P
RTNERËT SHQIPËRI
Akademia e OJFve Aftësi - Profesionalizëm - Zhvillim
Panoramë e Përgjithshme
Panoramë e Përgjithshme
Organizatat jo fitimprurëse (OJF) në Shqipëri luajnë një rol domethënës në zhvillimin e vendit përmes shtrirjes së veprimtarisë në shumë fusha si dhe aftësive të ndryshme që zotërojnë. Në dy dekadat e fundit, sektori i OJF-ve në Shqipëri është rritur në numër dhe manaxhon burime të konsiderueshme financiare. Megjithë eksperiencën e fituar, OJF-të kanë ende nevojë për të zhvilluar aftësi që lidhen me manaxhimin organizativ, planifikimin strategjik, manaxhimin financiar, sigurimin e mbështetjes financiare, mobilizimin e mbështetësve për të ndërtuar fushata advokuese dhe lobuese si dhe një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me qëndrueshmërinë e sektorit. Vitet e fundit, kuadri ligjor dhe financiar që rregullon aktivitetin e OJF-ve ka qenë subjekt i ndryshimeve dhe amendimeve të cilat kanë ndikuar në qëndrueshmërinë dhe aktivitetin e organizatave jofitimprurëse si dhe në marrëdhëniet e tyre me shtetin. Nevoja për njohjen e tij nga ana e sektorit mbetet prioritet për të mundësuar një veprimtari efiçente. Përfshirja, prezenca dhe ndikimi i sektorit në çështje publike ndër vite, ka marrë gjithnjë e më shumë vizibilitet, por ka ende hapësira për përmirësim dhe veprim të bashkërenduar për të arritur pjesëmarrje efektive të OJF-ve në proceset politikëbërëse e vendimmarrëse në vend, duke ndjekur standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Me gjithë arritjet e këtyre viteve, OJF-të kanë ende nevojë për asistencë për të ndërtuar një imazh pozitiv të sektorit në sytë e publikut dhe për të fituar besimin e tij. Sektori është në përpjekje për të ndërtuar identitetin e tij si faktor kyç për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit.
Roli i organizatave jofitimprurëse si promotorë të ndryshimit, varet në maturinë, kompetencën, përgatitjen dhe kapacitetet e tyre për të bashkëpunuar me sukses me partnerë strategjikë në vend. Duke synuar të ngushtojmë hendekun midis njohurive dhe aftësive të nevojshme për sa më sipër, PSh për herë të parë në Shqipëri vjen me iniciativën për një akademi të OJF-ve, program ky i cili do të ofrojë mundësi edukimi dhe zhvillimi për drejtuesit e OJF-ve, për t’i fuqizuar ata që të punojnë më efektivisht.
Akademia e OJF-ve do të: - Shërbejë si hapësirë e edukimit jo-formal për të përforcuar aftësitë dhe zhvilluar kompetencat e drejtuesve të OJF-ve; - Rrisë profesionalizmin e këtyre drejtuesve nëpërmjet një kurrikule unike, metodave më bashkëkohore të të nxënit si dhe përvojës profesionale shumëdimensionale; - Krijojë breza drejtuesish profesionistë dhe të angazhuar, që do të jenë aktorë të ndryshimit dhe kontribues në zhvillimin e shoqërisë Shqiptare.
Aplikimi
Aplikimi
Akademia është e hapur për drejtues të OJF-ve shqiptare që synojnë rritjen e aftësive dhe zhvillimin e tyre profesional në këtë sektor për të ndërtuar organizata efektive në shërbim të publikut dhe grupeve të interesit. Kandidatët e interesuar për Akademinë 2015 janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar Formën e Aplikimit: http://www.partnersalbania.org/Forma_Aplikimit_ Akademia_OJFve.docx Afati i fundit për dorëzimin e formës së aplikimit është 2
Mars 2015 ora 17.00
Kriteret dhe Procesi i Përzgjedhjes
Kriteret dhe Procesi i Përzgjedhjes
Akademia e OJF-ve është e hapur për drejtuesit e OJF-ve në pozicionin e Drejtorit të Organizatës apo Kryetarit të Bordit/ Kryesisë. Akademia do të mundësojë pjesëmarrjen e perfaqësuesve të sektorit me një shpërndarje të gjerë gjeografike dhe përfaqësim divers nënsektorial. Prioritet do t’u jepet drejtuesve të OJF-ve të reja! Një pjesë e programit planifikohet të jetë në gjuhën Angleze. Përdorimi i literaturës dhe rasteve studimore do të kërkojë nivel të mirë njohjeje dhe përdorimi të gjuhës angleze. Procesi i aplikimit pritet të jetë shumë konkurues dhe për vitin 2015 do të zgjidhen vetëm 15 pjesëmarrës! Kriteret Kandidatët do të përzgjidhen bazuar në: • Motivimin për ndjekjen e Akademisë; • Lidhjen ndërmjet rritjes individuale profesionale dhe zhvillimit të organizatës që drejton; • Angazhimin për të ndjekur të plotë programin e Akademisë dhe kryerjen e të gjitha aktiviteteve si pjesë e tij; • Njohjen dhe përdorimin e gjuhës Angleze. Procesi 1. Të gjithë të interesuarit duhet të plotesojnë dhe dorëzojnë brenda datës 2 mars, 2015 formën e aplikimit. 2. Kandidatet e përzgjedhur do të njoftohen brenda datës 13 mars 2014. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen. 3. Kandidatët e përzgjedhur do të vlerësohen mbi nivelin e njohjes së gjuhës angleze para konfirmimit si pjesëmarrës në Akademi.
Kalendari
Kalendari
Datat
Sesionet
Kurrikula
27 mars 2015
Sesioni I
Hapja e Akademisë, Prezantimi Panoramë e Përgjithshme - Tendencat e zhvillimit të sektorit të shoqerisë civile dhe kuadri ligjor për sektorin
10 prill 2015
Sesioni II
Zhvillimi i OJF-ve - Procedurat dhe Rregullat e Manaxhimit Organizativ. Manaxhimi i Burimeve Njerëzore
24 prill 2015
Sesioni III
Zhvillimi i OJF-ve - Procedurat e Manaxhimit Financiar
8 maj 2015
Sesioni IV
Manaxhimi Financiar - Buxhetimi dhe raportimi
29 maj 2015
Sesioni V
Manaxhimi Financiar - Detyrimet dhe raportimet në shtet
12 qershor 2015
Sesioni VI
Sigurimi i mbështetjes publike dhe puna me sektorin e biznesit
26 qershor 2015
Sesioni VII
Sigurimi i mbështetjes financiare përmes granteve
4 shtator 2015
Sesioni VII
Mobilizimi i mbështetësve, bashkëpunimi sektorial dhe ndërsektorial
18 shtator 2015
Sesioni IX
Ndërtimi i fushatave advokuese në funksion të çështjeve në fokus
9 tetor 2015
Sesioni X
Zhvillimi i aftësive lobuese
23 tetor 2015
Sesioni XI
Komunikimi strategjik për OJF-të (Marrëdhëniet me Publikun, Zhvillimi i Imazhit dhe Mesazhit)
13 nëntor 2015
Sesioni XII
Planifikimi Strategjik i OJF-ve
nëntor 2015
CEREMONIA E DIPLOMIMIT
Shënim: Cdo sesion do të zhvillohet nga 11:30 – 16:30. Për informacione shtesë, luteni të kontaktoni Jonida Alite, Drejtore e Trajnimeve email: jalite@partnersalbania.org Shënim: POLITIKA JODISKRIMINUESE E PRANIMEVE NE AKADEMI Në përzgjedhjen e pjesëmarrësve Partnerët Shqipëri do të udhëhiqet nga parimi i mosdiskriminimit mbi baza gjinore, fetare, etnie apo orientimi seksual.
Akademia e Partnerëve Shqipëri për OJF-të mbështetet nga Olof Palme International Center me fonde të Qeverisë Suedeze