GAZETË TREMUJORE
EDICIONI NR. 59
PËR NJË SHOQËRI MË TË ZHVILLUAR
Në këtë numër: -Ndahen gjetjet e Matricës së Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2015 faqe 1
-Nis rrugëtimin Akademia e OJF-ve 2016 -Konsultime për monitorimin e Partneritetit Global për Bashkëpunim Efektiv për Zhvillim – Partneriteti i Busanit faqe 2
-Projekti LEVIZAlbania -The Albanian Crowd platforma online e OJF-ve dhe SE-ve në Shqipëri faqe 3
-Shpallet konkursi IDE TE GJELBERTA 2016
faqe 4
-Debat ndërkombëtar mbi ndërmarrjet sociale në kuadër të projektit U-Impact faqe 5
-Konferencë mbi SE-të në Glasgow -Youth Bank Hub faqe 6
-Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare faqe 7
-Monitorimi i Aktivitetit Filantropik në Shqipëri faqe 8
-Faza e II e Programit për Qeverisjen Urbane të Grupit të Bankës Botërore -Qeverisje më e mirë vendore përmes rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së Këshilleve Bashkiakë - e-qeverisjavendore.com
MARS 2016
“Krijimi i një mjedisi mundësues dhe ngritja e kapaciteteve për zhvillimin e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri” Partnerët Shqipëri organizoi në datën 2 mars 2016 Konferencën Kombëtare “Krijimi i një Mjedisi Mundësues dhe Ngritja e Kapaciteteve për Zhvillimin e Organizatave të Shoqërisë Civile në Shqipëri”. Gjatë konferencës u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet nga Matrica e Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2015, e cila mat kuadrin ligjor dhe praktik mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile, bazuar në parimet dhe standartet ndërkombëtare. Gjetjet theksojnë disa nga zhvillimet pozitive të ndodhura gjatë vitit 2015 që lidhen me hartimin e një kuadri ligjor dhe rregullator për bashkëpunimin midis shtetit dhe OJF-ve, siç është miratimi i ligjit për Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile dhe fillimi i punës për ngritjen e tij. Prej disa muajsh AMSHC ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve - përfaqësues të shoqërisë civile në këtë Këshill. Këto zhvillime janë një rezultat konkret i përpjekjeve të Partnerëve Shqipëri në koordinim me sektorin dhe Grupin e Punës për Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile. Gjetjet paraqesin gjithashtu edhe disa problematika dhe sfida me të cilat ndeshet sektori i OJF-ve sa i përket procesit të rregjistrimit, trajtimit fiskal, aksesit dhe transparencës së fondeve publike etj. Pjesëmarrës në këtë event ishin përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve shtetërore, komunitetit donator dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri dhe Sllovaki. Konferenca u adresua nga Z. Stefano Calabretta, Manaxher i Programit për Shoqërinë Civile dhe të Drejtat e Njeriut në Delegacionin e BE në Shqipëri, Znj.Plejada Gugashi, Manaxhere Lokale Programi e The Olof Palme International Center në Shqipëri e Z.Andi Kananaj, Drejtor i AMSHC, të cilët diskutuan mbi çështjet e trajtuara në raportin e monitorimit. Znj. Karolina Mikova, drejtore e organizatës Partnerët Sllovaki, ndau me të pranishmit eksperiencën e Këshillit Kombëtar të OJF-ve Sllovake si një strukturë e bashkëpunimit reciprok mes qeverisë dhe shoqërisë civile në Sllovaki.
faqe 9
-Buxhetimi me pjesëmarrje në qeverisjen qendore e vendore faqe 10
Njoftim
Ky është viti i tretë që Partnerët Shqipëri po zhvillon monitorimin e mjedisit mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile, si pjesë e një iniciative rajonale në shtatë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Turqi. Gjetjet dhe rekomandimet e secilit shtet do të shërbejnë si bazë për monitorimin e Udhëzuesit të BE për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Vendet e Zgjerimit 2014 – 2020, si dhe për zbatimin e nismave advokuese për përmirësimin e mjedisit mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi, në nivel vendi dhe në nivel evropian.
Lexoni më shumë në faqen 4.....
Raportin e Matricës së Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, 2015 mund ta gjeni në këtë link: http://partnersalbania.org/wp-content/uploads/2016/03/Raporti_matrices_ monitorimit_Shqiperi2015.pdf
ANËTARE E RRJETIT PARTNERS GLOBAL
1
Në konferencë u prezantua Akademia e OJF-ve, një program inovativ i Partnerëve Shqipëri për ngritjen e kapaciteteve të drejtuesve të OJF-ve shqiptare për të ndërtuar organizata efektive në shërbim të publikut dhe grupeve të interesit. Përmes një qasje bashkëkohore të të mësuarit dhe një eksperience shumë-dimensionale shkëmbimi përvojash, “Akademia e OJF-ve ofron për drejtuesit e OJF-ve nga i gjithë vendi, mundësi të mira për zhvillimin e njohurive dhe aftësive, për bashkëpunim, rrjetëzim dhe partneritet me organizata të ngjashme në vend dhe jashtë tij.
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR
Pjesëmarrës të Akademisë së OJF-ve 2015 ndanë me kolegët e të ftuarit eksperiencën e tyre në këtë program, duke sjellë shembuj të arritjeve dhe rezultateve të organizatave të tyre, falë njohurive e eksperiencës së fituar nga pjesëmarrja në Akademi.
Nis rrugëtimin Akademia e OJF-ve 2016 Në datën 24 mars nisi rrugëtimin Akademia e OJF-ve 2016. Ky program i suksesshëm që startoi në vitin 2015 me një grup prej 17 përfaqësues të OJF-ve nga i gjithë vendi, tashmë ka hapur dyert për 25 drejtues të tjerë të OJF-ve shqiptare, për rritjen e kapaciteteve e zhvillimin e tyre profesional në këtë sektor. Pjesëmarrësit e përzgjedhur përmes një procesi aplikimi shumë konkurrues, përgjatë një viti do të ndjekin një seri prej 10 leksionesh të programit të Akademisë, seanca peer-coaching si dhe do të marrin pjesë në një vizitë studimore në Slovaki, ku do të njihen më nga afër me punën e organizatave sllovake, përpjekjet advokuese e bashkëpunimin e tyre me institucionet shtetërore si dhe përqasjen ndaj donatorëve e mundësive të tjera të financimit për programet e tyre. Sesioni i parë i Akademisë u fokusua në tendencat e zhvillimit të sektorit të shoqërisë civile dhe kuadrin ligjor për sektorin, për të vijuar më pas me sesionin e dytë zhvilluar në 31 mars, me fokus në çështje të zhvillimit organizativ dhe qeverisjes së organizatave, manaxhimin e burimeve njerëzore dhe procedurat e brendshme. Një pjesë e aktiviteteve të Akademisë së OJF-ve po zbatohen në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki me mbështetjen financiare të Olof Palme International Center në Shqipëri përmes financimit të Qeverisë Suedeze dhe Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës Sllovake.
Takime konsultuese mbi monitorimin e Partneritetit Global për Bashkëpunim Efektiv për Zhvillim – Partneriteti i Busanit Partnerët Shqipëri po organizon një seri takimesh konsultuese rajonale me OJF-të mbi monitorimin e Partneritetit Global për Bashkëpunim Efektiv për Zhvillim – Partneriteti i Busanit. Partneriteti Global u krijua në Forumin e Katërt të Nivelit të Lartë për Efektivitetin e Ndihmës së Huaj, në Busan, në vitit 2011. Ai synon të masë progresin e zbatimit të angazhimeve të Busanit mbi bashkëpunimin efektiv për zhvillim. Kuadri monitorues i tij për vitin 2015 përbëhet nga 10 indikatorë monitorimi, të cilët kanë në fokus forcimin e institucioneve të vendeve në zhvillim, rritjen e transparencës dhe bashkëpunimit, forcimin e barazisë gjinore si dhe përfshirjen më të gjerë të shoqërisë civile, politik-bërësve dhe sektorit privat në përpjekjet për zhvillim. Shqipëria merr pjesë në këtë proces monitorimi për të dytin vit rradhazi. Në rolin e pikës fokale për organizatat e shoqërisë civile, Partnerët Shqipëri po punon për të ofruar informacion rreth indikatorit të dytë të monitorimit: Shoqëria civile operon në një mjedis i cili maksimizon angazhimin dhe kontributin e saj në zhvillim. Në takimet konsultuese që Partnerët Shqipëri zhvilloi në Elbasan, Shkodër, Tiranë e Vlorë u diskutua mbi çështjet e dialogut midis aktorëve të ndryshëm në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit, përgjegjshmëria dhe transparenca, bashkëpunimi mes agjencive të zhvillimit dhe donatorëve me OSHC-të, si dhe mjedisi ligjor dhe rregullator në të cilin veprojnë OSHC-të. Ky është një raport tjetër i rëndësishëm, i cili mund të shërbejë si mjet advokimi me qeverinë për të përmirësuar mjedisin ligjor dhe praktik në të cilin operojnë organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri.
2
LëvizAlbania
www.levizalbania.al
“LëvizAlbania” është një projekt që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri, i cili zbatohet nga një konsorcium i i tre organizatave: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri dhe Co-Plan, dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Zvicerane në Tiranë. LëvizAlbania mbështet demokracinë vendore në të gjithë vendin nëpërmjet kultivimit të një shoqërie civile vendore me bazë në komunitet, që ka ndikim dhe nxit kërkesën për qeverisje të mirë.
The Albanian Crowd
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR
Në shkurt 2016 LëvizAlbania përmbylli tre Konkurset e ideve për Thirrjen e Parë për Aplikime, në qytetet Shkodër, Durrës dhe Elbasan. Prej 104 Organizatave Jo-Fitimprurëse dhe individëve të kualifikuar për Konkursin e Ideve, Bordi i Granteve përmes vendimit unanim bazuar mbi vlerësimin objektiv sa i përket koncept-idesë dhe shtrirjes gjeografike të tyre në pothuajse gjithë territorin e vendit, vlerësoi që të kalojnë në fazën tjetër 45 koncept-ide, prej të cilave 8 janë koncept-ide të propozuara prej individëve. Faza pasuese për të kualifikuarit është hartimi i projekt-propozimit të plotë për të cilin do të kërkojnë mbështetjen financiare nga LëvizAlbania.
www.thealbaniancrowd.org
The Albanian Crowd është një platformë interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri. Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë. Albanian Crowd ka tashmë 146 organizata anëtare nga i gjithë vendi, që punojnë në fusha të ndryshme. Që prej lancimit ajo numëron mbi 15,000 vizitorë, më shumë se 1.5 milion klikime nga rreth 140 vende në mbarë botën. Inkurajojmë të gjitha organizatat që janë tashmë pjesë e platformës që të na dërgojnë në mënyrë frekuente informacion të rifreskuar, njoftime e të reja mbi punën e tyre si dhe kërkesa për vullnetarë e mbështetës për iniciativat dhe programet me të cilat punojnë. Ftojmë të gjitha organizatat dhe grupet e interesuara të bëhen pjesë e platformës duke plotësuar formën e regjistrimit online në linkun: http://www.thealbaniancrowd.org/aplikimi/
3
Partnerët Shqipëri shpall konkursin kombëtar IDE TË GJELBËRTA 2016 Qëllimi i konkursit kombëtar “Ide të Gjelbërta ” është mbështetja e nismave të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale, përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve miqësore ndaj mjedisit. Sot një ndër sfidat më të mëdha për ekonomitë mbetet gjetja e formave të reja të organizimit dhe angazhimit të komuniteteve lokale me qëllim sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm, reduktimin e impaktit negativ në mjedis e për rrjedhojë një shpërndarje më të drejtë të përfitimeve. Lidhja me tokën dhe burimet lokale po humbet ndërkohë që ndjenja e komunitetit po dobësohet. Futja në tregje e kompanive shumëkombëshe po nxjerr jashtë tij fermerët e vegjël, prodhuesit tradicionalë të punimeve të dorës, produkteve ushqimore duke rritur shkallën e papunësisë dhe varësisë, duke sjellë ndryshime në nivelin social, ekonomik e kulturor. Në këtë kuadër gjykohet se idetë e gjelbërta të individëve dhe kompanive mund të luajnë një rol për të motivuar, identifikuar dhe mobilizuar burime për të adresuar në mënyrë strategjike çështje që kanë të bëjnë me humbjen e traditës në prodhim dhe zhvillimin e tregjeve lokale.
▪ Është një ide e gjelbërt që nuk ka filluar të zbatohet apo është në fazë embrionale. ▪ Nëse subjekti nuk është një organizatë e shoqërisë civile, sipërmarrja duhet të kategorizohet në nivelin e biznesit të vogël. ▪ Nëse subjekti është individ, ai duhet të parashikojë në planin e biznesit llojin e rregjistrimit ligjor të projekt – idesë. ▪ Ideja synon zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës dhe/ose rritjen e të ardhurave. ▪ Ideja përputhet me aktivitetin bazë të subjektit që aplikon. ▪ Projekt-ideja bazohet tërësisht në përdorimin e burimeve lokale. ▪ Projekt-ideja bazohet në një plan të detajuar biznesi dhe është miqësore ndaj mjedisit. ▪ Projekt-ideja mobilizon punën dhe ekspertizën e burimeve lokale si dhe vë në shfrytëzim aftësitë e tyre tradicionale. ▪ Projekt-ideja ka një plan sesi mund të sigurojë rritjen e aktivitetit dhe qëndueshmërinë financiare. ▪ Subjekti që aplikon duhet të tregojë se ka informacion apo ka bërë një vlerësim të tregut lokal që tregon se nevoja ekziston; njeh konkurrentët e tij dhe ideja paraqet avantazhe konkurruese. ▪ Projekt-ideja do të mbështesë rivitalizimin e ekonomive lokale të traditës dhe lidhjen midis njerëzve dhe komunitetit. ▪ Subjektet që aplikojnë kanë të drejtë të marrin fonde nga ky konkurim, jo më shumë se një herë në dy vjet. Kush mund të aplikojë: Konkursi është i hapur për: Individë; Organizatat Jo-fitimprurëse; Biznesi i vogël në vend. Kushtet e financimit: Granti do të mbështesë projekt-ide të gjelbërta për një afat kohor jo më shumë se sa një vit dhe në shumë jo më të madhe se 800.000 lekë (të reja). Inkurajohen bashkëfinancime nga burime alternative. Dokumentat që duhen dorëzuar: ▪ Projekt propozim i cili ndërtohet dhe adreson të gjitha kriteret e lartëpërmendura; ▪ Një plan biznesi i detajuar i projekt-idesë i shoqëruar me pasqyrën e fluksit të parave (cash flow); ▪ Një dokument që vërteton statusin ligjor të subjektit që aplikon (vërtetim gjykate dhe NIPT); ▪ Për aplikantët individë, në rast të shpalljes së idesë fituese, përpara nënshkrimit të kontratës duhet të gëzojnë statutin e organizatave jo-fitimprurëse ose biznesit të vogël në përputhje me kuadrin ligjor në vend. Procesi i përzgjedhjes: Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nga një juri ekspertësh, profesionistë të fushës së ekonomisë, drejtësisë, mjedisit dhe biznesit. Procesi i vlerësimit do të realizohet në dy faza: Faza e parë do të jetë përzgjedhja nga ana e Partnerëve Shqipëri e ideve që plotësojnë kriteret bazë të aplikimit. Faza e dytë do të jetë përzgjedhja nga ana e jurisë e tre ideve më të mira bazuar në listën e të përzgjedhurve nga faza e parë, si pjesë e një konkurrimi të hapur publik. Tre idetë fituese në nivel kombëtar do të bëhen automatikisht pjesë e konkurimit në nivel rajonal të organizuar nga Fondi Rockefeller Brothers dhe Partnerët Shqipëri, i cili do të organizohet në Serbi gjatë datave 26 – 29 korrik 2016. Informacion mbi datat dhe afatet kohore: Afati i fundit kohor për dorëzimin e aplikimeve është 3 maj 2016! Aplikimet mund të dorëzohen elektronikisht në adresën partners@partnersalbania.org, ose dorazi dhe me postë në adresën: Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Rr: ”Sulejman Delvina”, N.18, H.8, Ap.12; Njësia Bashkiake 5; Kutia Postare 2418/1, Kodi postar 1022, Tiranë. Partnerët Shqipëri do të nxjerrë një njoftim të dytë për datën e organizimit të konkursit. Procesi i monitorimit: Të gjithë fituesit në nivel kombëtar dhe rajonal do të hyjnë në një marrëdhënie kontraktuale si pjesë e këtij financimi, ku do të përcaktohen qartë detyrimet në nivel raportimi sipas indikatorëve të përcaktuar në projekt-ide dhe marrëveshjen e financimit. Formati dhe gjuha: Paraqitja e idesë duhet të bëhet në përputhje me kriteret e vendosura në thirrje, bashkëngjitur një buxheti të detajuar të kostove. Buxheti duhet të jetë në formën e një plani biznesi ku të paraqiten kostot që kërkohet të mbulohen nga Granti i Ideve të Gjelbërta dhe bashkëfinancimi nëse ka, për periudhën një vjeçare. Gjuha për paraqitjen e projekt-idesë është në shqip.
4
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR
Kriteret që duhet të plotësojë ideja që konkuron:
Debat ndërkombëtar “Sipërmarrjet Sociale në ShqipëriMes përkufizimeve, qasjeve dhe zhvillimeve“ Partnerët Shqipëri zhvilloi në datën 26 shkurt 2016 në Tiranë, Debatin ndërkombëtar “Sipërmarrjet Sociale në Shqipëri – Mes përkufizimeve, qasjeve dhe zhvillimeve“. Debati u fokusua në qasjet e zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Shqipëri dhe krahasimin e tyre me trendet aktuale në vendet e tjera evropiane.
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR
Përqasja ndaj sipërmarrjeve sociale dhe përpjekjet për rregullimin ligjor të themelimit, organizimit dhe të funksionimit të tyre në Shqipëri ka ndryshuar me dinamika të shpejta gjatë vitit 2015. Partnerët Shqipëri ka kontribuar që në momentet e parë të hapjes së diskutimit publik dhe praktikave të para të sipërmarrjeve sociale në vend, duke sjellë perspektiva zhvillimi dhe modele suksesi botëror në këtë drejtim. Duke vijuar angazhimin dhe kontributin që Partnerët Shqipëri ka dhënë në këtë fushë, debati i radhës solli sëbashku rreth 60 aktorë dhe institucione ndikues të këtij zhvillimi nga ministritë e linjës, institucione akademike, agjenci të zhvillimit e donatorë mbështetës të sipërmarrjeve të para sociale në vend, përfaqësues të këtyre sipërmarrjeve si dhe praktika të mira e sfida nga zhvillimi i sipërmarrjeve sociale në Estoni, Francë dhe Belgjikë.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Erion Manohasa prezantoi për pjesëmarrësit si dhe audiencën që ndoqi debatin online, përqasjen dhe perspektivën e MMSR ndaj zhvillimit të sipërmarrjeve sociale në Shqipëri si dhe disa nga zhvillimet e fundit rreth projekt-ligjit të hartuar nga MMSR për ndërmarrjet sociale. Debati shërbeu si një forum edhe për prezantimin e projekt-ligjit si dhe adresoi disa pyetje e shqetësime nga pjesëmarrësit në lidhje me të. Përfaqësues të sipërmarrjeve sociale të konsoliduara si YAPS dhe ADRF si dhe të atyre të krijuara vitet e fundit si Fondacioni Gjirokastra dhe Naturalb Soaps prezantuan eksperiencën e tyre në këtë fushë si dhe mënyrën e operimit nën kuadrin ligjor ekzistues, disa nga arritjet dhe sfidat si dhe ekspozimin ndaj rrjeteve rajonale e ndërkombëtare të SS-ve. Përmes lidhjes në internet, përfaqësues të sipërmarrjeve sociale si Rrjeti i SE-ve në Estoni, IREX Europe Francë si dhe Knowledge Centre Social Europe në Belgjikë, diskutuan mbi kuptueshmërinë dhe përqasjen e institucioneve ndaj sipërmarrjeve sociale në vendet respektive, kuadrin ligjor që rregullon veprimtarinë e tyre si dhe perceptimin që ekziston mbi sipërmarrjet sociale si forma të sipërmarrjes që ofrojnë punësim dhe integrim për grupet minoritare dhe të disavantazhuara të qytetarëve dhe si praktika bazë të zhvillimit të ekonomisë sociale.
Debati u zhvillua në kuadër të projektit “U-Impact – Nga Pjesëmarrja Qytetare tek Ndikimi në Politikat e BE”, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian “Evropa për Qytetarët”. Projekti koordinon përfshirjen e qytetarëve në autoritetet publike në nivel kombëtar dhe evropian në tetë shtete anëtare të BE-së (Bulgaria, Romania, Qipro, Spanja, Estoni, Itali, Franca, dhe Belgjika dhe një shteti kandidat (Shqipëria), me qëllim zhvillimin e një mekanizmi të qëndrueshëm për rritjen e ndikimit të nismave qytetare në procesin e hartimit të politikave në BE. Debati u transmetua LIVE dhe mund të ndiqet në kanalin në Youtube të Partnerëve Shqipëri. Për më shumë informacion mbi këtë projekt vizitoni http://u-impact.net/
5
Konferencë e sipërmarrjeve sociale, Universiteti Glasgow Caledonian Arjola Agolli, Drejtore e Programeve përfaqësoi Partnerët Shqipëri në Konferencën e sipërmarrjeve sociale të organizuar më 7 mars në Universitetin Glasgow Caledonian. Eventi shërbeu për ndarjen e përvojave të projekteve EFESEIIS ( "Mundësimi i lulëzimit dhe zhvillimit të sipërmarrjes sociale për shoqëritë inovatore dhe gjithëpërfshirëse") dhe SFIDAT (Sfidat dhe mundësitë për punësimin e grupeve në nevojë nëpërmjet sipërmarrjeve sociale), me reflektime nga programi CommonHealth. Si një ndër folësit kryesorë në panelin ku u diskutua mbi ekosistemin e favorshëm për zhvillimin e sipërmarrjes sociale, Zj. Agolli prezantoi disa nga gjetjet kryesore të studimit mbi zhvillimin e sipërmarrjeve sociale si nxitës të përfshirjes e kohezionit social në Shqipëri dhe vendet e rajonit.
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR
Ky studim është kryer në kuadër të projektit "Sfidat dhe mundësitë për punësimin e grupeve në nevojë nëpërmjet sipërmarrjeve sociale”, një inicitivë që zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Promovimin Kërkimor në Ballkanin Perëndimor e që zbatohet nga Partnerët Shqipëri, Reactor – Kërkim në veprim, Konekt, Qendra për Aktivitetet e Medias në Maqedoni, dhe Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Kosovë.
Projekti kërkimor po vijon në të tre shtetet partnere ku po finalizohen raportet kombëtare të studimit të cilat pritet të publikohen së shpejti. Për më tepër informacion mbi këto raporte dhe të reja të tjera mbi projektin vizitoni faqen online: http://socialenterprisesbalkans.org/
Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë Partnerët Shqipëri është anëtare e rrjetit rajonal të pesë organizatave "Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", të cilët po zbatojnë projektin me të njëjtin titull.
Në 26 Janar 2016 u zhvillua në Beograd konferenca e çeljes së projektit ku partnerët prezantuan situatën aktuale lidhur me pjesëmarrjen e të rinjve në vendet respektive dhe diskutuan mbi modalitetet e partneritetit.
Ky projekt katërvjeçar i cili ka nisur në janar të vitit 2016, do të fokusohet në përmirësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të organizatave rinore, iniciativave advokuese dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese. Në mënyrë të vazhdueshme rrjeti do të monitorojë dhe analizojë të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e të rinjve nga rajoni dhe për të zhvilluar politika e fushata advokuese për përmirësimin e përfshirjes sociale, ekonomike dhe politike të të rinjve e të rejave. Rrjeti YBH4WBT do të punojë për të rekrutuar OJF rinore si anëtarë të tij, si dhe për të përmirësuar kapacitetet e tyre në fushën e advokacisë dhe pjesëmarrjes. Organizatat partnere në projekt po punojnë për kryerjen e studimeve në vendet respektive mbi situatën social-ekonomike të të rinjve dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje e politikë-bërje. Projekti YBH4WBT financohet nga BE dhe zbatohet nga Fondacioni Ana i Vlade Divac-Serbi, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim-Shqipëri, Shoqata për Edukim MLADIINFO International-Maqedoni, organizata "Prima" - Mali i Zi dhe Fondacioni Vullnetarët e Komunitetit-Turqi.
6
Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare
www.risialbania.al
RisiAlbania është një projekt për punësimin e të rinjve që fokusohet në arritjen e ndryshimeve të sistemeve në tregun shqiptar të punës me qëllim përmirësimin e aksesit në mundësitë e punësimit për të rinjtë e të rejat. Projekti RisiAlbania zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Helvetas Swiss Inter-cooperation dhe Partnerët Shqipëri, dhe financohet nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri. Disa nga aktivitetet kryesore të projektit RisiAlbania për këtë periudhë ishin: Çmimet “Risi Turistike” 2016 për rajonin e Gjirokastrës
Produktet e reja turistike përfshijnë marketingun e destinacionit online dhe promovimin e Gjirokastrës në mediat sociale, konceptin e "tureve përjetuese’ për qytetin dhe zonat përreth përmes vizitave dhe veprimtarive tematike etj. Këto ide fituese do të zhvillohen më tej nga vetë kompanitë si edhe me mbështetjen e RisiAlbania dhe Agjensisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, derisa të ofrohen në tregun turistik. Fituesit që do të mbështeten nga RisiAlbania: -Çmimi i parë: Fondacioni Gjirokastra me projektin “Experiential Tourism Product in Gjirokastër” -Çmimi i dytë: Rafting Vjosa me projektin “Exploring Përmet” Fituesit që do të mbështeten nga AIDA-Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve: -Çmimi i Inovacionit: Manderina Promotions me projektin “Branding Gjirokastra as a destination and its promotional package” -Çmimi për Bizneset e reja (Start-up): Teuta Llukani me projektin “Traditional Wood production” -Çmimi për Krijimtari: Ariee Design me projektin “Traditional Gjirokaster Prototypes in handicrafts” UPT përqafon Akademinë “Microsoft Imagine” PROTIK ka prezantuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Akademinë “Microsoft Imagine” duke iu dhënë akses të lirë studentëve në tendencat më të fundit të zhvillimeve botërore në TI, si dhe në një gamë të gjerë kursesh, të cilat janë të rëndësishme për ta. Sigurimi i liçensës nga Microsoft u mundësua me mbështetjen e RisiAlbania, duke e vënë Akademinë “Microsoft Imagine” në dispozicion të studentëve për një vit të tërë, e mbase dhe më gjatë.
AGIS – Sistem Informacioni e Inteligjence për Bujqësinë Që nga Marsi 2016, katër banka të nivelit të dytë po testojnë Sistemin e Informacionit dhe Inteligjencës (AGIS), i cili pritet të përmirësojë aksesin tek financat në sektorin bujqësor. Kjo platformë inteligjente e krijuar nga Creative Business Solution (CBS) me mbështetjen e RisiAlbania, ofron një gamë të gjerë informacioni për bizneset agro-përpunuese, duke lehtësuar vendimmarrjen për ekspertët e bankave, e duke e bërë informacionin më të disponueshëm e më të dobishëm për ta.
Advancimi i sektorit BPO Seminari për “Tendencat e Tregut të Industrisë së Nënkontraktimit të Procesit të Biznesit (Business Process Outsourcing-BPO), i organizuar nga Albanian Outsourcing Association me mbështetjen e RisiAlbania, ofroi një tabllo të vlefshme të mundësive dhe tendencave të tregjeve BPO dhe prezantoi mënyra për rritjen e nxitjes së investimeve dhe aksesit në tregun e huaj, duke identifikuar tregjet dhe strategjitë e duhura. Gjithashtu, seminari sugjeroi mënyra se si një Shoqatë dhe ofruesit e shërbimeve të biznesit mund të mbështesin rritjen në sektorin BPO. Dy konsulentë të kompanisë lider Avasant Consulting, ndanë eksperiencën dhe ekspertizën e tyre të vlefshme me pjesëmarrësit në këtë seminar dhe diskutuan në lidhje me alternativat për mënyrën sesi Shqipëria mund t’i shfrytëzojë këto mundësi. Me mbështetje nga RisiAlbania, Albanian Outsourcing Association do ti përdorë idetë nga ky seminar për përmirësimin e shërbimeve për kompanitë anëtare.
7
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR
Pesë produkte të reja turistike fituan çmimet “Risi Turistike” 2016 për rajonin e Gjirokastrës, në konkursin e përvitshëm organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, projekti RisiAlbania dhe Industria Shqiptare e Turizmit, me qëllim promovimin e produkteve dhe shërbimeve të reja në fushën e turizmit.
Monitorimi i Aktivitetit Filantropik në Shqipëri Që prej Janarii 2015 Partnerët Shqipëri po kryen monitorimin e aktivitetit filantropik në Shqipëri nëpërmjet monitorimit të medias, përfshi edhe ato sociale si dhe burimeve të informacionit nga institucionet publike dhe jo-publike. Monitorimi kryhet mbi baza ditore dhe gjetjet paraqesin çështjet e mbështetura, natyrën dhe vlerën e dhurimeve, mbulimin gjeografik si dhe natyrën e dhuruesve. Ato vijnë në formën e informacionit të përmbledhur mujor që synon të ndihmojë në kuptimin dhe evidentimin e këtij aktiviteti. Gjatë vitit 2015 Partnerët Shqipëri evidentoi 217 dhurime me vlerë 585,992,469 lekë , 99% prej të cilave ishin monetare ose në mallra/ produkte. Grupi kryesor përfitues janë fëmijët me rreth 40% të dhurimeve, ndërsa përsa i përket rajoneve kryeson Tirana (56%), e ndjekur nga Fieri(12%) dhe Vlora(11%). Megjithëse sektori i biznesit ka numrin më të lartë të dhurimeve (72 dhurime ose 33%), vlerën më të madhe të dhurimeve e kanë institucionet publike me 444,607,760 lekë ose rreth 75% të vlerës totale të dhuruar. Dhurimet individuale edhe pse të mëdha në numër (65 dhurime të evidentuara) zënë rreth 3% të vlerës së dhururar. Të dhëna më të detajuara i gjeni në raportin vjetor të monitorimit të aktivitetit filantropik për vittin 2015 të cilin mund ta shkarkoni në këtë link: http://partnersalbania.org/wp-content/uploads/2016/03/Fakte_Aktiviteti_Filantopik_2015.pdf
Gjeni në vijim fakte mbi aktivitetin filantropik për periudhën Janar - Mars 2016
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR
Gjatë tre-mujorit të parë të vitit 2016 vlera e dhurimit të raportuar në nivel vendi është 26,577,585 Lekë, sipas të dhënave të mëposhtme.
Vizitoni linkun në faqen tonë të internetit ku mund të njiheni me të dhënat e monitorimit gjatë muajve të mëparshëm: www.partnersalbania.org/programs/monitorimi-i-aktivitetit-filantropik-ne-shqiperi/
8
Qeverisja Urbane / Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore – Faza e II e Programit për Partneritetin Urban të Grupit të Bankës Botërore Partnerët Shqipëri është pjesë e një konsorciumi rajonal të organizatave nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Kroacia që po zbatojnë komponentin Qeverisja Urbane / Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore” të fazës së II-të të Programit për Partneritetin Urban të Grupit të Bankës Botërore (UPPII). Në kuadër të këtij programi, praktikuesit antikorrupsion të Partnerëve Shqipëri filluan punën me bashkinë Berat dhe Elbasan për hartimin e Strategjisë Antikorrupsion. Në datat 19 dhe 23 shkurt Partnerët Shqipëri zhvilloi takimet e para me Koalicionet Drejtuese në bashkitë respektive për të diskutuar rreth Vizionit dhe Misionit të Strategjisë Antikorrupsion, si dhe fillimin e procesit të diagnostikimit për identifikimin e aktiviteteve dhe shërbimeve më të ndjeshme ndaj praktikave korruptive. Në muajin Prill Partnerët Shqipëri do të nisë punën edhe në bashkinë e Fierit.
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR
Si pjesë e kësaj iniciative rajonale, Ariola Agolli së bashku me Kryetarët e Bashkive respektive mori pjesë në Simpoziumin e Kryetarëve të mbajtur në Graz të Austrisë në 29 Shkurt - 1 Mars 2016. Në këtë event ndërkombëtar që mblodhi 160 përfaqësues të institucioneve qendrore e vendore, kryetarë të bashkive, praktikues antikorrupsion, organizata jo-qeveritare e aktorë të tjerë të fushës, u ndanë eksperiencat e praktikat më të mira si dhe u diskutua mbi sfidat e qeverisjes urbane.
Qeverisje më e mirë vendore përmes rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së Këshilleve Bashkiakë www.e-qeverisjavendore.com Si pjesë e punës së saj në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në nivel vendor, qeverisjes së mirë e luftës kundër korrupsionit, prej tetorit 2015 Partnerët Shqipëri po zbaton një nismë pilot ku përgjatë një periudhe njëvjeçare do të monitorojë punën e Këshilleve Bashkiakë në Lezhë dhe Kuçovë. Nisma synon t’i shërbejë informimit të qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit e publikut në tërësi, mbi vendimmarrjen në nivel vendor në këto dy bashki. Në kuadër të kësaj nisme Partnerët Shqipëri ka ngritur një platformë online e-qeverisjavendore.com përmes së cilës qytetarët e interesuar dhe grupet e interesit kanë mundësi të ndjekin mbledhjet e këshillit bashkiak, të informohen mbi vendimet e këshillit si dhe të përfshihen dhe advokojnë për çështje prioritare që shqetësojnë komunitetin e tyre. Platforma përditësohet me filmimet e plota të mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, projekt-vendimet e propozuara për Këshillin nga stafi i Bashkisë, diskutimet e këshilltarëve mbi draftet, vendimet e miratuara nga Këshilli si dhe ecurinë e zbatimit të këtyre vendimeve. Krijimi i platformës e-qeverisjavendore.com është realizuar në kuadrin e nismës pilot “Për një qeverisje më të mirë vendore përmes rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së Këshillave Bashkiakë”, zbatuar nga Partnerët Shqipëri me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
9
Buxhetimi me pjesëmarrje në qeverisjen qendrore e vendore Partnerët Shqipëri që prej vitit 2015, po zbaton një iniciativë mbi buxhetimin me pjesëmarrje në qeverisjen qendrore dhe vendore, nismë e cila synon rritjen e pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në procesin e buxhetimit në nivel qendror dhe vendor. Në mars të këtij viti Partnerët Shqipëri lancoi thirrjen për shprehjen e interesit nga organizatat e interesuara për të qenë pjesë e buxhetimit me pjesëmarrje në qeverisjen qendrore. Rreth 50 organizata kanë shprehur vullnetin për të qenë pjesë e kësaj nisme për të influencuar hartimin e projekt buxhetit 2017 dhe programin buxhetor afat-mesëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Gjatë muajve në vijim do të organizohen një seri aktivitetesh si: - Tryeza diskutimi me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar mbi çështje prioritare që do të influencojnë buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. - Trajnim i organizatave të shoqërisë civile mbi buxhetimin 2017 dhe programin buxhetor afat-mesëm në qeverisjen qendrore, nga ekspertë të financave dhe ministrive përkatëse; - Hartimi i një plani advokimi për çështjet prioritare që do të identifikohen nga përfaqësues të OJF-ve në takime dhe trajnime; - Implementimi i planit të advokimit dhe monitorimi i reflektimit të kërkesave të sektorit në buxhetin e vitit 2017 dhe programin buxhetor afat-mesëm.
Partnerët Shqipëri është një OJF shqiptare e pavarur, e themeluar në vitin 2001, që mbështet shoqërinë civile dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndër-sektorial me qëllim forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e zhvillimit ekonomik. Partnerët Shqipëri është anëtare e Partners Global, një partneritet i 19 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikë e Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.
Ndërkohë, në vijim të punës së saj disa vjeçare në kuadër të rritjes së pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset politike dhe vendimmarrjen vendore, PSH do të fokusojë asistencën e saj gjatë vitit 2016 në lehtësimin e punës së organizatave lokale dhe grupeve të interesit për implementimin e procesit të buxhetimit me pjesëmarrje. Ky proces do të zhvillohet në tre nga Bashkitë të cilat miratuan në vitin 2015 një procedurë të brendshme mbi buxhetimin me pjesëmarrje në nivel vendor dhe u angazhuan për implementimin e saj në vitet në vijim. Kjo nismë mbështetet nga Olof Palme International Center dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
Adresa: Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare 2418/1, Tel/Fax: +355 4 2254881 Email: partners@partnersalbania.org Http://www.partnersalbania.org Mund të na ndiqni edhe në
10