1 minute read

AGRINET

Next Article
FNF

FNF

Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e rrjetit AgriNet Albania

Përgatiti: Tomi Pikuli

Advertisement

Shoqatat e Fermerëve nga të tri rajonet Korçë, Elbasan dhe Dibër, Mblidhet Asambleja e Përgjithshme si një organ përfaqësues i rrjetit Agrinet Albania, ku përfshihen me një përfaqësi prej 50% gra. Ky organ merr pjesë në planifikimin, implementimin, monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të rrjetit Agrinet Albania. Në kuadër të zbatimit të projektit “Mbështetje në Rritjen e Kapacitetit për Zhvillim të Qëndrueshëm Rural», mbështetur nga We Effect, Suedi, në muajit mars u organizua takimi i radhës i kësaj asambleje me qëllimin kryesor diskutimin mbi objektivat dhe

implementimin e aktiviteteve të projektit për periudhën dy vjeçare 2021 - 2022. Qëllimi i këtij projekti qëndron në rritjen e kapacitetit të rrjetit Agrinet Albania dhe aktiviteteve të tij në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm organizativ, menaxherial si dhe përmirësimin e imazhit të këtij rrjeti për një zhvillimit të qëndrueshëm social dhe ekonomik të komuniteteve në zonat rurale. Gjithashtu në këtë mbledhje u diskutua edhe në kuadër të hartimit të projekteve për të ardhmen ku u dhanë mendime rreth objektivave specifikë dhe aktiviteteve te nevojshme në drejtim të forcimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të rrjetit të shoqatave të fermerëve, rritjes së kapaciteteve menaxheriale në marketimin e produkteve bujqësore, rritjes së të ardhurave të fermës, përfshirjen e grave dhe të rinjve në lidership dhe në rolet vendimmarrëse, si dhe pjesëmarrjen aktive të tyre në aktivitete lobuese dhe advokuese. Zhvillimi i organizimit të fermerëve drejt kooperativave bujqësore u trajtua si një domosdoshmëri për rritjen e prodhimit bujqësor dhe përmirësimin e tregut. l

This article is from: