Gazeta e Partnerëve Shqipëri "Për një shoqëri më të zhvilluar"

Page 1

GAZETE TREMUJORE

EDICIONI NR. 65

DHJETOR 2017

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR Në këtë edicion: - Thirrje për aplikime - Mbështetje me grante dhe trajnime për OJF-të që punojnë në fushën e përfshirjes së të rinjve faqe 1 - Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive - Akademia e OJF-ve 2017-2018 faqe 2 - Monitorimi i Lirisë së Tubimit, prezantohet Raporti për Shqipërinë 2016-2017 - Praktika të suksesshme të përfshirjes sociale faqe 3 - Njihuni me fituesit e Çmimit të Filantropisë 2017 faqe 4 - Monitorimi i aktivitetit filantropik në Shqipëri faqe 5 - Nis programi “Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar” për grupin e dytë të të rinjve - Përfshirja sociale, ekonomike dhe politike e të rinjve - Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë faqe 6 - Të reja nga projekti LevizAlbania faqe 7 - Konferenca rajonale “Qytetet pa Korrupsion të së Ardhmes” -Observatory Rajonal i Decentralizimit - Lehtësimi i inputit publik mbi strategjinë e Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri faqe 8 - The Albanian Crowd, platforma online e OJF-ve shqiptare faqe 9

Rrjeti “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, ku Partnerët Shqipëri bën pjesë së bashku me katër organizata partnere, lançon thirrjen për aplikime “Mbështetje me grante dhe trainime për forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile që advokojnë për rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve”. Tre OShC nga secili prej vendeve anëtare të rrjetit (Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia) do të përzgjidhen përmes këtij procesi aplikimi, të cilat do të behen pjesë e rrjetit YBHWBT. OSHC-të e përzgjedhura do të rrisin kapacitetet e tyre përmes një programi trajnimi dhe mentorimi 6 mujor. Në vijim, OShC-ve do tu ofrohet një mbështetje financiare 12 mujore, për të zbatuar iniciativa advokuese për përfshirjen sociale, ekonomike dhe politike të të rinjve e të rejave. Ftojmë organizatat që punojnë për çështje të të rinjve në Shqipëri të aplikojnë në këtë thirrje. Aplikimet mund të dërgohen me email në adresën ybh_grants@divac.com, me subjektin: YBH_Albania_Emri i OJFsë. Paketën e plotë të thirrjes me dokumentat përkatës për aplikim e gjeni në linkun:

https://www.divac.com/youthbankhub

Të rejat e botimet më të fundit

Shpallen fituesit e Çmimit të Filantropisë 2017!

Për të shtatin vit rradhazi, Partnerët Shqipëri organizoi këtë eveniment të rëndësishëm ku u vlerësuan pesë kompani dhe individë, për kontributin e tyre të çmuar gjatë vitit 2017, në mbështetje të kauzave sociale në komunitetet e tyre dhe në mbarë vendin.

Monitorimi i Lirisë së Tubimit Raporti për Shqipërinë 2016-2017

Një koleksion i praktikave të suksesshme të përfshirjes së personave me aftësi të kufizuar dhe të disadvantazhuar.

Më shumë informacion në faqen 4

1


Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive Në vijim të punës me organizatat pjesëmarrëse në program, për të zhvilluar produkte dhe shërbime me pagesë duke rritur kështu qëndrueshmërinë e tyre financiare, Partnerët Shqipëri prezantoi gjatë kësaj periudhe modulin e fundit të fokusuar në zhvillimin Strategjisë së Marketingut për produktet dhe shërbimet e identifikuara. Një pjesë shumë interesante e sesionit të fundit ishte edhe takimi virtual me Peter Gustafik nga PDCS dhe Uros Misljenovic nga Partnerët Serbi të cilët ndanë me pjesëmarrësit eksperiencën e organizatave të tyre në shitjen dhe ofrimin e shërbimeve me pagesë.

Në tetor, Partnerët Shqipëri shpalli thirrjen e dytë për aplikime nga organizatat e shoqërisë civile, në përmbyllje të së cilës u përzgjodhën 22 organizata përfituese të cilat përgjatë vitit 2018 do të vijojnë rrugëtimin në këtë program. Kjo iniciativë zbatohet nga Partnerët Shqipëri në kuadër të Programit “Roli mbikqyrës (Watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile”, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Gjatë sesioneve informuese rajonale në Tiranë, Berat dhe Kukës, me organizatat e shoqërisë civile, Tetor 2017

Akademia e OJF-ve 2017-2018

Akademia e OJFve Aftësi - Profesionalizëm - Zhvillim

Gjatë periudhës tetor – dhjetor, pjesëmarrësit e Akademisë së OJF-ve ndoqën një seri leksionesh në temat Manaxhimi financiar, Sigurimi i mbështetjes publike dhe puna me sektorin privat, Sigurimi i mbështetjes financiare përmes granteve, dhe Komunikimi strategjik i OJF-ve, duke ndarë dhe mësuar rreth eksperiencave më të mira mbi çështjet e lartpërmendura. Programi do të vijojë në 2018 me leksione në çështje të tjera të rëndësishme lidhur me punën e organizatave, si dhe me një vizitë studimore në Sllovaki. Akademia e OJF-ve zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) në kuadër të projektit “Shtyllat e shoqërisë civile: Bashkëpunim më efektiv ndërmjet sektorit të shoqërisë civile dhe shtetit në Shqipëri”, financuar nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.

2

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Ndarja e praktikave me organizatat në Slovaki e Serbi


Në 16 dhjetor, Partnerët Shqipëri prezantoi këtë raport në një tryezë të rrumbullakët me praninë e përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për garantimin e ushtrimit të lirisë për tubime paqësore, si Policia e Shtetit dhe pushteti vendor, si dhe ekspertë nga shoqëria civile. Në tryezë u diskutuan probleme që ndeshen në praktikë sa i përket organizimit të tubimeve, si nga ana e organizatorëve ashtu edhe nga ana e autoriteteve shtetërore. U paraqitën gjithashtu edhe rekomandime për iniciativa advokuese që duhet të ndërmerren për të adresuar problematikat në kuadrin ligjor dhe praktikën e ushtrimit të së drejtës për tubime paqësore.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

“Monitorimi i të drejtës për tubime paqësore, Raporti për Shqipërinë 2016-2017”, është një pasqyrë e shkurtër e çështjeve aktuale dhe zhvillimeve të fundit lidhur me lirinë e tubimit në Shqipëri, përgatitur nga Partnerët Shqipëri. Raporti konsiston në një analizë të kuadrit ligjor, monitorimin e zbatimit të tij në praktikë, studimin e të dhënave si dhe konsultime me organizata dhe ekspertë në fushën e të drejtës dhe lirisë për tubime paqësore. Ai është pjesë e një raporti më të gjerë përgatitur nga Qendra Evropiane për Ligjin Jo-Fitimprurës (ECNL), në bashkëpunim me ekspertë vendorë nga nëntë vende (Shqipëri, Armeni, Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni, Moldavi, Mal i Zi, Kosovë, Serbi) që paraqet mjedisin ekzistues për lirinë e tubimit në vendet përkatëse.

Ky publikim përmban një koleksion të praktikave të suksesshme të përfshirjes në shoqëri dhe në vendin e punës, të personave me aftësi të kufizuar apo të disadvantazhuar, paraqitur nga 19 organizata në 17 vende të ndryshme evropiane. Partnerët Shqipëri ka kontribuar me një seri shembujsh e praktikash të suksesshme nga Shqipëria. Dokumenti synon të ofrojë një stimul të dobishëm për të gjithë aktorët në fushën e përfshirjes sociale, si dhe të avancojë më tej strategjitë për programin Evropa 2020.

3


Çmimi i Filantropisë 2017 Partnerët Shqipëri organizoi në mbrëmjen e 1 dhjetorit ceremoninë gala ku u shpallën fituesit e konkursit Çmimi i Filantropisë 2017. Prej vitit 2011 Partnerët Shqipëri organizon këtë event të bazuar në nominime publike, për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e falenderimin për individët, familjet dhe bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë tonë.

Çmimi për Kontribut në Nivel Kombëtar iu akordua Kompanisë TELEKOM Albania, me motivacion: Për kontributin e dhënë në mbështetje të zhvillimit social, kujdesit shëndetësor dhe mjedisor në vend, e në veçanti për pajisjen me libra artistikë të librarive publike në qytetin e Tiranës, pajisjen me aparatura mjekësore në spitalin Shefqet Ndroqi e Shërbimin e Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si dhe për kontributin e veçantë në fushën kërkimore për luftën kundër dementias nëpërmjet realitetit virtual. Çmimi u dorëzua nga Zj. Maryam Salim, Përfaqësuese e Përhershme për Zyrën e Bankës Botërore në Shqipëri.

Çmimi për Kontribut në Nivel Lokal iu akordua Kompanisë HAKO sh.p.k, me motivacion: Për mbështetjen në fushën e edukimit, shërbimeve terapeutike dhe zhvillimit të fëmijëve e të rinjve me nevoja të veçanta në qytetin e Tiranës. Çmimi u dorëzua nga Z.Adrian Civici, President i Universitetit Evropian të Tiranës.

Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Znj. Albana Osmani, me motivacion: Për kontributin e veçantë në rikonstruksionin e Shërbimit të Onkohematologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe rritjen e solidaritetit dhe sensibilizimit qytetar në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, përmes fushatës “Ti je një luledielli”. Çmimi u dorëzua nga Znj.Majlinda Bregu.

Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Kristaq Zografi (pas vdekjes), me motivacion: Për veprimtarinë e tij të shquar në fushën e arsimit dhe kulturës, ku veçohet ndërtimi i gjimnazit të parë në fshatin Qestorat të Gjirokastrës, akordimi i bursave për të rinjtë dhe ndërtimi i disa veprave publike brenda dhe jashtë vendit. Çmimi u dorëzua nga Znj.Vasilika Hysi, Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Z. Gjergji Renja, me motivacion: Për kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të familjeve në nevojë në fshatrat e Beratit, e veçanërisht në mbështetjen e edukimit dhe integrimit të të rinjve në këto zona. Çertifikata e mirënjohjes u dorëzua nga Znj.Marjeta Ljarja, aktore e skenës shqiptare.

Vizitoni këtu një foto galeri nga eventi i ndarjes së Çmimeve të Filantropisë.

4

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në këtë ceremoni morën pjesë një numër i madh personalitetesh nga qeveria shqiptare, deputetë, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, institucione ndërkombëtare dhe agjenci donatore, përfaqësues të sektorit të biznesit, atij jofitimprurës dhe medias.


Monitorimi i aktivitetit filantropik në Shqipëri Gjetjet për periudhën tetor - nëntor 2017 Gjatë periudhës tetor – nëntor 2017, nga monitorimi i përditshëm i aktivitetit filantropik u regjistruan 46 raste dhurimi, me vlerë totale 1,445,296 Lekë. Fusha kryesore e dhurimeve vijon të mbetet Mbështetja e Grupeve të Marxhinalizuara me 33 raste (72%), dhe po ashtu grupi më i madh përfitues janë Fëmijët dhe të rinjtë pa përkujdesje prindërore me 20 prej rasteve të identifikuara (44%). Grafikët në vijim paraqesin disa të dhëna të përmbledhura për këtë periudhë, ndërsa raporte më të detajuara i gjeni në përmbledhjet mujore që prej vitit 2015, në website tonë.

Shpërndarja gjeografike e përfituesve dhe dhuruesve

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Përfituesit

Fushat e dhurimit

5


Programi “Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar”, 2017-2018 Në dhjetor Partnerët Shqipëri nisi programin Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar, për grupin e dytë të të rinjve të interesuar drejt karrierës profesionale në këtë sektor. Kjo iniciativë vijon si rezultat i eksperiencës së suksesshme të zbatuar gjatë vitit akademik 2016 – 2017, ku një grup prej 12 studentësh përfituan nga programi i ngritjes së kapaciteteve, asistencës dhe mentorimit duke zhvilluar aftësitë bazë të nevojshme për t’u përballur me sukses me sfidat e rekrutimit në sektorin privat në përgjithësi dhe atë bankar në veçanti.

Tema e parë u fokusua në Sistemin Bankar në Shqipëri dhe trendet e zhvillimit të tij. Leksioni u drejtua nga Zj.Joarda Mema, Përgjegjëse e Sektorit të Zhvillimit të Segmenteve e Produkteve në Bankën Credins.

“Youth Bank Hub” për Ballkanin Perëndimor e Turqinë

Gjatë periudhës nëntor - dhjetor, Partnerët Shqipëri organizoi një seri tryezash të rrumbullakëta me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe organizatave që punojnë me çështjet e të rinjve, ku u prezantuan dhe u diskutuan gjetjet e monitorimit të përfshirjes politike, sociale & ekonomike të të rinjve. Rekomandimet e dala nga këto diskutime do t’i shërbejnë nismave të ardhshme advokuese për një pjesëmarrje sa më efektive të të rinjve.

Projekti “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” po zbatohet që prej fillimit të vitit 2016, nga pesë organizata partnere në Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Mali i Zi dhe Turqi. Ai synon përmirësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, përmes ngritjes së kapaciteteve të organizatave rinore, iniciativave advokuese dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

6

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në ceremoninë e hapjes së programit, 15 studentët e përzgjedhur u përshëndetën nga Z.Ardian Angoni, Manaxher i Departamentit të Burimeve Njerëzore në Bankën Credins dhe Znj.Lutjana Konomi, Manaxhere e Departamentit të Marketingut në Tirana Bank.


www.levizalbania.al

LevizAlbania është një projekt që synon të forcojë demokracinë vendore në Shqipëri përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile dhe individëve si kampionë të demokracisë për një qeverisje vendore cilësore. Ky projekt zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga tre organizata: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri dhe Co-plan, dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri.

Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikëbërje dhe vendimmarrje Në mbështetje të LevizAlbania, për të adresuar nevojat e përfituesve dhe aplikantëve të interesuar, PSh po ofron një program të gjerë asistence, “online” dhe “onsite”, që mbështet rrjetëzimin në territore më të gjera se ato ku organizatat operojnë, si dhe ekspertizën e tyre për të advokuar në mënyrë të suksesshme në vendimmarrjen lokale.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Partnerët Shqipëri organizoi në tetor një sesion online për shkëmbimin e praktikave rajonale në punën me pushtetin vendor. Ekspertë të Institutit për Kërkime dhe Analiza Politikash nga Lituania ndanë me kolegët nga Shqipëria, disa nga nismat e tyre me fokus transparencën e qeverisjes vendore dhe metodat inovative që ata përdorin për përfshirjen e qytetarëve në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes.

Gjatë muajit nëntor, Partnerët ofroi një seri trajnimesh online dhe rajonale me temë “Planifikimi Kooperues” dhe “Planifikimi Strategjik”, për mbi 60 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistë të saj.

Trajnim online

Vlorë

Durrës

Elbasan

Në nëntor, LevizAlbania organizoi në Berat, Durrës dhe Elbasan Konkurset e Ideve në kuadër të Thirrjes së 4 për Aplikime. 98 aplikantë të përzgjedhur prezantuan idenë e tyre përpara Bordit të Granteve dhe në prani të organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve të interesuar dhe medias. Si rezultat, 45 ide u përzgjodhën për të kaluar në fazën pasardhëse.

7


Qytetet pa Korrupsion të së Ardhmes Juliana Hoxha, Drejtore e PSh, si pjesë e Konferencës Rajonale “Qytetet pa Korrupsion të së Ardhmes”, prezantoi eksperiencën e Partnerëve Shqipëri në zbatimin e metodologjisë antikorrupsion në gjashtë bashki të vendit.

Observatori Rajonal i Decentralizimit

Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri, ishte pjesë e një grupi prej 40 ekspertësh nga anëtarët e NALAS-it (Rrjeti i Shoqatave të Qeverisjes Vendore në Evropën Juglindore), Shoqata të Qeverisjes Vendore, Task Force të NALAS, Komisioni Evropian, agjenci zhvillimi, donatorë, organizata të shoqërisë civile dhe akademikë, në një diskutim mbi Observatorin Rajonal të Decentralizimit të NALAS. Eventi u zhvillua në 5-6 dhjetor 2017, në Vjenë, Austri, me mbështetjen e KDZ - Qendrës për Kërkime në Administratën Publike dhe Misionet e OSBE-së në rajon. Observatori do të jetë një instrument matës për procesin e decentralizimit në Ballkanin Perëndimor, i cili do të fokusohet në katër dimensione si: pavarësia e qeverisjes vendore, shërbimet e ofruara nga qeverisja vendore, pjesëmarrja e qytetarëve dhe përgjegjshmëria e qeverisjes vendore; dhe përfshirja e pushtetit vendor në dialogun e politikave. Observatori i manaxhuar nga NALA do të prodhojë raporte të rregullta që lejojnë krahasimin midis shteteve sa i përket progresit të decentralizimit në nivel kombëtar dhe rajonal. Raporti i parë i Observatorit Rajonal të Decentralizimit të NALAS pritet të publikohet në vitin 2018.

Lehtësim i inputit publik mbi strategjinë e Bankës Botërore në Shqipëri Gjatë periudhës nëntor - dhjetor 2017, Partnerët Shqipëri në emër të Grupit të Bankës Botërore, lehtësoi organizimin e tre takimeve rajonale në Gjirokastër, Fier dhe Kukës, me përfaqësues të qeverisë vendore, institucioneve publike, organizatave jofitimprurëse, biznesit e medias. Në takime u diskutua mbi prioritetet vendore dhe angazhimin e Grupit të Bankës Botërore në projekte në vijim dhe ato të ardhshme.

Kukës

Gjirokastër

Fier

8

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Eventi u zhvillua më 7-8 dhjetor 2017 në Tiranë, bashkëorganizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë, Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), së bashku me Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Rrjetin Anti-Korrupsion për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ACN), dhe Iniciativë Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI).


Dëshironi të bëheni pjesë e

The Albanian Crowd

?

www.thealbaniancrowd.org The Albanian Crowd është një platformë

interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri. Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Platforma ka tashmë 146 organizata anëtare nga i gjithë vendi, që punojnë në fusha të ndryshme. Që prej lançimit ajo numëron mbi 20,500 vizitorë, më shumë se 2 milion klikime nga rreth 150 vende në mbarë botën. Bashkohuni me The Albanian Crowd duke plotësuar formën e regjistrimit online në linkun e mëposhtëm. http://www.thealbaniancrowd.org/aplikimi/

Partnerët Shqipëri është një OJF shqiptare e pavarur, e themeluar në vitin 2001, që mbështet shoqërinë civile dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndër-sektorial me qëllim forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e zhvillimit ekonomik. Partnerët Shqipëri është anëtare e Partners Network, një partneritet i 22 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikë e Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.

Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, 1022, Tirana, Albania, Kutia Postare (PO Box) 2418/1 Tel. Faks: 04 2254881 Email: partners@partnersalbania.org http://www.partnersalbania.org Ndiqni Partnerët Shqipëri në: Facebook, Linkedin, Youtube Vizitoni The Albanian Crowd, platformën online të OJF-ve dhe sipërmarrjeve sociale në Shqipëri

9


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.