Libri trajtesa veshtrime letrare 17shkrtit)

Page 1

NIJAZI RAMADANI VËSHTRIME LETRARE

3


SHB “RRJEDHA” BIBLIOTEKA: SOKRATI

REDAKTOR: Burhanedin Xhemajli

RECENSENT: Jonuz Fetahaj

BOTUES SHB “RRJEDHA”, GJILAN e-mail: rrjedha_nr@yahoo.com ++377 (0)44 125733 Tel.Fax: 028323809 PËRGATITJA KOMPJUTERIKE: DEZINGN@RRJEDHA

4


NIJAZI RAMADANI

VËSHTRIME LETRARE

SHTËPIA BOTUESE “RRJEDHA” GJILAN, 2012

5


VËSHTRIM

PËR POEZINË

VËSHTRIM PËR TRI VEPRAT ME POEZI LIRIKE: “MADHËSHTI MITIKE”, “ANADRINI” DHE “MESUDHA” TË LUMNIJE THAÇIT-HALILIT

ë përmbledhjen e parë “Madhështi mitike” me 41 poezi të cikleve: Kohë e çmendur, Sfidë territ, Engjëjt rojtarë, Djepi i ngadhënjimit, Itaka ime dhe Prehje e përjetshme, qoftë në përmbledhjen e dytë me titull “Anadrini” që mbërthen sërish 41 poezi të tufëzuara në 6 cikle të autores Ana Drini e cila ruajti me xhelozi motivet dhe temat e një subjekti lirik nga Anadrinia, qoftë në përmbledhjen “Mesudha” të autores Lumnije ThaçiHalili, kemi hetuar se pas përjetimit e rileximit merrnim mbi supe dhe bartnim në shpirt edhe barrën, që para lexuesve ta shpalosim malin e mbresave e të perceptimeve që nxit me një vërshim me tërë fuqinë mitike prej lashtësisë antike e deri në mitiken dhe të pathyeshmen e ditëve tona, kur Kosovës ende i rrinte njeriu prapa grilave dhe djersë bujku, plëng blegtori e barot luftëtari. Autorja Thaçi6


Halili shtrihet në madhështi mitike prej traditës deri në modernitetin e mesudhës duke kalëruar nëpër Iliri e Anadrini, në mënyrë që gjatë këtij fluturimi mbi Pegazin e imagjinuar, të na i nxjerr nga një det i shqetësuar këto tri perla të një tufe që u ngjan flokëve të mëndafshta të zanave të Fishtës e të Mjedës, e që lexuesi e ka vështirë për t’i kapur në një kodhele e për t’i bërë gërsheta. Kështu, më shumë për botën poetike, për integritetin lirik dhe për autonominë e drithërimave subjektive të intimes poetike të kësaj poeteshe që me mjaft modesti na i dhuroi me shpresë se janë nektar lulesh, të cilave duhet marrë erë e duhet shijuar, na mbetet të kënaqemi me tërë botën motivore brenda qarqeve tematike që zhvillon kjo krijuese e që arriti të bëjë emër në plejadën e krijuesve të poezisë së sotme shqipe në përgjithësi dhe të krijueseve të gjinisë më të bukur në veçanti, plejadë të tëra e sot i ndjek edhe shumë premtuese Lumnije Thaçi-Halili. Në anën tjetër poezia lirike që mëton ajo është e vjetër sa edhe vetë njerëzimi, sa edhe ndarja natyrore e punës, e lindur pikërisht atëherë kur sajohet distanca e cila reflektoi mallin reciprok, e megjithatë lashtësi, përherë del e freskët e del vitale, sepse përthith nektarit e epokave, të periudhave, të shekujve, dekadave e të viteve qofshin të mbarë apo të mbrapshtë, dhe kështu përherë lirika del moderne ashtu siç del edhe te libri me poezi e që mban titullin “Mesudha” me dyzetë vjersha lirike. Padyshim se këtu ka diçka më tepër se vjershërim, edhe jehojnë klithmat e thirravaja e “Zanave Alpike” të ushqyera e të rritura me qumështin e fjalës së ndrydhur, fjalë kjo e cila me decenie kërkonte për t’u zgjuar prej gjumit edhe në “kohën kur më ishte ndalue”, kohë mekuliane e vendosur atëherë kur “plisi ishte i shkelur me shekuj”. Vjershat e Luminije Thaçit-Halilit zbërthejnë dhe mbërthejnë tonet dhe drithërimat lirike të dashurisë ndaj urrejtjes, të guximit ndaj fr7


ikës, të fitores ndaj disfatës, të butësisë ndaj vrazhdësisë, të stoicizmit ndaj trishtimit, të altruizmit ndaj egoizmit, të humanizmit ndaj kanibalizmit, të pritjes ndaj fatalizmit, të polifonisë ndaj monotonisë, të rapsodisë ndaj elegjisë, të dritës ndaj territ e të jetës ndaj vdekjes, ndërsa këtyre mund t’u përballojë vetëm një shpirt i kredhur në meditime për perspektivën më të ndritshme të frymës së plejadës e femrave krijuese, mbesave të Elenë Gjikës, bijave të Elenë Kadaresë e motrave të Florë Brovinës, të Adelinë Mamaqit, të Valentinë Dafos, të Edi Shukriut e të Musine Kokollarit e plotëson edhe Lumije Thaçi – Halili me këtë trilogji në dorë e me fjalën shqipe në gji, patë konstatuar me të drejt prof. dr. Sabahajdin Cena me rastin e promovimit të tri veprave të znj. Halili. prandaj edhe mund të thuhet se në rrafshin tematik, motivi kompozues e struktural, krijuesja Lumnije Thaçi është gjetur mirë në udhëkryqin ndërmjet traditës dhe modernitetit. Edhe në përmbledhjen e tretë, “Mesudha”, hetohet se kjo krijuese e ka të qartë se është në sprovë para sfidës kah avangarda e strukturimit të fjalës poetike dhe të formësimit të mesazhit për pasardhësit, por edhe për dëshmitarët e këtyre kohërave katile imazhet e të cilave i sendërton me kujdes dhe seriozitet krijues. Me këto përmbledhje, veçanërisht kur jemi para kërkesave për shijimin e vjershës lirike, krijohet një përshtypje se në rrafshin poetik, por edhe semantik, Lumnije Thaçi operon mirë dhe bukur në të gjitha kaptazhet gjatë dhënies të formës për imazhin e vjershës moderne lirike në harmoni me kohën dhe vendin, ku në radhë të parë vendosen katrahurat e përjetuara që njeriu normal nuk mund t’i shkulë as nga zemra e lënduar e as nga kujtesa e ndrydhur, sepse të gjitha katrahurat e ndjekin si hije. Këto krijime s’ka se si të mos dalin akuza kundër kanibalëve, korbave të mortit, valleve të vdekjes, ofshamave, dhembjeve, pike8


llimeve, çmendurive, ngatërrimeve, etheve, gëlltitjeve dhe përgjakjeve që stimulojnë imazhet e tmerrit, të frikës e të trishtimit përballë optimizmit që shtrihet deri në përjetësi. Vjershat e këtilla, Lumnijes i dalin si prokursore të një romani autobiografik e modern, ku do të shtriheshin vlerat universale, sepse njeriu në çdo skutë të botës është njeri, nëse nuk përballet me gjenocidin, langocidin, etnocidin dhe kanibalizmin. Ky mesazh mbetet në qarkun me motiv e tematik të klirensit poetik në klimaks e antiklimaks si jetë e vdekje, përjetësi e ringjallje. Si mesazhe të këtilla lexuesit do t’i mbeten vjershat “Kohë e çmendur”, “Zgjim nga hipnoza”, “Sfidë territ”, “Magjia e fjalës”, “Testament për epitaf”dhe “Kangjele e vrarë” nga tufëza “Madhështi mitike”, vjershat si: “Atdheu”, “Anadrinia”, “Muranë e gjallë”, “Tharmëtim lirik”,”Me Lumën” e “Fjala” të tufëzës “Anadrini” dhe krijimet si: “Luzioni i kohës”,“Tejjetësia”, “Miti i Përjetësisë”, e “Larjelotësh” të tufëzës së fundit “Mesudha” nëpër të cilën parakalojnë pritjet, zhgënjimet, kutitë e Pandarës, punët e Sizifit”, pikëllimet e Orfeut, ringjalljet e Atyre që nuk janë më në mesin tonë, feniksët, apollonët, artemidat, ifigjeniat në Aulidë, në Tauridë e në Kosovë, vashave duke mbrojtur nderin dhe orët e liga. Gjatë leximit të përmbledhjeve poetike “Madhështi mitike”, “Anadrini” Lumije Thaçi-Halili, dhe "Mesudha", të botuar më 2005, 2006 dhe 2007 nga SHB “Ura”, Prishtinë, shihet qartë se me këto tri vepra kjo krijuese ia bëri vetit vendin në rendin e krijuesve të nderuara të letrave shqipe, duke krijuar individualitetin e saj krijues e intelektual përball sfidave që për jeton krijuesit e ditëve tona. ( Zëri, Prishtinë, 2007)

9


LIBRI POETIK "ME SYTË E ËNDJES" I AUTORES LINDITË RAMUSHI Poezia e Linditë Ramushit vjen para lexuesëve mjaftë e fuqishme dhe me intenzitetin e botës që na rrethon njeriun tonë dhe, është integruar emocionalisht dhe artistikisht e realizuar mirë. "...Atëherë, do të ngjallem dhe njëherë nga ajo/ ngjizje/ në mes zjarrit dhe frymës/ sikur lind një dashuri...", janë këto vargjemetaforike në poezitë e Linditë Ramushit, e cila me një thjeshtësi të rafinuar parqitet para lexuesëve, duke shpalosur meditimin socoipsikologjik përmes së cilës ajo artikulon përjetimet personale dhe njohjen me realitetin etno etik. Në vargun e saj reflekton lëvizjet ritmike, imazhet, botëkuptimet, ngjyrimet metaforik, duke i thurur vargjet në një formësim fare të veçantë, e ka apostrofuar në fjalën promovuese shkrimtarja Albinë idrizi, dhe e ka mbarë shtruar individualitetin e saj krijues. Linditë Ramushi me vëllimin e dytë poetik ”Me sytë e ëndjes” vjen para lexuesit me artikulim të qartësuar, vargu i saj të jep pastërti identifikues në krijimin e qartësisë fabulative si element që zotron takimin e së bukurës, të së magjishmës dhe së realës me motivimin e dashurisë, ajo realizon botë të brendshme unike në kontestin aktual të përditshmërisë sonë. Ajo ka depertuar për mes ndjeshmërisë së saj në një botë të brendshme që mund ta kap shpirtin e fshehtësisë krijuese. Kritiku, Prend BUZHALA, e ka cilësuar të veçantë poezinë e Linditës, e cila shprehet me një lirizëm të magjishëm thuret e ndërthuret në të gjitha çastet e jetës: edhe atëherë kur "PRITJA e gjatë shkurtohet me lumturimin e ardhjes, takimit, bashkimit... ", është një derdhje e rrjedhje emocionesh nëpërmes një lirizmi të këndshëm.Pos këtij

10


vlerësimi në kuadër të "Vjeshtës letrare", kanë folur edhe Flamur Maloku, Nexhat Rexha, Izmi Zeka. Lindita reflekton adhurimin, dëshirën, ëndrrën, fabulën në vargun e saj, duke arrirë të shpalosë botën e saj të magjishme ëndërrimtare përmes shprehjeve metaforike të veçantë dhe të figuracionit poetik me të gjitha me të gjitha profecitë e rrëmbimit idilik. Linditë Ramushi e ka formësimin e jashtme dhe të brendshme duke ie vënë gishtin tregues në plagën, që që kullon, në këtë zjarr, arrin të gjejë barin shërues, me të cilin shpalos psikikën e dëshiruar poetike dhe reale. Gjuha e pasur poetike portretizon figurshëm simpatinë ëndërrimtare, duke sjell në vete gjeturi dhe çiltërsi me efektin e mëvetësisë së modalitetin estetike deri në përjetimin më të mundshëm poetik, dhe e arrin me mënyrën e shprehjes artistike efektin e dëshiruar në përceptimin e tërësishëm të këtij vëllimi poetik.Linditë Ramushi në vëllimin e dytë poetik ”Me sytë e ëndjes”, i ka përfhirë rreth 55 poezi, duke ia shoqëruar edhe vlerësimet e recensionistëve të saj.*(Tung, Zyrich CH)

11


MOTORIZIM POETIKE NË PËRMBLEDHJEN “PËRTEJ HARRIMIT” TË MEXHID MEHMETIT

ë përmbledhjen poetike të Mexhid Mehmetit “Përtej Harrimit” në të cilët janë përfshirë shumica e krijimtarisë poetike të këtij autor që nga libri i parë, i botuar më 1977 e deri te i fundit që ende është i freskët në duart e lexuesve të botuar më 2005, ku tashmë të gjashtë librat kanë marrë formën e një përmbledhje poetike në një tërësi të ndarë nëpër cikle në librin e shtatë, që po i botohet nga SHB ”Ura” me rastin e 60-të vjetorit të lindjes së tij. Përmbledhja ndahet sipas përzgjedhjeve të Qerim Ujkanit në gjashtë libra (cikle) poetike me mbi 200 poezi të integruara në një tërësi poetike me një parathënie të përpiluesit dhe të një analize, të cilën mund të quhet edhe si një sintezë e studimit të kësaj vepre poetike nga studiuesit Prend Buzhala. Falë një numri të poezive të përzgjedhura dhe të përpunuara nga autori, duke i formësuar në stil që në një farë mënyre i ofrohet motorëzimeve, të cilat konsiderohen si variante të përfunduara të strukturës standarde të vargut poetik. Derisa ndryshimet dhe përpunimet më të mëdha u realizuan në dy veprat e para poetike te poema “Presheva”, që ka për bazë gjithë krijimtaria poetike e tij, si dhe te libri i dytë “Klithje e përmallim”(1977) nga e cila janë marrë 22 krijime prej 48 sosh, shkurtime ka bërë përzgjedhësi Qerim Ujkani edhe te libri i dytë “Klithje e përmallim’, “Frymëmarrja” (1984) pos magjistralit të kurorës sonetike ”Endacaku i rrugëve” dhe sonetit “Shtegtar ditësh”, të cilat botohen të pandryshuara. Sikur edhe tri librat e më vonshëm:” Peizazh i ngrirë”(1994), “Rikthim dhembjeje” (1998) dhe libri i fundit “Pika në zemër” 12


(2005). Sistemimi i materialeve të botuara të veprës poetike është bërë sipas kronologjisë së botimeve, duke hequr aty këtu ndonjë poezi, varg të redaktuara vetëm sipërfaqësisht, duke mos shkuar si të përshtatura nga vartësia tematike, stilistike apo të ndonjë kriteri tjetër, por vetëm duke pasur për bazë vazhdimësinë e veprimtarisë poetike të krijuesit tashmë të njohur si fitues i shumë çmimeve letrare dhe i përfshirë në shumë antologji të botimeve. “Rruga e gjatë/ deri te ti/ pritja durim.”, e nis vargëtimin poetik me ciklin “Klithje e përmallim”, duke përvijuar me vargjet: “Në atë pikë / gjithçka nis e mbaron/ që harroi të shënohet në histori”. Motivi i dashurisë në veprën poetike të autorit Mehmeti “ Përtej harrimit” vjen si subjekt lirik i lartësimit si ndjenjë kurrë e shpenzuar nis me ciklin “Klithje e përmallshme”, “vargjet që s’mund t’i jap fund” te “vera e ikur me të” dhe “oazë vetmie” që identifikimi bie me të bukurën, erotikën, ëndërrimin andrenalinë, jeta përball meditimeve të dashurisë, dhe te libri ”Frymëmarrje”; cikli “Lojë e vonuar”, ku shpalos situatë enigmatike të asaj ndjenje të përjetimit të mistershëm që reflektohen në mes të dy poleve që dashurohen. Edhe te cikli tjetër i librit “Peizazh i ngrirë; si dhe te cikli “Ndalje kohe” i librit “Rikthim dhembje” dhe “Nostiçe”, rrjedhë një ndjenjë e përjetimit të një dashurie të përbotshme të sakrificës për dashurinë te libri i fundit, “Pika në zemër”. Vargëtimi si preokupimi dhe angazhim poetik e atdhetar Poeti më së miri identifikohet në krijimtari me artin përmes vendlindjes së tij, sikundër është poema në 55 copëza që është si një sintezë që shpërthen me të kaluarën dhe sotmen e Preshevës si një kuptim mitologjik përmes që zënë fili përmes zërit epik të lahutës dhe rezistencës së saj pas shpërbërjes së trekëndëshit magjik të Toplicës mbetët gjaku i hartës së tij, si një cep i moçëm i Arbërisë/ O 13


gjithçka do të duroj/vetëm qiellin/mos ma ndani/në katror ... së cilës gjithë jetën ia fal. Aty, ku sintetizohet struktura poetike e fabulative e strukturoren baladat si bie fjala për atë epin “Hasan Aga me çikën potureshë” dhe ndeshën civilizimet Ballkanit dhe orientit si dhe ndikimet e fuqishme shpirtrore të lindjes me ato pellazge të shtresimet fabulative, copëzimet, ndarjet e dhembshme njerëzore e kolektive. Preokupimi atdhetar dhe drama e Kosovës përbëjnë subjektin poetik të këtij autori, ky fat tragjik po vazhdon ta ndjek gjithandej etninë tonë. Ai ka përvijuar me ndjeshmëri të thellë ta rivendos në “barkun” poetik”, endjen e tharë të gjakut i 1999- tës, ku sërish rrezikon të përgjaket nëpër luftërat e pakryera, për pjesët e betejave të paftuara. Ata që aktualisht bëjnë urdhrin e kësaj kohe, gjakun e kanë lëndë larëse nëpër fushat e betejave”, ndërton meditimet poetike Mexhid Mehmeti në librin e tij. Autori i 18 veprave në poezi, tregim, novelë, roman dhe dramë, Mexhid Mehmeti, nuk di të fle, nuk di të hesht, se gjak më kullon shpirti. Arti i Mexhit Mehmetit dashuron me forcë dheun dhe atdheun e tij: Mësimi i jetës, shtatë dhembjet, fija e lëmshit, trungu i pikëllimit, duart e bukura, fjala e vullkanit, dhe qindra poezi të tjera tregojnë fuqinë dhe angazhimin e tij prej poeti. Për lirinë kurrë nuk mund të bëjmë sa duhet, për vlerat e saj duhet të punojmë gjithë jetën”, është mesazhi i poetit, Mexhid Mehmetit, me një angazhim letrar e atdhetar, në një Kosovë të pavarur! Libri ka 327 faqe me mbi 200 krijime që shoqërohen nga bibliografia e botimeve 1965-2007. (Zëri, Prishtinë, 2008 )

14


MODERNE ME STRUKTURË DHE LIGJËRIM UNIVERSAL VEPRA PËR FËMIJË E AVDUSH CANAJT itet e ’70-ta paraqitet herë pas here një penë e re krijuese në faqet e periodikut tonë për fëmijë të “ Pionierit”, faqes për fëmijë në “Rilindja”, në “Zëri i rinisë” të Prishtinës, por edhe në revistat “ Gëzimi” e “ Fatosi” që botoheshin në Shkup. Prandaj ne që kishim kureshtjen ti këndojmë ato fleta shqipe, na pushtoi një mal mbresa duke i lexuar me respekt në revista e gazeta të atyre viteve, dhe fare në fund të ndonjë vjershe na ka rënë të lexojmë një emër jo vetëm entuziast, por dita ditës po bëhej me i pranueshëm për të gjithë ne, i cilin për ditë e më shumë po i bënte vend vetit në letrat tona dhe, ai ishte vëllai i Avdushit, të cilit herët iu pre udha e jetës, Avdush Canaj, që iu nda jeta në dysh qysh para tri dekadave, e fati e deshi që shumë herët u dha merita e Penikasi i tij të na mbetët një kujtim i nderuar dhe i paharruar. Avdush Canaj, rilindi me fatin që nga vëllazërit Canaj, shumë shpejt të na shfaqet edhe një penë tjetër, por formuar e cila krijimtarisë letrare shqipe për fëmijë iu bashkua po me atë intensitet, dhe me atë përkushtim, duke i sjelle letrave tona vlera siç është Avdush Canaj, i vëlla i Alush Canjt, e trashëgoi Avdushi, i vëllai, i cili falë dhuntisë dhe talentit që kishte falë natyra e tij, për t’ia vazhdar në shpirtin e tij, drithërimën lirike përmes botës së fëmijëve, edhe Avdushi si poet i mirëfilltë për fëmijë, arriti që nga viti në vit, të na gëzoj me libra të ri dhe me vlera të reja. Veprimtaria letrare dhe artistike e Avdush Canaj nuk është shumë e gjerë, por ka vulën dhe specifikat e veta si në formë e përmbajtje, dhe për këtë arsye, duke filluar me librin e parë me 15


poezi përkushtues për të vëllait e tij, Alushin“ Gjeneral pa epoleta”, në vend të kurorës të cilën përmbledhje poetike Avdush Canaj e botoi vetëm në vitin 1993, pasi që si i burgosur politik kishte vuajtur dënimin prej katër viteve në burgjet e atyre viteve, të dytin “ Lepurushi i çokollatave”, tregime, e botoi më 1994, ndërkaq dy libra të tjerë me poezi “ Gonxhja nga Jupiteri “2000, kurse librin “ Zogu në derë” e botoi në vitin 2003. Me poezitë e këtyre vëllimeve poetike, poeti Avdush Canaj i bashkohet, jo vetëm poetëve të njohur si Vehbi Kikaj, Rifat Kukaj, Agim Deva, Zejnullah Halili, Arif Demolli, Nuhi Vinca që më me përkushtim mjaftë serioz arrinë që trajtimi i tij të bëhet edhe e veçanta e tij si krijues. Krijimtaria e Avdush Canajt mund të thuhet se është moderne për kah koncepti dhe përmbajtja më një strukturë dhe ligjërim universal poetik. Temat e dashurisë i pikturoi me një mjeshtri të hollë dhe të rrallë në krijimtarinë poetike duke përfshirë në gjininë e vet një poetikë të poezisë origjinale që ka për bazë përherë fjalën magjike dhe çelësin e një vargëtimi, ku në çdo varg e në çdo metaforë shprehet e ilustruar figurativisht dhe me plot ndjenja njerëzore. Pra, bukuria e vargëtimit do të shihet në gjitha veprat poetike me poezi, por edhe me ato në tregime, bukuria e shkrimit shihet edhe tek veprat e tjera: Gjeneral pa epoleta dhe te Gonxhja nga jupiteri, por edhe te tregimet: Lepurushi i çokollatave. Vargjet e Avdush Canajt janë plot simbolikë, kreacione dhe metafora artistike. Avdush Canaj si përfaqësues i gjeneratës së mesme të krijuesve për fëmijë të letërsisë shqipe e ka përvijuar me hapa të sigurt një poetike universale dhe sukses po ngjitet në letërsinë tone, duke gjetur me mjeshtri udhën e bukurshkrimit për fëmijë. Personazhi poetik i poezive të Avdush Canajt mediton lirisht, shprehet lirisht, pa hezitim zgjon kureshtjen e tij po atë që ndien t`ia dëfton shpirtin përmes 16


ligjërimi i drejtpërdrejtë poetik e komunikimi i hapur me lexuesin, del si përcaktim i këtij autori që në librin e parë. Mbase një vetëdije e tillë e ngulitur në vetëdijen e fëmijëve do të thoshim se rrjedh si një heroizëm lirik të krijimeve poetike të tij, duke u shprehur më së qarti në poezitë me tematikë që kanë simpatitë, ndjenja këto aq fisnike dhe të çiltëra, duke shtruar me kohë e dashurinë e sinqertë, ndjenjë që e forcon dhe i mbanë ata në jeta dhe, u ofron dhe bashkon zemrat. Për fëmijën është i vetëdijshëm të shprehet kjo ndjenjë didaktike e autorit tashmë të dëshmuar në letrat shqipe për fëmijë, i cili është përfshirë në shumë antologji të shqipës, duke përfshirë edhe atë, ‘Çufkat e kuqe” të Odhise Grillos. Avdush Canaj mediton me ndjenjën dhe gjuhën poetike të personazhit të tij, fëmijës kureshtar që kur zogu në degë të qershisë i vjen simpatia, poeti ndjenë të këndojë edhe qershia. Kështu, Avdush Canaj do të përjetojë në ëndrrat, dëshirat dhe shqetësimet e fëmijëve, do të për kap dhe lexoj në sy dhe në shpirtin e tyre pikërisht atë ndjenjë të fuqishme që i përket simpatisë, pikërisht të asaj simpatie që do të rritet bashkë me ta të së ndërtuar me dashuri e sinqeritet që oforon përzemërsisht. Tema e simpatisë dhe e dashurisë të cilën Avdush Canaj e trajton në disa poezi të librit të tij të parë, të cilit “ Lule me sandale”, do të zhvillojë edhe më përkushtim e vëmendje në një libër të tërë më poezi për fëmijë që titullohet “Gonxhja nga Jupiteri”. Poezitë në këtë temë, do të përbëjnë edhe ciklin e poezive më të bukura edhe në librin e tij më të ri “ Zogu në derë”. Autori depërton thellë në botën e tyre, në ëndërrta dhe dashuritë. Ndjesitë e këtyre vjershave shprehen herësi bashkëbise-dim, e herë si monolog i një ligjërim modern poetik dhe i drejtpërdrejt si në rastin me vjershat “ Si shkruhet vjersha e dashurisë” etj. (Zëri, 2006)

17


COPËZIM KOHOR NË MES TË TRADITËS DHE MODERNITETIN VEPRA POETIKE "PAQJA E BRISHTË" E SABIT RRUSTEMIT as leximit të vargëtimit poetik të Sabit Rrustemit, nga opusi letrar i pasuruar prej vitit 1977 me botimin e poezisë së parë në revistën "Zëri i rinisë" të Prishtinës dhe duke përvijuar edhe në një gjini tjetër letrare në prozë poetike – tregimtare, si “Fletëza e tetë”: "Nën maskën e mysafirëve", të botuar dhe ndaluar në revistën "Fjala" të atyre motmoteve të pranverës së '81-ës, letër kjo e cila ia preu udhën... Në vazhdimësi, autori i përvijoi veprimtaritë të tilla artistike në diskontunitet të asaj politike pushtuese që ia preu rritën kësaj vije me ujë të rrëmbyeshëm sikur që prore rrjedhin ato prurje të Maleve të zeza. Posaçërisht poezia e nominuar me çmimin letrar e të botuar te revista "Jeta e Re"(1979) me titull, "Sëmundja e dhëmbit" pastaj për të kaluar në përmbledhjen e fundit "Paqja e brishtë" me rreth 33 poezi të integruara në një vepërtëtërë. Gjatë leximit të përmbledhjes poetike “ Paqja e brishtë” të autorit Sabit Rrutemi kemi hetuar se pas përjetimit e rileximit merrnim detyrimisht në shpirt edhe barrën, që para lexuesve ta shpalosim malin e mbresave e të perceptimeve që nxit me një vërshim organik me tërë fuqinë mitike prej lashtësisë Palazge Dardane të shumë shtresuar në udhëkryqin ndërmjet traditës dhe modernitetit, kur dheut ende po i vjen era llom burgu, djersë bujku, plëng blegtori e barot luftëtari të lirisë. Prandaj autori Rrustemi shtrihet në madhështi mitike prej traditës e deri në krijimin e një identiteti të ri që përmbahet në bërthamën e veprës, duke e 18


ravijëzuar me copëzimin kohor në mes të traditës dhe modernitetin e tejshkuar nëpër gjiun indoevropian të pellazgëve. Kështu, më shumë për botën poetike, për integritetin lirik dhe për autonominë e drithërimave poetike që me mjaft kërshëri i pret lexuesi, të cilit ia ofroi me aromën e luleve, të cilave duhet shijuar, duke na lënë të përmbushur përplot impresion të fuqishme nga ndërtimi kreativ i figurshmërive poetike, pjesëve të integruara fabulative që ngërthejnë në vete me tërë botën motivin, kuptimësinë imagjinatave krijuese brenda qarkut të thurur dhe çthurur tematike që zhvillon ky autor që arriti të bëjë emër në plejadën e krijuesve të letërsisë së sotme shqipe në përgjithësi, edhe atë në mesin e krijueseve të gjeneratës së mesme të letërsisë . Librin e nis me poezitë përkushtuese të angazhuara për njeriun e tokës së tij te “Atdheu i rilindur”që ka ruajtur "Nën qeleshen e bardhë të kokës/nën një cep shalli/ për një mal vitesh e kam fshehur.... mbet arrë e vogël po e fortë/ Në këtë botë/ U rilind për të satën herë/ . Kështu, duke na dhënë nja tablo të meditimeve empirike që vazhdimisht i ka ruajtur e ngritur që nga fëmijëria, dheu dhe etapat në rilindje për t’u ngjitur në majën e Olimpit dhe herë -herë duke e satirizuar deri në skajshmëri mentalitetin mitik për të ndërtuar një kuptim të ri aktual:"Shkallët për në Olimp",/Dilni prej birucash/ E kërkoni shkallë/ Ndërtoni Provoni.. Zeusi u çmend prej vetmie. Në poezinë e Rrustemit pleshmëria dhe morti janë në baraspeshë ekologjike që shprehen përmes kërkimeve antropologjike të tij, / prej para Krishtit...mos ia shikoni trungjet me varrë/ Degët me barrë/ mos u mashtroni nga leximi i parë/ Ajo është vetëm fars/ Kurorat prush me piptha i kanë/, poeti lexuesin e zgjon nëpërmes vargut të çiltër dhe në fund e përmbyll me mesazh integrues kombëtar që përmbyllet me revoltën e tillë:"Portret që s'kornizohet/ Janë shqiptarët/ 19


Dhe vetës nuk i thonë dikush/ Nëse bota rreth tyre nuk sillet. Përmes kësaj ia plason mes letrave ndërtekstuale për t'ia kaluar pastaj mesazhin autentik breznive me ikonën e tyre që rrinë me veprën dhe janë ngjizur nëpër damarët e gjakut të fisit. Megjithatë lashtësi, përherë i ka dalë vargu i freskët e vitale, sepse përthith mbi sfondin e epokave, të periudhave, të shekujve, dekadave e të viteve qofshin të mbarë apo të mbrapshtë, dhe kështu përherë lirika del nëpër fërkimet e copëzuar nëpër atë kohë mjaftë vargnim moderne. Ai, fare nuk ia vari vetës dyshimin se këtu ka diçka tjetër për pos asaj gjetjes gjenetike dhe empirike që i përket atij dhe të tjerëve më tepër se vargonim, aty struken, ... e pastaj edhe jehon e zërave të ushqyera e të rritura me qumështin e fjalës së ndrydhur, fjalë kjo e cila me dhjetëra vite kërkonte për t’u zgjuar prej gjumit edhe në “kohën kur më ishte ndalu”, kohë e nizamit, xhandarit,policit pushtues të stërvitur me logjikën e të sunduarit vrasës dhe mbijetimt të qëndresë së robit të trishtë, pra ai ka vendosur atëherë kur "plisi e shalli" ishin ruajtur si identitet i atdheut të rilindur, por kurrë të mbushur e përgjunjëzuar,nga është dalë vargimi mjaftë reflekse i kohës së ruajtur në fundin e arkave të pajës së nusërisë kryqi e nusja i është hedhur në det për tu rikthyer në ishullin e maleve të Karadaket për atë kohë morti, në kohën kur na qe ndaluar shkolla, besimi, bindja dhe shprehja e lirë, duke nxjerr rrëfimin narrativ poetik dhe përgjërimin si pëshpëritje shpirtërore-ofshamë ndaj së kaluarës sonë. Poeti krijon shumë bukur këtë lloj të poezisë. Merr motive nga baladat popullore ose detaje nga veprimtaria e figurave të ndryshme, emra të njohur, ose fare të panjohur, personazhe që ai i zgjedh për trajtim në poezinë e tij dhe me sukses të madh i formësoni, duke i krijuar kështu poezi me vlera të larta artistike. Të tilla janë: Paqja e brishtë/ Ne këtu ishim kur erdhe si zot.. Ti 20


erdhe si zot a zotin tonë e harrove/ Ne i besojmë. Rrustemi ka krijuar poezi që kanë polemizuar poetikisht (po edhe publikisht) me kohën, situatën, grupe njerëzish e njerëz simbolikisht të karaktereve të ndryshme. Poezitë e këtilla nëse mund t'i quajmë kushtimisht polemiste të lakuar nëpër vete dhe të shkrehura në revoltën e hapur përmes vargut poetik. Dhe për shkakun e thjeshtë se ato vërtetë janë krijuar në kohën e ndodhjes së ngjarjeve e rrethanave të caktuara që lidhen kryesisht me gjendjen e pushtuar të popullit shqiptar. Këtu dua ta theksoj poezinë Mbrapshtë / Kryet e vendit nuk ishte te bishti/Këmbët të shpiejnë kah erdhe. Njëra ndër poezitë më të theksuara të kohës, me vlerë të qëndrueshme në ndërtimin, temën dhe vlerën e saj artistike: Zvarritësit dhe Oxhaku, ku ato janë të shprehura gjithmonë në formën e revoltës dhe protesës së hapur:Gjuhët i zgjatën/Për fushë i lëshuan/ Po vapa e rëndë/ Dogji barin. Në mënyrë që gjësaj lëvizje eliptike virtuale ët arrijë mbi Pegazin e imagjinuar, të na i nxjerr nga një det i trazuar nëpër histori që bënë një jetë të tërë njeriu i tokës, ku autorit i vijnë si imazhi i trishtë Kandilat e Dokës, ku autori ka bërë një përshkrim të thellë të karaktereve të këtyre personazheve dhe ndryshojnë thellësisht nga koha në kohë por, mbetën përjetësisht pas gjithë atyre ecjakjeve si një Odise përmes tokës së shkelur në lindjes të Trojës së lashtë e deri te një mini-poemë që mbërthen sërish për Dokën, heroin e Itakës së poetit, i cili e ruajti me motivimin dhe tematikën e një subjekti lirikepikë që ngërthen në vete mitiken dhe të pathyeshmen e ditëve tona. Këto vargime poetike të një tufe që u ngjan fijeve të mëndafshtë të kandilave të Naimit dhe të zanave të Fishtës dhe të Mjedës, e që lexuesit i vijnë si një lajtmotiv i një identiteti të kryqëzuar përmes ka vështirë për t’i kapur si/ Një mal për dimër dhe një verë me diell/ Dhembjen e zezë flakë në qiell/ e për t’i bërë si 21


gërshërë që prek e pret në poezinë "I Zoti i shtëpisë dhe qeni/ Ai kërkon këlysh/ për t'ia prerë veshët/ dhe te vargu /Po gaboi në të lehur/ Ndë-shkimi ka për ta kthjellur/.Sabit Rrustemi, vargun poetik e ndërton duke u krijuar me vetë jetën, situatën e shpërfaqur përmes heroit të tij, njeriut në kërkim të shtigjeve të dritës dhe lirisë si dhe përherë duke të qartësuar formën e kompozicionin e tij, vetit dhe synimin e tij, poezitë përkushtuese personale për M.Gashin, Qytetin e Beqës, Ali Podrimja është fajtor, për të përgjëruar për të shenjtin e tij/ Ibrahim Rugova/ që ia varë Kosovës me shenjtin e tij. Pastaj për të përvijuar në rrathë-rrathë Udha e Dokës që më shumë simbolizon orbitën e tmerrit nëpër të cilën kalon qenia e tij, e shkrirë për dheun dhe më në fund, as dheu nuk e tretë, duke liruar sulfatin nga eshtrat që i derdhen në varrin e Dokës, mbijnë dritat si te poezia "Kandilat e Dokës".Prapëseprapë, ai, nga ajo që pjellë imagjinata njerëzore për jetën pas vdekjes. Përkujton ringjalljen, për të parë vendlindjen e tij. Pra, në radhë të parë vendosen katrahurat e përjetuara që njeriu normal nuk mund t’i shkulë as nga zemra e lënduar e as nga kujtesa e ndrydhur, sepse të gjitha katrahurat e ndjekin si hije. Këto krijime s’ ka se si të mos dalin akuza kundër kanibalëve, korbave të mortit, valleve të vdekjes, ofshamave, dhembjeve, pikëllimeve, çmendurive, ngatërrimeve, etheve, gëlltitjeve dhe përgjakjeve që stimulojnë imazhet e tmerrit, të frikës e të trishtimit përballë optimizmit që shtrihet deri në përjetësi. Vargjet e Rrustemit zbërthejnë dhe ngërthejnë fanitet, zërat dhe drithërimat lirike epike të atdhedashurisë ndaj ksenofobisë, të pushtimit të lirisë ndaj frikës, të dijës ndaj mosdijes, fitores ndaj humbjes, të ngrohtësisë ndaj egërsisë, të qëndresës ndaj trishtimit, të humanizmit ndaj vrasjes, të pritjes ndaj shkatërrimit, të dritës ndaj errësirës e të jetës ndaj mortit, t’ua përballur vetëm me një flakadan 22


në shpirtin më të ndritshme të frymës At Pëllub Zefit "Rrno me tregue" apo atë gurakuqiane “Mjer ai që nuk qëndron”. Në sprovë para sfidës dhe të formësimit të mesazhit për pasardhësit, por edhe për dëshmitarët e këtyre kohërave të zeza imazhet e të cilave i sendërton poeti me subjektin poetikë, duke i lexuar këto përmbledhje, veçanërisht kur jemi në vetmi dhe para kërkesave për shijimin e vjershës lirike, krijohet një përshtypje se operon mirë dhe bukur në të gjitha kaptinat gjatë dhënies të formës për imazhin e vjershës moderne lirike në harmoni me kohën dhe vendin. Rrustemi e përmbyll për mes qasjes në internet, duke bërë kërkim më të avancuar të lojës në Google për Kodin e fshehtë të atdheut, por përmes kërkimit të ADN-së, pra pa ia falë palcën e gjakun palcës së dheut që vetëm atëherë krijohet kodi i fshehtë i atdheut përmes këtyre vargjeve poetike mitike po krihohet kuptimi i jetës së lirë në dheun për të cilën ranë. Libri ka 76 fq. Botuar më 2007 nga Shtëpia botuese “Rozafa” Prishtinë. (Zëri, Prishtinë, 2007).

23


SHKRIMTAR I BUZËQESHJEVE (NË PËRKUJTIM TË ZEJNULLAH HALILIT (1945-2004) SHKRIMTAR PËR FËMIJË I LETRAVE SHQIPE)

ikërisht më 27 shkurt 2004, për herë të parë që nga koha kur u hapën rrugët për qarkullim të automjeteve të udhëtarëve dhe mallrave nëpër Malësi te Karadaket, kishin ngarendur njerëz shumë me makinat e tyre, sikur edhe autobus të mbushur e të organizuar nga shoqatat e shkrimtarëve, artistëve dhe gazetarëve, që shkelën drejt Kokajve, vendlindjes së shkrimtarit për fëmijë, i cili me testamentin e tij që la për ta varrosur aty ku kishte lindur. Shkuam atë ditë, jo vetëm ata që kishim lidhje me njerëzit e fshatit, por gjithë ata që kishim lidhje me penën e poetit. Thjesht, për nder të atij që la vepër jetësore të shkruar. Për të satën herë shkelur mbi atë baltë që ngjitej për këpucët e llastuara, prej se jemi dalë fije prej andej. Dhe për më shumë herë e pashë lumin e Llapushës, duke u derdhur mbi lumin e Bindit, siç e quante Zejna, sipas rrjedhës së tij në Bindë. Shihej nga ana tjetër e tij, nga se si njëri nga ata që isha rritur pran këtyre burimeve, i dhashë mendjes të kujtohem më shumë mallëngjim rrjedhës kah lahesha dhe peshkoja. Ndërsa ngjitesha hipur në makinë në atë përpjetën që për anash ishte thep i thepisur, të meremetuar tashmë nga udha e re. Në atë veturën e vendasit, Xhemë Karadaku, shkrimtar, që po na shoqëronte së bashku me njeri nga dramaturgët e rrallë që ishte dalë prej kësaj Gryke malesh, Jahi Jahiu,por edhe miku i Zejnës, Nuhi Matoshi, regjisor e aktor, i cili ana tjetër e lumit të Bindit, por jeta na kishte lidhur sikur mëllenjat e zeza, gjatë gjithë 24


asaj të kaluare që po ikte me rrëmbim. Edhe pse shumëçka kishte ngelur vetëm në kujtesën tonë dhe përmes tyre imazhi po i formësoftë vetëdijen e kalitur nëpër shekuj. Deri sa neve të tjerëve që ishim aty në makinë mbresat na ndërlidhen edhe me gjithë atë që kishte mbetur, por edhe me të kaluarën dhe të tashmen e familjeve tona që i kishim shkelur ato vite të jetës nëpër ato vatër të zhuritura e të zbrazura prej andej, nga hallet e jetës dhe zullumi i pushtuesit. Unë ndjeva prapë në zemër dhe këtë se kisha pas ditur se e kam në zemër, ndonëse shpeshherë e kishim shkelur atë vend poshtë e përpjetë. Sepse kjo tokë që ishte e pasur me burime tokësore dhe ujore që ushqente gjithë andej, dhe i jepte ngjyrë jetesës atje, si me rrugë e shtëpi të fiksuara, i kisha parë si dekor në imazhet e shkrimtarit që po e përcillnim për të herë të fundit. Sikur edhe ato vale e erëra që binin në heshtje vetëm përgjatë Grykës te Kalaja, dhe atë gurgullim të pa pushuar të Llapushës sime së cilës ia kisha nder zërin dhe e kisha parë ëndërr më shpesh se gjithë çka tjetër në jetën time.Atypër aty mendova se kjo që po shihja ishte një përkitje mes vendbanimeve malore, i kushtëzuar nga ai imazhi i së kaluarës sonë, që sillej vërdallë në kokat tona. Ndonëse e fare pa vërejtur se atë ditë kishin ngarendur edhe shumë të tjerë të ftuar dhe të paftuar. Një nga ata që po kthehej para me veturën e tij, ia bënte me dorë se varrimi nuk do të bëhet sonte sepse është bërë vonë... se a do të varroset me ceremoni fetare apo si... edhe pse neve na cingëronte celulari se kortezhi funeral po përcillej nga kolona e gjatë që kishte dalë nga kryeqyteti, ku po jetonte deri sa ndërroi jetë nga një sulm në zemër. U bë apo nuk u bë varrimi, po apo jo, sonte apo nesër, kurdo qoftë, ai sip-as "amanetit", do t’i rikthehet sërish tokës ku kishte lindur. Disa që po vinin prej andej, nuk po i bënte përshtypja jonë për fanitet në mendjet tona të përmallshme, sa nga mërzia 25


e nga përmallimi. Sapo arritëm në Kokaj përpara nesh po hapej një portë dhe na ftonin për të hyrë brenda, ku ishte hapur konaku për pritje kryeshnosh. Në një shtëpi gati gjysmë të rrënuar ndonëse kaherë shihej se ishte braktisur nga banorët e saj.Fare pranë asaj Gurine shtrohej një Ledianë përskaj një dushkaje bungu, ku nuk mungonin dardhat dhe mollat koke me trup e degë gati të plakura me plot gunga e të thara të Kokajve. Atëherë vërejtja besimin në vete se vërtet kishim arritur aty për ku ishim nisur nga qyteti në juglindje të vendit. Shumë sosh kishin ardhur në mënyrë të organizuar prej grupimeve e shoqatave dhe institucioneve publike të vendit për t’ia dhënë lamtumirën e fundit shkrimtarit Zejnullah Halilit. Shikoja me radhë njerëzit e ardhur dhe ata të këtij fshati malor, ku ishim lindur e bërë gati burrë dhe së paku atëherë mblidheshim për “vdekje e dasmë”, dhe këtë e kishim traditë së paku deri sa ishim aty. Ato kujtime i sjell imazhi i formësuar në prozën tregimtare të shkrimtarit Halili që po i kthehej vendlindjes së tij për të pushuar përmotshëm deri në amshim.Rreshti i vërtetë i tij, ku i kishte hetuar e ndarë aq ëmbël nëpër rreshtat e tregimeve në përmbledhjen” Vendlindja shihet në zemër", saqë kur i lexoje të krijohej përshtypja se gjendesh në një kopsht përrallor për karshi dardhishtës së tij në të cilën gjendej ai. Duke kaluar nëpër degë të shkurreve e ndjeja magjinë që mbart ky vend, fuqishëm mëkon lartësia mbidetare e që forconte nga ai peizazh në prag në pranverë atë stinë ikanakë që të kultivon triumfin nëpërmjet mospërshtatjes dhe disharmonisë si një kategori estetike mes imagjinatës krijuese të zërave të përhumbura të meditimit që ndjenin për humbjen e njeriut të pendës. Ndarja nga poeti është një vegulli që sa herë të lexosh atë që ka krijuar në fondin e tij letrar apo artistikë, ta rikujton atë portretin e fuqishëm. Amin! 26


(“Shkëndija”, 2007) QASJE PËR PROZË N

KRYEPERSONAZHI I ROMANIT DHE I NGJARJEVE HISTORIKE - NJË FIGURË MADHORE KOMBËTARE (ROMANI “KALORËSI I KARADAKUT” I AUTORIT IBRAHIM KADRIU) as librit "S’mbet kohë për kremte" të Ibrahim Kadriut që botohet në gjuhën rumune, i cili të josh përmes realizimit artistik dhe lexuesi i pasionuar ndjen nevojën t’i rikthehet që nga fillimi, për ta kuptuar thellësinë filozofike të shkrimtarit, poetit e publicistit, në formën më moderne të shprehjes (autori është vlerësuar lart nga kritika letrare rumune për veprën e tij,e cila ka dalë në dritë para një viti), ky autor preokupimin e tij letrar e ka brymosur me librin me tregime "Netët e Karadakut", ku ka letrarizuar ngjarjet me bazë reale të pas Luftës II Botërore, "Golgotën" që përjetoi popullata atdhetare e kësaj ane, tash me një vepër tjetër Ibrahim Kadriu i kthehet prapë asaj bote të tërë, asaj treve që përjeton edhe tani pasojat e luftrave, të gërshetimeve të ngjarjeve, situatave... të atyre që ndiejnë aspiratat liridashëse në thellësi të shpirtit (realisht, për padrejtësitë që u janë bërë), dhe dinjitetit, idealeve... si dhe zërit kundër nëpërkëmbjes së të drejtave, në të gjitha pikë shikimet. Në këtë kontekst, romani i fundit i Ibrahim Kadriut, "Kalorësi i Karadakut”, mund të ndihmojë që kjo periudhë historike të jetë e kuptueshme më 27


mirë, nga lexuesi e edhe nga kritika letrare. Libri paraqet figurën kombëtare shqiptare, të Idriz Seferit, që do të mbetet si personalitet i shquar i kombit shqiptar. Idriz Seferi ka qenë njeri human dhe njeri që ka bërë pajtimin e gjaqeve. Dhe kjo ndriçohet me botimin e romanit “Kalorësi i Karadakut” të Ibrahim Kadriut, por shënohet dhe 160 vjetori i lindjes, si dhe 80 vjetori i vdekjes së kryeprijësit të betejave për liri e pavarësi të shqiptarëve, Idriz Seferit. Edhe deri me tash (pas figurave të mëdha të periudhës së pavarësisë kombëtare) është shkruar nga autorë të ndryshëm për figurën heroike të udhëheqësit të kryengritjes shqiptare, për periudhën e bërjes së shtetit shqiptar në Ballkanin e shtypur prej pesë shekujsh, nën robërinë otomane. Mirëpo, kjo vepër mund të thuhet se është një përplotësim shumë i 'plotë'. Duke qenë dhe vetë nga kjo trevë, shkrimtari Ibrahim Kadriu ka arritur ta ngrit e skalit bustin më të mirë të mundshëm për kryepersonazhin Idriz Seferi. Dhe, vlerësues e studiues të mirënjohur kanë konstatuar se “askund më mirë se në këtë vepër, deri më tani nuk është portretuar kryeprijësi, Idriz Seferi-Karadaku. Pra, dhe askush më mirë se poeti, prozatori e publicisti, Ibrahim Kadriu, nuk kanë arritur për ta ndriçuar figurën madhore, të ngritur edhe në përmasa legjendare të luftës për liri dhe betejave të mëdha si ajo e Kaçanikut, përkrah Mic Sokolit, Isa Boletinit, e deri te Dedë Gjo' Luli e Mehmet Shpendi. Kadriu, duke e letrarizuar me një gjuhë të pasur e tipike autoktone, ka spikatur dhe portretizuar jetën dhe veprën e kryepersonazhit të malësisë së Karadakut. Këtë më së miri e ka shprehur shkrimtari Kadriu, i cili ka përzgjedhur që të trajtojë jetën dhe veprën e burrit më të shquar dhe personalitetit më me nam të kësaj ane, Idriz Seferit (si dhe të shokëve të tij besnikë), duke dhënë nëpërmjet kësaj vepre edhe një mesazh të fortë kombëtar për brezat e sotshëm e 28


të ardhshëm, ka vlerësuar me rastin e promovimit të veprës, recensenti i romanit, historiani Xheladin Shala. Ai tha se“autori ka bërë një analizë të hollësishme dhe me dashuri për popullin dhe për token”. “Kalorësi i Karadakut” është një vepër e kompletuar dhe që iu përmbahet besnikërisht ngjarjeve dhe personazheve të periudhës që shtjellon. Shkrimtari Ibrahim Kadriu shpalos të kaluarën e lavdishme të Gjilanit me rrethinë, kurse kryepersonazhin Idriz Seferi e portreton ashtu si ishte, udhëheqës popullor e i zoti, ka thënë dr. Xheladin Shala, duke e cilësuar këtë vepër ndër më të mirat në gjininë e romaneve historike. Kritiku letrar, Shefqet Riza, në vështrimin e tij për romanin e Kadriut tha se, askush deri tashti nuk e ka ndriçuar më mirë veprën e Idriz Seferit. Autori e ka bërë këtë pikërisht në kohën e duhur, duke i ngritur e skalitur lapidarin më të mirë të mundshëm kryetrimit Idriz Seferi. Kadriu nuk idealizon, por ai shpalos karaktere në vepër. Ai e ka zgjedhur mënyrën e skalitjes historike dhe gjatë tërë rrjedhës së romanit ndjek një metodë letrare e shkencore shprehet z. Riza - ku nga vepra “Kalorësi i Kardakut” mund edhe të mësojmë shumë për historinë tonë. Pra, autori gjatë gjithë kohës dhe rritës së tij, e ka përjetuar përmes imagjinatës kryepersonazhin (Idriz Seferin) dhe, kjo e kishte shtyrë që të shkruajë romanin për kryetrimin e kësaj ane.Në kontestin historik dhe atë letrar, ka pasur edhe vlerësime e konstatime tjera lidhur me veprën e Kadriut, “Kalorësi i Karadakut”; e kanë cilësuar tejet serioze dhe që autori me shumë kujdes ka sintetizuar ngjarjet e kohës, duke i letrarizuar për të qenë sa më afër realitetit artistik, social dhe historik.. (Iliria post, Prishtinë, 2006)

29


NJË ËNDËRR E KËPUTUR VEPRA “ËNDËRR E KËPUTUR” (ROMAN) ZEJNULLAH HALILIT ë botim të Ilirikut në Prishtinë ka mbarështuar ndërtuar strukturën e një proze të mirëfilltë dramatike të idesë së fëmijëve të ikur nga shtëpia, gjë që kjo është mjaftë e zbërthyer në konceptin e arratisjes së tyre. Ndonëse, kjo ikje e tyre është e motivuar për ta sfiduar, pra për ta kapërcyer një kufi që i ndanë ata nga një kufi me vëllazëritë e tyre”përtej gardhit”.Këtu është origjinaliteti i autorit, Halili, për ta zbërthyer nga psikika e fëmijës pasojat e një ndarje të dhunshme dhe të dhimbshme që mbështetet kryekëput në ngjarjet e vërteta, ku një grup fëmijësh të shkollës fillore, në mesin e tyre edhe Coli, shoku i ngushtë i tij, vendosin për ta kaluar kufirin, për t’i përjetuar ato bukuri përrallore, por të ndarë me ata që i lidhë territori, gjuha, gjaku, zakonet, tradita, kultura, mitet dhe ëndërrimet për të qenë të integruar. Kjo është përshkuar me një vullkan të mbërthyer përbrenda dhe të shpërthyer për të dalë në sipërfaqe ndjenja e fuqishme e adoleshencës, atë që njeriut i takon ta shohë, ta ndjejë dhe shijoj, ndonëse të ndaluar për një gjysmë shekulli. Pa frika për pasojat, por autorit i vihen në shpirtin e tij, krijues, logjika e ndarjes në dysh dhe përmasat tragjike të një populli, mundimesh e torturash të ndryshme. Një prozë të një epike me elemente të lirizmit poetike, duke sjell preokupimin përmbajtjesor të fëmijëve, ngjarjet, ndodhitë e brishta në një ritëm dinamikë të mbushur përplot me flakërime që ta arrijnë për ta shijuar tokën arbërore, që nuk e arrijnë dot, dhe mbetet një ëndërr e tyre e këputur, ashtu siç u rri e varur për ta pushtuar atë me lirinë e tyre. (Revista : Ars, Tiranë, nr 38 )

30


SHPALOSJE PSIKOLOGJIKE PËRMES TREGIMEVE BISER MEHMETI “KATËR KALORËSIT E APOKALIPSIT” (TREGIME), SH.B “RRJEDHA”, 2011 as botimit të romanit të parë “Nata pa mëngjes” ( SHB “ Vatra”, Shkup,2004) kohë më pare krijuesi Biser Mehmeti u paraqit para lexuesve edhe me përmbledhjen e parë me tregime “Katër kalorësit e apokalpsit”, Sh.B “Rrjedha”. Duhet theksuar se ky krijues në shtypin kosovarë është prezent prej mesit të vitet 80- ta me poezi të ndryshme, ku ka botuar një numër të madh të tyre. Mirëpo, duket sikur më vonë i është përqëndruar më shumë prozës ku ka treguar sukses më të madh. Duhet permenduar faktin se disa nga tregimet e përfshira në këtë përmbledhje më parë janë botuar në shtypin e përditshëm kosovar që tregon se kemi të bëjmë me një krijues që e ka dëshmuar pjekurinë dhe prirjen e tij në fushën letërsisë artistike. Përmbledhja me tregime nga Sh.B “Rrjedha”, “Katër kalorësit e apokalipsit” e Biser Mehmetit ka njëzetë e dy tregime të shkurtra, të cilat brenda tërësisë tematike dhe kompozicionale arrijnë deri në një masë të duhur të ruajnë unitetin dhe si i tillë mund të cilësohet edhe si një lloj i romanit. Themi kështu duke pasur parsysh disa faktorë. Së pari, shumica e tregime janë të rrëfyera në vetën e pare. Së dyti, ngjarjet sikur kanë një lidhëshmeri në mes veti, ngase personazhi është i njejtë. Së treti, hapësirra dhe ambienti ku zhvillohen ngjarjet sikur nuk ndryshojnë fare. Në këto tregime të krijuara me një kujdes të veçantë autori sikur është kujdesur që personazhi- narratori të jetë i njëjti, po të ndryshojë vetëm situatat, përkatësisht ngjarjet të jetë të ndryshme.Te të gjitha tregimet hetohet një gjuhë e pasur figurative. Mirëpo,ka raste kur përveç figurave letrare bre31


nda tregimit në fund vetë tregime të na del si një figure në vete ku më së tepërmi mund të jetë aluzioni. Prandaj ideja kryesore nuk është paraqitur në mënyrë të drejtpërdrejt, po lë mundësi shumëkuptimësie. Te pjesa më e madhe e tregimeve hetohet një poetikë e përsosur, një sistem i vlerave të krijuara me mjeshtëri, të cilat sikur komunikojnë në mes veti. Ajo që të bën përshtypje pas leximit të vëmendshëm të të gjitha tregimeve është tendenca e autorit për të paraqitur një realitet psikologjike, të cilën e arrin duke shpalosur botën e brendshme psikologjike të personazhit-narrator, gjë që ia arrin qëllimit me sukses.Një gjë tjetër që është me rëndësi për të theksuar është edhe ambienti ku vepron personazhi-narrator dhe i cili është tejet i zymtë, madje në asnjë segment nuk lë shpresë për të dalur prej tij. Personazhi-narrator kryesisht jeton e vepron me vështirësi të madhe në një ambient të mbushur me një errësirë që nuk zhduket “as pasi të del dita e re!”. Në shumicën e tregimeve mbizotëron një natë që zgjat tepër dhe gjatë së cilës nuk e ndjen veten fare të sigurt jo vetëm personazhi, po edhe njerëzit që jetojnë me të. Fatin e vet personazhi shpesh e identifikon me fatin e të tjerëve, nga si ai nuk mund të përjatoshtohet nga fati i shoqërisë së cilës i takon. Frika si nocion dhe si problem psikologjik që e përcjell personazhin duke jetuar në një kohë të mbushur me “hije të gjalla! ( tregimi “Hija e gjallë”), pastaj edhe frika nga vdekja e dhunshme e cila vjen nga heshtja e gjatë( tregimi “Heshtja e gjallë”) ose vdekja që vjen nga kalorësit (tregimi “Katër kalorësit e apokalipsit”) paraqesin një personazh-narratorin që është i zhgënjyer tepër me një realitet të hidhur, të cilin nuk është në gjendje ta përballon dot jo vetëm ai, po edhe njerëzit që shoqërohen me të. Personazhi-narrator është i detyruar të udhëton, në raste më të shpeshta, i vetmuar nëpër një rrugë të shkretë, po gjithnjë të errët dhe 32


nëpër një natë të mbushur me shqetësime, kurse shqetësimi kryesor është dyshimi nga vdekja e dhunshme, një vdekje e pafajshme që i imponohet nga të tjerët. Udhëtimi nëpër një atmosferë kaq të tendosur bëhet me një qëllim të caktuar, i cili në fund del edhe si kredo e autorit. Personazhi udhëton për të kërkuar një qenie të dashur, e cila është nëna, babai, foshnja e pa lindur, miku i fëmijërisë ose vetvetja që e ka braktisur. Gjatë këtij udhëtimi është i braktisur nga të gjithë, i pashpresë, i dërrmuar nga jeta e rëndë. Dhe kur arrin atje ku është nisur me njëqind vështirësi dëshpërohet edhe më shumë, sepse nënën e gjen të vdekur, kurse ai nuk është në gjendje t’ia plotësojë asaj dëshirën e fundit dhe vdes me atë mallëngjim ( tregimi “Dëshira e djegur”). Në një rast tjetër personazhi tërë kohën udhëton duke e kërkuar babin, i cili në kohën e fëmijërisë e ka braktisur, duke e dërguar në një mal të shkretë e të mbushur me bisha. Në fund arrin të takon babin e vet, por ai sërish zhduket nga jeta e tij dhe sikur nuk dëshiron ta sheh kurrë. Është një tregim për prindin që e braktis fëmijën, të cilin sikur e lë në mëshirën e vet, po që në fund nëna tregohet më e mëshirshme dhe kujdeset për të. Një udhëtim tjetër është kur e kërkon foshnjën që kurrë nuk e ka pasur, por së cilës ngado që shkon ia dëgjon vajin, por që në fund e gjen të vdekur (tregimi “Vaji i foshnjës), ku autori paraqet dëshirën e madhe të njeriut që të ketë një fëmijë në jetën e tij. Udhëtimi tjetër është ai që e kërkon mikun e fëmijërisë, të cilin nuk e ka parë për shumë vjet, po kur e takon ai jeton në gjendje të mjerueshme e në fund zhduket pa lënë gjurmë (tregimi “Arratisja nga jeta”) ku autori paraqet vetminë e njeriut në kushte të rënda të jetës. “Katër kalorësit e apokalipsit” i Biser Mehmetit tregimet janë të realizuara me një gjuhë të përsosur figurative, ku autori më parë thurrë strategjinë narrative të tekstit për të 33


shtjelluar pastaj fabulën derisa arrin në fund të saj. Aty pleksen një animizëm realist, një onirizëm narrativ-psikologjik, një thurje me gjuhë herë lirike e herë figurativepoetike. Pra thurret një tërësi teksture brenda një vëllimi. Të gjitha tregimet shpalosin një botë psikologjike, botën e brendshme të personazhit , e cila sikur dominon mbi fabulën dhe duket sikur autori këtij segmenti i kushton rëndësi primare se sa përshkrimit të ambientit kur zhvillohet ngjarja. Mirëpo, kur bëhet shtjellimi i fabulës aty shpesh realja ngatërrohet me irealen, ngase personazhi shpesh nuk dihet kur është i gjallë e kur është i vdekur. Nga një fakt i këtillë mund të arrijnë të përfundimi se autori është përpjekur që të shkruajë në stilin e realizmit-magjik, i cili sot me të madhe përdoret nga shkrimtarët më të njohur, kurse një stil të këtillë e ka përdor edhe në romanin e tij të parë “Nata pa mëngjes”. Trajtat e ndryshme narrative të përcjellin te secili tregim: vizioni i ëndrrave ( e cila shpesh nuk dallohet nga zhgjëndrra ), struktura e ndërlidhur brenda imagjinatës së figurshme, kategoria e fantastikës letrare për të arritur deri te përqendrimi tek procedimet konvencionale te strukturimit e që krijon kuptueshmërinë dhe koherencën teksture. Përmbledhja me tregime e botuar te SHB “Rrjedha”, “Katër kalorësit e apokalipsit” e Biser Mehmetit ngërthen një trajtë plotësisht moderne të tregimit. (Infopress ~Epoka e re, 2012 ) FATI I NJERIUT PËRBALLË FATKEQËSISË (B.M “ Jetë e mohuar”, roman , SHB “Rrjedha” 2012) Biser Mehmeti është në mesin e krijuesve që i janë përkushtuar me tërë qenien prozës, i cili gjithnjë e më tepër po e dëshmon prirjen e tij në këtë zhanër të letërsisë, i cili s’është aspak i lehtë. Edhe pse si shumë krijues të tjerë hapat e parë në fushën e letërsisë i ka bërë në poezi, 34


duke botuar një numër të konsiderushëm të krijimeve të tija në shtypin e kohës, ky krijues duket sikur aftësitë e tija i shpreh më mirë në prozë, sidomos në roman. Pas botimit të romanit të parë “Nata pa mëngjes” (2004) dhe botimit të përmbledhjeve me tregime “Katër kalorësit e apokalispit” (2011), në fund të vitit të kaluar ky krijues që premton shumë u paraqit para lexuesve me romanin e tij të dytë me titull mjaft figurativ: “ Jetë e mohuar” (SHB “Rrjedha”). Nga vetë titulli autori sikur asociacion në një jetë jo të zakonshme, në një jetë që nuk zhillohet në rrjedhat e saja normale, po për një jetë të pazakonshme, e cila zhvillohet me mjaft vështirësi dhe që është e mbushur me gjëra mjaft absurde, prandaj kemi të bëjmë me një roman të absurdit. Mbiemri “ e mohuar” mund të zëvendësohet edhe me mbiemira të tjerë të ngjashme, siç është ai “i ndaluar”. Kemi të bëjmë me një jetë interesante, e cila në vend që të ecën përpara kthehet mbrapa. Që në titull mund të shihet se autori paraqet një jetë të mbushur me vuejtje, hidhërime, pikëllime e dilema të çuditshme, me një jetë ku njeriu s’ka as më të voglën shpresë për të ardhmen e tij, ku çdo gjë i nënshtrohet një trishtimi të egër, i cili vjen pa dëshirën e tij po që është i detyruar dhunshëm ta ushqen “shpirtin e copëtuar”. Tema që paraqet autoi brenda 208 faqeve të romanit e që janë të ndara në 22 kapituj, është një temë që haset edhe te shkrimtarë të tjerë sidomos në letërsinë botërore: lufta e vazhdueshme e njeriut kundër padrejtësive që ushtrohen ndaj tij, të cilat shpesh shoqërohen edhe me dhunë fizike e psikike. Autori paraqet një botë komplekse jo vetëm të personazhit kryesor që në këtë roman është dhënë në formën e narratorit, po edhe të personazheve të tjerë dytësore, të cilët veprojnë krahas personazhit kryesor që është Apollon Karadaku, dhe të cilët ballafaqohen me me të njejtat padrejtësi. Disa prej 35


këtyre perosnazheve madje edhe bien viktima të një kohës së mbushur me padrejtësi, e cila shpesh shoqërohet edhe me dhunë të shfrenuar. Është edhe një aspekt tjetër i rëndësishëm sa i përket këtij romani të B.Mehmetit, i cili edhe pse ka jetuar në kohën kur veprat e realizmit-socialis ishin bërë “ushqim i domosdoshëm” ai arrin të shkputet tërësisht nga format e kësaj letërsie që ishte e mbushur me heronj të trilluar e të cilët s’kishin asgjë të përbashkët me realitetin, i cili paraqitej ndryshe ngaqë ishte. Biser Mehmeti paraqet ngjarje në një vend e në një hapësirë të cilën nuk e emërton, madje të gjitha këto zhvillohen në një kohë që mund të ketë ndodhur para një kohe të gjatë, që mund të ndodhin edhe sot e që mund të ndodhin edhe nesër. Personazhet që i paraqet janë njerëz të zakonshëm, të cilët gjatë rrugës së tyre jetësore ballafaqohen me shumë peripeti e fatkeqësi, për të cilat janë mjaft të pafuqishëm për të ngadhnjyer dhe s’kanë mundësi ta luftojnë të keqen që ua shkatërron ëndrrat dhe dëshirat për një jetë të lumtur. Personazhet u nënshtrohen trilleve të marra të njerëzve të fuqishëm, të cilën edhe e kanë në dorë fatin e tyre. Njerëzit e fuqishëm s’dinë çka është mëshira e dashuria, po dinë çka është dhuna dhe urrejtja. Autori paraqet dy tipare të njerëzve: të dobtit dhe të fuqishmit, të cilët sikur veprojnë kundër njëri-tjetrit. Romani “ Jetë e mohuar” i Biser Mehmetit është roman për vuajtjet e njeriut të pafajshëm, roman i dhembjes së madhe, roman i paaftësisë së njeriut për të arritur deri te lumturia, për të cilën gjithnjë gjakon. Autori ngjarjet i paraqet në një ambient të mbushur me zymtësi të llahtarshme që të kujton ambientin e paraqitur nga Kafka në romanet e tija të famshëm. Personazhi-narrator si edhe shumë peronazhe që veprojnë bashkë me të në fund bien viktima të njerëzve, të cilët nuk pajton për shumë arsye e me të cilët dikur kanë 36


pasur miqësi të madhe. Mirëpo në jetë “ gjërat nuk zhvllohen shpesh ashtu siç kemi ne dëshirë, sepse ato varen edhe nga faktorë të tjerë!” Kjo është fatkeqësia më e madhe që u ndodh gati të gjithë personazheve që janë portretizuar me përkushtim të madh. Autori më së shumi e përdorë antitezën për të përshkarur situatat në të cilën gjenden personazhet. Ata duke kërkuar lumturinë e gjejnë fatkeqësinë, duke kërkuar dashurinë e gjejnë urrejtjen. Të gjitha këto të këqija vijnë nga miqtë që janë shndërruar në armiq. Njëriu për të cilin perisnazhi kryesor ka menduar se do ta bën të lumtur i sjell fatkeqësinë më të madhe. Kur mundohet t’i shkëput lidhjet me njerëzit e dashur pikërisht atëherë fillon shtjellimi i dramës njerëzor, gjatë së cilës dalin në shesh paradokset e jetës. Personazhi duke menduar të ikën nga njerëzit që dikur i ka dashur është i detyruar të kalon edhe nëpër “rrethin e shtatë të ferrit” kurse gjatë gjithë kohës shpirti i tij sfilitet në mes të jetës e vdekjes. Gjatë këtij udhëtimi të mundimshëm atij i duhet të ballafaqohet edhe me një femër që dikur e ka dashur më së shumti po që dikur kupton se ka “ fytyrë engjëlli po shpirt djalli” dhe e cila ia shkakton të gjitha mynxyrat. Personazhi-narrator nuk është superhero, po një njeri i rëndomtë, i cili s’ka fuqi të luftojë kundër një grupi njerëzish të cilët janë të veshur me pushtet dhe e kanë ligjin në dorë. Njerëzit e pushtetit kanë të drejtë çdo herë, madje edhe kur gënjejnë duhet besuar. Në këtë mënyrë autori paraqer njeriun e pambrojtur nga sistemi i deformuar, në të cilin ligji ekziston vetëm si nocion dhe ai përdorët sipas nevojës. Shteti në këtë roman është ai që ua përcakton njerëzve edhe mënyrën e jetës. Po në këtë rast jeta sipas urdhrave të njerëzve që e udhëheqin shtetin i tejkalon kufijtë e arsyes. Njerëzit shtetin e përdorin për t’i qëruar hesapet me të gjithë ata që mendonin ndryshe. 37


Personazhi-narrator vihet para dilemës jetësor: të jetojë në liri i turpëruar duke e ndarë fatin me një femër të përdalë që ia kanë imponuar njerëzit e pushtetit apo të jetojë brenda katër mureve të errëta të mbushura me lagështirë duke u ushqyer me një vetmi të llahtarshme. Ai në fillim nuk pranon të jeton sipas urdhrave të njerëzve që e udhëheqin shtetin, mirëpo do të ballafaqohet me dhunën e vrazhdë të tyre. Këtu fillon edhe shtjellimi i fabulës, e cila është e mbushur me dhunë të shfrenuar, me trishtim dhe është një dëshmi se deri ku mund të shkojë urrejtja e njeriut ndaj njeriut që nuk pajtohet me të. Personazhi kryesor do të shpallet “ i çmendur” prandaj si i tillë ai paraqet rrezik për shoqërinë dhe duhet izoluar në një kështjellë mesjetare ku “ jeta është më e rëndë se vdekja!”. Aty mbahet pa të drejtë, madje pa kurrfarë gjyqi, pa të drejtë ankese… Pjesa më e madhe e ngjarjes në këtë roman zhvillohet në një kështjellë mesjetar,e e cila është e mbushur plot me njerëz që janë të denuar padrejtësisht me akuza banale, kinse janë të çmendur dhe se aty janë sjellë me qëllim që të shërohen nga çmenduria. Të gjithë e dinë se realisht nuk janë të çmendur po aty janë pse kanë vepruar kundër sistemit shtetëror. Stili i autorit është mjaft i mbushur me figura letrare dhe lë mundësi shumëkuptimësie. Është vështirë të thuhet nëse kështjella mjesjetare ku mbahen të izoluar njerëzit që janë për një sistem tjetër shoqëror simbolizon burgun ku janë mbajtur të burgosurit politikë apo njerëzit që mbaheshin të izoluar pa kurrfarë të drejta. Po e vërteta është se ata nuk mbaheshin aty për t’u shëruar nga çmenduria. Autori sikur në veprat e tjera nuk është i drejtëpërdrejtë në paraqitjen e idesë së vet. Mirëpo, një gjë është e sigurt: autori ia ka arritur qëllimit të paraqet jetën e rëndë të njerëzve në një sistem totalitar, në një sistem kur ligji nuk funksionon 38


fare, ku shteti është në gjendje të kontrollojë jetën e secilit, duke përfshitë edhe jetën e artistëve, të cilët edhe i udhëzon se si të shkruajnë apo çka të pikturojnë. Autori paraqet fatin e mjerë të njeriut që detyrohet të jeton në një shoqëri totalitare ku sistemi i vlera është i rrënuar, ku njeriu duhet të jetë i nënshtruar ndaj shtetit patjetër. Në të kundërten shteti ta bën “jetën ferr!” Ideja e autorit është të krijojë një roman të tipit të absurdit. Njerëzit duhej të pajtoheshin me sistemin shtetëror, madje deri në atë masë sa ta mohon realitetin e vrazhdë në të cilin jetonin. Autori shkon deri në atë masë sa njeriu duhej t’i mohonte edhe gjërat që i shihte me sytë e vet dhe të dëshmojë se nuk ka parë asgjë, ndryshe ndaj tij fillonte dhuna e shfrenuar. Është një situatë e absurdit ku gënjeshta ka vlerën më të madhe se e vërteta, e cila nuk ekziston. Në romanin “ Jetë e mohuar” autori Biser Mehmeti paraqet jetën e rëndë deri në absurd të njerëzve që ishin të izoluar si rezultat i bindjeve të tyre personale. Mirëpo, tragjikja e krejt fabulës qëndron në faktin se edhe jeta jashtë kështjellës është akoma më e rëndë, akoma më torturuese. Kur njëri nga personazhet pas shumë vjetësh arrin të del nga kështjella sërish kthehet brenda, sepse jeta jashtë është edhe më e neveritshme. Ai ishte mësuar të jetonte i mbyllur, prandaj kur del jashtë ka frikë nga liria, e cila i duket e tmerrshme. Pastaj të gjithë njerëzit e feyenin, e quanin “ të çmendur!”, e përbuznin. Për të qenë absurdi më i madh as anëtarët e familjes nuk e duan, madje edhe fëmijët e urrejnë. Këtë krejt e arrin duke përdor një gjumë mjaft të pasur me figura letrare, të cilat ia shtojnë edhe më shumë vlerën. “ Jetë e mohuar” i B. Mehmetit, i cili bën pjesë në romanet e realizmit magjik është një vepër që ofron vlera në fushën e letërsisë së sotme shqipe.(Epoka e Re, 2013)

39


REALITETI I INDIVIDIT NË KOHË UNIVERZALE SHQIPE KADISHANI:“DASHURI PA KUFIJ” (ROMAN) as dy veprave të para të autores së re Shqipe Kadishani, e cila u shkollua dhe punon jashtë vendit në Itali, ka sjell një tjetër vepër, duke bërë një shkëputje nga krijimtaria e më hershme si për kah gjinia letrare por, edhe nga stil dhe performimi artistik dhe letrar i një romani bestseller me titull “Dashuri pa kufij”. Shkrimtarja Shqipe Kadishani tash doli para lexuesit me romanin e saj të parë “Dashuri pa kufij”, me një titull mjaft domethënës në shikim dhe lexim të parë, por mbase, shënon një prozë tregimtare.Kjo mund të arsyetohet, sepse në faqet e romanit janë shpërfaq personazhe me karakter nga jeta urbane, psikologjik e social, si Luana, Megi, shoqja e saj, Stivi, i adhuruari i Luanës, Diego, bashkëshorti i Luanës dhe deri te Albana që ndërlidhet me autorën. Ngjarje rrëfimtare ndërlidhet përmes kontaktit me punëdhënësin me personazhin Alban Kastrati që mund të jetë edhe vetë autorja që në plan të parë vendos personazhet, Megi, Diegon, Stivi, Doktor Rosin në roman, por edhe nga një anë tjetër, fati i njeriut që duhet të kujdesej për jetën e vet, ku lexuesi është njohur përmes 43 fragmente të këtij romani . Realiteti i një individi në kohë dhe të një hapësire uni-verzale gjithë njerëzore. Romani “Dashuri pa kufij” ka një rrëfim të qartë, madje të ambientuar si në kohë dhe hapë-sirën që po e jeton njeriu sot për sot, po ashtu edhe në kohë dhe hapësirë. Kështu, autorja znj. Kadishani ia arrin që te lexuesi të sjell motive e ndjenjë njerëzore e ndonjë ndodhi të një ngjarjeje të përjetuar, ku ka qasje edhe vetë autorja në një shoqëri bashkëkohore në të cilën edhe të dëgjuar e përjetuar për të dhe gjithë njerëzimin si sëmu-ndje e shekullit. Pra, përdorimi i 40


narkotikëve, të cilat vijnë si pasoj e një jetë të shthurur nga dehja provuese ndonëse për një jetë të idealizuar në shoqëri me demokraci së cilës njeriut i bie hise për të kërkuar identitetin e vet nëpër teh të shpatës, ku e mira dhe e keqja janë hise që i përcjell jeta në çdo hap. Kështu, ana artistike e thyerjes së tekstit të romanit është pika më e lartë në një rreth shoqëror, është realitet i një situate të personazhi të rrethanës kohe artist-ike. Kjo bëhet, sepse fati tragjik i tri motrave të një qyteti nuk është aspak i veçantë, madje as si i vetëm rast në sho-qëritë perëndimore, ku përballja me një shprehi të tillë vije si rezultat i një veprimi të përfaljes së ngjarjeve të ndodh-ura në një kohë dhe të hapësirës së saj në kohën derisa rru-gës së nisur për studimet në në gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Oxfordit. Fat i tillë mund t’i ketë ndodhë secilës femër, secilit mashkull, madje secilit të ri, e pse jo edhe jo vetëm për ata të asaj kohe, e cila ishte shndërruar në marramendje që prehja shpirtrore, ku përqendrimi bie të gjithë ata që ia mësynin atij ëndrrimet përrallor në një Eldorado të integruar përmes rrethit shoqëror e familjar. Dhe, pastaj si pasojë e deformimeve dhe gjendjes shpirtrore shtresoheshin rrugët e një katrahure, të një zhgënjimi, madje deri në tragjikë. Rrëfimet e personazheve të romanit si: Luana, Megi, Stivi, Diego, Rosi, Albana dhe sikaraktere të tilla, ato gërshetohen dhe tjetërsohen me njëri-tjetrin, por edhe me rrëfimet e personazheve të tjerë të romanit, duke krijuar kështu mozaikun e frymëzimit artistik të shkrimtares. Ky shtrim kalon nëpër analet e lëvizjeve të nyjëzuara që shprehin mjeshtërinë në planin e realizimit artistike të këtij romani. Pra, ngjarja gjithnjë ka bazë mbështetje elementët nën impresiono të fuqishme saqë lexuesi pret ta shijojë lëngun e fatit të saj. Rrjedha e rrëfimit nuk trazohet nga 41


ndonjë element jo i rëndësishëm, që shpesh në raste të tilla te tipat e romaneve, bëhet e pakapshme dhe e pashijshme. Këtij kurthi, autori i ikën me lehtësi dhe mjeshtri, duke mos u ndeshur me kotësinë dhe monotoninë e ngjarjes. Edhe pse në këtë roman, shkrimtarja Shqipe Kadishani nuk mëton të ndjekë rrugën e letërsisë nëntekstit apo edhe të shtresimit simbolik, prapëseprapë ajo nuk ngurron që personazhet e saj, Luana, Megi, shoqja e saj, Stivi i adhuruari si Luanës, Diego, bashkëshorti i Luanës dhe deri te Albana që ndërlidhet me vetë autoren t’i pajisë me elementet e një bagazhi artistik të tipit bestseller dhe pse jo edhe përmes një rrëfimi të sinqertë e spontan. Përpjesëtimi i kësaj mënyre të të rrëfyerit të një gjendje psikosociale nuk është i ngurtë, por fare i lirshëm, jo zorshëm dhe as statik. Por ajo manovron dhe vepron aq sa duket me ngjarjen e kapshëm, tëlehtë, por ka peshë dhe figura e femrës aq sa i nevojitet në rast të tillë për t'i kapërdi gjërat me logjikë ne kohës që po e jetojmë. Kështu, dy shoqe Luana studente e gjuhës dhe letërsisë angleze dhe Megi, studente e psikologjisë që janë personazhe me ide, ngjarje që me ndihmën e njëra-tjetrës kanë arritur për të dalë madje me figura dhe karaktere që ngjizen në kohën në një vend, të cilin bënë si shembull tipik, të përpjekjeve për të mbijetuar në situatë të till kaotike që sjell jeta me plot rreziqe, por të pamëshirshëm, bëhet duke i paraqitur të gjitha krajatat dhe ndodhitë e asaj jete dhe asaj kohe. Ngjarja rrëfehet se gjithçka nuk është e ngurtë, por në lëvizje e mjaft fluide dhe fare lirshëm më shumë sugjerime e shprehje të elementeve të një ngjarje të vërtetë. Madje jo të zorshëm dhe aspak statike, sepse vendet e perëndimit nuk janë vend trëndafilash e lulesh, por vend ku godet edhe droga dhe, kjo del në shesh në formën më reale, por jo si realitet i tkurrur në kohë, por i shtrirë edhe më gjerë.Dhe, autorja e ka parasysh këtë fakt 42


që në fillim të faqeve të para të romanit. Duke u ndeshur me elemente të pakuptueshme, motrat jo vetëm që vështirë ambientohen, por secila prej tyre pajiset me karaktere që do t’i çojnë deri në fund. Andaj, ndonjëra syresh edhe pse ndonjëherë ngutet, nuk arrin në cakun e dëshiruar e vetmuar, por duhet ta ketë edhe miratimin e të tjerave. Ato dallojnë jo vetëm për nga karakteri dhe ndjenjat e brendshme, por edhe nga pamjet fizike, nga mënyra e jetesës së tyre krejt perëndimore, dhe gjithçka tjetër që binte ndesh me realitetin e kohës. Por, megjithatë është tepër njerëzore, shpirtrisht të mira dhe bamirëse. Protagonistet Luana, Megi, Stivi si i adhuruari i Luanës dhe bashkëshorti i saj, Diego dhe deri te Albana që ndërlidhet me autorën ndeshin një realitet krejt tjetër, por kurrsesi nuk i nënshtrohen kësaj vetëdije që sjell orientimi i gabuar. Duke qenë shkrimtarët bartësit më të mirë të ngjarjes nëpër të cilat kalojnë personazhet e ditëve tona, si dhe të psikologjisë së një shoqërie në të cilën jetojmë, pavarësi-sht nga bindjet, dhe është një jetë e përthyer që i ndërlidh-ur për të shpëtuar nga më e keqja. Ajo çka e bënë të lexue-shëm këtë roman janë se i gjejmë pamje e imazhe të lar-mishme të klithmave të një gjendje shumë shtresore shp-irtrore, nëpër të cilën kalon rinia gjatë një procesi evoluimi të një realitetit,i cili transformohet për mes edukimit, shko-llimit, rrethit shoqëror, dhe krijimit të familjes. Ndërkaq romani synon që në planin artistik, të shtrojë vetëdijen autonon dhe specifikat e njerëzve për t'u përballur në situata të ndryshme që gjendet njeriu gjatë jetës së tij, sidomos në fazën gjatë shkollimit dhe ngritjes së një karakteri individual, pra është një status artistik i personazhit që imponon realitetit shoqëror dhe shpirtror dhe individual. Këto përmasë dhe këto dimensione artistike, realizohen edhe në rrafshin imagjinues, përmes shumë dimensione edhe në atë 43


e hasim tek romani “Dashuri pa kufij', i autores së re Shqipe Kadishani, ku ngjarjet kanë për bazë një realitet njerëzor nëpër të cilin po kalonte edhe vetë autorja. Nga shtrirja në rrafshe konkrete të qenies njerëzore kolektive dhe gjendjes sociale të asaj që ndodh në një vend si Italia. Në këto imazhe, situata dhe momente përmenden edhe figura e njeriut, fatit të një femre që arrin të shpëton në saje të një vetëdije të pjekur personale, të shoqes së saj Megi gjatë kohës sa ishte në studimet për gjuhë angleze në një universitet mjaft prestigjioz, i dashuri saj bashkëshorti i ardhshëm Diego, si dhe figura hije e artistit Stivit pas të cilit vrapon nëpër gjithë botën gjatë një turneu të tij, për t’i përcjell koncertet pastaj figurat e dimrit, e vjeshtës, etj., që janë aluzione për imazhe tipike, që sjell jeta e të cilat shprehin dhe implikojnë intencën e shpirtit të shkrimtares. Kjo gjendje efektive për shkrimtaren bëhet edhe më dramatike, sepse të gjitha stinët në qytetin verior ku detyrohen të jetojnë janë të trishtueshme, për to, por edhe për banorët e asaj kohe. Pelimi i jetës i shprehur nga shkrimtarja nuk paraqitet i tëri vetëm në një gjendje e droguar në thyerjen shpirtërore të Luanës, sikundër shprehet në tekstual letrar të romanit, por ajo mëton të pasqyrojë jetën me të gjitha anët dhe vrazhdësitë e saj në unazën e hekurt të një katandisje njerëzore dhe gjendjes real. Dhe, mbase mu këtij segmenti me shumë shpirt njerëzor, autorja Kadishani, ajo arrin me sukses, e pse jo edhe në mënyrë origjinale dhe karakteristike ta shpërfaq në prozën tregimtare. Është interesant paraqitja kthesa që bën me paraqitjen e një varg personazhesh që bashkëveprojnë në kahe të kundërta e që mbajnë baraspeshën si alternativa që sjell jeta, pas takimit me Albanën dhe se ky element aludon në ngjyrimet e imazheve te romanet e Rudina Xhunga, etj.Por, autorja e romanit “Dashuri pa kufij”, këtë e shpreh në mënyrë autokto44


ne: “me do rreshta të shkruar shkujdesshim, paralajmëron se kjo paraqet tabelat e fletërrufeve të kohës së rrymimeve sociale që ka në ambientet e jetës urbane. Dhe efekti letrar e meditativ psikosocial transformohet edhe më me sukses bartet në jetën e një personi në roman, duke u shkrirë në aftësinë e autorit. Andaj forma e rrëfimit ecën në hapin e shprehjes moderne me masë të caktuar, madje aq sa duhet të ruajë klasiken e domosdoshme. Prandaj ajo është e hapët, spontane, interesante dhe e pastër aq sa ka nevojë të krijojë abstraksion ambiental për t’u ikur shablloneve tradicionale e të mbingarkuara të formave të ngurta letrare. Nëse lexohet në tërësinë e konceptuar, ngjarja e romanit është e shtrirë në kohë e hapësira të caktuara, por që ndërlidhet nga nyja e fatit tragjik, prej së cilës lartësohen edhe nuanca të tjera tematike, edhe kur trajtohet tragjikja e substancës njerëzore në fatin e individit dhe të rrethit shoqëror dhe familjar edhe kur fati i saj aktual, në sinkroni. Ky nyjëtim nuk paraqitet i vrazhdë, por në shumicën e imazheve, ai është real, dhe me ndjeshmëri të hollë, duke i shoqëruar edhe elemente të tjerë që e bëjnë interesant, shumë shtresor dhe shumëdimensional gjithë romanin. Njëri prej segmenteve që shënon arritje dhe specifikë e cila përvijon romanin “Dashuri pa kufij”, gjuha, shprehjet që lexohen me ndjesi të hollë, është edhe pasuria gjuhësore dhe frazeologjike. Kjo pasuri shënon edhe një efekt tjetër të shkrimtares. Ajo edhe këtu sjell fjalë të reja, madje edhe shprehje interesante dhe të rralla frazeologjike. Në këtë kontekst, duhet vënë në dukje përdorimi i një gjuhe me aftësi të madhe shprehëse që e bën rrëfimin më tërheqës me romanin “Dashuri pa kufij” shkrimtarja Kadishani dëshmon për aftësinë krijuese dhe për mjeshtërinë e saj prej shkrimtareje, të cilën mëton ta bëjë individuale sepse asaj rrugë është duke ecur e sigurt dhe suksesshme. 45


Roman i vuajtjes, por edhe i qëndresës së mësimdhënësve shqiptarë përballë stuhisë ”Qiriu në erë” Osman Behluli - Ilinca SHB "Rrjedha" Vepra ”Qiriu në erë” e autorit Osman Behluli - Ilinca, që i vihet edhe një titull simbolik që bën të kujtosh qiriun e Naim Frashrit, është roman i vuajtjes, por edhe i qëndresës së mësimdhënësve shqiptarë përballë stuhisë që përplasej mbi ta dhe e cila nuk ishte në gjendje t’i mposhte ata. Era që frynte vazhdimisht nuk arrinte ta fikte qiriun që i bënte dritë popullit të shumëvuajtur. Vepra është ndarë në dy pjesë, por të cilat shumëçka kanë të përbashkët. Në secilën seancë është i pranishëm personazh një arsimtar, i cili përballet me vështirësitë jo vetëm në procesin mësimor, por edhe në jetën e tyre të përditshme. Në pjesën e parë personazh kryesor është arsimtari i gjuhës, kurse në të dytën arsimtari i historisë. Ata në fillim punonin në të njëjtën shkollë që gjendej në një fshat. Edhe i pari , edhe i dytë ecin nëpër një rrugë të mbushur me peripeci si pasojë e dhunës që ushtrohej nga sistemi totalitar ndaj gjithë atyre që mendonin ndryshe nga pushtetarët monist e pushtues. Te dytë dëbohen nga procesi mësimor, jo pse nuk tregonin sukses në punë me nxënës, jo pse ishin të pasjellshëm me kolegët e punës, ngase nuk pranonin në asnjë mënyrë të bëheshin anëtarë të Lidhjes Komuniste, e cila ishte e bindur se të gjithë ata që nuk anëtarësoheshin ishin kundër kësaj partie, prandaj edhe duhej dëbuar nga puna. Në raste të këtilla ai që dëbohej merrte epitetin e “armikut të popullit” dhe si i tillë askush nuk kishte guxim të shoqërohej me të, sipas logjikës bolshevike: "Ata që nuk janë me ne janë kundër nesh"... Arsimtari i gjuhës shqipe dëbohet nga puna nga ana e komunistëve, sepse kishte shprehur mendimin e tij për një komunist shqiptar, i cili 46


mbante një post të rëndësishëm! Prandaj mendimi i tij duhej sanksionuar me dëbim nga procesi mësimor. Në këtë dënim të tij “kontribut” të madh japin edhe monistet shqiptarë që ishin lojalë ndaj shtetit. Arsimtari i historisë dëbohet nga puna vetëm pse nuk ishte pajtuar me komunistët që arsimtari i gjuhës të dënohet! Një skenë paradoksale, mase edhe absurde, por e vërtetë. Një fat të këtillë e ka përjetuar edhe vetë autori i veprës, prandaj edhe s’ka mundur të mos i përshkruante këto raste në veprën e tij. Nga procesi mësimor ai pastaj dërgohet në një organizatë bujqësore, apo elektro-energjitike, ku profesori i gjuhës shqipe dhe frënge bëhej inkasant, madje me lidhje me gojë të mbyllur, ku edhe atje nuk has në mirëkuptim, si personazhet e Solzhenicinit, fshatari gulak, në internim, ngase ishte i njollosur si i papërshtatshëm ideo-politikisht. Përmes fatit të keq të arsimtarit të historisë dhe gjuhës shqipe, të diskriminuar për shkak të imponimit për të futur elemente të huaj. Autori përshkruan edhe shumë ngjarje të tjera që lidhen, jo vetëm me shkollën shqipe, po edhe me shumë ngjarje të rëndësishme për popullin tonë. Këtu duhet veçuar demonstratat e vitit 1981 kur njerëzit burgoseshin edhe kur rastësisht qëllonin afër turmës që demonstronte. Kronika e ngjarjeve në veprën " Qiriu në erë", përfshinë një periudhë kohore të gjatë që fillon në vitit 1981 dhe përfundojnë në vitin 2000, përkatësisht disa muaj pas çlirimit të Kosovës. Mirëpo, në të paraqiten disa njerëz që kishin shpresuar se pas lufte gjërat do të shkonin mirë për ta, por që ishin dëshpëruar mjaft shumë, sepse ende gjërat vazhdonin me të vjetrën. Autori i qaset kësaj problematike jetësore kolektive dhe individuale, duke qenë vetë brenda atij helli, ku përzihej mishmashi dhe saga ballkanike. Vepra “Qiriu në erë” i Osman Behlulit është libër prozaik, ku është reflektuar ngjarja reale për jetën e 47


mundimshme të mësimdhënësve shqiptar, është roman që tregon për epokën nëpër të cilën kaloi jo vetëm shkolla shqipe, por edhe mbarë populli shqiptar i Kosovës nën sundimin e sistemit totalitar, por edhe gjatë kohës së okupimit të Kosovës. Është roman për dhunën që okupatori ushtroi ndaj mësimdhënësve shqiptar, por edhe ndaj popullit shqiptar në përgjithësi. Është roman i qëndresës së mësimdhënësve shqiptar dhe i popullit përballë dhunës së vazhdueshme... Në vepra “Qiriu në erë” të autorit Osman Behluli-Ilinca, i cili është shkruar me një përjetim të veçantë, duke thurur në një bashkëjetuesi me personazhet e këtyre ngjarjeve madhore jetën e të qenarit shqiptar i viteve të '80-ta e këndej, në kushte të një okupimi dhe të një aneksimi të dhunshëm nga Serbia dhe, në radhë të parë ka pasqyruar jetën e mundimshme të shumë mësimdhënësve, të cilët ballafaqoheshin gjatë punës së tyre të përditshme në pengesa të shumta, të cilat ishin rezultat i instrumentalizuar të një sistemi totalitar dhe pushtues. Hallka e parë që iu nënshtrua një terrori klasik të burgosjeve, arrestimeve, diferencimeve, dëbimeve nga puna dhe jeta publike, ishin pikërisht ata të cilëve iu maur ditari nga dora dhe shumë prej tyre pësonin gjëra të pakëndshme anakronike, madje njolloseshin pa kurrfarë arsye, dëboheshin nga puna vetëm pse nuk pranonin të punonin sipas autodidaktit të partisë moniste-pus, burgoseshin e torturoheshin nëpër burgje të ndryshme, jetonin në kushte të rënda e në fund edhe vdisnin nga torturat që pësonin. Duke qenë edhe vetë i angazhuar në procesin mësimor e pastaj i diferencuar në procesin famëkeq të vitit 1981, auitori padyshim se edhe përjetimet e tij personale nuk ka mundur të mos i përshkruan në librin e tij, në librin i cili është si një monument i gjallë për 48


gjithë ata mësimdhënës që u sakrifikuan që shkolla shqipe të vazhdojë rrugëtimin e vet. Autori duket sikur personazhet në veprën e tij nuk i trillon, por i merr nga jeta reale. Më së keqi e pësonin ata që i kundërshtonin qëndrimet e kësaj partie moniste, e cila kishte njerëzit e vet nëpër çdo pore të jetës, ku edhe pëshpërima më e vogël merrej vesh e pastaj për të njerëzit dënoheshin në forma të ndryshme. Forma e parë që konsiderohej më e buta ishte dëbimi nga puna që pastaj njeriu të ballafaqohet me varfërinë... Autori me një neveri të madhe përshkruan edhe shqiptarët e mjerë që ishin shërbëtor të pushtetit dhe të cilët maltretimin bashkëkombësit e tyre pa kurrfarë mëshire... Si pasojë e jetës së rëndë që bënin shqiptarët nën sundimin e sistemit totalitar, po edhe si pasojë e dhunës që ushtronte sistemi ndaj tyre, shumë njerëz çmendeshin ose vdisnin në moshë të re... Një pjesë të madhe në roman zë vend edhe jeta e rëndë dhe e mundimshme e ekzistencës së shumë mësimdhënësve, të cilët pasi pushteti i atëhershëm i kishte dëbuar nga puna bënin një jetë të mjerë sa shpesh u mungonte edhe mielli. Për të siguruar ekzistencën e familjes ishin të shtrënguar që të largoheshin nga Kosova, të merrnin rrugën e kurbetit, duke shkuar edhe në Rusi e Kazakistan, atje ku kryenin punë mjaft të rënda sa shpesh e rrezikonin edhe jetën e tyre. Nga kushtet e vështira të punës fitonin sëmundje të rënda nga të cilat pastaj edhe s’mund të shëroheshin më dhe si pasojë e atyre sëmundjeve vdisnin në moshë të re. Nuk ishte vetëm arsimtari i historisë që detyrohet të bëjë punë të rënda …

49


VËSHTRIM PËR DRAMËN DRAMA:"URA E MASKATARIT"&"POSHTËRIM I NDJENJËS" E RAMADAN MEHMETIT hkrimtari Ramadan Mehmeti opusin e tij krijues e ka pasuruar si autor i 14 veprave poetik me poezi si dhe të një përmbledhje me tregime dhe i dy damave "Ura e Maskatarit" dhe të një tjetër tragjedi-komedie bashkëkohore "Poshtërim i ndjenjës", vepra këto shumica të botuar në SHB "Rozafa", editoi ai.. Autori Mehmeti ka krijuar një profil të veçantë në krijimtarinë letrare përpos në poezi, tregim edhe në dramë ka shprehur shqetësimet e vazhdueshme përmes artit të tij poetik dhe dramatik universal të individit dhe kolektivitetit dhe të një shoqërie gjithnjerëzore. Para një viti ka dalë edhe me një dramë "Ura e Maskatarit", duke dëshmuar kreativitetin artistik dhe letrar të tij, edhe në këtë zhanër të krijimtarisë letrare. Autori Mehmeti qysh te libri me poezi, "Loja e Ruletit",( Plejada, Prishtinë, 1994) fare natyrshëm nis të tregoi trazimin dhe shqetësimin shpirtror për t’u marrë me zhanrin e kësaj mbretëreshe të ndërtimit të një subjekti imagjinativ dramatik, por natyrisht e shprehur përmes vargjeve poetike. Këtë trazim shpirtëror rreth“Urës së Maskatarit”e hetoi me rastin e botimit të veprës poetike "Loja e Ruleti', (Plejada, Prishtinë, 1994) shkrimtari i madh i letrave shqipe, Beqir Musliu, i cili me këtë rast shprehet se"këtë realitet që e jetësojmë apo përjetësojmë si një imazh poetik, për t'u "shndërruar" në një histori të dhembshme edhe po ashtu poetike të gjëllisë sonë.E ç’ndodh në(n) “Urën e Maskatarit” të Gjilanit, thua ti?! Po ndodhi ajo që ndodhi, pra u bë krimi, mund të thotë poeti.Dhe, në të vërtetë, ndodhi ajo që nd50


odhi, krimi. Kush nuk dëgjoi për masakrën e Gjilanit, për të gjitha këto i shënoi në lëkurën e tonë, tatuazh, pikrisht kjo, e njëjta Urë, Ura e Maskatarit në Gjilan. Autori Mehmeti "zbuloi" plagën që kullonte gjak dhe, pikërisht mbi këtë plagë i vihet gishti për të ndal rrjedhën e tij. Drama thurët e shthuret mbi këtë temë tragjike historike që për kap dimensione etnogjenetike, morale dhe psikosociale. Pikërisht mbi këtë skelet dramatik ndërton strukturën e fuqishme dramatike me ngjarjen, duke i përjetuar monologun e rrëfimtarit dhe dialogun e masakruesve që ia shpërfaq me këtë rast prishjen e tyre shpirtërore, urrejtjen si sjellje patologjike dhe etjen prej egërsisë mishngrënës e gjakpirës. Dramës i mungojnë heronjtë dhe aktet heroike, duke mos pasur intermexo pos vrasjet makabër,sepse heroizmi i tyre është mishërimi për dheun për të cilin e japin kokën e nuk e lëshojnë atë. Vrasjet në turma të lidhur dhe që therën si kopetë e robërve e të flijuarve, të cilat ngjasojnë me kohërat pagane. Pra ushtrimi i dhunës nga i fortë mbi të dobëtin, duke u shpërfaqur egërsia, eskadrilat vrastare, mbulesa që ndërlidhët mes veprimit skenik që tregon faktin se "Ujku qimen e ndërron e zanatin jo".Vetëdija ndërlidhja e tij përmes narratorit dhe publikut që rihap kujtesën dhe shikon ngjarjen që përcillet me ndjenjën për dhembjen, duke ngulitur në vetëdije besimin në vetveten dhe situatën se çdo gjë nuk ka përfunduar. Tipizimi i personazheve të dramës i përgjigjet ngjarjes që ndodhinë pa ngjyrime, por duke i shpalosur me një aure të së kaluarës nën petkun "bardhezi", si personazhet e rrethanës Sonja, Milloshi, Milani, Milici që logjika e tyre nuk mendon ndryshe pos vrasje e dhunën mbi masat për t’i zhdukur dhe zhbërë nga faqja e dheut, si dhe në anën tjetër ka portretizuar fuqishëm figurat skenike që kanë qasje tjetër për jetën për mundësinë e mbijetesës nga zhdukja biologjike e tyre dhe 51


fëmijëve për të pasur të ardhmen. Ndjenjat dhe veprimet skenike thurën pran Urës së drunjtë që lidhë dy anët e saj, vendi ku identifikohet si kasaphane për masakrën. Kjo simbolikë e Urës është mjaftë e mitizuar, por ngjarja përcillet me fatin tragjik që deri me ditët tona që nuk mbetët që pikërisht dramë të ndjek këtë art për t'ia prerë fatin tragjik të jetës ballkanase. Drama tjetër "Poshtërim i ndjenjës" Ramadan Mehmeti në dramën e dytë "Poshtërim i ndjenjës" të një tjetër të cilën fare natyrshëm është vendosur në tematik të zhvendosur si tragjedi-komedie bashkëkohore. Këtu ndryshe nga drama e parë ka simbolikën e dramës së absurdit, vjen duke u rritur graviteti i besueshmërisë në rrjedhshmërinë e ngjarjeve skenike që pasojnë njëra pas tjetrës. Fillimisht fillon me një ndjenjë të lumturisë së përkohshme që bie si viktimë njeriu i sinqertë, duke ndërtuar subjektin e fatit të njeriut mbi poshtërimin dhe fatalitetin që i bëhet qenies njerëzore. Struktura e tekstit dramatik ndërtohet mbi një përzierje zhanresh tragjiko-komike, ku për disa veprime skenike shoshitet vetëdija komike e personazheve që përfundon me tragjedi, e cila për publikun është një surprizë për të parë personazhet e ngjarjes dhe të rrethanës si ngjarje virtuale tragjikomike. Si bie rasti i tradhtisë bashkëshortore, përndrydhja e ndjenjave, dramaciteti i ndodhive brenda rrethit familjarë, etj. Një temë mjaft e aplikueshme për skenën është nënshkrimi i letrës së trashëgimisë që bie si marramendje e vetëdijes së Nelit që ngjarja thurët mbi fatin e saj, duke u përmbyllur me një përfundim mjaft të zymtë që ndërlidhet me fatin e personazhit të Nelit dhe duke zhveshur nga petkat jomorale të hipokrizisë së personazhit. (Zëri, 2006)

52


REALITET I SHPREHUR ME MJETET MITIKE DRAMA “KAFENEJA BALLKANIKE ” E BEGZAD BALIUT eksti dramatik i Begzad Baliut ( “Kafeneja ballkanike”, përmban tri pjesë skenike të cilat frymojnë në një tërësi funksionale. Pamja e parë skenike përpos natyrës ballkanike dhe si një shprehje metaforike me elementet e teatrit ballkanik, krrokatjen e korbave që paralajmërojnë vdekjen. Si lajmëtar mitik aty paraqitet shpendkeqja, krisma e pushkëve e mungesa e përmbajtjeve fiziologjike, si ndërlidhëse simbolike të fatit historik të njerëzve me atë të shpezëve. Kjo pamje ballkanike, përforcohet me elemente të ndryshme, siç janë: muzika ballkanike, ritet, ceremonitë mortore etj., të cilat, rrjedhimisht janë përcjellë edhe me ndjenja ballkanike. Do të thotë autori ka arritur të shpreh edhe ndjeshmërinë ballkanike. Një mal i madh dhe një guri i madh në mes dhe në fund shpella trishtuese, e cila parqet misterin që nuk dihet nëse është shpellë apo gojë e hapur bishë ngrënëse, gati për të përbirë gjithçka që ka përpara. Aty është edhe simbolika mitike e kulçedrës, që është përcjell brez pas brezi, ashtu si shumëkrerësh e me gojë të hapur së cilës shpesh duhet të nxjerr tym e flake prej zverkut të saj. Parafrazohet të dëgjohet edhe lëvizja e dragonjve kreshnikë, prej të cilëve në mos rrapëllima që do të duhej të lëviz tërë skenën, me sugjestion për ta lëvizë edhe publikun, duke pushtuar edhe një fragment kënge për kreshnikët. Së paku kështu thotë kënga dhe legjendat, të cilat frymojnë sipas miteve të këtyre trevave. Është projektuar që të shihet nga efektet skenike brenda saj, të renditura rreth e rrotull dhe brenda, në vende të zbraztë, ku duhet vendosur gurë, që kanë një 53


rend dhe një disiplinë qëndrimi. Si zakonisht nuk dihet nëse janë gurë apo njerëz që qëndrojnë drejt, thotë legjenda, krushq të ngrirë, ashta e rrashta kafshësh, njerëzish. Pastaj në një ambient të projektuar skenik janë paraparë drunj të kafshuar nga dhëmbi i kohës të prerë, dhe sa prehen ato shtohen, dhe se janë tepër të vjetër dhe në zgavrat e tyre pushojnë gjarpërinjtë. Diku autori parasheh më tutje se nxjerr kokën huti nga një gurrë druri dhe zogjtë mishngrënës, si Lakuriqët dhe xhindet. Pastaj, shikuar një hapësirë e rrumbullakuar skenike diçka më shumë, më mirë, më qartas, herë më tmerrshëm. Është vështirë të projektohet në përmasat skenike, gjithë ajo ngrehinë mitike që është ngulitur mbi vetëdijen ballkanase, por që mediton të shpalosët në aktet dramatike të tekstit skenik të Begzad Baliut. Të gjitha këto të shpalosura përball atyre projektuesve e zbatuesve, të gjithë Princat e Shteteve Ballkanike, Shtatë ambasadorë të Shteteve të Bashkuara të Evropës dhe të Amerikës, Regjisori, Kryetari i Komisionit, Prapë edhe B. Baliu si shumë autorë të Ballkanit, por edhe shqiptarë ka arritur të prek ndërgjegjësimin e njerëzimit me idenë më sublime të sakrificës që është demitizuar nëse uji i bardhë, paraqet simbolikën e qumështit të nënës së murosur, gjiri i së cilës i pikon për ta ushqyer fëmijën. Uji nën urë ka pamje të ujit të ferrit, që ndër legjenda nuk ka, por te ballkanasit që ndërrojnë kohëra dhe hapësira mitike janë të shpalosura nga ndërgjegjësimi i realiteteve të reja. Përveç se ka burime, si lumenj (Drini i Zi) kroje, puse, që thurën Legjendat për ujët e zi, autori nxjerrë se ka edhe lumenj e burime( Drini i bardhë) me ujë të bardhë legjenda për Urën e shejtë mbi këtë lumë, etj., që ka simbolikën e të mirë (Uji i bardhë) të qumështit, dhe Ujët e zi paraqet kanalizimin e të zezave dhe tragjedisë së mitizuar në kompleksin e vetëdijes ballkanase. Në Ballkan as koha as hapësira 54


nuk ndryshojnë lehtë dhe nuk ndryshojnë shpesh, por edhe nëse ndodhin ndryshimet më të vogla përcillen me dridhje, tronditje ose rrënime të mëdha, ku autori ka përfshirë këtu edhe ngjyrën e ujit ose ndarjen e tij. Kështu, sipas Baliut, me shekuj të tërë nuk ka lëvizur gjë prej gjëje, e megjithatë, në këto troje çdo send ka mbetur gjatë një lemeri… Autori përmes realizimit të tekstit sjell thurjen dhe çthurrjen e ngjarjeve dramatike përmes marrëveshjeve, dy-tre e më shumë palesh, të cilat hedhen në opinion përmes konferencave, dialogëve të gjithë janë sjell lakuriqë , si pjesë e rregullave elementare të Teatrit dhe të realitetit ballkanik, të shpalosur përmes një ambienti të kafenesë ballkanike. Këtu për mes vetë dramacitetit të këtyre evenimenteve mitologjike, duke i zbërthyer përmes atyre elementeve e shpalos plojën e aktualitetit kundruall kohës dhe hapësirës. Pra, është një provë, siç shprehet autori për teatrin evropian. Por tashti është kthyer në një ambient të kohës sonë. Pamja përmbyllëse përmes të dhënave të tërthorta, paraqet planin. Në këtë pamje përmbyllëse autori ka shpalosur realitetin në rrethanat ballkanike, duke qartësuar se burim i tragjedive nuk janë magjitë “hijet”, por ato janë shkaktuar nga tragjeditë natyrore. Dhe në këtë kompleks të vetëdijes publike shpalos epin dhe mitin autokton shqiptar që në këtë rast del e shenjtë mbi Lumbardhë. Ky tekst dramaturgjik, që paraqet kafenenë që hynë dhe del kush të duan me protagonist të ndryshëm është i përshkuar nga figura të ndryshme mitologjike që paraqesin realitetin në kohë të ndryshme përbrenda këtyre hapësirave. (Epoka e Re, 2004)

55


P U L I C I S T I K Ë – B O T I M E S H K E N CORE

NGA VLERAT E TRADITËS DHE KURESHTJE LETRARE RECENSIONE TË SHKURTRA PËR VEPRAT E NUHI ISMAJLIT: epra “Nga vlerat e traditës” (“Rilindja”, 2000) merret me ndriçimin e vlerave të ndryshme të traditës sonë kombëtare. Ndër çështjet e trajtuara të traditës sonë kulturore, në këtë vepër, është edhe ajo për fillimet e përhapjes së krishterimit në Iliri. Studiuesi Nuhi Ismajli, duke u mbështetur në tekste biblike (Vap. 2,9), pa mohuar misionin apostolik të Shën Palit në Iliri, shpreh tezën e tij se ndër të parët ilirë që kontaktuan me predikimet e apostujve, pra edhe me krishterimin, qenë pjesëtarët e fisit ilir të parëve. Pjesa më e madhe e shkrimeve të veprës “Nga vlerat e traditës”, merret me trajtimin e çështjeve të ndryshme të lashtësisë sonë të traditës. Ndër të tjera, përmes autorëve dhe veprave të dokumentuara, studiuesi N. Ismajli ndriçon lashtësinë dhe vlerat e letërsisë sonë dhe shtron idenë për hartimin e historisë së letërsisë, e cila do të jetë një pasqyrë e lashtësisë dhe e vlerave të asaj letërsie. Përmes shkrimeve të tij, studiuesi N. Ismajli, një kontribut të rëndësishëm e jep edhe për ndriçimin e historisë së llojeve të ndryshme letrare; historisë së veprave, natyrës, veçorive dhe vlerave të shumanshme të tyre, ku shquhet sidomos ndriçimi i historisë, veçorive, llojeve dhe vlerave të ndryshme të veprës Meshari, pastaj trajtimi i thelluar i çështjes së ndikimeve biblike në shkrimin shqip dhe shkrimin e veprave shqipe etj. Studiuesi N. Ismajli, në veprën“Nga vlerat e traditës” shquhet për kundrimet origj56


inale në shqyrtimin e çështjeve të ndryshme dhe për pikepamjet e rezultatet e reja shkencore. Përmes kësaj vepre, autori , padyshim e tejkalon mendimin e deritashëm shkencor, në shumë probleme të trajtuara. Vepra “Kureshtje letrare” (“Ura”, Gjilan, 2001), e përbëjnë pesëmbëdhjetë shkrimet e ndryshme (shqyrtime, ese, e recensione), shumica e të cilave janë botuar më parë në gazetat dhe revistat e ndryshme në Kosovë. Në veprën “Kureshtje letrare” N. Ismajli trajton dukuri, probleme të ndryshme letrare dhe analizon e vlerëson vepra të ndryshme letrare e shkencore. I mbështetur në dije e argumente të qëndrueshme teorike dhe në lëndën konkrete letrare, ai ndriçon dukuri të ndryshme letrare të letërsisë sonë. Veprat letrare N. Ismajli i trajton nga aspekti teorik estetik. Ai analizon shtresat e ndryshme karakteristike të veprës letrare e posaçërisht mënyrën e realizimit artistik, karakteristikat dhe vlerën artistike të tyre. N. Ismajli në veprën e tij merret edhe me analizën e vlerësimin e veprave të ndryshme shkencore. Veprat e tilla ai i vështron e vlerëson nga aspekti teorik, historiko-letrar e kritik dhe me argumente të qëndrueshme të këtyre fushave. Karakteristikë e theksuar e kësaj vepre është gjykimi dhe vlerësimi kritik i autorit, i cili përshkon të gjitha shkrimet e kësaj vepre. Problemet e trajtuara, analizat e thella, vlerësimet e mbështetura në dije historikoletrare, teorike e estetike dhe argumente të qëndrueshme nga lënda konkrete letrare, stili shkencor, kultura e shkrimit përgjithësisht etj., bëjnë që shkrimet e kësaj vepre të paraqesin një vlerë të rëndësishme në shkrimet tona për letërsinë, të cilat zgjojnë vëmendjen e lexuesit të ngritur dhe provojnë e nxisin mendimin shkencor. (Zëri, qershor 2006)

57


NJË QASJE ORIGJINALE PËR LETËRSINË E HERSHME ORIGJINALE SHQIPE (Nuhi Ismajli: “Aktualizime letrare”, SAS, Prishtinë,’09) epra “Aktualizime letrare” është një vazhdim i interesimit të këtij autori për t’u marrë me shkrimet e hershme shqipe. Preokupim kryesor i autorit në këtë vepër është ndriçimi i vlerave të heshtura e të pavërejtura letrare, më parë-letërsia shqipe e shek XVI-XVII, dhe mendimi i paqëndrueshëm për të. Nëpërmjet shkrimeve të veprës “Aktualizime letrare”, autori ndriçon mjaft karakteristika të përgjithshme e të veçanta dhe vlera të fillimeve të njohura të letërsisë shqipe dhe të asaj të shek. XVI-XVII, si edhe qëndrimin që mbajti mendimi shkencor ndaj kësaj letërsie. Në shkrimin: “Fillimet e modernes në letërsinë shqipe”, autori vë në dukje një varg veçorish të letërsisë shqipe të shek. XVI-XVII, të cilat e dallojnë atë nga letërsia e mesjetës dhe të cilat e shquajnë modernitetin e saj, si: koha e krijimit, llojet letrare, pikëpamja për moskufizimin e vlerës letrar nga përmbajtja e saj fetare, dukuria e përmbajtjes fetare në veprat e modernes, pasuria tematike (fetare, politike, kombëtare etj), fryma humaniste, trajtimi i aktualiteti. Në shkrimin “Letërsia shqipe e humanizmit dhe letërsia romantike”, bëhet përqasja ndërmjet letërsisë shqipe të shek. XVI-XVII dhe letërsisë së romantizmit shqiptar, me ç’rast vihen në dukje mjaft karakteristika të përbashkëta të këtyre letërsive, veçmas karakteri i theksuar kombëtar i tyre, për ç’arsye autori thekson se letërsia shqipe e shek. XVI-XVII mund të quhet Rilindja e parë, duke marrë termin e Françesko Altimarit. N. Ismajli është marrë me ndriçimin e historisë së llojeve të ndryshme të shkrimeve. Kështu, në veprën “Aktual58


izime letrare” ai, ndër të tjera, ka ndriçuar edhe çështjen e historisë së polemikës shqiptare. Përkundër studiuesve të tjerë, që theksojnë se historia e polemikës shqiptare fillon me parathënien e veprës “Historia e Skënderbeut” të M. Barletit, ai fillimet e polemikës shqiptare i vëren te letra e Skënderbeut, e datës 30 tetor 1460, dhe, madje edhe te vepra “Epistolat” të autorit ilir Shën Jeronimi t (340-420). Në vazhdën e ndriçimit të historisë së shkrimeve, N. Ismajli, në veprën “Aktualizime letrare”, flet edhe për fillimet e prozës dhe të poezisë shqipe (“Poeti dhe prozatori i parë në letërsinë shqipe”). Sipas veprave të njohura shqipe, ai kundërshton mendimin e atyre që fillimet e poezisë dhe të prozës shqipe i vërejnë te vepra e Budit. Ai thekson vëllimin dhe vlerën e madhe që ka poezia dhe proza e Budit, por thekson edhe vlerën dhe ekzistencën e poezisë së Palit të Hasit, të cilin e përmend vetë Budi, pastaj vlerën e pamohueshme të poezisë së Lekë Matrëngës dhe, sidomos, vlerën e poezisë dhe të prozës së veprës së Buzukut. Prandaj, duke marrë parasysh veprën e Buzukut, ai thekson se “që në veprën e parë, të njohur, të letërsisë shqipe, i kemi edhe shembujt e parë të poezisë dhe të prozës në letërsinë shqipe, kurse Buzukut, duke marrë parasysh krijimet origjinale, natyrën dhe vlerën e përkthimeve etj., duhet t’i njihet roli dhe vlera e autorit krijues në poezi dhe në prozë, në këtë rast, të poetit dhe të prozatorit të parë në letërsinë shqipe” (f. 81-82). Shkrimi i tij: “Pikëpamjet e P. Budit për poezinë”, flet gjerësisht për pikëpamjet e P. Budit për poezinë. Ai interpretton aktin e frymëzimit poetik, aktin e krijimit shqip, i cili, sipas poezisë së Budit, është akt i frymëzimit hyjnor, ide kjo, që, sipas këtij studiuesi bazohet edhe në mësimet, këshillat, porositë e pikëpamjet biblike (f. 86); aktin e krijimit, si “akt i përsosmërisë artistike e motivore, gjuhësore 59


e letrare” (f. 87), dhe “si akt dhe hap të afrimit të poetit me natyrën hyjnore” (f. 87); krijimin si mundim i pafund dhe çlirim shpirtror (f. 88), pikëpamjet e P. Budit për vlerën e poezisë, poetin dhe poezinë si monument përjetësie etj. Shkrimi: “Krijuesi model” është një shkrim, i cili i kushtohet talentit e erudicionit të Frang Bardhit dhe vlerave të mëdha kulturore e kombëtare të veprës së tij, të cilat, sipas autorit, janë të krahasueshme me vlerat e veprimtarisë së Akademisë Franceze, të themeluar në kohën e botimit të “Fjalorit” të F. Bardhit.. Në veprën “Aktualizime letrare”, një histori e hollësishme është dhënë edhe lidhur me zbulimin dhe ribotimin e veprës së Gj. Buzukut. Veprës së Buzukut, studiuesi N. Ismajli i është qasur edhe nga aspekti letrar. Në veprën e tij, ai jep historinë e interesimit për vlerën letrare të veprës së Buzukut, qëndrimin e studiuesve ndaj saj, si heshtjen dhe mohimin e vlerës letrare, në njërën anë, dhe vlerësimin e drejtë të disa studiuesve të rëndësishëm, duke filluar me E. Çabejn, në anën tjetër, të cilët ndriçuan vlerat e pamohueshme letrare të veprës së Buzukut. Teksti metakritik: “Vlerësimi i letërsisë së vjetër shqipe”, në mënyrë të gjerë jep pasqyrën e trajtimit të letërsisë shqipe të shek. XVI-XVII, mangësitë e vlerat e atij trajtimi, si dhe nevojën e një ritrajtimi më objektiv të letërsisë së përmendur. Duke shikuar nga aspekte të ndryshme dhe duke u marrë me vlerat e larmishme të letërsisë shqipe të shek. XVI XVII, N. Ismajli nuk ka mbetur pa u marrë edhe me vlerat gjuhësore të saj. Një aspekt të veçantë, në kuadër të vështrimeve të tij gjuhësore, përbën edhe vështrimi i tij për vlerësimin e pikëpamjet e E. Çabej për gjuhën e njësuar të letërsisë shqipe të shek. XVI-XVII. Në vështrimin e tij, autori ka vënë në dukje vërejtjet e rëndësishme të E. Çab60


ejt, për vlerat e gjuhës së autorëve të shek. XVI-XVII, për interesimet dhe kontributin e autorëve shqiptarë të shek. XVI-XVII, për krijimin e gjuhës letrare (të njësuar) shqipe. Pjesë e rëndësishme e veprës “Aktualizime letrare” është vlerësimi kritik i mendimeve të deritashme për vlerat e letërsisë shqipe të shek. XVI-XVII, problem me të cilin autori është marrë mjaft në veprën e tij. Në vlerësimet e e tij, ai çmon lart vlerësimet e autorëve të ndryshëm, sidomos vlerësimet e E. Çabejt, të cilin e vlerëson lart, për shkak se tek ai sheh studiuesin më të thellë dhe më objektiv të shkrimeve shqipe të shek. XVI-XVII. Vepra pasqyron qëndrimin mjaft mospërfillës, injorues dhe mendimin e paqëndrueshëm të studiuesve, ndaj vlerave të ndryshme kombëtare, politike, ideore e letrare të kësaj letërsie. Në të autori shpreh edhe pikëpamjet dhe këndvështrimet e tij, të cilat vënë në dukje veçori e vlera të rëndësishme të letërsisë shqipe të shek. XVI-XVII, si dhe nevojën e një trajtimi më shkencor të saj. (Zëri,Epoka e re)

61


NUHI ISMAJLI SJELL NJË STUDIM SHKENCOR “ VEPRA E GJON BUZUKUT” STUDIMI PËR VEPREN E PARË GJON BUZUKUT

“MESHARI” I

tudiuesi i letërsisë shqipe, Nuhi Ismajli vjen me veprën më të re “ Vepra e Gjon Buzukut”, të botor nga Ars-clubi ” Beqir Musliu”, financuar nga MKRS, një studim i thelluar mbi dorëshkrimin e parë të gjuhës shqipe, pikërisht në 455 vjetorin e botimit të “Mesharit”. Deri tash ka të botuar veprat me kritikë letrare : "Nga vlerat e traditës", “Kurreshtje letrare”, Aktualizime letrare”, ku për Nuhi Imajlin, kjo është vepra e katërt me radhë, nga fusha e studimeve, vështrimeve dhe trajtesave shkencore në fushë të kritikës gjuhësore, letrare, publicistike dhe polemiste. Shkrimet që përbëjnë këtë vepër shkencore hulumtuese e pasuruar me të dhëna arkivore për Gjon Buzukun që deri së voni i kanë munguar historiografisë sonë të shkruar të gjuhës dhe letrave shqipe. Edhe ato që kanë qenë të njohura sipas gjuhëtarit, historianit të letërsisë shqipe, profesorit, Nuhi Ismajli, ato janë shkruar në kohë të ndryshme, dhe me parë , janë botuar ne gazeta, revista e vepra të ndryshme. Një qasje e tillë hulumtuese gjithëpërfshirëse për “Buzukun dhe gjuhën e tij”, është trajtuar edhe nga AASH të Shqipërisë, ku autori ka qenë i përfshirë me tri njësi enciklopedike të sipas autorit Ismajli, është qëllimi i tij që ato , përmes kësaj vepre, shkrimet e shkruara në vazhdimësi dhe të botuara në shtypin e Prishtinës dhe të Tiranës, t’i ketë lexuesi të tubuara , në një vepër të vetme . Në shkrimet që e përbëjnë këtë vepër, janë trajtuar çështje të ndryshme të veprës 62


“Meshari” dhe të autorit të saj, të cilat janë heshtur dhe nuk janë trajtuar fare, janë trajtuar pak ose nuk janë trajtuar si duhet . Kështu, këtu trajtohet çështja e historisë së zbulimit të veprës së Buzukut , në etapa të ndryshme duke filluar me zbulimin e parë të të ekzemplarit të vetëm më 1610 nga arqipeshkvi i Tivarit, Marin Bici, edhe pse mendimi më i përhapur ishte për të cilin zbulim, flitej vazhdimisht edhe i përsëritur një pohim i tillë se “zbulimi i parë është ai, zbulimi i studentit nga Gjakova GJ. N. Kazazit, i vitit 1740, si dhe çështja e historisë së ribotimit të saj. Këtu në këtë liber është folur për çështjen e vlerës historike–letrare të vepres së Gj. Buzukut, kurse, më parë, siç dihet nga studimet e gjerë tanishme është folur duke pasur autori Ismajli bindjen e thellë për vlerën edhe letrare të teksteve biblike dhe të teksteve autoriale të Buzukut, të cilat e përbëjnë tekstin e “Mesharit”, si dhe në saj të analizës së vetë natyrës së teksteve të tij, ku sipas autorit në librin “Vepra e Gjon Buzukut”, ku janë trajtuar edhe llojet letrare të veprës Meshari, vlera letrare, si dhe historia e gjendjes e trajtmit letrar të saj. Nga aspekte të ndryshme si plotësim të mendimit për Buzukun dhe veprën e tij, është folur edhe përmes interpretimit e vlerësimit të shkrimeve të ndryshme për Buzukun dhe veprën e tij, në një këndvështrim shumë shtresor dhe shumë dimenzional të çështjes së shtruar nga studiues albanologët tanë dhe të huaj. Botimi i veprës synon të përmbush dhe aktualizon nëpërmjet saj,të nderoj shkrimtarin, Gjon Buzukn, i cili, në kohën, kur ishte zbuluar nga Marin Beci, fushata për çrrënjosjen e shkrimeve dhe botimeve, e cila gjendje ishte përshkruar përmes Pjeter Mazrekut, edhe atë në mes të shek. XVI, shkroi një vepër tejet të rëndësishme për kulturën shqiptare, dhe t’i kontribuoj njohës, të së kaluarës kombëtare dhe begatisë së 63


vlerave të saj, si kusht për të njohur të ardhmen, ishte mesazhi i autorit Ismajli. Autori librin e tij prej 80 faqesh, e ka ndarë në tetë njësi, duke zbulimin e veprës Meshari të Gjon Buzukut, Zbulimi dhe ribotimi i veprës Meshari të Gj. Buzukut, vlera historike letrare e saj, llojet letrare të veprës, ndriçimet e shumanshme të veprës dhe të autorit të saj, duke e përmbyllur me të dhënat arkivore për Gjon Buzukun dhe shënimet biografike për autorin Nuhi Ismajlin i cili shkrimet e tij, i ka të botuara në gazeta e revista të ndryshme, përbëjnë vëllime të tëra. Ky autor, vetëm me botimet nëpër gazetat e revistat e ndryshme, do të kishte edhe disa botime të tjera, të plota të cilat i ka në dorëshkrim. Ismajli është studiues i pasionuar i kulturës shqiptare, historian i letërsisë, kritik letrar, eseist, polemist e gjuhëtar, një krijues i veçantë i gjithanshëm dhe mjaft produktiv. Për herë të parë, me shkrime për çështje të arsimit, paraqitet në vitin 1983, për të vazhduar pastaj me shkrime të tjera, për çështje të ndryshme gjuhësore, letrare etj. Nuhi Ismajli është pjesëmarrës mjaft aktiv në takimet e ndryshme shkencore të organizeara nga institucionet shkencore të botës shqiptare. Ai ka marrë pjesë në Sesionin shkencor për Çabejn, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, më 1998 dhe, me 6 njësi bibliografike për veprën e Buzukut, në veprën: Buzuku dhe gjuha e tij, të botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, më 2005. (Infopress dhe Zëri, Prishtinë, 20110

64


Vepër e dijes dhe e vlerësimit kritik (Nuhi Ismajli: “Përsiatje letrare”, “Era”, Prishtinë,’12). Studiuesi Nuhi Ismajli, pas veprave: “Nga vlerat e traditës” (2000), “Kureshtje letrare” (2001), “Aktualizime letrare” (2009) e “Vepra e Gjon Buzukut” (2010), këto ditë nxori edhe veprën “Përsiatje letrare”. Vepra “Përsiatje letrare” shquhet për larminë dhe gjerësinë e interesimeve letrare të autorit. Në të trajtohen e vlerësohen dukuri, autorë e vepra të periudhave e formacioneve të ndryshme letrare të letërsisë shqipe, duke filluar nga fillimet e njohura të letërsisë shqipe e deri në letërsinë e sotme shqipe. Autori merret me çështjet e ndryshme të letërsisë shqiptare të humanizmit, letërsinë shqipe të shek. XVI-XVII, letërsinë shqipe të romantizmit, letërsinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore, letërsinë shqipe të viteve tridhjetë dhe veprat e letërsisë së sotme shqipe. Veprën e përbëjnë shkrimet për vlerësimin e mendimit për letërsinë (termat letrarë, historia e romanit në letërsinë shqipe), letërsinë e hershme shqipe, veprën e Migjenit, M. Kutelit etj.; shkrimet për vlerësimin e veprave të ndryshme letrare në prozë e në poezi. Kështu, autori vlerëson mënyrën e përdorimit të termave letërsi shqipe dhe letërsi shqiptare, interpretimin e paqëndrueshëm dhe mohimin e vlerave të letërsisë shqiptare të humanizmit dhe të letërsisë shqipe të shek. XVI-XVII; interpretimin e paqëndrueshëm të veprës së Gj. Fishtës, të Migjenit të Kutelit etj. Në veprën “Përsiatje letrare”, një vend i rëndësishëm i jipet vlerësimit të teksteve të letërsisë për shkollat e mesme. Në këtë rast, në mënyrë kritike, autori ka vlerë65


suar tekstet për letërsinë shqipe (për kl. 10, 11 dhe 12), të Sabri Hamitit. Nga vështrimi kritik i këtyre teksteve del vlerësimi se tekstet e përmendura të letërsisë për shkollat e mesme, krahas vlerave, kanë edhe të meta të natyrave të ndryshme, të cilat duhet korrigjuar. Studiuesi N. Ismajli, në veprën “Përsiatje letrare”, jep edhe vlerësimet e tij për një varg veprash shkencore të autorëve, si: Z. Xholi, A. Hamiti, B. Kosumi, K. M. Shala. A. Atashi, A. Gojçaj, B. Çapriqi, N. Krasniqi, M. DreshajBaliu e Stefan Çapaliku. Vlerësimet e tilla shquhen për erudicionin e autorit dhe akribinë shkencore. Në veprën “Përsiatje letrare” zënë vend edhe interpretimet e vlerësimet për veprat në prozë të autorëve, si: Migjeni, M. Kuteli, I. Kadare, K. Trebeshina, B. Musliu e I. Kadriu, si dhe veprave në poezi, të autorëve, si: De Rada, Migjeni, M. Ramadani, G. Xhafolli, S. Gjergji e N. Ukaj. Në shkrimet për prozën e poezinë shqipe, përmes një argumentimi të qëndrueshëm, autori vë në dukje veçanti dhe vlera të veprave të autorëve të rëndësishëm. Në shkrimet e veprës “Përsiatje letrare” vërehet këmbëngulja e vazhdueshme e autorit për një vështrim të thellë e të argumentuar, të çështjeve të ndryshme letrare që trajton, dhe shmangies së mendimit sipërfaqësor e gjykimit subjektiv për to. Në mënyrë të veçantë, shkrimet e veprës “Përsiatje letrare”, shquhen për artikulimin e mendimit kritik për letërsinë shqipe. I çliruar tërësisht nga interesa jashtëletrare, autori përpiqet që në saje të dijes dhe arguenteve të qëndrueshme, të japë mendime e vlerësime të çmuara për letërsinë shqipe. Prandaj, në këtë kohë kur nuk kemi një kritikë të mirëfilltë në letërsinë shqipe, vepra “Përsiatje letrare” e N. Ismajlit paraqet një kontribut shumë të çmuar për ktitikën letrare shqipe. (Ars Poetika)

66


BIOGRAFI KRIJUESE: PESË LIBRAT E AUTORIT NUHI ISMAJLI- STUDIME SHKENCORE KRIJUES QË IMPONOHET PËRMES VLERAVE uhi Ismajli është studiues i pasionuar i kulturës shqiptare. Ai është historian i letërsisë, kritik letrar, eseist, polemist e gjuhëtar. Është një krijues i veçantë, i gjithanshëm dhe mjaft produktiv. Për herë të parë, me shkrime për çështje të arsimit, paraqitet në vitin 1983, për të vazhduar pastaj me shkrime të tjera, për çështje të ndryshme gjuhë-sore, letrare, kulturore etj. Nuhi Ismajli shkrimet e para të tij i botoi në gazetën “Rilindja”, pastaj në revistat “Fjala” e “Shkëndija”, për të vazhduar më pas me paraqitjet në gazetën “Bujku”, “Koha ditore”, “Zëri”, “Bota sot”, “Epoka e re”, “Kosova sot”, “Iliria post” , në revistën “Identiteti”, të Prishtinës, si dhe në gazetat “Shekulli” e “Koha jonë” të Tiranës. Shkrimet e Nuhi Ismajlit, të botuara në gazeta e revista të ndryshme, përbëjnë vëllime të tëra. Gjithashtu, ai i ka botuar edhe dy vepra: Nga vlerat e traditës, (“Rilindja”, Prishtinë, 2000) dhe Kureshtje letrare, ( “Ura”, Gjilan, 2001).Sigurisht, po të mos ishte problemi i vetëfinancimit të botimeve, i cili paraqitet si një pengesë kruciale për publikimin e veprave të krijuesve sot, ky autor, vetëm me shkrimet e tij të botuara nëpër gazeta e revista të ndryshme, do të kishte edhe disa botime të tjera, të plota. Nuhi Ismajli është pjesëmarrës mjaft aktiv në takimet e ndryshme të organizuara nga institucionet shkencore të botës shqiptare. Ai ka marrë pjesë në Sesionin shkencor për Çabejin, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, më 1998. Po ashtu, disa here është paraqitur edhe në Seminarin Ndërkombëtar për 67


Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili mbahet në Prishtinë. Punimet e tij janë përfshirë në kuadër të botimeve shkencore të këtyre institucioneve.Do përmendur edhe faktin se Nuhi Ismajli është i përfaqësuar edhe me 6 njësi bibliografike në veprën:“Buzuku dhe gjuha e tij”, të botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, më 2005. Një studiues i gjithanshëm Nuhi Ismajli, studiues i pasionuar, i pajisur me dije të gjera e të thella nga fusha të ndryshme të shkencave shoqërore, përveç tjerash është marrë edhe me trajtimin e çështjeve nga më të ndryshmet, si me çështje të gjuhës, letërsisë, kulturës, historisë… Në kuadër të studimeve të tij është marrë edhe me çështjen e historisë së krishterimit te shqiptarët, çështje me të cilën janë marrë shumë autorë të njohur botërorë e shqiptarë. Risia që ka sjellë këtu Nuhi Ismajli është se ai bën të ditur se nga fiset ilire, të parët në kontakt me krishterimin kanë rënë pjesëtarë të fisit ilir të parëve (Nga vlerat e traditës, f. 7-12 ).Nuhi Ismajli ka shfaqur interesim edhe për çështjen e historisë dhe e etikës së polemikës në literaturën shqiptare. Ai mban qëndrim të kundërt me autorët e ndryshëm, të cilët mendojnë se polemikën më të hershme në literaturën shqiptare e hasim në veprën“Historia e Skënderbeut” të Barletit, duke pohuar se në literaturën shqiptare polemikën më të hershme e kemi në letrën e Skënderbeut, dërguar princit të Tarantos, më 30. X.1460 ( Nga vlerat e traditës, f. 21-27). Më pas, Nuhi Ismajli, në shkrimin e tij: Kur fillon polemika shqiptare (Koha ditore, 6 shtator 2003), pohon se polemika është e njohur edhe në shkrimet parashqiptare, konkretisht në shkrimet e shkrimtarit ilir Shën Jeronimit, veçmas, në veprën e tij Epistolat. Letërsisa e vjetër shqipe – preokupim i veçantë Nuhi Ismajli, duke çmuar shumë letërsinë e vjetër shqipe, shu68


më shkrime të tij ia kushton kësaj letërsie. Ai, me këtë rast ndriçon një varg çështjesh që kanë të bëjnë me historinë e shkrimeve të lashta të shqiptarëve të shkruara në gjuhë të huaja, natyrën e veprave të letërsisë së vjetër shqipe, llojet letrare dhe vlerat e ndryshme të saj, si: vlerat gjuhësore, artistike, kulturore, vlerat kombëtare etj. Në kuadër të shkrimeve të tij për letërsinë e vjetër shqipe dallohet sidomos shkrimi Frymëzimet biblike të shkrimit të hershëm shqip (Nga vlerat…, f. 28-54), ku autori, përmes krahasimeve të kuptimeve të teksteve biblike dhe natyrës, kuptimit, qëllimit dhe funksionit të teksteve të vjetra shqipe, argumentton, përveç tjerash, edhe ndikimin e Biblës, si një faktor me rëndësi në nxitjet e shkrimit të vjetër shqip. Por, një varg shkrimesh Nuhi Ismajli ka shkruar për veprën Meshari, në radhën e së cilave dallohen shkrimet: Vlera historiko-letrare e veprës meshari të Gj. Buzukut, shkruar më 1994, ku për herë të parë, në mënyrë më të gjerë flitet për vlerën letrare të Mesharit (Nga vlerat…, f. 65-77); Llojet letrare në veprën Meshari (Nga vlerat…, f. 78-92), ku për herë të parë flitet për llojet letrare të Mesharit dhe ku dëshmohet gjerësisht prania e vlerës letrare të Mesharit; shkrimi: Trajtimi letrar i veprës Meshari të Gj. Buzukut (Epoka e re, 8. 10. 2005, f. 19), ku provohet jo vetëm historia e trajtimit të vlerës letrare të Mesharit, por edhe e pranisë së pamohueshme të vlerës letrare të tij etj.Në shkrimin: Vlerësimi i letërsisë së vjetër shqipe (kumtesë e paraqitur në Seminarin XXIII Ndërkombëtar…), autori jep pasqyrën e vlerësimit të letërsisë së vjetër shqipe, vlerat dhe kufizimet e atij vlerësimi si dhe vlerat e ndryshme të letërsisë së vjetër shqipe. Nuhi Ismajli, natyrën dhe veçoritë e letërsisë së vjetër shqipe i ndriçon në studimin:Fillimet e modernes në letërsinë shqipe (Iliria post, 29 korrik 2006, f. 20 ), me ç’rast ndriçon një varg çështjesh që kanë të bëjnë me përmb69


ajtjen, llojet letrare, vlerat e letërsisë së vjetër shqipe, përkimet ndërmjet letërsisë së vjetër shqipe dhe letërsive të tjera evropiane etj., kurse mendimi më i rëndësishëm i tij është se letërsia e vjetër shqipe, të cilën ai e quan letërsi humaniste, është një letërsi moderne. Gjithashtu, në shkrimet e këtij studiuesi, nuk kanë mbetur pa u trajtuar aspekte të ndryshme të letërsisë së Rilindjes, autorët dhe veprat e ndryshme të kësaj letërsie. Ai ka trajtuar çështjen e frymëzimeve dhe porosive biblike në letërsinë e Rilindjes (Nga vlerat…, f. 93-101), veprën e De Radës, të G. Darës të Riut, por ka bërë fjalë edhe për autorë të tjerë, si për N. Veqilharxhin, P. Zarishin, Ndue Bytyçin, A. Santorin, Zef Seremben, B. Bilotën, Z. Skiroin, F. S. Nolin, A. Xanonin, K. Kristoforidhin, N. Mjedjen, P. Babin, P. Vasën, L. Gurakuqin, M. Gramenon, H. Mosin, Gj. Fishtën, Sh. Gjeçovin, V. Prenushin, Asdrenin etj.Në shkrimet e Nuhi Ismajlit, janë trajtuar veçanërisht vepra letrare e Gj. Fishtës dhe e E. Çabejt që përkojnë me letërsinë shqipe pas vitit 1900 si dhe me atë të viteve tridhjetë të shekullit të 20-të. Në këtë rast dallohen, sidomos shkrimet për veprën “Nji lule vjeshtet” të Gj. Fishtës, për të cilën Nuhi Ismajli ka një këndvështrim dhe interpretim të veçantë (Kureshtje letrare, f. 5-18 dhe Identiteti, nr. 3, Prishtinë, nëntor 2003. VLERËSUES KRITIK I SHKRIMEVE Nuhi Ismajli është marrë me vlerësime kritike të veprave të ndryshme letrare e shkencore. Ai ka vlerësuar në mënyrë kritike veprat e letërsisë bashkëkohore shqipe. Kështu, ai ka vlerësuar prozën e I. Kadaresë, të B. Musliut, të K. Trebeshinës, të I. Ibishit etj., pastaj veprat e ndryshme në poezi, si veprën e H. Vokshit, të S. Rrustemit, të S. Gjergjit, të L. Aliut, Nijazi Ramadanit, etj. 70


Në fokusin e interesimeve shkencore të Nuhi Ismajlit, herë-herë, ka qenë edhe letërsia shqipe për fëmijë, me ç’rast ai ka bërë interpretime dhe vlerësime të çmuara për veprat letrare për fëmijë, të autorëve të ndryshëm, siç janë vlerësimet për veprën e I. Kadriut, të A. Canës, të M. Spahiu, të B. Buzuku etj. Gjatë analizave e vlerësimeve të veprave të autorëve të përmendur, janë vënë në dukje një varg çështjesh, aspektesh e veçorishë të ndryshme, të veprave të caktuara, dhe të letërsisë bashkëkohore shqipe në përgjithësi.Vlerësim kritik Nuhi Ismajli u ka bërë edhe shkrimeve të ndryshme diskursive. Kështu, ndër të tjera, ai ka vlerësuar në mënyrë kritike shkrimet e M. Hysës, I. Ahmetit, Z. Xholit, E. Çabejt, B. Çapriqit, K. M. Shalës, B. Kosumit, po edhe të autorëve të tjerë, si shkrimet e R. Qosjes, S. Rizës, Dh. S. Shuteriqit, J. Kastratit, S. Çapalikut, V. Malajt, E. Sedajt, R. Ismajlit, R. Elsit, S. Hamitit, F. Hoxhës, Z. Rrahmanit, H. Salihut; R. Doçit, B. Becit, Sh. Demirajt, R. Ushakut, Sh. Islamajt etj. I pajisur me dije të gjera e të larmishme, interesimin e Nuhi Ismajlit e kanë tërhequr edhe veprat e karakterit historik, filozofik, estetik, psikologjik, politik, pedagogjik-arsimor, publicistik etj. Kështu, si më gjerësisht a më shkurtimisht, ai ka vlerësuar edhe shkrimet e J. Drançollit, A. Selmanit, L. Gjergjit, S. Çapalikut, H. Ferajt, B. Latifit, J. Dërvodelit, R. Azemit etj. Si mësimdhënës i lëndës së gjuhës shqipe dhe të letërsisë dhe si njohës i thellë i tyre dhe duke pasur rast t’i njohë për së afërmi tektet e letërsisë për arsimin e mesëm, vlerat po edhe të metat e tyre, Nuhi Ismajli ka bërë vlerësime të gjithanshme të tyre, duke dhënë kështu kontributin e tij të vlershëm në çështjen e përsosjes së teksteve shkollore për letërsinë shqipe. Kështu, në mënyrë të veçantë shquhen vlerësimet për tekstet: Letësia e vjetër shqiptare për klasën e 10-të, Letërsia romantike shqiptare 11 dhe 71


Letërsia moderne shqipe 12, të S. Hamitit; Letërsia botërore 12, të A. Marrashit etj. Polemika dhe kritika ndaj dukurive jokulturore, Nuhi Ismajli merret mjaft edhe me shkrimin e polemikës. Në polemikat e tij ai është marrë me çështje të ndryshme historike, gjuhësore, kulturore, letrare, politike etj. Madje, edhe mjaft shkrime të tjera të tij, kanë frymë polemike dhe tregojnë qartë shkrimet që u referohen. I pajisur me një formim të gjithanshëm, me ndjeshmëri dhe ndërgjegje intelektuale, Nuhi Ismajli nuk hesht, po reagon shpesh ndaj dukurive jokulturore e absurditeteve të ndryshme të realitetit shoqëror. Ai, ndër të tjera, ngre zërin edhe kundër polemikës pa etikë, polemikës së ulët, e cila si synim ka cenimin e bashkëbiseduesit, dhe kërkon një polemikë të mirëfilltë, e cila synon qëllime të larta - shqiptimin e së vërtetës ( Polemika e dështuar, Koha ditore, 11 janar 2003, f. 11).. Ars Poetika, 2006

72


KAPITULLI I NJË HISTORIE TË ALBANOLOGJISË QË PO SHKRUHET Begzad BALIU:"SEMANTIKA E FJALËSIT" Monografi për veprën gjuhësore të Zenun Gjocajt) Libri i Begzad BALIU: "Semantika e fjalësit", shpërfaq në vazhdimësi studimin e veprës gjuhësore të Zenun Gjocajt, e cila ishte si rrjedhë e filluar prej fillimit të viteve ’90 e deri më sot, ku shtypi shqiptar shpesh ka sjellë tekste të shumta të autorëve të ndaluar gjatë kohës së monizmit. Në rastet më të shpeshta krijimet e tyre të botuara në shtypin e Prishtinës janë poezi, prozë e ndonjëherë epistolar me karakter letrar apo historik dhe në shtypin e Tiranës janë kryesisht prozë, poezi, dramë, ese, ditar, tekste politike etj. Në këtë mënyrë, sikur edhe shumë autorë të tjerë përgjithësisht në shtypin shqiptar, nga Begzad BALIU: me librin "SEMANTIKA E FJALËSIT", monografia për veprën gjuhësore të Zenun Gjocajt, gjatë gjithë kësaj kohe, ndërkaq, kishte vënë re për mungesën e studiuesve, përkatësisht të gjuhëtarëve, të cilët as nuk ishin të paktë, as të parëndësishëm. Vonë, shumë vonë, vetëm pas botimit të veprave të para të tyre, kemi pasur rastin të lexojmë kryesisht disa intervista të pakta me albanologë, pa të cilët nuk mund të shkruhet historia e albanologjisë. Në këtë mënyrë i përmes kësaj vepre i është qasur për t’i njohur kontributet e albanologëve, të cilët ishin të burgosur apo e kishin të ndaluar shkrimin dhe publikimin në botimet e kohës. Me po kaq vonesë, ata janë njohur me kontributet e ndaluara të tre prej studiuesve më të mëdhenj të gjuhësisë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX: Selman Rizës, Kolec Topallit dhe David Lukës, kontributet leksikografike të Gjon Shllakut dhe Kolë Ashtës, 73


studimet historiko-gjuhësore të Shefqet Hoxhës e Simon Pepës etj. ku bënë të njohura veprat letrare dhe epistemologjike të shkrimtarëve, të historianëve, të politikanëve, të klerikëve, të atdhetarëve, të kritikëve, kryesisht bashkëkohorë, të përkthyesve të letërsisë dhe madje të dënuarve me burg dhe të dënuarve me pushkatim. Sipas autorëit prof. Baliut deri më tash nuk ka qenë e mundur, ndërkaq, të thuhet, të lexohet dhe të dihet shumë vjet për ndonjë tekst me vlerë të studiuesve shqiptarë të Kosovës, të cilët në burgjet jugosllave e kishin të ndaluar jo vetëm të merreshin me studime po edhe të shkruanin letra të një karakteri më të gjerë se sa përshëndetës për familjet e tyre. Fare pak u kishte rënë të dëgjojnë, ndërkaq, edhe për disa veçori të përkushtimit të tyre, si për insistimin për përdorimin e shqipes standarde jo vetëm në trajtën e shkruar po edhe në formën e komunikimit të tyre të përditshëm; për përpjekjen e tyre për të krijuar neologjizma, qoftë edhe në një letër dërguar familjes; për konsultimin shumë të përkushtuar të fjalësit të shqipes apo fjalorëve të fjalëve e termave të huaja, me bazë kryesisht serbokroatishten; për leximin e një literature shumë të pasur të linguistikës së përgjithshme nga autorë jugosllavë dhe të huaj etj. Sipas librit vihen në spiamë se gjuhësia shqiptare në Kosovë ka njohuri dhe më tej vazhdon t’i kujtojë disa emra,disa vepra dhe disa veçori gjuhësore me rëndësi për historinë e saj. Kësaj radhe kane vënë theksin te ‘Fjalori i madh shqip-serbokratisht’ i Kadri Halimit, tretur pjesërisht në burgjet serbe dhe madje ‘përvetësuar’ nga arkivi i një institucioni shkencor të Prishtinës; prirjen e Kadri Manit për krijimin e neologjizmave; prirjet e gjuhëtarit, luftëtarit, atdhetarit dhe heroit të Luftës së Kosovës - Isa Kastratit, që edhe në burgjet serbe me një dhunti të jashtëzakonshme të mësonte gjuhët e huaja, duke përfshirë këtu edhe ato të 74


Ballkanit; insistimin e përkushtuar të Emin Krasniqit, që edhe në kohët më të vështira të tij gjatë vuajtjes së dënimit politik, të lexonte me kujdesin më të madh të gjitha botimet që gjendeshin në gjuhën serbokroate në fushë të linguistikës etj. Begzad Baliu: "Semantika e fjalësit", shpërfaq në vazhdimësi veprën gjuhësore të Zenun Gjocajt dhe në këtë rrjedhë e gjen vendin e tij edhe njëri prej gjuhëtarëve më të veçantë të dekadave të fundit, profesor Zenun Gjocaj. Nëse, sipas autorit të burgosurit e ndërgjegjes si: Isa Kastrati dhe Emin Krasniqi ishin të burgosur politikë të rinj në moshë dhe eliminimi i tyre nuk përcaktohej mbështetur në prirjet përgjithësisht shkencore të tyre, lëndimi, përkatësisht eliminimi i Zenun Gjocajt, nisej pikërisht nga këto motive. Megjithëse, profesor Zenun Gjocaj në burgjet serbe e mbante dënimin si njëri prej anëtarëve të organizuar në Lëvizjen ilegale të Kosovës, përpjekjet e sigurimit serb bëheshin pikërisht për t’ia ‘ndalur’ përgjithmonë mundësitë fizike dhe psikike të tij. Profesor Gjocaj ishte magjistër i gjuhësisë dhe ligjërues në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, prandaj, kjo ishte arsyeja pse ata do t’ia lëndojnë rëndë dorën e djathtë, duke ia kujtuar gjithmonë atij se ‘ kurrë më nuk do të mund t’i nënshkruaj indekset e studentëve shqiptarë apostrofohet në mes tjerash në librin Begzad Baliu: "Semantika e fjalësit", Monografia veprën gjuhësore të Zenun Gjocajt. Më këtë rast monografia ka sjellë të gjitha njohuritë e autorit për veprën gjuhësore, duke përvijuar edhe ato pas daljes nga burgu i gjatë serb (1981-1987), ku profesor Zenun Gjocaj vazhdon të përcillet nga sigurimi shtetëror dhe i ndalohet puna prej mësimdhënësi, por ai me ngulmim vijon punën e tij kërkimore-shkencore në fushë të albanologjisë. Konsultimi i literaturës shkencore, jo vetëm i 75


Prishtinës dhe i Beogradit, të cilën eventualisht mund ta kishte gjetur edhe në burgjet serbe, por edhe i literaturës së Tiranës, në institucionet e së cilës ishin arritur rezultate të reja në këtë fushë, ia mundësuan autorit përzgjedhjen e saktë të problemit me të cilin do të merret – semantikën. Kështu, me studimet e tij shkencore profesor Zenun Gjocaj do t’i përplotësojë arritjet e kohës në fushë të albanologjisë. Në këtë kontekst, vepra e tij u bë objekt studimi edhe i kësaj monografie, të Begzad Baliu: "Semantika e fjalësit", për veprën gjuhësore të Zenun Gjocajt që njëkohësisht është vetëm kapitull i një historie të albanologjisë që po shkruhet. "PESHA E KOMUNIKIMIT - ESE" TË AUTORËVE PROF.AS.DR. MYRVETE DRESHAJ - BALIU, PROF.ASC.DR. BEGZAD BALIU ibri "Pesha e komunikimit - Ese" të autorëve Prof.as.dr. Myrvete Dreshaj - Baliu, Prof.asc.dr. Begzad Baliu ka ardhur si botim nga nismat e viteve të fundit të botimet letrare qe ishte nxitur nga një dialog i gjerë mes krijuesve, studiuesve e publicistëve për çështje aktuale të kulturës e të letërsisë shqipe. Fillimisht, këtij komunikimi i është qasur të dy autorët Dreshaj-Baliu të bashkuar si lexues e më pas të angazhuar edhe me fjalën e tyre, në shenjë të një qëllimi të sinqertë, për të shquar disa çështje letrare dhe përgjithësisht kulturore e shkencore në hapësirën tonë kombëtare. Gjatë kësaj kohe, siç dihet, është diskutuar për letërsinë si tërësi dhe si proces letrar, për kulturën e klaneve dhe kulturën si koncensues integrues kombëtar, për përgjegjësinë intelektuale dhe historike, për identitetin kulturor, gjuhësor e kombëtar dhe ma76


dje për identitetin ‘krahinor’! Sipas autorëve që i kanë shpërfaqur edhe në këtë ese diskutimet si këto, dhe madje polemikat e rastit, më parë se mosmarrëveshje, pandehur të kenë qenë pasuri e komunikimit kulturor dhe të kulturuar. Prandaj, as nuk e kanë besuar se ky dialog, për një kohë të shkurtër, do të rrudhet shumë, do të anatemohet prej një rrethi të gjerë krijuesish, publicistësh e studiuesish dhe madje do të kundërshtohet, kur më heshtur e kur me zëshëm, prej një numri të caktuar publicistësh. Libri "Pesha e komunikimit ~"Ese" të autorëve Prof. as.dr. Myrvete Dreshaj - Baliu, Prof.asc.dr. Begzad Baliu është menduar se "guximi intelektual është rritur në ato përmasa sa e djeshmja, në mos të shihet atëherë se paku të lexohet kritikueshëm sikur lexohet gjithkund historia, nëse jo të gjykohet atëherë së paku të pranohet mendimi alternativ, nëse jo të merret pjesë në kritikën e përgjithshme atëherë se paku të vlerësohet mendimi i tjetrit", thuhet në parathënjën e këtij botimi. Duke e marr me mend denigrimin e thellë që sistemi i deridjeshëm që iu kanë bërë në bio-krijimtarinë e tyre letrare shumë krijuesve, dhe e marrim me mend se shumë nga ata e konsiderojnë të vonuar kërkimfaljen, por në ditët e sotshme nuk e marr me mend qëndrimin e brezit më të ri, sipas autorëve nuk eka ndjenjën e mendimit kritik dhe vazhdon të mbrojë e të sillet me konceptet e së djeshmes tashmë të tejkaluara. Në këtë vëllim janë përmbledhur shkrimet e tyre të botuara, kryesisht, në revistën letrare të Tiranës Ars gjatë viteve 2004-2005. Shihen se ishin këto vite përpjekjesh të shumë krijuesve për të vënë raporte komunikimi me kohën tonë dhe me historinë njëkohësisht. ( Zëri, shtator 2009, Prishtinë)

77


MR. MISIN MISINIT: “EPIKA POPULLORE, NË VARGJE NË TREVËN E GJILANIT” utori me mprehtësi intelektuale e ka sjell “Epikë tonë popullore në vargje në trevën e Gjilanit”. Vepra “Epika Popullore, në vargje në trevën e Gjilanit”, e autorit dhe studiuesit Mr. Misin Misini, botues SHB”Rrjedha”, 2010 marrë në tërësi si studim i letërsisë popullore shqiptare në vargje, shënon, këtë lloj të krijimtarisë gojore aktive gjer në ditët e sotme, si dhe ofron një lëndë studimi, duke shfrytëzuar si burim materiali një trup të gjallë, që vazhdimisht zhvillohet, duke përvijuar si një ngjarje e përmasave kombëtare që shënohet nga krijuesi popullor. Autori me mprehtësi intelektuale, ka përcjell brez pas brezi krijimtarinë e pasur gojore në vargje, e cila shpeshherë e përcjell nga çiftelia ka ngarendur pas trimave në një kronologji edhe e ka shpërfaqur ngjarjet më të rëndësishëm, duke i shkuar për krah “ aty ku ka krisur pushka për liri-aty ka qenë edhe krijuesi popullor dhe i ka kushtuar një këngë”, (M.M)., Pra, këngë të kënduara në oda me çiftelinë si instrument, nuk kanë mundur dot, as ta burgosin as ta vrasin. Autori përmes këngës së rimuar në vargje, e cila ka reflektuar vuajtjet dhe përpjekjet individuale dhe kolektive, duke paraqitur atë qenje njerëzore të sakrifikuar për çështje madhore të lirisë kombëtare e njerëzore. Autor studimin e tij, për “Epikën popullore në vargje në trevën e Gjilanit”, e ka apostrofuar gjithë atë që ka vjel në folklorin tonë, duke e pasqyruar përmes krijuesit anonim gojorë të trashëguar gjeneratë pas gjenerate, duke e ngërthyer “tërë historia e mundimshme të një populli të urtë, të pafajshëm e liridashës” shprehet autori në para78


thënien e këtij libri, sipas maksimës së njohur: ”Kush do që ta njohin të kaluarën e një populli - le të shikojë folklorin e atij populli”. Autori e ka rapsodin zëdhënës popullor në odat tona, ndërsa auditorin dëgjues si publik që e kanë mbajtur gjallë frymën liridashës, duke e pushtuar shpirtërisht lirinë e ëndrruar me shekuj. Mbase, autori Misin Misini me këtë temë e ka mbrojtur temën magjistër të shkencave filologjike në letërsi popullore, duke i mbështetur të gjuha këto arsyet në të cilat gjendet sot populli ynë “në këtë stad të shtetformimit e në këtë trend të zhvillimit ekonomik e politikë, kur popujt tjerë kanë ecur shumë përpara nesh”, ka spikatur ai. Autori i kthehet folklorit tonë, që mplekse në vete tërë atë që ka memorizuar në të kaluarën tonë nga epika legjendare, duke reflektuar posaçërisht Gjergj Elez Alinë, kur konfrontohet me Bajlozin, përmes vargjeve të këngës; duke ngritur kërshërinë e dëgjuesit të kësaj kënge epike, ku ngjallet ndjenja e krenarisë, për të pasur përball armikut trima të fuqishëm, si Gjeto Basho Mujën apo Sokol Halilin. Interesant është për të nënvizuar në hulumtimet e autorit në këtë lloj të krijimtarisë gojore, ku janë dhënë edhe ndikimet e fuqishme të etnikumit popullore me përmasat gjeografike gjithandej etnisë sonë, si dhe specifikat e saj në rastet konkrete se “njerëzinë e kënaqin edhe hiperbolat e stërmadhuara, sidomos në këngët popullore”, M.M. , ku populli është i vetëdijesuar vetëm të dëgjojë për këtë e intimisht të besojë se mund te ketë ndodhur edhe ashtu si këndohet, pa kërkua koment. Pra në librin e autorit janë formësuar : “Këto fenomene i pranojnë si te kapshme për idealin e tyre, pa koment e pa debat, ashtu siç është kënduar për ata trima, sidomos të krijimet popullore për kaçakët”. 79


Gjithashtu interesant është të thuhet se në epiken popullore gjejmë edhe gojëdhëna se: “Kishën e Graçanicës e kishin ngritur Kastriotet e Krujës, pastaj atë të Deçanit dhe të Deviqit, monumente këto, që u takojnë fiseve Gashi dhe Kelmendi”. Në këtë libër, autori, ka pasur mundësi e ka pasqyruar një thesar të mençurisë popullore, që është ruajtur përmes folklorit tonë, duke përdori metodën komporative, për të krahasuar pikat që ndeshen me folklorin gjithëkombëtarë, duke insistuar të gjejmë edhe veçoritë dalluese të folklorit të trevës së Gjilanit e veçanërisht ato të Malësisë së Karadakut, për të cilat, shumë pak e hiç ose fare nuk është bërë ndonjë studim i hollësishëm nga ndonjë ekspert i kësaj fushe, ose në kuadër të gjithë asaj krijimtarie është përfshirë pjesërisht, si: Epika legjendare me karakter mitik, si është “Lindja dhe martesa e djalit gjarpër”, “Mbi epikën e rinjohjes burrë e grue”, ku kemi shqyrtuar një mori këngësh me këtë motiv, që është mjaft me interes për folklorin tonë në tërësi, duke pasqyruar vendngjarjen, njeriun e trevës sonë. Një kapitull të veçantë paraqesin Këngët kreshnike, që në këtë treve paraqesin pikën skajore të folklorit kombëtar, këngët që i kushtohen “Luftës së Kosovës1389” ku shqiptarët atëherë ishin të krishterë dhe rreshtohen me shumë popuj tjerë, dhe luftojnë në aleancë aleancën mbrojtës si të tillë. Një kapitull të veçantë paraqesin ngjarjet e vitit 19091912, që është njëra ndër ngjarjet më interesante për banorët shqiptarë të trevës së Karadakut të Gjilanit, të cilët në mënyrë vullnetare morën pjesë me 300 trima dhe në “Grykën e Kaçanikut” kundër ushtrisë osmane të prira nga Turgut Pasha. Në shtojcën e këtij libri, janë dhënë disa nga këngët e velura në terren, në vitet e tetëdhjeta të shekullit XX, duke 80


u pasuruar, që nga secila kaptinë, sa për ilustrim të paraqitet për lexuesin nga një shembull konkret të asaj ngjarje apo personazhi epik që është memorizuar nga rapsodi popullor. Vepra “Epika Popullore, në vargje në trevën e Gjilanit”, e autorit dhe studiuesit Mr. Misin Misinit, shënon një kaptinë të historisë së trevave tona të përcjell brez pas brezi nga krijimtaria gojore në vargje prej krijuesve popullor. Libri përfshin brenda kopertonave të ndarë në dy pjesë në mbi 18 kaptina: Parathënia me një vështrim të shkurtër historik mbi strukturën dhe funksionin e Gjilanit, si Qendër Regjionale dhe mbi trevën e Gjilanit në përgjithësi, pastaj hapet pjesa e parë: Epika jonë popullor, në vargje, në trevën e Gjilanit, Aspekte të studimit të Epikës popullore në vargje në përgjithësi. Metodat epika legjendare me karakter mitik, epika popullore me motive rinjohje burrëgrue. Fenomeni i martesës së gjarprit, Këngë për kreshnikët, Epika popullore për Luftën e Kosovës (1389), Këngë luftën e kaçakëve, Epika popullore rreth ngjarjeve (1910/12). Në pjesa e dytë integrohen duke ilustruar me disa këngë epike popullore, për çdo kapitull të pikës popullore në vargje, që shënuam në trevën e Karadakut, të mbledhura nga goja e interpretuesve, në vitet e fundit të shekullit të XX, gjegjësisht nga vitet e tetëdhjeta. Këngë për gjarprin dhëndër, Këngë për Div Marjanin, Nga cikli i këngëve të epika popullore me motive rinjohje burrë- grue, Kënga e Arif Sinanit, Këngë për Mujë Bylykbashin, Kënga për Filip Harambashin, Xhafer Aga e Sokoli i Mujes, Kënga për Kaçak Sherifin, Kënga e Kamer Loshit, Kënga për Ramë Halitin, Idiz Seferi ni komandar dhe përmbyllet me shënime biografike për autorin. (Infopress, 2011 , Zëri)

81


TEKSTI UNIVERSITARI SJELL TË GJITHË NJOHURIT E DERITASHME TË NJERËZIMIT MBI BARAZINË GJINORE PROF. DR. BAHTIE GËRBESHI-ZYLFIU: "FILLIMET E BARAZISË GJINORE", 2008 y studim që vihet në qarkullim si tekst universitari sjellë gati se nga pak të gjithë njohurit e deri tashme të njerëzimit mbi barazinë gjinore, duke nisur nga Adami dhe Eva, ku znj. Gërbeshi, ka ndriçuar të drejtat dhe barazinë gjinore në të kaluarën e njerëzimit, por mbi të gjitha edhe te shqiptarët, ajo ndriçon gjithashtu edhe kontributin e shumë të çmuar në fushën e arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të reja. Ky studim që vihet në qarkullim për nevojat e studimeve universitare nga profesoresha e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë, dr. Bahtie Gërbeshi, ndër gjithë veprimtarinë shkencore hulumtuese profesionale, prof.dr.Bahtie Gërbeshi-Zylfiu, spikat së fundi me botimin e tekstit universitar për nevojat e studenttëve, të cilëve ky libër iu ka munguar si botim i ri "Barazia gjinore". Ky tekst universitar që ka një e nxjerr si botim znj. Gërbeshi, ofron dhe ndriçon dijen dhe faktet historike dhe aktuale,, si dhe gjithë veprimtarinë njerëzore e shkencore të prof. dr. Bahtie Gërbeshi-Zylfiu, mbi të dhëna të shumta historike dëshmojnë se qysh prej civilizeimeve më të hershme gruaja nuk ka qenë e privilegjuar me të drejtat e veta për ekzistencë, punë, edukim dhe trashëgimi. Në asnjë kulturë, filozofi apo letërsi të çfarëdo populli qoftë, gruas nuk i është dhënë vend i merituar. Për këtë 82


fakt dëshmojnë shumë vepra historike të popujve të ndryshëm, në të cilat paraqiten kushtet e jetesës, kultura, doket e zakonet, si dhe shumë aspekte të jetës së tyre. Nga këto vepra shihet qartë se asnjë gjykatë gjat historisë së njerëzimit, gruaja nuk ka qenë e barabartë me burrin. Në këtë kontekst, ka vënë në spikamë autorja Bahtie Gërbeshi, se: "Për ruajtjen e status quo-së ka kontribuar edhe shkenca tradicionale e cila ka bërë shumë pak për hulumtimin e historisë së gruas dhe kontributit të saj në shoqëri". Sepse hulumtuesit kanë qenë të fokusuar në ndriçimin e historisë së burrave, duke lënë anash historinë e grave dhe për këtë shkak, për gratë dhe historinë e tyre dihet shumë pak. Studiuesja znj. Gërbeshi e ka vërejtur se kjo indolencë e shkencëtarëve ndaj çështjes së gruas ka zgjatur deri në shek. XVIII. Edhe pse gjatë këtij shekulli si dhe gjatë shek. XIX shënohen përpjekjet e grave për pozitë më të favorshme në shoqëri, kjo nuk ndikoi në përmirësimin e pozitës së tyre në asnjë sferë të jetës. Në disa periudha të caktuara të shekullit XX krahas ndryshimeve të mëdha në shumë sfera shoqërore, ka ofruar mundësi reale që gruaja të kyçet në disa sfera të jetës publike deri më tash të paarritshme për te, duke i renditura këto, para së gjithash, të drejtat për arsimim të lartë, të drejtat për punë, etj. Autorja ka potencuar faktin se të hulumtohet në këtë drejtim përveç kësaj këtë periudhë e karakterizon edhe shtimi i interesimit për hulumtimin e rëndësisë dhe rolit gjinor. Hulumtuesit e kësaj çështjeje, përveç ndryshimeve biologjike, midis meshkujve dhe femrave, diskutonin edhe për rëndësinë e madhe shoqërore të gjinisë. Kështu gjatë kësaj kohe, përveç çështjeve siç janë edukimi, e drejta për punë etj, me theks të veçantë është diskutuar për të drejtat politike të grave. Hulumtues të fushave të ndryshme kanë bërë studime serioze shkencore për pozitën e gruas në shoqëri dhe kanë 83


kontribuar në hapjen e shtigjeve të reja për hulumtime të mëtutjeshme për ndriçimin e historisë së gruas nëpër shekuj. Sipas këtij teksti universitar, i cili po i përmbush kërkesat e studentëve për të pasur literaturën dhe të arriturat më të fundit në fushën e tubimeve gjinore, të cilat deri më tashti mjerisht kanë qenë të margjinalizuara, si sterotipe që janë bartur prej një kulture në jetë apo fare të pa prekura për shkak të marëdhënjeve të ngurtësuar në mes burrit dhe gruas. Ndonëse sipas konstatimeve të prof. Bahtie Gërbeshi, ky interesim i shtuar për studime gjinore nuk solli barazi midis burrave dhe grave, por kjo tregon se çështja e gruas u bë preokupim dhe objekt studimi për një numër të konsiderueshëm studiuesish, e të cilët më vonë u angazhuan për njohjen e të drejtave të grave. Teksti sjell të dhënat e se si rezultat i këtyre interesimeve sidomos pas viteve të 70-ta të shekulli XX, janë botuar shumë studime për gratë nga autorë me përkatësi të ndryshme nacionale. Një iniciativë e tillë është marrë edhe nga studiuesit shqiptarë. Në këtë drejtim, përveç femrave kanë kontribuar edhe meshkujt Kështu, në sferën e kërkimeve të pozitës së gruas, si faktor i zhvillimit shoqëror, kontributin e tyre e kanë dhënë shumë profesionist, ekspert dhe persona kompetent për këtë çështje. Ata kanë qenë të interesuar për zgjidhjen e çështjes së gruas, gjegjësisht përmirësimin e pozitës së saj në shoqëri. Temat kryesore që janë trajtuar kanë qenë pozita e gruas në familje, gruaja si subjekt social, si nënë, si bashkëshorte, pastaj pozita e gruas në jetën politike, etj. Jo gjithmonë këta studiues kishin ide dhe qëndrime të përbashkëta lidhur me këtë çështje, mirëpo, shkëmbimet e ideve dhe rezultateve të tyre shkencore kanë ndihmuar në zgjidhjen e problemit të gruas në vende të ndryshme. Mirëpo, këta studiues të përbashkët e kishin një qëllim. 84


Qëllimi i tyre ishte zgjidhja adekuate për problemin e gruas si dhe jetësimin e barazisë gjinore. Për jetësimin e barazisë gjinore është i domosdoshëm edukimi i grave krahas meshkujve. Kështu, sipas këtij studimi një edukim i tillë në deceniet e fundit, në shumë vende të botës, ka ndikuar drejpërsëdrejti në përmirësimin e statusit shoqëror të gruas. Pas shkollimit, ato janë bërë konkurrente të burrave në cdo vend të punës. Punësimi atyre iu ka ndihmuar që të pavarësohen ekonomikisht. Përveç kësaj, respekti dhe besimi në vetvete ka ndikuar në arritjen e sukseseve të grave në çdo lëmi të jetës. Ndryshimi i rolit të gruas ka ndikuar direkt edhe në ndryshimin e rolit të burrit. Punët e shtëpisë, të cilat u takonin ekskluzivisht grave, tashmë po i kryejnë edhe burrat. Pikëpamjet e vjetra mbi rolin e gjinisë çdo ditë e më tepër janë duke u zbehur, ka potencuar faktet edhe vetë autorja Gërbeshi. Në ditët tona, edhe tek ne këtu në Kosovë, sikurse në shumë vende tjera të botës, si në SHBA, Francë, Itali, Gjermani, Holandë etj. po bëhen përpjekje të vazhdueshme jo vetëm për afirmimin e gruas në shoqërinë bashkëkohore por edhe për studimet lidhur me gjininë. Kjo po bëhet krahas zhvillimit dhe ndryshimeve të gjithmbarshme shoqërore. Çdo ditë e më shumë është duke u bërë e ditur që barazia gjinore është një nga çështjet më të rëndësishme për përparimin e gjithmbarshëm të një shoqërie. Pasi që kësaj çështjeje janë duke i kushtuar kujdes të veçantë shumë shkenca shoqërore, është plotësisht e qartë se trajtimi shkencor i këtij problemi është shumëdimensional. Qëllimi ynë këtu në këtë studim nuk është që gratë t’i paraqesim si viktima të shtypjes, por do të bëjmë përpjekje që gruan ta paraqesim si bashkudhëtare e burrit përgjatë historisë së njerëzimit. Këtij principi është e nevojshme dhe e domosdoshme që t’i përmbahemi pasi që historia e vërtetë e grave është histori e një funksi85


onimi të vazhdueshëm në botën mashkullore në një mënyrë të caktuar. Sipas asaj që është ofruar nga kjo që u tha del se arsyeja e parë që na ka nxitur për t’iu rrekur punës për hartimin e kësaj vepre është fakti që në sistemin tonë arsimor mungon njohja e përgjithshme e historisë së gruas dhe ate që nga kohët më të vjetra e deri më sot, dhe arsyeja tjeter është fakti që çështja e gruas te ne ekziston si problem teorik po ashtu edhe si problem praktik. Pra, ky libër është dedikuar për studentë.Qëllimi i hartimit të këtij teksti është që studentët e historisë, të sociologjisë, etnologjisë dhe shkencave politike të pajisen me një material bazë për t’i thelluar njohuritë e tyre në këtë fushë, por nuk pretendohet nga autorja që me këtë tekst universitar të shter të gjitha ato burime të cilat flasin për të, sepse jemi të vetëdijshëm që diçka na ka ngelur anash nga pamundësia për t’i gjetur ato. Duke pasur parasysh faktin se në këtë fushë botimet shqipe janë shumë të pakta, kjo vepër është një përpjekje për të dhënë një nxitje intelektuale dhe për të plotësuar këtë zbrazëtirë. Prandaj, kjo vepër "Barazia gjinore." përveç që duhet kuptuar si përpjekje për plotësimin e kësaj zbrazësie, duhet të kuptohet edhe si segment i rrjedhave të studimeve në këtë fushë. Kjo është një ndihmë modeste për plotësimin e njohurive themelore në këtë drejtim. Ky libër është i ndarë në kapituj. Kapitujt janë gati të pavarur. Në kapitullin e parë janë përfshirë temat permbajtjesore, ku autorja shpreson se ky libër sadopak do të jetë i dobishëm në kohën e ndryshimeve të programeve dhe filozofisë së edukimit tek ne këtu në Kosovë.(Zëri)

86


BAHTIE GËRBESHI- ZYLFIU: "ELENA GJIKAJETA DHE VEPRA" (TEMË E DOKTORATURËS) rofesoresha e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë, në pranverën e 2003-tës, ka mbrojtur tezën e doktoratës me titull: "Elena Gjika (Dora D'Istria) - jeta dhe vepra". Hulumtimet shkencore kryesisht i ka bërë në Bukuresht, Tiranë, Prishtinë, Zagreb, Zarë, Sarajevë, etj. Ndër gjithë veprimtarinë shkencore hulumtuese profesionale, prof.d.Bahtie Gërbeshi-Zylfiu, spikat studimi monografik "Elena Gjika- jeta dhe vepra" që është njëherit edhe temë e doktoratës së saj. Ky studim që ka një figurë madhore të kohës me përmasa ballkanike-evropiane,Elena Gjika-Dora D'Istria, shpalos edhe anën dhe mendjen më të ndritura të kulturës shqiptare që me veprimtarinë e saj ndihmuan Lëvizjen Kombëtare ishte shkencëtarja, shkrimtarja dhe publiccistja e njohur rumune me prejardhje shqiptare. Elena Gjika, e njohur me pseudonimin Dora d'Istria e nxjerr si botim nga znj. Gërbeshi, ofron dhe ndriçon dijën dhe punën e saj ndër gjithë veprimtarinë shkencore të prof. dr. Bahtie Gërbeshi-Zylfiu spikat studimi monografik “Elena Gjika- Jeta dhe Vepra”. Ky studim që vihet në spikamë edhe nga gjithë historiografia jonë, znj. Gërbeshi, duke studiuar Elena Gjikën, ka ndriçuar edhe të kaluarën e popullit shqiptarë ndriçon gjithashtu edhe kontributin e shumë personaliteteve të shquara, vepra e të cilëve nuk mund të ndahet nga historia e kombit tonë. Vepra e saj edhe sot na obligon ashtu siç na obligoi Elena Gjika me veprën e saj. Ky studime sa më i thellë dhe më i gjithanshëm prek profili shumëdimensional dhe porosinë që të lexojmë dhe studiojmë veprën e saj, duke potencuar faktin se të hulumtohet në këtë drejtim aq më lartë do të ngritët figura e saj dhe aq më i dukshëm do të del kontributi i saj 87


shumëdimensional si veprimtare e Lëvizjes Kombëtare, mendimtarë, publicist dhe diplomate e dalluar. Sipas znj. Gërbeshi-Zylfiu, Elena Gjika jetoi dhe veproi në kohën kur përpjekjet çlirimtare të shumë popujve ballkanik ishin kurorëzuar me fitore dhe procesi i formimit të shteteve të reja të sapodalura nga thundra e pushtuesit shumëshekullor osman, pothuaj, kishte përfunduar. Ishte kjo kohë kur aspiratat e disa popujve fqinj, si serbët dhe grekë të frymëzuar nga idetë e Naçertanie-s dhe Megali Idea-s tejkalonin objektivat e ligjshme të tyre për krijimin e shteteve kombëtare dhe me apetitet e tyre gllabëruese rrezikonin dhe kërcnonin me zhdukje atdheun e të parëve të saj. Rrezikonin popullin shqiptar, i cili sikurse edhe popujt tjerë të Ballkanit ishte ngritur në luftë kundër pushtuesit shumëshekullor osman. Kështu, studiuesja ka spikatur se qysh atëherë udhëpërshkruesi frëng Ami Bue kishte vërejtur drejtë vështirësitë në të cilat do të hasnin shqiptarët në krijimin e shtetit të tyre, duke ndërlidhur fuqinë vepruese dhe kontributin e Dora D"Istria tek studiuesit francez, ku sipas Ami Bue "Shqiptarët, mund të formonin lehtë një shtet të pavarur të tyre ndërmjet Serbisë dhe Greqisë, por mjerisht, fatkeqësia e tyre qëndron në faktin se rrethohen me fqinjët që synojnë shtrirjen territoriale të tyre në dëm të shqiptarëve, duke konstatuar se: ,,Suksesi i shqiptarëve për ta fituar pavarësinë e tyre shtetërore nuk do të varet nga shkalla e organizimit të shqiptarëve në luftë për pavarësi, por nga tretmani që do të fitojnë fqinjët e shqiptarëve nga Evropa". Megjithë vështirësitë e shumta objektive me të cilat përballej Shqipëria në vitet 60 të shek. XIX, Rilindja Kombëtare Shqiptare u ngrit në një shkallë më të lartë, gjë që ndikoi në forcimin e ndërgjegjes së popullit shqiptar si komb në vete. Një plejadë rilindësish, sipas znj. Gërbeshi, duke përfshirë edhe Elena Gjikën, vëllain e saj, Aleksandër Kastriotin, 88


pretendant mbretëror i shqiptarëve, janë rreshtuar në frontin e përbashkët brenda dhe jashtë Shqipërisë, u ngritën me guxim të pashoq kundër prapambetjes kulturore dhe shpirtërore të vendit dhe, në kushtet e reja historike të formimit të kombeve në Evropë, të luftës çlirimtare të popujve ballkanikë, hodhën kushtrimin për bashkimin e kombit kundër përçarjes shekullore fetare, për shkrimin e gjuhës shqipe, për dije dhe kulturë, si domosdoshmëri dhe kusht paraprak për çlirimin e popullit shqiptar nga zgjedha osmane. Sipas studiueses së pasionuar znj. Gërbeshi, ishin vitet kur shqiptarët po bënin përpjekje për çlirim dhe bashkim kombëtar, për përhapjen e arsimit në gjuhën amtare, kur u formua dhe u zhvillua Rilindja Kombëtare Shqiptare. Rilindësit tanë me veprat e tyre letrare, gjuhësore dhe publicistike, krijuan atë platformë arsimore- kulturore e cila përshkohej nga një ideologji e përbashkët që, duke kapërcyer caqet e një lëvizjeje për të drejta kulturore, me parullat e saj për unitetin e kombit dhe thirrjet për kryengritje kundër pushtuesit, u ngjit më lart dhe mori karakterin e një lëvizjeje politike kombëtare. Në këtë kontekst, ka vënë në spikamë autorja Bahtie Gërbeshi, se" çështjen shqiptare, Elena Gjika e shikonte në kuadrin kombëtar dhe ndërkombëtarë, ku për këtë ajo kërkonte mbështetje në disa faktorë të jashtëm, kryesisht ballkanikë dhe predikonte një front të përbashkët popujsh por, njëkohësisht, shfaqej kundër shovinizmit të kujtdo, nga çdo anë që vinte". Duke e krahasuar me atdhetarët tjerë të kohës edhe ajo mendonte se një nga detyrat që ndërlidhet me zgjimin e vetëdijes kombëtare ishte evokimi i së kaluarës së lavdishme historike të shqiptarëve, në rend të parë evokimi i figurës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe luftës së lavdishme të popullit tonë nën udhëheqjen e tij. Pastaj, për të forcuar krenarinë kombëtare, ajo theks89


onte prejardhjen pellazgjike, shfaqjen e shqiptarëve nëpër frone të disa vendeve të Evropës juglindore, vlerësonte lartë, si asnjë tjetër deri atëherë, ndihmesën e elementit shqiptar në kulturat e popujve të tjerë , si p.sh. në atë të popullit rumun, turk, grek etj. Elena Gjika me krijimtarinë e saj ndikoi direkt në qarqet evropiane për sensibilizimin e tyre mbi çështjen shqiptare, kërkesën dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje. Në shumë vepra të saj, si një nga rilindësit më të shquar të Shqipërisë dhe njëra nga gratë më erudite të botës, i ka kushtuar vëmendje të posaçme ndikimit të lëvizjeve të mëdha politiko-shoqërore të qytetërimit botëror në Shqipëri, Ballkan e kudo gjetkë. Libri e ka sjellë sikurse është një figurë poliedrike që kontribuoi në fusha të ndryshme të shkencës. Krijimtaria shenjtëruar herë- herë se ishte dhe është e rrallë, sistematike, poliedrike, si edhe e llojllojshme si për nga përmbajtja ashtu edhe për nga gjuha në të cilën është shkruar. Këtu janë sjellë argumentet përmes veprave dhe artikujt të shumtë publicistik që i ka shkruar në gjuhë të ndryshme, kryesisht në gjuhën frënge por, më vonë janë përkthyer në shumë gjuhë tjera të botës si: italisht, gjermanisht, rumanisht, greqisht, anglisht etj. Edhe pse veprat e saja janë të shkruara kah mesi shekullit XIX , problemet që u trajtuan në to nuk e kanë humbur aktualitetin edhe në ditët tona. Tani kur çështja shqiptare është riaktualizuar në qarqet diplomatike ndërkombëtare, studimi objektiv i personaliteteve madhore që lanë një bagazh të pasur të trashëgimisë diplomatike e shkencore parashtrohet si detyrë e shkencës së historisë që të jap kontributin e saj në ndriçimin e fytyrave më eminente të Rilindjes Kombëtare e sidomos të atyre që me veprat e tyre ndihmuan çështjen shqiptare. "Kjo është arsyeja kryesore që na ka shtyrë ti qasemi hulumtimeve për përpilimin e kësaj monografie", shprehet autorja në parathënien e 90


librit. Znj. Gërbeshi pa hezituar fare i është qasur letrave korresponduese të Elena Gjikës me disa nga Rilindësit tanë të shquar si De Rada, Thimi Mitko, Zef Jubani, Konicen, e tj. si edhe me njerëz tjerë të shquar të shkencës dhe të politikës dhe personalitete të mëdhenj evropian të tavolinës së parë, ku ajo dëshmojnë angazhimin e saj të madh e të palodhur për çështjen kombëtare shqiptare. Ky letërkëmbim i tyre hedh në dritë punën e tyre të madhe sidomos gjatë viteve 1878-1881 për realizimin e kërkesave që shtronte lufta e popullit shqiptar në ato vite. Studimi i veprës së saj nga znj. Gërbeshi, duke ranguar atë në radhë Elena Gjikën, në vargun e iluministëve të shquar të kohës. Vepra e saj, ka dal se është në një anë se ishte në një mbështetje të fortë për popullarizimin e çështjes shqiptare dhe në anën tjetër, në mënyrë të veçantë, ajo solli diçka të re për vlerësimin e gjeniut krijues shqiptar në atdhe dhe jashtë atdheut. Pra, për herë atë (Elena Gjika) hyri në historinë e kombit shqiptar si një nga mendimtarët më të dalluara të kohës kur ajo jetoi e veproi. Vepra e saj është dëshmi për kontributin e bashkatdhetarëve tanë që i dhanë çështjes kombëtare shqiptare të cilët edhe pse jetonin jashtë atdheut, për asnjë moment nuk e harruan atdheun e tyre. Libri ka shpërfaqur edhe kontributet e tyre gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare është i pazëvendësueshëm. Pra, vepra e Elena Gjikës ka shërbyer për zgjerimin e horizontit të dijes tek lexuesit shqiptar dhe të huaj, dhe kjo veprimtari rrjedh si angazhimi permanent, që bënë kjo si veprimtare e shquar të zë vend të merituar në Lëvizjen Kombëtare, në historinë, kulturën dhe publicistikën tonë. Falë njohjes së shumë gjuhëve krijimtaria e saj nuk ka pasur kufi të caktuar dhe është njohur nga shumë vende të botës, por për një numër studiuesish shqiptar ky konglomerat gjuhësh në veprat e saj,në një masë ka paraqitur pengesa 91


per studimin më të plotë të tyre. Studiuesit shqiptarë dhe të huaj pasi që u njohën me veprat e Elena Gjikës, secili në mënyrë të vetë shprehën admirim, respekt dhe nder ndaj figurës së saj të ndritur. Ky punim është një përpjekje shkencore për të ndriçuar figurën e Elena Gjikës dhe për të dhënë një pasqyrë sa më të plotë për kontributin e dhënë çështjes kombëtare shqiptare dhe veprimtarinë e saj shkencore, letrare, diplomatike, publicistike etj. Në kuadër të kësaj teme që është edhe temë e doktoratës së saj, është edhe një përpjekje shkencore që krahas studimit sa më të thellë të veprave të Elena Gjikës, të njihemi edhe me periudhën dhe ngjarjet më të rëndësishme të kohës së saj të cilat i njeh historia e popullit tonë. Pra, nga tërë kjo që u shkrua më lart mund të vijmë në përfundim se për veprimtarinë e Elena Gjikës kanë shkruar shumë autorë shqiptarë dhe të huaj. Kemi bërë përpjekje që sigurojmë të gjitha materialet që bëjnë fjalë për Elena Gjikën, por nuk pretendojmë që me këtë punim të shter të gjitha ato burime të cilat flasin për të, sepse jemi të vetëdijshëm që diçka na ka ngelur anash nga pamundësia për ti gjetur ato, janë potencuar nga vetë autorja Gërbeshi. Të tjerët për Elena Gjikën i sjellë autorja si shtyllë të primadonës me origjinë shqiptare "Ne do të ndalemi më tepër te disa prej punimeve të cilat paraqesin Elena Gjikën dhe veprimtarinë e saj në mënyrë sa më të denjë". Siç dihet deri më tashti për Elena Gjikën kanë shkruar autorë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë shkruar për të gjallë të saj dhe pas vdekjes. Edhe këtu është bërë një përpjekje maksimale që në mënyrë kronologjike të paraqesim shkrimet për jetën dhe veprën e Elena Gjikës, duke përvijuar në vazhdën e botimeve sikur në vitin 1864 në Bukuresht u botua vepra e ARMAND POMIERIT "Profile centimporane- Doamna Contessa 92


Dora d'Istria" ("Profile bashkëkohore-zonja konteshë Dora d'Istria"), në të cilën autori paraqet virtytet e larta të konteshës Dora d'Istria, aftësitë e saj prej një gruaje që të radhitet ndër mendjet më të ndritura të kohës së saj dhe të hyjë në radhën e grave evropiane të shquara të kohës. Për trimërinë, punën dhe fisnikërinë e saj, Garibaldi e quati "Motër heroike". Më 1867, E. Artomi përktheu veprën e Dora d'Istrias "La nationalite albanaise d'apres les chants populaires", ku figura e saj u paraqit si diçka e veçantë. Dhe më pastaj në një varg botimesh simotra, sikur ato të dy vite më vonë, më 1869, Bartolomeo Çeketi, në veprën "Dora d'Istria e la poesia albanese" ( Dora d'Istria dhe poezia shqiptare") jep një përshkrim të shkurtër të figurës së dietarës dhe një listë të veprave të saja, të botuara deri në atë kohë. Ky paleograf venecian, drejtor i arkivit shtetëror të Venecis tregoi një kujdes të veçantë për përhapjen dhe studimin e krijimtarisë së saj. Duke pasur parasysh bibliografinë e shkrimeve të saj, Çeketi shënoi se deri në atë kohë Elena Gjika kishte botuar mbi 150 artikuj, studime, monografi, broshura dhe libra të ndryshme që u takojnë fushave të ndryshme dhe janë me tematikë tëlloj-llojshme. Veprat e saj përmbajnë: art, ekonomi, politikë, histori, filozofi, folklor, etj. Në mesin e kësaj krijimtarie hasim edhe tregime, përkthime, mbresa udhëtimi etj. Në shenjë nderimi dhe mirënjohje për kontributin e dhënë, bashkëkombëtari ynë Jeronim De Rada, i kushtoi një poezi këtij studiuesi italian të shkencëtares sonë, botuar së pari në "A Dora d'Istria gli Albanesi" ("Dora d'Istrias shqiptarët") më 1870, ribotuar pastaj në "La Nazione albanese", e A. Lorekios, më 31 mars 1897, me titullin "Ode ad un ammiratore di Dora d'Istria" ("Ode një admiruesi të Dora d'Is-trias"). "Gazzetta di Venezia" e 10 qershorit 1881, flet për këngët piktoreske të mbledhura nga Dora d'Istria të cilat i ka bot93


uar në "Revue des deux Mondes" e që ngjallin simpatinë e Evropës edhe sot e kësaj dite me origjinalitetin e tyre poetik. Një autor tjetër që shkruajti për Elena Gjikën dhe veprat e saj i ngriti në piedestalin ishte jetëshkruesi frëng E. Deshanel, i cili shënonte se për lumturinë e njerëzve mjafton të njihen veprat që dalin nga pena e kësaj gjenie. Vendin e saj në mesin e grave më të shquara të asaj kohe e paraqet Enriko Pancaki kur Elena Gjikën e krahason me dy shkrimtaret frenge, Zhorzh Sandin dhe Konteshën d'Agu. Ai vë në pah edhe dallimet në mes dy shkrimtareve frenge dhe shkrimtares tonë Elena Gjika: "Vendi i saj shfaqet shumë qartë midis Zhorzh Sandit dhe Konteshës d'Agu, për atë që zjarmitë e përtëritjes shoqërore që ndiznin zemrën e së parës dhe shkëndijimet spekulative mendjen e së dytës, te Dora d'Istria theksohen, më duket mua, për tu harmonizuar dhe për të marrë një drejtim ma veprues e të përfillshim, falë virtytit të një intelerkti më të qartë dhe një karakteri më të ekuilibruer". Në veprën "Fisiologia della donna" ( Fiziologjia e gruas), Paolo Montegacas ajo është e vetmja grua që i ka gjykuar me drejtësi si motrat e veta. Karlo Taliviani në "Enciclopedia Italianes" dhe Laroussi, fjalori universal i frëngjishtes, japin një vlerësim të mprehtë stilit të saj.(ai gjerman..) Më 1931 dolën dy vepra kushtuar Elena Gjikës nga dy studiues rumunë:" Dora d'Istria" e M. Ioanit dhe Dora d'Istria si Edgar Quinet (Dora d'Istria dhe Edgar Kine), e I. Breazut.Në vitin 1932, historiani i njohur arumun, Nikolaj Iorga, botoi një pjesë të epistlratit të saj nën titullin "Letres de Dora d'Istria" (Letra të Dora d'Istrias). Pastaj, studiuesi tjetër arumun i marrëdhënieve gjuhësore shqiptaro-rumune, Teodor Kapidani i kushtoi një studim të veçantë Elena Gjikës ku njofton opinionin për veprimtarinë e saj letrare. Përkulja e fuqishme dhe popullarizimi i madh që i bëri ajo çështjes së 94


lirisë dhe kulturës sonë kombëtare ishte një nxitje e madhe për dashurinë dhe respektin e fituar të shumë bashkë atdhetarve të saj brenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Se sa dhe si bashkëkombësit e saj e çmuan dhe e vlerësuan, tregojnë mirënjohjet që ajo mori për të gjallë të saj nga njerëzit e ditur shqiptarë. Një nga nismëtarët e mëdhenj të lëvizjes kulturore kombëtare shqiptare në Itali, në gjysmën e dytë të shekullit XIX Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1870 botoi në Livorno një përmbledhje poetike "A Dora d'Istria gli Albanesi" ("Dora d'Istrias shqiptare"). Me këtë përmbledhje, nderimin më të madh e mirënjohjen më të thellë ja shprehën Elena Gjikës përfaqësues të vendit dhe kolonive shqiptare. Me 1868, Leonardo De Martino i kushtoi përkthimin shqip të vjershës së Tomazo Grasit. Po atë vit, Zef Jubani i thurte vargje Elena Gjikës sipas të cilit Elena ishte yll që shndritë Arbërinë. Vargje të thurura për nder të saj në shenjë mirënjohjeje dhe respekti na vinë edhe nga shumë autorë të tjerë si: Preng Doçi, Thimi Mitko, Jani Pema, Gjergj Driva, Zef Serembe, F.A. Santeri, Zef Kamarda,etj. Krahas kësaj që sjellë autorja ka sjellë shembulin e veprave dhe artikujve të shumtë që i kushtuohen jetës dhe veprës së Elena Gjikës, të cilat i kanë shkruar edhe: Vehbi Bala, Ahmet Kondo, Koli Xoxi, Jup Kastrati, Ismet Dërmaku, Krista Maksutoviqi,...Sipas një një numri jo të vogël historiografësh dhe shkruesish të monografive na del se Elena Gjika ishte personalitet i rrallë, e paisur me shumë virtyte, zanafillën e të cilave e gjejmë në dashurinë e saj të madhe për të parë atdheun e lirë. Punimi është një përpjekje për t'iu përgjegjur një detyre të kohës dhe njëherit është një rast i mirë për të shprehur respekt dhe mirënjohje të adresuara në emër të atdhetares sonë të madhe Elena Gjika. Gjatë përpilimit të këtij libri, autorja ka pasur në konsiderata që të sjellim sa më shumë të dhë95


na dhe të ndriçojmë sa më shumë momente të cilat deri më tani lexuesit tanë nuk i kanë të njohura aq sa ato meritojnë të njihen. Veprat e Elena Gjikës kapin një gamë të gjerë dhe të thellë njohurish në fusha të ndryshme si: histori, folklor, etnografi, filozofi, sociologji, ekonomi etj, ku me një pjesë të veprave të saj është ndriçuar, mirëpo, në krahasim me ate se sa ajo ka shkruar mund të shprehej lirisht se veprat e saj nuk janë studiuar sa duhet dhe sa ato meritojnë të studiohen. Deri më tash një studim global për veprimtarinë e gjithmbarshme të saj , ka munguar. Për hartimin e këtij botimi që është plotësim modest i kësaj mungese, përveç që ka shfrytëzuar literaturë të autorëve shqiptarë dhe të huaj, ka shfrytëzuar pastaj edhe lëndën arkivole në arkivat dhe bibliotekat shkencore si dhe fondet e koleksionet arkivale që trajtojnë këtë çështje dhe korrespondencat e shumta të ndryshme që Elena Gjika mbante me njerëzit më eminent të kohës së saj dhe me Rilindësit tanë etj. Ky letërkëmbim i tyre hedh në dritë punën e tyre të madhe sidomos gjatë viteve 1878-1881 për realizimin e kërkesave që shtronte lufta e popullit shqiptar në ato vite. Veprimtaria e saj e llojllojshme do të jetë rast i mirë që në mënyrë të shumanshme të gjurmohet e vërteta historike për shqiptarët dhe për popujt tjerë të Ballkanit. Në veprat e saja është paraqitur e kaluara shumë e vësht-irë e këtij populli por edhe e drejta e tij për të jetuar i lirë e i bashkuar në trojet e veta pranë popujve tjerë liridashës të Ballkanit. Autorja si është më së miri i ka dalë hakësh që të nxjerrë në dritë një figurë madhore të përmasave evropiane dhe botërore siç ishte Elena Gjika. (Zëri, Prishtinë, 2008)

96


VLERË UNIVERSALE E ETNOLOGJISË SHQITPARE KOMPLETI I VEPRAVE TË KADRI HALIMIT otohet kompleti i ribotimit të veprave të Kadri Halimit, themeluesit të etnologjisë shqiptare në Kosovë, po sheh dritë dhe sot në mënyrën më dinjitoze e më madhështore prezentohojmë këtë opus veprash shkencore e publicistiko-kulturore, në saje të kontributeve të bijës Prof.dr. Drita Halimit-Statovcit dhe mirëkuptimit e vlerësimit të drejtë të Institutit Albanologjik dhe financimit të Mistrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ky studim i mirëfillta shkencore, artikuj e vështrime, skica e dromca dhe lëndë të pasur etnologjike-folklorike, historiko-gjuhësore, madje duke prekur edhe çështje të arkeologjisë dhe artit tonë kombëtar, e cila me rastin e 90-Vjetorit të lindjes dhe 10-të vjetorit të ndarjes fizike, ia kushton babait të saj si etnolog, shkencëtar e atdhetar. Me rastion e promovimit kjo vepër cilësohet nga studiuesi i nderuar i familjes Halimi nga Cërnica e Gjilanit, dr. Mehmet Halimit, se është mbështetur “në nduarshmërinë e lëndës dhe çështjeve të trajtuara, i ngjason një miniere të pasur me xehe të ndryshme ose një arkivi të pasur me lëndë të nduarnduarta arkivore” ku lexuesi e studiuesi nuk mjafton vetëm ta lexojë, por edhe ta hulumtojë e ta zbulojë gjerësinë e thellësinë e studimeve shkencore të Kadri Halimit dhe jetën e tij për të cilën më gjerësisht me këtë rast folën recensuesit tjerë me rastin e promovimit. S’iu ndal hovi nga shovinistët serboçetnikë dhe s’iu pre puna shkencore Kadri Halimit, iu gjymtua dora e shkrimit nga ai lumë i opusit krijues shkencor shumë prej atij 97


bagazhi, të formësuar i mbeti pa lënë, i mbeti i pathënë edhe mendimi i pashkruar deri në fund, i prangos fjala edhe pa botuar, sepse për një kohë sa ishte i burgosur edhe pas daljes ia mbyllën gojën, ia shteruan damarët e penën e dorës, deri sa e arrestuan dhe e dënuan me burg të rëndë, pastaj i vunë censurë hermetike e heretike politike. Atij, nuk ia botonin as artikujt e punimet, sikurse as studimet monografike dhe veprat shkencore me të cilat e lënduan dijen, denjitetin dhe personalitetin e tij, kombëtar, njerëzor e shkencor. Në anën tjetër, edhe e cunguan etnokulturën etnike shkencore dhe kombëtare, për të stagnuar ajo për pesëdhjetë vjet zhvillimin e saj në shtratin real e normal të shkencave etnologjike, që ndër ne ndjehej si shkencë me specifika nacionale, ku fatin e autorit edhe e pësuan pas tij edhe veprat që pas arrestimit të parë, më 1952 dhe arrestimit të dytë më 1961, u shtrënguan të mos botohen me emrin e tij. Sikur edhe dorëshkrimet dhe lëndën e hulumtuar dhe studiuar nga hulumtimet e tij kërkimore-shkencore në terren ia konfiskuan, dhe çka është më e keqja e tragjikja, sot e atë ditë nuk dihet fati i atyre punimeve se si u zhdukën apo pasi që u sekuestruan nga UDB-esë jugosllave. Kadri Halimit studimet në fushë të etnologjisë, i gjet ende që ishin një arë e papunueme, ndaj atij, si i pari i ra hise të hapë udhë të para, punë të cilën e pasuruan, pasuesit e tij, brezi i etnologëve të rinj, si e bija e nderuara , Prof. Dr. Drita Halimi-Statovci me brezin e saj, sikur edhe mbesa e vëllait, etnologe dhe poete z.Zanita HALIMI me gjeneratën më të re, e cila pas tyre, e përfaqëson gjeneratën e tretë të etnologëve shqiptar të Kosovës. Kadri Halimi vetë punoi me themel, saktë, rrjedhshëm e kuptueshëm, duke shënuar besnikërisht krijimtarinë tonë gojore, dhe ka ruajtur ngjyrimet e të folmeve tona dialektore, duke daluar qartë trajtat gjuhësore të njësive të anës së Moravës së Poshtme 98


nga ato të Gallapit, sikur edhe atë të Moravës së Epërme nga ato të Karadakut, ato të Podrimes nga ato të Opojës e të Hasit, të Rrafshit të Dukagjinit nga ato të Rugovës e të Malësisë së Madhe, të Rrafshit të Kosovës nga ato të Shalës së Bajgorës e të Llapit, etj., sa mund t’ia kenë lakmi çdo folklorist i mirëfilltë. Sepse ai kishte parasysh jo vetëm anën përmbajtësore, siç veprojnë folkloristët, por edhe anën shqiptimore gjuhësore, ka konstatuar M.Halimi. Andaj edhe nga studentët dhe stuiduesit e më vonshëm që e kanë hasur këtë lëndë të përpunuar në veprat e Kadri Halimit, që edhe sot kanë rëndësi të vlerësuar dokumentare me vlerë universale, sepse ai kishte intuitë të hollë hetimore e vrojtuese për të trajtuar çështje, si këto tema të rralla e unikate, dhe të cilat Kadri Halimi i shtroi me kujdes, i analizon e i studion ato nga aspekti shkencor, që përbëjnë një model unikat, i cili edhe është cilësuar me të drejt, si një udhërrëfyes shembullor për etnologët e rinj, K.Halimit i takoi të jetë i pari në shumë fusha studimore, ndaj sot me të drejtë dhe thuhet se “Kadri Halimi është themelues i shkencës etnologjike shqiptare”. Ndërkaq, në aspektin e përpjekjeve për liri e pavarësi, për çlirim e bashkim kombëtar, arma më e fortë e Kadri Halimit ishte intelekti e vullneti, penda e puna shkencore, durimi e qëndrimi. Bibla e Kadri Halimit ishte qëndresa, pathyeshmëria dhe mosgjunjëzimi para armikut, ndaj e bija e tij, Prof.dr. Dita Halimi-Statovci, veprën e vet kushtuar babait të saj, e emërtoi natyrshëm e bindshëm që i rri mirë dhe i përgjigjet në mënyrën kuptimplote titulli artikulues: “Një jetë ndërmjet shkencës dhe atdhetarisë”, që shpreh fuqishëm tërë veprimtarinë shkencore e atdhetare të këtij kolosi shqiptar. Vepra etnofolklorike e historiko-gjuhësore të Kadri Halimit në këtë përmblidhe të ndar në katër vepra, që përfshijnë në një vëllim 1080 faqe tekst, duke i bashkëngjitur edhe 99


veprën e 5-të , ngërthenë në vete në 1508 faqe tekst. Libri hapet nga lënda e tre blenjve “Kangë popullore shqiptare të Kosovë-Metohis” (botuar më 1952 nga Prof. Vojisllav Dançetoviç, Anton Çetta e Kadri Halimi është përfaqësuar në librin – 1, të shënuara e të vjela këtu, vetëm nga Kadri Halimi. Ndërkaq, Libri nr.2. Studime etnologjike, paraqet ribotimin besnik të Institutit Albanologjik të vitit 1994; kurse Libri nr. 3 – Shkëndijë e lirisë, vepër publicistikoshkencore, e botuar në vitin 1995, dëshmon për vazhdimësinë e Lëvizjes për Bashkim Kombëtar, e cila udhëhiqej nga ideologu Kadri Halimi. Dhe përvijohet nga vepra e mirëfilltë shkencore me studime monografike nga fusha e etnologjisë shqiptare, e botuar për herë të parë në vitin 2000 nga Instituti Albanologjik. libri nr. 4(katër) me trajtime dhe studime etnologjike. Vepër kjo për të cilën janë shkruar recensione, vështrime e studime, ndaj nuk e shohim të arsyeshme të përsëriten gjërat. Libri 5, i titulluar “Një jetë ndërmjet shkencës dhe atdhetarisë” është vepër monografike e Prof.dr. Drita Halimit-statovcit, 428 faqe. ( Rrjedha, 2lonline, Zemar shqiptare ‘2011)

100


NJË JETË E TËRË NË SHËRBIM TË ATDHEUT Ramadan Asllani: “Hasan Alia – luftëtar për etninë shqiptare” ( monografi) ta u flijuan për lirinë dhe të drejtën e saj për vetëvendosje e bashkim kombëtar, sipas Marrëveshjes së Mukjes dhe Bunjajt të viteve të ’40-ta, të shekullit XX, e shkëputur padrejtësisht dhe e perceptuar nga trungu i saj, pellezg-ilir. Hartimi i kësaj monografie, perkatësisht për bashkëbisedimin me gjeneratën e fundit që ishin mbështetës dhe përkrahës të grupit të fundit të çlirimtarëve të organizuar politikisht dhe ushtarakisht si: Hasan Alisë, mësuesit Mustafë Hetë Koka, si dhe Rabies, bashkëshortes së Mustafës, të cilëve u ishte bashkuar pas daljes nga burgu edhe Agush Mehmeti, Haziri dhe bashkëshortja e tij, Qibrija. Monografia “Hasan Alia – luftëtar për etninë shqiptare”, ka si një bazament të fuqishëm në përmbajtjen e saj me përplot burime arkivore-kombëtare, bibliografitë, burimet dhe literatura e botuar dhe arkivuar në 55 njësi, dhe i ndarë si libër në katër kapituj në 280 faqe të formatit B/5, stafi botues recensues editues dhe konsulteten, familjarë të Alisë-Remnikut, mësuesit Mustafë Koka, sikur edhe ata të Agush Bresalcit. Mbase ky version i hulumtuar dhe i dokumentuar si asnjëri publikim i deri tashëm po hedh dritë mbi gjithë atë ka ndodhur në mes viteve 1941/51, të një lufte frontale dhe të organizuar që ka shënuar njërën nga rezistencat më të fuqishme kundër aneksimit të dhunshëm të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nga Serbia, prej trungut shqiptarë. Autori Asllani, shikuar nga një kënd gjithpërfshirës të grumbulluar nëpër odat e Remnikut, të Kokajve, Bresalcit, të Zegbashëve, si dhe gjithë andej etnisë së masivit gjeografik të Kardakut të Vitisë, Gjilanit, Preshevës, Kumanovës, Shkupit dhe Kaç101


anikut, kah ishte radiusi i veprimit të kësaj lëvizje të armatosur të drejtuar nga Hasan Alia, i cili në asnjë rrethanë nuk ra në kurthën e atyre që për vendin e tyre “aminuan” në aneksim të viteve 1945/46 nga ana e Serbisë, por vazhduan rezistencën e armatosur deri me rënien e tyre më 1951. Autori Asllani e përcjell librin edhe me të dhëna të tjera pas vrasjes së Hasan Alisë dhe grupit dhe bashkëluftëtarëve dhe jatakëve të tij besnik, të cilët e mbështeten moralisht dhe me gjithë sakrificat nuk e dhanë atë me çfarë do çmimi duke e paguar me burg të rënd gjer në vdekje-pushkatim, torturë, represalie masive ndaj popullatës, të cilën e kishte shpëtuar shumë herë nga ekspeditat pushtuese të forcave okupuese serbo-bullgare.Nga rrëfimet e drejtpërdrejta dhe dëshmi e fakte rrëqethëse për luftën dhe rezistencën heroike të tyre, si prijës dhe pjesëmarrës të atyre ngjarjeve për të cilat kishte mbështetje te masat e gjera popullore të lidhura me ndërgjegje, bindje të tyre në idealet e pathyeshme të luftës çlirimtare për liri, bashkim kombëtar, ashtu si thotë populli të lidhur si mishi e ashti kundër armiqve pushtues bullgar, serb, italian, gjerman. Në lënden arkivore monografike është përfshirë një material gjithë përfshirës në sistemuar në gjashtë kapituj, të cilët paraqesin një tërësi unike për nga ngjarjet, zhvillimet, hapësira dhe koha, të ndarë në tituj dhe në shumë nëntituj sosh, sikur në aspektin e tematikës përmbajtjesore ne kronikës së ngjarjeve të asaj teme dhe qëllimi të saj prej fillimit e deri në fund. Monografia është cilësuar nga recensuesit Mr. A.Murati, se ‘vend i merituar i është dhënë historik të shkurtër të vendbanimeve të kryepersonazhit Alia dhe bashkëluftëtarëve të tij’, ai në radhët e veta kishte shtyllë bosht të organizmit të një lëvizje masive të rezistencës së fuqishme kombëtare, mësuesit e luftëtarin e sprovuar në radhët e ushtrisë shqiptare dhe njërin nga tre shenjëtarët 102


më të mirë të vendeve ballkanike që kishte fituar edhe medaljonin e triumfistit, mësuesin Mustafë Hetë Koka. Autori e ka shpalosur veprimtarin atdhetare të grupit të Hasan Alisë me prijësit lokal të kohës, si: Ramizë (Hoxhë) Cërnica, Hyesn Tërpeza, Hamdi Kurteshi, Ramadan Agushi, si dhe vendosjen e kontakteve me organizatorët e luftës antifashiste pas formimit të aradhës së parë shqiptare” Zenel Hajdin” me Fadil Hoxhën, Abdullah Presheva, e të tjerë, i cili në asnjë pozit nuk ra në lajthitje të tradhtisë kombëtare. Sipas Asllanit, Hasan Alia së bashku me Arif Sylën e Remnikut, përmes mësuesit Mustafë Kokën patën lidhje në Lëvizjen Demokratike shqiptare të Karadakut të Shkupit. Mësuesit Mustafë Koka me porosi të Shërbimit Informativ Shqiptar, ku kishte lidhje të drejtpërdrejta Mustafa (sepse pas kthimit me një njësit të Brigadës V shqiptare në Shqipëri e kishte regjistruar Gjimnazin me mësim nate dhe kursin për diversant). Mësuesi pasi që ishte marrë nga shkolla fillore e Remnikut, ku punonte si mësues, më 5 qershor të vitit 1951 në odën e Ahmet Remnikut, vret dy oficer të sigurimit, hallkën e parë të UDB-së në rajonin e Kosovës juglindore, Xhafer Lilën dhe Vojo Taliqin. Pastaj qëndrojnë për gjashtë javë reshtë të strehuar në fshatrat e Karadakut lindor, dhe me pamundësi të qëndrimit të tyre vendosin të tërhiqen në Shqipëri. Autori ka sjellë dëshmi të pranueshme nga gjitha burimet, por edhe duke shfrytëzuar edhe Fejtonin e Velko Bullaiqit” Vend-takimi në Bistricë”, dhe e përmbyll atë si një dokumentar besnik i kohës. Asllani me një hulumtim përkushtues dhe deduktiv të një stu-diuesi denjitoz, është cilësuar nga historiani mr. Adem Murati, të ketë shfrytëzuar maksimalisht të bëmat e kaçakut të fundit të Karadakut, pas luftës së dytë botërore. (Infopress, Prishtinë, tetor 2011 )

103


"REALITETE DHE BALLAFAQIME", KA SJELL PËRKUSHTIMI E TIJ TË SPROVUAR NË SHTYPIN E KOHËS IZMI ZEKA: “REALITETE DHE BALLAFAQIME” zmi Zeka, historian, këto ditë ka botuar librin e tij të dytë “Realitete dhe ballafaqime”, duke përvijoi aktualitetin tonë në kontestin historik dhe aktual, ai e ka kapur me një mendje mprehtësi të një historiani që shpërfaq në horizont një kaptinë të re të historisë tonë kombëtare e shtetformuese. Ai ka spikatur në vështrimet e tij, të cilat i kemi gjetur shpeshherë edhe në shtypin tonë të përditshëm dhe periodik. Zeka kësaj here sjell para opinionit kronikën e një kronikani për realitetin tonë, “karshi” zhvillimeve vendore dhe ndërkombëtare, të cilat ndikuan fuqishëm në lëvizjet politike të Evropës lindore dhe perëndimore. Pikërisht mbi vendosjet e qendrave të vendosjes ndërkombëtare që e bën të formësuar linjën horizontale të strategjisë sonë kombëtare, sikur edhe organizimin tonë vertikal të luftës politike për pavarësi deri me bërjen realitet të shtetformimit si dhe shfaqjet e pikëpamjeve konstatuese, të cilat autori i ka trajtuar me gjindshmëri dhe maturi nëpër etapat e ngritjes së vetëdijes historike, e të modernitetit të kuptueshëm edhe për vetë emancipim shtetëror e kombëtar në shtrirjen e hapësirave universale. Autori Zeka, duke qenë mjaft autonom në qasjen e tij prej një veprimtari dhe intelektuali, që vjen nga një familje e angazhuar në lëvizjen atdhetare. Izmi Zeka, sikur e ndjen borxhin e vetë për “borxhin” që ia kemi të kaluarës dhe të ardhmes për ta sjell në dritë një libër sikur ky “Realitete 104


dhe ballafaqime”, si dhe një shtjellim për betejën politike për Kosovën, pikërisht për periudhën më të debatuar e më të rrahura në vorbullën e saj nën robërinë e të huajve, duke determinuar dhe me një sinqeritet intelektual dhe atdhetar, po dhe një përmasë të performancës si çështje të shtruar për zgjidhje, të cilit këndvështrim nuk i shmanget, por përpiqet për ta ndryshuar në të mirë të mbarëvajtjes pa prekur as lënduar të tjerët. Zeka me librin e tij të dytë nga fusha e publicistikës historike, "Realitete dhe ballafaqime", ka bërë që përmes një përkushtimi të sprovuar në shtypin legal dhe ilegal të kohës, si një lërues i mirë i fushës së publicistikës, i cili vazhdimisht në rend të parë e ka përcjellë fatin e Kosovës në periudhën më të vështira të saj. Në formën e një kronike apo ditari politik, ai i ka permbledh të gjitha shkrimet për t’i fokusuar me ndërgjegjen vetë të thurura përmes shqetësimeve, të periudhës 2003 2008, kur tashmë gjithë ai shqetësim ishte dëshmuar si i arsyeshëm dhe kishte marrë një çmim me bërjen e shtetit të Kosovës.Në këtë kontekst të përvijimeve dhe përmasave globale të rrjedhave historike dhe aktuale, ai i ka shfaqur idetë dhe vizionet e veta që ngërthejnë edhe ato që janë treguar si një rezultat i një shpërfaqje të analizave dhe komenteve tjera, por edhe në librin publicistik “ Realitete dhe ballafaqime”, në të cilin, është përpjekur dhe e ka mbajtur si objektiv trajtimi në këtë libër, duke i radhitur zhvillimin e ngjarjeve nga data 10 korrik 2003 e deri më 1 prill 2008, ku kronologjia e vlimeve politike nacionale e njerëzore në Kosovë. Në librin “Realitete e ballafaqime” të Izmi Zekës, lexuesi i sotëm mund për së afërmi të prekë e përjetojë një kronikë sa të afërt, po aq domethënëse, e cila gjithsesi ka trajtuar njërën ndër ngjarjet më sublime të Kosovës, nëpër 105


të cilën kemi kaluar dhe jemi duke shtegtuar kah e nesërmja, gjithnjë në kërkim të hapave më të avancuar. Insistimi i autorit saktëson në ruajtjen e ekzistencializmit, si dëshmi e një kronologjie në ruajtjen dhe zhvillimin e verdiktit kombëtar. Tematika e rëndësishme e shtruar në vepër ka lidhje me problemet me të cilat është i preokupuar jo vetëm opinioni vendor por, edhe ai ndërkombëtari, si me këto probleme në realitetin e krijuar në Kosovën e këtij mileniumit të ri. Ishte pikërisht në qendër të qendrave ndërkombëtare dhe përshkuar me lëvizjet globale të liberalizimeve dhe integrimeve të fuqishme për bërjen e shtetit dhe vendosmërisë së misioneve diplomatike që kanë qenë mbështetja më praktike për ndryshimet e sferave dhe partneritetit politik në krijimin e vëmendjes së opinionit vendor dhe ndërkombëtar si dhe në fuqizimin e këtij vakumi në krijimin e bashkërenditjeve të qëndrueshëm, edhe për të mbajtur ekuilibrin stabilizues në vend. (Infopress, Prishtinë, tetor, 2011)

106


DRAMË PËR MASËN E IZOLIMIT TË 238 INTELEKTUALËVE SHQIPTARË NË BURGJET SERBE (RAHIM AZEMI: “LETRAT PA PËRGJIGJE”, BOTOI “FAKTI”, SHKUP,2004) utori Rahim Azemi rrëfen në librin e tij, “Letrat pa përgjigje”, të botuara nga “Fakti”, Shkup, 2004, në një këndvështrim të tij për fatin e individit dhe kolektivitetit shumicë të një vend si Kosova në fazën e shpërbërjes së asaj krijese artificiale RSFJ, e cila gjendej në një përballje të papritur me zhvillimit në përmasa evropiane dhe globale, me sistemin monist, sistemin arsimor unitarit dhe pa ekonomi të tregut.Gjithë kjo, nuk ka si mos të reflektohet edhe reperkusione të manifestuara dhe të reflektuara edhe në njeriun tonë qytetarin shqiptar ndaj të cilëve edhe masat ndëshkuese të izolimit të cilat si në rastin e privuar të autorit të këtij libri, të aplikohen në mënyrë drakonike, edhe atë në kohën kur marrëdhëniet të reja po lindnin, si me rastin e shthurjes së lidhjeve tradicionale e të imponuara mes njësive federative të shtetit të ashtuquajtur RSFJ. Në libër pasqyrohet ajo masë që bie mbi individin dhe kolktivitetin të së cilit i takon autori të periudhës së tranzicionit, që bartë mbi vete shumë probleme. Mbase kjo është arsyeja pse autori i përmbledhjes “Letrat pa përgjigje”, të botuar nga “Fakti”, i Shkupit . Pra, kjo ishte arsyeja pse sociologu Rahim Azemi profesor nga Gjilani, njëri nga të izoluarit në listën e intelektualëve të izoluar me 1989, merr përsipër të ofroi dhe të kërkojë zgjedhje të algoritmit përmes këtij vëllimi të titulluar “Letra pa përgjigje”, proble107


me me të cilat është përballur në ditët që po zënë vend në dramën e një populli në vorbullën e tij. Megjithëse kujtimet dhe shqetësimet intelektuale nuk janë pjesë përbërëse vetëm të tij dhe se pa sakrificën individuale është dëshmuar se nuk arrihet dot liria kolektive, pjesë e këtyre katrahurave njerëzore ishte edhe vetë autori, i cili, me gjithë dramën kolektive dhe personale e familjare, e ka vendosur në rrafshin e rrëfimit në këndvështrimin e tij personal dhe paralelisht në një rrafsh me atë të zhvillimeve tjera që quan në izolimin e tyre, si dhe për atë që ka vuajtur në burg së bashku me dhjetëra intelektualë të izoluar nëpër burgjet serbe gjatë pranverës së vitit 1989. Në libër vihet në pah fati i personazhit kryesor dhe personaliteti i tij, sikur edhe i dhjetave intelektual të tjerë të profileve të ndryshëm të persekutuar, të burgosur dhe të përbuzur e poshtëruar në forma të ndryshme të dhunës, sidomos për masën e izolimit të tyre, masë kjo që kushtetuta e RSFJ-së e ka aplikuar vetëm në rastin e 238 intelektualëve shqiptarë, e të cilët, përkundër kësaj, i përballuan, qoftë edhe duke u detyruar të qëndrojnë të panënshtruar dhe me pasoja për jetën dhe shëndetin e tyre. Qëllimi i autorit ishte që të përshkruaj mënyrën drakonike të izolimit, burgosjen, rrahjen dhe ndjekjen dhe poshtërimin e shumanshëm. Azemi ka ndërtuar subjektin e veprës memoristike përmes dialogëve, meditimeve, gjatë hetimeve me gjithë veprimet makabër që ushtroheshin ndaj tyre, nga ana e qarqeve të caktuara, e të instrumenteve të politikës agresive e pushtuese proserbe, duke u reflektuar katërçipërisht ndaj masave të gjera kolektive dhe ndaj inteligjencës në radhë të parë, të cilët u vihen përballë botëkuptimeve pushtuese të tyre. Libri nxjerr në sipërfaqe mikrobotën intelektuale të viteve të tetëdhjeta, duke i përshkruar ato përmes fjalës, zërit, 108


karakterit, ngjyrimeve politike, i cili si pjesëmarrës dhe vëzhgues i ngjarjeve që ndodhën deri me shembjen e autonomisë së Kosovës, duke qenë edhe vetë në ato zhvillime, do të jetë edhe një lajmmotiv për atë që do të pasoi deri me dekadën e fundit si përmbyllëse me luftën çlirimtare të Kosovës. Autori padashur që të irritojë askënd, me gjithë cinizmin e atyre që qëndronin më afër mekanizmit shtypës, dhe pas gjithë asaj që po ndodhte, është i veprimit se edhe vitet e 89-ta, ishin vite kur rinia shkollore ia hoqi maskën pushtetit të urryer dhe mizor, por edhe dinak. Në pjesën e dytë të librit jepet ambienti në të cilën autori, vetë ka kaluar një jetë të vështirë shtypje dhe të një fëmijërie të një familje bujare të Stançiqit të Karadakut dhe të padjallëzuar port ë arsimuar për ti ardhur në mbrojtje shtresave të gjera , ndaj të cilave ishte katandisur një fushat shfarosëse. Ai i vihet sëbashku me gjithë intelektualët e tjerë, duke u përballur në vazhdimësi më ata që ia duan të keqën, që nga bankat shkollore deri kur u burgos për veprimtari të tillë, i cili dërgohet në Shabac, sikur edhe 238 intelektual të shpërndarë nëpër burgjet serbe jashtë Kosovës. Në libër sjell një dramë të vërtet të jetës së atyre viteve shkollore, ndodhitë e ndryshme nëpër kancelaritë e UDBsë, bastisjet, si forma të kërkimit të literaturës “armiqësore”, që konsideroheshin edhe punimet e tij hulumtuese sociologjike, që e përshpejtonin ndjekjen, ku edhe vetë ai paraqitet si vëzhgues i ngjarjeve dramatike që kishin katandisur Kosovën dhe hapësirën shqiptare dhe atë joserbe. Një qasje e një rëndësie të veçantë se edhe mënyra e kooperimit të njerëzve në aspektin e profilit politike, mural dhe intelektual, që ushtronte pushteti i atëhershëm ndaj atyre që nuk i shkonin sipas lalëve të tyre,posaçërisht ndaj kundërshtarëve të diferencuar, ku në këtë vazhdimësi for109


mësohet edhe frazeologjia bastarde ‘’kush nuk është me ata,është kundër shtetit’’. Poashtu në libër është ravijëzuar shtypja psikike ndaj arsimtarëve dhe të tjerëve, duke sjellë edhe shembuj largimi nga procesi arsimor, burgosja e tyre, si dhe format e tjera represive ndaj popullit në përmasat e arsimdashësve dhe kulturës së tyre, duke iu mohuar edhe e drejta e ushtrimit të profesionit, për të pasuar më vonë edhe burgosjen masive të tyre .Pra, është një formë e rrëfimit të tij, që përshkon fund e krye memorien e autorit, të ndërtuar në një tregim autobiografik që i ka shërbyer autorit si lëndë e mirë për ta ndërtuar strukturën e shkuar të librit. Pastaj, pasimin e ngjarjeve dhe varësisht nga situate dhe atmosfera e përgjithshme që kishte pllakosur dhe rënduar segmentet më të dhunshme të vendosura në vend, sidomos ato veprime perfide që drejtoheshin ndaj njerëzve në psikiken e likimudimeve, burgosjeve dhe torturimeve e ushtruar ndaj tyre si në burgjet serbe në Vrajë, Leskovc dhe deri në Shabac. Autori, pretendon të lërë përshtypjen e një rrëfimi të përshkruar pa i dhënë ngjyrime adekuate, por të posaçme, pa ekzagjerime, por nga thjeshtësia dhe modestia e autorit e bëjnë librin të lexueshëm dhe tërheqës për ato vite që memoristatika e tij përhap në një këndvështrim të gjerë shumëdimensional. Libri përshkruhet me një mendje e gjuhë të nivelit dhe studiuesit e profesorit shkencave filologjike, i cili përmes letrave, fakteve dhe ilustrimeve paraqet një qasje të re politike, sociale dhe politike të letëralizuar me analiza socialo-psikologjike për situatën dhe ngjarjet e bujshme të asaj kohe që zhvilloheshin në një shkollë, si hallka e dalë prej sistemit ideologjik dhe të formësimit të një sistemit paralele ndaj mekanizmave dhe instruksioneve brenda atij sistemi, duke shkuar në diskuinitet të unitarizmit gllabërues 110


serb, gjë që qoi në zhveshjen maskave të ndërtuara për një gjysmë shekulli të një sundimi sa dinak aq edhe pushtues i lirisë së drejtës për shkollim, punë dhe për jetë. Në ’’Letrat pa përgjigje’’, të autorit Rrahim Azemi, pasqyrohet kryekëput ndjekja dhe format e ndryshme të persekutimeve që bëheshin ndaj intelektualëve gjatë një mase të izolimit në të kaluarën e afërt e të projektuar nga hyzmeqarët dhe pushtuesit e vendit që deri në vitin’99 zgjat me përmbylljen e Luftës çlirimtare dhe bombardimeve të NATO-s. Të gjitha këto jepen në raporte me situatën në vende të ndryshme, që i kanë kaluar më parë këtë periudhë tranziconit a të tjera shumë më të zhvilluara. Libri lë vend edhe për debat, duke pjekur probleme kyçe , autori hedhë për diskutim teori dhe mënyra mbi politikën që duhet ndjekur për trajtimin e problemeve të ndryshmeve arsimore dhe sociale, të përcjell në kushte të një regjimi sa totalitar aq edhe pushtues e gllabërues dhe poshtërues. ( Zëri, Prishtinë, 2006, Iliria post)

Libër monografik për Adem Stançiqin në profilin socio psikologjik Rahim Azemi te libri “Adem Stançiqi-profili socio psikologjik”, i vihet kësaj teme në një qasje socio-filozofik të tij, duke u shprehur për mes rrëfimeve të mbledhura, si një amëz e mendimtarë e prijësve popullor të kohës së tij. Posaçërisht vihet në spikamë fatin e individit dhe kolektivitetit shumicë të një regjion të karadakut, e cila gjendej në një përballje të papritur në sundimin e mbretërisë SKS, deri te luftërat ballkanike e luftës dytë botërore dhe pas ripushtimeve, si dhe me zhvillimit në 111


përmasa evropiane dhe globale, me sistemin monist. Gjithë kjo, nuk ka si mos të reflektohet edhe reperkusione të manifestuara dhe të reflektuara edhe në njeriun tonë si ( Adem Stançiqi-profili socio psikologjik”) qytetarin shqiptar ndaj të cilëve edhe masat ndëshkuese të izolimit të cilat si në rastin e privuar të autorit të këtij libri. Në libër pasqyrohet ajo masë që bie mbi individin dhe kolktivitetin të së cilit i takon autori të periudhës së tranzicionit, që bartë mbi vete shumë probleme.Mbase kjo është arsyeja pse autori i librit “Adem Stançiqi-profili socio psikologjik”.. Pra, kjo ishte arsyeja pse sociologu Libri i tij i dytë i titulluar “Adem Stançiqi-profili socio psikologjik”, është më tepër një rrugëtim shumë i sigurt, jo emocional dhe krejtësisht i arsyeshëm, në pasqyrimin e një periudhe sa të vështirë,sa sfiduese,aq të rëndë e provokuese. Për librin e Rahim Azemit sipas këtij trajtimi monografik i figurës së Adem Stançiqit vjen në kohën kur Shqipëria Londineze po kremton 100 vjetorin e pavarësisë, libri ky që nxjerr në sipërfaqe mikrobotën intelektuale popullore si tribunë autentik të atyre viteve të sa jetoi, duke i përshkruar ato përmes fjalës, zërit, karakterit, ngjyrimeve kombëtare dhe politike, i cili si pjesëmarrës dhe vëzhgues aktiv i atyre ngjarjeve ndikoi në përmasat nacionale të kësaj pjese ballore në lindje të etnisë sonë. “Autori ka marrë mbi vete një barrë të madhe kur ka vendosur që simbolikën e këtij udhëtimi njëshekullor të shqiptarëve ta shtrijë edhe në kontekstin e ndriçimit të një personaliteti,i cili padrejtësisht është mbajtur në harresë nga shoqëria e gjerë” ka spikatur Azemi. Autori, Azemi, është edhe nip i këtij prijësi popullor, “Sfondi socio – psikologjik i krejt materies së librit ka në prapavijë një kronologji ngjarjesh e personash, të cilët futen në 112


strukturën e librit si aktorët në skenën e një teatri. Zgjerimi i figurës së Adem Stançiqit në plotësinë e librit është proporcional me zgjerimin e autoritetit dhe ndikimit të tij në fshat, në Karadakut dhe më gjerë” ka thënë ai. Autori ka arritur të argumentojë shkencërisht se asnjë figurë historike nuk vjen vetvetiu,spontanisht,por asaj i paraprijnë disa rrethana të brendshme e të jashtme.”Adem Stançiqi kishte arritur ta sfidonte krimbin e pushtetit,për dallim nga disa të tjerë që u bënë ushqim i freskët për krimbat e uritur të pushteteve e pushtuesve të ndryshëm” ka nënvizuar publicisti Emin Azemi.Adem Stançiqi dhe personazheve të tjerë të shumtë,që njëkohësisht përbënin shumësinë e forcës kundërshtuese që përditë po shtohej, dhe fuqisë refuzuese ndaj pushtuese, të dritësojë përpjekjet,përkushtimin e brezave të një kohe dhe epoke për ta përmbysur atë kohë dhe epokë të re, fatit të individit dhe të lirisë dhe kthimit në vetvete e për vete nga një tjetërsim mbytës e poshtërues. Autori librin e ka ndarë në njësi të integruara në rreth 180 faqe. Për pozitën gjeopolitike rajonale të Karadakut, studimi etnopsikologjik me një përmbledhje të dhënash statistikore e monografike, gjithëpërfshirëse. Pastaj përvijoi me sundimin serbo-bullgar, biografin e personazhit Adem Stançiqit, kryengritjet dhe luftërat rajonale, nacionale dhe ballkanike, religjioni, shpërnguljet dhe dëbimet e dhunshme nga ana e pushtuesve, etj.(Epoka e Re, 2012)

113


Publicistike historike: Fati i “Trepçës” fati i Kosovës Daut Dauti: “Lufta per Trepçen’ Prishtinë Libri i publicistit dhe studiuesit, Daut Dautit, “Lufta për ‘Trepçën’ ( sipas dokumenteve britanike), ka vënë në spikame një çështje mjaft te rëndësishme kombëtare dhe globale, e cila ka qenë dhe ende është në qendër të vëmendjes për qytetaret e Kosovës, si edhe për të tjerët. Dauti, duke e mbarështuar ketë çështje , vetëm në aspektin pronësor, social, por jo edhe atë emocional, siç pretendohej te paraqitej me parë nga shume qarqe të ndryshme, si në aspektin e nivelit nacional dhe atë ndërkombëtar. Për kundër kësaj, autori sjell fakte dhe dëshmi për një tendence te vazhdueshme te shfrytëzimit ekonomikkoloniale, duke iu shtuar këtij edhe fakti ne qasjen pronësore juridike, si dhe aspektin e gllabërimit politik koloniale, përmes dokumenteve Britanike diplomatike, ne baze te fakteve te vjela nga Publik Rekord Offic-it dhe arkivit te Foreign Offic-it ( MPJ te BM). Qëllimi i këtij studimi në ketë libër, siç ka pasur për orientim vetë autori, thotë ne parathënie te librit se, ka qene ndriçimi për here te pare i kësaj periudhe aq te përfolur dhe qe ka te beje me shfrytëzimin e minierës se “Trepçës” para, gjate dhe pas Luftës se Dyte Botërore, sidomos gjatë periudhës se investimeve britanike në këtë miniere, prej vitit 1927 e deri ne fund te kësaj lufte, si dhe kontestet gjyqësore, deri në çregjistrimin e saj ne vitin 1960. Studimi i cili paraqitet dhjete kapituj, ka për bazë një material të bollshëm dhe te shfrytëzuar maksimalisht nga autori. Përveç kësaj , autori i kushton një vëmendje te veçante edhe historikut, situatës, si dhe rrethanave ekzistuese ne te cilat u shfrytëzua, duke filluar nga kohet e lashta e deri në ditët e sotme. Njohurit dhe të dhënat, ashtu sikur që thuhet që ne titull, autori i ka 114


mbështetur mbi dokumentet britanike.“Kosova notonte mbi xehe, këtë e dinin edhe britanikeve (përmes Beogradit)”, thotë autori, por te shtuar pastaj se: ”Britaniket e shfrytëzuan ‘Trep-çën’ ne bashkëpunim me disa aksionar te tjerë, ne mesin e te cilëve kishte edhe qytetare nga Kosova, si dhe vete, Nikolla Pashiqi. Në këtë shtjellim shkencor, publicistike –historik është përfshirë edhe periudha me delikate e pushtimit nga nazistet gjermane, të cilët e shtrinë pushtimin e tyre deri aty ku shtrihej pasuria nëntokësore e ‘Trepçës’. Kështu, gjermanet me 6 prill 1941 pushtuan Beogradin, kurse sipas te cilave, dy dite me vone nga ‘Trepça’ tërhiqen britaniket, para një pushtimi te ri, duke i tërhequr apo ngrire edhe investimet e tyre. Britaniket, përpos humbjes se aksioneve, kishin edhe hallin edhe të një fakti tjetër, se: ’Trepça’, dhe investimet e tyre, po shfrytëzoheshin nga armiku i tyre. Periudhe gjithashtu interesante paraqitet edhe koha e ndërrimit te regjimit ne ish Jugosllavi, atëherë kur ndodhi ardhja e komunisteve ne pushtet pas do zgjidhjeve sa për sy e faqe, ku do te paraqitej edhe ish Mbretëria. Kjo, do te pasonte pas Luftës se Dyte Botërore, kur do te behej nacionalizimi i pronës private, pra me konkretisht me 1948, kohe kjo kur palët e konfrontuara rropaten serish te jene vendimmarrës edhe për fatin e mëtutjeshëm te minierës se arte. Sipas autorit, atëherë sikur edhe rifillojnë te ripërtërihen kontaktet diplomatike ne nivele te larta jugosllave-britanike, për ta përcaktuar pozitën dhe statusin e saj, te cilën e ndiqte edhe atë fati i Kosovës. Si rrjedhoje, sipas autorit, pasojnë lojërat taktike dhe problemet me nacionalizimin e pronës ne pronësi shoqërore. Kontesti jugosllave dhe britanik kalon nga investimet private ne ato diplomatike, pa përjashtuar edhe me tutje kontestin ne mes aksionareve te saj, siç ishte futja 115


e vete ish njeriut numër një, Nikolla Pashiqit, por edhe te disa aksionareve shqiptar nga Kosova. Pra, libri i Dautit është vlerësuar nga njohësit e saj, se është një vepër kapitale, e cila flet për te kaluarën, te tashmen, dhe qe ne një fare mënyre jep indikacione edhe për te ardhmen e këtij gjiganti ekonomik dhe te kësaj pasuri te nëntokës se Kosovës. Sepse siç, shprehet edhe vete autori, “paraqet bazën e një pavarësi (sovraniteti) ekonomik te vendit (Kosovës)”. Librit i bashkohen edhe referencat, materialet përcjellëse te hulumtuara dhe, 37 dokumente origjinale, me te rëndësishme, nxjerr nga arkivat britanike, e te cilat ne fakt hedhin drite se bashku me punën voluminoze te autorit dhe profesionalizmit te tij, për here te pare mbi këtë gjigant kosovar. Sipas se cilës edhe munde te matet vlera e një vendi, problem i se cilës ishte dhe shtrohet për zgjidhje, krahas statutit te Kosovës. Qasja e përpunimi i te dhënave profesionale, materialeve nga autori, si ekspert i çështjeve juridike, është marre si tërësi e atribuuar dhe trajtuar ne formën publicistike, dokumentare dhe historike. Fakt ky, qe e bene trajtesën shkencore me te drejtpërdrejt, si dhe mënyrën e mbarështimit dhe këndvështrimit profesional dhe shkencor te ngjarjeve, si ne kontestin historik, politik, diplomatik dhe kohor. Me këtë, qasje i jepet ‘Trepçës’ përmasat 116


reale të një kompanie globale qe do te mbetet edhe me tutje, prej vitit 1927, kur merret ne shfrytëzim nga britaniket, duke vazhduar me kjo me çregjistrimin e kësaj kompanie ne vitin 1960. Sipas dokumenteve te publikuar, me këtë rast arrihet marrëveshja jugosllave-britanike për kompensim, vit kur përmbyllet kontesti gjyqësor maratonik, me pagesën e fundit. Me këtë përfundon edhe libri dhe trajtesa për minierën e arte te Kosovës. Daut Dauti, me profesion jurist, i lindur ne Kokaj te Gjilanit, me 1960, ka pasqyruar një pjese te mire te kohës, ne librin e tij ‘Lufta për Trepçën’ (sipas dokumenteve britanike). Autori, ka dhënë një projeksion te rëndësishëm për fatin e kësaj xeherore ne një periudhe me te rende, fat ky i ndërlidhur ngushte me fatin e Kosovës, jo vetëm ne kohen për te cilën është trajtuar, por qe nga kohet me të hershme dhe për të ardhmen si një projekt i përmasave nacionale dhe globale te zhvillimit. Dashtë zoti, e do zgjidhet se shpejti! BOX:Libri është botuar në vitin 2002 nga KIEAI dhe ka 190 faqe. Kjo vepër e zhanrit të publicistikës është tregimi për Trepçën që është tërësisht i bazuar në dokumentet e arkivave britanike, shumica e tyre të nxjerra në PRO (Public Record Office) që është arkiv i Foreign Office-it britanik. Ngjarja paraqet kohën kur Trepça ishte pronë britanike dhe problemet që lindën me okupimin e Trepçës nga gjermanët e deri pas nacionalizimit të kësaj kompanie nga regjimi komunist jugosllav ku dolën edhe çështje që u zgjidhën me diplomaci, dhe më në fund, edhe me anë të gjykatave.Libri sjell jo vetëm problemet a natyrës praktike të hapjes dhe operimit të punëve në minierën e Trepçës që kanë bërë britanikët, por këtu paraqitet edhe një histori tejet interesante dhe e pa parë më herët e që ka të bëjë edhe me luftën dhe diplomacinë që është bërë në mes të Britanisë së Madhe. (Koha ditore) 117


Përcjellës i “jetës” së artit letrar akademik

dhe shkrimit

Nijazi Ramadani dhe, me këtë vepër, ky krijues ka bërë një lloj sprove për artin letrar e publicistikë. Vrojtues i mprehtë arteve: qoftë letrarë apo të arteve të tjera, ku më shumë bëjnë fjalë për romanin, poezinë e artin pamor, pikturat, e më pak i qasen artit të krijimit dhe procesit të thurjes dhe përbërjes. Kjo gjë është fare e qartë dhe evidente, për faktin se, në letrat tona është më pak e prezantuar dhe më pak vështruar nga studiuesit të fushave të ndryshme e jetës. Në anën tjetër, të paktë janë ata vështrues që i qasen kësaj “pune”, ngase është një punë më “delikate”, më e vështirë se ta vështrosh një përmbledhje me poezi apo roman. Artin letrar e pamor do një qasje krejtësisht tjetër të trajtimit. Janë disa kritere që dalin nga vetë, duke e shpërfaqur për aty me autorë artist të fjalës dhe të ngjyrës që e lërojnë tekstin letrar dhe atë pamor , janë vlerësimet e para rreth botimeve. Dhe, vështruesi do të jetë ai që të ketë njohuri për letrat, botimet, subjektin letrar apo pamor, dhe me fare pak për atë “angazhim” publik sipas vrojtimeve të lexuesit dhe autorit. Kjo bënë që ai të shtroi çështjet e një spektri të gjerë, dhe jo vetëm të prezantoj shkrim-vështrimi informativ, por ai vështrim të jetë më i përafërt mes autorit lexuesit dhe pasioneve për letrat. Sikundër kritika letrare që është produkt i mendjes së pjekur që është edhe gjinia më e vështirë e shkrimit, por edhe e realizimit të saj, po ashtu edhe vështrimet janë më të vështira dhe kërkojnë mund e njohje të gjithanshme në këtë drejtim. Kësaj here po të bëhet fjalë për krijuesin e publicistin, Nijazi 118


Ramadanin, i cili brenda një kohe të shkurtër na doli me dy libra për artin letra. Ky është njëri nga vështruesit e “jetës” publike nga një këndvështrim publicistik e letrar, dhe me të tillë publikime, edhe ka dalë shpeshherë me shkrime nëpër revistat e gazetat e përditshme shqipe, si dhe jashtë në revistën ARS të Tiranës, revistën panevropiane Haemus të Bukureshtit, Gazeta "Pelegrin" dhe "Athina". Kjo punë e tij pëlqehet edhe adhurohet nga lexuesit dhe teorikët e artit. Më parë ishin disa nga përcjellësit e kësaj “jete” të artit, por tash me një përkushtim të denjë po e bën N. Ramadani, një letrare e publicist nga Gjilani. Siç e dimë, ai herë pas herë ka botuar shkrime nëpër gazetat tona për krijimtari letrare në poezi, prozë, por edhe sot këtë gjini e përcjell për mes editimeve të herëpashershme te SHB "Rrjedha", si dhe të shtojmë edhe këtë se, ai njëherit është edhe krijues i gjinive tjera të tjera letrare. Po ashtu, Nijazi Ramadani ka botuar këndvështrimet letrar artistike “ Vrojtime artistike”, Rrjedha, 2006 Gjilan, veprën tjetër” Qasje tjetër për skenën”( recensione, kritikë, ese për teatrin dhe dramën, si dhe pritet të dalë nga shtypi me librin poetik “Imazh I ngrirë”(roman), fitues i Çmimit ishte i nderuar laurat “Art-Penda nga Klubi i Artistëve, gazetarëve dhe shkrimtarëve “Rrjedha” në Gjilan dhe, tani së fundi, laureohet me “Çmimin e parë” për kritikë letrare”Kadmus” në Athinë dhe në vendin e tretë në prozë (2006). Gjer tani ka botuar tetë vepra letrare dhe publicistike. Kohës së fundit e ka botuar librin me “Vështrime letrare”, që është një angazhim i duhur në këtë aspekt. Nijazi Ramadani ia ka hyrë punës në pasqyrimin e pjesëve letrare dhe dramatike me vështrime jo aq të gjata, por të shkurta, të cilat lexohen lehtë nga lexuesi e artdashësit në përgjithësi. Ky krijues ka bërë njëlloj sprove 119


në artin letrar, ku pas krijimtarisë letrare, kryesisht Ramadani merret me problemet e teatrit, dramës, botime ekspozitave por, nga një herë atë e shohim duke u marrë edhe me shkrime të tjera letrare, publicistike, kulturore dhe politike. Është autor i shumë shkrimeve jo vetëm letrare, por edhe i vështrimeve të ndryshme për librin, teatrin, shfaqjet skenike e të tjera. Veprimtaria e tij është e pasur me këto vepra: “Dheshkronjë Arbëri” (përmbledhje me poezi), “Jeta e Re” Prishtinë, (1995), “”Imazhe kohe”(poezi) 2008, libri me trajtesë historike dokumentare dhe politike: “Kosova dhe vetëvendosja”, Rrjedha, Gjilan, (1998), “Një qasje në teatër”, (2004), Gjilan, Libri më i ri i këtij autori është “Vrojtime artistike” (2007), të botuar nga edicionit “Rrjedha” në Gjilan edhe romanin “Imazh i ngrirë” 2012. Po këtu N. Ramadani i ka të botuar, pos disa veprave në nivel të sferave të tjera, edhe disa nga veprat letrare nga fusha të ndryshme të “jetës” e letrare skenike teatrale, si: vështrime kritike, publicistikë etj. Libri ”Vështrime letrare”, përfshin në vete një sërë shkrimesh me një këndvështrim të veçantë për librinë, krijuesitë e fushave të ndryshme dhe veprat e tyre, kryesisht për disa nga veprat e realizuara gjatë viteve të kaluara në rajon të Gjilanit dhe më gjerë. Në aspektin e analizave, recensioneve dhe eseve që i ka bërë autorit Ramadanit, janë shkrimet të cilat më herët janë të botuar në gazetat shqipe, në mënyrë të veçantë, Ramadani, i shpërfaq në shkrimin e tij të zhanrit eseistik me titull debatues e kritikë në të cilat autori i ka përmbledhur si në një tekst që e hap librin “flet” për letrar dhe studiuesi, si janë: ”Kafeneja ballkanike: e autorit studimet e Begzat Baliut, Bahtie Gërbeshi, veprat letrare të Lumnije ThaçiHalili, proza e Shqipe Kadishanit, veprat e Nuhi Ismajlit, S.Rrustemi, Avdush Canajt, Z.Fazliut, R.Azemi, 120


B.Mehmeti, etj. Autori, N. Ramadani, në shkrimet e tij, pos tekstit dramatik të shfaqjes, ka të “rrëfyer” edhe përbërësit e tekstit si Krijuest e Kosovës juglindore, pos tjerave vihen në spikamë ndër ato realizime të radhitur në një këndvështrim analizues, kritikë e eseist:. Autori disa nga preokupimet e tij thelbësore për artin, i thotë në këtë libër, përkatësisht e paraqet ashtu si është e paraqitur para publikut nga autori dhe shikimi i lexuesit artdashës. Në një mënyrë të veçantë, ai ka paraqitur ashtu si e ka përjetuar vetë letrat e botuar së fundi dhe në disa raste me një tonë kritikë dhe vlerësues por, këtë përjetim e thotë tash me një shkrim publicistik të zhanrit eseistik me titull debatues e kritikë se ”Vrojtime artistike”(2006). “Çështjet e gjuhës së shkruar dhe të folurit në veprat e botuara”, ku në këtë aspekt e këndvështrim konciz dhe përmbajtësor. Shkruan pë poetikën e Beqir Musliut, përvijon me “ Shkrimtarin e buzëqeshjeve”(Zejnullah Halilin), “Letërsia për fëmijë e Ali Huruglicës”, vjen dhjetë vjet pas vdekjes së tij, i dalë për shkrimtarin Zejnullah Halili, Shefik Shkodrën, për librin “Psherëtimë për tokën”, Hysen Kçikut, Monografia "Biblioteka, një kënd i dashur-19992005", i autorit Shefki Osmani, librin “Gjaku i pragjeve” i autorit Tefik Selim. Ramadani merret edhe me librin tjeter me fabula të mbledhura në trevën juglindore të Kosovës në malësinë e Karadaket e të rrethit të Gjilanit, të paraqitura në përmbledhjen “Fjalë e porosi të mençura”, dhe “Përjetime kujtime” dhe “Epika popullore në vargje e 121


Gjilanit”, të autorit mr. Misin Misini. Po, ashtu prezenton edhe vepren letrare të Tefik Zymberit "Dielli nuk vritet", si një përmbledhje me poezi, prozë dhe publicistikë të zgjedhur dhe të përmbledhur nga bashkëveprimtaret e tij, libri me krijime letrare “Si dy fluturat” të autores Gresa Murati.Vargjet poetike “ Është vetëm një ëndërr”, Lulzana Pajazitit, dhe kjo është nevojë kohe e mbarshtimit nga një debati me lexesin, në çështjet e gjuhës letrare dhe artistike, edhe një “grimë” kritikë për librin si dhe për komunikimin me lexesin dhe trininë autor-botues-lexues. Kjo ia vlen për një qasje të vërtetë të kësaj natyre në ndërtimin e një strukture letrare e krijuese të suksesshme në jetën tonë të përditshme artistike. Pos tjerave, në libër të autorit vihen në spikamë ato realizime të radhitura në një këndvështrim analizues- kritikë e eseistikë: ku bie edhe libri i publicistit dhe studiuesit, Daut Dautit, “Lufta për ‘Trepçën’ ( sipas dokumenteve britanike), vlen ta përmendin me këtë rast , frymëzimi i autorit dhe motivi, janë si pjesë më e thjeshtë e fillimit të bërjes së subjektit të një vepre arti, që artistit i shërben si organizuese e saj, ku një nisëm që përshkon ndjenjat, emocionet, duke filluar mbi bazat e krijimit, mënyrën dhe format e krijimit që është një thyerje meditative kohe, apo një lexim racional i veprës. Këto trajtesa që janë në mes të përbërësve të tyre bëjnë shpalosjen e artit letrar dhe artistik. Kështu, disa nga temat që dalin nga ky libër që ndahet në 23 njësi të integruara në mes veti në katër kapituj(poezi, prozë, dramë dhe studime shkencore, faqe 114. Naile Demiri, (master për leterësi)

122


Në vend të pasthënies: NIJAZI RAMADANI, POET, PROZATOR, STUDIUES KOSOVE Retrospektiva e bukur.... 'Nje evidentim me vlere!" Me Nijazi Ramadanin njihem para do kohësh, madje, duke më tërhequr pasuria e tij krijuese në organin tonë letrar, qysh para 8 vjetesh, e kemi evidentuar, duke i botuar një cikel poezish të tij, i cili u prit mjaft mirë nga lexuesit e Pegasit , organ letrar , i cili doli për herë të parë në vitin 2002, në majin e Luleve të Verës dhe u prezantua në mjediset e Hotel "Dhembel" Permet në një veprimtari kombëtare në nderim të Poetit tonë Kombëtar, Naim Frasherit, ku Lidhja jonë për herë të parë dhe të fundit bashkëveproi me ish Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë , të kryesuar aso kohe nga z. Limos Dizdari. Në këtë veprimtari të madhe morën pjesë shumë poetë, shkrimtarë të njohur, studiues të asaj kohe . Vlen të përmendën: Poeti Moikom Zeqo, i cili ka mbetur gjithmonë mik dhe dashamirës i Pegasit, Prof. Nasho Jorgaqi, shkrimtari i njohur Dhimiter Xhuvani, shkrimtari Pjeter Arbnori, poeti Xhevahir Spahiu e shumë të tjerë... Pegasi, në këtë veprimtari tregoi forcat e veta dhe se i përkiste të ardhmës, pasi ishte një lidhje vizionare dhe me synime të përcaktuara qartë. e ardhmja e tregoi forcën e Pegasit dhe, madje arriti sa një "revistë " në Greqi iu vendos emri i tij, kur Pegasi ka qenë ligjëruar që në vitin që në vitin 1998, por ideatorët dhe krijuesi i tij e ka filluar këtë veprimtari shumë kohë më parë...Është ndër për në që një revistë ka huazuar emrin tonë. ishte koha kur Pegasi 123


sulmohej duke e motivuar si një "krijim i jashtëm, me ndikim të jashtëm dhe madje, u botua edhe një shkrim në një revistë e quajtur "Koha ", të cilën e ruaj sepse do të me duhet që të balalfaqohem pas një dekadë me botuesin e saj që tashme e kam dhe mik në facebook... Iluzione për Pegasin krijuan edhe disa anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Shkrimtarëve të Kosovës, të cilët anatemuan ndaj Pegasit Albania dhe Pegasit Kosova, i cili u krijua vitin e kaluar me 15 prill . E përmenda këtë, pasi edhe në këtë veprimtari, më kujtohet mirë, është recituar një poezi e Nijaziut, kur Prof. Zymer Neziri, një studiues i talentuar i Institutit Albanologjik të Prishtinës e mori në dorë numrin e Pegasit, ku kishte shkrime edhe të studiuesit, Dr. Ibrahim Rugova dhe poezi të Nijazi Ramadanit buzëqeshi dhe me tha : 'Nje evidentim me vlere!".U dha rasti që më 28 nëntor 2011 në veprimtarinë madhore "POETET E KOMBIT APELOJNE" në Prishtinë, në kinemanë "A,B,C" Nijazi Ramadani e festoi bashkë me ne poetët Përvjetorin e Pavarësisë së Kombit dhe me një qetësi të admirueshme më dhuroi librin e tij poetik dhe prej këtij libri recitoi ndjeshem edhe një peozi.Pasi u ktheva në Gjirokasterë lexova vëllimin poetik të Nijazi Ramadanit dhe të them të drejtën më përshtypëzoi. Ne tashmë, do të vijojmë të paraqesim dhe të kemi në gjirin tonë "ajken" e letërsisë, artit dhe kulturës sonë kombëtare, do t'i evidentojmë ata dhe do të impulsojmë talentët të këtij Kombi... sikur është Nijazi Ramadanit. (Kristaq F. Shabani)

124


PËRMBAJTJA 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7.

VËSHTRIME PËR POEZI 1..Poezi:Veprat - L.Thaçit-Karadakut................... 7 "Me Sytë e ëndjes" Linditë Ramushi………… 11 2. "Përtej harrimit"(poezi), M.Mehmeti...............13 3. "Modernizmi dhe univerzalitet.",A. Canaj ….16 4. "Copëzime kohore..." S.Rrustemi ............. …20 5. Shkrimtar i buzëqeshjeve, Z.Halili ……. ….26

8. VËSHTRIME PËR PROZË 9. 6. "Kalorësi i Karadakut", I. Kadriu .............. ….29 10. 7. Një ëndërr e këputur, Z. Halili.........................32 11. 8.Shpalosje psikologjike .., B.M..........................33 12. 9. "Dashuri pakufijë", Sh.Kadishani.....................39 13. 10. Qiriu në erë, roman Osman B.Ilinca ............. 52 14. VËSHTRIME PËR DRAMË 15. 10. Dy drama të R. Mehmetit. ……………….....55 16. 11.Miti dhe realiteti- dr.B.Baliu.. ……….……. 59 17. BOTIME SHKENCORE - PUBLICISTIKË 18. 12. Katër vepra të Nuhi Ismajlit...........................61 19. 13. Rishkrimi i ri i albanologjisë, B.Baliu .......... 77 20. 14.“Epika Popullore, ” M. Misinit...................... 78 21. 15. "Fillimet e barazisë gjinore", B.Gërbeshi…..83 22. 16."Elena Gjika- vepra", dr.B.Gërbeshi ….........87 23. 17. Kompleti i veprave të K.Halimit ............ …..98 24. 18.Monografia "Hasan Alia..."R.Asllani ...........102 25. 19. "Reflektime dhe realitete", I. Zeka...............105 26. 20.Dramë e izolimit-A. Stançiqi R.Azemi...… 106 27. 21 „Lufta për Trepçen D.Dauti......................... 112 28. 22. Pasthënie Naile Demiri.&K. Shabani...........117

125


NIJAZI RAMADANI VËSHTRIME LETRARE SHB “RRJEDHA” Përgatitja artistike dhe kompjuterike: Gramoz Kokaj Katalogimi në botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

821.18.09(046) 821.18-92(046) Ramadani, Nijazi Vështrime letrare / Nijazi Ramadani. - Gjilan : Rrjedha, 2012. - 110 f. ; 21 cm. ISBN 978-9951-453-11-0

126


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.