PËR NJË SHOQËRI MË TË ZHVILLUAR

Page 1

GAZETË TREMUJORE

EDICIONI NR. 58

PËR NJË SHOQËRI MË TË ZHVILLUAR

Në këtë numër:

DHJETOR 2015

Njoftim

Partnerët Shqipëri ka kënaqësinë të njoftojë lançimin e faqes së internetit www.partnersalbania.org të ridizenjuar.

-Njihuni me faqen e re të internetit të Partnerëve Shqipëri faqe 1

Pamja dhe funksionet e reja e bëjnë lundrimin dhe gjetjen e informacionit më të lehtë për vizitorët.

-Krijimi i një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në Shqipëri

Ju ftojmë të vizitoni faqen tonë ku mund të gjeni informacionet e fundit dhe njoftime mbi programet dhe aktivitetet tona, publikimet dhe galerinë vizuale që pasqyron punën tonë.

faqe 1-2

-Buxhetimi me pjesëmarrje në nivel qendor faqe 2

Gjithashtu ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet sociale Facebook, LinkedIn, Youtube, Twitter dhe Issuu.

-Akademia e OJF-ve faqe 3

-Projekti LEVIZ Albania -U Impact - Nga Pjesëmarrja Qytetare tek Ndikimi në Politikat e Bashkimit Evropian -The Albanian Crowd, një platformë interaktive e sektorit të OSHCve dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri faqe 4

-Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë faqe 5

-Sfidat dhe mundësitë për punësimin e grupeve të margjinalizuara nëpërmjet ndërmarrjeve sociale -Programi i Lidershipit të Vizitorit Ndërkombëtar ”Sipërmarrja si motor për prosperitet dhe stabilitet: Inovacioni strategjik”

Krijimi i një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në Shqipëri Raporti i Matricës së Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në Shqipëri, 2015 Ky është viti i tretë që Partnerët Shqipëri përgatit Raportin e Matricës së Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në Shqipëri, si pjesë e një iniciative rajonale të rrjetit Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në vendet e Ballkanit Perëndimor e Turqi.

-Konferencë rajonale "Biznesi për mirëqenien e komunitetit, ekonomia sociale për rritje të zgjuar, të qëndrueshme dhe përfshirëse në Evropën Juglindore”, Beograd

Gjatë muajit dhjetor, Partnerët Shqipëri zhvilloi një seri takimesh konsultative në Tiranë, Shkodër, Korçë e Vlorë ku u prezantuan edhe gjetjet paraprake të Matricës së Monitorimit nga intervistat e zhvilluara me 102 drejtues të organizatave në mbarë vendin.

-Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare

Përfaqësues të OSHC-ve, donatorëve, universiteteve etj. diskutuan rreth ndryshimeve ligjore dhe praktike të ndodhura gjatë vitit 2015, që kanë ndikuar apo pritet të ndikojnë në veprimtarinë e OSHCve.

faqe 6

faqe 7

-Fituesit e Çmimit të Filantropisë 2015

faqe 8

-Monitorimi i Aktivitetit Filantropik në Shqipëri faqe 9

Shqetësimet e ngritura gjatë këtyre takimeve do të reflektohen në raportin final për Shqipërinë i cili do të prezantohet në pranverë të vitit 2016. Gjetjet e raportit do të përdoren për monitorimin e etapave të progresit të vendit në mbështetje të shoqërisë civile, në përputhje me Udhëzuesin e BE për Mbështetjen e Shoqërise Civile në Vendet e Zgjerimit, 2014 – 2020.

-Faza e II e Programit për Qeverisjen Urbane të Grupit të Bankës Botërore

vijon në faqen 2...

-Rritja e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset politike dhe vendimmarrjen vendore faqe 10

-Qeverisje më e mirë vendore përmes rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së Këshilleve Bashkiakë -Qeveria shqiptare miraton projektligjin "Për Mbrojtjen e Sinjalizuesve” faqe 11

ANËTARE E RRJETIT PARTNERS GLOBAL

1


Miratohet ligji “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për shoqërinë civile” Në 6 nëntor 2015 Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për shoqërinë civile” si një strukturë që do të garantojë bashkëpunimin institucional midis qeverisë dhe shoqërisë civile. Kjo arritje ishte rezultat i përpjekjeve advokuese të Grupit të Punës për Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile nën lehtësimin e Partnerëve Shqipëri, për të adresuar çështjet dhe rekomandimet e ngritura në konferencën "Partnerë Socialë-Koha për Veprim".

Puna e Partnerëve Shqipëri për krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile në Shqipëri mbështetet nga BE nëpërmjet projektit rajonal “Acquis e shoqërisë civile ballkanike - Fuqizimi i potencialit advokues e monitorues dhe kapaciteteve të OSHC-ve” zbatuar nga anëtarët e BCSDN në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, dhe nga Olof Palme International Center në Shqipëri përmes financimit të Qeverisë Suedeze në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave”.

Buxhetimi me pjesëmarrje në nivel qendror Në kuadër të nismës pilot “Buxhetimi me pjesëmarrje në nivel qendror”, Partnerët Shqipëri hapi thirrjen për shprehjen e interesit nga organizatat e shoqërisë civile në të gjithë vendin për të analizuar dhe ndikuar buxhetin e ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për vitin 2016. Përfaqësues të 22 organizatave nga Tirana, Shkodra, Vlora, Korça dhe Fieri iu përgjigjën nismës për këtë qëllim.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në rolin e Sekretariatit të Këshillit, AMSHC ka nisur procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile në këtë strukturë.

Gjatë muajit tetor dhe nëntor u zhvilluan workshope informuese dhe trajnime mbi procesin e buxhetimit qendror dhe situatën e transparencës së këtij procesi, respektivisht me përfaqësues të organizatave, aktiviteti i të cilave lidhet me çështje të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Malaj dhe trajnerëve të PSH, pjesëmarrësit u njohën me gjetjet e Open Budget Survey 2015 e pozicionimin e Shqipërisë në çështje të transparencës së hartimit të buxhetit të shtetit, parimet bazë të buxhetimit të hapur me pjesëmarrje, draft buxhetet e Ministrive respektive të targetuara në këtë iniciativë, etj.

Në përfundim të workshopeve, seancave të trajnimit dhe asistencës së ekspertëve, disa organizata të cilat ishin pjesë e të gjithë procesit ndërmorrën një iniciativë konkrete për të dhënë sugjerimet e tyre për rritjen e buxhetit rreth disa çështjeve prioritare lidhur me fëmijët, të rinjtë, mjedisin etj. Pas publikimit të kalendarit të Kuvendit të Shqipërisë për seancat dëgjimore në lidhje me buxhetin e shtetit 2016, organizatat Milieukontakt Albania, Save the Children, Eper Center, Fondacioni Down Syndrome Albania dhe YouthAct paraqiten kërkesën për pjesëmarrje në komisionet parlamentare dhe në datën 7 Dhjetor 2015 paraqitën konsideratat dhe propozimet e tyre para Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Kjo ishte hera e parë që procesi i buxhetimit qendror bëhet objekt i analizës dhe mbledh opinione nga organizata të shoqërisë civile për çështje në interes të grupimeve që ato përfaqësojnë. Megjithatë, Partnerët Shqipëri vëren se pavarësisht interesit, ka hezitim nga organizatat për t’u përballur me vendimmarrësit në këto nivele. Kjo nismë pilot po zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Olof Palme International Center dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

2


Diplomimi i pjesëmarrësve të parë të Akademisë së OJF-ve

Hapet së shpejti procesi për pjesëmarrje në Akademinë e OJF-ve 2016 Në vitin 2015 Partnerët Shqipëri prezantoi për herë të parë Akademinë për Organizatat e Shoqërisë Civile, një program për rritjen e aftësive dhe zhvillimin profesional të drejtuesve të OJF-ve, për të ndërtuar organizata efektive në shërbim të publikut dhe grupeve të interesit. Nga marsi në nëntor, një grup prej 17 pjesëmarrësish ndoqën 12 sesionet e programit të Akademisë së OJF-ve 2015 dhe morën pjesë në një vizitë studimore në Sllokavi. Përmes metodave më bashkëkohore të të nxënit si dhe përvojës profesionale shumëdimensionale, Akademia ofroi për pjesëmarrësit mundësi bashkëpunimi, rrjetëzimi, ekspozimi ndaj veprimtarive dhe partneriteteve me organizata te ngjashme në vend dhe jashtë. Gjatë periudhës shtator - dhjetor programi vijoi me sesione mbi Komunikimin Strategjik për OJF-të, Ndërtimin e koalicioneve dhe rrjetëzimin, Advokacinë dhe Lobimin, si dhe Planifikimin Strategjik.

Në 9-14 nëntor, pjesëmarrësit dhe lektorë të Akademisë së OJF-ve zhvilluan një vizitë studimore në Sllovaki, ku u njohën me punën e organizatave dhe grupimeve të veprimit qytetar në Bratislavë, Banska Bistrica, Zvolen e Nitra. Takimet me përfaqësues të OJF-ve, Këshillin Kombëtar të OJF-ve Sllovake, vizitat në qendrat komunitare e artistike të këtyre qyteteve të administruara nga OJF-të, njohja me sistemin e “alokimit të taksës 2%” që siguron mbështetjen e veprimtarisë së OJF-ve në këtë vend etj. ishin përvoja me vlerë për secilin nga pjesëmarrësit të cilët e vlerësuan maksimalisht këtë vizitë.

Në 15 dhjetor u zhvillua ceremonia e diplomimit të grupit të parë të Akademisë së OJF-ve. Partnerët Shqipëri do të shpallë në Shkurt thirrjen për pjesëmarrje në Akademinë e OJF-ve 2016. Akademia e OJF-ve 2015 u realizua me mbështetjen financiare të Olof Palme International Center dhe SlovakAid – Asistencës për Zhvillim Organizativ të Republikës së Sllovakisë.

3

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Sesionet u drejtuan nga lektorë të Partnerëve Shqipëri dhe lektorët ndërkombëtarë, Zora Kalka Pauliniová dhe Peter Guštafík nga Partnerët Sllovaki.


LëvizAlbania

www.levizalbania.al

“LëvizAlbania” është një projekt që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri, i cili zbatohet nga një konsorcium i i tre organizatave: OSFA, Partnerët Shqipëri dhe Co-Plan, dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Zvicerane në Tiranë. Përkufizimi i LëvizAlbania për “demokracinë vendore” është vendimmarrje gjithëpërfshirëse dhe mbikëqyrje e qeverisjes vendore që sjell transparencë dhe përgjegjshmëri më të madhe si dhe shërbime publike të përmirësuara. LëvizAlbania mbështet demokracinë vendore në të gjithë vendin nëpërmjet kultivimit të një shoqërie civile vendore me bazë në komunitet, që ka ndikim dhe nxit kërkesën për qeverisje të mirë. LëvizAlbania organizoi disa sesione Informuese me OJF, individë dhe aktorë të tjerë në Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Vlorë, për të informuar të interesuarit mbi drejtimet e thirrjes, mekanizmin përzgjedhës dhe dokumentacionin përkatës. Pas mbledhjes së projekt-ideve deri në përzgjedhjen finale, procesi do të vijojë me dy faza të tjera: Përzgjedhja e koncept-ideve më cilësore dhe prezantimi i tyre nga vetë aplikantët në Konkurset e Ideve. Këto konkurse do të zhvillohen në mjedise publike në tre nga rajonet kryesore të vendit, dhe një bord ekspertësh do të përzgjedhë idetë që do të kalojnë në fazën e tretë.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në nëntor 2015, Projekti LëvizAlbania-Demokracia Vendore në Veprim shpalli Thirrjen e parë për Aplikime, ku organizatat jo fitimprurëse dhe individët aktivë në komunitetet e tyre u ftuan të marrin pjesë në Konkursin e Ideve me fokus në: Institucionalizimin e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në vendim-marrje, rritjen dhe sigurimin e informimit të vazhdueshëm publik të qytetarëve, monitorimin e zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit nga bashkitë apo institucionet e qeverisjes qendrore që operojnë në nivel vendor, monitorimin e shërbimeve dhe performancës së institucioneve vendore, fuqizimin e medias për të rritur demokracinë vendore, ngritjen dhe përmirësimin e platformave informuese elektronike etj.

Përzgjedhja e Projekteve më të Mira do të jetë faza finale ku aplikantët e përzgjedhur gjatë fazës së dytë do të hartojnë projektin e plotë, i cili më pas do të shqyrtohet nga i njëjti bord që do të marrë dhe vendimin përfundimtar.

U-Impact Nga Pjesëmarrja Qytetare tek Ndikimi në Politikat e Bashkimit Evropian Partnerët Shqipëri është një nga nëntë organizatat partnere që po zbatojnë projektin “U-Impact - nga Pjesëmarrja Qytetare tek Ndikimi në Politikat e Bashkimit Evropian”, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian “Evropa për Qytetarët”. Projekti punon për koordinimin e aksioneve e nismave qytetare me autoritetet publike në nivel kombëtar dhe evropian në 8 vende anëtare të BE dhe një vend kandidat (Shqipëria), me qëllim zhvillimin e një mekanizmi për rritjen e ndikimit të nismave qytetare në proceset politikë - bërëse në Bashkimin Evropian. U-Impact vijoi gjatë këtyre muajve me zhvillimin e debateve në Bukuresht-Rumani dhe Nikozia – Qipro mbi përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen evropiane dhe të drejtat e qytetarëve evropianë nëpër botë. Në përgjigje të krizës së refugjatëve sirianë në Evropë, organizatat partnere të U-Impact përpiluan një reagim të përbashkët për të tërhequr vëmendjen e parlamentarëve evropianë dhe vendmimarrësve në vendet përkatëse për nevojën e një veprimi dhe përqasje me aktive në lidhje me përballimin e situatës, në respekt me të drejtat universale njerëzore dhe solidaritetin si vlera bazë e ekzistencës së Bashkimit Evropian. Për më shumë informacion vizitoni http://u-impact.net/

The Albanian Crowd

www.thealbaniancrowd.org

The Albanian Crowd është një platformë interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri. Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë. Inkurajojmë të gjitha organizatat që janë tashmë pjesë e platformës që të na dërgojnë në mënyrë frekuente informacion të rifreskuar, njoftime e të reja mbi punën e tyre si dhe kërkesa për vullnetarë e mbështetës për iniciativat dhe programet me të cilat punojnë. Ftojmë të gjitha organizatat dhe grupet e interesuara të bëhen pjesë e platformës duke plotësuar formën e regjistrimit online në linkun: http://www.thealbaniancrowd.org/aplikimi/

4


Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë Partnerët Shqipëri, në kuadër të punës së saj për nxitjen e sipërmarrjes rinore dhe zhvillimin e aftësive sipërmarrëse, në bashkëpunim me Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë organizuan në muajin dhjetor, dy kampe biznesi me nxënësit e shkollave të mesme profesionale “Gjergji Canco” në Tiranë dhe “Arben Broci” në Shkodër. Nën lehtësimin dhe orientimin e trajnerëve dhe ekspertëve të Partnerëve Shqipëri, 80 nxënës mësuan si të hartonin një plan biznesi, si ta prezantonin idenë e tyre te investitorët potencialë dhe si të krijonin një sipërmarrje konkurruese në treg. Produkti final i kampeve të biznesit ishin 11 ide biznesi të fokusuara kryesisht në fushën e teknologjisë, të cilat janë një potencial shumë i mirë për sipërmarrje të suksesshme në tregun shqiptar.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Një kontribut të vlefshëm në realizimin e kampeve dhanë edhe Arthur, Gabrielle, Peter, dhe Logan, studentë të Institutit Politeknik të Worcester në SHBA, të cilët ndihmuan nxënësit në konceptimin dhe prezantimin e ideve të tyre të biznesit.

Projekti “Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë” zbatohet nga Partnerët Shqipëri me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

5


Sfidat dhe mundësitë për punësimin e grupeve të margjinalizuara nëpërmjet ndërmarrjeve sociale Si përfaqësuese e ekipit kërkimor të iniciativës rajonale kërkimore mbi sipërmarrjet sociale si një mundësi për punësimin e grupeve të margjinalizuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, Ariola Agolli, Drejtore e Programeve të PSh mori pjesë në workshopin “Zhvillimi i strategjive dhe mjeteve efektive të komunikimit për advokimin në fushën e politikave”, organizuar në 1-3 tetor 2015 në Mal të Zi. Workshopi që mblodhi së bashku 20 pjesëmarrës nga 11 projekte të financuara nga Programi RRPP, ndihmoi në rritjen e kapaciteteve strategjike të pjesëmarrësve për të hartuar fushata advokimi në fushën e politikave dhe përgatitjen e Policy Brief si një mjet efektiv komunikimi për të siguruar mbështetje në aktivitetet advokuese. Ndërkohë, projekti kërkimor vijon në të tre shtetet partnere ku po finalizohen raportet kombëtare të studimit të cilat pritet të publikohen në pranverën e këtij viti. Për më tepër informacion mbi këto raporte dhe të reja të tjera mbi projektin vizitoni faqen online: http://socialenterprisesbalkans.org/

Sipërmarrja si motor për prosperitet dhe stabilitet: Inovacioni strategjik Klotilda Tavani Kosta, Drejtore e Programeve të PSh, mori pjesë në Programin e Lidershipit të Vizitorit Ndërkombëtar (IVLP) "Sipërmarrja si motor për prosperitet dhe stabilitet: Inovacioni strategjik", organizuar gjatë 2-20 nëntor nga Zyra për Çështjet Kulturore dhe të Arsimit e Departamentit të Shteteve të Bashkuara. Gjatë programit, Znj Kosta mori pjesë në një seri takimesh me sipërmarrës, pedagogë dhe përfaqësues të organizatave që ndihmuan në të kuptuarit e mënyrës se si shoqëria amerikane nxit inovacionin dhe kreativitetin në sektorin privat, në mënyrë të veçantë se si sipërmarrësit gjejnë veten në treg, si kërkimi shkencor dhe akademik është konvertuar në sektorin komercial, dhe se si kapitali, shërbimet e zhvillimit të biznesit dhe qasja në treg lidhen së bashku për të mundësuar sipërmarrësit të ndërtojnë biznese të suksesshme me rritje dhe ndikim të lartë. Vizitat në hubet për sipërmarrjet e reja si 1871 në Çikago, Greentown Lab dhe MasChellenge në Boston, HardTech Labs dhe EvoNexus & The Vine në San Diego shërbyen për të kuptuar se si ekosistemi krijon mundësi për financimin dhe manaxhimin e akseleratorëve për rritjen e shanseve për sukses të sipërmarrësve. Lançuar në vitin 1940, Programi IVLP synon të ndërtojë mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera përmes organizimit të vizitave profesionale në Shtetet e Bashkuara. Çdo vit, mbi 4500 pjesëmarrës në programin IVLP nga e gjithë bota përzgjidhen nga ambasadat e SHBA-ve për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara e për t'u takuar dhe shkëmbyer eksperiencat me kolegët e tyre profesionistë.

"Biznesi për mirëqenien e komunitetit, ekonomia sociale për rritje të zgjuar, të qendrueshme dhe përfshirëse në Evropën Juglindore” Si paneliste dhe drejtuese e njërit prej workshopeve, Ariola Agolli, Drejtore e Programeve, përfaqësoi Partnerët Shqipëri në këtë konferencë rajonale ku morën pjesë rreth 100 ekspertë rajonalë dhe ndërkombëtarë, studiues dhe sipërmarrës nga Belgjika, Britania e Madhe, Holanda, Italia, Greqia, Kroacia, Bosnja & Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe Kosova. Në këtë debat publik që përfshiu të gjithë aktorët e rëndësishëm, u ndanë gjetjet dhe rekomandimet e Studimit Strategjik mbi Zhvillimin e Ekonomisë Sociale në kontekstin e Strategjisë së Evropës Juglindore 2020, i përgatitur nga Lëvizja Evropiane në Serbi dhe SeConS -Development Initiative Group në vitin 2014 dhe përditësuar në vitin 2015. Pjesëmarrësit krahasuan përvojat nga vendet e tyre dhe diskutuan mbi një plan veprimi për zbatimin e Strategjisë dhe krijimin e një dialogu të vazhdueshëm dhe shkëmbimi të përvojave mes palëve të interesuara. Ky aktivitet u organizua nga Lëvizja Evropiane në Serbi me mbështetjen e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, dhe Impact Hub Beograd, Fondacionit Heinrich Böll, Erste Bank, Qeverisë së Serbisë. Më shumë mbi këtë event e gjeni në këtë link: http://www.emins.org/english/events/event/regional-conference-businessthe-community-well-being

6

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Kjo inicitivë zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Promovimin Kërkimor në Ballkanin Perëndimor, zbatuar nga Partnerët Shqipëri, Reactor – Kërkim në veprim, Konekt, Qendra për Aktivitetet e Medias në Maqedoni, dhe Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Kosovë. Kjo iniciativë mbështetet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)në bashkëpunim me Universite de Fribourg.


Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare

www.risialbania.al

Drejt Formalizimit të bujqësisë Në kuadrin e kontributit të saj për mbështetjen e klimës më të mirë të biznesit, RisiAlbania përkrahu dialogun në Forumin “Drejt formalizimit të sektorit bujqësor për më shumë rritje, investime dhe punësim”, organizuar në 2 dhjetor 2015, i cili mblodhi së bashku ekspertë, politikëbërës, vendimmarrës, ofrues të shërbimeve të agrobizneseve për të diskutuar çështjen delikate të formalizimit dhe të mbështetjes për zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri. Forumi ndërmorri iniciativën për të ndjekur krijimin e Regjistrit Kombëtar të Fermave dhe për të pajisur fermerët shqiptarë me karta elektronike; ndërkohë pjesëmarrësit ranë dakort që komuniteti i biznesit i përfaqësuar nga shoqatat t’i diskutojë idetë më ngushtë me Qeverinë për të ndërmarrë hapa konkretë përpara.

Risi po punon me Avasant Foundation për ngritjen e kapaciteteve të shoqatës së porsaformuar Albania Outsourcing Association (www.outsourcing.com.al) për ngritjen e kapaciteteve të saj për qëndrueshmëri e për zhvillimin e shërbimeve të reja për anëtarët. Në muajin nëntor u shtuan edhe 3 kurse të tjera pa pagesë në platformën edukative ALMOOC.com duke e çuar në 10 numrin e kurseve online pa pagesë të mbështetura nga Risi. Në platformën ALMOOC.com janë vënë në dispozicion 25 kurse online pa pagesë nga fondacioni Real Visualz, me pothuajse 5700 përdorues vetëm nga Shqipëria. Rreth 800 shqiptarë nga të cilët 61% femra kanë përfunduar ndërkohë kurse në ALMOOC.com.

Informacioni për Tregun e Punës në mediat kryesore Me mbështetjen e vazhdueshme të RisiAlbania, tre media kombëtare shpërndajnë aktivisht Informacion për Tregun e Punës për punëkërkuesit e rinj në moshë dhe për prindërit e tyre, duke përmirësuar mundësitë e tyre për arsimim, punësim dhe karrierë. Top Channel po prodhon dhe transmeton sezonin e dytë të programit “Ti Mundesh”, dedikuar punësimit, arsimimit dhe këshillimit të karrierës së të rinjve. Radio Club FM po transmeton për të dytin sezon “Të reja punësimi”, një program javor radiofonik që ofron për punëkërkuesit e rinj informacion mbi vendet e lira të punës e këshilla për të qenë të suksesshëm në intervista pune apo në sipërmarrjet e tyre. Ndërkohë “Drejt Punës” vazhdon të mbetet suplementi javor më i preferuar në gazetën Shqiptarja.com, i cili adreson çështjet e tregut të punës jo vetëm në versionin e shkruar javor, por edhe në faqet e internetit dhe të Facebook-ut të Shqiptarja.com.

Standardet për Udhërrëfyesit Turistikë - “Made in Albania” "Standartizimi i Udhërrëfyesve Turistikë për një Zhvillim të Qëndrueshëm të Turizmit në Shqipëri” ishte një konferencë e organizuar në 11 dhjetor 2015 nga Shoqata Kombëtare e Udhërrëfyesve Shqiptarë Turistikë (NATGA), Ministria e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me mbështetjen e RisiAlbania. Konferenca e cila mblodhi së bashku aktorë të rëndësishëm në industrinë e turizmit në vend, theksoi rëndësinë e kualifikimeve dhe të profesionalizmit në profesionin e udhërrëfyesit turistik si edhe nevojën për pajtueshmëri midis kualifikimeve të udhërrëfyesve dhe kërkesave të turistëve. Përfaqësuesit e METTS konfirmuan që aktualisht aktet nënligjore dhe rregulloret për udhërrëfyesit turistikë – në kontekstin e ligjit të ri shqiptar për turizmin – janë në përgatitje e sipër dhe do të miratohen brenda tremujorit të parë të vitit 2016. Konferenca u organizua disa ditë pas trajnimit të parë pilot “Hands on Tourist Guiding”, i cili u organizua nga Federata Botërore e Shoqatave të Udhërrëfyesve Turistikë dhe NATGA në Tiranë nga data 3-9 dhjetor, 2015, me mbështetjen e RisiAlbania. Në këtë aktivitet u trajnuan 18 udhërrëfyes shqiptarë. Projekti RisiAlbania po zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Helvetas Swiss Inter-cooperation dhe Partnerët Shqipëri dhe financohet nga Ambasada Zvicerane.

7

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Përparimi i sektorit TIK


Fituesit e Çmimit të Filantropisë 2015 Më datë 4 dhjetor 2015 Partnerët Shqipëri akordoi çmimet e vitit në Filantropi, në një ceremoni gala organizuar në mjediset e hotel Rogner në Tiranë. Çmimi i Filantropisë është një çmim në nivel mbarë kombëtar, që vlerëson dhe shpreh mirënjohjen e falenderimin për individët e bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në vend. Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të sektorit të biznesit, medias, organizatave vendase dhe të huaja, dhe përfaqësues të pushtetit vendor e qendror në vend.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Çmimi për Kontribut në Nivel Kombëtar iu akordua Alpha Bank Albania, me motivacion: Për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e shëndetësisë, edukimit, mjedisit, artit dhe kulturës e veçanërisht për kontributin në nismat kundër kancerit të gjirit, sigurimin e aparaturës për diagnostikimin e problemeve të mundshme të foshnjave në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”dhe rikonstruksionin e çerdhes “Zërat e Jetës” në Kamëz. Çmimi u dorëzua nga Z.Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Çmimi për Kontribut në Nivel Lokal iu akordua kompanisë Kassel, me motivacion: Për kontributin e dhënë në mbështetje të edukimit dhe mirëqënies së fëmijëve nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës dhe rinovimit të mjediseve të brendshme të çerdhes “Lulet e Jetës” në Tiranë. Çmimi u dorëzua nga Z.Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Z. Ismail Keta dhe Z. Gjetan Keta me motivacion: Për kontributin e veçantë në promovimin dhe zhvillimin e jetës sociale e sportive të komunitetit të Bulqizës nëpërmjet ngritjes së kompleksit të parë sportiv në këtë qytet, si dhe ndihmës bujare për njerëzit në nevojë. Çmimi u dorëzua nga Zj. Yesim M. Oruc, Përfaqësuese e Përhershme në detyrë e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Zyber Hallulli (pas vdekjes) me motivacion: Për kontributin e çmuar dhënë gjatë viteve 1914 – 1927 në mbështetje të individëve dhe familjeve tiranase në nevojë, zhvillimit të arsimit dhe ngritjes së shtëpisë së parë për fëmijët jetimë në Shqipëri “Streha Vorfnore”. Çmimi u dorëzua nga Z.Sadi Vorpsi, Prefekt i Tiranës.

Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Znj. Zoje Jakaj me motivacion: Për kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të personave dhe familjeve në nevojë, e veçanërisht për mbështetjen e arsimimit dhe integrimit të fëmijëve me nevoja të veçanta. Çmimi u dorëzua nga Zj.Ornela Bego, Manaxhere e Çështjeve të Korporatës, Telekom Albania.

8


Monitorimi i Aktivitetit Filantropik në Shqipëri Partnerët Shqipëri po kryen monitorimin e aktivitetit filantropik në Shqipëri nëpërmjet monitorimit të medias, përfshi edhe ato sociale si dhe burimeve të informacionit nga institucionet publike dhe jo-publike. Monitorimi kryhet mbi baza ditore dhe gjetjet paraqesin çështjet e mbështetura, natyrën dhe vlerën e dhurimeve, mbulimin gjeografik si dhe natyrën e dhuruesve. Ato vijnë në formën e informacionit të përmbledhur mujor që synon të ndihmojë në kuptimin dhe evidentimin e këtij aktiviteti.

Fakte mbi Aktivitetin Filantropik Periudha Tetor - Nëntor - Dhjetor 2015

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Gjatë muajit Tetor - Dhjetor 2015 vlera e dhurimit të raportuar në nivel vendi është 12,106,815 Lekë, sipas të dhënave të mëposhtme.

Shtrirja Gjeografike

Vizitoni linkun në faqen e internetit për t’u njohur me të dhënat e monitorimit gjatë muajve të mëparshëm: www.partnersalbania.org/programs/monitorimi-i-aktivitetit-filantropik-ne-shqiperi/

9


Qeverisja Urbane / Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore – Faza e II e Programit për Partneritetin Urban të Grupit të Bankës Botërore Partnerët Shqipëri është pjesë e konsorciumit të organizatave nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Kroacia, që po zbatojnë komponentin “Qeverisja Urbane / Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore” të fazes së II-të të Programit për Partneritetin Urban (UPPII) të Grupit të Bankës Botërore. Më 4 nëntor 2015 u organizua në Tiranë “Dialogu Kombëtar Shqipëri- Forcimi i Kapaciteteve të Qeverisjes Vendore në Evropën Jug-Lindore”. Eventi u organizua nga Banka Botërore në bashkëpunim me Co-Plan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, partnerët implementues të Programit të Partneritetit Urban dhe shënoi pikënisjen e fazës së dytë të UPP II. Dialogu kombëtar paraqiti një seri prezantimesh dhe diskutimesh mbi zhvillimin e qeverisjes vendore në Shqipëri në kontekstin e ri të reformës territoriale dhe administrative, decentralizimin dhe çështje të tjera relevante, dhe hapi rrugën për bashkëpunimin e ardhshëm të të gjitha palëve të interesuara ndërsa përballen me sfidat e qeverisjes vendore në Shqipëri. Partnerët Shqipëri lehtësoi diskutimin mbi luftën kundër korrupsionit si një sfidë e vazhdueshme e pushtetit vendor dhe prezantoi metodologjinë Antikorrupsion zbatuar në tri bashki shqiptare gjatë fazës së parë të programit.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Me riafirmimin e vullnetit institucional dhe personal të kryetarit të bashkisë së Kuçovës, praktikuesit antikorrupsion të PSh filluan punën me Koalicionin Udhëheqës për rishikimin e Strategjisë Anti-korrupsion dhe Planit të Veprimit 2013 - 2015. Rishikimi identifikoi disa nga aksionet e kryera dhe aksione prioritare për t’u ndërmarrë, të cilat janë relevante për dimensionet e reja të bashkisë në kuadër të reformës administrative territoriale. Analiza identifikoi dhe nevojat për trajnim dhe asistencë teknike të stafit të bashkisë për zbatimin e planit të veprimit. Një program trajnimi mbi Shkrimin e projekt propozimeve dhe Menaxhimin e Projektit iu ofrua anëtarëve të Koalicionit udhëheqës në 17-18 dhjetor 2015. PSh shpalli një Thirrje për Shprehje Interesi nga ana e bashkive të gatshme për t'u bashkuar me Programin UPP II dhe për të zbatuar metodologjinë anti-korrupsion. Dhjetë bashki shprehën interesimin e tyre nga të cilat do të përzgjidhen dy. Ekipit të Praktikuesve Antikorrupsion të PSh iu shtuan edhe tre anëtarë të rinj të cilët do të përfshihen në punën me bashkitë e reja të zgjedhura si pjesë e Programit UPP II. Ata morën pjesë në Trajnimin e Trajnerëve për Praktikuesit Antikorrupsion në vendet e Evropës Juglindore, organizuar më 21 - 26 tetor 2015 në Beograd dhe ofruar nga Ana Vasilache një nga krijueset e metodologjisë anti-korrupsion.

Rritja e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset politike dhe vendimmarrjen vendore Në kuadër të iniciativës për rritjen e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset politike dhe vendimmarrjen vendore, nën lehtësimin e PSH, organizatat partnere dhe grupimet qytetare që veprojnë në bashkitë Lezhë, Durrës, Pukë, Vlorë, Kavajë, Pogradec e Elbasan vijuan prezantimin e mekanizmave efektive të pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrjen vendore. Në vijim të premtimeve elektorale të kandidatëve tashmë kryebashkiakë, PSH përpiloi një procedurë të brendshme për buxhetimin me pjesëmarrje në këto bashki. Pas takimeve me nënkryetarët e bashkive mbi rëndësinë e këtij dokumenti dhe lehtësinë që do të krijojë ai në procesin e buxhetimit vendor, procedura e brendshme tashmë është një dokument i miratuar në bashkitë Vlorë, Pukë dhe Kavajë. Në ditët në vijim ajo pritet të bëhet e tillë edhe në bashkitë e tjera. Iniciativa zbatohet nga Partnerët Shqipëri me mbështetjen e Qendrës Olof Palme International dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

10


Qeverisje më e mirë vendore përmes rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së Këshilleve Bashkiakë Në kuadër të punës së saj në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në nivel vendor, qeverisjes së mirë e luftës kundër korrupsionit, prej tetorit 2015 Partnerët Shqipëri filloi zbatimin e një nisme pilot ku përgjatë një periudhe njëvjeçare do të monitorojë punën e Këshilleve Bashkiakë në Lezhë dhe Kuçovë. Nisma synon t’i shërbejë informimit të qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit e publikut në tërësi, mbi vendimmarrjen në nivel vendor në këto dy bashki. Partnerët po punon aktualisht për ngritjen e një platforme online përmes së cilës qytetarët e interesuar dhe grupet e interesit, do të kenë mundësi të ndjekin mbledhjet e këshillit bashkiak, të informohen mbi projekt-vendimet e propozuara për këshillin nga stafi i bashkive, diskutimet e këshilltarëve mbi draftet, vendimet e miratuara si dhe zbatimin e tyre. Nisma mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Qeveria shqiptare miraton projektligjin "Për Mbrojtjen e Sinjalizuesve”

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në dhjetor 2015, projektligji “Për Mbrojtjen e Sinjalizuesve” u miratua zyrtarisht nga qeveria shqiptare. Ky ligj ka për qëllim parandalimin dhe goditjen e korrupsionit në sektorin publik e privat, mbrojtjen e individëve që sinjalizojnë veprimet apo praktikat e dyshuara të korrupsionit në vendin e tyre të punës si dhe nxitjen e sinjalizimit të veprimeve apo praktikave të dyshuara të korrupsionit. Ligji përcakton rregullat për sinjalizimin e një veprimi apo praktike të dyshuar korrupsioni nga sinjalizuesit në sektorin publik e privat, mekanizmat për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe detyrimet e autoriteteve publike e të subjekteve private në lidhje me sinjalizimin. Ligji pritet të diskutohet në parlament në periudhën janar-shkurt 2016. Në vijim të miratimit të ligjit, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Qeverisë Holandeze, Partnerët Shqipëri do të fillojë një fushatë informimi publik si dhe do të mbështesë draftimin e kuadrit rregullator për zbatimin e ligjit dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e tij.

Partnerët Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare shqiptare me mision zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe një kulture ndryshimi dhe manaxhimi të konfliktit. Partnerët Shqipëri është anëtare e Partners Global, një rrjet i 19 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, si dhe Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.

Adresa: Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare 2418/1, Tel/Fax: +355 4 2254881 Email: partners@partnersalbania.org Http://www.partnersalbania.org Mund të na ndiqni edhe në

11


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.