Qendra Kutlurore
HORIZONTET
E REJA
BULETIN AKTIVITETE 2013- 2014 SEMINARE - PROJEKTE - SHËTITJE - KONCERTE PANELE - TRAJNIME
© 2014 Qendra Kulturore Horizontet e Reja Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij buletini nuk mund të riprodhohet apo të shpërndahet në asnjë formë pa lejen paraprake të editorit, përjashtohen rastet e citimeve dhe të pjesëve të shkurtra me qëllim rishikimin/vlerësimin, sipas ligjit të të drejtave të autorit. Të gjitha imazhet dhe tekstet e publikuara në këtë material janë pronë e të zotëve përkatës. KONTAKT Ju lutem na kontaktoni për çdo pyetje apo paqartësi, apo dhe thjesht për të na përshëndetur info@horizontetereja.org shoqatahorizontetereja@gmail.com facebook.com/HorizonteteReja twitter @horizontetereja Për versionin dixhital vizitoni www.horizontetereja.org
Publikuar nga Qendra Kulturore Horizontet e Reja Materiali u përgatit nga Mikaela Musta
Qendra Kutlurore
HORIZONTET
E REJA
BULETIN AKTIVITETE 2013- 2014
KONTRIBUTORË IRMA GJANA
Misioni Synimi i krijimit të Qendrës Kulturore Horizontet e Reja është rritja e shkallës së arsimimit dhe edukimit në vend, ndërgjegjësimi i komunitetit dhe rritja e shkallës së përgjegjësisë në lidhje me burimet e përbashkëta natyrore, mbështetja dhe ndihma materialomorale për personat dhe komunitetet që preken nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore, nxitja dhe mbështetja e anëtarëve, pjesë të fushës së biznesit, në aspektin e rritjes së informacionit professional, si dhe krijimin e urave të bashkëpunimit midis institucioneve si motra brenda dhe jashtë vendit.
Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve
Përmbajtja SEMINARE PRO VLERAVE UNIVERSALE, KUNDËR DHUNËS MEDIA DHE NE NË RRADHË TË PARË NJERIU KANCERI: PARANDALIMI, BESIMI, SHPRESA VLEN! HAPSHUUU! ALERGJITË AUTIZMI. PËRQAFO DIFERENCAT
nga Ana Uka nga Nermin Aga Fiku nga Prof. Dr. Arta Mandro nga Dr. Emiljana Huta kolgjini // Dr. Ana Sula nga Dr. Erjola Piluri nga Enird Malile
PROJEKTE "KAM FTOHTË!" Projekt ndihme shtëpisë së fëmijës në Korçë VLERAT E KOMBIT SHQIPTAR Ekzpozitë & Panel nga Prof. Dr. Ferit Duka // Aleksandër Çipa QYTETI IM! TIRANA Shëtije nga Marsela Demaj
TRAJNIM NDIHMA E SHPEJTË nga instruktorë të Kryqit të Kuq Shqiptar
PANEL ZHVILLIMI DHE EDUKIMI I FËMIJËVE: Gëzim Tushi PËRGJEGJËSIA JONË E PËRBASHKËT Prof. Dr. Arta Mandro PhD Cand. Rezalda Allajbeu Prof. As. Dr. Rahim Ombashi PhD Cand. Ana Uka Enekejda Ferrollari Silvana Delia
SHËTITJE NJË DITË VERE NË SARANDË NJË DITË VERE NË LIQENIN E KOMANIT
KONCERT SIMFONIA E JETËS EDICIONI I 5-TË
Seminar nga MSc Ana Uka
11 Nëntor 2013
PRO VLERAVE UNIVERSALE KUNDËR DHUNËS
Folësja )sc Ana Uka, pedagoge pranë fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit tek Universiteti Bedër, u paraqit me një prezantim mjaft mbresëlënës në lidhje me dhunën, format e ndryshme të saj, statistikat botërore, shkaqet që prodhojnë dhunën dhe hapat që duhen ndërmarrë për të qenë një shoqëri ku vlerat universale dominojnë mbi antivlerat. U theksua se realizimi i këtyre hapave mund të bëhet realitet vetëm me anën e një bashkëpunimi serioz të familjes, shkollës, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile. Kura kundër antivlerës dhunë, mund të bëhet realitet vetëm me anën e vlerave universale si dashuria, paqja, toleranca, e drejta, e vërteta, mosdhunimi, respekti etj.
www.horizontetereja.org
Seminar nga Nermin Aga Fiku
Seminari i mbajtur nga Zj. Nermin Aga, sociologe dhe pjesë e stafit akademik dhe administrativ pranë CIT, solli shumë informacion në lidhje me temën ")edia dhe ne". Në këtë seminar u dha një tablo e plotë e disa pikave të rëndësishme përsa i përket medias si: Çfarë është media, historia e medias, roli dhe ndikimi i medias në jetën tonë, kush e drejton median, media dhe brezi i ri etj. Interes të veçantë zgjuan tek publiku pjesëmarrës në seminar tema të tilla si: turbullimi i perceptimit nga ana e medias, ndikimi i medias në sjelljet konsumatore të njerëzve, influenca e madhe e medias tek brezi i ri, përzgjedhja e informacionit që shkon tek njerëzit sipas interesit të kontrolluesve të medias, ndikimi i medias në formimin e opinionit publik si dhe mesazhet subliminale te fshehta që media përcjell.
www.horizontetereja.org
21 Nëntor 2013
MEDIA DHE NE
Seminar nga Prof. Dr. Arta Mandro
10 Dhjetor 2013
NË RRADHË TË PARË NJERIU
Seminari u zhvillua në formën e një dialogu të ngrohtë mes pjesëmarrësve dhe referueses. Prof. Dr. Arta )andro parashtroi një tablo të gjerë të të drejtave të njeriut që nis që në formimin e qenies njerëzore në barkun e nënës , duke vazhduar më tej me individin në familje dhe në shoqëri. Prof. Dr. Arta )andro theksoi faktin se roli i familjes është shumë i rëndësishëm në formimin e individit i cili formon më pas shoqërinë. “Asnjë shoqëri nuk mund të ndërtojë një demokraci të shëndoshë pa e ndërtuar demokracinë në familjen e vet”- vijoi më tej Znj. )andro, duke sqaruar që nuk mund të pretendohet që një person që ështe dhunues i të drejtave të njeriut brënda familjes së vet, të bëhet shembull në rrugë, në punë e më gjerë.
www.horizontetereja.org
Seminar nga Dr. Emiljana Huta Kolgjini & Dr. Ana Sula
KANCERI
)ë datë 13 Shkurt Shoqata Qendra Kulturore Horizontet e Reja organizoi seminarin me titull “Kanceri: Parandalimi, besimi, shpresa vlen!”. Në këtë seminar bisedimi u fokusua rreth kancerit të gjirit dhe kancerit të qafës së mitrës. Referuese ishin Dr. Emiljana Huta Kolgjini, onkologe dhe Dr. Ana Sula, gjinekologe pranë Spitalit Amerikan.
www.horizontetereja.org
13 Shkurt 2014
Parandalimi besimi, shpresa vlen!
Seminar nga Dr. Erjola Piluri
8 Prill 2014
HAPSHUUU...! Alergjitë
Në këtë seminar u dhanë informacione të përgjithshme rreth alergjive. U fol kryesisht rreth llojeve, grupimeve dhe shkaqeve të alergjive sezonale, të lindura etj , diagnostikimi dhe analizat që mund të bëhen, kujdesi personal për përmirësimin e cilësisë së jetës veç tjerash shembuj të alergjive komune por që nuk evidentohen prej nesh , raste interesante dhe kuriozitete
www.horizontetereja.org
Seminar nga Enird Malile
22 Prill 2014
AUTIZMIPërqafo diferencat!
Temat që u trajtuan në këtë seminar ishin: Fakte rreth autizmit, Si ndihet një person me autizm, Si dallohet një fëmijë me autizm, Aspekte të komunikimit, Aspekte sociale, Trajtimi, Integrimi në shoqëri, Situata në Shqipëri
www.horizontetereja.org
18 Dhjetor 2013 -18Janar 2014
PROJEKTI Kam Ftohtë!
Projekti Kam Ftohtë s nonte mbledhjen e kontributeve monetare dhe materiale, përgjatë një muaji, për përmbushjen e nevojave të fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijës "Lulet e vogla" në Korçë. Pjesë e grupit që vizitoi këtë shtëpi ishte dhe një mjeke dentiste e cila bëri kontrollin e fëmijëve. Totali i kontributeve të dërguara në Shtëpinë e Foshnjes “Lulet e Vogla” në Korçë nëpërmjet Projektit “Kam Ftohtë!” Dezenfektues 20 Lt Shampo Fëmijësh 16 Lt Detergjent Pluhur 45 kg Sapun 45 kallëpe Pelena 41 pako 52 Larës Pjatash 12,75 Lt Pastë Dhëmbësh 11 50ml Furçë Dhëmbësh 11 Naftë 595 Lt
www.horizontetereja.org
)e bindjen se ndërtimi i suksesshëm i së ardhmes nis nga formimi i personalitetit të vetvetes sot, u organizua shetitja “Q teti im!” për të zbuluar një pjesë të trashëgimisë kulturore nën shoqërinë dhe udhërrëfimin e )arsela Demaj, Përgjegjëse e Sektorit të Arkitekturës )esjetare pranë Institutit të )onumenteve të Kulturës Tiranë. Vendet që u vizituan: )ozaiku i Tiranës, )uri i Kalasë së Justinianit Kalaja e Tiranës , Banesa e Toptanëve, Ura e Tabakëve, T rbja e Kapllan Pashës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Ethem Beut, Teatri i Kukullave Parlamenti i Parë Shqiptar , Teqeja e Sheh D rrit, Banesa e Shijakasve
www.horizontetereja.org
11 Janar 2014
PROJEKTI Qyteti im!
PROJEKTI/EKSPOZITË
27 Nëntor 2013
Vlerat e Kombit Shqiptar
Ekspozita përmbante veshje kombëtare të zonave të ndr shme si ajo e Kukësit, Dibrës, Shkodrës, )irditës, Tiranës, Korçës, Gjirokastrës dhe Çamërisë. Gjithashtu të ekspozuara ishin edhe mjaft punime dore me grep, vegjë, qëndisje, qilima, punime argjendi-filigram, punime bakri, punime në dru etj. Ekspozita ngjalli mjaft interes dhe punimet e ekspozuara u vlerësuan si mbartës e percjellës të vlerave të pamohueshme të kombit shqiptar. Ekspozita u pasua me një panel ku pjesëmarrës ishin; historiani Prof.Dr. Ferit Duka dhe gazetari, analisti dhe opinionisti Z. Aleksandër Çipa.
www.horizontetereja.org
TRAJNIM
3-17 Maj 2014
Ndihma e shpejtë
U zhvilluan në ambientet e qendrës kulturore Horizontet e Reja, Trajnime për Ndihmën e Parë, në bashkëpunim me Kr qin e Kuq Shqiptar. Pjesëmarrësit u pajisën me çertifikata.
www.horizontetereja.org
PANEL
24 Maj 2014
Edukimi dhe zhvillimi fëmijëve: Përgjegjësia jonë e përbashkët!
K aktivitet u zhvillua tek Tirana International Hotel, Consortium Conference Room. Aktiviteti u përshëndet nga Zv/)inistre e Arsimit Nora )alaj. Referues në këtë panel diskutimi ishin Z. Gëzim Tushi, Prof. Dr. Arta )andro, PhD cand. Rezalda Allajbeu, Prof. As. Dr. Rahim Ombashi, PhD cand. Ana Uka, Enkelejda Ferrollari, dhe Silvana Delia
www.horizontetereja.org
SHËTITJE
Në muajin )aj dhe Qershor u zhvilluan d shëtitje, e para "Një ditë vere në Sarandë" në të cilën u vizituan Llogaraja, Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, Saranda, Ksamili, Butrinti dhe S ri i Kaltër, dhe e d ta "Një ditë vere në Koman" përgjatë liqeneve artificiale të krijuara prej ndërtimit të hidrocentraleve të veriut të Shqipërisë, që na dhuruan një copëz të v er në mozaikun e turizmit nat ror shqiptar. Një përvojë unike përshkrimi i këtij segmenti ujor që përjetohet vetëm në këtë zonë të Shqipërisë
www.horizontetereja.org
Maj-Qershor 2014
Sarandë Liqeni i Komanit
KONCERT Simfonia e Jetës
4 Mars 2014
Për të 5-in vit radhazi, shoqata Qendra Kulturore Horizontet e Reja, kolegjet turke dhe Universiteti Epoka organizuan një aktivitet në sallën e TKOB, me temë “Simfonia e Jetës"
Aktiviteti madhështor bëhet me rastin e 7 dhe 8 marsit, ndërsa të pranishme ishin vetëm gra. Në këtë aktivitet morën pjesë bashkëshortja e kr eminstrit Edi Rama, Linda Rama si dhe bashkëshortja e kr eministrit të Kosovës Hashim Thaçi, Lumnije Thaçi. Zonja Rama e vuri theksin tek shkatërrimi i vlerave të familjes gjatë dekadës së fundit, teksa kujtoi edhe vështirësitë e shumta të grave në Shqipëri.
www.horizontetereja.org
Roli i gruas në shoqëri është i pamohueshëm. Është gruaja ajo që përkund të ardhmen e një kombi, është gruaja mësuesja e parë e brezit të ri, është gruaja ajo që i shton ngj ra dhe gjallëri peisazhit të jetës.
www.horizontetereja.org
4 Mars 2014
Qëllimi i këtij aktiviteti me përmbjatje artistike është n jerrja në pah e rolit dhe rëndësisë së figurës së gruas në formimin e një kombi të shëndoshë. Nëpërmjet performancës së artistëve, aktorëve dhe këngëtarëve të ftuar theksohet dhe shpaloset vlera dhe roli i gruas. Pjesëmarrësit në këtë aktivitet janë gra aktive në fusha të ndr shme të jetës; intelektuale, artiste, akademike, burokrate, mjeke, arsimtare etj.
AKTIVITETE 2013-2014 Qendra Kulturore
HORIZONTET E REJA
WWWWWW. H . HOORRI IZZOONNTTEETTEERREEJ JAA. O . ORRGG