Fotonovela "Dashuria për njerëzit nuk ka çmim"

Page 1

novele Dashuria për njerëzit nuk ka çmim! Partnerët Shqipëri Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti Autori: Liljana Shanto

Make-Up: Ada Galanxhi

Regjia: Gjergji Trola

Vasi 01

Elena

Layout: Elton Rama

Foto: Ledio Topalli

Petro

Eleni pret tek dera Vasin që ka ardhur nga një udhëtim. Eleni e lumtur, Vasi si i hutuar.

Më the një javë e tu bënë dy o Vasi, u bëra merak!

Lëre… lëre…


02

Leni duke i dhënë një gotë ujë, Vasi i ulur në divan.

03

Si ishin nga fshati… a u kënaqe të paktën?

Mos është prishur shtëpia? Jo... jo...shtëpia ishte mirë, por fshatin tim pas 15 vjetësh nuk e njoha më…

Jam i tronditur grua!

04

05 Pse ç’kishte ndodhur?

Mu këtu më pikoi. Më pritën sikur të isha zoti.

Ishin kthyer në mesjetë. Pa ujë, pa drita, pa shkollë, pa qendër shëndetësore… rrugët copë, me gomar shkova deri lart se makina nuk kalonte.

06

07

Me sa duket, kanë marrë vesh se ke vënë pasuri.

Ua! Po bota para e ata mbrapa. ?

Leni duke rregulluar shtëpinë sheh Vasin që bën llogari dhe shkruan. Ç’ke ndërmend të bësh? Ja të shoh se ç’mund të bëj për ta.

Vasi pa u përgjigjur hap çantën dhe merr nje letër dhe një stilolaps.


08

Çfarë the? Po vetë i kanë prishur të gjitha… se mos shkuan të tjerët t`ua prishin?

09

Vasi dhe Petro janë takuar në një lokal. I kishin vënë tritol ujëmbledhësit, marr tubat e çuar për skrap, të tria çezmat ishin tharë e rrëzuar.

Po kush e kish bërë këtë? Nuk është aq e thjeshtë sa thua ti. Prandaj ndenja 2 javë, po më lër rehat!

10

Nja dy zarbo. Fshati i kish kapur dhe i kish dëbuar, por halli qe se s’kishin asnjë mundësi të ndreqnin gjë.

11

Po si ia bënin për ujë o Vasi?

12

E tmerrshme!

13

Po uji është jetë o Petro. Jo vetëm për të pirë, po për tu larë, për rrobat e shtëpinë. . për të gjitha.

Po toka e mbjellë?

Me gomerë e kuaj deri në anë të malit, në dimër e në verë, në borë, në shi, e në mes të zhegut. .

Tjetër mesele ajo. Kanalet vaditëse ishin rrënuar. E keqja e ujit i kishte bërë njerëzit tu tërhiqte kërraba nga vetja, prishja tjetrit e ndërto tënden. Sherri majë.

Po mirë o Vasi, po si ja dilnin ata njerëz?


14

15

As unë s’e di! A të kujtohet që të kam thënë se fshati ynë shquhej për këngë e valle në tërë krahinën?

Po ne edhe në Festivalin e Gjirokastrës kemi dalë të parët more… tani kishin humbur të tëra.

Po s’pate bukë e ujë s’të vjen zëri o Vasi. Po... ti je krenuar për këtë.

16

Vasi nxjerr ca letra të shkruara.

17

Dëgjo. Këto do t‘ia japësh Vilit.

Tërë natën me këtë jam marrë. Kam bërë llogaritje. Matjet i bëra atje, bisedova edhe me komunën dhe dua të më ndihmojë Vili yt se ai është inxhinier. Do ta paguaj sa ti bëjë

Ç’janë këto? Pse ç’ke ndërmend të bësh?

18

Do ta ngre nga e para ujëmbledhësin, do të vë tubat, do ndreq çezmat...edhe kanalet vaditëse do ti rregulloj.

19

Je në vete?

Po. Po kam fëmijërinë time atje o Petro, kam rininë, po kam shokët e mi që toka u lidhi këmbët e tani janë katandisur si mos më keq… si thua ti, të mbyll sytë unë?


20

Në shtëpinë e Vasit. Lena pastron e shikon nga Vasi që shkruan e llogarit.

21

Po ta hedhin prap në erë? Po ti vjedhin prap tubat. Përsëri do t’ua bësh ti?

Po më dëgjo dhe mua një herë. Atë pasuri që vure me gjak e me djerse e kemi për mbesat. Mos na i ço dëm.

Kjo s’ka për të ndodhur më. Ata aq shumë po vuajnë sa do t’a ruajnë si sytë e ballit.

Djemtë janë kapur mirë. S’kanë nevojë për paratë e mia... po më lër rehat.

22

Kur nuk e ruajtën deri tani. Pse mendon se do t’a ruajnë më pas?

23

Ehe moj Lena unë nuk është se do t’ua jap në pjatë të florinjtë. Marrëveshja është, që një përqindje të vogël ata do t’a paguajnë vetë, ndoshta jo me para, por me punë. Duke hedhur djersën e tyre atje, nuk besoj se do t’a lenë t’u vidhet kollaj. 24

Njerëzit e tu? Po ty një kushëri të ka mbetur dhe atij i ke dhënë shtëpinë tënde.

E ke gabim. Të gjithë shokët e mi atje janë të afërmit e mi… se me ata jam rritur, bashkë e kemi ndarë çapën e bukës.

Lena i afrohet e nxehur.

25

Po ia e bënë. Ç’do bësh?

Nesër mund të vdes dhe unë… po më lër të bëj një të mirë për ata njerëzit e mi atje.

Unë them... mendoje edhe njëherë... bisedoje dhe me djemtë...

Me djemtë bisedova mbrëmë në telefon.


26

Ua! Si nuk e ditkam unë? Ç’të thanë?

27

I lumshin duart Vilit. Do ta paguaj për punën që më bëri.

Janë dakort me mua

28

Përsëri me Petron në kafene. Petro i jep disa letra Vasit. Ja ku i ke. 43 milion të kushton e gjitha.

29

Nuk do asnjë lek. Kur i thashë se çfarë do të bësh, e di si më tha? – Eh sikur të kishte më shumë njerez si Vasi o baba, kushedi ku do ishte Shqipëria tani.

Po Leni ç’thotë?

S’e mbështet këtë që po bëj… po do më kuptoj më vonë.

Rrofsh që mi the këto fjalë o Petro, sonte do më vish për darkë në shtëpi. Kam për të të treguar disa fotografi se si ka qenë fshati...dhe pse më dhemb tani që e shikoj.

30

Si thotë Petro Marko, shkrimtari që adhuroj më shumë? “Gjyshe Mila atje në fshat na mësonte: të jesh patriot do të thotë të duash prindërit, vëllezërit dhe motrat, të afëmit e tu, tërë fshatin, tërë njerëzit që flasin gjuhën tënde, të punosh dhe të luftosh për ta. Ky është patrioti. "

Ti je patriot i vërtetë vëlla.

31

Në shtëpinë e Vasit. Vasi dhe Petro bisedojnë në tavolinë. Kur ti rindërtoj tri çezmat do t’u vë emrat e gjyshit, të babait dhe timin. Si mendon ti Petro?

Bukur! Njerëzit nuk do t’a harrojnë kurrë të mirën që po u bën.


32

33 Me sa di unë e keqja s’harrohet, pa të mirën e merr lumi.

Nuk ua kam thënë këtë. Kur isha në fshat vajta lart, tek varrezat. Mos më thuaj që i kishin prishur dhe ato...?

E ke gabim Leni!

34

Jo! Aty kalon një bari me dhen. Kur më pa, pa më njohur bëri shaka - “Kanë vdekur të gjithë byrazer… vetëm njëri është i gjallë Spiro Gero. Ai kujtohet për të mirat që u ka bërë njerëzve.”

35

Gjyshi yt, apo jo? Ee e ke patur zemërflori...e di

36

Kur e dëgjova barinë u ndjeva aq mirë sa thashë: - Një fjalë e mirë më ngriti peshë… po një vepër?

Mos do ti biesh me top gjithë pasurisë që kemi vënë?

37

Na del e na tepron sa të rrojmë o grua. Po fshatit tim dua ti kthej buzëqeshjen dhe këngën.

Po më dukesh tjetër o Vasi.

Jam rinuar vëlla...më beso, kur vetëm në letër kjo punë më ka dhënë kaq shumë kënaqësi e imagjinon dot se çfarë do më jap ai gëzim që do shpërthej atje në fshat?

JETË!


38

Vasi nxjerr nga xhepi një tufë me lekë.

Këto janë letra pa vlerë. Dashuria njerëzore është gjithçka vëlla!

Filantropia është një nismë private dhe e planifikuar e individëve, familjeve dhe kompanive të biznesit që kanë mjetet, kohën, dëshirën dhe motivimin për të mbështetur një nevojë apo çështje në arritjen e një të mire publike Ky botim u përgatit nga Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy (BTD), një projekt i Fondit Gjerman Marshall. Opinionet e shprehura në botim nuk reflektojnë domosdoshmërisht këndvështrimin e BTD apo të partnerëve të tij.

Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti Adresa: Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap.12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare 2418/1


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.