Vreshtaria Praktike

Page 1

PRODUCTIO

N P SU

PORT

AGRIC ULT

E UR

PROJEKTI FAO - GCP/ALB/005/ITA Mbështetja e Prodhimit Bujqësor në Shqipëri

VRESHTARIA PRAKTIKE Manual për Ekstensionistët dhe Kultivuesit

Tiranë, 2008


The designations employed and the presentation of material in this information product do not imply the expression of any opinion whatsoever on the part of the Food and Agriculture Organization of the United Nations concerning the legal or development status of any country, territory, city or area or of its authorities, or concerning the delimitation of its frontiers or boundaries.

Përshkrimet e kryera dhe prezantimet e bëra në këtë produkt informativ, nuk nënkuptojnë shprehjen e ndonjë opinioni, cilido qoftë ai, nga ana e Organizatës për Bujqësi dhe Ushqim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara përsa i përket statusit ligjor apo statusit të zhvillimit të ndonjë vendi, territori, qyteti apo zone tëkompetencës së saj apo përsa i përket heqjes së kufijve të saj.

This manual is produced in the framework of the FAO project GCP/ALB/005/ITA "Agricultural Production Support in Albania", financed by the Italian Government and supported by the Albanian Ministry of Agriculture, Food and Consumers Protection.

©All rights reserved. Reproduction and dissemination of material in this information product for educational or other non-commercial purposes are authorized without any prior written permission from the copyright holders provided the source is fully acknowledged. Reproduction of material in this information product for resale or other commercial purposes is prohibited without written permission of the copyright holders. Applications for such permission should be addressed to the Chief, Electronic Publishing Policy and Support Branch, Communication Division, FAO, Viale delle Terme di Caracalla, 00153 Rome, Italy or by e-mail to copyright@fao.org.

Ky manual është realizuar në kuadër te Projektit FAO GCP/ALB/005/ITA "Mbështetje e prodhimit bujqësor në Shqipëri", financuar nga Qeveria Italiane dhe mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit e Shqipërisë.

©Të drejtat janë të rezervuara. Ndalohet riprodhimi dhe shpërndarja e materialeve të publikuara në këtë botim, pa lejen paraprake me shkrim të personave që kanë të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi i materialeve në këtë botim, për rishitje apo qëllime komerciale pa lejen paraprake të personave që gëzojnë të drejtën e autorit. Kërkesat për leje të tilla duhet të adresohen te Chief, Electronic Publishing Policy and Support Branch, Communication Division, FAO, Valle delle Terme di Caracalla, 00153 Rome, Italy ose në adresën e e-mailit copyright@fao.org.


PRODUCTIO

N P SU

PORT

AGRIC ULT

E UR

VRESHTARIA PRAKTIKE Manual për Ekstensionistët dhe Kultivuesit

Dr. Fatmir VOCI Punoi për: Pjesën e përgjithshme, ndërtimin e vreshtave të reja, kultivimin, përshkrimin e kultivarëve dhe mbrotjen nga sëmundjet dhe dëmtuesit Msc. Nikolin MUSABELLIU Punoi për: Prodhimin e verës së kuqe


©Autori dhe Projekti FAO - GCP/ALB/005/ITA (Mbështetja e Prodhimit Bujqësore në Shqipëri), Tiranë.

Asnjë pjesë e këtij materiali nuk mund të kopjohet me çdo lloj mjeti e formë qoftë, duke përfshirë fotokopje, kopje, regjistrim i plotë apo i pjesëshëm, ribotim, pa lejen paraprake të botuesit dhe të autorit.

Autori: Dr. Fatmir VOCI, konsulent Projekti FAO - GCP/ALB/005/ITA (Mbështetja e Prodhimit Bujqësore në Shqipëri), Tiranë

Për më tepër informacion, kontaktoni me adresën: Rruga Ferid Xhajko, përballë stacionit të trenit, shkalla 1, Apart. 10, Tiranë /Fax: ++355 4 274757. E-mail: info@faoalb.org dhe vocifatmir@yahoo.com si konsulent dhe autor i këtij materiali.

Redaktorë teknik: Prof. Ass. Dr. Lush SUSAJ Prof. Ass. Dr. Zef GJETA Enolog Nikolin MUSABELLIU Korrektoi: Eva VOCI Design: Studio Grafi ke Elsi Kongo


Parathënie Të nderuar lexues! Manuali që ju tashmë keni në dorë është financuar nga Projekti FAO – GCP/ ALB/005/ITA (Mbështetja e Prodhimit Bujqësorë në Shqipëri), Tiranë. Projekti që po zbaton Organizata për Bujqësinë dhe Ushqimin e Kombeve të Bashkuara, e financuar nga Qeveria Italiane dhe e organizuar/menaxhuar nga FAO, synon të mbështesë prodhuesit dhe përpunuesit e rrushit duke ju afruar mbështetjen e duhur teknike dhe materiale për prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e produkteve të tyre. Objektivi kryesor i projektit në fushën e vitikulturës, është: “Rritja e sasisë dhe cilësisë së prodhimit, përmirësimi i mëtejshëm i marketingut të rrushit të freskët dhe verës së përpunuar”. Ky material do t’u shërbejë specialistëve të ekstensionit të Drejtorive të Bujqësisë në rrethe apo në digasterin e MBUMK, kultivuesve të hardhisë, studentëve apo kujdo tjetër që është i interesuar për të marrë njohuri më të thella dhe bashkëkohore në drejtim të kultivimit të vreshtave, të cilët po gjejnë një përhapje gjithnjë e më të gjërë në vëndin tonë. Në përmbajtjen e këtij materiali, autori nuk ka dashur të përshkruajë të gjithë informacionin që ekziston për vreshtarinë, sepse një material i tillë është i përshkruar hollësisht nga stafi i pedagogëve dhe i lektorëve në Departamentin e Hortikulturës në Universitetin Bujqësor në Tiranë, por është përpjekur të ekstraktojë të dhënat teknike me karakter praktik duke u bazuar në ekperiencën e tij edhe në të dhënat që vijnë nga shkenca e vreshtarisë, ampelografisë, përmirësimit gjenetik të pemëve frutore dhe hardhisë, mbrojtjes së integruar në drufrutorë etj. Materiali trajton problemet e kultivimit të hardhisë në varësi me veçoritë biologjike dhe kërkesat për elementët agro-klimaterike dhe ushqimore. Në kapitujt e para jepen njohuritë me karakter të përgjithshëm, ndërsa në kapitujt e tjerë, janë berë përshkrime të veçanta në drejtim të ngritjes së

5


vreshtave të reja, shërbimet agroteknike që i bëhen vreshtave të reja dhe vreshtave në prodhim. Me interes është trajtimi që i është breë kapitullit mbi sistemet e kultivimit të hardhisë, specifikat që përcaktojnë suksesin në vjeljën e rrushit, përshkrimi i kultivarëve kryesorë sipas destinacionit të tyre, menaxhimi i sëmundjeve, dëmtuesve, etj. Ky material do t’i shërbejnë ekstensionisteve të zyrave të MBMK nëpër rrethe e qarqe, jo vetëm për t’u vetëtrajnuar si staf specialistesh, por edhe për të realizuar një serë seminaresh teoriko-praktike me specialiste të ndryshëm të fushës së bujqësisë, me fermerë dhe kultivues të tjerë të hardhive, studentë apo të tjerë të interesuar. Ky material i shoqëruar me shumë fotografi dhe skica, përmban mënyrën më të thjeshtë e të drejtpërdrejtë të informacionit mbi kohën dhe mënyrën e kryerjes së sherbimeve teknologjike në vreshta si plehërimi, krasitja, ujitja, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit etj. Libri është bashkëbiseduesi më i mirë dhe i domosdoshëm për specialistët dhe kultivuesit e vreshtave, është kontribut për prodhimin dhe shkencën e vreshtarisë.

Dr. Lush SUSAJ Lektor në Universitetin Bujqësor, Tiranë

6


Përmbajtja 1. 2. 3. 3.1. 3.2. 3.2.1. 3.2.2. 3.2.3. 3.2.4. 3.3. 3.3.1. 3.3.2. 4. 4.1. 4.1.1. 4.1.2. 4.1.2.1. 4.1.2.1.1. 4.1.2.1.2. 4.1.2.1.3. 4.2. 4.3.1. 4.3.2. 4.3.3. 4.3.4. 4.3.5. 5. 5.1. 5.2.

Rëndësia e Vreshtarisë Klasifikimi botanik dhe ekonomik i hardhisë Organet vegjetative dhe ato të riprodhimit Sistemi rrënjor Sistemi mbitokësor Cungu Krahët, kordonet dhe elementët e prodhimit Sythet Gjethet Organet gjenerative Lulet Veshuli, kokrrat dhe faërat Veçoritë biologjike të hardhisë dhe kërkesat ndaj faktorëve të mjedisit Ciklet e zhvillimit të hardhisë Cikli i madh i zhvillimit individual Cilet e vogla të zhvillimit të hardhisë Cikli i rritjes Cikli i periudhës së qetësisë Cikli i periudhës vegjetative Cikli i riprodhimit Kërkesat ndaj faktorëve të mjedisit Kërkesat për temperaturën Kërkesat për ujin Kërkesat për dritën Kërkesat për tokën Kërkesat për elementët ushqimor dhe roli fiziologjik i tyre Shtimi i hardhisë Bimët e prodhuara nëpërmjet farës Bimët e prodhuara nëpërmjet shtimit me anë të pjesëve vegjetative

13 16 20 20 27 27 30 32 38 40 40 43 48 48 48 51 51 51 52 58 68 69 73 74 77 80 87 87 87

7


5.2.1. Shumëzimi i bimëve me anë të përpanjave 5.2.2. Shumëzimi i bimëve me anë të copave 5.2.3. Shumëzimi me anë të shartimit 5.2.3.1. Prodhimin e fidanave antifilokserike me anë të shartimit në tavolinë 5.2.3.1. Vreshtat mëma antofilokserike dhe prodhimi i copave për nënshartesa 5.2.3.1. Prodhimi i mbishartesave nga vreshtat mëma europiane 5.2.3.1. Teknologjia e prodhimit të fidanave anfilokserike 5.2.3.2. Shumëzimi me anë të shartimit në vend 5.2.3.2.1. Shartimet e thata 5.2.3.2.2.Shartimet e gjelbërta 5.2.3.3. Mjetet shartuese dhe lidhëse 6. Kriteret teknike për ngritjen e një vreshti të ri 6.1. Klasifikimi i nënshartesave sipas kushteve të tokës 6.2. Vleresimi tekniko-ekonomik i llojit dhe kultivarit 6.3. Kushtet natyrore, klima, relievi, toka 6.3.1 Punimet përgaditore për vreshtat e reja 6.3.2 përgaditja e fidanit për mbjellje dhe teknika e mbjelljes 7. Shërbimet agroteknike në vreshtat e reja deri në hyrjen në prodhim 7.1. Ne vitin e parë pas mbjelljes 7.2. Ne vitin e dytë pas mbjelljes 7.3. Ne vitin e tretë pas mbjelljes 7.3.1. Sistemi mbështetjes definitiv të vreshtave 7.3.1.1. Sistemi mbështetjes spaliere 7.3.1.2. Sistemi mbështetes tendë 8. Shërbimet agroteknike gjatë periudhës së prodhimit 8.1. Krasitja prodhuese 8.1.1. Sistemi i krasistjes së shkurtër 8.1.2. Sistemi i krasistjes së gjatë 8.1.3. Sistemi i krasistjes së përzier 8.1.4. Sistemi i krasistjes në formë pjergulle dhe tendë 8.1.5. Koha e realizimit të krasitjeve

8

88 90 93 94 94 94 94 113 114 117 118 120 120 122 124 125 134 138 138 143 145 146 147 151 154 154 155 164 166 169 173


8.2. 8.2.1. 8.2.2. 8.2.3. 8.2.4. 8.2.5. 8.3. 8.4. 8.5. 8.6. 8.7. 8.7.1. 8.7.1.1. 8.7.1.2. 8.7.1.3. 8.7.2. 8.7.2.1. 8.7.2.2. 9. 9.1. 9.1.1. 9.1.2. 9.1.3. 9.1.4. 9.1.5. 9.1.6. 9.1.7. 9.1.8. 9.1.9. 9.2. 9.2.1.

Operacionet e gjelbërta të hardhisë T’harrja Heqja e gjetheve Prerja e majave Heqja e sqetullorëve Mbrojtja nga bresheri Plehërimi i hardhive Ujitja Punimi i sipërfaqes së tokës Rehabilitimi i vreshtave të vjetra dhe të degraduara Vjelja Organizimi i vjeljes së rrushit për tavoline Teknikat për shpejtimin e kohës së vjeljes Teknikat për vonimin e kohës së vjeljes Mënyrat e vjeljes dhe të ambalazhimit Vjelja e rrushit per vere dhe trajtimet ne rast zezoni shirash Teknika e vjeljes së rrushit për verë Teknika e ruajtjes së rrushit të vjelur për verë Karakteristikat kryesore të disa kultivarëve për tavolinë dhe për verë Kultivarët për tavolinë Kultivari “Viktoria” Kultivari “Italia” Kultivari “Kardinal” Kultivari “Bllek Mexhik” Kultivari “Rexhina” Kultivari “Alfons Lavare” Kultivari “Mikele Palieri” Kultivari “Sublima Sidles” Kultivari “Sulltanina” Kultivarët për verë të kuqe Kultivari “Merlot”

176 176 178 179 181 181 183 190 191 192 196 196 197 198 198 199 201 202 203 203 204 206 208 210 212 214 216 218 220 222 222

9


9.2.2. 9.2.3. 9.2.4. 9.2.5. 9.2.6. 9.2.7. 9.2.8. 9.2.9. 9.2.10. 9.3. 9.3.1. 9.3.2. 9.3.3. 9.3.4. 9.3.5. 9.3.6. 9.3.7. 10. 10.1 10.1.1. 10.1.2. 10.1.3. 10.1.4. 10.1.5. 10.1.6. 10.1.7. 10.1.8. 10.1.9. 10.1.10. 10.1.11. 10.1.12.

Kultivari “Sanxhoveze” Kultivari “Montepulciano” Kultivari “Kaberne Sovinjon” Kultivari “Syrah” Kultivari “Primitivo” Kultivari “Alianiko” Kultivari “Barbera” Kultivari “Negro Amaro” Kultivari “Kroatina” Kultivarët për verë të bardhë Kultivari “Trebiano Toscano” Kultivari “Shardone" Kultivari “Tokai i Friulit” Kultivari “Suvinjo" Kultivari “Moskat i Bardhë” Kultivari “Malvazia e Kandias” Kultivari “Garganega” Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit Sëmundjet kryesore Vrugu i hardhisë (Plasmophara viticola) Hiri (Uncinula necator) Antraknoza (Sphaçeloma ampelinum ose Elsinoe ampelina) Kalbëzimi Gri (Botrytis cinerea ) Kalbëzimi i Bardhë (Coniella Diplodiella) Apoplesia - Eshka (Sterum hirsitum) Flavescenza Dorata Kalbëzimi i Zi (Guignardia bidvelli) Kalbëzimi Acid Foma (Phomopsis viticola) Kanceri bakterial (Agrobacterium tumefaciens) Botryosphaeria (B. Stevensii, B. obtusa, B. dothidea)

10

224 226 229 231 233 236 238 240 242 244 244 246 248 250 252 254 256 258 258 258 262 267 269 273 274 276 276 279 280 281 281


10.1.13 10.2 10.2.1. 10.2.2. 10.2.3. 10.2.4. 10.2.5. 10.2.6. 10.2.7. 10.2.8. 10.2.9. 10.2.10. 10.2. 11 10.2. 12 11.

E-Lata Dëmtuesit kryesor Tenja e rrushit (Lobesia botrana) Filloksera e hardhisë (Viteus phyloxera vitifoli Shimer) Grerezat (Paravespula spp.) Krimbat sythngrënës (Noctua comes dhe N. Pronuba) Hundegjati i hardhisë (Otiorrunchus sulcatus) Kepusha e kuqe (Panonuchys ulmi) Kepusha e puçrrave të gjethes (Eriophyes vitis) Breshkeza miellore (Planococcus miellore) Breshkeza e kumbulles (Parthenoleacanium corni) Cigalo buf (stictocephala bisonia) Tripset Zigena (bayle - barelle) dhe bostrichi (sinoxylon përforans schrank) Prodhimi i verës së kuqe në kushtet e një ferme Kuptimi mbi verën Matjet per permbajtjen e sheqerit dhe te aciditetit ne lengun e rrushit Percaktimi i Grada Alkolike te verës për një sasi rrushi të dhënë Procedura e vjeljes se rrushit të destinuar për prodhimin e verës Dermimi i rrushit Fermentimi i mushtit dhe trajtimi me gaz sulfuror Fazat e fermentimit te verës Fermentimi i parë Fermentimi i dytë Tërheqja e verës së përfunduar Literatura

283 283 284 287 290 290 291 293 294 297 298 298 300 302 304

317

11


12


1. Rëndësia e Vreshtarisë Vreshtaria është një degë e rëndësishme e ekonomisë bujqësore, e cila studion dhe trajton veprimtarinë jetësore dhe prodhuese të hardhisë në kushtet e caktuara të mjedisit. Kjo jo vetëm në përmbushjen e kërkesave gjithnjë e në rritjje për këtë produkt, por prodhimin e tij me kosto sa më të ulët dhe me një fitim sa më të lartë për njësi të sipërfaqes. Vreshtat normalisht sigurojnë prodhime dhe të ardhura të larta për njësi të sipërfaqes. Vreshtaret para se të ngrejnë një vresht, duhet të orientohën në zgjidhjën e drejtë të problemeve të mëposhtme. i) Vreshti të ngrihet në një hapësirë të atillë që të sigurojë kushte tokësore dhe klimaterike të favorshme për rritjen e bimëve; i) Vreshti të hyjë sa më shpejt në prodhim dhe të jetojë sa më gjatë; ii) Të sigurojë një prodhimtari të lartë, me cilësi dhe me një prodhimtari konstante për shumë vite me radhë; iii) Të vendosen kultivarë që i përgjigjen kërkesave të tregut, të industrise dhe që të mbulojnë sa më gjatë të jetë e mundur maksimumin e periudhës vjetore; iv) Të sigurohen prodhime me strukturë varietore të pëqlyeshme nga konsumatorët, të shijshme, që durojnë transportin dhe që ruhen për një kohë sa më të gjatë; v) Vreshtat duhet të ndërtohen në mënyrë të atillë që të sigurojnë mbrojtjen nga erozioni dhe rritjen e pjellorisë dhe lëndës organike të tokës. Për nga rëndësia ekonomike, vreshtat sigurojnë prodhime të qëndrueshme dhe të ardhura të larta për njësi të sipërfaqes. Për nga vlerat ushqimore rrushi luan një rol të rëndësishëm në ditetën ushqimore të njeriut. Për nga sasia e konsumimit i freskët edhe i përpunuar, rrushi zë vendin e parë në strukturën ushqimore të frutave. Për nga sheqerërat rrushi zë vendin e parë në përmbajtjen e glukozës i cili

13


është një komponim që asimilohet totalisht nga organizmi i njeriut. E krahasuar me të gjitha llojet e frutave të pemëve frutore, rrushi zë vendin e parë në sasinë e sheqerërave që ai grumbullon. Sasia e sheqerërave në frutat e rrushit ndryshon sipas kultivarëve nga 15-16% tek kultivaret e tavolinës në 18 - 26% tek kultivaret për perpunim. Përveç sheqerërave, rrushi përmban sasira relativisht të larta të acideve organike të cilat janë shumë të rëndësishme në metabolizmin e njeriut, sikurse janë: acidi tartik, acidi malik, etj. Ato përmbajnë rreth 0,5-1,4% kripra të rëndësishme minerale si: kriprat e forsforit, kaliumit, kalciumit, hekurit, aluminit, bakrit, zinkut, squfurit, klorit, bromit, e shumë të tjera të rëndësishme. Rrushi përmban rreth 0,3 – 0,5% substanca albuminoidalë, 0,15 – 0,9% substanca pektinoze, enzima shumë të rëndësishme për metabolizmin si dhe shumë llojej vitaminash. Sipas pëmbajtjes, vitaminat në frutat e rrushit radhiten: • Vitamina A (kryesisht carotina), • Vitamina B1 (an ervina), B2 (riboflvina), B6 (adermina), • Vitamina C (acidi askorbik), • Vitamina P (citrina), e shumë të tjera. Frutat e rrushit përmbajnë sasi të larta kalorish. Është llogaritur se në një kg rrush gjënden 700-800 kalori, ndërsa në 1 liter musht rrushi, ndodhen rreth 900 kalori e barabartë nëse konsumohen rreth 450 gr mish, ose 1 liter qumesht, ose 10 kokrra veze, etj. Llogaritet që nëse një njëri i rritur konsumon rreth 1 kg rrush të freskët në ditë, atëhere ai me vlerat ushqimore që ka rrushi, ai ka plotësuar rreth 25-30 % e kalorive që i duhen në një ditë, rreth 810% e proteinave ditore, 50-70% e nevojave për sheqerëra, e shumë substanca të tjera organike dhe ushqimore shumë të rëndësishme. Kokrrat e rrushit përmbajnë 65-85% ujë, të cilat së bashku me kriprat

14


minerale që përmendem më sipër, ushtrojnë ndikime të fuqishme në luftimin e një sërë sëmundjesh si: në rregullimin e rrahjeve të zemres, në pastrimin e gjakut, në normalizimin e punës së melcise së zezë, lehtëson funksionimin e veshkave, kuron artritin, aricemine, e shumë të tjera. Kjo është arsyeja përse konsumi i rrushit është i rekomanduar për pleqte, femijet në rritje, të semuret me problemet e mësipërme, ndërsa nuk rekomandohet për njërezit që vuajnë nga diabeti sepse sasia e sheqerërave në krahasim me ato të pemëtve frutore, është shumë më e lartë. Për njërezit normal rekomandohet që të konsumojnë 300-500 gr rrush të freskët në ditë dhe 100-120 ml verë në ditë. Përveç sa më sipër, hardhia ka edhe vlera të tjera ekonomike si: 1) hardhia është kulturë që shfrytëzon më mirë dhe në mënyrë më racionale tokat e pjerrëta; 2) Prodhimi i rrushit të freskët, është një ndër lëndët e para për industrinë e prodhimit të verërave dhe të pijeve nga më luksozet dhe më të ndryshme në botë, dihet fakti që 80-85% e prodhimit botëror të rrushit është i destinuar për përpunim, verë, konjak, raki, likerna etj. Sot po bëhen përpjekje të vazhdueshme në drejtim të rritjes së pandërprerë të rëndimentit të rrushit për njësi të sipërfaqes. Disa nga këto përpjekje janë: 1) Intensifikimi i shërbimeve agroteknike, nëpërmjet futjes së normave të reja të teknologjise si: aplikimi dhe modernizimi i sistemit të ujitjes dhe plehërimit, i menaxhimit të semundjeve dhe dëmtuesve, etj; 2) Mekanizimi i shërbimeve agroteknike; 3) Sigurimi i numrit të bimëve për njësi të sipërfaqes; 4) Introduktimi i kultivarëve me aftësi më të larta prodhuese; 5) Intensifikimi i punës kërkimore shkencore në drejtim të përzgjedhjes së kultivarëve më të mirë dhe zbatimit të një teknologjie sa më rezultative në unitet me biologjinë e bimës dhe ambjentin.

15


2. Klasifikimi Botanik dhe Ekonomik i Hardhisë Hardhia është e shpërndarë pothuajse në të gjithë rruzullin tokësor. Duke qenë e tillë ajo gjëndet në gjëndet në forma dhe lloje nga më të larmishme. Por neve do të përqëndrohemi të hardhia Europiane (Vitis vinifera). Sipas klasifikimit botanik, hardhia bën pjesë në Vitis që janë rreth 70 në familjen Vitacea, e cila klasifikohet në rreth 1000 gjini. Në gjininë Vitis numrohen rreth 70 lloje. Këto klasifikohën në bazë të vatrave të origjinës nga kanë ardhur dhe janë shpërndarë. Sipas prejardhëjes/vatrave gjeografike, gjinia Vitis grupohet në 3 grupimë kryesoree që janë: i) Me preardhje Amerikane; ii) Me origjinë nga Azia Lindore; iii) Me origjinë Euro-Aziatike. Hardhia ka gjetur një përhapje të gjërë në të gjithë botën, por më e përhapur gjëndet në Gjërësitë Gjeografike Veriore në 53 gardë dhe në Gjërësitë Gjeografike Jugore në 43 gradë. Hardhitë Amerikane Gjënden të përhapura në Ameriken e Veriut duke filluar nga Meksika deri në Kanada. Bëjnë pjesë rreth 34 lloje të cilat karakterizohen për një qëndrueshmëri të lartë ndaj vrugjeve, hireve dhe sëmundjeve të tjera kërpudhore, si dhe te filokserës. Frutat që prodhohen prej tyre nuk kanë vlera ekonomike. Ato sot përdoren gjërësisht për prodhimin e nënshartesave antifilokserike si: V. monticola, V. berlandieri, V. rupestris, e shumë të tjera. Hardhitë e Azise Lindore Gjënden të përhapura në rajonet Lindore si: Kine, Kore, Indokine, Japonise, etj. Bëjnë pjesë rreth 40 lloje të cilat vetëm njëra paraqet interes ekonomik si: V. amurensis. Llojet e tjera rriten në mënyrë natyrale nëpër pyje e rajone të tjera me bimësi të ndryshme.

16


Hardhitë Euro-Aziatike Në këtë grupim paraqet interes vetëm lloji Europian V. vinifera, e cila grupohet në dy nënlloje: i) Vitis vinifera subspecia silvestris, hardhia e egër ose larushku. ii) Vitis vinifera subspecia sativa, hardhia e butë e kultivuar. Rrushi i nënllojit Vitis vinifera subspecia silvestris (larushku), është i përhapur dhe e përshtatur kushteve mikroklimaterike të zonave të luginave dhe zonave pyjore të vendit tone e cila takohet deri në lartësite rreth 1000 m mbi nivelin e detit në Jug dhe 700 m lartësi në rajonet e veriut. Është bimë dioike, ku lulet mashkullore dhe femërore janë të veçanta por në të njëjtën bimë. Frutat janë të vogla, të zeza, të rrumbullakëta, me pak sheqer, por të këndshme kur hahen. Megjithëse popullsia e zonave rurale e shfrytëzon këtë lloj për ngrënie dhe përpunim, përsëri nuk paraqet ndonjë interes ekonomik. Rrushi i nënllojit Vitis vinifera subspecia sativa, është i përhapur dhe e përshtatur kushteve miroklimaterike në të gjithë botën ku mund të kultivohet hardhia. Sipas të dhënave të deritanishme në këtë nënlloj përfshihen rreth 10 000 kultivarë të ndryshëm me interesa specifike dhe të veçanta në drejtim të konsumit dhe të përpunimit. Rrushi V. vinifera e ka prejardhjen nga vendet e Pellgut të Mesdheut ku përfshihet edhe vendi ynë.

Klasifikimi i Hardhisë Europiane Klasifikimi i hardhisë Europiane nën kulturë V. vinifera, klasifikohet në bazë të vatrave të origjinës agro-ekologjike nga ato kanë ardhur. Ato klasifikohën në 3 vatra (proles) kryesore: i) Vatra e Lindjes (Proles orientalis); ii) Vatra e pellgut të detit të Zi (Proles pontica); iii) Vatra perëndimore (Proles ocxientalis);

17


Në vatrën e Lindjes (Proles orientalis), bëjnë pjesë vendet e Azise Qendrore dhe ato perëndimore ku përfshihen vendet si; Irani, Turkmenistani, Azerbajxhani, dhe shumë vende përreth. Nga kjo vater vinë pjesa më e madhe e kultivarëve për ngrënie dhe për tharje ku më të përhapur janë kultivarët e rrushit, Hafuzali, Sulltaninat si ajo e Bardhë dhe e Zezë, Muskati i Aleksandrise, etj. Në vatrën e Detit të Zi, përfshirë ketu edhe vendet e Detit Egje, janë përfshirë edhe kultivarët që e kanë origjinën nga vendet e Pellgut të Mesdheut si: Greqia, Shqipëria, Rumania, Bullgaria e shumë të tjera. Në këtë vater e kanë origjinën shumica e kultivarëve për prodhimin e verës si: Shesh i Bardhë dhe i Zi, Kallmeti, Debinat, Vloshi, Manakuqja, Kotejkat, Mavrudi, Zarçini, e shumë të tjera, po ketu përfshihen edhe llojet për ngrënie si Çaushi, Tajkat, etj. Ne vatren e perëndimore, përfshihen kultivarët që e kanë origjinën nga Franca, Gjermania, Austria, Zvicer, Spanja, pjesërisht Italia (ajo Veriore më tepër), etj. Kultivarët e rrushit që rrjedhin nga kjo vater, janë specifike për prodhimin e verërave cilësorë si: Kaberne Saëinjon, Merlot, Aligote, Pino e Zezë dhe ajo e Bardhë, Rieslin Italian dhe Riesling Gjerman, e shumë lloje të tjera.

Klasifikimi Ekonomik i Hardhisë Klasifikimi ekonomik i hardhisë bëhet duke u bazuar në të dhënat agrobiologjike dhe teknologjike. Ato ndahen: a) Kultivarë për konsum të freskët/ngrënje; b) Kultivarë për përpunim; c) Kultivarë për tharje; d) Kultivarë për prodhimin e nënshartesave antifilokserike; e) Kultivarë për qëllime të dyfishta sipër ngrënje ashtu edhe për përpunim. Te kultivarët për konsum të freskët ose ngrënje, përfshihen kryesisht: Afuzali, Mbretresha e Vreshtave, Muskat, Hamburg, Adda, Perla di Ksaba, Italia,

18


Tajkat, Çaushi e shumë kultivarë të tjerë, ku shumica e këtyre kultivarëve takohën në dy llojet e bardhë dhe e zezë. Te kultivarët për përpunim ose për prodhimin e verërave cilësorë, përfshihen kryesisht: Kaberne Saëinjon, Merlot, Aligote, Pino e Zezë dhe ajo e Bardhë, Rieslin Italian dhe Riesling Gjerman, Shesh i Bardhë dhe i Zi, Kallmeti, Debinat, Vloshi, Manakuqja, Kotejkat, Mavrudi, Zarçini, Serinat, Pulësi, Kallmeti, e shumë të tjera. Te kultivarët për tharje, përfshihen kryesisht llojet pa farë si: Sulltanina e Bardhë, e Zezë, Perleta, etj. Te kultivarët për prodhimin e nënshartesave antifiloxerike, përfshihen kryesisht: Rupestris dy Lo, Shassella x Berlandieri 41B, Berlandieri x Ripara Kober 5 bb, Berlandieri x Ripara Kober SO-4, Berlandieri x Ripara Kober 140 R, Berlandieri x Ripara Kober 110 Paulsen, e shumë të tjera. Te kultivarët për qëllime të dyfishta sipër ngrënje ashtu edhe për përpunim, përfshihen kultivarët shesh i Zi, Kallmet, Sanxhoveze, Shesh i Bardhë, etj.

19


3. Organet Vegjetative dhe ato të Riprodhimit Pjesët përbërëse të hardhisë, ashtu si të gjithë speciet e bimëve të tjera frutore përbëhen nga: i) Organët vegjetative. ii) Organët gjenerative, të riprodhimit. Tek organet vegjetative të hardhisë bëjnë pjesë: i) Sistemi rrënjor dhe ii) Sistemi mbitokësore. Tek sistemi mbitoksore bëjnë pjesë: trungu, degët, degëzat dhe gjethet. Tek organet e riprodhimit bëjnë pjesë: lulja, fruti dhe fara.

3.1. Sistemi Rrënjor Sistemi rrënjor është një nga organet më kryesoree të bimës së hardhisë. Në këtë bimë sistemi rrënjor ka disa funksione, ku ndër më të rëndësishmet janë: i) Shërben për të mbajtur trupin e hardhise të ngulur në tokë; ii) Për të ushqyer pjesën ajrore me ujë dhe lëndët e ushqimore të tretura në të; iii) Për të ruajtur lëndët ushqimore rezerve (karbohidratet) Gjatë periudhës së qetësisë relative; iv) Sintetizimin e lëndëve të veçanta kimike që shërbejnë për të realizuar shkëmbimin e elementëve ushqimore si ato të azotit të reduktuar dhe të citozinave, e shumë të tjera. Mënyra e zhvillimit të sistemit rrënjor varet nga mënyra e shtimit të hardhisë dhe kushtet e kultivimit. Ndryshe zhvillohet kur hardhia shtohet me anë të copave, sepse zhvillohen rrënjet mitake dhe ndryshe zhvillohet kur ajo shtohet me anë të farës. Pas mbirjes së farës në fillim ajo zhvillon rrënien embrionale e cila tenton të shkoje sa më thellë në tokë. Si rrënjet mitake ashtu edhe ajo embrionale pas zhvillimit të mëtejshëm formojnë degëzime të tjera që quhen ato të rëndit të parë, të dytë, të tretë, e më rradhë, ku të

20


Figura 1. Mënyra e zhvillimit të sistemit rrënjor të hardhisë

21


gjithë pjesët përbërëse të rrënies formojnë atë që quhet Sistemi Rrënjor. Në rendin e degëzimeve të treta, të katërta, të pesta, e më tej, janë të vendosura pjesa më e madhe qimeve thithëse, nëpërmjet tyre realizohet thithja e ujit dhe e elementëve ushqimore të tretura në të. Rrënja embrionale e dalë direkt nga fara, shkon në thellësi të tokës në drejtim vertikal. Më pas ajo fillon degëzimet e para që zakonisht ato rriten në drejtimin horizontal. Nga degëzimet e para fillojnë të zhvillohen degëzimet e dyta, më pas ato të tretat e kështu me radhë, duke formuar një sistem degëzimesh e cila në varësi të kushteve dhe të llojit të nënshartesës, shtrihet dhe “pushton” një volum të caktuar dheu. Sipas studimeve të bëra për këtë qëllim, thellësia dhe gjërësia e shtrirjes së sistemit rrënjor të hardhisë është në varësi të trashësisë së shtresës aktive të tokës. Në toka të thella dhe të përshkueshme sistemi rrënjor zhvillohet si në thellësi ashtu edhe në gjërësi. Thellësia e depërtimit të sistemit rrënjor është nga 0,6 - 5 m, por në raste të veçanta ajo shkon edhe në 15-18 m. Trashësia e rrënies kryesore arrin nga 10 deri edhe në 18 cm. Tërësia e rrënjeve të një sistem renjor tek një hardhi vreshti, peshon mesatarisht rreth 3-4 kg. Në tokat me pjellori normale, gjërësia e sistemit rrënjor zhvillohet mirë horizontalisht në rreth 30-40% më shumë se sa gjërësia e vete kurorës, ndërsa pjesa më e madhe e tyre zhvillohen në thellësinë 50-120 cm. Sa më larg qafës së rrënies të ndodhet sistemi rrënjor, aq më shumë aktive është aftësia thithëse dhe asimiluese e saj. Në thellësinë 0,5 – 1,5 m nga sipërfaqja e tokës, është shtrirë rreth 75-85% e totalit të sistemit rrënjor. Kjo ka rëndësi praktike sepse sipërfaqja e një vreshti të rritur, është plotësisht e pushtuar nga sistemi rrënjor, gjë që ka rëndësi të dihet për aplikimin e një sistemi plehërimi në të gjithë sipërfaqen e tokës. Pikërisht për këte arsye të gjithë plehrat organike dhe ujitjet nuk duhet të hidhen në afërsi të qafës së rrënjeve, por duhet të shpërndahen në të gjithë sipërfaqen e tokës së vreshtit. Nëse tek pemët frutore fillimi i rritjes së sistemit rrënjor fillon me lëvizjen e lëngjeve, të hardhia rritja fillon disi me vonë, madje rritja me intensive fillon gjatë periudhës së lulëzimit. Gjatë temperaturave të larta dhe në mungesë të ujitjeve, rritja e sistemit rrënjor të hardhisë gati ndalon, por kur krijohen kush-

22


tet si rezultat i fillimit të reshjeve, përsëri rritja fillon vrullshëm në periudhën e pjekjes dhe të vjeljes. Rritja e rrënjeve e ul intesitetin e tij gjatë periudhës së vjeshtës dhe të dimrit, por studimet kanë vërtetuar se rritja në këtë periudhë nuk ndalon. Kjo është edhe një arsye tjetër kur rekomandohet se mbjelljet më të mira të vreshtave për zonën e Ulët dhe Bregdetare janë ato që kryhën në vjeshtën e vonë dhe fillimin e dimrit, gjatë muajve nëndor-dhjetor. Mundësia e depërtimit në thellësi të tokës dhe aftësia e rritjes/zhvillimit te sistemit rrenjor në drejtim horizontal apo vertikal, varet shumë nga kushtet tokësore dhe niveli i shërbimeve agroteknike. Në tokat e pasura me ujra nëntokësore të thella, sistemi rrënjor tenton të shkoje sa më thellë. Rrënjet anësore tentojnë të zgjaten dhe të drejtohen atje ku ato gjejne ushqimin, lagështirën dhe ajrimin e duhur. Ndërmjet sistemit rrënjor dhe vete pjesës ajrore të një hardhie, ekziston një korelacion i drejte. Sa më e zhvilluar të jetë sistemi rrënjor, aq më shumë karbohidrate e lëndë të tjera organike (si hormonet auksinat dhe giberelinat) ndodhen në rrënje dhe aq më mirë rritet dhe zhvillohet pjesa ajrore duke dhënë një sasi më të madhe gjethesh, llastarësh dhe veshulesh rrushi. Kur niveli i ujrave nëntokësore është më thellë se 1,5m, toka ka një strukturë të shkrifët, e të përshkueshme nga uji dhe ajri, atëhere sistemi rrënjor tenton të rritet/zhvillohet si në thellësi ashtu edhe në gjërësi, duke formuar një sistem rrënjor xhufkor mjaft të zhvilluar dhe të aftë për të siguruar një furnizim sa më të mirë të bimës me ujë dhe me lëndë ushqimore. Ndërsa kur niveli i ujrave nëntoksore është afër sipërfaqes së tokës, atëhere sistemi rrënjor tenton të rritet/zhvillohet afër saj dhe në drejtimin sa më horizontal. Gjithashtu, kur shtresa e horizontit punues është e cekët dhe shtresa vijuese është me formacione shkëmbore, ranore apo konglomerate/gurishtore, atëhere edhe në këtë rast sistemi rrënjor tenton të shkojë sa më horizontalisht. Praktikisht këto lloje tokash kanë ndikime negative sepse shtrirja e sistemit rrënjor kufizohet vetëm në një pjesë më të vogël volumi të tokës. Për një zhvillim sa më normal të sistemit rrënjor, rëndësi vendimtare merr realizimi i një sistemi plehërimi të kombinuar me plehrat minerale dhe ato organike, si ujitjet sistematike, veçanërisht ajo me pika.

23


Bimët që shtohen me anë të copave, përpanjave, këmbëzave, etj, duke qënë se nuk janë me origjinë nga fara, ato nuk zhvillojnë rrënje embrionale, por zhvillojnë rrënje mitake. Këto rrënje rriten dhe zhvillohen si në drejtim horizontal ashtu edhe në drejtim vertikal, duke zhvilluar një sistem rrënjor të aftë për t’i siguruar bimës një furnizim sa më normal të ujit dhe me lëndë ushqimore. Nga ana praktike është vërtetuar se këto bimë kërkojnë vemendje në drejtim të trajtimit të tokës me plehra dhe veçanërisht me sisteme ujitjeje të rregullta, në të kundërt bimët vuajnë dhe prodhimet janë nën nivele të kënaqshme. Pavarësisht nga origjina rrënies, embrionale apo mitake, rrënjet e sistemit rrënjor ndahen në 3 kategori që janë: i) Rrënjet skeletore; ii) Rrënjet gjysëm skeletore; iii) Rrënjet veshëse. Rrënjet skeletore dhe ato gjysëm skeletore janë rrënjet më të vjetra dhe më të trasha të sistemit rrënjor dhe lidhen direkt me qafën e rrënies (figura 1). Rrënjet veshëse përbëhen nga: i) kësula, ii) zona e rritjës, iii) zona e qimeve thithëse iv) zona përcjellëse (figura 2 dhe 2/1). Kesula është pjesa e majës së rrënjezës, shërben për të mbrojtur indet meristematike të rritjes që ndodhen poshtë sajë. Te pjesa rritëse, realizohet shumëzimi i qelizave të rrënies të cilat shërbejnë për rritjen e sistemit rrënjor. Pjesa rritëse është maja më e re e rrënies dhe gjatësia e saj është nga 0,1 – 1,5 mm dhe gjërësi nga 0,3 – 1mm. Zona e qimeve thithëse është pjesa më e rëndësishme e sistemit rrënjor. Në 1 mm2 të zonës së qimeve thithëse ndodhen rreth 300-600 qime thithëse. Një qime thithëse praktikisht jeton

24


Figura 2. Pjesët kryesore të rrënies

Figura 2/1. Skema e qimes thithese

Zona përcjellëse

Qelizat meristematike të rritjes Kësula mbrojtëse

a) Kësula mbrojtëse b) Zona e rritjes c) Zona e thithjes ç) Zona përcjellëse d) Rrënjët ushqyese

pak, rreth 15 – 20 ditë dhe zevëndësimi i tyre bëhet në mënyrë periodike në funksion të rritjes. Nëpërmjet tyre bëhet realizimi i absorbimit të ujit dhe të lëndëve ushqimore që janë të tretura në të. Për një zhvillim sa më normal të sistemit rrënjor, rëndësi të veçantë merr punimi i sipërfaqes së tokës. Ajrimi i dobët i sistemit rrënjor, ngjeshja e sipërfaqes së tokës, qëndrimi për një kohë të gjatë i ujit në trashësinë e sistemit rrënjor, bën që bimët të vuajnë nga asfiksia (mungesa e ajrit). Përveç kullimit nga ujrat e tepërta, rëndësi të madhe merr punimi/shkriftërimi i sipërfaqes së tokës në thellësinë optimale 15-20 cm. Më në thellësi nuk duhet të aplikohet, sepse dëmtohen rrënjet

25


skeletore dhe ½ skeletore, që zakonisht janë afër sipërfaqes së tokës. Në lidhje me thellësin e shtrirjës së sistemit rrënjor është arritë në përfundimet e mëposhtme: 1) Rrënjet që dalin afër sipërfaqes së tokës, kanë prirje të përkulen në drejtim vertikal duke formuar një kënd të ngushtë me vertikale dhe tentojnë të shkojnë thellë; 2) Rrënjet që shtrihën në shtresën e punueshme të tokës, 20-50 cm, luajnë rrolin kryesor në thithjën e ujit dhe lendëve ushqyese. 3) Rrënjet që shkojnë në thellësi > 50 cm, varët nga atruktura e tokës, luajnë rrol të madh në qëndrueshmërinë ndajë thatësirës. 4) Sistemit rrënjor te bimët e vjetra zhvillohet në formën e një “pyke”, gjërësia e së cilës është më e madhe në afërsi të sipërfaqes. 5) Nga rrënjet anësore që zakonisht zhvillohen afër sipërfaqes së tokës, kanë prirje të nxjerrin rrënje të reja të cilat tendojnë të shkojnë vertikalisht poshtë. Përfundimisht, themi se sistemi rrënjore i hardhisë rritet dhe zhvillohet në të gjithë drejtimet duke e pushtuar dhe shfytezuar në maksimiun shtresen e dheut të okupuar. Veprimtaria e Sistemit Rrënjor Gjatë një Cikli Vjetor Është vënë re se, rrënjet e hardhisë rriten në të gjithë periudhat e vitit. Por intensiteti i rritjes së tyre, ndryshon në varësi të muajve të vitit. Në periudhën e dimrit (periudha pa gjethe), rritja e sistemit rrënjor është shumë e vogël ose gati e padukshme. Kur temperatura e tokës ku ndodhen rrënjet është nën +50C, rrënjet pothuajse e ndalojnë rritjen. Por në kushtet e klimës së ngrohtë, proceset e rritjes së rrënjeve vazhdojnë. Kur temperatura ngrihet në vlerat 18-260C, rritja e rrënjeve është më e vrullshme, kur tempëratura rritet në mbi 350C, rritja e rrënjeve bie në nivele minimale. Rritja e rrënjeve në mënyrë më të vrullshme fillon, ateherë kur fillon lëvizja e lëngjeve, gjatë fryerjes së sytheve dhe gjatë fazës së çeljes së gjetheve të para.

26


Periudha më intensive e rritjes së rrënjeve është atëhere kur llastarët dhe gjethet janë në fazën e rritjes më të fuqishme të tyre. Gjatë periudhës së Verës kur temperaturat e ajrit ngrihen më shumë dhe lagështira në tokë ulet, atëhere intensiteti i rritjes së rrënjeve ulët dhe fillon përsëri të rritet në fillim të vjeshtës, atëhere kur sasia e lagështirës në tokë fillon të rritet dhe temperaturat e ajrit fillojnë të bëhen më të freskëta. Është vënë re se ritmi i rritjes së rrënjeve tek bimët, ulet me rritjen e tepruar të lagështirës në tokë, gjithashtu ulet gjatë periudhës së thatësirës së tejzgjatur.

3.2. Sistemi Mbitokësor Sistemi mbitokësor përbëhet nga cungu/trungu, degët skeletore ose krahët, sharmëndat, llastarët, sythet, gjethet dhe veshulet.

3.2.1. Cungu Cungu ose trungu i hardhisë fillon nga qafa e rrënies dhe mbaron deri në fillimin e degëzimeve të para të krahëve të elementëve të prodhimit. Ai është i paqëndrueshëm dhe i lakueshem i cili ka nevojë për mbështetje. Ndryshe trungu i hardhisë quhet Cung (figura 3). Tërësia e organeve vegjetative apo gjenerative të hardhisë janë të vendosura mbi cung dhe formojnë atë që quhet kurora e hardhisë. Gjatësia dhe trashësia e cungut në varësi të moshës së bimës dhe të mënyrës së kultivimit. Ai shërben për të transportuar ujin dhe lëndët ushqimore nga sistemi rrënjor në drejtim të kurorës dhe të sistemit gjethor, si dhe të zbresin lëndët organike të formuara nga gjethet në drejtim të sistemit rrënjor. Cungu mund të jetë i përbërë nga një trung i vetëm, ose në 2 ose 3 trungje, varet nga mënyra e kultivimit. Në bimët e vjetra cungu pëson deformime si rezultat i zhvillimit jo proporcional të indeve përçuese të kërçellit. Ato shfaqen në formën e deviacioneve, gropave dhe të gungave. Pas rënies së gjetheve të kurorës përveç cungut, i

27


Figura 3. Skema e pjesëve përbërëse të kurorës

2 - Krahët

3 - Shamentat

1 - Cungu

dallohen lehtë krahët dhe shamendat. Nëse një cungu me moshë 3-4 vjeçare i bëjmë një prerje tërthore, do të vëmë re se përbëhet nga këto pjesë kryesore që janë: i) Palca; ii) Zona e drurit (ksilema-gypat e drurit), iii) Shtresa e kambiumit; iv) Floema (gypat e lëkurës dhe pastaj vinë: v) Felogjeni, tapa dhe epiderma/lëkura. Palca është në pjesën qëndrore të cungut. Në fazat e para të rritjes palca duket qartë, ndërsa më avancimin e moshës, palca dalëngadalë thuajse humbet fare. Zona e drurit, është pjesa që ndodhet ndërmjet palcës dhe shtreses së kam-

28


Palca

Ksilema

Kambiumi

Floema

Epiderma Tapa Felogjeni

Figura 4. Ndërtimi i mbrëndshëm i cungut

biumit. Për çdo vit që kalon gjatë fazës së qetësisë dimërore, ndërmjet zonës së lëkurës dhe drurit, formohet një shtresë qelizash që janë më të ngjeshura, duke shënuar kështu mbarimin e një rrethi koncentrik vjetor. Në pjesën drunore janë të vendosura gypat përçuese drunore (tubot e ksilemës), që marrin ujin dhe lëndët ushqimore dhe i dërgojne ato në kurorë (figura 4). Lëkura është pjesa që mbulon cungun dhe është e përbërë nga këto pjesë kryesore: i) Korja (shtresa e parë, ose epiderma); ii) Zona sfungjerozë, ose mesoderma;

29


iii) Shtresa e tretë, zona e tubove të floemës; iv) Zona e kambiumit. Shtresa e kambiumit te hardhia përfaqëson pjesën më aktive dhe rritëse dhe ajo që është më e rëndësishme nga ana praktike, është pjesa më rigjeneruese e lëkurës. Ajo është e pajisur me qeliza më të mëdha dhe në formën e thierzave të thtypura dhe të zgjatura, të cilat në kushte të përshtatshme temperature, të oksigjenit dhe të lagështirës, kanë aftësinë të transformohen në rrënje mitake (adventive). Lëkura ka jo vetëm funksion mbrojtëse të trungut, por nëpërmjet (tubove të floemës) ajo mundëson lëvizjen e lëngjeve të përpunuara nga kurora në drejtim të tokës. Me kalimin e moshës në pjesën e jashtme të lëkurës krijohen të çara të thella dhe vetë lëkura luspërohet. Lartësia e rritjes natyrale e cungut nga qafa e rrënies e deri në lartësinë e degëzimeve të degëve të para skeletore, është nga 1 – 3 m dhe rrallë herë më shumë. Kjo ndryshon në varësi të formës bimore dhe të kushteve të kultivimit.

3.2.2. Krahët dhe Elementët e Prodhimit Elementët e Prodhimit Elementët e prodhimit, quhen çepa dhe shamenda, janë të vendosura mbi krahët shumëvjeçar e këta të fundit mbi cungun e hardhisë. Mbi sharmenda dhe çepa ndodhën sythat nga dalin lastarët, luleritë, gjethet dhe përdredhsët. Pas renjës natyrale të gjetheve në vjeshtë, lastari quhët sharmendë. Sharmënda e krasitur shkurt me dy tre sytha, quhët çep ndërsa ajo që krasitët me 6-12 sytha, quhët sharmendë. Për nga origjina sharmentat mund të klasifikohën: i) Me origjime nga sythet dimërore të krahut ose kordonit dyvjeçar; ii) Me origjinë nga sythet fjetëse të ndodhura në cung, krahë ose kordon

30


Figura 5. Pjesët e kurorës tehardhia

1- Cungu 2- Krahët (kordoni) 3- Krahët (çepi) 4- Shamenta 5- Veshuli 6- Gjethet 7- LLastarët

Figura 6. Prerja tërthore e një llastari njëvjeçare a) ana barkore b) ana kurrizore c) ana e sheshtë ç) ana e thelluar d) sythi dimëror e) bishti i gjethes f) bishti i gjethes g) sqetullori

31


me moshë mbi dyvjeçare, ku ndryshe quhen edhe thithakë. Gjatësia e rritjes vjetore e sharmentave të hardhive të tipit Europian arrin nga 1-1,5 m, ndërsa ajo e hardhive Amerikave (antifiloxerike), arrin 6-12 metra gjatësi dhe trashësi nga 4-15 mm. Sythet dimërore përfaqësojnë sythet e prodhimit të vitit në vazhdim. Çepat zakonisht përdoren për tipet e krasitjeve të shkurtra ose për hallkën e prodhimit në sistemin e krasitjes së përzier. Nëse një çep ka dy sythe dimërore do të thotë se sythi i bazës që ndodhet më afër krahut apo kordonit, do të shërbeje për formimin e çepit të vitit të ardhshëm, ndërsa ai i majës do të përfaqësojë shamendën e cila në fund të vegjetacionit gjatë krasitjes dimërore do të hiqet fare.

3.2.3. Sythet Sythat zhvillohen nga sqetulla e gjetheve të një llastari të ri dhe maturohen në sharmentën njëvjeçare. Ato përfaqësojne në miniaturë llastarët e ardhshëm të cilat ndodhen në majën rritëse të tyre. Ato kanë formë ovale ose të rrumbullakët (sipas kultivarit) janë të rrethuara me luspa. Sythat klasifikohën sipas: a) Kohës së çeljes dhe funksionit që kanë në bimë. Sipas kohës së çeljes, sythat klasifikohën në tre grupe: i) Sytha me zgjim normal; ii) Sytha me zgjim të parakohshëm; iii) Sytha të fjetur. Sytha me zgjim normal, janë sytha që lindin gjatë pranverës në sqetullat e gjetheve të llastareve të vitit të kaluar, që zhvillohen gjatë vegjetacionit. Ato kalojnë fazën e qetësisë dimërore dhe çelin në pranverë duke dhënë llastarët e rinj dhe lulesat që përfaqësojnë veshulet e ardhshëm.

32


Figura 7. Skema e një sythi dimëror të hardhisë

A) Shtrati i sythit

B) Llastari i ardhshëm

C) Veshuli i ardhshëm

D) Sythat anësore

E) Mbulesa e sythit

Sytha me zgjim të parakohshëm, janë sytha që lindin në sqetullat e gjetheve të llastarëve ekzistues, shpërthejnë po brënda atij viti, duke dhënë llastar të rinj që quhen llastar sqetullorë. Sipas funksionit që ato kanë në bimë, sythat klasifikohën në këto kategori, që janë: i) Sythe dimërore; ii) Sythe verore, iii) Sythe të fjetura. Sythat dimërore, është organi kryesor i rritjes dhe i zhvillimit të hardhisë sipas cikleve jetësore. Sythi dimëror është një organ i përbërë.

33


Pjesët përbërëse të një sythi janë: i) Shtrati i sythit; ii) Llastari i ardhshëm; iii) Veshulet e ardhshëm; iv) Sythat anësore; v) Mbulesa e mbrojtese e sythit, etj. Pas çeljes nga sythi dimërore veç llastarit kryesor i cili ka prioritet në rritjen e tij, propabiliteti është të çelin dhe të zhvillohen edhe sythet e tjerë anësore. Kjo varet më tepër nga kushtet agroklimaterike dhe mënyrat e kultivimit. Sythi dimëror është i përzier sepse krahas llastarëve vegjetativë, në të janë të diferëncuar edhe luleritë të cilat shëndrrohën në veshulet e ardhshëm. Sythat verore ose sqetullor, është sythi që zhvillohet në sqetullën e gjethit të llastarit të rritur gjatë vegjetacionit. Këto sythe çelin kur kushtet agroklimaterike dhe shërbimet agroteknike janë në nivele të mira, si dhe kur llastarit kryesore i’u keputet maja rritëse (figura 8). Nëse ato dalin shpejt, ose e thënë ndryshe pak kohe pas daljes së llastarit kryeFigura 8. Sythi veror ose sqetullorë

34


Figura 9. Sythet dimërore të formuara tek sqetullorët

a) Syth dimeror i zhvilluar ne bazen e nje llastari veror

b) Syth dimeror i zhvilluar ne bazen e nje gjetheje

Figura 10. Sythi dimëror në fillim të lëvizjes së lëngjeve dhe në fillim të çeljes së tij

a) Fryerja e sythit

b) Fillimi i çeljes

sore, atëhere këto sythe mund të japin veshule mbi llastarë që drunjëzohen para se të hynë në qetësinë dimërore duke u kthyer në sharmenta dytësore (mbi sharmentat e para). Në sqetullën e gjetheve të sqetullorit, diferencohet nga një syth dimëror me element prodhues për vitin e ardhshëm (figura 10).

35


Sythat e fjetura, formohen nga sythet anësore të sythit dimëror, të cilat nuk janë zgjuar ende gjatë vegjetacionit. Ato kalojnë në gjëndje të fjetur dhe aty qëndrojnë për shumë vite me radhë. Këto sythe gjënden në pjeset shumëvjeçare të hardhisë (cung, krahë, kordon, etj) dhe në rast se bimës i pritet një krahë/kordon nga sythet fjetëse zakonisht lindin një ose më shumë sythe të fjetura duke dhënë llastarë të fuqishëm që quhen thithakë. Thithakët praktikisht shërbejnë për: i) Të zëvendësuar pjesët (krahët, kordonet) e humbura të kurorës; ii) Për uljen e lartësisë së kurorës; iii) Për të zëvendësuar boshllëqet me individë të rinj nëpërmjet realizimit të shumzimit me anë të përpanjave, etj. Sythat e diferencuara brënda një sezoni zakonisht nuk çelin në të njëjtin sezon. Ato pas rënies natyrale të gjetheve, hynë në fazën e qetësisë dimërore dhe çelin në pranverë. Ka disa raste që çelja e sytheve mund të bëhet edhe brënda sezonit. Bymimi/fryerja e sytheve në një llastar nuk ndodh menjëherë në të njëjtën kohë. Më parë fryhen dhe çelin sythat e majës, më pas ato të mesit dhe më pas ato që janë më afër bazës. Çelja e parakohshme e sythave nuk duhet stimuluar, sepse ndikonë në çrregullimet fiziologjike, degradimin dhe mplakjen e parakohshme të bimës.

Llastarët Llastarët dalin nga çelja e sytheve dimërore. Ndryshe ato quhen llatare kryesor. Pjesët përbërëse të një llastari janë: nyjet, ndërnyjet, gjethet, lulëritë dhe përdredhëset. Brënda llastari përbëhet nga palca. Në nyjet e llastarëve janë te vendosura gjethet dhe në anën tjetër të nyjes janë të vendosura lulëritë ose përdredhëset (figura 11). Gjethet në llastar janë të vendosura në mënyrë të këmbyer. Pas gjethes së 4-6 në anët e kundërt të daljes së tyre, fillojnë të dalin lulëritë dhe më pas në vend të tyre dalin përdredhëset. Zakonisht lulëritë

36


Figura 11. Prerja gjatësore e një llastari njëvjeçar a) Nyja b) Ndërnyja c) Sythi dimëror d) Bishti i gjethes e) Përdredhësi ose veshuli f) Diafragma jo e plotë në nyjen përdredhëse g) Diafragma e plotë në nyjen përdredhëse h) Palca

janë të vendosura në llastar në nyjet e 2-7. Kjo varet nga cilësitë biologjike të kultivarëve. Ka kultivarë që lulëritë dalin në nyjet e 2-4 dhe kultivarë të tjerë që lulëritë dalin në nyjet e 4-6. Në sqetullorin e gjetheve (zakonisht mbi lulëritë) zhvillohen llastarët sqetullorë. Nga sythet anësore që zhvillohet në bazë të sqetullorit zhvillohet sythi dimëror që do të japi llastarin e ardhshëm në vitin tjetër.

37


Figura 12. Llastarët dhe pjesët përbërëse të tij

3.2.4. Gjethet Gjethet luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e bimëve. Nëpërmjet tyre kryhet fotosinteza, frymëmarrja dhe transpirimi, si procese shumë të rëndësishme fiziologjike për jetën e bimëve. Ato luajne rolin kryesor në formimin e lëndës organike, si: karbohidratet, sheqerërat, vitaminat, aromat dhe komponimet e tjaera organike. Nëpërmjet procesit të fotosintezës, klorofila dhe tërësia e gojzave që ndodhen në gjethe, realizojnë lëndën organike, e cila materiali bazë për rritjen e masës vegjetative të bimës dhe të organeve gjenerative. Lënda organike që formohet nga gjethet, shkon jo vetëm për rritjen dhe pjekjen e frutave, por furnizohet edhe trupi i bimës dhe sistemi rrënjor duke ja rritë fortësin dhe qëndrueshmërinë ndajë ngricave të dimrit, njëkohësisht sistemi rrenjor, cungu dhe krahët bëhën rezerve të lëndës së përpunuar e cila përdorët në pranverë për fillimin e vegjetacionit..

38


Figura 13. Ndërtimi i gjethit

a) Pamja nga sipër

b) Skema e prerjes tërthore

Transpirimi i ujit realizohet nëpërmjet gojzave të gjethës, është procesi bazë që siguron vetëfreskimin e bimës nga temperaturat e larta të ajrit. Me anë të frymëmarrjes gjatë natës, gjethet bëjnë anën e kundërt të sintezës së lëndës organike, shpërbëhet rreth 1/10 e sasisë së lëndës organike të prodhuar gjatë ditës. Tërësia e sipërfaqeve të çdo gjetheje që ndodhen në një bimë hardhije, përbën sipërfaqen totale gjethore të asaj bimë. Sa më e madhe të jetë kjo vlerë aq më e fuqishme është rritja dhe zhvillimi i sistemit rrënjor dhe aq më vitale është vetë bima. Nëse gjatë procesit të operacioneve të gjelbërta bimëve i’u bëhet një heqje e madhe e llastarëve dhe të masës gjethore, atëhere asaj do ti shkaktohet një “çoroditje” e bilancit funksional rrënje-gjethe dhe për pasoje bima merr një goditje të rëndë fiziologjike. Prandaj nga ana praktike rëndësi të dorës së parë merr që, gjatë operacioneve të krasitjes së gjelbërt, të veprohet në heqjen e ekuilibruar të llastarëve dhe gjetheve duke siguruar raporte të drejta rrënje-gjethe-prodhim. Gjethet përbëhen nga llapa, bishti dhe milli. Milli është pjesa e zgjeruar e cila ndodhet në vënd takimin e bishtit me llapën. Llapa përbëhet nga një nervature që e përshkon gjethen në gjatësi të saj dhe e degëzuar në të dy

39


anët e llapës. Format e llapës janë varësi të kultivarit. Madhësia e llapës së gjetheve ndryshon në varësi të formës bimore, kushteve të kultivimit dhe moshës së bimëve, etj. Në moshat e reja përmasat e llapës janë më të mëdha se sa në ato më të vjetrat. Po kështu edhe për bimët që kultivohen në një agrofond më të mirë, kanë madhësi më të madhe. Madhësia e gjetheve ndryshon në gjatësi të llastarit. Gjethet e dala deri në nyjen e 5-6 janë më të vogla, ato të mesit ne nyjet 6-12 janë më të mëdha dhe ato që ndodhen mbi nyjen e 12 zakonisht janë më të vogla. Sipërfaqja e një gjetheje është nga 100-200 cm2. Ngjyra e tyre zakonisht është e gjelbërt, por nëse në tokë sasia e elementit N është e ulët, atëhere ngjyra e tyre bëhet e verdhë në të gjelbërt. Gjethet bien disa ditë pas vjeljes së prodhimit. Para se të bien, të gjithë lëndët rezerve që ndodhen në trupin e tyre kalojnë ne pjesën drunore me qëllim ushqimin e llastarëve të rinj që lindin nga sythet dimërore. Aftësia fotosintetike e gjetheve varet nga mosha e tyre. Gjethet e reja deri në 40 ditëshe, nuk janë shumë prdhuese dhe nuk shërbejnë bindshem në realizimin e lëndës organike. Gjethet e moshës 40 – 100 ditëshe, janë me aktivet në drejtim të sintezës së lëndës organike. Ndërsa ato mbi 100 ditëshe nuk janë efektive për bimën, madje konsiderohen si parazite, eleminohen nepërmjët defoliacionit

3.3. Organet Gjenerative Te organet gjenerative bëjnë pjesë: i) Lulet; ii) Frutat dhe iii) farërat.

3.3.1. Lulet Lulet e hardhisë bashkohën në një lulesë që quhet vile ose veshuli. Lulesa del nga e njëjta nyja por në anën e kundërt te pozicionit të gjethes. Lulja është organi i riprodhimit seksual.

40


Një lule normale përbëhet nga: i) bishti; ii) shtrati; iii) kupa; iv) kurora (petlat dhe nënpetlat); v) thekët (organi mashkullor); vi) Pistili (organi femëror). Thekët përmbajnë polenin dhe pistili përbëhet nga trasta embrionale dhe vezëzat. Në çdo vezore ka 1-4 qeliza femërore, po zakonisht ndodhen 2 copë. Kështu te kultivarët Aligote, Pino Gri, Pulez, etj, sasia e luleve në një lulesë është 80-100 lule. Ndërsa te kultivarët Afuzali, Kabernet, etj, sasia e luleve në një lulesë është nga 1200-1500 lule. Figura 14. Skema e luleve jo funksionale

Lule funksionale femërore (i mungojnë thekët)

Lule funksionale mashkullore (i mungojnë pistili)

Te hardhia dallohen tre tipe lulesh që janë: i) Lule dyseksore normale (figura 15); ii) Lule njëseksore ose funksionale mashkullore që do të thote se pjesa femërore ose nuk është zhvilluar farë ose nuk është funksionale;

41


Figura 15. Skema e lules së hardhisë

1 - Pistili (organi femëror) 2 - Thekët me polenin (organi femëror) 3 - Shtrati i lules 4 - Bishti

iii) Lule njëseksore ose funksionale femërore, që do të thote se pjesa mashkullore ose nuk është zhvilluar fare ose nuk është funksionale figura 14); Lulet dyseksore normale, kanë pothuajse pjesa më e madhe e kultivarëve. Lulet funksionale femërore janë tipike për kultivarët: çaushi, Tajka e Kuqe, Kalmeti Kokërmadh, etj. Gjatë kultivimit është e domosdoshme që këto kultivarë duhet të shoqërohen me kultivarë të tjerë pllenues me kusht që periudha e lulëzimit duhet të jetë e njëjtë. Kështu psh, Çaushi duhet të shoqërohet me Afuzaline, Kallmeti me Manakuqin dhe Sheshin e zi, Tajka e Kuqe me Manakuqin, etj. Nëse lulet funksionale femërore nuk arrijnë të pllenohen, atëhere ato ngelen të vogla dhe pa fara. Ky fenomen quhet “Melcim” dhe kokrrat quhen “melca”. Lulet funksionale mashkullore janë tipike për kultivarët e nënshartesave Rupestris dy Lot, 140 Ruxheri, 1103 Paulsen, 779 Paulsen, etj. Zakonisht tek lulet dyseksore pllenimin e realizojnë me anë të insekteve (entomofila), ndërsa ato njëseksualet pllenimi realizohet kryesisht me anë të erës (anemofila), por një ndikim të rëndësishëm kanë edhe insektet sidomos kosheret me bletë, mbajtja e 5-8 kosherëve me blete për një ha vreshtëi, ndihmon në pllenimin e luleve.

42


Figura 16. Lulesa e një hardhie

3.3.2. Veshuli, Kokrrat dhe Farërat Fruti rrjedh nga zgjerimi i vezorës, ndërsa fara nga zhvillimi i vezës së pllënuar. Si rezultat i lidhjes së frutave lulesa shëndërrohet në bistak/veshul. Veshuli mund të jetë i thjeshtë (me një bosht dhe i veshur me kokrra rrushi) ose i përbërë me krahë. Sipas formës së jashtme veshulet mund të jenë: a) Cilindrike (Pulezi, Pino Gri, Pino e Bardhë, etj),

43


b) c) d) e)

Konike (Shesh i Zi dhe i Bardhë, Manakuqja, Mavrud, Vlosh, etj), Cilindriko-konike (Afuzali, Italia, Tajka e Kuqe, Çaushi, etj); Me krahë; I degëzuar, etj.

Sipas shkallës së ngjeshmërisë/afrisë së kokrrave në veshul, ato mund të jenë: i) Te shkrifta; ii) Te plota; iii) Te ngjeshura, etj. Figura 17. Format e veshulëve

44


Figura 17. Format e veshulëve

Kokrrat e rrushit janë frutat që vinë si rezultat i transformimit të vezores së lules pas pllenimit. Ato kanë një bisht i cili lidhet me frenjën e veshulit. Format e frutit janë nga më të ndryshme të cilat ndryshojne në bazë të kultivarit dhe klonit (figura 17). Ngjyra është e larmishme dhe kjo varet nga kultivari dhe kloni përkatës. Ngjyrat më mbizoteruese janë: e verdhë, e kuqe, rozë, e verdhë në të artë, në të bronxtë, në të trëndafiltë, në të hirtë, blu në të vjollcë, e shumë ngjyra dhe kombinime të tjera interesante, që i japin bukurinë dhe njëkohësisht kënaqësinë e të shijuarit (për më tepër kjo te kultivarët për ngrënie). Sipas madhësisë së kokrrave të rrushit, ato klasifikohën në këto grupe: i) Shumë të vogla, me një diametër 4-5 mm; ii) Të vogla, me një diametër 8-12 mm; iii) Të mesme, me një diametër 12-18 mm; iv) Të mëdha, me një diametër 18-28 mm; v) Shumë të mëdha, me një diametër mbi 28 mm.

45


Sipas madhësisë së veshulëve, ato klasifikohën në këto grupe: i) Të vogla me gjatësi nga 6-13cm; ii) Mesatare me gjatësi 13-18 cm; iii) Të mëdha me gjatësi 18-30 cm, madje edhe më shumë. Vetë veshuli përbëhet nga këto komponentë (figura 19): 1. Bishti; 2. Nyja e veshulit; 3. Nyja e degëzimit të parë të frenjit; 4. Krahët e veshulit; 5. Përdredhësja me disa kokrra rrushi. Figura 19. Skema përbërëse e një veshuli

1 - Bishti 3 - Degëzimi i parë i frerit

2 - Nyja e frerit

4 - Krahët e veshulit

4 - Krahët e veshulit

5 - Përdredhësja me disa kokrra rrushi

46


Figura 20. Fara

A - ana kurrizore

B - ana barkore

Fara është pjesë përbërëse e kokrrës së rrushit dhe është rezultat i vezëzave të pllenuara. Zakonisht në çdo kokërr duhet të ketë 4 fara, por gjatë pllenimit pllenohen vetëm 2 vezëza dhe rrallë 3. Kështu që në kokrrat e rrushit gjënden 2 fara dhe rrallë 3. Nga pamja e jashtme fara e rrushit përbëhet nga (figura 20): a) ana e thelluar; b) tengeli i farës; c) shallëza d) sqepthi. Nëse i bëhet një prerje gjatësore farës, do të vërehet se pjesët përbërëse të saj janë: i) Cipa mbështjellëse; ii) Endosperma iii) Embrioni. Endosperma mbështjell embrionin dhe shërben si lëndë ushqimore rezervë gjatë ruajtjes dhe procesit të mbirjes deri në formimin e çiftit të parë të gjetheve të vërteta. Vetë embrioni përmban bimëzën e re në miniaturë me: rrënjen, kërçellin dhe sythin embrional.

47


4. Veçoritë Biologjike të Hardhisë dhe Kërkesat ndaj Faktorëve të Mjedisit Ashtu si çdo bime tjetër, edhe bimët e hardhisë, përbëhen nga individë të cilat lindin, rriten, prodhojnë, shumëzohen dhe në fund vdesin, duke lëne trashëgimtarë/pasues. Te gjitha këto faza të jetës, realizohen nëpërmjet disa cikleve dhe stadeve të zhvillimit. Ato kalojnë duke i’u përshtatur kushteve agro-klimaterike të mjedisit ku ato jetojnë duke i’u përshtatur dhe shfrytëzuar ato. Hardhia është bimë drunore, kacavjerrese, shumëvjeçare, e cila jeton dhe shfrytëzohet për disa vite me radhë, madje në raste të veçanta edhe shekullore. Bimë të tilla janë gjetur në fshatin Shesh në Tirane, në Nartë, Leskovik, Përmet, Burrel, etj. Jetëgjatësia e hardhisë varet nga kushtet klimateriketokësore, agroteknika e përdorur, mënyrat e shtimit, mënyrat e kultivimit e shumë faktorë të tjerë.

4.1. Ciklet e Zhvillimit të Hardhisë Ashtu si të gjithë speciet e tjera të bimëve frutore, edhe te hardhia vërehen dy tipe ciklesh: i) Cikli i madh ii) Cikli i vogël. Te kjo e fundit përfshihen ato procese jetësore që përsëriten vit pas viti sipas një ligjshmërie të formuar historikisht nga evolucioni në përputhje me veçoritë klimateriko-tokësore te mjedisit.

4.1.1. Cikli i Madh i Zhvillimit Cikli i madh i zhvillimit individual realizohet tek bimët të cilat kanë ardhur direkt nga mbirja e farës. Ato gjatë jetës së tyre kalojnë ciklin e madh në 4

48


periudhat e jetës, që janë: i) Periudha embrionale; ii) Periudha e rritjes; iii) Periudha e rritjes dhe e frutifikimit; iv) Periudha e frutifikimit v) Periudha e pleqërisë. Periudha embrionale, fillon me pllenimin e vezores te lulja e bimës mëmë dhe vazhdon me qelizën embrionale. Kjo mbaron me mbirjen e farës deri sa del çifti i parë i gjetheve të vërteta. Kjo periudhë kalon në brëndësi të bimës mëmë. Për të marrë filiza të shëndoshë, nga ana praktike merr rëndësi vendimtare gjëndja e bimës mëmë. Gjatë periudhës që bimët janë të destinuara për të prodhuar farëra, ato duhet të ushqehen sa më mirë dhe të trajtohen me një agrofond sa më të përshtatshëm, me qëllim që farërat të jenë sa më vitale dhe të afta për të dhënë filiza sa më të shëndosha. Periudha e rritjes, fillon pas formimit të çiftit të parë të gjetheve të vërteta dhe vazhdon deri sa bima të hyjë në prodhimtari të plotë. Kjo periudhë karakterizohet për një rritje të shpejtë të kurorës dhe të sistemit rrënjor. Nga ana praktike rëndësi merr trajtimi i bimës. Me qëllim që bima e marrë nga fara të hyjë sa më shpejt në prodhim, ajo duhet të ushqehet dhe të trajtohet sa më mirë. Kjo periudhë zakonisht duhet të zgjasë rreth 2-3 vjet. Periudha e rritjes dhe e frutifikimit, fillon me hyrjen e bimës në prodhimin e parë dhe vazhdon deri në hyrjen në prodhimtarine e plotë dhe konstante. Kjo periudhë zgjat në varësi të kushteve agro-klimaterike dhe nga aftësitë trashëguese të kultivarit. Në këtë periudhë rëndësi praktike merr niveli i shërbimeve agroteknike dhe kushte klimaterike të zones ku bëhet kultivimi. Kjo periudhë zgjatë nga 3-5 vjet. Nga ana praktike, kjo periudhë është më me rëndësi, pasi nga jetëgjatësia e kësaj periudhe varet edhe efektiviteti i kultivimit dhe i shfytëzimit të vreshtave. Sa më mirë t’i shërbehet bimëve gjatë kësaj periudhe, aq më efektive është edhe kultivimi i tyre. Nëse

49


gjatë kësaj periudhe nuk i’u shërbehet si duhet bimëve, atëhere ato nuk arrijnë të diferencojnë sythet me lulëritë përkatëse dhe për pasojë procesi i hyrjen në prodhim vonohet. Periudha e frutifikimit, fillon me hyrjen e hardhisë në prodhimtarine maksimale dhe të qëndrueshme dhe mbaron me fillimin e rënies së prodhimit në fillim të mplakjes se saj. Nga ana praktike është vërtetuar se jetëgjatësia e kësaj periudhe varet kryesisht nga kushteve klimaterike dhe nga aftësitë trashëguese të kultivarit, por më shumë rëndësi ka në këtë periudhë niveli i shërbimeve agroteknike. Një rol të rëndësishëm në këtë periudhë marrin: i) Plehërimet e vazhdueshme të kombinuara drejt me elementët NPK dhe të tjerë mikroelementë; ii) Krasitjet e përvitshme prodhuese; iii) Menaxhimi i rregullt i luftimit kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve; iv) Aplikimi i drejtë i sistemit të ujitjeve dhe të kullimit, e shumë të tjera. Nga praktika është vërtetuar se kjo periudhë mund të zgjasi nga 10-35 vjet në varësi të kushteve të mësipërme. Periudha e pleqërisë, fillon me fillimin e rënies së prodhimit dhe vazhdon deri në tharjen e plotë të saj. Në fillim bima degradohet duke i larguar elementët e prodhimit, si: krahët, sharmentat dhe çepat, nga baza e cungut në drejtim të majës. Më pas në humbjen e numrit te tyre si rezultat i kalbëzimit, tharjeve, etj. Humbje të numrit të bimëve vine për arsye të prekjes nga sëmundjet e ndryshme apo faktorë të tjerë fizik. Zakonisht në praktikë, për qëllime ekonomike nuk pritet që bima të kalojë deri në fund të fazës së pleqërisë. Me fillimin e rënies së prodhimit, mbajtja e bimëve shpesh herë nuk është ekonomike dhe praktikisht ato hiqen dhe zevëndesohen me bimë të reja ose të një specieje tjetër. Te bimët e ardhura si rezultat i shartimeve me nënshartesat antifilokserike, në ciklim e madh të tyre eleminohet vetëm periudha embrionale. Periudhat e tjera janë si ato të përshkruara më sipër.

50


4.1.2. Ciklet e Vogla (Vjetore) të Zhvillimit të Hardhisë Si çdo bime tjetër edhe hardhia rritet dhe zhvillohet në bazë të një ligjësie dhe ciklesh të cilat përsëriten nga viti në vit aq herë sa do të jetë edhe jeta e saj. Këto quhen cikle vjetore. Tërësia e dukurive periodike që shfaq hardhia brënda një viti përbën atë që quhet cikli vjetor i hardhisë. Cikli vjetor realizohet me qëllim që te hardhia të sigurohen 3 qëllime kryesore që janë: 1) Rritja dhe zhvillimi i bimës; 2) Grumbullimi i lëndëve rezervë; 3) Riprodhimi. Këto dukuri janë karakteristike për faza të ndryshme të ciklit vjetor. Ato vinë sipas një radhë të caktuar, plotësojnë njëra tjetrën, ndonëse syri i kultivuesit herë herë nuk e sheh këtë fenomen. Sipas funksionit cikli vjetor mund të ndahet në dy cikle që janë: 1) Cikli i rritjes dhe 2) Cikli i riprodhimit. 4.1.2.1. Cikli i Rritjes Në kushtet klimaterike ku ndodhet vëndi ynë, cikli vjetor i hardhisë ndahet në dy periudha bimore, që janë: i) Periudha e vegjetacionit dhe ii) Periudha e qetësisë dimërore. Gjatë një cikli bimore vërehet se veprimtaria jetësore e një bime është herë e vrullshme dhe e dukshme dhe herë e qetë dhe e pa dukshme. Çdo periudhë që nga fillimi i tij dhe deri në mbarim kalon nëpër disa faza që qyhen Faza Fenologjike. Ato janë të ndryshme për kushte të ndryshme agro-ekologjike dhe në varësi të formës bimore, kultivarit dhe klonit. 4.1.2.1.1 Periudha e Qetësisë Dimërore Cikli i periudhës së qetësisë dimërore fillon me rënien e gjetheve në vjeshtë dhe mbaron me fillimin e lëvizjes së lëngjeve dhe të zgjimit të sytheve në

51


pranverë. Kjo është nga pikpamja vizuale. Në të vërtetë kjo periudhë ka filluar kohë më parë. Ajo ka filluar gjatë muajit Gusht, kur llastarët e kanë ndaluar rritjen dhe kur sythat janë diferencuar plotësisht dhe janë futur në periudhën e Qetësisë Fiziologjike ose Organike. Para rënies së gjetheve, madje gjatë fazës së diferencimit të sytheve, gjethet fillojnë të formojnë disa komponime organike që quhen “hormone frenuese”. Këto hormone e përgatisin sythin të piqet dhe të përgaditet për fazën e qetësisë. Pas rënies natyrale të gjetheve, bimët kanë hyrë në periudhën e qetësisë dimërore. Gjatë kësaj periudhe të pjesa mbitokësore nuk ka më rritje. Ndërsa sythet dhe organet mbitokësore futen në këtë periudhë të qetësie, sistemi rrënjor e vazhdon aktivitetin e tij pa u ndikuar nga ndryshueshmeria e lagështirës dhe e temperaturave të jashtme. Pas mbarimit të periudhës së Qetësisë Fiziologjike ose Organike, sythat futen në periudhën e Qetësisë së Detyruar. Në këtë fazë sythet janë të gatshme për t’u çelur, por kushtet e mjedisit të jashtëm si temperatura e ulta nën 10⁰C (minimumi biologjik i hardhisë), ato qëndrojnë akoma në gjume. Gjatë fazës së qetësisë dimërore, sythet dhe organet e tjera të bimës nuk kalojnë në qetësinë absolute, por përveç sistemit rrënjor, sythat dhe te gjithë pjesët e tjera mbitokësore, vazhdojnë proceset e metabolizmit qelizor në drejtim të sintetizimit te karbohidrateve dhe të transformimit te amidonit në sheqerëra. Në këtë periudhë bëhen një sërë sherbimësh agroteknike si mbjellja e bimëve të reja, krasitjet dimërore, lidhjet dhe stabilizimi i sistemit mbështetës, trajtimet kimike dimërore, plehërimi organo-mineral, e shumë veprime të tjera me karakter agroteknik. 4.1.2.1.2 Cikli i Periudhës Vegjetative Kjo periudhë fillon herët në pranverë me lëvizjen e lëngjeve dhe mbaron me rënien e gjetheve, koencidon në fillim të muajit Shkurt dhe vazhdon deri në Nëndor për zonën e ngrohtë, dhe nga fillimi i Marsit deri në mesin e Nëndorit për zonën e ftohtë. Gjatë kësaj periudhe hardhia kalon nëpër këto faza rritjeje dhe zhvillimi, që janë: a. Lëvizja e lëngjeve;

52


b. c. d. e.

Zgjimi dhe çelja e sytheve; Rritja e llastarëve; Pjekja e llastarëve; Pjekja e frutave dhe rrëzimi i gjetheve.

a) Lëvizja e Lëngjeve Fillon menjëherë kur fillon rritja e temperaturave të shtresës së tokës ku shtrihet masa kryesore e sistemit rrënjor. Ajo fillon kur temperartura e tokës rritet në 7-80C dhe intensifikohet me rritjen e metejshme të saj. Në këto kushte qimet thithëse fillojnë të formohen dhe të kryejnë aktivitetin e tyre thithës të ujit dhe të lëndëve minerale dhe të “shtytjes” së tyre për në drejtim të sytheve. Nëse në këtë periudhë bëhet ndonjë prerje apo hapet ndonjë plagë në trupin e bimës, menjëherë do të vërehet se fillon rrjedhja pika-pika e lëngut. Ky fenomen quhet “qarje” ose “lotim”. Gjatë kësaj periudhe në vreshtat duhet të merren këto masa agroteknike: 1) Duhet të ketë përfunduar krasitja dimërore; 2) Të përfundojnë lidhjet dhe stabilizimi i sistemit mbështetës; 3) Të vazhdojë plehërimi me plehrat organike dhe minerale si dhe punimi i sipërfaqes së tokës; 4) Të vazhdojnë plotësimet e boshllëqeve me anë të shumëzimit me an vazhdojne të përpanjave; 5) Të vazhdojnë trajtimet kimike dimërore pas krasitjeve me lëng bordulez, selinon e të tjera preparate dimërore; 6) Në fund të kësaj faze të përfundojnë shartimet me kalem te bimët që deshirohen të shartohen, etj. b) Çelja e Sytheve Fillon menjëherë kur temperatura e ajrit ritet në mbi 100C dhe intensifikohet me rritjen e mëtejshme të saj. Kjo periudhë fillon nga fundi i muajit Mars dhe vazhdon në fillim të Prillit për zonën e ngrohtë dhe rreth një muaj me vonë për zonën e ftohtë.

53


Gjatë kësaj periudhe në vreshtat duhet të merren këto masa agroteknike: 1) Të vazhdohet me plehërimet organo-minerale; 2) Punimi i sipërfaqes së tokës me qëllim ruajtjen e vlagës dhe të zhdukjes së barërave të këqia; 3) Të vazhdohet me përmbysjen e bimëve pleheruese të gjelbërta si bathë apo të tjera legominoze, etj. c) Rritja e Llastarëve Karakterizohet me zgjatjen e tyre. Pas formimit të 4-5 gjetheve të para, shfaqen lulesat. Rritja intensive e llastarëve vazhdon deri në fazën e lulëzimit, më pas intensiteti i rritjes së tyre ulët. Gjatësia vjetore e rritjes së llastarëve në vreshtat e shërbyera mirë arrin në 1,5-2m, ndërsa tek hardhitë antifilokserike, ajo shkon nga 8-15 m. Fenofaza e rritjes së llastarve te hardhia, ashtu si te bimët e pemëve frutore, vërehet e bashkeshoqëruar me fenofazën e lulëzimit, ate të rritjes së kokrrave të rrushit, madje edhe të pjekjes dhe të pas vjeljes. Temperatura e fillimit të rritjes së llastarëve është mbi 10⁰C. Ndërsa në 2830⁰C rritja e tyre është intensive dhe në 40-42⁰C rritja ndërpritet. Fenofaza e rritjes së llastarve gjatë të gjithë periudhës së vegjetacionit kalon në këto peiudha: i) Rritja fillestare e ngadalshme; ii) Rritja intensive (e vrullshme) e kërcejve dhe të gjetheve; iii) Trashja llastarëve; iv) Pjekja ose drunjëzimi i llastarëve v) Përgatitja për dimërim. Njohja e këtyre periudhave për kultivuesin, ka një rëndësi praktike, sepse sa më mirë të ushqehen dhe të trajtohen bimët gjatë periudhës së rritjes intensive të llastarve, aq më e lartë është edhe lënda organike e prodhuar në dobi të frutave dhe të fuqizimit e të depozitimit të lëndës organike në trupin e bimëve. Në periudhën e trashjes së llastarve dhe të pjekjes së tyre, nëpër sqetullat

54


Figura 21. Fazat e rritjes së llastarëve nga momenti i çeljes së sytheve

e gjetheve fillojnë të diferencohen sythat të cilat përmbajnë elementët vegjetative dhe ato frutore, të cilat përfaqësojnë llastarët në vitin e ardhshëm. Në këtë periudhë shërbimet agroteknike duhen të intensifikohën me qëllim që diferencimi i sytheve të bëhet sa më normal. Gjatë periudhës së pjekjes së llastarve, bimët fillojnë të përgaditen për t’u futur në dimërim. Më pas vjen periudha e rënies së gjetheve, proces fiziologjik ky që tregon se sinteza e lëndës organike prej tyre ka përfunduar dhe se qëndrimi i tyre në pemë është i pa nevojshëm. Gjatë kësaj periudhe në vreshtat duhet të merren këto masa agroteknike: 1) Të realizohet t’harrja e llastarëve të tepërt dhe sidomos ato që nuk kanë lulesa. Kjo realizohet më mirë kur shfaqen/duken qartë lulesat; 2) Punimi i sipërfaqes së tokës me qëllim ruajtjen e vlagës dhe të zhdukjes së barërave të këqia; 3) Kontrolli dhe lufta kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve të ndryshëm; 4) Të vazhdohet me lidhjet e gjelbërta duke i vendosur ato në pozicionin vertikal ose duke i vendosur në çiftin e telave të ndërtuara enkas për këtë qëllim; 5) Të vazhdohet me plehërimet kimike plotësuese, veçanërisht ato azotike; 6) Të fillohet me aplikimin e operacioneve të gjelbërta si: heqja e sqetul-

55


lorëve, heqja e 3-4 gjetheve të para të vjetra zakonisht deri në gjethen paralel me lulesën e parë; 7) Lënja e llastarëve të rinj në cung me qëllim ripërtëritjen e krahëve dhe të elementëve të prodhimit, si dhe e llastarëve me qëllim aplikimin e shumëzimit me përpanja, nëse në vendin fqinjë ka boshllëqe, etj. d) Pjekja e Llastarëve Pjekja e llastarëve vërehet me ndryshimin e ngjyrës në bazën e tyre nga jeshile e hapur, në kafe të kuqerremtë dhe më pas në ngjyrë gështenjë. Pjekja e llastarit fillon nga baza dhe ngjitet në drejtim të majës. Kjo dukuri njihet drunjëzim. Sa më e pjekur të jetë llastari, aq më rezistent është ndaj temperaturave të ulëta të dimrit. Në fund të kësaj faze lëndët ushqimore kalojnë nga gjethet në llastar, pastaj nga llastarët në drejtim të krahëve, cungut dhe me në fund në drejtim të rrënjeve. Në këtë periudhë bima është e gatshme të hyje në fazën e qetësisë dimërore. Kjo fazë ka rëndësi të madhe në jetën e bimëve, sepse sa më e pjekur të jenë llastarët aq më rezistente dhe të fuqishme janë ato për t’i qëndruar temperaturave të ulëta. Njëkohesisht në këtë fazë, edhe sythet piqen plotësisht dhe kanë të diferencuara mirë të gjithë elementët vegjetative dhe prodhues të llastarit të vitit të ardhshëm. Një rëndësi e veçante për këtë fazë, është edhe tek hardhitë antifilokserike. Sa më të pjekura të jenë llastarët e tyre, aq më shumë është mundësia e kallusimit gjatë periudhës së shartimit. Për të patur suksese në pjekjen sa më të mirë të llastarëve, gjatë periudhës së vegjetacionit, duhet të kihet kujdes në aplikimin e këtyre masave agroteknike, që janë: 1) Për rastet e llastarëve që e vazhdojnë rritjen intensive duhet aplikuar këputja e majës së tyre. Me prerjen e majës ato frenojne rritjen e tyre dhe asimilatet e prodhuara nga gjethet drejtohen për në kërcell duke ndikuar në pjekjen e tyre; 2) Pas prerjes së majave, fillojnë të aktivizohen edhe sythet anësore të cilat edhe këto duhet të eliminohen. Në rast se shpërthimi i sytheve sqetul-

56


3) 4)

5) 6)

lorë vazhdon përsëri, atëhere këshillohet të lihen 2 sqetullorët afër majës së prerë, me qëllim frenimin e shpërthimit të sqetullorëve të bazës. Kjo masë ndikon në pjekjen e llastarit deri në pikën e prerë; Nëse vegjetacioni në mesin e Gushtit është i vrullshëm, atëhere synohen në kufizimin deri në zero i përdorimit të plehrave kimike sidomos ato azotike; Të vazhdohet me lidhjet e gjelbërta duke i vendosur ato në pozicionin vertikal ose duke i vendosur në çiftin e telave të ndërtuara enkas për këtë qëllim, për arsye të ndriçimit dhe të ajrimit në maksimum të gjetheve dhe të gjithë kurorës; Të evitohen ujitjet e tepërta dhe pa kriter, sepse ato shkaktojnë vegjetacione të panevojshme; Duhet të zbatohet një plehërim i rregullt dhe i kombinuar me të gjithë elementët ushqimore NPK dhe me mikroelementët e tjerë.

e) Rrëzimi i Gjetheve Rrëzimi i gjetheve, shënon mbarimin e periudhës së vegjetacionit. Me uljen e temperaturave zakonisht gjatë fundit të muajit Nëndor dhe fillimin e Dhjetorit për zonat e ngrohta, ndërsa për zonën e ftohtë gjatë muajit Nëndor, gjethet e ndalojne procesin e fotosintezës, të frymëmarrjes dhe të transpirimit. Ato ndryshojne ngjyrën duke e humbur klorofilin nga jeshile, në ngjyrë të verdhë për kultivarët e më rrush të bardhë dhe nga jeshile në të kuqerremet për kultivarët me rrush të zinj (përveç Sangioveze). Llastarët shëndërrohen në sharmenta. Me vazhdimin e uljes së temperaturave në 100C, gjethet bien natyrshem në tokë. Për efekt të prekjes nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm, disa herë në praktikë, ndodh që gjethet të dëmtohen para se të vijë rrëzimi natyral biologjik. Kjo vjen ngaqë në disa raste, sapo realizohet vjelja e prodhimit, vreshtave nuk i’u realizohet më kujdesi i duhur në drejtim të mbrojtjes së kurorës. Kjo ndodh shpesh herë në kultivarët e hershëm që vilen 3-4 muaj para rënjes natyrale të gjetheve. Ato duke u prekur nga sëmundjet dhe dëmtuesit gjethet bien parakohe dhe llastarët nuk e kalojnë si duhet procesin e pjekjes dhe sythat dimërore nuk i kanë diferencuar si duhet elementët vegjetative

57


dhe prodhues të llastarit të ardhshëm. Për të patur suksese në ruajtjen e gjetheve, gjatë periudhës së pas vjeljes duhet të kihet kujdes në aplikimin e disa masave agroteknike, që janë: i) Vazhdimi i shërbimeve agroteknike në drejtim të luftimit të barërave të këqia; ii) Trajtimet kimike sipas llojit të infeksioneve, me qëllim ruajtjen e gjetheve deri në fund të vegjetacionit; iii) Ujitje pa teprime, etj. 4.1.2.1.3 Cikli i Riprodhimit Cikli i riprodhimit është tërësia e dukurive jetësore që kalojnë bimët nga faza e diferencimit të sytheve gjatë vitit në vazhdim, në periudhën e verës deri në vjeljen e prodhimit në vitin e ardhshëm. Ky cikël kalon nepër fazat e mëposhtme. a) Diferencimi i sytheve; b) Shfaqja e lulesave dhe zhvillimi i tyre; c) Lulëzimi; d) Lidhja e kokrrave; e) Rritja e kokrrave; f) Zbutja e kokrrave; g) Pjekja h) Tejpjekja. a) Diferencimi i Sytheve Prodhimi i një viti është rrjedhojë e punës së hardhisë që ajo ka realizuar gjatë periudhës Maj-Gusht të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe sythi dimëror e fillon punën me fillesat e llastarëve të ardhshëm me komponentët përbërës si: nyjet, ndërnyjet, gjethet, përdredhëset/lozet, si dhe fillesat e veshulëve të rrushit (figura 22). Për të patur suksese në diferencimin më të mirë të elementëve vegjetative dhe ato të prodhimit nëpër sythet dimërore, është e domosdoshme që masat agroteknike të bëhen sipas kritereve të duhura, ku ndër të tjera përparësi marrin ruajtja e gjetheve, ajrosja e ndriçimi optimal i kurorës, ushqimi i ekuilibruar i bimëve, etj.

58


Figura 22. Skema e diferencimir fillestar të sythit dimëror

b) Shfaqja e Lulerive dhe Zhvillimi i Tyre Disa ditë pas çeljes së sytheve dimërore, në fillim duken lulesat e reja të cilat janë në formën e topthave me ngjyrë të gjelbërt dhe të mbuluar me push në ngjyrë gri. Pasi llastarët kanë arritur gjatësinë e 6-10 cm dhe kur kanë formuar 4-6 gjethe, topthat lulore transformohen në lulesa ku duken qartë lulet e sapoformuara (figure 23). Gjatë periudhës së transformimit të topthave lulore në lulesa, vërehet se një pjesë e tyre nuk arrin të transformohen plotësisht në lulesa. Një pjesë e tyre transformohen në loze/përdredhëse, që shpesh herë shoqërohen me disa kokrra rrushi. Kjo dukuri në praktikë njihet ndryshe “fijëzim”. Arsyet e mos transformimit në lulesa janë të ndryshme, ku ndër më kryesoreet mund të përmendim: i) Mos ushqimi sa dhe si duhet i bimës gjatë fazës së diferencimit të sytheve dimërore gjatë vegjetacionit të vitit të kaluar; ii) Veti të trashëguara nga individet para ardhës; iii) Ushqim jo i plotë gjatë periudhës së transformimit në lulesa, e shumë

59


Figura 23. Lulesat para çeljes

a) Lulesat në formë topthash

b) Lulesa e diferencuar

të tjera. Për të evituar sa më shumë të jetë e mundur këtë dukuri, është e domosdoshme që gjatë periudhës së diferencimit të sytheve, bimët të ushqehen në mënyrë të ekuilibruar dhe ajo që ka shumë rëndësi është edhe aplikimi i operacioneve të gjelbërta, lidhjes me qëllim që bimët të ndriçohen sa më mirë. Gjatë periudhës së shfaqes së lulesave ka rëndësi aplikimi i një sërë masash agroteknike, ku më kryesoreet janë: i) Aplikimi i plehërimit plotësues azotik sipas dozave të përcaktuara; ii) Shkriftërimi i sipërfaqes së tokës me qëllim ruajtjen e vlagës dhe eleminimin e barërave të këqia; iii) Trajtimet të rregullta kimike kundër sëmundjeve kryesisht të hirit dhe të vrugut, etj. c) Lulëzimi Fillon kur temperaturat e ajrit arrijnë në vlerat 14-16⁰C. Fenofaza e lulëzimit quhet e filluar, kur kanë çelur 5% e luleve dhe quhet e plotë kur kanë çelur 50% e tyre (figura 24). Periudha e lulëzimit në hardhi është shumë e shkurtër dhe zgjat 5-10 ditë në varësi të tempëraturave dhe kushteve të motit. Kjo fenofazë ndodh gjatë mesit të muajit Maj dhe vazhdn deri në dhjetëditëshin

60


Figura 24. Skema e fazave të lulëzimit

1 - Lule e rritur por e pa çelur 2 - Me nënpetla (kësulë) sapo të shkëputura nga shtrati i lules 3 - Me nënpetla (kësulë) të shkëputura nga shtrati i lules 4 - Me kësulë të rënë, por akoma e pa çelur 5 - Në lulëzim të plotë dhe në fazën e pllenimit 6 - Pas pllenimit

e parë të Qershorit. Ndërsa në zonat e ftohta kjo fenofazë realizohet rreth 20-30 ditë me vonë. Pllenimi optimal vazhdon kur temperaturat e ajrit janë rreth 17-20⁰C. Është vërtetuar se nivel më të lartë polenizimi arrihet nëse moti është pa shira, me diell dhe pa erëra të forta. Mbas pllenimit të lules, vezorja shëndërrohet në kokërr. Kjo fazë quhet frutifikim. Lulesat e pa pllenuara nuk lidhin kokrra dhe janë të destinuara të rrezohen. Quhet rrëzim normal nëse nga lulesat bien nha 60-80% e luleve. Në kultivarët për tavolinë rrëzimi i luleve në këto vlera konsiderohet i dobishem sepse kokrrat e rralla rriten më mirë. Rrëzimi në masë i luleve nuk duhet ngaterruar me dukurine e fijëzimit që ndodh në fazën e transformimit të toptthave lulore në lulesa, sepse kjo ndodh në fazën e lulëzimit. Nëse sasia e luleve të rëna është më e madhe, atëhere kemi të bejme më probleme që kanë arsye biologjike ose agroteknike. Shterpësia dhe Rrëzimi i Luleve. Jo çdo lule e çelur lidh fruta përkundrazi,

61


Figura 25. Fazat e lulëzimit

a) Në fi llim të lulëzimit

b) Në fund të lulëzimit

shumica e tyre rrëzohet. Arsyet e rrëzimit të luleve janë të shumta, por më kryesoree janë për shkaqe biologjike. Në shumë raste ato nuk pllenohen si rezultat i shterpësisë së luleve. Arsyet e shterpësisë së luleve janë të shumta dhe shpesh herë të ndërlikuara. Në shumë raste vërehet se lulet kanë formuar kokra të vogla dhe pa fara. Ky fenomen në vreshtari njihet më emrin melcim dhe është veçori varietore (figura 26). Një nga arsyet më kryesoree biologjike është se lulet tek disa kultivarë si: Çaushi, Kallmeti, Kokërmadhja, Tajka e Kuqe, etj, janë lule funksionale femërore. Nëse këto kultivarë nuk shoqërohen me kultivarë pllenues, atëhere numri i luleve të rrezuara është i lartë. Disa nga shkaqet më kryesoree të mos pllenimit dhe i rrëzimit në masë të luleve, janë: 1. Ndërtimi me mangësi i luleve. Ato mund të jenë funksionale femërore (ky fenomen ndeshet me shpesh) dhe lule funksionale mashkullore; 2. Aplikimi i një sistemi plehërimi të pamjaftueshem kryesisht ato azotike,

62


Figura 26. Skema e kokrrave tĂŤ rrushit si rezultat i melcimit

63


3. 4. 5.

6.

rritja e dobët e llastarëve dhe nganjëherë edhe e kundërta rritja e shpejtë e llastarëve si rezultat i teprimeve me plehra azotike; Kushte të papërshtatshme të motit, si: lagështirë e lartë nga reshjet, ulje të temperaturave, erëra të forta, ndriçim i pakët, etj; Infeksione nga sëmundje dhe dëmtues të ndryshëm si: tenja e rrushit, vrugjet, hiret, virozat, klorozat, etj; Mangësi në aplikimin e shërbimeve agroteknike si: mos realizimi i t’harrjeve, mos heqja e gjetheve të tepërta, mos lidhja e llastarëve, mangësi në drejtim të ndriçimit dhe të ajrosjes, etj; Shkaqe të rasti si: gazra helmuese, ujra helmuese, lëndë kimike të përdorua, herbicide, lëng bordolez gjatë fazës së lulëzimit, etj.

e) Lidhja dhe Rritja e Kokrrave Fillon pas pllenimit të vezores, vazhdon me lidhjen e kokrrave ato që mbesin pas rrëzimit të luleve të pa pllenuara dhe mbaron me fillimin e ngjyrosjes së kokrrave nga jeshile në të verdhë të çelur për kultivarët e bardhë dhe në të trëndafiltë për kultivarët me fruta me ngjyrë të zezë ose të kuqe (figura 27). Gjatë kësaj periudhe, sipërfaqja e kokrrës së rrushit është në ndryshim të Figura 27. Faza e lidhjes së kokrrave dhe të rritjes së tyre

a) Lidhja e kokrrave

64

b) Mbyllja e veshulit


c) Fillimi i ngjyrimit të kokrrave

d) Pjekja e kokrrave

vazhdueshëm dhe në këtë periudhë kokrrat e rrushit janë më të predispozuara të preken nga shumë lloje sëmundjesh dhe dëmtuesish. Kjo lidhet me faktin se rritja në mënyrë të vazhdueshme të sipërfaqes së kokrrës, krijohen sektorë të zbuluar nga efektet e trajtimeve kimike te mëparshme dhe janë më të predispozuara në mundësinë e infeksioneve. Sipas fig. 28 (kultivari Sangiovese), vërehet se numri mesatar i ditëve nga dita e parë e lidhjes së kokrrave e deri në pjekje, është rreth 120 ditë. Gjithashtu vërehet se duke filluar nga dita e parë e deri në ditën e 20, madhësia e kokrrës është në zmadhim të vazhdueshem. Deri në këtë periudhë pesha mesatare e një kokrre ka arritut në rreth 0,8-1,1 gr. Nga dita e 20 e deri në të 40-tën rritja e kokrrës është shumë e vogël dhe ditën e 50 – 60-te, ka filluar procesi i ngjyrimit të kokrrës. Nga dita e 60 e deri në ditën e 120 vazhdon njëkohesisht edhe procesi i ngjyrimit të mëtejshëm si dhe rritja e madhësisë dhe e peshës së kokrrave. Në fund të pjekjes pesha mesatare për kultivarin Sangiovese, arrin në rreth 1,8-2 gr. Ndër shërbimet më kryesore agroteknike që duhet të bëhen gjatë kësaj faze, janë trajtimet kimike në jo më pak se 7-10 ditë në varësi të preparatit dhe të ecurisë së shirave. Gjithashtu kjo fenofazë përkon me rritjen maksimale të

65


Figura 28. Ecuria e rritjes së kokrrave dhe të farërave të rrushit sipas ditëve (nga lidhje në pjekje) Pesha e kokrrës (gr)

Numri progresiv i ditëve nga lidhja e kokrrës deri në pjekje

kokrrave që do të thotë se në këtë periudhë janë kërkesat me kritike për elementët ushqimore dhe për sasinë e lagështirës së duhur në tokë. Prandaj krahas masave të tjera kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve, sigurimi i kombinuar i elementëve ushqimor dhe sigurimi i lagështirës optimale nëpërmjet ujitjeve, janë masat më të domosdoshme që duhet të kryhen në këtë periudhë. f) Pjekja e Kokrrave Kjo fazë ndahet në 3 fenofaza të ndryshme 1) Zbutja e kokrrave Kjo fenofazë fillon me humbjen e klorofilit dhe shëndrrimin e lëndëve organike të asimiluara nga fotosinteza në sheqerëra (kryesisht glukozë). Këto ndryshim të mbrendshme sjellin ndryshime edhe në cipën e kokrrës së rrushit. Cipa e kokrrës bëhet më elastike dhe më e shkëlqyer. Në kultivarët me rrush të bardhë, cipa zverdhet, ndërsa në kultivarët me rrush të kuq dhe të zinj,

66


Figura 29. Cipa e kokrrës së rrushit në momentin e pjekjes së tij

cipa bëhet e trëndafiltë. Në këtë moment kokrra e rrushit e ka të formuar plotësisht farën. Në këtë fazë kokrrat e farës, nëse vihet në kushtet e mbirjes, ato janë totalisht të gatshme për të mbirë. Nga ana tjetër kokrra e rrushit e rrit madhësine duke arritur në përmasat optimale sipas kultivarit, si dhe sa vjen e zbutet më shumë. Cipa e frutit vazhdon dhe bëhet akoma më e shndritshme dhe më alestike. Te disa kultivarë cipa shqitet lehtësisht nga tuli (figura 29). Në fundin e kësaj periudhe vazhdohet me trajtimet kimike kryesisht kundër atyre të vrugjeve, kalbëzimeve të ndyshme, etj dhe kryesisht kundër tenjës e cila në këtë fazë bëhet shumë agresive. Trajtimet kundër hirit ndërpriten. Po kështu ujitjet e tepruara duhet të eleminohen sepse kjo masë vonon pjekjen për kultivarët e destinuara për verë. Ndërsa për rrushërat e tavolinës, nëse tentohet të shtyhet sa më vonë, atëhere mund të aplikohen ujitjet me norma disi të larta uji. 2) Pjekja e kokrrave Kjo fenofazë përkon me pjekjen e llastarëve dhe karakterizohet me grumbullimin e shpejtë të lëndëve organike dhe transformimin e tyre në sheqerëra. Në këtë nënfazë kokrrat e rrushit grumbullojne sasinë maksimale të sheqerërave, të lëndëve ushqimore, si dhe të aromave më të mira sipas kultivarit. Në praktikë kjo fazë quhet pjekja industriale. Koha e vjeljes

67


përcaktohet nga destinacioni i prodhimit. Nëpër vreshta në këtë fazë nuk bëhen shërbime të veçanta agroteknike, vetëm se punohet në drejtim të eleminimit të barërave të këqia, uljen deri në heqjen fare të ujitjeve, intensifikohet puna kundër infeksioneve të kalbëzimeve të ndryshme të rrushit. 3) Tejpjekja e kokrrave Kjo fenofazë fillon pas grumbullimit maksimal të sheqerërave në kokrrat e rushit. Pas kësaj fenofaze frutat futen në tejpjekje. Në këtë fenofazë si rezultat i avullimit të ujit nga kokrrat, rritet si rezultat i koncentrimit sasia e sheqerit dhe ulët sasia e acideve organike. Ky rrush lejohet të kalohet në këtë fazë nëse ato janë të destinuara për tharje ose për prodhimin e verërave të embla ose të likereve të ndryshme. Njohja dhe dallimi i fenofazave të hardhisë ka rëndësi të njihen nga kultivuesit, sepse në bazë të saj ato janë më në gjëndje të përcaktojnë më drejtë se çfarë masash agroteknike duhen marrë dhe përse duhet bërë. Çdo fenofaze quhet e filluar nëse është shfaqur rret 5% e sasise së dukurive të një fenofaze, në masën 50% quhet fenofaze në maksimum e dukurise dhe në mbarim të fenofazës quhet kur janë realizuar rreth 90% e dukurive.

4.2. Kërkesat ndaj Faktorëve të Mjedisit Ndër elementët më kryesore të mjedisit për kushtet normale të rritjes dhe të zhvillimit të hardhisë, janë: temperatura e ajrit; temperatura e tokës; lagështira ajrore dhe tokësore; drita; ajrimi; era; prania e elementëve ushqimore në tokë, etj. Secili nga këto elementë, ka rëndësinë dhe vëndin e vet në jetën e kësaj bime. Mungesa e njërit apo teprica e tjetrit ndikon për keq në rritjen e zhvillimin e saj. Vlerat e këtyre elementëve për një zonë apo mikrozonë të caktuar janë të ndryshme. Ato janë në varësi të lartësisë mbi nivelin e detit, kundërdrejtimit ndaj diellit, relievit, përbërjes kimike dhe fizike të tokës, të gjërësisë gjeografike, e shumë të tjera.

68


4.3.1. Kërkesat për Temperaturën Temperatura është një nga faktorët më të rëndësishëm për jetën e hardhise. Te gjithë proceset e ndryshme fiziologjike realizohen vetëm në prani të një intervali të caktuar temperaturash të ajrit, të tokës dhe të vetë bimës. Sipas vlerave të temperaturave, varet ndjeshëm aftësia thithëse e sistemit rrënjor, intensiteti i fotosintezës, intensiteti i frymëmarrjes, intensiteti i transpirimit dhe i shumë proceseve të tjera fiziologjike. Në drejtim të kultivimit dhe të përshtatjes sa më të mirë të kësaj bime për kushtet e një rajoni të caktuar, rëndësi praktike paraqesin kryesisht këto tregues: i) Temperaturat mesatare shumëvjeçare të ajrit, ii) Temperaturat minimale e maksimale absolute, iii) Temperatura e tokës, etj. Sipas ndikimit të temperaturave në jetën e bimëve ato klasifikohën në: i) Temperatura të Pragut të Minimumit Biologjik, ii) Temperatura Optimale, iii) Temperatura të Pragut të Maksimumit Biologjik. Me temperatura të pragut të minimumit biologjik, kuptojmë ate vlerë temperature kur hardhia fillon të zhvillojë proceset foziologjike të rritjes dhe të zhvillimit të saj. Këtu nënkuptohet fillimi i lëvizjes së lëngjeve dhe e çeljes së sytheve. Temperatura e pragut të minimumit biologjike te hardhia është e ndryshme për kultivarë të ndryshëm dhe për zona të ndryshme. Psh, për kultivarin Aramon, temperatura e çeljes së sytheve është 12.2⁰C. Ndërsa për kultivarin Perla di Ksaba është 5.6⁰C. Me marrëveshje është pranuar një mesatare e ponderuar 10⁰C, ose ndryshe quhet “zeroja vegjetative”. Me temperatura optimale, kuptojmë atë interval temperature, kur rritja dhe zhvillimi i bimës bëhet krejtësisht normale. Temperatura optimale e rritjes dhe e zhvillimit të bimëve, është e ndryshme në varësi të llojeve dhe të

69


stadeve të ndryshme fiziologjike të rritjes dhe të zhvillimit. Por në përgjithësi konsiderohet diapazoni nga 24 – 28⁰C. Në kushtet e temperaturave optimale dhe të faktorëve të tjerë si: drita diellor, uji, ajri, etj, bimët sintetizojnë më tepër lëndë organike, që d.m.th. shfaqin më shumë rritje e zhvillim në njësinë e kohës, që nga ana praktike kuptohet më shumë prodhim frutash e gjethesh e më cilësi më të mirë për njësi të sipërfaqes. Me temperatura të pragut të maksimumit biologjik, kuptojmë atë kufij të temperaturës, pas të cilëve bimëve i’u fillojnë shqetësimet fiziologjike. Kjo ndikon në frenimin e rritjes dhe të zhvillimit të bimëve. Në përgjithësi temperatura e pragut të maksimumit biologjik për shumicën e llojeve të hardhive mbi 38⁰C deri në 42⁰C. Mbi këto temperatura hardhia i frenon të gjitha proceset jetësore të rritjes dhe të asimilimit të lëndës organike. Madje në këtë temperature bimëve i’u shkaktohen probleme serioze fiziologjike. Një rëndësi praktike për kultivimin e hardhisë kanë gjithashtu edhe njohja e dy treguesve të tjerë kryesor të temperaturave që janë: a) Shuma e temperaturave efektive dhe b) Shuma e temperaturave aktive. a) Shuma e temperaturave efektive, gjëndet nga diferenca temperaturave mesatare të një periudhe të marrë në analizë, me vlerën e temperatures së minimumit biologjik të një bime të dhënë, dhe kjo diferencë shumëzohet me numrin e ditëve të periudhës së vegjetacionit. Në bazë të kësaj përllogaritjeje, mund të ndërtohet një grafik i tillë, i cili ndihmon të përcaktohen pragjet e fillimit dhe të mbarimit të temperaturave efektive të një zonë të caktuar. b) Shuma e temperaturave aktive, përfaqëson shumën progresive të temperaturave mesatare ditore mbi pragun e minimumit biologjik. P.sh., në qoftë se temperatura mesatare e një ditë të caktuar gjatë periudhës së kultivimit është 25⁰C, atëhere vlera temperatura aktive ditore, e cila shërben për të përcaktuar shumën e temperaturave aktive, vlerësohet me 10⁰C (25⁰C-10⁰C =10⁰C). Ndërsa vlera e shumës së temperaturave aktive, gjëndet duke mbledhur vlerat e temperaturave aktive ditore të

70


ditës së parë, të dytë dhe kështu me radhë të gjithë ditët e periudhës së kultivimit të bimëve në një zonë të caktuar. Sipas studimeve të bëra është vërtetuar se hardhia kërkon një shumë temperaturash aktive mbi 10⁰C, në vlerën totale rreth nga 2000-3800⁰C, të cilat janë të ndryshme për kultivarë të ndryshëm (tabele 1). Tabelë 1. Te dhëna për periudhën e vegjetacionit të hardhive në varësi të hershmërisë së kultivarëve

Reagimi i bimëve ndaj temperaturave të larta. Temperaturat e larta në mbi 35⁰C, ndikojnë në uljen e lagështirës ajrore dhe gojëzat e gjetheve duke tentuar të realizojnë një vetëfreskim me anë të procesit të transpiracionit, humbasin shumë ujë dhe në temperaturat mbi 40⁰C, gjethet kalojnë në vyshkje. Vyshkja mund të jetë e përkohshme ose e përhershme. Vyshkja e përkohshme kalon shpejt nëse temperaturat e mbasditës fillojnë dhe ulen dhe me kusht nëse toka ka vlagën e duhur. Nëse lagështira në tokë mungon dhe nuk është e mjaftueshme, atëhere edhe pse temperaturat e mbasditës ulen, përsëri gjethet nuk e marrin dot veten. Ky proces shoqërohet me përkeqësimin e bimës. Për të mbrojtur veten, bimët në fillim e ndalojne rritjen e kokrrave të rrushit (kur janë fazën e rritjes së kokrrave), ndërsa kur janë në fazën e zbutjes apo fillimit të pjekjes së kokrrave, atëhere sasia e ujit në fruta ulet së tepërmi dhe sasia e sheqerit

71


potencial që mund të grumbullohet në kokërr është shumë e ulët, megjithëse si përqindje në lëngun e kokrrës ai duket se është normal. Gjethet kanë pak ardhangi/lagështirë dhe sasia e cilësia e prodhimit dhe vlerat ushqimore ne kokrrat e rrushit bien ndjeshëm. Nëse thatësira dhe temperaturat e larta vazhdojnë, atëhere do të bien edhe gjethet, me pas do të thahen llastarët dhe me rrallë organet e tjera vegjetative dhe ato të prodhimit. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave të ulëta. Në temperatura më të ulëta se ajo e zeros biologjike, bimët ndodhen në fazën e qetësisë relative dhe në këtë periudhë bimët realizojnë më ngadalë procesin e frymëmarrjes. Në këtë periudhë bimët kanë qëndrueshmëri ndaj: i) Uljes së temperaturave nën 0⁰C; ii) Uljes së temperaturave nën zeron biologjike; iii) Ndaj të gjithë faktorëve të pa për shtatshëm për vegjetacionin e bimëve të periudhës së dimrit. Nëse gjatë pranverës kur kanë çelur sythet dhe kur temperaturat e ajrit zbresin poshtë +0,5⁰C, atëhere sythet e çelura (me lule ose me gjethe) dëmtohen rëndë. Nëse gjatë periudhës së qetësisë dimërore, temperaturat e ulëta zbresin më poshtë se 5-6 gradë nën zero, atëhere vërehen dëmtime të floemës dhe të ksilemës tek sharmentat. Në temperatura negative në intervalin -20 deri në -22 gradë nën zero, atëhere dëmtohen pothuajse të gjithë elementë e prodhimit çepat dhe sharmentat dhe në nën -26 gradë dëmtohet e gjithë bima. Sitemi rrënjor është më delikat se pjesa ajrore. Rrënjet e hardhive Europiane dëmtohen në temperturat -5-7⁰C, ndërsa te hardhitë Amerikanë rrënjet dëmtohen deri në intervalin e temperaturave -9-12⁰C. Me qëllim që efekti dëmtues i bimëve frutore të ulët në minimumin e mundshëm, rëndësi ka që plantacionet të trajtohen me një sërë masash agroteknike, të tilla si: i) Të aplikohet një sistem i kombinuar plehërimi (NPK). Kjo shërben që sythat, degëzat të kalojnë shpejt fazat e zhvillimit dhe në dimër të kenë

72


hyrë në gjëndje të “pjekur”. ii) Të zbatohet një sistem ujitje pa e tepruar me qëllim që në fazat e fundit të vegjetacionit, të mos stimulohet vazhdimi i vegjetacionit apo dalja e llastarve të rinj. iii) Të merren masa për një sistem të mirë kullimi, ku sistemi i drënazhimit është më i përsosur, etj.

4.3.2. Kërkesat për Ujin Uji është elementi bazë dhe më i rëndësishëm jetësor, sepse nga gjëndja dhe sasia e tij në tokë, e ajër, varet rritja dhe zhvillimi normal i hardhive. Për të siguruar rendimente dhe cilësi të lartë të prodhimeve (fruta dhe masë vegjetative) Për njësi të sipërfaqes, duhet që në radhë të parë të njihen mirë kërkesat e hardhisë për këtë element jetësor. Nevojat për lagështirë janë të ndryshme në faza të ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit të saj. Vetëm në një sasi të caktuar lagështirë tokësore, bëhet e mundur tretja e elementëve ushqimor që ndodhen në tokë. Nëpërmjet qimeve thithëse solucioni tokësor kalon në sistemin rrënjor dhe më pas në pjesën mbitokësore, në kërcej, në gjethe, e fruta. Uji në trupin e bimëve ka shumë funksione, por ndër to më kryesoreët janë: i) Së pari, me anë të ujit bimët i transportojnë në trupat e tyre lëndët ushqimore të nevojshme. Në prani të ndriçimit diellor, gazit karbonik dhe të temperaturave të përshtatshme, solucioni tokësor nëpërmjet procesit të fotosintezës, sintetizohet lënda organike e cila materiali bazë për ndërtimin dhe rritjen e bimëve, frutave dhe të gjetheve, etj. ii) Së dyti, bima me anë të transpirimit nga sipërfaqja e gjetheve (avullimit te ujit), vetëfreskohet dhe temperatura e tyre ulet. Nëpërmjet këtij procesi bimët vetëmbrohen nga temperaturat e larta dhe kryejnë pa shumë probleme, proceset e tyre fiziologjike. Kërkesat për ujë janë qysh në farë. Uji i sapo futur në farë dhe në tempera-

73


tura të përshtatshme ndikon në fillimin e oksidimit dhe të zbërthimit hidrolitik të albuminave. Në këtë fazë frymëmarrja intensifikohet, çlirohet energjia e nevojshme dhe aktivizohet rrënja dhe kërçelli embrional. Si rezultat i rritjes së presionit të bymimit, realizohet çarja e lëvores së farës. Me rritjen e përqëndrimit të ujit deri në nivelin 55 – 65% të kapacitetit ujor të substratit ku fara është venë për mbirje, ajo aktivizon me shpejtësi rritjen e embrionit, duke dhënë rrënien embrionale dhe kërçellin embrional, që më pas përfundon në bimën e mbirë mbi sipërfaqen e substratit. Lagështira optimale sigurohet nëpërmjet ujitjeve të kujdesshme, pa e tepruar dhe gjithmonë e shoqëruar me ajrosje dhe me një diellezim sa më të gjatë. Sasia e ujit në gjethe arrin nga 60-80% në varësi të formave bimore. Mungesa e ujit të duhur në tokë vështirëson dhe ngadalëson rritjen dhe zhvillimin e gjetheve. Në mungesë të theksuar gjethet dhe llastarët jo vetëm që nuk rriten, por më vonë fillojnë të zverdhen dhe më pas rrëzohen. Për të realizuar balancën e nevojshme të ujit në bimë, një rëndësi të madhe ka ujitja. Ky proces stimulon rritjen dhe zhvillimin e organeve gjenerative, diferencimit të sytheve dimërore dhe të rritjes së llastarëve. Prania e ujit në sasi të konsiderueshme në tokë, stimulon shumë mirë sistemin rrënjror. Regjimi optimal ujor në tokë gjatë periudhës së vegjetacionit, duhet të jetë në rreth 60-70% e kapacitetit/aftësisë ujëmbajtëse të saj. Sasia e tepërt e ujit në tokë e dëmton sistemin rrënjor. Thellësia e ujrave nëntoksore nuk duhet të jetë më lart se 1.5-2m, në të kundërt bimët vuajnë, asfiksohen dhe thahen. Fazat më kritike për ujë janë: i) Fillimi i lulëzimit dhe i frutifikimit; dhe ii) Faza e rritjes intensive të kokrrave dhe të llastarve. Krahas nevojave për lagështirën tokësore, bimët e hardhive janë ekzigjente edhe për lagështirën ajrore. Ajo duhet të jetë rreth vlerave 60-70%.

4.3.3. Kërkesat për Dritën Te bimët me klorofilë e cila bën pjesë edhe hardhia, drita diellore realizon

74


sintezën e lëndës organike nëpërmjet procesit të fotosintezës. Drita e rrezatuar nga disku i diellit, përbëhet nga një sërë komponentësh, që në kompleks përbën atë që quhet Drita e Bardhë. Nga studimet e mirëfillta shkencore është parë se drita diellore përbëhet prej valeve elektromagnetike dhe pjesëzave të tyre që quhen Fotone. Vala e dritës diellore karakterizohet nga: i) Shpejtësia e lëvizjes; ii) Gjatësia e valës dhe iii) Frekuenca. Shpejtësia e lëvizjes së dritës së diellit në hapësirën kozmike është rreth 300.000 km/sek (C = 3 * 107). Fotonet si pjesë elementare të valës së dritës diellore, janë në vetevete bartëse të energjise diellore. Energjia e fotoneve shprehet me formulen, E = h*v ku; E – energjia e cila shprehet në J (Xhoul); h - konstantja e Plankut = 6.63.10-34 (J.s-1); V - frekuenca në sekonta s-1. Energjia e kuanteve të dritës diellore, varet nga gjatësia e valës diellore. Sa më e vogël të jetë gjatësia e valës, aq më e madhe është energjia e kuanteve dhe e kundërta, sa më e madhe të jetë gjatësia e valës, aq më e vogël është kjo energji. P.sh. për sintezën e 1 gr-molekule të lëndës organike nga rrezet e kuqe me gjatësi vale λ = 670 mμ, duhen 42 K.Kalori. Ndërsa me rrezet blu me gjatësi vale λ = 470 mμ duhen 60 K.Kalori. Kështu që me anë të kësaj kuptojmë se rrezet e kuqe janë më të dobishme, pasi kursehen 18 K.Kalori në krahasim me rrezet blu. Rrezet diellore me gjatësi vale më të vogël se 400 mμ, kanë aftësinë të shkatërrojnë qelizat bimore dhe ato shtazore të planetit tone. Fatmiresisht, këto rreze absorbohen pothuajse plotësisht nga shtresa e Ozonit (O3), që e rrethon planetin tokë në lartësinë mbi 8000 m mbi sipërfaqen e tokës. Rrezet diellore të dobishme për bimët bujqesore ndahen në 3 grupe: Ne grupin e parë janë rrezet më të rëndësishme për bimët të cilat janë me gjatësi vale nga 380 – 780 mm. Këto përfaqësojnë Radiacionin Aktiv Fotosintetik (RAF). Këto rreze bëjnë pjesë në rrezet e dukshme nga syri i njeriut. Ketu përfshihen rrezet të Kuqe, Blu, Jeshile, të Verdha, Portokalli dhe të Kuqe. Prioriteti i bimëve mbi zgjedhjen e ngjyrave të spekttrit diellore, është: në fillim e kuqja, pastaj portokallia, e më radhë e verdha, e gjelbërta, bluja dhe me në fund ngjyra vjollcë.

75


Rrezet e Kuqe dhe ato Blu, janë më të domosdoshme në procesin e veprimtarisë së klorofilës. Te gjitha rrezet e këtij grupi përbëjnë energjinë bazë për sintezën e lëndës organike te bimët me klorofilë. Bimët e hardhisë si bimë dritëdashese tipike të cilat rriten dhe zhvillohen në prani të dritës diellore, kanë nevojë më shumë për spektrin e dritës së kuqe. Ne grupin e dytë të rrezeve diellore, janë janë rrezet Ultra–Violet me gjatësi vale < 400 mμ. Këto rreze janë të padobishme për fotosintezën e bimëve. Ne grupin e tretë - Të përfshihen rrezet Infra të Kuqe, që janë me gjatësi vale > 700 mμ. Këto rreze nuk shërbejnë për formimin e klorofilës, por janë burim energjie për zhvillimin e mëtejshëm të bimëve, duke marrë pjesë në procese fiziologjike si në ndarjen e qelizave, diferencimin e pjesëve gjenerative, lulëzimin, etj. Rezet Infra të Kuqe ndahen ne: i) Rezet Infra të Kuqe që janë rreze të ardhura nga rrezatimi diellore, dhe ii) Rezet Infra të Kuqe të Gjata, që vine nga ftohja e mjedisit ku është bima (toka, vetë bima, etj). Hardhia bën pjesë në grupin e bimëve me kërkesa të larta për dritën diellore. Kur drita nuk është në intensitetin e duhur, proceset vegjetative ulen dhe në mungesë të saj rritja e bimës ndërpritet. Gjethet zverdhen, ulet veprimtaria gjethore dhe sistemi rrënjor kalon gradualisht në asfiksi. Në dritë të pamjaftueshme gjethet nuk kryejnë si duhet fotosintezën dhe nuk mund të prodhojnë në sasira të duhura lëndën organike, duke e ndërprerë kështu furnizimin e kokrrave të rrushit me lëndë organike. Në këtë situatë gjethet bien shpejt. Llastarët e pandriçuar mirë nuk diferencojnë mirë sythat dimërore dhe ndërnyjet bëhen më të zgjatura dhe më të holla. Në sasi të pamjaftueshme të dritës, kokrrat e ndalojnë rritjen dhe ato që arrijnë të piqen kanë vlera shumë të ulëta ushqimore dhe pak lëng dhe akoma me keq, me pak sheqer. Me qëllim që bimët të marrin sa më shumë ndriçimin diellor, gjatë kultivimit duhet të merren një serë masash agroteknike të tilla si: i) Aplikimi i krasitjeve të përvitshme dimërore dhe vegjetative;

76


ii) Aplikimi i distancave të përshtatshme në mes bimëve me qëllim rritjen e sipërfaqes së ndriçimit diellor; iii) orientimi i drejtë i rreshtave në bllok. Në tokat fushore ato duhet të jenë të drejtuara nga drejtimi Lindje – Perëndim, ndërsa në tokat kodrinore dhe me kundërdrejtim nga Veriu, duhet të aplikohet skema shah-mat, me qëllim që hija e njërës bimë të mos hijezojë pemën tjetër, etj.

4.3.4. Kërkesat për Tokën Megjithëse hardhia ka një përshtatje të mirë pothuajse në të gjithë llojet e tokave, por për të marrë një sasi rrushi me cilësi të mirë dhe të kënaqshme për konsumatorin dhe për përpunimin e tij në verë, përbërja e tokës dhe e cilësite fizike të saj, kanë një rëndësi të veçantë. Tokat më të mira janë ato që kanë përmbajtje të lëndëve ushqimore në vlera të konsiderueshme. Tokat e thella, të shkrifta, me lagështirë të mjaftueshme, të afta për t’u ajrosur, me strukturë kokrrizore (ranore-argjilore ose argjilo-ranore) dhe të pastërta nga barërat e këqia shumëvjeçare, janë tokat më të mira për zhvillimin e hardhisë. Në toka të varfëra dhe të thata, bimët rriten më të dobëta. Ato japin prodhime më më pak vlera ushqimore. Kokrrat e rrushit kanë më pak proteina, sheqerëra, karbohidrate, vitamina dhe kripëra minerale. Në tokat argjilore, të lagëta dhe të rënda bimët e hardhisë nuk shkojnë si duhet. Gjithashtu tokat e ftohta dhe pak të kripura (nën 1%), zhvillohen disi, por atyre i’u krijojnë probleme gjatë jetës së tyre. Tokat gurishtore, ranore, më pak shtresë punuese të tokës, etj, janë më pak të përshtatshme për kultivimin e hordhise. Në tokat moçalore hardhitë pothuajse nuk zhvillohen fare ose zhvillohen me shumë vështirësi. Rezultate të mira në prodhimin e rrushit, merren vetëm atëhere kur pH i tokës 6.2 – 7,5. Është vërtetuar se tokat me reaksion lehtësisht acide dhe lehtësisht bazike (nën 6 dhe mbi 8) janë të papërshtatshme. Papërshtatshmeria e tyre shpjegohet me reaksionet kimike që zhvillohen në mes elementëve kryesore ushqimor që ndodhen në tokë dhe të mbetjeve acide apo bazike që

77


Figura 30. Toka gurishtore të kthyera në vreshta

krijohen në solucionin tokësor. Substancat e formuara prej tyre, ndikojnë në uljen e aftësisë së asimilimit të elementëve kryesor ushqimore nga sistemi rrënjor. Në tokat acide, sidomos kur niveli i Ca është i ulët, vërehet efekti formimit të komponimeve të pa asimilueshme të elementëve ushqimore. Në solucionin tokësor tokat bujqësore përmbajnë sasi të konsiderueshme kripërash të tretshme në ujë, të cilat janë të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin e hardhive. Në kushte normale sasia e tyre në tretësirat tokësore rrallë i kalon 1 gr për litër ujë. Në tokat normale, pjesa më të madhe të këtyre kripërave e përbëjnë kripërat e kalçiumit. Ndërsa tokat në të cilat ne i quajmë të kripura, janë të tilla sepse në solucionin ujor të tyre, përmbajnë sasi më të madhe kripërash. Sasia e lartë e nivelit të kripërave në tokë, te hardhia ndikojnë ndjeshëm në uljen e aftësisë thithëse të ujit dhe të elementëve të tjerë ushqimor. Është vërtetuar se tokat me kripëra deri në 10 gr/litër ujë (sipas I.H. Puzina), në një thellësi toke në jo më shumë se 1 m, mund të mbillen dhe të kultivohen

78


hardhitë. Në këto raste përdorimi i plehrave organike është tepër i rëndësishëm. Në mbi 10 – 20 gr kripe për litër ujë, qëndrueshmëria e hardhive vështirësohet. Në mbi 20 gr/litër ujë, nuk bëhet fjale për kultivimin e kësaj bime. Tokat e drenazhuara e ulin shumë efektin negativ të tokave të rënda, të ftohta, dhe atyre që kanë përmbajtje kripe në nivelet e mësipërme. Në përgjithësi tokat të cilat kanë një shtresë të thellë punuese dhe një formacion amnor të shkrifët, krijon kushte shumë të përshtatshme për rritjen dhe zhvillimin shumë të mirë të hardhisë dhe siguron potenciale të larta në drejtim të prodhimit të rrushit dhe të cilësisë së tij. Tokat skeletike/gurishtore janë më të varfëra, sepse ato ndodhen në zona me shtresa të cekëta dheu. Në këto toka plehërimi organo-mineral dhe mbrojtja nga erozioni, janë bazë për ruajtjen e lëndeve minerale dhe humusit (figura 30). Tokat luginore dhe anës lumejve, janë më të pasura dhe kanë nevoja më të pakta për plehërime (sidomos për azot dhe fosfor). Këto toka nuk janë shumë të përshtatshme sepse në pjesën më të madhe të kohës, në to grumbullohet lagështira ajrore, prania e vesës, mjergullës, etj, të cilat janë të predispozuara të preken nga dhume sëmundje dhe dëmtues. Tokat fushore me taban të thellë punues, të pasura me lëndë organike dhe ato minerale, të kulluara mirë, etj, janë më të përshtatshme për vreshtat, por akoma jo më ideale. Sipas të dhënave të studiuara tokat më ideale janë ato kur në përbërjen e tyre përmbajnë: i) 5-10% pjesë skeletike (gurë); ii) 40-50% rërë; iii) 15-30% lym; iv) 15-30% argjil; v) dhe 1.5-2% lëndë organike (humus). Kur tokat janë acide, me ph nën 6.2, sistemi rrënjor asimilon me vështirësi makroelementët si: N,P,K,Ca, etj. Kjo përmirësohet nëse hidhen 3-4 ton/ha gëlqere e cila ndikon në neutralizimin e reaksionit acid të tokës. Kur tokat janë bazike, me ph mbi 8.5, sistemi rrënjor asimilon dobët mikroelementët si: B, Fe, Mn, Zn, Cu, etj. Hedhja e 4-5 ton/ha gips, ndikon në përmirësimin e reaksionit bazik të tokës.

79


4.3.5. Kërkesat për Elementët Ushqimor dhe Roli Fiziologjik i Tyre Falë sistemit rrënjor mjaft të zhvilluar dhe shumë të aftë për të marrë ujin dhe lëndët ushqimore nga thellësitë e tokës, hardhitë duken sikur nuk kanë kërkesa të dukshme për lëndët ushqimore. Por ku vihet në kushtet e një kultivimi intensiv me qëllim marrjen e rendimenteve më të larta në prodhimin e rrushit dhe me cilësi të mirë, eksperiencat kanë vërtetuar se plehërimi më elementët ushqimore, mbetet një ndër masat më kryesoree agroteknike dhe që nuk duhet nënvleftësuar për asnjë moment. Hardhitë rriten dhe zhvillohet mjaft mirë vetëm atëhere, kur ato plehrohen në proporcione të duhura më elementët Azot, Fosfor, Potas, si dhe me një sërë mikroelementësh të tjerë. Nga praktika vërtetuar se bimët shkojnë shumë mirë, n.q.s. Toka ka qenë e plehruar bollshëm me plehra organike. Sistemi rrënjor në këto kushte rrit në mënyrë të ndjeshme shkallën e asimilimit të elementëve ushqimor. Elementët ushqimor ndahen në dy grupe kryesore, që janë: i) Makroelementët, ku bëjnë pjesë azoti, fosfori dhe potasi (N2O; P2O5 dhe K2O); ii) Mikroelementët, ku më kryesoreët janë: Magnezi, Mangani, Kalciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. Karbonin hardhitë e marrin nëpërmjet ajrit gjatë procesit të fotosintezës. Hidrogjenin dhe oksigjenin e marrin kryesisht nëpërmjet ujit, por dhe nga ajri. Ndërsa elementët e tjerë i marrin nga shtresat e tokës. Disa nga këto elemenet gjënden me shumicë në tokë dhe nuk ndihet nevoja e plehërimit. Ndërsa disa nga këto kryesisht makroelementët si: N, P dhe K, nuk gjënden në proporcione të duhura në tokë dhe për këtë arsye lind nevoja e plehërimit. Elementët ushqimore janë të domosdoshem në të gjithë periudhën e vegjetacionit, por më të ndjeshme janë ndaj mungesës së elementit N. Është vërtetuar gjithashtu se rezultate të mira kanë dhënë edhe plehrat më elementë kimike si ato fosforike apo dhe ato potasike. Duke qënë se mineralizimi i

80


tyre bëhet më i ngadaltë në krahasim me atë të azotit, është e domosdoshme që plehrat fosforike dhe ato potasike, të hidhen gjatë periudhës së vjeshtës dhe nëse nuk është e mundur, ato duhet të hidhen sa më herët në pranverë. E rëndësishme gjithashtu është që këto plehra të shoqërohen edhe me plehrat organike 450-550 kv/ha (së paku 1 herë në 3 vjet). Këto plehra duhet të shpërndahen në të gjithë sipërfaqen në mes rreshtave dhe të futen në tokë në thellësinë rreth 20 cm menjëherë me anë të plugimit/frezimit të saj. Roli fiziologjik i azotit (N) Azoti elementi shumë i rëndësishëm sipër rritjen ashtu edhe për zhvillimin e bimëve të hardhive. Ai merr pjesë në ndërtimin e proteinave, të cilat pas ujit janë përbërësit kryesor në ndërtimin e protoplazmës së qelizave. Ai merr pjesë në përbërjen e komponentëve me rëndësi jetësore siç janë acidet nukleike (ARN, ADN, etj). Po ashtu N mer pjesë në formimin e klorofilës, vitaminave, fosfatideve, alkaloideve, etj. Gjatë vegjetacionit dhe kryesisht në fazat e para të moshës së bimëve, azoti përqëndrohet më tepër në indet e reja meristematike të rritjes. Me kalimin e kohës ky element grumbullohet në gjethe, lule dhe kokrra. hardhitë e asimilojnë shumë mirë azotin si në formën e nitrateve ashtu edhe në formën amoniakale. Format amoniakale mund të asimilohen më mirë në toka të ftohta, të rënda dhe me lagështi të tepruar. Në komponimet organike bimore, azoti gjëndet në formën e grupeve amidike, aminike, humidike, etj. Azoti ka një ndikim të rëndësishëm jo vetëm si element përbërës në ndërtimin e trupit të bimës, por prania e tij, ndikon drejtëpërsëdrejti në asimilimin e një gamë të gjërë të elementëve të tjerë që ndodhen në solucionin ushqimor të tokës. Sasia e elementit azot në tokë, është e ndryshme për tipe të ndryshme tokash. Në tokat me origjinë nga shkëmbijtë magmatike, në formën amoniakale azoti është në vlera të ulëta dhe zakonisht gjëndet vetëm në 0.005%. Tokat me origjinë nga shkëmbijtë sendimentare, sasia e azotit disi më e lartë, sepse në këto toka përfshihet edhe azoti i fiksuar në rrugë biologjike. Ndërsa në tokat ku janë të pasura me lëndë organike, elementi i azotit është në nivele më të larta dhe në forma më të asimilueshme për bimët.

81


Sipas disa autorëve (Khare e Umzani, ‘69), referojnë se n.q.s. elementi N, kur është në proporcione të drejta më elementët e tjerë ushqimore, ai ndikon drejtëpërsëdrejti në rritjen e masës së përgjithshme vegjetative të bimës si dhe në rritjen e numrit të luleve, kokrrave të lidhura dhe të gjetheve në bimë. Sipas tyre veçanërisht elementi azot, favorizon mjaf mirë pllenimin, lidhjen dhe rritjen e kokrrave. Gjithashtu është vërtetuar se, rezultate mjaft të mira të kjo bimë, arrihen n.q.s. N2O i sigurohet jo vetëm në proporcione të caktuara më elementët e tjerë kryesore ushqimore, por dhe me një shpërndarje të drejtë në raport me kërkesat gjatë fazave të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve. Është vënë re se plehërimi i njëanshëm azotik dhe me doza të larta, jo vetëm që nuk ndikon në shtimin e prodhimit, por përkundrazi, ai ndikon në uljen e tij. Madje është vënë re se, nëse janë aplikuar doza të larta N, bimët rriten shumë vrullshëm, por shumë të brishta, pjekja vonohet dhe llastaret nuk arrijnë të piqen para se të hynë në ngricat e Dimrit. Në zonat më veriore, ky ndikim bëhet akoma më negativ, sepse temperaturat dhe ndriçimi diellor janë më të disfavorshme për jetën e këtyre bimëve. Nëse elementi N është me teprice në tokë, atëhere verërat e prodhuara kanë pak alkol dhe janë te paqëndrueshme. hardhitë e asimilojne azotin më tepër gjatë fazëz së rritjes vegjetative. Pjesa më e madhe e N dhe P, asimilohen në periudhën e rritjes masive të gjetheve dhe të rritjes masive të kokrrave. Niveli i ulet i N në solucionin ushqimor të tokës, ndikon në atë që bimët të zhvillohen të dobëta dh e të vonojnë proceset e rritjes dhe të zhvillimit të tyre. Simptomat e mungesës së këtij elementi në fazat e para të rritjes, shoqërohet me çngjyrosjen e gjetheve të poshtme. Ngjyra kalon nga jeshile e errët, në jeshile të verdhë. Nëqoftëse ky element vazhdon të mungojë akoma edhe për një kohë më të gjatë, atëhere kjo zverdhje pushton gati të gjithë bimën. Bimët rriten dhe zhvillohen me vonesë dhe sasia e gjetheve dhe frutave për bimë, është mjaft e ulët. Gjethet mbesin të vogla dhe bëhen me shumë vringuj. Kur elementi N mungon ndjeshëm në tokë, bimët pesojnë një ulje të theksuar të aktivitetit jetësor dhe veçanërisht atë të fotosintezës. Kjo ndodh sepse kloroplastet që ndodhen në gjethe, e ulin aftësinë e sistezës së lëndëve organike dhe bimët në përgjithësi zhvillohen të dobëta.

82


Roli fiziologjik i fosforit (P2O5) Në indet bimore të hardhive, fosforin e gjejmë në formën e komponimeve organike siç janë: ortofosfatet e kaliumit, të kalciumit, të magneziumit, si dhe në shumë komponime të tjera organike. Pa prezencën e këtyre të fundit, vështirë të zhvillohet ndonjë proces sadopak i rëndësishën në jetën dhe metabolizmin e qelizave të indeve bimore. Komponimet më të rëndësishme të cilat zënë vëndin e parë në jetën e këtyre bimëve, janë acidet nukleike, të cilat përbëjnë bazën e makromolekulave për sintezën e nukleotideve dhe të acideve më kryesore të ARN e ADN. Përsa i përket rëndësisë së forsforit në proceset jetësore të bimëve, sipas një grupi autorësh (Parker, Le Compte, etj), këtë element e kanë cilësuar si elementin më përcaktues si në rritjen dhe zhvillimin normal të hardhisë, ashtu edhe në nivelin e prodhimtarisë së tyre. Qënia e këtij elementi në sasinë optimale në solucionin ushqimor të tokës, ndikon ndjeshëm në rritjen e sasisë së gjetheve, në daljen e llastarëve të rinj, në diferencimin dhe pjekjen e sytheve dimërore, në sasinë e kokrrave të lidhura dhe në pjekjen e hershme të tyre. Disa studiues të tjerë (Baca e Castillo, Ozaki, etj), kanë vërtetuar se teprimi me plehra fosforike pengon rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve. Veç faktorëve të tjerë si: lagështira e tokës, gjëndja e fizike e saj, karakteristikat e formës bimore, etj, asimilimi i mirë i fosforit është i lidhur drejtëpërsëdrejti edhe më intensitetin e ndriçimit diellor, temperaturat e ajrit dhe të tokës, etj. Lidhur me ndriçimin diellor, hardhitë e kultivuara në të gjithë zonat e vëndit tonë nuk paraqesin ndonjë shqetësim serioz. Kjo sepse, sasia e ndriçimit diellor gjatë periudhës së kultivimit të këtyre bimëve, është e mjaftueshme. Lidhur me ndikimin e temperaturave të tokës dhe të ajrit, kjo varet kryesisht nga zonat agro-ekologjike, mikrozonat e vëndit tonë dhe mbi të gjitha nga stinat e vitit. Mungesa e fosforit në tokë ose pamundësia e tij për t’u asimiluar nga bimët, në përgjithësi ndikon ndjeshëm në rritjen dhe zhvillimin normal të hardhive. Efekti i mungesës së këtij elementi, shfaqet me uljen e theksuar të aktivitetit jetësor dhe shenjat e para të mungesës së fosforit, shfaqen me mos pjekjen e indeve të degëzave jo vetëm të bimët me mosha të avancuara, por edhe në bimët e moshave më të reja. Kërcejet mbeten të hollë, gjethet e vje-

83


tra marrin një zbehje me njolla të verdha dhe të nekrotizuara, të cilat bien parakohe. Ndërsa te gjethet e reja, majat e tyre qëndrojnë të varura dhe në faqen e sipërme ato marrin ngjyrë blu në të hapur. Ndërsa nervaturat marrin ngjyrë të purpurt. Cilësia e verërave është shumë e ulët dhe qëndrueshmëria e saj është e pasigurt. Prandaj për ta eleminuar këtë dukuri, është e domosdoshme që krahas masave për sigurimin e ndriçimit diellor, duhet të synohet në ekuilibrimin e dozave të plehrave azotike me ato fosforike. Roli fiziologjik i potasit (K2O) Lidhur me rolin fiziologjik të elementit K te hardhia, nga studiues të ndryshëm ka patur mjaft debate, mendime të cilat shpesh herë kanë qënë edhe kondradiktore. Ato japin konkluzione dhe rekomandimë të ndryshme, por është vërtetuar se prania në sasira normale të potasit në substratin ushqimor, prodhimi dhe cilësia e rrushit është rritur dhe përmirësuar ndjeshëm. Plehërimet potasike kanë ndikuar në rritjen hershmërisë së pjekjes së rrushit, në përmirësimin e shijes, në përmirësimin e ngjyrës së gjetheve dhe frutave, në rritjen e përmbajtjes së sheqerit në lëng, në rritjen e përmbajtjes së karotenit, acidit askorbik në kokrra, si dhe të vitaminave të ndryshme. Madje, prania e potasit në tokë e rrit qëndrueshmërinë e bimëve ndaj disa sëmundjeve me origjinë kërpudhore, si dhe qëndrueshmërinë e tyre ndaj ngricave të forta të dimrit. Verërat e prodhuara janë shumë cilësorë, alkolike dhe të qëndrueshme. Është vërtetuar se në indet bimore, kaliumi është i shpërndarë pothuajse në të gjithë trupin e bimës, por disi më i përqëndruar gjëndet në indet meristematike të rritjes. Roli kryesor i potasit në bimë, është se ky element merr pjesë në neutralizimin e pehashit acid të lëngut qelizor, në rritjen e presionit ozmotik, në hidratimin e plazmës, etj. Në prezencë të mjaftueshmë të kriprave të fosfateve dhe atyre potasike, plehërimi i bollshëm me plehra azotike, mund të asimilohet mirë nga bima. Por ndikimi më i madh i këtij elementi në bimë, shfaqet në drejtim të sintezës dhe të transformimeve të karbohidrateve. Gjithashtu është vërtetuar se, elementi i kaliumit rrit intensitetin e fotosintezës dhe kjo më e dukshme është në ditët me vranësira ku ndriçimi diellor është më i kufizuar.

84


Figura 31. Simptomat e mungesës së potasit te hardhitë

Figura 32. Simptomat e mungesës së Magnezit te hardhitë

Në grupin e mikroelementëve më kryesorët janë: Magnezi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. Influenca e mikroelementëve në jetën e hardhisë, ka qënë më pak të studiuara në krahasim më elementët e grupit të makroelementëve. Kërkimet e realizuara dekadat e fundit, kanë vërtetuar se për rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve, veç makroelementëve janë të domosdoshëm edhe mikroelementët. Në indet bimore sasitë e tyre lëvizin nga 0.001 – 0.0001%. Është vërtetuar gjithashtu se, megjithëse në bimë ato gjënden në sasira

85


shumë të vogla, nga pikpamja jetësore ato janë po aq të domosdoshëm, sa edhe azoti, fosfori, potasi, etj. Për ta vërtetuar këtë, është provuar se në kushtet e mungesës së plotë të njërit apo tjetrit mikroelement apo të disave prej tyre, bimët janë rritur deri në atë moment, aq sa sasia e atij mikroelementi ka qënë i pranishëm në lëndën rezerve të embrionit të farës. Më pas bima është tharë. Kur prania e njërit prej mikroelementëve në tokë është e pamjaftueshme, atëhere në bimë shfaqen çrregullime metabolike, uljen e qëndrueshmërisë së bimëve ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe me shënja karakteristike si: kloroza të gjetheve, tharje e konusit të rritjes, formimin e gjetheve të vogla dhe të përdredhura, etj, të cilat më vonë mund të çojnë deri në tharjen e bimëve.

86


5. Shtimi i Hardhisë Shtimi i hardhisë bëhet nëpërmjet dy mënyrave kryesore, që janë: i) Me farë (seksuale, gjenerative); ii) Me pjesë vegjetative (aseksuale, vegjetative).

5.1. Bimët e Prodhuara nëpërmjet Farës Shtimi i hardhive nëpërmjet farës është shumë i rrallë sepse filizat e marra nëpërmjet mbirjes së farës nuk i transmetojnë vlerat dhe cilësiet e mira të bimëve mëma dhe hyjnë vonë në prodhim. Shtimi me farë bëhët për të krijuar kultivarë të rinjë për prodhim rushi apo për nënshartesa nepërmjët metodave të hibridizimit seksual spontan apo të drejtuar.

5.2. Bimët e Prodhuara nëpërmjet Shtimit Vegjetativ Përveç mënyrës së shtimit me farë, fidanat e hardhisë përgaditen me metodën e Shumëzimit Vegjetativ. Objekti i shumëzimit vegjetativ është kloni. Kloni përfaqeson një njësi e cila përbëhet nga një numër i caktuar bimësh ose edhe nga një bimë e vetme (individ), me prejadhje vegjetative, e cila manifeston vlerat më të mira për t’u shumëzuar dhe përhapur dhe që ato vlera të ruhen për një kohë sa më të gjatë të jetë e mundur tek pasardhësit. Shumëzimi vegjetativ te hardhia, bëhet nëpërmjet tre mënyrave: i) Me anën e rrënjezimit të copave; ii) Me anën e shartimit; iii) Shtimi nëpërmjet përpanjave. Mënyra e shumëzimit vegjetativ ka këto avantazhe: a) Përfitohen fidana direkt dhe në një kohe relativisht të shkurtër, me vlerat

87


b) c) d)

e)

më pozitive të cilat vijnë nga një bimë tjetër mëmë me tregues më të lartë sasior dhe cilësor të prodhimit të dëshiruar, vlera të cilat ruhen në mënyrë mjaft rigoroze tek pasardhsit; Shumëzohen forma bimore me vlera më të mira në përputhje me destinacionin e kultivimit; Shumëzohet një individ i cili ka rezultuar më i miri nga puna seleksionuese e eksperimentale; Ruhen në mënyrë të pandërprerë veçoritë e një formë bimore e cila për momentin nuk është e nevojshme, por që më vonë duhet si e tillë për të qenë në bankën gjenetike të koleksionit; Futen më shpejt në prodhim, etj.

Ndërsa si disavantazh të kësaj metode shumëzimi (përveç metodes së shumëzimit me shartim me nënshartesa antifilokserike), mund të përmendim: i) Sistemi rrënjor duke qenë se janë me origjinë mitake, zhvillohen me shumë degëzime, por nuk zhvillohen thellë dhe aftësia asimiluese e ujit dhe e elementëve ushqimore është e ulët; ii) Nuk jetojne gjatë; iii) Kërkojnë kushte klimateriko-tokësore mjaft të përshtatshme dhe me nivel të lartë të shërbimeve agroteknike, etj. 5.2.1. Shumëzimi i Bimëve me anë të Përpanjave Kjo metodë është një formë e shtimit vegjetativ të hardhive e cila bazohet në shtrirjen e një pjesë të hardhisë në tokë pa e shkeputur nga bima mëmë (zakonisht sharmenta me moshë një deri në dyvjeçare) dhe mbulimin e saj me dhe, humus ose përzierje pleh organik dhe një masë dheu. Nga ana praktike kjo metodë përdoret për 3 qëllime kryesore, që janë: i) Përfitimin e një individi (ne vendin bosh) Nga nënshartesa antifilokserike që ndodhet fqinjë dhe më pas shartimin e tij me mbishartesën e dëshiruar; ii) Përfitimin e shpejtë të një individi mjaft të dëshiruar dhe me cilësi të

88


veçanta për kultivuesin; iii) Përfitimin e individeve të rinj të zakonshëm në vendet boshe, por që fakt nuk janë të rekomandueshme të bëhen, sepse individi që merret nuk është i shartuar me nënshartesë antifilokserike. Aftësia rrënjezuese formave bimore të hardhive, shpjegohet me vetë veçoritë bio-morfologjike të ndërtimit anatomit të sharmentës, kryesisht asaj një njëvjeçare. Ashtu siç është shpjeguar më sipër, zona e kambiumit e cila ndodhet në mes të gypave të floemes (lëkurës) dhe gypave të ksilemës (pjesa drunore), e pajisur me qeliza më të mëdha dhe në formën e thierzave të shtypura dhe të zgjatura, të cilat në kushte të përshtatshme temperature, të pranisë së oksigjenit dhe të lagështirës, kanë aftësi jashtëzakonisht të larta të transformohen në rrënje mitake (adventive). Gjatë periudhës Janar – Shkurt, nga bima mëmë përzgjidhet një llastar e cila shkurtohet në gjatësinë 0,9-1 m. Për çdo bime mëmë bëhet plehërimi me 200-300 gr plehra azotike e shpërndarë në 4-6 vrima të baraslarguara rreth e qark bimëve dhe në distancat 25-30 cm larg cungut. Plehërimi bëhet me qëllim fuqizimin e bimës mëmë dhe përshpejtimin e shpërthimit të sytheve dhe rrënjeve mitake në llastarin e përkulur. Për çdo llastar hapet nga një kanal në thellësi 20-25 cm dhe në gjatësi 70-80 cm. Fundet e kanaleve duhet të mbushen me 7-10 cm dherishte (pleh organik i kalbur + torfe, humus ose dhe i pasur me lëndë organike). Para fillimi të bymimit të sytheve ose më mirë kur ka filluar ky proces (sepse në këtë fazë fenologjike, sharmentat kanë përkulshmeri më të madhe), përkulen me kujdes që të mos thyhen apo plasariten dhe shtrihen sipër shtresës së dherishtes (figure 32/1). Më pas vendoset krraba/fiksiesi e parë sa më afër trungut mëmë dhe më në fund vendoset krraba e dytë me qëllim që sharmenta të qendroje e puthitur me fundin e kanalit. Para se llastari të shtrihet në kanal, bëhet qërrimi i sytheve duke lënë 3-4

89


Figure 32/1. Skema e shumezimit me perpanje

sythet e majës. Kjo bëhet me qëllim që të stimulohet dalja shpejtë e rrënjeve mitake. Nga vëndqërrimet e sytheve, shtresa e kambiumit me qelizat rrënjezuese që ka, në prani të temperaturave dhe të lagështirës optimale në tokë, fi llojnë shpejt fi llesat e rrënjeve të para mitake/adventive, të cilat do të shërbejnë për formimin e sistemit rrënjor dhe furnizimin me ujë dhe lëndë ushqimore të llastarve të rinj që dalin nga sythat e majës që janë pranë sipërfaqes së tokës.

5.2.2. Shumëzimi i Bimëve me anë të Rrënjëzimit të Thjeshtë të Copave Shtimi me copa është një nga mënyrat e shpejta të shumëzimit të fidanave të hardhive. Copa është pjesë e prerë e një sharmente të pjekur sëpaku me 2 nyje, me moshë njëvjeçare. Copat e reja njëvjeçare kanë aftësi më të lartë rrënjezimi dhe kanë aftësinë të japin një bimë/individ të ri (figure 33). Para përhapjes së filokserës (para zbulimit të Amerikes), kjo ka qenë metoda më e përhapur shtimit të vreshtave të reja. Tani pas përhapjes së filokserës, kjo

90


Figura 33. Copat e prera dhe mënyrat e rrënjezimit të tyre

metodë nuk rezulton e sukseshme sepse bimët e marra nëpërmjet kësaj metode, kanë propabilitetin të preken totalisht nga filoksera. Për nga mosha e copave ato mund të jenë: i) Të gjelbërta; ii) ½ të pjekura, dhe iii) Të pjekura me moshë njëvjeçare (sharmenta). Sipas qëllimit të përdorimit shumëzimi me copa bëhet: 1) Për mbjellje te drejte për drejte në vresht. Kjo metodë përdoret me sukses në ato tipe tokash ku filoksera nuk zhvillohet (siç janë ato ranoret). 2) Si nënshartesa antifilokserike gjatë shartimit me mbishartesat e dëshiruara, si dhe për krijimin e vreshtave mëmë me nënshartesa antifilokserike. Pastaj copat e marra nga vreshtat mëmë antifilokserike (e cila do të spiegohet më poshtë), duhet të shartohen me mbishartesa që përfaqësojnë individet më të mirë dhe që duam t’i shtojme. Copat duhet të priten rreth 0,5 cm sipër ose nën nyjen e tyre. Kjo mënyrë

91


prerjeje është më e mira sepse qelizat e kambiumit janë afër vendit të prerë dhe kanë mundësinë të transformohen me shpejt në rrënje mitake. Nëse copat priten pa nyje, atëhere copa nuk rrënjezojne fare. Nëse priten më të gjata apo më të shkurtra, atëhere mundësia e rrënjezimit është më e vogël. Rezultate më të mira në mënyrën e shtimit me copa merren atëhere kur mbjellja për rrënjezimin e tyre bëhet në periudhën Mars-Prill-Maj. Ndërpritet në muajt e verës dhe vazhdohet në periudhën Shtator – Tetor. Është vërtetuar se në rritjen e aftësisë rrënjezuese të copave që vihen në rrënjezim në kushtet e mjediseve të mbrojtura, krahas faktorëve të tjerë si përdorimi i hormoneve stimuluese/auksinave, temperatura e tokës dhe/ose e substratit duhet të jetë rreth 16-18⁰C dhe ajo e ajrit gjatë ditës me diell 20-25⁰C dhe gjatë natës jo më pak se 15⁰C. Kur rrënjezimi bëhet direkt në bllokun e fidanishtes, kjo mënyrë kurrë nuk duhet të aplikohet pa patur një sistem ujitjeje të instaluar dhe e shfrytëzueshme aq herë sa të jetë nevoja, në të kundërt rezultatet e rrënjezimeve nuk janë të kënaqshme. Për t’i ruajtur copat deri në momentin e mbjelljes në coptore, ato duhet të vendosen horizontalisht në rërë të lagët me një trashësi rreth 10 cm. Temperatura e vëndit të ruajtjes deri në momentin e mbjelljes në fushë, duhet të jetë rreth 4 -5⁰C dhe rëra të mbahet gjithmonë e njomë/freskët me ujë. Toka e coptores përgaditet duke e punuar atë thellë qysh në periudhën e verës, duke e shoqëruar me 400 – 500 kv/ha plehra organike dhe 50 – 70 kg/ha lëndë aktive P2O5. Gjatë periudhës së dimrit coptorja duhet të kullohet mirë. Gjatë muajit Mars, pasi toka të ketë arritur pjekurinë e duhur rreth 5 - 10 ditë para mbjelljes së copave, ajo duhet të rifrezohet. Gropat hapen me kunja të posaçme dhe kalemat vendosen në thellësi të atillë sa mbi tokë të mbesin vetëm nga një syth. Pas mbjelljes toka prashitet/frezohet në rreth 12 – 15 cm thellë. Shërbimet e tjera agroteknike konsistojnë në mbajtjen pastër të sipërfaqes së tokës nëpërmjet prashitjeve të vazhdueshme. Ujitja e parë bëhet menjëherë pas mbjelljes së copave, me qëllim që dheu të bashkohet mirë me to. Pasi copat të kenë filluar zgjimin e sytheve dhe daljen e llastarëve të rinj, atëhere sasia

92


dhe numri i ujitjeve rritet. Prashitjet zakonisht bëhen pas ujitjeve, duke u shoqëruar me plehra azotike. Ujitja me pika, mban në mënyrë të kontrollueshme mbajtjen e vlagës se në nivelet e duhura, si dhe garanton një përqindje të lartë të zënieve. Me qëllim që numri i zënieve të jetë sa më i lartë, copat që do të shërbejnë për mbjellje, mund të aplikohet edhe trajtimi me solucione hormonale duke e zhytur të gjithë tufën në 2/3 e gjatësisë së tyre. Ky proces stimulon dhe nxit daljen e fillesave të rrënjeve adventive e cila siguron një përqindje më të lartë zënie.

5.2.3. Shumëzimi me anë të Shartimit Bimët e përfituara nëpërmjet mbirjes së farës së zakonshme, nëse nuk shartohen me formën bimore të duhur, si rezultat i proceseve biologjike që ndodhin në kromozome gjatë procesit të pllenimit, ato humbasin pjesën më të madhe të cilësive më të mira prodhuese të bimëve mëma. Për ta eleminuar këtë fenomen, filizave i’u aplikohet shartimi. Nga ana tjetër metodat e shumëzimit të trajtuara më sipër si ajo me përpanjë, me copa, për hardhine e tipit Europian V. Vinifera, nuk sigurohet mbrojtja nga filoksera. Për këtë arsye duhet aplikuar metoda e shartimit me nënshartesa antifilokserike dhe me mbishartesa të hardhive Europiane V. Vinifera. Shartimi është arti i bashkimit të pjesëve të veçanta të bimëve të ndryshme në një organizëm të vetëm, i cili rritet, jeton dhe prodhon për aq kohë sa vazhdon edhe bashkëjetësa e pjestarëve të shartimit. Komponentët e shartimit vegjetativ janë: i) Nënshartesat: përfaqësojne bimët e prodhuara nga fara (apo edhe nëpërmjet rrugëve vegjetative, kryesisht copat), por që nuk zoterojnë në nivelin e duhur vlerat ekonomike të dobishme sipas destinacionit të prodhimit; ii) Mbishartesat: përfaqësojnë individët me vlera ekonomike të preferuara sipas destinacionit të prodhimit. Mbishartesat merren nga bimë të shëndosha dhe të reja.

93


Shumëzimi i fidanave të hardhisë me anën e shartimit realizohet në dy mënyra: i) Shartimi në tavolinë, bëhet në rastin e përgatitjes së fidanave me nënshatesa antifilokserike; ii) Shartimi në vend, bëhet direkt në vendin e mbjelle.

5.2.3.1 Prodhimin e Fidanave me anë të Shartimit në Tavolinë Prodhimi i fidanave antifilokserike të hardhisë është një proces i ndërlikuar i cili kalon nëpër këto faza kryesore: 1) Prodhimi i copave antifilokserike (nënshartesat) që merren nga kultivarë të hardhive amerikave të qëndrueshme ndajë fillokseres, gëlqeres së tokës etj; 2) Prodhimi dhe përgatitja e mbishartesave, janë copa të marra nga hardhit Europiane; 3) Realizimi i bashkimit të komponteve nënshartesë dhe mbishartesë; 4) Rrënjezimi i shartesave të kallusuara.

Vreshti Mëmë Antofilokserik, Prodhimi i Copave për Nënshartesa Vreshti mëmë antifilokserike ngrihet në bazë të mbjelljes së copave të rrënjezuara nga grupi i hardhive Amerikane, të cilat janë rezistente ndaj filokserës dhe të përshtatshme ndaj kushteve të disfavorshme të tokës dhe ambjentit ku ato do të mbillen pas përgatitjes së fidanave antifilokserike. Përzgjedhja, shumëzimi dhe përhapja e nënshartesave antifilokserike, duhet të bëhet duke u bazuar në këto parime teknike: i) Kultivari i cili do të shërbeje si nënshartesë, duhet të përzgjidhet në mënyrë të atille, që ai të ketë afinitetin e duhur për t’u bashkuar sa më mirë me mbishartesën, me qëllim që jo vetëm të sigurohen zëniet të mira gjatë shartimit, por gjatë periudhës së kultivimit dhe të prodhimit të rrushit, të prodhoje në në maksimumin e mundshëm, të qëndrueshme,

94


konstante dhe sa më shumë vite. ii) Nënshartesat e prodhuara dhe që shërbejnë për prodhimin e fidanave antifilokserike, të kenë aftësine të jenë të përshtatshme ndaj kushteve të disfavorshme të tokës, si: a) Për tokat e pa ujiteshme të jenë të qëndryeshme ndaj thatësires; b) Të qëndryeshme ndaj tokave të lagëta, argjilore të rënda dhe ato kompakte; c) Të qëndrueshme ndaj përmbajtjes së lartë të gëlqeres në tokë, etj. iii) Për mbishartesat që janë kultivarë me pjekje të hershme, duhet të përdoren nënshartesa që kanë periudhë të shkurtër të vegjetacionit; iv) Për mbishartesat që janë kultivarë me pjekje të vonshme, duhet të përdoren nënshartesa që kanë periudhë të gjatë të vegjetacionit; v) Për kushtet e zonave të ulëta dhe ato bregdetare, duhet të përdoren nënshartesa që kanë periudhë të gjatë vegjetacioni dhe për zonat e ftohta, duhet të përdoren nënshartesa me periudhë të shkurtër vegjetacioni.

Nënshartesat më të Përshtatshme Nënshartesat më të përshtatshme dhe më të përhapura në vendin tone, janë: 1) Berlandieri X Riparia - Kober 5BB, karakterizohet për një përshtatshmeri të mirë ndaj tipeve të ndryshme të tokave dhe veçanërisht tokave me përmbajte të lartë të gëlqeres deri në 20%. Kjo formë bimore shkon shumë mirë me kultivarët lokale si: Kallmet, Vlosh, Mbretresha e Vreshtave, Shesh i Zi dhe i Bardhë, e shumë të tjera. Gjithashtu kjo formë bimore është shumë e përshtatshme për kultivarët e huaj si: Kabernet, Montepulciano, Sangiovese, e shumë të tjerë, si dhe për kultivarët e njohur për tavolinë si: Italia, Viktoria, Matilda, Blek Maxhik, e shumë të tjerë. 2) Berlandieri X Riparia SO-4, karakterizohet më të gjitha tiparet që zotëron nënshartesa Berlandieri X Riparia Kober 5BB, madje më mirë akoma. Kjo nënshartesë ndikon në futjen e shpejtë të mbishateses në prodhim dhe dallohet për rezistencë më të lartë ndaj nematodave. I për-

95


shtatet shumë mirë tokave në zonat e ftohta të vendit. Një mangësi e kësaj formë bimore është konstatuar se kjo formë bimore shkon më mirë në tokat me taban të thellë, të kulluar mirë dhe të freskëta. 3) Berlandieri X Rupestris - Ruggeri 140, dallohet për një rritje të fuqishme të sistemit rrënjor dhe një rritje të shpejtë të mbishartesës. U përshtatet mirë tokave të thata, si dhe tokave me ngjeshmeri mesatare, por nuk është i përshtatshëm për tokat kompakte dhe me lagështirë. Dallohet për një afinitet të mirë pothuajse më të gjithë kultivarët. 4) Berlandieri X Rupestris - Paulsen 1103, dallohet si një nga nënshartesat më të përshtatshme për të gjitha llojet e tokave në vendin tone. Është shumë i përshtatshëm për tokat lehtësisht acide, lehtësish bazike, madje edhe me përbajtje disi të lartë të kripes. Duron gëlqeren aktive në tokë deri në 25%. Ka qëndrueshmëri të lartë ndaj tokave të thata, të varfra, por edhe te tokat që kanë sasi të relativisht të larta të lagështirës. Dallohet për një afinitet të lartë pothuajse më të gjithë kultivarët për tavolinë dhe për verë. 5) Shasella X Berlandieri – 41 B, është formë bimore që siguron prodhimtari mesatare copash nga vreshti mëmë. Piqet herët si llastar dhe ka afinitet mesatar me kultivarët e rushit si mbishartesë. Është nënshartesë e përshtatshme për kultivarët/mbishartesat me pjekje të hershme dhe të mesme. Nuk është i përshtatshëm për kultivarët e vonë. I duron shumë mirë përmbajtjes së lartë të gëlqeres aktive deri në 37% dhe i përshtatet shumë mirë tokave të ngjeshura dhe të thata. Nuk i duron tokave me lagështirë të tepruar.

Ngritja e Vreshtit Antifillokserik Vreshti mëmë antifilokserik shërben për të marrë copat të cilat shërbejnë si

96


nënshartesa antifilokserike për hardhitë e butë Europiane. Për 1 ha vresht mëmë antifilokserik duhët të mërrën 180,000-200,000 copa antifikokserike me gjatësi 40 (± 2cm) dhe me diametër 6-12mm. Për të ngritur një vreshtë mëmë antifilokserik, duhet të kihen parasysh disa kritere që janë: 1. Toka dhe kushtet klimaterike të jenë të përshtatshme për kultivimin e bimëve të përzgjedhur në prodhimin e copave për shartim dhe rrënjezim; 2. Vendi duhet të plotësoje të gjitha kushte dhe hallkat e teknologjise së kultivimit dhe të rritjes së bimëve. Kjo do të thotë se sipërfaqja e tokës duhet të jetë e sheshtë, me mundësi ujitjeje, me përbërje mekanike agjiloranore, të përshkueshme nga uji; 3. Kultivuesit duhet të kenë të gjithë njohuritë e duhura për të rritur bimë të shendetshme dhe për të prodhuar copa të pjekura dhe të pastërta nga infeksionet; 4. Të kenë mundësi ujitjeje; 5. Të ketë mundësi lidhjeje me rrugët me qëllim lehtësimin e transportit; 6. Duhet të jenë toka që kanë një kundërdrejtim të përshtatshem me qëllim që gjatë gjithë ditës, bimët të ndriçohen mirë nga dielli; 7. Tokat duhet të jenë të pasura me lëndë organike dhe të pastërta nga barërat e keqia, etj. Toka duhet të plugohet qelizëm duke e shoqëruar me 450-550 kv/ha plehra organike, plehra fosforike 120 – 160 kg/ha lëndë (ose 8-10 kv/ha superfosfat) dhe plehra potasike 200 – 250 kg/ha lëndë (ose 4-5 kv/ha sulfat potasi). Distancat e mbjelljeve duhet të jenë 2 x 1,7m ose 3 x 1,5 m. Drejtimi i rreshtave është më mirë të orientohen në Veri - Jug, ndërsa për tokat e pjerrëta ato drejtohen përpendikular vijave rrushkulluese. Fidanat antifilokserike mund të jenë të rrënjezuara ose jo. Kur janë të rrënjezuara gjatësia e tyre duhet të jetë 42-45 cm, ndërsa nëse ato janë copa të parrënjezuara, atëhere gjatësia e tyre duhet të jetë 60-65 cm.

97


Piketimi i vendit, hapja e gropave, mbjellja e të tjera procese që lidhen me këtë ceshtje, janë të njëjta me ato që janë përshkruar në kapitullin e kultivimit të vreshtave të prodhimit. Pas zënies së fidanave ato nxjerrin llastarët të cilat përfaqësojnë copat e ardhëshme antifilokserike. Me qëllim që llastarët të rriten sa më të gjata dhe sa më të drejta, kerkohet të aplikohen një sërë shërbimesh të tjera. Sipas formës së rritjes së llastarëve, te hardhitë mund të aplikohen dy mënyra që janë: i) Forma e lire dhe ii) Forma me sistem mbështetës. Lenja e lastarëve në formën e lire, konsiston në lënjen e llastarëve të rriten pa sistem mbështetës por të lidhura në tufa dhe të shtrira në drejtim të rreshtit. Ky lloj kultivimi mund të aplikohet vetëm në rastet kur tokat janë të thata, pa reshje, pa infeksione nga barërat e keqia. Mbështetja e llastarëve në tela e thene ndryshe ne sistemin e mbështetjes spaliere. Spaliera ndërtohet si në rastet e kultivimit të vreshtave për prodhim rrushi, por me specifikat që largësia e shtyllave (betoni ose druri) duhet të jenë në distancat 6-7 m dhe radhët e telave në jo më pak se 3 radhë dhe të vendosura në lartësi me nga 50 cm. Figura 34. Skema e spalieres tek vreshti mëmë antifilokserik

98


Krasitja e hardhive antifilokserike, vazhdon direkt në fillimin e vitit të dytë pas mbjelljes. Krasitja konsiston në prerjen e llastarit qysh në fillimin e vitit të dytë, duke i realizuar një krasitje të shkurtër në 1-2 sythe. Në vitin e tretë dhe me tej, krasitjet e llastarëve të ngelur në bimë, bëhen duke lënë vetëm sythin fundore të tyre. Nga prerjet e përvitshme, bimët e vreshtit mëmë, marrin formën e një koke me lartësi rreth 15 – 30 cm nga toka. Rrallimi i llastarëve, fillon të realizohet në fillim të vitit të dytë pas mbjelljes. Bëhen dy rrallime, i pari sapo llastarët e rinj të kenë arritur gjatësinë e 20-25 dhe e dyta para fillimit të lulëzimit, atëhere kur llastarët nuk janë më shumë së 50-60cm. Në rrallimin e parë lihen 10-12 llastarë, ndërsa në rrallimin e dytë lihen vetëm rreth 6-8 llastarë, sipas fuqisë së bimës. Në bimët e dobëta mund të lihen 2 llastarë më pak, ndërsa të bimët e fuqishme 2 llastarë më shumë. Heqja e sqetullorëve, fillon në periudhën e lulëzimit, ose pas rrallimit të dytë kur llastarët janë në gjatësinë 50-60cm. Kjo konsiston në heqjen e të gjithë sqetullorëve që dalin nga sqetullat e gjetheve. Ato hiqen sapo të duken dhe kjo masë përsëritet shumë herë deri në fund të vegjetacionit. Kjo masë ndikon në rritjen e shpejtë të llastarit, në pjekjen e tyre, në grumbullimin e sa më shumë lëndëve ushqimore në llastar, si dhe krijimin e një llastari të drejtë, uniform dhe pa plagë. Lidhja e llastarëve, fillon pas rrallimit të dytë atehere kur llastarët kanë arritur gjatësinë 70-80 cm. Llastarët lidhen në formë tufash dhe shtrihen në një kënd të pjerrët dhe vendosen nëpër radhët e telave siç është paraqitur në figura. Kjo masë ndikon në rritjen sa më të gjatë të llastarëve, në pjekjen e mirë të tyre sepse kjo masë rrit në mënyrë të ndjeshme ndriçimin e diellor. Llastarët duke qenë se rriten drejte, japin edhe copa të drejta dhe me trashësi uniforme. Shërbimet e tjera, konsistojnë në plehërimet bazë dhe plotësues, ujitjet, mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit, etj. Plehërimet konsistojnë në për-

99


Figura 35. Copat antifilokserike të prera e të lidhura në tufa

100


dorimin e balancuar të plehrave NPK në sasinë rreth 5-8 kv/ha në raportet 1:2:2. Në zonën e ulët plehërimet fillojnë nga gjysma e dytë e Shkurtit dhe vazhdojnë deri në gjysmen e dytë të Marsit, ndërsa në zonat e ftohta rreth muajit Mars. Ujitjet duhet të bëhen në 2-3 herë, dhe për ta kursyer humbjen e lagështirës nga toka, duhet që sipërfaqja e tokës të mbahet e punuar dhe e pastër nga barërat e keqia. Prerja e copave, duhet të fillojë dy jave pas rënies natyrale të gjetheve dhe duhet të përfundojë para fillimit të lëvizjes së lëngjeve. Kjo duhet të bëhet në këtë periudhë sepse copat kanë përmbajtjen më të lartë të lëndëve organike ushqyese rezerve, siç është amidoni. Pra llastarët e prere duhet të jene plotësisht të pjekura, nëse nuk janë të tilla ato nuk duhet të kalojnë në procesin e prerjes. Karakteristikat e pjekurisë së llastarëve dallohen në këto drejtime: Figura 36. Skema e shtratifikimit të copave antifilokserikepërruajtje në lokale

101


i) Nëse i bëhet një prerje tërthore llastarit, vërehet se lëvorja (periderma) është e puthitur mirë me ksilemën. Ngjyra e përidermes është e dallueshme me ngjyrë të kuqerremtë; ii) Indet e ksilemës janë të zhvilluara mirë; iii) Palca është në qendër dhe e vogël ose pak e dukshme. Copat antifilokserike priten në gjatësinë 40 cm (±2mm) dhe në trashësinë 6-12mm, të tjerat mbi ose nën duhet të eleminohen. Nëse parashikohet që transportimi do të bëhet në distanca të largëta, me qëllim ato që të mos dëmtohen gjatë transportit (humbja e lagështirës), ato mund te priten në gjatësinë 80-120cm (figura 35), dhe kur shkojnë në destinacion para procesit të shartimit, priten në gjatësinë 40 cm Ruajtja e copave, konsiston në lidhjën e tyre në tufa sipas trashësisë në 100200 copë dhe vendosjën e tyre në rërë të lagur lumi (figura 36 e 37), ruajtja në lokale të freskëta ose transhe. Nëse vendosen në transhe, në fillim shtrohet 10-20 cm rere, pastaj një shFigura 37. Skema e ruajtjes në transhe

102


tresë nënshartesa, mbulohën me rerë dhe në fund mbulohet me një shtresë 10-15 cm dhe të shkrifët dhe pastaj me polietilen. Anash transheve hapen kanale për kullimin e ujrave sipërfaqsore. Ruajtja e copave bëhet edhe nëpër lokale frigoriferike me temperatura të kontrollueshme 1-2⁰C. Për t’u ruajtur nëpër dhoma frigoriferike, copat vendosen nëpër thase polietileni. Para vendosjes në dhoma frigoriferike temperatura ngrihet për 3-4 ore në 15-20⁰C dhe më pas bëhet një trajtim kimik me lëng bodolez 1%, ose ridomil 0,2%, etj, me qëllim që të mos preken nga myku ose sëmundjet të tjera kërpudhore.

Marrja e Mbishartesës nga Vreshti Mëmë i Hardhisë së Butë Për të prodhuar mbishartesa është e nevojshme që ato të merren nga parcela të destinuara për këtë qëllim, të cilat quhet Vreshti Memë. Ato duhet të trajtohen në mënyrë specifike dhe me një agrofond të lartë. Por në pamundësi të mos sigurimit te mases se duhur të tyre, mbishartesat mund të merren edhe në vreshtat e prodhimit të gjërë. Praktika e marrjes së copave për mbishartesa, bazohet cilësitë e individeve të cilat manifestojne cilësitë me te mira, homogjenitetin e kultivarit, pastërtine varietore dhe nga infeksionet e ndryshme, etj. Praktikisht nënshatesat merren në ato individe që të dhënat cilësorë i kanë demonstruar të pakten për 3 vite me radhë dhe që i janë nënshtruar përzgjedhjes në masë. Individet e caktuar etiketohen dhe prerja e sharmentave prej nga ku do të merren ato, duhet të bëhen pak ditë para fillimit të krasitjes dimërore. Individet që përzgjidhen për këtë qëllim, duhet të plotësojnë disa kritere ku më kryesoreet janë: i) Të kenë sytha dimërore të padëmtuara nga ngricat, sëmundjet, dëmtuesit, etj; ii) Të kenë ndërnyje të gjata dhe tipike sipas kultivarëve; iii) Të jenë të pjekura plotësisht; iv) Pastërtia varietore të jetë medeomos 100% të pastërta, etj.

103


Gjatësia e copave të mbishartesave duhet të jetë aq sa është gjatësia e 6-7 sytheve në sharmentë. Trashësia e sharmentave duhet të jenë nga 8-12 mm në pjesën e mesit të tyre. Copat e prera lidhen në tufa me nga 50 copë, etiketohen duke shenuar ekonomine prodhuese, kultivarin, klonin, etj. Ruajtja bëhet në dhoma frigoriferike me temperatura të kontrolluara në jo më të larta se 4-5⁰C. Tufat nuk vendosen horizontalisht siç veprohet për copat e nënshartesave antifilokserike, por në kembe duke i futur ato në rreth 15-20 cm thellësi me rërë të lagur. sipër mbulohen me polietilen me qëllim qe të pengoje në maksimum avullimin e ujit. Në këtë regjim copat mbahen deri në kohën e shartimit.

Prodhimi i Shartesave dhe Rrënjëzimi i Tyre Teknologjia e prodhimit të fidanave antifilokserike kalon nëpër këto etapa kryesore: 1) Shartimi në tavolinë dhe vendosja për kallusim; 2) Rrenjëzimi i shartesave në shartesore. Përgatitja e nënshartesave për shartim Copat e vendosura në ruajtje nxirren dhe kontrollohen për gjëndjen e lagështirës/freskise së tyre si dhe nga dëmtimet e ndryshme. Në varei të lagështirës së humbur para fillimit të procesit të shartimit ato futen rreth 2-3 ditë në ujë me qëllim që të marrin sasinë e ujit të humbur gjatë procesit të ruajtjes. Pas nxjerrjes nga uji, copa kontrollohen për nga standarti dhe priten horizontalisht rreth 2 mm nën sythin fundorë. Sythet e tjera mbi atë fundorin hiqen. Pjesa e sipërme/majës së copës nuk preket. Copat që janë në gjatësinë 80 dhe 120 cm priten në gjatësinë 40 cm (± 2 mm). Pasi bëhet gati sipas kritereve të mësipërme, copat dërgohen për në procesin e shartimit. Përgatitja e mbishartesave për shartim Konsiston në heqjen e mbishartesave të vendosura në ruajtje, dhe kontrollohen për gjëndjen e lagështirës, si dhe nga dëmtimet dhe klasifikohën sipas diametrit. Pastaj priten në copa me nga një syth. Copat e prera ven-

104


dosen në ujë për 10-16 ore. Nëse sythet e prera mbahen më shumë në ujë, atëhere copat absorbojne më tepër nga çduhet ujë dhe mbishartesa merr ritme zhvillimi më të madhe se nënshartesa dhe ndërmjet nënshatesës dhe mbishartesës krijohen disnivele/aritmi zhvillimi në favor të mbishartesës të cilat nuk ndihmojnë në kallusimin e duhur të komponentëve. Kujdes, sasia e prerjes së copave me nga një syth në një ditë, të mos jetë më e madhe se sasia e copave që nevojiten për t’u shartuar brënda ditës. Pas ketyre proceseve copat/sythat dërgohen për në procesin e shartimit. Shartimi në tavolinë, bëhet në dy mënyra: i) Me dorë; ii) Me makina të posaçme. Kur bëhet me dorë, komponentët e shartimit përgatiten nga punonjës të specializuar duke i prerë ato në kendin 45 gradë dhe po me anë të thikave bëhen gjuhëzat (figura 38). Gjuhëzat shërbejnë për të rritur sipërfaqen e kontaktit të komponentëve me qëllim rritjen e përputhshmërisë, shtërngimit dhe të përqindjes së zënieve pas kallusimit. Përveç mënyrës së shartimit me dorë, shartimi me makina të posaçme është një nga varjantet më të avancuara sepse nëpërmjet kësaj metode jo vetëm që rritet rendimenti (1 puntor për 8 ore me makine sharton 15002000 shartesa), por ajo që ka rëndësi është puthitja e mirë në pikën e shartimit, kjo rrit cilësinë dhe shpejtësin e kallusimit dhe përqindjen e zënies. Komponentët e shartimit duhet të plotësojnë këto kushte: i) Sipërfaqet e prerjeve të përputhen plotësisht; ii) Gjuhëzat të futen të njëra tjetra; iii) Gjatësia e totale e dy komponentëve t’i përgjigjet standartëve; iv) Sythi i mbishartesës të jetë i shëndetshëm. Pasi janë plotësuar këto kushte, shartesat dërgohen për t’u parafinuar. Parafinimi, konsiston në zhytjen për 2 sekonda e pjesës së shartuar në një

105


Figura 38. Skema e prerjes së komponentëve të shartimit

a) Prerja në këndin 45˚

b) Prerja me gjuhëz

c) Bashkimi

enë me parafinë të shkrirë me temperaturen jo më shumë se 600. Parafinës i shtohet benlate 0,5% me qëllim luftimin e sëmundjeve kërpudhore. Pas parafinimit shartesat dërgohen për kallusim. Shtratifikimi për kallusim, konsiston në sistemimin e shartesave nëpër kutia druri specifike për këtë qëllim (figura 40). Shartesat si nga brënda ashtu edhe anash kutive i’u vendoset tallazh i njomur me ujë në trashësinë rreth 5 cm dhe vendosen nëpër dhoma me temperatura të kontrolluara në temperaturen 24-26⁰C në një periudhë për rreth 2 jave. Tallazhi nuk duhet të ngjishet, përndryshe pengohet ajrosja (veçanërisht oksigjeni) dhe procesi i kallusimit nuk realizohet si duhet. Tallazhi duhet të mbahet në lagështirën e duhur. Mbas procesit të kallusimit e cila mbaron

106


Figura 39. Skemat e formave të gjuhëzave gjatë shartimeve me makina

me ngjitjen e komponentëve (fryerjen e sytheve ose fillimin e çeljes së tyre), dërgohen në shartesore. Nga ekperiencat e arritura, procesi i kallusimit varet eksluzivisht nga regjimi i temperaturave dhe lageshtira ajrore. Nëse regjimi i temperaturave mbahet në 15 gradë, shartesat mund të kallusohen pas 30 ditësh. Nëse regjimi i temperaturave mbahet në 22 gradë, shartesat mund të kallusohen pas 20 ditësh. Nëse regjimi i temperaturave mbahet në 30 gradë, shartesat mund të kallusohen pas 12-15 ditësh dhe nëse temperaturat mbahen në 35 gradë kallusimi është shumë i dobët.

107


Figura 40. Skema e shtratifikimit për kallusim Në 15˚, kallusohen pas 30 ditësh Në 22˚, kallusohen pas 20 ditësh Në 30˚, kallusohen pas 15-15 ditësh Në 35˚, kallusohen është shumë i dobët

Procesi i kallusimit bëhet edhe në metoda të tjera si transhe/shtretër të mbuluar me korniza xhami ose në serra plastike apo me xham. Pas procesit të kallusimit, shartesat kalojnë në procesin e kalitjes. Kalitja, konsiston në nxjerrjen e arkave pas kallusimit dhe vendosjen e tyre për disa ditë nëpër dhoma të ajrosura, me qëllim kalitjen/adaptimin e tyre me kushtet e mjedisit të jashtëm. Pas procesit të kalitjes, bëhet edhe një herë kontrolli i shartesave me probleme që nuk kanë kallusuar ose që janë të dëmtuara dhe shartesat e shëndosha dërgohen në shartesore. Koha më e përshtatshme e shartimit në zonën e ngrohtë të vendit është mesi i Shkurtit deri në mesin e muajit Mars dhe mbjellja në shartesore të bëhet gjatë gjysmes së dytë të muajit Mars. Ndërsa në zonën e ftohtë, shartimi duhet të fillojë në fillim të Marsit deri në ditët e para të Prillit dhe mbjellja në shartesore të vazhdojë gjatë Prillit. Llogaritet që temperatura e tokës së shartesoreve në thellësinë 20-25 cm të jetë mbi 10-12 gradë.

108


Përgatitja e shartesave për mbjellje, në radhë të parë konsiston në përzgjedhjen e tyre. Shartesat që nuk kanë kallusuar mirë, eleminohen dhe vazhdohet me ato që janë të kallusuara. Vleresohet si normale kur gjatë procesit të seleksionimit eleminohen rreth 3-5% e numrit të përgjithshem. Shartesat pastrohen nga rrënjezat e dala nga sythet anësore, priten rrënjet fundore, priten bisqet e çelura nëse ka tek nënshartesa rreth e qark pikës së shartimit, etj. Pas pastimit shartesat trajtohen me fungicide si ridomil 0,2%, benlate 0,2%, etj, me qëllim mbrojtjen nga sëmundjet kërpudhore. Pas trajtimit ribëhet parafinimi duke zhytur sythin e shartuar me një pjesë të nënshartesës (10-12 cm) Në parafinë me temperature jo më shumë se 60-65⁰C. Parafinimi bëhet me qëllim ruajtjen e gjëndjes fiziologjike të shartesave. Mbjellja e shartesave në shartesore/coptore, fillon me përgatitjen e shartesores/coptore. Në fakt kjo quhet coptore sepse shartesat e kallusuara përderisa akoma nuk kanë të formuara sistemin rrënjor dhe vendosen pikërisht në shartesore për t’u formuar si bimë me rrënje, kerçell dhe gjethe, shpesh herë shartësorja në vreshtari quhet edhe coptore. Për përgaditjen e shartesores masat duhet të merren qysh në periudhën e verës. Toka duhet të plehrohet me rreth 45-50 kv/dn plehra organike, 0,4-0,5 kv/dn plehra potasike si dhe 0,5-0,6 kv/dn ato fosforike. Këto plehra duhet të shpërndahen para plugimit dhe menjëherë të bëhet plugimi në thellësinë 50-60 cm. Plugimi në periudhën e verës bëhet me qëllim tharjen/dëmtimin e barërave të këqia, mobilimin e lëndës organike në tokë, etj. Plugimi i dytë (ose frezimi) duhet të bëhet rreth një jave para mbjellje së shartesave. Pas frezimit të tokës bëhet piketimi i rreshtave për zonën e Ulët dhe Bregdetare duhet të jenë në drejtimin Lindje – Perendim ndërsa për zonën e ftohtë Veri-Jug. Ne varësi të kushteve klimateriko-toksore dhe mundësive ekonomike, mbjellja e shartesave në shartesore bëhet në disa mënyra: i) Me ledhe; ii) Me rreshta; iii) Me qese/module plastike, etj.

109


Mbjellja e shartesave me ledhe, konsiston në hapjen e kanaleve në thellësinë rreth 40 cm dhe në gjërësine rreth 30 cm. Shartesat vendosen vertikalisht në largësinë 10-12 cm nga njëri tjetri dhe zbuluar mbetet vetëm pjesa e parafinuar (figura 41). Distancat ndërmjet rreshtave duhet të jetë në 70-80 cm largësi. Mbjellja e shartesave me lente të mbuluara me polietilen të zi, konsiston në hapjen e kanaleve në formë trapezi me gjërësi të bazës 60 cm dhe në gjërësi të bazës së sipërme në 80 cm dhe në thellësinë rreth 30 cm. Në çdo lente mbillen dy rreshta duke i vendosur shartesat në të dy anët e kanalit në distancat 40 – 50 cm larg rreshtave në lente dhe 4-5 cm bima nga bima. Shartesat vendosen vertikalisht dhe të mbuluara mbeten vetëm pjesa e parafinuar. Distancat ndërmjet lenteve duhet të jetë në 1,2-1,3 m largësi. Thellësia e mbjelljes së shartesave këshillohet të në 3/5 e gjatësise së tyre. Pas mbjelljes toka ngjeshet lehtë me qëllim që shartesa të puthitet mirë me dheun. Pas ngjeshjes bëhet ngritja e dheut në formë kurbe me qëllim që të mos dëmtohen nga lagështira e tepërt. Në metode tjetër është edhe mbjellja me anë të kunjave të hekurit. Në vënd të vrimave të hapura, vendosen shartesat duke i ngjeshur lehtë me dheun. Koha e mbjelljes për zonat e ngrohta vazhdon deri në mesin e Prillit ndërsa për zonat e ftohta vazhdon deri në mesin e Majit. Sipas eksperiencave të deritanishme, rreshtat mundet të mbulohen me polietilen të zi ose të zakonshem. Por për këtë mënyrë është e domosdoshme vendosja e sistemit të ujitjes me pika. Në të dyja mënyrat është e domosdoshme që të aplikohet ujitja e menjëhershme me qëllim që dheu të afrohet mirë me trupin e nënshartesës dhe njëkohesisht të fillojnë menjëherë proceset jetësore. Shërbime agroteknike që i’u bëhen shartesave në shartesore konsistojnë ne: i) Ujitjet e rregullta; ii) Prashitjet; iii) Plehërimet plotësuese; iv) Zvjedhja; v) Lufta kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve; vi) Shenimi dhe eleminimi i formave bimore jashtë kultivarit të përzgjedhur, etj.

110


Ujitjet duhet të bëhen menjëherë pas mbjelljes me qëllim afrimin e dheut me shartesën dhe fillimin sa më shpejt të proceseve fiziologjike dhe të zhvillimit të sistemit rrënjor. Gjatë vegjetacionit duhet të aplikohen rreth 5-6 ujitje në varësi të përmbajtjes së lagështirës në tokë. Sasia e lagështirës në tokë nuk duhet të jetë me poshtë së 70% të kapacitetit ujor në tokë. Ujitjet duhet të ndërpriten në fundin e Gushtit, me qëllim që shartesat të gjejne kohën për të realizuar procesin e pjekjes së llastarëve. Në tokat e freskëta ujitjet duhet të ndërpriten në fillim të gushtit. Prashitjet dhe luftimi i barërave të këqia, konsiston në mbajtjen të shkrifët të sipërfaqes së tokës dhe në mbajtjen të pastër të sipërfaqes së tokës. Gjatë të gjithë periudhës së vegjetacionit mund të bëhen rreth 5-6 prashitje ose frezime. Plehërimet plotësuese konsistojnë në hedhjen e përzierjeve NPK në rreth 50 kg lëndë aktive në dy duar dhe para ujitjeve. Doza e parë zakonisht hidhet në periudhën kur llastarët janë rritur në gjatësinë e 4 – 6 gjetheve dhe e dyta zakonisht rreth një muaj me vonë. Zvjedhjet, konsistojnë në heqjen e llastarëve të egër që kanë dalë nga nënshartesa, në heqjen e rrënjezave që zakonisht dalin nga pika e shartimit, etj. Ky operacion duhet të përsëritet rreth 3 herë gjatë vegjetacionit, ku e para duhet të bëhet në lartësinë e 4-6 gjetheve ose në daljen e përdredhëses së parë por gjithmonë para plehërimit të parë dhe ujitjeve. E dyta duhet të përsëritet rreth 1 muaj me vonë (fundi i Qershorit) dhe e treta duhet të bëhet në mesin e muajit Gusht. Lufta kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve konsiston në trajtimin e herë pas hershëm të bimëve me preparate të zakonshme kundër vrugjeve dhe hireve, si dhe kundër dëmtuesve me insekticide. Shenimi i kultivarëve më etiketa/shenja dalluese që nuk janë specifike për kultivarin e përzgjedhur dhe eleminimi i tyre. Kjo masë zakonisht duhet të bëhet gjatë muajve Korrik dhe Gusht. Në periudhën e vjeshtës këto bimë shkulen të parat dhe largohen. Shkulja dhe trajtimi i fidanave pas shkuljes. Shkulja e fidanave bëhet pas renjes natyrale të gjetheve. Në zonën e ulët

111


dhe bregdetare shkulja e fidanave mund të fillojë gjatë muajit Nëndor dhe mund të vazhdojë gjatë gjithë dimrit. Në zonën e ftohtë, shkulja bëhet gjysmen e dytë të Tetorit deri në gjysmen e parë të Nëndorit si dhe në pranverë (Marsin). Shkulja bëhet me sa të jetë e mundur me sa më shumë rrënje dhe fidanat e shkulura klasifikohën sipas standartëve në dy kategori: i) Cilësia e I (figure 42), ii) Cilësia e II, si dhe kategoria jashtë standartit. Fidanat e cilësisë parë duhet të kenë këto tiparë: • Të kenë pastërti varietore 100%; • Ngjitje të plotë dhe qendrueshmeri të pikës së shartimit; • Të ketë 2-3 rrënje skeletore të mirë formuara në trashësinë mbi 2 mm dhe në gjatësi mbi 15 cm; • Të ketë një llastarë të pjekur mirë në jo më pak se 20 cm; • Të jenë pa dëmtime nga veprimet mekanike dhe nga dëmtuesit apo sëmundjet, etj. Fidanat e cilësisë së dytë duhet të kenë këto tipare: • Të kenë pastërti varietore 100%; • Ngjitje të plotë dhe të qëndrueshme të pikës së shartimit; • Të ketë 1-2 rrënje skeletore të mirë formuara në trashësinë mbi 2 mm dhe në gjatësi mbi 10-15 cm; • Të ketë një llastarë të pjekur mirë me gjatësi mbi 10 cm; • Të jenë lastarë pa dëmtime nga veprimet mekanike dhe dëmtuesit apo sëmundjet, etj. Pas seleksionimit, bëhet lidhja e tyre ne tufa me nga 25 copë secila, etiketohen dhe lidhen. Me qëllim që sistemi rrënjor të mos dëmtohet nga ngricat, erërat dhe dehidratimi, nga rrezatimi i ndriçimit diellor, është e nevojshme të bëhet shtratifikimi i tyre ose vendosja në kuti kartoni, plastike apo druri dhe mblidhen me tallazh të lagur me ujë. Në rastet e transpotimeve të gjata ato futen menjëherë nëpër kamione dhe transportohen në vendin e duhur. Fidanat mund të shtratifikohën nëpër transhe, ose vende të mbrojtura duke

112


Figura 42. Fidana hardhije antifilokserike të vendosura në tufa me 50 copë dhe të ambalazhuara në kutia kartoni

i mbuluar rrënjet me rërë të lagur lumi, ose tallazh të butë. Madje ai duhet bërë aq shpejt aq sa të mos kalojnë edhe pak ore. Shtratifikimi bëhet në vënde të mbrojtura nga erërat e ftohta dhe të forta dhe rrënjet mbulohen me dhe deri në lartësinë e pikës së shartimit, duke e ngjeshur lehtë dheun/rere apo tallazhin me qëllim që të bashkohet me rrënjet. Më pas bëhet ujitja e lehtë me qëllim njomjen e rrënjeve me materialin shtratifikues. Një mënyrë tjetër është mbajtja nëpër lokale me temperatura 3-4⁰C.

5.2.3.2. Shumëzimi nepërmjet Shartimit në Vënd Kjo metodë shartimi konsiston në shartimin e bimëve aty ku kan mbirë apo janë mbjellur, pra në vëndin e përhershëm.

113


Ne varësi të shkallës së pjekjes së pjesëve që do të shartohen, procedura e shartimit në vend klasifikohen: i) Shartime të thata; ii) Shartime të gjelbërta; iii) Shartime 1\2 të thata. Shartimet e thata realizohen në 3 mënyra si: a) Të thjeshta ; b) Të plota ; c) Anësore. Mënyra e shartimeve të gjelbërta, realizohet në 4 forma si: a) Me gjuhëz të thjeshtë ; b) Me gjuhëz dyshe; c) Me unaze dhe d)Me syth. Mënyra e shartimeve realizohet me syth, majorkim dhe me çarje.

5.2.3.2.1. Shartimet e Thata Shartimi me afrim, kjo metodë realizohet me qëllim që të mos humbet as edhe një vit. Në këtë rast në vreshtin që duam të zëvendësojme, në mesin e çdo rreshti mbillet një rresht me bimë të rrënjezuara antifilokserike. Kjo përsëritet aq herë sa është edhe numeri i rreshave që do të zëvendësohet. Ne prag të mbarimit të fazës së lulëzimit, merren dy llastarët (si të nënshartesës ashtu edhe të mbishartesës) dhe në vendin e takimit i’u hiqet epiderma dhe me pak ind drunor. Suksese më të mira arrihen kur në vend-bashkimet e tyre realizohet një çarje me gjuhëz, të cilat futen të njëra tjetra. Kjo ndihmon në rritjen e sipërfaqes së kontaktit dhe rritjen e mundësise së zënies. Pas bashkimit realizohet lidhja e fortë dhe pas një viti sipër pikës së shartimit, pritet pjesa e nënshartesës dhe poshtë pikës së shartimit, pritet pjesa e mbishartesës dhe shkulet farë. Ndërkohë bima e shartuara ose mund të lihet në vendin ku është bërë shartimi ose mund të shkulen dhe të vendosen në një vend tjetër. Shartimi me çarje, kjo metodë realizohet në ato raste kur nënshartesa

114


është e vjetër dhe ajo mund të jetë e egër ose e një kultivari me cilësi të ulëta prodhuese. Për të realizuar këtë shartim, veprohet në këtë mënyrë: rreth 6-7 dit para ditës së shartimit, toka që ndodhet afër cungut hiqet në thellësinë 10-15 cm dhe nënshartesa pritet rrafsh (figura 43). Pas prerjes bëhet lemimi dhe lihet ashtu për rreth një jave me qëllim që vrulli i lëngut të largohet. Pas 6-7 ditësh, nënshartesës i bëhet një çarje me thike. Kjo mund të jetë radiale ose diametrale. Kur prerja do të bëhet radiale, thika kalon nga qendea e kërcellit (palca) dhe vjen drejt përiferise. Kur prerja do të bëhet diametrale, atëhere thika kalon diametralisht kërcellit. në rastin kur nënshartesa është me moshë 1-2 vjeçare, prerja duhet të bëhet diametrale. Në rastin e parë, vendoset vetëm një kalem ndërsa në rastin e dytë duhet të vendosen 2 kalema. Por edhe të rasti me nënshartesë me moshë 1-2 vjeçare, duhet të vendoset vetëm një kalem. Çdo kalem i mbishartesës duhet të ketë vetëm nga 1 syth dhe të vendosen me syth nga ana e jashtme. Shartimi me çarje në zonën e ngrohtë duhet të bëhet gjatë muajit Mars, ndërsa në zonat e ftohta 2-3 jave me vonë. Figura 43. Skema e shrtimit me çarje me 1 dhe 2 kalema

115


Figura 44. Skema e shartimit me syth Heqja e sythit

Vendosja

Lidhja

Shartimi me çarje anësore, kjo metodë realizohet në ato raste kur nënshartesa është e vjetër dhe ajo mund të jetë e egër ose e një kultivari me cilësi të ulëta prodhuese. Për të realizuar këtë shartim, nënshartesës i bëhet një prerje e thellë në formë pyke dhe po në këtë mënyrë i bëhet edhe mbishartesës. Më pas mbishartesa futet të nënshartesa dhe realizohet lidhja. Ana me pozitive e kësaj metode shartimi qëndron në faktin se, nëse mbishartesa nuk zën, atehere nënshartesa e vazhdon normalisht jetën dhe asaj mund t’i merret prodhimi. Më pas shartimi ribëhet. Shartimi me syth, realizohet ashtu si në rastet e tjera. Koha më e përshtatshme është faza e lëvizjes së lëngjeve. Sythi mund të hiqet në dy mënyra që janë: i) Syth i hequr me epidermën dhe me pak shtresë kambiumi dhe të indit drunor; ii) Syth i hequr është me një pjesë druri të prerë në rreth 0,5 cm thellësi. Proceset e tjera realizohet si në shartimet e zakonshme (figura 44).

116


5.2.3.2.2. Shartimet e Gjelbërta Siç është përmendur më sipër, në shartimet e gjelbërta përfshihen 3 mënyra: i) Me gjuhëz të thjeshtë; ii) Me unaze dhe, iii) Me syth. Shartimi me gjuhëz të thjeshtë, realizohet tek llastarët kur nënshartesa dhe mbishatesa, sapo kanë filluar të drunjëzohen. Kjo kuptohet kur bëhen prerje tërthore të nënshartesa dhe në vendin e prerë dalin lëngje (limfa), ndërsa kur bëhen të mbishartesa në vendin e prerë duken buleza të limfës. Kjo mënyrë shartimi konsiston në prerjen e nënshartesës në formë diametrale dhe në gjatësi sa 2,5 herë diametrim e saj. Ndërsa mbishartesa pritet në formë pyke/pile dhe vendoset të nënshartesa (figura 45). Për këtë tip shartimi, e domosdoshme është që të dyja komponentët e shartimit duhet të jeme më diametër afërsisht të barabarta. Pas bashkimit të dy komponentëve bëhet lidhja me lidhëse duke e shtërnguar mirë, me qëllim që të realizohet zënja. Pas 7-10 ditësh, nëse gjethet e mbishartesës bien lehtësisht atëhere mbishartesa ka zënë, në të kundërt shartimi nuk ka zënë. Koha më e mirë e shartimit për zonat e ngrohta është muaji Maj dhe java e parë e Qershorit, ndërsa për zonat e ftohta mund të vazhdojë deri në fund të javes së tretë të Qershorit. Shartimi me unaze, bazohet në heqjen e një pjese lëkure të mbishartesës në formë unaze në gjërësine 2-3 cm. Te pjesa e sythit bëhet kujdes që së bashku me sythin të hiqen një pjese sa më e vogël drunore, në të cilën ndodhet zona e kambiumit. Ndërsa të mbishartesa hiqet pjesa e lëkurës dhe në vend të saj vendoset unaza e mbishartesës. Duhet bërë kujdes që perimetri i unazes së mbishartesës duhet të jetë pak më e gjatë së ajo e nënshartesës me qëllim që kërcelli i nënshartesës të mbulohet plotësisht nga lëkura e unazes së mbishartesës. Pjesa e tepërt hiqet me kujdes me thike pas vendosjes. Pas

117


Figura 45. Skema e shartimit të gjelbërt në formë pile

shartimit bëhet lidhja me materiale lidhëse, si në rastet e tjera të shartimeve në vend. Koha më e përshtatshme e realizimit të këtij shartimi, është gjysma e dytë e Qershorit dhe vazhdon deri në gjysmen e dytë të Korrikut. Në rastet kur aplikohen sistemi i drejte i ujitjeve dhe i plehërimeve, zëniet janë shumë më të suksesshme.

5.2.3.3 Mjetet që Përdorën për Shartim dhe Lidhje. Për të realizuar sa më mirë shartimin, një rëndësi të veçantë ka cilësia e mjeteve të shartimit. Ato duhet të mbahen në gjëndje teknike të mirë, të jenë të pastërta, të mprehura mirë dhe të dezinfektohen herë pas herë me solucione të ndryshme dezinfektuese. Arsyeja përse ato duhet të jenë sa më të mprehura, është se ato gjatë operacioneve të prerjes, duhet të dëmtojnë sa më pak inde të gjalla dhe ta lëne sa më pastër pjesën e prerë nga indet e dëmtuara. Mjetet kryesore të shartimit janë gërshërët, thika e shartimit, sharra e

118


dorës, thika e lëmimit, dalta (në formë pyke), gurët mprehës, etj. Në shartimet me çarje dhe me syth, përdoren lidhjet. Materiali lidhës duhet të sigurojë shtërngimin e duhur të komponentëve, as të mos ngurtësohet as të mos zgjerohet nga ndikimi i temperaturave të mjedisit. Ato duhet të sigurojnë një lidhje dhe një zgjidhje të lehtë. Materialet lidhëse janë rafiet, lidhëse kërpi, lëvore shelgu, lloje plastike (gome, çelofani, polietileni, etj). Rafia formohet nga lëvorja e palmes tropikale (Sagus taedinera). Sot po përdoren gjërësisht materiale lidhëse speciale plastike ku në një kg të këtij materiali mund të lidhen rreth 6000 shartesa. Mastiçet, përdoren domosdoshmerisht në shartimet me çarje. Ato duhet të kenë vetinë të shpërndahen lehtë mbi sipërfaqen e shartuar, t’i mbulojnë sa më mirë plagët e krijuara. Qëllimi është eliminimi i kontakteve me indet e freskëta të zbuluara nga kushtet e disfavorshme si: temperaturat e jashtme, avullimi i ujit, drita direkte e diell it, si dhe infektimi nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Ajo që ka më shumë rëndësi është që mastiçet të mos pengojne rritjet që vinë pas zënies së komponentëve shartues. Mbulimi me mastiçe siguron një kallusim të mirë të komponentëve të shartimit. Kohet e fundit po prodhohen mastiçe industriale të cilat përmbajnë lëndë hormonale dhe ndihmojnë në zënien e shpejtë të komponentëve.

119


6. Kriteret Teknike për Ngritjen e një Vreshti të Ri Për fermerët, ngritja e vreshtave të reja është një investim me vlera të mëdha dhe gabimi më i vogël në fillim është me kosto të lartë dhe i pa korigjueshem më vonë. Për të mos gabuar qysh në fillim, duhet të kihen parasysh mirë disa kushte themelore, që janë: 1) Kushtet natyrore, klima, relievi, toka, etj; 2) Kultivari dhe nënshartesa duhet te jete në përputhje me kushte agroklimatrike dhe tokësore; 3) Mundësia e ujitjes; 4) Mundësia e transportit; 5) Kërkesat e tregut (destinacioni për konsum të freskët apo të përpunuar). 6) Fuqia punëtore e nevojshme, etj. Ngritja e vreshtit të ri është momenti më i rëndësishëm për ekonomine e një ferme. Ajo kerkon investime me vlera relativisht të larta dhe gabimi më i vogël në fillim, kushton me vonë më shumë. Prandaj kërkohet njohja e mirë e vendit, vleresimi i kushteve mjedisore si; pjerresia e tokës, shkallla e ndriçimit diellor, drejtimi i erërave mbizoteruese, pjelloria dhe shkrifrueshmeria e tokës, etj. Fidanat duhet të jenë të shartuara me nënshartesa antifilokserike, të shendetshme (pa sëmundje bakteriale dhe virusale) dhe në përputhje me destinacionin e prodhimit ( për verë e kuqe apo të bardhë, raki, konjak, rrush tavoline, tharje, etj). Në bashkepunim me specialistin fermeri duhet të hartojne “Projektin e Ngritjes së Vreshtit”, punë kjo e ngjashme me projektin e ndërtimit të një shtepie apo fabrike.

6.1. Klasifikimi i Nënshartesave sipas Qëndrueshmërisë Njohja e nënshartesave ka rëndësi të veçantë për kultivuesit e hardhisë. Nënshartesa e përshtatshme ka të bëjë me rendimentin, prodhimin konstant dhe jetëgjatësinë e vreshtit. Përzgjedhja e nënshartesës duhet të bëhet

120


duke u bazuar në analizat e tokës. Disa nga nënshartesat më të rekomanduara në varësi të analizave të tokës, janë: 1) Sipas qëndrueshmërise së përmbajtjes së gëlqeres aktive në tokë: • Për sasinë e gëlqeres aktive deri në 40%, rekomandohen nënshartesat Berlandieri X Rupestris – Dy lot, Berlandieri X Rupestris – Dy lot Gy, Berlandieri X Rupestris – Dy lot 3309 dhe Berlandieri X Rupestris – Dy lot 3309; • Për sasinë e gëlqeres aktive deri në 30%, rekomandohen nënshartesat Berlandieri X Rupestris - Ruggeri 140 dhe 333 EM; • Për sasinë e gëlqeres aktive deri në 25%, rekomandohen nënshartesat Berlandieri X Rupestris - Ruggeri 161-49; • Për sasinë e gëlqeres aktive deri në 20%, rekomandohen nënshartesat Berlandieri X Riparia - Kober 5BB, 420-A dhe 779 Paulsen; • Për sasinë e gëlqeres aktive deri në 17%, rekomandohen nënshartesat Berlandieri X Rupestris - Paulsen 1103 dhe Berlandieri X Riparia SO-4; • Për sasinë e gëlqeres aktive deri në 14%, rekomandohen nënshartesat Berlandieri X Rupestris - Ruggeri 110 dhe 775 Paulsen; 2) Sipas qëndryeshmërisë ndajë tokave të thata: • Me qëndrueshmëri shumë të lartë, rekomandohet nënshartesa Berlandieri X Rupestris - Paulsen 779; • Me qëndrueshmëri shumë e mirë, janë nënshartesat Berlandieri X Rupestris - Paulsen 1103 dhe Berlandieri X Rupestris - Ruggeri 140; • Me qëndrueshmëri të mirë, janë nënshartesat Shasella X Berlandieri – 41 B dhe 420 -A; • Me qëndrueshmëri deri diku e mirë, janë nënshartesat Berlandieri X Rupestris - Paulsen 1447, «17/37», «775 P», dhe «34-EM» ; • Me qëndrueshmëri mesatare, janë nënshartesat Berlandieri X Rupestris - Paulsen 1045, «161/49», «157/11», dhe «Kobber 5 BB» ; • Me qëndrueshmëri të dobët, janë nënshartesat Berlandieri X Rupestris - Ruggeri 225, Riparia glore dhe Berlandieri X Riparia SO-4;

121


3) Sipas qëndryeshmërisë ndaj lagështirës së tepërt: • Me qëndrueshmëri shumë të mirë, rekomandohen nënshartesat Berlandieri X Rupestris - Ruggeri 225, Berlandieri X Riparia - Kober 5BB dhe Berlandieri X Rupestris - Paulsen 1103; • Me qëndrueshmëri të mirë, janë nënshartesat Berlandieri X Rupestris - Paulsen 779, dhe «34EM»; • Me qëndrueshmëri mesatare, janë nënshartesat Berlandieri X Rupestris - Paulsen 775, dhe «1045 P»; • Me qëndrueshmëri të dobët, janë nënshartesat Berlandieri X Rupestris - Ruggeri 225, dhe Berlandieri X Riparia SO-4; 4) Sipas përberjës mekanike (tekstures) së tokave: • Për tokat kompakte dhe argjilore si më të përshtatshme, rekomandohen nënshartesat Berlandieri X Rupestris - Paulsen 1103 dhe Berlandieri X Rupestris - Paulsen 779; • Për tokat të thella por të thata, rekomandohen nënshartesat Shasella X Berlandieri – 420 A; • Për tokat të cekëta por të thata, rekomandohet nënshartesa Berlandieri X Rupestris - Ruggeri 140; • Për tokat të thata por edhe të varfëra, rekomandohet nënshartesa Berlandieri X Rupestris - Ruggeri 225; • Për tokat me lageshti të madhe, rekomandohen nënshartesat Berlandieri X Rupestris - Ruggeri 225 dhe Berlandieri X Rupestris - Paulsen 1103; • Për tokat e kripura, rekomandohet nënshartesa “Solonis”, “Rip 1616”, “216-3”, dhe “GI”; • Për tokat ranore dhe skeletike, rekomandohet nënshartesa Shasella X Berlandieri –196-17;

6.2 Vleresimi Tekniko-Ekonomik i Kultivarit Për ngritjen e një vreshti të ri, në fillim analizohen disa faktorë, që janë:

122


i) Kërkesat e tregut (konsumatorët dhe pikat industriale të përpunimit) sipas llojeve, varieteteve, periudhës së kërkesës, etj. ii) Mundësia e mbulimit të shërbimeve agroteknike me krahë punë. Nëse është e vogël medeomos duhet të futet një strukturë e gjerë llojesh dhe varietetesh për të shkallëzuar shfrytëzimin e fuqisë punetore. iii) Vreshtat duhet të organizohen në ato zona ku nuk janë planifikuar ndërtimë të reja urbanë apo industriale sepse shpenzimet e bera për një vresht janë të larta dhe jo ekonomike nëse i bien që për pak kohe ato të shkatërrohen. iv) Duhet të jenë sa më afër rrugëve kryesore dhe sa më afër tregjeve, me qëllim uljen e kostove të transportit dhe prishjen e cilësisë nga transportet e gjata. Ndryshe duhet të orientohen me kultivarë të qëndrueshëm ndat transportit në rrugë të gjata dhe të vështira. v) Llojet dhe kultivarët duhet të jenë të përshtatshëm për rajonin, klimën, tokën dhe kërkesat e konsumatorëve. vi) Duhet të sigurohet ujin për ujitjet, etj. Vendi ynë ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin më efektivitet të vreshtarisë. Për nga kushtet agro-klimaterike, hardhia mund të kultivohet në gjithë zonat e vendit tone. Tokat mocalore dhe të kripura nuk janë të përshtatshme për kultivimin e hardhisë. Për kultivimin e varieteteve të përshtatshme për prodhimin e verërave, tokat më të preferuara janë ato me përbërje mekanike të lehta, me pjellori mesatare, me taban të thellë, të shkrifët, të ajrosura, të ngrohta, dhe të vendosura në formacione amnore shtufore. Për kultivimin e varieteteve të përshtatshme për prodhimin e rrushit të tavolines, tokat më të preferuara janë ato me pjellori të lartë, me përbërje mekanike argjilore të mesme, me taban të thellë, të shkrifët, të ajrosura, të ngrohta, me ujra freatike të thella, pa kripra, etj.

123


Ne varësi të zonave klimateriko-tokësore, kultivarët më të keshillueshem janë: 1) Në zonën e Ulët dhe Bregdetare, ku përfshihen: Malesi e Madhe, Shkoder, Kurbin, Krujë, Durrës, Kavaje, Peqin, Lushnjë, Fier, Vlore, Delvinë, Sarande, etj, krijohen të gjithë kushtet e duhura për një kultivim të sukseshem dhe gjithë llojshem të rrushit të freskët për një periudhë 5-6 mujore. 2) Në zonën kodrinore të ulët me ndikim mesdhetar, ku përfshihen: Lezha, Mirdita, Burreli, Tirana, Elbasani, Berati, Kucova, Gramshi, Tepelena, Përmeti, Gjirokastra, etj. Ato paraqesin ekosistemin ideal për prodhimin e verërave cilësorë si dhe të rrushit të freket për tavolinë dhe me vlera të larta tregetare. Kultivarët që shkojnë më mirë për rrushëra të tavolines janë: Perla di Ksaba, Regina dei Vignieti, Kardinal, Viktoria, Pasiga, Matilda, Afuzali, Muskat Hamburgu, Italia, Tajkat, etj. Ndërsa kultivarët që shkojnë më mirë për prodhimin e verërave cilësorë janë: Shesh i Zi dhe i Bardhë, Merlot, Debinat, Serinat, Kallmeti (Klon), Pulezi, Montepulciano, Sangiovese, Aligote, etj. 3) Në zonën paramalore dhe malore, ku përfshihen: Tropoja, Kukesi, Hasi, Puka, Dibra, Erseka, Bulqiza, Korca, etj, ekoisistemi i ketyre zonave lejon prodhimin e verërave të specializuara cilësore aromatike, të shampanjave dhe të lëndës së parë të konjakrave e të shumë pijeve të tjera aromatike. Kultivarët më të përshtatshëm janë: a) Për tavolinë janë, Perla di Ksaba, Shaslla Dore, Regina dei Vignieti, Kardinal, Viktoria, Tajka e Kuqe, etj. B) Për verëra janë, Serinat, Pino e Zezë, Alogote, Tokaj, Pulez, Muskat i Bardhë, Portugizer, Primitivo, Gemeza, etj. Për kultivimin e rrushit të tavolinës në tendë, kultivarët më të përshtatshëm janë: Afuzali, Italia, Viktoria, Sheshet, etj.

6.3 Kushtet Natyrore, Klima, Relievi, Toka Vlerësimi i relievit. Tokat mund të jenë: a) Te sheshta, b) Te pjerrëta ose c) Shumë të pjerrëta. Tokat e pjerrëta që janë me drejtim nga Jugu, ose JugLindja e Jug-Perëndimi, janë më të ngrohta se sa ato që janë me drejtim nga

124


Veriu, ose Veri-Lindja e Veri-Perëndimi. Tokat e pjerrëta ndahen në: i) Me pjerrësi natyrale nga 10-12 gradë; ii) Të pjerrëta nga 12 deri në 25 gradë (para mbjelljes këto toka duhet t’ju bëhet taracimi). iii) Me pjerrësi mbi 25 gradë. Ne tokat e pjerrëta duhet të merren masat për sigurimin e lëvizjes së ujrave të reshjeve me qëllim që të eleminohet erozioni. Gjithashtu rëndësi merr edhe krijimi i sitemit të ujitjes, që zakonisht po ato të kullimit përdoren edhe për ujitjet. Një rëndësi tjetër në projektimin e sipërfaqeve me vreshta, merr edhe parcelizimi i tyre. Kështu në kushtet e tokave fushore rëndësi merr parcelizimi në sipërfaqe nga 2-5 ha, ndërsa për tokat e pjerrta dhe me reliev jo shumë të thyer, sipërfaqet mund të jenë nga 1-2 ha.

6.3.1 Punimet Përgaditore për Vreshtat E Reja Tokat e planifikuara për vreshta në varësi të llojit të tyre, kanë shkallë të ndryshme pjellorie. Tokat skeletike dhe gurishtore janë më të varfera, sepse ato vendosen në zona me shtresa të cekëta punuese (figura 46). Për këto Figura 46. Toka gurishtore të mbjellura në vreshta

125


Figura 47. Punimi i tokës qelizëm

toka duhet më shumë kujdes në plehërimin organo-mineral dhe sidomos në mbrojtjen nga erozioni. Nëse nuk merren masat kunder erozionit, atëhere toka do të jetë gjithmonë në efektin e humbjes së pandërprerë të lëndëve organike (humusit) dhe ato minerale. Tokat luginore dhe anës lumejve, janë më të pasura dhe kanë nevoja më të pakta për plehërime sidomos për azot, potas dhe fosfor. Me rëndësi është vlera e ph në tokë. Vlerat e ph nën 6 (acide) dhe mbi 8 (alkaline), krijojnë vështirësi në thithjen e lëndëve minerale. Kur toka është acide (ph nga 6.5-4.5), makroelementët më kryesoree si: N,P,K,Ca, etj, asimilohen me vështirësi nga sistemi rrënjor. Kur toka është bazike (ph nga 7.5-8.5) sistemi rrënjor asimilon dobët mikroelementët si: B, Fe, Mn, Zn, Cu, etj. Kështu që vreshtari para se të mbjelli vreshtin në varësi të analizes dhe në bashkepunim me specialistin, të analizojne dhe të marrin vendim në përcaktimin e skemes së plehërimin bazë organo-mineral. Ato duhet të përcaktojnë drejte masat në drejtim të rregullimit të vlerave të ph me më pluhur gëlqereje në masën 30-40kv/ha pluhur gëlqereje të pashuar për tokën acide ose po kaq më gips kur tokat janë me reaksion alkaline. Sipas studumeve të deritanishme rezulton se tokat më të përshtatshme për

126


vreshta, janë ato që përmbajnë 5-10% pjesë skeletike (gure), 40-50% rere, 1530% lym, 15-30% argjile dhe 1.5-2% lëndë organike (humus). Pastrimi i parceles së vreshtave të reja, konsiston në heqjen e bimëve të egra, ferrave, gureve, trungjeve, etj dhe ky proces duhet të bëhet me mjete mekanike dhe me krahë nëse janë sipërfaqe të vogla. Disiplinimi i sistemimit të rrjetit kullues dhe ujites, konsiston në largimin e ujrave të tepërta të reshjeve dhe uljen e ujrave nëntokësore me qëllim që ato të jenë në thellësinë më poshtë së 1,5 m. Kjo rregullohet nëse në fillim investohet në drejtim të sistemimit të parcelës/bllokut. Nëse niveli i ujit është më afër sipërfaqes së tokës, duhet të aplikohet sistemi i drënazhimit të përhershëm me anë të tubove drënazhuese. Nëse uji qëndron mbi këtë nivel, ai ndikon në frenimin e zhvillimit të sistemit rrënjor dhe bimët vuajnë nga teprica e lagështirës. Për këtë qëllim hapen kanalet kulluese ose bëhet drënazhimi ose ai i përhershëm nëse është i mundur. Gjithashtu punohet në sigurimin e sistemit të ujitjes, përfshirë këtu kanalet e treta, të dyta dhe ato të para ujitese. Nëse toka është e infektuar me barishte shumëvjeçare si, talla, grami, këshillohet mbjellja për 1-2 vjet me rradhë me bimë leguminoze, ose drithra si grure. Më pas bëhet punimi i thellë dhe nivelimi i sipërfaqesore. Sistemimi sipër faqësor konsiston në këto drejtime: i) Në tokat e sheshta me pjerrësi natyrale nga 0-5 gradë, duhet bërë nivelimi sipërfaqësore me qëllim që toka të jetë me sa më pak disnivelime; ii) Në tokat me pjerrësi natyrale nga 5 - 12 gradë, duhet të merren masa që toka të piketohet më teraca me ulje graduale (me formim nëpërmjet disa plugimeve të tokës); iii) Në tokat me pjerrësi të madhe, të cilat përfshihen në pjerrësine natyrale nga 12 - 25 gradë, paralel më izoipset ndërtohen terracat si mezhda dheu, prita me mure guri të thatë, gardhe druri, etj, të cilat do të shërbejnë për të penguar erozionin. Punimi i tokës qelizëm, është momenti më i domosdoshem që duhet bërë në ndërtimin e një vreshti të ri. Ky proces konsiston në punimin shumë të thellë të tokës. Qilizma realizon çvendosjen dhe përzierjen e njëkohshme të shtresave të tokës, duke siguruar kushte të përshtatshme për mobilizimin e

127


Figura 48. Traktora për punimin qelizën të tokave për vreshtat e reja dhe paisjet shkriferuese të tabanit të tokës

mikro-organizmave dhe sigurimin e një terreni të shkrifët për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit rrënjor. Është vërtetuar se pjesa më e madhe e sistemit rrënjore të hardhisë, shtrihet në thellësinë 50 - 100 cm. Është vertetuar plotësisht së nga thellësia e punimit të qilizmës varet jetëgjatësia e vreshtit, rendimenti dhe cilësia e rrushit. Koha më e përshtatshme e qilizmës janë muajt Korriku dhe Gushti. Por kjo nuk do të thotë se muajt e tjerë në fundin e pranverës apo ato të fillimit të vjeshtës duhen përjashtuar. Eksperienca ka treguar se procesi i qilizmit duhet të realizohet të pakten dy muaj para mbjelljes së hardhive. Në tokat e rënda duhet që shtresa e sipërme të futet poshtë dhe ajo e poshtmja të kalojë sipër . Ky proces realizohet me mjetet e punimit të thellë të tokës në thellësinë nga 100-120 cm. Në tokat me taban jo të thellë qelizmat bëhen me cekët me qëllim që pjesa më humus të mos përzihet me shkëmbin amnor. Fundi është mirë të shkrifterohet me mjete motorrike shkrifteruese nëntokësore (figura 48). Koha më e mirë e punimit të parë të tokës është vera (konkretisht muajt Korrik e Gusht). Plehërimi bazë, rekomandohet të bëhet pas qelizmes dhe pastrimit të territorit nga guret dhe mbeturinat. Plehërimi bëhet me pleh stalle (i dekom-

128


Figura 49. Plehërimi organik në tokat e destinuara për vreshtat e reja

pozuar ose ½ i dekompozuar) 450-600 kv/ha ; plehra fosforike (si Superfosfat rreth 8 - 10 kv/ha); plehra potasike (si sulfat potasi rreth 4 - 6 kv/ha) etj. Në tokat gëlqerore që zakonisht janë të varfëra në hekur duhet të hidhet edhe sulfat hekuri. Plehrat organo-minerale duhet të shpërndahen pasi të nivelohët dhe pastrohët toka nga mbeturinat bimore dhe inertët. Plehërat organike përmbysën në thellësin 25-30 cm nepërmjët plugimit të thellë të tokës. Pas plugimit dhe përmbysjës së plehërave bëhët diskimi i tokës. Distancat e mbjelljes dhe mbjellja Në përcaktimin e distancave të mbjelljes, duhet të kemi parasysh një kompleks faktorësh, ku ndër më të rëndësishmit janë kushtet ekologjike (klima e toka), agroteknika e përdorur, shkalla e mekanizimit dhe veçoritë agrobiologjike të kultivarit. Distancat në mes të rreshtave variojne nga 2 deri në 2,5 m dhe ato në mes bimëve nga 1 deri në 1,5 m. Këto distanca ndryshojne në varësi të kushteve te; klimës, tokës, nënshartesës, mundësisë së ujitjes, ngarkesës, llojit të kultivarit dhe mënyrës së kultivimit. (tab. 2). i) Në zonën fushore dhe faqe kodrinore me pjerresi të vogël, distamncat më të keshillueshme janë: në mes rreshtave 2-2,2 m dhe 1-1,2 m në mes bimëve në rresht. Numeri i bimëve për dy lëvizë nga 340 - 500 bimë.

129


Tabela 2. Distancat e mbjelljeve sipas kultivarĂŤve

130


ii) Në zonën kodrinore me pjerresi relativisht të madhe, distancat e rekomandueshme janë: në mes rreshtit 1.5 – 1.8 m dhe 0.8 – 1 m në mes bimëve në rresht. Numeri i bimëve për dy duhet të lëvizi nga 500 - 800 bimë. Në varësi të distancave të mbjelljes së bimëve në tab. 2 dhe 3, jepen të dhënat për nevojat e bimëve për 1 dn vreshtë. Psh, nga tabela mund të vërehet lehtë, nëse gjërësia e rreshtave është 2,5m dhe largësia e biemeve është 1,25 m, atëhere numri i bimëvepërhektar duhet të jetë 3200 bimë. Disa ditë përpara se të fillohet mbjellja, bëhet piketimi i vendit. Drejtimi i rreshtave duhet të jetë: a) Ne zonat fushore e toka të sheshta, këshillohet në drejtimin Veri-Jug. Në këtë drejtim bimët përfitojne më shumë dritë dhe nxehtesi. b) Në tokat e pjerrëta, këshillohet që drejtimi i rreshtave të jetë terthor pjerresisë sipas vijave rrushkulluese ose izoipseve (figure 50). Ne tokat e punuara qilizëm, gropat hapen me përmasa 50 x 50x50 cm. Në tokat ku nuk ka qenë e mundur realizimi i qilizmës, është e domosdoshme që në gjatësi të rreshtave të hapen me parë kanalet. Kanalet hapen me përmasa 60 cm gjërësi dhe 100 cm thellësi (figure 51). Figura 50. Vreshta ekzistuese dhe të mbjella përpendikular pjerresise

131


Figura 51. Hapja e kanalit në vend të gropave para ambjelljes së fidanave

Tabela 3. Numri i bimve për ha sipas gjërësise së rreshtave dhe largësise së bimëve në rresht

Largësia e bimëve në rresht (m)

Gjerësia e rreshtave (m) 1

1.1

1.25

1.5

1.75

2

2.25

2.5

2.75

3

1

10000 9091 8000 6667 5714 5000 4444 4000 3636 3333

1.1

9091 8264 7273 6061 5195 4545 4040 3636 3306 3030

1.25 8000 7273 6400 5333 4571 4000 3556 3200 2909 2667 1.5

6667 6061 5333 4444 3810 3333 2963 2667 2424 2222

1.75 5714 5195 4571 3810 3265 2857 2540 2286 2078 1905 2

5000 4545 4000 3333 2857 2500 2222 2000 1818 1667

2.25 4444 4040 3556 2963 2540 2222 1975 1778 1616 1481 2.5

4000 3636 3200 2667 2286 2000 1778 1600 1455 1333

2.75 3636 3306 2909 2424 2078 1818 1616 1455 1322 1212 3

3333 3030 2667 2222 1905 1667 1481 1333 1212 1111

Piketimi dhe hapja e gropave ose e kanaleve Gropat pikëtohen në përputhje me drejtimin e rreshtave të përcaktuar më

132


parë. E rëndësishme që piketimi të bëhet sipas skemave të përcaktuara me rreshta të drejta, në distanca të sakta ndërmjet rreshatve dhe bimëve brënda rreshtit. Piketimi bëhet me metër shirit, nuk këshillohet me litar apo spango sepse gjatë kalimit nëpër bar të lagur me vesë apo me ujë nga reshjet, zakonisht ato shkurtohen/tkurrën dhe distancat nuk mund të aplikohen me saktësi. Më parë blloku ndahet në parcela, ku përcaktohen rrugët, vend qëndrime, zona e kthesave të automjeteve të punimit të tokës dhe të shërbimeve agroteknike si dhe të transportit, etj. Në tokat fushore, me qëllim që rreshtat të vinë sa më drejtë, është e domosdoshme që në fillim të procesit të piketimit të gropave, të realizohet këndi 90 gradë. Kjo realizohet nëpërmjet formimit të një trekëndeshi këndrejtë me dy katete, ku njëri katet (A) të jetë A=3 m dhe tjetra (B); B=4 m, atëhere brinja C, (hipotenuza), sipas Teorise së Pitagores (C2=A2+B2), gjatësia e hipotenuzes duhet të jetë C=5 m. Nëse kjo brinjë nuk është në këtë distancë, atëhere ajo rregullohet nëpërmjet spostimit (në gjatësi të njërit katet) të njërit krah të spangos (zakonisht ai i gjërësisë) derisa gjatësia e brinjes C, të jetë sipas vlerës së llogaritur. Më pas përcaktohen gjërësite e rreshtave dhe distancat e bimëve nëpër rreshta. Për çdo vend/bimë ngulet nga një piketë. Është e rëndësishme të mos harrohet piketimi i zonës së kthesës rreth e qark parcelës, me qëllim kalimin Figura 52. Piketimi i rreshtave sipas horizontaleve të përmirësuara në tokat e pjerrta

133


Figura 53. Hapja me krah dhe e mekanizuar e gropave

a) Me krahë

b) Me mjetet të motorizuara

e mjeteve mekanike, e cila varet nga gjërësia e mjeteve të mekanizuara. Në tokat kodrinore orientimi i rreshtave bëhet në drejtimin Veri-Jug (figure 52). Pastaj blloku ndahet në parcela duke përcaktuar rrugët, vend qëndrimet, zonat e kthesave të automjeteve të punimit të tokës dhe të shërbimeve agroteknike si dhe të transportit, etj, si në tokat fushore. Hapja e gropave, bëhet në vendin e piketave të vendosura. Ato hapen me krahë ose në mënyrë të mekanizuar (figura 53). Dheu deri në thellësinë 25 cm hidhet në një anë dhe pjesa tjetër hidhet në anë tjetër. Gropat është mirë të hapen në vjeshtë. Nëse ato do të hapen në pranverë, është e këshillueshme që ato të hapen të paktën 3 jave para mbjelljes, me qëllim që dheu të mobilohet mirë nga mikro-organizmat.

6.3.2 Përgatitja e Fidanit për Mbjellje dhe Teknika e Mbjelljes Për të ndërtuar një vresht të ri me bimë të mbjellura në një cilësi të mirë, është e domosdoshme që fidanat të jenë të njëjtit standart. Preferohen fidanat e kategorise së parë dhe të dytë. Fidanat e kategorise së tretë nuk duhet të

134


përdorën për mbjellje. Ato mund të mbillen në vënde të veçanta me qëllim që shërbimet e mepastajshme agroteknike të jenë më të diferencuara. Periudha më e mirë e mbjelljeve të vreshtave janë muajt Nëntor-Dhjetor, periudhë kur fidanat kanë hyrë plotësisht në fazën e qetësisë dimërore. Ato duhet të bëhen para se të kenë filluar ngricat. Kjo periudhë jep rezutate më të mira në drejtim të zënies. Fidanat e mbjellura në këtë periudhë, kanë mundësinë të nxjerrin rrënje të reja menjëherë pas mbjelljeve, mjafton që temperatura e tokës ku shtrihen rrënjet, të mos jetë më poshtë së 5⁰C. Në këtë mënyrë rrënjet mbyllin shumë më shpejt plagët e shkaktuara para dhe gjatë mbjelljes së tyre. Mbjellja e fidanave mund të bëhet deri në fillim të pranverës, ose rreth 1520 ditë para fillimit të lëvizjes së lëngjeve ose bymimit të sythave. Në rastin Figura 54. Skema e përgaditjes së fidanit për mbjellje

Fidan i etiketuar Futja 24 orë në ujë Fidan i shkurtuar

135


e mbjelljeve të pranverës, përqindja e zënieve është më e vogël se sa ato të mbjellura në vjeshtë. Përgaditja e fidanit për mbjellje, konsiston në krasitjen (shkurtimin) e sistemit rrënjor deri në 10-15 cm gjatësi dhe këshillohet në lyerjen e tyre me një përzierje bajge + argjil në raporte 1:1 (figura 54). Kjo ndihmon në zënien e shpejtë dhe të sigurte të fidanave të mbjellura. Një ditë para fillimit të mbjelljes, fidanat futen në ujë të rrjedhshem për 15-20 ore me qëllim që ato të marrin sasinë e ujit që kanë humbur gjatë kohës së ruajtjes/shtatifikimit, apo transportit të tyre. Trupi dhe rrënjet e fidanit para mbjelljes, është mirë të dezinfektohen me 1% lëng bordolez (CuSO4*5H2O). Teknika e mbjelljes së fidanit, këshillohet të bëhet nga dy persona ku njëri e mban fidanin dhe tjetri hedh dheun. Këshillohet që dheu i shtresës së sipërme deri në 25-30 cm thellësi, të përzihet me plehrat kimike dhe organike dhe më pas të hidhet në fundin e gropës. Sasia e plehrave për një rrënje duhet të jetë: 6-8 kg pleh organik, 150-200 gr superfosfat, rreth 150-200 gr nitrat amoni, 150 - 200 gr sulfat potasi (ose lloje të tjera plehrash mjafton që të ekuivalentohen në lëndë aktive). Sipër dheut të përzier me plehra duhet të hidhet dhe i pastër. Kujdes!, asnjëherë sistemi rrënjor nuk duhet të kontaktoje direkt me plehrat organike dhe ato minerale sepse pengon zënien e fidanit. Dheu i thellësise mbi 25-30 cm nuk duhet të përdoret fare për mbushjen e gropës. Ajo masë dheu duhet të merret në një vend tjetër aty afër gropës dhe të mbulohet sistemi rrënjor duke e ngjeshur lehtë me qëllim që të realizohet kontakti sa më i mirë i dheut me rrënjet (figura 55). Mbjellja duhet të bëhet në atë thellësi sa pika e shartimit të vendoset 5-6 cm, mbi sipërfaqen e tokës. Nëse pika e shartimit nuk është e parafinuar, areherë fidanat e mbjella duhet të mbulohen me dhe të shkrifët dhe të butë në 4-5 cm trashësi. Ndërsa për zonat e ftohta, kjo metodë duhet të përdoret për të

136


Figura 55. Skema e mbjelljes së bimës së hardhisë Mbulimi me dhe të shkrifët

Mbulimi i sythit në 3-4 cm Pika e shartimit 3-4 cm mbi sipërfaqen e tokës

Dheu i zakonshëm pa plehra

Dheu i përgatitur me plehrat organo-minerale

dyja rastet (si për fidanat me parafinë ashtu edhe pa te). Mbjellja e hardhive duhet të kryhet në ditë pa ngrica dhe shira. Një moment i rëndësishëm gjatë mbjelljes, është ngjeshja e lehtë e tokës rreth sistemimit rrënjeror të fidanit, me qëllim që dheu të puthitet mirë me sistemin rrënjor. Mbas mbjelljes, sidomos kur toka është e thatë bëhet ujitja me 5 - 10 litra ujë/rrenjë.

137


7. Shërbimet Agroteknike pas Mbjelljes deri në Hyrjen në Prodhim Shërbimet kryesore agroteknike që kryhwn gjatë periudhës së pas mbjelljes në vëndin e përhershëm dhe deri në hyrjen në prodhim, janë: i) Krasitja e fidanave direkt pas mbjelljes dhe vazhdimi i krasitjeve formuese të kurorës; ii) Punimi i sipërfaqes së tokës; iii) Ujitja; iv) Plehërimi plotësues; v) Stabilizimi i sistemit mbështetës, etj. Nëse shërbimet agroteknike bëhen si duhet gjatë periudhës së rritjes dhe të zhvillimit të fidanave të mbjellura në vreshtat e reja deri në hyrjen e plotë në prodhim, atëhere afati i hyrjes në fazën e prodhimit të plotë nuk është më shumë së 3-4 vjet. Nëse vreshtave nuk i’u shërbehet si duhet, atëhere afati i hyrjes në prodhim të plotë vonohet.

7.1 Ne Vitin e Parë pas Mbjelljes Punimet sipërfaqsore janë të domosdoshme të kryhen menjëherë pas mbjelljes, kjo e lidhur me faktin së gjatë procesit të mbjelljes, mjetet dhe punëtoret bejnë që toka ngjishet. Prandaj pas mbjelljes ajo duhet të punohet në thellësi 20-25 cm, pa prekur zonën e gropës ku është mbjellur bima. Punimet e tjera në drejtim të shkriftërimit të sipërfaqes së tokës, gjatë periudhës pranverë - verë, duhet të synojne kryesisht ne: i) Luftimin e barërave të keqija; ii) Ruajtjen e lagështirës në tokë; iii) Përmbysjen e plehra kimike suplementare, etj. Numri i prashitjeve varion nga 3-5, në varësi të natyres së tokës, sasise së

138


Figura 56. Punimet sipërfaqsore pas mbjelljes

rreshjeve, shkallës së infeksionit të barërave të keqija, etj (figura 56). Sipërfaqja duhet të mbahet e shkrifët dhe e pastër nga barërat e keqia, gjë që realizohet me anë të plugimeve të lehta, kultivimeve, frezimeve apo prashitjeve. Tokat e thata apo ato ranore, me qëllim ruajtjen e lagështirës, këshillohet mbulimi/mulçerimi i tokës me materiale të ndryshme. Kontrolli i hardhive të mbjella, zakonisht duhet të bëhet dy deri ne tre herë. Kontrolli i parë duhet të bëhet rreth 10-15 ditë pas mbjelljes. hardhitë e zbuluara, mbulohen përsëri me dhe të freskët dhe të shkrifët, ndërsa ato që kanë zënë kore shkriftohen me kujdes pa dëmtuar sythat. Kontrolli i dytë ripërsëritet pas 10 - 15 ditësh nga kontrolli i parë dhe konsiston po në të njëjtat shërbime. Kontrolli i tretë bëhet pas fillimit të çeljes në masë të lastareve të rinj. Nëse ka fidana që kanë vonuar çeljen e llastarëve, duhet gjykuar në shkaqet: i) ose janë të thara dhe nuk kanë me shpresapër të zënë; ii) ose mund të jenë të mbuluara me një shtresë të trashë dheu, guresh, ose plisa mbi syth, të cilat nuk lejojne zhvillimin e tij; iii) ose janë të dëmtuara nga dëmtues të ndryshëm. Zvjerdhja, realizohet në vitin e parë pas mbjelljes, sidomos në rastet e fidanave të shartuar, fillojnë të shfaqen organe vegjetative të panevojshme si; llastare nga pjesa e nënshartesës (te egra) dhe rrwnje nga mbishartesa. Këto

139


Figura 57. Procedura e zvjedhjes

organe të panevojshme dhe nëse duam një bimë të shendetshme, ato duhet t’i nënshtrohen zvjerdhjes e thënë ndryshe heqjes së tyre. Gjatë vitit të parë bëhen dy zvjerdhje. Zvjerdhja e parë bëhet rreth dy jave pas çeljes së plotë të hardhive, kurse e dyta realizohet nga mesi i Korrikut. Ky operacion bëhet në këtë mënyrë: hardhitë zbulohen me kujdes deri në 5-6 cm poshtë pikës së shartimit, duke bërë prerjen me gërshërë të gjithë llastarët dala nga nënshartesa dhe po ashtu të gjithë rrënjeve dhe llastarëve të dala nga pika e mbishartesës (figura 57). Pas këtij veprimi, fidanat mbulohen përsëri me dhe të shkrifët deri në nivelin ku ishin të mbuluara me parë. Këshillohet që zvjerdhja të bëhet në ditët me vranësira. Në ditët me diell, zvjerdhja duhet të realizohet në oret e para të ditës, zakonisht oret 500 - 900 dhe në oret 1700-1900 të pasditës. Nëse zvjedhja realizohet jashtë kësaj periudhe (si në oret e nxehta të ditës dhe me diell të fortë), një proçes i tillë mund të rrezikoje shendetin e bimëve, madje mund ti çojë deri në tharjen e plotë të tyre. Plehërimi dhe ujitjet bëhen në varësi të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve. Nëse bimët rriten të fuqishme, sasia e ujitjeve dhe e plehërimeve bëhen më të kufizuara. Nisur nga fakti se mbjelljet e vreshtave në vendin tone, në

140


përgjithësi bëhen në toka kodrinore të varfera, të thata, plehërimi dhe ujitja janë masa tepër të domosdoshme. Kur këto dy masa merren së bashku, atëhere ndikimi i tyre është shumë më i madh se sa të marra veç e veç. Gjatë vegjetacionit këshillohet që plehërimi të bëhet i lëngshëm. Përzierja përgaditet në këtë mënyrë: në 100 litra ujë tretën 300 gr nitrat amoni, 400-500 gr superfosfat. Pranë bimës (rreth 25 cm larg), në thellësinë 25-30 cm me anë të belit hapen gropat dhe hidhen rreth 10-20 l solucion. Gjatë vitit të parë kjo mënyrë plehërimi duhet të bëhet dy herë. E para, menjëherë pas zënies. E dyta, pas procesit të zvjerdhjes së parë. Në pamundësi të kryerjes së plehërimit të lëngshëm mund të bëhet edhe plehërimi i lokalizuar me plehra kimike. Për këtë veprohet në këtë mënyrë: Pranë çdo bime me anë të belit hapen gropa në thellësi 25-30 cm dhe rreth 20 -25 cm larg tyre dhe hidhen plehrat e duhura. Plehërimi i parë, zakonisht bëhet në ditët e para të muajit Maj. Duhet të përdoren 15 kg/dy nitrat amoni dhe 30 kg/dy Superfosfat. Plehërimi i dytë, duhet të bëhet në ditët e para të Qershorit. Në këtë plehërim rekomandohet të përdoren vetëm plehra azotike në sasinë 15 kg/dy. Përdorimi i Nitratit të Amonit në vreshta e reja është më i keshillueshem. Vendosja e kallamave dhe lidhja e bimëve Ky proces konsiston në përdorimin e kallamave/hunjëve mbështës. Kallamat/ hunjt mbështës mund të vihen direkt pas mbjelljes dhe kjo ndihmon në ruajtjen e bimëve gjatë shërbimeve agroteknike, por këto mund të vihen edhe me vonë, mjafton që bimët të mos shtrihen nëpër tokë, por të lidhen menjëherë pas kallamit/hurit mbështetës. Llastari i mbështëtur ndriçohet më mirë dhe rritje bëhet më e shpejtë. Në të kundërt lenja e shtrire dhe e pa mbështëtur e llastarëve, bën që ato të ngelin mbrapa në zhvillim dhe për të garantuar zhvillimin, nëpër sqetullat e gjetheve dallin shumë sqetullorë dhe konkurojne llastarin kryesor, si rezultat i c’ekuilibrimit të lëvizjes së lëngjeve. Në figuren 58, vërehet qartë ndikimi i mbështetjes së bimëve në kallama, madje më e mirë akoma nëse qysh në vitin e parë fillohet me sistemin embështetës definitiv.

141


Figura 58. Zhvillimi i bimëve me dhe pa kallam/hu mbështetës (gjatë vitit të parë)

a) Me mbështetje, të shendetshme (Rromanat/Durrës, pas mbjelljes)

b) Pa mbështetje (jo të shendetshme Novosele/Vlore)

Heqja e sqetullorëve Ky proces fillon heret kur sqetullorët kanë formuar 3-4 gjethet e para ose janw 10-15 cm gjatwsi. Për të patur një llastar me rritje të fuqishme, këshillohet që sqetullorët të mos hiqen farë, por të shkurtohen në gjatësinë e dy gjetheve. Kjo masë agroteknike, nga njëra anë ndikon drejtepërsedrejti në ndalimin e rritjes së mëtejshme të sqetullorit, duke i dhënë prioritet rritjes së llastarit kryesor, ndërsa nga ana tjetër vetë gjethet e sqetullorëve të shkurtuar në dy gjethe, në saje të procesit të fotosintezës që ato bejnë, ndikojnë sado pak në furnizimin e llastarit kryesore me lëndë organike të formuara nga fotosinteza ne: i) Rritjen e mëtejshme të llastarit; ii) Në pjekjen e tij, etj. Ne shumë raste ndodh që nga dy sythet e mbishartesës të lindin, të rriten dhe të zhvillohen njëkohesisht dy llastarë. Në këtë rast nuk duhet të lejohet që dy llastarët të rriten dhe të zhvillohen në të njëjtën kohë. Kjo sepse të dy llastarët nuk do të shërbejnë në formimin e mëtejshëm të kurorës. Në këtë rast njëri llastar zakonisht ai që është më sipër lidhet me kallamin dhe lejohet ta vazhdojë rritjen, ndërsa i dyti që është me poshtë, nuk duhet eleminuar farë, por duhet përndrydhur në 3-4 gjethe (figura 59). Kjo ndihmon në rritjen e llastarit kryesor dhe në pjekjen më të shpejtë të tij.

142


Figura 59. Bimë me dy llastar, ku ai i bazës është përdredhur në 2-3 gjethe

7.2 Ne Vitin e Dytë pas Mbjelljes Shërbimet synojne në fuqizimin e bimëve dhe shpejtimin e futjes në prodhim të tyre. Gjatë vitit të dytë vazhdohet me punimet sipërfaqesore, plehërimet, luftimin e sëmundjeve dhe të dëmtuesve, zëvëndësimin e bimëve të pazëna. Në vitin e dytë, realizohen dy procese kryesore që janë: i) Krasitjet formuese; ii) Vendosja e sistemit të përhershëm mbështetës. Nga eksperiencat e deritanishme, në lidhje me prerjen e llastarit njëvjecar (qe ka fi lluar vitin e dytë), ai pritet në lartësinë me dy sytha. Por praktikat e sotmë të vreshtarisë këtë proces nuk e kryejnë në prerjen në dy sytha, por

143


deri në lartësinë ku llastari njëvjecar është ne trashësine dhe ne pjekurinë e duhur. Në shumë raste kjo qellon që të ketë arritur deri në lartësinë e telit të parë, madje edhe më shumë. Kjo mënyrë prerje realizohet kështu, për vete faktin se përderisa llastari ka arritur trashësine dhe gjatësinë e duhur, mirë është që të shfrytëzohet në futjen sa më shpejt në prodhim. Gjithsesi të dyja rastet janë të pranueshme, mjafton që të gjykohet në gjëndjen e llatarit/bimës. Pas zgjimit dhe fillimit të rritjes, nga dy llastarët e dalë, njëri (më i dobëti) hiqet dhe tjetri lihet në rritje të lire (pa i’u prerë maja) dhe të mbështetur vertikalisht drejte në hunj mbështetës. Eksperiencat kanë vërtetuar se gjatë rritjes, këtij llastari nuk i hiqen sqetullorët, por ato pincohen deri në dy gjethe të verteta. Sqetullorët ndihmojnë për trashjen më të shpejtë të kërcellit. Me anë të ketyre operacioneve, bimëve u krijohet një aparat gjethor masiv, i cili e rrit sipërfaqen asimiluese, gjë që ndikon në shendetsimin e përgjithshem dhe futjen e shpejtë të bimëve në prodhim. Gjithashtu në vreshtarine intensive dhe të përparuar, ngritja e sistemit mbështetës definitiv, duhet të bëhet masë e domosdoshme të pakten në vitin e dytë (figura 60). Ngritja e sistemit mbështetës të përhershëm bën të mundur lehtësimin e shërbimeve me mjete mekanike, ajrosjen dhe ndriçimin më të mirë të kurorës së bimëve, luftimin më me efikas të sëmundjeve dhe të dëmtuesve, aplikimin e formave më të përsosura të krasitjeve formuese dhe uljen e shpenzimeve për njësi. Gjatë vitit të dytë shpesh herë vërehet dalja e lulesave të para (një ose rrallë në dy të tilla për një bimë). Nëse ato lihen, në shumë raste formohen veshule. Këto lulesa nuk duhet të lihen në asnjë mënyrë të kalojnë në veshule, por duhet të hiqen menjëherë. Nëse ato lihen të kalojnë në veshule, atëhere ato do të ndikojnë shumë për keq në uljen e fuqisë së rritjes, gjithashtu ndikojnë negtativisht në vonimin e futjes në prodhim. Gjithashtu, një masë shumë e rëndësishme si gjatë vitit të parë ashtu edhe në të dytin, merr trajtimi i vazhdueshëm me preparate kimike, me qëllim mbrojtjen e aparatit gjethor nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm. Në të kundërt potencialiteti i fotosintezës bie ndjeshëm dhe bimët rriten dobët dhe hynë vonë në prodhim.

144


Figura 60. Stabilizimi i sistemit mbështetës definitiv (ne fund të vitit të parë, Koxhas/Shijak)

7.3 Ne Vitin e Tretë pas Mbjelljes Nëse shërbimet agroteknike gjatë dy viteve të para janë bërë në përputhje me teknologjine e kultivimit të kësaj bimë, atëhere nga vreshtat tre vjeçare krijohen premisa të merren rendimente të kënaqshme rrushi. Në vitin e tretë vazhdohet me shërbimet agroteknike intensive si; prashitjet, plehërimet, mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit, krasitjet dimërore dhe ato të gjelbërta, etj. Një rëndësi të veçante në këtë vit merr domosdoshmeria e përfundimit të sistemit mbështetës. Ne vitin e trete hardhitë marrin zhvillim më të diferencuar dhe më të fuqishëm. Ndaj kërkohen edhe shërbime të diferencuara sidomos në plehërimet, krasitjet, operacionet e gjelbërta, trajtime kimike fito-sanitare, etj. Si

145


përfundim, mund të thuhet se kompleksi i masave agroteknike në vreshtat trevjeçare është i njëjtë me atë të vreshtave të prodhimit, procedurat e të cilëve do të trajtohen me hollesisht tek shërbimet në vreshtat në prodhim.

7.3.1 Sistemi Mbështetjes Definitiv të Vreshtave Ne vitet e para pas mbjelljes, vreshtari duhet të kujdeset që hardhia e re të krijojë një “trup” ose “cung” të drejtë, të qëndrueshme, pa përdredhje, pa plagë, i afte të mbajë dhe të ushqeje mirë organet e gjelbërta dhe ato të prodhimit. Kjo arrihet n.q.s. bima do të mbështetet pas një huri qysh në vitin e parë pas mbjelljes dhe masa e llastareve të shpërndahet e të mbështëtet mbi një tel ose rrjet teli, në pozicione të favorshme për t’u ndriçuar, ajrosur dhe lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe punëtorëve që u shërbejnë. “Sistemi mbështetës dhe forma e mbajtjës së vreshtit”, është tërësia e elementëve që shërben për mbështetjen e hardhive dhe krijimin e kushteve të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin e tyre. Përderisa jeta e një vreshti zgjat 30-40 vjet, sistemet e mbështetjes duhet të jenë të qëndrueshme, me materiale që rezistojne sa më gjatë, si: shtylla druri (kryesisht gështenje ose akacie), shtylla çimentoje “me vibrim” ose “centrifugim”, panele metalike, tel hekuri të zinguara ose inoksi me diametër nga 1,8-3 mm, etj. Materialet prej druri, para përdorimit duhet të trajtohen me djegie (pjesa e ngulur në tokë), ose gurkali 5%, bitum, kreazol, etj, me qëllim që të pengohet dekompozimi dhe shtimin e jetëgjatësise. Hunjte ose kallamat mbështetës, duhet të vendosen qysh në vitin e parë pas mbjelljes. Si rregull shtyllat e betonit përgatiten në gjatësi 2.4-3 m dhe me diametër 6-8 cm. Ndërsa forma e mbajtjes së vreshtit lidhët me faktin se cilin sistem mbeshtetës përdorët, kjo e shoqëruar me specifikat për formën kurores, dhe sistemin e krasitjes qw diktohwt nga forma e mbajtjes dhe elementë të tjerë që lidhën me kultivarin, tokën, etj. Dy janë format kryesore të mbajtjes së vreshtit. i) Horizontale, tendat dhe ii) Vertikale, spaliera.

146


7.3.1.1 Mbajtja e Vreshtit ne Spaliere Ky është sistemi më i njohur dhe që i përshtatet pothuajse të gjithë kultivarëve të rrushit. Që të stabilizohet sistemi mbështetës spaliere të vreshtat e mbjella, duhet të sigurohen këto parametra teknike: i) Bimët duhet të jenë të mbjellura në rreshta dhe distancat e mbjelljes ndërmjet rreshtave, duhet të jenë nga 1.8 deri në rreth 2.5 m; ii) Lartësia e cungut normalisht duhet të jetë 40-130 cm, në vartësi të formës që i jepet hardhisë dhe sistemit të krasitjes që aplikohet. iii) Format e kurorës më të përdorura tek spaliera janë “Kordon me çepa“, “Gyo“, Sylvoz, Kazanav etj. Elementët e sistemit mbështetës “Spalire“, janë: i) Shtyllat me gjatësi 1,8 – 2,8 m lartësi; ii) Kundër-mbështetëset; iii) Telat zingato me diametër nga 1,8-3 mm; iv) Distanciere të vendosura vertikalisht nëpër shtylla me qëllim krijimin e hapsirave të nevojshme të telave etj. Largësia e shtyllave të drurit apo të çimentos duhet të vendosen në çdo 5-6 m largësi dhe me lartësi nga 1.8 - 3 m mbi sipërfaqen e tokës. Numri i radhëve të telave mbështetëse duhet të jenë 3-4 tela të vendosur paralel me njëri tjetrin dhe në distancat nga 40 – 50 njëra mbi tjetren (figura 61). Lartësia e telit (katit) të parë mbi sipërfaqen e tokës është në varësi të lartësisë së cungut dhe formës së kurorës. Teli i radhës së parë duhet të shtrihet 1-2 cm mbi lartësinë e cungut dhe trashësia e tij duhet të jetë 2.6-3 mm, kurse telat e kateve të tjerë duhet të jetë 1.8-2.2 mm. Teli i sipërm zakonisht shërben për të fiksuar shtyllat që të mos lëvizin nga pesha e bimëve dhe të hardhive, si dhe nga era e faktorë të tjerë fizik. Kështu që në praktikë këshillohet që ky tel të jetë me diametër 2,5-3 mm.

147


Figura 61. Sistemi mbështetës spaliere

a) Foto

b) Skema

148


Këshillohet që dy katet e radhës së mesit (kati i II dhe i III) të telave, duhet të dyfishohen d.m.th. duhet të vendosen çift/paralelisht njëra me tjetrën dhe largësia/gjërësia ndërmjet tyre këshillohet të jetë në 15-20 cm. Kjo bëhet me qëllim që të mënjanohen lidhjet e lastareve me dorë dhe ato të futen lirshëm ndërmjet çifteve të telave. Mënyra e vendosjes së telave në çift ka disa avantazhe që janë: i) Kursehet koha e punës që nevojitet për të realizuar lidhjen e llastarëve; ii) Kursehet materiali lidhes; iii) Llastarët qëndrojnë lirshem dhe vertikalisht drejt (jo të shternguara); iv) Lehtësohet puna gjatë operacioneve të gjelbërta; v) Lehtësohet kalimi i mjeteve të punës, punonjësve, lëvizja e ajrit dhe ndriçimin më të mirë të masës gjethore, e shumë të tjera. Ne këtë sistem mbështetjeje mund të stabilizohen disa sisteme kultivimi të vreshtave, si të atyre që janë të destinuara për prodhimin e verës, ashtu edhe të atyre për tavolinë. Praktika ka vërtetuar se për kultivarët e destinuar për prodhimin e verës, ky sistem mbështetës është më i përshtatshëm. Kjo formë mbajtje përfshin “Kordonin me çepa” ose “Kontraspaliere”, “Gyot”, etj. Kohet e fundit ky sistem po merr një përhapje shumë të shpejtë. Kjo fale lehtësive të ndërtimit dhe të shërbimeve të tjera me pak të kushtueshme. Me këtë sistem menjanohen: i) Lidhjet dimërore pas krasitjes që janë të domosdoshem tek kordoni ripërtërites Gyjot; ii) Nxitet një rritje e njëtrajteshme e llastarëve të rinj; iii) Përmirësohet sasia dhe cilësia e rrushit; iv) Lehtësohet kalimi i shpejtë nga një formë krasitjeje (si të “Gyot”), në kordon, etj. Me qëllim që shtyllat anësore të fiksohen sa më mirë, vendosen kundërmbështëtsit që mund të jenë: a) Me shtylla betoni; b) Me kundra pesha gure dhe të vendosura në tokë, etj (figure 62).

149


Figura 62. Mënyrat e ndërtimit të kundërmbështëtsave në sistemin mbështetës “spaliere„ a) Me shtylla betoni

b) Me tela dhe gure

150


Figura 63. Sistemet mbështetëse spaliere

a) Me shtylla betoni

b) E përzier me dru dhe panele metalike

Kundërmbështëtsat e betonit mund të mbështëten direkt në shtyllen anësore duke i lidhur ato me tela (figura 62/a), ose të mbështëtura direkt në “jasteke, betoni të paraprgatitura për këtë qëllim. Ndërsa kundërmbështëtsat me tela dhe gure të vendosura nëpër gropa, realizohen në hapjen e tyre në afërsi rreth 1,3-1,5 m larg shylles dhe më pas lidhjen e një guri dhe vendosjen e tyre në fund të gropës. Kjo bën që teli të mbahet i tendosur.

7.3.1.2 Sistemi Mbështetes Tendë Sistemi mbështetës “Tendë”, është një formë kultivimi që i përshtatet më mirë kultivarëve të rrushit për konsum të freskët, por ne disa raste edhe për verë. Për ta stabilizuar këtë sistem mbështetës, kerkohet që distancat e mbjelljes duhet të jenë 3 x 3 m (kur tokat janë fushore dhe pjellore) ose 2,5 x 2-2.5 m në toka më të varfera, gurishtore, si edhe kodrinore. Pas mbjelljes shtyllat mbështetëse vendosen përbri çdo bime në lartësinë 2-2.2 m mbi sipërfaqen e tokës. Shtyllat të cilat shërbejnë për të ndërtuar sistemin mbështetës tendë, sipas funksionit që ato kryejnë, klasifikohën në 3 kategori:

151


Figura 64. Skema e vendosjes së shtyllave dhe të telave në sistemin mbështetës “Tendë”

Figura 65. Sistemi mbështetës “Tendë” me shtylla betoni

a) Me shtylla betoni

152

b) Me shtylla druri


1. Shtyllat e qosheve të parcelës, e thënë ndryshe shtyllat këndore; 2. Shtyllat anësore, e thënë ndryshe shtyllat e perimetrit, dhe 3. Shtyllat e brendshme. Shtyllat këndore janë më të trasha dhe shumë më të qëndrueshme. Shtyllat anësore janë më të forta se ato të mbrendshmet. Shtyllat këndore dhe ato anësoret përforcohen me tela më të trasha dhe të lidhura në blloqe të ngulur anash dhe thellë në tokë. Shtyllat lidhen ndërmjet tyre nëpërmjet dy sisteme rrjetash teli që janë: i) Rrjeti i madh dhe ii) Rrjeti i vogël, të cilat shtrihen horizontalisht. Distancat e telave në rrjetin e madh duhet të jenë në varësi të largësise së vendosjes së shtyllave dhe trashësia e telit që ndërton këtë rrjet duhet të jetë 3 mm. Ndërsa ato që formojnë rrjetin e vogël, vendosen në çdo 50 cm dhe trashësia e tyre duhet të jetë 2 - 2.5 mm (figure 64). Në sistemin mbështetës tendë, bimët e hardhive duhet të degëzohen në lartësinë 1, 5 - 1,8 m lartësi mbi sipërfaqen e tokës dhe duhet të formojnë nga 4 krahë sejcili, me gjatësi 1,2-1,3 m të shpërndarë në katër drejtimet. Mbi këto krahë formohen çepat (për kultivarët që pranojnë krasitje të shkurtër deri ne të mesëm dhe sharmendat e prodhimit për kultivarët që kërkojnë krasitje të gjata. Masa vegjetative e hardhive shtrihet mbi rrjetin e telave, ndërsa veshulet e rrushit nën peshën e kokrrave varen poshtë telave.

153


8. Shërbimet Agroteknike gjatë Periudhës së Prodhimit Nëse shërbimet agroteknike duke filluar pas mbjelljes në vendin e përhershëm e më tej bëhen si duhet, në vitin e tretë vreshtat e reja pothuajse hynë në prodhim, ndërsa në prodhim të plotë ato futen në vitin e katërt, ky moment quhet edhe viti i parë i prodhimit. Krahas masave të tjera agroteknike, si: punimet sipërfaqsore, ujitjet, plehërimet, trajtimet kimike, etj, një rëndësi vendimtare në mbarvajtjen e vreshtave dhe në shtimin e jetëgjatësise së tyre, merr formimi i kurorës në përputhje me sistemin e krasitjes që do të aplikohet dhe sistemin mbështetës definitiv që është ndërtuar.

8.1 Krasitja Prodhuese Krasitja e hardhisë është një ndërhyrje kirurgjikale te bimët dhe është një proces i aplikuar prej shumë kohesh. Krasitja ka pësuar ndryshime të vazhdueshme dhe vazhdon akoma të përsoset. Me qëllim që specialisti dhe fermeri të ketë njohuri teoriko-praktike sa më të sakta, është e domosdoshme që ai të mbajë kontakte të vazhdueshme jo vetëm me literaturen bashkekohore, por edhe me specialistet e kualifikuar të kësaj fushe. Me anë të krasitjes së hardhisë synohet të arrihen këto qëllime: i) Të sigurojë një rritje dhe një zhvillim sa më normal të bimëve, si dhe një prodhueshmëri sasiore, cilësorë dhe konstante të tyre; ii) Të formojë cungun e hardhisë si bazë e formimit të elementëve të tjerë të prodhimit; iii) Të favorizojë lehtësimin e zbatimit të kompleksit agroteknik në përgjithësi dhe atij të mekanizimit në veçanti; iv) Të menjanojë mplakjen e parakohshme të bimëve; v) Të mbajë bimën në kurorën dhe në formën e dëshiruar, etj. Në vreshtari ka tre sisteme të krasitjes, ato janë:

154


1) Sistemi i krasitjes së shkurtër. 2) Sistemi i krasitjes së gjatë. 3) Sistemi i krasitjes së përzier.

8.1.1 Sistemi i Krasistjes së Shkurtër Karakterizohet në lenien e shrmendave me gjatwsi tw shkurtwr me 1-3 sytha që quhen çepa. Numri i çepave në hardhi lëviz në varësi të formës së kultivimit nga 2 deri në 12 ose më shumë. Çepat e prodhimit në vetvete janë sharmentat e prodhimit, por të shkurtuara në pak sytha me funksion jo vetëm prodhimin e vitit në vijim, por edhe të formojë elementët e zevendwsimit dhe prodhimit për vitin e ardhshëm. Çepat mund të jetë të vendosura në dy mënyra: i) ose në krahët shumëvjeçare; ii) ose direkt në cungun e hardhisë. Sistemi i krasitjes së shkurtër siguron këto avantazhe: i) Nga krasitjet e shkurtra sigurohen llastarë të fuqishëm. Kjo vjen si rezultat i shkurtimit të llastarit duke i transformuar sythet e bazës, nga sythe të poshtme në sythe të sipërme. Kjo bën që polariteti të zhvendoset nga sythet e majës tek sythet e bazës dhe llastarët e dala bëhen më të fuqishme dhe me uniforme. ii) Frenon ngritjen e mëtejshme të organeve vegjetative dhe gjenerative në lartësi, por i detyron ato te qëndrojnë afër cungut. iii) Shpejton pjekjen e rrushit, shton sasinë e sheqerit, rrit volumin e kokrrave, përmirëson lidhjen e kokrrave në veshul, etj. iv) Formohet në mënyrë të thjeshtë, lehtë, shpejt, me kosto të ulët dhe ruhet me pak shpenzime. v) Krijohet mundësia e përqëndrimit të elementëve të prodhimit në një

155


plan horizontal, i cili lehtëson mundësinë e shërbimeve. Por sistemi i krasitjes së shkurtër ashtu siç ka anë pozitive, ekzistojne edhe anë negative, të cilat disa nga këto janë: i) Përdoret në dobi të prodhimit rreth 5-10% e kapacitetit prodhues, duke hedhur tej pjesën tjetër të kapacitetit maksimal prodhues dhe ate të rritjes vjetore. ii) Nëpërmjet heqjes së pjesës më të madhe të kurorës, shoqërohet me humbje të madhe të lëndëve ushqimore rezerve të grumbulluara në kurorën e bimës, në uljen e fuqisë së përgjithshme të bimëve. iii) Nga krasitja e shkurtër hiqet pjesa më e madhe e lëndëve ushqimore, e cila shoqërohet me ulje të fuqisë së përgjithshme të cungut, uljes së aftësisë prodhuese, probleme në pllenim dhe lulëzim, etj. iv) Shfrytëzohen për prodhim sythet e bazës që janë me më pak potenciale prodhuese, sepse janë me pak të diferencuara se sa ato që janë në pjesën tjetër të llastarëve. v) Krijohet dendësi vegjetacioni të cilat nëse nuk merren masa për rrallime, krijohen probleme në lidhjen e kokrrave, në luftimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve, ku në shumë raste si rezultat i prekjes nga sëmundjet kalbezohen. Prandaj për të realizuar format e krasitjeve të shkurtuara, duhen shfrytëzuar kultivarët me rritje të dobët ose mesatare dhe më të përshtatshme janë tokat kodrinore, të thata, të varfra, gurishtore, etj. Format e kultivimit të krasitjet e shkurtra janë format kupore, kordonet e thjeshta, erashkat e tipeve të ndryshme, të cilat përmbajnë elementët e prodhimit si çepat me 1-3 sytha. Forma kupore, aplikohet me një cung në lartësinë 30-40 cm nga toka, ku lihen 3-4 krahë dhe në secilën prej tyre lihen dy sytha (figura 66). Kjo formë kultivimi formohet në këtë mënyrë: i) Në fundin e vitit të dytë, nga llastarët e dala, përzgjidhet njëri që është afër bazës dhe që është më i fuqishëm dhe shkurtohet në lartësinë e 3-4 sythave. ii) Në vitin e tretë përsëri përzgjidhet një llastarë ashtu si në vitin e dytë. Gjatë vegjetacionit bëhet rrallimi i llastarëve të dalë duke lënë 3-4 më të fuqishmit.

156


Figura 66. Skema e krasitjes së shkurtër në formë kupore

iii) Në vitin e katërt llastarët e përzgjedhur shkurtohen në 1-2 sytha. Gjatë vegjetacionit përzgjidhen 4-5 llastarë të cilat do të shërbejnë për të formuar kupen e duhur. Forma e plotë e kupes merret në vitin e V ose të VI. Në vitin e gjashtë e tutje, mund te lihen në 5-6 krahë me çepa prodhimi. Forma kordon me çepa, aplikohet me një cung në lartësinë 60-80 cm nga toka, ku lihen të zhvillohen krahët shumëvjeçare mbi të cilat vendosen çepat

157


njëvjeçare (ku janë të vendosura elementët e prodhimit të vitit në vijim). Kordoni me çepa mund të jetë i njëanshëm, i dy anshëm, i vendosur në dy ose më shumë kate, etj. Më i përdorur është kordoni i njëanshëm me çepa. Kjo formë kultivimi formohet në këtë mënyrë: Ne vitin e parë pas mbjelljes, gjatë vegjetacionit nga sythet e mbishartesës zhvillohen disa llastarë, ku pasi të kenë formuar 2-3 gjethe, përzgjidhen të zhvillohen dy më të mirët. Kur llastarët kanë formuar 7-8 gjethe, njëri që është me rrritje më të dobët (zakonisht ai që është me poshtë), përdridhet me qëllim që të ndalohet rritja e metejshme dhe të favorizohet rritja e llastarit kryesor. Gjethet që janë poshtë vendit të përdredhur shërbejnë për të rritur sipërfaqen e fotosintezës në dobi llastarit kryesor (figura 67). Gjatë krasitjeve dimërore në fillim të vitit të dytë, bëhet eleminimi i llastarit të shkurtuar, ndërsa llatari i përzgjedhur në vitin e parë të vegjetacionit, pritet deri atje ku krasitesi mendon (zakonisht deri në pjesën e pjekur) dhe lidhet me hurin mbështetës. Nëse lartësia e llastarit e kalon lartësinë e telit Figura 67. Veprimet gjatë vitit të parë pas mbjelljes për stabilizimin e kordonit me çepa

a) Skema e zhvillimit në vitin e parë

158

b) Foto


Figura 68. Skema e veprimeve gjatë vitit të II dhe të III, për stabilizimin e kordonit me çepa

të parë, ai përkulet dhe lidhet në telin e parë (figura 68). Përkulja e llastarit në telin e parë nuk duhet të bëhet direkt në 90 gradë, sepse një veprim i tillë i shkakton probleme në polaritetin e lëvizjes së limfës dhe llastarët që ndodhen afër pikës së kthimit janë më të zhvilluar duke e disekuilibruar zhvillimin e vegjetacionit dhe ate të prodhimit. Për ta eleminuar këtë dukuri, kjo procedure duhet të fillojë në rreth 20-25 cm poshtë telit dhe lidhja e parë në tel duhet të bëhet po në 20-25 cm larg hurit mbështetës. Për të bërë një përkulje më të lakuar, pika ku fillon përkulja e llastarit duhet të lidhet me hurin mbështetës (figura 69). Pasi kalon disa vite (mbi 3 vjet), forma e lakuar ruhet lehtësisht dhe bima mer një uniformitet në zhvillimin vegjetativ dhe të ate të prodhimit. Forma e shkurtër e krasitjes që aplikohet në këtë formë kultivimi, konsiston në prerjen e njërit prej llastarëve njëvjeçare që kanë dalë nga çepi i një viti me parë (zakonisht llastari i bazës në 2 sythe, figura 72), dhe të tjeret hiqen, duke formuar kështu, çepin e ri njëvjeçare me dy sythe. Nga këto sythe gjatë vegjetacionit do të çelin llastarët e rinj që kanë gjethet dhe veshulet e rrushit. Dhe kështu veprohet në çdo vit. Në një kordon duhet t’i lihen rreth 6-10 çepa me nga 2 sytha. Për formimin e çepave duhet të lihen sythat e sipërme, ndërsa ato të anës së poshtme duhet të eleminohen. Kështu bëhet alternimi i vendeve bosh dhe atyre me çepa. Në disa raste forma kordon mund të stabilizohet një ose me dy krahë.

159


Figura 69. Procedura e përkuljes së llastarit mbi telin e parë

a) Skema

Figura 70. Lidhja e kordonit të ri në telin mbështetës (ne fund të vitit të dytë, Koxhas/Durrës)

160

b) Foto


Figura 71. Sistemi kordon (viti i katërt, Koxhas/Durrës)

a) Pas lidhjes së kokrrave

b) Në pjekje

Figura 72. Kordon me çepa në fillim të vitit të peste (pas krasitjes dimërore, Koxhas/Durrës)

Në sistemin e krasitjes së shkurtër përfshihen edhe disa forma të tjera kultivimi, të cilat kanë po të njëjtat principe, por që ndryshojne në varësi të formës së sistemit mbështetës, mënyrës së kultivimit me një ose dy kate, me një ose në dy krahë, etj (figura 73). Format e krasitjeve të shkurtra aplikohen më tepër për llojet e hardhive për prodhimin e verërave.

161


Figura 73. Forma të tjera kultivimi ku zbatohet sistemi i krasitjes së shkurtër

162


163


8.1.2 Sistemi i Krasistjes së Gjatë Ne krasitjen e gjatë prodhimi çvendoset nga sythat e çepave të cilat janë të vendosura nëpër kordonet shumëvjeçare, tek llastarët njëvjeçare që quhen sharmenta. Gjatësia e tyre varet nga kultivari, lloji i tokës, destinacioni i prodhimit, etj. Sharmentat mund të jenë të vendosura: i) Në krahët e prodhimit; ii) Në kordona; iii) ose direkt në cung. Numri i tyre në një hardhi lëviz nga 1-4 deri në 8-10 copë. Në gjatësi të sharmentave mund të jenë të vendosura nga 4-6 sytha tek sharmentat e shkurtra, ndërsa tek sharmentat e gjata në 16-18 sytha. Krasitjet e gjata sigurojnë këto anë pozitive: i) Në një bimë ndodhen shumë sharmenta, domethënë shumë llastarë të çelur dhe të rritur, si dhe më shumë prodhim dhe cilësi. Nga ana tjetër rritja numrit të llastarëve shton sipërfaqen asimiluese të fotosintezës, që do të thotë se bima grumbullon më shumë lëndë rezerve dhe më e fuqishme bëhet ajo. ii) Prania e numrit të madh të llastarëve, bën që sipërfaqja gjethore të rritet më shumë dhe kjo bën që sythat të kenë kohe për t’u pjekur mirë dhe kanë kohe të diferencojnë sa më mirë sythat me lule e masë të gjelbërt. iii) Rritet kapaciteti pllenues i luleve dhe menjanohet në maksimumin e mundeshem procesi i shterpsisë. iv) Shfrytëzon më mirë kapacitetin prodhues të bimëve e të fuqisë se hardhisë dhe ekonomizon përdorimin e lëndëve ushqyese. v) Siguron një masë gjethore të bollshme në hardhi dhe një shpërndarje uniforme në të gjithë tërësinë e bimës. Por krahas anëve pozitive, krasitja e gjatë ka disa anë negative, që më kryesoret janë: i) Duke qenë se në krasitjen e gjatë mungon çepi i cili rigjeneron në mënyrë të vazhdueshme llastarin e ri, në krasitjen e gjatë ky element mungon, dhe në bimë shfaqet ndjeshëm efekti i polaritetit, duke i spostuar sharmentat gjith-

164


një drejt majës dhe krijimin të ashtuquajteres zhveshje të kurorës së hardhisë. ii) Duke qenë se sharmentat ne kete rast sipas llojit, janë relativisht të gjata, ndikon në uljen e numrit të sytheve të çelura, duke ndikuar kështu direkt në uljen e numrit të lulesave të çelura në bimë. iii) Kerkon një sistem mbështetës shumë me kompleks, me qëllim lidhjen dhe mbajtjen e sharmentave të prodhimit. iv) Gjatë krasitjeve të përvitshme, krijohet çvendosja e sharmentave drejt majës duke u shoqëruar me plagë më të mëdha dhe të veshtirapër t’u sheruar. v) Kjo formë krasitjeje kerkon toka me pjellori të lartë, një agrofond cilësisht të lartë, mundësisht toka të sheshta dhe shumë me pjellore. Format e krasitjeve të gjata janë: i) Erashjkat; ii) Kordone të cilat kanë sharmenta të ndryshme; iii) Sylvoz, etj. Këto forma krasitjeje përdoren zakonisht për prodhimin e rrushërave për tavolinë, por që nuk përjashtohet edhe rrushërat për verë. Kultivarët për tavolinë kanë aftësine të lidhin më shumë veshule në sharmenta të gjata, se sa në ato të shkurtra. Kjo spjegohet së sythet dimërore të diferencuara me veshulet, janë më tepër të sythet në gjatësi të sharmentës mbi 40 cm. Kjo është edhe arsyeja pse në disa raste kultivuesit nuk e kuptojne nivelin e ulët të prodhimit të disa hardhi për rush tavoline, kur aplikojne sistemin e krasitjes së shkurtër. Madje, për kultivarët me prodhim të ulët, gjatësia e sharmentave lihet deri edhe në 80 cm. Format me tipike të kësaj krasitjeje Kordoni Sylvoz. Kjo formë mund të jetë: i) I njëanshëm, me një kordon e cila formohet në lartësinë 1-1,3 m nga sipërfaqja e tokës, ii) I përbërë me 6 - 7 sharmenda prodhimi, që të gjitha lidhen në telin poshtë kordonit (figura 74), i vendosur 50-60 cm nën telin kryesor.

165


Figura 74. Forma “Sylvoz”

8.1.3 Sistemi i Krasistjes së Përzier Kohet e fundit krasitjet e gjata, po zëvendësohen gradualisht me krasitjet e përziera, të cilat karakterizohen për kombinim harmonik dhe racional i krasitjeve të gjata dhe atyre të shkurtra. Quhet krasitje e përzier sepse në të njëjtën bimë aplikohen çepat si edhe sharmentat. Karakteristike është se sharmentat e prodhimit shërbejnë si elementë prodhimi për vitin në vazhdim, ndërsa çepat si elementë zëvëndësimi për vitin e ardhshëm (sepse në to formohen çepat dhe sharmentat). Kështu forma «Kazarska» është një modifikim i sistemit të kordonit «Sylvoz». Aplikimi i sistemit të krasitjes së përzier në vreshtat bën qe: i) Të stabilizohen më shumë anët pozitive e të dy formave të krasitjes të shkurtër dhe të gjatë të përshkruar më sipër. ii) Njëkohesisht aplikimi i kësaj mënyrë krasitjeje ndikon në zbutjen ose në eleminimin e disa anëve negative që ndodhen të ato forma. Pra nga ana praktike, sistemi i krasitjes së përzier është mënyra më e mirë e mundshme, për të garantuar një prodhimtari të lartë, të qëndrueshme dhe për shumë vite me radhë. 166


Anet pozitive të krasitjes së përzier janë: 1) Nxit në mënyrë të vazhdueshme fuqizimin e bimës dhe rrit kapacitetin prodhues, duke ndikuar kështu jo vetëm në rritjen e prodhimit, por edhe në shtimin e jetëgjatësise. 2) Mund të aplikohet pa vështirësi dhe pa probleme në të gjithë llojet e kultivarëve, në çdo lloj toke, sepse garanton maksimumin e prodhimit të mundshem. 3) Nëpërmjet aplikimit çep-sharmentë, krijohet mundësia e frenimit të “xhveshjes” së bimëve nga krahët e prodhimit, duke garantuar kështu jo vetëm vegjetacionin në vendin ku deshiron kultivuesi, por edhe jetëgjatësinë e bimëve. Kujdes ketu, çepi si bazë e sigurimit të elementëve të prodhimit për vitin e ardhshëm, nuk duhet vendosur pas sharmentës por gjithmonë para saj, ndryshe elementët e prodhimit spostohen në me në majë të bimës. 4) Sistemi i përzier gjen aplikim të suksesshem në kultivimin e hardhive si në formën spaliere ashtu edhe në tendë. Disa nga mënyrat e krasitjes së përzier janë: i) Gyjot; ii) Dopio Gyjot; iii) Kaznaz; iv) Azoz, v) Mozer, Karant, Kurriz peshku, etj. Në të gjitha format e krasitjes së përzier, çepat lihen me nga dy sytha, ndërsa shermendat me nga 6-12 sytha. Ngarkesa më sytha bëhet duke patur parasysh cilësitë variatore, tipin e tokës, agrotekniken e përdorur, drejtimin e prodhimit, etj. Krasitja e përzier Gyjot, mund të jetë e thejshte ose e një anëshme, d.m.th. ka një çep dhe një sharmentë, e dyanshme, ose e shumanshme në varësi të formës së kultivimit (kjo e fundit mund të përdoret të kultivimi tendë). Në këtë sistem për çdo sharmentë, në varësi të bimës dhe sistemit mbështetës mund të modofikohen edhe më shumë së një çep. Forma të tilla quhen “Gyjot të modifikuara”. Gjatësia e sharmentave është e ndryshme dhe varet nga numri i sytheve që ngelen në te. Quhen sharmenta të shkurtra atehere kur lihen 6-8 sythe, të mesme kur lihen 9-12 sythe, të gjata kur lihen 13-18 sythe dhe shumë të gjata kur lihen mbi 19 sythe. Lartësia e trungut në varësi të sistemit mbështetës është:

167


i) Shumë i ulet në 20-30 cm; ii) I ulet në 35-40 cm; iii) I mesëm 60-80 cm; iv) I lartë 100-120 cm dhe v) Shumë i lartë 180-200 cm. Kjo mënyrë krasitjeje formohet në këtë mënyrë: Ne vitin e dytë, llastari i viti të parë pritet në lartësinë e duhur duke lënë 2-3 sytha mbi lartësinë e telit. Nga sythat mbi tel çelin rreth 2-3 llastarë ndërsa ato që çelin nën tel duhet të hiqen sepse ky do të jetë cungu i ardhshëm. Në vitin e tretë, mund të përsëritet ajo e vitit të dytë, nëse nuk është formuar llastari i duhur, ose njëri llastar (zakonisht ai që është me poshtë) Pritet në 23 sythe. Në vitin e katërt, njëri nga llastarët pritet në dy sytha (ai që është me para), i cili quhet çep dhe do të shërbejë për formimin e kordonit për vititn e ardhshëm dhe të çepit. Ndërsa njëri nga llastarët që vjen pas çepit, shtrihet si sharmentë për vitin në vazhdim. Në vitin tjetër, sharmenta hiqet fare, ndërsa nga çepi i vitit të kaluar përzgjidhet llastari i dytë dhe bëhet sharmentë prodhimi, dhe llastari i parë bëhet çep (figura 75). Kjo quhet Gyot e thjeshtë, ndërsa për të realizuar formën e dyfishte apo të shumfishte, mënyra e aplikimit është e njëjtë, por koha e stabilizimit është më e gjatë. Rëndësi në krasitje kanë cilësia e mjeteve të krasitjes si gërshërët dhe sharrat, Figura 75. Forma e krasitjes “Gyjot”

168


të cilat duhet të jenë të rregullta dhe të mprehura mirë, me qëllim që në bimë të shkaktojnë sa më pak plagë. Si periudhë më e përshtatshme për krasitje, është 15 Janari deri në 1 Mars. Duhet patur parasysh që krasitja e vreshtit të mos bëhet në ditë me ngrica dhe me shira. Proçesi më i rëndësishëm i punimeve nga ku varet fati i prodhimit dhe i jetëgjatësise së vreshtit është krasitja. Prandaj në krasitje duhet të punojne vetëm punëtore të specializuar mirë në këtë drejtim.

8.1.4 Sistemi i Krasistjes në Formë Pjergulle dhe Tendë Kultivimi i hardhisë nëpër pjergulla apo tenda është një eksperiencë shumë shekullore dhe përhapje më të madhe kjo formë kultivimi ka gjetur në zonat kodrinore dhe ato paramalore si në zonat e Skreparit, Librazhdit, Përmetit, Matit, e shumë zona të tjera. Në këtë formë kultivimi më të përhapura janë kultivarët për tavolinë si: Tajkat, Zerekia, Stambollesha, Afuzaliu, Debinat, Sulltaninat, e shumë të tjera. Pjergullat zakonisht rriten nëpër pemë të ndryshme drunore si: lisa, vidha, çarace, e shumë lloje të tjera bimësh. Te papërshtatshme janë bimët që kanë gjemba si akacja e ndonjë tjetër, sepse krijohen në vështirësi në vjelje dhe në shërbimet e tjera agroteknike. Figura 76. Skema e vendosjes së bimëve në tenda dhe fillimi i degëzimeve të tyre

169


Karakteristike në këto forma kultivimi është se krasitja aplikohet me përparësi në formën e gjatë por edhe në atë të përzier. Sharmenta janë me predominuese në këtë mënyrë kultivimi, ndërsa çepat ndërtohen me qëllim zëvendësimin e elementëve prodhues për vitin e ardhshëm. Përveç bimës së hardhisë duhet krasitur, mirëmbajtur dhe përshtatur edhe druri apo pema mbështetëse Rëndësi ka kultivimi në “Tenda industriale”, kjo formë i përshtatet më mirë kultivarëve të rrushit për konsum të freskët edhe atyre për verë. Ashtu siç është spieguar më sipër, aplikimi i tendave kerkon që bimët të mbillen në format katrore në distancat nga 2,5 – 2,5 m der në 3 x 3 m. Pas mbjelljes shtyllat mbështetëse vendosen përbri çdo bime në lartësinë 1,8 – 2,2 m mbi sipërfaqen e tokës. Për të rritur dhe formuar bimën e hardhise të përshtatshme për kultivimin në tendë, llastarët e përzgjedhur edhe nëse nuk është ndërtuar ende sistemi tendë, mjafton që ato të jenë të lidhura pas një hur/kallami mbështetës me qëllim që ato të rriten drejt dhe pa përdredhje. Kjo arrihet nëse llastari pastrohet vazhdimisht nga sqetullorët dhe degëzimet ose nëse ato priten/pinFigura 77. Bimë hardhie të mbjellur enkas për kultivimin në tendë dhe lidhja paraprake e tyre në mbështetëse (viti i parë, Koxhas/Durrës)

170


cohen në 2-3 gjethe (figure 77). Ne fillim të vitit të dytë apo në të tretë nëse bimët apo ndonjëra qe nuk ka arritur lartësinë e duhur, bimët priten në lartësinë 1,5-1,8 m mbi sipërfaqen e tokës. Nga sythe sidomos ato të majës çelin disa llastarë ku më pas përzgjidhen rret 5 më të mirët (njëri është rezerve). Llastarët të tjere poshtë atyre të përzgjedhurve, hiqen totalisht me qëllim që cungut të mos i krijohen plagë dhe rritja të përqëndrohet në llastarët e përzgjedhur. Ne vitin tjetër llastarët e rritur shtrihen në të katër anët e telave lidhëse të rrjetit të madh (telat me diametër 2,8-3 mm) dhe priten në gjatësinë 60-80 cm (qe zakonisht janë krahët e ardhshëm në të cilën formohen elementët e prodhimit si çepat dhe sharmentat duke aplikuar pak a shumë formën e sistemit të përzier «Gyot». Shpërndarja e krahëve me elementë e prodhimit bëhet gradualisht dhe koha e stabilizimit të tyre varet nga kushtet e tokës dhe agroteknika e përdorur. Periudha e stabilizimit zgjat nga 5-7 vjet. Nga 4 krahët e prodhimit lihen çepat dhe sharmentat që shtrihen në rrjetin e vogël (telat me diametër 1.8-2 mm. Largësia e vendosjes së sharmentave nuk duhet të jetë më e vogël se 50 cm. Hardhiat e reja duhet ta fillojnë degëzimin e parë në lartësinë 1.5-1,8 m mbi sipërfaqen e tokës, e thënë ndryshe rreth 30-50 cm poshtë niveli horizontal të tendës, me qëllim që të rregullohet polariteti dhe lehtësimi i shpërndarjes së limfës në të gjithë kurorën e bimëve (figura 78). Nga çdo bime formohen nga 4 krahë sejcili, me gjatësi 1.2-1.3 m të shpërndarë në katër drejtime. Mbi këto krahë formohen çepat të cilat lidhen me sharmendat e prodhimit. Masa vegjetative e hardhive shtrihet mbi rrjetin e telave ashtu siç është spjeguar më sipër te ndërtimi i tendave, ndërsa veshulet e rrushit si rezultat i peshës së tyre varen poshtë telave. Kjo menyre kultivimi permirson ndjeshem cilesine e veshuleve. Sistemi i kultivimit tendë ka këto avantazhe: 1) Krijon mundësinë e ajrosjes më të mirë sepse masa vegjetative dhe ato të prodhimit janë lart sipërfaqes së tokës. 2) Ndricimi diellor dhe ngrohtësia e diellit merren me uniforme dhe me gjatë se në format spaliere. 3) Sipërfaqja e tokës duke qenë se është gjithmonë nën hije, e ruan mirë

171


Figura 78. Kultivimi i rrushit “Italia” dhe “Viktoria” në tenda (viti i katërt, Rromanat/Durrës)

vlagën dhe freskine si dhe nuk mund të rriten barërat e keqia. 4) Krijon premisa për prodhime të larta, të qëndrueshme dhe me kosto të ulët prodhimi. 5) Duke qenë kurdoherë nën kushtet e një agrofondi të lartë, toka bëhet gjithnjë e më pjellore duke ndikuar në rritjen e vazhdueshme të prodhimit dhe të cilësisë së tij, etj. Ndërsa anët me negative që ka sistemi i kultivimit me tendë, janë: • Kerkon investime paraprake të kushtueshme; • Nuk shkon mirë në toka kodrinore me pjerrsi mesatare apo të lartë; • Kerkon toka të sheshta dhe pjellore; • Duke qenë se është një kultivim industrial, kerkon një agrofond të lartë dhe një përkujdesje të vazhdueshëm në shërbimet agroteknike; • Nuk janë të përshtatshm të gjithë llojet e kultivarëve, më të përshtatshëm janë kultivarët me rritje të fuqishme si: Afuzali, Muskat Ada, Mbretre-

172


Figura 79. Prodhimtari të lartë rrushi për tavolinë nga format e kultivimit “Tendë”, (kult. Viktoria, Maminas/Durrës)

sha e Vreshtave, Matilda, Bllak Mexhik, Italia, Viktoria, Tajkat etj. • Kultivarët për verë nuk rekomandohen të mbillen në tenda sepse prodhimi piqet vonë, përmban më pak sheqer dhe ngjyrues antocianik në cipën e kokrrës.

8.1.5 Koha e Kryerjes së Krasitjeve Studimet kanë vërtetuar se nga momenti i rënies natyrale të gjetheve deri në 2-3 jave pas këtij fenomeni, në llastarët, sharmentat dhe çepat e prodhimit dhe të zëvëndësimit, është përqëndruar sasia më e madhe e lëndëve ushqimore. Pas kësaj periudhe këto lëndë kalojnë në pjesët shumëvjeçare të hardhisë në krahët, në cung dhe në sistemin rrënjor. Kjo lëvizje lëndësh bëhet ngadalë dhe vazhdon pothuajse në të gjithë fazën e qetësisë dimërore deri në fillimin e lëvizjes së lëngjeve.

173


Ne momentin e fillimit të lëvizjes së lëngjeve e cila diktohet nga zgjatja e ndriçimit diellor dhe rritja e temperatures mesatare të ajrit dhe të tokës, lëndët ushqimore të grumbulluara në rrënje, cung dhe krahët e bimës, fillojnë të shkojnë në çepa dhe sharmenta drejt sytheve me në majë të bimëve. Këto lëndë vazhdojnë të ushqejne sythet, madje edhe gjethet e çelura deri sa ato të jenë të afta të sisntetizojne vete lëndën organike. Bazuar në faktin e lëvizjes së ketyre lëndëve ushqimore nga lart poshtë dhe e kundërta nga poshtë lart, duhet gjykuar për të gjetur periudhën më të volitshme për të realizuar krasitjen dimërore. Ndajw, periudha më e përshtatshme për krasitje është 2-3 jave pas rënies natyrale të gjetheve dhe vazhdon deri në fillimin e lëvizjes së lëngjeve. Pikërisht në këtë periudhë llastarët njëvjeçare kanë sasinë më të pakët të lëndëve ushqimore, pjesë në të cilat do të bëhen edhe prerjet më të mëdha. Në këtë periudhë pjesët shumëvjeçare të trupit kanë maksimumin e lëndëve ushqimore, këto pjesë (krahët, cungu dhe rrënjët) gjatë krasitjeve preken pak ose aspak. Praktikisht krasitjet dimërore për zonën e Ulët dhe Bregdetare, duhet të fillojnë në dekadën e dytë të Dhjetorit dhe duhet të vazhdojnë deri afër fundit të muajit Shkurt. Ndërsa për zonën e ftohtë, periudha më e mirë është mesi i Shkurtit dhe mund të vazhdoi deri në fund të muajit Mars, madje edhe në ditët e para të Prillit, në varësi të klimës së zones dhe të atij viti. Krasitjet në ditët me ngrica dhe në ato me shi duhet të eleminohen. Ne lidhje me kohën e krasitjes, tek hardhitë vërehen këto dukuri: 1) Nëse bimët krasiten në fillim të fazës së qetësisë, nxitet shpërthim i shpejtë i llastarëve; 2) Nëse bimët krasiten menjëherë pas rënies së gjetheve, vegjetacioni vonohet, por fuqia e përgjithshme e bimëve bie së tepërmi si rezultat i humbjes së elementëve ushqimore nga krasitjet; 3) Krasitjet e vona në pranverë, vonojne çeljen, ulin fuqine e bimëve dhe piqen vonë;

174


4) Krasitjet e bera pikërisht para fillimit të “qarjes” së bimëve, bëjnë që bimët të çelin normalisht sythat e tyre, të lulezojne shpejt dhe të piqen herët duke dhënë një prodhim të bollshem dhe uniform, etj. Njohja me rregullat e krasitjes, merr një rëndësi të veçante. Si rezultat i krasitjeve të përvitshme hardhia, merr një “goditje’, kjo në sensin e prishjes së përvitshme të ekuilibrit të krijuar ndërmjet pjesës nëntoksore me asaj ajrore. Krasitja e përvitshme krijon plagë të atilla, aq sa kur bimët janë të reja ato i mbyllin me shpejt, ndërsa tek hardhiat e rritura apo të vjetra prerjet e mëdha shkaktojne zona të vdekura të cilat pengojne lëvizjen e lëndëve ushqimore nga bima në rrënje dhe e kundërta. Nëse tek bimët e pemëve frutore plagët mbyllen nëpërmjet zhvillimit të indeve të reja mbi plagë, tek hardhia kjo nuk ndodh. Plagët e hardhisë nuk rigjenerohen por ato rrethohen nga inde drunore rreth e qark plagës. Për të eleminuar këtë dukuri negative e cila është e pashmagshme gjatë krasitjeve, duhet të kihen parasysh disa rregulla kryesore që janë: 1) Prerjet e sharmentave, krahëve, çepave apo çdo pjesë tjetër të bimës së hardhisë, duhet të bëhen sa më të sheshta/horizontale me qëllim që sipërfaqja e prerjes të jetë sa më e vogël; 2) Plagët e mëdha duhet të lëmohen me thike dhe të dezinfektohen me 23% lëng bodolez, etj; 3) Këshillohet që prerjet e rënda, largesia e njërës prerje tek tjetra të jetë sa më larg dhe mundësisht jo të dyja në të njëjtën anë te krahut, sepse shkaktohen një atrofizim të theksuar dhe i njëanshëm i indeve përçuese; 5) Nuk duhen lejuar asnjëherë shqyerje, apo thyerje me dorë, por vetëm me gërshërë apo sharra të mprehura mirë me qëllim që në vendin e prerë të ngelin sa më pak inde të vdekura; 6) Është i nevojshëm instruktimi i përvitshëm i punonjësve për mënyrën e krasitjes, kohën, mënyrën e prerjeve, dezinfektimin e plagëve etj.

175


8.2 Operacionet e Gjelbërta të Hardhisë Ne lidhje me operacionet e gjelbërta te hardhitë, ka shumë mendime dhe rekomandime ku shpesh herë ato janë kontradiktore. Po bazuar në faktet ku në vreshtari ekzistojnë një numer i larmishem kultivarësh me destinacione të ndryshme, forma të ndryshme kultivimi e sistemesh mbështetëse, apo toka dhe rajone me veçori klimaterike të ndryshme, e bejnë të mundur kontradiksionin e rekomandimeve dhe përvojave që ekzistojne në lidhje me operacionet e gjelbërta. Nëse vërehet me kujdes, sejcili rekomandim ka rëndësine e vet sepse kjo procedure bëhet sipas kushteve të ndryshme agro-klimaterike. Ne operacionet e gjelbërta te hardhitë përfshihen këto procedura: i) T’harrja; ii) Heqja e gjetheve; iii) Prerja e majave, etj.

8.2.1 T’harrja T’harrja është vazhdimi i krasitjes dimërore. Me anë të t’harrjes realizohet, heqja e një pjesë të kërcejve të panevojshem që kanë dalë nga cungu i hardhisë, krahët shum]vjeçare, sharmentat apo nga çepat e hardhisë. Qëllimi i t’harrjes është: 1. Vendosja e një raporti të drejtë në mes procesit të rritjes dhe të zhvillimit të bimës; 2. Vendosja e një raporti të drejtë në mes fuqisë së përgjithshme të hardhisë dhe ngarkesës me masë të gjelbërt të saj; 3. Vendosja e një raporti të drejtë në mes prodhimit dhe të cilësisë së tij, etj; Gjatë realizimit të procesit të t’harrjes duhet që vreshtatri të udhehiqet në këto parime: Parimi I.

176

Duhet të hiqen llastarët më të dobët dhe me pak ose aspak prodhim dhe pikërisht aty ku ka llastarë të tjerë.


Parimi II. Duhet të hiqen ato llastarë që kanë dalë në pozicione jo të favorshme. Parimi III. Duhet të bëhen rrallime llastarësh dhe duhet të hiqen pikërisht ato që nuk kanë prodhim. Nëse vendoset të lihet ndonjëri, atëhere ai lihet vetëm në ato pozicione të hardhisë, e cila do të shërbejë për të veshur cungun. Nëse në një pozicion ka qenë i zhveshur, me qëllim për të formuar në vitin e ardhshëm në një pozicion të hardhisë elementët e prodhimit (si: çepat, sharmentat), nëse aty kanë munguar. Parimi IV. Mund të bëhet rrallim i llastarëve me prodhim, nëse në pozicione të caktuara ka shumë si të tillë. Me anë të t’harrjes bimëve të hardhisë i realizohen këto avantazhe: i) Harmonizon raportin ndërmjet ngarkesës me prodhim dhe rritjes vegjetative të bimës; ii) Përmirëson aparatin sintetizues të fotosintezës; iii) Ndikon në diferencimin më të mirë të sythave prodhuese për vitin e ardhshëm; iv) Realizon dhe përmirson një ndriçim më të mirë; v) Lehtësimin e luftimit ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve; vi) Përmirësohet dhe realizohet një shpërndarje e drejte e lëndëve ushqimore ndërmjet veshulëve dhe gjetheve, etj; Nga praktika është vërtetuar se procedura e t’harjes duhet të realizohet dy herë: • E para, duhet të realizohet pas fillimit të vegjetacionit, atëhere kur llastarët të kenë arritur gjatësinë 5-8 cm. Ketu hiqen vetëm thithakët që kanë dalë nga cungu dhe ndonjë tjetër që mendohet se duhet hequr/rralluar. • E dyta, duhet të realizohet atëhere kur llastarët të kenë të zhvilluara dhe të duken qartë lulëritë. Nëse bëhet me vonë, kemi humbur gjithë ate lëndë organike që duhet t’i shkonte bimës dhe prodhimit.

177


8.2.2 Heqja e Gjetheve Ky operacion konsiston në heqjen e disa gjetheve në bazën e llastarit. Në lidhje me sasinë dhe periudhën e e heqjes së tyre, ashtu si të procesi i t’harrjes ka shumë rekomandime, por në fakt ato duhet të kryhen në bazë të një gjykimi në lidhje me gjëndjen e bimëve. Nga praktika e deri tanishme kjo procedure bëhet në këto mënyra: i) Hiqen gjethet poshtë veshulit duke lënë vetëm një gjeth poshtë tij; ii) Hiqen gjethet poshtë veshulit duke lënë vetëm një gjeth paralel me veshulin; iii) Hiqen të gjithë gjethet nën veshule, madje edhe deri në një gjeth mbi te; Ne lidhje me kohën e kryerjes së këtij operacioni ka disa rekomandime, të cilat disa nga këto janë: i) Para fillimit të lulëzimit; Figura 80. Bimë hardhie ku i janë realizuar procesi i t’harrjeve dhe heqja e gjetheve deri paralel me veshulin (Koxhas/Durrës)

178


ii) Menjëherë pas lulëzimit; iii) Gjatë rritjes së kokrrës; iv) Para fillimit të pjekjes, etj. Kështu që kultivuesi duhet të gjykoje për kohën më të përshtatshme në lidhje me realizimin e këtij operacioni (figura 80).

8.2.3 Prerja e Majave Prerja e majave, është një tjetër operacion i gjelbërt i cili realizohet në 3 mënyra: i) Prerja e lehtë e majave e thënë ndryshe “pincimi”; ii) Prerja e zakonshme e majave, e thënë ndryshe “çekanga”; iii) Prerja e rëndë e majave. Pincimi e thënë ndryshe pincimi, konsiston në keputjen e lehtë të majës rritëse të llatareve në sasinë e 2-3 gjethe të majës. Ky operacion duhet të realizohet për këto arsye: 1) Kur vërehet se një llastar në krahasim më të tjeret në një bimë hardhie, ka një rritje më të fuqishme dhe llataret e tjerë kanë ngelur më të vogla; 2) Kur pas lulëzimit dhe fillimit të rritjes së kokrrave, vërehet rrëzimi në masë i tyre; 3) Kur bima e hardhisë nuk ka vegjetacion të mjaftueshem. i) Kur vërehet se një llastar në krahasim më të tjeret në një bimë hardhie, ka një rritje më të fuqishme dhe llataret e tjerë kanë ngelur më të vogla. Arsyeja se përse njëri nga të gjithë llastarët ka rritje më të fuqishme është se ai duke qenë në një pozicion më të volitshem në hardhi, ka marrë dhe merr sasi më të mëdha lëndësh yshqimore nga toka dhe bima. Atëhere për ta harmonizuar më mirë rritjen e llastarëve te tjere, vreshtari duhet të realizojë edhe procesin e prerjes së majës. Prerja e majës së këtij llastari në 2-3 gjethe, bën që të ndërpritet rritja dhe elementët ushqimore të shkojnë në favor rritjes së llastarëve të tjerë në të njëjtën bimë. ii) Kur pas lulëzimit dhe fillimit të rritjes së kokrrave, vërehet rrëzimi në masë i tyre. Rrëzimi i kokrrave pas lulëzimit ka arsye të ndryshme, por

179


vazhdimi i rënies në masë të kokrrave të rrushit edhe pse bima është e pastër nga sëmundjet, atëhere duhet menduar se raporti i rritjes së masës vegjetative dhe asaj të rritjes së kokrrave është i disekuilibruar. Për ta ekuilibruar disi këtë disraport, vreshtari duhet të ndërhyje në realizimin e prerjes së majave. Edhe ketu prerja e majave bëhet në 2-3 gjethe. iii) Kur nuk ka vegjetacion të mjaftueshëm. Prerja e majave ndikon në ndalimin e rritjes në gjatësi të llastarit. Me anë të këtij operacioni limfa organike në vend që të shkoje në drejtim të qelizave meristematike të majës rritëse, përqëndrohet në gjatësi të llastarit dhe i detyron sythet sqetullorë të shpërthejne llastarët sqetullorë. Sqetullorët e dala krijojnë mundësinë e rritjes së sipërfaqes gjethore në bimë, duke krijuar kështu mundësinë e rritjes së fotosintezës e të asimilateve në bimë dhe fuqizimin e mëtejshëm të saj. Prerja e zakonshme e majave (Çekanga) Ky proces konsiston në heqjen e një pjesë të llastarit me ose pa prodhim, me qëllim stimulimin e rritjes së organeve vegjetative. Ky rast aplikohet kur bima në përgjithësi ka rritje të ngadalte dhe me pak degë vegjetative. Procesi i cekanges bëhet vetëm të llastarët e sharmentave të prodhimit. Te llastarët e çepave nuk këshillohet të bëhet, sepse llastarët e çepit do të shërbejnë si elementë prodhimi zëvendësues për vitin e ardhshëm. Aplikimi i prerjes së majave në hardhi, ka për qëllim: 1) Të ndaloje rritjen e metejshme dhe të panevojshme të llastarit në dem të prodhimit; 2) Të ndihmoje në pjekjen e llastarit dhe diferencimin e sytheve frutore për vitin e ardhshëm; 3) Të rrise rezervat ushqimore në llastar dhe përgjithësisht në bimë për vitin e ardhshëm; 4) Të pengoje rritjen e sipërfaqes avulluese, sidomos në tokat kodrinore dhe ato të pa-ujiteshme, etj. Është vërtetuar se pjesa më aktive e gjetheve është nga gjethi i 12-18. Prandaj

180


duhet të kihet parasysh që ky operacion nuk duhet të realizohet nën këtë sasi gjethesh. Prerjet e rëndë e majave të llastarëve, konsiston në prerjen e llastarit në rreth 1/3 e gjatësise së tij, duke lënë zakonisht rreth 4-6 gjethe. Pse dhe në ç’rast bëhet ky operacion? 1) Kur bimët janë dëmtuar nga bresheri apo sëmundje të rënda dhe prerja e rëndë e llastarëve stimulon daljen e masës vegjetative; 2) Në rastet kur prodhimi ekzistues është dëmtuar rëndë nga bresheri, prerja e rëndë stimulon prodhimin sqetuor. 3) Te hardhitë e vjetra me qëllim stimulimin e aparatit vegjetativ, etj.

8.2.4 Heqja e Sqetullorëve Ky proces ndryshe quhet sqetullim. Sipas studimete të bera heqja e plotë e tyre është absolutisht e gabuar. Ato nuk duhet te hiqen fare por duhet të shkurtohen në 2-4 gjethe. Kjo sepse: 1) Rrit mundësinë e diferencimit të sytheve frutore për vitin e ardhshëm. 2) Rrit sipërfaqen e re fotosintetike duke ushqyer më mirë veshulet e prodhimit. 3) Hijezon veshulet dhe kokrrat e rritura, duke i mbrojtur ato djegjet diellore.

8.2.5 Mbrojtja nga Bresheri Mbrojtja nga bresheri mer një rëndësi të veçante për rajonet që goditën shpesh nga faktorët klimaterik sidomos nga ky fenomen natyror. Kjo mënyrë mbrojtjeje konsiston në mbulimin e sipërfaqeve të vreshtave me rrjeta speciale, të cilat ulin forcen goditese te bresherit dhe nuk lejojn depërtimin e tij. Mbulesa të tilla aplikohen kryesisht për vreshtat që kanë kultivarë me destinacion prodhim rrushi për tavolinë, por jo në pak raste përdoret edhe

181


për vreshtat e destinuara për prodhimin e verërave. Mbulesat mund të aplikohen si për tendat ashtu edhe vreshtat e kultivuara me rrjeshta, por më të përhapura janë në ato me tenda sepse ky sistem kultivimi në të shumten e rasteve përdoret për rrushërat e tavolinës. Sipas eksperiencave, mbulesat me rrjeta ndërtohen në mënyrë të tillë që të krijohen kulme më një pjerresi dhe të realizojë rreshqitjen e masës së bresherit anash (figura 81). Ndërtimi i sistemit të rrjetave mbrojtese është një investim i kushtueshëm, prandaj rëndësi në realizimin e këtij investimi merr fiksimi i mirë i materialit mbulues me qëllim që të mos dëmtohet nga era apo faktorë të tjerë. Figura 81. Vreshta në formë “Tendë” dhe të mbuluara nga rrjeta mbrojtese

182


Përveç qëllimit mbrojtes nga bresheri, rrjetat realizojnë edhe një farë hijezimi me qëllim mbrojtjen nga djegiet diellore, kjo sidomos për kultivarët si rrush tavoline.

8.3 Plehërimi i Hardhive Në vargun e praktikave që sigurojnë suksesin në vreshtari, si: punimi i tokës, sistemimi mbështetës, zgjedhja e varietetit dhe nënshartesës së përshtatshme, përcaktimi i distancave të përshteshmë të mbjelljes, etj, plehërimi i hardhive përbën një ndër hallkat më të rëndësishme agroteknike. Nisur nga fakti se: i) Hardhia ka një sistem rrënjor të zhvilluar dhe që depërton thellë në shtresa të ndryshme të tokës, si dhe nga fakti tjetër se; ii) Ajo kultivohet me sukses në toka në pjerresi të ndryshme, si në të pasura ashtu edhe në të varfera, nga vreshtaret shpesh herë mendohet në mënyrë të gabuar, se kjo bimë nuk ka kërkesa të veçanta për elementë ushqimore. Figura 82. Skema e shpërndarjes së plehrave organike dhe minerale

183


Megjithëse bimët e hardhive falë sistemit rrënjor, te cilat kanë aftësinë të zhvillohen mirë në thellësi dhe gjërësi, si rrjedhojë ato kanë aftësinë të marrin ujin dhe lëndët ushqimore nga thellësite e tokës, përsëri plehërimi plotësues mbetet një nga masat më të rëndësishme agroteknike. Bimët e hardhive para hyrjes së tyre në prodhim, duhet të kenë formuar një kurorë të zhvilluar dhe në proporcion të drejtë me sistem rrënjor. Kjo ndihmohet në saj të aplikimit të një sistemi të drejtë plehërimi plotësuese me bazë organike dhe minerale. Nga kjo pikëpamje shumë e domosdoshme është kombinimi i plehrave organike me ato minerale, pasi plehërimi i njëanshëm mineral, ndikon negativisht në strukturën e tokës dhe në asimilimin e elementëve të tjerë ushqimore që ndodhen në të. Varferimi i tokës së vreshtave vjen: i) Nga largimi i elementëve ushqimore nëpërmjet prodhimit; ii) Si rezultat i shplarjeve dhe i humbjeve në natyre të elementëve ushqimore; iii) Si rezultat i heqjes së përviteshme të masës bimore nga krasitjet dhe së bashku me to, të një sasie të konsiderueshme të elementëve ushqimore. Përvojat dhe studimet kanë treguar se, në një hektar vreshtë me prodhim mesatar rrushi, largohen nga toka për një vit, mesatarisht reth 80-120 kg lëndë aktive Azot; 30-50 kg Fosfor, 90-150 kg Potas, e shumë elementë të tjerë. Në qoftë se vreshti nuk plehrohet sistematikisht, atehere toka gradualisht do të varferohet me tej dhe prodhimi e cilësia e rrushit do të bjere vazhdimisht. Sipas natyres së plehut, plehërimi mund të jetë organik dhe mineral. Hedhja e përviteshme e plehrave kimike dhe atyre organike në vreshta, është një domosdoshmeri. Këshillohet që plehërimi organik i hardhive të bëhet i përbashket: Organo-Mineral.. Plehërimi organo-mineral siguron shkallën më të lartë të pjellorisë të tokës, siguri në ushqimin e bimëve, rritje të qëndrueshmërise ndaj sëmundjeve, thatësires, ngricave, etj. Ndër plehrat organike që rrit më mirë përmbajtjen e humusit në tokë, padyshim është plehu i stallës. Ai duhet të jetë i dekompozuar të pakten 3-4 muaj para përdorimit. Plehu i pularive në dozat 40-70 kv/ha, përbën një burim ushqimor me vlera

184


Figura 83. Shpërndarja e plehut organik

Figura 84. Plehërimi mineral i mekanizuar

të larta për ushqimin e hardhive, sidomos në qoftese ai hidhet çdo vit në periudhën e qetësisë dimërore. Plehërimi i gjelber (bathe, terfili i kuq, esparceta, lupini, grashina, etj), është një metodë tjetër plehërimi, që duhet vlerësuar shumë dhe këshillohet të gjejnë një përdorim të gjërë sepse rrit përmbajtjen e lëndës organike në tokë dhe ul koston e prodhimit. Me pleherim organik nënkuptojmë përdorimin e plehut të stallës, kompostimeve të mbetjeve të ndryshme organike (bërsite nga përpunimi industrial, komposto me masa të krasitjeve si të thata ashtu edhe të gjelbërta, kompostimet e mbeturinave të qytetit, llumrat e thara të ujrave të zeza, torfat, tallaxhet, kashtërat, byku i të lashtave, gjethet e ndryshme të pemëve, etj,). Plehërimi organik në veçanti garanton: i) Rritjen e aktivitetit mikrobiologjik të tokës; ii) Rritjen e shkallës së përvetsueshmërisë së elementëve ushqimore;

185


iii) Rritjen e shkallës së ajrimit të tokës dhe rrit aftësinë e ruajtjes së ujit dhe të elementëve ushqimorë në tokë, etj. Plehu hidhet ndërmjet rreshtave dhe përmbyset menjëherë në thellësinë 25-30 cm gjatë punimit të vjeshtës. Efekti ushqyes i sasisë së elementëve ushqimore që përmban plehu organik zakonisht zgjat 3-4 vjet. Plehu organik, po ashtu edhe ato minerale, duhet të shpërndahen në të gjithë sipërfaqen e tokës, sepse pikërisht në të gjithë sipërfaqen sistemi rrënjor është më aktiv dhe me mundësi asimiluese më të madhe të elementëve ushqimore. Ndërsa pjesa më pak aktive e hardhive është deri në 35-40 cm nga qafa e rrënjës (figura 82). Në plehërimin mineral, nënkuptojmë përdorimin e plehrave kimike me përmbajtje lëndësh ushqyese në gjëndje thuajse të gatshme për t’u asimiluar nga sistemi rrënjor. Plehërimi mineral synon sigurimin e një ushqimi të shpejtë me lëndët ushqyese kryesore. Përpara se të caktohen llojet dhe sasite e plehrave organo-minerale, është e nevojshme të njihen disa faktorë që lidhen ngushtë jo vetëm me jetën e hardhisë, por edhe me nivelin e prodhimit dhe të cilësisë së tij. Disa nga këto faktorë janë: klima, toka, teknika e plehërimit, tipi dhe karakteristikat biologjike të kultivarit dhe të nënshartesës, etj. Ecuria dhe shkalla e asimilimit të lëndëve ushqyese nga hardhia, nuk është Figura 85. Rezultate të një plehërimit të drejtë organo-mineral

a) Merlot (spaliere, Koxhas/Durrës)

186

b) Viktoria (tendë, Rromanat/Durrës)


e njëjtë gjatë të gjithë periudhës së vitit. Madje ajo ndryshon edhe në vite të ndryshme. Kjo sepse, niveli i temperaturave, i lagështirës, i ndriçimit diellore, niveli i prodhimit, etj, janë të ndryshme. Vreshtari duhet të dije mirë se në stinet me rreshje, azoti që ndodhet në shtresat e tokës, pikërisht aty ku shtrihet pjesa më e madhe e sistemit rrënjor, shplahet dhe humbet më me shpejtësi dhe bima nëse nuk plehrohet rregullisht, ndjen uri për këtë lloj elementi. Po kështu edhe potasi e magnezi, të cilat shplahen nga shtresat e sipërme dhe përqëndrohen me në thellësi, atje ku sasia e sistemit rrënjor është më e vogël. Gjithashtu, në tokat e lehta shplarjet ndodhin me shpejt. Përkundrazi, në stinat e thata rrënjet e hardhive ndjejnë vështirësi në asimilimin e potasit dhe borit, sepse mungon sasia e duhur e lagështirës në tokë. Plehrat Organike, në të gjithë llojet e tokave, përbëjnë bazën e përhershme të plehërimit të vreshtit, sidomos kjo në tokat e thata, të lehta, të varfëra dhe të pjerrëta. Plehu i stallës duhet të përdoret një herë në 2 - 4 vjet me 400-500 kv/ha, ndërsa kompostot organike me rreth 500-600 kv/ha. Në tokat me përbërje argjilore, plehërimi organik duhet të bëhet një herë në 3 - 4 vjet, por me doza më të larta sepse niveli i dekompozimit të lëndës organike realizohet më ngadalë dhe mundësia e humbjeve të elementëve ushqimore në këto toka, është më e vogël. Ndërsa në tokat ranore, plehërimi organik duhet të bëhet një herë në dy apo edhe në tre vjet, por me doza më të vogla. Plehu organik nuk duhet të hidhet afër cungut të hardhisë, por rreth 35 - 40 cm larg tij, ose e thënë ndryshe të hidhet në hapsiren në mes rreshtave, pasi pjesa më aktive e sistemit rrënjor të hardhisë, është e shtrire pikërisht në këtë zonë. Menjëherë pas shpërndarjes së këtij plehu, duhet të realizohet punimi/plugimi i tokës në thellësinë 18-25 cm, me qëllim që humbjet e elementëve ushqimore që dalin nga dekompozimi i mëtejshëm i plehut organik, të jenë sa më të vogla. Koha e hedhjes së plehrave organike është vjeshta, ose fillimi i pranverës. Nëse plehërimi bëhet në muajt e parë të vjeshtës, thellësia e mbulimit në tokë duhet të jetë mbi 25 cm. Kjo sepse procesi i dekompozimit kerkon më shumë kohe në dispozicion. Nëse plehërimi bëhet në fundin e dimrit apo në muajt e

187


parë të pranverës, thellësia e punimit duhet të jetë më afër sipërfaqes së tokës (15-20 cm) me qëllim që, shpejtësia e dekompozimit të jetë më e madhe. Plehrat Kimike më kryesore kimike janë ato që në përbërjen e tyre kanë elementët N, P, K, Mg, etj. Ato duhet të hidhen në vartësi te: i) Gjëndjen e tyre në tokë; ii) Kërkesat biologjike të bimëve dhe të kultivarëve të mbjelle; dhe të iii) Sasise së prodhimit të planifikuar. Nga studimet është vërtetuar se për të marrë 100 kv/ha rrush të freskët duhen: i) Për elementin Azot duhet të përdoren 50 kg/ha në vit lëndë aktive (N2O); ii) Për elementin Fosfor duhet të përdore 30 kg/ha në vit lëndë aktive (P205); iii) Për elementin Potas duhet të përdore 10 kg/ha në vit lëndë aktive (K20); iv) Për elementin Magnez duhet të përdoren 30 kg/ha në vit lëndë aktive (MgO). Plehrat potasike, fosforike dhe ato magneziale, duhet të hidhen së bashku me plehun organik. Periudha më mirë është nga 15 Janari deri në fundin e Shkurtit. Ndërsa plehrat e kombinuara si psh, DAP-i, këshillohet të hidhet në tokë gjatë muajit Mars. Skemat e Plehërimit, janë të gjithëllojshme. Ato duhet të jenë të ndryshme për kultivarë të ndryshëm, në varësi të destinacionit të prodhimit, të kultivarit, në fazat e ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit të një vreshti, etj. Në këtë material do të traitohen dy skema kryesore: 1. Skema e plehërimit për vreshtat e reja (tab. 4); 2. Skema e plehërimit për vreshtat në prodhim të plotë (tab. 5); Plehërimi i parë suplementar me lëndët azotike, duhet të kryhet duke përdorur 20-30 kg/ha lëndë aktive. Kur plehrohet me nitrat amoni, duhet të hidhen rreth 70-100 kg lëndë aktive për ha, në periudhën 7-10 ditë para lulëzimit. Në plehërimin e parë suplementar mund të shtohet edhe sasia e planifikuar e fosforit dhe e potasit, nëse ato nuk janë përdorur në plehëri-

188


Tabela 4. Skema e plehërimit për vreshtat e reja

Tabela 5. Skema e plehërimit për vreshtat në prodhim të plotë

min bazë. Po në këtë periudhë mund të përdoren edhe plehrat me mikroelementë në formë kripërash 0,5-1 kg/ha lëndë aktive.

189


Plehërimi i dytë suplementar me lëndët azotike duhen përdorur 50-100 kg/ha lëndë aktive. Ky realizohet 10-15 ditë pas lulëzimit. Ndërsa plehërimi i tretë suplementar, duhet të bëhet gjatë fazës së rritjes së kokrrave, në sasinë e plehut azotik të mbetur. Plehërimi Gjethor kryhet me spërkatjen e masës gjethore me tretësira të disa kriprave minerale me përmbajtje makro dhe mikro elementësh, tërësisht të tretëshem në ujë. Ky tip plehërimi nuk e zëvendëson plehërimin e zakonshem, por gjen zbatim në raste të veçanta si p.sh. Për parandalimin e tharjes së frenjave të veshulit ose në rastin e mungesës së borit. Së bashku me kripërat e kalciumit, magnezit dhe borit në tretësiren spërkatëse mund të shtohen nitrat potasi (500-600 gr/100 l ujë) ose sulfat potasi (600-800 gr) dhe ure (250-300 gr). Plehërimi mineral së bashku me ujitjen me pika, është tjetër arritje e cila realizohet jo vetëm në sasi të kontrolluara sipas sensoreve të vendosur në parcele, dhe nëpërmjet ujit realizohet shpërndarja e plehrave minerale. Kjo është një mënyrë shumë efikase sepse kursen fuqinë punëtore dhe shpërndarjen e mirë të plehut.

8.4 Ujitja Sasia e ujit për çdo ujitje duhet të konsistoje në atë nivel sa që përqindja e lagështirës tokësore në shtresën e tokës ku ndodhet masa kryesore e sistemit rrënjor të vreshtit, duhet të jetë në rreth 70-75% e kapacitetit ujëmbajtes të saj. Ujitja mund të bëhet me brazda dhe sasia e ujit për një ujitje, duhet të jetë në rreth 600-800 m3 ujë/ha, e cila ndryshon në varësi të përbërjes fizike të tokës. Ujitja gjatë të gjithë periudhës së vegjetacionit, duke filluar nga Prilli nëse nuk ka reshje dhe vazhdon deri nga fillimi i Shtatorit. Ujitja duhet të përsëritet në varësi të tokës apo të reshjeve në rreth 2-3 herë. Nëse reshjet mungojnë ujitjet duhet të bëhen më të shpeshta. Thellësia e ujit për çdo ujitje duhet të shkoje në rreth 40 – 80 cm thellësi, ku edhe pjesa më aktive e sistemit rrënjor. Ujitjet e tepërta dhe me pa mundësi kullimi, ndikojnë për keq për bimët,

190


sepse uji i tepërt në tokë largon ajrin dhe krijon asfiksine e sistemit rrënjor. Ndërsa në tokat ranore ndodh fenomeni i shplarjes së lëndëve ushqimore dhe forca rritëse e bimëve në tëresi ulet mjaft. Nga ana tjetër ujitjet e tepërta shpesh here ndikojnë negativisht në vonimin e pjekjes dhe sidomos për kultivarët e destinuara për verë, kjo nuk është e deshirueshme.

8.5 Punimi i Sipërfaqes së Tokës Punimi i tokës është një masë tjetër shumë e rëndësishme në kultivimin e hardhisë. Ky proces ndikon në përmbysjen e mbeturinave gjethore të rëna për tokë, në ajrosjen e tokës, në shkatërrimin e barërave të këqia, në përmbysjen e plehrave organike dhe ato minerale, si dhe në aktivizimin e aktivitetit mikro-biologjik të tokës. Sipas shumë autorëve, është vërtetuar se asnjë masë tjetër agroteknike (përveç krasitjes), nuk mund ta zevëndesoje punimin/shkriftërimin e tokës. Toka medeomos duhet të punohet çdo vit jo më thellë se 18-22 cm gjatë periudhës Nëndor-Shkurt. Ky proces mund të vazhdojë deri në momentin e fillimit të lëvizjes së lëngjeve. Punime më të thella në vreshtat e zakonshme, nuk duhen aplikuar sepse siç është spieguar më sipër, sistemi rrënjor është shumë afër sipërfaqes së tokës. Largësia e punimit nga cungu dhe brazdës së plugimit duhet të jetë jo më pak se 0,3-0,4 m, me qëllim që të mos dëmtohen rrënjet dhe qafa e rrënjeve. Para punimit, toka duhet të jetë në lagështirën e duhur. Nëse toka ka shumë lagështirë, cilësia e punimit vjen e papërshtatshme. Nga ana tjetër shkriftërimet sipërfaqsore periodike ose frezimet gjatë vegjetacionit, duhet të bëhen në 2 - 3 ose më shumë herë në varësi të infeksionit apo përbërjes mekanike të tokës. Ato duhet të bëhen në thellësinë rreth 10-12 cm. E para duhet të bëhet gjatë periudhës Prill-Maj, e dyta gjatë rritjes intensive të frutave; ndërsa e treta gjatë periudhës Shtator-Tetor. Këshillohet që shkriftërimet të bëhen pas ujitjeve ose shirave me qëllim ruajtjen e vlagës për një periudhë sa më të gjatë në tokë. Para shkriftërimeve duhet të hidhen normat e plehrave plotësuese gjatë vegjetacionit, me qëllim që ato të mbulohen në tokë.

191


8.6 Rehabilitimi i Vreshtave të Vjetra dhe të Degraduara Si rezultat i shfrytëzimit të vreshtave për shumë vite me radhë, madje jo në pak raste edhe pa kriteret e duhura teknike, disa nga vreshtat fillojnë të degradohen duke u shoqëruar me uljen e prodhimit dhe të cilësisë dhe uljen e efektivitetit të punës. Shkaku i degradimit apo të mplakjes së parakohshme të vreshtave vjen edhe nga gabimet në drejtim të mbrojtjes fitosanitare. Në raste të tjera kjo vjen edhe nga mos aplikimi sa dhe si duhet i sistemeve të krasitjeve dimërore dhe ato verore, e shumë arsye të tjera. Në përgjithësi kjo kategori vreshtash, paraqiten me këto mangësi: 1) Infeksione të rënda me barishte të këqia kryesisht nga grami, talla, në disa raste edhe driza, ferra, apo shkurre të tjera shumëvjeçare. 2) Humbje e theksuara të numrit të bimëve si rezultat i tharjeve, prerjeve pa kriter, shkuljeve, dëmtime nga punimet me mjetet mekanike, etj. 3) Bimët ekzistuese janë me gjëndje shëndetsore në dobësim të vazhdueshëm, me cungje të shtremberuar, me plagë të mëdha e të vjetra dhe të pa mbyllura, me lartësi të ndryshme nga toka dhe më elementë të prodhimit të vendosura në shumë raste lart dhe në mënyrë të çrregullt. 4) Sistemi mbështetës i shkatërruar pjesërisht ose plotësisht dhe në ato raste ku ekziston është i pa efekshem, si: shtylla të shtremberuara, të thyera, tela të keputur, të ndryshkura, të pa shternguara, etj. 5) Rritje të dobët të lastareve dhe zhveshje të krahëve dhe të kordoneve shumëvjeçar nga elementët e prodhimit (si çepat ose sharmendat), e shumë mangësi të tjera. Me qëllim riaftësimin e fuqisë prodhuese të vreshtit dhe rifutjen e tij në prodhime të kënaqshme, cilësorë dhe të qëndrueshme, arrihet nëse zbatohen me kujdes një varg masash agroteknike sipas kësaj rradhe: 1)

192

Punim i thellë (qilizëm) i hapësirave në mes rreshtave në thellësi 60 80 cm. Duhet bërë kujdes që në largësinë 35 - 40 cm nga trupi i bimëve


Figura 86. Punim i thellë në vreshtat e vjetra

2)

3)

4)

5)

në rresht, nuk duhet punuar në këtë thellësi sepse dëmtohen rëndë sistemet rrënjor të tyre. Kujdes! punimi i thellë në një vresht të degraduar nuk duhet bërë e gjithë sipërfaqja brënda një viti. Ai duhet të përfundojë për një periudhë dyvjeçare. Në vitin e parë, duhet punuar një rresht po dhe një rresht jo. Në vitin e dytë, punimi qilizëm kryhet në hapësirat në mes rreshtave që nuk janë punuar në vitin e parë. Plehërimi organo-mineral, duhet të realizohet i shoqëruar me shpërndarje para punimin qilizëm në masën 100 kv/dy plehra organike të kalbura mirë dhe 1 kv/dy plehra kimike komplekse (me përmbajtje NPK). Punimi i hapsirave të bimëve në rresht. Ky punim realizohet në thellësinë 25 cm dhe vetëm të sipërfaqes së mbetur nga punimi qelizëm. Ky lloj punimi shoqërohet me nxjerrjen dhe largimin e plotë të masës bimore të bimësise së huaj. Gjatë vegjetacionit masiv, sipërfaqja e tokës e infektuar me barishte të këqia, duhet të trajtohet me herbicide kundër gramit e talles, (si: Granoksan, Raund-up, etj). Gjatë periudhës së dimrit dhe para krasitjeve, duhet të realizohen spër-

193


6)

7)

8) 9)

10) 11)

12) 13) 14)

194

katje dimërore me preparate si: Vajra minerale, Selinon, ose të tjera preparate më specifike. Në bimët e çveshura dhe me mangësi nga krahët dhe elementët e prodhimit si çepa dhe shamenda, duhet të aplikohen krasitjet dimërore të rënda. Kjo masë bën të mundur që nga sythet e fjetura që ndodhen në cungun dhe krahët e vjetër, të shpërthejne thithakë të rinj. Thithakët do të shërbejnë për formimin e hallkavre të reja të prodhimit, të cilat përzgjidhen në lartësi të ndryshme në trungun ekzistues dhe në sasi të mjaftueshme sipas gjëndjes së tyre në bimë. Thithakët e rinj, shkurtohen në dy sytha, me qëllim qëpër vitin e ardhshëm të formohen llastarët e prodhimit çepat dhe shamendat. Kjo realizohet në qofte se gjatë vegjetacionit, në periudhën e t’harrjeve (PrillMaj), lihen të zhvillohen mirë dy lastare në atë lartësi të cungut të vjetër ku duam të ripërterijme hallkat e prodhimit për vitin e ardhshëm. Pas krasitjeve duhet të aplikohen trajtimet dimërore me solucionin lëng bordolez deri në 5%. Rigjenerimi i sistemit ekzistues mbështetës, synon në plotësimin e shtyllave të dëmtuara dhe ato që mungojne, drejtimin e atyre ekzistuese. Vendosje e telave të rinj dhe shtrengimin e drejtimin e atyre që janë të lira. Rivendosja e formës së desheruar të krasitjes. Plotësimi i vendeve bosh duhet të arrihet në disa mënyra: i) Mënyra e shtimit me anë të përpanjave. Kjo realizohet nëse numeri i bimëve të rralluara është i vogël. ii) Zëvëndësimi me fidana të rinj. Kjo bëhet nëse në vreshta bimët mungojne me shumice. Fidanat duhet të jenë të shartuar me nënshartesa antifilokserike. Rindërtimi rrugeve, kanaleve kulluese e ujitese ose ledheve mbrojtese atje ku kanë qenë ose ndërtohen të reja atje ku mendohet të përmirësohen. Gjatë vegjetacionit sipërfaqja e tokës duhet të punohet 2-3 herë në vit me thellësi 18-22 cm. Pas rivendosjes së krasitjes së dëshiruar dhe gjatë vegjetacionit, operacionet e gjelbërta duhet të bëhen në funksion të riformimit të kurorës dhe të favorizimit të prodhimit të rrushit, e të tjera masa.


Figura 87. Plehrimi i bollshem me plehra organike

Figura 88. Sistemi mbështetës i dëmtuar

195


8.7 Vjelja Vjelja e rrushit bëhet kur kokrrat në veshule janë të pjekura. Vjelja në përputhje me fazën e pjekurisë varet nga kultivari dhe destinacioni i prodhimit. Zakonisht në praktikë vjelja e rrushit bëhet me destinacion për konsum të freskët dhe për përpunim.

8.7.1 Organizimi i Vjeljes së Rrushit për Tavoline Përcaktimi i shkallës së pjekjes dhe vjelja e rrushit në momentin më të përshtatshëm, janë operacione vendimtare për cilësinë dhe vlerën tregëtare të prodhimit. Nevoja për një kontroll të rreptë të shkallës së pjekjes tregëtare lidhet me rrezikun e abuzimeve që mund të bëhen në praktikë. Vetëkuptohet, abuzimet lindin nga synimi që rrushi i hershëm të hidhet sa më shpejt në treg me qëllim marrjen e çmimit më të lartë, madje qoftë kjo edhe disa ditë më parë. Ne lidhje me pjekurinë e rrushit, vreshtari duhet ta ketë të qartë se frutat e rrushit të papjekura mirë, mbas shkëputjes nga hardhia, nuk e vazhdojnë proçesin e pjekjes sikurse e vërejmë te disa pemë frutore si: molla, dardha, hurma, e shumë të tjera. Në përgjithësi, kultivarët e rrushit të tavolinës, mund të pranohen në treg vetëm atëhere kur ata të kenë grumbulluar të paktën 14% sheqer dhe të kenë aciditet jo më të lartë së 7-8 gr/liter (i shprehur në acid tartrik). Sidoqoftë, vjelja e rrushit për konsum të freskët, i përgjigjet më mirë kërkesave të tregut, kur rrushi grumbullon 15-16% sheqer dhe aciditet jo më të lartë se 6 gr/l acid tartrik. Kultivarët e rrushit me pjekje: 1) Shumë të hershëm si; Perla di Ksaba, Mbretëresha e Vreshtave, Kardinal, Bllak - Mexhik, Viktoria, Matilda, etj), mund të vilen edhe atëhere kur përmbajtja e sheqerit është në vlera të ulëta. 2) Kultivarët me pjekje të mesme ose të vonë si; Afuzali, Italia, Muskat Hamburgu, Muskat i Aleksandrise, Alfons, Lavalle, etj, përkundrazi ato duhet të vilen në fazën kur në veshulet e tyre të kenë grumbulluar vlera sa më të larta të sheqerit.

196


Figura 89. Rrush i hershëmpër tavolinë (varjetët Matilda, viti i IV, Koxhase/Durrës)

8.7.1.1 Teknikat për Shpejtimin e Kohës së Vjeljes Për të përshpejtuar disi kohën e vjeljes vreshtaret duhet të marrin disa masa, nga të cilat janë: 1) Zgjidhen kultivarë rrushi me pjekje të herëshme, si; Kardinal, Matilda, Muskat i Aleksandrie, Black Magic, etj. 2) Hardhitë lehtësohen nga ngarkesat e tepërta me lulëri apo veshulë, sepse mbingarkesa sjell kurdoherë vonim e pjekjes. 3) Me anë të unazimit të lastarit ose përdorimit të preparateve harmonal të posaçme për këtë qëllim. Këto preparate në shumicën e rasteve duhet të kryhen menjëherë pas lulëzimit. 4) Mbulimi i hardhive me mbulesa plastike në formë tuneli apo serre qysh në fazën e fillimit të lëvizjes së lëngjeve në pranverë (Shkurt). Kjo masë shkurton periudhën e pjekjes dhe shpejton vjeljen në rreth 2 javë. Përveç masave për shpejtimin e pjekjes, me qëllim marrjen e çmimit sa më

197


të lartë, vreshtaret duhet të synojne edhe për vonimin e pjekjes, sepse edhe në pjekjet e vona çmimet janë më të larta.

8.7.1.2 Teknikat për Vonimin e Kohës së Vjeljes Për vonimin e pjekjes së rrushit duhet të merren këto masa agroteknike: 1) Mbulimi i hardhive me plastmas gjatë muajit Gusht, përpara fillimit të shirave ose fillimi të rënies masive të vesës. Suksesi i mbulimit sigurohet vetëm atëhere kur përzgjidhen kultivarë me pjekje krahasimisht të vonët si: Afuzali, Tajkë e Kuqe, Red Glob, Alfons, Lavale, Italia, etj. Nuk ka me kuptim nëse nën këto masa agroteknike futen kultivarë të hershëm. 2) Lënia e ngarkesave më të mëdha me rrush. Rrallimet pothuajse nuk realizohen fare ose shumë pak. 3) Realizohen ujitje të shpeshta me qëllim vazhdimin e vegjetacionit dhe rritjes së llastarëve. 4) Plehërimi azotik duhet të bëhet i vonuar dhe në doza relativisht të larta. Kjo ndihmon në shpërthimin e vegjetacionit dhe vonimin e pjekjes. 5) Zgjedhja e fidanëve me nënshartesa tip Berlandieri Rupestris ose në nënshartesat e tjera si: 33-09, 101-14, 110-R, 140-R, 775-P, 1103-P, etj, të cilat kanë aftësi të shkojnë sa më thellë në tokë dhe t’i sigurojnë mbishartesave një ushqim të bollshem. 6) Gjatë mbulimit bëhet kujdes për ajrimin e tunelit, luftimin e kalbëzimit dhe mënjanimin e kokrrave të dëmtuara. Sipas ketyre aplikimeve, vonimi i pjekjes së prodhimit mund të shkoje në rreth 40-50 ditë pas afateve normale të vjeljes (afërsisht periudha Nëntor-Dhjetor).

8.7.1.3 Mënyrat e Vjeljes dhe të Ambalazhimit Vjelja e rrushit për treg duhet të bëhet në 2-3 duar. Kjo bëhet duke i zgjedhur

198


Figura 90. Ambalazhimi i rrushit për tavolinë

çdo herë veshulet e pjekura më mirë. Gjatë vjeljes bëhet kujdes që veshulet të mos kapen me dorë pas kokrrave, por vetëm pas bishtit, duke i prerë me gershere dhe duke i vendosur ato vetëm në arka (plastike apo druri) dhe gjithmone me bishtin përpjetë. Menjëherë pas vjeljes rrushi transportohet në vëndin ku bëhet pastrimi i veshulit nga kokrrat e dëmtuara, të sëmura, të papjekura, etj. Gjatë seleksionimit veshuli kapet gjithmonë pas bishtit me qëllim që kokrrave të mos ju hiqet mbulesa dyllore që quhet “pruinë”. Veshulët e seleksionuar vendosen në arkat e transportit të cilat mund të jenë prej druri, kartoni ose plastike (Figura 90).

8.7.2 Vjelja e Rrushit per Vere dhe Trajtimet ne Rast Zezoni Shirash Rrushi i destinuara për verë, kurdoherë duhet të vilet në fazën e pjekjes së plotë. Në këtë fazë ashtu siç kuptohet rëndom, është momenti kur prodhimi ka grumbulluar sasinë më të madhe të sheqerit. Por kjo mënyrë, për disa lloj verërash (si: shampanjë, verë e bardhë e zakonëshme, etj) nuk është kurdoherë e nevojshme. Kështu, për prodhimin e verërave cilësore, kërkohet që vjelja e rrushit të bëhet jo vetëm kur ai ka arrirë të grumbullojë sasinë e madhe të sheqerit, por sidomos kur arrin një raport të caktuar në mes sheqerit dhe aciditetit. Ky raport quhet “treguesi i pjekjes” dhe ka shumë rëndësi sipër kush¬tet e zonave të ngrohta e bregdetare të vëndit ashtu dhe për në zonat e ftohta. Praktikisht në zonat e ngrohta bregdetare, rrushi me destinacion për verë duhet të vilet në momentin kur krahas përmbajtjes së lartë në sheqer (ne vlerat 22-24% sheqer për verën e kuqe dhe 18-22% për verën e bardhë), të ketë edhe një nivel

199


të kënaqshëm të aciditetit në vlerat 6-7 gr/l të mushtit të rrushit (i rëndësishëm është sasia e acidit tartrik), i cili është i domosdoshëm për prodhimin e verës harmonike dhe të qëndrueshme. Për përcaktimin e momentit më të përshtatshëm për vjelje, zakomisht bëhen vrojtime dhe analiza të mushtit të rrushit me refraktometër ose mushtometër fushor. Kur rrushi i zi fillon të nxihet dhe të marrë ëmbëlsirën e duhur dhe rrushi i bardhë fillon të zbutet dhe cipa të zverdhet, analizat bëhen çdo 5-6 ditë. Kur ëmbëlsira fillon të rritet ndjeshëm, atëhere anali¬zat fillojnë të bëhen pas çdo 2-3 ditësh. Ndërsa kur vërehet se përmbajtja e sheqerit në musht nuk ndryshon me për 2-3 ditë rradhazi, atëhere është koha më e përshtatshme për të filluar vjeljen. Nje ceshtje e rendesishme eshte vjelja e rrushit te hardhive ne kushte moti te thate. Rrushi nuk duhet mbledhur kur eshte lageshti, sepse permbajtja e sheqerit mund te jete me e ulet dhe cilesia e tij do te ulej me shpejtesi, keshtu qe ditet me shi nuk jane te pershtatshme per vjelje. Rrushi gjithashtu mund te jete i lagesht ne te gdhire ose ne oret e para te mengjesit. Rrushi i caktuar për verë, menjëherë dhe sa më shpejt pas vjeljes duhet të dërgohet në kantinë për përpunim. Kjo bëhet me qëllim që veshulet të mos dëmtohen dhe preken nga sëmundjet kërpudhore, të mos humbin lëngun dhe të mos fillojnë fermentimin e pakontrolluar para kohe. Gjate vjeljes apo para shtypjes, bëhet seleksionimi i tij në dy kategori: i) Në kategorinë e parë bëjnë pjesë veshulet e pjekur shumë mirë, pa dëm¬time dhe pa sëmundje. ii) Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë veshulet e dëmtuar, të ndotur me balte ose të prekura nga sëmundjet (sidomos nga kalbëzimi i thatë). Në raste kur sezoni i pjekjes dhe/ose vjeljes shoqerohet me shira te shumte, sasia e sheqerit ne rrushin e hardhive mund te jete shume e ulet per te prodhuar vere. Ne kete rast, shtohet sheqeri ose musht i koncentruar ne mushtin e perftuar nga rrushi lejon te perftohet nje produkt te tregtueshem. Kur rrushi rezulton me kalbje nga legeshtia apo i lagur nga reshjet, atëhere pas vjeljes rekomandohet te trajtohet me gaz sulfuror. Ky proces bëhet në zona të mbrojtura në kantinë. Megjithate, ka edhe raste të veçanta, ku si pasojë e stinës

200


së verës me rreshje dhe humbjeve te medha myku semundjet oidium, hardhitë shpesh herë zhv¬ishen nga masa gjethore. Ne kushte te tilla, veshulet dhe kokrrat e rrushit, mbeten të papjekura mirë. Ne keto raste, rrushi nuk eshte me i pershtatshem pr t’u bere vere. Per detajet e berjes se veres duhet qe te konsultoni kapitullin 11. 8.7.2.1. Teknika e Vjeljes së Rrushit për Verë Këshillohet që vjelja e rrushit për verë të bëhet në 2-3 duar. Gjithmonë në fillim vilet rrushi më i pjekur dhe ai që rrezikohet të dëmtohet. Vjelja bëhet me gërshërë duke prerë bishtat sa më shkurt, me qëllim që përmbajtja e bishtit dhe e mbeturinave të tjera bimore të mos ndikojnë në cilësinë e verave. Gjatë vjeljes bëhet seleksionimi i tij në dy kategori: i) Në kategorinë e parë bëjnë pjesë veshulet e pjekur shumë mirë, pa dëmtime dhe pa sëmundje. ii) Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë veshulet e dëmtuar, të ndotur me balte ose të prekura nga sëmundjet (sidomos nga kalbëzimi i thatë). Sejcila kategori vendoset në arka të veçanta. Për ta realisuar këtë kategorizim, është e rëndësishme që vjelësi para se të fillojë këtë proces, në të njëjtën kohë duhet të ketë me vehte dy arka. Organizimi i vjeljes bëhet sipas një plani kalendarik për çdo kultivar dhe për çdo zonë më vehte. Kjo bëhet me qëllim që vjelja të bëhet sa më e plotë dhe e njëkohëshme për të njëjtin kultivar ose grup kultivarësh që do të përpunohen njëherësh. Vjelja bëhet në mëngjes herët në së ditët janë të nxehta dhe me diell. Rrushi i vjelë të dërgohet menjëherë në kantinë për përpunim. Ne sipërfaqe të mëdha vreshtash ku vjelja nuk ka mundësi të bëhet me më dore, ajo realizohet me anë të mjeteve mekanike. Atëhere në këto raste është e keshillueshme që para se të filloi vjelja me mjete mekanike, të bëhet një kontroll dhe një pastrim paraprak i veshulëve që nuk i përgjigjen treguesve për përpunim.

201


8.7.2.2 Teknika e Ruajtjes së Rrushit të Vjelur për Verë Rrushi i caktuar për verë, menjëherë dhe sa më shpejt pas vjeljes duhet të dërgohet në kantinë për përpunim. Kjo bëhet me qëllim që veshulet të mos dëmtohen dhe preken nga sëmundjet kërpudhore, të mos humbin lëngun dhe të mos fillojnë fermentimin e pakontrolluar para kohe. Në raste kur sezoni i vjeljes vjen me shira dhe rrushi gjatë vjeljes rezulton me kalbje apo i lagur nga reshjet, atëhere pas vjeljes këshillohet që të bëhet menjëherë sulfitimi me gaz sulfuror. Ky proces bëhet në lokale të mbyllura pranë kantinës. Por ka edhe raste të veçanta, kur si pasojë e stinës së verës me rreshje e dëmtime të shumta nga vrugu e hiri, hardhitë shpesh herë zhvishen nga masa gjethore. Në këtë rast veshulet dhe kokrrat e rrushit, mbeten të papjekura mirë. Ne këtë rast vreshtaret detyrohen të bëjmë trajtime të posaçme menjëherë pas vjeljes dhe përpara se të fillojë përpunimi për verë. Praktikisht ky trajtim synon në tharjen e drejtuar të rrushit, e cila pas këtij procesi rrushi vjen me humbjen e një pjesë të ujit në kokërr dhe rritjen deri diku të përmbajtjes së sheqerit në musht. Për ta realizuar sa më mirë këtë proces, rrushi vendoset në tenda ose rafte në streh ose lokal të mbuluara me tunele plastmasi ose dhoma me temperaturë dhe lagështi të kushtëzuar. Temperatura duhet të mbahet deri në 350C dhe lagështira ajrore jo më të lartë së 50%. Në kushte të tilla kokrrat e rrushit rrisin veprimtarinë e frymëmarrjes dhe shtojnë avullimin e ujit nga lëngu. Koha e qëndrimit në tharje varet nga niveli i sheqerit sa duam të arrijmë në mushtin e rrushit përpara së ky të futet në përpunim për verë.

202


9. Karakteristikat Kryesore të disa Kultivarëve për Tavolinë Bazuar në karakteristikat morfologjike, klasifikimin ekonomik dhe treguesit mekaniko-kimik tw prodhimit, kultivarwt e rrushit klasifikohwn nw: i) Kultivarë për tavolinë (ose konsum të freskët); ii) Kultivarë për përpunim (kryesisht për verë, raki etj). Kultivarët e seciles kategori, kanë karakteristika të përbashkëta anatomike e morfologjike, të përmbajtjes së lëndëve ushqimore, e shumë të tjera.

9.1 Kultivarët Për Tavolinë Ne kete ceshtje do te trajtohen nje sere kultivaresh, te cilet me kuesoret jane: Viktoria,Italia, Kardinal, Bllek Magik, Rexhina, Alfonc Lavare, Mikele Palieri, Sublima Sidles, Sulltanina (kjo kryesisht per tharje), etj.

203


9.1.1 Kultivari “Viktoria” Përshkrimi i veshulit Veshuli është i madh dhe në trajte piramide. Është mesatarisht i ngjeshur dhe me peshë mesatare 600-700 gr. Është kokërrmadh me ngjyrë jeshile në të verdhë, në formë cilindriko-vezake, me peshë mesatare 10-12 gr, me shije jo majhoshe. Lëvorja është mesatarisht e trashë, tuli është i rreshkur dhe me dy fara. Zhvillimi Periudha e çelje së llastarëve është e vonë po ashtu edhe lulëzimi. Veshuli fillon të piqet herët në rreth 10-15 ditë pas kultivarit Kardinal. Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike Bima ka gjethe të mëdha dhe pa push nga ana e faqes së poshtme të saj. hardhia është e fuqishme dhe shumë pjellore. Pëlqen forma kultivimi të hapura si në tendë, por përshtatet mirë edhe në spaliere. Preket nga sëmundjet e hirit dhe botritesit. Kultivar që prodhon shumë rreth 200 kv/ha kur është spaliere, ndërsa në format tendë edhe më shumë. Vleresimi Prodhon herët dhe në mënyrë konstane. Veshuli është i bukur dhe me pamje të njëtrajtshme.

204


Figura 91. Kultivari Viktoria

205


9.1.2 Kultivari “Italia” Përshkrimi i veshulit Veshuli është i madh dhe në formë koni-piramidale. Është i shkrifët dhe me peshë mesatare 600-700 gr. Është kokërrmadh me ngjyrë verdhë në të artë, formë vezake, me peshë mesatare 8-10 gr, me shije dhe aromë të këndshme të rrushit Moskat. Lëvorja është mesatarisht e trashë, tuli është pak i rreshkur por kërcitës, me 15-18% sheqer, dhe me dy fara. Zhvillimi Shkon shumë mirë në të gjithë kushtet klimaterike, dhe për këtë arsye është bërë një rrush shumë i kërkuar në shumë vënde të botës. Periudha e çeljes së llastarëve ndodh nga 10-15 Prilli, lulëzimi në dhjetditorin e parë të Qershorit. Piqet në dhjetëditorin e I dhe të II të Shtatorit. Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike Bima është e fuqishme, me veshula të mëdhenj e të bukur. Duron transportin e gjatë, vonesat në treg dhe kushtet e gjata të ruajtjes, prandaj quhet shpesh mbretresha e tregjeve Vleresimi Prodhon vonë por në mënyrë konstane. Veshuli është i bukur dhe me pamje të njëtrajtshme.

206


Figura 92. Kultivari Italia

207


9.1.3 Kultivari “Kardinal” Përshkrimi i veshulit Veshuli është mjaft i madh dhe në formë cilindriko-konike. Është i shkrifët dhe me peshë mesatare 500-600 gr. Ka kokrra mesatare në të mëdha, të rrumbullakëta, me cipë mesatarisht e trashë, me ngjyrë kuqe në vjollcë, me shije dhe aromë të pëlqyeshme. Lëvorja është mesatarisht e trashë, tuli është pak i rreshkur, me peshë mesatare 7-9 gr me 15-16% sheqer, dhe me dy fara. Zhvillimi Periudha e çelje së llastarëve ndodh nga 10-15 Prilli, lulëzimi në dhjetditorin e parë të Qershorit. Piqet në dhjetëditorin e I dhe të II të Gushtit. Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike Bima është e fuqishme, me veshula të mëdhenj e të bukur. Nuk pëlqen krasitje të gjata. Përshtatet shumë mirë në tendë, por edhe në spaliere shkon mirë. Ka një të mete që nuk duron shumë kohe pas pjekjes pa u vjelur dhe menjëherë pas vjeljes duhet të transportohet dhe të tregtohet. Nuk i duron transporteve të gjata. Vleresimi Piqet herët por prodhon në mënyrë konstane. Veshuli është i bukur dhe me pamje të njëtrajtshme.

208


Figura 93. Kultivari Kardinal

209


9.1.4 Kultivari “Bllek Mexhik” Përshkrimi Veshuli është mesatarisht i madh në formë konike. Është mesatarisht i shkrifët dhe me peshë mesatare 500-600 gr. Ka kokrra mesatare në të mëdha, të vezake me ngjyrë blu në të zezë, me cipë mesatarisht e trashë, dhe që shkoqen me vështirësi dhe nuk shtypen lehtë, me aromë të pëlqyeshme. Kokrra ka peshë mesatare 6 gr me 16% sheqer dhe me dy fara. Zhvillimi periudha e çelje së llastarëve wshtw fillimi i Prillit, lulëzimi në dhjetditorin e tretë të Majit. Piqet në dhjetëditorin e I dhe të II të Korrikut. Prodhon 3-14 kg/rrenjë. Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike Bima është e fuqishme, me veshula të mëdhenj e të bukur. Gjthet janë të mëdha dhe pesëkëndëshe me ngjyrë jeshile të errët dhe me pak e gjelbërt nga ana e poshtme e tyre. Përshtatet shumë mirë në tendë edhe në spaliere shkon mirë. Ka një të mete që nëse në periudhën e lulëzimit, shumë lule ngelin të pa pllenuara. I duron transporteve të gjata. Vleresimi Është i leverdishëm për t’u përhapur, prodhon shumë dhe piqwt heret. Dallohet për veshulet të mëdhej të bukur, të shkrifët dhe me pamje të njëtrajtshme tregtare.

210


Figura 94. Kultivari Bllek Mexhik

211


9.1.5 Kultivari “Rexhina” Rexhina është një ndër kultivarët më të përhapur për tavolinë. Përshkrimi Ka veshul mesatarisht tw madh në formë cilindrike tw zgjatur, mesatarisht i shkrifëtme peshë mesatare 600-700 gr. Ka kokrra të mëdha, me formë vezake me ngjyrë verdhë në të artë, me cipë mesatarisht e trashë. Tuli është kërcitës, i ëmbël dhe arome jo majhoshe. Pesha e kokrrës është 7-10 gr, përmban 15-16% sheqer dhe me dy fara. Zhvillimi Periudha e çelje së llastarëve ndodh në dhjetëditorin e dytë dhe të tretë të Prillit. Lulëzimi është në dhjetditorin e parë të Qershorit. Piqet në dhjetëditorin e II dhe të III të Gushtit. Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike Bima është e fuqishme, me veshula të mëdhenj e të bukur. Gjthet janë të mëdha dhe pesëkëndëshe me ngjyrë jeshile të errët. Shkon shumë mirë në krasitjet e përziera por në forma të hapura, pra i përshtatshëm më shumë për në tenda. Nuk pëlqen krasitje të shkurtra, koeficienti i prodhimtarisë absolute është 1,1. Vleresimi Është i leverdishëm për t’u përhapur dhe prodhon shumë. Dallohet për veshule të mëdhej, të bukur, të shkrifët dhe me pamje tregtare të njëtrajtshme. Qëndron mirë në bimë pas pjekjes, por shumë mirë qëndron edhe në transporte të largëta.

212


Figura 95. Kultivari Rexhina

213


9.1.6 Kultivari “Alfons Lavare” Përshkrimi Veshuli është mesatarisht i madh dhe në formë cilindriko-konike. Është veshul mesatarisht i shkrifët dhe me peshë mesatare 500-600 gr. Ka kokrra mesatare, me formë të rrumbullakët, me ngjyrë blu në të errët, me cipë mesatarisht e trashë. Tuli është kërcitës, i lëngshëm, i ëmbël dhe arome jo majhoshe. Pesha e kokrrës është 7-9 gr, përmban 13-14% sheqer dhe me dy fara. Zhvillimi Periudha e çelje së llastarëve ndodh në dhjetëditorin e parë të Prillit. Lulëzimi është në dhjetditorin e parë të Qershorit. Piqet në dhjetëditorin e I dhe të II të Shtatorit. Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike Bima është e fuqishme, me veshula të mëdhenj. Gjthet janë të mëdha, me ngjyrë jeshile të errët. Shkon shumë mirë në krasitjet e përziera por edhe në forma kultivimi të hapura, pra i përshtatshëm më shumë për në tenda. Nuk pëlqen krasitje të shkurtra. Vleresimi Dallohet për veshulet të bukur dhe me pamje të njëtrajtshme tregtare. Qëndron mirë në transporte të largëta.

214


Figura 96. Kultivari Alfans Lavare

215


9.1.7 Kultivari “Mikele Palieri” Përshkrimi Veshuli është i madh dhe në formë cilindriko-piramidale. Ka veshul të shkrifët dhe me peshë mesatare 900 gr. Ka kokrra mjaft të mëdha, me formë të rrumbullakët në vezake, me ngjyrë të zezë, me cipë mesatarisht e trashë. Tuli është i lëngshëm, i ëmbël dhe arome jo majhoshe. Pesha e kokrrës është 9-10 gr, përmban 14-15% sheqer dhe me dy fara. Zhvillimi Periudha e çelje së llastarëve ndodh në dhjetëditorin e dytë të Prillit. Lulëzimi është në dhjetditorin e parë të Qershorit. Piqet në dhjetëditorin e I dhe të II të Shtatorit. Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike Bima është e fuqishme, me veshula të mëdhenj. Gjethet janë të mëdha, me 5 lobe të rrumbullakëta. Shkon shumë mirë në krasitjet e gjata, por edhe në forma kultivimi të hapura, pra i përshtatshëm më shumë për në tenda. Nuk pëlqen krasitje të shkurtra. Vleresimi Dallohet për veshulet të bukur dhe me pamje të njëtrajtshme tregtare dhe me ngjyrë të zezë. Qëndron mirë në transporte të largëta.

216


Figura 97. Kultivari Mikele Palieri

217


9.1.8 Kultivari “Sublima Sidles” Përshkrimi Veshuli është mesatarisht i madh dhe në formë piramidale. Ka veshul mesatarisht të shkrifët dhe me peshë mesatare 850 gr. Ka kokrra me madhësi mesatare në të mëdha, me formë të vezake, me ngjyrë të verdhë në të artë. Tuli është i lëngshëm i embël dhe kërcitës. Pesha e kokrrës është rreth 5,5 gr, përmban rreth 15-16 % sheqer. Kokrrat nuk kanë ferëra. Zhvillimi Periudha e çelje së llastarëve ndodh në dhjetëditorin e dytë të Prillit. Lulëzimi është në dhjetditorin e parë të Qershorit. Piqet në dhjetëditorin e II dhe të III të Gushtit. Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike Gjethet janë mesatare nga ana e sipërme janë me ngjyrë të gjelbërt dhe pa push, ndërsa nga ana e poshtëme është me ngjyrë të gjelbërt të hapur dhe pa push. Bima është e fuqishme. Gjethet janë mesatare. Prodhon mirë në të tre sistemet e krasitjes (shkurtë, gjatë dhe përzier). Vleresimi Dallohet për prodhimtari të lartë dhe pa farëra, meriton më shumë vemendje dhe përhapje.

218


Figura 98. Kultivari Sublima Sidles

219


9.1.9 Kultivari “Sulltanina” Përshkrimi Veshuli është mesatar në formë cilindriko-konike. Është veshul mesatarisht, mjaft i shkrifët dhe me peshë mesatare 350-400 gr. Ka kokrra mesatare në të vogla, me formë të vezake, me ngjyrë të verdhë në të artë. Tuli është i rreshket dhe me arome jo majhoshe. Pesha e kokrrës është rreth 5 gr, përmban rreth 18-19% sheqer. Kokrrat nuk kanë ferëra. Zhvillimi Periudha e çelje së llastarëve ndodh në dhjetëditorin e tretë të Marsit dhe në fillim të Prillit. Lulëzimi është në dhjetditorin e parë të Qershorit. Piqet në dhjetëditorin e I të Gushtit. Veçorit biomorfologjike Gjethet janë mesatare nga ana e sipërme janë me ngjyrë të gjelbërt dhe pa push, ndërsa nga ana e poshtëme është me ngjyrë të gjelbërt të hapur dhe pa push. Bima është e fuqishme. Shkon shumë mirë në krasitjet e gjata dhe në format tendë. Koeficienti i prodhimtarisë apsolute është 0.9-1.1. Vleresimi Dallohet për prodhimtari të lartë dhe pa farëra. Është shumë i mirë për rrush në tavoline, por shumë më i mirë si rrush për tharje. Prandaj meriton përhapje më të madhe

220


Figura 99. Kultivari Sulltanina

221


9.2 Kultivarët për Verë të Kuqe Disa nga kultivarët me kryesor të specializuara për prodhimin e verërave të kuqe janë: Alianiko, Barbera, Kabërnet Suvinjon, Kroatina, Merlot, Montepulciano, Negroamaro, Primitivo, Sanxhoveze, Syrah e shumë të tjera.

9.2.1 Kultivari “Alianiko” Përshkrimi. Është kultivar me prejardhje të lashtë. Veshuli është mesatar, në formë cilindrike me krahë, mesatarisht i ngjeshur. Kokrrat janë mesatare, në formë rrumbullakët, me lëkurë mesatare, ngjyra e zezë në blu, i lëngshëm dhe me shije të veçante e të ëmbël. Kërkesat agroteknike. Hardhi e fuqishme, me llastarizim të hershëm, me sharmenta të fuqishme. Shkon shumë mirë në tokat e mesme, me klimë të butë, madje edhe në tokat deri në lartësinë 500-600 m mbi nivelin e detit. Është i resistueshëm ndaj Kalbëzimit e Vrugut dhe Hirit. Preket shumë nga botritesi. E duron thatësiren. Kultivimi dhe krasitja. I përshtatet mirë krasitjes së mesme deri në të gjatë. Këshillohet në forma të shtrira. Prodhimi. Është disi mesatar, konstant dhe të shpërndarë në mënyrë uniforme në bimë. Ka pjekje pak të vonë. Vleresimi organoleptik për verën. Prodhon verë me ngjyrë të kuqe rubini në portokalli kur vjetërohet. Vera ka shije tanike kur është e re dhe kur vjetërohet në fuci lisi merr aromën e likuiricies.

222


Figura 100. Kultivari Alianiko

223


9.2.2 Kultivari “Barbera” Përshkrimi. Ka gjethe mesatare dhe në faqen e sipërme pothuajse pushi mungon, ndërsa në faqen e poshtme ka një push të butë. Veshuli është mesatar, në formë cilindriko-piramidale, i shkrifët. Kokrrat janë mesatare, në formë rrumbullakët në vezake, me lëkurë të butë, ngjyra blu e fortë, i lëngshëm, i ëmbël dhe me arome pak majhoshe. Kërkesat agroteknike. Hardhi e fuqishme, me llastarizim të hershëm, me sharmenta të fuqishme, dhe me vegjetacion të harmonizuar në të gjithë bimën. Shkon shumë mirë në të gjitha llojet e tokave, madje shumë mirë shkon në tokat argjilore, por të kulluara. Është i resistueshëm ndaj Kalbëzimit e Vrugut dhe Hirit. E duron thatësiren. Kultivimi dhe krasitja. I përshtatet mirë krasitjes së mesme deri në të gjatë. Këshillohet në forma të shtrira. Ka nevojë për rrallim llastarësh sepse i ka të dendura. Prodhimi. Është mesatar madje i bollshem, konstant dhe të shpërndarë në mënyrë uniforme në bimë. Ka pjekje të mesme. Vjelja mund të bëhet e mekanizuar sepse kokrrat shkoqen lehtë. Vleresimi organoleptik për verën. Është verë me ngjyrë të kuqe rubini të theksuar me tone të plota dhe me aciditet të lart.Vera ka aromë frutash kur është e re dhe kur vjetërohet merr aromë kumbulle, manaferre dhe speciesh.

224


Figura 101. Kultivari Barbera

225


9.2.3 Kultivari “Kabërnet Suvinjon” Përshkrimi. Maja e llastarit është e pambuktë, e bardhë në të verdhë, me ngjyrim rozë. Gjethja: mesatare, me 5 lobe(vrigulle). Veshuli është i vogël në mesatar (150-250 g), në formë cilindri, i ngjeshur. Kokrrat janë mesatare, në formë sfere, me lëkurë të trashë, ngjyra blu në vjollcë, me pruinë, me shije lehtësisht bari. Kërkesat agroteknike. Lastarizimi është i vonë, me prodhim te ulet dhe me pjekje mesatare. Dy sythat të bazës së sharmentës japin mirë veshule. Është i rezistueshem ndaj Kalbëzimit e Vrugut dhe jo i rezistueshem ndaj Hirit. Vuan nga thatësira e madhe. Bimë me zhvillim mesatarisht te fuqishme, sharmentat rriten mirë, me ndërnyje në gjatësi mesatare të shkurtera, dhe me prirje për t’u ngjitur sa më lart. Karakterizohet si kultivar me prodhimtari mesatare. Nuk pëlqen toka të thella apo të pasura, por të kulluara mirë dhe disi gurishtore. I përshtatet mirë klimës së butë dhe të freskët dhe me kundërdrejtim nga Jugu. Kultivimi dhe krasitja. I përshtatet mirë krasitjes së mesme dhe të gjatë. I përshtatet mirë kushteve të mekanizimit. Prodhimi Është mesatar, i qëndrueshëm, konstant dhe i shpërndarë në mënyrë uniforme në bimë. Ka pjekje të mesme. Vjelja e mekanizuar është e vështirë. Vlerësimi organoleptik për verën. Verërat e këtij kultivari janë të mira për vjetërim.Jep një verë me ngjyrë ru-

226


bini të theksuar që ka dhe nuanca manushaqeje, kryesisht kur vera është e re. Vera ka një aromë vishnjesh në fruta të kuq e përzier me aromën e barit. Jep një verë elegante dhe harmonike në të njëjtën kohë.Mund të ketë shumë tanina në rast prodhimi të madh ose në rast të viteve të vështira në pjekje. Në përzjerje me varietete të tjera si Merlot dhe Kabërnet Frank jep verëra shumë të mira.

227


Figura 102. Kultivari KabĂŤrnet Suvinjon

228


9.2.4 Kultivari “Kroatina” Përshkrimi. Ka prejardhje të lashtë dhe me gjethe mesatare. Veshuli është madh, dhe i gjatë në formë cilindri në piramidale, pak i ngjeshur dhe në disa raste me krahë. Kokrrat janë mesatare, në formë rrumbullakët në pak vezake, me lëkurë mesatare, ngjyra blu në të zezë, i lëngshëm dhe me shije të athet. Kokrrat e fundit në shumë raste kanë prirje të mos piqen. Kërkesat agroteknike. Hardhi shumë e fuqishme, me llastarizim në afat të mesëm, me sharmenta të fuqishme dhe me ndërnyje mesatare. Shkon shumë mirë në të gjitha llojet e tokave, por tokat e thella shkon më mirë. Shkon mirë edhe në toka me prirje argjilore. Është i resistueshëm ndaj Vrugut dhe Hirit. Dëmtohet ndaj botritesit sidomos kur vjeshta është me shi. Kultivimi dhe krasitja. I përshtatet mirë krasitjes së mesme deri në të gjatë dhe më shumë sythe. Këshillohet në forma të shtrira ose tendë. Ka nevojë për rrallim llastarësh sepse i ka të dendura. Prodhimi. Është i bollshem, konstant dhe të shpërndarë në mënyrë uniforme në bimë. Ka pjekje disi të vonë. Vjelja mund të bëhet e mekanizuar sepse kokrrat shkoqen lehtë. Vlerësimi organoleptik për verën. Prodhon verë me ngjyrë të kuqe, alkolike,me pak aciditet,me pak trup, me aromën e frutave te kuq.

229


Figura 103. Kultivari Kroatina

230


9.2.5 Kultivari “Merlot” Përshkrimi Ky kultivar është një bimë të fuqishme dhe me gjethe të mëdha, të valëzuara, me push, me ngjyrë të gjelbërt por jo intensive. Veshuli është me madhësi mesatare, në formë piramidale, mesatarisht e shkrifët, me kokërr mesatare dhe të rrumbullakët, me ngjyrë blu në vjollcë. Lëvorja është me trashësi mesatare, me tul të lëngshëm, të ëmbël, me shije dhe arome bari të njomë. Kërkesat agroteknike Bimë me zhvillim mesatarisht të fuqishëm, sharmenta me ndërnyje të shkurtra, me vegjetacion uniform. I përshtatet çdo lloj tokë dhe klimë, me përjashtim rasteve kur tokat janë pa sistem ujitje, pasi ky kultivar ka nevojë për ujitje të rregullta. Kultivimi dhe krasitja I përshtatet mirë çdo lloj formë krasitjeje, megjithëse pëlqen format e mesmë të krasitjes me 4-8 sytha. Prodhimi E ka të bollshëm, konstant dhe të shpërndarë në mënyrë uniforme në bimë. Ka pjekje të mesme, dhe vjelja e mekanizuar është shumë e përshtatshme për këtë kultivar. Preket lehtë nga vrugu dhe sidomos kur është fazën e lulëzimit. Vlerësimi organoleptik për verën. Prodhon një verë me ngjyrë të kuqe rubini,jo shumë acide,harmonike dhe me trup në të njëjtën kohë.Vera karakterizohet nga një aromë frutash pylli dhe frutash të kuq.Në verën e vjetëruar ndihet aroma e vishnjes dhe kumbullës.

231


Figura 104. Kultivari Merlot

232


9.2.6 Kultivari “Montepulciano” Përshkrimi Ky kultivar është një bimë me gjethe mesatare, me push në anën e poshtme, me ngjyrë të gjelbërt në të errët. Veshuli është me madhësi mesatare, në formë cilindriko-konike, mesatarisht i ngjeshur, me kokërr mesatare dhe të rrumbullakët në vezake, me ngjyrë të zezë në vjollcë. Lëvorja është e trashë dhe nuk shkoqet lehtë nga frenja. Me tul të lëngshëm, të ëmbël, ngjyrë rozë, me shije dhe aromë të mirë. Kërkesat agroteknike Bimë me zhvillim mesatarisht e fuqishme, sharmentat rriten mirë me ndërnyje në gjatësi mesatare në të shkurtëra, me vegjetacion dhe prodhim të shpërndarë në mënyrë uniforme. Pëlqen toka të thella, me pjellori mesatare, deri në përmbajtje mesatare të gëlqeres dhe kur kultivohet në zonat me klimë skajore përlqen kundërdrejtim nga Jugu. Pëlqen toka me klimë të ngrohtë dhe të thata, ku dhe pjekja e kokrrave bëhet më mirë dhe me uniforme. Kultivimi dhe krasitja I përshtatet mirë krasitjes së shkurtër deri në mesatare. I përshtatet mirë kushteve të mekanizimit. Prodhimi Është i bollshëm, konstant dhe i shpërndarë në mënyrë uniforme në bimë. Ka pjekje disi të vonë. Vjelja e mekanizuar është shumë e vështirë, sepse kokrrat shkoqen me vështirësi nga frenja. Është i prekshem ndaj sëmundjes së hirit, por sipas eksperiencave kur preket në fazën e lidhjes së kokrrave bën mirë pasi i rrallon disi ato.

233


Vlerësimi organoleptik për verën Prodhon një verë të kuqe-rubini, të thatë, tanike dhe alkolike. Vera ka një aromë vishnjeje, trëndafili, vaniljeje dhe speciesh. Mund të përdoret në përzjerie me kultivarin Sanxhoveze për ti dhënë trup dhe ngjyrë verës (ka më shumë polifenole se Sanxhoveze). Përdoret për vjetërim por duhet të bëhet kujdes që prodhimi për bimë, të mos kalojë 100-120 kw/ha.

234


Figura 105. Kultivari Montepulciano

235


9.2.7 Kultivari “Negroamaro” Përshkrimi Ka gjethe të mëdha. Veshuli është mesatar, në formë konike, i ngjeshur. Kokrrat janë mesatare, në formë rrumbullakët në pak vezake, me lëkurë mesatare, ngjyra blu e fortë në rozë, i lëngshëm dhe i ëmbël. Kërkesat agroteknike Hardhi shumë e fuqishme, me llastarizim në afat te mesëm, me sharmenta të fuqishme dhe me ndërnyje mjaft të gjata. Shkon shumë mirë në të gjitha llojet e tokave, madje shumë mirë shkon në tokat e thata. Është i resistueshëm ndaj Vrugut dhe Hirit. Dëmtohet ndaj botritesit sidomos kur vjeshta është me shi. Kultivimi dhe krasitja. I përshtatet mirë krasitjes së mesme deri në të gjatë. Këshillohet në forma të shtrira ose tendë. Ka nevojë për rrallim llastarësh sepse i ka të dendura. Prodhimi Është mesatar madje i bollshëm, konstant dhe i shpërndarë në mënyrë uniforme në bimë. Ka pjekje të mesme. Vjelja mund të bëhet e mekanizuar sepse kokrrat shkoqen lehtë. Vlerësimi organoleptik për verën Prodhon verë me ngjyrë të kuqe. Ka aroma frutash, qershie dhe luleshtrydheje. Ka trup të mirë dhe aroma të theksuara.

236


Figura 106. Kultivari Negroamaro

237


9.2.8 Kultivari “Primitivo” Përshkrimi Është kultivar me prejardhje të lashtë. Gjethja është mesatare, e valezuar, e dhembezuar dhe ana e poshtme me push. Veshuli është i vogël në mesatar, në formë cilindriko-konike, mesatarisht i ngjeshur. Kokrrat janë mesatare, në formë të rrumbullakët, me lëkurë mesatare, ngjyra blu, i lëngshëm dhe me shije të veçante e të ëmbël. Vera ka ngjyrë të kuqe të thellë. Aromat e saj janë çokollate, vishnjeje, kumbulle dhe vanilje. Vera në shijim ka trup të mirë.

238


Figura 107. Kultivari Primitivo

239


9.2.9 Kultivari “Sanxhoveze” Përshkrimi Ky kultivar është një bimë me gjethe të mëdha, me ngjyrë të gjelbërt. Veshuli është me madhësi mesatare, në formë cilindriko-konike, shpesh herë me krah, mesatarisht e shkrifët deri në të ngjeshur, me kokërr mesatare dhe të rrumbullakët, me ngjyrë blu në të zezë. Lëvorja është me trashësi mesatare, me tul të lëngshëm, të ëmbël, me shije dhe arome frutash. Kërkesat agroteknike Bimë me zhvillim të fuqishëm, sharmentat rriten mirë me ndërnyje në gjatësi mesatare, me vegjetacion uniform. I përshtatet çdo lloj tokë dhe klimë, madje pëlqen toka jo pjellore dhe në zona të ngrohta pasi pjekja në këto kushte bëhet e plotë dhe uniforme. Kultivimi dhe krasitja. I përshtatet mirë çdo lloj formë krasitjeje, megjithëse pëlqen format e mesmë të krasitjes me 4-8 -12 sytha. Në ngarkesë optimale prodhon shumë mirë. Prodhimi. Është i bollshëm, konstant dhe i shpërndarë në mënyrë uniforme në bimë. Ka pjekje të mesme, dhe vjelja e mekanizuar është shumë e përshtatshme për këtë kultivar, sepse kokrrat shkoqen lehtë nga frenja. Është i qëndrueshëm ndaj sëmundjes së hirit, por më shumë preket nga botritesi. Vlerësimi organoleptik për verën. Prodhon një verë me ngjyrë të lehtë të kuqe,pak tanike,harmonike dhe të butë.Vera karakterizohet nga aroma frutash të kuq, manushaqeje dhe kumbulle të pjekur. Përshtatet mirë në përzjerie me kultivarët Montepulciano ose Kabërnet Suvinjon.Duhet të bëhet kujdes me ngarkesat në qoftë se dëshirohet një verë e mirë.

240


Figura 108. Kultivari Sanxhoveze

241


9.2.10 Kultivari “Syrah” Përshkrimi. Syrah ose Shiraz është emer që njihet në Australi dhe në Afriken e Jugut. Klasifikohet në dy varietete: a) Petite Syrah, me kokrra të vogla dhe konsiderohet më i mirë ; b) Grosse Syrah, me kokrra të mëdha dhe karakterizohet me përqëndrim më të madh substancash fenoli. Ka një bimë me zhvillim mesatare, gjethja është mesatare dhe me 5 lobe. Veshuli është i vogël në mesatar (120-250 g), në formë cilindri, pak i ngjeshur. Kokrrat janë të vogla, në formë sfere, me lëkurë mesatare, ngjyra blu në vjollcë, me pruinë. Kërkesat agroteknike Llastarizimi është i heshem, me prodhim mesatare deri në të bollshem dhe pjekja është mesatare në të hershme. Është i resistueshëm ndaj Kalbëzimit e Vrugut dhe jo rezistent ndaj Hirit. Vuan nga thatësira e madhe. Duhet një klimë e nxehte për një pjekje të mirë, por kur kemi prodhim të lartë atëhere humbasin cilësitë dhe aciditeti rritet edhe nëse lihet gjatë në bimë. Nuk pëlqen toka të thella apo të pasura, por të kulluara mirë. I përshtatet mirë klimës së butë dhe të freskët. Kultivimi dhe krasitja. I përshtatet mirë krasitjes së mesme dhe të gjatë. Vlerësimi organoleptik për verën. Vera e këtij kultivari ka ngjyrë të kuqe rubini në të kuqe shege. Jep një verë elegante me trup dhe me pak taninë.Kur prodhohet në vende të ftohta ose me rrush jo shumë të pjekur vera ka aroma qershie,mente,manushaqeje dhe piperi të bardhë.Verërat e prodhuar në zona me klimë të nxehtë dhe rrush të pjekur kanë aroma frutash,manafere,kumbulle,vishnjeje dhe piperi të zi.

242


Figura 109. Kultivari Syrah

a) Petit Syrah (koker vogĂŤl)

b) Grosse Syrah (kokĂŤrr madh)

243


9.3 Kultivarët Për Verë Të Bardhë Disa nga keto kultivare me specifike jane: Garganega, Malvazia e Kandias, Moskat i Bardhë, Shardone, Suvinjon i bardhë, Tokai, Trebiano Toskano, e shumë të tjera. 9.3.1 Kultivari “Garganega” Përshkrimi. Ka gjethe mesatare, shumë e dhembezuar anash, me ngjyrë të gjelbërt në të errët dhe pa push. Veshuli është gjatë, mesatarisht i shkrifët deri në të shkrifët, në formë cilindrike. Kokrrat janë mesatare, në formë rrumbullakët, me lëkurë të trashë, shkoqen lehtë, ngjyra është e verdhë, i lëngshëm, i ëmbël dhe aromatik. Kërkesat agroteknike. Hardhi e fuqishme, me llastarizim në afat të vonë, me sharmenta me ndërnyje të mesatare në të gjata. Llastarët janë të brishtë dhe shqyhen lehtë gjatë shërbimeve. Në vendet me klimë të freskët, llastarët drunjëzohen vonë. Shkon shumë mirë në toka të shkrifta, mjafton të jenë të ngrohta. Nuk pëlqen edhe tokat argjilore dhe me shumë lagështirë. Kultivimi dhe krasitja. I përshtatet mirë krasitjeve të mesme në zonat e ftohta, ndërsa në ato të ngrohtat kerkon krasitje të gjata. Shërbimet mund të mekanizohen. Prodhimi. Ka prodhim shumë të mirë, të qëndrueshëm dhe të shpërndarë në mënyrë uniforme në bimë. Ka pjekje të mesme dhe rrushi mund të qëndroje për një kohë më të gjatë në bimë pa u vjelur. Vjelja mekanizohet lehtë. Vlerësimi organoleptik për verën. Prodhon verëra tipike të kultivarit, me ngjyrë të verdhë në kashtë, me arome agrumesh, arome lulesh akacjeje dhe aroma kajsie.

244


Figura 110. Kultivari Garganega

245


9.3.2 Kultivari “Malvazia E Kandias” Përshkrimi. Është kultivar me prejardhje të lashtë. Ka gjethe të mëdha, pak i valezuar, me ngjyrë të gjelbërt në të errët dhe pa push. Veshuli është madh, gjysem i ngjeshur, në formë piramidale. Kokrrat janë mesatare, në formë rrumbullakët, me lëkurë të butë dhe të trashë, ngjyra është e verdhë, i lëngshëm, i ëmbël dhe aromatik. Kërkesat agroteknike. Hardhi mesatarisht e fuqishme, me llastarizim në afat mesëm deri në të vonë, me sharmenta me ndërnyje të mesatare në të gjata. Llastarët janë të brishtë dhe shqyhen lehtë gjatë shërbimeve. Shkon shumë mirë në të gjitha llojet e tokave, mjafton të jenë të ngrohta. Nuk pëlqen edhe tokat argjilore dhe me shumë lagështirë. Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj thatsires. Kultivimi dhe krasitja. I përshtatet mirë krasitjeve të mesme dhe të gjata. Shërbimet mund të mekanizohen. Prodhimi. Ka prodhim shumë të mirë, të qëndrueshëm dhe të shpërndarë në mënyrë uniforme në bimë. Ka pjekje të mesme. Vjelja mekanizohet lehtë. Vlerësimi organoleptik për verën. Prodhon verëra tipike të kultivarit, me ngjyrë të verdhë në kashtë, aromatike me spektër të gjerë terpenesh (i japin verës aroma limoni, portokalli, mandarine), frutash (më të rëndësishme janë aroma pjeshke, kajsie), lulesh dhe frutash tropikale.

246


Figura 111. Kultivari Malvazia e Kandias

247


9.3.3 Kultivari “Moskat i Bardhë” Përshkrimi. Është kultivar me prejardhje të lashtë. Ka gjethe mesatare, shumë e dhembezuar anash, e lemuar, me ngjyrë të gjelbërt në të errët dhe pa push. Veshuli është mesatar, gjysem i ngjeshur, në formë cilindri ose pak piramidale. Kokrrat janë mesatare, në formë rrumbullakët në vezake, me lëkurë të trashë, ngjyra është e verdhë në qelibari, i lëngshëm, i ëmbël dhe me shije aromatike karakteristike të rrushit moskat. Kërkesat agroteknike. Hardhi mesatarisht e fuqishme, me llastarizim në afat mesëm deri në të hershëm, me sharmenta të fuqishme, me ndërnyje të gjata dhe që kanë prirje për t’u ngjitur lart. Ka vegjetacion të harmonizuar në të gjithë bimën, por të fuqishëm. Shkon shumë mirë në të gjitha llojet e tokave, por jo në tokat shumë të pasura sepse hardhitë rriten dhe vegjetojne shumë. Nuk pëlqen edhe tokat argjilore dhe me shumë lagështirë. Preket lehtë nga hiri dhe Botritesi. Kultivimi dhe krasitja. I përshtatet mirë të gjithë llojeve të krasitjes. Krasitjet e përziera janë më të mirat. Këshillohet të bëhet t’harrja sepse degëzimet e llastarëve janë shumë të dendura. Prodhimi. Ka prodhim të mirë, konstant dhe të shpërndarë në mënyrë uniforme në bimë. Ka pjekje të mesme. Pëlqen vjeljet me dorë. Vlerësimi organoleptik për verën. Është rrushi më i mirë për të prodhuar verëra likere.Prodhon verë të butë dhe me aromë karakteristike të frutave ekzotike.

248


Figura 112. Kultivari Moskat i BardhĂŤ

249


9.3.4 Kultivari “Shardone” Përshkrimi. Ka prejardhje të lashtë nga Franca dhe që ka gjetur një përhapje pothuajse në të gjithë botën në zonat ku kultivohet hardhia. Ka gjethe mesatare, me fllucka. Veshuli është mesatar, dhe në formë trung-koni, i ngjeshur dhe në disa raste edhe me krahë. Kokrrat janë mesatare, në formë rrumbullakët, me lëkurë mesatare, ngjyra është e verdhë në të artë, i lëngshëm dhe me shije karakteristike. Kërkesat agroteknike. Hardhi e fuqishme, me llastarizim në afat të vonë, me sharmenta të fuqishme dhe me ndërnyje me gjatësi të shkurtër. Shkon shumë mirë në të gjitha llojet e tokave, por jo në tokat me shumë lagështirë. Është i resistueshëm ndaj Vrugut, ndërsa Hirit me pak. Preket nga kloroza. Kultivimi dhe krasitja. I përshtatet mirë të gjithë llojeve të krasitjes. Në zonat e ngrohta krasitja mund të jetë të mesme dhe të gjata, ndërsa në zonat e freskëta, krasitjet mund të jenë të shkurtra deri në të mesme. Këshillohet në forma të shtrira ose tendë. Ka nevojë për rrallim llastarësh sepse i ka të dendura, sidomos në zonat me lagështirë dhe me klimë të freskët. Prodhimi. Ka prodhim mesatar, konstant dhe të shpërndarë në mënyrë uniforme në bimë. Në krasitje të gjata, cilësia e prodhimit bie. Ka pjekje të hershme. Vjelja e mekanizuar është me e mira sepse kokrrat shkoqen lehtë. Vlerësimi organoleptik për verën. Ky varietet prodhon një verë me grade alkolike dhe aciditet të lartë. Vera ka trup të mirë, me aromë molle dhe lule akacieje, gjithashtu aromë frutash jeshil në zonat me klimë të ftohtë dhe me aromë frutash tropikale në zonat me klime te ngohte.

250


Figura 113. Kultivari Shardone

251


9.3.5 Kultivari “Suvinjon i Bardhe” Përshkrimi. Është kultivar me origjinë nga Franca dhe ka gjetur përhapje në të gjithë botën ku kultivohet rrushi. Ka gjethe mesatare, pesekëndëshe, me llape shumë të valezuar. Veshuli është mesatar, i vogël në formë trung-koni ose piramidale dhe i ngjeshur. Kokrrat janë mesatare deri në të mëdha, në formë rrumbullakët, me lëkurë disi mesatare, ngjyra është e verdhë në të gjelbërt, i lëngshëm, i ëmbël dhe me shije aromatike karakteristike. Kërkesat agroteknike. Hardhi shumë e fuqishme, me llastarizim në afat mesëm deri në të hershëm, me sharmenta të fuqishme dhe që kanë prirje për t’u ngjitur lart, me ndërnyje të shkurtra. Ka vegjetacion të harmonizuar në të gjithë bimën, por të fuqishëm. Shkon shumë mirë në të gjitha llojet e tokave, por jo në tokat shumë të pasura sepse hardhitë rriten dhe vegjetojne shumë. Pëlqejne tokat e lehta, mesatare, gurishtore dhe të kundërdrejtuara. Nuk pelqejne tokat me shumë lagështirë. Është i resistueshëm ndaj Vrugut, ndërsa Hirit me pak. Preket më shumë nga Botritesi. Kultivimi dhe krasitja. I përshtatet mirë të gjithë llojeve të krasitjes. Në zonat e ngrohta krasitja mund të jetë të mesme dhe të gjata, ndërsa në zonat e freskëta, krasitjet mund të jenë të shkurtra deri në të mesme. Këshillohet të bëhet t’harrja sepse degëzimet e llastarëve janë dhumë të dendura. Prodhimi. Ka prodhim mesatar, por konstant dhe të shpërndarë në mënyrë uniforme në bimë. Ka pjekje të hershme. Pëlqen vjeljet me dorë, sepse nëse bëhet e mekanizuar kokrrat cahen lehtë. Vlerësimi organoleptik për verën. Prodhon një verë me ngjyrë të verdhë në të gjelbër, me aroma të theksuara dhe delikate, karakteristike që të kujton specin e verdhë. Aromat e tjera janë piperi jeshil, aromë frutash ekzotike dhe frutash tropikale.

252


Figura 114. Kultivari Suvinjon i bardhë’

253


9.3.6 Kultivari “Tokai” Përshkrimi. Ka gjethe mesatare, të rrumbullakët, me anë të valëzuara dhe ana e poshtme është gati pa qime. Veshuli është mesatar, i zgjatur dhe në formë trungpiramidale dhe mesatarisht i ngjeshur. Kokrrat janë mesatare, në formë rrumbullakët, me lëkurë disi të trashë, ngjyra është e verdhë në të gjelbërt me disa pikëzime, i lëngshëm, i ëmbël dhe me shije karakteristike. Kërkesat agroteknike. hardhi shumë e fuqishme, me llastarizim në afat të vonë, me sharmenta të fuqishme dhe që kanë prirje për t’u ngjitur lart. Ka vegjetacion të harmonizuar në të gjithë bimën. Shkon shumë mirë në të gjitha llojet e tokave, por jo në tokat shumë të pasura sepse hardhitë rriten dhe vegjetojne shumë. Përqejne tokat e lehta, mesatare dhe gurishtore. Nuk pelqejne tokat me shumë lagështirë. Është i resistueshëm ndaj Vrugut, ndërsa Hirit me pak. Preket më shumë nga Botritesi. Kultivimi dhe krasitja. I përshtatet mirë të gjithë llojeve të krasitjes. Në zonat e ngrohta krasitja mund të jetë të mesme dhe të gjata, ndërsa në zonat e freskëta, krasitjet mund të jenë të shkurtra deri në të mesme. Këshillohet në forma të shtrira ose tendë. Prodhimi. Ka prodhim të bollshëm, konstant dhe të shpërndarë në mënyrë uniforme në bimë. Në krasitje të gjata, cilësia e prodhimit bie. Nuk duhet tepruar me ngarkesë prodhimi sepse cilësia ulet. Ka pjekje të mesme. Vjelja e mekanizuar është më e përshtatshme sepse kokrrat shkoqen lehtë. Vlerësimi organoleptik për verën. Prodhon një verë me ngjyrë të verdhë kashte me nuanca të gjelbërta, me aromë të këndshme të luleve të fushës.Ka aromë të veçantë të bajames.

254


Figura 115. Kultivari Tokai

255


9.3.7 Kultivari “Trebiano Toskano” Përshkrimi. Ka prejardhje të lashtë dhe me gjethe të mëdha me fllucka dhe ana e poshtme është me push. Veshuli është madh, dhe i gjatë në formë cilindriko-konike, pak i ngjeshur dhe me krahë. Kokrrat janë mesatare, në formë rrumbullakët, me lëkurë mesatare, ngjyra është e verdhë në të hapur, e tejdukshme, i lëngshëm dhe me shije pak të thartë. Kërkesat agroteknike. Hardhi e fuqishme, me llastarizim në afat të vonë, me sharmenta të fuqishme dhe me ndërnyje me gjatësi mesatare. Shkon shumë mirë në të gjitha llojet e tokave, por tokat e thata shkon më mirë, sepse rrushi vjen me cilesor. Nëse thatësira është e tejzgjatur, ky kultivar vuan shumë dhe prodhimi bie ndjeshëm. Është i resistueshëm ndaj Vrugut, ndërsa Hirit me pak. Kultivimi dhe krasitja. I përshtatet mirë krasitjes së mesme deri në të gjatë dhe më shumë sythe. Këshillohet në forma të shtrira ose tendë. Ka nevojë për rrallim llastarësh sepse i ka të dendura. Prodhimi. Është i bollshëm, konstant dhe i shpërndarë në mënyrë uniforme në bimë. Ka pjekje të vontë. Vjelja e mekanizuar nuk është shumë e përshtatshme sepse kokrrat nuk shkoqen lehtë. Vlerësimi organoleptik për verën. Prodhon një verë me ngjyrë të verdhë në kashtë, alkolike,me trup të mirë. Zakonisht përdoret në përzjerie me kultivarë të tjerë për prodhimin e verërave të bardha të thata.

256


Figura 116. Kultivari Trebiano Toskano

257


10. Mbrojtja nga Sëmundjet dhe Dëmtuesit Bima e hardhise dhe frutat e tij jane objekt i dëmtimeve dhe i semundjeve te ndryshme, te cilet ne vite te vecanta mund te dëmtojne plotesisht prodhimin. Kjo është edhe arsyeja pse mbrojtja nga keto semundje dhe dëmtues, mbetet njera nga masat me te rëndësishme te agroteknikes se kesaj bime.

10.1 Sëmundjet Kryesore Sëmundjet më kryesoree që prekin bimën e hardhisë, janë: Vrugu (Plasmophara viticola); Hiri (Uncinula necator); Kalbëzimi gri (Botrytis cinerea); Eshka (Phumnitiporia punctatum); Njollosja e kuqe (Pseudopeziza tracheifila); Foma (Phomosis vitikola); Kalbëzimi i Zi (Guignardia bidvelli); Kanceri bakterial (Agrobacterium vitis); Antraknoza (Sphaçeloma ampelinum); Kalbëzimi i bardhë (Coniothyrum diplodiela); Kalbëzimi i bardhë i rrënjeve (Rosselina necatrix); Kalbëzimi i rrënjeve (Bacterium tumefaciensis); përdredhja e gjetheve (Grapevine leafrol virus); Virusi i enacionit (Grapevine enation), etj.

10.1.1 Vrugu i Hardhisë (Plasmophara Viticola) Origjina e kësaj sëmundjeje është Amerika dhe në Europë ka ardhur për herë të parë në vitin 1874. Dëmtimi Është sëmundja më e rrezikshme e të gjithë sëmundjeve që prekin hardhine. Nëse nuk merren masat e duhura për mbrojtjen ndaj kësaj sëmundjeje, ajo mund të dëmtoj në rreth 95-100% të prodhimit. Madje është vërtetuar se edhe nëse masat e luftimit mund të bëhen rregullisht, përsëri humbjet nga kjo sëmundje janë në rreth 10 % e prodhimit vjetor. Prek të githe organet e gjelbërta të hardhisë përfshirë ketu gjethet, llastarët, lulet, frutat, etj, duke u futur dhe zhvilluar në brëndësi të qelizave bimore.

258


Momenti i fillimit të prekjes janë ditët e para të muajit Prill, pikërisht kur janë arritur vlerat e tre dhjetave, si: i) Temperatura mesatare ditore janë mbi 10oC; ii) Të ketë rënë mbi 10 mm shi; iii) Gjatësia e rritjes së llastarëve të arritur afërsisht në 10 cm. Simptomat Në pjesën e sipërme të gjetheve formohen njolla sikur kanë rënë pika vaji. Ato në fillim janë me ngjyrë të gjelbërt në të hapur dhe me vonë zmadhohen dhe bëhen kafe duke e pushtuar të gjithë sipërfaqen e gjetheve, deri në renien e plotë të tyre. Nga poshtë gjetheve në anën e kundërt të njollave me ngjyrë vaji, formohet një push i bardhë (figura 117). Tek llastarët e rinj simptomat duken sikur janë valuar me ujë të nxehte dhe janë mjaf të thyeshme. Ato nuk arrijnë të piqen në vjeshtë. Figura 117. Simptomat e vrugut në hardhi

a) Nga faqja e sipërme e gjethes

b) Nga faqja e poshtme e gjethes

Kur sëmundja prek para fillimit të lulëzimit, atëhere ato nxihen dhe thahen (figura 118). Nëse sëmundja prek në fazën e lidhjes së kokrrave ato zakonisht mbulohen me një shtresë të bardhë në gri dhe me vonë kokrrat thahen dhe bien. Kokrrat preken deri sa ato të rriten në madhësine 3-4 mm. Me vonë micei i kërpudhës së vrugut nuk depërton me në lëkurën e saj.

259


Figura 118. Siptomat e vrugut të lulet para lulëzimit dhe në veshule të rrushit

Shumëzimi i kësaj sëmundjeje bazohet në dy cikle zhvillimit, që janë: i) Cikli i gjatë dhe seksual i zhvillimit, dhe ii) Cikli i shkurtër ose jo seksual (figura 119). Me anë të ciklit të gjatë ose ate seksual, organi dimërues Oospori, i cili dimëron në mbeturinat e gjetheve të rëna për tokë. Me rritjen e temperaturave oosporet mbijnë duke dhënë zoosporet, të cilat në prani të një shtresë të hollë të shiut apo edhe të veses e cila është e pranishme në epidermën e gjetjeve, me anë të flagjeli që ka në përbërjen e trupit të tyre, infekton gjethet dhe organet e tjera të gjelbërta. Ato zakonisht futen nëpër gojëzat e gjetheve që ndodhem me shumice në anën e poshtme të tyre.

260


Figura 119. Ciklet e zhvillimit të vrugut të hardhisë

Pasi hynë nëpër gojzat e gjetheve ato zhvillojnë micelin e tyre duke krijuar simptomat e përshkruara më sipër. Shtresa e mykut të bardhë që zhvillohet në anën e poshtme të gjetheve janë konidembajtesit të cilat japin konidet ose të ashtuajturat zoosporet verore, të cilat shërbejnë për infektime të reja të bimëve. Ndërsa në ciklin e madh, në vjeshtë tek konidembajtesit diferencohen qelizat seksualisht të kundërta (anteridi dhe oogoni) dhe formojnë zoosporangjet me zoosporet të cilat dimërojnë nëpër mbeturinat bimore të gjetheve të rëna për tokë.

261


Lufta kundër vrugut bazohet, vetëm në luften kimike. Preparatet kundër kësaj sëmundjeje klasifikohën në dy grupe kryesore: 1) Preparate mbuluese e thënë ndryshe me veprim kontakti; 2) Preparate endioterapikë, ose me veprim sistemi. Në grupin e parë bëjnë pjesë përbërësit inorganik të bakrit si: 1 - Lëngu bordolez, 2 - Osikloruri i bakrit, 3 - Hidroksid i bakrit, etj. Gjithashtu në këtë grup hynë edhe produkte të tjera me bazë kimike si: ditiokarbammate, mancozebi, metiram, ftalimidi, tolilfluanide, etj. Te gjitha këto lloje preparatesh kanë veti mbuluese mbi organet e bimëve dhe qëllimi i trajtimeve me këto preparate është vetëm parandaluese. Sipas eksperiencave llojet e preparateve që bëjnë pjesë në grupin me veprim parandalues, nuk duhet të përdoren nga 15-30 Qershor, sepse në këtë periudhë ndodh rritja e kokrrës dhe efekti mbulues i kokrrës nuk është i sigurte sepse madhësia e kokrres se rrushit ndryshon gati në çdo ditë. Në grupin e dytë (sistemi) hynë përbërësit organik të cilët kanë aftësinë për tu futur e në sistemin qarkullues të limfës organike të bimëve (qarkullojne në brëndësi të pjesëve të gjelbërta). Preparatet të këtij grupi kanë vetine jo vetëm të parandalojnë por edhe të kurojnë. Baza kimike e disave nga këto komponime janë: Cimoxanili, Citotropice, Bënalaxili, Metalaxili, Fosetili, Dimetomorfi, Azoxistrobin (është aktiv edhe kundër hirit), Famoxate, Fenamidone, Iprovalicarbe, Tolilfluanide, e shumë të tjera. Në tabelën nr. 6, jepen disa nga llojet e preparateve me bazën kimike përkatëse si dhe sasia e përdorimit në gr për 100 litra ujë.

10.1.2 Hiri (Uncinula necator) Origjina e sëmundjes, është Amerika e Veriut dhe për herë të parë është futur në Angli në vitin 1845 dhe më pas u përhap shumë shpejt në të gjithë vendet e Europës.

262


Tabela 6. Disa nga preparatet më të efekshme që mund të përdoren kundër vrugut të hardhisë

Dëmtimi: Është sëmundje kërpudhore shumë e rrezikshme. Nëse nuk merren masa mbrojtese dëmton rreth 50-80% e prodhimit. Prek të gjithë organet e gjelbërta të hardhisë përfshirë ketu gjethet, lulet, frutat, llastarët duke mbuluar sipërfaqet e tyre (pa hyre brënda qelizave) Me një shtresë të bardhë miceli. Momenti i fillimit të prekjes është mesi i Prillit dhe vazhdon deri në vjeshtë. Temperatura optimale e zhvillimit është 25-280C. Ndërsa konided mund të mbijnë edhe kur temperatura është 6 ose 70C. Në temperaturat mbi 400C, konidet nuk mbijnë me. Momenti i fillimit të prekjes: është mesi i prillit dhe vazhdon deri në vjeshtë.

263


Temperatura optimale e zhvillimit është 25-280C. Por konided mbijnë edhe kur temperatura është 6 ose 7 0C. Në temperaturat mbi 40 0C, konidet nuk mbijnë me. Simptomat e kësaj sëmundjeje janë: në gjethe edhe ne llastarët formohet një shtrese e hollë miceli me ngjyrë hiri. Kjo shkakton tharjen e plotë te gjetheve dhe rënien e tyre për tokë, ndërsa llastaret ngelen mbrapa në zhvillim ku më pas thahen dhe nëse jetojne deri në fund të vegjetacionit, ato nuk piqen (figura 120). Figura 120. Simptomat e hirit në gjethe dhe në llastarët e hardhisë

Ne fruta formohet një shtrese të hollë miceli me ngjyrë të bardhë. Kokrrat e porsalidhura deri sa të jenë rritur në madhësine e kokrrës së bizeles rrezohen, ndërsa kokrrat e mëdha deformohen dhe çahen (figura 121). Kokrrat e prekura infektohen nga myku gri dhe kalbën.

264


Figura 121. Simptomat e hirit në kokrrat dhe veshulet e rrushit

Ashtu si dhe tek vrugu, shumëzimi i kësaj sëmundjeje bazohet në dy cikle zhvillimi, që janë: i) Cikli i gjatë dhe seksual i zhvillimit, ku formmohen edhe organet e dimërimit, dhe ii) Cikli i shkurtër ose jo seksual ose gjatë vegjetacionit (figura 122). Me anë të ciklit të gjatë ose ate seksual, organi dimërues Askospori i cili dimëron i mbeshtjellur në Kleistotekun dimërore në mbeturinat e gjetheve të rëna për tokë. Me rritjen e temperaturave Kleistoteku dimëror cahet duke cliruar Asqet dhe më pas Asqesporet, të cilat prekin organet e gjelbërta të bimëve. Miceli i mbirë nga asqesporet e mbulon indin me një shtresë të dendur myku të bardhë duke penguar rritjen dhe zhvillimin e masës së gjelbërt dhe të kokrrave apo të veshulëve. Shtresa e mykut të bardhë që zhvillohet në organet e gjelbërta diferencojnë konidembajtesit me konidet të cilat janë organet infektuese të ciklit të shkurtër e cila ndryshe quhet cikli i infeksionit veror. Ndërsa në ciklin e madh, në vjeshtë tek konidembajtesit diferencohen qelizat seksualisht të kundërta (askospori me anteridin) dhe formojnë Kleistoteket e rinj të cilat futen në periudhën e dimrit dhe qëndrojnë në mbeturinat bimore të gjetheve të rëna për tokë, si dhe nëpër sythat, llastarët apo pjesë të tjera të trupit të hardhisë.

265


Figura 122. Ciklet e zhvillimit të hirit të hardhisë

Lufta kundër hirit bazohet: vetëm në luften kimike. I vetmi sukses në luftimin e hirit janë ato preparate kur baza e tyre kimike është Squfuri. Avujt e squfurit e dëmtojne micelin e kësaj kërpudhe. Ato duhet të përdoren në kombinim me preparatet që të përdoren për luftimin e vrugut. Lëngu bordulez nuk ka veprim kurues të hiri, por veprim parandalues. Disa nga

266


preparatet janë (tabela 7): 1) Squfuri pluhur dhe lëng; 2) Dinocap (fungicid për mbulimin e masës së gjelbërt me bazë nitrofenoli); 3) IBS me bazë triazoli, pirimidine, piridine, pipërazine; 4) Quinoxifen; 5) Azoxistrobin; 6) Trifloxistrobin, etj. Lufta biologjike bazohet në përdorimin e një kërpudhë Ampelomyces quisqualis, e cila e lufton me sukses hirin e hardhisë. Tabela 7. Disa nga preparatet më të efekshme që mund të përdoren kundër hirit të hardhisë

10.1.3 Antraknoza (Sphaçeloma Ampelinum Ose Elsinoe Ampelina) Simptomat e kësaj sëmundjeje konsistojne ne prekjen e të gjitha organeve te gjelbërta të bimës si; gjethe, llastarë të rinj, kokrrat e rrushit, etj, duke ndikuar ndjeshëm në humbjen e prodhimit (figura 123). Mbi gjethet formohen njolla të vogla dhe të zeza dhe këto më tepër ndërmjet nervaturave të tyre. Këto njolla më pas pushtojne të gjithë sipërfaqen e gjetheve me një push që me vonë ato thahen. Nëpër kërcej formohen zona kanceri me njolla të errëta, të vogla, të cilat më pas zgjatën duke zënë pjesën më të madhe të tyre. Në

267


Figura 123. Siptomat e antraknozes në gjethe e llastarë

kokrrat e rrushit formohen njolla me ngjyrë hiri ku në përiferi të tyre rrethohen me një rreth më të errët duke i dëmtuar ato (figura 124). Figura 124. Siptomat e antraknozes në kokrrat e rrushit dhe veshula

Luftimi: zakonisht kjo sëmundje vjen e luftuar më të njëjtat preparate që luftohet vrugu. Disa nga preparatet që japin rezultatet shumë të mira janë: Lëngu bordolez, Mancozebi, Metirami, Azoxistrobini, Ditiocarbammati, Diclofuanidi, Folpeti, Famoxadonet, Tioftalimmidici, etj.

268


10.1.4 Kalbëzimi Gri (Botrytis Cinerea ) Cikli biologjik Duke filluar nga vjeshta e vonë dhe deri në dimrin tjetër, kërpudha formon në sasi të mëdha sklerotesh dimërore të cilat janë të vendosura mbi llastarët njëvjeçare/sharmenda në formën e trupave kuadratike të vegjël me ngjyrë të zezë dhe që duken lehtë me sy (figura 125). Në pranverë trupat e ngelur pas krasitjeve në sharmendat e prodhimit apo edhe të atyre që ndodhen në tokë, mbijnë duke dhënë një micel i cili më pas prodhon sasira të mëdha konidembajtesish dhe konidesh që janë shkaktaret e infektimit. Konidet përhapen nga era dhe nga shiu dhe prodhimi maksimal është nga fundi i Majit deri në dekadën e parë të Qershorit. Sëmundja vazhdon intensivisht deri në vjeshtë në afërsi të vjeljes, duke dëmtuar rëndë prodhimin (figura 126). Figura 125. Siptomat e botritesit në llastarët dimërore, në gjethe dhe lulesa

Zhvillim me intesiv kjo sëmundje e merr kur temperature e ajrit është 16-250C dhe kur lagështira relative e ajrit është tepër e lartë (rretth 90%). Normalisht infeksionet me deme më të mëdha vërehen gjatë periudhës së ngjyrimit të kokrrave maksimumin e arrin në vjelje dhe kjo sidomos në kultivarët me pjekje të vonshme. Në varietetet e hershme si: Tokaj, Pinot i Bardhë, Pinot Gri, Shardone, Riesling, etj, infeksionet më të mundshme vërehen gjatë periudhës së lulëzimit dhe të rritjes së kokrrave. Gjatë fazës së rritjes së kokrrave e deri në momentin e fillimit të ngjyrimit kokrra e rrushit janë ende me cipë të fortë dhe sporet/konided e kërpudhën nuk përbëjnë ndonjë rrezik të madh, por me fillimin e ngjyrimit të cipës së kokrrave dhe

269


Figurë 126. Siptomat e botritesit në kokrrat dhe veshulet

zbutjes së tulit, atëhere infektimi nëse nuk merren masat mbrojtese kimike, bëhet shumë intensive. Strategjia e luftës kundër kalbëzimit. Zakonisht kjo sëmundje luftohet me të njëjtat preparate që luftohet vrugu. Në radhë të parë është e domosdoshme frenimi i rritjes së shpejtë të lastarëve me qëllim rritjen e qëndrueshmërise së bimëve ndaj kësaj sëmundjeje. Strategjia e luftës kundër botritesit është e bazuar mbi realizimin e 4 trajtimeve specifike në katër faza të ndryshme (kjo sidomos për kultivarët e ndjeshëm ndaj kësaj sëmundjeje), që janë: i) Në fund të çeljes së luleve, me qëllim uljen në minimumin e mundshem të infeksioneve të mevonshme; ii) Përpara mbylljes së veshulit, me qëllim që të shkatërrojë sporet përpara se veshuli të mbyllet; iii) Në fillim të ngjyrosjes me qëllim që të ulet mundësia e infektimeve të

270


Figura 127. Skema e zhvillimit tĂŤ botritesit

271


mevonshme dhe të zgjasë mbrojtjen natyrale të bimës; iv) Në pjekje ose e thënë ndryshe para vjeljes. Kjo e fundit këshillohet të bëhet vetëm për kultivarët me pjekje të vonë, ose ato kultivarë që mund të lihen për t’u tharë. Qëllimi është që të frenojë dëmet mbi veshulët që janë të ekspozuar ndaj agjentëve atmosferik të përshtatshëm për sëmundjen dhe që janë me destinacion për të prodhuar verëra të caktuara. Preparatet kimike me specifike që përdoren për luftën kundër botritesit janë me këto baza kimike si: iprodione, procimidone, ciprodinil së bashku me fludioxonil, fenexamide, mepanipirim, pirimetanil, etj. Gjatë përdorimit të tyre, me qëllim që sëmundja të krijojë rezistence ndaj preparateve, këshillohet përdorimi jo më shumë se një herë në vit duke bërë alternimin e preparateve të tjera. Gjatë trajtimeve është e rëndësishme të bëhet një spërkatje e mirë e veshulit, në të kundërt do të penalizojë efektshmërinë e trajtimeve. Një nga preparatet e sukseshme në luftimin kimik të kësaj sëmundjeje është Switch, cili rekomandohet të trajtohet në dy herë: i) Pas lulëzimit ose më mirë kur fillojnë të lidhen kokrrat, dhe ky preparat është më efektiv nëse përdoret në 600-800 gr/ha (60-80 gr/dy) të tretura në 40-50 litra ujë. Ka një veprim të shpejtë në luften e kësaj sëmundje duke e shkatërruar kërpudhën qysh në fazën e micelit. ii) Pas ngjyrimit të kokrrave, po më të njëjtën doze. Ky preparat është efektiv edhe për kalbëzimet e tjera të rrushit. Përveç Switch, në mbrojtjen ndaj kesa sëmundjeje mund të përdoren edhe një sërë preparatesh të tjera sipas tabelës 8.

272


Tabela 8. Disa nga preparatet kimike që përdoren kundër botritesit

10.1.5 Kalbëzimi i Bardhë (Coniella Diplodiella) Kjo sëmundje zhvillohet më shumë gjatë muajve të verës, pas shirave dhe kur temperatura është rreth 25°C. Kjo sëmundje përhapet shumë gjatë shërbimeve agroteknike si t’harrjet, prekjet dhe demet e shkaktuara nga insektet, zogjt, etj. Ndërsa rreziku më i madh është pas bresherit. Kjo sëmundje quhet edhe myku i bardhë dhe shkaktar i kësaj sëmundjeje është kërpudha Coniella diplodiella. Kjo kërpudhë dimëron në veshulet e prekur dhe të rëna për tokë. Në bimë penetron nëpërmjet plagëve të shkaktuara nga agjentet e më sipërm. Kokrrat e prekura nga kjo sëmundje humbin gradualisht përmbajtjen e lëngut dhe zhvillohet një micel me ngjyrë të bardhë që janë piknidet me piknidiosporet të cilat shërbejnë për të bërë infektimet në bimë (figura 128). Prandaj një ndër masat e luftimit të kësaj sëmundjeje është eleminimi në maksimumin e mundshem të rënies së veshulëve për tokë. Mjetet kimike të luftimit të kësaj sëmundjeje janë po ato që përdoren për luftimin e sëmundjeve të mësipërme.

273


Figura 128. Veshule të prekur nga sëmundja e Kalbëzimit të Bardhë

10.1.6 Apoplesia - Eshka (Sterum Hirsitum) Apoplessia po bëhet një sëmundje e cila po merr një përhapje të gjërë në të gjithë zonat ku kultivohen vreshtat. Ajo ka prekur dhe vazhdon të preki gati në të gjithë vendet e Europës dhe shenja të kësaj sëmundjeje kane filluar te hyne edhe në kushtet të vendit tone. Semundja vjen nga kombinimi ose e thenën ndryshe nga simbioza e dy kërpudhave të gjinise Phaeoacremonium dhe Fomitiporia punctata. Faktorët e përhapjes janë plagët që shkaktohen nga krasitjet dimërore dhe verore, bresheri, etj, ashtu siç u spiegua edhe për sëmundjen e Kalbëzimit të Bardhë. Një ndër faktorët me lehtësues për prekjen nga kjo sëmundje është edhe mungesa e ujit të mjaftueshem në tokë dhe kjo sidomos në vreshtat e

274


vjetra të cilat janë më të ndjeshme. Simptomat e kësaj sëmundjeje shfaqen të gjethet me njollosjen e nervaturave ndërmjet vringujve në ngjyrë në fillin në të verdhë pastaj në rozë dhe me fund në të kuqerremtë, të cilat më pas rrezohen për tokë (figura 129). Humbja e gjetheve shkakton reduktimin e sintezes së lëndës organike dhe rrjedhimisht uljen e konsiderueshme të prodhimit. Figura 129. Simptomat e apoplesias tek gjethet e hardhisë

Luftimi: Deri tani nuk ka preparate kimike specifike për këtë sëmundje. E vetmja metode është parandalimi me këto masa: 1. Përmirësimi i plehërimit N, P, K.

275


2. Regjimi ujor në tokë. 3. Pas krasitjeve trajtim i menjëhershëm si ato dimërore ashtu edhe gjatë t’harjeve. 4. Pas bresherit menjëherë trajtimi kundër sëmundjeve të tjera. 5. Largimi i degëve të prekura dhe djegia e tyre.

10.1.7 Flavescenza Dorata Fillimisht kjo sëmundje është parë në Italine e Veriut, por nga vrojtimet rezulton se kjo sëmundje po vërehet edhe në vendin tone si rezultat i futjes së materialit mbjelles nga ky vend. Llastarët duken si të drunjëzuara para kohe i cili është rezultat i bllokimit të eneve përçuese, sikur e ka prekur gomoza. Ngjyra e llastarëve çngjyrosët gradualisht nga jeshile në kafe të errët. Gjethet çngjyrosën dhe marrin ngjyrën kafe dhe gjethet e vjetrat bien menjëherë. Te rejat qëndrojnë për një farë kohe ashtu të dëmtuara (figura 130). Në infeksione të rënda bima merr ngjyrën e kuqerremte dhe prodhimi dëmtohet plotësisht. Luftimi Deri tani nuk ka preparate kimike. Disa nga mëtodat parandaluese janë: i) Përmirësimi i plehërimit të kombinuar N, P, K; ii) Mbajtja konstante e regjimit ujore në tokë; iii) Pas krasitjeve dimërore duhet të bëhet trajtim i menjëhershëm; iv) Gjithashtu trajtime të menjëhershme duhet të bëhet edhe pas ndonjë bresheri.

10.1.8 Kalbëzimi i Zi (Guignardia Bidvelli) Kjo kërpudhë është me origjinë Amerikane dhe në Europë ka ardhur në shekullin XIX. Dimëron si piknide dhe në formën e përiteceve në kokrrat

276


Figura 130. Bimë të prekura nga Flaveshenza dorata

e rrushit të mumifikuara të cilat në të shumten e rasteve qëndrojnë të varura në hardhi ose të rëna për tokë. Në pranverë kur temperaturat fillojnë të rriten në mbi 9°C dhe kur mjaftojne të bien vetëm 3 mm shi, askosporet që ndodhen në përitece, mbijnë dhe futen menjëherë në organet e gjelbërta të bimëve duke i infektuar ato. Simptomat, tek gjethet siptomat shfaqen me njolla nekrotike të errëta me diametër 2-10 mm. Pas pak ditësh ato bëhen të zeza dhe mbulohen me spore. Në kokrrat e rrushit në fillim të infeksionit, duken me njolla të bardha në të verdhë dhe më pas ato bëhen të zeza dhe më pas mumifikohën.

277


Mbrojtja: Eliminohen të gjithë frutat e mumifi kuara që kanë ngelur në bimë nga viti i kaluar, ose poshtë saj në sipërfaqen e tokës. Përdorimi i të gjithë llojeve të pesticideve që aplikohen për grupin e sëmundjeve të mësipërme. Por praparatet me specifi ke që prdoren kundër kësaj semundjeje, janë ato me bazën kimike: 1) Ditiocarbammati (mancozeb, maneb, propineb,), 2) Hidroksid bakri, 3) Azoxistrobin, etj. Figura 131. Simptomat e Kalbëzimit të Zi të rrushit

278


10.1.9 Kalbëzimi Acid Sipas vrojtimeve të realizuara për këtë qëllim, konsiston se shkaktare të prekjes së kësaj sëmundjeje, janë bashkeveprimi fiziologjik i disa specie kërpudhash si: (Kloeckera apiculata, Saccharomycopsis vini, Hanseniaspora uvarum, Metschnikowia pulcherrima, Candida spp, etj).

Simptomat: Veshulet preken duke iu kalbezuar kokrrat të cilat më pas dehidratohen. Quhet acide sepse kur nuhatet vjen era e thartë djegese si uthull ose acid. Faktorët që e ndihmojnë prekjen nga kjo sëmundje janë: i) Lagështira e lartë e ajrit nga 90% deri në 100%. Prezenca e plagëve të shkaktuara nga tenja, bresheri, dëmtimet nga hiri, vrugu, zogjt, etj, janë shkaktaret e përhapjes së kesa sëmundjeje. Figura 132. Siptomat e Kalbëzimit Acid të rrushi

279


Luftimi: Nuk ka preparate specifike, por duhet të luftohen mirë sëmundjet e tjera dhe dëmtuesit e tjerë.

10.1.10 Foma (Phomopsis Viticola) Simptomat e kësaj sëmundjeje janë: tek llastarët shfaqen njolla kafe të errëta dhe të zgjatura. Pastaj sporet shpërndahen në veshule dhe shfaqen njolla nekrotike që më pas zgjerohen dhe çajne frutat, duke i dëmtuar dhe thare (figura 133).

Figura 133. Simptomat e fomes

Faktorët që e ndihmojnë prekjen janë: i) Lagështira e lartë e ajrit nga 90100%; ii) Temperatura të pakten mbi 230C. Organet e infektimit janë pignidet, të cilat gjatë vegjetacionit mbijnë dhe japin micelin duke infektuar të gjithë bimën. Dimërojne si pignide në gjethet e rëna dhe në pranverë mbijnë. Luftimi: Duhet medeomos të bëhet dezinfektimi i plagëve pas krasitjes dimërore me anë të spërkatjeve dimërore. Lufta kimike gjatë vegjetacionit duhet të bëhet me preparatet me bazë squfuri si: Squfur i lëngshëm ose pluhur, Mancozeb, Metiram, Permanganat Kaliumi, Oksiklorur Bakri, por rezultate frenuese ka dhënë edhe lëngu bordolez, etj.

280


10.1.11 Kanceri Bakterial (Agrobacterium Tumefaciens) Shkaktare të dëmtimit janë bakteriet. Simptomat janë fryerje (tumore, gale) që shikohen në pjesën e bazës së kërcellit, sidomos në qafën e rrënies. Në fillim ato janë të vogla ku më pas zmadhohen dhe këto fryrje drunjëzohen dhe thahen (figura 134). Bakteriet grupohen në koloni duke bllokuar tubat thithëse të ksilemës dhe të floemes. Infeksioni bëhet nëpërmjet krasitjeve dimërore dhe plagëve të bera prej saj. Luftimi: Nuk ka preparate kimike për luftimin e kësaj sëmundjeje. Luftimi bëhet vetëm më eleminimin e bimëve të infektuar dhe duke zgjedhur material të pastër para mbjelljes Figura 134. Siptoma e kancerit bacterial te hardhia

10.1.12 Botryosphaeria (B. Stevensii, B. Obtusa, B. Dothidea) Është një sëmundje kërpudhore e cila kombinohet nga 3 lloje kërpudhash, si: B. Stevensii, B. obtusa, B. Dothidea, të cilat krijojnë një ndërlikim shqetesues

281


të bimët e hardhive, prekja nga kjo sëmundje e con bimën drejt tharjes së plotë. Kjo kërpudhë është shfaqur për herë të parë në France, me 1999. Nuk mendohet se ka hyre deri tani në Shqipëri, por rreziqet janë evidente. Figura 135. Simptomat e sëmundjes së Botrysphaeria Simptomat fillojnë gjatë Majit e vazhdojnë deri në Gusht. Gjethet marrin ngjyrë kuqe deri në nervature dhe më pas bien. Nervaturat ngelen të verdha. Në trung shfaqen zona nekrotike që më pas thahen (figura 137). Luftimi: Deri tani nuk ka preparate kimike. E vetmja metode është parandalimi me këto masa: i) Përmirësimi i plehërimit N, P, K. Ii) Rregullimi i regjimit ujore në tokë; iii) Pas krasitjeve të realizohet trajtim i menjëhershëm sipër krasitjet dimërore ashtu edhe gjatë t’harjeve. Figura 135. Simptomat e sëmundjes së Botrysphaeria

282


10.1.13 E-Lata Ndryshe quhet sëmundja e drurit dhe është e përhapur në gjithë botën. Patogjeni është një kërpudhë e cila zhvillohet nëpërmjet plagëve dhe dëmton të gjithë sistemin e kanaleve të floemes dhe të ksilemës (figura 136). Askosporet mbijnë në temperaturat 20-25°C. Luftimi, eshtë i veshtire sepse ka edhe një periudhë inkubacioni për 2-3 vjet dhe nuk kuptohet. Largimi dhe dezinfektimi i plagëve të shkaktuar nga krasitjet dimërore brënda 24 oreve dhe solucioni duhet të jetë 1% benzimidazolici, është një mundësi zgjatje të jetës dhe ndalimit të infeksionit për në bimët e tjera.. Figura 136. Simptoma e E. Lata

10.2 Dëmtuesit Kryesor Dëmtuesit më kryesoree të cilat prekin më tepër bimët e hardhisë janë: Tenja (Lobesia botrana ose Polychronis botrana); Kepusha e pucrrave të gjethes (Eri-

283


ophes vitis); Kepusha e deformimit të llastarëve (Calepitrimerus vitis); Filoxsera (Phyloxera vastratix); Kepusha e kuqe e pemëtve frutore (Panonycus ulmi); Hundegjati (Otiorrhyncus siçcatus); Cikadat (Zyghina rhamni); Breshkezat (Planococcus sp.); Breshkeza e kumbulles (Leochanium comi); Flutra krahëkercore; Krimbi i palces se llastareve (Sparyganothys pilleriana), e shumë të tjera.

10.2.1 Tenja e Rrushit (Lobesia Botrana) Është një nga dëmtuesit më kryesoree të rrushit. Dëmtimi bëhet nga larvat. Ndryshe njihet klisia ose larva e hirte, e cila del nga një insekti i rritur që është flutur me krahë të verdhë ose gështenjë (Figura 137). Dimëron në fazën e krisalides në të çarat e hardhisë e bimë të tjera drunore. Gjatë vegjetacionit ky insekt zakonisht shfaqet në 2 deri në 3 brezni. Në fazën e parë insekti i leshon vezet në gonxhet lulore, në fazën e dytë vezet i leshon në kokrrat e sapolidhura dhe në fazën e tretë në kokrrat që sapo kanë filluar të zbuten. Dëmton naten dhe ditën qëndron e fshehur. Tenja (sidomos faza larvore, Figura 138) është mjaft e përhapur dhe shkakton dëme të konsiderueshme. Një femër pjell rreth 70-100 veze. Demet i fillojnë në fazën e lulëzimit të cilat dëmtimet në disa raste janë të konsiderueshme, por sidomos deme më të mëdha sjell në fillimit të pjekjes së kokrrave të rrushit. Frutat që sapo kanë filluar të piqen, pasi infektohen me larvat, fillojnë dëmtimet nga zhvillimi i sëmundjeve kërpudhore. Larvat e breznise së parë, fillojnë të dëmtojne gjatë pesëmbëdhejetëditëshit të dytë të muajit Prill. Karakteristikë e dëmtimit është se lulet i dëmton duke i mbledhur në disa bashke dhe i han. Larvat e breznise së dytë, fillojnë të dëmtojne gjatë pesëmbëdhejetëditëshit të dytë të muajit Qershor. Karakteristike e dëmtimit të kësaj breznie është se dëmton kokrrat e sapo lidhura. Larvat e breznise së tretë, fillojnë të dëmtojne gjatë dhjetëditorit të dytë dhe t etretë të muajit Gusht. Karakteristike e dëmtimit të kësaj breznie është se dëmton kokrrat e rritura dhe që kanë filluar pjekjen. Kokrrat e dëmtuara në fazën e pjekjes gershetohet me sëmundjen e Kalbëzimit Gri e cila shkakton deme akoma edhe më të rënda. Insekti i rritur, është flutur me gjatësi 11-13 mm. Ka ngjyrë mermeri me

284


Figura 137. Insekti i rritur i tenjës së rrushit

Figura 138. Insekti i rritur i tenjës së rrushit

285


lara. Dimëron si krisalide. Flutra del në Prill. Lëvizin gjatë nates. Pjell 80-90 veze dhe i leshon nëpër veshulat e reja, në bishtin e kokrrës, nje nga nje. Pas 6-7 ditësh fillojnë të çelin larvat. Veza ka formë eleptike me pamje si xham dhe me gjatësi 0.6-0.9 mm. Larva ka ngjyrë gri në jeshile dhe koke kafe. Larvat kanë 5 mosha dhe gjatësia është nga 1 - 10 mm. Krisalida ka gjyre kafe dhe është e holle. Te barku ka 8 kreshta, shenja karakteristike e këtij insekti. Luftimi, konsiston në kombinimin e metodave si: i) Me anë të ferromoneve; ii) Kimike. Luftimi me anë të ferromoneve, konsiston vendosjen e grackave të cilat janë të përgatirura me sustanca organike të prodhuara në rruge industriale, të cilat imitojne erën e hormoneve seksuale me seks të kundërt. Kështu meshkujt e ndjejnë erën e femrave dhe shkojnë e ngecin në këto gracka dhe femrat ndjejnë erën e meshkujve dhe shkojnë e ngecin po në këto gracka. Sasia e tyre vendoset 1 në çdo 4-5 bimë sipas kohes së infeksionit dhe të shfaqjes së breznise. Luftimi me anë të kimikateve, konsiston me trajtimet kimike (tabela 9) të cilat përgatiten në formën e solucioneve. Momentet e ndërhyrjes kimike për çdo brezni janë: i) Për brezninë e I, duhet të jenë rreth 20 larva në 100 veshule. ii) Për brezninë e II, duhet të jenë 4-6 larva në 100 veshule. iii) Për brezninë e III, duhen të jenë 2-3 larva në 100 veshule. Ndërsa për kultivarët që janë te destinuara për konsum të freskët, ndërhyrjet duhet të bëhen në kufijte e infeksionit më të vogël.

286


Tabela 9. Preparate e rekomanduara për luftimin e tenjës së rrushit

10.2.2 Filloksera e Hardhisë (Viteus Phyloxera Vitifoli Shimer) Origjina: është Amerika Veriore (zona e Misisipit). Mendohet se në Europë ka hyre në vitin 1850. Në Shqipëri: është vene re rreth viteve 1945-1947 në rajonin e Korces, Pogradecit, përmetit, etj. Dëmtuesi i filokserës është një morr dhe bën pjesë në klasen homoptera. Ky insekt dëmton rrënjet e hardhive të buta duke shkaktuar në to gunga të cilat pengojne qarkullimin e lëndëve ushqimore ku më pas ato thahen. Gungat kanë pamjen e kokes së zogut (karakteristike e këtij dëmtuesi). Kur tempera-

287


Figura 139. Siptomat e filokserës tek gjethet

tura stabilizohet në mbi 100C, nga vezet e dimëruara lindin larvat. Ato duke thithur lëndët ushqimore të gjethet, në to formohen disa gunga më fryrje nga faqja e poshmë të gjetheve (figura 139). Gunga të tilla shfaqen vetëm te hardhitë Amerikanë ose edhe tek ato të kryqezuarat me ato Europiane. Insekti i rrutur prodhon deri në 400 veze ndërsa numri breznive në ciklin e vegjetacionit është rreth 4 brezni. Në hardhitë e buta (jo të shartuara me shartesa antifilokserike) larvat kalojnë edhe të sistemi rrënjor duke shkaktuar demet që njihen (shih skemen e ciklit të zhvillimit). Kështu cikli i zhvillimit të filokserës ndahet në dy forma: i) Forma ajrore/gjethore dhe ii) Forma rrënjore (figura 140). Forma gjethore zhvillon 7-9 brezni në vit. Te forma rrënjore zhvillohen rreth 4-5 breni. Madhësia e vezeve ndryshon në varësi të seksit. Vezet femra janë më të mëdhaja ndërsa vezet meshkuj janë më të vogla. Larvat që çelin nga vezet e vogla janë larva meshkuj, me gjatësi 0.28 mm. Ato që çelin nga vezet

288


Figura 140. Skema e ciklit të zhvillimit të filokserës

e mëdhaja janë larva femra, me gjatësi 0.5 mm. Larvat seksuale zakonisht zhvillohen para dimërimit. Larvat femra nuk kanë krahë dhe nuk ushqehen. Ato jetojne rreth 8 - 10 ditë dhe brënda kësaj periudhe ato kopulohen me larvat meshkuj. Insektet e rritura pjellin vezet dhe i leshojne ato në të çarat e trungjeve 2-3 vjeçare. Këto veze dimërojne dhe çelin në pranverë. Në hardhitë Europiane dhe sidomos në tokat kompakte, insektet lëvizin me vështirësi dhe sasia e infeksionit është më e ulët. Luftimi, bazohet vetëm në përdorimin e nënshartesave antifi llokserike. Në pjesën ajrore përdoren esteret e fosforit dhe preparate të tjera si ato të tenjës.

289


Figura 141. Grerezat si dëmtues të rrushit

10.2.3 Grerezat (Paravespula Spp.) Kur rrushi piqet dhe madje kur bëhet shumë i ëmbël, shpesh herë grerezat bëjnë një dem të konsiderueshem. Ato thithin lëngun e kokrrave dhe plagët e hapura bëhen shkak për fillimin e kalbëzimeve të ndryshme si rezultat i aktivizimit të bakterieve saprofite. Luftimi, realizohet me disa lloje përzierjesh të ndryshme ku njëra nga këto është: me 200 ml birre + 100 ml uthull + 50 gr shurup manaferre + 600 ml ujë + 100 gr sheqer dhe përzihen mirë. Kjo përzierje vendoset në shishe plastike me volum nga 0.5 litershe. Me anë të një hekuri të nxehte ato shpohen në 5-6 vrima me diametër 2 cm sipër nivelit të përmbajtjes. Shishet shpërndahen në 1-2 shishe për 100m2.

10.2.4 Krimbat Sythngrënës (Noctua Comes Dhe N. Pronuba) Ky insekt është me pak i përhapur, por kur shfaqet, larvat hanë sythat e

290


Figura 142. Dëmtimet nga sythngrënësi i hardhisë

fryra dhe llastarët e sapo çelur (figura 142). Më pas ky insekt ushqehet me gjethet e reja të cilat i shoqeron në drejtim të majës me rritjen e mëtejshme të llastarëve. 10.2.5 Hundegjati i Hardhisë (Otiorrunchus Sulcatus) Larvat e çelura nga vezet e insektit të rritur dëmtojne sistemin rrënjor. Dimërimin e bejnë si larva duke qendruar të rrënjet në tokë deri në vitin tjetër. Insektet e rritura dëmtojne sythat e porsa fryra dhe llastarët e sapo çelur, pastaj dëmtimi kalon të gjethet (figura 143). Dëmton vetëm naten dhe ditën futet nën plisa. Insektet e rritura dhe të fekonduara i leshojne vezet në tokë. Përveç larves ky insekt dimëron edhe si insekt i rritur. Luftimi i këtij insekti konsiston në grumbullimin e insekteve të rritura me

291


Figura 143. Dëmtimet e hundegjatit në hardhi

dorë dhe asgjesohen. Koha më e mirë e mbledhjes me dorë është mengjesi gjatë periudhës së lindjes së diellit. Një masë tjter është vendosja rreth cungut të hardhisë një fasho stofi e lështë, i cili shërben për të kapur insektet e rritura kur ngjiten sipër në kurorë drejt gjetheve. Nëse në gjethe ka shumë të tilla, atëhere përdoren një nga insekticidet sipër luftimin e tenjën.

292


10.2.6 Kepusha e Kuqe (Panonuchys Ulmi) Ky insekt prek më tepër tek pemët frutore si, mollen, kumbullen, pjeshken, etj, por dëmtime të konsiderueshme shkakton edhe te hardhia. Nga thithja e lëngjeve që këto insekte bejnë, gjethet marrin ngjyrë të bronzte, si rezultat i toksinave që ato lene gjatë thithjes së lëndëve ushqimore. Dimërojne si veze përreth sytheve ose në trungun e hardhisë. Nga mësi i prillit vezet çelin dhe larvat fillojnë dëmtimin (figura 144 dhe 145). Figura 144. Siptomat e shkaktuara nga merimanga e kuqe

Figura 144. Siptomat e shkaktuara nga merimanga e kuqe

293


Figura 145. Skema e ciklit të zhvillimit të merimangës së kuqe

10.2.7 Kepusha e Puçrrave të Gjethes (Eriophyes Vitis) Ndryshe ky insekt njihet si Eirofite. Ky insekt dëmton duke thithur lëndët ushqimore në pjesët e gjelbërta të hardhisë. Në faqen e sipërme të gjetheve formohen disa pucrra me madhësine e sacmeve, që nganjëherë ato e mbulojne krejtesisht sipërfaqen e gjethes (figura 146). Karakteristike e pucrrave

294


Figura 146. Skemat e kepushave dhe karakteristikat e dëmtimeve të këtij insekti

të këtij dëmtuesi në krahasim me ato të filokserës është se këto të Këpushës së pucrrave anën e fryre të pucrres e kanë nga faqja e sipërme e gjetheve, ndërsa tek ato të filokserës fryrjet janë nga ana e poshtme e gjetheve. Në brëndësi të pucrrave strehohen kepushat. Luftimi i këtij insekti bazohet në trajtimet me preparate kimike specifike. Në tabelën 10, jepen disa nga preparatet më kryesoree specifike, që duhet të përdoren për luften kundër Merimangës së Kuqe dhe Këpushës së hardhisë.

295


Tabela 10. Preparate më të rekomanduara për luftimin e Merimangës së Kuqe dhe Këpushës së hardhisë

Figura 147. Cikli i zhvillimit të kepushave

296


10.2.8 Breshkeza Miellore (Planococcus Miellore) Ky insekt dëmton duke thithur lëndët ushqimore në pjesët e gjelbërta të hardhisë. Ato përqëndrohen kryesisht në llastarët e rinj duke i dëmtuar ato. Karakteri i dëmtimit varet nga sasia e dëmtuesve në bimë. Quhet breshkeza miellore sepse ato nga ana kurrizore janë me ngjyrë të bardhë dhe me një push që duken si miell (figura 148). Figura 148. Insekte të Breshkës Miellore në hardhi

297


10.2.9 Breshkeza e Kumbulles (Parthenoleacanium Corni) Ky insekt dëmton duke thithur lëndët ushqimore në pjesët e gjelbërta të hardhisë. Ato përqëndrohen kryesisht në llastarët e rinj dike i dëmtuar ato. Edhe ketu karakteri i dëmtimit varet nga sasia e dëmtuesve në bimë. Quhet breshkeza e kumbulles sepse ky insekt takohet edhe te bërthamorët kryesisht te kumbulla. Nga ana kurrizore ato janë me ngjyrë të kafejte (figura 149). Figura 149. Breshkeza e kumbulles duke dëmtuar në hardhi

Luftimi i ketyre insekte si të Breshkeza Miellore ashtu edhe të Breshkezes së Kumbulles, bazohet në trajtimet me preparate kimike specifike. Në tabelën 11, jepen disa nga preparatet më kryesoree specifike, që duhet të përdoren për kundër ketyre insekteve.

10.2.10 Cigalo Buf (Stictocephala Bisonia) Ky insekt dëmton duke thithur lëndët ushqimore në pjesët e gjelbërta të

298


Tabela 11. Disa nga preparatet me specifike që përdoren kunder breshkezave

hardhisë. Ato përqëndrohen kryesisht në llastarët e rinj duke i hëngër ato dhe duke shkaktuar plagë në ngjyrë të kafejte. Gjethet si rezultat i shpimit në të gjithë sipërfaqen e tyre, ato marrin ngjyrë rozë. Edhe ketu karakteri i dëmtimit varet nga sasia e dëmtuesve në bimë. Nga sipër ato kanë një kuriz të dalë nga ku e kanë marrë edhe emrin dhe në ngjyrë jeshile (figura 150). Luftimi behet si te tripset. Figura 150. Cigalo Buf dhe karakteri i dëmtimit të tij

299


10.2.11 Tripset Ky insekt dëmton duke thithur lëndët ushqimore në pjesët e gjelbërta të hardhisë. Ato përqëndrohen kryesisht në gjethe dhe në llastarët e rinj. Karakteri i dëmtimit varet nga sasia e dëmtuesve në bimë. Ngjyra e tyre është gri ndërsa krahët kanë shenja tipike dalluese në formën e “V” (figura 151). Figura 151. Tripset si faze e parë dhe si insekt i rritur

300


Figura 151. Tripset si faze e parë dhe si insekt i rritur

Luftimi i ketyre insekte bazohet në trajtimet me preparate kimike specifike. Në tabelën 12, jepen disa nga preparatet më kryesoree specifike, që duhet të përdoren kundër ketyre insekteve. Tabela 12. Disa nga preparatet kunder tripseve dhe Cigales

301


10.2.12 Zigena (Bayle-Barelle) dhe Bostrichi (Sinoxylon Përforans Schrank) Këto insekte janë të rralla por kur infektojne realizojnë dëmtime të ndjeshme në hardhi. Zigena dëmton më shumë gjethet e hardhive duke i ngrënë ato (figura 152), ndërsa Bostrichi dëmton llastarët dhe kërcejte njëvjeçare duke i ngrënë palcen e tyre. Ne vazhdim të këtij materiali lexuesit do të gjejne disa nga mënyrat e luftimit të disa nga sëmundjet dhe dëmtuesit më të rrezikshem dhe më të përhapur të hardhive. Ashtu siç u spjegua më sipër, këto sëmundje janë më të përhapura ndërmjet të tjerave dhe që shkaktojnë deme më të mëdha në hardhi. Në tabelën 13, jepen disa nga preparatet më të mundeshme për t’u përdorur kundër ketyre sëmundjeve dhe dëmtuesve, si dhe kohën e përdorimit të tyre në bazë të praktikes së infeksionit dhe të fenofazave të zhvillimit të hardhive. Figura 152. Shenjat e dëmtimeve nga Zigena dhe Bostrichi

a) Zigena

302

b) Bostrichi


Tabela 13. Kalendari orinetues për luftimin e sëmundjeve e dëmtuesve më kryesore të hardhisë

303


11. Prodhimi i Verës së Kuqe në Kushtet e një Ferme Vera me përkufizim është produkti që merret nga fermentimi i lëngut të rrushit Cikli i përpunimit mund të paraqitet në menyre skematike si më poshtë: • • • • • •

Vjelja e rrushit Dërmimi i kokrrave dhe përgatitja e mushtit Fermentimi i mushtit dhe shndërrimi i tij në verë Dekantimi dhe qëndrueshmeria e verës Ruajtja dhe vjetërimi Përgatitja e produktit për shpërndarje

Përcaktimi i kohës më të përshtatshme për të filluar vjeljen e rrushit ka një rëndësi të madhe. Ky përcaktim bëhet nga vëzhgimi i karakteristikave të jashtme të rrushit si pamja e veshulit, vegjetacioni, ngjyra dhe shija e kokrrave, dhe duhet të plotësohet me matjen e përmbajtjes së sheqerit. Koha kur vilet rrushi për prodhim vere quhet pjekuri teknike ose industriale. Për të përcaktuar këtë kohë duhet që dy javë para vjeljes së rrushit, në interval 4-5 ditësh duhet të bëhet përcaktimi i përmbajtjes së sheqerit. Për të bërë matjet duhet që të merret 1-2 kg rrush në pjesë të ndryshme të vreshtit pa i zgjedhur kokrrat e pjekura ose të dëmtuara nga sëmundjet. Mostra merret në të gjithë sipërfaqen e vreshtit që do vilet. Rrushi shtrydhet në një enë dhe mushti filtrohet me anë të një site ose pëlhure. Në vendet e nxehta duhet të bëhen korrigjimet e aciditetit sepse në këto vëndë ai është më i ulët. Shtimi i aciditetit bëhet me anë të acidit tartrik. Përcaktimi i sheqerit bëhet me anën e mushtometrit Babo, DyzhardinSaleron dhe Eshle. Mushtometri Babo shpreh përmbajtjen e sheqerit në përqindje peshe (gr/100gr musht). Kur përmbajtja e sheqerit nuk shtohet më dhe aciditeti është në normë bëhet vjelja e rrushit.

304


Mënyra e leximit të mushtometrit Në radhë të parë është e rëndesishme të sigurohet mbrojtja e rrushit deri në ditën e vjeljes ndaj, mykut gri dhe sëmundjeve të ndryshme që infektojne veshulin. Vjelja duhet të bëhet në kushte të mira klimatike. Në rast se ka një periudhë shiu duhet që vjelja të ndërpritet 2-3 ditë sepse rrushi përmban një sasi uji gjë që bën të mundur uljen e sheqerit në musht.Duhet

305


që rrushi të vendoset sa më mirë në arkat e posacme në mënyrë që mos të shtypen kokrrat e rrushit sepse do te kemi uthullimin e masës para se të filloj fermentimi i mushtit. Arkat ku do të vendoset rrushi nuk duhet të jenë më shumë se 0.6-0.7 m të thella, të jenë plastike dhe të kenë të carat e tyre. Normalisht duhet që rrushi të pastrohet nga papastëritë e tij para se të shtypet në dërmuese, pra të hiqen pjesët e mykura. Kur masa do të lihet për tu shtypur më vonë ajo lihet në hije dhe mundësisht mbulohet në mënyrë që temperatura e mushtit që do të merret mos të jetë e lartë dhe si pasojë të mos bëjë të mundur ndalimin e fermentimit. Dërmimi i rrushit Dërmimi është faza e parë e transformimit të rrushit në verë. Për dërmimin e rrushit përdoren dërmueset. Dërmueset plotësojnë të gjitha kërkesat për prodhimin e një vere të kuqe të cilësisë së mirë. Dërmuesja bën heqjen dhe largimin e frenjave dhe me anën e dy cilindrave të inoksit kryen plasjen e lëkurës së kokrrës së rrushit, pa thyer farat. Shpejtësia e rrotullimit të dy cilindrave zakonisht është nga 100-120 xhiro/ min, gjithashtu për shtypjen e rrushit përdoren presat hidraulike. Dërmuesja ka qellim që të shtyp rrushin, të cliroj sa më tepër lëng sheqeror, i cili ndodhet në brendësi të kokrrës. Dërmuesja ndan frenjat nga kokrra e rrushit para futjes në enët e fermentimit. Efekti është pakësimi i sasisë së tanines që tretet në verë, duke e bërë atë më të butë dhe jo të ashpër. Frenjat duhet që të eliminohen para se të shtypen kokrrat. Heqja e frenjave ul 30 % vëllimin e mushtit në vaskë si dhe eleminon shijet e padëshirueshme që ato mund ti japin verës.

306


307


Si lexohet kjo tabelë? (shembull) Në rast se ne kemi një musht që me mushtometrin Babo tregon 17,72 % por temperatura është 10°, atëherë do të bëjmë korrigjimin sepse densimetri është i taruar në 15°. Tabela tregon 1087 kundrejt 17,72 % do të zbresim -0,6 në 10° dhe do te kemi 1087 – 0,6=1086 që i takon 17,53 % dhe realisht 199 gr/l sheqer. Në rast se ne kemi një musht që me mushtometër tregon 17,72 % por në temperaturë 20° atëherë do të bëjmë korrigjimin sepse densimetri është i taruar në 15°. Tabela tregon 1087 kundrejt 17,72 % do të shtojmë +0,9 në 20° dhe do të kemi 1087 +0,9=1088 që i takon 17,91% dhe realisht 204 gr/l sheqer. Pasi është dërmuar, rrushi i kthyer në musht dërgohet drejt enës së fermentimit ku do të ndodh fermentimi. Me ardhjen e mushtit në enët e fermentimit bëhet sulfitimi. Ky gaz kur përdoret në sasi të përshtatshme sipas gjendjes së rrushit dhe të temperaturës së jashtme ka këto veti: • Veprim antiseptik. Paralizon majatë e dëmshme. • Veprim acidifikues. Pengon zhvillimin e mikroorganizmave që shkaktojnë prishjen e acidit malik dhe tartrik. • Veprim kthjellues. Duke vonuar fermentimin lejon një kthjellim të shpejt të mushtit. • Veprim antioksidues. Ruan mushtet dhe verën nga oksidimi, pengon oksidimin e taninave. • Veprim tretës. Favorizon tretjen e substancave që ndodhen në lëkurë. Pa përdorimin e gazit sulfuror në sasi të përshtatshme nuk mund të prodhohet verë.

308


309

Tabela pĂŤr llogaritjen e sheqerit me mushtometrin Babo, Dyzhardin-Saleron, Ă‹shle.


310


Gazi sulfuror përdoret në disa forma: • në gjendje të lëngshme • në gjendje gazi • në gjendje të ngurtë (si metabisulfit kaliumi), gjysma e peshës së tij është gaz sulfuror. Sasitë e gazit sulfuror janë të ndryshme sipas gjendjes fizike të rrushit, gradës së pjekurisë, qëllimit që kërkohet dhe temperaturës së rrushit. Për prodhimin e verës së kuqe sasitë e gazit sulfuror që përdoren janë: • rrush i shëndosh 5-10 gr/hl • rrush i prishur 15-20 gr/hl • rrush pak i thartë 15-20 gr/hl Enët fermentuese mbushen ¾ e vëllimit të tyre për t’i lënë vend në këtë mënyrë rritjes së vëllimit të mushtit si rezultat i procesit fermentues. Me mbërritjen në vaskat e fermentimit mushti fillon fazën e fermentimit të vrullshëm. Për një lehtësim të fermentimit këshillohet të përdoren fermente të seleksionuara (maja) që nisin fermentimin më me shpejtësi, duke i dhënë përparësi veprimit të majasë dhe duke garantuar transformimin e plotë të sheqernave dhe eleminimin e defekteve në shije dhe erë që vijnë si rezultat i rrushit të kalbur ose me sëmundje. Kur fillon fermentimi pjesët e ngurta ngrihen lart dhe krijojnë një kapele dhe pjesa e lëngët mbetet poshtë. Në pjesën e kapeles ndodhen të gjitha substancat që i japin ngjyrë dhe shije verës për këtë duhet të kemi një kontakt të mirë midis pjesëve të ngurta dhe lëngut, pra bëhen përzierje si për ngjyrim, por dhe për ajrosje. Fermentimi i parë fillon me futjen e rrushit në vaskë dhe vazhdon deri në tërheqjen e mushtit gjysëm të fermentuar. Gjatë kësaj faze kemi këto fenomene: • Transformim të pjesës më të madhe të sheqerit të mushtit në alkool, CO2 dhe produkte të tjera, nën veprimin e majave. • Clirim i vrullshëm i CO2, që i jep mushtit që fermenton pamjen e një fenomeni zierje.

311


• Rritja e shpejt e temperaturës së masës së fermentimit. • Tretje e vazhdueshme e lëndës ngjyruese dhe substancave të tjera që ndodhen në lëkurë. • Formim i një kapeleje me bërsi në pjesën e sipërme të vaskës. Me fillimin e fermentimit nga veprimi i CO2 pjesët e ngurta vijnë në sipërfaqe duke formuar kapelen. Tabela për kontrollin e fermentimit nr. 1.

Gjatë fermentimit të parë bëhen këto kontrolle: Matja e densitetit dhe temperaturës, këto kryhen 2-3 herë në ditë, në mëngjes-drekë dhe në mbrëmje, duke marrë mostër nën kapelen e bërsive. Cdo vëzhgim shënohet në kartelën e fermentimit 1 për cdo vaskë. Tocitjet. Tocitja kryhet duke marrë lëngun nga pjesa e poshtme e vaskës dhe duke e hedhur atë në pjesën e sipërme të së njëjtës vaskë. Ky veprim kryhet në mënyra të ndryshme si: tocitje me ajrim, tocitje pa ajrim.

312


Tocitja pa ajrim kryhet kur duhet të mbushim një vaskë pasi e kemi sulfituar mushtin për të homogjenizuar masën. Në verërat e kuqe për të mënjanuar bllokimin e pompës lëngun që rrjedh nga rubineti e mbledhim në një enë ku kemi vendosur një sitë që mban bërsitë ose copat e prera të frenjave. Tocitja me ajrim bëhet sipas qëllimit që kërkohet: • e dobët • normale • energjike Tocitja me ajrim të dobët zakonisht bëhet në fund të fermentimit, duke lënë që mushti të zbresë nga rubineti në një enë dhe me anë të pompës të qarkulloj në pjesën e sipërme të vaskës, ku kemi vendosur një sistem të thjeshtë ajrimi, ose duke e vendosur tubin mbi kapelen e bërsisë. Tocitja me ajrim normal bëhet në fillim ose me shfaqjen e fermentimit. Shtojmë intesitetin e ajrimit duke bërë që mushti të zbresë nga një lartësi nga rubineti i vaskës. Tocitja me ajrim energjik bëhet në rastet kur desulfitohen mushtet. Zakonisht gjatë fermentimit mjaftojnë 2-3 tocitje, përvec atyre që bëhen për sulfitimin dhe shtimin e majasë. Tocitjet gjatë fermentimit bëhen me ajrim për ti dhënë oksigjen majasë. Tocitja e parë me ajrim bëhet me shfaqjen e fermentimit alkoolik, duke lëvizur 20 % të mushtit që fermenton. Tocitja e dytë bëhet kur densieti i mushtit shkon 1060 dhe tocitja e tretë kur densiteti shkon 1030. Tërheqja e parë. Bëhet kur densiteti i mushtit shkon 1010-1015. Kjo tërheqje bëhet gjithmonë me ajrim sepse kështu bën një ripërtëritje të aktivitetit të majave në mënyrë që fermentimi i dytë të kryhet shpejt dhe deri në fund

313


si dhe shkatërron sasitë e vogla të acidit sulfidrik (me erë të vezëve të prishura) që mund të jetë formuar gjatë fermnetimit. Fermentimi i dytë Vaska ku hidhet vera me vetërrjedhje duhet te jetë e pastërt, e sulfituar dhe e ajrosur. Kur mbushen këto vaska lihen bosh 5-10 cm. Pas mbushjes së tyre duhet të kontrollohet përfundimi i fermnetimit 2-3 herë në ditë me matjen e densitetit dhe temperaturës, rezultatet shënohen në kartelën e fermentimit të dytë. Ky proces është pjesa më delikate në prodhimin e verës. Kur densiteti i mushtit shkon 993-994 vera tërhiqet dhe fermentimi i saj ka mbaruar. Tërheqja e verës së përfunduar Kur mbaron fermetimi vera kthjellohet me ngadalë. Kur nuk kemi më clirim CO2 lëndët e ngurta (copa lëkure, fara, copa frenjash), majatë dhe pjesë të tjera depozitohen në fund të enëve dhe përbëjnë llumrat e trasha. Këto llumra janë të padëshirueshme sepse i japin verës erë dhe shije acidi sulfidrik. Kështu që këto ndahen sa më shpejt nga vera, ky veprim quhet tërheqje. Tërheqja bëhet në kohë të ftohtë, të qetë, të bukur. Tërheqja e parë bëhet 8-10 ditë pas ndalimit të plotë të fermentimit. Kjo tërheqje duhet të bëhet gjithmonë me ajrim, për të lejuar largimin e shpejtë të gazrave të tretura në verë. Gjatë tërheqjes së parë shtohet 3-4 gr/hl SO2. Enët e ruajtjes së verës mbushen plot me verë. Tërheqja e dytë bëhet 2 muaj pas të parës. Gjatë tërheqjes së dytë bëhet një sulfitim me 3 gr/hl SO2 Tërheqja e tretë bëhet rreth muajit Mars me shtim të 3 gr/hl SO2. Tërheqja e katërt bëhet në muajin Qershor.

314


315

Tabela e kontrollit të fermentimit të dytë


Skema teknologjike e prodhimit të verës së kuqe Dërmimi i rrushit Sulfitimi i rrushit me SO2 5-8 gr/hl me mbushjen e enës Tocitje pa ajrim 20 min Shtim majaje Tocitje pa ajrim 20 min Tocitje me ajrim me shfaqjen e fermentimit duke levizur 20% të lëngut Kur densiteti i mushtit shkon rreth 1060, bëhet tocitja e dytë me ajrim normal Kur densiteti i mushtit shkon 1030, bëhet tocitja e tretë me ajrim të dobët Kur densiteti i mushtit shkon 1010-1015, bëhet tërheqja me ajrim e mushtit Fermentimi i dytë 5-8 ditë Densiteti i verës shkon 993-998, bëhet tërheqja e parë me ajrim pas 8-10 ditësh (ndarje llumrash) Sulfitim me 3-4 gr/hl SO2 Tërheqje e dytë (Dhjetor). Sulfitim me 3 gr/hl SO2 Tërheqja e tretë (Mars). Sulfitim me 3 gr/hl SO2 Tërheqja e katërt (Qershor)

316


Literatura 1. Baldesori, T: “Frutikultura praktike”, Tiranë, 1965. 2. Bellincontro A., De Santis D., Botondi R., Villa I., Mencarelli F. “Quality Characteristics and Volatile Compounds of Malvasia, Trebbiano, and Sangiovese Grapes as Influenced by the Postharvest Dehydration Rate of Berries”, 2003. 3. Bellincontro A., DeSantis D., Mencarelli F., Nardin C., Villa I. “Nuova tecnologia di appassimento di uve Trebbiano e Malvasia, çaratteristiche qualitative e aromatiche in confronto con il sistema tradizionale”, 2002. 4. Bonomi F., 1973, Preservation of table grapes with indirect refrigeration using plastics bags, Freddo, 27 (4) 31-35. 5. Burton, W. G. 1982. Postharvest physiology of food crops. Longman, London & New York, 339 pp. 6. Cappellini, R.A., çeponis, M.J. 1984. Postharvest losses in fresh fruit and vegetables. Postharvest pathology of fruit and vegetables: postharvest losses in përishable crops. Editëd by Harold E. Moline, Northeastern Regional Research Project, Berkeley, California. 7. Çela B.: “Kultivimi i hardhisë në lisa”, Tiranë 1984. 8. Crisosto, C.H., Crisosto, G.M. 2002. Undërstanding American and ChiNëse consumer acceptance of ‘Redglobe’ table grapes. Postharvest Biology and Technology 24: 155–162. 9. Crisosto, C.H., Smilanick, J.L. Table Grapes Postharvest Quality Maintenance Guidelines. 10. Debney, H. G., K. J. Blacker, B. J. Redding, and J. B. Watkins. 1980. Handling and storage practices for fresh fruits and vegetables Product Manual. Aust. United Fresh Fruit & Veg. Assn., Brisbane, Australia. 11. Dennis, C. 1983. Postharvest pathology of fruits and vegetables. Academic Press, London, UK, 264 pp. 12. Dervishi, B.: „Vreshtaria e Sheshit“, Tirane, 2003. 13. Doymaz, I., Pala M. 2002. The effect of dipping pretreatments on air-drying rates of the seedless grapes. Journal of Food Engineering 52: 413-417. 14. Dragov, A.P.; Truseviev, G.V.: “Juzione pladovodstva”, Moskva, 1980. 15. Duckworth, R. B. 1966. Fruits and Vegetables. Përgammon Press, Oxford, 306 pp. 16. Fiku H., Gjyli A.: “Shërbimet në hardhi”, Vlore, 2002. 17. Fiku H., Llambro A.: “Kriteret e ngritjes së vreshtave të reja”, Pemtaria Bul. Nr. 9/2000. 18. Fregoni M., Boseli M., Miravale R.: “Potatura della vite”, Itali, 1982.

317


19. Fregoni, M., 1998. Viticoltura di qualità. Edizioni l’Informatore Agrario. 20. Friend, J. and M. J. C. Rhodes (editors). 1981. Recent advances in the biochemistry of fruit and vegetables. Academic Press, New York, 278 pp. 21. Ginsburg L., Combrink J.C., Truter A.B., 1978, Long and short term storage of table grapes. International Journal of Refrigeration, 1 (3) 137-142. 22. Haard, N. F. and D. K. Salunkhe (editors). 1975. Symposium: Postharvest biology and handling of fruits and vegetables. me AVI Publ. Co., Westport, CT, 193 pp. 23. Hasani M., Ruci Th., Cacaj I., Kolaci nA.: “Veprimi i disa preparateve kimikepërhirin”, Pemtaria, Bul, nr.14, 2002. 24. Hedberg P.R., 1979, Table grape storage. Food Technology in Australia, 31 (2) 80-81. 25. Hulme, A. C. (editor). 1970. The Biochemistry of Fruits and their Products, Vol. 1. Academic Press, New York, 620 pp. 26. Hulme, A. C. (editor). 1971. The Biochemistry of Fruits and their Products, Vol. 2. Academic Press, New York, 788 pp. 27. Hultin, H. O. and M. Milner (editors). 1978. Postharvest Biology and Biotechnology. Food and Nutrition Press, Inc., Westport, CT, 460 pp. 28. Lieberman, M. (editor). 1983. Postharvest Physiology and Crop Preservation. Plenum Publ. Corp., New York, 575 pp. 29. IvanchenkoV.I., Kantsaeva U.I., Rutovskaya I.L., 1994 Respiratory gaseous exchange of grape berries during long-term storage, Vinogradstvo-i-Vinodelie, No.1, 69-72. 30. Jasa B., Kopec K., Kandeva R., Svejcar V., Postbiegl E., 1969, Storage of table grapes, Acta-Universitatis-Agriculturae-Facultas-Agronomica,-Brno; 17 (3) 609-616. 31. Jeff rey, J. J. 1977. Engineering principles related to the design of systems for air cooling of fruits and vegetables in shipping containers. Proc. 29th Int'l. Conf. on Handling përishables Agricultural Commodities, Mich. State Univer. Pp. 151 164. 32. Kader, A.A. 1992. Postharvest technology of horticultural crops, 85-92 Univ. Calif. Div.Agric.Nat.Res.Publ. 3311. Berkley, CA. 33. Kaltani T., Çelo B.: “Fitopatologjia bujqesore”, Tirane, 1982. 34. Kasmirë, R. F. and F. G. Mitchell. 1974. Përishables Handling Issue 36, 14 pp., Univ. of Calif. Coop. Ext. 35. Kasmirë, R. F. and J. E. Parson. 1979. Opërator's guide to effective vacuum cooling. Univ. of Calif. Coop. Ext. (unnumbërëd). 36. Kochurova A.I., Karpova T.N., 1974, A combined action of sulphur dioxide and carbon dioxide on mould growth, Vinodelie-i-Vinogradarstvo-SSSR; No. 6, 36-38. 37. Korobkina Z.B., Kochurova-AI, 1977, Transport and storage of grapes. Përevoz-

318


ka i khranënie vinograda. Book, 80pp. 38. Lara A.: “Karakteristikat bioekologjike mbi morfogjkenezën e sythave te hardhia Sheshi i Bardhë në zonën e Shkodres”, 1985. 39. Lipton, W. J. and j. E. Harvey. Compatibility of fruits and vegetables during transport in mixed loads. MRR-1070, USDA, 1977. 40. Lutz, J. M. and R. E. Hardenburg. 1968. The commercial storage of fruits, vegetables, and florist and nursery stocks. U.S. Dept. Agr., Agr. Handbook No. 66, 94 pp. 41. Marçellin P., 1977, Controlled atmospherë transport of fruits and vegetables, Revue-Generale-du-Froid; 68 (1) 15-21. 42. Marro M.: “Principi di viticultura”, Edagricola 1986. 43. Mencarelli F., Massantini R., Lanzarotta L., Botondi R. 1994. Accurate detection of firmness and color changes in the packing of table grapes with papër dividers. J. of Hort. Sci. 69(2):299-304. 44. Mitchell, F. G. and R. F. Kasmirë. 1978. Përishables Handling Issue 39, 12 pp., Univ. of Calif. Coop. Ext. 45. Mitchell, F. G., R. Guillou, and R. A. Parsons. 1972. Commercial cooling of fruits and vegetables. Univ. of Calif. Agr. Exp. Sta. Ext. Serv. Manual 43, 44 pp. 46. Murro Xh.: “Dëmtuesit kryesore të kulturave bujqesore”, Tirane, 1981. 47. Nelson K.E., Ahmedullah M., 1972, Effect of type of in-package sulfur dioxide generator and packaging materials on quality of stored table grapes. AmericanJournal-of-Enology-and-Viticulture; 23 (2) 78-85. 48. Nicolier J.: “La culture dela vigne”, 1966. 49. Novello, V., 1999. An overview of table grape production in Italy. Proceedings of the 5th Australian Table Grape Technical Conference. Murray Valley Table Grape Growers Council. 50. Pantastico, Er. B. (editor). 1975. Postharvest Physiology, Handling and Utilization of Tropical and Subtropical Fruits and Vegetables. The AVI Publ. Co., Westport, CT, 560 pp. 51. Pastena B.: “Trattato di citicultura Italiana-ecologica”, 1981. 52. Payan M., 1972, Storage trials with table grapes, Vignes-et-Vins; 206: 23-24. 53. Pilipenko F.G. , 1980, Manufacture of table wine containing residual sugar, Vinodelie-i-Vinogradarstvo-SSSR, No. 8, 28-30. 54. Polidori, E., Ricci, A., “La vite e il vino nelle Marche”, Ancona, Itali, 2006. 55. Rij, R. E., J. F. Thampson, and D. S. Farnham. 1979. Handling, precooling, and temperature management of cut flower crops for truck transportation. Univ. of Calif. Coop. Ext. Leaf. 21058.

319


56. Ryall, A. L. and W. J. Lipton. 1979. Handling, transportation and storage of fruits and vegetables. Vol. 1. Vegetables and Melons, 2nd edition. The AVI Publ. Co., Westport, CT, 588 pp. 57. Ryall, A. L. and W. T. Pentzer. 1982. Handling, transportation and storage of fruits and vegetables. Vol. 2. Fruits and Tree Nuts. m e AVI Publ. Co., Westport, CT, 610 pp. 58. Salunkhe, D. K. 1975. Storage, processing, and nutritional quality of fruits and vegetables. CRC Press, Boca Raton, FL, 166 pp. 59. Salunkhe, D. K. and B. B. Desai. 1984. Postharvest biotechnology of fruits. Volume I. CRC Press, Boca Raton, FL, 184 pp. 60. Salunkhe, D. K. and B. B. Desai. 1984. Postharvest biotechnology of fruits. Volume II CRC Press, Boca Raton, FL, 168 pp. 61. Salunkhe, D. K. and B. B. Desai. 1984. Postharvest biotechnology of vegetables. Volume I. CRC Press, Boca Raton, FL, 232 pp. 62. Shunti A., Daci A.: “Fjalor Shtjellues – Vreshtaria dhe verëtaria”, Tiranë 2006. 63. Shunti A., Osja A.: “Vreshtaria dhe verëtaria shqiptare”, Tiranë 2004. 64. Smit C.J.B., Cançel H.L., Nakayama T.O.M., 1971, Refrigerated storage of muscadine grapes, American-Journal-of-Enology-and-Viticulture; 22 (4) 227-230. 65. Sotiri P.: “Vitikultura”, Tiranë 1973. 66. Sotiri, P., “Kulturat frutore”, Tirane, 1995. 67. Sotiri P.: “Disa problemë të strukturës varietore të vreshtarisë në zonën e ulët dhe Bregdetare”, Tirane, 1971. 68. Sotiri P.: “Krijimi i vreshtave”, Tirane, 1972. 69. Sotiri P.: “Kultivimi i rrushit përtharje”, Tirane, 1970. 70. Sotiri P.: “Shartimet dhe krasitjet e hardhisë”, Tirane, 1965. 71. Susaj L., Susaj E., Cakalli A.: “Variacioni gjenetikpërvarietete lokale të rrethit të Matit”, Bul. Nr. 16, Tirane, 2004. 72. Susaj L., Susaj E.: “Pjergullat- për specialistet dhe fermeret që kultivojne pjergulla”, Tirane, 2003. 73. Thompson, J. F. and R. F. Kasmire. 1981. An evaporative cooler for vegetable crops. Cali Agr. 35(3&4):20 21. 74. Virgili S., Romagnoli E.: “Realta’ e prospective viticole marchigiane”, AnkonaItali 2002. 75. Wills, R.H.H.,T. H. Lee, D. Graham, W. B. McGlasson, and E. G. Hall. 1981. Postharvest: An introduction to the physiology and handling of fruit and vegetables. AVI Publ. Co., Inc., Westport, CT, 163 pp.

320


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.