FALLSIFIKIMI SHKAKTON KRIM!
BLEJ ORIGJINALIN. Sepse produktet e fallsifikuara kanë kosto.
Kur ju bleni një produkt të fallsifikuar ose një muzikë, film apo program të piratuar, me paratë e juaja po financoni krimin e organizuar nëpër botë, po ndihmoni krijimin e një alternative me rrezik të ultë dhe fitim të lartë për trafikun e drogës dhe bizenseve të tjera ilegale. Kusarët janë kriminelë që ju kushtojnë juve dhe komunitetit tuaj para, siguri dhe mburojë.
FALLSIFIKIMI KUSHTON ME SHTRENJTE
Mësoni më shumë në adresën www.IBUYREAL.ORG
Mësoni më shumë në adresën www.IBUYREAL.ORG
Mësoni më shumë në adresën www.IBUYREAL.ORG
FALLSIFIKIMI DEMTON KOMPJUTERAT!
FALLSIFIKIMI DEMTON KRIJIMTARINE!
FALLSIFIKIMI KUSHTON JETE!
Të blesh programet kompjuterike për gjysëm çmimi apo madje edhe falas, shëmbëllen si një ëndërr e bukur për të qënë e vërtetë. Faktikisht është e tillë. CD dhe programe kompjuterike të fallsifikuara dhe piratuara dëmtojnë kompjuterin, korruptojnë njësinë operative dhe shkatërrojnë komplet materialet dhe fotografitë e juaja. Programet e fallsifikuara kushtojnë më shumë.
Shkelja e autorësisë krijon një klimë penguese për inovacionin e ndërmarrjeve dhe ndal stimulimin e aktivitetit ekonomik. Shkelja e autorësisë dhe pirateria pengojnë të drejtat ekonomike që përfiton krijuesi i një vepre arti apo letrare. Krijuesit dëmtohen nga mosnjohja e të drejave të kopjimit, interpretimit, transmetimit etj duke u shkelur krijimtaria dhe investimi i tyre. Shkelja e autorësisë dhe pirateria nënkupton dëm moral. Mosnjohja e të drejtës së autorësisë, duke përdorur apo modifikuar pa leje krijimtarinë, shkakton cënim të integritetit!
Ilaçe, disqe frenash, madje edhe lojërat e fallsifikuara të fëmijëve kanë koston më të lartë për njeriun – jetën tuaj ose jetën e personit tuaj të dashur. Verisonet e fallsifikuara të këtyre produkteve dhe shumë të tjera, shkaktojnë risqe për shëndetin, sigurinë dhe madje edhe jetën tuaj.
Qeveritë dhe agjencitë ligjvënëse punojnë gjithandej nëpër botë për të ndaluar fallsifikatorët nga prodhimet dhe shitjet e produkteve të fallsifikuara dhe piratuara. Është në dorën tuaj për t’i ndaluar ato. Bleni origjinalin. Sepse produktet e fallsifikuara kanë kosto.
BLEJ ORIGJINALIN. Sepse produktet e fallsifikuara kanë kosto.
Mësoni më shumë në adresën www.IBUYREAL.ORG