Vështrim mbi #Filantropinë, Buletin 3mujor, nr.1, tetor 2017

Page 1

Vështrimmbi#Filantropinë BULETIN 3MUJOR, Nr.1, TETOR2017

Përmbajtja:

www.smileshope.webs.com

-www.smileshope.webs.com, një website për bamirësi -Çmimi i Filantropisë 2017 faqe 1 -Fakte mbi aktivitetin filantropik në Shqipëri korrik—shtator 2017 faqe 2—3 -Fotografi dhuron të ardhurat e librit me foto, për fëmijët me sindromën Down -Vajzat Scout dhurojnë për komunitetin -I moshuari investon për përmirësimin e mjediseve të përbashkëta faqe 4—5 -TUNGJATJETA! Fushata më e re për ngritje fondesh për fëmijët me aftësi ndryshe faqe 6 -World Giving Index 2017, raporti më i fundit i studimit lider botëror mbi dhurimin faqe 7

Hiljana Biba është një vajzë 17 vjeçare shumë e talentuar që shumë shpejtë është kthyer në një nga filantropet më inspiruese në Shqipëri. Ajo ka hapur ekspozita arti dhe ka realizuar filmat e saj me metrazh të shkurter “What made me” dhe “Shënjestra” të shfaqura në kinema. Të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave iu dhuruan personave në nevojë. Por kjo nuk është pika kur përpjekjet e saja bëmirëse ndalojnë. Hiljana sëbashku me miqtë e saj, ka krijuar faqen bamirëse në internet të quajtur Smiles Hope për të ndihmuar përsonat e pastrehë dhe ata në nevojë. Tek Smiles Hope nuk mund të dhuroni para por vetëm të investoni në të mira material si rroba, këpucë, ujë dhe ushqim, dhe keni mundësinë që të jeni pjesmarrës direkt në aktivitetet e tyre.

Partnerët Shqipëri, si pjesë e misionit të saj në mbështetje të sektorit jo-fitimprurës në Shqipëri dhe forcimit të bashkëpunimit ndërsektorial, po punon për zhvillimin e filantropisë në vend. Për të tretin vit radhazi Partnerët Shqipëri po kryen monitorimin e aktivitetit filantropik në Shqipëri nëpërmjet hulumtimit të medias, përfshi edhe ato sociale, si dhe burimeve të informacionit nga institucionet publike dhe jo-publike.

Hulumtimi kryhet mbi baza ditore dhe gjetjet paraqesin çështjet e mbështetura, natyrën dhe vlerën e dhurimeve, mbulimin gjeografik si dhe natyrën e dhuruesve. Ato vijnë në formën e informacionit të përmbledhur mujor që synon të ndihmojë në kuptimin dhe evidentimin e këtij aktiviteti. Mbledhja e të dhënave mbështetet nga Catalyst Balkans. Ky buletin prezanton të dhëna infografike mbi monitorimin e këtij aktiviteti, si dhe raste e mbështetjes dhe dhurimit, në Shqipëri dhe rajon.

Burimi: Shqiptarja.com

Çmimi i Filantropisë 2017! Çmimi i Filantropisë është një aktivitet i përvitshëm që Partnerët Shqipëri organizon prej vitit 2011, për të shprehur mirënjohjen dhe falenderimin tonë për individët dhe bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë ku jetojmë. Çmimi i Filantropisë për këtë vit do të mbahet më 1 dhjetor dhe kategoritë e çmimeve që do të akordohen janë:   

Çmimi për Kompani me Kontribut në Nivel Kombëtar Çmimi për Kompani me Kontribut në Nivel Lokal Çmimi për Kontributin si Individ

Për më shumë informacion hulumtoni linkun në faqen tonë të internetit: www.partnersalbania.org

___ 1


___ 2

Fakte nga Aktiviteti Filantropik


F&R—Fëmijë dhe të rinjtë Dhurime Sezonale – Dhurime që kryen gjatë sezonit të festave Mix—Dhurime të cilat kombinohen nga më shumë se një kategori / qytet. OJF—Organizata Jofitimprurëse Publik i Gjerë—Një grup i vogël apo i madh njerëzish

Ndihmë Ekonomike—Dhurimet që janë kryer për zbutjen e varfërisë për individë apo familje që jetojnë me vështirësi ekonomike apo gjatë fatkeqësive natyrore. NVM—Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme Zonë Specifike—Zonë Gjeografike Specifike

___ 3


TIRANA nga Aldei Lleshi Adlei Lleshi është një student nga Tirana, i cili aspiron të bëhet artist në të ardhmen dhe fotografia është pasioni i tij. Me mbështetjen e Albanian College Tirana, gjatë muajit korrik, Aldei botoi librin e tij të parë me foto. Libri përmban fotografitë nga 12 muajit e fundit - fotografi nga panoramat dhe qytetarët e Tiranës. Adlei përdori talentin e tij për një kauzë të mirë dhe dhuroi të gjitha të ardhurat nga shitjet e librit për tu ardhur në ndihmë fëmijeve të Fondacionit Down Syndrome në Tiranë. Burimi: www.facebook.com/DownSyndromeAlbania

Një shembull frymëzimi për të gjithë! Thanas Dhespo, 90 vjeçari i cili kaloi 16 vite në burgjet politike, sëbashku me bashkëshorten e tij vendosën të bëjnë diçka që rrallë ndodh në komunitetin tone. Një pjesë të parave që mori për vitet e burgut, pas ndryshimit të ligjit në vitin 2014, sipas të cilit ish të dënuarit e gjallë e përfitonin të parët dëmshpërblimin, Thanasi i investoi jo në shtëpinë e tij, por në të mirë të komunitetit. Ai rikonstruktoi hyrjen dhe shkallët e gjithë pallatit Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri një vizitë në shtëpinë e ish të përndjekurit politik, Thanas Dhespo, të cilit i dha edhe medalje e mirënjohjes së qytetit. “Kjo është medalja e qytetit që Bashkia e Tiranës u jep qytetarëve të nderuar të saj. Unë doja të ta jepja personalisht e të të falenderoja në emër të të gjithë qytetit. Është e vërtetë se ti ke ndihmuar vetëm shkallën tënde, por ama frymëzimi vlen për të gjithë qytetin”, tha Veliaj teksa i dorëzoi medaljen e mirënjohjes. Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se veprime të tilla, përveçse janë një ndihmë e mirë për përmirësimin e jetës në komunitet, shërbejnë edhe si frymëzim për të gjithë të tjerët, që pavarësisht vështirësive dhe sfidave që sjell jeta, mund të jenë gjithmonë të dobishëm për ta bërë qytetin më të mirë.

Burimi: Mapo.al | Noa.al | Shqiptarja.com | Gazeta-Shqip.com | BalkanWeb.com | Albeu.com

___ 4


Tradita e Vajzave Scout mbërrin edhe në Shqipëri! Më 8 shtator, një grup vajzash të vogla organizuan panairin e Vajzave Scout në Fier, i pari i këtij lloji në Shqipëri. Kjo iniciativë u mbështet nga Shoqata Epoka e Re, e cila do të financojë një kamp vajzash që do të ketë si synim fuqizimin e vajzat të reja dhe të rrisë pjesëmarrjen e tyre në aktivitete të ndryshme jashtëmësimore. Vajzat gjatë panairit shitën biskotat që bënë vetë, me ndihmën e prindërve të tyre. Ky event për mbledhjen e fondeve është vetëm një pjesë e planeve të tyre, të cilat përfshijnë aktivitete në natyrë, udhëtime në terren, eksplorimin e shkencës dhe punëtori kreative. Pjesa më e mirë e këtij eventi është se vajzat do të vendosin vetë se çfarë të bëjnë me paratë që ato mbledhën: aktualisht, ato kanë dy ide - mbjelljen e një peme në parkun e qytetit të Fierit dhe tjetra është blerja e ushqime për Shtëpinë e të moshuarve në Fier. Çfarëdo që ata vendosin, projekti është i sigurt se do të bëhet një mënyrë e mirë për t'u mësuar atyre se si të punojnë në grupe, të bëjnë miq të rinj dhe të mendojnë për filantropinë.

Burimi: KohaJone.com

___ 5


Tirana International Airport (TIA) dhe Grupi Balfin mbështetën dhe kontribuan në nismën sociale “Tungjatjeta” të drejtuar nga Organizata Ndërkombëtare World Vision për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta në fshatrat e thellë të Librazhdit. Aktualisht në të gjithë vendin rezulton se 70 mijë fëmijë të moshës 2 deri në 17 vjeç janë me aftësi të kufizuara ndërkohë që 92 % e tyre nuk marrin shërbimet bazë për të cilat kanë nevojë. Tungjatjeta është një program social i dedikuar për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët jetojnë në zonat më të thella të vendit. Mungesa e infrastrukturës por edhe gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që këta fëmijë të jenë të përjashtuar nga shërbimet e specializuara. Tungjatjeta nis në Librazhd, ku numërohen 470 fëmijë me aftësi të kufizuara. Përmes këtij programi social, ekipi i specializuar do të udhëtojë drejt zonave më të thella të Librazhdit, ku fëmijët do të marrin shërbimet e nevojshme në banesat tyre. Çdokush mund t’i bashkohet Programit Social “Tungjatjeta” dhe të dhurojë 400 lekë në muaj që këtyre fëmijëve t’i lehtësohet disi sëmundja nëpërmjet faqes www.tungjatjeta.al, me kartë debiti apo krediti, ose nëpërmjet: Raiffeisen Bank Numër Llogarie/Account Number: 00 3088 0359 IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359 SWIFT: SGSBALTX

Burimi: Tungjatjeta.al | GazetaTema.net | Balfin.al | Gazeta-Shqip.com | Tirana-Airport.com

___ 6


World Giving Index 2017 Indeksi Botëror i Dhurimit (World Giving Index) është një studim lider mbi dhurimin në shkallë globale. WGI ofron një panoramë mbi sjelljen bamirëse në të gjithë botën. Ai mat përqindjen mesatare të njerëzve në çdo vend që dhurojnë para, punë vullnetarë ose ndihmojnë një të huaj. Raporti më i fundit i këtij indeksi paraqet të dhëna të mbledhura gjatë vitit 2016, ku janë anketuar 139 vende të botës. Në indeksin e 2017, Shqipëria renditet në vendin e 95 për sa i përketë dhurimit në përgjithësi. Në ndihmën që i japim një të huaj renditemi me 44% në vendin e 96, në dhurimin me para në vendin e 62 (28%) dhe në vendin e 118 (10%) për angazhimin në punë vullnetare.

Për më shumë mbi gjendjen e dhurimit në Shqipëri dhe botë ju ftojmë të klikoni linkun: World Giving Index 2017

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare 2418/1 Tel. Faks: 04 2254881

Email: partners@partnersalbania.org http://www.partnersalbania.org

___ 7


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.