Gazetë tremujore-Edicioni 51

Page 1

PARTNERET SHQIPERI, QENDRA PER NDRYSHIM DHE MANAXHIM KONFLIKTI GAZETE TREMUJORE

EDICIONI NR. 51

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në këtë numër:

Konkursi “Ide të Gjelbërta 2013” faqe 1

Projekte të reja -Funksionimi i Tregut të Punës për të Rinjtë në Shqipëri -Fuqizimi i Advokacisë, Potencialit Monitorues dhe Kapaciteteve të OSHC-ve faqe 2 Projekte në vijim -Rritja e pjesëmarrjes qytetare në ndërtimin dhe zbatimin e politikave -Rritja e përfaqësimit të grave nga zonat rurale në jetën politike dhe sociale

MARS 2013

Konkursi “Ide të Gjelbërta 2013” Në kuadër të angazhimit të saj për të promovuar filantropinë në Shqipëri, një nismë që filloi në vitin 2011 me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund, Partnerët Shqipëri organizoi në 2-3 Prill në Tiranë Konkursin “Ide të Gjelbërta 2013”. Përmes një procesi konkurues, “Ide të Gjelbërta 2013” synon që organizatat e shoqërisë civile, ndërmarrjet shoqërore dhe biznesi i vogël në vend të përfshihen në identifikimin, përzgjedhjen dhe prioritizimin në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm në mjedis nëpërmjet aplikimit të ideve inovatore të cilat janë të konkurrueshme në treg.

-Qytete pa Korrupsion-Qytete me të Ardhme -Rritja e transparencës dhe llogaridhënies në procedurat e prokurimit publik elektronik -Promovimi dhe Zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit -Roli i Shoqërisë Civile dhe Qeverisjes Vendore në Rritjen e Kohezionit Social në Shqipëri dhe Mal të Zi faqe 2-7

Juliana Hoxha, Drejtore e PSH me fituesit e konkursit Ide të Gjelbërta 2013 dhe anëtarët e panelit vlerësues

Gjatë dy ditëve të konkurimit, pesëmbëdhjetë finalistë të përzgjedhur nga faza e parë prezantuan idetë e tyre përpara panelit vlerësues të përbërë nga ekspertë të fushës së mjedisit, jurisprudencës, zhvillimit të biznesit dhe ekonomisë. Organizimi i konkursit ishte rezultat i një procesi të gjatë që startoi në Shkurt 2013 me Thirrjen për Ide të Gjelbërta. Gjatë pesë javëve që thirrja qëndroi e hapur, Partnerët Shqipëri organizoi disa seminare orientuese me aplikantët e interesuar në të gjithë vendin, duke shpjeguar kriteret dhe ofruar informacione të dobishme mbi iniciativa të ngjashme të zbatuara me sukses në vende të tjera. Tre idetë fituese që rezultuan nga Konkursi ishin: “Mobilje dhe objekte të riciklueshme”, që zbatohet nga një biznes i vogël i drejtuar nga Pezana Rexha, arkitekte. Projekti konsiston në realizimin e mobiljeve të reja dhe moderne përmes përdorimit dhe riciklimit të paletave prej druri të cilat përdoren për transportimin e tullave dhe materialeve të tjera të ndërtimit; si dhe përdorimin e konservave, shisheve dhe objekteve të tjera qelqi për objekte zbukurimi, abazhure dhe ndriçues të ndryshëm. “Grumbullimi dhe përpunimi i vajit të përdorur në restorantet shqiptare”, zbatuar nga Soloil Shqipëri. Projekt-ideja konsiston në grumbullimin e vajit të përdorur nga restorantet shqiptare duke e dërguar atë si lëndë të parë për prodhuesit e parfumeve, biodieselit dhe sapunit. “Nga plehra në vlera”, zbatuar nga Fondacioni Gjirokastra. Projekti konsiston në zhvillimin dhe prodhimin e suvenireve dhe produkteve të tjera, duke përdorur materiale të riciklueshme në një nga ndërtesat monument kulture në Gjirokastër. Secila nga idetë fituese do të mbështetet financiarisht në vlerën 1.000.000 lekë. Të tre idetë fituese do të bëhen automatikisht pjesë e konkurimit rajonal që do të organizohet nga Rockefeller Brothers Fund dhe Partnerët Shqipëri në Korrik 2013. Iniciativa “Ide të Gjelbërta” mbështetet nga Rockefeller Brothers Fund, Balkan Trust for Democracy, Credins Bank dhe Albanian Mobile Communication.

ANËTARE E RRJETIT PARTNERËT NDËRKOMBËTARË PËR NDRYSHIM DEMOKRATIK

1


Ndërkohë, prej muajsh vazhdon zbatimi i projektit Komuniteti Shqiptar i Riciklimit, një nga projektet fituese të konkursit rajonal të ideve të gjelbërta realizuar në Korrik 2012 në Mal të Zi. Ky projekt financohet nga Partnerët Shqipëri nëpërmjet Rockefeller Brothers Fund. Si pjesë e tij, është përgatitur infrastruktura për prodhimin dhe mirëmbajtjen e biçikletave të transportit, koshave të riciklimit për zyrat dhe kazanëve për ambientet e jashtme. Janë trajnuar dhe punësuar rreth 20 të rinj nga komuniteti Rom por jo vetëm, në qendrën e shërbimit të koshave të riciklimit dhe biçikletave transportuese. Koshat e prodhuar po ndahen në zyra, biznese dhe institucione. Punonjësit paguhen nga të ardhurat që gjenerohen nga kjo sipërmarrje sociale. Nisma është promovuar fuqishëm përmes aktiviteteve edukuese, sociale e argëtuese, në rrjetet sociale, nëpërmjet shpërndarjes së fletëpalosjeve, vendosjes së koshave të ndarë në mjedise publike, shpërndarjes së një buletini informativ elektronik etj. Projekti po punon për realizimin e një bashkëpunimi afatgjatë me Bashkinë e Tiranës, lidhur me mundësinë e realizimit të infrastrukturës së ndarjes së mbetjeve në qytetin e Tiranës.

PROJEKTE TE REJA

Partnerët Shqipëri është partnere së bashku me HELVETAS Swiss Intercooperation në zbatimin e projektit të ri Funksionimi i Tregut të Punës për të Rinjtë në Shqipëri, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Objektivi i përgjithshëm i projektit është që të promovojë mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat duke u fokusuar në nxitjen e zhvillimit në sektorët ekonomikë më të rëndësishëm.

Faza e fillimit do të zgjasë nga 1 Mars – 31 Gusht 2013, e ndjekur nga faza e zbatimit prej katër vitesh. Projekti ka filluar tashmë punën dhe një ndër aktivitetet e para ishte trajnimi i zhvilluar në 18-20 Mars 2013 me temë M4P - një kuadër strategjik për efektivitetin e ndihmës, Një prezantim i qasjes “Funksionimi i Tregut të Punës për të Varfrit”, me pjesëmarrjen e stafit të projektit dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në zbatimin e tij.

Fuqizimi i Advokacisë, Potencialit Monitorues dhe Kapaciteteve të OSHC-ve Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim po zbatojnë në Shqipëri projektin Acquis e Shoqërisë Civile Ballkanike – Fuqizimi i Advokacisë, Potencialit Monitorues dhe Kapaciteteve të OSHC-ve. Projekti financohet nga Programi i Partneritetit për Organizatat e Shoqërisë Civile, i Bashkimit Evropian dhe zbatohet në tetë vende të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Turqinë, nën koordinimin e Rrjetit të Zhvillimit të Shoqërisë Civile në Ballkan (BCSDN). Ky projekt dy vjeçar synon të ndikojë në politikat kombëtare dhe evropiane për krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin e shoqërisë civile në mënyrë që të sigurohet funksionimi i demokracive të qëndrueshme në Ballkan. Aktivitetet kryesore të projektit do të jenë studimi, monitorimi, advokimi, dhënia e granteve, ndërtimi i kapaciteteve, shkëmbimi i informacionit etj. Në Shqipëri, iniciativa u prezantua në një konferencë të përbashkët të IDM dhe Partnerëve Shqipëri, organizuar në muajin Mars 2013 në Tiranë. Partnerët Shqipëri është organizata udhëheqëse në Shqipëri për komponentin e monitorimit të mjedisit mundësues për shoqërinë civile, nëpërmjet përdorimit të “Matricës së Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile”, një instrument i hartuar nga anëtarët e BCSDN me asistencën e Qendrës Evropiane për Ligjin Jo-fitimprurës (ECNL). Ky instrument do të përdoret nga të gjitha vendet anëtare në një përpjekje të përbashkët për të monitoruar dhe analizuar mjedisin mundësues për OJF-të në nivel kombëtar dhe rajonal. Vlerësimi i mjedisit në të cilin operon shoqëria civile do të fokusohet në dy komponentë: mjedisi ligjor dhe ana praktike e zbatimit të tij. Kjo përpjekje monitoruese mbështetet nga Olof Palme Center, me financim nga SIDA, si pjesë e projektit Rritja e pjesëmarrjes qytetare në ndërtimin dhe zbatimin e politikave që PSh ka iniciuar që në 2012 dhe do të vijojë me një sërë aktivitetesh advokuese përgjatë 2013. Si një instrument i ri, Partnerët Shqipëri në tremujorin e parë u fokusua në ngritjen e ndërgjegjësimit mbi Matricën, nëpërmjet organizmit të katër seminareve rajonale në Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Korçë me pjesëmarrjen e OSHC-ve lokale dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor. Aktivitetet në vijim do të përfshijnë programe për ndërtimin e kapaciteteve dhe veprimtari lobuese të sektorit për të advokuar për përmirësimin e mjedisit ku operon, në nivel vendor dhe qendror bazuar në gjetjet e përpjekjes monitoruese.

Eventi i lancimit të projektit në Tiranë. Nga e djathta në të majtë: Juliana Hoxha,Drejtore e Partnerëve Shqipëri, Gjergji Vurmo-Drejtor Programi IDM, Tanja Hafner Ademi-Drejtore Ekzekutive e BCSDN, Lisa Fredriksson-Këshilltare, Drejtuese e Swedish Development Cooperation në Shqipëri.

Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri gjatë prezantimit të matricës në Durrës

Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri gjatë prezantimit të matricës në Shkodër

2

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Funksionimi i Tregut të Punës për të Rinjtë në Shqipëri


PROJEKTE NE VIJIM Rritja e përfaqësimit të grave nga zonat rurale në jetën sociale dhe politike Gjatë periudhës Janar - Mars 2013, projekti “Rritja e përfaqësimit të grave nga zonat rurale në jetën politike dhe sociale” vijoi me ngritjen e Forumit të Grave Drejtuese, një grup prej 24 grash dhe vajzash aktive nga 24 komuna (dy për cdo Qark). Forumi u ngrit gjatë tryezës së rrumbullakët që u zhvillua në 31 Janar 2013 në Tiranë, në të cilën gratë dhe vajzat e identifikuara u angazhuan për të qenë pjesë e këtij grupimi gjatë kohëzgjatjes së projektit dhe përtej.

Përveç informacionit të ofruar nga ekspertët në çështjet e sipërpërmendura është punuar me anëtaret e forumit për hartimin e fjalimit që ato do të mbajnë gjatë takimeve me komunitetin në komunat që përfaqësojnë, si dhe për hartimin e dokumentit final të Kartës.

Paralelisht me asistencën, kanë filluar edhe takimet me komunitetin për promovimin e anëtarëve të Forumit dhe për të motivuar gra dhe vajza të tjera për t’u përfshirë në jetën politike dhe sociale. Takimi i parë u zhvillua në komunën Gjergjan të rrethit Elbasan ku kryetarja e komunës Lumturie Hoxha, e vetmja grua në krye të një komune në Shqipëri, ndau me pjesëmarrësit eksperiencën e saj si drejtuese. Takime të tjera janë zhvilluar në komunat Kashar dhe Ndroq në Tiranë, Katund i Ri dhe Xhafzotaj në Durrës. Gjatë takimeve të anëtareve të Forumit të Grave Drejtuese me komunitetin në Gjergjan, Kashar dhe Ndroq

Lumturie Hoxha, Kryetare e Komunës Gjergjan

Irena Bendo, Përgjegjëse e Zyrës Ligjore në komunën Kashar

Erjeta Alhysa, Zv. Kryetare e komunës Ndroq

Këto aktivitete zhvillohen në kuadër të projektit “Rritja e përfaqësimit të grave nga zonat rurale në jetën sociale dhe politike” që zbatohet nga Partnerët Shqipëri në partneritet me Shoqatën e Komunave të Shqipërisë, dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).

3

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Menjëherë pas ngritjes së Forumit filloi puna për hartimin e Kartës për Përfaqësim të Barabartë Gjinor në Vendimmarrjen Lokale nëpërmjet sesioneve të asistencës të ofruara nga ekspertët e projektit. Deri më tani janë zhvilluar katër sesione asistence, përkatësisht më 12-13 Shkurt në Durrës, me fokus në pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në strukturat vendimmarrëse; në Shkodër në 27-28 Shkurt me fokus në mekanizmat e pjesëmarrjes në vendimmarrjen lokale; 12-13 Mars 2013 në Tiranë ku në fokus ishte advokacia dhe lobimi, dhe 28-29 Mars në Berat me fokus në marrëdhëniet me publikun dhe komunikimin me median.


Qytete pa Korrupsion – Qytete me të Ardhme Bashkia Kuçovë, me një plan strategjik për parandalimin dhe trajtimin e korrupsionit

Me 26 shkurt 2013, Këshilli Bashkiak i Bashkisë Kuçovë miratoi me shumicën e votave “Planin Strategjik për Trajtimin dhe Parandalimin e Korrupsionit nëpërmjet Rritjes së Integritetit, Efikasitetit dhe Përgjegjshmërisë së Qeverisjes Vendore, 2013 -2015”. Plani Strategjik vjen si rezultat i një pune njëvjeçare të Praktikuesve Antikorrupsion të Partnerëve Shqipëri me stafin e Bashkisë Kuçovë, nëpërmjet aplikimit të një metodologjie inovatore antikorrupsion, realizuar për herë të parë në Shqipëri.

Nën lehtësimin e Partnerëve Shqipëri, të përfshirë në proces ishin aktorë kyç nga Bashkia si Kryetari, Nënkryetari, Kryetari i Këshillit Bashkiak, manaxherët dhe stafi i bashkisë, si dhe aktorë të jashtëm të cilët diagnostikuan në mënyrë analitike ndjeshmërinë e organizatës së tyre ndaj korrupsionit dhe si krijuesit e të ardhmes së saj zhvilluan një vizion, objektiva strategjike dhe plan konkret veprimi për të kuruar dhe parandaluar korrupsionin në Bashkinë e tyre. Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak në Kuçovë ku u miratua Strategjia Antikorrupsion

Puna në Rubik dhe Lezhë Në bashkitë e Lezhës dhe Rubikut puna me Koalicionet Udhëheqëse ka vijuar me ofrimin e programeve të trajnimi në Qeverisjen me Pjesëmarrje, dhe me hartimin e vendosjen e objektivave të strategjisë antikorrupsion dhe planit të veprimit. Dokumenti përfundimtar i strategjisë në këto Bashki planifikohet të paraqitet në Këshillin Bashkiak për miratim deri në shtator 2013. Kjo iniciativë është bërë e mundur falë mbështetjes financiare të Bankës Botërore përmes FPLD-Partnerët Rumani dhe Ambasadës Britanike në Tiranë.

Gjok Vukaj , Kryetari i bashkisë së Rubikut dhe zyrtarë të tjerë nga kjo bashki duke punuar për hartimin e strategjisë sntikorrupsion

Frederik Përdoçi, Zv. kryetar i bashkisë Rubik dhe drejtorët e drejtorive me anëtarë të Këshillit Bashkiak duke diskutuar mbi aktivitetet për t’u zbatuar në kuadër të strategjisë antikorrupsion

4

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Kjo qasje filloi me fokusimin tek ndjeshmëria e institucionit ndaj korrupsionit, duke e konsideruar atë një simptomë të mosfunksionimit të tij dhe duke shkuar më tej, në adresimin e korrupsionit nëpërmjet forcimit të integritetit dhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së qeverisjes vendore, parime mbi të cilat mbështetet zhvillimi i qëndrueshëm urban. Procesi ndoqi hapat e planifikimit strategjik, nga diagnostikimi deri në përpunimin dhe zbatimin e zgjidhjeve, duke synuar të ndryshojë sistemet e korruptuara organizative.


Rritja e transparencës dhe llogaridhënies në procedurat e prokurimit publik elektronik

Që nga Prilli 2012 Partnerët Shqipëri monitoroi në baza ditore faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe të gjitha njoftimet e publikuara nga tri bashkitë në këtë faqe interneti dhe në buletinin e prokurimit publik. Raporte mujore, gjashtë mujore dhe një raport vjetor mbi rezultatet e monitorimit u ndanë me palët e interesuara dhe mund të gjenden gjithashtu në zyrën e PSH për të gjithë të interesuarit. Stafi i Partnerëve Shqipëri monitoroi hapjen dhe procesin e vlerësimit të disa tenderave në secilën prej bashkive, për të parë punën e komisioneve në vend. Përveç kësaj, PSh realizoi disa takime dhe intervista me përfaqësues të njësive të prokurimit dhe të komisioneve të prokurimit në secilën bashki për të diskutuar zbatimin e prokurimit elektronik publik dhe disa prej sfidave të ndeshura gjatë këtij procesi. Për disa muaj përpjekja monitoruese e Partnerëve Shqipëri vijoi me një sondazh të kryer nëpërmjet intervistave me rreth 120 operatorë ekonomikë në tri bashkitë pilot, për të vlerësuar kënaqësinë e tyre me sistemin dhe procedurat e prokurimit elektronik. Operatorët ekonomikë të intervistuar kishin aplikuar në tenderët e shpallur nga tri bashkitë gjatë 2011-2012. Përveç intervistave ballë për ballë, u organizuan takime dhe fokus grupe për të diskutuar më në thellësi çështje problematike mbi procedurat e prokurimit elektronik.

Arjola Agolli, Drejtore e Programeve e PSh gjatë një fokus grupi me operatorë ekonomikë në Lezhë

Disa nga çështjet e ngritura nga operatorët ekonomikë përfshijnë: - Mungesa e çmimeve dysheme, - Pamundësia për të parë ofertat dhe njohur konkurrentët / fituesit në një procedurë të tillë konkurimi online, - Pamundësia për të ndjekur procedurën e hapjes së ofertave, - Kriteret e vecanta dhe vendosja e tyre me qëllim favorizimin e kompanive të caktuara, - Kriteret e vecanta dhe kërkesat e ekzagjeruara, - Shpallja e procedurave të caktuara dhe kryerja e tenderave në kushtet e mungesës së fondeve në dispozicion, - Anullimet e tenderave, - Pagesat për ankimimet, - Mungesa e besimit dhe frika e paragjykimit nga Autoriteti Kontraktor në rast ankimimi, - Tenderimi me çmime shumë të ulëta (nën kosto, sidomos në Bashkinë e Elbasanit, etj) Informacioni i mbledhur nga operatorët ekonomikë do të jetë pjesë e raportit të studimit që do të publikohet së shpejti dhe do të jetë i aksesueshëm edhe në faqen e internetit të PSH. Partnerët Shqipëri organizoi workshope lokale në Lezhë, Elbasan dhe Tiranë me përfaqësues të qeverisjes vendore, operatorëve ekonomikë dhe mediave, për të ndarë gjetjet e studimit. Së shpejti planifikohet organizimi i një tryeze të rrumbullakët kombëtare ku do të ftohen të gjitha palët e interesuara si bizneset, APP-ja, përfaqësues të qeverisë vendore dhe qendrore, OJF-të, media etj, për të diskutuar procedurat e prokurimit publik dhe legjislacionin përkatës, si dhe rezultatet e rekomandimet e raportit të studimit nga monitorimi në të tre njësitë pilot të qeverisjes vendore. Kjo iniciativë njëvjecare u bë e mundur falë mbështetjes financiare të Ambasadës Britanike në Tiranë.

Gjatë workshopit lokal në Lezhë

Gjatë workshopit lokal në Elbasan Gjatë workshopit lokal në Tiranë

5

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Me synim qeverisjen e mirë, rritjen e efikasitetit të prokurimit publik nëpërmjet rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, Partnerët Shqipëri ndërmori në vitin 2012 një iniciativë për të monitoruar zbatimin e Ligjit të Prokurimit Publik dhe procedurave të prokurimit për tenderat publikë në bashkitë e Tiranës, Elbasanit dhe Lezhës.


Promovimi dhe Zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit Një ekip nga Partnerët Shqipëri dhe zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës zhvilloi një vizitë studimore në Maqedoni, mbi Përgjegjshmërinë Sociale të Biznesit. Qëllimi i vizitës studimore ishte njohja e stafit të Partnerëve Shqipëri dhe zyrtarëve nga strukturat publike me praktikat e përgjegjshme sociale të institucioneve dhe kompanive të ndryshme në Maqedoni. Vizita u organizua nga organizata partnere në Maqedoni, Konekt, një organizatë shumë e njohur që punon në fushën e Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit dhe filantropisë.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për shkëmbim përvojash dhe krijim të rrjeteve, në përpjekjet tona për zhvillimin dhe promovimin e përgjegjshmërisë sociale të biznesit në Shqipëri. Rastet e njohura gjatë vizitës studimore do të përfshihen në një botim të praktikave më të mira nga rajoni që Partnerët Shqipëri po përgatit, botim i cili do të bëhet publik së shpejti.

Takim në Ministrinë e Ekonomisë së Maqedonisë Takim me EVN, kompaninë përgjegjëse për shpërndarjen e energjisë në Maqedoni

Takim me “Open Windows”, një organizatë që asiston njerëzit me aftësi të kufizuar Vizitë tek Pharmachem, një SME

Në zyrën e Konekt, duke diskutuar për CSR

Vizitë tek Titan Group Takim me Dhomën Amerikane të Tregtisë në Maqedoni

Ndërkohë, Partnerët Shqipëri ka vijuar organizimin e aktivitete ndërgjegjësuese dhe programeve të trajnimit mbi Përgjegjshmërinë Sociale të Biznesit me grupe të ndryshme dhe aktorë të interesuar.

Trainim në Tiranë

Iniciativa e Partnerëve Shqipëri “Promovimi dhe Zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit” mbështetet nga Programi East East Beyond Borders/OSFA. Leksione të hapura nëFakultetin e Shkencave Sociale

Trainim në Durrës

6


Roli i Shoqërisë Civile dhe Qeverisjes Vendore në Rritjen e Kohezionit Social në Shqipëri dhe Mal të Zi Në 1 Shkurt 2013, Partnerët Shqipëri organizuan në Shkodër një workshop me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të grupeve qytetare dhe qeverisjes vendore nga Komuna Bushat, Komuna Dajç, Bashkia Koplik e Bashkia Vau i Dejës. Pjesëmarrësit diskutuan mbi modele të bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet shoqërisë civile dhe pushtetit vendor si dhe krijimin e mekanizmave të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy sektorëve për një pjesëmarrje më të madhe qytetare në hartimin e politikave lokale.

Konferenca Rajonale “Pjesëmarrja e qytetarëve dhe bashkëpunimi ndërmjet OJF-ve dhe qeverive vendore në Mal të Zi dhe Shqipëri” Eventi i cili mblodhi rreth 70 përfaqësues të qeverive vendore, OJF dhe grupe të komunitetit nga komunat e bashkitë e Malit të Zi dhe Shqipërisë, synoi prezantimin e pjesëmarrësve me modele të bashkëpunimit të mirë ndërmjet shoqërisë civile dhe qeverive vendore në Mal të Zi dhe Shqipëri. Ndërmjet panelistëve, Arjola Agolli, Drejtore e Programeve e Partnerëve Shqipëri diskutoi rreth mekanizmave ekzistues në Shqipëri për pjesëmarrjen e qytetarëve në hartimin dhe zbatimin e politikave publike në nivel vendor. Valentina Nikaj, Drejtoreshë e Zyrës së Financave dhe Buxhetit në bashkinë e Vaut të Dejës dhe Arben Gjuraj, Kryetar i komunës së Dajcit prezantuan respektivisht hartimin e Buxhetit me Pjesëmarrje dhe Zyrën e Informimit Zytetar si modele të mira ekzistuese të pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit të pushtetin vendor me qytetarët. Pjesë e delegacionit shqiptar ishte edhe Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Ariola Agolli, Drejtore e Programeve të PSH gjatë fjalës Komunave të Shqipërisë Z.Agron Haxhimali i cili foli për rolin, përgjegjësitë, së saj në konferencë si dhe arritjet e organizatës së tij në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe komunikimit ndërmjet njësive të qeverisjes vendore dhe shoqërisë civile. Valentina Gjoni, një mësuese nga Bashkia e Vaut të Dejës, anëtare e grupit të përbashkët që është trajnuar dhe orientuar përgjatë gjithë projektit, paraqiti nismën që grupi hartoi gjatë trajnimit, për krijimin e një qendre sociale për të rinjtë në Vaun e Dejës si dhe hapat e ndjekur nga ky grup për të realizuar me sukses këtë nismë.

Nga e djathta në të majtë: Valentina Gjoni nga Vau i Dejës gjatë prezantimit të saj në konferencë, dhe Arben Gjuraj, Kryetar i komunës Dajç

Projekti ndërkufitar “Roli i Shoqërisë Civile dhe Qeverisjes Vendore në Rritjen e Kohezionit Social në Shqipëri dhe Mal të Zi”, zbatohet nga Partnerët Shqipëri në partneritet me CRNVO në Mal të Zi. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi, 2007-2013.

Partnerët Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare shqiptare me mision zhvillimin e shoqërisë civile shqiptare dhe të një kulture ndryshimi dhe manaxhimi të konfliktit. Partnerët Shqipëri është anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Partnerëve për Ndryshim Demokratik (Partnerët), një rrjet Qendrash në 20 vende të botës, të cilat japin trajnime për zgjidhje konflikti si dhe shërbime për shoqërinë, OJF-të, qeverinë qëndrore dhe vendore, dhe sektorin privat në vendet e tyre dhe në vende të tjera në botë. Adresa e Internetit e PDCI është: http://www.pdci-network.org/

Gjatë konferencës Nga e djathta, rreshti i parë: Eduart Paloka, anëtar i grupit nga bashkia e Vaut të Dejës

PARTNERET SHQIPERI QENDRA PER NDRYSHIM DHE MANAXHIM KONFLIKTI Adresa: Rruga Muhamet Gjollesha, Pallati 16/1, Shk.1, Ap.9, përballë Hotel Diplomati i vjetër, Kutia Postare 2418/1, Tiranë Tel: +355 4 2254881 Fax: 2254883 Email: partners@partnersalbania.org Http://www.partnersalbania.org Mund të na ndiqni edhe në

dhe

7

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Gjatë Workshopit në Shkodër

Këto mekanizma të bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe pushtetit vendor u paraqitën nga delegacioni shqiptar në Konferencën Rajonale që u zhvillua në Mal të Zi në 13 Shkurt 2013.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.