Filantropia në Mbështetje të Ideve të Gjelbërta
KONKURSI KOMBËTAR
Ide të Gjelbërta është një konkurs i përvitshëm, pjesë e Programit të Partnerëve Shqipëri në fushën e Filantropisë dhe Përgjegjshmërisë Sociale. Ai shërben si një inkubator për ide të gjelbërta që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik në Shqipëri, nëpërmjet përdorimit të burimeve lokale, ringjalljes së traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale, e duke pasur një qasje miqësore ndaj mjedisit. Programi mbështet individë, ndërmarrje sociale, organizata të shoqërisë civile dhe sipërmarrje të biznesit të vogël, nëpërmjet një fondi të krijuar me kontribute të kompanive lokale dhe donatorëve privatë, me mbështetjen institucionale të Fondit Rockefeller Brothers.
Programi ofron gjithashtu trainim e orientim në fushën e planifikimit të biznesit dhe marketingut, ofruar falas nga kompani vendase ndër të tjera Banka Intesa San Paolo, Banka Credins dhe Grand Thornton Albania.
KONKURSI RAJONAL
Konkursi rajonal zhvillohet që prej vitit 2012 dhe paraqet një mundësi për fituesit në nivel lokal që të përfitojnë fonde shtesë nga Rockefeller Brothers Fund (RBF) nëpërmjet fondacioneve partnere në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mali i Zi, Maqedoni, Bosnje Hercegovinë dhe Greqi. Partnerët Shqipëri është partner i RBF në Shqipëri.
http://www.ricikloj.com/
PASS është një organizatë lokale e cila zbaton programe që adresojnë ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. PASS krijoi dhe po manaxhon shërbimin e parë të biçikletave me qera duke punësuar të rinj në nevojë.
Në 2012, PASS nisi zbatimin e Komunitetit Shqiptar të Riciklimit. Kjo sipërmarrje e gjelbër krijon infrastrukturën për mbledhjen e mbeturinave përmes prodhimit të koshave të riciklimit për zyrat dhe hapësirat publike. Organizata ka ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi me disa kompani dhe biznese të mëdha për të mbledhur mbetjet në mjediset e tyre. Si rezultat rreth 100 kosha riciklimi janë vendosur në mjediset e kompanive e bizneseve. Një ekip transporti mbledh të gjitha mbeturinat nga koshat e riciklimit dhe i transporton e shet në fabrikat e riciklimit. Gjithashtu, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës PASS ka prodhuar dhe vendosur sete kazanësh riciklimi për hapësirat publike. Përgjatë tre viteve, u trajnuan në manaxhimin e mbetjeve 20 të rinj dhe u punësuan 3 prej tyre.
Prej vitit 2015, PASS është fokusuar kryesisht në ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e mjedisit përmes aktiviteteve edukuese, shoqërore dhe rekreative, informacioneve në rrjetet sociale, pjesëmarrjen në media, shpërndarjen e buletineve elektronike, etj.
Komuniteti Shqiptar i Riciklimit është një ndër tre fituesit e konkursit rajonal 2012.
Informacioni është përditësuar për herë të fundit në Maj 2015
2
Komuniteti Shqiptar i Riciklimit
2012
Mobilje dhe Objekte të Ricikluara
Pana është një ndërmarrje sociale e fokusuar në dizenjimin dhe realizimin e mobiljeve prej druri. Mobiljet për shtëpi, bare, restorante dhe zyra realizohen përmes përdorimit dhe riciklimit të paletave të drurit, të cilat përdoren për transportin dhe konservimin e tullave dhe materialeve të ndërtimit, si dhe objekteve zbukuruese, abazhureve dhe ndriçuesve të ndryshëm duke ripërdorur objekte qelqi.
Që nga 2013, Pana është rritur dhe është tashmë një ndërmarrje sociale e suksesshme. Ajo ka një fabrikë prodhimi me një qarkullim vjetor prej 100,000 Euro. Biznesi nisi fillimisht me 2 punonjës dhe tashmë ka 14 punonjës, të cilët janë të rinj të rritur në shtëpitë e fëmijës apo që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta, pensionistë, persona me aftësi të kufizuar dhe të rinj nga komuniteti Rom.
Fituese e Konkursit të organizuar nga Instituti i Bankës Evropiane të Investimeve në 2016, Pana ka mobiluar rreth 150 bare, restorante, shtëpi dhe zyra duke përdorur elementë kreativë dhe të veçantë.
Prej 2015, simboli i “Të Drejtave të Njeriut” prodhuar nga Pana me dru të ricikluar, qëndron në hollin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Pana është një ndër tre fituesit e konkursit rajonal 2013.
3
2013
http://www.designbypana.com/
http://www.gjirokastra.org/
GjiroArt është një punishte e ngritur nga Fondacioni Gjirokastra, përmes idesë Nga Plehra në Vlera prezantuar në konkursin kombëtar Ide të Gjelbërta 2013. Në punishte dizenjohen dhe prodhohen veshje, aksesorë, suvenire, qilima dhe objekte të tjera tradicionale përmes përdorimit të materialeve të riciklueshme. Prodhimi dhe shitja zhvillohet në qendrën historike dhe në pazarin karakteristik të Gjirokastrës, një zonë e mbrojtur nga UNESCO.
Në punishte janë punësuar 8 gra dhe vajza. Mesatarisht punishtja prodhon dhe shet rreth 3,000 produkte në vit. Prej 2017, GjiroArt ka pasuruar gamën e produkteve me prodhimin e stolive me materiale të riciklueshme.
Produktet e krijuara nga gratë gjirokastrite janë të pranishme në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe në shumë panaire. Shumë prej hoteleve në Gjirokastër përdorin produktet dhe aksesorët GjiroArt në mobilimin e brendshëm si dhe i ekspozojnë ato për të promovuar traditën shqiptare tek turistët.
4 GjiroArt
2013
Eko Kamp–Atlantid Beach
http://www.tiranaekspres.com/web
Tirana Ekspres është një organizatë jo-fitimprurëse me një eksperiencë të spikatur në fushën e artit, kulturës dhe mjedisit.
Në vitin 2014, Tirana Ekspres ndërtoi një infrastrukturë eko-turistike të quajtur Atlantid Beach, duke zhvilluar një model turizmi të qëndrueshëm në komunën e Ishmit në Durrës. Zona ofron bukuri natyrore, atraksione kulturore dhe historike e një natyrë të paprekur.
Kjo infrastrukturë eko-turistike siguron tenda dhe vendqëndrim për kampingjet personale, shërbime restoranti duke ofruar produkte lokale të freskëta, si dhe një seri aktivitetesh turistike si guida ditore, kurse Yoga, guida peshkimi, ecje në mal, kurse për kanoa, zhytje etj. Që prej fillimit, Atlantid Beach është bërë shumë popullor veçanërisht tek të rinjtë. Numri i vizitorëve e turistëve është rritur ndjeshëm, nga 1,000 në vitin e parë në 5,000 turistë gjatë vitit të kaluar, 1,500 vetëm gjatë fundjavave.
Numri i lartë i turistëve ka nxitur hapjen e 7 bujtinave që mbështesin eko kampin me shërbimet e kulinarisë dhe akomodimit, guidave turistike, aktiviteteve sportive, eventeve kulturore etj. Nga 2 bare dhe restorante që ekzistonin në vitin e parë, tashmë zona numëron 11 bare e restorante që u shërbejnë turistëve.
Rritja e biznesit është shoqëruar me rritjen e numrit të të punësuarve nga 3 gjatë vitit të parë, në 7 punonjës aktualisht.
Përmes promovimit të gjerë në median sociale dhe rrjete të tjera, Atlantid Beach është kthyer
5
2014
Riciklimi i Xhinsit
http://recyclejeans-al.com
Riciklimi i Xhinsit konsiston në prodhimin e shitjen e trastave të pazarit dhe aksesorëve të tjerë prej xhinsi të ricikluar, për të limituar dhe zëvendësuar përdorimin e qeseve plastike në supermarkete dhe qendra tregtare. Kjo sipërmarrje ishte një nismë e organizatës Njerëz dhe Ide, ndërsa që prej majit të 2016 e ushtron veprimtarinë si një biznes i vogël i quajtur Recycle Jeans.
Atelieja ka punësuar deri më tani 3 gra dhe vajza nga familje me të ardhura të pakta. Mesatarja vjetore e shitjeve është 1,000 produkte dhe gama e prodhimeve është zgjeruar duke prezantuar përveç trastave edhe aksesorë, mbulesa tavoline, mbajtëse librash etj. Nëpërmjet rrjetit të gjerë të vullnetarëve, kjo sipërmarrje sociale zhvillon aktivitete të shumta ndërgjegjësuese në shkolla të mesme e universitete për të promovuar përdorimin e çantave prej xhinsi të ricikluar si një zgjidhje ekologjike dhe të qëndrueshme alternative ndaj përdorimit të qeseve plastike. Që prej 2017, Recycle Jeans ofron shitjen e produkteve online përmes faqes së internetit http://recyclejeans-al.com.
Në vitin 2017, Recycle Jeans ishte pjesë e programit të Ministrisë së Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja, ku puna e ateliesë u vlerësua nga Kryeministri i Shqipërisë.
Si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme advokuese me qeverisjen vendore mbi marrjen e masave për të zëvendësuar qeset plastike në supermarkete, në vitin 2017 Bashkia e Tiranës firmosi një marrëveshje me qendrat tregtare dhe supermarketet për të zëvendësuar qeset plastike me trasta prej cope. Kjo është një nismë e rëndësishme me impakt të lartë pozitiv në mjedis, e cila pritet të shtrihet në nivel kombëtar përmes rregullimeve ligjore që e bëjnë të detyrueshme pagesën për përdorimin e qeseve plastike.
6
2014
2014
http://www.go2albania.org/
Organizata GO2 promovon eko-turizmin përmes tureve me biçikleta në rajonin e Shkodrës. Turet janë gjysëm, një dhe dy ditore, dhe përfshijnë atraksionet urbane dhe rurale.
Organizata ka zhvilluar 4 ture 1 ditore si: Drishti (zona arkeologjike dhe qyteti mesjetar), Gajtan (shpella parahistorike e periudhës së Neandertalit dhe siti arkeologjik i qytetit ilir), liqeni i Shkodrës (liqeni më i madh në Ballkan dhe zonë e mbrojtur), Shirq-Dajç (Lumi i Bunës, një trashëgimi e pasur natyrore, dhe Shirq, një vend i njohur për organizimin e ceremonive martesore të princeshave shqiptare dhe malazeze), si dhe 2 ture 2 ditore nga Kalaja e Rozafës në Kalanë e Drishtit. Një tur gjysëm ditor përshkon zonën urbane përreth qytetit të Shkodrës.
GO2 zhvillon rreth 60 ture me biçikleta në vit, me pjesëmarrjen e rreth 300 turistëve, kryesisht të huaj. Organizata ka punësuar 5 të rinj me kohë të plotë si guida turistike, si dhe të tjerë me kohë të pjesshme, në varësi të kërkesës turistike. Rreth 13 bare dhe restorante në fshatrat e Shkodrës ofrojnë shërbime kulinarie dhe akomodimi për vizitorët e turistët.
Shqipëria, e përfaqësuar nga GO2, është pjesë e EuroVelo (rrjetit çiklistik Evropian) në Rrugën Mesdhetare-EuroVelo 8, e cila përbën një potencial të madh për promovimin dhe eksplorimin e trashëgimisë kulturore dhe të turizmit shqiptar duke ndihmuar në zbulimin e bregdetit të Adriatikut e Jonit përmes itinerarit me biçikletë.
7 SHKODRA Shiroka rural touristic destination Hot Ri Drisht Shkodra lake Castle of Dris ht Mes
urban touristic destination Kala m’ kala
Rozafa Castle
Kala m’ kala është një ndër tre fituesit e konkursit rajonal 2014. 2014 2014
Nga Tradita në Kreativitet
Ideja Nga Tradita në Kreativitet zbatohet nga organizata Zejtaret e Veriut, që ushtron veprimtarinë në qytetin e Shkodrës.
Ndërmarrja sociale e ngritur prej tyre prodhon objekte dhe mobilje përmes riciklimit të mbetjeve të thuprës së shelgut dhe mbetjeve tekstile. Ky material, aspak i shfrytëzuar në të kaluarën, tashmë përdoret për të prodhuar produkte shumë të kërkuara me kosto të ulët.
Në punishte janë punësuar 8 punonjës kryesisht vajza dhe gra nga familje me të ardhura të pakta. Ndërmarrja prodhon rreth 8,000 shporta dhe 260 sete divanesh, me një qarkullim vjetor prej rreth 30,000 Euro. Një pjesë e mirë e produkteve të tyre, veçanërisht shportat, eksportohen në Itali dhe Mal të Zi.
Lënda e parë për prodhimin e këtyre produkteve sigurohet nga 20 fermerë nga zonat malore përreth Shkodrës dhe Peshkopisë.
8 2015
2015
Ideja 4 Sy për Natyrën e Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë (AOS) promovon Birdwatching - pasionin për të kundruar shpendët- si një degë e re e ekoturizmit që do të rivitalizojë ekonominë lokale të zonave natyrore të mbrojtura, duke u mbështetur edhe në traditën lokale të mikpritjes dhe kulinarisë.
AOS ka hartuar dhe vënë në dispozicion të turistëve 4 paketa turistike të gjelbërta që mbulojnë zonën e Divjakë - Karavastasë, SalineNartës, Valbonës, dhe prej 2017 edhe Liqenin e Prespës. Si rezultat i bashkëpunimit me kompani të njohura udhëtimi dhe operatorë turistikë, si dhe falë një fushate të gjerë promovimi, Shqipëria është përfshirë tashmë në listën e destinacioneve për vizitorët e interesuar në këtë lloj turizmi.
Rreth 150 vizitorë në vit marrin pjesë në eko-turet e organizuara nga AOS, nga të cilat përfitojnë edhe 14 ofrues lokalë të shërbimeve të akomodimit dhe kulinarisë.
9 4 sy për natyrën
2015
http://www.aos-alb.org/
2015
NaturAlb Soaps
http://www.naturalbsoap.com/
NaturAlb Soaps është një ndërmarrje sociale për prodhimin e sapunëve natyralë dhe të shëndetshëm nga vajrat aromatike dhe erëzat lokale, një iniciativë e Qendrës Rinore pa Kufij.
Fondi i Partnerëve Shqipëri ndihmoi ndërmarrjen sociale në zgjerimin e makinerive e pajisjeve, që stimuloi rritjen me 70% të prodhimit të sapunëve organikë, nga 300 deri në rreth 1,200 copë në 6 muaj
Duke u bazuar në rritjen e kërkesës dhe numrit të klientëve, punishtja ka zgjeruar larmishëm gamën e produkteve duke ofruar tashmë sapunë me aroma dhe forma të ndryshme. Përveç sapunëve me aromë livando dhe ulliri prodhuar në fillim, tani NatualALB ofron sapunë me aromë dafine, sherebele, rigoni e bredhi të prodhuara në forma të ndryshme, sipas nevojave të klientëve.
Punishtja ka punësuar 2 staf me kohë të plotë dhe 7 me kohë të pjesshme, si dhe ka nënshkruar kontrata me 7 dyqane që shesin suvenire e produkte organike. Sapunët e NatualALB janë tashmë të pranishme në shumë panaire kombëtare. Të ardhurat e vitit të parë e tejkaluan parashikimin me 25% dhe ndërmarrja synon të zgjerojë më tej ambjentet dhe makineritë.
Informacioni është përditësuar për herë të fundit në Maj 2015
10
2015 2015
Kultivimi i shafranit po zbatohet nga Fiqiri Guxha, mësues dhe agronom në fshatin Daias (pranë Tiranës). Pasioni për agronominë e ka shtyrë të testojë e kultivojë kultura të ndryshme bujqësore edhe gjatë kohës që nuk punonte më në këtë fushë.
Daias është një zonë ku mungojnë iniciativat e vetëpunësimit nëpërmjet prodhimit të kulturave bujqësore. Gjithashtu, vendndodhja pranë Tiranës dhe panorama e këndshme që ofron kjo zonë, ka tërhequr vëmendjen e shumë kompanive të ndërtimit të cilat synojnë të ndërtojnë aty resorte, duke shkatërruar natyrën.
Prej vitit 2016, sipërmarrja po punon për përgatitjen e tokës në kushte të përshtatshme për kultivimin e shafranit. Kultivimi i kësaj kulture të re me vlera të larta ushqyese dhe kuruese është tërësisht bio pasi nuk përdoren pesticide apo elementë të tjerë të rrezikshëm për tokën e shëndetin.
Fllimisht u trajnuan 6 gra dhe burra nga zona, të cilët do të punësohen përgjatë gjithë procesit të kultivimit të shafranit, që nga mbjellja e tij e deri tek procesi i paketimit.
Kjo nismë ka inkurajuar edhe 5 fermerë të tjerë nga zona, të cilët po konsiderojnë kultivimin e shafranit në tokat e tyre, duke stimuluar në këtë mënyrë zhvillimin ekonomik të zonës.
Ideja e kultivimit të shafranit është një nga idetë fituese të konkursit rajonal 2016.
11 2016 Kultivimi i Shafranit
2016
Komani flet!
Kultura e Komanit u gjurmua që në vitin 1898 nëpërmjet zbulimit të një varreze të madhe, pranë Kalasë së Dalmacës në Koman e më pas me zbulimin e rreth 30 varrezave të ngjashme, të përhapura kryesisht në Shqipërinë e Veriut e në atë të Mesme. Në këtë zonë prej kohësh vazhdojnë gërmimet arkeologjike që dëshmojnë historinë e këtij vendi. Qytetërimi arbëror i Komanit është një pasuri shumëdimensionale pasi aty ka arkeologji, natyrë të pasur, miniera të vjetra të bakrit të cilat mund të rikthehen të vizitueshme. Ai përbën një aset të jashtëzakonshëm për ekonominë e vendit si edhe shumë i rendësishëm si model qytetërimi për botën.
Organizata Cospe po punon për promovimin e kësaj trashëgimie historike, kulturore dhe natyrore përmes turizmit të përgjegjshëm.
Cospe ka realizuar shenjëzimin e 8 shtigjeve për turistët të cilat evidentojnë pasuritë e zonës, kishat, banesat e mjedisin e mrekullueshëm natyror, duke e lidhur këtë destinacion edhe me zona të tjera si Valbona apo Sarda. Gjithashtu, është ndërtuar dhe vënë në dispozicion të turistëve të interesuar edhe një aplikacion për celularë, ku gjenden shtigjet për ecje si dhe atraksionet e Komanit.
Që prej fillimit të zbatimit të kësaj nisme, 10 familje nga zona kanë përshtatur shtëpitë e tyre në bujtina, bare dhe restorante për të ofruar shërbimet e akomodimit dhe kulinarisë për turistët.
15 të rinj nga Komani të cilët u trajnuan si guida, shoqërojnë rreth 300 turistë që vizitojnë zonën në vit, duke u treguar për historinë e kulturën e këtij qytetërimi.
12 2016
2016
Ferma Eko-sociale është ngritur në fshatin Oblikë, Ana e Malit në Shkodër dhe manaxhohet nga organizata The Door.
Një numër i konsiderueshëm turistësh vendas e të huaj, përdorues të biçikletave, motorçikletave dhe kamperave e të apasionuar pas natyrës që kalojnë përgjatë rrugës nacionale, e vizitojnë këtë zonë e cila ofron atraksione të shumta natyrore e kulturore.
Por në zonë shërbimet agroturistike janë të pakta dhe Ferma ofron një alternativë të mirë falë vendndodhjes dhe çmimeve konkurruese. Nëpërmjet mbështetjes së fondit, organizata ofroi trajnim për 22 persona me aftësi ndryshe, anëtarë të bandës muzikore e cila performon për vizitorët gjatë aktiviteteve kulturore që zhvillohen në amfiteatrin e Fermës si si Lojrat Popullore Fest, Teatri Social, vizita të nxënësve të shkollave etj.
Organizata ka punësuar 2 punonjës me kohë të plotë (persona të rrezikuar nga përjashtimi social), 3 persona me kohë të pjesshme nga familje me të ardhura të pakta dhe ka angazhuar 10 vullnetarë për ofrimin e shërbimeve të kampingut për rreth 1,500 turistë vendas e të huaj që vizitojnë Fermën përgjatë një viti. 3 biznese lokale mbështesin Fermën duke ofruar produkte dhe shërbime kulinarie. Ferma ofron gjithashtu një infrastrukturë të përshtatshme për akomodimin në çadra, grila familjare, shëtitje me biçikleta, guida në vendet atraktive rreth fermës, etj.
13 2016 Agro-turizmi, Ferma Eko- Sociale http://infothedoor.com/
2016
Sofra e Anéve
http://www.gjirokastra.org/
Gatimet tradicionale të mbështetura në prodhimet e pasura organike bujqësore dhe blegtorale, përbëjnë një ndër vlerat e shumta të Gjirokastrës, një qytet me një arkitekturë të jashtëzakonshme, histori e kulturë të pasur, e natyrë të larmishme.
Ideja e Fondacionit Gjirokastra synon përfshirjen e tureve të kulinarisë në ofertën turistike të Gjirokastrës, si një potencial për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në këtë zonë.
Turet e kulinarisë do të ndihmojnë në përmirësimin e përvojës së vizitorëve, zgjatjen e kohës së qëndrimit të tyre dhe zhvillimin gjithëvjetor të aktivitetit turistik në dobi të punësimit dhe zhvillimit social e ekonomik në qytet e në fshat.
Nëpërmjet paketave të reja turistike që do të marketohen me emrin Gjirokastra CulTours, do të promovohen gatimet tradicionale si ushqim i shëndetshëm, i shijshëm dhe i prodhuar me bazë e metoda organike.
Fondacioni Gjirokastra do të ofrojë edhe trajnime për amvisat dhe për guidat, për shërbim të specializuar në turizmin kulinar, duke nxitur përmirësimin, zgjerimin e gamës së prodhimeve dhe profesionalizimin e mënyrave tradicionale të paraqitjes së gatimit.
14 2017
http://aromatherapyalbania.com/
Aroma Therapy është një biznes i ri i cili ka krijuar një linjë produktesh kozmetike tërësisht natyrale dhe të shëndetshme. Produktet prodhohen përmes proceseve që nuk shkaktojnë ndotje, nuk i nënshtrohen asnjë lloj eksperimenti tek kafshët dhe ambalazhohen me letër të riciklueshme. Duke ndjekur një strategji miqësore ndaj mjedisit, edhe ambientet e punës dhe shitjes së produkteve janë arreduar me dru të riciklueshëm.
Fondi i grantit do të mbështesë këtë biznes në zgjerimin e makinerive e pajisjeve, që do të mundësojë shtimin e gamës së produkteve të krijuara me lëndë të parë vendase si dylli i bletës, sheqeri, vaji i ullirit, kripa, arra, bajamet, lajthitë, luledielli, lavanderi, kamomili etj. Kjo pritet të ndikojë në rritjen e ekonomisë së zonave lokale nga do të blihet lënda e parë, si dhe rritjen e punësimit.
Nëpërmjet kësaj linje produktesh tërësisht shqiptare, biznesi synon të promovojë vlerat dhe natyrën e vendit tonë. Shqipëria ka nisur të njihet tashmë në prodhimin e vajrave esencialë, dhe Aromatherapy synon ta bëjë të njohur edhe me produktin final që krijohet me këto vajra: produktin Aromatherapy duke e kthyer atë në një brand kombëtar.
Aroma Therapy
15 2017
Kultivimi dhe përpunimi i kungullit
https://www.facebook.com/AgroNel.al/
AgroNel.al është një ndërmarrje sociale që merret me kultivimin dhe përpunimin e kungullit organik në mënyrë artizanale, në fshatin Vranisht të Bilishtit.
Mbështetja e kësaj iniciative, synon të stimulojë ekonominë lokale përmes punësimit të banorëve të zonës, dhe promovimin e jetesës së shëndetshme nëpërmjet konsumit të prodhimeve bio. Mundësitë e reja të punësimit për banorët vendas do të kontribuojë në zbutjen e migrimit drejt zonave të mbipopulluara urbane.
Përmes kultivimit e përpunimit të kësaj kulture, AgroNel.al synon të nxjerrë në treg një gamë të gjerë produktesh për konsum dhe gatim përfshirë: fara kungulli me shije të ndryshme të përpunuara me erëza dhe lloje salcash, kungulleshka e lule kungulli për gatim, pure e reçel kungulli, kungull dekorativ etj. Një nga synimet afatgjata është përgatitja e birrës artizanale me shije kungulli.
Biznesi do të shërbejë si vend për realizimin e praktikave profesionale për studentët e Fakultetit të Bujqësisë së Universitetit “Fan S. Noli”, në Korçë.
16
2017
Kultivimi i Aloe Vera në Shqipëri
Ideja e Albi Sulo, konsiston në kultivimin e Aloe Saponaria (ndër iniciativat e para të kultivimit të kësaj bime në Shqipëri) në një zonë periferike të Tiranës, me synimin për ta kthyer atë në një sipërmarrje të suksesshme dhe fitimprurëse.
Rajonet perëndimore dhe jug-perëndimore shqiptare janë të përshtatshme për kultivimin e kësaj kulture të re, për efektet që ka dhe përfitimet financiare që sjell shitja e bimëve ose xhelit.
Kjo nismë inovatore lokale pritet të jetë një impuls nxitës për kultivimin më të gjerë të kësaj agrikulture të re bujqësore mjeksore në Shqipëri, duke shërbyer për përdorimin sa më të gjerë të tokës, rritjen e punësimit dhe mirëqenies.
17 2018
Pana Souvenirs
http://www.designbypana.com/
Pezana Rexha, një nga fitueset e hershme të konkursit të Ideve të Gjelbërta, tashmë me një sipërmarrje të konsoliduar në prodhimin e mobiljeve përmes riciklimit të paletave dhe mbetjeve drusore, sjell një linjë të re, Pana Suvenirs.
Kjo iniciativë synon të krijojë dhe zhvillojë një linjë të re produktesh unikale, që përfaqësojnë dhe identifikojnë plotësisht Shqipërinë, suveniret “Made in Albania”. Realizimi i saj do të krijojë mundësi të reja punësimi dhe trajnimi, të personave nga shtresa në nevojë si dhe fëmijë e të rinj me aftësi ndryshe
18 2018
https://www.facebook.com/Vjosa-Explorer
Ideja e Shoqatës Vjosa Explorer, synon rritjen e ofertës turistike në rrethin e Përmetit përmes ndërtimit të Shtigjeve të Gjelbërta, si një potencial i pashfrytëzuar që përmirëson përvojën e vizitorëve, rrit kohën e qëndrimit cilësor të tyre dhe ndikon në uljen e sezonalitetit të aktivitetit turistik në dobi të rritjes së punësimit dhe zhvillimit social e ekonomik.
Përmes kësaj ideje, do të realizohen 4 shtigje të gjelbërta, si dhe do të krijohet harta dixhitale e cila përmban markimin me GPS, pikat e interesit dhe informacionin e nevojshëm të shtigjeve.
Realizimi i këtyre shtigjeve pritet të nxisë banorët e 8 fshatrave të përfshira në intineraret e tyre, që të përshtasin shtëpi pritëse për të ofruar akomodim e shërbime për vizitorë, si dhe të shtojnë prodhimin e produkteve tipike lokale që mbështeten në lëndën e parë të siguruar nga natyra.
19 2018 Shtigjet e Gjelbërta
Pemla - Ushqime Jetike –Produkte Lokale, Përbërës Lokalë
@pemla.al
Sipërmarrja sociale e ngritur nga Pemla sh.p.k, synon të prodhojë gjalpë arre në mënyrë artizanale me cilësi të lartë dhe duke përdorur përbërës lokalë, si dhe të stimulojë zhvillimin ekonomik të zonave rurale përmes promovimit të kultivimit të pemës së arrës dhe farave vajore.
Liçencuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), biznesi prodhon gjalpë arre, lajthie dhe gjalpë bajameje me përbërës lokalë. Produktet janë të pranishme në më shumë se shtatë supermarkete dhe dyqane ushqimesh të shëndetshme në Tiranë.
Kërkesa për këto produkte është në rritje ndaj sipërmarrja sociale po planifikon të zgjerohet dhe në qytete të tjera.
PEMLA ka trajnuar dhe punësuar dy gra nga grupe të margjinalizuara dhe Komuniteti Rom. Për më tepër, biznesi ka krijuar bashkëpunim me pesë fermerë vendas për blerjen e lëndës së parë për prodhimin e gjalpit të arrave.
20
2019
Tryeza e Shijes @qendraperedukimkulinar
Tryeza e Shijes është një ide biznesi e zbatuar nga Qendra për Edukim Kulinar. Kjo sipërmarrje sociale promovon gatimet tradicionale shqiptare dhe produktet lokale në një mjedis gjithë-përfshirës. Risia qëndron në faktin se të gjithë mysafirët dhe klientët janë të ulur në të njëjtën tavolinë, e mbiquajtur si Tavolina Sociale, në mënyrë që të ndajnë përvoja të ndryshme së bashku dhe të bisedojnë me njëri tjetrin.
Të gjitha produktet e kuzhinës përgatiten nga 8 të rinj dhe të reja nga grupe të margjinalizuara të cilët u trajnuan nga shefat më profesionistë dhe janë tanimë pjesë e kësaj iniciative.
“Tryeza e Shijes” ndodhet në Tiranë dhe prej ditës së inagurimit të saj në Tetor 2019, ka organizuar mbi 21 tavolina sociale me të ardhura rreth 10,000 Euro. Restoranti ndjek udhëzimet e HACCP (Analiza e Rrezikut dhe Pikat e Kontrollit Kritik) lidhur me menaxhimin e mbeturinave dhe riciklimin e tyre.
21
2019
"Pedalo në Belsh"- Biçikleta me qera
https://www.facebook.com/pg/ Pedalo-ne-Belsh-Bike-Rental-Shop
“Vizito të 84 liqenet e Belshit me biçikletë” e zbatuar nga Albert Hysa, është një shërbim bicikletash me qera në qytetin e Belshit. Përvec promovimit të bukurive natyrore të zonës duke eksploruar të 84 liqenet me biçikletë, kjo nismë synon të krijojë një kulturë pedalimi si mënyrë e shëndetshme jetese për të rinjtë dhe jo vetëm. Gjithashtu, sipërmarrja percjell mesazhin tek të rinjtë për të mos emigruar, por për të investuar dhe për tu angazhuar në komunitetet lokale duke gjeneruar të ardhura për veten dhe familjet e tyre.
Tre të rinj janë trajnuar dhe punësuar përmes këtij biznesi lokal. Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2019, dyqani i biçikletave me qera numëroi mbi 1,600 klientë dhe një fitim prej afërsisht 136,000 Lekë
Në muajt e ardhshëm biznesi synon të rrisë numrin e biçikletave për t’iu përgjigjur kërkesës së lartë.
22 2019
Rinora Handmade - Prodhimi i sapunëve artizanalë dhe sfungjerëve natyralë
https://www.facebook.com/rinorahandmade/
Rinora Handmade është një sipërmarrje e cila fokusohet në prodhimin e sapunëve artizanalë dhe sfungjerit bimor “Made in Albania” duke i ofruar konsumatorit një produkt natyral prodhuar nga lëndët e para të vendit tonë.
Sipërmarrja ka punësuar 3 gra me kohë të pjesshme për mbledhjen e lëndës së parë të sfungjerit, si dhe bashkëpunon me 3 fermerë lokalë për sigurimin e bimëve aromatike si lëndë të parë.
Si pjesë të përgjegjësisë sociale të biznesit, 10% e të ardhurave nga shitja e cdo produkti
Rinora Handmade shkon për të mbështetur gratë dhe fëmijët viktima të dhunës.
Rinora Handmade ishte një nga pesë bizneset fituese në konkursin rajonal të bizneseve të gjelbërta #BGI2020, ku konkuruan 21 sipërmarrës nga Ballkani.
23 2020
Margjelo Filigran Albania
https://www.facebook.com/Margjelo-Filigran-Albania
Margjelo Filigran Albania e ngritur nga Aurora Piranej, është një sipërmarrje e re e cila synon rritjen e aftësive dhe punësimin e grave artizane të qytetit të Shkodrës, në përpunimin e metalit të argjendit me teknika artizanale si filigran, thurrje apo punime me grep për të prodhuar objekte të ndryshme dekorimi, suvenire dhe bizhuteri
Aktualisht, sipërmarrja ka 2 punonjës me kohë të plotë dhe po bashkëpunon me 2 piktorë për dizenjimin e produkteve duke ndërthurur traditën me modernen.
24 2020
2020
Prodhimi i vajit të lajthisë
Kjo sipërmarrje e re e drejtuar nga Julvin Marku, përveç sjelljes në treg të këtij produkti të përpunuar nga fruti i lajthisë, synon gjithashtu të nxisë bashkëpunimin me fermerë të tjerë të fshatit Gramëz në Thumanë, për të siguruar prej tyre frutin e lajthisë si lëndë të parë për prodhimin e vajit.
Prej fillimit të mbështetjes nga Partnerët Shqipëri, 4 punonjës sezonalë u angazhuan në vjeljen e frutit dhe në dhjetor të vitit 2020 pritet që vaji i lajthisë të jetë i pranishëm në treg.
25 2020
2020
Kroi Mjaltit
https://instagram.com/kroi_mjaltit
Sipërmarrja e ngritur nga Besart Lama, fokusohet në prodhimin dhe tregtimin e mjaltit dhe nënprodukteve të tij.
Brenda një kohe të shkurtër, përmes mbështetjes së ofruar nga Partnerët Shqipëri, sipërmarrja rriti prodhimin e produkteve të mjaltit me 40%, duke ndikuar në rritjen e punësimit lokal dhe rendimentit të prodhimit të kulturave bujqësore të fshatit Shullazë të Kurbinit.
26
2020
2020
https://www.facebook.com/Thesaret-e-Shijeve-te-Permetit
Përmes mbështetjes së Konkursit, u ngrit Thesaret e Shijeve të Përmetit, një dyqan-ekspozitor për degustimin, shijimin dhe tregtimin e produkteve organike, tipike të zonës së Përmetit.
Ky dyqan u ofron konsumatorëve produkte të shëndetshme, si dhe fermerëve, prodhuesve dhe amvisave ndihmë për shitjen e produkteve të tyre. Në dyqan shiten manafera, thana, luleshtrydhe, boronica etj. si dhe një shumllojshmëri me gliko, reçelëra të ndryshëm, mjaltë, raki, verëra nga varietete të ndryshme të zonës, djathë i bardhë i deles, bimë medicinale, bukë e bërë në mënyrë artizanale dhe byrekë me shije të ndryshme.
Kjo sipërmarrje synon të plotësojë eksperiencën e pushuesve dhe vizitorëve të qytetit të Përmetit në aspektin e gastronomisë organike dhe agroturizmit, me anë të ofrimit dhe servirjes në mënyrë unike të produkteve vendase.
Thesaret e Shijeve të Përmetit ishte një nga pesë bizneset fituese në konkursin rajonal të bizneseve të gjelbërta #BGI2021, ku konkuruan 21 sipërmarrës nga Ballkani.
27 2021 Thesaret e Shijeve të Përmetit
Romix Toys
https://www.facebook.com/CommunityComics/
ROMIX TOYS, tashmë brand i ngritur prej disa muajsh me botimin e librit të parë me histori comics për fëmijë, po prodhon lodra të thjeshta dhe unike me përmbajtje të materialeve të riciklueshme si druri dhe copa tekstili.
Një pjesë e të ardhurave të gjeneruara nga shitja do të përdoren si fond për të mbështetur iniciativa sociale. Kjo sipërmarrje pritet të shërbejë si burim punësimi për të paktën tre (3) gra rrobaqepëse nga minoriteti rom dhe/apo nga grupet e tjera vulnerabël si dhe të mbështesë tregtarët nga këto komunitete duke siguruar prej tyre lëndën e parë.
28 2021
Arka e Shijes
https://www.facebook.com/Arka-e-Shijes-Produkte-autoktone-te-Shqiperise-seMesme
Arka e Shijes synon të rikthejë dhe një herë në tryezat e konsumatorit, vlerat dhe shijet e produkteve autoktone, organike të zones së Tiranës. Duke konsideruar kërkesën e lartë të konsumatorit për fruta dhe perime të shëndetshme, dhe me shijen e dikurshme, ky biznes do të ofrojë produkte bujqësore nga farat autoktone duke angazhuar edhe fermerë të tjerë të zonës dhe duke kontribuar njëkohësisht në përmirësimin e ekonomisë lokale.
29 2021
Turi i Lajthive
Turi i Lajthive organizohet “Te Ferma e Xhevitit”, një biznes i ngritur në zonën e Mallakastrës që merret me kultivimin e produkteve të lajthisë dhe ullirit. Turi i organizuar në formë panairi u shërben fermerëve të zonës të shesin produktet e tyre gjatë periudhës së vjeljes, dhe ofron një eksperiencë unike për vizitorët që jo vetëm të blejnë produktet por edhe të shohin nga afër procesin e vjeljes dhe korrjes së produkteve, duke u siguruar për cilësinë e tyre. Përmes mbështetjes nga Partnerët Shqipëri, biznesi synon të përmirësojë këtë eksperiencë të konsumatorëve, të rrisë gamën e nënprodukteve, si dhe të investojë në një paketim cilësor të produkteve
30 2021
https://www.facebook.com/ImmortelleTirane
Immortelle Tirane synon t’u shërbejë familjeve rurale në nevojë, fermerëve, dhe eksportuesve në zonën e Petrelës në Tiranë, duke i asistuar dhe ofruar fidanë cilësorë dhe farëra të bimëve medicinale dhe aromatike (BMA).
Gjithashtu Immortelle do të ofrojë trajnimet e nevojshme që nga mbjellja deri në korrje. Shtimi i kultivimit organik në Shqipëri pritet të sjellë të ardhura të qëndrueshme për familjet rurale, si dhe një impakt pozitiv mbi mjedisin pasi do të mundësojë rigjenerimin e burimeve natyrore të dëmtuara nga mbledhja e bimëve në gjendje të egër.
31 2021 Immortelle Tirane
Shebenik Egnatia Explorers
https://www.instagram.com/shebenik_egnatia_explorers
Ideja ka të bëjë me ngritjen e kampeve në Parkun Kombëtar të Shebenikut dhe në segmente të veçanta të rrugës Egnatia (që kalon nga Bashkia Librazhd dhe Prrenjas). Ajo është sjellë në jetë nga Lytfi Alliu, me një eksperiencë 2-vjeçare në organizimin e tureve të ndryshme në Park dhe në Rrugën Egnatia.
Parku i Shebenikut është parku kombëtar më i madh në Shqipëri, i përbërë nga fshatra të ndryshëm, të cilët fatkeqësisht janë në prag të braktisjes. Si rezultat, ekziston një hendek i madh në ofrimin e shërbimeve dhe një mungesë e aktiviteteve rekreative. Eksplorimi i të gjithë zonës së parkut dhe atraksioneve të ndryshme të tij kërkon kohë. Prandaj, ideja konsiston në shfrytëzimin e kampeve për të vizituar sa më shumë destinacione, duke shërbyer edhe si një mundësi argëtimi për turistët.
Në të njëjtën mënyrë, kampet do të jenë jo vetëm një vend që do t'u ofrojnë turistëve akomodim, por ato janë konceptuar si të përbëra nga një shumëllojshmëri aktivitetesh, duke përfshirë lojëra, vrojtimin e yjeve me teleskop, shijimin e ushqimeve tradicionale vendase dhe organizimin e tureve me biçikletë. Ndër të tjera, për t'u përmendur janë: udhëtime njëditore ngjitje ‘hiking’, kampe malore 2-3 ditore, ture historike, aktivitete ndërgjegjësuese dhe kampe të studentëve, si dhe seanca trajnimi me specialistë të mjedisit apo fushave të tjera.
Nëpërmjet kësaj iniciative do të punësohen drejtpërdrejt 3 udhërrëfyes të tjerë, të përfshirë në aktivitetet që lidhen me ngritjen e çadrave, organizimin e lojërave dhe aktivitete të tjera rekreative. Gjithashtu, në zonë do të konsumohen një ose dy vakte me produkte vendase, në varësi të shtrirjes së kampit, të ofruara nga banorët lokalë. Kjo do të kontribuojë në punësimin indirekt të familjeve që janë të angazhuara në këtë proces, gjithashtu do të nxisë punësimin e të rinjve, do të rrisë mundësinë e ndërveprimit dhe do të nxisë ngritjen e bujtinave.
32 2022
Qukapiku Lodra Edukative
https://www.instagram.com/qukapiku.al_lodra_druri
Qukapiku Lodra Druri Edukative është një start-up shqiptar, i fokusuar në prodhimin e lodrave edukative prej druri, të prodhuara nga druri natyral, të patrajtuara me substanca kimike, të certifikuara me certifikatën FSC (që vijnë nga pyje të menaxhuara në mënyrë të qëndrueshme).
Ai është themeluar nga Ina Fasko, një sipërmarrëse e re, e cila ka identifikuar një problem në treg, pra mungesën e lodrave prej druri të cilësisë së lartë dhe me çmim të arsyeshëm, duke vendosur të bëhet alternativa vendase që i jep zgjidhje këtij problemi. Lodrat prej druri i ndihmojnë fëmijët gjatë fazave të mësimit dhe zhvillimit të tyre. Hulumtimet tregojnë se zhvillimi mendor dhe emocional përmirësohet shumë duke përdorur lodra me shumë zgjidhje. Duke shmangur përdorimin e video-lojërave dhe duke nxitur përdorimin e lodrave kreative prej druri, prindërit përfshihen gjithashtu në proces dhe kanë mundësinë të ndërveprojnë më shumë me fëmijët e tyre.
Ajo është e para dhe e vetmja kompani në Shqipëri që operon në këtë fushë. Duke prodhuar lodra edukative prej druri, Qukapiku kontribuon: në krijimin e një produkti me vlerë të shtuar për klientët, në mbrojtjen e mjedisit duke paraqitur dhe vendosur praktika eko-miqësore dhe duke ofruar mundësi punësimi për komunitetin lokal.
Punishtja e përpunimit të drurit është ngritur në një zonë rurale në qarkun e Beratit. Duke pasur parasysh shkallën e lartë të papunësisë, sipërmarrja planifikon që në 6 muajt e parë të punësohet një specialist i punimit të drurit dhe në vitin e ardhshëm dy gra nga komuniteti lokal.
33 2022
Funky Cabins – Glamping
https://www.instagram.com/funkycabin2021/
Funky Cabins është konceptuar si një hotel me 5 yje në natyrë, ofruar nëpërmjet kabinave ekologjike prej druri, të pajisura me xham që lejojnë një fushëpamje 360 gradë. Ideja është projektuar nga Rizvan Kurti përmes Funky Creative shpk, dhe në të kombinohen kampingu tradicional me komoditetin e akomodimit në hotel. Ajo paraqitet si një formë glamping, por duke përmirësuar modelin aktual nëpërmjet lëvizjes së kabinave çdo 60 ditë në vende të reja të largëta.
Funky Cabins është një hotel ekologjik për shërbime turistike, i projektuar për të shërbyer në zonat më të thella dhe të largëta të vendit. Kjo për faktin se këto zona janë më interesantet dhe më të bukurat për turistët, duke pasur parasysh natyrën dhe statusin e tyre ekologjik. Por ato konsiderohen edhe si zonat më të varfra, për shkak të mungesës së infrastrukturës bazë dhe shërbimeve ekonomike. Rrjedhimisht, komunitetet lokale në zonat ku pozicionohen Funky Cabins përfitojnë në punësim dhe shërbime plotësuese. Shembull është zona e liqenit të Çekrezit, një liqen natyror me një peizazh fantastik i cili ndodhet 40 minuta larg Tiranës. Që nga vendosja e kabinave në këtë zonë, rruga është sistemuar, disa lokale të zonës janë afruar dhe i janë bashkuar nismës, në tokën dhe shërbimin hotelier të kabinave tashmë janë të punësuara më shumë se 4 familje, ku përfshihen gratë dhe burrat e këtyre familjeve.
34 2022
https://belshbike.al/
Biznesi “Pedalo në Belsh” është një start-up i ngritur nga Albert Hysa, i cili është mbështetur financiarisht nëpërmjet Konkursit të Bizneseve të Gjelbërta në vitin 2019 dhe vazhdon suksesshëm aktivitetin. Me të ardhurat e gjeneruara, biznesi ka mundur të punësojë 2 persona.
Ideja “Belsh Smart City” ka të bëjë me zgjerimin e shërbimit, duke sjellë motorë elektrikë ‘City-Coco’, të cilët janë mjaft të preferueshëm nga të rinjtë por jo vetëm, si një mënyrë për të rritur pjesën e tregut dhe për të gjeneruar të ardhura shtesë. Motorët do të pozicionohen në sheshin e qytetit ku biznesi ushtron aktualisht aktivitetin e tij të dhënies së biçikletave me qira, duke krijuar kështu një shërbim krejt të ri, si një zgjidhje e përshtatshme për turistët që duan të vizitojnë destinacionet turistike në Belsh, por edhe për vetë banorët vendas.
Impakti i pritshëm i kësaj iniciative është në mbrojtjen e mjedisit, punësim të drejtpërdrejtë si dhe kontribut në fuqizimin e komuniteteve në zonat përreth liqeneve të Belshit, përmes ofrimit të shërbimeve të tjera për turistët vendas dhe të huaj.
35 2022
Belsh Smart City
Lika Apiturizëm
Ideja konsiston në kthimin në njësi akomoduese për pritjen dhe mirëseardhjen e turistëve, të ambientit në të cilën Fiqiri Lika ushtron aktivitetin si bletë-rritës, në fshatin Sebisht. Duke iu përkushtuar traditës familjare në rritjen e bletëve, ai synon të ofrojë një shërbim për plotësimin e eksperiencës së turistëve, duke i shoqëruar në aktivitete të ndryshme gjatë akomodimit në shtëpi si ofrimi i ushqimeve të fshatit, përfshirja e tyre në procesin e mbarështimit dhe kujdesit të bletëve i quajtur ndryshe “Apiturizëm”.
Fshati Sebisht është një vend turistik përrallor, por në të ende nuk ka një shtëpi pritëse, bujtinë, apo njësi akomoduese për vizitorët, duke ulur kohën e tyre të qëndrimit dhe duke humbur mundësinë për të kryer shëtitje në livadhe, ngjitje ‘hiking’ në mal, mbledhje frutash në pyll, apo gjueti peshku në lum me "xham dhe shtizë".
Shërbimet do të ofrohen në formën e paketave turistike, në të cilën përfshihet akomodimi dhe shoqërimi në aktivitete, ndërkohë që do të vazhdojë shitja e produkteve organike si arrat, oshafi i kumbullës, rakia, komposto e thanës dhe qershisë, mjalti etj. të cilat prodhohen dhe tregtohen aktualisht, duke eliminuar kostot e transportit për dërgimin e produkteve në qytet.
Ideja mbështetet mbi traditën lokale dhe sjellja dhe qëndrimi i vizitorëve në fshat sjell impakt ekonomik pozitiv dhe në ekonominë e banorëve të tjerë përmes shitjes së produkteve, shërbimeve gastronomike, etj.
36 2022
Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati i 10-të, Ap. 71 / 73, Tiranë
Tel: +355 4 2254881 | Mob: 0697889600
Kutia Postare (PO Box) 2418/1
partners@partnersalbania.org | http://www.partnersalbania.org
http://www.duapartnerinvest.com
Na ndiqni në: Facebook, Instagram, Linkedin, Youtube, Twitter
Mbështetur nga: