Informatori i OJQ "Njëshmëria"

Page 1

OJQ “NJËSHMËRIA” GJILAN

INFORMATORI VJETOR 2008


OJQ “NJËSHMËRIA” GJILAN GJILAN OJQ “NJËSHMËRIA”


OJQ “NJËSHMËRIA” GJILAN GJILAN OJQ “NJËSHMËRIA” PËRMBAJTJA

PËRMBAJTJA PARATHËNIE LIGJËRATAT JAVORE PËR GJININË MASHKULLORE ------LIGJËRATAT JAVORE PËR GJININË FEMËRORE: -------LIGJËRATAT MUJORE NË RADIO ---------------------------TAKIMET MUJORE “ JU PYETNI NE PËRGJIGJEMI “ -------TAKIMET MUJORE ME INTELEKTUAL -----------------------BIBLIOTEKA ----------------------------------------------------------TRIBUNAT DHE DEBATET ----------------------------------------KURSET E KUR’ANIT ---------------------------------------KURSE EDUKATIVO - INTENSIVE -------------------------------BOTIMET -------------------------------------------------------------KONVIKTI ------------------------------------------------------------NDIHMA PËR FËMIJËT JETIMË -----------------------------------NDIHMAT PREJ KASAVE “UNË DUA BUKË” ------------------SADAKA FITRI ---------------------------------------------------------KURBANAT -----------------------------------------------------------DHURIMI I GJAKUT --------------------------------------------------IFTARET ------------------------------------------------------------------TURNIRI I VOGËL --------------------------------------------------------

1 1 2 2 3 3 4 4 5 5 6 7 7 8 8 9 9 10


OJQ “NJËSHMËRIA” GJILAN GJILAN OJQ “NJËSHMËRIA” PARATHËNIE

Kam kënaqësinë që në këtë vit me ju të ndajë përpjekjet e bëra dhe aktivitetet e ndërmarra në vitin 2008, duke u munduar që të jemi sa më të suksesshëm dhe efikas në organizimin, zhvillimin dhe implementimin e aktiviteteve tona, ku synim i ynë ka qenë, që t'ju ndihmojë familjeve tona Gjilanas, me rrethinë, si në aspektin material ashtu edhe atë shpirtëror. Në emër tim dhe të gjithë stafit drejtues të OJQ “Njëshmëria”, dëshiroj t'i falënderoj të gjithë donatorët, që me kontributin e tyre të vazhdueshëm, kanë bërë të mundur që të realizohen të gjitha aktivitetet tona. Falënderimet i shkojnë pikërisht organizatës “ WAQF” , dhe Shoqatës “Dora e Mirësisë“, por mos t'i harrojmë edhe dy bashkëpunëtorët tanë Shoqatën “Gjurma Botime” Prishtinë dhe Rrjetin Rinor Gjilan. Falënderimet patjetër i përkasin stafit tonë, shumë të përkushtuar, që me punën e tyre të palodhur, këmbëngulëse dhe profesionale kanë bërë të mundur realizimin e aktiviteteve. Gjithashtu, nuk mund të lë pa përmendur të gjithë vullnetarët e angazhuar në aktivitetet e ndryshme të OJQ “Njëshmëria” të cilët kanë mbështetur pa mas ku dhe kanë lehtësuar punën e stafit të OJQ “Njëshmëria ” . Së fundi, falënderoj veçanërisht të gjitha dashamirët e OJQ “Njëshmëria ” të cilat na besuan dhe bashkëpunuan me ne për ti realizuar qëllimet tona të larta. Me respekt, Rashit Zylfiu


OJQ “NJËSHMËRIA” GJILAN GJILAN OJQ “NJËSHMËRIA” Ligjëratat për gjininë mashkullore Një traditë tani disa vjeçare në OJQ "Njëshmëria", janë edhe ligjëratat javore të cilat mbahen çdo të shtune, nën përkujdesën e sektorit të kulturës - davetit. Gjatë këtij viti brenda gjashtë muajve është shpjeguar libri " Kitabul -adab", Libri mbi edukatën , i cili përmban në vete 22 tema, ku numri i ligjëratave të mbajtura ka arritur në 36, ndërsa gjatë gjithë këtyre ligjëratave numri i prezantuesve ka arritur në 600.

Ligjëratat për gjininë femërore Duke parë një mangësi që është në fushën e davetit tek gjinia femërore, është paraparë që të mbahen ligjërata,të rregullta javore, dhe të mbahen dy herë në javë. Gjatë gjithë këtij viti numri i ligjëratave javore ka arritur në 85.

-1-


Sektori Kulturës -- Davetit Davetit Sektori ii Kulturës Ligjëratat mujore në radio Çdo herë mundohemi që aktivitetet tona në fushën e davetit t'i realizojmë në forma sa më të mira. Njëra nga këto aktivitete është edhe ligjëratat javore që mbahen në radio, në emisionet e drejtpërdrejta dhe kontaktuese me dëgjuesit. Këtë projekt gjatë këtij viti e ka sponsoruar Internet Providing “Orangenet” Gjilan. Ligjëratat janë mbajtur në Radio “Rinia” Gjilan.

Fo dio to: L igjeratat në Ra

Fot o: Takimet mujore

Fot o: Takimet mujore

Fot o: Takimet mujore

Takimet mujore “Ju pyetni ne përgjigjemi” Në fillimi të vitit 2008, për herë të parë kemi filluar me aktivitetin e ri ” Ju pyetni ne përgjigjemi”. Këto takime mbahen në çdo fillim të muajit dhe përparësi në këtë aktivitet i është dhënë ligjëruesve jashtë qytetit të Gjilanit. Numri total i takimeve mujore gjatë këtij viti ka qenë 10, ndërsa numri i prezantuesve ka arritur ne 577. Shpresojmë se ky takim mujore ka qenë i kënaqshëm si për ligjëruesin ashtu edhe për pjesëmarrësit.

-2-


OJQ “NJËSHMËRIA” GJILAN GJILAN OJQ “NJËSHMËRIA” Takimet mujore me intelektual Ky është një ndër aktivitetet e shoqatës i cili mbahet çdo muaj me një grup njerëzish të frymës intelektuale, ku debatohen tema të lira aktuale, fetaro - shkencore etj. Në këtë takim numri i intelektualëve nuk është i kufizuar mund t'i bashkëngjiten grupit çdo herë pjesëtar të ri

Biblioteka “Pema e Diturisë” Biblioteka islame “Pema e Diturisë” në vitin 2008 ka shënuar suksese te përafërta me vitet paraprake. Frekuentimi i lexuesve (anëtarëve) ka qenë i strukturave te ndryshëm. Në raportin e vitit 2008, kemi vijëzuar në detaje për çdo evidencë në kuptim të frekuentimit, ku brenda këtij viti biblioteka ka shënuar 6975 lexues dhe 8481 libra të lexuara .Sa I përket shtimit të fondit bibliotekar ky vit ka shënuar ngecje të theksuar. Rrethanat financiare kanë pamundësuar që fondi bibliotekar të shtoj të rejat qoftë të botimeve të librave qoftë të materialeve vizuale duke ngelur me trendet e botimeve të kohës. Biblioteka , ndërkaq, për vitin 2008, ka shpallur lexuesit më të mirë për të rritur, ndërsa për fëmijë janë ndarë shpërblime modeste. Besojmë që ky vit që sapo kemi shkelur do të jetë më frytdhënës duke shpresuar në përkushtimin e gjithë personelit qoftë ky përkushtim i natyrës financiare, profesionale e deri tek ajo morale.

-3-


Sektori Kulturës -- Davetit Davetit Sektori ii Kulturës Tribunat dhe debatet Duke u nisur nga nevoja dhe rëndësia që kanë tribunat dhe debatet në shoqërinë tonë, për ndërgjegjësim fetar të opinionit. OJQ “Njëshmëria”, ka organizuar tribuna dhe debate me tema të ndryshme aktuale, fetaro-shkencore. Deri më tash kemi organizuar me dhjetëra tribuna dhe debate në qytetin tonë dhe jashtë tij nën mbikëqyrjen e OJQ “Njëshmëria”. Gjatë vitit 2008, kemi organizuar Perspektivat e Islamit pas Pavarësisë ----------------------------------Debat Vetëvrasja zgjidhje apo...!? ----------------------------------Debat Shëndeti në Ramazan ---------------------------------Tribunë Ndikimi i Ramazanit në jetën e muslimanit ---------------------------Tribunë

Foto: Tribuna

Foto: Debat

Foto: Tribuna

Foto: Debat

Kurset e Kur’anit Duke parë të nevojshme mësim leximi e Kur'anit, në OJQ “Njëshmëria”, organizohen kurse të shpeshta. Ne si OJQ, gjithnjë jemi munduar dhe mundohemi që t'ia mësojmë mësim leximin e Kur'anit, me kuadro të kualifikuar, ku për një kohë shumë të shkurtër ia mësojnë fjalët e çmuara në këtë gjithësi, e ato janë fjalët e All-llahut. Kurset e Kur'anit janë: ? Mësim – besimi për fëmijë ? Mësim -leximi i Kur'anit për të rinj ? Mësim -leximi i Kur'anit për të moshuar ? Mësim -leximi i Kur'anit për gra

-4-


OJQ “NJËSHMËRIA” GJILAN GJILAN OJQ “NJËSHMËRIA” Kursi edukativo - intensiv Ky aktivitet përshinë gjithë mozaikun e misionit të shoqatës dhe është e vetmja mundësi në regjionin e Gjilanit që jashtë sistemit arsimor të vendit me përjashtim të shkollave profesionale (medresesë ) për çdo të interesuar pa kufizim moshe, gjinie për tu njohur me bazat elementare të fesë islame, dhe temave të ndryshme që trajtohen gjatë këtyre kurseve.

Botimet Botimi i librave dhe broshurave është një nga mjetet me të rëndësishme në aspektin kulturor dhe arsimor, gjurmët e saj janë të forta, mes reshteve ka këshillë dhe udhëzim, jeta e saj është e gjatë, dhe lëmosh e rrjedhshme për pronarin e saj. Për rendësin që ka, OJQ “Njëshmëria”, gjatë muajit Ramazan ka përgatitur librin “ Fetva rrethe çështjeve mjekësore të Ramazanit” nga dijetari i mirënjohur Salih Fevzan i përkthyer nga Rashit Zylfiu, tirazhi: 2000 copë, ku gjitha janë shpërndarë falas.

-5-


Sektori - Davetit Davetit Sektori ii Kulturës Kulturës Konvikti Në vargun e aktiviteteve kulturore në OJQ “Njëshmëria” , është edhe konvikti i studentëve i cili luan një rol të rëndësishëm në realizimin e qëllimeve të kësaj organizate. Ky konvikt më tepër ka karakter social duke u mundësuar banim në të, vetëm studentëve dhe nxënësve që kanë gjendje ekonomike të vështirë .

Studentët dhe nxënësit që banojnë në këtë konvikt paguajnë nga 20 € dhe i kanë të siguruara të gjitha kushtet elementare për mësim , duke filluar nga salla për lexim , ushqimin që mundësohet dy herë në ditë , gjumin, ngrohjen, pastërtinë, qetësin gjithashtu nuk mungojnë edhe aktivitetet sportive dhe ato shëtitjet e organizuara jashtë qytetit për të pushuar dhe dëfruar në natyrë. Kapaciteti i konviktit është për njëzet student, shumica e tyre gravitojnë nga fshatrat e rajonit të Gjilanit , Kamenicës dhe Vitisë, të cilët I takojnë drejtimeve të ndryshme

-6-


OJQ “NJËSHMËRIA” GJILAN GJILAN OJQ “NJËSHMËRIA” Ndihmat për fëmijët jetimë Përcilletnga Amr bin Asi't,se Pejgamberi a.s ka thënë: “ Bëni mëshirë mbi ata që gjinden në tokë, që të bëjnë mëshirë mbi ju Ai që gjinden në qiell..." Tirmithi dhe Ebu Davud OJQ “Njëshmëria”, në këtë aktivitet humanitar ka bërë një traditë, ku tash e 4 vite radhazi, për fëmijët jetimë përkujdeset me një ndihmë modeste me donatorët të ndryshëm, ku ndihmohen me një shumë prej 20 deri 25 euro, me donatorë të jashtëm dhe vendor. Në vitin 2008, “Dora e Mirësisë” Prizren, si donator i parë në këtë projekt ka ndihmuar 100 fëmijë jetimë, WAQF në Prishtinë, si donatorë i dytë ka ndihmuar 30 fëmijë jetimë dhe donatorë të tretë gjatë këtij viti kanë qenë 6 donator individual të cilët kanë ndihmua 14 fëmijë jetimë.

gru Foto

UKË”

ë tim e j t at për fëmijë

AB

ndih m

Ë

m

bu llim

DU

Fo to

iit ë ho

ave llave prej kas

N “U

Grumbullimi i të hollave prej kasa “UNË DUA BUKË” Janë ndihma të dhëna nga shoqëria Gjilanase. Sot në shoqërinë tonë kemi familje të shumta me gjendje të rëndë sociale, të cilat ndihmohen në forma të ndryshme si nga institucione qeveritare poashtu edhe nga ato joqeveritare. Ky aktivitet, grumbullimi i të hollave prej kasave ”UNË DUA BUKË”, tek OJQ “Njëshmëria, është aktiv tash e tre vite radhazi, ku përmes këtij aktiviteti ne arritëm që t'i ndihmojmë disa familjeve skamnore të paktën me nga një pako ushqimore. Në vitin 2008, kemi ndihmuar 78 familje skamnore gjatë festave të Bajramit, kurse në mënyrë individuale janë ndihmuar 30 persona.

-7-


Sektori Humanitetit Sektori ii Humanitetit Sadakatulfitri Thote Abdullah ibn Abasi, (Allahu qoftë I kënaqur me të): E ka bërë obligim Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem), zekatin e Fitrit, qe te jete pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe te ndyra, dhe te jete ushqim për te varfrit. Kush e jep atë para namazit (te Bajramit), ai është zekat i pranuar, kurse kush e jep pas namazit, ajo është lëmoshe e rëndomtë. Në OJQ “Njëshmëria”, ky aktivitet tashmë është bërë tradicional, përmes grumbullimit të sadakatulfitrit, kemi arritur t'i ndihmojmë 40 familje, dhe për risi gjatë këtij viti, këto familje i kemi ndihmuar edhe me veshmbathje.

Kurbanat Grumbullimi i kurbaneve në vitit 2008, ka pasur një rritje në krahasim me vitet e kaluara, ku ne si OJQ, kemi arritur t'i grumbullojmë 84 kurban, ndërsa familjet që kanë marr mish të kurbanave ka arritur numri në 750, ku çdo qese ka pasur nga 3 kg. Donatorët gjatë këtij aktiviteti kanë qenë: ? 56 Kurbana nga xhemati i Gjilanit, ? 21 Kurbana nga xhamia “Takva” Zvicër dhe ? 7 Kurbana nga Organizata “WAQF” Prishtinë.

-8-


OJQ “NJËSHMËRIA” GJILAN GJILAN OJQ “NJËSHMËRIA” Dhurim i gjakut Në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Gjilanit, Shoqatën “ Kosova Charrity” Prishtinë dhe Qendrën kombëtare për transfuzionit të gjakut në Prishtinë, më datën 07.03.2008, arritëm që në xhamin e madhe të Gjilanit, të bëjmë grumbullimin e sasive të mjaftuara të gjakut nga njerëz të shëndoshë, për shërimin e atyre pacientëve që kanë nevojë për të. Ftesës sonë ju kanë përgjigjur 65 persona.

F ot

o: dhurimi i gjakut

Foto: Iftari

Iftaret Sofra e iftarit që shtrohet gjatë muajit Ramazan, është njëra nga aktivitetet më të rëndësishme, që ndihmon dhe bashkon myslimanët në veprimtari kulturore,. Ky aktivitet është realizuar në muajin Ramazan 2008/1429, ne qytetin tonë ku janë shtruar më shumë se 406 iftare. me shtresa të ndryshme të shoqërisë. Iftaret e shtruara: 1. Iftari me intelektual 2. Iftari me studentë 3. Iftari me vëllezër musliman dhe 4. Iftari për motra muslimane

-9-


Sektori për Rini Rini dhe dhe Sport Sport Sektori për Turnir i vogël Në turnirin e vogël të organizuar nga OJQ “Njëshmeria” në Gjilan, pjesëmarrës ishin 17 ekipe të ndara në katër grupe: A, B, C dhe D. forma e lojës ishte ne grupe, me sistemin e pikëve. Turniri zgjati 4 dite, prej datës: 26 Korrik 2008, deri me 29 Korrik 2008, ne fushën sportive private ,,SAN SIRO” në Gjilan, dhe gjatë këtij takimi gjithsej u luajtën 32 loje deri ne finale.

- 10 -


OJQ “NJËSHMËRIA” GJILAN GJILAN OJQ “NJËSHMËRIA”

Ky informatori është përgaditur nga Sektori për informim në OJQ “Njëshmëria” Ekipi ralizues: Rashit Zylfiu - Drejtor dhe Përgjegjes në Sektorin e Kulturës - Davetit Samir Salihu - Përgjegjës në Sektorin e Humanitetit Besim Sylejmani - Përgejgjës për Biblotekën “Pema e Diturisë” dhe Kushtrim Qerimi - Anëtarë i Kryesisë Disenji: Jeton Ibrahimi Ju faleminderit!

Në web faqen tonë www.njeshmeria.org, ju mund të informoheni për të gjitha aktivitetet e OJQ “Njëshmëria”


OJQ “NJËSHMËRIA” GJILAN GJILAN OJQ “NJËSHMËRIA” Lagjja: Resha Ymeri nr.96 mob: 0280/329 453, 049/150 712 web: www.njeshmeria.org e-mail: info@njeshmeria.org


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.