Perimtaria praktike

Page 1

PROJEKTI FAO - GCP/ALB/005/ITA Mbështetja e Prodhimit Bujqësor në Shqipëri

PERIMTARIA PRAKTIKE PËR KUSHTET E FUSHËS DHE TË MJEDISEVE TË MBROJTURA

Manual për Ekstensionistët dhe Kultivuesit

Tiranë, 2007


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

PERIMTARIA PRAKTIKE PËR KUSHTET E FUSHËS DHE TË MJEDISEVE TË MBROJTURA Manual për Ekstensionistët dhe Kultivuesit

Dr. Fatmir VOCI

Prof. Dr. Tokli THOMAI

Dr. Avni SALCENI

Tiranë, 2007

1


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura The designations employed and the presentation of material in this information product do not imply the expression of any opinion whatsoever on the part of the Food and Agriculture Organization of the United Nations concerning the legal or development status of any coyntry, territory, city or area or of its authorities, or concerning the delimitation of its frontiers or boundaries.

Përshkrimet e kryera dhe prezantimet e bëra në këtë produkt informativ, nuk nënkuptojnë shprehjen e ndonjë opinioni, cilido qoftë ai, nga ana e Organizatës për Bujqësi dhe Ushqim të Kombeve të Bashkuara për sa i përket statusit ligjor apo statusit të zhvillimit të ndonjë vendi, territori, qyteti apo zone, apo të kompetencës së saj apo përsa i përket heqjes së kufijve të saj.

This manual is produced in the framework of the FAO Project GCP/ALB/005/ITA “Agricultural Production Support in Albania”, financed by the Italian Government and supported by the Albanian Ministry of Agriculture, Food and Consumers Protection. All rights reserved. Reproduction and dissemination of material in this information product for educational or other non-commercial purposes are authorized without any prior written permission from the copyright holders provided the source is fully acknowledged. Reproduction of material in this information product for resale or other commercial purposes is prohibited without written permission of the copyright holders. Applications for such permission should be addressed to the Chief, Electronic Publishing Policy and Support Branch, Communication Division, FAO, Viale delle Terme di Caracalla, 00153 Rome, Italy or by e-mail to copyright@fao.org Ky manual është realizuar në kuadër të projektit të FAO GCP/ALB/005/ITA “Mbështetje e Prodhimit Bujqësor në Shqipëri”, financuar nga qeveria Italiane dhe mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit e Shqipërisë. Të drejtat janë të rezervuara. Ndalohet riprodhimi dhe shpërndarja e materialeve të publikuara në këtë botim, pa lejen paraprake me shkrim të personave që kanë të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi i materialeve në këtë botim për rishitje apo qëllime komerciale pa lejen paraprake të personave që gëzojnë të drejtën e autorit. Kërkesat për leje të tilla duhet të adresohen te Chief, Electronic Publishing Policy and Support Branch, Communication Division, FAO, Viale delle Terme di Caracalla, 00153 Rome, Italy ose në adresën e mëposhtme të e-mail copyright@fao.org

2


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

PARATHENIE Vëndi yne ka kushte klimaterike dhe tokësore shumë të përshtatshme për kultivimin e perimeve. Gjithashtu ndërtimi dhe shfrytëzimi me sukses i mjediseve të mbrojtura për kultivimin e perimeve pothuajse kudo në vëndin tonë, e bën fushën e perimtarisë mjaft interesante dhe të dobishme në ekonominë bujqësore. Kultivimi i shumëllojshmërisë së bimëve perimore në kushtet e fushës dhe në mjediset e mbrojtura, tashmë është bërë një traditë dhe gradualisht ka filluar të bëhet një përvojë e vyer. Madje disa kultivues i janë përkushtuar totalisht kësaj fushë dhe po bëjnë investime për ta çuar me tej atë. Veçanërisht zona e Ultësirës Bregdetare e vëndit afron mundësi të mëdha në këtë drejtim. Në kuadrin e rritjes së efektivitetit të investimeve të kryera në fushën e perimtarisë, në ndërtimin e mjediseve të mbrojtura, perimerritesit po fusin gjithnjë e më tepër teknika dhe teknologji të reja në ndërtimin dhe shfrytëzimin e këtyre mjediseve. Njohja dhe shfrytëzimi i tyre kërkon mbështetjen e mendimit shkencor bashkohor dhe arritjeve të reja në këtë fushë. Megjithëse, nga studiues të ndryshëm janë bërë përpjekje për të paraqitur rezultate të sdudimeve, përgjithësime të arritjeve në fushën e kultivimit të perimeve, manuali që po bëhet present për ekstensionistët e fushës së bujqësisë, specialistëve dhe kultivuesve të perimeve, lexuesve dhe kujdo tjetër i interesuar, do të jetë një hap tjetër i dobishëm në fushën e botimeve për këtë fushë. Pas leximit të këtij materiali, lexuesi do t’a gjejë veten në një pozicion më të ri në drejtim të përvetsimit të njohurive më të reja në drejtim të kultivimit të llojeve më kryesore të perimeve si në kushtet e fushës së hapur, ashtu edhe në kushtet e mjediseve të mbrojtura në si serra, shtretër dhe mjeteve të tjera të ngrohta. Ndërmjet të tjerash, autori i është përkushtuar një kapitulli mjaft të rëndësishëm, atij të ndërtimit dhe të shfrytëzimit të mjediseve të mbrojtura. Në këtë kapitull autori jep informazione dhe të dhëna teknike mjaft të dobishme për lexuesit, gjë që domosdo do të ndikojnë në rritjen e njohurive të lexuesve dhe përmirsimin e punës së tyre në të ardhëmen. Kjo për arësye se mjediset e mbrojtura janë sa komplekse aq dhe delikate. Ato duan njohje të thella e të plota, përshtatje me kushtet konkrete dhe kërkesat biologjike të bimëve që kultivohen në to, etj. Kjo ka bërë që materiali i prezantuar të jetë një paraqitje e përmbledhur e njohurive dhe arritjeve më të mira në fushën e ndërtimit, kultivimit dhe shfrytëzimit të mjediseve të mbrojtura. Materiali që ju tashmë keni në dorë, është frut i një përpjekje dhe punës përmbledhëse kërkimore dhe shkencore shumvjeçare të bërë qoftë në tërren por edhe në punën e tij kualifikuese, të bazuara në studime të mirfillta në këtë fushë, si në Shqipëri ashtu dhe në vëndet e tjera, si dhe i eksperiences së gjatë personale të autorit në këtë drejtim. Gjatë leximit, lexuesi do të vërejë se në këtë material nuk janë bërë përshkrime shumë të hollësishme të çështjeve, gjë që në disa raste për lexuesit mund të bëhet i lodhshëm. Në

3


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

këtë material janë dhënë informacione të përmbledhura, konçize dhe e bazuar kryesisht në parimet dhe kriteret teknike që duhen patur parasysh gjatë kultivimit të perimeve, jo vetëm në kushtet e fushës së hapur por edhe të mjediseve të mbrojtura. Ndaj mendojmë se të dhënat e këtij publikimi do të jenë një material mjaft i dobishëm për tu shfrytëzuar në punën e mëtejshme në lidhje me fushën e perimtarisë për momentin dhe përspektivën. Materialet e këtij botimi mund të shfrytëzohen padyshim me efektivitet nga ekstensionistët, specialistët e bujqësisë. fermerët, studentët, ndërtuesit dhe shfrytëzuesit e mjediseve të mbrojtura, etj, të cilat do të gjejnë këtu një pjesë të mirë të të dhënave që i’u nevojiten. Prof. Ass. Dr. Zef Gjeta

4


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

HYRJE Statistikat e fundit të prodhimit të perimeve, tregojnë se në një vit në vëndin tonë mbillen mesatarisht rreth 29 mijë ha tokë me perime të njoma, 7 mijë ha me perime të thata dhe 14 mijë ha bostanore. Në strukturën e perimeve të njoma vëndin kryesor (rreth 30 % të sipërfaqes) e zën domatja duke dhënë rreth 41 % të prodhimit të përgjithshëm të perimeve të njoma. Pastaj vjen speci me 3000 ha, preshi me 2000 ha e me radhë. Ne perimet e thata qepa zën 70 % të sipërfaqes dhe tek bostanoret mbi 80 % të sipërfaqes e zë kultura e shalqinit duke dhënë 90 % të prodhimit të bostanoreve. Sasia mesatare vjetore e prodhimit të perimeve është rreth 700 mijë ton. Bazuar në kushtet klimaterike dhe tokësore mjaft të përshtatshme që paraqet vëndi ynë, perimet kanë gjetur një përhapje të gjërë dhe kultivohet në sipërfaqe të konsiderueshme, kjo sepse ato mund të kultivohen gjërësisht si në kushtet e fushës së hapur, ashtu dhe në ambjente të mbrojtura. Kultivimi i perimeve ka filluar të bëhet një përvojë e vyer, madje disa fermerë i janë përkushtuar tërësisht këtyre bimëve dhe po realizojnë investime për të rritur nivelin e investimeve dhe efektivitetin e perimeve. Veçanërisht zona e Ultësirës Bregdetare të vëndit, afron mundësi të mëdha në këtë drejtim. Për të arritur efektivitetin e investimeve të kryera, kultivuesit e perimeve po aplikojnë gjithnjë e më tepër teknika dhe teknologji të reja në drejtim të kultivimit të këtyre bimëve. Njohja e teknologjive të reja dhe aplikimi i tyre në kultivim, kërkon mbështetjen e mendimit shkencor bashkohor dhe të arritjeve më të reja në këtë fushë. Janë pikërisht këto informacione të cilat krahas atyre klasike, krijojnë mundësinë për të afruar ndaj lexuesit (fermerëve dhe specialistëve) sa më shumë njohuri shkencore të gërshetuara me aspektet praktike e bashkohore. I parë në këtë kuadër, manuali i paraqitur, rezulton të jetë një përpjekje dinjitoze, ku përmblidhet një eksperience shumvjeçare e praktikave të kultivimit të perimeve. Ky libër do të jetë një ndihmësë jo vetëm për kultivuesit e thjeshtë të këtyre bimëve, por edhe për specialistët e tjerë të fushës prodhuese dhe atë kërkimore. Nga ana tjetër ky material do t’ju vijë në ndihmë studentëve si material plotësues me vlera. Nëse vërehet me vëmendje, kuptohet lehtë se për hartimin e këtij libri, është dashur një punë e gjatë dhe me një përkushtim. Gjithashtu, informacionet e marra nga litëratura bashkohore dhe eksperiencat më të spikatura në këtë fushë, kanë kompletuar më së miri në përmbajtjen e këtij libri. Në këtë material, janë arritur të pasqyrohen edhe të dhëna rreth rëndësisë dhe vlerave ushqimore që kanë këto bimë, historikut të ardhjes së këtyre bimëve në Europë dhe në vëndin tonë, etj. Po ashtu të dhëna më të kompletuara rreth klasifikimit botanik të specieve dhe nënspecieve të ndryshme në vëndin tonë, i japin akoma më shumë rëndësi këtij materiali.

5


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Një trajtim i tillë e bën materialin më të lehtë në kuptimin e detajeve të përshkruara, si dhe jep bazat për çdo lexues që ka në plan për t’u marrë me perimet. Duke u bazuar në disa rregulla të përgjithshme, informacioni kalon gradualisht në një konceptim më të saktë dhe rezultati është se çdo kapitull i këtij libri bëhet akoma më i kuptueshëm dhe njohuritë transferohen me lehtësi dhe nguliten në mënyrë të natyrshme dhe të qëndrueshme. Megjithëse në fushën e teknologjisë së prodhimit për perimet eksiston një informacion i gjërë i cili vjen si rezultat i kushteve të ndryshme klimateriko-toksore, eksperiencave, traditave, zakoneve, apo i gamës së gjërë të llojeve të përhapura, në këtë material lexuesi do të gjejë një informacion të plotë teoriko-Praktike jo vetëm në të dhënat e përgjithshme për bimët perimore, por edhe në veçoritë specifike të kultivimit të tyre në kushtet e fushës së hapur dhe atyre të mbrojtura. Një trajtim të hollsishëm i është kushtuar kultivimit të bimëve perimore në mjedise të mbrojtura siç janë serrat (me ngrohje diellore apo teknike) e deri tek format më të thjeshta si: shtretër të nxehtë apo ½ të nxehtë, tunele të ulëta dhe të përkohshme plastike, gropat mbrojtëse, kapuçet, etj. Në vazhdim është ndalur në punën që i duhet kushtuar vjeljes së prodhimit, përgatitjes dhe përpunimit të tij sipas kërkesave dhe normave të BE, transportit, ruajtjes së tij, etj. Një kapitull i veçantë në fushën e kultivimit të kësaj bime, i është kushtuar luftës kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve. Në këtë kapitull jepen të dhënat praktike mbi njohjen dhe kuptimin e simptomave dhe mënyra e luftimit të tyre. Prodhimi i perimeve në mjediset e mbrojtura zë një vënd të rëndësishëm. Në strukturën e mbjelljeve në serra, vëndin kryesor e zën domatja në rreth 55-65 % të sipërfaqes. Sipërfaqe të konsiderueshme mbillen me kastraveçin, ndërsa speci, pjepri, e të tjera, akoma nuk kanë gjetur sipërfaqen e duhur. Nga mbjelljet e dyta veç domateve dhe kastraveçit, një vënd të rëndësishëm zën spinaqi, sallata, lakra, barbunja, rilkat, etj. Kalimi i sistemeve ekonomike, nga ekonomia e përqëndruar në atë të tregut të lirë, u shoqërua me ndryshime nga gjigandomania me probleme të shumta, në ekonomi më sipërfaqe të vogla tokë dhe serrë, të cilat kërkojnë zgjidhje e mundësi të reja. Kultivimi i perimeve në serra, shtretër dhe mjete të thjeshta të kultivimit, ka një rëndësi të madhe ekonomike, sepse në radhë të parë bëhet e mundur dalja e hershme e prodhimeve perimore, e krijohen kushte për rritjen e të ardhurave për njësi të sipërfaqes. Prodhimet e prodhuara në këto mjedise, ndikojnë në zgjatjen e periudhës së konsumimit, ndërkohë që vetëm me prodhimet në kushtet e fushës së hapur, nuk është e mundur. Kushtet klimatike dhe tokësore të vëndit tonë janë mjaft të përshtatshme për prodhimin e perimeve në mjedise të mbrojtura. Avantazhet si: ditët e pakta me re, rezatimi intensiv diellor gjatë muajve të dimërit dhe të pranverës, burime relativisht të mjaftueshme për ngrohjen e tyre, etj, janë avantazhe të rëndësishme për ta vënë në baza me shkencore zhvillimin e kësaj dege në vëndin tonë. Me gjithë dëshirën e mirë për ta realizuar sa më parë këtë material, kjo nuk ka qënë një punë e lehtë. Kjo ka qënë e lidhur ngushtë jo vetëm për faktin se për këto bimë ekziston një informacion shumë i gjërë, por ajo që është me rëndësishme, ishte dëshira që ky

6


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

informacion të organizohej dhe paraqitej në atë mënyrë, që të dhënat e këtij materiali të ishin sa më të përdorshme jo vetëm për specialistët e prodhimit apo të kërkimit, studentët, etj, por edhe për fermerët e thjeshtë të cilët kërkojnë të marrin një informacion sa më gjërë sidomos në lidhje me kultivimin e këtyre bimëve. Duke u konceptuar si i tillë, gjatë shkrimit është bërë përpjekje që materiali të renditët në mënyrë sa më kronologjike. Në të njëjtën kohë edhe gjuha e përdorur nuk është shumë akadëmike, por e thjeshtë, me qëllim që të lehtësojë të kuptuarit e tij nga masa e gjerë e lexuesve. Duke synuar që në këtë botim të jepet një informacion sa më i përmbledhur dhe i thjeshtë, mundet që në aspekte të veçanta të traitimit të çështjeve, të mos ketë arritur qëllimin e duhur. Ndaj janë të lutur të gjithë lexuesit e këtij libri, nëse kanë vërejtje, sygjerime apo propozime me qëllim përmirësimin e strukturës dhe të informacioneve në aspekte të veçanta, mund të na i paraqesin ato, me qëllim që në rast të një ribotimi ky material të përmirsohet. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, ju uroj që gjatë leximit të gjeni një informacion sa më të dobishëm në drejtim të kësaj fushë. Autori

7


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura PËRMBAJTJA

1. 2. 2.1. 2.2. 2.3.

Parathënje ............................................................................................................................... 3 Hyrje ....................................................................................................................................... 5 Përmbajtja ................................................................................................................................. 8 Vlerat ushqimore dhe kurative të perimeve ............................................................. 15 Dr. Fatmir VOCI Klasifikimi i perimeve ..................................................................................................... 19 Dr. Fatmir VOCI Klasifikimi botanik ............................................................................................................. 19 Klasifikimi sipas qëndrueshmërisë ndaj ftohtit .............................................................. 20 Klasifikimi sipas pjesës trupore që konsumohet ........................................................... 20

3.

Kërkesat ndaj faktorëve të mjedisit ........................................................................... 23 Dr. Fatmir VOCI 3.1. Kërkesat për temperaturë .................................................................................................. 22 3.1.1. Kërkesat ndaj temperaturës gjatë procesit të mbirjes së farës ..................................... 24 3.1.2. Kërkesat për temperaturë nga mbirja e farës deri në daljen në fushë ........................ 25 3.1.3. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave të ulëta ................................................................ 27 3.1.4 Reagimi i bimëve ndaj temperaturave të larta ................................................................ 28 3.2 Kërkesat për dritën ............................................................................................................. 29 3.3. Kërkesat për gazin karbonik ............................................................................................. 31 3.4 Kërkesat ndaj tokës ............................................................................................................ 32 3.4.1. Kërkesat ndaj cilësive fizike dhe agronomike të tokës .................................................. 32 3.4.2. Kërkesat ndaj reaksionit të solucionit tokësor ............................................................... 34 3.4.3. Kërkesat ndaj nivelit të kripëzimit ................................................................................... 34 3.4.4. Kërkesat ndaj parabimës ................................................................................................... 35 3.5. Kërkesat për elementët ushqimor dhe roli fiziologjik i tyre ........................................ 36 3.5.1. Makroelementët .................................................................................................................. 37 3.5.2. Roli i mikroelementëve Te bimët perimore .................................................................... 41 3.6. Kërkesat për ujë .................................................................................................................. 48 3.6.1. Kërkesat për ujë gjatë përgatitjes së fidanit .................................................................... 48 3.6.2. Kërkesat për ujë gjatë kultivimit ...................................................................................... 49 3.6.3. Faktorët që ndikojnë në përvetsimin e ujit nga bimët .................................................. 50 3.6.4. Bilanci ujor ndërmjet bimëve të perimeve dhe tokës ................................................... 52 3.6.4.1. Llojet e vyshkjeve të gjetheve ............................................................................................ 53 3.6.4.2. Format e ujit në tokë dhe niveli i përvetësimit nga perimet ........................................ 53 4. 4.1. 4.2. 4.3. 4.4. 4.4.1. 4.5. 4.5.1.

8

Mjediset e mbrojtura ...................................................................................................... 57 Dr. Fatmir VOCI Kriteret teknike për ndërtimin e mjediseve të mbrojtura ............................................. 59 Procedurat që duhet të ndiqen gjatë projektimit ........................................................... 61 Kërkesat me themelore për ndërtimin e mjediseve të mbrojtura ................................ 64 Klasifikimi i mjediseve të mbrojtura dhe përshkrimi i tyre .......................................... 65 Mjetet e thjeshta të kultivimit ........................................................................................... 65 Klasifikimi i serrave ............................................................................................................ 69 Klasifikimi sipas pamjes së jashtme ................................................................................. 69


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura 4.5.2. Klasifikimi sipas madhësisë ............................................................................................... 70 4.6. Tipet e serave më të përhapura në vëndin tonë ........................................................ 71 4.6.1. Komponentët e ndërtimit të serrave ........................................................................... 71 4.6.2. Ndikimi i madhësisë së kurbaturës në regjimin termik të serrës ............................ 73 4.7. Etapat kryesore të ndërtimit të serrave ........................................................................ 74 4.7.1. Nivelimi sipërfaqsor ....................................................................................................... 74 4.7.2. Drenazhimi i përhershëm .............................................................................................. 74 4.7.3. Ndërtimi i themeleve ...................................................................................................... 76 4.7.3. Konstruksionet e serrave ............................................................................................... 77 4.7.4. Llogaritja e ngarkesave të konstruksioneve ................................................................. 78 4.8. Materialet mbuluese ....................................................................................................... 82 4.9. Tipet më kryesore të serrave në vëndin tonë ............................................................. 89 4.9.1. Serat me konstruksione druri dhe mbulesa plastike ................................................. 89 4.9.2. Serat me konstruksione shtylla betoni dhe harqe metalike ...................................... 92 4.9.3. Serat vetëm me konstruksione hekuri ......................................................................... 94 4.9.4. Serat me konstruksione ferrozingate dhe mbulesa polietileni e vetrorezinë ........ 96 4.9.5. Sera me konstruksione metalike dhe me mbulesa xhami ........................................ 101 4.10. Klimatizimi i mjediseve të mbrojtura ........................................................................ 104 4.10.1. Ndriçimi dhe sigurimi i tij në përputhje me kërkesat e bimëve në serra ............. 105 4.10.2. Kontrolli dhe menaxhimi i temperaturave në mjediset e mbrojtura .................... 112 4.10.2.1 Ngrohja diellore ........................................................................................................... 113 4.10.2.2 Ngrohja biologjike ....................................................................................................... 115 4.10.2.3 Ngrohja artificiale ose teknike .................................................................................... 117 4.10.2.3.1. Ngrohja me kanale të nxehtë ...................................................................................... 117 4.10.2.3.2. Ngrohja me avull .......................................................................................................... 118 4.10.2.3.3. Ngrohja me energji elektrike ...................................................................................... 119 4.10.2.3.4. Ngrohja me ajër të ngrohtë ........................................................................................ 119 4.10.2.3.4. Ngrohja me ujë të ngrohtë .......................................................................................... 121 4.10.2.4. Përllogarirtja e nevojave për nxehtësi ....................................................................... 121 4.10.2.4.1. Përcaktimi i nevojave të nxehtësisë për kushtet e një mjedisi të mbrojtur .......... 123 4.10.2.4.2. Përcaktimi i lëndës djegëse dhe sasisë së impianteve ngrohëse ............................. 125 4.10.2.4.3. Përcaktimi i sasisë së lëndës djegëse për të gjithë ciklin e prodhimit ................... 130 4.10.2.5. Ngrohja e serrës me tubo plastike të mbushura me ujë ......................................... 132 4.10.2.6. Ngrohja me ujra termale ............................................................................................. 134 4.10.3. Vendilimi dhe paisjet e vendilimit të mjediseve të mbrojtura ............................... 136 4.10.3.1. Sistemi i ajrimit automatik .......................................................................................... 136 4.10.3.2. Sistemi i ajrimit mekanik ............................................................................................ 138 4.11. Ujitja paisjet dhe menaxhimi i ujitjes në mjediset e mbrojtura ............................. 139 4.11.1. Përllogaritja e nevojave të bimëve për ujë ................................................................ 140 4.11.2. Sistemet e ujitjeve në mjedise të mbrojtura ............................................................. 142 4.11.3. Roli i CO2 dhe përdorimi i tij në serra ...................................................................... 146 4.11.4. Kriteret teknike të plehërimit të bimëve që kultivohen në serra .......................... 147 4.11.4.1. Nevojat e bimëve për elementë ushqimore .............................................................. 149 4.11.4.2. Mmënyrat e shpërndarjes së plehërave ..................................................................... 150 4.12. Dezinfektimi i mjediseve të mbrojtura ..................................................................... 153 4.13. Shfrytëzimi i mjediseve të mbrojtura ........................................................................ 156

9


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura Pjesa e veçantë - Kultivimi 5.

Teknika të kultivimit të disa perimeve më të përhapura në vëndin tonë ..... 159 Dr. Fatmir VOCI 5.1. Domatja ........................................................................................................................ 159 5.1.1. Kërkesat për klimën, tokën dhe parabimën ............................................................ 160 5.1.2 Përgaditja e tokës për mbjellje dhe plehërimi bazë ............................................... 160 5.1.3 Struktura varietore e rekomanduar .......................................................................... 161 5.1.4 Kultivimi në fushë dhe serra ..................................................................................... 161 5.1.5 Shërbimet gjatë kultivimit .......................................................................................... 163 5.1.6. Disa rekomandime për kultivimin në serra ............................................................. 164 5.2. Speci .............................................................................................................................. 173 5.2.1 Kërkesat ndaj faktorëve të mjedisit .......................................................................... 174 5.2.2. Kultivimi ...................................................................................................................... 175 5.2.2.1. Kultivimi në kushtet e fushës së hapur ................................................................... 175 5.2.2.2. Kultivimi në kushtet e mjediseve të mbrojtura ...................................................... 180 5.2.2.2.1. Kultivimi në serra diellore ........................................................................................ 180 5.2.2.2.2. Kultivimi në serra me ngrohje teknike ..................................................................... 184 5.3. Patllixhani ..................................................................................................................... 186 5.3.1. Kërkesat për klimën, tokën dhe parabimën ............................................................ 186 5.3.2 Përgaditja e tokës për mbjellje dhe plehërimi bazë ............................................... 188 5.3.3 Struktura varietore e rekomanduar dhe përgaditja e fidanit ................................. 188 5.3.4 Kultivimi ...................................................................................................................... 189 5.4. Barbunja ....................................................................................................................... 191 5.4.1. Kërkesat për klimën, tokën dhe parabimën ............................................................ 192 5.4.2 Përgaditja e tokës për mbjellje, plehërimi bazë dhe struktura varietore ........... 192 5.4.3 Kultivimi ...................................................................................................................... 193 5.5. Bizelja ............................................................................................................................ 195 5.5.1. Kërkesat për klimën, tokën dhe parabimën ............................................................ 196 5.5.2 Përgaditja e tokës për mbjellje, plehërimi bazë dhe struktura varietore ........... 197 5.6. Bamja (Hibiscus esculentus L.) ................................................................................. 198 5.7. Lakra kokë .................................................................................................................... 201 5.7.1. Veçoritë botanike e biologjike ................................................................................... 201 5.7.2. Kultivimi ...................................................................................................................... 203 5.8. Lulelakra ....................................................................................................................... 204 5.8. 1. Veçoritë dhe kërkesat e kësaj bime .......................................................................... 205 5.8.2. Kultivimi ...................................................................................................................... 206 5.9. Brokoli (Brassica pleracea var. italica Plenckt) ....................................................... 210 5.9.2. Kultivimi ...................................................................................................................... 210 5.10. Pjepri ............................................................................................................................. 211 5.10.1. Klasifikimi botanik, vekonomik dhe kerkesat ....................................................... 212 5.10.2. Struktura varietore e rekomanduar .......................................................................... 214 5.10.3. Kultivimi i pjeprit në tunele plastike ........................................................................ 214 5.10.4. Krasitjet e gjelbërta (pincimet) dhe shërbimet e tjera ........................................... 222 5.11. Shalqini ......................................................................................................................... 224 5.11.1. Klasifikimi botanik dhe ekonomik ........................................................................... 225 5.11.2. Veçoritë e shalqinit ..................................................................................................... 226 5.11.3. Kultivimi ...................................................................................................................... 228 5.11.3.1 Kultivimi në kushtet e fushës së hapur ................................................................... 228

10


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura 5.11.3.2 Kultivimi në kushtet e tuneleve të ulëta plastike .......................................................... 232 5.11.3.3 Teknika e përgaditjes së fidanit të shalqinit me anë të shartimit me shartesa të kungullit të egër ................................................................................................................. 232 5.12. Trangulli ............................................................................................................................. 236 5.12.1. Kërkesat për klimën, tokën dhe parabimën ................................................................. 236 5.12.2. Përgaditja e tokës dhe struktura varietore e rekomanduar ......................................... 237 5.12.3. Struktura varietore e rekomanduar ............................................................................... 237 5.12.4. Kultivimi në kushtet e fushës së hapur ......................................................................... 238 5.12.5. Disa parime teknike gjatë kultivimit të trangullit në serra .......................................... 238 5.13. Kungulli .............................................................................................................................. 245 5.13.1. Rëndësia dhe klasifikimi .................................................................................................. 246 5.13.2. Kultivimi i kungullit ......................................................................................................... 249 5.14. Karrota ............................................................................................................................... 253 5.14.1. Veçoritë dhe kërkesat e karrotës .................................................................................... 253 5.14.2. Kërkesat për klimë dhe tokë ........................................................................................... 254 5.14.3. Kultivimi ............................................................................................................................ 254 5.15. Spinaqi (Spinacia oleracea L.) ......................................................................................... 257 5.15.1. Kërkesat për klimë, tokë dhe lëndë ushqimore ........................................................... 257 5.15.2. Kultivimi ............................................................................................................................ 258 5.16. Pazia (Beta vulgaris L. Var. cycla) ................................................................................... 260 5.16.1. Kërkesat për klimë, tokë dhe lëndë ushqimore ........................................................... 260 5.16.2. Kultivimi ............................................................................................................................ 260 5.17. Endivia (Chicorium indivia L. var. crispum dhe var. latifolium) ............................... 262 5.17.1. Kërkesat për klimë, tokë dhe lëndë ushqimore ........................................................... 262 5.17.2. Kultivimi ............................................................................................................................ 262 5.18 Finoku (Foeniculum vulgare M. var. azoricum) ........................................................... 264 5.18.1. Kërkesat për klimë, tokë dhe lëndë ushqimore ........................................................... 264 5.18.2. Kultivimi ............................................................................................................................ 264 5.19. Sallata .................................................................................................................................. 266 5.19.1. Veçoritë dhe kërkesat e kësaj bime ................................................................................ 266 5.19.2. Kultivimi ............................................................................................................................ 267 5.20. Qepa (Allium cepa L.) ..................................................................................................... 270 5.20.1. Veçoritë dhe kërkesat e kësaj bime ................................................................................ 270 5.20.2. Kultivimi ............................................................................................................................ 271 5.20.3. Përgaditja e qepujkës dhe e fidanit dhe mbjellja e tyre ............................................... 273 5.21. Preshi (Allium porrum L.) .............................................................................................. 274 5.21.1. Veçoritë dhe kërkesat e kësaj bime ................................................................................ 274 5.21.2. Kultivimi ............................................................................................................................ 275 5.22. Hurdha (Allium sativum L.) ............................................................................................ 277 5.22.1. Veçoritë dhe kërkesat e kësaj bime ................................................................................ 277 5.22.2. Kultivimi ............................................................................................................................ 278 5.23. Patatja ................................................................................................................................. 280 Dr. Avni SALCENI 5.23.1. Vendi në qarkullimin bujqësor ........................................................................................ 280 5.23.2. Toka dhe përgatitja e saj .................................................................................................. 280 5.23.3. Plehërimi ............................................................................................................................ 281 5.23.4. Përgatitja e farës për mbjellje .......................................................................................... 285 5.23.5. Mbjellja ............................................................................................................................... 287

11


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura 5.23.6. Shërbimet agroteknike ..................................................................................................... 292 5.23.7. Vjelja e patates .................................................................................................................. 298 6. 6.1. 6.2. 6.3. 6.4. 6.5. 6.5.1. 6.5.2. 6.5.3. 6.5.4. 6.6. 6.7. 6.8. 6.8.1 6.8.2. 6.8.3. 6.8.4. 6.9. 6.9. 1. 6.9. 2. 6.10. 6.10.1. 6.10.2. 6.10.3. 6.10.4. 6.10.5. 6.10.6. 6.10.7. 6.10.8. 6.11. 6.11.1. 6.11.2. 6.11.3. 6.12. 6.12.1. 6.12.2. 6.12.3. 6.13. 6.13.1. 6.13.2. 6.13.3. 6.13.4. 6.14. 6.15.

12

Vjelja e ruajtja e perimeve pas vjeljeve .................................................................... 299 Prof. Dr. Tokli THOMAI Historiku i zhvillimit te teknologjise se pas vjeljes se produkteve hortikulturale .,. 299 Lashtesia ............................................................................................................................. 299 Zhvillimi i fisiologjise se pasvjeljes ................................................................................ 300 Rendesia ekonomike e trajtimit te produkteve hortikulturale pas vjeljes ................. 301 Teknologjia e pasvjeljes ................................................................................................... 302 Pershkrimi i produktit ...................................................................................................... 302 Perberja kimike e produkteve hortikulturale ................................................................ 304 Karakteristikat e produkteve hortikulturale ...................................................................... 305 Shkaqet e humbjeve te produkteve hortikulturale ....................................................... 305 Kriteret e pjekjes per vjelje te produkteve hortikulturale ........................................... 309 Prognoza dhe percaktimi i stadit te pjekjes per vjelje ................................................. 310 Cilësia e produkteve hortikulturale.................................................................................. 312 Cilësi ...................................................................................................................................... 312 Kriteret e cilesise .............................................................................................................. 313 Faktoret qe ndikojne ne cilesine e produkteve hortikulturale ................................... 313 Vleresimi i cilesise -metodat ........................................................................................... 314 Trajtimi i produkteve hortikulturale pas vjeljes.............................................................. 315 Njesia seleksionuese, paketuese, ftohese. ..................................................................... 315 Transporti nga parcela dhe dorezimi ne njesine e manipulimit te produktit .......... 315 Etileni.................................................................................................................................... 317 Te pergjithshme................................................................................................................... 317 Prodhimi i etilenit............................................................................................................... 318 Sinteza e etilenit.................................................................................................................. 318 Veprimi i etilenit.................................................................................................................. 318 Efekte të dobishme të etilenit........................................................................................... 318 Efekte të dëmshme të etilenit........................................................................................... 319 Aplikime të etilenit............................................................................................................. 319 Kontrolli i etilenit............................................................................................................... 319 Transpirimi - humbja e lagështisë ..................................................................................... 320 Të përgjithshme ................................................................................................................... 320 Faktorët që ndikojnë në transpirim.................................................................................... 320 Kontrolli i humbjeve të lagështisë.................................................................................... 320 Ftohja e produkteve hortikulturale .................................................................................. 321 Rëndësia ................................................................................................................................ 321 Paraftohja ............................................................................................................................. 321 Metodat e paraftohjes ....................................................................................................... 321 Ruajtja e produkteve hortikulturale................................................................................... 322 Të përgjithshme ................................................................................................................. 322 Faktorët që ndikojnë në ruajtje të produktit................................................................. 322 Metodat e ruajtjes ................................................................................................................ 322 Ngritja e njësive frigoriferike .......................................................................................... 323 Atmosfera e ruajtjes së produkteve hortikulturale ........................................................ 324 Anomalitë fiziologjike gjatë ruajtjes .................................................................................. 324


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura 6.16.

Disa nga skemat qe zbatohen ne perime pas vjeljes dhe kushtet e ruajtjes se tyre ............ 325

7.

Sëmundjet dhe dëmtuesit ............................................................................................ 331 Dr. Fatmir VOCI 7.1. Dëmtimet me natyre jo parazitare ................................................................................. 332 7.2. Dëmtimet me natyre parazitare .................................................................................... 333 7. 3. Sëmundjet .......................................................................................................................... 333 7.3.1. Sëmundjet kërpudhore dhe luftimi i tyre ..................................................................... 337 7.3.1.2. Verticiliozat (Tracheoverticilioza) ................................................................................... 338 7.3.1.3. Fuzariozat (Fusarium solani Mart) ................................................................................. 341 7.3.1.4. Vrugu i kërcellit (phytophthora nicotianae var parasitica Dast.) (Sin: Ph. Terreststris Shërb.) ........................................................................................... 343 7.3.1.5. Vrugu i zakonshëm (perenospora tabacina Adam) ..................................................... 345 7.3.1.6. Cercosporioza e specit (Cercospora unamunoi E. castellanis) .................................. 346 7.3.1.7. Myku Gri (Botrytis cinerea Pers.) .................................................................................... 347 7.3.1.8. Hiri (Leveillula taurica (Lév.) ........................................................................................... 348 7.3.1.9. Kalbëzimi i zi i majës së frutave (Alternaria capsici – annui) .................................... 349 7.3.1.10. Kalbëzimi i rrënjes dhe i qafës së kërcellit (phytophthora capsici Leon.) .............. 350 7.3.1.11. Sklerotiana (Slerotinia rolfsi Sacc) ................................................................................ 352 7.3.1.12. Kalbëzimi i kërcellit (Didymella lycopersici Klebahn - forma e ascosporeve) (phoma lycopersici Cooke - forma conidiale) .............................................................. 354 7.3.1.13. Kalbëzimi i qafës së kërcellit (pythium debarianum Hess.) ...................................... 356 7.3.2. Sëmundjet bakteriale dhe luftimi i tyre ........................................................................ 359 7.3.2.1. Vyshkja bakteriale (Xanthomonas vesicatoria Doeson) ............................................ 359 7.3.2.2. Njollosja e zezë bakteriale (pectobacterium carotovorum Ealdel.) ......................... 361 7.3.2.3. Kalbëzimi i qullët ose lija bakteriale (pseudomonas syringae Van Hall. Var. capsici) ... 362 7.3.2.4. Nekroza bakteriale (pseudomonas Salanacearum E.F. Smith.) ................................ 363 7.3.3. Sëmundjet e kungulloreve .............................................................................................. 365 7.3.4. Sëmundjet virusale dhe mbrojtja prej tyre ..................................................................... 367 7.3.4.1. Virusi i mozaikut të jonxhës (AMV) ............................................................................... 367 7.3.4.2. Virusi i mozaikut të kastraveçit CMV (Cucumis virus 1) ............................................ 368 7.3.4.3. Virusi i mozaikut të duhanit TMV (Nicotiana virus 1) ................................................ 369 7.3.5. Sëmundjet ose çrregullimet fiziologjike ......................................................................... 370 7.4. Dëmtuesit e perimeve ....................................................................................................... 374 7.4.1. Dosëza (Gryllotalpa gryllotalpa - vulgaris L.) .............................................................. 374 7.4.2. Krimbi i murmë (Agrotis segetum -Denis & Schiffermüller) .................................... 375 7.4.3. Krimbi Tel (Agriotes spp. litigiosus rossi, obscurus linnaeus, sputator linnaeus, brevis candéze, linëatus linnaeus, ustulatus schaller, sordidus illiger) .................................. 376 7.4.4. Krahbardha e serrave (Trialeurodes vaporariorum - Eesteood) ............................... 377 7.4.5. Krimbi i boçes së pambukut(Heliothis armigera - Helicoverpa armigera Chloridaea obsoleta) ........................................................................................................ 380 7.4.6. Minuesja Amerikane (Liriomyza trifolii - Burgess) ..................................................... 381 7.4.7. Morri i kungulloreve (Aphis gossypi Gloeer) .............................................................. 382 7.4.8. Morri i patates (Macrosiphum euphorbiae - Thomas) ............................................... 383 7.4.9. Nematodat ......................................................................................................................... 384 7.4.10. Dëmtuesit e bostanoreve ................................................................................................. 388 7.4.11. Dëmtues të tjerë të perimeve .......................................................................................... 390 7.5. Sëmundjet dhe dëmtuesit e patates dhe luftimi tyre ................................................... 390

13


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura 7.5.1. 7.5.2. 7.6. 7.7. 8.

14

Semundjet e patates dhe luftimi i tyre ........................................................................... 390 Demtuesit e patates dhe luftimi i tyre ........................................................................... 392 Sëmundjet dhe dëmtuesit e karrotës dhe luftimi tyre ................................................. 393 Sëmundjet dhe dëmtuesit e lakrës, lulelakrës dhe luftimi tyre ................................... 394 Referencat ......................................................................................................................... 39


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

1. VLERAT USHQIMORE DHE KURATIVE TË PERIMEVE Frutat e perimeve po përdoren gjithnjë e më shumë në të ushqyerit e njeriut. Kjo është e justifikueshmë pasi nga kërkimet është vërtetuar se frutat e tyre janë të pasura me lëndë ushqimor, të cilat janë shumë të rëndësishme për jetën e njeriut. Perimet janë të pasura me substanca të pa-azotuara (si: glukoza, fruktoza, etj), si dhe në proteina e yndyrna. Sasia e tyre ndryshon në varësi të species dhe formave bimore, në varësi të fazave të rritjes dhe të zhvillimit, në pjesë të ndryshme të frutave, etj. Perimet përmbajnë: ujë 82 – 90%, karbohidrate ekstraktive, celulozë, lëndë të azotuara, kripra minerale (hiri), yndyrna, etj. Këto përbërje janë shumë të asimilueshme nga organizmi i njeriut dhe shumë të rëndësishme për te. Lënda e thatë në përbërjen e frutave të perimeve është relativisht e lartë. Ajo lëkundet nga 5.3 – 12% në disa perime si ato të solanaceve, bishtajoreve, Umbelifereve, etj dhe më pak në ato gjethoret, bostanoret, etj. L.Th. vjen duke u rritur me rritjen e frutit dhe e vazhdon depozitimin e saj deri në pjekjen botanike/fiziologjike. Në sasinë e L.Th ndikojnë kushtet e mjedisit dhe teknologjia e kultivimit. Në prani të lagështirës optimale në tokë, qelizat e ngopen më shumë me ujë dhe si rezultat i rritjes së turgorit qelizor, ndikon në uljen e lëndës së thatë. Ndërsa në mungesë të ujit, turgori qelizor ulët duke ndikuar në rritjen e lëndës së thatë. Me fjalë të tjera, prania optimale e ujit në tokë, bën që frutat e perimeve të rrisin më mirë dimensionet dhe të përmirsojnë cilësinë e tyre, duke dhënë prodhime më të larta. Sasia e akumulimit të L.Th e vazhdon rritjen e saj nga pjekja komericiale deri në fund të pjekjes fiziologjike, ndërsa sasia e sheqerërave ulët. Vitaminat, në frutat e perimeve marrin vlera jashtëzakonisht të mëdha për faktin e përmbajtjes së lartë të tyre, midis të cilave mund të përmendim: Vitamina C, Karotenit (provitamina A), grupit të vitaminave B si B1, (Anevrinë), B2 (Riboflavinë), Vitamina P1 (Rutini), etj. Studimet e bëra mbi përmbajtjen e vitaminave në frutat e perimeve, kanë vërtetuar se ato përbëjnë një nga burimet më kryesore natyrale të vitaminës C. Prania e kësaj vitaminë të perimet, arrin në 150 - 220 mgr për 100 gr fruta të freskët. Madje në frutat e specit ajo arrin 250 – 400 mgr/100 gr fruta speci. Me avancimin e pjekurisë fiziologjike të frutave, rritet edhe sasia e vitaminës C. Eshtë vërtetuar se në pjekjen teknike/komerciale, sasia e vitaminës C, është rreth 35 – 45 mgr më pak se në fazën e pjekjes botanike. Kështu psh, me këtë sasi vitamine, frutat e perimeve janë disa herë më të pasura se disa nga frutat e pemëve frutore. Eshtë vërtetuar se doza mesatare ditore e nevojshme për vitaminë C, e një njeriu me peshë mesatare (70-80 kg), është 15 mgr. Kështu 1kg speca të freskëta mund të plotësojnë nevojat e 60 njerëzve me vitaminë C në një ditë. Përmbajtja e vitaminës C, është e ndryshme për specie të ndryshme dhe për grup-varietete të ndryshme. Është vërtetuar gjithashtu se, të pjesa e frutave që kanë qënë të ndriçuara mirë nga dielli, sasia e vitaminës C është më e lartë. Gjithashtu është vërtetuar se ajo ndryshon edhe në

15


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

varësi të zonës së kultivimit. Të frutat e prodhuara në zonën e Ultësires Perëndimore të Shqipërisë, frutat e perimeve janë më të pasura në krahasim me zonat e tjera me klimë më të freskët dhe me ndriçim diellor më të kufizuar. Sasia e vitaminës C varet edhe nga sipërfaqja ushqyese e vënë në dispozicion të një bimë. Sa më e madhe të jetë ajo, aq më i pasur është fruti me këtë vitaminë. Sasia e vitaminës C po ashtu edhe të vitaminave të tjera në fruta, varet dhe nga vëndi i kultivimit. Perimet e prodhuara nga kultivimi i tyre në serra, sasia e vitaminës C është rreth 50 % më e vogël se sa ato të prodhuara në kushtet e fushës së hapur. Në sasinë e vitaminës C ndikon ujitja, numri i ujitjeve dhe sasia e ujit të përdorur për ujitje. Nga provat e bëra është parë së me shtimin e numrit të ujitjeve, rritet sasia e ujit qelizor në indet qelizore të frutave dhe e përllogaritur për njësinë e peshës së freskët, sasia e vitaminave ulët. E njëjta gjë ndodh dhe me lëndën e thatë. Rritja e pranisë së ujit në lëngun qelizor, është në proporcion të zhdrejtë me rritjen e vitaminave. Po kështu është edhe me lëndën e thatë. Eshtë vënë re gjithashtu se, të frutat e vjeshtës sasia e vitaminave rritet. Kjo ndodh sepse rritet lagështira ajrore dhe klima në përgjithësi freskohët gjë që favorizon rritjen e sintezës së vitaminës C. Pas vjeljes së frutave vitamina C ka veti të ruhet mirë. Kur frutat e perimeve destinohen për tharje, gjatë këtij procesi ato humbin një sasi të konsiderueshme të vitaminës C. Në qoftë se frutat ruhen në tëmperatura të ulëta deri në 5 0C (jo në ngrirje), vitamina C ruhet shumë më mirë. Nëqoftë se ato ruhen me ngrirje të thellë, vitamina C pothuajse shkatërrohet plotësisht. Kur konservohet në formë marinade apo turshie, ajo ruhet deri në masën 50-60 % të sasisë së tyre. Gjatë procesit të tharjes, studimet kanë treguar se perimet humbin në mënyrë të konsiderueshme përmbajtjen e vitaminës C. KAROTINA OSE PROVITAMINA A, te perimet sasia e saj rritet me rritjen e pjekurisë së frutit. Në ato forma bimore ku në pjekjen botanike frutat marrin ngjyrë të verdhë ose të portokalltë, sasia e karotenit arrin në 0.04 – 1.5 mgr/100 gr fruta të freskëta. Ndërsa në ato specie kur në pjekjen botanike frutat marrin ngjyrë të kuqe, apo të verdhë ose portokalli, sasia e karotenit është akoma më e madhe dhe ai arrin në 23 mgr/100 gr fruta të freskëta. Sasia e karotenit është në varësi më ngjyrën e frutit. Sa më i ngjyrosur të jetë fruti, aq më i pasur është ai me këtë substancë. Eshtë interesante të theksohet se në qoftë se vitamina C shtohet me shpejtësi nga faza e pjekjes teknike deri në atë botanike dhe më pas fillon e pakësohet, karotina megjithëse frutat e kanë kaluar këtë fazë, karoteni vazhdon shtimin edhe gjatë tejpjekjes së tyre. Ky fenomen ka rëndësi praktike të njihet për faktin se, për të marrë fruta me përmbajtje të lartë me këtë substancë, është e nevojshme që ato të lihen në bimë për një kohë sa më të gjatë pa u vjelur. Një fakt tjetër interësant është se deri në fazën e lulëzimit, një sasi e konsiderueshme e karotinës (rreth 10.1 – 11.9 mgr/100 gr fruta), qëndron në gjethe. Me fillimin e lidhjes së frutave dhe avancimin e pjekjeve konsumative dhe më pas të asaj fiziologjike, sasia e carotinës e depozituar në gjethe, xhvendoset dhe depozitohet gradualisht në fruta.

16


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

VITAMINA P1 (RUTINI) TE PERIMET është zbuluar vonë dhe ajo ndodhet në sasira të mjaftueshme. Ajo është me vlera kuruese tepër të larta. Në kultivarët me fruta me ngjyrë të kuqe sasia e vitaminës P1, është 150 – 450 mgr/100 gr fruta të freskëta. Vitamina P1, ndikon në neutralizimin e tensionit të gjakut dhe lufton mirë sëmundjen e arteriosklerozes. Në kombinim me vitaminën C, Vitamina P1, jep efekte parandaluese të sëmundjeve dhe një gjëndje të mirë të organizmit. Vitamina B1, (Anevrinë), dhe B2 (Riboflavinë), të frutat e perimeve ndodhen në sasira të konsiderueshme të grupit të vitaminave B, si: të vitaminës B1, (Anevrinë), dhe B2 (Riboflavinë SHEQERËRAT bëjnë pjesë në përbërjen e Lëndëve Ekstraktive të pa Azotuara (Lepa). Të frutat e perimeve, përfshihen sasira të konsiderueshme sheqerërash si: glukoza, fruktoza, saharoza dhe shumë pak amidon (nisështë). Ky i fundit gjëndet në sasira relativisht të vogla, por të asimilueshme nga organizmi i njeriut. Sheqerërat përbëjnë lëndën ushqimor bazë të frutave dhe zenë rreth 20-60 % të lëndës së thatë. Në periudhën e pjekjes botanike të frutave, format me dominante të sheqerërave janë glukozat, fruktozat dhe saharozat. Në pjekjen teknike me predominuese është glukoza. Ndërsa në pjekjen botanike me predominuese është fruktoza. Saharoza gjëndet në rreth 20 % të sheqerërave totale të frutit. Përmbajtja e sheqerërave në frutat e freskëta të llojeve të ëmbla arrijnë në 2 – 3%. Tek frutat me tul të trashë dhe të llojet me tul të hollë 5 – 7.4%. Eshtë vërejtur se me avancimin e pjekjes së frutit, rritet sasia e sheqerërave të përgjithshme dhe të proteinave bruto, ndërsa sasia e celulozës pakësohet. Eshtë vërtetuar se me fillimin e pjekjes botanike të frutave sasia e lëndës së thatë fillon e rritet, ndërsa sasia e sheqerërave fillon të ulët, sepse një pjesë e tyre fillon të transformohet në komponime të tjera organike. KRIPRAT MINERALE, sasia e tyre në disa specie arrin deri në 2 %. Frutat e perimeve në përgjithësi janë shumë të pasura me kripra minerale. Kështu psh, kriprat e Potasit të frutat e specit arrijnë në 332 mgr në 100 gr fruta të freskëta. Ato të Fosforit arrijnë në 62 mgr, të Kalciumit 22 mgr, të Magneziumit 17 mgr për 100 gr fruta të freskëta, etj. Në përmbajtje të tyre gjënden dhe ato të Hekurit, të Kobaltit, etj. PIGMENTET, ACIDET DHE VAJRAT. Pigmentet janë lëndë ngjyrosese, sasia e të cilave rritet me avancimin e pjekjes botanike të frutave. Këto përbëhen nga supstanca carotinoide, acide antocianike dhe ato vajore. Të karotinoidet përbërësit kryesore janë kapsantini, karotina, kapsorubin, kriptoksantin, zaksantina, dhe sasi të izomereve të tij që është ksantofili. Përmbajtja e karatinoideve në format bimore me fruta të gjelbërta dhe ato të portokalltë është e njëjtë, vetëm se në gjethet në krahasim me frutat, është depozituar më shumë α-Karotina.

17


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

18


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

2. KLASIFIKIMI I PERIMEVE Në vëndin tonë sot kultivohen 25-30 lloje bimësh perimore, megjithëse kushtet klimateriko-toksore të vëndit tonë janë të favorshme për të kultivuaar rreth 50 lloje. Ndërkohë që në botë kultivohen më shumë se 120 lloje perimesh kryesore. Perimet në vëndin tonë klasifikohen: i) Në bazë të përkatësisë botanike; ii) Në bazë të qëndrueshmërisë ndaj të ftohtit; iii) Në bazë të produkteve që përdoren për ushqim; iv) Në bazë të kërkesës për dritën diellore, etj. 2.1. KLASIFIKIMI BOTANIK Ky klasifikim përsa i përket përkatësisë botanike dhe sistematike është i arrire, por në funksionin praktik shpesh herë ky klasifikim për nga qëllimi i konsumit apo përdorimit ekonomik herë-herë nuk ka kuptim. Të gjitha kulturat perimore përfshihen në tipin e bimëve me lule (Gynoecytace ose Angijosperme), ato klsifikohën në dy klasa më të rëndësishme dhe në 11 familje më kryesore, si më poshtë: a) Në klasën e monokotiledoneve përfshihet familja e Zambakoreve (liljacea) me specie përbërëse më kryesore, si: Qepa (Alium cepa); Hurdha (Alium sativum); Prasi (Alium porrum); Asparagusi (Asparagus officinalis), etj. b) Në klasën e dykotiledoneve, përfshihen familjet: i) Familja Kryqore (Cruciferae), me speciet më kryesore: Lakra kokë, (Brassica oleracea var. capitas); Lulelakra, (Brassica oleracea var. Botrytis); Lakra e brukselit (Brassica oleracea var. Germmifera); Kolerabi, (Brassica oleracea var. Gonguloides); Rilka, (Rraphanus sativus var. radicicola); Repa, (Rraphanus sativus var. Major), etj. ii) Familja Mullagore (Malvacea), me specien e vetme perimore: Bamja, (Hibiscus esculentus); iii) Familja Bishtajore (Lekuminozace), me speciet më kryesore: Fasulja, (phaseolus vulgaris); Bizelja, (pisum sativum); Batha, (Vicia faba), etj. iv) Familja Ombrellore (Umbeliferae), me speciet më kryesore: Karrota, (Daucus carota); Majdanozi, (petroselinum hortense); Selino, (Apium graveolens); Koper, (Anethum graveolens), etj. v) Familja Kenopodiore (Chenopodiacea), me speciet më kryesore: Panxhar i kuq, (Beta vulgaris n/lloj rapacea var. atrorubra); Pazia, (Beta vulgaris n/lloj rapacea var. cicla);

19


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Spinaqi, (Spinacia oleracea); Laboti, (Atriplex hortense), etj. vi) Familja Solanore (Solanacea), me speciet më kryesore: Domatja, (Solanum lycopersicum); Speci, (Capsicum annum); Patllixhani, (Solanum melongena); Patatja, (Solanum tuberosum), etj. vii) Familja Laminore (Labiatae), me speciet më kryesore: Trumza e kopshteve, (Satureja hortense); Menderza, (Mentha ssp), etj. viii) Familja Bostanore (Curcurbitacea), me speciet më kryesore: Kastraveçi, (Cucumis sativus); Kungulli, (Cucurbita spp.); Shalqini, (Cytrullus aedulis); Pjepri, (Cucumis melo), etj. ix) Familja Asterore (Compozitae), me speciet më kryesore: Sallata, (Lactica sativa); Endivia, (Cichorum endivie); Çikorja, (Cichorum intybus); Angjinari, (Cynaria scolymus), etj. x) Familja Polygonacea, me specien kryesore: Lepjeta, (Rheum undulatum), etj. 2.2. KLASIFIKIMI SIPAS QËNDRUESHMËRISË NDAJ FTOHTIT Në bazë të reagimit ndaj temperaturave të ulëta, perimet klasifikohen në dy grupe kryesore: i) Të qëndrueshme ndaj të ftohtit; ii) Ekzigjente ndaj të ngrohtit. Ne grupin e parë përfshihen të gjitha llojet e perimeve që i’u qëndrojnë temperaturave të ulëta dhe ngricave të dimërit, si: batha, repa, bizelja, spinaqi, sallata, pazia, qepa, hurdha e njomë, asparagusi, karrota, prasi, etj. Në grupin e dytë, ekzigjente ndaj ngrohtësisë përfshihen: speci, domatja, patllixhani, pjepri, shalqini, e shumë të tjera, të cilat jo vetëm që nuk rriten qoftë edhe disa gradë mbi zerro, por që në zerro e posht saj ato shkatërrohen plotësisht. 2.3. KLASIFIKIMI SIPAS PJESËS TRUPORE QË KONSUMOHET Sipas këtij qëllimi, perimet klasifikohen në: i) Perime gjethore dhe gjethore-kërcellore; ii) Perime frutore; iii) Perime që i përdoren pjesët nëntoksore; iv) Perime që i përdoren pjesët lulore, etj. 1) Te perimet që i përdoren për ushqim gjethet dhe ose kërcejt gjethore, përfshihen: sallata, pazia, çikorja, lakra, lulelakra, preshi, hurdha e njomë, asparagu, e shumë të tjera të ngjashme me këtë grup. Për këtë qëllim e gjithë agroteknika e kultivimit, drej-

20


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

tohet në stimulimin e aparatit vegjetativ gjethor ose gjethor-kërcellor. Kjo agroteknike drejtohet në frenimin e nxjerrjes së lulesës pasi kjo prish cilësinë e gjetheve ose të kërcellit gjethor. 2) Te perimet frutore, përfshihen: domatja, speci, patllixhani, kastraveçi, shalqini, pjepri, etj, të cilëve për konsum i’u përdoren vetëm frutat. Për këtë qëllim e gjithë agroteknika e kultivimit, drejtohet me qëllim zhvillimin e shpejtë të masës mbitoksore dhe futjen sa më të shpejtë të tyre në lule, pllenim dhe në rritjen e frutave dhe të pjekjes së tyre. 3) Te perimet që i’u përdoren për konsum organet vegjetative nëntoksore, si: qeporet, zhardhokoret, frutrrënjoret (karrotat, rilkat, panxhari, etj), rizomat, etj. Për këtë qëllim e gjithë agroteknika e kultivimit, drejtohet me qëllim stimulimin e aparatit vegjetativ gjethor ose gjethor-kërcellor, me qëllim rritjen e pjesës nëntoksore. Kjo agroteknike drejtohet në frenimin e nxjerrjes së lulesës pasi kjo frenon rritjen e pjesës nëntoksore dhe prishjen cilësinë së tyre. 4) Te perimet që i’u përdoren për konsum vetëm organet lulore, si: lulelakra, angjinari, brokoli, etj. Për këtë qëllim e gjithë agroteknika e kultivimit, drejtohet me qëllim stimulimin e aparatit vegjetativ gjethor ose gjethor-kërcellor, për të dalë sa më shpejt të jetë e mundur luleritë.

21


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

22


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

3. KËRKESAT NDAJ FAKTORËVE TË MJEDISIT Ndër elementët me kryesor të klimës në mjedisin ku rriten dhe zhvillohen perimet, janë: temperatura e ajrit; temperatura e tokës; lagështira ajrore dhe tokësore; drita; ajrimi; gazi karbonik; era; etj. Secila nga këto elementë, ka rëndësinë dhe vëndin e vet në jetën e këtyre bimëve. Vlerat e këtyre elementëve për një zonë apo mikrozonë të caktuar janë të ndryshme. Ato janë në varësi të lartësisë mbi nivelin e detit, kundërdrejtimit ndaj diellit, relievit, përbërjes kimike dhe fizike të tokës, të gjërësisë gjeografike, e shumë të tjera. 3.1. KËRKESAT PËR TEMPERATURË Temperatura është një nga faktorët më të rëndësishëm për jetën e bimëve. Të gjithë proceset e ndryshme fiziologjike realizohen vetëm në prani të një intervali të caktuar temperaturash si ato të ajrit, të tokës dhe të vetë bimës. Sipas vlerave të temperaturave, varet ndjeshëm aftësia thithëse e sistemit rrënjor, intensiteti i fotosintezës, intensiteti i frymëmarrjes, intensiteti i transpirimit dhe i shumë proceseve të tjera fiziologjike. Në ndihmë të përshtatjes sa më të mirë të bimëve perimore për kushtet e një rajoni të caktuar, rëndësi praktike paraqesin kryesisht; i)Temperaturat mesatare shumvjeçare të ajrit, ii) Temperaturat minimale e maksimale apsolute, iii) Temperatura e tokës (kryesisht të pranverës deri në 10 cm), etj. Këto tregues janë të ndryshme për zona dhe mikrozona të ndryshme. Vlerat e tyre janë në varësi direkte të sasisë dhe intensitetit të ndriçimit diellor. Sipas ndikimit në jetën e bimëve të perimeve, temperaturat ndahen kryesisht në: i) Temperatura të Pragut të Minimumit Biologjik; ii) Temperatura Optimale; iii) Temperatura të Pragut të Maksimumit Biologjik. ME TEMPERATURA TË PRAGUT TË MINIMUMIT BIOLOGJIK, kuptojmë atë vlerë temperaturë kur, bima fillon rritjen dhe zhvillimin e saj. Eshtë pikërisht ky prag, që poshtë këtij niveli bimët e ndalojnë procesin e rritjes. ME TEMPERATURA OPTIMALE, kuptojmë atë interval temperaturë, kur rritja dhe zhvillimi i perimeve bëhet krejtësisht normal. Temperatura optimale e rritjes dhe e zhvillimit të këtyre bimëve, është e ndryshme në varësi të specieve dhe të stadeve të ndryshme fiziologjike të rritjes dhe të zhvillimit. Në kushtet e temperaturave optimale dhe në prani të faktorëve të tjerë, si: drita diellore, uji, ajri, etj, bimët perimore sintetizojnë më tepër lëndë organike, që d.m.th. më shumë rritje e zhvillim në njësinë e kohës dhe më shumë prodhim e cilësi më të lartë për njësi të sipërfaqes. ME TEMPERATURA TË PRAGUT TË MAKSIMUMIT BIOLOGJIK, kuptojmë ato temperatura kur vlerat e të cilave nëqoftëse vazhdojnë të rriten me tej, bimëve u fillon t’ju shkaktohet shqetësime fiziologjike. Kjo ndikon në fillimin e frenimit të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve. Një rëndësi praktike për kultivimin e këtyre bimëve kanë gjithashtu edhe njohja e dy treguesve të tjerë kryesor të temperaturave që janë:

23


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

a) Shuma e temperaturave efektive dhe b) Shuma e temperaturave aktive. SHUMA E TEMPERATURAVE EFEKTIVE (ΣTef). Kjo vlerë gjëndet duke zbritur nga temperatura mesatare (X 0C) Të një periudhë të marrë në analizë, vlerën e temperaturës së minimumit biologjik të bimëve. Psh, nëse për bimën e specit kjo vlerë është 130C, ose për domaten 100C, kjo diferencë shumzohet me numrin e ditëve të periudhës së vegjtacionit. Dhe kjo vlerë përcaktohet me anë të barazimit: Tef = (Tmes – Tmb) x n, ku: ΣTef është shuma e temperaturave efektive, Tmes është temperatura mesatare e ajrit në një periudhë të dhënë; Tmb është temperatura e minimumit biologjik në të cilën bima fillon rritjen e saj dhe që është periudha vegjetative që shprehet në numër ditësh. SHUMA E TEMPERATURAVE AKTIVE (ΣTa). Kjo vlerë është shuma progresive e temperaturave mesatare ditore mbi Pragun e Minimumit Biologjik (pmb). P.sh., nëqoftëse temperatura mesatare e një ditë të caktuar (Tmd) gjatë periudhës së kultivimit është 250C, atëhere vlera Temperatura Aktive Ditore (Tad) e cila shërben për të përcaktuar shumën e temperaturave aktive, vlerësohet sipas barazimit: Tad = Tmd – Pmb. Ndërsa vlera e Shumës së Temperaturave Aktive (ΣTak), gjëndet duke mbledhur vlerat e tempraturave aktive ditore të ditës së parë, të dytë dhe kështu me radhë të gjithë ditët (n) e periudhës së kultivimit të asaj bime të një zone të caktuar. Vlerat e ΣTak, mund të gjëndet sipas barazimit: Tak = Tad1 + Tad2 + … + Tadn-1 + Tadn (d1; d2; d3;….dn); ku, d1; d2; etj, të cilat janë dita e parë, e dytë, e me radhë. Siç u theksua kërkesat e bimëve perimore për temperatura, janë të ndryshme për stade të ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit të tyre. Ato janë të ndryshme në: a) Fazën e mbirjes së farës. b) Pas mbirjes së farës e deri në daljen e 2 gjetheve të vërteta. c) Pas daljes së 2 gjetheve të vërteta, e deri në mbjelljen në vëndin e përhershëm, dhe d) Pas mbjelljes në vëndin e përhershëm, e deri në fund të vegjetacionit. 3.1.1. KËRKESAT NDAJ TEMPERATURËS GJATË PROCESIT TË MBIRJES SË FARËS Farërat e grupit të perimeve të cilët janë të qëndrueshme ndaj të ftohtit, fillojnë të mbijnë në tëmperaturat 2-3 gradë, ndërsa ato ekzistente ndaj të ngrohtit, e fillojnë mbirjen në jo më pak se 12-15 gradë. Në qoftë se Te bimët ekzigjente ndaj të ngrohtit, vazhdohet të trajtohet me këtë temperaturë, procesi i mbirjes së farërave zhvillohet me ngadalë dhe përfundon pas 18 – 20 ditëve. Në qoftë se temperatura rritet në vlerat 18 – 25 0C, atëhere farërat mbijnë për 10 – 15 ditë. Në tëmperaturat 25 - 28 0C, ato mbijnë për 8 - 10 ditë. Ndërsa në temperaturën 28 – 35 0C, farërat mbijnë për 4 – 6 ditë. Mbi temperaturën 35 0C, ato dëmtohen duke humbur fuqinë mbirëse. Kështu, siç vërehet temperatura optimale e mbirjes së farërave të këtij grupi është 25 – 28 0C, e cila përfundon për një periudhë kohore në 8 – 10 ditë. Prandaj në kushtet praktike gjatë fazës së mbirjes së farërave, ka rëndësi të madhe mbajtja e temperaturave në nivelin 25 – 28

24


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

C. Në këto temperatura reaksionet biokimike gjatë procesit të mbirjes zhvillohen në mënyrën me normale. Ndërsa të grupi perimeve të qëndrueshme ndaj temperaturave të ulëta, ato zhvillohen mirë kur temperaturat e mjedisit janë në 15-18 gradë. Ato fillojnë të vuajnë me temperaturat mbi 25 gradë dhe thahen në mbi 30 gradë. Në temperaturat nën nivelin optimal (pra jo më pak se 130C por në intervalin 13 – 18 0 C), mbirja vonohet. Fara si individ i gjallë që është, në këto temperatura është e detyruar që një pjesë të energjisë së depozituar në lëndën rezervë të saj, të mos e kalojë tëresisht në dobi të zhvillimit të reaksioneve bio-kimike të procesit të mbirjes, por t’a shpenzojë atë për të ngritur temperaturën e vetë farës me qëllim që të ndihmohet fillimi i këtyre reaksioneve. Pasojat e kësaj humbjeje të energjisë në farëra, ndikojnë ndjeshëm në vonësën e mbirjes, ndërsa bimëzat e dala në këto kushte, janë tepër të dobëta dhe rakitike. Bimëve të tilla zakonisht u krijohen probleme, sepse në këtë gjëndje ato kanë nevoja suplementare për energji, me qëllim që jo vetëm të mbijetojnë nga dëmtimi, por dhe për t’u shëndetsuar e sjellur në gjëndje normale. Në tëmperatura më të ulëta se 13 0C, farërat nuk mund të mbijnë, sepse reaksionet bio-kimike të procesit të mbirjes nuk fillojnë fare. Përkundrazi nën këtë temperaturë, favorizohen reaksionet kimike të dekompozimit të lëndës organike rezervë dhe të shkatërrimit përfundimtar të farërave. Në temperatura mbi nivelin optimal (28 – 35 0C), farërat detyrohen që proceset fiziologjike të mbirjes t’i zhvillojnë më shumë shpejtësi. Edhe kjo ndikon për keq sepse bimëzat e sapo mbira në këto kushte, elementët anatomike të tyre nuk i kanë të zhvilluara mirë dhe për pasojë janë të predispozuara të kenë strese të vazhdueshme ndaj përshtatjes nga luhatjet e temperaturave të mjedisit, ndriçimit diellor, erës, ujit e faktorëve të tjerë të rritjes dhe zhvillimit të fidanit. Në tëmperatura akoma më të larta se 35 0C, farërat nuk mund të fillojnë realizimin e reaksioneve biologjike të mbirjes, por ato drejtohen në drejtim të shkatërrimit të lëndës rezervë, duke ulur fuqinë mbirëse deri në atë nivel sa nuk mund të mbijnë me kurrë. Prandaj është e domosdoshme që temperatura me optimale e substratit dhe e ajrit në të cilën janë vendosur farërat e perimeve ekzigjente ndaj ngrohtësisë, duhet të jetë në vlerat 25 – 28 0C. Në këto vlera farërat mbijnë normalisht, energjikisht, me bimë të afta që të përballojnë çdo stres në periudhën e pasmbirjes. Në këto kushte mbirja realizohet energjike dhe përfundon pas 8 – 10 ditëve. Bimëzat e mbira në këto kushte, rriten dhe zhvillohen të shëndosha dhe me premisa për të patur fidana rezistente dhe të afta për të dhënë një rritje dhe zhvillim të mirë gjatë kultivimit në vëndin e përhershëm. 0

3.1.2. KËRKESAT PËR TEMPERATURË NGA MBIRJA E FARËS DERI NË DALJEN NË FUSHË Nga momenti i mbirjes së farërave e deri në fillimin e formimit të çiftit të parë të gjetheve të vërteta (momenti në të cilën fillon procesi i sintezës së lëndës organike nga procesi i fotosintezës), bimëzat e sapo mbira, akoma vetëushqehen nga lënda rezervë që ndodhet në gjethet kotiledone. Prandaj rekomandohet dhe është tepër e domos-

25


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

doshme, që procesi i mbirjes të jetë sa më energjike dhe uniforme e kondicionuar kjo me parametrat e tjerë të përshkruar më sipër. Në qoftë se pas mbirjes vazhdohet akoma të mbahet regjimi i temperaturave optimale të mbirjes (25 –28 0C), atëhere kjo pak lëndë rezervë që ka mbetur në kotiledone, do të shpenzohet me shpejtësi gjatë procesit të frymëmarrjes, sepse procesi i fotosintezës akoma ska filluar përderisa dalja e gjetheve të vërteta akoma nuk është realizuar. Nga ana tjetër bimëzat e mbira duke tentuar të ekspozohet në dritën e diellit, zgjatët më shumë nga çduhet, dobësohen së tepërmi dhe mund të thahen e dëmtohen plotësisht. Për t’ju shmangur këtij efekti negativ, rekomandohet që pasi farërat të kenë mbirë në masën 55-65 % të sasisë së farërave të mbjellura, temperatura e mjedisit duhet medeomos të ulët në vlerat 16 – 20 0C. Ky regjim duhet të vazhdojë deri sa të shfaqen gjethet e para të vërteta. Zakonisht kjo periudhë duhet të zgjasë 8 – 12 ditë. Gjatë kësaj periudhë, krahas uljes së temperaturës në nivelet e mësipërme, rëndësi të veçantë ka edhe ekspozimi sa më gjatë, dhe i pandërprerë gjatë të gjithë ditës në diell. Tepër rëndësi ka aplikimi i një ajrimi të vazhdueshëm. Kjo bëhet me qëllim që bimët të hynë sa më shpejt në procesin e fotosintezës dhe të daljes së gjetheve të para të vërteta. Pasi bimët të kenë filluar formimin e dy gjetheve të vërteta, është e nevojshme që temperatura e ajrit të rritet gradualisht deri në rreth 25 0C. Kjo duhet shoqëruar me një ndriçim të mjaftueshëm diellor dhe ajrime sistematike, me qëllim që procesi i fotosintezës të përshpejtohet dhe lënda organike e përfituar nga fotosinteza, të shkojë në favor të rritjes në parametra optimale të dy gjetheve të vërteta. Në ato raste kur fidani do të përgatitet me trapiantim nëpër kubike ose module të gatshme, periudha më e përshtatshme e trapiantimit, është atëhere kur bimët të kenë mbaruar formimin e çiftit të parë të gjetheve të vërteta, madje akoma më mirë është kur ato sapo të kenë filluar daljen e çiftit të dytë. Gjatë shkuljes së fidanave nga shtrati dhe vendosjes së tyre në kubik ose module, ato zakonisht humbin një pjesë të konsiderueshme të sistemit rrënjor. Duke qënë se pas trapiantimit fidanat gjënden në dy vështirësi kryesore që kemi përmendur më sipër, si: i) Të nevojës urgjente të zëvëndësimit të sistemit rrënjor të humbur; dhe po ti shtojmë këtu edhe, ii) Kushtet të disfavorshme për ripërtëritjen e sistemit rrënjor të dëmtuar, është e domosdoshme që temperatura e mjedisit të rritet nga 20 - 25 0C në 25 – 28 0C. Në këto temperatura bimët e sapo trapiantuara kanë mundësinë të riaktivizojnë veprimtarinë ripërtëritëse të sistemit rrënjor, të cilat ndikojnë gradualisht në marrjen e vetes dhe shëndetsimin e mëtejshëm të tyre. Gjatë 8 - 10 ditëve të para të pas trapiantimit, bimët duhet të hijezohen me qëllim që rrezet direkte të diellit të mos i dëmtojnë ato.

26


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

3.1.3. REAGIMI I BIMËVE NDAJ TEMPERATURAVE TË ULËTA Ndaj temperaturave të ulëta bimët e grupit ekzigjent ndaj nxehtësise janë shumë të ndjeshme, por veçanërisht shumë më të ndjeshme janë sistemet rrënjore të bimëve. Kur këto bimë kultivohet në toka të ftohta, me lagështirë të tepruar, toka të rënda, me kundërdrejtim jo të favorshëm ndaj rrezeve të diellit, në përgjithësi rritja dhe zhvillimi i bimëve realizohet me strese të vazhdueshme duke dhënë ndikimin të ndjeshëm jo vetëm në lulëzimin dhe lidhjen e frutave, por edhe në vonësën e pjekjes dhe në uljen e sasisë dhe të cilësisë së prodhimit. Nga ana tjetër duke qënë se këto bimë janë shumë ekzigjente ndaj ngohtësisë, kjo do të thotë se ulja e temperaturave nën 0 0C, bimët dëmtohen plotësisht. Më e ndjeshme kjo është Te bimët e moshave të reja. Kjo spiegohet me atë se në lëngun qelizor të bimëve të kësaj moshë, përqindja e sheqerërave dhe të karbohidrateve janë akoma relativisht të ulëta. Në këtë gjëndje, uji “i lirë” që ndodhet në protoplazmë, ngrin me lehtësi dhe ajo pjesë e protoplazmes që mbetet pa ujë, shkatërrohet me lehtësi. Me avansimin e moshës së bimëve, sasia e sheqerërave në lëngun qelizor rritet dhe me rritjen e saj rritet edhe rezistenca ndaj ndikimit të temperaturave të ulëta. Eshtë vërtetuar se në rastin kur bimët e reja dhe ato të sapo të mbjellura në vëndin e përhershëm, ndodhen për një kohë relativisht të gjatë (rreth 7-12 ditë) nën ndikimin e temperaturave në vlerat 10 – 12 0C, atëhere Te bimët vërehet çngjyrosja gjetheve nga ngjyra jeshile në të hapur në tëndence të bimëve klorotike. Nëqoftëse ulja e temperaturave ndodh kur fidanat e mbjellura janë në fazën e gonxhimit, veç çngjyrosjes vërehet dhe fenomeni i humbjes së turgorit. Në këtë rast megjithëse toka ka lagështirë të mjaftueshme, përsëri gjethet rrinë si të vyshkyra sikur në tokë të mos këtë sasi të mjaftueshme uji. Nëqoftëse temperatura vazhdon të ulët në vlerat 5 – 7 0C, atëhere do të vërehen shënja të nekrotizimit të gjetheve dhe Te bimët me lule e fruta të sapolidhura, do të vërehet abortimi i tyre. Një masë e rëndësishme agroteknike në rritjen e qëndrueshmerinë së bimëve ndaj kushteve të disfavorshme të fushës së hapur dhe të rritjes së rezistencës së tyre ndaj rrezikut të temperaturave të ulëta, sidomos në ditët e para të mbjelljes, është e domosdoshme që para se fidani të dali në vëndin e përhershëm të aplikohet e ashtuquajtura “kalitja” e fidanave. Me termin “kalitje”, nënkuptojmë një sërë ndryshimesh të thella cilësore në nivelin fiziologjik dhe biokimik të qelizave bimore. Ky ndryshim sjell rritjen e qëndrueshmërisë së tyre ndaj uljes së temperaturave dhe streseve të tjera që mund të ndodhen më pas. Kalitja mund të realizohet në periudhën 6 – 8 ditë para se fidanat të dalin në fushë të hapur. Kjo realizohet me sukses nëse gjatë të gjithë ditëve dhe mundësisht edhe natën kur temperaturat nuk zbresin poshtë zeros, bimët të qëndrojnë të zbuluara dhe të ndriçuara ditën sa më gjatë në diell. Në këtë periudhë rekomandohet që ujitjet të ndërpriten thuajse fare. Në këto kushte, bimët rrisin rezistencën ndaj faktorëve të disfavorshëm dhe kanë mundësinë të ambjentohen sa më mirë ndaj kushteve të mjedisit të jashtëm. Gjatë periudhës së kalitjes të fidanave, sasia e amidonit të grumbulluar në lëngun qeli-

27


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

zor, kalon kryesisht në komponime sheqerërash duke ndikuar kështu, në rritjen e qëndrueshmërisë ndaj uljes së temperaturave dhe streseve të tjera të fushës së hapur. Nga ana tjetër, kalitja ndikon në rritjen e sasisë së albuminave. Albuminat kanë vetinë që të mbajnë ujin sa më të lidhur (aftësi hidrofile të tyre) me protoplazmen qelizore. Rritja e rezistencës ndaj temperaturave të ulëta, spjegohet me rritjen e aminoacideve dhe aftësisë ujëmbajtëse të albuminave në protoplazmen qelizore. Duke qënë se masa kryesore e ujit në qelizë është e lidhur me albuminat, mundësia e mgrirjes së lëngut qelizore në qelizat është më e ulët. Fidanat e kalitura mund t’i qëndrojnë temperaturave të ulëta deri në – 0.5 0C. Ndërsa, ulja e mëtejshme e temperaturave nuk e shpëton me bimën. 3.1.4. REAGIMI I BIMËVE NDAJ TEMPERATURAVE TË LARTA Maksimumi i sintezës së lëndës organike nëpërmjet fotosintezës, arrihet në tëmperaturat 25 – 30 0C. Kjo realizohet më mirë nëqoftëse niveli i ndriçimi diellor është në vlerat e duhura. Nëqoftëse ky nivel temperaturë, nuk shoqërohen me ndriçim të mjaftueshëm diellor siç mund të ndodhi të serrat në periudhën e stinave të dimërit dhe të pranverës së hershme, atëhere vihet re që gonxhet lulore nuk hapen mirë dhe pllenimi nuk realizohet normalisht. Madje, edhe nëqoftëse arrihet pllenimi, frutat e porsa fekonduara nuk rriten mirë dhe nuk arrijnë të rriten në madhësitë e duhura. Kjo ndikon jo vetëm në sasinë e prodhimit, por dhe në cilësinë e tyre. Nëse temperatura e ajrit vazhdon e rritet në mbi 30 0C, nga studimet e bëra është vërejtur se ritmi i sintezës së lëndës organike ulët gradualisht dhe në temperaturën 40 0C, bëhet ndërprerja e plotë e saj. Eshtë vënë re gjithashtu se, nëse rritja e temperaturave të ajrit vazhdon të rritet mbi 35 0C, bimët nuk e sintetizojnë me si duhet lëndë organike. Në këtë periudhë vërehet fenomeni i rrëzimit në masë të luleve dhe i frutave të porsalidhura. Mbi 40 0C, procesi i frymëmarrjes (d.m.th. procesi i shpërvetimit të lëndës organike) fillon e bëhet më intensive dhe bimët kalojnë në depresione e shqetësimë të rënda fiziologjike. Në këto temperatura, brënda qelizave krijohen probleme serioze metabolike siç është mpiksja e albuminave të citoplazmës. Kjo shkakton prodhimin e supstancave helmuese në protoplazmën qelizore, që ndikojnë në shkatërrim e qelizave dhe të indeve bimore. Në këto kushte, bimët jo vetëm që nuk rriten dhe nuk frutifikojnë me, por ndalojnë aktivitetin fotosintetik duke shkaktuar probleme serioze në jetën e tyre. Nëqoftëse temperaturat e larta mbi 35 0C, janë të pranishme vetëm në orët e mesditës dhe në orët e tjera të paraditës dhe të pasditës vlerat e temperaturave janë më të ulëta, atëhere shpërvetimi i lëndës organike që kryhet gjatë temperaturave të mesditës mund të zëvëndësohet shpejt me sintezën e saj në orët e tjera të ditës. Në këto kushte bimët kanë mundësinë të ripërtërijnë vetveten me strese, por ama jetën e tyre ato e vazhdojnë. Nëqoftëse temperaturat vazhdojnë të jenë të larta jo vetëm ditën por dhe natën, atëhere si rezultat i ndërprerjes së sintezës së lëndës organike dhe i shpërvetimit intensiv të saj, bimët rrëzojnë lulet dhe frutat dhe rrezikojnë të humbin jetën. Kur temperaturat e ajrit janë mbi vlerat optimale mbi 30 0C, bimët si qenje të gjalla luftojnë për mbijetësë. Lufta për mbijetësë konsiston në intensifikimin e procesit të

28


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

transpirimit. Procesi i transpirimit Te bimët e mbjellura, ndihmon në uljen e temperaturës së trupit të tyre. Gojëzat që ndodhen në të dy anët e gjetheve (disa herë më shumë në faqen e poshtme), nëpërmjet procesit të transpirimit avullojnë ujë. Uji që del nga gojëzat në formë avulli, absorbon temperaturën e lartë nga sipërfaqja e gjetheve duke ndikuar kështu në uljen e përgjithshme të temperaturës së trupit të tyre. Pra nëpërmjet këtij procesi, e thënë ndryshe bima vetëfreskohet. Kjo punë vazhdon deri sa në tokë të ketë sasi të mjaftueshme uji. Nëqoftëse në tokë uji është i pamjaftueshëm, atëhere ky proces vetëmbrojtës, pothuajse minimizohet fare. Kjo spjegohet me atë se më paksimin gradual të ujit në tokë, gojëzat minimizojnë funksionin e tyre, duke u shoqëruar me uljen e procesit të transpirimit. Në këto kushte, temperatura e indeve bimore fillimisht ngrihet ngadalë me 5 – 6 0C dhe më pas deri në barazimin me temperaturën e ajrit. Kjo më pas ndikon ndjeshëm në mpiksjen e protoplazmës qelizore. Një mjet mbrojtës dhe mjaft efikas në këtë drejtim është hijezimi. Në mjedise të mbrojtura ky problem është disi më i zgjidhur sepse në to mund të merren masa për hijezimin e tyre. Ndërsa për kushte e fushës së hapur ky problem është më i vështirë. Studimet e kryera për këtë qëllim, kanë treguar se në kushtet klimaterike të zonës së Ultësirës Bregdetare të Shqipërisë, rritja e dendësisë së bimëve për njësi të sipërfaqes, ka ndikuar për mirë në rritjen e qëndrueshmërisë së bimëve ndaj temperaturave të larta. Kjo për arësye se afrimi i bimëve në mes tyre, ka ndihmuar ndjeshëm në vetëhijezimin e tyre. Nga ana tjetër kjo favorizohet me faktin se transpirimi i ujit nga sipërfaqja e gjetheve të hijezuara, ndikon në rritjen e tensionit sipërfaqsor të avujve të ujit, duke ndikuar në krijimin e një mikroklimë më të favorshme dhe gjithashtu mbrojtëse ndaj temperaturave të larta të ajrit. Por kjo nuk duhet konsideruar si masë shpëtuese, sepse afrimi i mëtejshëm i bimëve ndërmjet njëri tjetërit mund të realizohet deri në një limit të kufizuar, aq sa bimët mund ta pranojnë këtë afrim. 3.2. KËRKESAT PËR DRITËN Drita diellore luan një rol shumë të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e bimëve perimore. Me anë të saj realizohet procesi më i rëndësishëm fiziologjik që është fotosinteza. Kërkesat perimeve për dritë janë të ndryshme për faza të ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit të tyre. Sidomos me ekzigjente janë në fazën e fidanit. Kjo spjegohet me atë se bima e sapo mbirë gjatë procesit të mbirjes, lëndët rezervë që ishin në farë apo në gjethet kotiledone, pothuajse u janë mbaruar. Drita diellore në këtë moment është më së e domosdoshme, sepse në prani të saj fillon sinteza e lëndës organike. Nga ana tjetër mungesa e dritës në këtë moment, ndikon negativisht në formimin e organeve vegjetative dhe ato mund të dëmtohen. Në kushtet e pamjaftueshmerisë së dritës, bimët e sapo mbira duke tentuar që të gjejnë sa më parë dritën, ato rriten tepër të gjata, të dobëta, skeletike, klorotike dhe të presdispozuara të preken nga sëmundjet e ndryshme kërpudhore. Prandaj në këtë fazë, rëndësi vendimtare merr sigurimi në maksimumin e mundshëm i depërtimit të dritës diellor dhe ekspozimi i saj sa më gjatë që të jetë e mundur. Ekspozimi ndaj dritës duhet të realizohet qysh në orët e para të ditës.

29


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Për rritjen e depërtueshmerisë së dritës nëpër shtretër apo mjedise të tjera të mbrojtura, rëndësi praktike ka larja dhe pastrimi i herë pas hershëm mbulesave të tyre. Duke u nisur nga fakti se kërkesat për dritën dillore janë të larta si në fazat e para të zhvillimit, nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë që këto bimë të mbillen si bashkeshoqëruese me bimë të tjera të arave, apo ndërmjet pemëve frutore. Ndriçimi diellor në vetVetë përbëhet nga valët elektromagnetike që dalin nga disku i diellit dhe që bien në sipërfaqen e dheut, kafshëve, bimëve, etj. Intensiteti i ndriçimit diellor është i ndryshëm në stina të ndryshme të vitit. Nga dielli dhe atmosfera, vijnë rrezet direkte dhe ato difuze. Të dyja këto lloje rrezesh, quhen rreze globale dhe vlerat e tyre matën me Lux. Llogaritet që 1 Kal./Cm2/Minut = 7500 Lux. Sipërfaqja e tokës është nën ndikimin e një Bilanci Rrezatimi (apo bilanç energjie) që rrjedh nga dy flukse rrezatimesh që janë: i) Sasia e rezeve diellor që vinë nga dielli për në tokë dhe ii) Rrezatimi i tokës për në atosfere. Veçanërisht në zonën e Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë, ky bilanc është pozitiv, pasi sasia e energjisë që vjen nga atmosfera në tokë, është më e madhe se sa energjia e rrezeve që dalin nga toka për në atmosferë. Kështu p.sh. Për zonën e Durrësit, nëqoftëse në muajin më të ftohët të vitit që është Janari, intensiteti i ndriçimit diellor është 0.4 Cal/cm2/minut ose 3000 Lux. Në muajin më të ndriçuar që është Korriku, intensiteti i ndriçimit diellor është 8.5 Cal/cm2/minut ose 63750 Lux (8,5 x 7500). siç vërehet kjo vlerë në këtë periudhë është disi më e tepërt se sa kërkesat që kanë bimët e grupit ekzigjente ndah ngrohtësisë. Në këtë rast këshillohet aplikimi i hijezimit të bimëve me anë të rrjetave hijezuese, kjo sidomos në mjediset e mbrojtura. Intensiteti i ndriçimit ndryshon jo veten në intervalin vjetor dhe atë mujor, por dhe në intervalin e 24 orëshit. Maksimumin e intensitetit të ndriçimit diellor në një zonë të dhënë e arrin në orët e mesditës. Duke qënë se në këtë periudhë, intesiteti i ndiçimit diellor është më i lartë, sigurisht që edhe procesi i fotosintezës, është në vlerat maksimale. Në orët e mëngjezit dhe të pasditës së vonë, intensiteti i ndriçimit diellor bie dhe rrjedhimisht bie dhe procesi i fotosintezës. Në sasinë vlerës së intensitetit të ndriçimit diellor, ndikon dhe prania e reve në atmosferë. Në ditët e vrenjtura sasia e intensitetit të ndriçimit ulët 10 – 12 herë. Gjithashtu në uljen e intensitetit të ndiçimit (në vlerat reth 1.5 – 2.5 herë) ndikojnë dhe papastërtitë e mbulesave të mjediseve të mbrojtura siç janë: pluhrat, lloji dhe mosha e mbulesave, smogu në një rajon të caktuar, etj. Ndriçimit diellor i cili kur bie në gjethe apo në trupin e bimës, transformohet në energji. Kjo energji shërben për formimin e klorofilit. Fotosinteza të perimet, ashtu si edhe në bimët e tjera, zhvillohet në intervalin e rrezatimit Fotosintetik Aktiv me gjërësi valë 400 – 700 mμ (minimikron). Gjethet e bimëve absorbojnë në mënyrë të seleksionuar rrezet të spektrit me ngjyrë të kuqe në të portakalltë më gjatësi valë nga 0.6 deri në 0.68 μ (mikron), si dhe ato ultraviolet të gjatësisë së valës 0.3 – 0.5 μ. Ndërsa rrezet gjelbërta ndikojnë më pak. Në periudhën e dimërit kur dielli është i ulur në horizont, nga pjesa ndriçuese e tij në tokë vinë rrezet e verdha, të portokallta, të kuqe të spektrit më gjatësi

30


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

valë 565 – 760 mμ (1μ = 1000 mμ). Në këtë periudhë rrezet bluviolet dhe ultraviolet, pothuajse nuk vijnë fare. Në praninë e CO2 dhe të temperaturave të përshtatshme, këto rreze marrin pjesë në formimin e klorofilës dhe të sintezës së lëndës organike, e cila shërben për formimin e organeve vegjetative dhe gjenerative në trupin e bimës. Është vërtetuar gjithashtu se rritja e intensitetit të sintezës së lëndës organike është në korelacion të drejtë me rritjen e intensitetit të ndriçimit diellor. Ky korelacion vazhdon deri në atë nivel sa intensiteti i ndriçimit diellor të rritet me vlerë deri në 7 Cal/cm2/ min. Eshtë vërtetuar gjithashtu, se për të bërë një lulëzim sa më normal të bimëve, i’u duhet një vlerë e intensitetit të ndriçimit 40.000 – 53.000 Lux ose e barabartë me 5.3 – 7 Cal./cm2/min. 3.3. KËRKESAT PËR GAZIN KARBONIK Një rol të rëndësishëm në sintezën e lëndës organike përveç dritës së diellit dhe kloroplasteve në qelizat bimore të gjetheve, luan edhe prania e gazit karbonik (CO2). Ky gjëndet në rreth 16 mgr/litër ajër ose 0.03%. Në të shumtën e rasteve në litërature, sasia e gazit karbonik mund të shprehet në vlerat 300 p.p.m. (1p.p.m. = me një pjesë për milion). Kjo do të thotë se në një million pjesë ajri, rreth 300 pjese janë gaz karbonik. Kaq i rëndësishëm është ky element sa mjafton të përmendim që, në 1 gr lëndë të thatë të bimës, gjënden rreth 450-500 mgr CO2. Me rritjen e intensitetit të ndriçimit diellor gjatë procesit të fotosintezës, është vërtetuar se duhet të rritet dhe prania e CO2. Pa këtë komponent bimët nuk mund të sintetizojnë lëndën organike dhe nuk mund të rriten e të zhvillohen. Elementin C, bima e merr vetëm nëpërmjet CO2 dhe H2CO3. Nga lidhjet e tjera organike, karboni nuk ka mundësi reale të shfrytëzohet prej bimëve. Për këtë arësye, sidomos në mjedise të mbrojtura kultivuesit e bimëve të perimeve, krahas elementëve të tjerë të teknologjisë, duhet të kenë mirë parasyshë këtë fakt dhe të marrin masa që ky element kaq i rëndësishëm, të jetë i pranishëm në ato kufij që bima ka nevojë. Me uljen e nivelit të gazit karbonik në ajër, ulët dhe rendimenti fotosintetik. Në serra nuk mund të vlerësohet lehtë, por kur përmbajtja e CO2 ulët rreth 10 % nga niveli i zakonshëm, fotosinteza mund të ulët 5 – 10%. Eshtë vërtetuar gjithashtu se në një mjedis të pasur me CO2, e të ndriçuar mirë, me temperatura të përshtatshme dhe me elementët ushqimor të mjaftueshëm në tokë, gjethet e bimëve të perimeve përmbajnë më shumë sheqer dhe amidon se sa në mjedise të tjera të cilat kanë nivele më të ulëta se sa ato normale. Në kushte normale të rritjes dhe të zhvillimit, bimët i rezistojnë më mirë temperaturave të ulëta dhe lulezojnë me shpejt, më shumë dhe lidhin e i rrisin më tepër fruta. Është vërtetuar se në kohë të mirë dhe me diell, sidomos në mjedise të mbrojtura të cilat në shumicën e kohës qëndrojnë të mbyllura, sasia e CO2 nga 0.03% që duhet të jetë në ajër, si rezultat i asimilimit nga bimët që kultivohen, ka tendencë të ulët. Megjithatë është vërtetuar se, edhe në përqëndrime më të ulëta se 0.03% të CO2, bimët e perimeve e realizojnë procesin e fotosintezës. Edhe në kushtet kur niveli i CO2 është i ulët, në sajë

31


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

të sipërfaqes së madhe të gjetheve dhe sasisë së madhe të gojëzave që bimët kanë, bëjnë të mundur të asimilojnë mirë CO2 dhe të realizojnë procesin e fotosintezës. Nga prova të bëra është vënë re se, kur niveli i CO2 në një mjedis të mbrojtur është rritur 10 herë nga përqëndrimi normal (madje deri në 3000 p.p.m.), rendimenti fotosintetik është rritur 2.5 herë. Prandaj nga ana praktike, kultivuesit duhet të kenë parasysh dhe të marrin masa për të siguruar jo vetëm nivele optimale të CO2, por mundësisht ngritjen e këtij niveli. Në kushtet e mjediseve të mbrojtura është vërtetuar se, me shtimin e CO2 në 15 deri me 20 herë më tepër se sa niveli i tij në atmosferë, fotosinteza rritet ndjeshëm. Ndërsa nëqoftë se vazhdohet rritja mbi këto nivele, atëhere në bimë jo vetëm që nuk ndikon me në rritjen e intensitetit të fotosintezës, por në to ndikon një farë “helmimi”. Mungesa e CO2 në ajër vërehet sidomos në kushtet kur në serrë ka një vegjetacion të bollshëm bimor, temperatura relativisht të larta 25 – 320C dhe të shoqëruara me një intensitet të lartë të ndriçimit diellor. Si rezultat i intensitetit të lartë të proçesit të fotosintezës që zhvillohet në këto kushte, shkaktohet ulja e nivelit të përqëndrimit të CO2 dhe bimët kalojnë në nevojë për këtë element jetësor. Një masë efektive për të zbutur sadopak këtë efekt negativ, është ajrimi i serrës. Nëpërmjet ajrimit realizohet zëvëndësimi i ajrit të varfër me CO2. Këshillohet gjithashtu që CO2, duhet futur në orët e mesditës kur intensiteti i ndriçimit diellor dhe proçesi fotosintetik është më intensive se në periudhat e tjera kohore të ditës. 3.4. KËRKESAT NDAJ TOKËS Kërkesat e perimeve për cilësinë dhe pjellorinë e tokës janë mjaft të mëdha. Kjo i detikohet jo vetëm vënd-origjinës në të cilën kanë ardhur, por dhe vetë mënyrës së ndërtimit dhe të zhvillimit të sistemit rrënjor. Në lidhje me kërkesat e mësipërme, perimet kanë veçori dhe kërkesa të veçanta. 3.4.1. KËRKESAT NDAJ CILËSIVE FIZIKE DHE AGRONOMIKE TË TOKËS Tokat në të cilën do të kultivohet perimet, duhet të jenë të thella, të ajrosura, të përshkueshme nga uji, të afta për të ruajtur ngrohtësinë, të jenë humusore dhe të pasura me elementë ushqimor dhe të asimilueshme nga bimët. Tokat e ftohta, të lagëta, e të rënda, me horizont të cekët punues, janë të pa përshtatshme për rritjen e sistemit të rrënjor të këtyre bimëve. Në toka të tilla sistemi rrënjor zhvillohet shumë i dobët, duke krijuar disproporcione të theksuara në mes thithjes së ujit dhe të elementëve ushqimor dhe nevojave të bimëve në tëresi. Në këto kushte bimët zhvillohen ngadalë, të dobëta dhe pa përspektiva për prodhimin. Akoma më të theksuara këto dukuri vërehet në rastet e kultivimit nëpër mjedise të mbrojtura. Efektet e këtij fakti shfaqet në fazën e rritjes intensive të pjesës ajrore në dëm të prodhimit të luleve dhe të frutave. Frutat e lidhura në këto kushte, rriten më shumë vështirësi dhe mbeten të vegjël e të deformuara. Gjatë ujitjeve, toka të tilla krijojnë vështirësi në largimin e shpejtë të ujrave, të cilat ndikojnë

32


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

për keq në infeksionet nga sëmundjet kriptogamike. Tokat me dominancë të fraksioneve të argjilës jo vetëm që janë kompakte, por gjatë ujitjeve (sidomos ato me brazda), krijohen probleme siç është ajo e qëndrimit të ujit për një kohë më të gjatë. Në këto kushte shpesh herë shfaqen sëmundje kërpudhore duke dëmtuar ndjeshëm bimë e sipërfaqe të tëra. Toka të tilla mund të përdoren vetëm pasi ato të jenë plehëruara për 3 – 4 vjet me radhë dhe me sasira të konsiderueshme plehërash organike rreth 500 – 600 kv/ha. Kërkesat për cilësitë e tokës, varen edhe nga mënyra e kultivimit dhe e prodhimit. Në Shqipëri, zakonisht në kushtet e fushës së hapur, perimet kultivohen: i) Për prodhim të hershëm dhe ii) Për prodhim të mesëm e të vonë. Nga praktika e prodhimit është vërtetuar se për prodhime të hershme, tokat më të përshtatshme janë ato me kundërdrejtim nga Jugu ose Jug-Lindja. Në këtë pozicion rrezet e diellit bien qysh në orët e para të ditës dhe në një kënd më të gjërë, duke krijuar kushte për një ngrohje më të shpejtë. Nga këndvështrimi agronomik, tipi i tokës duhet të jetë me origjinë aluvionale dhe përberja mekanike rekomandohet të jetë subargjilore e mesme. Ndërsa për prodhim të mesëm e të vonë, struktura e tokës këshillohet të jetë argjilo-ranore dhe të zeza. Shumë autorë theksojnë se tokat më të përshtatshme për perimet, janë ato toka kur raporti në mes argjilës : rërës : lymit, të jenë pothuajse 1:1:1. Në toka të tilla bimët e perimeve kanë mundësinë të japin maksimumin e prodhimit. Tokat me dominance të fraksioneve të rërës (gjysëm të lehta dhe të lehta), ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e sistemit rrënjor dhe atij ajror. Në këto kushte, sistemi rrënjor duke qënë qysh në fillim të jetës së tyre nën ndikimin e kushteve të përshtatshme si: lagështira normale toksore, lëndë të mjaftueshme ushqimore dhe të asimilueshme, ajër të mjaftueshëm, etj, bën që rrënjët të zhvillohen pa vështirësi. Ajo i jep pjesës ajrore më shumë lëndë ushqimor dhe ujë. Në këto kushte pjesa ajrore e bimëve merr një zhvillim të vrullshëm dhe me preçedencë për një lulëzim e lidhje frutash më të hershëm dhe në sasi dhe cilësi më të mirë. Me ngritjen e temperaturave të ambjentit, në toka të tilla sasia e ujit sëbashku me lëndët ushqimore të tretura në të, largohet me në thellësi. Ky fenomen shkakton paksimin e sasisë së ujit dhe të elementëve ushqimore në shtresat e mësipërme duke ndikuar direkt në rritjen e vështirësive në drejtim të asimilimit të tyre nga sistemi rrënjor. Kjo ndikon ndjeshëm në gjëndjen e pjesës ajrore e cila kërkon më shumë nga sistemi rrënjor, por që ky i fundit nuk ka mundësi për t’ja plotësuar. Në këto kushte, pjesës ajrore i ndodh fenomeni i rrëzimit në masë të luleve dhe i frutave të porsalidhura. Ndërsa të frutat e mëdhenj shfaqet në masë deformimi i frutave e sidomos në majë të tyre, duke ndikuar ndjeshëm në prishjen e cilësisë tregëtare.

33


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

3.4.2. KËRKESAT NDAJ REAKSIONIT TË SOLUCIONIT TOKËSOR Rezultate të mira në prodhimin e perimeve, merren vetëm atëhere kur pH i tokës është 6.5 – 7. Gjithashtu është parë se rezultate të mira mund të merren edhe në ato toka, kur pH është ndërmjet 7 dhe 8. Eshtë vërtetuar se tokat me reaksion lehtësisht acide dhe lehtësisht bazike (nën 6 dhe mbi 8) janë të papërshtatshme. Papërshtatshmeria e tyre spjegohet me reaksionet kimike që zhvillohen në mes elementëve kryesor ushqimor që ndodhen në tokë dhe mbetjeve acide apo bazike që krijohen në solucionin tokësor. Substancat e formuara prej tyre, ndikojnë në uljen e aftësisë së asimilimit të elementëve kryesore nga sistemi rrënjor. Në tokat acide, sidomos kur niveli i Ca është i ulët, gjatë periudhës së lulëzimit, vërehen dështimë të luleve dhe sasia/ cilësia e frutave të lidhura është e ulët. 3.4.3. KËRKESAT NDAJ NIVELIT TË KRIPËZIMIT Në solucionin tokësor tokat bujqësore përmbajnë sasi të konsiderueshme kriprash të tretshme në ujë, të cilat janë të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin e bimëve. Në kushte normale sasia e tyre nëpër tretësirat toksore rrallë i kalon 1gr për litër ujë. Në tokat normale pjesën më të madhe të këtyre kriprave e përbëjnë kriprat e kalçiumit. Ndërsa tokat në të cilat në i quajmë të kripura, janë të tilla sepse në solucionin ujor të tyre, përmbajnë sasi më të mëdha kriprash. Sasia e lartë e nivelit të kriprave në tokë, Te bimët e perimeve ndikojnë për keq në jetën normale të tyre. Mbi kushtet normale, ndikojnë ndjeshëm në uljen e aftësisë thithëse të ujit dhe të elementëve të tjerë ushqimor. Sipas përmbajtjes së sasisë së kriprave në tokë, ato klasifikohen: i) Dobësisht të kripura me përmbajtje kriprash deri në 2.5 gr/litër ujë ; ii) Mesatarisht të kripura me përmbajtje kriprash në nivelet 2.5 – 7.5gr/litër ujë dhe; iii) Shumë të kripura me përmbajtje kriprash në mbi 10 gr/litër ujë. Zakonisht, përbërjet e kriprave që ndodhen në tokat e vëndit tonë, janë kryesisht lidhjet dhe kombinimet në mes kationeve të Ca2+, Mg2+, Na+ dhe të K+, me anionet Cl-, SO42-, HCO3 dhe CO32-. Kriprat më kryesore që formohen nga këto kombinime janë: NaCl, Na2SO4, Na2CO3, NaHCO3, MgCl2, MgSO4, CaCL2, etj. Këto lidhje janë të dëmshme për kulturat bujqësore dhe atë të perimeve në veçanti. Gjithashtu në kriprat e tokës janë dhe komponimet nga lidhjet: MgCO3, Mg(HCO3)2, CaSO4, CaCO3 dhe Ca(HCO3)2, të cilat janë shumë më pak të ndjeshme për bimët e perimeve. Një ndër kriprat më të rrezikshme është NaCl. Kjo kripë ka një tretshmeri më të lartë e cila shkon deri në 360 gr/litër. Kjo kripe është shumë e dëmshme kur në tokë gjëndet deri në 0.1%. Në këtë përqëndrim bimët vuajnë shumë. Mbi 1% toka është e xhveshur totalisht nga bimësia. Një kripe tjetër shumë e rrezikshme është dhe MgCl2, e cila edhe kjo ka një tretshmëri në rreth 353 gr/litër. Prandaj për bimën e specit e cila është shumë e ndjeshme ndaj kripëzimit, sasia e kriprave (kryesisht NaCl) duhet të jetë në nivelin nën 0.1% të solucionit toksor.

34


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Në litëratura të ndryshme, sasia e rekomandueshme e kriprave në tokë shprehet edhe me anë të matjes së Konduktivitetit Elektrik të Tokës së Saturuar dhe shprehet me Micro-Siemens për Centimetër (m.S./cm). Për të patur rezultate të kënaqshmë gjatë kultivimit të perimeve, sasia e kriprave në solucionin tokësor, nuk duhet të jetë më tepër se 1300 m.S./cm dhe ajo e ujit që shërben për ujitje, jo më tepër se 900 m.S./ cm. Mbi këto nivele sasia e prodhimit të perimeve ulët ndjeshëm. 3.4.4. KËRKESAT NDAJ PARABIMËS Bima e perimeve ka kërkesa të veçanta për parabimën si dhe për aplikimin e skemave të qarkullimit bujqësore. Kjo sepse, jo vetëm së këto bimë kanë nevojë të qarkullohet si të gjithë bimët e tjera bujqësore, por e veçanta e këtyre është se këto preken më shumë nga disa sëmundje specifike dhe të rrezikshme siç janë: Vrugu i Kërcellit (phytophtora capsici L.), Verticilioza (Verticilium alboatrum Ret – B), Fuzarioza (phuzarium solani), etj. Këto sëmundje zakonisht transmetohen nga njëri vit në tjetërin nëpërmjet mbeturinave të bimëve, të cilat sipas studimeve kanë mundësinë të ruajnë aftësinë infektuese nga 4 deri në 6 vjet. Aq të ndjeshme bëhen këto bimë, sa që në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar të mbillet edhe pas kulturave të tjera të të njëjtës familje. Psh, speci nuk duhet të mbillet pas familjes Solanaceae si domate, patllixhanit, patates, etj. Madje kjo bimë këshillohet të mos mbillet edhe pas bimëve të familjes Curcubitaceae, sepse këto bimë në të shumtën e rasteve preken po nga të njëjtat sëmundje. Me ndërrim të kulturave bujqësore ose aplikimin të qarkullimit bujqësore, kuptojmë ndërrimin e bimëve bujqësore në kohë dhe hapësirë, sipas një plani të shoqëruar me një sistem punimi e plehërimi të tokës dhe të hallkave të tjera të agroteknikes së kultivimit. Qëllimi i qarkullimit bujqësor është të sigurohet një rritje të pandërprerë të pjellorisë së tokës dhe e rendimentit të bimëve që mbillen. Vendosja e qarkullimit bujqësore për perimet, ndikon në formimin dhe ruajtjen e humusit dhe lëndës organike në tokë. Çdo kulturë ka teknologjinë e vet, kështu që sasia dhe llojshmëria e imputeve të përdorura janë të ndryshme. Prandaj ruajtja e pjellorisë natyrale të tokës dhe plehërimi racional i saj, përbën kushtin me themelore të rritjes së pandërprerë të pjellorisë efektive të tokës. Me anë të kësaj rritet rendimendi i prodhimit, efektiviteti i punës dhe i inputeve të përdorura. E rëndësishme në qarkullimin bujqësor për perimet është ajo që, çdo kulturë pasardhëse të jetë një parabimë e mirë. Parabimët më të mira për bimët e perimeve janë bimët e familjes së bishtajoreve (papilonaceae), një dhe shumvjeçare si: jonxha, tërfilet një dhe shumvjeçare, fasulja, bizelja, batha, e disa të tjera. Bimët e familjes bishtajore kanë sistem rrënjor të fuqishëm, të cilat gjatë vegjetacionit e përshkojnë tokën thellë, duke e shkriftëruar atë. Si të tilla, ato tërheqin lëndë ushqimor nga thellësitë e tokës dhe pas lërimit të parcelës, i lënë tokës mjaft mbeturina bimore, të cilat përbëjnë një bazë të mirë për pasurimin e sajë me lëndë organike. Nga ana tjetër, duke qënë bimë të familjes bishtajore, ato kanë vetinë që nëpërmjet bakterieve azotofiksuese që janë specifike për këtë familje, të fiksojnë azotin e ajrit në

35


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

sistemin rrënjore të tyre. Duke qënë se këto bimë janë me trup të lartë dhe të degëzuar, ato e hijezojnë sipërfaqen e tokës dhe si rrjedhoje i përmirsojnë mjaft cilësitë fizikokimike të tokës dhe për më tepër nuk lejojnë zhvillimin e barërave të këqia. Parabimë të mira janë gjithashtu kulturat e familjes së frurrënjore (Umbrelifereae), siç janë: karrota, panxhari, rilkat, repkat, etj. Parabimë të mira gjithashtu, janë edhe drithrat e bukes, si gruri, misri, etj, si dhe bimët industriale si duhani, pambuku, etj. Gruri p.sh., ka vetinë të lere shumë mbeturina bimore në tokë, duke krijuar kështu një rezervë të mirë të lëndës organike. Të lashtat kanë vetinë që elementët e N dhe të K, nëpërmjet kashtës që mbeten pas korrjes ose nga plehu organik (që përdoret si shtresë ose ushqim për kafshët bujqësore), pothuajse rikthehen plotësisht në tokë. Ndërsa elementi i P pothuajse nuk kthehet, sepse pjesa më e madhe shkon me kokrrat e drithit. Duke qënë kultura që nuk prashiten, ato në tokë krijojnë kushte të mira për përmirësimin e strukturës së sajë. Ato kanë vetinë që ti zhdukin barërat e këqia, sepse gjatë vegjetacionit krijojnë hijezime mbi sipërfaqen e tokës. Veçanërisht misri, i cili kultivohet në kushtet e një plehërimi të bollshëm oganik dhe kimik, është një parabimë e mirë për perimet. Duke qënë se perimet janë bimë prashitëse, ato krijojnë premisa për mbajtjen gjallë të aktivitetit mikrobiologjik të mikroorganizmave, të cilat formojnë lëndë të tretëshme nga zbërthimi i lëndës organike të tokës, si dhe si rezultat i prashitjeve ndikojnë në mbajtjen pastër nga barërat e këqia. Nga ana tjetër kjo bimë le në tokë sasira të konsiderueshme mbeturinash bimore nëntoksore dhe mbitoksore, që pas dekompozimit të tyre, ato mbeten si lëndë organike dhe një ushqim i konsiderueshëm për bimët perimore. Parabima të mira janë kulturat e dyta si, misri hamullor, i cili ndikon në përmirësimin e kushteve mikrobiologjike të tokës. Ai e mban tokën në gjëndje aktive gjatë të gjithë stinës së verës si stina më e thatë e vitit. Duke qënë në aktivitet të vazhdueshëm, veprimi mikrobiologjik ndikon në zbërthimin e lëndëve ushqyese dhe të asimilueshme për bimët e perimeve. Në përgjithësi kulturat e dyta ndikojnë në përmirësimin e regjimit ushqimor të tokës. Një rol të mirë në parabimën e perimeve luan edhe lënja e tokës ugar (e punuar dhe lenien e sajë të pambjellur për një kohë të caktuar). Duhet patur parasysh që lenia e tokës ugare nuk presupozon një pasurim të tokës bujqësore por më tepër një “pushim” të saj. Kjo formë punë është e mirë pasi toka bën një farë “çlodhje”, por nga pikpamja ekonomike kjo metodë është jo ekonomike, sepse në kushtet e një bujqësie intensive toka nuk mund të lihet pa u shfrytëzuar. 3.5. KËRKESAT PËR ELEMENTËT USHQIMOR DHE ROLI FIZIOLOGJIK I TYRE Për vetë ndërtimin e sistemit rrënjor dhe aftësisë së tij relativisht të ulët për të asimilimuar elementët ushqimor, perimet kanë kërkesa relativisht të larta në lidhje me nivelin e tyre në tokë. Mundësia e asimilimit të elementëve ushqimor, varet në radhë të parë nga pjelloria efektive e tokës. Me pjellori efektive kuptojmë shumën e pjellorisë natyrale dhe

36


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

asaj artificiale (sasisë së elementëve ushqimor të hedhur në tokë). Aq e ndjeshme janë këto bimë për elementë ushqimor, sa që mjafton të krahasojmë se; n.q.s. Në domate për plehërimin bazë mund të përdoren edhe pleh stalle të padekompozuara mirë (kjo bimë ka aftësi ti shfrytëzoi mirë elementët ushqimor), të speci apo trangulli, me një plehërim të tillë, niveli i asimilimit të elementëve ushqimor është shumë më i ulët. Nga praktika është vërtetuar se perimet, shkojnë shumë mirë n.q.s. toka sidomos parabima është e plehëruar bollshëm me plehëra organike. Sistemi rrënjor i perimeve e rrit shkallën e asimilimit të elementëve ushqimor, n.q.s krahas plehërave kimike, përdoren dhe sasira të duhura të plehërave organike. Ato rriten dhe zhvillohen mjaft mirë, kur plehërohen me elementët Azot, Fosfor, Potas, si dhe me një sëre mikroelementësh të tjerë. Kjo bëhet më e domosdoshme sidomos në mjedise të mbrojtura ku rendimentet e prodhimit janë më të mëdha dhe niveli i asimilimit të tyre për shkaqet e pamjaftueshmerisë së dritës dhe të ndryeshueshmerisë së temperaturave, është më e vogël . Edhe për bimët e perimeve, elementët ushqimor ndahen në dy grupe kryesore që janë: i) Makroelementët dhe ii) Mikroelementët. 3.5.1. MAKROELEMENTËT Në grupin e makroelementëve, bëjnë pjesë azoti, fosfori dhe potasi. ROLI FIZIOLOGJIK I AZOTIT (N). Azoti është elementi shumë i rëndësishëm si për rritjen ashtu edhe për zhvillimin e bimëve të perimeve. Ai merr pjesë në ndërtimin e proteinave, të cilat pas ujit është përbërësi më kryesor në ndërtimin e protoplazmes së qelizave. Ai merr pjesë në përbërjen e komponentëve me rëndësi jetësore siç janë acidet nukleike si: ARN, AND. Po ashtu N mer pjesë në formimin e klorofilës, vitaminave, fosfatideve, alkaloideve, etj. Gjatë vegjetacionit dhe kryesisht në fazat e para të moshës së bimëve, azoti përqëndrohet më tepër në indet e reja meristematike të rritjes. Me kalimin e kohës ky element grumbullohet në lule e fruta. Azoti ka një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm si element përbërës në ndërtimin e trupit të bimës, por në sajë të pranisë së tij ai ndikon drejtëpërsëdrejti në asimilimin e një gamë të gjërë të elementëve të tjerë që ndodhen në solucionin ushqimor toksor. Bimët e perimeve e asimilojnë azotin në formë nitratesh dhe të kriprave amoniakale. Format amoniakale asimilohen me me vështirësi. Format amoniakale mund të asimilohen më mirë në toka të ftohta, të rënda dhe me lagështi të tepruar. Në komponimet organike bimore, azoti gjëndet në formën e grupeve amidike, aminike, humidike, etj. Kur bimët ushqehen me nitrate, ato më parë reduktohen në forma amoniakale. Forma amoniakale është më e asimilueshme nga bimët e perimeve. Sipas disa autorëve (Khare e Umzani 1969, Kunju e George 1969, Spalndon e Ivannë 1968), referojnë së n.q.s. elementi N është në proporcione të drejta me elementët e tjerë ushqimor, ai ndikon drejtëpërsëdrejti në rritjen e numrit të luleve dhe të frutave në bimë. Prania optimale e këtij elementi në tokë ndikon në rritjen e një bime të fuqishme. Sipas tyre veçanërisht elementi azot, favorizon mjaf mirë pllenimin, lidhjen dhe

37


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

rritjen e frutave të porsalidhura, si dhe të frutave të tjerë që janë në rritje e sipër. Madje, (sipas Cuocolo 1967,) n.q.s. ky element është i pranishëm dhe në proporcione të drejta me elementët e tjerë ushqimor, menjëherë pas krizes që shkaktohet nga trapiantimi, ai ndikon drejtëpërsëdrejti në daljen e shpejtë të rrënjezave të reja, të cilat ndihmojnë në zënjen e fidanave të sapo trapiantuara. Gjithashtu është vërtetuar se, rezultate mjaft të mira të kjo bimë, arrihen n.q.s., N2O i sigurohet jo vetëm në proporcione të caktuara me elementët e tjerë kryesor ushqimor, por dhe me një shpërndarje të drejtë në raport me kërkesat gjatë fazave të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve. Është vënë re se (sipas Ozaky 1956, Ray 1962, Caliandro 1967, etj,), plehërimi i njëanshëm azotik dhe me doza të larta, jo vetëm që nuk ndikon në shtimin e prodhimit, por përkundrazi, ai ndikon në uljen e tij. Madje është vënë re se perimet e vonojne pjekjen botanike të frutave. Sipas Singh e Nëttles 1961- 1962 dhe Yenkhis e Horn 1963, në doza të larta azoti, bimët marrin një rritje të vrullshmë të masës vegjetative, ndërsa diferencimi dhe zhvillimi i organeve gjenerative, vonohet. Në zonat me veriore (sipas autorëve Italianë, Ballatore dhe Pimpini 1966 e 1967), ky ndikim bëhet akoma me negativ sepse temperaturat dhe ndriçimi diellor janë më të disfavorshme për jetën e bimëve. Perimet e asimilojne azotin më tepër gjatë fazës së rritjes vegjetative. Pjesa më e madhe e N dhe P asimilohen në periudhën e lulëzimit dhe të frutifikimit masiv. Kjo periudhë për kushtet e vëndit tonë (në rastin e kultivimit në fushë të hapur), korespondon nga mesi i Qershorit e deri në fund të Gushtit. Niveli i ulët i N në solucionin ushqimor të tokës, ndikon në atë që bimët të zhvillohen të dobëta dhe të vonojnë proceset e rritjes dhe të zhvillimit të tyre. Simptoma e mungesës së këtij elementi në fazat e para të rritjes, shoqërohet me çngjyrosjen e gjetheve të poshtme. Ngjyra kalon nga ngjyra jeshile e errët, në jeshile të verdhë. Nëqoftëse ky element vazhdon të mungoje akoma edhe për një kohë më të gjatë, atëhere kjo zverdhje pushton gati të gjithë bimën. Bimët rriten dhe zhvillohen me vonësë dhe sasia e luleve për bimë, është mjaft e ulët. Gjethet ngelen të vogla dhe të drejta. Ato fruta që lidhen, rriten ngadalë dhe të deformuara. N në bimë është i lëvizshëm, d.m.th. kur në tokë N është pamjaftueshëm, brënda bimës ai lëviz nga gjethet më të vjetra në ato më të rejat (kjo është dhe arësyeja që shënjat e para të mungesës së azotit vërehen me zverdhjen e parakohshmë të gjetheve më të vjetra). Kur elementi N vazhdon të mungoje në tokë, bimët pesojnë një ulje të theksuar të aktivitetit jetësor dhe veçanërisht atë të fotosintezës. Kjo ndodh sepse kloroplastet që ndodhen në gjethe e ulin aftësinë e sistëzes së lëndëve organike dhe bimët në përgjithësi zhvillohen të dobëta. ROLI FIZIOLOGJIK I FOSFORIT (P2O5). NË indet bimore të trupit të perimeve, fosforin e gjejmë në formën e komponimeve organike siç janë: ortofosfatet e kaliumit, të kalciumit, të magneziumit, si dhe në shumë komponime të tjera organike. Pa prezencën e këtyre të fundit, është vështirë të gjëndet ndonjë proces sadopak i rëndësishën në jetën dhe metabolizmin e qelizave të indeve bimore. Komponimet më të rëndësishmë të cilat zenë vëndin e parë në jetën e kësaj bime, janë acidet nukleike, të cilat përbëjnë

38


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

bazën e makromolekulave për sintezën e nukleotideve dhe të acideve me krysore të ARN e ADN. Përsa i përket rëndësisë së forsforit në proceset jetësore të këtyre bimëve, sipas një grupi autorësh si: Parker 1969, Le Compte 1962, Ozaki e Hortenstinë 1962, Morani 1965, Ballatonë 1966, Caliandro 1967, Pampini 1967, etj, këtë element ato e kanë cilësuar si elementin me përcaktues si në rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve, ashtu edhe në nivelin e prodhimtarisë së tyre. Qenja e këtij elementi në sasinë optimale në solucionin ushqimor të tokës, ndikon ndjeshëm në rritjen e sasisë së luleve të lulezuara në bimë, në sasinë e frutave të lidhura dhe në rritjen e shpejtë dhe pjekjen e hershmë të tyre. Disa studiues të tjerë si: Baca e Castillo 1964, Ozaki 1956, Pimpini 1967, etj, kanë vërtetuar se teprimi me plehëra fosforike pengon rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve. Gjithashtu sipas tyre, plehërimi fosforik i specit të kultivuar në kushtet e fushës së hapur dhe me nivele më të larta së 600 kg/ha superfosfat (me 16-18 % lëndë aktive), nuk influenson pozitivisht në prodhimin e këtyre bimëve. Kjo sepse sasia e tepruar e forforit, pengon asimilmin e elementëve të tjerë të domosdoshëm ushqimor. Veç faktorëve të tjerë si: lagështira e tokës, gjëndja fizike e saj, kultivari, etj, asimilimi i mirë i fosforit është i lidhur drejtëpërsëdrejti edhe më intensitetin e ndriçimit diellor, temperaturat e ajrit dhe të tokës. Lidhur me ndriçimin diellor, perimet e kultivuara në kushtet e fushës së hapur, pothuajse në të gjithë zonat e vëndit tonë nuk paraqesin ndonjë shqetësim. Kjo sepse, sasia e ndriçimit diellor gjatë periudhës së kultivimit të këtyre bimëve, është e mjaftueshme. Lidhur me ndikimin e temperaturave të tokës dhe të ajrit, kjo varet kryesisht nga zonat agro-ekologjike, mikrozonat e vëndit tonë dhe mbi të gjitha nga stinat e vitit. Ndërsa në kushtet e mjediseve të mbrojtura (kryesisht serrat), sezoni në të cilën kultivohen këto bime, përkon me kushtet e kufizuara të ndriçimit diellor. Në këto kushte asimilimi i fosforit edhe pse në mjedisin ushqimor është i pranishëm, bimët e kanë të vështirë për ta asimiluar atë. Në këto kushte është e domosdoshme që në solucionin ushqimor, duhet të rritet përqëndrimi i fosforit, me qëllim që bimët të kenë sasi të mjaftueshme fosfori për ta asimiluar. Në kushte të tilla, përmirësimi i asimilimit të fosforit, shtohet nëqoftëse plehërat fosforike shoqërohen në proporcione të drejta me ato azotike. Nga studimet e kryera sipas autorëve Spaldon e Ivanic 1968, ato rekomandojnë se raporti më i mirë ndërmjet anhidritit fosforik dhe formave azotike, duhet të jetë 2 : 1,5. Mungesa e fosforit në tokë ose pamundësia e tij për tu asimiluar nga bima, në përgjithësi ndikon ndjeshëm në rritjen dhe zhvillimin normal të kësaj bime. Efekti i mungesës së këtij elemeni, shfaqet me uljen e theksuar të aktivitetit jetësor dhe shënjat e para të mungesës së fosforit, shfaqen me drunjëzimin e parakohshëm të indeve jo vetëm Te bimët me mosha të avancuara, por edhe në bimët e moshave më të reja. Kërcejtë mbeten të hollë, gjethet e vjetra marrin një zbehje me njolla të verdha dhe të nekrotizuara, të cilat bien parakohë. Ndërsa, të gjethet e reja majat e tyre qëndrojnë të varura dhe në faqen e sipërme ato marrin ngjyrë blu të hapur, ndërsa nervaturat marrin ngjyrë të purput. Prandaj për ta eleminuar këtë dukuri, është e domosdoshme që krahas masave për

39


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

sigurimin e ndriçimit diellor dhe temperaturave të ajrit e të tokës, duhet të synohet në ekuilibrimin e dozave të plehërave azotike me ato fosforike. Fosforin zakonisht perimet e asimilojne në formën e joneve H2PO4-, HPO42-. Këto jone formohen në tokë, gjatë disiocimit të kriprave të acidit fosforik. Fosfori ka një ndikim shumë të madh jo vetëm si element kryesor përbërës në ndërtimin e bimëve të perimeve, por se në sasi normale të tij në tokë, ai ndikon drejtëpërsëdrejti në rritjen e mundësisë së asimilimit të një game më të gjërë të elementëve të tjerë ushqimor që ndodhen në solucionin ushqimor të tokës. ROLI FIZIOLOGJIK I POTASIT (K2O). Lidhur me rolin fiziologjik të elementit K Te bimët e perimeve, nga studiues dhe autorë të ndryshëm ka patur mjaf debate, mendimë të cilat shpesh herë kanë qënë edhe kondradiktore. Ato japin mjaf konkluzione dhe rekomandimë të ndryshme, por nga rekomandimet e tyre është theksuar se prania në sasira normale të potasit në substratin ushqimor, ka vërtetuar se prodhimi dhe cilësia e frutave të perimeve, është rritur dhe përmirësuar ndjeshëm. Shumë studiues si: Ozaki dhe Hamilton 1954, Ray 1957, Pimpini 1967, etj, kanë rekomanduar së me rritjen e nivelit të plehërave potasike në tokë, janë marrë më shumë fruta për bimë dhe me një peshë mesatare më të madhe. Ndërsa disa autorë të tjerë si: Hortenstinë 1962, Matë 1964, Kaliandro 1967, Kunju e George 1969, Dhulappanavar 1965, etj, kanë dhënë mendime së rezultatet e ndikimit të plehërave potasike kanë qënë modeste. Por pjesa dërmuese e tyre, në mes të cilave Somos 1965, Pimpini 1967, etj, kanë theksuar se plehërimet potasike kanë ndikuar në rritjen hershmërisë së pjekjes, në përmirësimin e shijes, në përmirësimin e ngjyrave të frutave, në rritjen e koensistënces dhe të fortësisë të tulit, në rritjen e përmbajtjes së sheqerit, në rritjen e përmbajtjes së karotenit, acidit askorbik, si dhe të vitaminave të ndryshme. Madje, prania e potasit në tokë rrit qëndrueshmërinë e bimëve ndaj disa sëmundjeve me origjinë kërpudhore, e sidomos ato që shkaktojnë kalbëzimin e frutave. Disa autorë të tjerë si: Iley e Ozaki 1967, Campbell e Hanna 1956, rekomandojnë se raporti në mes N2O e K2O, duhet të jetë respektivisht në 1: 1,2. Është vërtetuar se në indet bimore, kaliumi është i lidhur ngushtë me acidet e ndryshme minerale e organike dhe së rreth 4/5 e kaliumit të përgjithshëm në bimë, është i përqëndruar kryesisht në vakuola dhe lëngun qelizore të protoplazmes. Ndërsa pjesa tjetër në limfen e bimës. Potasi është i shpërndarë pothuajse në të gjithë trupin e bimës, por disi më i përqëndruar gjëndet në indet meristematike të rritjes. Roli kryesor i potasit në këto bimë, është se ky element merr pjesë në neutralizimin e ph të lëngut qelizor, në rritjen e presionit ozmotik, në hidratimin e plazmës, etj. Në prezencë të mjaftueshme të kriprave të fosfateve dhe atyre potasike, plehërimi i bollshëm me plehëra azotike, mund të asimilohet mirë nga bima. Por ndikim më të madh i këtij elementi në bimë, shfaqet në drejtim të sintezës dhe të transformimeve të karbohidrateve. Gjithashtu është vërtetuar se, elementi i kaliumit rrit intensitetin e fotosintezës dhe kjo më e dukshme është në ditët me vranësira ku ndriçimi diellor është i më i kufizuar.

40


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

3.5.2. ROLI I MIKROELEMENTËVE TE BIMËT PERIMORE Në grupin e mikroelementëve më kryesoret janë: Magnezi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. RËNDËSIA E TYRE. Influenca e mikroelementëve në jetën e bimëve të perimeve, ka qënë më pak e studiuar në krahasim me elementët e grupit të makroelementëve. Madje gjatë praktikes së kultivimit të tyre, janë aplikuar pak a shumë të dhënat e studiuara për bimën e domates dhe të patllixhanit si bimë të familjes së Solanaceve, si bimë të së njëjtës familje me karakteristikat biologjike analoge dhe të përafërta. Kërkimet e realizuara dekada më parë, kanë vërtetuar se për rritjen dhe zhvillimin e perimeve veç makroelementëve janë të domosdoshëm edhe mikroelementët. Në indet bimore sasitë e tyre lëvizin nga 0.001 – 0.0001%. Eshtë vërtetuar gjithashtu se, megjithëse në bimë ato gjënden në sasira shumë të vogla, nga pikpamja jetësore ato janë po aq të domosdoshëm, sa edhe azoti, fosfori, potasi, etj. Për ta vërtetuar këtë, është provuar se në kushtet e mungesës së plotë të njërit apo tjetërit mikroelement apo të disave prej tyre, bimët janë rritur deri në atë moment, aq sa sasia e atij mikroelementi ka qënë i pranishëm në lëndën rezervë të embrionit të farës. Më pas bimët janë tharë. Kur prania e njërit prej mikroelementëve në tokë është e pamjaftueshme, atëhere në bimë shfaqen çrregullime metabolike, uljen e qëndrueshmërisë së bimëve ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe me shënja karakteristikë si: kloroza të gjetheve, tharja e konusit të rritjes, formimin e gjetheve të imta dhe të përdredhura, etj, të cilat më vonë mund të çojnë deri në tharjen e bimëve. MIKROELEMENTËT MË TË DOMOSDOSHËM janë: Magnezi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. Këto mund ti jepen bimës kryesisht me anë të spërkatjeve gjethore. Gjithashtu këto mund të jepen edhe të shoqëruara me plehërat e tjerë. I pasur me mikroelementë është gjithashtu edhe plehu organik. Mikroelementët duhet të përdoren në doza optimale. Nëse teprohet, jo vetëm që nuk bëjnë mirë, por përkundrazi ato ndikojnë për keq. Tepricat ndikojnë në kufizimin e reaksioneve metabolike që realizohen në qelizat e indeve bimore. Prandaj nëse pretendojmë për të marrë rendimente të larta dhe me cilësi të mirë nga perimet, atëhere nuk duhet tepruar me mikroelementë. Ato duhen llogaritur mirë dhe të përdoren në sasira të duhura. Njohuri më të thella në drejtim të përdorimit të plehërave me përmbajtje të mikroelementëve, kërkohen sidomos për kushtet e kultivimit në mjedise të mbrojtura. Në këto mjedise kërkohet që të njihen mirë korelacionet ndërmjet pranisë, tepricës ose mungesës së njërit apo tjetërit makro ose mikroelementi në solucionin ushqimor të tokës. Këto korelacione janë shtjelluar në tabelat spjeguese në vijim. Shpesh herë vihet re se, edhe pse në solucionin ushqimor të tokës disa mikroelementë janë të pranishëm, përsëri niveli i përvetsimit të tyre nga bimët është i ulët. Kjo ndodh për arësye të bashkeveprimeve më pasojë krijimin e efekteve pozitive apo negative që

41


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

ndodhin në mes pranisë në nivele relativisht të larta të elementëve të grupit makro, në krahasim me ato të grupit mikro. Prandaj për nivelin e pranisë së grupit të mikroelementëve në bimë, është e domosdoshme të kryhen analizat kimike dhe veçanërisht ato gjethore. ROLI FIZIOLOGJIK I BORIT (BO). Eshtë vërtetuar se elementi Bo është një mikroelement i domosdoshëm për jetën e bimëve të perimeve. Bori i nevojitet kësaj bimë gjatë të gjithë vegjetacionit, por më i rëndësishëm është në fillimin e lulëzimit e cila vazhdon deri në përfundim të tij. Ai ndihmon në formimin e organeve mashkullore dhe femrore të luleve, mbirjen e polenit dhe pllenimin e tyre. Ai ndihmon në sintezën e komponimeve të ndryshme të polisaharideve si: sheqerërave, fenoleve, acideve aromatike, etj. Ritja e rezistencës së bimëve realizohet kur në tokë sasia e Bo është në vlera optiomale. Duke qënë se bori, merr pjesë në formimin e lëndëve pektinoze, të cilat janë pjesë përbërëse të membranave qelizore, ndihmon në rritjen e rezistencës ndaj sëmundjeve. Nga disa analiza gjethore të bëra në mesin e vegjetacionit, është parë se në bimët e rritura e të kultivuar në një tokë me nivel të mjaftueshëm të elementit Bo (rreth 1,5-2 ppm), në gjethe ka rezultuar të ketë nga 38 – 118 ppm. Sipas Eaton 1935, rritja e nivelit të borit mbi 328 ppm në gjethe, shkakton helmimin e bimëve. Shënjat e mungesës së borit në bimë. Sipas Purvis dhe Hanna 1940, shfaqen me simptomat e dekompozimit të nervaturave të gjetheve, si dhe zverdhjen e lehtë të gjetheve më të reja, me kloroze e lehtë lara-lara ndërmjet nervaturave, ku më e theksuar është në majat e tyre. Këto gjethe mbeten të vogla dhe përdridhen e deformohen nga brënda. Llapat e gjetheve më të reja marrin ngjyrë kafe dhe shkatërrohen. Gjethet e mesit marrin ngjyrë të verdhë të hapur në të portokalltë, ndërsa nervaturat mbeten të verdha ose të purpurta. Gjethet më të vjetra kanë ngjyrë të verdhë në të gjelbërt. Petëlat dhe nënpetëlat bëhen të çrregullta, dhe me në fund bien. Më vonë shfaqen shënjat e tharjes së konueseve të rritjes së kërcejve kryesore. Me kalimin e kohës kjo simptomë vërehet edhe në konuset e tjerë të rritjes së kërcejve sekondarë e kështu me radhë. Kjo ndodh pasi pamjaftueshmeria e borit, kufizon rritjen e organeve të reja si rezultat i bllokimit të ndarjes së qelizave. Rrënjët zhvillohen pak dhe marrin ngjyrë kafe. Frutat deformohen, çahen, marrin ngjyrë kafe dhe thahen. Gjatë plehërimit me elementin bor, shpesh herë vërehet së edhe pse në solucionin ushqimor të tokës bori është i pranishëm, përsëri efekti i përvetsimit të tij nga bimët është i ulët. Kjo ndodh për arësye të disa korelacioneve pozitive apo negative që ndodhin në mes të pranisë së elementëve të potasit dhe të kalciumit. Prandaj për përcaktimin e drejtë të tij, është e domosdoshme të kryhen analizat kimike, me qëllim që të gjëndet saktësisht sasia e elementëve të pranishëm në tokë. Shënjat e tepricës së borit në bimë, kuptohet atëhere kur majat dhe anët e gjetheve më të vjetra, përdridhen dhe duken sikur janë të djegura. Më vonë formohen njolla të thata, të rrethuara nga disa rrathe koncentrike. Gjethet e poshtëme janë të thata dhe në prekje duken si letër. Tiparet fillojnë të duken nga gjethet më të vjetra dhe pastaj shfaqen në

42


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

ato më të rejat. Në fillim maja e bimës është normale, por më vonë do të shohim që gjethet përdridhen. Në rastin e tepricës së borit, përmbajtja e tij në gjethe është 125, 328, 300-500 dhe 450-900 ppm. Teprica e borit mund të vijë nga përdorimi i tepruar i plehërave të tij. ROLI FIZIOLOGJIK I MANGANIT (Mn). Roli i manganit te bimët, u zbulua për herë të parë të kërpudha Aspargillus niger, mungesa e të cilit shkaktoi humbjen e mundësisë së formimit të konideve. Në lidhje me bimët e perimeve, është vërtetuar se nevojat për këtë element, janë relativisht të larta në krahasim me mikroelementët e tjerë. Ai merr pjesë aktive në ndërtimin e enzimave. Këto ndihmojnë në zhvillimin e reaksioneve oksido-reduktive të nitrateve, oksidimin e hekurit nga dyvalent në formën trevalentë gjatë procesit të frymëmarrjes, etj. Mangani merr pjesë aktive gjithashtu edhe në procesin e fotosintezës. Pamjaftueshmeria e manganit në bimë, shkakton zverdhje të zonave në mes të nervaturave të gjetheve, të cilat më pas bëhen të bardha. Në rastin e mungesës së manganit simptomat e para duken në gjethet e mesit të bimës dhe në ato të vjetrat. Më vonë kalon në gjethet e reja. Mungesa e manganit paraqitet me një shënjë karakteristikë si pëlhure me kuadrate ndërmjet nervaturave që më vonë bëhen të verdha. Gjethet e reja njollosen dhe bëhen klorotike midis nervatures. Kloroza në rastin e mungesës së manganit është më pak e fortë se në rastin e mungesës së hekurit. Përmbajtja e manganit quhet e ulët në bimë, kur ajo zbret nën 4-8 ppm. Ndërkohë që në bimët normale sasia e manganit është më shumë se 13, 32, 46 dhe 120-150 ppm. Mungesa e manganit vihet re në tokat argjilore bregdetare dhe në tokat torfike e ato ranore dhe të pasura me kalcium. Ndërsa vetë nervaturat e gjetheve sëbashku me sektorët afër tyre, ngelen normale. Të njëjta shënja shfaqen edhe nëqoftëse sasia e manganit në tokë është normale, por kjo ndodh kur ph është acid ose lehtësisht acid. Në këtë tip solucioni, pengohet asimilimi i këtij elementi. Procesi i gëlqerizimit në këto lloje tokash, rrit mundësinë e asimilimit të këtij elementi. Tokat tona zakonisht kanë përmbajtje relativisht të lartë të elementit mangan. Sasia e tij arrin nga 0.01-0.0 4%. Sasi më të larta gjënden në tokat me origjinë magmatike, siç janë bazaltet. Ndërsa më të varfëra janë toka me origjinë gëlqerore dhe ranoret. Mangani në tokë gjëndet në format 2;3 dhe 4 valënte, ndërsa format më të përvetsueshme nga bimët, janë ato 2 valentë. Për këtë qëllim mbajtja shkrifët e tokës nëpërmjet prashitjeve dhe ujitjeve të rregullta, favorizon kalimin e manganit nga 3 e 4 valënt në 2 valënt, i cili është më i asimilueshëm për bimët. Bimët ushqehen me komponimet e manganit që janë të pranishëm në tokë siç janë: MnSO4, MnCl2, Mn(NO3)2, etj. Gjatë plehërimit me kriprat e manganit, shpesh herë vërehen probleme. Edhe pse në solucionin ushqimor të tokës mangani është i pranishëm, përsëri efekti i përvetsimit të tij nga bimët është i ulët. Kjo ndodh për arësye se në solucionin toksore ekzistojnë disa bashkeveprimeve me efektë pozitive apo negative që ndodhin në prani të niveleve

43


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

relativisht të larta të elementëve të hekurit, kalciumit, fosforit, magnezit, zinkut, etj. Prandaj për përcaktimin e drejtë të tij gjatë plehërimit, është e domosdoshme të kryhen analizat kimike. ROLI FIZIOLOGJIK I BAKRIT (Cu). Domosdoshmëria e tij në bimë është zbuluar vonë (rreth vitëve 1930). Domosdoshmëria e këtij elementi, u kuptua nga e ashtuquajtura “sëmundja e tokave të reja”. Në tokat e reja dhe sidomos torfike, toka të cilat përfitohen nga tharja e kenëtave (pasi në tokat me origjinë moçalike ky element pothuajse mungon), u vu re së bimët vuanin nga mungesa e këtij elementi. Në bimët e perimeve Cu merr pjesë në proceset oksidoreduktive, si të frymëmarrjes ashtu edhe të fotosintezës. Në procesin e fotosintezës bakri merr pjesë aktive dhe kjo spjegohet me atë se vetëm në kloroplastet, është përqëndruar në rreth 70% e bakrit nga totali që ndodhet në gjethe. Prania e bakrit e bën klorofilën më të qëndrueshme. Në pamjaftueshmeri të tij, intensiteti i frymëmarrjes ulët së tepërmi. Sipas Forse 1940, mungesa e bakrit në tokat ku kultivohen perimet, shfaqet me çngjyrosjen e gjetheve nga jeshile në të verdhë deri në blu. Me kalimin e kohës kjo simptomë transformohet me shënja të klorozës në të gjithë bimën. Gjithashtu në mungesë të mikroelementit bakër , perimet manifestojnë uljen ose dhe ndërprerjen e plotë të lulëzimit. Bimët të cilat plehërohen me doza të larta azoti, asimilimi i bakrit veshtirsohet së tepërmi. Tokat me origjinë magmatike përmbajnë sasira të konsiderueshme të elementit bakër . Ndërsa tokat me origjinë gëlqerore dhe ranore janë më të verfera me këtë element. Tokat e verdha dhe të kuqerremeta janë të pasura me bakër. Sipas përmbajtjes së Cu në mgr/kg tokë e thatë, ato klasifikohen: i) Të varfëra 0.4 - 1.5; ii) Të mesme 1.6 – 3; iii) Të pasura ne vlerat 3.1 – 7 mgr/kg tokë të thatë. Bakri i përgjithshëm në tokat bujqësore varion nga 20 – 630 ppm, ndërsa bakri i këmbyeshëm e i asimilueshëm për bimët, është nga 0.8 – 15 ppm. ROLI FIZIOLOGJIK I ZINKUT (Zn). Zinku merr pjesë në procesin e formimit të karbohidrazes, komponim organik ky mjaft i rëndësishëm, i cili merr pjesë në realizimin e fotosintezës. Gjithashtu ky element merr pjesë aktive në procesin e frymemaerrjes nëpërmjet fermentit katalaze. Zinku merr pjesë në mënyrë specifike në sintezën dhe aktivizimin e fermentëve të auksinës dhe të gibërëlinës, fermente këto që janë të përqëndruara kryesisht në indet meristematike të konusëve të rritjes. Shënjat tipike të mungesës së zinkut te perimet është se në konuesin e rritjes sidomos gjethet e majës ngelin shumë më të vogla nga ato normalet dhe më pas shkaktohen shënjat e klorozës së tyre. Kjo sidomos në mes nervaturave. Mbi gjethet e klorotizuara zhvillohen njolla kafe dhe pjesa e llapës së gjethes mblidhet. Nëkroza zhvillohet me shpejtësi dhe brënda pak ditëve gjethet dëmtohen. Gjithashtu vihet re se rritja e ndërnyjeve është më e kufizuar. Duke qënë se këto bimë nuk kanë mundësi të realizojnë normalisht aktivitetet e tyre jetësore, rrjedhimisht që prodhimi dhe cilësia e tyre bie

44


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

ndjeshëm. Sasia optimale e elementit Zn në bimë llogaritet të jetë në vlerat 27; 20-40; 65-198 ppm. Ndërsa shënjat e mungesës së këtij elementi ndihen nëse sasia e tij zbret në 6-15 ppm. Mungesa e zingut është karakteristike në tokat e gërryera dhe të varfëra. Tokat e pasura me elementin Zn, janë ato toka që kanë origjinën nga shkembijtë magmatike dhe bazaltët. Këto lloje tokash përveç zinkut, janë të pasura edhe me elementët bakër (Cu) dhe magnez (Mg). Përmbajtja e Zn në këto toka, arrin rreth 110 ppm. Tokat argjilore dhe subargjilore veçanërisht kur janë të pasura me humus, përmbajnë zakonisht rreth 60 ppm të elementit Zn. Sipas studimeve të Universitetit të Tokave Tiranë, tokat e Shqipërisë përmbajnë nga 30 – 160 ppm. Shënjat dalluese të tepricës së Zn Te bimët e perimeve, është nëse bimët mbeten të vogla dhe rritja ndërpritet. Gjethet e reja mbeten tepër të vogla dhe në to vërehet kloroza ndërmjet nervaturave, kurse nga ana e poshtme e gjethes merr ngjyrë të purpurt. Këto tipare ndryshojnë nga ato të shkaktuara nga mungesa e hekurit. Nëse nga mungesa e hekurit ngjyra e purpurt kalon nga maja për në bazë të llapës së gjethes, në mungesë të Zn ngjyra e purpurt vërehet edhe në anën e poshtëme. Në rastin e tepricës së zingut në tokë, gjethet e bimëve përmbajnë rreth 526-1489 ppm Zn. Shënjat e toksicitetit nga zingu të këto bimë, ndodh kryesisht në serra. Për të parandaluar apo menjanuar efektin e tepricës apo të mungesës së zingut, bëhet gëlqerimi i tokës. Nëpërmjet këtij procesi pakësohet përmbajtja e fosfateve të pa asimilueshme për bimën. Zinku absorbohet mirë nga kompleksi thithes i tokës. Madje ai zën vëndin e dytë menjëherë pas hirogjenit. Radha e absorbimit të disa mikroelementëve nga koloidet e tokës është respektivisht sipas radhitjes: H > Zn > Ca > Mg > K, e me radhë elementët e tjerë. Në tokat lehtësisht acide, Zn është më i asimilueshëm nga bimët. Ndërsa në toka lehtësisht bazike ose më pak neutrale, bimët kanë vështirësi në asimilimin e këtij elementi. Kjo vërtetohet me faktin se në tokat e Myzeqesë, edhe pse ato kanë përmbajtje relativisht të lartë të zinkut, përsëri bimët vuajnë nga asimilimi. Kjo ndodh sepse reaksioni toksor është gati neutral ose lehtësisht bazik. Gjithashtu është vërtetuar se tëprimi me plehëra fosforike, bimët ulin aftësinë e asimilimit të Zn. ROLI FIZIOLOGJIK I MOLIBDENIT (Mo). Molibdeni luan një rol të rëndësishëm në jetën e bimëve të perimeve. Bimët e asimilojnë këtë element, në formën e jonit MoO32-. Kjo formë jonike më parë fiksohet në kompleksin thithes të tokës. Sasia e molibdenit në bimët e perimeve është relativisht më e vogël se mikroelementët e tjerë. Në përbërjen e lëndës së thatë ky element, gjëndet në rreth 0.19 – 0.22 ppm. Mo merr pjesë në reaksionet oksidoreduktive të azotit dhe transportimin e tij në organet më të reja të bimës. Ai ndikon veçanërisht në intensitetin e sintezës së klorofilës dhe të fotosintezës në përgjithësi. Ai merr pjesë gjithashtu në sintezën e acidit askorbik dhe të vitaminës C. Mungesa e molibdenit ndodh në tokat ranore dhe ato që janë të pasura me hekur, në tokat torfike, në ato acide dhe që kanë pak kripra fosfatike. Sasia e këtij elementi në tokë është shumë e vogël dhe lëkundet në 0.03 – 0.4 ppm. Eshtë interesante të theksohet se në shumicën e mikroelementëve të tjerë, në reaksionet acide ose lehtësisht acide,

45


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

ato bëhen më të asimilueshme nga bimët, të Mo kjo aftësi ulët. Kështu që gëlqerizimi i tokave me reaksion acid apo lehtësisht acid, rrit në mënyrë të ndjeshme shkallën e asimilimit të Mo nga këto bimë. ROLI FIZIOLOGJIK I KALCIUMIT (Ca). Roli i kalciumit Te bimët e perimeve është i lidhur ngushtë me ndërtimin e acideve të rëndësishme organike, të cilat shërbejnë për transformimin e lëndëve organike në karbohidrate dhe proteina. Ca merr pjesë në ndërtimin e përbërjeve pektinoze që janë më të përhapura në hapsirat ndërqelizore. Roli më i rëndësishëm i tij, qëndron në faktin që ky element, neutralizon veprimet e dëmshmë të joneve të tepërta të Na, K, Mg, Fe, etj. TE BIMËT QË VUAJNË NGA MUNGESA E KALCIUMIT (CA) NË fillim ana e sipërme e gjetheve të reja ka ngjyrë të gjelbërt në të errët, me përjashtim të anëve të gjethes që janë më të zbehta. Ana e poshtme e tyre merr ngjyrë të purpurt. Gjethet e reja mbeten të vogla, deformohen, përdridhen, zverdhen dhe marrin ngjyrë kafe në anët e tyre. Pika e rritjes së bimëve shkatërrohet. Në këtë fazë zhvillohet kloroza ndërmjet nervaturave të llapës së gjetheve të vjetra dhe formohen njolla të vogla nekrotike të cilat janë të shpërndara. Në fund këto gjethe shkatërrohen. Frutat japin shënja kalbëzimi. Rrënjët zhvillohen të dobëta dhe marrin ngjyrë kafe. Nëse në gjethe sasia e Ca që gjëndet është ulët në 0.8 % kalcium në formën e CaO (ndaj peshës së thatë), kjo do të thotë që bima ka mungesë të këtij elementi. Në praktike mungesa e kalciumit në pjesët vegjetative ndodh shumë rrallë. Kjo gjë mund të ndodhe në tokat torfike të pagëlqeruara. Ndërsa kalbja e frutave vihet re në tokat acide apo kur përqëndrimi i acidit është i lartë dhe shkaku kryesor është mungesa e kalciumit. Në mungesë të Ca, dëmtohet sistemi rrënjor dhe sidomos ai i formimit të qimeve thithëse. Qimet thithëse hidratohen sidomos në tëpricë të jonëve një valentë të elementëve të Na, K, Mg, Fe, etj. Në këtë rast sistemi rrënjor kthehet në një masë të qullët. Pas dëmtimit të sistemit rrënjor, dëmtohet dhe pjesa mbitoksore. Gjethet e reja humbin ngjyrën normale, që më pas bëhen më të nGushta. Gjethet më të vjetra e ruajnë gjëndjen normale për një kohë më të gjatë. Kalciumi shërben gjithashtu, për normalizimin e ekuilibrit fiziologjik të solucionit ushqimor dhe atij qelizor. ROLI FIZIOLOGJIK I MAGNEZIT (Mg). Magnezi është i vetmi element i grupit të metaleve, që merr pjesë në ndërtimin e klorofilës. Madje, Mg gjëndet në pjesën me qëndrore të klorofilt, i cili rrethohet nga 4 unaza piroli. Nga kjo në kuptojmë së pa prezencën e Mg, në qelizat e bimëve, klorofila nuk ka mundësi të ekzistojë dhe të sitetizohet. Nga sasia e përgjithshme e Mg të asimiluar, rreth 5-20% merr pjesë në ndërtimin e qelizave, ndërsa pjesa tjetër me acidet organike e peptinike. Deri tani elementi i magnezit, është futur në grupin e mikroelementëve, por në fakt për nga rëndësia e tij në këto bimë, ai gati mund të krahasohet me azotin, fasforin dhe potasin. Mungesa e magnezit në tokë shfaqet me një kloroze të përgjithshme. Por shënjat e

46


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

para janë zverdhja e gjetheve dhe më e theksuar është në zonën midis nervaturave të gjetheve. Shënjat dalluese të mungesës së magnezit (sipas Tanaka 1970), janë së majat e gjetheve të reja bëhen më të verdha, rrotullohen në drejtim poshtë dhe me kalimin e kohës nekrotizohen dhe rrëzohen përtokë. Me vazhdimin e mungesës së këtij elementi, bimët janë të destinuara të thahen. Ngjyra e verdhë përhapet gradualisht nga baza në majën e bimës. Mbi ngjyrën e verdhë e të ndritshme, shfaqen edhe njolla nekrotike, të cilat bashkohen dhe formojnë midis nervaturave rripa me ngjyra kafe. Mungesa e magnezit fillon të ndihet më vonë sepse gjethet më të vjetra nuk jetojnë me dhe gjithë bima merr ngjyrë të verdhë. Nëse mungesa e Mg nuk është e madhe prodhimi i frutave nuk peson ndonjë dëm serioz. Por kur mungesa e tij është e theksuar, dëmi është i ndjeshëm. Gjethet e bimëve në rastin e mungesës së magnezit përmbajnë zakonisht 0.5 % magnez në formën e MgO ndaj masës së thatë, kur në gjëndje normale përmbajtja e tij është afërsisht 1 – 1.5 %. Mungesa e magnezit vërehet pothuajse në të gjitha serrat dhe në të gjitha tipet e tokave, por rastet më të rënda mund të priten në toka të ashpra e ranore. Shqetësimet nga mungesa e magnezit janë më të theksuara kur në tokë ph është acid, përmbajtja e potasit e lartë, si dhe përdorimi i tepruar i plehërave azotike të pakombinuara drejt me plehërat e tjerë, e sidomos me ato organike. Në përgjithësi tokat tona, janë mjaft të pasura me Mg. Përmbajtja normale e tij në tokë duhet të jetë rreth 0.2-0.4%. Më tepër ky element, është në tokat gëlqerore. Në kompleksin koloidal të tokës, Mg zën vënd menjëherë pas kalciumit. Në tokat me reaksionin acid dhe lehtësisht acid, sidomos ato toka me përbërje fizike ranore, niveli i magneziumit të asimilueshëm ulët ndjeshëm. ROLI FIZIOLOGJIK I HEKURIT (Fe). Rëndësia e hekurit për jetën e bimëve, është zbuluar në shekullin XIX nga shkencetari Francez Gri. Sipas tij Fe merr pjesë si katalizator në ndërtimin e stromave të kloroplasteve, të cilat janë bazë e sintezës së klorofilës dhe të realizimit të fotosintezës. Në rastin e mungesës së hekurit, tipar karakterisik është kloroza në gjethet e majës (të rejat), kloroze që zhvillohet midis nervatures. Më vonë kloroza rritet më intensitet duke përfshirë edhe nervaturat më të vogla. Më vonë gjethet e prekura bëhen plotësisht të zbehta, të verdha e deri pothuajse të bardha. Shënjat vazhdojnë të zhvillohen edhe mbi gjethet më të vjetra. Rritja e bimës ndërpritet, kurse gjethet e porsaformuara mbeten të vogla. Përmbajtja e Fe tek gjethet që kanë mungesë Fe, është 130-210 dhe 370-520 ppm ndaj peshës së thatë. Kurse të gjethet e bimëve të shëndosha përmbajtja e Fe arrin në 120-450 ppm. Mungesa e hekurit ndodh në tokat ranore me strukturë të keqe. Shënjat e mungesës së Fe në solucionin ushqimor të bimëve, shfaqen me simptomen e njohur të klorozës së përgjithshme të bimëve. Kjo shënjë është e ngjashme me ato të mungesës së N, P, Mg, por me një ndryshim të madh që nëqoftëse bimët e zverdhura në këtë mënyrë, pas trajtimeve me solucion të holluar 0.04-0.08 % FeSO4.7H2O, shumë shpejt e rimarrin veten dhe bëhen si në formën normale. Në tokë hekuri gjëndet në sasira relativisht të larta, rreth 4-5%. Por në toka bazike dhe karbonike, ai kalon në gjëndje të

47


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

pa asimilueshme. 3.6. KËRKESAT PËR UJË Si për çdo bimë tjetër dhe për bimët perimore, madje më shumë akoma, uji është elementi bazë dhe më i rëndësishëm jetësor, sepse nga gjëndja dhe sasia e tij në tokë e ajër, varet rritja dhe zhvillimi normal i këtyre bimëve. Për të siguruar rendimente dhe cilësi të lartë të prodhimeve për njësi të sipërfaqes, duhet që në radhë të parë të njihen mirë kërkesat e kësaj bimë për këtë element jetësor. Nevojat për lagështirë janë të ndryshme në faza të ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit të tyre. Vetëm në një sasi të caktuar lagështirë toksore, bëhet e mundur tretja e elementëve ushqimor që ndodhen në tokë, duke formuar të ashtuquajturen solucionin toksor. Nëpërmjet qimeve thithëse solucioni tokësor kalon në sistemin rrënjor dhe më pas në pjesën mbitoksore në kërcej e gjethe. Uji në trupin e bimëve ka shumë funksione, por ndër to më kryesore janë dy: i) Së pari, me anë të ujit bimët i transportojnë në trupat e tyre lëndët ushqimor të nevojshme. Në prani të ndriçimit diellor, gazit karbonik dhe të temperaturave të përshtatshme, solucioni toksor nëpërmjet procesit të fotosintezës hyn në reaksione të ndërlikuara bio-kimike. Nëpërmjet saj sintetizohet lënda organike e cila është materiali bazë për ndërtimin dhe rritjen e bimëve dhe të frutave. Nga kjo pikpamje, uji është quajtur “pleh i plehërave”. ii) Së dyti, bimët me anë të transpirimit (avullimit) nga sipërfaqja e gjetheve, ato vetëfreskohen. Si rezultat i avullimit të ujit nga sipërfaqet e gjetheve, ulët temperatura e tyre. Nëpërmjet këtij procesi bimët vetëmbrohen nga temperaturat e larta dhe kryejnë pa shumë probleme, proceset e tyre fiziologjike. Bimët e perimeve kanë kërkesa relativisht të larta për lagështirën tokësore dhe atë ajrore. Nga provat e bëra është parë se perimet e kultivuara në kushte të paujitshme, kanë dhënë vetëm rreth 30% të prodhimit të mundshëm. Ndërsa në kushte të ujitshme rendimentet dhe cilësia e prodhimit në kushtet e fushës së hapur kanë qënë të kënaqshme. 3.6.1. KËRKESAT PËR UJË GJATË PËRGATITJES SË FIDANIT Kërkesat për ujë janë qysh në farë. Gjatë ruajtjes (në gjëndje të thatë) farërat e perimeve duhet të përbajnë 12 – 14 % ujë. Farërat e ruajtura në kushte të tilla, mund të qëndrojnë për shumë kohë pa realizuar procesin e mbirjes. Megjithëse në pamje të parë ato duken sikur janë në gjëndje të fjetur, në të vërtetë ato nuk e kanë ndaluar aktivitetin e tyre jetësor. Nën këtë nivel, farërat nuk mund të jetojnë sepse nuk mund të kryejnë proceset jetike të tyre. Nëpërmjet zbërthimit hidrolitik dhe oksidimit të karbohidrateve që ndodhen në kotiledonet e farës, ato sigurojnë një sasi energjie që është e domosdoshme për të jetuar. Në qoftë se farërat nuk mbillen në kohën e duhur ato e humbin aftësinë për të dhënë bimën e re. Energjia mbirëse nuk zgjat më shumë se 3-4 vjet. Kjo ndodh se me kalimin e kohës sasia e karbohidratëve që ndodhen në kotiledone, pakësohet në një limit të atillë

48


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

saqe farërat gradualisht e humbasin fuqinë mbirëse. Kur farërat vendosen në mjedise të atilla ku përqindja e lagështirës është rreth 30 – 35%, atëhere nëpërmjet Forcave të Bymimit të Albuminave që ndodhen në kotiledonet e farës, fillon thithja e ujit në drejtim të brëndësisë së tyre. Uji i sapo futur në farë dhe në tëmperatura të përshtatshme ndikon në fillimin e oksidimit dhe të zbërthimit hidrolitik të albuminave. Në këtë fazë frymëmarrja intensifikohet, çlirohet energjia e nevojshme dhe aktivizohet rrënja dhe kërcelli embrional. Si rezultat i rritjes së presionit të bymimit, realizohet çarja e lëvores së farës. Me rritjen e përqëndrimit të ujit deri në nivelin 55 – 65% të kapacitetit ujor të substratit ku është vënë fara për mbirje, aktivizohet me shpejtësi rritja e embrionit, duke dhënë rrënjen embrionale dhe kërcellin embrional, që më pas përfundon me bimën e mbirë mbi sipërfaqen e tokës. Vetëm në prani të ujit, qelizat rritëse që ndodhin nën indin mbrojtës të rrënjeve rritëse, mund të realizojnë çarjen e tokës, të cilat e kërkojnë ujin dhe elementët e tjerë ushqimor. Bimëzat e mbira në mjedise me lagështirë të mjaftueshme, zhvillohen normalisht dhe janë të afta për të formuar një fidan të shëndoshë. Nëqoftëse sasia e lagështirës në momentin e mbirjes së farës është më e ulët, atëhere bimëzat e sapombira nuk kanë ardhanginë e duhur dhe lëvorja e farës nuk i çliron lirshëm gjethet kotiledone, por i mban ato për një kohë të bashkuara (zakonisht 3 – 5 ditë). Kjo është një shenjë që shërben për të kuptuar se sasia e ujit në substratin mbjellës të farërave (shtretër, kaseta, etj), është nën parametrat optimale. Është vërtetuar se nga momenti i mbirjes së farës e deri në daljen e fidanit në vëndin e përhershëm, është e nevojshme që lagështira toksore në substratin mbjellës, të jetë në vlerat 55 - 65 % të kapacitetit ujëmbajtës. Kjo realizohet me anë të ujitjeve të kujdesshme, pa e tepruar dhe gjithmonë e shoqëruar me ajrosje dhe me diellëzim sa më të gjatë. 3.6.2. KËRKESAT PËR UJË GJATË KULTIVIMIT Rritja e kërkesave për ujë fillon menjëherë pas mbjelljes së fidanit në vëndin e përhershëm. Fazat me kritike për ujë janë: i) Fillimi i lulëzimit dhe i frutifikimit dhe ii) Faza e rritjes së frutave. Krahas nevojave për lagështirën tokësore, perimet janë ekzigjente edhe për lagështirën ajrore. Kërkesat për lagështirë gjatë periudhës së vegjetacionit janë të ndryshme për bimë të ndryshme, në varësi të fazave të rritjes dhe të zhvillimit të tyre. Nga mbjellja e fidanit në vëndin e përhershëm e deri në lulëzimin dhe lidhjen e frutave të parë, sasia e lagështirës në tokë duhet të jetë në vlerat 60 – 70% të kapacitetit ujëmbajtës të saj. Me kalimin e kohës, bimët gradualisht rriten dhe kërkesat për lagështirë toksore gjithashtu rriten. Kjo ndodh jo vetëm sepse bimët rriten, por edhe sepse vlerat e temperaturave të ajrit dhe të tokës fillojnë të ngrihen. Kështu krahas nevojave gjithnjë e në rritje të bimëve për ujë, ato shtohen edhe si rezultat i rritjes së evapotranspiracionit. Nga fillimi i lulëzimit e deri në pjekjen e frutave, kërkesat për ujë janë edhe më të mëdha. Në këtë fazë sasia

49


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

e lagështirës në tokë duhet të jetë në vlerat 70 – 85 % të kapacitetit ujëmbajtës të saj. Kjo duhet për arësye se: i) Masa vegjetative e bimëve është më e madhe; ii) Vlerat e temperaturave të tokës dhe të ajrit janë më të larta; iii) Vlerat e intensitetit të ndriçimit diellor sa vinë e rriten; iv) Vlerat e evapotranspiracionit jame më të larta, etj. Kur lagështia e tokës bie nën nivelin 50% të kapacitetit ujëmbajtës të saj, atëhere bimët fillojnë të ndjejnë nevojën për ujë. Kjo bëhet gjithënjë e me evidente, më pakesimin e lagështirës ajrore, rritjen e temperaturave të ajrit dhe të tokës dhe të shtimit të mëtejshëm të intensitetit të ndriçimit diellor. Nevojat për ujë gjatë periudhës së vjeljes, janë akoma më të mëdha. Kjo justifikohet me transpiracionin e lartë që kanë këto bimë, si dhe nevojat ujore që i duhen atyre për formimin dhe rritjen e frutave. Në këtë fazë, bimët kanë formuar një kurore të dendur të aftë të sintetizojnë intensivisht lëndën organike. Në këto kushte, bimëve iu duhen sasi më të mëdha uji, me qëllim që lënda organike e sintetizuar të drejtohet jo vetëm në rritjen e masës vegjetative, por dhe në rritjen e frutave të lidhura dhe vazhdimin e mëtejshëm të formimit të organeve të reja gjenerative. Sasia e pamjaftueshme e ujit në tokë, ose dhënja pa kriter e tij, ndikon për keq në rritjen dhe zhvillimin e bimëve në përgjithësi dhe të prodhimit e të cilësisë së tyre në veçanti. Për të përcaktuar nevojat e bimëve për ujë gjatë një cikli vegjetativ, shpesh herë meret për bazë Koefiçienti i Transpirimit. Me koeficent të transpirimit kuptojmë, sasinë e ujit që bima thith nga toka për të prodhuar një njësi të prodhimit. Prodhimi zakonisht përllogaritet i konvertuar në lëndë të thatë , por ai mund të përllogaritet edhe në material të freskët. Studimet kanë vërtetuar se ky koefiçient është i ndryshëm jo vetëm për forma të ndryshme të zhvillimit, por dhe në kushte të ndryshme kultivimi, fazave që kalon bima. Në radhë të parë kjo varet jo vetëm nga veçoritë fenotipike/genotipike të kultivarit, por dhe nga cilësitë fizike të tokës, pranisë dhe nivelit të lëndëve ushqimor në tokë, etj. P.sh. hibridet në përgjithësi kanë veçorinë e formimit të një sistemi rrënjor të fuqishëm dhe ujin mund ta sigurojnë atë nga shtresat më të thella të tokës. Nga ana tjetër shtimi i lëndëve ushqimore me anë të plehërimeve në tokë, ndikon në rritjen e përqëndrimit të solucionit tokësor, që do të thotë shtimin e nevojave për lagështirë. 3.6.3. FAKTORËT QË NDIKOJNË NË PËRVETSIMIN E UJIT NGA BIMËT Disa nga këto faktorë janë: temperatura e tokës dhe e ajrit, prania e oksigjenit në tokë, shpejtësia e erës, intensiteti i ndriçimit diellor, prania e elementëve ushqimor në solucionin tokësor, etj. 1) TEMPERATURA E TOKËS. Niveli i përvetësimit të ujit nga sistemit rrënjor i bimëve të perimeve, varet dhe nga temperatura e tokës. Nëqoftëse temperatura e tokës

50


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

deri në thellësinë 10 cm zbret nën 18-20 0C, atëhere vërehet që edhe pse në tokë ka lagështirë të mjaftueshme, përsëri gjethet e bimëve duken si të vyshkura. Nën këto temperatura, sistemi rrënjor humbet aftësinë thithëse të ujit dhe të lëndëve të tjera ushqimore të tretura në tokë. Te bimët krijohet një deficit lagështirë në mes thithjes së ujit nga toka nga njëra anë dhe nga ana tjetër transpirimit që bëhet nga sistemi ajror. Ky fenomen është më i dukshëm kur temperaturat e ajrit janë normale, sepse transpirimi në gjethe vazhdon normalisht, ndërsa thithja e ujit nga sistemi rrënjor është i kufizuar. Me rritjen e temperaturave mbi 18-20 0C, atëhere vërehet se gjethet përsëri e rimarrin veten. 2) TEMPERATURA E AJRIT. NË intensitetin e asimilimit të ujit që ndodhet në tokë nga bimët e perimeve ekzigjente ndaj nxehtësisë, ndikon dhe temperatura e ajrit. Eshtë vënë re se me rritjen e temperaturave të ajrit nga 13 deri në 25 0C, transpirimi i ujit nga gjethet rritet ndjeshëm. Kjo do të thotë qe, intensiteti i thithjes së ujit nga toka është në raport të drejtë me rritjen e temperaturave të ajrit. Në kushtet kur temperatura e ajrit rritet nga 25 deri në 33 0C, intensiteti i transpirimit bëhet më intensiv. Me vazhdimin e rritjes së temperaturave mbi vlerat 33 0C, bilanci ujor ndërmjet thithjes nga sistemi rrënjor dhe atij të transpirimit nga gjethet, fillon e bëhet negativ. Kjo sepse gjethet transpirojnë me shunë ujë nga sa marrin nga toka dhe për pasojë vërehet që gjethet kalojnë në vyshkje si rezultat i humbjes së ardhangisë. Madje, në tëmperatura akoma më të larta, vërehet një frenim i transpiracionit të ujit. Kjo ndodh për arësye se në këto temperatura gojëzat e gjetheve gati mbyllen dhe pothuajse e ndalojnë aktivitetin e tyre transpirativ. Pas uljes së temperaturave të ajrit gjatë pasditëve dhe mbrëmjeve, gojëzat rihapen dhe vazhdojnë funksionin e tyre transpirativ. Nëpër gjethe vërehet rivendosja e ardhangisë dhe bimët e realizojnë normalisht fotosintezën, rritjen dhe zhvillimin e tyre. 3) PËRMBAJTJA E OKSIGJENIT NË TOKË. Një ndikim të ndjeshëm në kufizimin e thithjes së ujit nga bimët, është edhe pamjaftueshmeria e oksigjenit në tokë. Ky fenomen vërehet në toka relativisht të rënda, të ftohta, të pluguara në kushtet e lagështirës së lartë, toka me ujra freatike afër sipërfaqes, të pa kulluara mirë, të pa prashitura, etj. Në kushte të tilla (si rezultat i mungesës së O2), qimet thithëse të sistemit rrënjor zhvillohen më shumë vështirësi. Madje edhe ato që janë të zhvilluara, në pjesën më të madhe të tyre pothuajse dëmtohen. Ndaj edhe pse në tokë ka sasi uji të mjaftueshëm, përsëri bimët shfaqin shënjat e nevojës për ujë. 4) SHPEJTËSIA E ERËS. Eshtë vërtetuar se në intensitetin e thitjes së ujit nga bimët e perimeve, ndikon edhe shpejtësia e erës. Si rezultat i zhvendosjes së ajrit nëpërmjet erës, sëbashku më të zhvendosen dhe avujt e ujit që janë përreth gjetheve. Prania e avujve të ujit përreth gjetheve krijon një Tension Sipërfaqsor të Avujve. Largimi i këtyre avujve, ndikon në uljen e Tensionit Sipërfaqsor të Avujve përreth

51


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

gjetheve dhe për ta rivendosur atë ekuiliber, gjetheve i’u duhet ta plotësojnë këtë defiçit duke transpiruar më shumë ujë. Eshtë vërtetuar se me rritjen e shpejtësisë së erërave në mbi 15 km/ore, aktiviteti i transpirimit ulët për arësye të mbylljes së gojëzave. Kjo ndodh sepse, sasia e ujit që bimët e transpirojnë nëpërmjet gojëzave, është më e madhe se mundësia që kanë bimët ta marrin nga toka. Kjo bëhet akoma më e ndjeshme kur prania e ujit në tokë është e kufizuar. Në sasi të pakta të ujit në tokë, bimët për të mbrojtur veten nga dëmtimi i mëtejshëm, detyrohen të fillojnë të mbyllin gradualisht gojëzat, madje deri në mbylljen e plotë të tyre. 5) INTENSITETI I NDRIÇIMIT DIELLOR. Në rritjen e aktivitetit të transpirimit një rol të ndjeshëm ndikon edhe Intensiteti i Ndriçimit Diellor. Në ditët me diell të fortë dhe kur rrezet e tij janë direkte edhe pse në tokë prezenca e lagështirës është optimale, vërehet një rënje e turgorit (vyshkje) e gjetheve. Ndërsa në ditët me diell, intensiteti i transpirimit është 30 – 40 % më i lartë se sa në ditët me vranësire. Në ditë të vrejtur ku ndriçimi bëhet kryesisht nga rrezet difuze (ose e thënë ndryshe të reflektuara), vërehet së niveli i shfaqjes së shënjave të vyshkjes gati zhduket. 6) ELEMENTË USHQIMOR NË TOKË. NË rritjen e nivelit të transpirimit ndikon dhe plehërimi i tokës. Nëqoftëse toka është e plehëruar mirë me elementë ushqimor, atëhere dhe niveli i transpirimit të ujit nga gjethet është më i lartë. Kjo ndodh sepse uji i thithur nga sistemi rrënjor është më i pasur me elementë ushqimor dhe për çdo njësi të ujit të transpiruar nga gjethet e bimëve, formohet më shumë lëndë organike, që do të thotë më shumë rritje dhe zhvillim të bimëve, që do të thotë akoma më shumë prodhim për njësi të sipërfaqes. Kjo do të thotë akoma se në tokë duhet më shumë ujë. Ndërsa në tokat ku sasia e elementëve ushqimor është në nivele të ulëta, solucioni toksor është më i varfër. Prania e plehërave në tokë, nuk do të thotë se ul nevojat për lagështi. Rritja e sasisë së plehërave për njësi të sipërfaqes, do të thotë se krijohen më shumë mundësi për rritjen e sintezës së lëndës organike. Eshtë vërtetuar gjithashtu se, Potasi (K2O) Në tokë pakeson nivelin e transpirimit të ujit nga gjethet, ndërsa prania e kriprave të Ca e rrit atë. Madje teprica e Ca jo vetëm që ndikon ndjeshëm në rritjen e transpirimit të ujit nga bimët, por ndikon për keq në aftësinë thithëse të sistemit rrënjor. 3.6.4. BILANCI UJOR NDËRMJET BIMËVE TË PERIMEVE DHE TOKËS Diferenca që krijohet në mes thithjes së ujit nga sistemi rrënjor dhe i transpirimit nga sistemi gjethor, përbën atë që quhet bilanci ujor në bimë, i cili mund të jetë negativ ose positiv. Me bilanc negativ kuptojmë kur sasia e ujit të transpiruar nga gjethet është më e madhe se sa sasia e ujit të thithur nga sistemi rrënjor. Ndërsa me bilanc pozitiv, kemi atëhere kur sasia e ujit të transpiruar nga gjethet, është më i vogël se sa sasia e ujit të thithur nga sistemi rrënjor. Në qoftë se bilanci është negativ, atëhere gjethet fillojnë të

52


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

vyshken. Kjo ndodh prej humbjes së ardhangisë (ujit) Në qelizat e gjetheve. Zakonisht në këtë gjëndje bimët, akoma nuk e kanë ndaluar aktivitetin jetësor. Ato jetojnë dhe proceset fiziologjike i kryejnë, por intensiteti i tyre është më i ulët. Nëse sasia e lagështirës në tokë fillohet të rritet, atëhere vyshkja e gjetheve gradualisht eleminohet dhe bimët kthehen në gjëndjen e meparshme. Por, nëse mungesa e ujit në tokë vazhdon (zgjatët), atëhere në bimë vërehen vyshkje të gjetheve dhe dëmtime fiziologjike të theksuara. 3.6.4.1. LLOJET E VYSHKJEVE TË GJETHEVE Dallohen 2 lloje vyshkjesh: i) Vyshkja e përkohshme dhe ii) Vyshkja e zgjatur. Vyshkja e përkohshme ndodh kur uji i transpiruar nga gjethet në periudhën e vapës, është më i lartë së sasia e ujit të thithur nga sistemi rrënjor. Në këtë rast gjethet (indet e tyre) kanë mungesë uji, ndërsa të organet e tjera si: fruta, lule, kërcej, etj, sasia e ujit është me afër normales. Me kalimin e temperaturave të larta, në orët e pasditës ose afër mbrëmjeve, bimët rivendosin ekuilibrin në mes thithjes dhe transpirimit dhe fenomeni i vyshkjes zhduket. Kjo lloj vyshkjeje nuk është shumë e dëmshme për bimët e perimeve, por gjithësesi intensiteti i sintezës së lëndës organike për atë periudhë ulët. Vyshkja e zgjatur ndodh kur në tokë mungesa e ujit është për një kohë më të gjatë, ndërkohë që gjethet vazhdojnë të transpirojnë ujë. Në këtë rast sasia e ujit ulët mjaft jo vetëm në gjethe por edhe në organet e tjera të bimëve si: fruta, lule, kërcej, etj. Kjo lloj vyshkjeje nuk zhduket me jo vetëm në orët e pasditës apo të mbrëmjes, por edhe deri në orët e para të mëngjezit. Madje kjo vyshkje mund të zgjasë deri në të nesërmen. Kjo gjëndje i shkakton bimëve tronditje të thella fiziologjike. Madje kërkimet kanë vërtetuar se efekti shkon deri në dëmtimin e qimeve thithëse. Dëmtimi i bimëve vërehet deri në atë shkallë, sa që edhe po të bëjmë ujitjen e tokës, përsëri gati për rreth një jave, bimët nuk e marrin dot veten. Ato mund të fillojnë të vijnë në ardhanginë e duhur, vetëm nëqoftëse fillon riaktivizimi i qimeve thithëse të sistemit rrënjor. Vyshkja e zgjatur shkakton goditje fiziologjike të rënda sidomos në procesin e sintezës së lëndëve organike, rritjen e aktivitetit të frymëmarrjes (që do të thothe ç’përvetimin e lëndës organike), që pasohen me dëmtim të pistilit dhe të polenit të luleve. Lulet e dëmtuara më pas rrëzohen. Në thatësire të zgjatur, frutat e porsalidhura rrëzohen dhe të frutat më të mëdhenj ndodh fenomeni i rrudhjes, deformimit të majës, të cilat me vazhdimin e thatësires ato kalben dhe thahen. 3.6.4.2. FORMAT E UJIT NË TOKË DHE NIVELI I PËRVETËSIMIT NGA PERIMET Sasia e ujit që nevojitet për ujitjen e bimëve në një tokë të mbjellur me perime, varet nga poroziteti i saj. Me porozitet kuptojmë raportin e vëllimit të hapësirave që janë të mbushur me ajër ndërmjet vëllimit të masës së ngurtë në një volum të caktuar dheu. Raporti i hapsirave me ajër ndaj dheut në toka me përbërje të ndryshme mekanike është:

53


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

1) Në tokat Argjilore (të rënda) poroziteti është rreth 65 %; 2) Në tokat Ranore (të lehta) është 35 %; 3) Në ato Sub-Argjilore (të mesme) është rreth 50%. Këto hapësira në mungesë të ujit janë të mbushura me ajër, ndërsa gjatë ujitjeve ose shirave ato mbushen me ujë. Në varësi të mbushjes së këtyre hapësirave, uji në tokë mund të jenë këto forma: i) Uji i Gravitacionit; ii) Uji Kapilar; iii) Uji Hogroskopik dhe si dhe forma të tjera si: Uji Cipor, Uji Kimikisht i Lidhur dhe Uji në Formë Avulli. UJI I GRAVITETIT, eshtë uji që mbush vëllimin e të gjithë hapësirave me ajër që ishim para ujitjes ose shiut. Në sajë të forcave tërheqëse të gravitetit toksor, uji nga këto hapësira tenton të largohet për me në thellësi të tokës. Kjo ndodh sepse forcat ujëmbajtëse të hapësirave të tokës janë më të vogla se sa ato të gravitetit. Kjo formë uji nëse qëndron për një kohë të shkurtër, asimilohet mirë nga bima. Por nëse ky ujë qëndron për një kohë relativisht më të gjatë, mbi 3- 4 orë, atëhere Te bimët shfaqen probleme. Në këto kushte sistemit rrënjor i mungon oksigjeni i cili siç është spjeguar më sipër, është i domosdoshëm për asimilimin e ujit nga bimët. Atëhere në këtë rast bimët kalojnë në tronditje fiziologjike, asfiksi që shpesh herë nëse mbushja e hapsirave vazhdon më gjatë, bimëve i’u shkaktohet dëmtimi i plotë e tyre. Prandaj për ta eleminuar këtë rrezik, është e këshillueshme që ujitja të realizohet me norma të reduktuara uji dhe mbas këtij procesi është e domosdoshme largimi i ujit të tepërt me anë të kullimeve. UJË KAPILAR, është sasina e ujit që mbetet nëpërmjet hapësirave të tubove kapilare të tokës, pas largimit të tij nga forcat e gravitetit. Uji kapilar zakonisht zë: i) Rreth 17 % të vëllimit të tokës për tokat ranore; ii)Rreth 30 % për tokat argjilore; iii) Rreth 23 % për tokat e mesme. Kjo formë uji është ideale për bimët e perimeve, sepse ai asimilohet me shumë lehtësi. Krahas anës më pozitive që ujrat kapilare kanë në drejtim të ushqimit të bimëve, ato favorizojnë edhe humbjen e ujit nga toka nëpërmjet forcave kapilare. Kjo sasi uji mbahet sa më gjatë në tokë nëse nëpërmjet shkrifërimeve sipërfaqsore të kores së tokës në 3 – 4 cm thellësi, shkatërrohen tubot kapilare që janë përgjegjëset kryesore për humbjen e ujit. Kjo realizohet nëpërmjet prashitjeve, kultivimeve, si dhe me anë të hijezimeve me masën gjethore të vetë bimëve e cila rregullohet nëpërmjet aplikimit të distancave më të përshtatshme të mbjelljes së bimëve në rreshta e mes rreshta. Një masë tjetër është aplikimi i mulçërimit të sipërfaqes së tokës, etj. UJI HIGROSKOPIK, është sasina e ujit që mbetet pas largimit të tij nga tubot kapilare dhe atë që ngel përreth grimcave të dheut. Eshtë vërtetuar se deri në këtë formë ujore, bimët e perimeve kanë mundësinë ta asimilojnë këtë sasi uji. Të tria këto forma ujore në tokë (uji i gravitetit, uji kapilar dhe ai higroskopik), janë

54


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

plotësisht të asimilueshme nga bimët e perimeve dhe teknikisht përbëjnë atë që quhet Kapacitetin Ujor Maksimal të Mundëshëm për tu thithur nga bimët. Ndërsa me largimin e mëtejshëm të formave të mësipërmë të ujit nga toka, në të ngelin forma të tjera uji si: Uji Cipor, që përfaqson një shtresë të hollë rreth thërmijave të tokës, Uji Kimikisht i Lidhur dhe Uji në Formë Avulli, të cilat praktikisht janë të pa përvetësueshëm nga bimët e perimeve ose në raste të veçanta ato mund të përvetsohen më shumë vështirësi. Qe bimët e perimeve të rriten dhe të zhvillohen normalisht, duhet që lagështira e tokës të jetë në vlerat 65 ÷ 75% e Kapacitetit Ujëmbajtës të saj, ndërsa lagështira ajrore të jetë në vlerat 60 – 70%. Eshtë llogaritur që për 1 orë në një ha tokë në ditët e nxehta të verës, nga Evapotranspirimi mund të humbin rreth 90 m3 ujë. Prandaj që të zëvëndësohet kjo humbje, është e domosdoshme të realizohet ujitja. Me uljen e lagështirës ajrore nën vlerat 60 – 70%, Te bimët e perimeve shfaqen rënje në masë të luleve dhe më pas të frutave të porsalidhura. Ky fenomen ndodh sepse Te bimët shkaktohen çrregullime metabolike. Frutat e lidhura dhe ato që sapo kanë filluar të rriten, fillojnë të kalbëzohen në majë të tyre. Kjo shënjë është tipike e mungesës së lagështirës të cilat më pas bien.

55


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

56


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

4. MJEDISET E MBROJTURA Nevoja e ndërtimit dhe e shfrytëzimit të mjediseve të mbrojtura për kultivimin e bimëve bujqësore, e ka zanafillën e saj qysh në kohë të hershme. Madje këto kanë qënë evidente në vëndet me klimë të ftohtë. Por kështu evidente janë faktet së mjediset e mbrojtura po përdoren gjërësisht edhe në vëndet e ngrohta, madje të nxehta si disa vënde të Afrikës Veriore (Marok, Egjypt, Tunizi etj). Sipas disa të dhënave, mjediset e mbrojtura më parë janë përdorur për mbrojtjen e bimëve dekorative, agrumeve dhe më pas kanë gjetur përdorimin e tyre në prodhimin e perimeve të hershme. Në periudhën e Rilindjes, mjediset e mbrojtura morën zhvillim për mbrojtjen e kopshteve zbukuruese, ose mbrojtjen e disa bimëve që silleshin nga vëndet me klimë të ngrohtë. Kështu gjatë shekujve XVI e XVII-te, për ndërtimin e mjediseve të mbrojtura u përdoren materiale metalike si bakri, bronci, por edhe prej druri. Për prodhimin e perimeve të hershme janë përdorur gjithashtu shtretërit e nxehtë, gropat e nxehta të mbushura me pleh organik të freskët, me mbulesa të ndryshme si kashte, rogoza e të tjera materiale, që përdoreshim për mbrojtjen e bimëve nga të ftohtit. Një hop të ndjeshëm në shtimin e mjediseve të mbrojtura, mori në periudhën e pas Luftes së Dytë Botërore, e cila me përparimin e teknikes së prodhimit të hekurit dhe aliazheve të tij, u krijuan mundësi të reja për ndërtimin e formave të larmishme të këtyre mjediseve për qëllime prodhimi jo vetëm të bimëve dekorative, por dhe të perimeve të hershme. Nese i referohemi të dhënave të tabelës 1., rezulton se më shumë se 95 % e sipërfaqeve të mjediseve të mbrojtura përdorim mbulesa plastike. Sot, mjediset e mbrojtura kanë marrë përpjestime të mëdha dhe janë bërë si ndërmarrje industriale të automatizuara me kapacitete prodhuese shumë të larta, të cilat përbëjnë një biznes mjaft të sukseshem në prodhimin e luleve dhe të perimeve. Ato përfaqësojnë mjedise Tabela 1. Sipërfaqja e serrave dhe mbulesat e përdorura në disa rajone të botës Vëndet dhe zonat Komuniteti Europian Vëndet Mesdhetare Japonia Sh.B.A. Kina

Sipërfaqja (ha)

Mbulesa plastike (%)

82 400 91 295 43 000 4 000 333 000

73 93 96 75 95

Mbulesa xhami dhe fibra xhami (%) 27 7 4 25 5

industriale të automatizuara, me konstruksione të përmasave të mëdha, me mikroklimë të kontrolluar dhe me një efektivitet mjaft të lartë ekonomik. Ato vërtet kërkojnë investime të mëdha në fillim për ndërtimin e tyre, por të ardhurat që merren nga këto

57


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

mjedise, shumë shpejt justifikojnë shpenzimet e bëra sepse dhe fitimet janë shumë të larta që në fillim të biznezit. Tendencat e sotme të ndërtimit dhe të shfrytëzimit të mjediseve të mbrojtura konsistojnë në: 1) Projektimin dhe implementimin e konstruksioneve dhe komponentëve përbërëse të lehta, të thjeshta, të manovrueshme dhe të përshtatshme për çdo tip serre; 2) Përmasat e serrave të jetë e atilla, në mënyrë që të lejojnë kultivimin e një game të gjërë të llojeve të bimëve, pa prekur kërkesat biologjike të zhvillimit të tyre; 3) Të lejojnë instalimin e pajisjeve dhe e sensorëve klimë-formuese pa kufizim me qëllim që bimëve t’ju krijohen kushte të favorshme për rritje dhe zhvillim sa më normal të tyre; 4) Të sigurojnë një rezistencë të qëndrueshme ndaj erërave, borës dhe faktorëve të tjerë të disfavorshem, etj. Vëndi yne ka kushte shumë të favorshme natyrale, si klimë të ngrohtë, brymë dhe mjergulla të rralla, toka të përshtatshme dhe me mundësi të mëdha për ujitje në cilësi dhe në kohën e duhur. Këto janë të favorshme në zonën e Ultësirës Perëndimore dhe në disa lugina me mikroklimë në parametra të duhura për këtë qëllim. Nga bujqit tanë, përdorimi i mjediseve të thjeshta e të ngrohta të kultivimit, si ato të shtretërve të nxehtë, gropave të mbushura me pleh organik të pa dekompozuar etj, janë përdorur shumë kohë më parë dhe efektiviteti i tyre ka qënë i kënaqshëm. Sot mjediset e mbrojtura kanë gjetur kushte shumë të përshtatshme klimaterike dhe tokësore në të gjithë Shqipërinë dhe sidonos në zonën e Ulët dhe Bregdetare, ku ka tendencë që këto sipërfaqe të shtohen gjithnjë e më shumë. Falë avantazheve natyrore, ndërtimi dhe shfrytëzimi i mjediseve të mbrojtura në vëndin tonë, është shoqëruar me projektime dhe ndërtime të një larmie tipesh. Në vëndin tonë serrat e para kanë filluar në tipet me konstruksione druri dhe kanë vazhduar me kolona betoni, hekuri, ferrozingate, etj, me mbulesa polietileni e xhami, me ngrohje natyrale (diellore) dhe atificiale (teknike). Në kuptimin e vërtetë të tyre, në vëndin tonë serrat e para kanë filluar të ndërtohen në vitet 1964 e 1965. Këto kanë qënë të thjeshta me konstruksione druri, beton-armeje, hekuri me mbulesa polietileni, duke shfrytëzuar energjinë diellore. Më pas filluan të projektohen serra të reja me moderne, me konstruksione metalike, mbulesa xhami dhe me ngrohje qëndrore. Në vitin 1972 filloi ndërtimi i një tipi të ri serrë në ish-NB e Sukthit, si serrë me moderne e kohës, baza materiale e së cilës ishte e importuar nga Hollanda. Ky tip serrë, ishte më i kompletuari deri në atë periudhë, mbasi ishte i pajisur me mekanizma e regullatore klimaterik të automatizuar si: ngrohja, ujitja, ajrimi, etj. Pas vitit 1972, u ndërtua ish Ndërmarrja e Projektimit dhe e Ndërtimit të Serave në Shkozet të Durrësit. Gradualisht, sipërfaqet e serave me xham dhe ato me polietilen në Shqipëri, deri në vitin 1990 erdhën duke u shtuar dhe arritën në rreth 350 ha me xham dhe mbi 900 ha me polietilen. Ndërsa në serrat me xham dhe me ngrohje qëndrore arritën shifrën më të lartë rreth 150 ha.

58


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Në vitet e para të periudhës së tranzicionit (pas vitit 1990), si pasojë e keq-menaxhimit apo i vonësave të tejzgjatura në privatizimin e tyre, u dëmtuan pothuajse e gjithë sipërfaqja e serave me polietilen dhe rreth 45% e serrave me xham, veçanërisht ato me ngrohje qëndrore që ekzistonin në vëndin tonë. Sot sipas statistikave të MBMK, 2006, rezulton se sipërfaqja e përgjithshme e serrave të rregjistruara në Shqipëri është rreth 700 ha, nga ku 560 ha janë me poletilen dhe rreth 50 ha janë me ngrohje të pjesëshme. Nga to prodhohet rreth 58 mijë ton perime si domate të hershme, trangull, speca, pjepër, si dhe bime gjethore si sallata, spinaqi, etj. 4.1. KRITERET TEKNIKE PËR NDËRTIMIN E MJEDISEVE TË MBROJTURA Për të patur një efektivitet sa më të mirë në ndërtimin dhe shfrytëzimin e serave dhe mjediseve të tjera të mbrojtura, sidomos gjatë periudhës së përzgjedhjes së vëndit, konstruksionit, orientimin me relievin e tokës, etj, duhen të kihen parasysh disa parime të përgjithshme. Nëse këto kritere nuk zbatohen apo neglizhohen, atëhere çdo gabim sado vogël në fillim, kushton shumë më tepër me vonë, sepse investime të tilla me vlera të mëdha bëhen të pamundura për t’u korigjuar. Për përzgjedhjen e vëndit të serrave duhet të kihen parasysh këto kritere: I) Vëndi duhet të jetë i mbrojtur mirë nga erërat mbizotëruese dhe i kundërdrejtuar gjithë ditën nga dielli. Kjo masë është e domosdoshme, sepse faktorët kryesore të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve, kryesisht: drita e diellit dhe temperaturat e ajrit në periudhën dimërit apo të pranverës së hershme, nuk janë gjithmonë të mjaftueshme për të plotësuar kërkesat jetsore të bimëve që do të kultivohen në këto mjedise. Nëqoftëse në zonat ku do të ndërtohen serrat apo mjediset e tjera të mbrojtura, do të jenë vazhdimisht nën ndikimin e erërave, atëhere do të ndodhin humbje termike nëpërmjet shkëmbimit të nxehtësisë. Nga ana tjetër rrahja në mënyrë të vazhdueshme prej erërave, do të ndikonte në avullimin më të madh të ujit. Ky proçes shkakton akoma më tepër ulje të temperaturave në sipërfaqen e tokës dhe brënda mjediseve të mbrojtura. Si rezultat i kësaj, prodhimet prej këtyre mjediseve nuk do të jenë me në hershmërinë e kërkuar dhe efektiviteti i këtyre mjediseve do të ishte i ulët. Për të eleminuar sadopak humbjet e nxehtësisë, këshillohet që pjesa kulmore e serrave të orientohet në drejtimin përpendikular me erërat mbizotëruese të zonës. Gjithashtu tokat që ndodhen nëpër lugina të lumejve ose ndërmjet dy kodrave, nuk janë të përshtatshme për ndërtimin e mjediseve të mbrojtura, sepse ato janë nën ndikimin e vazhdueshëm të brymave, mjergullave dhe të ajrit të ftohtë kjo pasi ajri i ftohët është më i rëndë së ai i ngrohti dhe bie në shtresat e fundit. II) Vëndi duhet të jetë lehtësisht i kundërdrejtuar nga Jugu ose Jug-Lindja dhe në pamundësi i sheshtë. Vëndet e kundërdrejtuara nga Veriu ndodhen nën ndikimin e erërave më të ftohta dhe temperatura e tokës në shtresat e sipërme të saj, zakonisht është 4 – 5 gradë më ulët në krahasim me ato toka që janë të kundërdrejtuara nga dielli.

59


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Megjithëse gjatë natës temperaturat janë deri diku uniforme në çdo anë të kundërdrejtimit, në orët e para të ditës nga anët e Veriut dhe e Veri-Lindjes, dëmtimet e bimëve janë më të mëdha. Kjo ndodh sepse në këto drejtime, rrezet e diellit bien më vonë dhe në pjerrësi më të madhe. Bimët të cilat ndodhen nën mbulesa të mjediseve të mbrojtura, përfitojnë vetëm një pjesë të rrezatimit diellor. Kjo sepse një pjesë e rrezatimit diellor reflektohet nga mbulesat. Për ta minimizuar këtë dukuri, një rëndësi merr kundrejtimi ndaj diellit. Nga figura 1/C, verëhet se këndi i rënjes së rrezeve të diellit 1 < 2 < 3 rritet në varësi të lëvizjes së kundërdrejtimit të tokës ndaj tij. Sa më i madh të jetë këndi i rënjes së rrezeve të diellit me sipërfaqen e tokës, aq më i mirë është vëndi i zgjedhur, sepse toka (mjedisi i mbrojtur) ngrohet më shpejt e ndriçohen më mirë. Vëndet me pjerrësi natyrale më të madhe së 15 gradë nuk janë të përshtatshme për mjediset e mbrojtura, sepse ndikojnë për keq në ndërtimin dhe shfrytëzimin e tyre. Figura 1. Këndi i rënjes së rrezeve në sipërfaqe të tokës në varësi të kundërdrejtimit

III) Niveli i ujrave nëntoksore nuk duhet të jetë më i cekët se 1.5 m. Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë ndërtimi i mjediseve të mbrojtura në ato vënde, ku ujrat nëntoksore gjatë periudhës së reshjeve ti afrohen sipërfaqes së tokës me afër se 1.5 m. Kjo për arësye se nëpërmjet gypave kapilare uji del në formë avulli nga sipërfaqa e tokës dhe kondensohen mbi indet bimore, duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e lagështirës ajrore mbi nivelet e lejuara. Kjo lagështi ndikon në shtimin e infeksioneve kërpudhore, e cila nga praktika shpesh herë ka qënë një problem serioz. Këto vënde mund të shfrytëzohen vetëm nëqoftëse instalohen sisteme drenazhimi të përhershëm. IV) Në zgjedhjen e vëndit duhet të mbahet parasysh sigurimi i ujit për ujitje. Uji duhet të jetë gjithmonë i mjaftueshëm në çdo periudhë të vitit. Ai duhet të jetë i pastër, i ngrohtë, të mos pëmbajnë mbetje acide, bazike, kripra, apo të tjera lëndë kimike. Eshtë e këshillueshme që uji të hyjë në mjedise të mbrojtura në mënyrën gravitacionale, pa

60


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

sisteme pompimi me qëllim që të eleminohen jo vetëm shpenzimet suplementare. V) Të jenë sa ma afër burimeve energjitike. Në këtë grup bëjnë pjesë uji i ngrohtë, avulli, plehu i stallës, energjia elektrike, etj. Këto kanë rëndësi sepse pjesa më e madhe e shpenzimeve gjatë shfrytëzimit të mjediseve të mbrojtura, bëhen për sigurimin e energjisë ngrohëse dhe nevojave të tjera gjatë vegjetacionit. Largësia e njërës apo pamjaftueshmeria e tjetrës, bën që efektiviteti i mjediseve të mbrojtura të jetë i ulët. VI) Afërsia dhe mundësia e shfrytëzimit të rrjetit rrugor. Kjo ka rëndësi të madhe, sepse çdo veprimtari në këto mjedise, lidhet në radhë të parë me distancën dhe gjëndjen e rrugës në të cilën do të bëhet transporti i lëndëve të para, inputeve dhe i prodhimeve të këtyre mjediseve. Distancat e largëta apo gjendja e keqe e rrugëve, jo vetëm që ndikojnë në rritjen e kostos së transporteve, por ndikojnë drejtëpërsëdrejti në uljen e cilësisë së prodhimeve. VII) Zgjedhja e tokës me përbërje mekanike të përshtatshme dhe pjellore. Ky është një moment me shumë rëndësi për ndërtimin e mjediseve të mbrojtura. Toka cilësore është premisë e parë për efektivitetin e këtij investimi dhe garanci për prodhime të mbara. Toka e përshtatshme afron mundësi dhe lëndë ushqimore të nevojshme për zhvillimin normal të sistemit rrënjor të bimëve të kultivuara në këto mjedise. Tokat e zeza absorbojnë më mirë energjinë e rrezeve diellore. Ndërsa tokat e bardha kanë një reflektim më të madh. Kështu që këto të fundit ngrohen më pak dhe zhvillimi i sistemit rrënjor të bimëve bëhet më i ngadaltë. Tokat duhet të jenë të pasura, të përshkueshme nga uji, me horizont të thellë punues dhe të pastra nga barërat e këqia. Përbërja fizike e tyre rekomandohet të jenë sub-argjilore të mesme me përmbajtje relativisht të ulëta të fragmenteve të argjilës. Nëqoftëse toka nuk do të jetë e përshkueshme, rrënjët e bimëve do të zhvillohen me vështirësi dhe me strese të vazhdueshme, pasojat e së cilave do të ndihen në rezultatet e prodhimit. Vëndi i vendosjes duhet të jetë i mbrojtur nga përmbytjet, shembjet, rrëshqitjet dhe nga erozioni sipërfaqsor. Në të kundërt investimet e bëra dalin pa efektivitet. Kjo do të shoqërohet jo vetëm me humbjen e vazhdueshmë të lëndëve ushqyese nga toka, por dhe mjediset e mbrojtura do të amortizoheshin para kohe. 4.2. PROCEDURAT QË DUHET TË NDIQEN GJATË PROJEKTIMIT Menjëherë pas zgjedhjes së vëndit, kryhen një sërë veprimesh të tjera, të cilat kompletojnë njëra tjetrën dhe krijojnë mundësi për mbarëvajtjen e punëve të mëtejshme. Ndër to më të rëndësishme janë: I) Përpunohet një plan situacioni. Përcaktohet më parë skematikisht vëndet dhe pozicionet e shtretërve për përgaditjen e fidanave, i ndërtesave ndihmëse/magazina, rrugët, kanalet ujitese, stacioni i pompimit, etj. Po ashtu mbahen parasysh pozicionet

61


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

e mjeteve ngrohëse si: kaldajat, aerotermat etj, me qëllim që ato të jenë sa më afër, për t’u eleminuar në maksimum humbjet e panevojshme të nxehtësisë. Njëkohësisht, gjatë fazës së projektimit për ato mjedise që parashikohen të bëhen me ngrohje teknike (me lëndë djegëse), duhet menduar që oxhaqet e tymit të mos jenë në atë drejtim, ku erërat mbizotëruese ta dërgojnë blozën mbi mbulesat tyre. II) Orientimi gjeografik i mjediseve të mbrojtura, duhet të plotësojnë disa kritere teknike, nga më kryesoret e të cilave janë: a - për ato mjedise që ndërtohen me një strehë, vendosja e tyre është mirë të bëhet në drejtimin gjeografik Lindje–Perëndim, me qëllim që ana e pjerrët të drejtohet nga Jugu. Në varësi të pozicionit apo të terrenit, kjo shmangje mund të tolerohet në 15 – 20 % nga Jug-Lindja ose Jug–Perëndimi. Orientimi në këtë mënyrë, siguron një ndriçim më të mirë, sepse rrezet e diellit bien sa më pingul mbi sipërfaqen mbuluese (xhamit apo fletës plastike) duke ndikuar në një ngrohje më të shpejtë dhe me efektive. b – për ato mjedise që ndërtohen me dy strehë (këtu përfshihen dhe mjediset mbrojtese bllok), orientimi i tyre në boshtin gjatësor duhet të bëhet duke u bazuar në periudhën e shfrytëzimit: i) Për mjediset ku shfrytëzimi i tyre bëhet në periudhën e dimërit, orientimi duhet të jetë Veri-Jug. Kjo sepse në periudhën e dimërit rrezet e diellit bien mbi mbulesa në këndin më të ngushtë të tyre. Duke qënë se rreshtat e bimëve janë të mbjellura në drejtimin Veri-Jug, bën të mundur që ndriçimi i bimëve të bëhet nga të dy anët; ii) Ndërsa për ato mjedise ku shfrytëzimi i tyre bëhet në periudhën e pranverës, orientimi duhet të jetë Lindje - Perëndim. Shmangjet sipas kushteve të terrenit, mund të tolerohen deri në 20 % të orientimit bazë. Nga përvoja është vërtetuar se një serrë e mbuluar me xham dhe e vendosur në orientimin Lindje–Perëndim, humbjet e energjisë diellore ditore, kanë qënë 12–13 % më të mëdha, ndërsa ato serra ku orientimi i tyre ka qënë Veri-Jug, humbjet e nxehtësisë kanë qënë gati dyfishi i të parës (20 – 22%). III) Sipërfaqja e mjedisit të mbrojtur në këndvështrimin teknik ka një rëndësi të veçantë. Sipas përllogaritjeve të bera, ato nuk këshillohen të jenë më të vogla se 1000 m2. Kjo masë teknike duhet të kihet parasysh për 3 arësye kryesore: i)Harxhohen më shumë materiale ndërtimi për njësi të sipërfaqes; ii) Rritet më shumë sipërfaqja e kontaktit me mjedisin e jashtëm dhe nëpërmjet rrezatimit të nxehtësisë ato humbasin më shumë ngrohtësi; iii) Vështirësohen punimet me mjete të mekanizuara, etj. IV) Forma e mjedisit të mbrojtur. Për këtë element teknik rëndësi merr raporti i përmasave gjatësi : gjërësi. Për rastin e një serrë ideale (e thënë ndryshe teorike), mirë do të ishte nëqoftëse këto 2 përmasa do të ishin të barabarta. Por praktikisht kjo gjë është e pamundur. Prandaj duhet synuar që raporti i këtyre përmasave të jetë sa më i vogël, sepse kursehen shpenzimet dhe ulët sipërfaqja e kontaktit dhe humbja e nxehtësisë.

62


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Nga dy serra më sipërfaqe të barabartë me nga 100 m2, por me raporte gjatësi : gjërësi të ndryshme dhe konkretisht: e para me formë kuadrate 10 x 10 m, me lartësi 1.5 m dhe e dyta në formën e një drejtëkëndëshi këndrejt 20 x 5 m po me të njëjtën lartësi 1.5 m, do të verëhet se sipërfaqet e anësoreve të secilës formë do të jenë të ndryshme, 60 m2 për formën kuadrate dhe 75 m2 për formën e drejtëkëndeshit këndrejt. Nga kjo del se të kjo e fundit, hubjet e energjise janë më të larta. V) Kurbatura, është një element tjetër me rëndësi e cila matet në m3/m2. Kjo do të thotë sasinë e vëllimit e shprehur në m3 ajër që ndodhen nën mbulesë për 1 m2 sipërfaqe. Ky tregues varet nga lartësia e serrës në pjesën e ullukut dhe në kulmin e saj. Sa më të larta të jenë këto lartësi, aq më e madhe do të jetë vlera e kurbaturës. Ky tregues ka rëndësi të veçantë jo vetëm në ruajtjen e ngrohtësisë, por dhe në probleme të tjera mjedisore që i’u krijohen bimëve gjatë rritjes dhe zhvillimit të tyre. Koha e ngrohjes së ajrit brënda një mjedisi të mbrojtur, është në përpjestim të drejtë me vëllimin (kurbaturën) e saj. Sa më e madhe të jetë kurbatura aq më e gjatë është koha që i duhet për ngrohjen e saj dhe e kundërta sa më e vogël të jetë kurbatura, aq më e shkurtër është koha e ngrohjes. Po në të njëjtat proporcione bëhet dhe ftohja e saj. Mjediset me kurbatura të vogla, koha e ftohjes është më e shkurtër se në ato mjedise ku kurbatura është më e madhe. Kurbatura më e madhe në serra ndikon në mënjanimin e tejnxehjes së saj. Në periudhën kur temperaturat në stinën e verës janë të larta, ajri brënda serrës shërben si një amortizator i ndryshimeve të menjëhershme të temperaturave të ndikuara nga ambjenti i jashtëm. Ato serra të cilat janë me kurbaturë të vogël, me daljen e diellit ngrohen shumë me shpejt, por me largimin e tij përsëri ftohen shumë me shpejt. Ndërsa në serrat me kurbaturë më të lartë, ky fenomen është më pak i pranishëm. Nga praktika e prodhimit kurbaturat më të përshtatshme janë ato që ndodhen në vlerat 2.7 – 4 m3/m2. VI) Largësia e vendosjes së serave nga njëra tjetra. Kjo madhësi varet nga lartësia në ullukun e serrës. Për të llogaritur largësinë e vendosjes së serrave (monotuneleve ose multituneleve), përdoret formula e njohur: X=A/Tg* . Ku: X - është largësia e serrave që në duam të gjejmë ose gjatësia e hijes që krijohet nga lartësia e një serrë të dhënë, A - është lartësia në ulluk e serrës që hijezon, Tg α - tangentja e këndit që formon rrezja e diellit me horizontin e tokës ku parashikohet të ndërtohet serra. Nga kjo kuptohet që sa më e lartë të jetë serra aq më e madhe duhet të jetë distanca e vendosjes ndërmjet tyre. Gjithashtu sa më i madh të jetë këndi α (i rënjes së rrezeve të diellit mbi sipërfaqen e tokës), aq më e vogël do të jetë largësia e vendosjes së serrave në mes tyre dhe e kundërta. Matja e këndit α duhet të bëhet: i) Për serrat që do të shfrytëzohen me ngrohje në periudhën e dimërit, është e këshillueshme që matjet të bëhen me 1 Dhjetor; ii) Për serrat që do të shfrytëzohen në pranverë vetëm me ngrohje diellore, matjet duhet të bëhen me 15 Shkurt.

63


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

VII) Bëhet përshkrimi hidrologjik i terrenit, ku përcaktohen pikat e marrjes së ujit për ujitje. Llogariten dhe projektohen elementët e infrastrukturës, rrugët, kanalet dhe venkalimet e nevojshme, pikat e vënd ndodhjes së stacioneve të pompimit, lloji i tyre si dhe llogariten nevojat e përafërta vjetore për karburante, energji elektrike, etj. Njëkohësisht mbahet parasysh skema e kullimit në mënyrë që ajo të jetë sa më operative, me qëllim që të evitohen në kohë çdo të papritur dhe dëmet që sillen prej saj. Bëhen hartat agro-petologjike të tokës, planin e analizave kimike si dhe përllogaritjet për bilancin e plehërimit. VIII) Bëhet parashikimi i përafërt dhe i përspektivës. Meret mendimi nga organet përkatëse për ndërtime të tjera sociale dhe të infrastrukturës dhe më pas gjykohet për vazhdimësinë e punës. Hartohet plani dhe lloji i bimëve që do të mbillen. Llogariten prodhimet e përafërta në kohë e sasi, si dhe llogariten në mënyrë të përafërt problemet e marketingut, nevojat e ambalazhit e mjeteve të transportit, çmimet e shitjeve me shumicë dhe pakicë për periudha të ndryshme të vitit dhe të tjera probleme që lidhen me to. Ndryshe hartohet një biznes plan i detajuar. 4.3. KËRKESAT ME THEMELORE PËR NDËRTIMIN E MJEDISEVE TË MBROJTURA Gjatë ndërtimit të mjediseve të mbrojtura duhet të kihen parasysh dhe disa kritere të tjera teknike të cilat ndikojnë ndjeshëm në mbarëvajtjen e punëve në këto mjedise, ecurinë normale të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve, etj. Disa nga këto janë: i) Konstruksioni i mjediseve të mbrojtura, duhet të jetë i tillë që të lejojë në maksimum depërtimin e rrezeve të diellit, kjo jo vetëm si ndriçim por dhe si burim energjitik. Faktorët dritë dhe ngrohtësi janë dy prioritete më kryesore që do të hasen gjatë periudhës së kultivimit dhe këto më tepër gjatë periudhës Nëntor – Mars. Veç konstruksionit rëndësi ka zgjedhja e xhamit për ato serra që do të mbulohen me xhama dhe përzgjedhja e polietilenit për ato që do të mbulohen me polietilen. Ato duhet të kenë aftësinë që të lejojnë sa më mirë penetrimin e rrezeve diellore. Vetë materialet e ndërtimit duhet të zgjidhen të atilla, që kur të montohen në serrë të mos jenë të mëdha e të papërshtatshme jo vetëm në peshë, por dhe në madhësi për të mos e tepruar në hijezimin e tyre. Konstruksioni duhet të zgjidhet në mënyrë të atillë që të sigurojë një rezistencë maksimale ndaj faktorëve madhorë si: erërat e forta, intensitetin e lartë të reshjeve, peshën e borës (për ato zona ku bora është e pranishme) dhe peshën e materialeve mbuluese e të impianteve klimëformues. ii) Materiali ndërtues duhet të kenë koefiçentin e përshkueshmërisë termike sa më të ulët, me qëllim që të rrezatojne sa më pak energji për njësi të sipërfaqes. Dihet që periudha kryesore e shfrytëzimit të këtyre mjediseve është nga Nëntori në

64


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Maj. Vetë xhamat kanë vlera të ndryshme të humbjes së energjisë. Kështu xhamat e hollë humbasin më tepër energji në krahasim me xhamat më të trashë. Muret prej betoni humbin 2 herë më tepër energji se sa muret prej tulle, etj. Në këtë drejtim rëndësi ka montimi dhe vendosja e xhamit ose e fletës plastike. Ato duhet të fiksohen sa më mirë, me qëllim që të eleminohen çdo hapsirë sado e vogël ndërmjet mbulesës dhe konstruksionit, me qëllim që të zvogëlohet në maksimum humbja e energjisë. iii) Konstruksioni të lejoje mundësinë e montimit të impianteve klimëformuese, si: impiantet e ngrohjes, të vendilimit, të ujitjes, të ushqimit, etj, të lejojnë në maksimum mundësinë e futjes së mini-traktorëve për të mekanizuar proçeset e punës. iv) Konstruksioni i serrave të jetë sa më universale. Materialet ndërtuese të serrave duhet që pas montimit, ato të kenë mundësinë të adoptohen për të kultivuar një seri bimësh të tjera pa probleme në krijimin e kushteve sipas kërkesave biologjike të rritjes dhe të zhvillimit të tyre. Ato të jenë të zmontueshme dhe të kenë sa më pak nevoja për riparime dhe mirëmbajte vjetore. 4.4. KLASIFIKIMI I MJEDISEVE TË MBROJTURA DHE PËRSHKRIMI I TYRE Mjediset e mbrojtura paraqiten në forma tepër të larmishme dhe klasifikimi e përshkrimi i tyre paraqet vështirësi. Megjithatë në vijim mund të realizohet një klasifikim i tyre. Ato mund të grupohen: 1 – Mjete të thjeshta të kultivimit, si: gropat, vllajat e mbrojtura, kapuçe të ndyshme, tunele të thjeshta, etj. 2 – Shtretërit, që për nga mënyra e ndërtimit, ngrohjes apo e vendosjes në tokë, etj, ato janë të larmishme. 3 - Tunelet plastike, që për nga madhësia mund të jenë: të ulët, të lartë, të nGushtë, të gjërë, etj. 4 – Serrat, si mjedise me moderne për kultivimin e bimëve. Ato janë të larmishme dhe klasifikohen në këto tipe: i) Serra me konstruksione druri dhe mbulesa plastike; ii) Serra me elementë betoni dhe hekuri dhe mbulesa plastike; iii) Serra ferrozingato të larta dhe me mbulesa plastike; dhe iv) Serra me mbulesa xhami. 4.4.1. MJETET E THJESHTA TË KULTIVIMIT Një rëndësi në kultivimin e perimeve në këto mjedise, merr përdorimimi i mjeteve të thjeshta. Ato janë të thjeshta për t’u ndërtuar dhe më pak të kushtueshme. Përvoja dhe shfrytëzimi i tyre si në Shqipëri ashtu dhe në vëndet e tjera, ka treguar se ato mund të përdoren me sukses dhe më shumë leverdi. Prodhimet e tyre vinë 5 – 12 ditë më shpejt se sa ato të fushës së hapur. Llojet më kryesore të tyre, janë:

65


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Vllajat e mbrojtura. Dallimi i vllajave të mbrojtura (te thjeshta) me shtretërit e ftohtë, është se vellajat e mbrojtura bëhen me anë të sopeve të dheut. Ato orientohen në drejtimin Lindje – Perëndim, dhe mund të jenë me një ose me 2 strehë. Zakonisht këto mjedise përdoren për kultivimin e perimeve me trup të ulët, si sallata, spinaqi, qepë e njomë, rilka, etj. Gjithashtu, ato mund të përdoren me sukses edhe për prodhimin e fidanave të këtyre bimëve. Në varësi nga kushtet e terrenit dhe të agroteknikes së aplikuar, prodhimet e tyre mund të vinë 7 – 10 ditë më shpejt se sa ato të fushës së hapur. Vllanja me një strehë. Në rastin kur ato bëhen me 1 strehë, sopi i dheut nga ana e Veriut ngrihet 20 – 25 cm e lartë dhe nga ana e Jugut deri në 15 cm. Gjërësia dhe gjatësia e vllajave varet nga kushtet e terrenit dhe lloji i materialeve me të cilët ndërtohen. Zakonisht gjërësia e tyre bëhet deri në 1.5 m. Nëqoftëse bëhen më të gjëra krijohen vështirësi në shfrytëzimin e tyre. Gjatësia mund të bëhet sipas kushteve, por ato këshillohen jo më tepër se 15 - 20 m. Nëqoftëse ato bëhen më të shkurtëra, mundësia e humbjes së nxehtësisë është më e madhe, gjë që ndikon në efektivitetin e shfrytëzimit të tyre. Distancat nga një vllajë të tjetra duhet të jetë rreth 50 cm. Mbulesat e tyre në përgjithësi janë prej polietileni. Vllajat me dy strehë. Vllajat me dy strehë orientohen në drejtimin Veri - Jug me qëllim që të ngrohen sa më mirë nga të dy anët nga dielli. Gjërësia e tyre bëhet jo më shumë se 3 m dhe sopet e dheut në të dy anët e saj bëhen në lartësi të barabarta nga 15 – 20 cm. Në mesin e vëllajës ngulen kunja druri në çdo 50 – 70 cm më gjatësi 50 cm. Sipër kunjave në mënyrë horizontale, vendosen ristela ose binare të hollë druri me përmasa 3 x 3 ose 3 x 5 cm, me qëllim që të formohet një kulm. Kulmi shërben për largimin e ujrave që bien gjatë reshjeve dhe përcjelljen e tyre jashtë vllajës. Gjatësia e tyre mund të bëhet deri në 50 m. Figura 2. Vllanjë me një dhe dy strehë

GROPAT E MBROJTURA. Realizohen duke përdorur si kallëpe: kovat e zakonshme ose kallëpe të parapërgaditura e të ngjashme me kovat. Gropat hapen në madhësinë e shabllonit. Gropat e mbrojtura mund të përgaditën: nën sipërfaqen e tokës dhe mbi sipërfaqen e saj (figura 3). Gropat e formuara në këtë mënyrë mbushen me pleh të

66


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

nxehtë organik dhe sipër hidhet dherishte duke lënë një lartësi nën mbulesë rreth 10 – 12 cm, me qëllim që të vendoset fara ose fidani i parapërgaditur. Sipër mbulohet me xham më pak pjerrësi nga ana e Jugut, me qëllim që të marri sa më shumë energji nga rrezet e diellit. Xhami mund të mbahet gjatë ditës i hapur ose gjysëm i hapur sipas kohës, por gjatë natës ato duhet të mbyllen. Eshtë mirë që gjatë natës sidomos në netë të ftohta të mbulohen me rrogoze, kashte gruri (byk) ose mjete të tjera për të ruajtur sa më mirë humbjen e ngrohtësisë nëpërmjet rezatimit. Figura 3. Gropat e mbrojtura

KAPUÇET PLASTIKE. Kapuçat prej polietileni realizohen duke ngulur në tokë në formë kryqi dy shkopinj të përkulur më gjatësi 60 - 80 cm. Sipër tyre vendoset një copë polietileni me përmasa 1 x 1 m sipas rastit dhe rreth e rrotull, sipër polietilenit vihet dhe, me qëllim që plastamasi të mos largohet nga erërat dhe të ruaje nxehtësinë e grumbulluar. Para formimit të kapuçit, bëhet mbjellja e fidanit ose e farës. Kjo metodë përdoret më tepër për kultivimin e bostanoreve si të shalqinit, kungullit, pjeprit, trangullit, si dhe të patates. Prodhimi në këtë mënyrë përshpejtohet 5 – 7 ditë në krahasim me kushtet e fushës. SHTRETËRIT. Shtretërit klasifikohen në varësi: i) Tipit të çatisë, që mund të jenë me 1 ose 2 strehë. ii) Vendosjes në tokë mund të jenë të thellë, ½ të thellë, mbi sipërfaqen e tokës, etj. iii) Mënyrës së ngrohjes, mund të jenë diellore, biologjike (me pleh stalle), teknike, etj. iv) Shkallës së ngrohjes mund të jenë, të nxehtë, ½ të nxehtë, të ftohtë, etj. Me hollësisht klasifikimi i tyre paraqitet në figurën 4. TUNELET E PËRKOHSHËM PLASTIKE. për nga madhësia tunelet e përkohshëm plastike mund të jenë: i) Të ulët, ii) Të lartë, iii) Të nGushtë, iv) Të gjërë, etj. Ngrohja zakonisht është diellore, por mund të kombinohen me metoda të tjera teknike si: ai me

67


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

ujë të ngrohet, me ujra termale, me ajër të ngrohtë, me energji elektrike, etj. Lartësia dhe gjërësia e tyre është e ndryshme në varësi të bimës që do të kultivohet, numrit të rreshtave që do të mbulohen në një tunel, madhësisë së tokës ku mbillet bima, etj. Përmasat gjërësi : lartësi, janë të rekomandueshme të bëhen në proprocioNë 1:0,5. Nëqoftëse një tunel është i gjërë 1.5 m, rekomandohet që lartësia e tij të jetë rreth 0.75 m. Arësyeja e ruajtjes e këtyre 2 përmasave, është që tuneli të përfitojë sa më shumë energji nga dielli dhe humbjet të jenë sa më të vogla. Zakonisht për nga lartësia, tunelet ndahen në 3 grupe kryesore që janë: i) Të ulët me lartësi 0.8–1.5 m, ii) Të mesëm me lartësi 1.6–2 m dhe iii) Të lartë 2–2.5 m. Pavarësisht nga lartësia dhe gjërësia e tuneleve, gjatësia e tyre është në varësi të gjatësisë së parceles ku do të ndërtohen tunelet. Figura 4. Skema e klasifikimit të shtretërve

Avantazhet e përdorimit të tuneleve të përkohshëm janë: i) Krijojnë një mikroklimë të përshtatshme për jetën e bimëve. ii) Mbrojnë fizikisht bimët nga goditjet e erës, shiut, breshërit apo agjente të tjerë atmosferik. iii) Rrisin hershmërinë e prodhimit. iv) Rrisin prodhimin për njësi të sipërfaqes. v) Përmirsojnë cilësinë tregtare të frutave.

68


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Figura 5. Elementët e një tuneli

4.5. KLASIFIKIMI I SERRAVE Serrat janë mjediset më të përsosura të kultivimit të perimeve. Siç është theksuar më sipër, ato janë nga më të ndryshme dhe grupimet e tyre mund të bëhen sipas disa veçorive karakteristike të më poshtme: i) Nga pamja e jashtme; ii) Nga konstruksioni i përdorur; iii) Destinacioni i shfrytëzimit, etj. 4.5.1. KLASIFIKIMI SIPAS PAMJES SË JASHTME Sipas pamjes së jashtme serrat mund të ndahen: me një strehë, me dy strehë, me më shumë strehë. Serra me një strehë janë ato tipe ku çatia e tyre është orientuar në një drejtim. Dhe ky drejtimi duhet të jetë nga Jugu dhe në pamundësi në Jug-Lindje, me qëllim që të marrin maksimumin e mundëshëm të rrezeve dhe energjisë diellore. Figura 6. Skema e një serre me çati me 1 strehë dhe me dy strehë

Këndi i vendosjes së çatisë me horizontin e sipërfaqes së tokës të jetë jo më pak se 20-30o. Këto serra nuk janë shumë praktike, por shfrytëzohen në ato raste kur ka mure, ose ndërtime të tjera ekzistuese nga ana e veriut.

69


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Serrat me dy strehë janë mjedise ku çatia e tyre përbëhet me dy pjerrësi, të cilat mund të jenë të barabarta ose jo. Serrat me çati me dy pjerrësi të barabarta, për kultivim dimëror orientimi i tyre mund të bëhet në drejtimin V – J, ndërsa për ato me destinacion prodhimi për periudhën pranverë – verë, orientimi i tyre duhet të jetë L - P. 4.5.2. KLASIFIKIMI SIPAS MADHËSISË Sipas madhësisë serrat mund të klasifikohen në dy tipe (figura 7): i) Serra tip hangar (monotunel); dhe ii) Serra tip në bllok (multitunel). Serrat e tipit hangar, janë të veçuara dhe përmasat e tyre gjërësi dhe gjatësi, janë relativisht të mëdha. Gjërësia e tyre është 5 - 10 – 20 m dhe gjatësia mund të jetë nga 20 - 100 m, duke zënë një sipërfaqe nga 500 – 2000 m2. Duke qënë serra me përmasa të mëdha, kurbatura është më e madhe dhe kjo bën që regjimi mikroklimatik në këtë tip serre, të ruhet shumë më mirë se serrat e tjera më të vogla, pavarësisht se luhatjet e temperaturave të jashtme janë të shpeshta. Ana negative e këtij tipi është se duke qënë serra të mëdha, ato kanë nevojë për skelete e konstruksione shumë të forta dhe rezistente ndaj peshës së materialeve ndërtuese dhe mjeteve klimë-formuese. Figura 7. Serra tip hangar dhe bllok

Serat tip bllok, këto përbëjnë një numër serrash tip hangar të afruar njëri me tjetërin, ku secila prej tyre ka 2 strehë. Kufizimet e brëndshme nuk janë evidente sepse nuk kanë nevojë për ndarje por kufizohen vetëm me kollonat vertikale mbajtëse me çatine. Duke qënë të lira anët e mbrëndëshme, jo vetëm që kursehet lëndë e parë për ndërtimin e tyre, por bëhet i mundur kalimi i mjeteve dhe punonjësve të shërbimit nga një serrë në tjetrën duke rritur efektivitetin e shërbimeve dhe mirëmbajtjen e regjimit klimaterik. Zakonisht serrat ndërtohen në mënyrë të tillë që ato të shfrytëzohen për kultivimin e një serrë lloje bimësh. Por ato mund të jenë edhe për qëllime specifike si: i) Për prodhime fidanash të pemëve frutore; ii) Për prodhim lulesh; iii) Për kultivimin e perimeve, etj.

70


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Serra për kultivimin e domateve. Ato ndërtohen të veçuara ose në bllok. Lartësia e tyre deri në vijën kulmore duhet të mos jetë më pak se 2.8 –4.5 m. Kjo lartësi lejon zhvillimin e domates në lartësi. Sipërfaqja ajrosese e këtij tipi serrë duhet të jetë rreth 20 – 30 %. Serat për kultivimin e kastraveçit. Teknologjia e kultivimit të kastraveçit në krahasim me atë të domates është mjaft e ndryshme. Ajo lidhet me veçoritë biologjike dhe kërkesat që kjo bimë ka për rritjen dhe zhvillimin e saj. Këto serra zakonisht ndërtohen të veçuara ose në bllok. Lartësia e tyre deri në vijën kulmore, nuk duhet të jetë më pak se 3 m. Kjo lartësi lejon mundësinë e zhvillimit të kastraveçit në lartësi. E rëndësishme për këtë tip serre është temperatura, kjo sepse bimët e kastraveçit kanë kërkesa për regjimin e temperaturave. Ato duhet të sigurojnë kushte për të instaluar sisteme ngrohje suplementare. Serra për kultivimin e specit. Kultivimi i specit ka specifikat e veta dhe është i ndryshëm nga bimët e mësipërme. Speci ka lartësi më të vogël, kështu që nuk është nevoja që serrat të ndërtohen më të larta se 1.5 – 2 m. Nga ana tjetër speci ka më tepër kërkesa për një regjim më të mirë të temperaturave. Prandaj krahas parametrave të tjerë, rëndësi ka sigurimi dhe ruajtja e temperaturave të brëndëshmë të serrave. Sera për kultivimin e sallatave, rilkave e gjethoreve të tjerë. Këto bimë paraqesin kërkesa biologjike të ndryshme. Kështu sallatat, rilkat, etj, nuk janë aq ekzigjente ndaj nxehtësisë, jo vetëm që kanë rritje të vogël në lartësi, por dhe kërkesat për temperaturë janë më të vogla. Kështu që, serrat për kultivimin e tyre nuk duhet të jenë më të larta se ato të specit. 4.6. TIPET E SERAVE MË TË PËRHAPURA NË VËNDIN TONË Sipas disa studimeve të bëra nga ana e projekteve të FAO në Shqipëri, mbi tipologjinë, kostot e ndërtimit, mënyrat e shfrytëzimit, format, madhësia, e të tjera karakteristika të serave, rezultojnë se ato mund të grupohen në këto tipe kryesore: i) Serra me elementë konstruksioni, shtylla druri e harqe metalike dhe me mbulesa plastike; ii) Serra me elementë konstruksioni, shtylla betoni, harqe hekuri dhe mbulesa plastike; iii) Serra me elementë konstruksioni, komplet material ferro-zingato, të larta dhe me mbulesa plastike, dhe; iv) Serra me elementë konstruksioni, komplet material hekuri, dhe me mbulesa xhami. 4.6.1. KOMPONENTËT E NDËRTIMIT TË SERRAVE Shumë nga autorët të cilët janë marrë me problemet e serrave dhe të mjediseve të tjera të mbrojtura, në mënyrë të përmbledhur, serrat i përkufizojnë me formulimin: Me konceptin serrë, kuptojmë një hapësirë të mbuluar dhe të kufizuar në përmasa të caktuara

71


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

gjatësie, gjërësie dhe lartësie, që u krijon bimëve kushtet e një kontrolli të harmonizuar të temperaturës, lagështisë së tokës dhe të ajrit, të dritës, lëndëve ushqyese, etj, për një zhvillim sa më normal të tyre që ndodhen brënda saj. Komponentët përbërës të një serrë ose kampatë të serrës, janë (figura 8): i) Gjërësia (B); ii) Gjatësia (L); iii) Lartësia në ulluk (H); iv) Lartësia në kulm (Hh); v) Lartësia nga ulluku në kulmin e saj (h); vi) Distanca në mes dy kolonave në gjatësi të serrës ose e thënë ndryshe gjatësia e spanit (p). Kombinimi i drejtë i tyre, bën atë që një serrë të marri përmasat e duhura të përshtatshëm për kultivimin e bimëve. Vlerat dhe madhësitë e këtyre elementëve janë të ndryshëm, për tipe të ndryshme të serrave, por vlerat më të përdorshme të komponentëve të ndërtimit janë: Vlerat e B mund të jenë nga 3-9 m, vlerat e H mund të jenë nga 1,5-6 m, ndërsa vlerat e P mund të jenë 1.5-2.5 m. Vlerat e L janë të ndryshme dhe varijojnë nga disa metra deri 100 m. Vlerat e h, mund të jenë nga 0.5 - 4.5 m. Ndërsa vlerat e Hh janë rezultat i shumës së vlerave të dy lartësive (H+h), vlerat e të cilave mund të arrijnë nga 2 deri në 4.5 m. Figura 8. Elementët e serrës /kampatës

Serra në vetvete është një trup gjeometrik e karakterizuar me tri përmasa kryesore: gjatësinë, gjërësinë dhe lartësinë. Bazuar në vlerat e secilës përmasë, nga serrat mund të llogarisim këto tregues ekonomike ose e thënë ndryshe ato të efektivitetit të tyre, që janë: i) Sipërfaqja e tokës së mbuluar (m2); ii) Sipërfaqja e tokës së shfrytëzuar (m2); iii) Vëllimi i mbuluar ose e thënë ndryshe kurbatura e serrës (m3/m2); iv) Sipërfaqja e mbulesës, etj.

72


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

4.6.2. NDIKIMI I MADHËSISË SË KURBATURËS NË REGJIMIN TERMIK TË SERRËS Një rëndësi të veçantë për jetën e bimëve në serra ka kurbatura e saj. Me kurbaturë (W) kuptojmë sasinë e hapësirës së mbuluar për njësi të sipërfaqes. Ajo matet me m3/m2. Hapsira e mbuluar është në varësi direkte të gjërësise së kampatës (B), lartësisë në ulluk (h), lartësisë në kulm (H) dhe gjatësisë së serrës (L). Sa më e madhe të jetë kurbatura, aq më optimale konsiderohen kushtet e rritjes dhe të zhvillimit të bimëve brënda serrës. Nëqoftëse marrim në analizë dy serra me përmasa të ndryshme, ku njëra nga to të jetë më e vogël se tjetra (figura 9), do të verëhet se kushtet klimaterike të njërës, do të jenë shumë të ndryshme nga tjetra. Le të marrim në konsideratë elementin e parë të klimës së serrës që është temperatura e ajrit. Në figurë jepen në mënyrë skematike prerjet imagjinare tërthore e 2 serave me kurbaturë të ndryshme. Imagjinojmë se tem- Figura 9. Paraqitja skematike e diferencës së temperaperatura nën mbulesën e turave në serra me kurbatura të ndryshme serrave me kurbatura të ndryshme, janë të vendosura në formë rrathesh koncentrike. Ato janë paraqitur tepër të rrumbullakta, por në fakt ato janë më të shtypura në drejtimin vertikal. Megjithatë rëndësi ka të krijohet ideja se si ajri i serrës ngrohet dhe ftohët brënda saj. Sipas skemës shtresa e rratheve që ndodhen me në qëndër kanë një temperaturë (t1) më të lartë së shtresa pasardhëse (t2) dhe kështu me rradhë (t1>t2>t3>t4>t5....>tn). Ndërsa të serra me kurbaturë më të vogël ka më pak shtresa ajri të ngrohta se ajo me kurbaturë të madhe. Në bazë të kësaj llogjike, për kohë të barabarta, shtresa e parë (t1) Të serra më e vogël, ngrohet më shpejt se shtresa (t1) Të serrës më të madhe. Këto dukuri tregojnë se serrat me kurbatura më të vogla ngrohen shumë më shpejt se serrat me kurbaturë të madhe, por njëkohësisht ndodh edhe e kundërta, ftohen edhe me shpejt. Nga sa më sipër kuptohet që prania e një sasie ajri më të madhe nën mbulesën e serrës, kryen pak a shumë rolin e një amortizatori brënda saj. Serra me kurbaturë më të madhe e përballon më mirë oshilacionet e shpejta dhe të shpeshta të temperaturave në mjedisin e jashtëm. Me këtë spjegohet edhe fakti, pse bimët në serra me kurbatura më të mëdha, kanë një jetë me normale dhe nuk pësojnë depresione fiziologjike gjatë rritjes dhe zhvillimit të tyre. Kështu që rritja vëllimit të kurbaturës për njësi të sipërfaqes, është e nevojshme të shpenzohet më tepër kur ndërtohen serrat.

73


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Për ruajtjen më të mirë të temperaturës brënda serrës rëndësi ka edhe forma e çatisë, harkore apo këndore. Po të vërejmë në netët e ftohta të dy serrat me madhësi të barabarta, por me çati të ndryshme njëra këndore dhe tjetra harkore, do të vihet re se të serrat me çati këndore në skajet këndore të saj, ka sasi ngrice më të madhe se sa ajo e serrës me çati harkore. Në serrat me çati këndore ajri që ndodhet në këndet e saj, ftohët më shpejt dhe është nën ndikimin më të madh të temperaturave më të ulëta të ambjentit të jashtëm. Kështu që humbja e ngrohtësisë në pjesët ekstreme të këtij tipi janë më të mëdha se të ato serra ku çatia e tyre është harkore. 4.7. ETAPAT KRYESORE TË NDËRTIMIT TË SERRAVE Pas zgjedhjes së vëndit dhe tipit të serrës që planifikohet të ndërtohet, duhet të ndiqen këto etapa: i) Nivelimin sipërfaqsor të parcelës; ii) Drenazhimin e përhershëm ose të përkohshëm; iii) Ndërtimin e themeleve (bazuar në ngarkesat e parallogaritura); iv) Montimin e kolonave vertikale; v) Montimin e kapriatave të çatisë; vi) Mbulimi; vii) Montimin e paisjeve klimëformuese. Secili nga këto elementë përbën specifike në vetVetë për çdo tip serre. Por këtu mund të trajtohen problematikat dhe kriteret e përbashkëta që duhen të mbahen parasysh në ndërtimin e një serre. 4.7.1. NIVELIMI SIPËRFAQSOR Nëqoftëse për ndërtimin e serrave parashikohen sipërfaqe relativisht të mëdha, nivelimi sipërfaqsor realizohet me anë të grejderave, nivelatorëve të ndryshëm të tërhequra me traktorë, me auto-grejdera. Ndërsa për sipërfaqe të vogla, mund të përdoren dhe mjete më të thjeshta. Gjithësesi, toka më parë duhet të jetë e pluguar sa më thellë që të krijojë lehtësira në lëvizjen e dheut. Po ashtu me anë të plugimeve me ngritje apo me ulje sipas rastit, korigjohen sadopak disnivelet që ka parcela. Në këtë proces duhet që nivelimi të krijoi sipërfaqje sa më të rrafshta, (në përputhje me pjerrësinë natyrale). Finalizimi i nivelimit synohet të jetë në parametrat e një pjerrësie rreth 1 – 3 %. Kjo normë pjerrësie lejon mundësinë e montimit sa më të drejtë të elementëve të ndërtimit të serrës. 4.7.2. DRENAZHIMI I PËRHERSHËM Është e këshillueshme për tokat ku do të ndërtohen serrat. Duhet theksuar se ai është i domosdoshëm sidomos për ato parcela ku ujërat freatike janë afër sipërfaqes së tokës. Drejtimi i vendosjes së drenave varet nga pjerrësia natyrale që ka toka, por drejtimi më i mirë për serrat sidomos ato në bllok, është përpendikular më gjatësinë e baterisë së serrës. Pas realizimit të nivelimit sipërfaqsor dhe para se të bëhet piketimi i vëndit për fillimin e punës me themelet/zokulin, në 1 – 2 pika të ndryshme ose më shumë të saj hapen profile pedologjike deri në thellësinë e horizontit C, me qëllim që të preçizohen mirë 3 horizontet kryesore A,B dhe C, së bashku nënhorizontet e tjera të saj. Në këto profile bëhen matjet e trashësisë së horizonteve dhe të nënhorizonteve dhe merren mostra me

74


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

qëllim që t’i nënshtrohen analizave nga ku sigurohen të dhëna rreth përbërjes mekanike të tokës, fortësisë, rezistencës ndaj ngjeshjes, analizat agrokimike, përshkueshmëria e ujit, etj. Figura 10. Skema e vendosjes së drenave

Qëllimi kryesor i këtyre analizave është, që të përcaktohen distancat e vendosjes së drenave ndërmjet tyre (figura 10), thellësinë e vendosjes, pjerrësia, etj. Në përcaktimin e thellësisë së kanalit, duhet të mbahet parasysh që vendosja e tyre të jetë jo më pak se thellësia e punimit tokës. Mbasi përcaktohen distancat në mes drenave dhe të thellësise se vendosjes së tyre, hapen kanalet sipas thellësisë së përcaktuar në gjërësinë 40 cm. Fundit të kanalit i jepet një pjerrësi 3 – 5 0/00, me qëllim që ujrat e depërtuara nëpër tubat e drenave të kenë mundësinë të dalin jashtë për të mos u bllokuar dhe i dëmtuar ato. Largësia e drenave përcaktohet në bazë të lartësisë së ujrave freatike, përbërjes fizike të tokës dhe përshkueshmërisë së ujit në tokë. Në varësi të kushteve konkrete, largësia e vendosjes së drenave nga njëra tjetra orientohen nga 6.4 : 9.4 ose 12.8 m, në thellësinë 80 – 100 cm. Drenazhet mund të ndërtohen me materiale të ndryshme. Ato mund të bëhen me tubo plastike të gjatësive të ndryshme dhe të vrimëzuara, me qëllim që të lejojnë futjen e ujit në to. Për drenazhim mund të përdoren tubo qeramike të gjatësive të ndryshme. Mjafton që diametri i mbrëndshëm i tyre, të mos jetë më i vogël se 60 mm, sepse mund të bllokohen nga materiale të ngurta që depërtojnë sëbashku me ujin brënda tubit. Materiale të tjera për drenazhe mund të shërbejnë dhe tubo eterniti, pllaka guri, betoni, etj. Pasi hapen kanalet dhe i jepet kuota e caktuar, vendosen tubot njëri pas tjetrit, por jo më pak se 5 -10 mm larg njëri tub nga tjetëri. Kjo hapësirë lihet për të lehtësuar depërtimin e ujit. Pasi vendosen tubot ose materialet e tjera drenazhuese, shtresa e parë hidhet sipër tubove deri në lartësinë 20 cm, duhet të hidhet zhavorr/çakëll me qëllim që me kalimin e viteve vrimat e tubove apo hapësirat në mes tyre, të mos bllokohen. Sipër kësaj shtresë hidhet rreth 10 cm shtresë zhavorri me diametër 10 – 15 mm dhe pastaj hidhet dheu

75


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

duke niveluar tërë sipërfaqen dhe vazhdohet me punimet e tjera sipas radhës (figura 11). Në çdo rast është e këshillueshme që drenat të lidhen me njëri tjetërin me anë të një kolektori i cili vendoset 2 m larg zokulit/themelit të serrës, me qëllim që të grumbullojë të gjithë ujrat e drenave dhe ti dërgojë ato në kanalin kryesor kullues. 4.7.3. NDËRTIMI I THEMELEVE Themelet e serrave janë të ndryshëm për tipe të ndryshme serrash. Ajo varet nga përbërja fizike e tokës, pesha e konstruksionit të serrës, kushtet klimaterike, formës (mono ose multi-tunel) Të serrës, etj. Në llogaritjen e madhësisë së themeleve rëndësi të dorës së parë ka njohja e përbërjes fiziko-mekanike të tokës në të cilën do të ngrihet serra, ku më kryesore është rezistenca e saj ndaj ngarkesave. Elementi i parë është përcakFigura 11. Profili i drenit timi i ngarkesave të lejuara të themeleve dhe rezistenca e tokës për ti përballuar ato. Kjo do të thotë që nëse toka nuk është e fortë dhe kompakte, atëhere themelet duhet të thellohen akoma më shumë derisa të gjënden shtresat më të forta. Ndërsa për toka me taban të thellë, ku shtresa kompakte është e vështirë për tu gjendur, duhet të zbatohen koefiçentë të sigurisë ndërmjet vlerave 0.4 – 1 kg/m2. Elementi i dytë është zgjedhja e tipit të themelit të serrës. Themelet klasifikohen në 2 tipe: i) Janë ato me plinda betoni të parapërgaditura të cilat vendosen kryesisht në brëndësi të serrës, por nuk përjashtohet rasti i vendosjes në periferi të saj. Ato zakonisht janë të aplikueshëm për serra me ngarkesa vertikale të lehta dhe kur toka në përgjithësi ka strukturë kopakte të fortë. ii) Me themele të vazhduara, të cilat zakonisht përdoren në periferi të serrave, por në raste të veçanta edhe në brëndësi të tyre. Kur tokat janë me strukturë jo kompakte, atëhere është mirë që shtresa e parë të jetë beton i varfër dhe sipër tyre të hidhet betoni i rregullt me sasinë e çimentos dhe të hekurit të nevojshëm. Thellësia e themelit nuk duhet të jetë më pak se 500 - 600 mm. Piketimi dhe vendosja e plindave. Pasi ka përfunduar ndërtimi i xokulit, vazhdohet me

76


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

piketimin plindave në brëndësi të serrës në largësite e përcaktuara sipas llojit të serrës së planifikuar. Para se të bëhet ndërtimi i xokulit, ose më mirë gjatë piketimit të tij, në të katër këndet e serrës bëhet fiksimi i këndit 90 gradë ose e thënë në gjuhën e ndërtimit, kontrolli i Gonese. Rëndësi shumë të madhe ka që të katër këndet e qosheve të formojnë këndin 900. Kjo masë duhet të mbahet parasysh me qëllim që gjatë ndërtimit të mëtejshëm, kampatat dhe elementët e tjerë të ndërtimit, të ruajnë formën e tyre simetrike. Në të kundërt serra nuk del simetrike dhe krijohen problemë gjatë ndërtimeve. Për të patur një gone sa më preçize në katër cepat e serrës, bazë e përllogaritjeve është teorema e Pitagorës (figura 12). Figura 12. Skema e kontrollit të këndit të drejtë të qosheve të serrave

4.7.5. KONSTRUKSIONET E SERRAVE Materialet për konstruksionin e serrave mund të jenë prej druri, metali, betoni, plastike, etj. 1) Materialet prej druri, mund të jenë pisha, lisi, gështënja, akacija, etj. Këto lloj drurësh janë më të fortë dhe nga pikpamja e qëndrueshmërisë së tyre janë më jetëgjatë se disa drurë të tjerë si plepi, shelgu, ahu e ndonjë tjetër. Në të kaluarën edhe sot vazhdon akoma, ndërtimi dhe shfrytëzimi i serrave me lëndë druri. Karakteristikë e drurit është se ato vërtetë kanë kosto më të ulët ndërtimi për njësi të sipërfaqes, por nga ana tjetër ato kanë jetë të shkurtër 4-5 vjeçare. Gjithashtu kanë edhe probleme të tjera si ajo e pamundësisë së hermetizimit gjatë mbulimit, e pamundësisë së përdorimit të xhamit për mbulesë, vështirësive në ajrimin nga çatia etj. Një e metë tjetër e tyre është se strukturat e drurit kanë nevojë për riparime vjetore që ndikojnë në rritjen e kostove të prodhimit. Duke qënë se materialet e drurit janë jo shumë rezistent ndaj peshave dhe forcave të faktorëve atmosferik, ato duhet të zëvendësohen me shpesh, duke ndikuar kështu në rritjen e koefiçentit të hijezimit për njësi të sipërfaqes. Llogariten që koefiçenti i hijezimit me materiale druri, të arrijë në 12 – 15 %.

77


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

2) Materialet prej metali, zakonisht janë prej çeliku, alumini, aliazheve të hekurit, me të aluminit, etj. Vlen të theksohet se përdorimi i materialeve të hekurit, të cilat ndryshken ndikon ndjeshëm për keq në mbulesat plastike. Megjithëse strukturat metalike kanë një kosto të lartë për njësi, ato sot për sot mbeten më kryesore dhe më të përshtatshme sepse jo vetëm sigurojnë një rezistencë të lartë ndaj ngarkesave të ndryshme, por jetojnë shumë më gjatë. Ato mund të shfrytëzohen për 20 – 25 vjet pa patur shumë nevojë për riparime vjetore. Duke qënë se këto materiale janë shumë rezistente, ato vendosen me larg se ato të drurit, duke ndikuar në uljen e koficentit të hijezimit i cili zbret në vlerat 6 – 8 % për njësi të sipërfaqes. Strukturat me materiale ferrozingato sot për sot janë materiale më të mira sepse ato jo vetëm që janë më të lehta, por nuk ndryshken dhe nuk përbëjnë problem për mbulesat plastike. Ato janë aliazhe në mes aluminit, hekurit dhe zingut, të cilat rrisin jo vetëm vlerat por dhe rezistencën e tyre. 3) Materialet ferro-betoni, përdoren për ndërtimin e serrave dhe të kombinuara me materiale hekuri. Edhe këto materiale paraqesin interesa në ndërtimin e serrave, sepse jo vetëm që jetojnë gjatë por kostot e ndërtimit janë relativisht të ulëta. Në vëndin tonë kanë gjetur një përdorim të gjërë dhe vazhdojnë akoma të shfrytëzohen me sukses kryesisht në zonën e Ulët dhe Bregdetare të vëndit. 4) Materialet plastike, sot kanë filluar të përhapen me shpejtesi dhe kjo për faktin se kostot e tyre po vinë duke u ulur. Këto materiale tani për tani janë në forma eksperimentale dhe sipas të dhënave po punohet për të rritur rezistencën e tyre ndaj faktoreve fizik. Materialet plastike mbesin e ardhmja. Për konstruksionet e serrave dhe se shpejti do të gjejnë përhapjen dhe interesin e duhur. Në lidhje me konstruksionet që do të përdoren për ndërtimin e serrave, gjatë projektimit të tyre duhet të kihen parasysh disa kritere: i) Konstruksioni të jetë i zmontueshëm; ii) Elementët e konstruksionit të jenë sa më të lehtë, jetëgjatë dhe universale; iii) Të jenë profile sa më të thjeshta dhe të harxhohet sa më pak për njësi të sipërfaqes, dhe; iv) Konstruksioni të kërkoje sa më pak shpenzime për mirëmbajtje, etj. 4.7.5. LLOGARITJA E NGARKESAVE TË KONSTRUKSIONEVE Gjatë përllogaritjeve të ngarkesave të konstruksioneve, duhet të merren në konsideratë dy kategori ngarkesash: i) Ngarkesat e përhershme, dhe; ii) Ngarkesat e rastit e thënë ndryshe të perkohëshme Te ngarkesat e përhershme, përfshihen pesha e materialeve të ndërtimit të çatisë, e materialeve mbuluese si xhamit (qe është më i rëndë), i vetrorezinës, i polietilenit, pesha e vetë elementëve vertikale, pesha e impianteve klimëformuese, etj. Veçoria e ngarkesave të përhershme është se ato veprojnë vertikalisht nga lart-poshtë. Madhësia e kësaj vlere varet direkt nga densiteti i materialit që përdoret, trashësia e tij, sasia, etj (tabela 2, për materialet mbuluese dhe tabela 3, konstruksioninn sipas tipit të serrës).

78


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Tabela 2. Disa vlera orientuese mbi peshën e materialeve mbuluese Loji i materialit Xham 2-3 mm Xham 4-6 mm Xham 6-7 mm Xham 8 mm Fleta plastike të forta Fleta plastike fleksibele

Pesha në kg/m2 7 13 15 18 1-5 Te paperfillshme

Tabela 3. Kuotat e përafërta të ngarkesave të përhershme të disa tipeve të serrave Tipi i serrës Në kg/m2 Sera me konstruksione druri me mbulesa plastike Sera me shtylla betoni dhe harqe metalike e me mbulesa plastike Sera me elementë metalike dhe me mbulesa plastike Sera me elementë metalike dhe me mbulesa xhami Sera me elementë ferrozingato dhe me mbulesa plastike Sera me elementë ferrozingato dhe me mbulesa vetrorezinë

Pesha mesatare 7 10-16 9-12 10-15 15-18 8-10 10-13

Ndërsa për paisjet klimë formuese, veç peshës së çdo tipi serrë të dhënë më sipër, fare lehtë mund të shtohet pesha e tyre që në përgjithësi është e lehtë të përllogariten mbasi shumica e tyre i kanë të shkruara në kataloget e tyre. Te ngarkesat e rastit (të përkohshme), përfshihen ngarkesat e dëborës, ngarkesat që shtohen nga shpejtësia e erës, ngarkesat e personave që do të punojnë në çati, ngarkesat e veprimeve sizmike (llogaritjet bëhen për tërmetë me 6 balle), etj. Për qëllime praktike, jepen shkurtimisht proçedurat e përllogaritjeve të këtyre faktorëve që në fakt për një serrë të caktuar janë ngarkesa efektive dhe që duhet të merren në konsideratë. Logaritja e ngarkesës që shkaktohet nga reshjet e dëborës. Për zonat e Ulëta dhe Bregdetare të vëndit tonë, këto ngarkesa nuk merren fare në konsideratë, sepse këto reshje janë në sasi të pakonsiderueshme dhe shkrijnë shpejt. Ndërsa në zonat me lartësi mbi 500 m mbi nivelin e detit, në bazë të disa normave orientuese ngarkesat e dëborës duhet të merren në konsideratë në këto vlera: A - për çati me pjerrësi nën 20 gradë, si ngarkesë totale së bashku me ngarkesën e dëborës në strukturat mbajtëse, meret 75 kg/m2. B - për çati me pjerrësi mbi 21 gradë, si ngarkesë totale së bashku me ngarkesën e dëborës në strukturat mbajtëse, meret 40 kg/m2.

79


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Prandaj, për zonat malore rëndësi ka që pjerrësia e çative e cila duhet të jetë mbi 20 gradë dhe mbulesat duhet të jenë sa më të lëmuara me qëllim që të bëhet rrëshqitja e dëborës. Kjo rrëshqitje lehtëson ndjeshëm veprimin e borës si peshë mbi serrë, duke ndikuar drejtëpërsëdrejti në rritjen e rezistencës së serrës. Ngarkesat e erës. Zakonisht era përllogaritet si ngarkesë jo në drejtimin vertikal nga lart poshtë siç bëhet për dëborën, por në drejtimin horizontal. Ajo llogaritet në funksion të presionit statik të erës. Ky presion llogaritet me formulën q = V2/16 kg/m2, ku q - presioni statitk i erës i shprehur në kg/m2, dhe V - shpejtësia e erës në m/sek. Disa nga vlerat e këtyre ngarkesave, jepen në tabelën 4. Tabela 4. Ngarkesat e presionit statik të erës në varësi të shpejtësise së saj Tregues

Ere e e lehtë

Shpejtësia e erës në km/ore (V) Presioni statik në kg/m2 (q)

20 2

Ere e fortë

40 8

60 17

Ere shumë e fortë

80 30

100 48

Murlan

120 68

140 95

Figura 13. Skema e veprimit të presionit të erës në serrë, kur ajo është e hapur apo kur është e mbyllur

Presioni statik i erës është i ndryshëm për rastet kur serra është e hapur dhe e ndryshme për rastet kur serra është e mbyllur. Kur serra është e mbyllur, presioni statik i erës në serrë është vetëm anësor në drejtimin ku ajo fryn. Ndërsa kur serra është e hapur, era vepron jo vetëm nga jashtë por dhe nga brënda saj (figura 13). Lidhur me këto efekte, kur presioni i erës vepron nga jashtë brënda, presioni statik i saj është Pj = Cj x q, ku Cj - janë koeficente, dhe q - vlerat e presionit statik të shprehur në kg/m2. Kur presioni statik i erës vepron nga brënda jashtë, atëhere vlera e saj gjëndet Pm = Cm x q, ku Cm është koeficent që në mënyrë skematike sipas drejtimeve të erës janë paraqitur në mënyrë skematike në figurën 13. Kur serrat përbëhen nga dy kulme vlerat merren 25% më pak se vlerat për serrat monotunel. Kur serra është më shumë se 2 kulme, atëhere forcat e presionit statik zvogëlo-

80


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

hen me 25 % të çdo faqeje kulmi dhe kështu vazhdon deri në kampatën e fundit. Për të llogaritur qëndrueshmërinë e serrës ndaj erës, nuk duhet të meret në konsideratë erërat e shpejtësive të vogla, por rastet kur erërat janë me shpejtësi më të madhe të rregjistruar për një zonë të caktuar. Kështu për kushtet klimatike të Ultësirës Perëndimore të vëndit tonë, ku erërat e forta janë me dominante, për ndërtime tek serrat me lartesi deri në 8 m, presioni statik i erës duhet të meret 50 kg/m2. Për serat me lartësi 4 m, merren deri 25 kg/m2, dhe për serra me lartësi 6 m merren 40 kg/m2. Por meqe serrat janë ngrehina deri në 4 m është pranuar që presioni statik të llogaritet 25 kg/m2. Ngarkesa e njeriut, kur gjërësia e kampatës është mbi 3 ose 4 m, meret në konsideratë që në strukturat mbajtëse të shtohet dhe ngarkesa rreth 75 kg. Ndërsa nën këtë gjërësi kjo ngarkesë nuk meret në konsideratë. Kombinacioni i ngarkesave të ndryshme, të cilat duhet të merren në konsideratë gjatë ndërtimit të serrave, dhe ato janë: Kombinacioni i parë i ngarkesave janë (ngarkesat e përhershme + ngarkesat e shërbimit nga njeriu + ngarkesat e dëborës, për zonat malore). Për kombinacionin e parë merren në konsideratë vetëm ngarkesat vertikale, vlerat e tyre janë në varësi direkte të tipit të serrave. Kombinacioni i dytë i ngarkesave janë (ngarkesat e përhershme + presioni i jashtëm i erës (Cj) + presioni i mbrëndshëm i erës (Cm = 0.2)). Kombinacioni i tretë i ngarkesave janë (ngarkesat e përhershme + ngarkesat e dëborës + presioni i jashtëm i erës (Cj) + thithja e mbrëndëshme e erës (Cm =-0.2, tabela 5)). Tabela 5. Ngarkesat e përafërta (sipas kombinacionit të parë) Ngarkesat Ngarkesat e përmbledhese dëborës (kg/m2) e (kg/m2)

Të strukturave të ndërtimit dhe të të mbulesës (kg/m2)

Ngarkesat e shërbimit (kg/m2)

Sera me konstruksione druri me mbulesa plastike

10-16

15

15

43

Sera me shtylla betoni dhe harqe metalike e me mbulesa plastike

9-12

15

15

40

Sera me elementë metalike dhe me mbulesa plastike

10-15

15

15

43

Sera me elementë metalike dhe me mbulesa xhami

15-18

15

25

56

Sera me elementë ferrozingato dhe me mbulesa plastike

8-10

15

15

39

Sera me elementë ferrozingato dhe me mbulesa vetrorezinë

10-13

15

25

51

Tipi i serrës

Për kombinacionet e dytë dhe të tretë të ngarkesave, veprimi i erës zbërthehet në komponentë vertikale dhe horizontale, vlera e të cilave varet nga këndi α që ka çatia me horizontin e serrës. Në tabelën nr. 6, janë dhënë disa tregues të gatshëm për një vlerë të

81


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

presionit statik q = 40 kg/m2, dhe të vlerave të komponentëve vertikale dhe horizontale, për serra ku këndi α është nga 12 – 30 o. Për vlerat e kombinacionit të dytë, vërejmë se komponentët vertikale të veprimit të erës, janë relativisht të larta –23 kg/m2, por ato janë të drejtuara vertikalisht nga poshtë – lart, që në fakt mbeten forca pozitive për rastin e ndërtimit të serrave të cilat duhet ti zbriten forcave të perherëshme vertikale që veprojnë nga lart-poshtë. Për vlerat e kombinacionit të tretë, vlerat e komponentëve horizontale të erës, kanë vlera të vogla 1-3 kg/m2 që gjatë llogaritjeve të ngarkesës mund të mos merren fare në konsideratë. Tabela 6. Ngarkesat e përafërta (sipas kombinacionit të dytë dhe të tretë) Pjerrësia e çatisë

12o 14o 16o 18o 20o 22o 24o 26o 28o 30o Mesatare 6-24 o

Kombinacioni i dytë i ngarkesave Komponentë horizontale Komponentë vertikale P1 P2 P3 P4 P5 P6 -7 24 -5 -24 -33 -24 -7.5 24 -6 -24 -30 -23 -8 24 -6.5 -24 -28 -23 -8 24 -7.5 -24 -25 -23 -8 24 -8 -24 -23 -23 -8 24 -9 -24 -20 -22 -8 24 -10 -24 -18 -22 -7.5 24 -10.5 -24 -15 -22 -7 24 -11 -24 -13 -21 -6 24 -12 -24 -10 -21 -8 24 -8 -24 -23 -23

Kombinacioni i tretë i ngarkesave Komponentë horizontale Komponentë vertikale P1 -3.5 -4 -3.5 -3 -3 -2 -1 0 1 2 0

P2 40 40 40 40 40 40 40 40 40 40 40

P3 -1.5 -2 -2 -2.5 -3 -3 -3.5 -3.5 -4 -4 0

P4 -8 -8 -8 -8 -8 -8 -8 -8 -8 -8 -8

P5 -17 -15 -12 -10 -7.5 -5 -3 -1 1.5 3.5 -7.5

P6 -8 -8 -7.5 -7.5 -7.5 -7.5 -7.5 -7 -7 -7 -7

4.8. MATERIALET MBULUESE Materialet mbuluese të mjediseve të mbrojtura përfaqësojnë elementin kryesor mbrojtës, që shpesh kushtëzon tipin, strukturën, formën dhe përmasat e tyre. Në varësi të karakteristikave fizike, mekanike, kimike, optike, etj, varen dhe kushtet klimaterike brënda këtyre mjediseve. Përveç efektit mbrojtës nga veprimet mekanike si shiu, breshëri, era, etj, ato përcaktojnë ndryshimet e temperaturës, ndriçimit, lagështirën relative të ajrit, përqëndrimin e CO2, etj. Roli dhe efektiviteti i tyre varet jo vetëm në vetitë e mësipërme të mbulesave, por dhe nga mënyra e fiksimit në strukturën e mjediseve dhe hermeticitetin e tyre. Studimet dhe të dhënat praktike kanë vërtetuar se mbulesat më të mira për mjediset e mbrojtura janë xhamat dhe pas tyre vijnë xhamat fibrozë e më pas fletët plastike. Vitet e fundit, në grupin e mbulesave plastike janë futur dhe përdoren me sukses PVC

82


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

(polivenilkloruri), PMM (polimetakrilati i metilit), plastikat me bazë etilen-vinil-acetati, polipropileni, etj. Zgjedhja e tyre ka rëndësi të madhe praktike dhe për këtë lipset dhe kërkohen njohuri të tilla që të njihen vetitë fizike, kimike dhe ndikimet e tyre në bimët që ndodhen nën këto mbulesa. Elementi kryesor që lidhet me cilësinë e mbulesave mbetet përshkueshmëria e dritës diellore dhe ruajtja e energjisë së saj brënda tyre. Kërkesat për dritë janë të ndryshme për bimë të ndryshme, ashtu dhe për faza të ndryshme fenologjike të zhvillimit të tyre. Drita diellore nëpërmjet proçesit të fotosintezës, shërben për sintezën e lëndës organike. Drita e rrezatuar nga disku i diellit, përbëhet nga një sërë komponentësh, që në kompleks përbëjnë atë që quhet drita e bardhë. Ajo përbëhet nga një spektër valësh elektomagnjetike më gjatësi të ndryshme që klasifikohen: i) Rreze ultraviolete (U.V); ii) Rreze të dukshme ose Radiacionin Aktiv Fotosintetik (RAF), iii) Rreze infra të kuqe (IK), (tabela 7). Prioritetet i bimëve mbi zgjedhjen e ngjyrave të spektrit diellor, sipas radhës është: i) e kuqja, ii) portokallia, iii) e verdha, iv) e gjelbërta, v) bluja, dhe; vi) në fund vjen ngjyra vjollcë. Rrezet Blu dhe të Kuqe, janë më të rëndësishme në proçesin e fotosintezës. Bimët tipike dritëdashëse, kanë nevojë më shumë për spektrin e dritës së kuqe. Ndërsa bimët që janë përshtatur të rriten dhe të zhvillohen në prani të rrezeve difuze, siç janë lulet me destinacion qëndrimi nëpër dhoma të banimit, pëlqejnë spektrin e dritës diellore me ngjyrë blu-vjollcë. Tabela 7. Përbërësit e spektrit të dritës diellore Struktura e rrezeve dhe gjatësia e valës (milimikron) Rreze ultraviolete (U.V), (280-380) Rreze të dukshme nga syri i njeriut ose Radiacionin Aktiv Fotosintetik (RAF) (380 – 760) Rreze infra të kuqe (IK) (më të mëdha se 700)

Lloji dhe gjatësia e valës (milimikron)

a – të mesme më gjatësi valë 280 – 315, b – të gjata më gjatësi valë 315 – 380. a - Violet 360 – 424, b – Blu 424 – 492, c - Jeshile 490 – 535, d – të verdha 535 – 586, e - të portokallta 586 – 647, f – të kuqe 647 – 760. a - të shkurtëra 700 – 1000 (janë rreze të ardhura nga rrezatimi diellor), b - të mesme mbi 1000 milimikron, (janë rreze të ardhura nga ftohja e mjedisit ku është bima).

Efektet në bimë

Këto rreze janë të padobishme për fotosintezën e bimëve. Përbën grupin më të rëndësishëm të cilat marrin pjesë në procesin e fotosintezës.

Nuk shërbejnë për formimin e klorofilës, por janë burim energjie për reaksionet biokimike si në ndarjen e qelizave, diferencimin e pjesëve gjenerative, lulëzimin, etj.

Kushtet teknike të mbulesave. Mbulesat e mjediseve të mbrojtura luajnë rol të drejtëpërdrejtë në rritjen dhe zhvillimin e bimëve, ato duhet të plotësojnë një sërë kush-

83


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

tesh teknike, të cilat mund të përmëndim: 1. të lejojnë kalimin e plotë në brëndësi të mjedisit të mbrojtur, rrezet më gjatësi valë më të vogël se 2000 milimikron (ose deri në 2x10-9 m). 2. të pengojnë kalimin e rrezeve Infra të Kuqe më gjatësi valë mbi 2000 milimikron nga mjedisi i mbrojtur jashtë saj, mbasi janë burim kryesor energjitik për bimët. 3. të lejojnë në maksimumin e mundëshëm kalimin e rrezeve të dukshme diellore dhe të sigurojnë tranparëncë maksimale të dritës së diellit (drita direkte dhe difuze). 4. të sigurojnë rezistencë ndaj agjenteve atmosferik si: erërave, shtërngatave, breshërit dhe borës. 5. të mos lejojnë djersitjen ose kondensimin e ujit në faqet e brëndshmë të serrës, por të bëjnë rrëshqitjen e tij në anët e saj. 6. të mos lejojnë depërtimin e rrezeve të dëmshmë të spektrit të dritës, të cilat mund të veprojnë negativisht në jetën e bimëve. Llojet e mbulesave. Këto 30 – 40 vitet e fundit materialet mbuluese dhe ato të serrave në veçanti, kanë patur një evolucion të vrullshëm në llojshmëri dhe në strukturë. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së pandërprerë të kërkesave dhe larmise së këtyre mjediseve. Industria e prodhimit të materialeve mbuluese është përqëndruar në prodhimin e materialeve që kanë rezistencë ndaj degradimit nga veprimi i rrezeve Ultra Violet, absorbente ndaj rezatimit Infra të Kuqe, si dhe futja e përbërjeve që pengojnë kondesimin e avujve në vesë. Gjithashtu, sot janë në kërkim dhe diskutim të vazhdueshëm, gjetja e materialeve mbuluese me veti zgjedhëse ndaj spektrit të dritës diellore. Ato duhet të realizojnë një mjedis optimal të kontrolluar, sidomos në raport më intensitetin e rezatimit diellor dhe të gjatësisë së valës së dritës që depërton në llogari të bimëve. Deri më tani asnjë herë nuk është menduar së është prodhuar ndonjë material mbulues ideal më të gjitha veçoritë e mira dhe të përshtatshme për bimët në serra. Esenciale mbeten transmetimi i rrezatimit diellor në serrë dhe ruajtja e energjisë së fituar. Lidhur sa më sipër mbulesat plastike mund të klasifikohen (figura 14): 1. Mbulesa plastike që lejojnë një depërtim të mirë të rrezeve të diellit në brëndësi të mjediseve të mbrojtura, por që gjatë natës lejojnë kalimin e rrezeve Infra të Kuqe, të cilat nuk ruajnë ngrohtësinë, gjë që ndikojnë në ftohjen e shpejtë të tyre. 2. Mbulesa që lejojnë depërtim të mirë të rrezeve të diellit, por gjatë natës nuk lejojnë kalimin e rrezeve Infra të Kuqe, duke ndikuar kështu në ruajtjen e nxehtësisë së akumuluar gjatë ditës. Ky fenomen quhet “Efekti Serrë”, që është mjaf i dobishëm. 3. Mbulesa më të komplikuara, që jo vetëm nuk lejojnë daljen e rrezeve Infra të kuqe gjatë natës, por së dhe gjatë ditës, rrezet e diellit nuk bien direkt mbi sipërfaqen e bimës. Ato në sajë të përbërjeve speciale që strukturat ndërtimore të mbulesave kanë si

84


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

okside metalesh, etj, rrezet direkte të diellit shpërbëhen në rreze difuze. Aftësia e mbulesave për të përcjellë dritën në gjatësi valë të përshtatshme për bimët, është shumë e rëndësishme. Intensiteti i dritës më gjatësi valë në intervalin 380 – 710 milimikron, në të ashtuquajturin Figura 14. Llojet e fletave plastike

Radiacionin Aktiv Fotosintetik (RAF), janë valë të dukshme dhe ndikojnë drejtpërdrejtë në kryerjen e fotosintezës dhe të rritjes e zhvillimit të bimëve. Energjia diellore ka veti të transmetohet, të reflektohet dhe absorbohet nga atmosfera, po ashtu dhe nga mbulesat e serrave. Sipas studimeve vetëm 1 – 5 % e energjisë që transmetohet në gjethe të bimëve shfrytëzohet në procesin e fotosintezës. Pjesa tjetër absorbohet si radiacion termik duke ngrohur ajrin e serrës, trupin e bimës, etj. Aftësia e përshkushmërisë së dritës në serrë (ω), varet nga materiali mbulues, që është veti fizike e tij. Ajo shprehet nga raporti i intensitetit të rrezatimit nën mbulesë (I), me atë të matur në të njëjtën kohë mbi mbulesë (Io). Kështu = I / Io. Nga kjo kuptohet se sa më afër 1-shit të jetë vlera, aq më i përshkueshëm është materiali mbulues nga drita. Ruajtja dhe shkëmbimi i energjisë brenda serrave. Një rëndësi të veçantë në materialet mbuluese të serrave merr aftësia ngrohtësi-ruajtëse gjatë natës dhe ditëve të vrenjtura në serrë. Kjo aftësi varet nga format dhe vetitë e materialeve për të shkëmbyer energjinë e grumbulluar. Mbulesat e serrave duhet të kenë aftësinë e konservimit të nxehtësisë gjatë ditës me diell dhe përdorimit të tij gjatë natës dhe në ditë të vrejtura. Bilanci termik i serrës është i lidhur nGushtësisht më intensitetin e energjisë diellore, ajrimin e serrës, transpirimin e bimëve, mënyrën e ngrohjes si dhe nga një numër i konsiderueshëm i rasteve të humbjeve të ndryshme të energjisë që ndodhin në serrë (figura 15). Bilanci termik në një serrë mund të shprehet në trajtën më të përgjitheshme të saj, me anë të relacionit: Qd + Qt + Qf + Qp + Qj = Qbj + Qfo + Qto + Qrt + Qko, ku: i)

85


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Në njeren anë (e majtë) Të relacionit, janë të gjithë llojet e energjive që futen në serrë dhe; ii) Nga ana tjetër janë llojet e energjive që në forma nga më të ndryshme dalin nga serra. Format më të rëndësishmë të shkëmbimit të energjisë së grumbulluar në serrë janë: Figura 15. Skema e shkëmbimit të energjisë në një mjedisi të mbuluar

A - Forma e shkëmbimit të energjisë sipas Konveksionit, e cila bazohet në transferimin e energjisë (vertikalisht),ose zhvendosjen e ajrit të ngrohtë nga një lartësi në tjetrën, poshtë-lart dhe anasjelltas. B - Forma e shkëmbimit të energjisë sipas ligjit të Përcjellshmerise Termike, bazohet në transferimin e energjisë nga një pikë me temperaturë më të lartë në një pikë me temperaturë më të ulët. C - Forma e shkëmbimit të energjisë sipas aftësisë së Rrezatimit Termik të trupave të ngrohtë, ku bazohet në largimin e pandërprerë të energjisë nga sipërfaqja e trupave më të ngrohtë. D - Forma e shkëmbimit të energjisë gjatë Kondensimit, ku bazohet në transferimin e energjisë për të kthyer ujin nga formë avulli në gjëndje të lëngët. E - Forma e shkëmbimit të energjisë sipas ligjit të Infiltrimit Termik, ku bazohet në transferimin e ajrit të ngrohtë horizontalisht, nëpërmjet rrjedhjeve të ajrit nëpër të çarat dhe hapësirat e ndryshme të strukturave të serrave. Konsiderata për mbulesat alternative. Mbulesat alternative të mjediseve të mbrojtura klasifikohen në 3 grupe të ndryshme që janë: i) Fletët plastike, ii) Panelet plastike të ngurta dhe iii) Xhami. Fletët plastike, po gjejnë një përdorim të gjërë për vetë faktin se janë më të lehta në përdorim dhe me kosto më të ulët. Sot mbulesat plastike përfshijnë një numër të larmishëm formash si: poliesterolet e përforcuara me fibra xhami (FRP), akriliku, polimetilmetakrilati (PMMA), polikarbonatët (PC), mbulesat e polivenilkloridit, mbulesat

86


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

e holla duke përfshirë polietilenet me dendësi të ulët (LDPE), polivinilkloridi (PVC), co-polimeret e etilen vinil acetanit (EVA), e shumë të tjera që mund të shfrytëzohen si mbulesa me 1, 2, madje dhe me 3 shtresa. Një problem shqetësues për mjediset e mbrojtura, ka qënë dhe është kondensimi në bulëza i avujve të ujit në faqet e mbrëndëshme të mbulesave. Këto jo vetëm që pengojnë Figura 16. Avantazhi i polietilenit kundër kondensimit ndaj atij të zokonshëm

futjen e rrezeve të diellit, mbasi një pjesë e mirë e tyre reflektohet jashtë mbulesës, por bulëzat pasi bien mbi sipërfaqen e gjetheve krijojnë kushte në përhapjen e shumë sëmundjeve kërpudhore. Bazuar në këto disavantazhe, krahas përmirsimeve të cilësive të tjera, kohët e fundit po punohet më shumë në prodhimin e plastikave mbuluese me veti kundër vesës që ndryshe quhen antifobe (figura 16). Në skemën e ilustruar janë marrë si referenca dy kënde: i) Këndi α, e cila përfaqson këndin në vleren 900 ndërmjet pingules që formohet me sipërfaqen e mbulesës; ii) Këndi α, e cila përfaqson këndin që krijohet ndërmjet bulezes së ujit dhe pjerrësise së mbulesës. Në referim të skemës së ilustruar dhe në bazë të llojeve të mbulesave kemi: a) Të mbulesat e zakonshme. Kur këndi i skajit të bulëzës së ujit φ është më i vogël së këndi α, atëhere forcat adezive/lidhëse të ujit me mbulesën janë më të vogla së forcat e gravitetit, atëhere do të kemi bulëzim të ujit dhe ato do të bien mbi sipërfaqen e gjetheve. Njëkohësisht një pjesë e konsiderueshme e rrezeve të diellit reflektohen jashtë, sepse bulëzat shkaktojnë efektet e lenteve reflektuese. b) Të mbulesat kundra vesës. Kur këndi i skajit të bulëzës së ujit φ është më i madh së këndi α, atëhere forcat adezive/lidhëse të ujit me mbulesën janë më të

87


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

mëdha se forcat e gravitetit, bulëzat e ujit nuk do të bien me nga mbulesa në sipërfaqen e bimëve, atëhere do të kemi bulëzim të ujit dhe ato për efekt të tërheqjes në mes tyre do të bashkohen me njëra tjetrën dhe do të rrëshqasin anash mbulesave, duke krijuar kështu mundësinë e rritjes së ndriçimit dhe eleminimin e lagijes së bimëve. Tipet e mbulesave të mjediseve të mbrojtura janë: i) Mbulesat prej polietileni; ii) Mbulesat PVC; iii) Mbulesa poliestërë; iii) Polimetalinolati i metilit; iv) Xhami, etj. Mbulesat prej polietileni, janë mbulesa plastike me trashësi të ndryshme 50-250 μ (mikron) (1 μ = 1/1000 mm). Këto kanë një qëndrueshmëri ndaj temperaturave ekstreme nga -40 deri + 60 oC. Ato kanë përshkueshmëri termike 3 herë më të vogël së xhami. Në zonat Mesdhetare është shumë më i përdorshëm pasi rrezatimi diellore është i mjaftueshëm, kushton pak dhe jep rezultate të mira. Sot në Shqipëri fletët e polietilenit kanë gjetur një përdorim të gjërë, si për tunelet e ulët me mbulesa plastike me gjërësi 1,5 m, ashtu dhe për serat me kubatura të larta dhe me gjërësi 8-9 m. Koha e përdorimit të tyre sipas tipeve është për një sezon, dy sezone, për katër sezone, etj. Vlen të përmenden tipi Hyplast, Astrolux, të cilat dallohen jo vetëm për nga rezistenca dhe përshkueshmëria e dritës, por dhe se pjesa më e madhe e tyre, dritën direkte e transformojnë në dritë difuze. Mbulesat prej P.V.C, janë fletë të sheshta ose të valëzuar me spesor 100-250 mikron. Kanë përshkueshmëri termike 7-8 herë më pak se xhami, rezistojnë ndaj temperaturave ekstreme -20 deri +60 oC, shfrytëzohen për disa vjet. Në vëndin tonë nuk kanë gjetur përdorim të gjërë sepse kanë qënë me kosto të larta. Mbulesat prej Poliesteri, janë fleta plastike të ndërtuara me fije nejloni dhe shumë rezistente ndaj temperaturave ekstreme nga -70 deri +100 oC. Janë të kushtueshëm por kanë mundësi shfrytëzimi për disa vite me radhë. Ndër to mund të përmendim mbulesat e tipit Elyplast. Baza e ndërtimit të tyre, janë poliesteret e përfocuara me fibra xhami, të cilat kanë gjetur një përdorim të gjërë në vëndet mesdhetare. Karakteristikat e përbashkëta të këtij tipi, janë se ato janë kryesisht të valëzuara ose të lëmuara dhe që mund të përdoren 10 – 15 vite me radhë. Përshkueshmërinë e dritës diellore e lejojnë deri në 90 %. Nëntipet e Eliplastit janë ELYX; ELYK; ELYFORTE dhe ELYT, etj, të cilat kanë specifikat e tyre në ndërtim dhe në përdorim. Pesha specifike është rreth 1.4 gr/cm3. Mbulesat prej polimetalinolati i metilit, ndryshe quhet xhami termoplastik. Ai ja kalon xhamit të zakonshëm për nga cilësitë fiziko-termike. Në vëndin tonë akoma nuk ka gjetur një përdorim të gjërë, sepse çmimet janë shumë të larta. Mbulesat prej xhami, i cili është materiali më i mirë, pasi përshkueshmëria termike dhe ajo e ndriçimit diellor, është gati 100%, (3 herë më e lartë se polietileni dhe 7- 8 herë më

88


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

e lartë se P.V.C.). Ai është krejt inert dhe afron përdorim eficent për shumë dekada. Nuk dekompozohet, është rezistent ndaj rrezatimit Ultra-Violet, ndotësve të ajrit, acideve të ndryshme dhe ruan për një kohë të gjatë aftësinë përshkuese të dritës diellore. Problemi më i madh i xhamit është thyeshmëria e tij, i cili mund të dëmtohet nga veprimet fizike, si breshëri dhe erëra të forta ose faktorë të tjerë madhorë të natyrës. Rezistenca ndaj këtyre faktorëve, varet edhe nga madhësia e prerjeve të xhamave. I vetmi shërbim që kërkohet për jetëgjatësinë e tyre është izolimi dhe ngjitja e mirë me konstruksionin. Kjo masë rrit jo vetëm jetëgjatësinë e shfrytëzimit, por dhe të hermetizimit të serrës. Sot po prodhohen xhama me materiale që kanë veti të përmirësuara të përshkueshmërisë së dritës. Në strukturën ndërtuese të tyre kanë përmbajtje të reduktuara të oksideve të hekurit, nga 0.1 në 0.03 % që kanë patur më parë. Këto tipe përmirsojnë përcjellshmërinë termike dhe përshkueshmërinë e dritës. Tani po punohet të prodhohen xhama me shtresa speciale shumë të holla sipër dhe poshtë, që mundësojnë përshkueshmërinë e dritës difuze dhe përmiresojnë uniformitetin e shpërndarjes së tyre në të gjithë sipërfaqen e serrës. Njëkohësisht, shtimi i shtresave me okside metalesh, po përmirëson aftësinë e xhamave për të ruajtur humbjet e energjisë nëpërmjet rrezatimit. 4.9. TIPET MË KRYESORE TË SERRAVE NË VËNDIN TONË Tipet më kryesore të serrave në vëndin tonë janë: I) Serra me elementë konstruksioni, shtylla druri e harqe metalike dhe me mbulesa plastike; II) Serra me elementë konstruksioni, shtylla betoni, harqe hekuri dhe mbulesa plastike; III) Serra me elementë konstruksioni, komplet material ferro-zingato, të larta dhe me mbulesa plastike, dhe; IV) Serra me elementë konstruksioni, komplet material hekuri, dhe me mbulesa xhami. 4.9.1. SERAT ME KONSTRUKSIONE DRURI DHE MBULESA PLASTIKE Serrat me konstruksione druri dhe mbulesa plastike, në vëndin tonë kanë filluar të ndërtohen pas viteve ’92. Ky tip serre ka qënë i njohur më parë, eksperiencat e marra nga vëndet e tjera, kohët e fundit po aplikohet edhe në vëndin tonë. Në lidhje me këtë problem, jo vetëm vëndet e prapambetura ekonomike, por dhe ato të zhvilluara duke përfshirë këtu dhe vëndet fqinjë si Italia dhe Greqia, serrat me konstruksione druri shfrytëzohen intensivisht dhe me efektivitet të lartë. Arësyeja e përhapjes dhe e përdorimit të gjërë të këtij tipi, ka qënë se, ato janë të lehta dhe më pak të kushtuehme për tu ndërtuar dhe së kushtet klimaterike të vëndit tonë e favorizojnë këtë tip (figura 17). Materialet bazë të ndërtimit janë shtyllat e drurit si pisha dhe lisi, drure që kanë rezistencë më të lartë ndaj kalbjes. Nuk përjashtohen rastet e përdorimit të drureve të tjerë si: vidhi, frasheri, etj, që kanë rezistencë më të vogël se të parët. Kolonat e drurit zakonisht janë me diametër 18 – 22 cm dhe më gjatësi nga 2 – 4 m. Çatia (kapriatat) za-

89


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

konisht bëhen me binare druri (kryesisht pishe, me rrallë ahu) me përmasa 3x5 dhe 5x7 cm. Forma e tyre zakonisht është monotunel, por nuk përjashtohen edhe rastet bitunele, tritunele ose dhe formën e multituneleve (bllok). Figura 17. Pamja të mbrëndëshme I) Në divjake/Lushnje

II) Në Melgushe/Shkoder

Këto serra zakonisht ndërtohen të veçanta (monotunel) ose dhe më shumë. Elementi bazë i ndërtimit të këtij tipi është monotuneli, i cili ka si bazë këto karakteristika (figura 18): Figura 18. Paraqitja skematike e një kampatë të serra me konstruksion druri

Gjërësia e monotunelit (kampatës) është 7.5 m. Lartësia në ulluk 1.6 – 2.2 m. Lartësia në kulm është 3 – 3.5 m. Gjatësia është në varësi të kushteve dhe varion nga 20 – 34 m. Sipas këtyre përmasave sipërfaqja e kampatës është nga 150 - 255 m2. Kurbatura vërtitet 1.9 – 2.8 m3/m2, në varësi të lartësisë në ulluk dhe atij të kulmit të serrës. Konstruksioni i çatisë duke qënë gjithmonë prej druri, është në formë këndi me anë simetrike. Largësia e vendosjes së shtyllave të drurit (kolonave vertikale) është çdo 2 m. Shfrytëzimi i tyre zakonisht bëhet për pranverën e hershme dhe muajt e parë të Vjeshtës duke shfrytëzuar për ngrohje energjinë diellore. Për këtë arësye zakonisht orientimi

90


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

gjeografik i tyre bëhet Lindje – Perëndim, me qëllim që rrezet diellore të kenë mundësinë të ndriçojnë dhe ngrohin sa më mirë bimët brënda serrës. Arësyeja që gjërësia e tyre nuk bëhet më e gjërë se 7.6 m, është se zakonisht polietilenet që hynë në tregjet Shqiptare janë ato të gjërësive 4.2 m. Kështu përdorimi i plastmasit nga 4.2 m për çdo anë të çatisë, bën të mundur të mbulohet e gjithë gjërësia e serrës. Sistemi i ajrimit. Ajrimi në këtë tip serre bëhet natyral, nëpërmjet hapjes dhe mbylljes me dorë të fletëve anësore të polietilenit në varësi të kushteve. Sistemi i vendilimit mund të bëhet dhe aktiv, nëqoftëse në të instalohen vendilatorë elektrik. Në rastin e vendilimit anësor, është mirë që hapja dhe mbyllja e fletës plastike të bëhet me anë të një maniveli i cili lehtëson realizimin e këtij proçesi. Në të dy faqet anësore të serrës deri në lartësinë 50 – 60 cm, mbulesa montohet e palëvizshme me qëllim që ajri i ftohët i ambjentit të jashtëm (qe siç dihet qëndron në shtresat më të ulëta të sipërfaqes së tokës), të mos futet menjëherë në serrë nga poshtë-lart, sepse zbritja e menjëhershme e temperaturës shkakton tronditje fiziologjike të bimëve, por nga lart-poshtë. Ajri i ngrohtë që ndodhet në shtresat e mësipërme të serrës, bën të mundur përzierjen e tij dhe kur ajri i përzier të arrijë deri në sipërfaqen e tokës të ketë pësuar një ngrohje sado të vogël. Sistemi i ngrohjes. Realizimi i ngrohjes në këtë tip serre është bazuar në atë natyrale diellore. Por ajo mund të realizohet e kombinuar me ngrohjen teknike, siç janë aerotermat, ose mjete më të thjeshta ngrohëse si soba druri, rezistenca, etj. Ngrohja teknike aplikohet vetëm në ndonjë natë me temperatura të ulëta. Sistemi i ujitjes. Ujitja në këtë tip serre bëhet me format e zakonshme me tuba gome, me brazda deri në instalimin e impianteve të ujitjes me pika. Kjo në varësi të varësi të sigurimit të ujit dhe sasisë së investimeve të kryera. Avantazhet dhe disavantazhet e këtij tipi. Tendenca e sotme e fermerëve është të ndërtojnë serra të tilla me sipërfaqe të vogla 300 - 1000 m². Kjo është e lidhur nGushtë me mundësitë dhe mjetet financiare që ato zotërojnë. Zakonisht punën ndërtimore e bëjnë vete, ose me ndonjë mjështër më të kualifikuar për këtë qëllim. i) Avantazhet - Mund të ndërtohen me materjale ndërtimi që nuk importohen por mund të sigurohen lehtë nga vetë fermerët dhe me çmime relativisht të ulëta. - Garantojnë prodhime me kosto të ulët, hershmëri, rendimente e cilësi të mirë. - Duke qënë me gjërësi mbi 7 m, krijojnë një mikroklimë të mirë brënda serrës duke i rezistuar më mirë luhatjeve të temperaturave të ambjentin e jashtëm. - janë të qëndrueshme ndaj reshjeve intensive dhe faktorëve të tjerë atmosferike. - Lejojnë mundësinë e kultivimit të perimeve në të gjithë stinët e vitit. - Lejojnë mundësinë e montimit të impianteve klimë formuese të ngrohjes dhe të ujitjes. - Lejon mundësinë e zmontimit dhe të spostimit (pa shumë shpenzime) nga një vënd në një

91


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

vënd tjetër nëqoftëse do të jetë nevoja e qarkullimit të serrës apo të tokës. ii) Disavantazhet: - Nuk lejojnë punime me mjete mekanike të zakonshme, por vetëm me motokultivatorë. - Mbulesa prej polietileni ndikon që të ngrohen dhe ftohen shpejt. - Duke qënë i përbërë me materiale druri, jetëgjatësia e tyre është e shkurtër, gjë që shoqërohen me shpenzime të cilat ngrejnë kostot vjetore. - Mbulesat nuk mund të sigurojnë një izolim të mirë, pasi vetë konstruksioni i serrës, krijon mundësinë e çarjeve të ndryshme. - gjatë proçesit të mbulimit, nuk ka mundësi fiksimi të plastmasit pa bërë shpime me gozhda, tel ose mjete të tjera, duke bërë kështu dëmtimin e tij akoma pa filluar puna. 4.9.2. SERAT ME KONSTRUKSIONE SHTYLLA BETONI DHE HARQE METALIKE Serat me konstruksione shtylla betoni dhe harqe metalike e me mbulesa plastike, në vëndin tonë kanë qënë dhe janë akoma mjaft të përhapura. Arësyeja e përhapjes dhe e përdorimit të gjërë të këtij tipi, është se ato janë të lehta dhe më pak të kushtueshme për tu ndërtuar. Në vëndin tonë ky tip serre, mendohet së është vënë në përdorim për herë të parë, rreth viteve ’65, ku më pas deri në vitin 1991 sipërfaqja e tyre arriti në rreth 1.000 ha. Figura 19. Pamja të brëndshme të serrës me shtylla betoni

Materialet e ndërtimit janë shtylla betoni të parapërgaditura në gjatësi 1.8 – 2.5 m dhe harqe hekuri me Ø 14 – 22 mm. Për mbulesë është përdorur polietileni dhe ngrohja është bazuar në atë natyrale (diellore). Shtyllat e betonit dhe harqet metalike ndërtohen lehtë dhe me kosto relativisht të ulëta. Për këtë arësye sipërfaqja e këtij tipi u rrit me shpejtësi në të gjithë rrethet e zonës së Ultësirës Perëndimore të vëndit dhe ngaqe materialet e ndërtimit prodhoheshin në vënd. Këto serra ndërtohen të veçanta ose në blloqe. Elementi bazë i ndërtimit të këtij tipi

92


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

është monotuneli (kampata). Një monotunel ka si bazë këto karakteristika (figura 20): i) Gjërësia e kampatës është 3.2 m. Lartësia në ulluk 1.6 – 2.2 m. Ii) Lartësia në kulm është nga 2.5 – 3.1 m. Iii) Gjatësia në varësi të kushteve është 20 – 32 m. Sipas këtyre përmasave sipërfaqja e çdo tuneli (kampat) është nga 64 – 102.4 m2. Kurbatura vërtitet nga 1.9 – 2.5 m3/m2, në varësi direkte të lartësisë në ulluk dhe në kulmin e serrës. Konstruksioni metalik i çatisë mund të jetë i lakuar ose në formë këndore. Largësia e vendosjes së shtyllave të betonit është çdo 2 m nëqoftëse është monotunel dhe nëqoftëse është multitunel nga brënda në çdo 4 m. Figura 20. Skema dhe përmasat e një kampatë tek serrat me kolona betoni

Shfrytëzimi i tyre zakonisht bëhet për pranverën e hershme dhe muajt e parë të vjeshtës duke shfrytëzuar për ngrohje energjinë diellore. Për këtë arësye zakonisht orientimi gjeografik i tyre bëhet Lindje – Perëndim. Karkteristikat e përgjithshme të një multituneli janë: Përmasat e një multituneli m 32 x 32 2 1024 Sipërfaqja e përgjithshme m Numër i i kampatave copë 10 Gjërësia e kampatës m 3.2 Largësia e shtyllave në 2 kampatat anësore m 2 Largësia e shtyllave brëndësi m 4 Lartësia në ulluk m 2.2 Kurbatura m3/m2 2.6 Lartësia në kulm m 2.9 Forma e çatisë (këndore ose harkore) 102.4 Sipërfaqja e një kampatë m2

93


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Sistemi i ngrohjes. Realizimi i ngrohjes në këtë tip serre është bazuar në atë natyrale diellore. Por këtu ka mundësi të realizohet ngrohje e kombinuar me atë teknike siç janë aeroterma speciale, ose me mjete të thjeshta ngrohëse si soba druri, rezistenca, etj. Sistemi i ajrimit. Ajrimi në këtë tip serre bëhet nëpërmjet hapjes dhe mbylljes anësore të fletëve të polietilenit. Hapja dhe mbyllja e tyre bëhet manuale sipas kërkesave të bimëve. Sistemi i uitjes. Në këtë tip serre ujitja bëhet me format e zakonshme me tubo gome, me brazda dhe më impiante të ujitjes me pika të cilat kërkojnë investime të tjera suplementare. Avantazhet dhe disavantazhet e këtij tipi serrë i) Avantazhet: 1. Mund të ndërtohen me materjale ndërtimi nga vetë fermerët apo firmat ndërtuese të vëndit me çmime të leverdisëshme; 2. Kostoja e materialeve të ndërtimit nuk janë të larta; 3. Garantojnë prodhime me kosto të ulët, rendimente e cilësi të mirë dhe prodhime të hershme; 4. Nuk kërkojnë shumë shpenzime për riparimet vjetore; 5. I rezistojnë më mirë luhatjeve të temperaturave të ambjentin e jashtëm; 6. Janë të qëndrueshme ndaj reshjeve intensive dhe faktorëve të tjerë atmosferike; 7. Lejojnë mundësinë e kultivimit të shumë llojeve të perimeve, në të gjithë stinët e vitit; 8. Lejojnë mundësinë e mekanizimit të proceseve të punës; 9. Lejojnë mundësitë e montimit të impianteve klimë formuese, të ngrohjes, të ujitjes, etj. ii) Disavantazhet: 1. Duke qënë prej polietileni ngrohen shpejt, por edhe ftohen shpejt. 2. Temperaturat brënda saj janë të ndryshme për pjesë të ndryshme të serrës, kështu në brëndësi të saj temperatura është më e lartë se sa në ane). 3. Vëndtakimet e harqeve të hekurit me polietilenin në tëmperatura të larta të verës, shkaktojnë djegje duke e dëmtuar atë. 4. Nuk ka mundësi fiksimi të plastmasit në çatinë e serrës, pa bërë shpime me gozhda, tel ose mjete të tjera, duke bërë kështu dëmtimin e tij akoma pa filluar puna. 4.9.3. SERAT VETËM ME KONSTRUKSIONE HEKURI Me këtë tip përfshihen ato serra që në vënd të shtyllave të betonit, janë vënë shufra hekuri cilindrike me Ø 22–26 mm. Për ndërtimin e harqeve janë përdorur hekur me Ø 22–24 mm. Në vëndin tonë ky tip serre ka qënë dhe është akoma i përhapur. Arësyeja e përhapjes dhe e përdorimit të gjërë të këtij tipi, ka qënë dhe mbeten se ato janë të lehta dhe pak të kushtuehme për t’u ndërtuar (figura 21). Mbulesat janë plastmaset dhe ngrohja është bazuar në atë diellore. Këto serra nuk kanë ndryshimë të theksuara nga ato me kolona betoni, veçse në vënd të kolonave të betonit janë përdorur kolona hekuri dhe për serrat që janë bi ose multitunele, distanca

94


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

e mbrëndëshme e tyre është 2 m, në vënd të 4 m që janë të serrat me kolona betoni. Për ndërtimin e tyre janë patur parasysh disa veçori. Ashtu si të tipi i serrës me kolona betoni dhe këtu baza e ndërtimit është monotuneli. Figura 21. Pamje të brëndëshme të serrave me konstruksione hekuri

Karakteristikat e një monotuneli janë (figura 22): i) Gjërësia e kampatës 3 - 3.2 m; ii) Lartësia në ulluk është 1.6 – 2.2 m; iii) Lartësia në kulm është nga 2.4 – 3 m; iv) Gjatësia zakonisht është nga 22 – 30 m. Sipas këtyre përmasave sipërfaqja e çdo monotuneli është nga 75 – 100 m2. Kurbatura vërtitet nga 1.8 – 2.5 m3/m2. Forma e çatisë mund të jetë e lakuar ose në formë këndi. Figura 22. Skema e një kampatë me konstruksione hekuri

Shfrytëzimi i tyre zakonisht është për pranverën e hershme dhe për muajt e para të vjeshtës duke shfrytëzuar ngrohjen diellore. Kështu që zakonisht orientimi gjeografik i tyre bëhet Lindje – Perëndim, me qëllim që rrezet diellore të kenë mundësinë të ndriçojnë dhe ngrohin sa më mirë bimët brënda saj.

95


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Avantazhet dhe disavantazhet e këtij tipi serrë i) Avantazhet: 1. Mund të ndërtohen me materjale ndërtimi nga vetë fermerët me çmime të leverdisshme; 2. Kostoja e investimeve themelore nuk është e lartë; 3. Garantojnë prodhime me kosto të ulët, rendimente e cilësi të mirë; 4. Nuk kërkojnë shpenzime për riparimet vjetore; 5. U rezistojnë më mirë luhatjeve të temperaturave të ambjentin të jashtëm; 6. Janë të qëndrueshme ndaj faktorëve atmosferike; 7. Lejojnë mundësinë e kultivimit të perimeve në të gjithë stinët e vitit; 8. Lejojnë mundësitë e montimit të impianteve klimë-formuese të ngrohjes dhe të ujitjes; 9. Lejojnë mundësinë e mekanizimit të proceseve të punës, etj. ii) Disavantazhet: 1. Ngrohen shpejt dhe ftohen shpejt; 2. Krijohen diferenca temperaturash nga qendra e tyre në krahasim me pjesët që ndodhen në anët të serrës; 3. Vëndtakimet e harqeve të hekurit me polietilenin në tëmperatura të larta të verës, shkakton djegje duke e dëmtuar atë. Për këtë praktikat e veshjeve të harqeve me mjete plastike, është tepër efektive për ta eleminuar këtë difekt. 4. Nuk ka mundësi fiksimi të plastmasit pa bërë shpime me gozhda, tel ose mjete të tjera, duke bërë kështu dëmtimin e tij akoma pa filluar puna, etj. 4.9.4. SERAT ME KONSTRUKSIONE FERROZINGATE DHE MBULESA POLIETILENI E VETROREZINË Serat me konstruksione ferrozingate me mbulesa plastike dhe vetrorezinë, në vëndin tonë thuajse nuk kanë qënë të përhapura. Ndërtimi i tyre në Shqipëri ka filluar pas viteve 1990. Arsyeja ishte së lënda e parë vinte e gjitha nga importi dhe me kosto të lartë. Sot megjithëse kostot janë të larta, ky tip serre po gjen një përhapje të gjërë dhe kjo fale rezultateve të arritura. Ndërtimet e para janë bërë në UB-Tiranë në një sipërfaqe 0.4 ha dhe në bazë të kësaj eksperience ka vazhduar në shumë zona e rrethe të vëndit. Megjithëse sipërfaqet e këtij tipi janë ende të vogla, (e themi kështu sepse ky tip serre e krahasuar me rezultatet e marra dhe pavarësisht nga cmimet, është me leverdi ekonomike të përhapet gjërësisht), gjithësesi më avantazhet që ato zotërojnë, mbeten perspektiva e serrave në Shqipëri. Materialet kryesore ndërtuese bazohen në tubo çeliku të zinguara, ku kolonat janë me Ø 48 mm, harqet me Ø 42 mm dhe pjesët e tjera ndihmëse Ø 22-32 mm. Strukturat metalike janë lehtësisht të zmontueshme pasi montimi i tyre realizohet me anë të vidave. Mbulesat anësore dhe ballore zakonisht janë palstika polimer-polietileni i valëzuar, tip

96


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

long-life (jetëgjatë) me spesor rreth 200 mikron. Sipas kërkesave dhe mundësive financiare të fermerëve, mbulesat e sipërme mund të jenë polietilene jetëgjatë ose vetrorezina. Kjo serrë është shumë e thjeshtë për tu ndërtuar, rezistente ndaj veprimit të faktorëve madhorë, ku elementët bazë të strukturës metalike janë kolonat dhe harqet prej çeliku të zinguar që lejon përdorimin e mbulesave dy ose më shumë vjeçare. Në lartësinë 2.5 m (qe është lartësia e ullukut nga brënda), mund të vendoset dhe një plastmas tjetër provizor, duke realizuar në një farë mënyre mbulimin me 2 shtresa. Kjo ndihmon ndjeshëm në ruajtjen e temperaturave në periudhën e ftohtë duke garantuar ruajtjen e bimëve dhe hershmërinë e prodhimit. Për nga forma ky tip serre mund të jenë: i) monotunel; ii) multitunelesh; iii) dhoma vegjetative për prodhim fidanash të pemëve frutore, etj. Figura 23. Pamja të jashtme të serrave ferro-zingate

1. Tipi monotunel, është tunel me gjërësi 9 m, me lartësi në kulm 4 m dhe distanca e vendosjes së kolonave është 2 m. Gjatësia është sipas kushteve konkrete të terrenit, por rekomandohet deri në 46 m. Serrat me përmasa të tilla kanë një sipërfaqe rreth 400 m2. 2. Tipi multitunele, përbëhet nga 3 tunele me gjërësi 24m, 3.8 m lartësi në kulm dhe distanca e vendosjes së kolonave është 2 m. Gjatësia është 40 deri në 44m. Kolonat anësore janë tubo çeliku të zinguara me Ø 48 mm dhe harqet me Ø 42mm. Veshjet anësore dhe ballore janë me plastika polimetilmetakritat (PMMA) me spesor 1.5 mm. Mbulesa e sipërme është me 2 shtresa polietileni jetëgjatë të vendosura në distancë ndërmjet tyre 20 – 25 cm me qëllim që të formohet një jastëk ajri. Ky shërben si termoizolator dhe amortizues i mirë ndaj luhatjeve të temperaturave të ambjentit të jashtëm. Në to instalohen lehtësisht impiantet e ujitjes me pika, të vendilimit aktiv, të ngrohjes me aeroterma, etj. 3. Tipi dhome vegjetative, janë të përshtatshme për prodhimin e fidanave të pemëve frutore. Forma e ndërtimit të tyre krijon kushte speciale, ku temperaturat dhe lagështia

97


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

janë të rregjistrueshme dhe të kontrollushme me pajisje të posaçme. Ajo është e pajisur me tavolina 9 x 1.8 m, që janë të përshtatshëm për proçese të ndryshme të prodhimit të fidanave frutore, dhomë kallusimi, ambjente të shtimit in-vitro, etj. Mbulesat janë lastra (vetrorezina) Të valëzuara tip PMMA, ER, etj, me spesor 1.5 mm. Këto mbulesa realizojnë një transperencë drite mbi 90%, cilësi që e ruajnë për shumë vite shfrytëzimi. Sipër serrës janë montuar pajisje për vendosjen e rrjetave hijezuese gjatë ndriçimit të tepërt diellor gjatë stines së verës. Falë këtyre avantazheve që ato zotërojnë, sipërfaqja e tyre sa vinë e shtohen. Konstruksioni i jashtëm dhe disa kritere teknike për ndërtimin e tyre. Megjithëse nga forma e jashtme ato janë: mono, dy, tre, apo multitunele (bateri). Elementi bazë i ndërtimit të këtij tipi është monotuneli. Gjërësia e kampatës mund të jetë nga 4 deri 20 m në varësi të kushteve dhe mundësive. Lartësia në ulluk 2.5 në 3.5 m dhe lartësia në kulm është nga 3.5 – 5 m. Gjatësia është në varësi të kushteve nga 20 – 50 m. Sipas këtyre përmasave, sipërfaqja e çdo tuneli (kampatë) varion nga 80 – 1000 m2. Kurbatura vërtitet nga 2.5 – 3.8 m3/m2, në varësi direkte të lartësive të ullukut dhe të kulmit të serrës. Konstruksioni metalik i çatisë zakonisht është i harkuar, por në raste të veçanta mund të jetë dhe kulmore. Largësia e vendosjes së kolonave është çdo 2 –2.5 m (figura 24). Figura 24. Skema e një kampate

Shfrytëzimi i tyre zakonisht bëhet për pranverën e hershme dhe vazhdon deri vonë në vjeshtë. Për këtë arsye, orientimi gjeografik i tyre bëhet Lindje – Perëndim. Duhet theksuar se këto serra janë të përshtatshme edhe për kultivim në periudhën e dimërit, sigurisht duke realizuar instalimin e pajisjeve ngrohëse. Dy ballët e serrës kanë nga një derë të rrëshqiteshme që hapen dhe mbyllen me anë të rrulave të cilat realizojnë edhe një hermetizim të mirë. Ato janë të veshur me fleta plastike të ngurta dhe të onduluara. Anash serrës nga sipërfaqja e tokës deri në 80 cm, është një brez anësor polietileni i palëvizshëm, që nuk lejon kalimin e menjëhershëm të ajrit të ftohtë brënda serrës. Ky tip serre lejon montimin e pajisjeve klimëformuese si dhe ato të ujitjes me pika,

98


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

ngrohjes, vendilimit aktiv, të ushqimit mineral të përzier me ujin, etj. Ajrimi është anësor natyral, por që mund të modifikohet duke montuar pajisje artificiale. Ngrohja është diellore, por lejon montimin e pajisjeve për ngrohjen teknike. Lartësia dhe gjërësia e serrës lejon mundësinë e mekanizimit të punimeve me mjete të vogla motorrike. Lartësia 2.5 m deri në ulluk, lejon rritjen e bimëve deri në këtë lartësi pa qenë nevoja e përkuljes mbi tel. Komponentë të tjerë ndihmës në konstruksion, janë: i) Lidhëset e komponentëve të konstruksionit; ii) Ulluqet me elementët e fiksimit të mbulesave plastike; iii) Fiksueset e mbulesave plastike, etj. Për ndërtimin e serrave të tilla, rëndësi të madhe gjatë montimit kanë zgjedhjet e lidhësave të elementëve përbërës të konstruksionit. Ato duhet ti sigurojnë serrës një lidhje solide dhe të jenë rezistente ndaj faktorëve madhorë si erërat dhe reshjet intensive, ngarkesës së borës, etj. Nëse lidhësat nuk sigurojnë një lidhje të mirë të elementëve të konstruksionit, atëhere serra nuk siguron një lidhje solide dhe është e predispozuar të dëmtohet shumë shpejt, nga veprimi i erërave apo faktorë të tjerë (figura 25). Lidhëse të tilla, nuk arrijnë t’i sigurojnë serrës një rezistencë të mjaftueshme dhe nga veprimi i faktorëve madhorë, ato mund të rrëshqasin, të këputen duke ndikuar në shkatërrimin dhe amortizimin e parakohshëm të serrës. Figura 25. Disa nga lidhëset e konstruksionit që nuk sigurojnë lidhje të qëndrueshme

Lidhëset e qëndrueshme (disa nga këto janë në figurën 26), i sigurojnë serrës një rezistencë të qëndrueshme dhe që mund të shfrytëzohen pa asnjë problem për shumë vite me radhë.

99


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Figura 26. Paraqitja e lidhsave korrekte

Veç lidhësave, një rëndësi të veçantë marrin dhe ulluqet e serrave. Ato përdoren për serrat dy dhe ose me më shumë tunelëshe. Ato kanë një serrë funksionesh që janë: i) Për të larguar ujrat e reshjeve; ii) Për të bërë lidhjen e monotuneleve me njëri tjetërin; iii) Për të siguruar një bazament të përshtatshëm për fiksimin e mbulesave plastike; iv) Për të rritur rezistencën e serrës, etj. Disa skema ulluku të përshtatshëm për qëllimet e mësipërme janë paraqitur në figurën 27. Figura 27. Disa nga skemat e ulluqeve më të përdorshme në këtë tip serrash

100


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura Figura 28. Disa skema fiksuesish Ulluqet i sigurojnë serrës një rezistencë të qëndrueshme e të afta për ti përballuar forcave shkatërruese madhore. Gjithashtu, ulluqet shërbejnë për fiksimin e mbulesave të serrës. Ato fiksohen me anë të disa fiksuesve speciale. Fiksimi i mbulesave plastike në elementët fiksues të ulluqeve, bëhen me anë të fiksuesave të cilat mund të jenë plastike ose metalike (alumini). Këto duhet e jenë të lëmuara mirë dhe të forta, me qëllim që gjatë montimit të mos dëmtojnë mbulesat plastike dhe të sigurojnë një lidhje sa më të qëndrueshme të mbulesave me elementët metalike të konstruksionit të serrës. Disa fiksues të tillë janë paraqitur në figurën 28, dhe përzgjedhja e tyre luan një rol të rëndësishëm në montimin e mirë dhe jetëgjatësinë e mbulesave plastike.

4.9.5. SERA ME KONSTRUKSIONE METALIKE DHE ME MBULESA XHAMI Një serrë e tillë për herë të parë në vëndin tonë, është ndërtuar në vitet ’71 – ’72 në ish NB-Sukthi të rrethit të Durrësit. Për kohën, ky tip serre ishte konsideruar si më moderni. Kjo sepse jo vetëm që ishte e mbuluar xham, por sepse në të ishin të montuar sistemet klimatizuese automatike, si: i) Sistemi i ujitjes; ii) Sistmi i vendilimit; iii) Sistemi i ngrohjes, etj (figura 29). Duke qënë me këto avantazhe, sipërfaqa e këtij tipi u rrit në mënyrë të konsiderueshme. Materialet e ndërtimit të serrës së parë të ndërtuar në ish NB-Sukthin, janë importuar nga Hollanda. Sipërfaqja e kësaj serrë ishte 9 ha e organizuar në 3 bateri me nga 3 ha secila. Figura 29. Pamje e brëndshme të serrës me xham (Rreth/Durrës)

101


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Më pas sipërfaqja e këtij tipi u rrit me shpejtësi në të gjithë rrethet e zonës së Ultësirës Bregdetare të Shqipërisë. Pjesa dërmuese e materialeve të ndërtimit prodhoheshin në vënd dhe vetëm një pjesë e vogël importoheshin nga vëndet e tjera. Projektimi dhe ndërtimi u realizonte nga ish Ndërmarja e Ndërtimit dhe e Shfrytëzimit të Serrave në Shkozet të rrethit të Durrësit, e cila jo vetëm që montonte, por dhe realizonte remontet e nevojshme. Mbi këtë bazë në Shqipëri u ndërtuan mbi 280 ha serra të ketij tipi. Për një serrë me një sipërfaqe 3 ha, gjërësia është 99 m në drejtimin V-J, ndërsa gjatësia është 307 m në drejtimin L-P. Kështu që sipërfaqja reale e mbuluar është 30393 m2. Strehët e baterive janë të kundërdrejtuara në drejtimin Lindje-Perëndim. Pjerrësia natyrale e vëndeve të ndërtimit duhet të jenë në nivelet 1 - 3 %. Ndërtmi i mbrëndshëm. Pjesët përbërëse të ndërtimit të brëndshëm të këtij tipi janë: a) Rrugët; b) Sistemi i ngrohjes; c) Sistemin e ajrimit; d) Paisjet për dezinfektimin termik; e) Sistemin e ujitjes; f) Sistemin elektrik, etj. Rrugët kalonin në çdo ba- Figura 30.Skema e rrugëve (me 1 dhe 2 rrugë) teri 3 hektareshe. Në mesin e gjatësisë së saj (300 m), zakonisht kalojnë 1 ose 2 rrugë me gjërësi 2.96 – 3 m sa largësia e 2 plindave dhe të baraslarguara me 50 m nga njëri skaj i serrës me skajin tjetër për rastin kur është një rrugë dhe 25 m nga anët e 50 m në mesin e serrës, për rastin me 2 rrugë (figura 30). Këto rrugë shërbejnë për kalimin e mjeteve të transportit, punonjësve të shërbimit, si dhe për ajrimin më të mirë të serrës. Në të dy skajet e hyrjeve dhetë daljeve të rrugëve, janë vendosur dyer që duke rrëshqitur hapen dhe mbyllen nëpërmjet mekanizmit të rrulave dhe shinave. Sistemi i ngrohjes. Këto serra ngrohen nëpërmjet qarkullimit të ujit të nxehtë në tubo çeliku të vendosura brënda serrës. Uji ngrohet me anë të një kaldaje të posaçme me kapacitet prodhues 5 milion K/Kal në orë, ku si lëndë djegëse përdoret nafta e pastër, naftë bruto ose solar. Temperatura e ujit të nxehur nga kaldaja është 900C dhe kur qarkullon brënda serrës, siguron një ngrohje deri në 23 – 25 0C më tepër se temperatura në ambjentin e jashtëm. Kështu pershembull, nëqoftëse temperatura jashtë është 5 0C, atëhere brënda serrës temperatura mund të jetë 28 – 30 0C. Dhe nëqoftëse temperatura jashtë serrës është –5 0C, brënda serrës duhet të jetë 18 – 20 0C, temperatura këto shumë të përshtatshme për rritjen normale të bimëve bujqësore. Ngrohja e ujit nga

102


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

kaldaja (për rastin kur është automatike) realizohet nëpërmjet 4 termorregullatorëve të cilat marrin informacionin nga brëndësia e serrës dhe komandojnë takim-stakimin e pompave të dërgimit të ujit të nxehtë. Nëpërmjet këtij sistemi uji bën 2 qarkullime, që janë: i) Qarkullimi i gjatë; ii) Qarkullimi i shkurtër. Qarkullimi i gjatë realizohet kur serra ka nevojë të ngrohet. Kur temperatura e serrës në brëndësi të saj është ulur nën limitin e kërkuar nga bimët, uji i ngrohtë nga kaldaja, nëpërmjet 2 tubove me diametër 300 mm shkon deri të dhoma e komandimit që është në qëndër të serrës. Nëpërmjet 4 pompave dhe 4 tubove shpërndarëse sekondarë me diametër 150 mm dhe me presion 0.7 atmosferë kalon në tubo të tjera më të holla me diametër 55 mm të cilat janë vendosur në të 2 anët e kapates 3.2 m. Këto tubo përcjellin në ambjentin e serrës nxehtësinë e ujit duke realizuar ngrohjen e saj. Më pas në sajë të forcës së detyruar që pompat e ujit ushtrojnë, uji rikthehet në kaldajë për t’u ringrohur. Qarkullimi i shkurtër, realizohet kur serra nuk ka nevojë të ngrohet sepse temperaturat brënda saj janë të përshtatshme. Në këtë rast uji i ngrohtë i serrës kalon nga kaldaja në dhomën e komandimit dhe pastaj rikthehet përsëri në kaldajë. Nëse uji ka temperaturën e duhur, kaldaja në mënyrë automatike fiket. Dezinfektimi termik, realizohet me avull. Kazani i kaldajës mbushet në 1/3 me ujë dhe 2 bolieret rezervë sipër kaldajës lihen bosh me qëllim që të shërbejnë si rezervuar avulli dhe për të siguruar mundësinë e mosndërprerjes së dhënjes së avullit brënda serrës. Avulli në kaldajë formohet duke e nxehur ujin në 110 0C në presion 1.5 – 2 atmosferë. Ai kalon me anë të një tubi me diametër 90 mm që vendoset mbi tubot e ujit të ngrohtë dhe për çdo 6 kapata ka një saraçineske e cila me anë të një tubi special gomë i cili vendoset nën një plasmasi më ngjyrë blu që është rezistent ndaj temperaturave të larta, komprimohet avull për disa orë me radhë deri sa të realizohet dezinfektimi. Temperatura e avullit në serrë arrin deri në 100 0C dhe me presion 2.8 atmosferë. Sa më e lartë të jetë presioni aq më thellë në tokë hyn avulli dhe aq më i mirë bëhet dezinfektimi i saj. Sistemi i ajrimit, në këtë tip serre bëhet nëpërmjet dritareve të vendosura anash dhe në çati. Hapja dhe mbyllja e tyre bëhet sipas kërkesave të bimëve, por zakonisht ato të çatisë hapen vetëm në dimër dhe në pranverën e vonë hapen dhe ato anësore. Dritaret e çatisë përbëjnë ¼ e sipërfaqes së xhamit që mbulon serrën. D.m.th. Në çdo 4 korniza xhami me përmasa 1.70 x 0.75 cm, njëra prej tyre hapet dhe mbyllet. Në një serrë 3 hektareshe janë 6144 dritare të tilla, të cilat hapen dhe mbyllen me ndihmën e 12 elektromotorreve që janë vendosur në 6 çifte në një shpërndarje të barabartë midis tyre. Këto dritare lidhen me fije metalike çeliku (polispasi) dhe nëpërmjet ruleve me anë të një tubi metalik i zinguar që rrotullohet nga elektromotorrat në 2 drejtimet, realizojnë hapjen dhe mbylljen e tyre. Vënja në lëvizje e elektromotorreve mund të bëhet në mënyrë manuale ose automatike. Dritaret anësore zënë vetëm 5 – 17 % të sipërfaqes anësore, në përputhje me zonat ku ndërtohen këto serra. Të dyja sipërfaqet sëbashku (anësore + çati) bëjnë rreth 45 – 47 % e sipërfaqes që mund të hapet dhe të mbyllet sipas kërkesave të bimëve, duke realizuar

103


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

një ajrim të kënaqshëm të mjedisit të serrës. Sistemi i uitjes, në këtë tip serre bëhet në formë shiu. Ajo realizohet me anë të disa sprucatorëve në një tub plastik i cili kalon në gjatësi të kampatës. Ujitja realizohet në 2 pozicioNë sipër dhe poshtë. E para kur bimët janë të vogla, ujitja bëhet nga sipër dhe kur bimët rriten, ky tub ulet në 20 cm mbi sipërfaqen e tokës me qëllim që uji të mos bjere në kontakt me masën gjethore të bimëve. Uji brënda serrës vjen me anë të 2 tubove çeliku me diametër 90 mm të cilat janë vendosur paralel në 2 rrugët e serrës. Uji vjen i komprimuar me anë të një pompe e cila vendoset në kaldajë. Në çdo 4 kampata janë vendosur pika shpërndarëse (saraçineska), që shërbejnë për ushqimin e 4 tubove që ujisin 4 kampatat. Nga këto tubo uji del me anë të sprucatorëve plastik që janë vendosur në çdo 1.5 m dhe bëjnë pulverizimin e ujit në formë shiu. Është llogaritur që çdo tub i tillë të ujisi një gjatësi kampatë 50 m ose rreth 160 m2. Një sprucator për një sipërfaqe (3,2 x 1.5m) 4.8 m2, hedh 8 litra ujë në minut. Kjo do të thotë se për 1m2/minut të bien 8 litra ujë / 4.8 m2 ose 1.66 litra/m2/minut ose 1.66 mm shi ose 16.6 m3/ha. Njëkohësisht, kjo do të thotë se për 10 minuta do të bien 16.6 mm shi ose një ujitje prej 166 m3/ha. Në bazë të këtyre treguesve bëhen llogaritjet dhe plotësimi i nevojave të bimëve për ujë. Avantazhet dhe disavantazhet e këtyre serrave: I) Avantazhet: 1) Sigurojnë shfrytëzimin maksimal të sipërfaqes së tokës; 2) Sigurojnë një mikroklimë optimale për rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve; 3) Afrojnë mundësinë e shfrytëzimit me efektivitet për shumë vite me radhë; 4) Krijojnë mundësi për rendimente, hershmëri dhe cilësi të mirë prodhimesh; 5) Ngrohen lehtë, shpejt dhe uniformisht në të gjithë sipërfaqen, ndërsa ftohja është shumë e ngadaltë; 6) Lejojnë mundësinë e mekanizimit të proceseve të punës me motokultivatorë, ose e mini-traktorëve. II) Disavantazhet: 1) kanë kosto ndërtimi fillestare tepër të larta; 2) kanë nevojë për riparime vjetore; 3) Duke qënë me mbulesa xhami dëmtimet mekanike nga faktorët natyrore dhe të rastit janë të ndjeshme duke rritur kështu nevojat për zëvendësime; 4) Duke qënë me sipërfaqe relativisht të mëdha, favorizojnë çfaqjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve të ndryshëm dhe vështirësi në luftimin e tyre, etj. 4.10. KLIMATIZIMI I MJEDISEVE TË MBROJTURA Me klimatizim të mjediseve të mbrojtura, kuptojmë kompleksin e masave teknike dhe organizative, për krijimin brënda këtyre mjediseve të një klimë që përputhen me kërkesat e rritjes dhe të zhvillimit sa më të mirë të bimëve që kultivohen në to. Elementët më

104


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

kryesore të mikroklimës në serrë janë: i) Temperatura e ajrit dhe e tokës; ii) Lagështira relaive e ajrit dhe e tokës; iii) Ndriçimi diellor, intensiteti dhe zgjatja e tij; iv) Përmbajtja e CO2 në tokë e ajër; v) Sigurimi i elementëve ushqimore dhe ushqimi i bimëve që kultivohen në këto mjedise, etj. Regjimi klimaterik në mjediset e mbrojtura, duhet të sigurojnë: 1) Dritën diellore të nevojshme sipas fazave të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve. Parametri kryesor që mbetet për cilësinë e ndriçimit të bimëve mbetet cilësia e mbulesave të serrës. Mbulesat duhet të lejojnë të kalojnë në brëndësi të serrës valët më gjatësi më të vogla së 2000 milimikron dhe të pengojnë daljen e rrezeve Infra të Kuqe, si dhe pengimin e daljes së rrezeve me ngjyrë të verdhë dhe portokalli. 2 – Lagështirën e duhur të ajrit, e cila duhet të jetë në kufijt të përshtatshëm sipas kërkesave dhe sipas fazave të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve. Problemet më kryesore që ndeshen gjatë krijimit dhe ruajtjes së regjimit mikroklimaterik në serra janë: a) Eleminimin e temperaturave nën minimumin biologjik të bimëve gjatë netëve të muajve të dimërit. b) Eleminimin e temperaturave të larta gjatë ditëve të verës. c) Uljen e lagështirës së lartë të ajrit gjatë natës. d) Uljen e ndikimit të intensitetit të ulët të dritës gjatë periudhës së dimërit. e) Sigurimin e lagështirës optimale të tokës dhe cilësia e tij. f) Zbutjen e ndikimit të erërave të forta. 4.10.1. NDRIÇIMI DHE SIGURIMI I TIJ NË PËRPUTHJE ME KËRKESAT E BIMËVE NË SERRA Kërkesat e bimëve për dritë janë të ndryshme për bimë të ndryshme, ashtu dhe për faza të ndryshme fenologjike të zhvillimit të tyre. Drita diellore nëpërmjet proçesit të fotosintezës Te bimët me klorofilë, realizon sintezën e lëndës organike. Drita e rrezatuar nga disku i diellit, përbëhet nga një serrë komponentësh, që në kompleks përbëjnë atë që quhet drita e bardhë. Drita e diellit përbëhet nga një spektër valësh elektomagnjetike më gjatësi të ndryshme. Ato mund të klasifikohen në: 1) Rreze ultraviolete (U.V); ii) Rreze të dukshme; iii) Rrezet Infra të Kuqe (IK). 1) Rreze ultraviolete (U.V), klasifikohen në kategori valesh: i) Të mesme më gjatësi vale 280 – 315 milimikron, dhe; ii) Të gjata më gjatësi vale 315 – 380 milimikron. Këto rreze janë të padobishme për fotosintezën e bimëve. 2) Rreze të dukshme, përfshihen valët që kanë gjatësi valë 380 – 760 milimikron, nga këto: a) Rrezet Violet ku përfshihen në valët që kanë gjatësi 360 – 424 milimikron; b) Rrezet Blu ku përfshihen në valët që kanë gjatësi 424 – 492 milimikron; c) Rrezet Jeshile ku përfshihen të valët që kanë gjatësi 490 – 535 milimikron; d) Rreze të Verdha, ku përfshihen në valët që kanë gjatësi 535 – 586 milimikron; e) Rrezet të portokalltë, ku përfshihen në valët që kanë gjatësi 586 – 647 milimikron, dhe f) Rrezet e kuqe, ku

105


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

përfshihen në valët që kanë gjatësi 647 – 760 milimikron. Të gjithë këto rreze më gjatësi valë nga 380 – 760 milimikron, bëjnë atë që quhen rreze të dukeshme nga syri i njeriut (figura 31). Figura 31. Rrezatimi Aktiv për fotosintezën

Ky grup rrezesh, përbën grupin më të rëndësishëm të cilat përfaqësojnë Radiacionin Aktiv Fotosintetik (RAF). Prioritetet i bimëve mbi zgjedhjen e ngjyrave të spektrit diellor, sipas radhës është: e kuqja, portokallia, e verdha, e gjelbërta, bluja dhe me në fund ngjyra vjollcë. Rrezet Blu dhe të Kuqe, janë më të rëndësishme në proçesin e fotosintezës. Të gjitha rrezet e këtij spektri (RAF), për bimët me klorofilë përbëjnë energjinë bazë për kryerjen e procesit të fotosintezës dhe të sintezës së lëndës organike. Bimët dritëdashëse tipike të cilat rriten dhe zhvillohen në prani të dritës diellore, kanë nevojë më shumë për spektrin e dritës së kuqe. Ndërsa bimët që janë përshtatur të rriten dhe të zhvillohen jo në prani të rrezeve direkte të diellit, por të rrezeve difuze, siç janë lulet me destinacion qëndrimi nëpër dhoma të banimit, pelqejnë spektrin e dritës diellore me ngjyrë Blu-Vjollcë. 3) Rrrezet Infra të Kuqe (IK) ), përfshihen: i) Rreze të shkurtëra më gjatësi valë nga 700 – 1000 milimikron, të cilët janë rreze të ardhura nga rrezatimi diellor; b) Rreze të mesme më gjatësi valë mbi 1000 milimikron që vinë nga ftohja e mjedisit ku është bima (konkretisht mjedisi i serrës). Grupi i rrezeve IK nuk shërben për formimin e klorofilës, por shërbejnë si burim energjie për zhvillimin e mëtejshëm të bimëve, duke marrë pjesë në proçese fiziologjike si në ndarjen e qelizave, diferencimin e pjesëve gjenerative, lulëzimin, etj. E rëndësishme është që rrezet Infra të Kuqe, si rreze me burim energjitik të cilat futen në serrë gjatë ditës nga radiacioni diellor, nuk duhet të lejohen të dalin jashtë serrës, por të qëndrojnë sa më shumë brënda saj. Qëllimi është që të ruhet sa më gjatë të jetë e

106


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

mundur ngrohtësia e mjedisit të mbrojtur. Kjo dëshirë e moslejimit të daljes së rrezeve infra të kuqe nga mjedisi i mbrojtur, në radhë të parë plotësohet nga cilësia e materiali me të cilën është mbuluar dhe rrethuar ky mjedis. Rrezet IK janë burimi kryesor energjitik që shërben për ngrohjen e serrës, bimës dhe të çdo objekti tjetër që ato bien. Nga studimet shkencore është vërtetuar se drita diellore përbëhet prej valëve elektromagnetike dhe pjesëzave të tyre që quhen Fotone. Vala e dritës diellore karakterizohet nga: i) Shpejtësia e lëvizjes; ii) Gjërësia e valës, dhe iii) Frekuenca, e cila shprehet me relacionin: C = l * V , ku; C – shpejtësia e lëvizjes (m.s-1), l - gjatësia e valës dhe (m), V – frekuanca (s-1). Shpejtësia e lëvizjes së dritës së diellit në hapësirën kozmike është 300.000 km/sek (C = 3 * 108 m/ sek). Shpejtësia dhe gjatësia e valës varet nga mjedisi në të cilën kalon. Kështu, nëqoftëse drita kalon nëpërmjet hapsires kozmike dhe atmosferës, shpejtësia e lëvizjes është më e vogël nga shpejtësia e lëvizjes në një ambjent bosh (vakum). Kjo spjegohet me atë, së një pjesë e energjisë gjatë kalimin në një trup (siç është ajri), has në rezistencë, ku ndikon në një humbje të vogël të shpejtësise. Megjithëse kjo humbje është gati e papërfillshme dhe raporti i indekseve të reflektimit të valës së dritës Mjedis : Vakum; është 1,0003 : 1. Fotonet si pjesë elementare të valës së dritës diellore, janë në vetevete bartëse të energjisë diellore. Energjia e Fotoneve shprehet me formulën, E = h*v; ku, E - energjia

Figura 32. Spektri elektromagnetik i dritës diellore

107


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

që shprehet me J (Xhoul) (1J = 4.18 kalori), h - konstantja e Planktit =6.63.10-34 J.s. V është frekuenca në sekonta S-1. Energjia e kuanteve të dritës diellore, varet nga gjatësia e valës diellore. Sa më e vogël të jetë gjatësia e valës, aq më e madhe është energjia e kuanteve dhe e kundërta,sa më e madhe të jetë gjatësia e valës, aq më e vogël është kjo energji. P.sh., për sintezën e 1 gr-molekule të lëndës organike nga rrezet e kuqe më gjatësi valë l = 670 mm (milimikron) duhen 42 C.calori, ndërsa me rrezet blu më gjatësi valë l = 470 mm duhen 60 C.calori. Kështu që me anë të kësaj kuptojmë së energjia e kuanteve është e ndryshme për ngjyra të ndryshme të dritës. Nga kjo del së rrezet e kuqe janë më të dobishme, pasi kursehen 18 C.calori në krahasim me rrezet blu. Në figurën 78, spektri i dritës diellore përbëhet më gjatësi valë nga vlerat më gjatësi shumë të shkurtëra me vlerë 10-10 metra (rrezet kozmike), dhe vazhdon deri në valët më të gjata me vlerat deri 1014 metra. Valët e dukshme përfshihen në spektrin më gjatësi valë nga 380 – 760 mm, që për nga rëndësia janë më të dobishme në jetën bimore dhe shtazore të planëtit. Energjia më e madhe e kuanteve të dritës diellore, është të rezet Kozmike, më gjatësi valë më të vogël së 10-9, dhe me radhë vinë rezet Gama, Rontgen, deri të rezet e dukshme Ultra Violet më gjatësi valë nga 10-1 deri në 103. Ndërsa rrezet më gjatësi valë më të mëdha se 103, siç janë ato Infra të kuqe, e me radhë valë të telëvizionit dhe të radios, janë valë me ngarkesa energjitike më të vogla. Rrezet diellore më gjatësi valë më të vogël së 360 mm, kanë aftësinë të shkatërrojnë qelizat bimore dhe ato shtazore të planëtit tonë. Fatmirsisht, këto rreze absorbohen plotësisht nga shtresa e Ozonit (O3) Në Ozonosferë, që rrethon planetin tonë në lartësinë nga 10 – 60 km mbi sipërfaqen e tokës. Pjesa me aktive e Ozonosferës së tokës, ku ozoni është me aktiv në absorbimin e rrezatimeve Ultra-Violet që vinë nga dielli, është në lartësinë 20-25 km mbi sipërfaqen e tokës. FOTOSINTEZA DHE ROLI I DRITËS DIELLORE NË KËTË PROCES. Drita diellore luan rolin kryesor për sintezën e lëndës organike Te bimët me klorofilë. Ky proces realizohet me anë të fotosimtezes. Fotosinteza konsiston në shendrrimin e energjisë elektromanjetike të rrezatimit diellor, në energji kimike me të cilën formohet lënda organike që është burim bazë i prodhimit bimor. Gjethet e bimëve absorbojnë rrezet e dukshme të spektrit të dritës diellore, të cilat me anë të kloroplasteve dhe pigmenteve të tjerë si: ksantofili, karotina, fikoksantina, etj, asimilojnë energjinë e kuanteve të dritës duke i shëndrruar ato në lëndë organike. Sipas rrugës kimike, ekuacioni i sintezës së lëndës organike është CO2 + H2O + energji diellore ------> R-HCHO (që përfaqëson skematikisht molekulën e klorofilës) + H2O + O2. Nga pamja e ndërtimit molekular të klorofilës (figura 33), verëhet se krahas elementëve C, H dhe O, elementë bazë të molekulës janë Mg dhe N, që janë elementë bazë në skeletin e saj. Duke u bazuar në këtë fakt, kultivuesit e bimëve bujqësore, duhet të kuptojmë rëndësinë e pazëvendësueshme që ka prania e elementëve N dhe Mg, në

108


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

solucionin ushqimor të tokës në mjedise të mbrojtura. Megjithëse në pamjen e parë të krijohet pershtypja së rrezet diellore shfrytëzohen në sasira të konsiderueshme nga bimët, në realitet nga 100 % të energjisë së rrezeve diellore që futen në sipërfaqen e gjetheve të bimëve, vetëm rreth 75% e tyre ngelin në indin gjethor të saj, ndërsa 25 % përshkon gjethen. Nga sasia 75 %, një pjesë e saj ose rreth 45 % nevojitet për transpirimin, rreth 17 % humbet për ngritjen e temperaturës së gjethes (qe përballon humbjet nga rrezatimin termik si veti e trupave me temperaturë) dhe 10 % reflektohet. Ndërsa për procesin e fotosintezës nuk mbetet gjë tjetër veçse 3 – 5 % sipas llojit dhe aftësise së bimës për ti thithur këto rreze. Pra koefiçenti i shfrytëzimit të rrezeve të energjisë diellore, në procesin e fotosintezës, është vetëm 3-5 % të sasisë së futur në indin gjethor të bimëve (figura 34). Figura 33. Ndërtimi i molekuleas së klorofilës

Figura 34.Shpërndarja e energjisë diellore në gjethe

109


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Bazuar në dukurite e mësipërme, kultivuesit e bimëve në serra duhet të mbajnë parasysh disa momente të rëndësishme: 1. Ti sigurohet bimës një masë gjethore sa më të madhe me qëllim që të shtohet sa më shumë sipërfaqja gjethore dhe rritjen e mundësise për të marrë sa më shumë rreze dhe energji diellore; 2. Të përcaktojë në proporcione sa më të drejta numrin me optimal të bimëve për njësi të sipërfaqes, me qëllim që masa gjethore, as të mos hijezojë njëra tjetëren dhe njëkohësisht as të mos ngelin hapësira të panevojshme; 3. Rëndësi duhet t’i jepet drejtimit të mbjelljes së rreshtave, p.sh. mbjelljet Veri - Jug ndriçohen më mirë nga rrezet e diellit, sepse bimët marrin më mirë energji dhe ndriçim në të dy anët; 4. Ruajtja në maksimum e gjëndjes normale të gjetheve me anë të kujdesit dhe të mbrojtjes nga sëmundjet dhe agjentet e ndryshëm dëmtues; 5. Krijimi i kushteve të rritjes sa më vertikale të bimëve me anë të lidhjeve në spango, si: trangulli, domatja, pjepri, barbunjat, etj, me qëllim që të eleminohen hijezimet e pa nevojshme. 6. Ushqimi i mirë dhe i ekuilibruar i bimëve, bën që të rritet sa më mirë masa gjethore e tyre, gjë që ndikon drejtëpërsëdrejti në rritjen e fotosintezës. 7. Të kujdesen që në solucionin ushqimor të tokës, të jenë të pranishme elementët e nevoshem dhe të pazëvendësueshëm të klorofilës si: N, Mg, Fe, etj, në forma sa më të asimilueshme. Një rëndësi të veçantë në sasinë e rrezeve të dritës diellore në një mjedis të mbrojtur, luan edhe mbulesa e serrës. Sa më i ri dhe sa më i pastër të jetë ajo aq më e lartë është edhe penetrimi i dritës diellore. Sasia dhe cilësia e fotosintezës te bimët, veç dritës diellore, varet nga një serrë kushtesh të tjera siç janë: i) Temperatura e mjedisit; ii) Prezenca e CO2, iii) Sasia optimale ujit në tokë dhe asaj ajrore; iv) Sigurimi i sasisë së nevojshme të lëndëve minerale në tokë, etj. Intesiteti i ndriçimit matet me luks (lux). Në një ditë verë, intensiteti i ndriçimit diellor mund të jetë deri në 100.000 lux. Disa bimë sintezën e lëndës organike e fillojnë me 2000 lux, por kulturat e domates, trangullit, kungullit, pjeprit, etj, e fillojnë sintezën e lëndës organike në mbi 8000 luks. Në ditë dimëri, në serra depërtojnë 1/50 ose 1/100 e sasisë së plote të intensitetit të ndriçimit diellor. Kështu që në këtë periudhë një rëndësi të veçantë ka jo vetëm mosha dhe pastërtia e mbulesës, por dhe mundësia e plotësimit me ndriçimi artificial. Një rol të rëndësishëm në sintezën e lëndës organike luan prania e gazit karbonik (CO2), i cili në ajër gjëndet rreth 16 mgr/litër ajër ose 0.03%. Në 1 gr lëndë të thatë , gjënden 450-500 mgr CO2. me rritjen e intensitetit të ndriçimit duhet të rritet dhe prania e CO2. Frymëmarrja e bimëve, është një proçes mjaft i rëndësishëm e cila është po aq i rëndë-

110


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

sishën sa edhe fotosinteza. Prandaj, kultivuesit e bimëve në serra duhet ta kenë mirë parasysh këtë fenomen. Frymëmarrja zakonisht ndodh në mungesë të dritës diellore, pra natën dhe është e kundërta e fotosintezës. Ky proces konsiston në zberthimin e një pjesë të lëndës organike të sintetizuar gjatë ditës, e cila nenkupton oksidimin e kësaj lëndë sepse thith O2, duke e çliruar gjatë natës në ambjentin rrethues CO2. Ky fenomen sipas ekuacionit kimik paraqitet sipas këtij relacioni: R-CHOH + O2 ---> CO2 + H2O, ku R simboli i komponimit organik. Nga studimet është vërtetuar se, pavarësisht se ky proces shkatërron lëndën organike që është formuar gjatë ditës, për biologjinë e bimës ai është i domosdoshëm. Gjatë frymëmarrjes formohen lëndë të nevojshme, që shërbejnë për ndarjen metodike e mejotike të qelizave, që ndikojnë drejtë persedrejti në rritjen e oganëve të reja vegjetative dhe gjenerative të bimëve. Ajo shërben gjithashtu dhe për grumbullimin e lëndëve rezervë. Prandaj kultivuesit e perimeve dhe të bimëve të tjera në serra, kurrë nuk duhet ta shohin këtë fenomen si një veprim i dëmshëm për bimët, por si një domosdoshmëri (si gjumi për njerezit dhe kafshet) Për jetën e bimëve. Eshtë provuar në rrugë eksperimentale se, ndriçimi i pandërprerë i një bimë, asnjëherë nuk ka arritur në procesin e lulëzimit dhe të frutifikimit të saj. Kjo tregon se sa i rëndësishëm është proçesi i frymëmarrjes në jetën e bimëve. Ndriçimi plotësues artificial në mjedise të mbrojtura, duhet të sigurohet me anë të llampave elektrike. Burimet kryesore të dritës artificiale mund të klasifikohen në 3 burime: i) Llampat inkandashente, ii) Llampat me gaz, iii) Llampat fluoroshente. Secila nga këto tipe ka një spekter të veçantë shpërndarje të dritës artificiale të cilat duhet mbajtur parasysh në ndriçimin plotësues (tabela 8). Tabela 8. Shpërndarja e energjisë ndriçuese sipas tipit të llampave (në % të fuqise neto të llampes)

Tipi i llampes Inkandeshente Merkur Tungsten Merkur me presion të lartë Me sodë Me neon Me mërkur flouroshente Me tubo fluoroshente

< 400 0.1 0.8 1.9 2.2 -

Gjatësia e valës në mm 400 – 510 510 – 610 610 – 710 0.8 2.2 3.4 2.3 4.3 1.2 3.4 5 12.3 0.1 0.6 5.4 2.2 6.5 2.7 6.2 9.4 3.1

> 710 12.4 5.7 2.4 0.6

Për përdorimin dhe instalimin e tyre, duhet të kihet parasysh intensiteti i dritës që duhet instaluar në serrë. Ai duhet të jetë 250 – 300 luks. Çdo 1 luks = 2.5 – 4.5 » 3.5 Lumen/ m2. Duke marrë në konsideratë një rendiment mesatar r = 15 lumen/W, atëhere fuqia e kërkuar në Wat/m2, mund të llogaritet me formulën W = (0.15/0.3) * I, ku I është

111


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

intensiteti i ndriçimit në lux. Intensiteti me 100 luks mund të arrihet më instalimin e llampave 20 – 25 w/m2. Këto mund të vendosen deri në 1 m mbi sipërfaqen e tokës. Ndërsa për një intensitet ndriçimi 3000 – 5000 lux, duhen 150 – 200W/m2, për një intensitet ndriçimi 10 000 lux, duhen afërsisht 500 W/m2. Në bazë të studimeve, rezultate të mira nga ndiçimi artificial ka dhënë kombinimi i llampave me radiacion të kuq dhe blu në vjollcë. Megjithatë drita artificiale kurrë nuk mund ta zëvendësojë plotësisht dritën natyrale, por vetëm tenton që ti afrohet asaj dhe në rastet emergjente ajo mund të përdoret. Hijezimi, është i domosdoshen veçanërisht në periudhën e verës, kur intensiteti i ndriçimit diellor është i lartë. Mjetet hijezuese bazohen në dy drejtime: i) Veshja dhe mbulimi me rrjeta hijezuese, ii) Veshja ose sperkatje e mbulesave me solucioNë hijezuese. Te parat konsistojnë në vendosjen sipër mbulesave të disa rrjetave speciale me përbërje plastike të cilat kanë aftësinë të pengojnë depërtimin e një sasie të konsiderueshme të rrezeve direkte të diellit. Për nga aftësia e pengimit të depërtimit të rrezeve të diellit nën mbulesa të serrave, ato mund të ndahen në 3 grupe kryesore: i) Me aftësi hijezuese deri 15%, ii) Me aftësi hijezuese nga 15 – 35 % dhe iii) Me aftësi hijezuese mbi 35%. Ndërsa hijezimi me anë të veshjeve të mbulesave me sperkatjen e tyre me solucioNë 25% hidrokarbonatkalciumi, ose 10 – 15 % argjil, është një metodë tjetër efikase. 4.10.2. KONTROLLI DHE MENAXHIMI I TEMPERATURAVE NË MJEDISET E MBROJTURA Gjatë natës temperatura e ajrit të serrës ulët si rezultat i ftohjes së shtresave të ajrit që ndodhen afër mbulesës. Kjo ftohje vjen si rezultat i shkëmbimit të nxehtësisë nga shtresat më të ngrohta që ndodhen me në brëndësi, drejt shtresave më të ftohta, që ndodhen afër mbulesave të serrës. Zakonisht temperatura e ajrit të mjediseve të mbrojtura natën është 1 – 2 oC më e lartë se sa ai i ambjentit të jashtëm. Ndërsa ditën diferenca e temperaturave në mes ambjentit të jashtëm dhe të mbrëndëshëm të serat e mbuluara me polietilen është 6 – 7 oC, madje në disa raste edhe më shumë. Kërkesat e bimëve për temperaturë janë të ndryshme jo vetëm për bimë të ndryshme, por dhe për faza të ndryshme të rritjes dhe të zhvillimt të tyre. Kështu p.sh., disa të dhëna mbi pragjet e temperaturave (oC) më të domosdoshme për disa bimë më kryesore që mund të kultivohen në mjedise të mbrojtura jepen në tabelën 9 më poshtë. Ftohja e menjëhershme e ajrit në brëndësi të serrës, është e rrezikshme në rastet e uljes së menjëhershme të temperaturave të ambjentit të jashtëm. Këto fenomene janë të pranishme në ditët e fundit të Marsit ose ditët e para të muajit Prill. Prandaj është e domosdoshme marrja e disa masave paraprake si: i) Sigurimi i një sasie të fidanit rezervë; ii) Sigurimi i një sasie lëndë djegëse shtesë për ndonjë ndërhyrje emergjente;

112


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

iii) Si dhe sigurimi i disa mjeteve të thjeshta ngrohëse si, furnela elektrike, soba vajguri, soba drurit, etj. Tabela 9. Pragjet e temperaturave (oC) sipas fazave të zhvillimit të disa llojeve të perimeve Lloji i bimës

Fillimi i mbirjes

Ndalimi Rritjes 10

Pengimi i pllenimit të lules 15

Fillimi i dëmtimit të bimës -0.5

Domate

14 - 16

Trangull Speca Patllixhan Pjepri

Deri 18 Deri 16 13 - 14 Deri 15

14 13 15 12

16 15 17 15

-0.3 -0.3 -0.5 -0.4

Optimale për Maksimale që zhvillimin dëmtohet Bima 20 -27 Mbi 35 26 - 29 26 - 28 26- 30 26 - 32

Mbi Mbi Mbi Mbi

32 36 38 40

Llojet e ngrohjeve të mjediseve të mbrojtura. Mënyrat e ngrohjes së mjediseve të mbrojtura janë: I) Diellore, II) Biologjike dhe III) Teknike. Dihet që sigurimi i ngrohjes teknike, veç vështirësive të tjera, ka dhe shpenzime suplementare, që rëndojnë në kostot e prodhimeve. Prandaj, detyre parësore del që kultivuesit më parë të mendojnë mirë, së si, me çfarë mënyre, metode dhe mjeti, do të realizohet ngrohja e mjediseve të mbrojtura. 4.10.2.1. NGROHJA DIELLORE Ngrohja diellore bazohet në transformimin e energjisë diellore në ngrohtësi. Për këtë qëllim një rëndësi të dorës së parë ashtu siç është spjeguar më sipër, merr materjali mbulues. Mbulesa ndikon mbi rendimentin termik të serrës, në përshkueshmërinë termike të rrezatimeve të shkurtra dhe të gjata të dobishme, si dhe në përshkueshmërinë termike specifike të rrezatimit të humbjes së nxehtësisë. Në Shqipëri si një nga vëndet Mesdhetare, sigurohet një ndriçim diellor nga 2600 - 2900 orë në vit dhe një shumë temperaturash aktive mbi 13 oC rreth 4000 - 5000 oC në vit. Figura 35. Skema e reflektimit të rrezeve direkte dhe difuze

113


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Rrezatimi diellor, është jo vetëm elementi themelor i klimës në serrë, por është edhe faktor i formimit të saj. Me rrezatim diellor kuptojmë valët elektromagnetike që dalin prej diskut të diellit dhe bien në sipërfaqen e tokës së serrës. Energjia e këtyre valëve quhet energji e rrezeve të diellit. Në sipërfaqen e tokës ato vinë në 2 forma: I) Rreze direkte, (paralele) që vinë direkt nga dielli drejt tokës, dhe II) Rreze difuze, që janë rreze të përthyera , të shpërhapura, të cilat vinë nga atmosfera. Te dyja këto tipe rrezesh, karakterizohen nga intensiteti i ardhjes së tyre. Intensiteti (I) matet me Cal/cm2*minut. Rrezet direkte të diellit, në vëndin tonë bien në tokë me një kënd a, vlera e së cilës ndryshon në në varësi të stineve të vitit. Kështu që Intensiteti I ardhjes së rrezeve të diellit I’ e cila është në varësi të këndit a, do të jetë më e vogël se I. Ajo shprehet me relacionin I` = I*sin.a, ku a, është këndi rënjes së rrezeve diellore mbi sipërfaqen mbuluese të serrë. Përveç rrezeve direkte të diellit, nga hapësira e kupës qiellore vinë dhe rrezet difuze të cilat kur bien në tokë ato transformohen në energji (me vlerë D). Energjia e rrezeve difuze është 4 deri 5 herë më e vogël (0.15 – 0.25 cal/cm2*min), se sa energjia e rrezeve direkte. Tërësia e rrezeve direkte dhe atyre difuze japin Energjinë totale (T). T = I` + D. Madhësia e Energjisë Totale, varet nga pjerrësia e tokës ose e thënë ndryshe nga kundërdrejtimi i tokës ndaj diellit. Kjo varet gjithashtu nga pastërtia dhe prania ose jo e avujve të ujit në atmosferë, aftësia e përshkueshmërisë së mbulesave të serrës, si dhe nga aftësia që ka toka për të thithur këtë terësi rrezesh. Një pjesë e rrezeve të ardhura në sipërfaqen e mbulesës reflektohen, një pjesë reflektohen nga sipërfaqja e tokës, që në realitet përbëjnë një humbje të konsiderueshme të energjisë së mundshme të rrezeve totale. Vetia e refkeltimit ose më mirë raporti i rrezeve të reflektuara me ato të thithura, nga serra quhet ALBEDOJA e serrës. Albedoja varet gjithashtu nga lloji i tokës dhe prania e lagështisë në të. P.sh. tokë e thatë dhe e punuar ka një albedo 12 – 20 % dhe aftësi thithese të rrezeve 80 – 88 %, ndërsa një tokë e lagur dhe e punuar ka respektivisht 5 – 14 % dhe 86 – 95 %. Rezet globale diellore (direkte + difuze) maten me luks. Një Cal/cm2/min = 7500 lux. Kështu nëqoftëse në muajin Janar rrezatimi global i diellit T = 0.43 Cal/cm2/min, atëhere vlera e ndriçimit në lux Vlux = 0.43 * 7500 = 3225 lux. Ndërsa në muajin Gusht ku T = 8.29 Cal/cm2/min, atëhere Vlux = 8.29 * 7500 = 62 175 lux. Në prani të diellit, nga rrezatimi i energjisë së tij, toka në përgjithësi dhe ajo e serrës për rastin tonë, merr energji. Ndërsa në mungesë të diellit, toka dhe serra nëpërmjet valëve Infra të Kuqe jep (humb) energji. Çdo trup lendor, ka një temperaturë të caktuar, e cila pavarësisht nga vlera, e çliron atë në formë rezatimi (nëpërmjet valëve Infra të Kuqe). Ky lloj rezatimi (Et) matet cal/cm2/min. Njëkohësisht dhe vetë atmosfera e rezaton këtë energji në drejtim të tokës në formë valësh Infra të Kuqe (Ea). Veç këtyre jo e gjithë Ea që është rezatuar nga atmosfera në tokë thithet prej saj, por një pjesë reflektohet prej tokës së serrës (Er). Kështu që bilanci i Rezatimit Efektiv të Tokës (Eef), apo serrës në rastin tonë, është sipas ekuacionit Eef = (Et + Er) – Ea. Ky tregues vërtitet në 0.1 – 0.3 cal/ cm2/min. Kur ky tregues është pozitiv, do të thotë që toka apo serra humbet energji,

114


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

dhe e kundërta kur ky bilanc është negativ, toka apo serra fiton energji. Mbulesat plastike dhe ato me xham kanë vetinë të frenojne, por jo të ndalojnë depërtimin e rrezeve Infra të Kuqe nga brënda jashtë serrës. Rrezet ifra të kuqe duke qendruar brënda serrës, bën që temperatura të ruhet më mirë se në mjedisin e jashtëm. Ky në fakt, është efekti serrë. Aftësia ndaluese e rrezeve infra të kuqe është e ndryshme për tipe të ndryshme mbulesash. Kështu psh, mbulesat prej xhami kanë vetinë të ndalojnë më mirë kalimin e rrezeve infra të kuqe, ndërsa mbulesat plastike, veçanërisht ato me spesor të hollë i ndalojnë më pak. Duke parë së tokës i vinë dhe i ikin një serrë rrezatimesh (lloje energjishe), si: I) Energjite e rrezatimeve nga drita diellore dhe, II) Energjite e rrezatimeve të tokës dhe të ajrit, atëhere kemi të bëjmë me një Bilanc të Rrezatimit të Tokës (BRT), që shprehet me ekuacionin BRT = (I`+D) – [(Et + Er) – Ea]. Për Tiranën, sipas të dhënave shumvjeçare BRT janë: Muajt J Sh M P M Q K G Sh T Brt=Kal/cm2/min 0.43 1.38 3.67 5.52 7.16 7.48 8.13 8.29 5.50 3.91

N 1.3

Dh 0.25

Temperatura ndikon në të gjitha proçest biokimike dhe fiziologjike të bimëve, roli i të cilave për bimë të ndryshme dhe faza të caktuara të bimëve është e ndryshme. Ditën, temperatura e mbrëndëshme e serrës është gjithmonë 3 - 5 oC më e lartë se në mjedisin e jashtëm. Amplituda ditore e ndryshimeve të temperaturave në mjedise të mbrojtura, është më e vogël se sa jashtë dhe akoma më e vogël se në serat me ngrohje teknike. Në mjedisin e jashtëm, në ditët me diell, ajri pranë sipërfaqes së tokës ngrohet më shpejt se shtresat e tjera. Pasi ajri bëhet më i ngrohet si rezultat i uljes së densitetit, ai ngrihet me lart në shtresat e më sipërme të atmosferës. Ndërsa në serat diellore, duke qënë se ajri i ngrohet është nën mbulesë, nuk mund të largohet në atmosferë, por akumulohet brënda saj. Për këtë arësye temperatura e ajrit brënda serrës në ditë me diell është gjithmonë më e lartë se ai i mjedisit të jashtëm. 4.10.2.2. NGROHJA BIOLOGJIKE Ngrohja biologjike konsiston në nxehjen e mjeteve të kultivacionit (shtretër, serra, gropa, vllaja, etj,) me ngrohtësiNë që çlirohet gjatë procesit të dekompozimit të lëndës organike. Lëndët organike që shërbejnë për ngrohjen biologjike përfshihen: I)Plehu i stallës; II) Të fshirat e qyteteve; si dhe III) Mbeturinat organike industriale. Në grupin e plehut të stallës, më i mirë është plehu i kuajve dhe pastaj vjen ai i gjedhit e me rradhë të kafshëve të tjera. Në proçesin e ngrohjes biologjike mund të përdoren jo vetëm materialet organike që përmendëm më sipër, por dhe mbeturina të tjera me natyre organike si: kashta të ndryshme, byku, gjethe, tallazh etj. Historia e përdorimit të ngrohjes biologjike është shumë e hershme. Kjo është e lidhur me përdorimin e tij për ngrohjen e gropave, shtretërve të nxehtë, etj. Kjo metodë është

115


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

edhe në ditët tona një alternative e mirë dhe e sigurtë jo vetëm në sasinë e kalorive që fitohen, por në aspektin e ruajtjes së ambjentit nga ndotjet nëpërmjet tymerave të lëndëve djegëse, që përdoren për qëllime ngrohëse të mjediseve të mbrojtura. Anët pozitive të kësaj mënyre ngrohjeje janë: 1) Nuk janë të domosdoshmë instalimet e impianteve të posaçme ngrohëse; 2) Gjatë dekompozimit çlirohen CO2, H2O, NH3 që i duhen bimëve si ushqim gjatë vegjetacionit; 3) Vetë lënda organike ripërdoret për plehërimin e tokës, etj. Anët negative të kësaj mënyre ngrohjeje janë: 1) Temperatura rregullohet më shumë vështirësi; 2) Çlirimi i energjisë ngrohëse nuk është uniforme, por në fillim temperatura ngrihet shpejt dhe bie gradualisht me mbarimin e dekompozimit të lëndës organike; 3) Kërkon punë vëllimimoze për një kohë të shkurtër, etj. Çlirimi i nxehtësisë vjen si rezultat i veprimit të bakterieve ekzigjente ndaj nxehtësisë, me lëndën organike (veçanërisht të supstancave azotike), të cilat shoqërohen me çlirimin e energjisë. Dekompozimi i lëndës organike shkaktohet nga 2 lloje bakteriesh që janë: aerobike ose anaerobike. Temperatura në prani të bakterieve anaerobike arrin në 50 - 55 oC (bakterie anaerobike që zhvillohen në mungesë të oksigjenit) dhe disa të tjera shumë me ekzigjente ngaj temperaturave të larta, (bakterie të kuqe) Të cilat janë aerobike dhe veprojnë në prani të oksigjenit. Këto lloje bakteriesh mund të durojnë deri në 72 oC. Temperaturat mbi 74 – 75 oC janë vdekjeprurëse për gjithë llojet e bakterieve. Në dekompozimin aerobik, çlirohen H2, CH3, Acid oleik, H2S, NH3, etj, që sipas një reaksioni paraqitet: Lënda organike (konsiderohet si formule bazë) C6H10O5 + H2O + O2 + CO2 + H2O + C.cal, ose forma e dytë e reaksionit është (NH4)2CO3 {acidet glioksilike} + NH3 + CO2 +H2O + C.cal. Ndërsa në dekompozimin anaerobik, çlirohen CO2, H2O, NH3 sipas këtij reaksioni kimik. C6H10O5 + H2O + CH4 + CO2 + C.cal. Një rol të rëndësishëm në këtë proçes, luan ngjeshja e masës organike. Sa më e ngjeshur të jetë ajo, aq më e ngadaltë bëhet dekompozimi aerobik i lëndës organike dhe aq më i ngadaltë bëhet çlirimi i energjisë. Një rol të rëndësishëm luan dhe lagështia e masës, që duhet të jetë në kufijt 65 - 70 % të plehut. Në një masë organike ku sasia e lëndëve azotike është e ulët dhe lagështira është e thatë nën 40 % ose shumë e laget mbi 70 %, bakteriet zhvillohen shumë ngadalë dhe dekompozimi i lëndës organike bëhet më shumë vështirësi. Që të fillojë proçesi i dekompozimit të lëndës organike është e domosdoshme që temperatura fillestare të jetë +10 oC. Nën këtë temperaturë bakteriet nuk janë në aktivitet. Llogaritet që 1 kg lëndë organike gjatë dekompozimit, çliron rreth 800 kalori. Sipas studimeve të bëra për këtë qëllim, rreth 50 % e kësaj energjie shfrytëzohet në dobi të ngrohjes së kulturave bujqësore. Sasia tjetër konsumohet për ngrohjen e vetë plehut të

116


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

stallës dhe një pjesë humb et gjatë proçesit të dekompozimit. Eshtë llogaritur se për diferencë temperaturë 1 oC, në një sipërfaqe 1 m2 harxhohen 5 – 7 Ccal/ore. Nëqoftëse kjo sipërfaqe mbulohet me mjete të tjera si: byk, rrogoza, etj, kjo humbje mund të pergjysmohet. Nga 400 kalorite e dobishme, rreth 40 % e tyre konsumohet në 10 – 14 ditët e fillimit, ndërsa pjesa tjetër mbetet për periudhën e me vonshme. Kështu nëqoftëse në 1 m2 shtrat të nxehtë janë vënë 100 kg pleh stalle do të thotë së sasia e energjisë së dobishme do të jetë Qd = S x k, ku S - sasia e lëndës organike në kg, k - koeficenti i dobishëm (d.m.th. 400 kalori/kg lëndë organike). atëhere sasia e dobishme e kalorive do të jetë Qd = 100 x 400 = 40.000 Kkal. 4.10.2.3. NGROHJA ARTIFICIALE OSE TEKNIKE Ngrohja artificiale ose e thënë ndryshe ngrohja teknike, duhet të sigurojë: 1) Një regjim termik të caktuar të mjedisit, ngrohja duhet të ndikojë në stabilizimin e një mjedisi të përshtatshëm për rritjen dhe zhvillimin sa më normal të bimëve; 2) vlerë sa më të ulët të impianteve ngrohëse, për njësite sipërfaqes; 3) Të konsumojnë sa më pak lëndë djegëse dhe të sigurojnë një regjim sa më të përshtatshëm të temperaturave. 4) Të kërkojnë sa më pak fuqi punëtore. 5) Të mos nxjerrin supstanca helmuese për bimën. Në ngrohjen teknike përfshihen këto mënyra: 1. Me kanale nëntoksore, që bazohet në energjinë e çliruar prej tymerave të nxehtë, të dala nga oxhaqet e fabrikave. 2. Me avull, që bazohet në energjinë e çliruar prej avujve të nxehtë të impianteve idustriale, i cila ka shërbyer më parë në proçeset industriale dhe më pas hidhen si mbeturine. Në këtë grup përfshihet edhe avulli i nxehtë që prodhohet enkas për ngrohje, e prodhuar nga kaldaja ose impiante të tjera të posaçme për këtë qëllim. 3. Me energji elektrike, që bazohet në energjinë e çliruar nga percues/rezistenca të zakonshme ose speciale për këtë qëllim, të cilat ngrohin ajrin perrreth, duke e shpërndarë atë më pas në të gjithë mjedisin e mbrojtur. 4. Me ajër të ngrohtë, që realizohet nga gjeneratore elektrik, ose nga djegja e lëndëve djegëse, e cila dërgohet me anë të tubove në mjedise të mbrojtura. 5. Me ujë të ngrohet, e cila bazohet me energjinë e çliruar nga uji i ngrohur më parë nga kaldaja të posaçme dhe me anë të tubacioneve dërgohet në mjedise të mbrojtura. Kjo mënyrë ngrohjeje në vëndin tonë, është mënyra më e përhapur. Në këtë tip ngrohjeje bën pjesë edhe ngrohja me ujra termale.

117


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

4.10.2.3.1. NGROHJA ME KANALE TË NXEHTË Ngrohja me kanale të nxehtë, është mënyra më e vjetër, por që takohet edhe në kohën tonë. Elementi bazë i kësaj mënyre ngrohjeje është furra (figura 36). Aty digjen mbeturinat industriale, (lëndë gjegese të ndryshme) dhe tymerat e nxehtë që kalojnë nëpër serra me anë të tubave me diametër 25 cm që janë vendosur në sipërfaqe ose nën sipërfaqe të tokës, në çdo 2 metra gjërësi, e shpërndajnë këtë nxehtësi në brëndësi të serrës. Kjo metodë ngrohjeje krahas anëve pozitive, shoqërohet me disa anë negative: 1) Koefiçenti i dobishëm i lëndës djegëse është nga 30 - 35 %. 2) Nuk sigurohet temperaturë uniforme në të gjithë sipërfaqen e serrës. 3) Kërkon vlera të larta në investime. 4) Nga rrjedhjet e tymerave, bimët shpesh tymosen dhe predispozohen të dëmtohen. 6) Shkakton tharje të tokës në afërsi të kanaleve, etj. Figura 36. Skema e ngrohjes me kanale të nxehtë

4.10.2.3.2. NGROHJA ME AVULL Ngrohja me avull, është një mënyrë tjetër e ngrohjes së mjediseve të mbrojtura. Në serrë, avulli vjen me anë të tubove në dy mënyra: 1. Me presion të ulët deri në 0,5 atmosferë dhe me temperaturë 101 - 110 oC. Kjo metodë përdoret më shumë për ngrohjen e shtretërve, tuneleve, etj. Tubot me Ø 30 mm, vendosen nga një për çdo shtrat në thellësinë 20 - 25 cm. Avulli i nxehtë ngroh dheun dhe plehun e shtratit, duke ndikuar në ngrohjen e ambjentit të mbrëndshëm të mjedisit ku janë mbjellë bimët. 2. Me presion të lartë në 2 - 4 atmosferë dhe me temperaturë 110 - 130 oC. Avulli vjen në serrë me anë të një sistemi tubosh me Ø 50 mm, të cilat vendosen në largësi çdo 70 cm njëra nga tjetra. Disavantazhet e kësaj metode janë:

118


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

1) Duhet tepër kujdes pasi në praninë e presionit të lartë, tubot kanë mundësinë të çahen dhe të ndodhin avari. 2) shkaktojnë tharje të shpejtë të ajrit në afërsi të tubove. 3) Kërkohet shumë kohë për ndryshimin e temperaturës në serrë, pasi ajri ngrohet ngadalë, etj. 4.10.2.3.3. NGROHJA ME ENERGJI ELEKTRIKE Ngrohja me energji elektrike, realizohet me elektroda ose me rezistenca të posaçme për këtë qëllim. Për këtë lloj ngrohje përdoret rryma elektrike 2 fazore me tension 220 wolt dhe ajo 3 fazore. Llogaritet që 1KW energji elektrike të jetë e barabartë me 8600 kalori. Ngrohja elektrike ka avantazhet dhe disavantazhet e veta ndër të cilat mund të përmendim: Avantazhet: I) Temperatura e nevojshme rregullohet shumë shpejt; II) Toka dhe ajri ngrohen uniformisht; III) Kërkon pak fuqi punëtore; IV) Energjia elektrike shfrytëzohet kryesisht natën gjë që rrallë përbën problem për konsumatore të tjerë, etj. Disavantazhet: I) Kostoja e lartë e energjisë elektrike; II) Në rast ndërprerje të energjisë në momente me vendimtare, krijohen probleme serioze në dëmtimin e bimëve; III) Thahet setepërmi ajri i serrës, etj. 4.10.2.3.4. NGROHJA ME AJËR TË NGROHTË Ngrohja me ajër të ngrohtë, konsiston në ngrohjen e ajrit nga aeroterma speciale që konsumojnë rryme elektrike ose lëndë djegëse si gaz metan, naftë, etj. Nxehtësia çliruar ngroh ajrin perrreth dhe me anë të vendilatorit dhe tubove të posaçme plastike për këtë qëllim, dërgohet dhe shpendahet në të gjithë hapësirën e serrës (figura 37). Fale avantazheve që ka kjo metodë, sot kjo lloj ngrohjeje po merr përhapje me përmasa të gjëra jo vetëm në botë , por dhe në vëndin tonë. Zakonisht pjesët kryesore përbërëse të një gjeneratori për prodhimin e ajrit të ngrohtë, janë: 1) Bruçatori (djegësi i lëndës djegëse), i cili është shumë rentabel dhe shfrytëzon në maximum energjnë termike gjatë djegjes. 2) Mekanizmi i largimit të ajrit të ngrohtë, i cili realizohet nëpërmjet një vendilatori komprimohet në një tubi polietileni i cili është shumë i rezistueshem ndaj temperaturave të larta. Në gjatësinë e tij anash, ndodhen vrima në çdo 40 - 60 cm me qëllim që ajri i ngrohtë të shpërndahet uniformisht në të gjithë sipërfaqen e serrës.

119


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

3) Larguesi i tymit (oxhaku), është i tillë që në serrë nuk lejon asnjë mundësi të ketë rrjedhje tymi për ndotje të mjedisit të mbrendshem. 4) Paneli elektrik që shërben për rregjistrimin automatik të punës sipas parametrave të kërkuara. Figura 37. Gjenerator për prodhimin e ajrit të ngrohtë (mbështetur nga Projekti FAO, Bozanxhije/Durrës)

Disa nga treguesit teknik kryesore të gjeneratoreve të ajrit të ngrohtë janë: i) Fuqia termike e shprehur C.cal/ore dhe kjo e shprehur në potenciale dhe atë të dobishme; ii) Kapaciteti i prodhimit të ajrit të ngrohtë e shprehur m3/ore; iii) Rryma elektrike e kërkuar (mono ose trefazore, etj (tabela 10). Tabela 10. Disa karakteristikat kryesore të një gjeneratori (tip AGRO-P 40 deri AGRO-P 140)

Tipi i Aerotermit

AGRI – P 40 AGRI – P 70 AGRI - P 100 AGRI - P 140 AGRI – C 40 AGRI – C 70 AGRI - C 100 AGRI - C 140

Fuqia termike K.Kal/ore

Kapaciteti i prodhimit të ajrit të ngrohtë

Qe prodhon E dobishme

m3 / orë

Monofaze Volt/ 50 Hz

Trifaze Volt / 50 Hz

5.1 5.7 8.3 12.5 4.1 5.7 8.3 12.5

220 220 220 220 220 220 -

380 380 380 380 380 380

40.000 65.000 100.000 140.000 40.000 65.000 100.000 140.000

35.000 56.000 87.000 125.000 35.000 56.000 87.000 125.000

Tensioni elektrik

Avantazhet dhe disavantazhet e metodës së ngrohjes me aeroterma janë: A - Avantazhet:

120


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

i) Ambjenti i serrës ngrohet shumë shpejt; ii) Nuk kërkon shumë shpenzime për investime themelore; iii) Nuk kërkon shumë fuqi punëtore; iv) Nuk ka shumë nevojë për riparime vjetore; v) Ka një koefiçent shfrytëzim të lartë rreth 90 % të energjisë së çliruar; vi) Krijon mundësinë e shpërndarjes uniforme të ngrohtësisë në të gjithë haperiren e mjedisit të mbrojtur, fale tubit plastik me vrima. vii) Disa tipe lejojnë mundësinë e përdorimit si lëndë djegëse (veç energjisë elektrike), naftë ose gaz natyral, që kanë kosto relativisht të ulët. B - Disavantaxhet: i) Mjedisi ftohët shumë shpejt në rast se ndërpritet puna; ii) Kërkon një kualifikim të mirë për përdoruesit, etj. 4.10.2.3.5. NGROHJA ME UJË TË NGROHTË Ngrojha me ajër të ngrohtë, konsiston në ngrohjen e ujit dhe dërgimin e tij me anë të tubove në mjedise të mbrojtura. Kjo lloj ngrohjeje në Shqipëri, ka qënë një nga metodat më të përhapura, e cila bazohet në ngrohjen e ujit me anë të kaldajave të posaçme. Kjo lloj ngrohje ka qënë e përhapur kryesisht në serat me mbulesa xhami. Parimi i kësaj ngrohjeje bazohet në një kaldajë e cila me energjinë e përfituar nga djegja e lëndës djegëse ngroh ujin, i cili me një sistem tubosh dërgohet në serrë. Realizimi i ngrohjes me anë të kësaj metodë, përbëhet nga disa komponentë. Shpërndarja e ujit të ngrohtë në një bateri/serrë 3 hektarëshe, realizohet nëpërmjet një sistemi tubacionesh të shpërndara në të gjithë sipërfaqen e serrës në 4 ndarje me qëllim që ngrohja të komandohet sa më mirë. Një ndarje ka 7500 m2. Çdo ndarje lidhet me kaldajën me anë të 2 tubove me Ø 150 mm, ku njëri që është vendosur me poshtë dhe sjell ujin e ngrohtë nga kaldaja në serrë dhe tjetra është që është sipër të parës e cila shërben për të realizuar kthimin e ujit të ftohur nga serra për në kaldajë për ta ringrohur. Lëvizja e ujit për në kaldajë detyrohet me forcen e 4 pompave që janë vendosur në dalje të kaldajës. Këto komprimojnë ujin e ngrohtë në drejtim të serrës dhe po nën këtë presion e rikthen atë në kaldajë. Në secilën ndarje të serrës , uji i ngrohtë nga tubot me Ø 150 mm ndahet në tubo më të vegjël me nga 55 mm që janë vendosur në çdo ndarje të kampatës në gjërësinë 3.12 m dhe 25 cmmbi tokë me qëllim që të eleminohet kontakti me tokën për tu ngrohur sa më mirë mjedisi pranë bimës (figura 38). Kaldaja që realizon ngrohjen e ujit është zakonisht me kapacitet teknik 5 miljom C.calori/ore. Uji nxehet në temperaturën 90 oC dhe merr rrugën për në serrë me një presion 0.6 - 0.7 atmosferë. Ky kapacitet kalorifik siguron mundësinë ta ngrohë në 23 - 25 oC më tepër se ambjenti i jashtëm. Kështu psh, nëse temperatura e jashtme e ambjentit është 0 oC atëhere kaldaja me një regjim punë të rregullt, duhet ti sigurojë ambjentit të mbrëndëshëm temperaturën 23 - 25 oC.

121


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Për rregullimin automatik të temperaturës, në sistemin e ngrohjes së serrës janë vendosur 5 termorregullatorë nga të cilat njëra komandon ngrohjen e ujit dhe 4 të tjerat janë të vendosura në serrë nga ku marrin informacionit e temperaturës së serrës dhe në bazë të parametrave të regjistruar më parë sipas kërkesave të bimëve, e transmetojnë informacionin në mënyrë të pavarur në sistemin e pompave të kaldajës. Këto të fundit e dërgojnë ose jo ujin e ngrohtë në sektorin e vendosjes së termorregullatorëve. Figura 38. Ngrohja e serrës me ujë të ngrohtë

Parimi i funksionimit të kaldajës. Pasi furnizohet kazani me ujë, ndizet bruçatori i cili rregjistrohet sipas nevojës me konsum orar 200 ; 400 ose 600 litra mazut, naftë, etj. Uji në kazan, pasi ngrohet në 70 - 90 oC, me ndihmën e 4 pompave dërgohet në serrë dhe me anë të tubacioneve që pershkruam më parë, çlirojnë energjinë duke realizuar ngrohjen e ajrit në fillim afër tubove dhe më pas gradualisht në të gjithë hapësirën e serrës. Kur temperatura e ujit zbret në parametrat 40 - 60 oC, ai rikthehet në kazanin e kaldajës për tu rinxehur në temperaturën 70 - 90 oC dhe kështu bëhet riciklimi i ngrohjes së ujit dhe i ngrohjes së serrës. Tabela 11. Disa të dhëna teknike të tubacioneve që shërbejnë për ngrohjen e serrave. Diametri i tubove Në poliç I mbrëndI shëm jashtëm (mm) (mm) 1½ 33.5 38 1¾ 40 44.5 2 46.5 51 2½ 57.5 63.5 3 70 76 3½ 82.5 89 4 94.5 102

122

Sipërfaqe ngrohëse m2/ml

Sesioni i prerjes terthote të tubit cm2

0.119 0.140 0.160 0.2 0.23 0.28 0.32

8.8 12.6 17 26 38.5 53.5 70.1

Vëllimi i ujit Pesha e litra/ml tub tubit kg/ml

0.88 1.26 1.7 2.6 3.85 5.35 7.01

1.97 2.32 2.97 4.45 5.35 6.78 9.01


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

4.10.2.4. PËRLLOGARIRTJA E NEVOJAVE PËR NXEHTËSI Në përllogaritjen e elementëve përbërës të ngrohjes së mjediseve të mbrojtura duhet të kohën parasysh: 1) Sasia e nevojshme e nxehtësisë për një mjedis të caktuar dhe të mbrojtur; 2) Sasisa e nevojshme e lëndës së parë djegëse që do të shërbeje për ngrohje; 3) Lloji dhe mjetet ngrohëse të nevojshme në një sipërfaqe të caktuar serrë dhe në kushtet konkrete të zonës ku është kjo serrë, etj; 4.10.2.4.1. PËRCAKTIMI I NEVOJAVE TË NXEHTËSISË PËR KUSHTET E NJË MJEDISI TË MBROJTUR Para se të vendoset të ndërtohet një serrë me ngrohje teknike, duhet që më parë fermeri t’i pergjigjet disa pyetjeve, të cilat janë: i) me çfarë mënyrë dhe mjeti ngrohës e ka parashikuar ngrohjen e serrës? Ii) Cila do të jetë lënda djegëse? Iii) Sa do të jetë nevoja për një njësi të kohës (K.kalori/ore), në rast se Temperatura Minimale Apsolute Shumvjeçare e asaj zonë do të jetë prezente për një kohë të caktuar? Dhe pasi ti kenë mirë parasysh pergjigjet e këtyre pyetjeve, atëhere me anë të përllogaritjeve, përcaktohet sasia e C.calorive të nevojshme, e bazuar në llojin e lëndës së parë djegëse dhe tipin e mjeteve ngrohëse që parashikohët të realizohet ngrohja e një sipërfaqje të caktuar serrë. Formula klasike me të cilën bazohet përllogaritja e sasisë së nxehtësisë është: Hu = S * K * (tb - tj) + 5 ÷ 25 %, ku: Hu - është humbja në C.cal./ore, për një sipërfaqe të caktuar serrë, (1C.cal = 1000 cal); S - është sipërfaqja e kontaktit me mjedisin e jashtëm (m2); K - është koefiçenti i përshkueshmërisë termike në C.cal/m2/oC/ ore, (Me koefiçent të përshkueshmërisë termike kuptojmë sasinë e kalorive të larguara për 1 m2 në ndryshimie e 1 oC gjatë një periudhë kohore prej 1 orë); tb - është temperatura e brendshme e ajrit të serrës, e cila është e nevojshme për të mos ndikuar në uljen e fuqise pllenuese të luleve të hapura; tj - është temperatura minimale apsolute shumvjeçare e zonës ku është ndërtuar serra, të arritur ndonjëhere në atë zonë dhe 5 - 25 % tregon një rezervë që duhet të kihet parasysh e të konsiderohet si humbje e energjie. Kjo e fundit varet: i) Ekspozicioni i vëndit ku është ndërtuar serra; ii) Shpejtësia mesatare shumvjeçare e erës. Sa më i mbrojtur të jetë vëndi në të cilën janë ndërtuar serrat, nga erërat e shpejta dhe të ftohta, aq më pak është sasia e humbjeve të nxehtësisë (kjo ndodh për arësye të zëvendësimit të shtresave të ajrit perrreth saj). Vëndi i mbrojtur nga erërat e ftohta, ul sasinë e humbjeve në 5 - 10 %. Në përllogaritjen e nevojave për nxehtësi duhet të mbahen në konsideratë: i) Koefiçentët e përshkueshmërisë termike; ii) Temperaturat e mbrëndëshme të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e bimëve, dhe; iii) Temperatura e jashtme. I) Koefiçentët e përshkueshmërisë termike, matet në C.cal/m2/1oC. Sipas materjaleve përbërëse që ndërtohen dhe mbulohen mjediset e mbrojtura, koefiçentët e përshkueshmërisë termike janë:

123


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Materjali ndërtues Xham me spesor 2-3 mm Zham me spesor 3-3,3 mm Mure tulle 25 cm Mure tulle 30 cm Mure tulle 40 cm Beton 25 cm Dru 2-3 cm Plastmas dopio Plastmas tek VetroriziNë

Përshkueshmëria termike (K.Kal/m2/1oC) 5 4.8 1.7 1.3 1.2 2.4 1.4 4 8 4.8

II) Të kategoria e temperaturave të mbrëndëshme dhe të jashtme të mjediseve të mbrojtura, duhet të kemi parasysh kërkesat e bimëve për temperatura në periudha e faza me kritike të rritjes dhe të zhvillimit të tyre, si dhe temperaturat e mundshme Minimale Shumvjeçare që mund të ndodhin në një zonë të caktuar. a - Temperaturat e mbrëndëshme të mjediseve të mbrojtura. Nevojat e disa bimëve më kryesore për temperatura në faza të ndryshme të zhvillimit të tyre (në oC), paraqiten në tabelën 12. Tabela 12. Kërkesat e bimëve për temperatura në faza të ndryshme të ritjes dhe të zhvillimit të tyre Disa kultura Domate Trangull Spec Patllixhan Pjepër

Fillimi i Mbirjes 14 – 16 Deri 18 Deri 16 13 - 14 Deri 15

Ndalimi i rritjes 10 14 13 15 12

Pengimi i pllenimit të lules 15 16 15 17 15

Fillimi i dëmtimit të bimës -0.5 -0.3 -0.3 -0.5 -0.4

Optimale për zhvillimin 20 -27 26 - 29 26 - 28 26- 30 26 - 32

Maksimale që dëmtohet Bima Deri 35 Deri 32 Deri 36 Deri 38 Deri 40

Bazuar në këto kërkesa, sipas kulturave bëhet llogaritja e nevojave për nxehtësi të një serrë të caktuar. Psh, nëqoftëse duam që një serrë e mbjellë me domate, gjatë ngrohjes në një ditë të vështirë me temperaturë minimale apsolute shumvjeçare të jashtme - 5oC, temperatura e ambjentit të brendshen e serrës duhet që të paktën që të mos dëmtojë lulen e çelur, pra të mos bjeri nën kufirin +15 oC, që konsiderohet si pragu kritik për këtë bimë. b – Temperaturat e jashtme. Për këtë tregues ndihmojnë të dhënat e studimeve shumvjeçare Metëreologjike, të cilat krijojnë mundësise e njohjes së ndodhjes së tem-

124


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

peraturave shumë të ulëta të një zonë në të cilën bëhet fjalë. Kështu, le ta zeme se për një zonë të caktuar, të dhënat e Institutit Metëreologjik në Tiranë tregojnë që: i) Temperaturat më të ulëta deri më -5 oC, janë regjistruar në periudhën 7 - 25 Janar; ii) Temperaturat më të ulëta deri me 0 oC, janë regjistruar në periudhën 10/Dhjetor - 5/Mars; iii) Vlerat shumvjeçare të temperaturave aktive më të mëdha ose të barabarta me 10 oC, janë regjistruar në periudhën 10/Mars - 7/Dhjetor, etj, atëhere sipas këtyre të dhënave për kushtet e asaj zone, një fermer para se ti vendosë të ngrejë një serrë me ngrohje, duhet të gjykoje dhe të zgjedhi disa alternativa: Alternativa e I: të eliminojë kultivimin e perimeve (psh, në rastin tonë të domates) Në periudhën 7 - 25 Janar, sepse është prezente temperatura - 5oC dhe ta shtyje kultivimin e saj pas 25 Janarit, (për arësye që të eleminoje shpenzimet e nevojshme për të përballuar uljet e temperaturave), ose: Alternativa e II: të marrë parasysh këto fenomene dhe të shpenzoje sasinë e nevojshme të lëndës djegëse dhe të pajisjeve, e të vendosë për kultivimin e domates në këtë sere. Sigurisht që të dyja vëndimet kanë efektivitetin e tyre, sepse nëqoftëse nuk e mbjellë domate në muajin Janar, do të shpenzoje më pak energji, por prodhimi do të vijë më vonë dhe çmimi i prodhimit do të jetë më i ulët. Nëse ai shpenzon më shumë energji për ngrohje në muajin Janar, shpenzimi i lëndës së parë për ngrohje do të jetë më i madh, prodhimi sigurisht do të vijë më herët, por edhe kostoja e prodhimit rrjedhimisht do të vijë më e lartë. Kjo sigurisht që do të sjelli marrjen e një çmimi të prodhimit më të lartë se në rastin e parë. Sidoqofte në një biznez të dyja pranohen, por gjithmonë ka vendosmeria, nëse do të veprohet në mënyrën e parë apo të dytë. 4.10.2.4.2. PËRCAKTIMI I LLOJIT TË LËNDËS DJEGËSE DHE SASISË SË IMPIANTEVE NGROHËSE Për ta konkretizuar llogaritjen e sasisë së nxehtësisë së nevojshme, lëndës djegëse dhe të impianteve ngrohëse në një mjedis të mbrojtur, në vijim do të meret një shembull praktik, të dhënat e së cilës janë: - Tipi i serrës është me mbulesë plastike dhe me konstruksion ferrozingate. - Bima që do të kultivohet është domate. - Sipërfaqja e serrës është 0.2 ha (2000 m2). - Sipërfaqja e kontaktit me ambjentin e jashtëm është 3200 m2. - Temperatura me minimale e serrës, që duhet lejuar në rast ulje të temperaturës së jashtëme në kufirin e temperaturës minimale shumvjeçare (psh, - 5oC për domaten do të jetë tb = 15 oC. - Temperatura më e ulët minimale shumvjeçare e ambjentit të jashtëm të zonës është tj = - 5 oC. - Humbjet mesatare do ti konsiderojme reth 10 %. - Përcjellshmeria termike e polietilenit sipas tabelës së më sipërme, është K=8K.Kal/ m2/1 oC / orë. Duke aplikuar formulën, Hu = S * K * (tb - tj) + 15 % humbje si rezervë sipas zonave, Dhe pas zëvendësimeve Hu = 3200 * 8 [15 - (-5)] + 10 %*{3200 * 8 [15 - (-5)]}, nga veprimet do të kemi së Hu = 563.200 C.calori në një orë.

125


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Pra kapaciteti prodhues i pajisjeve ngrohëse, për të përballuar humbjet e kësaj serrë, duhet të jetë 563.200 C.calori*ore. Kjo sasi është prezente nëqoftëse brënda muajit Janar temperatura e jashtme në një periudhë të caktuar do të jetë -5oC. Në qoftëse nuk do të pretendohet të kultivohet bime domateje në Janar, por do të shtyhet në muajin Shkurt, atëhere temperatura minimale apsolute shumvjeçare nuk do të jetë me - 5oC, por më pak psh, -2oC. atëhere sipas formulës së më sipërme, nevojat për C.calori duhet të jenë: Hu = 3200 * 8 * [15 - (-2)] + 10/100 * {3200 * 8 * [15 - (-2)]}= 478.720 C.calori në orë. Pra kapaciteti prodhues kalorifik i pajisjes ngrohëse të kësaj serrë, duhet të jetë 479.000 C.calori*ore. Kështu në krahasim me kultivimin në muajin Janar, teorikisht kursehen rreth 100.000 C.calori*ore. PËRCAKTIMI I SASISË SË MJETEVE NGROHËSE TË NJË SERRË Pasi janë përcaktuar nevojat e një serrë për K/kalori*ore, do të përcaktojme edhe sasinë e mjeteve ngrohëse për këtë sipërfaqe sere. 1) Për rastin kur fermeri do të aplikoje ngrohjen me aeroterma. Në qoftë se fermeri në shembull, do të sigurojë aeroterma të tipit “MAGNUM”, i cili si lëndë djegëse përdor naftën dhe kapaciteti prodhues është 380.000 C.cal *ore, atëhere ky fermer duhet të sigurojë këtë sasi aerotermash: a – në rastin kur ky fermer do të kultivoje domate në muajin Janar, Hu SA = ------- ku, Kpa SA - është sasia e mjeteve ngrohëse, Hu - janë humbjet në K/kalori*ore në 2000 m2 serrë dhe në rastin tonë Hu = 563200 C.calori*ore. Kpa - Kapaciteti prodhues në K/kalorive të aerotermit për një orë që është 380.000 K/ kalori. Duke zëvendësuar në formulë, sasia e aerotermave do të jetë 1.48 copë që do të thotë 2 copë të këtij tipi. 563.200 SA = ------------- = 1.48 copë. 380.000 Në qoftë së oferta, është më e përshtatshme për tipin e aerotermave “MIRAGE” me kapacitet prodhues 120.000 C.calori në orë (me lëndë djegëse naftë), atëhere sipas frmules sasia e aerotermave të këtij tipi, duhet të jenë 4.7, ose që do të thte 5 copë. 563.200 SA = ------------- = 4.7 copë. 120.000 b - Nëqoftëse do të fillojë kultivimin e domates jo në muajin Janar, por në muajin

126


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Shkurt Atehere ky fermer duhet të bleje 1 ose 2 copë aeroterma të tipit “MAGNUM”. Sipas formulës: 478.720 SA = ------------- = 1.26 copë që do të thotë 1 ose 2 copë. 380.000 Ndërsa për tipin “MIRAGE” sipas formulës duhet të sigurohen 4 copë. 478.720 SA = ------------- = 3.9 copë. 120.000 Sipas kësaj metodike, mund të veprohet edhe për një pafundesi tipesh të tjera aerotermash. 4.10.2.4.3. PËRCAKTIMI I SASISË SË LËNDËS DJEGËSE PËR TË GJITHË CIKLIN E PRODHIMIT Për të llogaritur sasinë e humbjeve të C.calorive që janë të nevojshme për të gjithë periudhën e vegjetacionit, duhet të kemi parasysh disa kritere të tjera që janë: 1) Kërkesat e bimëve për temperaturë optimale të rritjes dhe zhvillimit, sipas fazave fenologjke të bimëve dhe muajve të kultivimit. P.sh., domatja në fazën e mbirjes, ka si temperaturë optimale 18 - 22 oC. Në fazën e rritjes intensive në ditë me diell është 26 - 28 o C, në ditë me re është 23 - 25 oC, në fazën e pjekjes së frutave është 28 - 32 oC, etj. Pra kërkesat për temperaturë janë të ndryshme jo vetëm për faza të ndryshme, por dhe në kushte të ndryshme të klimës. 2) Duhet të mbahet parasysh temperatura mesatare shumvjeçare e ambjentit të jashtëm të zonës dhe periudhës kohore të caktuar në çdo muaj të vegjetacionit. Por kjo temperaturë ndryshon jo vetëm nga një zonë në tjetrën, ose një muaj me tjetrin, por dhe brënda një ditë. 3) Në një ditë të caktuar do të ketë temperatura të ditës dhe të natës më shumë diferencë në mes tyre. atëhere lind nevoja e përcaktimit të orëve mesatare të ngrohjes ditore. Sepse në ditë me diell, si rezultat i efektit sere, temperatura brënda serrës ngrihet dhe në disa raste jo vetëm që nuk është nevoja e ngrohjes teknike, por duhet të hapen dritaret për të bërë freskimin e ambjentit të brendshem. Ndërsa natën duhet të nderhyhet me ngrohje. Për këtë duhet të dimë nëse në muajin Janar, temperatura mesatare shumvjeçare është 6.5oC, po brënda këtij muaji ka ditë që temperaturat ditën mund të jetë 22 o C ditën dhe natën 5 oC. 4) Efektiviteti i ngrohjes varet jashtëzakonisht shumë dhe nga gjendja teknike e serrës dhe sidomos të izolimit të saj. Sa më e mirë të jetë e izoluar ajo, aq më e vogël është nevoja për të ruajtur nxehtësinë dhe e kundërta, sa më keq e izoluar të jetë serra, aq më shumë kohë dhe energji kërkon serra për ngrohjen e saj. Prandaj për të llogaritur nevojat për kalori në të gjithë fazat e vegjetacionit, është e domosdoshme të bëhen përllogaritjet e nevojave për kalori për çdo muaj të vegjetacionit

127


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

në varësi të kritereve të mësipërme. Kështu, shumat e kalorive të llogaritura për çdo muaj të vegjetacionit, përcaktojnë nevojën totale të domosdoshme të kalorive, për të gjithë periudhën e vegjetacionit. Sipas formulës kemi: Qt = Q1+ Q2 + Q3 + ......+Qn, ku: Qt - sasinë totale të C.calorive të nevojshme për të gjitha muajt e vegjetacionit kur do të nderhyhet me ngrohje. Q1 - është sasia e kalorive të domosdoshme që duhen për të ngrohur serrën në muajin e parë të vegjetacionit. Q2 + Q3 + ......+Qn – sasitë e kalorive të nevojshme për muajt e tjerë. Logaritja e kalorive të nevojshme për ngrohje çdo muaj, gjëndet duke u bazuar në formulën e dhënë me poshtë: Q1 = [S * K * (tb - tj) + 5 - 25 % ] * Od * Nd; ku: Q1 - humbja në C.cal*ore e serrës për muajin e I-re, S - sipërfaqja e kontaktit në m2, K - koefiçenti i përshkueshmërisë termike në C.cal*m2*oC*ore, tb - temperatura e brendshme e ajrit të serrës, e nevojshme për tu zhvilluar normalisht bima. tj - temperatura mesatare shumvjeçare e ambjentit të jashtëm në muajin e caktuar. Od - sasia e orëve mesatare ditore, që duhet ndezur kaldaja apo aerotermi. Nd - sasia e ditëve të një muaji të dhënë. 5 - 25 - % një rezervë që duhet të kemi parasysh si humbje, në varësi të zonave. Po kështu veprohet për të gjithë muajt e tjerë dhe në fund bëhet shuma totale e C.calorive të domosdoshme për një periudhë vegjetative në kushtet e një serrë. Përcaktimin e sasive të C.calorive gjatë një vegjetacioni Për ta konkretizuar më mirë, përcaktimin e sasive të C.calorive gjatë një vegjetacioni, le të marrim një shembull: Konkretisht sipas shembullit të referuar të një serrë me domate në kushtet e një zone, kemi këto të dhëna; Tipi i serrës është serrë plastike si shembulli i mësipërm. Kultura që do të kultivohet është domate që fillon kultivimin në muajin Janar. Sipërfaqja e serrës është 0.2 ha (2000 m2). Sipërfaqja mbulueses së serrës (kontakti me ambjentin e jashtëm) është 3200 m2. Temperatura optimale e serrës që duhet të jetë sipas fazave dhe muajve të zhvillimit të bimës (Tb). Temperatura mesatare shumvjeçare e ambjentit të jashtëm të zonës sipas muajve të vegjetacionit. Humbjet do ti konsiderojme mesatare reth 10 % Përcjellshmeria termike e polietilenit sipas tabelës është K = 8 C.cal*m2*oC*ore. Duke aplikuar formulën për çdo muaj do të kemi; Q1 = [S * K * (tb - tj) + 10 % ] * Od * Nd

128


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Treguesit Temperaturat mesatare shumvjeçare Temperatura mesatare e mbrend. e serrës Sasia mesatare ditore e orëve për ngrohje Numër i ditëve në muaj

Janar 6.5 22 7 31

Shkurt 7.4 24 6 29

Mars 10.2 26 4 31

Pril 13.9 26 4 30

Maj 17.9 28 3 10

Pas zëvendësimeve të formulës, do të kemi: Për treguesit e muajit të parë Janar, sipas tabelës), të vegjetacionit do të nevojiten; Q1 = [S * K * (tb - tj) + 10 % ] * Od * Nd = [3200 * 8 * (22 - 6.5)] + {0.1*[3200 * 8 * (22 - 6.5) ]} * 8 * 31 = 9.007.360 C.calori. Për muajin Shkurt do të nevojiten; Q2 = [3200 * 8 * (24 - 7.4)] + {0.1*[3200 * 8 * (24 - 7.4) ]} * 6 * 29 = 7.819.264 C.calori. Për muajin Mars do të nevojiten; Q3 = [3200 * 8 * (26 - 7.4)] + {0.1*[3200 * 8 * (24 7.4) ]} * 4 * 30 = 5.420.032 C.calori. Për muajin Prill do të nevojiten; Q4 = [3200 * 8 * (26 - 10.2)] + {0.1*[3200 * 8 * (26 10.2) ]} * 4 * 30 = 4.026.880 C.calori. Për muajin Maj do të nevojiten; Q5 = [3200 * 8 * (28 - 17.9)] + {0.1*[3200 * 8 * (28 17.9) ]} * 3 * 10 = 1.034.240 C.calori. Qt (totale) është Qt = 9.007.360 + 7.819.264 + 5.420.032 + 4.026.880 + 1.034.240 = 27.307.779 C.calori, të cilat duhen të plotësohen gjatë vegjetacionit në kultivimin e domates. Në bazë të sasisë totale të nevojave për C.calori, gjejme edhe sasinë e lëndës djegëse që duhet për të shpenzuar në këtë cikel prodhimi. Sasia e lëndës djegëse që do të jetë e nevojshmë gjatë periudhës së vetacionit, llogaritet me anë të formulës: Qt Ld = ------- ku; Kld * k Ld - sasia e lëndës djegëse që kërkojmë të dimë, Qt - sasia totale e C.calorive që do të harxhohen për një periudhë të vegjetacionit, ku në rastin tonë sipas ushtrimit është 27.307.799 C.calori. Kld - kaloriteti i lëndës djegëse në K,Kalori për litër naftë. k - koefiçenti i shfrytëzimit të lëndës djegëse nga përdorimi i kaldajës apo i gjeneratorit. (aeroterma 0.9 dhe kaldaja 0.7). Fuqia kalorifike e disa lëndëve djegëse është: Naftë dhe vajguri Gaz metan Gaz natyral Qymyre

9100-11000 K/kal/kg 8000 “ 9500 “ 6500 “

129


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Qymyre bruto Linjit (qymyre druri) Torfë e thatë Levozhga lule dielli Kashte Tallazh Solare

5000 2800 2800 3100 2100 2700 7000

” ” ” ” ” ” ”

Duke zëvendësuar në formulë do të kemi; 27.307.779 Ld = ---------------- = 3034.2 litra naftë. 10.000 * 0.9 Nga llogaritja rezulton se sasia e lëndës djegëse së nevojshme për sipërfaqen 2000 m2 për periudhën Janar - Maj, do të jetë 3034.2 litra ose rreth 31 hektolitra naftë e cila me një çmim mesatar 5 000 lek/hektolitër = 151.710 leke që do të jetë vlera e shpenzimeve të naftës. Sipas kësaj proçedure, veprohet për të gjitha llojet e ngrohjeve teknike. Për ngrohjen me energji elektrike (rezistenca ose të tjera të ngjashme me këto) Duke ditur që 1 Kw = 8600 kalori, atëhere është e lehtë të gjëndet dhe sasia e Kwteve të nevojshëm të energjisë elektrike, që do të shërbeje për të përballuar nevojat e ngrohjes së një mjedisi të mbrojtur. Për të gjetur sasinë e Kw-teve të energjisë elektrike që janë të nevojshme për ciklin bimor në një ambjent të mbrojtur, mund të aplikohet formula: Qt*1000 Kw = ---------- ku: Kld * k Kw - sasia e Kw-teve të energjisë elektrike që kërkojmë të dimë, Qt - sasia totale e C.calorive që do të harxhohen për një periudhë të vegjetacionit, (zeme së është 2.000.000 C.calori). 1000 – shumzohet për këtë shifer për njësim shifrash, sepse 1 C.cal = 1000 Kal. Kld - kaloriteti i 1 Kw të energjisë elektrike, (për 1 Kw = 8600 kalori). k - koefiçenti i shfrytëzimit të energjisë elektrike, (meqe këto pajisje zakonisht montohen brënda në serrë, atëhere koeficentin e shfrytëzimit e konsiderojme 100%, ose k = 1). Po të zëvendësojme në formulën e më sipërme, do të dali qe: Qt*1000 2.000.000 *1000 Kw = -------------- = ----------------------- = 232558 Kw Kld * k 8600 * 1 sasia e nevojshme të Kw të energjisë elektrike është 232558 Kw, sasi në të cilën fermeri duhet ta dije para se të vendosi për kultivimin e një bime. Pasi janë përcaktuar nevojat e përafërta të energjisë elektrike, ai më pas është në gjëndje të llogarise vleren e përafërt në lek të shpenzuar për blerjen e kësaj energjie. Për ngrohjen me ujë të ngrohtë (rasti i përdorimit të kaldajës tip “TENHORN” në serat me

130


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

xham dhe në bateri 3ha). Duke ditur më parë sasinë e nevojshme të K/kalorive për një periudhë të caktuar, me anë të formulës mund të përcaktojme sasinë e lëndës djegëse të nevojshme për ngrohjen normale të serrës. Duke ditur që kaldaja e ngroh ujin nga 70 ÷ 90oC, dhe kur temperatura e ujit në serrë zbret në 40 ÷ 45 oC, rikthehet për ringrohje në kazanin e kaldajës, atëhere për të gjetur sasinë e lëndës djegëse të nevojshme për ciklin bimor si mazut, naftë, etj, mund të aplikohet formula: Qt Ld = ---------ku: Kld * k Ld - sasia e lëndës djegëse që kërkojmë të dimë, Qt - sasia totale e C.calorive që do të harxhohen për një periudhë të vegjetacionit, (në rastin tonë është 409.650.000 C.calori). Kld - kaloriteti i lëndës djegëse në K,Kalori për litër naftë; (naftë 10000 C.calori dhe Mazut (solar) 7000 C.calori). k - koeficenti i shfrytëzimit të lëndës djegëse, (për kaldajën koeficenti i shfrytëzimit është 0.7). Duke zëvendësuar në formulë për lëndën djegëse naftë do të kemi: Qt 409.650.000 Kw = -------------- = ----------------------- = 585200 litra naftë ose 5852 hektolitra. Kld * k 1.000 * 0.7 Në vënd të naftës për djegje mund të përdoret dhe mazut ose solar. Sasia e nevojshme është: 409.650.000 Kw = -------------- 836020 Litra solar (mazut) ose 8360 hektolitra. 700 * 0.7 Sipas analizave të herpashershme të bëra për efektivitetin e ngrohjes së mjediseve të mbrojtura, është vënë re së megjithë kostot e ngrohjes janë relativisht të larta, të ardhurat që realizohen nga përdorimi i impianteve ngrohëse janë të justifikueshme në përdorimin e tyre. Prandaj në gjykimin e tyre një rëndësi të veçantë sot në botë po merr dhe zëvendësimi gradual ose i pjesëshëm të sistemeve të ngrohjes me energji të kushtueshme, me ato alternative që janë më pak të kushtueshme dhe ndikojnë drejtëpërsëdrejti në uljen e ndotjeve të mjedisit. Përdorimi i energjive alternative për ngrohje si ajo me gaz natyror, ujra termale apo dhe ajo diellore nëpërmjet sistemeve të thjeshta ujore nga njëra anë dhe përdorimi i burimeve energjitike për raste emergjente (te ruajtjes së pragut kritik të mbrojtjes së bimëve nga veprimi i temperaturave të ulëta), do të ndihmonte ndjeshëm në daljen herët të prodhimeve dhe me çmime shitjeje më të leverdiseshme. Ndërkohë ndërtimi i tuneleve të thjeshta brënda serrës, përdorimi i mulçerimit të tokës dhe mbulimi me mbulesa me përçueshmëri termike të ulët, do të pakesonte humbjet e nxehtësisë nga mjediset e mbrojtura dhe do të kursente energjinë të shpenzuar për

131


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

prodhimin e perimeve në këto mjedise. Në këtë drejtim gradualisht në formë eksperimentale apo dhe në një aplikim më të gjërë, po merr një përhapje ngrohja e serrave me ujë të ngrohtë duke shfrytëzuar energjinë diellore gjatë ditës. 4.10.2.5. NGROHJA E SERRËS ME TUBO PLASTIKE TË MBUSHURA ME UJË Kjo teknike ngrohjeje, bazohet në mbushjen me ujë të një tubi plastik special transparente ndaj rrezeve të diellit, me një rezistencë relativisht të qëndrueshme ndaj veprimeve mekanike. Gjërësia e këtij tubi mund të jetë e ndryshme për tipe të ndryshme, por në rastin e përdorimit për qëllime dëmostrative 80 cm (figura 37). Gjatësia e tubit pritet në varësi të gjatësisë së serrës. Energjia që uji merr nga dielli gjatë ditës, e çliron atë gjatë natës duke bërë të mundur ruajtjen deri në një farë masë regjimin e duhur të temperaturave të ajrit në serrë. Aplikimi i ngrohjes me këtë metodë, ka filluar të përdoret në vëndin tonë në formë eksperimentale, rezultatet e të cilave po mundësojnë aplikimin në masë të gjërë të kësaj metodë në sipërfaqe të tjera. Provat fillestare janë bërë nga projekti i FAO-s TCP/ ALB/8822 në vitin 1999 në disa serra dëmostrative, si në Institutin e Perimeve dhe të Patateve në Tiranë, në Divjake, Shkoder, LushNjë dhe Elbasan. Duke ditur se Kapaciteti Specifik Termik i ujit është 1 kalori, që nenkupton se për të ngritur temperaturën e 1 gr uji në 1oC duhet 1 kalori, është fare e thjeshtë mund të gjëndet sasia e kalorive të akumuluara gjatë ditës dhe që i vihen në dispozicion të bimëve gjatë natës. Kjo nga ana praktike përbën një rezervë të konsiderueshme e cila mund të shfrytëzohet në ruajtjen e regjimit termik të një mjedisi të mbrojtur. Këto tubo shtrihen pas mbjelljes në çdo 2 rreshta të bimëve dhe mbushen sa më mirë të jetë e mundur me ujë të zakonshëm. Sasia e ujit të mbushur ose të vënë në dispozicion të tubit për ngrohjen e serrës, varet dierekt nga gjatësia e tubit të prërë sipas gjatësisë së serrës dhe nivelit të mbushur me ujë. Figura 39. Pamje e një tubi të palosur dhe nje të mbushur me uje

Për të llogaritur se sa kalori janë në dispozicion të ngrohjes së një serrë të dhënë (Qd), duhet të kemi parasysh:

132


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

i) Kapacitetin Termik Specifik të ujit (Ct) = 1000 K/kal*1 litër ujë; ii) Vellimin e ujit të vënë në tubo (Wo) Në dispozicion të ngrohjes; iii) Diferencën e temperaturave nga fillimi i ngrohjes së diellit deri në fund (DT). Kështu duke patur parasysh disa tregues: - Përmasat e një serrë me 4 kampata nga 3.2 m gjërësi dhe gjatësi të serrës 33 m, - Gjërësia e një tubi e cila është 80 cm, - në çdo kampatë vendosen 2 tubo ose 66 ml duke pretenduar që tubat janë mbushur në mbi 97 – 99 % të vëllimit të mundshëm të tyre, fare lehtë mund të llogaritet vëllimi i ujit të vënë në një tub, si dhe sasinë e kalorive të mundshme të akumuluara në këtë sasi uji. Për të llogaritur këtë, në fillim duhet gjetur sipërfaqja e prerjes tërthore të tubit e cila duke ditur se perimetri i tij është 160 cm (2 x 80 cm), me anë të formulës P = 2∏R, gjejme rrezen R, që në rastin tonë është rrezja e tubit. Duke zëvendësuar 1.6 m = 2 x 3.14 x R, atëhere R = 1.6 / (2 x 3.14) = 0.255 m. R = 0.255 m. Sipërfaqja e prerjes tërthore është S = ∏R2 = 3.14 x 0.065 = 0.204 m2. Duke ditur se gjatësia e tubove të vendosur në serrë është Lt = n x l x nr, ku: n = numër i i kampatave të serrës, l = gjatësia e serrës dhe nr = numri i rreshtave të tubove të vendosur në një kampatë, Atehere gjatësia e tubit të vendosur në serrë (Lt) është Lt = 4 x 2 x 33 = 264 ml. Vëllimi i ujit të vendosur në këtë serrë (Wo) është në funksion të drejtë të gjatësisë tubove (L), sipërfaqes së seksionit tërthore të tubit (S) dhe të % të mbushjes me ujë të tyre (k). Wo = L x S x k, duke ditur që L = 264 m, S = 0.204 m2 dhe k = 98 %, pas zëvendësimit Wo = 264 x 0.204 x 0.98, vëllimi i ujit Wo = 52.8 m3. Për të gjetur sasinë e kalorive të grumbulluara gjatë ditës mjafton të masim se sa gradë është ngritur temperatura e ujit nga fillimi i ngrohjes nga dielli deri në fund të saj. Diferenca e temperatyrave DT = tm – tf, ku tm është temperatura maksimale të ngrohur nga dielli dhe tf temperatura fillestare e ujit para se të fillojë ngrohja nga dielli. Nëqoftëse tm = 30oC dhe tf = 20oC, atëhere DT = 30-20 = 10oC. Duke ditur se 1 litër ujë për DT = 1 oC grumbullon 1000 kalori ose 1 C.cal, atëhere 1m3 ujë që është e barabartë me 1000 litra ujë grumbullon 1000 C.cal. Kështu fare thjeshtë llogaritet së një serrë me vëllimin e ujit Wo = 52.8 m3, dhe me diferencë temperaturash DT = 10oC, sasia e kalorive të grumbulluara gjatë ditës dhe të vënë në dispozicion të serrës (Qd), është në raport të drejtë të vëllimit të ujit (Wo), diferences së temperaturave (DT) dhe të kapacitetit termik specifik të ujit (Ct) Kështu Qd = Wo x DT x Ct = 52.8 x 10 x 1000 = 528000 C.cal që i vihet në dispozicion të serrës. Kjo metodë e re ngrohjeje, përbën një rezervë të konsiderueshme e zëvendësimit të pjesëshëm dhe gradual të ngrohjes me energji të lëndëve djegëse me alternativen e shfrytëzimit të energjisë diellore.

133


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Krahas anëve pozitive të kësaj metodë, mbeten që aplikuesit të dinë se: I) Sipërfaqja e tokës duhet jetë e niveluar mirë, pa plisa sepse tubot duke qënë nën presionin e peshës së ujit, mund të çahen dhe të zbrazet ujit; II) Niveli i sipërfaqes së tokës duhet të jetë sa më horizontal sepse pjerrësia ndikon që njëra anë e tubit të tejmbushet me ujë që dhe mund të plasin nga presioni i ujit dhe pjesa e sipërme nuk mund të mbushet plotësisht; III) Gjatë kryerjes së Shërbimëve të tjera mund të ndodhin çarje duke bërë të mundur humbjen e ujit; IV) Industria e prodhimit të tyre akoma nuk ka gjetur konstruksionin më të mirë dhe më të resistueshem të kësaj metodë; V) Megjithëse në serrë ndodh ngrohje, kjo nuk mund të sigurojë temperatura të tilla për të përballuar zbritjet e menjehershmë të tempertaturave të jashtëme. Gjthesesi, kjo metodë po gjen gjithnjë e më tepër përhapje, si alternativa më e mirë e mbajtjes së regjimit termik të serrës gjatë periudhës së natës dhe për raste aplitudash jo shumë të mëdha. Figura 40. Vendosja e tubove e kombinuar me mulçerimin (Marikaj/Tiranë)

Efektiviteti i kësaj metodë rritet duke zbatuar njëkohësisht edhe një serrë kërkesash të tjera që janë: i) izolimi i mirë i serrës gjatë montimit, ii) Përdorimi i mulçerimit të tokës, mundësisht me plastmase të zinj me qëllim që gjatë ditës vetë mulçerimi të grumbullojë sa më shumë energji e cila do të shërbeje për bilancin energjitik të serrës. 4.10.2.6. NGROHJA ME UJRA TERMALE Duke qënë se vëndi ynë përfshihet në zonat me aktivitet sizmiko-vullkanik, të pranishëm janë dhe burimet ujore termale. Si rezultat i proçeseve kimike ndërmjet shtresave të thella me origjinë gëlqerore të tokës me ujin, të cilat shoqërohen me çlirim energjie, bën që ujrat nëntoksore të dalin në sipërfaqen e tokës me temperatura relativisht të

134


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

larta. Kjo energji natyrore që në të shumtën e rasteve shkon kot, në aspektin ekonomik merr një rëndësi të veçantë për shfrytëzimin e saj. Kjo energji është falas nga natyra dhe njeriut i mbetet vetëm ta shfrytëzoje atë duke realizuar kalimin e këtij uji në serrën e tij. Kjo merr akoma më tepër rëndësi sepse çmimet e burimeve energjitike nga hidrokarburet sa vinë e po rriten. Sipas temperaturës që arrijnë në sipërfaqen e tokës ujrat termale ndahen: - me temperaturë të zakonshme 20 – 35 oC, - të ngrohta me temperaturë 35 - 50 oC, - të nxehta me temperaturë më të larta së 50 oC dhe - shumë të nxehta deri në 100 oC. Si rezultat i veprimeve intensive të reaksioneve kimike që kanë ndodhur në proçesin e ngrohjes së ujrave termale, këto ujra janë shumë të pasura me elementë kimike në formë anionesh dhe kationesh, kripra të ndryshme si Na+, Cl-, Mg2+, Ca3+, NaCl deri në 47%, etj. Sasia e kriprave të ndryshme zakonisht vërtitet në ato të grupit NaCl-HCO3 deri në 26 %, të Ca-Mg-HCO3 deri në 14 %, grupet Na-Ca-HCO3, Na-Ca-Cl dhe ato të Ca-MgHCO3-SO4 deri në 10 %, etj. Ujrat temale në shumë vënde të tjera kanë gjetur përdorin në shfrytëzimin e kësaj energjie në drejtim të ngrohjes së banesave, stallave të blegtorisë, në industrinë e tharjeve të produkteve dhe të nenprodukteve, në përpunimin e qumeshtit dhe kohët e fundit pse jo, po shfrytëzohen me sukses në ngrohjen e serrave. Ngrohja e serrave me ujra termale në zonat ku ato janë disponibile, do të jetë perspektiva e shfrytëzimit të kësaj energjie alternative, që deri më tani ka shkuar kot pa asnjë dobi. Në parim proçesi i ngrohjes me ujra termale, është i njëjtë me atë të metodës së ngrohjes me ujë të ngrohtë. Veçse në këtë rast, uji nuk ngrohet nga kaldaja të posaçme, por mjafton të montohet sistemi i tubove i cili në dallim me ngrohjen teknike me ujë të ngrohtë, nuk duhen përdorur tubo metalike si ato të zakonshmet, sepse % e lartë e kriprave, bën që metalet si bazë e ndërtimit të tubove të gërryhen nga brënda dhe amortizohen shumë shpejt. Prandaj për këtë qëllim janë bërë studime dhe rezultatet kanë qënë se, tubot me aliazhe të ndryshme metalesh kanë rritur rezistencën ndaj këtij efekti negativ. Avantazhet e kësaj metodë janë: - Vlera e ulët e kostove të impianteve. - Sasi relativisht e vogël e pajisjeve instaluese, gjë që ndikon në ulje e hijezimit të serrës. - Nuk ka shumë shpenzime vjetore të mirëmbajtjes. -Nuk ka nevojë për njohuri të thella dhe asistence teknike.

135


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

4.10.3. VENTILIMI DHE PAJISJET E VENTILIMIT TË MJEDISEVE TË MBROJTURA Qëllimi kryesor i vendilimit (ajrimit) Të mjediseve të mbrojtura, është ndërrimi i ajrit që ndodhet brënda këtyre mjediseve me ajrin e jashtëm. Ky proces ndikon në një serrë drejtimesh ku mund të veçojmë: 1. Mënjanimin e ndikimeve negative që ndeshin bimët si pasojë e rritjes së temperaturave nga intensiteti i rrezatimeve të forta të diellit në periudhën e ngrohtë të vitit. 2. Zëvendësimin e ajrit të varfëruar nga CO2 nëpërmjet fotosintezës së bimëve, me atë më të pasur të atmosferës. 3. Largimin e avujve të ujit të shkaktuara nga evapotranspiracioni i bimëve dhe ruajtjen e parametrave hidrik të lagështirës ajrore sipas kërkesave të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve.

Figura 41. Situatë e veshtire në serre, si rezultat i mungeses se ajrosjes

Për të realizuar sa më mirë këtë proçes në kohë të ndryshme, mund të përdoren pajisje nga më të ndryshme, të cilat me kalimin e kohës kanë ardhur duke u evoluar.

Figura 42. Ventilim me anë te ajrosjes

136


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Gjithësesi, në tërësi mund të thuhet së paisjet vendiluese duhet të permbushin këto kërkesa: 1. Të sigurojë një ndërrim sa më të shpejtë të ajrit brënda serrës, të gjithanshem dhe të njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen e saj. 2. Duhet të sigurojnë një hermetizim sa më të mirë të mjedisit të mbrojtur, me qëllim që të mos lejojnë futjen e ajrit të ftohët nga jashtë brënda dhe të mos lejojnë daljen e ajrit të ngrohet nga brënda jashtë tij. 3. Të mos lejojnë futjen e ujit të shiut, borës, breshërit dhe të erës brënda serrës. Figura 43. Ventilimi anësor me anë të hapjes dhe mbylljes së mbulesave anësore

Procesi i vendilimit mund të jetë i detyruar (aktiv) ose i lirë (pasiv). Vendilim i detyruar është kur ajri në serrë nderrohet me anë të pajisjeve që vihen në punë me fuqi motorrike. Ndërsa vendilim i lirë bazohet në zëvendësimin e ajrit nga rrymat ajrore natyrale (erërat), pa ndihmën e mjeteve motorrike. Ajrimi mund të jetë anësor (lateral), nga çatia (kulmor) ose i kombinuar. Paisjet e vendilimit mund të jenë të thjeshta, mekanike dhe të automatizuara. Me pajisje të thjeshta nenkuptojmë ato pajisje që kryhen me anë të forcës së dorës, siç janë hapja dhe mbyllja e dritareve të çatisë, të anësoreve, ngritja ose ulja e mbulesave plastike anësore me dorë ose me anë të manivelit të posaçem, etj. Me pajisje mekanike kuptojmë ato mjete, vendilimi i të cilave bëhet me forcen e mjeteve motorrike, të cilat komandohen me anë të dorës së njeriut. Me pajisje të automatizuara kuptojmë ato mjete që realizojnë proçesin e vendilimit të komanduara me anë të indikatoreve speciale, të cilat bazohen në marrjen e informacioneve sipas një procedure të rregjistruar më parë dhe ja transmetojnë pajisjeve motorrike të cilat realizojnë hapjen apo mbylljen automatike të tyre. Sipërfaqja e ajrimit në mjedise të mbrojtura varet nga tipi i serrës si dhe nga mënyra e kryerjes së tij. Kështu nëqoftëse vendilimi është i lirë (jo i detyruar me mjete vëndiluese), tërësia e sipërfaqes së vendiluar duhet të jetë e ndryshme për zonat e ndryshme klimaterike të vëndit tonë. Për zona të ftohta sipërfaqja e ajrimit nuk duhet të jetë më shumë se 15 – 20% e sipërfaqes mbuluese të serrës, për zonat e ulëta rreth 25 – 30 %, për zonat bregdetare 30 – 35 % dhe për zonat e ngrohta si Sarande, Himare, Vlore, etj, sipërfaqja e vendilimit duhet

137


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

të jetë në 35 - 40% të sipërfaqes mbuluese. Në vendilimin e lirë të serrës, ndërrimi i ajrit bëhet në sajë differences së densitetit të tij të ngrohet dhe të ftohët. Teorikisht është mirë që ajri i jashtëm që është më i ftohët së ai i serrës, para se të hyjë në serrë duhet të ngrohet pak me qëllim që kur të bjeri në kontakt me bimën në serrë ti mos i shkaktoje tronditje fiziologjike, mirëpo nga ana praktike metoda e vendilimit pasiv e bën të pamundur këtë proces. Ndryshe qëndron puna për paisjet, të cilat bëjnë vendilim aktiv (te detyruar). Ato janë pajisje, ku vendilimi kryhet me anë të lëvizjes së elikave speciale me anë të forcës motorrike. Këto pajisje nuk kanë nevojë për sipërfaqe të madhe hapjeje dhe mbylljeje të serrave. 4.10.3.1. SISTEMI I AJRIMIT AUTOMATIK Hapja dhe mbyllja e dritareve në serra modern bëhet me anë mekanizmash që komandojnë gjërësi të lëvizëshme, pa patur nevojë për ndërhyrjen e përhershmë të njeriut. Këto mekanizma duhet të sigurojnë: 1. Të lejojnë hapjen e dritareve në madhësitë që kërkon ajrimi normal i serrës. 2. Të sigurojnë qëndrueshmëri të gjthe dritareve në çdo pozicion të hapjes ndaj veprimit të erës, peshës së saj, etj. 3. Të eleminoje mbylljen e menjehershmë të dritareve në rast difekti të mekanizmit. 4. Të sigurojnë mbyllje hermetike të dritareve. Në vendilimin automatik, hapja dhe mbyllja e dritareve bëhet nga rregjistrimet e bëra më parë në programator. Kështu në rast se tempratura është rregjistruar të mbahet në vlerat nga 25 – 28 oC dhe nëqoftëse ajo fillon e rritet mbi këto kufinj, atëhere programatori e vë në lëvizje hapjen e dritareve dhe elektromotorrat e kryejnë këtë punë rregullisht derisa temperatura ulët nën kufirin 25oC. Ky proçes kryhet aq herë sa herë bëhet lëvizja e temperaturës nën ose mbi këto kufinj të programuar. Mirëpo duke qënë se programatori komandon për një vlerë temperaturë, mekanizmi i hapjes dhe i mbylljes është gjithmonë në lëvizje. atëhere për të eleminuar këtë lëvizje të pandërprerë, kohët e fundit programatoret janë pajisur më intervalë vlerash rregjistruese psh, 27 – 28oC. Kjo do të thotë së mekanizmi nuk hapet e mbyllet pambarim në vlerat e një temperaturë të caktuar por e fillon hapjen dhe mbylljen vetëm kur temperaturat e serrës janë jashtë vlerave 27 – 28 oC. 4.10.3.2. SISTEMI I AJRIMIT MEKANIK Bazohet në zëvendësimin e dritareve ajruese me aspiratore elektrik (ventilatorë). Në shumë vënde të botës kjo mënyrë po merr një përhapje gjithnjë e më të gjërë. Arsyet janë: i) Kostot e ndërtimit të serrave është më e ulët, sepse nuk janë të nevojshme të shpenzohet për ndërtimin e një serrë dritaresh anësore dhe në çati, si dhe një serrë mekanizmash që shërbejnë për hapjen dhe mbylljen e tyre. ii) Ndërrimi i ajrit realizohet në mënyrë të pavarur në përputhje me kushtet klimaterike më të përshtatshme që kërkon bima.

138


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

iii) Kjo mënyrë mund të realizohet i automatizuar, i thjeshtë dhe shumë ekonomik. iv) Krijohet mundësia e zëvendësimit të menjëhershëm dhe të njetrajteshem të temperaturës në çdo cep të serrës. v) Në ditët e verës me temperaturë të lartë, krijohet mundësia e freskimit të menjëhershëm të serrës, duke eleminuar efektet negative të temperaturave të larta te bimët. Gjatë përdorimit të tyre nuk janë verëjtur efekte negative të lëvizjes së ajrit te bimët, perkundrazi në disa raste si në atë të procesit të pllenimit ka ndikim pozitiv. Veç anëve pozitive, natyrshem lindin të shoqëruara dhe disa anë negative që janë: 1) Shpenzim të konsiderueshëm të energjisë elektrike që shërben për të vënë në lëvizje vendilatorët. 2) Në raste të ndërprerjes për një kohë relativisht të gjatë për disa orë të energjisë elektrike, mund të shkatohen probleme serioze te bimët nga ngritja e temperaturës, (kjo më e theksuar në ditët me temperatura të larta). 3) Ka vështirësi në gjetjen e pozicioneve më të përshtatshme të vendosjes së tyre në serrë, me qëllim që të mos lihen “zona të vdekura” të qëndrueshmërisë së ajrit. Për të eleminuar këto difekte, në të shumtën e rasteve merren masa per: a - Vendosjen e gjeneratoreve rezervë të prodhimit të rrymes elektrike në rastet e ndërprerjes së saj. b - Ndërtimin dhe aplikimin e kombinuar të ajrimit të serrave me atë të dritareve anësore, në çati, etj, me aspiratoret elektrik. c - Instalimin e vendilatorëve lëvizës në të gjithë gjatësinë e serrës. Të gjithë këto masa ndikojnë në zbutjen e të metave që pershkruam më sipër dhe në rritjen normale të bimëve në serrë. 4.11. UJITJA PAISJET DHE MENAXHIMI I UJITJES NË MJEDISET E MBROJTURA Është vërtetuar se 90% e sasisë së ujit që bimët marrin nga toka, përdoret për rregullimin e regjimit të temperaturave të trupit të tyre, nëpërmjet procesit të transpirimit. Sasia e ujit që bima përdor për procesin e transpirimit, varet dhe nga diferenca e presionit të avujve të ujit në ajër e bime. Kështu nëqoftëse deficiti i ngopjes së ajrit me ujë është i lartë, atëhere transpirimi i ujit nga bima është më intensive. Nëse bima nuk është në gjëndje të afroje ujë sepse nuk është në sasi të konsiderueshme në tokë, për të mbrojtur veten e saj ajo është e detyruar të fillojë gradualisht mbylljen e gojzave deri në mbylljen e plotë të tyre. Mundësia e bimës për të përballuar procesin e transpirimit, varet dhe nga presioni ozmotik i solucionit toksor. Kështu nëqoftëse toka ka sasira të konsiderueshme kriprash minerale, atëhere presioni ozmotik në tokë është më i lartë se ai i qelizave bimore, duke ndikuar te bimët në rritjen e vështirësise për të përballuar nevojën e transpirimit. Prandaj del e domosdoshme që sasia e ujit në substratin e tokës, të jetë në sasi të mjaf-

139


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

tueshme për bimët. Kjo bëhet më e domosdoshme kur tokat janë të lehta dhe radiacioni diellor është i lartë dhe moti është i ngrohet. Në këto kushte mungesa e ujit, ndikon ndjeshëm në rritjen e presionit ozmotik të solucionit toksor, rritjen e nivelit të kriprave të ndryshme dhe në përgjithësi në rritjen e vlerave të konduktivitetit elektrik të saj. 4.11.1. PËRLLOGARITJA E NEVOJAVE TË BIMËVE PËR UJË Ujitja e bimëve në serra bëhet me mjete me moderne se sa ato të fueshes së hapur. Kjo bëhet e domosdoshme jo vetëm për arësye se serrat janë një shpenzim i madh dhe nuk ka me kuptim që për ujitjen e bimëve të përdoren metodat e zakonshme si ajo me përmbytje, rrëshqitje, me tubo etj, por se ajo që është më e rëndësishme, është se bimët kanë kërkea të atilla që nevojat për ujë janë të ndryshme jo vetëm për bimë të ndryshme, por dhe pjesë të ndryshme të ditës. Kërkesat e bimëve për ujë, varen direkt jo vetëm nga madhësia vegjetative e tyre, por dhe nga intensiteti i rrezatimit diellor, temperaturat e ajrit, e shumë faktorë të tjerë. Prandaj që të perballohen këto kërkesa, patjetër duhet të kalohet në ujitjet me mjete e teknika me moderne me qëllim që jo vetëm të kursehet fuqia punëtore, por të plotësohen më mirë kërkesat e bimëve. Menaxhimi i mirë i ujitjes së bimëve në serra në radhë të parë kërkon njohuri të thella të nevojave të bimëve për ujë. Konsumi i ujit në serra varet nga: i) Intensiteti i ndriçimit diellor; ii) Regjimi i temperaturës së ajrit të serrës; iii) Deficitit ujor në ajër (lagështisë relative); iv) Llojit të bimës dhe faza e zhvillimit të saj; si dhe, v) Nga intensiteti i largimit të ujit nëntoksor të tokës nëpërmjet infiltrimit të ujit dhe largimit të tij nëpërmjet sistemit të drenazhimit, etj. Konsumi ditor i ujit nga bimët në një m2 (shprehet në Pwc = litër/m2/ditë) brënda serrës, është në funksion të rrezatimit total (potencial) diellor nën mbulesë/serrë (shprehet në Grg = J/cm2/ditë). Konsumi ditor shprehet me formulën e njohur: Pwc = (0.0103 x Grg) – 0.8. Nëqoftëse nuk njihet Grg, ajo gjëndet me relacionin Grg = k x Gr, ku Gr është potenciali diellor jashtë mjedisit të serrës, atëhete Grg llogaritet duke marrë në konsideratë koeficentin e përshkueshmërisë së rrezatimit diellor (k) nga mbulesat plastike si: i)k=0.75 për mbulesat plastike të reja, ii) k=0.7 për ato që janë përdorur për një vit dhe iii) k=0.62 për ato që janë përdorur për 2 vjet. Në bazë të saj llogaritet Grg brënda serrës. Nëqoftëse nuk njihen as Gr dhe as Grg, atëhere mund të bëhet një vlerësim i përafërt i kësaj vlerë që vjen nga të dhënat e matjeve të mesatares shumvjeçare të një zonë të caktuar dhe periudhë të caktuar të vitit. Psh, nëqoftëse njihet që vlera e rrezatimit total potencial diellor (Gr) Në një zonë të caktuar dhe në një periudhë të caktuar të vitit, ta zeme në javen 51 dhe të 52 të vitit, në Sarande është 900 J/cm2 (tabela 12), atëhere kjo vlerë mund të meret si e vërtetë për atë zone. Po kështu veprohet edhe për javet e tjera, mjafton të zbresim ose të shtojme (kuptohet kur temperaturat vinë në rritje apo në ulje) rreth 80 J/cm2. Kjo metodë është e përafërt, por na ndihmon për të përcaktuar nevojën e bimëve për ujë në një periudhë të caktuar të vitit.

140


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Vlera e rrezatimit të potencialit diellor në serrë (Gr), varet edhe nga prania e reve në qiell. Kështu: i) Në qiell të pastër pa re, koeficenti i vranesires konsiderohet 1; ii) qiell i mbuluar me më pak se 25 % re, koeficenti duhet të pranohet me 0.9; ii) me 50 % re – 0.8; iii) me 75% re – 0.7; iv) me 90% re – 0.6; v) me 100% re 0.5; vi) qiell me shi – 0.4; vii) qiell me shi të dendur – 0.3; dhe vii) qiell me shi shumë të dendur – 0.2. Rritja e temperaturës brënda serrës shoqërohet me uljen e lagështirës ajrore në të. Ulja e lagështirës ajrore shkakton rritjen e deficitit ujor të ajrit dhe rrjedhimisht rritet dhe konsumi ditor ujor i bimëve për ujë. Në llogaritjen e përcaktimit të nevojave për ujë të bimëve për një periudhë të caktuar, varet edhe nga kërkesat e bimëve për fazat të ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve. Për këtë qëllim përdoren koeficentet e adaptimit të kërkesave të bimëve për ujë (Ccc), ku vlera maksimale Ccc = 1. Tabela 13. Nevojat e ujit në l/m² sipas javeve të vitit dhe të radiacionit diellor Javet e vitit Radiacioni diellore J/cm² Konsumi i ujit (pwc) Në l/m² Konsumi i ujit në l/m² për 1000 J

51/52 1/50 2/49 3/48 4/47 5/46 6/45 7/44 8/43 9/42 10/41 11/40 12/39 13/38 14/37 15/36 16/35 17/34 18/33 1932 20/31 21/30 22/29 23/28 24/27 25/26

900 (800) 980 (880) 1060 (960) 1140 (1120) 1220 (1200) 1300 (1200) 1380 (1280) 1460 (1360) 1540 (1440) 1620 (1520) 1700 (1600) 1780 (1680) 1860 (1760) 1940 (1840) 2020 (1920) 2100 (2000) 2180 (2080) 2260 (2160) 2340 (2240) 2420 (2320) 2500 (2400) 2580 (2480) 2660 (2560) 2740 (2640) 2820 (2720) 2900 (2800)

1,423 1.818 2.016 2.016 2.213 2.411 2.609 2.806 3.004 3.201 3.399 3,597 3.794 3.992 4.189 4.387 4.585 4.782 4.98 5.177 5.375 5.573 5.770 5.968 6.165 6.363

1,58 1.72 1.72 1.77 1.81 1.85 1.89 1.92 1.95 1.98 2.00 2,02 2.04 2.06 2.07 2.09 2.10 2.12 2.13 2.14 2.15 2.16 2.17 2.18 2.18 2.19

141


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Psh, domates i njihen 6 faza të ndryshme zhvillimi që janë: i) Mbjellje lulëzim i katit të I, vlerat e Ccc i njihet 0.3 – 0.5, ii) lulëzim i katit të I deri në lulëzimin e katit të II, Ccc = 0.5 – 0.65, iii) lulëzim i katit të II deri në lulëzimin e katit të IV, Ccc = 0.65 – 0.8, iv) lulëzim i katit të IV deri në vjelje, vlera e Ccc = 0.8-1.1, v) vjelja e I deri në 2 jave, Ccc = 1.1, vi) Vjeljet e para deri ½ e sezonit të vjeljes, Ccc = 1 dhe vii) nga ½ e sezonit të vjeljes deri në fund të prodhimit, Ccc = 0.9. Domatja konsiderohet si 100% të kërkesave për ujë kur ajo ka arritur lartësinë 1.4 – 1.6 m nga toka. Dozat e ujitjeve varen nga nevojat ditore të bimëve për ujë. Në një tokë lymo-argjilore doza e ujitjeve mund të jetë 4-6 mm/ditë ose 4-6 l/m2, ndërsa në atë lymore doza 2-4 mm/ditë. Kjo varet nga temperatura dhe kërkesat e bimëve, por gjithësesi për bimët që kultivohen në serra, këshillohen doza të vogla ditore dhe me frekuenca të caktuara kohore. Këshillohet që gjatë ditës rreth 40 % e dozes ditore të hidhet në pjesën e parë të ditës, 40 % në mesditë dhe 20% afër mbrëmjes. Kjo shpërndarje ditore bën që bimët të ushqehen me së miri me ujë dhe kripra minerale të tretura në të. Këshillohet gjithashtu qe: i) Për tokat argjilore, sasia e ujit që nxjerr një dripër (vrime e tubit të ujitjs me pika), të jetë më pak se 1 litër në orë. ii) Për tokat e mesme 1-2 litra/ore dhe iii) Për tokat ranore 2-3 litra/ore. Dihet që për arësye të ndryshme si mungesa e përvojës së përllogaritjeve të bimëve me këto metoda, mungesa e shumë të dhënave teknike për mungesë mjetesh matese, njohuri të pamjaftueshme për këtë problem, vështirësojnë punën për përcaktimin e nevojave të bimëve për ujë. Megjitheate bimët do të ujiten sipas kërkesave të tyre. 4.11.2. SISTEMET E UJITJEVE NË MJEDISE TË MBROJTURA Sistemet e ujitjes në bujqësi njihen: i) sipërfaqësore, ii)nëntoksore, iii) Në formë shiu dhe iv) me pika. çdo sistem përbëhet nga mënyrat të ndryshme ujitjeje. P.sh. Në sistemin sipërfaqësore janë ujitjet me brazda, me përmbytje dhe me rrëshqitje. Në sistemin nëntokësorë janë ato mënyra ku uji sigurohet me anë të infiltrimit kapilare nga shtresat më të thella të tokës drejt sipërfaqes. Në ujitjen në formë shiu, uji hidhet me anë të mjeteve shihedhese dhe me pika uji hidhet nëpërmjet pajisjeve speciale me anë pikash. Gjithësesi ujitjet në serra duhet të jenë më të ekuilibruara, të dozuara sipas kërkesave të bimëve. Çdo teprim apo çdo pakesim i plotësimit të kërkesave për ujë të bimëve në serra, ndikojnë për keq në rritjen dhe zhvillimin e bimëve. Sistemi i ujitjes në formë shiu, në krahasim me sistemet e tjera të ujitjes, është forma me natyrale dhe më e mirë e ujitjes së bimëve. 1)Avantazhet e ujitjes në formë shiu janë: 1. Siguron një shpërndarje uniforme të sasisë së ujit në të gjithë sipërfaqen dhe nuk krijon pellgje uji të tepërt si në disa sisteme të tjera ujitjeje, 2. Uji duke kaluar nëpërmjet ajrit si rezultat i kontaktit me të, në mënyrë të natyrshme bimëve i sigurohet edhe lagështira ajrore;

142


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

3. Nuk është nevoja e hapjes së vijave kulluese për largimin e ujrave të tepërta siç ndodh në disa sisteme të tjera. 4. Lejon mundësinë e kursimit të ujit për ujitje. 5. Nuk shkakton erozion në sipërfaqen e tokës. 2) Disavantazhet e ujitjes në formë shiu janë: 1. Nuk mund të ujisesh në orët e nxehta të ditës, pasi diferencat e temperaturave ndërmjet ujit dhe bimës janë të ndryshme dhe në këtë mënyrë krijohen shqetësime fiziologjike në bimë. 2. Si rezultat i kontaktit të gjetheve të bimës me ujin, kryesisht në bimët perimore, krijohen premisa të infektimit nga sëmundjet kriptogamike. 3. Në ditët me ere, krijon vështirësi në shpërndarjen uniforme të ujit në sipërfaqe. 4. Paisjet shihedhese janë shumë difektoze dhe kanë nevojë për shumë shpenzime në mirëmbajtjen e tyre. Sistemi i ujitjes me pika. Me qëllim që të eleminoheshin sa më shumë disavantazhet që ishin në sistemin e ujitjes në formë shiu, sot po përdoret gjërësisht sistemi i ujitjes me pika. Kjo mënyrë deri tani është forma më e përhapur dhe më e përsosur në botë , e cila aplikohet pothuajse në të gjithë kulturat bujqësore jo vetëm në kulturat perimore, por dhe të drithrat (miser), bimë industriale, peme frutore dhe veçanërisht përhapje të gjërë sot ka gjetur në kultivimin e perimeve sidomos në sera. 1)Avantazhet e ujitjes me pika janë: 1. Mund të ujisesh në çdo orë të ditës, pa patur asnjë shqetësim fiziologjik të bimëve; 2. Krijon mundësinë e ujitjes uniforme të atyre shtresave tokësore që janë në kontakt direkt me rrënjët e bimëve dhe njëkohësisht me rritjen e sistemit rrënjore, mund të rritet pa vështirësi dhe shtresa e ujiteshme tokësore; 3. Sipërfaqja e tokës pas ujitjes me pika, nuk laget por mbetet e thatë duke eleminuar kështu mundësinë e infektimit nga sëmundjet që vinë nga sipërfaqja e tokës; 4. Eleminon rritjen e panevojshme të lagështirës ajrore dhe kontaktin direkt të ujit me gjethet dhe bimën, duke bërë kështu të mundur eleminimin e sëmundjeve kriptogamike; 5. Ujitja me pika nuk keqesohet me keqesimin e kushteve të motit si ditë me ere, shi, etj, por mund të vazhdohet në mënyrë të pavarur; 6. Sasia e ujit për njësi të sipërfaqes është plotësisht e kontrolluar dhe mund të rregjistrohet pa asnjë vështirësi sipas kërkesave dhe fazave të bimëve; 7. Lejon mundësinë e montimit të pajisjeve të plehërimit suplementare sipas kërkesave dhe fazave të zhvillimit të bimëve; 8. Ujitja me pika, favorizon në mënyrë të shkëlqyer përdorimin e polietilenit të zi ose të bardhë si mulçërim; 9. Kursen pa vështirësi ujin;

143


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

10. Nuk pengon montimin e aparateve dhe pajisjeve të tjera kontrolluese dhe klimëformuese, si sistemin e ngrohjes, të vendilimit e tjerë; 11. Nuk ka shumë nevojë për riparime dhe mirëmbajtje, pasi difektet janë shumë të rralla; 12. Paisjet mund të montohen dhe të zmontohet pa vështirësi kur të jetë nevoja dhe munt të ruhen në depo për tu ripërdorur në disa vite me radhë, etj; 2) Disavantazhet e ujitjes me pika: Krahas avantazheve ka dhe disa disavantazhe të cilat janë; I) Nuk mund të sigurohet lagështi ajrore, sepse është eleminuar kontakti i ujit me ajrin, II) Nuk mund të përdoret çdo lloj uji pa i u nenshtruar më parë një pastrimi special nga papastërtite fizike dhe biologjike, III) Ka nevojë për një investim fillestare me vlera të larta, Sistemi ujites me pika përbëhet nga 3 grupe kryesore: I) pompa; II) filtrat dhe tubacionet kryesore, dhe III) tubot ujitjes me pika. Pompa. Eshtë elementi kryesore i cili nëpërmjet saj realizohet kalimi i ujit nga vëndi i marrjes së ujit (kanali, rezervuari, pusi, lumi ose perroi e tjer) dhe dërgimin e tij në mënyrë të komprimuar nëpërmjet tubove deri në pikehedhesat. Tipet, madhësia, fuqia apo konstruksioni janë shumë të ndryshme, por e rëndësishme për ta zgjedhur atë, është që në fillim të bëhen disa llogaritje të thjeshta si: I) Sasia e nevojshme e ujit për ujitje në një sipërfaqe të caktuar në njësi në e kohës dhe II) Aftësia nxjerrëse e pompes, në mënyrë që sasia e ujit të dalë për çdo pikehedhes të jetë 1.75 - 2.8 litra ujë në orë dhe me një presion punë variabel të pikehedhesave 0.3 1.5 BAR. Pasi bëhen llogaritjet e duhura zgjidhet tipi dhe fuqia e pompes. Pompa mund të jetë elektrike ose me lëndë djegëse si naftë dhe benzine. Filtrat dhe tubacionet kryesore. Uji në përbërjen e tij, ka papastërti të ndryshme, që varen nga vëndi së ku meret ky ujë. Papastërtite janë me natyre inerte dhe biologjike. Papastërtite inerte janë rerat, fraksionet e argjilës e tjerë dhe biologjike janë algat një dhe shumëqelizore. Uji i burimeve apo i puseve është shumë më i pastër se sa uji që meret direkt nga lumi ose perroi. Nëqoftëse uji futet direkt pa u filtruar nëpër tubacionet e pikehedhesve, atëhere shumë shpejt pikehedhesat do të dalin jashtë funksionimit, sepse filtrat e vrimave të pikehedhesave do të bllokohen. Prandaj, pavarësisht nga natyra e ujit, është domosdoshmëri që uji për ujitje më parë t’i nënshtrohet një sistemi pastrimi dhe këtë rol e luajnë filtri i rërës dhe ai i argjilës. Filtri i rërës si parim punë është paraqitur në skemën bashkengjitur. Pjesët përbërëse të filtrit janë: 1. Vënd-hyrja e ujit, 2. Trupi i filtrit prej alumini ose plastike, 3. Mbledhesi i papastërtive, 4. Rezervuari i rërës dhe i papastërtive të tjera të mbledhura, 5. Drejtimi i lëvizjes centrifugale i ujit, 6. Rera

144


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

dhe papastërtite e tjera, 7. Uji i pastruar që do të shkojë në tubot e ujitjes me pika, 8. Vëndshkarkimi i papastërtive. Parimi i pastrimit është ai i lëvizjeve rrotulluese centrifugale të ujit brënda trupit të filtrit, i cili si rezultat i forcave centrifugale, grimcat me peshë specifike më të rëndë së uji, perplasen në parëtet e filtrit dhe depozitohen në mbledhesin e papastërtive, ndërsa uji i pastër që është me peshë specifike më të lehtë se sa ai me papastërtite, ngelet në qëndër të filtrit dhe kalon në sistemin e pastrimit të filtri i argjilës (në qoftë së vihet). Në filtrat e argjilës, nëpërmjet sistemit të rrjetave, bëhet pastrimi përfundimtare nga fraksionet e argjilës dhe ato të mikroorganizmave një dhe shumë qelizore. Uji i pastruar nga këto papastërti, kalon më pas në tubot përcjellese dhe nëpërmjet tyre në tubot pikehedhese. Tubot pikehedhese ose me vrima. Për zgjedhjen e tyre një rëndësi të veçantë duhet kushtuar distancave të vendosjes së vrimave, në mënyrë që distancat e tyre të jenë në përputhje me distancat e mbjelljeve të bimëve në rresht. Nëqoftëse vrimat janë me afër se vetë distanca e bimëve, do të thotë që presioni dhe sasia e llogaritur e ujit për çdo bime, nuk është e sakte po ashtu edhe në rastin kur distanca e vrimave është më e madhe. Një vrime ose pikehedhes (sipas skemës që është paraqitur), është e përbërë nga; i) Pjesa hyrese e ujit, e cila dhe aty ka një filter të imet të cilat nuk lejojnë fraksione të ndryshme të papastërtive. ii) Qelizat/dhomat e reduktimit të presionit të cilat në sajë të lëvizjeve turbulente të ujit, bën që presioni të redutohet, duke bërë të mundur që sasia e daljes së ujit në të gjithë vrimat e pikehedhesave në të gjithë gjatësinë e një tubi, të jetë pothuajse e barabartë. Figura 44. Shtrirja e impiantit të sistemit ujites me pika neper sera

Tubot me vrima janë në dy tipe: i) Pa reduktor presioni, dhe ii) me reduktor presioni (me lëvizje turbolente). Tubo pa reduktor presioni do të thotë që uji nëpër vrimat e daljes së tubit, në vrima të ndryshme del me presioNë të ndryshme, d.m.th. së vrima e parë nxjerr me shme ujë së vrima pasardhese. Ndërsa të tubot me reduktor presioni, para se uji të dali në sajë të lëvizjeve të detyruara (shtjellave) reduktohet presioni i daljes duke e përcjelle atë drej vrimave pasardhese e me radhë dhe pastaj del jashtë. Kjo mënyrë daljeje bën që presioni në vrimat e fillimi të ruhet në një farë mënyrë i barabartë në të

145


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

gjithë vrimat që janë më pas gjatë të gjithë gjatësisë së tubit. Tipi i parë përdoret për gjatësi shumë të shkurtëra 15 - 30 metra, ndërsa tipi i dytë përdoret për gjatësi të mëdha deri në 300 ose me tepër. Kjo e dyta siguron një regjim më të mirë punë pavarësisht nga gjatësia dhe pjerrësia natyrale e tokës. Pjerrësia e lejuar natyrale mund të jetë deri në 10%. Largësia e vendosjes së vrimave për çdo tip është 10, 20, 30, 40, 50, 60 cm, etj, të cilat përzgjidhen sipas llojit të bimëve të mbjellura. Spesori i tubit është nga 0.150 mm - 0.340 mm. Gjatësia e një tubi të vendosur në një bobiNë është nga 600 - 3000 m sipas tipeve. Vëndalja (pikehedhesi) e ujit është e përbërë nga 3 segmente që janë; i)dritarja e futjes së ujit në kanalin e vrimes, ii) xhepi i lëvizjes turbulente të ujit dhe i reduktimit të presionit, iii) vrima e daljes së ujit. Presioni i daljes së ujit është nga 0.30 - 1.05 BAR, që siguron një dalje uji nga 1.75 – 2.8 litra ujë në orë. Duke ditur presionin e daljes së ujit që matet nga manometri presionit, si dhe sasinë e daljes së ujit për 1 orë për një vrime, si dhe nevojat e bimëve gjatë një ditë, mund të llogarisim se sa orë në ditë duhet të rri në punë sistemi i ujitjes. Kujdesi dhe mirëmbajtja e tyre konsiston në në dy drejtime; 1. Mbrojtja e tubove nga dëmtimet fizike si: prerjet, djegjet, shtypjet, tërheqjet e sforcuara e tjerë, me qëllim që ato të ruhen sa më mirë. Për çdo rast të tillë të merren menjëherë masa që vëndi i dëmtuar të riparohet me qëllim që impianti të jetoje sa më gjatë dhe të mos shkaketoje shqetësime në ujitjen normale të bimëve. 2. Mbrojtja nga dëmtimet që vinë si rezultat i moszbatimit rigoroz të rregullave të filtrimit të ujit nga papastërtite e ndryshme (qe u spjeguan më sipër). A - Filtrat të pastrohen sa më shpesh të jetë e mundur me qëllim që të rrisin efektin filtrues të ujit. B - është mirë që të mos përdoret uji nga kanalet ku uji ka qënë i ndenjur, për arësye se këto ujra janë të pasura me alga një dhe shumë qelizore që ndikojnë në bllokimin e hapsirave turbulare të vrimave të tubove. C - Nuk duhet përdorur ujra të trubullta sepse ato pëmbajnë shumë fraksione të rërës dhe të argjilës, që megjithëse i nënshtrohen procesit të pastrimit nga filtrat, përsëri ndikojnë në bllokimin e sistemit të vrimave. Për këtë qëllim është mirë që në një vënd të përshtatshëm, uji të depozitohet në një bazën për tu dekantuar sa më mirë papastërtite dhe më pas të kalohet në tubacione. Ujrat e puseve janë shumë më të përshtatshëm për këtë qëllim. 4.11.3. ROLI I CO2 DHE PËRDORIMI I TIJ NË SERRA Një rol të rëndësishëm në sintezën e lëndës organike përveç dritës së diellit, klorofilës, luan prania e gazit karbonik (CO2), i cili në ajër gjëndet rreth 16 mgr/litër ajër ose 0.03%. Kaq i rëndësishëm është ky element sa mjafton të përmendim që në 1 gr lëndë të thatë , gjënden 450-500 mgr CO2. me rritjen e intensitetit të ndriçimit duhet të rritet dhe prania e CO2. Gazi karbonik është një ndër elementët kryesor që shërben për realizimin e fotosintezës

146


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

te bimët. Pa praninë e CO2, bima nuk sintetizon lëndë organike dhe nuk zhvillohen. Elementin C, bima e merr vetëm nëpërmjet CO2 dhe H2CO3. Në lidhjet e tjera organike, karboni nuk ka mundësi të shfrytëzohet nga bima. Prandaj kultivuesit e bimëve në serra, krahas problemeve të tjera, duhet të kenë mirë parasysh këtë fakt dhe të marrin masa që ky element kaq i rëndësishëm të jetë i pranishëm, në ato kufij që bima ka nevojë. Në ajër prania e CO2, është 0.03% të vëllimit të ajrit që përmban atmosfera. Praktikisht kjo sasi është shumë më e ulët së optimalja që bima ka nevojë për sintezën e lëndës organike. Megjithëse ky përqëndrim është relativisht i ulët, bimët ne saj te sipërfaqes së madhe të gjetheve, bëjnë të mundur ta asimilojnë mirë kete gaz dhe të realizojnë proçesin e fotosintezës. Studimet kanë vërtetuar se përvetimi i CO2, rritet me rritjen e ndriçimit diellor dhe të intensitetit të ndriçimit. Kur rritet prezenca e CO2 në mjedisin e serrës edhe prodhimi është më i lartë. Prandaj nga ana praktike, fermerët që merren me kultivimin e bimëve në serra, duhet të sigurojnë sa më mirë të jetë e mundur, sasitë e domosdoshme të CO2. Përveç gjetheve, të cilat kanë rolin kryesor të përvetësimit të CO2, në këtë drejtim rëndësi kanë dhe rrënjët e bimëve të cilat kanë mundësi të absorbojnë sasi të konsiderueshme të CO2, e cila çlirohet gjatë proçesit të frymëmarrjes. Nga pikepamja praktike, mbajtja e tokës në gjëndje të shkrifët duhet të jetë gjithmonë në konsideratë, në mënyrë që në ajrin e tokës të jetë prezente jo vetëm sasia e CO2 që del nga proceset oksidoreduktive të frymëmarrjes së bimëve, por dhe nga depërtimi i CO2 që ndodhet në ajrin e serrës. Eshtë vërtetuar se me shtimin e CO2 në ambjentin e serrës rritet dhe fotosinteza, por edhe ky fenomen ka një kufi ku po të shtohet mbi 15 – 20 herë sasia e CO2, kjo jo vetëm që nuk ndikon me në rritjen e intensitetit të fotosintezës, por ndikon për një farë “helmimi” për bimët. Mungesa e CO2 në ajër verëhet sidomos në kushtet kur në serrë ka një vegjetacion të bollshëm bimor, temperatura relativisht të larta 20 – 320C dhe intensitet të lartë ndriçimi diellor. Si rezultat i një proçesi fotosintezë intensive që zhvillohet në këto kushte, ndodh ulja e konsiderueshme e përqëndrimit të CO2 dhe bimët kalojnë në strese për këtë element. Prandaj për të zbutur sadopak këtë efekt negativ, është e domosdoshme të bëhet ajrimi i serrës sipas parametrave të pershkruara më sipër me qëllim që të bëhet ripasurimi i ajrit me CO2. Në serra, CO2 duhet futur në orët e mesditës ku proçesi fotosintetik është intensiv. Nga provat e bëra, ka rezultuar së kur përqëndrimi i CO2 për bimën e kastraveçit është rritur 0.6%, atëhere rendimenti i tij është rritur rreth 70%. 4.11.4. KRITERET TEKNIKE TË PLEHËRIMIT TË BIMËVE QË KULTIVOHEN NË SERRA Dihet që kërkesat e bimëve për elementë ushqyes janë të ndryshme për bimë të ndryshme dhe po kaq të ndryshme janë dhe për fazat të ndryshme të zhvillimit të tyre. Për të patur sukses në kultivimin e bimëve në mjedise të mbrojtura, një rol të rëndësishëm madje vendimtar në arritjen e prodhimeve të kërkuara, luan edhe përcaktimi dhe plotësimi i nevojave të bimëve për elementë ushqyes. Bimët që kultivohen në serra, janë shumë kërkuese ndaj elementëve ushqimore dhe

147


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

mosplotësimi në kohën, sasinë dhe cilësinë e duhur, ndikon direkt në sasinë dhe cilësinë e prodhimit. Kjo është e lidhur jo vetëm në aftësinë ulët të tyre për ti asimiluar këto elementë, por dhe me rendimentet relativisht të larta që merren nga këto bime nëpër këto mjedise. Plehërimi në serra duhet të synoje ushqimin e ekuilibruar të bimës, me qëllim që ato të kenë një rritje dhe zhvillim sa më të harmonizuar në mes rritjes dhe frutifikimit. Por në të njëjtën kohë mënyra dhe teknika e plehërimit, nuk duhet të lejoje që bimët në serrë të rriten “dëmbele”, por të favorizojnë një rritje të fuqishme dhe futjen sa më thellë në tokë të sistemit rrënjor, në mënyrë që bima të shfrytëzoje sa më mirë ujin dhe elementët ushqimore që ka vetë toka. Në përcaktimin e dozave optimale të plehërimit të bimëve në serra, duhet tu pergjigjemi më parë disa pyetjeve që kemi të bëjmë me këtë problem: i) Sa plehëra do të përdoren? ii) Kur duhet të përdoren? iii) Si të përdoren?, etj. Këtyre tre ose më shumë pyetjeve, kultivuesit duhet t’i “pergjigjen” me kujdes dhe pergjigjet të jenë në përputhje me kërkesat e çdo bime që kultivohet në mjedise të mbrojtura. Për të përcaktuar se sa plehëra duhen për t’u përdorur për një bimë të cakuar, në radhë të parë bëhet bilanci i elementëve ushqimore. Kjo bëhet duke u nisur nga nevojat e bimës për të prodhuar 100 kg fruta dhe në bazë të saj të gjithë sasinë e prodhimit të parashikuar për të marre, dhe sasinë e elementëve ushqimore që toka i vë në dispozicion bimës. Diferenca në mes tyre mbetet të plotësohet me plehëra organikominerale, nëpërmjet plehërimit bazë, shoqërues dhe plotësues. Gjithësesi në tëkniken e plehërimit duhet të mbahen parasysh edhe një serrë faktorësh të tjerë, ndër të cilët mund të përmendim: 1) Përqëndrimi i lartë i kriprave që vjen si rezultat i përdorimit të njëanshëm dhe me doza të larta të plehërave kimike, ndikon në uljen e dinamikes së rritjes së bimëve. Ky fenomen shfaqet ndjeshëm sidomos në tokat që janë të varfra në lëndë organike. Ndërsa në ato toka ku lënda organike gjëndet në sasi normale, ky fenomen është më pak i dukshem. 2) Nëqoftëse plehërojme vetëm me makroelementë, sidomos në serra ku rendimentet e bimëve janë të larta dhe lemë pas dorë përdorimin e plehërave me mikroelementë, do të shkaktojme vështirësi të pakapercyeshme jo vetëm në rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve, por dhe në uljen e rezistencës së përgjithshme të bimëve ndaj prekjes së sëmundjeve dhe marrjen e prodhimeve me cilësi të ulët. 3) Në thithjen sa më të mirë të elementëve ushqimore nga bimët, një rol të rëndësishëm luan temperatura e tokës dhe prania në të e një lagështie në parametra optimale. Në këtë drejtim rol të rëndësishëm luajnë edhe faktorët e tjerë mikroklimaterik në këto mjedise si: temperatura e ajrit, drita, CO2, e të tjerë.

148


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

4.11.4.1. NEVOJAT E BIMËVE PËR ELEMENTË USHQIMORE Sipas studimeve të bëra, kërkesat për elementë ushqimore për 100 kg fruta të freskëta për disa bimë më kryesore që kultivohen në mjedise të mbrojtura janë (tabela 14): Tabela 14. Nevojat e elementëve ushqimore për 100 kg fruta të freskëta Lloji i bimës

Domate Speca Patllixhana Trangull Sallata Barbunja Spinaq Pjepër Kungull gjellë Laker Lulelaker

Nevojat e elementëve ushqimore për 100 kg prodhim të freskët N (kg) P2O5 (kg) K2O(kg) 0.45 0.45 0.5 0.48 0.17 0.58 0.17 0.27 0.53 0.25 0.15 0.5 0.2 0.1 0.48 0.75 0.2 0.6 0.47 0.18 0.5 0.37 0.17 0.63 0.3 0.55 0.1 0.36 0.13 0.43 0.4 0.16 0.5

Në këtë tabelë janë paraqitur veten nevojat për makroelementët, apo siç quhen elementët kryesore ushqimore N, P2O5 dhe K2O, ndërsa për mikroelementët si Mangani, Molibdeni, Cobalti, Bakri, etj, nuk janë paraqitur. Prandaj përcaktimi i drejtë nevojave të bimëve për elementë ushqimore, zbulimi i gjëndjes faktike e tyre në substratin ushqimor tokësor, si dhe plotësimi i tyre me plehëra bazë e plotësuese gjatë vegjetacionit, ndikojnë që bimët të rriten dhe zhvillohen më së miri dhe prodhimet e tyre të jenë të kënaqshme. Prandaj detyra parësore e fermerëve që merren me kultivimin e bimëve në këto mjedise, është përcaktimi nevojave të bimëve të ndryshme që do të kultivoje dhe plotësimi i tyre për të arritur rezultatin e dëshiruar. Por realizimi i këtij qëllimi kërkon një serrë njohurishe paraprake dhe më pas realizimi i tyre për qëllimin e vene. Përcaktimi i elementëve ushqimore të nevojshëm për kultivimin e bimëve në mjedise të mbrojtura, janë të domosdoshme një serrë analizash kimike të cilat përcaktojnë nivelin e makroelementëve në tokë. Për përcaktimin e nivelit të tyre në tokë. Analizat kimike bazohen në përcaktimin e: i) Nivelit të lëndës organike (%); ii) Nivelit të N (në miligram për 100 gr tokë); iii) Nivelit të P2O5 (në miligram për 100 gr tokë); iv) Nivelit të K2O (në miligram për 100 gr tokë). Klasifikimi i tokës sipas nivelit të pranise së elementëve më kryesore ushqimore bëhet sipas tabelës 15. Në bazë të këtyre treguesve, rendimentit të parashikuar, koefiçentit të përvetësimit të plehërave nga llojet e bimëve, si dhe nevojave të lëndëve ushqimore për 100 kg fruta të

149


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

freskëta, përcaktohen sasitë e plehërave organike dhe kimike, që duhet të bëhen sipas bimëve që mbillen dhe kultivohen në këto mjedise. Normat orientuese të përdorimit të plehërave organo-minerale në bazë niveleve të pjellorise së tokës, llojit të bimës dhe të rendimentit të parashikuar janë paraqitur në tabelat në vazhdim. Të dhënat sygjerohen në bazë të studimeve të bëra nga specialistët e kërkimit shkencor të IPP-Tiranë. Tabela 15. Klasifikimi i pjellorise së tokës sipas përmbajtjes së elementëve ushqimore Niveli i klasifikimit të tokës Shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur

Lënda organike (%) <10 10-15 16-25 26-40 >40

Elementët përcaktues të pjellorise së tokës N2O (miligram P2O5 (miligram K2O(miligram në në 100 gr tokë) në 100 gr tokë) 100 gr tokë) <3 <2 <6 3.1-6 2.1-4 6.1-12 6.1-9 4.1-6 12.1-18 9.1-12 6.1-8 18.1-24 >12 >8 >24

4.11.4.2. MËNYRAT E SHPËRNDARJES SË PLEHËRAVE Plehërat organike dhe minerale mund ti jepen bimëve në tre mënyra: a) Në gjëndje të ngurtë; b) Të tretura në ujin e ujitjes, dhe c) Me sperkatje të masë gjethore (Këto dy të fundit janë vetëm për plehërat minerale). Në gjëndje të ngurtë, është forma më kryesore jo vetëm në vëndin tonë por dhe në shumë vënde të tjera. Ato mund të hidhen me shpërndarje në të gjithë sipërfaqen ose e lokalizuar pranë sistemit rrënjor të bimëve. Ato mund të hidhen njeherësh ose duar – duar në varësi të llojit të plehut, fazave të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve, ose gjëndjes dhe kushteve toksore. Plehërat organike në përgjithësi hidhen para punimit të fundit të tokës. Ato shpërndahen uniformisht në sipërfaqen e tokës dhe permbysen në tokë. Plehërat organike duhet të jenë në përgjithësi të dekompozuara relativisht mirë me qëllim që aktiviteti mikrobiologjik të jetë i drejtuar jo për dekompozimin e tij, por për shpërbërjen dhe mineralizimin në përgjithësi të elementëve ushqimore, të gatshëm për tu tërhequr nga bima. Për bimët që kultivohen në serra, plehërat organike nuk duhet të hidhen në gropa, sepse një plehërim i tillë bën që bima të zhvilloje një sistem rrënjor të lokalizuar duke ndikuar negativisht në përvetsimin e elementëve të tjerë ushqimore që ndodhen në tokë. Në një plehërim të tillë bima si të thuash bëhet “dëmbele”. Dozat e mësipërme janë të rekomandueshme për bimët që kultivohen në sezonin e parë, ndërsa për bimët që kultivohen në sezonë të dyta, këto norma zakonisht pergjysmohen. Kjo për arësye, jo së bimët e sezonit të dytë nuk kanë nevojë për lëndë ushqimore, por së plehërimet organike të sezonit të parë kanë efekte ushqimore (ngelin

150


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

rezerva të asimilueshme në tokë) edhe për bimët e sezonit të dytë. Sipas shumë autorëve, të cilat janë marrë me efektin e përdorimit të plehërave organike në mjedise të mbrojtura, përdorimi i këtyre plehërave ndikon shumë mirë në: - Favorizojnë zhvillimin e mikroorganizmave të dobishmë të tokës. - Pasuron tokën me mikroelementë. - Ndikon në rregullimin e bilançit të plehërave minerale në tokë. - Përmirëson cilësitë ujëmbajtëse të tokës dhe amortizon ndryshimet e lagështisë së tokës. - Ka ndikim termorregullues në tokë. - Ndikon në pasurimin e mjedisit me CO2. Plehërat azotike, në përgjithësi përdoren gjatë vegjetacionit. Kjo ka rëndësi sepse përdorimi i menjëhershëm i tyre ndikon jo vetëm në rritjen e përqëndrimeve të solucioneve tokësore të cilat ndikojnë për keq në asimilimin e tyre nga rrënjët e bimëve, por nga ana tjetër në kohën deri sa bimët ta absorbojnë atë, do të ndodhin humbje relativisht të mëdha nëpërmjet mineralizimit të tyre dhe shplarjeve nga ujitjet. Por në rastet kur një pjesë e tyre përdoren si plehërim bazë dhe shoqërues, këshillohet të përdoret në formë ureje (apo forma kristalore të qëndrueshme si Hakafod, etj), sepse ato kanë vetinë të fiksohen në kompleksin koloidal të tokës bujqësore dhe nuk shplahet nga ujrat gjatë ujitjeve. Ndërsa gjatë vegjetacionit është mirë që plehërat azotike si ato në formë nitrati, ashtu dhe ato në formë ureje, të përdoren gjithmonë të shoqëruara me prashitje. Kështu psh, nitrati i amonit {NH4NO3} përmban 33 - 34 % N2O. Bima e shfrytëzon atë në 2 forma, si ajo amoniakale NH3+, po ashtu dhe formën jonike NO32+. Por forma amonjakale gjatë zberthimit nëqoftëse nuk është në kontakt me koloidet e tokës, del jashtë sipërfaqes së tokës dhe humbet në natyre. Ndërsa po të mbulohet në tokë me anë të prashitje, ajo fiksohet në kompleksin thithes të tokës. Forma jonike NO32+ zakonisht, fiksohet në komplexin koloidal të tokës. Por edhe në këtë formë, gjatë ujitjeve ose reshjeve të bollshme ka mundësi të shplahen me lehtësi nga toka, prandaj nuk këshillohet të përdoret si plehërime bazë, por si plehërime plotësuese gjatë vegjetacionit. Ureja {CoNH2)2}, në 3 - 4 ditë pasi hidhet në tokë në prani të ujit dhe të aktiviteti mikrobiologjik, ka vetinë të zbërthehet në forma të tretëshme që është (NH4)2CO3, dhe në formë amoniakale e cila thithet me lehtësi nga kompleki thithes i tokës dhe nuk shplahet me lehtësi siç ndodh të nitrati i amonit. Kjo është dhe arësyeja që ky pleh mund të përdoret si plehërim bazë dhe shoqërues. Plehërat fosforike, tradicionalisht është përdorur forma e superfosfatit, por tani kanë hyre edhe plehëra komplekse. Për serrat në përgjithësi rekomandohet që e gjithë sasisa e superfosfatit, të përdoret në plehërimin bazë para punimit të tokës ashtu si në rastin e plehërimit organik. Ky lloj plehu shpërndahet uniformisht në sipërfaqen e tokës dhe permbyset gjatë punimit. Superfosfati {Ca(H2PO4)2*H3PO4}, i zakonisht përmban 16 -18 % lëndë aktive P2O5 e cila, kur hidhet në tokë në prani të ujit dhe të aktivitetit mik-

151


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

robiologjik bëhet e tretëshme dhe përvetës më së ohet lehtë nga bimët. Plehërat potasike, zakonisht për tokat nën mjediset e mbrojtura përdoret forma e Sulfatit të kaliumit (K2SO4), i cili përmban 50 % K2O. Ky pleh hidhet në tokë si të superfosfati, por në specifika plehërimi një pjesë deri në 50% të sasisë mund të përdoret si plehërim plotësues gjatë vegjetacionit. Pasi hidhet në tokë, zbërthehet lehtësisht dhe fiksohet në kompleksin thithes të saj. Në këtë gjëndje asimilohet shumë mirë nga bimët. Diamoni i fosfatit, përmban 18 % N2O dhe 46 % P2O5. Gjatë hedhjes së tij në tokë, nën veprimin e lagështirës dhe të bakterieve kthehet në forma të tretëshme N2O dhe P2O5 TË cilat fiksohen në kompleksin thithes të tokës dhe përvetës më së ohen lehtësisht nga bimët. Mënyrat e hedhjes së tyre nëpër serra bëhen sipas specifikave të bimëve, por të rekomandueshme janë ato të plehërimit bazë dhe shoqërues, të cilat hidhen sëbashku me plehërat organike dhe permbysen në tokë. Mënyra e dytë dhe më e preferuara e shpërndarjes së plehërave (kryesisht minerale), është ajo e shpërndarjes me ujë. Ky proçes kushtëzohet me avansimin e sistemeve të ujitjes, siç është ajo me pika. Kjo konsiston në tretjen paraprake të plehërave kimike në një ene/rezervuar dhe nëpërmjet një pajisje të thjeshtë (dozatron), dërgohet me anë të ujit deri të pikehedhesit dhe në këtë mënyrë realizohet ushqimi i bimëve. Me anë të kësaj metodë mund të përdoren të gjithë plehërat kimike, jo vetëm si makroplehëra por dhe mikroplehërat. Për të patur suksese më të mira në përdorimin e kësaj metodë, është mirë që më parë të bëhen analizat kimike të ujit për ujitje për të përcaktuar nivelet e përmbajtjeve të katjoneve si të Ca++, Mg++, K+, pH, etj, me qëllim që të eleminohen precipitimet që mund të ndodhin si, fosfatet dhe karbonatët e kalciumit dhe të magnezit, etj, të cilat ndikojnë jo vetëm në uljen e asimilimit të elementëve ushqimore nga bimët, por ajo që është me e dëmshme është se këto preçipitime bllokojnë vrimat e pikehedhesave të ujit. Zakonisht plehërimë të tilla bëhen në fillim të ujitjes dhe më pas vazhdohet me ujë të pastër me qëllim që plehërat të shpërndahen dhe të futen sa më thellë dhe afër sistemit rrënjor të bimëve. Mënyra e tretë është ajo e shpërndarjes së plehërave me anë të sperkatjeve. Kjo mënyrë shfrytëzon aftësinë që kanë gjethet për të thithur elementët ushqimore nëpërmjet tretësirave ujore, që asimilohen nga gojzat e gjetheve. Kjo metodë është e përdorshme më tepër në ato raste kur bimët për një arësye ose një tjetër, për mungesë të një elementi ushqimore kanë pësuar tronditje fiziologjike. Kjo metodë përshpejton asimilimin e një ose më shumë elementëve të cilat kanë ndikuar në jetën e bimëve. Më e përhapur kjo metodë plehërimi, është në rastet kur bëhet plehërim me mikroelementë si : bakri, molibdeni, etj. Efektiviteti i kësaj metodë plehërimi rritet kur sistemi gjethor ka një shkallë të lartë hidratimi. Sperkatjet në kohë të thatë , kanë efektivitet të ulët. Kujdes! Asnjëherë të mos trajtohet me përqëndrimë të larta, por vetëm në doza të rekomanduara për këtë qëllim. Kjo për arësye që të eleminohen në maksimum djegiet e sistemit gjethor.

152


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

4.12. DEZINFEKTIMI I MJEDISEVE TË MBROJTURA Pavarësisht se mjediset e mbrojtura konsiderohen si fusha kultivimi ku kushtet janë të kondicionuara, një pjesë e tyre është vështirë të mbahen në parametrat e duhura. Një ndër to është edhe infektimi nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm. Si rezultat i shfrytëzimit të këtyre mjediseve me bime që janë ekzigjente ndaj faktorëve ushqimore, mikroklimaterik, tokësor, si dhe kultivimi në shumë cikle të një ose dy-tre bimëve njëra pas tjetrës, bën që toka shpesh herë të infektohet nga një sëmundje apo dëmtues të njëjtë, ose një grup sëmundjesh dhe dëmtuesish, që kanë pak a shumë tipare të përbashkëta në jetën e bimëve që kultivohen në këto mjedise. Për të krijuar kushte sa më të mira për kultivimin e bimëve në serra, fermerët dhe kultivuesit me përvojë, përdorin metoda, mjete dhe praktika të ndryshme për të realizuar si luften ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Një rëndësi në aspektin e luftes së integruar dhe i mbrojtjes së tokave në mjedise të mbrojtura nga një sërë sëmundjesh dhe dëmtuesish si dhe nga ndotjet kimike, merr dhe dezinfektimi i tokave. Një nga arësyet më kryesore të dezinfektimeve të mjediseve të mbrojtura është prania në tokë e Nematotave Gungore të Rrënjeve (Meloidogune incognita). Sipas studimeve të kryera, ky insekt është i përhapur pothuajse në të gjithë sipërfaqet e serrave të vëndit tonë. Veç nematodes gungore janë edhe një serrë dëmtuesish dhe sëmundjesh të tjera, që pothuaje janë të dëmshme si ato gungore. Nga të dhënat studimore është vërtetuar se Nematoda Gungore e rrënjeve, prek rreth 2000 lloje bimësh dhe kjo më e theksuar për ato që kultivohen në mjedise të mbrojtura. Në këto mjedise, ky insekt gjen kushte të pershatshme jo vetëm për ato të mikroklimës dhe të pranise së supstancave ushqimore që zotëron toka e serrave, por dhe një ndikim të rëndësishëm luan fakti se, mbjellja shpesh herë e këtyre mjediseve me të njëjtën bime, bën që toka të inefktohet nga ky dëmtues dhe të tjerë si ky. Dëmtuesi duke jetuar në tokë, bien në kontakt me sistemin rrënjor të bimëve dhe aty zhvillohet duke formuar disa gunga karakteristikë të këtij insekti. Në gjëndje të një infektimi të ndjeshëm, në fillimet e para të infeksionit, bima vyshket në orët e mesditë, që d.m.th. së enet perçuese gradualisht bllokohen. Në stadet më të vonshmë të zhvillimit të nematodave, verëhet se bimët e vyshkura nuk e kthejnë me turgorin e parë. Kjo vjen së galat (gunga që formohen në rrënjët e bimëve) jo vetëm që janë zmadhuar tej përmasave dhe bllokojnë në maksimum enet perçuese, porse të këto gale fillon zhvillimi i disa mikroorganizmave të tjera saprofite, të cilat e dëmtojnë me tej bimën. Në temperatura 20 – 27 0C dhe me lagështi ajrore 60 – 90%, (gje që në kushtet e serrave ato janë gjithmonë prezente), ato shtohen me shpejtësi relativisht të madhe. Eshtë vërtetuar se përhapja e këtij insekti në serrë, bëhet me anë të lëvizjes së mbeturinave bimore, farërave të infektuar, me ujin e infektuar gjatë ujitjeve , etj. Për të përcaktuar pragun e ndërhyrjes me trajtime të tokës në rrugë kimike, mekanike apo termike, më parë duhet ditur shkalla e infeksionit (d.m.th. sa nematoda gjenden për nje m2). Nëqoftëse toka përmban rreth 200 larva për m2, atëhere duhet ndërhyre për

153


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

luftimin e tyre. Dezinfektimi i tokave të mjediseve të mbrojtura realizohet në disa mënyra, por ato më të përhapura janë: i) Termike, ii) Kimike, iii) I kombinuar (termike dhe kimike) dhe iv) Vegjetastive (mbjelljet interkalare). Në mënyrën termike përfshihen: i) dezinfektimi me avull, ii) dezinfektimi me ajër të nxehtë, dhe ajo iii) natyrale, që njihet me emrin “diellëzimi i tokave”. Dezinfektimi me avull të nxehtë. Përvoja ka vërtetuar se kjo metodë është më e kushtueshme, por është me rezultative dhe më e sigurtë në krahasim me format e tjera të dezinfektimit. Kjo metodë konsiston në komprimimin për një kohë të caktuar të avullit të nxehtë në shtresën e punueshmë të tokës së mjedisit të mbrojtur, duke realizuar një dezinfektim në nivel të kënaqshëm ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Kjo metodë dezinfektimi përdoret më tepër në serrat e tipit me xham, të cilat janë të montuar paisjet e nevojshme për këtë qëllim. Periudha më e përshtatshme e realizimit të këtij dezinfektimi, janë muajt më të nxehtë të vitit si Korriku apo Gushti. Kushtet kryesore që duhen plotësuar para fillimit të dezinfektimit janë: i) Shpërndarja e plehërave organike dhe ii) Punimi i thellë i tokës, me qëllim që plehu si një burim i mundshëm i infeksioneve të dezinfektohet dhe punimi i tokës të ndikojë në lehtësimin e futjes sa më thellë të avullit në shtresën e punueshmë të tokës në serrë. Për 8 orë një kaldajë me 5 miljon C.calori, ka mundësi të furnizoje me avull me temperaturë mbi 100 oC, 6 kampata (3.2 x 25 m secila), ose 480 m2. Për këtë qëllim për çdo kampatë vendoset një fletë plastike me ngjyrë blu, (e cila është rezistente ndaj temperaturave të larta mbi 100 oC), duke mbuluar sipërfaqen prej rreth 80 m2. Anash fletët plastike mbulohen me dhe, me qëllim që avulli të mos dalë jashtë por të futet sa më thellë brënda shtresës së tokës. Koha e komprimimit të avullit nën plastmasin e dezinfektimit është në varësi të shkallës së infeksionit. Kur infeksioni është i rëndë, trajtimi me avull zgjat 10 orë, kur infeksioni është i mesëm, trajtimi zgjat 8 orë dhe kur infeksioni është i lehtë trajtimi zgjat 4-6 orë. Në këtë periudhë kohore avulli arrin të futet deri në 50 ose 60 cm thellësi, duke realizuar një trajtim kimik deri në 15 cm thellësi më 90oC, ndërsa në thellësinë deri në 50 ose 60 cm trajtimi kimik arrin të çoje një temperaturë 40-60oC. Në bazë të parametrave aktuale që kane, llogaritet që një plastmas dezinfektimi të përdoret deri në 500 orë. Dezinfektimi me ajër të nxehtë. Ky lloj dezinfektimi konsiston në ngrohjen e ajrit në tëmperatura mbi 110 oC dhe komprimin e tij në thellësinë deri 50 ose 60 cm të tokës. Ky trajtim realizon dezinfektimin termik të tokës në parametrat që janë të nevojshëm. Kjo mënyrë akoma nuk është futur në vëndin tonë sepse këtë punë e kryejnë makineri speciale që quhen Sterilizatore termik. Duke qënë një metodë efikase në realizimin e qëllimit për të cilën përdoret, pritet që në të ardhmen të ketë një përhapje të konsiderueshme tek shumë fermerë që kanë serra bashkohore.

154


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Dezinfektimi natyral me anë të “diellëzimit të tokave”. Kjo metodë bazohet në ngrohjen e tokës gjatë muajve të nxehtë të verës (Korriku apo Gushti), nën plastmas. Kjo metodë ka gjetur përdorimë të konsiderueshme pothuajse në të gjithë botën ku ndërtohen dhe shfrytëzohen serrat dhe mjediset e tjera të mbrojtura. Kjo ka dhënë rezultate të mira në luftimin e nematodes gungore të rrënjeve të perimeve që kultivohen në serra (Meloidogyne spp) e cila është shqetësim evident. Kështu nga një serrë provash të bëra nga Instituti i Mbrojtjes së Bimëve në Durrës me 1997, është parë së infeksioni është ulur deri në 60 %. Mënyra më e mirë e aplikimit të kësaj teknologjie, realizohet kur menjëherë pas heqjes së mbeturinave bimore, toka të punohet, të frezohet dhe të ngheshet lehtë nëqoftëse është e nevojshme. Polietileni që përdoret për mbulimin e tokës duhet të jetë i bardhë me spesor rreth 0.08 mm. Ky spesor lejon depërtimin më të mirë të rrezeve të diellit. Anash çdo kampatë të serrës hapen vija të cekëta rreth 20 cm për të vendosur anët e plastmasit dhe mbulohen me dhe. Rezultate të mira kjo metodë ka dhëne, kur krahas kësaj është bërë shoqërimi duke hedhur para frezimit rreth 15 kg për dn nematocid si Nemacur – G-10, i cili ndihmon mjaft në luftimin e nematodave. Plehu organik duhet të hidhet në tokë para punimit dhe të permbyset duke e përzier me tokën. Kjo masë ndikon në shkatërrimin e farërave të barërave të këqia, ku shpesh herë plehu organik bëhet një burim infeksioni. Koha e qëndrimit në këtë mënyrë është nga 4 deri në 7 javë në varësi të infeksionit. Temperatura nën polietilen shkon mbi 50oC, ndërkohë që brënda në serrë është rreth 40 oC. Kjo temperaturë bën që në 10 cm thellësi të tokës, të shkatërrohen pothuajse të gjithë larvat e nematodave dhe në thellësinë 20 cm të shkatërrohen rreth 85 %. Kjo masë ka dhënë rezultate të mira sepse luftimi i nematodave në serra është i vështirë dhe i kushtueshem me metoda të tjera, ndërkohë që me anë të diellëzimit është më pak i kushtueshem dhe shumë rezultativ. Veç sa më sipër efekti mbytes i nematodave nga realizimi i diellëzimit, vjen si rezultat i rritjes së temperaturës por edhe ngaqe aty, formohet në nivele më të larta CO2 dhe C2H2, si dhe sasira të ndryshme kolonish bakteriesh që janë antagoniste me nematodat. Dezinfektimi kimik. Për serrat e tipi me xham, dezinfektimi bëhet me mënyrë termike (me avull), por për arësye të ndryshme ajo mund të bëhet edhe kimikisht, megjithëse është më pak i sigurtë. Ndërsa për tipet e tjera të serrave, një rezultat relativisht të mirë ka dhënë dhe dezinfektimi kimik. Zakonisht pas vjeljes së frutave të fundit, serrat pastrohen nga çdo mbeturinë bimore, plehërohen me plehëra organike sipas nevojave të përcaktuar më parë dhe më pas toka punohet, frezohet dhe ujitet. Para se toka të punohet, të frezohet, apo të ujitet, duhet hedhur sasia e nevojshme e lëndës kimike, me qëllim që efektiviteti i saj të jetë maksimal. Sasia e dozave të lëndëve kimike që duhet të përdoren, varen jo vetëm nga shkalla e infeksionit, por dhe nga lloji i preparatit.

155


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Kështu p.sh. Nematocidi Metil-Bromit mund të hidhet 50 – 100 gr/m2, ndërsa Oxamili mund të hidhet në 45 – 60 kg / ha. Furadani mund të përdoret rreth 1 gr/bime, etj. Siç verëhet dozat e rekomanduara vertiten nga doza më e vogël deri gati dy fishin e tyre. Kjo hapsire përdorimi është në varësi të shkallës së infeksionit nga ky insekt. Gjithësesi, preparatet hidhen sipas shkallës së infeksionit, para plugimeve ose frezimeve të fundit dhe gjithmonë pas plehërimeve organike me qëllim që dhe plehu organit ti nënshtrohet këtij proçesi, sepse insekte të tilla të dëmshme janë të pranishme edhe në të. Pas shpërndarjes së nematocideve, ujitja medoemos duhet të kryhet sa më mirë të jetë e mundur, me qëllim që veprimi i preparatit të jetë sa më efektiv. Metoda vegjetative. Kjo metodë konsiston me efikas kur apliokohet metoda e qarkullimit bujqësor. Mbjellja në sezonet dimërore e disa lloje bimësh perimore që kanë një masë gjethore të bujshme si, sallata, spinaqi, lulelakra, etj, ndikon në uljen e infeksioneve nga sëmundjet apo dhe të dëmtuesve. Këto mbjellje, jo vetëm realizojnë qarkullimin bujqësor në serra, duke ndikuar në përmirësimin e cilësive agronomike të tokës, por dhe në largimin sëbashku me masën vegjetative të një pjesë të konsiderueshme të infeksioneve si atë të nematodes gungore. P.sh. Në kushtet e serrave tona dhe të kërkesave të tregut për perime, një skemë e tillë mund të realizohet duke kombinuar mbjelljet sipas skemës që vijon. Një renditje më e mirë e kulturave në serra mund të jenë: Mbjellje të para Domate Trangull

Mbjellje të dyta Trangull Domate

Mbjellje të treta Sallatë ose spinaq Sallatë ose spinaq

4.13. SHFRYTËZIMI I MJEDISEVE TË MBROJTURA Nga eksperimentet apo studimet komplekse por dhe nga të dhënat shumvjeçare të prodhimit në shumë ferma dhe zona klimaterike të vëndit, është vërtetuar se ekziston mundësia e prodhimit gjithevjetor të shumicës së specieve perimore që kultivohen në Shqipëri. Kjo mundësi realizohet nëpërmjet: I) - PËRDORIMI ME EFEKTIVITET I MJEDISEVE TË MBROJTURA, d.m.th. shfrytëzimi intensiv i tyre duke realizuar 2 ose 3 prodhime në të njëjtin vit. për këtë problem kërkohet: a - Përmirësimi i strukturës së mbjelljeve në serra. Përveç domateve dhe trangullit në serra, duhet të futen dhe disa perimet të tjera si speci, patllixhani, pjepri, gjethoret e ndryshme, bishtajoret, etj. Këto bime do të sillnin një shfrytëzim më të mirë të mjediseve të mbrojtura (sidomos të serrave), por njëkohësisht edhe një farë qarkullimi brënda

156


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

këtyre mjediseve. Kjo do të ndikonte jo vetëm në uljen e niveleve të infeksioneve, por dhe në përmirsimin e cilësive agronomike të tokës në këto mjedise. b - Përmirësimi i strukturës varietore për speciet që mbillen në serra. Rëndësi të veçantë ka futja e llojeve dhe hibrideve me prodhueshmeri të lartë, cilësi të mirë, qëndrueshmëri sa më të lartë ndaj streseve biotike dhe abiotike, si dhe cikel të shkurtër prodhimi me qëllim që toka të lerohet sa më shpejt dhe të lihet kohë për kulturën tjetër pasardhese. c - Shfrytëzimi i mënyrave alternative të ngrohjes së serrave. Në këtë kuptim përdorimi i karburanteve për ngrohje, si rezultat i ngritjes së çmimeve, po vështirësohet gjithnjë e më shumë përdorimin e tyre, kjo pasi ato e rrisin në mënyrë të ndjeshme kostot e prodhimit. Kështu përdorimi i energjive alternative si ajo me gaz natyror, ujra termale apo dhe ajo diellore nëpërmjet sistemeve të thjeshta ujore nga njëra anë dhe përdorimi i burimeve energjitike për raste emergjente nga ana tjetër, (te ruajtjes së pragut kritik të mbrojtjes së bimëve nga veprimi i temperaturave të ulëta), do të ndihmonte ndjeshëm jo vetëm hershmërinë e prodhimeve, por edhe në çmime të leverdisshme. Ndërkohë, ndërtimi i tuneleve të thjeshta brënda serrës, përdorimi i mulçerimit të tokës dhe mbulimi i saj me mbulesa me përçueshmëri termike të ulët, do të pakesonte humbjet e nxehtësisë. d - Përmirësimi i kontrollit të mikroklimës së serrës. Një rol të rëndësishëm në këtë çeshtje, luan mbajtja nën kontroll të vazhdueshëm regjimin e temperaturave, lagështirës së ajrit, dritës, lagështirës tokësore, etj. II) - NËPËRMJET SHTIMIT TË SIPËRFAQEVE TË MJEDISEVE TË MBROJTURA. Kjo është e lidhur më shumë zona dhe mikrozona të pa shfrytëzuara deri më tani por që janë mjaft të përshtatshme për ndërtimin e mjediseve të mbrojtura. Serra nuk mund të krijojë një klimë krejt të ndryshme nga natyralja, por ajo mund ta modifikoje klimën lokale duke krijuar mikroklimë të favorshme për bimët që do të kultivohen aty. Prandaj rëndësi për këtë merr zgjedhja e vëndit. Me përparësi dhe më të përshtatshme për ndërtimin e mjediseve të mbrojtura, preferohen zonat dhe mikrozonat e Ultësirës Perëndimore dhe ajo Bregdetare e Shqipërisë , të cilat më mirë së kudo gjënden kushte të favorshme. Drejtimet kryesore në të cilat duhet të drejtohet ecuria e zgjerimit të mjediseve të mbrojtura janë: a - në rritjen dhe zgjerimin e serrave të thjeshta dhe më sipërfaqe të vogla, me kosto të ulët ndërtimi dhe me kërkesa më të pakta për sigurimin dhe ruajtjen e energjisë për ngrohje. Ndërtimi i tyre bazohet në përdorimin e shufrave prej hekuri ose zingato të përkulura, shtyllave të drurit, betonit, etj, të cilat mbulohen me polietilen dhe shfrytëzohen për prodhime të hershme.

157


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

b - Zgjerimin dhe evolimin e serrave me konstruksione të qëndrueshme dhe të kushtueshme. Qëllimi është që ato të krijojnë mundësinë të instalohen dhe të shfrytëzohen paisjet e regjimit mikroklimatik të kontrolluar. Kostoja është 15 – 20 herë më e lartë se ato të përmendura më sipër, porse duhet konsiderohet si një investim me vlerë dhe më interësa të larta, në prodhimin e perimeve dhe të luleve. c - Një alternative tjetër është dhe përdorimi i tuneleve të ulët plastike, përvoja e të cilave ka ekzistuar dhe po zgjerohet gradualisht tani në kushtet e ekonomisë së tregut të lire. Ato duhet të konsiderohen si një rezervë e pashtershme në prodhimin e bimëve. III) - SHFRYTËZIMI I ZONALITETIT RAJONAL DHE VERTIKAL. Shtrirja gjeografike e vëndit tonë: me një reliev tepër të thyer, krijon mundësinë e ekzistences së rajoneve dhe mikrorajone me klimë dhe mikroklimë mjaft të ndryshme, që në disa momente paraqesin interësa të veçantë në ndërtimin dhe shfrytëzimin e mjediseve të mbrojtura. Kjo krijon mundësinë e kultivimit të specieve dhe varieteteve të ndryshme, duke realizuar kështu prodhimin gjithvjetor. IV) - PËRDORIMI I FARËRAVE TË ZGJEDHURA DHE TË ÇERTIFIKUARA, përbën një rezervë tjetër të qëndrueshme, ku mund të arrihet suksesi i ndërtimit dhe i shfrytëzimit të mjediseve të mbrojtura. Nga të dhënat e eksperimenteve dhe të praktikes së gjërë të prodhimit, tashmë kanë vërtetuar plotësisht së vetëm cilësia e farës së përdorur, ka në dorë rreth 30 % a më shumë të rendimentit dhe të cilësisë së prodhimit. V) - KRIJIMI I MUNDËSIVE TË INSTALIMEVE TË IMPIANTEVE MË TË RËNDËSISHMË TË KONTROLLIT MIKRO-KLIMATERIK, Për të dhënë mundësinë e krijimit të një mikroklimë të kontrolluar. Një rëndësi të dorës së parë marrin investimet për impiantet ujitese me pika dhe ajo e ushqimit të integruar, ajrimit, ngrohjes, etj.

158


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

PJESA E VEÇANTË - KULTIVIMI 5. TEKNIKA TË KULTIVIMIT TË DISA PERIMEVE MË TË PËRHAPURA NË VËNDIN TONË Në këtë kapitull gjënden të dhënat për kultivimin e disa nga perimet më kryesore dhe që janë më të përhapura në zonat të ndryshme të vëndit tonë. Gjatë përshkrimit të tyre, pjesa më e madhe e informacionit është përqëndruar në të dhënat praktike të kultivimit të tyre, si në kushte e fushës së hapura, ashtu edhe në ato të mjediseve të mbrojtura. Për çdo bime perimore informacioni është përqëndruar kryesisht në: i) Disa nga të dhënat më kryesore për veçoritë bio-morfologjike të secilës bimë të trajtuar; ii) Kërkesat për tokën dhe parabimën dhe përgaditjen e saj; iii) Strukturën kultivarëve dhe hibrideve më të rekomanduar; iv) Teknika e mbjelljes dhe e kultivimit në fushë dhe mjedise të mbrojtura. Gjithashtu si kapituj të veçantë janë trajtuar: i) Vjelja dhe puna pas vjeljes, si dhe ii) Disa nga dëmtuesit dhe sëmundjet më kryesore të secilës bime ose grup bimësh perimore. 5.1. DOMATJA Ka gjetur një përhapje më të madhe në krahasim më të gjithe perimet e tjera jo vetëm në vëndin tonë por edhe kudo në botë. Kjo i detikohet jo vetëm shijes që kjo lloj perimeje ka, por edhe përdorimit të shumëanshëm të tij. Për këtë qëllim domatja zën vëndin e parë në sipërfaqen totale të perimeve. Figura 45. Bime dhe fruta të domates

159


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.1.1. KËRKESAT PËR KLIMËN, TOKËN DHE PARABIMËN Domatja prfshihet në bimët me origjinë nga vëndet me klimë të ngrohtë dhe nga ky këndvështrim kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësidashëse. Disa nga kërkesat termike më kryesore, në mënyrë të përmbledhur janë: I) Temperatura minimale jetësore varion nga 0-20C; II) Temperatura biologjike (ose aktive) është 8-100C; III) Temperatura optimale e natës 13-160C; IV) Temperatura optimale e ditës 22-260C; V) Temperatura minimale e mbirjes 120C; VI) Temperatura minimale për lulëzim 180C; VII) Temperatura minimale për pjekje 230C; VIII) Temperatura optimale e tokës 12-220C; Domatja shkon mjaft mirë në tipe të ndryshme tokash, por më tepër ajo pëlqen tokat me pjellori mesatare deri në të pasur me lëndë ushqimore. Kërkon toka të freskëta, të kulluara, me përbërje mekanike ronore-argjilore, të ajrosura mirë, me ph asnjanës ose lehtësisht acid. Tokat e drenazhuara shkojnë shumë mirë për domaten sepse kullimi i menjëhershëm i ujit nga toka ndikon më së miri në rritjen e shpejtë të bimëve, frutifikimin dhe pjekjen e prodhimit. Si parabimë, domatja shkon shumë mirë nëse ajo mbillet pas drithrave si grurit, por edhe misrit sepse tokën ato e lënë të pasur, të pastër nga barërat e këqia dhe të shkrifta. Gjithashtu parabimë të mira janë bimët bishtajore. Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të gjithë llojet e biemeve të familjes solanace), domatja nuk duihet të mbillet, sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues. Vetë domatja është parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve, përveç atyre që janë në familjen solanace si : speci, patllixhani, patatja, etj. 5.1.2. PËRGADITJA E TOKËS PËR MBJELLJE DHE PLEHËRIMI BAZË Toka e domates përgaditet duke e punuar atë në thellësinë 30-40 cm. Numri i punimeve bëhet aq herë sa është e nevojshme. Ato duhet të përfundojnë të paktën 2-3 javë para mbjelljes. Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgaditet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesish fosforike, potasike dhe ato magneziale. Sidomos tokat e serrave duhet të plehërohem bollshëm me plehëra organike sepse ato janë njësi prodhuese me potenciale të larta prodhimi. Për 10 kv prodhim domatesh të freskëta, ato marrin nga toka rreth 4,5 kg N; 4,4 kg P2O5; 5 kg K2O, etj. Disa hibride domatesh kanë kërkesa akoma më të larta për plehërat potasike sa që raporti NPK shkon në 1 : 1 : 2. Kështu është e domosdoshme që plehërimi me plehëra të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës. Vetëm atëhere bimët mund

160


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe të zhvillohen shumë mirë. Llogaritet gjithashtu se për plehërimin organik në serra të destinuara për domate, për 1 kv prodhim domatesh duhet hedhur në tokë rreth 1 kv pleh organik. Ndërsa sasia e plehërimit organik për kushtet e fushës, llogaritet të jetë 0,5-0,8 kv pleh organik për çdo 1 kv prodhim domateje. 5.1.3. STRUKTURA VARIETORE E REKOMANDUAR Në botë , madje edhe në vëndin tonë, në qarkullim ekzistojnë shumë hibride dhe varietete domatesh, por ato që shkojnë shumë më mirë për kushtet klimateriko-tokësore të vëndit tonë rekomandohen: Spring-F1; Jon-F1; Alreta-F1; Platus-F1; Astona-F1; Rubin-F1; IPP-14-F1; Zana -F1; ZKC-F1; Orco-F1; Garbo-F1 ; Zemer-kau, etj. Figura 46. Domate “Zemer Kau” (Rromanat/Durrës)

5.1.4. KULTIVIMI NË FUSHË DHE SERRA Fidani i domateve këshillohet të mbillet nëpër module të gatëshme. Në këto module fidani rritet dhe zhvillohet shumë mirë. Por fidanat mund të prodhiohen edhe në farishte ku më pas trampiantohet në kubike apo module të parapërgaditur. Nëse fidani rritet dhe zhvillohet në tëmperatura të kontrolluara, ai rritet uniform, i zhvilluar dhe i pjekur/kalitur mirë. Për fidanat që do të mbillen në serra ato duhet të kenë këto karakteristika: i) Peshë mesatare 10-15 gr; ii) Gjatësi kërcelli 15-20 cm dhe trashësi kërcelli 40-50mm; iii) me 8-9 gjethe të zhvilluara dhe lulerinë e parë si gonxhe të sapo formuar. Për fidanat që do të mbillen në fushë, ato duhet të kenë këto karakteristika: i) Peshë mesatare 8-10 gr; ii) Gjatësi kërcelli 12-15 cm dhe trashësi kërcelli 35-45m; iii) Me 6-8 gjethe të zhvilluara dhe lulerinë e parë si gonxhe të sapo formuar. Nëse fidanat nxirren më shpejt se të kenë marrë treguesit e mësipërm, atëhere nëse do kultivohen në serra me ngrohje ato do të kërkojnë shumë shpenzime për të arritun rezultatin e duhur, ndërsa ato që do të kultivohen në fushë prodhimi i tyre do të vijë më i vonë.

161


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Për kultivim në serra: a) Për kultivim si domate e parë dhe e hershme në serra me ngrohje: Fara duhet të mbillet në 1-10 Nëntor dhe fidani në serrë duhet të mbillet me 10-15 Janar b) Për kultivim si domate e parë dhe e hershme në serra diellore: Fara duhet të mbillet në 20 Dhjetor-15 Janar dhe fidani në serrë duhet të mbillet me 20 Shkurt deri me 10 Mars. c) Për kultivim si domate e dytë në serra diellore: Fara duhet të mbillet në 20 Qershor-15 Korrik dhe fidani në serrë duhet të mbillet me 10 Gusht deri me 10 Shtator. Për të gjithë rastet dendësia e bimëve për njësi, nuk duhet të jetë më tepër se 3-3,2 b/ m2. Mjelljet e domateve në kushtet e mulçërimit dhe të ujitjes me pika përbën një epërsi për kultivimit të saj në mjedise të mbrojtura. Figura 47. Domate të kultivuara në serra plastike diellore (Xhafzotaj Durrës)

Kultivimi në fushë të hapur: Afatet më të mira të mbjelljes së farës dhe të mbjelljes në fushë janë: a) Për zonën e ngrohtë: I) Për të prodhuar domate të hershme, fara mbillet me 20 Janar deri me 20 Shkurt dhe në fushë fidani mbillet me 20 Mars deri me 10 Prill. II) Për të prodhuar domate të mesme, fara mbillet me 10 Mars deri me 10 Prill dhe në fushë fidani mbillet me 1 Maj deri me 10 Qershor. III) Për të prodhuar domate të vonë, fara mbillet me 20-30 Maj dhe në fushë fidani mbillet me 20 Qershor-10 Korrik. IV) Për të prodhuar domate për industrinë, fara mbillet me 20-28 Shkurt dhe në fushë fidani mbillet me 15-30 Prill.

162


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

b) Për zonën e ftohtë: I) Për të prodhuar domate dora e parë, fara mbillet me 20 -28 Shkurt dhe në fushë fidani mbillet me 1-10 Maj. II) Për të prodhuar domate dora e dytë, fara mbillet me 10 – 20 Prill dhe në fushë fidani mbillet me 25 Maj deri me 5 Qershor. Për të gjithë rastet e mbjelljeve në kushtet e fushës së hapur dendësia nuk duhet të jetë më tepër se 4-4,5 b/m2 për kultivarët me rritje të gjatë dhe me një shpërndarje 80 x 25-30 cm. Ndërsa për kultivarët me rritje të shkurtër dendësia nuk duhet të jetë më tepër se 5-5,5 b/m2 dhe me një shpërndarje 75 x 25-30 cm. Fidani pasi mbillet, ujitet dhe nëse do të ujitet me sistemin me pika, atëhere më parë bëhet shtrimi i tubacioneve dhe pastaj bëhet mbjellja. Figura 48. Kultivimi i domates në kushtet e fushës

5.1.5. SHËRBIMET GJATË KULTIVIMIT Pas 10-12 ditësh bëhen zëvendësimet e bimëve të dëmtuara apo të pazëna. Më pas bëhet ujitja dhe pas arritjes së pjekurise së tokës pas ujitjes, bëhet prashitja e parë. Punimet e tjera konsistojnë vetëm në prerjen e barërave të këqia dhe në shkriftërimin sa më të cekët sipërfaqsor. Kjo për qëllim që të mos dëmtohet sistemi rrënjor. Sistemi mbështetës dhe lidhja, fillojnë të bëhen pas prashitjes së parë pa u vonuar sepse bimët drunjëzohen dhe më pas dëmtohen dhe vonojnë prodhimin e parë. Në serrë fillon shtrirja e spangove apo materialeve të tjera lidhëse. Operacionet e gjelbërta konsistojnë në: i) Heqjen e sqetullorëve sa më shpejt të jetë e mundur; ii) Heqjen e gjetheve të vjetra, masë kjo që shton hershmërinë në rreth 10-15%

163


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

dhe po ashtu edhe prodhimtarine; iii) Rrallimi i gjetheve nëse janë të dendura. Këputja e gjetheve dhe heqja e sqetullorëve duhet të bëhen në orët e para të ditës, por jo kur akoma ka vesë. Gjethet këputen duke i tërhequr nga poshtë lart me qëllim që ato të mos dëmtojnë kërcellin. 5.1.6. DISA REKOMANDIME PËR KULTIVIMIN NË SERRA Prodhimi i domates në serra ka ardhur nga viti në vit duke u ngritur. Prandaj prodhuesve u nevojitet një vizion i qartë për teknologjiNë e kultivimit të saj, kultivarët më të përshtatshëm, kërkesat e tregut e të tjera kërkesa, të cilat fermeri duhet ti këtë mirë parasysh në kushtet e ekonomisë së tregut, konkurenca e të cilave është më shumë se kudo vepruese. E rëndësishme është që të provohen/gjënden kultivarët e rinj me një plasticitet sa më të gjërë përshtatjeje ndaj kërkesave të tregut, kushteve agro-klimaterike e shumë faktorëve të tjerë nëpër mjedise të mbrojtura. Prodhimi i domates në serra kufizohet nga ndriçimi i pamjaftueshëm në fazat e para të kultivimit të tij. Meqe fruti, patjetër dhe i gjithë trupi i bimës kushtëzohet nga sinteza e lëndës organike e cila është produkt i procesit të fotosintezës, duket qartë se bazë është sasia dhe intensiteti i ndriçimit diellore. Prandaj për këtë problem një përparësi merr maksimizimi i intensitetit të fotosintezës në mbulesën bimore. Zhvillimi i mirë dhe pa strese i bimëve të domates në javet e para të mbjelljes në serrë, ndikon ndjeshëm në marrjen e rendimenteve të larta dhe në cilësisë e prdhimit të frutave. Prandaj në këtë periudhë, kultivuesit e domates në serra, duhet ta kenë mirë parasysh se nxitja e ritmit të rritjes dhe e zhvillimit të bimëve të domateve në këtë periudhë, do të thotë rritje dhe zhvillim të shpejtë të luleve dhe të frutave. Pra, balanca ndërmjet rritjes dhe zhvillimit të masës vegjetative të bimëve nga njëra anë dhe e rritjes e zhvillimit të luleve dhe të frutave nga ana tjetër, duhet të jenë në një koleracion të drejtë në mes tyre. Siç do e shikojme me poshtë, avansimi i njërës apo tjetrës ane, do të cojnë pa tjetër në ekstremë të padëshirueshme dhe në një situatë dramatike e të pakthyeshme në jetën normale të bimëve, gjë që do të ndikojë ndjeshëm në marrjen e rezultateve të dëshiruara dhe të planifikuara. Në qoftëse bima zhvillohet mirë nga ana vegjetative dhe nuk i krijohen kushte të favorshmë të rritjes dhe të zhvillimit të organeve gjenerative si luleria, atëhere për kultivuesin e bimëve të domates në serrë, duhet të mendohet mirë së nuk ka me kuptim rritja e mëtejshme e kësaj bime. Ky çrregullim ndërmjet rritjes e zhvillimit të bimëve dhe e diferencimit dhe e lulëzimit të lulërisë së parë, ndodh më tepër kur në serra, nuk ka patur ndriçim optimal dhe lënda organike e sintetizuar nga fotosinteza, nuk ka qënë e mjaftueshme të furnizoje dhe organet gjenerative të bimës siç janë luleritë dhe lulet. Prandaj në këtë periudhë krahas perkujdesjeve të tjera, në radhë të parë duhet të sigurohet një ndriçim sa më optimal, në mënyrë që bima jo vetëm të ushqeje vetveten si bime, por dhe lulerinë si një organ i pazëvendësueshëm i prodhimit. E rëndësishme është që shumica e rrezeve të diellit që mbrrin te bimët, të përthithen nga gjethet e bimëve e në mënyrë të veçantë nga ato të

164


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

majës së tyre të cilat janë më të reja dhe kanë më tepër nevojë dhe “uri” për një sintezë intensive të lëndës organike. Kjo arrihet me kujdes të veçantë sidomos në përcaktimin e drejtë të numër it të bimëve për njësi të sipërfaqes. Tabela 16. Normat orientuese të domates në serra, në varësi të rendimentit dhe përmbajtjes së lëndëve ushqimore në tokë Klasifikimi i pjellorise

Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur

Niveli i pjellorise së tokës

Rendimenti i planifikuar (kv/ha) 800 1000 1200

A – për plehëra organike (kv/ha) <10 % 800 10-15 % 600 16-25 % 400 26-40 % 200 >40 % 100 B – për plehëra azotike (kg lëndë aktive / ha) <3 (mg për 100 gr tokë) 195 3.1-6 (mg për 100 gr tokë) 99 6.1-9 (mg për 100 gr tokë) 33 9.1-12 (mg për 100 gr tokë) >12 (mg për 100 gr tokë) C – për plehëra fosforike (kg lëndë aktive / ha) <2 (mg për 100 gr tokë) 182 2.1-4 (mg për 100 gr tokë) 117 4.1-6 (mg për 100 gr tokë) 52 6.1-8 (mg për 100 gr tokë) >8 (mg për 100 gr tokë) D – për plehëra potasike (kg lëndë aktive / ha) <6 (mg për 100 gr tokë) 450 6.1-12 (mg për 100 gr tokë) 250 12.1-18 (mg për 100 gr tokë) 100 18.1-24 (mg për 100 gr tokë) >24 (mg për 100 gr tokë) -

1000 800 600 400 200

1200 1000 700 500 250

246 132 66 -

330 198 99 33 -

234 156 78 26 -

286 195 91 39 -

550 350 200 50 -

650 450 250 100 -

Kur bimët e domates, kalojnë në ekstremin e rritjes dhe të zhvillimit të masës vegjetative dhe të humbjes së lulërisë së parë, mungesa e frutave ndikon për keq në rritjen dhe zhvillimin e bimëve dhe bimët e domates marrin këto drejtime: -Bima zhvillohet me masë vegjetative të bollshme në dëm të masës gjenerative; -Kërcelli trashët më shumë se zakonisht dhe gjethet zhvillohen së tepërmi duke u zmadhuar dhe duke perdredhur; -Luleritë e kateve të tjera, qëndrojnë në kënd të drejtë me kërcellin dhe luleri

165


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

shumë të crregullta; -Lulet marrin një ngjyrë të verdhë dhe të zbehte; -Pakësohet në mënyrë të ndjeshme lidhja e frutave, dhe ato që lidhen rriten shumë ngadalë dhe ato që rriten zhvillohen keq, pa tul, boshe dhe me deformime. Figura 49. Domate e plehëruar më shumë plehëra azotike

Kur bimët e domates (për arësye të kushteve të papërshtatshme) kalojnë në ekstrermin tjetër, të rritjes dhe të zhvilimit të dobët të masës vegjetative, bimët rriten dhe zhvillohen në drejtimë të tjera, si: -Sistemi rrënjor rritet dhe zhvillohet ngadalë; -Kërcelli i bimës bëhet i holle dhe i drunjëzuar; -Gjethet bëhen si leter dhe shpesh me ngjyrë të errët; -Lulet kanë ngjyrë të verdhë dhe të shndritëshme; -Lidhja e frutave është e mirë, por rritja e tyre është tepër e ngadaltë; -Cilësia e frutave është e mirë, por rendimenti është tepër i ulët. Atehere duke parë që të dyja ekstremet qenkan të dëmshme, fermeri duhet të synoje që bima e domates të rritet dhe të zhvillohet duke ndjekur një sërë shërbimesh që janë si vijon. Rreth 2 javë pas mbjelljes bimëve në serrë, bëhen zëvendësimet e bimëve të dëmtuara ose të pa zena dhe njëkohësisht dhe prashitja e parë. Prashitja e parë duhet të realizohet patjetër në thellësinë 15 – 20 cm me qëllim që toka të rimarri shkrifmerinë e parë që ka humbur gjatë kalimeve të bëra në procesin e mbjelljes. Prashitjet e tjera bëhen sipas nevojës dhe gjëndjes së shkriftmerise së tokës dhe në mesin apo dhe fundin e vegjetacionit të arrijë deri në prerje bari nëqoftëse është nevoja. Cektesimi i vazhdueshëm i prashitjeve bëhet me qëllim që bimës ti mos i dëmtohet aspak sistemi rrënjor. Në ato serra ku ujitja vazhdon të bëhet me brazda, duhet që gjatë prashitjeve të para apo të

166


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

dyta, ky proces të bëhet me mbushje të lehtë të bimëve duke krijuar një brazdë me qëllim që bimëve ti eleminohet kontakti me ujin që ato të mos preken nga sëmundjet e kalbëzimit të qafës së rrënjeve. Një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve të domates, luan lidhja e bimëve në kohën e duhur. Vonësa e lidhjeve të bimëve, (në ato raste kur bimët janë të tejrritura), mund të shkaktoje thyerjen e tyre. Pas lidhjeve, bëhet perdredhja e bimëve pas spangos (normalisht një perdredhje për çdo luleri). Eshtë mirë që perdredhja të bëhet para heqjes së sqetullorëve, me qëllim që nëse pa dashur gjatë perdredhjes këputet maja rritëse, atëhere një sqetullor mund të lihet të vazhdojë rritjen si majë rritëse. Eshtë shumë e rëndësishme që operacionet e gjelbërta si perdredhja heqja e sqetullorëve dhe siç do e vërejmë me poshtë heqja e gjetheve duhet të bëhen rregullisht dhe periodikisht në mënyrë që bimët të kenë atë sasi të nevoshmë të masës vegjetative në mënyrë që ajo të rritet dhe të zhvilohet në mënyrë sa më normale. Ndodh shpesh herë që këto operacioNë kryhen rregullisht derti në vjeljen e frutave të parë dhe më pas “harrohen”, duke u bërë shkak për dëmtime dhe pasoja të tjera në rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve. Prandaj është e këshillueshme që këto operacione në fillim të kryhen së paku çdo javë dhe më pas jo më shumë se çdo 2 javë me qëllim që bima të mos teprohet me masë vegjetative në dëm të frutifikimit dhe të cilësisë së frutave. Mos heqja në sasinë dhe kohën e duhur të masës së tepërt vegjetattive, bën që bima jo vetëm së ngarkohët me masë të tepërt vegjetative, por së kjo masë ndikon për keq në ndriçimin dhe ajrimin e rregullt të të gjithë masës vegjetative duke u bërë pengese për një fotosintezë të keqe dhe mundësi të pashmangeshmë të infeksioneve nga sëmundjet dhe dëmtuesit, duke shkaktuar anomali dhe vështirësi në luftimin e tyre jo vetëm në mënyrë mekanike dhe agroteknike, po dhe në rrugë kimike. Heqja e sqetullorëve bëhet në fazën kur sqetullori të ketë formuar jo më shumë se 1 gjeth. Vonësa e heqjes së tyre shkakton vështirësi dhe çrregullime në rritje dhe zhvillim të bimëve si pasojë e konkurences ushqimore. Gjithashtu heqja me vonësë e sqetullorit, shkakton plagë më të mëdha në trupin e bimës dhe krijohen mundësi në infeksione kërpudhore si Botritesi e të tjera të ngjashme me këtë. Të dhënat e studimeve të fundit kanë vërtetuar së vonësat e heqjes së sqetuloreve deri në 12 – 15 cm, kanë shkaktuar ulje të ndjeshme të rendimentit. Një rëndësi të veçantë duhet kushtuar së kur të hiqet sqetullori, të mos dëmtohet lekura, në të kundërt është e presdispozuar të infektohet nga sëmundjet infektive. Nëqoftëse maja rritëse bëhet me ngjyrë argjendi dhe për rrjedhoje luleria bëhet sterile, atëhere kjo pjesë këputet dhe në vënd të saj lihet një sqetullor me qëllim që bima të vazhdojë normalisht rritjen e saj. Heqja e gjetheve. Gjethet e vjetëruara dhe që ndodhen afër bazës së kërcellit duhen hequr, atëhere kur pothuase e kanë mbaruar funksionin e tyre fotosintetik dhe për pasojë jo vetëm që nuk i shërbejnë më bimës, por krijojnë situata të veshtira në vjeljen e prodhimeve, tërheqjen

167


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Figura 50. Vazhdimi i heqjes së gjetheve paralel me vjeljen

e një pjesë të lëndës organike të sintetizuar nga gjethet e reja në dëm të prodhimit, por dhe krijojnë premisa për infeksione nga një sërë sëmundjesh siç është Botritesi. Lidhur me këto probleme, për kultivuesin e domates në serra dalin detyra të hiqen gjethet e tepërta. Mënyra e heqjes së këtyre gjetheve është 1 gjeth në javë ose 2 gjethe në çdo 2 jave. Përvoja ka treguar se heqja e gjetheve pranë lulërisë ku rreth 2 javë më vonë parashikohët vjelja, është një masë e mirë teknike, që jo vetëm së lehtëson punën në procesin e vjeljeve, por së krijohen premisa për rritjen dhe zhvillimin sa më normal të bimëve dhe të frutave të domates. Përshembull, kur frutat e lulërisë së 3-te, kanë filluar pjekjen, pikërisht në këtë kohë duhet të fillojë edhe heqja gjetheve që ndodhen në lulerinë e 4-5-te. Ky është rregulli, por në situata të ndryshme mund dhe duhet të veprohet edhe në këto mënyra: Në mbjelljet e dyta në serra diellore (pa ngrohje), mund të jetë e nevojshme që gjethet të hiqen disa ditë më shpejt me qëllim që të përshpejtohet ajrimi i serrës dhe të ndalohet sa më tepër të jetë e mundur përhapja e sëmundjeve. Në bimët e rreshtave afër anëve të serrës, mund të hiqen më pak gjethe, me qëllim që të eleminohet ekspozimi i frutave të domates ndaj rrezeve të diellit, të cilat mund të shkaktojnë atë të ashtuquajturen Djegie Diellore. Kur bima është shumë e zhvilluar dhe gjethet janë gjithashtu të zhvilluara mirë, krahas heqjes së gjetheve sipas mënyrës së thënë më sipër, duhet të aplikohet dhe rrallimi i disa gjetheve në gjatësinë e kërcellit të bimës. Heqja e gjetheve duhet bërë me përkulje nga poshtë-lart me qëllim që të eleminohen dëmtimet e lekures së kërcellit kryesor, të cilat mund të shkaktohen plagë dhe mundësi për infeksioNë të pariparueshmë të sëmundjeve. Heqja e gjetheve dhe e çdo operacioni tjetër të gjelbërt duhet të eleminohen gjatë ditëve që janë me reshje ose të vrejtura, njëkohësisht

168


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

kurrë të mos bëhen kur në sipërfaqen e bimës ka akoma vesë. Kjo nuk duhet lejuar mbasi krijohen mundësi për infeksioNë nga sëmundjet e ndryshme. Mbas heqjes së gjetheve apo pjesëve vegjetative që bëhen gjatë operacioneve të gjelbërta, ato grumbullohen dhe hiqen menjëherë duke i dërguar sa më larg serrës me qëllim që të eleminohet ndonjë infeksion i mundshëm. Figura 51. Kultivimi i domates “Qershi” në serra Prerja e majës. Koha e kryerjes së këtij operacioni ka një rëndësi të veçantë në jetën dhe zhvillimin e bimës së domates. Prerja e majës rritëse ka ndikim të padiskutueshem në rritjen e frutave të porsalidhura dhe në përshpejtimin e proceve fiziologjike të rritjes dhe të pjekjes së frutave të bimës së domates. Prerje normale e majës rritëse është kur maja rritëse pritet 2-3 gjethe mbi lulerinë dhe 8-10 javë para vjeljes së frutave të lulërisë së fundit. Pas prerjes së majës rritëse, bima e domates stimulohet shumë në ripërter- Figura 52. Ujitja me pika, mulçërimi dhe ngrohja itjen e masës së gjelbërt dhe me ujë të ngrohur nga dielli (Marikaj/Tiranë) pas këtij procesi, fillojnë rritjen shumë sqetullorë të tjerë, të cilat duhet të hiqen dhe të eleminohen sa më parë, mbasi lëndët e sintetizuara organike në vënd që të shkojnë për rritjen dhe shpejtimin e pjekjes së frutave, shkojnë për rritjen e masës së gjelbërt gjë që në këtë periudhë është pa dobi. Ujitja, nevojat për ujë dhe mënyra e ujitjes së domateve në serra. Eshtë shumë i qartë tashmë roli i ujit në rritjen e rendimentit, cilësisë dhe të hershmërise së prodhimit të bimës së domates. Meqenëse prania e ujit në tokë nuk varet nga sasia e reshjeve, (sepse është e mbuluar), bilanci ujor në tokë rregullohet vetëm në sajë të ndërhyrjes me anë të ujitjeve.

169


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Pas mbjelljes së bimëve në serrë, veç ujitjes së parë e cila bëhet për lidhje dhe zënje të bimëve, ujitjet e tjera duhet të bëhen shumë të rralla dhe me sasi të vogla uji. bëhet kështu me qëllim që bima të ketë mundësinë ta kërkoje vetë lagështirën në thellësinë e tokës duke xhvilluar sa më mirë të jetë e mundur sistemin rrënjor dhe jo të mesohet “dëmbele” me sigurimin e ujit në sasi optimale qysh në fazat e para të rritjes dhe të zhvillimit të saj. Ujitjet e plota duhet të fillojnë 3-4 javë pas mbjelljes së bimëve në serrë. Pavarësisht së bima nuk duhet të mesohet “dëmbele” në fazat e para të rritjes, asaj kurrë nuk i duhet lejuar që të kalojë në strese dhe deficit lagështie në trupin e bimës. Kjo për arësye së vonësat në ujitje në sasi të duhur, do të shkaktojnë pengimin e rritjes së fuqishmë të bimës dhe me pasoja në frutifikimin dhe prodhimin e frutave të domates. Duhet të kihet mirë parasysh nga kultivuesit se në fazën e rritjen intensive të bimëve, nevojiten 5 litra ujë për m2 tokë në ditë. Kështu që në serrë më sipërfaqe 1.000 m2, duhen rreth 5.000 litra ujë në ditë. Për të patur suksese në ujitjen e bimëve të domates të kultivuara nëpër serra, duhet që ujitjet të bëhen në: 1) Vetem në ditë me diell, me qëllim që të eleminohet teprimet e lagështisë ajrore, gjë që pengojnë pllenimin e luleve dhe favorizojnë sëmundjet kërpudhore: 2) Të përfundojnë para se të afrohet nata, me qëllim që bimët të mos jenë të lagura nga uji dhe të mos gdhihen me shtresë vesë, në të kundërt mund të infektohen nga sëmundjet; 3) Ujitjet duhet të bëhen pa teprime me ujë, por dhe kurrë nuk duhet lënë pa u ngopur mirë bima, mbasi në të dy rastet bimëve i shkaktohen strese dhe më pas pasoja në marrjen e prodhimeve; 4) Ujitjet janë më mirë të bëhen të shpeshta dhe me norma të reduktuara uji. Vonësat në ujitje, bëjnë që bimët ta ndjejnë deficitin ujor dhe frutat rriten më shumë vështirësi. Në rast se lenja pa ujë vazhdon me tej, bimët fillojnë vyshkjen e tyre dhe frutat fillojnë të kalben në majë të tyre. Nëqoftëse pas kësaj periudhe bëhen ujitje të bollshme, atëhere këto fruta, pasi absorbojnë lagështirën që kanë nevojë, rrisin turgorin dhe presionin ozmotik të qelizave, duke krijuar mundësi për carje dhe kalbje të frutave. Kushtet për lidhje normale të frutave. Lidhja e frutave bëhet në temperaturën 15 – 23 oC, ndërsa temperatura optimale konsiderohen të jenë 23 - 29 oC. Lagështira e ajrit duhet të jetë në vlerat 65 – 70 %. Prandaj për të patur një lidhje të mirë të frutave, është e domosdoshme që krahas sigurimit të këtyre parametrave optimale të temperaturës dhe të lagështirës ajrore, ndihmon në mënyrë të konsiderueshme aplikimi i tundjes së bimëve 2 herë në ditë nga muajt Janar deri në Prill. Ky proces kryhet me qëllim që qeskat pjalmike të çahen dhe të bien lehtësisht nëpër krezat e pistileve të luleve. Kjo masë ndikon ndjeshëm në rritjen e mundësise së lidhjes së mëtejshme të luleve. Ndërsa

170


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

për kultivimet e dyta, nuk është nevoja e tundjeve, por është e domosdoshme që për lulet e kateve të sipërme të bëhet hijezimi i serave, me qëllim që të shmanget sa më shumë të jetë e mundur kontakti direkt nga rrezet e nxehta të diellit dhe të menjanoje mundësinë e uljes së mëtejshme të lagështirës ajrore të serrës. Temperaturate lejueshme në këto situata nuk duhet të kalojnë mbi 28 – 30 oC, dhe kjo situatë veç hijezimit ndikon dhe vendilimi dhe ajrosja e mirë e serrës me mjetet përkatëse vendiluese. Kontrolli mbi faktorët e mjedisit. Rezultate të dëshiruara arrihen në qoftë se ambjenti i serrës në të cilën bëhen kultivimet e bimëve të domates, i nënshtrohet një kontrolli të vazhdueshëm i disa parametrave të cilat ndikojnë në mjedisin e serrës. Këto parametra janë kontrolli dhe stabilizimi i temperaturave të përshtatshme me kërkesat e bimëve sipas fazave të zhvillimit; I përmbajtjes së CO2-se; i lagështirës së ajrit dhe të tokës, të cilat në kushtet fushore përbën në të vërtetë një vështirësi dhe ngandonjëhere dhe në pamundësi për ta kontrolluar dhe mbajtur si duhet këto parametra. Në vëndet e zhvilluara të Europës Perëndimore këto faktorë të klimëformimit, maten dhe rivendosen në vlerat e duhur me anë të sistemeve kompiuterike të cilat i realizojnë me perpikmeri në bazë të një programi special të instaluar në këto pajisje. Për kushtet e vëndit tonë, akoma dhe për një periudhë do të mbetemi jashtë këtij sistemi dhe domaten apo bimët e tjera nëpër mjediset e mbrojtura, do ti kultivojme me metoda më të thjeshta dhe praktike, të cilat kanë patur dhe do të kenë akoma suksesin e tyre. Në muajt e parë të vegjetacionit, temperatura ditën duhet të mbahen në rreth 19 oC ditën dhe 15 oC natën. Nuk duhet të zbresin nën 15 oC, sepse temperatura nën 14 oC të domatja pengon në mënyrë serioze lidhjen e frutave. Gradualisht me kalimin dimërit dhe me ardhjen e pranverës, temperaturat e mjedisit të jashtëm rriten, për pasojë rriten edhe temperaturat e mjedisit të serrës. Një rëndësi të veçantë merr dhe temperatura e tokës, e cila duhet të jetë pothuajse e barabartë me temperaturën e ajrit të serrës. Tabela 17. Korelacioni i temperaturës dhe i Regjimi i temperaturave të ajrit të intensitetit të ndriçimit të domatja në serra serrës, duhet të jetë në proporcion me ndriçimin diellor. Në Ndriçimi në Lux Temperaturat optimale bazë të studimeve të mirëfillta gjatë ditës oC të bërë për këtë qëllim, kore16.000 19.5 spondenca ndërmjet intensitetit 20.000 20.5 të ndriçimit diellore me atë të 25.000 23.5 temperaturave të ambjentit, për 30.000 34.5 bimën e domates, duhet të jenë 35.000 25.5 në bazë të tabelës 20. 40.000 27.5 Nëqoftëse fermeri mund të ndjeki dhe të mbaje këtë proporcion ndicimi dhe temperatura, rezultatet do të ishin shumë të mira. Por shpesh herë këto proporcione jo vetëm që nga

171


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

shumë kultivues të domateve nuk njihen, por dhe ato që i dinë nuk i ndjekin me kujdes dhe nuk i aplikojnë si duhet. Shmangjet nga këto proporcione ndikojnë drejtëpërsëdrejti në intensitetin e rritjes dhe të zhvillimit të bimës, në ngadalësimin dhe përshpejtimin e pjekjes, që në fund të fundit ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e frutave dhe në qullosjen ose zbutjen e tyre, duke i prishur pamjen organoeleptike dhe tregëtare. Në mënyrë praktike këto temperatura mund të mbahen sipas një rregullsie, si: në ditë me diell temperatura duhet të mbahet në vlerat 25 – 28 oC, ndërsa natën 15oC, në ditë me vranesire të plotë, në vlerat 17 – 19 oC ditën dhe natën në vlerat e 15 gradëve. Në ditë gjysëm të verëjtura synohet në 21 – 23 oC ditën dhe 15 oC natën. Për lagështirën ajrore, deri tani në serat e vëndit tonë, lagështira e ajrit është ruajtur në vlerat 60 – 75 % për bimën e domates, me anë të ajrosjeve dhe me anë të ngritjes së temperaturave nga mjetet ngrohëse. Lagështira e tepërt e ajrit mbi 75 % në serrë, veç ndikimit në mos plasjen e trastave pjalmore, ndikon ndjeshëm në mundësinë e infeksioneve nga sëmundjet infektuese kriptogamike. Eshtë vërtetuar gjithashtu së rritja e lagështirës ajrore mbi 80%, krijon çrregullime në qarkullimin e limfes së papërpunuar dhe shpërndarjen e kësaj limfe në të gjithë ekstremitetet e bimës. E kundërta ndodh në kushtet e temperaturave të larta të verës. Në këtë rast lagështira ajrore ulët nën kufijte 60 %, duke krijuar vështirësi të reja në aftësinë pllenuese të krezes së pistilit dhe të kokrrizave të polenit. Në këtë rast lulet e celura, nuk li- Figura 53. Kultivar domateje për përpunim dhin fruta dhe ato që lidhen nuk industrial arrijnë të rriten, por rrëzohen për tokë duke u bërë kështu shkak për humbje të konsiderueshme të prodhimeve. Këto mangesi eleminohen me sperkatje me ujë për disa minuta ose me hedhje uji në hapsira boshe të serrës si rrugë kanale, etj. Këto procese kurrë nuk duhen bërë në kohën kur afrohet nata, pasi bima veson në vesë dhe mund të preken nga sëmundjet. Intensiteti i ndriçimit, ndikon ndjeshëm në lidhjen dhe rritjen e frutave dhe marrjen e rendimenteve të desiruara në domate. Mungesa e ndriçimit diellore në fazat e para të vegjetacionit (për mbjelljet pranverore), shkakton rrëzimin e

172


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

luleve të lulërisë së parë, prandaj fermeri duhet ti shmanget sa më tepër të jetë e mundur, mbjelljeve në ditët e para të muajit Dhjetor. Sot në drejtim të seleksionimit, është punuar në lloje të reja që i përshtaten shumë mirë pamjaftueshmerise së ndriçimit diellor dhe kanë dhënë rezultate shumë të mira. Prandaj në praktiken e ndërtimit të serrave duhet të kihet parasysh që të eleminohen konstruksionet e tepërta dhe ti lejoje depërtimin në maksimumin e mundshëm të rrezeve të diellit me qëllim që ndriçimi diellore të depërtoje sa më mirë në serrë. Një rol të ndjeshëm në këtë drejtim luan dhe sasia dhe vendosja e bimëve në njësi të sipërfaqes. Hollandezet të cilët kanë probleme të theksuara në ndriçimin diellor, e kanë reduktuar numër in e bimëve në 2 bimë për m2. Mbi sigurimin e sasive të nevojshme të gazit karbonik. Rritja e përqëndrimit të CO2 deri në 1.000 ppm, është një rrugë efektive për kompesimin e ndriçimit të kufizuar dhe maksimizimin e prodhimit të hershëm. Në ditë me diell gjatë fotosintezës bimët e domates e ulin përqëndrimin e CO2 në ambjentin e serrë deri në 250 ppm. Për çdo 100 ppm shtesë të CO2 mbi nivelin 250 ppm pra 350 ppm, është vërtetuar se ritmi orar i shtimit të madhësisë së frutit është 6 gr ose të rendimentit në 2.6 kg/m2 në 24 orë. 5.2. SPECI Speci është një ndër bimët kryesore të perimeve e cila për nga sipërfaqja zën vëndin e dytë pas domates. Në Shqipëri sipërfaqja e saj gati arrin në 3000 ha, ku peshën kryesore e zën sipërfaqja e mbjellë në kushtet e fushës së hapur. Në serra kultivohet relativisht pak, por gjithësesi duhet theksuar se sipërfaqja në mjediset e mbrojtura po shtohen çdo vit. Figura 54. Bime speci

173


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.2.1. KËRKESAT NDAJ FAKTORËVE TË MJEDISIT Ndër elementët me kryesor të klimës dhe ato të mjedisit janë: temperatura e ajrit, temperatura e tokës, lagështira ajrore dhe tokësore, drita, ajrimi, gazi karbonik, era, toka, kundërdrejtimi, etj. Në lidhje me kërkesat ndaj temperaturës, kjo bimë renditët në grupin e bimëve me kërkesa të larta ndaj nxehtësisë. Farërat e specit fillojnë të mbijnë në temperaturën 130C. Në qoftë se vazhdohet të trajtohet me këtë temperaturë, procesi i mbirjes së farërave zhvillohet me ngadalë dhe përfundon pas 18 – 20 ditëve. Nëse temperatura rritet në vlerat 18 – 25 0C, farërat mbijnë për 10 – 15 ditë, në 25 - 28 0C ato mbijnë për 8 - 10 ditë. Ndërsa në temperaturën 28 – 35 0C, mbirja bëhet për 4 – 6 ditë. Mbi temperaturën 35 0C, farërat dëmtohen duke humbur fuqinë mbirëse. Temperatura optimale e mbirjes së farërave është 25 – 28 0C, e cila përfundon për një periudhë kohore në 8 – 10 ditë. Nga momenti i mbirjes së farërave e deri në fillimin e formimit të çiftit të parë të gjetheve të vërteta, bimëzat e sapo mbira, vetëushqehen akoma nga lënda rezervë që ndodhet në gjethet kotiledone. Prandaj nëse pas mbirjes vazhdohet akoma të mbahet temperatura 25 –28 0C, atëhere kjo pak lëndë rezervë që ka mbetur në kotiledone, do të shpenzohet me shpejtësi gjatë procesit të frymëmarrjes, sepse procesi i fotosintezës akoma ska filluar përderisa dalja e gjetheve të vërteta akoma nuk është realizuar. Prandaj rekomandohet që pasi farërat të kenë mbirë në 55-65 % të sasisë, temperatura e mjedisit duhet medeomos të ulët në nivelet 16 – 20 0C. Ky regjim duhet të vazhdojë deri sa të shfaqen gjethet e para të vërteta. Zakonisht kjo periudhë duhet të zgjasë 8 – 12 ditë. Pasi bimët të kenë filluar formimin e dy gjetheve të vërteta, atëhere është e nevojshme që temperatura e ajrit të rritet gradualisht deri në rreth 25 0C. Me temperaturën nën 130C, kjo bimë e ndalon rritjen dhe zhvillimin, ndërkohë që bimët e domates dhe patllixhanit e kanë respektivisht 10 0C dhe 12 0C. Shqetësimet fiziologjike, i fillojnë kur temperatura e ajrit zbret nën 12 0C. Nën temperaturën 00C (praktikisht nga – 0.3 deri në – 0.5 0C), bimët e specit kalben plotësisht. Temperaturat optimale për rritjen dhe zhvillimin e specit, janë 23 – 28 0C. Maksimumi i sintezës së lëndës organike nëpërmjet fotosintezës, arrihet në tëmperaturat 25 – 30 0C. Nëqoftëse ky nivel temperaturë, nuk shoqërohen me ndriçim të mjaftueshëm diellor (siç mund të ndodhi të serrat në periudhën e stinave të dimërit dhe të pranverës së hershme), atëhere vihet re që gonxhet lulore nuk hapen mirë dhe pllenimi nuk realizohet normalisht. Nëse temperatura e ajrit vazhdon e rritet në mbi 30 0C, atëhere ritmi i sintezës së lëndës organike ulët gradualisht dhe në temperaturën 40 0C, bëhet ndërprerja e plotë e saj. Mbi 40 0C, procesi i frymëmarrjes fillon e bëhet më intensive dhe bimët kalojnë në depresione e shqetësimë të rënda fiziologjike. Eshtë vërtetuar gjithashtu, se për të bërë një lulëzim sa më normal të bimëve, specit i duhet një vlerë e intensitetit të ndriçimit 40.000 – 53.000 Lux ose e barabartë me 5.3 – 7 Kal./Cm2/Min. Tokat në të cilën do të kultivohet speci, duhen të jenë të thella, të ajrosura mirë, të përshkueshme nga uji, të ngrohta dhe me drejtim nga Jugu (veçanërisht për prodhimin e hershëm), humusore dhe të pasura me elementë ushqimor dhe të asimilueshëm nga

174


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

bimët. Tokat e ftohta, të lageta, e të rënda, me taban të cekët, janë të pa përshtatshme për rritjen e sistemit rrënjor të kësaj bimë. Reaksioni i solucionit tokësor (ph) duhet të jetë neutrale në vlerat 6.5 – 7,5. Shumë e rëndësishme është zgjedhja e parabimës. Ajo kurrë nuk duhet të ketë qënë e mbjellur me speca apo bimë të së njëjtës familje (domate, patate, patllixhana, etj,). Madje është e domosdoshme që të aplikohet një skemë e qarkullimit bujqësor mbi 5 vjeçare. Parabimët më të mira për bimën e specit janë barërat e familjes së bishtajoreve (papilonace), një dhe shumvjeçare si: jonxha, tërfilet një dhe shumvjeçare, fasulja, bizelja, batha, e disa të tjera. Parabimë të mira janë gjithashtu kulturat e familjes së frurrënjore (Umbrelifere), siç janë: karrota, panxhari, rrilkat, repkat, etj. Parabimë të mira gjithashtu, janë edhe drithrat e bukes, si gruri, misri, etj, si dhe bimët industriale si duhani, etj. Veçanërisht misri, i cili kultivohet në kushtet e një plehërimi të bollshëm oganik dhe kimik, është një parabimë e mirë për specin. Nevojat për lagështirë janë të ndryshme në faza të ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit të saj. Fazat me kritike për ujë janë: i) Fillimi i lulëzimit dhe i frutifikimit dhe ii) Faza e rritjes së frutave. Lagështira në tokë duhet të jetë në vlerat 60 – 70% të kapacitetit ujëmbajtës të saj. Nga fillimi i lulëzimit e deri në pjekjen e frutave, kërkesat për ujë janë edhe më të mëdha. Në këtë fazë sasia e lagështirës në tokë duhet të jetë në vlerat 70 – 85 % të kapacitetit ujëmbajtës të saj. Krahas nevojave për lagështirën tokësore, speci është ekzigjente edhe për lagështirë ajrore. Eshtë vërtetuar se kërkesat për lagështirë ajrore nga speci, janë më të mëdha se sa ajo e domates. 5.2.2. KULTIVIMI Në Shqipëri bima e specit kultivohet vetëm nëpërmjet përgatitjes paraprake të fidanave. Ato përgatiten në ambjente të mbrojtura si: i) Shtretër të nxehtë, ii) Gjysëm të nxehtë, iii) Të ftohtë dhe iv) Në serra, etj. Përgatitja e fidanit në serra është mënyra më e mirë dhe më e sigurtë. Speci mund të kultivohet: i) Në kushtet e fushës së hapur; ii) Në kushtet e tuneleve të ulëta plastike; iii) Në kushtet e serrave me mbulesa plastike apo në ato me xham, etj. 5.2.2.1. KULTIVIMI NË KUSHTET E FUSHËS SË HAPUR Për kushtet e Ultësires Bregdetare të Shqipërisë, kultivimi i specit mund të organizohet në tre drejtimë kryesore, që janë: i) Për prodhim të hershëm; ii) Për prodhim të mesëm; ii) Për prodhim të vonë. 1) Për prodhim të hershëm fara e specit duhet të mbillet në shtretër të nxehtë në periudhën 5-15 Janar dhe dalja e fidanave në fushë duhet të bëhet gjatë periudhës 10 –25 Prill. Në këtë rast prodhimi duhet të fillojë në fillimin e dhjetëditorit të dytë të Qershorit dhe piku i prodhimit arrin deri në fundin e muajit Gusht. 2) Për prodhim të mesëm fara e specit duhet të mbillet në shtretër të nxehtë gjatë periudhës 10 – 28 Shkurt. Dalja e fidanit në fushë rekomandohet të filloi nga 25 Prilli dhe duar – duar të përfundoi brënda 10 Majit. Mbjellja në këtë periudhë, mund

175


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

ta sjellë prodhimin nga fillimi i Korrikut i cili vazhdon deri në fillimin e ngricave të Vjeshtës. 3) Për prodhim të vonë (kryesisht për kultivarët që destinohen për përpunim industrial ose konservim si frut i freskët), farat e tyre duhet të mbillen në shtretër ½ të ftohtë gjatë periudhës 20-30 Mars dhe në fushë duhet të mbillen rreth periudhës 10 – 20 Maj. Prodhimi zakonisht vjen nga mesi i muajit Gusht dhe vazhdon deri në fillimin e ngricave të para të Vjeshtës. Toka është e domosdoshme që toka të punohet 2 herë. Plugimi i parë duhet të bëhet gjatë verës ose Vjeshtës në thellësinë 35-40 cm. Plugimi i dytë duhet të bëhet 10 – 20 ditë para mbjelljes në fushë në thellësinë 18-20 cm. Para plugimit të dytë këshillohet të shpërndahen të gjithë sasitë e plehërave organike dhe pjesërisht ato kimike (kryesisht DAP, Fosforiket, Potasiket, etj,) me qëllim qe; Figura 55. Skema e mbjelljes me brazda dhe ujitja për zënie

I) Ato të përmbysën në thellësinë e vendosjes së pjesës më të madhe të sistemit rrënjor të bimëve; II) Gjatë qëndrimit të plehërave në tokë deri sa sistemi rrënjor të arrijë shtresat e vendosjes së tyre, ato të jenë të dekompozuara dhe jenë gati për tu asimiluar lehtësisht nga sistemi rrënjor i bimëve; III) Gjatë frezimeve/diskimeve të krijohet mundësia e përzierjes së tyre më të mirë me dheun. Çeshtje shumë të rëndësishmë gjatë mbjelljes së specit në fushë, janë: i) Përcaktimi i drejtë

176


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

i dendësisë së mbjelljes dhe ii) Përcaktimi i drejtë i distancave të mbjelljes. Për kultivarët me fruta të mëdhenj e të gjërë (subsp. Macrocarpum var. grossum) kurora e të cilëve është e madhe, dendësia këshillohet nga 35 – 45 mijë bimë për hektare, ose 3,5 – 4,5 b/m2. Për kultivarët me fruta të mëdhenj e të gjatë (subsp. Macrocarpum var. longum) kurora e të cilëve është më e vogël së tipi i parë, dendësia këshillohet nga 55 – 75 mijë bimë për hektar, ose 5,5 – 8,5 b/m2. Ndërsa për kultivarët me fruta të vegjël (subsp. Microcarpum), distancat duhet të jenë më të vogla dhe numri i bimëve duhe të jetë 85 – 100 mijë b/ha ose 8,5 – 10 b/m2. Menjëherë pas mbjelljes realizohet ujitja për zënie me 1,5 – 2 litra ujë për bime. Në toka të rënda ku uji është më i qendrueshëm në sipërfaqe të tokës, mund të aplikohen skema mbjelljeje me brazda (figura 49), me kujdes që niveli i sistemit rrënjor të fidanave të mos vendosen shumë thellë dhe e ashtuquatura ujitje për zënie (edhe ujitjet e tjera) të mos kontaktojnë kërcellin e bimëve. Figura 56. Bimë të shëndosha si rezultat i një plehërimi të drejtë

Pas rreth 8 - 10 ditëve pas mbjelljes, duhet të fillojë prashitja e parë ose kultivimi (frezimi nëse bëhet me motofreza). Eshtë shumë e rëndësishme që prashitjet, kryesisht ato të I dhe të II duhet të bëhen të thella në rreth 12- 15 cm thellësi. Këto prashitje ndihmojnë në: 1)Shkatërrimin e barërave të këqia që sapo kanë filluar të mbijnë; 2) Shkriftërimin e sipërfaqes; 3) Ajrosjen dhe ngrohjen e tokës, etj. Eshtë e domosdoshme që para prashitjeve të hidhen plehërat azotike që janë të planifikuara për plehërimin e parë suplementar. Ato duhet të mbulohen në tokë gjatë këtij procesi.

177


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Prashitjet e tjera të bëhen në varësi të gjëndjes së shkrifmerisë së tokës, infeksionit të barërave të këqia. Ato duhet të bëhen gjithashtu pas 1 ose 2 ujitjeve, menjëherë pas plehërimeve plotësuese, etj. Prashitjet e tjera madje duke filluar nga prashitja e tretë, nuk duhet të bëhen kurrë të thella. Nëse prashitjet bëhen të thella atëhere sistemi rrënjor i cili ka aftësinë të zhvillohet shumë afër sipërfaqes së tokës, shkatërrohet pothuajse totalisht. Në këtë situate bimët ngelen mbrapa në zhvillim, nuk zhvillojnë një sistem rrënjor të shtrire, nuk lulezojnë si duhet dhe për pasojë nuk frutifikojnë. Frutat e lidhura nuk rriten normalisht, deformohen dhe nuk kanë cilësinë e duhur tregëtare. Prashitjet duhet të konsistojnë vetëm në prerjen e barit, shkriftërimin e sipërfaqes në 3-5 cm thellësi dhe mbulimin ose përzierjen e plehërave plotësuese kimike me tokën. Periudha ndërmjet dy prashitjeve duhet të jetë afërsisht rreth 15 - 20 ditë. Për të prodhuar 1000 kg fruta të freskëta, bimët duhet të qarkullojnë në aparatin vegjetativ të tyre, rreth 3.2-4 kg l.ak. oksid azoti (N2O); 0.4-0.6 kg l.ak. anhidrit fosforik (P2O5); 4.2-4.6 kg l.ak. oksid potasi (K2O); 65 gr l.ak. MnO; 44 gr l.ak. Cu; 109 gr l.ak. Fe; 44 gr l.ak. Zn dhe B 21 gr l.ak. Kështu p.sh., për të marrë një rendimenti mesatar me 300 kv/ha në kushtet e fushë së hapur dhe në varësi të niveleve të elementëve ushqimor që afron pjelloria natyrale e tokës, normat orientuese të plehut organic duhet të jenë 20-30 kv/dn (tabela 18). Tabela 18. Normat orientuese të plehërimit me plehëra organike në varësi të përmbajtjes së humusit në tokë Pjellorisë së tokës sipas përmbajtjes së humusit E varfër E mesme E pasur

% e humusit në tokë <1.5 % 1.5 – 3 % >3%

Sasia e plehut organik të këshilluar (në kv/dn) 30 25 20

Krahas plehërimit me plehëra organike është e domosdoshme që në bilancin e plehërimit të përllogariten edhe plehërat minerale. Ato duhet të hidhen në: i) Plehërimin bazë; ii) Plehërimi shoqërues dhe iii) Plehërimi plotësues (nga 3 – 10 duar/doza). Tabela 19. Normat orientuese të plehërimit azotik në varësi të përmbajtjes së azotit në tokë Klasifikimi i pjellorisë së tokës sipas përmbajtjes së N 2O E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur

178

Niveli i përmbajtjes së N2O në tokë (në %) < 0.1 % 0.11 – 0.15 % 0.16 – 0.25 % > 0.26 %

Sasia e azotit të rekomanduar (në kg l. Ak. / ha) 105 95 90 85


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Tabela 20. Normat orientuese të plehërave fosforike në varësi të përmbajtjes së fosforit në tokë Klasifikimi i pjellorisë së tokës sipas përmbajtjes së P2O5 (në kg l. ak. / ha) Shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur

Niveli i përmbajtjes së P2O5 në mgr/100 gr tokë < 0.1 % < 0.5 % 0.51 – 1 % 1,1 – 2 % 2,1 – 3 % > 3.1 %

Sasia e fosforit të rekomanduar 105 112 100 81 50 42

Tabela 21. Normat orientuese të plehërimit me plehëra potasike në varësi të përmbajtjes së potasi në tokë Klasifikimi i pjellorisë së tokës sipas përmbajtjes së K2O E varfër E mesme E pasur

Niveli i përmbajtjes së K2O në mgr/100 gr tokë <8 8.1 – 15 > 15

Sasia e potasit të rekomanduar (në kg l. ak. / ha) 75 25 15

Ujitja ka për qëllim që ti plotësoje bimëve atë sasi uji të nevojshëm për rritjen dhe zhvillimit normal të tyre. Aplikohen kryesisht tre mënyra ujitjeje, që janë: a) Ujitje në sipërfaqen e tokës, b) Ujitje mekanike, c) Ujitje nëntoksore. Ujitja sipërfaqsore duhet të bëhet në varësi të përmbajtjes së saj në tokë. Ato zakonisht duhet të bëhen në çdo 12-15 ditë. Sasitë e ujit duhet të jenë sa më të vogla dhe gjatë ujitjeve uji të mos takoje me kërcellin e bimëve me qëllim që të eleminohen mundësitë e infeksioneve. Figura 57. Metoda e ujitjes sipërfaqsore me brazda

179


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.2.2.2. KULTIVIMI NË KUSHTET E MJEDISEVE TE MBROJTURA Në serra kjo bimë mund të kultivohet: 1) Për prodhim të hershëm, ngrohja e të cilit bazohet në atë diellore; 2) Për prodhim shumë të hershëm, ngrohja e të cilit bazohet në atë teknike; 5.2.2.2.1. KULTIVIMI NË SERRA DIELLORE Periudha e mbjelljes së farës është fillimi i muajit Janar. Në momentin e mbjelljes në serrë, fidanat duhet të jenë të zhvilluara mirë me nga 6 – 8 gjethe dhe me gonxhe lulore gati të diferencuara. Toka e serrës duhet të plugohet/punohet dhe të frezohet rreth 10-15 ditë para mbjelljes së fidanit. Kjo bëhet me qëllim qe: i) Toka të shkriferohet dhe të ngrohet; ii) Të përmbysën plehërat kimike dhe organike që hidhen në plehërimin bazë; iii) Të zhduken barishtet e këqia; iv) Të fillojë aktiviteti mikrobiologjik i tokës dhe mineralizimi i plehërave kimike dhe organike, etj. Para plugimit duhet të hidhet e gjithë sasia e plehërave organike të planifikuara sipas bilancit të plehërimit. Frezimi i parë dhe i dytë (nëse ky i dyti është i nevojshëm) duhet të bëhet 4-5 ditë para fillimit të mbjelljes së fidanit. Gjithashtu këshillohet që para frezimeve të hidhen të gjithë plehërat forforike dhe ato potasike të planifikuara sipas bilancit të plehërimit me qëllim që ato të përzihen sa më mirre me dheun.

Figura 58. Bimë speci të mbështëtura në sistem lidhës

Fidani duhet të mbillet në serrë vetëm pasi ka kaluar rreziku i ngricave të vona të pranverës. Kjo periudhë në Ultësirën Bregdetare të Shqipërisë, përkon nga fundi i muajit Mars ose në ditë e para të Prillit. Për të qënë më i garantuar këshillohet që sasia e fidanit të përgatitur të planifikohet në 10 – 15 % më tepër si rezervë. Distancat e mbjelljes janë në varësi të formës bimore që do të kultivohen në serrë. Për kultivarët frut mëdhenj rekomandohet një dendësi mbjelljeje me 2.5-3.5 bimë/m2. Për kultivarët frut vegjël kjo dendësi rekomandohet të jetë 3.5-4.5 bimë/m2. Distancat e mbjelljes rekomandohen 1-1,2 m rreshti nga rreshti dhe 45-55 cm bima nga bima. Pas mbjelljes së kubikeve, bëhet ujitja e lehtë me 4 - 5 litra ujë/kubik/bime me qëllim që dheu të bashkohët me periferinë e dherishtes së kubikeve.

180


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Pas 5-7 ditësh bëhet kontrolli i bimëve të zena dhe ato që janë të dëmtuara apo që nuk kanë zënë, duhet të zëvëndësohen. Shërbimet e tjera pas mbjelljes së fidanit, konsistojnë në prashitjen e parë të tokës. Nëse nuk ka sistem të ujitjes me pika, rreth 10 – 12 ditë pas mbjelljes bëhet ujitja e parë me sasi uji tepër të kontrolluar me qëllim që të mos teprohet me ujë. Nëse ekziston sistemi i ujitjes me pika atëhere sasia e ujit është më e kontrolluar dhe lagështira e tokës duhet të jetë në vlerat 65 – 75 % të kapacitetit ujor mbajtës. Toka duhet të mbahet gjithmonë e shkrifët dhe kjo realizohet jo me prashitje të thella. Prashitje të thella nuk duhet të realizohen asnjëherë (përveç të parës), sepse sistemi rrënjor i specit dhe veçanërisht atyre që kultivohen në serra, është në afërsi të sipërfaqes së tokës. Këto prashitje konsistojnë vetëm në shkrifërimin e saj. Zakonisht format bimore që kultivohen nëpër serra janë me masë bimore të madhe dhe me fruta të mëdhenj e të rëndë. Si rezultat i peshës së masës bimore dhe veçanërisht të frutave, bimët thyhen dhe prodhimi dëmtohet së tepërmi. Për të eliminuar këtë të metë, është e nevojshme të aplikohet lidha e tyre. Bimëve u lihen të zhvillohen jo më shumë se 2 – 3 kërcej për bimë (për ato forma bimore që janë me kurore skeletore mund të lihen edhe deri në 4 kërcej), të tjerët hiqen. Për çdo kërcell bëhet lidhja me spango. Gjatë rritjes së kërcejve ato rrotullohen për reth spangos me qëllim që pesha e tyre dhe veçanërisht e frutave të rëndoje mbi spango. Procesi i rrallimit të frutave duhet të bëhet në mënyrë të atillë, që për çdo kat të një kërcelli të lihet një frut (e thënë ndryshe për 3-4 kërcej që ka një bimë duhet të lihen 3-4 fruta në kat, e thënë ndryshe 1 frut për çdo kat të çdo kërcelli). Maja rritëse nuk rekomandohet të këputet, madje këshillohet të lihet e lirë deri në fund të vegjetacionit. Këshillohet që temperatura mesatare për ditët me diell, duhet të mbahet në nivelin 24 – 28 0C. Në ditë me diell të fortë temperaturat mund të rriten deri në 29 – 30 0C, por kjo duhet shoqëruar me një sistem ajrimi të mirë. Natën temperatura mund të mbahet në nivelin 19 – 23 0C. Në ditët me vranësira temperatura duhet të mbahet në vlerat 21 – 23 0C, ndërsa natën në 18 – 20 0C. Gjatë natës temperatura nuk këshillohet të zbrese nën 18 0C dhe kjo sidomos në periudhën e rritjes intensive të frutave dhe në periudhën e vjeljes. Nën këtë temperaturë bimët shpenzojnë shumë energji, rezultat i procesit të desintezës së lëndës organike nëpërmjet procesit të frymëmarrjes dhe frutat e sapolidhura bien dhe po të vazhdojë kështu numri i luleve të çelura do të jetë shumë i ulët. Edhe në rastin kur temperatura e natës mbahet mbi 24 0C, në fruta do t’i shfaqen deformime në rritje. Në brëndësi të tyre do të shfaqen rritje të pjesëve vegjetative që nuk ndikojnë për gjë tjetër, por dëmtojnë cilësinë e frutave dhe pamjen tregëtare. Mungesa e ndriçimit diellor ndikon ndjeshëm në mos lidhjen e luleve dhe në mos rritjen e frutave të porsalidhura. Kultivuesit duhet të aplikojnë çfarë është e mundur në mënyrë që intensiteti i ndriçimit diellor të mos ulët nën 35 000 lux. Eshtë vërtetuar se për të bërë një lulëzim sa më normal të bimëve, specit i duhet një vlerë e intensitetit të ndriçimit diellor 40.000 – 53.000 Lux ose e barabartë me 5.3 – 7 cal./cm2/min. Lagështira ajrore duhet të mbahet në vlerat 70-80%. Vendilimi duhet të bëhet sa më i

181


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

shpeshtë sidomos në ditët me mot të ngrohtë. Studimet kanë vërtetuar se sa më shpesh të nderrohet ajri i mbrëndëshëm, aq më intensive bëhet fotosinteza. Vetë ndërtimi i sistemit rrënjor dhe aftësia e tij relativisht e ulët për ti asimiluar këto elementë, bën që kjo bimë të ketë kërkesa relativisht të larta për sasinë e tyre në substratin ushqimor. Kjo bëhet me evidente atëhere kur bimët e specit kultivohen në kushtet e mjediseve të mbrojtura dhe jashtë sezoneve të kultivimit. Në bilancin e plehërimit të specit në mjediset e mbrojtura bëjnë pjesë: i) Grupi i makro-elementëve janë Azoti, Fosfori dhe Potasi dhe, ii) Grupi i mikro-elementëve janë Magnezi, Mangani, Kalciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. Tabela 22. Sasia e plehërave të rekomanduara në varësi të rendimentit dhe të analizave kimike të tokës (në kg lëndë active për ha) Klasifikimi i pjellorisë së tokës

Niveli i pjellorisë së tokës

Rendimenti i planifikuar (kv/ha)

400 600 A – Nevojat për plehëra organike (kv/ha) Tokë shumë e varfër <10 % 500 700 E varfër 10-15 % 400 600 E mesme 16-25 % 300 500 E pasur 26-40 % 200 300 Shumë e pasur >40 % 100 150 B – Nevojat për plehëra azotike (kg lëndë aktive / ha) Tokë shumë e varfër <3 (mg N2O për 100 gr tokë) 132 198 E varfër 3.1-6 (mg N2O për 100 gr tokë) 99 132 E mesme 6.1-9 (mg N2O për 100 gr tokë) 66 76 E pasur 9.1-12 (mg N2O për 100 gr tokë) 30 33 Shumë e pasur >12 (mg N2O për 100 gr tokë) C – Nevojat për plehëra fosforike (kg lëndë aktive / ha) Tokë shumë e varfër <2 (mg P2O5 për 100 gr tokë) 130 165 E varfër 2.1-4 (mg P2O5 për 100 gr tokë) 91 130 E mesme 4.1-6 (mg P2O5 për 100 gr tokë) 52 91 E pasur 6.1-8 (mg P2O5 për 100 gr tokë) 39 Shumë e pasur >8 (mg P2O5 për 100 gr tokë) D – Nevojat për plehëra potasike (kg lëndë aktive / ha) Tokë shumë e varfër <6 (mg K2O për 100 gr tokë) 250 350 E varfër 6.1-12 (mg K2O për 100 gr tokë) 150 200 E mesme 12.1-18 (mg K2Opër 100 gr tokë) 50 70 E pasur 18.1-24 (mg K2O për 100 gr tokë) Shumë pasur >24 (mg K2O për 100 gr tokë) -

182

800 1000 800 600 400 200 231 165 99 36 208 156 104 52 450 250 100 -


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Në ndihmë të përcaktimit të dozës optimale të plehërimit, më parë duhet të bëhet Bilanci i Elementëve Ushqimor. Ky bilanç realizohet duke u nisur nga: i) Nevojat e elementëve ushqimor për të prodhuar 100 kg fruta të freskëta; ii) Sasinë e prodhimit të parashikuar për atë sipërfaqe të mbjellë; iii) Sasinë e elementëve ushqimor që toka ka vetë në dispozicion. Diferenca që mbetet, duhet plotësuar me plehëra organiko-minerale, e cila realizohet nëpërmjet 3 mënyrave të plehërimit që janë; bazë, shoqërues dhe plotësues. Në (tabelën 27), jepen sasitë e përafërta të lëndëve ushqimore në varësi të përmbajtjes së tyre në tokë. Për të prodhuar 1000 kg fruta të freskëta në serra, specit i duhen të qarkullojë në aparatin vegjetativ të tyre, rreth 3.2-4 kg l.ak. oksid azoti (N2O); 0.4-0.6 kg l.ak. anhidrit fosforik (P2O5); 4.2-4.6 kg l.ak. oksid potasi (K2O); 65 gr l.ak. MnO; 44 gr l.ak. Cu; 109 gr l.ak. Fe; 44 gr l.ak. Zn dhe B 21 gr l.ak. 560 gr oksid azoti (N2O), 120 gr anhidrit fosforik (P2O5) dhe 685 gr oksid potasi (K2O), pa përfshirë këtu sasinë e mikroelementëve të tjerë të domosdoshëm. Me këto të dhëna ekziston mundësia e përllogaritjes së përafërt të nevojave të specit për plehëra kimike dhe organike. Plehërat organike duhet të hidhen para punimit të fundit të tokës duke i shpërndarë ato uniformisht në sipërfaqen e saj. Ato duhet të jenë të dekompozuara. Asnjëherë dhe veçanërisht në serra, plehërat organike nuk duhet të hidhen në gropa, sepse një plehërim i tillë bën që bimët të zhvillojnë një sistem rrënjor të lokalizuar dhe bimët bëhen “dëmbele”. Plehërat azotike, pjesa më e madhe e tyre duhet të përdoren gjatë vegjetacionit. Nëqoftëse në fazat e para ato përdoren në doza të larta, atëhere ato do të ndikojnë në rritjen e përqëndrimeve të panevojshme të solucionit tokësor. Në rastet kur një pjesë e tyre duhet të përdoren si plehërim bazë apo shoqërues, këshillohet që ky pleh të jetë në formë ureje. Kjo formë azotike ka vetinë të fiksohet në kompleksin thithes të tokës dhe nuk mund të shplahet lehtë. Ndërsa gjatë vegjetacionit plehërat azotike të jenë në formën e nitrateve ose në atë amonjakale. Ato duhet të përdoren gjithmonë të shoqëruara me prashitje ose të tretura në ujë gjatë ujitjes me pika. Kjo masë ndikon në ruajtjen e elementit azot (N). Plehërat fosforike dhe potasike duhet të hidhen në plehërimin bazë. Mikroplehërat me kryesorë për bimët e specit që kultivohen në mjedise të mbrojtura janë: Magnezi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. Nga eksperimentet e kryera rezulton se më i pasur me mikroelementë është plehu organik. Ato rekomandohen të përdoren në doza optimale. Plehërat më kryesore të mikroplehërave janë: Boraksi, Sulfati i Magnezit, Sulfati i Manganit, Kloruri i Manganit, Sulfati i Bakrit, Sulfati i Zinkut, Kloruri i Zinkut, etj. Gjatë vegjetacionit shpërndarja e plehërave minerale mund të realizohet me anë të ujitjes me pika. UJITJA. Krahas faktorëve të tjerë një rol vendimtar në jetën e bimëve luan prania e lagështirës në tokë e ajër. Ujitja ka për qëllim ti plotësoje bimëve atë sasi uji që u nevojitet për rritjen dhe zhvillimit normal të tyre. Kërkesat e bimëve për ujë varet nga:

183


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

i) Fazat e zhvillimit të bimëve; ii)Sipërfaqja gjethore, forma dhe madhësia e tyre; iii) Sistemi rrënjor; iv) Koha e kultivimit (periudha ose stina); v) Dendësia e mbjelljes, etj. Në mënyrë orientuese sasia e ujit në një tokë lymo-argjilore, doza e ujitjes mund të jetë 4 - 6 litra ujë/m2/ditë ose 4-6 mm/ditë. Në ato lymore 2-4 litra ujë/m2/ditë ose 2-4 mm/ditë. Nëse Shërbimet kryhen sipas rekomandimeve, vjelja e frutave të parë fillon 35 – 55 ditë pas pllenimit të lules. Figura 59. Speca të kultivuara në serra plastike dhe të ujitjes me pika

5.2.2.2.2. KULTIVIMI NË SERRA ME NGROHJE TEKNIKE Për prodhim shumë të hershëm, fara mbillet gjatë muajit Tetor dhe mbjellja në serrë bëhet në fundin e muajit Nëndor dhe 15 ditëshin e parë të Dhjetorit. Prodhimi duhet të fillojë të vilet gjatë muajit Shkurt dhe mund të vazhdojë deri në fund të Majit. Për prodhim të hershëm, fara mbillet gjatë muajit Dhjetor dhe mbjellja në serrë bëhet gjatë muajit Shkurt. Prodhimi duhet të fillojë të vilet gjatë muajit Prill dhe mund të vazhdojë deri në fund të Korrikut. Rekomandohet që toka e serrës duhet të plugohet 15-20 ditë para mbjelljes së fidanit. Kjo bëhet me qëllim qe: i) Toka të shkriferohet dhe të ngrohet; ii) Të përmbysën plehërat organo-minerale që hidhen gjatë plehërimin bazë; iii) Të zhduken barishtet e këqia; iv) Të fillojë aktiviteti mikrobiologjik i tokës dhe mineralizimi i elementëve ushqimor, etj. Para plugimit duhet të hidhen të gjithë sasitë e plehërave organike të planifikuara sipas bilancit të plehërimit. Frezimi duhet të bëhet 4-5 ditë para fillimit të mbjelljes së fidanit. Gjithashtu këshillohet që para frezimeve të hidhen 2/3 e plehërave forforike dhe atyre potasike të planifikuara sipas bilancit të plehërimit, me qëllim që ato të përzihen sa më

184


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

mirre me dheun. Distancat e mbjelljes janë në varësi të formës bimore që do të kultivohet në serrë. Për kultivarëtfrut-mëdhenj rekomandohet një dendësi mbjelljeje 2.5-3.5 bimë/m2. Për kultivarët frut-vegjël kjo dendësi rekomandohet të jetë 3.5-4.5 bimë/m2. Distancat e mbjelljes rekomandohen 1-1,2 m rreshti nga rreshti dhe 45-55 cm bima nga bima. Ndërsa për kultivarët frut-vegjël rekomandohet që distanca në mes bimëve të jetë 35-45 cm. Një rezultat shumë të mirë në Figura 60. Aplikimi i mulçërimit të sipërkultivimin e specit në serra me faqes në serra ngrohje ka dhënë aplikimi i mulçërimit të sipërfaqes së tokës (me polietilen të zi ose të bardhë). Eshtë e domosdoshme që mulçërimi të shoqërohet me vendosjen e sistemit të ujitjes me pika. Kurë bimët fillojnë rritjen intensive është e domosdoshme të fillojë edhe lidhja e tyre. Bimëve u lihen të zhvillohen jo më shumë se 2 – 3 kërcej. Kërcejtë e tjerë hiqen. Mënyrat e vendosjes së sistemit mbështëtës janë; i) vertikale ose ii) horizontale. Për format bimore me kurore të madhe këshillohet aplikimi i sistemit mbështëtës të tipit horizontal (fig. nr. 61). Në gjatësi të rreshtave vendosen disa çifte lidhësesh, zakonisht 3 – 5 çifte, të cilat shtrihen horizontalisht në gjatësi të rreshtave. Në këtë sistem lidhjeje, kërcejtë gjatë rritjes së tyre, drejtohen me dorë të rriten në brëndësi të cifteve të spangos. Për të marrë fruta të një cilësie shumë të mirë, rekomandohet rrallimi i tyre. Pas rrallimit duhet të lihen e të zhvillohen rreth 2 - 3 fruta për çdo kat, që d.m.th. 1 frut për çdo kat të çdo kërcelli. Maja rritëse nuk duhet të këputet asnjëherë dhe të lihet e lirë deri në fund të vegjetacionit. Këshillohet që temperatura mesatare për DITËT ME DIELL, duhet të mbahet në nivelin 25 – 28 0C. Madje në ditë me diell të fortë temperaturat mund të rriten nga 29 deri në 32 0C, por kjo duhet shoqëruar me një sistem ajrimi të mirë. Mbi temperaturën 35 0C nuk ka rritje. Natën temperatura mund të mbahet në vlerat 19 – 22 0C. Gjatë rritjes së bimëve temperaturat e natës kurrë nuk duhet të zbresin nën 16 0C. Kufiri i lejueshëm është deri në 18 0C. Nëse gjatë natës temperatura kalon mbi 24 0C, atëhere lulet e sapoçelura bien, po kështu nëse kjo situatë vazhdon, më vonë edhe frutat e sapolidhura. Në temperatura të tilla është vënë re se në brëndësi të frutave që janë në rritje, shfaqen disa rritje vegjetative të çuditëshme që shpesh herë ndikojnë në prishjen

185


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

e cilësisë së prodhimit. NË DITËT ME VRANËSIRA temperatura duhet të mbahet në intervalin 21 – 24 0C, ndërsa natën në 18 – 20 0C. Nën 18 0C gjatë natës nuk këshillohet të zbresi, po ashtu edhe mbi 24 0C dhe kjo sidomos në periudhën e rritjes së frutave dhe atë të vjeljes. Figura 61. Bimë speci të mbështetura në sistemin lidhës horizontal

5.3. PATLLIXHANI Ka gjetur një përhapje të gjërë në krahasim më shumë lloje perimesh të tjera. Kjo i detikohet jo vetëm shijes që kjo lloj perimeje ka, por edhe të përdorimit të shumanshëm të tij. 5.3.1. KËRKESAT PËR KLIMËN, TOKËN DHE PARABIMËN Patllixhani bën pjesë në bimët me origjinë nga vëndet me klimë të ngrohtë dhe nga ky këndvështrim kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësidashëse. Disa nga kërkesat termike më kryesore të kësaj bime janë: i) Temperatura minimale jetësore varion nga 0,50C; ii) Temperatura biologjike (ose aktive) është 150C; iii) Temperatura optimale e natës 18-210C; iv) Temperatura optimale e rritjes së bimës është 25-300C; v) Temperatura minimale e mbirjes së farës është 13-14 0C. Në këtë temperaturë mbin për 20 – 25 ditë. Në temperaturën 25-30 0C, fara mbin për 10-12 ditë. vi) Temperatura minimale për lulëzim 18-280C; vii) Lagështira relative e ajrit është 60-70%.

186


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Figura 62. Bime dhe fruta të patllixhanit

Patllixhani shkon mjaft mirë në tipe të ndryshme tokash, por më tepër ajo pëlqen tokat me pjellori mesatare deri në të pasur me lëndë ushqimore. Kërkon toka të freskëta, të kulluara, me përbërje mekanike ronore-argjilore, të ajrosura mirë, me ph asnjanës ose lehtësisht acid. Tokat e drenazhuara shkojnë shumë mirë për këtë bimë sepse kullimi i menjëhershëm i ujit nga toka ndikon mirë në rritjen e shpejtë të bimëve, frutifikimin dhe rritjen e frutave. Si parabimë, patllixhani shkon shumë mirë nëse ajo mbillet pas drithrave si grurit, misrit sepse tokën ato e lënë të pasur, të pastër nga barërat e këqia dhe të shkrifta. Gjithashtu parabimë të mira për këtë bimë janë bishtajore. Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të gjithë llojet e bimëve të familjes solanace), patllixhani nuk duihet të mbillet, sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues. Vetë patllixhani është parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve, përveç atyre që janë në familjen solanace.

187


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.3.2. PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJE DHE PLEHËRIMI BAZË Toka e pallixhanit përgaditet duke e punuar atë në thellësinë 30-40 cm. Numri i punimeve bëhet aq herë sa është e nevojshme. Ato duhet të përfundojnë të paktën 2 javë para mbjelljes. Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgaditet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesish fosforike e potasike. Është e domosdoshme që plehërimi me plehëra kimiko-organike të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës. Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe bimët rrjedhimisht që do të rriten dhe zhvillohen shumë mirë. Llogaritet gjithashtu se për plehërimin organik në serra të destinuara për patllixhana, për 1 kv prodhim patllixhana duhet hedhur në tokë rreth 1 kv pleh organik. Ndërsa sasia e plehërimit organike për kushtet e fushës, llogaritet të jetë 0,5-0,6 kv pleh organik për çdo 1 kv prodhim patllixhana. 5.3.3. STRUKTURA VARIETORE DHE PËRGADITJA E FIDANIT Figura 63. Fidana të patllixhanit të përgaditura në shtretër të nxehtë

Në botë , madje edhe në vëndin tonë, në qarkullim ekzistojnë shumë hibride dhe kultivarëpatllixhani, por ato që shkojnë shumë më mirë për kushtet klimateriko-tokësore të vëndit tonë rekomandohen: Kultivari i Zallherrit, Aidin Sihaj, i Koplikut, etj. Mbjellja bëhet vetëm me fidana. Fara mbillet në shtretër të nxehtë, trapiantohet, dhe kur të ketë arritur madhësinë e 3-4 gjetheve të vërteta, dhe në gjatësinë 15-18 cm duhet të mbillet në vëndin e përhershëm. Mosha e fidanit duhet të jetë 55-60 ditëshe. Para se fidani të dali në fushë, ai duhet të trajtohet kimikisht me qëllim që të mos preket nga sëmundje dhe dëmtues të ndryshëm. Mënyra më e mirë e përgaditjes së fidanit është ajo me module dhe të mbushura me torfë industriale.

188


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.3.4. KULTIVIMI Pallixhani mund të kultivohet në kushtet e fushës së hapur dhe ato të mjediseve të mbrojtura. Në mjediset e mbrojtura, përfshihen jo vetëm tunelet plastike por edhe serrat diellore me polietilen ose ato me xham. Kultivimi në serra diellore. Konsiston në mbjelljen e farës në dekadën e parë dhe të dytë të muajit Janar. Fidani është i gatshëm për mbjellje në ditët e para të Marsit dhe vazhdon të mbillet deri nga dekada e dytë e këtij muaji. Numri i bimëve duhet të jetë në rreth 3,1 bimë për metër katror dhe dimensionet më të përshtatshme janë 80x40 cm, duke siguruar një numër bimësh rreth 3100 bimë për denym. Rendimenti mesatar është nga 800-1200 kv/ha. Kultivimi në tunele plastike. Kjo mënyrë kultivimi vitet e fundit po rritet nga viti në vit. Farërat mbillen në shtretër të nxehtë gjatë mesit të Shkurtit deri në ditët e para të Shkurtit. Kjo perfaktin së bimët në këto mjedise jo vetëm që zhvillohen shumë më mirë, por edhe prodhimi është rreth 15-20 ditë më shpejt se sa ato të kultivuara në kushtet e fushës së hapur. Fidani duhet të mbillet në javen e fundit të Marsit deri në 10 Prill. Edhe në këtë metodë kultivimi bimët mbillen në distancat 80 x 40 cm ose 3,1 b/m2. Në fillim shtrohet tubi i ujitjes me pika, pastaj plasmasi për mulçërim. Më pas hapen vrimat dhe mbillet fidanat. Pas mbjelljes vihen harqet në largësite 1,5-2 m dhe në lartësinë rreth 6-70cm. Pastaj vendoset mbulesa plastike dhe bëhet fiksimi i tyre. Kultivimi në kushtet e fushës së hapur, fara duhet të mbillet si në rastin e kultivimit në tunele plastike, dhe në fushë duhet të mbillet në mesin e Prillit deri në ditët e para të Majit për zonën e ngrohtë dhe gjatë Prillit për zonën e ftohtë. Fidanat mund të prodhiohen edhe në farishte ku më pas trampiantohet në kubike apo module të parapërgaditur. Nëse fidani rritet dhe zhvillohet në tëmperatura të kontrolluara, ai rritet uniform, i zhvilluar dhe i pjekur mirë. Distancat më të mira janë 70 x 40 cm ose 3,5 bime/m2. SHËRBIMET. Pas 10-12 ditësh bëhen zëvendësimet e bimëve të dëmtuara apo të pazëna. Më pas bëhet ujitja dhe pas arritjes së pjekurise së tokës pas ujitjes, bëhet prashitja e parë. Punimet e tjera konsistojnë vetëm në prerjen e barërave të këqia dhe në shkriftërimin sa më të cekët të sipërfaqes. Kjo me qëllim që të mos dëmtohet sistemi rrënjor. Për në rastet e kultivimit në serra dhe mjedise të tjera të mbrojtura, vendoset sistemi mbështës dhe ai lidhës. Sistemi mbështetës dhe lidhja, fillojnë të bëhen pas prashitjes së parë pa u vonuar. Në serrë fillon shtrirja e spangove apo materialeve të tjera lidhëse. Kultivimi duhet të bëhet në 3-4 llastare. Operacionet e gjelbërta konsistojnë në: i) Heqjen e sqetullorëve sa më shpejt të jetë e mundur; ii) Heqjen e gjetheve të vjetra; iii) Rrallimi i gjetheve nëse janë të dëmtuara. Pas çdo rritjeje bimët rrotullohen pas lidhëses. Plehërimi është një masë tjetër shumë efektive për këtë bimë. Për çdo 1 kv prodhim perllogariten të merren rreth 0,17 kg.lak. N; 0,27 kg.l.ak. P dhe 0,53 kg.l.ak. K, etj. Në

189


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

rastin e ujitjes me pika, mund të përdoren plehërat kristalore të cilët kanë aftësinë të asimilohen nga bimët dhe në rastet e përdorimit të ujitjes me pika, atëhere duhet të përdoren plehërat kristalore si Nitrofoska dhe Hakafoska, të cilët karakterizohen për një tretshmeri të lartë dhe aftësi të fiksimit në lëndët ushqimore të tokës. Tabela 23. Normat orientuese të pleherimit për pallixhanin në serra në bazë të elementëve në tokë dhe rendimentit Klasifikimi i pjellorise Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur

Niveli i pjellorise së tokës

Rendimenti i planifikuar (kv/ha) 400 600 800 A – për plehëra organike (kv/ha) <10 % 500 700 1000 10-15 % 400 600 800 16-25 % 300 500 600 26-40 % 200 300 400 >40 % 100 150 200 B – për plehëra azotike (kg lëndë aktive / ha) <3 (mg për 100 gr tokë) 132 198 231 3.1-6 (mg për 100 gr tokë) 99 132 165 6.1-9 (mg për 100 gr tokë) 66 76 99 9.1-12 (mg për 100 gr tokë) 30 33 36 >12 (mg për 100 gr tokë) C – për plehëra fosforike (kg lëndë aktive / ha) <2 (mg për 100 gr tokë) 130 165 208 2.1-4 (mg për 100 gr tokë) 91 130 156 4.1-6 (mg për 100 gr tokë) 52 91 104 6.1-8 (mg për 100 gr tokë) 39 52 >8 (mg për 100 gr tokë) D – për plehëra potasike (kg lëndë aktive / ha) <6 (mg për 100 gr tokë) 250 350 450 6.1-12 (mg për 100 gr tokë) 150 200 250 12.1-18 (mg për 100 gr tokë) 50 70 100 18.1-24 (mg për 100 gr tokë) >24 (mg për 100 gr tokë) -

Dozat e rekomanduara për plehërimin janë: i) Për plehërimin gjethor, duhet të përdoret 200-500 gr/100 litra ujë; ii) Ndërsa në ujitjen me pika, 400-800 gr për 1000 litra ujë. Për kushtet e serrës dhe 2-5 kg për 1000 m2, për rastet e kultivimit në serrë diellore. Për një prodhim për 70 kv për një dn, duhet të përdoren: i) Nga mbjellja deri në lulëzim, për rreth 25 ditë duhet të përdoren nga rreth 1,7 kg,

190


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

lak. ii) Nga lulëzimi e deri në lidhjen e frutit, duhet rreth 2,4 kv plehëra kimikke; iii) Ndërsa për periudhën nga frutifikimi e deri në vjelje, për rreth 40 ditë duhen 3-3,5 kg/dy. Normat orientuese të plehërimit të patllixhanit për kushte e serrave janë të paraqitura në tabelën nr 23. Vlelja bëhet në pjekjen teknike. Në kushtet e fushë vjelja fillon në ditët e para të Qershorit në zonat e ngrohta, ndërsa në kushtet e zonave të ftohta, vjelja fillon në ditët e para të Korrikut. 5.4. BARBUNJA Është bimë me origjinë nga Amerika Qëndrore. Në Europë ka ardhur pas zbulimit të Amerikës. Sot në botë mbillen rreth 400 mijë ha nga ku 40 mijë i mbjell Kina. Në vëndin tonë kjo bimë mbillet në rreth 700 ha dhe me një rendiment mesatar rret 87 kv/ ha. Kultivohet kryesisht në të gjithë zonën e Ulët dhe Bregdetare, por edhe në zonat Veri-Lindire dhe Jug-Lindore të vëndit si: Korcë, Pogradec, Dibër, etj. Ka gjetur një përhapje të gjërë në krahasim më shumë lloje perimesh të tjera. Kjo i detikohet jo vetëm shijes që kjo lloj perimeje ka, por edhe të përdorimit të tij të shumëllojshëm si ushqim. Kultivimi i kësaj bime si kulturë e parë dhe e dytë, apo edhe nëpër mjedise të mbrojtura, ruajtja në mjedise me temperatura të kontrolluara, etj, e bën këtë bimë mjaft të rëndësishme në stukturë n gjithvjetore ushqimore. Figura 64. Bime barbunjë të mbjella në kushtet e fushës dhe në fazën e prodhimit

191


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.4.1. KËRKESAT PËR KLIMËN, TOKËN DHE PARABIMËN Barbunja bën pjesë në bimët me origjinë nga vëndet me klimë të ngrohtë dhe nga ky këndvështrim kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësidashëse. Disa nga kërkesat termike më kryesore të kësaj bime janë: I) Temperatura biologjike (ose aktive) është 100C; II) Temperatura maksimale biologjike është 32-350C; III) Temperatura optimale e rritjes së bimës është 20-250C; IV) Temperatura minimale e mbirjes së farës është 10 0C. V) Temperatura optimale e mbirjes është 20-300C; VI) Temperatura optimale e lulëzimit është 200C; VII) Temperatura nën 15 0C dhe mbi 25 0C, ndikojnë jo për mirë në sasinë dhe cilësinë e prodhimit; VIII) Temperatura optimale e tokës është 15-200C, ndërsa ato nën dhe mbi janë frenuese për zhvillimin e kësaj bime. Barbunja shkon mjaft mirë në tipe të ndryshme tokash, por më tepër ajo pëlqen tokat me pjellori mesatare deri në të pasur me lëndë ushqimore. Kërkon toka të freskëta, të kulluara, me përbërje mekanike argjilo-ranore, të ajrosura mirë, me ph asnjanës ose lehtësisht acid (optimale 6,5). Në toka ranore barbunja proshon me hershmëri, por cilësia e prodhimit nuk është si ato të prodhuara në tokat deltinore. Nuk pëlqen toka me përmbajtje të larta të borit dhe t eklorit. Eshtë e ndjeshme ndaj mungesës së bakrit, molibdenit, manganit dhe mbi të gjitha ndaj zinkut. Eshtë bimë kërkuese ndaj makroelementëve dhe mikroelementëve. Për të prodhuar 7-10 kv/dn, nga toka kërkohen: 5-8 kg N2O; 3-5 kg P205; 7-10 kg K2O; 4-5 kg CaO; 2-3 kg MgO2, etj. Në punimet përgaditore duhet të hidhen plehërat e fosforit, të potasit dhe të tjerat ndërsa ato azotike rreth 1/3 e tyre. Pjesa tjetër hidhet në prashitjet e para. Si parabimë më të mira për këtë bimë janë të gjithë kulturat bujqësore. Ajo shkon me sukses pas çdo bime bujqësore. Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të gjithë llojet e biemeve të familjes bishtajore), barbunja nuk duihet të mbillet në jo më pak se 3-4 vjet, sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues. 5.4.2. PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJE, PLEHËRIMI BAZË DHE STRUKTURA VARIETORE Toka e barbunjës përgaditet duke e punuar atë në thellësinë 25-30 cm. Numri i punimeve bëhet aq herë sa është e nevojshme. Ato duhet të përfundojnë të paktën 7-10 ditë para mbjelljes. Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgaditet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesish fosforike, potasike, 1/3 e plehërave azotike, etj. Për shkatrrimin e barërave të këqia duhet të përdoret herbicidi selektiv Eptam – 70 (me 0,35-0,4 kg/dn). Është e domosdoshme që plehërimi me plehëra kimiko-organike të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës. Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e

192


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

tepruar dhe bimët rrjedhimisht që do të rriten dhe zhvillohen shumë mirë. Në botë, madje edhe në vëndin tonë, në qarkullim ekzistojnë shumë kultivarëdhe lloje barbunjash, por ato që shkojnë shumë më mirë për kushtet klimateriko-tokësore të vëndit tonë rekomandohen: i) Për prodhime të hershme në mjedise të mbrojtura: Kacavjerrsja e Verdhë ; Kacavjerrsja Jeshile ; Korona ; Parade, Frima, Hazet, Largo, etj. ii) Për prodhime në kushtet e fushës: Pllocake e verdhë, Pllocake e jeshile, Nikos, Montor, Aishe, Belidor, Costanza, The prince, Farcybel, etj. Figura 65. Disa nga llojet e barbunjave të prodhuara në kushte e mjediseve të mbrojtura apo të fushës

5.4.3. KULTIVIMI Barbunja mund të kultivohet në kushtet e fushës së hapur dhe ato të mjediseve të mbrojtura. Në mjediset e mbrojtura, përfshihen jo vetëm tunelet plastike por edhe serrat diellore me polietilen ose ato me xham. Mbjellja bëhet vetëm me farë direkt në tokë. Në varësi të vëndit të kultivimit ajo mbillet në rreshta ose në fole. Kultivimi në serra diellore. Konsiston në mbjelljen e farës në dekadën e tretë të muajit Shkurt dhe në fillim të Marsit për zonën e ngrohtë dhe gjatë Marsit për zonën e ftohtë. Këto afate janë për prodhimin pranveror. Ndërsa për prodhimin vjeshtor, rekomandohet 15-30 Korrik. Mbjellja në mjedise të mbrojtura bëhet në fole të hapura në distancat 80 x 30 cm. Në çdo fole hidhen 4-5 fara dhe pas mbirjes lihen deri në 3 bime. Norma e farës është 4-6 kg/dn. Kultivimi bëhet me spango dhe rritja bëhet vertikale. Dendësia e bimëve për një m2 duhet të jetë rreth 10-12,5 bime. Prodhimi vjen 45-60 ditë pas mbirjes. Sasia e prodhimit zakonisht është 4-6 kv/dn. Kultivimi në fushë. Konsiston në mbjelljen e farës në dekadën e tretë të muajit Mars dhe në fillim të Prillit për zonën e ngrohtë dhe në atë të ftohtë rreth 1 muaj me vonë. Nuk duhet avancuar nëse në tokë nuk janë stabilizuar temperaturat rret 12-150C.

193


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Tabela 24. Normat orientuese të plehërimit të barbunjës në serra në varësi të përmbajtjes së elementëve ushqimore në tokë dhe rendimentit Klasifikimi i pjellorise

Niveli i pjellorise së tokës

Rendimenti i planifikuar (kv/ha) 200 300 400 A – për plehëra organike (kv/ha) Tokë shumë e varfër <10 % 400 600 800 E varfër 10-15 % 300 450 600 E mesme 16-25 % 200 300 400 E pasur 26-40 % 100 150 200 Shumë e pasur >40 % 50 100 B – për plehëra azotike (kg lëndë aktive / ha) Tokë shumë e varfër <3 (mg për 100 gr tokë) 99 149 198 E varfër 3.1-6 (mg për 100 gr tokë) 66 99 132 E mesme 6.1-9 (mg për 100 gr tokë) 33 50 66 E pasur 9.1-12 (mg për 100 gr 33 43 tokë) Shumë e pasur >12 (mg për 100 gr tokë) C – për plehëra fosforike (kg lëndë aktive / ha) Tokë shumë e varfër <2 (mg për 100 gr tokë) 156 182 208 E varfër 2.1-4 (mg për 100 gr tokë) 117 130 143 E mesme 4.1-6 (mg për 100 gr tokë) 52 78 91 E pasur 6.1-8 (mg për 100 gr tokë) 26 39 Shumë e pasur >8 (mg për 100 gr tokë) D – për plehëra potasike (kg lëndë aktive / ha) Tokë shumë e varfër <6 (mg për 100 gr tokë) 150 200 250 E varfër 6.1-12 (mg për 100 gr 100 150 200 tokë) E mesme 12.1-18 (mg për 100 gr 50 100 150 tokë) E pasur 18.1-24 (mg për 100 gr 25 50 100 tokë) Shumë e pasur >24 (mg për 100 gr tokë) 25 50 Këto afate janë për prodhimet pranverore, ndërsa për prodhimin vjeshtor, nuk rekomandohet më vonë së gjysma e dytë e muajit korrik. Mbjellja në fushë bëhet me fole ose me rreshta, me dorë ose me makina. Thellësia e farës jo më shumë se 3-5cm. Distancat

194


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

në mes rreshtave të jenë rreth 45-60 cm, me qëllim që të sigurohen rreth 40 bimë për m2. Norma e farës është 6-8 kg/dn. Kultivimi mund të jetë me kultivarët e shkurtër që nuk kanë nevojë mbështetje dhe kultivarëkacavjerres që kanë nevojë për mbështetje. Prodhimi vjen 55-65 ditë pas mbirjes. Sasia e prodhimit zakonisht është 3-5 kv/dn. SHËRBIMET. Në fillim të mbirjes merren masa në shkriftërimin e sipërfaqes me qëllim lehtësimin e daljes së bimëve. Rreth 7-10 ditë pas mbirjes bëhet prashitja e parë duke e plehëruar me plehërat azotike. Prashitjet e tjera bëhen sipas nevojës deri në momentin e mbulmit të sipërfaqes nga vegjetimi i bimëve. Për në rastet e kultivimit në serra dhe mjedise të tjera të mbrojtura, vendoset sistemi mbështete dhe ai lidhës. Sistemi mbështetës dhe lidhja, fillojnë të bëhen pas prashitjes së parë pa u vonuar. Në serrë fillon shtrirja e spangove apo materialeve të tjera lidhëse. Lagështira ajrore në serra duhet të jetë rreth 70-80%. Temperatura optimale gjatë ditës me diell duhet të jetë rreth 18-240C dhe natën rreth 15-170C. Normat orientuese të plehërimit të barbunjës për kushte e serrave janë të paraqitura në tabelën nr 26. Vlelja bëhet në pjekjen teknike, në diusa duar duke përzgjedhur bishtajat më të mira. Prodhimi vendoset nëpër arka dhe në mungesë të mjediseve të ruajtjes duhet të tregtohet menjëherë. Në kushtet e fushës vjelja fillon në ditët e para të Qershorit në zonat e ngrohta, ndërsa në kushtet e serrave në ditët e para të Majit. 5.5. BIZELJA Origjina e bizeles përllogaritet të jetë në disa vatra. Por ajo e zonës së Mesdheut është më e rëndësishme për nga pikpamja ekonomike. Sot në botëmbillen rreth 800 mijë ha dhe sigurohet një rendiment mesatar rreth 64 kv/ha bizele kokërr. Kultivohet kryesisht në të gjithë zonën e Ulët dhe Bregdetare, por edhe në zonat veri-lindire dhe jug-lindore të vëndit si Korcë, Pogradec, Dibër, etj. Përllogaritet të mbillet rreth 470 ha dhe me një rendiment mesatar rreth 56 kv/ha.

Figura 66. Bime bizeleje të mbjella në kushtet e fushës dhe në fazën e prodhimit

195


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Ka gjetur një përhapje të gjërë në krahasim me shumme lloje perimesh të tjera. Kjo i detikohet jo vetëm shijes dhe përmbajtjes së elementëve ushqimore (kryesisht të proteinave) që kjo lloj perimeje ka, por edhe të përdorimit të tij të shumëllojshëm si ushqim. Kultivimi i kësaj bime bëhet si kulturë e parë, ruajtja e kokrrave të bizeles në ngrirje apo e bishtajave në mjedise me temperatura të kontrolluara, etj, e bën këtë bimë mjaft të rëndësishme në stukturën gjithvjetore ushqimore. 5.5.1. KËRKESAT PËR KLIMËN, TOKËN DHE PARABIMËN Bizelja është bimë e klimës së butë. Disa nga kërkesat termike më kryesore të kësaj bime janë: I) Temperatura minimale e mbirjes është 4,4 0C. Në këtë temperaturë mbirjabëhet e ngadaltë; II) Temperatura optimale e mbirjes është 20 0C; III) Temperatura minimale për rritjen dhe fillimin e lulëzimit është 100C. Ndërsa temperatura optimale për rritjen dhe zhvillimin është 5-200C. Temperaturat më të larta zakonisht favorizojnë rritjen, lulëzimin dhe hershmërinë e prodhimit, por cilësia dhe shija e prodhimit ulët. Kërkesat me kritike për ujë janë në fazën e lulëzimit dhe të formimit të bishtajave, por nga ana tjetër teprimi me ujë dhe sidomos shirat e tepërta në këtë periudhë, bën që lulet të mos lidhin bishtaja në sajë të mungesës së pllenimit dhe cilësia e tyre të jetë mjaft e ulët. Bizelja shkon mjaft mirë në të gjithë tipet e ndryshme të tokave. Por më tepër ajo pëlqen tokat me pjellori mesatare deri në të pasur me lëndë ushqimore. Kërkon toka të freskëta, të kulluara, me përbërje mekanike deltinore, të ajrosura mirë, me ph asnjanës ose lehtësisht acid (optimale 6,5). Në toka ranore bizelja proshon me hershmëri, por cilësia e prodhimit nuk është si ato të prodhuara në tokat deltinore. Nuk pëlqen toka me përmbajtje të larta të kalciumit sepse në shumë raste preket nga kloroza. Nuk pëlqen toka me përmbajtje qoftë edhe të ulët të kriprave (jo më shumë se 0,4 mS). Tokat e lagëta dhe të ftohta nuk janë të përshtatshme për këtë bimë. Është bimë kërkuese ndaj makro-elementëve dhe mikroelementëve. Por për elementin azot ka kërkesa më të vogla. Në lidhje me këtë, nëse tokat janë mesatarisht të pasura, nuk duhen përdorur sasira të plehërave azotike, në të kundërt sasia e tyre duhet të jetë në rreth 3 kg l.ak/dn. Ndërsa plehërat fosforike duhet të përdoren në rreth 5-6 kg P205. Plehërat azotike hidhen në prashitjen e parë. Si parabimë më të mira për këtë bimë janë të gjithë kulturat bujqësore. Ajo shkon me sukses pas çdo bime bujqësore. Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të gjithë llojet e biemeve të familjes bishtajore), bizelja nuk duihet të mbillet në jo më pak se 4-5 vjet, sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues.

196


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.5.2. PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJE, PLEHËRIMI BAZË DHE STRUKTURA VARIETORE Toka e bizeles përgaditet duke e punuar atë në thellësinë 25-30 cm. Numri i punimeve bëhet aq herë sa është e nevojshme. Ato duhet të përfundojnë të paktën 7-10 ditë para mbjelljes. Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgaditet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesish fosforike, etj. Në botë , madje edhe në vëndin tonë, në qarkullim ekzistojnë shumë kultivarë dhe lloje bizelesh, por ato që shkojnë shumë më mirë për kushtet klimateriko-tokësore të vëndit tonë rekomandohen: I) Për prodhime të hershme, të cilat vilen 90-100 ditë pas mbjelljes në fushë, janë: Atiroy, Frostiroi, Giroy, Telefon, Protor, etj. II) Për prodhime të mesme, të cilat vilen 100-110 ditë pas mbjelljes në fushë, janë: Progres-9, Granada, Senator, Eminent, 8-pop, Darfon, etj. III) Për prodhime të vonshme, të cilat vilen në mbi 110 ditë pas mbjelljes në fushë, janë: Spiket, Hydra, Alderma, Vedro, Kokërmmadhja, Përparimi, etj. Kultivimi në fushë, konsiston Figura 67. Disa nga llojet e bizeleve në mbjelljen e farës gjatë muajit Tetor deri në muajin Shkurt për zonën e ngrohtë dhe në Shkurt Mars për zonën e ftohtë. Mbjellja bëhet kryesisht në rreshta ose edhe me fole, me dorë ose me makina mbjellëse. Thellësia e farës bëhet në jo më shumë se 3-5cm. Distancat në mes rreshtave duhet të jenë rreth 45-60 cm, për llojet e shkurtëra dhe 80-120 cm për llojet kacavjerrese. Norma e farës është 15-20 kg/dn. Kultivimi mund të jetë me kultivarët e shkurtër që nuk kanë nevojë mbështetje dhe kultivarë kacavjerres që kanë nevojë për mbështetje. Sasia e prodhimit zakonisht është 4-10 kv/ dn në varësi të kultivarit dhe kultivimit. SHËRBIMET. Në fillim të mbirjes merren masa në shkriftërimin e sipërfaqes me qëllim lehtësimin e daljes së bimëve. Rreth 7-10 ditë pas mbirjes bëhet prashitja e parë

197


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

duke e plehëruar me plehërat azotike. Prashitjet e tjera bëhen sipas nevojës deri në momentin e mbulmit të sipërfaqes nga vegjetimi i bimëve. Vlelja bëhet në pjekjen teknike, në disa duar duke përzgjedhur bishtajat më të mira. Prodhimi vendoset nëpër arka dhe në mungesë të mjediseve të ruajtjes duhet të tregtohet menjëherë. Në kushtet e fushës vjelja fillon në ditët e fundit të muajit Maj dhe vazhdon në ditët e para të Qershorit në zonat e ngrohta, ndërsa në kushtet e zonave të ftohta fillon një muaj me vonë. 5.6. BAMJA (Hibiscus esculentus L.) Në Shqipëri bima e bamjes ka hyrë në periudhën e pushtimit Automan. Vëndorigjina e kësaj bime është India. Kjo bimë i është përshtatur shumë mirë klimës së vëndeve të Mesdheut dhe kultivohet me sukses në këto zona. Bën pjesë në familjen Malvaceae (mellagore) Në gjininë Hibiscus dhe klasën Esculentus. Deri tani në Shqipëri është kultivuar në masën rreth 650 ha. Shkon mirë si në zonat fushore, ashtu edhe në zonat malore të Shqipërisë. Rendimentet mesatare në këtë kulturë gjatë ekonomisë së centralizuar janë marrë deri në 50 kv/ha. Frutat e kësaj bime konsumohen si gjellë në formë të freskët po edhe të thata. Frutat e kësaj bime ruhen në dhoma frigoriferike, si të konservuara në konserva, etj. Në disa zona, sidomos në ato malore frutat e kësaj bimë përdoren si e thatë dhe konsumohen në periudhën e dimërit. Në ushqimin e njeriut ka vlera të mira dietike dhe në kurimin e disa sëmundjeve si ato reuzmatike dhe të sistemit të tretjes, pasi prania e celulozës në përmbajtje relativisht të lartë, ndikon në rritjen e aktivitetit të peristaltikes së zorreve. Përmbajtja e lëndëve ushqyese në frutet e kësaj bime janë: lëndë e thatë 11-15%, proteinë 2,6 - 3 %,celulozë 85,6-88,4 %. Veçoritë e bimës. Eshtë bimë me lartësi nga 30 - 250 cm sipas kultivarëve. Sistemi rrënjor është boshtore që shkon deri në 1 m. Trupi i bimës është me kërcell të drejtë dhe pak i degëzuar. Degëzimi i kësaj bime varet shumë nga sipërfaqja ushqyese që ka në dispozicion. Sa më e madhe të jetë ajo aq më shumë degëzon. Numri i gjetheve është nga 16 - 25 copë, në formë pellëmbore në bazë, me 5 lobe në mes të bimës dhe shumë të cara në vringuj në majë. Ato vendosen në mënyrë të kembyer në kërcell. Lulja është e vetmuar, me bisht të shkurtër, me push, e tipit 5, me ngjyrë krem ose portokalli të hapur, sipas kultivarit, me një njolle të errët në bazë të saj. Lulja e parë lulezon 55 - 60 ditë pas mbirjes, frutifikon pas 5 - 10 ditësh pas lulëzimit dhe qysh nga ky moment çdo ditë që kalon frutat rriten dhe në varësi të madhësisë së kërkuar bëhet edhe vjelja e tyre. Nga momenti i mbirjes e deri në frutifikim, bamjes i duhen 60 - 70 ditë dhe kjo është në varësi të kultivarit dhe kushteve të kultivimit. Fruti është kapsule me 5 - 11 faqe, i pushëzuar ose i pa pushëzuar sipas kultivarit, me ngjyrë jeshile ose lehtësisht e kuqerremet. Pesha e frutit është nga 7- 12 gr. Fara është e vogël në 2 - 3 mm, e rrumbullakëtt. Sasia e nevojshme e farës për ha është 20- 30 kg. Ndaj nxehtësisë ka kërkesa të veçanta dhe pikerish kërkesat ndaj temperaturave e bën

198


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

këtë bimë, që të mos kultivohet më shumë se në gjërësite gjeografike 54 - 55 gradë. Fara mbin për 10 - 12 ditë në temperaturën 15 oC. Ato mbillen në thellësinë 10 cm dhe kur temperatura në mjedisin e ajrit të arrijë 25 oC. Kjo temperaturë koncidon në zonat fushore pas 20 Prillit dhe në ato malore nga 10 Maji. Sipas praktikes popullore mbjellja e farërave të kësaj bime, koncidon në fillimin e celjeve të luleve të akacias (Robinia pseudoacacia), e cila është një shenjë që tregon për fillimin e mbjelljes së farës. Bamja është bimë ujëdashëse. Nevojat më të mëdha janë në fazat e parë të rritjes, sepse gjatë kësaj periudhe vazhdon rritja intensive e sistemit rrënjor. Por kjo nuk do të thotë që në fazat e me vonshme kjo bimë të mos këtë me nevojë, sepse mungesa e ujit bën që të pengohet lidhja e frutave të reja dhe frutet e porsa lidhura të drunjëzohen dhe të prishin cilësitë tregëtare. Prandaj prania e ujit në tokë është domosdoshmëri gjatë gjithë jetës së saj. Figura 68. Fruta të bamjes Ndaj lëndëve ushqyese dhe tokës, kjo bimë nuk ka kërkesa të veçanta, por si çdo bime tjetër edhe kjo bimë pëlqen toka të kulluara, të thella dhe të pasura. Nuk shkon mirë në tokat e lagëta dhe të ftohta, pasi në fazat e para të jetës nuk i rezistojnë kytyre disfavoreve. Janë të mjaftueshme rreth 2 kv/ha plehëra azotike si, ureja e cila duhet të hidhet në plehërimin bazë. Rezultatet të mira japin nëse kultivohen me rreth 2 kv sulfat potasi dhe 3-4 kv/ha superfosfat, të cilat të kordinuar mirë me Shërbimet e tjera agroteknike, bimët japin një prodhim rreth 80-100 kv/ha. Ndaj qarkullimit të tokës, bamja nuk ka kërkesa të veçanta dhe perkundrazi kultivimi në të njëjtën tokë për disa vite me radhë nuk e ul rendimentin, por me një të metë që e varfëron shumë tokën. Kjo për arësye se veç largimit të lëndëve ushqimore nëpërmjet frutifikimit, një sasi të konsiderueshme të lëndëve ushqyese shkojnë në ndërtimin e sistemit bimore dhe rrënjore, të cilat kjo bimë i merr me përmasa të mëdha dhe që në fund të vegjetacionit hidhen jashtë parcelës duke krijuar një deficit

199


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

të ndjeshëm në lëndë ushqyese. Për të marrë rreth 80-100 kv/ha janë të mjaftueshme 300 kv/ha pleh organik, 2 kv/ha plehëra azotike, 3 kv/ha superfosfat, dhe 2 kv/hasulfat potasi. Kultivarët e rekomanduar janë: Bamjet pa push, Libohova; Oblika; Akra spinella; Hindianë (i hershëm dhe me push); Abel Moskus (pa push). Nga studime të bëra është vërtetuar se disa nga kultivarët që ndoshen në vëndin tonë klasifikohen në: I) Kultivarët Akra Spinea dhe Hindiana janë të hershme, por frutet e kytyre nuk janë me pamje të mirë tregëtare dhe për pasojë nuk gjen si duhet treg shitje. II) Kultivarët e mesëm janë, Oblika dhe Kamza, Libohova, etj, zotërojnë cilësitë më të mira tregëtare në shije, cilësi të mirë fruti, më pak push dhe të gjatë, relativisht të drejtë, cilësi këto që janë të pelqyeshme nga konsumatoret. Kultivimi. Bamja kultivohet me mbjellje të farës direkt në tokë. Për të marrë rreth 80-100 kv/ha, tokës duhet t’i bëhen plehërimet e duhura, plugimi dhe frezimet e nevojshme në mënyrë që toka të jate e niveluar mirë dhe e shkrifet me qëllim që fara të gjejë shtrat të mirë për mbire. Plehërat organike, fosforike dhe potasike të hidhen para plugimit ose para frezimeve/diskimeve. Mbjelljet bëhen me makinë ose dorë kur mbjelljet bëhen me makina, distanca ndërmjet rreshtave duhet të jetë në 60 - 70 cm dhe pas rrallimit bimët në rresht duhet të lihen në distancat 15- 20 cm, me qëllim që numër i i tyre për ha të jetë në rreth 120 - 150 mijë bimë. Kur mbjellja bëhet me dorë, gjërësia e rreshtave mund të të jetë po ajo që lihet me rastin e mbjelljes me makina, por foleja nga foleja të jetë 20 cm dhe në çdo fole të vendosen 2-4 fara në thellësi 3 -4 cm, me qëllim që pas mbirjes dhe rrallimit të mbeten 1 ose 2 bimë për fole. Pas mbjelljes farës duhet siguruar lagështia e nevojshme me qëllim që mbirja të mos vonohet. Pas mbirjes dhe momentin e fillimit të formimit të gjethes së parë të vërtetë, duhet të bëhet rrallimi me qëllim që lëndët ushqyese të mos shkojnë në favor të bimëve që do të shkullen gjatë rrallimit. Pas rrallimit duhet të bëhet menjëherë capitja e parë dhe pas 10 -15 ditësh të bëhet prashitja e parë e shoqëruar me 2 kv/ha plehëra azotike, të cilat hidhen menjëherë pa kushtuar kujdes për plehërime plotësuese të mëtejshme azotike gjë që nuk paraqitet nevoja. Ujitjet të bëhen të kujdesëshme me qëllim në parcela të mos mbeten pellgje, sepse krijojnë asfiksi në bimë. Ndaj sëmundjeve nuk ka probleme të thekesuara, por mundësitë e prekjes janë nga Hiri, si dhe nga Qullosja bakterjale, të cilat luftohen me lehtësi nga sulfati i bakrit dhe preparatet me bazë zinku, si zinepi, etj. Vjelja duhet të bëhet kur frutat të kenë arritur në madhësinë 3- 5 cm dhe të transportohen menjëherë në treg apo përpunimi, sepse qëndrimi i mëtejshëm prish pamjen tregëtare si rezultat i nzirjes nga oksidimi i lëndëve tatinore që ndodhen në fruta.

200


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.7. LAKRA KOKË Origjina e lakrës konsiderohet Europa Perëndimore dhe vëndet që ndodhen në brigjet e Mesdheut. Në këtë zonë edhe sot e kësaj ditë gjënden një numër i konsiderueshëm i llojeve të egëra. Si rezultat i seleksionomit të vazhdueshëm, janë nxjerrë varjetete nga më të ndryshme frutmëdhej. Për nga vlerat historike, lakra njihet para qyteterimit Romak si dhe nga Grekerit e vjetër. Përllogaritet që në vëndin tonë mund të kultivohen mbi 800 ha nga ku një sasi të konsiderueshme e zën Ultësira Perëndimore, pasi kushtet tokësore dhe ekologjike të kësaj zonë janë shumë të përshtatshme për këtë bimë. Fruta e lakrës përmbajnë: ujë rreth 94 %, L.Th. 8 %, proteina, 1.2 %, celulozë 1 %, lëndë minerale 1 %, 3.29 % lëndë eksraktive, yndyrna 2.29 % e tjerë. Lakra është mjaft e pasur në vitaminen C në vlerat 60 - 70 miligram vit C në 100 gr masë të freskët, 0.3 miligram vitaminë A. Lakra është e pasur me kripra minerale si Ca, Ka, Na, S e tjerë. Figura 69. Bime dhe fruta lakre

5.7.1. VEÇORITË BOTANIKE E BIOLOGJIKE Ben pjesë në familjen Cruciferae gjinia Brasicae. Ajo gjëndet në dy forma: i) Lakra e bardhë (Brasica oleracea varjetet capitata subsp. alba); ii) Lakra e kuqe (Brasica oleracea varjetet capitata subsp. rubra). Bima e lakrës është 2 vjeçare, ku vitin e parë formon një rozetë gjethesh dhe kokën dhe në vitin e dytë kjo kokë formon një tufë degëz ash që do të japin farën . Sistemi rrënjor zhvillohet shumë shpejt mbas mbirjes së farërave. Me kalimin e fazave sistemi rrënjor zhvillohet mirë deri në thellësinë 40 - 50 cm dhe disa arrijnë në thellësinë deri në 1 m. Sistemi rrënjor ka një veti rigjeneruese të veçantë. Çdo pjesë poshtë qafës së rrënjes, ka

201


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

veti të nzjerrin rrënje të cilat Figura 70. Disa nga kultivarët e lakrës bima i shfrytëzon në favorin e saj. Gjethet janë në formë lobesh të mëdha, dhe të lyrosura. Varjetet e hershme janë me shtresë dyllore më të dobët dhe varjetetet e me vonshme e kanë një shtresë dyllore më të trashë. Vendosja e gjetheve në raport me kërcellin, mund të jenë horizontale, vertikale, gjysëm të drejtuara vertikalisht, etj. Kërcelli është i zhvilluar mirë dhe shkon në 1 - 1.5 m lartësi. Lulja është e tipi 4, me 4 nënpetëla e 4 petëla, të vendosura në pozicionin kryq, nga ku ka marrë dhe emrin e familjes botanike. Lulëzimi fillon nga poshtë lart dhe zgjat 20 - 50 ditë. Eshtë bimë tipike me pjalmim të kryqëzuar, i cili bëhet me anë të erës dhe të insekteve. Farat janë kapsula të zgjatura, cilindrike, që përmban 10 - 12 fara. Një kg farë përmban 250.000 - 300.000 farëra. Fuqia mbirëse ruhet për 4 - 5 vjet dhe zakonisht është 80 %. Periudha nga mbjellja në mbirje shkon nga 8 10 ditë, që varet nga lagështia dhe temperatura. Temperatura optimale e mbirjes është 16 - 22 oC, maksimalja është deri në 30oC. Lagështija tokësore duhet të jetë 60 - 70 %. Është bimë që don lagështi dhe freski ajrore e kjo më shumë në periudhën e mbirjes dhe në fazat e rritjes intensive e të formimit të kokës. Në mungesë lagështie kokat nuk zhvillohet normalisht dhe rriten të deformuara ose mbeten të vogla. Lakra i qëndron uljes së temperaturës deri në - 6 oC. Kërkesë ka dhe për lagështirën ajrore, mungesa e të cilës ndikon në mos zhvillimin normal të kokës dhe të shijes së sajë. Në vëndin tonë lakra është bimë tipike e dimërit në zonën me klimë të bute. Eshtë vërtetuar se temperatura më e mirë në zhvillimin e bimës janë temperaturat në 8 -18 oC. Eshtë bimë e ditës së gjatë dhe me zgjatjen e dritës, lakra kalon shpejt në fare. Hijezimi në çdo fazë të zhvillimit të bimës, ndikon keq në rritjen normale të frutave, rendimentin dhe cilësinë e tyre. Prandaj nuk këshillohet mbjellja në mes rreshtave të bimëve të tjera, ku në fazën e zhvillimit intensiv ka hije. Kërkon toka të thella dhe të pasura, më mirë shkon në tokat buzë lumejve si dhe tokave të reja ku predominon fraksionet e rërës. Rritet mirë kur lagështira ajrore është në vlerat 80 - 90 %. Në përgjithësi kërkojnë toka të lehta, të pasura dhe lehtësisht ranore. Nga pikepamja e reaksionit është mirë të jetë pak acide me ph 6.5 - 7.5. Parabimë të mira janë ato prashitëset dhe bishtajoret për kokërr, si dhe perimet e familjeve të tjera.

202


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.7.2. KULTIVIMI Përgaditja e tokës, bazohet në një plugim të thellë në verë ose në vjeshtë, në 30 cm dhe e shoqëruar me një plugim të zakonshëm. Duhet patur parasysh që toka të jetë në kushte për plugime, duke menjanuar punimet me lagështirë të tepruar. Frezimet ose diskimet, duhet të bëhen në 4 - 7 ditë para mbjelljes fidanit në të. Plehërat organike dhe ato kimike hidhen para frezimeve. Struktura varietore e rekomanduar. Kultivarët dhe hibridet e lakrës që kultivohen më mirë në kushtet e vëndit tonë janë: Megaton F1; Quisto F1; MenzaF1; Hinova F1; Aldi F1; Edison F1; Musketer F1; Postriba; Mishja; M-140, etj. Janë të rekomanduara edhe lakrat me kokë të kuqe si: Rona F1; Redar F1, etj. Për 10 kv prodhim të freskët të lakrës, kërkohen 1.3 kg P2O5, 4.3 Kg K2O, dhe 3.6 kg N të shprehura në lëndë aktive. Raporti N:P:K është 2.8 : 1 : 3.3. Plehërimi organik ndikon shumë për mirë në kultivimin e lakrës. Plehërat azotike duhet të hidhen në 2-3 duar gjatë vegjetacionit. Për t’u orientuar më mirë me dozat dhe mënyrën e plehërimit të lakrës, për lloje të ndryshme plehërash, duhet të orientohemi në këto të dhëna: Për një rendiment lakre me 250 - 300 kv/ha, në mënyrë orientuese duhet aplikuar këto norma plehu: a - për plehun organik; Duhet përdorur 0.7 kv pleh organik/ha për çdo 1 kv prodhim lakre. b - për elementin N; I) Në toka të varfëra me përmbajtje të N deri në 0.1%, duhet të përdoren rreth 90 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 3 kv/ha nitrat amoni; II) Në toka të mesme me përmbajtje të N nga 0.1 - 0.12 %, duhet të përdoren rreth 70 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 2 kv/ha nitrat amoni; III) Në toka të pasura me përmbajtje të N mbi 0.16 %, duhet të përdoren rreth 40 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 1,5 kv/ha nitrat amoni; c - për elementin P2O5, I) Në toka të varfëra me përmbajtje të P2O5 deri në 1 mg/100 gr tokë, duhet të përdoren 50 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 4 kv /ha superfosfat; II) Në toka të mesme me përmbajtje të P2O5 nga 1 deri në 2 mg/100 gr tokë, duhet të përdoren 40 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 3 kv /ha superfosfat; III) Në toka të pasura dhe me përmbajtje të P2O5 mbi 2 mg/100 gr tokë, duhet të përdoren 30 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 2 kv /ha superfosfat. d - për elementin K2O, I) Në toka të varfëra me përmbajtje të K2O deri në 8 mg/100 gr tokë, duhet të përdoren 140 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 3 kv /ha sulfat potasi; II) Në toka të mesme me përmbajtje të K2O nga 8 deri në 15 mg/100 gr tokë, duhet të përdoren 100 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 2 kv /ha sulfat potasi; III) Në toka të pasura, me mbi 15 mg K2O për 100 gr tokë, nuk është nevoja për ple-

203


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

hërime me elementin potas. Për një rendiment më të lartë së 300 kv/ha, duhet të bëhen kalkulimet e nevojshme, duke u bazuar në kërkesat e kësaj kulture për 100 kg prodhim të freskët që janë paraqitur tek kërkesat për elementë ushqyes. Lakra nuk mund të mbillet në të njëjtën tokë për dy vjet rresht pas të njëjtën bimë të familjes kryqore. Përgaditja e fidanit. Për të patur një mbirje sa më energjike, duhet që fara të vendoset në thellësinë rreth 2 cm. Afatet më të mira të mbjelljes së farës në shtretër janë nga 5 Maji - 10 Korrik. Farërat hidhen në shtretër të përgaditur dhe të punuar e të plehëruar mirë me plehëra ogano-minerale me qëllim që ato të gjejnë një shtrat të shkrifët dhe të përshtatshëm për mbirje. Për çdo dn tokë me lakres duhet të mbillen 15 - 20 m2 farishte. Për çdo m2 hidhen 2.5 - 3 gr farë. Për 1 m2 duhet të merren 250-300 fidana. Pas mbjelljes bëhen rreth 2 ujitje në ditë deri sa farërat të mbijnë. Më pas ujitjet bëhen sipas nevojave mjafton që në tokë të ketë lagështirë të mjaftueshme. Ushqimi plotësues bëhet në 3 duar, ku dora e parë duhet në fazën e dy gjetheve të vërteta dhe e dyta të bëhet në fazën e 4 gjetheve dhe e treta rreth 10 ditë para se fidanat të dalin në fushë. Dozat e plehërave sipas duarve dhe në raportin N:P:K në gram fizik duhet të jenë: i) E para në raportin 20 : 40 : 10 gr për 10 litra ujë; ii) E dyta 30 : 60 : 20 gr për 10 litra ujë ; dhe iii) E treta në 20 : 40 : 60 gr për 10 litra ujë. Çdo plehërim i tillë duhet medeomos të aplikohet shplarja me ujë të pastër. Distancat e mbjelljes dhe mbjellja. Në moshën 35 - 45 ditëshe, fidanat duhet të mbillen në vëndin e përhershëm. Distancat më të rekomanduara janë: 60 - 70 x 15 - 20 cm. Nëse aplikohen këto hapsira, në një hektar mund të sigurohen nga 32.000 - 36.000 bimë për ha. Brazdat në fillim hapen ose në kultivator ose me dorë. Mbjellja bëhet sipas brazdave të hapura dhe mbillen me krah me anë të kunjit të dorës. Pas mbjelljes bëhet ujitja për zënje e kështu synohet të mbahet një lagështirë e mjaftueshme në tokë. Pas 4 - 5 ditëve bëhet kontrolli për zënje dhe bëhen zëvendësimet. Mbjellja e lakrës kokë për zonën me klimë të butë fillon nga muaji Qershor dhe duar-duar vazhdon deri në muajin Gusht. Kjo e fundit për të marrë prodhime të vona. Ndërsa në zonat me klimë të ftohët, mbjellja duhet të fillojë nga muaji Maj. Shërbimet e tjera konsistojnë në në ujitjet, prashitjet dhe plehërimet plotësuese. Ujitjet në vegjetacion bëhen sipas nevojës në çdo 15 - 20 ditë. Prashitjet bëhen pas çdo ujitje me qëllim që të ruhet vlaga e tokës. Plehërimet plotësuese bëhen 2 - 3 herë në doza sipas gjëndjes së bimëve dhe në bazë të dozës fillestare të caktuar për plehërim. 5.8. LULELAKRA Origjina e lulelakrës konsiderohet zona bregdetare e Mesdheut, si: Qiproja, Italia, dhe Egjypti. Në këtë zonë edhe sot e kësaj ditë gjënden një numër i konsiderueshëm i llojeve të egëra. Si rezultat i seleksionomit të vazhdueshëm, janë nxjerrë varjetete nga më të ndryshme, frutmëdhenj.

204


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Përllogaritet që në vëndin tonë mund të kultivohen mbi 300 ha nga ku pjesa më e konsiderueshme është në zonën e Ultësirës Perëndimore. Sipërfaqe të konsiderueshme mbillen edhe në zonën e ftohët kryesisht atë të Korçës dhe të Pogradecit. Fruta e lule-lakrës përmbajnë; ujë rreth 90 %, L.Th. 8 %. Proteina, 1.2 %, celulozë 1 %, lëndë minerale 1 %, 3.29 % lëndë eksraktive, yndyrna 2.29 % e tjerë. Lulelakra është mjaft e pasur në vitaminë C rreth 60 - 70 miligram në 100 gr masë të freskët, 0.3 miligram vitaminë A. Ajo është e pasur gjithashtu edhe me kripra minerale si: Ca, Ka, Na, S, etj. 5.8. 1. VEÇORITË DHE KËRKESAT E KËSAJ BIME Lulelakra është bimë 2 vjeçare, ku vi- Figura 71. Bime dhe fruti i lulelakrës tin e parë formon një rozetë gjethesh dhe kokën dhe në vitin e dytë kjo kokë formon një tufë degëz ash të cilët japin farën. Sistemi rrënjor zhvillohet shumë shpejt mbas mbirjes së farërave. Me kalimin e fazave sistemi rrënjor zhvillohet mirë deri në thellësinë 40 - 50 cm dhe disa nga të tjerat arrijnë në thellësinë deri në 1 m. Një veti e lule-lakrës është se ato nxjerrin rrënje nga hipokotili si dhe çdo pjesë e kërcellit, prandaj mund të aplikohet mbushja e bimës për t’a aktivizuar si një pjesë e sistemit rrënjore. Gjethet janë në formë lobesh të mëdha, dhe të lyrosura. Vendosja e gjetheve në raport me kërcellin, janë horizontale, vertikale, gjysëm vertikal, etj. Kërcelli është i zhvilluar mirë dhe për nga lartësia arrin deri në një 1 metër. Lulja është e tipit me 4 nënpetëla e 4 petëla, të vendosur në pozicionin kryq, nga ku ka marrë dhe emrin e familjes botanike. Lulëzimi fillon nga poshtë lart dhe zgjat 20 - 50 ditë. Eshtë bimë tipike me pjalmim të kryqëzuar, i cili bëhet me anë të erës dhe të insekteve. Farërat janë kapsula të zgjatura, cilindrike, që përmbajnë 8 - 10 fara. Një kg farë përmban 250.000 - 300.000 fara. Fuqia mbirëse ruhet për 3 - 4 vjet dhe zakonisht është 75 - 80 %. Periudha nga mbjellja në mbirje shkon nga 8 - 10 ditë, e cila varion nga prania e lagështirës dhe temperaturës së përshtatshme. Temperatura optimale e mbirjes është 16 - 22 oC, maksimalja është deri në 30oC. Lagështira toksore duhet të jetë 60 - 70 %. Eshtë bimë që don lagështirë dhe freski ajrore e kjo më shumë në periudhën e mbirjes dhe në fazat e rritjes intensive dhe të formimit të kokës. Në mungesë të lagështirës koka nuk zhvillohet normalisht dhe rriten

205


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

të deformuara ose mbeten të vogla. Lulelakra i qëndron uljes së temperaturës deri në - 3oC. Kërkesa ka dhe për lagështirën ajrore, mungesa e së cilës ndikon në mos zhvillimin normal të kokës dhe të uljes së shijes së sajë. Në vëndin tonë lulelakra është bimë tipike e dimërit në zonën me klimë të bute. Eshtë vërtetuar se temperatura më e mirë në zhvillimin e bimës janë temperaturat në 8 deri në 18 oC. Eshtë bimë e ditës së gjatë dhe me zgjatjen e dritës, lulelakra kalon shpejt në fare. Hijezimi në çdo fazë të zhvillimit të bimës, ndikon keq në rritjen normale të frutave, rendimentin dhe cilësinë e tyre. Prandaj nuk këshillohet mbjellja në mes rreshtave të bimëve të tjera, ku në fazën e zhvillimit intensiv ka hije. Kërkon toka të thella dhe të pasura, më mirë shkon në tokat buzë lumejve si dhe në tokat e reja ku predominojnë fraksionet e rërës. Rritet mirë kur lagështira ajrore është 80 - 90 %. Në përgjithësi kërkojnë toka të lehta të pasura dhe ranore. Nga pikpamja e reaksionit është mirë të jetë pak acide me ph 6.5 - 7.5. Parabimë të mira janë prashitëset dhe bishtajoret për kokërr, si dhe perimet e familjeve të tjera (jo kryqore). 5.8.2. KULTIVIMI Toka përgaditet duke realizuar një plugim të thellë në verë ose në vjeshtë, në thellësinë 30 cm ose edhe në një plugim të zakonshëm, bazuar në kushtet e tokës. Duhet patur parasysh që toka të jetë në kushte për plugime, duke menjanuar punimet me lagështirë të tepruar. Frezimet ose diskimet, duhet të bëhen në 4 - 7 ditë para mbjelljes fidanit në fushë. Plehërat organike dhe ato kimike hidhen para frezimeve. Figura 72. Disa nga kultivarët e lulelakrës

Për të prodhuar rreth 10 kv prodhim të freskët, nga lulelakra kërkohen 1.2 kg P2O5, 3.7 Kg K2O, dhe 3.1 kg N2O të shprehura në lëndë aktive. Raporti N:P:K, duhet të jetë afërsisht 2.6 : 1 : 3.3. Të bima e lulelakrës ndikon shumë për mirë plehërimi direkt i tokës me plehëra organike. Plehërat azotike duhet të hidhen në 3 duar gjatë vegjetacionit. Për t’u orientuar më mirë me dozat dhe mënyrën e plehërimit të lulelakrës, për një rendiment mesatar lulelakre me 150 - 200 kv/ha në fushë, duhen:

206


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

a - për plehun organik, Duhet përdorur 0.7 kv/ha pleh organik për çdo 1 kv prodhim lakre, që dmth se për 150-200 kv/ha duhen 150-200 kv/ha pleh organik. b - për elementin N, I) Në tokë të varfër me përmbajtje deri në 0.1% N2O, duhen të përdoren 90 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 3 kv/ha nitrat amoni. II) Në tokë të mesme me përmbajtje deri nga 0.1 - 0.12 % N2O, duhen të përdoren 70 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 2 kv/ha nitrat amoni. III) Në tokë të pasur me përmbajtje mbi 0.12 % N2O, duhen të përdoren 40 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 1,5 kv/ha nitrat amoni. c - për elementin P2O5, I) Në tokë të varfër me përmbajtje të P2O5 deri në 1 mg/100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 50 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në superfosfat rreth 4 kv /ha. II) Në tokë të mesme me përmbajtje të P2O5 nga 1 deri në 2 mg/100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 50 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në superfosfat rreth 4 kv / ha. III) Në tokë të pasura me përmbajtje të P2O5 mbi 2 mg/100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 30 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në superfosfat rreth 2 kv /ha. d - për elementin K2O, I) Në tokë të varfër me përmbajtje të K2O deri në 8 mg/100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 140 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në sulfat potasi në rreth 3 kv/ha. II) Në tokë të mesme me përmbajtje të K2O nga 8 deri në 15 mg/100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 100 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në sulfat potasi në rreth 1 kv/ha. III) Dhe në toka të pasura, nuk është nevoja për plehërime potasike. Ato mund të përdoren në jo më shumë se 1 kv/ha sulfat potasi. Struktura varietore e rekomanduar. Ato klasifikohen sipas hershmërise se prodhimit, të cilët janë: 1) Në grupin me pjekje shumë të hershëm: Ambition F1; Arfak F1; Fremont F1; Smila F1, etj. Këto kultivarë japin prodhimin e tyre 2 muaj pas mbjelljes në fushë. 2) Në grupin me pjekje të hershëm: Fargo F1; Cortes F1, etj. Këto kultivarë japin prodhimin e tyre rreth 80-95 ditë pas mbjelljes në fushë. 3) Në grupin me pjekje të mesme: Tukson F1; Belof F1, etj. Këto kultivarë japin prodhimin e tyre rreth 100-135 ditë pas mbjelljes në fushë. 4) Në grupin me pjekje të vonë: Daydrem F1; Abruko F1, etj. Këto kultivarë japin prodhimin e tyre pas 135 ditësh madje ekzistojnë kultivarëshumë të vonë deri në 250 ditë pas mbjelljes në fushë.

207


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Afatet e mbjelljeve dhe mbjellja. Lulelakra nuk mund të mbillet në të njëjtën tokë për dy vjet rresht pas të njëjtën bimë të familjes kryqore. Për nga struktura varjetore e lulelakrës, mbështetet në 3 tipe kultivarësh; a - Te kultivarët për prodhim të hershëm, fara mbillet në farishte me 1/6-15/7, në fushë 10/7-20/8; b - për prodhim të mesëm, fara mbillet në farishte me 1/6-30/7, në fushë 10/7-15/8; c – për prodhim të vonë, fara mbillet në farishte me 15/6 - 15/7, në fushë 25/7 - 25/8 Tabela 25. Normat orientuese të plehërimit për lulelakrën. Klasifikimi i pjellorise

Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur

Niveli i pjellorise së tokës

Rendimenti i planifikuar (kv/ha) 150 200 250 A – për plehëra organike (kv/ha) <10 % 200 300 400 10-15 % 100 200 300 16-25 % 50 100 200 26-40 % 50 100 >40 % B – për plehëra azotike (kg lëndë aktive / ha) <3 (mg për 100 gr tokë) 99 116 132 3.1-6 (mg për 100 gr tokë) 83 99 116 6.1-9 (mg për 100 gr tokë) 66 83 99 9.1-12 (mg për 100 gr tokë) 33 56 66 >12 (mg për 100 gr tokë) 33 43 C – për plehëra fosforike (kg lëndë aktive / ha) <2 (mg për 100 gr tokë) 65 91 117 2.1-4 (mg për 100 gr tokë) 39 65 91 4.1-6 (mg për 100 gr tokë) 13 39 65 6.1-8 (mg për 100 gr tokë) 13 39 >8 (mg për 100 gr tokë) 13 D – për plehëra potasike (kg lëndë aktive / ha) <6 (mg për 100 gr tokë) 50 75 100 6.1-12 (mg për 100 gr tokë) 50 60 75 12.1-18 (mg për 100 gr tokë) 25 35 50 18.1-24 (mg për 100 gr tokë) 25 >24 (mg për 100 gr tokë) -

Përgaditja e fidanit. Për të patur një mbirje sa më energjike, duhet që fara të vendoset në thellësinë rreth 2 cm në substratin e mbjelljes. Fara hidhet në shtretër të përgaditur dhe të punuar e të plehëruar mirë me plehëra ogano-minerale me qëllim që fara të gjejë një shtrat

208


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

të shkrifët për mbirje. Për çdo dn duhet të mbillen 15 - 20 m2 farishte. Për çdo m2 duhet të hidhen 2.5 - 3 gr farë. Pas mbjelljes bëhen rreth 2 ujitje në ditë deri sa farërat të mbijnë. Më pas ujitjet bëhen sipas nevojave mjafton që në tokë të ketë lagështirë të mjaftueshme. Ushqimi plotësues bëhet në 3 duar, ku dora e parë realizohet në fazën e dy gjetheve të vërteta; e dyta në fazën e 4 gjetheve dhe e treta bëhet në 10 ditë para se fidani të dali në fushë. Dozat e plehërave sipas duarve në N:P:K në gram fizik duhet të jenë: i) E para në raportin 20 : 40 : 10 gr për 10 litra ujë; ii) E dyta në raportin 30:60:20 gr për 10 litra ujë; iii) E treta në raportin 20 : 40 : 60 gr për 10 litra ujë, dhe për të tre rastet duhet të realizohet shplarja me ujë të rrjedhshëm. Dhe në moshën 35 - 45 ditëshe fidani duhet të mbillet në vëndin e përhershëm. Distancat e mbjelljes dhe mbjellja. Distancat më të rekomanduara janë: 60 - 70 x 15 - 20 cm. Në këtë mënyrë në një ha sigurohen 32.000 - 36.000 bimë për ha. Brazdat në fillim hapen ose me kultivatorë ose me krah. Mbjellja bëhet sipas brazdave të hapura dhe mbillen me dorë me anë të kunjit. Pas mbjelljes bëhet ujitja për zënje e kështu synohet të mbahet një regjim lagështirë të mjaftueshme në tokë. Pas 4 - 5 ditëve bëhet kontrolli për zënje dhe bëhen zëvendësimet e nevojshme. Shërbimet agroteknike. Konsiston në ujitjet, prashitjet dhe plehërimet plotësuese. Ujitjet në vegjetacion bëhen sipas nevojave, zakonisht në çdo 15 - 20 ditë. Prashitjet bëhen pas çdo ujitje me qëllim që të ruhet vlaga e tokës. Plehërimet plotësuese bëhen 2 - 3 herë në doza sipas gjëndjes së bimëve dhe sasisë së përcaktuar në bilancin e plehërimit. Vilen në fazën e formimit të plotë të kokës duar - duar me 2 - 3 gjethe me qëllim që të ruhet freskia. 5.9. BROKOLI (Brassica oleracea var. italica Plenckt) Është një bimë me origjinë nga vëndet e Mesdheut. Gjatë periudhës së Perandorisë Romake, kjo bimë u përhap në zona e rajone të kësaj perandorie. Sot është e përhapur në gjithë botën, por sipërfaqja është me e kufizuar se ajo e lulelakrës. Në vëndin tonë mbillet pak por gradualisht po gjen përhapje pasi frutat e kësaj bime gjejnë përdorim në guzhinat tona. Bima e brokulit ngjason me atë të lulelakrës. Gjethet janë më të gjata dhe më të çara në krahasim me atë të lulelakrës. Ngjyra e

Figura 73. Bime dhe fruta brokuli

209


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

tyre është më e errët dhe kanë bishta më të gjatë. Një bimë zakonisht ka 15-35 gjethe. Kësaj bimë i konsumohet koka e cila është një masë lulore me ngjyrë të gjelbërt në të errët dhe në disa kultivarë shkon deri në blu. Në sajë të përmirësimit të teknologjisë së kultivimit brokuli mund të konsumhet në të gjithë peridhat e vitit, por prodhimin më të madh e ka gjatë periudhës Tetor-Prill. 5.9.1. VEÇORITË DHE KËRKESAT Është një bimë si lulelakra e cila kërkon një klimë të butë. Fara mbin në temperaturën optimale 250C (minimalja është 6 dhe maksimalja deri në 35) dhe mbin 4-5 ditë. Temperatura minimale e rritjes është deri në 50C. Të kultivarët e hershëm, koka del pasi të jenë formuar rreth 20-25 gjethe. E rëndësishme është që temperatura e ditës të mos jetë e lartë se 250C. Temperaturat më të mira janë 15-180C. Mbi temperaturat 250C, shpesh herë të kokat provokohet dalja e masave vegjetative si gjethe me sytha vegjetative që ja prishin cilësinë e kokës. Prandaj nëse temperaturat rriten frutat duhen vjelur menjëherë. Kjo bimë ka kërkesa të larta për ujë. Në të kundërt të koka shfaqen mas fibroze që ja prishin cilësinë e frutit. Kërkesat për tokën dhe parabimën janë të njëjta me bimët e tjera të familjes kryqore si lakra, lulelakra, etj. Kërkon toka të pasura, të përshkueshme, të kulluara mirë dhe të ajrosura. Reaksioni i tokës duhet të jetë asnjanës. Për prodhime të hershme tokat ranore janë më të përshtatshme, mjafton të jenë të pasura me lëndë organike dhe elementë ushqimore. Për prodhime të vona, tokat më të përshtatshme janë ato rano-deltinore. Tokat e pa kulluara mirë shkaktojnë asfiksi të sistemit rrënjor. Për të prodhuar rreth 100 kg koka brokuli, nga toka duhet të marrin përkatësisht 1,7 : 0,07 : 2,24 kg NPK. Përveç P e cila asimilohet gradualisht gjatë të gjithë vegjetacionit, N dhe K shfrytëzohen më tepër në fazën e ormimit të kokës dhe më pas. Kërkesat për parabimë janë të njëjta me ato të lakrës apo të lulelakrës. 5.9.2. KULTIVIMI Struktura varietore e rekomanduar është: a) Si kultivar me pjekje të hershme është Plantini F1. Kokat e tij mund të vilen rreth 75-80 ditë pas mbjelljes në fushë. Eshtë i përshtatshëm për prodhime vjeshtore, por i përshtatshëm është edhe për kultivime në serra apo mjedise të tjera të mbrojtura. b) Si kultivar me pjekje mesatarisht të hershme është Biathlom F1. Kokat e tij mund të vilen rreth 85-90 ditë pas mbjelljes në fushë. Dallohet për një zhvillim të shpejtë të masës vegjetative dhe me tolerance ndaj temperaturave të ulëta dhe atyre të larta. Eshtë i përshtatshëm për prodhime vjeshtore, gjithashtu edhe në serra apo mjedise të tjera të mbrojtura. Kokat janë në gri në të jeshilte, pa gjetheza e materiale të tjera vegjetative që ja prishin cilësinë. c) Si kultivar me pjekje të mesme është Comanche F1. Kokat e tij mund të vilen rreth 95-100 ditë pas mbjelljes në fushë. Dallohet për një zhvillim të shpejtë të masës

210


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

vegjetative dhe me koka të mëdha. Kokat zakonisht vinë të gatshme gjatë vjeshtës së vonë. Kokat janë kompakte, të pastërta, në formë gati gjysëm sfere me ngjyrë të shkëlqyer në të gjelbërt. d) Si kultivar me pjekje të vonë është Marathom F1. Kokat e tij mund të vilen në rreth 100-110 ditë pas mbjelljes në fushë. Dallohet për një zhvillim të shpejtë të masës vegjetative dhe me koka të mëdha, të cilat vinë të gatshme gjatë vjeshtës së vonë. Kokat janë kompakte, të pastërta, me ngjyrë në të gjelbërt. Kultivimi. Mënyra e kultivimit të brokulit, nuk ndryshon shumë me atë të lulelakrës. Distancat e mbjelljes rregullohen në mënyrë të atillë që në një metër katror të jenë rreth 3-4 bime. Kujdes duhet kushtuar se brokuli kërkon lagështirë konstante të tokës. Përllogaritet se nga mbjellja e deri në fillimin e formimit të kokës i duhen çdo ditë rreth 4,5 mm ujë, ndërsa gjatë formimit të kokave i duhen rreth 6,5 mm ujë në ditë. Kujdes i veçantë i duhet kushtuar shkriftërimit të tokave dhe luftimit të barërave të këqia. Figura 74. Bimë dhe fruta pjepri 5.10. PJEPRI Përllogaritet që në vëndin tonë mund të kultivohen mbi 1000 ha. Sipërfaqe të konsiderueshme mbillen në zonën e Ulët dhe Bregdetare të Shqipërisë. Fruta e pjeprit përmbajnë: ujë rreth 90 %, proteina 0.82 %, sheqerëra 4.2% deri në 18 % në disa varjetete, kripra minerale 0.6 %, etj. Për nga shija dhe aroma frutat e pjeprit i kanë nga më të mirat. Më i pasur është me vitaminen C, ku gjënden në rreth 40 mgr në një 100 gr fruta të freskëta. Pjepri ka edhe acid folik, shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut në rreth 0.13 mgr/100gr frut të freskëta. Pjepri këshillohet si ushqim dietik për ato që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut. Rekomandohet edhe për ato që vuajnë nga veshkat, mëlçia e zezë dhe nga anemia. Në vëndin tonë, pjepri ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në mjedise të mbrojtura. Kjo bimë sa vjen dhe po shtohet si në fushë të hapur, ashtu dhe në ato të mbrojtura.

211


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.10.1. KLASIFIKIMI BOTANIK DHE EKONOMIK Njihen 4 subspecie: 1. Cucumis Melo subspecia Vulgaris me format: Agretis; Cultum; Rigidus me 3 llojet (Gracilor, Ksaba dimërore dhe Adama dimërore). 2. Cucumis Melo subspecia Fleksuosus me format: Agretis dhe Cultum. 3. Cucumis Melo subspecia Chinensis me format: Agretis dhe Cultum. 4. Cucumis Melo subspecia Microkorpus me format: Agretis dhe Cultum. KLASIFIKIMI AGRONOMIK. Për nga klasifikimi agronomik, në grupin e pjeprave të kultivuar janë ato të grupit Cucumis Melo varjetet Vulgaris, të cilët klasifikohen në: I) Pjepëra kantalupo, me foma të rrumbullakta, të vegjël, ose të shtypur në dy polet, me brinjë pak të dukshem, me aromë të ngjashme si të ananasit. Ato janë lloje të importuar dhe në përgjithësi nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata. Në këtë grupim përfshihen grupi i kultivarëve verore si: Pjepri i Goranxise (1/2 i herëshem me periudhë bimore 65 - 80 ditë); HB - 73, Portokallja, etj. II) Pjepëra me fijezim, të cilat kanë fruta me formë të rrumbullakëtta dhe pak të zgjatur pa brinjezimë të theksuara. Lekura është e bute dhe me një rrjetë e hollë që në të shumtën e rasteve është pak e dukeshme. Nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata. Në këtë grup bëjnë pjesë llojet e qarrseve si: Qarrësi i Tiranës, Qarrësi i Divjakes, Qarrësi i Kallmit, Qarrësi i Luzit, Qarrësi i Goranxise, etj. III) Pjepëra të lëmuar ose ndryshe quhen dimërore. Ato karakterizohen me fruta në formë të zgjatur dhe të lëmuar, me tendenca brinjezimi, por shumë pak të dukshme. Pothuajse u mungon rrjetëzimi. Janë më pak aromatike se llojet e tjera, por tuli është më i ëmbël. I durojnë më shumë ruajtjen dhe magazinimin e gjatë, si dhe transportet e gjata, prandaj quhen dhe dimërore. Në grupin e kultivarëve dimërore janë: Mjaltësi (frut madh), Vesa e mjaltit, Valencia, Kallmi, Voden i Bardhë. VEÇORITË BOTANIKE Bima e pjeprit ka sistem rrënjor të zhvilluar mirë, por më i dobët së ai i shalqinit. Kërcelli është zvarritës që shkon deri në 3 metra. Eshtë bimë monoike me lule mashkullore dhe femërore të veçuara, por në të njëjtën bimë. Lulet mashkullore dalin në nyjen e kërcellit në 5 - 12 lule, që kanë nga dy theke. Lulet femërore janë 1 - 1.5 herë më të mëdha se lulet mashkullore dhe më të shendritshme me qëllim që të tërheqin insektet për të bërë pjalmimin. Lulet kanë stil të trashë e të shkurtër dhe vezorja është e veshur me një push të dendur dhe të nëntëshme (fruti poshtë nënpelave). Lulëzimi fillon rrethj 30 - 40 ditë pas mbirjes së farërave, e cila ndryshon sipas kultivarëve. Ndërsa fruti zhvillohet në 30 - 40 ditë pas fekondimit. Lulet mashkullore formohen 7 - 10 ditë më parë se lulet femërore. Ndërsa lulet femërore më shumë formohen në degëzimrë të rendit të parë (llastare të dalë nga sqetullorët e degës ose llastarit kryesore) dhe në vazhdimesi në degëzimet e

212


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

rendit të dytë e me rradhë. Lulet mashkullor e ruajnë efektivitetin pllenues vetëm një ditë, ndërsa lulet femërore e ruajnë për 2 - 3 ditë. Hapja e lules femërore bëhet në orët e para (9 ose 10) Të ditës dhe qëndron kështu të gatshme për t’u pllenuar, për 4 - 6 orë në ditë dhe pastaj mbyllet. Nëqoftëse nuk bëhet pllenimi brënda ditës së parë, atëhere kjo hapje përsëritet ditën e dytë dhe nëqoftëse edhe në ditën e dytë akoma nuk është bërë pllenimi, mundet të hapen edhe në ditën e tretë dhe nëqoftëse nuk pllenohet dhe ditën e tretë, atëhere lulja është e destinuar të bjeri. Vezorja e pllenuar fillon menjëherë të zmadhohet, shpejtësia e të cilave është në përputhje me veçoritë e varjetetit dhe të agroteknikes. Farërat fillojnë të mbijnë në tëmperaruren 18oC e cila në këtë temperaturë bëhet për 8 - 10 ditë. Temperatura optimale e mbirjes është 30 - 35oC, maksimalja është deri në 40oC, por bimëzat e dala janë shumë të dobëta, pasi proceset oksidoreduktive të mbirjes bëhen shumë të përshpejtuara dhe proceset fiziologjike nuk zhvillohen normalisht. Edhe në pragun kritik të mbirjes që është në 13oC, ndodh që proceset oksidoreduktive të bëhen shumë të ngadalëta dhe fara është e detyruar të humbasi shumë energji e për pasojë bima del e vogël dhe është e predispozuar të rritet më shumë vështirësi. Një mijë farëra peshojnë 32 - 35 gr. Një kg farë ka 30 - 35.000 farëra. Periudha e qetësisë pas vjeljes së farës është rreth 9 muaj. Fuqia mbirëse në kondita të mira është deri në 6 - 8 vjet. Një frut pjepri jep zakonisht 400 - 600 farëra. KËRKESAT PËR KLIMË DHE TOKË. Pjepri është një bimë që don ngrohtësi dhe ka nevojë për shumë diell. Në toka që nuk teprohet me lagështirë, bima jep fruta të embla dhe aromatike. Në temperaturën 10 oC, e ndalon rritjen dhe në - 0,1 oC dëmtohet. E duron mjaft mirë temperaturën e lartë në verë dhe thatësiNë ajrore. Periudha kritike e pjeprit për ujë është në fazën e lulëzimit dhe të rritjes intensive të frutave. Hijezimi në çdo fazë të zhvillimit të bimës, ndikon për keq të lidhja e frutave, rritjen normale të tyre, në rendimentin dhe në cilësinë e frutave. Prandaj nuk këshillohet mbjellja në mes rreshtave të bimëve të tjera. Kërkon toka të thella dhe të pasura. Më mirë shkon në tokat buzë lumejve si dhe tokave të reja temet hapura rishtas. Parabimë më të mira janë bishtajoret për kokërr, si dhe bimët prashitëset dhe perimet e familjeve të tjera botanike. Temperaturat me optimale për rritjen dhe zhvillimin e pjeprit janë sipas tabelës 26. Tabela 26. Kërkesat për temperaturë dhe lagështirë në varësi të fazave fiziologjike Periudha bimore Mbirja Gjatë periudhës bimore Gjatë lulëzimit deri në pjekje

Temperatura e ajrit (oC) 24 - 28 21 - 30 26 - 34

Lagështira ajrore Lagështira e tokës (në %) (në %) 60 - 70 80 - 85 60 - 70 70 - 80 60 - 70 70 - 80

213


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.10.2. STRUKTURA VARIETORE E REKOMANDUAR Kultivarët dhe hibridet më të përshtatshëm për tu mbjellur në kushtet e vëndit tonë janë: 1) Për kultivime në serra, janë: Superstar F1; Ditki F1; Polycarp F1; Euromarket F1; Pacio F1, etj. 2) Për prodhime në tulele plastike dhe të hershëm në fushë, janë: Perseo F1; Superstar F1; Royal F1; Gilaf F1; Ditki F1; Euromarket F1; Pacio F1; Faro F1; Qarrës, etj. 3) Për prodhime të vonshme në fushë, janë: Mjaltës; Maxsimo F1; Honey Dew, etj. 5.10.3. KULTIVIMI Pjepri në vëndin tonë kultivohet Figura 75. Kultivarët e ndryshëm pjepri kryesisht në 3 mënyra që janë: I) Direkt në kushtet e fushës së hapur; II) Në serra diellore dhe III) Në kushtet e tunele plastike. Për ne serra diellore përllogaritet që farërat të mbillen në fund të Shkurtit dhe në fillim të Marsit. Dendësia mesatare e bimëve llogaritet të jetë në rreth 1,25-2 b/m2 dhe skema më e përshtatshme është 120-160 cm ndërmjet rreshtave dhe 40-50 cm në mes bimëve. Secila bime lidhet në lidhëse për rritje vertikale. Për kultivime në tunele plastike, farërat duhet të mbillen në fund të Marsit për zonën e ngrohtë. Ndërsa për kushtet e fushës, farërat duhet të mbillen në fund të prillit. Farërat mbillen në kubike të parapërgaditur, të vendosur në një shtrat të cekët dhe të mbuluar me polietilen. Kubiku përgaditet me rreth 65 % pleh organik të kalbur, 30 % dherishte të pasur me lëndë organike dhe 5 % rërë. Përmasat e kubikut duhet të jenë në përmasat 12 x 12 x 12 cm. Kubiket duhet të përgaditën rreth 5 - 7 ditë para mbjelljes së farës. Farërat e pjeprit para se të vendosen në kubike, ato më parë duhet të trajtohen rreth 24 orë me ujë të ngrohtë 28 - 30 oC dhe më pas duhet të mbahen në një arke të mbledhur me lecke të lagur në mjedise të mbrojtura, deri sa pjesa e farërave të kenë filluar plasjen e embrionit. Pas këtij procesi

214


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

nuk duhet vonuar por duhet të realizohet vendosja e farërave menjëherë në kubike. Para vendosjes së farërave nëpër kubike, këtyre të fundit i’u hapet nga një vrime me diametër 3 - 4 cm dhe po kaq të thella me anë të një druri të parapërgaditur. Në të vendoset dherishte ose torf e përgaditur enkas për këtë qëllim, me qëllim që fara të gjejë vënd të shkrifët dhe ushqim të mjaftueshëm pas mbirjes. Në çdo kubik vendos 3 - 4 fara (për farërat e zakonshme dhe nga 1-2 fara për ato hibridet). Më pas farërat mbulohen në torf ose pleh organik dhe më pas mbulohen me polietilen. Farërat në këtë gjëndje mbijnë për 8 - 10 ditë. Pas mbirjes bimëzat trajtohen me kujdes duke i ekspozuar sa më shumë në dritë, ajrim, etj. Gjatë qëndrimit në shtrat fidanat trajtohen me kimikate kundër sëmundjeve si: enovit 0.2%, ridomil 0.2%, etj. KULTIVIMI NE TUNELE PLASTIKE. Pas punimeve përgatitore të tokës, bëhet piketimin i gropave në distancat 1.2 x 0.8 m. Më pas bëhet përgaditja e oxhaqeve nëpër piketat e vena duke hedhur për çdo oxhat rreth 2 lopata pleh organik të kalbur mirë (rreth 1.8 - 2.5 kg). Per çdo oxhak duhet të hidhen edhe 25-30 gr DAP (ose plehëra të tjera ekuivalente) dhe diazinon rreth 4 - 5 gr me qëllim që të luftohen krimbat tel ose dëmtues të tjerë. Këto perzihen mirë me dheun dhe lihen kështu për 3 - 5 ditë me qëllim që të ngrohen. Më pas bëhet piketimi dhe vendosja e harqeve për të vendosur mbulesat plastike. Harqet e përdorura mund të jenë plastike ose druri (frasher, shelg, etj), më gjatësi 1.5 - 2 m dhe me diametër 2.5 - 3.5 cm. Harqet vendosen në çdo 1-1.3 m largësi duke i lidhur mirë me tel ose material tjetër lidhës me qëllim që të mos lëvizin pas vendosjes së mbulesës plastike. Pas përgaditjes së gropave dhe vendosjes së harqeve, vendoset tubi i ujitjes me pika dhe polietileni i zi i mulçërimit i cili fiksohet sa më mirë në tokë, duke i hedhur dhe anash. Në drejtim të oxhaqeve hapen vrimat dhe vendoset kubiket me fidanat e zhvilluara mirë. Vendosja e kubikut në oxhak bëhet pasi bimët të jenë të trajtuara me ridomil 0.2 % ose ndonjë preparat tjetër. Kubiku vendoset duke lënë pa mbuluar me dhe pjesën e sipërme në lartësinë 1.5 - 2 cm mbi sipërfaqen e tokës. Për çdo oxhak duhet të vendosen dy kubika me nga një bimë. Pastaj bëhet ujitja rreth 2 litra për kubik, me qëllim që rrënjët e bimëve të lidhen mirë dhe pa humbur kohë me tokën. Më pas bëhet mbulimi me polietilen, duke e tendosur mirë dhe mbuluar në të dy anët me dhe. Plehërimet plotësuese bëhen me plehëra azotike sasia e të cilave përcaktohet në bazë të përmbajtjes së lëndës aktive. Doza e parë e konvertuar në nitrat amoni në rreth 10 15 gr/fole, larg bimës 8 - 10 cm dhe doza e dytë e konvertuar në ure me rreth 10 gr/ fole, duke e soqeruar më pas me ujë. Këputa e majës realizohet në bazë të veçorive fenologjike të kultivarit. Ky proces kryhet duke ndjekur këto rregulla të përgjithshme: Llastarit kryesore zakonisht i bëhet këputja e majës në gjethen e 4 e të 5-te. Kjo masë ndikon në shperthimin e vrullshem të llastareve anësore nga sqetullat e gjetheve. Llastaret e dala nga sqetullat e gjetheve kanë aftësinë e dominimit të nxjerrjes së luleve femërore. Llastaret e rendit të parë që dalin nga sqetullorët, zakonisht duhet të këputen

215


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

në rreth 2 gjeth pas lules femrore. Kështu duhet të veprohet edhe llastaret e dytë e tretë e me radhë nëse do të jetë e mundur. Figura 76. Kultivimi i pjeprit në tumele plastike

Gjatë periudhës së vegjetacionit merren masa kundërsëmundjeve duke i trajtuar me kimikatet e nevojshme. Trajtimet kimike zakonisht konsistojnë në tre të tilla, me andracol 0.2 %, afugan 0.05 %, enovit 0.2%, e shumë lloje të tjera. Në momentin e lulëzimit të frutave është e nevojshme arimi i tunele plastike dhe realizohet në hapjen e krërëve të tuneleve dhe më pas kur temperaturat mesatare ditore ngrihen më tepër se 28-300C, lind nevoja e hapjes së vrimave në duametë 18-25 cm në drejtim të bimës një po dhe një jo. Kjo ndihmon edhe në futjen e insekteve të cilët ndikojnë në procesin e pllenimit të luleve. Zakonisht pas 20 Majit, polieti mbulues hiqet dhe magazinohet për t’u përdorur në vitin e ardhshem. Prashitjet në pjesën pa pacciamature ose ndërmjet tuneleve duhet të bëhen në çdo 12 - 20 ditë, të cilët konsistojnë në zhdukjen e barërave të këqia. Vjelja bëhet sipas pjekurise konsumative, e cila në fillim është më e rradhë, pastaj bëhet e perditshme dhe në disa raste 2 herë në ditë. KULTIVIMI NE SERRA DIELLORE PLASTIKE. Përgaditja e tokës, fillon me një plugim të thellë në periudhën e verës ose vjeshtës dhe në një plugim të zakonshëm në pranverën e hershme. Duhet patur parasysh së toka duhet të jetë në kushte për plugim. Kjo realizohet duke menjanuar punimet me lagështirë të tepruar. Frezimet ose dis-

216


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

kimet, duhet të bëhen në 4 - 7 ditë para mbjelljes së farës ose fidanit. Para plugimeve të dyta duhet të hidhen dozat e plehërave organike, ndërsa ato kimike të hidhen para frezimeve ose sëbashku në përgaditjen e folese (oxhakut). PËRGATITJA E FOLESE (OXHAKUT) PËR MBJELLJE. Pasi bëhet piketimi i foleve, bëhet përgaditja e tyre. Gropat hapen në përmasa 30 x 30 cm dhe të thella rreth 25 - 30 cm. Në fole hidhen sasia e plehërave të përcaktuar sipas skemës së plehërimit, si plehërat organike dhe ato kimike, të cilat perzihen në mënyrë homogjenë me dheun në të gjithë gropën. Forma e dheut në fole lihet me një majë ashtu si të shalqini, me qëllim largimin e ujrave të tepërta për të eleminuar kalbjenn e farërave. Figura 77. Kultivimi i pjeprit në serra

KËRKESAT PËR ELEMENTË USHQYES DHE MËNYRA E PLEHËRIMIT. Për të marrë 100 kv prodhim të freskët të pjeprit, bimët kërkojnë rreth 120 - 140 kv plehëra organik të kalbur. Ndërsa nga elementët kërkohen: N - 37 kg lëndë aktive; P2O5 - 17 kg lëndë aktive; K2O - 63 kg lëndë aktive dhe MgO 5 - 12 kg lëndë aktive. Për tu orientuar më mirë me dosat e plehërave kimike dhe organike në varësi të pjellorise efektive të tokës, si dhe mënyrën e plehërimit të pjeprit, në mënyrë orientuese duhet ti referohemi studimeve të IPP në Tiranë , ku rekomandon. Për një rendiment pjepri me 200 kv/ha në fushë, skema e plehërimit është:

217


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

a - për plehun organik I) një tokë e varfër me përmbajtje humusi deri në 1.5% duhet të përdoren 300 kv /ha; II) një tokë e mesme me përmbajtje humusi nga 1.5-3%, duhet të përdoren 250 kv /ha; III) një tokë e pasur me përmbajtje humusi mbi 3%, duhet të përdoren 200 kv /ha plehëra organike. Plehu organik duhet të hidhet 100 % në fole, ose edhe në momentin e përgaditjes së tokës. b - për elementin N I) Për toka të varfëra me përmbajtje deri në 0.1% N, duhet të përdoren rreth 96 kg/ha lëndë aktive plehëra azotike; II) Për toka të mesme me përmbajtje deri nga 0.1-0,12% N, duhet të përdoren rreth 88 kg/ha lëndë aktive plehëra azotike; III) Për toka të pasura me përmbajtje mbi 0,12% N, duhet të përdoren rreth 70 kg/ha lëndë aktive plehëra azotike. c - për elementin P2O5 I) Për toka të varfëra me përmbajtje të P2O5 deri në 1 mg /100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 39 kg lëndë aktive për ha plehëra fosforike; II) Për toka të mesme me përmbajtje të P2O5 nga 1 deri në 2 mg /100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 26 kg lëndë aktive për ha plehëra fosforike; III) Për toka të pasura me përmbajtje të P2O5 mbi 2 mg /100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 18 kg lëndë aktive për ha plehëra fosforike. d - për elementin K2O, Për toka të varfëra me përmbajtje të K2O deri në 8 mg/100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 25 kg/ha lëndë aktive nga plehërat potasike. Për një rendiment deri në 200 kv/ha pjepër nga fusha dhe me mbi 8 % K2O, nuk është nevoja të përdoren plehëra potasike. Nëqoftëse rendimenti parashikohët për më të larta së 200 kv/ha, atëhere lindin nevoja për të bërë përllogaritjet e nevojshme, dhe të përdoren plehërat sipas nevojës së përllogaritur. Per t’u orientuar me mire për skemen e plehërimit në ndihmë vjen tabela në vijim. KULTIVIMI NE KUSHTET E FUSHES. Fara duhet të jetë e pastër nga ana gjenetike, hibride ose varjetete me aftësi të larta prodhuese dhe cilësore. Eshtë mirë që farat të jenë të moshës njëvjeçare dhe në raste të veçanta mund të përdoren ato dyvjeçare. Eshtë mirë që në çdo rast farës ti bëhet analiza e fuqise së mbirjes. Fuqia mbirëse duhet të jetë mbi 90% dhe pastërtia mbi 99%. Për të siguruar një mbirje energjike dhe uniforme, këshillohet që 24 orë para mbjelljes, farërat duhet të futet në ujë me temperaturë rreth 25 - 30 oC. Pas nzjerrjes nga uji, farërat duhet të mbahen dhe 24 orë të tjera në një vënd të ngrohtë me qëllim që të bymyhen dhe të përshpejtojnë proceset e mbirjes. Zakonisht për këtë qëllim shërbejnë shtretërit e nzehte ose grumbujt e ngrohtë të plehut organik. Farërat e trajtruara në këtë mënyrë duhet të mbillen në tokë ose kubike me lagështirë dhe temperaturë optimale për të mbire. Në rast të kundërt po të mos kenë këto kushte, farërat humbasin fuqiNë mbirëse dhe

218


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

nuk do të mbijnë me. Në këto kushte fara duhet të mbije për 5 - 9 ditë. Për çdo ha përdoren deri në 2 kg farë për ha për varjetetet frutmëdhenj dhe 1 - 1.2 kg / ha për varjetetet frutvegjel. Për çdo kubik vendosen 3 - 4 fara në thellësi 1.5 - 2 cm nga rrafshi i sipërm i kubikut. Përgaditja e fidanit në kubik në krahasim me atë të mbjelljes së farës direkt në fushë ka këto avantazhe: Tabela 27. Normat orientuese të plehërimit për Pjeprin në serra Klasifikimi i pjellorise

Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur

Niveli i pjellorise së tokës

Rendimenti i planifikuar (kv/ha) 600 800 1000 A – për plehëra organike (kv/ha) <10 % 900 1100 1150 10-15 % 700 900 1100 16-25 % 500 700 900 26-40 % 300 500 700 >40 % 100 300 500 B – për plehëra azotike (kg lëndë aktive / ha) <3 (mg për 100 gr tokë) 165 231 297 3.1-6 (mg për 100 gr tokë) 99 165 231 6.1-9 (mg për 100 gr tokë) 66 99 165 9.1-12 (mg për 100 gr tokë) 33 53 99 >12 (mg për 100 gr tokë) 33 45 C – për plehëra fosforike (kg lëndë aktive / ha) <2 (mg për 100 gr tokë) 104 130 156 2.1-4 (mg për 100 gr tokë) 65 91 117 4.1-6 (mg për 100 gr tokë) 26 52 78 6.1-8 (mg për 100 gr tokë) 13 39 >8 (mg për 100 gr tokë) D – për plehëra potasike (kg lëndë aktive / ha) <6 (mg për 100 gr tokë) 100 150 200 6.1-12 (mg për 100 gr tokë) 75 100 150 12.1-18 (mg për 100 gr tokë) 50 75 100 18.1-24 (mg për 100 gr tokë) 50 60 >24 (mg për 100 gr tokë) 25

I) Lejojnë daljen në kohën më të përshtatshme të fidanit në fushë; II) Rriten dhe zhvillohen fruta më parë së fillojnë temperaturat e larta të verës; III) Shpejtojnë pjekjen në rreth 7 - 10 ditë se sa mbjellja drejtëpërdrejtë e farës në fushë; IV) Ulet rreziku i prekjes ndaj sëmundjeve të hirit dhe të vrugut, etj.

219


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Dherishtja e kubikut duhet të jetë e pasur me pleh organik dhe duhet të sigurojë shkrifmerinë në çdo kohë të zhvillimit të fidanit në të. Raporti i dherishtes së kubikut duhet të jetë: Pleh organik i kalbur : dhe të pasur me elementë ushqyes : rërë, të jenë respektivisht në %, 65 : 30 : 5. Kubiket duhet të jenë me përmasa 12 x 12 x 14 cm për ato të fushës dhe 12 x 12 x 16 cm për ato të serave. Foleja e farërave në kubike apo module duhet të jetë 2,5x2,5cm. AFATET E MBJELLJEVE. Kur kultivohet në fushë dhe fidani parapërgaditet në kubik, afatet më të mira të mbjelljes për Ultësirën Perëndimore nga Shkodra e deri në Sarande janë në tabelat në vijim. Tabela 28. Afatet e mbjelljeve të pjeprit në kubike sipas kultivarëve Kultivarët Qarrës 78 Portokallia Mjaltës Voden i verdhë Valenciana

Mbjellja e farës në kubik 10/3 - 5/4 25/3 - 10/4 1/4 - 15/4 10/4 - 20/4 10/4 - 20/4

Mbjellja e kubikeve në fushë 15 - 25/4 20 - 30/4 25/4 - 5/5 1/5 - 10/5 1/5 - 10/5

Tabela 29. Afatet e mbjelljeve të farës së pjeprit direkt në fushë dhe sipas kultivarëve Kultivarët

Me farë direkt në tokë 5/4 – 20/4 5/4 – 20/4 10/4 – 25/4 10/4 – 30/4 10/4 – 30/4

Qarrës 78 Portokallia Mjaltës Voden i verdhë Valenciana

Tabela 30. Afatet e mbjelljeve të farës së pjeprit në serra me xham dhe ato plastike Kultivarët

Mbjellja e farës në kubik për sërë me xham

Mbjellja e farës në kubik për sërë me plastmas

Mbjellja e kubikut në sërë me xham

Kristel Portokalli

10/2 - 15/2 10/2 - 15/2

1/3 - 10/3 1/3 - 10/3

1/3 - 10/3 1/3 - 10/3

Mbjellja e kubikut në sërë me plastmas 20/3 - 30/3 20/3 - 30/3

Kure mbillet direkt me farë në oxhak në fushë rekomandohet: i) Për zonën e Ultësirës Perëndimore, periudha më e mirë është gjysma e dytë e Prillit dhe në zomat e tjera

220


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

deri në 15 Maj. Ii) Kur pjepri mbillet me fidan në vëndin e përhershëm, në momentin e mbjelljes fidani duhet të jetë në fazën e ciftit të parë të gjetheve të vërteta, e cila i korespondon një moshë rreth 18 - 22 ditëshe nga mbirja e plotë. DISTANCAT E MBJELLJES DHE MBJELLJA. Janë të ndryshme për zona të mdryshme dhe varen nga kultivarët dhe përvoja e fermerëve të ndryshëm. Por në mënyrë orientuese rekomandohen: Për varjetetet frutmëdhenj si: Qarrësi, Mjaltësi dhe të tjera të ngjashme me këto, distancat më të rekomanduara janë: 120 cm midis rreshtave dhe 120 cm midis foleve, ose 150 x 100, ose 180 x 80 duke sigurar një numër bimësh respsktivisht 16.600; 13.800 dhe 13.200 bime/ha, ose fole respsktivisht 8.300; 6.900; 6.600 për ha. Për varjetetet frutvegjel si: tipi Vora dhe Kantalupo, distancat më të rekomanduara janë 120 x100 cm; 120 x 80; duke siguruar 16.600 deri në 18.800 bimë për ha, ose 8.300 deri në 9.400 fole për ha. Mbjellja bëhet në gropat e parapërgaditura si më sipër, duke e vendosur kubikun në 2 cm nën nivelin e sipërfaqes së ozhakut në rastin e mbjelljes me fidan dhe rrafsh me sipërfaqen e oxhakut në rastin e mbjelljes së kubikut në serrë. Në rastet kur mbillet direkt me farë, thellësia e vendosjes së farës nuk duhet të jetë më shumë se 1.5 - 2 cm thellësi dhe dheu sipër duhet të jate pak i ngritur për të evituar hyrjen sasive të mëdha të ujit të reshjeve ose të ujitjeve. Për mbjelljet e pjeprit në serra, distancat duhen të jenë: I) Në serrat me gjërësi kampatë 3.2 m, vendosen 3 rreshta me largësi 53 x 1 07 x 107 x 53 cm dhe largësia në mes bimëve në rresht duhet të jetë 50 cm. Kështu që mund të sigurohen rreth 19.800 bime/ha ose nga 2 bime/m2. Pas vendosjes së kubikut hidhet rreth 2 - litra ujë për aktivizimin e rrënjeve me tokën (figura 78). Figura 78. Procedura e mbjelljes dhe e ujitjes së bimëve pas mbjelljes

Prashitjet. Bëhen 2 capitje të oxhaqeve dhe 2 prashitje në rresht ose 2 e 3 frezime e kultivime në mes rreshtave në varësi të infeksioneve nga barërat e këqia dhe gjëndjes së shkrifmerise së tokës. Koha e një prashitje në një tjetër deri në momentin e shtrirjes së llastareve dhe kjo duhet të jetë afërsisht në distancë kohore rreth 15 ditë.

221


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.10.4. KRASITJET E GJELBËRTA (PINCIMET) Po të kryhet mirë ky operacion, me siguri që sigurohen një rritje të prodhimit mbi 60 %, si dhe të hershmërise së prodhimit. Në varësi të kultivarëve disa nga kriteret teknike të prerjes së majave rritëse bëhet në këtë mënyrë: I) Për mbjelljet në fushë dhe kultivari Qarrës - 78, lulet femërore në llastarin kryesore janë në sasi më të vogël dhe kanë më pak shance për të lidhur fruta. Prandaj lind nevoja që llastaret kryesore të lihen për tu rritur deri në fazën e 6 gjetheve të vërteta me qëllim që të zhvillohet sistemi rrënjor, dhe pastaj të bëhet këputja e majës. Kjo prerje e ndalon rritjen e mëtejshme të majës rritëse duke krijuar mundësinë e daljes së sqetullorë nga sqetullat e gjetheve të llastarit kryesore. Këto llastare kanë aftësinë të nxjerrin më shumë lule femërore dhe ato dalin fill në sqetullën e parë ose në të dytë të gjethes së llastarit të rendit të parë (llastare i dalë nga sqetullori i llastarit kryesore). Për të patur një zhvillim të mirë të llastareve dhe të frutave të lidhura, është e nevojshme të priten në mënyrë të vazhdueshme majat rritëse në gjethen e 6 të çdo llastari të rendit të dytë dhe të tretë, ose edhe në dy gjethe mbi lulen femrore ose frutin e lidhir. II) Për pjeprat e kultivarëve Mjaltas, Voden i bardhë, Valenciana, që nuk frutifikojnë në llastarin kryesore, po kështu pak frutifikojnë në llastaret e rendit të parë dhe të dytë, (ndryshe nga Qarrësi që lidh fruta në rendin e parë), ato frutifikojnë më shumë në llastaret e rendit të tretë. Për këtë fenomen lind nevoja që prerja e majës së llastarit kryesore të bëhet në gjethen e tretë, me qëllim që të dalin sa më shpejt llastaret e rendit të parë dhe këtyre akoma duhet t’ju pritet perëseri maja rritëse në gjethen e 3 e deri në të 5 -tin, me qëllim që të shpejtohen daljet e llastareve të rendit të tretë e të katërt, që kanë më shumë lule femërore. III) Për llojet Portokalli, Kristel, Kantalupo, etj, lulet femërore dalin në llastaret e rëndëve të 3 dhe të 4, prandaj lind nevoja të bëhet sa më shpejt prerjet si në grupin b, me qëllim që të dalin sa më shpejt lulet femërore. IV) Për kultivarët që kultivohen në serra. Pjepri Kristel që këshillohet në serrë, duhet të kultivohet me lidhje vertikale. Lulet femërore të ky kultivar, dalin në sqetullat e gjetheve të rendit të 3 dhe të 4. Prandaj për çdo llastare të rëndëve të I; II; dhe të III; të bëhet prerja e majave me qëllim që të dalin lulet femërore nëpër sqetullorët e lastareve të 3 dhe të 4. Për këtë qëllim procedohet në këtë mënyrë: Kur llastari kryesor të ketë arritur në 4 gjethe, pritet maja rritëse duke lënë 2 gjethe. Dy llastaret që dalin nga sqetullat e 2 gjetheve të lena të llastarit kryesore, lihen të zhvillohen të lira deri në fund të vegjetacionit duke i konsideruar si 2 dege kryesore dhe të lidhen veças me spango. Kështu një bimë i vihen 2 spango duke formuar të ashtuquajturen forma e germes V. Pra nga 19.800 bime që mund të ishin mbjellë në fillim, me anë të

222


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

kësaj metodë të krasitjes, formohen 39.600 bime. Në çdo sqetull të këtyre gjetheve dalin sqetullorë me lule, që në 80 % e tyre janë lule femërore. Prandaj për të siguruar lidhjen e duhur të frutave, është e domosdoshme të bëhen prerjet e majave rritëse në 1 ose 2 gjetheve duke lënë të rriten 1 ose 2 fruta në çdo sqetull të gjetheve. Llastaret që nuk frutezojnë hiqen fare për të ndihmuar ajrosjen. Në sqetullorët e kërcejve të rendit të tretë dalin llastare të rendit të katërt që janë 100% lule femërore e kështu me radhë. Në tunele plastike të shkurtëra, prerja e majave rritëse bëhet si të fusha e hapur, pasi lartësia e tunelit është e ulët. UJITJA. Si bime e vëndeve të nzehta, pjepri është rezistente ndaj thatë sires, por kjo deri në një farë masë. Kur lagështira zbret nën 60 - 70 % të aftësise ujëmbajtëse të tokës, atëhere lind nevoja e ujitjeve. Në sërë lagështia ajrore duhet të jetë 60 - 70 %. Nevojat me kritike janë në fazën e fillimit të shtrirjes dhe të rritjes së kokrrave. Ujitja duhet të ndërpritet 25 ditë para se të fillojë vjelja e frutave dhe kjo sidomos tek Qarrësi, ndërsa tek varjetetet e tjerë ndërpritet në 15 - 20 ditë më parë. Ujitja me pika është ideale ndërsa ujitja në formë shiu nuk këshillohet, pasi bimët preken nga shumë sëmundje kriptogamike. PJALMIMI. Pjalmimi bëhet me anë të insekteve. Prandaj në serrat apo në tunele, lind nevoja ose e vendosjes së koshereve të bleteve, ose hapjes së dritareve dhe anësoreve, për të krijuar mundësinë e hyrjes së insekteve. DRITËZIMI. Pjeprat kanë nevoja të larta për ndriçimin diellor. Ai ka nevojë për një rrezatim më intensitet rreth 37.000 - 45. 000 lux. Prandaj del detyre që kryesisht serrat me xham dhe polietilen, të mbahen të pastërta, me qëllim që të rritet pershkuashmeria e dritës. Në rast se rrezatimi i dritës i kalon kufijte e mësipërm, atëhere lind nevoja e hijezimit me argjil ose kalcifit me receptura sipas nevojët së hijezimit. VJELJA. Eshtë i ndryshëm për kultivarët e ndryshëm. a – për kultivarin e grupit Qarrës. Vjelja duhet të bëhet rreth 2 herë në ditë dhe të tregëtohet brënda ditës. Nuk duhet të vendoset në grumbuj, pasi ka tul të bute dhe qulloset. Periudha bimore është 75 - 78 ditë pas mbirjes. b – për kultivarët e tipit Portokallia. Duke qënë se frutat e këtij grupi janë frut vogjel, pas vjeljes ato mund të qëndrojnë deri në 3 ditë. Ato duhet të vilet një herë në ditë ose në çdo 2 ditë. Periudha bimore lëviz 90 - 100 ditë. c – për kultivarët e grupit Mjaltësi. I duron ruajtjes në deri 3 muaj në rast se vilet pa plagosje. Mund të vilet në çdo 3 - 4 ditë. Periudha bimore është 100 - 110 ditë. d – Kultivari Voden i bardhë, i duron ruajtjes në deri 5 muaj në rast se vilet pa plagosje. Mund të vilet në çdo 5 - 10 ditë. Periudha bimore është 110 - 120 ditë. e – Kultivari i grupit të Valencianit. Nuk vihet re si pjekje pasi nuk ndry-

223


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

shon ngjyrë. Kjo mund të kuptohet pasi ka kaluar periudha bimore 120 - 130 ditë. Vjelja bëhet në dy duar në çdo 15 - 20 ditë. Vjelja bëhet me bisht dhe vendosen në arka dhe fillon tregëtimin pas 20 ditëve. Fazat fenologjike të pjepërave që kultivohen në fushë janë: Kultivarët Qarrës 78 Portokallia Mjaltës Voden i verdhë Valenciana

Periudha bimore në ditë nga mbjellja në vjeljen e I 75-80 90-100 100-110 110-120 120-130

Zgjatja e vjeljes Në ditë 25-30 40-50 20-30 40-50 10-20

Fazat fenologjike të pjepërave në tunele dhe sera: Kultivarët Qarrës 78 Portokallia Kristel

Periudha bimore në ditë nga mbjellja në vjeljen e I 75-80 80-85 80-85

Zgjatja e vjeljes në ditë 25-30 40-50 40-50

RUAJTJA. Bëhet për kultiuvaret Mjaltës dhe Voden i Bardhë. Mjaltësi vilet në fazën e zverdhjes së lekures me 2-3 cm bisht, dhe lihen 24 orë në vënd. Pastaj futen në arka të shtruara me kashte në 1 rresht në 5 - 7 kokrra dhe transportohen për ruajtje. Voden i Bardhë vilet në fillim të zbardhjes së frutit, pa u zverdh zona e bishtit dhe me 2 - cm bisht. Lihet në are si Mjaltësi dhe veprohet në të njëjtën procedure. Te dy kultivarët vendosen në depo duke u vendosur në rreshta në dysheme që është e shtruar me kashte ose derrasa. Arkat vihen një mbi një deri në 4 copë dhe lihen rreshta për të kaluar. Temperatura duhet të jetë 2 - 8 oC dhe me lagështirë ajrore 50 - 70 %. 5.11. SHALQINI Është me origjinë nga vëndet e zonave fushore e të thata të Afrikës, ku gjëndet edhe sot disa forma që konsumohen. Eshtë një nga kulturat që ka gjetur një përhapje më të madhe në Europë, në Azi, në Amerikë dhe në Afrikë si vënd origjina e tyre. Në Gadishullin Ballkanik mendohet të ketë ardhur në kohën e invazioneve Turke. Llogaritet që në vëndin tonë mund të kultivohen mbi 3.000 ha. Më shumë mbillet në zonën e Ulët dhe Bregdetare të Shqipërisë. Shalqini ka konsumim të madh gjë që i kushtohet shijes së mirë dhe të ëmbël. Përdoret kryesisht në gjëndje të freskët, por meqë ka përmbajtje të konsiderueshme të sheqerit, përdoret edhe në industrinë ushqimore të recelerave, marmalatave dhe të lëngjeve. Përmban, ujë rreth 91%, proteina 0.75 %, sheqerëra 3.5% dhe deri në 12 % në disa varjetete, kripra minerale 0.38 %. Në 100 gr

224


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

frut të fersket, gjënden 1.2 mgr vitaminë A, 0.2 mgr vitaminë C, 0.04 mgr, si dhe vitamina B1 dhe B2, PP e tjerë. Ka 400 kalori për 1 kg frut të freskët. Shalqini këshillohet si ushqim diuretik për ato që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut, të veshkave, të mëlçisë së zezë, dhe anemikeve. Në vëndin tonë, shalqini ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në ambjente të mbrojtura. Kjo kulturë sa vjen dhe po shtohet në sipërfaqe të hapur dhe të mbrojtura. 5.11.1. KLASIFIKIMI BOTANIK DHE EKONOMIK Për nga klasifikimi botanik, njihen 3 grupe botanike si: 1) Shalqini i tavolines CitrulisVulgaris me 3 forma: i) Të kultivuara; ii) 1/2 të kultivuara (subspontaneum); iii) Të egëra (Spontaneum) 2 - Shalqini foragjer Citrulis pasteca 3 - Shalqini i shkretetires Citrulis Colokunthis. Populacionet e vendit tonë janë: Gurezit të Krujes, Luzit të Vogël , Divjakes së Lushnjes, Kallmit të Fierit, që realisht gjënden vetëm si forma gjenetike. Kultivarët e huaj janë: I mermerte me periudhë bimore 70 - 75 ditë; KS - 74 (Crimson Swit) me periudhë bimore 90 - 95 ditë, që ka një përhapje të gjërë; Gjatori me periudhë bimore 87 - 95 ditë; SB - 75 (llojet Sugar Baby) me periudhë bimore 75 ditë. Dallimi praktik i formave të kultivuara të shalqinit, verëhet në ngjyrën që merr fruti në momentin e pjekjes. Crimsan Swit (KS - 74) Është varjetet me rritje të fuqishme dhe me vegjetacion të bujshem. Kërcelli kryesore rritet në 3 - 5 m, ndërsa llastaret e degëzimreve të para dhe të dyta shkojnë në 3 - 4 m. Raporti i luleve mashkullore ndaj luleve femërore shkon respektivisht 16 - 18 : 1. Një bimë nxjerrë 30 - 35 lule femërore. Fruti është i rrumbullakëtt me raport H/D = 1.0 - 1.15, me peshë 6 - 8 kg dhe nganjehere deri në 25 - 30 kg. 1000 fara peshojnë 45 - 50 gr. Tuli është i kuq me 12 - 14 % lëndë e thatë . Periudha bimore është 95 - 114 ditë. Jep një rendiment 500 - 800 kv /ha. Sugar Bebi ose (SB - 73). Bima e ketij varjeteti ka degëzimr dhe shtrirje mesatare të kërcellit në 1.8 - 2.5 m. Trashësia e kërcellit kryesore arrin në 0.6 - 0.8 cm. Gjethet janë të gjelbërta intensive, me lobe, me përmasa mesatare 13 x 11 cm. Ndërnyjet janë të shkurtëra 6 - 9 cm. Lulet mashkullore janë të grupuara në 5 - 6 copë në një sqetull në formë buqete. Lulet femërore janë të veçuara dhe dalin në sqetullat e gjetheve. Lulet e para femërore i nxjerrë afër bazës së kërcellit në sqetullën e 6 e të 8 të gjethes. Ngjyra e frutit nga lidhja e deri në pjekje është e gjelbërt e errët. Pesha mesatare frutave në një agroteknike të mirë arrin në 2.5 - 4 kg. Forma e frutit është sferike me rapot H/D (gjatësi dhe diametër) = 1.0 - 1.05. Frutat nuk çahen lehtë dhe i durojnë mirë transportit. Ngjyra e tulit është e

225


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

kuqe e ndezur dhe me shije të ëmbël. Ka mbi 10 % lëndë të thatë . Farat janë të vogla dhe me ngjyrë kafe të hapur dhe të shoqëruara me breza të zbardhur. Pesha e 1000 farërave shte 40 - 45 gr. Eshtë varjetet i qëndrueshëm ndaj antraknozes dhe fuzariozes. Perudha bimore nga mbirja e deri në pjekje, është rreth 75n ditë. Veç këtyre varjeteteve që pershkruam më sipër janë edhe varjetete të tjera, që gjënden me rrallë si: Mermeri - 17, Klondiku me vija,Carleston Grei, etj. Figura 79. Fruta nga disa kultivarë shalqini

5.11.2. VEÇORITË E SHALQINIT Është bimë njëvjeçare, barishtore, me lule monoike. Sistemi rrënjor është mjaft i zhvilluar, por më pak se ai i kungullit. Pjesa më e madhe e rrënjeve shtrihet në thellësinë 40 - 50 cm, ndërsa rrënje të veçanta arrijnë në deri 3 m. Rrënjët e shalqinit zhvillohen deri në fazën e lulëzimit të plotë. Prandaj për kultivuesit del për detyre që Shërbimet agroteknike, krijimi i lagështisë së nevojshme, si dhe bilancin e plehërimit tia kushtojnë deri në këtë fazë, pasi më vonë fillojnë fazat e tjera të frutifikimit dhe të rritjes e të pjekjes së frutave. Duke patur një sistem rrënjor të zhvilluar, bima e shalqinit mund të sigurojë lagështirën e nevojshme nga thellësite e nëntokës dhe ti rezistoje thatë sires së me vonëshmë të verës. Kërcelli është zvarritës, i gjatë nga 3 deri në 5 m, me brinjë dhe të mbuluar me push. Në çdo nyje të kërcellit, në kushte të përshtatshme lagështie dhe temperaturë, mund të dalin rrënje adventive, cilësi e të cilit rrisin poziten e sistemit rrënjore pasi i mbulojme këto rrënje me dhe të bute (te lagur). Shumica e varjeteteve të shalqinit janë me lule monoike të ndara veças, por në të njëjtën bimë. Ka varjetete që kanë lule dyseksore si varjeteti Mermeri - 17. Bima lulezon 7 - 8 javë pas mbirjes. Të parat janë lulet mashkullore dhe më pas dalin ato femërore, që në krahasim me pjeprin, (te dyja lulet) gjënden në degen kryesore. Raporti lule mashkullore me ato femërore janë 7:1. Lulet mashkullore janë më shumë theke. Lulet femërore janë 1 - 1.5 herë më të mëdha se lulet mashkullore dhe më të shendritëshme me qëllim që të tërheqin insektet

226


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

për të bërë pjalmimin. Ka stil të trashë dhe të shkurtër dhe vezorja është veshur me një push të dendur dhe nenteshme. Zakonisht lulet femërore dalin në sqetullën e 5 ose të 6, por dhe në disa varjetete dalin në sqetullën e 10 ose të 12. Krezat e pistilit të luleve femërore janë të afta të kapin polenin e luleve mashkullore, që vinë me anë të insekteve dhe mbajnë për 2 - 3 ditë deri sa të hapen dhe të bëjnë pllenimin e tyre. Pra janë lule autogame fakultative. Poleni është fertil edhe 24 orë para hapjes së lules dhe e ruan aftësinë e pllenimit edhe në tëmperaturë të lartë. Lulet mashkullore formohen 7 - 10 ditë më parë së lulet femërore. Lulet femërore e ruajnë aftësinë pllenuese për 2 - 3 ditë. Hapja e lules femërore bëhet në orët e para (9 ose 10) dhe qëndron kështu për 4 - 6 orë në ditë dhe pastaj mbyllet. Vezorja e pllenuar fillon menjëherë të zmadhohet shpejtësia e të cilave është në përputhje me veçoritë e varjetetit dhe të agroteknikes. Piqet 35 - 40 pas pllenimit. Fara fillojnë të mbijnë në tëmperaruren 14 - 18 oC. Temperatura optimale e mbirjes është 24 - 28 oC, maksimalja është deri në 35oC. Lagështija ajrore duhet të jetë 80 - 85 %. 1.000 farëra peshojnë 35 - 35 gr. Një kg farë ka 30.000 farëra. Periudha e qetësisë pas vjeljes së farës është rreth 6 muaj. Fuqia mbirëse në kondita të mira është deri në 6 - 7 vjet. Një frut shalqini mund të prodhoje 200 - 250 fara. Është bimë që don ngrohtësi në të gjitha fazat e zhvillimit dhe ka nevojë për shumë diell. Në toka që nuk teprohet me lagështi, jep fruta të ëmbëla dhe të shijshem. Më shumë nevojë për dritë dhe temperaturë, shalqini e kërkon në fazën e frutifikimit dhe të rritjes së kokrrave. Në temperaturën 10 oC, ndalon rritjen dhe në - 0,1 oC dëmtohet. Hijezimi në çdo fazë të zhvillimit të bimës, ndikon keq te lidhja e frutave, rritjen normale të tyre, rendimentin dhe cilësinë e frutave. Prandaj nuk këshillohet mbjellja në mes rreshtave të bimëve të tjera. Në mungesë të lagështirës në fazën e rritjes së kokrrave, bima për të ruajtur bilancin hidrik në trupin e saj, bën vetekompensimin e bimës, duke marrë ujin dhe lëndët ushqimore në frutin e lidhur, duke shkaktuar ketij të fundit vyshkjen e tij dhe më pas rrëzimin. Shalqini ka shumë kërkesa për lagështirë, sidomos në fazat e para e deri në formimin e plotë të sistemit rrënjore. Kërkon toka të thella dhe të pasura, më mirë shkon në tokat buzë lumejve si dhe tokave të reja të hapura rishtas. Parabimë të mira janë bishtajoret për kokërr, si dhe prashitëset dhe perimet e familjeve të tjera. Temperaturat dhe lagështira me optimale sipas fazave të zhvillimit janë paraqitur në tabelën Tabela 31. Kërkesat për temperaturë dhe lagështirë sipas fazave të bimëve Temperatura oC Mbirja 24 - 28 Gjatë periudhës bimore 25 - 30 Gjatë lulëzimit deri në 28 - 35 pjekje Periudha bimore

Lagështia ajrore në %

Lagështia e tokës në %

60 - 70 60 - 70 60 - 70

80 - 85 70 - 80 70 - 80

227


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.11.3. KULTIVIMI Shalqini kultivohet në 3 mënyra: i) Në kushtet e fushës së hapur; ii) Në kushtet e tuneleve të ulëta plastike dhe; iii) Në serra. Struktura varietore e rekomanduar. Kultivarë dhe hibridet më të përshtatshëm deri tani janë: Crisby F1; Crimsan Tide F1; Top Gun F1; Crimson star F1; Obla F1; Madera F1; Sumit F1; Paradise F1; Crimsan Swet, e shumë të tjerë. 5.11.3.1. KULTIVIMI NË KUSHTET E FUSHËS SË HAPUR Përgaditja e tokës, bazohet në një plugim të thellë të tokës gjatë periudhës së verës ose vjeshtës, në mbi 30 cm dhe në një plugim të zakonshëm në pranverën e hershme. Duhet patur parasysh që toka të jetë në kushte për plugim, duke menjanuar punimet me lagështirë të tepruar. Frezimet ose diskimet, duhet të bëhen në 4 - 7 ditë para mbjelljes së farës ose fidanit në të. Përgaditja e folese/oxhakut për mbjellje. Pasi bëhet piketimi i foleve, bëhet përgaditja e tyre. Gropat hapen në përmasat 25-30cm të gjëra dhe të thella. Në fole hidhet sasia e plehërave të përcaktuar sipas skemës së plehërimit, si plehërat organike dhe ato kimike, të cilat perzihen në mënyrë homogjenë me dheun në të gjithë gropën. Forma e dheut në fole lihet me një majë të lakuar nga sipër, me qëllim që të mos lejoi formimin e “pellgut” të ujit në raste e shirave apo ujitjejeve. Prania e tepërt e ujit shkakton kalbjen e farërave ose të bimëve të mbjellura. Skema e plehërimit dhe plehërimi. NË përcaktimin e sasisë së plehërave që duhen përdorur të kjo bime, duhet patur parasysh se: për të marrë 100 kv prodhim të freskët, shalqini kërkon rreth 120 - 140 kv pleh organik të kalbur dhe plehëra minerale: I) N - 17 kg lëndë aktive, ose e konvertuar në rreth 0,5 kv nitrat amoni; II) P2O5 rreth 13 kg ose e konvertuar në superfosfat në 1,1 kv me 12% lëndë aktive; III) Plehëra potasike rreth 27 kg lëndë aktive, ose e konvertuar në 0.5 kv sulfat potasi më 50 % K2O; IV) Plehëra magneziale rreth 5 - 10 kg lëndë aktive MgO, etj. Me qëllim orientimin më të sakte të procedures së plehërimit të shalqinit, mund të aplikohet kjo skemë referimi. Për një rendiment shalqini me 400 kv/ha në fushë, duhet të aplikohen afërsisht këto norma: a - për plehun organik: I) Në toka të varfëra me humus deri në 1.5%, duhen të përdoren 400 kv /ha (gati në raportin 1:1 me prodhimin); II) Në toka të mesme me humus në vlerat 1.5 - 3 % , duhet të përdoren rreth 350 kv / ha pleh organik; III) Në toka të pasura me humus në vlerat mbi 3 %, duhet të përdoren rreth 300 kv / ha pleh organik; Plehu organik duhet të hidhet 100 % në grope (oxhak/fole) në momentin e përgaditjes së saj.

228


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

b - për elementin N2O: I) Në toka të varfëra në vlerat deri në 0.1% N, duhet të përdoren rreth 120 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në rreth 4 kv nitrat amoni; II) Në toka të mesme në vlerat nga 0.1-0,12% N, duhet të përdoren rreth 100 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në rreth 3 kv nitrat amoni; III) Në toka të pasura në vlerat mbi 0.16% N, duhet të përdoren rreth 70 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në rreth 2 kv nitrat amoni; c - për elementin P2O5: I) Në toka të varfëra deri në 1 mg P2O5 për 100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 85 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në rreth 7 kv superfosfat; II) Në toka të mesme në vlerat nga 1 deri në 2 mg P2O5 për 100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 60 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në rreth 5 kv superfosfat; III) Në toka të pasura në vlerat mbi 2 mg P2O5 për 100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 26 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në rreth 2,5 kv superfosfat; d - për elementin K2O: I) Në toka të varfëra deri në 8 mg K2O për 100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 50 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në rreth 1 kv sulfat potasi; II) Në toka të mesme në vlerat nga 8 deri në 15 mg K2O për 100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 25 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në rreth 0,5 kv sulfat potasi; III) Në toka të pasura në vlerat mbi 2 mg K2O për 100 gr tokë, sasitë e plehërave potasike mund të jenë fare të ulëta. Përgaditja e farës (dhe e fidanit) Për mbjellje. Fara duhet të jetë e pastër jo vetëm nga ana mekanike por edhe gjenetike. Ato duhet të jenë hibride ose varjetete me aftësi të larta prodhuese dhe cilësore. Eshtë mirë që farërat të jenë të moshës njëvjeçare dhe në pamundësi mund të përdoren ato dyvjeçare, për arësye se këto të fundit kanë fuqi mbirëse më të ulët. Për të siguruar një mbirje energjike dhe uniforme, 24 orë para mbjelljes farërat duhet të futet në ujë me temperaturë rreth 25 - 30 oC. Pas nxjerrjes nga uji, farërat duhet të mbahen dhe 24 orë të tjera në një vënd të ngrohtë me qëllim që të bemyhen dhe të përshpejtojnë proceset e mbirjes. Farërat e trajtruara në këtë mënyrë duhet të mbillen në tokë ose kubike me lagështirë dhe temperaturë optimale për të mbire. Në këto kushte fara duhet të mbije për 5 - 9 ditë. Për çdo ha përdoren deri në 3 - 4 kg farë për ha (për rastin e mbjelljes direkt me farë) dhe deri në 2,5 për rastin e mbjelljes direkt në kubike. Për çdo kubik vendosen 3 - 4 fara në thellësi 2 - 3 cm nga rrafshi i sipërm i kubikut. Dherishtja e kubikut duhet të jetë e pasur me pleh organik dhe të sigurojë shkrifmerinë në çdo kohë të zhvillimit të bimës. Recepturat e përzierjeve të plehut (dherishtes) janë: pleh organik i kalbur : dhe të pasur me elementë ushqyes : rërë, respektivisht 65 : 30 :

229


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5%. Kubiket duhet të jenë me përmasa 10 x 10 x 14 cm për ato të fushës dhe 12 x 12 x 16 cm për ato të serave dhe tuneleve. Mosha e fidanit në kubik të jetë rreth 22 - 25 ditëshe. Peragatitja e fidanit bëhet në vellaja të zakonshme (shtretër) Të mbuluara me polietilen ose me xham. Afatet e mbjelljeve. Kur kultivohet në fushë të hapur dhe fidani pergaditët nëpër kubike, afatet më të mira të mbjelljes së farës është nga 20 Marsi deri me 5 Prill. Ndërsa mbjellja në fushë e kubikut duhet të bëhet nga 20 Prill - 5 Maj. Për mbjelljet në tunele plastike apo serra, përgaditja e fidanit duhet të bëhet rreth 25 - 30 ditë me shpejt. Për të patur një vargezim prodhimi sa më të gjatë nga fusha, për kushtet e klimës së Ultësirës Perëndimore, rekomandohet të aplikohen tre afate mbjelljesh (tabela në vijim). Tabela 32. Afatet e mbjelljeve të shalqinit në kushtet e fushës së hapur dhe atë të Ultësirës Perëndimore Mbjelljet

Mbjellja e I Mbjellja e II Mbjellja e III

Afati i mbjelljes Fara në Kubiku kubik në fushë 20/3-5/4 20/4-5/5 20-30/4 15-25/5 20-30/5 10-20/6

Distancat e mbjelljes dhe mbjellja. Distancat më të rekomanduara janë: 180 - 200 cm midis rreshtave dhe 120 cm midis foleve, duke siguruar 8.300 - 9.250 bime/ ha dhe duke llogaritur që në një fole të ketë 2 bime. Mbjellja bëhet në gropat e parapërgaditura, duke vendosur kubikun 2 cm nën nivelin e sipërfaqes së ozhakut në rastin e mbjelljes së fidanit në fushë dhe rrafsh me sipërfaqen e oxhakut në rastin e mbjelljes së kubikut në serrë. Në rastet kur mbillet

230

Korrik xxxxxx

Kaha e vjeljes së prodhimit Gusht Shtator xxxxxxxxxx xx

xx xxxxxxxxxxxx xxxxx

Tetor

Xx xxxxxxxxxxx

Figura 80. Kultivimi i shalqinit në kushtet e fushës


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

direkt me farë, thellësia e vendosjes së farës nuk duhet të jetë më shumë se 1.5 - 2 cm thellësi dhe dheu sipër duhet të jate pak i ngritur për të evituar hyrjen sasive të mëdha të ujit të reshjeve ose të ujitjeve. Pas vendosjes së kubikut hidhet 1 - 2 litra ujë me qëllim që të bhet lidhja me tokën. Shërbimet agroteknike. Bëhen 2 capitje të oxhaqeve dhe 2 prashitje në rresht ose 2 e 3 frezime apo kultivime në mes rreshtave në varësi të infeksioneve nga barërat e këqia dhe gjëndjes së shkrifmerise së tokës. Periudha ndërmjet dy shkriftërimeve deri në momentin e shtrirjes së llastareve, duhet të jetë afërsisht në 15 ditë. Krasitjet e gjelbërta (pincimet). Nëse kryhen si duhet këto operacione, atëhere nga shalqini mund të meret një shtesë prodhimi në mbi 20 - 40 %. Tek bimët e varjetetit Crimsan, lulet femërore dalin në kërcellin kryesor dhe në gjethen e 8 - 12. Nëqoftëse nuk bëhet prerja e majës rrites mbi gjethen 12, atëhere gonxhet e luleve të porsalidhura do të bien, pasi lëndët ushqyese nuk do të shkojnë me në lulen e sapo dalë apo sapo të pllenuar, por do të drejtohen në rritjen e majës rritëse. Kështu rrëzimi i frutave do të coje në humbjen e hershmërise së prodhimit. Po që se ky operacion nuk bëhet në kohën e duhur, atëhere duhet të presim sa të lidhet fruti i dytë, gjë që shkakton një vonësë prej rreth 7 - 10 ditësh. Dhe përsëri nëse maja rritëse nuk pritet, përsëri mund të humbe fruti i dytë e keshu me rradhë, pasojë e së cilës është vonësa e prodhimit. Prerja e majës është më mirë të bëhet 2 gjethe pas lules së parë femërore, me qëllim që 2 gjethet e më pasmë të shërbejnë si një ‘’pompe’’ thithese për ushqimin e frutit të lidhur. Prerja e llastarit kryesor, ndikon gjithastu në daljen e llastareve të rendit të parë dhe të rëndëve të tjera, që kanë vetinë e një frutifimimi më të lartë. Edhe në llsataret e rendit të dytë apo të tjerë me rradhë, këshillohet që maja rritëse të pritet gjithmonë në dy gjethe mbi lulen femërore. Te varjeteti Sugar Bebi, është vërtetuar se operacionet e gjelbërta e rrisin prodhimin në 40 - 60 %, por rëndësi ka koha dhe momenti i ndërhyrjes. Lulet femërore në llastarin kryesore dalin në gjethen e 6-te. Prandaj për të marrë prodhimin e hershëm, është e domosdoshme të bëhet prerja e majës në 2 gjethe pas lules femërore. Kjo ndikon në daljen e llastareve të rendit të parë dhe të rëndëve të tjera me radhë, që kanë aftësinë e celjes në sasi më të lartë të luleve femërore. Edhe në këto llastare përsëri majat rritëse duhet të priten në 2 gjethe pas lules femërore. Ujitja. Si bime e vëndeve të nxehta, shalqini është rezistente ndaj thatësires, por kjo deri në një farë mase. Kur lagështira në tokë zbret nën 60 - 80 % të aftësise ujëmbajtëse të saj, lind nevoja e ujitjeve. Nevojat me kritike janë në fazën e fillimit të shtrirjes së llastareve, të lulëzimit dhe të rritjes intensive të frutave. Ujitja duhet të ndërpritet 10 - 25 ditë para se të fillojë vjelja e frutave, sepse ujitjet e mëtejshme shkaktojnë carjen e frutave. Ujitja me pika është ideale, ndërsa ujitja në formë shiu nuk këshillohet, pasi bimët preken nga shumë sëmundje kriptogamike.

231


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.11.3.2. KULTIVIMI NË KUSHTET E TUNELEVE TË ULËTA PLASTIKE Kultivimi i shalqinit në këto kushte, bëhet kryesisht në dy mënyra: i) Me fidan të prodhuara nga farërat e zakonshme ose hibride; ii) Me fidan të shartuar në kungull të egër. Kultivimi i shalqinit me fidan të prodhuara nga farërat e zakonshme, fara mbillet në kubike me përmasa 14 x 12 x 12 cm. Farërat para mbjelljes trajtohen si në rastin e mbjelljes në fushë të hapur. Në çdo kubik ka vendosur 3-4 fara për farërat e zakonshme dhe nga 2 fara për ato hibridet. Kështu kubiket në momentin e mbjelljes duhet të kenë nga dy bime dhe atje ku nuk janë siguruar 2 bime, mund të vendosur dy kubike afër njëra tjetrës të cilat kanë nga 1 bimë. Kubiket të mbjellura me farëra vendosen në abjente të mbrojtura. Pas mbirjes sigurohet ndriçim i bollshëm dhe ajrosje e përditëshme. Shërbimet e tjera bëhen sipas nevojës me ujitje të lehta, pastrim barërash të këqia e të tjera. Piketimin e gropave bëhet në distancat 2 x 0.8 m. Më pas vendosen harqet e tuneleve dhe më pas bëhet përgaditja e foleve/oxhaqeve. Pas përgaditjes së gropave bëhet shtrimi i tubit të ujitjes me pika, fleta e polietilenit të zi e cila shërben për mulçërimin e sipërfaqes. Më pas në drejtim të gropave hapen vrimat dhe vendosen kubiket. Foletë duhet të bëhen rreth 3 - 5 ditë para mbjelljes, me qëllim që ato të ngrohen. Pas mbjelljes së kubikeve bëhet ujitja e menjëhershme me qëllim që të fillojë rritja e sistemit rrënjor. Shërbimet e më paspasme konsistojnë në ujitjet, plehërimet plotësuese të cilët shpërndahen sipas gjëndjes shendetsore të bimëve: i) Njëra para shtrirjes së llastareve; ii) Në fazën e fillimit të rritjes së frutave. Këputa e majës duhet bërë sipas procedurave të spjeguara në kultivimin në fushë. Trajtimet kimike konsistojnë në përdorimin me Andracol 0.2 %, Afugan 0.05 % dhe Enovit 0.2%. Në momentin e lulëzimit, bëhen ajrojsjet e tuneleve me qëllim futjen e insekteve dhe përmirësimin e pllenimit. Pas javës së tretë të Majit, bëhet heqja graduale e mbulesave dhe vendosen në ruajtje. Prashitjet konsistojnë në heqjen e barërave ndërmjet tunele. Vjelja bëhet sipas pjekurise teknike, në çdo 3 - 4 ditë dhe në disa raste për ditë. 5.11.3.3. TEKNIKA E PËRGADITJES SË FIDANIT TË SHALQINIT ME ANË TË SHARTIMIT ME SHARTESA TË KUNGULLIT TË EGËR Kohët e fundit edhe në vëndin tonë kjo metodë përgaditje të fidanit po zbatohet me sukses. Suksesi i kësaj punenuk qëndron vetëm në faktin se nëpërmjet kësaj teknologjie po merren rezultate të larta dhe të qëndrueshme jo vetëm në cilësinë e fidanit të prodhuar, por për kushtet e vëndit tonë ku sipërfaqet e tokave për ferme janë relativisht të vogla dhe tepër të coptuara, me mundësi qarkullimi tepër të ulëta, kjo metodë rezulton mjat dobiprurëse. Farërat mbillen në kubike me përmasa 14 x 12 x 12 cm. Farërat e shalqinit para mbjelljes, duhet të trajtohen me ujë të ngrohtë ashtu si në rastet e më sipërme. Në çdo

232


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

kubik duhet të vendosen 1-2 fara dhe në momentin e shartimit zgjidhet vetëm 1 bimë. Pas mbirjes së fidananave bëhen shërbimet e duhura, trajtimet kimike, etj. Në lidhje me këtë, sot janë seleksionuar forma të ndryshmë të kungullit të egër të cilët kanë avantazhet e tyre. Disa nga avantazhet e përgaditjes së fidanit të shartuar në nënshartesat në kungull të egër, janë: I) Bazuar në faktin se rrënjët e nënshartesës se kungulli i egër, sistemin rrënjore e zhvillon më shumë se shalqini, kjo i krijon mundësi mbishartesës për të siguruar më të mirë nevojat për ujë dhe lëndë ushqimore; II) Rrit rezistencën ndaj një sërë sëmundjesh që prekin sistemin rrenjor si fuzariozes, verticiliozes, antraknozes, e shumë të tjera; III) Rrit tolerancen ndaj përmbajtjes se kriprave, apo të elementëve të tjerë kimik jo të pranueshem për bimën e shalqinit; IV) Rrit tolerancen ndaj lëkundjeve të temperaturave të tokës dhe veçanërisht temperaturave të ulëta të tokës, në periudhën e mbjelljeve në fushë në pranverën e hershme; V) Rrit koeficentin e përvetsimit të elementëv ushqimor që ndodhen në tokë në dobi të bimës dhe të prodhmit; VI) Rrit sasinë, cilësinë dhe hershmërinë e prodhimit për njësi të sipërfaqes, etj. Bazuar në eksperimentet e kryera nga IPP-Tiranë, ka rezultuar se kultivimi i shalqinit me nënshartesa kungulli, ka rritur rezistencën e prekjes (infeksioni gati në zerro) nga sëmundjet rrenjore si verticilioza dhe frzarioza, dhe ka rritur rendimentin nga 27-35%, si dhe nuk ka patur asnjë ndikim negativ në paraqitjen organo-eleptike dhe të tulit të shalqinit. Zgjedhja e nënshartesave. Si rezultat i punës seleksionuese sot janë një mori llojesh të kungullit të egër. Por për kushtet e vëndit tonë rekomandohen këto tipe nënshartesash: Friend F1; S. Tosa F1; Macis F1; Bodle Guard F1; 41352 F1; 41407 F1, e shumë të tjera. Mënyrat e shartimit. Mënyrat e shartimit të shalqinit janë disa, por ketu do të përshkruhen vetëm 4 të tilla, të cilat janë më të aplikueshme për kushtet e vëndit tonë. Ato janë: I) Shartimi me afrim; II) Shartimi me gjuhez në majë; III) Shartimi me kokë; dhe IV) Shartimi me carje në kokë. 1) Shartimi me afrim. Farën e kungullit të egër dhe të shalqinit të butë duhet të mbillen në vellaja të veçanta. Farërat e shalqinit meqë pas mbirjes fidanat kanë rritje më të ngadaltë në krahasim me ato të kungullit, këto të fundit duhet të mbillen 5 - 7 ditë më pas se ato të shalqinit. Pas mbirjes së komponentëve, temperaturat e shtratit mbahen në 14 - 16 oC me qëllim që të eleminohet rritja intensive e fidanave. Mbajtja në këto temperatura ndikon në trashjen e kërcellit dhe krijon mundësinë e zënjes më të mirë pas shartimit. Shartimi zakonisht bëhet 5 - 6 ditë pas mbirjes, por kjo duhet të vendoset në

233


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

varësi të zhvillimit të komponentëve. Një ditë para shartimit, bëhet ujitja e bollshme me qëllim që nënshartesat të kenë turgorin e duhur dhe të ndihmojnë zënjen. Kur fidanat e mbira (si të shalqinit ashtu edhe të kungullit) të kenë filluar të nxjerrin gjethen e parë të vërtetë, shkulen me kujdes pa dëmtuar sistemin rrenjor, lahen me ujë të rrjedhshëm, dezinfektohen dhe venFigura 81. Skema e shartimit me afrim dosen në tavolinën e shartimit. Nënshartesës (kungullit), i bëhet një prerje e pjerrët, duke filluar nën piken e daljes së gjetheve kotiledoNë dhe vazhdon nga lart-poshtë me një gjajtesi 1,2 – 1,5 ku thellësia e pjerrësisë në pjesën e poshtme të mos shkojë më shumë se në qëndër të kërcellit (figura 82). Ndërsa mbishartesës (shalqinit), i bëhet po ajo lloj prerje, por duke filluar jo me nga lart–poshtë, por nga poshtë -lart. Më pas bëhet puthitja e mirë e dy komponentëve me qëllim që të lehtësohet afrimi i indeve të secilit. Për të siguruar afrimin më të mirë të komponentëve shërbejnë kapset speciale të cilët vendosen me kujdes. Pastaj fidanat mbillen në vazo plastike me diametë 6-7 cm. Kujdes i veçantë duhet në momentin e mbjelljes. Gjatë mbjelljes në vazo pika e shartimit nuk duhet futur kurrë nën dheun sepse komponentët mund të kalben. Pas shartimit rreth 10 deri 12 dite, fidanave i’u bëhet prerja e komponentëve. Të pjesa vegjetative pritet mbishartesa dhe të pjesa nëntoksore bëhet prerja e kërcellit të shalqinit. Kështu materiali i mbetur është pjesa ajrore bime shalqini (mbishartesa) dhe pjesa nëntoksore është kungulli i egër. Rreth një javë pas këtij procesi, fidanat janë të gatëshme për të dalë në vëndin e përhershëm.

234

Figura 82. Vendosja e kapses se shartimit


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Kujdesi para, gjatë dhe pas shartimit deri në daljen në vëndin e përhershëm. Për të patur suksese në këtë proces duhen të kihen parasysh një sërë çështjesh. I) Duhet të përzgjidhen nënshartesat e përshtatshme për llojin e fidanit që duhet përgaditur; II) Farërat e përdorura për të dy komponentët dihet të jenë me fuqi mbirëse të lartë; III) Materiali mbjellës duhet të jetë torfë industriale, e dezinfektuar dhe e sterilizuar mirë; VI) Duhen mjedise që të bëhet e mundur kontrolli i lagështirës dhe i lagështirës se duhur; VI) Temperatura e mjedisit duhet të jetë 18-220C; VI) 2-3 ditët e para pas shartimit, bëhet hijezimi i bimëve të shartuara. Temperatura ditën duhet të mbahet në 25-28 0C dhe natën 20-220C. Lagështira ajrore duhet të jetë 95-100% dhe më pas të ulët gradualisht. Pas 5-6 ditëtsh, temperaturat duhet të ulen në 18-200C ditën dhe 16-180C natën. Ajrimi është një masë e rëndësishme. VII) Kur verëhet se bimët kanë tendence për vyshkje bëhet mjergullimi i mjedisit; VIII) Merren masat kundërsëmundjeve me anë të trajtimeve kimike. 2) Shartimi me gjuhëz në majë. Farën e kungullit të egër dhe të shalqinit duhet të mbillen në vellaja të veçanta ashti si në rastin e mësipërm. Kjo metodë shartimi konsiston në prerjen horizontale të nënshartesës pak milimetra mbi gjethet dikotiledoNë me anë të një brisku të mprehte. Me anë të një shtize me majë apo kacavide (jo pete por yll) futet në qëndër të kërcellit të nënshartesës dhe shpohet me kujdes deri në thellësinë 1-1,2 cm me kujdes që të mos prishet epiderma/ lekura e nënshartesës (figura 84). Me anë të një briku bëhet prerja e mbishartesës nën gjethet kotiledone, në fomen e një pyke mundësisht të rrumbullakëtt duke hequr epidermen e kërcellit të mbishartesës, por me një diametër pak më të vogël se sa diametri i nënshartesës dhe në një gjatësi

Figura 83. Skema e shartimit me gjuhez me majë

235


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

0,8-1 cm. Më pas mbishartesa futet në gropën e hapur të nënshartesa dhe zhytet me kujdes që të mos këputet maja e mbishartesës dhe të bëhet një puthitje sa më e mirë. Shërbime e tjera bëhen sipas metodës së mësipërme. Pas 15-17 ditësh fidanat duhet të jenë të gatshëm për mbjellje në vëndin e përhershëm. 3) Shartimi në kokë. Shartimi fillon 3-5 ditë para se fillon dalja e gjetheve të para të vërteta të shalqini. Nënshartesës i bëhet një prerje në formë pyke të pjerrët poshtë gjetheve kotiledoNë me majë nga lart duke e lënë atë cung. Mbishartesa duhet të pritet poshtë gjetheve kotiledoNë po ashtu në formë pyke të njeanshme, por me majë nga poshtë. Dukomponentët puthiten ndërmjet tyre me kujdes dhe u vendosen nga një kapse bashkuese. 5.12. TRANGULLI Ka gjetur një përhapje më të gjërë në krahasim me të gjithe perimet e tjera jo vetëm në vëndin tonë por edhe kudo në botë. Kjo i detikohet jo vetëm shijes që kjo lloj perimeje ka, por edhe përdorimit të shumanshëm të tij, kryesishtnë sallatëra, por edhe në konservim. Për këtë qëllim trangullin zën vënd në grupin kryesor të perimeve. Falë kultivarëve të shumëllojshëm, kjo bimë mund të kultivohet në mjedise të mbrojtura në të gjithë stinët e vitit. 5.12.1. KËRKESAT PËR KLIMËN, TOKËN DHE PARABIMËN Trangulli përfshihet në grupin e bimëve me origjinë nga vëndet me klimë të ngrohtë dhe nga ky këndvështrim kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësidashëse. Origjina e trangullit është nga Azia si vatër e parë dhe nga Afrika e Veriut si vatër e dytë. Disa nga kërkesat termike më kryesore, në mënyrë të përmbledhur janë: I) Temperatura minimale jetësore varion nga 0-20C; II) Temperatura biologjike (ose aktive) është 13-150C; III) Temperatura optimale e rritjes në ditën me diell 25-300C; IV) Temperatura minimale e mbirjes është 13-150C; V) Temperatura optimale e mbirjes është 25-300C; VI) Temperatura minimale për lulëzim 20-24 ditën dhe 18-20 0C natën; VII) Maksimalja biologjike deri në 350C (mbi 35 nderpret fotosintezën). Regjimi termik është përcaktues në lulëzimin dhe rritjen e frutave. Temperaturat e ulëta nxisin daljen e luleve femërore ndërsa ato të larta nxisin daljen e luleve mashkullore. Drita më e përshtatshme është kur vlerat e ndriçimit janë nga 20-40 mijë lux. Minimalja e pranueshme në raste të veçanta është deri në 5 mijë lux. Trangulli ka shumë kërkesa për ujë. Periudha më kritike është në fazën e lidhjes së frutave. Lagështira toksore duhet të jetë në vlerat 70-80 në periudhën e rritjes se bimëve dhe deri në 90% gjatë periudhës se rritjes së frutave.

236


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Trangulli ka kërkesa të larta për tokën. Kjo bimë pëlqen tokat me pjellori mesatare deri në të pasur me lëndë ushqimore. Kërkon toka të freskëta, të kulluara, me përbërje mekanike ronore-argjilore, të ajrosura mirë, me ph asnjanës ose lehtësisht acid. Tokat e drenazhuara shkojnë shumë mirë për trangullin sepse kullimi i menjëhershëm i ujit nga toka ndikon mësëmiri në rritjen e shpejtë të bimëve, lulëzimin dhe frutifikimin e shpejtë të prodhimit. Si parabimë, trangulli shkon shumë mirë nëse ajo mbillet pas drithrave si grurit, por edhe misrit, sepse tokën ato e lënë të pasur, të pastër nga barërat e këqia dhe të shkrifta. Gjithashtu parabimë të mira janë bimët bishtajore. Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të gjithë llojet e biemeve të familjes kungullore), trangulli nuk duhet të mbillet, sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues. Vetë trangulli është parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve, përveç atyre që janë në familjen kungullore. 5.12.2. PËRGADITJA E TOKËS DHE STRUKTURA VARIETORE E REKOMANDUAR Toka e trangullit përgaditet duke e punuar atë në thellësinë 30-40 cm. Numri i punimeve bëhet aq herë sa është e nevojshme. Ato duhet të përfundojnë të paktën 2-3 javë para mbjelljes. Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgaditet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesish fosforike, potasike dhe ato magneziale. Sidomos tokat e serrave duhet të plehërohem bollshëm me plehëra organike sepse ato janë njësi prodhuese me potenciale të larta prodhimi. 5.12.3. STRUKTURA VARIETORE E REKOMANDUAR Në botë, madje edhe në vëndin tonë, në qarkullim ekzistojnë shumë hibride dhe kultivarë, por ato që shkojnë shumë më mirë për kushtet klimateriko-tokësore të vëndit tonë, rekomandohen: Figura 84. Disa nga kultivarët e trangullit

237


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

1) Për serra diellore apo me ngrohje teknike, disa nga hibridet më të rekomanduar dhe frutgjatë janë: Pepinex F1; Kansas F1; Palmera F1; Slims F1: Sandra F1; Grandioza F1; Diana F1; Shekulli F1; Mrekullia F1, etj. Ndërsa tek kultivarët frut-shkurtër janë: SG390 F1; Talpiot, etj. 2) Për kushtet e fushës së hapur, disa nga hibridet dhe kultivarët më të rekomanduar janë: Marketmor; Longy, Kubit, etj. 5.12.4. KULTIVIMI NË KUSHTET E FUSHËS SË HAPUR Fara mund të mbillet direkt në tokë ose me fidan të përgaditur në kubike të posaçëm. Në tokë fara duhet të mbillet vetëm atëhe kur temperatura e tokës në thellësinë 10 cm duhet të jetë mbi 12 0C. Kjo periudhë përkon në ditët e fundit të muajit Mars për zonën e ngrohtë dhe në fundin e Marsit dhe në ditët e para të muajit Prill. Dendësia e mbjelljes se trangullit në fushë, duhet të jetë në skemën 100-120 cm midis rreshtave dhe 50-60 cm ndërmjet bimëve në rresht. Numri i bimëve për m2 duhet të jetë 3,2-3,3 bime. 5.12.5. DISA PARIME TEKNIKE GJATË KULTIVIMIT TË TRANGULLIT NË SERRA Kastraveçi është një nga bimët më të rëndësishme që kultivohet në serra. Ajo zën vëndin e dytë pas domates. Eshtë interesante së sipërfaqet e mbjellura me këtë kulturë nga viti në vit po vinë gjitheNjë duke u shtuar. Vitet e fundit karakteristikë është se kastraveçi po kultivohet si mbjellje të vona (si kulturë e dytë verë – vjeshtë). Kultivimi i kastraveçit në serra është i vështirë dhe në rast se nuk zbatohen me perpikmeri disa hallka të teknologjise së kultivimit të tij, atëhere rezultati do të jetë i deshtuar. prodhime të kënaqeshme dhe me cilësi të mirë mund të merren nga kastraveçi në serra, nëqoftëse në radhë të parë mbillen kultivarë partenokarpik. PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJE. Kastraveçi rritet mirë në toka të pasura humusore, me ph lehtësisht acid Ph = 5 + 6, me strukturë dhe të kulluar mirë. Tokat e thella, të lehta, rano – argjilore, të pasuruara rregullisht me plehëra organike dhe minerale, janë ideale për kultivimin e kastraveçit në serra. Ato janë ideale sepse toka në vetVetë është e ajrosur mirë dhe sistemi rrënjor i kastraveçit zhvillohet shumë mirë dhe i qëndron jashtëzakonisht mirë streseve që lindin gjatë vegjetacionit. Bimët e kastraveçit janë shumë të ndjeshme ndaj përqëndrimeve të larta të kriprave në tokë. Vlerat e konduktivitetit elektrik në tokë nuk duhet të jenë më të larta se 2 (EC = 2). Nëqoftëse kjo vlerë është më e lartë, atëhere krijohen premisa që të vështirësohet asimilimi i lëndëve ushqyese nga sistemi rrënjor duke shkaktuar vonësa të konsiderueshme në rritjen vegjetative të bimës dhe uljen në mënyrë të konsiderueshme të prodhimit. Nëqoftëse këto vlera janë të larta dhe plehërimet kimike bëhen me daza të larta e pa kriter, atëhere këto do të ndikojnë në rritjen e presionit ozmotik në bimë duke keqesuar me tej gjëndjen e bimëve.

238


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Figura 85. Kultivim i trangullit në serra (Xhafzotaj/Durrës)

Tabela 33. Normat orientuese të plehërimit për trangullin Klasifikimi i pjellorise

Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur

Niveli i pjellorise së tokës

Rendimenti i planifikuar (kv/ha) 1200 1400 1800 A – për plehëra organike (kv/ha) <10 % 1300 1500 2000 10-15 % 1000 1200 1600 16-25 % 750 950 1200 26-40 % 550 700 900 >40 % 300 400 500 B – për plehëra azotike (kg lëndë aktive / ha) <3 (mg për 100 gr tokë) 264 330 429 3.1-6 (mg për 100 gr tokë) 165 231 297 6.1-9 (mg për 100 gr tokë) 99 132 198 9.1-12 (mg për 100 gr tokë) 33 66 99 >12 (mg për 100 gr tokë) 33 C – për plehëra fosforike (kg lëndë aktive / ha) <2 (mg për 100 gr tokë) 195 221 260 2.1-4 (mg për 100 gr tokë) 130 156 195 4.1-6 (mg për 100 gr tokë) 65 91 130 6.1-8 (mg për 100 gr tokë) 26 26 65 >8 (mg për 100 gr tokë) D – për plehëra potasike (kg lëndë aktive / ha) <6 (mg për 100 gr tokë) 650 750 900 6.1-12 (mg për 100 gr tokë) 450 550 700 12.1-18 (mg për 100 gr tokë) 250 350 500 18.1-24 (mg për 100 gr tokë) 100 150 300 >24 (mg për 100 gr tokë) 100

239


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Toka e përgatitur mirë është esenciale për kultivimin e mirë të kastraveçit. Eshtë mirë që pas heqjes së mbeturinave bimore të kulturë s para-ardhese, toka të punohet në 30 – 35 cm e shqeruar me dezinfektimin sipas mundësive dhe kërkesave, me avull dhe atje ku ka mundësi të bëhet, vapam, bazamid, oksamil e tjerë sipas shkallës së infeksionit me nematoden gungore të rrënjeve. Eshtë e këshillueshme që pas një muaji të bëhet punimi i dytë dhe po që nevoja dhe punimë të tjera sipërfaqësore. PLEHËRIMI. Lën- Figura 86. Kultivimi i trangullit frut-vogël (Rrethi/Durrës) da organike që ndodhet në tokë, e cila vjen nga plehërimet e vazhdueshme me plehëra organike, i jep mundësi sitemit rrënjor të asimiloje më mirë elementët ushqyes, mikroelementët dhe për më tepër lënda organike shërben për stabilizimin e pëmbajtjes së kriprave në tokë. Për këtë qëllim plehu organik duhet të jetë i kalbur relativisht mirë për arësye se gjatë dekompozimit në tokë, ai çliron amoniak dhe dëmtojnë bimët në serrë. Sasia e rekomandueshme është rreth 50 kv/dn në vit. Ndërsa sasia e plehërave kimike llogaritet në bazë të të dhënave të analizave agrokimike të tokës, sasisë së parashikuar të prodhimit, koeficentit të asimilimit të bimës e tjerë faktorë. Duhet patur parasysh së kastraveçi është bimë potas-dashese dhe ka nevojë për sasira relativisht të larta për këtë element. Gjithashtu duke qënë se trangulli jep rendimente të larta dhe prodhim më intensitet të lartë në njësiNë e kohës, ai ka shumë nevojë për lëndë azotike. Plehërat fosforike zakonisht 40% e sasisë duhet të hidhen para punimit të 2-te, ndërsa 30 % duhet të hidhen në momentin e mbjelljes duke e shpërndarë në të gjithë sipërfaqen e tokës. Në mënyrë orientuese sasia e superfosfatit me lëndë aktive 18%, duhet të hidhet në rreth 2 kv/dn. Pjesa tjetër shpërndahet uniformisht ose sipas gjëndjes së bimëve gjatë të gjithë ciklit vegjetativ të bimës. Në ndihmë të përcaktimit më të drejtë të sasisë së plehërave për trangullin në serra, në ndihmë vjen tabela nr 34, e cila janë të strukturuar në varësi të përmbajtjes se elementëve ushqimore në tokë dhe rendimentit.

240


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

MULÇËRIMI. Shtrati i tokës në të cilën planifikohet që do të vihet bima e kastraveçit, duhet të jetë pak e ngritur, pastaj shtrohen tubot e ujitjes me pika atje ku mendohet të bëhet kjo formë ujitjeje dhe mbulohet me plastmas për të bërë mulçërimin e tokës. Mulçërimi i tokës siguron këto avantazhe: i) Pengon evapotranspiracionin e ujit; ii) me uljen e evapotranspiracionit, ulët dhe mundësia e ngritjes së kriprave nga shtresat e ulta të tokës në shtresat e më sipërme të saj, etj. PERGATITJA E FIDANIT. Në kushtet e mbjelljeve të verës, këshillohet që fara të mbillet direkt në tokë në vëndin e përhershëm. Por mund të bëhet vetëm pasi toka të jetë e dezinfektuar mirë kundërsëmundjeve dhe dëmtuesve kryesisht të dosezave, krimbave tel dhe të murrme, si dhe kermijve që në kushte e lagështirës së tokës në serrë, ato bëjnë dëmë të konsiderueshme. Mbjellja e farës direkt nëpër kubike, nuk garanton rritje të mirë dhe uniforme të fidanit, mbasi lëvizja e temperaturave të larta të stines së verës shkatojnë këto strese dhe deformimë të fidanit. Për kultivimin e trangullit si bime e parë dhe e dytë ose e thënë ndryshe për prodhim pranverore ose vjeshtor, për kushtet e vëndit tonë rekomandohen këto afate: 1) Për prodhim pranveror në serra me ngrohje, fara duhet të mbillet 1-10 Dhjetor dhe mbjellja në serrë duhet të bëhet në periudhën 1-10 Janar; 2) Për prodhim pranveror në serra diellore, fara duhet të mbillet 10-20 Shkurt dhe mbjellja në serrë duhet të bëhet në periudhën 10-20 Mars; 3) Për prodhim vjeshtor në serra me ngrohje, fara duhet të mbillet 10-20 Korrik dhe mbjellja në serrë duhet të bëhet në periudhën 5-10 Gusht; 4) Për prodhim vjeshtor në serra diellore, fara duhet të mbillet 1-10 Korrik dhe mbjellja në serrë duhet të bëhet në periudhën 1-5 Gusht. Ndërsa në mbjelljet e pranverës, kurrë dhe asnjëherë nuk duhet të hiqet dorë nga përgaditja e fidanit nëpër kubike, mbasi kjo në kushtet e veshtira të luhatjeve dhe të predominimit të temperaturave të ulëta është ende më e mira. Gjithemonë farërat para mbjelljes duhet të dezinfektohen me TMTD ose preparate të tjera, të cilat janë të domosdoshme të kryhen, mbasi eleminohen prekjet e fidanave nga Pytium Debarianum dhe Rizoctonia. DENDËSIA DHE LARGËSITE E MBJELLJEVE. Largësite kushtezohen nga gjërësite e kampatave të serrës në të cilën parashikohët mbjellja e kastraveçit. Gjithashtu në përcaktimin e distancave ndikon kultivari dhe tradita e kultivimit. Kultivarëqë kanë rritje të bujshme, duan më shumë hapësirë, ndërsa ato me vitalitet më të kufizuar duan më pak. Sidoqofte studimet e kryera për këtë qëllim, kanë vërtetuar se rezultatet më të mira janë marrë në 1.5 – 2 bimë për m2 të kultivarët frutgjatë dhe 2 – 3 bimë për m2 të kultivarët frutshkurtër. Pastaj gjërësia e rreshtave dhe largësia e vendosjes së bimëve në rresht, vendoset nga vetë kultivuesi i cili varet nga gjërësia e kampatës së serrës.

241


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

KOHA E MBJELLJES SË FIDANAVE NË VËNDIN E PËRHERSHËM. Nga ana biologjike kastraveçi mund të mbillet gjatë të gjithë vitit, por në përputhje me kushtet klimaterike mjaft të ndryeshueshmë të vëndit tonë, kemi dhe duhet të respektojme disa afate që janë: 1) Për kushtet e zonës së Ulët dhe Bregdetare të Shqipërisë , duhet që në serat me ngrohje, praktikisht është e mundur mbjelljet e pranverës dhe ato të sezonit të dytë verë-Vjeshtë. Kështu për prodhim pranveror është mirë të mbillen 1 – 10 Dhjetor. Për prodhim vjeshtor, serra duhet të mbillet 10 – 20 Korrik. 2) Për serrat diellore për prodhim pranveror serra duhet të mbillet në 10 – 20 Shkurt, ndërsa për prodhim Vjeshtor, serra duhet të mbillet në 1 – 10 Korrik. Ndërsa për zonat paramalore në serrat e tipit diellore afatet shtyhen 2 – 3 javë më vonë së serrat diellore të zonës së ngrohtë. MBJELLJA E FIDANIT. Fidani është i gatshëm vetëm pas 20 – 30 ditësh në varësi të kushteve, kur fidani të ketë zhvilluar 2 – 3 gjethe të vërteta. Ato mund të përgaditën në kubike tradicional, por mirë është të përgaditën në Module. Për serrat me ngrohje teknike, është mirë që serra të fillojë ngrohjen 2 – 3 ditë më parë me qëllim që të ngrohet ambjenti i serrës dhe toka. Ndërsa në serrat diellore duhet të pritet derisa temperaturat e tokës të shkojnë në 12 oC. Fidani vendoset në gropa të parapërgaditura, në atë mënyrë që kubiku të vendoset rrafsh me tokën duke e ngjeshur lehtë dheun anash kubikut dhe më pas ujitet me kova me qëllim që bima të lidhet sa më mirë me tokën. Më pas bëhen prashitja e parë me bel ose me shate thellë me qëllim që toka të rifitoje strukturën e humbur gjatë mbjelljes. Prashitja e dytë bëhet me mbushje me qëllim që të formohet një brazdë për ujitje në serrat ku nuk ka sistem të ujitjes me pika. Prashitjet e tjera bëhen sa më të cekta me qëllim që të mos dëmtohet sistemi rrënjor i cili zhvillohet duke e mbuluar të gjithë sipërfaqen e tokës me rritjen e bimës. Eshtë e mirë që para prashitjeve të hidhen plehërat kimike plotësuese me qëllim që të mbulohen sidomos ato azotike të cilat për kastraveçin vazhdojnë deri në atë periudhë sa të ushqehen dhe frutat e fundit. UJITJA DHE LAGËSHTIRA AJRORE. Uji për ujitjen e kastraveçit duhet të ketë 2 cilësi të veçanta: i) Uji të mos jetë me mbetje acide ose bazike, por me një ph të vleraNë neutrale, dhe; ii) Uji të mos këtë përqëndrimë të larta të kriprave. Sasia e kriprave të mos jetë kurrë më e lartë se 2 miligram për litër ujë. Madje për rastin e dytë është më mirë që toka të ketë përqëndrim të lartë kripe, se sa uji. Nëqoftëse toka është me përqëndrimë të kripes në nivele rrelativisht të larta, mjafton që të ujitet me ujë të ëmbël, realizon me sukses jo vetëm procesin e ujitjes të kastraveçi, por edhe atë të shkripëzimit të tokës. Kërkesat e kastyraveçit për ujë varen nga lloji i tokës, stina ku kultivohet, motit dhe ajo që është më e rëndësishme është faza në të cilën ndodhet në momentin e dhënë kjo bime.

242


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Si parim bazë është se kur kultivohet bima e kastraveçit në periudhën e dimërit, atëhere kur temperaturat janë akoma të ulëta, lagështia e tokës duhet të mbahet në vlerat 60 % të aftësise ujëmbajtëse të saj. Më vonë me ngritjen e temperaturave dhe të ndriçimit diellore, sasia e ujit ngrihet deri në 80 % të aftësise ujëmbajtëse të saj. Ndërsa lagështia relative e ajrit deri në fillim të frutifikimit mbahet në vlerat 80 – 85 % dhe gjatë frutifikimit në 85 – 90 %. Në periudhën e dimërit për serat që kanë sistem ujitje në formë shiu, ujitjet bëhen 2 - 3 herë në javë me nga 25 mm ujë, ndërsa me ngrohjen e motit në varësi të temperaturës bëhet pothuajse në çdo ditë. Kur bimët janë të vogla, paisjet shihedhese mund të mbahen lart (afër çatise), ndërsa kur bimët janë të rritura, atëhere domosdo paisjet shihedhese duhet të ulen afër sipërfaqes së tokës me qëllim që të eleminohet lagja e gjetheve dhe mundësia e prekjeve nga sëmundjet kërpudhore. Në serrat ku mugon sistemi ujites në formë shiu apo me pika, bëhet ujitja me brazda sipas nevojave të tokës dhe bimës, me norma të vogla, pa teprime në sasi dhe kohë qëndrimi në serrë, sepse shkaketojnë asfikesi e probleme të tjera fiziologjike. Koha e ujitjeve duhet të jetë: a) Në fazat e para çdo 6 – 10 ditë dhe; b) me ngritjen e temperaturave bëhen me shpesh, gjithemoNë duke ruajtur parametrat ujëmbajtes së tokës, ashtu siç u spjegua më sipër. Duhet të eleminohen ujitjet në orët e nxehta të ditës pasi shkakton tronditje fiziologjike në rritjen normale të bimëve dhe asnjëherë në orët afër mbrëmjes, mbasi nata i zën bimët të lagura të gjethet dhe kështu predispozohet të preken nga sëmundjet. KRASITJET. Ky operacion ka një rëndësi vendimtare dhe është më i rëndësihmi që duhet të kryhet për bimën e kastraveçit. Ky operacion konsiston në rregullimin e raporteve të drejta të rritjes vegjetative nga njëra anë dhe atij të frutifikimit nga ana tjetër. Krasitja siguron dhe hapësira të nevojshme për ajrosje për frymëmarrje dhe kufizon mundësinë e prekjeve nga sëmundjet e ndryshme kërpudhore. Forma dhe mënyra e krasitjes është e ndryshme në varësi të kultivarit. I) Krasita e kultivarëve frut-shkurtër. Deri në lartësinë 50 cm, duhet medeomos të hiqen të gjithë sqetullorët që dalin dhe frutat e sapoformuara duke lënë vetëm gjethet. Kjo bëhet kështu me qëllim që bima të ketë mundësinë që lëndët ushqimore të mos shkojnë qysh në fillim të jetës së tyre në rritjen e llastareve dhe të frutave, por të shkojn në shendetsimin e sistemit rrënjor në veçanti dhe të fuqizimit të bimës në përgjithësi. Dihet që heqja e frutave të parë deri në lartësinë 50 cm mbi sipërfaqen e tokës është e vështirë sepse duket sikur humbet prodhimi i parë dhe më i hershmi, por provat kanë vërtetuar se heqja e frutave të parë jo vetëm që nuk ndikon në humbje, por me fuqizimin e bimës. Prodhimi i humbur kompesohet shumë shpejt me frutat e tjera dhe bima rritet e zhvillohet shumë më mirë së rasti i mos heqjes së frutave. Deri në lartësinë e telit, sqetullorët që dalin nga sqetullat e gjetheve u lihen vetëm me nga 2 gjethe dhe u këputet maja. Vitet e fundit janë seleksionuar kultivarët e rij, që llastaret anësore nuk i rrisin më shumë se 2 - 3 gjethe, gjë që eleminohen një sasi kohë e konsid-

243


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

erueshme e punës së dorës në këtë bimë për këtë operacion kaq të rëndësishëm. Pasi bimët të kenë arritur telin, ato përkulen mbi tel dhe lihen të lira të rriten të gjithë llastaret, dhe kjo masë nuk krijon probleme në të ushqyerit e frutave, mbasi tashmë të bima është formuar një sistem gjethor mjaft i fuqishëm dhe mjaftueshëm për të perballuat të gjithë frutat e lidhura. II) Krasita e kultivarëve frutgjatë. Kjo metodë konsiston në heqjen e të gjithë llastareve anësore dhe të frutave në sqetullat e gjetheve të llastarit kryesor deri në lartësinë 0.5 – 0,8 madje disa kultivues e aplikojnë deri në një metër lartësi nga toka. Pastaj nga kjo lartësi e deri në tël, hiqen të gjithë llastaret anësor dhe lihen vetëm frutat e sqetullave të gjetheve të kërcellit kryesor. Kur llastari kryesor arrin telin horizontal këputet maja e tij duke lënë 2 gjethe mbi telin dhe më pas lejohen të rriten 2 – 3 llastare të anësore të zhvillohen të cilat varen poshtë. Kur këto sqetullorë arrijnë afër 1 m mbi sipërfaqen e tokës u këputet maja duke lënë përsëri 2 llastare të rendit të dytë që lihen të zhvillohen lirshem. Gjethet e zverdhura afër bazës së bimës hiqen gradualisht me humbjen e funksionit të tyre fotosintetik, mbasi këto gjethe jo vetëm që nuk ndihmojnë me në sintezën e lëndës organike, por fillojnë e konsumojnë lëndë organike të formuara nga gjethet e më sipërme në dëm të prodhimit dhe të cilësisë së frytave të tjerë të porsalidhur. Ka raste kur kurora e bimës semuret ose dëmtohet nga sëmundje apo dëmtime mekanike, atëhere duhet vënë re së afër bazës së kërcellit kryesor, dalin sqetullorë të tjerë të rendit të parë të cilat po të lihen dhe t’u shërbëhet me kujdes, kanë mundësinë të zgjasin ciklin bimore dhe të shtojnë prodhimin edhe për një afat tjetër më të gjatë. MIKROKLIMA NË SERRË. Konsiston në ruajtjen e regjimit optimal të parametrave klimaterik të serrës siç janë: regjimi i temperaturave, i lagështirës ajrore dhe toksore, i dritës, i vendilimit, e shumë faktorë të tjerë që janë determinante në jetën dhe marrjen e prodhimeve sa më të larta dhe me cilësi. Temperatura në serrë synohet që deri në fillim të frutifikimit të mbahet në vlerat 20 – 24 oC ditën dhe 17 – 18 oC natën. Gjatë frutifikimit temperatura duhet të jetë 24 – 26 o C ditën dhe 18 – 20 oC natën. Ne ditët e vrejtura temperatura duhet të synohet të jetë në 1 – 2 oC më e ulët de ajo e ditëve me diell dhe 5 – 6 oC më e vogël natën, se sa ajo që është mbajtur në ditë të verëjtur. Temperatura mbi 30 oC nuk duhet të kalojë kurrë dhe kjo duhet të rregullohet me sistemin e vendilimit dhe atij të ujitjeve freskuese atje ku ekziston. Nga muaji Maj e më pas, kur ndriçimi diellore bëhet më intensiv dhe temperaturat ngrihen, atëhere është e omosdoshmë të bëhet hijezimi me tretësira me, miell : gëlqere : ujë (respektivisht 1:9:90) ose me tretësire shkumsi 25 %. VJELJA. Për rritjen e frutit në madhësinë e duhur, nga momenti i celjes/pllenimit të lules e deri në vjelje duhet të jetë rreth 20-30 ditë. Kur fruti të këtë arritur diametrin dhe gjatësinë e duhur, duhet të bëhet vjelja e tyre. Vjelja duhet të bëhet në fillin në

244


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

çdo 2-3 ditë, ndërsa me avancimin e vegjetacionit dhe futjen e bimëve në prodhim të plote, vjelja duhet të bëhet çdo ditë madje edhe 2 herë në ditë. Nëse fruta vonohen në vjelje, ato ndikojnë negativisht në frenimin e rritjes së frutave të tjerë. Prandaj vjelja në momentin dhe madhësinë e duhur të frutave, ka rëndësi të madhe në drejtim të rendimentit. Fruti vilet më pak bisht dhe vendosen në arka dhe dërgohen për t’u përpunuar për tregëtim. Temperatura optimale e ruajtjes së frutave të trangullit nëpër magazina është 10-15 oC dhe me një lagështirë ajrore 85-95%. Mbeshtjellja me celofan e frutave të trangullit, bën atë që ato të ruhen për një kohë më të gjatë. Sasia e prodhimit për serrat me ngrohje mund të jetë nga 150-200 kv/dn, ndërsa në serrat diellore mund të jetë 80-100 kv/dn. Në fushë mund të merren 30-40 kv/dn. 5.13. KUNGULLI Vënd origjina e kungullit është Amerika. Sipas studimeve të bëra, është vërtetuar se kungulli është përdorur në Amerikë rreth 3000 vjet para erës së re. Ndërsa në Europë dhe kontinente të tjera, është sjellë pas zbulimit të kontinentit Amerikan dhe më pas ka marrë një përhapje të gjërë dhe të shpejtë në të gjithë botën. Tek ne mendohet se ka ardhur nga vëndet e Lindjes së Mesme. Figura 87. Bime kungulli

245


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Figura 88. Fruta të kungujve dimërore

Figura 89. Fruta të kungujve të gjellës

5.13.1. RËNDËSIA DHE KLASIFIKIMI Rëndësia ekonomike dhe vlerat ushqimore. Kjo bimë kultivohet në të gjithë zonat e vëndit tonë. Mendohet që sipërfaqja në këtë bimë në vëndin tonë, të arrijë në mbi 500 ha. Kultivimi i tij bëhet në fushë të hapur, në tunele, shtretër, serra, etj. Kungulli ka një

246


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

konsumim të gjërë, gjë që i kushtohet shijes së mirë dhe vlerave ushqimore që zotëron. Përdoret kryesisht në gjëndje të freskët. Përmban, karotiNë që në disa raste shkon në 34 mgr% dhe në placente 104 mgr, prandaj kjo bimë merr një rëndësi të madhe në të ushqyerit e femijve. ProteiNë 0.8 %, sheqer 2.9%, 1 kg frut të freskët, përmban 260 kalori. Eshtë ushqim dietik pasi ka inulinen që shkatërron diabetin. Përmban vitaminë A, 16 mgr proteiNë e tjerë. Pureja e përgaditur me kungull, rekomandohet të përdoret për kurimin e të semureve me ulceren. Përdoret gjithashtu në kurimin e disa sëmundjeve të mëlçisë, veshkave, rrugëve urinare, arteriosklerozes e të tjera. Kungulli i freskët përdoret me sukses edhe në djegjet, ekzemat, gervishjet e ndryshme e të tjera plagë. Në vëndin tonë, ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në ambjente të mbrojtura. Kjo bimë sa vjen dhe po shtohet në sipërfaqe të hapura dhe në ato të mbrojtura. Klasifikimi botanik dhe ekonomik. Nga klasifikimi botanik njihen 5 grupe botanike, nga të cilat 4 nga këto janë njëvjeçare dhe 1 është shumvjeçare. Si të kultivuara, në vëndin tonë njihen 3 grupe si: 1. Curcurpita pepa, e cila ndahet në: i) Curcurpita pepa varjetet Americana; ii) Curcurpita pepa varjetet Turcia ose kungulli i gjellës, e cila mendohet të ketë ardhur nga Azia e Vogël; 2. Curcurpita Moschata dhe 3 - Curcurpita Maxima. Të trija këto lloje kultivohen në vëndin tonë. Populacionet më të përhapura që kultivohen në vëndin tonë janë: 1. Kungulli i gjellës me kultivarin e njohur ‘’I bardhi i gjellës’’; 2. Kungulli dimërore, i cili klasifikohët në populacione si: a) Cipë hollë, dhe në këtë grup njihen kultivarët “Kosova origjinal’’, “Dallma Bushat’’, “I madhi i Laknasit’’, “Dropulli, “Oblika’’, etj. b) Cipë trashë, dhe në këtë grup përfshihen; “Pjekes i kuq i Tiranës’’, “I pites’’, “I murmë’’, etj. Dallimi praktik i formave të kultivuara të kungullit, verëhet në ngjyrën që merr fruti në momentin e pjekjes. Por dallimë të tjera janë: i) Të grupi botanik Cucurbita pepo, petëlat e lules i ka me majë të ngritur dhe të zgjatur, ndërsa frutin e ka të zgjatur ose të rrumbullakëtt. ii) Të grupi botanik Cucurbita maksima, petëlat e lules i ka të përhapura dhe të përkulura nga jashtë kur hapen. Frutin e kanë dy herë më të gjërë se sa të gjatë dhe me bisht të perbre me 4 - 5 qoshe të lëmuar. iii) Të grupi botanik Cucurbita moskata, petëlat e lules i ka të gjata, po ashtu edhe frutin e ka të gjatë dhe në formë comange. Bishti është me bisht me 4 - 5 qoshe të dhembezuara. VEÇORITË BOTANIKE. Kungulli është bimë njëvjeçare, barishtore, me lule monoike. Sistemi rrënjor është shumë i zhvilluar aq sa ja kalon të gjithë bimëve të familjes së

247


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

bostanore. Pjesa më e madhe e rrënjeve shtrihet në thellësinë 40 - 50 cm, ndërsa rrënje të veçanta dhe në specie të ndryshme, arrijnë deri në 8 m thellësi. Rrënjët e kungullit e vazhdojnë rritjen e tyre intensive deri në momentin e fillimit të pjekjes së frutit. Prandaj për kultivuesit del për detyre që shërbimet agroteknike, krijimi i lagështirës së nevojshme, si dhe plehërimi sipas bilancit të plehërimit t’ja kushtojnë në maksimumin e duhur deri në këtë fazë. Duke patur një sistem rrënjor të zhvilluar, bima e kungullit, mund të sigurojë lagështirën e nevojshme nga thellësite e nentokës dhe kjo bën të mundur t’i rezistoje thatë sires. Por kjo nuk do të thotë që kungulli nuk ka nevojë për ujitje. Kjo sidomos në kushtet e kultivimit në shteter apo tunele të ulëta plastike, lind nevoja e ujitjeve të shpeshta, me qëllim që frutat të rriten. Kërcelli është zvarritës, me gajtesi nga 1 m për kungullin e njomë të gjellës, e deri në 10 - 12 m për llojet e kungujve dimërore. Kërcelli është me brinjë të theksuar dhe i veshur me qimë të ashpra. Në çdo nyje të kërcellit dhe në kushte të përshtatshme lagështie dhe temperaturë, mund të dalin rrënje adventive, të cilat rrisin fuqiNë e sistemit rrënjore. Shumica e varjeteteve të kungullit janë me lule monoike të ndara veças, por në të njëjtën bimë. Gjithashtu ekzistojnë kultivarëqë kanë lule dyseksore. Bima lulezon 4 - 5 javë pas mbirjes. Të parat që dalin janë lulet mashkullore. Ato dalin zakonisht rreth 1 javë e madje edhe deri në një muaj para luleve femrore. Ato janë të pasura me polen. Më pas dalin lulet femrore. Të dyja llojet e luleve gjënden në degen kryesore. Raporti ndërmjet luleve mashkullore me ato femëroret, është rreth 10:1. Lulet mashkullore janë më shumë theke. Lulet femërore janë rreth 2 herë më të mëdha se lulet mashkullore dhe me ngjyra më të ndezura e të shendritëshme, me qëllim që të tërheqin insektet për të realizuar pjalmimin. Lulja femërore ka stil të trashë dhe me 3 kreza. Vezorja është veshur me një push të dendur. Krezat e pistilit të luleve femërore janë të afta të kapin polenin e luleve mashkullore me anë të insekteve. Poleni është fertil për 24 orë. Lulet femërore e ruajnë aftësinë pllenuese për 2 - 3 ditë. Hapja e lules femërore dhe mashkullore bëhet në orët e para të ditës (rreth orëve 6-9 para ditë) dhe qëndrojnë të hapura për 4 - 6 orë. Vezorja e sapo pllenuar fillon menjëherë të zmadhohet. Shpejtësia e rritjes është në përputhje me veçoritë e varjetetit dhe të agroteknikes. Fruti piqet 35 - 40 pas pllenimit, ndërsa për konsum të freskët, bëhet gati edhe brënda javës. FARA. Farërat fillojnë të mbijnë në tëmperaruren 14 - 18 oC. Temperatura optimale e mbirjes është 20 - 26 oC, maksimalja është deri në 35oC. Lagështija ajrore duhet të jetë rreth 80 - 85 %. Të grupi Cucurbita Pepa, pesha e 1000 farërave është rreth 200 - 440 gr. Në një kg farë gjënden rreth 2.500 - 5.000 farëra. Të grupi Cucurbita maxsima, pesha e 1.000 farërave peshon rreth 300 - 400 gr. Në një kg farë gjënden 3.000 - 3.500 farëra. Të grupi Cucurbita moskata, pesha e 1.000 farërave është rreth 300 - 400 gr. Në një kg farë gjënden 3000 - 3.500 farëra. Periudha e qetësisë pas vjeljes së farës është rreth 1 muaj. Fuqia mbirëse në kondita të mira ruhet deri në 4 - 5 vjet. Një frut kungulli mund të prodhoje 200 - 250 fara.

248


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

KËRKESAT PËR KLIMË DHE TOKË. Kungulli është bimë që don ngrohtësi në të gjitha fazat e zhvillimit dhe ka nevojë për shumë diell. Në toka që nuk teprohet me lagështirë, kjo bimë jep fruta të mëdhenj dhe të shijshem. Më shumë nevojë për dritë dhe temperaturë, kungulli ka në fazën e lulëzimit, frutifikimit dhe të rritjes së frutave. Në temperaturën 8 - 10 oC, bima e ndalon rritjen dhe në 0 oC dëmtohet plotësisht. Hijezimi në çdo fazë të zhvillimit të bimës, ndikon keq në lidhjen e frutave. Prandaj nuk këshillohet mbjellja në mes rreshtave të bimëve të tjera. Në mungesë të lagështirës në fazën e rritjes së kokrrave, bima për të ruajtur bilancin hidrik në trupin e saj bën vetekompensimin e bimës, duke hequr ujin nga frutat dhe duke e kaluar në trupin e saj. Kjo shkakton vyshkjen e frytave të sapolidhura dhe në një periudhë më të gjatë të pamjaftueshmerise së ujit në tokë, ndodh rrëzimin e tyre. Kungulli ka shumë kërkesa për lagështirën, kjo sidomos në fazat e para deri në formimin e plotë të sistemit rrënjore. Kërkon toka të thella dhe të pasura. Më mirë shkon në tokat buzë lumejve. Parabimë të mira janë bishtajoret për kokërr, bimët prashitëse dhe perimet e familjeve të tjera botanike. Temperaturat me optimale për rritjen dhe zhvillimin e kungullit janë (tabela 34): Tabela 34. Vlerat e temperaturave optimale të kungullit Periudha bimore Mbirja Nga mbirja e deri në dalje në fushë Gjatë lulëzimit deri në pjekje

Temperatura (oC) 20 - 26 22 - 28 26 - 30

Lagështia ajrore Lagështia e tokës (në %) (në %) 60 - 70 80 - 85 60 - 70 70 - 80 50 - 60 60 - 70

5.13.2. KULTIVIMI I KUNGULLIT Kungulli kultivohet në kushte e fushës, në shtretër, tunele plastike, serra, etj. Kultivarët më të rekomanduar për kushtet e serrave dhe të tuneleve plastike janë: Splendor F1; Arlika F1; Suprema F1. Përgaditja e tokës dhe të folesë bëhen duke ndjekur po ato parime si tek pjepri dhe shalqini. Kërkesat për elementë ushqyes dhe plehërimi. Eshtë përllogaritur se në një kv prodhim të freskët të kungullit, kërkohen këto elementë: i) N - 0.3kg kg lëndë aktive; ii) P2O5 - 0.1 kg lëndë aktive; iii) K2O - 0.55 kg lëndë aktive. Për një rendiment më të lartë duhet të bëhen kalkulimet e nevojshme sipas kërkesave për 100 kg prodhim të freskët, dhe më pas të përcaktohen nevojat për dozat e plehërimit. Përgaditja e farës (dhe e fidanit) Për mbjellje. Farërat duhet të jenë të pastërta nga ana gjenetike dhe mekanike. Ato duhet të jenë hibride ose kultivarëme aftësi të larta prodhuese dhe cilësore. Eshtë mirë që farërat të jenë të moshës njëvjeçare, pasi këto kanë energji dhe fuqi mbirëse më të lartë. Eshtë mirë që para mbjelljes, farërave t’i bëhet analiza e fuqise së mbirëse. Fuqia mbirëse duhet të jetë mbi 95% dhe pastërtia mekanike mbi 99%. Për të siguruar një mbirje energjike dhe uniforme, para mbjelljes farërat

249


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

duhet të trajtohen si tek pjepri. Farërat e trajtruara në këtë mënyrë duhet të mbillet në tokë ose kubike me lagështirë e temperaturë optimale për të mbire, në rast të kundërt do të shfaqen probleme në mbirje. Fara duhet të mbije për 5 - 7 ditë. për çdo ha përdoren deri në 3 - 4 kg fare. Për çdo kubik vendosen 2 - 3 fara në thellësi 3 - 4 cm nga rrafshi i sipërm i kubikut. Përgatitja e fidanit në kubik në krahasim me atë të mbjelljes së farës direkt në fushë ka këto avantazhe: I) Lejon daljen në kohë të përshtatshme të fidanit në fushë; II) Rriten dhe zhvillohen fruta para filimit të temperaturave të larta të verës; III) Shpejton pjekjen rreth 7 - 10 ditë se sa mbjellja e drejtëpërdrejtë e farës në fushë; IV) Ulët rreziku i prekjes ndaj sëmundjeve të hirit dhe të vrugut, etj. Dherishtja e kubikut të jetë e pasur me pleh organik dhe materiali të sigurojë shkrifmerinë në çdo kohë të zhvillimit të bimës në kubik/modul. Kubiket duhet të jenë me përmasa 12 x 12 x 14 cm për ato të fushës dhe 14 x 14 x 16 cm për ato të serrave. Komponentët e pergatjes së dherishtes për kubik do të jenë si tek pjepri dhe shalqini. Mosha e fidanit në kubik të jetë rreth 22 - 25 ditëshe. AFATET E MBJELLJEVE. Në rastin e kultiuvimit në fushë. Fidani parapërgaditet në kubik/module. Afatet më të mira të mbjelljes për varjatete të ndryshme në fushë të hapur, sipas një studimi të bërë nga IPP Tiranë për zonën e Ultësirës Perëndimore nga Shkodra e deri në Sarande, koha e hedhjes së farës në kubik duhet të jetë nga 25 Mars - 5 Prill dhe mbjellja në fushë e kubikut duhet të jetë nga 10 - 20 Prill. Po këto afate ruhet edhe për kungullin e dimërit. Në zonën e ftohtë përgaditja e fidanave fillon rreth 1 muaj me vonë. Kungulli i gjellës mbillet edhe për prodhim të vonë dhe si vjeshtore. Në këtë rast bimët në fushë duhet të mbillen në periudhën nga 1 Korriku dhe duar-duar deri me 15 Gusht. Për mbjelljet në tunele apo në serra, përgaditjet e fidanit bëhen rreth 25 - 30 ditë me shpejt. Për të patur një vargezim sa më të gjatë nga fusha për zonat me klimë Mesdhetare Bregdetare, rekomandohet një vargezim i tillë (tabela 35): Tabela 35. Vargezimi i mbjelljes së kungullit në zonat e Ultësirës Perëndimore Mbjelljet

Afati i mbjelljes

Vjelja e prodhimit

Fara në kubik

Kubiku në fushë

Maj

Qershor

Korrik

Gusht

Mbjellja e I

25/3-5/4

10-20/4

xxxxx

xxxxxxxx

xxxxxx

Xxxxx

Mbjellja e II

10/6-25/7

1/7-15/8

Shtator

Tetor

Nëntor

xxxxxx

xxxxx

xxxxxxx

Në tabelat nr 36 dhe 37, jepen të dhënat për të kultivuar kungullin e gjellës si bime pranverore dhe si bime vjeshtore.

250


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Tabela 36. Prodhimi i kungullit të njomë si kultivim pranveror Mjedisi i kultivimit Mbjella e farës Fillimi i vjeljes Rendimenti (kg/m2) Në kubik Direkt në tokë Gjithsejt Deri me 30 Maj Serra me ngrohje 1-10 Lanar 1-10 Shkurt Pas 30 Marsit 12-14 8-10 Serra diellore 1-10 Shkurt 5-10 mars Pas 10 Prillit 8-12 5-8 Tunele plastike 10-15 Shkurt 10-20 Mars Pas 20 Prillit 6-8 2-3 Tabela 37. Prodhimi i kungullit të njomë si kultivim vjeshtor Mjedisi i kultivimit Mbjella e farës Rendimenti Vjelja e prodhimit Në kubik Direkt në tokë (kg/m2) Fillimi Deri me 30 Maj Serra me ngrohje 1-5 Gusht 20-30 Gusht 6-8 15-20 Shtator 20-30 Dhjetor Serra diellore 1-5 Gusht 20-30 Gusht 4-6 15-20 Shtator 5-10 Dhjetor Tunele plastike 1-5 Korrik 20-25 Korrik 3-4 20-25 Gusht 20-25 Nëntor Për kultivimin e kungullit të njomë në fushë, përveç atyre të rekomanduar më sipër, rekomandohen të përdoren edhe kultivarët: Splendor F1; Arlika F1; Suprema F1, etj. Për kultivimin e tij në si prodhim pranveror dhe vjeshtor, shërbejnë të dhënat e tabelave 38 dhe 39. Tabela 38. Prodhimi i kungullit të njomë si kultivim pranveror në fushë Tipi i kultivimit

Mbjella e farës Rendimenti Vjelja e prodhimit 2 Mbarimi Në kubik Direkt në tokë (kg/m ) Fillimi Në fushë me mulçërim10-15 Mars 10-15 Prill 4-6 10-15 Maj 20-30 Gusht Në fushë me kapuca 10-15 Mars 10-15 Prill 3-5 15-20 Maj 20-30 Gusht Në fushë të hapur 10-15 Mars 10-15 Prill 3-5 20-25 Maj 20-30 Gusht Tabela 39. Prodhimi i kungullit të njomë si kultivim vjeshtor në fushë Tipi i kultivimit

Mbjella e farës Rendimenti Vjelja e prodhimit 2 Fillimi Mbarimi Në kubik Direkt në tokë (kg/m ) Në fushë me mulçërim1-5 Korrik 15-25 Korrik 2-4 10-20Nëntor 20-30 Gusht Në fushë të hapur 1-5 Korrik 15-25 Korrik 1,5-3 10-20 Nëntor 20-30 Gusht DISTANCAT E MBJELLJES DHE MBJELLJA. Janë të ndryshme për kultivarëdhe mënyra të ndryshme kultivimi, por në mënyrë orientuese rekomandohen: 1) Për kultivarët e grupit të kungujve të kultivarëgjelles, distancat më të rekomanduara janë: 120 - 80 cm ose 1 x 1 m duke siguruar rreth 10.000 fole/ha. Çdo kubik llogaritet të ketë 2 bime. 2) Ndërsa për kultivarët e grupit të kungujve dimërore, distancat më të re-

251


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

komanduara janë: 2 x 2 m ose 1.5 x 2 m, duke siguruar 2500 fole/ha. Mbjellja bëhet në gropat e parapërgaditura, duke vendosur kubikun në 2 cm nën nivelin e sipërfaqes së ozhakut në rastin e mbjelljes së fidanit në fushë dhe rrafsh me sipërfaqen e oxhakut në rastin e mbjelljes së kubikut në serrë. Në rastet kur mbillet direkt me farë, thellësia e vendosjes së farës nuk duhet të jetë më shumë se 2 - 3 cm thellësi dhe dheu sipër duhet të jate pak i ngritur për të evituar hyrjen sasive të mëdha të ujit të reshjeve ose të ujitjeve. Pas vendosjes së kubikut hidhet 1 - 2 litra ujë pe rte bërë lidhjen me tokën. Prashitjet. Bëhen 2 capitje të oxhaqeve dhe 2 prashitje në rresht ose 2 e 3 frezime dhe kultivime në mes rreshtave në varësi të infeksioneve nga barërat e këqia dhe gjëndjes së shkrifmerise së tokës. Zbatohen pothuajse të njëjtat kritere si të bostanoret e tjera. Krasitjet e gjelbërta (pincimet). Për kungullin e njomë të gjellës nuk bëhen krasitje, pasi llastaret janë shumë të shkurtëra dhe nuk degëz ojne. Ndërsa për kungujt dimërore veprohet në këtë mënyrë: Prerja e majës në llastarin kryesor, bëhet në gjethen e 7 - 11 dhe në llastaret e rendit të parë, majat priten pasi janë lidhur 3 - 4 fruta. Krasitja në grupin e kungujve të dimërit është e domosdoshme, pasi këto frutifikojnë vetëm në llastaret e rendit të parë dhe vazhdojnë deri në llataret e rendit të tretë. UJITJA. Si bime e vëndeve të nzehta, kungulli është rezistente ndaj thatë sires, por kjo deri në një farë masë. Kur lagështira e tokës zbret nën vlerat 60 - 80 % të aftësise ujëmbajtëse të saj, atëhere lind nevoja e ujitjeve. Nevojat me kritike për ujë janë në fazën e fillimit të shtrirjes së llatareve, në fazën e lulëzimit dhe të rritjes së frutave. Ujitja duhet të ndërpritet 10 - 25 ditë para se të fillojë vjelja e frutave të dimërit, ndërsa për kungullin e freskët ujitja të jetë e vazhdueshme, me qëllim që prodhimi i freskët të jetë i pandërprerë. Ujitja me pika është më ideale, ndërsa ujitja në formë shiu nuk këshillohet, pasi bimët preken nga shumë sëmundje kriptogamike. PJALMIMI. Në serrat apo në tunele plastike, lind nevoja e pjalmimit më insekte. Prandaj është e domosdoshme vendosja e koshereve të bleteve, ose hapja e tuneleve, hapja e dritareve të serrave me qëllim lehtësimin e hyrjes së insekteve. VJELJA DHE RUAJTJA. Kungujt e njomë të kultivarëve të gjellës vilen kur të kenë arritur peshën 180 - 200 gr. Ato e arrijnë këtë peshë 30-40 pas mbjelljes së fidanit dhe bëhen gati rreth 3-4 ditë pas pllenimit. Me qekkim që frutat të merren uniforme dhe pa kaluar madhësia mesatare e tyre, ato duhet të vilen çdo ditë madje edhe dy herë në ditë. Fruti duhet të ketë arritur madhësinë 18 - 25 cm. Ato duhet të vilen me 4 -5 cm bisht, pasi bishti e mban frutin në gjëndje të freskët.

252


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Për kultivarët e kungujve të dimërit, vjelja bëhet në fazën e pjekjes botanike dhe pas vjeljes ato ruhen në hangare të shtruar me byk/tallazh deri në 10 cm lartësi. Frutat vendosen në 3 - 4 radhë njëri mbi tjetrin. Temperatura e ruajtjes duhet të jetë në vlerat 7 - 10 oC dhe lagështira ajrore deri në vlerat 60 - 70 %. 5.14. KARROTA Origjina e karrotës së egër është e gjithë Europa dhe Azia e vogël. Si rezultat i seleksionomit të vazhdueshëm, janë nxjerrë varjetete me forma nga më të ndryshme. Përllogaritet që në vëndin tonë mund të kultivohen mbi 500 ha nga ku mbi 50 % e kësaj sipërfaqeje, kultivohet në zonën e Lushnjes/Divjakes, pasi dhe kushtet tokësore dhe ekologjike janë shumë të përshtatshme për këtë bimë. Kjo bimë kultivohet më tepër në Ultësirën Perëndimore. Fruta përmbajnë ujë rreth 89 %, l.th. rreth 15 - 20 %. Nga këto proteina, 1.1 %, celulozë 1 %, lëndë minerale 1 % e tjerë. Karota është mjaft e pasur në sheqerna (në formë disaharidesh). Një rëndësi të madhe ka dhe përmbajtja e provitamines A (karotinës) për të cilën karrota zë vëndin e parë. Figura 90. Bime dhe fruta të karrotës

5.14.1. VEÇORITË DHE KËRKESAT E KARROTËS Ben pjesë në familjen Umbreliferae. Bima e karrotës është 2 vjeçare, ku në vitin e parë formon një rozetë gjethesh dhe frutrrënjorin dhe vitin e dytë ky frutrrënjor mbin duke dhënë degëza të cilat në fund të vegjetacionit do të japin farën. Sistemi rrënjor zhvillohet shumë shpejt mbas mbirjes së farërave. Kur në sipërfaqen e tokës të shfaqen thelpijte e parë të kotiledoneve, rrënja është rritur në rreth 10 cm duke formuar gjithashtu

253


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

dhe një degëzim të fuqishëm rrënjore të rrethuar me një shtresë të dendur të qimeve thithese. Më vonë me kalimin e fazave sistemi rrënjor zhvillohet mirë deri në thellësinë 60 cm dhe madje disa mund të arrijnë në thellësinë deri në 2 m. Frutrrënjori përbëhet në 3 pjesë: koka, qafa dhe rrënja e vërtetë. Në pjesën e kokës së frutrrënjorit, zhvillohet një rozetë gjethesh, ndërsa qafa nuk ka gjethe dhe rrënjët. Ndërsa në rrënjen e vërtetë zhvillohen rrënjët të cilat i depërtojnë në thellësi të ndryshme sipas varjetetit. Vetë frutrrënjori është i përbërë nga 2 shtresa si ajo e lëvores që është me ngjyrë portokalli në të verdhë dhe palca me ngjyrë të verdhë. Në shtresën e jashtme, karrota ka më shumë lëndë ushqyese dhe amidon si dhe është më e shijshme. Gjethet janë në formë puplore, me lobe pak a shumë të cara e të thella. Kërcelli është i zhvilluar mirë dhe për nga lartësia shkon nga 1 - 1.5 m. Lulja është hermafrodite. Pistili është i ndarë me dy fole. Eshtë bimë me pjalmim të kryqëzuar. Farat janë diakenë me dy fruta të vegjël dhe të ngjitura në mes tyre. Fuqia mbirëse ruhet për 2 - 3 vjet dhe zakonisht është 80 %. Periudha nga mbjellja në mbirje shkon nga 8 - 15 ditë, që varet nga cilësia e dhe temperatura. Temperatura optimale e mbirjes është 16 - 22 oC, maksimalja është deri në 30oC. Lagështija tokësore duhet të jetë 60 - 70 %. 5.14.2. KËRKESAT PËR KLIMË DHE TOKË Është bimë që don lagështirë dhe kjo më shumë në periudhën e mbirjes. Në rast se lagështira e mjaftueshme nuk sigurohet në vlerat e duhura, atëhere mbirja vonohet ose nuk mbin fare. Një moment tjetër për lagështirën është dhe faza e rritjes së frutrrënjorit e cila kërkohet që në tokë të jetë në sasi të mjaftueshme. Në mungesë të saj frutat nuk zhvillohen normalisht dhe rriten të shtrembera ose çahen në gjatësi të tyre. Nga ana tjetër mungesa e lagështirës në tokë e detyron karroten të kalojë në fare. Kjo bimë ka kërkesa edhe për lagështirën ajrore, mungesa e të cilës ndikon në drunjëzimin e shpejtë dhe prekjen nga sëmundjet. Më shumë nevojë për dritë dhe temperaturë, karrota i kërkon në fazën e rritjes së frutrrënjorit. Në temperaturën nën 8 oC, bimët e ndalojnë rritjen dhe në tëmperatura të ulëta -3 - 4 oC dëmtohet. Hijezimi në çdo fazë të zhvillimit të bimës, ndikon keq në rritjen normale të frutave, rendimentin dhe cilësinë e frutrrënjorit. Prandaj nuk këshillohet mbjellja në mes rreshtave të bimëve të tjera. Kërkon toka të thella dhe të pasura, më mirë shkon në tokat buzë lumejve si dhe tokave të reja ku predominon fraksionet e rërës. Prezenca e argjilës ndikon keq në formimin e frutit. Në përgjithësi karrotat shkojnë mirë në toka të lehta të pasura dhe ranore. Nga pikepamja e reaksionit është mirë të jetë pak acide me Ph 6.5 - 7.5. Parabimë të mira janë prashitëset dhe bishtajoret për kokërr, si dhe perimet e familjeve të tjera. 5.14.3. KULTIVIMI Bazohet në një plugim të thellë gjatë verë, në plugimë të tjera përgaditore, duke menjanuar punimet me lagështirë të tepruar. Frezimet ose diskimet, duhet të bëhen në 4 - 7 ditë para mbjelljes së farës ose fidanit në të. Plehërat organike dhe ato kimike hidhen

254


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

para frezimeve. Kultivarët më të rekomanduar janë: i) Puma F1, është hibrid mesatarisht të hershëm. I ngjan kultivarit Nantes. Eshtë i përshtatshëm për kultivim pranveror dhe vjeshtor. Nga momenti i mbjelljes e deri në vjelje është nga 105-115 ditë ose 16-17 javë pas mbjelljes. ii) Panther F1, është hibrid i hershëm. Edhe ky i ngjan kultivarit Nantes. Eshtë i përshtatshëm për kultivim dhe prodhim të hrshem pranveror. iii) Carrera F1, është hibrid për prodhim vjeshtor dhe dimëror. i ngjan kultivarit Flakte. Eshtë i përshtatshëm për përpunim industrial. iv) Espedo F1, është hibrid mesatarisht i hershëm. Eshtë i përshtatshëm për prodhim pranveror dhe vjeshtor. Figura 91. Disa nga kultivarët e karrotës

Në 10 kv prodhim të freskët të karotes kërkohen rreth 1.3 kg lëndë aktive P2O5, 4.3 Kg K2O, dhe 2.9 kg N2O. Raporti i asimilimit N:P:K është 2.2:1:3.3. Plehërimi organik nuk ndikon mirë në plehërim direkt të karotes pasi shkakton deformime dhe shije të keqe të frutave, prandaj është mirë që plehu organik të jetë në parabimë. Plehërat azotike duhet të hidhen në 1/3 në plehërim bazë si ure ose dap dhe 2/3 në 2 duar në fazën e rritjes dhe të formimit të frutrrënjoreve. Për një rendiment me karrota prej 300 - 400 kv/ha duhen: a - për elementin N, i) Në tokë të varfër me përmbajtje të azotit deri në 0.1%, duhet të përdoren 90 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me rreth 3 kv /ha nitrat amoni; ii) Në tokë të mesme me përmbajtje nga 0.1 - 0.12 %, duhet të përdoren 80 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me 5 kv /ha nitrat amoni; iii) Në tokë të pasur me përmbajtje nga 0.16 % e sipër, duhet të përdoren 66 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me 2 kv /ha nitrat amoni.

255


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

b - për elementin P2O5, I) Në tokë të varfër me përmbajtje të fosforit deri në 1 mg P2O5 për 100 gr tokë, duhet të përdoren 92 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me 7 kv/ha superfosfat; II) Në tokë të varfër me përmbajtje të fosforit nga 1 deri në 2 mg P2O5 për 100 gr tokë, duhet të përdoren 72 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me 6 kv /ha superfosfat. III) Në tokë të pasura me përmbajtje të fosforit mbi 2 mg P2O5 për 100 gr tokë, duhet të përdoren 60 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me 5 kv /ha superfosfat. Këto plehëra që zakonisht janë dapi dhe superfosfati të përdoren në momentin e përgaditjes së tokës. c - për elementin K2O, I) një tokë e varfër me përmbajtje deri në 8 mg K2O për 100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 150 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 3 kv /ha sulfat potasi; II) një tokë e varfër me përmbajtje nga 8-15 mg K2O për 100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 100 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 2 kv /ha sulfat potasi; III) një tokë e varfër me përmbajtje mbi 15 mg K2O për 100 gr tokë, mund të përdoren rreth 25 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 0,5 kv /ha sulfat potasi; Për një rendiment më të lartë së 400 kv/ha, duhet të bëhen kalkulimet e nevojshme, duke u bazuar në kërkesat e kësaj kulture për 100 kg prodhim të freskët që janë paraqitur më sipër. AFATET E MBJELLJEVE DHE MBJELLJA. PËR TË patur një mbirje sa më energjike, duhet që fara të vendoset në thellësinë 2 - 3 cm. Afatet më të mira të mbjelljes janë 20 Korrik - 10 Gusht. Në këtë periudhë mund të merren fruta me ngjyrë shumë të theksuar dhe me shije të mirë. Kjo për arësye se temperatura për rritje dhe zhvillimin e bimëve janë më të përshtatshme për këtë bimë. Distancat e mbjelljes dhe mbjellja. Distancat më të rekomanduara për mbjellje janë 15 x 5cm, duke siguruar kështu një numër bimësh rreth 120 - 150 bimë për m2. Në këtë mënyrë frutat rriten të drejta, të pa deformuara dhe nuk çahen. Mbjellja bëhet në rreshta me makina mbjellëse dhe me normë fare 7 - 8 kg/ha. Shërbimet. Bëhen 2 ose 3 capitje në varësi të infeksioneve nga barërat e këqia dhe gjëndjes së shkrifmerise së tokës. Koha e një prashitjeje nga një tjetër duhet të jetë në rreth 15 ditë. Si bime lagështi dashese tokës i duhet të sigurohet një lagështi normale dhe kjo më shumë kujdes duhet në fazën e mbirjes, që duhet të bëhet 6 - 7 herë në çdo 2 - 3 ditë, deri në atë moment sa të duken gjethet e para dikotiledone. Ndërsa fazat e tjera të cilat kërkesat janë me maksimale për ujë janë: i) Ajo e rritjes vegjetative dhe ii) Ajo e rritjes së fruterrënjorit. Kur sasia e lagështirës zbret nën 60 - 80 % të aftësise ujëmbajtëse të tokës, lind nevoja e ujitjeve. Ujitja me pika është ideale, po ashtu edhe ajo në formë shiu. Rrallimi, bëhet në fazën e 2 -3 gjetheve të vërteta, duke lënë bimët në çdo 5 cm larg njera-tjetrës, me qëllim që të sigurohen 100 - 120 bimë për m2. Mos kryerja e rrallimit ndikon në uljen e cilësisë së frutrrënjoreve dhe mbeten të vogla.

256


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

VJELJA E KARROTËS. Vjelja duhet të bëhet para zhvillimit të plote të frutrrenjorit. Kjo bëhet me qëllim që të evitohen keqformimet, carjet, drunjëzimet dhe gjelberimin e pjeshem të frutit. Në varësi të kultivarit vjelja zakonisht behet: i) Për kultivarët e hershëm nga 2,5 – 3 muaj pas mbjelljes në fushë; ii) Për kultivarët e mesëm mbjellja bëhet 3-4 muaj pas mbjelljes; iii) Për kultivarët e vonë, vjelja duhet të bëhet 4,5-6 muaj pas mbjelljes në fushë. Rendimenti i karrotës shkon nga 20-30 kv/dn për kultivarët me frutrrenjor të shklurter dhe 60-80 kv/dn për kultivarët me frutrrenjor të mëdhenj. Pas vjeljes bëhet pastrimi, larja dhe ruhet në magazina me temperatura 2-30C dhe lagështirë ajrore 90-95%. 5.15. SPINAQI (Spinacia oleracea L.) Spinaqi e ka origjinën nga Azia Jug-Perëndimore ku e kanë patur kultivuar Arabet. Në Europë është sjellë nga Spanjollet rreth viti 1350. Në Shqipëri mbillet rreth 1000 ha në vit dhe remdimenti mesatar është 130-150 kv/ha. 5.15.1. KËRKESAT PËR KLIMË, TOKË DHE LËNDË USHQIMORE Kjo bimë bën pjesë në grupin me kërkesa për klimë të freskët. Eshtë bimë e ditë së shkurtër dhe me zgjatjen e ditës (ndriçimit diellore), bimët futen shpejt në fara. Temperatura minimale e mbirjes së farës është 4,40C, ndërsa optimalja është 10-150C. Temperatura optimale për rritjen është 21-270C, ndërsa ajo e natës është 15-210C. Temperatura optimale e tokës është 18-21 0C, ndërsa ato nën 100C dhe mbi 18-220C, janë frenuese për bimën. Temperaturat optimale luajnë rol të rëndësishëm në asimilimin e lëndëve ushqimore dhe të ujit për rrjedhoje edhe prodhimet janë të larta dhe cilësore. Kërkesat ujore janë të larta, por ditët me reshje të shumta, janë të papërshtatshme për rritjen e spinaqit. Kjo më e vështirë paraqitet në tokat me përbërje mekanike deltinore/ argjilore. Spinaqi kultivohet pothuajse në gjithë llojet e tokave, por toka më të përshtatshme janë ato me përmbajtje rano-argjilore, të përshkueshme nga uji dhe të pasura me lëndë ushqimore. Tokat më shumë fraksione të argjilës sjellin një prodhim të vonë në krahasim me ato ranoret, por cilësia është me prodhimit është më e mirë. Kërkon toka me reaksion asnjanës ose lehtësisht acit deri në 5,5. Gjatë prodhimit kjo bimë nuk merr shumë lëndë ushqimore nga toka, por tokat i kërkon të plehëruara mirë dhe të pasura me lëndë ushqimore. Nga kjo pikpamje kjo bimë është një parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve të tjera. Për 100 kg prodhim, spinaqi merr nga toka 0,47 kg N, 0,17 kg P dhe 0,5 kg K ose me raportin e përafërt 1:0,4:1. Në praktike këshillohet plehërimi i bollshëm me lehra organike në rreth 50-60 kv/dn. Gjithashtu duhet të përdoren rreth 15 kg/dn K2O, 7-8 kg/dn P2O5 dhe 15 kg/ dn N2O. Plehërat azotike duhet të hidhen në 1-2 duar gjatë vegjetacionit, madje kultivarët e vonë edhe në 3 duar. Teprimi me plehëra azotike sjell rritjen e përmbajtjes se nitriteve në gjethe që janë të dëmshme për organizmin.

257


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.15.2. KULTIVIMI Spinaqi kultivohen në shumë mënyra dhe më të përhapurat janë: në shtretër, në tunele plastike në fushë të hapur dhe në mjedise të mbrojtura si serra. Struktura varietore përcaktohen në bazë të kohës se kultivimit. Lidhur me këtë kultivarët e spinaqit klasifikohen në dy grupe: i) Kultivarëpër kultivim vjeshto-dimëror; dhe ii) Kultivarëpër kultivim pranveror-veror. a) Për kultivimin Figura 92. Bime spinaqi vjeshtor-dimëror, kultivari më i përshtatshëm është ”Viroflay”, me origjinë nga Franca dhe në Shqipëri është sjellë rreth vitit 1968. Ky kultivar ka rezistencë të lartë nda temperaturave të ulëta dhe të mungesës se ndriçimit diellor. Ky kultivar mund të mbillet duar – duar sepse periusha bimore është e shkurtër pasi prodhimi vjen rreth 50-60 ditë pas mbjelljes së farës. Eshtë bimë e fuqishme me gjethe të mëdha, të gjelbërta të errëta, në formë vezake, të lëmuara me majë të valëzuar dhe me trashësi mesatare. Prodhimi mesatare është rreth 25-30kv/dn. b) Për kultivimin pranveror-veror, kultivari më i përshtatshëm është ”Matador”, me origjinë nga Hollanda dhe në Shqipëri është sjellë rreth vitit 1970. Ky kultivar është i qëndrueshën ndaj zgjatjes se ditës dhe renja në fare vonohet. Mbillet në pranverë gjatë muajve Mars-Prill duar duar. Ka rezistencë të lartë nda temperaturave të larta dhe të pranise se ndriçimit diellor. Ky kultivar mund të mbillet duar – duar sepse periusha bimore është mesatar pasi prodhimi vjen rreth 65-80 ditë pas mbjelljes së farës. Eshtë bimë e fuqishme me gjethe më të mëdha se Viroflay, të gjelbërta të errëta, me bishta të shkurtëra të rudhosura me majë të gjërë dhe të trasha. Prodhimi mesatare është rreth 30-40kv/dn. Eshtë shumë i përshtatshëm të mbillet në serra. Përveç Matato janë edhe një sërë kultivarë sh të tjerë ku më të përhapurit dhe më të rekomanduarit janë: Amerika, Fortune, Lorelay, etj. Pergatitja e mirë e tokës ka rëndësi për spinaqin. Aduhet të punohet dhe të frezohet mirë me qëllim që sipërfaqja të nivelohet sa më mirë me qëllim që fara të gjejë një shtrat sa më të mirë për mbjellje. Para plugimit duhet të hidhen të gjithë plehërat organike,

258


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

potasike dhe ato fosforike. Spinaqi mbillet drejtperdrejtë me farë. Ai duhet të mbillet duar-duar duke kombinuar mirë mbjelljet e fushës me atë të serrës me qëllim që në treg të këtë një prodhim gjithevjetor. Sasia e farës duhet të jetë 1,5-3 kg/dn dhe thellësia e mbjelljes së farës duhet të jetë rreth 1,5-2 cm. Për të patur një prodhim të pandërprerë. Mbjelljet në fushë dhe në serrë duhet të bëhen në këto duar: Dora e parë mbillet me 15 Shkurt deri me 10 mars; dora e dytë 20-30 Mars, e treta 10-20 Prill, e katërta 20-15 Shtator, e pesta 20 Shtator-15 Tetor. Ndërsa në serra spinaqi duhet të mbillet në tre duar, ku e para mbillet 20-30 Tetor, e dyta 10-20 Nëntor, dhe e treta 15 janar deri me 10 Shkurt. Mbjellja duhet të bëhet medeomos Figura 93. Kultivarë spinaqi me rreshta në gjërësite 25-30 cm. Pas 10-12 ditësh spinaqi zakonisht mbin. Prandaj rëndësi ka që në këtë periudhë toka të mbahet e ujitur me qëllim që farërat të gjejnë kushtet e duhura për të mbire. Shërbimet agroteknike konsistojnë në shkriftërimin e sipërfaqes se tokës, luftimin e barërave të këqia dhe rekomandohet rrallimi në distancat 7-10 cm, me qëllim që të merren bimë të fuqishme. Në rastin e mbjelljeve me makina me preçizion kjo masë agroteknike nuk ka nevojë të bëhet. Vjelja bëhet zakonisht 40-60 ditë pas mbjelljes së farës. Vjelja mund të bëhet në tre mënyra: i) Duke vjelur vetëm gjethet; ii) Duke e prërë bimën në qafë/rozeten; dhe iii) Duke e shkulur me gjithë rrënje. Kjo e fundit është më e rekomandueshme sepse pjesa e rrënjes ndikon në ruajtjen më të gjatë të prodhimit. Pas vjeljes bëhet pastrimi nga gjethet e zverdhura dhe bimësia tjetër dhe lidhet në tufa. Pastaj dërgohet në vaskat e larjes me ujë të pastër me qëllim që të largohen papastërtite dhe më pas shplahen me ujë të pastër. Spinaqi mund të ruhet në magazina me temperatura të kontrolluara në 1-3 0C dhe me lagështirë ajrore rreth 90-95% deri në 10 ditë. 5.16. PAZIA (Beta vulgaris L. Var. cycla) Pazia kultivohet pak në vëndin tonë, por asaj zakonisht i përdoren gjethet dhe bishtat, në guzhinë zakonisht në formën e sallatave të ndryshme. Në Shqipëri ende mbillet

259


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

shumë pak. Zakonisht shfrytëzohet gjatë të gjithë vitit, por zakonisht gjatë vjeshtës dhe dimërit është më e perdoshme. 5.16.1. KËRKESAT PËR KLIMË, TOKË DHE LËNDË USHQIMORE Kjo bimë bën pjesë në grupin me kërkesa për klimë të freskët. Eshtë bimë e ditë se shkurtër dhe me zgjatjen e ditës (ndriçimit diellore), bimët futen shpejt në fara. Temperatura minimale e mbirjes së farës është 60C, ndërsa optimalja është 25-300C. Temperatura optimale për rritjen është 16-240C, ndërsa ajo e natës është 13-150C. Temperaturat optimale luajnë rol të rëndësishëm në asimilimin e lëndëve ushqimore dhe të ujit për rrjedhoje edhe prodhimet janë të larta dhe cilësore. Ka rezistencë relativisht të lartë ndaj ditëve me ngrica deri në -30C, por që nuk zgjasin shumë. Pazia është bimë e fuqishme me gjethe të mëdha, të gjelbërta të errëta, në formë vezake, të rrudhosura, me majë të valëzuar dhe të trasha. Bishti është i trashë. Prodhimi është i lartë rreth 50-70kv/dn. Pazia kultivohet pothuajse në gjithë llojet e tokave, por toka më të përshtatshme janë ato me përmbajtje rano-argjilore, të përshkueshme nga uji dhe të pasura me lëndë ushqimore. Tokat më shumë fraksione të argjilës sjellin një prodhim të vonë në krahasim me ato ranoret. Kërkon toka me reaksion asnjanës, madje edhe pak alkalin. Duron tokat me kripëzim të lehtë. Gjatë prodhimit kjo bimë nuk merr shumë lëndë ushqimore nga toka, por tokat i kërkon të plehëruara mirë dhe të pasura me lëndë ushqimore. Nga kjo pikpamje kjo bimë është një parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve të tjera. Për 100 kg prodhim, pazia merr nga toka 0,6 kg N, 0,3 kg P dhe 0,6 kg K ose me raportin e përafërt 1:0,5:1. Në praktike këshillohet plehërimi i bollshëm me plehëra organike në rreth 50-60 kv/dn. Gjithashtu për të marrë 30 kv/dn duhet të përdoren rreth 18kg/ dn K2O, 9 kg/dn P2O5 dhe 18 kg/dn N2O. Plehërat azotike duhet të hidhen në 1-2 duar gjatë vegjetacionit, madje kultivarët e vonë edhe në 3 duar. Teprimi me plehëra azotike sjell rritjen e përmbajtjes se nitriteve në gjethe që janë të dëmshme për organizmin. 5.16.2. KULTIVIMI Pazia kultivohen në shumë mënyra dhe më të përhapurat janë: në shtretër, në tunele plastike në fushë të hapur dhe në mjedise të mbrojtura si serra. Struktura varietore përcaktohen në bazë të kohës se kultivimit. Kultivarët më të rekomanduar janë: Kamza, të cilët janë marrë rreth 30-35 kv/dn. Kultivarëte tjerë më të rekomanduar janë: Lucullus, Fardhook Giand, Orea, Ampuis, Candida, etj. a) Për kultivimin vjeshtor-dimëror. Për të marrë prodhime nga fundi i Tetorit e deri në fillimin e Majit, fara duhet të mbillet duar-duar duke filluar nga fundi i Gushtit deri në fillim të Shtatorit. Periusha bimore është e shkurtër pasi prodhimi vjen rreth 50-60 ditë pas mbjelljes së farës. b) Për kultivimin pranveror-veror, fara duhet të mbillet në muajt Mars deri në fundin e Prillit, duar - duar.

260


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Përgaditja e mirë e tokës ka rëndësi për pazine. Ajo duhet të punohet dhe të frezohet me qëllim që sipërfaqja të nivelohet sa më mirë, me qëllim që fara të gjejë një shtrat sa më të mirë për mbjellje. Para plugimit duhet të hidhen të gjithë plehërat organike, potasike dhe ato fosforike. Pazia mbillet drejtperdrejtë me farë ose edhe me fidana të parapërgaditura. Ajo duhet të mbillet duar-duar duke kombinuar mirë mbjelljet e fushës me atë të serrës me qëllim që në treg të këtë një prodhim gjithevjetor. Sasia e Figura 94. Bime pazie farës kur mbillet me makina duhet të jetë rreth 2 kg/ dn dhe thellësia e mbjelljes së farës duhet të jetë rreth 1,5-2 cm. Për të patur një prodhim të pandërprerë. Mbjellja bëhet me rreshta dhe distancat e mbjelljes duhet të jenë 30-45 cm. Pas mbirjes duhet të bëhet rrallimi duke lënë rreth 70-100 bimë për m2. Kur mbillet me fidana atëhere duhen rreth 10 m2 farishte dhe duhen përdorur rreth 0,3-0,4 kg farë për 10 m2. Pas 10-12 ditësh pazia zakonisht mbin. Prandaj rëndësishme është që në këtë periudhë toka të mbahet e ujitur me qëllim që farërat të gjejnë kushtet e duhura për të mbire. Shërbimet agroteknike konsistojnë në shkriftërimin e sipërfaqes se tokës, luftimin e barërave të këqia dhe rekomandohet rrallimi në distancat 10-12 cm, me qëllim që të merren bimë të fuqishme. Në rastin e mbjelljeve me makina me preçizion kjo masë agroteknike nuk ka nevojë të bëhet. Vjelja bëhet zakonisht 55-60 ditë pas mbjelljes së farës atëhere kur lartësia e bimëve të këtë arritur në 25-30 cm. Periudha e vjeljes në mbjelljet pranverore zgjat 3-4 muaj ndërsa në ato vjeshtoret shkon deri në 6 muaj. Prodhimi mund të shkojë nga 30-50 kv/ dn. Vjelja bëhet me anë të prerjes së herëpashershme të qafa e rozetes. Një bimë mund të pritet në 3-5 herë. Gjethet e prera pastrohen dhe vendosen nëpër arka me peshë 10-15 kg. Pazia mund të ruhet në magazina me temperatura të kontrolluara në 1-2 0C dhe me lagështirë ajrore rreth 90-95% deri në 10-12 ditë.

261


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.17. ENDIVIA (Chicorium indivia L. var. crispum dhe var. latifolium) Endivia kaçurrele (Chicorium indivia L. var. Crispum) dhe endivia skariol me gjethe të gjëra (Chicorium indivia L. var. latifolium), janë me origjinë nga vëndet e pellgut të Mesdheut. Endivia kultivohet pak në vëndin tonë, por ajo duhet të përdoret më shumë nëpër guzhinat tona, sepse jo vetëm që është një bimë tipike e vëndeve të mesdheut, por ajo duhet të përdoret gjërësisht nëpër guzhinat tona në formën e sallatrave të ndryshme. Në Shqipëri ende mbillet shumë pak. Zakonisht shfrytëzohet gjatë të gjithë vitit, por zakonisht gjatë vjeshtës, pranverës dhe verës është më e perdoshme. 5.17.1. KËRKESAT PËR KLIMË, TOKË DHE LËNDË USHQIMORE Kjo bimë bën pjesë në grupin me kërkesa për klimë të freskët dhe të butë. Eshtë bimë e ditë se shkurtër dhe me zgjatjen e ditës (ndriçimit diellor), bimët futen në fara. Temperatura minimale e mbirjes së farës është 60C, ndërsa optimalja është 18-200C. Temperatura optimale për rritjen është 18-240C, ndërsa ajo e natës është 15-180C. Endivia me gjethe të mbledhura (skariole) është me rezistente ndaj temperaturave të ulëta se ajo kaçurrele. Prodhimi është mesatarisht i lartë rreth 40-60kv/dn. Endivia kultivohet pothuajse në gjithë llojet e tokave, por toka më të përshtatshme janë ato me përmbajtje rano-argjilore, të përshkueshme nga uji dhe të pasura me lëndë ushqimore. Kërkon toka me reaksion asnjanës. Gjatë prodhimit kjo bimë nuk merr shumë lëndë ushqimore nga toka, por tokat i kërkon të plehëruara mirë dhe të pasura me lëndë ushqimore. Nga kjo pikpamje kjo bimë është një parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve të tjera. Nuk ka kërkesa të larta për sasira plehërash, mjafton që toka të jenë të plehëruara edhe me parabimën. 5.17.2. KULTIVIMI Endivia kultivohen në shumë mënyra dhe më të përhapurat janë: në shtretër, në tunele plastike në fushë të hapur dhe në mjedise të mbrojtura si serra. Struktura varietore përcaktohen në bazë të kohës se kultivimit. Kultivarët më të rekomanduar janë si më poshtë. 1) Për endivien kaçurrele: i) Për prodhim pranveror, rekomandohen: Boldie; Castello; Sally; Frida; Voodie, etj. ii) Për prodhim veror-vjeshtor, rekomandohen: Coquete, Corso, etj. iii) Për prodhim vjeshtor-dimëror, rekomandohen: Foxie, Artica, Frisan, etj. 2) Për endivien skariol (me gjethe më të gjera): i) Për prodhim pranveror, rekomandohen: Malan; leslie; etj. ii) Për prodhim veror-vjeshtor, rekomandohen: Trudie, Samoa, malan, etj. iii) Për prodhim vjeshtor-dimëror, rekomandohen: Ascalona, Solera, Maral, etj.

262


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Figura 95. Bime çikoreje të llojit kaçurrel

Figura 96. Bime çikoreje të llojit eskariol (me gjethe më të gjera)

Endivia kultivohet me fidana të parapërgaditura. Përgaditja e mirë e tokës ka rëndësi për endivien. Ajo duhet të punohet dhe të frezohet me qëllim që sipërfaqja të nivelohet sa më mirë, dhe fidana të gjejë një shtrat sa më të mirë për mbjellje. Para plugimit duhet të hidhen të gjithë plehërat organike, potasike dhe ato fosforike. Fidani përgaditet duke hedhur 1-1,2 gr farë m2 në vllaja të parapërgaditura. Në çdo m2 duhet të jenë rreth 600-700 bime. Për një dn endivie duhen rreth 25-30 m2 dhe rreth 40 gr farë. Koha e nevojshme për të përgaditur farën është 35-45 ditë. Fidani është i gatshëm për tu mbjellë në vëndin e përhershëm kur të këtë formuar 5-6 gjethe të vërteta. Mbjellja e fidanit në zonën e ngrohtë bëhet duar-duar me qëllim që të sigurphet një prodhim gjithevjetor. Ndersa për zonën e ftohtë dhe prodhimi të vijë për periudhën e pranverës deri në vjshtë. Distancat më të përshtatshme janë 30-40 cm ndërmjet rreshtave dhe 20-25 cm në mes bimëve në rreshta. Në këto distanca mund të plotësohen 8-16 bimë për m2. Menjëherë pas mbjelljes bëhet ujitja dhe madje 1-2 ditë para mbjelljes mund të bëhet edhe një paraujitje me qëllim lehtësimin e zënjes. Mbjellja e fidanave gjatë periudhës se verës duhet të bëhet pas ditë ose në orët e mëngjezit. Shërbimet konsistojnë në ujitjet e rregullta, plehërimet azotike 2-3 herë, shkrifërimet sipërfaqësore, etj. Vjelja bëhet zakonisht 40-55 ditë pas mbjelljes së fidanit fushë. Vjelja bëhet e njëhershme duke prërë bimën në rozeten e saj, me përzgjedhje bimët më të formuara. Bimët e prera pastrohen, lahen dhe vendosen nëpër arka. Në lidhje me ruajtjen, endiviet si rezultat i frymëmarrjes intensive, nuk qëndrojnë për një kohë të gjatë në ruajtje. Prandaj ato duhet të dërgohen menjëherë në treg në jo më shumë se 2-3 ditë. Nëse bimët futen

263


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

në qese plastike të vrimëzuara, ato mund të ruhen nëpër dhoma frigoriferike në temperaturën 2-3 0C dhe lagështirën ajrore 95-100%, ato mund të ruhen deri në një muaj. 5.18. FINOKU (Foeniculum vulgare M. var. azoricum) Finoku kultivohet pak në vëndin tonë, por ajo duhet të përdoret më shumë nëpër guzhinat tona, sepse nga ajo përdoret bulbi/kërcelli dhe bishtat mishtore. Në Shqipëri ende mbillet shumë pak. Zakonisht shfrytëzohet gjatë të gjithë vitit, por zakonisht gjatë vjeshtës, dimërit dhe pranverës, është më e perdoshme. 5.18.1. KËRKESAT PËR KLIMË, TOKË DHE LËNDË USHQIMORE Kjo bimë bën pjesë në grupin me kërkesa për klimë të freskët dhe të butë. Eshtë bimë e ditës së shkurtër dhe me zgjatjen e ditës (ndriçimit diellore), bimët futen në fara. Temperatura minimale e mbirjes së farës është 4-50C, ndërsa optimalja është 15-200C. Kjo bimë është më shumë rezistente ndaj temperaturave të ulëta madje disa gradë nën zerro. Prodhimi është mesatarisht i lartë rreth 40-60kv/dn. Endivia kultivohet pothuajse në gjithë llojet e tokave, por toka më të përshtatshme janë ato me përmbajtje rano-argjilore, të përshkueshme nga uji dhe të pasura me lëndë ushqimore. Kërkon toka me reaksion asnjanës dhe lehtësisht acide me ph nga 5,5-6,8. Tokat e lehta prodhimin e sjellin më shpejt se sa tokat argjilore. Madje këto të fundit, vështirësojnë formimin e bulbit. Kërkesat për ujë janë të larta. Prandaj gjatë kultivimit të kësaj bime ujitjet duhet të jenë precedente. Në momentin e formimit të bulbit, kërkesat për ujë janë më të larta. Për 100 kg prodhim, finoku merr nga toka 0,23 kg N, 0,04 kg P dhe 0,38 kg K. Për 30 kv/ dn kg prodhim bulbash, finoku merr nga toka 18-25 N2O, 10-15 kg/dn P2O5, 10-15 kg/dn K2O. Plehërat azotike duhet të hidhen në 2-3 duar gjatë vegjetacionit. Teprimi me plehëra azotike sjell rritjen e përmbajtjes se nitriteve në gjethe që janë të dëmshme për organizmin. Një rëndësi gjatë plehërimit të kësaj bime merr edhe plehërimi organik me 40-50 kv/ha. 5.18.2. KULTIVIMI Finoku kultivohen në shumë mënyra dhe më të përhapurat janë: në shtretër, në tunele plastike në fushë të hapur dhe në mjedise të mbrojtura si serra. Struktura varietore përcaktohen në bazë të kohës së kultivimit. Kultivarët më të rekomanduar janë: “Groso di Napoli”, i cili formon një bulb të bardhë, të madhe dhe mishtor dhe pa praninë e fibrave. Rendimenti i këtij kultivari është nga 250-300 kv/ha. Mund të përdoren edhe kultivarëte tjerë si: Romy; “CLX-4303” dhe “Atos”. Finoku kultivohet direkt me farë. Përgaditja e mirë e tokës ka rëndësi për finokun. Ajo duhet të punohet dhe të frezohet me qëllim që sipërfaqja të nivelohet sa më mirë, dhe fara të gjejë një shtrat sa më të mirë për mbirje. Para plugimit duhet të hidhen të gjithë plehërat organike, potasike dhe ato fosforike.

264


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Figura 97. Fruta dhe bime finoku

Figura 98. Bimë sallate

Finoku mund të kultivohet në dy mënyra: i) Për prodhim pranveror, dhe ii) Për prodhim vjeshtor-dimëror. Për të marrë prodhim nga fundi i Tetorit dhe deri në fund të Prillit, fara duhet të mbillen duke filluar nga fundi i muajit Korrik dhe duar duad vazhdohet deri në tëtor. Ndërsa për të marrë prodhime të tipit verë-vjeshtë, fara duhet të mbillet në muajt Mars-Prill në varësi të kushteve klimaterike. Përveç kushteve të fushës, finoku kultivohet edhe në kushtet e serrave diellore duke e mbjellë farën në muajin Janar. Distancat më të përshtatshme të rreshtave duhet të jenë 45-60 cm dhe në mes bimëve 15-20 cm. Në këto distanca mund të plotësohen 10-15 bimë për m2. Pas rrallimit bëhet mbathja e bimëve me dhe të shkrifet. Menjëherë pas mbjelljes së farës bëhet ujitja me qëllim lehtësimin e mbirjes. Mbirja e farës fillon pas 12-15 ditësh. Përveç mbjelljes me farë, finoku mbillet edhe me fidana. Fidanat mbillen në vllaja duke hedhur 5-10 gr farë për m2. Pas 40-50 ditësh, fidanat janë gati për t’u mbjellur në fushë. Shërbimet konsistojnë në ujitjet e rregullta, plehërimet azotike 2-3 herë, shkrifërimet sipërfaqësore, mbathjet me dhe, etj. Vjelja zakonisht bëhet në varësi të hershmërise se kultivarëve. Për kultivarë të hershëm vjelja duhet të bëhet pas 80 ditësh. Për kultivarët e mesëm vjelja duhet të bëhet pas 130 ditësh dhe për kultivarë të vonshëm vjelja duhet të bëhet pas 180 ditësh. Vjelja bëhet e njëhershme duke e shkulur bimën me gjithë rrënje dhe më pas pritet ajo rreth 10-15 cm poshtë bulbit. Bulbi duhet të këtë një peshë mesatare rreth 650-700 gr.

265


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.19. SALLATA Sallata është me origjinë nga vëndet e Lindjes se Mesme dhe nga vëndet e Pellgut të Mesdheut. Sipas rezultateve të studimeve të bëra për këtë bimë, ka rezultuar se sallata ka qënë e përdorur gjërësisht gjatë periudhës së Grekerve të Vjetër, Perandorisë Romake, etj. Lidhur me vlerat ushqimore (veçanërisht vitaminat si: C, të grupit B, etj,) dhe përdorimin e gjërë të tij në konsumin e perditshem, sallata ka gjetur një përhapje të gjërë në të gjithë botën. Në Shqipëri, sipas të dhënave rezulton se sipërfaqja mesatare vjetore e sallatës është akoma e ulët në rreth 350-450 ha dhe me një rendiment mesatar 110-120kv/ha. Përhapje më të gjërë ka marrë në zonën e Ultësirës Perëndimore dhe prodhimi është përqëndruar kryesisht në periudhën Tetor –Maj. 5.19.1. VEÇORITË DHE KËRKESAT E KËSAJ BIME Është bimë e klimës së butë. Temperatura minimale e mbirjes është 4-60C, ndërsa ajo optimale është 15-200C, ndërsa kur kalohet mbi 250C, mbirja vështirësohet. Fara e posa vjelur nuk mund të mbillet direk pa kaluar fazën e jarovizimit. Praktikisht kjo fazë kalon nëse farërat vendosen për 48 orë në tëmperatura të ulëta në 00C. Ndërsa temperatura optimale e rritjes intensive sidomos për sallatat kokë ose kultivarët me gjethe të mëdha dhe të rrudhosura është 20-24 0C gjatë ditës dhe 7-11 0C gjatë natës. Temperatura e fillimit të rritjes është 60C, ndërsa nëse temperatura zbret nën 130C, për 7-10 ditë, rritja ulët ndjeshëm dhe cilësia e prodhimit bie. Nëse temperatura për 7-10 ditë bëhet më e lartë se 270C, atëhere rritja e sallatave intensifikohet, kokat bëhen më pak kompakte, gjethet fillojnë të bëhen më të hidhura. Në ditë me ngrica, edhe sepse gjethet përmbledhese të kokave fillojnë të prishen ato të mesit qëndrojmë mirë. Mungesa e ndriçimit diellor, i bën bimët me gjethe të holla, me mezofil të hollë, me gjethe të zgjatura dhe me rritje të vogël. Në varësi të ketyre parametrave, periudha bimore shkon nga 60-150 ditë në varësi të kushteve dhe të teknikes se kultivimit. Sallata kultivohet në të gjithë llojet e tokave, madje edhe në tokat argjilore/deltinore, por e rëndësishme është kullimi i mirë dhe mbajtja pastër nga barishtet e këqia. Për prodhime më të hershme janë tokat me përbërje fizike rano-argjilore, të kulluara mirë, të pasura me lëndë ushqimore dhe me ph 6-7. Tokat lehtësisht acide dhe lehtësisht të kripura nuk jep rezultate të duhura. Përllogaritet që sallata në krahasim më shumë bimë të tjera merr pak lëndë ushqimore, por tokat ie kërkon të plehëruara mirë. Për të prodhuar 10 kv/dn sallata zakonisht merr nga toka 3,2 kg N2O; 1,6 kg P2O5; 7 kg K2O; 1,6 kg CaO, 2 kg MgO dhe 0,3 kg Na, etj. Mbillet pas çdo lloj bime, mjafton që të mos mbillet pas vetes dhe tokat të jenë të pasura me lëndë ushqimore.

266


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.19.2. KULTIVIMI Sallata kultivohen në shumë mënyra dhe më të përhapurat janë: në shtretër, në tunele plastike në fushë të hapur dhe në mjedise të mbrojtura si serra. Struktura varietore përcaktohen në bazë të kohës se kultivimit. Kultivarët më të rekomanduar janë si më poshtë. 1) Për prodhim pranveror dhe vjeshtor rekomandohen: Allias-78; Chianti; Crispino; Great laket 118; Great laket 659; Mesa 659; Telda, etj. 2) Për prodhim veror dhe veror-vjeshtor rekomandohen: Nabucco; Funly; Esmeralda F1; Mesa 659; Telda, etj. 3) Për prodhim dimëror rekomandohen: Semikler; Trokadero; Thialf, etj. Figura 99. Disa nga kultivarë të sallatës

Figura 98. Bimë sallate

Sallata kultivohet me fidana të parapërgaditura. Madje në disa raste sidomos në mjedise të mbrojtura, mudn të mbillet edhe me farë. Përgaditja e mirë e tokës ka rëndësi për këtë bimë. Ajo duhet të punohet dhe të frezohet me qëllim që sipërfaqja të nivelohet sa më mirë, dhe fidani të gjejë një shtrat sa më të mirë për mbjellje. Para plugimit duhet të hidhen të gjithë plehërat organike, potasike dhe ato fosforike. Mbjellja e farës mund të bëhet në vllaja të përgaditura për këtë qëllim, ose në tava poliesteroli. Fidani përgaditet duke hedhur 1-1,2 gr farë m2 në vllaja të parapërgaditura. Në çdo m2 duhet të jenë rreth 600-700 bimë të gatshme për t’u mbjellë. Për një dn sallatë duhen rreth 25-30 m2 dhe rreth 35-40 gr farë të cilësisë se mirë. Koha e nevojshme për të përgaditur fidanin është 25-30 ditë për periudhën e pranverës dhe 30-35 ditë për periudhën e vjeshtë-dimërit. Fidani është i gatshëm për tu mbjellë në vëndin e përhershëm kur të këtë formuar 4-5 gjethe të vërteta. Në rastet e përgaditjes së fidanit nëpërmjet tavave të poliesterolit, zakonisht përdoret gjysma e nevojës së farës. Mbjellja e fidanit në zonën e ngrohtë bëhet duar-duar me qëllim që të sigurohet një prodhim gjithevjetor. Ndërsa për zonën e ftohtë prodhimi duhet të vijë për periudhën e pranverës deri në vjeshtë. Për këtë qëllim më tepër përdoren mjediset e mbrojtura veçanërisht serrat. Në këto zona prodhimi i sallatës mund të prodhohet në dy periudha: i) pranverë –verë dhe në ii) verë-vjeshtë. Distancat më të përshtatshme janë ndërmjet

267


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

rreshtave 30-40 cm dhe 20-25 cm në mes bimëve në rreshta. Në këto distanca mund Figura 100. Fidana sallate të pergatitura në kushtet e tavave të poliesterolit

të plotësohen 8-16 bimë për m2. Mbjellja bëhet me dorë në sipërfaqe të vogla dhe me makina në sipërfaqe më të mëdha. Menjëherë pas mbjelljes bëhet ujitja me qëllim lidhjen e tokës me rrënjët. Në disa raste madje 1-2 ditë para mbjelljes mund të bëhet edhe një paraujitje me qëllim lehtësimin e zënjes. Mb- Figura 101. Kultivimi i sallatës në serra jellja e fidanave gjatë periudhës se verës duhet të bëhet pas ditë ose në orët e mëngjezit. Shërbimet konsistojnë në ujitjet e rregullta, plehërimet azotike 2-3 herë, shkrifërimet sipërfaqësore, etj. Eshtë e domosdoshme, që gjatë vegjetacionit, lagështira toksore të mbahet konstante. Sidomos në fazën e rritjes,

268


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

sasia e nevojshme e ujit është rreth 25 mm ujë në jave. Ujitja në formë shiu është shumë e përshtatshme sepse përmirson mikroklimën e mjedisit, ndërsa teprimi i sasisë zse ujit në formë pellgjesh, e dëmton shumë gjëndjen shendetsore të bimëve. Tabela 40. Normat orientuese të plehërimit për sallatën Klasifikimi i pjellorise

Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur Tokë shumë e varfër E varfër E mesme E pasur Shumë e pasur

Niveli i pjellorise së tokës

Rendimenti i planifikuar (kv/ha) 1200 1400 1800 A – për plehëra organike (kv/ha) <10 % 1300 1500 2000 10-15 % 1000 1200 1600 16-25 % 750 950 1200 26-40 % 550 700 900 >40 % 300 400 500 B – për plehëra azotike (kg lëndë aktive / ha) <3 (mg për 100 gr tokë) 264 330 429 3.1-6 (mg për 100 gr tokë) 165 231 297 6.1-9 (mg për 100 gr tokë) 99 132 198 9.1-12 (mg për 100 gr tokë) 33 66 99 >12 (mg për 100 gr tokë) 33 C – për plehëra fosforike (kg lëndë aktive / ha) <2 (mg për 100 gr tokë) 195 221 260 2.1-4 (mg për 100 gr tokë) 130 156 195 4.1-6 (mg për 100 gr tokë) 65 91 130 6.1-8 (mg për 100 gr tokë) 26 26 65 >8 (mg për 100 gr tokë) D – për plehëra potasike (kg lëndë aktive / ha) <6 (mg për 100 gr tokë) 650 750 900 6.1-12 (mg për 100 gr tokë) 450 550 700 12.1-18 (mg për 100 gr tokë) 250 350 500 18.1-24 (mg për 100 gr tokë) 100 150 300 >24 (mg për 100 gr tokë) 100

Shkriftërimi i sipërfaqes se tokës është një masë tjetër e domosdoshme që duhet patur parasysh gjatë kultivimit të sallatës. Ajo duhet të mbahet gjithmonë e shkrifet dhe e pastër nga barërat e këqia. në lidhje me plehërimin plotësues ajo duhet të realizohet në 2 – 3 herë. Plehërimi i parë azotik duhet të bëhet 6-7 ditë pas mbjelljes në fushë. E dyta rreth 15-20 ditëve pas të parës, por e shoqëruar para ujitjes ose prashitjes. Vlejla zakonisht duhet të bëhet në moshën 45-65 ditë pas mbjelljes së fidanit në vëndin

269


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

e përhershëm. Vjelja e sallatës bëhet e njëhershme duke e prërë atë në rozeten e saj dhe kur bima të jetë e formuar plotësisht. Bimët e prera vendosen nëpër akra plastike dhe dërgohen për tu pastruar dhe Figura 102. Kultivimi në fushë të hapur lare me ujë të pastër. Në lidhje me ruajtjen, sallata si rezultat i frymëmarrjes intensive, nuk qëndrojnë për një kohë të gjatë në ruajtje. Prandaj ato duhet të dërgohen menjëherë në treg në jo më shumë se 1-2 ditë. Nëse bimët futen në qese plastike të vrimëzuara, ato mund të ruhen nëpër dhoma frigoriferike në temperaturën 2-3 0C dhe lagështirën ajrore 95-100% deri në 10-12. Rendimenti mesatar është 15-30 kv/dn. 5.20. QEPA (Allium cepa L.) Qepa është një ndër bimët më kryesore të familjes liljacea e cila ka gjetur një përhapje dhe një përdorim të gjërë. Ajo ka gjetur një përdorim të gjërë në guzhinë si gjellë, sallatë dhe si e freskët. Qepa i përshtatet të gjithë kushteve klimaterike-tokësore dhe për këtë kjo bimë kultivohet kudo në vëndin tonë. 5.20.1. VEÇORITË DHE KËRKESAT E KËSAJ BIME Është bimë që i përshtatet pothuajse të gjithë llojeve klimatriko-tokësore të vëndit. Temperatura minimale e mbirjes është 2-50C, ndërsa ajo optimale është 200C. Qepa i duron shumë mirë temperaturave të ulëta dhe sidomos kultivarët djegës se sa ato të embla. Kështu, kultivarët djegës durojnë zakonisht nga -6 deri në -7 0C, ndërsa ato të embla nga -3 deri në -40C. Qepa kultivohet në të gjithë llojet e tokave, madje edhe në tokat argjilore/deltinore, por e rëndësishme është kullimi i mirë, mbajtja pastër nga barishtet e këqia, por ajo që është e rëndësishme është se tokat duhet të plehërohen mirë me plehëra organike. E rëndësishme është që tokat të rrihen nga errerat me qëllim largimin e lagështirës pasi qepa preket shumë nga vrugu. Kështu tokat e lehta dhe të përziera e me strukturë, qepa shkon mirë. Tokat lehtësisht acide dhe lehtësisht të kripura nuk japin rezultate të duhura. Përllogaritet që qepa kërkon një raport plehërimi NPK rreth 1,5:1:2,3. Qepa nuk ka kërkesa të veçanta për parabimën, përveç se ka nevojë për toka të pastërta nga barërat e këqia. Qepa vetë është një parabimë shumë e përshtatshme për perimet e

270


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

familjes kryqore, bostanore dhe bishtajore. Qepa nuk duhet të mbillet mbas vetes sepse preket po nga të njëjtat sëmundje. Figura 103. Bime qepe

5.20.2. KULTIVIMI Qepa kultivohet me fidan, qepujke dhe qepë e rritur në rastin e prdhimit të qepës së njomë, dhe në kushte e fushës së hapur. Në lidhje me strukturën varietore në Shqipëri ka shumë ekoitipe, të cilët përdoren për prodhim qepësh të thata dhe të njoma. i) Më të përmendurat për prodhimin e qepës së thatë , janë: Qepa e Mirasit; Qepa e Kuqe e Dishnices; Qepa e Benjes; Qepa e Rehoves; Qepa e bëratit; Qepa e Linit; Qepa e Peshkopise; Qepa e Drishtit; si dhe shumë hibride të huaja si: Herkules; Shtudgarden, etj. ii) Më të përmendurat për prodhimin e qepës së njomë, janë: Pjata e Majit, Sukthi, etj. Edhe për këtë destinacion kanë hyre shumë kultivarëte huaj. Qepa kultivohet me fidana të parapërgaditura dhe me qepujka. Përgaditja e mirë e tokës ka rëndësi për këtë bimë. Ajo duhet të punohet dhe të frezohet me qëllim që sipërfaqja të nivelohet sa më mirë, dhe fidani apo qepujka të gjejë një shtrat sa më të mirë për mbjellje. Para plugimit duhet të hidhen të gjithë plehërat organike, potasike dhe ato fosforike. Për prodhimin e qepës së thatë , mund të përdoret qepujka, fidani dhe direkt me farë. i) Për prodhimin e qepujkës, fara duhet të mbillet në periudhën në periudhën 15 Shkurt – 15 Mars për zonën e ngrohtë, ndërsa për zonën e ftohtë rreth mesit të Marsit deri në

271


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

mesin e Prillit. Në këto afate qepujka bëhet e gatshme në muajt Korrik dhe Gusht. Në vitin e ardhshem qepujka duhet të mbillet në periudhën 15 Shkurt – 15 Mars dhe qepa e thatë meret në muajtr Korrik dhe Gusht. ii) Për prodhimin e fidanit, fara duhet të mbillet në periudhën në periudhën e Shkurtit për zonën e ngrohtë, ndërsa për zonën e ftohtë rreth mesit të Marsit. Në këto afate fidani bëhet i gatshëm pas 20 Majit dhe Qershor. Në fushë fidani mbillet gjatë Qershorit dhe qepa e thatë meret në Shtator dhe Tetor.

Figura 104. Disa nga kultivarë të qepës

iii) Për mbjellje direkt me farë, por që në të nuk përdoret. Për prodhimin e qepës së njomë, mund të prodhohet duke përdorur tre mënyra si: i) Qepa meme, ii) Qepujke dhe iii) me fidan. Për prodhimin me anë të qepës së njomë, koha dhe mënyrat e mbjelljeve ndryshojnë në varësi të zonave klimaterike. a) Në zonën bregdetare: me qepë meme mbjellja bëhet me 1-30 Gusht; me qepujka, fara mbillet me 20-30 Mars dhe në fushë qepujka mbillet në 25 Korrik deri me 15 Gusht; me fidan ku fara mbillet me 1-15 Korrik dhe fidani mbillet me 5-15 Shtator. b) Në zonën veriore dhe veri-lindorë: me qepë meme mbjellja bëhet me 20-30 Shtator; me fidana ku fara në farishte mbillet me 20 Qershor deri me 5 Korrik dhe fidani mbillet me 25 Gusht deri me 10 Shtator. Zbatimi i ketyre afateve siguron një vargezim gjithevjetor të prodhimit të qepës.

272


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Figura 105. Prodhimi i qepës së thatë me fidana (Miras/Korçë dhe Rromanat/Durrës)

5.20.3. PËRGATITJA E QEPUJKËS DHE E FIDANIT DHE MBJELLJA E TYRE Prodhimi i qepës së thatë me anë të qepujkave, është shumë i përshtatshëm për toka të paujitshme ose me ujitje të kufizuara, dhe kultivimi në këto kushte siguron një prodhim që mund të ruhet më gjatë dhe që preket më pak nga sëmundjet. Toka ku do të përgaditën qepujkat, duhet të jetë rano-argjilore, skeletike dhe veçanërisht e pastër nga barërat e këqia. Ajo duhet të jetë me një kundërdrejtim nga dielli dhe e ujitshme. Toka duhet të përgaditet shumë mirë dhe e plehëruar para punimit të tokës. Fara duhet të mbillet në vllaja në gjërësi 1,2 m dhe 4-5 m të gjata. Fara shpërndahet uniformisht me dorë në masën 8-10 gr/m2. Më pas fara mbulohet me torf industrial apo pleh i situr mirë në lartësinë 1-1,5 cm. Pas mbulimit, dherishtja ngjishet lehtë me qëllim që fara të afrohet me tokën dhe bëhet ujitja në formë shiu. Për të eleminuar barërat e këqia, është e domosdoshme që menjëherë pas mbjelljes farishtja duhet të trajtohet me Daktal 1,4-1,6 kg/dn duke e tretur më parë në 40-50 litra ujë. Pas mbirjes dhe deri sa fidani të bëhet në lartësinë 10 cm, ujitjet bëhen në formë shiu, ndërsa më pas ujitjet mund t ebëhen edhe me rrjedhje. Gjatë vegjetacionit bëhet edhe 3-4 plehërime plotësuese me nitrat amoni ku i pari bëhet 15 ditë pas mbirjes dhe të tjerët në çdo dy jave. Kur bishtat e fidanave fillojnë të zverdhen, atëhere aplikohet shkelja e fidanave me qëllim që fidanat të transformohen në qepujka. Më pas fidanat janë të transformuara në qepujka dhe shkulja e tyre bëhet pasi bishtat të jenë tharë. Qepujkat e shkulura zakonisht lihen anash vllajës dhe lihen për t’u tharë duke i mbuluar ato me mbeturina bimore. Pas tharjes qepujkat dërgohen në magazina ku seleksionohen dhe kalibrohen në grupe. Ruajtja e tyre bëhet në magazina me temperaturë konstante rreth 10C ose mbi 15 0C. Kur qepujkat janë më të mëdha se ato me 1,5-2,5 cm diametër, dhe të ruajtura në tëmperatura të larta, atëhere qepujkat nxjerrin më shumë karabusha. Mbjellja e qepës me fidana ka një avantazh të rëndësishëm ndaj asaj me qepujke sepse

273


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

shkurtohet periudha e prodhimit të qepujkës, rreth 1 vit. Prodhimi i fidanit përgaditet në të njëjtat procedura si ajo e qepujkës, veçse për prodhimin e fidanit nevojiten rreth 60 ditësh dhe fidani i gatshëm për mbjellje duhet të jetë në trashësiNë e një lapsi. Mbjellja e qepujkës dhe e fidanit në fushë bëhet në rreshta 15-20 cm ndërmjet tyre, ndërsa në mes bimëve në rreshta duhet të jetë 10-12 cn. Nëpërmjet ketyre distancave duhet të sigurohen rreth 50 mijë bimë për dn. Pas mbjelljes bëhet një ujitje për zënje dhe gjatë periudhës se vegjetacionit, bëhet 2-3 prashitje dhe 1-2 plehërime plotësuese. Këto të fundit duhet të ndërpriten deri 3-4 javë para vjeljes se tyre. Vjelja zakonisht duhet të bëhet në fundin e muajit Korrik dhe gjatë Gushtit, kur është mbjellë me qepujke dhe gjatë muajve Shtator-Tetor për rastin e mbjelljes me fidana. Qepa e vjelur lihet në parcele e mbuluar me masën gjethore dhe më pas dërgohen për t’u pastruar dhe më pas për t’u lidhur në varg ose vendosur nëpër arka për tu ruajtur. 5.21. PRESHI (Allium porrum L.) Preshi është një bimë mjaft e rëndësishme perimore e cila vjen pas qepës. Rëndësia e kësaj bime qëndron në faktin se kjo bimë ka gjetur një përhapje dhe një përdorim të gjërë në guzhinë. Konsumohet si guzhinë si gjellë, sallatë dhe si e freskët. Preshi i përshtatet shumë mirë temperaturave të ulëta dhe falë kësaj cilësie, kjo bimë gjen mundësinë e kultivimit në të gjithë zonat ekologjike të vëndit, duke siguruar një prodhim të bollshëm për periudhën vjeshtë, dimër dhe pranverë ndërkohë që disa lloje perimesh janë të pamundura për tu kultivuar. 5.21.1. VEÇORITË DHE KËRKESAT E KËSAJ BIME Është bimë që i përshtatet pothuajse të gjithë llojeve të kushteve klimatriko-tokësore të vëndit. Temperatura minimale e mbirjes është 3-40C dhe temperatura optimale e mbirjes është 8-100C. Ndërsa ajo optimale e rritjes është 200C. Preshi i duron shumë mirë temperaturave të ulëta dhe sidomos kultivarët me kërcell të shkurtër dhe gjethe me ngjyrë të gjelbërt në të errët. Këto kultivarë durojnë deri nga - 6 deri në -7 0C, ndërsa ato me gjethe më të hapura dhe kërcell më të gjatë durojnë nga -3 deri në -40C. Preshi është bimë ujëdashëse dhe nga kjo pikpamje kjo kërkon që toka të mbahet gjatë të gjithë periudhës se vegjetacionit në lagështirën e duhur të tokës. Preshi kultivohet në toka që janë të thella të kulluara mirë, të pasura me lëndë ushqimore dhe me përbërje fizike argjilore të lehta. E rëndësishme është kullimi i mirë, mbajtja pastër nga barishtet e këqia, por ajo që është e rëndësishme është se tokat duhet të plehërohen mirë me plehëra organike. Sipas praktikes, tokat e bardha dhe me kundërdrejtim nga Jugu japin prodhime të kënaqshme dhe të një cilësie të mirë. Tokat lehtësisht acide dhe lehtësisht të kripura nuk japin rezultate të duhura. Nëse preshi mbillet në toka skeletike dhe jo të pasura në lëndë ushqimore dhe të ceketa, bimët rriten dobët dhe më pak prodhimtari. Arësyeja përse preshi kërkon toka të thella është se rreth 65% e sistemit rrenjor është shtrire deri në thellësinë 25 cm ndërsa pjesa

274


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

tjetër shkon deri në 50-60 cm thellësi. Kjo është edhe arësyeja perse preshi kërkon që gjatë përgaditjes se tokës, ajo duhet të plugohet thellë. Përllogaritet që preshi kërkon një raport plehërimi NPK rreth 1,7:1:1,5. Në lidhje me përdorimin e plehur organik, është përllogaritur se për të marrë 1 kv prodhim duhen përdorur rreth 1 kv pleh organik të dekompozuar. Për të marrë 10 kv prodhim të freskët, nga toka merren 3,3 kg N2O, 2 kg P2O5 dhe 3 kg K2O. Preshi, ashtu sikurse edhe qepa, nuk ka kërkesa të veçanta për parabimën, përveç se ka nevojë për toka të pastërta nga barërat e këqia. Preshi vetë është një parabimë shumë e përshtatshme për të gjithe perimet e familjes kryqore, bostanore dhe bishtajore. Preshi nuk duhet të mbillet mba vetes sepse preket po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues. Figura 106. Bime preshi

5.21.2. KULTIVIMI Preshi në vëndin tonë kultivohet vetëm me anë të fidanit dhe në kushte e fushës së hapur. Në lidhje me strukturën varietore në Shqipëri ka shumë ekoitipe, të cilët përdoren për prodhimin e preshit të freskët, kultivuesit e të cilëve kanë krijuar eksperienca dhe përvoja të shkëlqyera në kultivimin e kësaj bime. Disa nga kultivarët më të përhapur të vëndit janë: “I Bardhi i Kasharit”, “I Bardhi i Berdices”, “I Bardhi i Belortase”, të cilat janë kultivarë me tipare të stabilizuara dhe me vlera ekonomike për kultivuesit. Por në Shqipëri janë futur edhe vazhdojnë të futen edhe kultivarë të huaj si Grand Elefand, e shumë të tjerë që duhet të testohen në prodhim. Përgaditja e mirë e tokës ka rëndësi për këtë bimë. Ajo duhet të punohet thellë së paku në thellësinë 36-40 cm dhe të frezohet me kujdes me qëllim që sipërfaqja të nivelohet sa më mirë, dhe fidani të gjejë një shtrat sa më të mirë për mbjellje. Para plugimit duhet të hidhen të gjithë plehërat organike, potasike dhe ato fosforike. Për preshin është shumë e rëndësishme mbjellja e kësaj bime në afatin e duhur. Kjo varet nga kushte ekologjike të zonës. Në zonën e Ultësirës Perëndimore, mbjellja e farës në farishte duhet të bëhet me 10 Shkurt deri në 15 Mars. Mbjella e fidanit në fushë duhet të bëhet në 15 Maj – 15 Korrik. Në zonën e Ftohtë, mbjellja e farës në farishte duhet të bëhet me 10 – 20

275


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Shkurt dhe mbjella e fidanit në fushë duhet të bëhet në 15 Maj – 15 Qershor. Për prodhimin e fidanit. Për prodhimin e fidanit, fara duhet të mbillet në periudhën kur temperatura në tokë të mos jetë me poshtë se 80C. Në këto temperatura farërat mbijnë pas 20 ditësh dhe në tëmperatura më të larta kjo periudhë shkurtohet. Për të patur një mbirje uniforme toka të duhet ujitur në vazhdimesi në mënyrë të atillë që lagështira të jetë në vlerat 65-70% të kapacitetit ujëmbajtes. Figura 107. Disa nga kultivarët e preshit

Prodhimi i fidanit bëhet me mbjelljen e farës në vllaja të përgaditura në gjërësinë 1-1,2m dhe në gjatësi rreth 10 m. Ndërmjet tyre lihet një hapsire 30-40 cm për të kaluar gjatë Shërbimëve. Fara shpërndahet uniformisht me dorë në masën 8-10 gr/m2. Më pas fara mbulohet me torf industrial apo pleh i situr mirë në lartësinë 1-1,5 cm. Pas mbulimit, dherishtja ngjishet lehtë me qëllim që fara të afrohet me tokën dhe bëhet ujitja në formë shiu. Për të mbjellë 1 dn tokë me presh nevojiten rreth 100m2 farishte. Pas mbirjes dhe deri sa fidani të bëhet në lartësinë 10 cm, ujitjet bëhen në formë shiu, ndërsa më pas ujitjet mund të bëhen edhe me rrjedhje. Gjatë vegjetacionit bëhet edhe

276


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

3-4 plehërime plotësuese me nitrat amoni ku i pari bëhet 15 ditë pas mbirjes dhe të tjerët në çdo dy jave. Për të marrë rendimente të kënaqshme në presh, duhet që fidanat të jenë në standartet e duhura. Gjatësia e tyre duhet të jetë në 15-20 cm dhe me 4-5 gjethe të zhvilluara mirë dhe me trashësiNë e lapsit. Për prodhimin e fidanit të preshit nevojiten rreth 60-70 ditë. Nga provat është vërtetuar se kjo moshë ka dhënë rendimente dhe cilësi prodhimi më të mirë se ato të moshës 80-90 ditëshe. Mbjellja e fidanit në fushë bëhet në rreshta 15-20 cm ndërmjet tyre, ndërsa në mes bimëve në rreshta duhet të jetë rreth 10-12 cn. Nëpërmjet ketyre distancave duhet të sigurohen rreth 45-50 mijë bimë për dn. Pas mbjelljes bëhet një ujitje për zënje dhe gjatë periudhës se vegjetacionit, bëhen 3-5 ujitje të tjera në varësi të përmbajtjes se lagështirës në tokë. Rreth 10 ditë pas mbjelljes bëhet prashitja e parë në thellësinë jo më shumë se 10 cm, ndërsa prashithet e tjera duhet të bëhen në varësi të infeksionit në rreth 2-3 herë duke e shoqërua në 2-3 plehërime plotësuese me plehëra azotike. Prashitjet duhet të bëhen në fazat e para të zhvillimit në një interval 2-3 javësh. Vlejla, duhet të bëhet kur bima ka arritur fazën e pjekjes teknike. Në Ultësirën Perëndimore, preshi behet gati për tu vjelur në fillimin e muajit Tetor dhe vazhdon deri në muajin Prill. Për këtë zonë prodhimi mund të qëndroje në tokë pa u dëmtuar nga ngricat e dimërit. Kështu që prodhimi vilet në varësi të sasisë së kërkuar për tregun. Ndërsa për kushtet e zonës se ftohët, ku ngricat janë më të forta, prodhimi në fushë nuk i reziston. Prandaj vjelja e tyre bëhet gjatë muanjit Tetor deri në mesin e Nëntorit, dhe vendosen në transhe ose vënde të mbrojtura dhe konsumohet/tregëtohet sipas nevojave. Përveç kësaj metodë, për ruajtje përdoren edhe dhomat frigoriferike me temperatura dhe lagështirë ajrore të kontrolluara. 5.22. HURDHA (Allium sativum L.) Hurdha është një bimë mjaft e rëndësishme perimore e familjes liljace. Ajo megjithëse si sipërfaqe zën vënd më të vogël se sa qepa dhe preshi, përsëri për nga rëndësia e përdorimit të saj në guzhinë, kerkesa është më e madhe sepse kjo bimë shërben si pikante dhe permiresuese te shijes në përgaditjen e gjellërave të ndryshme, në përgaditjen e turshive, sallatrave, etj. Ajo konsumohet si e freskët ashtu edhe e thatë. Nga ana tjetër konsumi i hurdhës, lidhet edhe me përdorimin e saj në mjeksinë popullore. Konsumimi në proporcione të caktuara ditore, shërben për kurimin e sëmundjeve të arteriosklerozes, e çrregullimeve të tensionit të gjakut dhe të disa sëmundje të tjera të zemres. 5.22.1. VEÇORITË DHE KËRKESAT E KËSAJ BIME Është bimë që kërkon klimë të butë dhe të thatë, por në fakt kjo bimë i përshtatet pothuajse të gjithë llojeve të kushteve klimatriko-tokësore të vëndit. Temperatura minimale e mbirjes së thalpinjëve të hurdhes është 100C dhe temperatura optimale e zhvillimit

277


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

është 18-220C. Hurdha i duron mirë temperaturave të ulëta deri në -2 0C. Temperatura e bulbit është në 10-150C dhe ajo e ruajtjes në jo më shumë se 200C. Hurdha ka kërkesa për ndriçimin diellore. Në mungesë të saj, bimët rriten të gjata dhe bulbat nuk zhvillohen sa duhet. Figura 108. Bimë dhe prodhime hurdhe

Hurdha kultivohet mirë në toka që janë të kulluara mirë, të pasura me lëndë ushqimore dhe me përbërje fizike të lehta deri rano-argjilore. E rëndësishme është kullimi i mirë, mbajtja pastër nga barishtet e këqia, por ajo që është e rëndësishme është se tokat duhet të jenë të phehuara me plehëra organike dhe sidomos parabima. Sipas praktikes, tokat e bardha dhe me kundërdrejtim nga Jugu japin prodhime të kënaqshme dhe të një cilësie të mirë. Përllogaritet që hurdha kërkon një raport plehërimi NPK rreth 3,3:1:2,7. Për të marrë 10 kv prodhim të freskët, nga toka merren rreth 5 kg N2O, 1,5 kg P2O5 dhe 4 kg K2O. 5.22.2. KULTIVIMI Hurdha në vëndin tonë kultivohet vetëm me anë të thalpinjëve dhe në kushtet e fushës së hapur. Në lidhje me strukturën varietore në Shqipëri ka shumë ekoitipe, të cilët janë të stabilizuara sipas zonave ekologjike dhe përdoren për prodhimin e hurdhës. Disa nga kultivarët më të përhapur të vëndit janë: E Korçës, E Milotit, E Pukes, E Dhrovijanit, Mesidrom, etj, të cilat janë kultivarëme tipare të stabilizuara dhe me vlera ekonomike për kultivuesit. Këto kultivarëjanë të përshtatshëm për të prodhuar hurdha të njoma dhe të thata. Por në Shqipëri janë futur edhe vozhdojnë të futen edhe kultivarëte huaj, të cilët ja vlen të testohen në prodhim. Në lidhje me parabimën hurdha nuk duhet të mbillet pas vetes, sepse preket nga të njëjtat parazite, sidomos nga nematoda rrenjore. Ajo mund të kthehet vetëm pas 6-7

278


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

vjetësh. Ajo mund të kultivohet me sukses pas çdo lloj perimeje tjetër. Përgaditja e mirë e tokës ka rëndësi për këtë bimë. Sipërfaqja e tokës të nivelohet sa më mirë me qëllim që thalpinjt të gjejnë një shtrat sa më të mirë për mbjellje. Para plugimit duhet të hidhen të gjithë plehërat organike, potasike dhe ato fosforike. Për mbjelljen e hurdhës, rëndësi praktike merr përzgjedhja e thalpinjëve. Ato duhet të merren nga bulbat më të mirë, më të pastër nga infeksionet dhe që janë tipike për kultivarin. Hurdhat si në zonën e ngrohtë edhe në atë të ftohtë, mund të mbillen në vjeshtë, por edhe në pranverë. Përvojat kanë vërtetuar se mbjelljet e vjeshtës japin rezultatet më të mira. Në zonën e Ultësirës Perëndimore, mbjellja e thalpinjëve duhet të bëhet nga fundi i Shtatorit dhe vazhdon gjatë Tetorit. Mbjellja brënda kësaj periudhë, normalisht zhvillojnë një sistem rrenjor të përshtatshëm për t’i rezistuar më mirë të ftohtit e dimërit. Ndërsa për prodhime hurdhash të njoma në fillim të pranverës, mbjellja duhet bërë gjatë Shtatorit. Në zonën e Ftohtë, këshillohet që mbjellja e thalpinjëve të bëhet gjatë muajit Shkurt-Mars. Prodhimi vilet nga muaji Korrik dhe Gusht. Mbjellja e thalpinjëve duhet të bëhet në vija të hapura në thellësinë 5-7 cm dhe vendosen thalpijtë në distancat 10-12 cm. Ndërsa rreshti nga rreshti duhet të jetë në rreth 18-20 cm. Në bazë të ketyre distancave, mund të sigurohen rreth 45-50 mijë bimë për dn. Mbjellja e thalpinjëve beghet edhe në vllanja të përgaditura ashtu si në vllajat e zakonshme që përgaditën për prodhimin e fidanave të qepës dhe të preshit. Pas mbjelljes se thalpinjëve, merren masa për ujitjen në formë shiu me qëllim përshpejtimin e procesit të mbirjes. Gjatë periudhës se vegjetacionit prania e lagështirës duhet të jetë në vlerat 60-75% e kapacitetit ujëmbajtes të tokës. Zakonisht gjatë fazave të para deri në pranverën e vonë sasia e reshjeve i plotëson këto nevoja, por me fillimin e thatë sires, ujitja me sasira të vogla uji, ndikon shumë mirë në rendimentin e hurdhës. Ujitja duhet të ndërprite në rreth 3 javë para vjeljes. Prashitjet duhet të bëhen sipas nevojës, dhe në varësi të infeksioneve. Ato duhet të shoqërohen në rreth 2-3 herë me plehëra azotike. Vlejla, duhet të bëhet kur bima ka arritur fazën e pjekjes teknike dh evarësi të qëllimi t eveNë për të njomë apo për të thatë. Kur destinacioni i hurdhës është për të njomë, vjelja fillon në fillim të shkurtit duke i shkuluar ato me gjithë rrënje dhe dërgohen për t’u pastruar dhe lidhur në tufa. Ndërsa për rastin e prodhimit të hurdhes së thatë , vjelje në zonën e ngrohtë bëhet kur të jenë tharë plotësisht gjethet dhe kjo koncidon në muajin Korrik. Ndërsa në zonën e ftohtë vjelja bëhet gjatë Gushtit dhe Shtatorit. Pas shkuljes hurdhat thahen për 5-7 ditë në parcele dhe më pas grumbullohen, ku ose bëhen varg ose priten bishtat duke i vendosur ato në qeska të rrjetëzuara sipas standarteve. Ruajtja duhet të bëhen në tëmperaturat 1-4 0C dhe mbi 10 0C bulbat fillojnë të dëmtohen.

279


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.23. PATATJA Patatja është bimë që jep prodhime të larta. Në vendin tonë janë marrë 400 – 700 kv/ ha. Në disa vende të botës janë marrë mbi 1000 kv/ha. Rendimenti më i lartë, i njohur deri sot është 1331 kv/ha në ish-Bashkimin Sovjetik. Prodhime të larta nga kjo kulturë merren duke zbatuar kompleksin e masave agroteknike, në përputhje me kushtet konkrete ku ajo kultivohet. Rendimentet 200 – 600 kv/ha, që merren sot tek ne, nga fermerë të veçantë, shprehin mundësitë mesatare që ka bima e patates, gjë që arrihet me punë të kujdesshme, duke i shërbyer bimës në baza shkencore. Faktor kryesor për arritjen e rendimenteve të larta në bimën e patates janë teknologjitë e reja, të hartuara mbi bazën e arritjeve të përvojës së përparuar të fermerëve tanë dhe arritjeve më të mira të studimeve kërkimore e shkencore në vendin tonë dhe në botë. 5.23.1. VENDI NË QARKULLIMIN BUJQËSOR Patatja jep rendimente të larta kur mbillet pas drithërave ose bishtajoreve. Mund të shkojë edhe pas perimeve, me përjashtim të domates e patëllxhanit. Mbillet edhe pas livadheve një ose shumëvjeçare. Kur mbillet pas jonxhës duhet pasur kujdes të kryhet punimi i thellë i tokes dhe largimi i plotë i rrënjëve, të cilat në të kundërt mund të mbijnë e të bëhen pengesë për zhvillimin e bimësisë së patates. Në vendosjen e patates në qarkullim duhet të merren parasysh shumë faktorë, si tipi i tokës, pjelloria e sistemi i punimit të saj, kushtet agroteknike, etj. Ajo mund të mbillet në të njëjtin vend për disa vjet, kur kultivohet për prodhim të hershëm dhe si patate që përdoret për konsum. Por, duhet të shoqërohet me hedhjen e plehut organik ose me plehërim të gjelbër. Patatja është parabimë shumë e mirë për të gjitha kulturat bujqësore, sidomos për drithërat, sepse e le tokën të pastër nga barërat e këqija dhe të pasur me lëndë ushqyese. 5.23.2. TOKA DHE PËRGATITJA E SAJ Patatja ka kërkesa të larta për toka të shkrifëta, pasi stolonet dhe tuberat e rinj nuk kanë aftësi të mjaftueshme për të hapur pjesët e tokës së fortë. Shkon mirë në tokat e lehta ranore, aluvionale, argjilore dhe torfike, pyjore e livadhore. Në toka të renda e të ngjeshura nuk shkon mire, sepse rrënjët kanë nevojë të madhe për oksigjen; ato thithin 10 herë më tepër oksigjen se bimët e tjera. Patatja kërkon toka me horizont humusor të thellë. Ekziston një lidhje e ngushtë ndërmjet rritjes së horizontit humusor dhe prodhimit të patates. Bimësia dhe prodhimi i patates shkon mirë në pH 4.5 – 7.5. Gjendja e fizikës së tokës ka rol të rendësishëm; ajo duhet të jetë e shkrifëruar thellë, e përshkueshme nga uji, ajri e nxehtësia, që të zhvillohet më mirë sistemi rrënjor, stolonet dhe tuberat. Për të krijuar këtë gjendje, merr rendësi të madhe përgatija e tokës. Sistemi i punimit të tokës varet nga përbërja e saj, kushtet klimatike dhe parabima. Kështu, në tokat argjilore, punimi i tokës kryhet që në vjeshtë, porsa toka lirohet nga parabima. Ky plugim kryhet në thellësinë 31 – 35 cm. Për tokat e lehta, që përmbajnë mbi 17 për mijë humus, plugimi kryhet në pranverë, në thellësinë 26 – 30 cm. Këto kryhen për mbjelljet në zonën malore të vendit tonë në mars - prill deri Gusht - shtator.

280


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Për mbjelljet në zonën bregdetare, në janar deri në maj - qershor, plugimi kryhet para mbjelljes, diktuar kjo nga reshjet që bien gjatë kësaj periudhe, në thellësinë 31 – 35 cm. Punimet përgatitore kryhen para mbjelljes, kur toka nuk ka lagështi të tepërt. Këto punime konsistojnë në plugimin në thellësinë 21 – 25 cm dhe diskime e frezime, në mënyrë që të përgatitet një shtrat i shkrifët e me lagështi optimale, në thellësinë 18 – 30 cm. Kjo lejon mbirjen normale të tuberave dhe zhvillimin e mirë të sistemit rrënjor dhe mbushjen ose kultivimin e bimëve.

Figura 109. Procesi i mbjelljes se patates me makine

Kërkesat për shtratin ku hidhet fara. Që të kenë rritje të mire e të shpejtë, tuberat e farës duhet të mbillen në tokë me lagështi të mjaftueshme. Shtrati i farës nuk duhet të jetë plisor, sepse thahet lehtë. Po ashtu, toka rreth shtratit të farës nuk duhet të përmbajë shtrirje kompakte, të papenetrueshme (depërtueshme) nga sistemi i dobët rrëjor i bimës së patates. Sistemi rrënjor i thellë, është i rendësishëm si burim uji për bimën. Nga këto mund të konkludohet që speciale mbi tokat e rënda janë: i) Përcaktimi i struktures varietore; ii) Plugimi; iii) Nivelimi, për ujitjen me brazda; iv) Përgatitja e tokës përpara mbjelljes. Ajo që ka rendësi në përgatitjen e një shtrati të përshtatshëm përpara mbjelljes, është që punimet të kryhen në kohë të përshtatshme (jo shumë e thatë apo shumë e lagët). Nëse toka është shumë e lagët, duhet pritur dhe, nëse është e thatë, të ujitet (si në rastin e mbjelljes së patates verore). Nëse është e përshtatshme vetëm pjesa e sipërme dhe nuk ka kohë për të pritur duhet përgatitur vetëm një shtrat i cekët, 6 – 8 cm. Shtrati, pas mbjelljes së tuberit, duhet të jetë i shkrifët e i përshtatshëm për prashitjet dhe mbushjet. 5.23.3. PLEHËRIMI Sasia optimale e plehërimit organik dhe atij kimik varet nga pjelloria e tokës dhe nga rendimenti I planifikuar për t’u marrë. Plehërimi azotik. Efekti i faktorëve të tjerë është më i dukshëm kur azoti përdoret normalisht. Zakonisht, rritja e azotit rrit prodhimin. Ai nxit rritjen e kërcellit e, për

281


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

rrjedhojë, potencialin e rritjes së prodhimit. Sasia e azotit varet nga pjelloria e tokës dhe llogoritja e kërkesës gjethore të nevojshme për realizimin e potencialit prodhues. Për një seson të gjatë rritjeje nevojitet më shumë sesa për një sezon të shkurtër rritjeje. Raporti i rritjes gjethore dhe asaj të tuberave, nuk nxitet vetëm nga azoti, por edhe nga gjatësia e ditës, temperatura, lagështia e tokës dhe ajo e lartë ajrore. Në plehërimin e një varieteti me rritje të fuqishme, azoti mund të përdoret më pak sesa në një varietet me rritje të kufizuar, rritur në ditë të shkurtër, me temperaturë të ulët e lagështi të ulët ajrore. Varësia nga varieteti, pjelloria e tokës, klima dhe gjatësia e periudhës së rritjes, doza optimale e azotit shkon 100 – 200 kg/ha. Mungesa e azotit vërehet në bimët e rritura në toka të furnizuara me azot në mënyrë të pamjaftueshme apo në zona ku drejtimet e denitrifikimit kanë drejtuar llogoritje të ulëta azoti për bimët. Mungesa e azotit në bimë, së pari tregon ndryshime në ngjyrën e gjethes. Ato kthehen në ngjyrë të gjelbër të zbehtë e pastaj të gjelbër të verdhë dhe më vonë të verdhë. Bimët që kanë mungesë, mbeten relativisht më të vogla se normalet. Nëse mungesa zgjat, bima shkatërrohet para pjekurisë. Nisur nga sa më sipër, pa u shfaqur simptomat e para të mungesës së azotit, pa u bërë të dukshme, bimët duhen plehëruar me 40 – 50 kg/ha N2. Nëse simptomat e mungesës së azotit janë të dukshme, të shtuarit e dozës së azotit, zakonisht nuk ndihmon bimët të rriten më tutje. Megjithatë, shtimi i azotit zakonisht do të ndihmojë të mbajë bimët të gjelbra drejt shtyrjes për më vonë të lulëzimit të parakoshëm dhe kjo mund të lejojë rritje të pkët prodhimi. Spërkatja gjethore me urè, mund të përdoret vetëm me doza të vogla, 10 – 12 kg/ha, por duke i përsëritur disa herë. Azoti mund të aplikohet në dy forma: i) Në formën e nitratit të amonit dhe ii) Të uresë. Për të marrë 300 – 400 kv/ha, sipas pjellorisë së tokës, në tokat ranore, rekomandohen këto doza plehërimi: Të varfëra, 0,05 % N (5.5 – 8 kv/ha nitrat amoni). Të mesme, 0.06 - 0.1 % N (5 – 6.2 kv/ha nitrat amoni). Të pasura, > 0.15 % N (4 – 5.5 kv/ha nitrat amoni). Në tokat torfike doza e plehërimit zvogëlohet me 20 – 30 % të asaj të përdorur në tokat ranore. Zakonisht përdorimi i azotit rrit rendimentin e patates deri 45 %. Të përshtatshme janë dozat deri 150 kg/ha lëndë aktive (deri 5 kv/ha nitrat amoni, me 33 – 34 % lëndë aktive). Dozat më të larta nuk kanë sjellë rritje në rendiment. Ato sjellin rritjen e masës gjethore dhe zgjatjen e periudhës gjethore. Plehërat azotike amonikale (urè me 45 % l.a, sulfat amoni me 20 % l.a), hidhen para dimrit ose në fillim të pranverës, në punimin bazë ose bashkëshoqërues. Plehërat amoniakale nitrike (nitrat amoni), me 33 – 35 % l.a, kanë veprim të shpejtë e të vazhdueshëm, prandaj hidhen gjatë prashitjes ose para mbjelljes. Dozat e plehërimit, në varësi të pjellorisë së tokës, kushteve klimatiko – tokësore, kultivarit, për pataten e konsumit shkojnë 100 – 200 kg/ha l.a.

282


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Plehërimi fosforik. Duke rritur dozën e fosforit deri në 300 kg/ha lëndë active, prodhimi rritet 36 – 38 %. Por, ndikimi i tij varet shumë nga hedhja e plehërave të tjera dhe tij organik. Doza optimale e tij varet më shumë nga tipi i tokës sesa azoti. Disa toka janë pjellore dhe bimësia e mirë zhvillohet me doza të ulëta fosfori. Në toka të varfëra me fosfor, duhen përdorur doza jo më të vogla se 200 kg/ha. “Mungesa e tij ndihet sidomos në tokat acide. Nga plehrat fosforike përdoret me sukses superfosfati, me 18 – 20 % l.a. Ai është i mirë për tokat që kanë mungesë kalciumi, sepse përmban 28 % kalcium. DAP-i është gjithashtu pleh shumë i mire, sepse përmban 48 % l.a. fosfor dhe 18 – 20 % l.a. azot. Ai përdoret në doza 2.5 – 5 kv/ha, sipas pjellorisë së tokës. Plehërat fosforike përdoren para punimit të tokës ose në punimet përgatitore ose bashkëshoqërim në brazdë. Zakonisht përdoret 100 – 200 kg/ha l.a. fosfor. Sipas autorit Lefter Veshi, në tokat ranore, për të marrë 300 – 400 kv/ha patate, dozat e plehërimit douhet të jenë: i) Toka të varfëra, 0.6 mg/100 g (6 – 8.6 kv/ha superfosfat). ii) Toka të mesme, 1 mg/100 g (4.2 – 6.4 kv/ha superfofat). iii) Toka me pjellori të lartë, 1.5 mg/100 g (3.3 – 5.5 kg/ha superfosfat). Në rastet e plehërimit me fosfor dhe për arsye të ndryshme, bimët nuk arrijnë të furnizohen normalisht, si psh, pamjaftueshmëria e plehërimit, në tokat që kanë përmbajtje të lartë hekuri, zakonisht nuk tregojnë simptoma të qarta në gjethe. Simptomë e vetme, që mund të shikohet, janë ngjyra e gjelbër e errët e gjethes dhe bimët pak më të vogla se zakonisht. Nëse mungesa është rezultat i një thithjeje të varfër, psh nga kombinimi i një temperature të ulët dhe toke të lagur, apo e një strukture të varfër toke, shpejt këto simptoma zhduken kur këto kushte klimatiko – tokësore përmirësohen. Në rastet e mungesës së tepruar të fosforit ka deformim të anëve të gjethes, ashpërsim i tyre. Në rastet më ekstreme, ka shënja të errëta në kafe, që formohen në anët e gjetheve. Në rastet kur ka mungesë fosfori, gjatë vegjetacionit të bimëve, kjo mund të korrigjohet nga aplikimi i 5 kg fosfor në 1000 litra ujë, me anë të plehërimit gjethor. Kjo mund të aplikohet dy herë në javë. Nëse përdoren përqendrime më të larta, rritet rreziku i djegies së gjetheve. Plehërimi potasik. Baza optimale e K2O varet më shumë nga tipi i tokës sësa azoti. Në toka të varfëra në potas janë të nevojshme jo më pak se 300 kg/ha. Potasi, si zakonisht, përdoret në formën e sulfatit (K2SO4). Kloruri i potasit mund të përdoret në sasi shumë të vogla në mbjelljë apo në sasi shumë të mëdha para mbjelljes (në vjeshtë), kur bien shumë shira. Për pataten, ka rendësi forma e plehut potasik. Klori dhe natriumi ndikojnë për keq mbi bimën. Nga plehrat më të përshtatshme janë sulfati i potasit me 45 – 52 % l.a. potas dhe 18 % l.a. squfur. Përdoret për pataten për konsum dhe për atë për prodhim fare. Kloruri i potasit me 60 % l.a. duhet të hidhet para dimrit, që të mënjanohet efekti negativ i klorit, nëpërmjet shpëlarjes gjatë dimrit. Plehrat potasike përdoren me doza 200 – 300 kg/ha l.a. potas për pataten e hershme

283


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

për konsum. Në tokat e pasura përdoren 150 – 200 kg/ha l.a. potas. Në ato mesatare 200 – 300 kg/ha dhe në ato të varfëra mbi 300 kg/ha. Shpesh vërehet se, megjithëse plehërojmë me sulfat potasi, ka mungesë të tij. Kjo ndodh kryesisht në tokat ranore dhe ato argjilore, që fiksojnë potasin apo kur nuk plotësohet bilanci i plehërimit. Simptomë e parë e mungesës së potasit është shfaqja e gjetheve me ngjyrë të gjelbër të lëmuar. Mezofili ndërmjet venave bëhet i zhubrosur. Në raste më të avancuara, gjethet marrin ngjyrë kafe të errët, majat përdredhen nga ana e jashtme e nekrotizohen dhe bima qëndron e mbyllur, e mbledhur dhe gjethet konvekse. Tuberat e bimëve me mungesë potasi kanë shenja të ndryshme nga ato të prekjes nga këmbëzeza. Dëmtimi nga mungesa e potasit ndodh gjatë korrikut dhe mund të mënjanohet duke bërë plehërim gjethor me 50 - 100 kg/ha sulfat potasi, i cili përdoret në disa duar, nga 20 kg të tretura në 1000 litra ujë/ha. Plehërimi gjethor këshillohet kur mungesa e potasit është serioze dhe është shkaktuar nga thatësia e tejzgjatur apo është shkaktuar nga rritja e bimës në toka argjilore, aluvionale, ku potasi fiksohet në tokë. Përqendrimi i plehut duhet të mbahet i ulët, për minimizimin e rrezikut të djegies së gjetheve; po ashtu, trajtimet duhen përsëritur në kohë të ndryshme, që të kenë efektin e duhur. Nga të dhënat trevjeçare të realizuara në rrethin e Fierit, del se për të marrë 400 kv/ha patate, në tokat ranore, dozat më të përshtatshme të plehrave janë: Azot 150 kg/ha l.a.; fosfor 200 kg/ha dhe potas 280 kg/ha. Plehërimi me magnez. Mungesat e magnezit shkaktohen shpesh në tokat ranore dhe ato torfike me pH të ulët e përmbajtje të ulët magnezi. Po ashtu, dozat e larta të potasit intensifikojnë simptomat e mungesës së magnezit dhe pengojnë bimët për thithjen e magnezit të vlefshëm. Disa varietete janë shumë të ndjeshme ndaj mungesës së magnezit. Në rast mungese, shënjat fillojnë të duken në gjethet e vjetera. Së pari gjethet marrin ngjyrë jeshile të zbehtë. Pjesa e gjethes ndërmjet venave, në qendër të saj, kthehet në ngjyrë të gjelbër – verdhë – kafe, kurse anët mbeten të gjelbra për një kohë të gjatë. Në raste ekstreme, shënjat kafe formohen ndërmjet venave, ndërsa anët e gjetheve mbeten jeshile. Mungesa e magnezit korrigjohet duke spërkatur bimët dy herë apo më shumë (një spërkatje në çdo tri ditë). Doza e plehërimit gjethor, sipas simptomave, shkon 20 – 40 kg sulfat potasi në 400 – 500 litra ujë/ha. Nëse bima është në periudhë të hershme vegjetacioni dhe shfaq simptoma të lehta mungese magnezi, mund të mjaftojë vetëm një trajtim. Trajtimi nuk do të ketë efekt në rritjen e prodhimit, nëse kryhet në gjysmën e dytë të sesionit të rritjes. Përmbajtja e tokave torfike, lymore e ranore me magnez mund të rritet edhe nëpërmjet plehërimit të tokës, duke vlersuar rekomandimet e analizës së saj. Në tokat argjilore, plehërimi gjethor do të jetë një zgjedhje, në krahasim me plehërimin e tokës, sepse një llogoritje e vogël e përdorimit të plehërimit gjethor, do të japë efekt të njëjtë, sesa një sasi e madhe e aplikuar në tokë. Kur mungesa e magnezit vjen si rezultat i dozës së lartë të plehërimit potasik, nuk rregullohet me uljen e dozës së plehut potasik, por nëpërmjet plehërimit me tepricë të Mg me anë të plehërimit gjethor apo atij granular.

284


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Plehërimi me mangan. Plehërimi i bimeve të patates me Mn mund të bëhet në tokat ranore me pH më të lartë se 5.5 dhe në tokat rano – argjilore me përmbajtje kalciumi. Thatësira dhe temperatura e lartë favorizojnë shfaqjen e mungesës së manganit; majat e gjetheve bëhen lehtësisht të zbehta nga brenda dhe pak të lëmuara. Më pas duken një numër i madh pikash të zeza përgjatë venës kryesore. Në rastet mungesës së manganit, plehërimi gjethor është e vetmja mundësi shërimi. Bimët mund të spërkaten me sulfat apo xhelate mangani. Shpërndarja e 2 kg sulfat mangani për 100 litra ujë dhe doza totale mund të jetë 5 – 15 kg sulfat për ha, në varësi të sipërfaqes gjethore dhe shkallës së mungesës së manganit. Nëse nuk plotësohen nevojat për mangan me një spërkatje, duhet të spërkatet përsëri disa ditë më vonë me shumë forma kelite, si Mn – EDTA dhe Mn lignosulfate, që janë shumë të tretshëm dhe përdoren sipas dozave të përcaktuara mbi etiketën e materialit. Disaavantazhi i tyre është se përmbajnë shumë pak mangan. Në total përdoret 300 – 1000 gr, në varësi të sistemit gjethor dhe shkallës së mungesës së manganit. Plehërimi me kalcium. Shënja e parë e mungesës së kalciumit shihet në gjethet më të reja, të cilat deformohen dhe marrin ngjyrë jeshile të verdhë të hapur; zhvillim jo i rregullt i anëve, me kufij klorotikë. Nekrozat çojnë në bulëzim të shpejtë, si rezultat i qarkullimit të varfër të kalciumit nga tuberi farë në majën e sythit. Për rrjedhojë, në bulëzim dalin 2 - 3 sytha anësorë. Po ashtu, në tuber formohen njolla ndryshku. Mungesa e kalciumit mund të korrigjohet nëpërmjet spërkatjes së bimëve me kalcium. 5.23.4. PËRGATITJA E FARËS PËR MBJELLJE Standardi i shëndetësimit të farës është përcaktuar si faktor i rëndësishëm për marrjen e rendimenteve të larta. Fara duhet të jetë e pastër nga sëmundjet virusale, bakteriale e kërpudhore dhe nga dëmtuesit që transmetohen nëpërmjet saj. Kjo, për kushtet e fermerëve, arrihet nëpërmjet: * Sigurimit të farës së çertifikuar, prodhuar në vend ose sjellë nga importi. * Shumëzimit e zgjedhjes së bimëve dhe ruajtjes së tuberave të vjelë në kushte të mira, deri në mbjelljen e vitit të ardhshëm. Tuberat e patates për farë ndahen në klasat Elite, A, B, C. Madhësia e farës (dendësia e kërcejve). Sasia e farës që nevojitet për mbjellje varet kryesisht nga madhësia e tuberave e numri i kërcejve dhe çmimi i farës në raport me parashikimin e çmimit të prodhimit. Tuberat e farës me përmasa të mëdha prodhojnë më shumë kërcej se të vegjëlit, por për njësi peshe, tuberat e mëdhenj prodhojnë më pak kërcej se të vegjëlit. Prodhimi është më shumë në marrëdhënie me numrin e kërcejve sesa madhësia e farës. Ai shpesh për pataten e konsumit vërtitet në 15 – 20 kërcej të zhvilluar mire për m2. Pra, nevojiten katër tubera farë/m2, nëse sejcili prej tyre prodhon katër kërcej. Nëse pesha mesatare është 50 g, sasia e farës është: 4 tubera/m2 x 10000 m2 x 50 g = 2000000 g = 2000 kg/ha. Nëse fara trajtohet mirë dhe këta kërcej janë prodhuar nga tubera 30 g, sasia

285


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

e farës është vetëm 1200 kg/ha. Nga kjo del se fermeri duhet të prodhojë sa më shumë kërcej për njësi peshe. Kultivusi mund ta arrijë këtë, nëpërmjet: • Bulëzimit korrekt. • Prerjes së farës në stadin e qetësisë. • Shmangies së bulëzimit të dëmtuar gjatë mbjelljes. • Mbjelljes në toka me lagështi dhe shkrifërim normal. • Shmangies së plisave nga shtrati i mbjelljes. Këshillohet që fara të jetë në stadin e vjetërsisë fiziologjike ose stadin e bulëzimit të mbjelljes. Në mbjellje, ajo duhet të këtë kaluar periudhën e zotërimit të sythit të majës dhe nuk duhet të jetë farë e shteruar (e plakur Figura 110. Fara e bulezuar fiziologjikisht). Në rastin e një sesoni të shkurtër ruajtjeje, bulëzimi merr shumë rendësi. Diferenca në kapacitetin e prodhimit ndërmjet bulëzimit të mirë dhe jo bulëzimit, mund të jetë e madhe (rreth 5 tonë/ ha). Prandaj, është e rendësishme që çdo kultivues patatje të dijë sa më shumë për zhvillimin fiziologjik të tuberit farë, nga vjelja deri në plakjen fiziologjike, që kalon në këto faza: I. Periudha e qetësisë. II. Periudha e mbizotërimit të sythit të majës. III. Periudha e bulëzimit normal. IV. Periudha e bulëzimit me sytha të hollë ose ndërthurje sythash. Me rritjen e temperatures mbi 120C, zvogëlohet periudha e mbizotërimit të sythit të majës. Një tuber fare që është në fillim apo në fund të kësaj periudhe, quhet fiziologjikisht i ri. Tuberi që si kufi ka fundin e bulëzimit normal, quhet fiziologjikisht i vjetër. Tuberi i farës pas bulëzimit normal mund të kalojë në një stad, që quhet fiziologjikisht i vjetër; ai formon vetëm sytha të hollë, me prirje të degëzohen. Prandaj, para se të mbillet duhet t’i bëhen përgatitjet e nevojshme. Kryhet seleksionimi i kujdesshëm, për të eleminuar tuberat për farë të prekur nga kalbëzimet dhe semundjet e ndryshme. Bulëzimi ndikon në rritjen e prodhimit dhe shkurtimin e periudhës nga mbjellja në mbirje 7 – 10 ditë. Të dhënat eksperimentale në rrethin e Fierit tregojnë se fara e bulëzuar, në krahasim me atë të pabulëzuar, ka një shtesë rendimenti prej rreth 110 kv/ha.

286


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Në fund të bulëzimit normal, mbi tubera formohen sytha me gjatësi 1 – 2 cm. Në mjediset e bulëzimit, fara e patates vendoset në dy shtresa. Bulezimi kryhet më mirë në arka të cekëta, ku tuberat vendosen në dy shtresa. Arkat vihen njëra mbi tjetrën. Gjatë bulëzimit, tuberat kontrollohen vazhdimisht dhe hiqen të dëmtuarat, të kalburat, ato me fije, etj. Kujdes duhet treguar edhe gjatë transportimit të farës së bulëzuar për në vendin e mbjelljes, që të mos këputen sythat. Figura 111. Disa nga kultivaret e patates i) Jaerla ii) Desire iii) Jaerla

5.23.5. MBJELLJA Koha e mbjelljes. Koha e mbjelljes së patates varet kryesisht nga zona dhe kushtet e kultivimit. Konkretisht: • në zonën e ngrohtë bregdetare (Sarandë - Vlorë) 10 – 30 janar dhe Vlorë – Shkodër 10 janar – 10 shkurt. • në zonën mesdhetare kodrinore, koha më e mirë është gjatë marsit. • në zonën mesdhetare paramalore (fusha e Korçës) gjatë prillit. • në zonën mesdhetare malore, 20 prill – 10 maj. Patatja verore mbillet nga 15 korriku deri më 10 Gusht.

iv) Diamant

v) Bitnje

Figura 112. Rrjeshtimi i zhardhokeve ne brazden mbjellese

Dendësia e mbjelljes. Për të patur bimësi rreth 15 kërcej/m2, largësitë ndërmjet bimëve jepen për tri largësi ndërmjet

287


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

rreshtave. Në varësi të madhësisë, tuberet e farës ndahen në tri kategori: 28 – 35 mm; 35 – 45 dhe 45 – 55 mm. Sipas këtyre madhësive, pesha mesatare është përkatësisht: 25 g; 50 dhe 90 g. Vlerësimi i numrit të kërcejve mesatarë sipas madhësive është përkatësisht: Me 2.5 kërcej/bimë ose tuber; me 4 dhe me 5 kërcej/bimë ose tuber. Ky vlerësim është teorik, por edhe praktik, i realizuar nga kërkimet shkencore. Duke pasur numrin e kërkuar të kërcejve 15 për m2 ose 150000 kërcej/ha, plotësohet tabela nr. 41. Tabela 41. Të dhëna për numrin e kërcejve për ha, normën e farës dhe largësitë ndërmjet bimëve në rresht e midis rreshtave. Madhësia e farës (mm) 28 – 35 35 – 55 Madhësia e farës (mm)

Pesha e farës (g)

28 – 35 35 – 55

1500 2300

25 70 Sasia e farës (kg/ha)

Kërcej/tuber

Kërcej/m2 (ha)

Tubere/ha

2.5 150000 (15 ) 60000 4.5 150000 (15 ) 33000 Largësitë e rreshtave dhe bimëve (cm) 70 80 28 24 21 50 43 38

Nëse fermeri përdor agroteknike të avancuar mund ta rrisë numrin e kërcejve për m2 deri në 20. Sasia e farës që nevojitet jepet në tabelen nr 42. Tabela 42. Të dhëna për sasinë e farës dhe largësitë e mbjelljes. Madhësia e farës (mm) 28 – 35 35 – 45 45 – 55 Madhësia e farës ( mm )

Pesha e farës (g)

28 – 35 35 – 45 45 – 55

1500 1900 2700

25 50 90 Sasia e farës (kg)

Kërcej/tuber

Kërcej/ha

Tubere/ha

2.5 150000 60000 4 152000 38000 5 150000 30000 Largësitë e rreshtave dhe bimëve (cm) 60 70 80 28 24 21 44 38 33 55 48 42

Përvoja botërore ka treguar se rritja e numrit të kërcejve nga 15 në 20 kërcej/m2, çon në rritjen e rendimentit, kurse mbi 20 kërcej/m2, nuk rritet rendimenti, por vetëm shtohet numri i tubereve me peshë të vogël për farë.

288


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Në këto pasqyra është vlerësuar që numri i kërcejve varet nga: • Madhësia e fares. Tuberet me madhësi 28 – 35; 35 – 45 dhe 45 – 55 mm prodhojnë përkatësisht 2,5; 4 dhe 5 kërcej/tuber. • Zhvillimi fiziologjik i farës. Kur ka një syth mbizotërues do të ketë 1 – 2 kërcej për njësi peshe, ndërsa kur ka bulëzim normal, do të ketë pak a shumë aq kërcej sa u përmendën më sipër. • Kultivari. Disa kultivarë prodhojnë shumë kërcej për njësi peshe se disa të tjerë. • Forma e tuberit. Tuberet e rrumbullakët prodhojnë më shumë kërcej për njësi peshe se ato me formë të gjatë – ovale. Nëse numri i kërcejve për tuber është më i ulët se ai i vlerësuar në pasqyrë, lypset të përdoret më shumë farë dhe, në të kundërt, nëse numri i kërcejve është më i lartë për tuber se ai i vlerësuar, norma e farës ulet. Ky moment është shumë i rendësishëm, sepse duke ulur normën e farës nëpërmjet bulëzimit, ulen shpenzimet, ndërkohë që merret i njëjti prodhim e, për pasojë, fitimi do të jetë më i lartë për njësi sipërfaqeje. Shpesh në praktike vjen farë jo me madhësi 28 – 35; 35 – 45 e 45 – 55 mm, por me ndarje ose klasifikim 28 – 35 e 35 – 55 mm. Në këtë rast, përdoren sasi fare e largësi mbjelljeje ato që jepen në tabelen nr. 43. Fara të vogla dhe të mëdha. Eshtë vleresuar se fara e vogël, kur ka numër të njëjtë kercejsh për m2, ka aftësi të njëjtë prodhuese si fara e madhe. Megjithatë, fara e madhe jep mbirje më të hershme se ajo e vogël. Shpesh ajo ka avantazhe sepse edhe kur nuk ruhet si duhet, kur mbillet në shtrat të thatë apo të lagët dhe kur ka temperatura shumë të larta apo të ulëta pas mbjelljes, zhvillohet më mire se fara e vogël, e cila në këto kushte pakëson numrin e kercejve për tuber e, për rrjedhojë, ulet prodhimi për njësi sipërfaqeje. Tabela 43. Sasia e kercejve per ha ne varesi te madhesise dhe peshes se zhardhokut Madhësia e farës (mm) 28 – 35 35 – 45 45 – 55 Madhësia e farës (mm)

Pesha e farës (g)

28 – 35 35 – 45 45 – 55

2000 2500 3600

25 50 90 Sasia e farës (kg/ha)

Kërcej/tuber

Kërcej/ha

Tubere/ha

2.5 200000 80000 4 200000 50000 5 200000 40000 Largësitë e rreshtave dhe bimëve (cm) 60 70 80 21 18 15 33 29 25 42 36 31

Efektet e madhësisë së farës dhe densitetit të kërcejve mbi madhësinë e tuberave të prodhimit të vjelë. Në bimët me mbulesë gjethore të plotë prodhimi nuk rritet shumë, nëse numri i kërcejve për m2 është mbi 20. Kur rritet numri i kërcejve merren

289


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

më shumë tubera të vegjël. Nëse për njësi peshe, tuberat e vegjël (si në rastin për prodhim fare) kapin çmim më të lartë se të mëdhenjtë, numri optimal i kërcejve për m2 mund të jetë mbi 20. Nëse prodhimi i tuberave të mëdhenj shkon me çmim më të lartë, numri i kërcejve duhet të jetë më i vogël se 15 - 20/m2. Pra, nëse kërkojmë tubera të mëdhenj, duhet të pakësojmë numrin e kërcejve për m2 dhe të përdorim agroteknike të përshtatshme. Raporti i çmimit të farës dhe atij të patates për të prodhuar. Sasitë e përmendura në pasqyrat 1 e 2 janë pak a shumë optimale për një rajon të gjerë, ku raporti i çmimit të farës me atë të patates së prodhuar në fermë është 3 me 1. Sasia e farës mund të rritet rreth 25 % kur ky raport është 2 me 1 ose zvogëlohet 25 % kur raporti është 5 - 6 me 1. Në raste ekstreme, kur çmimi i farës është mbi 10 herë më i lartë se ai i parashikuar i prodhimit, sasia e farës përgjysmohet nëpërmjet largësive të mbjelljes. Figura 113. Skema e mbjelljes se zhardhokut

Thellësia e mbjelljes. Me thellësi mbjelljeje kuptojmë largësinë ndërmjet sipërfaqes horizontale të tokës së punuar e niveluar dhe majës së farës së patates. Thellësia e mbjelljes nuk është e prerë, por varet nga tipi i tokës e përgatitja e saj, si dhe nga kushtet klimatike. Sot me mbjellje të cekët nënkuptojhet thellësia 0 – 2 cm; mesatare, 2 – 5 cm dhe e thellë, mbi 5 cm. Në mbjelljen e cekët kreshta ndërtohet në lartësi ose tuberi farë mbulohet me shtresë dheu mbi 15 cm. Kurse në mbjellje të thellë tuberi mbulohet vetëm 10 cm. Mbjellja e cekët përdoret: a) Kur fara ka mungesë energjie mbirëse (fara e vogël). b) Kur ka temperatura të ulëta të tokës. c) Kur ujitet me brazda apo ka shira të rënda (në rastin e mbjelljes së patates së hershme). d) Kur mekanizohet vjelja. Një kërkesë e mbjelljeve të cekëta është që të ketë shumë tokë përreth tuberit farë dhe kushte të nevojshme për bërjen e një forme të mirë kreshte ose mbushje të lartë pas mbjelljes. Mbjellja e thellë këshillohet: a) Kur ka temperatura të lartë të tokës. b) Kur ka thatësi në mbjellje dhe pas mbjelljes. c) Kur ka kushte të papërshtatshme për bërjen e kreshtave të larta. d) Kur ka rrezik nga tënja e patates.

290


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Mbjellja më cekët, duke bërë ujitje me shihedhje e ul këtë rrezik. Pra, nga kjo del përfundimi që thellësia e mbjelljes ndryshon nga një seson në tjetrin dhe nga fusha në fushë. Kjo zakonisht aplikohet në zonën mesdhetare kodrinore, paramalore dhe malore. Në kushtet e vendit tonë, në varësi të kohës së mbjelljes, madhësisë së tuberave të farës (tuberat e mëdhej mbillen më thellë), tipit të tokës, mynyrës së mbjelljes, etj, patatja mbillet deri 8 cm thellë. Në toka të lehta, me pak lagështi e temperaturë normale, mbillet 5 – 8 cm thellë, ndërsa në toka të mesme, aluvionale, me temperaturë të ulët, deri 5 cm thellë. Në zonën bregdtare mbillet cekët, në mënyrë që tuberat të mos dëmtohen nga lagështia e tepërt në periudhën mbjellje – mbirje (janar – mars). Sot, meqë patatja po mbillet nën ujë dhe koncepti i ujitjes po ndryshon, tentohet drejt mbjelljeve të cekëta. Nga të dhënat eksperimentale në rrethin e Fierit, del se mbjellja ose vendosja e tuberave cekët, ndikon për mirë në rritjen e rendimentit dhe njëtrajtshmërinë e tuberave, gjë që ndikon në tregtimin me çmim më të lartë. Kështu, kur bëhet mbjellja me kreshta, rendimenti rritet 70 – 80 kv/ha dhe prodhimi shitet me çmim më të lartë. Përfundimisht, duhet thënë se mbjallja duhet të plotësojë këto kërkesa: • Tuberat-farë të vendosen në mënyrë gjatësore në shtrat me lagështi normale (jo tokë shumë e lagët ose shumë e thatë). • Tuberat-farë të vendosen në thellësi të njëtrajtshme e largësi të barabartë në rresht. • Largësia ndërmjet rreshtave të jetë e njëjtë në gjithë gjatësinë, që të mekanizohen shërbimet pas mbjelljes. • Tuberat-farë të mos bien në kontakt të drejtpërdrejtë me plehrat. • Sythat e formuar gjatë bulëzimit, të mos dëmtohen. • Toka të jetë e niveluar mire, që të mos mbeten pellgje uji. Mbjellja mund të bëhet me të gjitha mënyrat që plotësojnë këto kërkesa. Më e mirë është mbjellja me brazda, duke ndjekur këtë radhë pune: Fillimisht, pas diskimit ose frezimit të fundit, hapen brazdat me kultivator me plug hapës vijash, në largësi 60; 70; 80 cm e thellësinë e nevojshme. Në këto brazda, ndërmjet tubereve, hidhen plehrat kimike dhe organike, kur janë në sasi të pakët, ndërsa kur janë me shumicë hidhen para punimit të parë ose punimeve përgatitore. Mbjellja me fole ose gropa, përdoret në zonën malore, në toka me pjerrësi të madhe, ku nuk mund të përdoren mjete të mekanizuara. Në toka të sheshta e sipërfaqe të mëdha mbjellja bëhet me makina gjysmëautomatike ose automatike. Në mbjelljen me makina zbatohet me rigorizitet largësia dhe thellësia e mbjelljes. Po ashtu, puna kryhet në afate shumë të shkurtra e me cilësi të lartë. E përsosur është mbjellja me makina mbjellëse gjysmëautomatike, ku fara merret me dorë nga bokset e bulëzimit e vendoset në mbajtëset e makinës dhe nuk dëmtohen sythat e bulëzuar, siç ndodh shpesh me makinat mbjellëse automatike.

291


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.23.6. SHËRBIMET AGROTEKNIKE Shërbimet agroteknike te patatja synojnë mbajtjen e tokës të shkrifët, ruajtjen e lagështirës së nevojshme në tokë, luftimin e barërave të këqija dhe sëmundjeve e dëmtuesve. Patatja, ndryshe nga shumë bimë të tjera, ka periudhë të gjatë nga mbjellja deri në mbirje, që shkon 20 – 30 ditë e më tepër. Kjo bën që në në tokën e mbjellë me patate të mbijnë më parë mjaft barishtesh të këqija dhe, si rezultat i reshjeve apo faktorëve të tjerë, toka të zërë kore e të ngjishet. Këto ndikojnë në prodhimin e ardhshëm, sepse barërat e këqija tërheqin lëndët ushqimore të patates. Barërat e këqija ulin vlerën tregtare të prodhimit, sepse shkaktojnë deformimin e tuberave ose plagosjen dhe dëmtimin e tyre, sidomos nga grami, kripëza, etj. Një pjesë e barërave të këqija janë bartëse të sëmundjeve të patates ose të afideve e nematodave. Po ashtu, formimi i kores në sipërfaqen e tokës bën që të avullojë një pjesë e lagështirës. Për të eleminuar ndikimin negativ të këtyre faktorëve, pas mbirjes së bimëve, kryhen shërbime agroteknike, si lesimi, prashitjet, mbushjet, ujitjet, plehërimet, etj. Ato fillojnë që pas mbirjes dhe vazhdojnë gjatë gjithë vegjetacionit, por më intensivet janë nga mbirja deri në lulëzimin e bimëve. Lesimi. Kryhet kur toka ka formuar kore, duke përdorur lesa të lehta, por mund të kryhet edhe kur kanë mbirë 10 – 15 % e bimëve, veçse duke bërë kujdes që të mos dëmtohen mbirjet e reja. Me anë të lesimit luftohen edhe barërat e këqija, kur janë në lartësi 3 – 5 cm, pasi më vonë ato forcohen dhe nuk shkatërrohen me anë të lesimit. Prashitjet. Pas mbirjes së plotë, jo më vonë se 5 – 10 ditë, kryhet prashitja e pare, në thellësi 12 – 18 cm, me krahë ose kultivator. Ajo, në zonën e ngrohtë shoqërohet me hedhjen e gjithë sasisë së plehut azotik të planifikuar, ndërsa në zonat e tjera plehu azotik hidhet në dy duar, shoqëruar me mbathje dhe ujitje. Prashitja e dytë dhe mbushjet (1 – 2) kryhen 8 – 10 ditë pas njëra - tjetrës. Prashitjet ka si qëllim të shkrifërojnë tokën në thellësinë e sistemit rrënjor të patates, ruajtjen e lagështirës, mobilizimin e lëndëve ushqyese dhe luftimin e barërave të këqija. Për mbushjen janë të mjaftueshme 1 – 2 prashitje. Mbushjet (mbathjet). Një cilësi biologjike e patates është se stolonet, që dalin nga nyjet e poshtme të kërcellit, zhvillohen mirë vetëm në errësirë dhe nën tokë. Kështu që, duke grumbulluar sa më shumë dhè rreth pjesës të poshtme të kërcejve nëntokësorë, nxitet formimi i stoloneve të reja në nyjet e bazës së kërcellit dhe gjetheve të poshtme. Kjo arrihet duke kryer mbushjen (mbathjen) e patates, me anë të sëcilës rregullohet regjimi ajror e ujor dhe temperatura e tokës. Mbushja fillon kur bima është në lartësinë 15 – 20 cm. Ndërsa e dytë kryhet 8 – 15 ditë pas së parës. Sa më cekët të jetë bërë mbjellja, aq më shumë dhè duhet lëvizur nga brazda për në kreshtën e krijuar nga mbushja. Distanca optimale ndërmjet tuberit-farë dhe majës së kreshtës varet nga disa faktorë. Në shumë raste ajo duhet të jetë 12 – 18 cm. Në kushte me lagështi ajrore të lartë ajo duhet të jetë jo më shumë se 12 cm. Ndërsa në kushte thahtësire e klime të nxehtë,

292


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

lartësia e kreshtës duhet të jetë jo më pak se 18 cm. Në zonën bregdetare të vendit tone, për pataten e hershme po aplikohet mbjellja e tuberave-farë 0 – 8 cm thellë dhe mbulimi me 8 – 5 cm dhè që në çastin e mbjelljes. Në këtë rast, nuk bëhet prashitje. Por, me të mbirë bimët kryhet mbushja me 5 – 8 cm dhè. Kjo lloj mbjelljeje ka disa epërsi: • Krijon regjim më të mirë ajror e ujor dhe lehtësi për formimin e tuberave. • Kursen shumë fuqinë punëtore e, për rrjedhojë, shpenzimet. • Mbron bimët nga ngricat e vona të marsit. • Lehtëson punën për vjeljen më e mekanizuar. Por, kjo lloj mbjellje ka edhe disa mangësi, që duhen mënjanuar: • Kërkon ujitje më të shpeshta. • Zhvillohen shumë barëra të këqija. • Kërkon toka të lehta. Luftimi i barërave të këqija. Që të luftohen sa më shumë barërat e këqija, përveç eleminimit të tyre me anën mekanike (lesimet, prashitjet), përdoret edhe luftimi kimik, duke përdorur herbicide të ndryshme, selektive ose jo. Herbicidët kanë efekt më të madh në fazat e para të zhvillimit të barërave të këqija, prandaj përdoren disa ditë pas mbjelljes së patates dhe para mbirjes. Ato veprojnë sidomos në toka të punuara mire e me lagështi të mjaftueshme; në toka të rënda, gurishtore e me lagështi të madhe veprojnë më pak, ndërsa në thatësirë nuk veprojnë. Në tokat ranore, duke shkuar në thellësi të madhe, e humbasin karakterin selektiv dhe mund të dëmtojnë pataten. Kur pas përdorimit të herbicideve bien shira të shumta, humbet karakteri selektiv, sepse ai futet në thellësi. Nga herbicidet që mund të përdoren për pataten janë ato me bazë dikuat dhe parkuat, si Reglone, Gramaxone, etj. Për luftimin e barërave dykotiledone mund të përdoren Afalon, Aresin, ndërsa kundër gramoreve të dëmshme, Iloksan, Furore – supper. Në vendin tonë rezultate më të mira ka dhënë përdorimi i Patoranit, me bazë metobromuron, me dozë 3 – 4 kg/ha, pas mbjelljes së patates. Megjithatë, çdo fermer, sipas kushteve konkrete, në konsultim me specialistët e mbrojtjes së bimëve, zgjedh herbicidin e duhur. Ujitja. Në prodhimin e patates, mungesa e ujit është një nga faktorët kryesorë kuefizues. Prandaj, për ujitjen e saj lypset të kihen parasysh: - Llogoritja e ujit që u nevojitet bimëve. - Efekti i ujit mbi prodhimtarinë dhe cilësinë e tuberit. - Ndikimi i llojit të tokës mbi zhvillimin e sistemit rrëjor. - Sistemet e ujitjes që mund të përdoren. Mëse 95 % e sasisë së ujit që merret nga sistemi rrënjor i bimës, humbet nëpërmjet evotranspirimit dhe vetëm një pjesë shumë e vogël përdoret për rritje. Një bimësi në

293


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

rritje të plotë, me mbulesë të dendur (e gjithë toka është mbuluar nga sistemi gjethor) mund të avullojë 2 – 10 mm ujë në ditë ose baraz me 20000 – 100000 l/ha apo rreth 0,5 - 2,5 l/bimë në ditë. Sasia e ujit të evotranspiruar nga bimët dhe toka varet nga: - Lagështira e vlefshme e tokës. Nëse ajo ka mungesë uji, transpirimi zvogëlohet. - Zhvillimi i bimësisë dhe lartësia e saj. Një bimësi me mbulesë të dendur gjethore, transpiron më shumë se një bimësi që vetëm pjesërisht mbulon sipërfaqen e tokës. - Rrezatimi dillor. - Lagështia e ajrit. Në lagështi të ulet transpirimi është shumë më i shpejtë se në lagështi të lartë. - Temperatura ndikon direkt mbi transpirimin. Me rritjen e temperatures rritet transpirimi. - Shpejtesia e erës. Në ditë me erë mesatarisht të fortë transpirimi mund të jetë dy herë më shumë se kur është ditë pa erë. Efektet e ujit mbi prodhimtarinë dhe cilësinë e tuberit. Mungesa e ujit ka këto efekte kryesore mbi prodhimin: 1. Ulet prodhimi i lëndës së thatë nga zvogëlimi i normës së fotosintezës. 2. Kufizohet zhvillimi i bimës (madhësia e gjethes dhe shpesh prodhimtaria e lëndës së thatë). 3. Përshpejtohet tharja e lulesës së bimës. 4. Shpejtohet plakja fiziologjike e bimës. Ujitja ose kërkesat për ujë të bimëve të patates, kalojnë në katër faza ose periudha: Periudha ndërmjet mbjelljes dhe mbirjes. Në këtë periudhë toka duhet të jetë e njomur, por jo e tejngopur me ujë (me lagështi të tepërt). Nëse toka duhet të ujitet, ajo duhet bërë me shumë kujdes dhe duhet përdorur vetëm një sasi e vogël uji. Kur ka temperaturë të lartë, ajo duhet të kryhet para dhe pas mbjelljes (si në rastin e mbjelljes së patates verore). Mungesa e ujit në këtë periudhë shkakton: - Mbirje të vonuar, të pa rregullt ose dështim. - Reduktim të numrit të kërcejve për bimë e, si pasojë, prodhim të pakët. - Ujitja e tepruar shkakton kalbje të tuberave-farë e, për pasojë, zvogëlim të numrit të bimëve. Periudha ndërmjet mbirjes dhe fillimit të zhardhokimit. Në këtë periudhë bimët janë të vogla dhe mjaft sipërfaqe toke nuk është mbuluar nga gjethet. Evotranspirimi është sa rreth gjysma e një bimësie që mbulon tërë sipërfaqen. Uji i tepërt, por edhe mungesa e tij shkakton bllokimin e sistemit rrënjor. Sasia e ujit për çdo ujitje duhet të jetë rreth 15 – 25 mm ose 150 – 250 m3 ujë/ha. Numri i ujitjeve duhet të jetë sa gjysma e atyre që rekomandohen në pasqyrën e ujitjes.

294


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Periudha e zhardhokimit. Kjo periudhë, sipasa kushteve klimatike, fillon 1 – 3 javë pas mbirjes së plotë. Furnizimi me ujë në formimin e tuberave (fryerja e stoloneve) ndikion në prekjen ose jo nga kroma e zakonshme e tuberit dhe numrin e tuberave për bimë. Lagështira e tokës rreth formimeve të reja, tubera shumë të vegjël, për një periudhë rreth tre javë, mbron tuberat nga prekja e kromës. Nëse toka ka lagështi të mjaftueshme gjatë formimit të tuberave, formohen shumë tubera dhe rriten në madhësinë e duhur për tregtim. Periudha pas formimit të tuberave. Kjo është periudha e rritjes së tuberave, kur bimës i nevojitet shumë ujë. Nëse do të ketë mungesë ujë, prodhimi do të jetë i ulët. Vonesat në ujitje (ujitje të rralla dhe mungesë reshjesh) mund të shkaktojë rritje të dyta të tuberave ose deformim të tyre. Në këtë mënyrë, furnizimi me ujë në këtë periudhë, jo vetëm jep efekt të madh në prodhim, por ndikon edhe në cilësinë e tuberave. Sipas tipit të tokës, agroteknikes e kushteve klimatike, ujitjet kryhen çdo 3 – 10 ditë. Një ujitje në këtë periudhë mund të shtojë prodhimin 50 kv/ha. Zakonisht, fermerët që kanë marrë rendimente të larta nga mbjelljet e bëra në periudhën janar - qershor, kryhen 2 - 4 ujitje. Në zonën kondrinore, 300 – 500 m mbi rrafshin e detit, kryhen 2 – 6 ujitje. Në lartësitë 500 – 800 m, kryhen 2 – 5 ujitje. Ndërsa në zonën mbi 800 m 1 – 4 ujitje. Tokat e lehta zakonisht ujiten më shpesh se ato të rënda. Koha dhe denduria e ujitjes. Sasia e ujit të shfrytëzueshëm nga bimët, varet nga aftësia ujëmbajtëse e tokës, thellësia e sistemit rrënjor, niveli i ujërave nëntokësore, etj. Në tokat ranore çasti për të ujitur është kur është shfrytëzuar 60 % e ujit, ndërsa në ato më të rënda kur është shfrytëzuar 40 % e ujit. Sa më i zhvilluar të jetë sistemi rrëjor dhe më e lartë aftësia ujëmbajtëse e tokës, aq më i gjatë do të jetë intervali ndërmjet dy ujitjeve. Zhvillimi i sistemit rrënjor mund të nxitet nëpërmjet punimeve të thella, përgatitjes së shtratit të përshtatshëm për mbjellje, përdorimit të plehut organik, prashitjeve, etj. Duhet theksuar se bima e patates ka sistem rrënjor shumë të dobët, në krahasim me bimët e tjera. Roli i ujit nëntokësor për bimën mund të jetë i dukshëm nëse largësia ndërmjet rrënjëve dhe ujit nuk është e madhe (50 – 100 cm). Por, në shumë fusha ku kultivohet patate ai është mëse 2 m poshtë sipërfaqes së tokës, prandaj, në këto raste praktikisht, roli i ujit kapilar në furnizimin me ujë është i parëndësishëm. Përcaktimi i kohës së ujitjes mund të ndjekë disa rrugë: • •

Ujitja të fillojë kur ujët është i vlefshëm për përdorim nga bima vetëm një javë. Në përgjithësi, sipas klimës e tipit të tokës, ujitja fillon kur 30 – 50 % e sasisë së ujit të tokës është konsumuar apo ka avulluar. Ujitja të fillojë duke pasur parasyesh evapotranspirimin. Nëse ai është i ulët (p.sh. 3 mm në ditë), bima e patates mund të përdorë rreth 50 % të lagështirës së tokës, ndërsa kur është i lartë (p.sh 7 mm në ditë), bimësia do të ndjejë mungesën e ujit që

295


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

kur 30 % e tij në tokë është konsumuar. • Ujitja të fillojë kur toka poshtë tuberit-farë fillon të ndjejë thatësinë. • Ujitja të fillojë kur tensiometri tregon 0.3 – 0.4 bar. Në tabelen nr. 44 jepen të dhëna orientuese për numrin e ditëve midis dy ujitjeve dhe sasinë e ujit për çdo ujitje, në varësi të klimës, tipit të tokës dhe agroteknikes së përdorur e thellësisë së sistemit rrëjor të një bimësie të zhvilluar mirë. Shënim: - Shifrat në kllapa tregojnë sasinë e ujit për cdo ujitje (në m3/ha). Shpejtësia e erës është 0 – 2 m/sek. - Shifrat jashtë kllapave tregojnë numrin e ditëve ndërmjet ujitjeve. Periudha ndërmjet ujitjeve mund të jetë më e gjatë kur ujitet me brazda, ndërsa kur ujitet në formë shiu, sasia maksimale për cdo ujitje duhet të jetë 200 – 400 m3/ha. - I. Tokë me aftësi ujëmbajtse mesatare. Uji total i vlefshëm për bimën është 1.5 mm për 1 cm shtresë toke, ku futen tokat ranore dhe mesatarisht lymore. - II. Tokë me aftësi të madhe ujëmbajtse. Uji total i vlefshëm për rritjen e bimës është 2.5 mm për 1 cm shtresë toke, ku futen tokat lymore, subargjilore të mesme dhe argjilore. Tabela 44. Numri i ditëve ndermjet dy ujitjeve dhe sasinë e ujit për çdo ujitje, në varësi të klimës, tipit të tokës dhe agroteknikes së përdorur Temperatura 0C

Lagështia relative e ajrit (%)

Evapotranspirimi

15 – 20 20 – 23 23 – 25 Mbi 25

80 60 –80 40 – 60 < 40

2 3 6 8

Thellësia e sistemit rrënjor (mm/ditë) 30 – 50 cm Ditë ndërmjet ujitjeve I II I II 11 (250) 19 (400 ) 19 ( 400) 20 ( 400) 7 (250) 12 (400 ) 12 ( 400) 13 ( 400) 3 (200) 4 ( 250 ) 4 (200 ) 7 (400 ) 2 (200) 4 ( 250 ) 3 ( 200 ) 5 ( 400 )

Figura 114. Ujitja me brazda dhe ne forme shiu

296


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Siç shihet në pasqyrë, me rritjen e temperaturës dhe pakësimin e lagështirës relative të ajrit, zvogëlohet koha ndërmjet dy ujitjeve. Po ashtu, përgatitja e mirë e tokës, bën që të zhvillohen mirë bimët në përgjithësi dhe sistemi rrënjor në veçanti, gjë që ndikon në zgjatjen e kohës ndërmjet dy ujitjeve. Mënyrat e ujitjes. Patatja ujitet me brazda, me shihedhje dhe kohët e fundit edhe me pika. Uji lëshohet ndërmjet brazdave të krijuara nga mbushjet ose kreshtat. Avantazhet e kësaj mënyre, në krahasim me atë në formë shiu, janë: - Nuk kërkon investime të mëdha, por duhet bërë nivelim i mirë i tokës. - Nuk ndihmon përhapjen e vrugut. - Përmbajtja e kriprave shpesh mund të jetë më e lartë. Gjatësia e brazdave varet nga lloji dhe pjerrësia e tokës tabela nr. 45. Tabela 45. Gjatesia e brazdave ne varesi te pjerresise natyrale te tokes Pjerrësia e brazdës (mm / m) 2.5 5.0 10 15 20

E lehtë 100 90 60 50 -

Përbërja mekanike e tokës E mesme 160 145 100 85 70

E rëndë 300 270 195 165 140

Nëse ka infiltrim të madh, sië është rasti i tokave të drenazhuara, brazdat bëhen të shkurtëra dhe niveli i ujit në brazdë nuk duhet të jetë më shumë se gjysma e lartësisë së kreshtës. Por edhe kjo mynyrë ujitjeje ka të metë se krijon ngjeshje të tokës përreth sistemit rrënjor dhe tuberat deformohen. Ujitja në formë shiu. Përparësitë e kësaj mynyre ujitjeje janë: - Krijohen më shumë mundësi mekanizimi, sidomos për spërkatjen dhe vjeljen. - Uji përdoret me më shumë efektivitet dhe shpërndahet uniformisht. - Nuk kërkohet nivelim i përsosur i ngastrës. - Ulet mundësia e zbulimit të tuberave të rinj gjatë ujitjes (jeshilimi i tuberave). Në periudhën e përhapjes së vrugut duhet treguar kujdes me ujitjen në formë shiu, sepse kjo mënyrë rrit lagështinë e ajrit dhe krijon kushte të përshtatshme për infektimin e bimëve. Ujitja me pika. Sot ka filluar gjerësisht kultivimi i patates me mulçerim me plastmas dhe ujitja me pika, e cila e mban bimën vazhdimisht në formë sfungjeri të lagur. Por, duhet theksuar se kjo mënyrë kërkon më shumë shpenzime në krahasim me dy metodat e tjera të ujitjes.

297


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.23.7. VJELJA E PATATES Patatja vilet në fazën e pjekjes së plotë, kur janë tharë gjethet e poshtme të bimëve dhe lëkura e tuberit nuk zhvishet po të fërkohet me gishtin e madh të dorës. Patatja, pasi vilet, tregtohet menjëherë ose ruhet në arka, kavaleta, etj, sipas mundësive që kanë fermerët.

298


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

6.VJELJA DHE RUAJTJA 6.1. HISTORIKU I ZHVILLIMIT TE TEKNOLOGJISE SE PAS VJELJES SE PRODUKTEVE HORTIKULTURALE Megjithese trajtimi pas vjeljes, ruajtja dhe tregetimi i produkteve te fresketa eshte zhvilluar me intensivisht si shkence keto 50 vitet e fundit, arti i ruajtjes se ushqimeve eshte shume i hershem. Ne kete pjese jepet nje pershkrim i shkurter i dijeve dhe praktikave qe zbatonte njeriu ne epoka arkaike per minimizimin e humbjeve ne ushqime ne menyre qe te perballonte mungesat e tyre ne periudha te ndryshme. Gjithashtu ekzaminohen ato zbulime teknologjike dhe dije te shekullit te 20-te qe rezultuan ne zhvillimin e Fiziologjise dhe Teknologjise se Pas-vjeljes si dege e vecante shkencore. 6.2. LASHTESIA Nevoja e ruajtjes se ushqimeve shfaqet qysh ne kohen e organizimit te shoqerise njerezore. Metodat e ruajtjes se ushqimeve nga njerezit e kulturave te lashta nuk kishin baza shkencore, por mbeshteteshin ne observimet dhe eksperiencen e perditeshme. Fakti qe frutat e mbetura ne peme e qe thaheshin ruheshin per nje kohe te gjate rezultoi ne metoden e tharjes se tyre, ose fakti qe ne klime te ftohte frutat ruheshin me mire ne metoden e perdorimit te akullit. Magazinimi dhe ruajtja e farerave dhe frutave te thate ndikoi ne menyre te rendesishme ne zhvillimin e bujqesise gjate gjithe koherave.Keshtu, farerat ruheshin per nje kohe te gjate pa humbur aftesine mbirese per vitin pasardhes. Eleminimi i lageshtise se tepert dhe insekteve te demshem perben kusht per kufizimin e humbjeve te produkteve gjate ruajtjes. Metodat dhe mjetet e para qe perdori njeriu per ruajtjen e produkteve te pas-vjelies ishin teper te thjeshta. Keshtu, grumbullimi dhe ruajtja e dritherave ne hapesira nentokesore eshte perdorur qysh ne epoken neolitike ne Lindjen e Mesme para 9000-11000 vjetesh. Me vone Romaket perdoren grumbullimin e dritherave ne sillo.Gjithashtu per produktet e fresketa hortikulturale filluan te perdoren qellaret e ftohte e shpellat ku vendosej akull ose debore. Ruatja sistematike ne temperature te ulet u zhvillua me revolucionin industrial. Me 1803 Thomas Moore zbuloi frigoriferin si nje kuti me parete te izoluara. Grumbullimi dhe perdorimi i akullit per ruajtjen e ushqimeve u zbatua gjeresisht ne U.S.A nga viti 1834. Akulli filloi te perdoret ne vagona transporti ne U.S.A dhe Europe qysh me 1868. Makina e prodhimit te akullit me avullim te eterit u zbulua ne Australi ne vitin 1859.

299


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Ne vitin 1889 ne Gjermani Carle Linde perdori makinen e ftohjes me avullim te amoniakut. Fillimisht me kete pajisje u prodhua akull dhe me vone u ndertuan frigoriferet komerciale. Nga 1900 e me tej njesite me ftohje te shpejte mekanike perbejne menyren kryesore te ruajtjes se ushqimeve. 6.3. ZHVILLIMI I FIZIOLOGJISE SE PASVJELJES Romaket e lashte ruanin dritherat dhe rrushin ne kuti te mbyllura gje qe ngjan pak a shume me kushtet e atmosferes se modifikuar (AM). Eshte e njohur qe gjate frymemarjes konsumohet oksigjen dhe prodhohet gas karbonik, kushte keto qe ndihmojne ruajtjen e produktit si dhe e mbrojne ate nga semundjet dhe demtuesit. Zbulimet e para shkencore te perdorimit te atmosferes se modifikuar u kryen ne vitin 1819 ne France nga Jackues Bernard i cili vertetoi se frutat e mbajtur ne ambjent te mbyllur konsumojne O2 dhe prodhojne CO2 dhe per pasoje vonojne pjekjen e tyre e ruhen me gjate. Ne vitin 1927 Kid dhe West botuan rezultatet e nje studimi sistematik te perdorimit te atmosferes se modifikuar per kontrollin e pjekjes se frutave dhe ku per here te pare u perdor termi “atmosfere e kontrolluar” AK ose ne anglisht CA (controlled atmosphere). Sot keto arritje perdoren gjeresisht ne shkalle komerciale. Ne vitet 1950-60 u be ndarja e fisiologjise se pasvjeljes si dege e vecante nga fisiologjia e bimeve. Ne kete periudhe u be ndarja e frutave klimakterike nga ata jo klimakterike (Millered et al 1953), u studjua roli i mitokondrise ne prodhimin e energjise per funksionet anabolike te pjekjes (Pearson and Robertson 1954) si dhe ne prodhimin e etilenit (Biale et al 1954). Periudha 1960-70 karakterizohet nga studime enzimologjike dhe te mekanizmave biokimike qe lidhen me procesin e pjekjes se frutave. Studime me vlere temadhe ne kete periudhe jane te Hobson (1963) mbi rolin e poligalakturonazes ne zbutjen e frutit gjate pjekjes dhe mbi enzima te tjera, (Frenkel et al 1968, Hulme et al 1968) ne lidhje me sintezen e enzimave te reja gjate pjekjes, Lieberman (1965) per zbulimin qe etileni ne indet bimore rrjedh nga nje aminoacid qe quhet metionine, Burg and Burg (1965) ne lidhje me receptorin e etilenit ne prani te nje molekule O2 si dhe inhibimin e etilenit nga CO2. Ne vitin 1966 Burg and Burg zbuluan sistemin e ruajtjes se fruta perimeve ne vakum dhe ate me ventilim. Ne periudhen 1970-80 kontribut te madh dhane studjues si Lyons and Raison (1970) mbi efektet e temperaturave te uleta (chilling) ne indet bimore dhe ne ndryshimet e membranave nga ky faktor. Ne te njejten periudhe perdorimi i propilenit lejoi studimin e prodhimit autokatalitik te etilenit ne frutat klimakterik (Sfakiotakis and Dilley 1973, McMurchi et al 1972).

300


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Studime te tjera te kesaj periudhe kane te bejne me proceset e pjekjes dhe te tejpjekjes se frutave. Me ndihmen e metodave te reja si ajo e perdorimit te radioaktivitetit u studiua dinamika e sintezes se proteinave (enzimave) gjate pjekjes se frutit se dhe ndikimi i etilenit ne keto procese (Brady and Layies 1976). Ekstraktimi dhe studimi i mARN ne fruta (Rattanapanone et al 1978) tregoi se ndryshimet biokimike gjate zhvillimit dhe pjekjes se tyre kontrollohen ne nivel molekular nga materiali gjenetik i kultivarit. Pas vitit 1980 u studiuan ne nivel molekular sisteme enzimatike si ato te prodhimit dhe veprimit te etilenit, keshtu u zbulua dhe u perftua ne forme te paster ACC (1-aminocikliopropan-acid karbiksilik) si dhe enzima te sintezes se ACC dhe te sintezes se etilenit (EFE ose ACC oksidase) (Yang and Hoffman 1984, Ververiddes and John 1991). Me ndihmen e metodave bioteknologjike u nderhy ne kodin gjenetik dhe u krijuan kultivare (domate) qe vonojne pjekjen (long life). 6.4. RENDESIA EKONOMIKE E TRAJTIMIT TE PRODUKTEVE HORTIKULTURALE PAS VJELJES Nevoja e shtimit te prodhimit bujqesor rritet vazhdimisht me rritjen e popullsise se platetit tone. Rritja e prodhimit bujqesor me ane te sigurimit te rendimentit te larte te kulturave eshte e domosdoshme sidomos ne disa zona dhe mund te mbuloje nje pjese te nevojave ushqimore. Tabela 46. Prodhimi dhe humbjet e fruta-perimeve ne vendet ne zhvillim. Lloji Avokado Molle Banane Pjeshke-kajsi Rrush Stafidhe Karrota Qepe Lakra Sallata Agrume Patate Domate

Prodhimi (1000tn) 1020 3677 36898 1831 12720 475 557 3036 6474 916 22040 26909 12755

Humbjet(%) 43 14 20-80 28 27 27 37 44 10-35 62 20-90 5-40 5-50

Nje zgjidhje tjeter e problemit popullsi-ushqim eshte ulja drastike e humbjeve te prodhimit gjate periudhes nga vjelja deri tek konsumatori. Keto humbje arrijne ne 20-50%

301


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

te prodhimit bujqesor te vendeve ne zhvillim, kurse ne vende te zhvilluara 10-20%. Minimizimi i humbjeve te produkteve bujqesore me trajtimin shkencor dhe te teknologjive te reja te ruajtjes se tyre siguron furnizim te rregullt te tregut pa shpenzime te medha ne burime energjie, toke dhe kapitali. Trajtimi i pershtatshem i frutave dhe perimeve pas vjeljes eshte i domosdoshem eshe per aresyen qe ato prodhohen ne stine te caktuar te vitit dhe duhet te ruhen per te furnizuar tregun gjate gjithe vitit. Duket qarte se nje pjese e rendesishme e prodhimit nuk arrin tek konsumatori dhe ose arrin me nje cilesi te dobet. Gjithashtu trajtimi i pasvjeljes ndikon mjaft ne vleren e produktit ne treg (seleksionim, amballazhim, transport, ruajtje, shitje). Synimi duhet te jete kufizimi i humbjeve te prodhimit me kosto sa me te ulet. Kjo arrihet kur prodhohen produkte te cilesise se larte, kur njihen faktoret qe shkaktojne humbjet dhe kur zbatohen teknologji moderne e te pershtatshme per kufizimin e tyre. 6.5. TEKNOLOGJIA E PASVJELJES Per kufizimin e humbjeve te prodhimit eshte e domosdoshme: - te studiohen grupimet e ndryshme te fruta perimeve - te studiohen faktoret biologjike dhe ambientale qe ndikojne ne jeten e tyre - te njihen faktoret qe shkaktojne humbjet - e zbatohen metoda e teknologji miderne qe kufizojne proceset metabolike, degradimin si dhe faktore te tjere bashkeveprues ne menyre qe te ruhet cilesia e produktit. 6.5.1. PERSHKRIMI I PRODUKTIT Ne produktet hortikulturale qe konsumohen futen pjese te ndryshme te bimes ose e gjithe bima. Ndarja e tyre ne grupe te vecanta eshte i domosdoshem per trajtimin pas vjeljes. Klasifikimi ketyre produkteve mbeshtetet ne kritere te ndryshme si: - kerkesat per kushtet e ambjentit gjate ruajtjes pas vjeljes - perdorimi i tyre nga konsumatori (te fresketa, te perpunuara, garuara etj.) - klasifikimi botanik - organi bimor dhe stadi i zhvillimit te tij Njohja e ketyre cilesive dhe sidomos i kriterit te katert ndihmon ne trajtimin e pershtatshem pasvjeljes. Klasifikimi i produkteve hortikulturale ne baze te organit bimor qe perdoret dhe stadit te zhvillimit te tij behet si me poshte: Bima ne teresi: E gjthe bima qe shkeputet nga ambjenti tokesor rralle perdoret si ushqim i njeriut. Ne kete grup futen bimet dekorative qe perdoren per qellime estetike. Ne nje aspekt ketu futen edhe bimet e reja qe perdoren per shtim. Gjithashtu bimeza te reja te sapombira perdoren ne disa raste si sallate. Me shkeputjen nga toka bimet stresohen mjaft, paraqesin metabolizem intensiv dhe kane humbje ne treg neqoftese nuk trajtohen per

302


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

ruajtjen e cilesise se tyre. Pjese te bimes: Gjethja. Gjethet e bimeve qe perdoren si ushqim per njeriun jane te medha si tek sallata, spinaqi, antidia etj. Por mund te jene edhe te vogla se tek selino (kryesisht bishti) dhe bimet aromatike. Ne bime gjethet fotosintezojne dhe kane transpirim intensiv. Me shkeputjen e tyre nga bima nevojat e qelizave per energji plotesohen nga rezervat ne gjethe dhe nga respirimi. Gjithashtu humbja e lageshtise eshte e madhe ndaj dhe periudha e tyre pas vjeljes eshte e shkurter. Tek selinoja bishti i gjethes qe eshte i konsumueshem ka rezerva ushqyese ndaj dhe ruhet me gjate se gjethet pa bisht. Lastari. Lastaret e rinj te sparangut jane te konsumueshem perfshire dhe meristemen e majes. Keta lastare kane transpirim dhe frymemarrje intensive ndaj dhe ruhen per nje periudhe te shkurter dhe ne kushte qe I kufizojne keto procese. Lulja. Lulet konsiderohen lastare te metamorfizuar ose gjethe qe pershtaten per riprodhim. Lulet perdoren per qellime estetike por ne disa perime konsumohen si ne rastin e argjinares, brokoles, lulelakres etj. Lulet ose lulesat pas shkeputjes nga bima kane frymemarrje intensive ndaj dhe duan kushte specifike per tu ruajtur. Fruti. Ne konceptin e ngushte botanik “frut” eshte vezorja e zhvilluar dhe pjekur. Ne hortikulture fruti shpesh referohet edhe ne pjese te lules qe zhvillohen bashke me vezoren. Ne formen e thjeshte fruti “rushk” perbehet nga nje karpofile (avokado) dhe fruti eshte monokarpik ose nga shume te tilla (banana) dhe fruti eshte polikarpik. Tek avokado levorja dhe tuli jane inde te vezores qe zhvillohen kurse tek banania bashke me vezoren marrin pjese dhe bazat e sepaleve, petaleve dhe thekeve. Rushk eshte dhe fruti i aktinidies qe rrjedh nga nje vezore shumepjeseshe. Tek agrumet fruti quhet “esperid” dhe perbehet nga flavedo (pjesa e jashtme e verdhe), albedo (zona sfungjerore e bardhe) dhe asqet e mbushur me leng qe i perkasin endokarpit te frutit. Fruti tek berthamoret, ulliri e fistiku eshte “drup”, rrjedh nga muret e vezores dhe perbehet nga ekzokarpi, mezokarpi dhe endokarpi. Faroret kane frut “molle” ku bashke me muret e vezores zhvillohen edhe inde te tubit te lules. Luleshtrydhja ka frut “sinkarp” dhe perbehet nga inde te shtratit te lules ku vendosen akenet. Tek fiku fruti rrjedh nga shtrati i mbyllur i luleses ku vendosen akenet. Pjese nentokesore te bimes. Organe nentokesore te bimes qe konsumohen jane rizomat dhe bulbet qe rezervojne karbohidratet te formuara nga fotosinteza. Rizomat jane rrenje te metamorfizuara ne te cilat grumbullohen lende rezerve si amidon, sheqer etj. Ne kete grup futen karrota, panxhari, repa. Lastare te metamorfizuar I gjejme tek patatja gje te cilen e deshmon prania e sytheve

303


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

qe ne kushte te pershtatshme lageshtie dhe temperature zhvillohen duke humbur keshtu dhe vleren per konsum. 6.5.2. PERBERJA KIMIKE E PRODUKTEVE HORTIKULTURALE Lageshtia. Produktet hortikulturale karekterizohen nga perqindja e larte e lageshtise qe kalon 80%. Disa perime si trangulli e sallata permbajne 95% lageshti. Keto perime duhen vjele ne maksimumin e lageshtise, pra kur ato jane ne gjendje turgori. Karbohidratet. Karbohidratet ne fruta e perime mund te jene ato me peshe te vogel molekulare si sheqernat ose ato me peshe te madhe molekulare si polimeret e glikozit. Permbatja e frutave ne sheqerna luhatet nga 2% deri ne 40%. Disa perime si trangulli kane permbajtje te ulet karbohidratesh, kurse te tjera si patatja grumbullojne sasi te medha amidoni. Sheqerna permbajne frutat e pjekur, kurse ne ato te papjekur dhe ne perime mbizoteron amidoni. Ne fruta gjenden kryesisht fruktozi dhe glukozi ne varesi te llojit. Nje pjese e rendesishem e karbohidrateve qe gjenden ne fruta e perime si kitarina, gjysem kitarina, pektinat dhe lignina jane te pa asimilueshme nga organizmi i njeriut. Proteinat. Frutat dhe perimet permbajne sasi te vogla proteine qe arrijne ne 1% per frutat dhe 2% ne shume perime. Proteinat jane ne gjendje metabolike dhe jo te grumbulluara si lende rezerve. Perjashim jane bishtajoret qe permbajne 5% proteine. Lipide (lende vajore). Lipidet arrijne ne 1% tek frutat dhe perimet dhe gjenden kryesisht ne membranat qelizore si dhe ne shtresat e siperme te epidermes. Perjashtime perbejne fruta qe permbajne sasi te medha lipidesh ne forme vajore si ulliri, avokado etj. Acidet organike. Nje pjese e acideve organike qe gjenden ne fruta dhe perime perdoren ne proceset metabolike kurse teprica depozitohet ne kemotopet e qelizave. Acidet kryesore ne fruta e perime jane ai citrik dhe malik. Acide te tjera gjenden ne lloje te ndryshme si acidi oksalik tek spinaqi, acidi isocitrik tek rrushi freng ose trigjik tek rrushi. Vitamina e kripera. Frutat dhe perimet jane te pasura ne vitamina si A, C, acid folik etj. Si dhe kripera inorganike. Te pasura ne vitamine C jane shume perime si speci, lakra, lulelakra kurse nga frutat aktinidia, luleshtrydhja, portokalli etj. Permbajtje te larte te vitamines A kane domatja, speci dhe karrota.

304


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

6.5.3. KARAKTERISTIKAT E PRODUKTEVE HORTIKULTURALE Produktet qe perdoren se ushqim i njeriut ndahen ne dy kategori: a) frutat e forte dhe b) produkte te fresketa. Ne kategorine e pare futen frutat e thate (arra, laithia, geshtenja, fistiku etj.), drithera e bishtajore (fasule, revithe, thjerreza etj.). Ne kategorine e dyte hyjne fruta e perime qe perdoren ne gjendje te fresket. •

Disa karakteristika te produkteve te kategorise se pare jane: - permbajtja e ulet e lageshtise qe zakonisht eshte <10% e deri 15% - madhesia e vogel - frymemarrje e kufizuar, prodhim i kufizuar i energjise - tekstura e forte - jane produkte me qendrueshmeri te larte dhe “jetegjatesi ne raft” qe arrin ne 1,2, dhe disa vite - humbjet shkaktohen nga faktore te jashtem si baktere, kerpudha, insekte. Disa karakteristika te produkteve te kategorise se dyte jane: - permbajtje e larte e lageshtise qe zakonisht eshte 50% deri 90% - madhesia e madhe qe luhatet nga 5g deri ne 5kg e me shume - frymemarrje e larte, prodhim i madh i energjise - tekstura e bute - jane produkte qe demtohen dhe “jetegjatesi te shkurter ne raft” qe arrin nga pak dite dhe deri ne disa muaj - humbje nga faktore te jashtem (baktere, kerpudha e insekte) dhe nga faktore te brendshem si frymemarrje, degradim, mbirje etj. - sezonaliteti, vlere e ulet specifike qe ndikon ne koston e transportit dhe tregetimit sidomos ne eksport.

6.5.4. SHKAQET E HUMBJEVE TE PRODUKTEVE HORTIKUTURALE A. Faktoret biologjike 1 Frymemarrja Frymemarja eshte funksioni gjate te cilit lendet organike te depozituara shperbehen ne me te thjeshta dhe prodhim te njekoheshem energjie. C6H12O6+6O2---------> 6CO2+6H2O+673kcal Humbjet gjate frymemarjes mund te permblidhen: • pakesim i lendeve reserve • ulje te vleres ushqyese • humbje te cilesise • pakesim te peshes se thate te konsumueshme

305


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Frymemarja shoqerohet edhe me ngritje temperature e cila llogaritet per percaktimin e nevojave per ftohje dhe eshte tregues i veprimtarise metabolike. Frymemarje me intensive kane avokado, luleshtrydhja, manoret, fiku, banania, berthamoret dhe me te ulet agrumet, molla, dardha etj. Frymemarja ne stadet e para te zhvillimt te frutit eshte e larte dhe vjen duke u ulur gradualisht deri ne stadet e fundit dhe te mplakjes. Ne disa fruta verehet nje ngritje intensive karakteristike e saj qe quhet rritja klimaterike e frymemarjes dhe frutat qe e shfaqin fenomenin klimaterik ndersa ata qe nuk e kane jo klimakterike. Shkalla dhe zgjatja e frymemarjes lidhet me llojin dhe me temperaturen e ruajtjes se produktit (ulet me uljen e temperatures). Fruta klimakterike Avocado Kivi Dardha Kajsia Kumbulla Shalqi Hurma Mango Banana Molla Papaya Pjeshka Fiku Domatja

Fruta jo klimakterike Ananas Kastraveci Vishnja Greipfrut Ulliri Qershia Lemoni Mandarina Portokalli Speci Rrushi Luleshtrydhja Rrushi freng Frutat e thate

2. Etileni. Etileni eshte substanca me e thjeshte organike qe prodhohet ne inde bimore dhe vepron ne gjendje te gazte. Etileni sintetizohet nga metionina e cila kthehet ne S-adenosyl-metionine (SAM). SAM me katalize te enzymes ACC synthetase jep ACC (acidi amino-ciklopropano-karboksilik dhe kjo e fundit (ACC) jep etilenin nen veprimin e enzymes ACC oksidaze. Si fitohormon etileni rregullator i disa funksioneve por kryesisht ndikon ne pjekjen dhe mplakjen e frutave ndaj dhe eshte quajtur fitohormoni i pjekjes dhe mplakjes. Ai vepron qysh ne perqendrime shume te vogla 0.1ppm. Tabela 47. Klasifikimi i produkteve sipas prodhimit te etilenit Kategoria Shume e ulet E ulet E mesme E larte Shume e larte

306

Prodhimi I etilenit Produkti ne 20°C μl/kg-ore <0.1 Angjinare, lule, agrume, qershi, lakrat, patate, sallatat, shega, sparangu, rrushi, luleshtrydhe, lulelakra 0.1-1 Kastraveci, ananas, ulli, shalqi, hurma, kungulli, patllixhani, bamja, pjepri, speci. 1.0-10 Babana, fiku, mango domate. 10-100 Avocado, kivi, dardha, kajsia, kumbulla, molla, nektarina, katalupi, pjeshka >100 Cherimoya


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

3. Ndryshime ne perberjen e produkteve hortikulturale: Shperberja e klorofiles eshte e dobishme per bananen, pjeprin e disa fruta por teper e demshme per produkte gjethore si lakra, spinaqi, sallata sepse ul ndjeshem cilesine e tyre dhe cmimin e tregut. 1. Zhvillimi i karoteneve qe jep ngjyren e verdhe ne kajsi, pjeshke, agrume etj., kurse ngjyra e kuqe e domates i dedikohet likopenit 2. Zhvillimi i antocianeve jep ngjyre te kuqe te shume frutave duke rritur edhe cilesine e tyre por nuk eshte i dobishem ne fruta qe destinohen per konservim. 3. Shnderrimi i amidonit ne sheqerna eshte i deshirueshem per shume fruta, kurse tek bizelja ekunderta eshte e deshirueshme. 4. Ndryshimet ne acidet organike, proteina, lipide, vitamina e substance aromatike lidhen me shijen dhe vlerat ushqyese te frutave. 4. Rritja dhe zhvillimi. -Mbirja ne patate, qepe, hudhra eshte e padeshirueshme dhe shkakton humbje te konsiderueshme -Depozitim i lignines tek sparangu ul vleren tregetare dhe e ben te pakonsumueshem. -Mbirja e fares ne frutin e domates ose specit natyrisht qe e ben ate te pa tregetueshem. 5. Transpirimi Transpirimi eshte humbja e ujit ne forme avujsh nga indet bimore. Kjo humbje ka per pasoje demtim sasior te produktit (pasha), por edhe cilesor (ulje te vlerave ushqyese). Ky process realizohet ne shtresat e epidermes se frutit , gojeza, qimet, qeliza te fleotremuara, si dhe demtimet e ndryshme. Transpirimi lidhet me faktore morfologjike te frutit (raporti siperfaqe/volum), stadi i pjekurise si dhe faktore te jashtem si temperature, lageshtia relative, levizja e ajrit. B. Demtime fiziologjike 1. Ngrirja, ndodh kur indi bimor ekspozohet ne temperature nen piken e ngrirjes. Ne kete rast ndodh humbja e “ujit jetesor”, shperberje e protoplazmes qelizore dhe vdekje e qelizes. 2. Temperatura e ulet shkakton demtime fiziologjike ne rastet e ruajtjes se frutave tej limiteve te percaktuara. Keshtu fruta te origjines tropikale dhe subtropikale pesojne demtime kur temperature e ruajtjes eshte <5°C dhe ne varesi te frutit edhe <15°C. Ne keto raste shfaqen njolla, cngjyrosje, tapezime, kalbje, zhvillim te patogjeneve, ndalim i proceseve te pjekjes etj. Kjo ndodh si rezultat i ndryshimeve ne membranen qelizore, ne pershkueshmerine e saj rrjedhoje e shkaterrimit te saj (humbje e fleksibilitetit), ulje e aktivitetit te membranave te mitokondrive, nderprjerje e levizjes protoplazmike, rritje e frymemarjes dhe proceseve oksidative sidomos pasi ngrihet temperatura me nxjerjen e produktit nga frigoriferi. Keto demtime mund te ulen e disa masa si vjelja ne stadin e duhur, aklimatizimin e produktit, perdorimi i substancave si CaCl2, aplikimi i atmospheres se kontrolluar etj.

307


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

3. Demtimi nga ekspozimi ne temperature te larta shfaqet me cngjyrosje, pjekje jo e rregullt djegje, tharje etj. Temperatura >30°C pengojne formimin e ngjyres se kuqe kurse >40°C ndalohen gjithe proceset epjekjes. 4. Demtime te tjera fiziologjike mund te jene rrjedhoje e mungesave para vjeljes si p.sh. tapezim i indeve nga mungesa e borit ose pikezim i hidhur nga mungesa e Calciumit. C. Demtime mekanike Jane demtimet qe krijohen ne forme traumash, gervishtje, goditje etj. Keto demtime zakonisht shoqerohen me ngjyre kafe te indit pasi me shkaterrimin e membranave qelizore ndodh oksidimi I polifenoleve qe vijne ne kontakt me enzimat oksidative. D. Demtimet nga patogjenet Jane demtime nga mikroorganizma e kerpudha dhe jane me intensive kur krijohen kushte te pershtatshme te infeksionit dhe zhvillimit te tyre Faktore qe ndikojne ne humbjet e produktit jane: 1. temperatura e ruajtjes 2. lageshtia relative 3. perberja e atmospheres (O2 dhe CO2). Me uljen e perqendrimit re oksigjenit dhe ngritjen e CO2 reduktohen shume procese biokimike si frymemarja, etileni gje qe realizohet nepermjet a[plikimit te atmospheres se modifikuar dhe asaj te kontrolluar me rrjedhoje ruajtjen me afat gjate te produktit dhe kufizimin e humbjeve. 4. etileni 5. drita 6. preparatet kimike 7. procesei i vjeljes 8. transporti 9. konsumatori Kufizimi i humbjeve 1. Para vjeljes • material gjenetik rezistent (kultivaret) • prodhim gjithevjetor per te shmangur ruajtje afatgjata • agroteknike e studjuar (ujitje, pleherim, krasitje, trajtime etj) • fitohigjena qysh ne parcelen e prodhimit 2. Gjate vjeljes • organizimi i vjeljes, trajnimi • materialet qe perdoren te jene te pastra • ulja e temperatures se produktit pas vjeljes (hijezim, paraftohje etj)

308


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

• •

ruajtja e lageshtise per produkte te ndjeshem (si ato gjethore) trajtime per shendetesim te traumave, demtimeve dhe epidermis (p.sh. patate e hershme) 3. Pas vjeljes • kontrolli i temperatures (paraftohje, ftohje ruajtje ne frigorifer) • ruajtje e lageshtise (lagie e dyshemese, sprucim uji, ajer i lagesht etj) • seleksionim pastrim i produktit • trajtime speciale si antioksidante, antitranspirante, parafinim celofan, tymosje, pjekje artificiale • paketim te pershtatshem • largim i etilenit, atmosfere e kontrolluar, ajrimi • kushtet te pershtatshme fitohigjene ne transport, pikat e shitjes me shumice dhe ato me pakice • informacon te konsumatorit per origjinen, cilesite dhe trajtimin e produktit 6.6. KRITERET E PJEKJES PER VJELJE TE PRODUKTEVE HORTIKULTURALE Njohja e stadit te pjekjes per velje te produkteve hortikulturale eshte teper e rendesishme pasi perben prohipotezen per ruajtje afatgjate te cilesise dhe vleres tregetare te tyre. Pjekja ne kuptimin e ngushte botanik te termit eshte kalimi nga staid vegjetativ ne stadin riprodhues. Pjekja per vjelje (maturity-maturimi) qe referohet edhe si pjekje teknike eshte staid net e cilin produkti qe eshte ne bime pasi ploteson disa faza te rritjes dhe zhvillimit eshte i pershtatshem per nje perdorim te caktuar si ruajtje, konsum, konservim, perpunim, tharje etj. Ne fruta dhe disa perime ky stad lejon zhvillimin normal te procesit te pjekjes edhe pas shkeputjes nga bima meme duke arritur ate qe quhet pjekje per konsum (ripening). Per faroret (molle, dardhe), bananet, avocado, domaten, kivin etj. Keto dy stade jane te veçanta, kurse tek berthamoret (pjeshka, kajsia, qershia etj.) pjekja teknike dhe pjekja per konsum jane te njekoheshme. Shpesh gjen perdorim edhe termi pjekje per treg stad i cili nuk ka te beje me pjekje per vjelje ose fiziologjike apo per konsum por thjesht me kerkesen qe ka tregu pavaresisht nga staid net e cilin gjendet produkti. Frutat dhe perimet vilen ne stade te ndryshme te pjekjes sipas qellimit te perdorimit te tyre: • ne stadin vegjetativ vilen sallata, lakrat, spinaqi, qepet reja, angjinaret, brokolat • pjeserisht te pjekur vilen kastraveci, bamja, mashurkat, speci, patlixhani • te pjekura vilen domate ekuqe, speci i kuq, pepri shalqini • disa nga frutat vilen ne stadin e mbarimit te rritjes vegjetative dhe jane te pershtatshem per konsum si qershia, pjeshka, luleshtrydhja, kajsa, kumbulla etj

309


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

nje kategori tjeter e frutave si molla, dardha, kivi etj stad i pjekjes per konsum arrihet gjate periudhes se ruajtes se tyre, pra ato vilen ne stad me te hershem dhe ruhen ne frigoriver e me pas jane te pershtatshme per konsum. Vjelja me heret se stadi i pjekjes duhet te evitohet pasi veç humbjeve ne peshe frutat nuk fitojne cilesite e ne vojshme si ngjyre, arome, shije dhe preken nga semundje duke humbur edhe vleren tregtare te tyre. Por edhe vjelja e vonuar duhet te menjanohet pasi frutat nuk mund te transportohen lehte, nuk mund te ruhen gjate, preken nga semundje qofte ato fiziologjike qofte patogjene dhe humbjet gjithashtu do te jene te konsiderueshme. Midis dy momenteve prodhuesi duhet te vendose per nje zgjidhje optimale qe siguron kombinim te ruajtjes se prodhimit dhe cilesi ne treg. 6.7. PROGNOZA DHE PERCAKTIMI I STADIT TE PJEKJES PER VJELJE a. Prognoza (parashikimi i vjeljes) Stadi i pjekjes ne nje zone kultivimi mund te vezhgohet çdo vit dhe pak a shume krijohet nje parashikim se kur ndodh procesi i maturimit, pork y stad ndikohet kryesisht nga faktori gjenetik (kultivari), faktoret e ambentit (klima, toka) si dhe agroteknika e perdorur. Per parashikimin e stadit te pjekjes per vjelje perllogariten: • periudha e frutifikimit pra numuri i diteve nga lulezimi i plote deri ne pjekje eshte nje kriter relativisht i qendrueshem sidomos per mollen, dardhen, pjeshken, qershine, kajsine etj. • data e vjeljes mund te parashikohet si rezultat i vrojtimeve shume vjeçare, pork ky kriter nuk eshte shume i qendrueshem pasi ndikohet mjaft nga faktore te klimes dhe agroteknikes. • njesite termike (thermal units) nga lulezimi deri ne pjekje jane nje kriter i dobishem per parashikimin e vjeljes. Njesi termike konsiderohet 1°C me larte se nje temperature baze (p.sh. 10°C) çdo dite per periudhen lulezim-pjekje. Ky numur mund te matet direct ne pemtore me ndihmen e aparateve si p.sh. Omnidata biophenometer i cili perllogarite njesite termike ne nje interval te caktuar te temperatures qe vendoset ne menyre manuale. b. Kriteret e pjekjes per vjelje Per zhvillimin e kritereve te pjekjes per vjelje te nje specieje dhe te nje zone te caktuar duhet te kryhen keto observime: • Te studiohen ndryshimet fiziologjike, biokimike dhe karaktere te tjera te produktit gjate rritjes dhe zhvillimit te tij. • Te konstatohen dhe stabilizohen ato ndryshime qe lidhen me pjekjen dhe qe mund te perdoren si kritere • Te kryhen eksperimente te pjekjes dhe te ruajtjes me matjet perkatese laborato-

310


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

rike dhe vleresimit te kritereve te cilesise se produktit. Te studjohet zbatimi i nje kriteri te vendosur per disa vite radhe ne menyre qe te jete sa me i besueshe dhe stable. Karakteristikat qe perdoren zakonisht si kriteret e pjekjes ndahen ne ato fizike, kimike dhe metabolike: •

b.1. Kriteret Fizike • Madhesia e frutit qe siç dihet mund te perllogaritet ne varesi te produktit si gjatesi, diameter, volum dhe krahasohet me standartin qe duhet te kete produkti per perdorimin e caktuar. • Forma si dhe veçori te siperfaqes lidhen me kultivarin e dhene dhe vleresohen si kriter per vjelje • Shkeputja e frutit nga bima meme. Kjo veçori si rezultat i formimit te pllakes ndarese mund te perdoret si kriter ne disa raste si tek pjepri por si kriter nuk eshte shume i qendrueshem pasi disa fruta (p.sh. berthamoret) mund te shkeputen edhe para pjekjes per aresye te streseve te ndryshme ose agrumet arrijne stadin e pjekjes per vjelje para se te formojne pllaken ndarese. • Ngjyra baze eshte rezultat i klorofiles dhe ksantofileve qe ne fazen e pjekjes japin product me ngjyre qe luhatet nga e gjelberta ne te verdhe. • Mbingjyra formohet nga sinteza e pigmenteve siç jane antocianet, likopeni etj. Ngjyra perdoret si kriter per vjelje por nuk eshte shume i stabilizuar pasi ndikohet mjafte nga faktore te jashtem. Ngjyra matet me ndihme te hartave kromatografike ose me aparat kromatometer qe shprehet me matje trepermasore. • Ngjyra e farave perdoret ne disa furta si tek faroret pasi ajo ndryshon ne fazen e pjekjes nga e bardhe ne kafe te erret. • Fortesia e tulit eshte nje kriter qe perdoret gjeresisht ne shume produkte. Dihet qe ne shume fruta e perime ne fazen e pjekjes ndodh zbutja e tyre si rezultat i tanizimit te qelizave, hollimit te mureve qelizore dhe tretjen e piktinave qe ndodhen ne hapesirat nderqelizore. Ne disa perime siç jane leguminozet ndodh forcimi i tulit persa vazhdon depozitimi i lignines. Gjithsesi eshte kriter qe matet me kg ose N (njuton) ndihme te penetrometrave qe pajisen me cylinder te pershtatshem qe futet ne tulin e frutit dhe qe perdoret mjaft si kriter per vjelje. • Pesha specifike e frutit mund te perdoret ne disa raste dhe mvaret nga perberja kimike e frutit. b.2. Kriteret kimike • Sheqernat e tretshme Gjate pjekjes se frutit si rezultat i hidrolizes se amidonit rritet permbajtja e sheqernave. Keto te fundit mund të maten me metoda kimike por edhe me metoda të thjeshta praktike si me anë te nje refraktometri optik ose digital i cili jep direkt në përqindje përmbajtjen e sheqernave në lëngun e frutit.

311


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Në disa fruta si kumbulla, qershia, vishnja, kivi, kajsia, pjeshka, sheqernat përbëjnë nje kriter mjaft të përdorshëm për vjelje, kurse në fruta të tjere duhet të kombinohet me kritere te tjere si aciditeti, fortësia etj. Amidoni. Gjate pjekjes permbajtja e amidonit ulet dhe kjo mund te testohet dhe matet me ane te testit te amidonit. Prerja e frutit e lagur ne solucion jodi dhe jodur kaliumi ne rastin kur ka permbajtje amidoni mer ngjyre blu te erret kurse kur amidoni eshte transformuar ne sheqerna nuk ngjyroset. Kjo vleresohet dhe perben nje kriter te thjeshte, qe nuk kerkon aparatura te sofistikuara dhe mjaft praktik. Aciditeti. Permbajtja e acideve organike si ai malik, citrike e tartrik ulet ndjeshem gjate pjekjes. Aciditeti i lengut te frutave matet me titrimin e nje volume te tij me nje baze me perqendrim te njohur dhe sherben si kriter pjekjeje ne disa fruta e sidomos ne agrume. Raporti sheqerna/acide permiresohet me pjekjen e frutave dhe eshte nje kriter i perdorshem er rrushi e agrumet.

b.3. Kriteret metabolike • Intensiteti i frymemarjes paqyron edhe ecurine e procesit te pjekjes. Keshtu ne disa fruta ulja e frymemarjes pasohet nga nje ngritje qe e kemi quajtur klimakteriku tek keto fruta. Moment i fillimit te ketij klimakteriku mund te sherbeje si nje kriter mjaft i pershtatshem i pjekjes per vjelje. Vjelja me e vonuar nuk mund te ndikoje ne ruajtje per nje periudhe me te shkurter pas vjeljes se produktit. • Etileni qe prodhohet nga fruta klimakterike kur fillojne pjekjen mund te matet dhe te sherbeje si kriter per vjelje. Natyrisht matjet e frymemarjes dhe te etilenit kerkojne aparaturat perkatese si gas analizator ose gas kromatografi. 6.8. CILESIA E PRODUKTEVE HORTIKULTURALE 6.8.1. TERMI CILESI perdoret ne menyra te ndryshme ne varesi te perdorimit te produktit, personave me interesa te ndryshme, zones dhe nevojave te diferencuara per ate produkt: • Prodhuesi konsideron cilesi te mire kur produkti ka pamje te mire te pademtuar por per nje kultivar te caktuar shpesh e lidhin me rendimentin, qendrueshmerine ndaj semundjeve dhe lehtesine per tu vjele. • Per permiresuesin gjenetik cilesia lidhet me karakteristikat natyrale, transmetimin e tyre, rendimentin, qendrueshmerine ndaj faktoreve te demshem. • Per tregetine e shumices dhe perpunuesit cilesia lidhet me pamjen e mire, qendrueshmerine ne ruajtje dhe perpunim. • Dietologu e lidh cilesine me shume me permbajtjen e produktit ne proteina, karbohidrate, vitamina e kripera mierale. • Konsumatori nenkupton cilesi te mire karakteristika qe ai percepton me te shi-

312


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

juarit, pamjen , aromen etj. Term i plote i cilesise eshte ai i Kramer dhe Twig 1970: “Cilesia eshte kompleksi i atyre karakteristikave te produktit qe e ben ate te dallueshem nga grupi it e njejtit produkt”.

6.8.2. KRITERET E CILESISE • Pamja e pergjithshme eshte kriter shume i rendesishem pasi shumica e konsumatoreve lejne “me sy”. Ne kete kriter futen: - madhesia e cila metet me diameter, gjatesi, volum, peshe dhe produkti ndahet ne kategori te cilesive te ndryshme me makineri te posaçme. Ne pergjithesi frutat e medha kapin çmime te mira megjithese kohet e fundit kerkesa te medha kane frutat me madhesi mesatare. - forma lidhet me kultivarin e dhene dhe konsumatori eshte mesuar qe per nje kultivar te kete perpara formen perkatese. - ngjyra eshte rezultat i raporteve te klorofiles, karoteneve dhe antocianeve dhe eshte karakteristike e species dhe kultivarit. • Gjendja e siperfaqes - pamje e jashteme - karakteristikat morfologjike - shkalla e demtimeve fizike e patogjene • Karakteristikat anatomike e fizike; fortesia, kristaliteti, turgori etj • Shija dhe aroma (shija: embel, tharte, hidhur, kripur, tanina; aroma e kendshme e papelqyeshme, e papranueshme etj.) • Vlera ushqyese lidhet me permbajtjen e karbohidrateve, proteinave, lipideve, vitaminave, acideve organike e kriperat minerale • Siguria per shendetin e konsumatorit kate beje me permbajtjen ne produkt te: - substancave natyrale toksike - mykotoksinat, - infeksionet bakteriale - mbetjet kimike nga preparatet bujqesore te perdorura - radiaktiviteti. 6.8.3. FAKTORET QE NDIKOJNE NE CILESINE E PRODUKTEVE HORTIKULTURALE •

Faktoret gjenetike: madhesia, forma ngjyra dhe karakteristika te tjera lidhen me kultivarin dhe shprehja e tyre ndikohet edhe nga kushtete e jashteme. Ndikim mund te kete edhe nenshartesa e perdorur p.sh. portokalli i shartuar mbi trifoliate jep fruta me cipe te holle ne antiteze me rastin kur si nenshartese eshte perdorur limoni lekuretrashe.

313


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Faktoret para vjeljes - Klima 1. temperatura (klima e fresket ne periudhen e pjekjes ndikon ne zhvillimin e ngjyres tek molla, agrumet) 2. drita ne disa fruta eshte e domosdoshme per formimin e mbingjyres, 3. faktore te tjere ambjentale si reshjet, bresheri, era gjithashtu ndikojne ne cilesine e frutave - Agroteknika 1. elementet ushqyes kane nje ndikim te madh tek cilesia e produktit. Mungesa e tyre jep fruta te vegjel e cilesi te dobet si dhe shfaqje te semundjeve fiziologjike gjate ruajtjes ne frigorifer p.sh. mungesa e Ca, B, Fe etj. Teprica e N gjithashtu eshte me pasoja negative mbi cilesine e frutit. 2. perdorimi i hormoneve pavaresisht se kryhet per qellime te caktuara si lidhje e frutave, pjekje e menjehershme etyre etj. Shpesh demton cilesine produktit.

Faktoret gjate vjeljes - Stadi i pjekjes per vjelje tepr i rendesishem jo vetem per sigurimin e cilesise se prodhimit por edhe per ruajtjen e saj deri ne destinacionin perfundimtar te prodhimit. - Procesi i vjeljes dhe i transportit

Faktoret pas vjeljes - Temperatura eshte faktor teper i rendesishem (me ngritjen 10°C te temperatures shkalla e demtimit dhe firove dy dhe trefishohet dhe anasjelltas) - Lageshtia relative ne ambjentet e ruajtjes. Lageshtia e ulet relative rrit intensitetin e transpirimit dhe rrjedhimisht perqindjen e humbjeve te produkteve. - Perberja e atmospheres ne ambjentin e ruajtjes (O2, CO2, Etilenit. - Transportet e kryera ne konvejerin e marketingut.

6.8.4. VLERESIMI I CILESISE - METODAT • Vleresimi subjektiv bazohet ne eksperiencen dhe aftesite e individeve qe marin pjese ne vleresim i cili konsiston ne perceptim te karakteristikave qe vleresohen si pamje, ngjyre, fortesi, shije, arome. Metoda e aplikimit qe ndiqet ne test panel eshte: - kualifikohet dhe testohet grupi i testimit - zgjidhen 12-15 persona te afte si testues - pregatitet ambjenti i testimit (ndarje te veçanta, pastertia, ndriçimi etj.)

314


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

ndiqet e njajta procedure per te gjitha mostrat jepet vleresimi sipas shkalleve (pike, note, vleresim me fjale etj)

Vleresimi objektiv bazohet ne matje dhe analiza me ndihme te aparaturave perkatese ne laborator si : - matja e ngjyres - fortesia e tulit (ose e produktit) - aciditeti - substancat aromatike - analiza te tjera kimike kur eshte e parashikuar

6.9. TRAJTIMI I PRODUKTEVE HORTIKULTURALE PAS VJELJES 6.9. 1. NJESIA SELEKSIONUESE, PAKETUESE, FTOHESE. Kjo njesi eshte nje kompleks i ndertuar dhe pajisur per kryerjen e disa proceseve te lidhura menjera-tjetren dhe qe jane percaktuese ne gjithe marketingun e produkteve. Proceset qe kryhen ne keto njesi jane: grumbullimi i produktit te vjele, larja, tharja, standartizimi, procese te tjera si parafinim-tharje, amballazhim, paketim per treg, paraftohje, ftohje, ruajtje, transport ne pika te trgut te shumices ose pika te perpunimit. Funksionimi eficent i nje njesie te tille kerkon: • Ambjent te bollshem per mjete dhe facilitete • Mundesi te rregullimit te shpejtesise se konvejerit dhe kontrollit te proceseve • Pergjegjesi te qarta (secili te dije çfare te beje dhe kohen) • Mundesi te survejimit te procesit • Kushte te mira pune • Trajnim te punonjesve 6.9.2. TRANSPORTI NGA PARCELA DHE DOREZIMI NE NJESINE E MANIPULIMIT TE PRODUKTIT • •

Arkat: plastike 50x40x30 (10-30kg) ose tip paletash 200-500kg Transportia. evitimi i shume transporteve - evitim i goditjeve - rruga te jete e shtruar - shpejtesia jo e madhe - mjeti te kete pajisje ngarkim-shkarkimi - shfryrja lehtesisht e gomave - veshja e pareteve me material te bute - mjetet e transportit ne distance te jene te mbyllura Shkarkim dorezimi mund te realizohet me menyre manuale ose te mekanizuar. Produkti mund te futet ne linjen e proceseve te tjera ne dy menyra:

315


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

1. direkt me kthim te arkave ne konvejer 2. shkarkim ne depozite me uje per te evituar goditjet • • • • • • • •

Larje, pastrimi nga lendet e huaja i produktit Tharje, paraseleksionim, dezinfektim (vetem kur eshte e parashikuar) Seleksionim-standartizim Parafinim Tharje e parafines Seleksionim elektronik Paketim (arka plastike, druri, kartoni, qeska polietileni, rrrjeta etj) Ftohje

Figura 115. Skema e impiantit lares paketues

Etiketimi i produktit permban: Emri i produktit (specia, kultivari) • Origjina, Exportuesi • Vendi • Pesha • Kategoria e cilesise • Viti Ne kushtet e sasive te vogla te prodhimit mund te perdoren menyra dhe linja me te thjeshta dhe me kosto me te ulet investimi. Prodhimi qe mbetet jashte kategorive te cilesise mund te perdoret per ushqim per kafshet, prodhim alkooli ose te groposet ne toke.

316


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Figura 116. Te tjera skema makinash per larjen dhe paketimin e frut-perimeve

6.10. ETILENI 6.10.1. TE PERGJITHSHME Etileni eshte karbohidrati me i thjeshte i pangopur (me 1 lidhje dyfishe). Eshte fitohormon qe prodhohet ne inde te bimes, vepron ne gjendje te gazte. Eshte quajtur fitohormon i pjekjes por eshte rregullator i proceseve te shumta fiziologjike si mbirje farave, shkeputja e organeve nga bima meme, zverdhje, shkeputje e frutave, gjetheve, pjekje, mplakje. Veçori te tij si gaz: • pa ngjyre • i djegshem me shperthim ne perqendrimet 3.1%-32% me ajrin

317


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

• pika engrirjes -169.2 • pika e vlimit -103.7 Kur perdoret per pjekje artificiale te frutave perjashtohet nga lista e preparative me mbetje kimike ne product. 6.10.2 PRODHIMI I ETILENIT • frutat klimakterike • indet e demtuara bimore, plagosjet • indet e infektuara nga patogjenet Faktoret • temperature qe favorizon prodhimin e etilenit 18-25°C • ne disa fruta si dardha, molla, agrume temp e ulet (5-10°C) e pasuar nga ajo me e larte 20°C favorizon prodhimin e etilenit. • oksigjeni -ne atmosphere te kontrolluar me perqendrim te ulet O2 reduktohet prodhimi etilenit kurse ne atmosphere te zakonshme 21% O2 prodhimi eshte intensive • demtimet • streset 6.10.3 SINTEZA E ETILENIT Paraardhes i etilenit eshte nje aminoacid (metionina) e cila kthehet ne S-adenosyl-metionine (SAM). SAM me vepim katalitik te enzymes ACC synthetase jep ACC (acidi amino-ciklopropano-karboksilik dhe kjo e fundit (ACC) jep etilenin nen veprimin e enzymes ACC oksidaze qe eshte quajtur edhe EFE (ethylene forming enzyme. Ione te Co++ dhe Ni++ pengojne sitnezen etilenit. 6.10.4 VEPRIMI I ETILENIT Etileni qe te veproje lidhet me nje receptor (R) ne prani te nje Ioni te nje metali Cu++ dhe ne prani te O2 duke formuar nje kompleks i cili aktivizon reagimin e indit bimor pas nje periudhe inkubacion relativisht te shkurter ne varesi te llojit dhe kushteve te ruajtjes. CO2 dhe ione te Ag+ jane antagoniste dhe pengojne veprimin e etilenit. Gjithashtu GA dhe AVG jane pengues te veprimit te tij. 6.10.5 EFEKTE TE DOBISHME TE ETILENIT • pjekje e shpejte dhe uniforme e frutave (banana, domate, dardhe, speca) • zverdhje e agrumeve • zhvillim i ngjyres (spec i kuq, rrushi freng) • shkeputje e frutit nga pema (ulli, qershi, lajthi) • zhveshje e perikarpit arra • mbirje te bulbeve

318


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

6.10.6 EFEKTE TE DEMSHME TE ETILENIT • • • • • •

shpejtim pjekje - mplakje ne perime zverdhje te demshme ne perime gjethore fortesim indesh (sparangu-lingifikim) zhvillim te semundjeve fiziologjike ne ruajtje rrezim te luleses ne lule dhe lakrat njollezim ne disa perime, hidherim te karrotes etj.

6.10.7 APLIKIME TE ETILENIT Aplikimet e etilenit jane te bazuara ne efektet e siperpermendura. Me i aplikueshem ne bujqesi eshte ethrel (acidi 2- kloretilfosfonik) qe hidrolizohet dhe çliron etilen. Ethrel ose ethephon aplikohet si solucion me sperkatje ose me lagje te frutave. Gjithashtu CaC2 kur hidrolizohet prodhon etilen. Por etileni mund te aplikohet direkt ne volume te caktuara ne ambjente te pershtatshme per pjekje artificiale ose ato te ruajtjes. Ne pergjithesi kushtet e aplikimit per shume produkte jane: • • • • • •

temperature 18-25°C lageshtia relative 90-95% perqendrimi 10-100ppm koha 24-72 ore qarkullim ajri freskim ajri sepse grumbullimi i CO2 eshte antagonist.

Keto kushte jane te pergjithshme pasi per çdo specie ka kushte specifike te aplikimit dhe te sigurise nga demtimet apo shperthimi i mundshem. Etleni mund te aplikohet direkt me perdorim te bombolave dhe flowmetrave, mund te aplikohen substanca qe çlirojne etilen ose te perdoren fruta qe prodhojne etilen (p.sh. molla). 6.10.8 KONTROLLI I ETILENIT Burime te etilenit ne ambjentet e ruajtjes: • djegje lende organike, hidrokarbure • gazra te automjeteve ose motoreve • shperberje e indeve bimore • llampa ftoriumi • fruta me prodhim te larte etileni Masa per kontrollin: • ajrosje e ambjentit • perdorim i filtrave me veprim kimik, djegie, oksidues, lidhes • perdorimi i atmospheres se kontrolluar

319


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

6.11. TRANSPIRIMI- HUMBJA E LAGESHTISE 6.11.1 TE PERGJITHSHME Transpirimi eshte nje nga funksionet fiziologjike baze dhe faktor pergjegjes per humbjet gjate ruajtjes se produkteve hortikulturale. Ai mund te shkaktoje tharje, rrudhosje, zbutje, humbje te freskise, ndryshime ne perberje, shije, arome, humbje ne peshe dhe te vlere tregtare. Keto humbje mund te tejkalojne shkallen 3-10%. Lageshtia absolute e ajrit eshte masa e avujve te ujit ne nje volum te caktuar te ajrit dhe shprehet g/cm3. Lageshtia relative eshte raporti i tensionit te avullitne nje gjendje te dhene mbi tensionin etij ne gjendje te ngopur ne te njejten temperature dhe shprehet me %. Largimi i ujit nga indet bimore ne forme avulli perbejne transpirimin. Ky largim e ka fillimin nga hapesirat nderqelizore te indit dhe levizja kryhet nga pika me e larte ne ate me te ulet te tensionit te avujve. Matja e lageshtise relative te ajrit mund te behet me çift termometrash (lagje- thate) dhe harte psykrometrike, me hygrometer, ose me mates digital te lageshtise. 6.11.2 FAKTORET QE NDIKOJNE NE TRANSPIRIM • karakteristikat morfologjike dhe anatomike te siperfaqes (natyra e ndertimit te siperfaqes dhe substance apo struktura qe ndihmojne ose pengojne transp.) • raporti siperfaqe/volum (produket gjethore kane transpirim me te madh) • frymemarja jep CO2 dhe H2O, energjia largohet me transport ne ambjent por edhe me avullim • demtimet mekanike, traumat, shtypjet etj. • lageshtia e ulet relative e ambjentit te ruajtjes • levizja e ajrit. 6.11.3. KONTROLLI I HUMBJEVE TE LAGESHTISE Qe te reduktohen humbjet e lageshtise duhet te zvogelohet diferenca e tensionit te avujve midis produktit dhe ajrit te ambjentit te ruajtjes (frigoriferit). Kjo arrihet me: 1. ulje te temperatures me ane te ciles zvogelohet kapaciteti i ajrit per mbajtje te lageshtise 2. rritje e lageshtise relative te ajrit me: - lagie e produktit - sprucim uji - futje ajri te lagesht - vendosje te eneve me uje - lagie te dyshemese 3. vendosje te fragmes se avujve midis produktit dhe ajrit 4. perdorim te membranave te polietilenit ne amballazhim.

320


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

6.12. FTOHJA E PRODUKTEVE HORTIKULTURALE 6.12.1 RENDESIA • ulja e temperatures redukton proceset metabolike ne inde te produktit - frymemarje - prodhimin dhe veprimin e etilenit • ul transpirimin dhe zvogelon humbjet e lageshtise • redukton prekjen e produktit nga patogjenet • minimizon efektet negative te demtimeve mekanike 6.12.2 PARAFTOHJA Gjate vjeljes produktet kane temperature te larta megjithe masat qe mund te meren si vjelja heret ne mengjes, shfrytezimi i vendeve te hijezuara etj. Ne kushte te prodhimit te madh keto mase nuk permbushen plotesisht prandaj zgjdhje e mire e problemit arrihet me aplikimin e paraftohjes. Paraftohja bazohet ne parime fizike te uljes se temperatutres se produktit. Kjo ulje mund te ralizohet me: • nepermjet konduktivitetit • transportit • rrezatimit • avullimit 6.12.3 METODAT E PARAFTOHJES Keto metoda jane te shumta dhe te ndryshme. Per zgjedhjen e metodes veprohet ne baze te disa kritereve: • lloji i produktit, p.sh. luleshtrydhje, manoret nuk mund te ftohen me sistemin e lagies se ftohte sepse prishen cilesisht as edhe me ftohje te ngadalte frigoriferi, por me sistem te ftohjes se shpejte me rryme ajri. • pershtatshmeria e metodes me facilitetet egzistuese • kapitali fillestar qe kerkohet per permiresime • kosto e funksionimit te tyre • fuqia puntore • kosto per energji dhe amortizim Metodat jane: • Paraftohje ne dhoma frigoriferike te zakonshme. Produkti vendoset ne paleta me vrima dhe ajri vjen ne kontakt ne te 4 anet. Rryma e ajrit leviz me shpejtesi 60-120 m/min. Kjo metode eshte e thjeshte dhe eviton levizjet e produktit pasi net e njejtin vend do te vazhdoje edhe ruajtja e tij. Dobesi te metodes jane: - eshte e ngadalte - produkti mund te humbase pak ne cilesi per aresye te ngadalesise - kerkon shume siperfaqe kontakti

321


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

• •

Paraftohje me rryme te ftohte ajri Kjo metode realizohet ne tunele ftohese ku rryma e ajrit jo vetem futet midis paletave por edhe ne brendesi te paletes me shpejtesi 200-400m/min. Koha e nevojshme eshte 1/4 deri1/10 e kohes ne frigorifer te zakonshem (60-120 min). Paraftohje me uje te ftohte Kjo eshte nje metode e shpejte bile frutat qe mund te kene humbur pak lageshti e rifitojne ate. Produkti vendoset ne system qe dergon uje te fohte nga larte poshte. Tregohet kujdes per fitohigjenen duke pastruar mekanizmat dhe duke perdorur dezinfektant te holluar. Paraftohje me vakuum Kjo metode realizohet me ane dhomave te vakuumit ku presioni ulet ne 5-10torr dhe keshtu nxitet avullimi i lageshtise qe rezulton ne ftohje te produktit. Paraftohje me akull Eshte metode e hershme e cila bazohet ne vendosjen e akullit ose copave te tij ne kontakt me produktin.

6.13. RUAJTJA E PRODUKTEVE HORTIKULTURALE 6.13.1. TE PERGJITHSHME Nepermjet metodave te ndryshme te ruajtjes synohet te zgjatet periudha e perdorimit te produktit me humbje sa me te vogla dhe arritje te vlerave te larta tregtare. Jeta tregtare e produktit zgjatet me ruajtjen sepse: • ngadalesohet frymemarja • ngadalesohet pjekja • kufizohet transpirimi • evitohet infektimi nga patogjenet • pengohen procese fiziologjike si mbirje, zhvillim ngjyre, forcim indesh etj. 6.13.2 FAKTORET QE NDIKOJNE NE RUAJTJE TE PRODUKTIT • faktoret para vjeljes (kultivari, nenshartesa, klima, toka, agroteknika) • faktore gjate vjeljes • paraftohja • fitohigjiena • kushtet e ruajtjes (frigorifer i zakonshem, i kontrolluar) 6.13.3 METODAT E RUAJTJES a. Ruajtje me kushte natyrale • ruajtja ne parcele (disa produkte si patate, qepe ose agrumet ne peme) mund te ruhen per nje periudhe te kufizuar sepse natyra e tyre e lejon.

322


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

• • • • •

ne transhe me kashte (patate) ne kavaleta me kashte e dhe (patate, molle etj) ne bodrume te fresketa magazine te thjeshta me ajrosje naten me akull

b. Ruajtje me ftohje mekanike Parimi baze i kesaj metode eshte realizimi i ftohjes nepermjet avullimit te lengut ftohes (amoniak, freon-12 etj.) Njesia e ftohjes perbehet nga: • motori (presuesi) shtypet gazi • kondensuesi ku gazi eshte kthyer ne gjendje te lenget dhe temp eshte e larte (serpentina prapa frigoriferit) • valvola e shkarkos lejon qe lengu te kaloje ne serpentinen e ftohjes duke u kthyer ne gaz me thithje energjie (ftohje). • serpentina e ftohjes • dhoma ku vendoset produkti • sistemi i shkrirjes. c. Rregullimi i parametrave te ruajtjes se produkteve • temperatura normalizohet me system termostatesh (sistemi lejon luhatje+1)C, normalizimi kerkon izolim te mire te dhomes se ftohjes dhe ngarkese te plote te frigoriferit • lageshtia relative eshte tjeter parameter i rendesishem (shumica e fruta-perimeve ruhen ne lageshti 90-95%) dhe normalizohet me avullim te ujit, lages speciale, si dhe aparate sprucimi mjegulle kur lageshtia ulet teper. • Kompozimi i atmospheres ne ambjentin e zakonshem eshte 78%N2, 21%O2, 0.003%CO2. Meqenese ambjenti eshte i mbyllur dhe produktet zhvillojne process fiziologjike si frymemarja kjo atmosphere mund te ndryshoje (ulet O2 dhe rritet CO2) prandaj rekomandohet ajrim dhe qarkullim i ajrit. 6.13.4 NGRITJA E NJESIVE FRIGORIFERIKE • Zgjedhja e vendit. Ngritja e njesise per ruajtjen e produkteve hortikulturale duhet te bazohet ne disa kritere si: - Lehtesia ne transport (te jete afer vendit te prodhimit ose sistemi i transportit te jete i disponueshem per njesine) - Mundesia e lidhjes me KESH, TELEKOM - Vendi te jete i sheshte i kulluar (ujrat nentokesore >4m) - Madhesia te jete e tille qe te mbuloje nevojat e prodhimit - Skema e vendosjes te jete e tille qe te lehtesoje funksionet e njesise si, peshim, pastrim, seleksionim, amballazhi, ruajtje ne frigorifer si dhe levizjet brenda njesise.

323


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Ndertimi - Panele te gatshme te parafabrikuara - Isolim termik i nderteses ekzistuese dhe ventilim i produktit - Izolimi nga lageshtia e cila ul izolimin termik te materialit dhe demton pjeset metalike.

6.14. ATMOSFERA E RUAJTJES SE PRODUKTEVE HORTIKULTURALE Te paret qe bazat e aplikimit te O2 dhe CO2 ne dhoma hermetike te ruajtjes ishin Kid dhe West (1930). Qysh nga sjo kohe u zhvillua nje industri e tere per ruajtjen e produkteve ne atmosphere te modifikuar (AM) dhe atmosphere te kontrolluar (AK). Termat atmosphere e modifikuar (AM) dhe atmosphere e kontrolluar (AK) perdoren per ambjente te ruajtjes me perqendrim te zvogeluar te O2 dhe te zmadhuar te CO2. Keto ndryshojne midis tyre se ne AK perqendrimet e O2 dhe CO2 rregullohen automatikisht dhe jane te stabilizuara kurse ne AM nuk jane stable sepse varen nga frymemarja e frutave. Ne AK keto perqendrime zakonisht jane 2-3% O2 dhe 2-3% CO2. Ruajtja ne AK mund realizohet edhe me perqindje me te uleta si 1%, ne kete rast behet fjale per oksigjen tejet te ulet dhe termi qe haset ne literature eshte “ultra low oxygen” ULO. Efektet e aplikimit te AM dhe AK Pozitive • Vonese ne pjekje dhe mplakje te frutit • Reduktimi i ndjeshmerise ndaj etilenit • Kufizimi i semundjeve fiziologjike • Kufizimi i prekjes nga patogjenet • Reduktimi i humbjes se lageshtise Dobesite • Ruajtja e gjate mund te nxise disa anomaly fiziologjike • Ka raste sidomos ne CO2 te larte te pkjes anormale • Krijimi i kushteve anaerobike qe mund te krijohen mund te jape nje arome jo shume te kendshme • Humbje te aromes ne raste te ruajtjes tejet te gjate. Realizimi i AK eshte i automatozuar me perdorim te N2 me gjenerator te prodhimit te tij ose me bombola ne raste kur kapacitetet jane te vogla ose eksperimentale Per AM kjo realizohet me ane te perdorimit te membranave per ambalazhim te produktit. 6.15. ANOMALITE FIZIOLOGJIKE GJATE RUAJTJES Me termin “anomali fiziologjike” nenkuptojme devijimet nga gjendja normale e cilesise ne lidhje me pamjen, ngjyren,dhe veçorite organoliptike te produktit. Keto anomali qe shpesh referohen edhe si semundje fiziologjike shkaktohen nga streset

324


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

qe peson produkti gjate periudhes se ruajtjes por qe kane lidhje edhe me faktoret e tjere te paravjeljes dhe vjeljes. Keto strese jane: • Termike • Ujore • Ushqyese • Mekanike • Kimike • Patogjene Stresi termik ka te beje me efektet e temperatures se larte e cila mund te shkaktoje ne varesi te frutit dhe temperatures dehidratim, njolla tharje, moszhvillim te ngjyres si dhe ndryshim te perberjes se frutit.gjithashtu temperature me te uleta se ato te lejueshme mund te shkaktojne deme te pjeseshme deri ne ngrirje te plote te produktit me efekte teper negative per cilesine. Stresi kimik ka te beje me: • perqendrimin shume te ulet te O2 dhe te larte te CO duke krijuar kushte anaerobike • prezenca e etilenit qe nxit shpejtim te pjekjes dhe mplakjes • rrjedhje te amoniakut ne ambjentin ruajtjes • substance kimike qe perdoren pas vjeljes si difenilamina DPA, antitranspirante, hormone, fungicide etj. Stresi i te ushqyerit ka te beje me mungese te elementeve qe japin simptoma ne periudhen e ruajtjes. Stresi ujor lidhet me humbjet e lageshtise se produktit edhe kjo me pasoja te medha per cilesine e tij. Stresi mekanik lidhet me demtimet mekanike gjate vjeljes, transportit e ruajtjes e deri tek konsumatoret. 6.16. DISA NGA SKEMAT QE ZBATOHEN NE PERIME PAS VJELJES DHE KUSHTET E RUAJTJES SE TYRE Domatja Domatja paraqet kete procedure trajtimi pas-vjelje : Vjelja

Dorezimi

Larja

Tharja

Ruajtje

Paketim

Standartizim

Seleksionim

Domatja eshte produkt premtues per tregun e brendshem dhe eksport, duke mare parasysh siperfaqet e mbuluara me serra. Domatet e vjela ne stadin e pare te pjekurise ruhen ne 10-13 grade C dhe me 90-95%

325


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

lageshti per 2-5 jave. Domatet e pjekura ruhen 8-10 grade C, me 80-95 % lageshti dhe deri ne 3 jave. Lulelakra Pjekja e lulelakres per vjelje varion sipas kultiareve por ne pergjithesi madhesia eshte kriteri kryesor. Zakonisht lule-lakra vilet me dore, por paisje te tjera mund te perdoren per ndihme. Trajtimi jo i pershtatshem gjate vjeljes mund te shkaktoje humbje maksimale. Natyrisht te tjera shkaqe si zverdhja, renia e gjetheve veshese, frymemarja e larte, humbje uji, rrisin shkallen e humbjeve. Vjelja me kujdes, standartizim dhe ruajtje ne kushte te pershtatshme ruajne cilesine e lule-lakres. Paketimi i lule-lakres mund te realizohet ose ne fushe duke perdorur njesi te levizshme ose njesi stabel paketazhi d.m.th fabrike. Ne rastin e njesi stabel harxhohet me teper energji dhe mund te shkaktohen me teper demtime se ai nga paketazhi ne fushe. Lule-lakra ka kete skeme trajtimi pas-vjelje si me poshte: Seleksionim ne fushe

Ruajtje

Paraftohje

Paketim

Pastrim

Ambalazhim Individual

Lule-lakra mund te ruhet perkohesisht ne 2 grade C dhe 95% lageshti, per 2 jave. Ruajtja afat-gjate nuk rekomandohet, por eshte e mundshme dhe ruhet ne 0-2 grade C, 95-98 % lageshti, per 3-4 jave. Perimet gjethore dhe ato lulore prezantohen me komoditete: • perime gjethore si sallata, lakra, lakra e brukselit,spinaqi, selino, chikore, qepe te njoma, hudhra te njoma etj. • Kercell si sparangu, kohlrabi, fenel etj • lulore si angjinare, brokoli, lulelakra. • Kerpudhat Keto produkte jane cilesuar si teper te ndjeshme pasi kane intensitet frymemarrje te larte dhe ritem te larte te humbjes se lageshtise. Vjelja ne pergjithesi kryhet manuale per ti ruajtur nga demtime mekanike. Amballazhimi ne fushe rekomandohet pasi eviton humbjet e konsiderueshme nga demtimet mekanike. Paraftohja eshte mase teper e rendesishme per ruajtjen e lageshtise dhe uljen e frymemarrjes. Kushtet e ruajtjes: per ruajtje te perkoheshme temperaturat 0-2 grade celcius jane me te pershtatshme dhe lageshtia 95%.

326


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Per ruajtje 1-3jave gjithsesi temperaturat duhet te jene <5 grade. Duhet treguar kujdes per temperaturat <0 grade pasi jane te ndjeshme ndaj demtimeve nga ngrirja e indeve. Ruajtje shume e gjate nuk rekomandohet pasi eshte ne dem te cilesise dhe cmimit ne treg. Karrota Karrota vilet plotesisht e pjekur ose e pa pjekur, ne varesi te perdorimit te saj. Kriter pjekje perdoret gjatesia e karrotes, diametri, ngjyra, por edhe karakteristika te tjera. Proceset ne te cilat kalon karrota jane ato te skemes se meposhtme: Vjelje

Peshimi

Shendetesim

Pastrim

Ruajtje

Paketim

Standartizim

Seleksionim

Karrota e trajtuar ruhet ne 0 grade C, ne 98 % lageshti dhe per 4-6 muaj. Karrota e papjekur ruhet ne 0 grade C, ne 98 % lageshti dhe per 2 jave. Patatja Patatja e hershme vilet kur është në stadin e përshtatshëm për tu përdorur nga industrite ose tregu . Patatja e vonë vilet pak përpara tharjes të plotë të pjesës mbitokësore. Skema e standartizimit të patates është si më poshtë: Vjelje,Pastrim

Larje

Seleksionim

Seleksionim

Paketim

Standartizim

Shëndetësimi është një procedurë shumë e rendesishme qe kerkon mbajtjen e produktit ne temperature 15-20C, 90% lageshti per disa dite deri sa siperfaqja te jete e shendetshme. Ky shendetesim mund te realizohet ne fushe ose fasilitete te lehta qe sigurojne keto kushte. Pas shendetesimit patatja futet ne ruajtje. Patatja e hershme ruhet ne temperature 10 – 15C , 90 – 95% lageshti deri ne dy jave. Patatja e vone ruhet ne temperature 4 – 12C , 95 – 98% lageshti deri 6 -8 muaj.

327


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Qepa Skema manipulimit te qepes eshte si me poshte: Vjelje

Dorezimi

Shendetesim

Pastrim

Ruajtje e ftohte

Paketim

Standartizim

Seleksionim

Qepet e gjelberta vilen kur jane 15cm te larta dhe 0.6-1.3cm ne diameter te bazes se bulbit te papjekur. Qepet e thata vilen kur 20% e pjeses mbitokesore thahen. Eshte e rendesishme te thuhet qe shendetsimi rrit 2-3 here fitimin. Sherbimi behet ne kushte te thjeshta qe plotesojne kerkesat. Pjepri Skema per pjeprin eshte si me poshte: Vjelje

Paraftohje

Pastrim

Ruajtje

Paketim

Standartizim

Shalqini ruhet 10-15oC, 90% RH per nje muaj, Pjepri ruhet ne 7-10oC, 90% RH per nje muaj. Katalupat ruhen ne 2-5oC, 95% per 2-3 jave. Molla Nje skeme tipike dhe e plote e trajtimit pasvjeljes dhe ruajtjes eshte ajo e molles Vjelje

Tharje

Vjelje

Peshimi

Tharje

Dorezimi

Paraftohja

Parafinim

Perzgjedhja

Tharje

Shendetesim

Larje

Pastrim

Stadi i pershtatshem i pjekjes ne vjelje eshte kyci kryesor per ruajtjen e cilesise pas vjeljes. Disa indekse maturimi perdoren per percaktimin e ketij stadi te cilet jane:

328


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

• • • • • •

madhesia fortesia (9-10kg) sheqernat ( 10 – 11% ) indeksi i jodit (3-4) aciditeti ngjyra

Masat e tjera qe merren jane: • • •

trajnimi i vjelsave sigurimi i arkave mjetet e transportit

Mollet zakonisht ruhen ne temperaturen 0C, 95 % lageshti per 6-8 muaj ne varesi te kultivarit. Para ftohja duhet te realizohet menjehere pas vjeljes duke evituar humbjet per shkak te temperaturave te fushes vecanerisht kur ka sasi te medha produkti qe kerkon kohe per paketazhin e tij.

329


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

330


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

7. SËMUNDJET DHE DËMTUESIT Perimet preken dhe dëmtohen nga një numër i madh sëmundjesh dhe dëmtuesish. Dëmtuesit dhe sëmundjet që prekin këto bimë, përbëjnë një nga problemet me shqetësuese për kultivimin e tyre. Futja në prodhim e llojeve dhe veçanërisht e hibrideve të reja me potenciale të larta prodhuese, i bëjnë ato më të ndjeshëm dhe më të prekeshme nga dëmtuesit dhe veçanërisht nga sëmundjet. Prandaj është e domosdoshme organizimi më i mirë i punës, në drejtim të mbrojtjes së tyre nëpërmjet masave profilaktike dhe kurative. Edhe pse me “Mbrojtjen e Bimëve” në përgjithësi nga kultivuesit nënkuptohet kryesisht mënyra kimike e parandalimit dhe luftimit të sëmundjeve apo dëmtuesve, për të patur rezultate më të mira kërkohet kombinimi i kësaj mënyre me metodat e tjera. Nëse aplikohet vetëm rruga kimike, duhet të kemi parasysh se do të ndeshemi në këto pasoja: i) Nëqoftëse bimët janë të ndjeshme ndaj sëmundjeve, atëhere preparatet kimike sado të mira që të jenë, përsëri nuk do të jepnin efektin e duhur; ii) Nëpërmjet rrugës kimike do të nevojiteshin shumë trajtimë të përsëritura, gjë që do të rrisnin së tepërmi shpenzimet dhe për pasojë koston e prodhimit; iii) Përdorimi i njëanshëm i preparateve kimike ndikon për keq jo vetëm në ndotjen e mjedisit, por më e keqja qëndron në atë të ndotjes së prodhimit; iv) Përdorimi i përsëritur i të njëjtit preparat, mund të ndikojë në rritjen e qëndrueshmërisë (rritjen e imunitetit) Të një sëmundje apo dëmtuesi tjetër qoftë, etj. Por fakti së metoda kimike jep rezultatin më të shpejtë, shpesh herë dalim me konkluzionin së përdorimi i preparative kimike, është “një e keqe e domosdoshme”. Sëmundja/ dëmtuesi është rrjedhoje e bashkeveprimit të tre elementëve kryesore që janë: a) Bima strehuese (hibridi apo kultivari që kultivohet); b) Patogjeni i sëmundjes; c) Mjedisi i jashtëm. Qëndrueshmëria e bimëve ndaj sëmundjeve, mund të rritet nën veprimin e atyre faktorëve, që sjellin ndryshime sasiore në lëngun qelizor të bimëve. Zakonisht pas ndryshimeve sasiore të lëngut qelizor, në bimë krijohet një mjedis i papërshtatshëm (pengues) për zhvillimin e parazitit. Në mjediset e mbrojtura këto kushte mund të rregullohen disi nga vetë dora dhe mendja e njeriut. Nëse bimët ndodhen në kushtet e fushës së hapur, këto ndryshime janë pothuajse të pavarura nga dëshira e njeriut. Nga ana praktike rëndësi ka njohja e faktorëve të tillë që janë tëresisht në dorën e njeriut, ku rëndësi më të madhe ka regjimi i të ushqyerit të bimëve. Rregullimi i të ushqyerit të balancuar me makro e mikroelementët dhe të përdorura këto në mënyrë racionale në përputhje me rezultatet e analizave kimike të tokës dhe të nevojave të bimëve. Padyshim

331


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

këto do të ndikojnë në ndryshimin e lëngut qelizor të bimës dhe rritjen e qëndrueshmërisë së tyre ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Ky ndryshim ndikon: i) Në njëren anë në uljen e aftësisë së parazitit për t’u parazituar mbi ato bimë; ii) Dhe nga ana tjetër në rritjen e qëndrueshmërisë së bimëve ndaj atij atyre parazitëve. Kështu, teprimet me plehërat azotike zakonisht e ulin rezistencën e bimëve ndaj patogjenëve të ndryshëm. Ndërsa kombinimi i tyre me plehërat potasike dhe fosforike ndikojnë jashtëzakonisht shumë në rritjen koncentracionit të lëngut qelizore dhe rrjedhimisht të qëndrueshmërisë së bimëve ndaj parazitëve. Studimet e fundit tregojnë se aplikimi i plehërimit të kombinuar N,P,K, etj, (sidomos gjethor sepse në këtë mënyrë asimilohet më shpejt nga bimët), ngren dukshëm qëndrueshmërinë e bimëve ndaj sëmundjeve. Tashmë është vërtetuar se, faktorët e ndryshëm të mjedisit të jashtëm, që kontrollohen ose jo nga njeriu, veprojnë në rritjen e qëndrueshmërisë së bimëve ndaj sëmundjeve. Tëresia e këtyre faktorëve, përbën mjedisin agro-ekologjik të bimëve, ku ato: i) Ose të rriten të shëndetëshme dhe të afta për ti rezistuar sëmundjeve dhe dëmtuesve; ii) Ose të rriten të dobëta dhe të paafta për t’i “kundërshtuar” ato. Për këtë arsye është arësyeshme që kultivuesi të njohë mirë veçoritë biologjike dhe kërkesat e kultivarit, në lidhje me kërkesat për mjedisin e jashtëm. Shkaktaret e dëmtimeve të bimëve të perimebe mund të ndahen në dy grupe të mëdha, që janë: i) me natyre jo parazitare; ii) me natyre parazitare. 7.1. DËMTIMET ME NATYRE JO PARAZITARE Këto dëmtime mund të shkaktohen nga: a – Faktorët fiziko-pedologjike të tokës në të cilën kultivohet kjo bimë. Ajo mund të jetë: - Me përbërje mekanike shumë të rënda, - Me përbërje mekanike shumë të lehta, - Me përbërje kimike shumë të kripura, b - Faktorët kimiko-pedologjike të tokës, ku mund të përfshihen: mungesa ose teprica e një ose e disa elementëve ushqimor; c - Faktorët klimaterike të periudhës në të cilën kultivohet kjo bimë. Në to mund të përfshihen: - Prania në mënyrë të theksuar e temperaturave të ulëta, zakonisht nën kërkesat optimale të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve; - Prania e temperaturave më të larta së kërkesat optimale të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve; - Pamjaftueshmeria e ndiçimin diellor, nën kërkesat optimale të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve; - Prania e ndiçimit të tepërt diellor, mbi kërkesat optimale të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve, etj;

332


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

d - Faktorët hidrike gjatë periudhës kur bimët perimore kultivohen. Në to përfshihen: - Pamjaftueshmeria e sasisë së ujit gjatë periudhës së kultivimit; - Teprica e sasisë së ujit mbi parametrat optimale të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve gjatë periudhës së kultivimit; - Prania mbi normat e lejuara të kriprave në ujë gjatë ujitjeve. 7.2. DËMTIMET ME NATYRE PARAZITARE Këto dëmtime shkaktohen nga parazitë të ndryshëm siç janë; sëmundjet me natyre kërpudhore, bakteriale, virusale dhe dëmtuesit (insektet e ndryshëm dhe nematodat). Lidhur me rritjen e qëndrueshmërisë së bimëve ndaj sëmundjeve (sidomos nga viruset dhe perenosporat), në shumë stacione dhe institute kërkimore janë bërë një sëre kërkimesh me qëllim që të përfitohen forma bimore më të qëndrueshme. Por sipas të dhënave, rezerva akoma të mëdha në drejtim të mbrojtjes së bimëve nga një sëre sëmundjesh dhe dëmtuesish, ngelet ajo e përmirësimit të teknikave të kultivimit të kësaj bimë, në përputhje me kushtet e mjedisit ku ato rriten dhe zhvillohen. Sëmundjet dhe insektet e ndryshëm, mund ti dëmtojnë bimët e perimeve në këto drejtime: i) Në farëra; ii) Në rrënje; iii) Në tokë nga dëmtuesit e tokës, para dhe mbas mbjelljes; iv) Gjatë kultivimit në fazat e ndryshme të rritjes e të zhvillimit, etj. Në përputhje me prioritetet e mësipërme, lufta kundërsëmundjeve dhe dëmtuesve mund të realizohet në këto drejtime: - në farëra e në rrënje; këtu rëndësi merr aplikimi i trajtimit kimik të farërave (dezinfektimi) dhe të rrënjeve (trajtimi) Në periudhën e trapiantimit të fidanit ose në momentin e mbjelljes së tij në vëndin e përhershëm. - në tokë para mbjelljes dhe pas mbjelljes; këtu rëndësi merr aplikimi i dezinfektimit kimik, termik i tokës, etj. Disa nga këto janë: i) Dezinfektimi i dherishtes për rastin e prodhimit të fidanave në shtretër; ii) Dezinfektimi i dherishtes dhe i plehut organik të dekompozuar në momentin e trapiantimit të fidanit; iii) Dezinfektimi i tokës para dhe pas mbjelljes, si në fushë të hapur por sidomos kjo më e domosdoshme bëhet kur perimet kultivohen në kushtet e mjediseve të mbrojtura. - Direkt në pjesën ajrore të bimës; domethenë aplikimi i trajtimeve kimike kundërsëmundjeve, insekstëve/nematodave dhe barërave të këqia, gjatë periudhës së kultivimit në vëndin e përhershëm. 7.3. SËMUNDJET E PERIMEVE Sëmundjet që e prekin më tepër këto bimë janë: i) me origjinë kërpudhore; ii) me origjinë bakteriale dhe; iii) me origjinë virusale; iv) Sëmundjet për arësye fiziologjike që kanë lidhje me kushtet e mjedisit ku ato kultivohen. Trajtimet fitosanitare mund të klasifikohen në këto mënyra: i) Në dezinfektimin e farërave dhe/ose në trajtimin e sistemit rrënjor të fidanave; ii) Në dezinfektimin e tokës dhe/ose mjedisit

333


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

ku kultivohet; iii) Trajtime direkte të pjesës ajrore të bimëve, si në periudhën e fidanit ashtu edhe në atë të kultivimit në vëndin e përhershëm. Veçanërisht dezinfektimi i farës mund të jetë efektiv nëqoftëse ajo realizohet në dy mënyra; i) i thatë dhe ii) i lagur (solucion i parapërgatitur). Kjo e fundit duhet të kryhet pak kohë para se farërat të mbillen. Në përgjithësi farërat e prodhuara nga shoqëritë e prodhimit të farërave, i përgatisin/ambalazhojnë të dezinfektuara në kushtet e një kontrolli sanitar, sidomos nga bakteriozat dhe virozat, por megjithatë masat dhe kontrolli në këtë drejtim duhet të kihet parasysh. Dezinfektimi i thatë konsiston në veshjen e farës me një shtresë shumë të hollë pluhuri/materiali nga preparati i rekomanduar. Kjo arrihet me një përzierje të kujdesëshme me qëllim që preparati “të veshi” sa më mirë të jetë e mundur të gjithë sipërfaqen e farës. Dezinfektimi i njome (i lagur), konsiston në trajtimin nëpërmjet zhytjes së rrënjeve të bimëve në solucioNë të parapërgatitura në momentin e trapiantimit apo në momentin e mbjelljes së tyre në vëndin e përhershëm. Kjo lagje konsiston në përzierjen e preparatit në porcioNë të rekomandueshme me ujin në varësi të llojit të preparatit, i cili përzihet sa më mirë para përdorimit me qëllim që dezinfektimi të bëhet sa më i efektshëm. Kjo metodë mund të përdoret edhe për dezinfektimin e farërave, rezultatet e së cilës janë shumë të mira. E meta kryesore e kësaj mënyre është se nevojitet kohë e shpenzime të tjera shtesë për ritharjen e tyre, sepse ashtu siç janë të lagura krijohen vështirësi në shpërndarjen uniformë gjatë procesit të mbjelljes. Dezinfektimi i tokës, me anë të tij mund të eliminohen në shkallën më të lartë një numër i konsiderueshëm i parazitëve të gjalla. Në to përfshihen barërat dhe farërat e barërave të këqia, insektet (përfshirë edhe nematodat), një pjesë e konsiderueshme të llojeve të bakterieve, kërpudhat si dhe organet e tyre të riprodhimit, etj. Dezinfektimi mund të bëhet si për tokat që janë në kushtet e fushës së hapur, por më tepër e rëndësishme dhe e domosdoshme, është për tokat nën mjediset e mbrojtura. Si rezultat i shfrytëzimit intensiv i mjediseve të mbrojtura, si dhe për arësye se bimët që kultivohen bën që toka shpesh herë të infektohet nga një sëmundje apo grup sëmundjesh dhe dëmtuesish, që shpesh herë janë shkaktare të dëmtimeve serioze. Kërpudhat që mund të shkatërrohen gjatë dezinfektimit të tokës, janë: i) Ato që dëmtojnë pjesën e sistemit rrënjor dhe të qafës së rrënjes; ii) Ato që dëmtojnë si pjesën nëntoksore ashtu edhe pjesën mbitoksore të bimëve; iii) Ato që dëmtojnë vetëm pjesën mbitoksore të bimëve. Me realizimin e dezinfektimit të tokës veç eleminimit të games së gjërë të sëmundjeve të ndryshme, eleminohen edhe dëmtuesit e tokës si: Xhuxhaku i Majit (Melonontha melonontha L.), Krimbi Tel (Agriotis lineatus L.), Krimbi i Murrme (Agriotis segetum Skiff.), Tipula (Tibula olearacea L.), Bibio (Bibio ortolanis L.), Krimbi i Boçes së Pam-

334


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

bukut (Cloridea apsoleta F.), Flutura gama (phytometria gamma L.), larvat e të cilave shkaktojnë dëme ashtu si dhe Dosëza (Gryllotalba gryllotalba). MËNYRAT E DEZINFEKTIMIT TË TOKËS. Dezinfektimi i tokës realizohet në disa mënyra dhe ato më të përhapura janë: i) Termike, ii) Kimike, iii) E kombinuar (termike dhe kimike) dhe iv) Vegjetative (me anë të mbjelljeve interkalare ose e thënë ndryshe nëpërmjet qarkullimit bujqësor). Në mënyrën termike përfshihen: i) dezinfektimi me avull, ii) dezinfektimi me ajër të nxehtë, iii) dizenfektimi natyral, që njihet me emrin “diellëzimi i tokave”. 1) Në dezinfektimin me avull të nxehtë, përvoja ka vërtetuar se kjo metodë është vërtetë më e kushtueshme, por është me rezultative dhe më e sigurtë, në krahasim me format e tjera të dezinfektimit. Kjo metodë konsiston në komprimimin për një kohë të caktuar të avullit të nxehtë në shtresën e punueshmë të tokës. Periudha më e për shtatshme e realizimit të këtij dezinfektimi, janë muajt më të nxehtë të vitit si ato të Qershorit, Korrikut dhe Gushtit. Kushtet kryesore që duhen plotësuar para fillimit të dezinfektimit janë: i) Shpërndarja e plehërave organike para punimit të tokës. Duke qënë se plehu organik është burimi më i mundëshëm i infeksioneve, ai duhet ti nënshtrohet dezinfektimit. ii) Punimi i thellë i tokës me qëllim lehtësimin e futjes sa më thellë të avullit në shtresën e punueshmë të tokës. Koha e komprimimit të avullit nën plastmasin e dezinfektimit është në varësi të shkallës së infeksionit. Kur infeksioni është i rëndë, këshillohet që trajtimi me avull të zgjasi deri në rreth 10 orë. Kur infeksioni është i mesëm, trajtimi duhet të zgjasi 8 orë dhe kur infeksioni është i lehtë, trajtimi mund të zgjasi në 4-6 orë. Në këtë periudhë kohore, avulli mund të futet deri në 50 - 60 cm thellësi. Në këtë mënyrë dezinfektimi termik deri në 15 cm thellësi, duhet të jetë bërë me 90oC, ndërsa në thellësinë deri në 50 ose 60 cm, temperatura e dezinfektimit ulët në 50 – 60 oC. 2) Në dezinfektimin me ajër të nxehtë. Ky lloj dezinfektimi konsiston në ngrohjen e ajrit në tëmperatura mbi 110 oC dhe komprimin e tij deri në thellësinë 50 60 cm të tokës. Me këto parametra realizohet mësëmiri dezinfektimin termik i tokës. 3) Në dezinfektimin natyral me anë të “diellëzimit të tokave”. Kjo metodë bazohet në ngrohjen e tokës së serrave gjatë muajve të nxehtë të verës (Qershorit, Korrikut apo dhe të Gushtit). Kjo bazohet në mbulimin i gjithë sipërfaqes së tokës me polietilen, në mënyrë sa më hermetike të jetë e mundur. Kjo metodë ka gjetur përdorime pothuajse në shumë vënde të botës, jo vetëm ku ndërtohen dhe shfrytëzohen serrat dhe mjediset e tjera të mbrojtura, por kjo metodë po përdoret me sukses edhe në kushtet e fushës së hapur. Kjo metodë ka dhënë rezultate të mira në luftimin e barërave të këqia

335


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

dhe nematodave, veçanërisht e nematodes gungore të rrënjeve. Kjo formë dezinfektimi është fitimprurëse sepse luftimi i nematodave me metoda të tjera në serra është i vështirë dhe më i kushtueshëm, ndërkohë që me anë të diellëzimit është më pak i kushtueshëm dhe me rezultatet të dëshiruara. Veç efektit mbytës të nematodave që vjen nga rritja e temperaturës, në këto temperatura nën polietilen formohet në nivele më të larta gazrash si ato të CO2 e C2H2, si dhe lloje e koloni të ndryshme bakteriesh rezistente ndaj temperaturave të larta dhe që janë antagoniste (mbytëse) me larvat e nematodave. DEZINFEKTIMI KIMIK I TOKËS. Në krahasim me metodat e mësipërme, kjo metodë ka dhënë rezultate të mira, por është më e kushtueshme. Zakonisht pas vjeljes së frutave të fundit, toka pastrohet nga çdo mbeturinë bimore, plehërohet me plehëra organike sipas llogaritjeve të bëra më parë dhe më pas toka punohet, frezohet dhe ujitet. Para se toka të punohet, duhet hedhur edhe sasia e nevojshme e preparatit kimik, me qëllim që efektiviteti i tij të jetë sa më maksimal. Sasia e dozave të lëndëve kimike që duhet të përdoren, varen jo vetëm nga shkalla e infeksionit, por dhe nga lloji i preparatit. Një normë e rekomanduar për tipet e nematocideve që ndodhen deri tani në treg mund të jepen, por dihet që këto të dhëna janë orientues sepse, industria e përgatitjes së preparateve, përpunon dhe prodhon çdo ditë lloje të ndryshme dhe më të avancuara. Kështu për përdoruesin rekomandohet që para se t’i përdori këto preparate, duhet t’i lexoi me kujdes recepturat e përdorimit me qëllim që efektiviteti i përdorimit të jetë sa i lartë. Kështu p.sh., nematocidi Metil-Bromit, mund të hidhet 50 – 100 gr/m2, ndërsa Oxamili mund të hidhet në 45 – 60 kg / ha. Furadani mund të përdoret në një llogari rreth 1-2 gr/bimë, etj. Siç vërehet dozat e rekomanduara vërtiten nga doza më e vogël në atë maksimalen, ose shpesh gati dyfishi i tyre. Kjo diferencë është në varësi të shkallës së infeksionit. Pas shpërndarjes së nematocideve, duhet të kryhet medoemos ujitja me qëllim që veprimi i preparatit të jetë sa më i lartë. Disa nga preparatet më të suksesshëm në drejtim të dezinfektimit kimit të mjediseve të mbrojtura, mund të jenë: i) Basamidi Granular, ii) Etoprosip 10 G; iii) Rugby 10 GR; iv) Vydate 10 G; v) Vydate SL; etj. DIZENFEKTIMI I TOKËS ME METODËN VEGJETATIVE. Bazë e kësaj metodë është ajo që quhet qarkullimi bujqësor. Mbjellja në sezonet dimërore e disa lloje bimëve perimore që kanë një masë gjethore të bujshme si, sallata, spinaqi, lulelakra, etj, ndikojnë në uljen e infeksionëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Këto mbjellje, jo vetëm që e realizojnë qarkullimin bujqësor sidomos në kushtet e mjediseve të mbrojtura, ato ndikojnë në përmirësimin e cilësive agronomike të tokës. Njëkohësisht me shkuljen e këtyre prodhimeve, sëbashku me rrënjët dhe masën vegjetative të bimëve, largohen edhe një pjesë e mirë e infeksioneve, sidomos ato të nematodës gungore të cilët janë futur në indet e këtyre bimëve.

336


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

7.3.1. SËMUNDJET KËRPUDHORE DHE LUFTIMI I TYRE 7.3.1.1. ANTRAKNOZA E SPECIT (Colletotrichum piperatum Ell të Ev) Kjo sëmundje mund ta preke specin në të gjithë fazat e zhvillimit duke e dëmtuar kërcellin, gjethet dhe frutat. Në fruta ato shfaqen në formën e njollave gjysëm rrethore dhe me diametër 1-2 cm (fig nr. 44). Në fillim ngjyra e saj është e verdhë, ndërsa më vonë ato bëhen në kafe të errët. Brënda njollave formohen acervulat me ngjyrë të kuqe. Në to ndodhen konide në formë cilindrike me madhësi 17 x 5 mikron që përfundojnë në të dy anët në formë të rrumbullakëtt. Indet e prekura zbuten dhe frutat shpesh kalbëzehen, proçes ky që vazhdon edhe pas vjeljes së frutave. Në klimë me lagështi relativisht të lartë njollat mund të bëhen me ngjyrë trëndafili, ashtu sikur të jenë të trajtuara me xhelatinë. Kërpudha dimëron në formën Figura 117. Shënjat e prekjes nga Antraknoza të e konideve në tokë në gjëndje speci latente për më shumë se një vit. Në kushtet klimaterike të përshtatshme me temperatura optimale 20-250C, nga organet dimëruese (acervulat) formohen konidet që përhapen lehtë nëpërmjet erës, shiut, ujit gjatë ujitjeve, etj. Konidet pasi bien në kontakt më indin bimor, mbijnë duke formuar disa apresore (çengelë), të cilat shërbejnë për t’i depërtuar në indet bimore. Pas mbarimit të periudhës së inkubacionit, mbi organet e prekura diferencohen açervulët, prej të cilave formohen konidet dhe këto të fundit janë përgjegjësë për infeksionin. Për zhvillimin normal të kësaj kërpudhe, kërkohet një temperaturë optimale ajrore 22-240C. Ajo parapëlqen toka të lehta. Ndërsa tokat e rënda, duke qënë se e mbajnë më tepër ujin, nuk favorizojnë ruajtjen e mikrosklerotëve, të cilat janë përgjëgjësë për çlirimin e konideve. MASAT PARANDALUESE DHE TË LUFTIMIT. Lufta kundërkësaj sëmundjeje mbështetet kryesisht në përdorimin e formave bimore të qëndrueshme ndaj kësaj kërpudhe. Ndërsa si masë tjetër parambrojtëse është ajo e dezinfektimit të farërave me një nga preparatet që janë trajtuar në tëmën e përgatitjes së farës për mbjellje. Për trajtime me fungicide gjatë periudhës së vegjetacionit rekomandohen preparatet me bazë clortalonil, thiram, anilazina, diclofluanide dhe ato të sulfatit të bakrit. lëngu bordolez me përqëndrim 0.6-0.8 %, mund të përsëritet sipas nevojës në çdo 13-15 ditë. Eshtë e rekomandueshme që lëngu bordulez të alternohet me një nga preparatet e tjera

337


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

si: Daconil 0.2-0.25%, Jupital 0.25-0.3%, Andracol 0.1-0.2%, Captan 0.18-0.2%, Baytan 0.15-0.2%, Caltan 0.15-0.2%, etj. Të tilla trajtime kryhen gjatë periudhës së vegjetacionit duke filluar menjëherë pas shfaqes së shënjave të para. Trajtimet me këto preparate duhet të përsëriten në 8-15 ditë në varësi të infeksionit dhe të kushteve klimatike. 7.3.1.2. VERTICILIOZAT (Tracheoverticilioza) SIMPTOMAT Te bimët e perimeve kjo sëmundje shfaqet në dy forma kryesore që janë: a) Verticillium dahliae Kleb. b) Verticillium albo-atrum Reinke të Berth. 1) Verticillium dahliae Kleb. Eshtë një sëmundje shumë polifage e cila prek rreth 160 lloje bimësh, si ato barishtore ashtu edhe disa bimë drunore. Nga bimët më të prekura prej kësaj kërpudhe janë; domatja, speci, patllixhani, pambuku, duhani, lule dielli, pjepri/shalqini, patatja, kajsia, kumbulla, bajamja, qershia, e shumë të tjera. Duke qënë se kjo sëmundje zhvillohet si tipike nëpër traketë e enëve përçuese, ka marrë dhe emërin Trakeomikozë. Kjo sëmundje shfaqet më tepër në fazën kur bimët janë në frutifikimin masiv ose gjatë pjekjes teknike apo batanike të frutave. 2) Verticillium albo-atrum Reinke Berth. Shënjat e para kjo sëmundje, i shfaq më vyshkjen e gjetheve që ndodhen në katet e para. Ajo fillon me vyshkjen e majave të gjetheve të cilat varen poshtë, por pa e ndryshuar ngjyrën e gjelbërt. Shënja karakteristikë e kësaj kërpudhe është se vyshkja në fazat e para të zhvillimit të saj, mund të shkaktoi vyshkje anësore (unilaterale). Kjo dukuri shkaktohet sepse fillimisht Kjo kërpudhëbllokon enët vaskulare të një anë ose sektori të kërcellit. Për pasojë shkaktohet edhe vyshkja e njëres anë të bimës. Më të dukshme këto shënja janë në orët e nxehta të ditës. Me kalimin e ditëve këto gjethe e humbin ngjyrën jeshile duke kaluar në të verdhë, me tej në të kafejtë dhe më pas në trajtën e njollave. Më vonë këto gjethe përdridhen dhe thahen duke qëndruar të varura në bimë, e cila është si një shënjë karakteristikë e kësaj sëmundjeje. Gradualisht vyshkja e gjetheve kalon në katet më të larta të bimës.

Figura 118. Shënjat e prekjes së kërcellit nga tracheoverticilioza si dhe organet e riprodhimit konidet. Meqënëse Kjo kërpudhëzhvillohet në trajtën e një trakeomikoze kronike por me zhvillim të ngadaltë, derisa bima të mund të dëmtohen plotësisht, mund të krijohet mundësia e marrjes të një sasie të prodhimit. Simptoma tipike të kësaj trakeomikoze, zbulohet nëqoftëse kërcellit kryesor do t’i bëhet një prerje tërthore dhe afër bazës së saj. Aty do të vërehen çngjyrosje të lehta dhe të shpërndara. Në fazat më të avansuara, do të

338


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

vërehen njolla kafe të errëta që shtrihen në të gjithë sistemin vaskular dhe në formë unazore. Kjo çngjyrosje zakonisht nuk vërehet në pjesën e sipërmë të kërcellit të bimës, megjithatë në kushtet me lagështirë të tepruar, simptomat vaskulare mund të gjënden edhe në këtë pjesë. Në faza më të avansuara të sëmundjes, frutat nuk zhvillohen normalisht, ato mbeten të vegjël. Kërpudha shumezohet me anë të konideve të cilat formohen në konidesporet. Ato shpesh gjënden në formë tufe, por edhe të shpërndara në micelin e kësaj kërpudhe. dimërimi i këtij patogjeni realizohet nëpërmjet qëndrimit të konideve në mbeturinat bimore saprofite dhe të infektuara. Këto mikroorganizma mund të gjënden edhe në tokë dhe në thellësinë deri në 30 cm. Madje ato mund të mbeten vitale për shumë vitë me radhë dhe kjo favorizohet nga struktura rezistente e mikrosklerotëve. Transmetimi i kërpudhes bëhet i mundur nëpërmjet plehut organik, veglave të punës, si dhe nga plagët që mund ti shkaktohen bimëve. Konidet shpërndahen me lehtësi. p.sh., në serra, konidet mund të shpërndahen edhe nëpërmjet korentëve të ajrit, ujit, kalimit të punëtoreve në mes të rreshtave, etj. Prekja nga kjo sëmundje mund të ndodhi qysh në farishte, sidomos në ato raste kur dherishtja është e infektuar dhe nuk janë marrë masat e dezinfektimit. Si simptome kjo sëmundje shfaqet në fazën e frutifikimit. Kërpudha depërton në bimë kryesisht nëpërmjet rrënjeve, duke shfrytëzuar lezionet e provokuara nga insektet apo agjentë të tjerë. Miceli i cili sapo ka mbirë nga konidet, tëndon të arrijë enët e drurit (ksilemen), duke filluar kështu pushtimin dhe bllokimin e enëve përcuese. Miceli i zhvilluar jo vetëm që bllokon enët përçuese, por studimet e fundit kanë vërtetuar se kjo kërpudhe, ka dhe veprim toksik si rezultat i efekteve hormonale dhe metabolike, duke krijuar shqetësimë të tjera të bimëve edhe në planin fiziologjik. Kjo kërpudhë mund të zhvillohet në tëmperaturat 3,5 – 30 0C. Në tëmperaturat 23-250C, Kjo kërpudhë është në gjëndje të prodhoj struktura mikrosklerotike që ruhen për një kohë të gjatë dhe në kushte të disfavorshmë të mjedisit. Temperaturat relativisht të freskëta (20-230C), dita e shkurtër dhe ndriçimi i ulët, bëjnë që bimët të ulin rezistencën dhe të jenë më të ndjeshme ndaj sëmundjes. MASAT PARANDALUESE DHE TË LUFTIMIT. Karakterizohen në luftën e integruar me anë të rrugës kimike dhe atë agroteknike. Disa nga këto janë: 1) Kërkohet një aplikim i rreptë i qarkullimeve bujqësor dhe kjo kryesisht me bimë të familjes së graminoreve (drithrave), lekuminozeve një dhe shumvjeçare, etj, duke eleminuar me çdo kusht qarkullimin me bimë të familjes Solanaceae dhe Curcubitaceae. Rotacioni nuk duhet të jetë më pak se 5 – 6 vjeçar. 2) Një masë tjetër është përdorimi i llojeve të qëndrueshme ndaj kësaj sëmundjeje. 3) Është tepër e rëndësishme dezinfektimi i dherishtes dhe i materialit tjetër që shërben për prodhimin e fidanave.

339


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

4) Gjithashtu është tepër e domosdoshme dezinfektimi i materialit inventar si: shtretërit, kasat, rrogozat, etj, me Vapam 2% dhe/ose me tretësire Gure Kali 3-5%. Preparatet e dezinfektimit të tokës mund të jenë si Metil Bromiti 60-100 g/m2, i cili mund të përdoret edhe për dezinfektimin e tokës. Një mjet tepër efikas në këtë drejtim paraqesin Diazomet me 50-80 g/m2, etj. 5) Është mjaf e rëndësishme që sipërfaqja e tokës gjatë përgatitjes së saj për mbjellje, të jetë e niveluar mirë siç njhen format “kurriz peshku“ dhe “e lakuar”. E rëndësishme është që në anjë rast të mos lihen gropa apo sope, të cilat gjatë ujitjeve janë shkaktare të burimeve të sëmundjeve. Duhet të aplikohet një sistem kullimi i përsosur. Duhet konsideruar gjithashtu së Çdo vatër ujëmbajtëse, përbën në vetVetë një burim i rrezikshëm infeksioni. 6) Tokat që ndodhen nën mjediset e mbrojtura të jenë me çdo kusht të drenazhuara (të përhershëm apo dhe të përkohshëm qofshin). 7) Gjatë periudhës së përgatitjes së fidanit, duhet që atyre t’ju bëhen trajtimë të herëpashershme me lëng Bordolez 0.75 %, Enovit 0.15 %, Zinep 0.3%, TMTD 0.3%, Ridomil 0.06%, etj. 8) Është tepër e rëndësishme që dendësia e bimëve për njësi të sipërfaqes të jetë në mënyrë të atillë që hapësirat në mes rreshtave në periudhën e rritjes intensive, të sigurojë një hapësirë të mjaftueshme për qarkullimin e ajrit dhe futjen e rrezeve të diellit. 9) Ujitja më ideale është ajo me pika dhe në asnjë rast në formë shiu. Ujitja me pika jo vetëm që siguron një uniformitet të shpërndarjes së ujit, por ajo që është më e rëndësishme sasia e ujit për njësi të sipërfaqes është më e komandueshme. Në pamundësi të aplikimit të ujitjes me pika, ujitja në fushë të hapur mund të kryhet vetëm me brazda të shkurtëra dhe është e domosdoshme që ujitja të fillojë në parcelat që janë më të paprekura dhe gradualisht të kalojë në ato të prekura me rëndë. Në rastin e ujitjeve me brazda është e rekomandueshme që në krye të çdo kryebrazdë të hidhen 5-10 kg/ha Gur Kali, i cili vendoset në një thes dhe tretët ngadalë sëbashku me ujin që vjen nga kryebrazda. 10) Në rastet e konstatimit të bimëve të sëmura, ato duhet të shkulen me gjithë rrënje dhe të asgjësohen (digjen) sa më larg parceles. Kur kjo sëmundje shfaqet gjatë periudhës së vegjetacionit, praktikisht nuk ka metoda të kurimit me anë të trajtimit kimik. Mjaft të rëndësishme janë kryerja e të gjitha shërbimëve teknike me qëllim që bimët të rriten sa më të shëndosha dhe rezistente. Megjithatë, në rastin e një mbjellje të hershme në vëndin e përhershëm, rekomandohet trajtimi me Benomyl apo Carbendazim, duke përdorur 0.5-1 g/bimë lëndë aktive. Bimët spërkaten në bazën e tyre, menjëherë sapo shohim shënjat e para të prekjes. Këto trajtime, duke i përsëritur në çdo dy-tre javë, do të ndikojnë ndjeshëm në kufizimin e zhvillimit të kësaj kërpudhe. Kjo mënyrë mund të ketë sukses, derisa temperaturat e ajrit të ngrihet në nivelin 25 – 28 °C. Mbi këtë nivel temperaturë, zhvillimi i kësaj kërpudhe vetëfrenohet.

340


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

7.3.1.3. FUZARIOZAT (Fusarium solani Mart forma 4 (Scrivani 19630) SIMPTOMAT. Prek dhe dëm- Figura 119. Simptomat e Fuzarioses ton rëndë sistemin rrënjor. Bimët e prekura paraqiten xhuxhe dhe klorotike. Shënjat e para fillojnë me çngjyrosjen e gjetheve nga jeshile në të verdhë. Zverdhja fillon nga gjethet më të vjetra dhe gradualisht shtrihet mbi ato më të rejat. Pas zverdhjes së tyre fillon vyshkja. Pas vyshkjes së gjetheve, bimët mund të thahen plotësisht. Gjithë sistemi rrënjor merr ngjyrë kafe dhe sistemi rrënjor në të shumtën e rasteve nekrotizohet si dhe të kalbet. Të qafa e bimës, në nivelin e tokës ose afër saj, duken plagë me ngjyrë kafe. Po të bëjmë një prerje tërthore të kërcellit, do të vërejmë se në sistemin vascular të tyre ndodhen çngjyrosje kafe të cilat shtrihen deri në lartësinë 20 - 25 cm mbi sipërfaqen e tokës. Kjo vërehet më tepër në bimët që kultivohen në serra. Nga Kjo kërpudhë mund të preken edhe patllixhani e domatja, speci, etj, tek të cilët ajo shkakton kalbëzimin e rrënjeve. Sëmundjen e shkakton kërpudha Fusarium solani, e cila dimëron në mbeturina bimore dhe në tokë, në formën e klamidosporeve (si spore të qëndrueshme). Kërpudha përhapet shumë lehtë nëpërmjet konideve, të cilat janë në numër shumë të madh e të vendosura mbi pjesët e prekura të bimës. Njëkohësisht konidet e kësaj kërpudhe kanë vetinë të përhapen edhe me anë të grimcave të infektuara të tokës. Të dyja këto forma përhapjeje mund të transportohen me anën e ujit gjatë ujitjeve, prashitjeve, Shërbimëve të tjera agroteknike, etj. Ato mund të përhapen me anën e erës dhe të korentëve të ajrit. Një mënyrë tjetër përhapjeje të kësaj kërpudhe parazitare, mund të realizohet nëpërmjet përdorimit të plehut organik të infektuar apo dhe të mbeturinave bimore që kanë qënë të infektuara më parë. Përveç Fusarium solani, simptomat e vyshkjes së specit e shkaktojnë edhe raca të tjera të kërpudhave që janë Fusarium oxysporum, Fusarium vasinfectum Sn e Hans., etj. KUSHTET QË NDIHMOJNË SËMUNDJEN. Paraziti është i aftë të infektoi bimët pavarësisht nga temperatura e tokës. Më parë ai konsiderohej si një parazit i tokave ose i substrateve relativisht të ftohta. Kjo prek kryesisht bimët e mbjelljeve të hershme apo gjysëm të hershme, kur temperaturat e tokës dhe të ajrit janë akoma të ulëta. Gjithashtu simptoma të tilla vërehen edhe në mjediset të mbrojtura, pikërisht në ato vënde ku temperaturat janë më të ulëta. Temperatura optimale e zhvillimit është rreth 18-200C. Në disa raste kjo sëmundje shfaqet edhe në verë kur temperaturat janë mbi 26°C. Zhvillimi i rëndë i sëmundjes varet edhe nga agresiviteti (virulenca) e races. Në kushtet

341


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

kur sistemi rrënjor ka tepricë uji dhe temperatura të ulëta, kjo sëmundje është vërtetë agresive. MASAT PARANDALUESE DHE ATO TË LUFTIMIT. Deri tani kundërkësaj sëmundje (sidomos në aspektin kimik) nuk ka trajtime efektive. Veç masave që janë trajtuar hollësisht të sëmundja e verticiliozes, me qëllim që të lehtësohet infeksioni dhe të ndihmohen bimët për një kohëzgjatje të vegjetacionit të tyre, duhet të merren edhe këto masa të tjera: 1) Bëhet mbathja e bimëve për të nxitur formimin e rrënjeve të reja. Kjo duhet të bëhet sepse rrënjët e vjetra janë të nekrotizuara ose të kalbura. Në ato raste kur sipërfaqja është e kufizuar, para mbathjes mund të shpërndahet torfë ose pleh organik i dekompozuar mirë, me qëllim që gjatë mbathjes, ajo të grumbullohet rreth qafës së rrënjeve dhe ndikon në stimulimin e daljes së rrënjezave të reja. 2) Trajtimet me fungicide me bazë Benomyl mund të bëhen locale, duke e njomur mirë bazën e kërcellit. Kjo metodë mund të aplikohet me përzierje me ujin kur ujitja bëhet me pika. 3) Racat e Fusarium oxysporum f.sp. dhe Fusarium radicis-lycopr rsici, të cilat janë më të qëndrueshme ndaj Benomilit, kërkojnë trajtimë të përsëritura. Ky preparat mund të ketë veprim fitotoksik, sidomos mbi qimet thithëse në rast se përsëritjet janë të shpeshta ose në rastet kur përdoren doza të larta. 4) Duhet të hiqen sistematikisht bimët e thara. Ato duhet të shkulen sa të jetë e mundur me gjithë rrënje. Kjo sepse të rrënjët e prekura apo dhe të vetë qafa e rrënjes, kërpudha ka aftësi të sporifikoje shumë. 5) Evitohet qarkullimi bujqësore me bimët e familjes solanace kryesisht, patllixhanin, domaten, pataten, etj. Eshtë mirë që si bimë interkalare të futen sallata, spinaqi, lakra, lulelakra, etj. Këto bimë (kryesisht sallata) kanë rezistencë ndaj kësaj sëmundjeje. 6) Dezinfektimi i të gjitha mjeteve të punës, me qëllim eleminimin e organeve të riprodhimit të parazitit, dhe që mund të kontaminojnë bimët në mbjelljet pasardhëse. 7) Toka mund të dezinfektohet termikisht ose kimikisht duke përdorur Metil Bromidin. Zgjatja e efektivitetit të këtij trajtimi është e shkurtër sepse kërpudha ka aftësinë të ripushtoje tokën e dezinfektuar në një kohë relativisht të shpejtë. Për të ulur sadopak shpenzimet që bëhen me anë të avujve të nxehtë, rekomandohet Captafol në dozen 25-30 kg/ha lëndë aktive. 8) Gjithashtu për mjediset e mbrojtura, aplikohet dezinfektimi i konstruksionit të tyre. Për këtë qëllim mund të përoret Formalina që është një dezinfektant i shkëlqyer dhe me veprim të shpejtë, sidomos kur është në formë avujsh. Solucioni 2 % i formalinës mund të përdoret për spërkatje e terrenit dhe të gjithë materialeve me 200-250 l/ha para dhe pas dezinfektimit të tokës. Pas trajtimit serra duhet të mbyllet për të paktën 48 orë.

342


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

7.3.1.4. VRUGU I KËRCELLIT (phytophthora nicotianae var parasitica Dast.) (Sin: Ph. Terreststris Sherb.) Kjo sëmundje është një specie shumë e përhapur dhe polifage. Si e tillë prek shumë bimë të familjes Solanaceae, veçanërisht specin, domaten, pataten, etj, si në fushë të hapur, ashtu edhe në kushtet e mjediseve të mbrojtura dhe veçanërisht në kushtet e klimës së ngrohtë. Takohet pothuajse kudo ku mbillet speci. Prek të gjitha organet mbitokësore të bimës, si gjethet, bishtat e gjetheve, kërcellin dhe frutin, duke shkaktuar dëmtimin e plotë të bimës. SIMPTOMAT. Sëmundja mbi gjethet shfaqet në formën e njollave të parregullta, të çngjyrosura, që më vonë marrin ngjyrë kafe. Më pas ato thahen duke mbetur të varura mbi dege. Në kushtet e lagështisës së lartë ajrore, sëmundja shtrihet me shpejtësi në të gjithë llapën e gjethes, ndërsa në anën e poshtme të saj shfaqet sporifikimi i kërpudhës në formën e një myku të bardhë. Në gjethe sëmundja nuk shfaqet gjithmonë me shënja të qarta, por kjo është në vartësi të kushteve të mjedisit të jashtëm. Më të ndjeshme ndaj sëmundjes janë gjethet e vjetra, prandaj dhe ajo fillon pikërisht në gjethet që janë me afër sipërfaqes së tokës dhe gradualisht ngjitet edhe në gjethet e më sipërme. Dëmtimi i të gjithë gjetheve dhe i gjithë bimës, mund të ndodhe vetëm në periudhat e ngrohta dhe me lagështi të tepruar. Në këtë rast gjethet mund të thahen sikur të jenë goditura nga një ngricë e fortë. Kur sëmundja zhvillohet në kushte relativisht të thata, njollat mbeten të kufizuara dhe bima përveç pjesës së dëmtuar, nuk i ndërpret funksionet e saj. Mbi kërcell dhe në gjethet e vogla sëmundja paraqitet në formën e shiritave të zgjatur me ngjyrë kafe, të cilat mund të zenë pjesë të konsiderueshme të tyre. Në infeksionët e rënda shpesh herë kërcelli preket thellë. Ai ndërpret funksionet e tij, gjë që çon bimën në tharjen e plotë të saj. Sëmundja prek kryesisht bimët që janë në gjëndje stresi si: uji i tepërt, ose temperatura shumë e ulët e tokës, sidomos në javet e para pas mbjelljes në vëndin e përhershëm. Zhvillimin më të mirë sëmundja e ka në tëmperaturat midis 17 e 280C, dhe në lagështi shumë të lartë. Në vlerat më të larta së 35-360C infeksioni ndërpritet. Mbi frutat me ngjyrë akoma të gjelber, formohen njolla të shëndritëshme, të parregullta dhe të shtypura, që më vonë shtrihen, duke marrë ngjyra të ndryshme midis ngjyrës së gjelber në të ullirit dhe më vonë në atë kafe. Fruti i prekur nuk arrin të piqet, por bie në tokë dhe kalbet. Mund të ndodh që e gjithë sipërfaqja e frutit të marrë ngjyrë kafe. Frutat e prekura mund të pesojnë deformime, duke humbur kështu cilësitë tregëtare. Sëmundja shkaktohet nga kërpudha Phytophthora nicotianae var parasitica, që përfaqson formën më të zakonshëm të kësaj sëmundjeje. Ka edhe specie të tjera të Phytophthora si Ph. cryptogea, Ph. capsici, Ph. drechsleri, Ph. Mexicana, të cilat mund të shkaktojnë shënja mjaft të ngjashme. Zakonisht infeksioni gjëndet në tokë e në mbe-

343


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

turina bimore, ku mund të mbijetojnë për 5-6 vjet. Kjo spjegohet me aftësinë e lartë të organeve të riprodhimit për të qendruar për një periudhë relativisht të gjatë dhe të qëndrueshmem ndaj kushteve të disfavorshmë të mjedisit. Këto organe quhen klamidospore dhe oospore (fig. nr. 67). Periudha e inkubacionit të sëmundjes është shumë e shkurtër. Ajo është vetëm 3-4 ditë kur kushtet e temperaturës dhe të lagështirës janë optimale. Infeksioni transmetohet nëpërmjet tokës, shiut, ujitjes në formë shiu, etj. MASAT PARANDALUESE DHE LUFTIMI. Ndërhyrjet kundërvrugut te perimet duhet të fillojnë menjëherë, pa pritur gjatë. Ato konsistojnë në: 1) Ndërhyrjet me anë të kimikatëve duhet të realizohen në çdo 12 – 15 ditë, në vartësi të ecurisë së klimës dhe të fungicidit të përdorur. Fungicidet antipëronosporike janë ato me bazë Etilenbisditiokarbamati, e cila përdoret pas shfaqjes së lulërisë së parë. Kriprat e bakrit, sidomos kur duam të luftojme dhe prekjet nga sëmundjet bakteriale, mund të përdorim preparatet me bazë: anilazinë, propamocarb, diclofluanide, dodina, cimoxanil, ditianon, clortalonil dhe derivatet fenilamidici (metalaxil, benalaxil, oksadicil). 2) Mënjanimi i ujitjes në formë shiu, sidomos në fund të ditës dhe ajrosja e serrës sa më gjatë të jetë e mundur. 3) Duhet të largohen mbeturinat bimore gjatë dhe pas vegjetacionit. 4) Duhet të eleminohet mbjellja e specit afër parcelave të patates dhe ato të domates. 5) Të bëhet kujdes që gjatë plehërimit nuk duhet tepruar të plehërave azotike, sidomos kur ky plehërim është i njëanshëm. 6) Nuk duhet përdorur fara e marrë nga bimët që janë të prekuara një vit më parë, sepse miceli mund të transmetohet edhe nëpërmjet farës. 7) Në rastet e kultivimit në mjedise të mbrojtura, duhet medeomos të respektohet ngritja e temperaturës për tharjen e gjetheve nga lagështira dhe njëkohësisht ndërrimin e herë pas herëshëm të ajrit, nëpërmjet ajrosjeve. 8) Është e këshillueshme që në rast se vërehen shënjat e para, trajtimet kimike duhet të bëhen në çdo 12 – 15 ditë me lëng bordolez 0.8-1 %, ose zinep 0.4% në çdo 8-10 ditë, ose oksiklorur bakri 0.6%, etj. 9) Gjatë përgatitjes së fidanave, duhet të përdoret për mbjellje një substrat i shëndetshëm dhe i dezinfektuar. Nuk duhet të përzihet dheu i marrë për përgatitjen e dherishtes nga një fushë që është e infektuar me këtë sëmundje. 10) Para mbjelljes në vëndin e përhershëm, fidanat duhet të dezinfektohen në sistemin rrënjor. Toka para mbjelljes sidomos në mjediset e mbrojtura, mund të spërkaten me fungicide si masë PARANDALUESE me 1 ml lëng cryptonol + 1 ml previcur për 1 litër ujë. 11) Mbjellja në vëndin e përhershëm nuk duhet të bëhet në toka shumë të ftohta. Pas mbjelljes nuk duhet të përdoren norma të lartat uji për zënje.

344


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

7.3.1.5. VRUGU I ZAKONSHËM (perenospora tabacina Adam) Kjo sëmundje është me origjinë AustraliaNë e cila prek duhanët e tipit Nicotiana sp. Kjo sëmundje (sipas Kaltani, T.), është vënë re për herë të parë në vëndin tonë pas vitëve ’60. Sëmundja prek të gjitha bimët e familjes Solanaceae, veçanërisht domaten, specin dhe pataten, si në fushë të hapur ashtu edhe në mjedise të mbrojtura. Prek të gjitha organet mbitokësore të bimës, si gjethet, bishtat e gjetheve, kërcellin dhe frutin. SIMPTOMAT. Mbi gjethet sëmundja shfaqet në formën e njollave të parregullta, të çngjyrosura, që më vonë marrin ngjyrë kafe, thahen dhe mbeten të varura mbi dege. Në kushte të lagështirës së lartë ajrore, sëmundja shtrihet me shpejtësi në të gjithë llapën e gjethes, ndërsa në anën e poshtme të saj shfaqet sporifikimi i kërpudhes në formën e një myku të bardhë. Në gjethe sëmundja nuk shfaqet gjithmonë me shënja të qarta, por në vartësi të kushteve të mjedisit të jashtëm. Më të ndjeshme ndaj sëmundjes janë gjethet e vjetra, prandaj dhe ajo fillon pikërisht në gjethet me afër sipërfaqes së tokës dhe gradualisht ngjitët edhe në gjethet e më të sipërme. Dëmtimi i tëre gjetheve dhe i gjithë bimës, mund të ndodhe vetëm në periudhat e ngrohta dhe me lagështi të tepruar. Në këtë rast gjethet mund të thahen sikur të jenë të goditura nga një ngrice e fortë. Kur sëmundja zhvillohet në kushte relativisht të thata, njollat mbeten të kufizuara dhe gjethja përveç pjesës së dëmtuar, nuk i ndërpret funksionet e saj. Mbi kërcell dhe në gjethet e vogla, sëmundja paraqitet në formën e shiritave të zgjatur me ngjyrë kafe, të cilat mund të zenë pjesë të konsiderueshme të tyre. Në infeksionët e rënda shpesh kërcelli preket thellë, ndërpret funksionet e tij, gjë që çon në tharjen e plotë të bimës. Mbi frutat me ngjyrë akoma të gjelbërt, formohen njolla të shëndritëshme dhe të parregullta, që më vonë përhapen, duke marr ngjyra të ndryshme midis ngjyrës së gjelber në të ullirit dhe në atë kafe (fig. nr. 68). Fruti i prekur nuk arrin dot të rritet, por bie në tokë dhe kalbet. Mund të ndodh që e gjithë sipërfaqja e frutit të marrë ngjyrë kafe. Frutat e prekura mund të pësojnë deformime, duke humbur kështu cilësitë tregëtare. Sëmundja shkaktohet nga kërpudha e klasës së Phycomicetëve. Forma e riprodhimit të kësaj kërpudhe është kryesisht agamike. dimërimi normalisht realizohet në formën e micelit në mbeturinat bimore. Në pranverë diferencimi i elementëve të riprodhimit të kërpudhes është i lidhur nGushtë me kushtet e mjedisit. Sidomos në tëmperatura të volitëshme e lagështi relativisht të lartë ajrore, kjo sëmundje gjën kushtet më të mira për tu zhvilluar.

Figura 120. Bime domateje të dëmtuara nga perenospora

345


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Elementët e riprodhimit të kërpudhes përbëhen nga konidet të cilat formohen mbi konidëmbajtësit në formë limoni. Ato pasi piqen shpërthejnë dhe çlirojnë konidet që në presencë të lagështirës ajrore mbijnë duke dhënë promicelin dhe pastaj micelin i cili infekton të gjithë organet e bimës. N.q.s. konidet takojnë me pikat e ujit, atëhere nga konidet mbijnë zoosporet të cilat me anë të flagjëlit, lëvizin nëpër ujë duke bërë kështu përhapjen në bimë. Zhvillimi i konideve është i kushtezuar nga prania e lagështirës dhe e temperaturave. Sipas studimeve të fundit, kur lagështira ajrore është mbi 85 %, atëhere formohen konidëmbajtësit. Ndërsa kur sasia e lagështirës kalon mbi 90%, konidet zhvillohen vetëm pas disa orësh. Shumë i rëndësishëm për tu patur parasysh është fakti së që të infektohet gjethja, duhet që ajo të jetë e lagur. Koha e infektimit varet nga temperatura e mjedisit përreth. Kështu n.q.s. temperatura është 10 0C, atëhere konidet mbijnë për 2.5-3 orë, kur temperatura është 15 0C konidet mbijnë për 2 orë, kur temperatura është 20-25 0C konidet mbijnë vetëm për 1.5 orë. Periudha e mbirjes së konidit nuk përkon me shfaqen e simptomave të sëmundjes. Për këtë është e nevojshme njëfarë kohë, e cila është në varësi të temperaturave. Kjo quhet periudha e inkubacionit. Sipas temperaturave të mjedisit periudha e inkubacionit mund të jetë : i) kur temperatura është 20-25 0C, atëhere periudha e inkubacionit zgjat 3-4 ditë, ii) kur temperatura është 10 0C periudha e inkubacionit zgjat 6 ditë, iii) ndërsa kur temperatura është 30 0C, atëhere konidet nuk mbijnë fare dhe bimët nuk preken nga kjo sëmundje. Masat parandaluese dhe ato të luftimit, janë po ato që janë spjeguar të vrugu i kërcellit. 7.3.1.6. CERCOSPORIOZA E SPECIT (Cercospora unamunoi E. castellanis) Kjo sëmundje prek bimën e specit dhe është e përhapur kryesisht në kushtet e kultivimit në mjedise të mbrojtura. Më e pranishme është kur temperatura në këto mjedise, qëndron për një periudhë relativisht të gjatë rreth 17 0C. Simptomat e para të shfaqes së kësaj sëmundjeje gjënden në faqen e poshtme të gjetheve. Ato janë në trajtën e njollave të rrumbullakta me diametër 2-4 mm. Këto njolla janë të rrethuara me një rreth të klorotizuar. Mbi njolla vërehet zhvillimi i një shtresë me ngjyrë gri në të ullirtë, të cilat ngjajnë shumë me shënjat e sëmundjes që shkaktohen nga Njollosja Kafe e domates Cladosporium fulvum. Në faqen e sipërmë të gjetheve vërehen njolla klorotike që më vonë nekrotizohen. Konidet të cilat formohen në pjesën e poshtëmë të gjethes, kanë formë cilindrike të zgjatur me madhësi 24-85 mikron dhe me gjërësi 3 – 4 mikron. Ato kanë ngjyrë kafe dhe janë të vendosura në degëzimre. MASAT E LUFTIMIT. NË luftimin e kësaj sëmundjeje nuk ka ndonjë specifike, por të efekshme konsiderohen trajtimet me fungicide ashtu si për shumë sëmundje të tjera. Rekomandohen trajtimet me lëng bordulez 0.8-1%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Daconil 0.2-0.3%, Upital 0.15-0.2%, Ridomil 0.35-0.4%, etj. Dezinfektimi i farërave me Bautan 1-2 gr/100 gr farë, ose Frumidor 2-3 gr/100 gr farë, etj.

346


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

7.3.1.7. MYKU GRI (Botrytis cinerea Pers.) SIMPTOMAT. Eshtë një sëmundje që mund të shkaktoje dëmë shumë serioze të te gjithe llojet e perimeve kryesisht ato që kultivohen në serra apo nëpër tunele plastike. Më pak e rrezikshme është në kushtet e fushës së hapur. Mjaft dëmtuese është në periudhën e përgatitjes së fidanave. Në prani të lagështirës së lartë është mjaft e përhapur. Prek të gjitha organet e bimës si gjethet, kërcellin dhe frutin. Nëse bimët e reja preken nga kjo sëmundje ato mund të kalojnë deri në tharjen e tyre. Indet e qafës së kërcellit dhe të gjetheve kotiledonike, marrin ngjyrë kafe në të zezë dhe shkatërrohen plotësisht. Frutat e prekura nga kjo kërpudhe, janë pasoja të kalbëzimit të butë. Zona e prekur merr një nuance të hirtë dhe mbulohet nga një myk të bolleshëm me ngjyrë gri. Mbi frutat e gjelbërta mund të shfaqen unaza të çngjyrosura, të cilat mund të qëndrojnë deri në vjelje dhe shpesh herë quhen “njolla fantazme”. Figura 121. Bimë të prekura nga Myku Gri dhe organet e riprodhimit

Agjenti i cili është shkaktar i kësaj sëmundjeje, është Botrytis cinerea. Kjo kërpudhëështë një deuteromicet i aftë të jetojë për një kohë të gjatë si saprofit. Depërtimi i kësaj kërpudhe në indet bimore, bëhet nëpërmjet lezionëve të çdo lloj tipi dhe indeve të thata të cilat shërbejnë si formë ushqimor që janë ideale për zhvillimin e saj. Kërpudha ruhet në formën e micelit në mbeturinat bimore nëpërmjet skleroteve. Kjo sëmundje mund të përhapet edhe me anë të shiut, erës, korentëve të ajrit, etj. KUSHTET QË NDIHMOJNË SËMUNDJEN. Kushtet klimaterike optimale janë temperaturat rreth 20-250C, lagështia e lartë ajrore (mbi 90 %) dhe prania për disa orë e një shtresë uji mbi organet e bimës. Ajo zhvillohet mirë edhe në kushtet e temperaturave deri edhe në 17 0C dhe me lagështi ajrore deri në 85 %. Këto kushte janë me prezentë kryesisht në serrat me ngrohje dhe ato diellor.

347


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

MASAT PARANDALUESE DHE LUFTIMI. 1) Midis masave agroteknike me efektive kundrejt kësaj sëmundjeje, është ajrimi i serrës e cila duhet të bëhet sa më shumë të jetë e mundur. 2) Rritja e temperaturës dhe evitimi në maksimumin e mundëshëm i pikave të ujit mbi organet e bimëve si dhe ulja e lagështirës ajrore. 3) Është e rëndësishmë të respektohet largësia e nevojshme e bimëve si brënda rreshtit ashtu dhe ndërmjet tyre, me qëllim që ajri të qarkullojë lehtësisht. 4) Është e rëndësishmë të aplikohet përdorimi i matur i ujit për ujitje. 5) Heqja e menjëherëshme e frutave dhe e bimëve të prekura dhe së fundi, kujdesi maksimal gjatë gjithë Shërbimëve kulturale për të evituar plagët e ndryshme mbi organet e bimëve. 6) Lufta kimike fillon menjëherë pas trampiantimit, duke bërë kujdes që bimëve ti njomet mirë qafa e kërcellit. Kjo përsëritet sa herë të jetë e nevojshme dhe vazhdon deri afër fillimit të vjeljes. Kur vërehen prekjet e kërcellit, njollat e sëmundjes lyhen me përzierjen e fungicideve Thiram dhe/ose Iprodionë. Nëse kësaj përzjerjeje i shtohet vaj ose parafinë, trajtimi bëhet më i efektshëm. Bimët spërkaten në mënyrë të alternuar me fungicide që janë në dy grupe të ndryshëm si: Grupi 1: Janë preparatet tradicionale me spektër të gjërë veprimi. Këto janë ato me bazë Chlorothalonil, Dichlofluanide, Thiram, etj. Rezultate të mira japin trajtimet me lëng bordulez 0.8-1%, Sumilex 0.05-0.1%, Euparën 0.2-0.25%, Captan 0.18-0.2%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Daconil 0.2-0.3%, Upital 0.15-0.2%, Ridomil 0.35-0.4%, etj. Dezinfektimi i farërave me Bautan 1-2 gr/100 gr farë, ose Frumidor 2-3 gr/100 gr farë, etj. Efekti i përdorimit të tyre është shumë i efekshëm sepse Botrytis cinerea nuk është rezistente ndaj këtyre preparateve. Grupi 2: Janë preparatet me bazë; Benzimidazoles (benomyl, carbendazim), Thiophanatës, dicarboximides (iprodionë, procimidonë, vinclozolin). Dy të parët kanë qënë me efektive pak vitë më parë, por zhvillimi i racave të qëndrueshmë i ka bërë ata më pak efektive në përdorimin e tyre. Prandaj këto preparate nuk duhet të përdoren me. Kombinimi i fungicideve Vinclozolin + Thiram, mund të jape rezultate më të kënaqshme. Gjatë trapiantimit, në periudhën e përgatitjes së fidanit, ato nuk duhet të mbillen thellë. Mjafton futja në dherishte deri në thellësinë e qafës së kërcellit. N.q.s i vendosim me thellë ato janë të prirura të infektohen dhe të kalben. Duhet të kryhen trajtimet kimike me një nga preparatet e mësipërme. 7.3.1.8. HIRI (Leveillula taurica (Lév.) SIMPTOMAT. Kjo sëmundje është në gjëndje të preke solanace të ndryshme, ndërmjet të cilave domaten, patllixhanin, si dhe specin. Eshtë sëmundje mjaft e përhapur, sidomos në mjedise të mbrojtura. Për bimët që kultivohen në fushë të hapur, mund të takohet në gjysmen e dytë të verës. Sëmundja prek organet mbitokësore, sidomos gjethet kryesisht në bimët e rritura. Në fillim shënjat e hirit shfaqen mbi gjethet e vjetra, të cilat në anën e sipërmë të tyre mbulohen me një shtresë miceli, i cili në fillim ka ngjyrë të bardhë dhe më vonë merr ngjyrë të verdhë. Indet e prekura priren të zverdhen progresivisht, pastaj nekrotizohen, duke marrë ngjyrë kafe dhe më pas thahen.

348


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Bimët e prekura dobësohen dhe ulin prodhimin, si rezultat i pakesimit të sipërfaqes së asimilueshme. Frutat ndalojnë rritjen dhe ngelin të vegjël. Duke qënë se masa gjethore ulët së tepërmi, frutat ngelen zbuluar nën veprimin e rrezeve direktë të diellit duke u shkaktuar njolla nga djegja diellor. Agjenti i kësaj sëmundjeje është forma speciale e Leveillula taurica. Zakonisht Kjo kërpudhëështë e pranishme në formën agamike të saj Oidiopsis taurica, e cila zhvillohet në sipërfaqen e jashtmë të gjethes nëpërmjet hifeve. Hifet janë të gjata, të degëzuara, e të pajisura me haustore të aftë të depërtojnë nëpërmjet stomave deri në mezofilin e gjethes. Në dallim nga pjesa e madhe e erosifeve, të cilat karakterizohen me një micel të aftë që të zhvillohen vetëm jashtë indeve të bimës strehuese, ky mikroorganizem ka një sjellje prej gjysëm endofitik. Haustoret e këtij paraziti zhvillohen duke depërtuar në indet parënkimatike të gjethes. Përhapja e kësaj sëmundjeje bëhet nëpërmjet konideve, të cilat janë në formë limoni dhe qëndrojnë të vetëm mbi majat e konidioforeve. Këto të fundit janë të gjata dhe të degëzuara, që transportohen lehtë nëpërmjet erës madje shpesh herë në largësi shumë të madhe. Dimërimi i kërpudhes përveç micelit bëhet edhe me formën seksuale. Ato janë trupa frutore sferike (kleistotec) me ngjyrë të zeze, me diametër 150-200 mikron, të pajisur me një bisht të degëzuar dhe që mbajnë një numër të madh askesh. Këto forma mund të diferencohen mbi gjethet e sëmura, vetëm nëse kushtet e temperaturës nuk janë më të favorshme për zhvillimin e micelit kërpudhor. Kushtet optimale për infeksionin vërehen në pranverë dhe në Vjeshtë, kur temperaturat e mjedisit janë 20-250C dhe me lagështirë relative 70-75 %. MASAT PARANDALUESE DHE ATO TË LUFTIMIT. Sëmundja prek shpesh dhe seriozisht bimët e specit. Lufta mbështetet në ndërhyrjet me preparate me bazë squfuri pluhur 25-30 kg/ha, ose Sulfazol 0.6-1 %, ose Karatan (Dinokap) me 0.2 %. Rezultate të mira kanë dhënë trajtimet Cumulus 0.3-0.4%, Baustin 0.1%, Benlate 0.8-0.1%, Anvil 0.05-0.1%, Bayleton 0.05%, Afugan 0.08-0.1%, Enovit 0.1-0.15%, Euparën 0.2-0.25%, etj. Trajtimet fillojnë me shfaqjen e shënjave të para dhe përsëriten në intervalë 8-10 ditë. 7.3.1.9. KALBËZIMI I ZI I MAJËS SË FRUTAVE (Alternaria capsici – annui) SIMPTOMAT. Kjo sëmundje njihet me emrin alternarioza. Eshtë një sëmundje kërpudhore e cila shkakton kalbëzimin e mbrëndëshëm të frutave të specit. Kalbëzimi fillon nga maja e frutave dhe avancon me në brëndësi, madje deri në farëra. Sipërfaqja e frutit merr ngjyrë të zezë dhe kalbet. Mbi shtresat e kalbura formohen organet e riprodhimit (konidet), të cilat janë karakteristikë për këtë sëmundje. Forma e këtyre të fundit, është si ajo e granatës. Depërtimi dhe shpejtësia e procesit të sëmundjes varet nga temperatura dhe lagështira e lartë. Pjesën e mbrëndëshme të frutave mund ta prekin edhe

349


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

kërpudha të tjera që mund të jenë; Alternaria porri f. solani, Fuzarium roseum (Link) Sn e Hans, Fuzarium moniliformë (shëld) Sn e Hans, Stëmphylum botryosum Ellt, Cladosporum herbarum (përs) link dhe Curvularia sp. Në kërcell sëmundja paraqitet me ngjyrë kafe, me zona të ndryshme koncentrike që prekin edhe indet me thellë, deri sa arrijnë palcën qëndrore. Këto njolla mund të zmadhohen dhe të rrethojnë kërcellin dhe bimët mund të thahen. Pasi miceli arrin në indet e bimës së prekur Kjo kërpudhëprodhon një toksinë, e cila përhapet në të gjithë bimën duke shkaktuar tharjen e kërcellit, të gjetheve dhe të frutave. Poshtë njollave zhvillohet kalbëzim i thatë me ngjyrë kafe. Frutat preken vetëm kur ato janë të gjelbërta, ndërsa simptomat mund të duken si në frutat e gjelbërta ashtu dhe në ata që kanë kaluar në pjekjen botanike. Zhvillimi i sëmundjes favorizohet nga temperatura 22-26°C, lagështia e lartë relative e ajrit, rreshjet, madje edhe vesa, që sigurojnë praninë e një shtresë uji mbi organet e bimës. Gjithashtu plagët e krijuara nga mjetet e punës apo nga heqja e frutave, të cilat shërbejnë si porta të futjes së kërpudhes. MASAT PARANDALUESE DHE TË LUFTIMIT. PËR TË parandaluar prekjen nga kjo sëmundje, bimët duhet të kultivohen në kushte tëmira. Për këtë, zgjidhën forma bimore sa më të qëndrueshme, hiqen sa më parë frutat e prekura, favorizohet ajrimi i bimëve, duhet të përdoren farëra të pastërta nga infeksionet, të evitohet qëndrimi i ujit në sipërfaqen e tokës dhe të organet e bimëve. Të përdoren norma ujitje të reduktuara. Fungicidet më të efektshme janë ato me bazë: tiram, clortalonil, anilazina, procimidonë, iprodionë dhe diclofluanide. Duhet të përdoren lëngu bordulez 0.8-1%, Brestan 0.3-0.4%, Zinep 0.4%, Bavistin 0.1%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Captan 0.18-0.2%, Upital 0.15-0.2%, Euparën 0.2-0.25%, Ridomil 0.35-0.4%, etj. Dezinfektimi i farërave me Bautan 1-2 gr/100 gr farë, Frumidor 2-3 gr/100 gr farë, etj. 7.3.1.10. KALBËZIMI I RRËNJES DHE I QAFËS SË KËRCELLIT (phytophthora capsici Leon.) Kjo është një tjetër sëmundje e cila ndeshet Te bimët e rritura gjatë kultivimit dhe në konditat e fushës së hapur po ashtu edhe në ato të mjediseve të mbrojtura. Edhe kjo sëmundje është polifage dhe veç bimëve të familjes Solanaceae, atakon edhe bimë të familjes Cucurbitaceae. Kjo kërpudhë shkakton kalbëzimin e qafës së kërcellit dhe të gjithë sistemit rrënjor të bimës. Për pasojë dëmtohet e gjithë pjesa ajrore e saj. Shkaktare e kësaj sëmundjeje është kërpudha e gjinisë Phytophthora. Në kushte me lagështirë të tepruar kjo sëmundje mund të dëmtojë rreth 50% e bimëve të perimeve. Kjo lloj sëmundje prek fillimisht sistemin rrënjor. Miceli i kësaj kërpudhe depërton në qelizat e sistemit rrënjor të bimëve, duke shkaktuar fillimin e kalbëzimit të tyre. Në fillim kjo sëmundje prek pjesë të veçanta të sistemit rrënjor, por me avansimin e saj ajo kalbëzon të gjithë rrënjen. Me fillimin e kalbëzimit të sistemit rrënjor dhe më pas

350


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

me avansimin e mëtejshëm të tyre, gradualisht bimët humbasin ngjyrën jeshile duke u kthyer në fillim në të gjelbërt të zbehtë dhe më pas në kafe të errët. Në fazat më të avancuara (pas dëmtimit të sistemit rrënjor), kërpudha fillon dëmtimin edhe në qafën e kërcellit. Më pas gradualisht ngrihet deri në vëndin e degëzimreve të para të kërcellit. Të kërcelli në fillim sëmundja prek lekuren (indin parënkimatik) Të tij dhe më pas kalon në indin drunor. Nga kjo formë e prekjeje, bimëve i’u shkatohet vyshkja e sistemit ajror. Në disa raste vyshkja e sistemit ajror shkaktohet edhe nga një sëmundje tjetër që është Verticilium dahlie, por kjo e fundit dallohet së indet përçuese të sistemit rrënjor dhe atyre në kërcell, janë të ngjyrosyra me ngjyrë kafe si rezultat i trakeomikozave të kësaj sëmundjeje. Vyshkja e pjesës ajrore, e shkaktuar nga Phytophthora capsici, bëhet më e shpejtë dhe shënjë tjetër është se enët përçuese nuk janë të ngjyrosura. Veç kësaj, në indet e prekura vërehet edhe një dehidratim i theksuar si rezultat i ndalimit të transportit të ujit nëpërmjet kërcellit. Figura 122. Bimë të prekura nga kalbëzimi i rrënjes dhe qafës së kërcellit (phytophthora capsici)

Përgjëgjëse për kalbëzimin e sistemit rrënjor dhe të qafës së kërcellit, janë kërpudhat e gjinisë Phytophthora të klasës së Oomiceteve. Këtë sëmundje përveç Ph. Capsici, e shkakton edhe Ph. Parasitica, si dhe ato të gjinisë Rhizoctonia (R. solani), etj. Në micelin e përhapur mbi organet e bimëve dhe në prani të lagështirës së lartë në tokë dhe në ajër, formohen konidet që janë në madhësinë 60 x 30 mikron dhe janë në formën e një dardhe. Ato qëndrojnë mbi konidëmbajtësët të cilat janë të degëzuara dhe të shpërndara në mënyrë të çrregullt. Temperatura më e përshtatshme për zhvillimin e kësaj sëmundjeje, është 280C. Ndërsa temperatura e vlefshme për fillimin e zhvillimit të kësaj kërpudhe është nga 10 – 35 0 C. dimërimi realizohet nëpërmjet Oosporeve, të cilat jetojnë në tokë dhe mbeturina bimore të një viti më parë. Ato jetojnë gjithashtu edhe në sipërfaqen e farës. Oosporet vinë si rezultat i shumëzimit në rrugën seksuale, nëpërmjet kopulimit të Oogonit me Anteridin. Gjatë periudhës vegjetative, veç formës me Oospore, infeksioni bëhet edhe

351


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

me formën jo seksuale nëpërmjet sporangjëve që formohen nga konidiosporet. Në proceset e shumëzimit dhe të përhapjes së kësaj sëmundjeje, veç temperaturave relativisht të larta, ndikon edhe sasia e tepërt e ujit dhe veçanërisht ujrat e ndenjura për një kohë relativisht të gjatë mbi sipërfaqen e tokës. Miceli i kësaj kërpudhe është i ndjeshëm ndaj ngricave dhe dëmtohet plotësisht. dimërimi i kësaj kërpudhe bëhet me anë të Oosporeve. Ato mund të qëndrojnë në tokë, në mbeturina bimore, në farëra, etj dhe pasi mbijnë në kushtet të përshtatshme nëpërmjet konideve, ato pehapen me shpejtësi më anë të ujit dhe shiut. MASAT E LUFTIMIT. Plehu organik i freskët, dherishtja dhe çdo material tjetër që shërben për prodhimin e fidanave në farishte, duhet të jenë të pastërta nga infeksioni. Kështu mbetjet e bimëve të familjes së Solanaceae dhe ato Curcubitaceae, nuk duhet të jenë prezente, sepse Oosporet e kësaj sëmundjeje dimërojnë edhe në këto mbeturina. Për këtë qëllim plehu organik i dekompozuar i cili shërben si dherishte, duhet të jetë i dezinfektuar kimikisht ose termikisht. Dezinfektimi i shtretërve duhet të bëhet me 2% Formalinë (me 8-10 litra tretësirë për m2), ose me Vapam (me 60-80 gr për m2), etj. Dezinfektimi i farërave me Bautan 1-2 gr/100 gr farë, Frumidor 2-3 gr/100 gr farë, etj. Sipërfaqja e tokës sidomos në serrat, mund të trajtohet me solucion të holluar Sulfat Bakri, ose Nabam, ose Maneb etj, me 5-10 kg/ha. Për traitimë të lokalizuara sidomos të qafës së kërcellit mund të përdorim fungicidin Difolatan 0.4 %, Maneb 0.4%, lëngu bordulez 0.8-1%, Brestan 0.3-0.4%, Zinep 0.4%, Bavistin 0.1%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Captan 0.18-0.2%, Upital 0.15-0.2%, Euparën 0.2-0.25%, Ridomil 0.35-0.4%, etj. 7.3.1.11. SKLEROTIANA (Slerotinia rolfsi Sacc) SIMPTOMAT. Kjo lloj kërpudhe prek rreth 100 lloje bimësh ndërmjet të cilave edhe bimet e perimeve. Kjo sëmundje e prek këtë bimë, qysh në momentin e mbirjes së farës dhe vazhdon deri në fund të vegjetacionit. Madje kjo sëmundje vazhdon akoma edhe pas vjeljes, kur frutat janë në periudhën e ruajtjes nëpër magazina. Shënjat e para të kësaj sëmundjeje i shohim të fidanat, pikërisht në pjesën e fundit (qafën) Të kërcellit, ku formohen njolla të buta. Në këto njolla indi zbutët, dhe më pas bima për efekt të peshës përkulët duke u shoqëruar me zverdhjen e fidanit.

352

Figura 123. Forma e prekjes në kërcell dhe sklerotet si organ i dimërimit


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Mbi indin e prekur formohet një myk i bardhë, ku në pamje të parë duken si fije të pambukut. Mbi sipërfaqen e kësaj shtresë formohen trupezat me ngjyrë të zeze, që quhen sklerotë. Mbi sipërfaqen e bimëve sidomos në mjediset e mbrojtura, prekjet nga sklerotinia janë relativisht të zakonshme duke shkaktuar tharjen e shpejtë tëtyre. Shënjat e para gjatë vegjetacionit në mjediset e mbrojtura paraqiten me humbjen e vitalitetit të bimës, që shpesh shoqërohen me vyshkjen dhe tharjen e tyre. Te bimët e rritura sëmundja takohet në gjethet, kërcellin, bishtat e gjetheve dhe me rrallë mbi frutin. Sëmundja prek bazën e kërcellit mbi sipërfaqen e tokës, ku formohet një njolle kafe, e mbuluar me një shtresë miceli, me ngjyrë tipike të bardhë, mbi të cilën formohen sklerotet, të cilët janë karakteristikë në diagnostikimin e kësaj sëmundje. Me avancimin e mëtejshëm të sëmundjes, indet e jashtme pësojnë një kalbëzim të butë, që më pas kalon në një zgavrim (boshatisje) Të palces së kërcellit. Ndërsa mbi fruta sëmundja mund të shfaqet në formën e lezionëve kafe në të zeze. Përgjëgjëse për këtë sëmundje është kërpudha Sclerotinia rolfsii Sacc. Përveç kësaj është edhe një formë tjetër Sclerotinia sclerotiorum. Këto janë kërpudha polifage, të cilat prekin një numër të madh bimësh njëvjeçare, të kultivuara apo të egra. Bimët e specit mund të preken edhe nga Sclerotinia minor. Për vetë natyren e vet, miceli i kërpudhes zhvillohet në indin e vdekur dhe pastaj kalon në indin e gjallë të bimës. dimërimi i kësaj kërpudhe, realizohet nëpërmjet skleroteve me madhësinë 1-3 mm dhe me ngjyrë të gështënjtë. Këto mund të ruajnë aftësinë jetësore edhe për disa vjet në tokë apo mbi mbeturinat bimore. Në kushtet klimatike të favorshme (temperatura rreth 15-28°C dhe lagështirë re lartë), sklerotet mbijnë dhe japin një micel të aftë që të prekin bimët. Në disa raste, sidomos kur temperatura ka prirjen të jetë e ulët, nga sklerotet dalin apotecet, të cilat mbajnë një numër të madh asqesh. Çdo ask përmban tetë askospore. Këto të fundit, transportohen nga era ose nga shiu dhe vendosen mbi indet e bimëve, ku më pas mbijnë dhe japin fillimin e infeksionit. Prekja e bimëve realizohet nëpërmjet dy rrugëve : 1. Nëpërmjet micelit, e cila realizohet nga mbirja e sklerotëve që janë në tokë. Në kushte me lagështirë të lartë dhe temperatura të përshtatshme, miceli arrin të zhvillohet edhe në sipërfaqen e tokës duke e kaluar dimërin si saprofite në indet e bimëve të gjalla apo të vderkura dhe më pas infektojnë bimët e specit. Në kushtet e lagështirës së ulët, miceli zhvillohet deri në disa cm nën sipërfaqen e tokës. 2. Nëpërmjet askosporeve që dalin nga apotecet të cilat janë organe të riprodhimit seksual të kësaj kërpudhe dhe që formohen nga sklerotet. Këto organe shërbejnë për infektimin e pjesës ajrore të specit dhe veç kësaj kanë aftësinë ta përhapin këtë sëmundje në largësinë deri në disa qindra metra.

353


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

KUSHTET QË NDIHMOJNË SËMUNDJEN. Sëmundja i prek më shumë bimët, kur ato janë të dendura dhe pak të ajrosura. Kjo situatë favorizohet edhe nga ndryshimet e papritura të temperaturave. Zhvillimi i kësaj kërpudhe ndihmohet nga temperaturat relativisht të ulëta, ndërmjet 150C dhe 180C dhe në prani të tepruar të lagështirës së ajrit. Nga studimet e fundit është vërejtur se kërpudha është shumë e ndjeshme ndaj gazit karbonik. Gazi karbonik duke qënë më i rëndë së ajri, ka aftësinë të lokalizohet në centimetrat e para të sipërfaqes së tokës. Kështu që plehërimet e tokës me plehëra organike janë një burim i çlirimit të CO2 dhe sidomos në tokat e lehta dhe të mesme që shkalla e dekompozimit të lëndës organike është e lartë. MASAT PARANDALUESE DHE TË LUFTIMIT. Ndërhyrjet kundërkësaj sëmundjeje mbështeten në: 1. Aplikimin e qarkullimit bujqësor me kulturat e drithrave dhe foragjërët një/shumvjeçare; 2. Përdorimin e një agroteknike sa më të përsosur, me qëllim që bimët të rriten të shëndetëshme; 3. Dezinfektimin e tokës me vapam, e të tjera preparate dezinfektuese; 4. Sidomos për mjediset e mbrojtura, rekomandohet që gjatë kultivimit, të hiqen bimët e thara dhe mbeturinat bimore të prekura të cilat janë mbartës të skleroteve. 5. Duhet të bëhet drenimi i përhershëm i tokës dhe mbi të gjitha, gjatë mbjelljes në vëndin e përhershëm të sigurohet një hapsire e mjaftueshme të bimëve, në mënyrë që ato të kenë një ajrim sa më të mirë; 6. Të aplikohet ulja e lagështirës në serrë nëpërmjet ajrosjeve. 7. Të eleminohen ujitjet në formë shiu. Trajtimet kimike duhet të bëhen sidimos në qafën e rrënjes dhe në të gjithë gjatësinë e kërcellit me një nga fungicidet të cilat kanë këtë bazë kimike si: Bavistin 0.1%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Sumilex 0.08-0.1%, Ridomil 0.35-0.4%, etj. Në fund të periudhës së vegjetacionit hiqen dhe shkatërrohen bimët e prekura dhe së bashku me to sklerotet e tyre. Për dezinfektimin e tokës mund të përdoren fumigantë të tillë si methyl bromide, dazomet, metlam sodium, etj. Ose atje ku ka mundësi duhet të aplikohet dezinfektimi me avuj të nxehtë. Farërart duhet të dezinfektohen me Furmidor 2-3 gr për 100 gr farë. 7.3.1.12. KALBËZIMI I KËRCELLIT (Didymella lycopersici Klebahn - forma e ascosporeve) (phoma lycopersici Cooke - forma conidiale) SIMPTOMAT. Kjo sëmundje është relativisht e shpeshtë në speca, domate dhe patllixhana, sidomos në ato të kultivuara nëpër mjedise të mbrojtura. Ajo mund të shfaqet në të gjitha fazat e zhvillimit të bimës, por me shpesh ndeshet në fillimin e vjeljeve. Nga vetë emri i sëmundjes, ajo prek kërcellin në cilëndo pjesë të tij, por me shpesh në zonën

354


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

e poshtëmë të kërcellit, pak cm mbi sipërfaqen e tokës. Sëmundja në fillim duket në një anë të kërcellit në formën e njollave të shtypura, të gjata deri në 4-5 cm, me ngjyrë kafe në të zeze dhe më vonë këto njolla rrethojnë krejt pjesën e prekur. Këto njolla kanë prirjen të plasariten për së gjati, duke provokuar edhe sëmundje të tjera. Në vëndin e prekur lekura shkëputet nga indi drunor. Bimët e prekura vyshken dhe thahen papritur. Edhe nëse vazhdojnë të jetojnë për një farë kohë, frutat e parë rriten dhe piqen në mënyrë të sforcuar, ndërsa lidhja e frutave të rinj ndërpritet. Kur kushtet janë të përshtatshme për këtë sëmundje, ajo përhapet me shpejtësi në të gjithë sipërfaqen dhe brënda disa ditëve mund të shkaktoi tharjen e të gjithë bimëve. Figura 124. Simptomat e prekjes dhe organet e riprodhimit

Veç kërcellit sëmundja mund të preke edhe frutat, sidomos në periudhën e Vjeshtës. Në këtë rast infektimi fillon nga bishti i frutit. Frutat e prekura nxihen, pasi në të formohen njolla të shumta me ngjyrë kafe, të rrumbullakta me diametër 2-5 mm, që me shpejtësi zgjerohen duke formuar zona të gjëra kalbëzimi deri në kalbjen e plotë të tyre. Shënja të tilla mund të shfaqen mbi gjethe në formën e njollave të rrumbullakta, kafe, në fillim të vogla (në disa milimetra), ndërsa më vonë ato zgjerohen duke mbuluar sipërfaqe të mëdha të llapës së gjethes. Përgjegjëse për këtë sëmundje janë speciet e kërpudhave Phoma lycopersici, Diplodina lycopersici, ose Ascochyta lycopersici, të cilat janë të klasës Deuteromiceteve. Në këtë kërpudhe njihet edhe forma e përsosur Didymella lycopersici, që karakterizohet nga prodhimi i periteceve në formë lemshi, të cilat përmbajnë asqe cilindrike me askospore dyqelizore me madhësi rreth 17 x 6 mikron. Forma e askosporeve pothuajse takohet me rrallë në kushtet e vëndit tonë. Zakonisht kërpudha formon piknide, të cilat janë aq të mëdhenjë sa që duken edhe me sy. Ato kanë formë sferike, brënda të cilëve vendosen piknosporet, të thjeshta ose të përbera. Depërtimi i micelit në bimë bëhet zakonisht nëpërmjet plagëve të ndryshme. Sëmundja gjëndet në tokë, e cila është e aftë të jetojë në formën saprofite mbi mbeturinat bimore të prekura, në formën e Piknideve. Burimi kryesor i infeksionit është sporifikimi i njollave mbi qafën e kërcellit dhe në kërcell. Infeksionet vërehen kryesisht gjatë muajve të pranverës dhe të Vjeshtës. Kërpudha është e aftë të preke bimët në tëmperaturat optimale 17-280C. Në tëmperatura relativisht të ulëta 15-170C, sëmundja e ngadalëson zhvillimin e saj. Nga kjo kuptojmë së

355


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

temperaturat e ulëta të tokës, janë të mjaftueshme për të pakësuar rrezikun e prekjes së bimëve nga kjo sëmundje. Sëmundja favorizohet nga lagështia e lartë dhe sidomos në mjedise të mbrojtura. Parazitin e ndihmojnë mjaft shirat e vazhdueshmë gjatë verës dhe të Vjeshtës, kurse në serra zakonisht ujitjet e shpeshta e pa kriter dhe sidomos ato në formë shiu. MASAT PARANDALUESE DHE ATO TË LUFTIMIT. Masat profilaktike bazohen në mbjelljen me dendësi të tilla, që të lejojnë qarkullimin sa më të mirë të ajrit. Dezinfektimi i farës është një masë tjetër e domosdoshme. Në rastin kur kemi bimë të rralla të prekura, është më e rekomandueshme që ato të dhkulen dhe të largohen ose të asgjësohen. Më e domosdoshme kjo masë është për mjediset e mbrojtura. Eshtë tepër e rëndësishme është që të eleminohen ujitjet në formë shiu dhe të realizohet sa më mirë të jetë e mundur, ajrimi i tyre. Për rastet kur prekja është e rëndë, duhet të bëhen trajtimet lokale (të qafa e bimës), duke përdorur preparatet benzimidazolici ose ditiocarbammatë, benomyl ose carbendazim. Një mënyrë tjetër mbrojtjeje është edhe trajtimi i njollave të sëmundjes, duke i lyer ato me benomyl, iprodionë, vinclozolin, etj. Rezultatet të mira kanë dhënë preparatet me bazë Maneb, mancozeb apo fenarimol. Trajtimet e tjera duhet të bëhen me lëngun bordulez 0.8-1%, Bavistin 0.1%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Daconil 0.2-0.3%, Upital 0.15-0.2%, Sumilex 0.08-0.1%, Ridomil 0.35-0.4%, etj. Farërart duhet të dezinfektohen me Furmidor 2-3 gr për 100 gr farë, Bautan gr për 100 gr farë, etj. 7.3.1.13. KALBËZIMI I QAFËS SË KËRCELLIT (pythium debarianum Hess.) Kjo është një sëmundje polifage e cila dëmton rëndë edhe shumë bimë të familjes Solanace si dhe ato të familjes Cucurbitaceae. Veçanërisht është shumë dëmpruresë në kushtet e temperaturave të larta dhe me lagështirë të tepruar dhe sidomos gjatë periudhës së përgatitjes së fidanave në shtretër. Prania e kësaj sëmundjeje ndihet më tepër në fidanat e porsa mbira dhe vazhdon deri sa fidanat të kenë arritur në fazë n e 2- 3 gjetheve të vërteta. Nëqoftëse bimët infektohen në momentin e fillimit të mbirjes, ato pothuajse nuk arrijnë të dalin farë mbi sipërfaqen e tokës. Në fidanat më të rritura (të moshës 1- 2 muajshe), prania e kësaj sëmundjeje bëhet gjithënjë e me e rrallë. SIMPTOMAT. Kjo lloj sëmundjeje takohet në forma të ndryshme dhe varet nga specia që e shkakton atë. Kur kjo sëmundje shkaktohet nga specia Pithium debarianum, ajo prek dhe dëmton bimën qysh në moshën e fidanit. Shkalla e dëmit varet nga periudha e prekjes dhe e parë nga ky këndvështrim, vërejmë se shkalla e dëmtimit varet nga dy momente: Momenti i parë ndodh kur infeksioni shfaqet në periudhën e zgjimit të farës dhe të fillimit të mbirjes së sajë. Në këtë rast farërat e murgëlluara “të plasura”, sapo preken ato kalben përpara mbirjes, duke shkaktuar atë që quhet kalbëzimi para mbirjes.

356


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Megjithëse ky rast është i rrallë, por Figura 125. Fidana të prekura nga kalbëzimi kur ndodh e dëmton plotësisht. i qafës së kërcellit Momenti i dytë ndodh atëhere kur sëmundja i prek bimët pas mbirjes. Në këtë rast vërejmë se në indivitë të veçantë ose edhe në vatra të vogla, ato shtrihen përtokë. Ato humbasin ngjyrën jeshile dhe kalojn në atë klorotike. Kjo kërpudhë prek kryesisht qafën e rrënjeve dhe pjesërisht/plotësisht sistemin rrënjor. Shënja dalluese e kësaj sëmundjeje është mbulimi i qafës së kërcellit me njolla kafe të errëta deri në të zeza, që më pas e mbulojnë të gjithë zonën. Indet bimore në vëndet e prekura hollohen së tepërmi në krahasim më indin e shëndoshë. Bimët duke mos qënë në gjëndje të përballojnë peshën e trupit të tyre, ato përkulen dhe rrëzohen për tokë. Kjo sëmundje është më shumë dëmprurese, kur infeksioni përparon jo me në individe të veçantë, por kur shfaqet në formën e vatrave. Bimët e prekura vyshken dhe më pas kalben duke krijuar kështu vatra që n.q.s nuk merren masat parandaluese, atëhere kjo sëmundje mund të zhduke të gjithë bimësinë brënda një shtrati ose vëndit të përgatitjes së fidanave. Sëmundja fillimisht vërehet me shfaqjen e rrëzimit të fidanëve në tokë. Rrëzimi i tyre është në mënyrë të parregullt, d.m.th. bimët nuk bien në një drejtim por të çrregullta. Pjesët e prekura të bimëve mbulohen nga hifet e kërpudhes, të cilat në kushtet e një lagështirë të lartë e temperaturë të përshtatshme, hifet zhvillohen me shpejtësi duke dalë në sipërfaqe të bimëve në formën e një myku të bardhë dhe më pas duke i dëmtuar plotësisht ato. Përgjëgjëse për kalbëzimin e qafës së kërcellit, përveç disa specieve të kërpudhes të gjinisë Pythium si: P. debaryanum, P. aphanidermatum, P. ultimum, etj, janë edhe ato të gjinisë Phytophthora (ph. capsici, Ph. Parasitica, etj,); të gjinisë Rhizoctonia (R. solani), etj. Përhapesit e këtyre sëmundjeve jetojnë në tokë. Ato të gjinisë Pythium zhvillohen në shtresa më të thella të tokës, ndërsa ato të Rhizoctonia zhvillohen në shtresat më sipërfaqësore. Sëmundjet kërpudhore të gjinisë Pythium, janë kërpudha të klasës së Fykomiceteve. Hifet e micelit të parazitit po të shihen në mikroskop, ato janë të thjeshta pa ngjyrë, me degëzimrë të rralla dhe në majë të tyre diferencohen konidet. mënyra e shumëzimit

357


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

është Agamike (jo seksuale) dhe Gamike (seksuale). Në mënyrën Agamike, konidet shkëputën lehtë nga hifet e micelit dhe në kushte të përshtatshme, mund të mbijnë e të zhvillohen në dy mënyra, në vartësi të përqindjes së lartë të lagështirës ajrore, ose kur në trupin e bimës gjënden pika uji. Në mënyrën e parë, konidet mbijnë duke dhënë micelin fillestar i cili më pas depërton direkt në indin e bimës duke bërë kështu infektimin e saj. Sipas mënyrës së dytë, konidet duke qënë në prani të pikave të ujit, ato mbijnë duke dhënë një hif të shkurtër dhe me fund të zgjëruar që quhen zoosporangjë. Këto të fundit kanë madhësi në rreth 20-25 mikron. Në këto zoosporangjë, formohen zoosporet të cilat pasi çlirohen prej tyre dhe në prani të pikave të ujit me anë të një flagjëli notojnë në ujë dhe përhapen në sipërfaqet e indeve të bimëve. Pas përhapjes këto zoospore mbijnë duke dhënë një hif fillestare që quhet promicel. Promiceli zhvillohet duke dhënë micelin, i cili më pas zhvillohet duke shkaktuar infektimin e plotë të bimëve. Veç mënyrës Agamike të shumëzimit, të gjinia Pythium, vërehet edhe mënyra Gamike. Oosporet formohen si rezultat i kopulimit të Antëridit me Oogonin. Oosporet mbeshtillën me një Cipë të fortë e cila shërben për të rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj kushteve të papërshtatshme të mjedisit rrethues. Këto procese zhvillohen më së miri, në prani të lagështirës relativisht të lartë dhe me temperatura rreth 20-30 0C. Sipas shumë autorëve, kur temperatura është në intervalët 20-300C, mund të preken rreth 80% e bimëve. Ndërsa kur temperatura është 8-12 0C mundësia e prekjes së bimëve është në rreth 24% të tyre. Në temperaturën mbi 320C, mundësia e prekjes është praktikisht zero. P. debarianum zakonisht jeton në toka të pasura me lëndë organike, në plehun e stalles, në mbeturina bimore të prekura më parë, etj. Kushtet më të përshtatëshëmështë për tu zhvilluar janë shtretërit, sepse pikërisht në këto mjedise temperatura dhe lagështira ajrore janë me prezentë. Gjithashtu në sasinë e prekjes ndikon ndriçimi jo i mjaftueshëm, dendësia e madhe e bimëve për njësi të sipërfaqes, ujitjet e tepruara, ajrosje të pamjaftueshme, etj. MASAT E LUFTIMIT. Plehu organik i freskët, i cili shërben për të mbushur shtretërit e nxehtë në rastin e prodhimit të fidanave me metodën e ngrohjes biologjike, duhet të jetë i pastër nga mbetjet e bimëve të familjes së Solanaceve. Kjo është tepër e rëndësishme sepse sëmundja dimëron në këto mbeturina. Gjithashtu plehu organik i dekompozuar i cili shërben si dherishte, duhet të jetë i pastër ose i dezinfektuar kimikisht/termikisht, ashtu ciç është spjeguar në pjesën e dezinfektimit. Dherishtja që shërben për mbulimin e farës, duhet të përzihet me rërë, me qëllim rritjen e përshkueshmërisë së ujit gjatë ujitjeve, si dhe rritjen e shkriftshmerisë dhe të ajrosjes së sistemit rrënjor. Të evitohen mbjelljet e dendura në farishte.

358


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Ujitja duhet të bëhet me sasira të pakta dhe mundësisht në orët e para të mengjëzit, me qëllim që sipërfaqja e dherishtes dhe e bimëve gjatë pjesës tjetër të ditës, të jetë sa më e thatë. Të eleminohen reptësisht ujitjet e farishteve në mesditë dhe aq më keq akoma në orët e mbrëmjes. Ajrimi duhet të bëhet në një kohë sa më të gjatë me qëllim, që në shtrat ajri të jetë sa më i thatë. Nëqoftëse vërehen shënjat e sëmundjes, atëhere menjëherë bimët e prekura duhet të eleminohen dhe vëndi më pas duhet t’i bëhet dezinfektohet me 3% Sulfat Bakri. Trajtimet e tjera duhet të bëhen me lëngun bordulez 0.8-1%, Zinep 0,4%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Captan 0.2%, Daconil 0.2-0.3%, Upital 0.15-0.2%, DodeNë 0.2%, Previcur 0.3%, Sumilex 0.08-0.1%, Ridomil 0.35-0.4%, Caltan 0,2%, etj. Farërart duhet të dezinfektohen me Furmidor 2-3 gr për 100 gr farë, Baytan gr për 100 gr farë, etj. 7.3.2. SËMUNDJET BAKTERIALE DHE LUFTIMI I TYRE Sëmundjet me origjinë bakteriale të speci janë: i) Xanthomonas vesicatoria Doeson., e cila njihet me emrin Vyshkja Bakteriale; ii) Pectobacterium carotovorum Ealdel., që njihet me emrin Njollosja e zezë Bakteriale; iii) Pseudomonas syringae Van Hall. Var. capsici, që njihet me emrin Lija Bakteriale ose Kalbëzimi i Qullët i frutave të primeve; iv) Pseudomonas Salanacearum E.F. Smith., që njihet me emrin Nekroza bakteriale, etj. 7.3.2.1. VYSHKJA BAKTERIALE (Xanthomonas vesicatoria Doeson) SIMPTOMAT. Vyshkja bakteriale është sëmundje shumë e rrezikshme, e cila në vite të favorshme, mund të shkatërroje prodhimin në mbi 70 % të tij. Dëmtimi nga kjo sëmundje është më i ndjeshëm kur ajo shfaqet herët, kurse në infektimet e mëvonshme dëmtimi nuk është edhe aq i ndjeshëm. Sëmundja e vyshkjes bakteriale zakonisht shfaqet në dy forma: i) Në formën e vyshkjes së përgjithshme, që vjen nga prekja e sistemit të enëve përçuese, dhe ii) Në formën e prekjes lokale, që jep njollosje të ndryshme në organet mbitokësore të bimëve. Speci në fushë zakonisht preket në fazën e frutifikimit dhe rrallë me përpara. Forma e parë e prekjes është më e shpeshtë. Shënjat e para të sëmundjes duken në gjethet e poshtme të bimëve, të cilat fillojnë të vyshken dhe të përdridhen. Gjethet mund të vyshken nga njëra anë e bimës. Karakteristikë është se bishtat e gjetheve qëndrojnë të varura mbi kërcell. Në përgjithësi vyshkja e shkaktuar nga kjo bakterioze, është unilaterale, e pjesëshme dhe me rrallë ndodh vyshkja e përgjithshme e bimës. Vyshkja unilaterale bie më tepër në sy, kur bimët janë ende të reja dhe të padëmtuara nga sëmundjet e tjera kërpudhore, si dhe kur akoma nuk ka filluar tharja fiziologjike e gjetheve. Vyshkja e përgjithshme e bimëve të prekura ndodh zakonisht në fazat e fundit të zhvillimit të sëmundjes. Bimët që kanë simptomen e vyshkjes, nëqoftëse i bëjmë prerjen tërthore të kërcellit kryesisht afër qafës së rrënjes, do të shohim së enët

359


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

përçuese i kanë me ngjyrë të errët dhe të mbushur me një masë të lëngshme viskoze, që s’është gjë tjetër veçse koloni bakteriesh. Në rastin e infektimit local, simptomat shfaqen në dëmtimin e bishtave të gjetheve, në dege dhe në kërcej. Në të formohen njolla lokale të zgjatura me ngjyrë të errët. Shpesh ndodh që njollat të kthehen në plagë ulçeroze. Po të kepusim gjethen do të shohim se në pjesën e këputur, vërehen njollosje në formën e një patkoi, që është shënjë mjaft karakteristikë për këtë sëmundje. Nëpërmjet gypave përçuese infektimi kalon në pjesë të tjera të bimëve, e në fruta, duke shkaktuar infektimin e brëndshëm të tyre. Kur preken frutat e reja, ato deformohen dhe zhvillohen keq. Ndërsa farërat pas pjekjes së frutit, nuk kanë me fuqi mbirëse. Kur infektohen frutat e mëdhenjë (sidomos ato që kanë përfunduar rritjen), në to vihet re një nxirje e lehtë e sistemit të enëve përçuese. Me tej në këto fruta shfaqen njolla të vogla, të rrumbullakta, të bardha në të verdha. Ky infektim në përgjithësi nuk shkakton kalbjen e frutit, por prish vlerën tregtare të tyre. Kjo është një sëmundje bakteriale që shkaktohet nga bakteriet e gjinisë Xanthomonas vesicatoria Doeson dhe ka vetinë të ruhet në tokë, në mbeturinat bimore, mbi konstruksionin e serrës, mbi veglat e punës, në farë, etj, deri në disa vite. Gjatë vegjetacionit bakteriet përhapen nëpërmjet erës, shiut, ujitjes në formë shiu, solucioneve ushqyese dhe mbi të gjitha, gjatë kryerjes së proceseve të ndryshme agroteknike, e sidomos krasitjeve që kryhen në rastet e kultivimit në mjedise të mbrojtura. Në bimë paraziti depërton nëpërmjet plagëve të shkaktuara nga dëmtimet mekanike, gjatë lidhjes së tyre, nëpërmjet rrënjeve dhe stomave të gjetheve, etj. Temperatura optimale për zhvillimin e këtyre bakterieve është rreth 18-240C dhe në presencë të lagështirës ajrore mbi 80 %. Ashtu si dhe shumë bakterie të tjera, veçanërisht Xanthomonas vesicatoria ndihmohet nga moti me lagështi të lartë ajrore. Bimët me vegjetacion të bujshëm dhe sidomos të ushqyera në mënyrë të njëanëshme veçanërisht me plehëra azotike, janë më të predispozuara të preken nga kjo sëmundje. Edhe ujitjet e shpeshta dhe pa kriter, e favorizojnë këtë sëmundje. MASAT PARANDALUESE DHE TË LUFTIMIT. Eshtë shumë e rëndësishme aplikimi i qarkullimit bujqësore për një periudhë 4 – 5 vjeçare, madje është e domosdoshme qarkullimi me barera bishtajore një dhe shumvjeçare. Eshtë mjaft e rëndësishme përdorimi i farës së pastër nga kjo sëmundje dhe e dezinfektuar me preparatet e sipër përmendura. Toka, mjetet, dherishtja ose sipërfaqja e serrës apo të shtratit, duhet të dezinfektohen kimikisht ose me metodat e tjera të dezinfektimit. Duhet të evitohet lagështira e tepërt dhe të gjitha praktikat që favorizojnë vyshkjen bakteriale. Për luftimin e kësaj sëmundjeje, deri më tani nuk ka ndonjë preparat që të japi efekte kuruse. lëngu bordulez deri tani është më i rekomandueshëm, pasi ai luan një rol vetëm

360


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

parandalues. Bëhen trajtime kimike me preparate bakri, kryesisht me lëngun bordolez, në fazën e para të zhvillimit të bimëve, duke i filluar ato në farishte me 0.2 – 0.3 % dhe duke vazhduar gjatë vegjetacionit me 0.6-0.8 %. Gjatë përgatitjes së fidanëve evitohet plehërimi i tepërt organik, azotik si dhe mbjellja e dendur. Përpara mbjelljes së bimëve në vëndin e përhershëm në mjedise të mbrojtura, bëhet kujdes për të trajtuar tokën me fungicide të tilla si Methyl Bromide, etj. Të gjitha paisjet e përdorura ose që ripërdoren gjatë kultivimit, si psh., shata, sistemi mbështetës, spango, etj, këshillohet të trajtohen me solucioNë dezinfektuese si: 12 % chlorinë, ose formalinë 2-5 % , të cilat zhyten për 1 orë në këtë solucion dhe pasi nxirren mbulohen me plasmas për 24 orë. Bimët e sëmura shkulen dhe digjen dhe njëkohësisht rekomandohet heqja e bimëve fqinjë edhe pse ato duken të pastërta, pasi edhe ato janë të prekura. Kur kemi të prekur sipërfaqe të mëdha ato izolohen dhe u shërbëhet bimëve që duken të pastra me qëllim marjen sa të jetë e mundur e një sasie të prodhimit. Dezinfektohen veglat e punës, lahen duart shpesh me sapun. Evitohet ujitja në formë shiu. Në fund të vegjetacionit largohen mbeturinat bimore dhe zhduken. 7.3.2.2. NJOLLOSJA E ZEZË BAKTERIALE (pectobacterium carotovorum Ealdel.) SIMPTOMAT. Gjethet mund të preken nga sëmundja në të gjitha fazat e zhvillimit të tyre. Eshtë parë së me rritjen e moshës së bimëve, rritet edhe qëndrueshmëria e tyre ndaj kësaj sëmundjeje. Mbi gjethe sëmundja shfaqet në formën e njollave të vogla, në trajtën e pikave me diametër 1-2 mm. Në fillim ato marrin ngjyrë të gjelbër të errët dhe më vonë njollat bëhen këndore dhe kafe në të zeze. Eshtë karakteristikë së njollat e shkaktuara nga kjo sëmundje janë ujore dhe, po të shikohën në dritë, kanë një ndriçim të dukshëm. Më pas zakonisht qëndra e njollave thahet dhe bie. Kur njollat janë në numër të madh, ato e mbulojnë gjithë sipërfaqen e gjethes duke shkaktuar tharjen e plotë tëtyre. Sëmundja mund të preke edhe kërcellin, bishtat e gjetheve dhe ato të frutave. Edhe në këto organe shënjat janë të ngjashme, por në këto organe njollat kanë formë të zgjatur. Bimët e prekura zhvillohen keq. Frutat janë shumë të ndjeshëm ndaj infektimit duke filluar që nga lidhja e tyre dhe vazhdon deri në mbarim të rritjes. Aty formohen njolla të zeza, të rrumbullakta ose të parregullta, paksa të fryera, në fillim të vogla, por me kalimin e kohës ato zgjerohen duke arritur një diametër në 6-8 mm. Në frutat e gjelbërta njollat janë sipërfaqësore, pothuajse të ngjashme me simtomat e kromes, kurse në ato të pjekurat, dëmtimi futet me në thellësi dhe mund të shkaktoje kalbjen e tyre. Sëmundja shkaktohet nga bakteriet e gjinisë Pectobacterium carotovorum Ealdel., e cila ruhet mbi farë dhe mbeturinat bimore, mbi dhe nën tokë. Sipas të dhënave vetë toka

361


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

nuk shërben si burim infektimi. Nëse mbeturinat bimore dekompozohen plotësisht, atëhere edhe bakteriet shkatërrohen menjëherë sëbashku me dekompozimin e bimëve. Por meqënëse gjatë dimërit ky dekompozim nuk arrin të bëhet i plotë, atëhere sëmundja mund të shfaqet më shumë kur parcela mbillet edhe vitin e dytë me këtë bimë. Bakteriet nga njëra bimë në tjetrën, përhapen me anën e shiut, apo ujitjes, si dhe të erës. Bakteriet futen në bimë nëpërmjet plagëve. Ndërsa frutat e sapolidhura mund të infektohen edhe pa patur plagë. Kjo sëmundje shkaktohet edhe nga një bakterie tjetër që quhet Pseudomonas tomato. Të dyja këto bakterie shpesh shfaqen njëkohësisht në të njëjtën bimë. Periudha e inkubacionit, në kushte optimale në rastin e prekjes së gjetheve zgjatë 3-5 ditë, ndërsa kur prekja ndodh mbi fruta periudha është pak më gjatë. Këto bakterie shfaqen kryesisht në verë dhe zhvillimi i saj ndihmohet nga temperatura mjaft të larta. Temperatura optimale për të është 250C, me kusht që temperatura minimale të mos bjere nën 180C dhe lagështia e lartë dhe sidomos reshjet e shiut. MASAT PARANDALUESE DHE ATO TË LUFTIMIT. Praktikisht nuk ka mundësi kurimi. Më e këshillueshme është të evitohet lagështira e tepërt dhe sidomos prania e ujit mbi sipërfaqen e tokës dhe të bimëve. Për këtë qëllim bëhet ajrimi maksimal i mjedisit të mbrojtur dhe evitohet ujitja në formë shiu. Në së kjo nuk është e mundur, ujitja duhet të bëhet deri në mesditë, me qëllim që deri në mbrëmje, sipërfaqja e gjetheve të jetë tharë. Bëhen trajtime me preparate me bazë bakri, si lëngu bordolez, duke i lagur mirë bimët. Kjo masë ndikon në uljen e intensitetit të zhvillimit të kësaj sëmundjeje. Studimet e fundit tregojnë së përzjeria e bakrit me fungicide me bazë dithiocarbamate (mancozeb) kanë qënë me efektive. Mbas vegjetacionit hiqen të gjitha mbeturinat bimore dhe zhduken. Aplikohet qarkullimi bujqësor. Përdoret farë e dezinfektuar. Fara duhet të trajtohet me sodium chlorite ose gëlqere të kloruar. Gjatë periudhës së përgatitjes së fidanit, bëhen trajtime me preparatin me bazë bakri, të shoqëruara me macozeb duke i lagur mirë ato. Mbillen forma bimore të qëndrueshme ndaj këtij bakteri, etj. 7.3.2.3. KALBËZIMI I QULLËT OSE LIJA BAKTERIALE (pseudomonas syringae Van Hall. Var. capsici) SIMPTOMAT. Eshtë një sëmundje e përhapur dhe zakonisht takohet së bashku me njollosjen e zezë bakteriale. Përveç specit prek domaten dhe patllixhanin. Sëmundja shfaqet mbi të gjitha organet mbitokësore të bimëve. Shënjat e para të sëmundjes shfaqen mbi gjethe në formën e njollave të vogla të rrumbullakta me ngjyrë kafe të errët, me diametër maksimal deri në 1 mm ose pak më shumë. Më vonë njollat rrethohen me një unaze klorotike. Njollat zakonisht shfaqen në numër të madh dhe afër njëra tjetrës, që shpesh herë bashkohen duke formuar njolla të shtrira me ngjyrë të verdhë. Në këto raste gjethja fillon të zverdhët dhe rrëzohet para kohë. Mbi kërcellin e infektuar formohen njolla të ngjajshme me ato të gjetheve, por nganjëherë ato kanë formë

362


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

të zgjatur në drejtim të boshtit. Frutat janë pjesët që preken dhe dëmtohen më shumë nga kjo sëmundje. Mbi ta formohen njolla të vogla me formë të rrumbullakta, me ngjyrë gati të zeze, me madhësi që nuk e kalojnë 1 mm diametër. Njollat janë të shpërndara mbi indin epidermal, pa u futur brënda në indet tulore. Në frutat e gjelbërta njollat rrethohen nga një zonë e lëngshme me ngjyrë të verdhë. Më vonë zona e njolles nekrotizohet dhe prej saj del një lëng bakterial. Në kushte optimale sëmundja mund të preke 75-80 % të frutave. Këto fruta nuk kanë vlerë tregëtare dhe industriale dhe bëhen objekt i kalbëzimeve sekondarë nga kërpudhat saprofite. Sëmundja shkaktohet nga bakteria Pseudomonas syringae Van Hall. Var. capsici, e cila ruhet në tokë ose mbi mbeturinat bimore, por kryesisht ruhet në farë. Ky lloj bakteri mbijeton edhe mbi rrënje e gjethe të disa bimëve të kultivuara, si edhe të disa barera të keqija. Sëmundja përhapet me anën e shiut, ujitjes në formë shiu dhe erës, të cilat transportohen në largësi relativisht të mëdha, duke realizuar kështu infektimin e bimëve. Në indet bimore bakteriet depërtojnë nëpërmjet stomave të gjetheve dhe plagëve të ndryshme. Bakteriet e kësaj kolonie kërkojnë temperatura relativisht të ulëta. Me optimalja është rreth 200C. Lagështira duhet të jetë relativisht e lartë. Atë e favorizojnë mjaft vesa, mjergulla, shiu, ujitjet në formë shiu, sidomos prania mbi sipërfaqen e bimës, etj. Në këto kushte për 24 orë, janë të mjaftueshme për të siguruar zhivillimin e sëmundjes, simtomat e të cilës i shfaq në 8 – 10 ditë pas kontaminimit. MASAT PARANDALUESE DHE TË LUFTIMIT. Praktikisht nuk ka mundësi reale për kurimin e bimëve të prekura. Më e mira është të evitohet lagështia e tepërt, sidomos prania e pikave të ujit mbi bimë. Për bimët që kultivohen në mjedise të mbrojtura, duhet të sigurohet një ajrim maksimal dhe të evitohet ujitja në formë shiu. Nëse kjo nuk është e mundur ujitja duhet të bëhet vetëm në mëngjez ose në orët e para të ditës dhe asnjëherë nuk duhet të bëhen në mbrëmje. Kjo, me qëllim që gjethet të mund të thahen me përpara se të vijë nata. Trajtimet kimike bazohen në atë të përdorimit të preparate me bazë bakri (lengu bordolez), duke i lagur mirë ato. Studimet e fundit kanë treguar se preparatin me bazë bakri, të përziera me fungicide me bazë dithiocarbamatë (mancozeb) kanë efektivitet më të lartë. 7.3.2.4. NEKROZA BAKTERIALE (pseudomonas Salanacearum E.F. Smith.) SIMPTOMAT. Nxirja e palces së kërcellit është një sëmundje pak e njohur dhe prek kryesisht bimët që rriten në mjedise të mbrojtura. Në raste të veçanta shënja të tilla duken edhe në bimët në fushë të hapur kur moti është për një periudhë të gjatë me re dhe me lagështirë. Sëmundja shkaktohet nga bakteria Pseudomonas Salanacearum E.F. Smith. Sëmundja ndimohet kryesisht nga teprica e azotit. Bimët e sëmura shpesh janë

363


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

shumë të fuqishme. Sëmundja shpesh shfaqet pas një periudhë të motit me re, gjatë së cilës niveli i lagështisë veçanërisht në mjediset e mbrojtura është i lartë. MASAT PARANDALUESE DHE TË LUFTIMIT. Fatkeqesisht nuk ka trajtime kimike të efektshme kundërkësaj sëmundjeje. Rekomandohet që bimët të mos rriten shumë të bujshme me përdorimë të tepruara të plehërave azotike. Eshtë tepër e rëndësishmë të aplikohet plehërim i kontrolluar dhe i balancuar me elementët e tjerë ushqimor. Në këtë rast është tepër e domosdoshme përmbajtja e lartë e potasit në tokë ose në solucionet ushqyese. Ky element i ndihmon bimët në rritjen e qëndrueshmërisë kundrejtë kësaj sëmundjeje. Të evitohet niveli i lartë i lagështirës së ajrit dhe kjo më e domosdoshme në mjedise të mbrojtura. Nuk duhet harruar kurrë së sëmundja është “e kthyeshme”. Bimët e prekura pjesërisht, të cilat kanë ndaluar rritjen, mund të rifillojnë përsëri jetën dhe të arrijnë një prodhim shumë të kënaqshëm. Kjo kërkon atë që sa më shpejt të jetë e mundur të vendosen kushte të përshtatshme për bimët. Gjatë dhe pas kultivimit duhet të hiqen bimët e prekura rëndë dhe të thara. Masat e tjera janë si të sëmundjet e tjera bakteriale. 7.3.3. SËMUNDJET E KUNGULLOREVE Shalqini dhe bimë të tjera perimore, dëmtohen nga insekte dhe sëmundje kriptogramike. Prandaj është më e domosdoshëmë të merren masa profilaktike, se sa të luftohen në momentin kur është prekur dhe aq më keq kur e ka infektuar plotësisht. Kundërsëmundjeve dhe dëmtuesve përdoren masa agronomike dhe kimike. Në kompleksin agroteknik bëjnë pjesë punimi dhe përgaditja e tokës, zhdukja e mbeturinave bimore pas vjeljes, qarkullimi bujqësore, zgjedhja e varjeteteve dhe e kultivarëve rezistente për një ose më shumë sëmundje ose dëmtuesi. Në mjetet kimike janë proceset e sperkatjeve, pluhurosjeve, ushqimet e helmuara dhe një tjetër metodë është lufta biologjike e cila në disa vënde të botës po zhvillohet me sukses. Disa sëmundje janë: Antraknozat e kungulloreve (Colletotrichum oligocheatum) Prek shalqinin, pjeprin, dhe kastraveçin. Shenjat janë njolla me ngjyrë roze me nuanca kafe në faqen e poshtëmë të gjetheve, që me kalimin e kohës rriten dhe e dëmtojnë plotësisht gjethen. Frutat e prekura nga antraknoza bëhen të hidhura. Kërpudha që prek, përhapet me spore dhe dimëron në mbeturinat bimore. Favorizohet shumë nga lagështia e tepërt dhe nga vesa. Transmetohet edhe me farërat që janë të infektuara nga këto spore. Për luftimin e kësaj sëmundje duhet aplikuar mënjanimi i mbeturinave bimore, punimi i thellë, zbatimi i qarkullimeve bujqësore e të tjera masa. Masa të mira japin dhe dezinfek-

364


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

timi i farërave me Vitovax 2gr / kg, Pajtan 2 gr / kg, Poliram 2 gr / kg farë pasi fara të jetë njomur me ujë sepse ky preparat është në gjëndje granulare dhe ka vështirësi për tu ngjitur në fare në gjëndje të thatë . Trajimet kimike me Andracol 0.2 %, Daconil 0.25%, Ridomil 0.2% e tjerë në tri faza. E para në fillimin e rritjes së llastareve, e dyta në fazën e lulëzimit, dhe e treta në lidhjen e frutave. Vrugjet (pseudoperonospora cubensis) Prek të gjitha bimët bostanore në të gjitha pjesët e bimës. Shenjat janë njolla me ngjyrë të verdhë të cilat me kalimin e kohës duke u rritur bashkohen me njëra tjetëren dhe shkatërrojnë të gjithë gjethet dhe bimën duke formuar një shtresë myku me ngjyrë kafe ose vjollcë sidomos në faqen e poshtëmë të gjethes. Kërpudha përhapet me spore, dhe dimëron në mbeturinat bimore. Favorizohet shumë nga lagështia e tepërt dhe nga vesa. Transmetohet me anë të erës, insekteve edhe me farërat që janë të infektuara nga këto spore. Për luftimin e kësaj sëmundje duhet aplikuar mënjanimi i mbeturinave bimore, punimi i thellë, zbatimi i qarkullimeve bujqësore e të tjera masa. Masa të mira japin dhe dezinfektimi i farërave me Vitovax 2gr / kg, Pajtan 2 gr / kg, Poliram 2 gr / kg fare.Trajimet kimike me Andracol 0.2 %, Daconil 0.25%, Ridomil 0.2%, Enovit 0.2% e tjerë në tri faza. E para në fillimin e rritjes së llastareve, e dyta në fazën e lulëzimit, dhe e treta në lidhjen e frutave. Fuzariozat (Fuzarium niveum) Prek të gjitha bimët bostanore më shumë nga të gjtha sëmundjet e tjera. Kjo sëmundje shkatërron të gjitha bimët në sipërfaqe të tera. Shenjat janë vyshkja e bimëve të sapo dalura, dhe të tjera që janë në vegjetacion. Gjethet e semura marrin ngjyrë jeshile të zverdhur dhe bima nuk funksionon në rregull. Në rrënje fillimisht cfaqen njolla nekrotike që në fillim lëngezohen dhe pastaj zverdhen dhe në fund nxihen. Kërpudha përhapet me spore, dhe dimëron në mbeturinat bimore. Favorizohet shumë nga lagështia e tepërt, temperatura e ulët 10 - 12 0C, sidomos ke bimët e sapo mbira dhe në bimët e rritura në tëmperaturat mbi 25 0C. Më të përshtatshme për të patur këtë infeksion janë tokat me përbërje mekanike argjilore dhe subargjilore. Njëkohësisht efekt negativ japin dhe ujitjet e bollshme dhe me përmbytje. Transmetohet me anë të ujit, tokës, insekteve edhe me farërat që janë të infektuara nga kjo sëmundje. Për luftimin e kësaj sëmundje duhet aplikuar mënjanimi i mbeturinave bimore, punimi i thellë, zbatimi i qarkullimeve bujqësore, sidomos jonxha është shumë e mirë të jetë si parabimë, e të tjera masa. Një rëndësi të veçantë ka zgjedhja e varieteteve të qëndrueshme ndaj kësaj sëmundje, si dhe mbajtja e tokës në gjëndje të shkrifët me anë të prashitjeve gjatë vegjetazionit. Masa të mira japin dhe dezinfektimi i farërave me Vitovax 2gr / kg, Pajtan 2 gr / kg, Poliram 2 gr / kg fare. Sperkatjet me Boria 0.2% dhe me Enovit 0.2% kanë dhënë rezultate të mira. Njëkohësisht dhe plehërimi suplementare me plehëra azotike ndikon mirë me fuqizimin e përgjithëshem të bimës, pasi zgjeron

365


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

hapësirat e bllokuara nga kjo sëmundje, duke bërë të mundur të qarkullojnë lireshem elementët ushqimore. Njëkohësisht rritet rezistenca ndaj kësaj sëmundjeve. Kalbëzimi i rrënjes së kungulloreve (Fuzarium sp.) Është një sëmundje mjafte përhapur dhe që shkakton dëmë të mëdha në bostanore. Shkaktare janë kërpudha të familjes Fuzarium. Shenja janë ke qafa e rrënjes, e cila kur preket nga kalbëzimi, hollohet, dhe fijezohet. Në këtë gjëndje bima qëndron në një kohë deri sa sëmundja ta pushtoje plotësisht dhe kjo më shumë e jep efektin e dëmtimit të plotë të bimës pas ujitjeve, pasi sëmundja në qafë vazhdon në mënyrë intensive duke formuar kalbëzimë të mëtejshme të qullura, duke shkaktuar tharjen e menjëhershme të bimës. Faza në të cilën vihet re cfaqja e kësaj sëmundjeje, është periudha e lulëzimit dhe e frutifikimit. Frutat e prekura nga kjo sëmundje, janë me shije të keqe dhe nuk i durojnë transporteve të gjata. Shkaktare të kësaj sëmundjeje janë mbeturinat bimore të bimëve të semura të një viti më parë ku dimërojnë kepurdhat. Farërat nuk përbëjnë burim infeksioni, ndërsa uji për ujitje nëqoftëse kalon në një parcele që ka patur të tillë sëmundje paraqet një rrezikshmeri për infeksion. Për luftimin e kësaj sëmundje duhet aplikuar mënjanimi i mbeturinave bimore, punimi i thellë, zbatimi i qarkullimeve bujqësore, sidomos jonxha është shumë e mirë të jetë si parabimë, e të tjera masa. Një rëndësi të veçantë ka përdorimi i farës së shendoshe. Mbajtja e tokës në gjëndje të shkrifët me anë të prashitjeve gjatë vegjetazionit. Ujitja të bëhet sa më rrallë dhe me sasira të vogla uji e mundësisht ujitja me pika. Ushqimi mineral të bëhet i ekuibluar dhe me preference ndaj atyre të plehërave organike. Njëkohësisht dhe plehërimi suplementare me plehëra azotike ndikon mirë me fuqizimin e përgjithëshem të bimës, dhe rritjen e rezistencës ngaj këtyre sëmundjeve. Rezultate të mira kanë dhënë trajtimet me Borial 0.2 % dhe Enovit 0.2 %. Hiri i kungulloreve (Erysiphe chicorecearum) Është një sëmundje mjafte përhapur dhe që shkakton dëmë të mëdha në bostanore. Shkaktare janë kërpudha të familjes Erysiphus. Shenjat janë mbulimi i pjesëve vegjetative me një shtresë karakteristikë të bardhë, që më pas në nervaturat e gjetheve cfaqen njolla të verdha dhe më vonë thahen duke dëmtuar plotësisht bimën. Kjo sëmundje favorizohet më shumë në tëmperaturat 16 23 0C dhe në lagështirë ajrore 60 - 75%. Për luftimin e kësaj sëmundje duhet aplikuar mënjanimi i mbeturinave bimore, punimi i thellë, zbatimi i qarkullimeve bujqësore, e të tjera masa. Një rëndësi të veçantë ka përdorimi i farës së shendoshe. Me metoda kimike rekomandohen Afugan 0.05%, Anvil 0.05% , Berlotan 0.05% e tjerë. Mozaiku i kungulloreve (Cucumis virus 1) Më shumë takohën ke pjepri, kungulli, kastraveçi dhe më pak shalqinin. Zakonisht sëmundja cfaqet një muaj pas mbjelljes së bimëve në vëndin e përhershëm, bimët e prekura vyshken, ndërnyjet mbeten të shkurtëra, gjethet të vogla dhe marrin ngjyra

366


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

mozaike. Burim kryesore të kësaj sëmundjeje janë barërat e këqia. Njëkohësisht virusi mund të përhapet me anë të kalimit të punëtoreve nëpërmjet kontaktit në shërbime të ndryshme. Kjo sëmundje mund të kufizohet, por jo të luftohët. Për kufizimin e kësaj sëmundje duhet aplikuar mënjanimi i mbeturinave bimore, punimi i thellë, zbatimi i qarkullimeve bujqësore, e të tjera masa. Një rëndësi të veçantë ka përdorimi i farës së shendoshe. Me metoda kimike rekomandohen të luftohen insektet e tjera si aphidet, tripset e të tjera. 7.3.4. SËMUNDJET VIRUSALE DHE MBROJTJA PREJ TYRE Kohët e fundit, sidomos në mjediset e mbrojtura por edhe në ato të hapura, po vërehen infeksioNë nga një sëre sëmundjesh me origjinë virusale. Këto lloj sëmundjesh në të shumtën e rasteve takohën me format bimore që janë heteroze, por të pranishme këto sëmundje janë edhe në format e tjera bimore. Prandaj një ndër masat e tjera të mbrojtjes së specit nga sëmundjet apo dëmtuesit, më interës është edhe njohja dhe mbi të gjitha masat për tu mbrojtur nga këto viruse. 7.3.4.1. VIRUSI I MOZAIKUT TË JONXHËS (AMV) SIMPTOMAT. Shënjat e sëmundjes shfaqen në gjethe, të cilat marrin ngjyrë të verdhë në të bronxtë. Kjo simptomë vërehet më tepër të gjethet e reja e në rritje. Çngjyrosja e gjetheve mund të shtrihet drejt majave dhe sidomos në deget e sipërme. Bimët e prekura e ndalojnë rritjen dhe gjethet përdridhen nga ana e poshtme. Pak cm mbi nivelin e tokës të kërcellit kryesor, ka një çngjyrosje të lekures në kafe të errët të floemes, e cila mund të duket si e gërryer lehtë në epidermën e saj. Karakteristikë e kësaj sëmundje është formimi i shiritave të parregullt dhe me ngjyrë kafe në palcë. Rrënjët shpesh herë duken tamam si çngjyrosja e floemës me ngjyrë kafe në të kuqe. Në periudhën e frutifikimit rrënjët duken me njolla në ngjyrë kafe të shkallëve të ndryshme dhe të deformuara nga gjëndja normale. PATOGJENI. Virusi i mozaikut të jonxhës (AMV) që e shkakton këtë sëmundje, transmetohet me anën e afideve në mënyrë jo të vazhdueshme ashtu siç ndodh me Virusin e Mozaikut të Kastraveçit. Shumë tipe dhe specie të afideve si: Myzus përsicae, Aphis gossypi, etj, janë faktorë për përhapjen e këtij virusi. Ky virus takohet në bimë të rralla më tepër në mjedise të mbrojtura dhe shumë më i rrallë në kushtet e fushës së hapur. Kur speci është imbjellur pranë parceles së jonxhes, virusi i Mozaikut të Jonxhes është më i pranishëm. MASAT PARANDALUESE DHE TË LUFTIMIT. Për këtë virus paraprakisht nuk ka mjete kurative. Nëse bimët e prekura janë të paketa ato duhet të shkulen. Trajtimet kimike nuk japin efekte, ose kanë efekt të ulët mbi shpërndarjen e këtij virusi, i cili mund të transmetohet edhe me një kohë shumë të shkurtër. Madje është llogaritur që,

367


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

nëpërmjet afideve mund të realizohet infeksioni edhe nëqoftëse është bërë trajtimi me aficide. Për ta parandaluar sa më mirë këtë infeksion, tepër e rëndësishme është përdorimi i rrjetave mbrojtëse nga afidet dhe kjo sidomos për mjediset e mbrojtura. Aplikimi i luftimit të afideve, pavarësisht së efektiviteti nuk është shumë i lartë, përsëri kjo është një masë tjetër e rëndësishme. Duhet të eleminohen mbjelljet e specit afër parcelave të jonzhes, si dhe përdorimi i kultivarëve të qendrueshëm. 7.3.4.2. VIRUSI I MOZAIKUT TË KASTRAVEÇIT CMV (Cucumis virus 1) SIMPTOMAT. Shënjat e sëmundjes ndryshojnë shumë në vartësi të racave të virusit. Mbi gjethe shfaqet një mozaik me ngjyrë të gjelber të lehtë. Në simptoma më të rënda gjethet mund të transformohen në formë fijesh, që vjen si rezultat i deformimit dhe i zvogël imit të qelizave të llapës së gjetheve deria në atë masë sa të mbeten vetëm damaret kryesore të tyre. Nga zvogël imi i sipërfaqes gjethore, bimët mbeten klorotike, nuk zhvillohen mirë dhe pothuajse nuk lidhin fare fruta. Kur prekja është në fazat e mëvonshme, sasia e prodhimit mund të jetë e ulët dhe me cilësi të keqe. Shpesh virusi shkakton xhuxhëzimin e bimëve duke i dhënë atyre pamjen e një kaçubeje. Frutat e bimëve të prekura zakonisht janë të vegjël dhe shpesh të deformuara. Sëmundja shkaktohet nga Virusi i Mozaikut të Kastraveçit (CMV), Cucumis virus 1, i vetëm ose i shoqëruar me atë të Mozaikut të Duhanit (Nicotiana virus 1). Ky virus mund të transmetohet me anën e afideve në mënyrë jo të përhershme, si dhe nga morri i pjeshkes (Myzus përsicae), specie të tjera mizash si: Macrosyphum solani, ose Aphis gossypi, etj. Duke u ushqyer mbi bimët e infektuara, afidet dhe insektet e tjera të tipit shpues thithes, bëhen mbartës të viruseve, duke i transmetuar ato nga njëra bimë tëk tjetra brënda pak orësh. Sëmundja mund të jetë e pranishme edhe mbi një bimë edhe psë mbi të nuk mund të shihet asnjë lloj afidi. Virusi mund ta ketë prekur edhe nga një aphid i vetëm që ka qënë më parë. Virusi prek shumë bimë të kultivuara dhe të egra. Zakonisht barërat e keqija shërbejnë për dimërimin dhe përhapjen e virusit. KUSHTET QË NDIHMOJNË ZHVILLIMIN E SËMUNDJES DHE MASAT E LUFTIMIT. Edhe për këtë visur praktikisht nuk ka mjete kimike për luftimin e tij. Nëse janë pak bimë të prekura ato duhet të shkulen dhe të largohen nga serra ose nga parcela për kushtet e fushës së hapur. Trajtimet kimike nuk kanë efekt ose kanë shumë pak edhe nëqoftëse bëhet një luftë sistematike e afideve. Duhet patur parasysh së përhapja e viruesit mund të bëhet më shpejt se sa koha që duhet për të mbytur afidet nëpërmjet traitimeve kimike. Përdorimi i rrjetave të imta që pengojnë depërtimin e afideve nga jashtë në brëndësi të mjediseve të mbrojtura, është një ndër masat mbrojtëse shumë me efektive ndaj luftës kundër sëmundjeve virusale. Kjo masë është e vlefshme sidomos

368


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

për specin e hershëm në serra, pikërisht atëhere kur afidet janë në numër shumë më të madh. Duhet të luftohen në mënyrë sistematike barërat e keqija në parcelë dhe jashtë saj, sepse ato janë bartës të afideve dhe të insekteve të tjera të tipit shpues-thithes. 7.3.4.3. VIRUSI I MOZAIKUT TË DUHANIT TMV (Nicotiana virus 1) Kjo sëmundje është shumë e përhapur, sidomos për specin që kultivohet në mjedise të mbrojtura. Në gjethet e prekura shfaqen ngjyrosje mozaike, ku pjesët e gjelbërta alternohen me ngjyrën e gjëlber në të hapur. Mbi fruta njollat kanë formë të rrumbullakëtt ose të parregullt, me ngjyrë të verdhë deri në të portokalltë. Nën epidermën e frutit, tuli merr pamjen qelqore, ndërsa pjekja vonohet. Njollat dhe ndryshimi i konsistences prishin cilësinë e specit. Zakonisht këto tipare shfaqen në degët e majës, sidomos në ato të rejat. Nga sëmundja, bima ka një rënie të përgjithshme, sidomos kjo kur infektimet janë të hershme. Racat e zakonshme, mbi gjethet e bimëve shkaktojnë zona mozaike me ngjyrë të gjëlber në të errët dhe në të gjëlber të hapur. Të tilla shënja mund të vërehen edhe në fruta. Nga disa raca të virusit të mozaikut të duhanit formohen nekroza të gjetheve, të kërcellit ose të frutave. Ndërsa kloroza e gjetheve shkaktohet nga raca të tjera. Bimët e prekura në përgjithësi janë të shkurtëra. Në tëmperatura të freskëta të gjethet mund të shfaqen edhe shënja të fijezimit. PATOGJENI DHE KUSHTET QË NDIHMOJNË SEMUNDJEN. Sëmundja shkaktohet nga virusi i mozaikut të duhanit (Nicotiana virus 1). këtij virusi i njihen 4 raca (0; 1; 2; 1-2). Virusi ruhet në farë, në mbeturinat bimore, në tokë, etj. Ai përhapet shumë lehtë me anë të kontakteve fizike gjatë Shërbimëve të ndryshme agroteknike apo gjatë periudhës së vjeljes së frutave, nëpërmjet veglave të punës, rrobave, nëpërmjet ujit, nëpërmjet rrënjeve të bimëve, etj. Virusi transmetohet lehtë mekanikisht, nëpërmjet makinerive apo punëtoreve. Duhet ngulitur mirë në mendje se sa herë që prekim bimët e specit me duar aq herë krijojme mundësi potënciale për infeksione të reja me këtë virus. Virusi i mozaikut të duhanit mund të jetë i pranishëm në cigaret dhe duhanët e tjera, me të cilët punëtorët e transmetojnë atë gjatë pirjes së tij. Mbeturinat bimore të infektuara nga kultura para ardhëse mund të çojnë infeksionin nëpërmjet rrënjeve Te bimët e reja. Insektet brejtës si karkaleci dhe buburecat e ndryshme, mund të jenë transmetues të këtij virusi, por megjithëatë ato nuk konsiderohen si një burim i madh infeksioni. Virusi i mozaikut të duhanit prek barërat e keqija të cilat shërbejnë si burim infeksioni veçanërisht në kushtet e fushës së hapur. Fara e specit mund të shërbejnë gjithashtu si mbartëse të këtij virusi, por në përgjithësi infeksioni ndodh gjatë kultivimit. MASAT PARANDALUESE DHE ATO TË LUFTIMIT. Fara duhet të jetë e pastër gjë që realizohet nëqoftë se kjo meret nga bimët e shëndosha. Kur bëhen shërbime kulturale duhet të dezinfektohen duart si dhe veglat e punës. Shkulen bimët e prekura, hiqen mbeturinat bimore dhe digjen. Shkulja duhet të bëhet me gjithë rrënje, sepse

369


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

sëmundja mund të transmetohet edhe nëpërmjet kontaktit të rrënjeve. Toka duhet të dezinfektohet termikisht (1000C për 10 minuta). Ky dezinfektim është efektiv në deaktivizimin e viruseve. Shumë i efekshëm është edhe përdorimi i Metil Bromidit në rreth 75 g/m2. Duhet të mbillen hibride të qëndrueshme kundër katër racave të njohura të virusit. 7.3.5. SËMUNDJET OSE ÇRREGULLIMET FIZIOLOGJIKE Sëmundjet ose çrregullimet fiziologjike shkaktohen nga faktorë abiotike si: nivelet ekstremë të temperaturave, lagështisë, dritës, elementëve ushqimor, pH, ndotësit e ambjentit, pesticidet, etj. Mungesa apo teprica e njërit apo tjetrit faktor janë shkaktare të sëmundjeve fiziologjike. Vendosja e raportit të drejtë ndërmjet rritjes vegjetative dhe frutifikimit, është një nga çastet me delikate të kultivimit. Kur bimët marrin një formë të caktuar rritjeje dhe zhvillimi, është shumë vështirë për ta ndryshuar në një formë tjetër. Kjo do të thotë se nëse bimët kanë marrë shumë rritje vegjetative, do të jetë shumë e vështirë që ato të kthehen për zhvillim në drejtim të frutifikimit apo anasjelltas (kjo më shumë në kushtet e mjediseve të mbrojtura). Për ta eliminuar këtë mangesi një rëndësi të veçantë merr pozicioni i vendosjes së frutit të parë. Në mënyrë natyrale ky frut vendoset zakonisht në nyjen e dytë apo të tretë të kërcellit, pikërisht aty ku bima fillon degëzimrin e parë. Nëse bimët nuk e lidhin këtë frut në këtë pozicion, atëhere ato do të tentojnë në drejtim të zhvillimit vegjetativ. Në këtë periudhë rëndësi merr stabilizimi i temperaturave dhe mbajtja e tyre në nivelet 21-230C gjatë ditës dhe 17-180C gjatë natës. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është rregullimi i raportit RRITJE : FRUTIFIKIM i cili duhet të rregullohet në ngarkesën optimale të sasisë së frutave përpara vjeljes së frutit të parë. Nëse pas lidhjes së frutit të parë frutat e tjerë deshtojnë për mungesë të regjimit të temperaturave apo hiqen për rrallim të tyre, atëhere bimët do të marrin një rritje të tepruar vegjetative dhe si të thuash ato «do të viheshin në gare» së kush do ta arrijë i pari në tël. Nëse rrallimi i frutave bëhet duke lenë 5-6 fruta për kërcell apo 10-12 fruta për bimë (nëse bimës i lihen dy kërcej) dhe 15-18 fruta për bimë (nëse bimës i lihen tre kërcej), atëhere bimët mund ta ruajnë këtë stabilitet deri në fund të vegjetacionit. Në varësi të problemeve që bimët mund të përballen, ato shfaqin simptoma të ndryshme. Për këtë arësye kultivuesit duhet të ndjekin nga afër zhvillimin e bimëve dhe të dinë t’i intëpretojnë ato dhe të marrin në kohë masat e nevojshme me qëllim përmirësimin e tyre. Disa nga këto çrregullime janë: LULE TË DOBËTA E TË KTHYERA LART. Kjo do të thotë se bimët janë me drejtim shumë gjenërativ zhvillimi. Kjo duhet të rregullohet nëse temperaturat e natës

370


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

ulen deri në 16-170C. Në këto temperatura bimët nxitën të drejtohen në rritjen vegjetative. Zakonisht kjo simptomëvërehet gjatë muajve të verës kur temperaturat janë të larta. Por kjo mund të vërehet edhe më shpejt nëse temperaturat nëpër serra gjatë natës mbahen të larta. LULE TË MËDHA, ME BISHT TË TRASHË, DHE QË ÇELIN ME KOKË POSHTË. Kjo do të thotë se bimët janë me drejtim shumë vegjetativ zhvillimi. Zakonisht këto lule nuk lidhin fruta dhe rrëzohen. Kjo duhet të rregullohet nëse temperaturat e natës ngrihet deri në 18-190C. Në këto temperatura bimët nxiten të drejtohen në rritjen gjenerative. RRËZIMI I LULEVE DHE I FRUTAVE. Kjo dukuri zakonisht shfaqet në kultivarët frut-mëdhenj. Shkaqet kryesore janë: temperaturat e larta, intensiteti i ulët i ndriçimit, thatësira, etj. Nëse bimët i rrezojnë në masë lulet dhe frutat e porsalidhura, atëhere ato ato do të duken sikur janë orientuar në drejtim të rritjes vegjetative. Shaktari kryesore është temperatura e lartë (25-270C) dhe e përqindjes së ulët të lagështirës (45-55%) së ajrit. Në tëmperaturat 32-350C, lidhja e frutave është e pamundur. Kjo duhet të rregullohet nëse temperaturat e natës mbahen në 18-190C dhe në kushte ujitjeje normale. Ndriçimi diellor është një faktor tjetër që mund të shkaktoje rrëzimin e luleve dhe të frutave. Teprica e azotit është gjithashtu një faktor tjetër që çon në rrëzimin e luleve. Prandaj plehërimet azotike duhet të bëhen në raporte sa më të drejta me ato fosforike dhe potasike. FRUTA TË DËSHTUARA. Kjo dukuri zakonisht shfaqet në rrëzimin e frutave qysh në javen e parë të lidhjes së tyre. Kjo lidhet me «mos gadishmerinë» e bimëve për ti mbajtur këto fruta. Kjo ndodh sepse bimët kanë marrë drejtim të tepruar të zhvillimit vegjetativ. Për t’u nxitur që ato të ndryshojnë nga vegjetativ në gjenërativ, është e nevojshme që temperaturat e natës të rriten dhe të mbahen në nivelet 18-19 0C. Një arësye tjetër e rrëzimit të frutave është teprica e madhe (ose ngarkesa e tepërt me fruta). Në këtë rast temperaturat e natës duhet të ulen në nivelet 16-17 0C, me qëllim që bimët të nxitën në drejtim vegjetativ. KEQFORMIME TË FRUTIT. Kjo dukuri zakonisht shfaqet kur gjatë fazës së lulëzimit dhe të rritjes së frutave, regjimi i temperaturave nuk mbahet si duhet. Në këto raste poleni i luleve nuk piqet ose nuk shkon në kreze të pistilit për t’i pllenuar. Në këtë rast frutat tentojnë të rriten në mënyrën partenokarpike. Çrregullimë të tilla vërehen kur temperaturat e natës ulen për disa ditë nën 14 0C. Nuk duhet harruar që deformimë të tilla i shkaktojnë edhe disa insekte shpues-thithes si tripsët, morrat, etj, të cilët gjatë thithjes së limfes depërtojnë në brëndësi të frutave edhe shkaktojnë sekrecioNë të tilla që e ndalojnë ndarjen e qelizave.

371


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

FRUTA QË ARRIJNË MADHËSINË POR JO NGJYRËN E KULTIVARIT. Kjo dukuri zakonisht ndodh kur temperaturat mesatare të ajrit nuk mbahen deri në 24 0C. Prandaj është e rëndësishme që tëmperaturat mesatare të rritjes, të rriten deri në ato normale. FRUTAT MBETEN TË VEGJËL MEGJITHËSE NGJYRA E TYRE ËSHTË KARAKTERISTIKË SIPAS KULTIVARIT. Kjo dukuri zakonisht ndodh kur në bimë janë shumë fruta. Në këtë rast bimët nuk i arrijnë t’i rrisin në madhësinë e duhur frutat e tyre, kjo ose për mungesë të elementëve ushqimor në tokë ose për nivele të ulëta të ujit në tokë. RRËZIMI I PARAKOHËSHËM I FRUTAVE. Kjo dukuri zakonisht ndodh kur frutat pothuajse e kanë mbaruar rritjen por ende nuk kanë marrë ngjyrën karakteristikë të frutit. Kjo mendohet të shkaktohet nga mungesa e elementit Bor. Për këtë qëllim këshillohet të përdoren trajtimet me kriprat e borit ashtu siç janë trajtuar më sipër. KALBËZIMI I MAJËS SË FRUTAVE. Kalbëzimi i majës së frutit ndodh kur në tokë mungon sasia e duhur e kalçiumit. Simptomat mund të shfaqen edhe gjatë periudhave të alternimit të lagështisë së lartë ose asaj të ulët të tokës. Kushtet e tjera, përveç stresit të lagështisë, që mund të shkaktojnë kalbëzimin e majës së frutit, mund të jenë teprica e kriprave në tokë veçanërishtt Ca dhe/ose dëmtimi i sistemit rrënjor. Si masë parandaluese është rregullimi i regjimit të ujit në tokë. Nëse dëmtimet vazhdojnë atëhere duhet të nderhyhet me trajtime kimike gjethore me kripra të Ca me 400 ppm (ose 0.04%). Plehërat organike duhet të jenë sa më të dekompozuara me qëllim që regjimi i aciditëtit të solucionit tokësore të normalizohet. Përdorimi i kultivarëve të qendrueshëm të cilët mund të ndihmoje në shmangien e këtij shqetësimi. Gëlqerizimi i tokës para mbjelljes është një metodë tjetër që përdoret kundërkëtij dëmtimi, pasi ndikon në normalizimin e ph të tokës. Ujitja gjatë motit të thatë apo mulçërimi i tokës bëjnë një furnizim konstant të bimës me ujë. Duhet të evitohet përdorimi i tepruar i plehërave azotike në formën e amoniumit, sepse kjo rrit kërkesat e bimëve për kalcium. Ulja e nivelit të kalciumit të përvetësuashëm në tokë, ndikon në kalbëzimin e majave të frutave. Duhet eleminuar mbjelljet në tokat që nuk ujiten uniformisht apo ato me përmbajtje të lartë kripe. Nga studimet e bëra është parë kultivarët me fruta të gjatë apo në formë dardhe, janë më të ndjeshëm ndaj kalbëzimit të majës së frutit. DJEGJA NGA DIELLI. ESHTË fenomen shumë i përhapur, sidomos në zonat gjysmë të thata dhe të paujitëshme. Sëmundja paraqitet me zona në formë flluckash të bardha e të shëndritëshme mbi anët apo pjesën e sipërmë të frutit të gjëlber të cilat janë të ekspozuar drejtpërsëdrejti ndaj rrezeve të diellit. Mjafton që fruti të ekspozohet për 10 minuta në temperaturën 38-40 0C, dhe menjëherë do të vërehet se në indin e tulit të frutit, temperatura rritet mbi 50 0C. Në këto temperatura (sipas Eien 1999), nëpër qeliza

372


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

klorofila shënderrohet në radikale të lira që krijon më pas njolla dhe dëmtimin e frutave. Kjo zonë lëkurore gropëzohet dhe shpesh mbi të rriten kërpudhat saprofite. Dëmtimi i gjetheve para pjekjes së frutave, të cilat janë të shkaktuara nga sëmundje të ndryshme të gjetheve, favorizojnë djegien e frutave nga dielli. Frutat e ekspozuar nga krasitja apo nga dëmtimi i gjetheve për arësye të infeksionëve të ndryshme, mund të atakohën gjithashtu nga djegia diellor. Duhet bërë kujdes që gjatë vjeljes dhe krasitjeve sidomos në mjedise të mbrojtura, të minimizohen sa më shumë të jetë e mundur ekspozimin e frutave ndaj diellit. Trajtimet me fungicide sipas një programi të caktuar parandalon prekjen nga sëmundjet e ndryshme, për rrjedhoje mbrojtjen e gjetheve të cilat janë jo vetëm organet e ushqimit, por edhe të mbrojtjes nga djegjet diellor. Përdorimi i kultivarëve të qëndrueshëm ndaj sëmundjeve të ndryshme të gjetheve. Të mbillen kultivarët e tillë që u hapet mbulesa bimore, me qëllim evitimin e ekspozimit të frutave ndaj diellit. Spërkatja e mbulesave me preparate hijezuese/mbrojtëse me ngjyrë të bardhë (në rastin e kultiuvimit nëpër mjedise të mbrojtura), mund të pakësojnë dëmtimin nga djegia e diellit, sepse kanë aftësinë e reflektimit të një sasie të rrezeve diellor. Po kështu aplikimi i hijezimit të serrave dhe të mjediseve të tjera të mbrojtura, është një masë shumë e rëndësishme në mbrojtjen ndaj djegjes nga dielli. PËRKULJA NGA POSHTË E GJETHEVE. Kjo dukuri vërehet në pjesët anësore të serrave dhe në ditët e para të zhvillimit. Kjo lidhet me temperaturat më të ulëta në këto anë dhe më tepër me deficitin e lagështirës ajrore që krijohet në krahasim me atë që është në mesin e serrës. PËRKULJA NGA SIPËR E GJETHEVE. Kjo dukuri vërehet zakonisht në gjethet e vjetra. Kjo nuk përbën ndonjë problem, por nëse shënja të tilla janë edhe të gjethet e majës, atëhere duhet të dyshohet për veprim të ndonjë herbicidi. KLOROZA NDERVENORE. Kjo dukuri vërehet zakonisht në gjethet që kanë arritur moshën mbi 3 muaj. Si rezultat i mplakjes ato i humbasin funksionet fiziologjike dhe bimët zakonisht i shfrytëzojnë këto gjethe, për marrjen/transferimin e disa elementëve në dobi të gjetheve më të reja. Gjithësesi nëse në bimë simptoma të tilla ka me shumicë, atëhere duhet dyshuar për mungesë të mikroelementit magnez. Një shkak tjetër është edhe temperatura e ulët (nën 18 0C) e substratit ku shtrihet sistemi rrënjor. GJETHE TË GJËRA. Kjo dukuri vërehet zakonisht në ato bimë që janë shumë vegjetative. Kjo nuk përbën ndonjë problem shqetësues nëse frutifikimi është i mirë. GJETHE TË VOGLA. Kjo dukuri vërehet zakonisht në ato bimë që janë shumë gjenerative. Bimë të tilla kanë shumë fruta dhe ato duan shumë kohë të rriten e të piqen.

373


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Kjo ndodh për arësye se lënda organike e asimiluar nga gjethet është shumë më e ulët në krahasim me kërkesat e tyre. Për këtë arësye gjethet ngelen të vogla. Masa kryesore e evitimit të këtij difekti është rregullimi i raportit ndërmjet rritjes dhe frutifikimit me metodat e përshkruara më sipër. 7.4. DËMTUESIT E PERIMEVE 7.4.1. DOSËZA (Gryllotalpa gryllotalpa - vulgaris L.) Figura 126. Pamje e një insekti të rritur

DËMTIMI. Eshtë dëmtues polifag dhe si i tillë dëmton një numër të madh bimësh perimore. Takohet kudo por më tepër gjëndet në tokat e punuara mirë, të shkrifta, të ajrosura, të plehëruara dhe të lageta. Parapëlqen tokat e ulëta e me lagështi të vazhdueshme. Prania e dosëzës në një parcelë të mbjellë me speca, veç bimëve të dëmtuara bien menjëherë në sy edhe nga galeritë karakteristikë që ato hapin në tokë. Bimët e specit dëmtohen kryesisht të qafa e kërcellit, sepse ato ose i hanë plotësisht ose i dëmtojnë deri në atë masë sa që nuk mund të rikuperohen. Bimët e “prera” nga dosëza thahen ndërsa ato që janë të dëmtuara pjesërisht mund të vyshken dhe sipas shkallës së dëmtimit edhe të thahen. Në qoftë se nuk thahen duan shumë kohë që ta rimarrin veten. Dosëza dëmton si në farishte, ku sigurisht dëmi është më i madh, por edhe në bimët e mbjellura në vëndin e përhershëm. Në vëndin e përhershëm dëmtimet janë më të ndjeshme në ditët e para të mbjelljes, si dhe në fazat e para të rritjes dhe zhvillimit të tyre. Në fazat e mevonshmë të zhvillimit, dëmtimet janë më pak të ndjeshme sepse kërcejtë janë forcuar dhe dëmtimi nga dosëzat është më pak i ndjeshëm. Doseza jeton në tokë duke gerrmuar galeri të cilat në verë ndodhen me afër sipërfaqes së tokës, ndërsa në dimër ato shkojnë me thellë, madje në disa raste edhe në një metër. dimëron në tokë si insekt i rritur dhe si larve. Vezët i vendos në fole në thellësinë 10-20 cm. Pas 10-15 ditëve nga vezët dalin larvat të cilat e përfundojnë zhvillimin pas 13 – 14 muajsh, d.m.th. Në verën e vitit të ardheshëm. MASAT E LUFTIMIT. Luftimi i këtij dëmtuesi realizohet me metoda agroteknike dhe kimike. Midis masave agroteknike ndikim të ndjeshëm në luftimin e tij kanë punimet e tokës. Kryerja në kohë e Shërbimëve agroteknike përshpejton zhvillimin e bimëve dhe

374


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

ato bëhen me rezistente ndaj dëmtimit nga dosëza. Lufta kimike realizohet duke dezinfektuar tokën me diazinon apo valaton, si dhe me ushqimë të helmuara, e cila mbetet një nga mënyrat me efektive. Si ushqimë të helmuara përdoren himet e grurit apo të misrit, të cilat përzihen me një nga preparatet që vijojnë si: vofatoks 3 %, aragol 5 %, lebaycid 2 %, e shumë të tjera. Rekomandohen gjithashtu, preparatet foxim, isofenos, metiocarb, tëflutrin, etj. 7.4.2. KRIMBI I MURMË (Agrotis segetum -Denis & Schiffermüller) Figura 127. Fazat e krimbit të murme (insekt i rritur, pupe dhe larve)

DËMTIMET. Krimbi i murrme është një noktuid (insekt që lëviz natën) që jeton dhe ushqehet mbi bimë të ndryshme, ndër të cilat janë bimët perimore përfshirë këtu edhe specin. Duke qënë insekt polifag, ky dëmton ndjeshëm edhe bimët e specit. Larvat e moshës së parë ushqehen në anën e poshtme të gjethes duke lenë pa e dëmtuar epidermen e sipërme. Larvat e moshës së dytë dhe të tretë dëmtojnë me shpesh në pjesët mbitokësore të bimës. Ndërsa larvat e moshave më të rritura, dëmtojnë pjesët nëntokësore të bimës si, qafën e kërcellit dhe rrënjët. Insektet e rritura janë flutura që fluturijnë natën dhe kanë prirje të bashkohen në grupe me qëllim që të kolonizojnë tokat që janë të shkrifta, të freskëta, me vegjatacion spontan apo me bimë të kultivuara. Në pranverë femrat vendosin mbi 2000 vezë mbi anën e poshtme të gjetheve që janë me afër sipërfaqes së tokës. Periudha e inkubacionit është në varësi të temperaturave të ndryshme. Kështu ajo mund të zgjasi për 15 ditë kur temperatura është rreth 150C, një javë në 200C dhe vetëm në 4-5 ditë në tëmperaturat 24-280C.

375


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Larvat e plotësojnë zhvillimin e tyre nëpërmjet 6-7 moshave dhe për një periudhë kohë afro 1,5 muaj në tëmperaturat mbi 200C, kalojnë në stadin e krisalidës. Edhe periudha e moshave larvore varet nga temperaturat. Në 280C zhvillimin e plotësojnë në më pak se tre jave, ndërsa në periudhat më pak të favorshme, ato e plotësojnë në më shumë se tre muaj. Në 4-8 ditë pas arritjes së pjekurisë, ato krisalidohen në formën e krisalidës në sipërfaqe të tokës ose pak centimetra me thellë. Faza e krisalidës në përgjithësi, zgjatë dy javë me temperatura 24-280C, pak më shumë se tri javë në temperaturën 200C dhe rreth një muaj e gjysme në temperaturën 150C. Në zonat e Ultësirës Perëndimore të vëndit, ky insekt jep dy brezni në vit, madje në zonat jugore edhe 3 brezni/vit. Fluturimet e insektit të rritur e fillojnë në muajt Prill-Maj dhe e vazhdojnë gjatë të gjithë periudhës Korrik-Gusht. Ngandonjëherë vazhdojnë edhe deri në fund të Shtatorit. dimëron në fazë n e larves së zhvilluar. MASAT E LUFTIMIT. Krimbi i murrme frenohet nga temperaturat e larta të shoqëruara me lagështirë relative të ulët të ajrit nën vlerën 65 %. Kjo situatë është vdekjepruresë për larvat e moshës së parë. Midis faktorëve biotik që luftojnë krimbin e murrme, mund të përmendim disa entomofage natyrale si: trichogramma evanescens, icneumonidet, diptërët, tachinidet, muscidet dhe bakteriet, si dhe disa kërpudha. Lufta kimike duhet të drejtohet mundësisht kundërlarvave të reja me preparate me bazë piretrum (deltametrina, alfametrina, bifentrin, ciflutrin, lambdacialotrina, etj). Kundërlarvave më të zhvilluara si të mosha e tretë, që jetojnë afër qafës së kërcellit të bimëve, janë të efektshëm preparatet me bazë metiocarb duke i shpërndarë në mbrëmje për të ruajtur lagështinë dhe për të zgjatur veprim tërheqës të tyre. Efektive janë edhe trajtimet në formë solucioni pranë qafës së rrënjeve me preparate të nryshme. 7.4.3. KRIMBI TEL (Agriotes spp. litigiosus rossi, obscurus linnaeus, sputator linnaeus, brevis candéze, lineatus linnaeus, ustulatus schaller, sordidus illiger) Figura 128. Forma larvore dhe ajo e rritur e krimbit tel

Krimbat tel janë një grup koleopterësh fitofag të familjes Elateride që ushqehen pothuajse me të njëjtën ushqim dhe nga kjo pikepamje natyrën e dëmtimit nëpër bimë të

376


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

ndryshëm e kanë të njëjtë. Në funksion të zonës gjeografike dhe karakteristikave të tokës, mbizotëron njëra apo tjetra specie. Insektet e rritura frekuentojnë lulet duke u ushqyer me pjalmin e tyre. Larvat jetojnë në tokë ku ushqehen me organet nëntokësore të bimëve, duke i dëmtuar rrënjët deri në qafën e kërcellit. Shënja e bimëve të dëmtuara nga ky insekt, është se ato fillojnë të vyshken dhe të thahen. Larvat janë polifage duke u ushqyer me një numër të madh bimësh, por bathen, bizelen dhe fasulen, praktikisht nuk i dëmtojnë. Dëmtimet nga krimbat tel vihen re në pranverë dhe në Vjeshtë, kur tokat janë të freskëta. Më tepër të dëmshme janë larvat. Kur kultivimi i specit bëhet në toka me lagështirë, të pasura në lëndë organike dhe kur mbjellja bëhet pas livadheve apo jonxhishteve, sasia e larvave të krimbit tel është e lartë, për pasojë dhe dëmet në bimët e specit janë serioze. Insektet e rritura shfaqen në periudhën Qershor-Shtator. Disa specie (Agriotes litigiosus dhe A. ustulatus) jetojnë rreth një muaj, gjatë të cilit çiftëzohen dhe vendosin vezët për dy jave. Speciet e tjera (Agriotes brevis dhe A. sordidus) jetojnë më gjatë dhe arrijnë të dimërojnë edhe si insekte të rritura. Femrat e fekonduara depozitojnë deri në 200 vezë të veçuara ose në grupe të vogla, në shtresën e sipërmë të tokës të cilat kanë lagështirë të mjaftueshme dhe të pasura në lëndë organike. Periudha e inkubacionit zgjatë nga 10 në 30 deri në 40 ditë, në vartësi të periudhës së vendosjes të vezëve. Larvat e reja si dhe vezët, janë mjaft të ndjeshme ndaj lagështirës dhe për këtë arsye nësë toka nuk ka lagështi të mjaftueshme ato ngordhin. Ato futen thellë deri sa të kontaktojnë me rrënjët e bimëve. Në dimër larvat zbresin deri në thellësinë 50-90 cm dhe dalin në sipërfaqe të tokës në pranverë për të rifilluar aktivitetin ushqyes dhe futen përsëri thellë në tokë deri në 40 cm gjatë periudhës së verës për t’iu shmangur thatësisë. Zhvillimi i larvave kërkon më shumë se një vit. Larvat e zhvilluara pupezohen në një “djep” dheu dhe insektet e rritur dalin pas rreth dy javësh. MASAT E LUFTIMIT. Një ndër masat agroteknike të luftimit është evitimi i mbjelljeve të specit, të paktën deri në dy vjet. Gjithashtu duhet të eleminohen mbjelljet pas kulturave livadhore dhe ato të jonxhave. Metoda kimike e luftimit mund të fillohet kur është zbuluar prania e larvave. Në tokat e infektuara mund të përdoren tubera më imidacloprid, ose të shpërndahen dezinfektantët mikrogranular të tokës para mbjelljes. Ato mund të përdoren në mënyrë të lokalizuar ose në të gjithë sipërfaqen. Nga dezinfektantët e tokës përmendim fipronil, tëflutrin, benfuracarb, furetiocarb, isofenfos + foxim, clorpirifos, diazinone. 7.4.4. KRAHBARDHA E SERRAVE (Trialeurodes vaporariorum - Eesteood) Është dëmtuesi kryesor në bimët perimore, sidomos në ato që kultivohen në serra e mjedise të tjera të mbrojtura. Në këto mjedise kushtet e lagështirës dhe të temperaturës janë elementë më të favoreshëm për zhvillimin e saj. Krahebardha është dëmtues polifag dhe prek një numër të madh bimësh (rreth 250 lloje). Midis kulturave perimore

377


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

prek edhe specin. Fazat larvare të insektit të rritur, kalojnë në faqen e poshtëmë të gjetheve. Si rezultat i thithjes së linfes nga ky dëmtues, gjethet zverdhen dhe pjesërisht bien, gjë që është më pasoja për vegjetacionin e bimës. Në infeksioNë të rënda mund të çojë edhe në tharjen e bimëve. Melata (jashtëqitjet) e prodhuar nga dëmtuesi, ndihmon në zhvillimin intensiv të kërpudhave saprofite si dhe të sëmundjes së tymthit e cila është me ngjyrë të zezë. Ajo vesh pjesët vegjetative dhe frutat, gjë që ndikon në pakesimin e aktivitetit fotosintetik të bimëve. Krahebardha e serrave, veç dëmit të drejtpërdrejtë është e rrezikshme edhe si përhapes potencial i virozave e bakteriozave. Figura 129. Insekti i rritur dhe koloni të këtij insekti

Insekti i rritur ka një madhësi nga 1.3 – 1.5 mm. Trupi është i mbuluar me një “pluhur” të bardhë, karakteristikë e këtij insekti prej nga ka marrë edhe emrin. Vezët i vendos në pjesën e poshtëmë të gjetheve. Në vartësi të kushteve të mjedisit, krahbardha jep një numër të madh breznish. Në mjedise të mbrojtura shumzohet në mënyrë të pandërprerë gjatë gjithë vitit. Jetëgjatësia e insektit të rritur varet shumë nga temperatura dhe bima strehuese. Mbi specin insekti i rritur i krahbardhës jeton disa ditë. Femrat vazhdojnë të ushqehen edhe gjatë vendosjes së vezëve. Duke u mbajtur të fiksuara në gjethe, ato vendosin vezët në grupe prej disa dhjetra dhe të vendosura në një ose në dy rreshta. Në rastin e prekjeve të rënda vezët vendosen në mënyrë të parregullt, duke zenë pjesën më të madhe të sipërfaqes së llapës së gjethes. Mbi sipërfaqen e gjethes vezët qëndrojnë të ngjitura me anë të një bishti. Numri i vezëve të depozituara është në funksion të temperaturës dhe species bimore. Kështu në intervalin e temperaturave 27-30°C, krahebardhat rrallë i kalojnë 10-15 vezë, ndërsa mbi patllixhanin ato mund të vendosin rreth 100-150 vezë. Ndërsa në tëmperaturat rreth 17 0C, krahebardhat mund të vendosin edhe rreth 400-500 vezë. Vezët mund të vendosen edhe nga femrat e pafekonduara, në këtë rast vezët janë aploide dhe ato që çelin japin vetëm meshkuj. Ndërsa nga femrat e fekonduara, prodhohen kryesisht vezë diploide nga të cilat dalin femrat. Periudha e inkubacionit zgjatët në vartësi të temperaturës, por në kushte normale ajo është 8-13 ditë. Pas zhvillimit embrional dalin larvat,

378


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

ku një pjesë e konsiderushme e tyre vdesin. Cikli i zhvillimit, nga veza në insekt të rritur, është i lidhur nGushtë me kushtet e mjedisit ku rritet. Në tëmperaturat rreth 20-220C, cikli i zhvillimit të krahebardhës zgjat mesatarisht 25-30 ditë. Në temperaturën 30°C, ai zbret në rreth tre javë dhe zgjat për më së dy muaj nëse temperatura është vetëm 15°C. Gjatë muajve të dimërit në serrat pa ngrohje, cikli i zhvillimit i kalon të tre muajt. Kur gjatë dimërit nuk ka kultura të mbjella, bimët e infektuara janë ato që sigurojnë mbijetësën e krahëbardhës. Në fushë të hapur dimërimi sigurohet nëpërmjet pupave. MASAT E LUFTIMIT. Lufta kundërkrahebardhës është e vështirë nëse nuk zgjidhën mënyra racionale duke përdorur faktorët biologjik dhe gjithë mjetet e tjera në dispozicion. Para se të fillohet mbjella e bimës së specit, është e nevojshme mbi të gjitha, pastrimi i serrës nga çdo formë vegjetacioni qoftë, po ashtu dhe jashtë saj. Në rastet e infesioneve të larta, është i dobishëm dezinfektimi i mjedisit me sulfotepp, duke e përdorur atë me fumigim (tymosje). Për luftimin me sukses të këtij dëmtuesi, duhet të kihen mirë parasysh së struktura e populacionit (kolonisë) Të krahebardhës është: i) Insekt i rritur rreth 1-2%; ii)Larva ose pupa 10-25 %; iii) Vezë 75-95%. Pra siç vërehet masën kryesore të një kolonie e përbëjnë vezët. Prandaj vemendja kryesore krahas formave të tjera të kolonisë, i duhet kushtuar zhdukjes së vezëve. Nëqoftëse kundërinsekteve të rritura dhe larvave përdorim pesticidet me bazë estërë fosfori rezultati i të cilit është mjaft i mirë, ndaj vezëve këto kimikate nuk kanë asnjë veprim. Pesticidet më të mira që dëmtojnë vezët janë preparatet me bazë Zinepi. Atëhere për të patur rezultate në luftimin e vezëve të këtij insekti, del e domosdoshme kombinimi i insekticideve me preparatet me bazë Zinepi. Sipas studimeve lufta kundërvezëve të këtij insekti nuk është e vështirë. Këto preparate janë chitinoini-bitore, buprofezin, me përzjerje të përmetrinës. Insekticidet që përdoren sot kundërkëtij insekti kanë veprim kontakti, prandaj është e domosdoshme që preparatet të drejtohen nga faqja e poshtëme e gjetheve, sepse atje ndodhen të gjithë fazat e zhvillimit të këtij insekti. Në rastin e kultivimit në mjedise të mbrojtura, është shumë e efektshme përdorimi i grackave kromotropike me qëllim tërheqjen e insekteve të rritura. Këto realizohen nëpërmjet paneleve apo pjatave plastike me ngjyrë të verdhë të lyera me material ngjitës. Këto gracka vendosen në një lartësi rreth 20 cm mbi nivelin e bimëve. Në mjedise të mbrojtura masat e luftimit mund të realizohen me metodën biologjike duke shfrytëzuar insektet endofage si: Encarsia formosa, Eretmocerus eremicus dhe të E. californicus. Kjo realizohet me shpërndarjen mbi bimë të kartonave me pupa të krahebardhës (4-6 pupa/m2) Të parazituar nga insektet e sipërpërmendura. Kjo përsëritet 4-6 herë, në çdo javë në verë dhe në çdo 15 ditë në pranverë, deri sa niveli i parazitimit të ulët

379


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

ndjeshëm. Në rastin e prekjeve të rënda, trajtimi duhet të përsëritet pas 7-8 ditësh. Për të arritur rezultate të mira rekomandohen përzierje preparatesh me Tiodan 0.15 % + Zinep 0.3%, ose Nuvakron 0.1% + Zinep 0.3%, ose Rogor 0.05% + Tiodon 0.1 %. Të përzierja e këtij kombinimi të fundit nuk mund të shtohet Zinep, sepse shkakton djegje në bimë. Këto përsëriten në çdo 12 ditë. Në ditën e 5-6 pas trajtimit me kombinimet e para duhet të nderhyhet me Zinep 0.3-0.4%. Afati i karantinor është deri në 20 ditë para vjeljes. Ndërsa në periudhën e vjeljes është e domosdoshëm që të përdoren preparate me efekt më të dobët dhe konkretisht Izatrinë 0.04 % + Zinep 0.3 %, ose Aktilik 0.15% + Zinep 0.3%, etj. 7.4.5. KRIMBI I BOÇES SË PAMBUKUT (Heliothis armigera - Helicoverpa armigera - Chloridaea obsoleta) Krimbi i boçes së pambu- Figura 130. Pamje e insektit sipas fazave të zhvillimit kut është një lepidopter të saj noctuid me një areal të gjërë përhapjeje që përfshin pothuajse të gjithë kontinentet. Larvat janë shumë polifage dhe midis bimëve që dëmton, domatja zë vëndin e parë, sidomos kur kultivohet si kultura e dytë. Ne perimet larvat shkaktojnë brejtje të gjetheve, shkatërrojnë lulet, futen në frut kryesisht nga ana e bishtit duke formuar fole me 1-2 mm diametër nga të cilat kur dalin larvat ato kanë arritur moshën e katërt dhe të pestë dhe dëmtojnë frutat e rinj (fig. nr. 81). Frutat kalben dhe bien në tokë, ndërsa ato që kanë mbaruar rritjen, në vëndin e dëmtuar preken nga mikroorganizma kërpudhore e bakteriale dhe kalben. Në kushtet e vëndit tonë (kryesisht zona e Ultësirës Perëndimore ose e thënë ndryshe zona e pambukut), zhvillon katër brezni në vit dhe është i pranishëm nga Maji e deri në Shtator dhe më vonë nëse koha është e përshtatshme. Fluturat dalin nga krisalidat dimëruese në fund të Prillit e fillimi i Majit. Pas një javë çdo femër çiftëzohet dhe ven-

380


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

dos vezët mbi gjethe, një nga një ose në grupe. Një femër mund të pjelli 300-2700 vezë. Larvat dalin pas periudhës së inkubacionit që zgjat nga 3 në 14 ditë në vartësi të kushteve të mjedisit dhe në tëmperaturat 25-30°C arrijnë pjekurinë për 10 -15 ditë. Gjatë kësaj periudhe ato kalojnë 5-6 mosha të zhvillimit. Gjatë fazave të para të zhvillimit një pjesë e madhe e tyre ngordhin dhe në moshat më të avancuara janë të shpeshta rastet e kanibalizmit. Larvat që kanë përfunduar zhvillimin zbresin në tokë për tu krisaliduar në thellësinë 2-8 cm dhe fluturat dalin pas 2-3 javësh. Cikli i zhvillimit të insektit varet shumë nga kushtet e mjedisit. Në kushtet më të përshtatshme (në temperaturat 25-30°C) një brezni plotësohet për 35-40 ditë. MASAT E LUFTIMIT. Lufta kundërkrimbit të boçes, sidomos në speca, domate, etj, është e vështirë në lidhje me lëvizjen e larvave, të cilat pas një periudhë të shkurtër mbi gjethe, futen menjëherë brënda frutave. Në brëndësi të frutave luftimi i tyre me anë të trajtimeve kimike bëhet më i vështirë. Trajtimet kimike duhet të fillojnë kundërlarvave të moshave të reja para se ato të futen në frut. Ndër insekticidet që përdoren kundërkëtij dëmtuesi janë ato me bazë sistemi si: acefate, metomil, clorpirifos-metile, alfametrina, deltametrina, ciflutrin, etj. Rezultate të mira kanë dhënë aplikimi i luftës biologjike me entomofagun Bacillus thuringiensis var. kurstaki. Efektive është edhe punimi i tokës gjatë dimërit. Ky proces nxjerrë larvat mbi sipërfaqenn e tokës duke ndikuar në shkatërrimin e tyre kryesisht nga temperaturat e ulëta, etj. 7.4.6. MINUESJA AMERIKANË (Liriomyza trifolii - Burgess) Ky insekt është një dipter që prek mbi 120 specie bimësh. Prek mbi të gjitha bimë të ndryshme zbukuruese dhe perime të ndryshme ndër të cilat mund të përmendim specin, domaten dhe shumë bimë të tjera perimore. Dëmtimet përfaqesohen nga minat/ galeritë që happen në gjethe. Nëpër këto galeri insekti leshon vezëzat dhe larvat që lindin shkaktojnë lezione. Lezionet e shkaktuara nga ky insekt, ulin aktivitetin fotosintetik, shkaktojnë tharjen e gjetheve dhe ndonjëherë tharjen e plotë të bimëve të reja. Lezionet favorizojnë infeksionet kërpudhore e bakteriale. Dëmtuesi jep disa brezni në vit, në vartësi të kushteve të mjedisit. Insekti i rritur jeton mesatarisht 15-30 ditë dhe ushqehet me nektarin e luleve dhe me linfen që del nga lezionet e shkaktuara prej tyre. Këto plagë rrethohen nga inde që më pas thahen. Zakonisht njollat janë më të mëdha se sa nevojiten për vendosjen e vezëve. Kopulimi bëhet vetëm 24 orë pas fluturimit të insekteve të rritur. Vezët vendosen brënda indeve të parënkimes gjethore. Inkubacioni zgjat 2-5 ditë dhe ndërpritet në 140C. Zhvillimi larvar është shumë i shpejtë dhe në tëmperaturat rreth 24-30°C realizohet për rreth 4-7 ditë, ndërsa mbi 30°C vërehet një mortalitet i lartë. Insekti arrin pjekurinë nëpërmjet tri fazave të zhvillimit larvor. Pupezohet zakonisht jashtë minave, mbi gjethe

381


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

ose në sipërfaqe të tokës. Në rrethana të veçanta pupat mund të formohen edhe brënda minave, por insektet e rritura brënda galerive shpesh herë nuk mund të dalin dhe janë të destinuara të ngordhin. Figura 131. Fazat e insektit dhe dëmi që shkakton

MASAT E LUFTIMIT. NË mjedise të mbrojtura insektet e rritur mund të tërhiqen dhe të kapen me gracka kromotropike me ngjyrë të verdhë, duke evituar në rrethana të caktuara, trajtimet më insekticide. Lufta biologjike në serra mbështetet në shfrytëzimin e aktivitetit të himenopterit Diglyphus isaea (parazitë ektofage), që dëmton në stadin e insektit të rritur duke parazituar larvat e moshës së tretë të minatriçes dhe Dacnusa sibirica. Lufta kimike është disi e vështirë për arsye të ciklit të shkurtër të zhivillimit të insektit, si dhe për aftësinë e lartë që ka insekti për tu adoptuar ndaj pesticideve. Ajo mund të realizohet nëpërmjet preparateve të aftë të dëmtojnë larvat brënda minave. Midis lëndëve aktive me efektive që mund të përdoren kundërkëtij dëmtuesi, janë ciromazina, esaflumoron dhe abamectina (qe lejohen në domate, speca, patllixhana, kastraveça dhe në pjepër). 7.4.7. MORRI I KUNGULLOREVE (Aphis gossypi Gloeer) Morri i kungulloreve është një dëmtues polifage i cili prek kungulloret si dhe bimë të tjera perimore. Ndërmjet tyre ky insekt dëmton edhe specin. Kolonitë e tij prekin anën e poshtme të gjetheve, gonxhet, lulet dhe frutat. Nga pickimet e morrave për të thithur ushqimin, bimët mbeten të shkurtra, gjethet zverdhen dhe më vonë ato bien. Frutat e rinj mbeten të vegjël dhe nuk rriten dhe nëqoftëse arrijnë deri në fazën e pjekjes teknike, ato nuk kanë formë të rregullt. Nga jashtëqitjet afidet prodhojnë një melatë të bollshme e cila ngjitet në gjethe duke ndikuar në pengimin e fotozintezës. Përveç dëmit të drejtpërdrejt morri është veçanërisht i rrezikshëm edhe si vektor i virusit të mozaikut të kastraveçit (CMV), të shalqinit (EMV) dhe të mozaikut të verdhë të kungullit (ZYMV).

382


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Figura 132. Morri i kungulloreve

Sjellja biologjike e morrit paraqet aspekte jo plotësisht të qarta, të paktën për sa i takon mënyrës së dimërimit që mund të ndryshoje në vartësi të mjediseve të ndryshme. Në rajonet më të ngrohta dhe në mjedise të mbrojtura, morri dimëron në përgjithësi si femër e pafekonduar. Kjo formë dimërimi në fazën e vezës së qëndrueshme, e cila depozitohet nga femrat anfigonike në Vjeshtë. Në pranverë këto femra japin infeksionë shumë të hershme me popullata që rriten me shpejtësi në varësi më ngritjen e temperaturës. MASAT E LUFTIMIT. Afidet luftohen me entomofage natyrale nga larvat dhe insektet e rritur të koçinelideve (Scymnus spp.), nga larvat e krizopes e sirfideve. Lufta kimike kundërkëtij dëmtuesi bëhet me disa preparate kimke të tillë janë si imidacloprid, fluvalinatë, deltametrina, lambdacialotrina, eptenofos, piretrinë natyrale, etj. 7.4.8. MORRI I PATATES (Macrosiphum euphorbiae - Thomas) Është afid që prek rreth 200 specie bimësh, të cilat bëjnë pjesë në 20 familje botanike. ndër ta për kulturat perimore mund të përmendim pataten, patllixhanin, domaten dhe specin. Prek gjethet sidomos ato më të rejat, lulet e frutat e rinj. Aktiviteti shpues thithes i këtij insekti në bimë provokon pakesimin e vegjetacionit dhe renien e luleve e të frutave të sapolidhur. Përveç dëmtimeve të drejtpërdrejta ky insekt është një infektues i rrezikshëm i virozave. Morri dimëron si vezë rezistente e depozituar mbi bimët e trëndafilit mbi të cilat kalon pjesën e parë të ciklit të zhvillimit. Më vonë emigron mbi bimët bujqësore ku vazhdon zhvillimin dhe në Vjeshtë rikthehet përsëri Te bimët e trëndafilit ku përfundon ciklin e zhvillimit me vendosjen e vezëve për dimërim. MASAT E LUFTIMIT. Nga natyra afidet luftohen nga disa parazitë si Aphidius spp.,

383


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Praon volucre, Aphelinus abdomi-nalis, koçinelidet, larvat e sirfideve, larvat e krizopes dhe Aphi-doletes aphidimiza, të cilat mund të përdoren në luftën biologjike në serra e mjedise të tjera të mbrojtura. Edhe Praon volucre mund të përdoret për luftën biologjike në raste të infeksionëve në mjedise të mbrojtura. Lufta kimike mund të realizohet me disa aficide të zakonshëm, duke parapelqyer ato me selektivitët të pjeshëm ndaj insekteve të dobishëm si: imidacloprid, piricarb dhe eptenofos. 7.4.9. NEMATODAT Veç shumë sëmundjeve dhe dëmtuesve të tjerë, një nga arësyet më kryesore të dezinfektimeve të mjediseve të mbrojtura është prania në tokë e nematotave të ndryshme Gungore të Rrënjeve (Meloidogune incognita). Sipas studimeve të kryera, ky insekt është i përhapur pothuajse në të gjithë sipërfaqet e serrave të vëndit tonë, si dhe në disa zona të fushës së hapur ku kultivimi i perimeve është më intensiv. Veç nematodes gungore janë edhe një sëre nematodash të tjera, që disa nga këto janë: Aphelenchides, Aphelenchus, Ditylenchus, Tylenchorhyncus, Tylenchus, Pratylenchus, Hetërodera, Parathylenchus, Xiphinema, e shumë të tjera lloje. Të gjitha llojet e nematodave janë dëmtuese sepse jo vetëm që dëmtojnë rrënjët e bimëve të specit, por edhe sepse ato janë një nga përhapësit me kryesorë të sëmundjeve me origjinë bakteriale si psh, Fusarium vasinfectum, etj. Nga të dhënat studimore është vërtetuar se nematoda gungore e rrënjeve, prek rreth 2000 lloje bimësh dhe kjo më e theksuar është për ato bimë që kultivohen në mjedise të mbrojtura. Në këto mjedise, ky insekt gjen kushte më të përshatshme (të mikroklimës dhe të pranisë së tepruar të supstancave ushqimor), sepse mbjellja për disa vite me rradhë e një bime të caktuar, shpesh herë bën atë që toka të infektohet nga ky dëmtues. Figura 133. Gale të shkaktuara nga nematodat në sistemin rrënjore

Dëmtuesi duke jetuar në tokë, bien në kontakt me sistemin rrënjor të bimëve dhe aty zhvillohet duke formuar disa gunga (galet fig. nr. 85) karakteristikë të këtij insekti. Ato

384


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

kanë madhësinë 1-2 mm dhe në disa raste deri në 1-3 cm. Këto formohen si rezultat i degjenërimit dhe shkatrrimit të indeve përçuese, nga veprimi i sekrecioneve dhe të hormoneve që këto insekte nxjerrin. SIMPTOMAT. NËmatodat kanë zhvillim të madh kur speci kultivohet gjatë një dimëri të butë. Dëmi është shumë serioz në toka të lehta dhe ranore. Simptoma e parë që mund të verëhet me sy të lire është xhuxhezimi i bimëve. Më pas ato vyshken (sidomos në mesditë kur transpirimi është më i madh) dhe në përgjithësi nuk kanë ngjyrën normale. Shpesh prekja mund të shkaktoje të gjithë sipërfaqen. Kur shkulim bimët e prekura, në sistemin rrënjor duken gunga të parregullta në rrënje. Në stadet më të vonshmë të zhvillimit të nematodave, vërehet së bimët e vyshkura nuk e kthejnë me turgorin si më parë. Kjo vjen së galat jo vetëm që janë zmadhuar tej përmasave dhe bllokojnë në maksimum enët përçuese, por se në këto gale fillon zhvillimi i disa mikroorganizmave të tjera saprofite, të cilat e dëmtojnë akoma më tepër indin bimor. Te nematoda me gale ka disa specie të cilat janë në vartësi të rajoneve e vëndeve të ndryshme, ndër të cilat përmendim; i) Meloigogynë arenaria ; ii) M. javanica ; iii) M. incognita ; iv) M. halpa, etj. Masa e vezëve të nematodes mbrohet nga një mbulesë viskoze dhe mund të mbijetojnë për më shumë se dy vjet. Këto nematoda janë shumë polifage dhe prekin një numër të madh bimësh perimore e frutore. Ato përhapet me anën e bimëve të prekura, veglave të punës dhe gjatë ujitjeve. Temperaturat mesatare të tokës nga 18 deri me 27°C, favorizojnë zhvillimin e nematodes. Më intemsiv është zhvillimi kur tokat janë të lehta dhe ranore. Specia Meloigogynë halpa, është më e përshtatur për tokat me temperatura më të ulëta së 18°C deri 27°C. MASAT PARANDALUESE DHE ATO TË LUFTIMIT. Gjatë periudhës së kultivimit nuk ka mundësi praktike për luftimin e nematodes. Shkulen bimët e prekura dhe shkatërrohen. Rrënjët e tyre janë të kontaminuara me një numër të madh nematodesh. Pas përfundimit të prodhimit dhe heqjes së mbeturinave bimore, toka punohet thellë gjatë verës me qëllim që nematodet të ekspozohen sa më shumë ndaj diellit. Në këtë mënyrë rrënjët e bimëve të mbetura në tokë thahen dhe nematodat dëmtohen. Mbillen bimë të pastërta dhe forma bimore të qëndrueshme ndaj nematodave. Vitët e fundit aplikohen edhe trajtime biologjike duke përdorur kërpudhat Arthrobotrys (sidomos Arthrobotrys irregularis), të cilat janë predatore «ngrenëse» ndaj nematodave. Kjo kërpudhëmund të përdoret nëse tokat janë pak të prekura. Efektiviteti i kësaj kërpudhe është më i plote nëqoftëse plotësohen këto kushte: i) Pehashi i tokës (ph) Të jetë mbi 6.4, ii) Sasia e kriprave të tretshmë të jetë jo më pak se 2 %, iii) Lënda organike të jetë më shumë se 8 %. Nuk duhet të bëhen trajtime me fungicide në tokë, ose dezinfektimë të tokës mbasi kërpudha është inokuluar, sepse shkatërrohet. Për të përcaktuar pragun e ndërhyrjes me trajtimë të tokës në rrugë kimike, mekanike apo termike, më parë duhet ditur shkalla e infeksionit (d.m.th. Sa nematoda ndodhen për 1m2). Nga studimet e bëra nga Instituti i Kekimeve të Mbrojtjes së Bimëve Durrës

385


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

theksohet se, nëqoftëse toka përmban rreth 200 larva për m2, atëhere duhet ndërhyre për luftimin e tyre. Toka trajtohet termikisht ose kimikisht. PREPARATET KIMIKE KUNDËRNEMATODAVE Preparatet kimike (ato që janë të pranishme deri tani) që duhen përdorur kundërnematodave janë: 1. Basamidi Granular. Ky preparat është me bazë kimike dazomet dhe me një veprim me spektër të gjërë veprimi si: nematocid, insekticid, fungicid dhe herbicid. Në kontakt me lagështirën e tokës zbërthehet në gaze helmuese si: formaldehyde, metil aminë, izocianat metili, sulfid hidrogjeni, disulfid karboni, etj, të cilat duke lëvizur në shtresat e tokës dëmtojnë plotësisht nematodat, insektet, barërat e këqia, kërpudhat, etj. Ky preparat lufton: a - Nematodat e lira të gjinive Pratylenchus, Parathylenchus, Tylenchulus, Rotylencus, Xiphinëma, etj. Doza e përdorimit në tokat e lehta është 35-40 gr/m2 ose 350 – 400 kg/ ha. Në tokat e rënda përdoret doza 45 - 50 gr/m2 ose 450 – 500 kg/ha. b - Nematodat galaformuese të gjinisë Meloidogune incognita dhe më pak atë të Cistformuesët Hetërodera. Doza e përdorimit në tokat e lehta përdoret doza 50 gr/m2 ose 500 kg/ha. Në tokat e rënda përdoret doza 60 gr/m2 ose 600 kg/ha. c – Kërpudhat që jetojnë në tokë të gjinisë Pythium, Pytophtora, Ditymela, Thielaviopsis, Fusarium, Rhizoktonia, Verticilium, Plasmodiophora, etj. Doza e përdorimit të preparatit është e njëjtë me atë të nematodave të lira. d - Larvat dhe insektet që jetojnë në tokë si: Elateridae, Scarabidae, etj. e – Barërat e këqia njëvjeçare si: Melin (digitaria spp), Labotin (Chenopodium spp), Qumeshtoren (Euphorbia spp), Karrotën e egër (Daucus spp), Dredhesen e arave (Convolvulus spp), Krisjen (Cynodon spp), e të tjera. Doza e përdorimit është 45-50 gr/m2 ose 450 – 500 kg/ha. Për të gjitha rastet preparati duhet të shpërndahet uniformisht në gjithë sipërfaqen para punimit të tokës dhe me lagështirë optimale në tokë si gjatë hedhjes së preparatit ashtu edhe pas përdorimit të tij. Thellësia e punimit të tokës duhet të jetë 21 – 30 cm. Eshtë e rekomandueshme që pas punimit të tokës të bëhet mbulimi i sipërfaqes me plastmas. Kjo rrit ndjeshëm efektivitetin e preparatit. Koha e qëndrimit mbuluar duhet të jetë jo më pak se një jave. Para mbjelljes së bimëve në vëndin e përhershëm, toka apo materiali tjetër i dezinfektuar, duhet të hapet 2 javë para mbjelljes me qëllim që gazrat të dalin sa më shpejt jashtë tokës. Eshtë e këshillueshme që në ndihmë të kësaj të bëhet punimi (frezimi) i sipërfaqes së tokës. 2. Etoprosip 10 G, është me bazë kimike ethoprofhos dhe me veprim nematocid dhe insekticid. Përdoret për luftimin e nematodave si para mbjelljes ashtu edhe pas mbjelljes së bimëve në vëndin e përhershëm. Vepron në mënyrë kontakti. Hidhet në tokë

386


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

me dozen 6-8 gr /m2 ose 60-80 kg/ha. Preparati duhet të përmbyset të paktën deri në 7-15 cm thellësi. Në kontakt me lagështirën e tokës preparati vepron në shkallën më të lartë. 3. Rugby 10 GR, është preparat me bazë kimike cadusafhos dhe me veprim nematocid dhe insekticid. Përdoret për luftimin e nematodave të gjinisë Glopodera spp., Radopholus spp., Pratylencus spp., Meloidogynë spp., etj, si dhe të krimbave të tokës si: Krimbi tel (Agriotis lineatus), Krimbit të murme (Agriotis segetum), etj. Vepron në mënyrë kontakti. Hidhet në tokë 1 deri në 2 javë para mbjelljes ose trapiantimit në dozen 3-9 gr /m2 ose 30-90 kg/ha. Preparati duhet të përzihet mirë me tokën dhe të jetë në kontakt me lagështirën e tokës, pasi preparati vepron në shkallën më të lartë. 4. Vydate 10 G, është preparat në formë granualash të imta me ngjyrë të gjelbërt të errët. Bazë kimike është oxamyl dhe me veprim kontakti dhe sistemi kundrejt nematodave dhe insekteve të tjera të tokës. Efekte të mira jep edhe kundërkepushave. Duke qënë se ky preparat tretët mirë në ujë, sëbashku më të asimilohet mirë nga sistemi rrënjor i bimës dhe përhapet në gjithë trupin e saj duke luftuar njëkohësisht të gjithë insektet minuese (Liriomuza spp), thithëset (Aphis spp), Krahebardhat (Trialeurodes spp,), kepushat (panonuccus spp, Tëtranicus urticae, etj,) dhe nematodat që janë në trupin e bimës krahas edhe atyre që janë në tokë. Shkalla e dëmtimit të nematodave që janë në tokë, varet nga përqëndrimi i lëndës aktive në solucionin toksor. Kur përqëndrimi është mbi 5 ppm (pjesë për miljon), shkalla e dëmtimit të nematodave është më e plotë. Kur përqëndrimi është 2-5 ppm, nematodat paralizohen, nuk ushqehen dhe nuk shumëzohen dhe eleminimi i tyre bëhet gradualisht. Kur përqëndrimi është nën 2 ppm, nematodat nuk dëmtohen por pengohet për një farë periudhë aktiviteti jetësor. Nëpërmjet këtij preparati luftohen këto specie nematodash; Aphelenchoides spp., nematoden e kërcellit të qepës (Ditylenchus dipsaci), nematoden e rrënjeve të patatës (Globodera rostochiensis), Hetërodera spp, Meloidogynë spp, Pratylenchus spp, Rhadopholus similis, Rhotilencus spp, Xiphinëma spp, etj. Sasia e preparatit të hedhur ndryshon me përbërjen mekanike dhe gjëndjen e lëndëve organike në tokë. Në tokat e rënda dhe me sasira të larta të lëndës organike në tokë, doza e preparatit duhet të jetë më e lartë. Vydate 10 G përdoret në disa mënyra: a - Kur përdoret para mbjelljes, preparati shpërndahet uniformisht në të gjithë sipërfaqen dhe duhet të përzihet mirë me tokën dhe të jetë në kontakt me lagështirën e tokës, pasi preparati vepron në shkallën më të lartë. Doza e përdorimit për bimën e specit duhet të jetë nga 30-50 kg/ha. b - Gjatë mbjelljes hidhet në rreshta ose fole. c - Pas mbjelljes duhet të hidhet para prashitjes në mes rreshtave dhe të aplikohet ujitja, për të rritur shkallën e efektivitetit.

387


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5. Vydate SL, është preparat në trajtë lëngu me ngjyrë jeshile, me bazë kimike oxamyl dhe me veprim kontakti e sistemi (qe lëviz së bashku me limfen e bimës), duke luftuar kështu jo vetëm nematodat, por edhe insektet thithëse e të lëvizëshme (por jo vezët), ashtu si të preparati Vydate 10 G. Lufton mirë nematodat cistoformuese, galeformuese dhe ato të lira. Ky preparat jep efekte të mira kur përdoret në trajtimet gjethore duke dëmtuar insekte thithëse, të cilat duke lëvizur në drejtim të rrënjeve dëmton edhe nematodat. Eshtë e rekomandueshme që toka të trajtohet para mbjelljes me 12-20 litra për ha të tretur në 250 – 300 litra ujë. Preparati shpërndahet uniformisht në të gjithë sipërfaqen dhe duhet të përzihet mirë me tokën gjatë përgatitjes së saj dhe të jetë në kontakt me lagështirën e tokës, pasi preparati vepron në shkallën më të lartë. Gjatë vegjetacionit mund të përdoret edhe me spërkatje me dozën deri në 3 l/ha të tretur në një sasi uji rreth 350 – 400 litra. 7.4.10. DËMTUESIT E BOSTANOREVE Në të gjitha fazat e zhvillimit të bostanoreve, vihen re cfaqja e dëmtuesve polifage dhe specifike. Në fazat e para të zhvillimit të bostanoreve më shumë dëme bëjnë krimbi i murrme, krimbi tel, doseza, miu i arave, si dhe insektet shpues thithes si tripset e duhanit, merimanga e morri i pambukut, miza e bardhë e tjerë. Gjethet e bostanoreve dëmtohen kryesisht nga buburreci i pjeprit, krimbi i kungullit, si dhe krimbi i panxharit. dëmtues kryesore tek rrënjët janë nematodat. Buburreci i pjeprit (Epilachna cryzomelina) Është i përhapur më shumë në zonë e ngrohtë të vëndit tonë. Insekti i rritur ka trup me madhësi 8 - 10 mm, ngjyrë të kuqerremet, me 6 njolla të zeza në çdo krahe. Larva ka ngjyrë të verdhë dhe të gjelbërt të mbuluar me gjemba të degëzuar. Gjatësia shkon 10 - 12 mm. Nimfa është verdhë dhe me pika të zeza në kurriz. Dëme shkakton si insekti i rritur, ashtu dhe larva. Insekti i rritur në fillim ushqehet më parënkimen e gjethes, dhe më pas bën gropa në fruta. dimëron si insekt i rritur në mbeturinat bimore. Nga fundi i prillit insekti leshon vezet në faqen e poshtëmë të gjethes në grumbuj rreth 50 copë. Një femër gjatë jetës së sajë leshon 250 veze, që pas 3 - 4 ditësh celin larvat e para dhe pas 1 muaji bëhet insekti i rritur. çdo vit ka 3 brezni. Breznia e tretë dëmton dhe lekuren e frutave duke formuar gropa në të. Për luftimin e ketij dëmtusi një rëndësi në përputhje me biologjiNë e ketij insekti, duhet aplikuar mënjanimi i mbeturinave bimore, punimi i thellë, zbatimi i qarkullimeve bujqësore, sidomos bishtajoret për kokërr që janë shumë të mira si parabimë, e të tjera masa.. Gjatë cfaqes së insektit të parë në vegjetacion një rëndësi merr trajtimi me Decis 0.05%, Karate 0.05%, Semialfa 0.05%, e tjerë.

388


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Krimbi i bostanoreve (Rhaphidopalpa foveicolis Lucak) Është i përhapur më shumë në zonë e ngrohtë të vëndit tonë. Më shumë në Lushnje, Durrës, Shkoder, Lezhe e tjerë. Eshtë dëmtues specifik për bostanoret, por më shumë dëmton pjeprin dhe shalqinin. Insekti i rritur ka trup me madhësi 6 - 8 mm, ngjyrë të kuqe të hapur, me bark të mbuluar me qime gri dhe me shkëlqim. Krahet i ka me pika të crregullta dhe duken si të fshira. Larva ka ngjyrë të verdhë dhe pak e fryre si në formë cilindrike më gjatësi 10 mm. Larva kalon në nimfe në tokë. Dëme shkakton si insekti i rritur, ashtu dhe larva. Insekti i rritur dëmton në gjethe duke shkaktuar vrima të crregullta deri në fund të majit. Afër qafës së rrënjes në tokë, femra leshon vezet në grumbuj të vegjël. Vezet celin pas 10 - 16 ditësh, dhe larvat e tyre ushqehen me pjesët e jashtme të rrënjes, plagët e së cilave bëhen burim infeksioni për sëmundje të ndryshme. Faza e larves zgjat 30 ditë dhe ajo e nimfes 10 ditë. Breznia e parë e insektit të rritur del në qershore, dhe vazhdon me dy brezni të tjera deri në Shtatore. Pra ky dëmtues ka 2 - 3 brezni në vit. Insektet e rritura dimërojnë në tokë në mbeturinat bimore dhe qëndrojnë aty deri në Prill duke kaluar në kulturat e porsa mbjellura të bostanoreve. Për luftimin e ketij dëmtusi, duhet aplikuar mënjanimi i mbeturinave bimore, punimi i thellë, zbatimi i qarkullimeve bujqësore, e të tjera masa.. Gjatë cfaqes së insektit të parë në vegjetacion një rëndësi merr trajtimi me Decis 0.05%, Karate 0.05%, Semialfa 0.05%. Pleshti i gjelbërt (Sminthurus viridis) Është i përhapur më shumë në zonën e ngrohtë të vëndit tonë. Dëmton më shumë në fushë dhe në sera. Eshtë dëmtues për bostanoret, por më shumë dëmton pjeprin dhe shalqinin. Më shumë dëme shkakton në muajt Mars - Prill, ku bimët janë akoma të dobëta dhe lagështira ajrore dhe tokësore janë relativisht të larta. Insekti i rritur ka trup me madhësi 2 mm, ngjyrë jeshile. Dëmet i shkakton si insekti i rritur. Insekti i rritur në gjethe shkakton vrima të rrumbullakta sidomos në bimët e reja dhe të sapombira. Për luftimin e ketij dëmtusi, duhet aplikuar mbajtja e lagështirës normale në tokë, sidomos në serra e shtretër. Gjatë cfaqes së insektit të parë në vegjetacion një rëndësi merr trajtimi me Decis 0.05%, Karate 0.05%, Semialfa 0.05%, Ostaqiuik 0.1%. Tripsi i duhanit (Trips tabachi) Prek duhanin, por dhe disa kultura të tjera perimore si, bostanoret, qepën, lakeren e tjerë. Për luftimin e tyre aplikohen trajtimet me Celtan Melbol 0.2%, Mitak 0.4%. Merimanga e pambukut (Metatetranikus sp.) Cfaqet në fushë nga fundi i majit e fillimi i qershorit. Si luftim veç djegjes së mbeturinave këshillohet trajtimet me sperkatje me Celtan Melbol 0.2%, Mitak 0.4%. Morri i pambukut Është i përhapur në zonën e ngrohtë të vëndit, dimëron si larve dhe si insekt i rritur.

389


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Shumzohet në vegjetacion në mënyrën partenogjenetike duke pjelle 50 - 60 larva. Në luftimin e morrit një rezultat të mirë japin trajtimet kimike si Decis 0.05%, Karate 0.05%, Semialfa 0.05%, Ostaqiuik 0.1%, dhe luftimi sistematik i barërave të këqia dhe mbeturinave bimore. 7.4.11. DËMTUES TË TJERË TË PRIMEVE Per miun e arave Dëmton farërat dhe bimët . Më shumë dëmtime bën në farishte ose në shtretër duke ngrenë farërate pa mbira ose dhe të sapo mbira. Gjithashtu dëmtoin edhe frutat. Për luftimin e tij përdoren ushqimë të helmuara si Clerat duke e vendosur atë në çdo 4 - 5 m 2 ose më shumë sipas infeksioneve. Për kërmijtë Dëmtojnë më shumë fidanat në shtretër, por edhe bimët e sapo mbjellura në fushë. Për luftimin e tyre me sukses përdoret Slina duke e shpërndarë uniformisht nga 3 - 5 kokrra ose më shumë sipas infeksionit, për çdo bime. 7.5. SËMUNDJET DHE DEMTUESIT E PATATES DHE LUFTIMI TYRE 7.5.1. SËMUNDJET E PATATES DHE LUFTIMI TYRE Patatja dëmtohet nga insekte dhe sëmundje kriptogramike. Prandaj është më e domosdoshëmë të merren masa profilaktike, se sa të luftohen në momentin kur është prekur dhe aq më keq kur e ka infektuar plotësisht. Kundërsëmundjeve dhe dëmtuesve përdoren masa agronomike dhe kimike. Në kompleksin agroteknik bëjnë pjesë punimi dhe përgaditja e tokës, zhdukja e mbeturinave bimore pas vjeljes, qarkullimi bujqësore, zgjedhja e varjeteteve dhe e kultivarëve rezistente për një ose më shumë sëmundje ose dëmtuesi. Në mjetet kimike janë proceset e sperkatjeve, pluhurosjeve, ushqimet e helmuara dhe një tjetër metodë është lufta biologjike e cila në disa vënde të botës po zhvillohet me sukses. Patatja preket nga shumë sëmundje e dëmtues, kontrolli i të cilave fillon me dezinfektimin e tokës për luftimin e dosëzës, krimbit tel dhe atij të murrmë. Dezinfektimi i tokës me ushqime të helmuara kryesisht me Vofatoks, Oleovofatoks ose sperkatja me Dursban (4 l/ha). Po ashtu, mund të përdoret Ferate, duke pluhurosur para punimit të dytë të tokës me 60 kg/ha. Kundër vrugut përdoret Zinep 80 % me dozë 1.6 kg/ha, me përqëndrim 0.4 %. Po ashtu, përdoret leng bordolez me dozë 4 kg/ha ose përqëndrim 1 %, Ridomil me dozë 1,2 – 1, 6 kg/ha ose përqëndrim 0,25 – 0,4 %, Shirlan, me dozë 0,8 – 1,2 kg/ha ose përqëndrim 0,2 % etj. Buburreci luftohet me Karate, 300 ml/ha ose me përqëndrim 0,05 – 0,08 %, Decis, 250 – 350 ml/ha ose përqëndrim 0,05 – 0,08 % ose Mospilan, 0.05 %, Pomeks, 0,8 kg/ha ose përqëndrim 0,15 %. Spërkatja kundër

390


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

buburrecit kryhet në fazën e daljes masive të larvave dhe përsëritet 2 - 3 herë. Trajtimet kundër afideve janë shumë të rendësishme sidomos te patatja për prodhim fare. Këto trajtime, për kushtet e Bizës (Tiranë), Klenjës e Bellovës (Dibër), Vermoshit (Malësi e Madhe) e Shishtavecit (Kukës) ato kryhen çdo 5 – 7 ditë me Karate, Decis, Metomil ose Lenate me përqëndrim 0,05 – 0,08 %, Aktilik 50 EC, me dozë 0.8 – 1 kg/ha, Danitol 10, me dozë 0,5 kg/ha, Sumialfa 20, me dozë 0,8 – 1 kg/ha. Vrugjet (phytophtora infestans) Prek në të gjithë bimën. Para dhe gjatë lulëzimit cfaqen njolla me ngjyrë të verdhë të cilat me kalimin e kohës duke u rritur bashkohen me njëra tjetëren dhe në prani të lagështirës kthehen në të bardha duke shkatërruar të gjithë gjethet dhe bimën. K në zhardhoke formohen të njëjtat njolla por të thelluara që brënda pak ditësh shkaktojnë kalbje. Vrugu dimëron me anë të micelit në mbeturinat bimore dhe në tulin e frutit. Favorizohet shumë nga lagështia e tepërt dhe nga vesa. Transmetohet me anë të erës, insekteve edhe me farërat që janë të infektuara nga këto konide. Për luftimin e kësaj sëmundje duhet aplikuar mënjanimi i mbeturinave bimore, punimi i thellë, zbatimi i qarkullimeve bujqësore e të tjera masa. Masa të mira japin dhe dezinfektimi i farërave me Vitovax 2gr / kg, Pajtan 2 gr / kg, Poliram 2 Figura 134. Koroma e zeze e patates gr / kg fare.Trajtimet kimike me Andracol 0.2 %, Daconil 0.25%, Ridomil 0.2%, Enovit 0.2% e tjerë në tri faza. E para në fillimin e rritjes së llastareve, e dyta në fazën e lulëzimit, dhe e treta në lidhjen e frutave. Kromat e zezë, e zakonshme dhe e pluhurt (Rizostonia solani, Actinomyces scabies, Spongospora subterranea) Janë sëmundje mjafte përhapur dhe që shkakton dëmë të mëdha në patate. Shkaktare janë kërpudha të familjes Fuzarium. Shenja janë ke qafa e rrënjes, e cila kur preket nga kalbëzimi, hollohet, dhe fijezohet. Në këtë gjëndje bima qëndron në një kohë deri sa sëmundja ta pushtoje plotësisht dhe kjo më shumë e jep efektin e dëmtimit të plotë të bimës pas ujitjeve, pasi sëmundja në qafë vazhdon në mënyrë intensive duke formuar kalbëzimë të mëtejshme të qullura, duke shkaktuar tharjen e menjëhershme të bimës. Faza në të cilën vihet re cfaqja e kësaj sëmundjeje, është periudha e rritjes dhe e

391


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

frutifikimit. Shkaktare të kësaj sëmundjeje janë mbeturinat bimore të bimëve të semura të një viti më parë ku dimërojnë kepurdhat. Farërat përbëjnë burimin e infeksionit, ndërsa uji për ujitje nëqoftëse kalon në një parcele që ka patur të tillë sëmundje paraqet një rrezikshmeri për infeksion. Për luftimin e kësaj sëmundje duhet aplikuar mënjanimi i mbeturinave bimore, punimi i thellë, zbatimi i qarkullimeve bujqësore, sidomos jonxha është shumë e mirë të jetë si parabimë, e të tjera masa. Një rëndësi të veçantë ka përdorimi i farës së shendoshe. Mbajtja e tokës në gjëndje të shkrifët me anë të prashitjeve gjatë vegjetazionit. Ujitja të bëhet sa më rrallë dhe me sasira të vogla uji e mundësisht ujitja me pika. Ushqimi mineral të bëhet i ekuibluar dhe me preference ndaj atyre të plehërave organike. Njëkohësisht dhe plehërimi suplementare me plehëra azotike ndikon mirë me fuqizimin e përgjithëshem të bimës, dhe rritjen e rezistencës ngaj këtyre sëmundjeve. Rezultate të mira kanë dhënë trajtimet me lëng bordulez 0.5 %. Si dhe dezinfektimi me albtiuran 700 gr për kv fare. Mozaiku (Virusi X i pikalores nekrotike, Virusi Y i rrudhosjes së gjetheve, dhe virusi L i pëdredhjes së gjetheve. Zakonisht sëmundja shfaqet një muaj pas mbirjes së bimëve në vëndin e përhershëm, bimët e prekura vyshken, ndërnyjet mbeten të shkurtëra, gjethet të vogla dhe marrin ngjyra mozaike. Burim kryesore të kësaj sëmundjeje janë barërat e këqia, morrat etjerë. Kjo sëmundje mund të kufizohet, por jo të luftohët. Për kufizimin e kësaj sëmundje duhet aplikuar mënjanimi i mbeturinave bimore, punimi i thellë, zbatimi i qarkullimeve bujqësore, e të tjera masa. Një rëndësi të veçantë ka përdorimi i farës së shendoshe. Me metoda kimike rekomandohen të luftohen insektet e tjera si aphidet, tripset e të tjera. 7.5.2. DËMTUESIT E PATATES Në të gjitha fazat e zhvillimit të patates, vihen re cfaqja e dëm- Figura 135. Buburreci i patates tuesve specifike dhe polifage. Në fazat e para të zhvillimit të patates, më shumë dëme bëjnë buburreci i patates, tenja e patates, dosesa, krimbi i murrme, krimbi tel, si dhe insektet shpues thithes si tripset e duhanit, merimanga e morri i pambukut e tjerë. Buburreci i patates (Leptinotarsa decemlineata) Është i përhapur më shumë në zonë e ngrohtë të vëndit tonë. Insekti i rritur ka trup me madhësi 8 - 10 mm, ngjyrë të kuqerremet, me 4 shirita të ziNjë në çdo krahe. Larva ka ngjyrë të verdhë dhe kafe të mbuluar me pika të ereta dhe me push. Gjatë-

392


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

sia shkon 10 - 12 mm. Nimfa është verdhë dhe me pika të zeza në kurriz. Dëme shkakton si insekti i rritur, ashtu dhe larva. Insekti i rritur në fillim ushqehet më parënkimen e gjethes, dhe më pas kërcellin. dimëron si insekt i rritur në tokë dhe në mbeturinat bimore. Nga fundi i prillit insekti leshon vezet në faqen e poshtëmë të gjethes në grumbuj rreth 50 - 60 copë. Një femër gjatë jetës së sajë leshon 2000 veze, që pas 6-7 ditësh celin larvat e para dhe pas 1 muaji bëhet insekti i rritur. çdo vit ka 2 brezni. Breznia e dytë cfaqet në Gusht dhe më pas dimëreon si insekt i rritur në tokë. Për luftimin e ketij dëmtusi një rëndësi në përputhje me biologjiNë e ketij insekti, duhet aplikuar mënjanimi i mbeturinave bimore, punimi i thellë, zbatimi i qarkullimeve bujqësore, sidomos bishtajoret për kokërr që janë shumë të mira si parabimë, e të tjera masa.. Gjatë cfaqes së insektit të parë në vegjetacion një rëndësi merr trajtimi me Decis 0.05%, Karate 0.05%, Semialfa 0.05%, e tjerë. Tenja e patates (phthorimaea operculela) Është i përhapur më shumë në zonë e ngrohtë të vëndit tonë. dëmtojnë pataten dhe bimë të tjera të solanaceve si domaten e tjerë. Femrat i depozitojnë vezet në nervaturat e gjetheve dhe larvat e celura dëmtojnë gjethet, lulet, kërcellit duke bërë galeri. Në kushtet e ruajtjes së zhardhokeve në depo, insektet e rritura i depozitojnë në sythe, që bëhen shkas të infektojnë tulin e frutit duke shkaktuar dhe dëmtimin e tyre. Më shumë në Lushnje, Durrës, Shkoder, Lezhe e tjerë. Ka 5 - 6 brezni në vit. Breznia e parë e insektit të rritur del në majë dhe vazhdon me 5 brezni të tjera deri në tëtore. Larvat dimërojnë në zhardhoke dhe qëndrojnë aty deri në Maj, duke kaluar në kulturat e patates. Për luftimin e ketij dëmtusi, duhet aplikuar mënjanimi i mbeturinave bimore, si i bimëve të egra të familjes së solanaceve. Punimi i thellë, zbatimi i qarkullimeve bujqësore, e të tjera masa. Gjatë cfaqes së insektit të parë në vegjetacion një rëndësi merr trajtimi me Decis 0.05%, Karate 0.05%, Semialfa 0.05%. 7.6. SËMUNDJET E KARROTËS DHE LUFTIMI TYRE Karrota dëmtohet nga insekte dhe sëmundje kriptogramike. Prandaj është më e domosdoshëmë të merren masa profilaktike, se sa të luftohen në momentin kur është prekur dhe aq më keq kur e ka infektuar plotësisht. Kundërsëmundjeve dhe dëmtuesve përdoren masa agronomike dhe kimike. Në kompleksin agroteknik bëjnë pjesë punimi dhe përgaditja e tokës, zhdukja e mbeturinave bimore pas vjeljes, qarkullimi bujqësor, zgjedhja e varjeteteve dhe e kultivarëve rezistente për një ose më shumë sëmundje ose dëmtues. Cercospoioza e karrotës (Cercospora carotae) Prek në të gjithë bimën gjatë gjithë vegjetacionit, duke u cfaqur njolla të bardha nekrotike në pjesën vegjetative, të cilat me kalimin e kohës marrin ngjyrë të errët të rrethuar nga një unaze ngjyrë kafe. Këto njolla më vonë pushtojnë të gjithë bimën duke e tharë dhe dëmtuar plotësisht atë. Për luftimin e kësaj sëmundje duhet aplikuar mënjanimi i

393


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

mbeturinave bimore, punimi i thellë, zbatimi i qarkullimeve bujqësore e të tjera masa. Masa të mira japin dhe dezinfektimi i farërave me Vitovax 2gr / kg, Pajtan 2 gr / kg, Poliram 2 gr / kg fare.Trajimet kimike me Andracol 0.2 %, Daconil 0.25%, Ridomil 0.2%, Enovit 0.2%, lëng bordulez me 0.8 % e tjerë në tri faza. 7.7. SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E LAKRËS, LULELAKRËS DHE LUFTIMI TYRE Lakra dëmtohet nga insekte dhe sëmundje kriptogramike. Prandaj është më e domosdoshëmë të merren masa profilaktike, se sa të luftohen në momentin kur është prekur dhe aq më keq kur e ka infektuar plotësisht. Kundërsëmundjeve dhe dëmtuesve përdoren masa agronomike dhe kimike. Në kompleksin agroteknik bëjnë pjesë punimi dhe përgaditja e tokës, zhdukja e mbeturinave bimore pas vjeljes, qarkullimi bujqësore, zgjedhja e varjeteteve dhe e kultivarëve rezistente për një ose më shumë sëmundje ose dëmtuesi. Disa sëmundje janë Vrugu i lakrës (peronospora brasicae), Kalbesimi i qafës së rrënjeve (pytium debarianum), Alternarioza e lakrës (Alternaria brasicae) e tjerë. Këto sëmundje luftohen me preparatet e sëmundjeve të mësipërme. Nga dëmtuesit më të përhapura janë Morri i lakrës (Brevicorynë brassiccae), Cimka e lakrës (Eurydëma ornata), Flutra e bardhë e lakrës (pierës brasicae), Flutera e repes (pieris rapae), Tenja e lakrës (plutela maculipensis), Pleshti i lakrës (phyllotreta nemorum), Turigjati i lakrës (Baris Coerolescus), si dhe dëmtuesit polifag si doseza, krimbat tel dhe të murme e tjerë të cilat janë pershkruar më sipër. Për këto përdoren insekticidet e mësipërme si të pluhurosjes ashtu dhe të sperkatjeve. Prandaj është më e domosdoshëmë të merren masa profilaktike, se sa të luftohen në momentin kur është prekur dhe aq më keq kur e ka infektuar plotësisht. Kundërsëmundjeve dhe dëmtuesve përdoren masa agronomike dhe kimike. Në kompleksin agroteknik bëjnë pjesë punimi dhe përgaditja e tokës, zhdukja e mbeturinave bimore pas vjeljes, qarkullimi bujqësore, zgjedhja e varjeteteve dhe e kultivarëve rezistente për një ose më shumë sëmundje ose dëmtuesi. Disa sëmundje janë Vrugu i lakrës (peronospora brasicae), Kalbesimi i qafës së rrënjeve (pytium debarianum), Alternarioza e lakrës (Alternaria brasicae) e tjerë. Këto sëmundje luftohen me preparatet siç janë të trajtuara në sëmundjet e kulturave të pershkruara më sipër. Dëmtuesit më të përhapura janë Morri i lakrës (Brevicorynë brassiccae), Cmka e lakrës (Eurydëma ornata), Flutra e bardhë e lakrës (pierës brasicae), Flutera e repes (pieris rapae), Tenja e lakrës (plutela maculipensis), Pleshti i lakrës (phyllotreta nemorum), Turigjati i lakrës (Baris Coerolescus), si dhe dëmtuesit polifag si doseza, krimbat tel dhe të murme e tjerë të cilat janë pershkruar më sipër. Për këto përdoren insekticidet e mësipërme si të pluhurosjes ashtu dhe të sperkatjeve.

394


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

8. REFERENCAT 1. 2. A. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13. 14. 15. 16. 17. 18. 19. 20. 21.

“Veçoritë klimaterike dhe hidrologjike të ultësirës Perëndimore të vëndit”. Tiranë 1985. 1999. Acta Horticulturae 474, ISHS, p:521-525. Kader. Postharvest technology of horticultural crops.2002 Baci M. “Fidanat prodhohen edhe ndryshe”, Shkenca dhe Jeta, 1981/4. Baci M. Balita I. “Temperaturat dhe kultivimi i perimeve në sera”, Shkenca dhe Jeta, 1982/2. Balliu, A. “Mjediset e mbrojtura”, Tiranë2004. Balto I. N. Baci. “Plehërimi i bimëve nga atmosfera”, Shkenca dhe Jeta, 1982/1. Baudon, E. O. “Protrcted cultivation in the Mediterraneum climate” Pland. Prod. Protection Paper, FAO-Rome 1990. Bettini A., Ronchi R., Pratesi M., Tosi S., “Il mille ortaggi–guida agli ortaggi d’Italia”, 1999 Italy. Bliku H. ”Veçoritë e motit nuk e bëjnë streh shfajsimesh”, Broshur 1987. Boardman Jackie. “International marketing of greehouse vegetables”, Greenhouse Vegetable production in Albania” – Marc 1999, England. Borgo A. “Gjeografia e rretheve” Tiranë 1984. Bosland, P. & Votova, A. “Peppers and Spice Capsicum”. 1999 CAB International. Buitelar, K. ”Greenhouse vegetable production in Albania”, 2001. Bul. IPP – Tiranë 1985/1. “Përcaktimi i strukturës varjetore për përcaktimin e vargezuar të perimeve frutrrënjor”. Bul. IPP – Tiranë, “Teknologjia e kultivimit të specit në fushë për të marrë 250 kv/ha” Bul i IPP – Tiranë 1983/1. Buletin informativ në IPP Tiranë 1985. “Dobite e përdorimit të “dhomave” termike për perimet në sera”. Castilla, N. F. Tognoni, and C.M. Olympios. 1992. Vegetable production undërsimple structures in southern Europë. Food Fert. Tecnolog. Centre, Taipei, Bul.384. Çiftja A. “Mbi ngrohjen elektrike në sera”. IPP Tiranë Qershore 1978. Çobani H. “Perspektivat e farërave në kulturat perimore”, Bul i IPP – Tiranë 1979/1. Çobani, H. Hasani, A. “Serrat e perimeve për të ardhmen”. Shkenca dhe Jeta, 1985 / 3. Çuko L. “Ambjenti i kultivimit të perimeve të hershme”, Shkenca dhe Jeta, 1973/6.

395


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

22. 23. 24. 25. 26. 27. 28. 29. 30. 31. 32. 33. 34. 35. 36. 37. 38. 39. 40. 41.

396

D. Jankulovski, C. Stojkovski, S. Maznevska, and G. Popsimonova, “Correlations between vegetative and productive characteristic of some pepPër populations, 1996. Djikiç, Z. Iliç, and S. Baraç, “Influence of soil mulching on soil compression with paper”, 1996. Dukham A.N. G.B. Masëfield .“Farming system of the world”, Chattoe Windus London. E. Sfakiotakis. Postharvest physiology and technology. 1995 Ereein, J.E., R.D Heins and J.E. Faust. 1993. Thermomorphogenicand photoperiodic responses of Nephrolipis exaltata. Dallas Jeel. Hortshence 28: 182-184. FAO plant production and protection paPër - 154. Rome 1999. “Greenhouses and shelter structures for tropical regions”,. FAO: A. Nisen, M. Sirjacobs Chr. Von Zabeltitz. “Protected Cultivation in the Meditërraneum Climate in Egypt”, FAO-Rome. FAO: A. Nisen, W.O. Baudoin, Doorembos, I.,W.O.Pruit A. Abhoukhaled. “Protected Cultivation in the Meditërraneum Climate”, Pllant Production Papers No 90 (1990). FAO: Doorembos, I.,W.O.Pruit A. Abhoukhaled I. Damagnez N.G. DastaNë C. and M. Free. “Crop water requirement FAO, Irrigation and Drainage PaPër No 24. Frank A. Gilbert, “Mineral nutrion of plant and animals”, 1990. Gaenko N. Ljebel D. O. “Tjeplicnost ovoshcevodstvo gollanti” 1971. Geco P. “Klima dhe Bimët”, Tiranë 1977. Gjata A. “Moda e serave po pushton fermerët shqiptare”, Biznezi Bujqësore Maj 1996. Goncarik N. S. dhe Garbus V. M. “Vozdushnoje obogrjev tjepjic”. Kartofjel i ovoshstvo1981 / 11. Goncarik N. S. Garbus V. M. “Geotermalnoe tjeplo v ovoshcevodstvo zashcishcenovo grunto”. Kartofjel i ovoshstvo1981 / 9. Goncarik N.S., Ljebl D. O. “Temperaturna i produktivnost tjeplicnih kultur” Kartofjek i ovoshi 1982/1. Hanafi A. ”IPM Techniques for greenhouse crops“ Greenhouse Vegetable production in Albania – Marc 1999, Institut Agronomique të Veterinaire Hasan II Maroco. Haxhinasto Ll. Ballta I. “Transhe diellore për kultivimin e hershëm të perimeve me kërkesa ndaj nxehtësisë”, Përmbledhje të kërkimeve shkencore. Tiranë 1984/1. Hoxholli R. “ Projektimi, ndërtimi dhe shfrytëzimi i sereave”, 1974. Hysa M., “Sëmundjet dhe dëmtuesit e domates dhe të kastraveçit”, Tiranë 2003.


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

42. 43. 44. 45. 46. 47. 48. 49. 50. 51. 52. 53. 54. 55. 56. 57. 58. 59. 60. 61. 62. 63. 64. 65.

Ibrahimllari, L. “Disa të dhëna mbi shkaktaret e vyshkjes bakteriale të specit në rrethin e Tiranës”, Bul. Shk. Bujq. Tiranë 1987/3. Instituti Hidrometërologjik “Klima e Shqipërisë” Tiranë 1982. Instituti Hidrometërologjik “Veçoritë klimaterike dhe hidrologjike të ultësirës perëndimore” Tiranë 1985. IPP – Tiranë, “Teknologjia e kultivimit të specit Kalifornia, për të marrë 250 – 300 kv/ha”, Sh. P. B. Tiranë 1982. IPP – Tiranë. “Teknologjia e kultivimit të specit Kalifornia, për të marrë 250 – 300 kv/ha”, Sh. P. B. Tiranë 1982. IPP – Tiranë. “Udhezues për plehërimin e kulturave perimore”, Tiranë 1981. IPP Tiranë. “ të reja nga puna kërkimore shkencore për perimet”. Botim i 1983. IPP. Tiranë. “Buletin Informativ për studimet e eksperimentale të përfunduara gjatë viteve 1981-1985 për kultivimin e perimeve”, Tiranë 1987. Jackson, A.E., 1988. Organic farming – crop protection impliçations. Brightion Crop Protection Conf. British Crop Protection Counsil Farnham, UK, 3A-3. Pp. 103-109. Jani S. “Pjepri”, Tiranë 1998. Jensen, M.H. and E.L. Collins. 1985. Hydroponic vegetable production. Hort. Rev. 7: 483-558. Jovani V. “Diellëzimi i tokës në mjediset e mbrojtura, aspekt i luftes së integruar dhe i mbrojtjes së tokës nga ndotjet kimike”, Bujqësia Shqiptare 1998/5. K.A. Shin, “Ovoshi kulturi” Moskva 1974. Kalmikaj, P. “Cilësia e prodhimit dhe e cmimit mesatare të perimeve”, Bul, Shk. Bujq. 1983/2. Kalmikob V. I. “Novie tipovie e projekti tjeplic”, Kartofjel i ovoshstvo1982 / 1. Kaltani, T. Cela B. “Fitopatologjia Bujqësore” Tiranë 1982. Katan,J., 1981. Solar heating (solarization) of soil for control of soiborn pests. Annu, Rev. Phytopathol. , 19: 211-236. Kodra R. “Rezultate që na frymezojne”, Shkenca dhe Jeta, 1982/2. Kokallapi P. Thaci D.Braho S. “Perimet dhe frutat në mjeksinë popullore”, Tiranë 1984. Kollomiec, A.A. “Komplesnaja mehanizacia vozdelivania ovoshçnih kultur b otkritom grunte” 1969. Koni N. “Kultivimi i domates në serra me ngrohje diellore”. Tiranë 1975. Korovin A.I. ”Rastjenija i ekstremalnije temperaturi” Moskva 1984. Krushilim, A.S. Shvedskaja Z.M. “Pomidori, perci, bakllazhani” Biologjia i adroteknika, Moskva 1972. Kurtener D.A. Uskov I.B. “Klimaticeskije faktori i tjepllovoj rezhim v otkri

397


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

66. 67. 68. 69. 70. 71. 72. 73. 74. 75. 76. 77. 78. 79. 80. 81. 82. 83. 84. 85. 86. 87. 88. 89. 90. 91. 92.

398

tom i zacshicshjeshnom gruntje”, Moskva 1982. Kyritsakis K, Nanos G, Thomaj T and E Sfakiotakis. Effect of temperature and controlled atmospheres during olive fruit storage o oil quality. Journal of American Oil Chemistry Society, 1998, vol, 75, p: 1-4. Lara A. Mbreshtanaku Ll. “Botanika”, Tiranë-1974. Laveday I. “Methods of analysis of irrigated soil” , 1974. Luchov K. Chr. Von Zabeltitz. “Investigation of spray Cooling System in a plastic greenhouse”. Journal agric. No – 52. Lushaj Sh. “Plehërat komplekse dhe të përziera”. Tiranë 1998. M. B. U. Tiranë 1980. “Rrugët për shfrytëzimin e serave”. M. Vasilakakis. Postharvest technology. 2006 Mandili T. “Agrometereolgjia”,Tiranë 1981. Mandili T. “Klima dhe kulturat bujqësore”, Tiranë 1975. Mandili T. “Metereologjia dhe klimatologjia”, Tiranë 1973. Mandili T. Tili I. “Metorologjia Bujqësore “, pjesa e dytë Tiranë 1980. Mario Penero. “Peperone e melanzana. La tecnika di cultivacione e la difesa antiparasitiza”, Rome 1981. Markov V.M. “Ovoshëvodstvo” 1974 Moskva. Martzopoulos G.G. “Present status and prospective of geothermal energy use in agriculture in Greece” Athine1990. Maturity indices for green olives destined to be processed as “Spanish type” olives. Meir Teitel, “CO2 balance and techniques for enrichment”, Greenhouse Microclimate Management. Izrael, 2000. Meropi P, Merkuri J, Stamo B. “Vrugu i kërcellit të specit dhe masat e luftimit të tij”, Buletin i IPP – Tiranë 1984. Meta N. “Përcaktimi i harxhimit të ujit për bimët bujqësore”, Botim i Sh. Mici A. “Shpërndarja gjeografike e temperaturave minimale dhe disa veçori të regjimit të ngricave të vëndit tonë”, 1988. Mihov A. “Promishlenija teknologjiav ovoshcievodstvo”, (perevod s Bullgarstvo) 1979. Millanova L.B. “Biokimia perca” Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, Tiranë 2003; “Normat e cilësisë të Bashkimit Europian për tregëtimin e domateve dhe të specave”. N. Panajotov, “The effect of plant growth regular atonic on the yield and quality of the reproduced seeds of sweet pepper”, 1996. Nacentov D.I. “Ovoshcevodstvo v sashcishcenovo grunto”, 1961. Neshev G., “Chemical control through springler irrigation of pepper blight caused by Phytophtora capsici L.”, 1996. Oktrova A. “Perimekultura”. Tiranë 1971. Oktrova A. “Vlerat ushqimore të perimeve” 1970.


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

93. 94. 95. 96. 97. 98. 99. 100. 101. 102. 103. 104. 105. 106. 107. 108. 109. 110. 111. 112. 113. 114. 115. 116. 117. 118. 119.

Oktrova A. çuko I. “Mbi përcaktimin e distancave të mbjelljes në kulturën e specit”, Buletin i Shk. Bujqësore 1972/2. Oktrova A. Habibi B. Plasa Th. “Prodhimi i farërave të perimeve”, Tiranë 1972. Oktrova A. Haxhinasto Ll. Plasa Th. “Perimtaria”. Tiranë 1984. Oktrova A. Plasa Th. “Përgaditja e fidanave të perimeve”, Tiranë 1969. Oktrova, A. “Perimekultura”. Tiranë 1971. Oktrova, A. “Vlerat ushqimor të perimeve” 1970. Oktrova, A. Cuko, I. “Mbi përcaktimin e distancave të mbjelljes në kulturën e specit”, Buletin i Shk. Bujqësore 1972/2. Oktrova, A. Habibi, B. Plasa, Th. “Prodhimi i farërave të perimeve”, Tiranë 1972. Oktrova, A. Plasa, Th. “Përgatitja e fidanave të perimeve”, Tiranë 1969. Pallkim, J.F. Shcerbatouk A.S. “Osveshcenost i urozhaj ovoshej” Kartofieli i Ovoshce 1983/6. Panero M. “PeperoNë e melanzana, la tecnica di cultivazionë e la difesa antiparassitaria” 1981 Roma. Papingji A. “Krahbardha e serave një dëmtues i rrezikshëm”, Bul. Shk. Bujq. 1977/2. Pecani F. “Përdorimi i energjisë diellore me mënyrën artificiale të ngrohjes së saj”, Shkenca dhe Jeta1988/1. Plasa, Th. “Studime mbi dendësinë e mbjelljes të kultivari Gjelbëroshi” Bul. Shk. Bujq. 1986/4. Plasa, Th. “Studimi agrobiologjik mbi bazat e ekologjisë për sigurimin e vargëzimit të perimeve në rrethin e Tiranës”. Buletin i Shkencave Bujqësore nr. 1, 1984, Tiranë. Postel, S. 1993. Facing Water scarity. State of the World. Norton, New York. p. 22-111. Prifti M. “Organizimi i mbrojtjes së bimëve në perimore”, IPP – Tiranë 1985. Prifti, M. Miaja, J. Stamo, B. “Vrugu i kërcellit të specit dhe masat e luftimit të tij”, Buletin i IPP – Tiranë 1984. Qyteti S. Hazhiallushi E. “Fiziologjia e bimëve” Tiranë 1971. Rapaj, D. “Përmirësimi ujore i bimëve” Tiranë 1986. Romano Tesi. “Principi di orticoltura e ortaggi d`Italia”. Bolognja 1990. Ronchi, R. “ Il mille ortaggi, guida agli ortaggi d’Italia”. Pistoia, 1999 Italy. Saeed M. “The estimation of evapotranspiration by same equations undërhot and arid conditions”, Transactions of the ASAE. Vol 29 (2)pp. Serie Sinposi, “Il miglioramento genetica del peperone con particulare riguardo alla situazione Italiano”, Rome 1984. Sh. P. B. “Dobite e përdorimit të dherave teknike në sera”, Buletin i IPP – Tiranë 1985. Sh. P. B. “Rregullore për shfrytëzimin e serave”, Tiranë 1980. Sh. P. B. “Studimi 3 vjecar i kultivarëve të specit të hershëm në fushë të

399


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

120. 121. 122. 123. 124. 125. 126. 127. 128. 129. 130. 131. 132. 133. 134. 135. 136. 137. 138. 139. 140. 141.

400

hapur” të reja shkencore për perimet IPP – Tiranë 1985. Sinani, B. Vuçani, A. “Përparësitë e mekanizimit të disa proceseve të punës në bimën e specit, lulelakrës dhe të preshit”. Buletini i Shkencave Bujqësore nr. 1, 1984, Tiranë. Smirnov,N,A. “Kak vlijajut njedostatok i izbitok udobrenija” Kartofjek\l i ovoshi, 1980/1. Somas, A. «The paprika». Budapest 1984. Sulejmani P. “Efekti serrë”, Bujqësia Shqiptare, 1996/9. Tase Ll., “Studimi i afateve të mbjelljes së specit Laknas në rrethin e bëratit”. Tase Ll., “Studimi i afateve të mbjelljes së specit Sivria në rrethin e Tiranës”. Tase Ll., Pisqolla V,. “Për studime zonale të specit për serrat diellor me polietilen”, Bul. i PP – Tiranë 1987. Tase Ll., “Mbi seleksionimin e specit Kapia, me metodën e zgjedhjes individuale” Buletin i Shkencave Bujqësore, 1980/1. Tase Ll., “Për studimin e moshës së fidanit të specit Laknas dhe Peza, në fushë të hapur”, IPP – Tiranë 1989. Tase Ll., “Studim monografik për specin Oblika”, ILB – Tiranë 1981. Tase Ll., “Studime krahasuese të disa kultivarëve dhe hibrideve të specit për prodhim të hershëm” Buletin i Shkencave Bujqësore, 1985/4. Tase Ll., “Studime të disa afateve të specit Sivria, në zonën e Tiranës”, Bul. I Shk. Bujq. 1973/1. Tase Ll., “Studimi i afateve të mbjelljes së specit Laknasi në rrethin e Tiranës”. Tase Ll., Cobani H., “Mbi studime të disa llojeve të specit” Bul. IPP – Tiranë 1981/1. Tase Ll., Vasilika Pisqolla, “Studimi i plehërimit azotik tek speci Laknas”, Material në IPP – Tiranë 1988. Teknologjia e Perimeve nga IPP, ”Për plehërimin e bimëve në serra e fushë të hapur”, 1983 Tiranë. Tesh R. “ModerNë teknike di protezioNë in orticoltura, florikoltura e fryticoltura”, Sekonda edizione, 1979. Tesi, R. “ModerNë techniche di protecioNë in orticoltura, floricoltura e fruticoltura”, 1979. Thanati J. Prena Sh. “Kastraveçi nën plastmas”, Botim i Shtepise së Propagandes Bujqësore Tiranë 1986. Thomaj, T and E. Sfakiotakis. Effect of low-oxygen storage on quality changes, acetaldehyde and ethanol accumulation in early and late harvested “Hayward” kiwifruit. Acta Horticulture 444, vol. 2, p: 593-597. Thomaj, T. and M. Vasilakakis. Effect of prestorage treatments on antioxidants concentration and scald development in “IDRD” apples. Sci Ann. Agric. School (AUT),1997, vol.31, p: 177-185. Thomaj,T., Diamantidis,G. Sfakiotakis, E and M. Vasilakakis. Scald


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

142. 143. 144. 145. 146. 147. 148. 149. 150. 151. 152. 153. 154. 155. 156. 157. 158. 159. 160.

susceptibility and biochemichal changes in respect to low temperatures in “Starking Delicious” apple fruit. Scientia Horticulturae, fq.361-366 (6), 2002. Thomaj,T., Sfakiotakis, E., Diamantidis, G. and M. Vasilakakis. Effect of low preharvest temperature on scald susceptibility and biochemical changes in “G. Smith”. Apples. Scientia Horticulturae, 1998, vol 76, p: 1-15. Tome E., “Studime krahasuese të disa kultivarëve të rinj të specit në serra në kushtet e Fierit”, IPP-Tiranë, 2004. Trevardha G. T. Lyle, H. Horn. “Water stress response of tomato undërprotected culture on drip irrigation”, McGray Hill Book Company New York (1980). Trojani V. “Disa veçori gjeomorfologjike të teritorit fushor- kodrinor midis Tiranës-Lezhes-Durrës”, Studime gjeografike Tiranë 1988. Vasilakakis, M and T. Thomaj. Effects of harvest date and prestorage treatments on superficial scald of “IDRed Delicious“ apples. Cahiers OPTIONS Mediterraneennes. 1999, ISSN, vol 42, p: 77-85. Vaysse P. “An introduction to climate”, Acta Horticulture. (1981) Verlot H. “Climate and vegetable crop management undërgreenhouse conditions” Greenhouse Vegetable production and protection in Albania – Marc 1999, Avenue Kennedy, 2026 – SIDI BOU SAID Tunizi. Verlot H. “In protected cultivation in the meditërranean climate”, Greenhouses Cyperus, FAO, Rome 1990. Verlot H. “Irrigation and fertigation management of vegetable grown undërgreenhouse” Greenhouse Vegetable production and protection in Albania – Marc 1999, Tiranë. Avenue Kennedy, 2026 – SIDI BOU SAID Tunizi Veshi L. “Për një shfrytëzim më të lartë në serat me ngrohje”, Bujqësia Socialiste 1990 / 6. Vilmis V ‘J. “Proisvodstvo rasadi b tjeplica s elektro-obogrebom”, Kartofjel Ovoshci 1984/4. Voci F. “Mmënyrat e përgatitjes së fidanit të specit për kushtet e fushës”, Buletini i shkencave bujqësore 2000/2. Voci F. “Përcaktimi i moshës më të përshtatshme të fidanit të specit për kushtet e fushës”, Buletini i shkencave bujqësore 2001/4. Voci F. “Përgatitja e fidanit dhe sasia e cilësia e specit në fushë të hapur”, Bujqësia Shqiptare 2000/1. Voci F. “Speci në të ushqyerit dhe në mjeksinë popullore”, Bujqësia Shqiptare 2000/2. Voci F. “Studimi i dendësisë dhe i skemave të mbjelljes së specit në fushë”, Buletini i shkencave bujqësore 2005/3. Voci F. ”Greehouse Economic Production “ Greenhouse Vegetable production in Albania – Marc 1999, FAO – TCP/ALB/8822 (II) Tiranë. Voci, F. “Rezultate të mira në kultivimin e specit”, Bul. I.P.P Tiranë, 1987/1. Voci, F. Disertacioni për bimën e specit 1999; “Përcaktimi i Strukturës

401


Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

161. 162. 163. 164. 165. 166. 167.

402

Varjetore në Serra Diellore në Fushë të Hapur dhe Studimi i Disa Elementëve të Teknologjisë së Kultivimit të Specit për Kultivarët Laknas dhe Peza, në Zonën Bregdetare të Durrësit». Voci, F. “Speci”, Monografi, Tiranë, 2005. Voci, F. “Serrat dhe mjediset e tjera te mbrojtura”, Monografi, Tiranë, 2002. Von Zabeltitz, Chr. ”Design and Construction of Greenhouses“ Greenhouse Vegetable production in Albania – Marc 1999, Institute for Horticulture Engineering University of Hannover, Germany. Von Zabeltitz, Chr. ”Design of appropriate technology greenhouse suitable for for Kenia semi-arid and arid aris”, Report for GTZ (Germany Agensy for Corporation) (1985). Von Zabeltitz, Chr. ”Greenhouse Construction infunction of beter climate control”, (1990) (Germany Agensy for Corporation) (1985). Vukcani A. “Gjokaj, shkolle e kultivuesve të perimeve”, Broshure e Sh. P. B. Tiranë 1982. Zeeman I. “Klimat tjeplic i jevo regolirovanije”, Pjerevod s njemockom 1961.


B OTIMI I KËTIJ MANUALI U MUNDËSUA ME MBËSHTETJEN TEKNIKE DHE FINANCIARE TË

PROJEKTI FAO - GCP/ALB/005/ITA Mbështetja e Prodhimit Bujqësor në Shqipëri

E financuar nga Qeveria Italiane


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.