përpara se përndryshe do rrëshqisni e as mos u mbetni prapa se kështu do të humbisni.” Ai (paqe pastë mbi të) i ka përmendur ata njëherë, siç shënohet në ligjëratën 237 të Nehxhul Belāgës, duke thënë: “Ata janë jeta e dijes dhe vdekja e injorancës; durimi i tyre ju tregon për dijen që kanë dhe pamja e tyre ju flet për ndërgjegjen që mbajnë. Heshtja nga ata dëshmon urtinë e fjalës së tyre. Ata nuk dallojnë nga e vërteta dhe as ndryshojnë mes tyre rreth saj. Ata janë shtyllat e Islamit dhe shtigjet drejt shpëtimit. Përmes tyre, e drejta u rikthye, keqbërja u largua dhe gjuha e saj u çrrënjos. Ata e përvetësuan besimin me përkujdesje dhe vëmendje e jo me të dëgjuar a me të përcjellë, sepse ‘përcjellësit’ e dijes janë të shumtë, por ruajtësit e saj janë të paktë.” Ai, siç shënohet në hytben 93 në Nehxhul Belāga, ka thënë gjithashtu: “Pasardhësit e tij janë më të mirët dhe familja e tij është më e mira. Pema e tij është më e fismja ndër pemë: ajo është vendosur në tokën e shenjtë dhe është rritur si hardhi; degët i ka të larta dhe frutin e pakapshëm.” [2a]

Ai (paqe pastë mbi të) citohet në hytben 153 të Nehxhul Belāgës, duke thënë: “Ne jemi flamuri, shoqëruesit, të besuarit dhe dyert. Shtëpive nuk u hyhet, veçse nga dyert: kushdo që u qaset atyre ndryshe, quhet hajdut” gjersa ai, duke përshkruar pasardhësit e pastruar, tha: “Për ta janë pjesët e holla të Kur’anit dhe ata janë thesaret e të Gjithëmëshirshmit. Ata thonë të vërtetën kur flasin e kur heshtin; asnjë nuk mund të flasë përpara tyre. Atëherë le t’ua përcjellë paralajmëruesi të vërtetën njerëzve të tij, duke ruajtur mençurinë.” Ai ka thënë në hytben 146 të Nehxhul Belāgës: “Duhet ta dini se kurrë nuk do e njihni të vërtetën përderisa të mos njihni atë që e ka braktisur e as që do t’i përmbaheni Librit përderisa të mos njihni atë që e shkel; ju s’do të kapeni pas tij gjersa të njihni atë që e ka shpërfillur. Kërkojini pra nga ata që i zotërojnë, sepse ata janë lulëzimi i dijes dhe vdekja e injorancës. Ata janë njerëzit, gjykimi i të cilëve ju tregon dijen e tyre, heshtja e të cilëve ju flet për fuqinë e fjalës së tyre dhe pamja e jashtme për brendinë e tyre; ata as nuk e shkelin dīnin dhe as që ndryshojnë ndërmjet tyre rreth tij, ndërkohë që në mesin e tyre është një dëshmues besnik dhe një folës i heshtur.” Ka shumë pohime po kaq mbresëlënëse të tij lidhur me çështjen në fjalë; shqyrtojeni këtë, që është shkëputur nga ligjërata 4 në Nehxhul Belāga: “Nëpërmjet nesh ju morët udhërrëfim në errësirë, duke ngjitur kulmin e fisnikërisë dhe përmes nesh arritët dritën dhe davarisët natën e errët. U shurdhofshin veshët që nuk e dëgjojnë thirrësin!” [3] Ai citohet në ligjëratën 104 të Nehxhul Belāgës: “O njerëz! Sigurojeni dritën tuaj nga flaka e pishtarëve të predikuesit, i cili e pason atë që predikon dhe pini nga burimi, që është pastruar nga ndytësitë.”

Ai gjithashtu ka thënë në ligjëratën 108: “Ne jemi pema e profetësisë, vatra e Mesazhit, ata që vizitohen nga engjëjt, thesaret e dijes, burimet e urtisë. Mbështetësin e dashamirësin tonë e pret mëshira, kurse armikun dhe kundërshtarin tonë e pret zemërimi.” [4] Mes asaj që ai foli lidhur me këtë çështje, është ligjërata 143 e Nehxhul Belāgës, në të cilën ai thotë: “Ku janë ata që pretenduan se ishin ‘të thelluarit në dije’ [4a] kundrejt nesh?


Kjo është një gënjeshtër dhe shkelje ndaj nesh, sepse Allahu na ngriti lart ne dhe i mbajti poshtë ata; Ai na dhuroi neve ndërsa ata i privoi dhe Ai na e lejoi ne hyrjen (në fortesën e dijes), por i mbajti jashtë ata. Përmes nesh arrihet udhërrëfimi në dritë dhe hiqet verbëria e errësirës. S’ka dyshim se Imamët nga Kurejshët janë mbjellë përmes Hāshimit. Imameti s’i shkon përshtat askujt tjetër, e po kështu as qeverisja.” Pastaj ai foli: “Por ata parapëlqyen përfitimin e shpejtë përpara atij të mëvonshmit, [4b] duke braktisur burimin e kulluar për të pirë nga uji i ndotur”, gjer në fund të fjalimit të tij. Ai gjithashtu ka thënë, në mbyllje të hytbes 189 të Nehxhul Belāgës: “Cilido nga ju që vdes në shtratin e tij, duke ia njohur të drejtat Zotit dhe duke njohur të drejtat e të Dërguarit të Tij dhe familjes së vet (Ehl ul-Bejt), vdes si shehīd. Shpërblimi i tij është te Allahu dhe ai meriton shpërblimin e veprave të mira që ka synuar: vetë nijeti do t’i mjaftojë sa zhveshja e shpatës së tij [në xhihād ].” Po ashtu ai ka thënë: “Ne jemi të virtytshmit; pasardhësit tanë janë pasardhësit e profetëve; pala jonë është pala e Allahut - të Lartësuarit dhe të Madhëruarit, ndërsa pala shkelëse është ajo e shejtanit; kushdo që na barazon me armikun tonë me siguri nuk është prej nesh.” [5]

Imam el-Muxhtebe Ebū Muhammed el-Hasan, durimtari, prijës i rinisë së Xhennetit, ka thënë në një prej ligjëratave të tij: “Kijeni frikë Allahun lidhur me ne, se ne jemi sundimtarët tuaj!” [6] Kurdoherë që Imam Ebū Muhammed ‘Alī ibn Husein Zejnul ‘Ābidīn, prijësi i atyre që përulen në sexhde, lexonte këtë varg të të Plotfuqishmit: {O ju që besuat! Druajuni Allahut dhe jini me të Besuarit}, [6a] ai bënte një du‘ā të gjatë, e cila përmbante përgjërimin e tij që të përfshihej me “të Besuarit”, për të arritur atë rang të lartë. Atëherë, ai numëronte fatkeqësitë dhe risitë e grupit që u shkëput nga Imamët e besimit dhe trungu i Profetit. Pastaj ai thoshte: “Disa shkuan deri aty sa të na nënvlerësonin, duke nxjerrë shfajsime për ajetet që u dukeshin të njëllojta, duke dhënë interpretimet e tyre për to dhe ngritur dyshime për hadīthet e përcjella në nderimin tonë... Me kë do të kërkojnë strehim njerëzit në këtë popull, kur shtyllat e dīnit janë harruar dhe ummeti është përçarë me fesade, ku secila palë akuzon tjetrën për kufr, ndërkohë që Allahu thotë [6b] : {Dhe mos u bëni si ata që u ndanë e u përçanë edhe pasiqë iu zbritën Dëshmitë e Qarta}? Kujt mund t’i besohet përcjellja e argumenteve hyjnore dhe interpretimi i Ligjit, përveç shoqëruesve të Kur’anit, pasardhësve nga Imamët e Udhërrëfimit, fanarëve në mesin e errësirës, atyre që Allahu i bëri Provat e Tij ndaj robërve të Vet? Ai s’e ka lënë kurrë krijimin pa një Provë. A i njihni dhe a i gjeni ato gjetiu përveç se nga degët e Pemës së Bekuar, asaj që mbetet prej Elitës, nga e cila Allahu ka larguar tërë papastërtitë, duke i pastruar me një pastrim të përkryer, kulluar nga bërja e mëkateve [6c] dhe obliguar dashurinë për ta [6d] në Librin e Tij?” [7]

Kjo ishte fjala e tij shprehimisht. Vështrojeni atë dhe citatet tona nga fjalët e Prijësit të Besimtarëve; do t’i gjeni të dyja përfaqësuese të medhhebit shī‘it në këtë aspekt, fare qartë. Merrni parasysh kaq prej fjalimeve të tyre si mostër për të gjitha fjalimet e Imamëve nga Ehl ulBejti. Ato pajtohen të gjitha njëzëri dhe librat tanë sahīh që i përcjellin ato janë mutewātir, paqe pastë me ju.


Sinqerisht,

SH [1a] [Kur’an, 81:26.] [1b] [Kur’an, 6:95, 10:34, 40:62.] [1] Ai kërkon të thotë: “Mësojeni këtë prej të Dërguarit të Allahut, bekime pastë mbi të dhe pasardhësit e tij: ‘Kur një pjesëtar i Ehl ul-Bejtit vdes, ai në të vërtetë s’ka vdekur” pra, shpirti i tij vazhdon të shndrisë në botën reale. Kjo gjithashtu pranohet nga Shejh Muhammed ‘Abduhu dhe të tjerë. [2] Prijësi i Besimtarëve veproi sipas të Madhes Gjë me Peshë, pra Kur’anit, duke lënë pas të Voglën Gjë me Peshë, pra dy bijtë e tij. Pohohet gjithashtu se pasardhësit e tij janë model i sjelljes për të tjerët, siç shkruhet nga Shejh Muhammed ‘Abduhu dhe komentues të tjerë të Nehxhul Belāgës. [Thikl-i Ekber nënkupton Kur’anin, kurse Thikl-i Esgher nënkupton Ehl ul-Bejtin, ashtu si në thënien e Profetit (s): “Po lë me ju dy gjëra me peshë”, që nënkuptojnë Kur’anin dhe Ehl ulBejtin (të shihet Letra 8 dhe shtojca I). Ka disa arsye pse përdoret kjo fjalë. Së pari, thikl d.t.th. ‘çantë me pajimet personale të udhëtarit’, duke theksuar faktin që ajo është tepër e nevojshme për udhëtarin dhe mbrohet prej tij me kujdes. Së dyti, ka kuptimin ‘gjë e çmuar’; dhe duke patur rëndësi kaq të madhe, njerëzit janë të detyruar të ndjekin urdhrat e Kur’anit dhe praktikën e Ehl ul-Bejtit. Zoti i ka marrë masat për ruajtjen e Kur’anit dhe të Ehl ul-Bejtit deri në Ditën e Gjykimit, ndaj dhe janë quajtur Thekalejn. Përpara se të largohej nga kjo botë, Profeti (s) i shpalli të dy si pasuritë e tij më të paçmueshme dhe shprehu amanetin e tij që njerëzit t’i ruanin përjetësisht mes tyre. Së treti, ata janë quajtur thekalejn për shkak të pastërtisë dhe të vlerës së tyre të lartë, sepse thikl d.t.th. ‘i pastër e i dëlirët’. Rreth kësaj, Ibn Haxheri shkruan: “Profeti (s) i quajti Kur’anin dhe pasardhësit e tij thekalejn (dy gjërat me peshë), sepse thikl d.t.th. ‘gjë e pastër, e dëlirë dhe e ruajtur’, cilësi kjo që është e vërtetë për të dyja. Në fakt secila prej tyre është thesar i dijes Hyjnore dhe burim i sekreteve të dijes dhe të urdhëresave fetare. Për këtë arsye vullneti i Profetit (s) ishte që njerëzit t’i ndiqnin ato, t’u qëndronin besnikë dhe të siguronin dije prej tyre. Dhe, midis tyre, ai që meriton më shumë të dashurohet është Imami dhe Dijetari i familjes së Profetit (s), ‘Alī bin Ebī Tālibi (Allahu ia shndristë fytyrën), falë mprehtësisë së tij të madhe dhe bollëkut të dijeve, që ne i kemi përshkruar më parë.” (es-Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 90). Meqë Profeti (s) ia ka njohur Kur’anin Zotit, nisur nga përfshirja e dukshme e Tij, kurse pasardhësit e tij vetvetes, bazuar edhe në statusin e natyrshëm, Kur’ani është quajtur pesha e madhe, kurse pasardhësit e tij pesha e vogël. Por nisur nga pikëpamja e bazimit të veprimeve tona në to, të dy kanë të njëjtën rëndësi.] [2a] [Tirmidhīu në Sunen, vëll. XIII, f. 178 (bot. Bulak), Ibn ul-‘Athīri në Usd ul-Ghābeh, vëll. IV, f. 26, Muhibb et-Taberīu në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, f. 216 dhe Ibn Meghāzilī el-Shāfi‘ī në elMenākib, f. 122 përcjellin se Profeti (s) ka thënë: “Unë dhe ‘Alīu jemi krijuar nga e njëjta pemë.”] [3] Në Sherh-un e tij, Shejh Muhammed ‘Abduhu thotë: “‘Sarār’, e shqiptuar si ‘sahāb’ dhe ‘kitāb’, është nata e fundit e muajit hënor, gjatë së cilës hëna fshihet. Domethënia do ishte: ‘Ju hytë në agim’, me kuptimin: ‘Ju jetonit në errësirën e plotë të politeizmit dhe shmangies nga


udha e drejtë, gjersa dolët në dritë përmes udhëzimit dhe udhërrëfimit tonë’ - ku fjala është për Muhammedin (s) dhe kushëririn e vet Imam ‘Alī, që mbështeti misionin e tij. [4] Shihni mbylljen e hytbes 105, f. 214, vëll. I, i Nehxhul Belāgës. Ibn ‘Abbāsi ka thënë: “Ne jemi pjesëtarët e Njerëzve të Shtëpisë, banesat e të cilëve vizitohen nga engjëjt, Ehl ul-Bejti i të Dërguarit të Allahut (s) dhe anëtarët e vatrës së mëshirës dhe dijes.” Ai citohet nga një grup i muhadīthëve më të besuar sunni, siç pohohet në fund të kreut mbi meritat e Ehl ul-Bejtit, në faqe 142 të librit es-Sawā‘ik ul-Muhrike. [4a] [Kur’an, 3:7 e 4:162. Shih shën. 29, Letra 12. E veçantë ndër të gjitha cilësitë e shquara të Ehl-i Bejtit, është ajo që Imam ‘Alīu e ka përshkruar me këto fjalë: “Ne jemi marrësit e drejtpërdrejtë të bekimeve të Zotit, kurse të tjerët i marrin favoret prej nesh.” (Nehxh ulBelāgha, Letra 28) Ky është ai dallim suprem, të cilin nuk mund ta arrijë as personaliteti më i lartë e ndaj të cilit çdo gjë tjetër duket e vogël dhe e mjerë. Duke njohur madhështinë dhe magjinë e kësaj shprehjeje, Ibn Ebī’l-Hadīdi komenton: “Imam ‘Alīu synon të thotë se anëtarët e Ehl ul-Bejtit nuk janë nën detyrimin e ndonjë personi, sepse Zoti ua ka dhënë drejtpërdrejt bekimet e Tij dhe se nuk ka ndërmjetës mes tyre e Zotit; ndërsa gjithë njerëzit e tjerë janë nën detyrimin e mbrojtjen e tyre, gjë që i bën ata ndërmjetës midis Zotit dhe njerëzve të tjerë. Kjo është një pozitë vërtet e lartë. Kuptimi i tij i dukshëm jepet nga këto fjalë, kurse kuptimi i thelbit të tij është që pjesëtarët e Ehl-i Bejtit janë robërit e Zotit, kurse të tjerët janë vartësit e drejtpërdrejtë të tyre.” (Sherh Nehxh ul-Belaga, vëll. XV, f. 194). Pra, meqenëse këta njerëz janë pranuesit e parë të mirësisë së Zotit dhe burimi i mirësive për pjesën tjetër të njerëzve, asnjë nga këta nuk mund të merret e të vihet përkrah tyre.]

[4b] [Të shihet Kur’ani, 75:20-1.]

[5] Ky pohim citohet nga shumë autorë, përfshi Ibn Haxherin në mbyllje të kreut të tij mbi virtytet e Ehl ul-Bejtit, afër fundit të f. 142 të es-Sawā‘ik ul-Muhrike, ku ai lëshon goxha gënjeshtra për ta, duke u treguar skajimisht i padrejtë ndaj tyre.

[6] Referoju kësaj në mbyllje të kreut të tij mbi testamentin e Profetit (s) për ta, në f. 137 të esSawā‘ik ul-Muhrike nga Ibn Haxheri [Egjipt: Matba’et ul-Meimunijje, 1312 H.].

[6a] [Kur’an, 9:119. Të shihet shën. 7, Letra 12.]

[6b] [Kur’an, 3:105.]

[6c] [Kur’an, 33:33. Të shihet shën. 2, Letra 12 dhe shtojcën II.]


[6d] [Kur’an, 42:23. Të shihet shën. 3, Letra 12.]

[7] Referoju kësaj në f. 90 të el-Sawā‘ik ul-Muhrike ku Ibn Haxheri shpjegon kuptimin e ajetit të pestë: {Dhe kapuni pas litarit të Allahut të gjithë së bashku} (3:103) si një prej të shumtëve, që ai e shpjegon në kap. 1, Kr. XI.

LETRA 7, 13 Dhu’l-Ki’de 1329 H.

18. Kërkesë për Prova nga Fjala e Allahut dhe e Dërguarit të Tij (s), 19. Provat nga Ehl ul-Bejti janë Dredhi.

1) Sillni prova nga fjala e Allahut dhe ajo e të Dërguarit të Tij (s), që dëshmojnë të përmbajturit e detyrueshëm ndaj Imamëve të Ehl ul-Bejtit ekskluzivisht dhe lijini mënjanë fjalët e kujtdo tjetri rreth kësaj, përveç atyre të Allahut dhe të Dërguarit të Tij (s).

2) Pohimet e Imamëve tuaj nuk mund të shërbejnë si argument kundër rivalëve të tyre dhe një argumentim i tillë, siç e dini, krijon një qark (të mbyllur) logjik; dhe paqja qoftë me ju.

Sinqerisht


S

LETRA 8 , Dhu’l Ki’de 1329 H.

20. Mosvënia Re e Pohimeve Tona të Mësipërme, 21. Gabimi në të Konsideruarit e Rrethit Logjik, 22. Hadīthi i dy Gjërave me Peshë, 23. Tewātur-i i Tij, 24. Ata që s’i Përmbahen ‘Itres do të Jenë të Humbur, 25. Gjasimi i Tyre me Barkën e Nuhit, Portën e Pendimit dhe Sigurinë ndaj Përçarjeve Fetare,

26. Çfarë nënkuptohet me Ehl ul-Bejt në Këtë Rast, 27. Arsyet për Gjasimin me Barkën e Nuhit dhe Portën e Pendimit.

1) Ne nuk e mospërfillëm të nxjerrit e provave tona nga traditat e Profetit, bekimet e Allahut qofshin mbi të e pasardhësit e tij. Në të vërtetë, ne iu referuam atyre në fillim të letrës sonë, e cila pohonte qartë se ndjekja e Imamëve të Ehl ul-Bejtit është e detyrueshme. Këtë e bëmë kur pohuam se ai, bekime pastë mbi të e pasardhjen e tij, i krahasoi me Librin Famëlartë, duke i veçuar si modele për të pajisurit me intelekt dhe barazuar me Barkën e shpëtimit, sigurinë e ummetit, Portën e pendimit - të gjitha sipas Kur’anit e hadītheve të qarta,


të mirënjohura në librat sahīh. Ne gjithashtu thamë se ju do të mjaftoheshit me aludimet, në vend të hollësive, pa nevojën për shkoqitje të mëtejshme.

2) Pohimet e Imamëve tanë pra, siç e kemi shpjeguar, janë vërtet të përshtatshme për argument ndaj kundërshtarëve të tyre, dhe të përdorurit e tyre në mënyrë të atillë nuk mund të konsiderohet si qark vicioz, siç e dini vetë.

3) Merrni, për shembull, pohimet e Profetit, bekimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të dhe pasardhësit e tij, të cilave iu referuam dhe me anë të të cilave ai kalli tmerr në zemrën e injorantit, duke i thërritur moskokëçarësit, siç transmeton Tirmidhīu dhe Nesā‘īu që përcjellin nga Xhābiri e këta, nga ana e tyre, citohen nga el-Muttekī el-Hindī në fillim të kreut mbi ata që kapen pas Librit e Sunnetit, në veprën e tij Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 44, duke thënë:

“O njerëz! Po lë me ju Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi (‘Itre) - Ehl ul-Bejtin tim. Përderisa t’u përmbaheni atyre, kurrë nuk do të shmangeni.” Ai (s) gjithashtu ka thënë:

“Kam lënë me ju atë që, për sa kohë t’i përmbaheni, nuk do ju lërë kurrë të humbisni pas meje: Librin e Allahut, që është si një litar që zgjatet nga Qielli në tokë, dhe pasardhësit (‘Itre) e mi, Ehl ul-Bejtin tim. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri tjetri gjersa të më arrijnë buzë Haudit; ndaj, kujdes si më pasoni mua në të trajtuarit e tyre.” [1]

Ai, paqja qoftë mbi të e pasardhjen e tij, ka thënë gjithashtu:

“Po lë mes jush dy khalīfe: Librin e Allahut - një litar që zgjatet nga qiejt në tokë (ose ‘midis qiejve dhe tokës’) dhe pasardhësit e mi (‘itre) nga familja ime (Ehl ul-Bejt); ata s’do të ndahen kurrë nga njëri tjetri gjersa të më arrijnë buzë Haudit.” [2]

Ai, paqe pastë mbi të dhe pasardhësit e tij, gjithashtu ka thënë:

“Po lë mes jush Dy Gjëra me Peshë (thekalejn): Librin e Allahut dhe Ehl ul-Bejtin tim; ata nuk do ndahen kurrë nga njëri tjetri, gjersa të më arrijnë tek Haudi (i Keutherit).”[3]

Ai, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:


“Më duket se [shpejt] do të thirrem e do t’i përgjigjem thirrjes; po lë mes jush Dy Gjëra me Peshë (thekalejn): Librin e Allahut të Madhëruar dhe pasardhësit e mi, Ehl ul-Bejtin tim. I Lartësuari dhe i Gjithdijshmi më ka informuar se ata nuk do të ndahen kurrë nga njëri tjetri, gjersa të më takojnë buzë Haudit; prandaj, kujdes si më pasoni mua në të trajtuarit e tyre.” [4]

Gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, ai, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, fushoi në Gadir Khumm dhe urdhëroi që trualli nën disa pemë të mëdha të pastrohej e pastaj tha në ligjëratën e tij:

“Me sa duket do të thirrem dhe do t’i përgjigjem thirrjes; po lë me ju Dy Gjëra me Peshë, njëra nga të cilat është më e madhe se tjetra: Libri i Allahut Fuqiplotë dhe Ehl ul-Bejti im; prandaj, kujdes se si më pasoni në të trajtuarit e tyre, sepse ata nuk do të ndahen kurrë nga njëri tjetri gjersa të më takojnë tek Haudi.”

Pastaj, ai (s) shtoi:

“Allahu, i Madhëruari e i Lartësuari, është Kujdestari im e unë jam kujdestari i çdo besimtari.” Pasi tha këtë, ai mori dorën e ‘Alīut dhe tha: “Kujtdo që i kam qenë kujdestar, ky ‘Alī i është kujdestar. O Allah! Bëhu mik i atij që miqëson ‘Alīun dhe bëhu armik i cilitdo që i kundërvihet atij... !” [5]

‘Abdullāh ibn Hantābi ka thënë: “I Dërguari i Allahut (s) na mbajti një fjalim në Xhuhfe, ku na pyeti: ‘A nuk kam unë autoritet mbi vetet tuaja më shumë se ç’keni ju vetë?’ Të pranishmit u përgjigjën: ‘Vërtet po, o i Dërguari i Allahut!’ Pastaj ai tha: ‘Atëherë unë do ju kërkoj llogari për këto të dyja: Kur’anin dhe pasardhësit e mi’.” [6]

4) Librat sahīh që e bëjnë të detyrueshme ndekjen e Dy Gjërave me peshë janë mutewātir nga mëse njëzet sahabë, që puqen të gjithë njëzëri lidhur me këtë. I Dërguari i Allahut, bekime pastë mbi të e pasardhjen e tij, i ka theksuar këto gjëra në raste të shumta: Ditën e Gadīr Khummit, ditën e ‘Arafātit në Haxhin e Lamtumirës, pasi la Tāifin, nga minberi në Medine dhe në dhomën e tij të bekuar, gjatë sëmundjes, kur ajo ishte plot me sahabë. Në këtë incident, ai tha: “O njerëz! E ndjej se së shpejti do të vdes dhe edhe më parë ju kisha njoftuar siç e kam detyrë ta bëj, për të mos lënë justifikime për ju, se: po lë me ju Librin e Allahut, të Lartit e Fuqiplotit, dhe ‘Itren time: Ehl ul-Bejtin tim.” Pasi përfundoi, ai kapi dorën e ‘Alīut dhe e ngriti lart, duke thënë: “Ky ‘Alī është me Kur’anin dhe Kur’ani është me ‘Alīun: ata s’do të ndahen kurrë nga njëri tjetri, gjersa të më takojnë rrëzë Haudit.” [7]


Një grup i shquar dijetarësh nga shumica e ka pranuar këtë. Edhe Ibn Haxheri madje, pasi citon hadīthin e Dy Gjërave me Peshë, thotë: “Ta dini, pra se hadīthi që thërret për t’u kapur pas të dyjave ka ardhur përmes rrugësh të shumta dhe është përcjellë nga mëse njëzet sahābë.” Më tej ai thotë: “Lind një dyshim këtu se kur e tha ai (s) atë. Disa muhadīthë pohojnë se ai (s) e tha në ‘Arafāt gjatë Haxhit të Lamtumirës e të tjerë se ai e shqiptoi në Medine gjatë sëmundjes, kur dhoma e tij ishte plot me sahabë. Një grup tjetër thotë se ai (s) e bëri këtë pohim në Gadir Khumm dhe një tjetër se e tha duke predikuar, pasi kish lënë Tāifin, siç u përmend më lart.” “...Nuk ka kundërshtí këtu, sepse s’ekziston asnjë objeksion që ai ta ketë përsëritur pohimin në ato vende e gjetkë, falë kujdesit të tij për Librin e pacenueshëm dhe ‘Itren e Pastruar...” gjer në fund. [8]

Mjafton fakti për Imamët nga Pasardhja e Pastruar se rangu i tyre tek Allahu ngjan me atë të Librit, të cilit e pavërteta s’mund t’i afrohet as nga para as nga pas. Kaq duhet të mjaftojë si dëshmi që i kap njerëzit për qafe dhe i detyron t’i përmbahen medhhebit të atyre. Muslimani i vërtetë nuk pranon asnjë zëvendës për Librin e Allahut; si mundet ai atëherë të shmanget nga udha e atyre që janë shoqëruesit e tij të vetëm?

5) Thelbi i thënies së tij “Po ju lë atë që, për deri sa t’i përmbaheni, nuk do ju lërë kurrë të humbisni: Librin e Allahut dhe ‘Itre-n time” është se kushdo që nuk kapet pas të dyjave, do të humbasë në fund vetvetiu. Kjo mbështetet nga thënia e tij, bekime pastë mbi të e familjen e tij, në hadīthin e Dy Gjërave me Peshë, transmetuar nga Taberānīu: “Mos ecni përpara tyre, ndryshe do mbaroni e mos i mësoni ata sepse janë më të ditur.” Ibn Haxheri thotë: “Pohimi i tij, ‘Mos u dilni atyre përpara, përndryshe do të merrni fund e mos i mësoni sepse janë më të ditur,’ është provë se çdonjëri prej tyre u ngrit në rangje e pozita fetare të larta dhe duhet parapëlqyer mbi të gjithë të tjerët,” gjer në fund të pohimit të tij. [9]

6) Ajo që e bën të detyrueshme të ndjekurit dhe të referuarit Ehl ul-Bejtit është ky hadīth i Profetit të Allahut, bekime pastë mbi të e familjen e tij: “Gjasimi i familjes sime për ju është barka e Nuhit: kushdo që hip në të është i shpëtuar, dhe kushdo që i mbetet pas, fundoset” [10] si dhe pohimi i tij: “Gjasimi i familjes sime midis jush është ai i barkës së Nuhit: kush hip në të ka shpëtuar e kushdo që i mbetet pas fundoset. Dhe gjasimi i familjes sime midis jush është Porta e Izraelitëve: kushdo që hyn në të është i falur.” [11]

Merrni parasysh, gjithashtu, pohimin e tij: “Yjet i mbrojnë banorët e tokës nga mbytja dhe Ehl ulBejti im e mbron ummetin tim nga mosmarrëveshjet. Nëse një fis nga arabët dallon (rreth urdhëresave të Allahut, të Lartësuarit e Fuqiplotit) prej tyre, atëherë të gjithë ata do të dallojnë dhe bëhen pala e Shejtanit.” [12] Kjo është krejtësisht e mjaftueshme ta obligojë ummetin t’i ndjekë ata dhe ta mbrojë ndaj të dalluarit prej tyre. Nuk mendoj se ka gjuhë më të qartë njeriu se ky hadīth për ta mbështetur argumentin tim.


7) Ajo që nënkuptohet nga fjala e tij, bekime pastë mbi të dhe pasardhësit e tij, ‘Ehl ul-Bejt’ është tërësia e tyre, bashkarisht, në të qenit Imamë të tyre, jo thjesht tërësia e tyre inkluzivisht, sepse ky status nuk është veçse dëshmi për Provat e Allahut - veçanërisht ata që nënkuptojnë Argumentet e Tij - siç do të gjykonin arsyeja e dija. Një grup dijetarësh të shquar nga shumica e kanë pranuar këtë, si p.sh. Ibn Haxheri në es-Sawā‘ik ul-Muhrike. Disa prej tyre kanë thënë se ajo që nënkuptohet me ‘Ehl ul-Bejt’ të cilët përbëjnë siguri, janë dijetarët e tyre, sepse janë ata që qëndrojnë si yje udhërrëfyese, që kur të humbin, banorët e tokës do pësojnë atë ndaj së cilës u paralajmëruan ogurzisht. Ibn Haxheri thotë: “Kjo do të ndodhë kur të shfaqet Mehdīu; hadīthi tregon se ‘Īsai do të falet pas tij dhe Dexhāli do të vritet gjatë kohës së tij. Pastaj, ngjarje të pazakonta do pasojnë njëra tjetrën...” gjer në fund, tek zbërthimi i ajetit 7, Kreu XI, f. 91 në esSawā‘ik ul-Muhrike. Gjetkë ai tregon se i Dërguari i Allahut, bekime pastë mbi të dhe familjen e tij, u pyet njëherë: “Si do të jetojnë njerëzit pas tyre?” e ai u përgjigj: “Si një gomar, të cilit i është thyer shpina.” [13]

8) Ju e dini që të ngjasuarit e tyre me barkën e Nuhit implikon se kushdo që mbështetet tek ata në çështjet e besimit, duke i mësuar rrënjët dhe degët e fesë nga Imamët e tyre të virtytshëm, me siguri do të shpëtojë nga Skëterra dhe kushdo që u mbetet pas është si ai që kërkoi strehë në mal gjatë përmbytjes, për ta shpëtuar nga vendimi i Allahut, por në fund ai u mbyt në ujë, [13a] ndërkohë që i dyti do të flaket në Zjarr, Allahu na ruajtë prej tij. Arsyeja pse ata, paqe pastë mbi ta, krahasohen me Portën e Pendimit është se Allahu e ka bërë atë simbol të përuljes përpara Madhështisë së Tij dhe nënshtrim ndaj Gjykimit të Tij; prandaj ajo bëhet sebep për falje. Kjo është arsyeja për gjasimin. Ibn Haxheri, në zbërthimin e ajetit 7 nga Kur’ani Fisnik, në Kreun XI, f. 91, të veprës së tij es-Sawā‘ik ul-Muhrike, e pranon këtë kur, pas citimit të këtij hadīthi dhe të tjerëve si ai, thotë: “Arsyeja e përngjasimit të tyre me Barkën është se ai që i do dhe i respekton vërtetësisht ata si mjete për të falënderuar Atë që u dhuroi atyre favore, duke ndjekur udhërrëfimin e dijetarëve të tyre, do shpëtojë nga errësira e përçarjes; dhe kushdo që u mbetet prapa fundoset në detin e mosmirënjohjes dhe do të shuhet në shtigjet e tiranisë.” Pastaj, ai shton: “Sa për Portën e Pendimit (duke nënkuptuar ngjashmërinë e tyre me të) Allahu e ka bërë të hyrit në atë portë, që me sa duket duhet të jetë ajo e Shittīmit në Jerusalem, në përulje e kërkim faljeje - arsye për shpëtim, ndaj Ai e bëri dashurinë e Ehl-i Bejtit arsye për shpëtimin e ummetit.” [14] Librat sahīh pohojnë mutewātir se ndjekja e Ehl-i Bejtit është e detyrueshme, sidomos duke cituar ‘Itre-n e pastruar. Sikur të mos e përkulja penën nga frika se mos ju mërzis, do ta kisha shkoqitur në hollësi, por kaq sa shënova këtu duhet të mjaftojë për çështjen, Wesselam.

Sinqerisht, Sh


[1] Tirmidhīu e citon këtë në Sunen [nga Zejd ibn Arkami: Kitāb ul-menākib, vëll. II, f. 308, hadīthi 3720. Për hadīthin e sipërm nga Xhābiri, Tirmidhīu pohon se edhe Ebū Dheri, Ebū Sa‘īd el-Khudrīu, Hudhejfe ibn Useidi dhe Zejd ibn Arkami kanë transmetuar atë që përputhet me këtë]. Është hadīthi 874, f. 44, vëll I, i Kenz ul-‘Ummāl-it [vëll. I, f. 173 e formatit të ri, Bejrut, bot. 5-të, 1405/1985. Hadīthi paraprirës ndodhet në f. 172 të të njëjtit]. [2] Imam Ahmedi e përfshin me hadīthet e përcjella prej Zejd ibn Thābitit nga dy burime, njëri prej të cilëve shënohet në fillim të faqes 182 e tjetri në mbyllje të faqes 189, vëll. V; po ashtu nga Ibn Ebī Shejbe, Ebū Ja‘līu e Ibn Sa‘di, që e transmetojnë prej Ebū Sa‘īdit. Është hadīthi 945 në f. 47, vëll I, i Kenz ul-‘Ummāl [vëll. I, f. 185 i formatit të ri, Bejrut: 1405/1985, bot. 5-të]. [3] Ky përfshihet nga Hākimi në f. 148, vëll. III i el-Mustedrek us-Sahīhejn. Autori komenton: “Ky është një hadīth transmetuesit e të cilit janë besnikë sipas të dy Shejhëve (Bukhārī e Muslim), ndonëse këta nuk e përcollën atë.” Dhehebīu e përfshin në Telkhīs ul-Mustedrek, duke ia pranuar vërtetësinë sipas kriterit të dy Shejhëve [Taberānīu e sjell në Kebīr nga Zejd ibn Thābiti]. [4] Përfshirë nga Imam Ahmedi në hadīthin e transmetuar nga Ebū Sa‘īd el-Khudrī prej dy burimeve, njëri nga të cilët përmendet në f. 17 dhe tjetri në fund të f. 26, vëll. III i Musned-it. Atë e citojnë edhe Ibn Ebī Shejbe, Ebū Ja‘līu e Ibn Sa‘di, prej Ebū Sa‘īdit. Është hadīthi 944, f. 47, vëll. I, i Kenz ul-‘Ummāl [vëll. I, f. 185 i formatit të ri, Bejrut, 1405/1985, bot. i 5-të]. [5] E citon me gjithë sened Hākimi nga Zejd ibn Arkami në f. 109, vëll. III, i el-Mustedrek. Autori shton: Ky hadīth është sahīh sipas dy Shejhëve, të cilët nuk e transmetuan në tërësinë e tij.” Ai e citon atë nga një tjetër burim prej Zejd ibn Arkamit në f. 533, vëll. III, i Mustedrek-ut të tij, duke shtuar: “Ky hadīth përcillet nga transmetues të besueshëm, edhe pse ata (dy Shejhët) nuk e botuan vetë.” Dhehebīu e përfshin në Telkhīs, duke ia pranuar vërtetësinë. [6] Taberānīu e ka përfshirë, siç përmendet në el-Arba’īn ul-Arba’īn të Nabhānīut dhe Ihjā’ulMejjit të Sujūtīut. Ju jeni të ndërgjegjshëm për faktin se hytbja e tij, paqe pastë mbi të e pasardhësit e tij, nuk u kufizua në veç kaq, se asnjeri që transmeton vetëm kaq s’mund të pretendojë se e ka dëgjuar vetë atë. Por politika kyçi gjuhët e muhadīthëve e ua lidhi penat shumë historianëve. Pavarësisht nga të gjitha këto, mjafton kjo pikëz nga oqeani, el-hamdu li’lLāh. [7] Referojuni kësaj në mbyllje të Pj. 2, Kreu IX i es-Sawā‘ik ul-Muhrike nga Ibn Haxheri, pas dyzet hadītheve të përmendura në atë kaptinë, faqe 57. [E citon Taberānīu në el-Seghīr, vëll. I, f. 55 dhe el-Ewset; Ibn Haxheri në el-Kifāje, ff. 122, 124; Sujūtīu në Tarīkh ul-Khulefā’, vëll. I, f. 173, vëll. II, f. 65, Xhāmi’ us-Seghīr, vëll. II, f. 56; Shiblenxhī në Nūr ul-Absār, f. 73; Halebīu në Sīre, vëll. III, f. 308; Ibn Sabbani në Is’āf ur-Rāghibīn (në margjinën e Nūr ul-Absār) f. 157; Fakhr Rāzīu në Tefsīr, vëll. I, f. 111; Shewkānīu në Fet’hul Kadīr, vëll. IV, f. 358 nga Ibn ‘Abbāsi; Menākib us-Sabi’īn, f. 237, nr 44, cituar nga Dejlemīu; Ibn Kutejbe në el-Imāme we’l-Sijāse, vëll. I, f. 111; Ibn Haxheri në Xhāmi’ us-Seghīr, vëll. II, f. 74, 75, 140; es-Sawā‘ik ul-Muhrike, Kr IX, Pj. 11, nr 21, nga Umm Seleme e Ibn ‘Abbāsi, Kr LIX, Pj. 2, f. 238 nga Ummi Seleme; el-Hejthemī në Mexhma’ uz-Zewā‘id nga Ummi Seleme, vëll. IX, f. 134; Imam Haramejn Muhibbudīn Taberīu në Dhekha‘īr ul-‘Ukbe; Ibn Talha Shāfi‘ī në Metālib usSu‘ūl; Khawārīzmīu në Menākib, ff. 77, 110; Ibn Sebāgh el-Mālikī në Fusūl ul-Muhimme; elGenxhī el-Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, f. 399; Sam‘ani në Fadā’il us-Sahābeh; Khātibi i Bagdadit në


Tarīkh ul-Baghdād, vëll. XIV, f. 321; Ahmedi në Musned, Dejlemīu në Firdeus; Hāfiz Merdewejhi në Menākib, Shejh el-Belkhī el-Kundūzī el-Hanefī (kryemyfti i Stambollit) në Jenābī ul-Muwedde, Kreu XX, ff. 32-40 dhe Kreu LXV, f. 185. Disa transmetues kanë përcjellë fjalët: ‘E vërteta është gjithmonë me ‘Alīun dhe ‘Alīu është gjithmonë me të vërtetën. Ata (nuk do të dallojnë dhe) s’do të ndahen nga njëri tjetri gjersa të më vijnë te Haudi Ditën e Ringjalljes.’ el-Khatīb, Tarīkh ul-Baghdād, vëll. XIV, f. 321; Ibn ‘Asākir, Tarīkh, (jeta e ‘Alīut), vëll. XVII, f. 256, (el-Mukhteser) nr 1162, ose vëll. III, f. 119 (Tahdhīb); Khawārizmī, el-Menākib, f. 77; Taberānī, es-Seghīr, vëll. I, f. 255; Muntekheb Kenz ul-‘Ummāl (në margjinën e Musned-it), vëll. V, f. 30; Ibn Kutejbe, el-Imāme we’l-Sijāse, vëll. I, f. 73; elHamawejnī, Ferā’id us-Simtejn, Kreu XXXVII. Fakhr Rāzīu thotë në Tefsīr ul-Kebīr, vëll. I, f. 105 (te diskutimi i bismilāh-it): “Sa për ‘Alī ibn Ebī Tālibin (r) është vërtetuar mutewātir se ai e shqiptonte bismilāh-in me zë të lartë në namazet e tija dhe kushdo që imiton ‘Alī ibn Ebī Tālibin në besimin e tij, është në rrugë të drejtë. Dëshmia për këtë është thënia e Profetit (s): ‘O Allah! Ktheje të vërtetën ngado që të kthehet ‘Alīu!’” Tirmidhīu transmeton në vëll. II, f. 298 e Sahīh-ut të tij, se i Dërguari i Allahut tha: “Mëshira e Allahut qoftë me ‘Alīun! O Allah, ktheje gjithmonë të vërtetën nga ‘Alīu!” E citon edhe profesori i el-Ez‘herit, Shejh Mensūr ‘Alī Nāssifi, në et-Tāxh el-Xhāmi’ li’l-Usūl fī Ahādīth ur-Resūl, vëll. III, f. 337 (bt. 3, Kairo: Dār Ihjā’ el-Turāth el-‘Arabī, 1962; kop. nga Mektebet Pāmūk, Stamboll). Po ashtu, Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 125; el-Muttekī el-Hindī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 175. Ibn Kethīri pohon se Profeti (s) ka thënë: “Allahu e bekoftë ‘Alīun sepse e vërteta është gjithmonë me të.” (el-Bidāje we’n-Nihāje, vëll. VII, f. 36, Kajro, 1358 H.) Në f. 20 të Tedhkīret ul-Khawās ul-Umme, te diskutimi ihadīthit të Gadīrit, Sibt ibn ul-Xheuzī transmeton se Profeti (s) tha: “(O Zot) Ktheje të vërtetën ngado që të kthehet ‘Alīu!” Ibn ulXheuzī komenton: “Ky hadīth provon se nëse ka ndonjë ndryshim ndërmjet ‘Alīut dhe një sahabi tjetër, e drejta do të jetë patjetër me ‘Alīun.” Shehristānīu citon këtë hadīth në el-Milel we’n-Nihel: “E vërteta është se ‘Alīu është gjithnjë në të drejtën dhe ata që e ndjekin atë janë në të drejtën.” Ummi Seleme tregon se Profeti ka thënë: “‘Alīu është gjithmonë me të vërtetën (hakk) dhe Kur’anin, dhe e vërteta e Kur’ani janë gjithmonë me të; ata nuk do të ndahen nga njëri tjetri gjer në Ditën e Gjykimit (ose ‘gjer kur të më takojnë mua te Keutheri’).” Versionet e ndryshme të këtij hadīthi dhënë më sipër, njihen me emrin Hadīthi hakk. Ai është përcjellë në burimet sunnite me të paktën 15 zinxhirë transmetimi. Midis transmetuesve të tij janë Ummi Seleme, Ibn ‘Abbāsi, Ebū Bekri, Muhammed ibn Ebū Bekri, Āisheja, ‘Alīu, Ebū Sa‘īd el-Khudrīu, Ebū Lejlāi, dhe Ebū Ejjūb Ensārīu (Gājet ul-Merām, f. 539-540). Në Sīre Halebīje autori pohon se atë e përcjellin rreth tridhjetë sahabë (vëll. III, f. 308).] [8] Referojuni kësaj në zbërthimin e ajetit të katërt: {Dhe ndaloji ata, sepse do të meren në pyetje} (37:24), që citohet në kaptinën 1, Kreu XI i es-Sawā‘ik ul-Muhrike, në mbyllje të faqes 89. [Ibn Haxheri shkruan lidhur me këtë ajet se në Ditën e Gjykimit, njerëzit do të merren në pyetje për wilājet-in e ‘Alīut dhe pasardhësve të Profetit (s). Më poshtë po japim disa nga burimet që e kanë transmetuar Hadīthin e Thekalejnit në të


katër rastet e përmendura.

1) Në ‘Arafāt, gjatë Haxhit të Lamtumirës:

Tirmidhīu në Sunen, (vëll. V, f. 328, nr 3786) transmeton këtë hadīth:

...Xhābir ibn ‘Abdullāhu tha: “E pashë të Dërguarin e Allahut (bekimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) gjatë haxhit të tij, në ditën e ‘Arafātit. Profeti (s) qëndronte mbi devenë e tij elKaswā’ dhe po mbante ligjëratë. E dëgjova të thonte: ‘O njerëz, po lë mes jush atë së cilës po iu përmbajtët nuk do të shmangeni kurrë: Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi, Ehl ul-Bejtin tim.” Tirmidhīu pohon se ky hadīth është transmetuar nga Ebū Dheri, Ebū Sa‘īdi, Zejd ibn Arkami dhe Hudhejfeh ibn Usejdi. Mes të tjerëve që e kanë përcjellë atë janë: Hāfiz Ibn Ebī Shejbeh, në Kenz ul-‘Ummāl (vëll. I, f. 48); el-‘Ukejlī në Dua‘fā’ el-Kebīr, vëll. II, f. 250; Hākim el-Tirmidhīu në Newadir ul-‘Usūl, f. 68, asl 50; Taberānīu në Mu‘xhem ul-Kebīr, vëll. III, f. 63, nr 2679; el-Khātibi në el-Muttefek we’l-Mufterek, c.n. Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 48 dhe Mexhma’ uz-Zewā‘id, vëll. V, f. 195; vëll. IX, f. 163; vëll. X, f.363, 268; el-Beghewī në Mesābīh us-Sunneh, vëll. II, f. 206; Ibn Athīri në Xhāmi’ ul-‘Usūl, vëll. I, f. 277, nr 65; el-Rāfi‘ī në el-Tedwīn, vëll. II, f. 264 (jeta e Ahmed ibn Mihran el-Kattānīt); el-Mizzī në Tehdhīb ul-Kemāl, vëll. X, f. 51, Tuhfat ul-Ashrāf, vëll. II, f. 278, nr 2615; Bejdāwīu në Tuhfat ul-Ashrāf; Khwarāzmī në Mektal ul-Husein, vëll. I, f. 144; Khātib et-Tabrīzī në Mishkāt ul-Mesābīh, vëll. III, f. 258; Ibn Kethīri në Tefsīr, (bot. Bulak, në margjinën e Fet’h ul-Bejān të Siddīk Hasan Kannawxhīut, vëll. IX, f. 115); ez-Zerendī në Nudhūm-i Durūr us-Simtejn, f. 232; el-Makrizī në Ma’rifet mā Jaxhīb li Āl el-Bejt en-Nebewī, f. 38.

2) Në Ghadīr Khumm, gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës:

Nesā‘īu në Sunen el-Kubrā, f. 96, nr 79, përcjell hadīthin e mëposhtëm në bāb Khāsa‘īs ‘Alī: nga Muhammed ibn el-Muthannai, nga Jahjā ibn Hammadi, nga Ebū ‘Uwwaneh, nga Sulejmāni, nga Habīb ibn Ebī Thābiti, nga Ebū Tufejli, nga Zejd ibn Arkami që tha: “Kur i Dërguari i Allahut (s) po kthehej nga haxhi i fundit dhe mbërriti në Ghadīr Khumm... ai deklaroi: ‘Së shpejti do i përgjigjem thirrjes. Vërtet, kam lënë mes jush dy gjëra me peshë, njëra nga të cilat është më e madhe se tjetra: Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi (‘itre), Ehl ul-Bejtin tim. Ndaj, kujdes si i trajtoni ato pas meje. Sepse pa dyshim, ato s’do të ndahen kurrë nga njëri tjetri gjersa të vijnë tek unë, buzë Haudit.’ Pastaj, ai tha: ‘Vërtet, Allahu është Kujdestari im (mawlaje) e unë jam wali-u i çdo besimtari.’ Atëherë, ai mori dorën e ‘Alīut dhe deklaroi: ‘Kujtdo që unë i jam wali, edhe ky i është wali. O Zoti im, bëhu mik i atij që e miqëson atë dhe bëhu armik i atij që armiqësohet me të’.” Ebū Tufejli tha: “E pyeta Zejdin: ‘A e dëgjove këtë nga Profeti (s)?!’ Ai tha: ‘Nuk kishte asnjeri në karvan që nuk e pa këtë me sytë e tij dhe nuk e dëgjoi me veshët e tij’.” Khāsa‘īs ‘Alī është pjesë e Sunen ul-Kubrā të Nesā‘īut, siç tregohet nga vëll. III i dorëshkrimit


në koleksionin e mbretit në Marok, shkruar më 759/1358, foliot 81-117. Lidhur me këtë, shih edhe hyrjen e Khāsa‘īs (Kuvajt, Maktabet el-Mu’ala, 1406), red. Ahmed Mirejn Balushī. Redaktori pohon se ky hadīth është sahīh dhe se transmetuesit e tij janë thikah (të besuar). Mes atyre që e kanë përcjellë hadīthin në librat e tyre janë: Bukhārīu në Tarīkh ul-Kebīr, vëll. III, f. 96; Muslimi në Sahīh, bāb: fāda‘il ‘Alī, nr 2408; Ahmedi në Musned, vëll. III, f. 17, vëll. IV, f. 366; ‘Abd ibn Humejdi në Musned, nr 265; Ibn Sa‘di e Ebū Ja‘līu nga Ebū Sa‘īdi, siç shkruhet në Xhāmi’ ul-Xhewami’ e Kenz ul-‘Ummāl; Is‘hak ibn Rahwejhi në Sahīh, siç përmend Ibn Haxheri në el-Metalīb ul-‘Alijeh, vëll. IV, f. 65, nr 1873, ku ai pohon se isnad-i i tij është sahīh, dhe el-Busejrī in It‘haf us-Sadeh (MS në Bib. Topkapi, vëll. 3, fl. 55b) që e cilëson isnad-insahīh; Ibn Khuzejme në Sahīh, MS në Bib. Topkapi, fl 240; el-Darimī në Sunen, vëll. II, f. 310, nr 2319; Ebū Da‘ūdi në Sunen, siç e përmend Sibt Ibn el-Xhewzī në Tedhkīret ul-Khawās ul-‘Ummeh, f. 322; Ebū ‘Uwwaneh në Musned, siç përmend el-Shejhanī në el-Sirat ul-sawi;el-Bezzāzi, nga Umm Hani, siç përmendet në Wasilet ul-Ma‘āl; Ibn Ebī ‘Asimi në Kitāb ul-Sunneh, f. 629, nr 1551; f. 630, nr 1555; el-Ja‘kūbī në Tarīkh, vëll. II, f. 112; el-Balādhūrī në Ansāb ul-‘ashrāf, f. 110, nr 48, jetëshkrimi i ‘Alīut; el-Hāfiz el-Hasan ibn Sufjān el-Nasāwī, autori i Musned-it, nga Hudhejfeh ibn Usejdi, siç pohon Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, vëll. I, f. 355, el-Fasāwī në el-Ma’rifeh we’t-Tarīkh, vëll. I, f. 536; Ibn Xherīr et-Taberīu, nga Hudhejfeh ibn Usejdi, Zejd ibn Arkami (me formulimin e Nesā‘īut e atë të Muslimit), Ebū Sa‘īd el-Khudrī, cituar në Xhami’ ul-xhewāmi’, vëll. II, f. 357, 395, Kenz ul-‘Ummāl, nr 12911, vëll. XIII, nr 36441, 36340, 37620, 37621, 36341, Xhami’ ul-‘Ahadīth, vëll. VII, nr 14523, 15112, 15122, 15113, vëll. IV, nr 7773, 8072, 8073; elDulabī në el-Dhurijet ut-Tāhireh,nr. 228; Hāfiz Tahāwīu në Mushkil el-‘Athar, vëll. II, f. 307, vëll. IV, f. 368; el-Hākim Tirmidhīu në Newadīr ul-‘Usūl, nga Hudhejfeh ibn Usejdi; Taberānīu në elMu‘xhem ul-Kebīr, vëll. III, nr 2679, 2681, 2683, 3052, vëll. V, nr 4969, 4970, 4971, 4986, 5026, 5028; Hākimi në el-Mustedrek us-Sahīhejn, vëll. III, f. 109, 110 ku ai deklaron, siç u tha më lart, se hadīthi është sahīh sipas kritereve të Bukhārīut dhe Muslimit; Dhehebīu ia konfirmon këtë në Telkhīs; Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, vëll. I, f. 355, vëll. IX, f. 64; Bejhekīu në Sunen ul-Kubrā, vëll. II, f. 148, vëll. VII, f. 30, vëll. X, f. 114; el-Khātibi në Tarīkh ul-Baghdad, vëll. VIII, f. 442; Ibn elMeghāzilī në Menākib Emīrul-Mu‘minīn, f. 23; Ibn ‘Asākiri në Tarīkh Dimeshk, vëll. II, f. 45, nr 547, jetëshkrimi i ‘Alīut, vëll. V, f. 436, bot. i Badranit në jetëshkrimin e Zejd ibn Arkamit; elBeghewī në Mesābīh us-Sunneh, vëll. II, f. 205 dhe Sherh us-Sunneh (MS në bibl. Topkapi, vëll. 2, fl. 718), bāb Menākib Ehl ul-Bejt; Ibn ul-‘Athīri në Usd ul-ghābeh, vëll. III, f. 92, jetëshkrimi i ‘Amīr ibn Lejlāit, nr 2727; Ibn Haxher el-‘Askalānī në el-‘Isābeh, jetëshkrimi i ‘Amīrit; el-Mizzi, Tuhfat ul-ashrāf, vëll. III, f. 203, nr 3688 nga Muslimi dhe Nesā‘īu; el-Dijā’ el-Mekdisī në el-Mukhtarah, siç e citon Samhūdīu e Sakhāwīu; Ibn Tejmijjeh në Minhaxh us-Sunneh, vëll. IV, f. 85; Dhehebīu në Telkhīs, vëll. III, f. 109; Ibn Kethīri në el-Bidājeh we’n-Nihājeh, vëll. V, f. 209, vëll. VI, f. 199, nga Nesā‘īu, ku ai citon këtë të fundit se hadīthi është sahīh, el-Khazīni në Tefsīr, (ajetet 42:23, 3:103); el-Mullāi në Wasīlet ul-Muta‘abbidīn, vëll. V, f. 199; el-Hejthemī në Mexhma’ uz-Zewā‘id, vëll. IX, f. 163 nga Zejdi dhe f. 164 nga Hudhejfeh.

3) Në xhaminë e Medines

Në hyrjen e tefsīrit të tij, el-Muhārrer el-Wāxhiz, vëll. I, f. 34 Ibn ‘Atijjeh përcjell hadīthin e mëposhtëm:


...Transmetohet se ai (s) tha në hytben e fundit, që mbajti gjatë sëmundjes së tij: “O njerëz, po lë pas dy gjëra të çmueshme (thekalejn) mes jush...: Librin e Allahut - që është një litar mes Tij dhe jush, njëri skaj i të cilit është në dorën e Tij dhe tjetri në duart tuaja, ndaj veproni sipas ajeteve të tija të qarta (muhkamāt) dhe besoni në ajetet e tij alegorike (muteshābihāt); quajeni të lejuar atë që ai e quan të lejuar dhe konsiderojeni të ndaluar atë që ai konsideron të ndaluar dhe ‘Itretin tim, Ehl ul-Bejtin tim, që janë thekl-i i dytë. Ndaj, mos i lini pas ata (fe lā tasbikuhum), sepse atëherë do merrni fund.” Mjerisht, në versionet e shtypura fe lā tasbikuhum është ndryshuar në fe lā tasbi’uhum (shprehje pa kuptim). Hadīthi transmetohet edhe nga: Ebū Hajjāni në Tefsīr el-Bahr ul-Muhīt, vëll. I, f. 12 (me formulim identik, por një version i shtypur ka fe lā tasubbuhum - ‘mos i mallkoni’ në vend të fe lā tasbikuhum); Ibn Haxheri në es-Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 75, 136; Jahjā ibn elHasani në Akhbar ul-Medīneh me isnad nga Xhābiri, siç citohet në Jenābi’ ul-Muweddeh, f. 40.

4) Në dhomën e Profetit (s), gjatë sëmundjes së tij të fundit:

Ibn Ebī Shejbeh, siç citon el-‘Isamī në Simt un-Nuxhūm el-‘Awali, vëll. II, f. 502, nr 136 ka transmetuar hadīthin e mëposhtëm:

Gjatë sëmundjes së tij të fundit, i Dërguari i Allahut (s) tha: “Së shpejti do të kaloj dhe ju kam lënë atë me të cilën do t’ju kërkoj llogari. Vërtet, po lë mes jush dy gjëra me peshë: Librin e Allahut, të Lartësuarit e të Madhëruarit, dhe Pasardhësit e mi (‘Itreh).” Pastaj, ai (s) kapi dorën e ‘Alīut dhe e ngriti, duke thënë: “Ky ‘Alī është me Kur’anin dhe Kur’ani është me ‘Alīun. Ata s’do të ndahen nga njëri tjetri gjersa të më kthehen tek Haudi. Atëherë do t’i pyes se si janë trajtuar pas meje.” Mes transmetuesve të këtij hadīthi janë: el-Bezzāzi në Musned, siç përmendet në Keshf ul-‘Asrār, vëll. III, f. 221, nr 2612; Muhammed ibn Xha‘fer er-Rezzāzi, nga Umm Selemja (ku ajo thotë qartë se Profeti (s) e bëri këtë pohim në dhomën e tij, e cila ishte përplot me sahabë), siç citohet në Wasīlet ul-Ma‘āl; el-Ez‘herī në Tehdhīb ul-Lugheh, vëll. IX, f. 78; el-Khwārāzmī në Mektāl ul-Husein, vëll. I, f. 164, nga Ibn ‘Abbāsi; Ibn Haxheri në es-Sawā‘ik ul-Muhrikeh, f. 89, nga Ummi Selemja.] [9] Referojuni kësaj në kreun që merret me testamentin e Profetit (s), në f. 135 të es-Sawā‘ik ul-Muhrike, pastaj pyeteni pse preferoi të ndiqte Esh‘arīun në parimet e fesë dhe katër juristët në degët e saj dhe si mundi të mbajë për të epërm ndaj tyre në transmetim hadīthesh njerëz si ‘Umrān ibn Hattāni e soji i tij nga khawarīxhët, duke pëlqyer mbi ta në tefsīr Mukātil ibn Sulejmānin, murxhi‘ītin që beson se Allahu ka trajtë fizike; dhe duke preferuar mbi ta në shkencat e etikës, edukatës, sjelljes dhe psikologjisë Ma‘rūfin dhe sojin e tij; dhe si e shpërfilli vëllain e wali-un e Profetit (s) dhe ekzekutuesin e vetëm të testamentit të tij. Pastaj pyeteni se si ndodhi që ai preferoi mbi pasardhësit e të Dërguarit të Allahut, bekime pastë mbi ta, pasardhësit e frikacakëve. Ç’do të bënte ai që u kthen shpinën pasardhësve të pastruar së Muhammedit (s) në tërë ato rangje aq të larta e obligime fetare, dhe pason gjurmëve të atyre që i kundërvihen atyre, me sahīh-ët e Dy Gjërave me Peshë dhe të ngjashmit me to? Dhe si mund të


pretendojë se u përmbahet pasardhësve të pastruar, se hipën në barkën e tyre dhe se hyn në Portën e tyre të Pendimit? [10] Hākimi e citon nga Ebū Dheri në faqe 151, vëll III, i veprës së tij Sahīh ul-Mustedrek. [Ai përcillet edhe nga ‘Abdullāh ibn Zubejri, të cilin e citon Ibn Haxheri në el-Sawā‘ik ul-Muhrike dhe ndodhet në vëll. IX, f. 155 të Xhāmi’ us-Seghīr. Ebū Bekr Shihabuddīn Husejnī el-Shāfi‘ī thotë: “Dijetarët islamë kanë pohuar se Profeti (s) e krahasoi Ehl ul-Bejtin e tij të nderuar me Barkën e Nuhit, sepse gjithkush që hyri në të shpëtoi nga frika e stuhisë. Po kështu, ai që ndjek Ehl ulBejtin e Profetit (s) dhe përfiton nga drita e udhërrëfimit të tyre, siç na kanë bindur hadīthet të veprojmë, është i shpëtuar nga errësira e shkarjes dhe kërkon ndihmën e ndërmjetësve më të mirë te Zoti. Në të kundërt, ai që s’i ndjek dhe nuk e pranon statusin e tyre mbytet në oqeanet e humbjes dhe është i destinuar për në Skëterrë.” (c.n. Rushfet ul-Sadi min Bahr Fadā’il Beni elNebī el-Hadī, Matba’eh ul-‘Ilmijje, Egjipt, 1303, f. 80). Po ashtuel-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 250; Hākimi në el-Mustedrek, vëll. III, f. 151; Dhehebīu në Telkhīs, f. 184; Taberānīu në es-Seghīr; vëll. II, f. 22; Ahmedi në Musned, vëll. III, f. 17, vëll. IV, f. 366, vëll. V, f. 92; Sujūtīu në Tarīkh ul-Khulefā, f. 307 (Kairo, 1952), Ihjā ul-Mejjit (në margjinën e el-Itihāf bi Hubbil-Ashrāf) f. 113 dhe Xhāmi’ us-Seghīr, vëll. II, f. 132, hadīthi 8162; Ibn Haxheri në es-Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 150, 184 (Kairo, 1312 H.); Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā‘id, vëll. IX, f. 168; Muhibb et-Taberīu në Dhekhā’ir ul-Ukbe, f. 20; Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā, vëll. IV, f. 306; el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, kr. IV, f. 20, 257; Ibn Sebāgh Mālikī në Fusūl ul-Muhimme, f. 10; es-Sabbāni në Is’āf ur-Rāghibīn, f. 109; el-Shiblenxhī el-Shāfi‘ī në Nūr ul-Absār, f. 114; el-Genxhī el-Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, Kr 100, f. 378; el-Khātibi në Mishkāt ul-Mesābīh, f. 523; Hamawejnī në Ferā’id usSimtejn, vëll. II, f. 246; Fakhr Rāzīu në Tefsīr; Sujūtīu në Durr ul-Menthūr; Zerendīu në Nudhum Durār us-Simtejn, f. 235; Tha‘lebīu në Tefsīr; Ibn ‘Abd ul-Berri në el-Istī‘āb, Khātib el-Baghdādi në Tarīkh ul-Baghdād, vëll. XII, f. 91; Ibn Talha Shāfi‘ī në Metālib us-Su’ūl; Ibn Xhewzī në Tedhkīret ul-Khawās; Ibn ‘Athīri në el-Nihāje fī Gharīb ul-Hadīth we’l-Athār; el-Hamadānī në Muweddet ulKubra, muwedde 2, vëll. I, f. 211; Samhudī në Tarīkh ul-Medīne; Ibn Kutejbe në Ujūn ul-Akbar; Taberīu në Tefsīr e Tarīkh etj. Në Ghajet ul-Merām, f. 237 Bahrānī citon 11 zinxhirë nga burime sunnite. Hadīthi përcillet nga të paktën tetë sahābë e tetë tabi’īnë, si dhe gjashtëdhjetë dijetarë e mëse nëntëdhjetë autorë sunni.] [11] Taberānīu e citon në el-Ewset nga Ebū Sa‘īdi. Është hadīthi 18 nga i 25-ti Arba’īn i veprës elArba’īn ul-Arba’īn, f. 216. [Po ashtu Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā’id, vëll. IX, f. 168; Sujūtīu në Tarīkh ul-Khulefā’ e Xhāmi’ us-Seghīr, vëll. II, f. 22. Ky hadīth përcillet edhe në Musned elFirdeusī nga Ebū Sa‘īdi, me shtesën: ‘Ndaj, pas meje, kapuni për Ehl ul-Bejtin; pasuesit e së vërtetës. Me siguri ata nuk do të shmangen kurrë’.] [12] Kjo citohet nga Hākimi në Mustedrek, f. 149, vëll. III, nga Ibn ‘Abbāsi. Hākimi shton: “Ky është një hadīth sahīhndonëse (Bukhārīu e Muslimi) nuk e transmetuan.” [Ahmedi ibn Hanbeli citon nga ‘Alīu në Fadā’il us-Sahābeh, hadīthin: “Yjet janë siguri për banorët e qiejve; e nëse ato zhduken, banuesit e qiejve do të zhduken. Kurse Ehl ul-Bejti im janë siguri për banorët e tokës; ndaj, nëse ata zhduken nga toka, banorët e saj do të marrin fund” (Mu‘assise er-Risāleh, 1403 H., vëll. II, nr 1145). Ahmedi thotë: “Allahu Fuqiplotë, e krijoi tokën për hir të Profetit (s) të Tij dhe e mbajti në jetë me ekzistencën e Ehl ul-Bejtit të tij.” (c.n. el-Kundūzī el-Hanefī, Jenābī ulMuwedde, f. 19)] [13] Referojuni mbylljes së kreut të tij mbi parashikimet e Profetit të shenjtë (s) për kohërat e vështira që do pasonin vdekjen e tij, pranë fundit të faqes 143 në Sawā’ik ul-Muhrike. E pyesim Ibn Haxherin: “Meqë ky është statusi që gëzojnë dijetarët e Ehl ul-Bejtit, përse atëherë ju ua


kthyet shpinën?”

[13a] [Referencë e hollë e autorit ndaj ajetit 11:43].

[14] Merreni parasysh këtë pohim të tijin dhe tregomëni pse nuk ndoqi ai udhërrëfimin e Imamëve të tyre në degët dhe shtyllat e besimit, apo në parimet dhe bazat e jurisprudencës, ose në shkencat e hadīthit dhe Kur’anit, apo gjithçka tjetër lidhur me etikën, sjelljen dhe realizimin e brendshëm; dhe përse mbeti mbrapa duke u fundosur në oqeanet e atyre që mohojnë mirësitë e Allahut, duke rendur rrugëve të zullumit. Allahu e faltë për të gënjyerit ndaj nesh dhe të sulmuarit e pandershëm të bindjeve tona. [Porta e Pendimit përmendet në 2:58-9, 7:161-2. Shejh Tabarsīu shkruan në Xhewāmi’ elXhāmi’(vëll. I, f. 48), se “pasiqë u endën nëpër shkretëtirë për shumë vjet nga mëkatet dhe kokëfortësa e tyre, benī israilët morën bekimin dhe faljen e Allahut dhe u drejtuan te një oaz. Kur hynë në portën e tij, atyre iu kërkua të përkuleshin në shenjë respekti e të thonin ‘hittah’ (pendesë). Transmetohet se Porta e Pendesës ishte ndërtuar aq e ulët, saqë atyre u duhej të përkuleshin pak që të hynin, për të përmbushur urdhrin e Zotit. Por ata hynë me gjunjët e thyer dhe kokat lart, në vend që të hynin të përulur. Vërtet, ata s’u përulën përpara Allahut xh.sh. Madje në vend të fjalës ‘hittah’, disa prej tyre shqiptuan fjalë të ngjashme duke u tallur dhe u ndëshkuan.” Të shihet shënimi në faqen 38 të përkthimit të Kur’anit në shqip.]

LETRA 9 , Dhu’l-Ki’de 1329

28. Kërkesa për të Tjera Tekste Relevante


Mos e përkulni penën dhe mos u shqetësoni se më mërzisni. Po ju dëgjoj plot ëndje dhe me kraharorin hapur; në të mësuarit nga ju zemrën e kam në rehati dhe shpirtin në paqe e qetësi. Të gjitha provat dhe argumentet që parashtruat më kanë bërë edhe më tepër entuziast, duke ma hequr kështu pengesën e mërzisë. Dërgomëni, pra më nga të folurit tuaj magjepsës dhe shpalosjet e gjeniut tuaj të urtë. Në fjalën tuaj gjej kërkimin e të mençurit e kësisoj ajo është më ngopëse për zemrën time sesa uji i freskët i kthjellët si kristal; ndaj jepmëni prapë, Allahu jua bekoftë babain e paqja qoftë me ju.

Sinqerisht, S.

LETRA 10, Dhu’l-Ki’de 1329

29. Një Grimcë Tekstesh të Mjaftueshme

Nëse ju jeni gëzuar duke marrë letrën time e nëse i jeni qasur asaj me kënaqësi, atëherë unë shpesh e kam vendosur mbi ju shpresën për fitore dhe e kam përfunduar me sukses përpjekjen time. Kush synon mirë, duke përvetësuar qëndrim të vyer në të qenit i përulur, i përzemërt, i nderuar, i stolisur me dije dhe i edukuar me durim, vërtet meriton të jetë i besuar në atë që thotë e shkruan, ndërkohë që paanshmëria e ndershmëria janë në dorën dhe gjuhën e tij. Juve jua detyroj falënderimet kur kërkuat për më, sepse kush tjetër mund të jetë më i hijshëm, më i dashur e më i përulur? Për t’jua kënaqur kërkesën dhe freskuar sytë, do të


dëshiroja të pohoj: Si Mu‘xhem ul-Kebīr-i i Taberānīut, ashtu dhe Musned-i i Rāfi‘īut, transmetojnë nga Ibn ‘Abbāsi se: “Resulullahi (s) tha: ‘Kushdo që është i kënaqur të jetojë si unë, të vdesë si unë e të banojë në Kopshtin e Parajsës që ka kultivuar Zoti im, le të marrë ‘Alīun si udhëheqës (walī) pas meje dhe t’i bindet kujtdo që ai i vë në krye; e le të ndjekë shembullin e Ehl ul-Bejtit tim pas meje, sepse ata janë pasardhësit e mi: janë krijuar nga balta ime dhe janë bekuar me të kuptuarit e dijen time. Mjerë ata që i refuzojnë dhe më ndajnë prej tyre! Allahu mos ua dhashtë ndërmjetësimin tim’!” [1]

El-Matīri, el-Bārudi, Ibn Xherīri, Ibn Shahīni dhe Ibn Munde kanë përcjellë të gjithë nga Is‘hāku, i cili citon Zijād ibn Metrefin duke thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) të thotë: ‘Kushdo që dëshiron të jetojë jetën time, të vdesi vdekjen time e të hyjë në Xhennetin që Zoti im më premtoi: Kopshtin e Përjetësisë, le të marrë ‘Alīun dhe pasardhësit e vet pas tij si udhëheqësa, sepse ata nuk do ju nxjerrin kurrë nga udhërëfimi dhe as do ju lënë të rrëshqisni’.” [2]

Po kështu, Zejd ibn Arkami citohet në një hadīth duke thënë: “I Dërguari i Allahut (s) ka thënë: ‘Kushdo që dëshiron të jetojë si unë, të vdesë si unë dhe të banojë Kopshtin e Përjetshëm që më është premtuar nga Zoti im, le të marri ‘Alīun si udhëheqës, sepse ai nuk do ju nxjerrë kurrë nga udhërrëfimi e as do ju lërë të rrëshqisni’.” [3] Gjithashtu, merrni parasysh këtë hadīth të transmetuar nga ‘Ammār ibn Jāsiri: “I Dërguari i Allahut, bekime pastë mbi të dhe familjen e tij, ka thënë: ‘E paralajmëroj këdo që ka besuar në mua e më ka mbajtur për të drejtë, të pranojë autoritetin e ‘Alī ibn Ebī Tālibit, sepse cilido që e pranon atë si sundimtar, më pranon mua si të tillë; dhe kushdo që e do atë më do dhe mua, e kushdo që më do mua do Allahun. Cilido që e urren atë, më urren mua, e kushdo që më urren mua urren Allahun, të Lartësuarin e të Madhëruarin.” [4] ‘Ammāri citon të tjerë që përcjellin këtë hadīth: “O Zot! Kushdo që besoi në mua dhe më mbajti për të drejtë, le të marri ‘Alīun si udhëheqës të tij, sepse qeverisja e tij është edhe imja, kurse e imja është ajo e Allahut, Fuqiplotit.” [5] Ai, paqja qoftë mbi të dhe pasardhjen e tij, mbajti një herë një fjalim në të cilin tha: “O njerëz! Përparësitë, nderet, prestigji dhe qeverisja janë për të Dërguarin e Allahut (s) dhe pasardhësit e tij, ndaj të mos ju shmangë e gënjeshtërta.”[6]

Ai, paqe pastë mbi të dhe familjen e tij, tha: “Në çdo brez të ummetit tim ka anëtarë të Ehl ulBejtit të cilëve vetëm unë u jam i barabartë dhe të cilët e ruajnë këtë fe nga shtrembërimi i ekstremistëve dhe interpretimi i injorantëve. Dijeni se Imamët tuaj janë mëkëmbësit tuaj te Allahu, prandaj kujdes se kë i dërgoni Atij si mëkëmbësa.” [7] Ai, paqja qoftë mbi të dhe pasardhësit e tij, ka thënë gjithashtu: “Mos ecni përpara tyre, përndryshe do mbaroni, e as mos


u mbetni prapa sepse do të merrni fund. Mos i mësoni ata, sepse janë më të ditur se ju.”[8] Ai, bekime pastë mbi të e familjen e tij, ka thënë: “Konsiderojeni Ehl ul-Bejtin tim mes jush ashtu siç konsideroni kokën për trupin dhe sytë për kokën, sepse koka udhëhiqet nga sytë.” [9] Ai, bekime pastë mbi të e familjen e tij, tha: “Kapuni pas dashurisë ndaj nesh, Ehl ul-Bejtit, sepse ai që del para Allahut duke na dashur neve, do të hyjë në Xhennet me ndërmjetësinë tonë. Betohem në Atë në duart e të Cilit ndodhet shpirti im se veprat e mira të besimtarit nuk do i vlejnë kurrë, veçse duke na i njohur të drejtat neve.” [10] Dhe ai (s) gjithashtu ka thënë: “Njohja e pasardhësve të Muhammedit sjell shpëtimin nga Zjarri, e të duash Ehl ul-Bejtin është të ecësh në Rrugën e Drejtë. Besnikëria ndaj familjes së Muhammedit është siguri ndaj dënimit.” [11] Ai, bekime pastë mbi të e pasardhësit e tij, po ashtu ka thënë: “Këmbët e cilitdo robi të Allahut nuk do lëvizin në Ditën e Gjykimit, gjersa të pyetet për katër gjëra: si e harxhoi jetën, pse e lodhi trupin, si e fitoi dhe e shpenzoi pasurinë dhe dashurinë ndaj nesh, Ehl ul-Bejtit.” [12] Ai, paqe pastë mbi të e familjen e tij, ka thënë: “Nëse një njeri qëndron në lutje mes Ruknit e Mekāmit duke i urryer pasardhësit e Muhammedit, ai do të hyjë në Zjarr.”[13] Ai, bekime pastë mbi të e familjen e tij, ka thënë gjithashtu: “Kushdo që vdes për dashurinë e tij ndaj familjes së Muhammedit vdes shehīd. Kushdo që vdes për dashurinë ndaj familjes së Muhammedit vdes mu’min. Kujtdo që vdes për dashurinë e fëmijëve të Muhammedit do t’i jepet sihariqi i hyrjes në Xhennet nga engjëlli i vdekjes, pastaj nga Munkiri e Nekīri. Kushdo që vdes për shkak të dashurisë ndaj pasardhësve të Muhammedit do të merret në Xhennet siç merret një nuse në shtëpinë e dhëndrit. Kush vdes duke e dashur familjen e Muhammedit do të ketë dy dyer në varr me fytyrë nga Xhenneti. Allahu do e bëjë varrin e cilitdo që vdes për dashurinë e fëmijëve të Muhammedit vend vizite për melekët e mëshirës. Kush vdes për dashurinë e pasardhësve të Muhammedit vdes i kapur pas Sunnetit e ixhmā-së. Cilido që vdes duke i urryer pasardhësit e Muhammedit do të vijë Ditën e Gjykimit me fjalët: ‘të mos presë mëshirë nga Allahu’ të vulosura mes syve”, gjer në fund të fjalimit të tij të pashok, [14] me të cilin ai deshi të shuante animet dhe tekat.

Përfundimi është se të gjitha këto hadīth-e janë pranuar njëzëri, veçanërisht të përcjellat me autoritetin e ‘Itre-s së pastruar. Statusi i tyre nuk do ishte vërtetuar sikur ata të mos ishin Provat e sigurta të Allahut dhe burimi i Sherī‘a-tit të Tij, ata që e përfaqësojnë të Dërguarin e Allahut në të urdhëruarit a ndaluarit, zëvendësit e tij më të prerë. Secili që i do ata, pra do gjithashtu Allahun dhe të Dërguarin e Tij; kushdo që i urren ata është armiku i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij. Ai, bekime pastë mbi të dhe familjen e tij, ka thënë: “Neve (Ehl ul-Bejtin) s’na do veçse besimtari i sinqertë e nuk na urren veçse hipokriti i lig.” [15]

Këto janë arsyet që poeti el-Ferezdek thuri këto vargje në lavdi të tyre:

Ju jeni ata dashuria ndaj të cilëve është besim, dhe urrejtja poshtërim;


Vërtet të kapurit pas jush është ngadhënjim dhe afria shpëtim. Nëse numërohen të devotshmit, Imamët e tyre jeni ju; E nëse pyetet “Më të mirët ndër njerëz kush janë?’ Përgjigja është se jeni ju!

Prijësi i Besimtarëve, paqe pastë mbi të, thoshte:

Unë dhe të zgjedhurit nga pasardhësit e mi jemi më të sjellshmit në rini e më të diturit në pleqëri. Nëpërmjet nesh Allahu fshin gënjeshtrat dhe përmes nesh ia mpin dhëmbët dhelprës së egër. Me ne Allahu shëron shterpësinë, e përmes nesh ju emancipon juve. Me ne Allahu fillon dhe mbaron [çdo gjë]. [16]

Mjafton për t’i preferuar ata përmbi të tjerët fakti se Allahu, s.w.t, i ka preferuar ata mbi të gjithë, duke e bërë dërgimin e salavāteve për ta pjesë të faljeve të detyrueshme, qoftë ai që falet një Siddīk apo Farūk, me një, dy, apo shumë drita. Jo, pra! Kushdo që e adhuron Allahun duke kryer detyrat ndaj Tij gjithashtu e adhuron Atë duke i dërguar bekime atyre, mu ashtu siç e adhuron Atë kur dëshmon dy pjesët e shehādetit. Ky pra, është vërtet një status karshi të cilit kokat e ummetit janë ulur, dhe përballë të cilit sytë e kujtdo që ju përmendët nga imamët, janë nënshtruar. Imam el-Shāfi‘īu, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: [17]

O Ehl ul-Bejt i të Dërguarit! Dashuria ndaj jush është obligim Që Allahu e urdhëroi në Kur’anin e Tij të Lartësuar; Mjafton për ju nderimi që nëse dikush s’ju dërgon bekim Atëherë për të është sikur namaz të mos ketë kënduar

Le të mjaftohemi tani me kaq nga Sunne-ti i shenjtë në dëshmi të faktit se të ndjekurit e shembullit të tyre është i detyrueshëm, e po kështu është edhe imitimi i tyre. Në Librin e Allahut Fuqiplotë, të Madhëruarit e të Lartësuarit, ka po ashtu vargje të qarta që e bëjnë këtë të detyrueshme. Është ndaj këtyre ajeteve që do të dëshironim të tërhiqnim vetëdijen tuaj të ndërgjegjshme dhe arsyen tuaj të ndjeshme. Ju mund të kënaqeni me një aludim tregues, dhe një sinjal mjafton për t’jua tërhequr vëmendjen; lavdi Zotit të botëve.


Sinqerisht, Sh

[1] Ky është hadīthi 3819 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 217, vëll. VI. Ai citohet edhe në Muntekheb ul-Kenz; ndaj referojuni tekstit të këtij të fundit në fillim të shënimit të f. 94, vëll. V i Musned-it të Ahmedit, ndonëse autori shkruan: “u pajisën me të kuptuarit tim”, pa e përmendur dijen. Kopjuesi mund të ketë gabuar. Kjo përmendet nga Hāfiz Ebū Na‘īmi në veprën e tij Hiljet ulEulijā’ [vëll. I, f. 84], e cituar edhe nga Ibn Ebī’l-Hadīd el-Mu‘tezilī në f. 450, vëll II i veprës së tij të Sherh Nehxhul Belāgha, botimi i Egjiptit. Ai citon diçka të ngjashme në faqe449 nga Ebū ‘Abdullāh Ahmed ibn Hanbeli, si në Musned ashtu edhe në librin e tij me titull Menākib ‘Alī ibn Ebī Tālib. [2] Ky është hadīthi 2578 në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 155. Citohet edhe në Muntekheb ul-Kenz; prandaj, referojuni këtij të fundit dhe lexoni rreshtin mbyllës të fusnotës së f. 32, vëll. V, në Musned-in e Ahmedit. Ai gjithashtu citohet i përmbledhur nga Ibn Haxher ‘Askalānī, në biografinë e Zijād ibn Metrefit në Pj. I të el-Isābeh, ku ai shton: “Ky hadīth citohet nga Jahjā ibn Ja‘lī el-Muhārbī, një muhadīth i dobët.” Kjo është vërtet e çuditshme nga ana e dikujt si ‘Askalānīu, sepse Jahjā ibn Ja‘līu, sipas konsensusit të dijetarëve të hadīthit, është krejt i besuar (thikah). Në Sahīh-un e tij, Bukhārīu ia citon hadīthet mbi marrëveshjen e Hudejbijes, siç bën Muslimi në Sahīh (Kitāb ul-huhud). Ai i mësoi hadīth Muslim Gajlān ibn Xhāmi’ut. Për më tepër, Dhehebīu në el-Mizān e merr ndershmërinë e këtij burri për fakt të mirëqenë, aq sa Imam elKejserānī dhe shumë autoritete të tjerë e konsiderojnë ndër ata që mbahen të besuar nga të dy Shejhët, si dhe të tjerë. [E transmeton edhe Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā‘id, vëll. IX, f. 108; Taberānīu në elKebīr, Ibn ‘Asākiri në Tarīkh, vëll. II, f. 99; Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, vëll. IV, f. 349. Zijād ibn Metrefi thotë: “E kam dëgjuar Profetin (s) të thotë: “Kushdo që dëshiron të jetojë jetën time dhe të vdesë vdekjen time, duhet të marrë ‘Alīun si prijësin e tij dhe pasardhësit e ‘Alīut pas tij.” Ky hadīth citohet nga Ibn Haxher Askalānī në Isābeh, vëll. I, f. 559, nr. 2865, Taberīu në Muntekheb min Dhejl el-Mudhejjel, f. 83, el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 155...] [3] Kjo citohet nga Hākimi në fund të f. 128, vëll. III, i Sahīh ul-Mustedrek. Ai shton: “Ky është një hadīth i saktë me isnad, por dy Shejhët nuk e cituan.” Ai përcillet nga Taberānīu në Xhāmi’ ul-Kebīr, dhe nga Ebū Na‘īmi në Fada’il es-Sahābe. Është hadīthi 2577 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 155, vëll. VI. Autori po ashtu e citon atë në Muntekheb ul-Kenz; prandaj, referojuni fusnotës në f. 32, vëll. V, i Musned-it. [Po ashtu, Ibn ‘Asākir në Tarīkh ul-Dimeshk, vëll. II, f. 93, nr. 602; Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā’id, vëll. IX, f. 108; el-Hamawejnī në Ferā‘id us-Simtejn, vëll. I, f. 55; Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, vëll. I, f. 86; vëll. IV, ff. 349-50; el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, Kreu XLIII, f. 126, 127; Sujūtīu në Tarīkh...]

[4] E citon Taberānīu në Xhāmi’ ul-Kebīr dhe Ibn ‘Asākiri në Tarīkh. Ai është hadīthi 2571 në Kenz ul-‘Ummāl, në fund të f. 154, vëll. VI.


[5] E citon Taberānīu në Xhāmi’ ul-Kebīr siç transmetohet nga Muhammed ibn Ebū ‘Ubejde ibn Muhammed ibn ‘Ammār ibn Jāsir, i cili citon të atin, që e përcjell nga gjyshi i tij, ‘Ammāri. Është hadīthi 2576 nga të përfshirët në Kenz ul-‘Ummāl, f. 155, vëll. VI. Ai gjithashtu citohet në Muntekheb ul-Kenz. [Po ashtu: Sujūtīu në Xhāmi’, vëll. I, f. 230; Khatībi në Tarīkh ul-Baghdād, vëll. I, f. 316; Hejthemīu në Mexhma’, vëll. IX, f. 108; Muhibb et-Taberīu në Rijād un-Nedireh, vëll. II, f. 166; Ibn el-Meghāzilī el-Shāfi‘ī në Menākib, f. 49; el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābi’ ul-Muwedde, f. 266. Disa muhadīthë përcjellin se hadīthi vijon me fjalët: “...Kushdo që kthehet mënjanë prej tij, kthehet mënjanë prej meje. Dhe ai që kthehet mënjanë prej meje, kthehet mënjanë prej Allahut. Ai që e do atë më do dhe mua e ai që më do mua, do Allahun. Kushdo që e urren atë me urren mua. Kushdo që më urren mua urren Allahun, Fuqiplotin, të Lartësuarin.”] [6] Citohet nga Ebū’l-Shejhu në një hadīth të gjatë, që e përcjell Ibn Haxheri në fund të meksed-it 4 të veprës së tij Mekāsid kur shpjegon, në f. 105 të el-Sawā‘ik ul-Muhrike, ajetin që urdhëron mirësi ndaj të afërmve të Profetit (s) pasi e ka shqyrtuar në hollësi, dhe në meksed-in suprem të librit të tij Gājet ul-Merām. Mos e kapërceni pohimin e tij: ‘Mos i shoqëroni shkelësit.’

[7] Kjo citohet nga el-Mellai në Sīre, si dhe Ibn Haxheri në shpjegimin e ajetit {Ndalini, se do të merren në përgjegjësi} (37:24) në f. 90 të el-Sawā’ik ul-Muhrike. [E transmeton dhe elKundūzī el-Hanefī në Jenābi ul-Muwedde, ff. 226, 236, 327 dhe Muhibb et-Taberīu në Dhekhā’ir ul-Ukbe, f. 17 nga ‘Umeri, ku shtohet fraza ‘pretendimet e gënjeshtarëve’.] [8] E transmeton Taberānīu tek hadīthi i Dy Gjërave me Peshë, dhe e citon Ibn Haxheri te shpjegimi i ajetit: {Ndalini, se do të merren në përgjegjësi}, që është i katërti nga të shtjelluarit në Kreun XI të es-Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 89. [E transmeton edhe Sujūtīu në Durr ul-Menthūr, vëll. II, f. 60; el-Muttekī el-Hindī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 168; Ibn ul-‘Athīri në ‘Usd ul-Ghābeh, vëll. III, f. 137.]

[9] E citojnë shumë autorë të librave të hadīthit nga Ebū Dheri, dhe e transmeton Imam esSabbāni kur numëron epërsitë e Ehl ul-Bejtit në veprën e tij Is‘āf ur-Rāghibīn, Shejh Jūsuf elNabhānī në f. 31 të Sheref ul-Mu‘ebbed. Ai citohet nga shumë transmetues të besuar dhe përbën një nass që obligon prijësinë e tyre dhe nënkupton se udhërrëfimi mund të arrihet vetëm përmes tyre. [10] E citon Taberānīu në el-Ewset. Transmetohet nga Sujūtīu në Ihjā’ ul-Mejjit [f. 114]; nga el-Nabhānīu në el-Arba’īn ul-Arba’īn; nga Ibn Haxheri në kreun e Sawā‘ik ul-Muhrike që diskuton të urdhëruarit e dashurisë ndaj tyre, krahas shumë autoriteteve të tjera të shquara; vëreni pra, pohimin e tij: “Askujt nuk do i vlejnë veprat e mira, veç nëse bëjnë kujdes ndaj të drejtave tona”; tregomëni, atëherë, se cilat janë këto të drejta, që Allahu i konsideroi si parakushte të pranimit të veprave të mira. A nuk është bindja ndaj tyre dhe arritja e kënaqësisë së Allahut Fuqiplotë përmes pasimit të Rrugës së tyre të Drejtë? Ç’urdhëresë tjetër, nëse jo profetësia e khilāfeti kanë rëndësi kaq të madhe? Por ne thjesht jemi molepsur me njerëz që nuk thellohen, ndaj {Të Allahut jemi dhe Atij i kthehemi}.


[El-Kundūzī Hanefī, në Jenābī ul-Muwedde, Pj. 2, Kreu 45, ff. 110-11 dhe el-Nabhānī në Sheref ul-Mu’ebbed, f. 186 transmetojnë hadīthin e mëposhtëm: “Ç’i ka gjetur disa njerëz; saherë që shohin dikë nga familja ime, e ndërpresin menjëherë bisedën. Për Zotin, askujt s’do i hyjë imāni në zemër pa e dashur Ehl-i Bejtin tim për hir të Allahut dhe për shkak të lidhjes time me ta.” Një hadīth të ngjashëm citon Shiblenxhī në Nūr ul-Absār, f. 103: “Ebū’l-Shejhu transmeton nga ‘Alīu se: ‘Një ditë, i Dërguari i Allahut (s) doli nga shtëpia i zemëruar. Ai u ngjit në minberin e tij, falënderoi dhe madhëroi Allahun, pastaj tha: “Ç’është kështu me disa njerëz, që më lëndojnë lidhur me Ehl ul-Bejtin tim! Për Atë në Duart e të Cilit ndodhet shpirti im! Asnjë rob (i Allahut) nuk ka besuar gjersa të më dojë mua. E ai s’më do mua gjersa të dojë pasardhësit e mi.” Po ashtu, el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 11; Taberānīu në el-Kebīr; Bejhekīu në Shu‘āb el-Imān, dhe Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā‘id, vëll. I, f. 88, citojnë hadīthin: “Asnjëri prej jush nuk ka besuar gjersa unë të jem më i dashur për të se vetja e tij; Ehl ul-Bejti të jetë më i dashur për të se familja e tij; të afërmit e mi të jenë më të dashur për të se të afërmit e tij; dhe pasardhësit e mi të jenë më të dashur për të sesa të tijët.” Tirmidhīu citon në Sunen, vëll. II, f. 308, një hadīth të transmetuar nga Ibn ‘Abbāsi: “Duajeni Allahun për atë që ju jep nga mirësitë. Dhe duamëni mua për dashurinë e Allahut. Dhe duajeni Ehl ul-Bejtin për dashurinë time.” (Hākimi e transmeton me dy zinxhirë në el-Mustedrek, vëll. III, f. 149 dhe e konfirmon si sahīh.) Në vëll. VII, f. 278 të Kenz ul-‘Ummāl-it, autori citon këtë hadīth: “Edukojini fëmijët në tre virtyte: dashurinë për Profetin, dashurinë për Ehl ul-Bejtin dhe leximin e Kur’anit; padyshim, mbartësit e Kur’anit do të jenë Hija e Allahut në Ditën kur s’do të ketë hije përveç së Tijës, së bashku me profetët dhe të zgjedhurit e Tij.” El-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 251 e Sujūtīu në Durr ul-Menthūr në komentin e ajetit 13:28, {Vërtet! Përmes përkujtimit të Allahut qetësohen zemrat} transmetojnë nga ‘Alīu, se kur u zbrit ky varg, i Dërguari i (s) tha: “Kjo do të thotë se ai që e do Allahun e të Dërguarin e Tij dhe e do Ehl ul-Bejtin sinqerisht, pa u shtirur, dhe i do besimtarët në prani e në mungesë, atëherë vërtet, me anë të përkujtimit të Allahut do ta duan ata njëri tjetrin.” Muhibb et-Taberīu pohon në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, f. 207, se: “Midis vargjeve të shpallura për virtytet e Imam ‘Alīut, është {Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, i Gjithmëshirshmi do t’u krijojë dashuri (në zemrat e besimtarëve)}. Sipas Ibn el-Hanefijjes, ‘Askush s’mund të jetë besimtar pa patur dashuri në zemrën e tij për ‘Alīun dhe Ehl ul-Bejtin.’” Gjithashtu, në vëll. VI, f. 218 dhe vëll. VII, f. 103 në Kenz ul-‘Ummāl, Profeti (s) citohet duke iu drejtuar ‘Alīut: “O ‘Alī! Padyshim dorëzimi ndaj Allahut (Islami) është i zhveshur (në vetvete). Mbulesa e tij është takwaja, veshja e tij është udhërrëfimi. Stolia e tij është modestia, shkëlqimi i tij është devotshmëria, mbështetja e tij janë veprat e mira dhe themeli i tij është dashuria për mua dhe Ehl ul-Bejtin tim.” Së fundi, Sejjid Ebū Bekr Shihāb ed-Dīni transmeton në Reshfet us-Sa‘di min Bahr ul-Fadā’il Benī Nebī ul-Hadī (sh. b. A’lamije, Egjipt 1303 H.), vëll. IV, f. 60, nga Mu’xhem ul-Kebīr i Taberānīut, Sahīh-u i Ibn Hibbānit dhe Hākimi, me autoritetin e Prijësit të Besimtarëve, se Pejgamberi (s) ka thënë: ‘Mallkimi i Allahut qoftë mbi atë që më lëndon lidhur me pasardhësit e mi.’] [11] Këtë e citon kadi ‘Ijādi në kreun që shpjegon faktin se të nderosh Profetin (s) dhe të meritosh kënaqësinë e tij d.t.th. të kënaqësh familjen dhe pasardhësit e tij, siç tregohet në fillim të faqes 40, Pjesa II, e librit të titulluar el-Shifā, shtypur në Stamboll më 1328 H. Ju e dini mirë se


‘të njohurit’ e tyre në këtë tekst nuk d.t.th. thjesht t’ua dish emrat dhe farefisninë me të Dërguarin e Allahut, sepse edhe Ebū Xhehli dhe Ebū Lehebi i dinin këto të gjitha, por do të thotë të njohësh faktin se ata janë autoritetet pas Profetit (s), ngase vetë ai ka thënë: “Kushdo që vdes pa e njohur Imamin e kohës së vet, vdes padyshim vdekjen e xhahilijetit” [et-Taftazānī në Sherh ul-Mekāsid, vëll. II, f. 275; el-Khātib el-Hanefī, vëll. II, ff. 457, 509]. Domethënia e dashurisë ndaj tyre dhe wilājet-it të tyre është dashuria e wilājet-i që u janë obliguar {atyre që ndjekin rrugën e drejtë}, pra Imamët e së Vërtetës, një fakt fare i qartë ky. [Nga Ibn, ‘Abbāsi, Ibn ‘Umeri dhe Mu‘āvija përcillet se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “Kush vdes pa njohur Imamin e tij dhe pa i dhënë betimin, do bëjë vdekjen e xhahilijetit; kush e heq dorën nga bindja ndaj Imamit, nuk do ketë argument për t’u mbrojtur, kur të dalë përpara Zotit, në Ditën e Gjykimit.” (Muslimi në Sahīh, vëll. VI, f. 22; Ahmedi në Musned, vëll. IV, f. 96; Bejhakīu nëSunen ul-Kubra, vëll. VIII, f. 156; Ebū Dā‘ūd et-Tejālisī në Musned, f. 259; Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā‘id, vëll. V, ff. 218, 224-5; Ibn Kethīri në Tefsir, vëll. I, f. 517).] [12] Kjo për faktin se Allahu u ka dhuruar atyre status të veçantë që obligon bindjen ndaj tyre; kësisoj, dashuria për ta shpërblehet. Ky hadīth citohet nga Taberānīu prej Ibn ‘Abbāsit marfū‘ dhe transmetohet nga Sujūtīu në Ihjā ul-Mejjit e Nabhānīu në Arba‘īn, krahas shumë autoriteteve të tjera të shquara. [p.sh. Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VII, f. 212; Mexhma’ uz-Zewā’id, vëll. X, f. 346]

[13] Kjo citohet nga Taberānīu e Hākimi dhe gjendet po ashtu në el-Arba‘īn të Nabhānīut, Ihjā’ ul-Mejjit të Sujūtīut e shumë libra të tjerë. Ky hadīth është i afërt me atë që tashmë e keni dëgjuar: “Pasha Atë, në duart e të Cilit është jeta ime, askujt nuk do i vlejnë veprat e mira pa na e njohur hakun ne.” Nëse të urresh ata nuk është si të urresh Allahun dhe të Dërguarin e Tij, veprat e mira të atyre që i urrejnë ata nuk do të shkonin kot edhe po ta kalonin jetën midis Ruknit e Mekāmit duke u falur e lutur. Të mos ishte për faktin se përfaqësojnë të Dërguarin (s), ata s’do gëzonin një pozitë të tillë. Hākimi, Ibn Hibbāni në Sahīh, Nabhānīu në el-Arba‘īn dhe Sujūtīu në Ihjā’ ul-Mejjit citojnë nga Ebū Sa‘īdi se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “Pasha Atë që ka në dorë shpirtin tim, s’ka njeri që të na urrejë neve, Ehl-i Bejtin, e të mos përfundojë në Zjarr.” Taberānīu, Nabhānīu në el-Arba‘īn dhe Sujūtīu në Ihjā’ ul-Mejjit transmetojnë se Imam Hasani, nipi i Pejgamberit (s) i tha njëherë Mu‘āvije ibn Khadīxhit: “Ruaju nga urrejtja ndaj nesh, Ehl ul-Bejtit, sepse i Dërguari i Zotit (s) ka thënë: ‘Kushdo që na urren ose smiron do të shtyhet nga Haudi me kamxhikë zjarri’.” I Dërguari i Allahut (s), mbajti njëherë një fjalim, ku tha: “O njerëz! Kushdo që na urren neve, Ehl-i Bejtin, do ringjallet në Ditën e Gjykimit si çifut.” Këtë e citon Taberānīu në el-Ewset siç pohon Sujūtīu në Ihjā’ ul-Mejjit, Nabhānīu në Arba’īn ul-Arba’īn etj.

[14] Kjo citohet nga Imam Tha‘lebīu në shpjegimin e tij të ajetit që urdhëron dashurinë e Ehl ul-Bejtit në Tefsīr ul-Kebīr, nga Xherīr ibn ‘Abdullāh el-Bexhlī prej të Dërguarit të Allahut (s). Zemakhsherīu e merr vërtetësinë e tij për të mirëqenë në zbërthimin e tij të të njëjtit në elKeshshāf; ndaj, referojuni atij.

[15] El-Mellai e ka shënuar atë në meksed-in e dytë të ajetit 14, Kreu XI i es-Sawā‘ik ul-Muhrike.


[Muhibb et-Taberīu e sjell nga Xhābir ibn ‘Abdullāhi në Dhekhā’ir ul-‘Ukbe, f. 18.]

[16] Kjo citohet nga ‘Abdul-Ganī ibn Sa‘di në veprën e tij Idāh ul-Ishkāl. Është hadīthi 6050 në Kenz ul-‘Ummāl, në fund të faqes 396, vëll. VI.

[17] Këto dy kuplete të el-Shafi‘īut janë shumë të famshme dhe gjerësisht të njohura. Shumë autoritete të besuara e kanë cilësuar këtë një fakt të sigurt, duke treguar se ai është personi që i thuri ato. Mes tyre është Ibn Haxheri që i citon kur shpjegon ajetin {Allahu dhe engjëjt lusin bekime mbi Profetin} (33:56), në faqe 88 të el-Sawā‘ik ul-Muhrike; Nabhānīu në faqe 99 të el-Sheref ul-Mu’ebbed, Imam Ebū Bekr ibn Shihab ed-Dīni në Rushfetul Sādi [f. 80] e shumë të tjerë [el-Shiblenxhī el-Shāfi‘ī në Nūrul-Absār, f. 104; Hāfiz Xhemāl ud-Dīn Zerendīu në Mi‘rāxh ur-Resūl, Shejh ‘Abdullāh Shabrawīu në Kitāb ul-Ittihāf bi Hubb’il-Ashrāf, f. 29; Ibn Sabbāni në Is‘āf ur-Rāghibīn, f. 119... Imam Shāfi‘īu aludon për faktin se namazi i një besimtari nuk pranohet pa dërguar selāme e salavāte mbi Profetin dhe familjen e tij. Dār Kutnīu përcjell në Sunen, f. 136, nga Ebū Mes‘ūd el-Ensārī: “I Dërguari i Zotit (s) ka thënë: ‘Kushdo që fal namaz dhe nuk dërgon salavāt mbi mua dhe Ehl ul-Bejtin tim, namazi i tij nuk do të pranohet’!” Të shihen shënimet 6, 49, 50 tek Letra 12. Disa prej atyre që e kanë theksuar se dërgimi i përshëndetjeve dhe bekimeve mbi Profetin (s) dhe familjen e tij është një nga shtyllat e namazit, janë: Rāzīu në Tefsīr, vëll. VII, f. 391; Hākimi në Mustedrek, vëll. I, f. 269; M. Taberīu në Dhekhā’ir ul-‘Ukbe, f. 19; el-Nabhānī në Enwār ulMuhammedijje, f. 422; Dehlanī në Sīre Nebewijje (në margj. e Sīre Halebījje), vëll. III, f. 332 etj.]

LETRA 11 , Dhu’l-Ki’de 1329


30. Admirimi i Teksteve Tona të Qarta, 31. Përpjekja e Pajtimit të Tyre me Bindjet e Shumicës, 32. Kërkesa për Shenja të Qarta nga Libri.

1) Jam nderuar shumë me marrjen e letrës tuaj aq të çmuar, të cilën e zbulova të vërtetësishme në boshtin e saj, të qartë. E keni mbushur shportën gjer në grykë. Rrëkeja vërshuese e gojtarisë suaj ka mposhtur majat më të larta. E shkoqita letrën tuaj me shumë kujdes dhe e gjeta largpamëse, të patundur, të fuqishme në prova, të çiltërt.

2) Pasi shqyrtova hollësisht argumentet e juaja dhe gërmova thellë në provat tuaja, e pashë veten në një situatë shumë të rrezikshme: Kur vështroj provat tuaja, i gjej bindëse. Kur shqyrtoj argumentet tuaja, i shoh vërtetues. Kur shikoj Imamët e ‘Itre-s së Pastruar, gjej Allahun dhe të Dërguarin e Tij të lavdërojnë statusin e tyre, tek theksojnë madhështinë dhe prestigjin që kanë. Pastaj, kur vështroj shumicën e muslimanëve, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të ummetit, i gjej të ndryshojnë nga Ehl ul-Bejti, në kundërshtim me obligimin e atyre provave. Tani e shoh veten të ndarë në dy pjesë: njëra i lëshohet provave, ndërsa tjetra kërkon strehë me shumicën e muslimanëve. Jua kam dorëzuar të parën juve ta udhëhiqni: është e tëra në duart e juaja, ndërsa tjetra ju ka refuzuar kokëfortësisht.

3) A do të mundnit pra, ju lutem, ta mposhtni kokëfortësinë e kësaj të fundit me prova bindëse nga Libri, të cilat e përkulin dhe e shmangin nga të nënshtruarit bindjeve të rëndomta? Paqja qoftë me ju.

Sinqerisht, S

LETRA 12 , Dhu’l-Ki’de 1329


33. Prova Kur’anore

Ju, falë Allahut, e keni studiuar Librin në tërësi, duke u njohur si me kuptimet e tij të qarta ashtu edhe me të aluduarat. A lavdërohet njeri aty si ‘Itreti i Pastruar? A përshkruajnë ajetet e tij të përkryera ndokënd si {të pastruar nga çdo papastërti}[1] përveç tyre? A është shpallur vargu i Pastrimit në nderim të ndonjë tjetri[2] dhe a ka obliguar shpallja e përsosur dashuri për tjetërkënd? [3] A e solli Xhibra’īli ajetin e Mubāhile-s në lavdërim të ndokujt tjetër? [4]

A u zbrit Hal-atā në lavdërim të tjetërkujt? Jo! Betohem me Zotin, të Drejtin e të Butin, që e përdori për ta siç duhet. [5]

A s’janë ata ‘Litari i Allahut’ për të cilët Ai thotë: {Dhe kapuni të gjithë pas Litarit të Allahut e mos u përçani!} (3:103)? [6] Dhe ‘të Besuarit’ për të cilët Ai tha {Jini me të Besuarit!} (9:119); [7] ‘Rruga e Allahut’ për të cilët Ai thotë: {Mos ndiqni rrugë të tjera se do ju shmangin nga Rruga e Tij} (6:153), [8] të {ngarkuarit me autoritet ndër ju} (4:59), [9] ‘kujdestarët e Shpalljes’ për të cilët Ai thotë: {Pyetni kujdestarët e Shpalljes nëse nuk dini!} (21:7), [10] ‘besimtarët’ për të cilët Ai thotë: {Kush i kundërvihet të Dërguarit, pasi i është bërë e qartë udha, duke ndjekur rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta lëmë atë në rrugën që ka zgjedhur dhe do e vendosim në Xhehenem; ç’përfundim i keq është ai} (4:115) [11] e ‘udhërrëfyesit’ për të cilët Ai thotë: {Ti je paralajmërues, e për çdo popull ka një udhërrëfyes} (13:7)? [12] A s’janë ata prej njerëzve që Allahu u derdhi bekimet e Tij dhe të cilëve Ai iu referua në Fātiha duke thënë: {Udhëzona në Rrugë të Drejtë, Rrugën e atyre që ke bekuar}, [13] e Ai gjithashtu ka thënë: {Të tillët janë me ata që Allahu i bekoi nga profetët, besnikët, dëshmorët dhe të mirët} (4:69)? [14] A nuk u ka dhuruar Ai atyre autoritet të gjithanshëm? A nuk e kufizoi Ai atë vetëm për ata, pas Profetit? Shihni: {Kujdestari juaj është Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zekatin duke bërë ruku’; kush merr për kujdestar Allahun e të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, atëherë pala e Allahut është vërtet ngadhënjyesja} (5:55-6). [15] A nuk e ka bërë Ai shpëtimin e atyre që pendohen dhe bëjnë punë të mira të varet nga pranimi i tyre si autoritete


të udhëzuara, duke thënë: {Unë i fal ata që pendohen, bëjnë punë të mira e përqendrohen në udhë të drejtë} (20:82)? [16] A s’është wilājeti i tyre pjesë e ‘amanetit’ për të cilin Allahu thotë: {Ne ua ofruam amanetin qiejve, tokës dhe maleve, por ata s’deshën ta merrnin përsipër nga frika e madhe, por njeriu e mori mbi vete: vërtet ai u tregua i padrejtë, i paditur} (33:72)? [17] A nuk janë ata paqja në të cilën Allahu urdhëroi të hynin të gjithë, duke thënë: {O ju që besuat! Hyni në paqe të gjithë, e mos ndiqni Shejtanin} (2:208)? [18] A s’janë ata mirësia, lidhur me të cilën Allahu i Lartësuar ka thënë: {Atë Ditë do të pyeteni për Mirësinë} (102:8)? [19] A nuk u urdhërua i Dërguari t’i shpallte këto të gjitha? A nuk e theksoi Allahu shpalljen e tyre me një gjuhë që tingëllonte si kërcënim, kur tha: {O i Dërguar! Përcille atë që të është zbritur, e nëse nuk e bën, atëherë s’do ta kesh përcjellë shpalljen. Zoti do të të mbrojë nga njerëzit} (5:67)? [20] A s’e përcolli ai Ditën e Gadīrit, pasi mbërriti atë pellg dhe e shpalli Mesazhin, me ç’rast Allahu zbriti këtë ajet përgëzues: {Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova dhuntitë e Mia ndaj jush dhe zgjodha fe për ju Islamin} (5:3)? [21] A e patë ç’bëri Zoti juaj me personin që e mohoi haptas autoritetin e tyre, duke thënë: “O Allah! Nëse ky mesazh është vërtet prej Teje, atëherë hidh gurë mbi ne [22] si shiu nga qiejt, ose bëj të na godasë një tmerr i rëndë”? Allahu hodhi një gur Sixhxhīli mbi të, siç pat bërë me Ushtrinë e Elefantit. Me atë rast Ai zbriti këto ajete: {Një person të pyeti për dënimin e pashmangshëm mbi jobesimtarët, dënim që s’mund të ndalet: nga Allahu, Zoti i Shkallëve të Ngjitjes} (70:1-2). Njerëzit do pyeten patjetër mbi atë autoritet kur të ringjallen, siç tregohet në shpjegimin e vargut: {Pasoni pra, gjurmët e tyre, sepse ata janë autoriteti} (37:24). [23] S’ka më vend për habi pra, sidomos kur dallojmë faktin se autoriteti i tyre u është urdhëruar njerëzve nga Allahu përmes profetëve të Tij, duke sjellë prova e argumente për këtë, siç thuhet në shpjegimin e ajetit: {E ti pyeti të dërguarit që nisëm para teje} (43:45). [24] Jo, Allahu madje bëri për këtë një zotim në Ditën e Dëshmisë nga shpirtrat e krijesave të Tij, ende pa ua krijuar trupat, siç tregon ajeti: {Kur Zoti yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë, duke i pyetur: ‘A nuk jam Zoti juaj?’ Ata thanë: ‘Po, dëshmojmë!’ Që të mos thoni Ditën e Kijametit: ‘Për këtë nuk dinim gjë’} (7:172). [25] Përmes ndërmjetësimit të tyre i dha Allahu falje Ademit, që i mësoi fjalët e pendimit të përmendura në 2:37. [26] {Allahu nuk ia nënshtron ata dënimit} (8:33), [27] sepse ata janë siguria e banorëve të tokës dhe mjeti i njerëzimit drejt Tij. Ata janë për të cilët njerëzit ndiejnë zili dhe për të cilët Allahu thotë: {A ua kanë zili atyre njerëzit pse Allahu u dha mirësitë e Tij?} (4:54) [28] Ata janë ‘të thelluarit në dije’, për të cilët Ai thotë: {Ata që janë thelluar në dije thonë: ‘Ne besojmë!’} (3:7, të shihet edhe 4:162). [29] Ata janë as‘hābi A’rāf që do rrinë lartësive e që Allahu u referohet kur thotë: {Mbi A’rāf janë burra që i njohin (njerëzit) nga shenjat e tyre} (7:48). [30]Ata janë burrat e Hakkut, për të cilët Ai thotë: {Mes besimtarëve ka burra që e përmbushën besën e dhënë Allahut; disa prej tyre kanë kaluar e të tjerë presin dhe s’kanë ndryshuar aspak.} (33:23). [31] Ata janë, që e madhërojnë Allahun pa pushim e për të cilët Ai thotë: {Ai madhërohet herët në mëngjes e natën, nga njerëz që nuk shpërqëndrohen - as nga tregtia e largët as nga shitblerja në vend - nga të përmendurit e Allahut, falja e namazit e dhënia e zekatit: ata i frikësohen Ditës kur zemrat dhe shikimet do të rrokullisen} (24:37). [32] Shtëpitë e tyre janë ato që përmenden në ajetet e Allahut, kur thotë: {Nëpër shtëpi që Allahu lejoi të lartësohet dhe emri i Tij të përmendet} (24:36). [33]Allahu e ka bërë kamaren e tyre, në Sūre en-Nūr, [34] shembull të vetë Dritës së Tij:


Allahu është Drita e qiejve dhe e tokës. Shembulli i Dritës së Tij është një kamare, brenda së cilës është një fitil: fitili është i futur brenda një qelqi; qelqi shndrit si të ishte yll shkëlqyes, i ndezur nga një dru i bekuar peme ulliri - as i lindjes, as i perëndimit - vaji i të cilit ndriçon fort, ndonëse zjarri thuajse nuk e prek: Dritë mbi Dritë! Allahu e udhëzon atë që do në Dritën e Tij: Allahu sjell shembuj për njerëzit dhe Allahu di gjithçka fort mirë.

Ata janë të parët në pranimin e fesë dhe zbatimin e saj, dhe më të afruarit te Zoti, siç thotë Ai në Sure el-Wāki’e, 10-11. [35] Ata janë që dëshmojnë për vërtetësinë e Profetit (4:69). [36] Ata janë dëshmorët dhe të virtytshmit. Për ta dhe ndjekësit e tyre ka thënë Allahu: {E ndër ata që krijuam, ka njerëz që ftojnë në udhëzimin e drejtë përmes së Vërtetës dhe janë më të drejtit në të vepruarit me të} (7:181). [37] Gjithashtu Allahu thotë për palën e tyre dhe armiqtë e tyre: {Banuesit e Zjarrit s’janë të barabartë me ata të Xhennetit: banuesit e Xhennetit janë fitimtarët} (59:20). [38] Ai ka thënë për dy palët: {A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo t’i trajtojmë njëlloj të ruajturit (prej të këqijave) me të shfrenuarit?} (38:28). [39]Për këto dy palë Ai gjithashtu ka thënë: {A pandehin ata që kryejnë vepra të këqija se do i trajtojmë si ata që besuan dhe bënë punë të mira, në jetë e në vdekje? I lig është ai gjykim i tyre!} (45:21). [40] Për ta dhe përkrahësit e tyre, Ai ka thënë: {Ata që besuan dhe bënë vepra të mira janë më të mirët e krijimit} (98:7). [41] Për ta dhe kundërshtarët e tyre Allahu ka thënë: {Këta janë dy kundërshtarë që dalluan lidhur me Zotin: ata që nuk besuan do të mbështillen me rroba zjarri, lëng përvëlues do u derdhet mbi koka} (22:19). [42] Lidhur me ta dhe armiqtë e tyre, Allahu ka zbritur ajetet: {A mos është ai që ishte besimtar njësoj si ai keqbërësi? Jo! Ata s’janë të barabartë. Sa për ata që besuan e bënë punë të mira, vendpritja e tyre është Xhenneti, shpërblim për veprat e tyre. E ata që bënë ligësinë, vendqëndrim i tyre është zjarri; sa herë të duan të dalin prej tij, kthehen në të dhe u thuhet: ‘Shijoni dënimin e zjarrit që e konsideronit gënjeshtër’} (32:18-20). [43] Për ta dhe personat që krekoseshin se u sillnin ujë haxhijve e se kujdeseshin për Mesxhīdu’lHarāmin, Allahu shpalli vargun: {A e mbani dhënien e ujit haxhijve dhe kujdestarinë e Xhamisë së shenjtë, sa (vlerën e) atyre që besuan në Allah dhe Ditën e Fundit, dhe që luftuan në Rrugën e Tij? Jo, ata nuk janë të barabartë tek Allahu dhe Allahu nuk i udhëzon keqbërësit} (9:19). [44] Për ngadhënjimin e tyre në shumë sprova dhe forcën e durimit të tyre, Fuqiploti thotë: {Ka nga njerëzit, i cili flijon veten për kënaqësinë e Allahut; e Allahu është Mëshirplotë ndaj robërve të Tij} (2:207). [45] Lidhur me përpjekjen dhe sfilitjen e tyre në rrugë të Tij, Ai thotë: {Allahu bleu shpirtrat dhe pasurinë e besimtarëve me Xhennet: luftojnë në rrugën e Allahut dhe vrasin ose vriten. Premtim i Tij i vërtetë në Teurat, Ungjill dhe Kur’an: e kush e përmbush më mirë premtimin se Allahu? Gëzojuni, pra, ujdisë tuaj me Të; kjo është fitorja e madhe. Ata që pendohen, që e adhurojnë dhe e lartësojnë, që agjërojnë, që bëjnë ruku‘dhe bien në sexhde, urdhërojnë të mirën e ndalojnë të keqen dhe i ruajnë kufijtë e vendosur nga Allahu (janë në Xhennet). Përgëzoji, pra me sihariqe besimtarët} (9:111-2). {Ata që pasurinë e shpenzojnë (në bamirësi) natën dhe ditën, fshehurazi e haptazi e kanë shpërblimin te Zoti i tyre: për ta nuk ka as frikë as pikëllim} (2:274). [46] Ata padyshim flasin veçse të vërtetën. Vetë Hakku, i lartësuar qoftë Emri i Tij, ka dëshmuar


për këtë: {Ai që solli të vërtetën dhe ai që e dëshmoi atë, janë pa dyshim të ruajturit} (39:33). [47] Ata janë të afërmit besnikë të Profetit të Allahut (s), farefisi i tij, që Allahu e zgjodhi për kujdesjen dhe vëmendjen e Tij të mrekullueshme, duke thënë: {Dhe tërhiqja vërejtjen farefisit më të afërt} (26:214). Ata janë të afërmit e tij dhe {të afërmit kanë përparësinë sipas Librit të Allahut} (8:75, 33:6). Ditën e Kijametit, ata do të ngrihen në rangun e tij dhe do t’i bashkangjiten në kopshtet e përjetshme të lumturisë, siç dëshmohet nga fjala e Allahut:

Ata që besuan dhe familjet e të cilëve i pasuan në besim, atyre Ne do t’ua shoqërojmë familjet dhe s’do u pakësojmë asgjë nga veprat e tyre. Secili është peng i asaj që ka punuar. (52:21) [48]

Ata kanë pjesën e merituar, siç tregon Kur’ani: {E jepja të afërmit në fis pjesën që i takon} (17:26); dhe një të pestën (khums), askujt nuk do i hiqet përgjegjësia gjersa ta japë atë: {Dijeni se: një e pesta e asaj që fituat nga ndonjë send, i takon Allahut, të Dërguarit dhe të afërmve të tij} (8:41). Mbi ta janë derdhur mirësitë e Allahut, siç tregon ajeti: {Atë që prej tyre Allahu ia dhuroi të Dërguarit të Tij e për këtë ju s’i ngatë kuajt e as devetë, po Allahu i bën mbizotërues të dërguarit e Tij mbi kë të dëshirojë e Allahu ka fuqi mbi çdogjë} (59:6). [48a] Ata janë Ehl ul-Bejti, të cilëve Allahu i drejtua me: {Allahu ka për qëllim të largojë gjithë ndytësinë (e mëkateve) nga ju, o’ Ehl ul-Bejt, dhe t’ju pastrojë me një pastrim të përkryer} (33:33). Ata janë familja e Jasīnit, të cilët Allahu i përshëndet në Kur’anin Famëlartë me fjalët: {Paqja qoftë mbi familjen e Jasīnit} (37:130). [49] Ata janë familja e Muhammedit, salavāti e selāmi mbi të cilët është urdhëruar nga Allahu, i Cili thotë: {Vërtet, Allahu dhe engjëjt e Tij derdhin bekime mbi Profetin: O ju që besuat! Lutni bekime mbi të dhe përshëndeteni me një përshëndetje të denjë} (33:56). [50] Disa e pyetën Profetin, paqja qoftë mbi të e familjen e tij, “O i Dërguari i Allahut! Ne e dimë si të të përshëndesim, po si të lusim bekime mbi ty?” Ai, paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij, u përgjigj: “Thoni:‘Allahumme sali ‘alā Muhammed we āl-i Muhammed...’”, sipas hadīthit. Atëherë u kuptua që përshëndetja e tyre ishte pjesë e faljeve që urdhërohej nga ky ajet. Ja përse gjithë ata dijetarë e përfshinë atë mes shumë të tjerëve të shpallur në lavdërim të tyre. Ibn Haxheri e radhiti në Pj. XI të es-Sawā‘ik ul-Muhrike me ajetet e shpallura në lavdërim të tyre, [51] paqja qoftë mbi ta. {Përfundim dhe shpërblim i mirë për ta: xhennetet e Adnit me portat e hapura kapak për t’i mirëpritur} (38:49-50). [52]

E kush mundet që me ta të konkurojë? Në diellin përvëlues përgjigjen ta kuptojë Përcëllues e detyrues për çdo njeri që të matet me ta mund të guxojë.

Allahu i ka zgjedhur ata për mirësitë e Tij, e ata janë më të parët në kryerjen e veprave të mira;


ata janë që e trashëgojnë Librin e Allahut; për ta ka thënë Ai në të se: {Mes njerëzve ka që i bëjnë padrejtësi vetes, dhe ka prej tyre që kërkojnë udhërrëfimin e drejtë, e ai që me Vullnetin e Allahut është i pari në punë të mira: ky pra është ajo mirësia e madhe e Allahut} (35:32). [53] Këto ajete që tregojnë virtytet dhe meritat e Imamëve duhet të mjaftojnë. Ibn ‘Abbāsi ka thënë: “Vetëm në lavdërim të ‘Alīut janë shpallur treqind ajete.” [54] Të tjerë thonë se një e katërta e Kur’anit është shpallur në lavdërim të tyre. Kjo nuk është për t’u çuditur, kur marrim parasysh faktin se ata dhe Kur’ani janë binjakë që nuk ndahen nga njëri tjetri. Kënaquni, hëpërhë, me çka pohuam këtu prej vargjeve të përsosura të Kur’anit. Merrini shtruar e mirë, duke arritur rrezet e mëngjesit, qetë dhe bukur, në falje dhe prehje, nga një që njihet mirë me to, sepse askush nuk mund t’ju tregojë më mirë se ai që është dhuntisur me përvojë; dhe paqe pastë me ju.

Sinqerisht, Sh

[1] Siç gjykohet nga thënia e Allahut: {Allahu dëshiron të largojë të gjithë ndytësinë (e mëkateve) nga ju, o’ Ehl ul-Bejt, dhe t’ju pastrojë me një pastrim të skajshëm} (33:33). [Fakti që ky ajet u shpall kur Profeti (s) mori ‘Alīun, Fātimenë, Hasanin dhe Huseinin me vete nën mbulojë (kisa’), e pastaj tha: “O Allah! Këta janë Ehl ul-Bejti im, largoji tërë papastërtitë prej tyre dhe pastroji ata tërësisht”, është transmetuar nga shumica dërrmuese e dijetarëve muslimanë. Po radhisim disa nga më të rëndësishmit prej sunnive mes tyre: Bukhārīu në Tarīkh ul-Kebīr, vëll. I, f. 69; Muslimi në Sahīh: Kitāb ul-Fadā’il Sahābeh, vëll. VII, f. 130; Fadā’il Ehl ul-Bejt, vëll. II, f. 368; Tirmidhīu në Sahīh: Kitāb Menākib, Adāb, Tefsīr në dhjetë hadīthe; Nesā‘īu në Khasā’is, f. 49; Ahmedi në Musned, vëll. I, f. 331, vëll. III, f. 151, 259, 285, vëll. IV, f. 5, 107, vëll. VI, f. 292, 296, 298, 304, 322; Taberānīu në Mu‘xhem, vëll. I, f. 65; Bejhekīu në Sunen; Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 148; Dhehebīu në Telkhīs ul-Mustedrek, vëll. II, f. 150; el-Muttekī el-Hindī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VII, f. 102 dhe Muntekheb Kenz ul-‘Ummāl, vëll. V, f. 96; Ibn Haxher el-Askalānī në el-Isābeh, vëll. II, f. 502 ose vëll. IV, f. 208; Ibn ‘Abd elBerri në el-Istī’āb, vëll. III, f. 37; Ibn ‘Athīri në Usd ul-Ghābeh, vëll. II, f. 12; Beghewīu në Mesābīh us-Sunneh, vëll. II, f. 278; Ebū Dā‘ūd et-Tejālisīu në Musned, vëll. VIII, f. 278; Hasakānī në Shewāhid ut-Tenzīl, vëll. II, f. 32; Ibn ‘Abd Rabbihu në ‘Ikd ul-Ferīd, vëll. IV, f. 311; Ibn Tejmije në Minhāxh us-Sunne, vëll. III, f. 4; Ibn Xheuzī në Tedhkīre ul-Khawās, f. 233; Ibn ‘Asākiri në Tarīkh, vëll. I, f. 185, vëll. IV, f. 204, 206; Halebīu në Sīre, p. XIII, f. 212; Dehlanīu në Sīre, vëll. III, f. 329; Wāhidīu në Asbāb un-Nuzūl, f. 303; Muhibb et-Taberīu në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, Kr IV, Fasli 6, f. 188; Nabhānī në Sheref ul-Mu’ebbed, f. 10; el-Genxhī el-Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, Kr. 100, f. 232, me 6 hadīthe të sakta; el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, Kr. 33, f. 107-9, Kr. 55, f. 174; el-Shiblenxhī el-Shāfi‘ī në Nūr ul-Absār, f. 101; el-Khawārīzmī në Menākib, f. 23; Ibn Kethīri në Tefsīr, vëll. III, f. 495; Taberīu në Tefsīr vëll. XXII, f. 6; Sujūtīu në Durr ul-Menthūr, vëll. V, f.


198 e Khasā’is ul-Kubrā, vëll. II, f. 264; Kurtūbīu në Tefsīr, vëll. XIV, f. 182; Fakhr Rāzīu në Tefsīr, vëll. II, f. 700, vëll. VI, f. 783; Tha‘lebīu në Tefsīr; Ibn Arabīu në Ahkām ul-Kur’ān, vëll. II, f. 166; Nisābūrīu në Tefsīr, vëll. III; Shewkānīu në Fet’h ul-Kadīr, vëll. IV, f. 279; Ibn Haxheri në esSawā‘ik ul-Muhrike, f. 85 në shtatë hadīthe; Ibn Sa‘di, Ibn Mundhiri, Ibn Ebī Shejbe, Ibn Mardawejhi, Hāfiz Zerendīu - që përcjellin të gjithë nga Ummi Selemja, ‘Ā’isheja, ‘Umer ibn Ebū Seleme, Enes bin Māliku, Ibn ‘Abbāsi, Sa‘d ibn Ebī Wakkāsi, Wāthile ibn Askā’i, Ebū Sa‘īd elKhudrī etj., se ai u shpall për “pesë të pastruarit”: Profetin (s), Fātimen, ‘Alīun, Hasanin dhe Huseinin (të shihet Shtojca II).]

[2] Kurrsesi! Askush tjetër s’mund ta pretendojë këtë aspak. Ata janë të zgjedhurit për këtë; prandaj, askush s’mund të ngjisë rangun e tyre dhe as të ëndërrojë arritjen e meritave të tyre [të shihet Shtojca II].

[3] Jo! Allahu i ka përzgjedhur ata për këtë dhe i ka pëlqyer mbi të gjithë të tjerët, duke thënë: {Thuaj: ‘Nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim, veç dashurisë për të afërmit (e mi)’, dhe kushdo që arrin një vepër të mirë (duke qenë i dashur ndaj tyre), Ne patjetër do t’ia rrisim të mirat; vërtet, Allahu është Falës (ndaj atyre që janë të dashur me ta), Vlerësues (i një dashurie të tillë)} (42:23). [Në zbërthimin e këtij ajeti në Tefsīr el-Keshshāf, Zemakhsherīu pohon: “Transmetohet se kur u shpall ky ajet, i Dërguari i Allahut (s) u pyet: ‘Kush janë të afërmit e tu dashuria ndaj të cilëve na është bërë obligim?’ Ai u përgjigj: ‘‘Alīu, Fātimeja dhe dy djemtë e tyre’.” Zemaksherīu shkruan se i Dërguari i Allahut (s) gjithashtu ka thënë: “Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit vdes shehīd; Vërtet! Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit vdes i falur; Vërtet! Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit vdes si një i penduar; Vërtet! Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit vdes si një mu’min që e ka plotësuar besimin; Vërtet! Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit, melekët Munkir, Nekir dhe meleku i vdekjes do t’i japin atij sihariqe në Xhennet; Vërtet! Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit do të merret në Xhennet siç merret nusja në shtëpinë e dhëndrit; Vërtet! Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit do të ketë dy dyer të hapura për të në Xhennet; Vërtet! Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit, atij Allahu do t’ia kthejë varrin në vend vizite për melekët e të Gjithmëshirshmit; Vërtet! Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit vdes në sunne-tin dhe umme-tin


tim. Vërtet! Ai që vdes duke e urryer Familjen e Muhammedit do të vijë në Ditën e Kijametit me privimin nga mëshira e Allahut të shkruar midis syve; Vërtet! Ai që vdes duke e urryer Familjen e Muhammedit vdes si kafir; Vërtet! Ai që vdes duke e urryer Familjen e Muhammedit nuk do t’i marrë as erë Xhennetit.” (Ky hadīth i transmetuar nga Xherīr ibn ‘Abdullāh el-Bexhlī citohet edhe nga Imam Tha‘lebīu në Tefsīr, në zbërthimin e këtij ajeti si dhe Fakhr ed-Dīn Rāzīu në Tefsīr, vëll. VII, f. 405). Fakhr ed-Dīn Rāzīu shton: “Familja” [āl ] e Muhammedit (s) janë ata që e kanë burimin [ ja’ulū] te ai. Të gjithë ata ekzistenca e të cilëve e ka origjinën tek ai janë, në mënyrën më të përkryer e intensive ‘Familja’. Dhe s’ka asnjë dyshim se lidhjet ndërmjet ‘Alīut, Fātimesë, Hasanit, Huseinit e të Dërguarit të Allahut (s) ishin më intensivet. Kjo dihet nga hadīthet mutewātir. Prandaj, ata duhet të jenë patjetër ‘Familja’.” Rāzīu citon vargjet e njohura të Imam Shāfi‘īut, në qortim të atyre që mohuan epërsinë e Ehl ul-Bejtit:

O kalorës, pa freno njëherë në truallin e gurtë të Minasë, Dhe thirrju të ndalurve në Hifa’ dhe atyre që ecin; Kur në mëngjes haxhilerët e panumërt i afrohen Minasë, Porsi valët e Eufratit që shuhen në breg dhe ngecin: Nëse dashuria për Ehl ul-Bejtin e Muhammedit është rāfd Atëherë le të dëshmojnë gjithë njerëzia e xhinët se jam rāfidī.

Dijetarët dhe komentuesit e Kur’anit pajtohen njëzëri se fjala kurbā (nga rrënja karube, afërsi) që d.t.th marrëdhënie gjaku, të afërm, farefis u referohet të afërmve të Profetit (s): Fātime, ‘Alī, Hasan, dhe Husein. Mes tyre janë: Ahmedi në Fadā’il es-Sāhabeh, hadīthi 1105; Taberānīu në Mu’xhem ul-Kebīr; vëll. III, ff. 47, 77; vëll. X, f. 136; vëll. XI, f. 351; Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā’id, vëll. III, f. 210; vëll. IV, f. 163; vëll. VII, f. 103; vëll. IX, f. 168; Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, vëll. III, f. 201; el-Kundūzī Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, kreu XXXII, me autoritetin e Ibn Ebū Hatīmit, Ahmedit, Hākimit, Wāhidīut, Ebū Na‘īmit Hamawejnīt; Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 172; Ibn Haxheri në es-Sawā‘ik ul-Muhrike, aje 14 (me autoritet të Ahmedit), f. 101, 135-6; Ibn Talha el-Shāfi‘ī në Metālib us-Su’ūl, f. 8; el-Wāhidī në Asbāb unNuzūl; el-Hasakānī në Shewāhid ut-Tenzīl, vëll. II, f. 130; Ibn Meghāzilīu në Menākib Alī bin Ebī Tālib, f. 308; Muhibb et-Taberīu në Rijād un-Nedireh, Dhekhā’ir ul-Ukbe, f. 25, 138; Ibn Xherīr et-Taberīu në Xhāmi’ul-Bejān, vëll. XXV, f. 25; Tha‘lebīu në Tefsīr ul-Kebīr; Zemakhsherīu në Tefsīr ul-Keshshāf, vëll. III, f. 402; Ibn Hajjani në Tefsīr Bahr ul-Muhit, vëll. IX, f. 476; Bejdawīu në Tefsīr, vëll. V, f. 153; Fakhr Rāzīu në Tefsīr, vëll. XIII, f. 432; Kurtūbīu në Tefsīr, vëll. XVI, f. 22; elNasafī në Tefsīr, vëll. III, f. 280; Shewkānī në Fet’h ul-Kadīr, vëll. IV, f. 537; el-Nisābūrī në Tefsīr,


vëll. VI, f. 467; Ebī Su’ūdi në Tefsīr, vëll. VI, f. 80; Ibn Axhībe në Tefsīr Bahr ul-Medīd, vëll. V, f. 431; el-Akami në Tefsīr, vëll. II, f. 121; Ibn Shaxharini në Amali Shaxharijje, vëll. I, f. 120; elShiblenxhī në Nūr ul-Absār; el-Shabrawī el-Shāfi‘ī në el-Ittihāf bi Hubb’il-Ashrāf, ff. 5, 13 me autoritet të Hākimit, Taberānīut dhe Ahmedit; Sujūtīu (nga Hasani) në Ihjā ul-Mejjit, f. 110, me autoritet të Ibn Mundhirit, Taberānīut, Ibn Ebī Hatīmit e të Ibn Mardawejhit; Dhehebīu në Telkhīs ul-Mustedrek, vëll. III, f. 72; el-Khawārīzmī në Mektal ul-Husein, ff. 1, 57; Ibn Sebāghu në Fusūl ul-Muhimme, f. 11; Ibn ‘Atijjeh el-Muharribī në el-Muharrar el-Waxhiz, vëll. VI, f. 50; përcjellin nga Ibn ‘Abbāsi e të tjerë, se kur u shpall ajeti {Unë s’kërkoj asnjë shpërblim (për thirrjen time), përveç dashurisë për të afërmit (e mi)}, disa sahabë pyetën: “O i Dërguari i Allahut (s), cilët janë të afërmit e tu, dashuria ndaj të cilëve na është bërë obligim nga Allahu?” Profeti (s) tha: “‘Alīu, Fātimeja dhe dy bijtë e tyre’.” Shih shën. 17 në Letrën 10, dhe shën. 49, 50 në vijim. Duhet vërejtur se Kur’ani nuk flet për lidhje të zakonshme sentimentale mes ummetit dhe familjes së Profetit (s), por thekson dashuri të thellë e të sinqertë. Shprehjen e vërtetë të dashurisë muslimanët mund ta tregojnë më së miri nëse ndjekin shembujt e lartë që vendosën pjesëtarët e Ehl ul-Bejtit, nëse zbatojnë mësimet e udhëzimet e tyre dhe i njohin ata si udhërrëfyes pas të Dërguarit të Allahut (s).] [4] Jo, pra! Ajeti i Mubāhiles u shpall enkas në lavdërim të tyre. Allahu, më i Mirësishmi, thotë: {Thuaj: ‘Le të sjellim bijtë tanë dhe bijtë tuaj...} (3:61). [Rasti i shpalljes së këtij ajeti të lartë është i mirënjohur dhe numri i atyre që e kanë rrëfyer nga mufesīrët, historianët, muhadīthët dhe studiuesit e Islamit i kalon të njëqindët. Më 9 H., profeti Muhammed i dërgoi një letër Ebū Hārith bin ‘Alkames, Peshkopit të Nexhranit, ku e ftonte popullin e tij të pranonte Islamin. Pasi e lexoi letrën, Peshkopi u shtang. Ai i thirri në takim personalitetet fetare dhe politike për t’u konsultuar. Gjashtëdhjetë delegatë u nisën, për t’u takuar me Profetin (s) dhe mësuar mbi Islamin. Ata priheshin nga Ebū Hārithi, ‘Abdul-Mesīhu, dhe Ajhemi (që njihen edhe me emrat Sejjid, ‘Ākib dhe Askaf). Kështu, më të diturit e Nexhranit u nisën drejt Medinës. Kur mbërritën, ata u veshën me rroba mëndafshi, vunë rrathët prej ari e hynë në xhami. Të gjithë e përshëndetën Profetin (s), por ai s’iu përgjigj, duke e kthyer fytyrën mënjanë. Ata dolën jashtë e iu drejtuan ‘Uthmānit dhe ‘Abdur-Rahmān bin ‘Aufit, duke iu ankuar: “Profeti juaj na shkroi duke na ftuar këtu, por kur shkuam tek ai dhe e përshëndetëm, ai as nuk na e ktheu përshëndetjen e as na foli fare. Tani, ç’na këshilloni të bëjmë? Të kthehemi apo të presim këtu?” ‘Uthmāni e ‘Abdur-Rahmāni kërkuan këshillën e ‘Alīut. ‘Alīu tha: “Ata duhet të heqin më parë rrobat e mëndafshta, kryqet dhe rrathët e arit. Pastaj duhet ta takojnë Profetin (s).” Kur u bindën, Profeti (s) ua ktheu përshëndetjen e i mirëpriti. Ai (s) u predikoi atyre duke e provuar vërtetësinë e misonit të tij nga burimet e tyre dhe u tha se vetë ‘Isāi(a) e kishte parashikuar me shenja të ndryshme ardhjen e tij dhe se kristianët po prisnin përmbushjen e profetësisë së ‘Isāit, sipas të cilës një njeri do të shfaqej nga kodrat e Faranit (Meka) e do të emigronte në një vend midis ‘Ejrit e Uhudit (Medina), dhe i ftoi në Islam. Ata u impresionuan shumë, por ngulmuan se Jezusi ishte i biri i Zotit. Atëherë, Xhibra’īli besnik i shpalli Profetit (s) ajetet:

{Vërtet, shembulli i Isait është tek Allahu si shembulli i Ademit: Ai e krijoi atë nga dhéu dhe


pastaj i tha, ‘Ji!’, dhe ai qé. E vërteta është nga Zoti yt, ndaj kurrsesi të mos jesh prej dyshuesve.} (3:59-60)

Ata nuk i pranuan fjalët e Allahut dhe këmbëngulën në besimin e tyre. Atëherë u shpall ajeti i mëposhtëm (sipas mufesīrëve, më 24 Dhu’l-Hixhe 9 H):

{E kushdo që të kundërshton ty në këtë çështje pasi të është bërë e ditur e vërteta, thuaj: ‘Ejani! Le t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetet tona dhe vetet tuaja, e pastaj të lutemi sinqerisht e ta hedhim mallkimin e Allahut mbi gënjeshtarët.} (3:61)

Ata kërkuan një ditë kohë dhe u këshilluan me ‘Akibin. Ai tha: “Për Zotin! Ju e dini se Muhammedi është i Dërguari i Tij dhe ai ka marrë vendim të qartë e të prerë. Mos i hyni sfidës së mallkimit (mubāhileh) me të, ndryshe do shkatërroheni. Nëse dëshironi të vazhdoni në fenë tuaj, pranojeni xhizjen e bëni ujdi.” Të nesërmen, delegacioni i kristianëve e priti Profetin (s) jashtë portave të Medines. Ata prisnin që ai të vinte me pompozitet dhe i rrethuar nga një mori shoqëruesish për t’i frikësuar. Por, kur portat u hapën, Profeti doli me një fëmijë në krah, një tjetër përdore, një grua pas tij e një burrë pas saj. Ata qëndruan nën një pemë, përballë kristianëve. Askafi, më i dijshmi prej tyre pyeti se kush ishin këta persona që kishin ardhur me Muhammedin. Atij i thanë se burri i ri ishte dhëndri dhe kushëriri i tij ‘Alī ibn Ebū Tālib, gruaja ishte e bija e tij Fātime dhe dy fëmijët ishin bijtë e vajzës së tij, Hasani e Huseini. Profeti i tha Hasanit, Huseinit, Fātimesë dhe ‘Alīut: “Kur unë të lutem, ju thoni Āmīn.” Kur kristianët panë pesë të pastruarit e shenjtë, u shtangën. Askafi tha: “Pa shikoni, sa i sigurt është Muhammedi. Ai ka sjellë me vete njerëzit më të afërt, bijtë dhe më të dashurit e tij për këtë sfidë mallkimi. Për Zotin, po të kishte patur ndonjë dyshim për çështjen e tij, ai nuk do i kishte zgjedhur kurrë ata. O njerëzit e mi! Në këtë çast, po shoh fytyra që po t’i luten Zotit, mund t’i luajnë malet nga vendi. Hiqni dorë nga dueli i mallkimit se përndryshe do të shkatërroheni e mbi tokë s’do mbetet asnjë i krishterë.” Ata i deklaruan Profetit: “O Ebū’l-Kāsim! Ne nuk do të bëjmë Mubāhileh me ty”, dhe u pajtuan që të paguanin xhizjen. Marrëveshja u shkrua nga ‘Alīu. Kur kristianët e Nexhranit refuzuan t’i hynin mallkimit mbi gënjeshtarët, Profeti (s) tha: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, sikur të kishin zgjedhur mallkimin, ata do t’i kishte kapluar zjarri mu në këtë fushë dhe populli i Nexhranit do të shuhej...” Xhābir ibn ‘Abdullāhu pohon: “Ajeti (në fjalë) u shpall për këtë duel. Në këtë varg, fjala enfussina (vetet tona) i referohet Profetit dhe ‘Alīut, fjala ‘bijtë tanë’ i referohet Hasanit e Huseinit, dhe ‘gratë tona’ i referohet Fātimesë.” (Wāhidī në Asbāb un-Nuzūl, f. 59; Sujūtīu në Durr ul-Menthūr, vëll. II, f. 38). Sa‘d ibn Ebū Wakkāsi thotë: “Kur u shpall ky ajet, i Dërguari i Allahut (s) thirri ‘Alīun, Fātimenë, Hasanin dhe Huseinin, e tha: ‘O Zot, këta janë pjesëtarët e familjes time’.” (Muslimi në Sahīh, vëll. VII, f.120; Ibn ‘Asākiri në Tarīkh ul-Kebīr, vëll. I, f. 334; Ibn Kethīri në el-Bidāje we’n-Nihāje, vëll. VII, f. 341; el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. XIII, f. 163; Ibn Māxhe në Sunen, vëll. I, f. 58; Nesā‘īu në Khasā’is, f. 50; Khātibi në Mishkāt ul-Mesābīh, f. 568 (bot. Delhit),


Muhibb ed-Dīn et-Taberīu në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, f. 188; el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ulMuwedde, f. 51; etj...) Disa nga dijetarët e mirënjohur që e kanë përmendur këtë ngjarje janë: Muslimi në Sahīh dhe Newewīu në Sherh: Kitāb Fadā’il Ehl ul-Bejt, vëll. II, f. 360, Fadā’il ‘Alī, vëll. VII, f. 120; Tirmidhīu në Sahīh, vëll. IV, f. 293, ose vëll. II, f. 166 nga Sa’d ibn Ebī Wakkāsi; Ahmedi në Musned, vëll. I, f. 185; Ibn Haxheri në Isābeh, vëll. II, f. 509; Ibn ‘Athīri në Usd ulGhābeh, vëll. IV, f. 26; Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 150 dhe në Ma’rifetu ‘Ulūmil-Hadīth, nr 17; Dhehebīu në Telkhīs ul-Mustedrek; Ibn Asākiri në Tarīkh Dimeshk, (Jeta e ‘Alīut); Halebīu në Sīre, vëll. III, f. 240; Ibn ‘Athīri në Tarīkh ul-Kāmil, vëll. II, f. 112; Ibn Kethīri në el-Bidāje we’nNihāje, vëll. VII, f. 341 dhe Sīre, f. 48; Balādhūrī në Futuh ul-Buldān, f. 76; Imam Tha’lebīu në Tefsīr Keshf ul-Bejān; Fakhr Rāzīu në Tefsīr Mefātih ul-Gājb, vëll. II, f. 699; Zemakhsherīu në Tefsīr ul-Keshshāf, vëll. I, f. 368-70; Sujūtīu në Tefsīr Durr ul-Menthūr, vëll. II, f. 38 e Tarīkh ulKhulefā’, f. 196; Taberīu në Tefsīr Xhāmi’ ul-Bejān, vëll. II, f. 192-3; Kurtūbiu në Tefsīr, vëll. IV, f. 104; Shewkānī në Tefsīr Fet’h ul-Kadīr, vëll. I, f. 347; Beidāwīu në Tefsīr; f. 140; Nisābūrīu në Tefsīr Gharā’ib ul-Kur’ān, (në margjinën e Tefsīr-it të Taberīut), vëll. II, f. 192-3; Ibn Tejmije në Minhāxh us-Sunne, vëll. III, f. 11; Wāhidīu në Asbāb un-Nuzūl, f. 59; Zerkāni në Sherh ulMewāhib, vëll. IV, f. 43; el-Hasakānī në Shewāhīd ut-Tenzīl, vëll. I, f. 120-9; Ibn Sebāghu në Fusūl ul-Muhimme, f. 110; Ibn Megāzilīu në Menākib ‘Alī; Ibn ul-‘Arebīu në Ahkām ul-Kur’ān, vëll. I, f. 275; el-Xhasāsī në Ahkām ul-Kur’ān, vëll. II, f. 295-6; ‘Umeri në Mishkāt ul-Mesābih; Muhibb etTaberīu në Rijād un-Nedireh, pj. 2, kr II, Fasli 6, f. 188; ‘Abd ul-Hakku në Medārixh un-Nubuwe, Pj 2, f. 498-50; el-Kelbī në et-Tasihīl, vëll. II, f. 109; Ibn ul-Xheuzī në Zād ul-Masīre, vëll. I, f. 399; Ibn Haxheri në Sawā’ik ul-Muhrike, Kreu IX, f. 93, etj]

[5] Kjo i referohet shpalljes së ājet ul-asr (76:8) lidhur me ta dhe armiqtë e tyre, dhe kushdo që dëshiron të njihet me këtë çështje që shtrohet në ajetin e pastrimit, ajetin e mubāhile-s, ajetin që urdhëron dashuri ndaj farefisit të Profetit dhe ajetin e kohës, duhet t’i referohet pohimit tonë në fjalë, sepse ai është ilaç për çdo lëngatë. Ai i sjell armiqtë në vete dhe siguron dije për ata që s’kanë, we’l-hamdu li’l-Lāh. [Autori aludon për vargjet e njohura të Imam Shāfi‘īut, ku ai thotë:

Deri kur, deri kur, edhe për sa kohë më gjatë, do më qortoni për dashurinë ndaj këtij njeriu të lartë? A s’u martua Fātimeja me askënd përveç tij, dhe a nuk u shpall Hal-atā për nderin e tij?

Duke komentuar ajetet 5-12 të Sures Insān, Zemakhsherīu transmeton nga Ibn ‘Abbāsise njëherë Hasani dhe Huseini u sëmurën, dhe i Dërguari i Allahut (s) me disa as’habë i bënë vizitë. Ai i sugjeroi ‘Alīut t’i betohej Allahut për shëndetin e të bijve. ‘Alīu, Fātimeja dhe shërbëtorja e tyre Fide u zotuan se do të agjëronin tri ditë nëse fëmijët shëroheshin. Hasani dhe Huseini u


shëruan dhe filluan edhe ata të agjëronin me prindërit dhe shërbëtoren e tyre, për ta mbajtur zotimin. ‘Alīu mori borxh nga Sham’uni - një çifut nga Khajberi, tre safa me elb. Fātimeja e bluajti njërën dhe me miellin e saj pjeku pesë simite bukë, dhe i shtroi para iftarit. Në atë çast, një lypës ndaloi para derës së tyre e tha: “Es-selāmu aleikum, o Ehl ul-Bejt i Muhammedit. Unë jam nga muslimanët më të varfër, ndaj më ushqeni me ndonjësend, Allahu ju ushqeftë me ushqimin e Xhennetit!” Atëherë, ata ia dhanë me gëzim tërë ushqimin e ranë për të fjetur, pa shtënë gjë në gojë përveç ujit. Të nesërmen agjëruan përsëri, dhe në muzg, kur vunë bukën përpara, një jetim trokiti në derë duke i kërkuar bukë, e ata e ushqyen me kënaqësi, pa vënë gjë në gojë për së dyti. Ditën e tretë të agjërimit, kur po afrohej iftari, papritur u shfaq një rob i liruar e ndodhi e njëjta gjë; ata e kaluan natën pa asnjë kafshatë bukë. Zemakhsherīu thotë se në agim, ‘Alīu shkoi te shtëpia e Profetit (s) duke mbajtur Hasanin e Huseinin për dore. Kur i Dërguari i pa fytyrat e tyre të zbehta dhe vuri re se po dridheshin nga uria, u habit dhe i përcolli në shtëpi. Kur hyri brenda, ai u shtang teksa pa të bijën e tij Fātime, të ulur në sixhaden e namazit, me sytë e enjtur dhe stomakun e rrafshuar. Atëherë, Xhibra’īli i zbriti këto ajete e tha: “O Muhammed, Allahu të përgëzon për familjen tënde.” Fakhr ed-Dīn Rāzīu e përcjell në Tefsīr, nga Zemakhsherīu; elWāhidī në el-Basīt, Nisābūrīu në Tefsīr Gharā’ib ul-Kurān (në margjinën e Tefsīr-it të Taberīut) vëll. XXIX, f. 112-3; Shewkānī në Fet’h ul-Kadīr, vëll. III, f. 107-11; el-Shiblenxhī el-Shāfi‘ī në Nūr ul-Absār, f. 112-114; Kurtūbīu në Tefsīr, vëll. XXIX, f. 132 (Dār ul-Kutūb el-Mesrije, 1369 H.), etj. Allahu pra, ishte aq i kënaqur me bujarinë e jashtëzakonshme të familjes së Profetit (s), saqë i skaliti veprat e tyre në ajetet kur’anore, që t’u shërbenin si udhërrëfim muslimanëve.]

[6] Në zbërthimin e kuptimit të këtij ajeti në Tefsīr ul-Kebīr, Imam Tha‘lebīu citon Aban ibn Taghlībin që raporton se Imam Xha‘fer es-Sādiku ka thënë: “Ne jemi litari i Allahut për të cilin Ai ka thënë: {Dhe kapuni pas litarit të Allahut të gjithë së bashku, e mos u përçani}.” Ibn Haxheri e ka përfshirë këtë varg mes atyre të zbritur në nderim të tyre, duke qenë i pesti në serinë e ajeteve që ai rradhit në Kreun XI të es-Sawā‘ik ul-Muhrike. Duke ia shpjeguar kuptimin, ai citon Tha‘lebīun, si më lart, që citon Imam Sādikun. Imam Shāfi‘īu citohet në Rushfetul Sādi nga Ebū Bekr ibn Shibahud-Dīni:

Kur pashë njerëzit tek hidheshin detërave të çorientimit dhe injorancës - nga fraksionet e kokëshkretëve, Unë hipa, me Emrin e Zotit, në Barkën e Shpëtimit: Ehl ul-Bejtin e të Zgjedhurit, Vulës së profetëve. Dhe u kapa pas Litarit të Allahut, që është të bindurit atyre, siç na ka urdhëruar Ai të kapemi pas Litarit të tyre.

[Ibn Haxheri e citon Imam Shāfi‘īun me fjalët: “Ehl ul-Bejti i Profetit (s) është mjeti im i shpëtimit dhe mjeti për t’iu afruar Profetit (s). Jam shpresues se për hir të dashurisë ndaj tyre, libri i veprave të mija do të më jepet nga e djathta, në Ditën e Gjykimit.” (es-Sawā‘ik ul-Muhrike,


f. 108). Shih edhe shën. 17 në Letrën 10, dhe shën. 49 e 50 më poshtë. Fakti se ajeti i mësipërm u shpall për nder të tyre pohohet edhe nga el- Hasakānī në Shewāhid ut-Tenzīl, vëll. I, f. 130, hadithet 177-80; el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, f. 139, 238; el-Shabrawīu në Kitāb ul-Ittihāf bi-Hubb’il-Ashrāf, f. 76; el-Alūsīu në Rūh ul-Me’anī, vëll. IV, 16, el-Shiblenxhī el-Shāfi‘ī në Nūr ul-Absār, f. 102, etj...]

[7] Të ‘Besueshmit’ këtu janë i Dërguari i Allahut dhe Imamët e pasardhjes së tij të pastruar, sipas sahīh-ëve tanë mutewātir, dhe siç mbështetet nga Hāfiz Ebū Na‘īmi dhe Muwefek ibn Ahmedi, dhe siç përcillet nga Ibn Haxheri në shpjegimin e tij të Kreut V, kaptinës 11, të elSawā‘ik ul-Muhrike, f. 90, i cili citon Imam Zejnul ‘Ābidīnin në pohimin e përfshirë më lart (Letra 6). [Po ashtu, Imam Tha‘lebīu në Tefsīr, Xhelāl ed-Dīn Sujūtīu në ed-Durr ul-Menthūr nga Ibn ‘Abbāsi; Hāfiz Ebū Sa‘īd ‘Abd ul-Melik bin Muhammed Khargūshī në Sheraf ul-Mustafā nga Esmai; Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’ pohojnë se Profeti tha: “{Të besueshmit} këtu janë Muhammedi e ‘Alīu.’ ” Shejh el-Belkhī Hanefī në veprën e tij Jenābi’ ul-Muwedde, kr. XXXIX, f. 191, raporton nga Muweffek bin Ahmed el-Khawārīzmīu, Hāfiz Ebū Na‘īmi dhe Hamawejnī që transmetojnë nga Ibn ‘Abbāsi, i cili tha: “Në këtë ajet, {të besueshmit} janë Muhammedi dhe pasardhësit e tij të nderuar.” Shejhul-Islām Hamawejnī në Ferā‘id us-Simtejn, el-Genxhī Shāfi‘ī në Kifāje et-Tālib, Kreu LXII, f. 233, e Ibn ‘Asākiri në Tarīkh (“Jetëshkrimi i ‘Alīut”), shkruajnë: “{Me të besueshmit} d.t.th. me ‘Alī ibn Ebī Tālibin.”]

[8] Imamët el-Bākir dhe es-Sādik thonin gjithmonë: “Rruga e Drejtë këtu është Imami, prandaj mos ndiqni të tjera rrugë (imamët e çorientimit), se ju shmangin nga Udha e Tij.”

[9] Në librin e tij autentik, autoriteti i besuar i muslimanëve Thikatul-Islam Muhammed ibn Ja‘kūb el-Kulejnī, ka cituar Burejd el-‘Axhlīun duke thënë: “E pyeta Ebū Xha’ferin (Imamin Muhammed el-Bākir) për ajetin: {Bindjuni Allahut, të Dërguarit, dhe të ngarkuarve me autoritet mes jush} (4:59) dhe ai m’u përgjigj: ‘A s’i ke parë ata (çifutët) të cilëve iu dha një pjesë e Librit? Ata u ftuan në Librin e Allahut që ai të gjykojë për ta, pastaj një grup prej tyre ia ktheu shpinën e u zmbraps’ (3:23), se si besojnë në magjistarët dhe tiranët në vend të tij e u thonë të pafeve se janë më pranë Rrugës së Drejtë se Besimtarët? Ata u thanë imamëve të devijimit dhe thirrësve për në Zjarr se udhërrëfimi i tyre është më i saktë se ai i familjes së Muhammedit; {A nuk i patë ata të cilëve iu dha një pjesë e Librit? Ata besojnë në idhuj e perëndi të rreme dhe thonë për të pafetë: Ata janë më të udhëzuar sesa besimtarët. Ata janë që Allahu i mallkoi dhe për atë që mallkon Allahu s’do të gjeni asnjë ndihmës. Apo mos vallë gëzojnë ndonjë pjesë të Mbretërisë? Por atëherë ata s’do u jepnin njerëzve as një thërmijë mbi gur} (4:51-53) e as do të zotërojnë gjë nga zona e Allahut, d.m.th. Imameti dhe Khilāfeti, {apo ua kanë zili njerëzve për mirësitë që ua dhuroi Allahu} (4:54)? Ne jemi të lakmuarit për shkak të Imametit që Allahu na dhuroi para


kujtdo tjetri ndër krijesat e Tij: {Ne u dhuruam pasardhësve të Ibrāhīmit Librin dhe Urtinë e u siguruam një mbretëri të madhe} (4:54), me kuptimin se Ai i bëri disa prej tyre të dërguar, profetë e imamë; pra, si mund ta njohin ata ekzistencën e tij për pasardhësit e Ibrāhīmit, por t’ua mohojnë atë pasardhësve të Muhammedit?” {Disa prej tyre i besuan e disa prej tyre e refuzuan. Për ta mjafton tmerri i Skëterrës} (4:55). [Për shpalljen e 4:54 në nderim të tyre, shih: el-Hasakānī në Shewāhid ut-Tenzīl, vëll I, f. 143; Ibn Meghāzilī në Menākib ‘Alī, f. 467, hadīthi 314; Ibn Haxheri në es-Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 150; el-Shiblenxhī el-Shāfi‘ī në Nūr ul-Absār, f. 102; es-Sabbāni në Is‘āf ur-Raghibīn (në margjinën e Nūr ul-Absār) f. 102; Shabrāwīu në Kitāb ulIttihāf bi Hubb’il-Ashrāf, f. 76; ...]

[10] Duke shpjeguar këtë kaptinë, Tha‘lebīu citon Xhābirin në Tefsīr ul-Kebīr me fjalët: “Kur u shpall kjo sure, ‘Alīu tha: ‘Neve jemi ehl ul-dhikr’, dhe kjo vlen për të gjithë Imamët e udhëzuar.” ‘Alāme Bahrānīu ka cituar në Kreun XXXV [të Gājet ul-Merām], mëse njëzet hadīthe që mbartin këtë kuptim. [Shih edhe 16:43. Zbritjen e këtij ajeti për ta e pohon edhe Kurtubīu në Tefsīr, vëll. XI, f. 272; Taberīu në Tefsīr, vëll. XIV, f. 109; Ibn Kethīri në Tefsīr, vëll. II, f. 570; Hasakānī në Shewāhid utTenzīl, vëll. I, f. 334; el-Kundūzī Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, f. 51, 140 (kr XXXIX); el-Alūsi në Rūh ul-Me‘anī, vëll. XIV, f. 134. Ata përcjellin hadīthe të sakta që tregojnë qartë se {ehl ul-dhikr} nënkupton Ehl ul-Bejtin.]

[11] Ibn Mardawejhi, në shpjegimin e tij të kësaj sureje, ka theksuar se {...i kundërvihet të Dërguarit} në këtë kontekst d.t.th. të polemizojë me të lidhur me ‘Alīun, dhe udhëzimi i përmendur në ajet {...pasiqë iu është bërë e qartë udha} është udhërrëfimi i siguruar nga ‘Alīu, paqe pastë me të. Në Tefsīr-in e tij, ‘Ajjashi pohon diçka të ngjashme, dhe sahīh-ët nga pasardhësit e pastruar janë mutewātir që “udha e besimtarëve” është udha e tyre, paqe pastë mbi ta.

[12] Duke shpjeguar këtë ajet në Tefsīr ul-Kebīr, Tha‘lebīu citon Ibn ‘Abbāsin që thotë: “Kur zbriti ky ajet, i Dërguari i Allahut (s) vuri dorën mbi gjoks e tha: ‘Unë jam paralajmëruesi dhe ‘Alīu është udhërrëfyesi, e nëpërmjet teje, o ‘Alī, arrihet udhërrëfimi’.” [Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 129; el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 157. Hadīthi citohet nga Ahmedi në Musned, vëll. I, f. 151; Tirmidhīu në Sunen, vëll. II, f. 135; Nesā‘īu në Khasā‘is, f. 20; el-Meghāzilī në Menākib, f. 222]. Mjaft mufesīrë e muhadīthë citojnë Ibn ‘Abbāsin dhe Muhammed ibn Muslimin me fjalët: “E pyeta Ebū ‘Abdullāhin (Imam Sādikun) për kuptimin e këtij ajeti, e ai tha: ‘Imami është udhërrëfyesi i kohës së tij.’ Imam Bākiri ka thënë për shpjegimin e tij: ‘Paralajmëruesi është i Dërguari i Allahut (s) dhe udhëzuesi është ‘Alīu;’ pastaj ai shtoi: ‘Për Allah, Imameti do të mbesë ndër ne deri kur të vijë Vakti’.” [Ibn ‘Asākiri në Tarīkh ul-Kebīr, vëll. II, f. 417; Ibn Sebāghu në Fusūl ul-Muhimme, f. 107; ezZerendī në Nidhamu Durures-Simtejn, f. 90; el-Shiblenxhī el-Shāfi‘ī në Nūr ul-Absār, f. 71; Hasakānī në Shewāhid ut-Tenzīl, vëll. I, f. 293; el-Muttekī në Muntekheb Kenz ul-‘Ummāl (margjina e Musned-it të Ahmedit), vëll. V, f. 34; el-Hamawejnī në Ferā’id us-Simtejn, vëll. IV, f. 148; Ibn ul-Xhewzī në Zadul Mesīr fī ‘Ilmi Tefsīr, vëll. IV, f. 207; el-Alūsī në Rūh ul-Me’ānī, vëll.


XIII, f. 97; Shewkānīu në Fet’h ul-Kadīr, vëll. III, f. 70; Taberīu në Tefsīr Xhāmi’ ul-Bejān, vëll. XIII, f. 103; Fakhr er-Rāzīu në Tefsīr; Sujūtīu në Durr ul-Menthūr, vëll. IV, f. 45; Ibn Kethīri në Tefsīr, vëll. III, f. 502; el-Genxhī el-Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, Kreu LXII, f. 233 (nga Ibn ‘Asākiri); elKundūzī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, Kreu XXVI, f. 99, nga Tha‘lebīu, Hamawejnī, Hākimi, Hasakānī, Ibn Sebāgh Mālikī, Sejjid ‘Alī Hamadānī dhe Menākib-i i el-Khawārīzmīut, prej Ibn ‘Abbāsit, ‘Alīut dhe Ebū Burejde Eslemīut, me formulime të ndryshme kanë përcjellë 11 hadīthe, pika qendrore e të cilave është se kur u shpall ajeti në fjalë, Profeti (s), vuri dorën mbi gjoks e tha: Unë jam paralajmëruesi. Pastaj, duke vendosur dorën mbi gjoksin e ‘Alīut, ai (s) tha: “Pas meje ti je udhërrëfyesi i ummetit. Ata që e marrin udhërrëfimin prej teje do të jenë të udhëzuarit në rrugë të drejtë.”]

[13] Në zbërthimin e Sures Fātiha, Tha‘lebīu citon në Tefsīr ul-Kebīr Ebū Burejden, që thotë se “el-sirāt ul-mustekīm është rruga e Muhammedit (s) dhe pasardhësve të tij.” Duke interpretuar këtë sure, Waki ibn ul-Xherīre citon Sufjān el-Thewrīun me një zinxhir përcjellësish që përfshin Sa‘dīun, Ashtin e Muxhāhidin, të cilët citojnë Ibn ‘Abbāsin duke thënë: “′Udhëzona në Rrugë të Drejtë′ d.t.th. ‘Udhëzona në dashurinë për Muhammedin e familjen e tij’.”

[14] Imamët nga Ehl ul-Bejti (‘a) janë pa asnjë kundërshtim udhëheqësit e siddīk-ëve, shehīd-ëve dhe ewlijā-ve.

[15] Mufesīrët pohojnë njëzëri, siç e pranon el-Keushexhī, imam i esh‘arīve në kreun e tij mbi Imametin në Sherh ul-Texhrīd, se ky ajet u shpall për nder të ‘Alīut kur ai dha lëmoshë dukë qenë në ruku’ gjatë lutjes. Në Sahīh-un e vet, Nesā‘īu citon ‘Abdullāh ibn Selāmin që dëshmon për shpalljen e tij në nder të ‘Alīut. Ky mendim mbështetet nga autori i el-Xhāmi’ Bejnel-Sihāh us-Sitte në shpjegimin e Sures el-Mā’ide. Tha‘lebīu ka theksuar shpalljen e tij për nder të Prijësit të Besimtarëve në Tefsīr ul-Kebīr, siç do shpjegojmë kur ta diskutojmë. [Shpallja e tij për ‘Alīun është pohuar nga mufesīrë, muhadīthë, historianë e biografë të panumërt. Të shihet Letra 40, ku ata diskutohen gjerësisht.]

[16] Në kreun XI, Pj. 1-rë e veprës së tij es-Sawā’ik ul-Muhrike, Ibn Haxheri pohon: “Udhërrëfimi i përmendur në Surën 8 që thotë: {Unë jam Falës për ata që pendohen, besojnë, bëjnë punë të mira e pastaj kërkojnë udhëzim}, sipas Thābit el-Bannīut, d.t.th. kërkim i udhërrëfimit nga njerëzit e shtëpisë së Profetit.” Kjo transmetohet edhe nga Ebū Xha‘fer esSādiku. Ibn Haxheri ka paraqitur shumë hadīthe që dëshmojnë shpëtimin e atyre që kërkojnë dhe veprojnë sipas udhëzimit të tyre, paqe pastë me ta. Ai gjithashtu i referohet asaj që citon nga pohimi i Imamit el-Bākir, lidhur me bisedën e tij me Hārith ibn Jahjain, ku Imami thotë: “O Hārith! A nuk e pe se si Allahu e bëri të qartë se pendimi, besimi dhe punët e mira nuk mjaftojnë pa kërkuar udhërrëfim nga autoriteti ynë?” Pastaj ai, paqe pastë me të, citon gjyshin e tij, Prijësin e Besimtarëve, duke thënë: “Për Allah! Nëse dikush pendohet, beson dhe bën vepra të


mira, por nuk e kërkon udhërrëfimin nga autoriteti ynë e as nuk na i njeh të drejtat, të gjitha do t’i shkojnë kot’.” Hāfiz Ebū Na‘īmi citon Aun ibn Ebū Xhehufen, që citon babain e tij duke transmetuar një thënie të ngjashme nga ‘Alīu. Hākimi ka botuar hadīthe të ngjashme nga Imam Bākiri e Sādiku, dhe nga Thābit el-Bannīu e Enes bin Māliku.

[17] Referojuni kuptimit të këtij ajeti në Tefsīr es-Sāfi, dhe në Tefsīrin e ‘Alī ibn Ibrāhīmit, si dhe hadītheve të transmetuara nga sunnitë në shpjegimin e tij, të mbledhura prej ‘Alāme Bahrānīut në Kreun 115 të veprës Gājet ul-Merām.

[18] Në kreun 224 të Gājet ul-Merām, dijetari bahreinas citon dymbëdhjetë hadīthe nga sahīh-ët tanë në dëshmi të faktit se ky ajet zbriti lidhur me qeverisjen e ‘Alīut dhe atë të Imamëve nga pasardhësit e tij, duke mbajtur prijësinë e njëri tjetrit. Në Kreun 223, ai pohon se el-Isfahānī el-Emāwī transmeton të njëjtën për ‘Alīun, duke cituar burime të ndryshme.

[19] Në kreun 48 të Gājet ul-Merām, el-Bahrānī citon tre hadīthe të përcjella nga sunnitë në dëshmi të faktit se ‘bekim’ këtu është ajo me të cilën Allahu i bekoi njerëzit përmes qeverisjes së të Dërguarit të Tij (s), asaj të Prijësit të Besimtarëve e Ehl ul-Bejtit. Në Kreun 49, ai citon dymbëdhjetë hadīthe nga sahīh-ët tanë që pasqyrojnë po këtë; prandaj, nëse dëshironi, referojuni atij.

[20] Vetëm një fekīh sunni mes autorëve të librave të hadīthit, e ky është Imam el-Wāhidīu, duke komentuar Suren el-Mā’ide në Asbāb un-Nuzūl, citon Ebū Sa‘īd el-Khudrīun, me fjalët: “Ky ajet u shpall ditën e Gadīr Khummit për nder të ‘Alī ibn Ebī Tālibit.” Imam Tha‘lebīu e përfshin në Tefsīr nga dy burime; el-Hamawejnī el-Shāfi‘ī në Ferā’id nga burime të ndryshme prej Ebū Hureires dhe ai përcillet nga Ebū Na‘īmi e el-A’meshi, ku që të dy citojnë ‘Atijjen. Në Gājet ulMerām, ka nëntë hadīthe nga sunnitë e tetë të saktë nga shī‘itët që përcjellin të njëjtin kuptim; prandaj referojuni Kreut 37 dhe 38.

[21] Ky tekst u tha nga Imami Ebū Xha‘fer el-Bākir, pasuar nga Imami Ebū ‘Abdullāh esSādik. Sipas transmetimeve sahīh, sunnitë kanë përfshirë gjashtë hadīthe në librat e tyre të hadīthit, të cilat në fund citojnë të Dërguarin e Allahut, bekime pastë mbi të dhe familjen e tij, i cili e thekson fare qartë këtë çështje. Shpjegimi i saj ndodhet në Krerët 39 dhe 40 të librit Gājet ul-Merām.

[22] Imam Tha‘lebīu ka dhënë një shpjegim të hollësishëm të kësaj çështjeje në Tefsīr ulKebīr, e ajo transmetohet nga dijetari egjiptian el-Shiblenxhī i cili jep një biografi të imtësishme të ‘Alīut në librin e tij Nūr ul-Absār, f. 171, ku edhe e shpjegon atë në detaje. Halebīu e përmend këtë në fund të kreut të tij “Hixhetul Wadā’”, në vëll. III [f. 275] të librit të tij Sīre Halebīje. Hākimi e tregon atë në “Tefsīr ul-Me‘ārixh” në librin e tij el-Mustedrek us-Sahīhejn, vëll. II, f.


502. [Këtë ngjarje e kanë cituar edhe Kurtubīu në Tefsīr, vëll. XVIII, f.278; Rashīd Ridāi e Muhammed ‘Abduhu në Tefsīr ul-Menār, vëll. VI, f. 464; Ibn el-Xhewzī në Tedhkīret ul-Khawās, f. 37; el-Hasakānī në Shewāhid ul-Tenzīl, vëll. II, f. 286; el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ulMuwedde, f. 328, etj...]

[23] El-Dejlemīu, siç thuhet edhe në shpjegimin e këtij ajeti në es-Sawā‘ik ul-Muhrike, pohon se Ebū Sa‘īd el-Khudrīu citon hadīthin: “Pasoni gjurmët e tyre, sepse ata janë të përgjegjshëm ndaj wilājet-it të ‘Alīut.” El-Wāhidīu, ashtu si Ibn Haxheri, e shpjegon këtë ajet kështu: “Është transmetuar lidhur me fjalën e Allahut: {Pasoni gjurmëve të tyre, sepse ata janë përgjegjës...} se përgjegjësia e përmendur këtu është qeverisja e ‘Alīut dhe e Ehl ul-Bejtit,” duke shtuar: “Sepse Allahu e urdhëroi Profetin (s) e Tij për t’i ndërgjegjësuar njerëzit mbi faktin se ai (s) nuk kërkon prej tyre kurrfarë shpërblimesh për shpalljen e mesazhit të Tij përveç dashurisë ndaj farefisit të vet..., d.m.th. ata do të merren në pyetje nëse iu nënshtruan si duhet wilājet-it të tyre siç ishin këshilluar nga Profeti (s), apo e kishin humbur dhe shpëfillur atë, e Allahu do u kërkojë llogari për pasojat e asaj shpërfilljeje.” Ibn Haxheri e përfshin në Kreun XI të Sawā‘ik ulMuhrike mes vargjeve të shpallura në lavdërim të tyre, duke qenë i katërti ajet në rradhë, dhe e shkoqit mjaft hollësisht atë.

[24] Referojuni asaj që ka cituar Hāfiz Ebū Na‘īmi në librin e tij Hiljet ul-Ewlijā’, asaj që është regjistruar nga Tha‘lebīu, Nisabūrīu dhe el-Barkī lidhur me kuptimin e tij në tefsīr-ët e tyre dhe asaj që kanë thënë Ibrāhīm ibn Muhammed Hamawejnī e sunni të tjerë. Po ashtu referojuni asaj që ka thënë Ebū ‘Alī et-Tabarsī që ia shpjegon kuptimin në librin e tij Muxhma’ ul-Bejān fī Tefsīri’l-Kur’ān, duke cituar Prijësin e Besimtarëve. Ajo që pohojnë krerët 44 e 45 të Gājet ulMerām-it në këtë kuptim, është diçka që largon çdo dyshim.

[25] Vetë diskutimi ynë për Ehl ul-Bejtin (‘a), gjatë shpjegimit të këtij vargu, dëshmon për këtë fakt.

[26] Ibn Meghāzilī el-Shāfi‘ī citon Ibn ‘Abbāsin me fjalët: “Kur i Dërguari i Allahut (s), u pyet për fjalët që Ademi kish marrë nga Zoti i tij me të cilat i ishte pranuar pendimi, ai tha: ‘Ademi iu lut Zotit me nderimin e Tij për Muhammedin, ‘Alīun, Fātimenë, Hasanin dhe Huseinin e kështu Ai ia pranoi pendimin dhe e fali’.” Kjo është ajo që ne e dimë për fakt të jetë kuptimi i këtij ajeti. [Ibn Meghāzilīu citohet nga Imam Tha‘lebīu në Tefsīr dhe nga el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ulMuwed (Kreu XXIV), të cilët e përcjellin këtë hadīth të Ibn ‘Abbāsit nga Sa‘īd ibn Xhābiri.]

[27] Drejtojuni es-Sawā‘ik ul-Muhrikes nga Ibn Haxheri që interpreton vargun e të Madhërishmit: {Allahu s’do t’i dënojë ata...} si ajeti i shtatë prej të shpallurve në nder të tyre, siç shënohet në Kreun XI të librit, ku autori konfirmon pikëpamjen e shtruar këtu nga ne.


[28] Kjo pranohet nga Ibn Haxheri, i cili e radhit këtë varg mes ajeteve të zbritura për nderin e tyre, duke e renditur të gjashtin në Kreun XI të Sawā‘ik ul-Muhrike. Ibn Meghāzīlī el-Shāfi‘ī, siç tregohet në shpjegimin e këtij vargu në es-Sawā‘ik ul-Muhrike, citon Imam Bākirin me fjalët: “Për Allah, ne jemi të lakmuarit.” Në krerët 60 e 61 të Gājet ul-Merām, janë regjistruar madje tridhjetë hadīthe të sakta me këtë kuptim.

[29] Kjo citohet nga Thiketul-Islām Muhammed ibn Jakūb el-Kulejnī, i cili përcjell një hadīth të saktë nga Imam Sādiku që thotë: “Ne jemi njerëz bindja ndaj të cilëve është urdhëruar nga Allahu, i Lartësuari dhe i Madhëruari; ne jemi të rrënjosurit thellë në dije dhe ne jemi të lakmuarit. Allahu Fuqiplotë thotë: {Apo t’ua kenë zili njerëzve për atë që Allahu u dhuroi nga mirësitë e Tij?}” E citon edhe el-Shejhu në Tahdhīb, që citon po ashtu Imam Sādikun.

[30] Duke shpjeguar këtë ajet në Tefsīr, Tha‘lebīu citon Ibn ‘Abbāsin: “A’rāfi është një pjesë e ngritur e Sirāt-it ku ‘Abbāsi, Hamzai, ‘Alīu dhe Xha‘feri i dy krahëve i njohin ata që i duan nga shenja e bardhësisë së fytyrës, ndërsa ata që i urrejnë nga nxirja e saj.” Hākimi, gjithashtu, ka cituar ‘Alīun duke thënë: “Ditën e Gjykimit ne do të qëndrojmë mes Parajsës dhe Ferrit, do i njohim ata që na mbështesin nga shenja e tyre e do t’u lejojmë të hyjnë në Xhennet, e gjithashtu do t’i njohim ata që na urrejnë nga shenjat e tyre.” Selmān Farsīu citohet me fjalët: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, bekime pastë mbi të e pasardhësit e tij, duke thënë: ‘O ‘Alī! Ti dhe wasi-të nga pasardhësit e tu jeni mbi A’rāf.’” Kjo mbështetet nga hadīthi që citon Dār Kutnīu në mbyllje të Pj. 2, Kreu IX, i es-Sawā‘ik ul-Muhrike që tregon se ‘Alīu u mbajti një fjalim të gjatë 5 njerëzve të caktuar nga ‘Umeri me shūra, ku ai tha: “Po ju pyes në Emër të Allahut nëse ndonjërit prej jush i është thënë ndonjë gjë e ngjashme nga i Dërguari i Allahut (s) me atë që më është thënë mua: ‘O ‘Alī! Ti je ai që do t’i tregojë pozicionin çdo personi Ditën e Gjykimit: ose në Parajsë ose në Ferr’?” Ata u përgjigjën: “Vërtet, jo.” Ibn Haxheri pohon: “Kuptimi i hadīthit është ajo që përcjell Antareh nga Imami ‘Alī er-Ridā, që citon Profetin (s) duke i thënë ‘Alīut: ‘O ‘Alī! Ti je ai ai që do t’i caktojë njerëzit ose në Xhennet ose në Ferr Ditën e Gjykimit, duke i thënë Ferrit cili është i tiji e cili jo’;” “Ibn Sammāku tregon se Ebū Bekri i tha ‘Alīut, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, ‘E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) të thotë: Askush s’mund ta kalojë Sirātin përveç atyre që lejon ‘Alīu’.” [Muhibb et-Taberīu përcjell në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, f. 177, nga Kajs ibn Hazimi: “Ebū Bekri u ndesh me ‘Alīun e i buzëqeshi. ‘Alīu e pyeti: Përse po buzëqesh? Ebū Bekri u përgjigj: ‘E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) të thotë: “Askujt s’i lejohet të kalojë Sirātin pa leje me shkrim nga ‘Alīu.” (edhe Samāni në el-Muwefek) El-Khātibi në Tarīkh ul-Baghdād, vëll. X, f. 356, citon Enes ibn Mālikun, me fjalët: “Kur iu afrua vdekja, Ebū Bekri tha: ‘E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) të thotë: “Në Sirāt është një grykë-kalesë në të cilën askujt s’i lejohet kalimi pa lejen e ‘Alī ibn Ebī Tālibit.’”]

[31] Në kaptinën tre, Kreu IX, i es-Sawā‘ik ul-Muhrike, Ibn Haxheri, duke diskutuar vrasjen e ‘Alīut, thekson se kur ‘Alīu ishte në minberin e Kūfas, atij i kërkuan të shpjegonte ajetin ku ndodhet fraza: {Burra që i qëndruan besnikë premtimit ndaj Allahut}, e ai u përgjigj duke thënë: “O Zot, fali ata! Ky ajet zbriti për nderin tim, xhaxhait tim dhe kushëririt tim ‘Ubejde ibn Hārith


ibn el-Muttelib. ‘Ubejde ra shehīd në Bedr; Hamzai në Uhud; ndërsa unë po pres vdekjen më të mundimshme, kur kjo do të kullojë nga gjaku i kësaj,” duke treguar me dorë mjekrën dhe kokën e tij. “Është premtim i vërtetë nga i dashuri im Ebū’l-Kāsim, paqe pastë mbi të e pasardhësit e tij.” Hākimi, duke zbërthyer këtë ajet - siç shkruan Tabarsīu në Muxhma’ul-Bejān fī Tefsīri’l Kur’ān - citon ‘Umer ibn Thābitin që përcjell nga Ebū Is’hāku që citon ‘Alīun duke thënë: “Për ne u zbrit ajeti: {Burra që i qëndruan besnikë premtimit të tyre ndaj Allahut} dhe për Allah, unë po pres dhe s’kam ndryshuar aspak.”

[32] Muxhāhidi dhe Ja‘kūb ibn Sufjāni citojnë komentin e Ibn ‘Abbāsit për ajetin {E kur shohin tregti apo zbavitje, ata vrapojnë drejt saj, duke të lënë në këmbë} (62:11): “Dahije elKalbī erdhi njëherë nga Siria një të premte me mallra plot ushqime dhe mbërriti te vendi i quajtur Ahxher ul-Zejt ku njoftoi praninë e tij duke i rënë lodrave për t’i ftuar njerëzit drejt vetes. Kështu, ata vrapuan tek ai duke e lënë Profetin (s) në këmbë mbi minber duke i predikuar vetëm ‘Alīut, Hasanit, Huseinit, Fātimes, Selmānit, Ebū Dherit e Mikdādit. Atëherë, Profeti tha: ‘Allahu i hodhi një sy xhamisë time në xhumā, e të mos ishte për praninë e këtyre njerëzve, Ai do ta kishte ndezur qytetin në zjarr dhe hedhur gurë mbi banorët e tij, ashtu siç bëri me njerëzit e Lūtit.’ Allahu shpalli për nder të atyre që qëndruan me të Dërguarin e Allahut (s) në xhami, ajetin që thotë: {Duke e madhëruar Atë, natën dhe herët në mëngjes, njerëz të cilët as tregtia e as shitblerja s’mund t’i shpërqëndrojë}.”

[33] Tha‘lebīu, duke komentuar këtë ajet në Tefsīr ul-Kebīr, citon Enes bin Mālikun dhe Burejden me fjalët: “I Dërguari i Allahut (s) lexoi njëherë ajetin {në shtëpi që Allahu dëshiroi të ngrihen dhe Emri i Tij të përmendet}, kur Ebū Bekri u ngrit e tha: ‘O i Dërguari i Allahut! A është kjo shtëpi (duke treguar nga shtëpia ku jetonin ‘Alīu e Fātimeja) mes tyre?’ Profeti u përgjigj: ‘Po; nga më të zgjedhurat’.” Kreu 12 i Gājet ul-Merām përmban 9 hadīthe të sakta përmes të cilave drita e agimit shkëlqen qartë. [Sujūtīu e citon këtë nga Ibn Mardawejhi e Burejde në fund të komentit të 24:36, në Durr ul-Menthūr.]

[34] Ky është aludim për ajetin: {Shembulli i dritës së Tij është një kandil..}. Ibn Meghāzīlī elShāfi‘ī ka cituar ‘Alī ibn Xha‘ferin në Menākib-in e tij, duke thënë: “E pyeta Ebū Hasanin (Imam Kādhimin, paqe pastë mbi të) për ajetin që thotë: {..si një kamare ku një kandil..} e ai u përgjigj: ‘Kamarja është Fātimeja, kandili simbolizon Hasanin e Huseinin, dhe {qelqi si një yll vezullues} tregon se Fātimeja shndriti si një yll mes tërë grave të botës, duke u ndezur nga një pemë e bekuar, pema e Ibrāhīmit {as e lindjes, as e perëndimit}: as çifute, as kristiane, {vaji i së cilës thuajse ndriçon (vetë)} tregon se dija gati flet vetë edhe pse nuk e prek flaka, {dritë mbi dritë} ku një Imam vjen pas një tjetri, {Allahu udhëzon atë që do në Dritën e Tij} nënkupton se Allahu udhëzon në wilājet-in tonë kë të dojë’.” Mjafton një interpretim i tillë që vjen nga një anëtar i shtëpisë ku zbriti shpallja.

[35] El-Dejlemīu, ashtu si hadīthi 29, Pj 2, Kreu IX i Sawā‘ik ul-Muhrike nga Ibn Haxheri citon ‘Aishen; Taberānī e Ibn Mardawejhi citojnë Ibn ‘Abbāsin që tregon se Profeti (s) tha: “Të parët në të besuarit profetëve janë tre: Jūsha ibn Nūni që i besoi i pari Mūsait; i përmenduri në Suren


Jāsīn që i besoi i pari profetit; dhe i pari që i besoi Muhammedit që është ‘Alī ibn Ebī Tālibi.” Kjo citohet nga Muweffek ibn Ahmedi dhe fekīhu Ibn el-Meghāzīlī el-Shāfi‘ī, që të dy nga Ibn ‘Abbāsi. [Në ajetet 10-11 të Sures Wāki’e, të cilave u referohet autori këtu, thuhet: {Ndërsa të përparmit janë në ballë. Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti)}. Shih dhe hadīthin e fundit te Shtojca II.]

[36] Ibn Nexhāri, si dhe hadīthi 30 në Sawā‘ik ul-Muhrike citon Ibn ‘Abbāsin që tregon se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “Siddīk-ët janë tre: Ezekieli, i cili qe i pari që besoi midis pasardhësve të Faraonit; Habīb el-Nexhāri që përmendet në Suren Jāsīn, dhe ‘Alī ibn Ebū Tālibi.” [E përcjellin edhe Fakhr er-Rāzīu në Tefsīr; Imam Tha‘lebīu në Tefsīr; Sujūtīu në Xhāmi’, vëll. II, f. 83; Ahmedi në Menākib, ff. 194, 239; Dejlemīu në el-Firdews; Ibn Ebī’l-Hadīdi në Sherh NehxhulBelāgha, vëll. II, f. 451 dhe Ibn Meghāzilī el-Shāfi‘ī në Menākib, f. 245] Ebū Na‘īmi e Ibn ‘Asākiri, si dhe hadīthi 31 në es-Sawā‘ik ul-Muhrike citojnë Ibn Ebū Lejlen që tregon se i Dërguari i Allahut (s) tha: “Siddīk-ët janë tre: Habīb el-Nexhāri - besimtari i cituar në Suren Jāsīn që tha: {O populli im, ndiqni të Dërguarit}; Ezekieli, që besoi i pari nga pasardhësit e Faraonit, i cili tha: {A po e vret këtë njeri vetëm pse thotë se Zoti i tij është Allahu?} dhe ‘Alī ibn Ebī Tālibi, që është më i miri ndër ta’.” [Po ashtu, el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. V, f. 31; el-Kundūzī në Jenābī ulMuwedde, kr. XLII, f. 126, nga Ahmedi; el-Khawārīzmī në Menākib, nga Ebū Lejla e Ebū Ejjūb Ensārīu; el-Genxhī el-Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, kr. XXIV.] Sahīh-ët janë mutewātir në të pohuarit se ai është siddīku më i madh dhe farūku i ummetit.

[37] Më i shquari mes Imamëve sunni - Muweffek ibn Ahmedi, citon Ebū Bekr ibn Mardawejhin që citon ‘Alīun duke thënë: “Ky ummet do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe; me përjashtim të njërit, të gjithë të tjerët do të shkojnë në Xhehenem; ky grup janë ata për nder të të cilëve Allahu, i Lartmadhëruari e i Gjithdijshmi, ka thënë: {Mes krijesave Tona është një grup që udhëzon drejt mirësisë dhe (vetëm) përmes mirësisë e arrijnë ata drejtësinë} dhe këta përfshijnë mua dhe shī‘itët e mi.”

[38] Në veprën Amālī, Shejh et-Tūsī citon saktë Prijësin e Besimtarëve që thotë se i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e familjen e tij, kishte recituar njëherë ajetin: {Njerëzit e Zjarrit s’janë të barabartë me njerëzit e Xhennetit} e pastaj kishte shpjeguar: “Njerëzit e Xhennetit janë ata që më ndoqën mua dhe pranuan autoritetin e ‘Alī ibn Ebī Tālibit pas meje.” Ai u pyet: “Po për njerëzit e Zjarrit?” Profeti (s) u përgjigj: “Aty përfshihen ata që s’ishin të kënaqur me qeverisjen e tij, ata që do të thyejnë betimin dhe do të luftojnë kundër tij pas vdekjes sime.” Ky hadīth citohet nga Shejh es-Sadūku prej ‘Alīut. Ebū el-Mu‘ejjed Muweffek ibn Ahmedi citon Xhābirin duke thënë se i Dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të e pasardhësit e tij, ka thënë: “Për Atë në Duart e të Cilit është shpirti im, ky ‘Alī dhe shī‘itët e tij janë fitimtarët në Ditën e Gjykimit.” [Të shihet dhe shën. 41 më poshtë]

[39] Referojuni kuptimit të këtij vargu në Tefsīr-in e ‘Alī ibn Ibrāhīmit nëse dëshironi, ose krerëve 81 dhe 82 të Gājet ul-Merām.


[40] Ky varg zbriti për nder të Hamzasë, ‘Alīut dhe ‘Ubejdes të cilët u dolën në mejdan ‘Utbes, Shejbes dhe el-Walīdit. Besimtarët janë Hamzai, ‘Alīu dhe ‘Ubejde, ndërsa ata që vepruan keq janë ‘Utbe, Shejbe dhe el-Walīdi. Ka shumë hadīthe të sakta që e mbështesin këtë argument.

[41] Mjafton për ju si provë, fakti se Ibn Haxheri e ka pranuar shpalljen e tij për nder të tyre, duke e përfshirë mes vargjeve në lavdërim të tyre, duke e rradhitur të 11-in në Pj. 1, Kr I, i veprës es-Sawā‘ik ul-Muhrike, ndaj referojuni asaj për të parë ajetet që cituam lidhur me të, në kreun që merret me sunnitë që i konsiderojnë të besuar shī‘itët, në librin tonë Fusūl ul-Muhimme. [Ibn Xherīr et-Taberīu transmeton në Tefsīr, vëll. XXX, f. 146, se kur u shpall ky ajet, i Dërguari i Allahut (s) tha: “O ‘Alī, këta jeni ti dhe shī‘itët e tu.” Kjo transmetohet edhe nga elHasakānī në Shewāhid ut-Tenzīl, vëll. II, f. 356-66, nr. 1125-35, 1137, 1139-48; el-Genxhī elShāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, f.244-5; el-Khawārīzmīu në Menākib ‘Alī, f. 62, 187; Ibn Sebāghu në Fusūl ul-Muhimmeh, f. 107; Ibn ul-‘Athīri në en-Nihāje, vëll. IV, f. 106; Zerendīu në Durer usSimtejn, f. 92; el-Kundūzī në Jenābī ul-Muwedde, f. 62; Ibn ‘Asākiri në Tarīkh ul-Dimeshk, vëll. II, f. 442; el-Shiblenxhī el-Shāfi‘ī në Nūr ul-Absār, f. 71, 102; Ibn Haxheri në Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 92; Sujūtīu në Durr ul-Menthūr, vëll. VI, f. 379; Ibn ul-Xhewzī në Tedhkīret ul-Khawās, f. 18; elShewkānī në Fet’h ul-Kadīr, vëll. V, f. 447; el-Alūsī në Rūh ul-Me‘ānī, vëll. XXX, f. 207... Sujūtīu shton në ed-Durr ul-Menthūr se, saherë që vinte ‘Alīu te shokët e Profetit (s), ata thonin: “Erdhi më i miri i krijesave.” (shih dhe: es-Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 96; el-Shiblenxhī elShāfi‘ī në Nūr ul-Absār, f. 70, 101; etj.) Sujūtīu citon Ibn ‘Asākirin që transmeton nga Xhābir ibn ‘Abdullāh el-Ensārī: “Ishim në praninë e Profetit kur ‘Alīu u shfaq nga larg. I Dërguari i Allahut (s) tha: “Betohem me Atë i Cili e ka në dorë jetën time, se ky njeri dhe shī‘itët e tij do të jenë të shpëtuar Ditën e Gjykimit.” Në një hadīth të përcjellë nga Ibn ‘Adīu, Ibn ‘Abbāsi thotë: “Kur u shpall ajeti {Ndërsa, ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, ata janë më të mirët e krijesave} (98:7), Profeti (s) i tha ‘Alīut: ‘Këta jeni ti dhe shī‘itët e tu që do të vini të kënaqur Ditën e Gjykimit dhe Allahu do të jetë i kënaqur me ju.’” Këto dhe mjaft hadīthe të tjera ndodhen në Durr ul-Menthūr, vëll. VI, f. 379 (Kajro, 1313 H). El-Hejthemī citon në Mexhma’ uz-Zewā’id, vëll. IX, f. 131 se i Dërguari i Allahut (s) i tha ‘Alīut: “Ti dhe shī‘itët e tu do të takoheni tek Haudi, të kënaqur e të ngopur dhe fytyrat tuaja do jenë të ndritshme. Ndërsa armiqtë tuaj do të kalojnë rrëzë Haudit, të etur e të dëbuar.” (Po ashtu elManāwī në Kunūz ul-Hakā’ik, f. 203 (bot. i Bolakut); el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, f. 182 (bot. Egjiptit), Muhammed Sālih et-Tirmidhīu në el-Menākib ul-Murtezāwijje, f. 101 (bot. i Bombeit). Hejthemīu po ashtu citon në vëll. IX, f. 173, një hadīth nga Ebū Hureira se Profeti (s) i tha ‘Alīut: “Ti dhe shī‘itët e tu jeni me mua në Xhennet.” (E përcjell edhe Khātibi i Bagdadit në Tarīkh ul-Baghdād, vëll. XII, f. 289 - bot. Egjiptit) Dejlemīu ka cituar Ummi Selemen duke pohuar se Profeti (s) ka thënë: “Alīu dhe shī‘itët e tij janë fitimtarët në Ditën e Ringjalljes.” Kjo është pohuar dhe nga el-Manāwīu në Kunūz ulHakā’ik, f. 98, dhe el-Kundūzī Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, f. 188, 237 (bot. Stambollit). Sibt ibn el-Xhewzī ka përcjellë në Tedhkīret ul-Khawās, f. 59, një hadīth nga Ebū Sa‘īd elKhudrīu, që tregon se Profeti (s) shikoi ‘Alī ibn Ebī Tālibin e tha: “Ky njeri dhe shī‘itët e tij janë


ngadhënjimtarët në Ditën e Ringjalljes.” Ebū Na‘īmi transmeton nga Ibn ‘Abbāsi se: “Kur zbritën ajetet: {Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesat më të mira. Shpërblimi i tyre te Zoti janë kopshtet e përjetësisë nën të cilët burojnë lumenj; qëndrojnë aty përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta e ata janë të kënaqur me Të; kjo është për atë që i është frikuar Zotit}, i Dërguari i Allahut (s) iu drejtua ‘Alīut: O ‘Alī! Krijesat më të mira (hajr ul-berijje) në këtë ajet jeni ti dhe shī‘itët e tu. Ditën e Ringjalljes, ti dhe shī‘itët e tu do të arrini një pozitë të atillë që Allahu do të jetë i kënaqur me ju dhe ju do të jeni të kënaqur me Atë.’” El-Khawārīzmīu transmeton në el-Menākib nga Xhābiri: “Ndodhesha në prani të Profetit (s) kur erdhi tek ne ‘Alīu. Atëherë, Profeti tha: ‘Ju ka ardhur vëllai im.’ Pastaj, duke u drejtuar nga Qa’beja, i Dërguari e kapi ‘Alīun për dore e tha: ‘Pasha Atë në duart e të Cilit ndodhet jeta ime, ky ‘Alī dhe shī’itët e tij do të jenë të shpëtuar në Ditën e Gjykimit.’” Khātibi i Bagdadit thotë në Muwadhih Awham ul-Xhami’ we’t-Tefrīk, vëll. I, f. 43 (bot. Haiderabadit), se Ebū’l-Hasan Muhammed ibn ‘Abdul-Wāhid ibn Muhammed ibn Xha‘feri i tha atij se ‘Alī ibn ‘Umer el-Darkutnīu i tha se Ebū’l-Hasan ‘Alī bin Muhammed bin ‘Ubejdi i tha se Ahmed ibn Hazimi i tha se Sahl ibn Āmiri i tha se Fudejl ibn Mazruki kishte dëgjuar prej Ebū’lXhihafit, prej Muhammed b. ‘Amr bin Hasanit, prej Zeinebes, prej Fātimesë, bijës së Profetit (s), se i Dërguari i Allahut (s) i tha ‘Alīut: “O Ebū’l-Hasan, ti dhe shī‘itët e tu jeni në Xhennet.” El-Khawārīzmīu përmend në el-Menākib, Kreu XVII, f. 178 se imami i muhadithëve, Ebū Mensūr Shahrdar bin Shirwejh bin Shahrdari i tha atij në letrën e tij nga Hamadani se Ebū’l-Fet’h ‘Abdus bin ‘Abdullāh ibn ‘Abdus el-Hamadānīu i tha se Sherīf Ebū Tālib el-Mufaddal bin Muhammed ibn Tāhir el-Xha’ferīu në shtëpinë e tij në Isfahan, Sikkatul-Khawr, se Shejh Ebū Bekr Ahmed ibn Mūsa bin Mardawejh bin Fawrak el-Isfahānī i tha se Ahmed ibn Muhammed ibn esSarī i tha se el-Mundhir ibn Muhammed ibn el-Mundhiri i tha se i ati i tha se xhaxhai i tij elHusein ibn Sa‘d i tha se Ismā‘īl ibn Zijād el-Bezzāzi i tha se Ibrāhīm ibn Muhāxhiri i tha se Jezīd ibn Shurahil Ensārīu, shkruesi i ‘Alīut, i tha atij se ai e kishte dëgjuar ‘Alīun të thonte: “[Para se të vdiste] Profeti (s) u mbështet mbi gjoksin tim dhe tha: ‘Ti e ke dëgjuar ajetin {Ata që besuan e bënë vepra të mira, ata janë më të mirët e krijesave} (98:7). Këta jeni ti dhe shī‘itët e tu. Takimi jonë do të jetë te Haudi, kur të mblidhen krijesat për dhënien e llogarisë, dhe fytyra jote do jetë e ndritur. Atë ditë ti do të dallohesh si prijësi i faqebardhëve’.” Shih dhe Sujūtīu: Durr ulMenthūr, vëll. VI, f. 379 (Kajro, 1313 H.). Hākim Ebū’l-Kāsim ‘Abdullāh Hasakānī në Shewāhid utTenzīl; Muhammed bin Jusūf Genxhī el-Shāfi‘ī në Kifājetut-Tālib, f. 119; Ibn ul-Xhewzī në Tedhkiret ul-Khawās, f. 31; Ibn Mundhiri dhe në veçanti Hākimi, përcjellin se Hāfiz Hākim Ebū ‘Abdullāhi e citon atë bazuar mbi dëshmitë e transmetuesve që shkojnë deri tek Jezīd ibn Shurahili. Në Kreun II të es-Sawā‘ik ul-Muhrike, Ibn Haxheri citon Hāfiz Xhemāl ed-Dīn Zerendī Medenīun, dijetar i madh sunni, që thotë në Nudhūm Dūrer us-Simtejn, f. 92, se kur u shpall ajeti në fjalë, i Dërguari i Allahut (s) tha: “O ‘Alī, ti dhe shī‘itët e tu jeni më të mirët e krijesave. Ti dhe shī‘itët e tu do të vini në Ditën e Gjykimit të kënaqur me Allahun e Allahu do të jetë i kënaqur me ju. Armiqtë e tu do të jenë urryes dhe atyre do u lidhen duart për qafe.” Atëherë, ‘Alīu pyeti se kush ishte armiku i tij. Profeti (s) u përgjigj: “Ai që tregon mëri ndaj teje e që të shan.” Ibn Haxheri citon nga Mu‘xhem ul-Kebīr i Taberānīut se Profeti (s) i tha ‘Alīut: “O ‘Alī! Vërtet, ti dhe shī‘itët e tu do të vini para Allahut të kënaqur dhe kënaqës.” (f. 92)


‘Alāme Samhūdīu në Xhewāhir ul-Ikdein, me autoritet të Hāfiz Zerendīut e Ibn Sebāgh elMālikī el-Mekkīt,në Fusūl ul-Muhimme, f.107, transmeton nga Ibn ‘Abbāsi se kur u shpall ajeti në fjalë, Profeti (s) i tha ‘Alīut: “Këta jeni ti dhe shī‘itët e tu. Ju do të vini në Ditën e Gjykimit të lumtur e të kënaqur, ndërsa armiqtë tuaj do të jenë të pikëlluar, me duar të lidhura.” (e transmeton edhe Sejjid el-Hamadānīu el-Shāfi‘ī në Muweddet ul-Kurba) Khātibi në Tarīkh ul-Baghdād, vëll. XII, f. 358; Mīr Sejjid el-Hamadānī el-Shāfi‘ī në Muweddet ul-Kurba dhe Ibn Haxheri në es-Sawā’ik ul-Muhrike (nga Dār Kutnīu), transmetojnë prej umm ulmu’minīn Ummi Selemes: “Ishte nata ime me të Dërguarin e Allahut kur Fātimeja erdhi bashkë me ‘Alīun. Atëherë Profeti i tha atij: “O ‘Alī. Ti dhe shokët e tu jeni në Xhennet; ti dhe shī‘itët e tu jeni në Xhennet.” (E përcjell edhe Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā’id, vëll. X, f. 21, duke pohuar se e ka transmetuar et-Taberānīu në el-Ewset.) Ibn ‘Asakīri citon Xhābirin duke thënë: “Ishim në praninë e Profetit (s) kur u shfaq ‘Alīu. Me ta parë, i Dërguari i Allahut (s) i tha: “Betohem me Atë në dorën e të Cilit është jeta ime, se ai dhe shī‘itët e tij do të jenë të suksesshëm në Ditën e Gjykimit.” (vëll. II, f. 442 Tahdhib; vëll. XVIII, f. 14 el-Mukhteser) Po ashtu, ‘Alīu citohet duke pohuar: “Profeti (s) më ka thënë: ‘Ti dhe shī‘itët e tu jeni në Xhennet’.” (Tarīkh el-Mukhteser, red. nga Ibn Menzūri, vëll. XVII, f. 384) Ibn ul-‘Athīri citon nga Xhābiri se Profeti (s) iu drejtua ‘Alīut: “Ti dhe shī‘itët e tu do të jeni të kënaqur me Allahun dhe Allahu do të jetë i kënaqur me ju, dhe armiqtë tuaj do të vijnë para Tij të dëshpëruar dhe me qafat e thyera.” (en-Nihāje, vëll. IV, f. 106, Beirut 1399 H.; po ashtu etTaberānīu në Mu‘xhem el-Kebīr, vëll. I, f. 319; el-Hejthemīu në Mexhma’, vëll. IX, nr 14168) Zemakhsherīu transmeton në Rabī’ ul-Ebrār, hadīthin e mëposhtëm: “O ‘Alī! Ditën e Gjykimit, mbuloja e mëshirës së Allahut do të jetë në dorën time dhe mbuloja ime do të jetë në dorën tënde dhe mbulojën tënde do ta mbajnë pasardhësit e tu, dhe shī‘itët e pasardhësve të tu do të kapen pas saj. Atëherë do ta shohësh se ku do të shkojmë.” (Për më gjërë, shih Menākib-in e Imam Ahmed ibn Hanbelit dhe librin Khasā’is ‘Alī të Nesā‘īut.)]

[42] Bukhārīu, në shpjegimin e tij të Sures Haxh, në f. 107, vëll. III i Sahīh-ut, citon ‘Alīun me fjalët: “Unë jam i pari që gjunjëzohet për t’i paraqitur ankesën Allahut Ditën e Gjykimit.” Bukhārīu pastaj citon Kejsin duke thënë: “Për ta u shpall ky varg: {Ata janë dy kundërshtarë që e sollën çështjen e tyre përpara Allahut.} Ata janë personat që dolën në Bedr të luftojnë ‘Alīun dhe dy shokët e tij Hamza e ‘Ubejde, pra Shejbe ibn Rabī’e dhe dy shokët e tij ‘Utbe ibn Rabī’e dhe el-Walīd ibn ‘Utbe.” Në të njëjtën faqe, ai citon Ebū Dherin duke thënë se ai betohej me ajetin mbi dy kundërshtarët që debatuan për Zotin e tyre që u shpall për nder të ‘Alīut dhe dy shokët e tij, dhe për ‘Utben me dy shokët e tij kur dolën për duel në Bedr.

[43] Ky ajet u shpall për Prijësin e Besimtarëve kundrejt el-Welīd ibn ‘Ukbe ibn Ebū Ma‘ītit, pa kurrfarë diskutimi. Kjo konfirmohet nga muhadīthët dhe pohohet nga mufessirët. Imam Ebū’l-Hasan ‘Alī el-Wāhidī, kur e diskuton këtë ajet në librin e tij Asbāb un-Nuzūl [f. 263], citon Sa‘īd ibn Xhubejrin nga Ibn ‘Abbāsi, që thotë se el-Walīd ibn ‘Ukbe ibn Ebū Ma‘īti i tha njëherë ‘Alī ibn Ebī Tālibit: “Unë jam më i fortë se ti; fjala ime është më elokuente, dhe jam më i shpejtë se ti në ngritjen e një ushtrie.” ‘Alīu tha: “Mos fol më gjatë, se ti s’je veçse një i shthurur,” rast me të cilin u shpall ajeti {A është ai që është besimtar i ngjashëm me atë që është i shthurur?


Ata me siguri s’janë njëlloj}, duke e quajtur besimtar ‘Alīun dhe të shthurur el-Welīd ibn ‘Ukben. [Këtë e pohojnë dhe Ibn Xherīr Taberīu, Sujūtīu në ed-Durr ul-Menthūr, Zemakhsherīu në Tefsīr ul-Keshshāf, Khatībi i Bagdadit në Tarīkh ul-Baghdād dhe Muhibb ed-Dīn et-Taberīu në erRijād un-Nedīreh.]

[44] Ky varg zbriti për nder të ‘Alīut, xhaxhait të tij el-‘Abbās, dhe Talha ibn Shejbes që filloi të krekosej: “Unë jam i ngarkuari për Qa‘ben; kam çelësat e saj dhe e imja është pëlhura që e mbulon.” ‘Abbāsi tha: Unë jam i ngarkuari i sikāje-s dhe mirëmbajtjes.” ‘Alīu tha: “S’e di ç’po flisni ju të dy, por unë kam recituar lutjet në shoqërinë e atij që udhëheq xhihādin (s) gjashtë muaj para kujtdo tjetri”, kur Allahu zbriti ajetin në fjalë. Këtë e pohon Imam Wāhidīu në shpjegimin e këtij vargu në Asbāb ul-Nuzūl duke cituar Hasan el-Basrīun, el-Shabīun dhe Kurtubīun. Ai citon Ibn Sīrīnin dhe Murreh Hamadānīun që përcjellin se ‘Alīu i tha njëherë ‘Abbāsit: “A s’po migron e i bashkohesh të Profetit të Zotit (s)?” Ai u përgjigj: “A nuk kam një përgjegjësi më të madhe se migrimi? A nuk u siguroj ujë haxhijve të Shtëpisë së Allahut dhe mirëmbaj Haremin e saj?” me ç’rast u shpall ky ajet. [Shih Durr ul-Menthūr nga Sujūtīu, Tefsīr Mefātih ul-Ghājb nga Fakhr er-Rāzīu, Tefsīr Xhāmi’ ul-Bejān nga Taberīu, dhe Tefsīr Gharaīb ulKur’ān nga el-Nisābūrīu.]

[45] Në f. 4, vëll. III i Mustedrek-ut, Hākimi citon Ibn ‘Abbāsin duke thënë: “‘Alīu e ka këmbyer jetën e tij dhe me të vërtetë ka veshur mantelin e të Dërguarit.” Hākimi ia dëshmon vërtetësinë këtij hadīthi sipas kriterit të të dy Shejhëve, ndonëse këta nuk e transmetuan. Në Telkhīsul-Mustedrek, Dhehebīu pranon të njëjtën, duke cituar Imam ‘Alī ibn Huseinin që thotë: “I pari që e këmbeu jetën e tij me kënaqësinë e Allahut është ‘Alī ibn Ebū Tālibi i cili fjeti në shtratin e të Dërguarit të Allahut (s)”, pastaj ai citon ca vargje poeme që i atribuohen ‘Alīut, të cilat fillojnë kështu:

Unë e ruajta me jetën dhe forcën time të hekurt Atë që është më i miri mbi faqen e dheut E ndonëse i vetëm, rreth Shtëpisë së Lashtë Asaj dhe Gurit të Zi përreth i rashë.

[Shpallja e këtij ajeti për nder të ‘Alīut, kur ai u shtri në shtratin e Profetit (s) i gatshëm të jepte jetën për ta mbrojtur atë (s), është pranuar njëzëri nga një mori mufesīrësh, muhadīthësh, historianësh, biografësh e studiuesish islamë si: Taberānīu në Xhāmi’ ul-Kebīr dhe el-Ewset; Ibn ‘Athīri në ‘Usd ul-Ghābeh, vëll. IV, f. 25; Ibn Sabāgh Mālikī në Fusūl ul-Muhimme, f. 33; Imam Tha‘lebīu në Tefsīr Keshf ul-Bejān; Fakhr Rāzīu në Tefsīr ul-Kebīr, vëll. II, f. 189; Sujūtīu në Durr ul-Menthūr; Ebū Na‘īmi në Menazil min el-Kur’ān fī ‘Alī; Ibn Xherīri nga disa burime; Gazālīu në Ihjā’ ul-‘Ulūm ud-Dīn, vëll. III, f. 223, Ibn Kethīri në Bidāje we’n-Nihāje, vëll. VII, f. 338; el-Genxhī Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, kr 62; el-Hamawejnī në Fera‘īd us-Simtejn; Khawārīzmī në Menākib, f.


73... Krahas tyre, ngjarjen e përshkruajnë Taberīu në Tarīkh, vëll. II, f. 99; Ibn Sa‘di në Tabakāt, f. 227; Ibn ‘Athīri në Tarīkh el-Kāmil, vëll. II, f. 72; Ibn Khaldūni në Tarīkh, vëll. II, f. 15; Ibn Hishāmi në Sīre, vëll. I, f. 482; Hāfiz Muhadīth ed-Dimeshkī në Arba’īn et-Tiwal; Ebū Sa‘dāti në Fadā’il ulItreti et-Tāhire; Ibn Ebī’l-Hadīdi në Sherh Nehxhul-Belāgha, vëll. XIII, f. 262; Ibn Sab’i Maghribī në Shīfā us-Sudūr; Ibn el-Xhewzī në Tedhkīret ul-Khawās, f. 34, el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābi’ ulMuwedde, f. 105, etj... Kur Profeti u urdhërua nga Allahu të nisej nga Mekka për në Medine, ai (s) i kërkoi ‘Alīut të vishte pelerinën e tij të gjelbër dhe të flinte në shtratin e tij. ‘Alīu iu bind Profetit. Atëherë Allahu Fuqiplotë u tha melekëve Xhibra’īl dhe Mikaīl se Ai i kishte bërë ata vëllezër e se njëri prej tyre duhet të jetonte më gjatë se tjetri. Ai i pyeti se cili prej tyre qe i gatshëm t’ia dhuronte vëllait atë pjesë jete më shumë, gjatësinë e së cilës s’e dinte asnjëri. Ata e pyetën nëse kjo zgjedhje ishte e detyrueshme. Përgjigja ishte jo; asnjëri prej tyre nuk deshi të ndahej nga pjesa e vet shtesë e jetës. Atëherë pasuan fjalët Hyjnore: “Unë krijova vëllazëri ndërmjet Profetit Tim Muhammed dhe khalīfit Tim ‘Alī. ‘Alīu ofroi të flijonte jetën e tij për hir të asaj të Profetit. Duke fjetur në shtratin e Profetit, ai po i mbron jetën atij. Tani që të dy jeni të urdhëruar të shkoni në tokë e ta shpëtoni nga komplotet e liga të të paudhëve.” Kështu, të dy engjëjt erdhën në tokë. Xhibra’īli iu ul ‘Alīut te koka, ndërsa Mikaīli te këmbët. Xhibra’īli tha: “Përgëzime o Ibn Ebī Tālib! Me ty Allahu u krenohet melekëve.” me ç’rast u zbrit ajeti: {Ka nga njerëzit që flijon veten për kënaqësinë e Allahut...} (2:207). Pas nisjes së Profetit (s), ‘Alīu përmbushi dëshirën e Profetit (s) duke ua kthyer njerëzve amanetet dhe porositë që i kishin lënë atij (s). Pastaj, ai u nis për në Medine së bashku me nënën e tij, Hazreti Fātimen dhe dy gra të tjera. Ibn Sab’i el-Maghrībīu thotë në esh-Shīfā us-Sudūr për trimërinë e ‘Alīut: “Ekiston ixhma’ e plotë midis ‘ulemāve arabë se në natën e Hixhrës, fjetja e ‘Alīut në shtratin e Profetit (s) ishte superiore ndaj nisjes me të. ‘Alīu e bëri veten përfaqësuesin e Profetit dhe rrezikoi jetën e vet për hir të atij (s). Kjo çështje është aq e qartë saqë askush s’e ka mohuar ndonjëherë përveç të molepsurve me çmenduri ose fanatizëm.”]

[46] Muhadīthët, mufesīrët, dhe autorët që kanë shkruar për shkaqet e shpalljes së Kur’anit Fisnik kanë cituar të gjithë Ibn ‘Abbāsin duke shpjeguar ajetin: {Ata që e shpenzojnë pasurinë për bamirësi natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi}, me fjalët: “Ky varg u shpall për nder të ‘Alī ibn Ebī Tālibit, i cili njëherë kishte katër dirhemë; njërin e shpenzoi në rrugën e Allahut natën, njërin gjatë ditës, njërin në fshehtësi dhe të fundit në publik; prandaj ky ajet u shpall për të vlerësuar atë që ai bëri.” Imam el-Wāhidī po ashtu, e ka cituar këtë hadīth të Ibn ‘Abbāsit në librin e tij Asbāb un-Nuzūl. Ai citon gjithashtu Muxhāhidin që e përcjell atë, dhe ai e transmeton më hollësisht nga el-Kalbī.

[47] Ai që solli të vërtetën është i Dërguari i Allahut (s) dhe ai që besoi në të është Emīr ulMu’minīni, sipas hadīthit të Imam Bākirit, Sādikut, Kādhimit, Ridāit, paqe pastë mbi ta, si dhe Ibn ‘Abbāsit, Ibn el-Hanefijjes, ‘Abdullāh ibn el-Hasanit, Shehid Zejd ibn ‘Alī ibn Huseinit dhe ‘Alī ibn Xha‘fer es-Sādikut. Prijësi i Besimtarëve e kishte zakon ta përdorte këtë ajet si dëshmi. Ibn el-


Meghāzīlīu citon Muxhāhidin në el-Menākib [f. 369, hadīthi 317] duke thënë: “Ai që solli të vërtetën është Muhammedi (s), dhe ai që i besoi atij është ‘Alīu.” Të dy hafizët, d.m.th Ibn Mardawejhi [në el-Menākib] dhe Ebū Na‘īmi [në el-Hiljet ul-Ewlijā’] e kanë cituar këtë, e po kështu edhe të tjerë. [El-Hasakānī në Shewāhid ut-Tenzīl, vëll. II, f. 120, hadīthet 810-815; Ibn Meghāzīlī në Menākib ‘Alī, f. 369, hadīthi 317; el-Genxhī el-Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, Kreu LXII, f. 233; Sujūtīu në Durr ul-Menthūr, vëll. V, f. 328; Ibn ‘Asākiri në Tarīkh ul-Dimeshk (jeta e Imam ‘Alīut) vëll. II, f. 418; Kurtubīu në Tefsīr, vëll. XV, f. 256; et-Tustārī në Tefsīr Ihkāk ul-Hakk, vëll. III, f. 177, nga Muxhāhidi dhe Ibn ‘Abbāsi... e kanë transmetuar këtë po ashtu.]

[48] Në zbërthimin e Sures et-Tūr, në f. 468, vëll II, i Mustedrek-ut të tij të saktë, Hākimi citon Ibn ‘Abbāsin duke shpjeguar ajetin: {Atyre që besuan e që edhe pasardhësit e tyre i pasuan në besim, Ne do ua shoqërojmë familjet dhe s’do t’ua pakësojmë asgjë nga veprat e tyre. Secili është peng i asaj që ka punuar} me fjalët: “Allahu do e lartësojë pozitën e pasardhësve të besimtarit ashtu që ata të mund t’i bashkangjiten atij në Xhennet, edhe pse mund të jenë në një shkallë më të ulët”, pastaj ai e recitoi ajetin përsëri dhe tha: “Allahu thotë se Ai nuk do ia zvogëlojë aspak shpërblimet atyre.” [Në Rijād un-Nedīre, v. II, f. 208, Taberīu citon Ibn ‘Umerin duke thënë: “‘Alīu është nga Ehl-i Bejti, asnjë s’mund të krahasohet me ta. ‘Alīu është me të Dërguarin e Allahut (s) në shkallën e tij në Xhennet. Pa dyshim, Allahu Fuqiplotë e i Lartësuar ka thënë në Librin e Tij: {Atyre që besuan e që edhe pasardhësit e tyre i pasuan në besim, Ne do ua bashkëngjesim pasardhësit e tyre}. Fātimeja është me të Dërguarin e Allahut (s) në shkallën e tij dhe ‘Alīu është me Fātimenë.”]

[48a] [Imam Tha‘lebīu në Keshf ul-Bejān, Sujūtīu në Durr ul-Menthūr, vëll. IV, f. 177 nga Hāfiz ibn Mardawejhī; mufesīri i njohur Ahmed bin Mūsa (vd. 352 H.) që transmeton nga Ebū Sa‘īdi dhe Shewāhid ut-Tenzīl i el-Hasakānīut; Ibn Kethīri në el-Bidāje we’n-Nihāje dhe el-Belkhī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, Kreu 39, nga Tefsīr-i i Tha‘lebīut, Xhāmi’ ul-Fewā’id e Ujūn ul-Akbār të Ibn Kutejbes; Wākidīu në Tefsīr, Hākimi në Tarīkh, el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl dhe në shënimin e tij të shkurtër në Musned-in e Ahmedit (Kitāb ul-Ahlāk, bāb: sila-i rahm) Ibn Ebī’lHadīdi në Sherh, vëll. IV, f. 78 që përcjellin nga Ebū Sa‘īdi me zinxhirë të ndryshëm - pohojnë se kur u shpall ajeti {Dhe jepja të afërmit në fis pjesën që i takon} (17:26; 30:38), Profeti (s) thirri Fātimenë e ia dhuroi Fedekun. Fedeku ishte një sipërfaqe e gjerë në luginën e kodrave rreth Medines. Kur fortesat e Khajberit u zaptuan nga muslimanët, pronarët e tij çifutë ia dorëzuan gjysmën Profetit (s), pa luftë, sipas marrëveshjes (Futūh ul-Buldān nga Baladūrī, f. 42-6, Tarīkh ul-Kāmil nga Ibn ‘Athīri, vëll. II, f. 321; Sīre Ibn Hishām, vëll. II, f. 368, Sherh Nehxhul-Belāgha, vëll. IV, f. 78). Kur u kthye në Medine, Xhibra’īli i zbriti ajetin: {Dhe jepja të afërmit tënd në fis pjesën që i takon, edhe nevojtarit e udhëtarit, por mos shpenzo tepër e pa rrugë}. Ndaj, i Dërguari (s) ia dhuroi atë Hazreti Fātimes (Baladūrī, f. 44). Sipas ligjit islam, sipërfaqet e zaptuara me luftë dhe fuqi ushtarake janë pronë e të gjithë muslimanëve dhe administrimi i tyre bëhet nga sundimtari islam. Mirëpo, tokat që bien në duart e muslimanëve pa përpjekje ushtarake i përkasin Profetit dhe pas tij Imamit. Ai zotëron autoritet


të plotë mbi to dhe mund t’i dhurojë apo lëshojë me qira. Një nga qëllimet për të cilat ai mund ta përdorë këtë pronë është plotësimi i nevojave të të afërmve të tij nga ajo, me maturi. Këtë e dëshmojnë ajetet 6-8 të Sures el-Hashr: {Atë që prej tyre Allahu iu dhuroi të Dërguarit të Tij, e për këtë ju s’i ngatë kuajt e as devetë, por Allahu i bën mbizotërues të dërguarit e Tij përmbi kë të dojë, dhe Allahu ka fuqi mbi çdogjë; Ajo që Allahu ia dha pa luftë të Dërguarit, nga banorët e vendeve, i takon Allahut, të Dërguarit, të afërmve (të tij)...}. Në librat e fikh-ut, kjo çështje diskutohet në kreun mbi xhihadin, nën kaptinën e fej-it. Në komentin e ajetit 59:6, Zemakhsherīu shkruan në Tefsīr el-Keshshāf vëll. IV, f. 502: “Çdo tokë, banorët e së cilës hiqnin dorë ashtu (pa luftuar), ishte pronë e pastër e Profetit (s).” Po ashtu, në ajetin 8:41 Allahu Fuqiplotë thotë: {Ta dini se një e pesta e asaj që fituat nga ndonjë send, i takon Allahut, të Dërguarit, të afërmve të tij, jetimëve, nevojtarëve e mërgimtarëve} Përveç të përmendurve më lart, disa nga dijetarët që e kanë pohuar se me ‘të afërmit’ në këto tre ajete, nënkuptohet Ehl ul-Bejti, janë: Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā‘id, vëll. VII, f. 49; Taberīu në Tefsīr ul-Kebīr, vëll. X, f. 5, vëll. XV, f. 194; el-Hasakānī në Shewāhid utTenzīl, vëll. II, f. 338; el-Muttekī el-Hindī në Muntekheb Kenz ul-‘Ummāl (në margjinën e Musned-it), vëll. I, f.228; Sujūtīu në ed-Durr ul-Menthūr, vëll. IV, f. 177, el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, f. 49...]

[49] Ky është ajeti i tretë i të përfshirëve nga Ibn Haxheri në Kreun XI të el-Sawā‘ik ulMuhrike, f. 88. Autori vazhdon e thotë se një grup mufesīrësh kanë cituar Ibn ‘Abbāsin duke thënë: “Kuptimi i këtij ajeti është: Paqja qoftë mbi familjen e Muhammedit (s).” Ibn Haxheri thotë se edhe el-Kalbi i ka dhënë të njëjtin kuptim atij, pastaj shton: “Fakhr el-Rāzī ka pohuar se Ehl ul-Bejti janë të barabartë me Profetin (s) në pesë virtyte: i) Në selam. Allahu e ka përshëndetur atë me fjalët: {Paqja qoftë me ty, O i Dërguar}, {Paqja qoftë mbi familjen e Jāsīnit} (37:130); ii) në dërgimin e salavāteve mbi atë dhe ata në teshehhud (Allāhume sali’..); iii) në pastërti (tāhire), kur Fuqiploti thotë: {Tāha} (20:1), d.m.th. {O i pastër} e {t’ju pastrojë juve me një pastrim të skajshëm} (33:33); iv) në ndalimin sadakasë për ta; v) si dhe në dashurinë për ta, kur thotë: {Ndiqmëni mua që t’ju dojë Allahu} (3:31), e po ashtu: {Thuaj: Nuk kërkoj nga ju asnjë shpërblim përveç dashurisë ndaj të afërmve} (42:23).”

[50] Bukhārīu ka cituar në Kitāb tefsīr, vëll. III i Sahīh-ut të tij, në një kaptinë që merret me ajetin {Allahu dhe engjëjt e Tij derdhin bekime mbi Profetin}, në zbërthimin e Sures Ahzāb. Kjo citohet edhe nga Muslimi në një kaptinë mbi dërgimin e salavāteve mbi Profetin, në Kitāb ussalāt, vëll. I i Sahīh-ut të tij, dhe citohet prej të gjithë muhadīthëve nga Ka’b ibn ‘Axhrah. [Ai gjendet edhe në Sunen Ibn Māxhe, vëll. I, hadīthi 904; Sahīh ul-Tirmidhī, vëll. I, hadīthi 483. Sujūtīu citon në Durr ul-Menthūr ‘Abdur-Rezzākun, Ibn Ebī Shejben, Imam Ahmedin, ‘Abd ibn Hamīdin, Bukhārīun, Muslimin, Ebū Dā‘ūdin, Tirmidhīun, Nesā‘īun, Ibn Māxhen e Ibn Merdewejhin që e sjellin nga Ka’bi. Krahas kësaj, Sujūtīu citon tetëmbëdhjetë rivājete të ndryshme që theksojnë se dërgimi i salavāteve mbi Profetin duhet të përfshijë edhe familjen e tij. Ka hadīthe të tjera nga Ebū Sa‘īdi, ‘Abdullāh ibn ‘Abbāsi, Ebū Hureira, Burejde, Ka’b ibn Amri, Talha, Ebū Mes’ūd el-Ensārīu, Ibn Mes’ūdi e ‘Alīu, që pajtohen me hadīthin e Ka’bit. Në vëll. XXII, f. 31 të Tefsīr ul-Kebīr Ibn Xherīr Taberīu transmeton nga Ibrāhīmi lidhur me


ajetin 33:56 se: “Sahabët thanë: ‘O i Dërguar i Allahut! Ne dimë si të të dërgojmë selāme mbi ty, po si të lusim salāvate?’ Ai u përgjigj, ‘Thoni: O Allah, bekoje Muhammedin, robin e të dërguarin Tënd, dhe Ehl-i Bejtin e Muhammedit, siç e bekove Ibrāhīmin. Vërtet, Ti je i Lartësuar, i Madhërishëm.” Në f. 23 të Musned-it të Shāfi‘īut, transmetohet se Ebū Hureira e pyeti Profetin (s): “O i Dërguar i Allahut! Si të të dërgojmë salavāte në namaz? Ai u përgjigj: “Secili nga ju duhet të thotë: Allāhumme sali’ alā Muhammed we alā āli Muhammed, kemā salejte alā Ibrāhīm wa alā āli Ibrāhīm, in-neke Hamīdun Mexhīd; we Allāhumme barik alā Muhammed we alā āli Muhammed, kemā berekte alā Ibrāhīm we alā āli Ibrāhīm, in-neke Hamīdun Mexhīd. Pastaj dërgoni selām mbi mua.” Nesā‘īu shkruan në Sahīh, vëll. I, f. 140: “Mūsa ibn Talha transmeton nga i ati se ai tha: E pyetëm të Dërguarin e Allahut, ‘Si të të dërgojmë salavāte?’ Ai u përgjigj: ‘(Thoni) Allāhumme sali’ ‘alā Muhammed wa ‘alā āli Muhammed kemā salejte ‘alā Ibrāhīm we ‘alā āli Ibrāhīm; inneke Hamīdun Mexhīd’.” Ahmedi përcjell në Musned, vëll. VI, f. 323, se nëna e besimtarëve Umm Seleme transmeton: “I Dërguari i Allahut (s) i tha njëherë Hazreti Fātimes: ‘Sille tët shoq dhe fëmijët e tu!’ Kur ajo i solli ata, ai hodhi një mbulesë (kisa’) të veçantë mbi ta dhe vendosi dorën e tij mbi ta. Pastaj ai tha: ‘O Allah! Kjo është Familja e Muhammedit! Ndaj, dërgoji salavātet dhe selāmet e Tuaja mbi Muhammedin dhe familjen e Muhammedit. Vërtet, Ti je më i Lartësuari, më i Madhërishmi!’” Së fundi, Ibn Haxheri citon në Sawā‘ik ul-Muhrike f. 87, se: “I Dërguari i Allahut tha: ‘Mos dërgoni salavāt të cunguar (batrā) mbi mua! I thanë: Ç’është salavāti i cunguar? Ai (s) u përgjigj: Të thoni, Allāhumme sali’ alā Muhammed, e të ndaloni. Por thoni: “Allāhumme sali’ ‘alā Muhammed we ‘alā āl-i Muhammed!” Ibn Haxheri citon në f. 88 Dejlemīun, që transmeton se Profeti (s) ka thënë: “Çdo du‘ā mbetet e penguar (mahxhūb) nga të qenurit e dëgjuar, gjersa të dërgohet salavāt mbi Muhammedin dhe familjen e Muhammedit.” Po ashtu, Taberānīu transmeton në el-Ewset se ‘Alīu ka thënë: “Çdo du‘ā mbetet mahxhūb (e fshehur) gjersa t’i çohet salavāt Muhammedit dhe familjes (āl) së Muhammedit.” (Fet’h ul-Kadīr, vëll. V, f. 19; Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 173). Dār Kutnī transmeton nga Ebū Mes’ūdi se: “I Dërguari i Allahut (s) tha: ‘Kujtdo që fal namaz e nuk dërgon salavāt mbi mua dhe Ehl ul-Bejtin tim, nuk i pranohet namazi’.” (Sunen Dār Kutnī, f. 136) Po ashtu, Fakhr ed-Dīn Rāzīu përcjell nga Ahmedi e Tirmidhīu, të cilët citojnë fjalët e Imam Hasanit, që citon Profetin (s): “Është koprrac ai që, kur i përmendet emri im, nuk më dërgon salavāt.” (komentimi i ajetit 3:61 në Tefsīr ul-Kebīr, vëll. II, f. 700) Shih edhe shën. 49 më sipër, dhe shën. 17 në Letrën 10.]

[51] Referojuni të dytit nga këto ajete në faqe 87.

[52] Tha‘lebīu, duke diskutuar kuptimin e tij në Tefsīr ul-Kebīr, citon hadīthe ku i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e familjen e tij, thotë: “Tūba është një pemë në Xhennet rrënjët e së cilës janë shtëpia ime dhe degët e së cilës u bëjnë hije banuesve të Parajsës.” Disa e pyetën: “O i


Dërguari i Allahut! Ne të kemi pyetur më parë dhe ti the që rrënja e saj është në shtëpinë e ‘Alīut dhe se dega e saj është mbi banorët e Xhennetit”, me çka ai, paqja qoftë mbi të e pasardhësit e tij, tha: “A s’është shtëpia ime e njëjtë me atë të ‘Alīut?” [Të shihet dhe: Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 109; Ahmedi në Musned, vëll. IV, f. 370; Nesā‘īu në Khasā‘is, f. 25; Tirmidhīu dhe Taberānīu.]

[53] Thiketul-Islām el-Kulejnī ka cituar në një hadīth të saktë Sālimin, duke thënë se ai e pyeti një herë Ebū Xha‘ferin (Imam Bākirin) rreth kuptimit të vargut: {Ne pastaj u lejojmë atyre që kemi zgjedhur në mesin e robërve Tanë ta trashëgojnë Librin}. Imami, paqe pastë mbi të, e shpjegoi atë kështu: “Ai që nxiton për të kryer vepra të mira është Imami; i maturi është ai që ia njeh vlerën Imamit; kurse ai që i bën padrejtësi vetes është i pandërgjegjshmi mbi rëndësinë e Imamit.” Diçka e ngjashme me këtë citohet nga Imamët Ebū ‘Abdullāh es-Sādik, Ebū’l-Hasan elKādhim dhe Ebū’l-Hasan er-Ridā, paqe pastë mbi ta, të cilët citohen nga Shejh es-Sadūku e shumë muhadīthë tanë të tjerë. Ibn Mardawejhi citon Imam ‘Alīun duke e shpjeguar ajetin kështu: “Të nënkuptuarit në këtë varg jemi ne”, dhe hollësirat e tij ndodhen në librin tonë Tenzīl ul-Ajāt, si dhe Gājet ul-Merām të el-Bahranīut.

[54] Këtë e citon Ibn ‘Asākiri prej Ibn ‘Abbāsit, siç pohon dhe Pjesa e tretë, Kreu IX, f. 76 e librit es-Sawā‘ik ul-Muhrike të Ibn Haxherit. [Midis ajeteve të shpallura në nderim të Ehl ul-Bejtit, janë edhe vijuesit:

*{Vallë ai që zotëron argument të qartë nga Zoti i tij, dhe që e përforcon dëshmuesi nga Ai...} (11:17). Në zbërthimin e tyre të këtij ajeti, Sujūtīu në ed-Durr ul-Menthūr, Fakhr er-Rāzī në Tefsīr ul-Kebīr dhe Muttekī el-Hindī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 251 transmetojnë: “Fjalët {ai që zotëron një argument të qartë} nënkuptojnë të Dërguarin e Allahut (s), kurse fjalët {dëshmuesi i Tij} nënkuptojnë ‘Alīun. Dijetarët sunni kanë përcjellë rreth tridhjetë hadīthe që e mbështesin këtë. Imam Tha‘lebīu përcjell tre hadīthe në Tefsīr; Sujūtīu në ed-Durr ul-Menthūr nga Ibn Mardawejhi, Ibn Ebū Hatīmi dhe Ebū Na‘īmi; Shejhul-Islām el-Hamawejnī transmeton në Ferā’id us-Simtejn nga tre burime; el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde nga Tha‘lebīu, Hamawejnī, el-Khawārizmī, Ebū Na‘īmi dhe Wakīdīu, prej Ibn ‘Abdullāh Ensārīut etj; Hāfiz Ebū Na‘īmi nga tre burime të ndryshme; Ibn Meghāzīlī el-Shāfi‘ī në Menākib; Ibn Ebī’l-Hadīdi në Sherh; el-Genxhī el-Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, Kreu LXII, e të tjerë ‘ulemā sunni, transmetojnë me ndryshime të vogla në formulim, se ‘dëshmues’ në këtë ajet nënkupton ‘Alīun. Taberīu në Tefsīr-in e tij dhe el-Hamādānī el-Shāfi‘ī në Muweddet ul-Kurba (muwedde 8) transmetojnë se i Dërguari i Allahut (s) tha: “Pa dyshim, Allahu e ka ndihmuar këtë fe përmes ‘Alīut, ngase ai është prej meje e unë jam prej tij, dhe ky ajet u shpall për të: {A është pra ai që ka një argument nga Zoti i tij dhe që e përforcon një dëshmi nga Ai...?}(11:17) El-Khawārīzmī shkruan në Menākīb se njerëzit e pyetën Ibn ‘Abbāsin se ç’nënkuptohej me ‘dëshmues’. Ai tha: “Kjo i referohet ‘Alīut që dëshmoi për Profetin.” Mu ashtu siç e tregoi ai cilësinë dalluese të Khuzejme ibn Thābitit dhe e quajti dëshminë e tij barabar me atë të dy muslimanëve e i dha titullin Dhu’sh-Shehādetejn, Allahu Fuqiplotë shprehu në këtë ajet pozitën


e lartë të ‘Alīut dhe e paraqiti atë si ‘dëshmues’ të të Dërguarit (s).

*{Allahu është mbrojtës i tij, si dhe Xhibra’īli dhe i sinqerti nga besimtarët..} (66:4) Dijetarët e njohur pajtohen njëzëri se fjalët ‘i sinqerti nga besimtarët’ s’i referohen kujt tjetër veçse ‘Alī ibn Ebī Tālibit. Të shihet Ibn Haxher, Fet’h ul-Bārī, vëll. XIII, f. 27; Sujūtī, Durr ul-Menthūr; elMuttekī, Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 237; el-Hejthemī, Mexhma’ uz-Zewā’id, vëll. IX, f. 194, etj.

*{dhe për ta ruajtur (nga harresa) veshët që janë përkujtues} (69:12). Në komentimin e tij të këtij ajeti, Ibn Xherīr Taberīu shkruan: “Pasiqë e recitoi këtë ajet, i Dërguari (s) u kthye nga ‘Alīu dhe tha: ‘Iu luta Allahut që këta të jenë veshët e tu.’ Më pas, ‘Alīu thonte shpesh: ‘Kurrë s’kam harruar asgjë nga ato që kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut (s).’ Këtë e pohojnë edhe Zemakhsherīu në Tefsīr el-Keshshāf, Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā‘id, Sujūtīu në Durr ulMenthūr, el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 408; Wāhidīu në Asbāb un-Nuzūl. Ky citon një numër transmetuesish dhe me autoritetin e Burejdes thotë për këtë ajet se: “I Dërguari i Allahut i tha ‘Alīut: ‘Allahu më ka urdhëruar të të mbaj pranë e mos të të largoj dhe të të mësoj ashtu që ti atë mësim ta ruash, sepse Allahu ka premtuar që do të të lejojë ta ruash.’ Atëherë zbriti ajeti: {e për ta ruajtur (nga harresa) veshët që mbajnë mend}.”

*{S’ka dyshim se ata që besuan e kryen vepra të mira, i Gjithmëshirshmi do t’u krijojë dashuri (në kraharorët e tyre)} (19:96). Profeti (s) i tha njëherë ‘Alīut: “O ‘Alī, thuaj: ‘O Allah, jepma besën Tënde e krijo dashuri ndaj meje në kraharorët e besimtarëve’.” Atëherë u shpall ajeti i mësipërm për nder të ‘Alīut. Kjo pohohet në el-Keshshāf nga Zemakhsherīu, Mexhma’ uzZewā‘id nga Hejthemīu, vëll. IX, f. 125; ed-Durr ul-Menthūr nga Sujūtīu, Sawā‘ik ul-Muhrike nga Ibn Haxheri, f. 102 dhe Rijād un-Nedīreh, vëll. II, f. 207 nga Muhibb et-Taberīu, që citon Ibn Hanefijen me fjalët: ‘Askush nuk mbetet besimtar deri sa të mos ketë dashuri në zemër për ‘Alīun dhe Ehl ul-Bejtin.’ ]

LETRA 13 , Dhu’l-Ki’de 1329


34. Pretendimi i Dobësisë së Hadītheve

Allahu jua bekoftë dorën dhe penën! Sa të lartësuara faqet e tyre përmbi nivelin e atij që sfidon dhe kundërvihet! Sa të patundshme shkrimet e tyre të urta ndaj syrit të kritikut dhe studiuesit! Faqet e tyre luftojnë drejt një pikësynimi, duke ecur përgjatë një rruge të menduar, në një mënyrë të qëlluar. Argumentet e tyre nuk ndeshin me dëgjimin e të urtit, pa ushtuar në brohoritje miratuese. Lidhur me letrën tuaj të fundit, rrëkeja e saj ishte vërshuese, e mbushur gjer në grykë, e mbështetur nga ajete të përsosura si dhe prova të denja, duke e nxjerrë kështu veten tuaj jashtë akuzave të hedhura ndaj jush, pa patur as edhe një të metë në çdogjë ju është besuar. Kushdo që ju kundërvihet juve është i dobët në argument e kokëfortë, mbrojtës i gënjeshtrës dhe shëmbëlltyrë e injorantit. Kundërshtarët tuaj, megjithatë, mund të pretendojnë se disa prej atyre që transmetuan ajetet që mbështesin argumentet tuaja, janë shī‘itë e këta s’mund të merren për bazë nga sunnitë. Cila do të ishte përgjigjja juaj atëherë? Ju lutem mirësisht ofrojeni atë, nëse dëshironi dhe gjithashtu ju lutem, pranojini falënderimet e mia. Paqja qoftë me ju.

Sinqerisht, S

LETRA 14, Dhu’l-Ki’de 1329


35. Pavërtetësia e Argumentit të Kundërshtarëve, 36. Kundërshtarët Nuk i Njohin Shī‘itët, 37. Dallimi i Theksimit të Ndalimit të Fallsifikimit të Hadīthit.

1) Përgjigjja jonë është se argumenti i kundërshtarëve të tillë është i gabuar. Ai është i pabazë për shkak të fallsitetit të premisës së tij minore dhe asaj madhore. Sa për premisën e tij minore, d.m.th pretendimin se “ata që i përcollën ajetet sipas argumenteve tuaja janë shī‘itë”, ai është padyshim i gënjeshtërt, siç dëshmojnë autoritetet e besuara sunnite që i kanë regjistruar pohimet e tyre në kuptimin që cituam. Musned-et e tyre dëshmojnë faktin se ata janë edhe më të numërt se shī‘itët, siç kemi shpjeguar në librin tonëTenzīli’l-Ajāt ul-Bāhire, në kreun “Virtytet e ‘Itres së Pastër.” Ju mund t’i referoheni edhe libritGājet ul-Merām, që është mjaft i përhapur në mbarë botën islame. Sa për madhoren, d.m.th. pretendimin se shī‘itët nuk mbahen të besueshëm nga sunnitë (në transmetim hadīthesh), fallsiteti i saj është edhe më i dukshëm se ai i minores. Musned-et e sunnive e dëshmojnë këtë fakt dhe autoritetet mbi të cilët ata u mbështetën janë përplot me emra shī‘itë. Merrni, për shembull, gjashtë sahīh-ët e tyre dhe të tjerët, që i përdorin ata si autoritete, duke qenë këta të fundit të fajësuar nga ata që u mveshin atyre shmangie nga Rruga e Drejtë dhe i damkosin me vulat “rāfidī” e “devijues”. Atyre u kanë mveshur ekstremizëm, fanatizëm dhe dalje nga Rruga. Ndër mentorët e Bukhārīut ka burra shī‘i që janë akuzuar me “rāfd” dhe damkosur me urrejtje; prapëseprapë, kjo s’e ka shtyrë as Bukhārīun e as të tjerët që t’ua dyshojnë ndershmërinë. Këta të fundit u mbështetën mbi ta madje edhe nëpër sahīhë, duke e ndier veten shumë rehat me këtë. A do të gjejnë atëherë, kundërshtarët që thonë se “shī‘itët nuk besohen nga sunnitë”, vesh që t’i dëgjojë? Natyrisht që jo!


2) Megjithatë, kundërshtarë të tillë janë injorantë. Sikur ta dinin të vërtetën, do ta kishin njohur faktin se shī‘itët kanë imituar ‘Itre-n e pastruar dhe kanë pasuar gjurmët e saj. Edukata e tyre është ajo e ‘Itre-s; prandaj, cilido që u mbështet tek ta është i pashoq në besnikëri dhe besueshmëri. Të pashoq janë heronjtë e tyre në devotshmëri dhe kujdes. Ata s’kanë të dytë mes dinjitarëve vartës në braktisjen e kënaqësive të kësaj bote, në devotshmërinë, adhurimin, mirësjelljen, vetëpërmbajtjen dhe vetëkritikën e tyre. Askush s’mund t’i arrijë ata në shkoqitjen e fakteve dhe kërkimin e diturisë, me përkujdesje të thellë e maturi të skajshme. Sikur ta kishte peshuar kundërshtari vlerën e tyre, siç është ajo në të vërtetë, ai do ua kishte dhënë atyre besimin e vet, duke ua besuar çështjet atyre. Por injoranca e tij për ta e ka bërë të endet kuturu si ai që i ka hipur një shtaze të verbër natës së errët. Ai do të akuzonte tutorët e Islamit si Muhammed ibn Ja‘kūb el-Kulejnī, një besnik mes muslimanëve si Muhammed ibn ‘Alī Babawejh el-Kummī dhe një mentor të ummetit si Muhammed ibn Hasan ibn ‘Alī et-Tūsī. Ai do përqeshte librat e tyre të shenjtë që janë rojtarët e dijes së familjes së Muhammedit (s), duke i dyshuar kujdestarët e tyre që janë pionierët e dijes dhe të barabartit e Kur’anit Fisnik, të cilët ia kushtuan jetët përhapjes së mësimeve të Allahut të Lartë e Fuqiplotë, Librit, Profetit të Tij (s) dhe Imamëve të muslimanëve.

3) Si të ndershmit ashtu edhe të mbrapshtit kanë mundur ta njohin gjykimin e këtyre njerëzve të virtytshëm për rastin e të gënjyerit. Me mijëra libra të tyre e mallkojnë të gënjyerit, duke i shpallur fallsifikimet e hadītheve si mëkate që dënohen me zjarr. Ata shquhen për gjykimin e tyre ndaj fallsifikimit të qëllimtë të hadītheve dhe e kanë konsideruar prishje agjërimi, duke e bërë të domosdoshëm si kompensimin ashtu dhe pendimin nga personi që e kryen atë gjatë Ramazanit, dhe kërkuar të njëjtën për çdo gjë tjetër që prish agjërimin. Fikh-u dhe hadīth-i i tyre janë fare të qartë mbi këtë; si mund t’i akuzojë atëherë ndokush transmetuesit e tyre kur ata janë të mirët, të virtytshmit, kaluesit e natës në lutje dhe të ditës në agjërim? Që kur janë fajësuar të virtytshmit në mesin e pasuesve dhe përkrahësve të familjes së Muhammedit (s) ndërkohë që harixhītët, murxhi‘ītët e kadrītët nuk janë? Ç’gjë tjetër përveç armiqësisë së hapët dhe injorancës së shëmtuar? Kërkojmë strehim nga Allahu kundër braktisjes sonë dhe ndihmë kundër pasojave të liga të padrejtësisë dhe shtypjes. La hawle we la kuwwete il-lā bi’l-Lāh, subhānehu we Te‘alā; dhe paqe pastë me ju.

Sinqerisht, Sh

LETRA 15 , Dhu’l-Ki’de 1329


38. Shkrepëtimë e së Vërtetës, 39. Kërkesa për Detaje mbi Autoritetet Shī‘ite tek të Cilët Sunnitë Mbështeten.

1) Letra juaj e fundit ishte e përkryer në organizim, e qartë në të shprehur, e ëmbël, e madhe në dobi, e rrokshme me lehtësi, e gjerë në vizion, largpamëse, e mbështetur mirë. E kam shikuar me kënaqësi e nga përmbajtja e saj kanë vezulluar treguesit e suksesit tuaj, kurse shenjat e ngadhënjimit tuaj kanë ndriçuar fort.

2) Mirëpo, kur pohuat se sunnitë mbështeten mbi shī‘itët, ishit shumë të përmbledhur. Ju nuk e shkoqitët këtë pohim tuajin. Do të kish qenë më mirë sikur t’i kishit përmendur ata burra me emra dhe cituar tekstet sunnite që tregojnë se ata ishin shī‘itë e që megjithatë ata u mbështetën në ta. A do mundnit, ju lutem, të na i ofronit ato, që flamujt e së vërtetës të mund të shihen mirë e dritat e sigurisë të shndrisin qartë? Paqja qoftë me ju.

Sinqerisht, S

LETRA 16 Dhu’l-Ki’de 1329


40. 100 Autoritete Shī‘ite mbi të Cilët Sunnitë Mbështeten

Po. Unë po jua siguroj me nxitim atë që kërkuat, duke u kufizuar vetëm në ato personalitete që janë vizituar prej njerëzve nga gjërë e gjatë, me kusht që të mos më kërkohet të shkoqis mbi ta, ngase për këtë s’ka vend në paraqitjen e këtushme të shkurtër. Ja ku janë emrat e tyre dhe baballarëve të tyre në rend alfabetik: (Kjo Letër ka shkuar mjaft e gjatë sepse tema e kërkon të tillë. Dijetarët nuk mërziten nga gjatësia e saj falë përmbajtjes së vet që përfshin dobi të çmuara, të kërkuara nga çdo studiues e kritik. Përndryshe, ai që mërzitet le të lexojë një pjesë dhe le ta gjykojë pjesën tjetër nëpërmjet saj e pastaj të hidhet drejtpërdrejt te Letra 17 dhe ato që pasojnë. Nga frika se mos ju mërzisim me një Letër kaq të gjatë, jemi përmbajtur nga përfshirja në të e listave me libra që kanë informacion të vlefshëm e shumë interesant.) 1. Abān ibn Taghlib

Ai ishte recitues i Kur’anit. Dhehebīu ia ka regjistruar biografinë në Mīzān duke thënë: “Abān ibn Taghlib (MET) i Kūfes, është një shī‘a i vendosur. Megjithkëtë, ai është i besuar; prandaj, ne do të mbështetemi në besueshmërinë e tij dhe do e lëmë të dënohet për risinë e tij.” Ai po ashtu thotëse Ahmed ibn Hanbeli, Ibn Ma‘īni dhe Ebū Hatimi e kanë vendosur besimin e tyre në të. Ibn ‘Adīu merr prej tij e thotë se është “ekstremist në shī‘izmin e tij.” Ibn Sa‘di e përshkruan si “devijues të hapët.” Dhehebīu vazhdon në përshkrimin e meritave të tij, duke e përfshirë si autoritet tek i cili mbështetet Muslimi dhe autorët e katër Sunen-eve: Ebū Dā‘ūdi, Tirmidhīu, Nesā‘īu e Ibn Māxhe, duke ia shënuar emrin me inicialet e tyre. Referojuni transmetimit të tij të hadīthit në SahīhMuslim, në katër Sunen-et përmes el-Hakamit dhe el-A’meshit, krahas Fudejl ibn ‘Umerit. Sufjān ibn ‘Ajīne, Shu‘beh dhe Idrīs el-Awdīu e citojnë atë, siç shënon Muslimi. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 141 H.

2. Ibrāhīm ibn Jezīd

Ai quhet Ibrāhīm ibn Jezīd ibn ‘Umer ibn ul-Eswed el-Nekha‘ī el-Kūfī, el-fekīh. E ëma është Malīka bija e Jezīd ibn Kejs el-Nekha‘īut dhe motra e el-Eswedit, Ibrāhīmit dhe ‘Adbur-Rahmānit,


bijve të Jezīd ibn Kejsit. Ashtu si xhaxhallarët e tyre ‘Alkame dhe ‘Ubej, bijtë e Kejsit, ata ishin ndër më të besueshmit dhe autoritarët në tërë muslimanët. Autorët e gjashtë sahīh-ëve, si dhe të tjerët, janë mbështetur të gjithë mbi autoritetin e tyre, pa harruar se ishin shī‘ī. Sa për heroin tonë Ibrāhīm ibn Jezīd, ai është përfshirë me dinjitarët shī‘itë nga Ibn Kutejbe në f. 206 të veprës el-Ma’ārif ku ai radhit disa dinjitarë shī‘i, duke e marrë besueshmërinë e tij për të mirëqenë. Drejtojuni hadītheve të tij në Sahīh ul-Bukhārī e Muslim cituar nga nëna e dajës së tij ‘Alkame ibn Kejs, dhe nga Humām ibn el-Hārithi, Ebū ‘Ubejde ibn ‘Abdullāh ibn Mes’ūdi, ‘Ubejde, el-Eswed ibn Jezīdi, xhaxhai i tij. Referojuni po ashtu hadītheve të tij në Sahīh Muslim nëpërmjet dajës së tij ‘Abdur-Rahmān ibn Jezīdit, dhe Sehm ibn Munxhebit, Ebū Mu’ammerit, ‘Ubejd ibn Nedles, e ‘Ābisit. Në dy sahīh-ët, ai citohet nga Fudejl ibn ‘Umeri, Mughīre, Zijad ibn Kulejbi, Wāsili, el-Hasan ibn ‘Ubejdullāhi, Hammād ibn Ebū Sulejmāni e Sammāku. Ibrāhīmi u lind më 50 H. dhe vdiq në moshën 95 ose 96-vjeçare, katër muaj pas vdekjes së Haxhxhāxhit.

3. Ahmed ibn el-Mufdil

Ai është Ahmed ibn el-Mufdil ibn el-Kūfī el-Hafrī. Ebū Zer’e dhe Ebū Hātimi e citojnë dhe e mbështesin atë duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për statusin e tij ndër shī‘ī. Në biografinë e Ahmedit, siç pohohet në el-Mīzān, Ebū Hātimi e thekson këtë fakt duke thënë: “Ahmed ibn ulMufdili është një nga prijësit shī‘ī dhe është besnik.” Dhehebīu e përmend në librin e tij elMīzān, duke i vënë pas inicialet e Ebū Dā‘ūdit dhe Nesā‘īut, si tregues se ata e quajnë autoritet. Referojuni hadītheve të tij në sahīh-ët e tyre përmes Thewrīut. Ai transmetoi përmes Asbāt ibn Nasīrit e Isrā‘īut.

4. Ismā‘īl ibn Abbān el-Esdī el-Kūfī el-Warrāk

Mentor i Bukhārīut, siç pohon ky vetë në Sahīh-un e tij. Dhehebīu shkruan në Mīzān se Bukhārīu dhe Tirmidhīu janë mbështetur te ai. Ai gjithashtu pohon se Jahjāi dhe Ahmedi kanë marrë prej tij; se Bukhārīu ka thënë: i besuar (sadūk), dhe se të tjerë kanë pohuar: “ai praktikonte shī‘izmin.” Vdiq më 286, kurse Kejserānīu thotë se kjo ndodhi më 216 H. Bukhārīu ka transmetuar prej tij drejtpërsëdrejti mëse njëherë në Sahīh-un e tij, siç pohon Kejserānīu dhe të tjerë.

5. Ismā‘īl ibn Khalīfah el-Mellaī el-Kūfī.

Kunijeti i tij është Ebū Isrā‘īl, me të cilin edhe njihet. Dhehebīu e ka përmendur në kreun e nofkave në Mīzān, ku dhe ka pohuar: “ka qenë shī‘a i urryer, nga ekstremistët që


demaskonin ‘Uthmānin dhe ka përcjellë për të fjalë të shumta që s’ka nevojë t’i përmendim, e prapëseprapë Tirmidhīu ka përcjellë prej tij në Sahīh e po kështu shumë nga autoritetet esuneneve. Ebū Hatīmi ia ka quajtur hadīthin të mirë. Ebū Zarāh ka thënë: i besuar; në mendimin e tij ka ekstremizëm.” Ahmedi ka thënë: “Hadīthi i tij shkruhet.” Ibn Ma‘īni ka pohuar një herë: “Është autentik.” El-Felāsi ka thënë: “Nuk është nga gënjeshtarët.” Drejtojuni hadīthit të tij nëSahīh etTirmidhī e gjetkë, nga el-Hakem ibn ‘Utejbeh. ‘Atijje el-‘Aufi ka tansmetuar prej tij. Po ashtu, Ismā‘īl ibn ‘Amr el-Bexhelī dhe një grup nga autoritetet e këtij rangu. Ibn Kutejbeh e ka përfshirë me dinjitarët shī‘itë në librin e tij el-Ma’ārif.

6. Ismā’īl ibn Zekerijā el-Esdī el-Khalikān el-Kūfī

Dhehebīu ia ka bërë jetëshkrimin në el-Mīzān, duke thënë: “Ismā’īl ibn Zekerijā el-Khalikānī elKūfī, sadūk, shī‘a” dhe e ka përfshirë me ata që pranohen nga autorët e sahīh-ëve duke ia shënuar emrin me treguesin e pajtimit të njëzëshëm të tyre për besnikërinë e tij. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh-un e Bukhārīut i përcjellë nga Muhammed ibn Sawkahi dhe ‘Ubejdullāh ibn ‘Umeri; hadīthit të tij në Sahīh-un e Muslimit, i përcjellë nga Suhejl e Mālik ibn Maghūli, etj. Ndërsa hadīthi i tij i përcjellë nga Āsim el-Ahwali gjendet në të dy Sahīh-ët. Prej tij ka transmetuar Muhammed ibn es-Sabah dhe Ebū Rabijje te të dy Sahīh-ët, e Muhammed ibn Bekkār te Muslimi. Vdiq në Bagdad më 174 H. Të qenurit e tij shī‘a është e hapur dhe e njohur, gjersa i mveshën pohimin se “Ai që thirri robin e Tij nga ana e Turit ishte ‘Alī ibn Ebī Tālibi.” Po ashtu, ai gjoja pohonte:“I Pari e i Fundit, i Jashtmi e i Brendshmi është ‘Alī ibn Ebī Tālibi.” Kjo, pa dyshim është një ndër shpifjet e armiqve të këtij burri për shkak të qenies ndër pasuesit e ‘Alīut dhe preferuesit e këtij mbi të tjerët. Në jetëshkrimin e tij në el-Mīzān, Dhehebīu, pasi i përmend këto mite rreth tij, pohon: “Këto fjalë ndaj Khalikānit nuk kanë bazë; ato janë prej fjalëve të të paudhëve...”

7. Ismā‘īl ibn ‘Abbād

Emri i tij është Ismā‘īl ibn ‘Abbād ibn ul-‘Abbās et-Talekānī (Ebū el-Kāsim), i njohur më mirë si esSāhib ibn ‘Abbād. Dhehebīu e ka përmendur në el-Mīzān, duke i vënë DT pranë emrit, për të treguar se si Dā‘ūdi ashtu edhe Tirmidhīu mbështeten tek ai në sahīh-ët e tyre. (Pasi përmend Ismā‘īl ibn ‘Abbādin, Dhehebīu shmanget nga qasja e zakonshme në el-Mīzān, duke e radhitur para Ismā‘īl ibn Abān el-Ganawīut dhe Ismā‘īl ibn Aban el-Azdīut. Ai vërtet i ka bërë padrejtësi të madhe vetes, duke i shpërfillur të gjitha të drejtat elementare.) Pastaj ai vazhdon duke e përshkruar si “një shī‘a i talentuar, njeri i letrave”. Të qenit e tij shī‘a është fakt që s’mund të dyshohet prej askujt. Ja përse ai dhe babai i tij fituan nota të larta prestigji e madhështie në shtetin bujid. Ai qe i pari vezir që u quajt sāhib (shok), ngase që në adoleshencë ishte shok i Mu’ajjed el-Dawle ibn Buwejhit. Ky llagap e ndoqi gjersa u rrit dhe filloi të njihej me atë emër. Më pas, ai u përdor për cilindo që mbante të njëjtën përgjegjësi në qeveri. Fillimisht, ai qe vezir i Mu’ajjed el-Dawle Ebū Mansūr ibn Rukn el-Dawle ibn Buwejhit. Pas


vdekjes së këtij, në Sha’bān 373 H. në Xhurxhān, Ebū’l-Hasan ‘Alīu, i njohur më mirë si Fakhr elDawle, vëllai i Mu’ajjedit, mori pushtetin dhe ia ruajti pozitën Sāhibit. Fakhr el-Dawle e nderoi dhe ia plotësoi dëshirat Sāhibit, ashtu siç bëri i ati Ebū ‘Abbād ibn ul-‘Abbāsi, kur i shërbente babait të Fakhr el-Dawlit, Rukn el-Dawlit. Kur, në moshën 59-vjeçare, Sāhibi vdiq mbrëmjen e së enjtes së 24 Seferit 385, në Rej, qyteti mbylli dyqanet në shenjë zie dhe njerëzit u mblodhën para shtëpisë së tij në pritje të arkivolit. Fakhr el-Dawle, i shoqëruar nga ministrat qeveritarë e prijësit ushtarakë, shkoi aty me rroba zie. Kur arkivoli doli nga shtëpia, njerëzit thirrën njëzëri “Allahu Ekber!”, puthën tokën në shenjë madhërimi dhe Fakhr el-Dawle e ndoqi arkivolin në këmbë bashkë me turmën dhe qëndroi me ta gjatë zisë tre-ditore. Poetët recituan elozhe, dijetarët mbajtën ceremoni përkujtimore dhe ai u lavdërua nga ata që s’arritën t’ia ndiqnin xhenazen. Ebū Bekr Khawārizmī tha: “Sāhib ibn ‘Abbādi u rrit në prehrin e ministrisë, mësoi të zvarritej dhe të ecte brenda mureve të saj, u ushqye nga gjinjtë më të shëndetshëm të saj dhe e trashëgoi ministrinë nga paraardhësit e tij.” Ebū Sa‘īd el-Rustemi thuri këto vargje për të:

Ai ministrinë e trashëgoi si hallkë në një zinxhir Njeri i madh, ish ai, trashëgimtar i njerëzve të mirë Për ministrinë e el-‘Abbāsit, ‘Abbādi po ju tregon Dhe nga ‘Abbādi ngjarjet, Ismā‘īli po jua dëfton.

Në biografinë e tij të Sāhibit, Tha‘lebīu thotë: “S’mund të gjej fjalë për ta përshkruar drejt statusin e lartë të Sāhibit në dije dhe arte, apo prestigjin që ai gëzon si mirëdashës e bujar, apo virtytet e tij të rralla dhe zotërimin e meritave të ndryshme. Më e mira fjali që mund të thur për të s’ia jep dot as hakun më të paktë virtyteve e pozitës së tij, dhe përshkrimi im më i arrirë nuk mund të jetë i drejtë ndaj virtyteve e tipareve të tij.” Sāhibi shkroi shumë libra të çmuar, përfshi el-Muhītnë gjuhë, në shtatë vëllime, me kapitujt e renditur alfabetikisht. Ai ngriti një librari që s’e kishte shoqen. Nūh ibn el-Mensūri, një nga mbretërit e Sam’ānit, i shkroi njëherë për ta ftuar të vihej në krye të këshillit të tij të ministrave e të drejtonte çështjet e mbretërisë. Ai i kërkoi ndjesë, duke i thënë se nevojiteshin katërqind deve vetëm për transportin e librarisë së tij. Kaq duhet t’ju mjaftojë për të.

8. Ismā‘īl ibn ‘Abdur-Rahmān ibn Ebū Kerīme el-Kūfī

I njohur më mirë si el-Sadi, ai është zbërthyesi i shquar i Kur’anit Famëlartë. Duke treguar biografinë e tij, Dhehebīu e përshkruan si të “akuzuar me shī‘izëm.” Husein ibn Wākid el-Marūzi e diskuton atë duke pretenduar se e kishte dëgjuar njëherë të mallkonte Ebū Bekrin dhe ‘Umerin. Megjithë tërë këto akuza, ai citohet nga el-Thewrīu, Ebū Bekr ibn ‘Ajjāshi dhe shumë të


tjerë të atij kalibri. Muslimi dhe autorët e katër sahīh-ëve e mbajnë si autoritet, ndërsa Ahmedi i dhuron atij tërë besimin e vet. Ibn ‘Adī thotë se ai është besnik. Jahjā el-Kattāni thotë se s’ka ndonjë të keqe me hadīthet që ai përcjell. Jahjā ibn Sa‘īdi thotë: “Kurrë s’kam dëgjuar ndonjeri të flasi keq për Sadin; askush s’ka hequr dorë prej tij.” Ibrāhīm el-Nekha‘īu kaloi njëherë pranë Sadit kur ky po komentonte Kur’an. Ibrāhīmi tregoi se Sadi po e komentonte Kur’anin sipas metodave të zakonshme. Nëse lexoni për Sadin në Mīzān ul-I’tidāl, do të gjeni më shumë hollësira për çka pohuam më lart. Drejtojuni hadītheve të Sadit në Sahīh Muslim nga Enes ibn Māliku, Sa‘d ibn ‘Ubejde dhe Jahjā ibn ‘Abbādi. Ebū ‘Awāne, el-Thewrīu, Hasan ibn Salihu, Zā’ide dhe Isrā‘īli e kanë cituar, duke qenë ai mentor i tyre, siç pohojnë katër sahīh-ët. Vdiq më 127 H.

9. Ismā‘īl ibn Mūsa el-Fazārī el-Kūfī

Mīzān-i i Dhehebīut citon Ibn ‘Udejin me fjalët: “Njerëzit i urrenin pikëpamjet e tij ekstreme shī‘ite.” Aty po ashtu citohet ‘Abdāni duke thënë: “Hammādi dhe Ibn Ebī Shejbe e kundërshtonin të vizituarit tonë të tij.” Ai e pyeti njëherë se si ia çonte me “atë imoral që mallkon të parët tanë.” Megjithkëtë, si Ibn Khuzejme ashtu dhe Ebū ‘Arūbe e citojnë atë, si mësues i tyre. Ai është në një kategori me Ebū Dā‘ūdin dhe Tirmidhīun që e citojnë dhe mbështeten te autoriteti i tij në sahīh-ët e tyre. Ebū Hātimi e përmend dhe e quan të besuar. Nesā‘īu thotë “ai është në rregull”. Gjithë kjo pohohet në biografinë e këtij burri në Mīzān-in e Dhehebīut. Referojuni hadītheve të tij në Sahīh ul-Tirmidhī dhe Sunen Ebū Dā‘ūd transmetuar nga Māliku, Sherīku dhe ‘Umer ibn Shākiri, një mik i Enesit. Vdiq më 245 H. Ai ishte biri i motrës së el-Sadit, ndonëse ai vetë mund ta ketë mohuar këtë, wa‘Llāhu a‘lem.

10. Talīd ibn Sulejmān el-Kūfī el-A’raxhi

Ibn Ma‘īni e përmend dhe thotë: “Ai e kishte zakon të mallkonte ‘Uthmānin. Disa nga ‘uthmānītë e dëgjuan këtë. Ata e gjuajtën me gurë dhe ia thyen këmbën, prej nga vjen dhe nofka e tij “elA’raxh”, çaluesi. Ebū Dā‘ūdi e përmend duke thënë se ai është rāfidī që mallkon Ebū Bekrin e ‘Uthmānin. Mëgjithë tërë këtë, Ahmedi dhe Ibn Nemīri mbështeten në autoritetin e tij edhe pse ia dinë bindjet shī‘ite. Ahmedi ka thënë: “Talīdi është një shī‘a i talentuar, por prapëseprapë ne s’mundëm të gjenim asgjë të gabuar në atë që ai transmetoi.” Dhehebīu e ka përmendur në elMīzān, duke cituar pohime rreth tij nga dijetarët, si më lart. Ai vë inicialet e Tirmidhīut pas emrit të tij për të shënuar se ky e konsideron atë autoritet. Drejtojuni hadītheve të tij në Sahīh ulTirmidhīpërmes ‘Atā ibn el-Sā‘ībit dhe ‘Abdul-Mālik ibn ‘Umejrit.

11. Thābit ibn Dīnār


Thābiti njihet më mirë si Ebū Hamza el-Thumālī. Të qenit e tij shī‘a është e qartë si drita e diellit. Autori i el-Mīzān-it e përshkruan duke treguar se emri i ‘Uthmānit u përmend njëherë në praninë e tij. Ebū Hamzai pyeti me sarkazëm: “Kush është ‘Uthmāni?!” Aty po ashtu pohohet se Sulejmāni e përfshin Ebū Hamzain me rāfidī-të. Dhehebīu ia vendos inicialet e Tirmidhīut pas emrit si tregues i të qenit autoritet. Wakī’u e Ebū Na‘īmi e citojnë dhe ia përdorin emrin si autoritet. Shihni hadīthet e tij te Tirmidhīu nga Enesi, el-Sha‘bīu e të tjerë të këtij kalibri. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 150 H.

12. Thuwejr ibn Ebū Fākhita

Njihet më mirë si Ebū Xhehm el-Kūfī, rob i liruar i Umm Hāni’, bijës së Ebū Tālibit. Dhehebīu e ka përmendur në Mīzān dhe ka cituar thënien e Jūnus ibn Ebū Ishākut se ai ishte rāfidī. Megjithatë, si Sufjāni, ashtu dhe Shu’be e kanë cituar atë, dhe Tirmidhīu i ka përcjellë disa nga hadīthet e tij nëSahīh, me autoritetin e Ibn ‘Umerit dhe Zejd ibn Arkamit. Gjatë kohës së Imamit el-Bākir, ai i qëndroi besnik Imamit, e u bë i njohur për këtë. Lidhur me këtë, ai bëri dialogje interesante me kadiun ‘Amr ibn Dher, bashkëkohësin e tij Ibn Kejs dhe Selt ibn Bahrāmin të cilët e dëshmojnë këtë fakt.

13. Xhābir ibn Jezīd ibn el-Hārith el-Xhu’fī el-Kūfī

Dhehebīu ia ka rrëfyer biografinë në el-Mīzān, duke e përshkruar si një nga ‘ulemātë shī‘i. Ai citon Sufjānin duke pohuar se e ka dëgjuar Xhābirin të thotë se dija e Profetit i kaloi ‘Alīut e më pas Hasanit e kështu me rradhë gjersa arriti Imamin Xha‘fer es-Sādik, që ishte bashkëkohës i tij. Muslimi e ka përmendur në një prej krerëve të parë të Sahīh-ut të tij, duke cituar el-Xharren i cili e kish dëgjuar Xhābirin të thoshte se ai dinte shtatëdhjetë mijë hadīthe të Profetit të përcjella me autoritetin e babait të Imam Xha‘ferit. Ai gjithashtu ka cituar Zuhejrin duke thënë, “Unë di pesëdhjetë mijë hadīthe, asnjërin prej të cilëve s’i kam transmetuar akoma.” Një ditë, ai citoi një hadīth dhe tha, “Ky është njëri prej pesë-dhjetë mijë hadītheve.” Sipas jetëshkrimit të tij në el-Mīzān-in e Dhehebīut, saherë Xhābiri transmetonte hadīth nga Imam Bākiri, ai thonte: “Wasi-u i wasi-ve të Profetit (s) më ka transmetuar se...” Në biografinë e tij nëel-Mīzān, Ibn ‘Udej thotë: “Populli fliste se ai besonte në kthimin.” Duke u mbështetur në autoritetin e Zā’ides, Dhehebīu ia ka përfshirë biografinë në elMīzāndhe ka thënë: “Xhābir el-Xhu‘fīu është një rāfidī që mallkon...” Megjithëkëtë, si Nesā‘īu ashtu dhe Ebū Dā‘ūdi mbështeten në autoritetin e tij. Referojuni hadīthit që ai tregon lidhur me sexhdet e papritura në të dy Sahīh-ët. Shihābīu, Ebū ‘Awāne dhe shumë të tjerë të kalibrit të tyre e citojnë atë. Dhehebīu, që e përmend atë në el-Mīzān, ka vënë inicialet e Ebū Dā‘ūdit dhe Tirmidhīut pas emrit të tij për të treguar mbështetjen e tyre në autoritetin e tij. Ai gjithashtu


citon Sufjānin duke thënë se Xhābir el-Xhu‘fīu i frigohet Allahut kur përcjell hadīth, dhe se ai kishte pohuar: “Kurrë nuk kam parë ndonjeri më të përzotshëm se Xhābirin.” Ai gjithashtu citon Shu‘ben që thotë se Xhābiriështë besnik, dhe “Saherë që Xhābiri transmetonte hadīth, ne dëgjonim, ngase ai ishte më i besuari ndër të gjithë.” Wakī’u thonte: “Nëse dyshimi të kaplon mendjen, mund të dyshosh këdo, përveç Xhābir el-Xhu‘fīt” dhe se Ibn ‘Abd el-Hakami e kishte dëgjuar Shāfi‘īun të tregonte se Sufjān Thewrīu i tha njëherë Shu‘bes: “Nëse e dyshon ndonjëherë Xhābirin, kjo do të shënojë fundin e miqësisë sonë.” Xhābiri, Allahu e mëshiroftë, vdiq ose më 127, ose më 128.

14. Xherīr ibn ‘Abdel-Hamīd el-Dabī el-Kūfī

Në veprën e tij el-Ma’ārif, Ibn Kutejbe e përfshin me dinjitarët shī‘i ndërsa Dhehebīu e përmend nëel-Mīzān, duke ia nënvizuar emrin për të treguar pajtimin e sahīh-ëve në mbështetje të autoritetit të tij. Ai e ka lavdëruar me fjalët: “Ai është dijetari i Rejjit, në autoritetin e të cilit mbështeten shumë autorë”, duke e dëshmuar konsensusin e opinionit lidhur me besueshmërinë e tij. Drejtojuni hadītheve të tij në Sahīh ul-Bukhārī dhe Muslim nga A’meshi, Mugīre, Mensūri, Ismā‘īl ibn Ebū Khālidi dhe Ebū Is’hāk el-Shejbānīu. Kutejbe ibn Sa‘īd ibn Jahjāi dhe ‘Uthmān ibn Ebū Shejbe ia kanë cituar secili hadīthet, siç tregojnë të dy sahīh-ët. Ai, Allahu ia prehtë shpirtin në paqe, vdiq në Rej më 187 H., në moshën 77-vjeçare.

15. Xha‘fer ibn Zijād el-Ahmar el-Kūfī

Ebū Dā‘ūdi e ka përmendur me fjalët: “Ai është një shī‘a i besuar.” El-Xhuzxhānīu ka thënë: “Ai ka devijuar nga rruga”, në kuptimin: nga rruga e Xhuzxhānīut te ajo e Familjes së Profetit (s). Ibn ‘Adīu e ka përshkruar si një shī‘a i devotshëm. Nipi i tij Husein ibn ‘Alī ibn Xha‘fer ibn Zijādi thotë: “Gjyshi im Xha‘feri qe ndër prijësit shī‘itë të Khurasānīt.” Ebū Xha‘fer Dawanīkīu urdhëroi t’i vinin kollare (Kollare rreth qafës së qenit; kuptimi këtu është se koha e tij për të ikur ka arritur, si atëherë kur dikujt i shtrëngohet litari në fyt.) rreth qafës atij dhe një grupi shī‘īsh e t’i tërhiqnin zvarrë si qenër; pastaj i futi në burgje nëndhese për një kohë të gjatë. Ibn ‘Ajīne, Wakīu, Ebū Gasāni, el-Mehdiu, Jahjā ibn Bishr el-Harīri dhe Ibn Mehdiu kanë cituar secili hadīthet e tij, duke qenë ai mentori i tyre. Ibn Ma‘īni e të tjerë e konsiderojnë atë autoritet në hadīthet e Profetit (s). Ahmedi ia përshkruan hadīthet si sahīh. Dhehebīu e ka përmendur në el-Mīzān dhe treguar çka u tha më lart, duke vënë inicialet e Nesā‘īut dhe Tirmidhīut pas emrit të tij, si tregues i mbështetjes së tyre mbi të. Referojuni hadīthit të tij të cituar në sahīh-ët e tyre nga Bejān ibn Bishri dhe ‘Atā’ ibn el-Sā‘ibi. Ai citohet nga burra të tjerë të po këtij kalibri. Ai, Allahu pastë mëshirë mbi shpirtin e tij, vdiq më 167 H.

16. Xha‘fer ibn Sulejmān el-Dab’i el-Basrī (Ebū Sulejmān)


Në el-Ma’ārif, f. 206, Ibn Kutejbe e përfshin me dinjitarët shī‘itë. Ibn Sa‘di thekson se është shī‘a dhe transmetues besnik hadīthesh. Ahmed ibn el-Mikdāmi e akuzon si rāfidī. Ibn ‘Adīu e përmend me fjalët: “Ai është shī‘a. S’ka asgjë të keqe në transmetimet e tij, që nuk mohohen kurrsesi dhe unë e konsideroj person që i pranohet hadīthi.” Ebū Tālibi ka treguar: “E kam dëgjuar Ahmedin të thotë se s’ka asgjë të keqe me hadīthet e Xha‘fer ibn Sulejmān Dab’iut.” Kur i thanë: “Po Sulejmān ibn Harbi thotë se ai s’i ka shkruar hadithet e Dab’iut”, Ahmedi u përgjigj se Ibn Harbi nuk kishte ndonjë vërejtje që ndokush duhet t’i shkruante hadīthet e Dab’iut dhe se [paragjykimi i Ibn Harbit ishte thjesht ngaqë] Dab’iu ishte një shī‘a që citonte hadīthe për ‘Alīun.” Ibn Ma‘īni ka thënë: “Kam dëgjuar ca fjalë nga ‘Abdur-Rezāku, të cilat dëshmojnë për ‘bindjet e tij medhhebore.’ Unë e pyeta: ‘Mentorët e tu si Mu‘ammeri, Ibn Xhurejhi, el-Awzā’i, Māliku dhe Sufjāni janë të gjithë sunni. Nga e mësove ti këtë medhheb?’ Ai m’u përgjigj: ‘Një ditë, Xha‘fer ibn Sulejmān Dab’iu na bëri vizitë dhe pashë se ishte i virtytshëm e i devotshëm; prej tij e mësova këtë medhheb.’” Me sa shoh, Muhammed ibn Ebū Bekr el-Mukaddemīut iu duk ndryshe. Ai e thoshte haptas se Xha‘feri e mësoi “rāfidīzmin” nga ‘Abdur-Rezāku; prandaj ai e kishte zakon ta mallkonte këtë të fundit e të thonte: “Askush s’i prishi bindjet e Xha‘ferit veç ‘Abdur-Rezākut.” Duke cituar Sehl ibn Ebū Khaduthen, el-Akīli ka thënë: “I thashë Xha‘fer ibn Sulejmānit: ‘Kam dëgjuar se ti mallkon Ebū Bekrin dhe ‘Umerin.’ Ai u përgjigj: ‘Unë mallkim nuk bëj; e sa për mëri, mund të thuash ç’të ka ënda’.” Duke u mbështetur te Xherīr ibn Jezīd ibn Harūni, Ibn Hibbāni thotë në Thikāt: “Babai më dërgoi njëherë te Ebū Xha‘fer el-Dab’iu. I thashë: ‘Kam dëgjuar se ti mallkon Ebū Bekrin dhe ‘Umerin.’ Ai u përgjigj: ‘Unë s’i mallkoj ata. Por nëse do të thuash se i përçmoj, fol lirshëm’; kështu konkludova se ai ishte rāfidī.” Në biografinë e Xha‘ferit në el-Mīzān, Dhehebīu ka përfshirë çfarë u tha më sipër si dhe ka theksuar faktin se ai burrë qe ‘alim i përzotshëm, “ndonëse shī‘a”. Muslimi mbështetet në të dhe citon disa nga hadīthet e tij unike që nuk janë transmetuar askund tjetër, siç e dëshmon vetë Dhehebīu në biografinë e Xha‘ferit. Drejtojuni hadītheve të tij në Sahīh nga Thābit el-Banāni, el-Xha‘d ibn ‘Uthmāni, Ebū ‘Umrān elXhawni, Jezīd ibn el-Reshki dhe Sa‘īd el-Xherīri. Katān ibn Nasīri, Jahjā ibn Jahjā, Kutejbe, Muhammed ibn ‘Ubejde ibn Hesābi, Ibn Mehdiu e Musaddidi ia kanë cituar secili hadīthet. Për shembull, ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut (s) nisi një divizion të ushtrisë nën komandën e ‘Alīut...” etj. Një tjetër hadīth nga ai pohon: “Ç’keni ndaj ‘Alīut? ‘Alīu është nga unë dhe unë jam nga ‘Alīu. Pas meje, ai është wali-u i çdo besimtari”, siç e citon Nesā‘īunga Ibn ‘Adīu. Dhehebīu e pohon këtë kur diskuton Xha‘ferin në el-Mīzān. Ai vdiq në Rexheb të vitit 178 H.; Allahu e mëshiroftë.

17. Xhamī’ ibn ‘Umejre ibn Tha‘lebe el-Kūfī et-Tejmī

Ebū Hātimi e ka përmendur biografinë e tij në Mīzān, në fund të së cilës ai pohon: “El-Kūfī është një nga fisnikët shī‘itë, hadīthi i të cilit është sahīh.” Ibn Hibbāni e ka përmendur dhe ka pohuar siç tregohet në Mīzān - se ai është “rāfidī”. Po ju them se el-‘Alā’ ibn Sālihu, Sadeke ibn elMuhanāi dhe Hākim ibn Xhubejri e kanë marrë dijen prej tij, duke qenë ai mentor i tyre.


Librat Sunen e citojnë atë trefish. Tirmidhīu ia ka brohoritur hadīthet, siç dëshmon Mīzān-i i Dhehebīut. Ai ishte tabi‘ī. Hadīthin e mësoi nga Ibn ‘Umeri e ‘Āisha. Një nga hadīthet që ai mësoi prej Ibn ‘Umerit pohon se ky e kish dëgjuar të Dërguarin e Allahut t’i drejtohej kështu ‘Alīut: “Ti je vëllai im në këtë jetë dhe në tjetrën.”

18. El-Hārith ibn Hasīre Ebū’l-Nu‘mān el-Esdī el-Kūfī

Ebū Hātim er-Rāzīu e përshkruan si një prej fisnikëve shī‘ī. Ebū Ahmed el-Zubejri i ka mveshur atij besimin në kthim. Ibn ‘Adīu e përmend, duke thënë: “Hadīthi i tij shkruhet megjithë të metën që kam vërejtur në të. Ai është një prej kufasve që do të digjen në ferr për shkak të shī‘izmit të tyre.” Thanīxhi ka thënë: “E pyeta njëherë Xherīrin: A je takuar me Hārith ibn Hasīren?’ Ai m’u përgjigj: ‘Po, jam takuar. E kujtoj si një plak që më të shumtën e kohës rrinte i heshtur dhe i cili ngulmonte në diçka tepër shpirtgjerë’.” Jahjā ibn Ma‘īni e ka përmendur dhe ka thënë: “Ai është i besuar, [edhe pse] khashbī*” Nesā‘īu, po ashtu i beson atij. Thewrīu, Mālik ibn Magūli, ‘Abdullāh ibn Nemīri dhe një grup i kalibrit të tyre, e kanë cituar secili, ngase ai ishte mentori i tyre të cilit i besonin. Dhehebīu ia ka rrëfyer biografinë në el-Mīzān duke pohuar të mësipërmen. Drejtojuni hadītheve të tij në Sunen nga Zejd ibn Wehābi, ‘Ikrime dhe një grup i klasit të tyre. Nesā‘īu citon ‘Abbad ibn Jakūb el-Rawāxhnīun që citon një zinxhir transmetuesish i cili përfshin ‘Abdullāh ibn ‘Abdul-Melīk el-Mes’ūdin, që tregon se Hārith ibn Hasīre, sipas Zejd ibn Wehābit, tregoi se ‘Alīu u dëgjua njëherë të thonte: “Unë jam robi i Allahut dhe vëllai i të Dërguarit të Tij (s); askush tjetër s’mund ta thotë këtë, veçse një gënjeshtar.” El-Hārith ibn Hasīre transmeton prej Ebū Dā‘ūd el-Subait, nga ‘Umrān ibn Hasīni të ketë thënë: “Isha ulur njëherë në praninë e Profetit (s) dhe ‘Alīu po rrinte bri meje. I Dërguari i Allahut (s) recitoi {E kush tjetër i përgjigjet nevojtarit, ia heq pikëllimin dhe ju bën mëkëmbësa mbi tokë?} (27:62) ‘Alīu u dridh e u prek mjaft, me ç’rast Profeti (s) i ra ‘Alīut mbi sup dhe tha: “S’të do ty veçse mu’mīni dhe s’të urren veçse munāfiku, gjer në Ditën e Gjykimit’.” Muhadīthë si Muhammed ibn Kuthejri e të tjerë e kanë cituar hadīthin e mësipërm nga elHārith ibn Hasīre. Dhehebīu e ka transmetuar gjatë përshkrimit të biografisë së Nāfi’ ibn elHārithit me zinxhir të njëjtë. Kur mbërrin tek el-Hārith ibn Hasīre, ai bën komentin, “I besuar, por edherāfidī.”

19. El-Hārith ibn ‘Abdullāh el-Hamadānī

Ai qe një prej shokëve të Prijësit të Besimtarëve si dhe një ndër tabi’īnët më të mirë. Të qenit e tij një shī‘a s’ka nëvojë për prova. Ai është i pari nga të radhiturit prej Ibn Kutejbes në el-Ma’ārif si një dinjitar shī‘a. Dhehebīu e ka përmendur në Mīzān, duke e pranuar se ai ishte një nga ‘ulematë më të spikatur të tabi’īnëve; ku më pas citon pohimin e Ibn Hibānit se ai ishte ‘ekstremist’ në bindjet e tija shī‘ite. Pastaj, ai tregon mjaft për zemërimin e disa njerëzve me të për shkak të bindjeve të tija shī‘ite. Megjithë tërë këtë, citon dhe pajtimin e tyre se ai burrë


është më i dijshmi, më i devotshmi, e më i informuari rreth ibādeteve. Ai gjithashtu pranon se hadīthet e përcjella nga el-Hārithi gjenden në të katër sunen-et. Ai thekson faktin se Nesā‘īu, megjithë paragjykimin e tij, u mbështet fuqishëm në autoritetin e el-Hārithit, duke pranuar se publiku, ndonëse e përçmoi atë burrë, vazhdoi të citonte hadīthet e tij në të gjitha çështjet fetare dhe se Sha‘bīu e quajti gënjeshtar e më pas i ktheu shpinën dhe e citoi! Dhehebīu pohon si vijon, në el-Mīzān: “Padyshim, Nesā‘īu ia përgënjeshtron atij fjalën e tonin; po kur ky burrë përcjell hadīth, ai nuk e dyshon.” Ai citon Muhammed ibn Sirīnin që thotë: “Ishin pesë shokë të shquar të Ibn Mes’ūdit. Arrita të njoh katër prej tyre, por jo Hārithin të cilin s’e takova kurrë. Ai ishte më i miri ndër ta.” Ka mjaft pasiguri mbi atë se cili prej tre të tjerëve, pra Alkame, Mesrūki, apo ‘Ubejde është më i miri. Them se Allahu u ka mundësuar muhadīthëve t’ia japin hakun Sha‘bīut e ta provojnë se gënjeshtari është ai. Kjo është theksuar nga Ibn ‘Abd el-Berri në librin Xhāmi’ Bejanul ‘Ilm që citon pohimin e sinqertë të Ibrāhīm el-Nekha’īut i cili e përgënjeshtron el-Sha‘bīun, duke shtuarverbatim: “Mendoj se el-Sha‘bīu ka marrë dënimin e merituar pse tha për el-Hārith elHamadānīun se: ‘El-Hārithi, një nga gënjeshtarët, më tha se..., etj’.” (Shihni f. 196 të versionit të shkurtuar të el-Xhami’ Bejnul ‘Ilmi we Fad’ilih e dijetarit bashkëkohor Shejh Ahmed ibn ‘Umer el-Muhammesāni el-Beirūtī.)

Ibn ‘Abd el-Berri ka thënë: “El-Hārithi s’ka dhënë asnjë shenjë se është gënjeshtar; disa njerëz kanë pasur keqdashje ndaj tij thjesht pse ai e deshi aq shumë ‘Alīun saqë e preferoi atë përmbi të tjerët. Ja pse Sha‘bīu e quan gënjeshtar, ngaqë ai vetë preferon Ebū Bekrin, duke pretenduar se ky e pranoi i pari Islamin dhe ai gjithashtu parapëlqen ‘Umerin.” Mes atyre që bartnin urrejtje ndaj el-Hārithit ishte Muhammed ibn Sa‘di i cili e përfshiu biografinë e el-Hārithit në vëllimin e VI të Tabakāt-it të tij, duke thënë se el-Hārithi flet ‘dashakeqasi’. Ai nuk i bën el-Hārithit, e as kujtdo fisniku shī‘ī, kurrfarë drejtësie madje as kur flitet për dijen apo veprat. Të folurit “keqdashës” të cilit Ibn Sa’di i referohet s’është tjetër veçse besnikëria ndaj pasardhësve të Muhammedit dhe të marrit e tyre nga ai për udhërrëfyesa në të gjitha çështjet, siç e pranon Ibn ‘Abd el-Berri në pohimin e cituar mësipër. Vdekja e el-Hārithit ndodhi më 65; Allahu e mëshiroftë.

20. Habīb ibn Ebū Thābit el-Esedī el-Kāhilī el-Kūfī

Ai ishte prej tabi’īnëve. Ibn Kutejbe në Ma’ārif, dhe Shehristānīu në el-Milel we’n-Nihel, e kanë përfshirë mes dinjitarëve shī’i. Dhehebīu e ka përmendur në Mīzān, duke ia nënvizuar emrin me shënimin se autorët e gjashtë sahīh-ëve mbështeten pa kurrfarë ngurrimi mbi autoritetin e tij.


Jahjā ibn Ma‘īni dhe një grup tjetër dijetarësh i kanë besuar të gjithë atij. Megjithatë, Dawalībīu e ka përgojuar dhe ia ka quajtur hadīthet “të dobëta” thjesht pse ishte shī‘a. Ajo që vërtet më mahnit mua është qëndrimi i Ibn ‘Awnit i cili s’mund të gjente dot asnjë pretekst për të hedhur dyshim mbi hadīthet e Habībit, me gjithë dëshirën e zjarrtë për ta bërë këtë; prandaj iu desh ta ofendonte e ta quante a‘war (me një sy). E meta e vërtetë e dikujt është bërja e mëkateve dhe përgojimi, e jo humbja e një syri. Drejtojuni hadītheve të Habībit në Sahīh ul-Bukhārī e Muslim të transmetuara nga Sa‘īd ibn Xhubejri dhe Ebū Wā’ili. Hadīthi i tij i përcjellë nga Zejd ibn Wehabi ndodhet vetëm në Sahīh ulBukhārī. Në Sahīh Muslim, hadīthi i tij përcillet nga Muhammed ibn ‘Alī ibn ‘Abbāsi, e nga Tawūsi, el-Dahhāk ul-Meshriki, Ebū ‘Abbās ibn ul-Shā’iri, Ebū’l-Minhel ‘Abdu-Rahmāni, ‘Atā’ ibn Jāsīni, Ibrāhīm ibn Sa‘d ibn Ebū Wakkāsi, e Muxhāhidi. Në të dy sahīh-ët, Misāri, el-Thewrīu e Shu‘ba ia kanë cituar hadīthet. Në Sahīh-un e Muslimit, hadīthet ia citojnë Sulejmān el-A’meshi, Hasīni, ‘Abdul-‘Azīz ibn Sajāhi dhe Ebū Is‘hāk el-Shejbānī. Ai, Allahu pastë mëshirë mbi shpirtin e tij, vdiq më 119 H.

21. El-Hasan ibn Hejj

Emri i plotë i Hejjit është Hasan ibn Sālih el-Hamadānī, vëlla i ‘Alī ibn Sālihut. Të dy këta binjakë, kulmojnë listën e fisnikërisë shī‘ite. ‘Alīu kish lindur vetëm një orë përpara. Askush s’e kish dëgjuar të vëllain ta thërriste atë me emër; përkundrazi, ai i drejtohej gjithnjë me Ebū Muhammed. Kjo përmendet në vëll. VI të Tabakāt-it të Ibn Sa‘dit, në kreun mbi el-Hasanin, ku ai pohon: “El-Hasani ishte një prej dinjitarëve, por qe molepsur me shī‘izëm. Ai s’merrte pjesë në xhuma dhe predikonte mallkimin e sundimtarëve të padrejtë.” Ai gjithashtu përmend faktin se ai kurrë nuk iu lut Allahut ta mëshironte ‘Uthmānin. Ibn Sa‘di e përmend me tej duke thënë: “Ai është i besuar, përcjell shumë hadīthe dhe është shī‘a.” Imam Ibn Kutejbe ia ka përfshirë emrin me transmetuesit e tjerë të hadīthit në el-Ma’ārif, duke theksuar të qenit e tij shī‘a. Në mbyllje të librit, ai e reshton Hasanin me transmetuesit e tillë. Muslimi dhe autorët e sunen-eve janë mbështetur të gjithë në autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh Muslim nga Sammāk ibn Harbi, Ismā‘īl el-Sa‘di, ‘Āsim el-Ehweli dhe Harūn ibn Sa‘di. ‘Ubejdullāh ibn Mūsa el-‘Abasi, Jahjā ibn Ādemi, Hamīd ibn ‘Abdur-Rahmān er-Rawāsi, ‘Alī ibn el-Xhedi, Ahmed ibn Jūnusi dhe tërë burrat e shquar të atij kalibri intelektual mësuan hadīth prej tij. Në biografinë e tij në Mīzān, Dhehebīu tregon se Ibn Ma‘īni dhe të tjerë i kanë besuar hadīthit të tij. Ai shton duke thënë se ‘Abdullāh ibn Ahmedi ka cituar nga i ati se Hasani është më i saktë se Sherīku. Dhehebīu gjithashtu pohon se Ebū Hātimi ka thënë: “Ai është një thesar; ka kujtesë të shëndoshë e të saktë” dhe se Ebū Zer’e ka thënë: “Në të janë ngërthyer arritjet, fikhu,tekwāja, dhe zuhdi” dhe se Nesā‘īu i ka besuar atij. Ai po ashtu citon Ebū Na‘īmin duke thënë: “Kam cituar tetëqind muhadīthë e asnjeri prej tyre s’është si el-Hasan ibn Sālihu”; dhe se ai gjithashtu ka thënë: “S’kam takuar kënd që të mos gabojë, përveç el-Hasan ibn Sālihut. Ai citon ‘Ubejdullāh ibn Sulejmānin që thotë: “Allahu është tepër i turpshëm që ta lëndojë el-Hasan ibn Sālihun.” Ai citon Jahjā ibn ‘Alī Bakīrin duke e pyetur el-Hasan ibn Sālihun: ‘Na trego si kryhet guslii të vdekurit’ dhe ai s’mundi ta bënte sepse u ngashërye. Ai citon ‘Ubejdullāh ibn Mūsain që


tha: “Po këndoja Kur’an në prani të ‘Alī ibn Sālihut. Pasi recitova {Bëj durim! Ne u kemi dhënë atyre pushim vetëm për një kohë të caktuar} (19:84), vëllai i tij u rrëzua duke gulçuar si dem i plagosur; ndaj ‘Alīu e ngriti, ia fshiu dhe ia lau fytyrën, pastaj e mbështeti për mur që të mos rrëzohej prapë”; dhe se el-Wakīu ka thënë: “Hasan e ‘Alī ibn Sālihu dhe nëna e tyre, e ndanin natën trish: ata ndërroheshin duke vigjiluar secili në pjesën e vet, duke e kaluar atë në lutje e adhurim. Kur u vdiq e ëma, ata e ndanë natën në dy pjesë të barabarta. Pastaj vdiq ‘Alīu dhe Hasani e kalonte tërë natën duke adhuruar Zotin.” Ebū Sulejmān el-Dārāni ka thënë: “Kurrë s’kam parë ndonjeri më të frikësuar se el-Hasan ibn Sālihun të cilit kur u ngrit një natë të recitonte Suren Nebe’ë, i ra të fikët dhe ai prapëseprapë vazhdoi të recitonte gjer në agim.” Ai, Allahu e mëshiroftë, u lind më 100 dhe vdiq më 169 H.

22. El-Hakam ibn ‘Utejbe el-Kūfī

Ibn Kutejbe ka theksuar faktin se el-Hakam ibn ‘Utejbe ishte një shī‘a në Ma’ārif dhe e ka përfshirë atë me fisnikët shī‘itë. Si Buhārīu edhe Muslimi mbështeten në autoritetin e tij. Shikojeni hadīthin e tij në sahīh-ë nga Ebū Xhahīfe, Ibrāhīm el-Nekha‘īu, Muxhāhidi e Sa‘īd ibn Xhubejri. NëSahīh Muslim, ai transmetohet nga ‘Abdur-Rahmān ibn Ebī Lejla, el-Kāsim ibn Muhejmere, Ebū Sālihu, Dher ibn ‘Abdullāhu, Sa‘īd ibn ‘Abdur-Rahmān ibn ‘Abzi, Nāfi’u (rob i ‘Umerit), Jahjā al-Xhezzāri, ‘Atā’ ibn Ebū Rabāh, Hasan el-‘Arni, ‘Imāre ibn ‘Umejri, ‘Arrāk ibn Māliku, el-Sha‘bīu, Mejmūn ibn Mahrāni, Mus’ab ibn Sa‘di dhe ‘Alī ibn el-Huseini. Në të dy sahīhët, hadīthet e tij citohen nga Mensūri, Misāri dhe Shu‘be. Në veçanti, tek Sahīh ul-Bukhārī, hadīthet e tij përcillen nga ‘Abdul-Melīk ibn Ebū Ganije. Te Muslimi, hadīthet e tij i përcjellin el-A’meshi, ‘Amr ibn Kejsi, Zejd ibn Ebū Anīsa, Mālik ibn Magūli; Abān ibn Taghlibi, Hamza el-Zejjāti, Muhammed ibn Xhehadai, Mutrefi dhe Ebū ‘Awāne. Ai vdiq më 115, në moshën 65 vjeçare.

23. Hammād ibn ‘Īsa el-Xhehnī

Ai u mbyt në Xhuhfe. Ebū ‘Alīu e ka përmendur atë në librin e tij Muntehel Mekāl. El-Hasan ibn ‘Alī ibn Dā‘ūdi e skicoi artikullin e përmendur në përmbledhjen e tij el-Mukhteser, kreu i jetëshkrimeve të njerëzve të shquar, një grup ‘alimësh shī‘itë e autorësh biografish dhe fjalorësh që e nderojnë si më të besuarin, ndjekës të Imamëve, paqe pastë mbi ta. Ai mësoi nga Imami esSādik, shtatëdhjetëmijë hadīthe të Profetit, bekime pastë mbi të e pasardhësit e tij, por nuk transmetoi më shumë se njëzet. Ai është autor i disa librave me të cilët ndjekësit e besimit tonë janë të njohur. Njëherë, ai shkoi tek Imami Ebū’l-Hasan el-Kādhim, e tha: “Jeta ime u flijoftë për ju! Ju lutem përgjërojuni Allahut të më bekojë me një shtëpi, një grua, një djalë, një shërbyes e një haxh çdo vit.” Imami tha: “O Zot! Të përgjërohem t’i dërgosh bekime Muhammedit dhe pasardhësve të Muhammedit e ta begatosh këtë njeri me një shtëpi, një grua, një bir, një shërbyes si dhe vajtje në haxhxh për pesëdhjetë vjet me rradhë.” Hammādi tha: “Kur u lut që unë të kryeja haxhin


pesëdhjetë herë, e kuptova me siguri që nuk do të jetoja kurrë më shumë se aq. E kam kryer haxhin dyzet e tetë herë; ja shtëpia me të cilën më bekoi Allahu; aty kam gruan që po më dëgjon pas perdes; ky është im bir dhe ja është shërbyesi im; jam bekuar me tërë këto gjëra.” Dy vjet më vonë, pas kryerjes së pesëdhjettë të haxhit, ai iu bashkua Ebū’l ‘Abbās el-Newfelī el-Kesīrit në haxhin e tij të pesëdhjetë e njëtë. Kur arriti pjesën ku haxhijtë veshin ihrāmin, ai u fut në lumin Xhuhfe për të bërë banjo, por rryma e mori me vete dhe ai u mbyt para se të kryente haxhin e pesëdhjetë e njëtë. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 209 H. Vendlindja e tij ishte Kūfa, por ai banoi në Basra. Jetoi mëse shtatëdhjetë vjet. Ne kemi kryer një hulumtim të imtësishëm të jetës së tij në librin tonë Mukhteser ul-Kelām fī Mu‘alifī el-Shī‘a min Sadr ul-Islām. Dhehebīu e ka përmendur dhe ka vënë TK pas emrit të tij, për të treguar autorët eSunen-eve (Tirmidhī e Dār Kutnī) që e kanë cituar atë dhe ka përmendur faktin se ai u mbyt më 209 dhe se ka përcjellë hadīth nga Imam Sādiku. Autori e tregon keqdashjen e vet ndaj këtij burri, duke ia quajtur hadīthet “daīf” pa asnjë arsye përveç të qenit të tij shī‘a. Për çudi, nga njëra anë Dār Kutnīu i quan hadīthet e tij “të dobëta”, ndërsa nga ana tjetër e përdor atë si autoritet në vetë Sunen-in e tij - {kështu pra sillen disa} (27:34)!

24. Hamrān ibn ‘Ajīneh

Ai është vëlla i Zurāres. Të dy burrat ishin ndër shī‘itët më të besuar, kujdestarë të Sherī‘atit, oqeane të dijes mbi pasardhësit e Muhammedit. Ata ishin fanarë që ndriçuan në errësirë, shtylla të udhërrëfimit. Frekuentuan Imamët el-Bākir dhe es-Sādik e gëzuan status të lartë në sytë e Imamëve nga familja e Profetit (s). Dhehebīu e përmend Hamrānin në Mīzān, duke ia shënuar emrin me K, për të treguar autorin e sunen-eve (Dār Kutnīun) që mbështetet mbi autoritetin e tij dhe shton: “Ai ka përcjellë hadīth nga Ebū Tufejli e të tjerë. Hamzai i ka recituar Kur’an atij dhe ai vetë e recitonte me saktësi të përkryer.” Ibn Ma‘īni i quan hadīthet e tij të “mospërfillshme”, ndërsa Ebū Hātimi e lëvdon si mentor të tijin. Megjithatë, Ebū Dā‘ūdi e damkos si “rāfidī”.

25. Khālid ibn Mukhlid el-Katwānī

I njohur edhe si Ebū Hejthem el-Kūfī, ai është një nga mentorët e Bukhārīut, siç pohon ky vetë nëSahīh. Ibn Sa‘di e përmend në f. 283, vëll. VI në Tabakāt, ku thotë: “Ai ishte një shī‘a i vendosur. Vdiq në Kūfa në mesin e Muharremit të 213 H., gjatë sundimit të el-Ma’mūnit. Ai ishte ekstremist në bindjet shī‘ite dhe shkruesit e kanë dokumentuar këtë fakt.” Ebū Dā‘ūdi e përmend me fjalët: “Ai është i besuar, por ndjek shī‘izmin.” El-Xhuzxhānīu thotë për të se: “Ai s’resht kurrë së demaskuari, duke përhapur publikisht medhhebin e tij të prishur.” Dhehebīu ia rrëfen biografinë në el-Mīzān, duke cituar qëndrimet e lartpërmendura të Ebū Dā‘ūdit dhe Xhuzxhānīut. Megjithkëtë, si Bukhārīu, ashtu dhe Muslimi janë mbështetur në autoritetin e tij në mjaft krerë të sahīh-ëve të tyre. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh ul-Bukhārī, transmetuar nga el-Mughīre ibn ‘Abdur-Rahmāni, dhe në Sahīh Muslim nga Muhammed ibn Xha‘fer ibn Ebū Kethīri, Mālik ibn Enesi dhe Muhammed ibn Mūsai. Të dy sahīh-ët citojnë Mīzān-


in e tij nga Sulejmān ibn Bilāli e ‘Alī ibn Mushīri. Bukhārīu ia citon hadīthet në mjaft vende, pa iu referuar asnjë zinxhiri, duke përcjellë dy nga hadīthet e tij prej Muhammed ibn ‘Uthmān ibn Kerāmes. Muslimi përcjell hadīthet e tij siç transmetohen nga Ebū Kerībi, Ahmed ibn ‘Uthmān el-‘Awdī, el-Kāsim ibn Zekerijjai, ‘Abd ibn Hamīdi, Ibn Ebū Shejbe dhe Muhammed ibn ‘Abdullāh ibn Nemīri. Tërë autorët e sunen-eve u mbështetën në autoritetin e hadītheve të tij, duke qenë të ndërgjegjshëm për medhhebin e tij.

26. Dā‘ūd ibn Ebū ‘Auf (Ebū’l-Hixhāb)

Ibn ‘Adīu e ka përmendur me fjalët: “Unë s’mund të mbështetem në autoritetin e tij, sepse ai është një shī‘a. Shumica e hadītheve që ai transmeton lidhen me virtytet e Ehl ul-Bejtit.” Shqyrtojeni me mahnitje një pohim të tillë! Vërtet, kurrfarë dëmi s’mund t’i vijë Dā‘ūdit nga këta nāsibīj, sepse të dy Sufjānët ia citojnë hadīthet, krahas ‘Alī ibn ‘Ābisit dhe të tjerëve në rangun e tyre. Si Ebū Dā‘ūdi dhe Nesā‘īu janë mbështetur mbi autoritetin e tij e po kështu Ahmedi dhe Jahjāi. Nesā‘īu ka thënë se: “Nuk ka asgjë të keqe në hadīthet e tij.” Ebū Hātimi ka pohuar: “Hadīthi i tij është i shëndoshë.” Dhehebīu i ka cituar këto dëshmi në Sahīh-un e tij. Referojuni hadītheve të tij te Sunen-i i Ebū Dā‘ūdit dhe te ai i Nesā‘īut përmes Ebū Hāzim elAshxha’it, Ikrimes etj.

27. Zubejd ibn el-Hārith ibn ‘Abdul-Kerīm el-Jāmī el-Kūfī

I njohur edhe si Ebū ‘Abdur-Rahmān, ai përmendet në Mīzān-in e Dhehebīut, ku autori thotë: “Ai është një tabi’ī besnik, që anon nga shī‘izmi.” Pastaj ai citon pohime për të vërtetuar se hadīthi i Zubejdit është verifikuar nga Kattānī dhe se ka kritikë e verifikues të tjerë të shquar që e konsiderojnë atë të besuar. Ebū Is’hāk el-Xhuzxhānīu ka përfshirë një pohim të vrazhdë ndaj tij, që është tipik për qëndrimin e tij dhe të nāsibīve të tjerë, e që thotë:

“Mes banuesve të Kūfes, ekziston një fraksion, besimi i të cilit është i padëshiruar; megjithatë, ndodh që ata të jenë mjeshtra të hadīthit. Mes tyre janë: Ebū Is‘hāku, Mensūri, Zubejd el-Jāmīu, el-A’meshi dhe rangu i tyre. Njerëzit i kanë toleruar për arsyen e vetme të besnikërisë së tyre në përcjellje hadīthi, e transmetimet e tyre dëshmojnë për vërtetësinë e njëri tjetrit...”

...gjer në mbyllje të pohimit të tij që e vërteta e detyroi ta shpallte. Shpesh, e vërteta pohohet nga të ndershmit mu ashtu siç pohohet nga kundërshtuesit dhe kryeneçët. Ç’dëm mund t’u vijë këtyre shtyllave të dijes dhe mjeshtrave të hadīthit në Islam, nëse një kritik i tillë nuk e çmon të nderuarit e tyre të lartë të familjes së Profetit (s) që janë portat e pendimit, mbrojtësit e tërë njerëzve mbi tokë pas vetë Profetit, barka e shpëtimit të ummetit të tij? Ç’e keqe mund t’i arrijë ata nga kritiku që s’ka rrugëzgjidhje tjetër përveçse ta vazhdojë kërkimin e tij gjer te pragu i tyre


dhe asnjë alternativë tjetër porse t’u lutet atyre për ndere?

Nëse prijësat e fisit tim janë të kënaqur me mua, Atëherë le të plasin të paudhët e të rrinë zemëruar.

Këto autoritete nuk i japin kurrfarë rëndësie as Xhuzxhānīut e as të tjerëve si ai, duke u konsideruar të besuar nga autorët e sahīh-ëve si dhe nga ata të sunen-eve. Drejtojuni hadīthit të Zubejdit në Sahīh-ët Bukhārī e Muslim nga Ebū Wa’ili, el-Sha‘bīu, Ibrāhīm el-Nekha‘ī e Sa‘d ibn ‘Ubejdullāhi. Vetëm Bukhārīu ia citon hadīthin përmes Muxhāhidit. Te Sahīh Muslim, hadīthi i tij përcillet nga Murrah el-Hamādanīu, Muhārib ibn Dithāri, Ammāre ibn ‘Umejri e Ibrāhīm etTejmīu. Hadīthi i tij citohet në të dy sahīh-ët nga Shu‘beh, el-Thewrīu dhe Muhammed ibn Talhai. Aty, hadīthi i tij përcillet nga Zubejr ibn Mu‘āvija, Fadīl ibn Gazwāni e Husein ibn elNekha‘īu. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 124 H.

28. Zejd ibn ul-Hebe, Ebū’l-Hasan el-Kūfī et-Temīmī

Ibn Kutejbe ia ka përfshirë biografinë me ato të dinjitarëve shī‘itë në el-Ma’ārif. Dhehebīu e përmend në el-Mīzān, duke e përshkruar si “të përzotshëm, besnik, të besuar.” Ai thekson garantimin e Ibn Ma‘īnit dhe Ibn el-Medenīut për besueshmërinë e tij. Ai citon Ebū Hātimin dhe Ahmedin që e përshkruajnë si të besuar, duke shtuar se ‘Adīu ka thënë: “Ai është një prejmuhadīthëve të besuar kufas, besueshmëria e të cilëve nuk është dyshuar kurrë.” Muslimi mbështetet në autoritetin e tij. Drejtojuni Sahīh-ut të tij që përmban hadīthe të përcjella nga Mu‘āvije ibn Sālihu, el-Dahhāk ibn ‘Uthmāni, Kurre ibn Khālidi, Ibrāhīm ibn Nāfi’u, Saif ibn Sulejmāni, Jahjā ibn Ejjūbi, Hasan ibn Wākidīu, ‘Ikrime ibn ‘Ammāri, ‘Abdul-‘Azīz ibn Ebū Selme e ‘Afleh ibn Sa‘īdi. Hadīthi i tij citohet nga Ibn Ebī Shejbe, Muhammed ibn Hātimi, Hasan Hulwāni, Ahmed ibn el-Mundhiri, Ibn Namīri, Muhammed ibn Rāfi’u, Ibn Kerībi, Zuhejr ibn Harbi e Muhammed ibn el-Faraxhi.

29. Sālim ibn Ebū’l-Xhe‘d el-Ashxha’ī el-Kūfī

Ai është vëlla i ‘Ubejdit, Zijādit, ‘Umrānit dhe Muslimit, bijve të Ebū’l Xhe‘dit. Në vëll. VI të Tabakāt-it, Ibn Sa‘di i përmend të gjithë në f. 230 e më tej. Kur mbërrin te Muslimi, ai thotë: “Ebū’l Xhe‘di pati gjashtë djem. Dy prej tyre ndoqën shī‘izmin: Sālimi e ‘Ubejdi. Dy të tjerë qenë murxhi’ī, ndërsa dy të mbeturit harixhī. I ati u thoshte: ‘Ç’është kështu me ju? Përse ju bëri vallë Allahu, të dalloni kaq shumë në pikëpamje’?” Ibn Kutejbe i ka diskutuar në f. 156 të Ma’ārif-it, në kreun mbi tabi’īnët shī‘itë dhe pasuesit e tyre. Një grup dijetarësh të shquar i dëshmuan pikëpamjet shī‘ite të Sālim ibn Ebū’l-Xhe‘dit. Ibn


Kutejbe e përfshin me dinjitarët shī‘itë në el-Ma’ārif, f. 206, e po kështu dhe Shehristānīu në elMilel we’n-Nihel, f. 27, vëll. II, në sqarimin e kreut mbi Ibn Hazmin. Dhehebīu e përmend në elMīzān, duke e quajtur tabi’ī të besuar. Ai gjithashtu pohon se hadīthi i tij nga Nu’mān ibn Bashīri e Xhābiri përfshihet në të dy sahīh-ët. Në fakt, hadīthi i tij nga Enes ibn Māliku dhe Kerībi, është përfshirë në të dy sahīh-ët, siç dihet mirë nga muhadīthët. Dhehebīu thotë se hadīthi i tij nga ‘Abdullāh ibn ‘Amri e Ibn ‘Umeri gjendet në Sahīh ul-Bukhārī. Aty ndodhet edhe hadīthi i tij nga Ma’dān ibn Ebū Talhai dhe i ati. Hadīthi i tij citohet në të dy sahīh-ët nga el-A’meshi, Katāde, ‘Amr ibn Murre, Mensūri, e Hasīn ibn ‘Abdur-Rahmāni. Ai po ashtu njeh hadīthe të cituara nga Nesā‘īudhe Ebū Dā’ūdi në Sunen-e. Ai vdiq më 87 ose 97, gjatë sundimit të Sulejmān ibn ‘AbdulMelikut, ose - siç pohojnë disa - atij të ‘Umer ibn ‘Abdul-‘Azīzit, wa‘Llāhu a‘lem.

30. Sālim ibn Ebū Hafseh el-‘Ixhlī el-Kūfī

Shehristānī e përfshin atë mes dinjitarëve shī‘ī në librin e tij el-Milel we’n-Nihel. El-Felāsi thotë: “Ai është muhadīth i dobët, me bindje ekstremiste shī‘ite.” Ibn ‘Adīu thotë: “Njerëzit e qortojnë ekstremizmin e tij; por unë shpresoj se hadīthi i tij nuk ka asgjë të keqe.” Muhammed ibn Bashīr el-‘Abdīu thotë: “E pashë Sālim ibn Ebū Hafsen, si një i marrë me mjekër të gjatë - çfarë mjekre! Ai thoshte: ‘Sikur të isha shok i ‘Alīut në gjithçka që ai zotëronte’!” Husein ibn ‘Alī el-Xhu‘fī ka thënë: “Kam parë Sālim ibn Ebū Hafsen - si një i çmendur me mjekër të gjatë, të thonte shpesh: “Ja ku po vij, o vrasës i Na‘dhalit, shfarosës i Beni Umejjes’!” ‘Amr ibn es-Sālim ibn Ebū Hafse e pyeti njëherë: “A e vrave ti ‘Uthmānin?” Ai iu përgjigj: ‘A thua?!’ ‘Amri ia ktheu: “Po. Ti s’e dënove vrasjen e tij.” Ebū ibn el-Medenīu tha: “E kam dëgjuar Xherīrin të thotë: ‘E kam prishur miqësinë time me Sālim ibn Ebū Hafsen, sepse ai mbron gjithmonë shī‘itët.’” Dhehebīu ia ka përshkruar hollësisht biografinë, duke përmendur ç’thamë më sipër. Në f. 234, vëll. VI i Tabakāt-it, Ibn Sa‘di e përmend atë dhe thotë: “Ai ishte shumë i patundur në bindjet e tij shī‘ite. Ai hyri në Mekë gjatë sundimit të ‘Abbāsive duke bërtitur: “Ja ku jam, ja ku jam, o vrasës i emevive!’ Zërin e kishte aq të lartë, saqë thirrja e tij u dëgjua nga Dā‘ūd ibn ‘Alīu, që pyeti: “Kush është ky?’ Njerëzit i treguan se ishte Sālim ibn Ebū Hafse e ia shpjeguan historinë dhe pikëpamjet që kishte.” Dhehebīu ia përfshin jetëshkrimin në Mīzān duke komentuar: “Ai ishte prijësi i atyre që përçmonin Ebū Bekrin dhe ‘Umerin.” Prapëseprapë, megjithkëtë, të dy Sufjānët ia citojnë hadīthet e po kështu Muhammed ibn Fudejli, ndërsa Tirmidhīu mbështetet tërësisht mbi autoritetin e tij dhe Ibn Ma‘īni e konsideronte të besuar. Vdiq më 137 H.

31. Sa‘d ibn Tarīf el-Iskāfī el-Henzelī el-Kūfī

Dhehebīu e përmend, duke ia shënuar emrin me “TK”, për të treguar autorët e sunen-eve që e citojnë atë. Ai gjithashtu citon el-Fallāsin duke thënë se Sa‘di është “i dobët, ekstremist në bindjet e tij shī‘ite.” Megjithëse një “shī‘a ekstremist”, Tirmidhīu e të tjerët e citojnë. Drejtojuni hadītheve të tij në Sahīh Tirmidhī, nga ‘Ikrime dhe Ebū’l-Wā’ili. Po ashtu, ai përcjell hadīth nga


el-Asbag ibn Nebete, ‘Umān ibn Talha e ‘Umejr ibn Ma‘mūni. Isrā’īli, Habāni dhe Ebū Mu‘āvija e citojnë atë.

32. Sa‘īd ibn Ashwa’

Ai përmendet në Mīzān-in e Dhehebīut ku autori shkruan: “Sa‘īd ibn Ashwa’i është një gjyqtar i famshëm e i besuar kufas. Nesā‘iu thotë se nuk ka asgjë të keqe në hadīthet e tij dhe se ai është mik i el-Sha‘bīut. El-Xhuzxhānīu e përshkruan si ekstremist, heretik dhe një shī‘a i zellshëm.” Si Bukhārīu, ashtu dhe Muslimi mbështeten në autoritetin e tij te Sahīh-ët e tyre. Hadīthi i tij nga el-Sha‘bīu mbahet i vërtetë nga autorët e të dy sahīh-ëve. Si te Bukhārīu, edhe te Muslimi hadīthet e tij citohen nga Zekerijā ibn Ebū Zā‘ide dhe Khālid el-Haththā’i. Ai vdiq gjatë sundimit të Khālid ibn ‘Abdullāhit.

33. Sa‘īd ibn Khejthem el-Hilālī

Ibrāhīm ibn ‘Abdullāh ibn al-Xhunejdin e pyetën njëherë: “Sa‘īd ibn Khejthemi është një shī‘a.Ç’mendim ke për të?” Ai u përgjigj: “Le të themi se është një shī‘a, por është edhe i besuar, ama!” Dhehebīu e përmend në Mīzān, duke cituar Ibn Ma‘īnin, i cili në thelb përcjell atë që u pohua më lart. Ai gjithashtu ia ka shënuar emrin me inicialet e Tirmidhīut e Nesā‘īut, për të treguar se ata ia citojnë hadīthet në sahīh-ët e tyre. Ai gjithashtu përmend faktin se Sa‘īdi përcjell hadīth nga Jezīd ibn Ebū Zijādi e Muslim el-Mellā’i. Nipi i tij, Ahmed ibn Rāshidi, gjithashtu, ia transmeton hadīthet.

34. Selāme ibn el-Fudejl el-Abrash

Ai ishte gjyqtar i Rejjit dhe raportues hadīthesh mbi luftërat në të cilat mori pjesë Profeti (s), siç transmeton Ibn Is‘hāku. Llagapi i tij është Ebū ‘Abdullāh. Në biografinë e tij në el-Mīzān, Ibn Ma‘īni thotë: “Selāme el-Abrash el-Rāzīu beson në shī‘izëm dhe është një burrë hadīthi i të cilit citohet, në çka nuk ka asgjë të gabuar.” Ebū Zer’e ka thënë gjithashtu në Mīzān se banorët e Rejjit s’e pëlqejnë atë falë bindjeve të tija. Në fakt, ky qëndrim i tyri është për shkak të pikëpamjeve të tyre ndaj tërë pasuesve të familjes së Profetit (s). Dhehebīu e ka përmendur në el-Mīzān, duke ia shënuar emrin me inicialet e Ebū Dā‘ūdit dhe Tirmidhīut, e duke shtuar: “Ai kujtohet me zemër për namazin e du‘ātë e tija.” Vdiq më 191. Ibn Ma‘īni dëshmon faktin se hadīthet e tij mbi fushatat ushtarake të Profetit që transmetohen ngaSelāme janë më të sigurta se të kujtdo tjetri. Zanīhu citohet të ketë thënë se ai e ka dëgjuarSelāme el-Abrashin të thoshte se ai kishte dëgjuar hadīthe rreth ekspeditave nga Is‘hāku


dy herë, dhe se gjithashtu i kishte shkruar hadīthet e tij siç kishte bërë me ato të ekspeditave.

35. Selāme ibn Kāhil ibn Hasīn ibn Kādih ibn Esed el-Hedramī, Ebū Jahjā

Një grup dijetarësh të shumicës, si Ibn Kutejbe në Ma’ārif, i cili në f. 206 përmend meritat e tij, dhe el-Shehristānīu në el-Milel we’n-Nihel, f. 27, vëll II, e kanë përfshirë atë me fisnikët shī‘i. Autorët e gjashtë sahīh-ëve janë mbështetur të gjithë në autoritetin e tij, e po kështu edhe të tjerët. Ai e ka mësuar hadīthin nga burra si Ebū Xhahīfe, Suwejd ibn Gaflai, el-Sha‘bīu, ‘Atā’ ibn Ebū Rabai, cituar secili në Bukhārī e Muslim. Te Muslimi, ai citon hadīth nga Kerībi, Dher ibn ‘Abdullāhi, Bākir ibn el-Ashaxhi, Zejd ibn Ka’bi, Sa‘īd ibn Xhubejri, Muxhāhidi, ‘Abdullāh ibn ‘Abdur-Rahmān ibn Jezīdi, Ebū Selāme ibn ‘Abdur-Rahmāni, Mu‘āvije ibn el-Suwejdi, Habīb ibn ‘Abdullāhi e Muslim ibn Batīni. El-Thewrīu dhe Shu’be i kanë cituar që të dy hadīthet e tij në këto dy vepra, sakaq që te Bukhārīu, hadīthet e tij citohen nga Ismā‘īl ibn Ebū Khālidi. Te Muslimi, ai citohet nga Sa‘īd ibn Mesrūki, Akīl ibn Khālidi, ‘Abdul-Melik ibn Ebū Sulejmāni, ‘Alī ibn Sālihu, Zejd ibn ‘Ebū Anīse, Hammād ibn Selāme dhe el-Wālid ibn Harbi. Selāme ibn Kāhili vdiq në ‘Ashūra të 121 H.

36. Sulejmān ibn Sa‘īd el-Khuzā’i el-Kūfī

Ai ishte kryetari suprem i shī‘itëve të Irakut, gjykuesi ndër ta, kujdestari dhe këshilltari i tyre. Ata e kishin takuar të gjithë në shtëpinë e tij kur i dhanë betimin Imam Huseinit. Ai qe lajmëtari itawwabīn-ëve (pendestarëve) mes shī‘ive që u ngritën të hakmerrnin vrasjen e Imam Huseinit. Ata ishin katër mijë vetë të cilët fushuan në Nākhīle herët në Rebī‘ ul-Thāni 65 H., e pastaj marshuan drejt ‘Ubejdullāh ibn Zijādit e iu vërsulën ushtrisë së tij në Xhezīre. Luftuan trimërisht gjersa u vra edhe i fundit prej tyre. Sulejmāni ra shehīd në vendin e quajtur ‘Ajn ul-Warde pasi Hasīni e qëlloi me një shigjetë vdekjeprurëse. Ai ishte 93 vjeç atëherë. Koka e tij dhe e elMusajjebit iu dërguan si trofe Merwān ibn el-Hakamit. Biografia e tij është dokumentuar në vëll. 6, Pjesa I e Tabakāt-it të Ibn Sa‘dit dhe në el-Istī‘āb të ‘Abd el-Berrit. Të gjithë shkruesit e kronikave mbi të parët ia kanë dokumentuar jetën dhe lavdëruar virtytet, imanin e përzotshmërinë. Ai gëzonte status të lartë, pozitë nderi e dinjiteti ndër njerëz, dhe fjala e tij peshonte rëndë. Ai është një prej vrasësve të Heushebit, armikut të njohur të Prijësit të Besimtarëve, në një duel në Siffīn. Sulejmāni pati mprehtësinë të shikonte se armiqtë e Ehl ul-Bejtit kishin devijuar. Muhadīthët i kanë kërkuar vazhdimisht audiencë atij. Hadīthet që ai përcjell mbi Profetin (s), të cilat ai i transmetoi direkt ose përmes Xhubejr ibn Mu‘timit, ndodhen në Sahīh ul-Bukhārī e Muslim. Te ky i fundit, ai citohet nga Ebū Is‘hāk Subej’i dhe ‘Adī ibn Thābiti. Sulejmāni ka përcjellë hadīthe që nuk ndodhen në sahīh-ët. Këto përfshijnë hadīthe nga Prijësi i Besimtarëve, i biri Imam Hasan el-Muxhtebe dhe Abiji. Në punimet e tjera, hadīthet e tij përcillen nga Jahjā ibn Ja‘muri, ‘Abdullāh ibn Jasāri dhe të tjerë.


37. Sulejmān ibn Tarkhān et-Tejmī el-Basrī

Rob i Kejs imamit, ai është një nga autoritetet më të besuara në hadīth. Ibn Kutejbe e ka përfshirë mes dinjitarëve shī’i në librin e tij el-Ma’ārif. Autorët e gjashtë sahīh-ëve, si dhe të tjerët, janë mbështetur të gjithë në autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij në të dy sahīh-ët nga Enes ibn Māliku, Ebū Mexhāzi, Bekr ibn ‘Abdullāhi, Katāde dhe Ebū ‘Uthmān el-Nehdīu. SahīhMuslim ia citon hadīthin nëpërmjet të tjerëve. Në të dy sahīh-ët, hadīthi i tij citohet nga i biri Mu‘temiri, nga Shu‘be dhe el-Thewrīu. Një palë tjetër ia citon hadīthin në Sahīh ul-Muslim. Ai vdiq më 143 H.

38. Sulejmān ibn Kerm ibn Mu‘ādh

Njihet gjithashtu si Ebū Dā‘ūd el-Dab’i el-Kūfī. Ibn Hibbāni e përmend atë në tekstin e biografisë së Sulejmānit në el-Mīzān. Ibn Hibbāni ka thënë: “Ai është rāfidī - mu ashtu.” Megjithatë, Ahmed ibn Hanbeli i ka besuar atij. Në mbyllje të biografisë së Sulejmānit në Mīzān, Ibn ‘Adīu thotë: “Hadīthet e përcjella nga Sulejmān ibn Kermi janë sahīh. Për më tepër, ato janë shumë më të besueshme se ato të Sulejmān ibn Arkamit.” Muslimi, Nesā‘īu, Tirmidhīu e Ebū Dā‘ūdi i kanë cituar secili hadīthet e tij. Kur Dhehebīu e përmend, ai vendos inicialet e tyre pas emrit të tij. Drejtojuni Sahīh Muslim-it, ku hadīthi i Ebū Xhevābit transmetohet nga Sulejmān ibn Kermi prej el-A’meshit, gjer te Profeti (s). Hadīthi në fjalë pohon se Profeti kishte thënë se njeriu ringjallet me ata që ai i do. Në sunen-e hadīthet e tij citojnë Thābitin përmes Enesit, pa ndërprerje, duke treguar se Profeti ka thënë: “Kërkimi i diturisë është obligim fetar për çdo musliman.” Ai citon el-A’meshin nga ‘Amr ibn Murreh, nga ‘Abdullāh ibn ‘Umeri i cili thotë se Hakam ibn Ebū el-‘Āsi rrinte me Profetin (s) dhe pastaj ua përcillte të shtrembëruara fjalët e tij kurejshëve; ndaj, Profeti e mallkoi atë dhe pasardhësit e tij gjer në Ditën e Gjykimit.

39. Sulejmān ibn Mehrān el-Kāhilī el-Kūfī el-Esle’ el-A’mesh

Ai është një prej fisnikëve shī‘itë dhe muhadīth i mirëbesuar. Shumë gjeni mes burrave sunni të dijes, si Ibn Kutejbe në el-Ma’ārif dhe Shehristānīu në el-Milel we’n-Nihel, si dhe shumë të tjerë, e kanë përfshirë atë mes dinjitarëve shī‘itë. Në biografinë e tij të Zubejdit, Xhuzxhānīu thotë në el-Mīzān: “Mes kufasve, ka njerëz medhhebi i të cilëve s’pëlqehet, megjithatë ata janë mjeshtër të hadīthit ndër muhadīthët e Kufes. Mes tyre janë: Ebū Is‘hāku, Mensūri, Zubejd el-Jāmīu, el-A’meshi dhe klasi i tyre. Njerëzit i tolerojnë ata vetëm se janë besnikë në rrëfim hadīthesh”, gjer në mbyllje të pohimit të tij, që tregon qartë sa i trashë dhe i paragjykuar është. E ç’dëm mund t’u vijë këtyre fisnikëve nësenāsibītë s’ua çmojnë përkushtimin ndaj zbatimit të urdhrit hyjnor të kërkimit të kënaqësisë së Allahut përmes besnikërisë ndaj familjes së Profetit (s)? Këta nāsibī, ç’është e vërteta, i


tolerojnë ata burra jo vetëm pse janë besnikë në transmetim hadīthesh, por përkundrazi, sepse janë të domosdoshëm. Sikur t’ua kishin hedhur atyre poshtë hadīthet, shumica e traditës profetike do të ishte braktisur, siç e pranon vetë Dhehebīu në el-Mīzān, kur diskuton biografinë e Abān ibn Taglibit. Mendoj se pohimi i Mugīres: “Ebū Is‘hāku e A’meshi i juaj e shkatërruan Kūfen” u tha veç për shkak të bindjeve shī‘ite të këtyre burrave. Përndryshe, si Ebū Is‘hāku ashtu dhe el-A’meshi janë oqeane të dijes dhe kujdestarë të trashëgimisë profetike. El-A’meshi na ka lënë shumë ngjarje interesante të cilat e portretizojnë për së gjalli madhështinë e tij. Njëra prej tyre, për shembull, u përfshi nga Ibn Khalikāni në biografinë e elA’meshit në Wafijjāt ul-A’jān ku autori pohon:

“Hishām ibn ‘Abdul-Melīku i shkroi njëherë el-A’meshit: ‘Më trego virtytet e ‘Uthmānit dhe veset e ‘Alīut.’ El-A’meshi e mori letrën dhe ia shtiu në gojën e devesë. Pastaj, iu kthye korrierit e i tha: ‘Ja përgjigjja ime!’ Korrieri, megjithatë, iu lut el-A’meshit duke i thënë se pronari i tij ishte betuar se do ta vriste nëse ai kthehej pa një përgjigje. Ai gjithashtu iu lut vëllezërve të el-A’meshit ta bindnin vëllain e tyre të shkruante diçka. Më në fund, ai shkroi: ‘Bismilāhi Rahmāni Rahīm. Sikur ‘Uthmāni të kishte të gjitha virtytet e njerëzve të botës, ato s’do t’ju vlenin asgjë, dhe sikur ‘Alīu të kishte tërë veset e njerëzve të botës, ato nuk do ju bënin asnjë të keqe; ndaj, shihni veten tuaj, weselam’.”

Një tjetër anekdotë tregohet nga Ibn ‘Abd el-Berri në kreun e tij mbi pohimet e ‘ulemāve në të vlerësuarit e punës së njëri tjetrit në veprën e tij Xhāmi’ Bejan ul-‘Ilm we Fadā’ilih. (Drejtojuni f. 199 të përmbledhjes së saj në librin e shkruar nga dijetari Shejh Ahmed ibn ‘Umer elMuhammesānī el-Beirūtī.) Autori citon ‘Alī ibn Khashramin me fjalët: “E kam dëgjuar Ebū’l-Fadl ibn Mūsain të thotë, ‘Njëherë, hyra në shtëpinë e A’meshit, i shoqëruar nga Ebū Hanīfe, për t’i bërë vizitë gjatë sëmundjes. Ebū Hanīfe tha: ‘O Ebū Muhammed! Sikur të mos druhesha se vizitat e mija janë mërzi për ty, do të vija të të shihja më shpesh’. El-A’meshi u përgjigj: ‘Ti je mërzi për mua edhe në shtëpinë tënde, merre me mend atëherë si ndjehem kur më duhet të ta shoh fytyrën’.” Ebū’lFadli vazhdon e tregon se kur ikën, Ebū Hanīfe tha: ‘El-A’meshi s’e ka agjëruar asnjëherë Ramazanin’. Atëherë, Ibn el-Khashrami pyeti Fadlin se ç’kish dashur të thonte me këtë Ebū Hanīfe. Fadli u përgjigj: ‘El-A’meshi mbante suhūr gjatë Ramazanit sipas hadīthit të Profetit (s) nga Hudheife el-Jemānīu’.” Vërtet, ai zbatonte vargun e shenjtë kur’anor: {Prandaj, hani e pini gjersa të dallohet peri i bardhë nga i ziu, dhe agjëroni deri në mbrëmje} (2:187). Autorët e el-Waxhīze dhe Bihār ul-Enwār kanë cituar që të dy Hasan ibn Sa‘īd el-Nekh‘īun i cili citon kadiun Sherīk ibn Abdullāh që thotë: “I bëra vizitë el-A’meshit kur u sëmur, para se të vdiste. Tek po rrija atje, Ibn Shereme, Ibn Lejlā e Ebū Hanīfe hynë dhe e pyetën për shëndetin. Ai u tha se vuante nga një debulesë e fortë, se i frikësohej Allahut për gjynahet e tija dhe ai gati shpërtheu në lotë. Atëherë Ebū Hanīfe iu drejtua: ‘O Ebū Muhammed! Kij frikë Allahun! Kujdesu për veten tani. Ti ke transmetuar ca hadīthe për ‘Alīun, nga të cilat po të hiqje dorë do të ishte më mirë për ty.’ El-A’meshi u përgjigj: ‘A guxon t’ia thuash këtë një njeriu si unë?’ Ai madje e mallkoi dhe këtu s’ka nevojë t’i hyjmë kësaj. Ai, Allahu e mëshiroftë, qe siç e përshkruan Dhehebīu në el-Mīzān, një Imam i besuar. Ai qe tamam siç e përshkruan Ibn Khalikāni kur ia


rrëfen jetëshkrimin në Wafijjāt ul-E’jān: burrë besnik dhe i virtytshëm i dijes. Dijetarët e kanë shpallur të gjithë besueshmërinë, paanësinë dhe përzotshmërinë e tij. Autorët e gjashtë sahīhëve dhe shumë të tjerë krahas tyre janë mbështetur të gjithë në autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij te Sahīh-u i Bukhārīut dhe ai i Muslimit nga Zejd ibn Wehābi, Sa‘īd ibn Xhubejri, Muslim el-Batīni, Sha’bīu, Muxhāhidi, Ebū Wā’ili, Ibrāhīm el-Nekh’īu dhe Ebū Sālih Thekwāni. Atje ai citohet nga Shu’be, el-Thewrīu, Ibn ‘Ajīne, Ebū ‘Awāne, Ebū Mu‘āvije Muhammedi, Xherīri e Hafs ibn Gijāthi. El-A’meshi u lind më 61 dhe vdiq më 148 H, Allahu e mëshiroftë.

40. Sherīk ibn ‘Abdullāh ibn Sinān el-Nekhī el-Kūfī kadiu

Imam Ebū Kutejbe, në Ma’ārif, e ka përfshirë atë pa ngurrim ndër fisnikët shī‘itë. Në mbyllje të biografisë së Sherīkut në el-Mīzān, ‘Abdullāh ibn Idrīsi betohet se Sherīku është një shī‘a. Ebū Dā‘ūd el-Rahāwīu gjithashtu citohet në el-Mīzān, ta ketë dëgjuar Sherīkun duke thënë: “‘Alīuështë më i miri i krijesave; kushdo që e mohon këtë fakt është kafir.” (Ibn ‘Adī citon një zinxhir transmetuesish që përfshin Husein ibn ‘Alī el-Sukūni el-Kūfin, Muhammed ibn el-Hasan el-Sukūnin, Sālih ibn el-Eswedin, el-A’meshin dhe ‘Atijjen, që pohojnë se Xherīri e pyetën njëherë: “Cili ishte statusi i ‘Alīut mes njerëzve tuaj?” Xherīri u përgjigj: “Ai ishte më i miri ndër njerëz.” Kjo citohet nga Muhammed ibn Ahmed el-Dhehebīu në biografinë e tij të Sālih ibn Ebū’l-Eswedit në el-Mīzān. Megjithë fanatizmin ekstrem të Dhehebīut, e gjitha ç’kish për të thënë ai në komentin e tij mbi këtë hadīth, është pohimi: “Ai, mesa duket, e kishte fjalën për kohën e ‘Alīut.”)

Ajo që ai desh të thonte, natyrisht, ishte se ‘Alīu ishte më i miri ndër njerëz pas Profetit (s), siç besojnë tërë shī‘itët. Prandaj, el-Xhuzxhānīu, siç citohet në Mīzān, e përshkruan atë si “të anuar”, d.m.th. të anuar nga Ehl ul-Bejti, duke i pëlqyer ata mbi medhhebin e Xhuzxhānīut. Në el-Mīzān përcillen edhe hadīthet e përcjella nga Sherīku mbi Emīr ul-Mu’minīnin. Ai citon Ebū Rabī’en, nga Ibn Burejde, nga i ati, gjer te Profeti (s) i cili tha: “Për çdo Profet ka një mëkëmbës dhe trashëgues...” Ai qe një përhapës i zellshëm i dijes mbi virtytet e Prijësit të Besimtarëve dhe ushtroi trysni ndaj umejjadëve për t’ia njohur dhe shpallur ato virtyte. Në veprën e tij Durret ul-Gawwās, ashtu sikurse Ibn Khalikāni në jetëshkrimin e Sherīkut në Wafijjāt ul-A’jān, el-Harīri thotë: “Sherīkukishte një mik umejjad. Një ditë, Sherīku radhiti virtytet e ‘Alīut. Miku i tij umejjad tha se ‘Alīu ishte ‘njeri i mirë’. Kjo e zemëroi Sherīkun i cili tha: ‘A veç kaq mund të thuhet për ‘Alīun, se ai ishte njeri i mirë, e jo më shumë?’” (Pohimi i tij “Ç’njeri i madh qe ‘Alīu”, ndonëse lavdërues, s’ia jep hakun statusit të Imamit, edhe pse vjen nga goja e një kundërshtari. Refuzimi nga Sherīku i një komplimenti aq të dobët dhe zemërimi i tij me të, janë, sipas normave të traditës, të përligjura. Ka një ndryshim të madh midis pohimit të këtij rrugaçi umejad që thotë: “Ç’njeri i mirë qe ‘Alīu”, pasi kish dëgjuar virtytet e jashtëzakonshme të ‘Alīut, dhe vargjeve të Të Lartësuarit Fuqiplotë që pohojnë: {Ne kemi urdhëruar, e më të aftit për të urdhëruar jemi Ne...} Dallimi ndërmjet pohimit të atij umejadi dhe atij të Allahut është vërtet mjaft i dukshëm; por Allahu s’u kënaq duke thënë vetëm: “Ç’rob i


devotshëm i Allahut është ai”, por shtoi gjithashtu: “Ai është i përulur”; ndaj, Wafijjāt al-A’jān s’ofron asnjë përgjigje për një pyetje të tillë.)

Në mbyllje të biografisë së Sherīkut në Mīzān, Ibn Ebī Shejbe citon ‘Alī ibn Hākim ibn Kādimin, që citon ‘Alīun duke thënë se njëherë dikush iu ankua Sherīkut se: “Gjindja mendojnë se mendja jote është e dyshimtë.” Sherīku u përgjigj: “O i pacipë! Si mund të jem unë i dyshimtë?! Sa do të doja të kisha qenë bashkë me ‘Alīun për ta njomur shpatën time me gjakun e armiqve të tij.” Kushdo që studion mënyrën e jetesës së Sherīkut do të bindet se ai burrë ishte një pasues shumë besnik i udhës së Ehl ul-Bejtit. Ai përcolli shumë hadīthe të transmetuara nga ndjekësit më të ditur të Ehl ul-Bejtit. Djali i tij ‘Abdur-Rahmāni ka thënë: “Im atë i mësoi pyetjet nga Xhābir el-Xhu‘fī, krahas dhjetë mijë hadītheve të rralla.” ‘Abdullāh ibn el-Mubāraku citohet në Mīzān duke thënë: “Sherīku ishte më i dijshëm rreth hadīthit të kufasve se Sufjāni. Ai qe një armik i betuar i kundërshtarëve të ‘Alīut, dhe fliste keq për ta.” ‘Abdus-Selām ibn Harbi e pyeti njëherë atë: “Përse nuk i bën vizitë një vëllai tënd të sëmurë?” Ai pyeti: “E kush është ai?” Burri iu përgjigj: “Mālik ibn Magūli.” Sherīku, siç pohon dhe biografia e tij në Mīzān, iu përgjigj: ‘Kushdo që flet keq për ‘Alīun dhe ‘Ammarin mesiguri nuk është vëlla me mua.” Njëherë emri i Mu‘āvijes u përmend në prani të tij si “i mëshirshëm”. Sherīku, siç pohon biografia e tij në Mīzān si dhe në Wafijjāt ul-A’jān të Ibn Khalikānit, tha: “Kushdo që braktis të drejtën dhe lufton ‘Alīun, s’mund të jetë kurrë i mëshirshëm.” Ai përcolli një hadīth mutewātir nga Āsimi, Dheri e ‘Abdullāh ibn Mes’ūdi që tregonte se Profeti (s) tha: “Nëse shihni Mu‘āvijen nëminberin tim, vriteni.” Kjo citohet nga Taberīu, i cili nga ana e tij citohet nga Dhehebīu te jetëshkrimi i Abbād ibn Ja‘kūbit. Wafijjāt-i i Ibn Khalikānit përfshin një biografi të Sherīkut ku autori citon një dialog midis Sherīkut dhe Mis’ab ibn ‘Abdullāh el-Zubeirit, në prani të sunduesit abbasī el-Mehdī. Mis’abi e pyeti: ‘A vërtet e nënçmon Ebū Bekrin e ‘Umerin?’ gjer në fund të ngjarjes. Megjithë tërë këto, Dhehebīu e ka përshkruar atë si “imam të besueshëm.” Ai citon po ashtu Ibn Ma‘īnin duke thënë se Sherīku është “i besuar dhe besnik.” Në mbyllje të biografisë, autori thotë: “Sherīku ishte një bastion dijeje. Is‘hāk el-Ezreku mësoi prej tij nëntë mijë hadīthe.” Ai gjithashtu citon Tewbe ibn Halebīun që thotë: “Ishim në Ramla njëherë dhe dikush pyeti se kush ishte burri i ummetit. Disa thanë se ai ishte Lahī’a, e të tjerë përmendën Mālikun. Ne pyetëm ‘Īsa ibn Jūnusin të jepte mendimin e tij. Ai tha: ‘Burri i ummetit është Sherīku’, i cili atëherë ishte ende gjallë.” Muslimi dhe autorët e katër sunen-eve janë mbështetur të gjithë në autoritetin e Sherīkut. Drejtojuni hadīthit të tij që ata e transmetojnë nga Zijād ibn Alaki, ‘Ammār el-Thihnīu, Hishām ibn ‘Urwe, Ja’li ibn ‘Atāi, ‘Abdul-Melik ibn ‘Umejri, ‘Ammāre ibn ul-Ka’kā’i dhe ‘Abdullāh ibn Shabrame. Këta transmetues ia citojnë hadīthin Sherīkut nga Ibn Shejbe e ‘Alī ibn Hākimi, Jūnus ibn Muhammedi, Fadl ibn Mūsai, Muhammed ibn ul-Sabāi e ‘Alī ibn Haxheri. Ai u lind ose në Khurasān, ose në Bukhārā më 95 H. dhe vdiq në Kūfa të shtunën në fillim të Dhu’l-Ki’deh 177 ose 178 H.


41. Shu‘be ibn ul-Haxhxhaxh Ebū’l-Ward el-‘Atkī el-Wāsitī (Ebū Bestāmī)

Lindur në Wāsit por që jetoi në Basra, Ebū Bestāmīu qe i pari që u interesua në Irak përmuhadīthët dhe ai çmohet për ndihmën ndaj të skamurve e të braktisurve. Ai konsiderohet ndër fisnikët shī‘itë nga shumë dijetarë tepër të shquar sunni si Ibn Kutejbe në Ma’ārif dhe Shehristānīu në el-Milel we’n-Nihel. Autorët e gjashtë sahīh-ëve e të tjerë janë mbështetur të gjithë mbi autoritetin e tij. Hadīthi i tij është verifikuar në Sahīh ul-Bukhārī e Muslim siç e përcjell Ebū Is‘hāk el-Subai’i, Ismā‘īl ibn Ebū Khālidi, Mensūri, el-A’meshi etj. Në të dy Sahīh-ët, hadīthi i tij citohet nga Muhammed ibn Xha‘feri, Jahjā ibn Sa‘īd el-Kattāni, ‘Uthmān ibn Xhebele e të tjerë. Ai u lind më 83 dhe vdiq më 160, Allahu e mëshiroftë.

42. Sa’sā’ ibn Sawhān ibn Haxher ibn el-Hārith el-‘Abdī

Imam Ibn Kutejbe e përshkruan në f. 206 të Ma’ārif-it të tij si një nga dinjitarët e famshëm shī‘itë. Ibn Sa‘di pohon në f. 154, vëll. VI i Tabakāt-it: “Sa’sā’i është i mirënjohur në tërë Kūfen si orator dhe shok i ‘Alīut me të cilin ai dëshmoi Betejën e Devesë bashkë me vëllezërit e tij Zejd dhe Sīhān, bijtë e Sawhānit. Sīhāni njihet si gojtar përpara Sa’sā’it dhe ishte mbajtësi i flamurit gjatë Betejës së Devesë. (Ai ishte një prej atyre që u ngarkuan të luftonin renegatët siç tregon Ibn Haxheri kur diskuton Sīhān ibn Sawhānin në Pjesën I të el-Isābeh.)

Pasi u vra, Sīhānin e pasoi Sa’sā’i në mbajtje flamuri. Sa’sā’i ka transmetuar hadīth nga Imam ‘Alīu dhe Ibn ‘Abbāsi. Ai është muhadīth i besuar, ndonëse hadīthet që ka përcjellë s’janë aq të shumta.” Ibn ‘Abd el-Berri e përmend në el-Istī‘āb duke thënë: “Ai e pranoi Islamin gjatë kohës së Profetit (s) ndonëse nuk e pat takuar asnjëherë, ngaqë asokohe ishte shumë i ri.” Ai ishte kryetar fisi i njerëzve të tij, pasardhësve të ‘Abd ul-Kejsit. Ai ishte një orator mjaft elokuent, njeri i urtisë, i cili kishte arritur një mjeshtërim të plotë të gjuhës. Ai ishte vërtet një njeri i përzotshmërisë, virtytit e mençurisë. Radhitet me shokët e ‘Alīut. Jahjā ibn Ma‘īni citohet duke thënë se Sa’sā’i, Zejd e Sīhān ibn Sawhāni janë të gjithë oratorë dhe se Zejdi e Sīhāni u vranë në Betejën e Devesë. Ai po ashtu citon një problem kritik që ‘Umeri, asokohe khalīf, nuk e zgjidhi dot; ndaj, ai mbajti një fjalim në të cilin u kërkoi njerëzve sugjerimet e tyre. Sa’sā’i, atëherë i ri, u ngrit dhe ia qartësoi vështirësinë duke dhënë një sugjerim që u pranua njëzëri. Kjo s’duhet ta habisë lexuesin, pasi pasardhësit e Sawhānit ishin ndër mjeshtrit më të spikatur të Arabisë, shtylla të virtytit dhe fisnikërisë. Ibn Kutejbe i përmend në f. 138, te kreu mbi fisnikët e shquar e njerëzit me pozitë, në Ma’ārif. Autori pohon: “Pasardhësit e Sawhānit ishin Zejd ibn Sawhāni, Sa’sā’e ibn Sawhāni dhe Sejs ibn Sawhāni të Benī Abd ul-Kejsit.” Ai shton: “Zejdi ishte ndër burrat më të shquar. Ai tregon se Profeti (s) ka thënë: ‘Zejdi është vërtet një njeri i mirë, dhe Xhendebi - ç’burrë që është!’ Njerëzit pyetën: ‘Përse po i përmend vetëm ata?’ Profeti u përgjigj: ‘Krahu i njërit prej tyre do i paraprijë trupit në të hyrit në Parajsë, ndërsa tjetri do të japë një goditje të fuqishme që e drejta të dallohet nga e shtrembra.’ I pari, vërtet, mori pjesë në


Betejën e Xhelawlā’së, ku iu pre krahu. Ai luftoi po ashtu në Betejën e Devesë, me ‘Alīun. Ai e pyeti Imamin: ‘O Prijës i Besimtarëve! Me sa duket po takohem me fatin tim.’ Imami e pyeti, ‘Nga e di ti këtë, o Ebū Sulejmān?’ Ai iu përgjigj: ‘E pashë dorën time në një vegim të zgjatej nga xheneti për të më tërhequr nga kjo botë.’ Ai u vra nga ‘Amr ibn Jethrībi, ndërsa vëllai i tij Sīhāni u vra gjatë Betejës së Devesë.” Nuk përbën sekret fakti se profecia e të Dërguarit mbi hyrjen e krahut të Zejdit në Xhennet përpara trupit të tij mbahet nga muslimanët si dëshmi e profetësisë së tij, tregues i vërtetësisë së Islamit dhe famë për njerëzit e besës. Të gjitha jetëshkrimet e tij e përmendin këtë. Drejtojuni jetëshkrimit të tij në el-Istī‘āb, el-Isābeh, etj. Muhadīthët i kanë regjistruar faktet e mësipërme me fjalët e tyre, duke shtuar që [ndonëse shī’a] ai u premtua me Xhennet, we’l-hamdu li’l-Lāhi Rabb’il-‘alemīn. ‘Askalānīu e përmend Sa’sā’e ibn Sawhānin tek Pjesa III në el-Isābeh: “Ai përcjell hadīthe për ‘Uthmānin dhe ‘Alīun. Ai ka marrë pjesë në Luftën e Siffīnit në anën e ‘Alīut. Ai është një orator elokuent i cili u ndesh me Mu‘āvijen.” El-Sha‘bīu ka thënë: “Unë mësova nga ai si mbahet ligjëratë.” (Sha‘bīut i thanë, siç përmendet në biografinë e Rāshid el-Hixhrit në Mīzān-in e Dhehebīut: “Ç’është kështu me ty? Pse i fajëson shokët e ‘Alīut? A s’i ke mësuar prej tyre ato që di?” Ai pyeti: “Prej kujt?” Ata iu përgjigjën: “Prej el-Hārithit e Sasā’ait.” Ai tha: “Sa i përket Sa’sā’it, ai ishte vërtet një orator elokuent dhe prej tij mësova si të mbaj ligjërata, kurse el-Hārithi ishte padyshim një ekspert i matematikës dhe prej tij e mësova unë atë.”)

Ebū Is’hāk el-Subai’ī, Minhal ibn ‘Amr ibn Barīde dhe të tjerë kanë cituar nga ai. El-‘Alā’i, duke rrëfyer përleshjet e Zijādit, thotë se njëherë, duke zbatuar urdhrin nga Mu‘āvija, Mugīre e degdisi Sa’sā’in, nga Kūfa në Xhezīre, ose në Bahrein (disa historianë thonë te ishulli i Ibn Fakkānit), ku ai vdiq i syrgjynosur sikurse Ebū Dher el-Gifārīu para tij në shkretëtirën Rabza (Iraku Jugor). Dhehebīu e përshkruan Sa’sā’in si ‘muhadīth të mirënjohur e të besuar’, duke cituar dëshmi të besueshmërisë së tij nga Ibn Sa‘di e Nesā‘īu dhe duke i vënë N pas emrit, si tregues që Nesā‘īu mbështetet tek ai. Kushdo që s’i beson autorietit të tij në të vërtetë s’dëmton kënd veç vetes, siç dëshmon Kur’ani Fisnik: {Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata ishin të padrejtë ndaj vetes së tyre} [3:117; 10:44; 11:101; 16:118; 29:40; 30:9; 43:76].

43. Tawūs ibn Kīsān el-Khawlānī el-Hamadānī el-Jemānī

Ai është babai i ‘Abdur-Rahmānit. Nëna e tij ishte perse, dhe i ati ishte Ibn Kāsiti, një rob nemrias i Bexhīr ibn Rejsān el-Himejrit. Dijetarët sunni e konsiderojnë atë një shī‘a pa diskutim. Nga të shquarit mes tyre, Shehristānīu e përmend atë në el-Milel we’l-Nihel, dhe Ibn Kutejbe në Ma’ārif. Autorët e gjashtë sahīh-ëve, si dhe të tjerë, janë mbështetur të gjithë mbi autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij në të dy librat sahīh ku ai citon Ibn ‘Abbāsin, Ibn ‘Umerin dhe Ebū Hureiren, e në Sahīh Muslim ku ai citon ‘Āishen, Zejd ibn Thābitin, e ‘Abdullāh ibn ‘Umerin. Hadīthi i tij i përcjellë nga el-Zuhrīu ndodhet vetëm te Bukhārīu, si dhe nga muhadīthë të shquar te Muslimi. Ai vdiq në Mekë duke kryer haxhin në ditën e Terwije-së (7 Dhu’l-Hixhe), ose më


104, ose më 106. Xhenazja e tij ishte një ngjarje më vete. Arkivoli i tij u mbajt nga ‘Abdullāh ibn el-Hasan ibn ‘Emīr el-Mu’minīni. Ai po rrekej me të tjerët për ta mbajtur, saqë i ra turbani dhe iu grisën rrobat nga turma siç tregon Ibn Khalikāni në biografinë e tij të Tawūsit në Wafijjāt ulA’jān.

44. Zālim ibn ‘Amr ibn Sufjān, Ebū’l-Eswed el-Du‘alī

Të qenit e tij shī‘a dhe pasues besnik i wilājet-it të Imamëve ‘Alī, Hasan e Husein, si dhe pjesëtarëve të tjerë të Ehl-i Bejtit, është më e dukshme se vetë dielli e nuk kërkon shpjegim. (Ju mjafton si provë që e dëshmon këtë fakt ajo që u përmend nga Ibn Haxheri në biografinë e tij në Pjesën III të el-Isābeh, vëll. II, f. 241.)

Ne jemi marrë hollësisht me këtë, në punimin tonë Mukhteser ul-Kelām fī Mu‘alifī el-Shī‘a min Sadr ul-Islām. Të qenit e tij shī‘a është një fakt që nuk e diskuton kush. Megjithkëtë, autorët esihāh us-sitte mbështeten të gjithë mbi autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij mbi ‘Umer ibn el-Khattābin në Sahīh ul-Bukhārī. Te Muslimi, hadīthi i tij citohet nga Ebū Mūsai e ‘Imrān ibn Hasīni. Hadīthi i tij citohet në të dy sahīh-ët nga Jahjā ibn Je‘muri. Te Bukhārīu, atë e citon ‘Abdullāh ibn Burejde, ndërsa te Muslimi e citon i biri, Ebū Harbi. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq në moshën 85 vjeçare në Basra, më 99 H., nga murtaja që pllakosi qytetin. Është ndër themeluesit e gramatikës arabe, sipas rregullave që i mësoi nga Emīr ul-Mu’minīni, siç kemi shpjeguar në elMukhteser.

45. ‘Āmir ibn Wā’ile ibn ‘Abdullāh ibn ‘Umer el-Laithī el-Mekkī

I njohur edhe si Ebū’ Tufejl, ai lindi në të njëjtin vit kur u zhvillua Lufta e Uhudit, pra më 3 H. Ai ishte sahāb i Profetit. Ibn Kutejbe e përfshin me të ashtuquajturit “rāfidī ekstremë”, duke pohuar se ai qe flamurtari i el-Mukhtarit dhe i fundit nga sahābët të vdiste. Ibn ‘Abd el-Berri e ka përmendur në kreun e tij mbi nofkat në el-Istī‘āb me fjalët: “Ai banonte në Kūfa dhe e shoqëroi ‘Alīun në të gjitha betejat. Kur ‘Alīu u vra, ai iku në Mekë.” Ai e mbyll duke thënë: “Ai qe burrë i urtë e i virtytshëm, i shkathët në përgjigje, elokuent dhe një prej shī‘itëve të ‘Alīut.” Ai po ashtu tregon se: “Njëherë, Ebū Tufejli iu afrua Mu‘āvijes dhe ky e pyeti: ‘Për sa kohë e ke qarë vdekjen e mikut tënd Ebū’l-Hasan?’ Ai u përgjigj: ‘Jam pikëlluar aq sa ç’u pikëllua nëna e Mūsait kur u nda me të birin dhe i qahem Allahut për mangësitë e mia.’ Mu‘āvija e pyeti: ‘A ishe ti me ata që e rrethuan ‘Uthmānin në shtëpinë e tij?’ Ai u përgjigj: ‘Jo, por i bëja vizitë.’ Atëherë Mu‘āvija e pyeti: Ç’të pengoi që ta shpëtoje atë? Ai ia ktheu: ‘Po ty? Ç’të pengoi nga kjo, kur atë e kishte rrethuar vdekja e sigurt, ndërkohë që ishe në Siri një epror mes vartësve të tij?’ Mu‘āvija u përgjigj: ‘A nuk e sheh se hakmarrja e vrasjes së tij tregon mbështetjen time ndaj tij?’ ‘Āmiri atëherë i tha Mu‘āvijes se po sillej tamam si personi i përmendur në vargjet e thurura nga vëllai poet i Ju‘fit: ‘Ti tani qan vdekjen time/Po kur isha unë gjallë/nuk më dhe asnjë thërrime’.”


El-Zuhrīu, Ebū’l-Zubeiri, Ibn Ebū’l-Hasīni, ‘Abdul-Melīk ibn Abxheri, Katāde, Ma’rūfi, Walīd ibn Xhāmi’u, Mensūr ibn Hajjāni, el-Kāsim ibn Ebū Bardai, ‘Amr ibn Dīnāri, ‘Ikrime ibn Khālidi, Kulthūm ibn Habībi, Furāt el-Kazzāzi dhe ‘Abdul-‘Azīz ibn Rāfi’u ia kanë përcjellë secili hadīthin që ndodhet në Sahīh ul-Bukhārī e Muslim. Vepra e Bukhārīut përmban tradita të Profetit mbi haxhin të transmetuara nga Ebū Tufejli. Ai përshkruan tiparet e Profetit (s), dhe tregon mbi lutjet dhe shenjat e profetësisë nga Mu‘ādh ibn Xhebeli dhe për kadā’në nga ‘Abdullāh ibn Me’sūdi. Ai transmeton nga ‘Alīu, Hudhejfe ibn el-Jemānīu, ‘Abdullāh ibn ‘Abbāsi e ‘Umer ibn el-Khattābi, siç e dinë studiuesit e hadīthit të Muslimit, krahas autorëve të musnedeve. Ebū Tufejli, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Mekë më 100 (ca thonë më 102, të tjerë më 120) H, wa‘Llāhu a‘lem.

46. ‘Abbād ibn Ja‘kūb el-Esedī el-Ruwāxhni el-Kūfī

Ai përmendet nga Dār Kutnīu që thotë: “Abbād ibn Ja‘kūbi është një shī‘a i besuar”. Ibn Hajjāni e përmend dhe thotë: “Abbād ibn Ja‘kūbi i ftonte njerëzit në rāfidīzëm.” Ibn Khuzejme thotë: “Abbād ibn Ja‘kūbi është një burrë hadīthet e të cilit s’dyshohen kurrë, ndonëse īmāni i tij vihet në dyshim, etj.” ‘Abbādi transmeton nga Fadl ibn el-Kāsimi, Sufjān el-Thewrīu, Zubejdi dhe Murre, se Ibn Mes’ūdi interpretonte ajetin {Allahu ua largoi luftën besimtarëve} (33:25) të nënkuptonte se ata ishin larguar nga lufta kundër ‘Alīut. Ai citon Sherīkun, ‘Āsimin, Dherin, nga ‘Abdullāhi që pohon se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “Kur ta shihni Mu‘āvijen në minberin tim, vriteni!” Ky hadīth shënohet nga Taberīu dhe të tjerë. ‘Abbādi thotë se kushdo që nuk përmend në faljet e tij ditore se ai distancohet nga armiqtë e familjes së Profetit (s), do ringjallet në shoqërinë e tyre. Ai gjithashtu thotë: “Allahu Fuqiplotë është tepër i Drejtë për t’i lënë Talhain dhe Zubejrin të hyjnë në Parajsë; ata luftuan ‘Alīun pasi iu betuan.” Sālih el-Xhezrai ka thënë: “Abbād ibn Ja’kūbi e kishte zakon të qortonte ‘Uthmānin.” ‘Abbād el-Ahwāzi citon autoritetet e tij të besuara duke thënë se ‘Abbād ibn Ja’kūbi e kishte zakon të qortonte të parët ‘e tyre’. Megjithë tërë këto, imamët sunni si Bukhārīu, Tirmidhīu, Ibn Māxhe, Ibn Ebū Dā’ūdi, Ibn Khuzejme, mbështeten në autoritetin e tij, mentorit të tyre, tek i cili e kanë vendosur të gjithë besimin. Megjithë intolerancën dhe paragjykimin e tij, Ebū Hātimi e ka përmendur dhe ka thënë se ai është një shejh i besuar. Dhehebīu e përmend në Mīzān, e thotë: “Ai është një nga shī‘itët ekstremistë, prijës të risive; megjithatë, ai është besnik kur përcjell hadīth.” Ai vazhdon duke përmendur ç’u tha më lart mbi pikëpamjet e ‘Abbādit. Bukhārīu e citon atë drejtpërdrejt në kaptinën e tewhīd-it në Sahīh. Ai, Allahu pastë mëshirë mbi të, vdiq në Shewwāl 150 H. El-Kāsim ibn Zekerijā el-Muterezīu i ka shtrembëruar me qëllim citimet e ‘Abbādit mbi gërmimin e detit dhe rrjedhjen e ujit të tij, e ne kërkojmë strehim tek Allahu ndaj të gënjyerit për besimtarët; Ai padyshim është shkatërruesi i kurtheve të tyre.

47. ‘Abdullāh ibn Dā‘ūd

Ai është babai i ‘Abdur-Rahmān el-Hamadānī el-Kūfīt. Banonte në el-Harbijje, një provincë e Basras. Kutejbe e ka përfshirë atë me personalitetet e shquara shī‘ite në el-Ma’ārif dhe


Bukhārīuështë mbështetur në autoritetin e tij në Sahīh. Drejtojuni hadīthit nga el-A’meshi, Hishām ibn ‘Urwe e Ibn Xhurejhi. Hadīthi i tij përcillet në Sahīh ul-Bukhārī nga Musaddidi, ‘Amri e në disa vende Nasr ibn ‘Alīu. Ai vdiq më 212 H.

48. ‘Abdullāh ibn Shaddād ibn el-Hād

Emri i plotë i el-Hādit është Usāma ibn ‘Abdullāh ibn Xhābir ibn el-Bashir ibn ‘Atware ibn ‘Āmīr ibn Mālik ibn Laith el-Laithi el-Kūfī Ebū’l-Walīd, shok i Prijësit të Besimtarëve. Nëna e tij është Selme bint ‘Āmis el-Khejth’emi, motra e Esmā’së. Nga nëna, ai është nip i ‘Abdullāh ibn Xha‘ferit dhe Muhammed ibn Ebū Xha‘ferit, vëlla i ‘Amāre bint Hamza ibn ‘Abdul-Muttalibit nga e ëma. Ibn Sa‘di e përfshin me kufasit që shquheshin për fikh-un dhe dijen e tyre, e që u përkisnin tabi’īn-ëve. Në mbyllje të biografisë së tij, autori pohon në faqe 86 të vëllimit VI në Tabakāt se: “Gjatë sundimit të ‘Abdur-Rahmān ibn Muhammed ibn el-Ash’athit, ‘Abdullāh ibn Shaddādi ishte ndër hafizët e Kur’anit që luftuan kundër el-Haxhxhaxhit, dhe u vra gjatë Betejës së Duxheilit.” Ai gjithashtu thotë: “Ai ishte një fekīh i besueshëm i cili përcolli një sasi të madhe hadīthesh dhe ishte një shī‘a.” Beteja e përmendur ndodhi më 81 H. Të gjithë autorët e sahīh-ëve mbështeten mbi autoritetin e ‘Abdullāh ibn Shaddādit. Hadīthi i tij citohet nga Is‘hāk el-Shejbāni, Ma’bid ibn Khālidi dhe Sa‘d ibn Ibrāhīmi. Hadīthet e tyre nga ‘Abdullāh ibn Shaddādi gjenden në të dy Sahīhët e gjetkë, krahas tërë Musned-eve. Bukhārīu e Muslimi ia citojnë hadīthin e transmetuar nga ‘Alīu, Mejmūna e ‘Āishja.

49. ‘Abdullāh ibn ‘Umer ibn Muhammed ibn Abān ibn Sālih ibn ‘Umejr el-Karashī el-Kūfī

I njohur si Mishkadāne, ai është mentor i Muslimit, Ebū Dā‘ūdit, Begewīut dhe shumë dijetarëve të tjerë që mësuan hadīth prej tij. Ebū Hātimi e ka përmendur duke ia dëshmuar besnikërinë. Ai ia citon hadīthin dhe pohon se është shī‘a. Sālih ibn Muhammed ibn Xhezre e ka përmendur dhe ka thënë se është “ekstremist” shī‘it. Megjithkëtë, ‘Abdullāh ibn Ahmedi e ka transmetuar hadīthin e tij nga Ahmedi. Ebū Hātimi pohon se Mishkadāne është i besuar. Dhehebīu e përmend në Mīzānduke e përshkruar si “njeri i besuar që ka mësuar gjithë atë hadīth nga Ibn elMubāraku, el-Dār Wardī dhe klasi i tyre. Muslimi, Ebū Dā‘ūdi, Begewīu dhe mjaft të tjerë kanë regjistruar shumë nga hadīthet e tij.” Ai ia ka shënuar emrin me inicialet e Muslimit dhe Ebū Dā‘ūdit duke treguar mbështetjen e tyre në hadīthin e tij dhe duke cituar ç’kanë thënë për të dijetarët e shquar, si më lart. Ai gjithashtu ka pohuar se ai vdiq më 239 H. Drejtojuni hadītheve të tij në Sahīh Muslim, të transmetuara nga ‘Abde ibn Sulejmāni, ‘Abdullāh ibn Mubarāku, ‘Abdur-Rahmān ibn Sulejmāni, ‘Alī ibn Hāshimi, Ebū’l-Ahwasi, Husein ibn ‘Alī el-Xhu‘fī dhe Muhammed ibn Fudejli. Në kreun e tij mbi shkaqet e mosmarrëveshjes, Muslimi ia citon drejtpërdrejt hadīthin. Ebūl-‘Abbās el-Sarāxhi ka thënë se ai vdiq ose më 238, ose më 237 H.

50. ‘Abdullāh ibn Lahī’e ibn ‘Ukbe el-Hedramī, kadiu dhe shejhu i Egjiptit


Në Ma’ārif-in e tij, Ibn Kutejbe e përfshin me shejhët e famshëm. Në biografinë e tij të ‘Abdullāh ibn Lahī’es në el-Mīzān, Ibn ‘Adīu e përshkruan si “shī‘a ekstremist”. Duke cituar Talhan, Ebū Ja‘līu thotë: “Ebū Lahī’e ka thënë: ‘Hej ibn ‘Abdullāh el-Gafāri tregon, me autoritetin e Ebū ‘Abdu-Rahmān el-Hiblit, nga ‘Abdullāh ibn ‘Umeri se gjatë sëmundjes së tij të fundit, i Dërguari i Allahut (s) na tha t’i sillnim të vëllain. Ne i sollëm Ebū Bekrin, por ai u kthye mënjanë e tha: ‘Kërkova vëllain tim’. Atëherë i sollëm ‘Uthmānin, por Profeti u kthye mënjanë. Atëherë i sollëm ‘Alīun. Ai e mbuloi me mantelin e vet dhe e përkuli kokën mbi shpatullën e tij për njëfarë kohe (sikur po i pëshpëriste diçka). Kur ‘Alīu iku, njerëzit e pyetën: ‘Çfarë të tha Profeti (s)?’ Ai u përgjigj: ‘Ai më hapi njëmijë dyer [diturie], çdonjëra nga të cilat hap njëmijë të tjera’.” Dhehebīu e përmend atë në Mīzān, duke ia shënuar emrin me DTK për të treguar se cilët nga autorët e librave sahīh e citojnë atë. Referojuni hadīthit të tij në Sahīh-ët e Tirmidhīut, Ebū Dā‘ūdit dhe tërë musnedet. Ibn Khalikāni e lavdëron shumë në Wafijjāt ul-A’jān. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh Muslim përcjellë nga Jezīd ibn Ebū Habībi. Në librin Xhāmi’ Bejne Kitābej Ebū Nasr el-Kalabāthī we Ebū Bekr el-Asbahānī, el-Kejsarānī e përfshin atë mes autoriteteve të besuara të Bukhārīut dhe Muslimit. Ibn Lahī’e vdiq të dielën, në mesin e Rebī’ul Ākhirit, 174 H.

51. ‘Abdullāh ibn Mejmūn el-Kaddāh el-Mekkī

Mik i Imamit Xha‘fer ibn Muhammed es-Sādik; mbi të mbështetet Tirmidhīu. Dhehebīu e përmend e ia shënon emrin me inicialet e Tirmidhīut, si tregues i faktit që ky ia citon hadīthet. Ai shton se ai përcjell hadīth me autoritetin e Imam Xha‘fer ibn Muhammed es-Sādikut, si dhe të Talha ibn ‘Umerit.

52. ‘Abdur-Rahmān ibn Sālih el-Esdī

Ai quhet Ebū Muhammed el-Kūfī. Miku dhe studenti i tij ‘Abbās el-Dūrī thotë se ai ishte një shī‘a. Ibn ‘Adīu e përmend dhe thotë: “Ai digjet në zjarrin e shī‘izmit.” Sālih Xhezre thotë se ‘AbdurRahmāni i kundërvihej ‘Uthmānit. Ebū Dā‘ūdi thotë se ‘Abdur-Rahmāni ka përpiluar një libër që përmban veset e disa shokëve të Profetit (s), dhe se ai është një person i keq. Megjithë tërë këto, si ‘Abbās ed-Dūrī, si Imam Begewīu ia përcjellin hadīthin. Nesā‘īu e ka cituar. Dhehebīu e përmend në Mīzān dhe ia shënon emrin me inicialet e Nesā‘īut si tregues se ky mbështetet mbi atë. Ai citon ç’kanë thënë Imamët sunni për të, siç u pohua më lart. Ai thekson se Ma‘īni i beson atij dhe se ai vdiq më 235 H. Drejtojuni hadīthit të tij në Sunen-e, transmetuar nga Sherīku dhe një grup i klasit të tij.

53. ‘Abdur-Rezzāk ibn Humām ibn Nāfi’ el-Himjeri el-San’ānī


Një prej fisnikëve shī‘itë paraardhësish të nderuar, Ibn Kutejbe e përfshin me shī‘itët e shquar nëMa’ārif. Në f. 137 të vëll. VI të el-Kāmil, Ibn ul-Athīri e përmend vdekjen e ‘Abdur-Rezzākut në fundin e ngjarjeve të vitit 211 H., duke thënë: “Në atë vit, vdiq muhadīthi ‘Abdur-Rezzāk ibn Humām el-San’āni, një nga mentorët shī‘itë të Ahmedit.” El-Muttekī el-Hindī e përmend kur diskuton hadīthin 5994 në Kenz ul-‘Ummāl, në f. 391, vëll. VI, duke pohuar se ai është shī‘a. Dhehebīu thotë në el-Mīzān se: “‘Abdur-Rezzāk ibn Humām ibn Nāfi’, mentori i Ebū Bekr elHimjerit, një dinjitar shī‘a i San’āsë, ishte ndër muhadīthët më të besuar të të gjithë dijetarëve. Ai ia rrëfen jetën dhe shton: “Ai shkroi mjaft, duke veçuar këtu Xhāmi’ ul-Kebīr. Ai qe një rojtar i dijes, e cila iu kërkua nga shumë syresh si: Ahmedi, Is‘hāku, Jahjāi, Dhehebīu, Ramādīu dhe ‘Abdi.” Ai diskuton karakterin e tij dhe citon ‘Abbās ibn ‘Abdul-‘Azīmin, që e akuzon si gënjeshtar. Ai pohon se Dhehebīu e ka rrëzuar një akuzë të tillë dhe thotë: “Jo vetëm Muslimi, por të gjithë ata që kanë memorizuar hadīth pajtohen njëzëri me ‘Abdur-Rezzākun, ndërsa Imamët e diturisë i besojnë autoritetit të tij.” Ai vazhdon jetëshkrimin dhe citon et-Tejālisīun, që thotë: “E dëgjova Ibn Ma‘īnin të thoshte diçka nga e cila u binda se ‘Abdur-Rezzāku qe shī‘a. Ibn Ma‘īni e pyeti: ‘Mësuesit e tu, si Mu’ammeri, Māliku, Ibn Xhurejhi, Sufjāni, el-Awzā’i, janë të gjithë sunni. Nga e mësove ti medhhebin shī‘it?’ Ai u përgjigj: ‘Xha‘fer ibn Sulejmān el-Da’bīu na bëri njëherë vizitë dhe e pashë të ishte i virtytshëm e i udhëzuar në rrugë të drejtë, ndaj e mësova shī‘izmin prej tij’.” Ky pohim i ‘Abdur-Rezzākut tregon se ai e mësoi shī‘izmin nga Xha‘fer el-Dab’ī, po Muhammed ibn Ebū Bekr el-Mukaddimi mendon se vetë Xha‘fer el-ZaD’īu e mësoi shī‘izmin nga ‘Abdur-Rezzāku. Ai madje e fajëson ‘Abdur-Rezzākun për këtë. Në Mīzān, ai citohet të ketë thënë: “Ah, sikur ta kisha shmangur ‘Abdur-Rezzākun përgjithmonë! Asnjeri s’ia prishi bindjet Xha‘ferit përveç tij.” “Prishja” së cilës ai i referohet është shī‘izmi! Ibn Ma‘īni është mbështetur gjerësisht mbi autoritetin e ‘Abdur-Rezzākut, megjithë “pranimin” e tij se ai është shī‘a, siç u pohua më lart. Ahmed ibn Ebū Khejth’eme, siç pohon biografia e ‘Abdur-Rezzākut në el-Mīzān, ka thënë: “I treguan Ibn Ma‘īnit se Ahmedi thotë që ‘Ubejdullāh ibn Mūsai e hedh poshtë hadīthin e ‘Abdur-Rezzākut, për shkak të bindjeve të tija shī‘ite. Ibn Ma‘īni iu përgjigj: ‘Betohem në Allahun, që është Një, se ‘Abdur-Rezzāku është njëqind herë më i epërm se ‘Ubejdullāhi dhe [se] e kam dëgjuar hadīthin e ‘Abdur-Rezzākut dhe e kam parë të jetë shumë herë më voluminoz se i ‘Ubejdullāhit’.” Po ashtu, në biografinë e ‘Abdur-Rezzākut në el-Mīzān, Ebū Sālih Muhammed ibn Ismā‘īl Dirāri citohet me fjalët: “Kur ishim të ftuar te ‘Abdur-Rezzāku në San’ā, dëgjuam se Ahmedi dhe Ibn Ma‘īni, bashkë me të tjerë, e kishin kundërshtuar, apo mospëlqyer, hadīthin e ‘Abdur-Rezzākut,për shkak të qenurit e muhadīthit, shī‘a. Lajmi na tronditi pa masë. Menduam se i kishim harxhuar kuturu tërë burimet tona e i ishim futur kot tërë atij udhëtimi. Pastaj iu bashkangjita haxhinjve për në Mekë, ku takova Jahjāin dhe e pyeta për çështjen në fjalë. Ai, siç pohohet në jetëshkrimin e ‘AbdurRezzākut në el-Mīzān, tha: ‘O Ebū Sālih! Edhe nëse ‘Abdur-Rezzāku e braktis krejt Islamin, ne nuk do t’ia hedhim poshtë hadīthin’.” Ibn ‘Adīu e ka përmendur me fjalët: “‘Abdur-Rezzāku ka përcjellë hadīthe mbi virtytet, por askush s’i ka mbështetur ato. (Po, mbi të u ra dakort nga ata që janë të ndershëm, dhe ata e përfshinë atë në sahīh-ët e tyre me kënaqësi. Ata që iu kundërvunë kësaj janë nāsibitë dhe harixhitë. Aty përfshihet ajo që transmetohet nga Ahmed ibn el-Ez‘heri, i cili konsiderohet njëzëri si autoritet, me fjalët: “‘Abdur-Rezzāku më ka mësuar ca hadīthe të veçanta që ai i di përmes një zinxhiri transmetuesish që përfshin Mu‘ammerin, el-Zuhrīun dhe ‘Ubejdullāhin e që përfundon me Ibn


‘Abbāsin që thotë se i Dërguari i Allahut (s) e vështroi njëherë ‘Alīun e i tha: “Ti je prijës në këtë jetë dhe në tjetrën; kushdo që të do ty më do mua dhe kushdo që të urren ty më urren mua; ai që do ti duhet nga Allahu dhe ai që mospëlqen ti mospëlqehet nga Allahu; mjerë ata që të urrejnë.’” Kjo citohet nga Hākimi në f. 128, vëll III i Mustedrek-ut, e pasuar nga komenti i autorit: “Ky është një hadīth i saktë sipas autoritetit të dy shejhëve.” Midis të tjerash është ajo që përcjell ‘Abdur-Rezzāku nga Mu‘ammeri, nga Ibn Naxhīhi, nga Muxhāhidi, nga Ibn ‘Abbāsi që thotë se Fātimeja tha njëherë: “O i Dërguari i Allahut! Më ke martuar me një mbajtës që s’ka para’.” Ai i tha: “A s’je e kënaqur që Allahu u hodhi një sy banorëve të tokës e zgjodhi nga mesi i tyre dy njerëz dhe e bëri njërin prej tyre babanë tënd, kurse tjetrin burrin tënd?” Ky hadīth citohet prej Hākimit në f. 129, vëll. III i Mustedrek-ut nga Sarīh ibn Jūnusi, Ebū Hafsi, el-A’meshi dhe Ebū Sālihu, gjer te Ebū Hureira.)

Ai gjithashtu numëron veset e disa njerëzve, pikëpamje të cilat hidhen poshtë nga të tjerët; (Allahu mos dhashtë që ata të kenë vese që i shkojnë për shtat vetëm Mu‘āvijes dhe bandës së tij tirane. Një prej të këqijave të tilla tregohet nga ‘Abdur-Rezzāku përmes një zinxhiri transmetuesish që përfshin: Ibn ‘Ajīnen, ‘Alī ibn Zejd ibn Xhath‘ānin, Ebū Nadrain, gjer te Ebū Sa‘īdi i cili citon Profetin (s) duke thënë: “Nëse e shihni Mu‘āvijen në minberin tim, vriteni!”) mbi të gjitha, ai besohet të jetë shī‘a.” Mëgjithë tërë këtë, Ahmed ibn Hanbelin e pyetën njëherë, siç tregon biografia e ‘AbdurRezzākut në Mīzān, nëse ai dinte ndonjë hadīth më të mirë se ai i transmetuar nga ‘AbdurRezzāku, dhe përgjigja e tij ishte negative. Ibn el-Kejserānī pohon në mbyllje të biografisë së ‘Abdur-Rezzākut në librin e tij Xhāmi’ Bejne Rixhālul Sahīhejn, duke cituar Imam Ahmed ibn Hanbelin, se: ‘Nëse njerëzit debatojnë hadīthin e Mu‘ammerit, atëherë gjykuesi përfundimtar është ‘Abdur-Rezzāku.’ Mukhlid el-Shu’ejri thotë se njëherë ai ishte me ‘Abdur-Rezzākun, kur u përmend Mu‘āvija. Atëherë, siç tregon biografia e tij në el-Mīzān, ‘Abdur-Rezzāku tha: ‘Mos na e prishni takimin duke përmendur farën e Ebū Sufjānit’.” Zejd ibn Mubāraku tregon: “Ishim njëherë në shoqërinë e ‘Abdur-Rezzākut dhe i treguam hadīthin e Hedthānit. Kur u lexuan fjalët e ‘Umerit drejtuar ‘Abbāsit e ‘Alīut: ‘Ti ke ardhur të kërkosh trashëgiminë e nipit, ndërsa ky ka ardhur të kërkojë trashëgiminë e të vjehrrit’, ‘Abdur-Rezzāku, siç pohohet në jetëshkrimin e tij në el-Mīzān, tha: ‘Shikojeni këtë njeri të paturp dhe të parespekt, tek përdor ‘nip’ e ‘vjehërr’ në vend të ‘i Dërguari i Allahut (s)’!” Megjithë tërë këtë, të gjithë përpiluesit e hadīthit ia kanë regjistruar hadīthet e janë mbështetur mbi autoritetin e tij. Madje është thënë, siç pohon Ibn Khalikān në Wafijjāt ul-A’jān, se njerëzit nuk udhëtonin te asnjeri pas vdekjes së Profetit (s) aq shpesh sa ç’bënin te ‘AbdurRezzāku. Ai citohet nga Imamët e sunnive bashkëkohës, si Sufjān ibn ‘Ajīne, një nga mentorët e të cilit ishte ‘Abdur-Rezzāku, Ahmed ibn Hanbeli, Jahjā ibn Ma‘īni, e të tjerë. Drejtojuni hadīthit të tij në të gjithë sahīh-ët dhe musned-et, që përmbajnë mjaft hadīthe të tij. Ai, Allahu e mëshiroftë, u lind më 126 dhe qe bashkëkohës i Ebū Abdullāh Imam Xha‘fer esSādikut për njëzet e dy vjet. (Arsyeja për këtë është se ai (‘a), vdiq më 148 H, në moshën 65 vjeçare) Ai vdiq ditëve të para të imametit të Imamit Ebū Xha‘fer el-Xhevād, nëntë vjet para vdekjes së tij; (Vdekja e Imam Xhevādit (‘a), ndodhi më 220 H, kur ai ishte 25 vjeç.


Kanë gabuar ata që thonë se ‘Abdur-Rezzāku ka përcjellë hadīth nga Imami el-Bākir, sepse ai vdiq më 114 H., në moshën 57 vjeçare, dymbëdhjetë vjet para lindjes së ‘Abdur-Rezzākut.) Allahu e ringjalltë në shoqërinë e këtyre Imamëve, shërbimit të të cilëve, duke synuar pëlqimin e Allahut ai i kushtoi me sinqeritet tërë jetën.

54. ‘Abdul-Melīk ibn ‘Ajān

Ai është vëlla i Zarāres, Hamrānit, Bakīrit, ‘Abdur-Rahmānit, Mālikut, Darisit dhe Umm ulEswedit, pasardhës të ‘Ajānit e që të gjithë janë shī‘itë të shquar. Ata kanë fituar kupën e lartë për shërbimin e tyre ndaj Sherī‘atit dhe kanë lënë pasardhës të bekuar e të udhëzuar që iu përngjitën medhhebit dhe pikëpamjeve të tyre. Dhehebīu e përmend ‘Abdul-Melīkun në Mīzān, duke cituar Ebū Wā’ilin e të tjerë që citojnë Ebū Hātimin se ai ka raportuar hadīthe të sakta dhe se Ma‘īni ka thënë se nuk ka asgjë të keqe me hadīthin e tij, ndërsa një autoritet tjetër dëshmon: “I besuar, por edhe rāfidī.” Ibn A’jīne thotë: “‘Abdul-Melīk rāfidīu na ka raportuar hadīth.” Ebū Hātimi thotë se ai është ndër të parët që përqafuan Islamin shī‘it dhe se hadīthi i tij është sahīh. Të dy Sufjānët ia përcjellin hadīthin të mirëdokumentuar prej të tjerëve. Në librin el-Xhāmi’ Bejne Rixhāl ul-Sahīhejn, Ibn Kejserānīu, siç citohet në të dyja veprat nga Sufjān ibn A’jīne, ka këto për të thënë rreth tij: “Abdul-Melīk ibn ‘Ajāni, vëlla i Hamrān el-Kūfīt, ishte një shī‘a, hadīthi i të cilit mbi tewhīd-in ndodhet te Sahīh ul-Bukhārī i transmetuar nga Ebū Wā’ili, kurse ai mbi īmān-in te Sahīh Muslim-i. Ai vdiq në kohën e Imam Sādikut, që iu lut me zell Allahut ta mëshironte. Ebū Xha‘fer ibn Bābawejhi raporton se Imam Sādiku, i shoqëruar nga nxënësit e tij, vizitoi varrin e ‘AbdulMelīkut në Medine. Marrtë shpërblimet e mira e jetoftë përgjithmonë në paqe.

55. ‘Ubejdullāh ibn Mūsa el-‘Abasi el-Kūfī

Ai është mentor i Bukhārīut, siç e pohon ky në f. 177 të Sahīh-ut të vet. Ibn Kutejbe e përfshin me muhadīthët në veprën e tij Ma’ārif, duke thënë se ai burrë ishte shī‘a. Kur radhit një listë të shī‘itëve të shquar në kreun e tij mbi medhhebet, në f. 206 të Ma’ārif-it, ai e përfshin ‘Ubejdullāhin me ta. Në f. 279, vëll. VI i Tabakāt-it të tij, Ibn Sa‘di e rrëfen biografinë e ‘Ubejdullāhit pa harruar të theksojë se ai është një shī‘a dhe se përcjell hadīthe përkrahëse të shī‘izmit, çka, sipas Ibn Sa‘dit, ia dobëson hadīthin në sytë e shumë njerëzve. Ai gjithashtu shton se ‘Ubejdullāhi e njeh shumë mirë Kur’anin. Ai regjistron në f. 139, vëll. VI të veprës së tij elKāmil, datën e vdekjes së tij në mbyllje të ngjarjeve të vitit 213, duke thënë: “‘Ubejdullāh ibn Mūsa el-‘Abasi el-fekīh, ishte një shī‘a që e mësoi Bukhārīun siç e pranon ky vetë në Sahīh.” Dhehebīu e përmend në Mīzān me fjalët: “‘Ubejdullah ibn Mūsa el-‘Abasi el-Kūfī, mentor i Bukhārīut, është pa diskutim i besuar, por dhe shī‘a i devijuar.” Prapëseprapë, ai e pranon se, si Ebū Hātimi dhe Ma‘īni i kanë besuar hadīthit të tij: “Ebū Hātimi ka thënë se hadīthi i Ebū Na‘īmit


është më i saktë e megjithatë ‘Ubejdullāhiështë edhe më i saktë se të gjithë ata kur është çështja për hadīthe nga Isrā‘īli.” Ahmed ibn ‘Abdullāh el-Exhlīu thotë: “‘Ubejdullāh ibn Mūsa është shumë i dijshëm për Kur’anin Fisnik, autoritet madhor i asaj fushe. Kurrë s’e kam parë të tregohet arrogant a mendjemadh dhe ai s’është parë kurrë të qeshë me zë të lartë.” Ebū Dā‘ūdi thotë: “‘Ubejdullāh ibn el-‘Abbasi qe një heretik shī‘it.” Në mbyllje të jetëshkrimit të Matar ibn Mejmūnit në elMīzān, Dhehebīu thotë: “‘Ubejdullāhi, shī‘a, i besuar.” Ibn Ma‘īni mësonte hadīth nga ‘Ubejdullāh ibn Mūsai dhe ‘Abdur-Rezzāku, duke e ditur se ishin që të dy shī‘itë. Gjatë shkrimit të biografisë së ‘Abdur-Rezzākut në el-Mīzān, Dhehebīu citon Ahmed ibn ‘Alī Khejthemen duke thënë: “E pyeta njëherë Ibn Ma‘īnin lidhur me ç’kisha dëgjuar mbi përgënjeshtrimin nga Ahmedi të hadīthit të Ubejdullāh ibn Mūsait, për shkak të të qenit të tij shī‘a. Ibn Ma‘īni u përgjigj: ‘Betohem në Allahun Një, se ‘Abdur-Rezzāku është njëqind herë më i epërm ndaj ‘Ubejdullāhit dhe se nga ‘Abdur-Rezzāku kam dëgjuar shumë herë më tepër hadīthe se nga ‘Ubejdullāhi’.” Sunnitë, si çdokush, mbështeten mbi hadīthet e ‘Ubejdullāhit në sahīh-ët e tyre. Drejtojuni hadīthit të tij në të dy Sahīh-ët, transmetuar nga Shejbān ibn ‘Abdur-Rahmāni. Bukhārīu ia citon hadīthin e përcjellë nga el-A’mesh ibn ‘Urwe dhe Ismā‘īl ibn Ebū Khālidi. Hadīthi i tij në SahīhMuslim raportohet nga Isrā‘īli, Hasan ibn Sālihu dhe ‘Usāma bin Zejdi. Bukhārīu e citon drejtpërdrejt, ashtu si dhe Is‘hāk ibn Ibrāhīmi, Ebū Bekr ibn Ebī Shejbe, Ahmed ibn Is‘hāk elBukhārīu, Mahmūd ibn Gejlāni, Ahmed ibn Ebū Sarīxhi, Muhammed ibn Hasan ibn Ashkābi, Muhammed ibn Khālid el-Dhehebīu, e Jūsuf ibn Mūsa el-Kattāni. Muslimi ia citon hadīthin nga Haxhxhāxh ibn el-Shā‘iri, el-Kāsim ibn Zekerijāi, ‘Abdullāh el-Darmi, Is’hāk ibn el-Mensūri, Ibn Ebī Shejbe, ‘Abd ibn Hamīdi, Ibrāhīm ibn Dīnāri dhe Ibn Nemīri. Dhehebīu pohon në el-Mīzān se ‘Ubejdullāhi vdiq më 213 H., duke shtuar: “Ai ishte i mirënjohur për zuhdin, ‘ibadetet e tekwā-në e tij.” Vdekja e tij ndodhi herët në Dhu’l-Ki’de; Allahu i Lartë ia shenjtëroftë vendprehjen.

56. ‘Uthmān ibn ‘Umejr ‘Abdul-Jekzān el-Thekefī el-Kūfī el-Bexhlī

Ai njihet edhe si ‘Uthmān ibn Ebū Zer’e, ‘Uthmān ibn Kejs dhe ‘Uthmān ibn Ebū Hamīd. Ebū Ahmed el-Zubejri tha se ‘Uthmāni beson në kthimin. Ahmed ibn Hanbeli pohon: “Ebū Jakzānit iu përngjit në fitne Ibrāhīm ibn ‘Abdullāh ibn Hasani.” Ibn ‘Adīu thotë: “Ai ka përqafuar medhhebin e keq dhe beson në kthimin, ndonëse autoritetet e besuara e kanë cituar duke e ditur se është i dobët.” E vërteta është se saherë u teket njerëzve të përçmojnë një muhadīth shī‘a e të përbuzin mjeshtërinë e tij diturore, ata e akuzojnë atë me konceptin e kthimit. Kështu bënë dhe me ‘Uthmān ibn ‘Umejrin, aq sa Ibn Ma‘īni tha: “Vërtet, s’ka asgjë të keqe me hadīthin e tij.” Megjithë sulmet ndaj tij, el-A’meshi, Sufjāni, Shu‘be, Sherīku e të tjerë të atij rangu nuk ngurruan aspak ta citojnë. Ebū Dā‘ūdi, Tirmidhīu dhe të tjerë e kanë cituar në Sunen-et e tyre dhe janë mbështetur në autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij të përcjellë nga Enesi e të tjerë.Dhehebīu ia ka dokumentuar biografinë dhe ka cituar pohimet e mësipërme të dijetarëve të shquar, duke i vënë DTK pas emrit për të treguar autorët e Sunen-eve që e citojnë atë.

57. ‘Adī ibn Thābit el-Kūfī


Ibn Ma‘īni e përshkruan si “ekstremist shī‘ī”, ndërsa Dār Kutnīu e quan “rāfidī, ekstremist, por edhe i besuar.” Xhuzxhānīu thotë se ai njeri ka “devijuar”. El-Mes’ūdī thotë: “Kurrë s’kemi parë ndonjeri aq të sinqertë në predikimin e shī‘izmit sa ‘Adī ibn Thābiti.” Në Mīzān, Dhehebīu e përshkruan si “dijetari i shquar i shī‘itëve, më i besuari ndër ta, kadiu e imami i xhamive të tyre. Sikur tërë shī‘itët të ishin si ai, e keqja e tyre do të ishte më e pakët.” Pastaj, ai ia dokumenton jetëshkrimin dhe citon qëndrimet e dijetarëve si më sipër. Ai radhit dijetarët që e mbajnë të besuar, si: Dār Kutnīu, Ahmed ibn Hanbeli, Ahmed el-‘Axhlīu, Ahmed el-Nesā‘īu duke i vënë inicialet e autorëve të të gjashtë Sahīh-ëve, që e citojnë atë. Drejtojuni hadīthit të tij te Sahīh ul-Bukhārī e Muslim përcjellë nga el-Berā’ ibn ‘Āzibi, ‘Abdullāh ibn Jezīdi (gjyshi i tij nga nëna), ‘Abdullāh ibn Ebū Aufe, Sulejmān ibn Sardi, e Sa‘īd ibn Xhubejri. Hadīthi i tij i raportuar nga Zer ibn Habeshī dhe Ebū Hāzim el-Ashxhā’i ndodhet në SahīhMuslim. Hadīthi i tij citohet nga el-A’meshi, Mis‘ari, Sa‘īdi, Jahjā ibn Sa‘īd el-Ensārīu, Zejd ibn Ebū Anīse dhe Fudejl ibn Gazwāni.

58. ‘Atijje ibn Sa‘d ibn Xhenāde el-‘Aufī

Ai është Ebū Hasan el-Kūfī, tabi’i-u i njohur. Dhehebīu e përmend atë në el-Mīzān, duke cituar Sālim el-Murādin që thotë se ‘Atijje i është përngjitur shī‘izmit. Imam Ibn Kutejbe e ka përfshirë atë me muhadīthët në el-Ma’ārif pas nipit të tij el-Auf, el-Husein ibn ‘Atijje kadiut, duke shtuar: “‘Atijje, ndjekës i shī‘izmit, ka qenë jurist qysh gjatë sundimit të Haxhxhāxhit.” Ibn Kutejbe përmend disa shī‘ī të shquar në kreun e tij mbi medhhebet në el-Ma’ārif, duke e radhitur ‘Atijje el-‘Aufin mes tyre. Ibn Sa‘di e përmend atë në f. 212, vëll VI i Tabakāt-it, duke treguar bindjet e tij të palëkundura shī‘ite. Babai i tij, Sa‘d ibn Xhenāde, ishte shok i ‘Alīut. Njëherë ai i bëri vizitë Imamit në Kūfa e tha: ‘O Emīr ul-Mu’minīn! Jam bekuar me lindjen e një fëmije; a po m’ia zgjedh një emër, të lutem?’ Imami u përgjigj: ‘Kjo është dhuratë nga Allahu; ndaj quaje ‘Atijje.’ Ibn Sa‘di ka thënë: “‘Atijje ibn el-Ash’athi doli me një ushtri të luftonte Haxhxhāxhin. Kur ushtria e Ash’athit u tërhoq, ai shkoi në Persi. Haxhxhāxhi i shkroi një ferman Muhammed ibn Kāsimit ku i urdhëronte ta thërriste atë të paraqitej e t’i jepte mundësinë të zgjidhte midis mallkimit të ‘Alīut, dhe katër qind kamzhikëve e rruarjes së mjekrës dhe të kokës. Kështu, ai e thirri atë dhe ia lexoi letrën e Haxhxhāxhit, por ‘Atijje refuzoi të bindej, prandaj, ai e goditi me katërqind kamzhikë e ia rruajti kokën dhe mjekrën. Kur Kutejbe u bë vali i Horāsanit, ‘Atijje rebeloi kundër tij dhe qëndroi atje deri sa ‘Umer ibn Habīre u bë sundimtar i Irakut. Atëherë, ai i shkroi, duke i kërkuar leje për të shkuar atje. Pasi iu dha leja, ai erdhi në Kūfe, ku qëndroi gjersa vdiq më 111.” Autori shton: “Ai qe vërtet një autoritet i besuar, që përcolli shumë hadīthe të sakta.” Të gjithë pasardhësit e tij ishin pasues të sinqertë të familjes së Muhammedit. Mes tyre kishte fisnikë, personalitete fort të shquara si Husein ibn el-Hasan ibn ‘Atijje, që u caktua guvernator i rajonit el-Sharkijje pas Hafs ibn Gijāthit, siç pohohet në f. 58 të të njëjtit burim, dhe pastaj ai u zhvendos me trupat e Mehdīut. Ai vdiq më 201. Një tjetër është Sa‘d ibn Muhammed ibn el-Hasan ibn ‘Atijje, po ashtu muhadīth, që u bë guvernator i Bagdādit.15 Ai citoi të atin, Sa‘din, nga xhaxhai i tij Husein ibn el-Hasan ibn ‘Atijje.


Duke iu rikthyer ‘Atijje ibn Aufit, ai mbahet autoritet i besuar nga Ebū Dā‘ūdi e Tirmidhīu. Drejtojuni hadīthit të tij në sahīh-ët e tyre nga Ibn ‘Abbāsi, Ebū Sa‘īdi dhe Ibn ‘Umeri. Ai gjithashtu ka mësuar hadīth nga ‘Abdullāh ibn el-Hasani i cili citon të atin që përcjell nga gjyshja e tij ez-Zehrā’, Zonja e grave në Xhennet. Biri i tij Hasan ibn ‘Atijje ka mësuar hadīth prej tij, po kështu Haxhxhāxh ibn Arta’i, Mis’ari, el-Hasan ibn Adwāni dhe të tjerë.

59. Al’alā’ ibn Sālih et-Tejmī el-Kūfī

Në biografinë e Al’alā’së në Mīzān, Ebū Hātimi thotë për të se: “Ai është nga të mëdhenjtë e shī‘itëve.” Megjithatë, Ebū Dā’ūdi dhe Tirmidhīu mbështeten në autoritetin e tij. Ibn Ma‘īni i beson atij. Si Ebū Hātimi, dhe Ebū Zer’e thonë se nuk ka asgjë të keqe me hadīthin e tij. Shihni hadīthin e tij në sahīh-ët e Tirmidhīut e Ebū Dā‘ūdit nga Jezīd ibn Ebū Merjemi dhe Hakam ibn ‘Utejbe, krahas të gjithë Musned-eve të sunnive. Ebū Na‘īmi dhe Jahjā ibn Bakīri e citojnë atë, e po ashtu dhe shumë të atij klasi. Ai duhet dalluar nga Al’alā’ ibn Ebū’l-‘Abbāsi, poeti mekas. Ky është një shejh sufjanī. Hadīthi i tij përcillet nga Ebū Tufejli. Ai është i një rangu më të lartë se Ebū’l-‘Alā’ ibn Sālihu; ky i fundit është kufas, ndërsa poeti është mekas. Ata përmenden në el-Mīzān, ku autori citon pasaktësisht një pohim lidhur me të qenit e tyre prijësa shī‘ī. Al’ālā’ poeti ka thurur vargje në lavdërim të Prijësit të Besimtarëve çka shërben si provë e pakundërshtueshme e përkushtimit të tij dhe gjithashtu ndriçon të vërtetën mbi Imamin (‘a). Ai ka shkruar edhe mjaft eulogji, të çmuara nga Allahu, Profeti i Tij dhe besimtarët.

60. ‘Alkame ibn Kejs ibn ‘Abdullāh el-Nekh’ī, Ebū Sibil

Ai është xhaxha i Eswedit dhe Ibrāhīmit, bijve të Jezīdit. Ai është gjithashtu pasues i Familjes së Profetit (s). Shehristānīu, në el-Milel we’n-Nihel, e ka përfshirë me fisnikët shī‘itë. Ai është një mjeshtër ndër muhadīthë, i përmendur nga Ebū Is’hāk Xhuzxhānīu që thotë me keqdashje: “Në Kūfe ka disa njerëz, medhhebi i të cilëve nuk pëlqehet; ata janë mjeshtra mes muhadīthëve kufas.” ‘Alkame dhe vëllai i tij ‘Alī qenë shokë të ‘Alīut. Ata ishin në Siffīn ku ‘Alīu ra shehīd. Atë e thërrisnin “Ebū Salāt” për shkak të namazeve të tij të shpeshta. ‘Alkame e njomi shpatën e tij me gjakun e bandës tirane. Atij i rrëshqiti këmba, por vazhdoi xhihadin në rrugën e Allahut, duke qëndruar armik i Mu‘āvijes gjer në vdekje. Ebū Bardai ia përfshiu emrin ndër emisarët e Mu‘āvijes gjatë sundimit të këtij, por ‘Alkame kundërshtoi dhe madje i shkroi Ebū Bardait: “Të lutem hiqe emrin tim; të lutem hiqe.” Këtë e ka dokumentuar Ibn Sa‘di në jetëshkrimin e ‘Alkames, f. 57, vëll. VI i Tabakāt-it. Ndershmëria e ‘Alkames dhe prestigji i tij ndër sunnitë është i padiskutueshëm, megjithë njohjen e tyre të bindjeve të tija shī‘ite. Autorët e sihāh us-sitte si dhe të tjerët, janë mbështetur të gjithë mbi autoritetin e tij. Shihni hadīthin e tij te Muslimi e Bukhārīu nga Ibn Mes’ūdi, Ebū Dardā’i dhe Ā’ishja. Hadīthi i tij për ‘Uthmānin dhe Ebū Mes’ūdin ndodhet në Sahīh Muslim. Në të dy sahīh-ët, hadīthi i tij përcillet nga ‘Abdur-Rahmān ibn Jezīdi, Ibrāhīm ibn Jezīdi dhe Sha’bīu.


Ai, Allahu ia mëshiroftë shpirtin, vdiq më 62 H. në Kūfe.

61. ‘Alī ibn Bedīme

Dhehebīu e përmend në el-Mīzān duke cituar Ahmed ibn Hanbelin që thotë: “Ai përcjell hadīthe të sakta”, se është pionier i shī‘izmit, se Ibn Ma‘īni i ka besuar, se përcjell hadīth nga Mekrime e të tjerë, dhe se Shu’be e Mu‘ammeri kanë mësuar hadīth prej tij. Ai ia shënon emrin si tregues që të gjithë autorët e sunen-eve ia kanë cituar hadīthin.

62. ‘Alī ibn el-Xhe’d

Ai është Ebū’l-Hasan el-Xheuherī el-Bagdādī, rob i Beni Hashīmit. Si një nga mentorët e Bukhārīut ai përfshihet nga Ibn Kutejbe mes shī’itëve të shquar në librin e tij el-Ma’ārif. Jetëshkrimi i tij nëel-Mīzān tregon se për gjashtëdhjetë vjet me rradhë, ‘Alīu agjëronte një në çdo dy ditë. El-Kejserānī e përmend në librin e tij el-Xhāmi’ Bejne Rixhālu’l-Sahīhejn, duke pohuar se vetëm Bukhārīu përcolli dymbëdhjetë mijë hadithe të transmetuara nga ‘Alī ibn elXhe’di. Ai vdiq më 203 H., kur ishte 96 vjeç.

63. ‘Alī ibn Zeid

Emri i tij i plotë është ‘Alī ibn Zeid ibn ‘Abdullāh ibn Zubejr ibn Ebū Malīke ibn Xha’dān Ebū’lHasan el-Karashī et-Tejmī el-Basrī. Ahmed el-‘Exhlīu e ka përmendur duke thënë se ai burrë ndjek medhhebin shī‘it. Jezīd ibn Zerī’u thotë se ‘Alī ibn Zejdi qe rāfidī. Megjithë tërë këtë, dijetarët e shquar tabi’īn-ë, si Shu‘be, ‘Abdul-Wārithi e shumë të tjerë të rangut të tyre, ia kanë cituar hadīthin. Ai është një prej tre juristëve për të cilët Basra mori famë, krahas Katādes dhe ‘Ash’ath el-Hedānit. Ata ishin të gjithë të verbër. Kur Hasan el-Basrīu vdiq, ata i propozuan ‘Alīut t’i zinte vendin, falë arritjeve të tij. Ai kishte aq prestigj, saqë shoqërohej vetëm me dinjitarët, diçka që jo shumë shī‘itë mund ta shijonin asokohe. Dhehebīu e ka përmendur në el-Mīzān duke i pohuar faktet e mësipërme mbi të. Në librin e tij el-Xhāmi’ Bejne Rixhālu’l-Sahīhejn, el-Kejserānī ia rrëfen biografinë dhe thotë se Muslimi e ka cituar hadīthin e tij nga Thābit el-Benāni, dhe se ai mësoi mbi xhihadin nga Enes ibn Māliku. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 131 H.

64. ‘Alī ibn Sālih


Ai është vëlla i Hasan ibn Sālihut. I thamë dy fjalë për virtytet e tij kur treguam biografinë e të vëllait. Ai është një prej dijetarëve të hershëm shī‘itë, porsi i vëllai. Në kreun mbi shitblerjet, Muslimi mbështetet mbi autoritetin e tij. ‘Alī ibn Sālihu përcjell hadīth nga Seleme ibn Kahīli, ndërsa Wakīu e ka cituar dhe që të dy janë shī‘itë. Ai, si dhe binjaku i tij Hasani, u lind më 100 e vdiq më 151 H. Allahu e mëshiroftë.

65. ‘Alī ibn Gurāb Ebū Jahjā el-Fazāri el-Kūfī

Ibn Hejjāni e ka përshkruar si “një shī‘a ekstremist.” Mesiguri për këtë arsye Xhuzxhānīu e kundërshton plotësisht. Ebū Dā‘ūdi thotë se hadīthi i ‘Alīut është rrëzuar, ndërkohë që si Ibn Ma‘īni, ashtu dhe Dār Kutnī i besojnë. Ebū Hātimi ka thënë se nuk ka asgjë të keqe me hadīthin e tij. Ebū Zer‘e pohon se e konsideron besnik. Ahmed ibn Hanbeli thotë: “Mua më duket krejt i besueshëm.” Ibn Ma‘īni e përshkruan si “fākir, siddīk”, ndërsa Dhehebīu e përmend në Mīzān duke cituar ‘pro’-të e ‘kundra’-t ndaj hadīthit të tij si më lart, duke i vënë SK pas emrit për të treguar autorët e sunen-eve që mbështeten në autoritetin e tij. Ai përcjell hadīth nga Hishām ibn ‘Urwe dhe ‘Ubejdullāh ibn ‘Umeri. Në f. 273, vëll. VI të Tabakāt-it të tij, Ibn Sa‘di thotë për të se: “Ismā‘īl ibn Rexhā’i citon hadīthin e tij mbi atë që kishte thënë el-A’meshi për ‘Uthmānin.” Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Kūfe në fillim të Rebī’ul Ewelit 184 H., gjatë regjimit të Harūnit.

66. ‘Alī ibn Kādim Ebū’l-Hasan el-Khuzā’i el-Kūfī

Ai është mentor i Ahmed ibn el-Furātit, Ja‘kūb el-Faswīut, e një grupi të klasit të tyre të cilët kanë mësuar të gjithë hadīth prej tij e janë mbështetur mbi autoritetin e tij. Ibn Sa‘di e përmend në f. 282, vëll. VI, në Tabakāt dhe e përshkruan si një “shī‘a ekstremist”. Kjo me siguri është arsyeja e vetme që Jahjā e konsideron hadīthin e tij “të dobët”. Ebū Hātimi thotë se ai është i besuar. Dhehebīu e përmend në el-Mīzān, duke cituar qëndrimet e mësipërme rreth tij, dhe duke ia shënuar emrin me DT. Hadīthi i tij ndodhet në librat e tyre nga Sa‘īd ibn Ebū ‘Urwe dhe Katarī. Ai, Allahu pastë mëshirë mbi të, vdiq më 213 H. gjatë sundimit të Memūnit.

67. ‘Alī ibn el-Munthir el-Tarāifī

Ai qe profesor i Tirmidhīut, Nesā‘īut, Ibn Sa‘dit, ‘Abdur-Rahmān ibn Ebī Hātimit dhe i dijetarëve të tjerë që mësuan hadīth prej tij e që u mbështetën në autoritetin e tij. Dhehebīu e përmend në el-Mīzān, duke ia shënuar emrin me TSK për të treguar autorët e Sunen-eve që mbështeten mbi atë. Ai citon Nesā‘īun me fjalët: “‘Alī ibn Munthiri është një shī‘a i patundur, shumë i besuar.” Ai pohon se Ibn Hātimi ka thënë se ai burrë është besnik e i besuar, dhe se përcjell hadīth nga


Fudejli, Ibn ‘Ajīne e Walīd ibn Muslimi. Nesā‘īu dëshmon për faktin se ai është “një shī‘a i patundur”, dhe se ai mbështetet në hadīthin e tij të cituar në të dy sahīh-ët. Kjo vërtet përbën ushqim për mendjen e atyre që hedhin dyshim mbi besueshmërinë e tij. ‘Alīu, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 256 H.

68. ‘Alī ibn el-Hāshim ibn el-Barīd Ebū’l-Hasan el-Kūfī el-Khazzāzi el-‘Āithī

Ai qe një nga mentorët e Imam Ahmedit. Ebū Dā‘ūdi e përmend dhe e përshkruan si një “shī‘a i vërtetuar.” Ibn Hibbāni thotë se ai është “ekstremist shī‘ī.” Xha‘fer ibn Abāni pohon, “Kam dëgjuar nga Nemīri se ‘Alī ibn Hāshimi është ekstremist në bindjet e tij shī‘ite.” Bukhārīu thotë se si ‘Alī ibn Hāshimi ashtu dhe babai i tij janë tepër të zellshëm në bindjet e tyre shī‘ite. Me siguri për këtë arsye ai e ka refuzuar hadīthin e tij, por të pesë autorët e sahīh-ëve janë mbështetur mbiautoritetin e tij. Ibn Ma‘īni dhe të tjerë i kanë besuar, ndërsa Ebū Dā‘ūdi e ka përfshirë me muhadīthët më të besuar. Ebū Zere ka thënë se ai është besnik ndërsa Nesā‘īu ka pohuar se s’ka asgjë të keqe në hadīthin e tij. Dhehebīu e përmend atë në el-Mīzān, duke cituar çfarë thamë mësipër. Hatibi i Bagdādit, në kreun mbi virtytet e ‘Alīut në Tarīkh, vëll XII, f. 116, citon Muhammed ibn Sulejmān el-Bagdādin që thotë se ‘Alī ibn Hāshim ibn el-Bāridi është i besuar dhe ndjek shī‘izmin. Ai citon edhe Muhammed ibn ‘Alī el-Āxhirin që thotë: “Njëherë e pyeta Ebū Dā‘ūdin për ‘Alī ibn Hāshim ibn el-Barīdin. Ai më sugjeroi se duhej të pyesja ‘Īsā ibn Junūsin. Ky tha se: ‘Ai i përket atyre që kërkojnë shī‘izmin’.” E tërë kjo është e vërtetë. Ai po ashtu citon Xhuzxhānīun duke thënë se Hāshim ibn el-Barīdi dhe i biri ‘Alīu janë ekstremistë në “medhhebin e tyre të prishur”. Megjithë tërë këto, autorët e pesë librave sahīh mbështeten mbi ‘Alī ibn Hāshimin. Drejtojuni hadīthit të tij mbi martesën në Sahīh Muslim të përcjellë nga Hishām ibn ‘Urweh dhe në kreun e tij për kërkimin e lejes, nga Talha ibn Jahjāi. Hadīthin e tij në Sahīh Muslim e përcjell Ebū Mu‘ammer Ismā‘īl ibn Ibrāhīmi e ‘Abdullāh ibn Abāni. Imam Ahmedi, gjithashtu, ia ka raportuar atij hadīthin, krahas të dy djemve të Shejbes, e një grupi muhadīthësh të klasit të tyre mentori i të cilëve ishte pikërisht ‘Alī ibn Hāshimi. Dhehebīu thotë: “Ai vdiq më 181 H., Allahu e mëshiroftë”, duke shtuar se: “Vdekja e tij është e para ndër mentorët e Imam Ahmedit.”

69. ‘Ammār ibn Zurejk el-Kūfī

El-Sulejmāni e quan “rāfidī”, siç pohon Dhehebīu gjatë diskutimit të ‘Ammārit në el-Mīzān. Megjithë këtë deklaratë, Muslimi, Ebū Dā‘ūdi dhe Nesā‘īu mbështeten në autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh Muslim transmetuar nga el-A’meshi, Ebū Is‘hāk el-Subai, Mensūri e ‘Abdullāh ibn ‘Īsāi. Hadīthin ia përcjell në Sahīh Muslim Ebū’l-Xhevābi, Ebū’l-Hawas Selāmi, Ibn Ahmed el-Zubejri dhe Jahjā ibn Ādemi.


70. ‘Ammār ibn Mu‘āvije, ose Ibn Ebū Mu‘āvije

Quhet ndryshe Khabāb, ose Ibn Sālih el-Dihnī el-Bexhlī el-Kūfī, Ebū Mu‘āvije. Ai është një nga heronjtë shī‘ī që pësuan aq shumë persekutime duke mbrojtur Familjen e Profetit (s), saqë Bishr ibn Merwāni ia preu lakët e këmbëve vetëm pse ishte shī‘a. Ai është mentor i të dy Sufjānëve, krahas Shu‘bes, Sherīkut e el-‘Abārit, të cilët kanë mësuar të gjithë hadīth prej tij dhe janë mbështetur në autoritetin e tij. Muslimi dhe katër autorët e sunen-eve ia kanë cituar hadīthin. Dhehebīu ia ka përfshirë biografinë në el-Mīzān dhe ka cituar qëndrimet e mësipërme mbi të qenit e tij shī‘a dhe muhadīth i besuar, duke shtuar se askush nuk ka folur keq për të përveç el-‘Akīlit dhe se ai s’kish faj tjetër përveç të qenurit shī‘a. Drejtojuni hadīthit të tij mbi haxhin në SahīhMuslim nga Ebū Zubejri. Ai vdiq më 133 H., Allahu pastë mëshirë mbi shpirtin e tij.

71. ‘Amr ibn ‘Abdullāh Ebū Is‘hāk el-Subaī el-Hamadānī el-Kūfī

Ai është shī‘a sipas Ma’ārif-it të Ibn Kutejbes e el-Milel we’n-Nihel-it të Shehristānīut. Ai ishte ndër mjeshtrat e muhadīthëve medhhebi i të cilit, në rrënjët dhe degët e tij, nuk pëlqehet nga nāsibītëngase shī‘itët pasojnë gjurmëve të Ehl ul-Bejtit, duke e nxjerrë mënyrën e ‘ibādeteve nga udhëheqja e tyre në të gjitha çështjet fetare. Për këtë arsye, Xhuzxhānīu ka thënë në biografinë e Zubejdit, në el-Mīzān: “Mes kufasve ka një grup medhhebi i të cilit nuk pëlqehet; ata janë prijës ndër muhadīthët e Kufes, si: Ebū Is‘hāku, Mensūri, Zubejd el-Jāmīu, el-A’meshi e të tjerë të atij klasi. Njerëzit i kanë toleruar vetëm pse janë besnikë në hadīth, pa shtuar në të asgjë të tyren.” Mes hadītheve të Ebū Is‘hākut që nāsibītë kanë refuzuar është ky: “Siç tregon autori i elMīzān-it, ‘Amr ibn Ismā‘īli ka cituar Ebū Is‘hākun që tregon se i Dërguari i Zotit (s) tha: ‘‘Alīu është si një pemë rrënja e së cilës jam unë, degët e së cilës janë ‘Alīu, frytet e së cilës janë Hasani e Huseini, gjethet e së cilës janë shī‘itët e tij’.” Në të vërtetë, pohimi i el-Mugīres “kufasit s’i çoi kush tjetër në shkatërrim përveç Ebū Is‘hākut dhe A’meshit” është i padenjë, përveç faktit se këta burra janë shī‘itë dhe besnikë të Familjes së Profetit (‘a). Ata janë bërë kujdestarë të të gjitha hadītheve mbi veçoritë e këtyre, paqe paste mbi ta. Ata qenë oqeane të dijes dhe ndoqën urdhrat e Allahut. Mbi ta mbështeten autorët e të gjashtë sahīh-ëve e të tjerët. Drejtojuni hadīthit të Ebū Is‘hākut në dy sahīh-ët nga el-Berā’ ibn Āzibi, Jezīd ibn Arkami, Hārithe ibn Wehābi, Sulejmān ibn Sardi, el-Nu’mān ibn Beshīri, ‘Abdullāh ibn Jezīd el-Khadmi dhe ‘Amr ibn Mejmūni. Ai citohet në të dy sahīh-ët nga Shu’be, Zubejri, Thewrīu dhe nga nipi i tij Jūsuf ibn Is’hāk ibn Ebū Is’hāku. Ibn Khalikānī thotë në biografinë e ‘Amrit, në Wafijjāt, se ai lindi tre vjet pas fillimit të sundimit të ‘Uthmānit dhe vdiq ose më 127 ose më 128, ose më 129 H, ndërsa si Jahjā ibn Ma‘īni, ashtu dhe el-Madā‘ini thonë se ai vdiq më 132 H., wa’Llāhu a’lem.

72. ‘Auf ibn Ebū Xhemīle el-Basrī, Ebū Sehl


Ai është i mirënjohur si “el-‘A’rābīu” (beduini), ndonëse e vërteta është se origjina e tij s’është nga shkretëtira. Dhehebīu e përmend në el-Mīzān, dhe thotë: “Ai quhet edhe ‘Auf es-Siddīk, ndërkohë që thonë se ndjek shī‘izmin; megjithë këtë, një grup dijetarësh i kanë besuar.” Ai po ashtu citon Xha’fer ibn Sulejmānin që e përshkruan atë si shī‘a dhe citon Benderin që e quan “rāfidī”. Ibn Kutejbe e ka përfshirë në el-Ma’ārif me dinjitarët shī‘itë. Ai i mësoi hadīth Rūhit, Haudit, Shu’bes, ‘Uthmān ibn Hejthemīut, el-Nadr ibn Shamīlit e shumë të tjerëve të atij kalibri. Autorët e gjashtë sahīh-ëve e të tjerë mbështeten në autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij nëSahīh ul-Bukhārī nga Hasani e Sa‘īdi, bijtë e Hasan Basrīut, Muhammed ibn Sirīni dhe Sijār ibn Seleme. Hadīthin e tij në Sahīh Muslim e përcjell el-Nadr ibn Shamīli. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 146.

73. El-Fadl ibn Dakīn

Emri i tij i vërtetë është ‘Amr ibn Hammād ibn Zubejr el-Malā’ī el-Kūfī dhe njihet mirë nga Ebū Na’īmi. Ai është mentor i Bukhārīut, siç e pranon ky në Sahīh. Një grup nga elita e dijetarëve, si Ibn Kutejbe në Ma’ārif, e ka përfshirë atë me dinjitarët shī‘ī. Dhehebīu e përmend në el-Mīzān me fjalët: “E kam dëgjuar Ibn Ma‘īnin të thotë: ‘Nëse përmendin dikë në praninë e Ebū Na‘īmit dhe ai e quan njeri të mirë dhe e lavdëron, atëherë me siguri ai person është shī‘a; kurse po ta cilësojë dikë si murxhi’ī, atëherë pa dyshim që ai është një sunni i mirë’.” Dhehebīu thotë që ky pohim vërteton se Jahjā ibn Ma‘īni anon nga besimi në kthimin. Ai gjithashtu konfirmon se ai burrë e konsideron el-Fadlin një shī‘a të patundur. Në biografinë e Khālid ibn Mukhlidit në el-Mīzān, Dhehebīu citon el-Xhuzxhānīun që thotë se Ebū Na’īmi ndjek medhhebin kufas, pra shī‘izmin. Si përfundim, fakti se el-Fadl ibn Dakīni është një shī‘a s’është diskutuar kurrë. Megjithë këtë, autorët e të gjashtë sahīh-ëve mbështeten në të. Shihni hadīthin e tij në Sahīh ul-Bukhārī nga Humām ibn Jahjā, ‘Abdul-‘Azīz ibn Ebū Seleme, Zekerijā ibn Ebū Zā’ide, Hishām el-Distwā’i, el-A’meshi, Misāri, Ibn ‘Ajīne, el-Thewrīu, Māliku, Shejbe e Zuhejri. Hadīthi i tij te Muslimi përcillet nga Saif ibn Ebū Sulejmāni, Ismā’īl ibn Muslimi, Ebū ‘Āsim Muhammed ibn Ejjūb el-Thekefī, Ebū Āmisi, Mūsa ibn ‘Alīu, Ebū Shihāb Mūsa ibn Nāfi’u, Sufjāni, Hishām ibn Sa’di, ‘Abdul-Wāhid ibn Ajmani dhe Isrā‘īli. Bukhārīu e citon atë drejtpërsëdrejti, kurse Muslimi përmes Haxhxhāxh ibn el-Shā’irit, ‘Abd ibn Hamīdit, Ibn Ebū Shejbes, Ebū Sa‘d el-Ashaxhxhit, Ibn Nemīrit, ‘Abdullāh el-Darmit, Is’hāk el-Hanzālit, dhe Zuhejr ibn Harbit. Ai u lind më 133 dhe vdiq në Kūfe të enjten e mbrëmjes së fundit në Sha‘bān 210 H, gjatë regjimit të Mu‘tesimit. Ibn Sa‘di e përmend në f. 279, vëll VI i Tabakāt-it të tij, duke e përshkruar si “besnik, i besueshëm, një burrë që ka përcjellë goxha hadīth, dhe një autoritet në këtë fushë.”

74. Fadīl ibn Merzūk el-Agar el-Ruwāsī el-Kūfī, Ebū ‘Abdur-Rahmān

Dhehebīu e përmend atë në el-Mīzān dhe e përshkruan si shī‘a të mirënjohur, duke cituar Sufjān


ibn ‘Ajīnen dhe Ibn Ma‘īnin që e dëshmojnë këtë fakt. Ai citon Ibn ‘Adin që thotë se ai shpreson të mos ketë asgjë të keqe me hadīthin që ai përcjell, e më pas citon Hejthem ibn Xhemīlin që thotë se ky ia përmendi njëherë Fadīl ibn Merzūkun të cilin e përshkroi si “i Imamëve të udhërrëfimit.” Në Sahīh-un e tij, Muslimi mbështetet mbi autoritetin e hadītheve të Fadīlit lidhur me namazin siç transmeton Shekīk ibn ‘Ukbe, dhe zekatin nga ‘Adi ibn Thābiti. Hadīthi i tij mbi zekatin te Muslimi përcillet nga Jahjā ibn Ādemi dhe Ebū Usāme. Në librat sunen, hadīthi i tij citohet nga Wakī’u, Jezīdi, Ebū Na‘īmi, ‘Alī ibn el-Xhe’di e të tjerë si ata. Zejd ibn el-Habābi në fakt ka gënjyer mbi çka i mvesh atij prej hadītheve që merren me emërimin e ‘Alīut si Emīr nga Profeti (s). Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 158 H.

75. Fitr ibn Khalīfe el-Hannāt el-Kūfī

‘Abdullāh ibn Ahmedi e pyeti njëherë të atin mbi Fitr ibn Khalīfen. Ai u përgjigj: “Ai përcjell hadīthe të sakta. Ato pasqyrojnë qëndrimin e një personi të përgjegjshëm, por ai është gjithashtu ndjekës i shī‘izmit.” ‘Abbāsi citon Ibn Ma‘īnin që thotë se Fitr ibn Khalīfe është një shī‘a i besuar. Ahmedi thotë: “Fitr ibn Khalīfe besohet nga Jahjā, por ai është një khashbī ekstremist.” Mesaduket, vetëm për këtë arsye Ebū Bekr ibn ‘Ajjāshi tha: “S’i kam braktisur hadīthet e Fitr ibn Khalīfes, veçse për medhhebin e tij të prishur”, d.m.th. për asnjë faj tjetër të tij veç të qenit shī‘a. El-Xhuzxhānīu thotë: “Fitr ibn Khalīfe ka dalë nga rruga.” Gjatë sëmundjes, ai u dëgjua nga Xha‘fer el-Ahmari tek thoshte: “Asgjë nuk më gëzon më shumë se të di që për çdo qime në trupin tim ka një melek që e madhëron Allahun për mua, falë dashurisë sime ndaj Ehl-i Bejtit, paqe pastë mbi ta.” Fitr ibn Khalīfe përcjell hadīth nga Ebū’l-Tufejli, Ebū Wā’ili dhe Muxhāhidi. Hadīthi i tij citohet nga Usāma, Jahjā ibn Ādemi, Kabīse e të tjerë të atij kalibri. Ahmedi dhe të tjerët i kanë besuar atij. Murre ka thënë për të se: “Ai është transmetues i përgjegjshëm hadīthi, që e di përmendësh atë që transmeton.” Ibn Sa‘di thotë: “Ai është besnik, insha-Allāh.” Dhehebīu e diskuton në Mīzān, duke cituar qëndrimet e dijetarëve të mëdhenj rreth karakterit të tij, të përmendura më lart. Ibn Sa’di ka cituar po ato në f. 253, vëll VI, i Tabakāt-it. Kur përmend shī‘itët e shquar në el-Ma’ārif, Kutejbe e përfshin Fitr ibn Khalīfen me ta. Bukhārīu ka cituar hadīthin e Fitrit nga Muxhāhidi. Thewrīu ka cituar hadīthin e Fitrit lidhur me sjelljen, të ndodhur te Bukhārīu. Autorët e katër sunen-eve si dhe të tjerë, kanë cituar secili hadīthet e Fitrit. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 153.

76. Mālik ibn Ismā’īl ibn Zijād ibn Dirhem Ebū’l-Hasan el-Kūfī el-Hindī

Ai është një nga mentorët e Bukhārīut, siç pohohet në Sahīh. Ibn Sa‘di e përmend në Tabakāt, vëll VI, f. 282. Ai e mbyll duke thënë se “Ebū Gasāni është besnik, i besuar, një shī‘a tejet i vendosur.” Dhehebīu e përmend në el-Mīzān, çka ia vërteton besueshmërinë e prestigjin dhe pohon se ai burrë i ka përvetësuar mësimet e medhhebit shī‘it nga mentori i tij Hasan ibn Sālih,


se Ibn Ma‘īni ka thënë se askush nuk është më i saktë në Kūfe në raportim hadīthi se Ebū Gasāni dhe se Ebū Hātimi ka thënë: “Sa herë që e shikoj, ai duket sikur sapo ka dalë nga varri, me dy shenjat e sexhdes të vulosura në ballë.” Bukhārīu e ka cituar atë drejtpërdrejt në shumë kaptina të Sahīh-ut. Muslimi ia ka cituar nëSahīh hadīthin mbi dënimet e krimeve, nga Harūn ibn ‘Abdullāhi. Ata që ia përcjellin hadīthin te Bukhārīu janë: Ibn ‘Ajīne, ‘Abdul-Azīz ibn Ebū Seleme dhe Isrā‘īli. Si Bukhārīu dhe Muslimi ia citojnë hadīthin nga Zuhejr ibn Mu‘āvija. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Kūfe më 219 H.

77. Muhammed ibn Khāzim

Ai njihet më mirë si Ebū Mu‘āvijeh ed-Darīr et-Temīmī el-Kūfī. Dhehebīu e cilëson me fjalët: “Muhammed ibn Khāzim el-Derīri është i konfirmuar, besnik; dhe unë s’e kam parë askund hadīthin e tij të jetë i dobët; do ta shkoqis atë në kreun tim mbi nofkat.” Kur autori e përmend në këtë kre, ai pohon: “Ebū Mu‘āvijeh ed-Darīri është ndër Imamët më të shquar e më të besuar të hadīthit” dhe: “Hākimi ka thënë se të dy shejhët mbështeten mbi autoritetin e tij, dhe ai është i famshëm për të qenit një shī‘a ekstremist.” Autorët e sihāh us-sitte janë mbështetur mbi autoritetin e tij. Dhehebīu ia ka shënuar emrin me ‘T’ si tregues se tërë muhadīthët mbështeten mbi autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij nëSahīh ul-Bukhārī dhe Muslim nga el-A’meshi e Hishām ibn ‘Urwe. Sahīh-u i Muslimit përmban të tjera hadīthe, që ai i ka transmetuar përmes raportuesish të tjerë të besuar. Bukhārīu ia përcjellhadīthin nga ‘Alī ibn el-Medenīu, Muhammed ibn Selāmi, Jūsuf ibn ‘Īsai, Kutejbe dhe Musaddedi. NëSahīh Muslim, ai citohet nga Sa‘d el-Wasiti, Sa‘d ibn Mensūri, ‘Amr el-Nākidi, Ahmed ibn Sināni, Is‘hāk el-Henzeli, Ibn Nemīri, Ebū Bekr ibn Ebī Shejbe, Jahjā ibn Jahjāi, Ebū Kerībi dhe Zuhejri. Mūsa el-Zamāni ia ka raportuar hadīthin në të dy sahīh-ët. Muhammed ibn Khāzimi u lind më 113, dhe vdiq më 195 H; Allahu e pastë mëshirë.

78. Muhammed ibn ‘Abdullāh el-Debi el-Tahānī el-Nisabūrī, Ebū ‘Abdullāh el-Hākim

Ai është Imam i hafizëve të Kur’anit dhe të hadīthit, autor i mbi njëqind librave. Udhëtoi gjithandej duke kërkuar dije dhe mësuar hadīth prej rreth dymijë mentorëve. Ai mund të krahasohet me dijetarët më në zë të kohës së tij si el-Sa‘lūki. Imam ibn Furku dhe Imamë të tjerë e konsiderojnë statusin e tij të epërm edhe ndaj tyre. Ata e çmojnë atë dhe kontributet e tij; ia mbajnë gjallë emrin dhe famën, pa e dyshuar aspak mjeshtërinë e tij. Tërë dijetarët e shquar sunni të cilët s’arritën dot sa ai, ia kanë zili. Ai është një nga heronjtë shī‘itë, kujdestar i Sherī‘atit islam. Autori i el-Mīzān-it ia rrëfen jetën dhe e përshkruan si “Imam i besuar, shī‘a shumë i shquar.” Ai citon Ibn Tahīrin, që thotë: “E pyeta njëherë Ebū Ismā‘īl ‘Abdullāh el-Ensārīun mbi Hākim Ebū ‘Abdullāhin. Ai më tha: ‘Ai është Imam i hadīthit, rāfidī i poshtër’.” Dhehebīu ka treguar disa nga pohimet e tija interesante si p.sh. se i Zgjedhuri i Allahut (s) lindi rrethprerë, i buzëqeshur dhe se ‘Alīu është wasi. Autori shton: “Të qenit e tij i besueshëm dhe i dijshëm për atë që ai raporton


është një fakt i pranuar njëzëri.” Ai u lind në Rebī’ul-Ewel të 321 e vdiq në Sefer të 405 H. Allahu e mëshiroftë.

79. Muhammed ibn ‘Ubejdullāh ibn Ebū Rāfi’ el-Medenī

Ai, Ebū ‘Ubejdullāhi, vëllezërit e tij el-Fadl e ‘Abdullāh, bijtë e ‘Ubejdullāhit, gjyshi i tij Ebū Rāfi’u, xhaxhallarët e tij Rāfi’u, el-Hasani, el-Mugīre, ‘Alīu, si dhe bijtë e nipërit e tyre, janë të gjithë ndër të parët e mirë shī‘itë. Librat që ata kanë shkruar e dëshmojnë thellësinë e bindjeve të tyre shī‘ite, siç e kemi thënë në Pjesën e 2-të, Kreu XII, i librit tonë el-Fusūl ul-Muhimme. Ibn ‘Udej përmend Muhammed ibn ‘Ubejdullāh ibn Ebū Rāfi’ el-Medenīun, duke shtuar në mbyllje të jetëshkrimit të tij në Mīzān, se ai burrë është nga shī‘itët kufas. Kur Dhehebīu ia jep biografinë në el-Mīzān, ai e shënon me TK duke treguar autorët e sunen-eve që ia citojnë hadīthin. Ai po ashtu thotë se ai citon të atin dhe gjyshin, dhe se Mendil ibn ‘Alī ibn Hāshimi ia citon hadīthin. Atë e citon edhe Habān ibn ‘Alīu, Jahjā ibn Ja‘līu, etj. Muhammed ibn ‘Ubejdullāh ibn Ebū Rāfi’ el-Medenīu mund të ketë raportuar gjithashtu hadīth nga vëllai i tij ‘Abdullāh ibn ‘Ubejdullāhi, i cili është i mirënjohur si muhadīth nga studiuesit. Në el-Mu’xhem ul-Kebīr, Taberānīu është mbështetur në autoritetin e Muhammed ibn ‘Ubejdullāh ibn Ebū Rāfi’ Medenīut i cili citon nga i ati dhe gjyshi se i Dërguari i Allahut (s) i tha ‘Alīut: “Të parët që do të hyjnë në Parajsë jemi unë dhe ti, pastaj Hasani e Huseini, me pasardhësit tanë pas nesh dhe shī‘itët e tu në të djathtën e të majtën tonë.”

80. Muhammed ibn Fudejl ibn Gazwān Ebū ‘Abdur-Rahmān el-Kūfī

Ibn Kutejbe e përfshin me dinjitarët shī‘itë në el-Ma’ārif kurse Ibn Sa‘di e përmend në f. 271, vëll VI, i Tabakāt-it, duke thënë: “Ai është një muhadīth i besuar e besnik që përjell goxha hadīthe; por edhe shī‘a, [ja përse] disa dijetarë nuk mbështeten mbi autoritetin e tij.” Dhehebīu e përmend në kreun mbi ata që njihen për famën e baballarëve, në fund të Mīzān-it, duke e quajtur shī‘a i besuar. Ai e përmend edhe në kreun e tij mbi ata që quhen Muhammed duke e përshkruar si “njeri i së vërtetës e i famës” dhe shtuar se Ahmedi e ka shquar si një shī‘a, hadīthi i të cilit është i saktë, se Ebū Dā‘ūdi e ka përshkruar si “shī‘a nga profesioni”, duke shtuar se ishte njeri i hadīthit e dijes, se e mësoi Kur’anin nga Hamzai, se shkroi libra të shumtë dhe se Ibn Ma‘īni i ka besuar dhe Ahmedi ka folur mirë për të. Nesā‘īu thotë se s’ka asgjë të keqe në hadīthin e tij. Autorët e gjashtë sahīh-ëve, si dhe shumë të tjerë, i kanë besuar autoritetit të tij. Drejtojuni hadīthit të tij tek Bukhārīu, të përcjellë nga Muhammed ibn Nemīri, Is’hāk el-Henzeli, Ibn Ebī Shejbe, Muhammed ibn Selāmi, Kutejbe, ‘Umrān ibn Mejsere dhe ‘Amr ibn ‘Alīu. Hadīthi i tij përcillet te Bukhārīu nga ‘Abdullāh ibn ‘Āmiri, Ebū Kerībi, Muhammed ibn Tarfi, Wāsil ibn ‘Abd el-A’lai, Zuhejri, Ebū Sa‘d el-Ashaxhi, Muhammed ibn Jezīdi, Muhammed ibn el-Muthanai, Ahmed el-Wak’īu e ‘Abdul-‘Azīz ibn ‘Umer ibn Abāni. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Kūfa më 194 ose 195 H.


81. Muhammed ibn Muslim ibn el-Tā’ifi

Ai ishte një prej shokëve më të spikatur të Imamit Ebū ‘Abdullāh es-Sādik. Shejh et-Tā’ife Ebū Xha‘fer et-Tūsī e përmend në Rixhāl ush-Shī’a dhe Hasan ibn ‘Alī ibn Dā‘ūdi e përfshin në kreun e tij mbi muhadīthët më të besuar, në el-Mukhteser. Dhehebīu ia përfshin biografinë dhe citon Jahjā ibn Ma‘īnin e të tjerë që thonë se ai burrë është i besuar. Ai shton se el-Ka’nabi, Jahjā ibn Jahjā dhe Kutejbe ia kanë përcjellë secili hadīthet dhe se ‘Abdur-Rahmān ibn Mehdīu përmendi njëherë Muhammed ibn Muslim ibn el-Tā’ifin e tha: “Librat e tij [të hadīthit] janë të gjithë të saktë” dhe se Mar’ūf ibn Wāsili tha: “E pashë njëherë Sufjān el-Thewrīun në shoqëri të Muhammed ibn Muslimibn el-Tā‘ifit i cili po shkruante hadīthet e tija.” Megjithatë, ata që ia kanë vulosur hadīthet si ‘të dobëta’ kanë vepruar kështu vetëm pse ishte shī‘a, ndonëse paragjykimi i tyre s’i ka bërë atij kurrfarë dëmi. Hadīthi i tij nga ‘Amr ibn Dīnari për abdesin ndodhet në Sahīh Muslim. Siç pohohet në Tabakāt nga Ibn Sa‘di, f. 381, vëll V, hadīthi i tij citohet nga Wakī’ ibn ul-Xharre dhe njëqind të tjerë. Atë vit në Medine vdiq edhe Muhammed ibn Muslim ibn Xhummāzi. Ibn Sa‘di ua përfshin biografitë në vëll. V të Tabakāt-it të tij.

82. Muhammed ibn Mūsa ibn ‘Abdullāh el-Katarī el-Medenī

Dhehebīu e përfshin në el-Mīzān duke cituar Ebū Hātimin që dëshmon se ai është shī‘a. Ai gjithashtu citon Tirmidhīun që thotë se ai burrë është i besuar, dhe madje ia shënon emrin me inicialet e Muslimit dhe autorëve të Sunen-eve si shenjë e mbështetjes së tyre në autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij mbi ushqimet, në Sahīh Muslim, nga ‘Abdullāh ibn ‘Abdullāh ibn Ebū Talha. Atë e citon edhe el-Mekberi e një grup i rangut të tij. Të tjerë që e kanë cituar janë: Ibn Ebū Fadīku, Ibn Mehdiu, Kutejbe, e të tjerë të kalibrit të tyre intelektual.

83. Mu‘āvije ibn ‘Ammār el-Dihni el-Bexhlī el-Kūfī

Ai është ndër shī‘itët tanë shumë të respektuar e të nderuar, prestigjioz e i besuar. Babai i tij ‘Ammāri është një shembull i mirë i qëndresës dhe ngulmimit në të përmbajturit parimeve të drejtësisë, një model që Allahu e ka parashtruar për ata që bëjnë durim në vuajtjet për Çështjen e Tij. Disa tiranë ia prenë lakët e këmbëve se ishte shī‘a, siç treguam më lart, pa ia dalë ta përkulnin, gjersa ai e la këtë botë për të marrë shpërblimet e veta. Djali i tij Mu‘āvije u përball me të njëjtin trajtim, dhe babai s’qe tjetër veçse model për të birin. Ai shoqëroi Imam Sādikun e Imam Kādhimin, paqe pastë mbi ta dhe mësoi mjaft prej tyre. Siç treguam më lart, ai shkroi shumë libra dhe citohet nga raportues shī‘a si Ibn Ebū ‘Umejri etj. Muslimi dhe Nesā‘īu janë mbështetur në autoritetin e tij. Hadīthi i tij për haxhin citohet në Sahīh Muslim nga Zubejri. Te Muslimi atë e citon Jahjā ibn Jahjāi dhe Kutejbe. Ai ka përcjellë gjithashtu hadīthe nga i ati ‘Ammāri dhe klasi i vet, që gjenden në Musned-et e sunnive. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 175.


84. Ma’rūf ibn Kharbūth el-Karkhī (Disa thonë ‘Ibn Fejrūz’, të tjerë thonë ‘Ibn Fejrūzān’ e akoma të tjerë e quajnë atë ‘Ibn ‘Alī’. )

Dhehebīu e përshkruan në el-Mīzān si “një shī‘a besnik”, duke ia shënuar emrin me inicialet e Bukhārīut, Muslimit dhe Ebū Dā‘ūdit për të treguar se ata ia citojnë hadīthin. Ai citon Ebū Tufejlin që thotë se Ma‘rūfi përcjell ca hadīthe. Hadīthi i tij transmetohet nga Ebū ‘Āsimi, Ebū Dā‘ūdi, ‘Ubejdullāh ibn Mūsai e të tjerë. Ai po ashtu citon Ebū Hātimin që thotë se ky e shkruan hadīthin e tij. Ibn Khalikāni e përmend në Wafijjāt dhe e përshkruan si një nga shërbyesit e Imam Ridāit. Ai vazhdon duke e lavdëruar dhe citon pohimin e tij ku thotë: “Kam ardhur para Allahut Fuqiplotë, duke lënë pas gjithçka, përveç të shërbyerit zotëriut tim ‘Alī ibn Mūsa er-Ridā.” Kur Ibn Kutejbe diskuton disa fisnikë shī‘itë në el-Ma’ārif, ai përfshin Ma‘rūf ibn Kharbūthin. Muslimi mbështetet në autoritetin e tij; lexojeni aty hadīthin e tij mbi haxhxhin nga Ebū Tufejli. Ai vdiq në Bagdād më 200;(Disa thonë më 201, ndërsa të tjerë thonë se ishte më 204 H.) varri i tij është bërë tyrbe tani. Sirrī el-Saktī ishte një prej studentëve të tij.

85. Mensūr ibn el-Mu’temir ibn ‘Abdullāh ibn Rabī’e el-Selemī el-Kūfī

Ai është një nga shokët e Imamëve el-Bākir e es-Sādik, dhe prej tyre ka përcjellë hadīth, siç pohon autori i Muntehel Mekāl fi Ahwāl ul-Rixhāl. Ibn Kutejbe e përfshin ndër finsikët shī’i në elMa’ārif. El-Xhuzxhānīu e ka përfshirë me transmetuesit “medhhebi i të cilëve s’pëlqehet nga disa” në rrënjët e degët e besimit, falë përmbajturit të tyre mësimeve të familjes së Profetit. Ai thotë: “Mes njerëzve të Kūfas është një grup medhhebi i të cilëve nuk pëlqehet; ata janë prijësat emuhadīthëve të Kūfes si: Mensūri, Ebū Is‘hāku, Zubejd el-Jāmīu, el-A’meshi e të tjerë si ata. Njerëzit i kanë toleruar vetëm se janë besnikë në përcjellje hadīthi.” (Siç shkruhet në biografinë e el-Jāmīut në el-Mīzān. Ne e cituam këtë pohim të el-Xhuzxhānīut kur shtjelluam biografitë e Zubejdit, el-A’meshit dhe Ebū Is‘hākut dhe përfshimë komente mbi ta, që ia vlen të shqyrtohen. )

Përse kanë kaq shumë urrejtje ndaj këtyre burrave të besuar? Mos vallë sepse i përmbahen Dy Gjërave me Peshë? Apo se i kanë hipur Barkës së Shpëtimit? Apo pse janë futur në qytetin e dijes së Profetit përmes Portës së tij, Portës së Pendimit? Apo se e kërkojnë strehimin me “Strehën e gjithë botës”? Apo për shkak të bindjes të tyre ndaj dëshirës së Profetit për të qenë të dashur ndaj farefisit të tij? Apo për shkak të nënshtrimit të zemrave të tyre ndaj Allahut dhe të qarit e tyre nga frika e Tij, siç dihet më së miri për ta? Gjatë rrëfimit të biografisë së Mensūr ibn el-Mu‘temir ibn ‘Abdullāh ibn Rabī’es, Ibn Sa‘di thotë për Mensūrin, në f. 235 të vëll. VI në Tabakāt, se: “Ai humbi shikimin për shkak të të qarit


tej mase nga frika e Allahut. Ai mbante shami për të tharë lotët. Disa thonë se ai agjëroi dhe u lut për gjashtëdhjetë vjet.” A mund të jetë një njeri me cilësi të tilla barrë për të tjerët? Jo, por jemi molepsur me njerëz që nuk dinë ç’është ndershmëria; ndaj, të Allahut jemi e Atij i kthehemi. Në biografinë e tij të Mensūr ibn el-Mu’temir ibn ‘Abdullāh ibn Rabī’es, Ibn Sa‘di po ashtu citon Hammād ibn Zejdin që thotë: “E kam parë Mensūrin në Mekë, më duket se ai i përket khashbīve, prapëseprapë, nuk mendoj se ai thotë gënjeshtra kur citon hadīth.” Shikojeni përçmimin, keqdashjen, urrejtjen dhe armiqësinë e hapët që mban ky pohim. Sa habitem kur e shqyrtoj pohimin e tij: “Nuk mendoj se ai thotë gënjeshtra,” thua se thënia e gënjeshtrave është nga praktikat e atyre që u janë besnikë pasardhësve të Profetit (s). Thua se vetëm Mensūri është i besuar, e jo të gjithë muhadīthët shī‘itë. Denigrimi me lloj-lloj emrash... Thua se nāsibītë s’mund të gjenin një emër me të cilin t’i thërrisnin shī‘itë, përveç nofkave pezhorative si khashbī, turābī,rāfidī etj. Thua se nuk e kanë dëgjuar urdhrin e Allahut: {Mos shkëmbeni emra fyes; sa gjë e keqe është të përdorni fjalë fyese, pasi keni pranuar besimin} (49:11). Ibn Kutejbe i përmendkhashbītë në Ma’ārif, e thotë: “Këta janë rāfidīj. Ibrāhīm el-Eshteri u ndesh me ‘Ubejdullāh ibn Zijādin në mejdan. Shumica e burrave të Ibrāhīmit kishin panele druri, ndaj iu ngjit emri khashbī: njerëzit me panele, si përbuzje.” Ata i thërrisnin kështu vetëm për t’i poshtëruar e për t’i përçmuar ata dhe armët e tyre, me të cilat arritën ta mundnin Ibn Merxhānin, prijësin e nāsibīve, duke i shuajtur ata kafirë, vrasësa të familjes së Profetit. {U shua mbeturina e mizorëve; el-hamdu li’l-Lāhi Rabb’il-‘alemīn} (6:45). S’ka ndonjë të keqe pra, prej këtij emri fisnik e as prej llagapeve si turābī, sipas Ebū Turābit (Imam ‘Alīut); ne jemi krenarë për të. Rrëshqitëm nga tema. Le t’i kthehemi çështjes në fjalë dhe të cilësojmë se është konsensusi i muhadīthëve që të mbështeten mbi Mensūrin. Për këtë arsye, autorët e të gjashtë sahīh-ëve, si dhe të tjerë, mbështeten mbi autoritetin e tij, duke e ditur se është shī‘a. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh Bukhārī e Muslim nga Ebū Wā’ili, Ebū’l-Duhai, Ibrāhīm el-Nekh’īu e të tjerë si ata. Ai citon Shu‘ben, el-Thewrīun, Ibn ‘Ajīnen, Hammād ibn Zejdin dhe të tjerë që janë më të shquarit në atë kalibër raportuesish të hadīthit. Ibn Sa‘di ka thënë se Mensūri vdiq nga fundi i vitit 132 H., duke shtuar: “Ai është një autoritet i besuar që ka raportuar shumë hadīthe; ai është njeri i një prestigji sublim, Allahu e mëshiroftë.”

86. El-Minhāl ibn ‘Amr el-Kūfī, et-tābi’ī

Ai është një nga shī‘itët e shquar të Kūfes. Prandaj, el-Xhuzxhānīu ia ka kategorizuar hadīthin si të “dobët”, duke e quajtur “ndjekës të medhhebit të keq.” Ibn Hazmi e shan në të njëjtën mënyrë dhe Jahjā ibn Sa‘di gjithashtu, ia përtyp emrin. Ahmed ibn Hanbeli pohon të kundërtën: “Ebū Bishriështë më i dashur për mua se burimi i freskët me ujë të ëmbël dhe është më i besuar se të tjerët.” Megjithë të qenurit një shī‘a i patundur, duke e pohuar këtë në publik, madje edhe gjatë kohës së el-Mukhtārit, ai nuk vihet në dyshim nga dijetarit mbi saktësinë e hadīthit të tij. Ai citohet nga Shu‘be, el-Mes’ūdi, Haxhxhāxh ibn Arta’i dhe shumë të tjerë të atij kalibri intelektual. Në Mīzān-in e tij, Dhehebīu citon vlerësimet e tyre për këtë burrë, siç u tha më lart,


duke ia shënuar emrin me inicialet e Bukhārīut dhe Muslimit, si tregues që ata të dy ia quajnë hadīthin të besueshëm. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh ul-Bukhārī nga Sa‘īd ibn Xhubejri. Po aty, në kreun etefsīr-it, hadīthi i tij transmetohet nga Zejd ibn Ebū Anīse. Mensūr ibn elMu‘temiri e ka cituar atë në kreun mbi profetët.

87. Mūsa ibn Kejs el-Hedremī, Ebū Muhammed

Al-‘Akīli e quan “rāfidī ekstremist”. Njëherë, Sufjāni e pyeti për Ebū Bekrin. Ai iu përgjigj: “‘Alīuështë më i dashur për mua.” Mūsa ibn Kejsi përcjell hadīth nga Seleme ibn Kahīl, Ijād ibn Ijādi, gjer te Mālik ibn Xha’nai, që thotë: “E dëgjova Ummi Selemen të pohonte se ‘Alīu është me të vërtetën; kushdo që e ndjek atë është ndjekës i së vërtetës e kushdo që e braktis padyshim ka braktisur të vërtetën; kjo ka marrë fund.” Kjo përcillet nga Ebū Na‘īm el-Fadl ibn Dakīni prej Mūsa ibn Kejsit. Mūsa ibn Kejsi ka cituar me okë hadīthe që lavdërojnë Ehl-i Bejtin çka e zemëroi el-‘Akīlin, i cili i tha atë që i tha. Ibn Ma‘īni i ka besuar dhe është mbështetur te ai. Ebū Dā‘ūdi e Sa‘d ibn Mensūri janë mbështetur te autoriteti i tij në sunen-e. Dhehebīu ia shkruan jetën në elMīzān, duke pohuar çfarë thamë më lart. Drejtojuni hadīthit të tij në Sunen-e nga Seleme ibn Kahīli dhe Haxhr ibn ‘Anbesei. Hadīthi i tij përcillet nga Dakīni, ‘Ubejdullāh ibn Mūsai e të tjera autoritete të besuara. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq gjatë sundimit të el-Mensūrit.

88. Nafī’ ibn el-Hārith Ebū Dā‘ūd el-Nekha‘ī el-Kūfī el-Hamadānī el-Subej’i

El-‘Akīli e quan “rāfidī ekstremist”. Bukhārīu thotë: “Njerëzit flasin keq për të.” Sufjāni, Hamāmi, Sherīku e një grup dijetarësh të shquar të atij kalibri e kanë cituar të gjithë. Tirmidhīu mbështetet mbi të në Sahīh. Tërë autorët e Musned-eve ia kanë regjistruar atij hadīthin. Drejtojuni hadīthit të tij te Tirmidhīu e të tjerë, nga Enes ibn Māliku, Ibn ‘Abbāsi, ‘Umrān ibn Hasīni e Zejd ibn Arkami. Dhehebīu ia ka bërë jetëshkrimin duke pohuar ç’thamë më lart.

89. Nūh ibn Kejs ibn Rabāh el-Hedānī

Ai njihet edhe si et-Tāhī el-Basrīu. Dhehebīu e përmend atë në Mīzān, duke ia quajtur hadīthin të saktë dhe shtuar se Ahmedi e Ibn Ma‘īni i besojnë. Ai gjithashtu citon Ebū Dā‘ūdin duke thënë se ai burrë është shī‘a. Nesā‘īu thotë se s’ka asgjë të keqe me hadīthin e tij, duke vendosur pas emrit të tij inicialet e Muslimit dhe autorëve të sunen-eve, si tregues që ata ia citojnë hadīthin. NëSahīh Muslim, hadīthi i tij mbi pijet citohet nga Ibn ‘Auni. Hadīthi i tij mbi estetikën e veshjes ndodhet në Sahīh Muslim, i transmetuar nga i vëllai i tij Khālid ibn Kejsi. Te Muslimi, ai citohet nga Nasr ibn ‘Alīu. Në veprat e tjera, hadīthet e tij citohen nga el-Ash’athi e shumë të tjerë të kalibrit të tij. Nūhi i përcjell ato nga Ejjūbi, ‘Amr ibn Māliku e një sërë burrash të tjerë.


90. Harūn ibn Sa‘d el-‘Ixhlī el-Kūfī

Dhehebīu e përmend dhe ia vendos inicialet e Muslimit pas emrit, si tregues që ky e citon, pastaj e cilëson “të besuar në hakun e vet”, por gjithashtu e quan “rāfidī i urryer” që përcjell nga ‘Abbāsi prej Ibn Ma‘īnit se ai është një shī‘a ekstremist. Ai ka mësuar hadīth nga ‘Abdur-Rahmān ibn Ebū Sa‘īd el-Khudrī që nga ana e tij citon Muhammed ibn Ebū Hafs el-‘Attārin, el-Mes’ūdin dhe Hasan ibn Hajjin. Ebū Hātimi thotë se nuk ka asgjë të keqe me hadīthin e tij. M’u kujtua një hadīth i tij që përshkruan xhehenemin, i regjistruar në Sahīh Muslim, nga Hasan ibn Sālihu prej Harūn ibn Sa‘d el-‘Ixhlīut, prej Selmānit.

91. Hāshim ibn el-Barīd ibn Zejd Ebū ‘Alī el-Kūfī

Dhehebīu e përmend dhe vendos inicialet e Ebū Dā‘ūdit dhe Nesā‘īut pas emrit të tij për të treguar se ai është nga autoritetet e tyre, duke cituar Ibn Ma‘īnin e të tjerë që dëshmojnë besnikërinë e tij, krahas vetë pranimit të tij se është “rāfidī”. Ai citon Ahmedin që thotë se nuk ka asgjë të keqe me hadīthin e tij. Hāshimi përcjell hadīth nga el-Kerībi e i biri ‘Alī ibn Hāshimi, të cilëve iu referuam më lart, krahas një sërë dijetarësh të tjerë të shquar. Hāshimi iu përngjit shī‘izmit, çka u shkoqit kur diskutuam ‘Alī ibn Hāshimin.

92. Hubejre ibn Merjem el-Himejrī

Ai është një nga shokët e Imam ‘Alīut, i barabartë vetëm me el-Hārithin për nga sinqeriteti e shoqëria. Dhehebīu e përmend dhe vendos inicialet e autorëve të Sunen-eve si tregues që ai është autoritet i musned-eve të tyre, pastaj citon Ahmedin duke thënë: “Nuk ka asgjë të keqe me hadīthin e tij, dhe ai është më i dashur për ne se el-Hārithi.” Dhehebīu citon Ibn Kharāshin që e quan Hubejren “i dobët, sulmonte të plagosurit në Siffīn.” Xhuzxhānīu thotë për të se: “Ai ndjek el-Mukhtarin që vriste të plagosurit në Betejën e Khāzirit.” Shehristānīu, në librin e tij el-Milel we’n-Nihel, e përfshin atë me shī‘itët e shquar, çka merret si e mirëqenë nga të gjithë. Hadīthi i tij nga ‘Alīu është i padiskutueshëm në Sunen-e dhe ai citohet nga Ebū Is‘hāku e Ebū Fākhita.”

93. Hishām ibn Zijād Ebū Mikdām el-Basrī

Shehristānīu e përfshin në el-Milel we’n-Nihel me shī‘itët e shquar. Dhehebīu e përmend atë dy herë: në rendin alfabetik dhe në kreun mbi nofkat, duke vënë K pas emrit të tij, si tregues që Dār Kutnīu mbështetet tek ai. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh Tirmidhī e vepra të tjera, të përcjellë nga Hasan el-Kerdīu. Ai citohet nga Shejbān ibn Farūkhu, el-Kawarīrī e të tjerë.


94. Hishām ibn ‘Ammār ibn Nasr ibn Mejsere, Ebū el-Walīd

Atë e quajnë edhe el-Zafrī el-Dimeshkī. Ai është një nga mentorët e Bukhārīut siç e pohon ky vetë në Sahīh. Ibn Kutejbe e përfshin atë me shī‘itët e shquar kur përmend disa prej tyre në kreun e tij mbi medhhebet në el-Ma’ārif. Dhehebīu e përmend në Mīzān, duke e përshkruar si “Imami, oratori dhe recituesi i Kur’anit Fisnik nga Damasku, muhadīthi e dijetari i tij, një burrë haku që ka përcjellë goxha hadīth, edhe pse ka disa të meta [ideologjike], etj.” Bukhārīu e citon drejtpërsëdrejti në kreun e tij mbi “ata që ofrojnë zgjatje të borxhit me dëshirë” në librin e tij mbi blerjet në Sahīh, dhe në krerë të tjerë me të cilët studiuesit janë të njohur. Disa nga ato janë Kitāb ul-Magāzi, libri i pijeve dhe kreu i vetive të shokëve të Profetit. Hishām ibn ‘Ammāri përcjell hadīth nga Jahjā ibn Hamzai, Sadaka ibn Khālidi, ‘Abdul-Hamīd ibn Ebū’l-Ishrīni e të tjerë. Autori i Mīzān-it thotë: “Të shumtë janë ata që ia citojnë hadīthin; ata udhëtojnë tek ai për të mësuar prej tij si të recitojnë Kur’an e të transmetojnë hadīth. Hadīthi i tij citohet nga el-Walīd ibn Muslimi, njëri prej mentorëve të tij, ndërsa ai vetë përcjell nga Ebū Lahī’e. ‘Abdāni ka thënë se nuk ka muhadīth si ai në botë, kurse një tjetër ka thënë se Hishāmi është i çiltër, i urtë, i lehtë për t’u kuptuar dhe ka arritur dije të madhe. Si dhe shī‘itët e tjerë, Hishām ibn ‘Ammāri beson se diksioni kur’anor është i krijuar nga Allahu Fuqiplotë. Kur Ahmedi e dëgjoi këtë, siç pohon autori i Mīzān-it, ai u përgjigj duke thënë: “E dija për të mbrapshtë, Allahu e shoftë.” Ahmedit gjithashtu i ra në dorë një libër i shkruar nga Hishāmi, ku në njërin prej fjalimeve të tij, thotë: “Falënderimi i takon Allahut, i Cili ia ka shpalosur Veten krijesave të Tij përmes asaj që ka krijuar.” Kjo e tërboi Ahmedin gjer në atë shkallë sa ai u kërkoi atyre që ishin falur pas Hishāmit t’i përsërisnin faljet. Ahmedi s’arriti të vërente dot se pohimi i Hishāmit është fare i qartë në të pohuarit se Allahu qëndron përmbi të qenit i shikuar, i lartmadhëruar përmbi ata që pyesin për të me “si” apo “ku”, vlerësues i lartë i mënyrës së Tij të krijimit. Pohimi i tij mund të krahasohet me atë që thotë: “Ai i ka shpalosur mrekullitë e Tij në çdo gjë që ka krijuar”, ose në mënyrë më të përshtatshme dhe më me vend se kjo, por dijetarët e kalibrit të njëjtë i drejtohen njëri tjetrit nën dritën e të ngjashmëve dhe të ndryshmëve prej vetes, secili sipas shkallës së tij të dijes. Hishām ibn ‘Ammāri u lind më 153 dhe vdiq në fillim të Muharremit të vitit 245 H. Allahu e mëshiroftë.

95. Hashīm ibn Beshīr ibn el-Kāsim ibn Dīnār el-Wāsiti, Ebū Mu’āvije

Vendlindja e tij është Belkhi. Gjyshi i tij el-Kāsim ishte vendosur në Wāsit për t’u marrë me tregti. Ibn Kutejbe e përfshin atë në el-Ma’ārif me fisnikët shī‘itë. Ai është mentor i Imam Ahmed ibn Hanbelit dhe i atyre të kalibrit të tij. Dhehebīu e ka përmendur në Mīzān, duke ia shënuar emrin për të treguar se autorët e të gjashtë sahīh-ëve mbështeten mbi autoritetin e tij, dhe pohuar se ai është hafiz: “Ai është një prej dijetarëve më të shquar. Ka mësuar hadīth nga el-Zuhrīu dhe Hasan ibn ‘Abdur-Rahmāni. Hadīthi i tij citohet nga Kattāni, Ahmedi, Ja‘kūb el-Dawraki, e shumë të tjerë.”


Shiheni hadīthin e tij te Bukhārīu dhe Muslimi, nga Hamīd el-Tewīli, Ismā‘īl ibn Ebū Khālidi, Ebū Is‘hāk el-Shejbānī e të tjerë. Ai citohet në të dy sahīh-ët nga ‘Umeri, el-Nākidi, ‘Amr ibn Zarāre e Sa‘īd ibn Sulejmāni. Tek Sahīh ul-Bukhārī, hadīthi i tij citohet nga ‘Amr ibn ‘Aufi, Sa‘d ibn el-Nadīri, Muhammed ibn Nabahāni, ‘Alī ibn el-Medīni dhe Kutejbe. TeMuslimi, atë e citon Ahmed ibn Hanbeli, Shurejhi, Ja‘kūb el-Dewreki, ‘Abdullāh ibn Mu‘īti, Jahjā ibn Jahjāi, Sa‘īd ibn Mensūri, Ibn Ebī Shejbe, Ismā‘īl ibn Sālimi, Muhammed ibn el-Sabāhi, Dā‘ūd ibn Rashīdi, Ahmed ibn Manī’u, Jahjā ibn Ejjūbi, Zuhejr ibn Harbi, ‘Uthmān ibn Ebī Shejbe, ‘Alī ibn Haxheri dhe Jezīd ibn Harūni. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Bagdād më 183 H., në moshën 79 vjeçare.

96. Wakī ibn el-Xherrāh ibn Melīh ibn ‘Adī

Kunijat-i i tij është “Ebū Sufjān”, sipas të birit Sufjān el-Ruwāsi el-Kūfi. Ai i përket fisit të Kejs Gīlānit. Ibn Kutejbe e përfshin atë në Ma’ārif me shī‘itët e shquar. Në librin e tij Tehdhīb, Ibn elMedenīu thotë se Wakī’u bën pjesë në shī‘izëm. Merwān ibn Ebū Mu‘āvije nuk dyshoi kurrë se Wakī’u ishte “rāfidī”. Njëherë, Jahjā ibn Ma‘īni i bëri vizitë Merwānit dhe e gjeti me një shkresë që përmbante pohime për njerëz të ndryshëm. Një prej tyre e quante Wakī’un rāfidī. Ibn Ma‘īni i tha Merwānit: “Wakī’u është më i mirë se ti.” “Më i mirë se unë?!” bërtiti Merwāni. Ibn Ma‘īni u përgjigj: “Po, më i mirë se ti!” Ibn Ma‘īni tregon se Wakī’u mori vesh për këtë dialog dhe u përgjigj duke thënë: “Jahjāi është një mik i yni.” Ahmed ibn Hanbelin e pyetën njëherë: “Nëse ka mospërputhje në hadīth ndërmjet Wakī’ut dhe ‘Abdur-Rahmān ibn Mehdiut, kë duhet të pranojmë?” Ahmedi u përgjigj se ai vetë parapëlqente hadīthin e ‘Abdur-Rahmānit për arsye që ai i pohoi. Ndër to qe: “‘Abdur-Rahmāni nuk flet në mënyrë përçmuese për të parët tanë, ndryshe nga Wakī’ ibn el-Xherrāhu.” Kjo mbështetet nga një pohim i regjistruar nga Dhehebīu në mbyllje të biografisë së Hasan ibn Sālihut ku ai tregon se Wakī’u thonte: “El-Hasan ibn Sālihu, për mendimin tim, është Imam i hadīthit.” Disa njerëz i thanë: “Por ai nuk e lut mëshirën e Allahut mbi ‘Uthmānin.” Ai u përgjigj: “A e lusni ju mëshirën e Allahut mbi el-Haxhxhāxhin?” duke e barazuar kështu ‘Uthmānin me el-Haxhxhāxhin. Dhehebīu e ka përmendur atë në Mīzān duke pohuar ç’u tha më sipër. Autorët e të gjashtësahīh-ëve dhe të tjerët mbështeten mbi autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh Bukhārīdhe Sahīh Muslim nga el-A’meshi, el-Thewrīu, Shu‘be, Ismā‘īl ibn Ebū Khālidi dhe ‘Alī ibn el-Mubāraku. Ai citohet në të dy librat nga Is‘hāk el-Henzeli dhe Muhammed ibn Nemīri. Bukhārīu ia citon hadīthin, të transmetuar nga ‘Abdullāh el-Hamīdi, Muhammed ibn Salāmi, Jahjā ibn Xha‘fer ibn A’jani, Jahjā ibn Mūsai e Muhammed ibn Mukātili. Te Muslimi, ai citohet nga Zuhejri, Ibn Ebī Shejbe, Ebū Kerībi, Ebū Sa‘d al-Ashajji, Nasr ibn ‘Alīu, Sa‘d ibn Ez‘heri, Ibn Ebū ‘Umeri, ‘Alī ibn Kashrami, ‘Uthmān ibn Ebī Shejbe dhe Kutejbe ibn Sa‘di. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Fīd i shoqëruar me një karvan që kthehej nga haxhxhi, në Muharrem të 197 H., në moshën 68-vjeçare.

97. Jahjā ibn el-Xhezzār el-‘Arni el-Kūfī


Ai është një prej shokëve të Prijësit të Besimtarëve. Dhehebīu e përmend në Mīzān dhe ia shënon emrin për të treguar se Muslimi dhe autorët e sunen-eve mbështeten në autoritetin e tij, duke e përshkruar si ‘besnik’ dhe ‘i besuar’, dhe duke cituar el-Hakam ibn Atben që thotë se Jahjā ibn el-Xhezzārī është “ekstremist” në pikëpamjet e tij shī‘ite. Ibn Sa‘di e përmend në f. 206, vëll. VI iTabakāt-it, me fjalët: “Jahjā ibn el-Xhezzārī i përmbahet shī‘izmit, dhe shkon në ekstreme në këtë; prapëseprapë shumë njerëz kanë thënë se ai është i besuar dhe se përcjell shumë hadīthe.” Vura re se Sahīh Muslim-i përmban një hadīth mbi namazin të cilin ai e përcjell nga ‘Alīu, dhe një tjetër mbi īmānin transmetuar nga ‘Abdur-Rahmān ibn Ebī Lejla. Hakam ibn ‘Utejbe dhe Hasan el-‘Urfi ia citojnë hadīthin te Muslimi e gjetkë.

98. Jahjā ibn Sa‘īd el-Kattānī

Kunijat-i i tij është “Ebū Sa‘īd”. Ai është rob i Beni Temīm el-Basrīut, dhe muhadīthi më i spikatur i kohës. Kutejbe e ka përfshirë në Ma’ārif me shī‘itët e shquar. Autorët e gjashtë sahīh-ëve dhe të tjerë janë mbështetur mbi autoritetin e tij. Hadīthi i tij nga Hishām ibn ‘Urwe, Hamīd el-Tewīli, Jahjā ibn Sa‘īd el-Ensārīu dhe të tjerë, qëndron në truall të fortë te Bukhārīu, Musaddidi, ‘Alī ibn el-Medenīu e Bejān ibn ‘Amri. Te Muslimi, hadīthi i tij përcillet nga Muhammed ibn Hātimi, Muhammed ibn Khalād el-Bāhili, Ebū Kāmil Fadl ibn Husein el-Xhahdari, Muhammed elMukaddimīu, ‘Abdullāh ibn Hāshimi, Ebū Bekr ibn Ebī Shejbe, ‘Abdullāh ibn Sa‘di, Ahmed ibn Hanbeli, Ja‘kūb el-Dawrakīu, Ahmed ibn ‘Abde, ‘Amr ibn ‘Alīu dhe ‘Abdur-Rahmān ibn Bishrīu. Ai vdiq më 198, në moshën 78-vjeçare; Allahu e mëshiroftë.

99. Jezīd ibn Zijād el-Kūfī, Ebū ‘Abdullāh

Ai është rob i Beni Hāshimit. Dhehebīu e përmend në el-Mīzān, duke i vënë pas emrit inicialet e Muslimit dhe autorëve të katër sunen-eve, për të treguar se ata e citojnë. Ai përcjell nga Ebū Fadli se: “Jezīd ibn Zijādi është një nga Imamët e parë shī‘ī.” Dhehebīu pranon se ai është një prej dijetarëve të shquar kūfas. Megjithë tërë këtë, shumë njerëz e kanë sulmuar, duke sajuar kundër tij të gjitha llojet e përçmimit dhe akuzave për faktin se, sipas Ebū Barzas, apo mbase Ebū Bardas, ai ka transmetuar një hadīth që pohon: “Ishim në shoqërinë e Profetit (s) kur u dëgjua një këngë. Pastaj ‘Amr ibn el-‘Āsi e Mu‘āvija erdhën duke kënduar. Profeti (s) tha: ‘O Zot Fuqiplotë! Futi këta të dy në fitne, e flaki në Skëterrë’.” Drejtojuni hadīthit të tij mbi pijet në SahīhMuslim nga ‘Abdur-Rahmān ibn Ebī Lejla transmetuar nga Sufjān ibn ‘Ajīneh. Ai, Allahu Te‘alā e mëshiroftë, vdiq më 136, rreth moshës nëntëdhjetë vjeçare.

100. Ebū ‘Abdullāh el-Xhedelī


Dhehebīu e përmend në kreun mbi nofkat, duke vënë DT pas emrit të tij si shenjë që ai është nga të besuarit e Ebū Dā‘ūdit dhe Tirmidhīut në sahīh-ët e tyre, pastaj e quan “shī‘a i neveritshëm”. Ai citon el-Xhuzxhānīun që thotë se ai burrë është flamurtari i el-Mukhtārit. Ai po ashtu citon Ahmedin që e quan “të besuar”. Shehristānīu e përfshin me dinjitarët shī‘itë në elMilel we’n-Nihel. Ibn Kutejbe e përfshin me “rāfidītë” më të zellshëm në el-Ma’ārif. Drejtojuni hadīthit të tij te Ebū Dā‘ūdi dhe Tirmidhīu si dhe tërë musned-et e sunnive. Ibn Sa‘di e përmend atë në f. 159, vëll VI i Tabakāt-it të tij, ku thotë se: “Ebū ‘Abdullāh elXhedelī është një shī‘i shumë i paepur. Disa thonë se ai udhëhoqi forcat e el-Mukhtārit, dhe se u dërgua për tek ‘Abdullāh ibn Zubejri i shoqëruar me tetëqind burra për t’i asgjësuar ata dhe përkrahur Muhammed ibn el-Hanefijjen kundër komplotit të Ibn el-Zubejrit.” Në të vërtetë, Ibn Zubejri kish rrethuar shtëpitë e Ibn el-Hanefijjes dhe Beni Hāshimit, duke vënë dru zjarri rreth e përqark për t’i djegur të gjallë pse kishin refuzuar t’i jepnin bejatin, por Ebū ‘Abdullāh el-Xhedelī i shpëtoi ata nga vdekja e sigurt; prandaj, Allahu ia shpërbleftë për atë që bëri për familjen e Profetit (s) të tij! Kjo e mbyll atë që dëshironim t’ju numëronim në nxitim për njëqind heronj shī‘itë, që janë autoritete mbi të cilët sunnitë mbështeten. Ata janë rojtarë të dijes së ummetit. Përmes tyre, trashëgimia profetike ruhet e ata kërkohen nga autorët e sahīh-ëve dhe musned-eve. Ne i përmendëm ata me emër dhe cituam tekstet sunnite që dëshmojnë se ata janë shī‘i, duke mbetur autoritete, siç kërkuat. Mendoj se ata që ngrenë objeksione do ta shohin gabimin e tyre në të pohuarit se sunnitë nuk mbështeten mbi autoritetin e shī‘itëve. Ata do të shohin se kriteri i tyre është besueshmëria dhe saktësia, pavarësisht nga shkolla e tyre e mendimit, sunnite apo shī‘ite. Nëse hidhet poshtë hadīthi i përcjellë nga shī‘itë, atëherë shumica dërrmuese e trashëgimisë profetike do humbasë, siç e pranon vetë Dhehebīu, kur rrëfen biografinë e Abān ibn Taglibit në el-Mīzān. S’mund të ketë dëshmi më të mirë se kjo. Ju, Allahu e ngadhënjeftë të vërtetën përmes jush, e dini se ka patur goxha paraardhës të shī‘itëve, përveç atyre që radhitëm këtu, numri i të cilëve është shumë herë më i madh se kjo qindëshe, mbi autoritetin e të cilëve sunnitë mbështeten. Këta të tjerë janë të një kalibri edhe më të lartë; transmetues hadīthesh edhe më të sakta, me dije edhe më të madhe. Ata ishin më pranë kohës së Profetit, më me vjetërsi në përqafimin e bindjeve shī‘ite. Ata janë sahābë shī‘itë të Profetit, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. Ne i kemi shkoqitur emrat e tyre në mbyllje të librit tonë Fusūl ul-Muhimmeh. Ata gjithashtu janë nga tabi’īn-ët me autoritet të saktë. Çdonjëri prej tyre është njeri i besuar, që e ka mësuar Kur’anin përmendësh, argumenti i të cilit është i pakundërshtueshëm. Mes burrave të tillë janë ata që u martirizuan gjatë Betejës së madhe e të vogël të Devesë, Siffīnit, el-Nehrawānit, në Hixhaz e në Jemen, kur Bisr ibn Arta’i i pushtoi, gjatë trazirës së el-Hedramit i cili qe dërguar në Basra nga Mu‘āvija. Aty përfshihen shehidët e Qerbelasë me Prijësin e Rinisë së xhenetit dhe ata që u flijuan me nipin e tij Zejd e shumë të tjerë, të cilëve iu desh të përballonin mjaft padrejtësi e persekutim, në hakmarrje të masakrës së familjes së Profetit. Ndër ta, pati që u vranë vetëm pse ishin shumë të fortë në bindjet e tyre. Të tjerë u përzunë nga shtëpitë dhe u detyruan të strehoheshin në tekijje, nga frika për jetën apo dobësia fizike, si el-Ahnaf ibn Kejsi, al-Asbag ibn Nebateh, Jahjā ibn Ja‘muri - i pari që zbatoi harakatet në alfabetin arab, Khalīl ibn Ahmed el-Farāhīdīu, që themeloi rregullat e gramatikës dhe drejtshkrimit të arabishtes, Mu‘ādh ibn Muslim ibn Harrai, që hodhi themelet e shkencës së zgjedhimit dhe shumë të tjerë, biografitë e plota të të cilëve do të kërkonin vëllime të trasha.


Kapërcejeni urrejtjen e nāsibīve ndaj këtyre njerëzve, me anë të mjeteve të tyre për t’i sulmuar; ata i quajnë muhadīthë të “dobët” dhe ua përtypin emrat, duke e privuar kështu veten nga dija e tyre. Ka me qindra shī‘itë të besuar që kanë mësuar hadīth përmendësh - e të cilët janë fanarë të udhërrëfimit - që shpërfillen nga sunnitë. Këtyre burrave, shī‘itët u kanë kushtuar indekse dhe bibliografi me jetëshkrimet e historitë përkatëse. Këto punime tregojnë shkallën e shërbesave që i kanë bërë këta njerëz Sherī‘atit tolerant. Kushdo që i studion ato do të zbulojë se ata janë modele të besueshmërisë e besnikërisë, përzotshmërisë, asketizmit, adhurimit e sinqeritetit në të sjellit e njerëzve më pranë Allahut, të Dërguarit (s), Librit të Tij dhe Imamëve të muslimanëve e vegjëlisë. Lusim Allahun të na e mundësojë neve e juve të përfitojmë nga bekimet e tyre; Ai është më i Mëshirshmi.

Sinqerisht, Sh

LETRA 17 , 3 Dhu’l-Hixhe 1329 H

41. Të Çmuarit e Ndjenjave të Debatuesit, 42. Të Pranuarit se Nuk ka Objeksion që Ehl ul-Sunne të Mbështeten mbi Autoritetet Shī‘ite,

43. Besimi i Tij në Mrekullitë e Ehl ul-Bejtit, 44. Dilema e Pajtimit të së Mësipërmes me atë që Bëjnë Ehl ul-Kible.

1) Betohem me sytë tuaj se kurrë s’kam parë ndonjeri më zemër- mirë, më të shkathët në


trajtimin e temës, më të vëmendshëm, më të thellë në vizion, më të fortë në argument e më të qartë në prova sesa ju. Letrat tuaja kanë rrjedhë si ujëvarë vërshuese e argumentet tuaja m’i kanë pushtuar tërë shqisat dhe ndjenjat. Letra juaj e fundit ua përdredh qafat njerëzve e ia thërmon kokën gënjeshtrës.

2) Sunniu s’ka më asnjë justifikim që të mos mbështetet te vëllai i tij shī‘it, nëse ky është i besueshëm. Pikëpamja juaj lidhur me këtë është e vërteta e kulluar, ndërsa ajo e kundërshtarëve tuaj asgjë më shumë se fanatizëm dhe mostolerancë. Argumenti i tyre se është e gabuar të mbështetesh mbi shī‘itët u bie ndesh veprimeve të tyre, dhe veprimet e tyre me të vërtetë u bien ndesh argumenteve. Argumentet dhe veprat e tyre nuk garojnë në të njëjtën arenë, e as që ndjekin të njëjtin qëllim, për shkak të ndeshjes midis tyre që i bën ato të përplasen. Për këtë arsye, vërtetohet qartë se argumenti i tyre është i rremë, kurse i juaji mbetet i pathyeshëm. Për një kohë kaq të shkurtër, ju keni nxjerrë atë që do ta quaja një disertacion për të cilin titulli “Autoritete Shī‘ite në Mbështetje të Autoriteteve Sunnite” mund të jetë me vend. Qëllimi nuk është për të mbojtur këtë ose atë fraksion, apo për të ngadhënjyer në një debat; përkundrazi, unë shpresoj se kjo, me dëshirën e Allahut, do sjellë reformë të lavdishme për dār ul-Islāmin.

3) Ne besojmë në mrekullitë e Allahut, në ato të Sejjidinā Emīr ul-Mu’minīnit dhe në ato të Ehl ul-Bejtit (‘a), më tepër se ç’tregoni ju.

4) Çështja tani është që përse Ehl ul-Kible janë shmangur nga pasimi i rrugës së Imamëve të Ehl ul-Bejtit? Përse nuk e adhuruan ata Allahun sipas koncepteve të tyre të usūl-it dhe furū’-së? Përse nuk e morën ata fjalën e tyre si të fundit në çështjen për të cilën dallonin? Përse nuk i kanë studiuar dijetarët e ummetit pikëpamjet e tyre? Përse ata, përkundrazi, u janë kundërvënë ideologjikisht atyre? Dijetarët e ummetit u janë referuar përherë, që nga bijtë gjer te baballarët, të tjerëve përkundër Ehl ul-Bejtit, pa e mohuar diçka të tillë. Nëse ajetet e Librit dhe tekstet e Sunnetit janë siç i treguat, Ehl ul-Kible s’do të ishin shmangur nga Imamët e Ehl ul-Bejtit, e as që do pranonin alternativë për ta. Por ata nuk kuptuan nga Libri e Sunneti veçse lavdërimin e Ehl ulBejtit dhe domosdoshmërinë e dashurisë dhe të respektit ndaj tyre. Të parët janë më pranë së vërtetës dhe me të njohur me kuptimet e Librit e të Sunnetit: {dhe ndiqni udhërrëfimin e tyre} (6:90). Wesselām.

Sinqerisht, S

LETRA 18,


4 Dhu’l-Hixhe 1329

45. Ndjenjat e Ndërsjella, 46. Gabimi i Debatuesit në Përgjithësimin e Ehl-i Kibles, 47. Politikanët e Ummetit Janë Ata që u Shmangën nga Ehl ul-Bejti, 48. Imamët e Ehl ul-Bejtit Nuk Janë Kurrsesi Inferiorë karshi të Tjerëve, 49. Cila Gjykatë e Drejtë Ligjëron Quajtjen e Pasuesve të Tyre “Devijues”?

1) Unë ju falënderoj që mendoni kaq mirë për mua, i padenjë sa ç’jam dhe i çmoj komplimentet tuaja ndaj meje dhe përmbajtjes së letrave të mia; prandaj e kërkoj një hirësi të tillë me përulje dhe gjunjëzohem para kësaj mirësie, për t’ia nderuar madhështinë dhe respektuar prestigjin.

2) Por do t’ju kërkoja të rishqyrtonit pohimin tuaj lidhur me ata që u shmangën nga Ehli Bejti, duke i përgjithësuar ata si Ehl ul-Kible. Ju kujtoj se gjysma e Ehl ul-Kibles janë shī‘itët e Muhammedit (s), të cilët nuk janë shmangur dhe as që do të shmangen ndonjëherë nga Imamët e Ehl ul-Bejtit në rrënjët dhe degët e besimit. Ёshtë qëndrim i tyri se ndjekja e medhhebit të tyre, paqe pastë mbi ta, është ndër urdhrat e prerë të Kur’anit dhe Sunne-tit; prandaj, ata e adhurojnë kështu Allahun në çdo kohë dhe vend. Kjo është rruga e të parëve të tyre të mirë si dhe ajo e pasardhësve të tyre, qëkur i Dërguari i Allahut (s) ndërroi jetë.

3) Ata që janë shmangur nga bindjet e Ehl ul-Bejtit në rrënjët dhe degët e besimit janë politikanët e ummetit, ata që ia kontrollojnë atij fatin, për shkak të shmangies së tyre nga pasuesia e Profetit (s), duke e ndikuar atë pasuesi me zgjedhje, ndonëse e dinin fare mirë se ajo ish caktuar për Prijësin e Besimtarëve ‘Alī ibn Ebī Tālib. Ata e panë që arabët s’do e toleronin një pasuesi të tillë po të kufizohej tek një familje; ndaj filluan t’ia interpretonin tekstet, duke marrë pushtet me anë të zgjedhjeve ashtu që çdo rrethinë e tyrja të mund ta shijonte atë, herët a vonë. Kësisoj, ajo kaloi andej-këndej. Ata bënë ç’mundën që ta mbanin ashtu dhe ta


mbështesnin atë parim, duke i çrrënjosur tërë pikëpamjet dhe prirjet e kundërta. Atyre iu desh t’i kthenin shpinën shkollës së Ehl ul-Bejtit dhe filluan t’i interpretonin tekstet e Kur’anit dhe Sunne-tit se gjoja nënkuptonin domosdoshmërinë e ndjekjes së një koncepti të tillë. Sikur t’u ishin nënshtruar provave të qarta e sikur t’ua kishin drejtuar atyre elitën dhe vegjëlinë në çështjet e rrënjëve dhe degëve të besimit, ata s’do të kishin gjetur asnjë alternativë karshi të bashkangjiturit parimit të tyre. Atëherë ata do të ishin bërë prej thirrësve më të zjarrtë të Ehl ulBejtit. Por kjo nuk përputhej me ambicjen, intrigat dhe politikën e tyre. Kushdo që i vështron me vëmendje këto çështje do zbulojë se të shmangurit nga Imamët e Ehl ul-Bejtit në medhhebin e vet s’është veçse shmangie nga prijësia e tyre, e cila vinte fill pas asaj të të Dërguarit (s), dhe se interpretimi i argumenteve mbi udhëheqjen e tyre të veçantë u përvetësua pas interpretimit të argumenteve mbi udhëheqjen e tyre të përgjithshme; përndryshe askush nuk do të ishte shmangur nga ata.

4) Lërini mënjanë tekstet dhe argumentet e tyre, dhe vështrojini ata pa marrë parasysh çfarë thamë mësipër; a ju duken atëherë ata, në dijen, veprat apo adhurimin e tyre, më të ulët se Imam Esh‘arīu, apo katër Imamët e tjerë, a cilido tjetër? Dhe nëse përgjigja është JO, atëherë përse u dashkan ndjekur të tjerët? Udhëheqja i duhet besuar më të kualifikuarit.

5) Cili gjykues i drejtë do vendoste se ata që kapen pas litarit të tyre e që pasojnë gjurmët të tyre janë devijues? Sunnitë qëndrojnë përmbi të dhënit e një vendimi të tillë, Wesselām.

Sinqerisht, Sh

PJESA E DYTË Imameti i Përgjithshëm Khilāfeti i Profetit (s)

LETRA 19, 5 Dhu’l-Hixhe 1329


50. Asnjë Gjykues i Ndershëm s’do i Quante Devijues Pasuesit e Ehl ul-

Bejtit, 51. Ndjekja e Medhhebit të Tyre është Kryerje Detyre, 52. Mund të Thuhej se Ata kanë Përparësinë për të Prirë, 53. Kërkesa për Tekste Relevante rreth Khilāfetit.

1) Jo, asnjë gjykues i ndershëm s’do t’i etiketonte kurrë ata që janë kapur pas litarit të Ehl ul-Bejtit dhe që pasojnë gjurmët e tyre, si “devijues” e as që janë ata kurrsesi inferiorë ndaj Imamëve të tjerë.

2) Të përmbajturit medhhebit të tyre i obligon ata dhe ua pastron ndërgjegjen, mu si ndjekja e cilitdo prej katër medhhebeve; mbi këtë nuk ka kurrfarë dyshimi.

3) Mund të thuhet se Dymbëdhjetë Imamët tuaj janë edhe më të denjë të ndiqen sesa katër Imamët, a kushdo tjetër, ngase të gjithë ata ndjekin një medhheb të cilin e kanë shoshitur e mbi të cilin janë pajtuar njëzëri. (1) Përkundrazi, mospërputhjet e katër Imamëve me njëri tjetrin janë të pranishme në të gjitha fushat e jurisdiksionit, duke i lënë burimet e tij përjashtuese, të paverifikuara. Dihet fare mirë që nëse dikush verifikon


diçka, përpjekja e tij s’mund të barazohet me atë të dymbëdhjetë Imamëve. Kjo është e qartë për çdo njeri të paanshëm dhe nuk i lë shteg asnjë të padrejti. Por, nāsibītë mund të debatojnë të referuarit tuaj Imamëve të Ehl ul-Bejtit, e unë mund t’ju kërkoj më vonë, ta vërtetoni gabimin e tyre.

4) Hëpërhë, kërkoj nga ju të vazhdoni e të tregoni ato që thoni të jenë pohime që e emërojnë Imamin ‘Alī ibn Ebū Tālib si khalīf të Profetit (s). Nxirrini argumentet nga burime sunnite, Wesselām.

Sinqerisht, S (1) Në librin e tij Kitāb ul-Umme, Jahjā ibn Hasani ka transmetuar në njëzet rrugë të ndryshme se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë që zëvendësit e tij do të jenë dymbëdhjetë, dhe se të gjithë ata do të jenë nga Kurejshët. Kjo është transmetuar në tre zinxhirë në Sahīh ul-Bukhārī, nëntë në Sahīh Muslim, tre në Sunen Ebū Dā‘ūd, një në Sunen Tirmidhī dhe në tre rrugë te Xhami’ Bejne Sihāh us-Sitteh i Hamīdīut. Dijetarë të tjerë sunni si Hamawejnī në Ferā’id us-Simtejn, Khawārīzmīu në el-Menākib, Thalebīu në Tefsīr, Ibn Ebī’l-Hadīdi në Sherh Nehxh ulBelāgha, Mīr Sejjid ‘Alī Hamādānī në Muwedde ul-Kurba (muwedde 10) e Ibn Meghāzīlī në Menākib, përcjellin 12 hadīthe të transmetuara nga Ibn ‘Abbāsi, Ubej ibn Rabi’e, Zejd ibn Hārithe, Ebū Hureira dhe Imam ‘Alīu. Këta pohojnë se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë se numri i khalīfëve dhe Imamëve do të ishte dymbëdhjetë dhe se ata të gjithë do të ishin prej Kurejshëve. Disa hadīthe madje pohojnë se ata do të jenë prej Benī Hāshimit. *Sahīh ul-Bukhārī, vëll. IV, f. 168 (Egjipt, 1351 H.): Xhābiri tha: E kam dëgjuar Profetin (s) të thotë: “Do të ketë dymbëdhjetë prijësa dhe khalīfë.” Pastaj ai shtoi diçka të cilën nuk munda ta dëgjoj. Im atë më tregoi se Profeti (s) ka thënë: “Të gjithë ata janë nga Kurejshët.” (Kitāb ul-‘Ahkām, nr 6682; Sahīh Muslim: Kitāb ul-‘Imareh, nr 3393-7; Sunen et-Tirmidhī: Kitāb ul-Fitan, nr 2149; Sunen Ebū Dā‘ūd: Kitāb el-Mehdī, nr 3731, 3732; Musned Ahmed, vëll. V, f. 86: Musned Basrijjīn, nr 19875, 19901, 19920, 19963,


20017, 20019, 20032, 20125 - nr. int’l; Ibn Kethīr, el-Bidāje we’n-Nihāje, vëll. VI, f. 245) *Sahīh Muslim, vëll. VI, f. 3 (Egjipt, 1334 H.): Xhābiri transmeton: “Im atë dhe unë shkuam te Profeti (s). Ne e dëgjuam të thoshte: ‘Kjo çështje (khilāfeti) nuk do të përfundojë gjersa të vijnë dymbëdhjetë khalīfë.’ Pastaj ai shtoi diçka të cilën nuk e kapa. E pyeta tim atë se çfarë kishte thënë Profeti (s). Ai tha: ‘Të gjithë janë prej Kurejshëve’.” (Kitāb ul-‘Imareh: bāb el-khilāfeh fī Kurejsh, nr 3393 - nr. int’l) *Sahīh Muslim, vëll. VI, f. 4 (Sherh Newewī): I Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “Feja mbetet në këmbë gjersa dymbëdhjetë khalīfë t’ju sundojnë, të gjithë ata janë prej Kurejshëve.” (Kitāb ul-‘Imareh: bāb el-nās tubba’ liKurejsh wa el-khilāfeh fī Kurejsh, nr 3398). *Sahīh Muslim, vëll. VI, f. 3: Xhābiri transmeton: “E dëgjova Profetin (s) të thoshte: ‘Islami do të mbetet i fuqishëm gjersa të vijnë dymbëdhjetë khalīfë.’ Pastaj ai (s) tha diçka të cilën nuk e kuptova. E pyeta tim atë: ‘Çfarë tha ai (s)?’ Ai m’u përgjigj: ‘Të gjithë janë nga Kurejshët’.” *Sahīh et-Tirmidhī, vëll. II, f. 45: Xhābiri tregon se Profeti (s) tha: “Do të ketë Dymbëdhjetë Imamë dhe udhëheqës pas meje.” Pastaj ai tha diçka që nuk e kapa. Unë pyeta atë që ishte pranë meje për këtë. Ai tha: “Të gjithë ata janë nga Kurejshët.” (Nju-Delhi, 1342 H., nr 2149 - int’l) Tirmidhīu shkruan më poshtë: “Ky është një hadīth i mirë dhe i saktë, i cili transmetohet nga Xhābiri në zinxhirë të ndryshëm.” E njëjta citohet prej Xhābirit në Sahīh Ebū Dā’ūd, vëll. II, f. 207 (Matba’e Tazije, Egjipt, nr 3731 int’l). *Musned Ahmed, vëll. V, f. 106 (Matba’e Mijmanijjeh, Egjipt 1313 H.): I Dërguari i Allahut (s) tha: “Janë dymbëdhjetë khalīfë për këtë ummet.” (Musned el-Basrijjin, 19944 - int’l). Thuhet se Ahmedi ka cituar nga Xhābiri mbi këtë çështje në Musned, në tridhjetë e katër zinxhirë të ndryshëm. *Sunen Ebū Dā‘ūd, vëll. II, f. 309 (kitāb 36, h. nr. 4266): “Kjo fe do jetë e fortë gjersa të vijnë Dymbëdhjetë Imamë.” Kur dëgjuan këtë, njerëzit madhëruan Allahun me tekbīr dhe thirrën buçitshëm. Pastaj ai tha diçka me zë të ulët. E pyeta tim atë: “Çfarë tha ai (s)?” “Ata janë të gjithë nga Kurejshët” u përgjigj ai. (bot. I, Dar ul-Fikr, 1410 H.)


Hakimi e transmeton këtë hadīth me rivājet të ndryshëm nga ata më lart. *Mustedrek us-Sahīhejn, vëll. III, f. 618: “Awni citon të atin Ebū Xhuhejfe me fjalët: Xhaxhai im dhe unë ishim me të Dërguarin e Allahut (s) kur ai (s) tha: “Çështja e ummetit tim nuk mbaron pa ardhur dymbëdhjetë khalīfë.” Pastaj ai e uli zërin. E pyeta xhaxhain tim, i cili qe ulur përpara, mbi atë që tha Profeti (s). Ai u përgjigj: “O biri im! Profeti (s) tha se ata do të jenë të gjithë nga Kurejshët.” (bot. Haidarabad, 1334 H.) Pasi e citon këtë hadīth në Mexhma’ uz-Zewā’id, el-Hejthemīu shton: “Taberānīu në el-Ewset dhe el-Kebīr dhe Bezzāzi e kanë përcjellë këtë hadīth, dhe zinxhiri i Taberānīut është i njëjtë me atë të Sahīh-ëve.” (vëll. V, f. 190) *Musned Ahmed, vëll. I, f. 397: “Masrūku thotë: Ishim ulur me ‘Abdullāh ibn Mes’ūdin, duke mësuar Kur’an prej tij. Dikush e pyeti atë: “A e ke pyetur Profetin (s) se sa khalīfë do ta sundonin këtë ummet?” Ibn Mes’ūdi u përgjigj: “Patjetër, ne e pyetëm të Dërguarin e Allahut, e ai u përgjigj: ‘Dymbëdhjetë; sa numri i prijësave të Izraelit.’” (Musned elMukethīrīn min es-Sahābeh, nr 3593, 3665 - nr. int’l, bot. II, Dār ul-Ma’rifeh, vëll. XIII, f. 182; e përcjell edhe el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, Kreu LXXVII, vëll. II, f. 316.) Ibn Haxheri në Fet’h ul-Bārī e konsideron citimin nga Ibn Mes’ūdi si të mirë-dokumentuar. *Taberānīu në Mu’xhem ul-Kebīr, vëll. II, f. 196: “Xhābiri tha: Im atë dhe unë ishim para Profetit (s) kur ai tha: ‘Sundimtarët dhe khalīfët e këtij ummeti do jenë dymbëdhjetë. Ata s’dëmtohen nëse njerëzit reshtin t’u ndihmojnë.’ dhe pastaj shtoi diçka që nuk e dëgjova. E pyeta tim atë. ‘Profeti (s) tha: Ata janë të gjithë nga Kurejshët’ u përgjigj ai.” (b. II, Mekteb Ibn Tejmijje) *Taberānīu në Mu’xhem ul-Kebīr, vëll. II, f. 256: “Xhābiri tha: E dëgjova Profetin (s) duke mbajtur hytbe ku ai (s) tha: ‘Do të ketë dymbëdhjetë mbikqyrës nga Kurejshët armiqësia e armiqve të të cilëve nuk do u bëjë dëm atyre.’ Unë ktheva shpinën dhe pashë ‘Umerin e tim atë mes njerëzve; ata e konfirmuan hadīthin ashtu siç e kisha dëgjuar unë.”


Këto hadīthe theksojnë se Imameti i këtyre dymbëdhjetë njerëzve është realitet, edhe pse pushteti mund të mos jetë në duart e tyre. *El-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, vëll. II, f. 315: “Xhābiri citohet duke thënë: Im atë dhe unë ishim para të Dërguarit të Allahut (s) kur ai (s) tha: “Do të ketë dymbëdhjetë khalīfë pas meje.” Pastaj ai e uli zërin. E pyeta tim atë se ç’kishte thënë Profeti me zë të lehtë. Ai u përgjigj: “Profeti tha: Të gjithë ata janë nga Benī Hāshimët.” (bot. II, Mektebeh Ibn Tejmije) Samak ibn Harbi ka cituar pohuajse të njëjtin hadīth. Taberānīu transmeton në Mu’xhem ul-Ewset, vëll. I, f. 56 se: ‘Alī ibn Ebī Tālibi e pyeti Profetin (s): “O i Dërguari i Allahut! A është Mehdīu prej nesh (Ehl ul-Bejtit)?” Profeti (s) u përgjigj: “Ai është padyshim prej nesh. Zoti do ta mbyllë me ne ashtu siç e filloi me ne.”

LETRA 20 , 9 Dhu’l-Hixhe 1329

54. Referim i Përgjithshëm ndaj Teksteve, 55. Referim ndaj Shtëpisë në Ditën e Paralajmërimit, 56. Raportuesit Sunni të Këtij Hadīthi.


1) Kushdo që njihet me biografinë e Profetit (s), veçanërisht nëse ia ka hetuar sjelljen gjatë hedhjes së themeleve të Shtetit Islam dhe sistemit të tij ligjor, vendosjes së rrënjëve të tij, nxjerrjes së kodeve dhe organizimit të çështjeve të tij në emër të Allahut..., do e gjejë ‘Alīun të jetë veziri i Profetit (s), mbështetësi i tij kundër armiqve, rojtari i dijes së tij, trashëguesi i qeverisjes së tij, zëvendësi i tij dhe udhëheqësi pas tij. Cilido që heton pohimet dhe veprimet e Profetit (s), në shtëpi a në udhëtim, do i gjejë ato të njëpasnjëshme në këtë drejtim, që nga fillimi i Thirrjes e gjer në vdekjen e tij (s).

2) Drejtojuni pohimeve të tilla në agimin e Shpalljes, para se Islami të predikohej haptas në Mekë, kur Fuqiploti i shpalli ajetin: {Dhe tërhiqja vërejtjen farefisit tënd më të afërt} (26:214). Ai i ftoi në shtëpinë e xhaxhait të vet, Ebū Tālibit. Ata ishin afro dyzet vetë, midis të cilëve xhaxhallarët e tij: Ebū Tālibi, Hamzai, ‘Abbāsi dhe Ebū Lehebi. Ky hadīth është përcjellë mutewātir nga sunnitë. Në mbyllje të fjalës së tij drejtuar atyre, i Dërguari i Allahut (s) tha: O pasardhës të ‘Abdul-Muttalibit. Betohem në Allahun se nuk njoh ndonjë të ri ndër arabë që t’i ketë sjellë popullit të vet diçka më të mirë se ç’ju kam sjellë unë. Ju kam sjellë më të mirën e kësaj jete e të asaj që vjen dhe Zoti më ka urdhëruar t’ju ftoj për tek Ai. Prandaj, cili nga ju do më mbështesë në këtë çështje e të bëhet vëllai (akhī), i porosituri (wasijjī) e zëvendësi im (khalīfetī)?

Të gjithë dëgjuesit, përveç ‘Alīut, që ishte më i riu ndër ta, heshtën. ‘Alīu u përgjigj duke thënë: “Unë, o i Dërguari i Allahut, jam gati të jem veziri yt në këtë çështje.” Atëherë, i Dërguari i Allahut (s) e kapi ‘Alīun për qafe e tha: “Ky është vëllai, i porosituri dhe khalīfi im; ndaj dëgjojeni e bindjuni.” Të pranishmit qeshën e i thanë Ebū Tālibit: “Allahu të ka urdhëruar ta dëgjosh tët bir dhe t’i bindesh!”

3) Shumë prej atyre që e kanë mësuar trashëgiminë profetike përmendësh


e kanë raportuar hadīthin e mësipërm fjalë për fjalë. Mes tyre janë: Ibn Is’hāku, Ibn Xherīri, Ibn Ebū Hātimi, Ibn Mardaweji, Ebū Na‘īmi, Bejhekīu në Delā‘il, Tha‘lebīu e Taberīu në zbërthimin e Sures Shu‘arā’ në Tefsīr-ët e tyre dhe vëll. II e Tarīkh ul-Umam we’l-Mulk të Taberīut. Ibn Athīri e ka raportuar si fakt të padiskutueshëm në vëll. II të Tarīkh el-Kāmil kur ai përmend se si e urdhëroi Allahu të Dërguarin e Vet t’ia shpallte publikut thirrjen e tij; Ebū’l-Fidā në vëll. I në Tarīkh, kur diskuton se kush e përqafoi i pari Islamin; Imam Ebū Xha‘fer el-Iskāfī el-Mu‘tezilī në librin e tij Nekd ulUthmānijje, ku ia deklaron saktësinë; [1] Halebīu në kreun e tij mbi fshehjen e Profetit (s) në shtëpinë e Arkamit, në Sīre-n e tij të njohur. [2]

Ky hadīth, në kontekst të njëjtë e trajtë thuajse identike, është raportuar nga shumë mjeshtër të hadīthit dhe autoritetet më të besuara sunnite si: Tahāwīu, Dijā’ el-Mekdisīu në el-Mukhtāra dhe Sa‘īd ibn Mensūri në Sunen. Drejtojuni asaj që ka regjistruar Ibn Hanbeli nga hadīthet e ‘Alīut në f. 111 e 159 të vëll. I në Musned. Ai po ashtu thekson në fillim të f. 331 të vëll. I, një hadīth shumë domethënës nga Ibn ‘Abbāsi që përmban dhjetë veçori me të cilat ‘Alīu është dalluar nga gjithë të tjerët. Ai ndodhet edhe te Nesā‘īu, në f. 6 të Khasa‘īs ‘Alī si dhe në f. 132, vëll III i el-Mustedrek-ut të Hākimit. Edhe Dhehebīu e përcjell në Telkhīs, duke ia garantuar vërtetësinë. Shihni Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, që i përmban të gjitha hollësitë. [3] Shihni edhe Muntekheb ul-Kenz, që citohet në shtesën e Musned-it të Imam Ahmedit; referojuni shënimit në f. 41 e 43 të vëll. V, ku do t’i gjeni të gjitha hollësitë. Kjo, besojmë, mjafton për të shërbyer si provë e lavdishme dhe paqe pastë me ju.

Sinqerisht, Sh

[1] Siç tregohet në f. 263, vëll III, i Sherh Nehxhul Balāgah nga Ibn Ebū’l Hadīdi, botimi i Egjiptit. Sa për librin Nekd ul-‘Uthmānijje, ai është një punim unik që meriton vëmendje nga çdo kërkues i së vërtetës. Ai ndodhet në f. 257-281, vëll. III i Sherh-ut, në fund të komentit të mbylljes së hytbes


Kāsi’e. [2] Drejtojuni faqes 4 të atij kreu, ose faqes 381 të vëll. I të Sīre Halebijje. Kryeneçësia e Ibn Tejmijjes është e paudhë dhe gjykimi i tij është për shkak të fanatizmit të tij të mirënjohur. Ky hadīth citohet nga sociologu egjiptian Muhammed Husein Hejkal; drejtojuni kolonës së dytë në faqe 5 të numrit 2751 të gazetës së tij el-Sijāse, datë 12 Dhu’l-Ki’de 1350, dhe do ta gjeni atje të shkoqitur në hollësi. Nëse i referoheni kolonës së katërt në f. 6 të numrit 2785 të së njëjtës, ju do e shihni autorin ta citojë këtë hadīth nga Sahīh-u i Muslimit, Musned-i i Ahmedit, Zijadet ul-Musned-i i ‘Abdullāh ibn Ahmedit, Xhāmi’ ul-Ferā’id i Ibn Haxher el-Hejthemīut, ‘Ujūn ul-Akhbār i Ibn Kutejbes, el-‘Ikd ul-Ferīd i Ahmed ibn Bahr el-Xhāhizit në risālen e tij mbi pasardhësit e Hāshimit dhe Tefsīr-i i Imam Tha‘lebīut. Ky hadīth citohet edhe nga autori britanik Georges në librin e njohur A Treatise on Islam, përkthyer në arabisht nga një ateist me prindër protestantë që e quan veten Hāshim el-Arabī. Ju mund ta gjeni hadīthin edhe në faqe 79 të versionit arabisht të punimit, bot. i 6-të. Falë famës që ky hadīth gëzon, disa autorë joarabë e kanë përfshirë në librat e tyre, veçanërisht në frëngjisht, anglisht e gjermanisht. Në librin On Heroes & Hero Worship, Thomas Carlyle e citon shkurtimisht. [3] Drejtojuni hadīthit 6008 në f. 392, dhe do ta gjeni të cituar nga Ibn Xherīri, ndërsa hadīthi 1045 në f. 396 citohet nga Musned-i i Ahmedit, nga el-Mukhtāra i Dijā el-Mekdisīut, dhe Tahāwīu. Ibn Xherīri e ka konfirmuar atë. Po ashtu, drejtojuni hadīthit 6056 në f. 397 dhe do ta gjeni të cituar nga Ibn Is’hāku, Ibn Xherīri, Ibn Ebū Hātimi, Ibn Mardawejh, Ebū Na‘īmi, Bejhekīu te degët e besimit dhe në Delā’īl; hadīthit 6102 në f. 401 që do ta gjeni të cituar nga Ibn Mardawejhi; hadīthit 6155 në f. 408 që e gjeni të cituar nga Musned-i i Ahmedit dhe nga el-Dijā fi’l-Mukhtāra e Ibn Xherīrit. Kushdo që e studion Kenz ul-‘Ummāl-in do ta gjejë këtë hadīth në shumë vende përgjatë tërë librit. Nëse shihni faqen 255, vëll III i Sherh Nehxhul Belāga nga Imami mu‘tezilī Ibn Ebī’l-Hadīd el-Shāfi‘ī, apo fundin e shpjegimit të hytbes kāsi’e në të, do ta gjeni këtë hadīth në tërësinë e tij. [Ky hadīth është bërë i mirënjohur si Hadīth-i da’wet-i ‘ashīreh. Po japim edhe disa nga burimet e tjera të rëndësishme të tij, në librat e sunnive: Ibn Xherīr Taberīu në Xhāmi’ ul-Bejān fī Tefsīri’l-Kurān, vëll. XIX, f.


75,Tarīkh, vëll. II, f. 217; Ebū’l-Fidā në Tarīkh el-Mukhteser, vëll. I, f. 116-7; el-Muttekī el-Hindī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 392, 397, 401, 408; Ahmedi në Musned, vëll. I, f. 111, 159; Nesā‘īu në el-Khasā’is, f. 6; Alā edDīn ‘Alī ibn Muhammed ibn Ibrāhīm el-Baghdādī el-Khazīni në Lubab etTe’wīl fī Me’āni Tenzīl, vëll. IV, f. 127; Halebīu në Sīre, vëll. I, f. 304; elGenxhī el-Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, f. 89; Beghewīu në Tefsīr, vëll. IV, f. 127 (margjina e Tefsīr el-Khazīni); Ibn Kethīri në Tefsīr, vëll. III, f. 774, Sīre Nebewijje, vëll. I, f. 458, el-Bidāje we’n-Nihāje, vëll. III, f. 40; Bejhekīu në Delā’il un-Nubuwweh, vëll. I, f. 428-30; Ibn Athīri në el-Kāmil fī Tarīkh, vëll. II, f. 62-3; Ibn Ebī’l-Hadīdi në Sherh Nehxhul Belāgha (red. Muhammed Ebū’l-Fadl), vëll. XIII, f. 210, 244, 255; Hasakānīu në Shewāhid ut-Tenzīl, vëll. I, ff. 371, 420 hadīthet 415, 480 (bot. Beirut); Ibn ‘Asākiri në Tarīkh ulDimeshk, vëll. I, f. 125; Sujūtīu në ed-Durr ul-Menthūr, vëll. V, f. 97, elXhami’ ul-Xhawāmi’, vëll. VI, f. 408; Muhibb et-Taberīu në Rijād un-Nedīreh, pj. II, k. 4, fasl 6: f. 168, 202-3; Ibn Tejmijje në Minhāxh us-Sunneh, vëll. IV, f. 80; el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābi’ ul-Muwedde, f. 122; Muhammed Husein Hejkal në Hajāt-i Muhammed, f. 104, (bot. I, Kajro, 1334 H.); Thomas Carlyle në On Heroes, Hero Worship and the Heroic in History: ligj. II, f. 54 (f. 16 e bot. Shqip, Heroi si Profet: Muhammedi dhe Islamizma, përk. Beqir Çela, Durrës, 1935); Washington Irving në Mahommet and His Successors, f. 45; Sir Richard Burton, The Jew the Gipsy and El Islam (San Francisco, 1898) Edward Gibbon, The Decline and Fall of the Roman Empire, vëll. III, f. 94; John Davenport, An Apology for Muhammad and the Koran, f. 21. Është interesante të vërehet se në f. 1173 të Tarīkh-ut të Taberīut, bot. i Leidenit, 1879, jepen fjalët: “trashëguesi dhe khalīfi im” (wasijjī we khalīfetī), kurse në botimin e Kairos së vitit 1963, për të cilin pohohet se është bazuar në atë të Leidenit, këto fjalë esenciale janë shndërruar në “etj, etj” (kedhā wa kedhā)! Kjo ndodh edhe me Tefsīr-in e tij, ku pjesa kur Profeti (s) thotë: “Ky është vëllai, trashëguesi dhe khalīfi im” është kthyer në: “Ky është vëllai im, etj, etj.” Po ashtu Ibn Kethīri, në el-Bidāje we’nNihāje, e ndërron praktikën e tij të mbështetjes në Tarīkh-un e Taberīut dhe jep versionin e gjymtuar të hadīthit, duke cituar nga Tefsīr-i i “retushuar” i këtij të fundit. Pastaj kemi shkeljen e rëndë të kryer nga Muhammed Husein Hejkali, ish-ministri i arsimit i Egjiptit, i cili hapi shtegun e valës së re të mbështjetjes në shtrembërime faktesh. Është tepër e çuditshme që, teksa në


parathënien e veprës së tij Hajāt-i Muhammed ai përdor fjalë të ashpra për orientalistët dhe i akuzon për shtrembërim faktesh e fallsifikim, ai e kryen vetë një gjë të tillë e madje shkon një hap më tej: Në botimin e I-rë të librit, ai e citon ngjarjen në mënyrë të cunguar dhe përmend vetëm njërën prej dy fjalive thelbësore (“Profeti (s) u kthye nga pleqtë dhe tha: ‘Cili prej jush do të jetë mbështetësi im në këtë nismë duke u bërë vëllai, wasiu dhe khalīfi im?”) mirëpo e heq krejtësisht fjalinë tjetër ku i Dërguari i Allahut (s) thotë: “Ky është vëllai, wasiu dhe khalīfi im.” Mirëpo, duke filluar nga botimi II, ai shkoi dhe një hap më tej duke i hequr të dyja fjalitë, me çka i dha një goditje të pashlyeshme pozitës së tij dhe asaj të librit të tij. Sa gjë e trishtueshme kur edhe qarqet akademike e flijojnë nderin dhe integritetin e tyre moral në altarin e leverdisë politike!] LETRA 21, 10 Dhu’l-Hixhe 1329

57. Ngritja e Dyshimeve mbi Vërtetësinë e Hadīthit

Debatuesi i juaj e dyshon fort besueshmërinë e këtij hadīthi. Së pari, të dy Shejhët s’e kanë përfshirë në sahīh-ët e tyre, e as autorët e sahīh-ëve të tjerë. Unë nuk mendoj se ky hadīth është përcjellë nga ndonjë muhadīth i


besuar sunni dhe nuk mendoj se vetë e ju e konsideroni të vërtetësishëm; paqja qoftë me ju.

Sinqerisht, S

LETRA 22, Dhu’l-Hixhe 1329

58. Të Provuarit e Vërtetësisë së Tekstit, 59. Përse Nuk e Transmetuan Shejhët atë, 60. Cilido që i Njeh Këta Shejhë e Di Arsyen.

1) Sikur të mos ia kisha verifikuar vërtetësinë nga sunnitë, unë nuk do jua kisha përmendur atë juve. Gjithsesi, Ibn Xherīri dhe Imam Ebū Xha‘fer elIskāfīu ia kanë marrë për të mirëqenë vërtetësinë. [1] Po ashtu, mjaft kritikë të tjerë e kanë konsideruar të saktë. Si provë për vërtetësinë e tij mjafton fakti se ai përcillet nga personalitete të besuara, mbi saktësinë e të cilëve autorët e sahīh-ëve mbështeten pa ngurrim. Drejtojuni faqes 111, vëll. I i Musned-it të Ahmedit, ku do ta lexoni hadīthin


të përcjellë nga Esweb ibn ‘Amīri[2] prej Sherīkut, [3] el-A’meshit, [4] Minhālit, [5] ‘Abbād ibn ‘Abdullāh el-Esedit [6] prej ‘Alīut - me sened.

Çdonjëri nga këta burra është autoritet në hakun e vet dhe ata janë të gjithë muhadīthë të besuar sipas dëshmisë së autorëve të sahīh-ëve, pa kurrfarë diskutimi. El-Kejserānīu i ka përmendur ata në librin el-Xhāmi’ Bejne Rixhāl ul-Sahīhejn. S’ka dyshim se ky hadīth është i vërtetë dhe transmetuesit e sjellin atë nga rrugë të ndryshme, që mbështesin njëra tjetrën.

2) Arsyeja përse të dy shejhët [Bukhārīu e Muslimi] dhe soji i tyre, nuk e cituan këtë hadīth është fakti se ai s’përputhej me qëndrimet e tyre paraprake ndaj çështjes së khilāfetit. Ja përse ata refuzuan shumë tekste të vërteta, nga frika se shī‘itët do t’i përdornin ato si argumente; ndaj, ata e fshehën të vërtetën me vetëdije. Ka shumë shejhë sunni, Allahu i faltë, që i fshehën në mënyrë të ngjashme tekste të tilla dhe ata kanë në metodën e tyre të të fshehurit, një histori të mirënjohur, të dokumentuar nga Hāfiz Ibn Haxheri në Fet’h ul-Bārī. Bukhārīu i ka kushtuar një kapitull të veçantë kësaj teme në mbyllje të Kitāb ul-‘Ilm, vëll. I, f. 25, i Sahīh-ut të tij, me titull: “Kreu i Atyre që Pranuan Dijen e disa Njerëzve e jo të Tjerëve.”

3) Cilido që e njeh mënyrën se si mendonte Bukhārīu, qëndrimet e tij ndaj Prijësit të Besimtarëve dhe Ehl ul-Bejtit (‘a), do ta shohë se pena e tij shkurtohet para raportimit të teksteve rreth tyre dhe boja e tij thahet para se t’ua radhisë cilësitë atyre. Ai s’do habitet kur të shikojë se si e refuzon ai këtë hadīth e të tjerë si ai; ndaj, kërkojmë strehim me Allahun, të Lartin e Fuqiplotin; dhe paqe pastë me ju.

Sinqerisht, Sh


[1] Drejtojuni hadīthit 6045 prej të përfshirëve në Kenz ul-‘Ummāl, f. 396, vëll. VI, ku do gjeni përmendjen e verifikimit të këtij hadīthi nga Ibn Xherīri. Nëse i referoheni Muntekheb ul-Kenz-it, te fillimi i shënimit në f. 44, vëll. V i Musned-it të Ahmedit, do e shihni përmendjen e verifikimit të këtij hadīthi nga Ibn Xherīri. Sa për Ebū Xha‘fer el-Iskāfīun, ai ia ka gjykuar saktësinë prerazi në Nekd ul-‘Uthmānijje; prandaj, drejtojuni tekstit në f. 263, vëll. III i Sherh Nehxhul Belāga nga Ibn el-Hadīdi, botimi egjiptian. [2] Si Bukhārīu dhe Muslimi janë mbështetur mbi të në Sahīh-ët e tyre. Ata të dy kanë mësuar hadīth nga Shu‘beh; Bukhārīu nga ‘Abdul-‘Azīz ibn Ebū Selāme, Muslimi nga Zuhejr ibn Mu‘āvija dhe Hammad ibn Selāme. Hadīthi i tij përcillet te Bukhārīu nga Muhammed ibn Hātim ibn Bazī’u. Te Muslimi, ai citohet nga kritiku Harūn ibn ‘Abdullāh, si dhe Ebū Shejbe e Zuhejri.

[3] Muslimi është mbështetur tek autoriteti i tij në Sahīh-un e vet, siç shpjeguam kur e shqyrtuam atë në Letrën nr. 16.

[4] Si Bukhārīu dhe Muslimi mbështetën mbi autoritein e tij në Sahīh-ët e tyre, siç sqaruam kur e shqyrtuam atë në Letrën 16.

[5] Bukhārīu është mbështetur te ai, siç shpjeguam kur e shqyrtuam atë në Letrën 16. [6] Emri i tij i plotë është ‘Abbād ibn ‘Abdullāh ibn Zubejr ibn elAwwām el-Karashī el-Esedi. Bukhārīu e Muslimi mbështeten mbi autoritetin e tij në Sahīh-ët e tyre. Ai ka dëgjuar hadīth nga ‘Ā’ishe dhe Esmā’ bint Ebū Bekri. Ai citohet në të dy Sahīh-ët nga Ibn Ebū Melīke, Muhammed ibn Xha‘fer ibn el-Zubejri dhe Hisham ibn ‘Umeri.

LETRA 23,


14 Dhu’l-Hixhe 1329

61. I Bindur për Vërtetësinë e Këtij Hadīthi, 62. Pasiguria Bazohet mbi Mungesën e tewātur-it, 63. Ai i Referohet Khilāfetit të Kufizuar, 64. Rrëzimi i Tij.

1) Unë vërtet e lexova këtë hadīth në f. 111 të vëll. I të Musned-it të Ahmedit dhe u sigurova mbi besueshmërinë e burimeve të tij, e i pashë të ishin autoritetet më të besuara. Pastaj hetova rrugët e tija të përcjelljes së këtij hadīthi dhe i gjeta të njëpasnjëshme: çdonjëra mbështet tjetrën; ndaj jam kënaqur t’i besoj përmbajtjes së tij.

2) Por ju nuk mbështeteni mbi një hadīth të vërtetë mbi khilāfetin nëse ai nuk është mutewātir, sepse khilāfeti, sipas të kuptuarit tuaj shī‘it është një nga rrënjët e besimit dhe meqë ky hadīth nuk mund të konsiderohet mutewātir, ai s’merret dot për bazë.

3) Mund të thuhej se ‘Alīu është khalīfi i Pejgamberit (s) vetëm në farefisin


e tij, ku është pra, teksti që e dëshmon khilāfetin e tij mbi publikun e gjerë?

4) Ky hadīth mundet madje të hidhet poshtë, ngase Profeti (s) u përmbajt nga shpjegimi publik i thelbit të tij. Për shkak të kësaj, sahabët nuk panë arsye pse të mos ua jepnin betimin tre khalīfëve të udhëzuar, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

Sinqerisht, S

LETRA 24 , 15 Dhu’l-Hixhe 1329

65. Përse Duhet Bazuar mbi Këtë Hadīth, 66. Khilāfeti i Kufizuar Bie Poshtë Njëzëri, 67. Rrëzimi i Tij është i Pamundur,

1) Sunnitë bazohen mbi çdo hadīth të saktë për të konfirmuar konceptin e tyre të khilāfetit, qoftë ai mutewātir apo jo. Ne bazohemi në vërtetësinë e


këtij hadīthi në argumentin tonë ndaj tyre thjesht sepse vetë ata ia dëshmojnë vërtetësinë, duke e detyruar kështu veten e tyre ndaj asaj që ata e konsiderojnë detyruese. Prova jonë lidhur me khilāfetin nga pikëpamja jonë varet në tewātur-in e tij në burimet tona, siç është e qartë për këdo.

2) Pretendimi se ‘Alīu është khalīfi i të Dërguarit të Allahut vetëm në farefisin e tij është i gabuar, për faktin se kushdo që beson se ‘Alīu është khalīf i të Dërguarit në farefisin e tij beson gjithashtu se ai është khalīf i tij në publik dhe kushdo që e mohon khilāfetin e tij mbi publikun ka mohuar khilāfetin e tij në farefis. Nuk ka se si të ndahet njëri nga tjetri; prandaj, pse të shtrohet një filosofi që i bie ndesh mbarëpëlqimit të të gjithë muslimanëve?

3) Unë s’mund ta shpërfill pohimin tuaj se ky hadīth është i rrëzuar, çka i bie ndesh si arsyes edhe Sherī‘a-tit, ngase për të shfuqizuar, një pohim duhet bërë para se efekti i paraprirësit të tij të shpaloset haptazi, siç është e qartë për këdo. I vetmi pretekst për abrogim këtu është pretendimi se Profeti (s) gjoja u përmbajt nga shpjegimi i kuptimit të këtij hadīthi. Vetë hadīthi vërteton se ai, bekime pastë mbi të e familjen e tij, nuk u përmbajt nga kjo; përkundrazi, tekstet me këtë kuptim janë mutewātir dhe mbështetës të njëri tjetrit. Nëse pandehim se nuk ka një tekst në të njëjtin kuptim pas këtij, atëherë si mund të vërtetohet se Profeti (s) kishte ndërruar mendje apo ishte përmbajtur nga përforcimi i tij? {Ata ndjekin veç paragjykime dhe atë që duan vetë, edhe pasi u ka ardhur udhërrëfimi nga Zoti i tyre} (53:23); paqe pastë me ju.

Sinqerisht, Sh LETRA 25 , 16 Dhu’l-Hixhe 1329 Besimi i tij te Teksti,


Kërkesa për të Tjera Tekste.

1) Unë i kam besuar Atij që ju bëri juve ta davarisni errësirën, ta qartësoni të dyshimtën, e [që ju bëri] një nga shenjat e Tij dhe faqe të vetë shpalosjeve të Tija.

2) Allahu jua bekoftë babain, më sillni të tjera tekste të tilla; dhe paqja qoftë me ju.

Sinqerisht, S

LETRA 26 , 17 Dhu’l-Hixhe, 1329

68. Tekste të Qarta që Tregojnë Dhjetë nga Meritat Ekskluzive të ‘Alīut, 69. Përse Duhet Mbështetur mbi Të.


1) Ju mjafton, krahas hadīthit të farefisit, ajo që Imam Ahmedi ka theksuar në vëll. I të Musned-it dhe Dhehebīu në Telkhīs, të cilët ia pranojnë që të dy vërtetësinë, si dhe autorët e sunen-eve, në rrugë të pranuara njëzëri. Ata të gjithë citojnë ‘Umer ibn Mejmūnin që ka thënë: “Po rrija njëherë me Ibn ‘Abbāsin kur erdhën nëntë burra e thanë: ‘O Ibn ‘Abbās! O eja debato me ne o thuaju këtyre njerëzve se preferon debatin vetjak.’ Ai s’e kishte humbur ende shikimin dhe tha: ‘Më mirë po debatoj me ju.’ Kështu ata ia nisën bisedës, por s’isha i sigurt se për çfarë po flisnin. Pastaj ai u ngrit në këmbë dhe u foli i zemëruar: ‘Ata po debatojnë për një njeri, i cili kishte dhjetë merita, që askush nuk i pat ndonjëherë. Ata po diskutojnë mbi një njeri për të cilin Profeti (s) ka thënë: ‘Unë do të nis një burrë të cilin Allahu nuk do ta poshtërojë kurrë, dhe i cili e do Allahun e të Dërguarin e Tij dhe i cili duhet nga të dy’, e kështu secili prej tyre mendoi se kujt i përkiste një nder i tillë. Profeti (s) pyeti për ‘Alīun. Kur ky erdhi, me sytë e ënjtur nga dhimbja, ai (s) i fryu në sy, e lidhi flamurin tri herë e ia dha atij. ‘Alīu u kthye ngadhënjimtar me Safijje bint Hujejin ndër të kapurit’.” Ibn ‘Abbāsi vazhdoi: “Pastaj i Dërguari i Allahut (s) dërgoi dikë me Suren et-Teubeh, por iu desh të niste ‘Alīun pas tij për ta kryer detyrën, duke thënë: ‘Askush nuk mund ta kryejë atë përveç një njeriu që është nga unë dhe unë jam prej tij’.” Ibn ‘Abbāsi po ashtu tha: “I Dërguari i Allahut (s), me ‘Alīun përbri i pyeti të afërmit e tij njëherë: ‘Cili nga ju dëshiron të bëhet wali-u im në këtë jetë dhe tjetrën?’ Asnjëri nuk pranoi, por ‘Alīu tha: ‘Unë do të doja të jem wali-u yt në këtë jetë e në tjetrën’.” Ibn ‘Abbāsi vazhdoi e tha se ‘Alīu ishte personi i parë që e pranoi Islamin pas Hatīxhes dhe se i Dërguari i Allahut me gunën e vet mbuloi ‘Alīun, Fātimen, Hasanin e Huseinin, pastaj recitoi ajetin: {Allahu dëshiron të heqë tërë ndytësinë nga ju, o Ehl ul-Bejt e t’ju pastrojë me një pastrim të skajshëm}. Ai gjithashtu tha: “‘Alīu e bleu shpirtin e tij; ai veshi rrobën e Profetit dhe fjeti në shtratin e tij, kur të pafetë deshën ta vrisnin” dhe: “i Dërguari i Allahut (s) shkoi në fushatën e Tebūkut i shoqëruar nga shumë njerëz. ‘Alīu e pyeti: ‘A të vij me ty?’ I Dërguari i Allahut (s) refuzoi dhe ‘Alīut i shpëtuan lotë. Atëherë Profeti e pyeti: ‘A nuk je i kënaqur që pozita jote ndaj meje është si e Harūnit ndaj Mūsait, veçse s’do të ketë profet pas meje? Nuk bën që ta lë këtë vend pa të caktuar ty si mëkëmbësin tim.’ I Dërguari i Allahut (s) i ka thënë gjithashtu se: ‘Ti je waliu i çdo besimtari e besimtareje’.” Ibn ‘Abbāsi ka thënë: “I Dërguari i Allahut (s) i mbylli tërë dyert që çonin në xhaminë e tij, përveç asaj të ‘Alīut i cili kalonte nëpër xhami edhe


xhunūb. I Dërguari i Allahut (s) tha po ashtu: ‘Ai që më pranon mua si wali, le të marrë ‘Alīun për wali ’.” Ç’është e vërteta, Hākimi, pasi numëron burimet nga të cilat e citon këtë hadīth, komenton: “Ky është hadīth i saktë me isnād, megjithatë dy shejhët s’e transmetuan kështu.” Dhehebīu e ka cituar në Telkhīs ul-Mustedrek dhe e ka quajtur të saktë.

2) Prova të qarta dhe të pakundërshtueshme ndriçojnë faktin se ‘Alīu ishte zëvendësi i Profetit. A e patë se si Profeti (s) e quajti atë wali në këtë jetë e në tjetrën, duke e pëlqyer përmbi tërë fisin e tij, dhe se si ai e konsideroi statusin e ‘Alīut ndaj tij të ngjashëm me atë të Harūnit ndaj Mūsait, pa asnjë përjashtim përveç profetësisë, gjë që pasqyron përgjithësim? Ju gjithashtu e dini se ajo që e dalloi Harūnin nga Mūsai ishte qenia e tij vezir i të vëllait, pjesëmarrja e tij de facto në Mesazhin e të vëllait, mëkëmbjen e tij dhe urdhrin e Mūsait ndaj njerëzve për t’iu bindur Harūnit, siç tregon pohimi i tij që përmendet në Kur’an (20:29-32), e i cili thotë qartë: {Dhe më cakto një vezir nga familja ime: Harūnin, vëllain tim; që të më përforcojë; dhe bëma shok në punën time} dhe pohimi i tij: {Bëhu zëvendësi im tek populli im; rregullo, e mos ndiq udhën e të këqijve} (7:142) dhe përgjigjja e Fuqiplotit: {O Mūsa! T’u plotësua lutja} (20:36). Sipas këtij teksti, ‘Alīu është mëkëmbësi i Profetit në popullin e tij, veziri nga farefisi i tij, ndihmësi në nismën e tij, jo në profetësi, zëvendësi i tij, më i miri i tërë popullit të tij, më i vlefshmi për udhëheqjen e tyre gjallë a vdekur. Ata i detyroheshin bindjen gjatë jetës së Profetit si viziri i tij, siç i detyrohej populli i Mūsait Harūnit, gjatë kohës së Mūsait. Kushdo që njihet me hadīthin e pozitës do t’i kuptojë menjëherë implikimet e tij të thella pa hedhur asnjë dyshim në thelbin e kontekstit të tij. I Dërguari i Allahut (s) e bëri fare të qartë këtë kur tha: “Nuk bën për mua ta lë këtë vënd pa të caktuar ty si mëkëmbësin tim.” Ky është një tekst i qartë mbi khilāfetin; jo, ai madje sugjeron që nëse Profeti (s) do të ishte nisur pa e kryer këtë, ai do të kishte bërë diçka që s’duhej bërë. Kjo vetëm sepse ai u urdhërua nga Allahu ta caktonte atë si khalīfin e tij sipas kuptimit të ajetit që thotë: {O Profet! Përcille atë që t’u shpall nga Zoti yt, e nëse nuk e bën, atëherë s’do ta kesh përcjellë aspak Mesazhin e Tij} (5:67). Kushdo që heton frazën “atëherë s’do e kesh përcjellë aspak Mesazhin”, dhe pastaj heton pohimin e Profetit: “Nuk bën që ta lë këtë vënd pa të caktuar ty si


mëkëmbësin tim”, do kuptojë se ata të dy synojnë tek i njëjti drejtim, siç është fare e qartë. Ne s’duhet gjithashtu të harrojmë hadīthin e Profetit që thotë: “Ti je wali-u i çdo besimtari e besimtareje pas meje.” Ky është një referim i qartë mbi faktin se ai është wali-u i Profetit (s) dhe ai që zë vendin e tij, siç e ka potencuar Kumeiti, Allahu e mëshiroftë, me fjalët: “Mëkëmbës i madh, burim i përzotshmërisë, edukues!” Wesselām.

Sinqerisht, Sh LETRA 27, 18 Dhu’l-Hixhe 1329

70. Ngritja e Dyshimit për Hadīthin e Pozitës

“Hadīthi i pozitës” është i saktë e i mirënjohur, por Āmidīu, i cili ka verifikuar dhe konfirmuar hadīth, dhe që mbahet si mjeshtër i usūl-it, ia ka dyshuar burimet e është mëdyshur mbi transmetuesit. Debatuesi juaj mund të mbështesë pikëpamjen e Āmidīut; si do e vërtetonit ju, atëherë, gabimin e tij? Wesselām.


Sinqerisht, S

LETRA 28 , 19 Dhu’l-Hixhe 1329

71. Hadīthi i Pozitës Qëndron mbi Truall të Fortë, 72. Prova Bindëse, 73. Transmetuesit e Tij Sunni, 74. Përse e Dyshon Āmidīu Atë.

1) Āmidīu s’i ka bërë kujt padrejtësi veç vetes duke hedhur dyshim mbi vërtetësinë e këtij hadīthi, që është një nga sunen-et më të sakta dhe një trashëgimi mëse e fortë.

2) Askush tjetër nuk e ka dyshuar saktësinë e tij, e as që ka guxuar ndokush t’ia diskutojë bazueshmërinë. Edhe Dhehebīu madje, që është një muhadīth tepër i paragjykuar, ia ka pranuar saktësinë në Telkhīs ul-Mustedrek. [1]


Ibn Haxher el-Hejthemī, megjithë qëndrimet e tija antagoniste të mishëruara në es-Sawā‘ik ul-Muhrike, e ka cituar këtë hadīth në kreun e tij mbi el-Shubuhāt, duke cituar pohime nga transmetuesit më të shquar të hadīthit, që ia dëshmojnë saktësinë; drejtojuni, pra atij libri. Sikur ky hadīth të ishte i pasaktë, Bukhārīu nuk do ta kishte përfshirë në Sahīh, megjithë paragjykimin e tij kur vjen puna për të numëruar meritat e ‘Alīut dhe ato të Ehl ul-Bejtit.

Mu‘āvija i priu bandës tirane. Ai u armiqësua ndaj Prijësit të Besimtarëve, e luftoi atë, e mallkoi nga minberet dhe u urdhëroi njerëzve të bënin po ashtu. Prapëseprapë, megjithë armiqësinë e tij të paturp, ai s’e vuri kurrë në dyshim hadīthin e pozitës. E as nuk e teproi Sa‘d ibn Ebī Wakkāsi kur, sipas Muslimit, ai u pyet nga Mu‘āvija përse ngurroi të mallkonte Ebū Turābin dhe iu përgigj: [2]

“Më kujtohen tre hadīthe të të Dërguarit të Allahut (s), që i kam dëgjuar me veshët e mi, për të cilat nuk do ta mallkoj kurrë atë. Sikur të kisha vetëm një nga meritat e tija të veçanta, do të kishte qenë për mua më e çmuar se tufa me devetë e kuqe të zgjedhura. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s), tek shoqërohej nga disa njerëz që morën pjesë në një nga fushatat e tija, t’i thonte ‘Alīut: ‘A s’je i kënaqur që statusi yt ndaj meje është si ai i Harūnit ndaj Mūsait, vetëm se nuk do ketë profet pas meje’?”[3] Mu‘āvija mbeti i shushatur e s’mundi të nxirrte asnjë fjalë apo ta kërcënonte Sa‘din. Përveç kësaj, vetë Mu‘āvija e ka transmetuar këtë hadīth. Ibn Haxheri thotë në Sawā‘ik ul-Muhrike: [4]

“Ahmedi ka thënë se njëherë dikush i bëri një pyetje Mu‘āvijes dhe ai u përgjigj: ‘Kaloja pyetjen tënde ‘Alīut, pse ai është më i dituri.’ Mirëpo ai tha: ‘Përgjigja jote mbi këtë çështje është më e dashur për mua se e ajo e ‘Alīut.’ Mu‘āvija u zemërua dhe tha: ‘Ç’fjalë të keqe ke shqiptuar! Ti mospëlqen atë që i Dërguari i Allahut (s) e mbushte me dije? Ai madje i tha atij se statusi i tij për të ishte si ai i Harūnit për Mūsain, veçse nuk do ketë profet pas tij (s)? Saherë që ‘Umeri ishte konfuz për ndonjë çështje, ai kërkonte këshillën e ‘Alīut’...” [5]


Pra, hadīthi i pozitës vlerësohet - sipas konsensusit të të gjithë muslimanëve, pavarësisht nga medhhebet apo animet e tyre - i vërtetë.

3) Autorët e el-Xhāmi’ Bejnul Sihāh us-Sitte dhe el-Xhāmi’ Bejne Rixhāl ulSahīhejn e kanë cituar dhe ai përfshihet nga Bukhārīu në kreun e Betejës së Tebūkut, nga Muslimi në kreun mbi meritat e ‘Alīut, nga Ibn Māxhe në kreun mbi cilësitë e shokëve të Profetit (s) në Sunen dhe nga Hākimi në kreun mbi meritat e ‘Alīut në Mustedrek. Imam Ahmed ibn Hanbeli e ka cituar në Musned nga mjaft raportues të ndryshëm. Ibn ‘Abbāsi, Esmā’ bint ‘Āmisi, Ebū Sa‘īd el-Khudrī, Mu‘āvije ibn Ebū Sufjāni [6] e shumë sahabë të tjerë e përcjellin, siç tregohet në musned-e. Taberānīu e citon nga Esmā’ bint ‘Āmisi, Ummi Seleme, Habīs ibn Xhenede, Ibn ‘Umeri, ‘Alī ibn Ebī Tālibi [7] e shumë të tjerë e shumë të tjerë. El-Bezzāzi e përfshin në Musned, [8] sikurse Tirmidhīu në Sahīh,[9] nga Ebū Sa‘īd el-Khudrī. Në Istī‘āb, kreu mbi ‘Alīun, autori komenton: “Ky është një nga hadīthet më të besuar e më të saktë të transmetuar nga Sa‘d ibn Ebī Wakkāsi.” Burimet e Sa‘dit janë të shumta dhe numërohen nga Ibn Ebū Khejtheme e të tjerë. Ibn ‘Abbāsi, Ebū Sa‘īd el-Khudrīu, Ummi Selemja, Esmā’ bint Āmīsi, Xhābir ibn ‘Abdullāhi dhe muhadīthë të shumtë e kanë përcjellë.” Ç’është e vërteta, kushdo që heton Betejën e Tebūkut dhe u drejtohet librave të hadīthit e të jetëshkrimeve do të shohë se ata e përmendin këtë hadīth. Ata që kanë bërë jetëshkrimin e ‘Alīut, nga autorët e enciklopedive të së kaluarës e së tashmes, pavarësisht nga animet a pëlqimet medhhebore, e kanë cituar që të gjithë këtë hadīth. Ai po ashtu citohet nga cilido që shkruan për meritat e Ehl ul-Bejtit, apo të shokëve të Profetit (s) nga imamët e dijes si Ahmed ibn Hanbeli dhe të tjerë para e pas tij. Ai hadīth merret si i mirëqenë nga tërë brezat e shkuar. [1] Letra 26 përmban pranimin e vërtetësisë së tij nga ai.

[2] Kjo ndodhet në kreun mbi virtytet e ‘Alīut në fillim të f. 324, vëll. II i Sahīh-ut të tij.


[3] Hākimi, po ashtu, e citon atë në fillim të f. 109, vëll. III, i Mustedrekut të tij, duke ia pranuar saktësinë falë mbështetjes së tij nga Muslimi.

[4] Kjo ndodhet në meksedin e pestë të el-Mekāsid kur autori shqyrton ajetin 14 në Kreun I, f. 107 e es-Sawā‘ik ul-Muhrike. [5] Ai thotë se të tjerët e kanë cituar dhe se disa i shtuan “Ngrihu, Allahu mos të lejoftë të ngrihesh kurrë”; dhe emri i tij është hequr nga diwān-i, gjer në fund të citimit në f. 107 të es-Sawā‘ik ul-Muhrike. Kjo provon se një grup muhadīthësh të mëvonshëm krahas Ahmedit, e cituan hadīthin e pozitës nga Mu‘āvija. [Hadīthi i mësipërm përcillet nga Ibn Haxher el-‘Askalānī në Fet’h ul-Bārī, vëll. XVII, f. 105; Muhibb et-Taberīu në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, f. 195; el-Menāwī në Fejd ul-Kadīr, vëll. III, f. 46. Mjaft libra të historisë e hadīthit, tregojnë se ‘Umeri e lavdëronte shumë ‘Alīun për njohuritë e thella, duke thënë: “Njeriu më i ditur ndër të gjithë ne në jurisprudencë dhe gjykim është ‘Alīu.” (Bukhārīu në Sahīh, vëll. VI, f. 23; Ahmedi në Musned, vëll. V, f. 113; Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 305; Ibn Sa‘di në Tabakāt, vëll. II, Pj. II, f. 102; Ibn Abd ul-Berri në Istī‘āb, vëll. III, f. 1102). ‘Umeri e një grup sahabësh tregojnë se i Dërguari i Allahut (s) thonte shpesh: “‘Alīu është më i dituri në drejtësi dhe gjykim në tërë ummetin tim.” (Ibn Māxheh në Sunen, vëll. I, f. 55; Beghawīu në Mesābīh us-Sunneh, vëll. II, f. 203; Ibn ‘Abd ul-Berri në Istī‘āb, vëll. I, ff. 16-17; vëll. III, f. 1102; Taberīu në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, f. 108; Wakīu në Akhbar ulKuda, vëll. 1, f. 78). Vetë ‘Umeri thoshte shpesh: “Të tillët si ‘Alī ibn Ebī Tālibi s’i lind më nëna. Po të mos kishte qenë ‘Alīu, ‘Umeri do të kishte mbaruar.” (Ibn ‘Abd ul-Berri në Istī‘āb, vëll. III, f. 1103; el-Menāwī në Fejd ul-Kadīr, vëll. IV, f. 356; Ibn Kutejbe në Te‘wīl Mukhtelef ul-Hadīth, f. 102; Muhibb et-Taberīu në Rijad un-nedireh, vëll. II, f. 194; el-Mālikī në Kudāt ul-Andalūs, f. 73; elKhawārīzmī el-Shāfi‘ī në el-Menākib, f. 39; el-Kundūzī në Jenābi ulMuweddeh, ff. 75, 373). Ai thoshte po ashtu: “Zoti më ruajtë nga problemet, ku Ebū’l-Hasani s’është i pranishëm!” (Ibn Haxher el-‘Askalānī në Isābeh, vëll. III, f. 509; Ibn ‘Athīri në ‘Usd ul-Ghābeh, vëll. IV, ff. 22-3; Ibn ‘Abd ul-Berri në Istī‘āb, vëll. III, ff. 1102-3; Ibn Sa‘di në Tabakāt, vëll. II, Pj. II, f. 102; Ibn ul-Xhewzī në Sifāt us-Sahveh, vëll. I, f. 121; Ibn Kethīri në el-


Bidāje we’n-Nihāje, vëll. VII, f. 360). Shpesh ‘Umeri i drejtohej ‘Alīut me fjalët: “O Ebū’l-Hasan, Zoti më ruajtë nga kryesimi i një bashkësie ku do mungoje ti!” (Hākimi në Mustedrek, vëll. I, ff. 457-8; Fakhr Rāzīu në Tefsīr, vëll. XXXII, f. 10; Sujūtīu në Durr ul-Menthūr, vëll. III, f. 144; Ibn Haxheri në es-Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 107; Taberīu në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, f. 197; el-Menāwī në Fejd ul-Kadīr, vëll. II, f 356).]

[6] Siç e përmendëm në fillim të kësaj Letre, duke cituar meksedin e pestë të Mekāsid-it të ajetit 14 nga të shqyrtuarit në Kreun XI, f. 107 të es-Sawā‘ik ul-Muhrike.

[7] Siç përshkruan Ibn Haxheri në të parin prej dyzet hadītheve që ai i diskuton në pjesën e dytë të Kreut IX, f. 72 e es-Sawā‘ik ul-Muhrike. Sujūtīu ka pohuar si vijon duke diskutuar ‘Alīun në kreun e tij mbi kalifët e drejtë: “Taberānīu e ka cituar këtë hadīth nga tërë këta burra, duke u shtuar atyre Esmā’ bint Kejsin.”

[8] Sujūtīu e thekson këtë kur diskuton ‘Alīun në Tarīkh ul-Khulefā’, f. 65.

[9] Siç dëshmohet nga hadīthi 2504 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 152, vëll VI. LETRA 29 , 20 Dhu’l-Hixhe 1329


75. Besimi në Argumentet Tona mbi Sened-in e Tij, 76. Të Dyshuarit e Zbatimit të Tij të Përgjithshëm, 77. Të Dyshuarit se Ai është Detyrues.

1) Gjithçka që ju përmendët rreth saktësisë së hadīthit të pozitës është vërtet përtej çdo dyshimi. Āmidīu është rrëzuar në një rrugë, që ka vërtetuar largësinë e tij nga shkenca e hadīthit dhe muhadīthët. Unë ju kam bezdisur me përmendjen e pikëpamjeve të tij në qartësimin e së qartës. Ky është gabim i imi, për çka lus faljen tuaj, ngase ju jeni i aftë të falni.

2) Kam mësuar se ka të tjerë përveç Āmidīut nga kundërshtarët tuaj, që pretendojnë se nuk ekziston provë që hadīthi i pozitës ka zbatim të përgjithshëm dhe se ai kufizohet në kontekstin e tij. Ata e mbështesin qëndrimin e tyre me vetë tekstin e hadīthit, duke thënë se pohimi i Profetit vlen vetëm për kontekstin e tij kohor, pra kur ai e la në Medine gjatë Betejës së Tebūkut. Imami e pyeti: “Përse po më lë me gra e fëmijë?” Përgjigja e tij (s) ishte: “A s’je i kënaqur që statusi yt ndaj meje është i ngjashëm me atë të Harūnit ndaj Mūsait, veçse nuk ka profet pas meje?” thua se ai i shpjegoi që pozita e tij për të ishte si ajo e Harūnit për Mūsain, kur ky e la ta zëvendësonte mes popullit të tij teksa u largua për në Malin Tūr. Kuptimi i pohimit të Profetit do të ishte diçka e tillë: “Ti je për mua, gjatë Betejës së Tebūkut, si Harūni për Mūsain, të cilit iu desh të nisej për të


komunikuar me Zotin e tij.”

3) Kundërshtuesit tuaj munden madje të thonë se ky hadīth nuk përbën provë detyruese, edhe nëse implikimi i tij është i përgjithshëm, dhe një hadīth i kufizuar nuk mund të zbatohet në kuptimin e tij të përgjithshëm; dhe paqja qoftë me ju.

Sinqerisht, S

LETRA 30 , 22 Dhu’l-Hixhe 1329

78. Arabët e Konsiderojnë të Përgjithshëm, 79. Rrëzimi i Pretendimit të Kufizimit, 80. Rrëzimi i Zbatimit të tij Jodetyrues.

1) Ne ia drejtojmë argumentin e tyre se hadīthi nuk ka zbatim të përgjithshëm arabëve, që janë tepër të familjarizuar me gjuhën dhe


gramatikën e tyre. Ju jeni autoriteti i arabëve, pikëpamja e të cilit është e pathyeshme dhe e padiskutueshme. A e shihni popullin tuaj t’ia dyshojë gjeneralitetin këtij hadīthi? Nuk mendoj se po. Ju qëndroni përmbi këtë. Personat e prestigjit tuaj nuk e dyshojnë përgjithësinë e trajtës shtuese dhe përfshirjen brenda saj të të gjitha rrjedhimeve. Nëse ju, për shembull, thoni: “Të kam dorëzuar fuqinë time gjykuese”, a do të kufizohet fuqia juaj mbi disa çështje por jo të tjerat, apo do të jetë e përgjithshme dhe përfshirëse e tërë implikimeve? Subhānallāh! Ju s’e shihni atë veçse si përgjithësues dhe kuptimin e tij si përfshirës! Nëse sundimtari islam i thotë njërit prej vartësve: “Të kam caktuar si mëkëmbësin tim ndër njerëz”, ose “të kam dhënë statusin, a pozitën time, mbi ta”, ose “të kam dhënë pasurinë time”, a do vijë ndërmend tjetërgjë pos kuptimit të përgjithshëm të një pohimi të tillë? Apo do të dëshirojë folësi të përzgjedhë disa çështje e jo të tjerat? Sikur ai t’i thonte njërit prej ministrave të tij: “Ti mund të gëzosh gjatë jetës time atë pozitë që gëzoi ‘Umeri gjatë jetës së Ebū Bekrit, por ti s’je miku im”, a do shihej ky pohim, sipas rregullave të njohura, të nënkuptonte disa situata e jo të gjitha? Unë s’ju shoh juve të thoni se pranoni gjë tjetër përveç zbatimit të tij përgjithësues dhe as që e dyshoj se ju e interpretoni thënien e Profetit (s): “Statusi yt ndaj meje është si ai i Harūnit ndaj Mūsait” veçse si treguese e përgjithësisë së zbatimit, duke ndjekur udhën e teksteve të ngjashme me të në gjuhën arabe dhe normat e saj të të folurit, veçanërisht pasi ajo e përjashtoi profetësinë, duke e bërë kështu përgjithësimin e përfshirjes së gjithçkaje tjetër, fare të qartë. Ju rrethoheni nga arabë; pyetini pra ata, nëse dëshironi!

2) Sa i përket pohimit të debatuesit që pretendon se ky hadīth kufizohet në kontekstin [1] e tij, ai bie poshtë nga dy arsye: Së pari, hadīthi është në vetvete përgjithësues, siç e dini. Hamendja “Nëse supozojmë se është specifik”, s’e përjashton atë nga kuptimi i tij përgjithësues, sepse kushdo që bën një supozim nuk e kufizon supozimin te një mundësi e vetme. Ta zëmë se një person xhunūb prek ajetin kursī p.sh. dhe ju i thoni atij: “Asnjë xhunūb s’duhet ta prekë Kur’anin”; a do të kufizohet pohimi juaj vetëm te ajeti kursī, apo do të jetë i përgjithshëm mbi tërë tekstin e Kur’anit Famëlartë? Unë s’mund të përfytyroj se ndokush mund të kuptojë që ai kufizohet te ajeti kursī në veçanti. Nëse një mjek e sheh pacientin e tij duke ngrënë hurma e ia ndalon atij ngrënien e çdogjëje


të ëmbël, a do merret ndalimi të nënkuptojë vetëm hurmat, apo do të jetë i përgjithshëm duke përfshirë gjithçka të ëmbël? Unë s’e shoh atë që pretendon se kuptimi i tij është i kufizuar, t’u përmbahet normave elementare të gjuhës; përkundrazi, ai do të jetë i largët për gramatikën e saj, i distancuar nga gjykimi i shëndoshë, i huaj në këtë botë. I tillë është edhe ai që pretendon se hadīthi i pozitës zbatohet specifikisht vetëm për Betejën e Tebūkut; nuk ka asnjë ndryshim mes këtyre dy rasteve. [2]

Së dyti, ky hadīth nuk u shqiptua nga Profeti vetëm pas lënies së ‘Alīut si përfaqësuesi i tij në Medine, gjatë Betejës së Tebūkut; përndryshe, debatuesi do të kishte patur të drejtë të pretendonte zbatimin e tij të kufizuar. Sahīhët tanë janë mutewātir nga Imamët e pasardhjes së pastruar, duke vërtetuar se ai u tha në raste të tjera të cilave kërkuesi mund t’u referohet. Sunenet e sunnive e dëshmojnë këtë fakt, siç dihet nga studiuesit. Ne pohojmë se formulimi i këtij hadīthi e dëshmon faktin se pretendimi që ai u tha vetëm gjatë Betejës së Tebūkut është i pabazuar, siç dihet mirë tashmë.

3) Pretendimi se përgjithësimi i specifikuar s’mund të jetë detyrues mbi të tjerët është padyshim një gabim dhe rrëshqitje serioze. Askush s’do fliste kështu përveç atij që i qaset çështjes si ai që i ka hipur një shtaze të egër natës së errët. Kërkojmë strehim tek Allahu kundër injorancës dhe e falënderojmë Atë për shëndetin tonë të mirë. Specifikimi i së përgjithshmes nuk e përjashton atë nga të zbatuarit si dëshmi ndaj të tjerëve, për sa kohë që çështja e specifikuar nuk është e përgjithshme, sidomos nëse ajo lidhet me këtë hadīth. Nëse pronari i thotë shërbyesit të tij: “Tregohu bujar ndaj kujtdo që më viziton sot, përveç Zejdit” e shërbyesi rrethon me bujari vetëm Zejdin, ai jo vetëm që s’do i jetë bindur zotërisë dhe do jetë përgjegjës për gabimin e vet, sipas gjykimit të intelektit, por do të meritojë edhe dënimin që i takon fajit të tij. Asnjë i urtë nuk do ia përfillte shfajësimin sikur ai të nxirrte ndonjë të tillë; jo, shfajësimi i tij madje do t’iu dukej atyre edhe më i keq se faji. Kjo falë nënkuptimit të tij të përgjithshëm fare të qartë, duke patur qenë specifikuar mbi të tjerët, siç shihet lehtë. Ju e dini shumë mirë se muslimanët janë mësuar gjithmonë t’i përdorin


përgjithësimet specifike si provë, pa kurrfarë përjashtimi. Të parët nga sahābët dhe tabi‘īnët, si dhe pasuesit e tyre e kështu me radhë gjer më sot, veçanërisht Imamët nga familja e Profetit (s) dhe Imamët e tjerë ndër muslimanë, bënë pikërisht këtë. Kjo është një çështje që s’ka nevojë të ngrejë kurrfarë dyshimesh. Ju mjafton si provë ajo që kanë thënë katër Imamët dhe muxhtehid-ët në punimet e tyre mbi njohjen e degëve të dispozitave si prova të shpjegimeve të tyre. Rrota e dijes është rrotulluar në të vepruarit sipas fakteve të pranuara në përgjithësi. Nuk ekziston asgjë e përgjithshme që të mos ketë vend për specifikim. Po të hidhen poshtë këto përgjithësime, dera e dijes do të lëkundet. Kërkojmë mbrojtje tek Allahu; dhe paqe pastë me ju.

Sinqerisht, Sh

[1] Historiani bashkëkohor S. ‘Alī Asgher Razvi jep arsyet e mëposhtme për përzgjedhjen e ‘Alīut nga Profeti (s) si zëvendës i tij: “i) Ai donte t’u tregonte tërë njerëzve se e konsideronte ‘Alīun si personi më i kualifikuar për të qenë sundimtari i muslimanëve dhe kryetari i shtetit islam. Ndaj, ai (s) e caktoi si përfaqësuesin e tij në kryeqytetin e vet; ii) të gjitha forcat luftuese po niseshin me fushatën, duke e lënë Medinen pa kurrfarë trupash. Në rast sulmi mbi qytetin nga hordhitë beduine, situata mund t’i besohej ‘Alīut falë trimërisë dhe aftësisë së tij; iii) shumë hipokritë kishin ngelur në Medine dhe shumë të tjerë kishin dezertuar ushtrinë, duke u kthyer në qytet. Ata përbënin një kërcënim potencial për sigurinë e kryeqytetit Islam. Kështu, Profeti përzgjodhi si sundues në vend të tij dikë që ishte i aftë ta mbronte Medinen ndaj sulmeve pagane - si sulmit të jashtëm, ashtu edhe përmbysjes nga brenda. Kur ushtria e la Medinen, hipokritët, për të cilët asgjë nuk ishte më e papëlqyer se ta shihnin ‘Alīun në drejtim të tyre, filluan të pëshpërisnin se i Dërguari (s) e kishte lënë ‘Alīun në Medine ngaqë donte ta hiqte qafe. ‘Alīu shkoi menjëherë pas ushtrisë dhe e mbërriti në Xhurf. I Dërguari (s) u habit kur e pa, por kur ‘Alīu shpjegoi përse kishte ardhur, ai (s) tha: ‘Këta njerëz janë gënjeshtarë. Të kam lënë në Medine që të më përfaqësosh në mungesë. A nuk je i kënaqur


që je për mua si Harūni për Mūsain, veçse nuk do të ketë profet pas meje.’” (A Restatement of the History of Islam and Muslims, Stanmore: World Federation, 1997, f. 199.) [2] Sejjid Muxhtebe Mūsawī Lārī, autor i Islami dhe Qytetërimi Perëndimor, shkruan lidhur me pretendimin e zbatimit të kufizuar të ‘hadīthit të pozitës’: “Kurdoherë që Profeti (s) e linte kryeqytetin islam, ai gjithmonë caktonte dikë si zëvendës. Sikur me anë të krahasimit të ‘Alīut me Harūnin, Profeti (s) të mos kishte nënkuptuar asgjë më tepër se caktimin e zakonshëm të një zëvendësi, me autoritetin që kufizohej në Medine për sa kohë Profeti (s) nuk ndodhej aty, përse nuk përdori ai një shprehje të ngjashme për ata sahābë të zgjedhur që ai i vendoste zëvendës? Përse nuk i përdori ai këto fjalë, ose të ngjashme me to, për të përshkruar shërbesat që ofruan ata? Historia nuk jep asnjë fakt se Profeti (s) i shqiptoi këto fjalë në lidhje me dikë tjetër përveç ‘Alīut. E vërteta e thjeshtë është se Profeti (s) e përdori këtë rast që të shpallte virtytet e ‘Alīut, ta caktonte atë si khalīfin e tij dhe ta bënte të qartë se ai ishte trashëguesi i tij i vetëm. Sikur Profeti (s) të kishte synuar që ta caktonte atë vetëm si zëvendës për një kohë të kufizuar, nuk do të kishte patur kuptim që të përjashtohej vetëm profetësia nga privilegjet e pozitës së tij. Atëherë, domethënia do të kishte qenë: “‘Alī, rri si zëvendës i imi për ca kohë, deri sa të kthehem, por ti nuk do të jesh profet pas meje.” Të përjashtuarit e profetësisë ka kuptim vetëm nëse cilësitë dhe kompetencat e ndryshme të Harūnit duhet të vazhdojnë të vlejnë tek ‘Alīu pas vdekjes së Profetit (s).” (Imamate and Leadership, Qom, 1996, ff 55-6) Mund të thuhej se njëri nga ata që e kuptuan mirë zbatueshmërinë e këtij hadīthi është ‘Umer ibn el-Khattābi. Njëherë, ai pa një njeri që po përfliste ‘Alīun. ‘Umeri i tha: ‘Ti je një munāfik, sepse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) të thotë: ‘Alīu është për mua si Harūni për Mūsain veçse s’do të ketë profet pas meje.’ (Ibn ‘Asākir, Tarīkh ul-Kebīr, vëll. I, ff. 360-1, el-Khātib el-Baghdādī, Tarīkh ul-Baghdād, vëll. VII, f. 453). Duhet vërejtur se meqë nyja ‘veçse’ (innemā) tregon përjashtim, Profeti (s) nuk mund të ketë nënkuptuar se zëvendësimi i tij nga ‘Alīu ishte i përkohshëm, sepse ai kishte caktuar edhe të tjerë si zëvendësa. Fjalët e ‘Umerit


gjithashtu tregojnë se ai kishte kuptuar se thënia e Profetit (s) e bënte ‘Alīun të barabartë me të në të gjitha aspektet, përveç profetësisë, sepse ai i tha personit që e përfoli ‘Alīun, “Ti je një hipokrit”, duke nënkuptuar kështu se ai kishte përfolur vetë Profetin (s). LETRA 31 22 Dhu’l-Hixhe, 1329

81. Kërkesa e Burimeve të Këtij Hadīthi

Ju nuk sollët asnjë provë që dëshmon se ky hadīth është thënë në ndonjë rast tjetër përveç atij të Tebūkut. Jam tepër i etur të njihem me burimet e tij të kulluara; ndaj ju lutem më çoni te kroi i tij, dhe paqja qoftë me ju.

Sinqerisht, S

LETRA 32,


24 Dhu’l-Hixhe 1329

82. Ndër Burimet: Vizita e Profetit (s) te Ummi Selīme, 83. Rasti i Bijës së Hamzasë, 84. Mbështetja mbi ‘Alīun, 85. Vëllazërimi i Parë, 86. Vëllazërimi i Dytë, 87. Mbyllja e Dyerve, 88. Profeti Krahason ‘Alīun dhe Harūnin me Dy Yjet.

1) Ndër burimet e tij është biseda e Profetit (s) me Ummi Selīmen, [1] një grua e urtë me arritje të shumta, e cila gëzonte status veçanërisht prestigjioz te i Dërguari i Allahut (s) falë qenies ndër të parat që pranuan Islamin dhe sinqeritetit, ndihmesës e sakrificave të saja për çështjen e tij. Profeti (s) e kishte zakon t’i bënte vizitë e të fliste me të në shtëpinë e saj. Një ditë ai i tha: “O Ummi Selīme! Trupi i ‘Alīut është prej timit dhe gjaku i tij është prej timit; ai është për mua si Harūni për Mūsain.” [2] Është e qartë se ky hadīth përbën vetëm një pjesë të hadīthit të tij të gjatë, i cili u shqiptua për të përcjellë të vërtetën dhe ofruar këshillën për hir të Allahut, për ta theksuar statusin e mëkëmbësit të tij, që do e zëvendësonte kur ai të mos ishte më, dhe si i tillë nuk mund të kufizohet vetëm në


Betejën e Tebūkut.

2) Një hadīth i ngjashëm u tha në rastin e bijës së Hamzait, për të cilën debatuan ‘Alīu, Xha‘feri dhe Zejdi. I Dërguari i Allahut (s) atëherë foli: “O ‘Alī! Ti je për mua si Harūni për Mūsain...”

3) Një rast tjetër ndodhi kur Ebū Bekri, ‘Umeri dhe Ebū ‘Ubejde ibn ulXherrāh ishin në prani të Profetit (s) i cili ishte i mbështetur te ‘Alīu. Profeti (s) i ra ‘Alīut në sup e tha: “O ‘Alī! Ti je më i forti ndër besimtarët në īmān, i pari që pranoi Islamin dhe statusi yt ndaj meje është i ngjashëm me atë të Harūnit për Mūsain.” [3]

4) Hadīthet e Vëllazërimit të Parë e përfshijnë po ashtu këtë tekst. Ato u thanë në Mekë para hixhrës, kur i Dërguari i Allahut (s) bëri vëllazërimin ndërmjet muhāxhirëve. [3a]

5) Në rastin e Vëllazërimit të Dytë, në Medine, pesë muaj pas hixhrës, Profeti vëllazëroi muhāxhirët me ensārët. Në të dyja rastet, ai zgjodhi ‘Alīun për vëlla, [4] duke e preferuar mbi të gjithë të tjerët e duke i thënë: “Ti je për mua si Harūni për Mūsain vetëm se s’do të ketë profet pas meje.” Transmetimet rreth kësaj janë mutewātir. Drejtojuni asaj që kanë thënë të tjerë mbi Vëllazërimin e Parë, si p.sh. hadīthi i Zejd ibn Ebū ‘Aufes. Imam Ahmedi e ka përfshirë atë në librin e tij Menākib ‘Alī, Ibn ‘Asākiri në Tarīkh, [5] Begewīu e Taberānīu në Muxhem-ët përkatës, Barūdīu në el-Ma’rifeh, po ashtu Ibn ‘Adīu [6] etj. Hadīthi në fjalë është mjaft i gjatë dhe përmban udhëzime si të vendoset vëllazëria. Ai mbaron me: “‘Alīu tha: ‘O i Dërguari i Allahut! M’u këput shpirti e m’u plas buza, duke parë çfarë bëre për shokët e tu dhe mua më lë vetëm. Nëse kjo është shenjë e zemërimit tënd ndaj meje, atëherë unë veç ty të ankohem dhe lus faljen tënde.’ I Dërguari i Allahut tha: ‘Betohem me Atë që më nisi të përcjell të Vërtetën rreth Tij, unë s’të ruajta veçse për


vete. Ti je për mua si Harūni për Mūsain, vetëm se nuk do të ketë profet pas meje. Ti je vëllai, trashëguesi dhe shoku im.’ ‘Alīu e pyeti: ‘Çfarë do të trashëgoj unë prej teje?’ Ai (s) u përgjigj: ‘Gjithë çka lanë profetët para meje për ata që i trashëguan: Librin e Zotit të tyre, dhe Sunne-tin e profetit të tyre. Ti do të jesh shoku im në shtëpinë time në Xhennet bashkë me bijën time Fātime. Ti je vëllai dhe shoku im.’ Pastaj ai, paqe pastë mbi të e familjen e tij, recitoi ajetin: {Ne do të heqim prej zemrave të tyre çdolloj mërie; vëllezër të ulur në frone do të jenë, përballë njëri tjetrit} (15:47), duke iu referuar vëllezërve të cilëve Allahu ua bashkoi zemrat në dashuri e që e shikojnë njëri tjetrin me dhembshuri të sinqertë. Drejtojuni gjithashtu ngjarjeve të Vëllazërimit të Dytë. Et-Taberānī në el-Kebīr, citon Ibn ‘Abbāsin që përcjell një hadīth se i Dërguari (s) i tha ‘Alīut: “A je zemëruar se lidha vëllazëri ndërmjet muhāxhirëve dhe ensārëve e nuk të zgjodha një vëlla prej tyre? A s’je i kënaqur që statusi yt karshi meje është si ai i Harūnit ndaj Mūsait, vetëm se nuk do ketë profet pas meje?” [7] 6) Ky hadīth u tha edhe kur u dha urdhër të mbylleshin dyert e sahabëve me pamje nga xhamia e Profetit në Medine, përveç asaj të ‘Alīut. Xhābir ibn ‘Abdullāhi citon të Dërguarin e Allahut, paqe pastë mbi të e familjen e tij, duke thënë: “O ‘Alī! Lejohet për ty të bësh në këtë xhami çdogjë që më lejohet mua dhe ti je për mua si Harūni për Mūsain, veçse nuk do ketë profet pas meje.” Hudhejfe ibn ‘Asīd el-Gifārī thotë se Profeti (s) mbajti njëherë një hytbe me rastin e mbylljes së atyre dyerve, ku ai tha: “Ka njerëz të cilëve nuk u ka pëlqyer që i nxora ata nga xhamia dhe mbajta ‘Alīun. Allahu, i Buti e Fuqiploti, e frymëzoi Mūsain dhe të vëllain të vendoseshin në Egjipt e t’i bënin shtëpitë kibël e t’i thonin lutjet e tyre”, gjersa tha “‘Alīu është për mua si Harūni për Mūsain. Ai është vëllai im, dhe askujt prej jush s’i lejohet të banojë aty veç tij.” Burimet e këtij hadīthi janë të panumërta dhe s’mund të radhiten në një letër të shkurtër si kjo; megjithatë, shpresoj se çfarë pohova këtu mjafton për të rrëzuar pretendimin se ai kufizohet vetëm në Luftën e Tebūkut. Ç’peshë mund të mbajë ai pretendim në dritën e bollëkut të burimeve të këtij hadīthi?


7) Kushdo që është i njohur me biografinë e Profetit (s) do e shohë atë, paqe pastë mbi të e familjen e tij, t’i përshkruajë ‘Alīun e Harūnin si dy yjet e ndritshëm (Farkadejn) që ngjajnë shumë, ku asnjëri s’ndryshon aspak nga tjetri. Kjo përbën në vetvete dëshmi të gjeneralitetit të statusit të këtij hadīthi, gjë që që vjen ndërmend pavarësisht nga çfarëdo preteksti, siç e shkoqitëm më lart; dhe paqe pastë me ju.

Sinqerisht, Sh

[1] Ajo është bijë e Mihān ibn Khālid el-Ensārīut dhe motër e Harām ibn Mihānit. Babai dhe vëllai i ranë shehīdë tek shoqëronin Profetin (s). Ajo zotëronte arritje dhe urti të lartë. Ajo rrëfeu disa hadīthe të Profetit, dhe u citua nga i biri Enesi, krahas Ibn ‘Abbāsit, Zejd ibn Thābitit, Ebū Selāme ibn ‘Abdur-Rahmānit, etj. Ajo vlerësohet në rreshtin e parë të atyre që pranuan dhe mbështetën Islamin, dhe ishte vetë thirrëse në Islam. Gjatë periudhës së injorancës, ajo ishte dashuruar me Mālik ibn el-Nadarin nga i cili pati një djalë me emrin Enes bin Mālik. Me agimin e Islamit, ajo qe ndër të parat që e përqafoi atë dhe e ftoi të shoqin të besonte në Allahun e të Dërguarin e Tij, por ai refuzoi; ndaj, ajo e la e ai i zemëruar u vendos në Siri ku vdiq kāfir. Ajo e këshilloi të birin, asokohe dhjetë vjeç, t’i shërbente Profetit dhe ai (s) e pranoi shërbimin e tij për hir të së ëmës. Shumë burra arabë me prestigj i kërkuan dorën, por ajo thonte gjithnjë: “Nuk do të martohem deri kur Enesi të bëhet burrë”, ndaj Enesi thonte: “Allahu ia shpërbleftë nënës sime, sepse u kujdes shumë për mua.” Falë ndikimit të saj, Ebū Talha el-Ensārī u bë musliman. Ai i kërkoi dorën kur ishte akoma kāfir, por ajo s’pranoi përderisa të përqafonte Islamin; ndaj, ai e pranoi ftesën e saj për të përqafuar besimin e ri dhe mehri i tij për të ishte pranimi i Islamit. Ajo lindi një djalë prej tij, por foshnja u sëmur dhe vdiq e ajo tha: “Askush s’duhet t’ia përmendë vdekjen e tij të atit përpara meje.” Kur i shoqi erdhi në shtëpi dhe pyeti për të birin, ajo tha: “Ai është në kënaqësinë më të madhe” e ai kujtoi se ajo po thoshte se djali i tyre po fle. Ajo i shtroi darkën, pastaj veshi rrobat më të mira, vuri ca parfum e ai ra në shtrat me të. Të nesërmen ajo i


tha: “Lutu për shpirtin e tët biri.” Ebū Talha ia tregoi ngjarjen të Dërguarit të Zotit (s) që i tha: “Allahu të bekoi ty mbrëmë.” Ajo tregon se ai (s) iu lut Allahut t’i jepte asaj atë që ajo donte e madje më tepër. Po atë natë, ajo mbeti shtatzënë me ‘Abdullāh ibn Ebū Talhan, mbi të cilin Allahu i derdhi bekimet e Tija. Ai është babai i Is‘hāk ibn ‘Abdullāh ibn Ebū Talha fekīh dhe kishte dhjetë vëllezër, çdonjëri nga të cilët qe burrë i dijes. Umm Selīmja merrte pjesë në fushatat ushtarake të Profetit. Ditën e Uhūdit, ajo mbante një kamë për të therur çdo të pafe që t’i afrohej. Ajo i bëri shërbim të madh Islamit, dhe unë nuk di tjetër grua përveç saj që Profeti (s) t’i bënte vizitë në shtëpi e ajo t’i ofronte atij një dhuratë. Ajo ishte e ndërgjegjshme për statusin e familjes së tij, e njohur me të drejtat e tyre... Allahu lëshoftë mëshirën e Tij më të ëmbël mbi të. [2] Ky hadīth i Ummi Selīmes, është i 2554 në Kenz ul-‘Ummāl, dhe gjendet në f. 154, vëll. VI. Ai ndodhet edhe në Muntekheb ul-Kenz, prandaj, drejtojuni rreshtit të fundit të shënimit në faqe 31, vëllimi i V i Musned-it të Ahmedit, ku do ta gjeni të cituar shprehimisht. [3] Kjo citohet nga Hasan ibn Bedri, nga Hākimi në kreun mbi nofkat, Shīrāzīu në kreun e tij të mbiemrave, vëll. VI, dhe nga Ibn el-Nexhxhāri. Ai është hadīthi 6029 dhe 6032 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 395.

[3a] Vëllazërimi i ‘Alīut me të Dërguarin e Allahut (s) është një nderim i paprecendent dhe një pozitë të cilën s’mundi ta arrinte askush. Si para, ashtu dhe pas hixhrës, Profeti (s) e deklaroi vëllazërinë (mu‘ākhāt) e tij me ‘Alīun dhe e konfirmoi atë në shumë raste, që asnjë musliman të mos e harronte. Lidhur me vëllazërimin e parë, në Mekë, në Sīre Halebijjeshkruhet: “Pasiqë Profeti (s) vendosi vëllazëri midis sahabëve (Ebū Bekrit dhe ‘Umerit, Useid ibn Hudejrit dhe Zejd ibn Harīthes, ‘AbdurRahmān bin ‘Aufit e Sa‘d ibn el-Rabī’ut, dhe Ebū ‘Ubejdes e Sa‘d ibn Mu‘ādhit), ai kapi dorën e ‘Alīut e tha: ‘Ky është vëllai im.’ Që prej atij çasti, ‘Alīu dhe i Dërguari i Allahut (s) qenë vëllezër.” (vëll. II, f. 26, kr. Insān el-‘Ujūn; Ibn Hishām, Sīre, I, 505; etj). [4] Gjatë diskutimit të biografisë së ‘Alīut në el-Istī‘āb, Ibn ‘Abd el-Berri e përshkruan kështu atë: “Ai bëri vëllazërim me të Dërguarin e Allahut (s), ndër muhāxhirë, pastaj ndër muhāxhirë e ensārë. Në secilin prej këtyre


rasteve, ai i tha ‘Alīut: ‘Ti je vëllai im në këtë jetë e në tjetrën’, pastaj bëri vëllazërim midis vetes e ‘Alīut.” Hollësitë ndodhen në librat e hadīthit dhe historisë. Për detajet e vëllazërimit të parë, shihni në f. 26, vëll. II i Sīre Halebijje, kurse ato të vëllazërimit të dytë në f. 120, vëll. II po aty, dhe do të gjeni se si e pëlqeu Profeti (s) ‘Alīun mbi të gjithë të tjerët në të dyja rastet. Në Sīre Dehlānijje, hollësirat e rrethanave të vëllazërimit të parë e atij të dytë, janë të ngjashme me të botuarat në Sīre Halebijje. Autori gjithashtu pohon se vëllazërimi i dytë ndodhi pesë muaj pas hixhrës.

[5] Këtë e citon Ahmed ibn ‘Asākiri prej një grupi autoritetesh të besuara si el-Muttekī el-Hindī; ndaj, drejtojuni hadīthit 918 në Kenz ul-‘Ummāl, në fillim të faqes 40 të vëllimit të pestë. Ai gjithashtu citohet në f. 390, vëll. VI, i librit Menākib ‘Alī i Imam Ahmedit, nën numrin 4972.

[6] Këta Imamë e citojnë këtë prej një grupi autoritetesh të besuara, si el-Muttekī el-Hindī në fillim të faqes 41, vëll. V, në Kenz ul-‘Ummāl, me nr 919.

[7] Kjo citohet nga el-Muttekī el-Hindī në Kenz ul-‘Ummāl, ndaj, drejtojuni shënimit të Muntekheb-it, në f. 31 të vëll. V, në Musned-in e Ahmedit, dhe do ta gjeni atë shprehimisht siç e cituam këtu. Nuk është e vështirë të shoshitet kuptimi i frazës ‘e ke zemëruar ‘Alīun’ e të kuptohet domethënia e shoqërisë, dhembshurisë dhe dashurisë së një babai të mëshirshëm e të mirë ndaj të birit. Nëse pyesni veten pse ‘Alīu kishte pak dyshime herën e dytë kur u la pas, ndonëse edhe herën e parë kishte ca, atëherë ai zbuloi se Profeti e kish ruajtur për vete. Nëse pyesni përse ai nuk e shikoi ngjarjen e dytë në dritën e së parës, përgjigjja është se rasti i dytë nuk mund të krahasohej me të parin, sepse i pari kishte të bënte vetëm me muhāxhirët. Prapë, krahasimi s’e ndaloi Profetin (s) nga vëllazërimi me ‘Alīun, ndaj të dytit i cili qe mes muhāxhirëve e ensārëve. Një muhāxhir këtu mund të lidhej me një ensār, e anasjelltas. Meqë Profeti (s) dhe wasi-u ishin muhāxhirë, gjasat ishin që në rastin e dytë ata të mos bëheshin vëllezër; ndaj ‘Alīu mendoi se vëllai i tij do të ishte një ensār, ashtu sikurse të tjerët, për nga analogjia. Kur i Dërguari i Allahut (s) nuk lidhi vëllazëri


ndërmjet vetes e ndonjë ensārīu, pak dyshim i hyri në mendje, por Allahu e i Dërguari i Tij (s) këmbëngulën ta preferonin atë dhe kështu u qe: ai e Profeti (s) u bënë vëllezër, në kundërshtim me normën e zakonshme të praktikës mes muhāxhirëve dhe ensārëve në atë çast dhe atë vend. LETRA 33 , 25 Dhu’l-Hixhe 1329

89. Kur u Përshkruan ‘Alīu e Harūni si Dy Yjet?

Nuk është qartësuar akoma pohimi juaj se ai, bekime pastë mbi të e familjen e tij, i përgjasonte ‘Alīun e Harūnin me dy yjet Farkadejn që janë të ngjashëm; kur e bëri ai këtë?

Sinqerisht, S

LETRA 34 ,


27 Dhu’l-Hixhe 1329

90. Rasti i Shabarit, Shubejrit dhe Mushbirit, 91. Rasti i Vëllazërimit, 92. Rasti i Mbylljes së Dyerve.

Studiojeni biografinë e Profetit (s) dhe do ta gjeni atë t’i përgjasojë ‘Alīun e Harūnin si dy yjet e ndritshëm në zemër të qiejve dhe sytë përmbi fytyrë, asnjeri prej tyre s’dallon nga tjetri në ummetin e vet.

1) A e patë se si ai, bekime pastë mbi të dhe familjen e tij, kishte këmbëngulur që ‘Alīu t’i emëronte fëmijët mu siç bëri Harūni, duke i quajtur ata Hasan, Husein e Muhsin? Ai tha: “I quajta ata sipas bijve të Harūnit: Shabar, Shubejr e Mushbir”, [1] duke dashur që me këtë të theksojë ngjashmërinë midis tij e Harūnit dhe duke e përgjithësuar një ngjashmëri të tillë në të tëra fushat e aspektet.

2) Për të njëjtën arsye, ‘Alīu i kishte dhënë jetë dëshirës së të vëllait dhe e kishte preferuar atë përmbi të gjithë të tjerët, duke arritur kështu qëllimin e përgjithësimit të ngjashmërisë së të dy Harūnëve ndaj vëllezërve të tyre përkatës, duke u siguruar se nuk do të kishte asnjë ndryshim midis tyre. Ai, paqe pastë mbi të dhe pasardhësit e tij, lidhi vëllazëri midis shokëve të tij,


siç u tha më lart, duke e bërë, në rastin e parë, Ebū Bekrin vëllain e ‘Umerit dhe ‘Uthmānin vëllain e ‘Abdur-Rahmān ibn ‘Aufit. Në vëllazërimin e dytë, Ebū Bekri u bë vëllai i Hārixhe ibn Zejdit e ‘Umeri u bë vëllai i ‘Atbān ibn Mālikut. Megjithatë, në të dyja rastet, ‘Alīu u bë vëllai i të Dërguarit të Allahut (s), siç e mësuat tashmë. S’ka vend këtu për të cituar të gjitha tekstet e verifikuara që citojnë Ibn ‘Abbāsin, Ibn ‘Umerin, Zejd ibn Arkamin, Zejd ibn Ebū ‘Aufen, Enes ibn Mālikun, Hudhejfe ibn Jemānīun, Mehdūxh ibn Jezīdin, ‘Umer ibn elKhattābin, el-Berā’ ibn ‘Āzibin, ‘Alī ibn Ebī Tālibin dhe të tjerët që e rrëfejnë këtë hadīth. I Dërguari i Allahut (s) i ka thënë gjithashtu ‘Alīut: “Ti je vëllai im në këtë jetë dhe tjetrën.” [2] Në Letrën 20, ne ju treguam se si ai e kapi ‘Alīun për qafe, duke i thënë: “Ky është vëllai, trashëguesi dhe zëvendësi im ndër ju; prandaj dëgjojeni dhe bindjuni.” Ai, paqe pastë mbi të dhe familjen e tij, doli t’i takonte shokët e tij me një buzëqeshje të gjerë në fytyrë. ‘Abdur-Rahmān ibn ‘Aufi e pyeti përse ishte gëzuar aq shumë. Ai (s) u përgjigj: “Për shkak të lajmit të mirë që sapo mora nga Zoti im lidhur me vëllain dhe kushëririn tim dhe vajzën time. I Larti zgjodhi ‘Alīun si burrin e Fātimesë.” Kur Zonja e tërë grave në Xhennet u martua me Prijësin e familjes së Profetit, i Dërguari tha: “O Ummi Ejmen, sillma tim vëlla!” Ajo pyeti: “Ai është vëllai yt e ti do ta martosh me tënd bijë?!” Ai tha: “Po, o Ummi Ejmen.” Ajo e thirri ‘Alīun brenda. [3] Shumë herë Profeti (s) i drejtohej ‘Alīut dhe thoshte: “Ky është vëllai, kushëriri e dhëndrri im, dhe babai i pasardhësve të mi.” [4] Ai i foli njëherë atij: “Ti je vëllai dhe shoku im.” Një rast tjetër, ai i tha: “Ti je vëllai, shoku dhe shoqëruesi im në Xhennet.” Njëherë, ai iu drejtua për një çështje mes tij, të vëllait Xha‘fer dhe Zejd ibn Hārithit, duke i thënë: “O ‘Alī! Ti vërtet je vëllai im dhe babai i pasardhësve të mi. Ti je nga unë e për mua.” [5] Ai bëri një zotim me të njëherë, duke i thënë: “Ti je vëllai dhe viziri im; ti plotëson fenë time, përmbush premtimin tim, m’i paguan borxhet e ma pastron ndërgjegjen.” [6] Kur iu afrua vdekja, u flijofshin të dy prindërit e mi për të, ai tha: “Më sillni vëllain.” Ata thirrën ‘Alīun. Ai i tha: “Eja pranë meje.” ‘Alīu u afrua. Ai vazhdoi t’i pëshpëriste në vesh gjersa dha shpirt.


‘Alīut madje i ra pak nga pështyma e Profetit (s). [7] I Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të dhe familjen e tij, ka thënë gjithashtu: “Në Portën e Xhennetit shkruhet: ‘Nuk ka zot përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut, ‘Alīu është vëllai i të Dërguarit të Allahut’”.[8] Kur Profeti la ‘Alīun të flinte në shtratin e tij teksa armiqtë ishin përjashta duke komplotuar për ta vrarë, Fuqiploti iu drejtua Xhibra’īlit dhe Mikaīlit me fjalët: “Unë lidha vëllazëri mes ju të dyve dhe e bëra jetën e njërit prej jush më të gjatë se të tjetrit. Cili prej jush dëshiron që jeta e tjetrit të jetë më e gjatë se e tija?” Secili prej tyre çmoi jetën e vet më tepër. I Larti u tha: “Pse s’mund të jeni si ‘Alī ibn Ebī Tālibi të cilin e vëllazërova me Muhammedin e ai zgjodhi të flejë në shtratin e Muhammedit duke ofruar të flijojë jetën për të vëllain? Zbritni në tokë dhe mbrojeni atë nga armiqtë.” Ata zbritën të dy. Xhibra’īli i qëndroi ‘Alīut te koka, ndërsa Mikaīli i qëndroi te këmbët. Xhibra’īli thirri: “Përgëzime! Përgëzime! Kush mund të jetë si ti, o Ibn Ebī Tālib? Edhe Allahu u mburret melekëve për ty!” Lidhur me këtë ngjarje u shpall ajeti {Ka nga njerëzit i cili e flijon veten për kënaqësinë e Allahut} (2:207). [9] Vetë ‘Alīu citohet duke thënë: “Unë jam robi i Allahut dhe vëllai i të Dërguarit të Tij. Unë jam siddīku më i madh i Profetit (s). Asnjë tjetër s’mund ta thotë këtë veçse gënjeshtari.” [10] Ai po ashtu ka thënë: “Për Allah, unë jam vëllai dhe wali-u i tij, kushëriri i tij dhe trashëguesi i dijes së tij; kush tjetër është më i denjë për të se unë?” [11] Ditën e Shūras ai i tha ‘Uthmānit, ‘Abdur-Rahmānit, Sa‘dit e Zubejrit: “A njihni ndokënd ndër muslimanë, përveç meje, me të cilin i Dërguari i Allahut (s) lidhi vëllazëri?” Ata u përgjigjën: “Dëshmojmë se jo.” [12] Kur ‘Alīu doli në duel me Walīdin në Luftën e Bedrit, ky e pyeti: “Kush je ti?” ‘Alīu u përgjigj: “Unë jam robi i Allahut dhe vëllai i të Dërguarit të Tij.” [13] Kur ‘Umeri ishte khalīf, ‘Alīu e pyeti: “Sikur të të vinin disa hebrej dhe njëri prej tyre të të thoshte se është kushëriri i Mūsait, a do të përfitonte ai trajtim më të veçantë se të tjerët?” ‘Umeri u përgjigj: “Padyshim.” ‘Alīu tha:


“Unë, për Allah, jam vëllai i të Dërguarit të Zotit dhe kushëriri i tij.” ‘Umeri hoqi mantelin e vet dhe e shtroi që ‘Alīu të ulej, duke thënë: “Për Allah, nuk do të ulesh kund tjetër përveç mantelit tim, gjersa secili nga ne të shkojë në punë të vet.” ‘Alīu u ul, ndërsa ‘Umeri u kënaq nga gjesti i respektit për vëllain dhe kushëririn e të Dërguarit të Allahut (s), për sa kohë qëndroi me të. [14] 3) Mesa duket, më doli pena nga dora. Profeti, paqe pastë mbi të e familjen e tij, urdhëroi që dyert e shtëpive të shokëve të tij të cilat shikonin nga xhamia, të mbylleshin përgjithmonë, si masë mbrojtëse për ruajtjen e shenjtërisë së xhamisë nga papastërtia, por ai lejoi që dera e ‘Alīut të mbetej e hapur, duke e lënë të kalonte nëpër oborrin e xhamisë edhe duke qenë xhunūb, ashtu siç qe lejuar Harūni, duke ofruar një tjetër provë për ngjashmërinë e pozitave të atyre dyve, paqe pastë mbi ta, në fenë dhe kombin e tyre. Ibn ‘Abbāsi ka thënë: “I Dërguari i Allahut (s), urdhëroi që të gjitha dyert e shokëve të tij të mbylleshin përveç asaj të ‘Alīut, i cili hynte xhunūb, pa patur rrugë tjetër.” [15] ‘Umer ibn el-Khattābi përcjell një hadīth të saktë që ndodhet në të dy Sahīh-ët, ku ai thotë: “‘Alī ibn Ebī Tālibit ijanë dhënë tre shenja prestigji; sikur të kisha veç njërën prej tyre, do të ishte për mua më e dashur se tërë devetë e kuqe: e shoqja Fātime, bija e të Dërguarit të Allahut; banesa e tij në xhami ngjitur me të Dërguarin e Allahut (s) dhe të ndjerit në të si në shtëpi të vet; dhe flamuri në Betejën e Khajberit.” [16] Sa‘īd ibn Māliku, siç citon një hadīth i saktë, përmendi njëherë disa merita unike të ‘Alīut, dhe tha: “I Dërguari i Allahut i nxori të gjithë nga xhamia, përfshi xhaxhain e tij ‘Abbās e të tjerët. ‘Abbāsi e pyeti: ‘Përse po na nxjerr jashtë e po mban ‘Alīun?’ Ai (bekime pastë mbi të e familjen e tij) u përgjigj: “Nuk jam unë ai që ju nxori juve e mbajti ‘Alīun. Është Allahu Ai që ju nxori juve dhe e mbajti atë’.” [17] Zejd ibn Arkami tha: “Disa shokë të të Dërguarit të Zotit i kishin dyert me fytyrë nga xhamia. Atëherë ai (s) tha: ‘Mbyllini të gjitha këto dyer, përveç asaj të ‘Alīut.’ Disave nuk u pëlqeu kjo dhe filluan të pëshpërisnin. Ndaj, i Dërguari i Allahut u ngrit një ditë, falënderoi Fuqiplotin e tha: ‘Kam urdhëruar që të mbyllen këto dyer përveç asaj të ‘Alīut, e disa prej jush s’e pëlqyen këtë. Unë as kam mbyllur, as kam hapur ndonjë derë, e as që kam dhënë ndonjë urdhër, veçse pasi të jem urdhëruar për këtë nga Zoti’.” [18]


Duke cituar Ibn ‘Abbāsin, Taberānīu ka thënë se i Dërguari i Allahut u ngrit njëherë e tha: “Nuk ju kam nxjerrë duke vepruar sipas dëshirës time, dhe as që e kam lënë të hapur një derë nga pëlqimi vetjak. Unë vetëm ndjek frymëzimin që marr nga Zoti im.” [19] Po ashtu, i Dërguari i Allahut i tha njëherë ‘Alīut: “O ‘Alī! S’i lejohet askujt përveç teje që të gjendet në xhami xhunūb.” [20] Sa‘d ibn Ebū Wakkāsi, el-Berā’ ibn ‘Āzibi, Ibn ‘Abbāsi, Ibn ‘Umeri, dhe Hudhejfe ibn el-Jemānī kanë thënë: “I Dërguari i Allahut doli një herë nga xhamia e tha: ‘Allahu e frymëzoi profetin e Tij Mūsain t’i ndërtonte Atij një xhami në të cilën s’do të jetonte askush përveç Mūsait e Harūnit. Allahu më frymëzoi të ndërtoj një xhami të shenjtëruar ku vetëm mua e vëllait tim ‘Alī na lejohet të flejmë’.” [21]

Nuk ka vend këtu për të parashtruar të gjitha tekstet sahīh të përcjella nga Ibn ‘Abbāsi, Ebū Sa‘īd el-Khudrī, Zejd ibn Arkami, një sahab nga fisi i Hathemit, Esmā’ bint ‘Āmisi, Ummi Selemja, Hudhejfe ibn Asīdi, Sa‘d ibn Ebū Wakkāsi, el-Berā’ ibn ‘Āzibi, ‘Alī ibn Ebū Tālibi, ‘Umer ibn el-Khattābi, ‘Abdullāh ibn ‘Umeri, Ebū Dher el-Gifārīu, Ebū Tufejli, Burejde el-Eslemī, Ebū Rāfi’u, robi i liruar i të Dërguarit të Allahut (s), Xhābir ibn ‘Abdullāh elEnsārīu, dhe të tjerë, që e kanë rrëfyer këtë hadīth. Është gjithashtu fakt i mirënjohur që i Dërguari i Allahut (s), iu lut njëherë Allahut me fjalët: “O Zot! Vëllai im Mūsai T’u pat lutur: {O Zot! Zgjeroma kraharorin, lehtësoma punën, zgjidhe gjuhën time që njerëzit të ma kuptojnë fjalën, dhe më cakto një vizir nga familja ime: Harūnin, vëllain tim; që të më përforcojë në punën time e të marrë pjesë në të} (20:25-32). E Ti, o Zot, iu përgjigje: {Ne do të të përforcojmë me vëllain tënd e do t’ju dhurojmë pushtet të madh} (28:35). O Zot! Unë jam robi Yt Muhammedi; ndaj po të lutem të ma largosh zorin nga kraharori, të ma lehtësosh nismën që të mund ta kryej, e të më japësh vëlla nga familja ime ‘Alīun’.” [22] El-Bezzāzi ka treguar po kështu se i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të dhe familjen e tij, mori dorën e ‘Alīut e tha: “Mūsai iu pat lutur Zotit ta pastronte xhaminë e tij nëpërmjet Harūnit e unë iu luta Zotit ta pastronte timen përmes teje.” Atëherë, ai i dërgoi një lajmëtar Ebū Bekrit duke e urdhëruar ta mbyllte derën e vet që shihte nga xhamia dhe Ebū Bekri u bind duke shprehur dëshirën e tij për të nderuar urdhrin e Profetit (s). Pastaj ai


dërgoi edhe një lajmëtar te ‘Umeri të bënte ashtu dhe një tjetër te ‘Abbāsi, me po atë qëllim. Atëherë, ai (s) tha: “S’jam unë ai që i mbylli dyert tuaja, e as s’e mbajta të hapur derën e ‘Alīut nga vetja; përkundrazi, është Allahu Ai që ia hapi derën atij dhe jua mbylli juve.” Kaq duhet të mjaftojë për të vërtetuar ngjashmërinë e ‘Alīut me Harūnin në të gjitha rrethanat dhe kushtet, paqe pastë me ju.

Sinqerisht, Sh [1] Kjo citohet nga muhadīthët sipas burimeve të tyre të vërtetësishme të traditave të të Dërguarit të Allahut (s). Drejtojuni faqeve 265 e 168, vëll. III i Mustedrek-ut, dhe do ta gjeni tekstin e këtij hadīthi të cilësohet i vërtetë sipas mbështetjes së të dy Shejhëve. Imam Ahmedi, po ashtu, e ka cituar atë nga hadīthi i ‘Alīut në f. 98, vëll. I i Musned-it. Ibn ‘Abd el-Berri, gjithashtu, citon biografinë e nipit të Profetit (s), Hasanit, në el-Istī‘āb; madje edhe Dhehebīu e citon atë në Telkhīs, duke ia marrë vërtetësinë për të mirëqenë, megjithë fanatizmin dhe shmangien e tij nga Harūni i këtij ummeti dhe nga Shabari e Shubejri i tij. Ai citohet edhe nga Begewīu në Mu‘xhem dhe ‘Abdul-Gānīu në Īdāh, siç regjistrohet në f. 115 të es-Sawā‘ik ul-Muhrike nga Selmāni, teksti i të cilit është thuajse i njëjtë, dhe gjithashtu nga Ibn ‘Asākiri. [2] Hākimi e citon atë në f. 14, vëll. III i Mustedrek-ut siç transmeton Ibn ‘Umeri prej dy burimeve të sakta dhe mbështetet nga dy Shejhët. Dhehebīu e ka cituar në Telkhīs, duke ia marrë vërtetësinë për të mirëqenë. Tirmidhīu, po ashtu, e citon siç ndodhet në f. 72 të es-Sawā’ik ul-Muhrike; ndaj, drejtojuni hadīthit të shtatë prej të përfshirëve në kaptinën e dytë, Kreu IX i es-Sawā’ik ul-Muhrike. Të gjithë muhadīthët dhe historianët që e kanë shqyrtuar hadīthin e vëllazërisë, e kanë pranuar pa e diskutuar. [Po ashtu, Nesā‘īu në Khasā‘is, f. 5; el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābi’ ulMuwedde, ff. 57, 61; Ibn el-Meghāzilī el-Shāfi‘ī në Menākib, f. 37, etj] [3] Kjo citohet nga Hākimi në f. 159, vëll. III i Mustedrek-ut. Edhe Dhehebīu e ka cituar në Telkhīs, duke ia pranuar vërtetësinë. Ibn Haxheri e kopjon në


Kreun XI të es-Sawā‘ik ul-Muhrike. Të gjithë ata që kanë shkruar mbi martesën e Fātime ez-Zehrāsë, e kanë përmendur atë pa përjashtim. [4] Kjo përfshihet nga Shīrāzīu në kreun e tij të mbiemrave dhe nga Ibn al-Nexhxhāri që citon Ibn ‘Umerin. El-Muttekī el-Hindī e transmeton në Kenz ul-‘Ummāl dhe Muntekheb të cilin ai ia ngjit shënimeve të Musned-it; referojuni, pra rreshtit të dytë të shënimit në f. 32, vëll. i V i këtij të fundit.

[5] Hākimi e citon atë në f. 217, vëll. III, i Mustedrek-ut, vërtetësinë e transmetuesve të të cilit e mbështet Muslimi. Dhehebīu e ka pranuar po këtë hadīth në Telkhīs. [6] Taberānīu e ka cituar atë në el-Kebīr nga Ibn ‘Umeri, dhe ai përcillet nga el-Muttekī el-Hindī në Kenz ul-‘Ummāl e Muntekheb; drejtojuni, pra Muntekheb-it për të shikuar shtesën e shënimit në f. 32, vëll. V i Musned-it.

[7] Këtë e citon Ibn Sa‘di në f. 51, Pjesa 2, vëll. II në Tabakāt si dhe f. 55, vëll. IV, në Kenz ul-‘Ummāl.

[8] E citon Taberānīu në el-Ewset, el-Khātibi në el-Muttefek we’lMufterek dhe e transmeton autori i Kenz ul-‘Ummāl-it; prandaj, drejtojuni Muntekheb-it dhe shihni shënimin e f. 32, vëll. V i Musned-it të Ahmedit. Ai përcillet po ashtu edhe nga Ibn ‘Asākiri në shënimin e tij të faqes 46. [9] Kjo citohet nga autorët e librave të hadīthit në punimet e tyre përkatëse, dhe përmendet rrëshkitazi nga Imam Fakhr ed-Dīn Rāzīu kur e zbërthen këtë ajet të Sures Bekare, në f. 189, vëll. II, i Tefsīr ul-Kebīr.

[10] Kjo citohet nga Nesā‘īu në el-Khasā’īs ‘Alī dhe Hākimi në fillim të faqes 112, vëll. III i Mustedrek-ut, nga Ebī Shejbe e Ibn Ebū ‘Āsimi në elSunneh, si dhe Ebū Na‘īmi në Ma’rife. Ai po ashtu përcillet nga el-Muttekī el-Hindī në Kenz ul-‘Ummāl dhe Muntekheb ul-Kenz. Drejtojuni këtij të fundit dhe lexoni atë që ka përfshirë Ahmedi në shënimin e tij të f. 40, vëll.


V i Musned-it.

[11] Drejtojuni f. 126, vëll. III i Mustedrek-ut. Ai citohet nga Dhehebīu në Telkhīs, ku autori nuk ia diskuton aspak vërtetësinë.

[12] Kjo citohet nga Ibn ‘Abd ul-Berri në biografinë e ‘Alīut në el-Istī‘āb, krahas shumë autoriteteve të tjera të besuara.

[13] Kjo citohet nga Ibn Sa‘di gjatë diskutimit të fushatës së Bedrit në Tabakāt, f. 15, Pjesa 1, vëll. II.

[14] Siç e citon Dār Kutnīu në meksedin e pestë të Mekāsid-it të ajetit që urdhëron dashuri për farefisin e Profetit (s), dhe ai është ajeti 14 i përfshirë nga Ibn Haxheri në Kreun XI të es-Sawā‘ik ul-Muhrike; ndaj, drejtojuni faqes 107 të es-Sawā‘ik ul-Muhrike. [15] Ky hadīth është mjaft i gjatë, dhe përmban dhjetë merita ekskluzive të ‘Alīut, dhe ne e cituam atë në Letrën 26.

[16] Ai ndodhet në f. 125, vëll. III i Mustedrek-ut. Ai citohet nga Ebū Ja’līu, siç pohohet në pjesën 3, Kreu IX, i es-Sawā‘ik ul-Muhrike; prandaj, drejtojuni faqes 76 të këtij libri. Ai citohet në po këtë kuptim, me formulim thuajse të njëjtë, edhe nga Ahmed ibn Hanbeli kur citon hadīthet nga ‘Umeri dhe i biri ‘Abdullāhi e shumë muhadīthë të tjerë të besuar përmes rrugësh të ndryshme [si: el-Balkhī el-Hanefī në Jenābi’ ul-Muwedde, kr. 56, f. 210; el-Khawārizmī, Ibn Haxheri, Sujūtīu dhe Ibn ‘Athīr Xhezirī.] [17] Siç pohohet në fillim të f. 17, vëll. III i Mustedrek. Ky hadīth përfshihet në librat sunni të traditave e citohet nga shumë autoritete të besuara sunnite.


[18] Siç tregon për të Ahmedi, në f. 389, vëll. IV i Musned-it. Ai citohet po ashtu nga el-Dijāi, siç pohohet në Kenz ul-‘Ummāl dhe Muntekheb; drejtojuni, pra Muntekheb-it, për të parë atë që përfshihet në shënimin e faqes 29 të vëllimit të pestë të Musned-it.

[19] Siç e citon el-Muttekī në fund të shënimit të faqes së lartpërmendur. [20] Siç citohet nga Tirmidhīu në Sahīh, dhe citohet prej tij nga el-Muttekī el-Hindī, siç pohuam kur iu referuam Muntekheb-it. Ai po ashtu citohet nga el-Bezzāzi prej Sa’dit, siç tregon hadīthi 13 i atyre që përfshin Ibn Haxheri në Pjesën 2, Kreu IX, i el-Sawā‘ik ul-Muhrike; drejtojuni, pra faqes 73 së të njëjtit.

[21] Siç citohen nga ‘Alī ibn Muhammed el-Khātibi, fekīhu shāfi‘ī që njihet më mirë si Ibn el-Meghāzīlī, në librin el-Menākib prej burimeve të ndryshme, dhe siç transmetohet nga studiuesi i besuar Sulejmān el-Balkhī el-Hanefī në Kreun XVII të Jenābi’ ul-Muweddeh. [Të shihet Kur’ani 10:87. Fakti se Profeti (s) urdhëroi që të gjitha dyert e shtëpive që hapeshin nga xhamia të mbylleshin është transmetuar nga një mori dijetarësh sunni. Ahmedi në Musned, vëll. I, f. 175; vëll. II, f. 26; vëll. IV, f. 369; Nesā‘īu në Sunen e Khasā‘is, ff. 13-14; Hākimi në Mustedrek, vëll. III, ff. 117-125 dhe Sibt Ibn Xheuzī në Tedhkīre, ff. 24-25 ia kanë konfirmuar saktësinë këtij hadīthi, bazuar mbi zinxhirët e transmetimit të Tirmidhīut dhe Ahmedit. Kurse, Ibn ‘Athīr Xhezirī në Athna ul-Matālib, f. 12, Ibn Haxheri në Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 76; Ibn Haxher ‘Askalānī in Fet’h ul-Bārī, vëll. VII, f. 12; Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā‘id, vëll. IX, f. 65, el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 408; Taberānīu në Ewset; Ebū Na‘īmi në Hiljet ulEwlijā’, vëll. IV, f. 183 dhe Fadā’il us-Sahābe; Khatīb Baghdādī në Tarīkh, vëll. VII, f. 205; Ibn Kethīri në el-Bidāje we’n-Nihāje, vëll. VII, f. 342; Muhibb et-Taberīu në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, f. 451; Sujūtīu në Tarīkh ul-Khulefā’, f. 116; Xhāmi ul-Xhewamī; Khasā‘is ul-Kubra dhe Le‘āli ul-Masnu‘a, vëll. I, f. 181; el-Khawārizmī në Menākib; el-Hamawejnī në Ferā’id us-Simtejn, Ibn Meghāzilī në Menākib; el-Menawī në Kunūz ul-Hakā‘ik; el-Balkhī el-Hanefī në Jenābi’ ul-Muwedde, f. 87, që ia kushton tërë Kreun 17 çështjes; el-


Kastalānī në Irshād ul-Bārī, vëll. VI, f. 81, Halebīu në Sīre, vëll. III, f. 374; Ibn Talha Shāfi‘ī në Metālib us-Su‘ūl e shumë të tjerë e kanë përcjellë këtë fakt nga ‘Umer ibn Khattābi, Ibn ‘Abbāsi, Ibn ‘Umeri, Zejd ibn Arkami, Xhābir ibn ‘Abdullāhi etj. Disa prej tyre e kanë theksuar saktësinë e këtij hadīthi. Muhammed ibn Jūsuf el-Genxhī el-Shāfi‘ī, në kreun 50 të librit të tij Kifājet ut-Tālib, është marrë posaçërisht me këtë temë. Ai pohon se vetëm ‘Alīut i lejohej të hynte dhe të rrinte në xhami në gjendje xhunubllëku dhe vazhdon: “Me një fjalë, dhënia e këtij privilegji nga ana e Profetit (s) vetëm për ‘Alīun ishte nder i madh. Ai tregon që Profeti (s) e dinte se ‘Alīu, Fatimeja dhe pasardhësit e tyre ishin krejtësisht të kulluar nga papastërtitë, siç tregon ‘ajeti i pastrimit’ (33:33).”] [22] Kjo citohet nga Imam Ebū Is‘hāk Tha‘lebīu prej Ebū Dher el-Gifārīut në komentin e ajetit 55, Sure el-Mā’ide: {Padyshim, wali-u juaj është: Allahu, i Dërguari i Tij, dhe besimtarët...} në Tefsīr ul-Kebīrin e tij, ngjashëm me çka transmeton Musned-i i Imam Ahmedit prej studiuesit hanefī nga Balkhi. LETRA 35 , 27 Dhu’l-Hixhe 1329

93. Kërkesa për të Tjera Tekste

Allahu jua bekoftë babanë! Sa elokuente argumentet tuaja dhe sa bindëse! Ju lutem kini mirësinë e vazhdoni duke përmendur pjesën tjetër të teksteve


të qarta mutewātir, dhe paqe pastë me ju.

Sinqerisht, S

LETRA 36 , 29 Dhu’l-Hixhe 1329

94. Hadīthi i Ibn ‘Abbāsit 95. Hadīthi i ‘Imrānit, 96. Hadīthi i Burejdes, 97. Hadīthi i Dhjetë Meritave Ekskluzive, 98. Hadīthi i ‘Alīut, 99. Hadīthi i Wehābit, 100.

Hadīthi i Ebū ‘Āsimit.

1) Drejtojuni asaj që ka raportuar Ebū Dā‘ūd et-Tejālisīu, siç pohohet në një kaptinë rreth ‘Alīut në el-Istī‘āb me autoritetin e Ibn ‘Abbāsit, që citohet


duke pohuar: “I Dërguari i Allahut i ka thënë ‘Alī ibn Ebī Tālibit: ‘Ti je fill pas meje si wali i çdo besimtari’.” [1]

2) Një tjetër hadīth i saktë tregohet nga ‘Imrān ibn Hasīni që thotë: “I Dërguari i Allahut (s), nisi një divizion të ushtrisë nën komandën e ‘Alī ibn Ebī Tālibit i cili zgjodhi si pjesën e tij të khums-it një robinë dhe njerëzit e kritikuan. Katër vetë u betuan se do të ankoheshin për të tek i Dërguari i Allahut (s). Kur erdhën te Profeti, njëri prej tyre u ngrit dhe tha: ‘O i Dërguari i Allahut! A e pe se si ‘Alīu bëri këtë dhe atë?’ Profeti (s) u kthye mënjanë prej tij. I dyti u ngrit e foli në po atë mënyrë dhe Profeti e mospërfilli edhe atë. I treti u ngrit dhe përsëriti atë që kishin thënë shokët e tij, por edhe ai u injorua. I katërti u ngrit e foli porsi shokët e tij. Atëherë, i Dërguari i Allahut, bekime pastë mi të dhe familjen e tij, u kthye nga ata me zemërim në sy e tha: ‘Çfarë doni nga ‘Alīu? ‘Alīu është nga unë e unë jam nga ai, dhe pas meje ai është mawla-i i të gjithë besimtarëve’.” [2]

3) Drejtojuni gjithashtu hadīthit të Burejdes që citohet shprehimisht në f. 356 të vëll. V të Musned-it të Ahmedit. Ai thotë: “I Dërguari i Allahut (s) nisi dy regjimente në Jemen. Njëri prej tyre prihej nga ‘Alī ibn Ebī Tālibi dhe tjetri nga Khālid ibn el-Walīdi. Ai i udhëzoi që: ‘Kur të bashkoni forcat, prijës të bëhet ‘Alīu. [3] Por nëse shpërndaheni, atëherë secili prej jush është prijës i trupave të tij.’ Në atëherë luftuam Beni Zubejden dhe ‘Alīu zgjodhi nga të kapurit, një robinë për vete; kështu Khalīdi dhe unë i shkruajtëm të Dërguarit të Allahut (s) për ta njoftuar rreth ngjarjes. Kur erdha te i Dërguari i Allahut (s) dhe atij iu lexua letra, vërejta zemërim në sytë e tij; prandaj iu drejtova kështu: ‘Ky është vendi për ata që kërkojnë strehim; ti më dërgove nën një prijës e më urdhërove t’i bindem atij, dhe unë këtë bëra.’ I Dërguari i Allahut (s) tha: ‘Mos vepro kurrë kundër ‘Alīut, sepse ai është prej meje e unë jam prej tij, dhe ai është wali-u yt pas meje’.”[4]

Nesā‘īu ka cituar fjalët e mëposhtme të Profetit shprehimisht në faqe 17 të Khasā’is ‘Alī: “O Burejde! Mos u përpiq të më bësh ta mospëlqej ‘Alīun,


sepse ‘Alīu është nga unë dhe unë jam nga ai, e ai është wali-u yt pas meje.” Xherīri, po ashtu, e citon pohimin e Burejdes shprehimisht: “Fytyra e Profetit u skuq nga zemërimi dhe ai tha: ‘Kujtdo që i kam qenë mawla, ‘Alīu i është mawla’; prandaj unë e harrova idhnimin tim ndaj ‘Alīut dhe thashë që kurrë më nuk do flisja keq për ‘Alīun.” [5] Taberānīu, po ashtu, e ka cituar këtë hadīth në hollësi. Mes asaj që ai tregon është se kur Burejde u kthye nga Jemeni e hyri në xhami, ai gjeti një turmë pranë dhomës së Profetit (s). Kur e panë, ata u ngritën për ta përshëndetur dhe pyetur se ç’lajme sillte. “Lajme të mira. Allahu u dha fitore muslimanëve” tha ai. Ata e pyetën: “Atëherë ç’të solli ty këtu?” Ai u përgjigj: “Një incident lidhur me një robinë të cilën ‘Alīu e zgjodhi si pjesën e tij të khums-it, për çka kam ardhur të njoftoj Profetin (s).” Ata thanë: “Tregoja atij këtë, tregoja, që ajo që ai ka në zemër për ‘Alīun të ndryshojë.” Ndërkohë, Profeti (s) po e dëgjonte bisedën e tyre nga brenda. Atëherë, ai doli i zemëruar dhe tha: “Ç’është kështu me ata që kanë mëri ndaj ‘Alīut? Kushdo që e urren ‘Alīun, më urren dhe mua e kushdo që e braktis ‘Alīun, më ka braktisur mua. ‘Alīu është nga unë dhe unë jam nga ai; ai është krijuar nga brumi im, e brumi im është i Ibrāhīmit dhe unë jam i epërm ndaj Ibrāhīmit, [6] brez pas brezi; Allahu dëgjon gjithçka e di gjithçka. O Burejde! A s’e ke marrë vesh që pjesa e ‘Alīut është shumë më tepër se robina që ai mori dhe se ai është wali-u yt pas meje?” [7] S’ka kurrfarë dyshimi për vërtetësinë e këtij hadīthi, transmetuesit e tij janë të shumtë dhe që të gjithë të besuar.

4) E ngjashme me këtë është ajo që citon Hākimi nga Ibn ‘Abbāsi i cili përcjell një hadīth të një peshe e rëndësie të posaçme, ku ai rreshton dhjetë merita të veçanta të ‘Alīut, dhe citon të Dërguarin e Zotit (s) t’i thotë ‘Alīut: “Ti je wali-u i çdo besimtari pas meje.”[8]

5) Po kështu, në një hadīth tjetër, ai (s) ka thënë: “O ‘Alī! I jam lutur Allahut të më plotësojë pesë dëshira lidhur me ty, dhe ai m’i plotësoi katër e ma mohoi të pestën.” Ai vazhdon e thotë: “Ai më ka garantuar se ti je wali-u i besimtarëve pas meje.” [9]


6) Një hadīth të ngjashëm e përcjell Ibn el-Sekani prej Wehāb ibn Hamzait dhe citohet në biografinë e Wehābit në Istī‘āb: “Udhëtova njëherë me ‘Alīun dhe e pashë të ishte i ftohtë ndaj meje, ndaj pas kthimit vendosa t’i ankohem Profetit. Kështu, ia përmenda atë të Dërguarit të Allahut dhe i fola keq për të, me ç’rast ai tha: ‘Mos fol ashtu për ‘Alīun, sepse ai është wali-u yt pas meje’.” Taberānīu, në el-Kebīr e citon hadīthin e Wehābit: “Mos fol ashtu për ‘Alīun, sepse ai është më i denji për të qenë udhëheqësi yt pas meje.” [10] 7) Ibn Ebū ‘Āsimi e ka cituar hadīthin e ‘Alīut nga Profeti përmes një zinxhiri transmetuesish, me fjalët: “A nuk kam unë më shumë autoritet mbi besimtarët se ata vetë?” Njerëzit iu përgjigjën duke pohuar. Profeti atëherë tha: “Kujtdo që unë i kam qenë wali, ‘Alīu i është wali”; [11] dhe librat tanë sahīh janë mutewātir në këtë aspekt, nga Imamët e ‘Itre-s së Pastruar (‘a).

8) Kaq duhet të mjaftojë për të vërtetuar pikëpamjen tonë, ndonëse vetëm ajeti i wilājetit mjafton për të mbështetur mendimin tonë, we’l-hamdu li’lLāhi Rabb’il-‘alemīn. Wesselāmu aleikum.

Sinqerisht, Sh

[1] Këtë e citon Ebū Dā‘ūdi dhe autorë të tjerë të librave të hadīthit nga Ebū ‘Awane el-Waddāh ibn ‘Abdullāh el-Jeshkurīu me këtë zinxhir: Ebū Balxh Jahjā ibn Selīm el-Fizāri, ‘Amr ibn Mejmūn el-‘Awdīu, deri te Ibn ‘Abbāsi. Këta burra janë të gjithë autoritete në hakun e tyre dhe të dy Shejhët mbështeten mbi ta në sahīh-ët përkatës, me përjashtim të Jahjā ibn Salīmit të cilin nuk e citojnë, edhe pse pionierët e kritikës dhe verifikimit e kanë deklaruar që të gjithë besnikërinë e tij dhe përmendjen e shpeshtë të Allahut. Dhehebīu, duke ia rrëfyer biografinë në el-Mīzān, citon Ibn Ma‘īnin, Nesā‘īun, Dār Kutnīun, Muhammed ibn Sa‘īdin, Ebū Hātimin dhe shumë të tjerë që dëshmojnë faktin se ai burrë është një autoritet i besuar. [2] Kjo citohet nga shumë autorë të librave të traditës si Imam Nesā‘īu


në Khasā‘is ‘Alī, Ahmed ibn Hanbeli (kur citon hadīthin e ‘Imrānit në fillim të faqes 438, vëll. IV i Musned-it), Hākimi në faqe 111, vëll. III i Mustedrek-ut, Dhehebīu në Telkhīs, që ia pranojnë vërtetësinë falë mbështetjes së tij nga Muslimi. Ai citohet nga Ibn Ebī Shejbe dhe Ibn Xherīri, dhe hadīthi që ata citojnë prej tij është verifikuar nga el-Muttekī el-Hindī në fillim të f. 400, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl. E citon dhe Tirmidhīu [vëll. V, f. 632] nga burime të besuara, siç thekson Ibn Haxher ‘Askalānī kur shtjellon biografinë e ‘Alīut në el-Isābeh [vëll. II, f. 509]. Dijetari mu‘tezilī e ka cituar në f. 450, vëll II i Sherh Nehxhul Balāghah, duke shtuar: “Kjo përcillet nga Ebū ‘Abdullāh Ahmed ibn Hanbeli në Musned, në më shumë se një vend.” Ai e përcjell edhe në librin Fadā’il ‘Alī, e hadīthi përcillet nga shumica e muhadīthëve. [Po ashtu: Ebū Dā‘ūd et-Tajālesī në Musned, f. 111; Ebū Na‘īmi në Hiljet ulEwlijā’, vëll. VI, f. 294; Ibn ul-‘Athīri në ‘Usd ul-Ghābeh, vëll. IV, f. 27; Ibn Kethīri në el-Bidāje we’n-Nihāje, vëll. VII, f. 345; Dhehebīu në Tarīkh, vëll. II, f. 196.]

[3] I Dërguari i Allahut (s), për sa kohë jetoi, nuk i kërkoi askujt t’i jepte urdhra ‘Alīut; përkundrazi, ai i kaloi atij përgjegjësinë e dhënies urdhra të tjerëve. Ai ishte mbajtësi i flamurit në çdo fushatë, si asnjë tjetër. Ebū Bekri dhe ‘Umeri ishin të dy ushtarë të thjeshtë në trupat e ‘Usāmes, duke shërbyer nën flamurin e tij të lidhur nga vetë i Dërguari i Allahut (s), që e urdhëroi të merrte drejtimin e ekspeditës së Mu’tes. Ai personalisht i rekrutoi të dy, sipas pajtimit të historianëve, dhe ai i pat bërë ata ushtarë të Ibn ul-‘Āsit. Këto fakte pohohen nga Hākimi në f. 43, vëll. III i Mustedrek-ut, dhe citohen nga Dhehebīu në Telkhīs ul-Mustedrek, që ia pranon vërtetësinë hadīthit. Sa për ‘Alīun, ai s’mori kurrë urdhra e as nuk ishte vartës i kujtdo tjetri përveç vetë Profetit që nga fillimi i misionit të tij e gjer në vdekje, paqe pastë mbi të.

[4] Kjo citohet nga Ahmedi në f. 356 nga ‘Abdullāh ibn Burejde i cili citon të atin. Në f. 347, vëll. V i Musned-it, mbështetur në zinxhir transmetuesish që përfshin Sa‘īd ibn Xhubejrin e Ibn ‘Abbāsin, ai citon Burejden me fjalët: “Mora pjesë në fushatën e ‘Alīut në Jemen dhe ndjeva se qëndrimi i tij ndaj meje qe i ftohtë. Kur erdha te i Dërguari i Allahut (s) e ia përmenda ‘Alīun, unë e nënçmova atë. Atëherë, e pashë fytyrën e të


Dërguarit të Allahut (s) të ndërronte ngjyrë e ai më tha: ‘O Burejde! A s’kam unë më tepër autoritet mbi besimtarët sesa vetë ata?’ U përgjigja: ‘Vërtet po, o i Dërguari i Allahut.’ Ai tha: ‘Kujtdo që unë i jam mawla, ‘Alīu i është mawla.’ Këtë e citon Hākimi në f. 110, vëll. III i Mustedrek-ut, krahas shumë muhadīthëve të tjerë. Ai është, siç e shihni, mjaft i qartë në kuptimin e tij, sepse kur ai fillon me pyetjen “A s’kam unë më tepër autoritet mbi besimtarët sesa vetë ata?” ai (s) e dëshmon kuptimin e fjalës mawla në këtë hadīth të jetë “ai që është awla, d.m.th më i denji për t’i sunduar ata”, siç është fare e qartë. Ngjashëm me këtë hadīth është ajo që është cituar nga shumë muhadīthë si Imam Ahmedi në fund të faqes 483, vëll. III i Musned-it të tij, nga ‘Amr ibn Shās el-Eslemī, njëri prej të pranishmëve në Hudejbije, i cili citon të njëjtën duke shtuar: “E shoqërova ‘Alīun në Jemen dhe ai ishte i ftohtë ndaj meje gjatë udhëtimit, aq sa i fsheha disa ndjenja të mija kundër tij. Kur u ktheva, u ankova për të në xhami gjersa lajmi mbërriti të Dërguarin e Allahut (s). Një pasdite, hyra në xhami e i Dërguari i Allahut (s) ishte aty i shoqëruar nga shumë sahabë. Porsa më pa, ai m’i nguli sytë deri sa u ula dhe më tha: ‘O ‘Amr! Për Allah, më ke lënduar.’ Unë thashë: ‘Kërkoj strehim tek Allahu kundër të lënduarit ty, o i Dërguari i Allahut (s)!’ Ai tha: ‘Po, kushdo që lëndon ‘Alīun, më lëndon mua’.”

[5] Siç citohet nga el-Muttekī el-Hindī në f. 398, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl. Ai gjithashtu citohet në Muntekheb ul-Kenz.

[6] Kur atij iu tha se ‘Alīu ishte krijuar nga brumi i tij (s), duke e bërë atë të epërm ndaj këtij personi, ai tha: “Kurse unë jam krijuar nga brumi i Ibrāhīmit”, duke pandehur se Ibrāhīmi është superior ndaj tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, çka bie ndesh me të vërtetën.

[7] Ibn Xherīri e ka cituar këtë hadīth nga Taberānīu, siç tregon Ibn Haxheri i cili e përfshin atë në f. 103 të librit të tij el-Sawā‘ik ul-Muhrike kur diskuton meksedin e dytë të ajetit 14 prej atyre që ai i përfshin në Kreun XI të el-Sawā‘ik ul-Muhrike. Por, kur vjen tek pjesa “A s’e ke marrë vesh se pjesa e ‘Alīut është shumë më tepër se një shërbëtore?” të pohimit, pena e tij frenon dhe ai s’mund ta çojë hadīthin deri në fund! Kjo nuk është për t’u


habitur, nga ana e tij dhe e sojit të tij; we’l-hamdu li’l-Lāh për shëndetin tonë të mirë.

[8] Kjo citohet nga Hākimi në fillim të faqes 134, vëll. III i Mustedrek-ut, Dhehebīu në Telkhīs ul-Mustedrek, duke ia pranuar vërtetësinë, Nesā‘īu në f. 6 të Khesā‘is ‘Alī, dhe Ahmedi në f. 331, vëll. I i Musned-it. Ne e cituam atë shprehimisht në fillim të Letrës 26.

[9] Ky është hadīthi 6048 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 396, vëll. VI.

[10] Ky është hadīthi 2579 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 155, vëll. VI.

[11] Kjo transmetohet nga el-Muttekī el-Hindī prej Ibn Ebū ‘Āsimit, në f. 397, vëll. VI në Kenz ul-‘Ummāl. LETRA 37 , 29 Dhu’l-Hixhe 1329

101.

Wali është Emërtim Gjuhësor; Ku është Teksti atëherë?


Fjala wali është emërues i përbashkët që do të thotë mbështetës, mik, i dashur, kunat, ndjekës, ortak dhe fqinj. Kushdo që merr drejtimin e çështjeve të dikujt është wali-u i tij. Hadīthet që cituat mund të nënkuptojnë thjesht: ‘Alīu është mbështësi, ose miku, a i dashuri juaj pas Profetit; ku është atëherë teksti që ju pretendoni?

Sinqerisht, S

LETRA 38 , 29 Dhu’l-Hixhe 1329

102.

Shpjegimi i Rrjedhimeve të Fjalës Wali,

103.

Vërtetimi i Konotacionit të saj.

1) Ju theksuat, duke shpjeguar kuptimet e “wali”, se kushdo që merr drejtimin e çështjeve të dikujt, bëhet wali i tij. Ky është me të vërtetë konotacioni i “wali” sa u përket atyre hadītheve. Kjo është ajo që vjen


ndërmend. Kuptimi i saj i ngjan thënies “I mituri pati për wali si gjyshin nga babai ashtu edhe atë nga nëna, pastaj u vu nën kujdesin e njërit prej tyre dhe pastaj të administruesit ligjor.” Kjo nënkupton se këta persona janë të ngarkuarit me përkujdesjen dhe administrimin e çështjeve të tija në emër të tij.

2) Provat që dëshmojnë për kuptimin e dhënë s’janë të fshehura nga të maturit. Pohimi i tij (s) “Dhe ai është waliu juaj pas meje” e kufizon qartazi wilājet-in për të dhe vetëm për të. Kjo na obligon të përqafojmë kuptimin që sapo i përngjitëm kësaj fjale, një kuptim ky që nuk përputhet me atë të asnjë interpretimi tjetër. Mbështetja, dashuria, miqësia e të ngjashmet s’kufizohen te një person i vetëm, dhe besimtarët e besimtaret, janë walij të njëri tjetrit. Ç’meritë tjetër përveç asaj që treguam mund të ketë theksuar Profeti (s) në këtë hadīth për vëllain e wali-un e tij nëse themi që kuptimi i fjalës wali është diçka tjetër e ndryshme nga ajo që thamë më sipër? Çfarë çështjeje të fshehtë vendosi të zbulonte Profeti (s) me anë të hadītheve të tilla sikur kuptimi i wali-ut të kish qenë mbështetësi, i dashuri apo të ngjashme? I Dërguari i Allahut, bekime pastë mbi të e pasardhjen e tij, qëndron përmbi të qartësuarit e së qartës, apo të treguarit e asaj që merret si e mirëqenë. Urtia e tij është e gjerë, pagabueshmëria e tij është detyruese, Mesazhi i tij është vendimtar dhe shumë më tepër se ç’pandehin disa. Gjithsesi, këto hadīthe janë fare të qarta në të pohuarit se wilājet-i është caktuar për ‘Alīun pas të Dërguarit të Allahut. Edhe kjo, po ashtu, kërkon zbatimin e të njëjtit kuptim që sugjeruam. Ajo thjesht nuk shpie në kuptimet ‘mbështetës’, ‘i dashur’ etj, ngaqë s’ka dyshim se ‘Alīu njihet të jetë mbështetur, dashur e miqësuar nga muslimanët falë rritjes së tij në prehrin e Profetit (s) dhe ndihmesave në përhapjen e Mesazhit të tij gjersa ai ndërroi jetë. Mbështjetja, dashuria dhe miqësia ndaj muslimanëve pra, nuk kufizohen vetëm tek ‘Alīu pas të Dërguarit të Allahut (s), siç është krejt e qartë. Mjafton për ju si dëshmi e këtij kuptimi ajo që ka pohuar Imam Ahmedi në f. 347 të vëll. V të Musned-it të tij me një zinxhir të saktë transmetuesish, që citon Sa‘īd ibn Xhubejrin tek përcjell nga Ibn ‘Abbāsi, që citon Burejden duke thënë: “Mora pjesë në pushtimin e Jemenit nga ‘Alīu dhe ai m’u duk i frohtë ndaj meje; prandaj, kur erdha tek i Dërguari i Allahut (s) ia përmenda ‘Alīun dhe e nënçmova atë. Atëherë, e pashë fytyrën e të


Dërguarit të Allahut të ndërronte ngjyrë dhe ai më pyeti: ‘O Burejde! A s’kam unë më tepër autoritet mbi besimtarët se vetë ata?’ Unë u përgjigja: ‘Vërtet po, o i Dërguari i Allahut.’ Atëherë ai (s) tha: ‘Kujtdo që i kam qenë mawla, edhe ‘Alīu i është mawla.” Ky hadīth citohet edhe nga Hākimi në faqe 110, vëll. III i Mustedrek-ut, ku ai e shpall të saktë me autoritetin e Muslimit. Dhehebīu e ka cituar në Telkhīs, duke ia marrë vërtetësinë të mirëqenë sipas kushtit të Muslimit. Ju vetë e dini implikimin që mbart pyetja hyrëse: “A s’kam më tepër autoritet mbi besimtarët se vetë ata?”, një kuptim ky që e mbështet atë që sugjeruam. Cilido që i shkoqit këto hadīthe si dhe çështjet e lidhura me to, nuk do të ketë kurrfarë dyshimi rreth asaj që thamë, we’l-hamdu li’l-Lāh.

Sinqerisht, Sh LETRA 39 , 30 Dhu’l-Hixhe 1329

104.

Kërkesa për Ajetin e Wilājet-it

Dëshmoj se ju jeni i patundur në bindjet tuaja, i sinqertë në fushatën tuaj, i fuqishëm dhe i pashoq në të përballurit me debatuesin, i pathyeshëm në


këtë çështje. Unë besoj në ato hadīthe sipas mënyrës që sugjeruat ju. Sikur të mos isha i detyruar të besoj te sahabët, do ta kisha pranuar gjykimin tuaj, por marrja e kuptimit të asaj fjale ashtu siç bënë sahabët është një domosdoshmëri, duke pasuar gjurmët e të parëve të mirë, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Por ju nuk na njohët me vargun që, siç pretenduat në fund të Letrës 36, mbështet pikëpamjen tuaj rreth interpretimit të këtyre hadītheve. Recitojeni atë për ne që të mund t’ia kuptojmë domethënien, me dëshirën e Allahut; Wesselām.

Sinqerisht, S

LETRA 40 , 2 Muharrem 1330

105.

Ajeti i Wilājet-it dhe Shpallja e tij për Nder të ‘Alīut,

106.

Përse u Shpall ai,

107.

Pse të Përdoret si Dëshmi.


1) Po, vërtet, do të doja t’ju recitoj një nga ajetet e përkryera të Allahut, të Lartësuarit dhe Fuqiplotit, në Furkānin e Tij të madh. Ai është një nga vargjet e Sures el-Mā’ide:[1]

{Vetëm Allahu është wali-u juaj dhe i Dërguari e besimtarët, ata që e falin namazin dhe japin zekatin duke bërë ruku’. Dhe kush merr për wali Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, ata padyshim janë pala e Allahut; ata janë që do të ngadhënjejnë.}

Asnjeri s’e dyshon faktin se këto ajete u shpallën për nder të ‘Alīut i cili ofroi unazën e tij në rrugë të Allahut duke qenë në namaz. 2) Librat sahīhraportojnë mutewātir, me autoritetin e Imamëve nga Pasardhësit e Pastruar, se ai u shpall për nder të ‘Alīut kur ai ofroi lëmoshë unazën e tij duke qenë në ruku’. Shihni atë që është thënë lidhur me këtë nga të tjerët, si Ibn Selāmi që citon hadīth nga Profeti (s). Drejtojuni kësaj te Sahīh ul-Nesā‘ī, apo el-Xhāmi’ Bejn ul-Sihāh es-Sitte, në kaptinën që merret me Suren el-Mā’ide. Po kështu, referojuni hadīthit të Ibn ‘Abbāsit, që ia shpjegon kuptimin këtyre ajeteve në librin Asbāb un-Nuzūl të Imam Wāhidīt. El-Khātibi e ka përfshirë në el-Muttefek. [2]

Drejtojuni gjithashtu hadīthit të ‘Alīut në Musned-et e Ibn Mardawejhit dhe Ebū’l-Shejhut. Nëse dëshironi, lexojeni atë në Kenz ul-‘Ummāl. Shpallja e tij për nder të ‘Alīut është çështje njëzëshmërie mes dijetarëve të tefsīr-it. Një konsensus i tillë dëshmohet nga shumë dijetarë sunni si Imam el-Keushexhi në kreun e tij mbi Imametin në Sherh ulTexhrīd. Kreu 18 i Gejāt ul-Merām-it përfshin njëzet e katër hadīthe nga sunnitë në dëshmi të asaj që pohojmë. Po të mos kisha aspiruar të jem i përmbledhur, krahas faktit se kjo çështje është e qartë si dielli i mesditës, do ju kisha cituar shumë komente të tij në kronika autentike, por lavdi Zotit, ajo është një çështje që nuk ngre asnjë dyshim. Megjithkëtë, nuk na pëlqen ta lëmë këtë letër pa disa hadīthe të transmetuara nga shumica e


muslimanëve. Na mjafton ajo që ka pohuar Imam Ebū Is‘hāk Ahmed ibn Ibrāhīm elNisābūrī Tha‘lebīu [3] në Tefsīr-i Kebīr. Kur autori mbërrin te ky ajet, ai citon Ebū Dher el-Ghifārīun:

“E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, paqe pastë mbi të dhe familjen e tij, me këto veshë - u shurdhofsha nëse them ndonjë gënjeshtër - dhe e kam parë me këta sy - u qorrofsha nëse gënjej - të thotë: ‘Alīu është prijësi i të përzotshmëve, shfarosësi i të pafeve; kushdo që e mbështet atë mbështetet nga Allahu, dhe kushdo që e braktis atë, braktiset nga Allahu.’ Unë, vërtet, fala namaz njëherë me të Dërguarin e Allahut, bekime pastë mbi të e pasardhjen e tij, kur një lypës erdhi në xhami dhe askush s’i dha asgjë. ‘Alīu ishte në ruku’ kur i bëri me shenjë të merrte unazën e vet. Lypësi erdhi dhe e mori nga gishti i ‘Alīut, me ç’rast i Dërguari, paqe pastë mbi të e familjen e tij, përgjëroi Allahun Fuqiplotë e të Gjithdijshëm, dhe iu lut Atij për ‘Alīun duke thënë: ‘O Zot! Vëllai im Mūsai t’u pat lutur: {O Zot! Zgjeroma kraharorin, e lehtësoma misionin; zgjidhe gjuhën time që njerëzit të ma kuptojnë fjalën e më cakto një vizir nga familja ime: Harūnin, vëllain tim; që të më përforcojë në misionin tim e të marrë pjesë në nismën time, që të mund të Të madhërojmë pamasë e të Të përkujtojmë pareshtur; vërtet, Ti je Ai që na sheh} (20:25-35). Atëherë, Ti i fole atij: {O Mūsa, t’u dha ajo që kërkove!} (20:36) O Zot! Unë jam robi dhe Profeti Yt; prandaj, hiqma zorin, lehtësoma misonin e më jep vizir nga familja ime ‘Alīun, për të mbështetur nismën time.’ Për Allah, i Dërguari i Zotit, paqe pastë mbi të e familjen e tij, zor se e kishte mbaruar du‘ānë kur Xhibra’īli besnik i solli ajetin: {Vetëm Allahu është wali-u juaj dhe i Dërguari i Tij e ata që besojnë, të cilët e falin namazin dhe e japin zekatin duke bërë ruku’. Dhe kushdo që merr për wali Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, ata, vërtet, janë pala e Allahut; të tillët janë që do të ngadhënjejnë}. ”

3) Ju, Allahu e mbështestë të drejtën përmes jush, e dini se kuptimi i fjalës wali në një kontekst të tillë është “ai që ka përparësinë kryesore në marrjen me çështjet e dikujt.” Ne themi: “Filani është wali-u i të miturit.” Leksikografët e kanë qartësuar se kushdo që merr drejtimin e çështjeve të


dikujt është wali-u i këtij. Kuptimi i ajetit, pra, është sikur Allahu të thotë se: “ata që marrin përsipër çështjet tuaja e që kanë përparësi edhe mbi jetët tuaja në të vepruarit me to, janë: Allahu Fuqiplotë e i Gjithdijshëm, i Dërguari i Tij dhe ‘Alīu”, sepse vetëm te ‘Alīu janë ngërthyer tërë këto cilësi: besimi, namazi dhe dhënia e zekatit në ruku’ e për të cilin këto ajete u zbritën. Pra Fuqiploti e ka rezervuar në këto vargje wilājet-in për Vete dhe për të Dërguarin (s) e wasi-un. Wilājet-i i Allahut Fuqiplotë e të Gjithdijshëm është i përgjithshëm e gjithpërfshirës. Po kështu është wilājet-i i Profetit (s) dhe i wali-ut të tij; ai mbart të njëjtin kuptim. Nuk është e mundur të zbatohen mbi të, në këtë kontekst, kuptimet e “mbështetës, i dashur, etj.”, pasi një kufizim i tillë është i pabazë, siç edhe vetkuptohet. Besoj se kjo është diçka fare e qartë, we’l-hamdu li’l-Lāhi Rabb’il ‘alemīn.

Sinqerisht, Sh

[1] Ja përse njerëzit në Siri e quajnë një shī‘a mutewali, për shkak të marrjes nga ai për mawla Allahun, të Dërguarin e Tij dhe ata që vërtet besuan, pra ata për nder të të cilëve u shpall ky ajet. Nga ana gjuhësore, mutewali është njëjës, dhe mutāwla janë shī‘itët. Ata quhen kështu sepse pranuan wilājet-in e ‘Alīut dhe Ehl ul-Bejtit (‘a).

[2] Ky është hadīthi 5991 në Kenz ul-‘Ummāl, në f. 391, vëll. VI.

[3] Ai vdiq në 337 H. Ibn Khalikāni e përmend në Wafijjāt ul-A’jān me fjalët: “Ai qe autoriteti unik i kohës së vet në shkencën e tefsīr-it; ai shkroi et-Tefsīr ul-Kebīr, që ia kaloi të gjithë librave të tefsīr-it”, dhe vazhdon duke thënë: “Ai përmendet nga ‘Abdul-Gāfir ibn Ismā‘īl el-Fārsīu në librin e tij Sijāk Nisabūr, ku autori e lavdëron duke e përshkruar si ‘të saktë në


transmetim, të besuar’. LETRA 41, 3 Muharrem 1330

108.

“Mu’minīn” është Shumës; Pse të Zbatohet ai mbi Njëjësin?

Në të kundërshtuarit e vërejtjes suaj, mund të thuhej se fraza {mu’minët që falin namazin dhe japin zekatin duke qenë në ruku’} përdoret në shumës; përse atëherë të zbatohet ai mbi Imamin, Allahu ia lartësoftë fytyrën, i cili është njëjës? Cila është përgjigja juaj nëse ju pyesin kështu?

Sinqerisht, S

LETRA 42 , 4 Muharrem 1330


109.

Arabët i Referohen Njëjësit duke Përdorur Shumësin,

110.

Dëshmitë,

111.

Citimi i Imam et-Tabarsīut,

112.

Citimi i el-Zemakhsherīut,

113.

Ajo që Kam Pohuar.

1) Përgjigja ndaj pyetjes suaj është se arabët përdorin numrin shumës kur i drejtohen një individi, për shkak të efektit të bukur që ai shkakton [d.m.th. respekt].

2) Një dëshmi e këtij fakti është ajo që Fuqiploti thotë në Suren Āl-i ‘Imrān:

{Atyre që disa njerëz u thanë: ‘Një ushtri e madhe është ngritur kundër jush; prandaj kijani frikën’, kjo vetëm ua rrit imanin dhe ata thanë: ‘Allahu na mjafton e te Ai mbështetemi më shumë’} [1]

Personi i nënkuptuar në këtë ajet të Āl-i ‘Imrān s’është tjetër veçse Na‘īm ibn Mes’ūd el-Ashxha’i, sipas konsensusit të dijetarëve të tefsīr-it, hadīthit dhe historisë. E megjithatë, Allahu Fuqiplotë e ka përdorur shumësin për atë, vetëm për të shprehur respekt ndaj atyre që nuk ia vunë veshin fjalëve


të tij e as që iu bindën thirrjeve të tija shkurajuese. Ebū Sufjāni i kishte dhënë atij dhjetë deve për t’i demoralizuar e frikësuar muslimanët me fuqinë e politeistëve, dhe ai bëri pikërisht këtë. Kështu, një nga pohimet e tij qe: “Njerëzit kanë mbledhur alamet ushtrie për t’ju sulmuar; ndaj frikësohuni për jetët tuaja.” Shumë muslimanëve s’u pëlqeu ideja e të luftuarit kundër asaj fuqie vetëm nga fjalët e tij, por i Dërguari i Allahut, bekime pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, doli i shoqëruar me shtatëdhjetë kalorës për t’u përballur me ta, dhe të gjithë u kthyen shëndosh e mirë nga mejdani, me ç’rast u shpall ky ajet në lavdërim të shtatëdhjetë besimtarëve që dolën me Profetin (s), pa ia vënë veshin demoralizimit të atyre që donin t’i trembnin.

Duke përdorur fjalën ‘njerëz’ vetëm për një individ, arrihet një pikë e bukur hyjnore që lavdëron shtatëdhjetë burrat që dolën me Profetin. Kjo padyshim tingëllon më elokuente kur përdoret ashtu e është më mirë se sa të thuhet: “Ata të cilëve një njeri u tha se një ushtri e madhe ishte ngritur..” siç vetkuptohet. Ka shumë ajete në Kur’an të ngjashëm me këtë, si dhe në gjuhën arabe në përgjithësi. Allahu Fuqiplotë thotë: {O besimtarë! Kujtojini bekimet e Allahut ndaj jush kur disa njerëz deshën t’i shtrinin duart mbi ju dhe Ai ju mbrojti nga e keqja e tyre} (5:11). Në fakt, personi që desh të vinte duart e tij të liga mbi ta dhe t’i lëndonte ishte një burrë nga fisi i Muhāribit, me emrin Gawrath - të tjerë thonë se ishte ‘Amr ibn Xhahshi i Benī Nedīrit i cili zhveshi shpatën dhe e ngriti për t’i rënë Profetit (s), por Allahu, i Madhëruari e i Larti, ia prishi planet, sipas rrëfimit të regjistruar nga muhadīthët, historianët e mufesīrët dhe të transmetuar nga Ibn Hishami në fushatën e Dhāt ul-Rikā’së, vëll. III i Sīre en-Nebī. Allahu e ka përdorur shumësin e përbashkët ‘njerëzit’ (kawm) për këtë person të vetëm thjesht për të shprehur bekimet e Tij - të Butit, Fuqiplotit - mbi muslimanët, të shpalosura në sigurinë e Profetit (s). Në āje mubāhile (3:61) Ai ka përdorur si njëjësin ashtu dhe shumësin për “bijtë”, “gratë” dhe “vetet” për Hasanin e Huseinin, Fātimenë e ‘Alīun përkatësisht, vetëm për të nderuar pozitën e tyre të lartë, Allahu qoftë razi me ta. Shembuj të zbatimit të shumësit te njëjësi sa herë që është e nevojshme, janë të panumërt dhe e vërtetojnë lejen e përdorimit të shumësit kur flitet për individin, kurdo që kjo jep efekt të bukur elokuent.


3) Në interpretimin e tij të këtij ajeti, në Mexhma’ ul-Bejān fī Tefsīril-Kur’ān, Imam Tabarsīu e komenton përdorimin e shumësit në referim të Emīr ulMu’minīnit, si shenjë respekti e nderimi, duke pohuar se leksikografët flasin për njëjësin duke përdorur shumësin për të treguar respekt dhe nderim. Ai thotë: “Një përdorim i tillë është tepër i mirënjohur që të kërkojë prova.”

4) Në Tefsīr ul-Keshshāf, Zemakhsherīu nënvizon një tjetër pikë të bukur kur thotë: “Nëse habiteni si mund të jetë e saktë të përdoret shumësi për ‘Alīun, po ju them se atij i drejtohet në shumës, edhe pse është vetëm një person, që njerëzit të ndjekin shembullin e tij e të fitojnë shpërblime si të tijat, dhe që Allahu të theksojë faktin se sjellja e besimtarit duhet të jetë si ajo e ‘Alīut, d.m.th. të jetë i ethshëm për të bërë vepra të vyera dhe mirësi duke u kujdesur për të varfrin, aq sa edhe kryerja e diçkaje që nuk lejon asnjë vonesë si namazi, s’duhet t’i bëjë ata t’i shtyjnë ato gjersa të përfundojnë.”

5) Unë personalisht kam një pikë më të bukur për të theksuar. Kur Fuqiploti përdori shumësin e jo njëjësin, siç bëjnë shumë njerëz, ata që e urrenin ‘Alīun si dhe ata që i kishin zili dhe i konkurronin Beni Hāshimët, s’do mund të duronin ta dëgjonin atë në njëjës, sepse atëherë s’do të mund ta fshihnin të vërtetën ose ta mbulonin atë. Për shkak të dëshpërimit të tyre, ata mund t’i bënin një dëm mjaft të madh Islamit. Është krejt e mundshme se mu për këtë arsye ajeti u shpall në shumës ndonëse zbatohet mbi njëjësin: për të shmangur dëmin e sjellë nga poshtërimi i atyre njerëzve. Vargjet që pasojnë ndryshojnë në formë dhe status, duke i përgatitur ata pak e nga pak për wilājet-in, gjersa Allahu e përsosi fenë e Vet dhe i plotësoi bekimet e Tij, siç bënte ai (s) dhe i urti gjithmonë, në arritjen e asaj që përndryshe është mjaft e vështirë për t’u arritur. Sikur ajeti të zbriste në njëjës, atëherë ata njerëz do të kishin vënë gishtërinjtë në veshë, do ishin mbuluar me rrobat e tyre dhe do të ishin bërë kokëfortë, arrogantë e të pabindur. [2] Kjo është urtia sublime e shpalosur në tërë vargjet e Kur’anit Fisnik që u shpallën për të ndriçuar cilësitë e Emīr ul-Muminīnit dhe ato të familjes së tij të pastër, siç është fare e qartë. Ne i kemi shpjeguar ato e kemi sjellë prova të pakundërshtueshme dhe dëshmi të sigurta në librat tanë Sebīl ul-Mu’minīn dhe Tenzīl ul-Ajāt, falënderimi i takon Allahut për udhërrëfimin dhe


mbështetjen e Tij.

Sinqerisht, Sh

[1] Kur’an, 3:173. [2] Referencë e hollë e autorit ndaj ajetit 7 të Sures Nuh.

LETRA 43 , 4 Muharrem 1330

114.

Konteksti Tregon ‘të Dashurin’, ose Ngjashëm.

Allahu jua bekoftë babain! Ju padyshim m’i keni larguar mëdyshjet dhe kështu e keni mposhtur skepticizmin tim, aq sa e vërteta ka dalë sheshit. S’mbetet gjë për të thënë, përveç faktit që konteksti i ajetit në fjalë tregon ndalesën e marrjes së të pafeve për walij. Vargjet që i paraprijnë dhe e


pasojnë atë e dëshmojnë këtë fakt, dhe kjo mbështet mendimin se konotacioni i fjalës ‘wali’ në këtë ajet është ‘mbështetës’, ‘i dashur’, ‘mik’ ose i ngjashëm; cila do të ishte përgjigja juaj atëherë? Tregojeni mirësisht atë, Wesselām.

Sinqerisht, S

LETRA 44 , 5 Muharrem 1330

115.

Konteksti Nuk Tregon ‘Mbështetës’ apo Ngjashëm,

116.

Konteksti nuk i Zhvleftëson Provat.

1) Ja përgjigja ime: Ky ajet, nëse e hetojmë pa i shikuar vargjet që i paraprijnë, të cilat ndalojnë marrjen e të pafeve për walij, nuk nënkupton lavdërimin e Prijësit të Besimtarëve apo rekomandimin e tij për udhëheqje dhe imamet duke i kërcënuar të pabindurit me fuqinë e tij, apo duke i paralajmëruar ata ndaj dënimit prej tij. Kjo sepse në ajetin paraprirës, nëse dhe kur hetohet i pavarur, Allahu Te’alā thotë: {O ju që besuat! Nëse ndonjëri nga ju braktis fenë e tij, Allahu do të ngrejë një popull që Ai do dhe


që e do Atë, të butë ndaj besimtarëve, të fortë ndaj jobesimtarëve, që përpiqet në rrugën e Tij, pa iu frikësuar askujt për këtë. Kjo, padyshim, është mirësi nga Allahu; Ai ia dhuron kujt dëshiron, dhe Allahu është i Gjithdijshëm.} (5:54) [1]

Ky ajet u shpall për Prijësin e Besimtarëve, duke i paralajmëruar të tjerët për fuqinë e tij dhe atë të ndjekësve të tij, siç e pohoi ai vetë në Betejën e Devesë dhe siç u përcoll nga Imamët el-Bākir dhe es-Sādik.

I njëjti kuptim nxirret nga Tha‘lebīu në Tefsīr Keshf ul-Bejān. Ai përcillet po ashtu nga autori i Muxhma’ ul-Bejān fī Tefsīril-Kur’ān prej ‘Ammārit, Hudhejfes e Ibn ‘Abbāsit. Ai interpretohet kështu sipas konsensusit të shī‘itëve që e transmetojnë mutewātir prej Imamëve të ‘Itres së Pastruar. Kështu, ky ajet i wilājet-it do të vijë pas aludimit të wilājet-it të tij dhe të referuarit e domosdoshmërisë së pranimit të imametit të tij. Konteksti i tij do të ishte atëherë një shpjegim i atij nënkuptimi dhe shkoqitje e aludimit që i parapriu, i cili sugjeron prijësinë e tij; si mund të thuhet pra, se ky ajet u shpall në kontekstin e ndalimit të marrjes për walij të të pafeve?

2) Vetë i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e familjen e tij, e ka njësuar statusin e Imamëve nga pasardhja e tij me atë të Kur’anit Famëlartë, duke treguar se të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri tjetri, dhe se ata janë të njëllojtë për nga rëndësia me vetë Librin e Allahut; nëpërmjet tyre mund të dallohet e drejta nga e shtrembra. Për ta, marrja e këtij ajeti si provë përcillet mutewātir. Kuptimi që ata kanë zbatuar ngaherë për fjalën wali në këtë kontekst është i njëllojtë me atë që zbatova mësipër; ndaj konteksti nuk mban kurrfarë peshe nëse e merrni si kundërshtues të teksteve të tyre, [2] sepse tërë muslimanët pajtohen lidhur me përdorimin e kontekstit si argument i drejtë. Kur konteksti dhe prova përplasen me njëri tjetrin, ata e braktisin konotacionin e kontekstit dhe i dorëzohen diktatit të provës. Kjo për faktin se nuk mund të mbështetet mbi konotacionin e kontekstit të këtij ajeti, pasi vetë Libri Famëlartë s’është i renditur sipas radhitjes së shpalljes së vargjeve të tij. Për pasojë, ka mjaft ajete që japin një kuptim që i bie ndesh kontekstit. Për shembull sureja ku ndodhet Ajeti i Pastrimit merret


me gratë, por dihet se ai është në lavdërim të pesë individëve të ndritur nën mbulojë. Në përgjithësi, të interpretosh një ajet në një mënyrë që i bie ndesh kontekstit të tij nuk e dhunon assesi aspektin e tij mrekullor, s’ia dëmton elokuencën dhe nuk ndalon t’i referohesh saherë e kërkojnë provat e pakundërshtueshme. Wesselam.

Sinqerisht, Sh [1] Kjo i ngjan në kuptim, hadīthit të të Dërguarit të Allahut (s), që thotë: “Ju, o Kurejshë, s’do reshtni kurrë së armiqësuari gjersa Allahu t’ju dërgojë një njeri sinqeritetin e īmānit të të cilit Ai e ka testuar me të goditurit e qafave tuaja me shpatën e tij, teksa ia mbathni në panik si gjedhët e tmerruara.” Ebū Bekri pyeti: “A jam unë ky, O i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj: “Jo, por është ai që po ndreq sandalen.” Rrëfyesi vazhdon duke thënë: “Në atë çast ‘Alīu kishte në dorë sandalen e Profetit të cilën po ia rregullonte atij, paqe pastë mbi të e familjen e tij.” Ky hadīth është regjistruar nga shumë autorë të librave të hadīthit dhe është nr 610 në fillim të faqes 393, vëll. VI, Kenz ul-‘Ummāl. Po ashtu, e ngjashme me të është thënia e tij (s): “Mes jush ndodhet një njeri që do të luftojë për vënien në jetë të Kur’anit ashtu siç luftova unë për shpalljen e tij.” Ebū Bekri pyeti: “A jam unë ai?” Ai u përgjigj: “Jo.” ‘Umeri pyeti po ashtu, e Profeti (s) i thaj: “Jo, por njeriu që ndodhet brenda duke ndrequr sandalen”, kur ‘Alīu doli nga dhoma me sandalen e Profetit (s) në dorë, pasi e kishte riparuar. Ky hadīth citohet nga Imam Ahmedi në Musned prej Ebū Sa‘īdit dhe përcillet nga Hākimi në Mustedrek, Ebū Ja‘līu në Musned dhe shumë muhadīthë të tjerë. El-Muttekī el-Hindī e citon prej tyre, në f. 155 të vëll. VI të librit të tij Kenz ul-‘Ummāl.

[2] Ç’peshë mund të ketë një interpretim sipërfaqësor nëse i bie ndesh frymës së krejt tekstit? LETRA 45 ,


6 Muharrem 1330

Të Drejtuarit te Interpretimi, duke Pasuar Gjurmët e të Parëve, është i Pashmangshëm.

117.

Të mos ishte për khilāfetin e kalīfëve të drejtë që është i saktë përtej çdo dyshimi, ne s’do të kishim patur rrugë tjetër përveç pranimit të pikëpamjes suaj dhe interpretimit të këtij ajeti e të tjerëve sipas gjykimit tuaj, por të hidhet dyshim mbi bazueshmërinë e khilāfetit të tyre, Allahu qoftë i kënaqur me ta, është jashtë diskutimit. Të drejtuarit tek interpretimi atëherë, është i pashmangshëm, pasi ne kemi besuar në ta si dhe ata që u dhanë betimin atyre, Wesselam.

Sinqerisht, S

LETRA 46 , 6 Muharrem 1330


118.

Besimi tek të Parët Nuk Kërkon Interpretim,

119.

Interpretimi është i Pamundur.

Tre khalīfët e drejtë, Allahu qoftë i kënaqur me ta, janë pa dyshim, subjekt studimi e debati; megjithatë, të përdoret një khīlafet i tillë për të rrëzuar argumentet tona bie poshtë tërësisht.

1) Të besuarit në khalīfët dhe ata që u dhanë betimin, nuk kërkon interpretim të argumenteve. Në përligjjen e khīlafetit të tyre, vetë ju i drejtoheni interpretimit, siç do ta qartësojmë, po qe nevoja.

2) Interpretimi i teksteve që ju pohuam, është i pamundur; i tillë është rasti edhe me atë që ende s’e kemi pohuar, siç është hadīthi i Gadīrit dhe ai i Testamentit, sidomos pasi përkrahen nga tradita të pakundërshtueshme të cilat mbështesin njëra-tjetrën, kur këto të fundit mjaftojnë vetë, që të kërkohet të referuarit teksteve të qarta. Kushdo që njihet me to, do të shohë se ato janë dëshmi të pakundërshtueshme dhe verdikte të paekuivoke, Wesselām.

Sinqerisht, Sh


LETRA 47 , 7 Muharrem 1320

120.

Kërkesa për Tradita Dëshmuese

Do të doja që t’i kishit pohuar traditat që mbështesin tekstet e tilla, gjë që do ta plotësonte shtjellimin tuaj, Wesselām.

Sinqerisht, S

LETRA 48 , 8 Muharrem 1330


121.

Dyzet Hadīthe që Mbështesin Tekstet

1) Merrni parasysh pohimin e të Dërguarit të Allahut, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, teksa e mbante ‘Alīun për qafe: “Ky është Imami i të udhëzuarve, shfarosësi i të paudhëve; ngadhënjyes është ai që e mbështet, i braktisur është ai që e braktis.” Ai (s) e ngriti zërin teksa shqiptoi frazën e fundit. Këtë e përfshin Hākimi, të transmetuar prej Xhābirit në f. 129, vëll. III i Mustedrek-ut, [1] ku ai komenton: “Ky është një hadīth vërtetësia e të cilit dëshmohet nga zinxhiri i transmetuesve të tij, ndonëse dy Shejhët s’e regjistruan.”

2) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij: “Më është shpallur se ‘Alīu ka tre merita ekskluzive: ai është Prijësi i muslimanëve, Imami i të udhëzuarve dhe udhëheqësi i atyre që u shndrit balli me shenjën e īmān-it.” Ai përfshihet nga Hākimi në fillim të f. 138, vëll. III në Mustedrek, [2] ku ai komenton: “Ky është një hadīth, saktësia e të cilit dëshmohet nga vetë zinxhiri i tij i transmetimit, ndonëse të dy Shejhët nuk e regjistruan atë.”

3) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij: “Më është shpallur se ‘Alīu është Prijësi i muslimanëve, wali-u i të devotshmëve dhe udhëheqësi i atyre, që u shndrit balli me shenjën e īmānit.” Ai përfshihet nga Ibn ul-Nexhxhāri [3] dhe shumë muhadīthë të tjerë.


4) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, drejtuar ‘Alīut: “Mirësevjen, o Prijës i muslimanëve, Imam i të devotshmëve!” Ai përfshihet nga Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’. [4]

5) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij: “I pari që do hyjë në këtë derë është Imami i të devotshmëve, Prijësi i muslimanëve, kreu i fesë, vula e wasi-ve dhe udhëheqësi i atyre që u shndrit balli me shenjën e īmān-it,” kur befas hyri ‘Alīu dhe ai u ngrit i ekzaltuar nga gëzimi, e përqafoi dhe i fshiu djersën, duke i thënë: “Ti do të plotësosh premtimin tim, do të përcjellësh mesazhin tim dhe do të qartësosh pas meje gjithçka që mund t’u duket e paqartë.” [5] 6) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij: “Allahu më ka premtuar se ‘Alīu është emblema e udhërrëfimit, Imami i atij që pranon wilājet-in tim, drita për atë që më bindet mua dhe fjala që kam urdhëruar mbi të devotshmit.” [6] Siç e shihni, këto gjashtë hadīthe përmbajnë tekste të sigurta për imametin e tij dhe detyrimin e të bindurit atij.

7) Merrni parasysh pohimin e tij, bekime pastë mbi të e pasardhjen e tij, për ‘Alīun: “Ky është i pari që besoi në mua, i pari që do të shtrëngojë duart me mua Ditën e Ringjalljes; ai është siddīku ekber dhe farūku i këtij ummeti; ai është Prijësi i besimtarëve.” [7] 8) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij: “O ensārë! A t’ju drejtoj tek ajo së cilës për sa kohë t’i përmbaheni, s’do ju lërë kurrë të devijoni? Është ‘Alīu; duajeni atë siç më doni mua dhe respektojeni siç më respektoni mua, sepse Xhibra’īli më ka urdhëruar t’jua them këtë në Emër të Allahut, të Gjithdijshmit, Fuqiplotit.” [8]

9) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij:


“Unë jam qyteti i dijes dhe ‘Alīu është porta e tij; kushdo që dëshiron dije, le të vijë nga porta.” [9]

10) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Unë jam depoja e urtisë dhe ‘Alīu është dera e saj.”[10]

11) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “‘Alīu është porta e dijes sime, ai që do i shpjegojë ummetit tim pas meje atë me të cilën jam dërguar; dashuria ndaj tij është shenjë e īmān-it të vërtetë, dhe urrejtja ndaj tij është hipokrizi.” [11]

12) Merrni parasysh pohimin e tij, bekime pastë mbi të e familjen e tij, drejtuar ‘Alīut: “Ti do ta qartësosh ummetin tim në të gjitha çështjet që ata dallojnë.” E përcjell Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 122, nga Enesi dhe komenton: “Ky hadīth është i vërtetë sipas kritereve të të dy Shejhëve, ndonëse ata vetë nuk e cituan.” Në të vërtetë, kushdo që e heton këtë hadīth dhe të tjerë të ngjashëm me të, do ta shohë që statusi i ‘Alīut ndaj të Dërguarit të Allahut është i ngjashëm me atë të Profetit tek Allahu, sepse Allahu i thotë të Dërguarit të Vet: {Ne nuk t’i kemi zbritur shpalljet Tona, veçse që t’ua qartësosh atyre të gjitha çështjet në të cilat dallojnë dhe si udhërrëfim e mëshirë për besimtarët} (16:64), ndërkohë që në këtë hadīth Profeti (s) i thotë ‘Alīut: “Ti do ia qartësosh ummetit tim të gjitha çështjet në të cilat dallojnë pas meje.” [12]

13) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, të regjistruar nga Ibn es-Sammāku, prej Ebū Bekrit: “Statusi i ‘Alīut tek unë është i ngjashëm me statusin tim te Zoti im.” [13]

14) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, të regjistruar nga Dār Kutnīu në el-Afrād, ku autori citon nga Ibn ‘Abbāsi se Profeti (s) ka thënë: “‘Alī ibn Ebī Tālibi është (si) porta e pendimit të Benī Isrā‘īlëve; kush hyn në të bëhet mu’min dhe kushdo që del prej saj bëhet


kāfir.” [14]

15) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, ditën e ‘Arafātit gjatë Hixhet ul-Wadā’: “Alīu është nga unë e unë jam nga ‘Alīu, askush s’i shlyen borxhet e mia përveç ‘Alīut.” [15]

{Është fjala e të Dërguarit fisnik, të fuqizuar nga Zoti i Arshit, i respektuar dhe besnik! Shoku juaj nuk është i lojtur!} (81:19-22)

{Ai nuk flet nga mendja e tij, ajo s’është tjetër veçse shpallje që i shpallet} (53:3-4)

Nga po shkoni, pra? Dhe çfarë do të thoni për këto argumente të qarta dhe tekste eksplicite?

Nëse i shqyrtoni ato me kujdes dhe e hetoni urtinë që qëndron pas bërjes së një njoftimi të tillë gjatë Haxhit të Lamtumirës, para dëshmitarëve, atëherë e vërteta do t’ju shpaloset më së qarti. Dhe nëse i vështroni fjalët e tij sa të pakta dhe kuptimin e tyre aq përfshirës, ju do të keni një respekt të thellë për të, sepse ai ka mësuar mjaft dhe e ka përvetësuar e shkoqitur atë që ka mësuar. Askush përveç ‘Alīut nuk mbetet i denjë për të kryer ndonjë përgjegjësi. S’është për t’u çuditur, atëherë, që ai dhe vetëm ai, e ekzekuton vullnetin e Profetit (s), duke marrë pozitën e tij (s) si mëkëmbës e vizir; falënderimi i takon Allahut që na udhëzoi në këtë, se pa udhërrëfimin e Tij nuk do të kishim qenë të udhëzuar.

16) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Kush më bindet mua, i bindet Allahut, dhe kushdo që s’më bindet mua i mosbindet Atij. Kush i bindet ‘Alīut më bindet dhe mua e kushdo që nuk i bindet ‘Alīut s’më bindet as mua.” Kjo regjistrohet nga Hākimi në f. 121,


vëll. III të librit të tij el-Mustedrek e Dhehebīu në Telkhīs. Të dy autorët mbështeten në autoritetin e të dy Shejhëve për ta konfirmuar këtë hadīth.

17) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “O ‘Alī! Kush më braktis mua, ka braktisur Allahun e kushdo që të braktis ty më braktis dhe mua.” Kjo regjistrohet nga Hākimi në f. 124, vëll. III i Sahīh-ut të tij, ku ai komenton: “Ky hadīth është i saktë me isnad, ndonëse të dy Shejhët s’e cituan.”

18) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, cituar nga Ummi Selemeh: “Kushdo që shan ‘Alīun më shan dhe mua” që regjistrohet nga Hākimi në fillim të f. 121, vëll. III i Mustedrek-ut sipas kriterit të dy Shejhëve, e përcillet nga Dhehebīu në Telkhīs ku ai ia dëshmon vërtetësinë. Ai përfshihet nga Ahmedi me hadīthet e cituara nga Ummi Seleme, në f. 323, vëll. VI i Musned-it të tij, dhe nga Nesā‘īu në f. 17 të Khasā’īs ‘Alī, krahas shumë muhadīthëve të tjerë. I tillë është dhe pohimi i të Dërguarit (s) që përfshihet me hadīthet e përcjella nga ‘Amr ibn Shāshi: “Kushdo që e lëndon ‘Alīun, më lëndon dhe mua.” [16]

19) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Kushdo që e do ‘Alīun më do dhe mua; e kushdo që e urren ‘Alīun më urren dhe mua.” Ky hadīth regjistrohet nga Hākimi i cili e përshkruan si të saktë në f. 130, vëll. III i Mustedrek-ut, dhe përcillet nga Dhehebīu në Telkhīs ku ai ia pranon vërtetësinë për të njëjtën arsye. I tillë është edhe pohimi i ‘Alīut:[17] “Betohem me Atë që mbolli farën e krijoi flladin prej asgjëje, se Profeti ummi (s) më premtoi se nuk më do veçse mu’mini, e s’më urren veçse munāfiku.”

20) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “O ‘Alī! Ti je udhëheqës në këtë jetë dhe në tjetrën; kushdo që të do ty me do dhe mua, e kushdo që më do mua duhet nga Allahu; armiku yt është armiku


im, dhe armiku im është armiku i Allahut. Mjerë ai që të urren ty pas meje.” Kjo regjistrohet nga Hākimi në fillim të f. 128, vëll. III i Mustedrek-ut, dhe vërtetësia e tij është verifikuar nga të dy Shejhët. [18]

21) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “O ‘Alī! Sihariqe për atë që të do e që beson tek ti, dhe mjerë ai që të urren e që flet gënjeshtra ndaj teje.” Kjo regjistrohet nga Hākimi në f. 135, vëll. III i Mustedrek-ut, ku autori komenton: “Ky hadīth është i vërtetë duke qenë i pandërprerë me isnād. Asnjë prej Shejhëve nuk e regjistroi atë.”

22) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Kushdo që dëshiron të jetojë si unë e të vdesë si unë dhe të banojë Kopshtin e Përjetësisë, që më është premtuar nga Zoti im, le të pranojë për wali-un e vet ‘Alīun, sepse ai me siguri nuk do ju nxjerrë kurrë nga udha, e as nuk do ju hedhë në shkarje.”

23) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij: “I urdhëroj cilitdo që beson e mbështetet në mua të jetë i kujdesshëm me wilājet-in e ‘Alī ibn Ebī Tālibit, sepse ai që e pranon wali atë më pranon mua si të tillë, dhe ai që më pranon mua wali ka pranuar padyshim Allahun si të tillë; dhe ai që e do atë më do mua, dhe ai që më do mua do Allahun; kushdo që e urren atë më urren dhe mua, dhe ai që më urren mua urren Allahun, Fuqiplotin, të Gjithdijshmin.”

24) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Ai që është i kënaqur të jetojë jetën time e të vdesë vdekjen time, dhe pastaj të banojë Kopshtin e Xhennetit, të krijuar për mua nga Zoti im, le të marrë ‘Alīun wali pas meje, dhe le të pranojë autoritetin e kujtdo që emëron ai e të ndjekë shembullin e familjes time pas meje, sepse ata janë pasardhësit e mi: ata janë krijuar nga kallëpi im dhe bekuar me të kuptuarit dhe dijen time; prandaj, mjerë ata nga ummeti im që ua mohojnë meritat, e që ndërpresin lidhjet me ta; Allahu mos ua dhashtë kurrë ndërmjetësimin tim.”


25) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Kushdo që don të jetojë jetën time dhe të vdesë si unë e të hyjë në Xhennetin që më ka premtuar Zoti im, le të marrë ‘Alīun dhe pasardhësit e vet si wali-të e tij, sepse ata nuk do ju nxjerrin kurrë nga udhërrëfimi e as do ju fusin në humbje.” [19]

26) Në fillim të f. 156, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it, Dejlemīu citon ‘Ammārin që citon të Dërguarin e Allahut (s) duke i thënë atij: “O ‘Ammār! Nëse e sheh ‘Alīun të ecë në një rrugë kurse të tjerët në një tjetër, shko me ‘Alīun e lëri të tjerët, sepse ai s’do të të shpjerë kurrë në shkatërrim, e as që do të të nxjerrë nga udhërrëfimi.”

27) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, sipas një hadīthi të transmetuar nga Ebū Bekri: “Dora ime dhe e ‘Alīut janë të njëjta kur vjen puna për drejtësinë.” Ky është hadīthi 2539 i regjistruar në f. 153, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it. [19a]

28) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “O Fātime! A s’je e kënaqur që Allahu, i Pashoqi dhe i Larti, i vështroi banorët e tokës dhe zgjodhi prej tyre dy burra: njëri prej tyre është babai yt, tjetri është burri yt?” [20]

29) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Unë jam paralajmëruesi, dhe ‘Alīu është udhëzuesi; përmes teje, o ‘Alī, arrihet udhërrëfimi pas meje.” Kjo regjistrohet nga Dejlemīu i cili citon Ibn ‘Abbāsin, dhe ky është hadīthi 2631 në f. 157, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it.

30) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “O ‘Alī! Askujt s’i lejohet të jetë xhunūb në xhami përveç teje e meje.” [21] I njëjtë është hadīthi i regjistruar nga Taberānīu e i cituar nga Ibn Haxheri në


Sawā‘ik ul-Muhrike përcjellë nga Umm Seleme, el-Bezzāri e Sa‘di; ndaj, drejtojuni hadīthit 13 në el-Arba’īn en-Newewijje të cilin ai e citon në Kreun IX. Ky citon të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: “Askujt s’i lejohet të jetë xhunūb në këtë xhami përveç meje dhe ‘Alīut.”

31) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Unë dhe ky (‘Alīu) jemi Dëshmitë e ummetit tim në Ditën e Gjykimit.” Kjo regjistrohet nga Khatībi e përcjellë prej Enesit. Si mund të ishte Ebū’l-Hasani Dëshmi ashtu siç ishte Profeti (s), po të mos ishte mëkëmbësi dhe zëvendësi i tij?

32) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Mbi derën e Parajsës shkruhet: ‘Nuk ka zot përveç Allahut, Muhammedi (s) është i Dërguari i Allahut, ‘Alīu është vëllai i të Dërguarit të Allahut’.” [22] 33) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Në këmbën e Arshit shkruhet: ‘Nuk ka zot përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut, Unë e kam mbështetur atë (Muhammedin) me ‘Alīun.”

34) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen etij: “Ai që dëshiron të shikojë dijen e Ademit, vendosmërinë e Nūhit, durimin e Ibrāhīmit, fuqinë e Mūsait dhe asketizmin e ‘Isāit, të vështrojë ‘Alīun.” Kjo regjistrohet nga Bejhekīu në Sahīh dhe nga Imam Ahmed ibn Hanbeli në Musned. [23]

35) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “O ‘Alī! Ka një ngjashmëri mes teje e ‘Isāit, që u urrye nga çifutët deri aty sa të hidhnin dyshim mbi nderin e së ëmës, dhe u desh nga të krishterët aq sa i mveshën një pozitë që s’e kishte.” [23a]

36) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Të


parët (besimtarë) janë tre: Jūsha ibn Nūni i cili i besoi i pari Mūsait, besimtari i përmendur në Suren Jāsīn që i besoi i pari Isāit, dhe ‘Alī ibn Ebū Tālibi që i besoi i pari Muhammedit (s).” [24]

37) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Të parët që dëshmuan janë: Habīb en-Nexhxhāri, besimtari i Sures Jāsīn, që tha: ‘O populli im! Ndiqni të Dërguarit’; Hizkili, besimtari nga familja e Faraonit, që tha: ‘A ke ndërmend të vrasësh një njeri pse tha se Zoti i tij është Allahu?’, dhe ‘Alī ibn Ebū Tālibi, që është i epërm mbi të gjithë ata.” [25]

38) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, drejtuar ‘Alīut: “Umeti do të të tradhëtojë; ti do i përmbahesh besimit tim e do të vritesh për ruajtjen e tij; kushdo që të do ty më do dhe mua, e kushdo që të urren ty, më urren dhe mua, dhe kjo (duke i prekur mjekrën ‘Alīut) do të kullojë gjak prej kësaj (duke i prekur kokën ‘Alīut).”[26] ‘Alīu vetë ka thënë: “Një nga parashikimet e Profetit ështe se ummeti do të më tradhëtojë pas vdekjes së tij.” Ibn ‘Abbāsi ka cituar të Dërguarin e Allahut (s) duke i thënë ‘Alīut: “Ti me siguri do kesh shumë vuajtje pas meje”; [27] ‘Alīu pyeti: “A do mund ta ruaj besimin tim të paprekur?” dhe i Dërguari i Allahut (s) pohoi.

39) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Mes jush është dikush që do të luftojë për interpretimin e tij (Kur’anit) siç luftova unë për shpalljen e tij.” Të pranishmit u eksituan pamasë. Mes tyre ishte Ebū Bekri e ‘Umeri. Ebū Bekri pyeti: “A jam unë ai?” dhe përgjigja e Profetit qe negative. ‘Umeri pyeti: “A jam unë?” dhe Profeti u përgjigj: “Jo, por është ai që po ndreq sandalet”, duke nënkuptuar ‘Alīun; ndaj ne shkuam te ‘Alīu e i dhamë lajmin e mirë, por ai nuk çoi as kokën, thua se e kishte dëgjuar atë që më parë nga i Dërguari i Allahut (s).” [28] Një hadīth i ngjashëm është ai që përcjell Ebū Ejjūb el-Ensārīu gjatë khīlafetit të ‘Umerit. Sipas Hākimit, i cili mbështetet në dy referencat që ai i përmend në f. 139, vëll. III i Mustedrek-ut, ‘Umeri tha se Profeti (s) urdhëroi


që ata të cilët kishin braktisur fenë dhe dalur prej saj, të luftoheshin. Ibn ‘Asākiri, siç tregohet në hadīthin 2588 në f. 155, vëll. VI në Kenz ul-‘Ummāl, pohon se ‘Ammār ibn Jāsiri tregoi se i Dërguari i Allahut ka thënë: “O ‘Alī! Banda tirane do të të luftojë; por ti je në rrugën e drejtë; ai që ngurron nga të ndihmuarit ty nuk është nga të mitë.” Ebū Dher el-Gifāriu, siç tregon Dejlemīu në mbyllje të f. 155, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it, citon të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: “Betohem me Atë në dorën e të Cilit është jeta ime, se mes jush është një burrë që do të luftojë pas meje për interpretimin e Kur’anit mu ashtu siç i luftova unë femohuesit, për shpalljen e tij.” Siç tregon Taberānīu në Mu‘xhem ul-Kebīr dhe siç shënon faqja 155 e vëll. VI në Kenz ul-‘Ummāl, Muhammed ibn ‘Ubejdullāh ibn Ebū Rāfi’u ka cituar të atin dhe gjyshin e vet Ebū Rāfi’ duke thënë se i Dërguari i Allahut (s) tha: “O Ebū Rāfi’! Një grup njerëzish do ta luftojnë ‘Alīun pas meje; Allahu ka urdhëruar që ata të luftohen. Ai që s’i lufton dot me duart e tij, le t’i luftojë me gjuhë; nëse edhe atëherë nuk mundet, le t’i luftojë me zemër.” ElAkhdar el-Ensārīu [29] ka cituar të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: “Unë luftoj për shpalljen e Kur’anit, ndërsa ‘Alīu për interpretimin e tij.”

40) Ai, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, ka thënë: “O ‘Alī! Unë jam i epërm ndaj teje nga të qenit Profet, ndërsa ti je i epërm ndaj njerëzve të tjerë për shkak të shtatë meritave: Ti je i pari ndër ta që besoi në Allahun, më i drejti në përmbushjen e Premtimit të Allahut, më i binduri ndaj Urdhëresave të Allahut, më i paanshmi, më i ndershmi në të vepruarit me njerëzit, më largpamësi në të gjitha çështjet dhe ai që gëzon statusin më të lartë përpara Tij.” Ebū Sa‘īd el-Khudrīu citon të Dërguarin e Allahut, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, duke thënë: “O ‘Alī! Ti zotëron shtatë cilësi për të cilat askush s’mund të diskutojë me ty: Je i pari që i besoi vërtetësisht Allahut, më i miri në përmbushjen e Premtimit të Tij, më i binduri Urdhrave të Allahut, më i dhimbsuri ndaj njerëzve, më i njohuri me të gjitha çështjet, e më i larti mes tyre në pozitë.” [30] Këtu s’ka vend për t’i cituar të tërë hadīthet e tillë, të cilët, në tërësi, mbështesin njëri tjetrin dhe çojnë tek i njëjti kuptim, e ky është: ‘Alīu radhitet vetëm pas të Dërguarit të Allahut (s), në të vepruarit me ummetin, dhe vjen menjëherë pas të Dërguarit të Allahut (s), në udhëheqjen e tij. Këto hadīthe përcjellin një kuptim të tillë, edhe nëse tekstet e tyre nuk janë mutewātir, dhe kaq duhet të mjaftojë si provë e pakundërshtueshme,


Wesselām.

Sinqerisht, Sh [1] Ky është hadīthi 2527 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 153, vëll. VI, dhe ai citohet nga Tha’lebīu prej Ebū Dherit kur përpiqet të interpretojë vargun e wilājetit në librin e tij et-Tefsīr ul-Kebīr. [2] Ai citohet po ashtu nga el-Barūdīu, Ibn Kanī’u, Ebū Na’īmi, e elBezzāri. Ai është hadīthi 2628 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 157, vëll. VI. [3] Ai është hadīthi 2630 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 157, vëll. VI. [4] Ai është lajmi 11 prej atyre që tregon Ibn Ebū’l-Hadīdi në f. 450, vëll. II i Sherh Nehxhul Belāga, dhe hadīthi 2627 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 157, vëll. VI. [5] Kjo citohet nga Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’ prej Enesit dhe përcillet në imtësi nga Ibn Ebū’l-Hadīdi në f. 450, vëll. II i Sherh Nehxhul Belāgës; prandaj, drejtojuni lajmit 9 në po atë faqe. [6] Kjo citohet nga nga Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’ prej një hadīthi të përcjellë nga Ebū Barzah el-Eslemīu dhe Enes ibn Māliku, dhe transmetohet nga dijetari mu‘tezilī në f. 449, vëll. II i Sherh Nehxhul Belāga, drejtojuni, pra, lajmit të tretë në atë faqe. [7] Kjo citohet nga Taberānīu në Kebīr, prej hadītheve të Selmānit dhe Ebū Dherit. Ai citohet nga Bejhekīu në Sunen dhe Ibn ‘Udej në el-Kāmil; po ashtu, ai është hadīthi 2608 në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 156. [Në thënien 316 të Nehxh ul-Belāghës, Imam ‘Alīu pohon: “Unë jam jasūbi i besimtarëve, ndërsa mëkatarët kanë pasurinë për jasūb.” Sejjid Rāzīu komenton: “Kjo d.t.th. që besimtarët më pasojnë mua, kurse të shfrenuarit shkojnë vetëm pas pasurive, njësoj si bletët që ndjekin pas ‘jasūbin’ e tyre, që është prijësi i tyre.” Këtë titull Imam ‘Alīut ia ka dhënë vetë Profeti i Shenjtë (s). Një nga hadīthet ku ai përmendet është ai që përcjellin Ebū Lejlā el-Ghifārī, Ebū Dheri, Selmāni, Ibn ‘Abbāsi e Hudhejfe ibn el-Jemānī se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “Do të ketë fitne pas meje.


Kur të ndodhë ajo, kapuni pas ‘Alī ibn Ebī Tālibit. Pa dyshim, ai është i pari që besoi në mua dhe i pari me të cilin do të shtrëngoj duart në Ditën e Gjykimit. Në tërë ummetin tim, ai është mbrojtësi më i madh i të vërtetës (siddīk ul-ekber), dalluesi (furkān) që shquan të drejtën nga e padrejta dhe Prijësi i besimtarëve, ndërkohë që prijësi i hipokritëve është pasuria.” (Ibn Haxher el-‘Askalānī në Isābeh, vëll. VII, Pj. I, f. 167; Ibnul-‘Athīri në ‘Usd ulGhābeh, vëll. V, f. 287; Ibn ‘Abdul-Berri në Istī‘āb, vëll. IV, f. 1744; Hejthemī në Mexhma’ uz-Zewā‘id, vëll. IX, f. 102; el-Muttekī në Kenz ul-Ummāl, vëll. VI, f. 154 (vëll. XII, f. 214 bot. Hajderabad, 1968); Muntekheb ul-Kenz, vëll. V, f. 33; Muhibb et-Taberīu në Rijād un-Nedīreh, vëll. I, f. 165 dhe Dhekā‘ir ul-Ukba, f. 65; Ibn ‘Asākiri në Tarīkh ud-Dimeshk, (jeta e Imam ‘Alīut), vëll. I, ff. 74-78; Halebīu në Sīreh, vëll. I, f. 380; el-Menāwī në Fejd ul-Kadir, vëll. IV, f. 358; Ibn Ebī’l-Hadīdi në Sherh, vëll. I, f. 12; vëll. XIII, f. 228; vëll. XIX, f. 224; el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābi’ ul-Muweddeh, ff. 62, 82, 201, 251. Taberānīu në Kebīr, vëll. V, f. 32; Ibn Meghāzilī el-Shāfi‘ī në el-Menākib, f. 230 transmetojnë pjesën: ‘Alīu është i pari që do të shtrëngojë duart me mua Ditën e Ringjalljes’.]

[8] Kjo citohet nga Taberānīu në Kebīr, dhe është hadīthi 2625 në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 156, dhe i dhjeti në f. 450, vëll. II i Sherh Nehxhul Balāga nga Ibn Ebū’l-Hadīdi; shihni, pra se si e ka bërë ai udhërrëfimin e tyre të kushtëzuar në të kapurit pas ‘Alīut; kështu, ata që nuk veprojnë kështu do të shmangen patjetër. Vështroni se si ai (s) i urdhëroi ata ta duan atë ashtu siç duan Profetin (s) dhe ta respektojnë atë në po atë mënyrë që respektojnë Profetin (s). Kjo vetëm pasi ai është zëvendësi i tij, ai që do marrë gjërat përsipër pas tij. Nëse shqyrtoni frazën “Xhibra’īli më ka urdhëruar t’ju them”, atëherë e vërteta do shpaloset qartë për ju.

[9] Kjo citohet nga Taberānīu në Kebīr prej Ibn ‘Abbāsit siç pohohet në f. 107 në Xhāmi’ us-Seghīr nga Sujūtīu. Ai citohet edhe nga Hākimi në Menākib ‘Alī, f. 126-127, vëll III i Mustedrek us-Sahīhejn prej dy burimeve: njëri është Ibn ‘Abbāsi nga dy burime të tjera të sakta, e tjetri Xhābir ibn ‘Abdullāh el-Ensārīu. Ai ka parashtruar prova të pakundërshtueshme për saktësinë e tij. Imam Ahmed ibn Hanbel ibn es-Siddīk el-Magāribī i Kajros, i ka kushtuar një libër të tërë për t’ia provuar saktësinë dhe e ka mbushur


me informacion, duke e titulluar Fet’h ul-Melik el-‘Alī Bisihhati ‘Ilm ‘Alī, botuar më 1354 në Egjipt nga Matba’ el-Islāmijeh. Ai meriton vëmendjen e studiuesve se përmban informacion të paçmueshëm. Pikëpamjet e nāsibive dhe sojit të tyre janë të pavlera karshi këtij hadīthi, që përdoret gjerësisht si proverb, si nga elita ashtu dhe nga populli i thjeshtë i qyteteve dhe fshatrave. Ne madje ua kemi shqyrtuar kritikën dhe e kemi parë të jetë nënshtrim i plotë ndaj ndjenjave, pa prova, përplot me fanatizëm ekstrem, siç pohoi edhe Hāfiz Salah ud-Dīn el-‘Alā’i kur citoi akuzën e rreme të Dhehebīut dhe të tjerëve që pretendojnë se ai është i pasaktë. Ai komenton: “Këta nuk kanë nxjerrë asnjë provë për pretendimin e tyre përveçse ‘është fabrikim’, që të mos mbajnë përgjegjësi.” [Gjithashtu: Ibn Haxher el-‘Askalānī në Tehdhīb, vëll. VI, f. 320-1, vëll. VII, f. 337; Ibn ul-‘Athīri në ‘Usd ul-Ghābeh, vëll. IV, f. 22; Ibn ‘Abdul-Berri në el-Istī‘āb, vëll. III, fq 1102; el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 152, 156, 401; Hejthemī në Mexhma’ uz-Zewā‘id, vëll. IX, f. 114, Sewā‘ik ulMuhrike, f. 73; Khatībi në Tarīkh Baghdād, vëll. II, f. 348, 377; vëll. VII, f. 172; vëll. XI, f. 48-9; Muhibb et-Taberīu në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, f. 193; el-Menāwī në Kunūz ul-Haka‘ik, f. 43; Fejd ul-Kadīr, vëll. III, f. 46; el-‘Ukajlī, Ibn ‘Adīu, etj.]

[10] E citon Tirmidhīu në Sahīh [vëll. 5, ff. 637-8] krahas Ibn Xherīrit, dhe përcillet nga ata prej disa autoriteteve si el-Muttekī el-Hindī në f. 401, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it, ku ai citon Ibn Xherīrin: “Ky është një hadīth, për vërtetësinë e të cilit jemi mjaft të sigurt.” Ai citohet prej Tirmidhīut edhe nga Sujūtīu kur diskuton hamze-n te Xhāmi’ ul-Xhewāmi’ e Xhāmi’ usSeghīr; prandaj drejtojuni f. 170, vëll. I i Xhāmi ul-Seghīr. [Po ashtu, Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, vëll. I, f. 64; el-Beghawī në Mesābīh us-Sunneh, vëll. II, f. 275; Muhibb et-Taberīu në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, f. 193.]

[11] Kjo citohet nga Dejlemīu prej hadīthit të Ebū Dherit siç pohohet në f. 156, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl.

[12] Po aty.


[13] E citon Ibn Haxheri në meksed-in e pestë të mekāsid-eve të pjesës 14 në Kreun XI të es-Sawā‘ik ul-Muhrike; drejtojuni pra faqes 106 së të njëjtit.

[14] Ky është hadīthi 2528 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 153, vëll. VI.

[15] Kjo citohet nga Ibn Māxheh në kreun e tij mbi virtytet e sahabëve në f. 92, vëll. I i Sunen-it të tij, nga Tirmidhīu e Nesā‘īu në sahīh-ët përkatës dhe është hadīthi 2531 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 153, vëll. VI. Ai citohet edhe nga Imam Ahmedi në f. 164, vëll. IV i Musned-it te hadīthi i përcjellë prej shumë burimeve të sakta nga Xhenāde. Ju mjafton fakti se ai citohet nga një zinxhir transmetuesish që përfshin: Jahjā ibn Ademin, Isrā‘īl ibn Jūnusin dhe gjyshin e tij Ebū Is‘hāk el-Subej’in, i cili citon Habeshīun. Të gjithë këta burra janë autoritete të besuara nga të dy Shejhët në sahīh-ët përkatës. Kushdo që e studion këtë hadīth në Musned-in e Ahmedit, do të shohë se ai u tha gjatë Haxhit të Lamtumirës, që ishte pak para nisjes së Profetit (s) nga kjo botë e shueshme. Para kësaj, ai kishte dërguar Ebū Bekrin për t’ia njoftuar dhjetë ajetet e Sures Berā’ banorëve të Mekës. Pastaj ai, sipas Imam Ahmedit, në f. 151 të vëll. I në Musned, i tha: “Shko takoje Ebū Bekrin përpara se ta kryejë detyrën e ngarkuar, dhe me ta takuar, merre mesazhin prej tij dhe çojua vetë njerëzve në Mekë e lexojua atyre.” ‘Alīu e takoi Ebū Bekrin në Xhuhfe dhe i mori fletët. Ebū Bekri u kthye te Profeti, bekime pastë mbi të e pasardhjen e tij, dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! A more ndonjë mesazh nga Allahu kundër meje?” Ai u përgjigj: “Jo, por Xhibra’īli më erdhi e më tha se askush s’e përcjell mesazhin e Allahut përveç meje ose një njeriu prej familjes sime.” Një transmetim tjetër, i regjistruar nga Imam Ahmedi në f. 510, vëll. I i Musned-it, nga ‘Alīu, tregon kur e nisi atë me Suren Berā’a, Profeti (s) i tha: “Atë duhet ta çoj ose unë, ose ti.” ‘Alīu tha: “Nëse s’ka rrugë tjetër, atëherë po shkoj unë.” Ai (s) tha: “Përpara atëherë, se Allahu do e bëjë gjuhën tënde të mprehtë, dhe do të ta udhëzojë zemrën.” [16] Ju tashmë e keni mësuar hadīthin e përcjellë nga ‘Amr ibn Shāshi me gjithë komentin tonë, në Letrën 36.


[17] Siç citon Muslimi në kreun e tij mbi īmān-in, f. 46, vëll. I i Sahīh-ut të tij. Ibn ‘Abd ul-Berri ia shpjegon kuptimin kur tregon biografinë e ‘Alīut në el-Istī’āb prej një grupi sahabësh. Hadīthi i Burejdes u citua në Letrën 36. Fjala e tij, bekime pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, “O Allah! Bëhu mik i kujtdo që miqëson ‘Alīut dhe bëhu armik i kujtdo që bëhet armik i ‘Alīut”, përcillet mutewātir, siç pranohet nga autori i el-Fetāwa Hamīdijje në traktatin e tij es-Salāt ul-Fākhire fi’l-Ahādith el-Mutewātire.

[18] Ne e kemi cituar edhe këtë hadīth në Letrën 10, prandaj drejtojuni komentit tonë mbi atë dhe atë që i paraprin. [19] Drejtojuni komentit tonë të këtij hadīthi dhe atij që i paraprin në Letrën tonë me nr 10.

[19a] [Po ashtu: Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 14; Taberīu në Tarīkh, vëll. II, f. 232; Tirmidhīu në Sunen, vëll. II, f. 299 dhe Ibn Meghāzilī në Menākib.] [20] Kjo citohet nga Hākimi në f. 129, vëll. III, i Mustedrek-ut të tij të saktë dhe përcillet nga mjaft muhadīthë, ku secili ia dëshmon vërtetësinë.

[21] Drejtojuni komentit tonë të këtij hadīthi në Letrën 34, dhe shkoqisni librat e traditave të cilave iu referuam.

[22] Kjo citohet nga Taberānīu në el-Ewset, dhe Khātibi në el-Muttefek we’l-Mufterek, siç pohohet në fillim të f. 159, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl.

[23] Këtë e përcjell Ebī’l-Hadīdi prej të dyve në lajmin e katërt, të cilit ai i referohet në f. 449, vëll. II i Sherh Nehxhul Belāgës. Atë e citon edhe Imam Rāzīu gjatë diskutimit të aje mubāhile në Tefsīr ul-Kebīr, f. 288, vëll. II, duke ia marrë për të mirëqenë vërtetësinë, sipas pikëpamjes së atyre që punojnë me të e atyre që s’punojnë. Hadīthin e citon edhe Ibn Battah prej Ibn ‘Abbāsit, siç pohohet në f. 34 të Fet’h ul-Melik ul-‘Alī Bisihhati Bābil ‘Ilm


‘Alīnga Imam Ahmed ibn es-Siddīk el-Hasanī el-Magāribīu i Kairos. Mes atyre që e kanë pranuar se ‘Alīu është ai që njeh sekretet e tërë profetëve është Shejhu i të gjithë burrave të dijes, Muhjid-Dīn Ibn ‘Arabīu, siç citon i dituri el-Sha’rānī në Pj. 32 të librit el-Jewakīt we’l-Xhewāhir, f. 172. [Mes transmetuesve të tjerë që kanë përcjellë hadīthe të ngjashme janë: el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 226; Muhibb et-Taberīu në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, f. 218, 208 e Dhekhā‘ir ul-‘Ukba, f. 93; el-Kundūzī në Jenābi’ ul-Muwedde (Stamboll), f. 214, 312; Ibn ‘Asākiri në Tarīkh Dimeshk (jeta e ‘Alīut), vëll. II, f. 280; Ibn el-Meghāzīlī el-Shāfi‘ī në Menākib, f. 212; Ibn us-Sebbagh el-Mālikī në Fusūl ul-Muhimmeh, f. 107.]

[23a] [Profeti (s) u bënte shpeshherë thirrje muslimanëve që të tregoheshin të kujdesshëm e të mos e tepronin dashurinë për ‘Alīun, sa të shkelnin caqet që vendoste Islami për gjëra të tilla. Njerëzit që mund të vepronin në këtë mënyrë quheshin ghali (ekstremistë). Në të njëjtën kohë, Profeti (s) kishte ndaluar çdo fyerje ose nënçmim të vlerave të imamëve dhe i qortonte ata që ngrinin fajësime të pabazuara kundër tyre, si dhe ata që i urrenin dhe ushqenin qëllime të këqija ndaj tyre. Pikërisht për këto arsye ai (s) tregohej tepër i përmbajtur kur duheshin vënë në dukje vetitë dhe meritat e shkëlqyera të ‘Alīut, siç tregon dhe Xhābir ibn ‘Abdullāh el-Ensārī: “Kur ‘Alīu i erdhi Profetit (s) me lajmin e fitores së Khaiberit, i Dërguari i Allahut (s) i tha: “O Alī! Të mos ishte për faktin se disa njerëz nga ummeti im do të thoshin për ty atë që të krishterët thanë për ‘Īsāin, të birin e Merjemes, sot do kisha thënë për ty diçka që çdo musliman s’do të kalonte pranë teje pa marrë nga dheu i gjurmëve të këmbëve të tua pluhurin për të kërkuar bekime. Mjafton që ti ke ndaj meje të njëjtën pozitë që kishte Haruni ndaj Musait, veçse nuk do ketë profet pas meje”. (Hejthemī në Mexhma’ uz-Zewā‘id, vëll. IX, f. 131; Ibn Ebi’l-Hadidi në Sherh, vëll. V, f. 4; vëll. IX, f. 168; vëll. XVIII, f. 282; Ibn Meghāzilī el-Shāfi‘ī në Menākib, ff. 237-9; el-Khawārizmī në Menākib, ff. 75-6, 96, 220; elGenxhī el-Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, ff. 264-5; Arxhah ul-metalib, ff. 448, 454; el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābi’ ul-Muweddeh, ff. 63-4, 130-1). Përveç kësaj, Profeti (s) e kishte informuar ummetin se në gjirin e tij do


të shfaqeshin dy lloje devijuesish, që do shkelnin caqet e parimeve islame në lidhje me kuptimin e personalitetit të ‘Alīut. Lidhur me këtë, vetë ‘Alīu thotë: I Dërguari i Allahut (s) më thirri e më tha: “O ‘Alī, ka ngjashmëri midis teje e ‘Īsāit, birit të Merjemes, të cilin çifutët e urryen aq shumë, sa ngritën akuza të gënjeshtërta kundër tij e nënës së tij, kurse të krishterët e deshën aq shumë, sa i veshën një pozicion që s’e kishte”. Pastaj Imami vazhdon: “Kujdes: Dy lloje njerëzish do rrënohen për shkakun tim: Ai që do më lëvdojë për gjëra që nuk i kam; dhe ai që do më urrejë e kjo urrejtje do ta çojë deri në atë pikë, sa të bëjë kundër meje akuza të gënjeshtërta e të pabaza. Kujdes! Unë s’jam profet e as më është zbuluar gjë. Unë vetëm veproj sa të mundem në pajtim me Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij (s). (Ahmedi në Musned, vëll. I, f. 160; Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 123; Hejthemī në Mexhma’ uz-Zewā‘id, vëll. IX, f. 133; el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. XII, f. 219; vëll. XV, f. 110; el-Khātib elHanefī në Mishkat ul-Mesābīh, vëll. III, ff. 245-6; Ibn Kethīri në el-Bidāje we’n-Nihāje, vëll. VII, f. 356). Këto fakte janë përmendur nga vetë Profeti (s), që i thoshte ‘Alīut: “O ‘Alī, dy lloje njerëzish do rrënohen për shkakun tënd: Ai që do të të dojë në mënyrë të tepruar, si dhe hipokriti, që do të të ngarkojë me faje të sajuara.” (Ibn ‘Abd ul-Berri në Istī‘āb, vëll. III, f. 1101); “Dy lloje njerëzish do rrënohen për shkakun tënd: Ai që do të të dojë në mënyrë të tepruar dhe ai që do të urrejë e ushqejë ligësi karshi teje.” (Ibn Ebī’l-Hadīdi në Sherh, vëll. V, f. 6). Muhadithi i famshëm Ibn Sharahil Shabī‘u (640-721) konfirmoi se të dyja këto kategori janë shfaqur dhe se të dy llojet e njerëzve janë larguar nga Besimi e janë rrënuar. (Ibn ‘Abd ul-Berri, po aty; Ibn ‘Abd-Rabbīh, në ‘Ikd ulFerīd, vëll. IV, f. 312).]

[24] Këtë e citon Taberānīu e Ibn Mardawejhi që mbështeten në autoritetin e Ibn ‘Abbāsit. E citon edhe Dejlemīu prej ‘Ā’ishes, dhe është ndër hadīthet e gjata.

[25] E citon Ebū Na‘īmi e Ibn ‘Asākiri nga Ebū Lejlāi, si dhe en-Nexhxhāri nga Ibn ‘Abbāsi; drejtojuni, pra hadīthit 30 e 31 nga dyzet hadīthet e cituara prej Ibn Haxherit në Pj. 2, Kreu IX, i es-Sawā‘ik ul-Muhrike, në mbyllje të


faqes 74 dhe fillim të faqes 75.

[26] Kjo citohet nga Hākimi në f. 122, vëll. III i Mustedrek-ut, ku autori ia pranon vërtetësinë. Dhehebīu e citon në Telkhīs, duke e pranuar si të saktë.

[27] Ky hadīth dhe ai që e pason, citohen nga Hākimi në f. 140, vëll. III i Mustedrek-ut, dhe Dhehebīu e citon atë në Telkhīs ul-Mustedrek. Të dy autorët e pranojnë vërtetësinë e këtij hadīthi falë mbështetjes së tij nga të dy Shejhët.

[28] Kjo citohet nga Hākimi në f. 122, vëll. III i Mustedrek-ut, që thotë se ai është hadīth i saktë sipas kritereve të dy Shejhëve të cilët nuk e përfshinë në librat e tyre. Dhehebīu ia pranon vërtetësinë për po atë arsye kur e citon në Telkhīs ul-Mustedrek. Imam Ahmedi e sjell nga Ebū Sa‘īdi në f. 82 e 83, vëll. III i Musned-it, dhe Bejhekīu e citon në Shu‘ab ul-Imān, Sa‘īd ibn Mensūri në Sunen, Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’ dhe Ebū Ja‘līu në Sunen, me nr 2585, f. 155, vëll. VI, në Kenz ul-‘Ummāl. [29] Ai quhet Ibn Ebū’l-Akhdar. Ibn el-Sakanī e përmend dhe citon hadīthin e tij lidhur me këtë çështje prej Hārith ibn Hasīres nga Xhābir elXhu‘fī nga Imam Bākiri nga i ati Zejnul-‘Ābidīni, paqe pastë mbi ta, nga Akhdari, prej Profetit (s). Ibn es-Sakanī thotë: “Ai s’është fort i famshëm ndër sahabët e Profetit (s), dhe hadīthi i tij duhet verifikuar.” Kjo citohet nga el-Askālanī në biografinë e tij të Akhdarit në el-Isābeh. Dār Kutnīu e ka sjellë këtë hadīth në Ifrād, duke thënë: “Përcillet vetëm nga Xhābir elXhu‘fī, që është një rāfidī.”

[30] Ebū Na‘īmi e ka cituar atë me hadīthet e raportuara nga Mu‘ādhi, si dhe hadīthin (e Ebū Sa‘īdit) që e pason, në Hiljet ul-Ewlijā’, [vëll. I. ff. 656] dhe ato ndodhen në f. 156, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it. [Po ashtu: elKhawārīzmī el-Shāfi‘ī në Menākib, f. 65; Muhibb et-Taberīu në Rijād unNedīreh, vëll. II, f. 198; Ibn Ebī’l Hadīdi në Sherh Nehxh ul-Belāgha, vëll. XIII,


f. 230. Krahas Mu‘ādhit dhe Ebū Sa‘īdit, hadīthi përcillet edhe nga ‘Umeri.] LETRA 49 , 11 Muharrem 1330

122.

Pranimi i Meritave të ‘Alīut,

123.

Merita të Tilla s’e Bëjnë Domosdoshmëri Khilāfetin e Tij.

1) Imam Ebū ‘Abdullāh Ahmed ibn Hanbeli ka thënë: “Asnjë nga shokët e të Dërguarit të Allahut nuk ka zotëruar aq shumë virtyte sa ‘Alī ibn Ebū Tālibi.”[1] Ibn ‘Abbāsi ka thënë: “Nuk kanë zbritur ajete të Librit të Allahut për asnjeri [veç Profetit] sa ç’kanë zbritur për nder të ‘Alīut.” [2] Në një rast tjetër ai ka thënë: “Aq sa treqind vargje të Kur’anit Famëlartë, janë shpallur për nder të ‘Alīut”; dhe në një tjetër rast ai ka thënë: [3] “Kurdo që Allahu shpall {O ju që besuat..} ‘Alīu nënkuptohet si prijësi dhe i pari i tyre; Allahu madje i qortoi sahabët e të Dërguarit të Allahut, bekime pastë mbi të e pasardhjen e tij, në shumë raste në Librin e Tij të lartë, por duke e lavdëruar gjithnjë ‘Alīun.” ‘Abdullāh ibn Ajjāsh ibn Ebū Rabī’e ka thënë: “‘Alīu ishte shumë i mprehtë në dije, ai zotëron përparësinë në përqafimin e Islamit, ai është dhëndri i të Dërguarit të Allahut (s) dhe fekīhu i Sunne-tit të tij, shpresa për fitore gjatë luftës e më bujari për të dhënë.”


[4] Imam Ahmed ibn Hanbelin e pyetën njëherë për ‘Alīun e Mu’āvijen. Ai tha:[5] “Alīu kishte shumë armiq. Armiqtë e tij kërkuan diçka me të cilën t’i gjenin ndonjë të metë. Duke mos gjetur asnjë, ata erdhën tek një njeri [Mu‘āvija] që e kishte luftuar e vrarë atë, dhe e lavdëruan vetëm nga urrejtja e tyre për ‘Alīun.” Kadi Ismā‘īli, Nesā‘īu, Ebū ‘Alī el-Nisabūrīu e shumë të tjerë kanë thënë se askush, ndër tërë sahabët e Profetit, s’u lavdërua sa ‘Alīu. 2) Nuk ka asnjë kundërshtim mbi pikën që shtruat, megjithatë një argument ngrihet nëse ju pohoni se Profeti (s), gjatë jetës së tij, i kishte premtuar atij khilāfetin. Të gjitha këto tekste nuk janë prova bindëse për ta mbështetur një pohim të tillë; ato thjesht radhisin cilësitë dhe virtytet e Imamit, dhe numri i teksteve të tilla është me të vërtetë i madh. Ne besojmë se ai, Allahu ia ndriçoftë fytyrën, ishte i denjë për të gjitha ato e madje edhe më shumë, dhe unë jam i sigurt se ju jeni ndeshur me shumëfishin e këtyre teksteve të cilat sugjerojnë emërimin e tij për khilāfet. Mirëpo, emërimi nuk është njëlloj si betimi detyrues për khilāfet, siç e dini, Wesselām.

Sinqerisht, S

LETRA 50 , 13 Muharrem 1330

124.

Përse të Interpretohen Tekstet si Tregues të Imametit të Tij


Kujtdo si ju, që është i thellë në mendim, i dhuntisur me shikimin që depërton larg, autoritet i burimeve dhe rrjedhimeve gjuhësore, i vetëdijshëm për kuptimet e konotacionet, që e nxjerr udhërrëfimin nga i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e familjen e tij, besues i urtisë dhe i profetësisë së tij vulosëse, çmues i veprave e pohimeve të tij që {nuk flet nga mendja e tij} (53:3), me siguri nuk i shpëton dot kuptimi i teksteve të tilla e as që i mbeten sekret përfundimet e tyre, të nxjerra nga arsyeja dhe logjika. Nuk është e mundur që ju, si autoritet i spikatur (thebet) i arabishtes që jeni, të mos kuptoni se ato tekste i kanë dhënë ‘Alīut pozitë shumë sublime të cilën Allahu Fuqiplotë dhe profetët e Tij s’ia dhurojnë kujt përveç zëvendësve të atyre profetëve, personave që u besojnë më tepër për marrjen në dorë të fesë së tyre, rojtarëve të besimit. Nëse nuk e tregojnë haptazi khilāfetin e ‘Alīut, ato patjetër e aludojnë atë, duke çuar medoemos tek ai përfundim. Një detyrim i tillë është fare i qartë nga kuptimi i tyre preciz. Kreu i Profetëve (s) qëndron përmbi të dhënit e një statusi të tillë kujtdo tjetri përveç zëvendësit dhe mëkëmbësit të tij. Gjithsesi, kushdo që i shkoqit thellë tekstet e ‘Alīut dhe shqyrton me shumë kujdes e ndershmëri rrjedhimet e tyre, do shohë se shumica e tyre dërrmuese synon te mbështetja e Imametit të tij, duke qenë tregues të tij ose përmes shpalljesh eksplicite si të cituarat më lart dhe Betimi i Gadīrit ose përmes domosdoshmërisë, si ato të cituara në Letrën 48. Merrni për shembull, pohimet e tij: “‘Alīu është me Kur’anin dhe Kur’ani është me ‘Alīun; ata s’do të ndahen nga njeri tjetri gjersa të më takojnë te Haudi”; [6] “‘Alīu është për mua si koka për trupin” [7] dhe pohimin e tij, sipas hadīthit të përcjellë nga ‘Abdur-Rahmān bin ‘Aufi: [8] “Betohem me Atë që më mban jetën, do t’ju duhet të falni namazin e jepni zekatin, ose do ju dërgoj një njeri nga unë (ose si unë) atëherë Profeti (s) kapi dorën e ‘Alīut dhe tha: Ky është ai!”; gjer në fund të teksteve të tilla të panumërta. Kjo është një mirësi e qartë ndaj së cilës po tërheq vëmendjen e të gjithë kërkuesve të së vërtetës, e cila zbulon të paqartën dhe thellohet në kërkim të pavarur. Ai (s) vetëm ka ndjekur atë që ka kuptuar nga obligimet morale të teksteve të tilla të shenjta, pa u mposhtur nga emocionet e animet personale, Wesselam.


Sinqerisht, Sh [1] Hākimi e ka cituar në f. 107 të Sahīh ul-Mustedrek-ut. Dhehebīu nuk e komentoi në Telkhīs ul-Mustedrek. [Hākimi citon me sened nga Muhammed ibn Mensūr et-Tūsī, që pohon: ‘E kam dëgjuar Ahmed ibn Hanbelin duke thënë: “Për asnjërin prej as’hābëve nuk na kanë mbërritur (aq hadīthe) nga i Dërguari i Allahut (s) sa ç’na kanë mbërritur lidhur me virtytet e ‘Alī ibn Ebī Tālibit.”’ Ibn ‘Abd el-Berri shkruan në el-‘Istī’āb, vëll. II, f. 466 dhe Tabakāt ul-Hanabileh, vëll. I, f. 319: “Ahmed ibn Hanbeli dhe kadiu Ismā‘īl ibn Is’hāk kanë thënë: ‘Nuk është transmetuar aq shumë mbi virtytet e asnjërit prej as’habëve - me zinxhirë të mirë (hisān) transmetimi sa ç’është transmetuar mbi virtytet e ‘Alī ibn Ebī Tālibit.” Kjo pohohet edhe nga Nesā‘īu e përcillet edhe nga Ibn Haxheri në Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 72; Ibn ul-‘Athīri në el-Kāmil fī Tarīkh, vëll. III, f. 399; Ibn Haxher el-‘Askalānī në Fet’h ul-Bārī, vëll. VII, f. 57 e Tahdhīb ul-Tahdhīb, vëll. VII, f. 339.] [2] Ibn ‘Asākiri, si dhe shumë autorë të librave të hadīthit, e kanë cituar atë. [3] Nga një hadīth i cituar nga Taberānīu, Ibn Ebū Hātimi, e shumë autorë të tjerë të librave të traditës. Ai përcillet nga Ibn Haxheri i cili gjithashtu citon tre hadīthet që i praprijnë në Pj. 3, Kr. IX, f. 76, es-Sawā‘ik ul-Muhrike. [4] Këtë e citon Ibn ‘Ajjāshi prej historianëve dhe autorë të sunen-eve, dhe ai ndodhet aty ku tashmë i jemi referuar në es-Sawā‘ik ul-Muhrike.

[5] Siç citon el-Selefīu në Tajjūrijjāt, dhe përcillet nga Ibn Haxheri po aty. [6] Këtë e citon Hākimi në f. 124, vëll. III i Mustedrek-ut, si dhe Dhehebīu në Telkhīs ul-Mustedrek. Të dy autorët ia konfirmojnë vërtetësinë. Ai është një nga pak hadīthet e shkoqitura. Kushdo që s’e njeh faktin që ‘Alīu është me Kur’anin dhe Kur’ani është me ‘Alīun, pasi të studiojë hadīthet e sakta mbi Dy Gjërat me Peshë, dm.th Kur’anin dhe ‘Itre-


n, duhet t’i drejtohet asaj që kemi cituar lidhur me këtë në Letrën 8 e t’ia njohë të drejtat Imamit të Pasardhësve të Profetit dhe kryetarit të tyre të padiskutuar e të padyshimtë. [7] Këtë e citon Khātibi tek hadīthet e përcjella nga el-Berā’i dhe Dejlemīu mes të transmetuarave prej Ibn ‘Abbāsit. Atë e raporton Ibn Haxheri në f. 75 të es-Sawā‘ik ul-Muhrike; drejtojuni, pra hadīthit 35 nga dyzet hadīthet që ai i citon në Pj. 2, Kreu IX i es-Sawā‘ik ul-Muhrike. [8] Është hadīthi 6133, f. 405, vëll. VI në Kenz ul-‘Ummāl. Ju mjafton si provë se vetja e ‘Alīut është e ngjashme me atë të Profetit (s) të studioni aje mubāhile sipas shpjegimit të Rāzīut në Tefsīr Mefātih ul-Ghajb, f. 288, vëll. II, dhe asaj që kemi thënë ne lidhur me këtë varg kur’anor. LETRA 51 , 14 Muharrem 1330

125.

Kundërshtimi i Argumenteve përmes të Ngjashmeve me To

Debatuesit e tyre mund ta kundërshtojnë pretendimin tuaj duke cituar tekste që numërojnë virtytet e tre kalīfëve të udhëzuar si dhe tekste që lavdërojnë të parët nga muhāxhirët dhe ensārët; si do t’i përgjigjeshit juve kësaj, atëherë?


Sinqerisht, S

LETRA 52 , 15 Muharrem 1330

126.

Rrëzimi i Premisave Kundërshtuese

Ne besojmë në virtytet e tërë të parëve nga koha e muhāxhirëve dhe ensārëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta dhe ata me Të, dhe këto janë përtej çdo numri e llogarie. Disa vargje kur’anore, krahas ca sahīh-ëve sunni, duhet t’ju mjaftojnë si dëshmi në këtë aspekt. Ne i kemi shkoqitur edhe ato. Ne s’i kemi gjetur aspak - dhe Allahu e di më mirë, t’u bien ndesh teksteve që lavdërojnë ‘Alīun e madje kurrsesi të përshtatshme ta skualifikojnë atë [nga khilāfeti]. Kundërshtarët tanë mund të ngrihen të vetëm dhe të rrëfejnë hadīthe të cilat nuk janë autentike sipas burimeve tona. Përdorimi i tyre i hadītheve të tilla për të mohuar pikëpamjet tona bie poshtë e nuk pritet prej asnjë gjykuesi të paanshëm. Ne s’mund t’i marrim ato kurrsesi në konsideratë serioze. A nuk e shihni sesi ne nuk debatojmë duke cituar tekstet e transmetuara nga burimet tona? Përkundrazi, ne i mbështesim argumentet tona në vetë raportimet e tyre mbi ngjarje të tilla si ngjarja e Gadīrit dhe të ngjashme. Po, ne i kemi shkoqitur tekstet lidhur me këto virtyte të regjistruara nga burimet e tyre dhe s’kemi gjetur në to asnjë


shenjë të të kundërshtuarit të një khilāfeti të tillë dhe as që përmbajnë ato ndonjë gjë që ta sugjerojë këtë; ndaj, ato nuk janë besuar prej askujt për të provuar legjitimitetin e khilāfetit të tre kalifëve të udhëzuar, Wesselām.

Sinqerisht, Sh LETRA 53 , 16 Muharrem 1330

127.

Kërkesa për Hadīthin mbi Incidentin e Gadīrit

Ju i jeni referuar shpesh incidentit të Gadīrit. Ju lutem tregojeni historinë e tij nga burime sunnite që të mund ta shohim. Wesselām

Sinqerisht, S


LETRA 54 , 18 Muharrem 1330

128.

Xixëllima të Hadītheve Lidhur me Incidentin e Gadīrit

Mbështetur në konsensusin e muhadīthëve, Taberānīu dhe shumë të tjerë [1] kanë cituar Zejd ibn Arkamin, i cili ka thënë:“I Dërguari i Allahut, bekime pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, mbajti njëherë një fjalim në Gadīr Khumm, nën hijen e ca pemëve e tha: ‘O njerëz! Më duket se së shpejti do të thirrem e do t’i përgjigjem thirrjes. [2] Unë kam përgjegjësinë time [3] dhe ju keni tuajën;[4] çfarë thoni pra?’ Ata u përgjigjën: ‘Dëshmojmë se e përcolle Shpalljen, u përpoqe dhe udhëzove, prandaj Allahu ta shpërbleftë me më të mirin shpërblim.’ Ai i pyeti: ‘A nuk dëshmoni gjithashtu se nuk ka zot përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij, se xheneti i Tij është hak dhe se xhehenemi i Tij është hak, se jeta pas vdekjes është hak, se Vakti do të vijë patjetër, dhe se Allahu do t’i ringjallë të vdekurit nga varri?’ Ata thanë: ‘Vërtet, dëshmojmë për të gjitha këto.’ Ai tha: ‘O Zot i Plotfuqishëm! Dëshmo se ata e bënë këtë.’ Pastaj tha: ‘O njerëz! Allahu është Kujdestari im, e unë jam kujdestari (mawla) i besimtarëve. Unë kam më tepër autoritet mbi jetët e tyre se ata vetë; [5] prandaj, kujtdo që i kam qenë mawla, ky (‘Alī) i është mawla; [6] O Zot! Bëhu mik i kujtdo që miqëson atë, e bëhu armik i kujtdo që bëhet armik i tij.’ Atëherë ai tha: ‘O njerëz! Unë po ju paraprij e ju do më takoni te


Burimi, që është më i gjerë se largësia nga Basra në San’ā; aty ndodhen aq kupa argjendi sa dhe yjet; dhe kur të më takoni do t’ju pyes për Dy Gjërat me Peshë, se si më pasuat mua në të trajtuarit e tyre; e Madhja Gjë me Peshë është Libri i Allahut, të Gjithdijshmit, të Lartësuarit, njëra anë e së cilës është dora e Tij dhe tjetra dora juaj; prandaj kapuni pas tij që të mos rrëshqisni, dhe besimi juaj nuk do të pësojë ndryshim; e tjetra është Ehl ulBejti im, sepse më i Mëshirshmi e më i Urti më ka njoftuar se ata të dy nuk do të ndahen nga njëri tjetri deri sa të më takojnë mua te Haudi’.” [7] Në kreun mbi meritat e ‘Alīut në Mustedrek, Hākimi tregon se Zejd ibn Arkami [8] citohet nga dy burime, çdonjëri prej të cilëve mbahet i besuar prej dy Shejhëve: Hākimi thotë se kur i Dërguari i Allahut (s) po kthehej nga Haxhi i lamtumirës, ai fushoi në Gadīr Khumm e i urdhëroi besimtarët ta fshinin tokën nën disa pemë të larta, ku u formua një minber me samare devesh për të. Ai u ngrit dhe tha: “Mesa duket jam thirrur e do t’i përgjigjem thirrjes, dhe ju urdhëroj të kujdeseni për Librin e Allahut dhe Pasardhësit e mi; kujdes si i trajtoni ata pas meje, sepse ata nuk do ndahen kurrë nga njëri tjetri gjersa të më takojnë te Haudi.” Pastaj ai shtoi: “Allahu Fuqiplotë e i Butë është Kujdestari im dhe unë jam kujdestari i çdo besimtari”, pastaj ai (s) mori dorën e ‘Alīut dhe tha: “Kujtdo që i kam qenë kujdestar, ky ‘Alī i është kujdestar; O Zot! Bëhu mik i kujtdo që e miqëson atë, dhe armik i cilitdo që i kundërvihet atij.” Autori e citon këtë hadīth të gjatë në tërësi. Dhehebīu e citon në Telkhīs pa e komentuar. Edhe Hākimi e citon në elMustedrek nga Zejd ibn Arkami, duke ia pranuar vërtetësinë. Megjithë intolerancën e tij, edhe Dhehebīu e pranon atë në Telkhīs, të cilit mund t’i referoheni. Imam Ahmed ibn Hanbeli e ka cituar po këtë hadīth siç e përcjell Zejd ibn Arkami, në formën vijuese:

“Ishim në shoqërinë e të Dërguarit të Allahut, paqe pastë mbi të dhe pasardhësit e tij, kur ai fushoi në një luginë të quajtur Wadī Khumm, dhe ai i urdhëroi të gjithë të mblidheshin për falje në të nxehtin e mesditës. Pastaj, ai na mbajti një fjalim nën hijen e një teshe mbi një pemë me kallama për të ndalur të nxehtit e diellit. Ai tha: ‘A e dini - ose a dëshmoni - se unë kam më


tepër autoritet mbi jetën e besimtarit se vetë besimtari?’ Ata pohuan: ‘Vërtet, po.’ Ai tha: ‘Kujtdo që më pranon mua si mawla, ‘Alīu i është mawla; O Zot! Miqësoje këdo që miqëson ‘Alīun dhe bëhu armik i kujtdo që i kundërvihet atij’.”

Nesā‘īu citon Zejd ibn Arkamin që thotë se kur Profeti po kthehej nga Haxhi i Lamtumirës dhe mbërriti në Gadīr Khumm, ai (s) urdhëroi që toka nën disa pemë të larta të fshihej. Ai kumtoi: “Me sa duket jam ftuar dhe e pranova ftesën. Po lë me ju Dy Gjëra me Peshë, njëra prej tyre është më e madhe se tjetra: Librin e Allahut dhe Pasardhësit e mi: Ehl ul-Bejtin tim; kujdes pra, se si më pasoni mua në të trajtuarit e tyre, sepse ata nuk do të ndahen nga njëri tjetri gjersa të më takojnë te Burimi.” Pastaj, ai shtoi: “Allahu është Kujdestari im e unë jam kujdestari (mawla) i çdo besimtari.” Duke kapur dorën e ‘Alīut, ai tha: “Kujtdo që i kam qenë kujdestari, ky ‘Alī i është kujdestari; O Zot! Bëhu mik i atyre që e miqësojnë atë, dhe armik i atyre që i kundërvihen.” Ebū Tufejli thotë: “E pyeta Zejdin: ‘A i ke dëgjuar ti vetë këto fjalë të Profetit të Zotit (s)?” [9] Ai u përgjigj se të gjithë ata që ishin atje nën ato pemë të larta e kishin parë atë (s) me sytë e tyre dhe e kishin dëgjuar me veshët e tyre. Muslimi e regjistroi këtë hadīth në kreun mbi vetitë e ‘Alīut nga transmetues të ndryshëm që përfundojnë me Zejd ibn Arkamin, por ai e preu dhe e shkurtoi... {kështu pra sillen disa} (27:34).

Imam Ahmedi e ka regjistruar këtë hadīth nga Berā’ ibn ‘Āzibi [10] në dy zinxhirë: “Ishim në shoqërinë e të Dërguarit të Allahut (s) kur ai fushoi në Gadīr Khumm. U thirr ezani. Pjesa nën disa pemë u zgjodh dhe u fshi. Ai fali drekën, pastaj kapi dorën e ‘Alīut dhe pyeti turmën: ‘A nuk e dini se unë kam më tepër autoritet mbi besimtarët se vetë ata?’ Ata u përgjigjën: ‘Po, e dimë.’ Ai pyeti: ‘A e dini se unë kam më tepër autoritet mbi çdo besimtar se ç’ka ai vetë?’ Ata pohuan; atëherë ai mori dorën e ‘Alīut e tha: ‘Kushdo që më ka pranuar mua si kujdestarin e vet, ky ‘Alī është kujdestari i tij; O Zot! Miqësoje këdo që miqëson atë dhe bëhu armik i kujtdo që armiqësohet me të.’ ‘Umeri e takoi menjëherë dhe i tha: ‘Urime, o Ibn Ebī Tālib! Ti u bëre, nga agimi gjer në muzg, kujdestari i çdo


besimtari dhe besimtareje’.” Nesā‘īu ka cituar ‘Āishe bint Sa‘din duke thënë se ajo e kishte dëgjuar të atin të thoshte: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, Ditën e Xhuhfes, kur ai mori dorën e ‘Alīut dhe mbajti një fjalim ku madhëroi e falënderoi Allahun, dhe tha: ‘O njerëz! Unë jam wali-u juaj.’ Ata thanë: ‘Të vërtetën the.’ Pastaj ai ngriti dorën e ‘Alīut dhe tha: ‘Ky është wali-u im mbi ju për të kryer përgjegjësitë e fesë time në emrin tim; unë mbështes cilindo që e mbështet atë dhe jam armiku i cilitdo që i kundërvihet atij’.” Sa‘di citohet gjithashtu duke thënë: “Ishim në shoqërinë e të Dërguarit të Allahut (s). Kur mbërritëm në Gadīr Khumm, ata që kishin ecur para u kthyen, dhe ai i priti ata që kishin mbetur pas, gjersa u mblodhën të gjithë. Atëherë ai tha: ‘O njerëz! Cili është wali-u juaj?’ Ata u përgjigjën: ‘Allahu dhe i Dërguari i Tij.’ Atëherë ai mori dorën e ‘Alīut, e ngriti lart dhe tha: ‘Kushdo që e ka marrë Allahun dhe të Dërguarin e tij si wali-un e vet, ky është wali-u i tij; O Zot! Bëhu mik i kujtdo që miqëson atë e bëhu armik i kujtdo që është armik i tij’.” Librat e traditave që e shënojnë këtë ngjarje janë të panumërt e s’mund të citohen këtu të gjithë. Ata të tërë përmbajnë tekste që tregojnë haptas se ‘Alīu është zëvendësi dhe mëkëmbësi i Profetit (s), ashtu siç ka thënë Fadl ibn el-‘Abbās Ebū Lehebi: [11]

Ai që pas Muhammedit mëkëmbës duhet pranuar, brez pas brezi, është ‘Alīu; sepse ai tërë jetën shoku i tij përherë mbeti.

Sinqerisht, Sh


[1] Shumë autoritete të shquara e kanë pranuar vërtetësinë e tij, aq sa edhe Ibn Haxheri e ka pohuar këtë, duke cituar Taberānīun e të tjerët, në shubhen 11 prej të radhiturave në f. 25, Pj. 5, Kreu I, i librit es-Sawā‘ik ulMuhrike. [2] Ai e lartësoi shpirtin e tij të pastërt thjesht për të tërhequr vëmendjen e tyre ndaj faktit se kishte ardhur koha që misioni i tij të përsosej, duke e bërë të nevojshëm emërimin e zëvendësit të tij, dhe se ai s’mund ta shtynte këtë nga frika se mund të thirrej para se ta përmbushte një mision të tillë të cilin ai po e përkryente dhe që ishte i domosdoshëm për ummetin e tij. [3] Duke qenë se emërimi i të vëllait u peshon rëndë atyre që konkurrojnë, lakmojnë, krijojnë fitne dhe hipokrizi, ai (s) dëshiroi që para shpalljes së një lajmi të tillë, t’u fliste butë, me shpresë se mund t’i prekte dhe të bashkonte zemrat e tyre dhe në droje të fjalëve e veprave të tyre, ai tha: “Unë jam përgjegjës”, që ata ta kuptonin se ai merr urdhra dhe mban përgjegjësinë e zbatimit të tyre; prandaj ai thjesht duhet ta bëjë këtë. Imam el-Wāhidī, në librin e tij Asbāb un-Nuzūl, citon Ebū Sa‘īd Khudrīun duke thënë: “Ajeti {O i Dërguar! Kumtoje atë që të është shpallur nga Zoti yt} u zbrit ditën e Gadīr Khummit, për ‘Alī ibn Ebī Tālibin.” [4] Duke thënë ‘Edhe ju jeni përgjegjës’, ai (s) mund të ketë nënkuptuar, siç citon Dejlemīu e të tjerë dhe siç pohohet në Sawā‘ik ul-Muhrike e gjetkë nga Ibn Sa‘īdi, se ata duhet të pasojnë gjurmët e tyre, pasi ata janë përgjegjës për wilājet-in e ‘Alīut. Imam el-Wahidī ka thënë: “Ata janë përgjegjës për wilājet-in e ‘Alīut dhe Ehl ul-Bejtit.” Kështu, qëllimi i thënies “edhe ju jeni përgjegjës” është t’i kërcënojë ata që do ia diskutonin autoritetin wali-ut dhe wasi-ut të tij. [5] Shumë njerëz janë thelluar mbi këtë hytbe, duke i kushtuar vëmendjen e merituar, dhe kanë arritur në përfundimin se kuptimi i saj nuk është gjë tjetër veç faktit se wilājet-i i ‘Alīut është rrënjë e besimit po aq sa përgjegjësia e Profetit si Imam, sepse ai në fillim drejtoi pyetjen: “A dëshmoni se s’ka zot përveç Allahut, dhe se Muhammedi (s) është robi e i Dërguari i tij?” Pastaj ai tha: “Vakti po afrohet, kjo s’ka të dyshuar, dhe Allahu do t’i sjellë patjetër në jetë ata që janë në varre”, duke vijuar me një pohim në të cilin ai përmendi wilājet-in, që të kuptohej se ky mbart të njëjtën rëndësi si edhe çështjet për të cilat ai i kishte pyetur dhe për të cilat


ata kishin pohuar. Kjo është e qartë për të gjithë të mençurit që janë të njohur me teknikat dhe synimet e një fjalimi.

[6] Pohimi i tij: “Unë jam mawla-i” është dëshmi e sinqertë e një fakti domethënës. Kuptimi i mawla është: ai që është awla, më i larti në status, i epërmi. Kështu, kuptimi i pohimit të tij është: “Allahu është i epërm ndaj meje, e unë jam i epërm ndaj besimtarëve, dhe kushdo që më konsideron mua si të epërm ndaj vetes, duhet ta konsiderojë edhe ‘Alīun si të tillë.”

[7] Këtë formulim të hadīthit e citojnë Taberānīu, Ibn Xherīri, Hākimi dhe Tirmidhīu, nga Zejd ibn Arkami. Ai përcillet fjalë për fjalë nga Ibn Haxheri prej Taberānīut dhe të tjerëve, pa ia diskutuar aspak vërtetësinë; drejtojuni pra, faqes 25 të es-Sawā‘ik ul-Muhrike.

[8] Drejtojuni faqes 21 të el-Khasā’īs ‘Alī, ku Profeti (s) citohet duke thënë: “Kujtdo që unë i kam qenë wali, ky (‘Alī) i është wali.”

[9] Pyetja e Ebū’l-Tufejlit tregon padyshim çuditjen e tij me kapërcimin nga ummeti të kësaj çështjeje mbi ‘Alīun, megjithë hadīthin që ai përcjell nga Profeti i vet në nderim të ditës së Gadīrit. Thua se dyshonte për saktësinë e këtij hadīthi, ai vazhdoi dhe e pyeti Zejdin: “A e dëgjove ti vetë atë nga i Dërguari i Allahut (s)?” Toni i tij ishte ai i të çuditurit, habiturit, dhe disi skeptikut. Zejdi iu përgjigj se të gjithë të pranishmit nën ato pemë, vërtet e kishin parë Profetin (s) me sytë e tyre dhe e kishin dësgjuar me veshët e tyre; atëherë Ebū’l-Tufejli e kuptoi se çështja ishte tamam siç thotë Kumeiti, Allahu e mëshiroftë shpirtin e tij:

Ditën e dawh-it, dawh-it te Gadīri Khilāfeti u shpalos qartë dhe më së miri; Vetëm sikur turma të kish zgjedhur të bindej


Një ditë si ajo s’kam parë kurrë të lindej. E as kam parë një atillë të drejtë Të shkelet ashpër dhe shpërfillet krejt Por njerëzit e shitën dhe unë kurrë s’kam parë Një e drejtë e tillë të shitet në pazar...

[10] Kjo ndodhet në f. 281 të el-Khasā’īs ‘Alī, në kreun e meritave të ‘Alīut te Allahu, i Lartësuari e i Gjithdijshmi, dhe gjithashtu në f. 25 të një kreu tjetër që urdhëron wilājet-in e tij dhe kërcënon ndaj armiqësisë kundër tij.

[11] Këto janë disa nga vargjet që u thurën si përgjigje ndaj Walīd ibn ‘Ukbe ibn Ebū Ma‘ītit, të cituara nga Muhammed Mahmūd el-Rāfi‘īu në Hyrjen e tij të veprës Sherh ul-Hashimijje, f. 8. LETRA 55 , 19 Muharrem 1330

129.

Përse të Përdoret si Agument nëse Nuk Përcillet mutewātir?


Shī‘itët përdorin parimin e tewātur-it kur diskutojnë imametin, për faktin se ata e konsiderojnë transmetimin mutewātir ndër parimet e besimit; përse e citoni ju atëherë hadīthin e Gadīrit në mbështetje të argumentit, edhe pse ai nuk raportohet mutewātir sipas sunnive, ndonëse vërtetësia e tij dëshmohet prej sahīh-ëve të tyre?

Sinqerisht, S

LETRA 56 , 22 Muharrem 1330

Ligjet Natyrore Diktojnë Transmetimin mutewātir të Hadīthit të Gadīrit,

130.

131.

Mirësia e Fuqiplotit,

132.

Përkujdesja e të Dërguarit të Allahut (s),

133.

Përkujdesja e Prijësit të Besimtarëve,

134.

Përkujdesja e Huseinit,


135.

Përkujdesja e Nëntë Imamëve,

136.

Përkujdesja e Shī‘itëve,

137.

Transmetimi i tij mutewātir nga Masat.

Për vërtetimin e përdorimit të tij si argument, mjafton ajo që kemi përmendur në Letrën 24.

1) Raportimi mutewātir i hadīthit të Gadīrit diktohet nga ligjet e natyrës, që Allahu ka krijuar. Shembulli i tij i ngjan çdo fakti të madh historik të ndërmarrë nga njeriu më i rëndësishëm i kombit, i cili shpall, në prani të mijëra bashkëkombësve, hedhjen e një hapi madhor, që ata t’ua përcjellin lajmin viseve e njerëzve të ndryshëm, sidomos kur një nismë e tillë gëzon interesimin e familjes dhe të mbështetësve të tij në tërë brezat vijues, në mënyrë që ai lajm të arrijë përhapjen më të gjerë. A mundet që një shpallje e tillë, aq domethënëse të transmetohet nga, të themi, vetëm një person? Me siguri jo. Lajmi i saj do të përhapej me shpejtësinë e rrezeve të mëngjesit, duke përqafuar fushat dhe detërat; {Dhe s’do të gjeni ndryshim në ligjin e Allahut} (33:62).

2) Hadīthi i Gadīrit ka fituar përkujdesjen e Allahut, të Butit dhe të Lartit, i Cili e frymëzoi të Dërguarin e Tij, bekime pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, duke e përfshirë atë në Kur’anin e Tij që recitohet nga muslimanët edhe orëve të vona të mbrëmjes a orëve të para të ditës, në publik e në vetmi, në lutje dhe në namaze, nga majat e minbereve dhe lartësitë e minareve, e që thotë: "O i Dërguar! Përcille atë që të është shpallur nga Zoti yt dhe nëse nuk e bën, atëherë nuk do ta kesh përcjellë mesazhin e Tij aspak; Allahu do të të mbrojë nga njerëzit (e ligë)" (5:67). [1] Kur ai, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, e përcolli mesazhin hyjnor të


këtij ajeti, duke e caktuar ‘Alīun Imam dhe duke i besuar atij khilāfetin, Allahu Fuqiplotë shpalli vargun e mëposhtëm:

"Sot përsosa për ju fenë tuaj, i plotësova bekimet e Mia ndaj jush, dhe zgjodha fe për ju Islamin" (5:3). [2] Urime pas urimesh, atëherë, për ‘Alīun; ky është bekim nga Allahu; Ai ia dhuron kujt do Ai vetë. Cilido që i vështron këto ajete do të impresionohet nga të tilla bekime hyjnore.

3) Nëse e tillë është përkujdesja Hyjnore, atëherë s’është për t’u çuditur që i Dërguari i Allahut, bekime pastë mbi të e pasardhjen e tij, e shprehu një përkujdesje të tillë kur iu afrua vdekja, u flijofsha për të. Atëherë, sipas urdhrit që mori nga Allahu, ai (s) vendosi ta kumtonte wilājet-in e ‘Alīut gjatë haxhit të fundit, në praninë e tërë atyre dëshmitarëve, pa u mjaftuar me shpallje të tilla të mëparshme si paralajmërimi në Mekë, apo raste të tjera - me të cilat ju tashmë jeni familjarizuar. Ai pra, i ftoi besimtarët që të merrnin pjesë në haxhin e tij të fundit, të njohur si Haxhi i Lamtumirës. Njerëzit nga të katër anët iu përgjigjën ftesës së tij dhe jo më pak se njëqind mijë haxhilerë lanë Medinen me të.[3] Ditën e ‘Arafātit ai i lajmëroi të pranishmit se: “‘Alīu është prej meje e unë jam prej ‘Alīut dhe askush s’e kryen përgjegjësinë time përveç meje dhe ‘Alīut.”[4] Kur u kthye nga Haxhi i Lamtumirës dhe mbërriti në Gadīr Khumm, Xhibra’īli besnik i zbriti āje tablīgh, nga Zoti i botëve. Menjëherë pas kësaj, ai ndaloi, gjersa ata që kishin mbetur pas dhe ata që kishin ecur para, iu bashkangjitën. Kur u mblodhën, ai kreu faljen e mbajti një fjalim për Allahun, të Mirësishmin e të Gjithdijshmin, duke theksuar rëndësinë e wilājet-it të ‘Alīut. Ju dëgjuat një raport xixëllues të transmetuesve të tij dhe ajo që nuk keni dëgjuar është akoma më e saktë dhe e hapët; porse prapë ajo që dëgjuat duhet t’ju mjaftojë. Lajmi i saj u përhap në emër të Profetit të Allahut (s) nga tërë masa e pranishme në ato çaste, që llogaritet në mbi njëqind mijë haxhilerë nga vende të ndryshme. Urdhri i Allahut, të Butit dhe të Lartit, i cili nuk pëson asnjë ndryshim në krijimin e Tij, e dikton raportimin mutewātir të këtij hadīthi megjithë tërë


pengesat e transmetimit të tij. Megjithatë, Imamët e Ehl ul-Bejtit ndjekën metodat e tyre të urta të përhapjes dhe publikimit të tij.

4) Lidhur me këtë, ju sugjeroj të shqyrtoni hapin e ndërmarrë nga Prijësi i Besimtarëve, atëherë khalīf, në mbledhjen e njerëzve në sheshin e gjerë, në fushën e Rahbasë. Atëherë ai tha: “I kërkoj, në Emër të Allahut, çdo muslimani që e dëgjoi atë që tha i Dërguari i Allahut në Ditën e Gadīrit, të ngrihet dhe të dëshmojë për çfarë ka dëgjuar. Askush s’duhet të ngrihet përveç atyre që e panë Profetin me sytë e tyre dhe e dëgjuan me veshët e tyre.” Tridhjetë sahabë, dymbëdhjetë nga të cilët kishin marrë pjesë në Luftën e Bedrit, u ngritën dhe dëshmuan se Profeti e kapi ‘Alīun për dore dhe i pyeti ata: “A e dini se kam më tepër autoritet mbi besimtarët sesa vetë besimtarët?” Ata pohuan. Atëherë ai (s) tha: “Kujtdo që unë i kam qenë mawla, ky (‘Alīu) i është mawla; O Zot! Bëhu mik i kujtdo që e miqëson atë, dhe bëhu armik i kujtdo që armiqësohet me të.” Ju e dini se të akuzosh tridhjetë sahabë se janë gënjeshtarë bie poshtë nga logjika; prandaj arritja e raportimit mutewātir përmes dëshmisë së tyre është një provë e pakundërshtueshme dhe e pamohueshme. I njëjti hadīth është përcjellë prej këtyre tridhjetë sahabëve nga tërë turmat që ndodheshin në Rahba, të cilët e përhapën atë pasi u shpërndanë mbi tokë, duke i dhënë publicitet të pazakontë. Natyrisht, ngjarja e Rahbasë ndodhi gjatë khilāfetit të Prijësit të Besimtarëve, i cili e mori betimin më 35. Ngjarja e Gadīrit ndodhi gjatë Haxhit të Lamtumirës, më 10 H. Periudha kohore që i ndan ato është njëzet e pesë vite, gjatë të cilave ndodhën shumë ngjarje si: murtaja shfarosëse, luftra, hapje frontesh të reja dhe pushtime nga tre kalīfët e parë. Kjo periudhë, sa një e katërta e një shekulli, thjesht nga zgjatja, luftrat e pushtimet, krahas murtajës shkretuese dhe shfarosëse, i kishte marrë jetën shumë prej atyre që e kishin dëshmuar ngjarjen e Gadīrit, veçanërisht të vjetërve nga sahabët si dhe të rinjve, që ishin të ethshëm të takonin Zotin e tyre duke bërë xhihad në rrugën e të Lartit, të Dijshmit dhe të Dërguarit të Tij (s), aq sa të vdekurit i kalonin të mbijetuarit. Disa prej tyre u përhapën anembanë e shumë prej tyre s’qenë të pranishëm në Rahba, përveç atyre që e shoqëronin Prijësin e Besimtarëve në Irak - dhe këtu futeshin vetëm burrat. Megjithë tërë këtë, tridhjetë sahabë, dymbëdhjetë prej të cilëve ishin luftëtarë të Bedrit, e kishin dëgjuar hadīthin e Gadīrit nga vetë i Dërguari i Allahut (s).


Mund të ketë patur të tjerë që s’donin të dëshmonin, si Enes ibn Māliku [5] dhe të tjerë, që morën ndëshkimin e merituar në vend, pas lutjeve të Prijësit të Besimtarëve drejtuar Allahut, që t’i dënojë ata që e fshehën të vërtetën duke e ditur atë. Po të kishte mundur ai t’i mblidhte të gjithë sahabët që ishin gjallë atëherë, burra e gra, e t’u drejtohej atyre ashtu siç bëri në Rahba, do të kishte dëshmuar shumëfishi i kësaj. Po sikur t’i kishte pyetur njerëzit e Hixhazit para se të kalonte një periudhë kaq e gjatë pas ngjarjes së Gadīrit? Thellohuni mbi këtë fakt e do ta gjeni provë shumë të fuqishme që dëshmon raportimin mutewātir të hadīthit të Gadīrit. Librat e traditës duhet t’ju mjaftojnë në dokumentimin e tyre të hadīthit të Gadīrit. Merrni për shembull, atë që ka cituar Imam Ahmedi në f. 370, vëll. IV i Musned-it të tij nga Ebū’l-Tufejli, i cili tha: “‘Alīu i mblodhi njerëzit në Rahba, pastaj u tha atyre: ‘I kërkoj në Emër të Allahut, çdo muslimani që e dëgjoi atë që i Dërguari i Allahut (s) tha në Ditën e Gadīrit, ta japë dëshminë e tij.’ Tridhjetë vetë u ngritën në këmbë.” Ebū Na‘īmi thotë: “Shumë u ngritën e dëshmuan se si Profeti e kapi ‘Alīun për dore dhe i pyeti njerëzit: ‘A e dini se kam më tepër autoritet mbi besimtarët se vetë ata?’ Ata u përgjigjën: ‘Po, o i Dërguari i Allahut!’ Atëherë, ai (s) tha: ‘Kujtdo që i kam qenë mawla, ky ‘Alī i është mawla; O Zot! Bëhu mik i kujtdo që miqëson atë dhe armik i kujtdo që i bëhet armik’.” Ebū’l-Tufejli vazhdon e thotë: “E lashë vendin i shushatur (nga injoranca e njerëzve për këtë hadīth) dhe takova Zejd ibn Arkamin e i thashë: ‘E dëgjova ‘Alīun të thotë kështu e ashtu.’ Zejdi tha: ‘Atëherë mos e moho se e ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) ta thotë këtë për ‘Alīun.” Dëshmia e Zejdit cituar më lart dhe pohimi i ‘Alīut lidhur me të mund t’i shtohet dëshmisë së tridhjetë sahabëve, duke e çuar numrin e raportuesve të hadīthit në tridhjetë e dy sahabë. Imam Ahmedi e ka regjistruar hadīthin e ‘Alīut në f. 119, vëll. I në Musned të përcjellë nga ‘Abdur-Rahmān ibn Ebī Lejlā, që thotë: “E pashë ‘Alīun në Rahba tek u kërkonte njerëzve të dëshmonin, duke theksuar se vetëm ata që e kishin parë dhe dëgjuar Profetin (s) duhet të ngriheshin e të dëshmonin. Dymbëdhjetë luftëtarë të Betejës së Bedrit, të cilët më kujtohen si t’i kem para syve, u çuan.” ‘AbdurRahmāni e thotë këtë duke dëshmuar se ata të gjithë e kishin dëgjuar të Dërguarin e Allahut tek i pyeste njerëzit në Ditën e Gadīrit: “A s’kam më


tepër autoritet mbi besimtarët se ata mbi veten e tyre, dhe gratë e mia janë nënat e tyre?” Turma u përgjigj: “Vërtet po, o i Dërguar i Allahut (s)!” Pastaj, siç e citon ‘Abdur-Rahmāni, ai (s) tha: “Atëherë kushdo që më merr mua për mawla duhet ta marrë ‘Alīun për mawla; O Zot i Plotfuqishëm! Bëhu mik i kujtdo që miqëson atë dhe armik i kujtdo që ka armiqësi ndaj tij!” Një tjetër raportim regjistrohet nga Imam Ahmedi po aty. Ai citon Profetin duke thënë: “O Zot! Bëhu mik i kujtdo që e merr atë për wali-un e vet dhe bëhu armiku i kujtdo që i kundërvihet atij; mbështete këdo që e mbështet atë, dhe braktise këdo që e braktis atë.” Rivājeti vazhdon duke pohuar se me përjashtim të tre vetëve, të gjithë të pranishmit u ngritën të dëshmonin. ‘Alīu iu lut Allahut t’i mallkonte ata që e fshehën të vërtetën, dhe lutja e tij u dëgjua. Po t’i shtoni dymbëdhjetë pjesëmarrësve në Bedr ‘Alīun dhe Zejd ibn Arkamin, atëherë numri i atyre që dëshmuan është natyrisht katërmbëdhjetë. Duke gjurmuar tregimin e ngjarjes së Rahbasë, del qartë urtia e ‘Alīut në përhapjen dhe shpalljen e hadīthit të Gadīrit.

5) Prijësi i Shehidëve, Ebū ‘Abdullāh el-Husein, paqe pastë mbi të, na ka lënë të trashëguar kujtimin e paharrueshëm të një ngritjeje që ai ndërmori gjatë sundimit të Mu’āvijes. Atëherë e vërteta u bë e qartë si drita. Ajo i ngjante ngritjes së ‘Alīut në Rahba. Gjatë kohës së haxhit, Huseini, i rrethuar nga lumenj njerëzish, lartësoi gjyshin, babain, nënën dhe vëllain e tij, duke mbajtur një fjalim elokuent të paparë në urti, që i pushtoi të pranishmit e ua fitoi atyre zemrat dhe mendjet. Ligjërimi i tij ishte gjithpërfshirës, me anë të tij ai rizgjoi masat, gjurmoi historinë e i dha ngjarjes së Gadīrit hakun e merituar. Ngritja e tij e madhe pra, dha rezultate të shkëlqyera dhe u bë po aq e famshme dhe e përhapur sa dhe ngjarja e Gadīrit.

6) Nëntë pasardhësit e tij, të gjithë Imamë të pafajshëm, përdorën metodat e tyre në shpalljen dhe përhapjen e këtij hadīthi. Metodat e tyre pasqyrojnë urtinë e tyre, e cila rroket nga të gjithë ata me shqisa të mprehta. Ata e përdorën datën e 18 Dhu’l-Hixhes si festë të veçantë vjetore për të uruar dhe përgëzuar njëri tjetrin, duke kërkuar me hare dhe përulje afrinë e Allahut, të Lartit, Fuqiplotit, përmes agjërimit, faljeve e du‘āve. Ata i kalojnë


kufijtë në veprat e mira dhe aktet e devotshmërisë, duke e falënderuar Allahun për bekimet që u dhuroi atë Ditë përmes tekstit që emëroi Emīr ulMu’minīnin dhe premtimin e Tij hyjnor që ai të ishte Imami. Ata e kanë zakon t’i vizitojnë të afërmit, t’u dhurojnë më bujarisht familjeve të tyre, t’i vizitojnë vëllezërit dhe t’i këshillojnë të tjerët të veprojnë po ashtu.

7) Për këtë arsye, 18 Dhu’l-Hixhe e çdo viti kremtohet si festë nga shī‘itët ngaherë e kudo. [6] Atë ditë ata vërshojnë nëpër xhami për të falur farze e nafile, recituar Kur’anin Famëlartë dhe lexuar du‘ātë më të famshme në shenjë falënderimi për Allahun e Lartë që i përsosi bekimet e Tij mbi ta duke e emëruar Emīr ul-Mu’minīnin Imam. Pastaj ata shkëmbejnë vizita dhe i urojnë hareshëm gjithë të mirat njëri tjetrit, duke kërkuar afrinë e Allahut me mirësi e devotshmëri, dhe duke i kënaqur familjet e fqinjët e tyre. Atë ditë, ata vizitojnë kaburin e Prijësit të Besimtarëve, ku jo më pak se njëqind mijë vizitorë vijnë nga të katër anët. Atje, ata e adhurojnë Allahun ashtu siç e adhuronin Imamët e tyre të pastruar: me agjërim, falje, dhe përmendje të Tij. Ata kërkojnë afrinë e Allahut me akte devotshmërie e dhënie sadakaje. Ata nuk shpërndahen përpara se t’i drejtohen faltores së shenjtë me një adresim tepër të këshilluar, të autorizuar nga disa Imamë. Ai përfshin dëshmimin mbi ngritjen e lavdishme të Prijësit të Besimtarëve, nderimin e heroizmave dhe përpjekjeve të tij për vendosjen e parimeve të besimit, shërbimin e tij ndaj kreut të profetëve e të dërguarve dhe virtyteve e meritave të tija, mes të cilave është nderimi që iu bë nga Profeti (s) Ditën e Gadīrit. Kjo është tradita e shī‘itëve çdo vit. Gojëtarët e tyre i janë referuar hadīthit të Gadīrit, duke ia cituar burimet e madje pa iu referuar atyre dhe poetët e tyre e kanë zakon të thurin poema në kujtim të tij, kohëve të shkuara si dhe sot; [7] ndaj, s’ka se si të hidhet dyshim mbi të qenit e tij mutewātir prej burimeve të Ehl ul-Bejtit dhe shī‘itëve të tyre. Dëshira e tyre për ta memorizuar, përpjekjet e tyre për t’ia ruajtur tekstin burimor dhe mbrojtur vërtetësinë, për ta shpallur e përhapur atë.., kanë sjellë arritjen e objektivave të tyre aq të aspiruara. Drejtojuni musned-eve të rëndësishme të shī‘itëve e burimeve të tjera shī‘ite që përmbajnë tradita të mirëdokumentuara e të bazuara dhe do të shihni që secili i bën jehonë të njëjtit kuptim, duke e mbështetur njëri tjetrin. Kushdo që njihet me këto tradita do shohë se ky hadīth është mutewātir nga burimet e tyre të çmuara.


8) Nuk ka asnjë dyshim për raportimin e tij mutewātir nga burimet sunnite, sipas ligjeve natyrore, siç e patë; {S’ka ndryshim të krijimit të Allahut; ky është besimi i drejtë, por shumica e tyre nuk dinë} (30:30). Autori i elFetāwa el-Hamīdijje, megjithë kryeneçësinë e tij, e pranon raportimin mutewātir të këtij hadīthi në trajtesën e tij të shkurtuar el-Salawāt ulFākhire fī’l Ahadīth el-Mutewātire. Sujūtīu dhe dijetarë të tjerë të tefsīr-it e pranojnë të gjithë të njëjtën. Drejtojuni Muhammed ibn Xherīr Taberīut, autor i veprave të shquara Tefsīr e Tarīkh. Ahmed ibn Muhammed ibn Sa‘īd ibn Akdai, Muhammed ibn Ahmed ibn ‘Uthmān Dhehebīu kanë shkruar të gjithë kritika të burimeve të këtij hadīthi. Secili prej tyre ka shkruar një libër të tërë mbi këtë temë. Ibn Xherīri jep në librin e tij njëqind e pesë burime vetëm për këtë hadīth. [8] Dhehebīu, megjithë fanatizmin e tij, ia ka dëshmuar vërtetësinë shumë burimeve të tij. Në kreun 16 të Gājet ul-Merām, tetëdhjetë hadīthe të përcjella nga sunnitë ia dëshmojnë vërtetësinë hadīthit të Gadīrit. Prapë, ai nuk ka cituar Tirmidhīun, Nesā‘īun, Taberānīun, Bezzārin, Ebū Ja‘līun, e shumë raportues të tjerë që e përcjellin këtë hadīth. Sujūtīu e citon nga Tirmidhīu, kur shtjellon ‘Alīun në librin Tarīkh ul-Khulefā’, duke shtuar: “Ky hadīth regjistrohet edhe nga Ahmedi prej ‘Alīut, Ejjūb Ensārīut, Zejd ibn Arkamit, ‘Umerit dhe Dhu Murrit. Ebū Ja‘līu e citon atë nga Ebū Hureira, Taberānīu nga Ibn ‘Umeri e Ibn ‘Abbāsi, të përcjellë nga Mālik ibn elHuwejrithi, Habeshī ibn Xhenādai, Xherīri, Sa‘d ibn Ebī Wekkāsi, Ebū Sa‘īd el-Khudrīu dhe Enesi; el-Bezāri e ka regjistruar siç e përcjell Ibn ‘Abbāsi, ‘Ammārai dhe Burejde.” Një provë e famës së këtij hadīthi shihet nga fakti se Imam Ahmedi e regjistron në Musned nga Rijā ibn ul-Hārithi, të përcjellë nga dy burime. Ai pohon se një grup burrash erdhën njëherë tek ‘Alīu e thanë: “Esselāmu Aleikum, mewlana.” Imami i pyeti se kush ishin e ata iu përgjigjën se ishin të nënshtruarit e tij. Imami atëherë i pyeti: “Si mund të jem mawla-i i juaj kur ju jeni beduinë?” Ata iu përgjigjën: “E kemi dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë në Ditën e Gadīrit: “Kujtdo që i kam qenë mawla, ‘Alīu i është mawla’.” Rijāi thotë se kur ikën, ai i ndoqi dhe i pyeti se kush ishin, e ata i thanë: “Ne jemi një grup ensārësh shokë të Ebū Ejjūb elEnsārīut.” Një tjetër provë e famës së tij është ajo që ka regjistruar Imam Ebū Is‘hāk Tha‘lebīu në komentin e Sures Me‘ārixh në Tefsīr ul-Kebīr, mbështetur në dy burime tepër të respektuara:


“Ditën e Gadīrit, i Dërguari i Allahut (s) i urdhëroi njerëzit të mblidheshin, pastaj kapi dorën e ‘Alīut dhe tha: ‘Kushdo që më pranon mua si mawla, ‘Alīu është mawlai i tij.’ Lajmi i shpalljes së tij u përhap në tërë viset dhe Hārith ibn Nu‘mān el-Fehrī e dëgjoi atë hadīth. Duke ngarë devenë e tij, ai erdhi të takonte të Dërguarin e Allahut (s). Pasi zbriti, ai tha: ‘O Muhammed! Ti na urdhërove të dëshmojmë se nuk ka hyjni përveç Allahut dhe se ti je i Dërguari i Tij e ne u bindëm; pastaj na urdhërove të falemi pesë herë në ditë dhe ne pranuam; pastaj na urdhërove të japim zekatin e u pajtuam; pastaj na urdhërove të agjërojmë muajin e Ramazanit dhe pranuam; pastaj na urdhërove të kryejmë haxhin e ne t’u bindëm; atëherë, thua se tërë kjo nuk mjaftonte, ti e favorizove kushëririn tënd mbi ne të gjithë e the: ‘Kushdo që më pranon mua si mawla-in e vet, ‘Alīu është mawla-i i tij’; a është ky ndonjë urdhër nga ti, apo nga Allahu?” Ai, bekime pastë mbi të e parardhjen e tij, u përgjigj: ‘Betohem në Zotin Një dhe të Vetëm se ky është urdhri i Allahut, të Lartësuarit e të Gjithëdijshmit’, kur Hārithi filloi të ecë drejt kafshës së tij duke murmëritur me vete: ‘O Zot! Nëse ajo që thotë Muhammedi është e vërtetë, atëherë le të bien gurë nga qielli ose le të zbresë një stuhi e tmerrshme mbi ne.’ Ai akoma s’e kishte mbërritur kafshën e tij kur Allahu bëri që një gur t’ia çajë kokën, t’i depërtojë trupin e t’i dalë nga pas, duke e lënë atë të vdekur në vënd. Pikërisht lidhur me këtë ngjarje, Allahu i Lartë shpalli ajetet:

{Një person të pyeti për dënimim e sigurtë mbi jobesimtarët, dënim që s’mund të shmanget: nga Allahu, Zoti i Shkallëve të Ngjitjes} (70:1-2). [9] Kështu përfundon hadīthi i cituar shprehimisht. [10] Vërtetësia e tij pranohet nga shumë dijetarë sunni si një fakt normal, Wesselam.

Sinqerisht, Sh [1] Ne as që e diskutojmë shpalljen e tij për wilājet-in e ‘Alīut në Ditën e Gadīr Khummit dhe rivājetet tona nga burimet e pasardhësve të pastruar janë mutewātir. Ju mjafton si referim për transmetimin e tij nga të tjerë


përveç tyre, ajo që Imam Wāhidīu ka cituar në zbërthimin e tij të Sures elMā‘ide, në f. 150 të librit të tij Asbāb un-Nuzūl, nga dy burime të respektuara: ‘Atijje dhe Ebū Sa‘īd el-Khudrī. Ai thotë: “Ky ajet u shpall në Ditën e Gadīr Khummit për ‘Alī ibn Ebī Tālibin.” Po kjo tregohet nga Hāfiz Ebū Na‘īmi, që e komenton në librin e tij Nuzūl ul-Kur’ān duke u mbështetur në dy burime, njëri nga të cilët është Ebū Sa‘īdi e tjetri Ebū Rāfi’u. Atë e përcjell dhe Imam Ibrāhīm ibn Muhammed Hamawejnī el-Shāfi‘ī në librin elFewā’id nga burime që mbarojnë me Ebū Hureiren. Ai citohet nga Imam Ebū Is‘hāk Tha‘lebīu gjatë shpjegimit të kuptimit të këtij ajeti në Tefsīr ulKebīr, prej dy burimeve të respektuara. Ajo që e dëshmon se ai i referohet ‘Alīut, është fakti se namazi tashmë ishte vendosur, zekati ishte urdhëruar, agjërimi ishte ligjëruar, haxhi në shtëpinë e Allahut po kryhej, e lejuara ishte qartësuar dhe po kështu e ndaluara, Sherī‘ati ishte plotësuar dhe vendimet e tij ishin urdhëruar; atëherë, ç’gjë tjetër kërkoi të theksonte aq shumë Allahu përveç çështjes së khilāfetit, për të cilën Ai e paralajmëroi Profetin (s) në një mënyrë që i ngjante gati kërcënimit? E, lidhur me ç’gjë tjetër, nëse jo khilāfetin, mund të parandjente Profeti (s) fitne po të mos e përcillte atë, duke qenë diçka që kërkoi mbrojtjen e Zotit ndaj çdo dëmi që mund t’i vinte nga kryerja e tij? [2] Sahīh-ët që e dokumentojnë rastin që kërkoi shpalljen e këtij ajeti janë mutewātir nga burimet e pasardhësve të pastruar (‘a). Ne nuk e dyshojmë atë që përcjellin pasardhësit e pastruar të Muhammedit (s), edhe kur Bukhārīu pretendon se ky varg u zbrit në ditën e ‘Arafātit, sepse anëtarët e shtëpisë së Profetit (s) e dinë më mirë se çfarë shpallet në shtëpinë e tyre. [3] Sejjid Ahmed Zejnī Dehlānī, në një kaptinë mbi Haxhin e Lamtumirës në librin e tij Sīret un-Nebewijje, shkruan: “Nëntëdhjetë - disa thonë njëqind e njëzetekatër mijë vetë, e të tjerë më shumë - e shoqëruan atë, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, nga Medina, dhe ky është vetëm një numër i përafërt i atyre që ishin me të”, gjer në fund të pohimit të tij nga i cili shihet se ata që u kthyen me të ishin më shumë se njëqind mijë dhe të gjithë ata e dëshmuan hadīthin e Gadīrit. [4] Ne e cituam këtë hadīth në Letrën 48, prandaj drejtojuni asaj, ku do ta gjeni të cituar shprehimisht me nr 15; e njëjta i referohet dhe e komenton atë në një mënyrë që meriton vëmendjen e studiuesve.


[5] Ai i tha atij: “Përse nuk ngrihesh me sahabët e tjerë të të Dërguarit të Allahut të dëshmosh atë që dëgjove prej tij atëherë?” Ai u përgjigj: “O Prijës i Besimtarëve! Jam plakur dhe kam harruar.” ‘Alīu tha: “Nëse gënjen, Allahu të godittë me njolla të bardha që as turbani s’t’i fsheh dot!” Ende pa u nisur mirë, fytyra e tij u mbush me shenjat e leukodermës; ndaj ai thonte: “Jam bërë objekt i mallkimit nga Robi i Drejtë i Allahut.” Ky incident është mjaft i famshëm, një dëshmi e vërtetësisë së tij shihet kur Imam Ahmedi e citon në Musned, fundi i f. 119, vëll. I, ku shton: “Të gjithë, përveç tre personave, u ngritën të dëshmonin; dhe ata të tre pësuan efektin e mallkimit të tij.” [Po ashtu: Ibn Kutejbe në el-Ma’arif, f. 580; el-Balādhūrī në Ansāb ul-Ashrāf, (jeta e ‘Alīut), ff. 156-7; Ibn Rustah në Alāk ul-Nafīseh, f. 221; Tha‘lebīu në Lataif ul-Ma‘rif, ff. 105-6; Raghīb el-Isfahānī në Muhadaret ul-‘Udābe, vëll. III, f. 293; Ibn Ebī’l-Hadīdi në Sherh, vëll. IV, f. 74; Shejh ‘Ubejdullāh el-Hanefī në Arxhah ul-Metālib, ff. 578-80.] [6] Duke treguar ngjarjet e rëndësishme që ndodhën më 352 H., Ibn Athīri thotë në f. 181, vëll. VIII i Tarīkh ul-Kāmilse: “Më 18 Dhu’l-Hixheh të atij viti, Mu’izz ed-Dawlai urdhëroi të vendoseshin zbukurime në Bagdād, të ndizeshin zjarre në rajonet e policisë, e të shpaloseshin të gjitha gazmendet; prandaj, pazari qëndroi hapur natën siç është zakon në netë bajramesh; ai i bëri tërë këto që të festohej ‘Īd ul-Gadīri. Lodrat ranë dhe boritë tingëlluan, ngase ajo ishte ditë shumë e shënuar.” [7] El-Kumeit ibn Zejdi ka thënë:

Ditën e dawh-it, dawh-it tek Gadīri, Khilāfeti iu shpalos qartë dhe më së miri: Vetëm sikur turma të kish zgjedhur të bindej Një ditë si ajo s’kam parë kurrë të lindej...

Ebū Temmāmi, në një kryevepër poetike të përfshirë në divanin e tij, thotë:

Ditën e Gadirit e vërteta doli qartë, ndriçuese


Pa perde, pa hekura ish’ ajo, kundërmuese; I Dërguari i Allahut (s) u ngrit atje t’i ftonte Tek e mira dhe e drejta të gjithë t’i afronte, Me dorën lart, wali-u dhe mawla-i juaj u prezantua Por shih tani ç’na gjeti ty edhe mua! Me aq gojtari ua sjell njerëzve lajmin shkoqur Por, ja - ata vijnë dhe ikin të pakënaqur. Po ai bëri të shndrisë e vërteta kaq qartë, E ata rrëmbyen edhe të drejtën tonë, o i ngratë. Ju e bëtë atë tehun e mprehtë të shpatës tuaj: Dhe varrin e atij që të vërtetën deshi të ruajë... [8] Autori i Gājet ul-Merām thotë pranë mbylljes së Kreut XVI, f. 89 e librit të tij: “Ibn Xherīri e ka cituar hadīthin e Gadīrit nga nëntëdhjetë e pesë burime në një libër që ai ia kushtoi kësaj teme, duke e titulluar el-Wilājeh, dhe Ibn ‘Ukde e ka cituar atë nga njëqind e pesë burime të radhitura në një libër që edhe ai ia kushtoi kësaj çështjeje. Imam Ahmed ibn Muhammed ibn el-Siddīk el-Magāribīu ka pohuar se si Dhehebīu dhe Ibn ‘Ukbe i kanë kushtuar një libër të posaçëm vetëm këtij hadīthi”; prandaj, drejtojuni hytbes në librin e tij të vlefshëm Fet’h ul-Māliku’l-‘Alī Bisihhati Bābi’l-‘Ilm ‘Alī. [9] Këtë e citon Tha‘lebīu nga një grup dinjitarësh sunni sikurse dijetari el-Shiblenxhī el-Shāfi‘ī i Egjiptit në jetëshkrimin e ‘Alīut në librin e tij Nūr ulAbsār; prandaj, ju mund t’i drejtoheni faqes njëmbëdhjetë, nëse dëshironi.

[10] Drejtojuni asaj që ka cituar Halebīu nga hadīthet e transmetuara mbi Haxhin e Lamtumirës në biografinë e tij të njohur të Profetit (s) Sīre Halebijje, dhe do ta gjeni këtë hadīth në fund të faqes 214 të vëllimit të tretë.


LETRA 57 , 25 Muharrem 1330

138.

Të Interpretuarit e Hadīthit të Gadīrit,

139.

Lidhja.

1) Të besuarit në drejtshmërinë e sahābëve kërkon interpretimin e hadīthit të Gadīrit, qoftë ai mutewātir apo jo. Për këtë arsye, sunnitë kanë gjykuar se ‘mawla’ mbart kuptime të ndryshme të cilat janë përdorur të gjitha në Kur’anin Fisnik. Ai mund të ketë kuptimin e ‘i merituari’, siç thotë Allahu kur u drejtohet të pafeve: {Vendi juaj është zjarri; ai është mawla-i juaj} (57:15) me kuptimin “ju meritoni dënimin e Zjarrit.” Një tjetër kuptim është ‘ndihmësi’, siç thotë Allahu, i Madhëruar qoftë Emri i Tij: {sepse Allahu është mawla-i i atyre që besojnë dhe të pafetë s’kanë mawla} (47:11). Ai po ashtu d.t.th. ‘trashëgimtari’, si në fjalën e Fuqiplotit: {Ne i kemi caktuar secilit mawalī nga trashëgimia e prindërve dhe e të afërmve} (4:33), duke nënkuptuar trashëguesit. Ai po ashtu do të thotë ‘të afërmit’, siç kuptohet qartë nga ajeti i të Mirësishmit Fuqiplotë: {Kam frikë për mawalī-të pas meje} (19:5), me kuptimin të afërmit. Ai po ashtu do të thotë ‘mik’, siç tregon ajeti: {Atë Ditë, asnjë mawla s’do të mundë ta shpëtojë mawla-in e tij} (44:41). ‘Wali’ po ashtu tregon personin më të kualifikuar për t’u marrë me çështjet e dikujt, si atëherë kur themi: “Zr. filani është wali-u i të


miturit.” Ai po ashtu do të thotë ‘mbështetësi’ e ‘i dashuri’. Disa kanë thënë: “Kuptimi i hadīthit mund të jetë ‘këdo që kam mbështetur, miqësuar ose dashur unë’ sepse ‘Alīu ishte i atillë dhe ky kuptim pajtohet me prestigjin që gëzojnë të parët e mirë si dhe me imametin e tre khalīfëve të udhëzuar, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

2) Është gjithashtu e mundur që disa njerëz e mbajtën këtë hadīth t’i referohej ‘Alīut thjesht pse njëri nga shokët e ‘Alīut në Jemen e pa qëndrimin e tij të pakompromis në zbatimin e urdhrave të Allahut, prandaj e përfoli atë. Për këtë arsye, Profetit nuk i pëlqeu qëndrimi i tyre dhe u ngrit Ditën e Gadīrit, lavdëroi Imamin dhe lëvdoi ndihmesat e tija, duke tërhequr vëmendjen mbi prestigjin e tij dhe duke ia mbrojtur emrin ndaj atyre që deshën t’ia përtypnin. Preteksti i përdorur nga ky grup është se në hytben e tij, Profeti (s) lavdëroi ‘Alīun në veçanti, duke thënë: “Kujtdo që i kam qenë wali, ‘Alīu i është wali” dhe Ehl ul-Bejtin e vet në përgjithësi, me fjalët: “Po lë me ju Dy Gjëra me Peshë: Librin e Allahut dhe Pasardhjen time, Ehl ulBejtin tim”; pra, ai thjesht e rekomandoi që ata duhet ta nderojnë ‘Alīun në veçanti dhe Ehl ul-Bejtin në përgjithësi. Ata thonë se një pohim i tillë as s’e ngarkon ‘Alīun me khilāfet e as nuk nënkupton imamet për të. Wesselam.

Sinqerisht, S

LETRA 58 , 27 Muharrem 1330


140.

Hadīthi i Gadīrit Nuk Mund të Interpretohet,

Preteksti për Interpretimin e tij Është Spekulativ dhe Çorientues

141.

1) Se ç’kam një ndjenjë se zemra juaj nuk është e bindur me atë që pohuat, dhe shpirti juaj nuk është i kënaqur! Ju e nderoni thellë të Dërguarin e Allahut (s) dhe e respektoni urtinë e tij të pastër, pagabueshmërinë dhe profetësinë e tij përmbyllëse, duke besuar që ai është kreu i të mençurve dhe vula e profetëve: {Ai nuk flet nga vetja; ajo s’është tjetër veçse shpallje që i zbret; atë e mëson një Fuqi e lartë} (53:3-5). Ta zëmë se një filosof i një besimi tjetër ju pyet për Ditën e Gadīrit, duke ju thënë: “Përse i ndaloi ai (s) tërë ato mijëra sahabë nga të vazhduarit, duke i mbajtur në të nxehtit e mesditës në atë fushë të pjekur nga dielli? Përse ngulmoi ai të thirreshin ata që kishin ecur para, dhe të priteshin ata që kishin mbetur pas? Përse fushoi me ta në një vend aq të shkretë, ku s’kishte as ujë as bimë? Më pas, përse u predikoi ai atyre për Allahun t.a në atë vend dhe i urdhëroi të pranishmit që pasi të shpërndaheshin t’ua përcillnin atë që kishin dëgjuar atyre që s’e kishin. Dhe, përse filloi ai me një fjalim vetëlavdërues, duke u thënë: ‘Mesa duket i dërguari i Zotit tim do vijë të më thërrasë dhe do t’i përgjigjem thirrjes; unë kam përgjegjësinë time, si edhe ju’, dhe çfarë mesazhi ishte urdhëruar të kumtonte Profeti që ummeti u urdhërua t’i bindej? Përse i pyeti ai ata: ‘A nuk besoni se s’ka zot përveç Allahut dhe Muhammedi është Robi e i Dërguari i Tij, se parajsa e Tij është hak dhe zjarri i Tij është hak, se vdekja është hak dhe jeta pas vdekjes është


hak, se Vakti do të vijë patjetër, se Allahu do t’i ringjallë tërë ata që shtrihen në varre’ e ata pohuan? Përse e mori ai menjëherë dorën e ‘Alīut, e ngriti lart gjersa iu dukën qimet e bardha të sqetullës, dhe tha: ‘O njerëz! Allahu është mawla-i im dhe unë jam mawla-i i besimtarëve’; përse atëherë e shpjegoi ai pohimin ‘Unë jam mawla-i i besimtarëve’ duke i pyetur ata: “A s’kam unë më tepër autoritet mbi jetët tuaja se ju vetë?’ Atëherë, përse tha ai, pas një shpjegimi të tillë, se: ‘Kushdo që më ka pranuar si mawla-in e tij, ky është mawla-i i tij; O Zot! Bëhu miku i kujtdo që e miqëson atë dhe armiku i kujtdo që i kundërvihet atij; mbështete këdo që e mbështet atë e braktise këdo që e braktis atë’, dhe përse e zgjodhi ai pikërisht atë dhe u lut për të në një mënyrë që është e denjë për Imamët e drejtë dhe khalīfët besnikë? Dhe përse u kërkoi ai atyre të dëshmonin duke i pyetur: ‘A nuk kam më tëpër autoritet mbi ju sesa ju vetë?’ e kur iu përgjigjën me pohim, ai tha: ‘Kujtdo që i kam qenë mawla, ‘Alīu i është mawla’, apo ‘Për këdo që kam qenë wali, ‘Alīu është wali’ dhe përse e lidhi ai Kur’anin me pasardhësit e tij, duke i bërë ata shembujt që duhen ndjekur nga të urtit deri në Ditën e Gjykimit? Përse kaq shumë preokupim nga një Profet aq i urtë? Ç’ishte ai mision që kërkonte tërë këto prezantime dhe cili qe objektivi i aspiruar nga një ngritje kaq e paharrueshme? Cili qe mesazhi që Allahu Fuqiplotë i urdhëroi të shpallte kur tha: {O i Dërguar! Shpalle atë që të zbriti nga Zoti yt; e nëse nuk e bën, atëherë nuk do ta kesh shpallur (aspak) mesazhin e Tij. Allahu do të të mbrojë nga njerëzit} (5:67); dhe ç’mision kërkonte kaq shumë theksim nga Allahu, i Cili urdhëroi, me një ton fare pranë kërcënimit, që ai të kumtohej? Cila ishte çështja lidhur me të cilën Profeti (s) i druhej fitnes po të mos përcillej prej tij, shpallja e të cilës kërkonte një mbrojtje të thellë nga Allahu ndaj kërcënimit të hipokritëve...?” Po ju pyes, në emër të gjyshit tuaj, sikur t’jua drejtonin tërë këto pyetje, a do përgjigjeshit duke thënë se Allahu, i Gjithdijshmi e Fuqiploti, thjesht donte t’u shpjegonte muslimanëve se si ‘Alīu i kish mbështetur ata dhe sa mik kishte qenë ndaj tyre? Unë nuk besoj se ju do të jepnit një përgjigje të tillë e nuk mendoj se do t’i interpretonit fjalët e Allahut, apo ato të kreut të të urtëve, vulës së të dërguarve dhe të profetëve, si të tilla. Ju qëndroni përmbi të menduarit se ai (s) do të harxhonte mjetet dhe burimet e tija për të shpjeguar diçka tepër të qartë nga arsyeja e logjika, për të synuar një shpjegim të tillë. S’ka dyshim se ju i shihni fjalët dhe veprat e Profetit (s) në një dritë më të mirë, të cilën nuk e përqesh i maturi dhe as nuk e kritikon filosofi a i urti. Ju pa dyshim e çmoni vlerën e pohimeve të tija e ia dedikoni


urtisë dhe pagabueshmërisë. Allahu t.a ka thënë: {Është fjala e një të Dërguari fisnik, të fuqizuar nga Zoti i Arshit, i respektuar, i aftë dhe besnik; me siguri shoku juaj nuk është i lojtur} (81:19-22). Ju jeni larg të akuzuarit se ai qartëson atë që është e qartë që më parë, ose shpjegon atë që dihet mirë apo bën prezantime që s’kanë as efekt as lidhje me këtë. Allahu dhe i Dërguari i Tij (s) qëndrojnë përmbi këtë. Ju, Allahu e mbështestë të vërtetën përmes vetes suaj, e dini se ajo që u shkon përshtat këtyre masave të ndërmarra në të nxehtit e mesditës të atij vendi - që janë plotësuese të veprimeve e pohimeve të tij në Ditën e Gadīrit - s’është asgjë më pak se përcjellja e Mesazhit hyjnor dhe caktimi i zëvendësit të tij (s). Prova logjike dhe shpjegime racionale vërtetojnë në mënyrë të paekuivoke se ajo që ai synoi të bënte atë ditë s’ishte tjetër veçse caktimi i ‘Alīutsi mëkëmbës dhe zëvendës i tij. Ky hadīth, i mbështetur nga provat, është një tekst eksplicit mbi khilāfetin e ‘Alīut, që madje nuk kërkon as interpretim, dhe nuk ekziston mënyrë tjetër për ta kuptuar. Kjo është krejt e qartë për cilindo që është {me mendje të shëndoshë, i vëmendshëm dhe dëshmues} (50:37).

2) Sa për pretekstin e pretenduar nga ata, ai s’është tjetër veçse spekulim dhe shtrembërim. Është sofistria e ngatërrimit dhe e zbukurimit. Profeti (s) e nisi ‘Alīun dy herë në Jemen, së pari më 8 H. Pikërisht atëherë përhapën fjalë shpifësit ndaj tij dhe disa iu ankuan Profetit (s), kur u kthyen në Medine. Pikërisht atëherë ua qortoi ai ankesat, [1] dhe ata panë hijen e zemërimit në fytyrën e tij; e prapë, ata s’reshtën së përpjekuri. Hera e dytë ndodhi më 10 H. Atëherë Profeti lidhi nyjen në flamurin e ‘Alīut, ia fiksoi kokoren me duart e tij, e tha: “Përpara dhe mos u shpërqendro”; me ç’rast ‘Alīu vazhdoi drejt synimit të tij si udhëheqësi i tyre i udhëzuar nga Zoti gjersa e kreu përgjegjësinë që i qe ngarkuar nga i Dërguari i Allahut. Pastaj, ai mori pjesë në Haxhin e Lamtumirës së Profetit. Pikërisht atëherë Profeti e mirëpriti shumë ngrohtë e madje ndau ushqimin me të. Në atë çast, asnjë shpifës s’guxoi të hapte gojë, e asnjë i padrejtë nuk e akuzoi me ndonjë gjë; prandaj, si mund të nevojitet ky hadīth nga objeksionet e palës kundërshtuese? Apo si mund të jetë ai vetëm përgjigje ndaj akuzave, siç pretendojnë disa? Prapëseprapë, thjesht kundërvënia ndaj ‘Alīut nuk mjafton që Profeti të


grumbullojë një pirg me lëvdata për të, siç bëri ai nga minberi i formuar prej samareve të deveve Ditën e Gadīrit, veç nëse, estaghfīru-Llāh, ai rrezikon veprat dhe fjalët, përgjegjësitë dhe misionin e vet, vetëm për të kënaqur ‘Alīun. Urtia e tij hyjnore qëndron lart kësaj, sepse Allahu, i Madhëruar qoftë Emri i Tij, thotë: {Është fjalë e të Dërguarit të ndershëm, jo e ndonjë poeti: sa pak besoni; nuk është as fjalë e ndonjë fallxhori: sa pak kujtoheni; ajo është shpallje nga Zoti i botëve} (69:40-3). Po të kish dashur ai që thjesht të tregonte kontributet e ‘Alīut e të qortonte ata që kishin mëri ndaj tij, ai thjesht do kishte thënë: “Ky është kushëriri im, djali i xhaxhait tim, babai i pasardhësve të mi, kryetari i familjes sime; ndaj mos e lëndoni”, apo diçka të ngjashme për të treguar pranimin e thjeshtë të statusit e dinjitetit të tij. Por mënyra si është formuluar ky hadīth nuk krijon përshtypje tjetër veç asaj që sugjeruam. Ajo tregon prova racionale e deduktive. Cilado qoftë arsyeja, ato pohime mbartin më së sigurti kuptime eksplicite që nuk kërkojnë hetim të shkaqeve të tyre. Sa i përket të referuarit e tij Ehl ul-Bejtit në hadīth ul-Gadīr, kjo vetëm mbështet atë kuptim që sugjeruam, pasi ai (s) i lidhi ata me Librin Famëlartë të Allahut, duke i bërë shembuj për njerëzit e urtë, me fjalët: “Po lë me ju këto, që për sa kohë t’iu përmbaheni, s’do ju lënë kurrë të shmangeni: Librin e Allahut dhe pasardhjen time, Ehl ul-Bejtin tim.” Ai nuk e bëri këtë veçse që ummeti i tij të kuptonte se nuk kishte kujt t’i referohej dhe te kush të mbështetej pas Profetit, përveç atyre dyve. Ju mjafton si dëshmi për Imamët nga ‘Itra e pastruar e Profetit fakti se ata janë të ngjitur me Librin e Allahut të cilit e pavërteta s’mund t’i vijë as nga para as nga pas. Mu ashtu siç nuk mund t’i referohet cilitdo libri që dallon në gjykim nga Libri i Allahut, të Madhëruarit, të Lartësuarit, nuk mundet as t’i referohet një Imami që me gjykimin e tij i bie ndesh Imamëve nga pasardhësit e pastruar (‘a). Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Ata nuk do të ndahen kurrë gjersa të më takojnë te Burimi.” Ai është provë se toka nuk do të jetë kurrë pa një Imam nga fara e tij i cili është i njëvlershëm me Librin. Kushdo që e heton këtë hadīth do ta shohë atë ta kufizojë khilāfetin te Imamët e ‘Itre-s së pastruar të Profetit (s). Këtë e mbështet hadīthi i përcjellë nga Zejd ibn Thābiti, cituar nga Ahmedi në Musned, në fillim të f. 122, vëll. V. Ai pohon se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “Po lë me ju dy khalīfe: Librin e Allahut, si një litar nga qielli në tokë,


dhe Ehl ul-Bejtin tim, sepse ata s’do të ndahen kurrë nga njëri tjetri gjersa të më bashkangjiten te Burimi.” Një pohim i tillë është padyshim tregues i caktimit të khilāfetit për Imamët nga pasardhja e pastruar, paqe pastë mbi ta. Ju e dini se teksti që urdhëron ndjekjen e pasardhësve të Profetit nënkupton ndjekjen e prijësisë së ‘Alīut, pasi ‘Alīu është kryetari i padiskutueshëm pas Profetit dhe Imami i bindur i familjes së tij. Nga njëra anë, hadīthi i Gadīrit e të tjerët si ai implikojnë se ‘Alīu është Imami i familjes së Profetit statusi i së cilës, sipas Allahut dhe të Dërguarit të Tij, është i njëjtë me atë të Kur’anit Fisnik. Nga ana tjetër, ai krediton personalitetin e tij të lartë falë të cilit ai u bë wali-u i të gjithë atyre wali-u i të cilëve s’është tjetër veçse i Dërguari i Allahut (s), Wesselam.

Sinqerisht, Sh [1] Ne e kemi qartësuar këtë në Letrën 36; prandaj, drejtojuni asaj dhe mos e kapërceni komentin tonë lidhur me të. LETRA 59 , 28 Muharrem 1330

142.

E Vërteta Shpaloset,


143.

Evazioni.

1) Unë kurrë nuk kam parë, as në të kaluarën e as në të tashmen, ndokënd më të butë në ton e më të fortë në argument, se ju. Tani e vërteta e ka shpalosur veten falë provave që ju parashtruat, duke ia çjerrë maskën dyshimit dhe zbuluar fytyrën e këndshme të bindjes. Ne nuk pohojmë më se kuptimi i wali dhe mawla në hadīth ul-Gadīr është ‘i pari’, apo se nënkupton ‘mbështetës’ a ngjashëm, e as kurrgjë të ngjashme me atë që pat sugjeruar njeriu i cili kërkoi dënimin e sigurt; pikëpamja juaj për ‘mawla’-në qëndron mbi truall të fortë, dhe merret si e mirëqenë.

2) Sikur të pajtoheshit me interpretimin tonë të këtij hadīthi i cili mbështetet nga një grup dijetarësh të njohur, përfshi Ibn Haxherin në Sawā‘ik ul-Muhrike dhe Halebīun në Sīre. Ata debatojnë që edhe nëse e pranojmë se ai është më i denji për imamet, qëllimi këtu është futurist; përndryshe, ai do ishte bërë Imam megjithë praninë e Profetit (s) [që është një situatë e pamundur, sepse Profeti, për sa kohë ishte gjallë, ishte Imami i vetëm], i cili nuk e kundërshtonte ardhjen e një Imami pas tij. Është sikur Profeti (s) të ketë thënë: “‘Alīu do të jetë Imam sapo të ketë marrë betimin”; një situatë e tillë pra, s’do i binte ndesh përparësisë së tre khalīfëve; kështu, ajo ruan nderin e të parëve të mirë, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

Sinqerisht, S

LETRA 60 , 30 Muharrem 1330


144.

Rrëzimi i Evazionit

Ju, Allahu e mbështestë të vërtetën përmes jush, na kërkuat të bindemi që kuptimi i hadīthit të Gadīrit është se ‘Alīu është më i denji për imamet kur dhe nëse muslimanët e zgjedhin atë si të tillë e i japin atij betimin; rrjedhimisht, përparësia e tij të cilën e aludon hadīthi, është futuriste para se të jetë e menjëhershme. Me fjalë të tjera, një përparësi e tillë do të ndodhë kur dhe nëse merret me forcë, para së qeni aktuale, që të mos përplaset me khilāfetin e tre Imamëve që i paraprinë atij. Po ju pyesim në dritën e së vërtetës, dinjitetin e së drejtës, virtytin e paanshmërisë dhe logjikën e ndershmërisë, nëse vetë ju jeni i bindur për këtë, që t’ju ndjekim e të pasojmë gjurmët tuaja. A pajtoheni ju vetë të jepni një shpjegim të tillë, ose a mund t’ju mvishet ai juve, që të ecim gjurmëve të juaja dhe të veprojmë si ju? Unë nuk mendoj se ju jeni i bindur dhe i kënaqur me një pikëpamje si kjo. Jam i sigurt se vetë ju çuditeni për këdo që do të pranonte të nxirrte një kuptim të tillë për këtë hadīth kur teksti nuk e sugjeron aspak atë, e as që mund ta kuptojë ndokush ashtu; jo, ai madje sfidon urtinë dhe maturinë e Profetit, estaghfīrullāh. Ai s’pajtohet as me veprat e tija të larta, as me pohimet tejet serioze të bëra Ditën e Gadīrit, as me provat e pakundërshtueshme që parashtruam më sipër, as me atë që kuptoi Hārith ibn el-Nu‘mān el-Fahrīu dhe as me atë që thekson Allahu e i Dërguari i Tij (s), si dhe të gjithë sahabët. Prapëseprapë, as përparësia e pezullt nuk pajtohet në fakt me kuptimin e përgjithshëm të këtij hadīthi, sepse ajo sigurisht nuk kërkon që ‘Alīu të mos ketë qenë mawla-i i tre kalīfëve, e as mawla-i i kujtdo që vdiq si bashkëkohës i cilitdo prej tyre. Kjo është mu e kundërta e përfundimit të sjellë nga Profeti (s), që pyeti: “A nuk kam më tepër autoritet mbi besimtarët sesa vetë ata?” dhe njerëzit iu përgjigjën duke pohuar; atëherë ai tha: “Kujtdo që i kam qenë mawla (d.m.th. kujdestar i çdonjërit individ musliman, pa kurrfarë përjashtimi), ‘Alīu i është mawla.” Pra, siç e shihni, askush nuk bën përjashtim në këtë pohim; ‘Alīu është padyshim mawla-i pa asnjë diskutim. Si Ebū Bekri edhe ‘Umeri, kur dëgjuan fjalët e Profetit, Ditën e Gadīrit, i thanë ‘Alīut: [1]


“Ti, o Ibn Ebī Tālib, u bëre mawla-i i çdo besimtari e besimtareje”, duke pranuar kështu se ai qe bërë kujdestari i çdo besimtari dhe besimtareje, duke e përgjithësuar zbatimin mbi të gjithë besimtarët dhe besimtaret, me të perënduar dielli në Ditën e Gadīrit. Njëherë ‘Umerin e pyetën: “Sjellja jote ndaj ‘Alīut është krejt e veçantë nga ajo ndaj cilitdo shoku tjetër të Profetit (s).” ‘Umeri u përgjigj: “Pse jo, ai është mawla-i im” siç citon Dār Kutnīu në f. 36 të es-Sawā‘ik ul-Muhrike. Ai kështu pranoi se ‘Alīu ishte kujdestari i tij dhe ai s’ishte zgjedhur ende khalīf dhe nuk kishte marrë betim prej kujt. Shihni se si pohimi i tij vërtetonte se ‘Alīu ishte mawla-i i tij dhe i çdo besimtari e besimtareje pikërisht atëherë, jo në të ardhmen, pasi i Dërguari i Allahut (s) e kishte shpallur të njëjtën, në emër të Allahut, Ditën e Gadīrit. ‘Umeri i kërkoi njëherë ‘Alīut të gjykonte në një çështje të paraqitur para tij nga dy beduinë. Njëri prej tyre pyeti: “A ky do na gjykojë?” ‘Umeri menjëherë shpërtheu në tërbim, e kapi atë për qafe, e i tha: “I mjeri ti! A e di se kush është ky burrë? Ai është mawla-i yt, i imi, dhe i tërë besimtarëve; kushdo që e refuzon atë si mawla, me siguri nuk është musliman”, siç pohohet afër mbylljes së Kreut XI në es-Sawā‘ik ulMuhrike të Ibn Haxherit. Ata që e kanë regjistruar këtë incident janë të shumtë. Ju, Allahu e mbështestë të vërtetën përmes jush, jeni i ndërgjegjshëm për faktin se, sikur filosofia e Ibn Haxherit dhe mbështetësve të tij lidhur me hadīthin e Gadīrit të ishte pranuar, atëherë do të ishte vërtetuar se i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të dhe familjen e tij, luante me misionin dhe përgjegjësinë e tij - kërkojmë strehim te Allahu kundër këtij mendimi; se përçartej në fjalët dhe veprat e tija - Allahu qëndron përmbi të lejuarit e të Dërguarit të Tij (s) t’i bëjë këto, pa patur, sipas një filosofie të tillë, kurrfarë qëllimi në atë rast mahnitës përveç lajmërimit që, pasi ‘Alīu të zgjidhej khalīf, ai do të kishte qenë më i denji për të, dhe se, vazhdon teoria, askush nuk duhet ta monopolizonte atë, sepse ‘Alīu, tërë sahabët e tjerë dhe muslimanët në përgjithësi, janë të barabartë në këtë aspekt. Çfarë cilësie kërkonte t’i dhuronte aty e atëherë Profeti (s) ‘Alīut, dhe vetëm ‘Alīut, nga tërë të tjerët të cilët njihen mirë për historinë e tyre në shërbim të Islamit, nëse një filosofi e tillë, o ju muslimanë, vërtetohet si e saktë? Sa i përket pretendimit të tyre që sikur përparësia e ‘Alīu për Imametin


të mos ishte ardhmërore, ai do të ishte bërë Imami i atëhershëm megjithë praninë e të Dërguarit të Allahut, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, ne themi se një pretendim i tillë është vërtet mjaft i çuditshëm; është t’i hedhësh pluhur së vërtetës, një keqparaqitje e pashoq që shpërfill të gjitha betimet e profetëve, khalīfëve, mbretërve dhe princave dhënë zëvendësve të tyre. Ai kalon pa vënë re kuptimin e hadīthit: “Ti je për mua si Harūni për Mūsain vetëm se nuk do të ketë profet pas meje.” Ajo është një përpjekje për të harruar pohimin e tij (s) në hadīthin e farefisit kur i paralajmëroi duke u thënë: “Prandaj, dëgjojeni dhe bindjuni atij”, si dhe teksteve të tjera të panumërta në këtë kuptim. Edhe po të pandehim se falë pranisë së të Dërguarit të Allahut (s) përparësia e ‘Alīut nuk mund të implementohej menjëherë, atëherë patjetër ajo duhej të bëhej efektive pas vdekjes së tij, duke ndjekur rregullin e pranuar njëzëri të interpretimit të një pohimi, e vërteta e plotë e të cilit është e paarritshme, me anë të kuptimit të tij më të afërt. Sa i përket nderit të të parëve të mirë, ai ruhet pa e detyruar një interpretim të tillë, siç do ta shpjegojmë nëse lind nevoja. Wesselam.

Sinqerisht, Sh

[1] Këtë e citon Dār Kutnīu, siç tregohet pranë mbylljes së Pj. 5, Kr. I, i es-Sawā‘ik ul-Muhrike nga Ibn Haxheri; prandaj, drejtojuni faqes 26. Ai po ashtu përcillet nga shumë muhadīthë, çdonjëri me burimin e tij dhe në librin e vet të traditave. Ahmedi ka cituar diçka të ngjashme nga ‘Umeri prej hadītheve të el-Berā’ ibn ‘Āzibit në f. 281, vëll. I, i Musned-it, që ne e cituam në Letrën 54. LETRA 61 , 1 Sefer 1330


Kërkesa për Tekste nga Burime Shī‘ite

Përderisa nderi dhe dinjiteti i të parëve të mirë të ruhen, atëherë s’ka asgjë të gabuar në shqyrtimin e tërë hadītheve që kanë të bëjnë me Imamin, atyre që iu referuat, përfshi hadīthin e Gadīrit apo cilindo tjetër, pa nevojën për interpretim. Ju gjithashtu mund të dini hadīthe të tjera rreth kësaj teme me të cilat sunnitë nuk janë të njohur; a mund t’ju kërkoj pra, t’i përcillni që ne të njihemi me to.

Sinqerisht, S

LETRA 62 , 2 Sefer 1330


145.

Dyzet Hadīthe

Po, ne do t’ju përcjellim hadīthe mutewātir me të cilët sunnitë nuk janë të familjarizuar. Ato transmetohen nga anëtarët e pasardhjes së pastruar të Muhammedit (s), dhe prej tyre po ju rrëfejmë dyzet: [1]

1) Es-Sadūk Muhammed ibn ‘Alī ibn Husein ibn Babawejh Kumī ka përfshirë në Ikmāl ed-Dīn wa Itmām un-Ni‘meh, siç transmeton ‘Abdur-Rahmān ibn Samrai, një hadīth të veçantë ku Profeti (s) i thotë ‘Abdur-Rahmānit: “O Ebī Samra! Nëse pikëpamjet dallojnë dhe opinionet ndryshojnë, drejtoju ‘Alī ibn Ebī Tālibit, sepse ai është Imami i ummetit tim dhe zëvendësi im mbi ta pas meje.”

2) Po aty, Sadūku citon Ibn ‘Abbāsin duke rrëfyer një hadīth ku i Dërguari i Allahut (s) thotë: “Allahu, i Madhëruari e i Lartësuari, u hodhi një shikim hetues banorëve të tokës dhe më zgjodhi mua të jem Profet; atëherë ai hodhi edhe një shikim dhe e zgjodhi ‘Alīun Imam dhe më urdhëroi ta marr për vëlla, e ta caktoj wali dhe vizir.”

3) Sadūku, po në Ikmāl, gjurmon një hadīth deri te Imami Xha‘fer es-Sādik që citon babain dhe paraardhësit e tij duke cituar të Dërguarin e Allahut (s), me fjalët: “Xhibra’īli më ka thënë se Zoti i Fuqisë, e Lartësuar qoftë Madhëria e Tij, ka thënë: ‘Kushdo që mëson se Unë jam Zoti që s’ka të dytë


dhe se Muhammedi është Robi dhe i Dërguari Im, se ‘Alī ibn Ebī Tālibi është khalīfi i Muhammedit dhe se Imamët prej pasardhësve të tij janë Provat e Mia, atëherë Unë do e lejoj të futet në Parajsë me Mëshirën Time.” 4) Sadūku, sërish në Ikmāl, gjurmon një hadīth tek Imam Sādiku, që citon të atin dhe gjyshin duke cituar nga i Dërguari i Allahut (s) se: “Imamët pas meje janë dymbëdhjetë: I pari është ‘Alīu dhe i fundit el-Ka‘imi; ata janë khalīfët dhe të porositurit e mi.”

5) Sadūku, në Ikmāl, gjurmon një tjetër hadīth deri tek Asbagh ibn Nebete që thotë se njëherë Emīr ul-Mu’minīni u afrua, me dorën e tij në atë të Hasanit, e tha: “I Dërguari i Allahut (s) erdhi njëherë te ne dhe dora e tij ishte mbi timen mu kështu, e tha: ‘Më e mira ndër krijesa pas meje dhe wali-u i tyre, është ky vëllai im që është Imami i çdo muslimani dhe prijësi i çdo besimtari pas meje’.”

6) Sadūku, sërish në Ikmāl, gjurmon një hadīth deri tek Imam Ridāi që citon stërgjyshërit e tij se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “Kushdo që dëshiron të kapet pas fesë sime e të hipë në Barkën e Shpëtimit pas meje, le të ndjekë shembullin e ‘Alī ibn Ebī Tālibit, sepse ai është i porosituri (wasijjī) e mëkëmbësi (khalīfetī) im mbi ummetin tim, gjatë jetës sime e pas saj.”

7) Sadūku, përsëri në Ikmāl, përcjell një hadīth të të Dërguarit të Allahut (s) nga Imam Ridāi që citon paraardhësit e tij se Profeti (s) tha: “Unë dhe ‘Alīu jemi etërit e këtij ummeti; kushdo që na njeh mirë, njeh Allahun, e kushdo që na mohon, mohon dhe Allahun, të Pashoqin, Fuqiplotin. Nga pasardhësit e ‘Alīut janë nipat e mi Hasani e Huseini, që janë prijësat e rinisë së Xhennetit, dhe nga pasardhësit e Huseinit do jenë të mitë: kushdo që u bindet atyre më bindet mua, e kushdo që s’u bindet atyre më mosbindet edhe mua; i nënti prej tyre është Kā’imi i tyre - Mehdīu.”

8) Sadūku, gjithashtu në Ikmāl, gjurmon një hadīth tjetër me isnad deri te Imam Hasan el-‘Askerīu që citon paraardhësit e tij gjer te i Dërguari i


Allahut (s) duke iu drejtuar Ibn Mes’ūdit, me fjalët: “O Ibn Mes’ūd! ‘Alī ibn Ebī Tālibi është Imami yt pas meje; ai është zëvendësi im mbi ty.” 9) Duke cituar një hadīth nga Selmāni, Sadūku thotë në Ikmāl, se Selmāni e vizitoi njëherë Profetin dhe e gjeti Huseinin në prehrin e tij; Profeti (s) po e puthte duke i thënë: “Ti je udhëheqës, bir i një udhëheqësi, Imam dhe bir i një Imami, vëlla i një Imami, baba i Imamëve dhe Provë (huxheh) e Allahut, bir i Provës së tij e baba i nëntë Provave nga fara jote, i nënti nga të cilët është Kā‘imi.”

10) Sadūku, sërish në Ikmāl, citon një hadīth që mbërrin te Selmāni i cili citon një hadīth të të Dërguarit të Allahut (s) ku ai thotë: “O Fātime! A s’e ke marrë vesh se ne jemi Ehl ul-Bejti? Allahu na e ka bërë ahiretin më të dashur se dunianë, dhe Allahu i Lartësuar, i Madhëruar qoftë Emri i Tij, u hodhi një shikim banorëve të tokës dhe më zgjodhi mua nga krijesat e Tij; pastaj Ai hodhi një shikim të dytë dhe zgjodhi tët shoq e më frymëzoi të të martoj me të e ta marr si wali e vizir dhe ta bëj khalīfin tim mbi ummetin tim. Kështu, yt atë është më i miri i profetëve, yt shoq është më i miri i wasi-ve dhe ti je e para që do të vijë pas meje.”

11) Sadūku, prapë në Ikmāl, citon një hadīth të gjatë ku përmend se një grup prej mëse dyqind muhāxhirësh e ensārësh po kërkonin dije dhe studionin fikh, dhe se çdonjëri prej tyre filloi të krekosej, ndërsa ‘Alīu rrinte i heshtur. Ata e pyetën: “O Ebū’l-Hasan, ç’të pengon të flasësh?” Në përgjigje të pyetjes së tyre, ai u kujtoi atyre një pohim ku i Dërguari i Allahut tha: “‘Alīu është vëllai im, viziri im, trashëguesi im, wasiu im, zëvendësi im mbi ummetin tim e wali-u i çdo besimtari pas meje; pranojini pra këto për të, që të gjitha.”

12) Sadūku, prapë në Ikmāl, citon një hadīth të gjatë përcjellë nga ‘Abdullāh ibn Xha‘feri, Hasani, Huseini, ‘Abdullāh ibn ‘Abbāsi, ‘Umer ibn Ebū Seleme, ‘Usāma ibn Zejdi, Selmāni, Ebū Dher el-Gifārīu dhe Mikdādi, që tregojnë se ata e kanë dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Unë kam më tepër


autoritet mbi besimtarët se ata vetë; pas meje, vëllai im ‘Alīu ka më tepër autoritet mbi besimtarët sesa vetë besimtarët.”

13) Sadūku, sërish në Ikmāl, citon el-Asbagh ibn Nebeten i cili citon Ibn ‘Abbāsin që thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s), duke thënë: “Unë, ‘Alīu, Hasani, Huseini dhe nëntë pasardhës të Huseinit jemi të pastruar.”

14) Sadūku, përsëri në Ikmāl, citon Ibn Abājeh ibn Rab’ien duke cituar Ibn ‘Abbāsin që pohon se i Dërguari i Allahut (s), ka thënë: “Unë jam kreu i Profetëve, kurse ‘Alīu është kreu i wasi-ve.”

15) Sadūku po ashtu ka cituar në Ikmāl një hadīth të përcjellë nga Imam Sādiku me isnād, ku i Dërguari i Allahut (s) thotë: “Allahu, i Lartmadhëruari Fuqiplotë, më preferoi mua mbi të gjithë profetët dhe preferoi ‘Alīun mbi të gjithë wasi-të, preferoi nga pasardhësit e ‘Alīut Hasanin e Huseinin, dhe zgjodhi nga pasardhësit e Huseinit wasi-të që e ruajnë besimin ndaj shtrembërimit të ekstremistëve, përdhosjes së gënjeshtarëve dhe keqinterpretimit të devijuesve.”

15) Sadūku po ashtu ka cituar në Ikmāl një hadīth të përcjellë nga Imam Sādiku me isnād, ku i Dërguari i Allahut (s) thotë: “Allahu, i Lartmadhëruari Fuqiplotë, më preferoi mua mbi të gjithë profetët dhe preferoi ‘Alīun mbi të gjithë wasi-të, preferoi nga pasardhësit e ‘Alīut Hasanin e Huseinin, dhe zgjodhi nga pasardhësit e Huseinit wasi-të që e ruajnë besimin ndaj shtrembërimit të ekstremistëve, përdhosjes së gënjeshtarëve dhe keqinterpretimit të devijuesve.”

16) Sadūku, sërish në Ikmāl citon ‘Alīun që përcjell nga i Dërguari i Allahut (s) se: “Imamët pas meje janë dymbëdhjetë: i pari prej tyre është ‘Alīu, dhe i fundit është el-Kā‘imi të cilit Allahu, i Lartësuari Fuqiplotë, do t’ia hapë lindjen dhe perëndimin.” [2]


17) Sadūku, ka cituar në Āmālī një hadīth të gjatë të përcjellë nga ‘Alīu ku i Dërguari i Zotit (s) thotë: “‘Alīu është nga unë e unë jam nga ‘Alīu, që është krijuar nga brumi im; ai ua zgjidh mospajtimet njerëzve sipas Sunne-tit; ai është Prijësi i Besimtarëve, udhëheqësi i të parëve nga të gjithë njerëzit, dhe më i miri i wasi-ve.”

18) Sadūku, po aty, ka cituar një tjetër hadīth të gjatë të raportuar nga ‘Alīu, ku i Dërguari i Allahut (s) thotë: “‘Alīu është Prijësi i Besimtarëve sipas wilājet-it të Allahut, të Lartësuarit dhe Fuqiplotit, që Ai e lidhi në Arshin e Tij dhe u kërkoi melekëve të dëshmonin: ‘Alīu është Mëkëmbësi dhe Huxhetu-Llāhi; ai është Imami i muslimanëve.”

19) Sadūku, përsëri në Āmālī, citon Ibn ‘Abbāsin që pohon se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “O ‘Alī, ti je Imami i muslimanëve, Prijësi i Besimtarëve, udhëheqësi i më të shquarve ndër njerëz, Prova e Allahut pas meje dhe kreu i wasi-ve.”

20) Sadūku, po ashtu në Āmālī, citon Ibn ‘Abbāsin që përcjell nga i Dërguari i Allahut (s) se ai tha: “O ‘Alī! Ti je zëvendësi im mbi ummetin tim, dhe ti je për mua si Sethi për Ademin.”

21) Sadūku, prapë në Āmālī, citon Ebū Dher Gifārīun duke thënë: “Ishim njëherë me të Dërguarin e Allahut (s) në xhaminë e tij kur ai (s) tha: ‘Nga kjo derë do të hyjë një burrë i cili është Prijësi i Besimtarëve dhe Imami i muslimanëve’, kur ia behu ‘Alī ibn Ebī Tālibi, dhe i Dërguari i Allahut i uroi mirëseardhjen, ktheu fytyrën e tij të ndritur nga ne, dhe tha: “Ky është Imami juaj pas meje.”

22) Në Āmālī, Sadūku citon Xhābir ibn ‘Abdullāh Ensārīun duke cituar të Dërguarin e Allahut me fjalët: “‘Alī ibn Ebū Tālibi është i pari prej tyre që


pranoi Islamin dhe ai është më i dituri... Ai është Imami dhe khalīfi pas meje.”

23) Në Āmāli, Sadūku citon një hadīth të saktë me isnad nga Ibn ‘Abbāsi që citon të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: “O njerëz! Fjalët e kujt janë më të mira se ato të Allahut? Zoti juaj, e Madhe është Bujaria e Tij, më ka urdhëruar ta caktoj ‘Alīun mbi ju si Imamin më të shquar, si khalifin dhe wasi-un tim, dhe ju duhet ta konsideroni atë vëllain dhe vizirin tim.”

24) Në Āmālī, Sadūku citon edhe një hadīth të saktë me isnād, të përcjellë nga Ebū ‘Ejjāshi, që thotë: “I Dërguari i Allahut (s) hipi njëherë në minber dhe mbajti një fjalim, ku tha: ‘Kushëriri im ‘Alī është gjithashtu vëllai im, viziri im, zëvendësi im dhe ai që shlyen borxhet e mia në emrin tim.” [3]

25) Në Āmālī, Sadūku citon po ashtu një hadīth të saktë me isnād, përcjellë nga Prijësi i Besimtarëve që thotë: “Njëherë, i Dërguari i Allahut (s) mbajti një fjalim ku tha: ‘O njerëz! Muaji i Allahut po afron’, dhe vazhdoi të numërojë veçoritë e muajit të Ramazānit. Unë e pyeta: ‘O i Dërguari i Allahut (s)! Cila është më e mira prej veprave në këtë muaj?’ Ai u përgjigj: ‘Të qëndruarit larg nga ajo që të ka ndaluar Allahu’, pastaj ai shpërtheu në lotë, ndaj e pyeta: ‘Çfarë të hidhëron, O i Dërguari i Allahut?’ e ai u përgjigj: ‘O ‘Alī! Po pikëllohem nga haramet e tmerrshme që do të të ndodhin në të njëjtin muaj’, duke shtuar: ‘Ti je wasi-u im, babai i pasardhësve të mi dhe zëvendësi im mbi ummetin tim gjatë jetës sime e pas saj; urdhri yt është po aq urdhërues sa i imi, e po kështu ndalimi yt’.”

26) Në Āmālī, Sadūku citon një tjetër hadīth nga ‘Alīu me fjalët: “I Dërguari i Allahut (s) ka thënë: ‘O ‘Alī! Ti je vëllai im e unë jam i yti; jam zgjedhur të jem Profeti ndërsa ti je zgjedhur të jesh Imami; unë kujdesem për Shpalljen, ndërsa ti për vënien në jetë të saj; ti je babai i këtij ummeti. O ‘Alī! Ti je wasi-u e mëkëmbësi im, viziri dhe trashëgimtari im dhe babai i pasardhësve të mi’.”


27) Në Āmālī, Sadūku citon një hadīth me isnād të saktë të përcjellë nga Ibn ‘Abbāsi: “Teksa ensārët po mblidheshin në Xhaminë e Kubā’s, i Dërguari i Allahut (s) tha: ‘O ‘Alī! Ti je vëllai im dhe unë jam i yti; ti je i porosituri dhe zëvendësi im dhe Imami i ummetit tim pas meje: Allahu do ta ndihmojë atë që të ndihmon ty dhe do t’i jetë armik kujtdo që të kundërvihet ty’.”

28) Në Āmālī, Sadūku citon një hadīth të gjatë nga Ummi Seleme në të cilin i Dërguari i Allahut (s) i drejtohet kështu asaj: “O Ummi Seleme! Dëgjo e dëshmo: Ky ‘Alī ibn Ebī Tālib është i porosituri im; ai është zëvendësi im, sprovuesi i armiqve të mi dhe vigjëluesi i Haudit tim.”

29) Në Āmālī, Sadūku ka cituar gjithashtu Selmān el-Fārsīun me fjalët: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: ‘O muhāxhirë dhe ju ensārë! A t’ju drejtoj tek ajo, e cila për sa kohë t’i përmbaheni, s’do ju lërë kurrë të shmangeni, pas meje?’ Ata thanë: ‘Po, o i Dërguar i Allahut!’ Ai (s) tha: ‘Ky ‘Alī është vëllai im dhe i porosituri im, viziri, trashëgimtari e zëvendësi im; ai është Imami juaj; ndaj, duajeni aq sa unë dhe respektojeni aq sa unë, sepse Xhibraīli më ka urdhëruar t’jua them këto juve’.”

30) Në Āmālī, Sadūku citon po ashtu me isnād një hadīth të gjatë të përcjellë nga Zejd ibn Arkami në të cilin i Dërguari i Allahut (s) citohet duke thënë: “A t’ju drejtoj tek ajo, e cila për sa kohë t’i përmbaheni, do ju mbrojë nga shkatërrimi dhe shmangia? Imami dhe wali-u juaj është ‘Alī ibn Ebī Tālibi; prandaj, mbështeteni atë, dëgjojani këshillën dhe kini besim tek ai, sepse Xhibra’īli më ka urdhëruar t’jua them këtë juve.”

31) Në Āmālī, Sadūku citon Ibn ‘Abbāsin se i Dërguari i Allahut (s) tha: “O ‘Alī! Ti je Imami i ummetit tim dhe khalīfi im mbi ta.”

32) Në Āmālī, Sadūku citon Ibn ‘Abbāsin lidhur me një hadīth ku i Dërguari i


Allahut (s) thotë: “Allahu, i Madhëruari dhe i Lartësuari, më shpalli: ‘Kam zgjedhur nga ummeti yt një vëlla e trashëgimtar për ty, një zëvendës e ekzekutues të testamentit tënd.’ Unë pyeta: ‘O Zot! Kush është ai?’ Ai u përgjigj: ‘Është ai që më do Mua dhe të cilin Unë e dua...’, gjersa Ai tha në fjalën e Tij hyjnore: ‘Është ‘Alī ibn Ebī Tālibi’.”

33) Në Āmālī, Sadūku citon Imam Sādikun duke transmetuar një hadīth të përcjellë nga paraardhësit e tij ku i Dërguari i Allahut (s) thotë: “Gjatë isrā’së sime, Zoti im, e Madhëruar qoftë Fuqia e Tij, më premtoi se ‘Alīu është Imami i të devotshmëve, udhëheqësi i të përzgjedhurve, prijësi i fesë.”

34) Në Āmālī, Sadūku citon një hadīth me isnād tek Imami er-Ridā i cili citon të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: “‘Alīu është prej meje e unë jam prej ‘Alīut; Allahu i luftoftë ata që luftojnë ‘Alīun; ‘Alīu, padyshim, është Imami i krijesave, pas meje.”

35) Shejh et-Ta’ife Ebū Xha‘fer Muhammed ibn Hasan et-Tūsī, në veprën e tij Āmāl citon një hadīth të përcjellë nga ‘Ammār ibn Jāsiri në të cilin i Dërguari i Allahut (s) citohet duke i thënë ‘Alīut: “Allahu të ka stolisur në mënyrën që është më e dashur për Të - me asketizëm gjer në atë shkallë që ti nuk ndjehesh i privuar nga cilado prej kënaqësive të kësaj jete, dhe asnjera prej tyre s’ndjehet e privuar nga ti, e Ai të ka dhuntisur me dashurinë për të skamurit, duke ta bërë shoqërimin me ta të mirëpritur, dhe ata të mirëpresin si Imamin e tyre; prandaj, sihariqe për këdo që të do dhe beson në ty, e mjerë kushdo që të urren dhe thotë gënjeshtra për ty.”

36) Në Āmālī, Shejh es-Sadūku ka cituar edhe një hadīth me isnād te ‘Alīu i cili gjatë predikimit nga minberi i Kūfas, tha: “O njerëz! I Dërguari i Allahut (s) më ka dhuruar dhjetë cilësi që janë më të shtrenjta për mua se çdo gjë mbi të cilën ndriçon dielli. Ai më ka thënë: ‘O ‘Alī! Ti je vëllai im në këtë jetë e tjetrën e më i afërti për mua mes tërë krijimit gjer në Ditën e Ringjalljes; shtëpia jote në Xhennet është përballë simes; ti je trashëgimtari im, i porosituri im pas meje, prijës mbi armiqtë dhe mbi familjen time; ti ma


mbron familjen në emrin tim gjatë mungesës sime; ti je Imami i ummetit tim; ti zbaton drejtësinë mes ndjekësve të mi; ti je miku im, dhe miku im është miku i Allahut; armiku yt është armiku im, dhe armiku im është padyshim armiku i Allahut’.”

37) Në el-Nusūs ‘alā el-A’imme, Sadūku citon Hasanin duke thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) t’i thotë tim eti: ‘Ti je trashëgimtari i dijes sime, brumi i gjykimit tim e Imami pas meje’.”

38) Sadūku citon ‘Imrān ibn Hasīnin me fjalët: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) t’i thotë ‘Alīut, ‘ Ti je Imami dhe zëvendësi im pas meje’.”

39) Po aty, Sadūku citon ‘Alīun që pohon se i Dërguari i Allahut (s) i tha: “O ‘Alī! Ti je wasi-u mbi ata që kanë vdekur nga familja ime, dhe khalīfi i atyre që janë gjallë nga ummeti im.”

40) Po aty, Sadūku citon Huseinin duke thënë: “Kur Allahu shpalli ajetin: {E ata që janë farefis, sipas Librit të Allahut, kanë përparësi ndaj njëri tjetrit} (33:6, 8:75) e pyeta të Dërguarin e Allahut (s) ta interpretonte atë dhe ai tha: ‘Ju jeni farefisi; kur unë të vdes, yt atë ‘Alīu është më i denji për mua dhe pozicionin tim; kur babai yt të vdesë, vëllai yt Hasan është më i denji për të; e nëse Hasani vdes, atëherë ti je më i denji për pozicionin e tij’.” Kjo është mbyllja e asaj që deshëm t’ju citonim në aq nxitim. Raporti i saj me pjesën tjetër të teksteve është si ai i shportës me lulet në lëndinë, ose pika e ujit me oqeanin; megjithatë, një pjesëz duhet të mjaftojë; elhamdu li-Lāhi Rabb’il ‘alemīn, Wesselam.

Sinqerisht, Sh


[1] Kaq duhet të mjaftojë për faktin se ne cituam mjaft hadīthe nga burime si Prijësi i Besimtarëve ‘Alī ibn Ebū Tālib, ‘Abdullāh ibn ‘Abbāsi, ‘Abdullāh ibn Mes’ūdi, ‘Abdullāh ibn ‘Umeri, Ebū Sa’īd el-Khudrīu, Ebū Derdā’, Ebū Hureira, Enes ibn Mālik, Muādh ibn Xhebel, që citojnë burime të ndryshme, të gjithë duke pohuar që i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, ka thënë: “Cilindo që i mëson ummetit tim dyzet hadīthe rreth fesë së tij, Allahu do ta ringjallë në Ditën e Gjykimit në shoqërinë e fekīhëve dhe të dijetarëve.” Në një formulim tjetër të po këtij hadīthi, “Allahu do ta ringjallë atë si fekīh të ditur.” Sipas Ebū Derdā’së pohimi thotë: “Unë do ta përfshij atë në ndërmjetësimin tim Ditën e Gjykimit, dhe ai do të jetë dëshmues.” Sipas Ibn Mes’ūdit, “Atij do t’i thuhet: ‘Hyr në Xhennet nga cilado derë të dëshirosh’.” Sipas rivājetit të Ibn ‘Umerit, “... ai do të përfshihet me njerëzit e diturisë, dhe do të ringjallet në shoqërinë e shehīdëve.” Mjafton për ne në të mësuarit e këtyre dyzet hadītheve e të tjerëve të përfshirë në të gjitha Letrat tona, pohimi i tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, “Allahu do të kujdeset për atë që e dëgjon pohimin tim, e kupton atë dhe e përcjell ashtu siç e ka dëgjuar.” Dhe gjithashtu hadīthi i tij: “Le t’ua përcjellin ata nga ju që dëgjuan atyre që s’janë të pranishëm.”

[2] Ky hadīth dhe ata përpara tij gjenden në një kaptinë të veçantë që përmban atë që është transmetuar nga Profeti lidhur me Kā‘imin [Mehdīun], dhe se ai është i dymbëdhjeti në linjën e Imamëve; shih kreun XXIV e Ikmāl ed-Dīn we Itmām un-Ni’meh, f. 149-167.

[3] Ky hadīth, bashkë me katër të tjerët që i paraprijnë, citohet nga Gājet ulMerām prej Sadūkut. Ata janë mjaft të gjatë, dhe ne cituam prej tyre atë që dëshmon mbi argumentin tonë. Sa i përket hadītheve që vijojnë, ata gjenden në Kreun XIII të Gājet ul-Merām-it. LETRA 63 , 3 Sefer 1330


146.

Tekstet Shī’ite nuk Pranohen si Dëshmi,

147.

Përse Janë Përmbajtur të Tjerët nga Citimi i Tyre?

148.

Kërkesa për të Tjera Tekste.

1) Për sa kohë që këto tekste nuk citohen nga jo-shī‘itët, sunnitë s’janë të detyruar t’i pranojnë ato si dëshmi.

2) Nëse janë verifikuar, përse nuk i ka cituar askush ato?

3) Le t’i referohemi vetëm hadītheve të përcjella rreth kësaj nga sunnitë, Wesselam.

Sinqerisht, S

LETRA 64 , 4 Sefer 1330


149.

Tekstet e Mësipërme u Cituan me Kërkesë,

150.

Sahīh-ët Sunni janë Prova kundër Shumicës,

151.

Nuk u Cituan Sepse Ndodheshin në Sahīh-ët Tanë.

1) Ne i cituam tekstet për t’ju njohur juve me to dhe në përgjigje të vetë kërkesës suaj.

2) Dëshmia jonë ndaj argumentit tuaj është ajo që ne tashmë kemi cituar nga vetë Sahīh-ët tuaj.

3) Arsyeja përse ato tekste nuk u përfshinë është paragjykimi, me të cilin ne jemi të familjarizuar, i atyre që e maskuan mërinë e tyre dhe e fshehën armiqësinë e tyre, nga pala e Faraonit gjatë agimit të Islamit, adhuruesve të autoritetit dhe dominimit të cilët shpenzuan gjithçka që zotëronin në fuqi dhe mjete për t’i mbuluar kontributet e Ehl ul-Bejtit dhe për ta shuar dritën e tyre kudo. Ata i detyruan njerëzit t’ua mohonin atyre meritat dhe cilësitë, me anë të mjeteve dhe metodave të tundimit e kërcënimit, herë me anë të pasurisë e herë me anë të pozitave e posteve politike. Ata i derdhën favoret e tyre mbi mohuesit e këtyre meritave, duke i dëbuar, syrgjynosur dhe madje vrarë ata që besonin në to. Ju e dini se tekstet e lidhura me imametin dhe zotimet e khilāfetit


mbahen me frikë nga ata që druhen se tekste të tilla mund t’ua rrezikojnë fronet apo shkërmoqin vetë themelet e qeverive. Siguria e këtyre teksteve ndaj fallsifikimit të njerëzve të tillë, atij të ndjekësve e lajkatarëve të tyre dhe aftësia e tyre për të na mbërritur përmes shumë burimeve e rrugëve, është padyshim një mrekulli që dëshmon për vërtetësinë e tyre. Kjo për faktin se ata që e mohuan statusin e Ehl ul-Bejtit, dhe uzurpuan pozitat caktuar drejtësisht e hyjnërisht për ta, jepnin ndëshkimet më të këqija mbi këdo që tregonte dashuri për Ehl ul-Bejtin. Ata i rruanin mjekrën, e hipnin mbi një gomar dhe i binin mespërmes pazareve duke e poshtëruar, rrahur e deprivuar nga e drejta më themelore dhe më e thjeshtë njerëzore, gjersa ai të humbiste çdo shpresë për drejtësi nga ata sundimtarë e të hiqte dorë nga të paturit miq ndër njerëz. [1] Kështu, nëse dikush fliste mirë për ‘Alīun, ai mohohej dhe pllakosej nga fatkeqësia; atëherë, pronat e tij konfiskoheshin dhe ai ekzekutohej. Sa gjuhë që lavdëruan ‘Alīun u prenë? Sa sy që e shikuan atë me respekt u shqyen? Sa duar që treguan për nga ai u sakatosën? Sa këmbë që ecën drejt tij me dashuri u prenë? Sa shtëpi të pasuesve të tij u dogjën? Sa familje të tyre u syrgjynosën? Mes përcjellësve të hadīthit dhe “mbrojtësve të Sunne-tit” pati njerëz që i adhuruan këta monarkë e tiranë si dhe sundimtarët e tyre përkrah Allahut, të Madhëruarit, të Lartësuarit dhe kërkuan afrinë e tyre me tërë mjetet e tyre të dijes, duke shtrembëruar fakte, duke dëshmuar për vërtetësinë e këtij apo kundër vërtetësisë së atij, ashtu si shumë të tjerë të cilët i shohim sot nga lajkatarët në mesin e Shejhanëve, dijetarëve të blerë, gjykatësve të këqinj që garojnë për të kënaqur sundimtarët duke mbështetur politikat e tyre, qofshin ato të drejta apo jo, duke ua quajtur fetvātë të sakta, qofshin këto vërtet të sakta apo të shthurura, e sundimtari as që ka nevojë t’i pyesë për ndonjë fetvā në mbështetje të regjimit të tij a përndjekje të kundërshtarëve të tij, sepse ata e bëjnë këtë sipas dëshirës e kërkesave të politikave të tija, edhe nëse kjo nënkupton kundërvënien ndaj Librit e Sunne-tit, duke dhunuar kështu ixhmā’-në e umme-tit, nga etja e tyre për të ruajtur pozitat, apo lakmimi i një posti që aspirojnë të arrijnë. Ç’hendek i ndan këta nga ata! Ata nuk i dhanë kurrfarë vlere qeverive të tyre, kurse të tjerëve iu duheshin monarkët e tyre aq dëshpërueshëm, pasi ata do i përdornin për të luftuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Për këtë arsye, ata gëzuan një status veçanërisht të lartë te monarkët e sundimtarët,


dhe fjala e tyre u dëgjua; prandaj, ata arritën autoritet e prestigj, dhe ishin fanatikë kundër hadītheve të sakta nëse këto tregonin ndonjë cilësi të ‘Alīut apo pjesëtarëve të tjerë të shtëpisë së profetësisë; kështu, ata do i refuzonin fuqimisht ato, duke i hequr me dhunë e duke u mveshur transmetuesve të tyre rāfd - dhe rāfdi është vesi më i keq sipas gjykimit të tyre. Kjo është politika e tyre ndaj hadītheve që lavdërojnë ‘Alīun, sidomos nëse këto vlerësohen lart nga shī‘itët. Sa për lajkatarët, këta kanë patur miq në klasat e larta në çdo tokë, të cilëve u thurnin lavde, dhe kishin si pasues dijetarë laikë që ua përhapnin pikëpamjet, nga mesi i atyre që kapardisen si asketë apo të përzotshëm, ndër udhëheqës e prijës fisesh. Kur këta do e dëgjonin atë që ata thonin lidhur me këto hadīthe të vërteta, ata do t’i mbanin pohimet e tyre si të shpallura dhe do i përhapnin ndër masat e gjëra dhe popullin injorant, duke i bërë ato të mirënjohura në çdo tokë e duke i përdorur si parime që vlejnë në çdo kohë. Ka një grup tjetër njerëzish që ishin rojtarë të hadīthit në ato ditë, dhe ata u detyruan nga frika që t’i kapërcenin hadīthet në lavdërim të ‘Alīut dhe Ehl-i Bejtit. Nëse ata të mjerë do të pyeteshin mbi atë që ata lajkatarë thonin për kundërshtimin e sunen-eve të sakta që përmbanin meritat e ‘Alīut dhe Ehl-i Bejtit, ata do të frikësoheshin se, nëse i tregonin publikut të gjerë atë që dinin, atëherë mund të ndodhte një trazi e verbër, e shurdhët dhe memece. Ata, pra, ishin të detyruar nga frika që të ruheshin duke i bërë bisht temës, nga frika se do të qortoheshin ashpër nga lajkatarët dhe ata që shpallin për ta, dhe nga frika e atyre që ua përsërisin fjalët si papagalli, nga mesi i popullit të rëndomtë dhe individëve injorantë. Mbretërit dhe sundimtarët i urdhëruan njerëzit ta mallkonin Prijësin e Besimtarëve. Ata i detyruan ta bënin këtë herë duke i joshur me para, herë duke i kërcënuar me ushtritë dhe betimet e tyre të tmerrshme për hakmarrje, duke i shtyrë ta tallnin atë dhe prejardhjen e tij, aq sa krijuan një pamje të pështirë të tij nëpër librat e tyre dhe treguan hadīthe me të cilat veshët ndjehen të fyer, duke e bërë mallkimin e emrit të tij nga minberet, sunne-t, për t’u ndjekur nga muslimanët gjatë bajrameve dhe xhumāve. Drita e Allahut nuk mund të fiket, dhe kontributet e wali-ve të tij s’mund të fshihen; përndryshe, këto hadīthe nuk do të na kishin mbërritur përmes burimeve të të dyja grupeve, duke nënkuptuar saktë dhe haptas khilāfetin e tij. Nuk ka tekste (nussus) që të jenë më mutewātir sesa ato në lavdërim të tij e unë, për Allah, habitem me përparësitë që Ai i ka dhuruar ‘Alī in Ebī


Tālibit, robit të Tij dhe vëllait të të Dërguarit të Tij; se si drita e tij shpoi qiejt dhe çullin e errësirës, e i mbijetoi dallgët e trazuara, duke i mundësuar rrezes së saj të shndriste anembanë, porsi dielli i mesditës!

4) Ju mund t’i referoheni, krahas tërë provave të palëkundshme që dëgjuat, tekstit të trashëgimisë, sepse ai është vetë një provë e pakundërshtueshme. Wesselam.

Sinqerisht, Sh

[1] Drejtojuni faqes 15, vëll. III i Sherh Nehxhul Belāga nga Ibn Ebū’lHadīdi dhe do të zbuloni ç’fatkeqësi i kapluan Ehl ul-Bejtin dhe shī‘itët e tyre në ato ditë. Imāmi el-Bākir ka bërë një pohim lidhur me këtë, tek i cili i drejtojmë hulumtuesit. LETRA 65 , 5 Sefer 1330


152.

Kërkesa për Hadīthe të Lidhura me Trashëgiminë

Ju lutem, na e tregoni hadīthin e trashëgimisë siç e transmetojnë sunnitë, Wesselam.

Sinqerisht, S

LETRA 66 , 5 Sefer 1330

153.

‘Alīu është Trashëgimtari i Profetit (s)

Nuk ka asnjë dyshim se i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të dhe pasardhësit e tij, i ka lënë ‘Alīut një trashëgimi dijeje e urtie sa ajo që u ka lejuar Fuqiploti profetëve të Tij e wasi-ve për të trashëguar, saqë i Dërguari i Allahut (s) tha: “Unë jam qyteti i diturisë e ‘Alīu është porta e tij; ndaj, ai që kërkon dije le të vijë nga porta.” [1] Ai, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, ka thënë: “Unë jam depoja e


urtisë, dhe ‘Alīu është dera e saj... ‘Alīu është hyrja e dijes sime, ai që shpjegon pas meje Mesazhin me të cilin jam dërguar; dashuria për të tregon besim të sinqertë, urrejtja ndaj tij është hipokrizi.” Sipas Zejd ibn Ebū ‘Aufit, ai iu drejtua ‘Alīut kështu: “Ti je vëllai dhe trashëgimtari im”; [2] me ç’rast ‘Alīu pyeti: “Dhe çfarë do të më lësh trashëgimi?” Ai, paqe pastë mbi të e familjen e tij, u përgjigj: “Gjithë çka linin trashëgimi profetët para meje.” Në një hadīth tjetër, ai, sipas Burejdes, tha: “Trashëguesi i dijes sime është ‘Alīu.”[3]

Drejtojuni hadīthit në ditën e paralajmërimit. Gjatë jetës së Profetit (s), ‘Alīu e kishte zakon të thonte: “Për Allah, unë jam vëllai, zëvendësi e kushëriri i tij, dhe trashëguesi i dijes së tij; ndaj, kush është më i denjë se unë për të tëra këto?” [4]

Njëherë e pyetën ‘Alīun: “Si e trashëgove ti kushëririn (s) e jo xhaxhain tënd?” Ai u përgjigj: “I Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e familjen e tij, i mblodhi pasardhësit e ‘Abdul-Muttelibit që ishin disa syresh, dhe secili prej tyre kishte një uri që do i shihte edhe trungjet e pemëve si të ngrënshme dhe do pinte edhe ujin e papijshëm, e ai u përgatiti një copë bukë sa një simite; megjithatë, ata hëngrën të gjithë gjersa u ngopën, ndërsa ushqimi dukej sikur s’ishte prekur. Atëherë ai, bekime pastë mi të e familjen e tij, tha: ‘O pasardhës të ‘Abdul-Muttelibit! Jam dërguar te ju në veçanti dhe të gjithë njerëzit në përgjithësi; cili prej jush zotohet të bëhet vëllai, waliu e wasiu im?’ Asnjëri nuk u ngrit, atëherë unë u ngrita, ndonëse më i riu mes tyre, por ai (s) më tha të ulem. Ai e përsëriti pyetjen e tij dy herë, dhe çdo herë unë isha i vetmi që u ngrit e çdo herë ai më tha të ulesha. Herën e tretë, ai shtrëngoi duart me mua; ja si e trashëgova unë kushëririn e jo xhaxhain tim’.” [5]

Sipas Mustedrek-ut të Hākimit, [6] dhe Telkhīs-it të Dhehebīut, të cilët ia konfirmojnë që të dy vërtetësinë, Kathem ibn el-‘Abbāsi u pyet njëherë: “Si e trashëgoi ‘Alīu të Dërguarin e Allahut (s), para jush?” Ai u përgjigj: “Kjo falë të qenit e tij i pari nga ne që e


ndoqi dhe që u shoqërua me të më tepër se cilido prej nesh.” Dihej mirë se ‘Alīu, dhe jo xhaxhai i tij el-‘Abbās apo cilido pasardhës i Hashimit, ishte trashëguesi i të Dërguarit të Allahut (s). Ata e pranuan këtë si një fakt të kryer, ndonëse ishin njoftuar për arsyen që kjo trashëgimi u kufizua vetëm tek ‘Alīu, i cili ishte kushëriri i Profetit, e jo te ‘Abbāsi, xhaxhai i tij, apo cilido xhaxha ose kushëri tjetër i Profetit, paqe pastë mbi të e familjen e tij. Për këtë arsye, ata herë pyesnin ‘Alīun e herë Kathemin dhe ky u përgjigjej si më lart, në një mënyrë kënaqëse për të kuptuarit e atij që pyeste. Me fjalë të tjera, përgjigja është se Allahu, i Lartësuari e i Gjithdijshmi, u hodhi një shikim njerëzve në tokë e zgjodhi prej tyre Muhammedin (s) dhe e ngriti atë në shkallën e Profetit, pastaj ai vështroi sërish dhe zgjodhi ‘Alīun, dhe e frymëzoi të Dërguarin e Tij (s) ta merrte si trashëgimtar e khalīf. Në faqen 125, vëll. III i Mustedrek-ut, Hākimi, pasi citon Kathemin që pohon të mësipërmen, thotë: “Kadiu Suprem Ebū’l- Hasan Muhammed ibn Sālih el-Hāshimi, më tha se ai e dëgjoi kadi Ebū ‘Umerin duke thënë: ‘E dëgjova kadi Ismā‘īl ibn Is‘hākun, pasi u informua mbi pohimin e Kathemit, të thonte se një njeri e trashëgon një tjetër ose me lidhje gjaku ose me besnikëri të sinqertë, dhe burrat e dijes nuk e diskutojnë faktin se [nën kushte normale] një kushëri nuk bëhet trashëguesi ndërkohë që xhaxhai [babai i tij] është ende gjallë.’ Sipas një konsensusi të tillë, ‘Alīu e trashëgoi dijen e Profetit (s), e jo ata.” Ç’është e vërteta, historianët janë mutewātir në raportimin e një fakti të tillë, veçanërisht përmes burimeve të Pasardhjes së pastruar, dhe mjafton për ne si provë Testamenti dhe tekstet e tij të qarta, Wesselam.

Sinqerisht, Sh

[1] Ne e kemi cituar këtë hadīth dhe ata të dy që i paraprijnë, në Letrën 48. Drejtojuni aty hadītheve 9, 10 e 11 dhe mos i anashkaloni komentet tona.


[2] Ne e kemi cituar hadīthin në fjalë në Letrën 32.

[3] Drejtojuni kësaj në Letrën 48.

[4] Ky pohim konfirmohet shprehimisht si i ‘Alīut. Ai citohet nga Hākimi në Mustedrek f. 126, vëll. III, në një hadīth sahīh sipas kritereve të Bukhārīut e Muslimi. Dhehebīu, në Telkhīs ul-Mustedrek, ka pranuar të njëjtën.

[5] Ky hadīth qëndron mbi truall të fortë dhe është i gjatë. Ai është cituar nga el-Dijā’ el-Mekdisī në Mukhtāra dhe nga Ibn Xherīri në Tehthīb ul-Edher. Ai është hadīthi 6155 në f. 408, të vëll. VI të Kenz ul-‘Ummāl-it. Ai po ashtu citohet edhe nga Nesā‘īu në f. 18 të Khasā’is ‘Alī, dhe transmetohet nga Ibn Ebī’l-Hadīdi prej Tarīkh-ut të Taberīut afër fundit të komentit të hytbes kāsi’e, f. 255, vëll. III, i Sherh Nehxhul-Belāgës. Drejtojuni gjithashtu f. 159, vëll. I i Musned-it të Ahmedit ku do e gjeni të njëjtin hadīth ta përcjellë këtë kuptim. [6] Ai ndodhet në f. 125 të vëll. III. Ai citohet gjithashtu nga Ibn Ebī Shejbe, dhe është hadīthi 6084 në faqe 400, vëll. Vi i Kenz ul-‘Ummāl-it. LETRA 67, 6 Sefer 1330


154.

Ku është Testamenti i Profetit?

Sunnitë nuk njohin ndonjë wasijet të lënë për ‘Alīun e as që janë të njohur me ndonjë gjë nga përmbajtja e tij; prandaj, ju lutem, kini mirësinë dhe na e rrëfeni historinë e tij, Wesselam.

Sinqerisht, S

LETRA 68 , 9 Sefer 1330


155.

Tekstet e Testamentit

1) Tekstet lidhur me testamentin janë mutewātir përmes Imamëve të pasardhjes së pastruar; prandaj, drejtojuni asaj që është pohuar rreth kësaj nga të tjerët, siç tregon Letra 20 që citon pohimet e të Dërguarit të Allahut (s) i cili e kapi ‘Alīun për qafe e tha: “Ky është vëllai, trashëguesi dhe zëvendësi im; ai do të më pasojë mua në të drejtuarit tuaj; prandaj, dëgjojeni dhe bindjuni atij.” Muhammed ibn Hāmid el-Rāzīu citon Seleme el-Ebreshin, Ibn Is’hākun, Ebū Rabī’e el-Ejādin, Ibn Burejden, duke përfunduar me babain e këtij të fundit Burejde, që citon të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: “Për çdo profet ka një khalīfe dhe wasi; khalīfi dhe wasiu im është ‘Alī ibn Ebī Tālibi.” [1] Në Kebīr-in e tij, me isnād te Selmān Fārsīu, Taberānīu e citon këtë duke transmetuar nga Profeti (s) se: “Zëvendësi, i besuari dhe njeriu më i mirë që po lë pas meje për të përmbushur zotimin tim dhe vënë në jetë fenë time është ‘Alī ibn Ebī Tālibi.” [2]

Ky është një tekst i qartë që vërteton se ai është zëvendësi si dhe dëshmi e sigurtë se ai është më i miri ndër njerëz pas Profetit (s). Ai përmban një urdhër detyrues se ‘Alīu duhet ta zëvendësojë atë (s), dhe se njerëzit duhet t’i binden atij, siç është e qartë për të mençurin. Hāfiz Ebū Na‘īmi citon Enesin [3] në Hiljet ul-Ewlijā’ duke thënë se i Dërguari i Allahut, bekime pastë mbi të e pasardhjen e tij, i tha atij: “O Enes! I pari që do të hyjë në këtë derë është Imami i të përzotshmëve, prijësi i muslimanëve, i pari i fesë, vula e wasive të profetëve, udhëheqësi i më të devotshmëve ndër njerëz.” Enesi thotë se ‘Alīu hyri brenda. I Dërguari i Allahut (s) u ngrit me gjallëri, përqafoi ‘Alīun e i tha: “Ti do të kryesh përgjegjësinë time, do të përcjellësh udhëzimet e mia dhe do t’ua shpjegosh të gjitha gjërat për të cilat ata do të polemizojnë pas meje.”

Taberānīu citon Ebū Ejjūb Ensārīun në el-Kebīr duke thënë se Profeti (s) iu


drejtua njëherë Fātimesë: “O Fātime! A nuk e di ti se Allahu, i Buti u hodhi një shikim banorëve të tokës dhe zgjodhi babain tënd mes tyre dhe e nisi atë si të Dërguarin e Vet, pastaj Ai hodhi një shikim të dytë dhe përzgjodhi burrin tënd e më frymëzoi mua të të martoj me të dhe ta caktoj atë si zëvendësin tim?” [4] Vini re si e përzgjodhi Allahu ‘Alīun nga tërë banorët e tokës, menjëherë pasi zgjodhi nga mesi i tyre Vulën e profetëve të Tij (s), dhe shihni se si zgjedhja e zëvendësit kryhet në po atë vijim të zgjedhjes së Profetit (s). Gjithashtu vëreni se si e frymëzoi Allahu Profetin e Tij (s) ta kremtonte martesën e tij dhe ta caktonte atë si zëvendësin e vet. Shihni nëse zëvendësit e profetëve ishin tjetër pos wasi-ve të tyre. A i ka hije të shtyhet mënjanë më i miri ndër robërit e Allahut, wasi-u i kreut të profetëve të Tij e të preferohet një tjetër para tij? A është me vend që dikush tjetër, e jo ai, t’i sundojë muslimanët e ta bëjë atë njërin prej vartësve dhe banorëve të tij? A e pranon arsyeja që një të zgjedhuri nga njerëzit duhet t’i bindet ai që është përzgjedhur nga Allahu ashtu siç përzgjodhi Ai Profetin e Tij? Si ka mundësi që si Vetë Zoti, ashtu dhe i Dërguari i Tij (s) caktuan atë ndërsa ne zgjedhim një tjetër? {Asnjë besimtari apo besimtareje nuk i takon që kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin një çështje, të bëjnë në të ndonjë zgjedhje të tyren. E kush nuk i bindet Allahut e të Dërguarit të Tij, ai padyshim është shmangur shumë nga e Vërteta} (33:36). Hadīthet u bënë aq të shumta saqë porsa hipokritët, smirëlitë, dhe synuesit e interesit morën vesh se i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, do të martonte të bijën Fātime ez-Zehrā’në, zonjën e grave në Xhennet, me ‘Alīun, ata e lakmuan ‘Alīun dhe ishin shumë të shqetësuar, sidomos ngaqë shumë prej tyre e kishin kërkuar pa sukses dorën e saj. [5] Ata folën se ky ishte tregues për statusin e ‘Alīut; ndaj askush nuk shpresonte të ishte si ai, ata madje komplotuan e thurën plane. Ata çuan gratë e tyre te Zonja e Grave të Botëve në përpjekje për ta kthyer kundër ‘Alīut. Mes fjalëve që i thanë asaj qe se ‘Alīu ishte i varfër dhe nuk kishte ndonjë pronë në këtë botë, por ajo, paqe pastë mbi të, ishte krejt e vetëdijshme për komplotin dhe qëllimet e tyre të liga si dhe ato të burrave të tyre. Megjithatë, ajo s’i ofendoi ato assesi, gjersa Vullneti i Allahut Fuqiplotë e të Gjithdijshëm dhe ai i të Dërguarit të Tij (s) u krye. Pikërisht atëherë ajo desh t’ua tregonte atyre grave statusin që gëzonte Prijësi i Besimtarëve me të cilin Allahu do t’i turpërojë armiqtë e tij dhe tha: “O i


Dërguar i Allahut! Përse më martove me një burrë të varfër që nuk ka para?” Ai (s) u përgjigj siç u citua më lart.

Kur Allahu dëshiron të nxjerrë në shesh Një virtyt të fshehur nga çdo sy e vesh Atij më në zë Ai përherë ia lehtëson Që gjithkush zili e ka dhe e lakmon.

Khātibi citon një autoritet isnād-i i të cilit pranohet njëzëri, dhe i cili është tejet i nderuar, gjegjësisht Ibn ‘Abbāsin, që thotë: “Kur Profeti (s) kremtoi martesën e Fātimesë dhe ‘Alīut, Fātimeja tha: ‘O i Dërguari i Allahut! Më ke martuar me një burrë të varfër i cili nuk ka asgjë.’ Profeti i tha: ‘A s’je e kënaqur që Allahu ka zgjedhur nga banorët e tokës dy njerëz njëri prej të cilëve është babai yt dhe tjetri është burri yt’?” [6]

Duke radhitur cilësitë e ‘Alīut, Hākimi citon në f. 129, vëll. i III i Mustedrekut, Sarīxh ibn Jūnusin duke cituar Ebū Hafs Eberin, el-A’meshin, Ebū Sālihun deri te Ebū Hureire, që citon Fātimen duke thënë: “O i Dërguari i Allahut! Përse më ke martuar me një burrë të skamur?” Ai (s) u përgjigj: “O Fātime! A s’je e kënaqur që Allahu, i Madhëruari e i Larti, i vështroi banorët e tokës e zgjodhi prej tyre dy njerëz njëri prej të cilëve është babai yt e tjetri burri yt?” Ibn ‘Abbāsi citohet duke pohuar se i Dërguari i Allahut (s) i kishte thënë Fātimesë: “A nuk je e kënaqur që të kam martuar me atë që është i pari që e pranoi Islamin dhe i dhuntisuri me më shumë dije? Ti je Zonja e grave të ummetit tim; a nuk je e kënaqur, o Fātime, që Allahu u hodhi një shikim njerëzve të tokës e zgjodhi dy persona prej tyre: njëri është yt atë e tjetri yt shoq?” [7]

Kurdoherë që Zonja e grave të botëve kalonte ndonjë vuajtje, i Dërguari i Allahut (s) i kujtonte asaj mirësinë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij ndaj saj, pasi ai e kishte martuar me më të mirin e ummetit të vet, duke e


ngushëlluar e duke ia hequr nga kraharori çdo dhimbje që i kishte sjellë asaj koha. Ju mjafton si dëshmi për këtë çështje ajo që Imam Ahmedi ka pohuar në f. 26, vëll. V i Musned-it, ku ai citon një hadīth të veçantë përcjellë nga Ma’kil ibn Jasāri ku Profeti (s) tregohet ta ketë vizituar Fātimenë kur ajo u sëmur e t’i ketë thënë: “Si ndjehesh?” Ajo u përgjigj: “Për Allah, hidhërimi më është shtuar, privimi më është përkeqësuar dhe sëmundja po më zgjat së tepërmi.” Ai (s) i tha: “Megjithatë, a s’je e kënaqur që të kam martuar me të parin e ummetit tim që pranoi Islamin, të dhuntisurin me më tepër dije, e më të madhin në dhembshuri?” Hadīthet rreth kësaj çështjeje janë të shumta dhe nuk ka vend për t’i cituar të gjitha në këtë letër, Wesselam.

Sinqerisht, Sh

[1] Dhehebīu e ka cituar këtë hadīth gjatë diskutimit të jetëshkrimit të Sherīkut në el-Mīzān ul-I’tidāl, duke e përgënjeshtruar atë e duke pretenduar se Sherīku s’mund ta ketë toleruar përcjelljen e një hadīthi të tillë. Ai thotë: “Muhammed ibn Hāmīd er-Rāzīu nuk është i besuar.” Përgjigja jonë ndaj pretendimit të tij është se Imam Ahmed ibn Hanbeli, Imam Ebū’l-Kāsim el-Begewīu, Imam Ibn Xherīri, Imami i kritikëve dhe verifikuesve Ibn Ma’īni, dhe të tjerë nga kalibri i tyre, i kanë besuar të gjithë Muhammed ibn Hāmidit dhe ia kanë përcjellë hadīthin, sepse ai është mentori i tyre. Një autoritet i besueshmëm si Dhehebīu e pranon këtë në jetëshkrimin e tij të Muhammed ibn Hāmidit në Mīzān. Ai burrë s’mund të akuzohet me rāfidizëm a shī‘izëm, por kritiku është paraardhës i Dhehebīut; ndaj, nuk ka arsye për t’i hyrë një akuzimi të tillë mbi hadīthet e tij. [Autorët e mëposhtëm e citojnë hadīthin “Për çdo profet ka një wasi dhe një warith, dhe wasi-u e warith-i im është ‘Alī ibn Tālibi”: el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 158; Khātibi në Tarīkh ul-Baghdād, vëll. XI, f. 173; elHasākānī në Shewāhid ut-Tenzīl, vëll. II, f. 223 dhe el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābi’ ul-Muwedde, f. 94]

[2] Ky është shprehimisht hadīthi 2570 në fund të f. 155, vëll. VI i Kenz


ul-‘Ummāl-it, dhe autori e citon atë përsëri në Muntekheb ul-Kenz; prandaj, drejtojuni Muntekheb-it, shënimit në f. 32, vëll. V i Musned-it të Ahmedit.

[3] Ai ndodhet në f. 450, vëll. II i Sherh Nehxhul-Belāgës, dhe ne e cituam atë në Letrën 48. [4] Ky hadith,shprehimisht , si dhe burimin e saj janë gjithashtu në numër hadithit 2541 në faqen 143, Vol. 6, i Kanz al-`Ummal, dhe kjo është e kuotuar në Muntakhab el-Kanz, si dhe, kështu, i referohen këtij të fundit dhe të lexoni në faqen 31 fusnotën, Vol. 5, i Musned Ahmed. [5] Ibn Ebū Hātimi ka cituar Enesin duke thënë: “Ebū Bekri dhe ‘Umeri kërkuan dorën e Fātimesë nga Profeti (s), por ai heshti dhe nuk u tha atyre asgjë; kështu, ata shkuan te ‘Alīu për ta njoftuar.” Ai transmetohet po ashtu nga Ibn Ebū Hātimi prej shumë autoriteteve të besueshme si Ibn Haxheri në fillim të Kreut XI të Sawā‘ik ul-Muhrike. Shumë autoritete të tjera kanë cituar diçka të ngjashme nga Ahmedi me isnād te Enesi. Ebū Dā’ūdi, siç pohon Ibn Haxheri gjatë diskutimit të ajetit të dymbëdhjetë, thotë se Ebū Bekri kërkoi dorën e Fātimesë dhe Profeti e refuzoi atë; pastaj ‘Umeri bëri të njëjtën, dhe Profeti u kthye mënjanë edhe prej tij; atëherë ata njoftuan ‘Alīun. Vetë ‘Alīu citohet duke thënë: “Ebū Bekri dhe ‘Umeri kërkuan dorën e Fātimesë nga i Dërguari i Allahut, por ai (s) i refuzoi ata. ‘Umeri atëherë tha: ‘Ti, o ‘Alī, je i denjë për të’.” Ky hadīth citohet nga Ibn Xherīri. El-Dulābi e ka cituar atë, duke ia pranuar vërtetësinë kur diskuton pasardhjen e pastruar të Profetit (s), dhe ai është hadīthi 6007 në f. 392, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it.

[6] Ky është shprehimisht hadīthi 5992, në f. 391, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it, ku autori e konfirmon besueshmërinë e transmetuesit të tij.

[7] Ky është shprehimisht hadīthi 2543, në f. 153, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it, ku autori e citon prej Ibn ‘Abbāsit e Ebū Hureires. Taberānīu, në el-Muttefek, e përcjell nga Khatībi që citon Ibn ‘Abbāsin; ndaj drejtojuni Muntekheb-it dhe lexoni rreshtin e parë të shënimit në f. 39, vëll. V i Musned-it të Ahmedit.


LETRA 69 , 10 Sefer 1330

156.

Argumenti i Mohuesve të Testamentit

Ehl ul-sunne we’l-xhemā‘a e mohojnë këtë wasijet thjesht për shkak të asaj që ka transmetuar Bukhārīu në Sahīh, ku ai citon el-Eswedin me fjalët: “I thanë njëherë ‘Ā’ishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Profeti kishte bërë një testament për ‘Alīun, [1] dhe ajo u përgjigj: ‘Kush jua tha? E pashë Profetin, teksa po e shtrija mbi gjoksin tim, kur ai urdhëroi t’i sillnin një legen; unë mezi e dallova sa shpejt u lëshua dhe vdiq; prandaj, si mund t’i ketë bërë ai ndonjë testament ‘Alīut?” [2] Po aty, autori citon burime të tjera që e citojnë ‘Ā’ishen duke thënë: “I Dërguari i Allahut dha shpirt kur ishte midis barkut dhe gushës sime” dhe ajo citohet shpesh duke thënë: “Ai vdiq i mbështetur në gjoksin tim”, e mund të ketë thënë: “Ai vdiq teksa koka e tij ishte mbi kofshën time.” [3] Atëherë, sikur të kishte patur ndonjë testament, ajo do ta kishte ditur. Në Sahīh Muslim, në kreun mbi wasijetin, në f. 14, vëll. II, autori citon ‘Ā’ishen duke thënë: “I Dërguari i Allahut (s) nuk la asnjë dinar e asnjë dirhem, as ndonjë deve mashkull apo femër, e as ndonjë testament.” Në të dy sahīh-ët, në kreun mbi wasijetin, Talha ibn Masrifi citohet duke thënë: “E pyeta ‘Abdullāh ibn Ebū ‘Eufen: ‘A la Profeti ndonjë testament?’ Ai u përgjigj: ‘Testamenti i tij është Libri i Allahut’.”


Meqenëse këto hadīthe janë më të sakta se ato që ju cituat, dhe përfshihen në të dy sahīh-ët, ndërsa ato që ju cituat jo, ato mund të sillen si argumente të pakundërshtueshme, Wesselam.

Juaji, S

LETRA 70 , 11 Sefer 1330

157.

Testamenti Nuk Mund të Mohohet,

158.

Përse është Refuzuar Ai,

159.

Argumentet e Refuzuesve Nuk janë Bindëse,

160.

Arsyeja dhe Intelekti e Kërkojnë atë Medoemos.

1) Testamenti i Profetit për ‘Alīun s’mund të mohohet, sepse nuk ka asnjë dyshim që ai ia besoi atij, duke i lënë porosi dijen e urtinë e tij, siç theksuam te Letra 66, t’ia lante trupin, ta mbështillte e ta varroste,[4] të paguante borxhet e tija, të përmbushte premtimin e vet në emrin e tij, t’i shlyente huatë e mëdha,[5] dhe t’u shpjegonte njerëzve pas tij të gjitha çështjet në


të cilat ata dallonin lidhur me dispozitat e Allahut, të Lartësuarit e të Madhëruarit. [6] Ai gjithashtu e ngarkoi ummetin që ta merrte ‘Alīun si mëkëmbësin e tij, [7] vëllain e tij, [8] babain e pasardhësve të tij, [9] vizirin e tij, [10] të besuarin e tij, [11] të porositurin e tij, [12] zëvendësin e tij, [13] hyrjen te dija e tij sipas hadīthit 10 te Letra 48, Portën e Pendimit të ummetit të tij sipas hadīthit 14 te Letra 48, sigurinë dhe barkën e shpëtimit të tij, siç dëshmojnë hadīthet që cituam në Letrën 8. Të bindurit ‘Alīut është po aq e rëndësishme sa të bindurit vetë Profetit sipas hadīthit 16 të cituar në Letrën 48 e të tjerëve. Të ndjekurit e tij është e barabartë me të ndjekurit e Profetit (s); braktisja e tij është braktisja e Profetit, sipas hadīthit 17 të cituar në Letrën 48 dhe të tjerëve, se ai (s) është në paqe me atë që është në paqe me të dhe është armiku i kujtdo që ushqen armiqësi ndaj tij, [14] miku i atij që miqëson atë dhe armiku i kujtdo që i kundërvihet atij; [15] ai që e do atë duhet nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe kushdo që e urren atë urren dhe Allahun e të Dërguarin e Tij, sipas hadītheve 19, 20 e 21 të cituar në Letrën 48 dhe sipas të tjerëve. Ai që është mik i tij, është mik i të dyve, e kushdo që i kundërvihet atij në të vërtetë i kundërvihet të dyve, sipas hadīthit 23 të cituar po aty; kushdo që e lëndon atë i lëndon edhe ata; [16] kushdo që e shan atë, shan edhe Allahun e të Dërguarin e Tij, sipas hadīthit 18 te Letra 48, si dhe të tjerëve. Ai është Imami i të udhëzuarve, shfarosësi i të shthururve; kushdo që e mbështet atë mbështetet nga Zoti, dhe kushdo që e braktis atë, braktiset nga Fuqiploti, sipas hadīthit të parë në atë Letër dhe të tjerëve; ai është kujdestari i muslimanëve dhe Imami i të drejtëve, prijësi i të devotshmëve nga më të mirët e njerëzve, sipas hadītheve 2, 3, 4 dhe 5 në Letrën 48; ai është flamuri i udhërrëfimit, Imami i robërve të Allahut, fanari i të bindurve ndaj urdhëresave të Tij, Fjala të cilën Allahu ua urdhëroi besimtarëve, sipas hadīthit 6 po aty dhe sipas të tjerëve; ai është Siddīku ekber, Farūku i ummetit dhe kreu ibesimtarëve, sipas hadīthit 7 po aty dhe sipas të tjerëve. Statusi i tij është si ai i Furkānit të Madh dhe Përkujtimit të Urtë. [17] Ai është për Profetin në të njëjtën pozitë që ishte Harūni për Mūsain, siç është sqaruar në Letrat 26, 28, 30, 32, e 34, dhe pozitën e Profetit ndaj Zotit të Tij, sipas hadīthit 13 të Letrës 48 e sipas të tjerëve, dhe si pozita e kokës së Profetit ndaj trupit të tij, sipas hadīthit të cituar në Letrën 50 dhe të tjerëve, tek të cilët po ju drejtojmë duke ju sugjeruar të shihni komentin


tonë. Ai është si vetja e Profetit sipas āje mubāhile dhe hadīthit të cituar nga Ibn ‘Aufi, në Letrën 50. Allahu, i Lartësuari dhe i Madhëruari, u hodhi një sy banuesve të tokës dhe zgjodhi atë nga mesi i tyre siç u qartësua nga hadīthet që cituam në letrën 68. Ju mjafton zotimi i tij, Ditën e ‘Arafātit gjatë Haxhit të Lamtumirës, se askush nuk e kryen përgjegjësinë e Profetit përveç vetë atij ose ‘Alīut, [18] gjer në fund të gjithë atyre cilësive të tilla që s’mund t’i pretendojë askush përveç një wasi-u dhe ata që gëzojnë status të veçantë me Profetin; ndaj, si mund ta mohojë i urti wasijetin e Profetit (s), apo ta evitojë atë, përveçse nga interesi? E ç’është një testament veç të besuarit e dikujt me çështje të tilla? 2) Sa për ndjekësit e katër medhhebeve, cilido nga ata që e mohon atë e bën këtë duke menduar se të pranuarit e tij do ta rrezikojë legjitimitetin e khilāfetit të tre Imamëve.

3) Ne nuk mund ta pranojmë argumentin e tyre vetëm pse mbështetet mbi çfarë ka thënë Bukhārīu apo të tjerët. Ata citojnë Talha ibn Masrifin duke thënë: “E pyeta ‘Abdullāh ibn Ebī ‘Aufen: ‘A la Profeti ndonjë testament?’ Ai u përgjigj: ‘Jo.’ Unë e pyeta: ‘Si ua urdhëroi ai njerëzve të shkruanin testamentet e tyre ndërkohë që ai vetë s’e bëri këtë?’ Ai u përgjigj: ‘Testamenti i tij është Libri i Allahut’.” Ky hadīth nuk konfirmohet nga burimet tona; ai s’është veçse një trillim i kërkuar nga politikanë të caktuar. Pavarësisht nga kjo, sahīh-ët e ‘Itres së Pastruar janë mutewātir lidhur me çështjen e testamentit; prandaj, le të mos merren parasysh të gjitha tekstet që nuk puqen me ta.

4) E megjithatë, çështja e testamentit madje nuk kërkon asnjë argument, falë diktatit të arsyes dhe logjikës së shëndoshë.

Nëse diçka zgjat, ajo buçit dhe qëndron në këmbë vetë Sepse Dielli, patjetër, e shpërbën atë që është e pavërtetë

Sa i përket hadīthit të Bukhārīut nga Ibn Ebī ‘Aufe, që pretendon se


Profeti, bekime pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, ka lënë si testament Librin e Allahut, ai është një pohim të cilit i pritet bishti, sepse ai e kishte urdhëruar ummetin e tij të kapej njëherësh pas të Dyja Gjërave me Peshë, duke e paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjes nëse vepronte ndryshe, dhe njoftuar se ato të dyja s’do të ndaheshin kurrë nga njëra tjetra gjersa ta takonin atë tek Burimi. Sahīh-ët tanë nga burimet e pasardhësve të pastruar janë mutewātir lidhur me këtë; ndaj, ju mund t’u drejtoheni sahihëve të tjerë të cituar në Letrat 8 e 54, Wesselam.

Juaji, Sh

[1] Ky hadīth citohet nga Bukhārīu në Kitāb ul-Wesāje, f. 83, vëll. II i Sahīh-ut të tij, si dhe në kreun mbi sëmundjen dhe vdekjen e Profetit (s), f. 64, vëll. III. Ai citohet nga Muslimi në f. 64, vëll. III i Sahīh-ut të tij, si dhe në kreun mbi testamentin e Profetit, në f. 14, vëll. II i të njëjtit.

[2] Ju me siguri e dini që dy Shejhët e kanë përcjellë me qëllim këtë hadīth gjatë diskutimit të testamentit të Profetit (s) për ‘Alīun, sepse ata që asokohe pohonin se Profeti i kishte lënë një testament ‘Alīut s’ishin ndarë akoma nga radhët e ummetit. Ata qenë nga sahabët ose nga tabi’īnët që patën kurajon të tregonin sheshit atë që do ta bënte të pakënaqur nënën e besimtarëve dhe do i kundërvihej politikës së kohës; për këtë arsye, ajo, Allahu qoftë razi me të, u trondit mjaft kur dëgjoi hadīthin e tyre. Kjo shihet në pohimin e saj replikues, një pohim që është nga më të dobëtat përgjigje. Imam el-Sindī, në komentin e tij të këtij hadīthi në Sunen-in e Nesā‘īut, siç shkruhet në f. 241, vëll. VI (Dār ul-Misrijje, el-Ez’her), ka thënë: “Është krejt e qartë që një hadīth i tillë [nga umm ul-mu‘minīn ‘Ā’ishe] nuk e përjashton ekzistencën e testamentit përpara pohimit të saj, e as që provon se ai (s) kishte vdekur papritur, pa mundur të linte testament ose që mund të kishte menduar të vepronte kështu, pasi ai e mori vesh se fundi i tij po afrohej


edhe përpara se të sëmurej, pastaj mbeti i sëmurë për ditë me radhë...” gjer në fund të pohimit të tij. Nëse e shkoqitni këtë pohim, ju do ta gjeni atë mjaft të fortë.

[3] Pohimet e saj: “Ai vdiq në gjoksin tim” dhe “Ai vdiq midis barkut dhe gushës sime” janë të regjistruara në kreun mbi sëmurjen dhe vdekjen e tij në Sahīh ul-Bukhārī. Sa i përket pohimit të saj “Ai vdiq ndërkohë që koka e tij ishte mbi kofshën time”, ai gjendet në një kaptinë tjetër ku autori diskuton sëmundjen dhe vdekjen e tij pa një kre përkatës.

[4] Në f. 66, Pj. 2, vëll. II i Tabakāt-it të tij, Ibn Sa‘di citon ‘Alīun që thotë: “Profeti (s) kishte udhëzuar që askush përveç meje s’duhej t’i jepte atij guslin e xhenazes.” Si Ebū’l-Shejhu dhe Ibn ul-Nexhāri, siç tregohet në f. 54, vëll. IV i Kenz ul-‘Ummāl-it, citojnë ‘Alīun duke thënë: “I Dërguari i Allahut (s) më kishte udhëzuar me fjalët: ‘Kur të vdes, më laj dhe përdor shtatë calikë uji.” Ibn Sa‘di, duke diskutuar guslin e fundit të Profetit, në f. 63, Pj. 2, vëll. II i Tabakāt-it, citon ‘Abdul-Wāhid ibn Ebū ‘Ewānen që thotë se kur i Dërguari i Allahut (s) u sëmur para vdekjes, ai tha: “O ‘Alī! Ti duhet të më lash kur të vdes.” ‘Alīu tha: “Unë i dhashë atij gusl e çdo pjesë e trupit të tij ishte shumë e ndjeshme ndaj prekjes sime.” Si Hākimi, në f. 59, vëll. III i Mustedrek-ut të tij dhe Dhehebīu në Telkhīs, citojnë ‘Alīun me fjalët: “I dhashë të Dërguarit të Allahut (s) guslin e varrimit dhe prita të shihja se si do e ndikonte vdekja trupin e tij, por nuk vërejta asnjë ndryshim: trupi i tij kundërmonte po aq këndshëm sa dhe kur ai ishte gjallë.” Ky hadīth citohet nga Sa‘īd ibn Mensūri në librin e tij të traditave, nga el-Merwāzi në Xhenā’iz, nga Ebū Dā‘ūdi në Meresīl, nga Ibn Mā‘ini e Ibn Ebū Shejbe në librin e tij të traditave dhe është hadīthi 1094, f. 54, vëll. IV në Kenz ul-‘Ummāl. Bejhekīu citon në librin e tij të hadīthit ‘Abdullāh ibn el-Hārithin duke thënë: “‘Alīu i dha Profetit guslin e varrimit, ndërkohë që trupi i Profetit ishte i mbështjellë në një këmishë” dhe ky është hadīthi 1104, f. 55, vëll. IV në Kenz ul-‘Ummāl. Ibn ‘Abbāsi citohet me fjalët: “‘Alīu ka katër cilësi që askush tjetër s’i pat ndonjëherë: ai është i pari që u fal në praninë e të Dërguarit të Allahut (s); ai e shoqëroi atë në të gjitha betejat; ai qëndroi


me të kur të tjerët ia mbathën për të shpëtuar jetën dhe ai është personi që drejtoi guslin e tij dhe e futi në varr.” Kjo citohet nga Ibn ‘Abd el-Berri në biografinë e ‘Alīut në el-Istī‘āb, [vëll. II, f. 470] dhe Hākimi në f. 111, vëll. III i Mustedrek-ut. Ai citon dhe Ebū Sa‘īd el-Khudrīun duke pohuar se i Dërguari i Allahut (s) i ka thënë ‘Alīut: “O ‘Alī! Ti je ai që duhet të më lash, të shlyesh borxhet e mia e të më zbresësh në varr.” Kjo citohet edhe nga el-Dejlemīu, dhe është hadīthi 2583, f. 155, vëll. IV i Kenz ul-‘Ummāl-it. ‘Umeri citohet duke thënë se i Dërguari i Allahut (s) i tha një herë ‘Alīut: “Ti duhet të më lash dhe varrosësh mua”, sipas hadīthit në f. 393, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummālit. Në shënimin e f. 45, vëll. V i Musned-it të Ahmedit, ‘Alīu citohet duke thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) të thotë: ‘Më janë dhuruar pesë nga dëshirat e mia lidhur me ‘Alīun, të ngjashmet e të cilave nuk i janë dhuruar asnjë profeti në lidhje me askënd. E para është se ai është personi që do më shlyejë borxhin dhe do të më varrosi...”, gjer në fund të hadīthit të cituar në fillim të f. 403, vëll. VI në Kenz ul-‘Ummāl. Dhe kur e vendosën në shtrat e njerëzit deshën t’i falnin xhenazen, ‘Alīu tha: “Askush nuk duhet të jetë Imam në një namaz të tillë, sepse i Dërguari i Zotit (s) është Imami juaj gjallë e vdekur.” Njerëzit hynin në grupe e qëndronin në rreshta pa Imam. Ata bënin tekbīr ndërkohë që ‘Alīu qëndronte pranë trupit të Profetit të Allahut (s) duke thënë: “Paqja qoftë mbi ty o i Dërguar, dhe mëshira e bekimet e Allahut; dëshmojmë, o Zot Fuqiplotë, se ai e përcolli atë që i shpalle, e këshilloi ummetin e vet, dhe luftoi në rrugën e Allahut gjersa Ai, i Madhëruari, i Gjithdijshmi, e lartësoi fenë e Tij, dhe misioni i tij u krye. O Zot! Përfshina me ata që ndjekin atë që i shpalle atij, na bëj të fuqishëm në bindjen tonë, dhe na i ribashko shpirtrat në shoqërinë e tij”, dhe njerëzit përgjigjeshin me “Āmīn, Āmīn.” Kjo vazhdoi gjersa tërë burrat, pastaj gratë dhe më pas fëmijët e falën namazin. Ky hadīth citohet shprehimisht nga Ibn Sa‘di në diskutimin e tij se si iu dha gusli i varrimit Profetit, në Tabakāt. Të parët që hynë për të shprehur respekt ishin hāshimītë, pastaj muhāxhirët, pastaj ensārët e të tjerët. Të parët që ia falën xhenazen ishin ‘Alīu dhe ‘Abbāsi të cilët qëndruan përbri njëri tjetrit dhe bënë pesë tekbīrë.

[5] Hadīthet lidhur me këtë raportohen mutewātir nga pasardhësit e pastruar (‘a). Mjafton për ju ajo që citohet në el-Kebīr nga Taberānīu prej Ibn ‘Umerit, dhe nga Ebū Ja‘līu në Musned, prej ‘Alīut. I pari citon një hadīth të veçantë ku i Dërguari i Allahut (s) thotë: “O ‘Alī! Ti je vëllai e viziri im dhe


ti do të paguash borxhet e mia në emrin tim, do përmbushësh zotimin tim dhe do të ma çlirosh ndërgjegjen.” Ju mund ta gjeni këtë hadīth në f. 155, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it, nga Ibn ‘Umeri. Në f. 404, vëll. VI i po asaj reference, ‘Alīu citohet duke pohuar të njëjtën. Të shumtë janë ata që kanë cituar el-Buweisirin duke thënë se transmetuesit e këtij hadīthi janë të besuar. Ibn Merdewejhi dhe Dejlemīu, siç pohohet në f. 155, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl, citojnë Selmān Fārsīun duke treguar se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “‘Alī ibn Ebū Tālibi i përmbush zotimet e mia në emrin tim, dhe m’i shlyen borxhet.” El-Bezzāzi, siç pohohet në f. 153, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl, tregon të njëjtën. Ai po ashtu citohet nga Imam Ahmed ibn Hanbeli në f. 164, vëll. IV, i Musned-it të tij nga Habeshī ibn Xhenāde që thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: ‘Askush s’i shlyen borxhet e mia përveç meje ose ‘Alīut’.” Ibn Merdewejhi, siç pohohet në f. 401, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it, citon ‘Alīun duke thënë se kur u shpall ajeti {dhe tërhiqja vërejtjen farefisit tënd}, i Dërguari i Alahut (s) tha: “‘Alīu paguan borxhin tim dhe e përmbush zotimin tim në emrin tim.” Sa‘di thotë se në ditën e Xhuhfes, i Dërguari i Allahut, pasi kapi ‘Alīun për dore, mbajti një fjalim ku falënderoi dhe madhëroi Allahun e pastaj tha: “O njerëz! Unë jam wali-u i juaj.” Ata thanë: “Të vërtetën the, O i Dërguari i Allahut!” Pastaj ia ngriti dorën ‘Alīut e tha: “Ky është i zgjedhuri si wali-u im; ai do shlyejë borxhin tim në vendin tim.” Katade thotë: “‘Pas Profetit, Alīu kreu disa porosi (në emër të tij) njëra nga të cilat thuhet të jetë pagimi i pesëqindmijë dirhemëve.” ‘Abdur-Rezzāku u pyet: “A la Profeti (s) ndonjë testament lidhur me këtë?” Ai u përgjigj: “Po; unë s’e dyshoj aspak se Profeti i ka lënë testament ‘Alīut; përndryshe, askush nuk do e kishte lejuar t’ia paguante i vetëm borxhin Profetit (s).” Ky hadīth citohet nga autori i Kenz ul-‘Ummāl-it në f. 60, vëll. IV, me nr. 1170. [6] Tekste autentike kanë pohuar njëzëri se ai (s) ia besoi ‘Alīut t’i sqaronte ummetit çdo çështje të paqartë për të cilën ata debatonin pas tij. Ju mjaftojnë si prova hadīthet 11 e 12 në Letrën 48, përveç të tjerëve që kemi cituar tashmë, si dhe të tjerëve që nuk i kemi cituar për shkak të të qenit të tyre tepër të mirënjohur.

[7] Kjo shpjegohet në Letrat 36, 40, 54, dhe 56. [8] Vëllazërimi midis Profetit dhe wasi-ut përcillet mutewātir dhe ju


mjafton si provë për vërtetësinë e tij ajo që kemi cituar në Letrat 32 e 34.

[9] Të qenit e tij baba i pasardhësve të Profetit (s) kuptohet vetiu. Ai (s) i ka thënë ‘Alīut: “Ti je vëllai im dhe babai i pasardhësve të mi; ti do të luftosh për Sunne-tin tim.” Ky hadīth citohet nga Ebū Ja‘līu në Musned, siç pohohet në f. 404, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl; transmetuesit e tij janë të gjithë besnikë siç e pranon el-Buseiri. Ai citohet gjithashtu në Menākib-in e Ahmedit, siç pohohet në mbyllje të kr. II, Pj 9, f. 74 e Sawā‘ik ul-Muhrike të Ibn Haxherit. Ai (s) ka thënë gjithashtu: “Allahu e ka vendosur pasardhjen e çdo profeti në kërbishtin e tij, kurse timen në kërbishtin e ‘Alīut.” Ky hadīth citohet nga Taberānīu në el-Kebīr prej Xhābirit e nga Khātibi në Tarīkh prej Ibn ‘Abbāsit. Ai është hadīthi 2510, f. 152, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl. Dhe ai ka thënë: “Të gjithë pasardhësit e grave u përkasin burrave të tyre përveç atyre të Fātimesë, sepse unë jam wali-u dhe babai i tyre.” Kjo citohet nga Taberānīu prej ez-Zehrāsë dhe përfshihet nga Ibn Haxheri në Kreun II, Pj 11 në es-Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 122. Taberānīu e citon edhe prej Ibn ‘Umerit siç referohet në të njëjtën faqe. Hākimi citon diçka të ngjashme në Mustedrek f. 164, vëll. III, duke shtuar: “Transmetuesit e këtij hadīthi janë besnikë, ndonëse [Bukhārīu e Muslimi] nuk e regjistruan.” Sipas një hadīthi të cituar nga Hākimi në Mustedrek dhe Dhehebīu në Telkhīs, duke ia pranuar që të dy vërtetësinë falë mbështetjes së të dy Shejhëve, Profeti (s) ka thënë: “Sa për ty o ‘Alī, ti vërtet, je vëllai im dhe babai i pasardhësve të mi; ti je prej meje dhe për mua”, gjer në fund të listës së teksteve të tilla të vërtetësishme.

[10] Drejtojuni teksteve lidhur me qeverisjen e ‘Alīut, si p.sh. pohimi i tij (s): “Ti je ndaj meje në të njëjtin status si Harūni për Mūsain”, siç shpjeguam në Letrën 26 e gjetkë. Po ashtu, thënia e tij në hadīthin e tërheqjes së vërejtjes familjes së tij: “Cili nga ju, atëherë, do më mbështesë në misionin tim?” ‘Alīu u përgjigj: “Unë, o i Dërguari i Allahut (s), do të doja të jem mbështetësi yt në këtë çështje”, siç citohet në Letrën 20. Allahu ia shpërbleftë Imam Ebū Sejrit për kryeveprën e tij poetike ku ai thotë:


Dhe viziri i kushëririt të vet u përpoq si luftëtar Nga njerëzit e shtëpisë së tyre janë vizirët më të parë. Heqja e perdes së gajbit aspak s’ia rrit atij besimin, Porsi diellit shkëlqyes - asgjë s’ia zbeh atij ndriçimin.

[11] Ummeti pajtohet njëzëri se në Kur’an ka një ajet të implementuar veç nga ‘Alīu, gjer në Ditën e Gjykimit. Ai është ajeti i ngjitjes [nexhwe] në Sūren el-Muxhādile. Kjo është pohuar njëzëri si nga përkrahësit ashtu dhe nga kundërshtarët e tij të cilët citojnë lidhur me këtë shumë tekste që mbahen të vërteta nga të dy Shejhët, të njohura si nga të përzotshmit, ashtu dhe të paudhët. Mjafton për ju ajo që citohet nga Hākimi në f. 482, vëll. II, i el-Mustedrek-ut dhe nga Dhehebīu në Telkhīs ul-Mustedrek. Drejtojuni gjithashtu zbërthimit të ajetit në tefsīrët e Tha‘lebīut, Taberīut, Sujūtīut, Zemakhsherīut, Rāzīut etj. Në Letrën 74, do të mësoni për dy hadīthe të përcjella nga Ummi Seleme e ‘Abdullāh ibn ‘Umeri mbi dialogun konfidencial mes Profetit (s) e ‘Alīut menjëherë para vdekjes së Profetit, e do të njiheni me diskutimin e tyre konfidencial në ditën e Tā’ifit dhe pohimin e të Dërguarit të Allahut (s): “Nuk jam unë ai që i besoi atij; është Allahu Ai që e bëri këtë”; si dhe bisedat e tyre konfidenciale gjatë kohës së ‘Ā’ishes; ndaj, thellohuni mbi atë.

[12] Mjafton për ju si tekst për të vërtetuar se ai është wali-u i tij, pohimi i tij (s) i cituar nga Ibn ‘Abbāsi, përmendur në Letrën 22: “Ti je wali-u në vendin tim, në këtë jetë dhe në tjetrën.” Ky hadīth qëndron mbi truall të fortë sipas kërkesave të fesë së Islamit; prandaj, s’ka nevojë të hyhet në hollësira.

[13] Për tekstet e testamentit, ju mjafton juve ajo që dëgjuat në Letrën 68.

[14] Ky hadīth citohet nga Imam Ahmedi prej hadīthit të Ebū Hureires


në f. 442, vëll. II, i Musned-it. Ai thotë se i Dërguari i Allahut (s) vështroi ‘Alīun, Fātimenë, Hasanin, dhe Huseinin, paqe pastë mbi ta, e tha: “Unë i shpall luftë kujtdo që ju lufton juve, dhe paqe kujtdo që është i paqtë ndaj jush.” Në një tjetër hadīth të saktë, ai (s) gjithashtu ka thënë, kur i mbuloi ata me një mbulojë: “Unë i shpall luftë kujtdo që i lufton ata, dhe paqe kujtdo që është i paqtë ndaj tyre.” Ky hadīth transmetohet nga Ibn Haxheri kur shpjegon ajetin e parë që ai pohon se u shpall në nderim të tyre në Kap. I, Pj 11 e Sawā‘ik ul-Muhrike, duke dhënë shpjegime të hollësishme për pohimin e tij: “Luftimi kundër ‘Alīut është luftim kundër meje dhe paqja me ‘Alīun është paqe me mua.”

[15] Drejtojuni hadīthit 20 në Letrën 48. Pohimi i tij mutewātir: “O Zot! Bëhu mik i atij që e miqëson atë, dhe bëhu armik i kujtdo që armiqësohet ndaj tij” duhet, inshallāh, të mjaftojë. Ju e dëgjuat në Letrën 36 pohimin e tij të cituar nga Burejde: “Kushdo që e urren ‘Alīun më urren dhe mua, dhe kushdo që e braktis ‘Alīun më braktis dhe mua.” Një tjetër hadīth mutewātir është pohimi i tij (s): “S’e do atë [‘Alīun] askush përveç besimtarit, dhe s’e urren atë asnjeri pëveç hipokritit.” [Asnjë muhadīth s’e ka dyshuar këtë thënie të Profetit (s). Ajo përcillet nga ‘Abdullāh ibn ‘Abbāsi, ‘Imrān ibn ul-Huseini, Umm ul-Mu’minin Ummi Selemeh, ..., dhe Imam ‘Alīu, që tregon: “Për Atë Zot që shpërthen farën e jep shpirtin, i Dërguari i Allahut më ka bërë një premtim të vërtetë, që: askush nuk do më dojë, përveç besimtarit, e askush nuk do më urrejë, përveçse hipokriti.” (Muslimi në Sahīh, vëll. I, f. 60; Tirmidhīu në Xhāmi‘ us-Sahīh, vëll. V, ff. 635, 643; Nesā‘īu në Sunen, vëll. VIII, ff. 115-7; Ibn Māxheh në Sunen, vëll. 1, f. 55; Ahmedi në Musned, vëll. 1, ff. 84, 95, 128; vëll. VI, f. 292; Ebū Hātimi në Ilāl ul-Hadīth, vëll. II, f. 400; Ibn Haxher el-‘Askalānī në Isābeh, vëll. II, f. 509; Ebu Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, vëll. IV, f. 185; el-Hejthemī në Mexhmā’ uzZewā‘id, vëll. IX, f. 133; Ibn Kethīri në el-Bidaje we’n-Nihaje, vëll. VII, f. 354; Ibn ‘Athīri në Xhāmi‘ ul-‘Usūl, vëll. IX, f. 473; Ibn el-Meghāzilī el-Shāfi‘ī në Menākib, ff. 190-5; Ibn ul-Athīri në Usd ul-Ghābeh, vëll. IV, f. 26; Ibn ‘AbdulBerri në Istī‘āb, vëll. III, f. 1100; el-Khātibi në Tarīkh ul-Baghdād, vëll. II, f. 255; vëll. VIII, f. 417; vëll. XIV, f. 426. Ebū Dher el-Ghifārīu, Ebu Sejjid el-Khudrīu, ‘Abdullāh ibn Mes’ūdi e Xhābir ibn ‘Abdullāhu citohen duke thënë: “Ne ishim mësuar t’i dallonim hipokritët nga urrejtja që ushqenin ndaj ‘Alī bin Ebī Tālibit (Tirmidhīu në el-


Xhāmi‘ us-Sahīh, vëll. V, f. 635; Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 129; Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, vëll. VI, f. 294; el-Hejthemī në Mexhma’ uzZewā‘id, vëll. IX, ff. 132-3; Ibn ‘Athīri në Xhāmi‘ ul-‘Usūl, vëll. IX, f. 473; Sujūtīu në Durr ul-Menthūr, vëll. VI, ff. 66-7; el-Khātibi në Tarīkh ulBaghdād, vëll. XIII, f. 153; Muhibb et-Taberīu në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, ff. 214-5; Ibn ‘Abdul-Berri në el-Istī‘āb, vëll. III, f. 1100; Ibn ul-Athīri në Usd ulGhābeh, vëll. IV, ff. 29-30).] Ky, për Allah, është betimi i Profetit ummi (s).

[16] Shqyrtoni pohimin e tij (s), të përcjellë nga ‘Umer ibn Shāshi: “Kushdo që e lëndon ‘Alīun më lëndon dhe mua”, që citohet nga Ahmedi në f. 483, vëll. III i Musned-it, nga Hākimi në f. 123, vëll. III i Mustedrek-ut, dhe nga Dhehebīu në Telkhīs ul-Mustedrek ku ai ia pranon vërtetësinë. Bukhārīu e ka cituar atë në Tarīkh, Ibn Sa‘di në et-Tabakāt, Ibn Ebū Shejbe në Musned dhe Taberānīu në el-Kebīr. Ai ndodhet në f. 400, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it.

[17] Merrni parasysh, lidhur me këtë, atë që dëgjuat në Letrën 8 duke cituar Sihāh ul-Thekalein, sepse ata ua tregojnë të vërtetën atyre që kanë sy për të parë, dhe ju tashmë e keni mësuar nga Letra 50 se “‘Alīu është me Kur’anin dhe Kur’ani është me ‘Alīun; ata nuk do të ndahen kurrë nga njëri tjetri.”

[18] Vetë arsyeja e gjykon të pamundur që Profeti (s) të ketë urdhëruar diçka e t’i ketë kërkuar fuqimisht ummetit të tij t’i përmbahej asaj dhe vetë ai të mos ketë vepruar ashtu. Atij i duhej një testament për të caktuar përfaqësuesin e tij, dhe për të marrë parasysh jetimët të cilëve u nevojitej dëshpërueshëm një kujdestar. Allahu është lart neglizhimit të trashëgimisë së tij të çmuar, e cila përfshin ligjet dhe dispozitat e Tija, dhe Allahu qëndron përmbi të lënit e jetimëve e të vejave të tij, që janë banuesit e tokës gjërë e gjatë, të kuturisen në errësirë, duke shkuar poshtë e lart siç donin ata, pa një kajjim me anë të të cilit argumenti i Allahut ndaj tyre bëhet i plotë. Gjithsesi, edhe logjika e thjeshtë gjykon vetvetiu se ai duhet të ketë lënë një testament për ‘Alīun, ngaqë ne e pamë se si Profeti ia besoi atij larjen dhe parfumosjen e trupit të tij, mbështjelljen e varrosjen e tij,


pagimin e borxheve të tija të mëdha dhe pastrimin e ndërgjegjes, dhe të sqaruarit të asaj mbi të cilën njerëzit dallojnë rreth besimit të tyre pas tij... etj, siç u përmend në fillimin e kësaj Letre.

LETRA 71, 10 Sefer 1330

Përse të Refuzohet Hadīthi i Nënës së Besimtarëve dhe më të Mirës nga Bashkëshortet e Profetit (s)?

161.

Përse u kthyet mënjanë - Allahu ju faltë - nga nëna e besimtarëve dhe më e mira nga bashkëshortet e Profetit dhe e flakët hadīthin e saj, duke ia lënë atë harresës, ndërkohë që fjala e saj është gjykimi përfundimtar dhe i drejtë? Megjithkëtë, ju mund të na jepni pikëpamjen tuaj për shqyrtim, Wesselam.

Sinqerisht,


S

LETRA 72 , 12 Sefer 1330

162.

Ajo Nuk Ishte Bashkëshortja më e Mirë e Profetit (s),

163.

Më e Mira është Hatīxheja,

164.

Sqarim i Përgjithshëm për Arsyen e Refuzimit të Hadīthit të

Saj.

1) Nëna e besimtarëve ‘Ā’ishe gëzon pozitë të veçantë dhe ka kontributin e saj të merituar, por ajo nuk është më e mira ndër gratë e Profetit (s). Si mund të jetë ajo më e mira kur një hadīth i saktë e citon atë duke thënë: “I Dërguari i Allahut (s) përmendi njëherë Hatīxhen e unë kundërshtova duke thënë: ‘Ajo ishte një grua plakë dhe kështu e ashtu, e Allahu të ka dhuruar një më të mirë se ajo [duke nënkuptuar veten].’ Ai tha: ‘Aspak; Allahu s’më ka dhuruar asnjë më të mirë se ajo; ajo më besoi kur njerëzit më mallkonin dhe më besoi kur njerëzit më quanin gënjeshtar; ajo e ndau pasurinë me mua kur njerëzit më shpronësuan dhe Allahu më bekoi me fëmijë prej saj duke më privuar nga fëmijë prej tërë të tjerave’”? ‘Ā’ishja tregohet të ketë thënë gjithashtu: “I Dërguari i Allahut (s) s’dilte kurrë nga shtëpia pa e përmendur dhe lavdëruar Hatīxhen. Një ditë, ai e përmendi atë dhe unë u


bëra xheloze. I thashë: ‘Ajo s’qe veçse një grua plakë e Allahu të ka dhënë një më të mirë!’ Ai u fye aq shumë saqë flokët e përparmë iu tundën nga zemërimi e tha: ‘Jo, për Allah! Allahu s’më ka bekuar me asnjë më të mirë se ajo! Ajo besoi në mua kur njerëzit nuk besonin; më mbajti për besnik kur njerëzit më quajtën gënjeshtar; më dha pjesë të barabartë nga pasuria kur njerëzit më shpronësuan, e Allahu më bekoi me fëmijë prej saj duke më privuar nga ata prej të tjerave’.” [1]

2) Më e mira e bashkëshorteve të Profetit (s), pra është Hatīxhe el-Kubra, besnikja e ummetit, e para që besoi në Allah e Kur’an dhe që e ngushëlloi Profetin e Tij (s). Allahu e frymëzoi të Dërguarin e Tij t’i përcillte asaj sihariqet se ajo kishte në Xhennet një shtëpi të ndërtuar me tulla ari e argjendi [2] dhe se ajo kishte qenë e preferuara e Allahut. Fuqiploti tha për të: “Më të mirat e grave të Xhennetit janë Hatīxhe bint Khuwejlid, Fātime bint Muhammed, Āsije bint Muzāhim e Merjem bint ‘Imrān.” Ai tha: “Mes tërë grave të botës, të lëvduara janë Hatīxhe bint Khuwejlid, Fātime bint Muhammed, Āsije bint Muzāhim e Merjem bint ‘Imrān.” Ka hadīthe të tjera nga më të saktit e të besuarit që e theksojnë këtë. [3]

Gjithashtu, nuk mund të thuhet as se ‘Ā’ishja ishte më e mira nga nënat e besimtarëve, pas Hatīxhes. Hadīthe të besueshme dhe ngjarje të dokumentuara refuzojnë ta favorizojnë atë mbi të tjerat, siç është fare e qartë për ata që kanë mend. Ajo me siguri e mendonte veten superiore mbi të gjitha të tjerat, dhe Profeti, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, nuk u pajtua me vetvlerësimin e saj. Kjo u pa kur i Dërguari i Allahut (s) hyri në dhomën e Safijje bint Hujejit dhe e gjeti duke qarë. Ai e pyeti: “Çfarë të pikëllon?” Ajo u përgjigj: “Mora vesh se si ‘Ā’ishja dhe Hafsaja flasin keq për mua dhe thonë se janë më të mira se unë.” Ai, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, i tha: “A nuk munde t’u thoje: ‘Si qënkeni më të mira se unë, kur babai im është Harūni, xhaxhai im është Mūsai, e burri im është Muhammedi’?” [4] Kushdo që e ndjek nënën e besimtarëve në veprat e fjalët e saja do ta gjejë siç e tregojmë këtu.

3) Arsyeja përse e kemi flakur hadīthin e saj lidhur me testamentin është se


ai nuk përbën një argument, dhe ju lutem mos më kërkoni ta shkoqis këtë pikë, Wesselām.

Sinqerisht, Sh

[1] Ky hadīth dhe ai që e pason, janë ndër më të detajuarit e përcjellë nga sunnitë. Drejtojuni atyre në diskutimin e Hatīxhe el-Kubres në el-Istī‘āb dhe do t’i gjeni shprehimisht siç i kemi cituar këtu. Ato citohen nga Bukhārīu dhe Muslimi në Sahīh-ët e tyre me formulim thuajse të njëjtë.

[2] Siç transmeton Bukhārīu në kreun mbi xhelozinë dhe sentimentalitetin e grave, pranë mbylljes së librit të tij mbi martesën, f. 175, vëll. III i Sahīh-ut.

[3] Ne e kemi cituar atë në paragrafin e dytë të pohimit tonë të njohur dhe kushdo që dëshiron të hulumtojë, le të drejtohet aty.

[4] Kjo citohet nga Tirmidhīu prej Kinānes, robit të nënës së besimtarëve Safijjes, dhe transmetohet nga Ibn ‘Abd el-Berri në biografinë e tij të Safijjes në el-Istī‘āb, Ibn Haxheri në biografinë e saj në el-Isābeh, Shejh Rashīd Ridā në fund të faqes 589, vëll. XII i Menār-it të tij dhe shumë muhadīthë të tjerë. LETRA 73 , 13 Sefer 1330


165.

Kërkesa për Shpjegim të Refuzimit tonë të Hadīthit të ‘Ā’ishes

Ju nuk jeni prej atyre që mashtrojnë apo shtiren, e ju as që akuzoni dikë rrejshëm. Ju qëndroni përmbi të akuzuarit apo të fajësuarit se jeni i tillë. Unë, el-hamdu li’l-Lāh as nuk kritikoj, as nuk kundërshtoj dhe as që rrëmoj për gabimet ose të metat e dikujt; e vërteta është synimi im. Nuk mund të rri pa ju pyetur përse jeni kthyer mënjanë nga hadīthi i saj - dhe përgjigja juaj e dokumentuar e kësaj pyetjeje është e pashmangshme.

Përcille mesazhin, e mos rri dëshpëruar Le të të freskohen sytë, e bëhu i gëzuar.

Argumenti që po theksoj rrënjëzohet në kuptimin e ajetit të Kur’anit Famëlartë: {Ata që fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, pasi që ua sqaruam ato në Libër, janë të mallkuar nga Allahu dhe ata që mallkojnë} (2:159)..., Wesselam.

Sinqerisht, S


LETRA 74 , 14 Sefer 1330

166.

Shpjegimi Përse Ne e Hedhim Poshtë Hadīthin e Saj,

167.

Arsyeja Konfirmon Testamentin,

168.

Pretendimi i Saj se Profeti Vdiq në Gjoksin e Saj Bie Poshtë.

Ju, Allahu ju asistoftë, ngulët këmbë që unë të shkoqis dhe s’po më lini rrugë tjetër veçse të bëj pikërisht këtë. Falë pasurisë së dijes tuaj, ju e dini se nga vijmë ne. Këtu është burimi i testamentit, këtu shtrihet fushëbeteja e teksteve eksplicite; këtu ndodhet asgjësimi i khums-it, trashëgimisë e besimit; këtu qëndron shkaku i fitne-s; këtu është arsyeja e trazisë... [1] Kur luftoi Prijësin e Besimtarëve, ajo mori dhenë, në krye të një ushtrie të madhe për t’ia uzurpuar qeverisjen e për t’i dhënë fund sundimit të tij.

Ç’u bë, u bë; unë s’po tregoj ç’kam parë Mendo të mirën e mos pyet kush, kur e çfarë!


Të debatohet në mbështetje të mohimit të testamentit të ‘Alīut duke përdorur pohimin e saj, armikes më të ashpër të tij, është një orvatje që nuk pritet aspak nga asnjë njeri i ndershëm. Dhe ai nuk ishte incidenti i vetëm që shpalosi armiqësinë e saj ndaj ‘Alīut. T’i mohosh testamentin ‘Alīut ka shumë më pak rëndësi se sa Beteja e Vogël e Devesë [2] dhe Beteja e Madhe e Devesë, ku qëllime të liga dolën sheshit dhe perdja ra. Po ashtu, ajo e shprehu qëndrimin e saj haptasi edhe para se të dilte në luftë ndaj tij, që ishte wali-u i saj dhe wasi-u i Profetit (s), gjersa i mbërriti lajmi i vdekjes së tij, me ç’rast ajo bëri sexhde për të falënderuar Zotin e thuri këto vargje: [3] Ajo hodhi shkopin e lumtur, me shpirtin plot kënaqje, Zemra e saj e gëzuar dhe mendja krejt në paqe; Kur udhëtari në shtëpi mbërriti, nga ngarkesa i çliruar; Kurrë mos thuaj: ‘Ā’ishja, nga vdekja e ‘Alīut, u pikëllua.

Nëse dëshironi, unë mund të citoj për ju nga hadīthi i saj që ju vërteton se ajo ishte në gabim të rëndë. Ajo ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (s) u sëmur rëndë, ai doli duke tërhequr këmbët zvarrë, i mbështetur mbi dy veta: ‘Abbās ibn ‘Abdul-Muttalibin e një tjetër.” [4]

Transmetuesi i këtij hadīthi komenton: “E njoftova ‘Abdullāh ibn ‘Abbāsin për fjalët e ‘Ā’ishes dhe ai m’u përgjigj: ‘A e di ti emrin e njeriut që ‘Ā’ishja nuk e përmendi?’ ‘Jo’- i thashë. Ibn ‘Abbāsi tha: ‘Ai ishte ‘Alī ibn Ebī Tālibi’.” Transmetuesi vazhdon e thotë se ‘Ā’ishja nuk ia do aspak të mirën ‘Alīut. [5]

Nëse ajo nuk ia donte aspak të mirën një njeriu, me të cilin i Dërguari i Allahut (s) po ecte, si mund të pritet prej saj të ndihej e kënaqur të përmendte testamentin, që përmban shumëçka të mirë për ‘Alīun? Imam Ahmedi citon në Musned, vëll. VI, f. 113, ‘Atā’ ibn Jaserin duke thënë. “Një njeri erdhi e foli keq për ‘Alīun dhe ‘Ammārin te ‘Ā’ishja, e cila iu përgjigj: ‘Sa për ‘Alīun, s’kam asgjë për të thënë në mbrojtje të tij; por në lidhje me ‘Ammārin, e kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit (s) të thotë se kurdoherë që


‘Ammārit i është dashur të zgjedhë mes dy mundësish, ai gjithmonë ka zgjedhur më të arsyeshmen’.” A e patë këtë?! Nëna e besimtarëve paralajmëron për veprimin kundër ‘Ammārit për shkak të thënies së të Dërguarit të Allahut (s) se “Saherë që ‘Ammārit i është dashur të zgjedhë ndër dy mundësi, ai gjithmonë ka zgjedhur më të arsyeshmen” e sakaq ngurron nga paralajmërimi kundër të vepruarit në dëm të ‘Alīut, që është vëllai i Profetit, Harūni dhe i besuari i tij, më i drejti në ummetin e tij, i pari që besoi në mesazhin e tij, personi me meritat më të shumta...! Thua se ajo nuk është e ndërgjegjshme për statusin e tij në sytë e Allahut, të Madhëruarit Fuqiplotë, ose pozitës së tij në zemrën e të Dërguarit të Allahut (s), apo statusit të tij në Islam, përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për përhapjen e tij, ndihmesat e tij të pashoqe.. Thua se ajo s’ka dëgjuar kurrë në Librin e Allahut e as Sunne-tin e të Dërguarit të Vet (s), ndonjëgjë në lavdërim të tij, që ta vendosë në një shkallë me ‘Ammārin! Për Allah, mendja ime shastiset kur shqyrton pohimin e saj: “E kam parë Profetin (s), kur ishte mbi kraharorin tim, të kërkonte t’i sillnin një legen me ujë; unë as që e dallova sa shpejt u lëshua dhe vdiq; si mundet atëherë ai t’i ketë bërë wasijet ‘Alīut?” Nuk e di cilin aspekt të pohimit të saj të kritikoj, hetuar kjo nga anë të ndryshme. Çuditem se si mundet dikush të pandehë që, ngase vdekja e tij (s) ndodhi ashtu siç e përshkroi ajo, ai s’mund të ketë lënë testament. A kujtoi ajo se lënia e testamentit vlen vetëm në çastin e vdekjes?! Jo, por ky është justifikimi i atij që lufton ndaj të vërtetës së pakundërshtueshme, kushdo qoftë ai ose ajo, e Allahu ka thënë në Librin e Tij Famëlartë, duke iu drejtuar të Dërguarit të Vet (s) të nderuar, {Ju është bërë obligim që kur ndonjërit prej jush i afrohet vdekja, nëse lë pasuri, të bëjë testament} (2:180, 5:106). A e kishte parë nëna e besimtarëve atë (s) ndonjëherë të vepronte kundër urdhrave të Librit të Allahut, apo të neglizhonte udhëzimet e tij? Estaghfiru-Llāh. Ajo e pa të ndiqte udhërrëfimin e tij, t’u përmbahej ajeteve të tij, tek nxitonte për t’iu bindur urdhrave e ndalimeve të tij, duke arritur skajin e përfundëm të kapjes pas tërë urdhëresave të tij. Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time se ajo duhet ta ketë dëgjuar atë duke thënë: “Asnjë besimtar që e di se po lë diçka pas, nuk duhet të flërë as dy netë përpara se të shkruajë testamentin”, [6] sepse udhëzimet lidhur me shkrimin e testamenteve kanë ardhur padyshim prej tij. Nuk i ka hije atij e as cilitdo profet tjetër, paqja e Allahut qoftë mbi


të gjithë, të urdhërojë diçka pa e bërë atë vetë, apo të ndalojë diçka e të bëjë të kundërtën; Allahu është përmbi të përzgjedhurit e individëve të tillë për ta përcjellë mesazhin e Tij. Sa i përket asaj që Muslimi dhe të tjerët kanë cituar ‘Ā’ishen duke thënë: “I Dërguari i Allahut (s) s’ka lënë as dinar e as dirhem, as deve mashkull e as femër dhe ai as që ka lënë ndonjë wasijet”, ky është tamam si “hadīthi” që i paraprin. Nuk është e saktë as të supozohet se ajo që ajo nënkuptoi ishte se ai nuk kishte lënë fare testament, por përkundrazi - se ai (s) nuk kishte pasuri që kërkonin testament, sepse vërtet ai nuk la shumë nga të mirat e kësaj bote, si personi më asket që ishte. Ai u bashkua me Zotin e tij, të Lartin e Madhërishëm, duke lënë ca borxhe të mëdha, [7] si dhe pak sende, krahas gjërave që i ishin besuar nga njerëz të tjerë, të cilat kërkonin testament [se kujt i përkisnin]. Ai gjithashtu la nga prona e tij diçka që do të ndihmonte t’i shlyheshin borxhet dhe t’i plotësoheshin zotimet, me një mbetje që i lypsej dorëzuar trashëguesit të tij. Prova për këtë është ajo që Fātime Zehrāja kërkoi me të drejtë nga trashëgimia e të atit. [8] 2) I Dërguari i Allahut (s) la gjëra të cilat kërkonin një testament, gjëra që asnjë qenie tjetër njerëzore s’i ka lënë ndonjëherë. Ju mjafton që ai la fenë e drejtë të Allahut, ende në fillimin e rritjes së saj dhe formimit të hershëm, dhe vetë kjo kërkonte një trashëgues shumë më tepër sesa ari e argjendi, një shtëpi apo një pronë e patundshme, tokat apo gjedhët. I tërë ummeti u bë jetimët dhe të vejat e tij, duke kërkuar strehim te mëkëmbësit e tij, që do ta zëvendësonin për t’i drejtuar ata dhe administruar çështjet e tyre fetare e sekulare. Është e pamundur që i Dërguari i Allahut (s) t’ia ketë besuar fenë e Allahut, akoma në djepin e saj, animeve dhe hamendjeve, apo t’ia ketë lënë mbrojtjen e legjislacionit të saj motiveve e interesave personale, pa një zëvendës që do të kujdesej për çështjet e saja fetare dhe sekulare, dikë mbi të cilin ai mund të mbështetej për ta përfaqësuar atë në publik. Ai qëndron përmbi të lënit e jetimëve të tij, që banonin vise të gjera, si gjedhët e frikësuara në një natë dimri me stuhi, pa askënd për t’u kujdesur për ta. Ai është larg braktisjes së testamentit, veçanërisht pasi kishte marrë udhëzime për këtë nga Zoti i tij, duke e urdhëruar fuqimisht ummetin e tij të vepronte kësisoj. Arsyeja nuk e dëgjon pretendimin se nuk u la asnjë wasijet, edhe sikur një pretendim i tillë të vijë nga një person i nderuar. Në agimin e Islamit, i Dërguari i Allahut, bekime pastë mbi të e familjen


e tij, bëri një testament për ‘Alīun madje edhe përpara se misioni i tij të bëhej publik në Mekë, menjëherë pas shpalljes së ajetit: {Dhe tërhiqja vërejtjen farefisit} (26:214) - siç shpjeguam në Letrën 20. Ai vazhdoi ta përsëriste testamentin e tij herë pas here, duke e theksuar atë përmes shumë zotimeve të cilave iu referuam. Kur, më në fund, ai dëshiroi, në orët e fundit, u flijofshin prindërit e mi për të, që të shkruante testamentin e vet për ‘Alīun për t’i theksuar zotimet e tij të mëparshme me gojë mbi këtë, ai (s) tha: “Më sillni material shkrimi, që t’ju shkruaj diçka për t’ju mbrojtur nga rrëshqitja”, por ata u grindën, ndërkohë që në praninë e një Profeti nuk lejohet asnjë grindje, dhe thanë: “I Dërguari i Allahut (s) flet përçart.” [9] Në atë çast ai e kuptoi - pasi që ata i kishin thënë një fjalë të tillë - se nga urdhri i tij i synuar nuk do të mbetej asnjë gjurmë nëse zbatohej, veç trazisë; prandaj, ai u tha atyre të dilnin jashtë, duke u mjaftuar me zotimet gojore që i kishte bërë ‘Alīut. Prapëseprapë, megjithë tërë këtë, ai bëri tre rekomandime në prag të vdekjes: se ata duhet ta merrnin ‘Alīun zëvendës të tij; se duhet t’i nxirrnin politeistët jashtë Gadishullit Arabik; dhe se duhet t’i shpërblenin të deleguarit ashtu sikurse ai. Por diktatet e politikës së kohës s’i lejuan muhadīthët ta transmetonin kërkesën e tij të parë, duke pretenduar se e kishin harruar. Bukhārīu, në mbylljen e hadīthit që përmban akuzën se i Dërguari i Zotit (s) ishte përçart, thotë: “Dhe wasijeti i tij (s) përpara vdekjes përmbante tre urdhra: të nxirreshin politeistët nga Gadishulli Arabik, të shpërbleheshin të deleguarit ashtu siç i shpërblente ai... dhe e treta u harrua.”[10] Kështu e formulon edhe Muslimi në Sahīh, e po kështu edhe tërë autorët e Sunen-eve dhe Musned-eve.

3) Pretendimi i nënës së besimtarëve se i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, iu bashkua Zotit teksa ishte në gjirin e saj kundërshtohet nga hadīthi i vërtetuar, që pohon se ai (s) shkoi te Shoqëruesi Suprem duke qenë në gjoksin e vëllait dhe wali-ut të tij ‘Alī ibn Ebī Tālib, sipas hadītheve mutewātirtë përcjella nga Imamët e pasardhjes së pastruar, të cilat mbështeten nga sahīh-ët sunni, siç dihet mirë nga studiuesit.


Sinqerisht, Sh

[1] Kjo puqet me librat sunni të traditave; prandaj, drejtojuni Sahīh-ut të Bukhārīut, në kreun mbi shtëpitë e grave të Profetit, kaptina mbi xhihadin dhe mikpritjen, f. 125, vëll. II, dhe aty do t’i gjeni hollësirat. [2] Trazia e Betejës së Vogël të Devesë ndodhi në Basra, pesë ditë para fundit të Rebī’ul-Thāni 36 H, para mbërritjes së Prijësit të Besimtarëve aty, kur qyteti u sulmua nga nëna e besimtarëve e shoqëruar nga Talhai e Zubeiri. Guvernatori i ‘Alīut për Basrën asokohe ishte ‘Uthmān ibn Hanīf elEnsārīu. Dyzet mbështetës të ‘Alīut u vranë në xhaminë e saj dhe shtatëdhjetë të tjerë gjetiu. ‘Uthmān ibn Hanīfi, që ishte një nga sahabët më të nderuar, u zu rob, dhe zaptuesit e tij deshën ta vritnin por iu druajtën hakmarrjes nga vëllai i tij Suhejli dhe ensārët e tjerë; prandaj, ata ia rruajtën mjekrën, mustaqet, vetullat dhe kokën; e rrahën, e burgosën dhe e degdisën nga Basra. Ata i luftoi Hakīm ibn Xhebeli me një grup nga fisi i tij Abd Kejs ku ai qe prijës. Hakīmi ishte njeri i mençur, i matur e prestigjioz, dhe u pasua nga një grup i Beni Rabī’es të cilët refuzuan të reshtnin së luftuari gjersa edhe i fundit prej tyre ra shehid, përfshi Hakīmin, djalin e tij më të nderuar dhe vëllain e tij trim, dhe Basra ra në duart e ushtrisë pushtuese. Kur erdhi, ‘Alīut iu desh të përballej me ushtrinë e ‘Ā’ishes, kështu filloi Beteja e Madhe e Devesë. Hollësitë e secilës betejë janë ruajtur në librat e historisë nga Ibn Xherīr Taberīu, Ibnu’l-Athīri e shumë të tjerë.

[3] Siç citojnë historianët e besuar si Ebū’l-Faraxh el-Isfahānī në mbyllje të diskutimit të tij të ‘Alīut në librin e tij Mekatīl ut-Tālibijjīn.

[4] Siç citon Bukhārīu për të në kreun e tij mbi sëmundjen dhe vdekjen e Profetit (s), f. 62, vëll. III i Sahīh-ut të tij.


[5] Ky pohim në veçanti, d.m.th thënia e Ibn ‘Abbāsit se ‘Ā’ishja nuk ia do atij aspak të mirën, lihet jashtë nga Bukhārīu, i cili e ndërpret citimin e tij në pohimin paraprirës, duke ndjekur shprehinë e tij të zakonshme në situata të tilla, por shumë autorë të librave të hadīthit e cituan atë nga transmetuesit e tyre të besuar. Shqyrtoni atë që ka regjistruar Ibn Sa‘di në f. 29, P. 2, vëll. II i Tabakāt-it, ku ai citon një zinxhir që përfshin Ahmed ibn el-Haxhxhaxhin, ‘Abdullāh ibn Mubarākun, Junūsin, Mu‘ammerin, Zuhrin, ‘Ubejdullāh ibn Utbe ibn Mes’ūdin deri te Ibn ‘Abbāsi. Transmetuesit e këtij hadīthi mbahen besnikë sipas pajtimit të dijetarëve. [Po ashtu: Ahmedi në Musned, vëll. VI, ff. 34, 228; Taberīu në Tarīkh, vëll. I, ff. 1800-1801; Balādhūrīu në Ansāb ulAshrāf, vëll. I, ff. 544-5; Bejhakīu në Sunen ul-Kubra, vëll. III, f. 396.]

[6] Siç citon Bukhārīu në fillim të kaptinës së tij mbi wasijetet në Sahīh, f. 83, vëll. II. Ai citohet gjithashtu nga Muslimi në kreun e tij mbi regjistrimin e testamentit [të Profetit (s)], f. 10, vëll. II i Sahīh-ut të tij.

[7] Mu’ammeri citon Katāden duke thënë se ‘Alīu ishte kujdesur, në emër të Profetit (s), për disa çështje pas vdekjes së tij, më e madhja e të cilave ishte një borxh i vlerësuar pesëqind mijë dirhemë; prandaj, drejtojuni këtij hadīthi në f. 60, vëll. IV i Kenz ul-‘Ummāl-it, me numër 1170.

[8] Siç citon Bukhārīu në fund të kreut të tij mbi fushatën e Khajberit në Sahīh, f. 37, vëll. II.

[9] Kjo citohet shprehimisht nga Muhammed ibn Ismā’īl Bukhārīu në kreun e tij mbi dashamirësinë ndaj të deleguarve në Kitāb ul-Xhihād we’sSijer, f. 118, vëll. II i Sahīh-ut të tij.

[10] Drejtojuni atij në kreun mbi shpërblimin e të deleguarve në Kitāb ul-Xhihād we’s-Sijer, në f. 118, vëll. II i Sahīh-ut të tij.


LETRA 75 , 17 Sefer 1330

169.

Nëna e Besimtarëve S’mbizotërohet nga Emocionet,

170.

E Mira dhe e Shëmtuara nuk Pohohen nga Arsyeja,

171.

Pse të Kundërshtohet Fjala e Nënës së Besimtarëve?

1) Boshti rreth të cilit sillet argumenti juaj për nënën e besimtarëve në mohimin e saj të vetëdijshëm të wasijetit për ‘Alīun është i dyfishtë:

Njëri është pohimi i juaj se mosdashja e saj e paragjykuar ndaj Imamit, e detyron atë ta mohojë wasijetin. Kundërshtimi ynë është se ata që e njohin mënyrën e saj të të jetuarit e mohojnë pohimin se ajo i nënshtrohet emocioneve kur përcjell hadīth për të Dërguarin e Allahut, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, apo se ajo synon ndonjë interes të veçantë; pra, ajo s’mund të akuzohet teksa citon hadīthin e Profetit (s), paçka se një hadīth i tillë ka të bëjë me dikë të cilin ajo e pëlqen apo jo. Zoti mos e dhashtë që interesi të mbizotërojë mendjen e saj në atë shkallë që ajo të gënjejë kur citon hadīth nga i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, duke preferuar mbështetjen e interesit personal para së vërtetës.


2) Tjetri është se “vetë arsyeja e refuzon pohimin tuaj që ky hadīth është i saktë, sepse s’është as logjike as e lejueshme të konkludohet se i Dërguari i Allahut (s) do ta linte fenë e Allahut, të Lartësuarit e të Madhëruarit, në djepin e saj, ndërsa robërit e Allahut të ndjekin një besim të ri, pa e patur bërë një wasijet që t’i udhëzojë ata rreth çështjeve të tyre.” Përgjigja ndaj pretendimit tuaj është se kjo çështje mbështetet në të mirën dhe të shëmtuarën racionale, dhe sunnitë e hedhin poshtë këtë, sepse sipas gjykimit të tyre arsyeja nuk përcakton aspak nëse diçka është e mirë apo e keqe; përkundrazi, ata besojnë se është ligji ai që e përcakton këtë. Ata besojnë se çdo gjë që ligji e quan të mirë, pranohet si e mirë dhe çdo gjë që ligji e quan të keqe konsiderohet e tillë; arsyes nuk mund t’i besohet aspak në çështje të tilla.

3) Sa i përket asaj që përmendët në mbyllje të Letrës 74, lidhur me hedhjen poshtë të pretendimit të nënës së besimtarëve se Profeti vdiq në kraharorin e saj, ne nuk jemi të njohur me ndonjë hadīth të përcjellë nga sunnitë që ta përgënjeshtrojë atë; ndaj, nëse jeni në dijeni të ndonjë hadīthi të tillë, kini mirësinë e tregojeni, Wesselam.

Sinqerisht, S

LETRA 76 , 19 Sefer 1330


172.

Të Nënshtruarit e Saj ndaj Ndjenjave,

173.

Arsyetimi lidhur me të Mirën dhe të Keqen,

174.

Rrëzimi i Pretendimit të Nënës së Besimtarëve,

175.

Parapëlqimi i Hadīthit të Umm Selemes ndaj të Sajit.

1) Gjatë diskutimit të çështjes së parë ju pohuat se dihet mirë nga mënyra e jetesës së zonjës se ajo nuk i dorëzohej emocioneve dhe se nuk synonte asnjë interes të posaçëm. Ju lutem, lirojeni veten nga prangat e zakonit dhe sentimentalitetit dhe hetojeni me kujdes e studim serioz mënyrën e të vepruarit të saj me ata që ajo pëlqente, si dhe me ata që s’i pëlqente, se aty do e shihni sentimentalitetin mëse haptasi. Mos e harroni sjelljen e saj ndaj ‘Uthmān ibn ‘Afānit me fjalë e vepra, [1] intrigat e saj të fshehta e të hapta kundër ‘Alīut, Fātimesë, Hasanit e Huseinit dhe sjelljen e saj ndaj nënave të tjera të besimtarëve; jo madje, edhe ndaj vetë të Dërguarit të Allahut (s); sepse në to ka mjaft shpalosje të ndjenjave dhe synimit të interesit nga ajo. Ju mjafton si provë ajo që ne kemi cituar - duke vërtetuar se si i josh sentimentaliteti disa njerëz që të sillen shtrembër - lidhur me mjeshtrit e komplotit dhe spastrimit, nga mëria ndaj zonjës Merjeme dhe të birit Ibrāhīm, paqe pastë mbi të, gjersa Allahu, Fuqiploti e i Madhëruari, i çliroi ata nga akuza të tilla të padrejta, me anë të Prijësit të Besimtarëve, në një mënyrë që është tepër e prekshme dhe e qartë: [2]


{E Allahu i zmbrapsi ata që nuk besuan} (33:25). Nëse dëshironi, unë mund të rreshtoj të tjera prova e të pohoj faktin se, duke ndjekur sentimentet e saj, ajo i tha njëherë të Dërguarit (s), ‘Po të vika era maghāfir,’ [3] që ai të mos shijonte ca mjaltë në shtëpinë e nënës së besimtarëve Zejneb bint Xhehsh, Allahu qoftë i kënaqur me të. Nëse një arsye triviale si kjo ia lejon asaj t’i drejtohet të Dërguarit të Allahut në atë mënyrë, si mund t’i besohet asaj kur ajo mohon që ai la një testament për ‘Alīun? Mos harroni gjithashtu dorëzimin e saj parandjenjave kur Esmā’ bint el-Nu’māni u martua me të Dërguarin e Allahut, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij. Ajo i tha asaj: “Kur Profeti (s) martohet me një grua, atij (s) i pëlqen që ajo t’i thotë: ‘Kërkoj mbrojtje tek Allahu kundër teje’,” [4] duke synuar kështu që ta kthejë Profetin krejtësisht kundër martesës dhe ta bëjë atë ta urrejë gruan e gjorë, thua se i lejonte vetes t’i mvishte pohime të Dërguarit të Allahut (s) për sa kohë që t’i shërbenin qëllimit të saj, madje edhe kur ky ishte i parëndësishëm a ndalues. Njëherë, ai (s) e pyeti atë të shikonte se si sillej njëra nga gratë dhe ajo e informoi ndryshe nga ç’kishte parë, [5] duke synuar interesin personal. Njëherë ajo iu ankua për atë (s) të atit, duke iu nënshtruar përsëri ndjenjave, me fjalët [drejtuar Profetit]; “Mos u trego i njëanshëm tani”, [6] me ç’rast i ati e goditi aq rëndë saqë rrobat e saj u lyen me gjak. Njëherë, pasi u zemërua me atë (s), ajo i tha: “... e ti pretendon se je i Dërguari i Allahut”, [7] krahas shumë incidenteve, rrëfimi i të cilëve do të kërkonte vend shumë më të madh dhe ajo që cituam këtu duhet të mjaftojë.

2) Ju thatë, duke komentuar mbi pikën e dytë, se sunnitë nuk e pranojnë atë që quhet racionalisht e këndshme apo e pakëndshme, etj. Unë ju mendoj tepër të lartë për të bërë një pohim të tillë, që të kujton sofistët që mohojnë dhe faktet e qarta. Mes veprave tona ka nga ato për mirësinë e të cilave jemi mjaft të sigurt dhe ato janë të lavdërueshme e të shpërblyeshme falë meritave të tyre, si bamirësia dhe ndershmëria, ngaqë e dimë se ç’janë. Ndërkohë që ka të tjera me pakëndshmërinë e të cilave neve jemi gjithashtu të njohur dhe ato kërkojnë refuzim e dënim për shkak të së keqes së tyre në vetvete, si padrejtësia e dhunimi - ngase janë ajo që janë. Të urtit e dinë se ka një nevojë që i kërkon gjykime të tilla dhe të mençurit janë po aq të sigurtë mbi këto çështje sa ç’janë të sigurtë se teku është


gjysma e çiftit. Arsyeja e thjeshtë logjike e përcakton dallimin ndërmjet të trajtuarit tuaj të mirë të dikujt që është i mirë ndaj jush dhe të atij që nuk është. Intelekti përcakton mirësinë e trajtimit të personit të parë ndaj jush dhe të qenit e tij i lëvdueshëm, si dhe shëmtinë e të dytit dhe qenien e tij i denjë për mohim e dënim. Kushdo që e dyshon këtë është rebel ndaj vetë arsyes së tij. Sikur e mira apo e keqja e asaj që përmendëm këtu të ishin çështje të kodit legjislativ, atëherë ato nuk do të ishin përvetësuar e zbatuar nga mohuesit e të gjitha kodeve hyjnore, si ateistët dhe sundimtarët sekularë. Megjithë mohimin e tyre të fesë, ata përsëri lejojnë barazi dhe mirësi, duke i lavdëruar dhe shpërblyer ato, pa e dyshuar aspak shëmtinë e padrejtësisë dhe të dhunimit e as domosdoshmërinë e dënimit të veprave të tilla dhe ndëshkimit të bërësve të tyre. Kriteri i tyre në gjykimin e atyre nuk është tjetër veç intelektit; prandaj, mos flitni më për ata që e përçmojnë arsyen dhe ndërgjegjen e as për ata të cilët mohojnë atë që e dinë të gjithë të mençurit, duke gjykuar në kundërshtim me diktatin e natyrës njerëzore, që Allahu i Lartë e ka krijuar dhe rrënjosur në robërit e Tij. Me anë të kësaj Ai i ka aftësuar të kuptojnë fakte, që janë të dallueshme nëpërmjet dhuntisë së tyre të intelektit, ashtu siç i ka bërë t’i njohin gjërat me anë të shqisave dhe ndjesive. Natyra e tyre pra e kërkon që të jenë në gjendje ta gjykojnë racionalisht barazinë e të ngjashmet si të mira, dhe padrejtësinë e shoqet e saja si të shëmtuara, mu siç janë në gjendje të dallojnë me anë të shqisës së shijes ëmbëlsinë e mjaltit nga idhtësia e shajtimit, dhe shqisës së nuhatjes aromën e miskut nga kutërbimi i kufomës; me anë të shqisës së prekjes të dallojnë të butën nga e ashpra, nëpërmjet aftësisë së shikimit të tregojnë ndryshimin midis një pamjeje të këndshme dhe një pamjeje të shëmtuar; e nëpërmjet aftësisë së dëgjimit të bëjnë dallimin midis melodisë së fyellit dhe pëllitjes së gomarit. E tillë është natyra që e krijoi Allahu: {natyra e vërtetë në të cilën Zoti i krijoi njerëzit: nuk ka ndryshim (të natyrshmërisë) së krijimit të Tij; kjo padyshim është feja e drejtë, ndonëse shumica e tyre nuk e dinë} (30:30). Esh‘arītët deshën ta ekzagjeronin fuqinë e bindjes në sistemin legjislativ dhe qëndrimin drejt një nënshtrimi total ndaj gjykimit të tij; prandaj, ata e mohuan gjykimin e të urtëve, duke thënë se nuk ka gjykim përveç asaj që është legjisluar. Kështu, ata e lanë në harresë teorinë e racionalitetit tërësor, që pohon: “Intelekti gjykon atë që gjykon edhe Ligji”, dhe


pavarësisht nga fakti se duke bërë kështu ata në të vërtetë s’i lënë vetes asnjë justifikim, duke flakur me këtë çdo kriter me anë të të cilit mund të verifikonin një kod legjislativ apo ta hidhnin tej krejtësisht. Kjo falë faktit se të arrish një rezultat të tillë me anë të provave legjislative është si të vraposh në rreth dhe këtu s’mund të përdoret asnjë pretekst. Sikur mendja të mos kishte kurrfarë autoriteti, zbatimi i sunne-tit ose hadīthi mutewātir do ishin rrëzuar. Jo, madje! Po të mos kishte intelekt, askush s’do ta kishte adhuruar Allahun e as do ta kishte njohur Atë. Shkoqitja e kësaj teme është regjistruar në një mori veprash nga dijetarët tanë të shquar. 3) Sa i përket pretendimit të nënës së besimtarëve se Profeti, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, vdiq në gjoksin e saj, ai është një pretendim që ne e hedhim poshtë bazuar mbi sahīh-ët mutewātir nga burimet e Pasardhjes së pastruar (‘a). Drejtojuni asaj që pohojnë të tjerët, që i citon Ibn Sa‘di. Ai citon ‘Alīun duke thënë: “I Dërguari i Allahut (s), gjatë sëmundjes së tij [para vdekjes], tha: ‘Më sillni vëllain tim’, e unë shkova pranë tij dhe ai më kërkoi t’i afrohesha më shumë dhe unë iu afrova; sakaq, ai u mbështet te unë. Ai vazhdoi të mbështetej te unë e të më fliste, saqë pështyma i ra mbi mua, pastaj i Dërguari i Allahut dha shpirt”; siç thuhet në f. 51, Pj. 2, vëll. II i Tabakāt-it të autorit, në kaptinën mbi ata që pohuan se i Dërguari i Allahut (s) vdiq në prehrin e ‘Alīut. Ai është hadīthi 1107 në f. 55, vëll. IV i Kenz ul-‘Ummāl. Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, Ebū Ahmed el-Fardi në Neskh dhe shumë autorë të tjerë të librave të hadīthit e kanë cituar ‘Alīun duke thënë: “I Dërguari i Allahut (s), më mësoi [në ato çaste] njëmijë dyer diturie çdonjëra prej të cilave hap njëmijë të tjera.” Ky është hadīthi 6009 në Kenz ul-‘Ummāl, i cituar në fund të f. 392, vëll. VI. Saherë që ‘Umer ibn el-Khattābi pyetej mbi diçka lidhur me këto çështje, ai s’thonte gjë tjetër veçse: “Pyetni ‘Alīun, ngase ai e di mirë.” Xhābir ibn ‘Abdullāh Ensārīu citohet duke thënë se Ka’b ul-Ahbāri e pyeti njëherë ‘Umerin: “Cilat qenë fjalët e fundit të të Dërguarit të Allahut (s)?” ‘Umeri u përgjigj: “Pyet ‘Alīun!” Ka’bi e pyeti dhe ‘Alīu tha: “E lashë të Dërguarin e Zotit (s) ta mbështeste kokën mbi ije gjersa ai (s) më në fund tha: “Salātin! Salātin!” Ka’bi tha: “Kjo, padyshim është thirrja e tërë profetëve dhe për këtë janë dërguar.” Pastaj Ka’bi e pyeti ‘Umerin se kush ia dha guslin e xhenazes trupit të Profetit dhe përgjigja e tij përsëri ishte: “Pyet ‘Alīun.” Kur Ka’bi pyeti ‘Alīun, ai u përgjigj se kishte qenë ai që e kishte bërë këtë, siç pohon Ibn Sa‘di në f. 51, Pj. 2, vëll. II i Tabakāt-it dhe ky


është hadīthi 1106 në Kenz ul-‘Ummāl, cituar në f. 55, vëll. IV. Ibn ‘Abbāsin e pyetën njëherë: “A e ke parë nëse koka e të Dërguarit të Allahut ishte në prehrin e ndokujt kur ai vdiq?” Ai u përgjigj: “Ai vdiq i mbështetur në gjoksin e ‘Alīut.” Atij i thanë se ‘Urve përcjell një hadīth nga ‘Ā’ishja që thotë se ai vdiq i mbështetur në gjoksin e saj, por Ibn ‘Abbāsi e mohoi atë, duke i thënë personit që kishte bërë pyetjen: “A e beson ti këtë?! Për Zotin, i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e pasardhësit e tij, vdiq me kokën e mbështetur në gjoksin e ‘Alīut, dhe ‘Alīu ia dha guslin atij”, siç citohet nga Ibn Sa‘di në të njëjtën faqe si mësipër dhe është hadīthi 1008 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 55, vëll. IV. Ibn Sa‘di citon Imam Ebū Muhammed ‘Alī ibn ulHusein Zejnul-‘Ābidīnin duke thënë: “I Dërguari i Allahut, bekime pastë mbi të e familjen e tij, dha shpirt kur koka e tij ndodhej mbi prehrin e ‘Alīut.” Pohimi citohet në faqe 51. Hadīthet që e dokumentojnë këtë çështje janë mutewātir nga Imamët e Pasardhjes së pastruar. Shumë prej atyre që vendosën të devijojnë nga udha e tyre e pranojnë këtë po ashtu, aq sa Ibn Sa‘di ka cituar Sha‘bīun duke thënë: “I Dërguari i Allahut (s) vdiq teksa e kishte kokën në prehrin e ‘Alīut; e ‘Alīu qe ai që i dha guslin”, siç përmendet në faqen së cilës iu referuam më lart në Tabakāt. Prijësi i Besimtarëve e kishte zakon ta deklaronte publikisht këtë; ndaj ju mund t’i drejtoheni pohimit të tij në njërën prej hytbeve të veta ku ai thotë: “Rojtarët e hadīthit nga mesi i shokëve të Profetit, bekime pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, e dinë shumë mirë se kurrë nuk kam ngurruar të zbatoj ligjet e Allahut dhe as që kam vonuar të përmbush urdhrat e të Dërguarit të Tij (s), as për një çast. Unë, el-hamdu li’l-Lāh, kam rrezikuar jetën time duke mbrojtur të tijën, kur madje edhe trimat tërhiqeshin e hapat ngadalësoheshin, e ai (s) dha shpirt kur koka e tij pushonte mbi gjoksin tim, madje pështyma e tij më ra mbi dorë dhe unë e fërkova për fytyrë. Unë u kujdesa t’ia laja trupin, tek më ndihmonin melekët dhe shtëpia e oborri u mbush me zhurmën e melekëve që zbrisnin dhe ngjiteshin..., e unë s’reshta asnjëherë së dëgjuari lutjet e tyre për të, gjersa e varrosëm; prandaj, kush është më i denjë për të nga të gjallët apo të vdekurit sesa unë?” siç pohohet në fund të f. 196, vëll. II i Nehxhul Belāgës [ligjërata 194], dhe në f. 590, vëll. II i Sherh Ibn ul-Hadīdit. I tillë është edhe monologu i tij, kur po varroste Zonjën e të gjitha grave në Xhennet, paqe pastë mbi të. Ai tha:


“Es-selām aleikum, jā Resūlullāh, nga unë dhe vajza jote e cila po të vjen komshije, në nxitim për t’u ribashkuar me ty... Durimi im, o i Dërguari i Allahut, për vdekjen e të zgjedhurës tënde ka sosur dhe ngushëllimi im është zbehur e venitur. Vërtet, i thellë është pikëllimi im nga ndarja prej teje dhe e madhe është fatkeqësia, por masa e pikëllimit tënd është burim ngushëllimi, sepse unë të shtriva të flësh në varrin tënd, pasiqë shpirti të ishte nisur nga trupi yt i mbështetur mbi gjoksin tim; ndaj, {të Allahut jemi dhe Atij i kthehemi}.”

gjer në fund të pohimit të tij që ndodhet në fund të f. 207, vëll. II i Nehxhul Belāgës [ligjërata 199], dhe në f. 590, vëll. II i Sherh Ibn Ebī’l Hadīdit. Ummi Seleme ka transmetuar po ashtu një hadīth të saktë, që thotë: “Pasha të Vetmin në të Cilin betohem, ‘Alīu qe më pranë Profetit kur ai vdiq. Ne [ajo e ‘Alīu] i bëmë vizitë atij një pasdite e ai përsëriste me gëzim: ‘Ka ardhur ‘Alīu! Ka ardhur ‘Alīu!’ Fātimeja pyeti nëse ‘Alīu ishte dërguar me ndonjë porosi. Më pas, ‘Alīu erdhi përsëri dhe thashë se kishte nevojë të rrinte pak i vetëm me Profetin (s), ndaj dolëm jashtë dhe u ulëm te pragu. Unë isha më pranë derës. I Dërguari i Allahut (s) e përkuli kokën pranë ‘Alīut e filloi t’i fliste në konfidencë, duke iu drejtuar me afeksion, derisa dha shpirt; kështu, ‘Alīu ishte personi i fundit që ndejti me të para vdekjes së tij (s).” [8]

‘Abdullāh ibn ‘Umeri transmeton si më poshtë:

Gjatë sëmundjes së tij, i Dërguari i Allahut (s), kërkoi t’i sillnin vëllain; kështu, hyri Ebū Bekri, por ai u kthye mënjanë prej tij dhe e përsëriti kërkesën. Atëherë sollën ‘Uthmānin, por ai (s) u kthye mënjanë edhe prej këtij. Pastaj në praninë e tij (s) u thirr ‘Alīu. Profeti e mbuloi me rrobën e tij dhe u mbështet te ai. Kur doli nga dhoma, njerëzit e pyetën se ç’kishte thënë Profeti (s), e ai u përgjigj: ‘Ai më mësoi njëmijë çështje çdonjëra prej të cilave shpie në njëmijë të tjera’. [9]

Ju e dini se ky hadīth portetizon një sjellje tipike për profetët, ndërsa tjetri portretizon një njeri të sunduar nga epshi. Nëse një barì vdes në gjoksin e të


shoqes, midis gushës dhe barkut të saj, apo në kofshën e saj..., duke patur lënë pasdore kujdesjen ndaj tufës së tij, ai me siguri do quhej i shkujdesur e i papërgjegjshëm. Allahu e faltë nënën e besimtarëve. Do të doja që ajo, kur i mohoi testamentin ‘Alīut, t’ia kishte atribuar mohimin të atit, të cilin ajo e mbante më të denjë për një wasijet të tillë, por i ati ishte në ushtrinë e ngritur nga i Dërguari i Allahut, nën përkujdesjen e tij të nderuar. Ai ishte në ushtrinë e Usāmes e cila atëherë po fushonte në Xhurf. Gjithsesi, pretendimi se ai (s) vdiq në prehrin e saj nuk i atribuohet askujt përveç ‘Ā’ishes, ndërsa pohimi i vdekjes së tij, i flijofsha prindërit për të, transmetohet nga ‘Alīu, Ibn ‘Abbāsi, Ummi Selemja, ‘Abdullāh ibn ‘Umeri, Sha‘bīu, ‘Alī ibn Huseini dhe tërë Imamët e pasardhjes së Muhammedit (s) duke e bërë kështu më të besueshëm e më për shtat personalitetit të të Dërguarit të Allahut.

4) Sikur hadīthi i ‘Ā’ishes të ishte përgënjeshtruar vetëm nga Umm Selemja, hadīthi i kësaj të fundit do të ishte preferuar përmbi të sajin për shumë arsye të tjera përveç atyre të përmendura këtu.

Sinqerisht, Sh

[1] Drejtojuni faqes 77, vëll. II i Sherh Nehxhul Belāgës nga dijetari mu‘tezilī, dhe faqet 457 e më tej në po atë vëllim, dhe do ta shikoni sjelljen e saj ndaj ‘Uthmānit, ‘Alīut dhe Fātimesë të shpalosë sentimentalitet në formën më të dukshme.

[2] Kushdo që dëshiron të njihet me hollësitë e kësaj fatkeqësie duhet të hetojë biografinë e zonjës Merjem [gruas së Profetit (s)], në f. 39, vëll. IV i Mustedrek-ut të Hākimit, ose në Telkhīs ul-Mustedrek nga Dhehebīu.

[3] Nga ajo që ka cituar Bukhārīu në shpjegimin e tij të Sures et-


Tahrīm në Sahīh, f. 136, vëll. III; ndaj, drejtojuni atij dhe mahnituni. Ka shumë hadīthe të cituara nga ‘Umeri që pohojnë se dy gratë që komplotuan kundër të Profetit (s) ishin ‘Ā’ishja dhe Hafsaja. Në lidhje me këtë çështje ekziston një hadīth i gjatë.

[4] Siç citon Hākimi në jetëshkrimin e tij të Esmā’së në el-Mustedrek, f. 37, vëll. IV, dhe citohet nga Ibn Sa‘di që ia diskuton biografinë në f. 104, vëll. VIII i Tabakāt-it dhe ky incident është i mirënjohur. Ai tregohet në jetëshkrimin e Esmā’së nga autorët e librave Isti’āb e Isābe, dhe citohet nga Ibn Xherīr Taberīu dhe të tjerët.

[5] Hollësirat e këtij incidenti ruhen në librat e hadīthit dhe të historisë; prandaj, drejtojuni f. 294, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl, ose f. 115, vëll. VIII i Tabakāt Ibn Sa‘dit, ku ai jep gjithashtu jetëshkrimin e Sherāf bint Khalīfes.

[6] Kjo çështje citohet nga autorët e librave të hadīthit e historisë; prandaj, drejtojuni hadīthit 1020 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 116, vëll. VII, dhe citohet nga Gazālīu në kreun e tretë të pjesës mbi martesën në f. 35, vëll. II i Ihjā’ ul-‘Ulūm ed-Dīn. Ajo gjithashtu citohet në kreun 94 të librit të tij Mukāshefetul Kulūb, në mbyllje të faqes 238.

[7] Cituar nga Gazālīu në të dyja kaptinat e librave të përmendur më lart.

[8] Ky hadīth citohet nga Hākimi në fillim të f. 139, vëll. III i Mustedrekut të tij të saktë, vijuar nga komenti: “Ky hadīth është sahīh, por ata [Bukhārīu dhe Muslimi] nuk e botuan.” Edhe Dhehebīu ia ka pranuar vërtetësinë kur e ka cituar në Telkhīs ul-Mustedrek. Ai gjithashtu citohet nga Ibn Ebī Shejbe në Sunen, dhe është hadīthi 6096, f. 400, vëll. VI, në Kenz ul-‘Ummāl.


[9] Kjo citohet nga Ebū Ja‘līu me zinxhir transmetuesish që përfshin Kāmil ibn Talhan, Ibn Lahī’en, Hej ibn ‘Abdul-Megāfirin, Ebū ‘Abdur-Rahmān el-Hablīun dhe mbaron me ‘Abdullāh ibn ‘Umerin. Ai citohet nga Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, nga Ebū Ahmed el-Fardi në versionin e tij siç pohohet në f. 322, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it. Taberānīu, në Mu‘xhem ul-Kebīr, ka pohuar se gjatë fushatës së Tā’ifit, Profeti harxhoi ca kohë në konfidencë me ‘Alīun, aq sa Ebū Bekri kaloi pranë tyre dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Biseda jote konfidenciale me ‘Alīun ka zgjatur goxha.” Ai tha: “Nuk jam unë që i është hapur [në konfidencë] atij, por Allahu...” Ky është hadīthi 6075, f. 399, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it. Ai shpesh ulej me ‘Alīun dhe i besohej atij. Njëherë ‘Ā’ishja hyri e i gjeti në një bisedë konfidenciale. Ajo tha: “O ‘Alī! Unë kaloj një ditë ndër nëntë [me tim shoq]; ndaj, pse s’më lë të qetë në atë ditë, o Ibn Ebī Tālib?” Fytyra e Profetit (s) menjëherë u skuq nga zemërimi. Drejtojuni këtij incidenti në fillim të f. 78, vëll. II i Sherh Nehxhul Belāga nga Ibn Hadīdi. LETRA 77, 20 Sefer 1330

176.

Pse të Preferohet Hadīthi i Umm Selemes mbi atë të Āishes?


Thua se preferenca e juaj e hadīthit të Ummi Selemes mbi atë të ‘Ā’ishes (Allahu qoftë i kënaqur me të dyja), sipas asaj që pohuat, të mos mjaftonte, ju shkuat një hap më tej duke thënë se arsyet për një preferim të tillë janë më të shumta se ato që treguat. Cilat janë këto arsye? Tregojini, Allahu ju mëshiroftë, sado të shumta që të jenë dhe mos lini jashtë asnjë, sepse qëllimi ynë është të studiojmë e të mësojmë, Wesselam.

Sinqerisht, S

LETRA 78, 22 Sefer 1330

177.

Arsye të Tjera për të Preferuar Hadīthin e Ummi Selemes

Jo vetëm që Sejjida Ummi Seleme besoi me plot zemrën në Librin famëmadh të Allahut, që dallon të drejtën nga e shtrembra dhe urdhëron pendim te Allahut Fuqiplotë, siç dëshmon ai vetë,[1] por ajo as nuk qortohet në Kur’an për mosbindje ndaj Profetit e as për mbështetje të


armiqve të wasi-ut të tij; [2] e as nuk u rreshtuan Allahu, Xhibra’īli, besimtarët e vërtetë dhe melekët kundër saj; e as nuk e kërcënoi Allahu atë ta divorconte dhe t’i jepte Profetit (s) një grua më të mirë se ajo, [3] dhe as nuk e solli shembullin e grave të Nuhit dhe Lutit si në një kategori me të, [4] e as u përpoq ajo që ta shtynte Profetin t’i bënte vetes të ndaluar atë që Allahu ia kishte lejuar, [5] dhe as predikoi ndonjëherë Profeti (s) dhe tregoi nga banesa e saj duke thënë: “Mu atje është fesadi, përçarja dhe fitneja...; prej së andejmi do të dali briri i shejtanit”, [6] e as ia lejonte edukata asaj të shtrinte këmbët përpara Profetit kur ai falej, duke treguar kështu mosrespekt ndaj tij dhe ndaj namazit, pa i lëvizur ato nga vendi i tij i sexhdes deri kur ai t’i bënte me shenjë, pastaj t’i jepte shenjë, ai t’ia ngrinte këmbën gjersa të çohej dhe pastaj ajo ta ulte prapë...! [7] Ja si ishte ajo. Thua se nuk i indinjoi e i ngriti njerëzit kundër ‘Uthmānit, duke e quajtur Na‘dhal e thënë shprehimisht: ‘Uktulu Na’dhal fekad kafer (vriteni matufin, se është bërë qafir)!’ [8] Thua se nuk doli nga shtëpia, pasi qe urdhëruar nga Allahu të qëndronte brenda, [9] nisi devenë e saj ‘Asker dhe udhëhoqi një ushtri, [10] duke zbritur një kodër e ngjitur një mal. Megjithatë, ajo s’deshi t’ia dinte për asnjë këshillë por këmbënguli t’i printe ushtrisë që kish ngritur për të luftuar Imamin. [11] Pohimi i saj se i Dërguari i Allahut vdiq në gjoksin e saj, është po aq i mirë sa pohimi i saj që pretendon se ai (s) pa ca sudanezë duke kërcyer në xhaminë e tyre me mburoja e shigjeta dhe gjoja e pyeti nëse do të donte t’u hidhte një shikim, ftesë të cilës ajo iu përgjigj me pohim. ‘Ā’ishja vazhdon e thotë: “Ai më la të qëndroja pas tij, faqja ime mbi të tijën, e tha: ‘O bijtë e Arfadit, vazhdoni!” gjoja duke i nxitur ata të vallëzonin që zonja të zbavitej, gjersa e pyeti nëse kishte parë mjaft. Kur ajo tha “Po,” ai i tha asaj të ikte. [12]

Ai gjithashtu i ngjan tregimit tjetër të saj, në të cilin ajo pohon: “I Dërguari i Allahut (s) u fut njëherë brenda dhe dy robina po këndonin plot hare për mua. Ai u shtri në shtrat. Ebū Bekri hyri dhe më qortoi me fjalët: ‘A mos po dëgjoj fyellin e shejtanit të luhet në praninë e të Dërguarit të Allahut?!’ Profeti (s) iu afrua dhe i tha t’i linte ato rehat.” [13] Prapë, e ngjashme me këtë është një ngjarje tjetër. Ajo thotë: “Profeti (s)


vrapoi me mua dhe unë e kalova. Ne e vazhduam këtë për vite, gjatë të cilave unë shtova peshë, dhe kur ma kaloi mua, ai tha: ‘Kjo [radhë] shlyen atë tjetrën!’ siç citohet nga Imam Ahmedi në hadīthin e ‘Ā’ishes në f. 39, vëll. VI i Musned-it. Apo si pohimi i saj: “Unë e kisha zakon të luaja me vajza dhe disa nga shoqet e mia vinin të luanin me mua; i Dërguari i Allahut (s) i fuste brenda që të luaja me to”, që citohet nga Imam Ahmedi kur diskuton ‘Ā’ishen në f. 75, vëll. VI i Musned-it. Apo si një tregim tjetër i saji i cituar nga Ibn Ebī Shejbe në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VII: “Kam arritur shtatë merita, që s’i ka patur asnjë grua, veç Merjeme bint ‘Imrānit: Meleku i shpalljes ka zbritur në formën time; i Dërguari i Allahut (s) u martua me mua kur isha virgjëreshë, të cilën s’e kishte prekur njeri më parë; shpallja zbriti mbi të kur po kryenim marrëdhënie; ai më donte më shumë se çdo grua tjetër; për mua i zbritën ajete që gati e çuan ummetin në shkatërrim; unë e pashë Xhibra’īlin ndërsa asnjëra prej grave të tjera të Profetit (s) nuk e pa atë; dhe ai dha shpirt në shtëpinë time kur aty nuk ishte askush përveç meje dhe melekut të vdekjes.” [14]

“Hadīthe” të tjera që ajo ka rrëfyer hyjnë në më shumë hollësira mbi “meritat” e saja, duke u futur të gjitha në të njëjtin kallëp. Sa i përket Ummi Selemes, mjafton si meritë besnikëria e saj ndaj waliut të saj dhe wasi-ut të Profetit (s) të saj. Ajo është e mirënjohur për opinionin e saj të mprehtë dhe zgjuarsinë e lartë, īmānin e fortë, sugjerimin e saj në Ditën e Hudejbijes i cili dëshmoi për shkathtësinë e saj intelektuale, gjykimin e urtë dhe statusin e ngritur; Allahu e mëshiroftë dhe e bekoftë, Wesselām.

Sinqerisht Sh [1] I referohet ajetit 4 të Sures et-Tahrīm: {Nëse ju të dyja pendoheni te Allahu (është më mirë për ju), sepse zemrat tuaja tashmë kanë rrëshqitur}.


[2] Mosbindja e saj ndaj mëkëmbësit të Profetit manifestohet me mohimin e saj të testamentit të Profetit (s) për të, dhe të mbajturit mëri ndaj tij deri sa ishte gjallë. Sa për mosbindjen e saj ndaj Profetit dhe gatishmërisë së Allahut për t’u rreshtuar me Profetin e Tij kundër saj, kjo vërtetohet nga ajeti: {Nëse bashkëpunoni kundër tij, ta dini se Allahu është Mawla-i i tij, e po ashtu Xhibra’īli dhe besimtarët e ndershëm, edhe melekët e mbështesin atë} (66:4).

[3] Ky hadīth dhe ai që i paraprin i referohet ajetit: {Mundet që po t’ju divorcojë ai, Zoti i tij do ta bekojë në vendin tuaj me gra më të mira se ju, të nënshtruara ndaj Allahut, që i besojnë vërtetësisht Atij...} (66:5)

[4] Kjo është një referencë ndaj fjalës së Fuqiplotit: {Atyre që nuk besuan Allahu u sjell shembull gruan e Nūhit dhe gruan e Lūtit...}, gjer në fund.

[5] Kjo i referohet ajetit: {O i Dërguar! Përse ia ndalove vetes atë që Allahu ta ka lejuar, duke kërkuar të kënaqësh gratë tuaja?} (66:1)

[6] Kjo citohet nga Bukhārīu në kreun e tij mbi ngjarjet që ndodhën në shtëpitë e grave të Profetit në librin e xhihādit dhe jetëshkrimit të Profetit në Sahīh. Ajo ndodhet po ashtu edhe në f. 125, vëll. II, pas kreut të urdhërimit të khums-it dhe pagimit të tij. Formulimi i tij në Sahīh-un e Muslimit është: “I Dërguari i Allahut doli nga shtëpia e ‘Ā’ishes dhe tha: ‘Briri i shejtanit do të dalë nga ky vend’;” prandaj drejtojuni faqes 503 të vëllimit të dytë.

[7] Drejtojuni Sahīh-ut të Bukhārīut, në kreun mbi veprat e lejuara gjatë namazit, f. 143, vëll. I.


[8] Njollosja e ‘Uthmānit dhe demaskimi i shumë veprimeve të tija prej saj, të quajturit e tij me llagape e pohimi: “Vriteni Na’dhalin se është bërë kafir”, zor se janë anashkaluar nga ndonjë libër mbi ngjarje dhe çështje të tilla. Ju mjafton ajo që ndodhet në Tarīkh et-Taberī, [vëll. IV, f. 477] el-Kāmil fī Tarīkh e Ibn ul-‘Athīrit dhe të tjerë. Disa individë e dënuan sjelljen e saj dhe thurën vargje lidhur me këtë, si p.sh:

Ti fillove diçka dhe komplotove, Si shiu dhe erërat që fryjnë vërshove; Ti i urdhërove të vritnin Imamin, Gjoja se ai kish braktisur Islamin...

gjer në fund të këtyre vargjeve të cilat janë të cituara në faqe 80, vëll. III i Tarīkh ul-Kāmil i Ibn ul-‘Athīrit, pas shpjegimit se si filloi Beteja e Devesë. [Shejh Muhammed ‘Abduh shkruan: “Një herë ‘Uthmāni ishte në minber, kur Umm ul-Mu’minīn ‘Ā’ishe nxori që nga poshtë velit të saj këpucët dhe këmishën e Profetit (s) e tha: ‘Këto janë këpucët e të Dërguarit të Allahut (s) dhe këmisha e tij, akoma të paprishura, ndërkohë që ti e ke ndryshuar fenë dhe Sunnetin e tij.’ Pastaj u thanë fjalë të ndezura, sidomos pas thirrjes së saj: ‘Vriteni këtë Nadhal, se është bërë kafir!’, duke e quajtur me emrin e një çifuti mjekërgjatë në Medine.” (Balādhūrī, Ansāb ul-Ashrāf, vëll. V, f. 88; Ebū’l-Fidā, Tarīkh, vëll. I, f. 172; Ibn Ebī’l-Hadīd, Sherh, vëll. II, f. 77).]

[9] Domethënë, kur Fuqiploti urdhëron: {Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos e shfaqni bukurinë tuaj si në kohën e injorancës} (33:33).

[10] Deveja që ‘Ā’ishja po ngiste gjatë incidentit të Basrës quhej ‘Asker. Ajo iu soll asaj nga Ja‘lī ibn Umejja dhe ishte e fortë, mashkull. Kur e


pa, ajo e pëlqeu, por kur mori vesh se quhej ‘Asker, ndërroi mendje e tha: “Kthejeni, se nuk më duhet.” Ajo pohoi se i Dërguari i Allahut (s) e kishte njoftuar për këtë emër dhe ia kishte ndaluar ta ngiste; prandaj, ata ia ndërruan shalën dhe ia sollën asaj sërish, duke i thënë: “Të kemi gjetur një tjetër, më të madhe e më të fortë.” Kështu, ajo mbeti e kënaqur. Ky incident përmendet nga një numër historianësh dhe jetëshkruesish; prandaj, drejtojuni faqes 80, vëll. II i Sherh Nehxhul Belāgës nga dijetari mu‘tezilī.

[11] Hadīthi rreth kësaj është mjaft i famshëm dhe përbën një prej shenjave të profetësisë dhe mrekullive të Islamit. Ai është përmbledhur nga Imam Ahmedi gjatë citimit të hadīthit të ‘Ā’ishes në Musned, vëll. VI, ff. 52, 97. Po kështu edhe Hākimi, i cili e citon në f. 120, vëll. III i Mustedrek us-Sahīhejn, si dhe Dhehebīu që e pranon të njëjtën gjatë citimit në Telkhīs ulMustedrek.

[12] Ky hadīth është i padiskutueshëm. Ai citohet nga të dy Shejhët në sahīh-ët e tyre; prandaj, ju mund t’i drejtoheni Sahīh-ut të Bukhārīut, fillimi i kreut mbi dy bajramet, f. 116, vëll. I; dhe Sahīh-ut të Muslimit, në kreun e lojërave të lejuara në ditët e bajramit, f. 327, vëll. I. Po ashtu, drejtojuni Musned-it të Imam Ahmedit, f. 57, vëll. VI.

[13] Kjo citohet nga Bukhārīu, Muslimi dhe Imam Ahmedi prej hadīthit të ‘Ā’ishes, të cilit iu referuam në shënimin e mësipërm.

[14] Është pranuar njëzëri se ai (s) vdiq në prani të ‘Alīut dhe se ‘Alīu po e mjekonte e po kujdesej për të; prandaj, si mund të jetë e saktë të pretendohet se ai vdiq kur aty s’ndodhej asnjeri përveç ‘Ā’ishes dhe melekut të vdekjes? Ku ishin ‘Alīu dhe ‘Abbāsi atëherë? Dhe ku ishin Fātimeja dhe Safijja? Apo, ku ishin bashkëshortet e tijadhe hāshimitët? Si ia lanë ata vetëm ‘Ā’ishes? Është po ashtu mjaft e qartë se Merjemja (‘a), nuk i zotëronte në të vërtetë asnjërin prej virtyteve që i vesh asaj nëna e besimtarëve; atëherë, ku qëndron urtia në të përdorurit e saj si përjashtimi


i vetëm?! LETRA 79, 23 Sefer 1330

178.

Ixhmā’ja Mbështet Khilāfetin e Siddīkut

Nëse ajo që thatë mbi zotimin, testamentin, si dhe tekstet e qarta, vërtetohet si e saktë, atëherë çfarë mund të thoni për konsensusin e ummetit për të emëruar es-Siddīkun? Konsensusi i tij është një provë e paekuivoke e cila dëshmon për fjalën e tij (s): “Ummeti im nuk do pajtohet kurrë në diçka të gabuar”, dhe pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Fjala e ummetit tim s’do jetë kurrë devijuese”; ç’do të kishit për të thënë pra, lidhur me këtë?

Sinqerisht, S

LETRA 80 ,


24 Sefer 1330

179.

Jo Ixhmā’

Ne themi se kuptimi i fjalës së tij (s): “Ummeti im nuk do të pajtohet në asgjë të gabuar” dhe “Fjala e ummetit tim s’do të jetë kurrë devijuese”, është se ai (s) mohon gabimin, apo devijimin, e çështjes mbi të cilën arbitron ummeti; kështu, ummeti do të arrijë në pohim njëzëri lidhur me atë çështje. Ky është kuptimi i të tilla hadītheve dhe asgjë tjetër. Sa i përket çështjes, që u shqyrtua nga disa individë të cilët vendosën ta kryenin, duke ua imponuar edhe atyre që kishin shumëçka për të thënë, kryerja e saj nga ata nuk ia vërteton vlefshmërinë. Bejati i dhënë në sakīfe nuk ishte një çështje që lidhej me ixhmā’në; përkundrazi, ai ishte diçka që u ndërmor nga khalīfi i dytë, Ebū ‘Ubejde e një grup miqsh të tyre, të cilët pastaj, të ndihmuar nga rrethanat e kohës, i befasuan ata që në të vërtetë kishin autoritetin për të bërë e zhbërë. Kështu, ata më në fund e arritën atë që kishin aspiruar. Vetë Ebū Bekri deklaroi se bejati që kishte marrë nuk ishte kryer në përputhje as me ixhmā’në, as me urtinë. Ai e pohoi këtë kur mbajti një fjalim në agimet e sundimit, ku i kërkoi falje publikut me fjalët: “Bejati që kam marrë është një shkarje e nxituar, nga e keqja e së cilës na mbrojti Allahu dhe pati parandjenjë për fitne.” [1] ‘Umeri e dëshmoi po këtë fakt, para shumë njerëzve, kur mbajti një hytbe xhumaje nga minberi i Xhamisë së Profetit, pak para përfundimit të sundimit të tij, një fjalim lajmet e të cilit u përhapën gjërë e gjatë. Bukhārīu e ka përfshirë në Sahīh [2] dhe unë do të doja t’jua citoja këtu shprehimisht:


“Kam marrë vesh se dikush [3] ka thënë që nëse ‘Umeri vdes, ai do t’i japë betimin fulānit; atëherë, le të mos ngurrojë kush së thëni se bejati i dhënë Ebū Bekrit ishte një shkarje (felt) që u krye, sepse qe pikërisht e tillë, por Allahu na mbrojti nga e keqja e pasojave të saj... Kushdo që i jep bejatin dikujt pa u konsultuar më parë me të tjerët, duke e bërë këtë vetëm nga frika se do të vritej nëse s’do ta bënte, atëherë ai nuk duhet ta bëjë aspak atë [dhe le të pranojë vdekjen më mirë]... [4]

Një nga fjalët që qarkulluan për ne kur Allahu e mori të Dërguarin e Tij (s) nga ne ishte se ensārët dalluan prej nesh në qëndrimet e tyre; ata të gjithë u mblodhën në sakīfen e Benī Sā‘ides; krahas tyre ‘Alīu, Zubeiri dhe ndjekësit e tyre, dalluan gjithashtu...” Ai vazhdoi të theksonte atë që kishte ndodhur te veranda [sakīfe], debatet dhe dallimet e opinionit, zërat që u ngritën nga merakosja për sigurinë e fesë, etj. Pikërisht nën këto rrethana ia dha ‘Umeri bejat-in Ebū Bekrit. Është fakt i mirënjohur nga ata që kanë hulumtuar ngjarjet që i penguan anëtarët e familjes së Profetit (s), rojtarët e Shpalljes, nga pjesëmarrja në ceremoninë e bejatit. Ata ishin të zënë në shtëpinë e ‘Alīut bashkë me Selmānin, Ebū Dher el-Gifārīun, Mikdād ibn el-Eswed el-Kindīn, ‘Ammār ibn Jāsirin, Zubeir ibn el-Awāmin, Ebū ibn Ka‘bin, Khuzejme ibn Thābitin, Ferve ibn ‘Amr ibn Wekde el-Ensārīun, el-Berā’ ibn ‘Āzibin, Khālid ibn Sa‘d ibn el-‘Ās Emeviun e shumë të tjerë. Si mund atëherë të thuhet se pati ixhmā’ megjithë faktin se tërë këta burra, përfshi pasardhjen e Profetit, që janë për ummetin si koka për trupin, trashëguesit e të Dërguarit të Allahut (s) dhe rojtarët e dijes së tij, shoqëruesit dhe të barabartit vetëm me Librin e Allahut, barkat e shpëtimit për ummetin dhe Portat e pendimit të tij, mbrojtja e ummetit ndaj rrëshqitjes dhe flamurtarët e udhërrëfimit të tij, siç vërtetuam më lart [5] - nuk morën pjesë?

Si Bukhārīu, edhe Muslimi [6] në sahīh-ët e tyre, krahas shumë muhadīthëve dhe historianëve të shquar, e kanë konfirmuar të gjithë faktin se ‘Alīu nuk mori pjesë në proçesin e betimit, dhe ai nuk u pajtua e as bëri


paqe derisa zonja e grave të botës iu bashkua të atit pas gjashtë muajsh, i shtyrë nga interesi i përgjithshëm i Islamit në ato rrethana kritike. Dëshmia për këto fakte vjen nga vetë ‘Ā’ishja që thotë: “Zehrā’ja e bojkotoi Ebū Bekrin dhe nuk fo foli me të pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, gjersa ndërroi jetë; e kur ‘Alīu u pajtua me ta, ai i akuzoi se e kishin privuar nga vendi i tij si khalīf.” Ky hadīth, siç mund ta shihni, nuk përmend asgjë për dhënien e betimit ndaj tyre. Sa ngacmuese janë për mendjen, fjalët e tij drejtuar Ebū Bekrit: Nëse ti polemizove me ta në bazë të fisnisë, Atëherë të tjerët janë më pranë Profetit e më meritues; Dhe nëse me shūre ti frenat i shtive në dorë Si kështu kur shūre s’kish aspak n’ato orë?! [7]

‘Abbās ibn ‘Abdul-Muttalibi përdori të njëjtin argument me Ebū Bekrin, siç e tregon Ibn Kutejbe në el-Imāmeh we’l-Sijāseh, duke i thënë një herë atij: “Nëse ti e kërkove atë që kërkove nëpërmjet farefisnisë me të Dërguarin e Allahut (s), atëherë ti na ke uzurpuar tonën. Nëse e kërkove për shkak të pozitës tënde ndër muslimanë, atëherë e jona është më prestigjoze se e jotja. Nëse kjo mesele arrihet kur besimtarët janë të kënaqur me të, atëherë nuk mund të jetë kështu përderisa ne jemi të pakënaqur.” Më thoni pra, ku është ixhmā’ja për të cilën po flitni, pasi dëgjuat atë që tha xhaxhai i të Dërguarit të Allahut (s), ai që ishte i ngjashëm me të atin, krahas pohimit të kushëririt, vëllait dhe wasi-ut të tij, si dhe pohimeve të krejt familjes e farefisit të tij.

Sinqerisht, Sh


[1] Këtë e citon Ebū Bekr Ahmed ibn ‘Abdul-‘Azīz el-Xheuherī në librin e tij el-Sakīfe, dhe Ibn Ebī’l-Hadīdi në f. 132, vëll. I i Sherh Nehxhul Belāgës.

[2] Drejtojuni në Sahīh, kreut mbi gurosjen e gruas që martohet pasi mbetet shtatzënë nga zināja, f. 119, vëll. IV. Ai citohet po ashtu edhe nga shumë muhadīthë dhe historianë si Ibn Xherīr Taberīu gjatë shtjellimit të ngjarjeve të vitit 11 H. në Tarīkh, dhe transmetohet nga Ibn Ebī’l-Hadīdi në f. 122, vëll. I i Sherh Nehxhul-Belāgës. [3] Ai që e tha këtë ishte Ibn Zubeiri dhe fjalët e tija qenë: “Wallāhi! Porsa ‘Umeri të vdesë, do ia jap betimin ‘Alīut, sepse bejati ndaj Ebū Bekrit ishte një rrëshqitje nga ummeti e cila kaloi pa trazime.” Për këtë arsye, ‘Umeri u zemërua në skaj dhe mbajti fjalimin e përmendur. Kjo pohohet nga shumë prej atyre që e kanë komentuar Bukhārīun. Drejtojuni shpjegimit të këtij hadīthi në Sherh-un e Kastalānīut, f. 352, vëll. XI, dhe ju do ta shihni autorin të citojë Baladhūrīun lidhur me mbiemrat, duke konfirmuar vërtetësinë e këtij hadīthi sipas kritereve të që të dy Shejhëve.

[4] Në komentin e tij të këtij hadīthi, Ibnu’l-Athīri ka treguar se kuptimi i pohimit është se ata kishin frikë se do të vriteshin. Kuptimi i krejt hadīthit, atëherë, do të ishte: “Bejati duhet dhënë si rezultat i shūres dhe ixhmā’së; prandaj, nëse dy njerëz ndahen nga grupi dhe njëri prej tyre i jep betimin tjetrit, atëherë që të dy kanë dalë nga grupi i ixhmā’së. Nëse bëhet betimi, atëherë ai nuk duhet t’i jepet asnjërit prej tyre; përkundrazi, që të dy duhet të izolohen nga grupi që pranoi ta dallojë Imamin e tij nga të tjerët. Përndryshe, nëse njëri prej tyre merr bejatin, pasi ka kryer aktin e urryer që e detyroi grupin të bënte pa ta, atëherë s’ka garanci që të dy personat të mos vriten.” Ky është një nga diktatet e drejtësisë të përshkruar nga ‘Umeri i cili dha një gjykim të tillë mbi veten dhe shokun e tij tamam siç e dha për të tjerët. Para këtij fjalimi, ai kishte pohuar: “Dhënia e betimit ndaj Ebū Bekrit ishte një shkarje nga e keqja e të cilës na mbroi Allahu; prandaj, duhet ta vrisni këdo që e përsërit.” Ky pohim u bë jashtëzakonisht i famshëm e shumë historianë e kanë transmetuar, përfshi Ibn Ebī’l-Hadīdin në Sherh Nehxhul Belāgha, vëll. I, f. 123; [Bukhārī në Sahīh, vëll. VIII. ff. 210, 211; Kastalānīu në Sherh ul-Bukhārī vëll. XI, f. 352; Ahmedi në Musned, vëll.


1, f. 55; Taberīu në Tarīkh, vëll. 1, f. 1822; Ibn ul-‘Athīri në el-Kāmil fī Tarīkh, vëll. II, f. 327; Ibn Kethīri në el-Bidāje we’n-Nihāje, vëll. V, f. 246; Ibn Hishami në Sīre, vëll. IV, f. 308-9; Sujūtīu në Tarikh ul-Khulefā’, f. 60; Halebīu në Sīre, vëll. III, ff. 388, 392; Balādhūrīu në Ansāb ul-Ashrāf, vëll. V, f. 15; Bakilānīu në Temhīd, f. 196 etj].

[5] Drejtojuni Letrave 6-12, dhe do të njiheni me prestigjin e gëzuar nga Ehl ul-Bejti, paqe pastë mbi ta.

[6] Drejtojuni Sahīh-ut të Bukhārīut, dhe lexoni rreshtat e fundit të kreut të tij mbi fushatën e Khajberit në f. 39, vëll. III. Drejtojuni gjithashtu Sahīh-ut të Muslimit, në kreun e tij mbi pohimin e Profetit (s): “Ne nuk lëmë pas asgjë, sepse çfarëdo që lëmë është për sadakā’” në kreun mbi xhihadin dhe jetëshkrimet në f. 72, vëll. II, dhe do ta gjeni ashtu siç e shkoqitëm ne këtu.

[7] Këto vargje janë të përfshira në Nehxhul Belāgha. Ibn Ebī’l-Hadīdi e ka thënë këtë gjatë shpjegimit të tyre në Sherh Nehxhul Belāgha, f. 319, vëll. IV, duke shtuar: “Pohimi i tij i drejtohet Ebū Bekrit, sepse Ebū Bekri debatoi me ensārët në sakīfe, duke thënë: “Ne jemi familja e të Dërguarit të Allahut (s) dhe lëvozhga e tij’; prandaj, kur ai debatoi për bejatin, duke pretenduar se u bë nga ata që kishin fjalën, ‘Alīu tha: ‘Sa për argumentin tënd ndaj ensārëve se ti i takon familjes së të Dërguarit të Allahut (s) dhe se je nga fisi i tij, të tjerët janë më të afërt në fisni me të sesa ti; sa për argumentin tënd se je i zgjedhur dhe se masat janë të kënaqura me ty, atëherë pati shumë sahābë që nuk ishin të pranishëm atje; prandaj, si mund të quhet shūre kjo’?” Shejh Muhammed ‘Abduh ka bërë dy komente mbi këto vargje, në përmbledhje të asaj që ka thënë Ibn Ebī’l-Hadīdi gjatë shpjegimit të tyre.

LETRA 81, 28 Sefer 1330


180.

Konsensusi u Arrit kur Grindja u Shua.

Sunnitë nuk e mohojnë faktin se betimi nuk u mor pas ndonjë konsultimi apo shqyrtimi serioz. Përkundrazi, ata e pranojnë se ai ndodhi befasisht dhe papritur. Ata nuk e mohojnë se kjo ishte kundër vullnetit të ensārëve dhe preferimit të tyre të Sa‘dit, dhe as se ishte kundër hāshimīve dhe ndjekësve të tyre nga muhāxhirët e ensārët, të cilët u bashkuan me Imamin në bojkotin e tij. Por ata thonë se khilāfeti më në fund iu dha Ebū Bekrit, që u pranua nga të gjithë si Imam; grindja u shua, armiqësitë u ndërprenë dhe secili u bë i vendosur për ta mbështetur es-Siddīkun e për t’i dhënë atij këshilla fshehtasi e haptasi; ndaj, ata luftuan në betejat e tij, e mbështetën kur bëri marrëveshje paqeje dhe ia zbatuan urdhrat. Askush nuk dalloi ndopak lidhur me këtë; kështu, një konsensus total u arrit më në fund dhe ngarkimi i khilāfetit u krye. Falënderimi i takon Allahut për njësimin e fjalës së tyre pas trazisë dhe bashkimin e zemrave të tyre pas përçarjes, Wesselam.

Sinqerisht, S LETRA 82, 30 Sefer 1330


181.

Konsensusi Nuk u Arrit;

182.

Mosmarrëveshja Nuk u Shua

Bashkimi i tyre në mbështetjen e Siddīkut dhe dhënia e këshillave atij fshehtasi e haptasi është një gjë; kurse vlefshmëria e dorëzimit të khilāfetit me konsensus është krejt një tjetër. Ato nuk janë të ndërlidhura, nëse gjykohen nga arsyeja dhe tradita, sepse ‘Alīu dhe tërë Imamët e pagabueshëm nga pasardhësit e tij kanë një qëndrim të mirënjohur në mbështetje të autoritetit islam; ai është i njëjtë me atë me të cilin ne e adhurojmë Allahun.

Po e përmendim këtu në përgjigje të asaj që ju pohuat. Ai mund të përmblidhet kështu: Ata besojnë se ummeti islam s’mund ta arrijë kurrë lavdinë përveç se me anë të një shteti i cili e bashkon popullin e tij, riparon çdo të plasur në strukturën e tij, mbron kufijtë e tij dhe ruan nismat e tija. Një shtet i tillë nuk mund të vendoset përveç se me vartës që e mbështesin me jetët dhe pasuritë e tyre. Nëse është e mundur për një shtet të tillë që të udhëhiqet nga një prijës legjitim i cili përfaqëson në kuptimin e vërtetë të fjalës qeverinë e të Dërguarit të Allahut (s), atëherë ai është personi që duhet vendosur për një përgjegjësi të tillë e askush tjetër. Por nëse kjo bëhet e pamundur, dhe qeverisja uzurpohet nga dikush tjetër, atëherë ummeti duhet ta mbështesë atë në çdo çështje mbi të cilën varet dinjiteti dhe fati i Islamit, po ashtu si mbrojtja e kufijve dhe e shtetit islam, si dhe


ruajtja e sigurisë së tij kombëtare.

Nuk lejohet që të ndahen muslimanët apo të krijohet përçarje mes tyre duke i kundërvënë ata; përkundrazi, ummeti duhet ta trajtojë atë, madje edhe po të jetë një skllav me gjymtyrë të prera, ashtu siç trajtohen khalīfët e drejtë, duke ia besuar atij haraçin dhe pjesën e tij në të, zekatin e gjedhëve dhe produkteve të tjera. Ai ka të drejtën të marrë të njëjtën prej tij me anë të shitjes a blerjes, si dhe të gjitha mjetet e zhvendosjes së pasurisë, si p.sh. me anë të shpërblimeve, dhuratave e të ngjashme.

Nuk ka dyshim për ndërgjegjen e pastër të atij që ua paguan atyre detyrimet, sikurse t’ua jepte ato Imamit të vërtetë dhe khalīfit të drejtë. Kjo është udha e ‘Alīut dhe Imamëve të pastruar nga pasardhësit e tij. I Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “Pas meje do të ketë anshmëri dhe çështje të shëmtuara” siç pohohet në një hadīth të përcjellë nga ‘Abdullāh ibn Mes’ūdi, cituar nga Muslimi në faqe 118, vëll. II i Sahīh-ut të tij dhe shumë autorë të sahīhëve e sunen-eve. Njerëzit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë i urdhëron ndonjërit prej nesh që do t’i shohë ata?” Ai (s) u përgjigj: “Kryeni obligimet tuaja dhe lutjuni Allahut për arritjen e hakut tuaj.” Ebū Dher el-Gifārīu citohet nga Muslimi në Sahīh, vëll. II, duke thënë: “Miku im i Dërguari i Allahut (s) më ka këshilluar të dëgjoj e t’i bindem edhe një [sundimtari që është] rob me gjymtyrë të prerë.” Seleme el-Xhu‘fī citohet nga Muslimi e të tjerë, duke e pyetur Profetin (s): “O i Dërguari i Allahut! Po të sundohemi nga ata që na kërkojnë t’i kryejmë obligimet ndaj tyre, ndërkohë që ata vetë na i mohojnë të drejtat, ç’na këshillon të bëjmë atëherë?”

Ai (s) iu përgjigj: “Dëgjoni e binduni, sepse ata do të mbartin barrën e mëkateve të tyre dhe ju do të mbartni tuajën.” Në një hadīth të veçantë të cituar nga Muslimi në f. 120, vëll. II i Sahīh-ut të tij, që përcillet nga të gjithë autorët e librave të hadīthit, Hudheife el-Jemānī (r.a.) citon Profetin (s)


duke thënë: “Pas meje do të ketë sundimtarë të cilët as do të udhëzojnë sipas udhëzimit tim e as do të ndjekin Sunne-tin tim; dhe midis tyre do të ketë njerëz zemrat e të cilëve janë si veshja e djajve në formë njeriu.” Hudheife e pyeti atë (s): “Çfarë duhet të bëj atëherë, o i Dërguari i Allahut, nëse ndodh që t’i shoh?” Ai u përgjigj: “Do ta dëgjosh sundimtarin e do t’i bindesh; nëse ai ta kamzhikos shpinën e ta konfiskon pasurinë, nuk do të [mund të] bësh tjetër veçse ta dëgjosh e t’i bindesh.” I ngjashëm me këtë hadīth është ai i përcjellë nga Ummi Seleme: “Do ketë sundimtarë [të padrejtë] mbi ju e ose do ta pranoni [të qenit e tyre të padrejtë], ose do ta mohoni. Ata që do e pranojnë do mbahen të pafajshëm, ndërsa ata që e mohojnë do të shpëtojnë nga mundimi.”1 Ata e pyetën: “A nuk duhet që t’i luftojmë ata?” Ai (s) u përgjigj: “Jo, për sa kohë të vazhdojnë namazin.”

Sahīh-ët janë mutewātir në përcjelljen e hadītheve të mësipërme, veçanërisht nëpërmjet pasardhësve të pastruar (‘a). Për këtë arsye, këta qëndruan të palëkundur teksa panë sy të ënjtur, dhe ndenjën gojëkyçur, duke vepruar sipas atyre urdhëresave të shenjta dhe të tjerave, për të cilat ishin obliguar. Ata ishin urdhëruar ta duronin vuajtjen ngase ishin të detyruar të mos i vinin re sytë lëngues, duke ruajtur unitetin e ummetit dhe duke e mbajtur atë të paprekur. Ata u kapën pas kuptimit të këtyre teksteve, në trajtimin e personave të cilëve u ishte besuar përkujdesja e çështjeve të muslimanëve. Duke qenë të ndërgjegjshëm për faktin se ishin vetë më të denjë për atë pozitë, ata shijuan ithtësinë e shajtimit, duke shpresuar se një ditë do mund t’i shpienin në Rrugë të Drejtë. Ngjitja e atyre individëve në pushtet ishte më e dhimbshme për ta sesa goditjet e shpatave të mprehta e megjithatë ata duruan vetëm për të përmbushur zotimin, plotësuar përkushtimin dhe kryer detyrat e tyre ndaj Sherī‘atit, duke i dhënë përparësi - gjatë kundërshtimit të atyre sundimtarëve preferimit të asaj që është më e rëndësishme ndaj asaj që është më e pëlqyeshme. Për këtë arsye, Prijësi i Besimtarëve u përpoq me sa mundi që t’u ofronte këshilla të tre khalīfëve, duke e vënë veten në dispozicion për këtë.

Kushdo që e njeh qëndrimin e tij gjatë epokës së tyre do ta shohë se, pasi i humbi të gjitha shpresat për ta marrë të drejtën e tij si zëvendësi i të


Dërguarit të Allahut (s), ai u veçua mënjanë me urti, duke parapëlqyer paqe me ata që ishin në fuqi. Ai s’i luftoi ata kur pa fronin e tij të premtuar në duart e tyre, e as që iu kundërvu atyre haptazi. Ai veproi kështu vetëm për të ruajtur forcën e ummetit dhe mbrojtur besimin, duke mbajtur parasysh gjithmonë interesin e fesë, e pëlqyer ahiretin ndaj duniasë. Ai vuajti nga agoní prej të cilave s’vuajti askush tjetër. Atë e kapluan dy fatkeqësi: khilāfeti në tekstet dhe urdhëresat e tij po e thërriste fuqishëm me një zë që ia çonte zemrën peshë nga njëra anë e përçarja shtypëse po e paralajmëronte frikshëm ndaj një trazie të mundshme në gadishull, nga tjetra.

Ekzistonte rreziku që beduinët arabë ta braktisnin fenë, duke e asgjësuar dinin islam. Feja po kërcënohej nga hipokritët e Medines të cilët hipokrizinë e kishin të ngulitur në natyrë e që ndihmoheshin nga beduinët hipokritë përreth, siç dëshmon ajeti kur’anor. Jo madje, këta ishin edhe më të këqinj në mosbesim e hipokrizi se të parët, aq sa ishte më mirë të mos i dinin dispozitat që i kishte shpallur Allahu të Dërguarit të Tij (s).1a Vdekja e Profetit (s) i trimëroi ata dhe pas kësaj muslimanët u bënë si gjedhët e frikësuara në një natë dimri, të rrethuar nga ujqit dhe bishat e egra. Ndërkohë që soji i tyre ishte mjaft aktiv në përpjekjet për ta fshirë fenë islame nga faqja e dheut dhe për t’i shfarosur muslimanët, romakët, kisrat dhe të tjerët po pritnin me padurim, si shumë të tjerë në listën e gjatë të këtyre elementeve gëluese që kishin urrejtje ndaj Muhammedit (s). Këto palë kishin mëri e xhelozi për mesazhin e Islamit; ata dëshironin t’ia rrënonin themelet e t’ia shkatërronin fuqinë. Në një orvatje të tillë, ata do të tregoheshin shumë të shpejtë, duke e parë që kishin rastin e artë në nisjen e Profetit tek Shoku i tij i Lartë. Atyre u kishte ardhur mundësia pra, që ta përdornin kaosin përpara se Islami të rimerrte forcat dhe të riorganizohej. Atëherë, Prijësi i Besimtarëve i kuptoi të dyja rreziqet, dhe ishte krejt e natyrshme që ai ta sakrifikonte të drejtën e tij për të mbështetur fenë e Islamit, duke preferuar kështu interesin e përgjithshëm ndaj atij personal. Ja se si mbaroi konfuzioni, dhe se si u pezullua debati ndërmjet tij dhe Ebū Bekrit, sepse ai s’i frikësohej asgjëje përveç përçarjes së muslimanëve dhe interesi i tij i vetëm qe që fitimtarë të dilnin muslimanët. Prandaj, ai,


tërë anëtarët e shtëpisë së tij dhe mbështetësit e tyre nga muhāxhirët dhe ensārët, qëndruan gojëkyçur e duruan, edhe kur panë sy lëngues. Ligjërata e tij pas nisjes së të Dërguarit të Allahut (s) është shumë e sinqertë në të pasqyruarit e këtij qëndrimi dhe raportimet përkatëse janë mutewātir nga Imamët e pasardhjes së pastruar. Mirëpo, prijësi i ensārëve Sa‘d ibn ‘Ubāde s’u pajtua kurrë me dy khalīfët e parë dhe ai nuk u pa kurrë në publik në praninë e tyre as nëpër bajrame, as nëpër xhuma dhe ai nuk i përqafoi asnjëherë pikëpamjet e tyre dhe as që iu bind urdhrave të tyre, gjersa u vra në Hurān, gjatë sundimit të khalīfit të dytë, ku vrasësit e tij pretenduan se atë e kishin mbytur xhinët. Ai bëri një pohim të paharrueshëm gjatë incidentit të sakīfes, por më mirë nuk po e citojmë atë këtu.2 Sa u përket miqve të tij si Habāb ibn el-Mundhiri3 dhe ensārëve të tjerë, ata u nënshtruan kundër vullnetit, duke iu dorëzuar presioneve; atëherë, a i konsideroni ju veprimet e diktuara nga shpata apo djegia me flakë4 si besim në dhënien e bejatit? Apo mos është kjo një dëshmi e “ixhmāsë” së nënkuptuar te thënia e Profetit (s): Ummeti im s’do të gabojë në konsensusin e opinionit të tij? Ju lutem parashtrojeni vendimin tuaj; Allahu jua shpërbleftë, wesselām.

Sinqerisht, Sh

____________________ 1Ky hadīth citohet nga Muslimi në f. 122, vëll. II i Sahīh-ut të tij. Kuptimi i frazës së tij “Kushdo që e njeh atë është i pafajshëm”, është se kushdo që e din ligësinë dhe e tregon atë si të tillë do t’i hyjë një rruge që do ta ndajë nga mëkati dhe dënimi i saj, duke e ndryshuar me dorën ose gjuhën e tij, por nëse nuk mundet, le ta urrejë atë me zemër.

1aKur’an, 9:97. (red.)


2Sa‘d ibn ‘Ubādeh, babai i Thābitit, ishte i pranishëm në zotimin në ‘Akabe. Ai gjithashtu mori pjesë në betejën e Bedrit dhe të tjera. Ai ishte prijësi i khazrexhëve dhe i deleguari i tyre, një burrë bujar dhe parí e ensārëve. Pohimi i tij mbush librat e historisë dhe jetëshkrimeve. Ju mjafton ajo që ka thënë Ibn Kutejbe në librin e tij el-Imāme we’l-Sijjāse, Ibn Xherīr et-Taberīu në Tarīkh, Ibnu’l-Athīri në el-Kāmil, Ebū Bekr Ahmed ibn ‘Abdul-‘Azīz el-Xheuherī në es-Sakīfe dhe të tjerë.

3Habābi ishte një nga prijësat e ensārëve dhe hero i Bedrit e i Uhudit, një burrë nami dhe bëmash të mëdha. Ai është personi që tha: “Unë jam [i fortë e i patundshëm si] një shtyllë druri e fërkuar nga devetë dhe një frut i ëmbël i lakmuar shumë. Unë jam biri i një luani në strofkën e tij; për Allah, po të doni, ne [ensārët] do t’i kthehemi luftës e cila do të bluante edhe të rinjtë.” Ai tha të tjera pohime shumë më të forta, por menduam se do të ishte më e mençur të përmbahemi nga të cituarit e tyre këtu.

4Kërcënimi i tyre për t’ia djegur shtëpinë ‘Alīut vërtetohet me tewātur absolut. Shqyrtoni atë që ka treguar Imam Ibn Kutejbe në fillim të kreut të parë të el-Imāme we’l-Sijāse, Imam Taberīu në dy vende ku diskuton ngjarjet e vitit 11 H. në Tarīkh-un e tij të famshëm, Ibn ‘Abd Rabbih elMālikīu në hadīthin e tij të sakīfes cituar në vëll. I, f. 134 të Sherh Nehxhul Belāgës nga Ibn Ebī’l-Hadīdi, Mes’ūdi në Murūxh ul-Dheheb që citon ‘Urweh ibn Zubeirin kur ky kërkoi ndjesë në emër të të vëllait ‘Abdullāhit i cili gati sa s’u vuri flakën shtëpive të hāshimive sepse ata bojkotuan dhënien e betimit Ebū Bekrit, el-Shehristānī që citon Nizāmīun kur diskuton grupin e nizāmive në librin e tij el-Milel we’n-Nihel. Ebū Mikhnafi i ka kushtuar një libër të tërë ngjarjeve të lidhura me sakīfen, në të cilin ai shkoqit hollësisht atë që përmblodhëm këtu, pa përmendur famën dhe tewāturin e këtij hadīthi, krahas vargjeve poetike nga el-Hāfiz Ibrāhīmi, të cilat janë bërë të famshme si “poema e ‘Umerit”:

Një fjalë që ‘Umeri i tha ‘Alīut; pa mendo njëherë;


Nderoja dëgjuesin, respektoja thënësin, bëji veshët katër: “A ta djeg shtëpinë e ta bëj një pirg me hi në erë Nëse tregohesh kokëfortë dhe s’betohesh pa e zgjatur Edhe pse aty brenda ndodhet e bija e Mustafāit!” Askush tjetër përveç Ebū Hafsait s’i tha këto fjalë Ndaj kalorësit të Adnānit dhe mbrojtësit të rrallë…

Kështu pra e trajtuan ata Imamin pa pajtimin e të cilit, konsensusi - sipas nesh - s’mund të jetë kurrë obligues; atëherë, po i pyesim të paanshmit se si mundet “konsensusi” i tyre të jetë detyrues për ne, kur punët janë kështu? LETRA 83, 2 Rebī’ul-Ewwel 1330

A Mund ta Pajtoni Saktësinë e Tekstit me Besnikërinë e Sahabëve?

183.

Ata që janë dhuntisur me shikim të mprehtë dhe të kuptuarit e thellë i


mbajnë sahābët të jenë përmbi të bërit e çfarëdo gjëje kundër dëshirës së Profetit (s), në gjithçka ai urdhëron apo ndalon e as që lejojnë ata ndonjë gjë përveç një qëndrimi të tillë. Prandaj, ata nuk mund ta kenë dëgjuar tekstin mbi Imamin një, dy, apo tri herë e pastaj t’i jenë shmangur. Si mund të përshkruhen shokë të tillë si besnikë nëse ata e kanë dëgjuar tekstin rreth tij e pastaj janë tërhequr nga të ndjekurit e tij? Nuk mendoj se ju mund t’i pajtoni të dyja situatat, Wesselam.

Sinqerisht, S LETRA 84, 5 Rebī’ul-Ewwel 1330

184.

Pajtimi i Saktësisë së Tekstit me Besnikërinë e Tyre,

185.

Shpjegimi i Ngurrimit të Imamit për të Kërkuar të Drejtën e

Tij. 1) Trashëgimia jonë e hadītheve, që na është lënë nga ata sahābë, tregon se ata iu përmbajtën të gjitha teksteve, për sa kohë që ato kishin të bënin me besimin dhe merreshin me çështjet e lidhura me ahiretin, si p.sh. hadīthi i tij (s) mbi agjërimin e detyrueshëm gjatë muajit të Ramazanit dhe jo në ndonjë muaj tjetër, drejtimin vetëm nga kibla gjatë namazit, numrin e


vakteve të detyrueshme gjatë ditës apo natës, numrin e rekateve në secilin, si dhe mënyrën e kryerjes së tyre, hadīthi i tij se tawafi rreth Qa‘bes është shtatë herë, dhe hadīthe të tilla që synojnë arritjen e shpërblimeve në ahiret. Sa u përket teksteve të tija, që lidhen me çështjet politike, si: khilāfeti, qeverisja, administrimi, legjislimi, pushtimet etj., ata nuk e panë të domosdoshme t’i ndiqnin apo t’u përmbaheshin atyre në të gjitha rrethanat; përkundrazi, ata i lejuan vetes ushtrimin e një sasie opinioni personal dhe ixhtihādi. Nëse në të kundërshtuarit e këtyre teksteve shihnin mbështetje të kauzës së tyre, ose dobi për pushtetin e tyre, ata u kundërviheshin atyre. Ata madje mund të synonin të kënaqnin Profetin (s) duke vepruar pikërisht kështu. Ata ishin të bindur se arabët as nuk do e pranonin sundimin e ‘Alīut dhe as nuk do ta pasonin një tekst mbi atë çështje, ngase ai i shtrëngonte shumë duke zbatuar Ligjin e Allahut mbi ta, duke patur derdhur gjakun e tyre me shpatën e tij gjatë përhapjes së Fjalës së Allahut, gjersa Vullneti i Tij mbizotëroi, megjithë orvatjet e të pafeve. Kështu, ata nuk i bindeshin atij me dëshirë e as nuk i ndiqnin tekstet e tilla përveç se me forcë, duke ia atribuar atij tërë gjakderdhjen në rrugën e Allahut gjatë kohës së Profetit (s), sipas zakonit të tyre të hakmarrjes në situata të tilla, sepse ata e panë atë si kandidatin e vetëm mbi të cilin do kërkonin shpagim, sidomos kur hakmarrja i bëhet zakonisht më të shquarit prej burrave të fisit armik dhe më të zgjedhurës prej familjeve të tij. Ata e dinin se ai ishte më i miri ndër hāshimītë, pas të Dërguarit të Allahut (s), pa asnjë dyshim a diskutim. Për këtë arsye, arabët pritën rastin për ta asgjësuar; ata kërkuan lloj-lloj metodash që t’ia dilnin ndaj tij dhe ushqyen një urrejtje të madhe kundër tij e pasardhësve të tij, gjersa iu vërsulën atyre në një mënyrë që u bë e mirënjohur kudo dhe turpi i saj mbushi tokën dhe qiejt. Ekziston një arsye tjetër. Kurejshët në veçanti dhe arabët në përgjithësi e kritikonin fuqinë e të vepruarit të ‘Alīut ndaj armiqve të Allahut, forcën e metodës së tij të trajtimit të shkelësve të kufijve të Allahut apo lejuesve të asaj që Ai ka ndaluar. Ata i frikësoheshin urdhërimit nga ai të së mirës dhe ndalimit të tij të së keqes; ata i tmerroheshin drejtësisë së tij në raport me vartësit dhe barazisë së tij në çështjet publike. Asnjeri nuk shpresonte për lëshime nga ai e as që ëndërronte për kompromis me të. Të fortit dhe të pushtetshmit ishin të dobët deri sa ai të zbatonte drejtësinë mbi ta, dhe të


dobtit e të nëpërkëmburit ishin të fortë e të nderuar kur ai u jepte atyre hakun. Atëherë, si mund t’i nënshtroheshin me dëshirë arabët një njeriu të tillë, kur {Ata ia kalojnë të gjithëve në mosbesim dhe hipokrizi, aq sa më mirë të mos i njohin dispozitat e asaj që Allahu i ka shpallur të Dërguarit të Tij} (9:97), dhe {Nga banorët e Medines ka prej atyre që janë vërtet kokëfortë në hipokrizi; ti [o Muhammed] nuk i di, Ne i dimë} (9:101) e midis tyre ka nga ata që nuk ngurrojnë të kryejnë asgjë të krisur. Ka edhe një arsye tjetër. Kurejshët në veçanti dhe arabët në përgjithësi e kishin zili atë për epërsitë që i kishte dhuruar Allahu. Ai ishte lartësuar nga Allahu, i Dërguari i Tij dhe të mençurit, në një status sublim falë dijes dhe bëmave të tij; të tjerët s’i arrijnë dot ato lartësi dhe ata që kishin aftësi ngurruan të konkurronin me të. Përmes famës dhe cilësive të tij, ai fitoi tek Allahu dhe i Dërguari i Tij një pozicion të lakmuar nga më shpresuesit dhe një prestigj të paarritshëm nga më ambiciozët. Kështu, xhelozia mbushi zemrat e hipokritëve. Hipokritët e ligë, mosmirënjohës dhe inatçi, krahas oportunistëve, u pajtuan të gjithë që të bënin punën e tyre ndaj tij; prandaj ata i hodhën këto tekste pas shpine, duke ua lënë harresës.

Ç’u bë - u bë, unë s’po të tregoj ç’kam parë; Mendo të mirën e mos pyet: kush, kur e çfarë!

Gjithashtu, kurejshët dhe të gjithë arabët e tjerë kishin filluar ta lakmonin dominimin politik për fiset e tyre përkatëse dhe ambicjet e tyre zgjateshin më tej. Për këtë arsye, ata vendosën ta flaknin zotimin dhe ishin të vendosur ta shpërfillnin testamentin. Prandaj, ata bashkëpunuan të gjithë për ta lënë në harresë tekstin, duke vendosur të mos e përmendnin më kurrë. Ata ranë dakort të gjithë ta shmangnin khilāfetin, qysh në lindjen e tij, prej kandidatit të duhur, të cilit ai i ishte caktuar nga Profeti (s) dhe ta bënin me zgjedhje e pëlqime, që çdonjëri prej tyre të kishte justifikim për ta shpresuar arritjen e tij, ndonëse pas ca kohësh. Sikur të kishin ndjekur tekstin dhe ta kishin lejuar ‘Alīun si khalīf të të Dërguarit të Allahut (s), ai khilāfet nuk do ishte larguar kurrë nga pasardhësit e tij të pastruar, ngase ai i kishte barazuar ata në Ditën e Gadīrit, si dhe në raste të tjera, me Librin e pacenueshëm të Allahut, duke i paraqitur si modele për ata që kanë mend


gjer në Ditën e Gjykimit. Arabët s’do ta kishin duruar dot kufizimin e khilāfetit në një familje të vetme, sidomos kur të gjitha fiset e tyre e lakmonin dhe ai synohej nga të gjithë ata që e donin për kampet e veta.

Ai, vërtet, është fishkur, dobësuar dhe venitur Një skelet i palakmuar edhe nga xhepat më të sfilitur

Gjithashtu, kushdo që e njeh historinë e kurejshëve dhe të arabëve në agimet e Islamit do ta shohë se ata s’iu nënshtruan profetësisë së një hāshimīti veçse pasi u dërrmuan e u shfuqizuan; e si mund të ishin pajtuar atëherë, që pasardhësit e Hāshimit të bënin për vete edhe khilāfetin? ‘Umer ibn el-Khattābi i tha një herë Ibn ‘Abbāsit në një dialog mes tyre: “Kurejshët e urrenin që edhe profetësia edhe khilāfeti të kufizohen brenda familjes tuaj nga frika se ju do i shtypnit të tjerët.”1

2) Të parët e mirë, atëherë, nuk mund t’i detyronin këta njerëz ta zbatonin frymën e tekstit nga frika se ata mund të rebeloheshin po ta bënin dhe të shqetësuar për pasojat e rënda të fitnes mbi një çështje të tillë. Hipokrizia nxori krye menjëherë pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut dhe fuqia e hipokritëve u rrit nga kjo humbje. Shpirtrat e errët të të pafeve u bënë edhe më të errët, themelet e besimit u dobësuan dhe zemrat e muslimanëve u venitën, aq sa ata u bënë si gjedhët e frikësuara në një natë dimri, të rrethuar nga ujqërit dhe bishat e egra. Një grup prej arabëve braktisën fenë, ndërkohë që një tjetër ishte në pritje, siç shpjeguam tek Letra 82. Në rrethana të tilla, ‘Alīu i druhej pasojave të rënda nga nxitimi i çështjeve po ta merrte përsipër ai drejtimin, duke ua njohur zemrat njerëzve, siç thamë, kur hipokritët ishin ata që ishin, teksa kafshonin thonjtë në zemërim, si dhe femohuesit që përmendëm, ndërkohë që popujt politeistë ishin ashtu siç i treguam. Ensārët kishin dalluar e ishin devijuar nga muhāxhirët, duke thënë ‘ne po zgjedhim udhëheqësin tonë e ju zgjidhni tuajin...’ Shqetësimi për fenë e nxiti të tërhiqej nga të kërkuarit e khilāfetit për vete dhe të kapërcente çështje të caktuara, duke e ditur se kërkimi i khilāfetit në rrethana të tilla do ta rrezikonte ummetin dhe vinte në pikëpyetje sigurinë


e fesë; ndaj ai zgjodhi të përmbahej, vetëm në preferim të interesit të Islamit e mirëqenies së përbashkët, të mirën e së ardhmes përpara asaj të së shkuarës. Ai pra qëndroi në shtëpi, duke refuzuar të jepte betimin deri sa e detyruan të dilte, thjesht për ta theksuar të drejtën e tij, duke i kundërshtuar në heshtje ata që e braktisën. Po të ishte nxituar për të dhënë betimin, ai s’do të kishte patur as argument e as pretekst, por duke vepruar kështu, ai e ruajti edhe fenë edhe të drejtën e tij për t’i udhëhequr besimtarët, duke vërtetuar kësisoj mprehtësinë e mendjes së tij, butësinë e tij mahnitëse, durimin dhe preferimin e tij të interesit publik mbi atë personal. Çdo njeri, që jep kaq shumë duke përballuar kaq shumë vuajtje me siguri do të shpërblehet nga Allahu me shpërblime hyjnore. Synimi i tij ishte pa dyshim arritja e kënaqësisë së Allahut - si në atë epokë, ashtu edhe në vijueset. Sa u përket tre khalīfëve dhe përkrahësve të tyre, ata e kanë interpretuar tekstin mbi khilāfetin e ‘Alīut në mënyrën që treguam më lart. Kjo nuk duhet të na habisë aspak, kur shohim se si ata i interpretojnë dhe i kuptojnë individualisht tekstet e tjera të Profetit (s) lidhur me çështje si khilāfeti, qeverisja, administrimi, legjislimi etj. Ata mesa duket nuk i konsideronin ato si çështje fetare; prandaj ishte e lehtë për ta që në praktikë t’u binin ndesh atyre. Kur më në fund e morën pushtetin, ata u kapën pas politikës së braktisjes së teksteve të tilla, duke u betuar se do i dënonin ata që i përmendnin apo madje dhe i aludonin ato. Kur ia arritën në vendosjen e rendit, përhapjen e fesë, pushtimin e popujve dhe ngritjen e pasurisë e të pushtetit, ata nuk u shthurën në dëshirat vetjake, çka i lartësoi e i bëri të fitojnë respektin, besimin dhe dashurinë e popullit. Njerëzit i ndoqën pas në të harruarit e tekstit dhe kur ummejadët morën pushtetin, objektivi i tyre u bë zhdukja dhe shfarosja e familjes së Profetit. Megjithë tërë këtë, ca tekste të sakta kanë mbërritur te ne dhe janë ruajtur në librat autentike të hadīthit; këta, el-hamdu li’l-Lāh, mjaftojnë si provë, Wesselam.

Sinqerisht, Sh


___________________ 1Kjo citohet nga Ibn Ebī’l-Hadīdi në f. 107, vëll. III I Sherh Nehxhul Belāgës, gjatë diskutimit të një çështjeje që meriton vëmendjen e studiuesve, të cilën e shqyrton edhe Ibnu’l-Athīri pranë mbylljes së biografisë së ‘Umerit në f. 24, vëll. III i Tarīkh ul-Kāmil, para diskutimit të ngjarjes së “shūras”. LETRA 85, 7 Rebī’ul Ewwel 1330

Kërkesa për Tekste të Incidenteve ku Ata S’ndoqën Tekstet e Hadīthit

186.

E mora letrën tuaj të fundit dhe e gjeta mrekulluese në të provuarit si të mundur të asaj që ne e mendonim të pamundur, mahnitëse në portretizimin e saj me pamje në përshkrimin më të qartë; prandaj, i Lavdëruar qoftë Ai që jua lehtësoi demonstrimin më të ndërlikuar, duke ju dhënë frerët e qartësisë, gjersa arritët atë që nuk mund të arrihej me asnjë mënyrë dhe fituat atë që s’mund të fitohej as nga më optimisti. Ne mendonim se shkaqet nuk ishin të lidhura me atë që nënkuptonin tekstet e sakta dhe se nuk ekziston asnjë mënyrë për të vërtetuar haptazi se ata


devijuan prej tyre. Megjithatë, unë do të kisha dashur që ju t’i kishit radhitur incidentet në të cilat ata nuk ndoqën tekstet eksplicite, që përshtatshmëria [e përmendjes së tyre nga ju] të bëhej e qartë dhe shtegu i udhërrëfimit të shpalosej më së miri. Unë po ju kërkoj, atëherë, ta shkoqisni këtë çështje, në dritën e hadītheve të mirënjohura, duke përpunuar gjithçka që ndodhet në librat e historianëve, lidhur me mënyrën e tyre të të menduarit. Wesselamu aleikum.

Sinqerisht, S

LETRA 86, 8 Rebī’ul-Ewwel 1330

187.

Fatkeqësia e së Enjtes,

188.

Arsyeja Përse e Tërhoqi Profeti Urdhrin e Tij Atëherë.

1) Incidentet në të cilat ata nuk ndoqën tekstet e hadīthit janë të panumërta. Merrni, për shembull, fatkeqësinë e së enjtes, i cili është më i famshmi prej incidenteve të tilla dhe më i urryeshmi. Ai transmetohet nga të gjithë autorët e sahīh-ëve dhe sunen-eve, dhe është dokumentuar nga të gjithë muhadīthët e historianët. Mjafton për ju ajo që transmeton Bukhārīu


në kaptinën e tij mbi pohimin e të Dërguarit (s) të sëmurë: “Largohuni prej meje”, në f. 5, vëll. IV i Sahīh-ut të tij, ku ai mbështetet në autoritetin e ‘Ubejdullāh ibn ‘Abdullāh ibn ‘Utbeh ibn Mes’ūdit, që citon Ibn ‘Abbāsin duke thënë se kur të Dërguarit të Allahut (s) iu afrua vdekja, shtëpia e tij ishte plot me njerëz, përfshi ‘Umer ibn el-Khattābin. I Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, tha: “Më lejoni t’ju shkruaj diçka që do t’ju mbrojë përgjithmonë nga të rrëshqiturit, pas meje.” ‘Umeri tha: “I Dërguari i Allahut është nën ndikimin e dhimbjeve dhe ju keni me vete Librin e Allahut; ndaj, na mjafton Libri i Allahut.” Të pranishmit debatuan mes njëri tjetrit e debati i tyre u kthye në grindje. Disa prej tyre thanë: “Ejani pranë Profetit (s) që ai t’ju shkruajë diçka që do t’ju mbrojë nga rrëshqitja pas tij”, ndërsa të tjerët përsëritën ç’kishte thënë ‘Umeri. Kur debati dhe grindja në praninë e Profetit u dendësua, i Dërguari i Allahut (s) u tha atyre: “Largohuni prej meje.” Ibn ‘Abbāsi e kishte zakon të thonte: “Katastrofa, katastrofa e vërtetë, është ajo që e bëri të Dërguarin e Allahut (s) të hiqte dorë nga ajo që dëshironte të shkruante, për shkak të debatit dhe grindjes mes tyre.” Nuk ka kurrfarë diskutimi lidhur me saktësinë e këtij hadīthi e as rastin në të cilin u shqiptua. Bukhārīu e citon atë në Kitāb ul-‘ilm me nr 114, në f. 22, vëll. I i Sahīh-ut të tij dhe ai ndodhet në mjaft vende të tjera me të cilat studiuesit janë të njohur. Ai e citon atë në shumë vende në Sahīh. Muslimi po ashtu, e citon atë në Sahīh në mbyllje të testamentit të Profetit (s), f. 14, vëll. II. Ahmedi e transmeton hadīthin e Ibn ‘Abbāsit në f. 325, vëll I i Musned-it. Ai përcillet nga të gjithë muhadīthët e historianët, ku secili ia redakton tekstin duke ia ruajtur megjithatë thelbin dhe përsëritur faktin se Profeti (s) u quajt “haluçinues” apo “përçart”. Por ata gjithashtu përmendin se ‘Umeri tha: “Profeti (s) është kapluar nga dhimbja” vetëm për ta lëmuar pohimin dhe zbutur ndjenjat e atyre që ai u dukej indinjues. Ky fakt mbështetet nga ajo që ka pohuar Ebū Bekr Ahmed ibn ‘Abdul-‘Azīz elXheuherī në librin e tij es-Sakīfe, i cili mbështetet në autoritetin e Ibn ‘Abbāsit dhe e citon atë duke thënë: “Kur të Dërguarit të Allahut iu afrua vdekja, në shtëpinë e tij ishin të pranishëm disa njerëz, ndër të cilët edhe ‘Umer ibn el-Khattābi. I Dërguari i Allahut (s) tha: ‘Më sillni bojë e letër që t’ju shkruaj diçka që do ju mbrojë nga të rrëshqiturit pas meje.’ Të pranishmit dalluan mes njëri tjetrit dhe debatuan, disa duke thënë: ‘Afrohuni dhe shikojeni të Dërguarin e Allahut t’ju shkruajë diçka,’ ndërsa të tjerë përsërisnin atë që kishte thënë ‘Umeri. Kur debati e grindja u rritën, i


Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e familjen e tij, u zemërua dhe tha: ‘Largohuni prej meje’” siç pohohet në f. 20, vëll. II i Sherh Nehxhul Belāgës nga dijetari mu‘tezilī. Siç e shikoni nga ky hadīth, ai është i qartë në të treguarit se disa individë e transmetuan kundërvënien e ‘Umerit me kuptim, e jo shprehimisht. Kjo vërteton gjithashtu se muhadīthët që nuk dëshironin ta pohonin emrin e personit që kundërshtoi, prapë se prapë ia kishin cituar fjalë për fjalë pohimin. Në kreun e tij mbi shpërblimin e të deleguarve, në Kitāb ul-Xhihād we’l-Sijer, f. 118, vëll. II, Bukhārīu pohon:

Kabseh na transmetoi një hadīth nga Ibn ‘Ajīne, Selmān el-Ehweli dhe Sa‘īd ibn Xhubejri, që citojnë pa ndërprerje Ibn ‘Abbāsin, duke thënë: “Një të enjte, ah çfarë dite ishte ajo e enjte...” dhe shpërtheu në vaj gjersa lotët e tij njomën zallin e atëherë tha: “dhimbja e të Dërguarit të Zotit (s) u rrit të enjten; ndaj, ai urdhëroi t’i sillnim material shkrimi që të na shkruante diçka, e cila do të na mbronte nga rrëshqitja pas tij; por njerëzit debatuan, duke e ditur që askush nuk duhet të debatojë në praninë e një profeti dhe thanë: ‘I Dërguari i Allahut (s) është përçart.’ Ai (s) atëherë u tha: ‘Hiqmuni, sepse dhimbja që kam është më e durueshme se ajo që po më shkaktoni,’ dhe ai la në testamentin e tij para se të vdiste, tri porosi: të nxirreshin politeistët nga toka arabe, të shpërbleheshin të deleguarit ashtu siç i shpërblente ai,’ dhe të tretën e kam harruar.”1

Po ky hadīth transmetohet nga Muslimi në mbyllje të kreut mbi wasijetin në Sahīh dhe nga Ahmedi në hadīthet e Ibn ‘Abbāsit në f. 222, vëll. I i Musned-it, si dhe të gjithë muhadīthët. Në kreun e tij mbi wasijetin, Muslimi citon Sa‘īd ibn Xhubejrin në një vend dhe Ibn ‘Abbāsin në një tjetër, duke thënë: “Asaj të enjte, oh, ç’e enjte ish ajo...” dhe lotët e tij vazhduan të rridhnin gjersa u dukën si perla të radhitura në zinxhir, atëherë ai vazhdoi e tha: “I Dërguari i Allahut (s) tha: ‘Më sillni një fletë dhe një filxhan me bojë’ ose ‘një fletë dhe ca bojë’, ‘që t’ju shkruaj diçka pas së cilës nuk do të shmangeni kurrë’; atëherë, disa njerëz thanë: ‘I Dërguari i Allahut (s) është përçart’.”2 Kushdo që e studion këtë incident të urryeshëm nëpër sahīh-ë do ta


vërejë shpejt se i pari që tha se i Dërguari i Allahut (s) ishte “përçart” qe padyshim ‘Umeri dhe disa prej të pranishmëve në ato çaste ndoqën shembullin e tij. Në hadīthin e parë, ju i dëgjuat fjalët e Ibn ‘Abbāsit:3 “Të pranishmit në shtëpinë e tij dalluan ndërmjet tyre dhe u grindën, disa thonin: ‘Ejani dhe shikojeni të Dërguarin e Allahut t’ju shkruajë diçka’, ndërsa të tjerë përsërisnin atë që kishte thënë ‘Umeri”, d.m.th. “i Dërguari i Allahut është përçart.” Në një hadīth tjetër të transmetuar nga Taberānīu, në el-Ewset, si dhe në f. 138, vëll. III i Kenz ul-‘Ummāl-it, ‘Umeri citohet duke thënë: “Kur Profeti u sëmur, ai tha: ‘Më sillni një fletë shkrimi dhe një filxhan me bojë, që t’ju shkruaj diçka pas së cilës s’do të rrëshqisni kurrë’; atëherë, gratë pas perdes thanë: ‘A s’e dëgjuat atë që tha i Dërguari i Allahut?’ Unë u thashë: ‘Ju jeni si gratë që admiruan Jusūfin; kur i Dërguari i Allahut (s) sëmuret, ju shtrydhni sytë, e kur shëndoshet, i hipni në qafë!” ‘Umeri vazhdon e tregon: “Atëherë, I Dërguari i Allahut (s) tha: ‘Lëri ato, se janë më të mira se ti’!” Ju mund ta shihni se ata nuk e përqafuan kurrë frymën e këtij hadīthi. Sikur ta kishin bërë, ata do të ishin mbrojtur përgjithmonë nga devijimi. Sa do të donim që ata të ishin ndalur vetëm tek të qenurit të pabindur, e të mos i ishin përgjigjur atij me fjalët: “Na mjafton Libri i Allahut,” thua se ai nuk e dinte statusin e Librit të Allahut mes tyre, apo se ata ishin më të ditur se ai mbi veçoritë dhe meritat e tij. Sa do të donim që ata të ishin kënaqur me të tëra këto, e jo ta kishin befasuar me pohimin e tyre të vrazhdë: “I Dërguari i Allahut është përçart” pikërisht kur atë po e mundonte agonia e vdekjes. Çfarë lamtumire për të Dërguarin e Allahut (s)! Ata s’e zbatuan urdhrin e Profetit (s) për shkak të, siç pretendonin ata, të mjaftuarit e tyre me Librin e Allahut, thua se nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë ajetin: {Çfarëdo t’ju japë i Dërguari i Allahut, merreni, dhe çfarëdo që t’jua ndalojë, bindjuni!} (59:7). Ata thanë: “I Dërguari i Allahut është përçart”, thua se nuk e kishin dëgjuar kurrë ajetin: {Kjo është fjala e të Dërguarit fisnik, të fuqizuar nga Zoti i Arshit, i respektuar dhe besnik; vërtet, shoku juaj nuk është i lojtur} (81:19-22); dhe pohimin e të Lartit, të Gjithdijshmit: {Ajo është fjalë e (Zotit nga goja e) të Dërguarit të ndershëm, jo e ndonjë poeti: sa pak besoni; nuk është as fjalë e ndonjë falltori: sa pak kujtoheni! Ajo është shpallje e Zotit të botëve} (69:40-3)’ dhe fjalën e Fuqiplotit, të Madhëruarit: {Shoku juaj as ka rrëshqitur e as që është mashtruar; ai nuk flet nga mendja e tij, ajo s’është veçse shpallje që i shpallet; atë ia mëson i fuqishmi} (53:2-5), krahas shumë ajeteve të tilla plot urti hyjnore, që e


dëshmojnë të gjitha si të mbrojtur nga Zoti kundër përçartjes. Madje, edhe arsyeja e dëshmon këtë, por ata ishin të vetëdijshëm për faktin se i Dërguari i Allahut (s) dëshiroi ta përforconte zotimin e khilāfetit dhe ta theksonte të qenit e tij e drejta e ‘Alīut në veçanti dhe e Imamëve nga pasardhja e pastruar në përgjithësi; prandaj, ata u vendosën si një bllok për ta penguar atë, siç e pranoi askush tjetër por vetë khalīfi i dytë në një bisedë private që ai pati me Ibn ‘Abbāsin...! Ajo ndodhet në rreshtin 27, f. 114, vëll. III i Sherh Nehxhul Belāgës nga Ibn Ebī’l-Hadīdi. Nëse shqyrtoni pohimin e tij: “Më sillni një fletë e një filxhan boje, që t’ju shkruaj diçka me anë të së cilës nuk do rrëshqisni kurrë pas meje”, dhe pohimin e tij në hadīthin e Dy Gjërave me Peshë: “Po lë me ju atë së cilës, për sa kohë t’i përmbaheni, nuk do ju lërë kurrë të rrëshqisni: Librin e Allahut dhe Ehl ul-Bejtin”, ju do ta kuptoni se qëllimi i të dyja hadītheve është i njëjtë dhe se ai (s) dëshiroi, edhe duke qenë i sëmurë, t’i shkruante për ta hollësirat e urdhëresave të përfshira në Hadīthin e Thekalejnit.

2) Ai e tërhoqi urdhrin e tij ndaj tyre për shkak të pohimit me të cilin ata e befasuan, duke e detyruar të ndërrojë mendje, ngase pas shqiptimit të tij nuk do të kishte asnjë efekt që ai t’ua shkruante atë, përveç grindjes dhe përçarjes, që do t’i çonte ata të diskutonin nëse ai ishte vërtet përçart, estaghfīru’Llāh, apo jo, pikërisht siç bënë madje edhe në prani të tij, kur ai mund t’i shihte, aq sa ai s’mundi t’u thonte më shumë se të iknin tutje, siç e patë. Sikur ai të kishte këmbëngulur për ta shkruar, ata do t’i ishin rikthyer pretendimit të tyre se ai e kishte shkruar atë në kllapi, dhe shumë prej pasuesve të tyre do të kishin shkuar në ekstreme në përpjekje për të vërtetuar se ai e bëri këtë duke qenë përçart, estaghfīru’Llāh dhe do të kishin mbushur librat e tyre me akuza të tilla, si e si ta refuzonin shkrimin e tij dhe ta përdornin si pretekst të moszbatimit të tij. Për këto arsye, urtia e tij e mrekullueshme vendosi që ai, paqe pastë mbi të e familjen e tij, ta linte një shkrim të tillë nga frika se kundërshtuesit e dëshirës së tij dhe pasuesit e tyre mund të hapnin shteg për të hedhur dyshim mbi vetë profetësinë; kërkojmë strehim tek Allahu, dhe i lutemi për ndihmë. Ai (s) e pa se si ‘Alīu dhe përkrahësit e tij do t’i ishin bindur idesë së një shkrimi të tillë, qoftë e shkruar apo jo, ndërsa të tjerët nuk do të


vepronin sipas tij edhe sikur ta shkruante. Mençuria, atëherë, e kërkoi që ai ta linte atë ngase ajo s’do të kishte patur asnjë efekt përballë kundërshtimit që lindi, përveç përçarjes, siç shihet qartë, Wesselam.

Sinqerisht, Sh

___________________________ 1E treta s’ishte tjetër veçse çështja që Profeti (s) dëshironte të shkruhej për t’i mbrojtur ata nga rrëshqitja, por politika i detyroi muhadīthët ta “harronin” atë, siç sugjeron muftiu hanefī i Sūrit, Haxhi Dā‘ūd el-Dedeh.

2Ky hadīth citohet shprehimisht nga Ahmedi në f. 355, vëll. I i Musnedit të tij, krahas shumë autorëve të tjerë të librave të hadīthit.

3Kjo është ajo që ka cituar Bukhārīu nga ‘Ubejdullāh ibn ‘Abdullāh ibn ‘Utbe ibn Mes’ūdi prej Ibn ‘Abbāsit, dhe citohet edhe nga Muslimi e të tjerë. LETRA 87, 9 Rebī’ ul-Ewwel 1330


189.

Justifikimi dhe Diskutimi i Fatkeqësisë

Kur ai, paqe pastë mbi të, i urdhëroi ata që t’i sillnin një fletë të bardhë dhe filxhan boje, ai në të vërtetë nuk kishte për qëllim të shkruante ndonjë gjë të veçantë; ai thjesht donte t’i sprovonte ata, kjo është e gjitha. Prandaj, Allahu e udhëzoi el-Farūkun nga të tërë sahabët, t’i ndalonte ata nga sjellja e tyre tek ai. Një kundërvënie e tillë, atëherë, duket të konsiderohet në pajtim me vullnetin e Zotit të tij të Madhëruar e të radhitet me fuqitë e tija shpirtërore të dhuntisura nga lart, Allahu qoftë i kënaqur me të. Ky është argumenti i shumë personaliteteve të shquara. Mirëpo, pohimi i tij “...nuk do të rrëshqisni kurrë” e hedh poshtë një argument të tillë nëse i përmbahemi parimit të ndershmërisë, sepse ai është një urdhër plotësues që do të thotë: “Nëse më sillni fletën e bardhë dhe filxhanin me bojë, dhe nëse ju shkruaj diçka, atëherë nuk do të rrëshqisni kurrë pas meje.” Shihet qartë se të interpretohet një urdhër i tillë si tregues sprovimi është një lloj gënjeshtre flagrante nga e cila profetët janë të mbrojtur, sidomos kur sjellja e fletës dhe filxhanit me bojë është më me vend për atë që merr urdhrin sesa të justifikuarit e tillë; prandaj, lipset një tjetër alibi. E gjitha që mund të thuhet është se kjo çështje nuk përbën ftesë për një parti, që kushdo që refuzon të mund të fajësohet, por është një çështje konsultimi. Ata e konsultonin atë, paqe pastë mbi të, në disa çështje. Dhe ‘Umeri e dinte se thellë në zemrën e tij ai ishte i suksesshëm në të zgjedhurit e asaj që ishte më e mirë për interesin e muslimanëve, dhe se ishte vetë i frymëzuar nga Allahu Fuqiplotë. Ai thjesht dëshiroi të mos e


linte Profetin të rëndohej me dhimbjen që sillte shkrimi në gjendje sëmundjeje dhe agonie, dhe ai, paqe pastë mbi të, mendoi se do të ishte më mirë që të mos e sillte fletën dhe filxhanin. Ai mund të jetë druajtur gjithashtu se Profeti mund të shkruante gjëra të cilat do të ishin krejt të pamundura për t’u zbatuar nga njerëzit, duke i bërë ata meritues të dënimit, ngase gjëra të tilla do të ishin tekste për të cilat parimi i ixhtihād-it është i pamundur. Ose, ai mund të jetë frikësuar se hipokritët mund të hidhnin dyshim mbi vërtetësinë e një shkrimi të tillë për shkak të formulimit të tij nën ndikimin e sëmundjes, duke u bërë kështu shkak trazie; prandaj, ai tha: “Na mjafton Libri i Allahut”, në mbështjetje të ajetit të Fuqiplotit: {Ne s’kemi lënë (pa shkruar) asgjë në Libër} (6:38), e gjithashtu {Sot përsosa për ju fenë tuaj} (5:3), nga interesi i tij, paqe pastë mbi të, që ky ummet të mos rrëshqiste pas përsosjes së fesë për të nga Allahu dhe plotësimit të mirësive të Tija mbi të. Kjo ishte përgjigja e tyre. Fjala e tij “...nuk do të rrëshqisni kurrë” tregon vendosmëri dhe qëndrim të sigurtë. Përpjekja për të sjellë siguri ndaj shmangies, kurdo që të jetë e mundur e pa asnjë dyshim, është domosdoshmëri. Zhgënjimi i tij me ta dhe të thënit atyre të iknin prej tij sepse nuk e kishin zbatuar urdhrin e tij është një provë tjetër se çështja ishte thjesht një reagim ndaj konsultimit. Prandaj, nëse ju thoni se ajo ishte domosdoshmëri, atëherë Profeti, paqe pastë mbi të, nuk do ta kishte tërhequr atë thjesht pse ata s’iu bindën, mu ashtu siç nuk hoqi dorë së predikuari megjithë kundërvënien e të pafeve...; nëse ju i thoni të gjitha këto, atëherë ne do të përgjigjeshim se do të ishte kështu po të ishte zbatuar urdhri, sepse kjo tregon që shkrimi i asaj çështjeje nuk ishte i detyrueshëm për Profetin, paqe pastë mbi të. Kjo, sigurisht, nuk implikon se ata nuk duhet t’ia kishin sjellë atij fletën dhe filxhanin e bojës kur ai i urdhëroi, duke u shpjeguar atyre se dobitë e tij do të përfshinin mbrojtjen nga rrëshqitja dhe një burim udhërrëfimi të vazhdueshëm. Pika kryesore është se ata që e morën urdhrin duhet t’i ishin bindur atij, sidomos kur dobia ishte për marrësin e urdhrit, dhe kjo është arsyeja për pohimin, e jo për zbatimin e tij. Megjithatë, është gjithashtu e mundur që të ketë qenë edhe e detyrueshme për të, dhe një obligim i tillë u hoq për shkak të pabindjes së tyre dhe thënies se ai po fliste përçart, sepse fati i një shkrese të tillë u reduktua më pas në grindje, siç e pohuat me urtësi ju vetë.


Është po ashtu e mundur që dikush mund të thotë se ‘Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, nuk e mori kuptimin e pohimit të Profetit të nënkuptonte se një shkresë e tillë do të sillte mbrojtje për çdo pjesëtar të ummetit nga rrëshqitja, aq sa asnjeri prej tyre të mos devijonte aspak. Përkundrazi, ai e mori: “...ju nuk do të rrëshqisni kurrë” të nënkuptonte “ju nuk do të pajtoheni që të ecni të gjithë në rrugë të shtrembër, e as nuk do e kaplojë devijimi ndonjërin prej jush pas një shkrese të tillë.” Përkundrazi, ai, Allahu qoftë i kënaqur me të, ishte i bindur se ata nuk do të pranonin kurrë të shkelnin në rrugë të shtrembër. Ja përse ai nuk pa ndonjë arsye që Profeti të shkruante gjë tjetër, duke menduar se qëllimi i Profetit ishte thjesht një përkujdesje shtesë në këtë çështje, pasi ai njihej mirë si një njeri plot mirësi e dhembshuri. Kjo përbën krejt atë që është thënë për të gjetur një shfajsim për atë veprim. Kushdo që e heton atë do të jetë i sigurt se ai është larg nga të qenurit i arsyeshëm, për faktin e thjeshtë se pohimi i tij, paqe pastë mbi të, “... nuk do të rrëshqisni kurrë” tregon se çështja kërkonte vëmendjen e duhur, siç thamë, dhe zhgënjimi i tij me ta është provë se ata u bënë neglizhentë ndaj njërit prej obligimeve të tyre. Prandaj, është më me vend të thuhet se një incident i tillë ndodhi kur ata, me të vërtetë u sollën në kundërshtim me zakonin e tyre, pikërisht si shkarja e tyre e mëparshme, dhe ai përbën një gabim i cili nuk është aspak tipik për ta, dhe ne nuk e dimë se sa e saktë është kjo ngjarje në të vërtetë. Allahu është udhëzuesi për në Rrugë të Drejtë, Wesselamu Aleikum.

Sinqerisht, S

LETRA 88, 11 Rebī’ul-Ewwel 1330


190.

Rrëzimi i Preteksteve

Çdo njeri i paanshëm duhet t’i nënshtrohet të vërtetës e të thotë atë që është e drejtë. Ka pikëpamje të tjera lidhur me rrëzimin e këtyre argumenteve, që unë do të doja t’jua parashtroja me qëllim që gjykimi përfundimtar t’ju lihet krejtësisht juve. Preteksti i tyre i parë pohon se ai (s), pasi i kishte urdhëruar t’i sillnin filxhanin e bojës, nuk kishte dashur të shkruante ndonjë gjë me të vërtetë, por përkundrazi, kish dashur t’i sprovonte, kjo është e gjitha. Ne themi, krahas atyre që pohuat ju vetë, se ky incident ndodhi pak përpara vdekjes së tij, siç e tregon vetë hadīthi; thjesht nuk kishte kohë për sprovime, por ishte çasti për një paralajmërim dhe udhëzim të fundit, çasti për një testament që përmbante një çështje shumë të rëndësishme, një këshillë të plotë për ummetin. Kushdo që gjendet në prag të vdekjes është larg nga sprovimi apo dëfrimi; ai do të shqetësohej për çështjet e tija dhe ato të afërmve të vet, veçanërisht nëse është Profet. Nëse ai nuk pati kohë gjatë tërë jetës së tij për t’i testuar ata, si mund të ketë gjetur kohë për këtë kur po vdiste? Pohimi i tij (s) që ata të largoheshin kur u grindën dhe bënë potere në prani të tij, tregon padyshim zhgënjimin e tij me ta. Sikur ata që iu këndërvunë të kishin patur të drejtë, ai (s) do ta kishte vlerësuar kundërshtimin e tyre dhe do të kishte shprehur kënaqësinë e vet ndaj tij. Cilido që e studion këtë hadīth, veçanërisht pohimin e tyre se i Dërguari i Allahut (s) fliste përçart, do të bindet krejtësisht që ata ishin të vetëdijshëm se ai synonte të bënte diçka që ata e urrenin; ndaj ata e befasuan me një pohim të tillë dhe ngulmuan në potere, grindje e debat, siç shihet fare qartë. Lotët e Ibn ‘Abbāsit dhe quajtja nga ai e incidentit një katastrofë (razijeh) e zhvleftësojnë këtë argument.


Ata që kërkojnë justifikime duke pretenduar se ‘Umeri ishte i frymëzuar hyjnërisht në të vlerësuarit e interesit publik të muslimanëve, se ai ishte i inspiruar nga Allahu, flasin gjepura dhe argumenti i tyre në një diskutim të tillë bie poshtë sepse sugjeron se ai, e jo i Dërguari i Allahut (s), ishte në rrugë të drejtë gjatë këtij incidenti dhe se i ashtuquajturi inspirim i tij ishte më i saktë se shpallja që ai (s), aq besnik dhe i besuar sa ç’ishte, shqiptoi. Ata thonë se kjo kishte për qëllim ta lironte Profetin (s) nga barra e shkrimit duke qenë i sëmurë. Ju, Allahu e mbështestë të vërtetën përmes jush, e dini se shkrimi i të tilla çështjeve do i sillte Profetit (s) veç qetësi shpirtërore, paqe e kënaqësi për sytë. Ai do të ndihej i lumtur për garantimin e sigurisë ndaj devijimit për ummetin e vet. Urdhrat për t’u zbatuar, vullneti hyjnor dhe prania fizike ishin të tijat. Ai, duke qenë më i çmuar se prindërit e mi, dëshiroi t’i sillej një fletë dhe një filxhan me bojë; ai dha një urdhër e askush s’duhej t’i kundërvihej dëshirës së tij; {Asnjë besimtari e asnjë besimtareje nuk i takon që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin një çështje, të bëjnë në të ndonjë zgjedhje të tyren. E kush nuk i bindet Allahut e të Dërguarit të Tij, ai padyshim është shmangur shumë nga e vërteta} (33:36). Gjithsesi, mosbindja e tyre në një çështje kaq jashtëzakonisht të rëndësishme dhe poterja, grindja e debati i tyre në prani të tij, ishin për të shumë më lënduese se shkrimi i asaj që dëshironte të shkruante për ta mbrojtur ummetin e vet nga devijimi. Si mundet dikush që ndjen keqardhje për të për shkak të dhimbjes së shkaktuar nga shkrimi i diçkaje, t’i kundërvihet e ta befasojë duke thënë se ai po fliste përçart? Ata thonë se ‘Umeri mendoi që ishte më e urtë të mos sillej fleta dhe filxhani me bojë. Ky është një pohim shumë i çuditshëm. Si mund të jetë kjo më e urtë kur vetë Profeti kishte urdhëruar që ato t’i silleshin menjëherë? A mendonte ‘Umeri se i Dërguari i Allahut (s) do të urdhëronte diçka që ishte më mirë të mënjanohej? Prapë, edhe më i çuditshëm është argumenti i tyre që ‘Umeri druhej se Profeti (s) do të shkruante gjëra, të cilat do të ishin të pamundura për t’u zbatuar dhe braktisja e të cilave do të sillte dënim. Si mund të druhet dikush për këtë, megjithë pohimin e Profetit “... nuk do të shmangeni kurrë”? A mendojnë njerëzit që debatojnë kështu se ‘Umeri i vlerësonte pasojat më saktë se vetë Profeti dhe se ai ishte më i kujdesshëm e më i


dhëmbshur ndaj ummetit të tij sesa Profeti (s)?! Padyshim që jo. Ata thonë po ashtu se mundet që ‘Umeri të ketë patur frikë se hipokritët mund të hidhnin dyshime për vërtetësinë e një shkrese të tillë, ngase ajo do të ishte shkruar gjatë sëmundjes së Profetit (s) dhe se kësisoj do bëhej shkak përçarjeje. Ju, Allahu e mbështestë të vërtetën përmes jush, e dini se një insinuatë e tillë është e pamundur sepse Profeti kishte thënë: “...s’do të shmangeni kurrë”, duke pohuar qartë se një shkresë e tillë do t’u sillte atyre siguri ndaj devijimit; si mundet pra ajo të ishte shkak përçarjeje thjesht pse hipokritët mund të hidhnin dyshime mbi vërtetësinë e saj?! Sikur ai t’iu ishte druajtur atyre hipokritëve për hedhjen e dyshimeve mbi atë që donte të shkruante Profeti (s), përse e mbolli vetë farën e dyshimeve të tilla duke iu kundërvënë Profetit (s) dhe duke e kundërshtuar atë e madje duke thënë edhe se ai (s) ishte përçart?! Sa i përket interpretimit të ajeteve të cituara në mbështetje të pohimit të ‘Umerit: “Na mjafton Libri i Allahut”, si: {Ne nuk kemi lënë asgjë të pashpjeguar në Kur’an} (6:38), dhe {Sot përsosa për ju fenë tuaj} (5:3), ai është i gabuar, sepse asnjëri ajet nuk sugjeron siguri ndaj shmangies e as që garantojnë këto dy ajete udhërrëfim për njerëzit; prandaj, si mund ta justifikojë mbështetja në këto dy vargje braktisjen e zbatimit të teksteve që Profeti (s) dëshironte të dokumentonte? Sikur prania e Kur’anit Kerīm do të kishte sjellë siguri ndaj shmangies, atëherë as shmangia e as përçarja, heqja e të cilave është aq e pashpresë sa s’bëhet, nuk do të kishin ndodhur.1 Në argumentin e tyre final, ata thonë se ‘Umerit nuk iu duk se hadīthi nënkuptonte që një shkresë e tillë do të ishte shkak mbrojtjeje nga shmangia për secilin pjesëtar të ummetit; dhe se ai në fakt kuptoi që, pasi të shkruhej, ajo do t’i mbronte ata nga të gabuarit në konsensusin e tyre. Ata pretendojnë se ‘Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e dinte se gabimi në konsensusin e tyre nuk do të ndodhte kurrë, edhe sikur një shkresë e tillë të ishte bërë ose jo dhe se për këtë arsye ai iu kundërvu shkrimit të saj. Përveç asaj që thatë ju, ne mund të shtonim se ‘Umerit nuk i mungonte një gradë e tillë e të kuptuarit dhe ai nuk ishte i verbër ndaj kuptimit të hadīthit, që iu bë i qartë të gjithëve. Banorët e afërm si dhe beduinët e kuptuan qëllimin e Profetit (s) se ajo do të sillte një recetë të plotë për mbrojtjen e çdo individi nga shmangia ... vetëm po të ishte shkruar. Ky është kuptimi që mund të nxjerrë cilido nga ky hadīth. ‘Umeri e dinte mirë


se i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e familjen e tij, nuk shqetësohej se ummeti i tij do të gabonte në qëndrimet e tij konsensuale, pasi ai, Allahu qoftë razi me të, e kishte dëgjuar atë (s) duke thënë: “Ummeti im s’do të pajtohet kurrë mbi ndonjë shmangie e as ndonjë gabim”, si dhe: “Një grup nga ummeti im do të qëndrojë gjithmonë kundër asaj që është e drejtë”, dhe ishte i vetëdijshëm për ajetin: {Allahu u ka premtuar atyre nga ju që besojnë dhe bëjnë vepra të mira se do t’i bëjë zotërues mbi tokë ashtu siç i bëri zotërues ata që ishin përpara dhe do ta forcojë fenë që Ai zgjodhi për ta, e në vend të frikës do u japë siguri. Ata më adhurojnë Mua, pa më shoqëruar asgjë. Dhe ata që pas kësaj mohojnë janë vërtet të prishur} (24:55), krahas shumë teksteve të tilla në Kur’an dhe Sunnet. Ato të gjitha janë të qarta në të konkluduarit se jo i tërë ummeti do të gabojë në qëndrimet e tija konsensuale; prandaj, nuk është e besueshme, megjithë të tëra këto, që ‘Umeri apo kushdo tjetër do të pandehte se kur Profeti kërkoi një fletë të bardhë dhe një filxhan me bojë, ai ishte i shqetësuar se ummeti i vet do të gabonte në qëndrimet e tija konsensuale. Ajo që ‘Umeri duhet të ketë kuptuar nga ky hadīth është ajo që do të kuptonte gjithkush dhe jo ajo që i bie ndesh Sunnetit sherif e as ajeteve të përsosura të Kur’anit. Por zhgënjimi i Profetit ishte i qartë kur u tha atyre të largoheshin prej tij dhe kjo vërtetoi se ajo që ata refuzuan ishte vërtet një obligim i shenjtë. Sikur kundërshtimi i ‘Umerit të kishte qenë nga keqkuptimi i këtij hadīthi, siç pretendojnë ata, atëherë Profeti duhet ta kish ndihmuar atë ta largonte keqkuptimin dhe do t’ia kishte sqaruar atij qëllimin e vet. Por jo, edhe sikur Profeti (s) të ishte i sigurt se do të mund t’i bindte që ta zbatonin urdhrin e tij, ai nuk do t’i kishte urdhëruar ata. Gjithsesi, lotët dhe agonia e pashtirur e Ibn ‘Abbāsit përbëjnë rrëzimin më të madh të këtyre pretendimeve. Drejtësia refuzon të gjejë justifikim për ata që e lejuan një tragjedi të tillë të ndodhte. Sikur ajo të ishte, siç e përshkruat ju, një shkarje e thjeshtë si ajo përpara saj dhe një ngjarje e rrallë, atëherë çështja do të kishte qenë shumë më e tolerueshme, por ajo ishte katastrofa e shekullit, që çau shpinën e ummetit; prandaj, të Allahut jemi dhe Atij i kthehemi.

Sinqerisht, Sh


_____________________ 1Ju, Allahu e mbështestë të vërtetën përmes jush, e dini se Profeti nuk tha: “Do të doja të shkruaja shtyllat e besimit” që atij të mund t’i thuhej: “Na mjafton Libri i Allahut.” Edhe po të supozojmë se ai donte të shkruante ato shtylla, mundet shumë mirë që të shkruarit e tyre nga ai të bëhej shkak i mbrojtjes nga shmangia; atëherë, nuk ka asnjë arsye për ta evituar tekstin e tij dhe për t’u kënaqur vetëm me Kur’anin. Nëse teksti që donte të shkruante ai ishte vetëm për t’i mbrojtur ata nga devijimi, nuk do të ishte me vend që ai të braktisej, të shmangej e të mbështetej mbi faktin se Libri i Allahut përfshin çdogjë. Ju e dini shumë mirë se si ummeti islam s’ka rrugë tjetër veçse t’i referohet Sunne-tit të shenjtë megjithë faktin se ai e mban Librin e Allahut të Lartë si të domosdoshëm dhe paçka se ai është gjithpërfshirës e i mbrojtur nga Zoti, sepse nxjerrja e rregullave nga ai nuk është aftësi e çdo personi. Sikur Libri i Allahut të na kishte kursyer plotësisht nga të drejtuarit te Profeti (s) për shpjegimet e tij, atëherë Allahu Fuqiplotë s’do ta kishte urdhëruar atë t’ua shpjegonte Librin njerëzve, kur tha: {Ne ta shpallëm Librin që t’ua shpjegosh njerëzve atë që është shpallur për ta} [16:44]. LETRA 89, 14 Rebī’ul-Ewwel 1330


191.

Pranimi i Pavërtetësisë së Preteksteve të Tilla,

192.

Kërkesa për Tregimin e Incidenteve të Tjera.

1) Ju ia mbyllët shtigjet lejimit të pavërtetësisë së preteksteve të tilla.

2) Vazhdoni, atëherë dhe tregojini të gjitha incidentet e tjera, në të cilat ata përdorën gjykimin e tyre ndaj hadīthit të Profetit, wesselam.

Sinqerisht, S

LETRA 90, 17 Rebī’ul-Ewwel 1330

193.

Regjimenti i ‘Usāmes

Nëse ju me të vërtetë i jeni nënshtruar së vërtetës, pa iu frikësuar asnjë fajësimi, atëherë ju jeni qëllimi përfundimtar dhe objektivi i vërtetë. Ju qëndroni përmbi të ngatërruarit e asaj që është e drejtë me atë që s’është dhe jeni përmbi të fshehurit e së vërtetës. Ju jeni edhe më shumë se kaq, më i nderuar e më i virtytshëm.


Ju, Allahu e ngrittë statusin tuaj të nderit, më kërkuat të tregoj për ju të gjitha incidentet e tjera në të cilat ata preferuan të ndiqnin opinionet e tyre karshi të bindurit ndaj urdhrave hyjnore; prandaj, shqyrtoni incidentin e regjimentit të Usāma ibn Zejd ibn Hārithit, që u nis për të luftuar romakët. Kjo ishte fushata e fundit në jetën e Profetit (s) i cili i kushtoi asaj rëndësi të madhe, duke i urdhëruar shokët e tij të pregatiteshin për të dhe duke i nxitur me ngulmim që të niseshin. Vetë ai shpirt i pastër ngriti një ushtri për t’i dhënë të rreshtuarve në të inkurajim të madh moral dhe për t’ua prekur ndërgjegjen. Ai nuk kurseu nga mobilizimi asnjë burrë të njohur as nga muhāxhirët as nga ensārët, si Ebū Bekri, ‘Umeri,1 Ebū ‘Ubejde, Sa‘di dhe rangu i tyre.2 Kjo ndodhi më 26 Sefer 11 H. Të nesërmen, ai thirri ‘Usāmen e i tha: “Shko te vendi ku është vrarë yt atë dhe vërsule kalorësinë mbi të, sepse po të ngarkoj udhëheqës të këtyre trupave; zaptoje Ubnen3 në mëngjes, digjua shtëpitë dhe kthehu më shpejt se lajmi i veprave të tuaja. Nëse Allahu të jep sukses mbi ta, mos qëndro atje shumë gjatë. Merr udhërrëfyes me vete; shpërndaji të tjerët të mbledhin informata për ty dhe le të të shoqërojnë zbuluesit.” Më 28 Sefer, zjarrmia iu rrit dhe atë e kapën dhimbjet e kokës. Më 29 Sefer, ai e pa se ata ngurronin të niseshin; atëherë, ai doli që t’i nxiste të fillonin fushatën. Ai ia lidhi flamurin ‘Usames me duart e tija të bekuara për t’ua prekur atyre ndërgjegjen dhe forcuar vendosmërinë. Pastaj, ai tha: “Nisu në Emër të Allahut, në Rrugën e Tij dhe luftoji ata që s’besojnë në Zot.” ‘Usāma e mori flamurin e lidhur dhe ia dorëzoi Burejdes, pastaj fushoi në Xhurf. Edhe atje, ata bënë bisht dhe nuk u nisën, megjithë tërë pohimet e prera të Profetit (s) që i urdhëronte të nisnin fushatën, si: “..zaptoni Ubnen në mëngjes!” dhe “..kthehuni më shpejt se lajmi i veprave tuaja!”, krahas shumë urdhrave të tjera lidhur me atë regjiment që ata nuk i zbatuan. Për më tepër, disa prej tyre filluan ta vinin në dyshim urtinë e zgjedhjes së ‘Usāmes për drejtimin e tij, pikërisht siç e kishin dyshuar atë të të atit, duke bërë shumë pohime me këtë kuptim, edhe pse e panë Profetin (s) t’ia ngarkonte një përgjegjësi të tillë dhe i dëgjuan fjalët e Profetit (s) ndaj tij: “po të ngarkoj udhëheqës të këtyre trupave” dhe e panë se si ai (s) ia lidhi atij flamurin, që është simbol i autoritetit, me duart e tija të famshme dhe se ai e bëri tërë këtë megjithë zjarrminë e tij. Të gjitha këto nuk i ndalën ata nga hedhja e dyshimeve mbi urtësinë e


përzgjedhjes së tij si komandant i regjimentit, aq sa shfryerjet e tyre e zemëruan Profetin (s) që doli me kokën e lidhur4 e i mbështjellë në çarshaf, në dhimbjet e zjarrmisë, të shtunën, më 10 Rebī’ul-Ewwel, vetëm dy ditë para se të vdiste, dhe u ngjit në minber. Pasi u ul në minber, ai falënderoi Allahun dhe e madhëroi Atë, pastaj, sipas konsensusit të historianëve e të dijetarëve, tha:

“O njerëz! Kam marrë vesh se disave prej jush u është prishur qejfi për caktimin e ‘Usāmes nga unë. Nëse keni dyshime për caktimin e tij, ju keni vepruar kështu [edhe] kur caktova të atin, i cili, për Allah, ishte i denjë për një autoritet të tillë e po kështu është edhe i biri.”

Ai i nxiti ata të nisnin marshimin dhe në të vërtetë ata filluan t’i linin lamtumirën e të niseshin për t’iu bashkuar trupave të fushuara në Xhurf, ndërkohë që ai vazhdonte t’i nxiste të shpejtonin. Pastaj sëmundja e tij u përkeqësua, por ai prapë vazhdonte të thonte: “Ushtria e ‘Usāmes! Kryejeni misionin e ushtrisë së ‘Usāmes! Nisini trupat e ushtrisë së ‘Usāmes!” Ai vazhdoi t’i përsëriste këto urdhra edhe kur ata kundërshtuan t’i bindeshin. Më 12 Rebī’ul-Ewwel, ‘Usāma e la kampin e tij të përkohshëm në Xhurf dhe e vizitoi Profetin (s) i cili e urdhëroi të niste misionin e tij menjëherë, duke i thënë: “Nesër, me lejen e Allahut të Lartësuar, nisu herët në mëngjes”, prandaj ai i la lamtumirën dhe u nis për në kamp. I shoqëruar nga ‘Umeri dhe Ebū ‘Ubejde, ai u kthye përsëri të shihte Profetin. Të tre mbërritën te Profeti (s) kur ai po jepte shpirt. Ai, u flijofshin jeta ime dhe ato të kësaj bote për hir të tij, vdiq po atë ditë dhe ushtria u kthye në Medine, ku shqyrtoi anullimin e plotë të fushatës. Ata e diskutuan këtë çështje me Ebū Bekrin, duke ushtruar mjaft trysni mbi të për ta mbështetur idenë e tyre të anullimit, megjithë të parit e theksit që kishte vënë Profeti për ta shpejtuar misionin dhe të dëgjuarit e pohimit të tij që theksonte se duhet të niseshin duke i dërguar trupat aq befasi sa të mos i lejonte armikut ta merrte vesh, duke bërë tërë atë sforcim për ta mobilizuar ushtrinë personalisht dhe caktuar ‘Usāmen që të merrte drejtimin e saj e duke ia lidhur flamurin me duart e tija, me fjalët: “Nesër, me bekimin e Allahut të Lartë, nisu herët në mëngjes”, gjersa vdiq,


siç e patë. Të mos ishte për khalīfin e sapoemëruar të Profetit (s), ata do të kishin vendosur që ta anullonin fushatën e ta zgjidhnin nyjën e flamurit, por khalīfi e refuzoi këtë dhe kur e panë të vendosur për ta kryer misionin, ‘Umeri iu afrua dhe në emër të ensārëve i kërkoi që ta shkarkonte ‘Usāmen nga posti i komandantit të ushtrisë dhe të vendoste dikë tjetër. S’kishte kaluar shumë kohë qëkur ata e kishin zemëruar dhe mërzitur Profetin me pakënaqësinë e tyre ndaj caktimit të ‘Usāmes si prijës i regjimentit, e as qëkur ai (s) kishte dalë nga shtëpia e vet për të njëjtën arsye, me zjarrmi të fortë, i lidhur, i mbështjellë me çarçaf, pa mundur të ecte pa u ndalur, me këmbët që mezi e mbanin nga dhimbja prej së cilës vuante; duke u pat ngjitur në minber, me frymëmarrje të rënduar, në luftë me dhimbjen, e thënë: “O njerëz! Kam marrë vesh se disave prej jush i është prishur qejfi pse caktova ‘Usāmen. Nëse e vini në dyshim caktimin e tij, ju e keni bërë këtë edhe kur caktova të atin, i cili, për Zot, ishte i denjë për një autoritet të tillë, e po kështu është edhe i biri.” Kështu e theksoi ai (s), duke u betuar në Allah, se ata duhet t’i bindeshin asaj që ai kishte urdhëruar. Por ata nuk u bindën. Kalifi i ri refuzoi t’i nënshtrohej trysnisë së tyre për ta shkarkuar ‘Usāmen nga posti i tij. Ai u vërsul dhe e kapi ‘Umerin për mjekre, duke thënë: “Mos të gëzoftë jot ëmë dhe mos të pastë! Atë e ka caktuar i Dërguari i Allahut (s) kurse ti akoma më kërkon ta shkarkoj?!”5 Ata e nisën pa dëshirë regjimentin e ‘Usāmes. Numri i përgjithshëm i trupave të tij nuk ishte më shumë se tremijë, përfshi njëmijë kalorës.6 Atij i bënë bisht shumë prej atyre që u mobilizuan nga vetë i Dërguari i Allahut (s). Sipas Hyrjes së katërt të Shehristānīut në el-Milel we’n-Nihel, Profeti (s) u tha: “Shkoni në ushtrinë e ‘Usāmes, Allahu i mallkoftë ata që i bëjnë bisht asaj.” Ju gjithashtu mund ta dini se fillimisht ata ishin ngurrues për të shkuar me regjimentin; pastaj në fund dezertuan, vetëm për të hapur themelet e strukturës së tyre politike dhe vendosur bazat e saj, duke e preferuar këtë para zbatimit të urdhrave të Profetit (s). Ata e panë se një strukturë e tillë politike ia vlente më shumë të kishte vëmendjen dhe interesimin e tyre, pasi ngurrimi i tyre për t’u mobilizuar s’do ta anullonte nisjen e trupave, dhe as shmangia e mobilizimit. Sa i përket khilāfetit, ata do ta kishin humbur atë me siguri po të kishin marrë pjesë në fushatën që i parapriu vdekjes së Profetit. Ai kishte dashur që ata të linin kryeqendrën për t’i hapur rrugën vendosjes së qetë dhe të paqtë të khilāfetit të Prijësit të


Besimtarëve ‘Alī ibn Ebī Tālib. Prandaj, kur ata të ktheheshin, ky khilāfet duhet të ishte vendosur e stabilizuar për ‘Alīun dhe s’do të kishte patur asnjë mundësi për ta që të diskutonin apo dyshonin. Profeti e kishte zgjedhur ‘Usāmen, i cili ishte shtatëmbëdhjetë vjeç,7 si komandantin e tyre thjesht për t’ua zbutur kokat disave prej tyre, dhe nga dëshira e tij për ta përmbajtur ambicjen e të tjerëve, e gjithashtu si masë sigurie për të ruajtur paqen në të ardhmen nga kundërshtimi i atyre që ishin padyshim ambiciozë e shpresues, në rast se do të kishte zgjedhur ndonjërin prej tyre. Por ata ishin aq të zgjuar sa ta kuptonin atë që ai (s) po planifikonte; ndaj, e kundërshtuan emërimin e ‘Usāmes, refuzuan me ngulmim ta shoqëronin atë, dhe nuk e lanë Xhurfin gjesa shpirti i Profetit u kthye te Zoti i vet. Pikërisht atëherë ata vendosën ta anullonin fushatën dhe ta zgjidhnin nyjen e flamurit nga njëra anë, dhe të shkarkonin ‘Usāmen nga ana tjetër. Për më tepër, shumë prej tyre u bënë dezertorë, siç e patë. Këto janë pesë arsye përse ata nuk vepruan sipas hadīthit të Profetit (s) duke preferuar interesat e tyre politike dhe duke ndjekur gjykimin e tyre në vend që të zbatonin frymën e hadīthit, Wesselam.

Sinqerisht, Sh

_____________________ 1Muhadīthët dhe historianët e kanë pranuar njëzëri faktin se Ebū Bekri e ‘Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me ta, ishin të rreshtuar në këtë ushtri, duke e pohuar këtë fakt pa rezervë në librat e tyre, dhe ky është një nga rastet të cilin ata s’e kanë diskutuar kurrë. Drejtojuni, pra, cilitdo libër që përmban informacion mbi këtë fushatë si p.sh. Tabakāt-it të Ibn Sa‘dit, Tarīkh-ut të Taberīut e atij të Ibnu’l-Athīrit, Sīre Halebījje, Sīre Dehlānījje, dhe të tjerave, që ta shikoni vetë. Gjatë shtjellimit të kësaj fushate në vëll. III të Sīre-s, Halebīu përmend një anekdotë interesante të cilën do të donim t’jua citonim këtu ashtu siç e formulon ai:


Kur kalifi Mehdī hyri në Basra, rastisi të shihte Ijās ibn Mu’āwijen - i cili shquhej për mprehtësinë e intelektit, dhe i cili atëherë ishte një djalë i ri - të rrethuar nga katërqind burra të dijes dhe prestigjit. Mehdiu tha: “Çfarë mjekrash! A s’mund të kishin gjetur një të rritur që t’u printe në vend të këtij djaloshi?” Atëherë ai u kthye nga djali dhe e pyeti se sa vjeç ishte. Ai u përgjigj: “Unë, Allahu e zgjastë praninë e Prijësit të Besimtarëve mes nesh, jam aq sa ç’ishte ‘Usāme bin Zejd ibn Hārithi kur i Dërguari i Allahut (s) i besoi atij udhëheqjen e ushtrisë në të cilën shërbyen dhe Ebū Bekri e ‘Umeri.” Mehdiu i tha: “Afrohu, Allahu të bekoftë.” Ai ishte shtatëmbëdhjetë vjeç atëherë.

2‘Umeri e kishte zakon t’i thonte ‘Usāmes: “I Dërguari i Allahut (s) vdiq duke të lënë komandant mbi mua.” Ai citohet nga një sërë dijetarësh të shquar si Halebīu gjatë diskutimit të ushtrisë së ‘Usāmes në Sīre Halebījje, krahas shumë muhadīthëve dhe historianëve.

3Ajo është një territor në Balkā’ midis ‘Ashkelonit (port në Palestinën jugperëndimore) e Ramallāhut, pranë Mu’tes, ku Zejd ibn Harīthe e Xha‘fer ibn Ebū Tālib, i dy krahëve në Xhennet, ranë shehidë.

4Çdo muhadīth, jetëshkrues e historian që e ka përmendur këtë regjiment, ka përmendur gjithashtu mospëlqimin prej tyre të caktimit të ‘Usāmes mbi ta nga ana e Profetit dhe zemërimin e tij të madh kur mori vesh atë, kështu që ai mbajti hytben që cituam më lart; prandaj, drejtojuni kreut mbi regjimentin e ‘Usāmes në Tabakāt Ibn Sa’d, Sire-t e Halebīut dhe Dehlānīut, dhe libra të tjerë mbi këtë temë.

5Kjo citohet nga Halebīu dhe Dehlānīu në librat e tyre të sire-s, dhe Ibn Xherīr Taberīu gjatë diskutimit të ngjarjeve të vitit 11 H. në Tarīkh-un e tij, krahas autorëve të tjerë të librave të historisë.

6Ai iu vërsul Ubnes, ua dogji shtëpitë, ua preu palmat, kalorësia e tij u


fut në lagjet e tyre, duke vrarë disa e zaptuar të tjerë. Mes atyre që ai vrau ishte edhe vrasësi i të atit. Asnjë nga muslimanët nuk u vra, prandaj, elhamdu li’l-Lāhi Rabb’il-‘alemīn. Usāma kishte hipur mbi kalin e të atit. Flamuri i tyre shkruante: “O ti që je i mbështetur nga Zoti, merrua jetët”, që ishte flamuri i Profetit (s) gjatë betejës së Bedrit. Ai ua ndau dy pjesë të presë kalorësisë dhe një këmbësorisë, duke marrë për vete po aq.

7Kjo është më e mundshmja. Disa thonë se ai ishte tetëmbëdhjetë vjeç, disa thonë nëntëmbëdhjetë e të tjerë njëzet, por askush nuk thotë se ai ishte më shumë se aq. LETRA 91, 19 Rebī’ul-Ewwel 1330

194.

Justifikimi i Sjelljes së Tyre ndaj Ushtrisë së ‘Usāmes,

195.

Asnjë Hadīth s’i Mallkon Dredhuesit e Mobilizimit.

1) Po, i Dërguari i Allahut (s) i shtyu ata të nxitonin për të marrë pjesë në fushatën e ‘Usāmes, duke i urdhëruar ata të niseshin, siç e përmendët ju, dhe theksuar urdhrin e tij gjersa i tha ‘Usāmes të pushtonte Ubnen në mëngjes, pa e lejuar të priste gjer në mbrëmje duke e porositur të nisej, dhe duke e theksuar urdhrin e tij përsëri duke i thënë të nxitonte. Por ai,


paqe pastë mbi të, sipas të gjitha raportimeve, ra i sëmurë dhe filloi të merrte frymë me zor, aq sa ata filluan të merakoseshin e të ndiheshin shumë të shqetësuar për ta lënë në atë gjendje. Ata qëndruan në Xhurf duke pritur lajme mbi shëndetin e tij nga frika për jetën e tij dhe dashuria e tyre ndaj tij. Ata, pra, janë të justifikuar që pritën, dhe nuk duhen fajësuar. Sa i përket diskutimit nga ata të caktimit të ‘Usāmes nga Profeti (s) pas vdekjes së tij, megjithë atë që mbanin mend nga pohimet dhe theksimi i tij me fjalë e vepra, të cilat i dinin mirë, ai s’ishte asgjë më shumë se kundërshtimi i tyre për moshën e tij të re, të qenurit e tij një djalosh mes burrave të pjekur dhe të vjetër. Këtyre natyrisht iu duk shumë e vështirë të merrnin urdhra nga të rinjtë, dhe për nga natyra u ndjenë të pakënaqur ndaj nënshtrimit të gjykimit të tyre. Mospëlqimi i tyre ndaj caktimit të tij s’ishte bidat por thjesht pasojë e natyrës njerëzore; ndaj merreni parasysh këtë. Sa i përket kërkesës së tyre pas vdekjes së të Dërguarit për ta shkarkuar ‘Usāmen, kjo përligjet nga disa dijetarë midis atyre të cilët prisnin që Siddīku të pajtohej me ta. Këta persona menduan se një vendim i tillë, sipas pikëpamjes së tyre, do t’i shërbente interesit publik. Megjithatë, për hir të së vërtetës, unë personalisht nuk mund ta arsyetoj kërkesën e tyre për ta shkarkuar atë pasi e kishin parë se sa i zemëruar kishte qenë Profeti (s) kur ia kishin kërkuar këtë, dhe dalja e tij, me zjarrmi, me kokën e lidhur dhe i mbështjellë në çarçaf për ta dënuar një mendim të tillë në hytben nga minberi i tij. Ata e dinin se një incident i tillë ishte vërtetë një precedent historik; kështu, motivin e tyre të vërtetë s’e di askush përveç Allahut. Sa i përket vendosmërisë së tyre për ta anulluar fushatën, dhe presionit të tyre ndaj Siddīkut për ta bërë këtë, megjithëse e kishin parë theksin që kishte vënë Profeti mbi dërgimin e saj, shqetësimin e tij për nisjen e menjëhershme, si dhe pohimet e përsëritura me këtë qëllim, ajo s’është veçse [nga] kujdesi i tyre që kryeqendra e Islamit të mos sulmohej nga politeistët përreth kur të zbrazej nga forca mbrojtëse, dhe kur ushtria të ishte larg saj, sidomos ngaqë hipokrizia nxori krye porsa vdiq Profeti (s), dhe shpresat e çifutëve dhe kristianëve u ringjallën, një grup arabësh mohuan fenë ndërsa të tjerët refuzuan të jepnin zekatin. Sahabët e Profetit, pra, i folën zotëriut tonë es-Siddīk dhe i kërkuan t’ia ndalonte nisjen ‘Usāmes, por ai refuzoi dhe tha: “Më mirë të ma shqyejnë shpendët mishin sesa ta filloj sundimin tim duke shkelur urdhrin e të Dërguarit të Allahut (s).”


Ja çfarë kanë thënë tanët për Siddīkun. Sa u përket të tjerëve, ata nuk duhen fajësuar pse u përpoqën ta ndalonin fushatën ngaqë synimi i tyre s’ishte gjë tjetër veçse një shqetësim i natyrshëm për sigurinë e dīnit. Sa i përket pyetjes përse Ebū Bekri, ‘Umeri, dhe të tjerët që u mobilizuan në regjiment, mbetën prapa kur u nis ‘Usāma, kjo ishte thjesht për të hedhur themelet e forta të qeverisë islame, për të mbështetur ligjin e Muhammedit (s), dhe për të ruajtur khalīfatin, që ishte mbrojtësi i vetëm i besimit dhe i besimtarëve.

2) Sa për atë që keni cituar nga el-Milel we’n-Nihel i Shehristānīt, ne e pamë të transmetuar pa emrin e transmetuesit. Si Halebīu, ashtu dhe Sejjid Dehlānīu, kanë thënë në librat e tyre të sīres se në të vërtetë nuk ka patur aspak një hadīth të tillë në atë kuptim. Nëse ju, Allahu ju ruajtë, jeni në gjendje të tregoni hadīth nga sunnitë në mbështetje të tij, atëherë më çoni tek ai, Wesselam.

Sinqerisht, S LETRA 92, 22 Rebī’ul-Ewwel 1330

196.

Pretekstet e Tyre Nuk i Bien Ndesh Pohimit Tonë,


197.

Hadīthi i Shehristānīut është i Dokumentur.

1) Ju, Allahu Fuqiplotë ju mbrojtë, e pranuat se ata mbetën prapa regjimentit të ‘Usāmes dhe qëndruan në Xhurf, duke kundërshtuar të vazhdonin megjithëse ishin urdhëruar nga Profeti (s) të nxitonin dhe të niseshin. Ju gjithashtu e pranuat se ata me të vërtetë ngritën dyshime mbi urtinë e caktimit të ‘Usāmes megjithëse i kishin parë dhe dëgjuar fjalët dhe veprat lidhur me caktimin e tij. Ju pranuat më tej se ata, me të vërtetë, i kërkuan Ebū Bekrit ta shkarkonte edhe pse e kishin parë zemërimin e Profetit (s) kur ai e kishte vërejtur diskutimin e tyre të caktimit të tij, shkuarjen e tij tek ata, në zjarrmi, kokëlidhur dhe i mbështjellë me mbulesë, për të mbajtur një fjalim nga minberi, në të cilin ai e dënoi ankesën e tyre, një fjalim që ju vetë e përshkruat si një nga ngjarjet e rëndësishme historike, ku ai (s) e cilësoi ‘Usāmen të denjë për një post të tillë. Ju pranuat faktin se ata i kërkuan khalīfit ta kthente mbrapsht regjimentin e dërguar nga Pejgamberi dhe ta zgjidhte nyjën që ai e kishte lidhur me duart e tij të famshme, edhe pse ia kishin parë shqetësimin për dërgimin e tij dhe përkujdesjen e plotë për nisjen e tij, krahas shumë pohimeve që ai bëri mbi domosdoshmërinë e kryerjes së kësaj. Ju, për më tepër, pranuat se disa prej atyre që ishin mobilizuar në ushtri nga vetë Profeti, i cili i kishte urdhëruar të rreshtoheshin nën urdhrat e ‘Usāmes, kishin qëndruar pas. Ju i pranuat tërë këto fakte, që janë të shkruara në librat e historisë dhe që janë pohuar njëzëri nga muhadīthët dhe historianët, duke thënë se ata s’duhet të fajësohen për çfarë bënë. Përmbledhja e pretekstit të tyre, siç e shprehët ju, është se ata kishin preferuar në këto çështje interesin e Islamit sipas opinionit të tyre, e jo sipas fjalës së Profetit (s) mbi to. Ne s’kishim për qëllim në këtë çështje të pohonim asgjë më tepër se kaq. Me fjalë të tjera, tema e diskutimit tonë është nëse ata i ndiqnin të gjitha fjalët e Profetit (s) apo jo. Ju zgjodhët të parën, ndërsa ne të dytën, dhe pranimi nga ju se ata nuk i ndoqën këto fjalë vërteton pikëpamjen tonë. Të qenurit e tyre të justifikuar apo jo qëndron, pa dyshim, përtej diskutimit tonë. Meqë, sipas pikëpamjes tuaj, është provuar se në incidentin e


regjimentit të ‘Usāmes ata preferuan interesin e Islamit, duke ndjekur pikëpamjet e tyre e jo ato të Profetit (s) të përmbajtura në fjalët e tij, atëherë përse nuk thoni njëlloj se ata preferuan të ndiqnin pikëpamjet e tyre në çështjen e khilāfetit rreth asaj se ç’është e mirë për Islamin, para atyre të Profetit (s) të pohuara në hadīthin e Gadīrit dhe të ngjashmëve me të? Ju gjetët justifikime për ata që hodhën dyshime mbi caktimin e ‘Usāmes, duke thënë se ata vepruan kështu për shkak se ai ishte i ri dhe ata ishin të pjekur e të vjetër, e se njerëzit në moshë nuk e durojnë për nga natyra që të marrin urdhra nga të rinjtë; atëherë përse nuk e zbatoni ju të njëjtin argument mbi ata që s’i ndoqën tekstet e Gadīrit që emëronin ‘Alīun, asokohe i ri, të merrte drejtimin e sahabëve të pjekur e të vjetër që e konsideruan të ri kur i Dërguari i Allahut (s) vdiq, pikërisht siç e konsideronin të ri ‘Usāmen, kur Profeti (s) e caktoi atë si komandantin e regjimentit të tyre? Ç’ndryshim i madh midis khilāfetit dhe drejtimit të një regjimenti! Nëse natyra e tyre refuzonte të pranonte prijësinë e një të riu në të drejtuarit e një regjimenti, ata ishin edhe më të prirur të refuzonin prijësinë e përhershme të një të riu në të gjitha çështjet fetare e sekulare. Por argumenti juaj se njerëzit e pjekur dhe të vjetër e kanë zët për nga natyra marrjen e urdhrave nga të rinjtë, bie poshtë - nëse e zbatoni mbi të gjitha çështjet - sepse ata me imān të fortë nga besimtarët e parë mesiguri s’e kishin zët të urdhërohen nga Allahu e i Dërguari i Tij që të merrnin urdhra nga një i ri, në atë e në çdo çështje tjetër. {Jo, pra! Për Zotin, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në konfliktet e tyre, e pastaj të mos ndjejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe t’i binden sinqerisht} (4:65). {Çfarëdo që t’ju japë Pejgamberi, merreni, dhe përmbahuni nga ajo që ai jua ndalon. Kinie frikë Allahun, se Ai është ndëshkues i ashpër} (59:7).

2) Sa i përket [raportimit të] Shehristānīut, i cili i diskuton ata që i bënë bisht mobilizimit në ushtrinë e ‘Usāmes, duke e dhënë ngjarjen e tyre si një fakt të pranuar njëzëri, ai është transmetuar në një hadīth të dokumentuar nga Ebū Bekr ibn ‘Abdul-‘Azīz el-Xheuherī në librin e tij es-Sakīfe, nga ku po ju citoj shprehimisht:


“Ahmed ibn Is’hāk ibn Sālīu na ka transmetuar nga Ahmed ibn Sijāri një hadīth prej Sa‘īd ibn Kethīr el-Ensārīut njerëzit e të cilit citojnë ‘Abdullāh ibn ‘Abdur-Rahmānin duke thënë se kur i Dërguari i Allahut (s) u sëmur pak përpara se të vdiste, ai caktoi ‘Usāma bin Zejd ibn Harīthen që të merrte përsipër drejtimin e një ushtrie pjesën më të madhe të së cilës e përbënin muhāxhirë dhe ensārë. Midis tyre ishin: Ebū Bekri, ‘Umeri, Ebū ‘Ubejde ibn ul-Xherrah, ‘Abdur-Rahmān bin ‘Aufi, Talha, e Zubejri, dhe i urdhëroi ata të zaptonin Mu’ten, ku ishte vrarë i ati i tij Zejdi, e të pushtonin luginën e Palestinës. ‘Usāma vonoi, dhe po kështu tërë ushtria, dhe i Dërguari i Allahut, paqe e bekime pastë mbi të, ndonëse i sëmurë, vazhdoi të këmbëngulte se ushtria duhej të nxitonte atje, derisa ‘Usāma i tha: ‘O i Dërguari i Allahut! A do më lejoje të qëndroj për disa ditë gjersa Allahu Fuqiplotë të të shërojë?’ Ai u përgjigj: ‘Shko dhe nisu, me bekimet e Allahut.’ Ai tha: ‘O i Dërguari i Allahut! Nëse unë nisem ndërkohë që ti je kaq i sëmurë, do të shkoj me zemrën plot dhimbje.’ Ai (s) iu përgjigj: ‘Vazhdo drejt fitores, me shëndet të mirë.’ ‘Usāma ngulmoi: ‘Por mua s’më pëlqen t’i pyes udhëtarët për shëndetin tënd.’ Ai tha: ‘Nisu dhe zbato urdhrat e mia’, pastaj atij, paqe e bekime pastë mbi të, i ra të fikët. ‘Usāma iku dhe u përgatit të nisej. Kur i Dërguari i Allahut (s) u zgjua, ai pyeti menjëherë për ‘Usāmen dhe i thanë se ai dhe njerëzit e tij po bëheshin gati për t’u nisur, me ç’rast ai vazhdoi të përsëriste: ‘Kryejeni misionin e ‘Usāmes; mallkimi i Allahut qoftë mbi këdo që i bën bisht atij.’ ‘Usāma më në fund e la qytetin, me flamur mbi krye, i rrethuar nga sahabët, gjersa mbërriti në Xhurf. Bashkë me të ishin Ebū Bekri, ‘Umeri dhe shumica e muhāxhirëve dhe ensārëve si Asīd ibn Hedri, Beshīr ibn Sa‘di e shumë dinjitarë të tjerë. Atëherë ai mori lajm nga Umm Ejmeni e cila e njoftonte që të vazhdonte përpara e të hynte në qytet sepse Profeti (s) po vdiste. Ai u nis menjëherë për Medine, me flamurin ende në dorë. Kur mbërriti në shtëpinë e Profetit, ai e nguli te pragu kur Profeti (s) sapo kishte dhënë shpirt.”

Kjo është cituar nga një grup historianësh si dijetari mu‘tezilīIbn Ebī’lHadīd, në mbyllje të f. 20 dhe asaj që vijon, në vëll. II të Sherh NehxhulBelāgës, Wesselam.


Sinqerisht, Sh LETRA 93, 23 Rebī’ul-Ewwel 1330

198.

Kërkesa për Rrëfimin e Incidenteve të Tjera

Ne mesa duket e shkoqitëm regjimentin e ‘Usāmes, ashtu siç bëmë me fatkeqësinë e së enjtes, gjersa e vërteta u dallua nga e rremja, dhe rrezet e agimit u bënë të dukshme për ata që kanë sy; le të dëgjojmë atëherë incidente të tjera, Wesselam.

Sinqerisht, S

LETRA 94, 25 Rebī’ul-Ewwel 1330


199.

Urdhri i Tij (s) për të Vrarë Femohuesin

Mjafton si përgjigje ndaj kërkesës tuaj ajo që është dokumentuar nga një grup i dijetarëve të ummetit dhe imamëve të muhadīthëve, si Imam Ahmed ibn Hanbeli që shkruan në f. 15, vëll. III i Musned-it të tij, duke cituar Ebū Sa‘īd el-Khudrīun i cili thotë se Ebū Bekri erdhi njëherë te i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e familjen e tij, dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Po kaloja nëpër lëndinë kur pashë një njeri, hijerëndë dhe të veshur bukur, duke falur namaz. Profeti, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, i tha: “Shko e vrite!” Kështu, Ebū Bekri shkoi atje e tek e pa njeriun ashtu, nuk i pëlqeu ta vriste; ndaj, u kthye te i Dërguari i Allahut (s) pa e kryer urdhrin e tij. Profeti, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, i tha ‘Umerit: “Shko e vrite”, dhe ‘Umeri shkoi atje dhe e pa ashtu siç e kishte përshkruar Ebū Bekri, dhe edhe ai u kthye pa e vrarë, e tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë e pashë tek falte namaz shumë solemnisht; ndaj, nuk më pëlqeu ta vrisja.” Profeti (s) atëherë i tha ‘Alīut: “‘Alī, shko ti dhe vrite”, me ç’rast ‘Alīu shkoi te vendi dhe u kthye vetëm me fjalët: “O i Dërguari i Allahut! Unë s’e gjeta atë.” I Dërguari i Allahut (s) atëherë tha: “Ky njeri dhe soji i tij e lexojnë Kur’anin vetëm duke ia shqiptuar fjalët; ata dalin nga besimi porsi shigjeta nga harku e nuk kthehen gjersa shigjeta të kthehet përsëri në të. Vritini, sepse ata janë më të këqinjtë ndër qeniet e gjalla.” Në Musned-in e tij, siç pohohet në biografinë e Dhu’l-Dhedijes nga Ibn Haxheri në Isābeh, Ebū Ja‘līu citon Enes ibn Mālikun duke thënë: “Ne e admironim takwa-në dhe ixhtihād-in e një njeriu që ishte bashkëkohës i të Dërguarit të Allahut, dhe ia përmendëm atë me emër të Dërguarit, por ai s’e njihte. Ne ia përshkruam atë, por ai (s) përsëri nuk po e njihte. Kur po


flisnim për të, ai na doli para syve dhe ne i thamë se ishte ai. Ai (s) tha: ‘A po më flisni për një njeri në fytyrën e të cilit Shejtani ka vendosur shenjën e vet?’ Njeriu u afrua gjersa qëndroi para tyre pa i përshëndetur. Profeti (s) e pyeti: ‘Po të pyes në Emër të Allahut nëse the me vete, kur po afroheshe, se asnjëri prej nesh nuk është më i mirë se ti?’ Ai u përgjigj: ‘Vërtet, thashë’ dhe u fut brenda të falej. I Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, pyeti se cili prej njerëzve do ta vriste atë njeri, dhe Ebū Bekri tha se do ta vriste ai. Kur hyri, Ebū Bekri e gjeti njeriun të zënë me recitimin e salātit; ndaj u habit se si mund ta vriste një njeri që po falte namaz. Kur i Dërguari i Allahut e pyeti se ç’kishte bërë, ai u përgjigj: ‘S’më pëlqeu ta vrisja tek po falej, dhe ti vetë na ke urdhëruar që të mos i vrasim ata që falen.’ Profeti kërkoi një vullnetar, e kësaj radhe u përgjigj ‘Umeri. Ai hyri dhe e gjeti duke bërë sexhde e tha me vete se Ebū Bekri ishte më i mirë se ai, prandaj doli jashtë. Kur Profeti (s) e pyeti nëse e kishte bërë atë që kish premtuar, ‘Umeri i tha se e kishte gjetur njeriun duke vënë ballin mbi tokë duke i bërë sexhde Zotit. Profeti (s) pyeti përsëri: ‘Kush mund ta vrasë këtë njeri?’ ‘Alīu u përgjigj duke pohuar, dhe kur hyri për ta kërkuar, pa se ai kishte ikur; prandaj, ai shkoi te i Dërguari i Zotit (s) e i tha se njeriu kishte ikur. Atëherë, Profeti (s) tha: ‘Sikur ky njeri të vritej, asnjë çift nga ummeti im nuk do të ishin grindur’.” Ky incident është regjistruar nga el-Hāfidh Muhammed ibn Mūsa elShīrāzīu në librin e tij ku ai kombinon tefsīr-et e Ja’kūb ibn Hajjānit, ‘Alī ibn Harbit, el-Sa‘dit, Muxhāhidit, Katādes, Wakīut e Ibn Xhurejhit. Vërtetësia e tij është e mirënjohur nga muhadīthët e besuar, si Imam Shihabud-Dīn Ahmedi, i cili njihet më mirë si Ibn ‘Abd Rabbih el-Andalūsī, që e citon atë në mbyllje të kreut mbi ata që ndjekin animet e tyre, në vëll. I të librit të tij el-‘Ikd ul-Ferīd. Në fund të transmetimit të këtij incidenti, ai tregon se Profeti tha: “Ky është briri i parë [i djallit] që del nga ummeti im. Sikur ta kishit vrarë, asnjë dyshe njerëzish nuk do të ishte grindur mes vete. Bijtë e Isrā‘īlit u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe, e ky ummet do të ndahet në shtatëdhjetë e tre, nga të cilët të gjithë, përveç njërit, do të shkojnë në Xhehenem.”1 Një tjetër hadīth, pothuajse i ngjashëm me këtë incident, është regjistruar nga muhadīthët2 që e citojnë ‘Alīun duke thënë: “Disa kurejshë erdhën njëherë te Profeti (s) dhe i thanë: ‘O Muhammed! Ne jemi fqinjët dhe aleatët e tu, e disa nga skllevërit tanë patën ardhur tek ti pa ndonjë


dëshirë për të mësuar fenë apo legjislaturën tënde; ata thjesht u arratisën nga pronësimi ynë; prandaj, na i kthe ata neve.’ Ai i kërkoi Ebū Bekrit opinionin e tij dhe ky u përgjigj: ‘Ata kanë të drejtë kur thonë se janë fqinjët e tu’, me ç’rast fytyra e Profetit (s) ndërroi ngjyrë dhe ai pyeti ‘Umerin se ç’mendonte ai. ‘Umeri përsëriti fjalët e Ebū Bekrit dhe fytyra e tij (s) ndërroi ngjyrë sërish e ai tha: ‘O kurejshë! Për Zot, Allahu ju ka dërguar një njeri īmāni i të cilit është sprovuar prej Tij, dhe ai do t’ju luftojë për ta ruajtur fenë.’ Ebū Bekri e pyeti nëse ai po fliste për të dhe përgjigja qe negative. Pastaj ‘Umeri pyeti nëse Profeti nënkuptoi atë, dhe përgjigja qe: ‘Jo, por ai që po ndreq sandalen’; Profeti më kishte dhënë sandalen e tij për ta ndrequr.” Wesselam.

Sinqerisht, Sh

___________________________ 1Fjalët “firka” dhe “shī‘a”, janë sinonime, nëse numëroni herët që ato përsëriten, sepse numri total ku përsëritet secila është 385, duke e bërë shpresuese shumicën e atij grupi.

2Si Imam Ahmedi pranë mbylljes së f. 155, vëll. I i Musned-it, Sa‘īd ibn Mensūri në Sunen, dhe Ibn Xherīri në Tehdhīb ul-Athar, të cilët ia dëshmojnë të gjithë vërtetësinë. Ai citohet nga ata prej el-Muttekī elHindīut në f. 396, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl. LETRA 95, 26 Rebī’ul-Ewwel 1330


200.

Justifikimi i Mosvrasjes së Renegatit

Ata, Allahu qoftë i kënaqur me ta, mund ta kenë kuptuar urdhrin e Profetit (s) si rekomandim e jo si obligim, dhe ja përse nuk e vranë atë. Ose ndoshta ata menduan se vrasja e tij do të kryhej nga një sahab më i aftë, ngase të tillë kishte plot aty, dhe ata nuk ngurruan ta vrisnin nga frika se mund të ikte, duke u patur përmbajtur nga të treguarit atij se ndokush donte ta vriste, Wesselam.

Sinqerisht, S

LETRA 96, 29 Rebī’ul-Ewwel 1330


201.

Rrëzimi i Justifikimit

Urdhri ishte i atillë që kërkonte medoemos zbatim; prandaj askush s’do ta kuptonte atë ndryshe; atëherë, të quajturit e tij rekomandim nuk vërtetohet aspak nga kurrfarë argumenti. Përkundrazi, provat e theksojnë kuptimin e tij të vërtetë, d.m.th. si një urdhër; prandaj, shikojini me vëmendje ato hadīthe dhe do ta shihni se ajo që po ju themi është e vërteta. Ju mjafton pohimi i tij (s): “Ky njeri dhe soji i tij e lexojnë Kur’anin vetëm duke ia shqiptuar fjalët; ata dalin nga feja aq shpejt sa dhe shigjeta nga harku, dhe nuk kthehen gjersa ajo të mos kthehet në të. Vritini, sepse ata janë më të këqijtë e tërë krijesave”, si dhe pohimi i tij (s): “Sikur ai të ishte vrarë, asnjë çift njerëzish nga ummeti im nuk do të ishin grindur kurrë.” Këto fjalë s’u thanë veçse kur u dha një urdhër serioz që theksonte me forcë se ai njeri duhej vrarë. Nëse i referoheni Musned-it të Ahmedit, do ta shihni urdhrin për ta vrarë atë njeri t’i drejtohej Ebū Bekrit në veçanti, e pastaj ‘Umerit në veçanti; si mundet, atëherë, të mohohet obligimi? Prapëseprapë, hadīthet janë vërtet eksplicite në të treguarit se ata sahabë u përmbajtën nga vrasja e tij vetëm pse nuk u pëlqeu ta bënin këtë pa asnjë arsye tjetër përveç faktit se ai po falej dhe lutej. Atyre nuk u pëlqeu, edhe pse Profetit (s) i pëlqeu, që ai të hiqej qafe. Ata nuk iu përmbajtën urdhrit që kishin marrë nga Profeti (s) për ta vrarë atë. Ky incident pra është një tjetër provë që dëshmon faktin se ata e kishin zakon të parapëlqenin opinionin e tyre ndaj udhëzimeve të Profetit (s), Wesselām.

Sinqerisht,


Sh LETRA 97, 30 Rebī’ul-Ewwel 1330

202.

Kërkesa për Tregimin e të gjitha Incidenteve të Tilla

Tregojeni pjesën tjetër të incidenteve të tilla, pa lënë pa përmendur asnjërin, që të mos na duhet t’jua kërkojmë përsëri, edhe në qoftë se kjo do të thotë që letrat tuaja do jenë të gjata, Wesselam.

Sinqerisht, S

LETRA 98, 1 Rebī’ul-Thāni 1330


203.

Prova Vezulluese,

204.

Përmendje e Incidenteve të Tjera.

1) Merrni parasysh Paktin e Hudejbies, prenë e Hunejnit, marrjen e haraçit nga robërit e Bedrit, urdhrin e tij (s) për të prerë ca deve kur kishin mungesë të theksuar ushqimesh në Betejën e Tebūkut, disa nga punët e tyre në Uhud dhe lëndinën e tij, incidentin kur Ebū Hureira filloi t’u jepte sihariqe atyre që kishin besuar në Njëshmërinë e Allahut, incidentin e faljes së xhenazes së hipokritit, incidentin kur ata vunë në diskutim sadakanë dhe pyetjet e tyre mbi shthurjen, interpretimin e tyre të ajeteve të khums-it e zeka-tit, dy ajetet mbi haxhin dhe martesën e përkohshme, ajetin mbi divorcin tre herësh, interpretimin e tyre të hadītheve mbi nafile-t e muajit të Ramazānit, mënyrën e numrin e tyre, mënyrën e thirrjes së ezān-it, numrin e tekbīr-eve të xhenazes ... e kështu me radhë në një listë tepër të gjatë për t’u shtjelluar me hollësi këtu. Shtojini kësaj kundërshtimin e tyre në çështjen e Hatib ibn Balta’it, kundërshtimin e tyre ndaj asaj që bëri Profeti (s) në mekām-in e Ibrāhīmit, shtimin e shtëpive të disa muslimanëve në ndërtesën e xhamisë, detyrimin që dëmshpërblimi i gjakut të Ebū Khirāsh el-Hethlit të paguhej nga njerëzit e Jemenit, përzënien e Nasr ibn elHaxhāxh el-Selemit, dënimin e imponuar të Xhe‘deh ibn Selāmit,1 metodën e rregullimit të xhizjes, marrëveshjen për kryerjen e shūre-s në mënyrën e famshme, bredhjen natën dhe spiunimin ditën, kompensimin e farzeve ... ... , gjer në fund të listës së çështjeve të panumërta ku ata aspiruan arritjen e pushtetit dhe kontrollit, si dhe interesa të posaçme. Ne i kemi kushtuar atyre një kaptinë të gjatë në librin tonë Sebīl ul-Mu’minīn.2


2) Ka akoma tekste të tjera të posaçme për ‘Alīun dhe pasardhjen e pastruar (‘a) përveç atyre që lidhen me khilāfetin të cilat ata nuk i respektuan; përkundrazi, ata vepruan në kundërshtim me to, siç e dinë fare mirë studiuesit. Prandaj, nuk është për t’u çuditur që ata përdorën gjykimin e tyre për të interpretuar tekstet mbi khilāfetin; tek e fundit, a nuk është ai një tjetër tekst të cilin ata ia nënshtruan pikëpamjeve të tyre dhe ku preferuan mendimin e tyre në vend të të vepruarit sipas tij? Wesselām.

Sinqerisht, Sh

___________________ 1Drejtojuni biografisë së ‘Umerit në Tabakāt-in e Ibn Sa‘dit dhe do shihni se si u ekzekutua Xhe‘dai pa asnjë padi ndaj tij e as dëshmitar përveç një letre me vargje të një poeti anonim i cili e akuzonte Xhe‘dain për imoralitet.

2Nëse nuk keni patur rastin të lexoni Sebīl ul-Mu’minīn, përpiquni të mos lexoni el-Fusūl ul-Muhimme, se ai përmban kontribute të vyera që s’i përmban asnjë libër tjetër. Ne i kemi kushtuar një kaptinë të plotë atyre që e interpretojnë atë; në Kreun VIII, f. 44-130, botimi i 2të, ku këto çështje janë shpjeguar në hollësi. LETRA 99, 5 Rebī’ul-Thāni 1330


205.

Preferimi i tyre i Interesit të Përbashkët në ato Raste,

206.

Kërkesa për të Tjerat.

1) Kushdo që është i dhuntisur me urti nuk i dyshon qëllimet e tyre të mira dhe preferimin e interesit të përbashkët ndaj tërë atyre konsideratave në sjelljen e tyre në ato raste. Ata gjithmonë synonin atë që do të ishte më mirë për ummetin, më e urtë për dīnin e tij dhe më e mirë për unitetin e tij; ndaj, ata s’duhen fajësuar për çfarëdo që të kenë bërë, paçka se nuk ndoqën disa prej teksteve ose përdorën gjykimin e tyre personal në to.

2) Ne ju patëm kërkuar t’i tregoni të gjitha ato raste, por ju treguat vetëm disa, duke pohuar se ka të tjera tekste mbi Imamin dhe pasardhjen e tij (‘a) përveç atyre që kanë të bëjnë me khilāfetin që të parët nuk i respektuan. Do të kishim dashur që ju t’i kishit treguar ato hollësisht e të na kishit kursyer nga kërkesa e sërishme e tyre, Wesselam.

Sinqerisht, S

LETRA 100,


8 Rebī’ul-Thāni 1330

207.

Debatuesi Del nga Tema,

208.

Përgjigja ndaj Kërkesës së Tij.

1) Ju e pranuat sjelljen e tyre në ato raste të famshme, dhe ju e besuat atë që patëm thënë më parë; prandaj, el-hamdu li’l-Lāh. Sa i përket qëllimeve të tyre të mira dhe preferimit të tyre të interesit të përbashkët, synimit të tyre të asaj që është më e mirë për ummetin, besimin dhe unitetin e tij, kjo përbën shmangie nga tema e jonë kryesore, siç e dini vetë.

2) Në Letrën tuaj të fundit, ju kërkuat hollësitë e hadītheve lidhur me ‘Alīun në çështje të tjera përveç Imametit që ata nuk i ndoqën; jo madje, ata as nuk i kushtuan kurrfarë vëmendjeje. Ju jeni imami i muhadīthëve të sotëm; ju i njihni mirë ato; ju i keni kushtuar një përpjekje të madhe trajtimit të hollësirave të asaj që ju kemi përmbledhur, dhe kush tjetër është më i dijshëm se ju për detajet e asaj së cilës i jemi referuar? A ka ndonjë të barabartë me ju apo që mund t’ju konkurrojë juve lidhur me Sunnetin? Padyshim që jo; e megjithatë, çështja është pikërisht siç e thotë aksioma: “Sa shpesh pyesin njerëzit për gjëra të cilat i dinë!” Ju e dini fare mirë se kishte mjaft sahabë që e urrenin ‘Alīun e që ishin armiq të tij. Ata e braktisën, e fyen, e mallkuan dhe i hynë në hak, iu kundërvunë, e luftuan, e goditën fytyrën e tij dhe fytyrat e Ehl ul-Bejtit si dhe ato të pasuesve të tyre me shpatat e tyre, siç dihet fare mirë nga historia e të parëve. I Dërguari i Allahut, paqja e bekimet e Allahut qofshin


mbi të dhe pasardhjen e tij, ka thënë:

- “Kushdo që më bindet mua, i bindet Allahut, dhe kushdo që më mosbindet mua, i mosbindet Allahut; kushdo që i bindet ‘Alīut më bindet mua, dhe kushdo që i mosbindet ‘Alīut, më mosbindet dhe mua.” - “Kushdo që më braktis mua braktis Allahun, dhe kushdo që të braktis ty, o ‘Alī, më braktis dhe mua.” - “O ‘Alī! Ti je prijës në këtë jetë dhe në jetën tjetër; unë i dua ata që të duan ty, dhe atë që e dua unë e do Allahu; armiku yt është armiku im, dhe armiku im është armiku i Allahut; mjerë ai që të urren ty pas meje.” - “Kushdo që e shan ‘Alīun më shan dhe mua, e kushdo që më shan mua, shan Allahun.” - “Kushdo që e lëndon ‘Alīun më lëndon dhe mua, e kushdo që më lëndon mua, lëndon Allahun.” - “Kushdo që e do ‘Alīun më do dhe mua, e kushdo që e urren ‘Alīun më urren dhe mua.” - “S’të do ty o ‘Alī, veçse mu’mini, e s’të urren veçse munafiku.” - “O Allah, bëje mik këdo që e bën mik atë, dhe bëhu armik i kujtdo që armiqësohet ndaj tij; mbështete secilin që e mbështet atë, dhe braktise këdo që e braktis atë.”

Një ditë, ai vështroi ‘Alīun, Fātimenë, Hasanin e Huseinin dhe tha: “Unë i luftoj ata që ju luftojnë ju, e jam në paqe me ata që janë paqësorë ndaj jush.” Pasi i mbuloi me mbulesë, ai (s) tha: “Unë i luftoj ata që ju luftojnë ju, e i garantoj mbrojtje atyre që synojnë paqe me ju; unë jam armiku i armikut tuaj.” Ka shumë hadīthe të tilla të cilat nuk u zbatuan nga mjaft sahabë; jo madje, veprimet e tyre iu kundërvunë udhëzimeve të këtyre hadītheve duke preferuar dëshirat e tyre, ngase synuan interesin e tyre vetjak. Ata që kanë shikim të mprehtë e dinë se të gjitha hadīthet e mirënjohura për nder të ‘Alīut - që janë disa qindra, si ato që urdhërojnë pranimin e drejtimit të tij dhe ndalimin e kujtdo që të bëhet armiku i tij - janë të gjitha prova që


dëshmojnë statusin e tij të lartë dhe prestigjin e tij të madh, si dhe pozicionin e tij të ngritur në sytë e Allahut e të Dërguarit të Tij (s). Ne kemi përcjellë goxha prej tyre në këto Letra dhe ajo që nuk kemi përcjellë është shumë herë më tepër. Ju, falë Mëshirës së Allahut, jeni prej atyre që i njohin shumë mirë hadīthet dhe kuptimet e tyre. A keni gjetur ndonjë hadīth që urdhëron kundërvënie apo armiqësi ndaj tij, ose ndonjë të veçantë që tregon lëndim, urrejtje, apo mëri ndaj tij, ose ndonjë gjë si p.sh. fyerje dhe hyrje në hak të tij, mallkim të tij nga minberet e muslimanëve, apo bërjen e këtij mallkimi sunnet për t’u ndjekur nga predikuesit e xhumave dhe bajrameve? Me siguri, jo. Por ata që i bënë tërë këto gjëra nuk u kushtuan kurrfarë vëmendjeje hadītheve të tilla, megjithë bollëkun dhe tewātur-in e tyre. Ato s’i penguan ata nga sjellja në çfarëdo mënyre që t’u shërbente më mirë interesave të tyre politike. Ata e dinin se ai ishte vëllai dhe miku i Profetit (s), trashëguesi dhe i besuari i tij, prijësi i pasardhësve të tij, i pari që pranoi Islamin, më i sinqerti në besim, më i dijshmi, më i zellshmi në bërjen e veprave të mira, më i buti, më i forti në imān, muxhāhidi më i paepur, më trimi, më i virtytshmi, zotëruesi i më shumë cilësive, më i kujdesshmi për interesin e Islamit, më i afërti për të Dërguarin e Allahut (s), më i ngjashmi me të në udhërrëfim, mirësjellje dhe epërsi, më shembullori në vepra, fjalë e heshtje... Por interesat vetjake ishin për ta mbi çdo argument a konsideratë tjetër; prandaj, ç’ne për t’u çuditur me preferimin e tyre të ndjekjes së pikëpamjeve personale mbi Imametin para ndjekjes së frymës së hadīthit të Gadīrit, për shembull? Gjithsesi, a nuk është hadīthi i Gadīrit veçse një prej disa qindra të tjerëve të cilët ata i panë vetëm përmes syzeve të tyre, duke preferuar pikëpamjet e tyre dhe ndjekur interesin vetjak? I Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, ka thënë gjithashtu: “Shembulli i Ehl ul-Bejtit tim mes jush është si ai i barkës së Nuhit, kushdo që hipën në të është i shpëtuar, dhe kushdo që mbetet pas, fundoset”, dhe “Shembulli i Ehl ul-Bejtit tim mes jush është si Porta e pendimit për bijtë e Isrā’īlit: të falura i janë mëkatet atij që hyn në të.” Ai, bekime pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, ka thënë gjithashtu: “Yjet janë siguria e banorëve të tokës ndaj përmbytjes, dhe Ehli Bejti im është siguria e ummetit ndaj përçarjes; ndaj, nëse ndonjë fis arab u kundërvihet, ata do të polemizojnë të gjithë me njëri tjetrin dhe do bëhen pala e Iblīsit”, krahas shumë hadītheve të tilla të cilat u shpërfillën krejt nga ata..., Wesselam.


Sinqerisht, Sh

SHIH HADITHIN 74 TE 110 MERITAT LETRA 101, 10 Rebī’ul-Thāni 1330

Përse Nuk i Citoi Imami Hadīthet mbi Khilāfetin dhe Wisājetin Ditën e Sakīfes?

209.

E vërteta e shpalosi veten; el-hamdu li’l-Lāhi Rabb’il-‘alemīn. Mbetet vetëm një çështje e fundit, natyra e së cilës duket e maskuar dhe e mbështjellë në paqartësi. Ju lutem shkoqiteni, që t’i hiqet perdja e t’i njihet sekreti. Bëhet fjalë për faktin se gjatë incidentit të sakīfes, Imami nuk ia citoi asnjërin prej teksteve mbi khilāfet-in dhe wisājet-in - të cilave ju i kushtoni kaq vëmendje - es-Siddīkut dhe bejatit të tij; a jeni ju, pra, më i njohur me tekste të tilla se vetë ai? Wesselam.


Sinqerisht, S

LETRA 102, 11 Rebī’ul-Ewwel 1330

Përse u Përmbajt Imami Ditën e Sakīfes nga Citimi i Teksteve të Tilla,

210.

Referim ndaj Argumenteve të Tij dhe Pasuesve të Tij Megjithë Pengesat.

211.

1) Të gjithë e dinë se as Imami e as cilido prej përkrahësve të tij nga hāshimitë dhe të tjerët, nuk ishin të pranishëm në atë bejāt, e ata as që shkuan në sakīfe atë ditë. Ata ishin të shkëputur prej saj dhe çdo gjëje që ndodhi aty. Ata ishin totalisht të preokupuar nga fatkeqësia e tyre e jashtëzakonshme: vdekja e të Dërguarit të Allahut, dhe kryerja e pregatitjeve të duhura për xhenazen e tij (s), duke mos i kushtuar vëmendje asgjëje tjetër. Sapo e përfunduan varrimin në vendin e tij të shenjtë të prehjes, personat në sakīfe e kishin filluar aktin e tyre, kryer bejātin dhe lidhur mirë nyjën për vete, duke u treguar jashtëzakonisht të kujdesshëm për të ndaluar çfarëdo bisede apo veprimi që do ta dobësonte bejātin e tyre, që do të trazonte ujdinë e tyre, apo mërziste të rëndomtët nga ata; ku ishte pra Imami gjatë ngjarjeve të sakīfes, ku u dha e u mor betimi ndaj es-


Siddīkut, që të mund të diskutonte me ta? Si mund të pritet që ai apo kushdo tjetër të debatonte kur betimi tashmë ishte marrë dhe ata që kishin fjalën i kishin marrë masat? A mundet ndokush sot të ndeshet me autoritetet, t’ua çrrënjosë atyre pushtetin e t’ua anullojë qeverinë? A do ta linin ata një person të tillë të qetë nëse do ta provonte këtë? E pamundur. Ndaj, krahasojeni të kaluarën me të sotmen, sepse as njerëzit e as kohërat s’kanë ndryshuar fort. Gjithsesi, ‘Alīu nuk priste që argumentet e tij ndaj tyre të shkaktonin tjetërgjë pos trazisë. Ai parapëlqeu ta humbiste atë që ishte e tija karshi marrjes së saj në rrethana të tilla. Ai druhej se një trazi si kjo mund ta dëmtonte Islāmin dhe kelīmen, siç shpjeguam më lart, duke thënë se ato ditë ai qe kapluar më shumë se kushdo tjetër nga dy katastrofa: Nga njëra anë khilāfeti, në tekstet dhe testamentet e tija, që po e thërriste dhe po e luste me një rënkim që do ta bënte zemrën të pikonte gjak, dhe trazia tirane nga ana tjetër, e paralajmëruan atë për një trazi në gadishull, një rebelim të mundshëm të arabëve që do ta fshinte Islamin nga faqja e dheut, duke e kërcënuar me hipokritët e Medines të cilët ishin mësuar me hipokrizi, të mbështetur nga beduinët të cilët, sipas tekstit kur’anor [9:101], janë hipokritë, jo madje, edhe më të këqinj në mosbesim dhe hipokrizi, saqë do të ishte më mirë të mos i dinin kufijtë e asaj që i kishte shpallur Allahu të Dërguarit të Tij [9:97]. Këta kishin marrë forcë nga kalimi i Profetit (s) dhe muslimanët u bënë si gjedhët e frikësuara në një natë dimri, të rrethuar nga çakejtë grabitqarë dhe bishat e egra. Musejleme el-Kedhābi, komplotuesi Talha ibn Khuwejlid dhe magjistarja Sexhā bint Harīth, krahas mashtruesve e rrugaçëve të tyre, që po përpiqeshin të gjithë me sa fuqi kishin që ta shfarosnin Islamin e t’i shtypnin muslimanët. Shtoji këtyre faktin se romakët, pasuesit e Kisras e Çezarit, krahas shumë të tjerëve, po komplotonin kundër muslimanëve. Shtojini përsëri këtyre elementët e tjerë plot mëri ndaj Muhammedit, familjes dhe shokëve të tij, dhe urrejtje të plotë ndaj mesazhit islam. Të gjitha këto palë donin të çrrënjosnin themelet e Islamit. Ata ishin aktivë për këtë, duke shpejtuar hapat, pasi panë se era më në fund po frynte në drejtimin e tyre, dhe me nisjen e Profetit (s) te Shoku i tij i Lartë, rasti ishte shfaqur; kështu, ata donin ta shfrytëzonin këtë rast para se Islami të rimerrte fuqinë dhe të rivendoste rregullin. ‘Alīu ishte i vetëdijshëm për të dyja rreziqet, dhe ishte e natyrshme që ai do ta flijonte të drejtën e tij në altarin e sakrificës për hir të Islamit.1


Por ai gjithashtu donte ta ruante të drejtën e tij për khilāfet dhe t’i debatonte ata që u shmangën prej tij në një mënyrë që as nuk do lëndonte muslimanët, e as nuk do të shkaktonte trazi mes tyre, dhe as t’i jepte zemër armikut për ta shfrytëzuar këtë. Ai, atëherë, qëndroi në shtëpi për sa kohë u ndje i obliguar, e jo i detyruar, për të dalë prej saj. Sikur të ishte turrur tek ata, ai s’do të kishte patur asnjë argument e as përkrahësit e tij nuk do të kishin asnjë provë; por, duke mbajtur një qëndrim të tillë, ai siguroi si mbrojtjen e dīnit, ashtu edhe ruajtjen e të drejtës së tij për t’i prirë muslimanët. Kur pa se asokohe ruajtja e Islamit dhe përgjigjja ndaj komploteve të armiqve vareshin nga paqja e qetësia, ai e shtroi vetë rrugën drejt qetësisë, duke parapëlqyer paqe me ata që kishin fjalën vetëm për të mbrojtur ummetin dhe nga shqetësimi i tij për dīnin, duke u shqetësuar për fenë dhe preferuar të mirën e ardhshme ndaj asaj të çastit, duke zbatuar obligimin e tij ligjor dhe moral - në preferim të më të rëndësishmes ndaj të rëndësishmes, edhe pse duke qëndruar kundërshtues, pasi rrethanat nuk i lejonin as të përdorte forcën e as të përgjigjej me një argument apo një tjetër.

2) Megjithë tërë këtë, ai dhe pasardhësit e tij (‘a), krahas të diturve nga pasuesit e tij, e kishin zakon të ndiqnin urtinë kur përmendnin testamentin, duke i përhapur tekstet e tija të qarta, siç e dinë mirë ata që hulumtojnë.

Sinqerisht, Sh

_____________________ 1Ai, paqe pastë mbi të, e ka deklarur këtë në një letër që i dërgoi popullit të Egjiptit përmes Mālik el-Eshterit kur e ngarkoi atë me qeverisjen e tyre. Ai tha në të: “Allahu i Lartë e dërgoi Muhammedin (s) si tërheqës vërejtjeje për të gjitha botërat dhe dëshmues të të gjithë profetëve. Kur ai u nis [nga kjo botë] muslimanët u grindën midis tyre [për pushtetin] pas tij. Wallāhi, as nuk më kishte shkuar ndërmend e as nuk e përfytyroja që arabët do ta hiqnin atë përgjegjësi nga Ehl ul-Bejti i tij, dhe as që do ta largonin atë prej


meje pas tij, por ajo që më alarmoi më shumë ishte animi i tyre për t’i dhënë betimin atij personi; ndaj, unë u përmbajta gjersa pashë se njerëzit po devijonin nga Islami dhe po i ftonin të gjithë për ta zhdukur dīnin e Muhammedit. Atëherë u frikësova se po të mos i mbroja Islamin e muslimanët tek shihja ndërtesën e tij të çahej apo të rrënohej, katastrofa që do të binte mbi mua do të ishte shumë më e madhe se humbja e pushtetit, që s’është gjë tjetër veçse shijim i përkohshëm për t’u zhdukur si mirazhi, apo shkrirë si retë e verës.” Ai, pra, u ngrit gjatë atyre ngjarjeve deri sa keqbërja u largua dhe dīni i nguli rrënjët thellë e u stabilizua. Drejtojuni këtij pohimi në Letrën 62 të Nehxhul-Belāgës. LETRA 103, 12 Rebī’ul-Thāni 1330

212.

Kërkimi i Argumenteve të Tija dhe të Pasuesve të Tij.

Kur e bëri Imami këtë? Dhe kur e bënë familja dhe përkrahësit e tij këtë? Lutemi të na njihni me një pjesë të saj, Wesselam.

Sinqerisht, S


LETRA 104, 15 Rebī’ul-Thāni

213.

Disa Incidente në të Cilat Imami Debatoi,

214.

Argumenti i Fātime ez-Zehrāsë.

1) Imami u tregua i qetë në përhapjen e teksteve rreth tij, duke mos i përdorur ato për përfitim personal ndaj kundërshtarëve, falë shqetësimit të tij për sigurinë e Islamit dhe ruajtjen e fuqisë së muslimanëve. Ai shpesh e mbronte heshtjen e tij dhe ngurrimin për ta kërkuar atë [të drejtë] në rrethana të tilla, duke thënë: “Një njeri nuk fajësohet nëse tregon durim në marrjen e asaj që i takon; faji është mbi atë që merr çfarë s’i takon.”1 Ai përdori disa metoda të stolisura me urti të shkoqur në përhapjen e teksteve për të. A e patë se si veproi ai në incidentin e Rahbes, kur ishte khalīf, tek i mblodhi njerëzit për të përkujtuar Ditën e Gadīrit? Ai u tha atyre: “Po i kërkoj çdo muslimani nga ju i cili e dëgjoi se çfarë tha i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, Ditën e Gadīrit, të ngrihet e të dëshmojë atë që dëgjoi. Askush nuk duhet të çohet përveç atyre që e panë vetë atë.” Tridhjetë sahabë, duke përfshirë dymbëdhjetë luftëtarë të Bedrit, e dëshmuan atë që kishin dëgjuar nga hadīthi i Gadīrit, siç ju kemi treguar në Letrën 56. Ky ishte maksimumi që ai mund të bënte nën rrethana të tilla


kritike për shkak të vrasjes së ‘Uthmānit, dhe turbullirës së Basras e Sirisë. Kjo, me të vërtetë, është maja e urtisë për publicitetin e atyre ditëve, dhe ç’përpjekje e lavdërueshme që e ringjalli hadīthin e Gadīrit nga varri dhe e solli në jetë pasi ishte groposur thuajse përjetë! Turmat e njerëzve në Rahba të kujtonin ata që e panë Profetin ditën e Gadīr Khummit ta merrte ‘Alīun në dorën e tij të nderuar e t’u drejtohej njëqindenjëzet mijë vetëve nga ummeti i tij për t’ua përcjellë mesazhin se ai do të ishte mëkëmbësi i tij (s). Kështu, hadīthi i Gadīrit është njëri prej më të besueshmëve nga hadīthet mutewātir; vështrojeni atëherë urtinë e Profetit (s) kur e shoqëroi atë përpara turmave gëluese, dhe ndërgjegjësohuni për mençurinë e wasiut të tij në atë xhuma kur i kërkoi atyre të dëshmonin, duke e ndriçuar të vërtetën në një mënyrë të qetë që diktohej nga rrethanat, dhe me metodën e paqtë që Imami parapëlqente. E tillë ishte metoda e tij në përhapjen e zotimit dhe publikimin e hadīthit. Ai ishte një njeri që e tërhiqte vëmendjen e të pavëmendshmit me metoda që nuk kërkonin shumë zhurmë e që nuk krijonin ndjenja mospëlqimi ndër njerëz. Merrni në shqyrtim atë që kanë cituar muhadīth-ët nga hadīthi i përcjellë prej tij, gjatë ngjarjes së darkës së organizuar nga i Dërguari i Allahut (s) në shtëpinë e xhaxhait të tij, njeriut më të respektuar në Mekë, kur ai (s) ua tërhoqi vërejtjen të afërmve. Ai është hadīth i gjatë dhe i shenjtë të cilin njerëzit e kanë konsideruar ngaheri si një nga provat e profetësisë dhe mrekullive të Islamit falë përfshirjes në të të mu’xhizes së ushqimit të një numri të madh njerëzish me fare pak ushqim. Ne e cituam atë në Letrën 20. Ai përfundon duke thënë se i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, e kapi ‘Alīun për qafe dhe tha: “Ky është vëllai im, i porosituri im dhe zëvendësi im; ndaj, dëgjojeni dhe bindjuni atij!” Mjaft shpesh, ai tregonte se si i Dërguari i Allahut (s) i thonte: “Ti je wali-u i çdo besimtari pas meje,” dhe ai gjithashtu e citonte shpesh këtë pohim të Profetit: “Statusi yt ndaj meje është si ai i Harūnit ndaj Mūsait, veçse nuk do të ketë profet pas meje”, dhe, duke kujtuar Gadīr Khummin: “A s’kam unë më tepër autoritet mbi besimtarët se vetë ata?” Ata thanë: “Vërtet, po.” Atëherë ai tha: “Kujtdo që i kam qenë wali, ky i është wali” sipas fjalëve të Ibn Ebū ‘Āsimit, siç shpjeguam në fund të Letrës 23, krahas shumë teksteve të tilla të pakundërshtueshme. Ato janë publikuar nga muhadīthët më të besuar e më të besueshëm. Kjo ishte e tëra që ai mund të bënte në ato rrethana. {Urti e përsosur; por qortimet s’kanë dot vlerë!} (54:5)


Ditën e Shūres, ai e përmbushi përgjegjësinë e tij dhe i paralajmëroi të tjerët, pa kursyer asnjërën prej cilësive a bëmave të tija pa e përdorur si argument. Gjatë ditëve të khilāfetit, ai u ankua shpesh për padrejtësinë e madhe që i qe bërë, duke e shpallur plot dhimbje ankesën e tij nga minberi, me fjalët: “Për Allah, i biri i Ebū Kuhāfes e veshi khilāfetin për vete, kur e dinte mirë se pozita ime ndaj këtij ishte si ajo e boshtit ndaj mullirit: prej meje vërshon rrëkeja e ujit dhe zogjtë nuk ngjiten lart sa unë; prapseprapë, unë ngrita një perde ndaj tij dhe i ndejta larg. Pastaj nisa të mendoj nëse duhej të sulmoja me dorën e cunguar apo të duroja me qetësi errësirën e verbër, në të cilën të rriturit plaken dhe të rinjtë thinjen, e besimtari djersit fort gjersa ta takojë Zotin e vet. Pashë se durimi në një situatë tillë ishte më i urtë; ndaj bëra durim, ndonëse kisha një gjëmb në sy e një halë në fyt, tek shihja trashëgiminë time të grabitej”, deri në fund të ligjëratës shikshikije, që është e treta në Nehxhul Belāghe, f. 25, vëll. I. Ai shpesh thoshte: “O Zot, kërkoj ndihmën Tënde ndaj kurejshëve dhe mbështetësve të tyre, sepse ata më mohuan (të drejtat mbi) farefisninë, ma ulën statusin dhe u bashkuan për të m’u kundërvënë në atë që është e imja, e pastaj thanë: ‘Hak për ta marrë e kemi ne, kurse ti për ta braktisur.” Drejtojuni hytbes 167 ose f. 103, vëll. II i Nehxhul Belāgës. Në po atë hytbe, dikush i tha: “Dukesh shumë i etshëm për këtë çështje (khilāfetin).” Imami u përgjigj: “Për Allah, jo; por përkundrazi, ju jeni të etshëm për të ndonëse më të largët, ndërkohë që unë jam më i përshtatshëm dhe më i afërt. Unë e kërkova si një të drejtë timen, ndërsa ju qëndruat mes meje dhe tij.” Ai ka thënë po ashtu: “Për Allah, qëkur Profeti (s) vdiq e deri më sot, më kanë përzënë nga e drejta ime dhe sakaq kanë preferuar të tjerët para meje,” siç shkruhet në hytben 5, f. 36, vëll. I i Nehxhul Belāgës. Ai, paqe pastë mbi të, tha njëherë: “Ne kemi një të drejtë ... nëse nuk na e lejojnë, atëherë do na duhet të hypim në bisht të devesë, ndonëse udhëtimi mund të jetë i gjatë.”2 Ai, paqe pastë mbi të, thotë në një letër drejtuar të vëllait, ‘Akīlit: “Ai që ndan drejtësinë ma marrtë hakun ndaj Kurejshëve, që ma shpërfillën farefisninë e më privuan nga mbështetja e tim vëllai”, siç pohohet në Letrën 36, f. 67, vëll. III i Nehxhul Belāgës. Ai, paqe pastë mbi të, thoshte shpesh: “Unë kërkova dhe pashë se nuk kisha mbështetës tjetër përveç familjes, ndaj u përmbajta nga hedhja e tyre drejt vdekjes. I mbylla sytë ndonëse kisha dhé në to, e u kapërdiva ndonëse kisha halë në fyt. Bëra durim duke e mbajtur zemërimin ndonëse ishte më i hidhur se shajtimi”, siç thuhet në hytben 25, f. 62, vëll. I i Nehxhul Belāgës.


Njëri nga shokët e tij e pyeti njëherë: “Si qëndruat ju larg atij posti kur e meritoni më shumë se kushdo tjetër?” Ai, siç thuhet në ligjëratën 157 të Nehxhul Belāgës, f. 79, vëll. II, u përgjigj: “O vëlla i Beni Esedit! T’u lirua rrypi dhe e lëshove keq. Megjithatë, ti gëzon farefisninë tonë dhe të drejtën për të pyetur, e meqë pyete, tani dëgjo. Sa i përket shtypjes tonë nga disa njerëz në këtë çështje, kur ishim ne ata që gëzonim epërsi në prejardhje dhe afri më të fortë ndaj të Dërguarit, ajo erdhi nga egoizmi i disave që u mbështetën nga ca të tjerë. Pushteti është i Allahut dhe te Ai është kthimi në Ditën e Kijametit, prandaj mos pyet për këtë uzurpim mbi të cilin u gjëmua poshtë e lart..” Ai, paqe pastë mbi të, ka thënë gjithashtu: “Ku janë ata që pretenduan se ishin të thelluarit në dije, kundrejt nesh? Kjo është një gënjeshtër dhe shkelje ndaj nesh, sepse Allahu na ngriti lart ne e i mbajti poshtë ata; Ai na dhuroi neve ndërsa ata i privoi, dhe Ai na e lejoi neve hyrjen (në fortesën e dijes), por i mbajti jashtë ata. Përmes nesh i nxori ata nga verbëria e errësirës në udhërrëfimin e dritës. S’ka dyshim se Imamët nga Kurejshët janë mbjellë përmes Hāshimit. Imameti s’i shkon përshtat askujt tjetër e po kështu as qeverisja...” deri në fund të hytbes 143, f. 36, vëll. II i Nehxhul Belāgës. Shqyrtoni pohimin e tij në njërën prej ligjëratave të tija: “Kur i Dërguari i Allahut (s), ndërroi jetë, disa njerëz ia kthyen shpinën [zotimit të tyre ndaj tij], duke synuar t’i hynin të tjera rrugëve, duke u mbështetur në dredhi e favorizuar ata që s’ishin fis i tij, duke braktisur rrugën që ishin urdhëruar të ndiqnin për ta kënaqur atë, teksa i lëviznin themelet e Islamit nga vendi i tyre dhe përdorur lëndët e tyre mëkatare në ngritjen e ndërtesës. Ata u futën në Islam nga dyert e atyre që ndjekin teket e veta, duke shkuar në ekstreme në çoroditjen e tyre, të shushatur si pijanecët, tek ndjekin sunnetin e pasardhësve të Faraonit, adhuruesve të kësaj jete, që e braktisën me qëllim fenë e tyre.” Drejtojuni këtij pohimi, të cituar në fillim të f. 25, vëll. I; ai mbyll ligjëratën 2 të Nehxhul Belāgës, e cila u mbajt pas marrjes së bejatit, sepse është një nga më mbresëlënëset. Në të, ai thotë: “Askush nuk mund të krahasohet me pasardhësit e Muhammedit, nga të gjithë anëtarët e këtij umme-ti, dhe askush s’mund të barazohet me ata që morën bekimin e tij. Ai që ishte nën urdhrin e tyre s’mund të njësohet me ta. Ata janë themelet e fesë dhe shtyllat e besimit. Përmes tyre moderohet ekstremisti dhe me ta afrohet ai që ka mbetur pas. Ata zotërojnë cilësitë e mëkëmbësve, e tek ata ndodhet testamenti dhe pasuesia. Tani e drejta i është kthyer të zotit dhe është rivendosur në vendin e vet.” Shtojini këtyre


pohimin e cituar në ligjëratën 84, f. 145, vëll. I i Nehxhul Belāgës në të cilin ai çuditet për ata që iu kundërvunë: “Sa habitem me gabimin e hapët të këtyre grupeve që polemizojnë me njëri tjetrin për fenë e tyre, pa pasuar as gjurmët e Profetit (s), as shembullin e wasi-ut të tij...!”

2) Zehrā’ja, paqe pastë me të, parashtroi argumente shumë të urta lidhur me këtë. Dy nga pohimet e saja u bënë aq të njohura mes pasuesve të Ehl ul-Bejtit, saqë ata ua kërkonin fëmijëve t’i mësonin përmendësh, ashtu si Kur’anin Fisnik. Ato flasin për ata “që i luajtën themelet e fesë nga vendi” dhe i ndërtuan gjetkë. Ajo tha:

“Si guxojnë ata, vallë? Ku po e çojnë atë,4a teksa po e ndërtojnë tjetërkund nga votra e Shpalljes, themelet e profetësisë, vendit ku zbret shpirti besnik, që është autoriteti i çështjeve fetare dhe sekulare? Kjo, padyshim, është një shkarje e hapët. Përse e urrejnë Ebū’l-Hasanin kaq shumë? Për Allah, ata urrejnë fuqinë e shpatës së tij, forcën dhe veprat e tij mahnitëse dhe përpjekjen e tij të pamatë në mbështetjen e fesë së Allahut. Për Allah, sikur t’i ishin nënshtruar udhëheqjes së tij,3 ai do t’i kishte çuar në rrugën e dlirë, pa lënduar asnjërin. Ai do t’i kishte sjellë te një shatërvan gufues mirësie, do i kishte këshilluar në fshehtësi e në publik, as duke mbushur barkun me rriskun e tyre, e as duke shuar etjen me mundin e tyre. Porta e mëshirës së qiejve dhe tokës do të ishin hapur për ta kapak. Allahu do t’i dënojë ata për gjynahet që punuan; prandaj, ejani dhe dëgjojeni historinë, e, për sa të jeni gjallë, mahnituni; dhe kur mahniteni, ju zbaviteni me skandalin... Ku shkuan ata, dhe pas cilit kolltuk janë kapur? Ç’kujdestar të keq kanë marrë, e ç’bandë mizore! Sa i keq është fundi i tiranëve që ndërruan kofshët për thundrat dhe vithet për gjoksin! Të pluhrosura janë, pra, hundët e atyre që kujtojnë se ia dolën; ata janë që mbushin botën me shthurje pa e ditur këtë. Mjerë ata! {A më mirë të shkohet pas atij që udhëzon për tek e vërteta, apo pas atij që nuk udhëzon (sepse s’mund të udhëzojë as veten) gjersa ta udhëzojë dikush tjetër? Ç’është me ju? Si gjykoni?}4b”4

gjer në fund të ligjëratës së saj që është shembull i të folurit të pasardhësve të pastruar lidhur me këtë çështje, dhe ju mund t’i gjykoni të tjerat me anë


të saj, Wesselām.

Sinqerisht, Sh

_____________________ 1Ky është një pohim i shkurtër që ka të bëjë me objektivin e tij fisnik, dhe përfshihet në Nehxhul Belāga. Drejtojuni asaj që ka shkruar dijetari mu‘tezilī gjatë shpjegimit të tij në f. 324, vëll. IV i Sherh Nehxhul Belāgës.

2Ky pohim është fjala e urtë 21 në Nehxhul Belāga. Sejjid Razīu i ka bërë një koment shumë me vlerë, e po kështu Shejh Muhammed ‘Abduhu. Që të dy meritojnë vëmendjen e dijetarëve.

3Frenat që ia kaloi atij i Dërguari i Allahut (s) janë ato të qeverisjes së ummetit në të gjitha çështjet e lidhura me fenë dhe jetën e përditshme. Kuptimi i saj është se sikur ata t’i ishin nënshtruar njëzëri asaj qeverisjeje, duke iu dorëzuar një udhëheqësi të tillë, ata do të ishin mbrojtur nga dëmi.

4aKhilāfetin. (red.)

4bKur’an, 10:35. (red.)

4Kjo citohet nga Ebū Bekr Ahmed ibn ‘Abdul-‘Azīz el-Xheuheri në librin e tij el-Sakīfe nga një zinxhir autorësh që përfshin Muhammed ibn Zekerijāin, Muhammed ibn ‘Abdur-Rahmān el-Muhalebīun, ‘Abdullāh ibn Hammād ibn Sulejmānin i cili citon të atin, ‘Abdullāh ibn el-Hasanin që citon të ëmën Fātime bint Husein, duke përfunduar me Zehrā’në, paqe pastë mbi


të. Ajo citohet edhe nga Imam Ebū’l-Fadl Ahmed ibn Ebū Tāhiri (vd. 280), në f. 23 të librit Belagāt un-Nisā’ prej Harūn ibn Muslim ibn Sa’dānit, prej Hasan ibn Alwānit, prej Atijje el-‘Aufit që e ka përcjellë këtë hytbe nga një zinxhir që përfshin ‘Abdullāh ibn el-Hasanin nga e ëma Fātime bint Husein, nga gjyshja e saj Zehrā’, paqe pastë mbi të. Njerëzit tanë e përcjellin këtë hytbe nga Suwejd ibn Gafle ibn Ausexhe el-Xhu’fi prej Zehrāsë, paqe pastë mbi të. Tabarsīu e ka cituar në Ihtixhāxh dhe Mexhlīsīu në librin e tij Bihār ul-Enwār e ai përcillet nga shumë transmetues të tjerë të besuar. LETRA 105, 16 Rebī’ul-Thāni 1330

215.

Kërkesa për Tregimin e të Tjera Incidenteve të Tilla

Ne shpresojmë ta arrijmë përfitimin e plotë nëse ju citoni të tjerë përveç Imamit e Zehrāsë, duke na bërë kështu nder neve, wesselām.

Sinqerisht, S


LETRA 106, 18 Rebī’ul-Thāni 1330

216.

Argumenti i Ibn ‘Abbāsit,

217.

Argumentet e Hasanit dhe Huseinit,

218.

Argumentet e Sahābëve të Shquar Shī’itë,

219.

Përmendja e Përdorimit të Testamentit si Argument nga Ata.

1) A mund t’jua ftoj vëmendjen tuaj te dialogu midis Ibn ‘Abbāsit e ‘Umerit në të cilin ky i fundit, gjatë një bisede të gjatë ndërmjet tyre, e pyeti: “O Ibn ‘Abbās! A e di se çfarë ju pengoi juve nga marrja e khilāfetit?” Ibn ‘Abbāsi thotë: “Nuk doja t’i përgjigjesha pyetjes së ‘Umerit, prandaj i thashë: ‘Nëse unë s’e di, e di prijësi i besimtarëve!” ‘Umeri tha: “Disave s’u pëlqente që edhe profetësia edhe khilāfeti të kufizoheshin te Shtëpia e juaj; prandaj, u kënaqën me manovrimin e tyre. Kurejshët e deshën për vete dhe ia dolën ta merrnin.” Unë i thashë: “O prijës i besimtarëve! A më lejon të them diçka, duke më premtuar se do ta përmbash zemërimin?” Ai pohoi; atëherë Ibn ‘Abbāsi tha: “Sa për pohimin tënd, o prijës i besimtarëve, se Kurejshët e deshën për vete dhe ia arritën ta merrnin, po të them se sikur Kurejshët të ishin kapur pas asaj që kishte zgjedhur Allahu, kjo do të kishte qenë e pranueshme dhe pa hile. Sa për pohimin tënd se atyre s’u pëlqente ta shihnin edhe profetësinë edhe khilāfetin në Shtëpinë tonë, po të them se Allahu i Lartësuar e i Madhëruar, i ka përshkruar disa njerëz si të ligj, duke


thënë: {...kjo për shkak se ata e urryen atë që zbriti Allahu, prandaj Ai ua asgjësoi veprat}1a.” ‘Umeri u zemërua e tha: “Kurrsesi, o Ibn ‘Abbās, unë kam dëgjuar gjëra për ty të cilat nuk dua t’i besoj, që pozita jote në sytë e mi të mos bjerë.” Unë e pyeta: ‘Cilat janë ato, o prijës i besimtarëve? Nëse janë të vërteta, statusi im para syve të tu s’duhet të bjerë; përndryshe, unë jam i zoti ta mbroj veten nga sulmet e liga.’ ‘Umeri atëherë tha: ‘Jam njoftuar që thua se ju kanë deprivuar nga khilāfeti për shkak të zilisë, shtypjes e padrejtësisë.’ I thashë: ‘Lidhur me pohimin tënd, o prijës i besimtarëve, se ishte shtypje, këtë e kanë kuptuar edhe të arsyeshmit edhe mendjeligët. Sa për zili, Ademit ia kishin zilinë e ne jemi bijtë e tij të lakmuar.’ ‘Umeri e humbi toruan dhe ia ktheu: “Kurrsesi, kurrsesi! Zemrat tuaja o bij të Hāshimit, janë mbushur me zili që s’mund të shuhet.’ Unë atëherë i thashë: ‘Avash, o prijës i besimtarëve! Mos ua mvesh një përshkrim të tillë zemrave të atyre që Allahu ua ka {larguar të gjithë ndytësinë dhe i ka pastruar me një pastrim të skajshëm}’1b.”1 Ai debatoi me të edhe në një rast tjetër, duke e pyetur: “Si e le kushëririn tënd?” Ibn ‘Abbāsi mendoi se ai po fliste për ‘Abdullāh ibn Xha‘ferin e i tha: “E lashë me shokët e tij.” Ai tha: “S’e kisha për atë; por të pyeta për Prijësin e familjes tuaj.” Ibn ‘Abbāsi u përgjigj: “Jashtë, duke vaditur, tek recitonte Kur’an.” ‘Umeri i tha: “O ‘Abdullāh! Për gjakun e kurbanit, më thuaj të vërtetën, a është ai ende i preokupuar për khilāfetin? Ibn ‘Abbāsi pohoi. Pastaj ‘Umeri pyeti: “A pretendon ai akoma se i Dërguari i Allahut (s) e caktoi për atë post?” Ibn ‘Abbāsi u përgjigj: “Padyshim. Për më tepër, unë pyeta edhe tim atë nëse Profeti e kishte emëruar atë për khilāfet e ai ma pohoi.” ‘Umeri atëherë tha: “I Dërguari i Allahut e çmoi atë në një mënyrë të pazakontë, me fjalë dhe vepra, për t’i lënë vend ndokujt për ndonjë argument a justifikim,2 dhe vazhdoi ta testonte ummetin lidhur me të për ca kohë;3 madje, edhe kur u sëmur, ai deshi ta caktonte ‘Alīun me emër për atë [post], por unë e ndalova.”4 Në një dialog të tretë midis tyre, ‘Umeri tha: “O Ibn ‘Abbās! Unë po e shoh sa padrejtësi i është bërë mikut tënd [‘Alīut].” Ibn ‘Abbāsi tha: “Atëherë jepja hakun, o prijës i besimtarëve.” Ibn ‘Abbāsi vazhdon: “Por ‘Umeri e tërhoqi dorën e tij nga e imja dhe u largua, duke pëshpëritur me vete për ca kohë. Pastaj, ai u ndal, ndaj iu afrova, e ai më tha: ‘O Ibn ‘Abbās! Nuk mendoj se njerëzit ia mohuan atij për arsye tjetër veç të qenit tepër i ri për të.’ Unë i thashë: ‘Për Allah, as Allahu as i Dërguari i Tij nuk e


konsideruan tepër të ri kur e urdhëruan ta merrte Suren Teube prej dikujt5a.’ Me të dëgjuar këto fjalë, ai më ktheu shpinën e filloi të ecte shpejt; ndaj, e lashë të qetë.”5 Sa herë u përball ‘Abdullāh Ibn ‘Abbāsi, që është pena e ummetit, zëdhënësi i hāshimīve dhe kushëriri i të Dërguarit të Allahut (s) me situata të tilla? Në Letrën 26, ju e patë se si debatoi ai me palën shtypëse duke cituar një hadīth që radhit dhjetë merita ekskluzive të ‘Alīut. Ky është një hadīth i gjatë e i famshëm në të cilin ai e citon Profetin (s) duke i pyetur kushërinjtë e tij: “Cili prej jush dëshiron të jetë mëkëmbësi im në çështjet e kësaj jete, dhe të asaj që vjen?” Ata ngurruan, por ‘Alīu tha: “Unë do të mbështes ty në këtë jetë dhe në tjetrën.” Profeti (s) atëherë i tha ‘Alīut: “Ti je wali-u im në këtë jetë dhe atë që do të vijë.” Në një hadīth tjetër, Ibn ‘Abbāsi tregon se gjatë fushatës së Tebūkut, i Dërguari i Allahut u nis, i shoqëruar nga shumë njerëz, dhe ‘Alīu e pyeti: “A të vij me ty?” I Dërguari i Allahut (s) s’ia plotësoi kërkesën; ndaj, ai filloi të qante. Atëherë, Profeti i tha: “A nuk je i kënaqur që statusi yt ndaj meje është si ai i Harūnit ndaj Mūsait, veçse nuk do të ketë profet pas meje? Nuk nisem veçse duke të lënë ty si përfaqësuesin tim në mungesë.” I Dërguari i Allahut (s) i ka thënë gjithashtu atij: “Ti je wali-u i çdo besimtari pas meje” dhe “Ai që më pranon mua si wali-un e tij, ‘Alīu është mawla i tij [pas meje].”

2) Dinjitarët e pasardhësve të Hāshimit debatonin shpesh në mënyrë të tillë. Njëherë Hasani shkoi tek Ebū Bekri i cili ishte ulur në minber-in e të Dërguarit të Allahut (s) dhe i tha të zbriste nga një vend për të cilin babai i tij ishte më i denjë. Huseini tregohet t’i ketë folur ngjashëm ‘Umerit i cili qe ulur njëherë në po atë minber.6

3) Librat e shkruar nga imāmītë lidhur me këtë temë citojnë shumë incidente në të cilat hāshimītë dhe pasuesit e tyre nga sahabët dhe tabi’īnët debatuan ngjashëm, dhe ato duhen hetuar nga ata që janë të interesuar për çështje të tilla. Mjafton të citojmë këtu Kitāb ul-Huxhxheh nga imam etTabarsīu ku ai citon pohimet e umejjadit Khālid ibn Sa‘īd ibn ul-‘Ās,7 Selmān Fārsīut, Ebū Dher Gifārīut, ‘Ammār ibn Jāsirit, Mikdādit, Burejde el-Eslemīut, Ebū’l-Hejthem ibn ul-Tihānit, Sehlit e ‘Uthmānit, bijve të Hanīfit, Khuzejme


ibn Thābitit Shehādetejnit, Ubejj ibn Ka’bit, Ebū Ejjūb Ensārīut dhe shumë të tjerë nga hulumtuesit e historisë së Ehl ul-Bejtit dhe të pasuesve të tyre. Ata nuk humbën rast për ta vërtetuar qëndrimin e tyre duke cituar pohime të hapura apo të nënkuptuara, të formuluara fuqishëm ose lëmueshëm, fjalime dhe shkrime, poezi e prozë, sipas asaj që lejonin rrethanat gjithsesi kritike të kohës.

4) Ata iu referuan pareshtur wasijetit, duke e përdorur si argument, siç dihet fare mirë nga studiuesit, Wesselām.

Sinqerisht, Sh

____________________ 1aKur’an, 47:9. (red.)

1bKur’an, 33:33. (red.)

1Ne e cituam shprehimisht nga Tarīkh ul-Kāmil i Ibn Athīrit i cili e përfshin atë në mbyllje të jetëshkrimit të ‘Umerit, mes ngjarjeve të vitit 23, f. 24, vëll. III; ai citohet edhe nga dijetari mu‘tezilī në biogafinë e ‘Umerit, f. 107, vëll. III i Sherh Nehxhul Belāgës.

2Ai kërkon të thotë se fjala e të Dërguarit të Allahut (s) në lavdërim të ‘Alīut tregon se ‘Alīu gëzon pozitë të lartë, që pranohet pa mëdyshje nga ‘Umeri.

3Ai don të thotë se Profeti, për shkak të lavdërimit të ‘Alīut me fjalë aq


të urta, e teston ummetin për të parë nëse do ta pranonte atë si mëkëmbësin e tij.

4Kjo citohet nga Imām Ebū’l-Fadl Ahmed ibn Ebū Tāhiri në librin e tij Tarīkh ul-Bagdād, duke treguar se burimi i tij i besuar është Ibn ‘Abbāsi. Ajo citohet edhe nga dijetari mu‘tezilī që diskuton jetën e ‘Umerit në Sherh Nehxhul Belāga, f. 97, vëll. III.

5aEbū Bekrit. (red.)

5Ky dialog përcillet nga historianët në diskutimet e tyre mbi ‘Umerin, dhe ne e cituam këtu nga Sherh Nehxhul Belāga e dijetarit mu‘tezilī; ndaj, drejtojuni faqes 105 të vëllimit të tij të tretë.

6Ibn Haxheri i ka cituar të dyja rastet në meksed-in e pestë të ajetit që urdhëron dashuri ndaj farefisit të Profetit (s), dhe në ajetin 14, prej të shtjelluarve në Kreun XI të librit të tij es-Sawā’ik ul-Muhrike; ndaj, drejtojuni f. 160. Dār Kutnīu e ka cituar rastin e Hasanit me Ebū Bekrin dhe Ibn Sa‘di atë të Huseinit me ‘Umerin në biografinë e këtij në Tabakāt.

7Khālid ibn Sa‘īd ibn ul-‘Āsi ishte prej atyre që e mohuan khilāfetin e Ebū Bekrit; ai refuzoi për tre muaj t’i jepte bejat, siç pohohet nga një grup sunnish të besuar si Ibn Sa‘di në jetëshkrimin e Khālidit në Tabakāt, f. 70, vëll. IV, duke shtuar se kur Ebū Bekri nisi trupat në Siri, ai e bëri gati flamurin për të dhe shkoi personalisht te shtëpia e tij, por ‘Umeri i tha Ebū Bekrit: “A po ia jep udhëheqjen Khālidit pasi e dëgjove atë që tha?” Ai vazhdoi të përpiqej, gjersa ai dërgoi Ebū ‘Urwe el-Dausin me mesazhin: “Khalīfi i të Dërguarit të Allahut (s) kërkon që të na e kthesh flamurin.” Ai e bëri këtë duke thënë: “Sundimi yt nuk na ka pëlqyer, e as shkarkimi yt nuk na ka dëmtuar.” Pasi dëgjoi këto fjalë, Ebū Bekri shkoi tek ai për t’i kërkuar falje, dhe ai i kërkoi me ngulm të mos e përmendte ‘Umerin në publik. Të gjithë historianët që e tregojnë ngjarjen e kësaj fushate për në Siri, e


përmendin edhe këtë incident, sepse ai është një nga më të hollësishmit. LETRA 107, 19 Rebī‘ul-Thāni 1330

220.

Kur e Përmendën ata Testamentin?

Ku e përmendën ata testamentin e Imamit, dhe kur e përdorën si argument atë? Unë nuk mendoj se ata e përmendën përveç se në prani të nënës së besimtarëve e cila e mohoi atë, siç shpjeguam më lart, Wesselām.

Sinqerisht, S

LETRA 108, 22 Rebī’ul-Thāni 1330


221.

Rekomandimi si Provë

Në të vërtetë, ata e përmendën. Prijësi i Besimtarëve e përmendi duke predikuar nga minberi, dhe në Letrën 104 ne ia cituam tekstin. Kushdo që e ka dhënë hadīthin e tërheqjes së vërejtjes të afërmve, e ka bërë këtë duke cituar ‘Alīun. Ne e cituam atë në Letrën 20. Ai përmban tekstin eksplicit që e rekomandon atë për khilāfet. Imami Ebū Muhammed el-Hasan, nipi i Profetit (s) dhe princi i rinisë së Xhennetit, mbajti një hytbe kur iu vra i ati, në të cilën tha: “Unë jam pasardhësi i Profetit dhe i biri i zëvendësit të tij”, siç e citon Hākimi në f. 172, vëll. III i el-Mustedrek us-Sahīhejn. Imam Xha‘fer es-Sādiku, siç citohet në f. 254, vëll. III i Sherh Nehxhul Belāgës, në fund të komentit të hytbes kāsi’e, ka thënë: “Edhe para se Mesazhi të bëhej publik, ‘Alīu, në shoqërinë e të Dërguarit të Allahut (s), shihte dritën e dëgjonte zërin.” Po ashtu, ai e citon Profetin (s) me fjalët: “Sikur unë të mos isha vula e profetëve, ti do të kishe qenë partner në profetësinë time; por, meqë s’mund të jesh profet, ti me siguri je wasi-u dhe trashëguesi i Profetit”, sipas Burejdes. Një gjë e tillë është e zakonshme në mesin e tërë Imamëve të Ehl ul-Bejtit dhe shihet si një domosdoshmëri nga ata dhe pasuesit e tyre, që nga koha e sahabëve e deri më sot. Selmān Fārsīu citohet duke pohuar se ai e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: “Wasi-u im, i besuari im, më i miri pas meje për të ekzekutuar wasijetin tim dhe shlyer borxhet e mia, është ‘Alī ibn Ebū Tālibi.” Ebū Ejjūb Ensārīu ka transmetuar një hadīth ku ai pohon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) t’i thotë Fātimes: “A nuk e ke marrë vesh se Allahu, i Lartësuari e i Gjithdijshmi, u hodhi një shikim banorëve të tokës dhe e zgjodhi babain tënd si të Dërguarin e Tij, pastaj Ai u hodhi një tjetër dhe zgjodhi burrin tënd, e më frymëzoi të të martoj me të dhe ta marr si


khalīf?” Burejde ka transmetuar një hadīth ku ai pohon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: “Për çdo profet ka një mëkëmbës e trashëgimtar dhe mëkëmbësi e trashëgimtari im është ‘Alī ibn Ebī Tālibi” dhe të dy hadīthet e Ebū Ejjūbit dhe Burejdes janë cituar tashmë në Letrën 68. Saherë që Xhābir ibn Jezid el-Xhu‘fī përcillte hadīth nga Imami el-Bākir, ai thonte, siç pohohet në biografinë e Xhābirit në Mīzān-in e Dhehebīut: “Wasi-u i wasi-ve më ka treguar se...” Umm ul-Khajri, e bija e Harīth elBarīkit mbajti një ligjëratë elokuente në Siffīn - duke i nxitur kufasit ta luftonin Mu‘āvijen - në të cilën ajo tha: “Nxitoni, Allahu ju mëshiroftë, për ta përkrahur Imamin e drejtë, wasi-un besnik, siddīk ul-ekberin” siç e citon hatibi i Bagdādit Imam Ebū’l-Fadl Ahmed ibn Ebū Tāhiri, në f. 41 të veprës së tij Belāgāt un-Nisā’, duke pohuar se burimi i tij është el-Sha‘bīu. Kjo është ajo që kanë cituar disa nga të parët, duke e lartësuar rekomandimin në ligjëratat dhe fjalimet e tyre, dhe kushdo që ua studion jetëshkrimet do t’i shohë ata ta përdorin titullin “wasi” për Prijësin e Besimtarëve aq lirshëm sa dhe emrin e kujtdo tjetri, saqë autori i Tāxh ul-‘Arūs thotë në faqe 392, vëllimi X, duke shpjeguar termin “wasi”: “[Shqiptuar] si gani, wasi është titulli i ‘Alīut, Allahu qoftë razi me të.” Sa i përket lëvrimit të kësaj teme në poezinë e tyre, ajo nuk mund të citohet këtu e gjitha për shkak të bollëkut, por po citojmë prej saj atë që shërben për të ilustruar çështjen. ‘Abdullāh ibn ‘Abbās ibn ‘Abdul-Muttelibi e ka përshkruar atë si:

Wasi-u i të Dërguarit, i zgjedhur nga Ehl ul-Bejti Kalorësi që sfidës i përgjigjet, është ai më i shpejti

El-Mugīre ibnu’l-Hārith ibn ‘Abdul-Muttelibi i tha këto vargje kur po inkurajonte irakenët të luftonin Mu‘āvijen në Siffīn:

Wasi-u i të Dërguarit është komandanti juaj, Dhëndri i tij që përhapi Mus’hafin e Lartësuar.


‘Abdullāh ibn Ebū Sufjān ibn ul-Harīth ibn ‘Abdul-Muttelibi ka thënë:

Mes nesh është ‘Alīu, heroi i Khajberit, tani i rrënuar Edhe në Bedr ishte ai hero, kur trupat ia mbathën; Ai është wasi-u i Profetit dhe kushëriri i tij i preferuar, Kush mundet pra ta arrijë, statusin e tij të pakapshëm?

Ebū’l-Hejthem ibn Tihāni, një prej heronjve të Bedrit, thuri vargje për t’i lexuar gjatë Betejës së Devesë në të cilën ai tha:

Wasi-u është Imami dhe wali-u ynë, në fjalë e vepra S’mbeti asnjë sekret i fshehtë, u zbulua e vërteta.

Khuzejme ibn Thābiti, i dy shehadeteve, hero i Bedrit, recitoi vargje të cilat edhe ai i thuri gjatë Betejës së Devesë, ku tha:

O wasi-u i Profetit! Lufta armikut ia kalli datën, Dhe njësitet që godasin e kanë mprehur shpatën.

Ai, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë gjithashtu:

O ‘Āishe! Lëre ‘Alīun dhe llagapet që i ke mveshur Emrat që i thua, të vërtetën s’e kanë gjetur; Ai s’është tjetër veçse wasi-u nga fisi i Profetit,


Përveç teje pa e dëshmuar këtë askush nuk mbeti.

‘Abdullāh ibn Badīl ibn Warkā’ el-Khuzai, një hero ndër sahabë, i cili ra shehīd në Siffīn megjithë vëllain e tij ‘Abdur-Rahmānin, tha fjalët e mëposhtme gjatë Betejës së Devesë:

O populli im! Ç’fitne e madhe nga shejtani na gjeti, Suljuni armikut që po lufton wasi-un e atij Profeti.

Mes vargjeve që tha vetë Prijësi i Besimtarëve në Siffīn ishin këto:

Sikur Ahmedit t’i thonin se wasi-un e tij Po e barazojnë me një të mallkuar Zemra e tij, patjetër, shumë do ish trazuar.

Xherīr ibn ‘Abdullāh el-Bexhlī, sahab, i dërgoi ca vargje Shurhabīl ibn elSemtit, ku e përmendte ‘Alīun me fjalët:

Mes tërë anëtarëve të fisit të Profetit, Ai është wasi-u i Profetit të Samedit, Kalorësi mbrojtës i të Dërguarit të tij, Në trimëri dhe fuqi nuk ka si ai.

‘Umer ibn Hārithe el-Ensārī, në një poemë lavdëruese për të birin e Prijësit të Besimtarëve Muhammedin, të njohur më mirë si Ibn el-Hanefijje, tha:


Si wasi-u është, dhe mban emrin e Profetit, Flamuri i tij është si e kuqja e Xhennetit.

Kur njerëzit i dhanë betimin ‘Alīut pas ‘Uthmānit, ‘Abdur-Rahmān ibn Xhā’ili thuri këto vargje:

Betohem se rreth një njeriu ju jeni bashkuar Shqetësimin e të cilit për fe s’mbet kush pa e dëgjuar, I mbështetur nga Fuqiploti: i virtytshëm, i papërlyer, ‘Alīu, wasiu i të Zgjedhurit, dhe kushëriri i tij më i vyer

Një njeri nga fisi i Azibit tha këto fjalë gjatë Betejës së Devesë:

Ky njeri quhet ‘Alī Profeti e caktoi wasi Ditën e Selametit Profeti i tha ummetit: “Ky është vëllai im! Dhe zëvendësi kur të perëndojë dielli im.” I urti i vuri veshin dhe e nguliti në mendime, I paudhi e harroi dhe e hodhi atë pas shpine.

Gjatë Betejës së Devesë, një i ri nga fisi i Zabbes, i cili ishte në kampin e ‘Āishes, doli e tha:


Ne jemi bijtë e Dabbes, armiq të atij ‘Alīu Atij që njihet ngaheri se është wasi-u Kalorës trim në kohën e Nebiut, Unë s’jam i verbër për virtytet e ‘Alīut, Veç po vajtoj vdekjen e ‘Uthmān takīut.

Sa’īd ibn Kejs el-Hamadānī i cili luftonte në anën e ‘Alīut, tha këto vargje në Betejën e Devesë:

Ç’luftë e ashpër që është ndezur! Që ia then shtizat çdo kalorësi, Thoni wasi-ut: Kahtāni po vjen i lumtur Thirrini ta ndihmojnë Hamadānin me sa munden Ata janë gjaku i tyre, Ata janë bijtë e tyre.

Zijād ibn Labīd el-Ensārī, një nga shokët e ‘Alīut, thuri këto vargje gjatë Betejës së Devesë:

Si po ju duken ensārët në këtë luftë plot tërbim? Ne jemi njerëz që s’frikësohen kurrë nga vdekja; Në mbështetje të wasi-ut, ne sulmojmë me guxim, Ensārët përherë të vendosur, moralin asgjë s’ua prekka. ‘Alī ibn Ebū Tālibin ne po mbështesim,


Kundër atyre që gënjeshtra ndaj tij qesin. Thoni gënjeshtarëve, që ndërgjegjja s’u vlen dy pare, Se përjetë do korrin frytet e veprave të tyre mëkatare.

Haxhr ibn ‘Adi el-Kindī tha me po këtë rast:

O Zot! Mbroje ‘Alīun të cilit Ti ia bekon veprat, Mu’minin që fton që Ty të të lartësohen Emrat. Kjo s’është fjalë e një të mbrapshti apo mashtruesi, Ai është prijës i emëruar dhe i udhëzuar nga Krijuesi, Mbroje atë, o Zot, dhe mbroje thirrjen e Profetit tënd Me wasi-un e tij që është wali-u për gjithkënd.

‘Umer ibn Ahxhije thuri një poemë lavdëruese në adresë të Hasanit, e cila u recitua pas asaj të Ibn ul-Zubejrit, gjatë Betejës së Devesë, që thonte:

Hasan i dlirë, si yt atë je në virtyt, i pari i mirësisë, Mes ne të gjithëve je një shembull në majën e lartësisë Ti mbajte një fjalim me anë të cilit Allahu ia nxori Gënjeshtrën armiqve të babait tënd e cila gjëmoi, Si dërdëllisja e Ibn ul-Zubejrit, atij të turpëruari, Pyeti dhe buzërrudhurit se emrin e tij s’rrinë pa ta treguar. Allahu ngulmoi t’ia ulte kokën atij në turpërim, Dhe t’ia ngrinte kokën birit bujar të wasi-ut trim.


Ti padyshim e ke zgjedhur Nebīun Tënd Dhe Ti gjithashtu e caktove wasi-un e tij në vënd.

Zexhr ibn Kejs el-Xhu’fī thuri këto vargje po ashtu gjatë Betejës së Devesë:

Allahu e përshëndet Ahmedin, të Dërguarin e Mbretit I Cili i dhuron atij bekime të shumta, Pas të Dërguarit të Mbretit Khalīfi ynë vijon patjetër, Burrë i denjë për prijësi - kalorës i vërtetë me fjalë e vepër: Për ‘Alīun po flisja, wasi-un e Profetit, që i kthen në Rrugë të Drejtë Të gjithë të shthururit dhe devijuesit që ngjallën Zemërimin e vërtetë.

El-Ash’ath ibn Kejs el-Kindīu ka thënë:

Lajmëtari i Imamit erdhi tek ne, duke urdhëruar Që çdo musliman në ushtrinë e ‘Alīut menjëherë duhet rreshtuar Ai është lajmëtari i wasi-ut, wasi-ut të atij Resulullāh, Më i pari në bëma, virtyte, dhe takwa nga çdokush ndër ata.

... dhe gjithashtu:

Me lajm nga Imami sapo jemi njoftuar Nga ‘Alī Myrtezāi, ‘Alīu nga Hāshimi Dhëndri i Profetit (s), viziri i tij i bekuar


Më i pari i ummetit dhe kudo më i miri.

El-Nu‘mān ibn ul-‘Axhlān el-Zarkī el-Ensārīu tha këto fjalë gjatë Luftës së Siffīnit:

Si mund të ketë përçarje kur prihemi nga wasi-u? Jo! Mos u habisni, e mos u hutoni, e prapa mos u zmbrapsni Lëreni pra, Mu’āvijen e prishur, dhe ndiqni dīnin e wasi-ut Dhe falënderojeni Zotin e njerëzve dhe të xhinëve.

‘Abdur-Rahmān ibn Thuejb el-Eslemī tha këto fjalë në një poemë që e kërcënonte Mu‘āvijen me trupat e tij të Irakut:

Ata udhëhiqen nga vetë wasi-u Që larg rrëshqitjes e humbjes është duke ju thirrur.1

‘Abdullāh ibn Ebū Sufjān el-Hārith ibn ‘Abdul-Muttelibi ka thënë:

Komanduesi pas Muhammedit është ‘Alīu I cili e mbrojti, e përkrahu dhe e mbështeti. Ai është wasi-u i të Dërguarit, kjo dihet vetvetiu; Soji i tij, i pari që u fal me të, dhe që dorën ia zgjati.

Khuzejme ibn Thābiti i dy shehādeteve, ka thënë:


Ai është wasi-u i Resūlit nga tërë farefisi, Kalorësi i tij mbrojtës mu që nga fillimi. I pari që u fal, atij askush s’ia kaloi Përveç zonjës së zgjedhur që Ai e bekoi.

Zafer ibn Hudhejfe el-Esdī ka thënë:

Përkrah ‘Alīut rrini, o burra, me vepra e me fjalë, Se ai është wasi-u dhe muslimani më i parë.2

Ebū’l-Eswed el-Du‘ali ka thënë:

E dua Muhammedin me gjithë shpirt, Shumë dua ‘Abbāsin, Hamzain dhe atë wasi.

El-Numān ibn ‘Axhlāni, një poet dhe fisnik i ensārëve, tha vargjet e mëposhtmme në një poemë që i drejtohej ‘Amr ibn ul-‘Āsit, të transmetuar nga el-Zubejr ibn Bakkāri në Muweffekijāt. Ajo përcillet nga dijetari mu‘tezilī në f. 13, vëll. III i Sherh Nehxhul Belāgës, por Ibn ‘Abd ul-Berri e citon poemën kur rrëfen biografinë e Numānit në el-Istī‘āb, duke e hequr emrin e dëshmuesit të saj... {..kështu pra, sillen disa} (27:34):

Ju e nënvleftësuat ‘Alīun që është më i denji, Edhe pse e dinit, apo s’e dinit; Se ai, i ndihmuar nga Allahu, udhëzon drejt Tij pa dyshim Ndalon poshtërsinë, shtypjen dhe çdo krim;


Wasi-u i të Zgjedhurit (s) dhe kushëriri i tij Shfarosësi i kalorësve të devijuar që Zotit s’ia dinë.

El-Fadl ibn el-‘Abbāsi i tha këto vargje që citohen nga Ibn Athīri në fund të diskutimit të këtij mbi ‘Uthmānin, në f. 43, vëll. III i Tarīkh el-Kāmil, duke komentuar se ‘Uthmāni është “më i miri ndër njerëz pas të treve nga shtëpia [e Profetit].”

Më i miri ndër njerëz dhe ata që besojnë Pas të zgjedhurit për të qenë Pejgamber Është wasi-u sipas atyre që gjithçka kujtojnë. I pari që fali namaz dhe brumi i Pejgamberit; I pari që në Bedr u dha goditjen shkatërruese Atyre që shkelën Ligjin e Zotit.

Hasan ibn Thābiti ka recituar vargjet e mëposhtme në të cilat ai e lavdëron ‘Alīun në emër të ensārëve. Ato citohen nga Zubejr ibn Bakkāri në elMuweffekijāt dhe përcillen nga Ibn Ebī’l-Hadīdi në faqe 15, vëllimi II i veprës së tij Sherh Nehxhul Belāga:

Ti je më besniku ndaj Profetit mes nesh I denji për emërim; se kush është ai syresh Që ty mund të ta kalojë, kush pra? A s’je ti për të wasi i udhëzuar dhe vëlla, Më i dijshmi për Kur’anin dhe të gjitha Hadīthet e Profetit të bekuar?


Disa poetë i recituan këto vargje duke iu drejtuar Hasan ibn ‘Alīut, paqe pastë mbi të dy, siç citohet nga Shejh Muhammed ‘Alī Hashshu el-Hanefī elSejdāwīu në shënimin e f. 65 të librit të tij Āthār Thewāt ul-Siwār, kur diskuton Gānimeten, të bijën e ‘Āmirit e Mu‘āvijen, duke thënë se ajo e recitoi këtë kuplet para Mu‘āvijes në një pohim që ajo bëri duke iu përgjigjur fjalëve të tij.

Më i nderuari ndër njerëz, i biri i wasi-ut, Nipi i Profetit, biri i ‘Alīut.

Umm Sināni, bija e Khajtheme ibn Kharsha’e el-Methhaxhit i ka recituar vargjet e mëposhtme me elozhe ‘Alīut; ato përmenden nga Imam Ebū’l-Fadl Ahmed ibn Ebū Tāhir el-Bagdādi kur diskuton Umm Sinānin në faqe 67 të Belāgāt un-Nisā’. Ato citohen nga Umm Sināni edhe prej Shejh Muhammed ‘Alī Hashshu el-Hanefī el-Sajdāwīut në fund të faqes 78 të veprës së tij Āthār Thewāt ul-Siwār:

Ti ishe midis nesh, pas Muhammedit, trashëguesi i tij i besuar Ai të zgjodhi ty dhe besimin e tij ti e justifikove duke e mbrojtur

Kaq mundëm t’ju citonim në një letër aq të shkurtër nga poezia prej kohës së Prijësit të Besimtarëve. Po të shqyrtonim poezinë e thurur pas tij, do të nxirrnim një libër voluminoz dhe pas shkrimit të të cilit do na duhej akoma të kërkonim të falur për punimin tonë të paplotë. Gjithsesi, citimi i tërë asaj poezie mund të bëhet i mërzitshëm dhe mund të na çojë jashtë temës. Ndaj, le të kënaqemi vetëm me citimin e poetëve më të famshëm dhe ta gjykojmë pjesën tjetër me atë që po përmendim këtu. Në poemën e tij të famshme, Kumeit ibn Zijādi i ka lartësuar pasardhësit e Hāshimit, me fjalët:


Ai është wasi-u që mbron fronin e këtij ummeti Ndaj shpërbërjes dhe rrënimit për së shkreti,3 Ai është që mishëron virtyt, lavdi dhe mirësi, Zgjidhësi i çështjeve me rregull dhe vendosmëri. Wasi-u, wali-u,4 kalorësi i paarritshëm Trim i paepur i yllit të shndritshëm, Wasi-u i wasi-ve këmbëngulës dhe i urtë Në mejdane dëgjohen britmat e armiqve të tij të ulët.

Kuthejr ibn ‘Abdur-Rahmān ibn el-Eswed ibn ‘Āmir el-Khuzā’i, i njohur më mirë si Kuthejr ‘Azzai, ka thënë:

Wasi-u i Profetit të zgjedhur dhe kushëriri i tij I liron ai robërit dhe gjykon me barazi

Ebū Tammām el-Tā’iu ka recituar këto vargje në një prej poemave të tija që rimojnë me r-të:5

Ju komplotuat ndaj wasi-ut të tij e mashtruat dhe më parë; Ju e gatuat atë si asnjëherë, një dredhi si kjo s’ish parë, Kundër vëllait, dhëndrit të Profetit që kishte marrë Bëma të famshme, kurse kurthet tuaja ia hapën dyert mbarë Fitnes ndaj vëllait të pashoq, dhëndrit... mos shto një fjalë Për Profetin ai ishte si Harūni për Mūsain e kohëve më parë..


Dhu’bal ibn ‘Alī ka recituar këto vargje në eulogjinë e tij të Prijësit të Martirëve, es-Sejjid ush-Shuhādā [Imam Huseinit]:

Koka e djalit të bijës së Muhammedit dhe wasi-ut të tij Po ngrihet lart në majë të shtizës, për ta parë të gjithë

Kur Ebū’t-Tajjib el-Mutanabbīun e qortuan për ndërprerjen e lavdërimit të tij të Ehl ul-Bejtit, ai u përgjigj, siç shkruhet në divānin e tij, me fjalët:

S’kam asnjë pretekst për ta ndërprerë lëvdimin e wasi-ut Nuri i tij mbizotëron, hija e tij zgjatet atë të çdo njeriu: Se kur diçka zgjat, ajo qëndron vetë e s’mund të humbet, Ndriçimi i dritës së diellit kurrë nuk mund të zhduket.

Ai gjithashtu recitoi vargjet e mëposhtme për lavdinë e Ebū Kāsim Tāhir el-‘Alewīut, siç shkruhet në divānin e tij:

Ai është biri i Resulullāhit dhe wasi-ut të tij I ngjashëm me ta kur krahasoj me mprehtësi.

Vargje të tilla janë të panumërta, të panumërueshme, Wesselām.

Sinqerisht, Sh


____________________ 1Ky varg, dhe të gjitha versetet poetike e marshet që i paraprijnë, citohen në librat e biografisë dhe historisë, veçanërisht ato që shtjellojnë betejat e Devesë dhe Siffīnit. Ato janë cituar në tërësi nga hulumtuesi Ibn Ebī Hadīd në f. 47-50, vëll. I i Sherh Nehxhul-Belāgës, botimi i Egjiptit, ku ai shpjegon hytben e Prijësit të Besimtarëve që i referohet pasardhësve të Profetit (s) dhe asaj që kanë thënë për të, duke përfshirë dhe fjalët: “Ata gëzojnë epërsinë e të qenurit të caktuar nga Zoti për të udhëhequr, dhe tek ata ruhet testamenti i Profetit (s), e ata janë trashëgimtarët e trashëgimisë së tij.” Pasi i citon këto vargje dhe marshe, ai thotë shprehimisht: “Vargjet që përmbajnë fjalën ‘wasijet’ janë të shumta, por ne kemi përfshirë këtu disa prej tyre ku përmenden dy palët (duke nënkuptuar librin e Ebū Mikhnafit mbi Betejën e Devesë dhe atë të Nasr ibn Muzāhimit mbi Betejën e Siffīnit); përveç këtyre, ka referenca të panumërta dhe të panumërueshme. Ne do të kishim mbushur shumë faqe me to po të mos i druheshim mërzitjes e monotonisë.”

2Vargu i Zaferit dhe kupletet e thurura nga Khuzejme para tij, krahas kupleteve nga Ebū Sufjāni që i paraprijnë, transmetohen të gjitha nga Imam el-Iskāfi në librin e tij Nekd ul-‘Uthmānijje, dhe përcillen nga Ibn Ebī’l-Hadīdi në fund të komentit të tij të hytbes kāsi’e në f. 258 e më tej, vëll. III i Sherh Nehxhul Belāgës, botimi i Egjiptit.

3Kur Shejh Muhammed Mahmūd el-Rāfi’i mbërriti në fund të zbërthimit të këtij vargu në komentin e vargjeve të Kumeitit në lëvdim të pasardhësve të Hāshimit, ai tha: “Pra ‘Alīu, Allahu ia ndristë fytyrën, që quhet wasi sepse i Dërguari i Allahut (s) awse [la wasijet] për të.” E njëjta përcillet nga Ibn Burejde që citon të atin se Profeti (s) ka thënë: “Për çdo Profet ka një wasi, e ‘Alīu është wasi-u im dhe trashëguesi i trashëgimisë sime.” Tirmidhīu pohon se Profeti (s) ka thënë: “Kujtdo që i kam qenë unë wali, ky ‘Alī i është wali.” Bukhārīu citon Ibn Sa‘din që thotë se i Dërguari i Allahut (s) u nis për në Tebūk, duke e lënë ‘Alīun pas. ‘Alīu e pyeti: “A po më lë me fëmijë dhe gra?” Ai i tha: “A s’je i kënaqur që statusi yt ndaj meje


është si ai i Harūnit ndaj Mūsait, vetëm se nuk do të ketë profet pas meje?” Ibn Kejs el-Rakijjāti ka thënë:

Nga mesi ynë janë: Ahmedi Profeti, besniku, besimtari, i urti; Dhe ‘Alīu e Xha’feri me dy krahë, që janë wasi-u dhe shehidi.

Kjo është diçka që poetët e kanë thënë përherë për ‘Alīun, duke e elaboruar mjaft. Pastaj, ai dëshmon për poezinë që ne e cituam nga Kuthejr ‘Azzai.

4Komentusi Muhammed Mahmūd el-Rāfi’i thotë shprehimisht: “D.m.th. mëkëmbës pas të Dërguarit të Allahut.”

5Poema fillon me “Gazelat që i bënë dunat me rërë të vezullojnë si yje”, që përfshihet në divānin e tij. LETRA 109, 23 Rebī’ul-Thāni 1330

222.

Përse Disa Fanatikë e Vënë në Dyshim Derivimin e Medhhebit


Shī‘it nga Imamët e Ehl ul-Bejtit (‘a)? fanatikë e vënë në dyshim nxjerrjen e medhhebit tuaj, në rrënjët dhe degët e besimit, nga Imamët e Ehl ul-Bejtit, dhe deshëm t’ju pyesnim mbi këtë çështje. Tani është koha për ta shtruar një pyetje të tillë; ndaj a do mund t’i përgjigjeshit në një mënyrë që do ta rrëzonte pretendimin e tyre? Wesselām.

Sinqerisht, S

LETRA 110, 29 Rebī’ul-Thāni 1330

223.

Besimi Shī‘it Është i Derivuar mutewātir nga Imamët e Ehl ul-

Bejtit, Përparësia i Shī‘itëve në Shkrimin e Dijes në Epokën e Sahabeve,

224.

225.

Autorët e Kohës së Tabi’īnëve dhe Tabi-Tabi’īnëve.


1) Të gjithë ata që janë të dhuntisur me urti dhe maturi e dinë mirë se derivimi i rrënjëve dhe degëve të besimit shī‘i imāmī është prej stërgjyshërve dhe të parëve të tyre, dhe përfundon tek pasardhësit e pastruar. Pikëpamjet e tyre, pra, janë pasqyrë e atyre të Imamëve të ‘Itre-s së pastruar, në rrënjët e degët e besimit, si dhe deduktimet e nxjerra nga studimi i Librit dhe Sunnetit, ose në çdo çështje të lidhur me to apo të gjitha degët e teologjisë. Ata nuk mbështeten mbi askënd në të kuptuarit e tyre të këtyre të fundit, përveç ‘Itre-s dhe nuk i referohen askujt përveç tyre. Ata e adhurojnë Allahun e Lartësuar dhe kërkojnë afrinë e Tij, i Madhëruar qoftë, nëpërmjet besimit të Imamëve të Ehl ul-Bejtit, pa bërë ndonjë shmangie prej tyre a dëshiruar ndonjë zëvendësues për ta. Ky ka qenë qëndrimi i të parëve të tyre të mirë që nga koha e Prijësit të Besimtarëve, Hasanit, Huseinit dhe nëntë Imamëve nga pasardhja e Huseinit deri më sot. Ata që i kanë mësuar rrënjët dhe degët e besimit nga Imamët e Ehl ul-Bejtit janë disa shī‘itë të besuar, dhe numri i atyre që mësuan prej këtyre është shumë më i madh. Numri i atyre që njihen mirë për tekwā’, verifikim e ndreqje është mëse mutewātir. Ata ia kanë përcjellë të gjitha këto atyre që i pasuan me tewātur, dhe pas tyre iu përcollën të tjerëve e kështu me rradhë. Ky ka qenë realiteti me secilin brez, gjersa na mbërriti neve, aq i qartë sa dielli i mesditës, pa ndonjë re për ta penguar.1 Ne tani jemi, në të kuptuarit e rrënjëve dhe degëve, pasuesit e Imamëve nga pasardhja e të Dërguarit (s). Ne cituam paraardhësit tanë që i citojnë ata me rradhë. Kjo ka qenë kështu në të gjithë brezat deri në kohën e Nekīve, ‘Askerīve, Ridāve, Xhevādëve, Kādhimëve, Sādikëve, Bākirëve, ‘Ābidīnëve, dy nipave të Profetit e në fund Prijësit të Besimtarëve, pa përfshirë të parët shī‘itë që u shoqëruan me Imamët e Ehl ul-Bejtit, duke i mësuar dispozitat fetare prej tyre e duke i cituar ata gjatë diskutimit të diturisë islame. Këtu nuk ka vend për t’i numëruar të gjithë dhe për të bërë apelin e tyre. Mjafton për ju ajo që kanë shkruar penat e dijetarëve të tyre të shquar nga veprat e veçanta, një listë e të cilave s’mund të përfshihet në këtë rrëfim. Ata e nxorrën krejt atë nga drita e Imamëve të udhërrëfimit, pasardhësve të Muhammedit, paqe pastë mbi të dhe ta, duke e cituar atë nga vetë oqeanet e tyre të dijes dhe duke e dëgjuar drejtpërsëdrejti nga ata. Ata janë shkruesit e diturisë dhe urtisë së tyre. Veprat e tyre u shkruan gjatë jetës së atyre të pastruarve, dhe u bënë referenca për të gjithë shī’itët


që i pasuan ata. Përmes tyre, epërsia e shkollës së Ehl ul-Bejtit e shpalosi veten përmbi të gjitha shkollat e tjera islame. Ne nuk njohim asnjë ndjekës të katër Imamëve sunni, për shembull, që të ketë shkruar ndonjë libër gjatë jetës së Imamëve të tyre. Përkundrazi, njerëzit shkruan libra me bollëk lidhur me besimin e tyre pasi që ata Imamë e kishin lënë këtë botë, kur u vendos që teklid-i të kufizohej vetëm në medhhebet e tyre. Gjatë jetës së tyre, ata ishin si cilido prej fekīhëve apo muhadīthëve të tyre bashkëkohës, duke mos gëzuar kurrfarë dallimi mbi të tjerët në llojin e tyre; prandaj, askush prej bashkëkohësve të tyre nuk ishte i interesuar të preokupohej për ta regjistruar fjalën e tyre siç u përkujdesën shī‘itët në regjistrimin e pohimeve të Imamëve të papërlyer. Qëkur lindi medhhebi shī‘it, askujt nuk iu lejua t’i referohej në çështjet fetare ndokujt tjetri përveç Imamëve të tyre. Për këtë arsye, një përkujdesje e tillë ishte e pashmangshme, dhe ata u bënë burimi i vetëm i diturisë fetare. Një përpjekje e madhe e burime të shumta u harxhuan në regjistrimin e pohimeve të tyre, dhe shumë syresh i shterrën pasuritë për ta bërë këtë në një mënyrë të pashoqe, që të mund ta ruanin diturinë e cila, sipas atij medhhebi, është e vetmja që pranohet nga Allahu. Vetëm librat e shkruar gjatë kohës së Imam Sādikut i kalojnë të katërqindët, mbi katërqind tema të ndryshme që përmbanin fetwā-të e tij. Nxënësit e Sādikut kanë shkruar shumë, shumë herë më tepër se kaq, siç do ta shikoni në hollësi së shpejti, insha-Allāh. Sa i përket katër imamëve sunni, askush s’i sheh ata me sytë që i shohin shī‘itët Imamët e Ehl ul-Bejtit. Jo madje, ata nuk kishin ndjekës as gjatë kohës së tyre! Ata nuk ia mbërritën ta shijonin statusin që iu dha atyre pas vdekjes, siç pohon Ibn Khaldūni në një kaptinë që i kushtohet fikh-ut në Mukāddime-në e tij të famshme, dhe ky është një fakt i pranuar nga shumë prej dijetarëve të tyre të shquar. Megjithkëtë, ne s’e dyshojmë që pasuesit e tyre ndoqën tjetërkënd përveç tyre, sepse pikëpamjet e tyre janë padyshim ato të atyre Imamëve, që u mbajtën të besueshme në të marrurit me çështjet e tyre në çdo brez. Ata i regjistruan ato në librat e tyre sepse pasuesit e tyre i dinin më mirë medhhebet e tyre, pikërisht siç e dinë më mirë shī‘itët medhhebin e Imamëve të tyre, që e adhurojnë Allahun sipas mësimeve të tyre, me besimin se kjo është rruga e vetme për të kërkuar afrinë e Tij.


2) Studiuesit e pranojnë pa ngurrim faktin se shī‘itët ishin pionierët e regjistrimit të degëve të dijes, më shumë se kushdo tjetër. Në fakt, gjatë shekullit të parë askush përveç ‘Alīut dhe të dhuntisurve me dije mes shī‘itëve të tij s’e bënë këtë. Arsyeja për këtë mund t’i atribuohet dallimeve të opinionit midis sahabëve për lejimin apo ndalimin e shkrimit të dijes. Sipas Hyrjes së ‘Askalānīut në veprën e tij Fet’h ul-Melik el-‘Alī Bisihhati Bābil ‘Ilm ‘Alī dhe sipas të tjerëve, ‘Umer ibn el-Khattābi dhe disa të tjerë nuk e pëlqyen këtë ide nga frika se hadīthi mund të përzihej me Kur’anin, përkundrejt lejimit të dhënë nga ‘Alīu e pas tij Hasan el-Muxhtabai, nipi i Profetit (s) dhe një grup sahabësh të tjerë, për një shkruarje të tillë. Asokohe, Ibn Xhurejhi shkroi në Medine librin e parë mbi trashëgimitë ku ai citoi Muxhāhidin dhe ‘Atā’in. Gazālīu thotë se ai është libri i parë i shkruar në Islam. E vërteta është se ai është libri i parë i shkruar nga një jo-shī’i në Islam. Pas tij, Mu’ammer ibn Rashīdi nga Sanā’ja në Jemen, shkroi librin e tij, e pastaj Māliku shkroi Mawāta-në e tij. Hyrja e Fet’h ul-Melik ‘Alī Bisihhāti Bābil ‘Ilm ‘Alī pohon se el-Rebī’ ibn Sebīhu qe i pari që përpiloi të dhëna, dhe se ai jetoi nga fundi i periudhës së tabi‘īnëve. Gjithsesi, konsensusi i opinionit është se sunnitë nuk shkruan as edhe një libër gjatë shekullit të parë hixhri. Sa i përket ‘Alīut dhe shī‘itëve të tij, ata harxhuan kohë dhe mund të madh për t’ia arritur atij qëllimi gjatë shekullit të parë hixhrī. Shkrimi i parë i Emīr ul-Mu‘minīnit ishte Libri i Allahut, të Lartësuarit, të Madhëruarit. Pasi kreu ritualet e pregatitjes së nisjes së Profetit (s) nga kjo botë, ‘Alīu vendosi të mos dilte veçse për t’u falur, që të mblidhte Kur’anin. Ndaj, ai e përpiloi atë të renditur sipas radhës së shpalljes. Ai theksoi kuptimet e tij të përgjithshme e të veçanta, absolute dhe të kufizuara, të përkryera e alegorike, shfuqizuese dhe të shfuqizuara, të theksuara e të shtendosura, urdhëruese dhe udhëzuese, duke treguar rastet që e kishin bërë të domosdoshme shpalljen e ajeteve të tij të përsosura dhe shpjeguar atë që mund të ishte e paqartë për njerëzit. Ibn Sirīni e kishte zakon të thoshte: “Nëse je me fat ta gjesh atë libër, atëherë do të shohësh në të dije të bollshme.” Këtë e pohon Ibn Haxheri në es-Sawā‘ik ul-Muhrike, si dhe shumë dijetarë të shquar. Disa sahabë që dinin shkrim e këndim iu përveshën punës së mundimshme të mbledhjes së Kur’anit të Lartë, por ata nuk mund ta hartonin sipas radhitjes së shpalljes e as që mund ta pajisnin me shpjegimet e mësipërme, duke e bërë përpilimin e ‘Alīut më shumë se thjeshtë një përpilim - jo madje, një zbërthim.


Me të mbaruar përpilimin e Librit të Allahut të Dashur, ai shkroi një libër të cilin ia kushtoi Zonjës së Grave të Botës. Ai u bë i njohur si Mus‘hafi i Fātimes, që përmbante thënie, fjalë urtie, këshilla, moral, ngjarje historike e ndodhira unike, të shkruara si ngushëllim për të pas pikëllimit të saj nga humbja e të atit, Profetit (s). Pas tij, ai shkroi një libër që lidhej me dëmshpërblimin e gjakut (dhe çështje të tjera) të cilin e quajti es-Sahīfe. Atij i referohet Ibn Sa‘di në fund të veprës së tij el-Xhāmi’ duke ia njohur autorësinë Prijësit të Besimtarëve. Si Bukhārīu dhe Muslimi e përmendin dhe e citojnë atë në disa vende të Sahīh-ëve përkatës. Midis këtyre është ajo që ata citojnë nga el-A’meshi prej Ibrāhīm et-Tejmīut që citon babain e tij duke thënë: “‘Alīu (r.a.) më tha njëherë: “Nuk kemi për ty asnjë libër për lexim, përveç Librit të Allahut dhe kësaj Sahīfe.” Pastaj ai ma solli. Ajo përmbante çështje rreth plagëve e dhëmbëve të devesë. Përmbajtja e saj përfshinte edhe një pohim të tillë: ‘Medina është tokë e shenjtë nga Iri te Thewri; ai që e përdhos atë, apo strehon një përdhosës, do të mbarti mallkimin e Allahut, melekëve dhe njerëzve’.” Ky është formulimi i Bukhārīut në kreun e tij mbi mëkatet e atyre që i mohojnë mawali-të e tyre, në kreun e dispozitave, f. 111, vëll. IV i Sahīh-ut, dhe përmendet në kreun e tij mbi shenjtërinë e Medines, gjatë diskutimit të haxhit, në f. 523, vëll. I i Sahīh-ut të Muslimit. Imam Ahmed ibn Hanbeli i referohet vazhdimisht hadīthit mbi këtë Sahīfe në Musned-in e tij. Ai e citon ‘Alīun në f. 100, vëll. I i Musned-it, në një rivājet të transmetuar nga Tārik ibn Shihābi, që thotë: “E kam parë ‘Alīun, duke thënë nga minberi: ‘Për Allah! Nuk kemi gjë për t’ju lexuar përveç Librit të Allahut Te‘alā e kësaj Sahīfe’, të cilën ai po e ngjeshte rrëzë shpatës, ‘E kam mësuar përmbajtjen e saj nga i Dërguari i Allahut (s)’.” Duke cituar ‘Abdul-Melīkun, el-Saffāri thotë: “Ebū Xha‘feri kërkoi t’i sillnin librin e ‘Alīut dhe djali i tij Xha‘feri solli diçka të rëndë në formën e një kofshe. Mes të tjerash, aty ndodhej një fjali që thoshte: ‘Nëse një burrë vdes, gruaja e tij nuk do të trashëgojë asnjë prej pronave të tija.’ Ebū Xha‘feri tha: ‘Për Allah, ky është shkrimi i ‘Alīut dhe diktimi i të Dërguarit të Allahut (s)!” Një grup shī‘itësh të Imamit pasuan gjurmët e Prijësit të Besimtarëve dhe shkruan disa libra. Mes tyre ishin: Selmān Fārsīu dhe Ebū Dher Gifārīu, siç pohon Ibn Shehr Āshūbi: “Autori i parë në Islam është ‘Alī ibn Ebū Tālibi, pastaj Selmān Fārsīu, pastaj Ebū Dheri.” Ndër ta është edhe Ebū Rāfi’u, robi i liruar i të Dërguarit të Allahut (s) dhe administrues i bejt ul-mālit gjatë sundimit të Prijësit të Besimtarëve. Ai


qe nga elita e pasuesve të tij që kërkuan udhërrëfimin e tij. Ai shkroi një libër që merret me hadīthe, dispozita dhe çështje të tjera të cilat i mblodhi kryesisht nga ‘Alīu. Ai gëzoi një pozitë prestigjioze ndër të parët tanë që e përdorën si burim citimesh e hadīthesh. Midis tyre është ‘Alī ibn Ebū Rāfi’u, i cili, sipas biografisë së tij në Isābe, u lind gjatë kohës së Profetit (s) që e quajti atë ‘Alī. Ai shkroi një libër mbi shkencën e fikh-ut sipas mësimeve të Ehl ul-Bejtit, që e mbanin gjallë atë libër e i drejtonin shī‘itët e tyre tek ai. Mūsa ibn ‘Abdullāh ibn el-Hasani ka thënë: “Një njeri e pyeti tim atë për teshehhud-in. Im atë më tha t’i sillja librin e shkruar nga Ebū Rāfi’u. Ai e mori dhe na diktoi prej tij.” Autori i Rawdet ul-Xhenāt e mbyll diskutimin e tij duke pohuar se ky qe libri i parë që merrej me fikh i shkruar nga shī‘itët, por ai, Allahu e mëshiroftë, me siguri gabohej. Mes tyre është ‘Ubejdullāh ibn Ebū Rāfi’u, shkrues i shpalljes dhe pasues i ‘Alīut, i cili mësoi nga Profeti (s) dhe ia përcolli Xha‘ferit thënien e tij: “Brumi dhe edukata jote janë si të miat.” Kjo citohet nga një grup dijetarësh që përfshijnë Imam Ahmedin në Musned. Ibn Haxheri e përmend në Pjesën I të el-Isābe me titull “‘Ubejdullāh ibn Eslem”. Emri i babait të Rebī’ut është Eslem. ‘Ubejdullāhi shkroi një libër mbi sahabët që morën pjesë në Siffīn me ‘Alīun, nga i cili Ibn Haxheri citon gjerësisht në el-Isābe;2 ndaj ju mund t’i drejtoheni atij. Gjithashtu mes tyre është Rabī’e ibn Semi i cili shkroi një libër për zekatin mbi tufat e gjedhëve, të nxjerrë nga hadīthi i Profetit (s) i përcjellë nga ‘Alīu. Ata përfshijnë ‘Abdullāh ibn Hurr el-Fārsīun që transmeton një shkëndijë hadīthesh të përcjella nga Profeti (s) prej ‘Alīut. Midis tyre është edhe el-Asbagh ibn Nebete, mik e nxënës i Prijësit të Besimtarëve që citon Letrën e Imamit për Mālik el-Eshterin dhe testamentin e tij për të birin Muhammedin. Të dyja regjistrohen nga dijetarët tanë në librat e tyre të saktë të hadīthit, direkt prej tij. Një tjetër është Selīm ibn Kejs el-Hilāli, një shok i ‘Alīut, që citon hadīthin e tij dhe të Selmānit. Ai shkroi një libër rreth Imāmetit që përmendet nga Imam Muhammed ibn Ibrāhīm el-Numāni në librin e tij elGājbe, me fjalët: “Asnjë nga dijetarët dhe transmetuesit shī‘itë të hadīthit të Imamëve nuk e diskuton faktin se libri i shkruar nga Selīm ibn Kejs elHilāli është një bibliografi madhore e punimeve mbi usūl-in të përcjella nga dijetarët dhe muhadīthët e Ehl ul-Bejtit, dhe një nga pionierët e këtij lëmi. Ai është një nga burimet madhore të cilit i referohen dhe mbi të cilin mbështeten shī‘itët.” Dijetarët tanë kanë regjistruar gjithashtu emrat dhe veprat e atyre të po këtij kalibri midis të parëve tanë të mirë që shkruajtën


libra, krahas indekseve dhe jetëshkrimeve, autorëve të të cilave u janë referuar të gjithë.

3) Sa u përket autorëve nga të parët tanë që i përkasin brezit të dytë, d.m.th atij të tabi’īnëve, kjo Letër s’ia del që të shkoqisë mbi ta, dhe për t’u njohur me ta, me veprat dhe burimet e tyre në hollësi, është më mirë të konsultohen bibliografitë dhe jetëshkrimet e hartuara nga dijetarët tanë.3 Drita e Ehl ul-Bejtit shndriti fuqishëm mbi atë brez, ndërkohë që më parë ajo ishte penguar nga retë e shtypjes së tiranëve. Katastrofa e Qerbelāsë i nxorri sheshit armiqtë e pasardhësve të Muhammedit (s) e ua mori fytyrën para atyre që kanë sy e mend. Ajo gjithashtu tërhoqi vëmendjen ndaj mizorive që e kapluan Ehl ul-Bejtin pas kalimit të të Dërguarit të Allahut (s). Pasojat e tyre të tmerrshme i detyruan njerëzit t’ua kërkonin arsyet dhe i obliguan t’ua hetonin shkaqet. Kështu e mësuan ata farën dhe rrënjët e katastrofës. Ata nga mesi i tyre të cilët ishin të bekuar me ndërgjegje u ngritën për të mbrojtur statusin e Ehlul-Bejtit (‘a) dhe mbështetur ata [dy Imamë], sepse është në natyrën njerëzore që t’i ndihmojë të shtypurit dhe ta urrejë padrejtësinë. Pas atij incidenti katastrofik, muslimanët hynë në një erë të re në të cilën vërshuan për ta përkrahur Imam ‘Alī ibn Husein Zejnul ‘Ābidīnin, për t’iu referuar atij në kërkesën e tyre për përgjigje ndaj pyetjeve mbi rrënjët dhe degët e besimit, dhe të gjitha shkencat islame të nxjerra nga Libri i Allahut dhe Sunneti. Pas vdekjes së tij, ata filluan t’i referoheshin të birit të tij Imam Ebū Xha‘fer elBākir. Pasuesit e të dy Imamëve, d.m.th Zejnul ‘Ābīdinit dhe el-Bākirit, nga imāmītë e hershëm, shkruan libra të panumërt, por numri i atyre dijetarëve emrat dhe jetëshkrimet e të cilëve u përfshinë në librat e biografisë ishin rreth katërmijë heronj, dhe punimet e tyre numëronin mbi dhjetëmijë4 që përcillen nga tanët në çdo brez duke i cituar ato nga burime të besuara. Një grup nga elita e atyre heronjve arriti nderin t’u shërbente atyre, ndërsa të tjerët i shërbyen Imam Sādikut, dhe fati e deshi që një numër i madh ta përmbushnin synimin e tyre përfundimtar të arritjes së dijes së vërtetësishme. Nga mesi i këtyre është Ebū Sa‘īd Abān ibn Taghlib ibn Rabā el-Xherīri, recituesi i famshëm i Kur’anit, muhadīthi, leksikografi e gjuhëtari i njohur që ishte njëri prej dijetarëve më të besuar. Ai qe bashkëkohës i tre Imamëve


nga të cilët përcolli dije të madhe dhe një numër të lartë hadīthesh. Mjafton për ju fakti se ai transmeton tridhjetë mijë hadīthe vetëm nga Imam Sādiku, siç pohon el-Mīrzā Muhammedi në jetëshkrimin e Abānit në veprën Minhaxh ul-Mekāl ku ai citon Abān ibn ‘Uthmānin duke cituar Imam Sādikun. Ai gëzoi respektin dhe nderimin e tyre të lartë. Imam Bākiri i tha atij njëherë, kur ndodheshin në Medinen e shenjtë: “Zër vend në xhami dhe jepjua fetwātë e tua njerëzve, sepse më pëlqen që njerëzit të vështrojnë një nga shī‘itët e mi si ti.” Imam Sādiku i tha njëherë: “Debato me medinasit, sepse më pëlqen të shoh njerëz si ti mes transmetuesve e miqve të mi.” Saherë që vinte në Medine, njerëzit e vizitonin atë me turma dhe e vinin të ulej aty ku ulej Profeti (s). Imam Sādiku i tha Selīm ibn Ebū Hebbes: “Vizitoje Abān ibn Taghlibin, se ai ka mësuar një numër të madh hadīthesh prej meje, dhe çdo gjë që të transmeton ai, transmetoje dhe ti.” Ai i tha Abān ibn ‘Uthmānit: “Abān ibn Taghlibi përcjell tridhjetë mijë hadīthe prej meje; ndaj, citoji prej tij.” Sa herë që Abān ibn Taghlibi i bënte vizitë Imam Sādikut, ai e përqafonte, i shtrëngonte dorën dhe urdhëronte t’i sillnin një minder për t’u mbështetur e i kushtonte tërë vëmendjen e tij. Kur i mbërriti lajmi për vdekjen e tij, ai tha: “Për Allah! Po më dhemb zemra nga vdekja e Abānit.” Ai vdiq më 141. Abāni ka përcjellë hadīth nga Enes ibn Māliku, elA’meshi, Muhammed ibn Munkediri, Sammāk ibn Harbi, Fudejl ibn ‘Umeri, Ibrāhim el-Nekha‘īu dhe el-Hakami. Tek ai mbështetet Muslimi e autorët e katër librave të hadīthit, siç shpjeguam gjatë diskutimit të tij te Letra 16. Abānit s’i bën dëm mosdashja e Bukhārīut për t’u mbështetur mbi autoritetin e tij, sepse ngushëllim për të është fakti se ky nuk mbështetet as mbi autoritetin e Imamëve të Ehl ul-Bjetit si es-Sādik, el-Kāzim, er-Ridā, elXhewād, et-Tekī dhe Hasan el-‘Askerī el-Zekī, paqe pastë mbi ta. Bukhārīu nuk i konsideron këta burra si të besueshëm; jo, ai madje s’mbështetet as në autoritetein e nipit të madh të Profetit (s) dhe prijësit të të rinjve të Xhennetit! Nga ana tjetër, ai mbështetet në njerëz si Merwān ibn elHakāmi, ‘Umrān ibn Hattāni, Ikrime el-Berberi dhe soji i tyre; ndaj, të Allahut jemi, dhe Atij i kthehemi. Abāni ka shkruar libra shumë interesantë. Njëri prej tyre është Tefsīr Gharīb ul-Kur’ān [zbërthimi i së pazakontës në Kur’an], që përbëhet kryesisht nga vargje poezie në arabisht të cituara për të dëshmuar të vërtetën e përmbajtur në Shpalljen e Përsosur. Më vonë, ‘Abdur-Rahmān ibn Muhammed el-Esdī el-Kūfī i kombinoi përmbajtjet e librit të Abānit me


ato të Muhammed ibn el-Sā‘ib el-Kalbīut dhe Ibn Rawāk ‘Atijje ibn elHārithit dhe i botoi ato në një vëllim, duke treguar pikëpamjet në të cilat dallonin si dhe ato mbi të cilat pajtoheshin. Ai e citon njëherë Abānin në mënyrë të pavarur e një tjetër ai citon atë që puqet me pikëpamjet e ‘Abdur-Rahmānit. Njerëzit tanë i kanë cituar të dy librat përmes burimesh tepër të besueshme. Abāni ka shkruar një libër mbi virtytet morale, e një tjetër mbi Luftën e Siffīnit dhe ka shkruar një nga referencat madhore mbi të cilat mbështeten imāmītë në nxjerrjen e rregullave juridike. Tërë librat e tij janë raportuar duke e përmendur autorësinë e tij. Hollësitë e tyre ndodhen në librat e bibliografisë. Një ndër ta është Ebū Hamza el-Themāli ibn Dināri, një autoritet i besuar dhe fisnik ndër të parët tanë. Ai e mori dijen nga tre Imamë: Sādiku, Bākiri dhe Zejnul ‘Ābidīni, paqe pastë mbi ta. Ai mbajti lidhje të ngushta me ta dhe fitoi respektin e tyre. Imam Sādiku e lavdëroi atë me fjalët: “Në atë moshë që ka, Ebū Hamzai është si Lukmāni në kohën e vet.” Ai ka shkruar një libër mbi zbërthimin e Kur’anit dhe vura re imam Tabarsīun ta citojë atë në Muxhma’ul-Bejān fī Tefsīri’l-Kur’ān.5 Ai gjithashtu ka shkruar një libër mbi hadīthet e rralla, një tjetër mbi zuhdin dhe një traktat mbi të drejtat6 nga Imam Zejnul ‘Ābidīni prej të cilit ai përcjell du‘ānë e tij të sabahut që ndriçon më shumë se dielli dhe hëna. Ai po ashtu transmeton nga Enesi dhe el-Sha‘bīu. Atë e citojnë Wakīu, Ebū Na‘īmi dhe një grup i kalibrit të tyre që janë miqtë tanë e të tjerë, siç pohuam në biografinë e tij në Letrën 16. Ka burra të tjerë për t’u lavdëruar që nuk ia mbërritën Imam Zejnul ‘Ābidīnit, por patën nderin t’u shërbenin Imam Bākirit dhe Imam Sādikut, paqe pastë mbi ta. Mes tyre janë: Ebū’l-Kāsim Bard ibn Mu‘āvije el-‘Axhlī, Ebū Basīr elAsger Lejth ibn Murād el-Bakhtarī el-Murādi, Ebū’l-Hasan Zarāre ibn ‘Ajāni, Ebū Xha’fer Muhammed ibn Muslim ibn Rabā el-Kūfī et-Tā’ifi el-Thekefī, e shumë flamuj të tjerë të udhërrëfimit dhe fanarë që ndriçuan në errësirë. Shkoqitja e tyre këtu është e pamundur. Sa u përket këtyre katër burrave, ata me të vërtetë kanë arritur një status të veçantë dhe kanë fituar çmimin e lakmuar e një pozitë të lartë. Kur Imam Sādiku i përmendi njëherë, ai tha: “Nuk shoh kënd që ta ketë mbajtur gjallë emrin tonë si Zarāre, Ebū Basīr Lejthi, Muhammed ibn Muslimi dhe Burejde; pa ta, askush nuk do të kishte mësuar gjë.” Pastaj ai shtoi: “Këta


janë rojtarët e dīnit të cilëve babai im ua besoi mbrojtjen e asaj që Allahu ka urdhëruar dhe ndaluar. Ata janë të parët në kërkimin e shoqërisë sonë në këtë jetë, dhe ata do të jenë të parët të na bashkohen në Ahiret.” Njëherë, ai, paqe pastë mbi të, recitoi: {Përgëzoji me sihariqe ata që luten për të arritur Xhennetin Tonë} (22:34), dhe menjëherë i përmendi këta katër persona, duke shtuar në një pohim të gjatë lavdërues për ta: ‘Thuhet se im atë u ka besuar atyre ruajtjen e çështjeve të lejuara dhe atyre të ndaluara nga Allahu, dhe ata ishin mbrojtësit e dijes së tij; sot, ata janë të besuarit e mi besnikë dhe miqtë e sinqertë të tim eti; ata janë yjet e shī‘itëve të mi gjallë a vdekur; përmes tyre Allahu e largon çdo bidat. Ata e mbrojnë këtë fe nga gënjështrat e bidatçinjve dhe interpretimet e ekstremistëve,’ krahas pohimeve të tjera të larta me të cilat ai i lavdëroi ata për ndihmesën, nderin, dinjitetin dhe shërbimin e tyre të vërtetë në një mënyrë që s’mund ta përshkruajmë dot. Megjithatë, ata u akuzuan nga armiqtë e Ehl ul-Bejtit (‘a) me çdo akuzë të rreme që ekziston, siç e kemi shpjeguar në punimin tonë Mukhteser ul-Kelām fī Mu’alifī el-Shī’a min Sadr ul-Islām. Kjo nuk e zbeh aspak statusin e tyre të lartë dhe rëndësinë e tyre të madhe në sytë e Allahut, të Dërguarit të Tij dhe të besimtarëve. Ata që i kishin smirë profetët vetëm sa e rritën lartësinë e statusit të atyre profetëve, pa i ndikuar ligjet që ata sollën veçse duke i promovuar ato edhe më tepër mes atyre që e njohin dhe e pasojnë të vërtetën, çka i bëri ata të pranueshëm për të pajisurit me mend. Gjatë jetës së Imam Sādikut, paqe pastë mbi të, dija u përhap si kurrë më parë dhe shī‘itët e stërgjyshërve të vet vërshuan drejt tij nga anekënd. Ai iu qas atyre me pamje të këndshme, duke i bërë të ndjehen si në shtëpi, pa kursyer asnjë përpjekje për t’i mësuar dhe njohur me sekretet e diturisë, veçantitë e urtisë dhe natyrën e çështjeve, siç e pranon edhe Ebū Fet’h elShehristānī në el-Milel we’n-Nihel. Kur përmend Imam Sādikun, ai komenton: “Ai ishte tejet i informuar mbi fenë, i dhuntisur me edukatë të përkryer në urti, heqje dorë nga dunjaja dhe përmbajtje të plotë nga joshjet.”7 Ai gjithashtu ka thënë për të: “Ai qëndroi në Medine për ca kohë duke mësuar shī‘itët që i përkitnin besimit të tij dhe derdhur sekretet e diturisë mbi besnikët e tij. Pastaj ai shkoi në Irak dhe qëndroi atje për mjaft kohë gjatë së cilës ai nuk e kritikoi në publik qeverisjen e as nuk e lakmoi atë... Kushdo që kridhet në oqeanin e dijes nuk dëshiron ta shohë më bregun dhe ai që arrin majën e realitetit s’frikësohet kurrë se do zbresë” gjer në fund të pohimit të tij: “Dhe e vërteta i shpaloset qartë të paanshmit


dhe kokëfortit.”

Një numër i madh shokësh të Imam Sādikut arritën urtinë e lartë, e u bënë prijësa të ndershmërisë, pishtarë në errësirë, oqeane të dijes, yje të udhërrëfimit. Mes atyre emrat dhe jetëshkrimet e të cilëve ndodhen në librat e biografive, janë katër mijë burra nga Iraku, Hixhazi, Irani dhe Siria. Ata janë autorë të veprave të mirënjohura nga dijetarët imāmī. Mes tyre janë katër qind librat mbi bazat e fikh-ut që u përmendën më lart, të cilat merren me katërqind tema, të gjitha të shkruara gjatë kohës së Imam Sādikut dhe të nxjerra nga fetwātë e tija. Ato u bënë të domosdoshme si për dijen teorike, ashtu edhe për atë praktike, aq sa një grup dijetarësh të ummetit e mëkëmbësish të Imamëve i përmblodhën përmbajtjet e tyre në libra të veçantë për t’ua lehtësuar kuptimin nga studentët dhe për t’i bërë më të kapshme. Më të mirat e këtyre përpilimeve janë katër librat që përbëjnë burimet kryesore të imāmīve në të referuarit çështjeve të rrënjëve dhe degëve të besimit. Ata u janë referuar atyre që nga shekulli i parë i Hixhretit, dhe ata janë: el-Kāfī, Men la Jahderuhu’l-Fekīh,el-Tehdhīb ul-Ahkam dheel-Istibsār. Të gjithë janë mutewātir, dhe saktësia e asaj që përmbajnë s’dyshohet kurrë. El-Kāfī është më i vjetri ndër ta, më i madhi, më i miri e më i sakti. Ai përmban gjashtëmbëdhjetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e nëntë hadīthe që përfshijnë gjithçka që ndodhet tani në esSihāh us-Sitte të sunnive, siç e pranon edhe el-Shehīdi në veprën e tij elThikre, si dhe shumë dijetarë të tjerë të shquar [sunni]. Hishām ibn el-Hakami, një nga shokët e Imam Sādikut dhe Imam Kāzimit, shkroi shumë libra nga të cilët nëntëdhjetë e nëntë u bënë mjaft të famshëm. Ato transmetohen nga miqtë tanë që e citojnë atë, dhe hollësirat e tyre ndodhen në librin tonë Mukhteser ul-Kelām fī Mu’alifī el-Shī‘a min Sadr ul-Islām. Ata janë të gjithë libra shumë intersantë, verbues në qartësinë e përmbajtjes e vezullimin e argumenteve të tyre. Ato merren me rrënjët dhe degët e besimit, si dhe tewhīd e kelām; hedhin poshtë ateistët, heretikët, panteistët, fatalistët, deterministët dhe ekstremistët në pikëpamjet rreth ‘Alīut e Ehl ul-Bejtit. Ata gjithashtu hedhin poshtë harixhitë dhe nāsibitë, ata që mohuan se Profeti (s) i kishte lënë testament ‘Alīut, ata që e penguan të merrte khilāfetin dhe ata që predikuan se para ‘Alīut duhej të zgjidhej tjetërkush khalīf, krahas temave të tjera.


Në shekullin e dytë, Hishāmi ishte personi më i ditur në shkencën e retorikës, teosofi dhe shkencat racionale e deduktive. Ai shquhej në fikh dhe hadīth, duke ia kaluar të gjithëve në tefsīr dhe në disiplinat e mjeshtëritë e tjera. Ai është personi që e shtjelloi konceptin e imāmetit dhe e çoi përpara medhhebin me përkujdesje. Ai citoi Imamët Sādik e Kādhim dhe gëzoi në sytë e tyre një status të veçantë që s’mund të përshkruhet. Ai mori një lavdërim të tillë nga ata, që e ngriti në qiell. Në fillim ai ishte xhehmī, por pastaj u takua me Imam Sādikun dhe e pa dritën e udhërrëfimit përmes tij; ndaj, iu bashkangjit palës së tij e më pas ndoqi Imam Kādhimin dhe ua kaloi tërë nxënësve të Imamëve. Ata që dëshiruan ta shuanin dritën e Allahut, nga zilia për Ehl ul-Bejtin (‘a) dhe ligësia, e akuzuan se ai pohonte që Allahu ka formë fizike, si dhe akuza të tjera të rënda. Ne jemi më se të njohur me bindjet e tij. Ne kemi në dorë raportime për mënyrën e tij të jetesës dhe metodën e të folurit. Ai ka shkruar vepra të tëra në mbrojtje të medhhebit tonë siç përmendëm më lart; prandaj, asnjë fjalë nga pohimet e tija s’mund të njihet prej të tjerëve e të mos njihet prej nesh, ngase ai është prej të parëve tanë, ndërkohë që kritikët e tij janë larg bindjeve dhe shijeve të tija. Ajo që ka cituar Shehristānīu në el-Milel we’n-Nihel nga pohimet e Hishāmit nuk nënkupton se ai beson në një formë fizike të Allahut. Më lejoni t’jua citoj atë që ai ka shkruar: “Hishām ibn el-Hakāmi e ka studiuar usūl-in në thellësi. Nuk duhet të harrojmë debatet e tij me mu’tezilītë, sepse ai burrë qëndron përmbi atë që e akuzojnë kundërshtarët, dhe nën atë që të sjell ndërmend, sepse ai debatoi me el-‘Alāfin duke thënë: ‘Ti pohon se Krijuesi është Ai që di, dhe se dija e Tij është vetë thelbi i tij; kështu, Ai bëhet një qenie e dijshme që është e ndryshme nga bota [krijimi i Tij]; përse nuk thua atëherë që Ai ka një formë ndryshe nga të gjitha format’?” Nuk përbën sekret që ky pohim, nëse është i vërtetë, vërteton vetëm se ai e kundërshton pikëpamjen e el-‘Alāfit. Jo gjithkush që debaton rreth diçkaje beson në të, ngase është e mundur që ai të ketë si qëllim të testojë bindjet e el-‘Alāfit dhe ta shoshisë dijen e tij, siç sugjeron Shehristānīu, kur thotë: “Ai burrë qëndron përmbi atë që e akuzon kundërshtari dhe nën atë që të sjell ndërmend.” Nëse supozojmë se vërtetohet që Hishāmi e beson një gjë të tillë, kjo mund të ketë qenë para se ai t’i kthehej udhërrëfimit të vërtetë. Ju e patë se ai kishte bindje xhehmīte, dhe më pas e pa dritën e udhërrëfimit përmes pasardhësve të Muhammedit (s), e u bë imam i atyre


që ndoqën Imamët e tyre. Askush nga të parët tanë nuk ka gjetur as edhe një provë të asaj që i mvesh atij kundërshtari, e megjithatë ne gjejmë gjurmë të asaj që i kanë atribuar Zerāre ibn ‘Ajānit, Muhammed ibn Muslimit, Mu’min et-Tākut, dhe shokëve të tyre. Kjo megjithë faktin se ne nuk kursyem asnjë përpjekje për ta hetuar akuzën dhe pamë se bazat e saja s’ishin asgjë më tepër se padrejtësi e mëri, intrigë dhe shpifje; {Mos mendoni se Allahu është i pavëmendshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët} (14:42) (27:93). Sa i përket pretendimit të Shehristānīut që Hishāmi beson se ‘Alīu është Allah, kjo është një shaka’ që e bën edhe një grua të pikëlluar, të cilës sapo i ka vdekur foshnja, të shpërthejë në gaz. Pohimet e Hishāmit lidhur me tewhīd-in ftojnë për lartësimin e Allahut përmbi çdo reduktim në formë fizike të çfarëdo lloji dhe madhërimin e Tij përmbi atë që pandehin injorantët. Pohimet e tij lidhur me imāmetin dhe wisājet-in pasqyrojnë preferimin e tij të të Dërguarit të Allahut, bekime pastë mbi të e pasardhësit e tij, mbi ‘Alīun. Ai deklaron se ‘Alīu është si çdo pjesëtar tjetër i ummetit të Pejgamberit (s) dhe vartësi, mëkëmbësi e zëvendësi i tij; dhe se ai është rob i Allahut të cilit i është bërë padrejtësi dhe shtypje e i cili nuk e siguroi dot atë që i takonte, duke u detyruar t’i nënshtrohej pushtetit të kundërshtarëve, në frikë të vazhdueshme për sigurinë e tij, pa mbështetës apo ndihmës. Si mundet, pra, Shehristānīu të thotë: “Hishām ibn el-Hakami ka studiuar usūl në thellësi. Nuk duhet t’i harrojmë debatet e tija me mu‘tezilītë, sepse ai burrë është mbi atë që e akuzon kundërshtari dhe nën atë që të kujton, ngase ai debatoi me el-‘Alāfin me fjalët: ‘Ti pohon se Krijuesi është Ai që di dhe se dija e Tij është vetë thelbi i Tij; atëherë, Ai bëhet një qenie e dijshme që është e ndryshme nga bota [krijimi i Tij]; përse s’thua atëherë se Ai ka një formë ndryshe nga të gjitha format’?” Ai pastaj i mvesh ‘Alīut pretendimin se ai është Allahu! A s’është kjo një vetëkundërshti e dukshme? A është me vend t’i mvishet Hishāmit, megjithë tërë dijen e tij të bollshme dhe ndihmesat e tij të shumta, një gjepur e tillë? Padyshim që jo. Por këta njerëz ngulmuan të stivojnë akuza nga smira dhe keqdashja ndaj Ehl ul-Bejtit dhe atyre që ndjekin pikëpamjet e tyre; ndaj, të Allahut jemi dhe Atij i kthehemi. Autorësia lulëzoi gjatë jetës së Imamëve el-Kādhim, er-Ridā, el-Xhewād, el-Hādī, el-Hasan el-Zekī el-‘Askerī, paqe pastë mbi ta, në një mënyrë që s’ish parë gjer atëherë dhe muhadīthët që i citonin ata dhe Imamët e tjerë


u përhapën anembanë, duke bërë çmosin për të arritur dituri, në kërkim të saj dhe sekreteve të saja, duke ia sistematizuar çështjet, verifikuar faktet, pa kursyer asnjë përpjekje për të regjistruar mjeshtëritë dhe mbledhur thërrimet e urtisë. El-Muhakkīk el-Hīlī thotë në el-Mu‘teber: “Mes nxënësve të Xhevādit, paqe pastë mbi të, kishte burra të virtytshëm si Husein ibn Sa‘īdi dhe vëllai i tij Hasani, Ahmed ibn Muhammed ibn Ebū Nasr el-Bezantī, Ahmed ibn Muhammed ibn Khālid el-Barkī, el-Shathāni, Ebū’l-Fadl el-‘Emi, Ahmed ibn Muhammed ibn ‘Īsai, Ejjūb ibn Nūhi dhe të tjerë, lista e të cilëve është mjaft e gjatë... Librat e tyre janë në qarkullim edhe sot e kësaj dite ndër tanët, duke pasqyruar diturinë e tyre të bollshme.” Mjafton për ju fakti se librat e el-Barkīut i kalojnë të njëqindët, dhe elBezantīu ka shkruar veprën e tij të shquar Xhami’ ul-Bezantī, ndërsa elHusein ibn Sa‘īdi ka shkruar tridhjetë libra. Nuk është e mundur që në një Letër si kjo të numërojmë atë që është shkruar nga studentët e gjashtë Imamëve që vijuan nga Imam Sādiku, paqe pastë mbi ta, por po ju drejtoj tek jetëshkrimet dhe bibliografitë e disponueshme; prandaj, lexoni për jetën e Muhammed ibn Sinānit, ‘Alī ibn Mahziārit, Hasan ibn Mahbūbit, Hasan ibn Muhammed ibn Sam’ait, Safwān ibn Jahjāit, ‘Alī ibn Jektīnit, ‘Alī ibn Fadalit, ‘Abdur-Rahmān ibn Nexhrānit, el-Fadl ibn Shathānit (që shkroi dyqind libra), Muhammed ibn ‘Umejrit, Ahmed ibn Muhammed ibn ‘Īsait (që citoi 100 shokë të Imam Sādikut), Talha ibn Talha ibn Zejdit, Muhammed ibn ‘Alī ibn Mahbūbit, ‘Ammār ibn Mūsa el-Sabātit, ‘Alī ibn elNu’mānit, el-Husein ibn ‘Abdullāhit, Ahmed ibn ‘Abdullāh ibn Mahrānit që njihet më mirë si Ibn Khānībe, Sadfa ibn el-Munthir el-Kummīut, ‘Ubejdullāh ibn ‘Alī el-Halebīut që ia solli librin e tij Imam Sādikut për ta redaktuar e verifikuar, që ia çmoi e i tha: “A të duket se këta njerëz kanë një libër si ky?!” Shtojini atyre mjekun Ebū ‘Amr, ‘Abdullāh ibn Sa’īdin që ia solli librin e tij Ebū’l-Hasan er-Ridāit, paqe pastë mbi të, për të njëjtin qëllim dhe Ūnus ibn ‘Abdur-Rahmānin që ia solli librin e tij Imam Ebū Muhammed el-Hasan el-Zekī el-‘Askerīut, paqe pastë mbi të. Kushdo që i hulumton jetëshkrimet e pasuesve të pasardhësve të Muhammedit, paqe pastë mbi të dhe ta, e i studion ata që u shoqëruan me nëntë Imamët nga pasardhësit e Imam Huseinit, duke i numëruar veprat e tyre në kohën e Imamëve përkatës të rishqyrtuara prej atyre që ata cituan, në përhapje të hadīthit nga pasardhësit e Muhammedit (s) në çdo rrënjë


dhe degë të fesë..., do të ndeshet me mijëra burra të tillë. Pastaj, nëse njihet me ato shkenca në çdo klasë siç janë përcjellë brez pas brezi që nga koha e nëntë Imamëve të Papërlyer (‘a) e deri më sot, atëherë ai do të bindet patjetër se medhhebi i atyre Imamëve është mutewātir, duke larguar çdo dyshim që mund të ketë mbi faktin se adhurimi ynë i Allahut Fuqiplotë në rrënjët dhe degët e besimit është nxjerrë nga Ehl ul-Bejti i të Dërguarit të Allahut. Askush nuk e vë në dyshim këtë fakt përveç arrogantit dhe të paragjykuarit, ose injorantit shurdhmemec; ndaj, falënderimi i takon Allahut që na udhëzoi në këtë, se pa udhërrëfimin e Tij, nuk do të ishim udhëzuar; Wesselam.

Sinqerisht, Sh

________________________ 1Revista el-Hude e Irakut e citoi këtë Letër dhe e botoi atë në pjesë në vëllimin e parë dhe të dytë në një kolonë të nënshkruar nga autori i përulur.

2Drejtojuni jetëshkrimit të Xhubejr ibn el-Habāb ibn ul-Mundhirit, në Pjesën I të el-Isābeh.

3Si indeksi i el-Nexhāshit, Muntehel Mekāl fī Ehwālir Rixhāl i Shejh Ebū ‘Alīut, e shumë libra të tjerë që merren me këtë degë të dijes, që janë goxha.

4E theksuar nga shumë mjeshtër të kësaj disipline si Shejh el-Bahā’īu në veprën e tij el-Waxhīze, si dhe shumë personalitete të tjera të shquara.

5Drejtojuni Muxhma’ul-Bejān fī Tefsīril-Kur’ān në zbërthimin e ajetit:


{Thuaj: ‘Nuk kërkoj nga ju asnjë shpërblim përveç dashurisë ndaj të afërmve (të mi)’}(42:23) dhe do ta shihni atë të citojë tefsīr-in e Ebū Hamzait.

6Dijetarët tanë i kanë treguar të gjithë librat e Ebū Hamzait, duke ia kredituar atij hadīthin, dhe hollësirat ndodhen në librat e tyre. Autoriteti ynë i lartë Sejjid Sadr ud-Dīn el-Mūsawī e ka përmbledhur Risālet ul-Hukūkun dhe e ka botuar, që të mësohet përmendësh nga të rinjtë muslimanë dhe ka bërë një punë shumë të mirë; Allahu ua mundësoftë muslimanëve të shijojnë frytet e interesimit të tij dhe madhështisë së përpjekjes së tij.

7Ai e bën këtë kur i përmend bākiritë dhe xha‘feritë mes medhhebeve shī‘ite në librin e tij el-Milel we’n-Nihel. LETRA 111, 1 Xhemādi ul-Ūle 1330

226.

Bindje

Dëshmoj se ju [shī‘itët] jeni pasuesit e Imamëve nga pasardhësit e Pejgamberit, në rrënjët dhe në degët e besimit. Ju e keni qartësuar këtë çështje dhe e keni bërë të padyshimtë, keni zbuluar gjithçka që ishte e errët


në të; ndaj, t’ju dyshosh juve është çmenduri dhe t’ju mosbesosh juve është devijim. E hetova letrën tuaj dhe e gjeta shumë kënaqëse. E verifikova dhe arrita të thith aromën e saj hyjnore që më ushqeu me kundërmimin e saj të ëmbël. Para se t’ju njihja juve, unë isha konfuz në lidhje me bindjet tuaja për shkak të akuzave që dëgjoja nga shpifësit; tani i gjeta të jenë një fanar që davarit errësirën dhe po ju lë ngadhënjimtar e të suksesshëm. Sa i madh, pra është bekimi që Allahu ka derdhur mbi mua e sa i madh përfitimi im nga ju! Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, wesselāmu aleikum.

Sinqerisht, S

LETRA 112, 2 Xhemādi ul-Ūle 1330

227.

Vlerësim

Dëshmoj se tani ju jeni i njohur me çështjen, i aftë ta zotëroni atë. Ju i keni kaluar të gjithë të tjerët në të kuptuarit e të studiuarit e saj në imtësi, duke e hetuar atë me kujdes, duke e kthyer nga të gjitha anët, duke dalluar nënkuptimet e saja të brendshme, duke kërkuar thelbin dhe natyrën e saj, pa u lëkundur nga paragjykimet nacionaliste e pa u motivuar nga interesat personale. Ndaj, cilësitë e bujarisë suaj nuk mund të cënohen, e as mendja


juaj nuk mund të dominohet. Ju e keni shqyrtuar atë në thellësi me një bujari që është më shumë se kënaqëse dhe me një mendje që është më e gjerë se kjo botë, duke e verifikuar imtësisht, pa marrë parasysh mendimet e të afërmit, gjersa ajo që qe e fshehur doli në sipërfaqe; e vërteta e shpalosi veten dhe rrezet e mëngjesit u panë nga të gjithë ata që kanë sy; prandaj, falënderimi i takon Allahut që na udhëzoi në fenë e Tij dhe për të qenit të sukseshëm në arritjen e asaj që na ka urdhëruar të arrijmë nga Rruga e Tij: RRUGËN E DREJTË; dhe paqja e bekimet e Tij qofshin mbi Muhammedin dhe pasardhësit e Muhammedit.

Sinqerisht, Sh

----------------------------------------------------------------------SHTOJCË I Hadithi i Thekalejnit është njëri prej haditheve të rrënjëzuar më fuqishmi që është përcjellë përmes shumë zinxhirëve të transmetimit e në versione të ndryshme. Shī‘itët dhe sunnitë pajtohen njëzëri rreth vërtetësisë së tij. Prej tij dhe haditheve të ngjashëm me të mund të nxirren disa përfundime të rëndësishme: 1) Po në atë mënyrë që Kur’ani Fisnik do të mbetet deri në Ditën e Gjykimit, po ashtu do të mbetet edhe Ehl ul-Bejti i të Dërgurit të Allahut (s). Nuk do të ketë asnjë periudhë kohore pa ekzistencën e figurës që shī‘izmi e quan Imam, prijësi dhe udhërrëfyesi i vërtetë i njerëzve. 2) Me anë të këtyre dy amaneteve të mëdha, Profeti (s) ka siguruar kënaqjen e të gjitha nevojave fetare dhe intelektuale të muslimanëve. Ai ua ka paraqitur Ehl ul-Bejtin atyre si autoritete në dije dhe i ka shpallur fjalët e veprat e tyre si të vlefshme dhe autoritative. 3) Nuk duhet ndarë Kur’ani Famëlartë nga Ehl ul-Bejti. Asnjë musliman s’ka të drejtë t’i mohojë dijet e anëtarëve të Familjes së Profetit dhe të shmanget nga drejtimi e udhërrëfimi i tyre. 4) Nëse njerëzit u binden pjesëtarëve të Ehl ul-Bejtit dhe i pasojnë fjalët e tyre, ata nuk do të devijojnë kurrë. Allahu do të jetë gjithmonë me ta. 5)


Përgjigjet ndaj nevojave intelektuale dhe fetare të njerëzve merren nga duart e anëtarëve të Ehl ul-Bejtit. Ai që i ndjek ata nuk do të bjerë në humbje dhe do të arrijë lumturi të vërtetë; d.m.th pjesëtarët e Ehl ul-Bejtit janë të pastër nga faji e mëkati, dhe janë të pagabueshëm. Nga kjo, mund të konkludohet se me ‘Ehl ul-Bejt’, apo ‘itre’ nuk nënkuptohen tërë pasardhësit dhe kushërinjtë e Profetit (s). Përkundrazi, aty nënkuptohen individë të veçantë që janë të përsosur në dijet fetare dhe të mbrojtur nga gabimi e mëkati në kuptimin që ata janë të kualifikuar t’i prijnë dhe t’i udhëzojnë njerëzit. Sipas shī‘izmit, këta individë përbëhen nga ‘Alī ibn Ebī Tālibi dhe njëmbëdhjetë pasardhësit e tij të cilët u zgjodhën për imamet njëri pas tjetrit. Emrat e sahabëve që kanë transmetuar hadithin “Librin e Allahut dhe Ehl-i Bejtin”: 1) ‘Alī ibn Ebī Tālib; 2) Fātime Zehrā; 3) Hasan ibn ‘Alī; 4) Husein ibn ‘Alī; 5) Selmān Farsī; 6) Ummi Seleme (gruaja e Profetit); 7) Ummi Hanī bint Ebī Tālib; 8) Ebū Dher el-Ghifārī; 9) Zejd ibn Arkam; 10) ‘Abdullāh ibn ‘Abbās; 11) Ebū Lejlā el-Ensārī; 12) Xhābir ibn ‘Abdullāh elEnsārī; 13) Ebū Sa’īd el-Khudrī; 14) Hudheife ibn el-Ghifārī; 15) Zejd ibn Thābit el-Ensārī; 16) ‘Abdullāh ibn Hantāb; 17) Ebū Hureire ed-Dūsī; 18) ‘Abdur-Rahmān bin Auf; 19) ‘Abdullāh ibn ‘Umer ibn el-Khattāb; 20) Hudheife ibn el-Jemāne; 21) Talha ibn ‘Ubejdullāh; 22) Sa‘d ibn Ebī Wakkās; 23) Xhubejr ibn Mut’am; 24) Ebū Tufeil Amir ibn Wa’thileh; 25) Khuzeime ibn Thābit dhu’sh-Shehādetejn; 26) Sehl ibn Sa‘d el-Sādī; 27) Udej ibn Hātim et-Tā’ī; 28) Ebū Kudāme el-Ensārī; 29) ‘Ukbe ibn Amir; 30) Ebū Ejjūb elEnsārī; 31) Ebū Sherih el-Huzaī; 32) Ebū Hejthem ibn Tejjehān; 33) Amir ibn Lejlā ibn Damār; 34) Ebū Rāfi’ī - shërbyesi i Profetit (s); 35) Amr ibn Wakkās; 36) Berā’ ibn Azīb; 37) Enes bin Mālik; 38) Dhumejr el-Eslemī; 39) Bashkëshortja e Zejd ibn Arkamit. Hadīthi Thekalejn është transmetuar nga: Muslimi në Sahīh: Kitāb fadā’il ‘Alī ibn Ebī Tālib, vëll. VII, f. 122, nr 4225; Nesā‘ī në Sunen ul-Kubra, vëll. V, f. 622; Ebū Dā‘ūdi në Sunen, vëll. V, f. 182, 189; Tirmidhīu në Sahīh; vëll II, f. 308, nr 3720 (b. Bulak), vëll. V, f. 328, hadīthi 3874-3786; Nesā‘īu në Khasā’is ‘Alī, f. 30; Ahmedi në Musned, vëll. III, f. 14-17, 26; vëll. IV, f. 361, 367; vëll. V, f. 182, 189 (Bāki Musned el-Mukathirīn, nr 10681, 10707, 10779, 11135, Musned ul-Kufijjīn, nr 18464, 18508) dhe në Menākib ‘Alī; Dārimī në Sunen: Kitāb Fadā’il ul-Kur’ān, vëll. II, f. 432, nr 3182; Bejhekīu në Sunen, vëll. X, f. 113; el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 172-173, 185,


had. 945-947, 959, e vëll. VI, f. 152; Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 109, 148; Dhehebīu në Telkhīs ul-Mustedrek; Ibn ul-‘Athīri në Xhāmi’ ul-‘Usūl, vëll. I, f. 187 e ‘Usd ul-Ghābeh, vëll. II, f. 12 (jeta e Imam Hasanit), vëll. III, f. 147; Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā’id, vëll. VI, f. 164, vëll. IX, f. 163; Taberānīu në Mu‘xhem ul-Kebīr, vëll. I, f. 137; Beghewīu në Messabih usSunne, f. 206; Ibn Kethīri në el-Bidāje we’n-Nihāje, vëll. V, f. 209, vëll. VII, f. 348; Ibn Asākiri në Tarīkh ul-Dimeshk: Jeta e Imam ‘Alīut, vëll. II, f. 164, hadīthi 545; Jeta e Zejd ibn Arkamit, vëll. V, f. 146 (Tahdhīb); Ibn Sa‘di në Tabakāt, vëll. II, f. 194 e vëll. IV, f. 8; Halebīu në Sīre, vëll. III, f. 308; Sujūtīu në Ihjā ul-Mejjit, f. 113 dhe Durr ul-Menthūr, vëll. II, f. 60, vëll. VI, f. 7, 306; Shiblīu në Sīre’t un-Nebī, vëll. I, Pj 2, f. 131-2; el-Shiblenxhī el-Shāfi’ī në Nūr ul-Absār, f. 99; Tha‘lebīu në Tefsīr Keshf ul-Bejān; Fakhr Rāzīu në Tefsīr ulKebīr, vëll. III, f. 18 (aje 3:103); Ibn Kethīri në Tefsīr, vëll. IV, f. 113 (aje 42:23); Ibn Tejmijje në Minhāxh us-Sunne, vëll. IV, f. 104-5; Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, vëll. I, f. 355; Ibn ul-Xheuzī në Tedhkiret ul-Khawās ulUmme, f. 182; Razini në Xhāmi’ Bejne Sihāh us-Sitteh; Sheh Mensūr ‘Alī Nāssifi në et-Tāxh ul-Xhāmi’ li’l-‘Usūl fī ahādīth er-Resūl, vëll. III, f. 338; Ibn ‘Abd Rabbihu në ‘Ikd ul-Ferid; el-Khawārizmī në Menākib, f. 77; Ibn Talha Shāfi‘īu në Metalib us-Su’ūl; el-Nabhānī në Fet’h ul-Kebīr, vëll. I, f. 503, vëll. III, f. 385; el-Kundūzī Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, f. 18, 25, 29, 30-34, 95, 115, 126, 199, 230; el-Hamadānī në Muweddet ul-Kurba (muwwede II); Ibn Ebī Hadīdi në Sherh Nehxhul Belāgha; Ibn Sebāgh el-Mālikī në Fusūl ulMuhimme, f. 22; el-Hamawejnī në Fera’īd us-Simtejn, vëll. II, f. 142, 574; Ibn Meghāzīlī el-Shāfi‘ī në Menākib, f. 235-6; el-Genxhī Shāfi’ī në Kifājetu’lTālib, Kreu I (diskutimi i Gadīrit), Kreu LXII, f. 230; Imam ul-Haramejn Muhibb ed-Dīn Taberīu në Dhekhā’ir ul-‘Ukbe, f. 16; Khawārīzmī në Mektāl ul-Husein, vëll. I, f. 104; Zerendī në Nudhūm ud-Durer us-Simtejn, f. 232; Ibn Haxheri në Sawā’ik ul-Muhrike: f. 75, 87-90, 99, 136 (bāb wasijet unNebī). SHTOJCË II Ajeti i pastrimit (āje et-tat’hīr) është një nga provat tekstuale për papërlyeshmërinë e Ehl ul-Bejtit, i cili ua dëshmon pastërtinë e plotë dhe pozitën unike: {Allahu dëshiron të largojë të gjithë ndytësinë (e mëkateve)


nga ju, o Ehl ul-Bejt, dhe t’ju pastrojë me një pastrim të skajshëm} (33:33). Fjala rixhs në këtë ajet, e përkthyer si ‘ndytësi’, në gjuhën arabe ka kuptimin e papastërtisë, qoftë të jashtme apo të brendshme, ku kjo e fundit është sinonim i mëkatit. Fjala rixhs është përdorur në Kur’an me të dyja kuptimet. Papastërtia e jashtme është ajo që nënkuptohet në ajetin: {Cofëtira, gjaku i derdhur dhe mishi i derrit - janë të gjitha ndytësi} (6:145). Përkundrazi, është papastërtia e brendshme ajo që nënkuptohet në ajetin: {E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ajo (zbritja e sures) ndytësisë së tyre u shton ndytësi dhe ata vdesin si jobesimtarë} (9:125). Në ajetin ku flitet për heqjen e ndytësisë dhe papastërtisë nga Ehl ulBejti, fjala rixhs s’mund të interpretohet si referim ndaj papastërtisë së jashtme, pasi tërë muslimanëve u kërkohet t’i heqin papastërtitë trupore si obligim fetar; kjo pra, s’është diçka që vlen ekskluzivisht për Ehl-i Bejtin, ndërkohë që ajeti e tregon qartë dhënien e një merite të veçantë atyre nga Allahu. Për më tepër, shmangia e ndytësisë dhe papastërtisë nuk numërohet si virtyt që sipas Kur’anit karakterizon një grup të veçantë njerëzish. Për pasojë, që ajeti të jetë i kuptueshëm, fjala rixhs duhet të merret në kuptimin e ndotjes së brendshme të shpirtit. Dëshira dhe qëllimi i Allahut për ta larguar tërë ndytësinë nga Ehl ulBejti është në suazën e tërë skemës së krijimit, në atë që Allahu dëshiroi që, brenda rendit të Tij, pjesëtarët e asaj Shtëpie të jenë të çliruar nga çdo papapastërti dhe të stolisur me papërlyerje. Po t’ia referonim dëshirën e Allahut çështjeve të ligjit dhe dispozitave të tij, kuptimi do të ishte se në sferën ligjore ata nuk do të kryenin shkelje apo ta përlyenin veten. Është e qartë se një kuptim i tillë do të ishte i papranueshëm, sepse shmangia e mëkatit dhe heqja e të papastrës është një obligim fetar universal, imponimi i të cilit nuk i jep nder apo status të posaçëm askujt. Ai mesiguri nuk do ta bënte Profetin (s) t’i përvishej veprimit të paprecedent të mbledhjes së anëtarëve të Ehl ul-Bjetit të tij pas dyerve të mbyllura, e t’u hidhte atyre një mbulojë (kisa’) përsipër. Shpallja e ‘ajetit të pastrimit’ fitoi vëmendje të madhe në kohën e Profetit (s) mes shokëve të tij, dhe grupi i përzgjedhur të cilëve u drejtohej ky ajet dhe shenjtëria e pastërtia e të cilëve u bë diçka e pranuar nga të gjithë, u bënë të njohur si ‘njerëzit e mbulojës’ (ehl ul-kisa’). Saherë që anëtarët e Ehl ul-Bejtit e shihnin të nevojshme ta theksonin rangun e tyre të


veçantë shpirtëror, ata i referoheshin me krenari këtij ajeti. Për shembull, Imam ‘Alīu iu referua atij gjatë rastit të Fedekut, apo konsultimit për zgjedhjen e khalīfit, pas vdekjes së ‘Umerit. Prijësi i Besimtarëve shtroi këtë argument: “A është shpallur për ndonjërin prej jush ajeti i pastrimit?” Kur ata thanë ‘jo’, ai vazhdoi: “Anëtarët e Ehl ul-Bejtit janë të mbuluar me virtyte të shumta, sepse Kur’ani thotë: {Allahu dëshiron ta largojë tërë ndytësinë e mëkateve nga ju, o Ehl ul-Bejt, dhe t’ju pastrojë deri në skaj}. Allahu pra e ka larguar nga ne tërë ndytësinë, të jashtme e të brendshme, dhe na ka fiksuar në rrugën e së vërtetës dhe së drejtës.” (Gājet ul-Merām, f. 295) Po i referohemi ngjarjeve të shpalljes së ‘ajetit të pastrimit’ nga disa prej burimeve më autentike të dijetarëve sunni. Sejjid Ebū Bekr Shihabuddīn el-Shāfi‘ī transmeton në veprën e tij Kitāb Rushfet us-Sa’di min Bahr ul-Fadā’il Benī Nebī el-Hadī (Dārul-Ilmije, Egjipt, 1303 H) Kr. I, f. 14-19, nga Tirmidhīu, Hākimi, Ibn Xherīri, Ibn Mundhīri, Ibn Mardawejhi, Bejhekīu, Ibn Ebī Hātimi, Taberānīu, Ahmedi, Ibn Kethīri, Muslimi, Ibn Ebī Shejbe e Samhudīu, se ky ajet u shpall për pesë personat nën pelerinë: të Dërguarin e Allahut (s), Hazreti Fātimenë, Imam ‘Alīun, Imam Hasanin e Imam Huseinin. Shumë transmetues kanë regjistruar ngjarjene harrīre-s*. Mes tyre, Imam Tha‘lebīu në Tefsīr, Imam Ahmedi në Musned dhe Ibn Athīri në Xhāmi ul-Usūl, duke cituar nga Sahīh-u i Tirmidhīut (shih më poshtë) dhe i Muslimit, transmetojnë nga gruaja e Profetit (s), Ummi Seleme se: “I Dërguari i Allahut (s) ishte në shtëpinë time kur Fātimeja i solli një pjatë harrīre. Në atë çast ai ishte ulur në verandën e tij ku zakonisht flinte. Ai kishte një pelerinë Khajberi nën këmbë. Unë po falesha në dhomën time. Profeti (s) i tha Fātimesë të thërriste burrin e djemtë e saj. Pas pak, ‘Alīu, Hasani dhe Huseini erdhën brenda dhe hëngrën harrīren. Xhibra’īli erdhi e i shpalli Profetit ajetin: {Allahu dëshiron të largojë të gjithë ndytësinë (e mëkateve) nga ju, O Ehl ul-Bejt, e t’ju pastrojë me një pastrim të skajshëm} (33:33). Atëherë, i Dërguari i Allahut (s) i mbuloi të gjithë me pelerinën e tij, ngriti duart nga qielli, dhe tha: ‘O Allah, këta janë Ehl ul-Bejti im. Largoje çdo papastërti nga ata, e pastroji me një pastrim të përkryer.’ Ummi Seleme thotë se ajo lëvizi përpara e deshi të hynte nën pelerinë duke thënë: ‘O i Dërguari i Allahut, a të vij dhe unë?’ Profeti (s) u përgjigj: ‘Jo, qëndro në vendin tënd, ti je në të mirë’.”


Fakhr ed-Dīn Rāzīu shton në Tefsīr ul-Kebīr, se Profeti (s) tha: “Ju janë hequr të gjitha mëkatet” e “Ju janë dhënë mbulojet e bekimeve.” Hazreti ‘Āisheja thotë: “Një mëngjes, i Dërguari i Allahut (s) doli nga shtëpia e tij i mbuluar me një mbulojë (kisa’) leshi të zi. Pas pak hyri Hasani, dhe Profeti e futi nën mbulojë. Pastaj erdhi Huseini i cili u fut aty. Më pas erdhi Fātimeja dhe ai e mori edhe atë nën mbulojë. Pastaj erdhi ‘Alīu dhe u fut nën mbulojë, dhe atë çast i Dërguari (s) recitoi: {Allahu dëshiron që të largojë të gjithë ndytësinë (e mëkateve) nga ju, o Ehl ul-Bejt, dhe t’ju pastrojë me një pastrim të plotë}”. Kjo përcillet në SahīhMuslim: Kitāb Fadā’il us-Sahābeh, vëll. VII, f. 130, nr. 4450; Musned Ahmed: Baki Musned el-Ensār, nr. 24132; Sahīh ul-Tirmidhī: Kitāb el-Adab, nr 2738; Sunen Ebū Dā‘ūd: Kitāb el-Libas, nr. 3513; Tefsīr ul-Keshshāf i Zemakhsherīut vëll. I, f. 370 (ajeti 3:61); Tefsīr Durr ul-Menthūr i Sujūtīut, vëll. V, f. 198; Jenābī ulMuwedde e el-Kundūzī Hanefīut, Kreu LV, f. 174 (bot. Stambollit); Mustedrek us-Sahīhejn e Hākimit, vëll. III, f. 159; et-Tāxh el-Xhāmi’ li’l-Usūl e Prof. Mensūr ‘Alī Nassīfit, vëll. III, f. 333...etj. ‘Umer ibn Ebū Seleme, djali i umm ul-mu’minīn Ummi Selemes, thotë: “Ajeti i pastrimit u shpall në shtëpinë e Ummi Selemes. I Dërguari i Allahut (s) thirri Fātimenë, Hasanin, Huseinin, dhe ‘Alīu ishte pas tij. Pastaj ai i mbuloi ata me një pelerinë (kisa’) dhe tha: “O Allah! Këta janë Ehl ul-Bejti im, prandaj largoje ndytësinë e mëkatit prej tyre e pastroji ata!” Atë çast, Ummi Selemja pyeti: “O i Dërguari i Allahut! A jam unë mes tyre?” Ai (s) u përgjigj: “Ti je në vendin tënd dhe je në të mirë.” Ky hadīth transmetohet në Sahīh-un e Tirmidhīut (red. nga Ibn Arabī el-Mālikī, bot. Egjiptit), Kitāb etTefsīr, vëll. II, f. 200, nr. 3129, Kitāb el-Menākib, vëll. II, f. 308, nr 3719; Xhāmi ul-Usūl e Ibn ul-Athīrit, vëll. I, f. 101; Rijād un-Nedire e Muhibb etTaberīut, vëll. II, f. 188. Në hadīthin 3806 tek SahīhTirmidhī, Kitāb elMenākib, vëll. II, f. 309, kjo citohet drejtpërdrejt nga Ummi Seleme. Ajo pohon se Profeti (s) mbuloi Hasanin, Huseinin, ‘Alīun dhe Fātimenë me pelerinën e tij dhe tha: “O Zot! Këta janë Ehl ul-Bejti im dhe të zgjedhurit e mi. Largoje mëkatin prej tyre dhe pastroji ata!” Umm Seleme thotë: “E pyeta Profetin: ‘A jam unë mes atyre?’ Ai u përgjigj: ‘Ti je në të mirë’.” Tirmidhīu komenton: “Ky hadīth është sahīh dhe i mirëdokumentuar; ai është më i miri që citohet në këtë kontekst.” Pastaj, Tirmidhīu citon Enes bin Mālikun, që thotë se i Dërguari i Allahut (s) për gjashtë muaj me rradhë kalonte pranë derës së Fātimesë çdo herë


që ngrihej për të falur sabahun dhe thonte, “Është koha e namazit, o Ehl ulBejt! {Allahu padyshim dëshiron ta largojë tërë papastërtinë nga ju, O Ehl ul-Bejt, e t’ju pastrojë me një pastrim të skajshëm}.” Këtë e transmeton edhe Taberānīu në Xhāmi’ ul-‘Usūl, vëll. IX, f. 156, Hākimi në el-Mustedrek, vëll. III, f. 158; Dhehebīu në Telkhīs, vëll. II, f. 150; Imam Ahmedi në Musned, vëll. III, f. 285; Ibn Kethīri në Tefsīr, vëll. III, f. 495 dhe el-Bidāje we’n-Nihāje, vëll. IV, f. 438; Taberīu në Tefsīr, vëll. XXII, f. 6; Sujūtīu në Durr ul-Menthūr, vëll. V, f. 199; el-Muttekī el-Hindī në Kenz ul-Ummāl, vëll. VII, f. 102; Ibn es-Sebāghu në Fusūl ul-Muhimme, f. 8; Ibn ul-‘Athīri në Usd ulGhābeh, vëll. V, f. 521; el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, Kreu LV, f. 174 (bot. Stambollit); el-Hasakānī në Shewahīd ut-Tenzīl, vëll. II, f. 32; elHejthemī në Mexhma’ uz-Zewā’id, vëll. IX, f. 168 dhe Baladhūrīu në Ansāb ul-Ashrāf, vëll. II, f. 104. Gjithashtu, Sujūtīu në Tefsīr Durr ul-Menthūr, transmeton nga Ebū Sa‘īd el-Khudrīu se kur u zbrit ajeti {Dhe urdhëroje familjen tënde të falë namaz} (20:132), Profeti (s) për tetë muaj me rradhë, shkonte tek dera e ‘Alīut në kohën e faljes dhe thonte: “Është koha për namaz, Allahu ju mëshiroftë! {Allahu ka për qëllim të largojë tërë ndytësinë e mëkateve nga ju, o Ehl ulBejt, dhe t’ju pastrojë me një pastrim të skajshëm}.” (Shih dhe Tefsīr-in e Fakhr ed-Dīn Rāzīut) Në komentimin e ajetit 33:33, Sujūtīu shkruan: “Ibn Xherīri, Hākimi e Ibn Mardawejhi transmetojnë se Sa‘di tha: ‘Shpallja [e ajetit 33:33] zbriti mbi të Dërguarin e Allahut (s). Atëherë, ai solli ‘Alīun, Fātimenë dhe dy djemtë e saj nën pelerinën e tij. Pastaj, ai tha: O Allah! Këta janë familja ime dhe Ehl ul-Bejti im!’” Përkthyesi i Kur’anit në gjuhën shqipe, H. Sherif Ahmeti e ka kaluar në heshtje komentin e kësaj pjese të ajetit 33:33, duke mos e përmendur as se kush janë familja e Pejgamberit, por ai s’e ka fshehur të vërtetën në sqarimin e shkurtër të ajetit 3:61, në faqen 89. Në paragrafin e tretë të shënimit, gjatë përshkrimit të ngjarjes së Mubāhile-s, ai pohon: “Pejgamberi u tha dhe doli me familjen e vet; me Huseinin ngryk, Hasanin përdore, Fatimen pas tij dhe Aliu pas.” Falënderimi i takon Allahut, Zotit të Botëve. Tahāwīu transmeton në Mushkil el-Athār, vëll. I, f. 336: “Umm Seleme thotë: ‘Kur u shpall ajeti fisnik, në shtëpi nuk ndodhej askush përveç


Xhibra’īlit, të Dërguarit të Allahut (s), Fātimesë, Hasanit, Huseinit dhe ‘Alīut. Unë e pyeta: “O i Dërguari i Allahut, a jam unë nga Ehl ul-Bejti?” Ai u përgjigj: “Vërtet, ti ke vepra të mira tek Zoti.” Sa do të doja të kishte thënë ‘po’. Ajo do të kishte qenë për mua më e çmuar se gjithçka mbi të cilën ndriçon dielli.” Tahāwīu përmend 11 hadīthe me të njëjtin kuptim, të cituara nga Umm Seleme me zinxhirë të ndryshëm transmetimi. Ai po ashtu citon dy hadīthe me këtë formë: “Çdo mëngjes, i Dërguari i Allahut vinte tek dera e Fātimesë dhe thërriste ‘Es-selāmun aleikum, o Ehl ul-Bejt. Allahu ka për qëllim të largojë ndytësinë e mëkateve nga ju’.” Pastaj, ai shton: “Gjithashtu, ajo që transmetohet në lidhje me këtë tregon se ajeti i pastrimit është për nder të tyre.” (Shih f. 332-339) Ahmedi transmeton nga Shedded ibn Ebū Ammāri: “Shkova tek Wāthile ibn el-Aska’i me disa të tjerë. Ata përmendën ‘Alīun. Kur u ngritën për të ikur, ai më tha: “A të të përmend diçka që e pashë ta bënte i Dërguari i Allahut (s)?” Unë i thashë, “Sigurisht!” Ndaj, ai tha: “Iu afrova Fātimesë për ta pyetur atë për ‘Alīun. Ajo tha: ‘Drejtoju të Dërguarit të Allahut.’ Prandaj, e prita atë (s). Më në fund, i Dërguari i Allahut (s) erdhi me ‘Alīun, Hasanin dhe Huseinin; këta kishin kapur secili njërën dorë të tij. Kur arriti, ai e uli ‘Alīun dhe Fātimenë para vetes, kurse Hasanin e Huseinin mbi kofshë. Pastaj ai hodhi pelerinën e tij mbi ta, dhe recitoi ajetin: {Allahu ka për qëllim që të largojë çdo papastërti nga ju, o Ehl ul-Bejt, dhe t’ju pastrojë me një pastrim të përkryer}, dhe tha: “O Allah! Këta janë Ehl ul-Bejti im! Dhe Ehl ul-Bejti im gëzon më shumë të drejta.” (Musned, vëll. IV, f. 107) Në Tefsīr-in e tij të njohur të Kur’anit, ed-Durr ul-Menthūr, në zbërthimin e këtij ajeti, Xhelāl ed-Dīn es-Sujūtīu transmeton nga Ibn ‘Abbāsi: “Për nëntë muaj rresht e vura re të Dërguarin e Allahut (s) të vinte tek dera e ‘Alīut pesë herë në ditë, në kohët e namazit, dhe të thërriste: ‘Paqja qoftë me ju, o Ehl ul-Bejt, dhe bekimet e mëshira e Allahut! {Allahu dëshiron të largojë nga ju ndytësinë e mëkateve, o Ehl ul-Bejt, dhe t’ju pastrojë me një pastrim të përkryer}; është koha e namazit, Allahu ju bekoftë!’ ” (Po ashtu: Ahmedi në Musned, vëll. I, f. 330; Nesā‘īu në Khasā’is‘Alī, f. 11; Muhibb et-Taberīu në Rijād un-Nedire, vëll. II, f. 269; Hejthemīu në Mexhmā’ uz-Zewā’id, vëll. IX, f. 119, 207, el-Genxhī el-Shāfi’ī në Kifājet et-Tālib, Kreu 100, f. 232, ku jepen 6 hadīthe të sakta). Ebū’l-Hamrā’i, një tjetër sahab i Profetit (s), transmeton se: “Për tetë muaj me rradhë në Medine, i Dërguari i Allahut (s) shkonte tek dera e ‘Alīut


për çdo namaz të sabahut. Ai i vendoste duart në secilën anë të derës dhe thërriste: ‘Es-Salāt!Es-Salāt! Allahu dëshiron që të largojë gjithë ndytësinë prej jush, o Ehl ul-Bejt, dhe t’ju pastrojë me një pastrim të përkryer’.” (Sujūtīu në Durr ul-Menthūr, vëll. V, f. 198; Ibn ul-Athīri në Usd ul-Ghābeh, vëll. V, f. 174; Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā’id, vëll. IX, f. 169, ku autori përcjell një hadīth të ngjashëm edhe nga Ebū Barzah.) Vini re me kujdes, lexues të çmuar, se Profeti (s) i nderuar e ka veçuar hazreti Ummi Selemen - gruan e tij, nga Ehl ul-Bejti. Këtë e dëshmojnë edhe hadīthet e hazreti Āishes, Umer ibn Selemes, Ibn ‘Abbāsit, Enes ibn Mālikut.. etj, cituar më lart. Transmetohet në SahīhMuslim e Xhāmi ul-Usūl, se Hasan ibn Samrāi pyeti Zejd ibn Arkamin: “Kush janë Ehl ul-Bejti? A janë gratë e Profetit (s) mes tyre?” Ai u përgjigj, “Jo! Gruaja jeton me të shoqin për ca kohë, pastaj ai e divorcon atë dhe ajo kthehet tek i ati dhe fisi i saj.” (SahīhMuslim: Kitāb Fadā’il Sahābeh, vëll. VII, f. 124, nr 4425). Gjithashtu, nëse kjo pjesë e ajetit do t’u drejtohej grave të Profetit (s), do të ishte përdorur veta e dytë e shumësit në gjininë femërore, e jo veta e dytë e shumësit në gjininë mashkullore (‘ankunne në vend të ‘ankum, dhe jutahhirekunne në vend të jutahhirakum). Në disa raste, Profeti (s) ua shpjegoi muslimanëve kuptimin e këtij ajeti kur ua tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e tij. Ebū Sa‘īd el-Khudrīu transmeton hadīthin e të Dërguarit të Allahut (s): “Ky ajet është shpallur për pesë persona: mua, ‘Alīun, Fātimenë, Hasanin dhe Huseinin; {Allahu dëshiron që të largojë ndytësinë e mëkateve nga ju, o Ehl ul-Bejt, dhe t’ju pastrojë me një pastrim të përkryer}.” (Ibn Xherīri, Ibn Ebū Hatimi dhe Taberānīu. Po ashtu, Imam Tha‘lebīu në Tefsīr, Ibn Merdewejhi, dhe Bejhekīu në Sunen, nga Ummi Seleme.) Taberānīu citon në Mu‘xhem ul-Kebīr Imam Hasanin, duke thënë: “Jini korrektë ndaj çështjeve tona; neve jemi sundimtarët tuaj... ne jemi po ai Ehl ul-Bejt për të cilët Allahu ka thënë: {Allahu dëshiron të largojë nga ju tërë ndytësinë e mëkateve, o Ehl ul-Bejt, e t’ju pastrojë me një pastrim të skajshëm}.” (vëll. III, f. 93, bot. 2-të, Maktabe Ibn Tejmijje). Hejthemīu e citon në Mexhma’ uz-Zewā’id nga Taberānīu dhe pohon: “Transmetuesit e këtij hadīthi janë të besuar.” (vëll. IX, f. 172) Ai përfshihet edhe në shumë libra të tjerë, si Shewahīd ut-Tenzīl nga Hasakānī, vëll. II, f. 32 (bot. 1-rë, 1411 H.), Ibn Kethīri në Tefsīr, vëll. III, f. 495 (Dār ul-Ma’rife, 1412), Ibn ‘Asākiri në Tarīkh Dimeshk, vëll. XIII, f. 270 (Dār ul-Fikr, 1415)...


Së fundi, po citojmë hadīthin relevant të Profetit të përcjellë nga Ibn ‘Abbāsi: “Allahu Fuqiplotë i ndau njerëzit në dy grupe, dhe më vendosi tek më të mirët. Ai tha: {Sa u përket atyre të djathtëve ... ata janë nën drunjë pemësh pa gjemba!} (56:27-8), e {Të majtit janë në nxehtësinë e zjarrit dhe ujin përvëlues!} (56:42) Unë jam prej të djathtëve e jam vërtet më i miri ndër ta. Pastaj Allahu i ndau njerëzit në tre grupe, e më vendosi prapë tek më të pastrit prej tyre. Ai tha: {E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit? Po të majtit, kush janë të majtit? Ndërsa të përparmit janë në ballë} (56:8-11). Dhe unë jam më i miri i atyre që janë në ballë. Pastaj Allahu i ndau njerëzit në popuj dhe fise, e më vendosi mua tek më të mirët. Ai tha: {O njerëz, vërtet Ne ju krijuam prej një mashkulli e një femre, dhe ju bëmë popuj e fise që të njiheni me njëri tjetrin, dhe më i miri ndër ju tek Allahu është ai që është më i përzotshëm} (49:13). Dhe unë jam më i përzotshmi e më i miri ndër njerëz, e megjithatë nuk krekosem për këtë. Pastaj Allahu i ndau njerëzit në të afërm dhe familje e më vendosi mua në më të virtytshmen e të gjitha familjeve, sepse Ai tha: {Allahu dëshiron të heqë të gjithë ndytësinë e mëkateve nga ju, o Ehl ul-Bejt, dhe t’ju pastrojë me një pastrim të skajshëm} (33:33). Unë dhe Ehl ul-Bejti im atëherë, jemi të pastruar nga të tëra ndytësitë dhe të mbrojtur nga mëkatet.” (Sujūtī, edDurr ul-Menthūr, vëll. V, f. 199)

wa‘Llāhu a‘lem.

*Ushqim i gatuar me një lëng të ëmbël. PASQYRA E LËNDËS -------------------------------------------------------------------------------

Përmbajtja e librit


JETËSHKRIMI I AUTORIT . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx

AUTORI: . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx Lindja dhe Edukimi . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx Në ‘Āmile . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx Reformat e Tija . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx Gojtaria e Tij . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx Shërbesat e Tija . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx Kërkimi prej Tij i Dijes . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx Veprat e Tija . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx Veprat e Vyera të Tij që Humbën . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx Mirësjellja dhe Dhuntitë e Tija . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx Udhëtimet e Tija . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx Trashëgimia dhe Projektet e Tija Ndërtuese . . . . . . . . . . xx

HYRJE & PËRKUSHTIM . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx

LETRA 1 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx I

Përshëndetjet ndaj Debatuesit,

II

Kërkimi i Lejes për të Debatuar.

LETRA 2 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx I

Përshëndetjet të Ndërsjella,


II

Leja për të Debatuar e Dhënë.

LETRA 3 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx I

Përse nuk i Përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?

II

Nevoja për Bashkim,

III

Bashkimi Arrihet Vetëm Duke iu Përngjitur Medhhebeve të Shumicës.

LETRA 4 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx I Provat Ligjvënëse Urdhërojnë të Përmbajturit Medhhebit të Ehl ulBejtit, II Nuk Ekziston Asnjë Provë për të Urdhëruar Përngjitjen ndaj Medhhebeve të Shumicës, III

Brezat e Tre Shekujve të Parë Nuk i Njohën Kurrë Ato Medhhebe,

IV

Mundësia e Ixhtihād-it,

V

Bashkimi Mund të Arrihet Duke Respektuar Medhhebin e Ehl ul-Bejtit.

LETRA 5 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx I

Pranimi i Argumentit Tonë,

II

Kërkesa për Prova të Detajuara.

LETRA 6 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx I

Përmendje e Provave që Urdhërojnë Pasimin e ‘Itre-s,

II

Prijësi i Besimtarëve Fton në Medhhebin e Ehl ul-Bejtit,

III

Pohim Relevant i Imam Zejnul ‘Abidīnit.


LETRA 7. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx I

Kërkesë për Prova nga Fjala e Allahut dhe e Dërguarit të Tij,

II

Provat nga Ehl ul-Bejti janë Dredhi.

LETRA 8 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx I

Mosvënia Re e Pohimeve Tona të Mësipërme,

II

Gabimi në të Konsideruarit e Rrethit Logjik,

III

Hadīthi i Dy Gjërave me Peshë (thekalejn),

IV

Tewātur-i i Tij,

VI

Gjasimi i Tyre me Barkën e Nūhit dhe Portën e Pendimit,

VII

Ç’nënkuptohet me Ehl ul-Bejt në Këtë rast,

VIII Arsyet për Gjasimin me Barkën e Nūhit (‘a) dhe Portën e Pendimit.

LETRA 9 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx Kërkesa për të Tjera Prova Relevante

LETRA 10 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx Një Grimcë Tekstesh të Mjaftueshme

LETRA 11 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx I

Admirimi i Teksteve Tona të Qarta,

II

Përpjekja e Pajtimit të Tyre me Bindjet e Shumicës,

III

Kërkesa për Shenja të Qarta nga Libri.


LETRA 12 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx Prova Kur’anore

LETRA 13 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx Pretendimi i Dobësisë së Hadītheve

LETRA 14 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx I

Pavërtetësia e Argumentit të Kundërshtarëve,

II

Kundërshtarët Nuk i Njohin Shī‘itë,

III

Dallimi i Theksimit të Ndalimit të Fallsifikimit të Hadīthit.

LETRA 15 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx I

Shkrepëtimë e së Vërtetës,

II Kërkesa për Detaje mbi Sunnitë që Mbështeten në Autoritetet e Shī’ive.

LETRA 16 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 100 Autoritete Shī’ite mbi të Cilët Sunnitë Mbështeten: 1. Abān ibn Taghlib . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 2. Ibrāhīm ibn Jezīd . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 3. Ahmed ibn el-Mufdil . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 4. Ismā‘īl ibn Abbān el-Esdī el-Kūfī el-Warrāk . . . . . . . xx 5. Ismā‘īl ibn Khalīfah el-Mellei el-Kūfī. . . . . . . . . . . . . .xx 6. Ismā‘īl ibn Zekerijā el-Esdī el-Khalikānī el-Kūfī . . . . xx


7. Ismā‘īl ibn ‘Abbād . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 8. Ismā‘īl ibn ‘Abdur-Rahmān ibn Ebū Kerime el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 9. Ismā‘īl ibn Mūsa el-Fazāri el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . .xx 10. Talīd ibn Sulejmān el-Kūfī el-A’raxhi . . . . . . . . . . . . .xx 11. Thābit ibn Dīnār . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 12. Thuwejr ibn Ebū Fākhita . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 13. Xhābir ibn Jezīd ibn el-Hārith el-Xhu’fī el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 14. Xherīr ibn ‘Abdel-Hamīd el-Dab’i el-Kūfī . . . . . . . . .xx 15. Xha‘fer ibn Zijād el-Ahmar el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . xx 16. Xha‘fer ibn Sulejmān el-Dab’i el-Basrī (Ebū Sulejmān) . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 17. Xhamī’ ibn ‘Umejre ibn Tha’lebe el-Kūfī et-Tejmī (Tejmullāh) . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 18. El-Hārith ibn Hasīre Ebū’l-Nu’mān el-Esdī el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 19. El-Hārith ibn ‘Abdullāh el-Hamadānī . . . . . . . . . . . . xx 20. Habīb ibn Ebū Thābit el-Esedī el-Kāhilī el-Kūfī . . . .xx 21. El-Hasan ibn Hejj . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 22. El-Hakam ibn ‘Utejbe el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 23. Hammād ibn ‘Īsa el-Xhehni . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 24. Hamrān ibn ‘Ajīneh . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 25. Khalīd ibn Mukhlid el-Katwānī . . . . . . . . . . . . . . . . . xx


26. Dā’ūd ibn Ebū ‘Auf . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 27. Zubejd ibn el-Hārith ibn ‘Abdul-Kerīm el-Jāmī el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 28. Zejd ibn ul-Hebe, Ebū’l-Hasan el-Kūfī et-Temīmī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 29. Sālim ibn Ebū’l-Xhe’d el-Ashxha’i el-Kūfī . . . . . . . . .xx 30. Sālim ibn Ebū Hafseh el-‘Ixhli el-Kūfī . . . . . . . . . . . .xx 31. Sa’d ibn Tarīf el-Iskāfi el-Henzeli el-Kūfī . . . . . . . . . xx 32. Sa’īd ibn Ashwā . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 33. Sa’īd ibn Khejthem el-Hilālī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 34. Selāme ibn el-Fudejl el-Abrash . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 35. Selāme ibn Kāhil ibn Hasīn ibn Kādih ibn Esed el-Hedrami, Ebū Jahjā. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 36. Sulejmān ibn Sa’īd el-Khuzā’i el-Kūfī . . . . . . . . . . . . .xx 37. Sulejmān ibn Tarkhān et-Tejmi el-Basrī . . . . . . . . . . .xx 38. Sulejmān ibn Kerm ibn Mu’ādh . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 39. Sulejmān ibn Mehrān el-Kāhili el-Kūfī el-Esle’ . . . . .xx 40. Sherīk ibn ‘Abdullāh ibn Sinān el-Nekhī el-Kūfī . . . .xx 41. Shu’be ibn el-Haxhxhaxh Ebū’l-Ward el-‘Atkī el-Wāsitī (Ebū Bestāmī) . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 42. Sa’sā’e ibn Sawhān ibn Haxher ibn el-Hāxher el-‘Abdī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 43. Tawūs ibn Kīsān el-Khawlānī el-Hamadānī el-Jemānī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx


44. Zalīm ibn ‘Amr ibn Sufjān, Ebū’l-Eswed el-Du’alī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 45. ‘Āmir ibn Wā’ile ibn ‘Abdullāh ibn ‘Umer el-Laithī el-Mekkī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 46. ‘Abbād ibn Ja’kūb el-Esedī el-Ruwāxhnī el-Kūfī . . . .xx 47. ‘Abdullāh ibn Dā’ūd . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 48. ‘Abdullāh ibn Shaddād ibn el-Hād . . . . . . . . . . . . . . .xx 49. ‘Abdullāh ibn ‘Umer ibn Muhammed ibn Abān ibn Sālih ibn ‘Umejr . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 50. ‘Abdullāh ibn Lahī’e ibn ‘Ukbe el-Hedramī, kadiu dhe shejhu i Egjiptit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 51. ‘Abdullāh ibn Mejmūn el-Kaddāh el-Mekkī . . . . . . . .xx 52. ‘Abdur-Rahmān ibn Sālih el-Esdī . . . . . . . . . . . . . . . .xx 53. ‘Abdur-Rezzāk ibn Humām ibn Nāfi’ el-Himejri el-San’ānī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 54. ‘Abdul-Melik ibn ‘Ajān . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 55. ‘Ubejdullāh ibn Mūsa el-‘Abasi el-Kūfī . . . . . . . . . . . xx 56. ‘Uthmān ibn ‘Umejr ‘Abdul-Jehzān el-Thekefī el-Kūfī el-Bexhlī. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 57. ‘Adi ibn Thābit el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 58. ‘Atijje ibn Sa’d ibn Xhenāde el-‘Aufī . . . . . . . . . . . . . xx 59. Al’alā’ ibn Sālih et-Tejmī el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . . xx 60. ‘Alkāme ibn Kejs ibn ‘Abdullāh el-Nekh’i, Ebū Sibil . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx


61. ‘Alī ibn Bedīme . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 62. ‘Alī ibn el-Xhe’d . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 63. ‘Alī ibn Zaid . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 64. ‘Alī ibn Sālih . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 65. ‘Alī ibn Gurāb Ebū Jahjā el-Fazārī el-Kūfī . . . . . . . . xx 66. ‘Alī ibn Kādim Ebū’l-Hasan el-Khuzā’i el-Kūfī . . . . .xx 67. ‘Alī ibn el-Munthir el-Tarāifī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 68. ‘Alī ibn el-Hāshim ibn el-Barīd Ebū’l-Hasan el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 69. ‘Ammār ibn Zurejk el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 70. ‘Ammār ibn Mu’āvije, ose Ibn Ebū Mu’āvije . . . . . . .xx 71. ‘Amr ibn ‘Abdullāh Ebū Is’hāk el-Subai el-Hamadānī el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 72. ‘Auf ibn Ebū Xhemīle el-Basrī . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 73. El-Fadl ibn Dakīn . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 74. Fadīl ibn Merzūk el-Agar el-Ruwāsī el-Kūfī, Ebū ‘Abdur-Rahmān . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 75. Fitr ibn Khalīfe el-Hannāt el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . xx 76. Mālik ibn Ismā’īl ibn Zijād ibn Dirhem Ebū’l-Hasan el-Kūfī el-Hindī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 77. Muhammed ibn Khāzim . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 78. Muhammed ibn ‘Abdullāh el-Debi et-Tahānī el-Nisabūrī, Ebū ‘Abdullāh el-Hākim . . . . . . . . . . . . xx 79. Muhammed ibn ‘Ubejdullāh ibn Ebū Rāfi’ī


el-Medenī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 80. Muhammed ibn Fudejl ibn Ghazwān Ebū ‘Abdur-Rahmān el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 81. Muhammed ibn Muslim ibn et-Tā’ifi . . . . . . . . . . . . .xx 82. Muhammed ibn Mūsa ibn ‘Abdullāh el-Katarī el-Medenī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 83. Mu’āvije ibn ‘Ammār el-Dihni el-Bexhlī el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 84. Ma’rūf ibn Kharbūth el-Kharkhī . . . . . . . . . . . . . . . . xx 85. Mensūr ibn el-Mu’temir ibn ‘Abdullāh ibn Rabi’e el-Selemī el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 86. El-Minhāl ibn ‘Amr el-Kūfī, et-tabi’ī . . . . . . . . . . . . . .xx 87. Mūsa ibn Kejs ibn Hedramī, Ebū Muhammed . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 88. Nafī’ ibn el-Harīth Ebū Dā’ūd el-Nekh’ī el-Kūfī el-Hamadānī el-Subej’ī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 89. Nūh ibn Kejs ibn Rabāh el-Hedānī . . . . . . . . . . . . . . xx 90. Harūn ibn Sa’d el-‘Ixhlī el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 91. Hāshim ibn el-Barīd ibn Zejd Ebū ‘Alī el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 92. Hubejre ibn Merjem el-Himejrī . . . . . . . . . . . . . . . . . xx 93. Hishām ibn Zijād Ebū Mikdām el-Basrī . . . . . . . . . . xx 94. Hishām ibn ‘Ammār ibn Nasr ibn Mejsere, Ebū el-Walid . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx


95. Hashīm ibn Beshīr ibn el-Kāsim ibn Dīnār el-Wāsiti, Ebū Mu’āvije . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 96. Wakī ibn ul-Xherrāh ibn Melīk ibn ‘Adi . . . . . . . . . . xx 97. Jahjā ibn el-Xhezzār el-‘Arni el-Kūfī . . . . . . . . . . . . . xx 98. Jahjā ibn Sa’īd el-Kattānī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xx 99. Jezīd ibn Zijād el-Kūfi, Ebū ‘Abdullāh . . . . . . . . . . . xx 100. Ebū ‘Abdullāh el-Xhedelī . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xx

LETRA 17 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx I

Të Çmuarit e Ndjenjave të Debatuesit,

II Të Pranuarit se Nuk ka Objeksion që Ehl ul-Sunne të Mbështeten mbi Autoritetet Shī’ite, III

Besimi i Tij në Mrekullitë e Ehl ul-Bejtit (‘a),

IV

Dilema e Pajtimit të së Mësipërmes me atë që Bëjnë Ehl ul-Kible.

LETRA 18 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx I

Ndjenjat e Ndërsjella,

II

Gabimi i Debatuesit në Përgjithësimin e Ehl ul-Kibles,

III

Politikanët e Ummetit Janë Ata që u Shmangën nga Ehl ul-Bejti,

IV Imamët e Ehl ul-Bejtit (pa kurrfarë dyshimi) Nuk Janë Inferiorë Karshi të Tjerëve, V

Cila Gjykatë e Drejtë Ligjëron Quajtjen e pasuesve të Tyre “Devijues”?

LETRA 19 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx I

Asnjë Gjykues i Ndershëm s’do i Quante Devijues


Pasuesit e Ehl ul-Bejtit, II

Ndjekja e Medhhebit të Tyre Është Kryerje Detyre,

III

Mund të Thuhej se Ata Kanë Përparësinë për të Prirë,

IV

Kërkesa për Tekste Relevante rreth Khilāfetit.

LETRA 20 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Referim i Përgjithshëm ndaj Teksteve,

II

Referim ndaj Shtëpisë në Ditën e Paralajmërimit,

III

Transmetuesit Sunni të Këtij Hadīthi.

LETRA 21 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx Ngritja e Dyshimeve mbi Vërtetësinë e Hadithit

LETRA 22 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Të Provuarit e Vërtetësisë së Tekstit,

II

Përse Nuk e Transmetuan Shejhët atë,

III

Cilido që i Njeh Këta Shejhë e Di Arsyen.

LETRA 23 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

I Bindur për Vërtetësinë e Këtij Hadīthi,

II

Pasiguria Bazohet mbi Mungesën e tewātur-it,

III

Ai i Referohet Khilāfetit të Kufizuar,

IV

Rrëzimi i Tij.


LETRA 24 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Përse Duhet Bazuar mbi Këtë Hadīth,

II

Khilāfeti i Kufizuar Bie Poshtë Njëzëri,

III

Rrëzimi i Tij është i Pamundur.

LETRA 25 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Besimi i Tij te Teksti,

II

Kërkesa për të Tjera Tekste.

LETRA 26 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Tekste të Qarta që Tregojnë Dhjetë nga Meritat Ekskluzive të ‘Alīut,

II

Përse Duhet Mbështetur mbi Të.

LETRA 27 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Ngritja e Dyshimit mbi Hadīthin e Pozitës,

LETRA 28 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Hadīthi i Pozitës Qëndron mbi Truall të Fortë,

II

Prova Bindëse,

III

Transmetuesit e Tij Sunni,

IV

Përse e Dyshon Āmidīu Atë.

LETRA 29 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Besimi në Argumentet Tona mbi sened-in e tij,


II

Të Dyshuarit e Zbatimit të Tij të Përgjithshëm,

III

Të Dyshuarit se Ai është Detyrues.

LETRA 30 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Arabët e Konsiderojnë të Përgjithshëm,

II

Rrëzimi i Pretendimit të Kufizimit,

III

Rrëzimi i Zbatimit të Tij Kufizues.

LETRA 31 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx Kërkesa e Burimeve të Këtij Hadīthi

LETRA 32 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Ndër Burimet: Vizita e Profetit (s) Umm Selīmes,

II

Rasti i Bijës së Hamzait,

III

Mbështetja mbi ‘Alīun,

IV

Vëllazërimi i Parë,

V

Vëllazërimi i Dytë,

VI

Mbyllja e Dyerve,

VII

Profeti (s) Krahason ‘Alīun dhe Harūnin me Dy Yjet.

LETRA 33 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Kur u Përshkruan ‘Alīu dhe Harūni si Dy Yjet?

LETRA 34 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx


I

Rasti i Shabarit, Shubejrit, dhe Mushbirit,

II

Rasti i Vëllazërimit,

III

Rasti i Mbylljes së Dyerve.

LETRA 35 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Kërkesa për të Tjera Tekste

LETRA 36 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Hadīthi i Ibn ‘Abbāsit,

II

Hadīthi i ‘Umrānit,

III

Hadīthi i Burejdes,

IV

Hadīthi i Dhjetë Meritave Ekskluzive,

V

Hadīthi i ‘Alīut,

VI

Hadīthi i Wehhābit,

VII

Hadīthi i Ebū ‘Āsimit.

LETRA 37 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Wali është Emërtim Gjuhësor; Ku është Teksti atëherë?

LETRA 38 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Shpjegimi i Rrjedhimeve të Fjalës Wali,

II

Vërtetimi i Konotacionit të Saj.

LETRA 39 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx


Kërkesa e Ajetit të Wilājet-it

LETRA 40 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Ajeti i Wilājet-it dhe Shpallja e Tij për Nder të ‘Alīut,

II

Përse u Shpall Ai,

III

Pse të Përdoret si Dëshmi.

LETRA 41 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx Mu’minīn është Shumës; Pse të Zbatohet ai mbi Njëjësin?

LETRA 42 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Arabët i Referohen Njëjësit duke Përdorur Shumësin,

II

Dëshmitë,

III

Citimi i Imam el-Tabarsīut,

IV

Citimi i el-Zemakhsherīut,

V

Ajo që Kam Pohuar.

LETRA 43 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Konteksti Tregon “të Dashurin”, ose Ngjashëm

LETRA 44 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Konteksti Nuk Tregon “Mbështetës” apo Ngjashëm,

II

Konteksti Nuk i Zhvleftëson Provat.


LETRA 45 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Të Drejtuarit te Interpretimi, duke Pasuar Gjurmëve të të Parëve, është i Pashmangshëm.

LETRA 46 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Besimi në Paraardhësit Nuk Kërkon Interpretim,

II

Interpretimi është i Pamundur.

LETRA 47 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Kërkesa për Tradita Dëshmuese

LETRA 48 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Dyzet Hadīthe që Mbështesin Tekstet

LETRA 49 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Pranimi i Meritave të ‘Alīut,

II

Merita të Tilla Nuk Obligojnë Khilāfetin e Tij.

LETRA 50 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Pse të Interpretohen Tekstet si Tregues të Imametit të Tij

LETRA 51 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx Kundërshtimi i Argumenteve përmes të Ngjashmeve me To


LETRA 52 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Rrëzimi i Premisave Kundërshtuese

LETRA 53 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Kërkesa për Hadīthin mbi Incidentin e Gadīrit

LETRA 54 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Xixëllima të Haditheve Lidhur me Incidentin e Gadīrit

LETRA 55 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Përse të Përdoret si Argument nëse nuk Përcillet mutewātir?

LETRA 56 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Ligjet Natyrore Diktojnë Transmetimin mutewātir të Hadīth ul-Gadīrit,

II

Mirësia e Fuqiplotit,

III

Përkujdesja e të Dërguarit të Allahut (s),

IV

Përkujdesja e Prijësit të Besimtarëve (‘a),

V

Përkujdesja e Huseinit,

VI

Përkujdesja e Nëntë Imamëve,

VII

Përkujdesja e Shī’itëve,

VIII Transmetimi i Tij mutewātir nga Masat.

LETRA 57 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Të Interpretuarit e Hadīthit të Gadīrit


LETRA 58 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Hadīthi i Gadīrit nuk Mund të Interpretohet,

II

Preteksti për Interpretimin e Tij është Spekulativ dhe Çorientues.

LETRA 59 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

E Vërteta Shpaloset,

II

Evazioni.

LETRA 60 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Rrëzimi i Evazionit

LETRA 61 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx Kërkesa për Tekste nga Burime Shī’ite

LETRA 62 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Dyzet Hadīthe

LETRA 63 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Tekstet Shī’ite Nuk Pranohen si Dëshmi,

II

Përse Janë Përmbajtur të Tjerët nga Citimi i Tyre?

III

Kërkesa për të Tjera Tekste.

LETRA 64 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx


I

Tekstet e Mësipërme u Cituan me Kërkesë,

II

Sahīh-ët Janë Prova kundër Shumicës,

III

Nuk u Cituan sepse Ndodheshin në Sahīh-ët Tanë.

LETRA 65 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Kërkesa për Hadīthe Lidhur me Trashëgiminë

LETRA 66 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx ‘Alīu është Trashëgimtari i Profetit

LETRA 67 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Ku është Testamenti i Profetit?

LETRA 68 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Tekstet e Testamentit

LETRA 69 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Argumenti i Mohuesve të Testamentit

LETRA 70 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Testamenti nuk Mund të Mohohet,

II

Përse është Refuzuar,

III

Argumentet e Refuzuesve Nuk Janë Bindëse,

IV

Arsyeja dhe Intelekti e Kërkojnë atë Medoemos.


LETRA 71 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx Përse të Refuzohet Hadīthi i Nënës së Besimtarëve dhe më të Mirës nga Bashkëshortet e Profetit?

LETRA 72 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Ajo Nuk Ishte Bashkëshortja më e Mirë e Profetit (s),

II

Më e Mira ishte Hatīxheja,

III

Sqarim i Përgjithshëm për Arsyen e Refuzimit të Hadīthit të Saj.

LETRA 73 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Kërkesa për Shpjegimin e Refuzimit të Hadīthit të Saj

LETRA 74 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Shpjegimi Përse Ne e Hedhim Poshtë Hadīthin e Saj,

II

Arsyeja Konfirmon Testamentin,

III

Pretendimi nga Ajo se Profeti Vdiq në Gjoksin e Saj Bie Poshtë.

LETRA 75 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Nëna e Besimtarëve Nuk Mbizotërohet nga Emocionet,

II

E Mira dhe e Shëmtuara Mohohen nga Arsyeja,

III

Përse të Kundërshtohet Fjala e Nënës së Besimtarëve?

LETRA 76 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx


I

Të Nënshtruarit e Saj ndaj Ndjenjave,

II

Arsyetimi Lidhur me të Mirën dhe të Keqen,

III

Rrëzimi i Pretendimit të Nënës së Besimtarëve,

IV

Parapëlqimi i Hadīthit të Umm Selemes ndaj të Sajit.

LETRA 77 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Përse të Preferohet Hadīthi i Umm Selemes mbi Atë të Āishes?

LETRA 78 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Arsye të Tjera për të Preferuar Hadīthin e Umm Selemes

LETRA 79 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Ixhmā’ja Mbështet Khalīfatin e es-Siddīkut

LETRA 80 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Jo Ixhmā’

LETRA 81 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx Konsensusi u Arrit kur Grindja u Shua

LETRA 82 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Konsensusi Nuk u Arrit; Mosmarrëveshja Nuk u Shua

LETRA 83 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx


A Mund ta pajtoni Saktësinë e Tekstit me Besnikërinë e Sahabëve?

LETRA 84 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Pajtimi i Saktësisë së Tekstit me Besnikërinë e Tyre,

II

Shpjegimi i Ngurrimit të Imamit për të Kërkuar të Drejtën e Tij.

LETRA 85 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Kërkesa për Tekste të Incidenteve ku Ata Nuk Ndoqën Tekstet e Hadīthit

LETRA 86 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Fatkeqësia e së Enjtes,

II

Arsyeja Përse e Tërhoqi Profeti (s) Urdhrin e Tij Atëherë.

LETRA 87 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Justifikimi dhe Diskutimi i Fatkeqësisë

LETRA 88 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Rrëzimi i Preteksteve

LETRA 89 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Pranimi i Pavërtetësisë së Preteksteve të Tilla,

II

Kërkesa për Pranimin e Incidenteve të Tjera.


LETRA 90 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Regjimenti i ‘Usāmes

LETRA 91 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx I

Justifikimi i Sjelljes së Tyre ndaj Ushtrisë së ‘Usāmes,

II

Asnjë Hadīth Nuk i Mallkon Shmangësit e Mobilizimit.

LETRA 92 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Pretekstet e Tyre Nuk i Bien Ndesh Pohimit Tonë,

II

Hadīthi i Shehristānīut është i Dokumentuar.

LETRA 93 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Kërkesa për Rrëfimin e Incidenteve të Tjera

LETRA 94 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Urdhri i Tij (s) për të Vrarë Femohuesin

LETRA 95 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Justifikimi i Mosvrasjes së Renegatit

LETRA 96 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx Rrëzimi i Justifikimit

LETRA 97 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx


Kërkesa për Tregimin e të gjitha Incidenteve të Tilla

LETRA 98 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Prova Vezulluese,

II

Përmendje e Incidenteve të Tjera.

LETRA 99 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .xxx I

Preferimi i Tyre i Interesit të Përbashkët në ato Raste,

II

Kërkesa për të Tjerat.

LETRA 100 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx I

Debatuesi Del nga Tema,

II

Përgjigja ndaj Kërkesës së Tij.

LETRA 101 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx Përse Nuk i Citoi Imami Hadīthet mbi Khilāfetin dhe Wisājetin në Ditën e Sakīfes?

LETRA 102 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx I

Përse u Përmbajt Imami Ditën e Sakīfes nga Citimi i Teksteve të Tilla?

II Referim ndaj Argumenteve të Tij dhe Pasuesve të Tij Megjithë Pengesat.

LETRA 103 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx Kërkimi i Argumenteve të Tija dhe të Pasuesve të Tij


LETRA 104 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx I

Disa Incidente në të Cilat Imami Debatoi,

II

Argumenti i Fātime ez-Zehrā’së.

LETRA 105 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx Kërkesë për Tregimin e të Tjera Incidenteve të Tilla

LETRA 106 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx I

Argumenti i Ibn ‘Abbāsit,

II

Argumenti i Hasanit dhe Huseinit,

III

Argumenti i Sahābëve të Shquar Shī‘itë,

IV

Përmendje e Përdorjes së Testamentit si Argument nga Ta.

LETRA 107 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx Kur e Përmenden Ata Testamentin?

LETRA 108 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx Rekomandimi si Provë

LETRA 109 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx Përse Disa Fanatikë e Vënë në Dyshim Derivimin e Medhhebit Shī‘i nga Imamët e Ehl ul-Bejtit?


LETRA 110 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx I

Besimi Shī‘i është i Derivuar mutewātir nga Imamët e Ehl ul-Bejtit,

II

Përparësia e Shī‘itëve në Shkrimin e Dijes në Epokën e Sahabëve,

III

Autorët e Kohës së Tabi‘īnëve dhe Tabi-Tabi‘īnëve.

LETRA 111 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx Bindje

LETRA 112 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . xxx Vlerësim


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.